38
1 PLASTIKE METALE QELQ LETER SI TE TRAJTOJME MBETJET SI TE TRAJTOJME MBETJET PER TE MBAJTUR PASTER MJEDISIN DHE MBROJTUR SHENDETIN PER TE MBAJTUR PASTER MJEDISIN DHE MBROJTUR SHENDETIN

SI TE TRAJTOJME MBETJET PER TE MBAJTUR PASTER … · kalizuar vetëm në disa kontinente, por sot problemi i ujit është edhe në Europë. Në këtë kontinent 20 % e shtre-save

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

1

PLASTIKE METALEQELQLETER

SI TE

TRAJTOJME

MBETJET

SI TE

TRAJTOJME

MBETJET

PER TE MBAJTUR

PASTER MJEDISIN

DHE MBROJTUR

SHENDETIN

PER TE MBAJTUR

PASTER MJEDISIN

DHE MBROJTUR

SHENDETIN

2 3

2 3

SI TE TRAJTOJME MBETJET RRETH NESH PER TE MBAJTUR

PASTER MJEDISIN DHE MBROJTUR SHENDETIN

(Material didaktik per shkollat 9-te vjeçare)

4 5

4 5

IdeoIelison Rota

desIgn & layoutaguaranda lezha

tIRane 2014

Kjo broshurë u realizua për edukimin mjedisor të nxënësve të shkollave 9-të vjeçare në kuadër të projektit “ndërgjegjësimi mjedisor i komunitetit në zonën turistike dhe Historiko-Kulturore të Prezës në tiranë nëpërmjet seleksionimit të diferencuar të mbetjeve urbane” të sponsorizuar nga ReC - alBanIa

6 7

6 7

MJEDISIN DuhEt ta MbroSh EDhE tI

Të mbrosh natyrën është një detyrë jo vetëm për të rritu-rit por edhe për djem dhe vajza të moshave më të reja.Nëse ne duam të rritemi në një mjedis të pastër, të bu-kur dhe që ta shijojmë të gjithë sëbashku, nëse duam të kemi ujë të pijshëm dhe ajër të pastër, duhet të fillojmë nga vetja jonë për të arritur dhe për të patur këtë gjë në të ardhmen.

A e dini se cfarë është ambienti? Eshtë vendi ku të gjitha gjallesat jetojnë së bashku. Pra edhe ne jemi pjesë e ambientit dhe lëmë gjurmë në çdo gjë që bëjmë rreth tij.

PërSE DuhEt qE EDhE fëMIJët të kuJDESEN Për MJEDISIN

Popullsia e planetit rritet ç`do ditë dhe sot ka më shumë se 6 miliard banorë. Të gjithë kanë të drejtë të kenë ajër të pastër për të thithur, ujë të pastër për të pirë, energji për tu ngrohur, ushqim të mjaftueshëm dhe të shëndets-hëm, libra për të studiuar dhe një shtëpi për të jetuar....por planeti ynë sot nuk e ka të mundur tu ofrojë të gjithëve këto kushte, në mënyrën se si ne e trajtojmë atë.

8 9

Sot planeti jone ofron disa burime për të cilat ne kemi nevojë përdite. Psh njerzit kanë nevojë për drurin që të ngrohen ose të gatuajnë ushqimin. Gjithasht ka një kër-kesë shumë të madhe për lëndën drusore për shtëpitë që ndërtojmë ne, për mobiljet. Kjo gjë ka sjellë dëmtim dhe prerje të shumta të pyjeve në të gjithë planetin. Por kjo ka sjellë edhe shkatërrim të shumë shtëpive të kaf-shëve dhe shpendëve që jetojnë nëpër pyje.

Për mijra vjet njerëzimi ka pushtuar pyjet, prerë pemët dhe shndërruar zonën në tokë bujqësore që është përdorur për rritjen e drithërave dhe kullotjen e kafshëve. Shpesh herë, mbetjet e pyllit janë djegur si proces i pastrimit te tij. Shkalla e shpyllëzimit po përshpejtohet, zëvendësimi i pyjeve natyrore mund të jetë i pamundur dhe disa nga ndryshimet mund të kenë efekte afatgjatë në klimën botërore.Por ne dimë që pyjet janë edhe mushkëria e planetit. Pemët e larta prodhojnë oksigjenin aq të nevojshëm për njerzit dhe kaf-shët, dhe thithin dioksidin e karbonit që është i dëmshëm

8 9

për shëndetin e njeriut.Gjithashtu pemët janë mbrojtëse të njeriut nga rrezatimi diellor dhe nga rrezet infra të kuqe të cilat shkaktojnë shumë sëmundje.

Gjithashtu duhet të dimë se prezenca e pyjeve në sipër-faqen e planetit është shumë e rëndësishme edhe për klimën e tij.Pyjet duke thithur sasi të mëdha të dioksidid të karbonit ulin efektin serrë të atmosferës që ky gaz shkakton.Prerja e pyjeve është rritur shumë edhe me rritjen e kon-sumit të përdorimit të letrës. Ne dimë tashmë se letra që të gjithë përdorim prodhohet nga përdorimi i lëndës drusore. Dhe ky problem ka rritur shumë numrin e sipër-faqeve të prera për këtë qëllim.

Por Çfarë MuND të bEJMë NE?

Në rradhë të parë duhet të kujdesemi për çdo pemë që ndodhet rreth nesh. Kujdesi fillon që nga mosdëmtimi i degëve të saj, nëse kemi mundësi gjatë periudhave të verës të ujisim pemët e pse jo edhe pemët anës rrugës kur ne shkojmë në shtëpi apo shkollë.Të mos shpërdorojmë letrën. Për të prodhuar 1 ton letër duhen prerë 5 pemë dhe kjo është në dëm të mjedisit. Vende të ndryshme kanë përdorim të ndryshëm të letrës. Gjithashtu edhe sasia e përdorur është e ndryshme.

