40
SIGURI NËPËRMJET PARTNERITETIT

SIGURI NËPËRMJET PARTNERITETIT - NATO · 2005. 10. 3. · mekanizmat e zhvilluar në strukturën e Partneritetit të Euro-Atlantikut. 2 Shënim: Referimet në këtë botim për

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • SIGURI NËPËRMJET PARTNERITETIT

  • S I G U R I N Ë P Ë R M J E T P A R T N E R I T E T I T

  • 1

    Parathënie

    Kjo broshurë kërkon të shpjegojë principet kryesore që janë në bazë të Partneritetit Euro-

    Atlantik dhe mekanizmat e tij thelbësorë. Ajo pra do të përqendrohet në pesë sfera kyçe të

    veprimtarisë – dialogu për sigurinë dhe bashkëpunimin, operacionet për mbështetjen e paqes,

    reformën e mbrojtjes, gatishmërinë ndaj katastrofave dhe bashkëpunimin në zonat e shkencës

    dhe të mjedisit – gjë që tregon se si përmirësohet siguria Euro-Atlantike nëpërmjet Partneritetit

    dhe se si bashkëpunimi ka rëndësi të vërtetë dhe praktike për vendet partnere. Veprimtaritë e

    Partneritetit mund konsiderohen se ndikojnë pozitivisht në reformën, në zhvillimin e strukturave

    demokratike dhe në pjesëmarrjen e vendeve partnere në bashkëpunimin shumëkombësh, si

    anëtarë të komunitetit më të gjerë ndërkombëtar.

    Do të ishte e pamundur t’u jepej merita që u takon, në një botim të vetëm, të gjithë shtrirjes dhe

    gamës së veprimtarive në të cilat vendet partnere punojnë së bashku me NATO-n. Aktivitete të

    tilla përfshijnë jo vetëm operacionet e raporteve të kënaqshme në mbështetje të paqes në Ballkan

    dhe Afganistan, por edhe bashkëpunimin në shumë fusha të tjera si lufta kundra terrorizmit,

    reforma e mbrojtjes, aspektet ekonomike të sigurisë, gatishmërinë ndaj katastrofave, kontrolli

    i armëve, logjistika, mbrojtja ajrore, administrimi i hapësirës ajrore, armatimet, edukimi dhe

    formimi, shkenca dhe mjedisi dhe programet e informacionit.

    NATO ka zhvilluar gjithashtu marrëdhënie të veçanta me dy vende partnere, Rusinë dhe

    Ukrainen, dhe me shtatë vende pjesëmarrëse në Dialogun Mesdhetar. Përveç kësaj, Aleanca

    po shqyrton mundësitë për bashkëpunim me vendet në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme

    nëpërmjet një iniciative të fi lluar në qershor të vitit 2004, Takimi i nivelit të lartë i Stambollit.

    Ndërsa këto marrëdhënie nuk janë të përfshira në mënyrë të veçantë në këtë broshurë,

    bashkëpunimi i tanishëm dhe i ardhshëm me këto vende i shton shumë veprimtaritë dhe

    mekanizmat e zhvilluar në strukturën e Partneritetit të Euro-Atlantikut.

  • 2 2

    Shënim: Referimet në këtë botim për ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë janë të shënuara me një yllëz (*) dhe bëjnë fjalë për shënimin në fund të faqes si mëposhtë: Turqia e njeh Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues.

    Titujt e fotografi ve: Të gjitha fotografi të janë © NATO, përveçse kur është e përcaktuar ndryshe.

    Përmbajt ja

    4__Origjina dhe zhvillimi i Partneritetit

    8__Mekanizmat thelbësorë

    14__Dialogu i sigurisë dhe bashkëpunimit

    18__Harta e NATO-s dhe vendeve partnere

    S IGURIA NËPËRMJET

    © u

    llste

    in b

    ild-S

    chnüre

    r

  • 3 3

    20__Operacione për mbështetjen e paqes

    24__Reforma e mbrojtjes

    29__Gatishmëria ndaj katastrofave dhe reagimi

    33__Siguria, shkenca dhe mjedisi

    PARTNERITETIT

    36__ Një kulturë e vërtetë sigurie e Euro-Atlantikut

    © F

    orc

    at e M

    bro

    jtjes

    Fin

    landeze

  • Nëntori i vitit 1989 pa rrëzimin e Murit të Berlinit, duke shënuar fundin e Luftës së Ftohtë. Brenda një periudhe të shkurtër, ritmi i jashtëzakonshëm i ndryshimeve në Europën Qendrore dhe Lindore e bëri NATO-n që të ballafaqohet me një grup të ri dhe shumë të ndryshëm të sfi dave të sigurisë. Ndryshimi politik në një shkallë të paparë ndonjëherë pati hapur mundësi të mëdha për intensifi kimin e sigurisë në Europë, megjithatë do të sillte në mënyrë të pashmangëshme pasiguri të reja dhe potenciale për mungesë stabiliteti.

