9
1 Përgatiti: Dr. Sc. Tomor Çela Dr. Sc. Tomor Çela GIS specialist & Gjeograf Planer Tel: +37744509804 E-mail: [email protected] KONTRIBUT FAKTOGRAFIK PËR SHËNJIMIN E KUFIRIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE ASAJ TË MALIT TË ZI Përmbledhje Shpërbërja e sistemit kolonialist në shek. XIX, e BRSS-së dhe RFSJ-së pas shembjes së murit të Berlinit, u pasua me krijimin e shumë shteteve të reja. Kufijtë ndërmjet shteteve kanë ndryshuar si rrjedhojë luftërave të popujve për liri dhe pavarësi. Shënjimi i vijës kufitare ka për qëllim përcaktimi e territorit administrativ të shteteve, zgjidhjen e kontesteve për kufijtë dhe parandalimin e konflikteve të reja mes tyre. Një sërë aktivitetesh politike, administrative dhe profesionale përgatisin kushtet për nënshkrimin e marrëveshjeve apo traktateve për shënjimin e kufijve ndërshtetërorë. Procesi i shënjimi të kufirit mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi është shoqëruar me debate të ashpra midis aktorëve politikë dhe institucionalë, me argumente dhe kundër argumente, që shpeshherë e kanë dëmtuar imazhin dhe funksionin e shtetit. Punimi ka për qëllim që të qartësojë procedurat, duke përdorur argumente të bazuara në rregullat dhe praktikat ndërkombëtare. Ai synon të ndihmojë ligjvënësit, institucionet qendrore dhe vendore për miratimin dhe zbatimin e vendimeve të drejta, të cilat do të kontribuojnë në konsolidimin e shtetit dhe integrimit e tij në institucionet ndërkombëtare. Fjalë kyçe: delimitacion, demarkacion, kufi, shtet, Kosovë, Mal i Zi, hartë, ortofoto, GIS. Hyrje Në të kaluarën, perandoritë dhe shtetet janë ndarë me kufij natyrorë, si kreshtat malore, detet, lumenjtë dhe shkretëtirat. Brenda kufijve të tillë, qartësisht të dallueshëm, ata kanë sunduar, duke imponuar ligjet dhe kulturën e tyre. Brenda territorit të tyre, ato kishin bërë evidentimin e pronave të shtetit (perandorisë) dhe të gjithsecilit individ, familje apo fis, duke shënjuar kufijtë e ngastrave, kryesisht për qëllimi taksimi. Gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX, në fillim të shek. XX dhe pas shpërbërjes graduale të sistemit kolonial, numri i shteteve të reja u shtua. Në vitin e themelimit (1945), Organizata e Kombeve të Bashkuara njihte 51 shtete, ndërsa sot 193. Që nga ajo kohë lindi nevoja për përkufizimi dhe trajtimin e hollësishëm të çështjes së kufijve shtetëror. Përveç krijimi i shteteve të reja, trajtimin e kufijve në nivel ndërkombëtar e nxiti ndryshimi i kufijve ndërkombëtarë, sidomos pas Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Pavarësia e shteteve të reja pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe të Jugosllavisë, është shoqëruar me shënjimin, korrigjimin dhe përmirësimin e kufijve ndërmjet shteteve të reja, duke saktësuar territorin ku secili prej tyre ushtron sovranitetin, sipas të drejtës ndërkombëtare. Krahas mungesës së qartësisë në përcaktimin e kufijve, në themel të mosmarrëveshjeve territoriale dhe të konflikteve të armatosura ndërmjet shteteve kanë qenë dhe mbeten interesat ekonomike (pronësia mbi burimet natyrore), etnike dhe fetare (në disa raste). Për të parandaluar ose pakësuar luftërat, si dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet kufitare, janë krijuar organizata dhe forume ndërkombëtare, të tilla si Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) dhe Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit (PCA) në Hagë, Gjykata Ndërkombëtare për ligjin e detit (ITLOS) në Hamburg, dhe gjykatat e tjera ndërkombëtare (ad-hoc), të cilat janë marrë me kryerjen e arbitrazhit mes shteteve. Progresi teknik dhe teknologjik i shënuar pas Luftës së Dytë Botërore ka mundësuar përmirësimin e metodologjisë, duke lehtësuar procesit e shënjimit të kufijve mes shteteve të reja. Konsolidimi i kadastrës, përdorimi i hartave në shkallë të vogël, imazheve satelitore dhe ortofotove e kanë rritur saktësinë e delimitacionit dhe të demarkacionit të kufijve. Përdorimi i gjeo-informacionit gjatë punës përgatitore për delimitacionin e kufijve, si dhe digjitalizimi i të dhënave kanë sjellë saktësi maksimale gjeografike, kadastrale dhe administrative në vendosjen dhe mirëmbajtjen e kufijve.