10 11

Psh më poshtë janë disa nga shtetet më kryesore në Europë dhe botë të cilat kanë një konsum të madh letre:

Pra siç e shikoni ky konsum letre na detyron ne të presim gjithnjë e më shumë pemë për ta prodhuar.Ndaj nje tjetër mënyrë për ta mbrojtur ambientin është të kursejmë sa më shumë letrën dhe mos e shpërdorojmë atë më kot. Cdo vit priten dhe shfrytëzohen për qëllime të ndryshme rreth 13 milion ha pyje, kryesisht pyje të pa-prekur që ndodhen në Amazona. Kjo sipërfaqe është sa tre herë më shumë sipërfaqa e Zvicrës. Po çfarë mund të bëjmë ne më shumë në këtë drejtim?Në rradhë të parë të ulim keqpërdorimin e letrës. Psh të mos fotokopjojmë gjëra që nuk na shërbejnë.Së dyti nëse kemi mundësi të gjitha materialet ti fotokop-jojmë nga të dyja anët. Kështu mund të kursejmë dyfish letër.Së treti të përdorim çdo pjesë boshe të letrës nëse duam të kemi shënime të ndryshme Së katërti nëse kemi mundësi të përdorim sa më shumë materiale elektronike dmth në kompjuter se sa ti printojmëSë pesti të mos hedhim letrën e përdorur por ta çojmë në vendgrumbullim ku më pas ajo ricikohet për tu përdorur në forma te tjera.

austria 264gjermania 248usa 240Zvicra,lihteishtejni 204Britania e Madhe 168Franca 152Polonia 118Kina 69Brazili, Rusia 47Indonezia 25India 9Mesatarja boterore 57

Konsumi mesatare i letres ne vit/person ne kg

10 11

Një tjetër problem shumë i madh me të cilin ne duhet të tregojmë kujdes është uji. Kur flasim për ujin këtu kemi parasysh mbi të gjitha ujin e pijshëm por edhe ujin e liqe-neve, apo edhe lumenjve që na rrethojnë në vendbani-met tona. Arsyeja është shumë e thjeshtë se ujin e pijs-hëm që na vjen në rubinetat tonë në shtëpi ne e marrim pikërisht nga këto basene apo rrjedha uji.

PërSE DuhEt MbroJtur uJI?

Pikë së pari uji është jeta, dhe është përbërësi kryesor që e mundëson këtë gjë për të gjitha gjallesat e ekosite-meve në tokë. Uji është jo vetëm celësi i jetës por edhe i zhvillimit të popujve në mbarë botën. Uji është i rëndësi-shëm jo vetëm në bujqësi për ujitjen e tokave bujqësore, por gjithashtu është i rëndësishëm për peshkim, për të prodhuar energji, për transport dhe turizëm. Sipas fakte-ve aktuale na rezulon se planeti është përballë një krize të madhe për ujin në përgjithësi dhe për ujin e pijshëm në vecanti.Në botë vetëm 1% e sasisë globale të ujit përdoren si ujë i pijshëm nga njeriu. Gjithashtu 1.2 miliard njerëz në mbarë botën nuk kanë mundësi të gjejnë ujë të pijshëm ose vuajnë për ta patur atë. Ky problem nuk është i lo-kalizuar vetëm në disa kontinente, por sot problemi i ujit është edhe në Europë. Në këtë kontinent 20 % e shtre-save ujëmbajtëse të kontinentit rrezikohen nga ndotja. Këto shtresa uji që ndodhen nën sipërfaqen e europës përbëjnë 65 % të sasisë që duhet për ujë të pijshëm për europën. 50 % e këtyre shtresave ujëmbajtëse janë të rrezikuara ose kanë probleme pikërisht nga mbishfrytëzimi i tyre. Gjithashtu duke filluar nga 1985 sipërfaqja e tokave të kultivuara nga këto shtresa ujëmbajtëse është rritur me

12 13

20 %, gjë që tregon për një rritje të konsumit të ujit të pi-jshëm dhe pakësim gjithnjë e më shumë të sasive të ujit të disponueshme për Europën dhe popullsinë e saj.Ne duhet të kemi parasysh që uji është një element shu-më delikat, dmth që ai ndotet shumë kollaj. Mjafton vetëm një pikë nga ndonjë substancë e rrezikshme dhe mund të ndoten mijëra litra ujë. Dhe nëse ne konsumojmë ujë të ndotur mund të kemi probleme serioze me përhapjen e shumë sëmundjeve deri edhe në rrezikim të jetës së milionave njerëzve menjëherë, sepse njeriu ka nevojë të konsumojë ujë çdo ditë dhe në sasi të mëdha, duke patur parasysh që edhe gatuajmë me ujë. Pikërisht uji i pijshëm është shumë i rrezikuar jo vetëm nga bujqësia, por edhe nga shkarkimet e ujrave nga ba-nesat tona, psh ujrat e zeza, uji i lavamanëve i cili është i përzier me sasi detergjentësh ose ilaçe për larjen e enëve. Ndaj sot po flitet gjithnjë e më shumë për mena-xhimin e ujrave para se te derdhen në lumenj apo rezer-vuarë grumbullimi, me qëllim që edhe pastrimi i tyre të jetë sa më i mirë por edhe sa më i lirë në kosto.

Uji mund të ndotet në shumë mënyra. Uji në vetvete ka aftësinë ta largojë vet një pjesë të subtsancave të keqi-ja, por kur ato arrijnë në nivele të tilla që uji nuk mund të pastrojë veten në mënyrë natyrale atëherë ne kemi ndotje të tij dhe duhet të ndërhyjë menjëherë njeriu. Një mënyrë se si mund të ndotet uji kur substancat arrijnë

12 13

nivele më ta larta se sa mund të pastrojë uji në mënyrë natyrale është shiu acid. Ai formohet kur në momentin e rënies së shiut në qytete ka shumë smog makinash. Në këtë moment uji përzihet me substancat e dëmshme që janë në ajër dhe bie në formën e shiut acid. Kjo është e rrezikshme sepse mund të sjellë dëme në kafshë, njerëz, por edhe dëme të mëdha materiale nëse sasia e lëndëve në ajër është shumë e lartë. Por uji mund të ndotet edhe kur ai kalon nëpër fusha të mbjella. Aty ai përzihet me lëndët që janë perdorur si psh plehëra kimike apo pesticide, dhe në momentin që ai kalon në kanale kullues dhe derdhet nëpër lumenj apo liqene aty afër ai i ndot ato, por mund të shkaktojë edhe ngordhjen e shumë peshqeve dhe gjallesave që jetojnë nëpër këto lumenj apo liqene. Ndotja mund të jetë aq e madhe sa mund të përbëjë rrezik edhe për sipërfaqe të medha uji si psh oqeanet. Për këtë shembuj ka plot siç janë derdhjet e naftës nga anijet, apo katastrofat me ani-jet naftëmbajtëse Meqënëse uji tashmë ka shumë përdorime po arrihet të kuptohet edhe më shumë rëndësia që ka ai për tu ruajtur dhe për tu përdorur me kursim. Dhe për këtë qëllim uji po fillon të riciklohet gjithnjë e më shumë dhe me teknologji gjithnjë e më të avancuara.