    Çfarë mund të bëhet për të zotëruar mundësinë për të stabilizuar çështjet e sigurisë Europiane në një trajektore të re, më pozitive, pas përplasjeve të Luftës së Ftohtë? Çfarë masash mund të merren për të rivendosur gjendjen normale në marrëdhë- niet ndërmjet gjithë vendeve të Europës, të Lindjes dhe të Perëndimit? Çfarë ndihme u duhet dhënë shteteve të Europës Qendrore dhe Lindore për të përforcuar pavarësinë e tyre të fi tuar kohët e fundit dhe për të realizuar aspiratat e tyre, për të marrë pjesë plotësisht si vende demokratike, si rajonale ashtu edhe më gjerësisht në botë, duke ju drejtuar interesit të sigurisë shumëkombëshe?

    Udhëheqësit aleatë iu përgjigjën takimit të tyre të lartë në Londër, në Qershor 1990, duke shtrirë një “dorë miqësie” përmes ndarjes Lindje-Perëndim, duke propozuar një marrëdhënie të re bashkë- punimi me të gjitha vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Në Dhjetor 1991 u përgatit skena për themelimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut (North Atlantic Cooperation Council - NACC), një forum i cili do të bashkonte NATO-n dhe vendet e saj Partnere të reja, për të diskutuar çështjet me interes të përbashkët. (I tillë ishte ritmi i ndryshimeve në Europë në atë kohë sa vetë takimi i parë i NACC dëshmoi një ngjarje his- torike: pasi u pranua buletini zyrtar, ambasadori sovietik lajmëroi se Bashkimi Sovietik ishte shkrirë gjatë mbledhjes dhe se ai tani përfaqësonte Federatën e Rusisë.)

    Ky nivel i lartë i ndryshimeve në qëndrime u mishërua në një koncept të ri strategjik për Aleancën, i nisur në Nëntor 1991, që adoptoi një metodë më të gjerë për sigurinë. Mundësitë për të arritur objektivat e Aleancës me anën e mjeteve politike, ishin më të mëdha se kurrë ndonjëherë tjetër. Ndërsa përmasat e mbrojtjes mbetën të

    Origjina dhe zhvillimi i Partneritetit

    > Fundi i Luftës së

    Ftohtë hapi mundësi

    të reja për rritjen e

    sigurisë dhe zhvillimin

    e kooperimit.

    4

    © u

    llste

    in b

    ild-S

    chnüre

    r

  • 5

    domosdoshme, më përparësi mund t’u jepej tani problemeve ekonomike, shoqërore dhe të ambi- entit, si një mjet për nxitjen e stabilitetit dhe të sigurisë në hapësirën e Euro-Atlantikut të marrë në tërësi. Dialogu dhe bashkëpunimi duhet të jenë pjesë thelbësore në metodën e kërkuar, për të administruar format e ndryshme të sfi dave përballë Aleancës. Me mbarimin e Luftës së Ftohtë, syni-met kyçe tashmë ishin zvogëlimi i rrezikut të konfl iktit që paraqitej nga keqkuptimi ose para-shikimi dhe administrimi më i mirë i krizave që ndikojnë në sigurinë e aleatëve; për të rritur mirë-kuptimin reciprok dhe besimin ndërmjet gjithë shteteve Europiane; dhe për të zgjeruar rastet e partneritetit të vërtetë gjatë trajtimit të problemeve të zakonshme të sigurisë.

    Menjëherë pas periudhës së Luftës së Ftohtë, këshillimet e NACC-së u përqendruan në pjesët e mbetura të Luftës së Ftohtë me shqetësimin për sigurinë, të tilla si tërheqja e trupave Ruse nga Shtetet Baltike. Bashkëpunimi politik fi lloi gjitha-shtu mbi një numër çështjesh që kanë lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen. NACC-ja arriti suksese të reja në shumë drejtime. Sidoqoftë, ai u përqendrua në dialogun politik shumëpalësh dhe në nevojën

    për mundësinë e çdo Partneri, që të zhvillojë marrëdhënie bashkëpunimi individuale me NATO-n.

    Kjo ndryshoi në vitin 1994 me fi llimin e Partneritetit për Paqe (PfP), programi më i madh dypalësh i bashkëpunimit praktik ndërmjet NATO-s dhe vendeve partnere, që përfaqësoi një hap përpara në procesin e bashkëpunimit. Dhe, në vitin 1997, u krijua Këshilli i Partneritetit të Euro-Atlantikut (EAPC) për të zëvendësuar NACC dhe për t’u mbështetur mbi sukseset e tij, duke shtruar rrugën e zhvillimit të një partneriteti të intensifi kuar edhe më shumë funksionues.

    “Ky Partneritet është themeluar si një shprehje e bindjes së përbashkët se stabiliteti dhe siguria në hapësirën e Euro-Atlantikut mund të arrihen vetëm nëpërmjet kooperimit dhe veprimit të përgjithshëm. Mbrojtja dhe nxitja e lirive themelore dhe e të drejtave të njeriut, ruajtja e lirisë, drejtësisë dhe e paqes nëpërmjet demokracisë janë vlera themelore të përbashkëta të Partneritetit.”