Shenjimi i kufirit Kosovë_Mali i Zi 10.04.2016 lektoruar.pdf

  • Upload
    k

  • View
    32

  • Download
    3

Embed Size (px)

Citation preview

1 Përgatiti: Dr. Sc. Tomor Çela

Dr. Sc. Tomor Çela GIS specialist & Gjeograf Planer Tel: +37744509804 E-mail: [email protected]

KONTRIBUT FAKTOGRAFIK PËR SHËNJIMIN E KUFIRIT

NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE ASAJ TË MALIT TË ZI

Përmbledhje

Shpërbërja e sistemit kolonialist në shek. XIX, e BRSS-së dhe RFSJ-së pas shembjes së murit të Berlinit, u pasua me krijimin e shumë shteteve të reja. Kufijtë ndërmjet shteteve kanë ndryshuar si rrjedhojë luftërave të popujve për liri dhe pavarësi.

Shënjimi i vijës kufitare ka për qëllim përcaktimi e territorit administrativ të shteteve, zgjidhjen e kontesteve për kufijtë dhe parandalimin e konflikteve të reja mes tyre. Një sërë aktivitetesh politike, administrative dhe profesionale përgatisin kushtet për nënshkrimin e marrëveshjeve apo traktateve për shënjimin e kufijve ndërshtetërorë.

Procesi i shënjimi të kufirit mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi është shoqëruar me debate të ashpra midis aktorëve politikë dhe institucionalë, me argumente dhe kundër argumente, që shpeshherë e kanë dëmtuar imazhin dhe funksionin e shtetit.

Punimi ka për qëllim që të qartësojë procedurat, duke përdorur argumente të bazuara në rregullat dhe praktikat ndërkombëtare. Ai synon të ndihmojë ligjvënësit, institucionet qendrore dhe vendore për miratimin dhe zbatimin e vendimeve të drejta, të cilat do të kontribuojnë në konsolidimin e shtetit dhe integrimit e tij në institucionet ndërkombëtare.

Fjalë kyçe: delimitacion, demarkacion, kufi, shtet, Kosovë, Mal i Zi, hartë, ortofoto, GIS.

Hyrje Në të kaluarën, perandoritë dhe shtetet janë ndarë me kufij natyrorë, si kreshtat malore,

detet, lumenjtë dhe shkretëtirat. Brenda kufijve të tillë, qartësisht të dallueshëm, ata kanë sunduar, duke imponuar ligjet dhe kulturën e tyre. Brenda territorit të tyre, ato kishin bërë evidentimin e pronave të shtetit (perandorisë) dhe të gjithsecilit individ, familje apo fis, duke shënjuar kufijtë e ngastrave, kryesisht për qëllimi taksimi.

Gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX, në fillim të shek. XX dhe pas shpërbërjes graduale të sistemit kolonial, numri i shteteve të reja u shtua. Në vitin e themelimit (1945), Organizata e Kombeve të Bashkuara njihte 51 shtete, ndërsa sot 193. Që nga ajo kohë lindi nevoja për përkufizimi dhe trajtimin e hollësishëm të çështjes së kufijve shtetëror.

Përveç krijimi i shteteve të reja, trajtimin e kufijve në nivel ndërkombëtar e nxiti ndryshimi i kufijve ndërkombëtarë, sidomos pas Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Pavarësia e shteteve të reja pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe të Jugosllavisë, është shoqëruar me shënjimin, korrigjimin dhe përmirësimin e kufijve ndërmjet shteteve të reja, duke saktësuar territorin ku secili prej tyre ushtron sovranitetin, sipas të drejtës ndërkombëtare.