Ajo që ne duhet të kuptojmë është fakti që uji është i të gjithëve dhe të gjithë duhet të fillojmë se si mund ta me-

14 15

naxhojmë më mirë. Gjëja e parë është të mos e shpër-dorojme atë, nuk duhet të lejojmë që substanca të rrezi-kshme të derdhen në ujë.

Çfarë ShqEtëSIMI tJEtër ka Sot MJEDISI JoNE?

Sot ajo që ne të gjithë po përballemi gjithnjë e më shumë është ndotja e ajrit. Duke qënë se ajri është një element i cili shtrihet në hapsira të mëdha dhe është transportues i madh i lëndëve të ndryshme, mund të themi se edhe ndotja e tij është po aq e përmasave të mëdha sa edhe e sasive të mëdha. Duke ditur rolin që ka ajri ai mund të quhet edhe mjeti më i preferuar i përhapjes së ndotjes në të gjithë planetin.Ndotja e atmosferës përkufizohet si përhapja në të e gri-mcave të imta në formë pluhuri. Burimet kryesore të ndo-tjes së ajrit janë:- industria nëpërmjet oxhakëve që shkarkojnë në atmos-ferë sasi të mëdha të lëndëve pluhur ndotëse- impiantet e prodhimit të energjisë ose sic njihen ndry-she termocentralet- impiantet e ngrohjes ose ndryshe kaldajat- shkarkimet e gazrave të makinave etj.

14 15

Është përllogaritur se 75 % e ndotjes atmosferike prodho-het nga djegia e lëndëve fosile, qymyri, nafta, benzina etj, të cilat përdoren për shumë qëllime sot nga shumica e popullsisë. Për këtë arsye edhe zonat më të ndotura dhe më problematike të ndotjes së ajrit janë zonat e mëdha urbane, ose zonat afër qëndrave të industrializuara, ose edhe zonat ku nuk ka industri por kanë një numër shumë të madh makinash të cilat lëvizin për orë të tëra nëpër rrugë duke shkarkuar në ajër sasi të mëdha grimcash të cilat jo vetëm e ndosin ajrin por edhe përbëjnë një rrezik të madh për shëndetin e njeriut. Nëse ndalojmë pak këtu

po vihet re gjithnjë e më shumë një rritje te numrit të personave që vuajnë nga sëmundje të sistemit të frymë-marrjes, të lëkurës etj dhe duhet të kemi parasysh që problemet që shkaktohen nga ajri kanë efekte të men-jëhershme dëmtuese.

Ja se si ka qene nje monument ne vitin1908 dhe si ka perfunduar pas rreth 60 vitesh ne 1968

16 17

Në këto zona vihet re një efekt i cili quhet ndryshe “smog”, dhe është një fjalë qe rrjedh nga anglishtja dhe është bashkimi i dy fjalëve “smoke”- tym dhe “fog”- mjegull, pra një mjegull tymi i shkaktuar pikërisht nga këto lloj gazesh.Pas këtyre grumbullimeve vjen një tjetër problem i cili është pikërisht shiu acid i cili vjen në këto zona direkt sapo formohen retë e para dhe në varësi të sasisë së gazrave që ndodhen në atë moment mund të rezultojë edhe dëmi që ai mund të shkaktojë.Nëse ne do të donim të dallonim tipin e ndotjes nga shiu acid shembulli më tipik është gërryerja që pësojnë mo-numentet, nxirja e bojës nëpër fasada etj.Ky është shembulli më tipik së cfarë dëmesh mund të shkaktojnë shirat acid. Por dëmi i këtyre nuk është thjesht material por në disa raste bëhet fjalë edhe për ve-pra arti të cilat i kanë rezistuar kohës prej shekujsh dhe vetëm për pak kohë ato mund të dëmtohen në mënyrë të pakthyeshme ose mund edhe të humbin përgjithmonë. Dhe bëhet fjalë jo për një ose dy monumente, por në rrezik janë edhe qytete antike si Akropoli në Athinë, ose rrënojat e Pompeit në Itali etj.Por siç thamë edhe më sipër dëme mund të kenë edhe bimët, kafshët e pse jo edhe njeriu nga shirat acide.

16 17

Ky pyll i dëmtuar nga shirat acide është pikërisht një shem-bull i dëmit që mund të shkaktojnë ndotja e atmosferës. Dhe kjo situatë është pikërisht në europë. Sepse fotoja është marrë në një pyll të europës qëndrore (Gjermani), dhe tregon edhe shkallën e madhe të përhapjes që ka ky problem. Dëmet më të mëdha nga ky fenomen po i pësojnë shtete si Brazili, Argjentina, Suedia etj të cilët po përballen me fenomenin e shirave acid. Nëse nuk do të merren masa për të ulur ndotjen atëherë rrezikojmë që në 10 vitet e ardhshme të humbasim rreth 10-20% të sipërfaqeve pyjore vetëm nga kjo gjë.Por me ndotjen e ajrit lidhen edhe shumë dëme të tjera indirekte si ngrohja e klimës etj.

Po Çfarë MuND të bEJMë NE?

Ndihma jonë mund të duket e vogël por nqs e bashkojmë ajo mund të sjellë ndryshime të mëdha. Nëse një person përdor një bicikletë për të lëvizur nuk do të ketë shumë ndikim, por nëse një qytet i madh e bën këtë gjë atëherë ndikimi është i madh; ose minimalisht të përdorim sa më shumë mjetet e transportit publik si trenat, autobuzat etj; nëse një njeri mbjell një pemë ndikimi është simbolik, por nëse një shkollë apo komunitet e bën një gjë të tillë, atëherë ne formojmë një pyll. Pra le të fillojë ndikimi nga secili nga ne, sepse edhe lumin e formojnë disa rreke së bashku.Në shtepitë e gjithesecilit mund të fillojmë dicka; mos e lemë ujin të derdhet kot, mos lëmë dritat ndezur kot, të kursejmë letrën, të mos përdorim sapunin për luajtur sepse shtojmë sasinë e këtyre lëndëve në ujë, nëse nuk na duhet televizori nuk kemi pse e lëmë ndezur. Këto janë iniciativa të vogla por që na ndihmojnë shumë.Nëse çdo njeri nga ne do të hidhte mbeturinat e tij në