    (Partneriteti për Paqe: Dokumenti Bazë – Takimi i nivelit të lartë në Bruksel, 10 janar 1994)

  • 6

    Thelbi i partneriteti dhe i bashkëpunimit në nivelin shumëkombësh qëndron në këshillimet e rregullta dhe veprimtaritë e bashkëpunimit, të projektuara për të krijuar transparencë dhe besim në të gjithë rajonin Euro-Atlantik. Në nivelin dypalësh bën thirrje për zhvillimin e një marrëdhënie pune praktike, ndërmjet vendeve Parnere individuale dhe NATO-s, e rregulluar në përshtatje me situatat dhe nevojat e tyre të veçanta.

    Procesi i Partneritetit përfshin zhvillimin e dialogut dhe mirëkuptimin ndërmjet të gjithë vendeve pjesë-marrëse, shumë prej të cilëve janë ish kundërshta-rë, si anëtarë të aleancave kundërshtare, ose kanë pasur për një kohë të gjatë mosmarrëveshje rajona-le, territoriale, politike, etnike ose fetare. Veprimta-ritë e përbashkëta, të cilat kanë qëllim që të gjejnë zgjidhje të përbashkëta për sfi dat e përbashkëta të sigurisë, kanë çuar në rezultate të rëndësishme po-zitive për të kapërcyer paragjykimet e dikurshme dhe për të krijuar një vizion të qartë të përfi timeve reciproke që do të arrihen nga bashkëpunimi.

    Që nga fi llimi i procesit të Partneritetit, është bërë një progres i jashtëzakonshëm, edhe pse ka pasur pengesa e vështirësi, të cilat ndoshta ishin të pa-shmangëshme duke ditur procesin e ndërlikuar të ndryshimeve politike, ekonomike dhe sociale që ndodhën në Europën Qendrore e Lindore dhe në ish-Bashkimin Sovietik. Programet e EAPC dhe të PfP kanë zhvilluar vazhdimisht dinamizmin e tyre, hapa të tjerë janë ndërmarrë nga NATO dhe vendet e saj Partnere për të zgjeruar bashkëpunimin për siguri, duke zhvilluar projektet e partneritetit që ata kanë krijuar. Ashtu siç është transformuar NATO gjatë viteve, për të përballuar sfi dat e reja të evolu-imit të ambientit të sigurisë, ashtu është zhvilluar edhe Partneriteti. Për të ruajtur dinamizmin e tij dhe rëndësinë ndaj Aleancës, veprimtaritë dhe me-kanizmat e Partneritetit është dashur të përshtaten, për të plotësuar përparësitë e reja të NATO-s (shihkapitullin për “Mekanizmat thelbësorë”).

    Në të njëjtën mënyrë, Partneriteti është dashur të thellohej dhe zgjerohej për të plotësuar aspiratat e vendeve të ndryshme Partnere dhe për të mbetur një premisë tërheqëse për to. Dy valë të zgjerimit të NATO-s kanë ndryshuar ekuilibrin ndërmjet aleatëve dhe partnerëve (shih tabelën). Deri në mars të vitit 2004, kishte më shumë aleatë se partnerë – dhe partnerët që mbesin janë një grup krejt i ndryshëm. Ata përfshijnë vendet e Ballkanit që janë duke u marrë akoma me trashëgimitë e së

    kaluarës së tyre, vendet me rëndësi strategjike por të pazhvilluara të Kaukazit dhe të Azisë Qendrore dhe vendet e Europës Perëndimore të paangazhu-ara. Ndërsa disa janë në procesin e zhvillimit të strukturave dhe aftësive të tyre të mbrojtjes, të tjerët janë në gjendje të kontribuojnë me forca të rëndësishme në operacionet e udhëhequra prej NATO-s dhe t’i ofrojnë vendeve Partnere anëtare, formim dhe asistencë në fusha të ndryshme.

    Sot, 20 partnerë përdorin EAPC, për t’u konsultuar rregullisht me 26 aleatët dhe për të zhvilluar bashkëpunimin në çështjet që përmbledhin shumë aspekte të ndryshme të mbrojtjes dhe sigurisë. Forcat e tyre ushtarake, stërviten dhe ndërveprojnë shpesh së bashku, ushtarët e tyre shërbejnë krah për krah njëri-tjetrit në operacionet paqeruajtëse të udhëhequra prej NATO-s; aleatët dhe partnerët po punojnë së bashku për kauzën e përbashkët kundra kërcënimit të terrorizmit. Asnjeri në kohën kur mbaroi Lufta e Ftohtë, nuk mund të kishte parashikuar këtë evolucion dramatik në mjedisin strategjik të Euro-Atlantikut.

    Objektivi fi llestar i politikës së Partneritetit të NATO-s ishte që të rrëzonte barrierat dhe të ndër-tonte sigurinë nëpërmjet dialogut dhe bashkëpuni-mit. Sot, objektivat janë shumë më tepër ambici-ozë, sepse vendet partnere janë të angazhuara me NATO-n për të përballuar sfi dat e sigurisë së shekullit të 21të, duke përfshirë terrorizmin, përha-pjen e armëve të shkatërrimit në masë dhe shtetet e falimentuara.