Krahas mungesës së qartësisë në përcaktimin e kufijve, në themel të mosmarrëveshjeve territoriale dhe të konflikteve të armatosura ndërmjet shteteve kanë qenë dhe mbeten interesat ekonomike (pronësia mbi burimet natyrore), etnike dhe fetare (në disa raste).

Për të parandaluar ose pakësuar luftërat, si dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet kufitare, janë krijuar organizata dhe forume ndërkombëtare, të tilla si Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) dhe Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit (PCA) në Hagë, Gjykata Ndërkombëtare për ligjin e detit (ITLOS) në Hamburg, dhe gjykatat e tjera ndërkombëtare (ad-hoc), të cilat janë marrë me kryerjen e arbitrazhit mes shteteve.

Progresi teknik dhe teknologjik i shënuar pas Luftës së Dytë Botërore ka mundësuar përmirësimin e metodologjisë, duke lehtësuar procesit e shënjimit të kufijve mes shteteve të reja. Konsolidimi i kadastrës, përdorimi i hartave në shkallë të vogël, imazheve satelitore dhe ortofotove e kanë rritur saktësinë e delimitacionit dhe të demarkacionit të kufijve. Përdorimi i gjeo-informacionit gjatë punës përgatitore për delimitacionin e kufijve, si dhe digjitalizimi i të dhënave kanë sjellë saktësi maksimale gjeografike, kadastrale dhe administrative në vendosjen dhe mirëmbajtjen e kufijve.

2 Përgatiti: Dr. Sc. Tomor Çela

1. Procesi i demarkacionit të kufirit

Demarkacioni apo shënjimi i vijës kufitare mes dy shteteve paraprihet nga aktivitet politike dhe administrative (formimi i komisioneve), ligjore dhe profesionale, si dhe përmban:

delimitacionin, demarkacionin, administrimin. Procesi i shënjimit të kufirit mes R. së Kosovës dhe R. së Malit të Zi ende nuk mund të

konsiderohet i përfunduar, pasi nuk janë vendosur e piramidat kufitare (Border Pilars). Sipas raportit të FIG (Federata Internacionale e Gjeodetëve): ”Krijimi i Kufijve

Ndërkombëtar – Standardet Profesionale dhe Praktikat Ndërkombëtare”, përgatitur nga Haimo Srebro, me mbështetjen e Miklos Pinther, Villiam Alexander (Bill) Robertson, Maxim Shoshany dhe Buddhi Narayan Shrestha (v. 2013), si dhe të literaturës ndërkombëtare për këtë çështje, procesi i shënjimit të kufirit në mes dy shteteve kalon në 8 faza:

a. Alokimi: ndarja fillestare politike e territorit ndërmjet dy shteteve. b. Delimitacioni: puna përgatitore dhe proceset e më pashme të përcaktimit të kufirit, deri

tek nënshkrimi i një konvente apo traktati. c. Caktimi përfundimtar i kufirit: përgatitja e marrëveshjes përfundimtare dhe e traktatit

në bashkëpunim mes dy shteteve. d. Demarkacioni: shënjimi i kufirit në terren. e. Dokumentacioni i kufirit: përgatitjen e dokumentacionit të detajuar për kufirin. f. Mirëmbajtja e kufirit: marrja e të gjitha masave për mirëmbajtën dhe ruajtjen e

piramidave të vendosura në terren. g. GIS Baza e të dhënave për kufirin: përgatitjen e një baze vektoriale dhe alfanumerike për

kufirin, e cila do të ndihmojë në administrimin dhe ruajtjen e të dhënave për kufirin. h. Administrimi i kufirit: sjellja administrative në të dy anët e kufirit dhe gjithë zonën

kufitare, kalimin e njerëzve dhe mallrave, kontrollin gjatë kalimit, kontrollin e sigurisë, duke përfshirë kontrabandën, rrugët dhe mjetet e tjera të trafikut dhe të komunikimit, përdorimin e ujit, tokës bujqësore dhe pasurive të tjera etj.

3 Përgatiti: Dr. Sc. Tomor Çela

Skema 1. Skema grafike e krijimit të kufirit1

1 R. Alder, IBRU (International Boundaries Research Unit) Boundary and Territory Briefing, 2011, f.18.

4 Përgatiti: Dr. Sc. Tomor Çela

2. Hartat e mëparshme: të larmishme dhe të komplikuar për shënjimin e vijës kufitare Praktikat ndërkombëtare kanë treguar se hartat e mëparshme janë fakte të komplikuara,

por që mund të ndihmojnë në procesin e delimitacionit të kufirit, në rastet kur nuk njihen koordinatat ose kur nuk ekzistojnë objektet kufitare (piramidat)2.