18 19

kosh edhe pastrimi i qytetit apo komunitetit do të ishte me më pak shpenzime dhe më i mirë. Nga sa thamë më sipër ne prekëm disa nga cështjet më të dukshme që ka sot ambienti ynë i përbashkët. Themi i përbashkët sepse edhe shtëpia jonë ku jetojmë ne dhe familja jonë pavarsisht se janë personale ato bëjnë pjesë në atë që ne e quajmë komunitet. Një nga çështjet e tjera që do të donim të trajtonim është menaxhimi i mbeturinave që ne prodhojmë. Mbeturinat e krijuara janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Ato kr-johen në shtëpi; nga gatimi, nga përdorimi i pjesëve të ndryshme dhe materialeve që mund të kemi në shtëpi dhe që ne një moment nuk na shërbejnë më; mund të kri-johen nga industria, sepse çdo proçes lë pas një grum-bull materialesh të cilat nuk përdoren më dhe përbëjnë në vetvete mbeturina; ose mund të krijohen edhe nga proçese të ndryshme teknologjike ose industria etj.Mbeturinat mund të jenë të tipeve të ndryshme. Ato fillo-jnë që nga mbeturinat shtëpiake si ato të ushqimit, letër ambalazhi, kuti kartoni etj deri në mbeturina që vijnë nga proçese të ndryshme të industrisë si hekurishte, plastika, kartona, etj.Nëse këtë bisedë do ta zhvillonim disa vite më parë do të flisnim për një situatë të mbeturinave që nuk do të na alarmonte, kjo sepse edhe sasia e prodhimit të tyre ishte e ulët. Gjithashtu në zona të ndryshme mbeturinat kryesisht nga shtëpia ose stallat ose të tjera që mund të përdoreshin sërish familjarët i kthenin në pleh dhe i ripërdornin. Po ashtu edhe industria me teknologjitë që kishte prodhonte sasi të vogla materialesh dhe të cilat nuk përbënin problem për menaxhimin e tyre. Por sot ne kemi një tjetër skenar në qytetet tona. Për shkak të rritjes së konsumit është rritur edhe sasia e mbeturinave që prodhojmë në shtëpitë tona, gjithashtu është rritur edhe

18 19

llojshmëria e mbeturinave nga gjërat që ne konsumojmë. Po ashtu edhe produktet që ne përdorim në shtëpitë tona psh materialet e pastrimit etj që përbëhen nga plastika apo metale të ndryshme është rritur së tepërmi dhe si rrjedhojë edhe sasia e tyre që hidhen në kosha është po ashtu e rritur.Por problem më i madh nuk është krjimi i tyre por mënyra dhe vendi i grumbullimit të tyre dhe manxhimit të tyre të mëtejshëm. Nëse mbeturinat e kazanave nuk do të pas-troheshin përditë atëherë para syve tanë do të kishim male të mëdhenj me plehëra, hekura, shishe plastike etj.

Por megjithëse ato largohen nga komuniteti ynë, ato grumbullohen diku tjetër, nëpër sheshe të caktuara nga komuna dhe bashkia për grumbullimin e plehërave. Meqënëse sot sasia e tyre sa vjen dhe rritet edhe nëpër këto vend grumbullime nuk ka më hapsira për ti grum-bulluar ato. Plus kësaj mbushja e tyre mbi kapacitetin e mbajtjes sjell edhe probleme të tjera për komunitetit si psh fondet për makineritë dhe mjetet e pastrimit duhen më të larta etj.Por a kemi ne mundësi sot për të gjetur një zgjidhje? Mendojmë se po. Shumë shtete prej vitesh për të mena-xhuar jo vetëm problemin e mbeturinave që krijihen në jetën e përditshme nga shtëpitë, industria apo aktivitete të ndryshme, por edhe për të përdorur më mirë resurset që na ofron ambienti dhe mjedisi, po përdorin një metodë e cila njihet ndryshe Riciklim.

20 21

Çfarë ëShtë rIcIklIMI?

Riciklimi është përpunimi i materialit (mbeturinave) në produkte të reja më qëllim që të parandalohet krijimi i mbeturinave nga materialet të cilët mund të ripërdo-ren, të zvogëlohet përdorimi i lëndëve të reja të para, të zvogëlohet përdorimi i energjisë, të zvogëlohet ndotja e ajrit dhe ujit me zvogëlimin e kërkesës për mënyrën e zakonshme të grumbullimit të mbeturinave në groposje. Riciklimi është aktivitet kyç i mënyrës bashkëkohore të zvogëlimit të sasisë së mbeturinave dhe aktiviteti i tretë në hierarkinë “Redukto, Ripërdor, Riciklo”

SIMbolI I rIcIklIMIt

Simbolin universal të riciklimit i cili sot është në përdorim e ka dizanjuar Gari Anderson, një student i cili në vitin 1970 fitoi çmimin e parë për projektimin konceptual të simbolit të riciklimit në konkursin të cilin e kishte shpallur një kompani amerikane. Ky simbol gjendet në të gjitha materialet dhe prodhimet të cilat mund të ripërdoren, pra të riciklohen.Simboli përbëhet nga tri shigjeta të vogla të cilat simbo-lizojnë procesin qarkor dhe secila nga ato ka domethë-nie. Shigjeta e parë ka domethënien “Redukto” dhe këtu mendohet në zvogëlimin e sasisë së mbeturinave; shi-gjeta e dytë ka domethënien “Ripërdor”, e cila na kujton

20 21

që shumë gjëra mund të përdoren përsëri, dhe shigjeta e fundit me domethënie “Riciklo”, e cila shënon procesin e riciklimit. Është shumë e rëndësishme që në fillim të ndahen mbe-turinat sipas llojit. Shumica e materialeve mund të përdo-ren përsëri nëse mblidhen vecanërisht dhe grumbullo-hen në mënyrë të duhur. Pra, proçesi i riciklimit fillon me grumbullimin e veçantë të mbeturinave në kontejnerë dhe pastaj me kamionët e shërbimeve komunale trans-portohen për në qëndër për riciklim ku fillon procesi i seleksionimit të llojeve të ndryshme të mbeturinave, dër-mimi ose shkrirja e tyre me qëllim që të fitohet lënda e parë nga e cila mund të bëhen produkte të ndryshme ose mjete të cilat mund të përdoren në jetën e përditshme.

Çfarë MuND të rIcIklohEt? – qElqI, lEtra, kartoNI, aluMINI, hEkurI, tEkStIlI, PlaStIka,

qEraMIka, MJEtEt ElEktrIkE DhE koMPoNENtEt.