  • 7

    Gjatë viteve, 30 vende janë bashkuar në Partneritet, – Shqipëria, Armenia, Austria, Azerbaixhani, Bjellorusia, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Finlanda, Gjeorgjia, Hungaria, Irlanda, Kazakistani, Republika Kirkize, Letonia, Lituania, Moldavia, Polonia, Rumania, Rusia, Sllovakia, Sllovenia, Suedia, Zvicra, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë*, Taxhikistani, Turkmenistani, Ukraina dhe Uzbekistani.

    Marrëdhënie të veçanta janë zhvilluar me Rusinë dhe Ukrainën, që nga viti 1997, me nënshkrimin e Aktit të Th emelimit NATO-Rusi për Marrëdhënie Reciproke, Bashkëpunim dhe Siguri dhe Kartën NATO-Ukrainë për një Partneritet të Veçantë. Që nga ajo kohë, marrëdhëniet me Rusinë janë intensifi kuar me krijimin Këshillit NATO-Rusi, në vitin 2002, në të cilin aleatët dhe Rusia takohen si të barabartë. Në nëntor të vitit 2002 u ndërmorën disa hapa për të thelluar dhe zgjeruar marrëdhëniet NATO-Ukrainë, me zbatimin e Planit të Veprimit NATO-Ukrainë, i cili mbështet përpjekjet e Ukrainës për reforma, në rrugën për integrimin e plotë në strukturat e sigurisë së Euro-Atlantikut.

    Dhjetë vende partnere janë bërë aleatë. Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia u bashkuan me Aleancën në vitin 1999, të ndjekura nga Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia në vitin 2004. Tre vende kandidate janë duke u përgatitur për anëtarësimin e ardhshëm, më saktë: Shqipëria, Kroacia dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë*.

    Bosnjë-Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi gjithashtu shpresojnë të bashkohen me Partneritetin për Paqe dhe Këshillin e Partneritetit Euro-Atlantik. NATO-ja i mbështet aspiratat e tyre, por ka vendosur kërkesa paraprake që duhet të plotësohen. Këto përfshijnë bashkëpunim të plotë me Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, veçanërisht kapjen e Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç, personat më famëkeq të dyshuar për krime të luftës. Ndërkohë, NATO po mbështet reformën e mbrojtjes në Bosnjë-Hercegovinë. Bashkëpunimi i kufi zuar për sigurinë ka fi lluar edhe me Serbinë dhe Malin e Zi, duke përfshirë pjesëmarrjen e funksionarëve ushtarakë dhe civilë në kurset orientuese të NATO-s, të cilat kanë si qëllim familjarizimin e tyre me Aleancën, çështjet e administrimit të krizave, operacionet në mbështetje të paqes dhe bashkëpunimin civil-ushtarak.

    ALEATË DHE PARTNERË

  • 8 8

    1991 Takimi i parë i Këshillit të Kooperimit të Atlantikut të Veriut

    1994 Fillimi i Partneritetit për Paqe (PfP); krijohen misionet e partnerëve për NATO-n; krijohet një Njësi e Koordinimit për Partneritetin në Seline Qëndrore të Fuqive Aleate për Europën (SHAPE)

    1995 Krijohet një Qendër Ndërkombëtare Koordinuese në SHAPE

    1996 Vendet partnere marrin pjesë në një forcë të udhëhequr prej NATO-s të krijuar për zbatimin e marrëveshjes boshnjake për paqe

    1997 Takimi i parë i Këshillit të Partneritetit Euro-Atlantik (EAPC) në Sintra, Portugali;

    Në takimet e vazhdueshme të nivelit të lartë të NATO-s dhe të EAPC në Madrid, Spanjë, roli operativ i PfP është përmirësuar

    1998 Krijimi i Qendrës Euro-Atlantike të Koordinimit të Reagimit ndaj Katastrofave dhe Njësia e Reagimit ndaj Katastrofave

    1999 Tre partnerë – Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia – bashkohen me NATO-n;

    Dialogu dhe bashkëpunimi përfshihet në Konceptin Strategjik të Aleancës si pjesë e detyrave themelore të tij për sigurinë;

    Në takimin e nivelit të lartë të Uashingtonit u ra dakord që të përmirësohej më tej PfP dhe të forcohet roli operativ i tij;

    Vendet partnere dislokojnë trupa si pjesë e Forcës në Kosovë të udhëhequr nga NATO

    2001 12 shtator, EAPC mblidhet për të dënuar sulmet terroriste në Shtetet e Bashkuara dhe premton të luftojë plagën e terrorizmit

    2002 Vlerësimi i përgjithshëm çon në forcimin e EAPC dhe PfP në takimin e nivelit të lartë në Pragë;

    Fillon Plani i Veprimit të Partneritetit kundër Terrorizmit

    2003 Vendet partnere kontribuojnë me trupa për Forcën Ndërkombëtare të Asistencës për Sigurinë të udhëhequr nga NATO në Afganistan

    2004 Shtatë partnerë – Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia – bashkohen me NATO-n;

    Bëhen hapa të mëtejshëm për të forcuar Partneritetin në takimin e nivelit të lartë në Stamboll;