Harta pasqyrojnë realitetin në momentin kur janë realizuar. Ato kanë sistemin e pranuar të koordinatave, orientimin gjeografik, shkallën, informacionin për peizazhin, legjendën (simbole për çdo element), si dhe toponiminë apo emrat e saktë.

Hartat e dy a më shumë vendeve mund të jenë të ndryshme, si për sa i përket kohës së botimit, formatit, shkallës dhe elementeve që paraqesin. Ky fakt përjashton një argument të fortë ligjor: atë të pranimit të tyre nga dy a më shumë palë. Shtetet janë të angazhuara në prodhimin e harta për qëllime dhe interesa të ndryshme. Një hartë zyrtare mund të tregojë kufijtë dhe përmasat territoriale të shtetit, por mund të ndodhë që interpretimi i saj nga GJND-ja apo Arbitrazhi të sjellë argumente kundër shtetit që e ka publikuar (Rasti: Rann of Kutch, ILM, 1968, ku Tribunali i Arbitrazhit ka konsideruar dëshmitë hartografike si të besueshme, por jo të mjaftueshme për të aprovuar kërkesën e Indisë).

Pengesa tipike për përdorimin e përbashkët të hartave të shteteve të ndryshme janë dallimet sa u përket: gjuhëve, sistemeve të koordinatave, referencave për të dhënat gjeodezike, përshkrimet hartografike për periudha të ndryshme kohore, emërtimet (të ndryshme për të njëjtat vende), simbolet hartografike dhe më e rëndësishmja interpretimet e vijës kufitare.

Kadmon (1993), gjatë analizës së 107 hartave me qëllim zbulimin e rrënjëve historike (1906 – 1982) të kufirit mes Izraelit dhe Egjiptit, evidentoi dallime të mëdha, për sa u përket: transformimeve gjeodezike, projektimeve hartografike, shkallëve, saktësisë së paraqitjes së objekteve harta, pikturimit dhe interpretimit të vijës kufitare etj. Rezultati i kësaj analize ishte përfundimi se harta nuk është provë e vetme, e mjaftueshme dhe e besueshme për t’u përdorur për gjetjen e vijës kufitare. Pikërisht për këtë arsyeja gjykata nuk e bazoi vendimin në harta, por vendosi të bazohej tek dëshmitë e siguruara në terren3.

Ekzistenca e hartave që e paraqesin vijën kufitare mes shteteve në mënyrë të ndryshme, e vështirëson përdorimin e tyre në procesin e përcaktimin përfundimtar të kufirit. Hartat e mëparshme, që nuk janë pjesë e ndonjë marrëveshje apo traktati për kufirin mes dy shteteve, nuk mund të përdoren për shënjimin e vijën përfundimtare të kufirit, gjatë procesit të delimitacionit dhe demarkacionit të kufirit.

2 H. Srebro, International Boundary Making, FIG, 2013, fq. 43. 3 Po aty, fq. 44.

5 Përgatiti: Dr. Sc. Tomor Çela

Harta 1. Shtojë që duhet bashkëngjitet në marrëveshje - Traktat, Rasti i kufirit Argjentinë – Kili, i njohur si Palena Case)4

Hartat topografike me shkallë 1:25000, 1:50000, 1:100000 dhe 1:300000, të prodhuara ndërmjet viteve 1948/58/62 – 1970/81, por edhe më vonë, të përdorura nga institucione të ndryshme të ish-Jugosllavisë, tregojnë se ka dallime në pikturimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. P.sh., ka dallime mes vijës kufitare të shënjuar në hartën e publikuar nga QPSh (Qendra për Promovimin e Zhvillimit) (Harta 2)5 , me rastin e analizës së demarkacionit të kufirit Kosovë - Mal i Zi, dhe asaj të përdorur nga institucionet relevante shtetërore të Kosovës.