A e dini që nevojiten 60 ditë që një kanaçe e grumbullu-ar në mënyrë të duhur të riciklohet dhe përsëri të gjen-det në dyqane? Me riciklimin e një kanaçeje kursehet ajo sasi e energjisë e cila do ta mundësonte që një televizor te punojë për 3 orë. Është mirë ta dini që:- Për degradimin e një shisheje plastike apo një qese duhet të kalojnë 500 vite,- Qelqi mund të riciklohet 100% dhe mund të për-doret përsëri deri në pakufi,- Sasia e energjisë e cila mund të fitohet nga një kovë mbeturinash do ta bënte të mundur punën e një televizori për 5,000 orë.

22 23

PërSE ëShtë rIcIklIMI I rëNDëSIShëM?

Përmes riciklimit ruajmë mjedisinGjatë riciklimit përdorim shumë më pak energji dhe lën-dë djegëse në fabrika se sa do të duhet sikur të prodho-nim një produkt të ri nga burimet natyrore. Përdorimi i zvogëluar i energjisë në procesin e prodhimit zvogëlon emetimin e gazrave të dëmshme të cilët lirohen në atmo-sferë. Sic e dini, gazrat e dëmshme shkaktojnë nxehjen e shpejtë të atmosferës tokësore, shkrirjen e akullnajave, krijimin e stuhive, vërshimet dhe rritjen globale të nivelit të ujit në lumenj, dete dhe oqeane.

rIcIklIMI NDIhMoN ruaJtJEN E burIMEvE NatyrorE

Burimet natyrore, sic është nafta (nga e cila bëjmë pla-stikën), janë të kufizuara, cka do të thotë që nuk do të ekzistojnë përherë. Për disa vite, rezervat e këtyre buri-meve do të shpenzohen nëse nuk mësojmë dhe fillojmë ti ruajmë, përmes riciklimit dhe ripërdorimit.

ME rIcIklIM zvogëloJMë SaSINë E MbEtJEvE

Miq, nëse njerëzimi nuk ndërmerr masa të duhura, qyte-tet tona, fshatrat, lumenjtë dhe liqenet në të ardhmen e afërt do të mbulohen me mbeturina. A mund të para-mendoni sikur të gjitha bukuritë tona natyrore të ishin të mbuluara me mbeturina, a mund ta paramendoni përhapjen e sëmundjeve dhe erës së keqe? Kjo mund të na ndodhë në të vërtetë nëse nuk fillojmë të sillemi me përgjegjshmëri ndaj mbeturinave dhe nëse nuk i ndër-

22 23

rojmë zakonet tona kur është fjala për grumbullimin e mbeturinave dhe ruajtjen e mjedisit.

DISa INforMacIoNE Më të DEtaJuara MbI Çfarë DhE SI MuND të rIcIkloJMë

Pikë së pari gjëja më e lehtë për tu ricikluar mund të themi se janë mbeturinat shtëpiake, ose siç njihen nd-ryshe mbeturinat organike. Ky grup është edhe grupi që formohet më shpejt në grupin e mbeturinave dhe ka llojshmërinë më të madhe në këtë grumbull. Kjo për ar-sye se vetë shtëpitë tona përdorin një numër shumë të madh përbërësish për gatim apo shërbime të ndryshme.Që në kohët më të hershme shumë familje, sidomos në zonat rurale mbeturinat e shtëpisë ose ato organike nuk i hidhnin por hapnin një gropë dhe i përzienin aty bashkë me gjethe, degë të ndryshme bimësh që i grumbullonin nga fusha, ose kopshti i tyre dhe i linin aty për të patur një kalbje natyrale. Pas një farë kohe ky material ishte një plehërues organik shumë i mirë për tu përdorur në fushë.Për të kuptuar më shumë më poshtë po japim një listë se çfarë mund të përbëjnë mbeturinat shtëpiake që mund të riciklohen:Mbeturina ushqimore, mbeturina peshku, kocka, mbe-turina perimesh ose frutash të cilat nuk përdoren, mbe-turina vezësh, gjethe të thata, mbeturina nga pastrimi i oborreve, mbeturina drurësh, mbeturina kafeje, letër hi-gjenike, facoleta të përdorura etj. Ky grumbull mbeturinash kur kalben kthehen në një pro-dukt që quhet Kompostim, dhe është nje pleh organik shumë i mirë, natyral dhe shumë biologjik. Këto materia-le quhen ndryshe bio-degradueshem.

24 25

Vende të ndryshme kanë sasi të ndryshme të mbeturina-ve që grumbullohen gjatë një viti. Në tabelën më poshtë janë disa të dhëna se si vende të ndryshme në Bashkimin Europian kanë sasitë e mbeturina të biodegradueshme në vit

Një tjetër produkt shumë i përdorshëm dhe që krijon sasi të mëdha mbetjesh është letra. Ajo futet në grupin e materialeve më të riciklueshme. Gazetat, revistat, librat, kutitë e vogla të amballazhimit, kartonat, tetrapaku (ose kutitë e amballazhimit të qumshtit, ose lëngjeve të fruta-ve), janë një material shumë i mirë për tu ricikluar dhe ripërdorur për të njëjtin qëllim. Për letrën në përgjithësi duhet të tregojmë kujdes kur e grumbullojmë sepse nuk duhet të bëhet pis psh me dhe-ra, apo nuk duhet të laget sepse bëhet e vështirë për tu transportuar etj.Kur grumbullojmë letrën në përgjithsi nuk duhet ta për-ziejmë atë me plastikën, me qelqin etj për të lehtësuar riciklimin. Ne duhet të dimë se për të prodhuar 1 ton letër të ricikluar kemi nevojë për:

leteR dHe KaRton

usH

QIM

eQelQ

MBetJe

Jo t

e

RICIK

lusHM

e PlastIKe

24 25

Shteti 2012 2013 2014

Bashkimi europian 505 499 489Belgjika 455 456 456Bullgaria 554 508 460Repubblica Ceke 318 320 308danimarka 673 718 668gjermania 602 614 611 estonia 304 299 279Irlanda 624 623 570 greqia 528 502 503spagna 510 485 464 Franca 533 537 534 Croazia 379 384 391Italia 536 528 505Qipro 696 681 663 letonia 324 350 301lituania 404 442 469luksemburgu 679 666 662 ungheria 403 382 402Malta 600 590 589Vendet e ulta 571 568 551austria 560 553 552 Polonia 315 315 314 Portugalia 516 490 453Romania 387 387 389slovenia 490 415 362slovakia 335 327 324Finlanda 470 505 506suedia 465 461 462Mbreteria e bashkuar 509 491 472

0 pemë1800 litra ujë2700 kwh energji elektrike kurse për një ton letër të pa-stër duhen:15 permë440000 litra ujë7600 kwh energji elektrikePra siç e shikojmë duke ricikluar letrën ne kursejmë shu-më energji, mbajmë gjithnjë e më të pastër ambientin përreth nesh dhe kursejmë shumë nga burimet që do të priteshin për prodhimin e letrës. Materiali i grumbulluar për riciklim mund të prodhojë letër me të njëjtën vlerë si me parë. Proçesi i riciklimit është

26 27

shumë i avancuar. Në fillim letra grihet ne copa të vogla, pastaj zbutet me ujë të ngrohtë ku kthehet në brumë i cili edhe përzihet me materiale të tjera lidhëse ose zbar-dhues të letrës. Pas këtij procesi materiali përzihet me celulozë të pastër e cila rrit lidhjen dhe qëndrueshmërinë e brumit i cili më pas kalon nëpër makineritë që prodhojnë llojet e letrës.