    Fillon Plani i Veprimit të Partneritetit për Ngritjen e Institucioneve të Mbrojtjes

    ETAPA HISTORIKE NË PARTNERITET

    Mekanizmat thelbësorëNATO konsultohet rregullisht me partnerët e saj nëpërmjet Këshillit të Parneritetit Euro-Atlantik (EAPC), i cili siguron kuadrin e përgjithshëm politik për marrëdhëniet me partnerët. Secili partner është gjithashtu në gjendje të ndërtojë një marrëdhënie individuale me Aleancën nëpërmjet Partneritetit për Paqe (PfP), një program veprimtarish brenda të cilit partnerët mund të zgjedhin përparësitë e tyre për bashkëpunim. Këto dy mekanizma thelbësorë të Parneritetit janë bërë tipare të përhershme të arkitekturës së sigurisë Euro-Atlantike.

    Janë bërë hapa për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet aleatëve dhe partnerëve në takimet e nivelit të lartë të vazhdueshme në Madrid (1997), Uashington (1999), Pragë (2002) dhe Stamboll (2004). Këto iniciativa ishin të bazuara në vlerat dhe parimet e përbashkëta, që janë në themel të bashkëpunimit dhe demonstruan angazhimin e vazhdueshëm në arritjen e objektivit bazë të Partneritetit: për të forcuar dhe shtrirë paqen dhe stabilitetin në hapësirën Euro-Atlantike dhe përtej saj.

  • 9 9

    Këshilli i Partneritetit Euro-Atlantik

    Këshilli i Partneritetit Euro-Atlantik bashkon anëtarët e NATO-s dhe parnerët, aktualisht janë gjithsej 46 vende, në një forum shumëpalësh për dialog dhe këshillime të rregullta mbi çështjet që kanë të bëjnë me politikën dhe sigurinë. Ai shër-ben gjithashtu si kuadri politik për marrëdhëniet individuale dypalëshe të zhvilluara ndërmjet NATO-s dhe vendeve që marrin pjesë në Partneritetin për Paqe.

    Vendimi, në vitin 1997, për të krijuar EAPC-në pasqyroi një dëshirë për të shkuar përtej arritjeve të Këshillit të Kooperimit të Atlantikut të Veriut për të ndërtuar një forum sigurie për një partneritet më të përmirësuar dhe më funksionues. Forumi i ri u krijua për të përballuar marrëdhëniet gjithnjë e më të sofi stikuara që po zhvillohen me partnerët sipas programit PfP dhe në kontekstin e operacionit të ruajtjes së paqes në Bosnjë-Hercegovinë, ku trupa nga 14 vende partnere janë dislokuar në vitin 1996 për të shërbyer përkrah homologëve aleatë. Këto hapa plotësues u morën paralelisht për të përmirësuar rolin e Partneritetit për Paqe duke rritur përfshirjen e vendeve partnere në marrjen e vendimeve dhe planifi kimin përgjatë krejt spektrit të veprimtarive të Partneritetit. Udhëheqja e EAPC fi lloi gjithashtu kuadrin e Partneritetit, që fi llimisht synonte të tërheqte vendet e ish-Traktatit të Varshavës, për të përfshirë vendet e paangazhuara të Europës Perëndimore.

    Përveç këshillimeve afatshkurtra në EAPC në lidhje me çështjet aktuale politike dhe të sigurisë, zhvillohen këshillime dhe bashkëpunime mbi një gamë të gjerë fushash. Këto përfshijnë, por nuk janë të kufi zuara, në administrimin e krizave dhe operacionet për mbështetjen e paqes; çështjet rajonale; kontrollin e armatimeve dhe çështjeve në lidhje me përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë; terrorizmit ndërkombëtar; çështjet e mbrojtjes si: planifi kimi, buxheti, politikat dhe strategjia, planifi kimi i emergjencave civile dhe gatishmëria ndaj katastrofave; bashkëpunimi për armatimet; mbrojtja bërthamore; administrimi civilo-ushtarak i koordinimit të trafi kut ajror dhe bashkëpunimi shkencor.

    EAPC ka në dispozicionin e tij një gamë mundësish, në varësi të subjekteve në fjalë, që japin mundësinë për takime ndërmjet të gjithë aleatëve dhe partnerëve, ose në grupe pune më të vogla, por pa kufi zime. Ky elasticitet është çelësi i suksesit të tij.

    Pjesa më e madhe e vendeve partnere ka vendosur misione diplomatike në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel, të cilat lehtësojnë komunikimet e rregullta dhe japin mundësinë që të bëhen këshillime, sa herë që ka nevojë për to. Mbledhjet e EAPC organizohen çdo muaj në nivel ambasadorësh, çdo vit në nivel ministrash të punëve të jashtme e të mbrojtjes dhe shefash të mbrojtjes, dhe sipas rastit, në takime të nivelit të lartë. Duke fi lluar nga viti 2005, një Forum i ri i Sigurisë EAPC i nivelit të lartë, do të organizohet çdo vit për të diskutuar çështje të rëndësishme të sigurisë dhe për të parë se si NATO dhe vendet partnere të mund t’i trajtojnë ato së bashku, sa më mirë.