Nëse harta që tregon kufirin e përdorur nga institucionet e Kosovës pas vitit 1999 (Harta 3 dhe 4), por edhe nga institucionet e ish-RSFJ-së (Instituti për Hidroekonomi, Jarosllav Çerni, Beograd 1981), vendoset mbi hartën topografike me shkallë 1:25000 (Vojno Geografski Institut, 1970/79), vërehet se ato tregojnë të njëjtën vijë kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Harta 2. (QPSH) Harta 3. (VGI) Harta 4. (IHE)

Mospërputhja e vijës kufitare në harta të ndryshme (2, 3, 4 etj.), imponon që në procesin e shënjimit të kufirit Kosovë - Mal i Zi të merren parasysh edhe burime të tjera, si: të dhënat faktografike, administrative, përfshirë edhe ato të administrimit të tokave.

Në raste të tilla, ekspertët duhet të fokusohen në shqyrtimin e problematikave që të lidhen pashmangshmërisht me kriteret e përcaktimit të vijës kufitare, të tilla si:

Shënjimi i kufirit shtetëror në hartat e publikuara është bërë para apo pas konsolidimit të Kadastrës Shtetërore? Cila ishte mënyra e administrimit të pronave në kohën kur është publikuar harta?

Vija kufitare që paraqesin hartat e publikuara pas vitit 1965, kur ishte konsoliduar Kadastra e Kosovës, duhet të analizohet mbi bazën e përputhshmërisë së kufijve të shtetit përgjatë zonës kufitare në tri nivele: kufiri i zonës kadastrale, kufiri i komunës administrative dhe kufiri shtetëror?

Kufiri i përcaktuar sipas Kushtetutës së vitit 1974, a e ka respektuar saktësisht kufirin e pronave të paluajtshme (të regjistruara në kadastër), pasi konsolidimi i kadastrës dhe administrimi i pronave të paluajtshme ka ndodhur para hartimit të asaj kushtetute?

Nëse këto çështje shtjellohen sipas praktikave ndërkombëtare për shënjimin e kufijve në gjysmën e dytë të shek. XX, si dhe sipas rekomandimeve për përcaktimin e kufijve nga institucione ndërkombëtare relevante në fillim të mijëvjeçarit të ri, atëherë krijohet bindja e plotë se krijimi i kufijve mes dy shteteve ka vetëm një qëllim: administrimin social-ekonomik dhe sigurinë ushtarake të hapësirës gjeografike të shtetit, i cili, përveç kufirit shtetëror, përmban edhe:

kufirin e parcelës kadastrale, kufirin e zonës kadastrale,

kufirin e komunës administrative. Të katër këta kufij duhet të përputhen në mënyrë të plotë dhe deri në detaje, me qëllim që ti

shërbejnë administrimit dhe sigurisë territoriale, shfrytëzimit të burimeve natyrore, zhvillimit ekonomik, hapësinor, demografik dhe social-kulturor të shtetit. Shih hartën nr. 5 dhe 6.

4 IBRU Boundary and Territory Breifing, 2001 5 QPSH, Demarkacioni, Kosovë – Mali i Zi, Friedrich Ebert Shtiftung, 2015, faqe 48.

6 Përgatiti: Dr. Sc. Tomor Çela

Harta 5. Shembulli i hartës së kufirit ku duhet të përputhen vijat e kufijve të 4 niveleve.

Harta 6. Shembulli i hartës së kufirit ku duhet të përputhen vijat e kufijve në tre nivele – rasti i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ekzistenca e hartave topografike me shkallë 1:100000, 1:300000, orto-hartave dhe imazheve satelitor, si dhe i hartave kadastrale me shkallë 1:2500, të cilat shoqërohen me dokumentacioni përkatës (Fletorja Takiometrike), listën e koordinatave të pikave të kufirit, përshkrimin e vijës kufitare etj., e plotësojnë bazën profesionale të argumenteve gjatë delimitacionit të kufirit. Për përfundimin e këtij procesi është e rëndësishme që të përputhen të

Kufiri

Shtetëror i

Kosovës

Kufiri i

komunës

Administrative

Kufiri i zonës

kadastrale

Kufiri

Shtetëror i

Kosovës

Kufiri i

komunës

Administrative

Kufiri i zonës

kadastrale

Kufiri i

parcelës

kadastrale

7 Përgatiti: Dr. Sc. Tomor Çela

dhënat kadastrale të të dy shteteve. Konsolidimi i kadastrës së të dy shteteve ka ndihmuar në heqjen e dilemave për “Terra Nullius” (tokë e askujt). Argumentet e poshtëshënuara tregojnë për ekzistencën e të dhënave të mjaftueshme për delimitacionin, demarkacionin dhe administrimin me sukses të kufirit mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi.