Ka të dhëna shumë interesante lidhur me sasitë e lëndës së tipit letër e thjeshtë ose për amballazh që arrihet të grumbullohet në një vit për person. Psh në Europë në vitin 2014 janë grumbulluar 80 milion ton mbeturina letre ose ambalazhi. Mendohet se nëse do bëhet një ndarje për popullsi ajo shkon nga 43 kg/vit në Bullgari deri në 243 kg/person në Luksemburg.Një tjetër tip materiali që gjendet me shumicë në amnien-tin përreth ose që prodhohet si mbeturinë gjatë jetës së përditshme ose nga industritë e ndryshme është qelqi dhe hekuri. Shishet e plastikës ose të qelqit, qeset e for-mave te ndryshme, tapat plastike, kutitë e konservave të ndryshme, etj janë grupi më i madh në grupin e ma-terialeve të riciklimit. Duhet të bëjmë kujdes që të mos i

26 27

bëjmë pis me lëndë të tjera gjatë ndarjes dhe grumbul-limit. Nuk duhet të përzihet bashkë qelqi me hekurishtet sepse dëmtojne njera tjetrën gjatë procesit të riciklimit të tyre.Duhet të dimë se për të prodhuar një ton qelq të pastër ne kemi nevojë për : 742 kg rërë, 170 kg sodë, 170 kg gëlqere, etj. Por për të prodhuar një ton qelq nga riciklimi ne ulim me 75% nevojën për këtë lëndë të parë dhe kur-sejmë rreth 136 litra karburant për shkrirjen e tyre, sepse duhen temperatura më të ulta. Qelqi i grumbulluar cohet tek grumbulluesit e tyre dhe futet pa problem në teknolo-gjinë e riciklimit. Në fillim ai coptohet, dhe pastaj futet në furrë për tu shkrirë por duke kërkuar më pak energji se sa po të krijohej nga fillimi.

Siç edhe e shikojmë në tabelë në vende të Bashkimit eu-ropian riciklimi zë një rol të rëndësishëm në grumbullimin e lëndës për riciklim dhe prodhim energjie. Sa më shumë nga këto materiale të riciklojmë aq më shumë e mbrojmë ambientin dhe përfitojme nga ky proçes.

Materiali Prodhim mbetjesh

Riciklim ose djegie ne qendra riciklimiForma te ndryshme mbetjesh

Forma te tjera riciklimi

Riciklim total

Rekuperim energjie

Forma te tjera rekuperimi

Djegie per prodhim energjie

Totali

Qelq 16.170.148 11.403.754 103.342 11.507.096 0 20.026 0 11.527.122

Plastike 14.944.821 5.035.533 92.263 5.127.796 1.500.761 18.200 2.831.844 9.478.600

leter,kartona 31.779.682 26.294.021 69.303 26.363.324 853.751 140.476 1.725.459 29.083.010

Metal 4.612.009 3.331.016 2.432 3.333.448 2.256 3.255 21.990 3.360.949dru 12.380.65 4.573.551 92.400 4.665.851 2.800.597 191.446 717.820 8.375.813te ndryshme 284.777 15.453 15.577 15.577 93.481 0 39.356 148.416totali 80.172.092 50.063.328 359.865 51.013.192 5.250.846 373.403 5.336.469 61.973.910

28 29

ka EDhE DISa gruPE të tJEra MatErIalEShE të cIlat MuND të

rIcIklohEN

Një nga këto janë të ashtuquajturat mbetje speciale. Në këtë grup futen bateritë dhe ilaçet e skaduara që ndodhen në magazinat e tyre ose që ju ka kaluar afati i përdorimit të tyre. Bateritë dërgohen në qëndra të specializuara që rekuperojnë argjendin që është në përbërjen e tyre ose të lëndëve të ndryshme si psh mërkuri dhe pjesa e mbetur futet ne riciklimin e mbetjeve të rrezikshme. Duke qënë se janë një grup me rrezikshmëri të lartë është e rëndë-sishme që pasi të përfundoje cikli i tyre ato të mos hidhen nëpër rrjedha uji apo rezervuare, as në vendgrumbullime mbeturinash, por të çohen pikërisht nëpër këto impiante që të shpërbëhen në mënyrën e duhur dhe sa më profe-sionale. Ilaçet e skaduara ose që nuk përdoren më dhe edhe këto kanë një riciklim të veçantë që quhet ndryshe me djegie.Nëse duam të riciklojmë një bateri makine ose e çojmë aty ku e kemi blerë, ose e dorëzojmë në qëndrat e ricikli-mit të specializuar.Grup tjetër që futet në mbeturina të vecanta janë pneu-matikët ose gomat e makinave. Sot në botë numërohet një numër i madh automjetesh që lëvizin nëpër rrugët tona. Dikur numri i tyre ishte i papërfillshëm, por sot ato numërohen me miliona dhe po aq shkon edhe numri i gomave që pasi e mbyllin ciklin e tyre dhe ndërrohen nga drejtuesit e mjeteve, lihen ose rrugëve ose depozitohen në vende të ndryshme. Kjo gjë sot ka gjetur zgjidhje pikë-risht për të shmangur problemet që i shkaktohen mjedisit dhe njëkohësisht për të rifituar material të riciklueshëm për procese të tjera. Riciklimi i pneumatikëve sjell jo