    > Takimet e Këshillit të Partneritetit të Euro-Atlantikut

    drejtohen nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

    e si NATOe si NATOnë ato së në ato së

    të parë stë parë s t’i trajto t’i trajto

    ë.ë.

  • 10

    Partneriteti për PaqeI bazuar në bashkëpunimin praktik dhe angazhimin ndaj parimeve demokratike që janë baza e vetë Aleancës, qëllimi i Partneritetit për Paqe është që të rrisë stabilitetin, të zvogëlojë kërcënimet ndaj paqes dhe të ndërtojë marrëdhënie të sigurta të fuqizuara, ndërmjet vendeve partnere individuale dhe NATO-s, si dhe ndërmjet vetë vendeve partnere.

    Thelbi i programit PfP është partneriteti i formuar individualisht ndërmjet çdo vendi partner dhe NATO-s, i përshtatur sipas nevojave individuale dhe i zbatuar bashkërisht në nivelin dhe ritmin e zgjedhur nga secila qeveri pjesëmarrëse. Nëpërmjet Partneritetit për Paqe, janë zhvilluar një seri instrumentash të përgjithshme për të mbështetur zbatimin e qëllimeve dhe objektivave të PfP dhe për t’i kthyer idetë në veprime. Instrumentat dhe iniciativat që u zhvilluan, siç përshkruhen më poshtë, krijojnë një kuadër si për veprimtaritë dypalëshe, ashtu edhe për ato shumëpalëshe, duke u ofruar partnerëve programe të efektshme dhe transparente, për të mbështetur angazhimin e tyre me NATO-n.

    Baza formale për Partneritetin për Paqe është Dokumenti Strukturor, i cili cakton detyrat e veçanta për çdo vend partner. Secili partner merr përsipër një numër angazhimesh të gjithanshme politike për të mbrojtur shoqëritë demokratike; për të ruajtur parimet e të drejtës ndërkombëtare; për të përmbushur detyrimet sipas Kartës së OKB-së, Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, Aktit Final të Helsinkit dhe çarmatimin ndërkombëtar dhe marrëveshjet për kontrollin e armëve; për të hequr dorë nga kërcënimet ose përdorimi i forcës kundër shteteve të tjera; për të respektuar kufi jtë ekzistues dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore. Merren gjithashtu angazhime të veçanta për të nxitur transparencën në planifi kimin e mbrojtjes dhe buxhetit kombëtar, për të vendosur një kontroll demokratik mbi forcat e armatosura dhe për të zhvilluar kapacitetin për veprime të përbashkëta me NATO-n, për ruajtjen e paqes dhe operacionet humanitare. Dokumenti Bazë mishëron gjithashtu një angazhim të aleatëve për t’u këshilluar me çdo vend partner i cili percepton një kërcënim direkt ndaj integritetit të territorit të tij, pavarësisë politike ose sigurisë – një mekanizëm të cilin, për shembull, Shqipëria dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë* e vunë në përdorim gjatë krizës në Kosovë.

    Vendet partnere zgjedhin veprimtaritë individuale të bazuara në aspiratat dhe aftësitë e tyre. Këto u propozohen aleatëve në një Dokument Prezentues. Më pas hartohet bashkërisht një Program Individual Partneriteti dhe pranohet nga NATO dhe çdo vend partner. Këto programe dyvjeçare hartohen nga një listë e gjerë veprimtarish, sipas interesave dhe nevojave të veçanta të çdo vendi. Bashkëpunimi përqendrohet veçanërisht në punët që kanë lidhje me mbrojtjen, reformën e mbrojtjes dhe administrimin e pasojave të reformës së mbrojtjes, por virtualisht prek çdo fushë të veprimtarisë së NATO-s, përfshirë politikën dhe planifi kimin e mbrojtjes, marrëdhëniet civilo-ushtarake, edukimin dhe stërvitjen, mbrojtjen ajrore, sistemet e komunikimit dhe informacionit, administrimin e krizave dhe planifi kimin e emergjencave civile.

    > Në maj 2000, Kroacia fi rmos Dokumentin Bazë të

    Partneritetit për Paqe.

    10

  • 11 11

    Iniciativa të rëndësishme fi lluan në Takimin e nivelit të lartë në Uashington në prill 1999, për të rritur përqendrimin operativ të Partneritetit për Paqe dhe përfshirjen e vendeve partnere në marrjen e vendimeve dhe planifi kimin në PfP. Këto përfshijnë futjen e një Koncepti të Aftësisë Operative dhe një Strukturë Politiko-Ushtarake. Një Program për Përmirësimin e Stërvitjes dhe Edukimit u fi llua gjithashtu për të ndihmuar në përforcimin e aftësive operative të vendeve partnere nëpërmjet stërvitjes dhe edukimit të ushtrive të tyre.