Harta 7. H. Topografike 1: 300 000 (VGI 1980) Harta 8. H. Top.1: 100 000 (KFOR 1999, M. Kumanovës)

Harta 9. Plani kadastral i pikave të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, 1932

3. Hartat ekzistuese me shkallë të madhe, ku është i pikturuar kufiri Kosovë – Mali i Zi, fakt vendimtar apo objekt shqyrtimesh të mëtejshme

Shqyrtimi i hartave topografike me shkallë të ndryshme, në të cilat është shënjuar kufiri i

Kosovës me Malin e Zi, zbulon se dallimet esenciale ndërmjet tyre u përkasin dy periudhave: para dhe pas vitit 1965. Kjo tregon se përgatitja e hartave topografike dhe tematike nga të gjitha institucionet relevante të kohës, në të cilat është shënjuar vija kufitare me Malin e Zi, është e lidhur ngushtë me procesin e konsolidimit të kadastrës së Kosovës, që përfundoi në vitin 1965.

Tabela 1. Tabela e

Koordinatave

Çakorr

Çakorr

8 Përgatiti: Dr. Sc. Tomor Çela

Dallimet vërtetohen edhe duke krahasuar hartat topografike të shkallës 1:25000 (VGI, v. 1970/79) me ato të shkallës 1:300000 (Institut za vodu privredu, v. 1981). Dallimet në vijën e kufirit të vizatuar në këto harta tregojnë për domosdoshmërinë e: mbledhjes së fakteve në terren, përdorimin e ortofotove dhe të imazheve satelitore, shqyrtimin e të dhënave kadastrale. Të gjitha këto ndihmojnë në përcaktimin përfundimtar të kufirit gjatë procesit të delimitacionit të tij.

Gjithashtu, argumentimi i përputhshmërisë së të dhënave të parcelave, planeve dhe blloqeve kadastrale, të të dy shteteve, si bazë vektoriale e administrimit të tokave, ka rëndësi të madhe për minimizimin e gabimit (deri në centimetër) gjatë procesit të shënjimit të vijës kufitare.

Zhvillimet tekniko-teknologjike, përdorimi i fotografive ajrore dhe imazheve satelitore, si dhe përdorimi i GPS-ve të avancuar për matje të sakta në terren, ka lehtësuar procesin e ndarjes së pronave, duke filluar nga niveli i parcelave kadastrale, deri te kufiri shtetëror. Sigurisht që këto lloj ndarjesh të hapësirës gjeografike duhet të shoqërohen me dokumentacionin juridik që qartëson titullarin dhe pronësinë juridike.

Nga eksperienca e përdorimit të hartave me shkallë më të madhe se 1:50000, ka dalë se çdo përkufizim i kufirit të shënjuar në harta të tilla e vështirëson punën në terren gjatë delimitacionit. Shembull për ketë është kufiri i shënjuar mes komunës administrative të Prishtinës dhe asaj të Graqanicës (Zona Industriale Çagllavicë), gjatë procesit të decentralizimit të komunave të R. Kosovës.

Harta 10. Krijimi i kufirit mes komunës së Prishtinës dhe të Graqanicës – Z.K. Çagllavicë

Nëse shënjimi i këtij kufiri do të bazohej në vijën e digjitalizuar mbi bazën e hartës me

shkallë të madhe, gjatë verifikimit në terren do të konstatohej shkalla e gabimit deri në dhjetëra metra. Ky lloj kufiri do ta ndante të njëjtë parcelë kadastrale në dy pjesë, duke lënë një pjesë në komunën e Prishtinës dhe tjetër në atë të Graqanicës.

Mospërputhja e vijës së kufirit shtetëror, të komunës administrative, të zonës kadastrale dhe të parcelës kadastrale, në rastin kur procesi i konsolidimit dhe administrimit të pronave është i përfunduar, implikon edhe probleme të tjera pronësore-juridike.