28 29

vetëm kursim për lëndë të para per prodhimin e tyre por edhe kursim energjie pasi gomat e ricikluara mund të shërbejnë për prodhimin e tyre ose për lëndë të parë për produkte të ndryshme me bazë gomën.Gomat e përdorura që janë në gjëndje të mira kalojnë në një proçes që quhet veshje, dmth i vihet një shtresë në ato pjesë ku gomat janë të dëmtuar, por nëse gjëndja e tyre është e keqe atëhere ato vetëm riciklohen. Procesi i riciklimit të gomave është shumë inetersant. Në fillim ato grihen dhe hiqen pjesët që nuk riciklohen, pastaj pjesë-zat e copëtuara kalojnë në furra ku shkrihen dhe kthehen në një lëndë gomoze e cila më pas nëpërmjet makine-rive të posacme transportohet dhe përdoret për shumë materiale të tjera si psh për veshjen e telave të tensionit, si goma për këpucë, si shtresa termoizoluese etj. Është e këshillueshme që për riciklimin e këtyre materialeve të shkojmë pikërisht nëpër qëndra të specializuara për ndërrimin e pneumatikëve dhe jo të veprojmë sic kemi vepruar deri më tani që pneumatikët e përdorur digjen nëpër furrat e gëlqeres dhe që ndotin ambientin në sasi të konsiderueshme.

DuhEt të kEMI ParaSySh që PNEuMatIkEt JaNE ShuMë të vëShtIrë

Për tu DEgraDuar Në MëNyrë NatyralE

Cdo vit grumbullohen rreth 480 000 ton pneumatikë të përdorur dhe që futen në procese riciklimi dhe që prod-hojnë sasi të madhe lënde të parë për teknologjinë e për proçese të mëtejshme.Në tabelën më sipër janë disa të dhëna mbi përqindjen e materialeve përbërës që ka një pneumatik.

30 31

Shtete të ndryshme kanë sasi të ndryshme të pnauma-tikëve që futen në riciklim. Psh në Itali grumbullohen rreth 350 mijë ton goma të përdorur ose rreth 66% e sasisë së gomave në qarkullim.Zvicra cdo vit grumbullon rreth 50 mijë ton pneumatikë etj.Thamë më sipër që pneumatikët mund të përdoren në shumë forma mbas riciklimit. Psh pluhuri i pneumatikëve që janë grirë mund të shtohet në prodhimin e pneuma-tikëve të rinj. Sot teknologjia e përdorur e lejon deri ne 2% e këtij pluhuri që të shtohet në prodhim, por po për-doren metoda të reja të cilat mund ta çojnë deri në 20% këtë sasi.

Gjithashtu mund të përdoret në shtresat e rrugëve për të rritur amortizimin e zhurmave. Gjithashtu lënda e parë e

subtsanca perberese

Substanca

Perqindja

Sasia në përqindje të peshës

Hidrokarbure polimerike 47.0 %Fulixhina 21.5 %

Hekur 16.5 %

Copat 5.5 %oksid zinku 1.0 %

squfur 1.0 %te ndryshme 7.5 %

Totali 100 %

30 31

grumbulluar nga pneumatikët e ricikluar mund të shër-bejë për veshje muresh për të rritur akustikën, për tapete artificiale etj.

Më sipër kemi të paraqitur një fabrikë të specializuar në riciklimin e pneumatikëve të përdorur.Më sipër ne dhamë një pamje se kush janë disa nga ma-terialet që mund të grumbullohen dhe riciklohen. Në kua-dër të rrezikut që këto lloj mbetjesh mund të shkaktojnë në mjedis për ta kupuar me qartë një nga pikat që e bën këtë më të kuptueshme është koncepti i biodegradimit. Grupi i parë i materialeve të cilat degradohen në mënyrë natyrale dhe për një kohë relativisht të shkurtër është grupi i letrës dhe kartonat. Proçesi i degradimit natyral zgjat jo më shumë se 2-3 javë. Një facoletë e zakonsh-me degradohet për 2 javë, kurse një letër gazete mund të rezistojë deri në 6 javë, por duhet të kemi kujdes se psh nëse ne e hedhim në tokë facoletën ajo në varësi të kushteve të vendit mund të rrezistojë edhe më shumë pa u degraduar. Kjo mund të shpjegohet me faktin se ajo është e përbërë në disa shtresa. Kartoni në vecanti mund të degradohet në ambient pas 2 muajsh.Materialet prej pambuku duan 2 muaj që në kushte naty-rale të bidegradohen. Por edhe këtu diskutimi varet nga përzierja që ka në vetvete materiali sepse psh një do-

32 33

rashkë pambuku kërkon kohen minimale, kurse një rrip i përbërë mund të kërkojë edhe 14 muaj të degradohet. Bluzat, trikot ose xhaketat prej material leshi mund të kërkojnë edhe 1-2 vjet.Rreth 2 muaj është koha që kërkon për dekompozim ku-titë e ambalazhimit të mollëve, tatrapaku kërkon 3 muaj.Kartoni i qumshtit ose matetiale të ngjashme kërkojnë 1 vit të degradohen; bishtat e cigareve 5 vjet; çimçakëzat e hedhur në tokë duan 5 vjet; kanoçet e aluminit 100-500 vjet; shishet e xhamit 4000 vjetBakteret saprofite që janë përgjegjëse për proçesin e de-kompozimit kërkojne rreth 1 vit punë për të degraduar një panolino të degradueshme.Jetëgjatësi mesatare ka në fakt druri i presuar që degra-dohet në një periudhë kohe 1-2 vjecare, ose më shumë nëse është i lyer me shtresa llaku.Jetë më të gjatë kanë materialet si psh alumini që shkon 20-100 vjet, polisteroli 80 vjet por në disa raste degradi-mi i tyre mund të shkojë edhe 1000 vjet. Por në këto vitet e fundit dicka po ndryshon. Puna kërkimore po avancon me ritme të tilla që po mundëson ndërtimin e teknologjive të tilla që po krijojnë amballazhime të degradueshme pas përdorimit të tyre. Kështu psh amballazhet e sotme ose letrat nëpër supermarkete po prodhohen me fibra misri të cilat pas përdorimit rrisin shkallën e degradimit në mje-dis.