    Koncepti i Aftësisë Operative është zhvilluar për të përmirësuar aftësinë e Aleancës dhe forcave partnere për të vepruar së bashku në operacionet e ardhshme të PfP të udhëhequr prej NATO-s. Qëllimi është që t’i japë më shumë elasticitet bashkimit të propozimeve të përshtatshme të forcave për të rritur dhe mbështetur operacionet e PfP të udhëhequr nga NATO. Mekanizmi përqendrohet në forcat dhe aftësitë që mund të jenë të disponueshme për operacione të tilla. Përmirësimi i marrëdhënieve të punës në kohë paqe, të zhvilluara në mënyrë progresive ndërmjet partnerëve dhe selisë qendrore të personelit të Aleancës dhe ndërmjet aleatëve dhe formacioneve të partnerëve, lehtëson integrimin e këtyre forcave në forcat e udhëhequra prej NATO-s. Në takimin e nivelit të lartë të Stambollit, u përcaktua që, si pjesë e zbatimit të Konceptit të Aftësive Operative, standartet e ndërveprueshmërisë dhe vlerësimet që kanë lidhje me të do të harmonizohen me mekanizmat përkatës të NATO-s.

    Struktura Politiko-Ushtarake përvijon parimet, modalitetet dhe udhëzimet e tjera për përfshirjen e partnerëve në këshillime politike dhe marrjen e vendimeve, në planifi kimin operativ dhe në veprimtaritë e komandimit. Në Stamboll, u theksua nevoja për të përfshirë partnerët që në fi llim në procesin e marrjes së vendimeve. Masat e marra në këtë dokument bazë, janë duke u zbatuar në të gjitha operacionet e udhëhequra prej NATO-s me partnerët dhe janë përdorur gjithashtu si udhëzime të përgjithshme për kontributet e partnerëve në veprimtaritë e tjera të NATO-s, të tilla si stërvitjet dhe Fondet e Besimit të PfP.

    Për të integruar më mirë vendet partnere në punën e përditshme të Partneritetit, Elementët e Personelit të PfP, të drejtuar nga ofi cerët e vendeve partnere, u vendosën në seli të ndryshme të NATO-s. Një Njësi e Koordinimit në Komandën

    Operative të NATO-s, e cila ndodhet në Mons në Belgjikë, ndihmon në koordinimin e përgatitjeve dhe stërvitjeve të PfP. Përveç kësaj, një Qendër e Koordinimit Ndërkombëtar, jep informacione dhe mjete për planifi kim për të gjitha vendet jo të NATO-s që kontribuojnë me trupa në operacionet për ruajtjen e paqes të udhëhequra nga NATO (shih fq. 23).

    Për të garantuar që forcat e partnerëve të jenë më të afta për të vepruar me ushtritë e NATO-s në operacionet e ruajtjes së paqes, jepen udhë-zime për ndërveprueshmërinë ose për kërkesat e aftësisë sipas një Procesi të Planifi kimit dhe Vlerësimit të PfP-së (PARP). Ky proces ka kontribuar në mënyrë të rëndësishme në ba-shkëpunimin e ngushtë të vendeve partnere, në operacionet e ruajtjes së paqes të udhëhe-qura prej NATO-s, në Ballkan dhe Afganistan. Mekanizmi i PARP-it është i modeluar sipas vetë sistemit të planifi kimit të forcës së NATO-s dhe u ofrohet partnerëve mbi një bazë jo të detyrueshme. Objektivat e planifi kimit, ose Qëllimet e Partneritetit, diskutohen me secilin vend pjesëmarrës dhe inspektimet e zgjeruara vlerësojne përparimin. Gjatë viteve, kërkesat e PARP-it janë bërë më komplekse, më kërkuese dhe më të lidhura me përmirësimet e kapacitetit për zhvillim që vetë aleatët kanë vendosur. PARP përdoret gjithashtu nga partnerët për të zhvilluar forcat e armatosura në mënyrë efektive dhe të përballueshme e të vazhdueshme dhe për të nxitur punën për një reformë më të gjerë të mbrojtjes. Ky mekanizëm ka luajtur, për shembull, një pjesë kryesore në reformat e përgjithshme të mbrojtjes së Ukrainës (shih fq. 25).

    Një numër iniciativash të Partneritetit ndihmon partnerët të administrojnë rezultatet e reformës së mbrojtjes, më e njohura është politika e PfP Fondi i Besimit (shih tabelën në fq. 28), e cila ofron mbështetje praktike për shkatërrimin me siguri të minave kundra këmbësorisë dhe armëve tepricë, ashtu si edhe për rikualifi kimin e personelit ushtarak dhe transformimin e bazave ushtarake.

  • 12 12

    Th ellimi i bashkëpunimitNë takimin e nivelit të lartë në Pragë në nëntorin e vitit 2002 u bënë hapa të tjerë për të intensifi kuar bashkëpunimin ndërmjet NATO-s dhe vendeve partnere. Një vlerësim i përgjithshëm i EAPC dhe i Partneritetit për Paqe rekomandon fuqizimin e dialogut politik me partnerët dhe shtimin e mëtej-shëm të pjesëmarrjes së tyre në planifi kimin, drejtimin dhe kontrollin e veprimtarive në të cilat ato marrin pjesë.