Në raste të tilla kur kufiri administrativ-shtetëror apo komunal ndan parcelat kadastrale, komisionet për përcaktimin e kufirit duhet të mbledhin fakte në terren për të kompletuar dokumentacionin shtesë, me qëllim që të qartësojnë vijën kufitare deri në centimetër, si dhe të dokumentojnë juridikisht pronësinë e asaj hapësire gjeografike.

Praktikat bashkëkohore ndërkombëtare kanë provuar se hartat topografike (ushtarake), në të cilat janë pikturuar kufijtë shtetëror, mund të ndihmojnë në procesin e shënjimit të kufirit, por nuk konsiderohen si fakte vendimtare për të përfunduar delimitacioni dhe demarkacionin e tij.

Çagllavica

K. Prishtinës

K. Graqanicës

9 Përgatiti: Dr. Sc. Tomor Çela

Përfundime

Analiza e të gjitha fakteve dhe raporteve të punës në terren, aplikimi i metodologjive bashkëkohore, shfrytëzimi, krahasimi dhe përputhshmëria e të dhënave gjeo-hapësinore në harta, imazhe satelitore, ortofoto, kadastër etj., gjatë shënjimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, siguron opinionin publik, politik dhe institucional se realizimi i këtij procesi ka kaluar të gjitha fazat faktografike, profesionale, krahasuese, administrative dhe politike.

Faktet të cilat janë krahasuar nga komisionet e të dy shteteve si: hartat topografike 1:25000 (harta 3 dhe 5), 1:300000 (harta 4, 6 dhe 7), 1:100000 (harta 8), 1:2500 (harta kadastrale), Tabela 1 (koordinatat e pikave kufitare), hartat e tjera të blloqeve kadastrale, listat e pronarëve të parcelave kadastrale rreth vijës kufitare nga të dy shtetet dhe mungesa e hapësirës gjeografike “Terra Nullius” për rreth vijës së kufirit, argumenton se është zhvilluar një proces i drejtë, profesional dhe i qëndrueshëm. Procesi mund të konsiderohet me transparencë jo të mjaftueshme, por të pranueshme për të përfunduar edhe një standard dhe argument të funksionimit të shteti më të ri në botë.

Mbetet që pas procesit të ratifikimit të marrëveshjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës të fillohet me procesin e demarkacionit të kufirit (shënjimin e kufirit me objekte të dukshme – vendosjen e piramidave të kufirit), përgatitjen e bazës së të dhënave në GIS, me qëllim që të lehtësohet puna në administrimin e kufirit mes dy shteteve.

Literatura 1. UN, RIAA, Decision regarding delimitation of the border between Eritrea and Ethiopia,

2002. 2. OSBE. Applied issues in International Land Boundary Delimitation/Demarcation

Practies, 2011. 3. Ron Adler, Geographical Information in Delimitation, Demarcation and Management of

International Land Boundaries, 2000. 4. Brian Taylor Sumner, Territorial Disputes at the International Court of Justice, 2004. 5. QK, Raporti i Demarkacionit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, 2015. 6. Qendra për Promovimin e Zhvillimit, Demarkacioni Kosovë–Mali i Zi, Aspektet

Ndërkombëtare, Gjeografike, Politike dhe Historike. 2015. 7. Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Ortofotot 2012. 8. Hartat Topografike 1:25000, 1:50000, 1:100000, 1:300000. 9. Instituti për Hidro-Ekonomi, Atllasi Hidrekonomik i Kosovës, 1981.

SUUMARY

Dissolution of the colonial sistem, after the XIX century, and the former USSR and FSRY, after the fall of the Berlin Wall, was followed by the creation of new nations. Borders between states have changed as a result of wars for freedom and independence.

Marking of border line aims to determine the administrative territory of the state, resolve disputes on borders and prevention of new conflicts between them. A range of political, administrative and professional activities take place to prepare the conditions for the signing of agreements or treaties to mark boundaries between countries.

The process of marking the border between the Republic of Kosovo and Montenegro has been accompanied by fierce debates among political and institutional actors, with arguments and counter arguments which often damaged the image and function of the state.

This paper aims to clarify the procedure, using arguments based on international rules and practices. It aims to help legislators, central and local institutions to approve and implement the right decisions, which will contribute to the consolidation of the state and its integration into international institutions.

Keywords: delimitation, demarcation, border, state, Kosovo, Montenegro, mapping, orthophoto, GIS.