32 33

Mbeturinat që ne hedhim pas përdorimit të tyre janë si një pushtues i heshtur. Dhe për këtë faji që ato rriten në sasi është i yni, sepse ne i hedhim ato në mjedis pa kri-ter. Më poshtë kemi dhënë një tabelë e cila tragon se si rritet sasia e mbeturinave ndër vite. Nga 2000-2014

Sistemi i mbeturinave klasifikohet në mbeturina më pak të degradueshme; mbeturina që prodhohen nga mate-riale me një përdorim; dhe një grup tjetër mbeturinash të cilat krijohen nga materiale që pas përdorimit nuk mund të riparohen. Gjithashtu arsyeja e shtimit të këtyre ma-terialeve është fakti se është rritur edhe numri i perso-nave që jetojnë në qytete dhe si rrjedhojë edhe kultura e shpërdorimit të produkteve si rrjedhojë e jetës së vrull-shme. Industria ka krijuar materiale të ndryshme sinte-tike dhe kimike (psh plastika) që edhe pse janë shumë të përdorshme për jetën e përditshme janë shumë ndotëse dhe jo të degradueshme në mënyrë natyrale. Gjatë gjithë këtyre viteve është punuar shumë në riciklimin e këtyre lëndëve. Ky është një proces që sic edhe e kemi thek-suar më sipër ka të bëjë me grumbullimin e diferencuar të materialeve që mund të ripërdoren. Por sot vëmë re

25.8

00 tn

.

25.9

60 tn

.

26.6

05 tn

.

26.8

45 tn

.

28.3

64 tn

.

28.9

59 tn

.

29.4

09 tn

.

29.7

88 tn

.

34 35

që kjo mënyrë duhet shoqëruar edhe me bërjen e sa më pak mbetjeve të tilla.Në grupin që ne mund ta menaxhojmë edhe vetë në sh-tëpitë tona është grupi i materialeve dhe mbeturinave që dalin nga gatimi i përditshëm. Ketu futen mbeturinat e ushqimit, letra pastrimi, lëvozhga vezësh, lëvozhga ar-rash etj por që mund të përzihen me gjethet ose degët e krasitjes së kopshtit dhe që së bashku mund të degrado-hen në mënyrë natyrale dhe që në fund na japin një pleh organik me shumë vlera për ta përdorur në oborret apo vazot tona.Një kuriozitet : një lekurë bananeje kërkon 2 muaj të de-gradohet në natyrë; një degë e zakonshme peme kërkon mbi 10 muaj të degradohet natyralisht; kurse në kompos-tim më pak se 3 muaj.Qelqet në natyrë janë pothuajse të pavdekshëm, ndaj duhet të bëjmë kujdes që mos ta hedhim në natyrë më kot, sepse edhe pse i thyer ose i bërë copa copa ai mund të ketë vlerë. Një cope xham edhe pse i thyer është më mirë ta grumbullojmë dhe ta riciklojmë duke përfituar më pas një gotë, shishe etj, sesa ta lëmë në natyrë duke e ndotur atë.Një kuriozitet; të parët që përdoren qelqin e ricikluar ishin pikërisht romakët. Ata nuk i hidhnin copat e xhamave që thyheshin, madje i mblidhnin kudo ku i gjenin dhe i ripu-nonin duke nxjerrë gjëra edhe më të bukura me to.Nëse një shishe qelqi do e hedhim në ambient asaj do i duheshin 1000 vjet të degradohej natyralisht.Metalet janë një tjetër grup të cilat janë më me lever-di ti riciklojmë sesa ti prodhojmë nga fillimi. Një metal i cfarëdoshëm kërkon shumë kohë dhe energji të prod-hohet. Kjo fillon nga gërmimi nën tokë, pastaj nëpër pro-ceset e tjera teknologjike derisa del një metal i caktuar; ndërsa nëse ne e riciklojmë kursejmë shumë kohe dhe

34 35

energji dhe marrim madje edhe metal më cilësor pas ri-ciklimit.Nëse e hedhim në ambient një kanoce alumini asaj i duhen 100 vjet të degradohet natyralisht.Plastikën gjithashtu është më mire ta riciklojmë sesa ta hedhim në natyrë. Kjo sepse nëse e bejmë një veprim të tillë ajo pothuajse nuk degradohet natyralisht por nge-let aty përgjithmonë. Ndërsa nëse e riciklojmë plastikën mund të përfitojmë ; paisje kancelarie, stola, tavolina për fëmijë, lodra të ndryshme etj.Por kujdes ne hedhim në natyrë edhe materiale të rre-zikshme si ilaçe, helme, bateri etj të cilat përbëjnë rrezik të menjëhershëm për ambientin dhe njeriun.Mbeturinat e rrezikshme gjithmonë shoqërohen me shen-jat dalluese të tyre për ti kujtuar njerzit që mos ti prekin ose ti depozitojnë në vendin e caktuar për to.Por për fat të keq ka edhe shumë materiale të cilat pas përdorimit të tyre nuk mund të riciklohen; ato përbëjnë 20% të mbeturinave që hidhen sot nga njerzit kudo nëpër qytete; por ato mund të grumbullohen dhe të përdoren për prodhimin e energjisë që është e nevojshme për ri-ciklimin e pjesës tjetër. Këtu mund të marrim si shembull llampat, cimcakëzat etj të cilat pasi grumbullohen përzi-hen thahen dhe përdoren për tu djegur për prodhim en-ergjie.Cdo material kalon nëpër impiantet e vet të riciklimit. Kështu pra kemi impiante për riciklimin e materialeve të ndryshme, impiante për kompostimin dhe impiantet për prodhim energjie.Për të ndihmuar sadopak ambientin mënyra më e mire është ta fillojmë nga të bërit sa më pak mbeturina dhe të mos shpërdorojmë. Sa më pak amballazhe aq më pak mbetje; psh produktet e vecanta kanë më shumë ambal-lazh dhe si rrjedhojë më shumë material për tu ricikluar

36 37

ndërsa paketimet familjare janë të gjitha në një paketim;Produktet me një përdorim krijojnë mbeturina të cilat i hedhim në ambient; ndërsa produktet me shumë përdo-rim jo; produktet e paraamballazhuar janë më komode për tu blerë dhe transportuar por kanë më shumë mate-rial që krijon mbetje sesa ato që i blejmë një nga një dhe i vendosim në një cantë të përbashkët; nëse shkojmë për të blerë është mirë të mos përdorim qese plastike por ato prej letre ose cope.Më poshtë po japim disa shenja dalluese që përdoren për riciklimin:

Shenja tregon se produkti është miqësor me ambientin.

Është shenja universale e riciklimit.

Shenja trego se ketu hidhen materiale që do të riciklo-hen.

36 37

Shenja tregon se materialet për riciklim hidhen në koshat përkatës sipas ngjyrave

Shenja tregon se këtu hidhen materiale që riciklohen për kompostim

Shenja tregon se këtu mund të grumbullojmë materiale letre ose kartona për riciklim

leteR QelQ PlastIKe Metal

Polietilen taraft

Polivilinklorure

Polipropilene

Polisterol

Polietilen 2= densitet i ulet 4= densitet i larte

38