    Një mekanizëm i ri i përbashkët, Plani i Veprimit të Partneritetit, u paraqit në Pragë. Plani i Veprimit të Partneritetit kundra Terrorizmit ishte i pari që u zhvillua (shih fq.15). Një iniciativë tjetër e re ishte Plani Individual i Veprimit për Partneritetin (IPAP), i cili, në vend që t’i zgjedhë nga një listë veprimta-rish, lejon Aleancën që t’ia përshtasë asistencën e saj vendeve partnere të interesuara, të cilat kanë kërkuar mbështetje më të strukturuar për reformat kombëtare, veçanërisht në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë, sipas nevojave dhe rrethanave të tyre të veçanta (shih tabelën).

    Duke u bazuar në progresin e bërë në Pragë, hapa të tjerë u bënë në takimin e nivelit të lartë në Stamboll në qershor të vitit 2004, për të forcuar Partneritetin Euro-Atlantik dhe për ta përshtatur më tej atë që të përballohen çështjet tematike kryesore

    dhe për ta drejtuar ndaj nevojave dhe aftësive individuale të partnerëve. Një Plan Veprimi i Partneritetit për Ngritjen e Institucioneve të Mbrojtjes fi lloi për të inkurajuar dhe për të mbështetur partnerët për ndërtimin e institucioneve të mbrojtjes efektive dhe të përgjegjëshme nga pikëpamja demokratike (shih fq. 24).

    Mundësitë që partnerët të intensifi kojnë kontributet e tyre për operacionet e udhëhequra prej NATO-s, do të shtohen duke përfshirë vendet që kontribuoj-në me trupa, më herët në procesin e marrjes së vendimeve dhe duke u dhënë më shumë mundësi për këshillime politike. Përveç kësaj, Koncepti i Aftësive Operative do të përmirësohet dhe partne-rëve do t’u ofrohet mundësia e përfaqësimit në Komandën Aleate të Transformimit, e cila është përgjegjëse për nxitjen dhe mbikëqyrjen e transfor-mimit të vazhdueshëm të forcave dhe kapacitetit të Aleancës. Kjo do të ndihmojë për të nxitur më tej ndërveprueshmërinë ushtarake ndërmjet NATO-s e forcave të vendeve partnere dhe transformimin e mbrojtjeve në përputhje me rolet dhe aftësitë ope-rative në zhvillim të vetë NATO-s.

    > Një helikopter zviceran I

    KFOR-it fl uturon mbi Prishtinë,

    Kosovë: Nxitja e bashkëpunimit

    në operacionet paqeruajtëse

    drejtuar nga NATO është një

    fokus kyç i Partneritetit.

    © S

    WIS

    SIN

    T

  • 13 13

    Një vendim u mor gjithashtu për t’u përqendruar veçanërisht në angazhimin me vendet partnere në dy rajone strategjike të rëndësishme, të cilat janë Kaukazi (Armenia, Azerbaixhani dhe Gjeorgjia) dhe Azia Qendrore (Kazakistani, Republika Kirgize, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani). NATO-ja ka caktuar një përfaqë-sues të veçantë për të dy rajonet, si dhe dy ofi cerë për mbajtjen e kontakteve. Roli i tyre është të ndihmojnë dhe të japin këshilla për realizimin e

    aspekteve të rëndësishme të Planeve Individuale të Veprimit për Partneritetin, aty ku duhet, si dhe për Planin e Veprimit të Partneritetit, për Ngritjen e Institucioneve të Mbrojtjes dhe kundër Terrorizmit dhe bashkëpunimin e përqendruar në mekanizmin e PARP-it.

    Informacione të tjera:

    www.nato.int/issues/eapc/index.html

    www.nato.int/issues/pfp/index.html

    PLANET INDIVIDUALE TË VEPRIMIT PËR PARTNERITETIN

    Filluar në nëntor të vitit 2002 në takimin e nivelit të lartë në Pragë, Planet Individuale të Veprimit për Partneritetin (IPAPs) janë të hapura për vendet që kanë dëshirën dhe aftësinë politike për të thelluar marrëdhëniet e tyre me NATO-n. Plane të tilla, të zhvilluara mbi një bazë dyvjeçare, janë të projektuara për të bashkuar të gjithë mekanizmat e ndryshëm të bashkëpunimit nëpërmjet të cilëve një partner ndërvepron me Aleancën, duke përmirësuar fokusin e veprimtarive për të mbështetur më mirë përpjekjet për reformat e tyre kombëtare.

    Një IPAP duhet të përcaktojë qartë objektivat dhe përparësitë e bashkëpunimit të partnerit individual dhe të sigurojë që mekanizmat e ndryshëm në përdorim të përkojnë drejtpërdrejt me këto përparësi. NATO do të sigurojë këshilla të përqendruara dhe konkrete për vendin rreth objektivave të reformës. Dialogu i intensifi kuar politik, për çështjet e

    rëndësishme, do të jetë një pjesë integruese e një procesi IPAP. IPAP gjithashtu do ta bëjë më të lehtë bashkërendimin e asistencës dypalëshe të dhënë prej aleatëve dhe partnerëve individualë, si dhe koordinimin me forcat me institucionet e tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

    Objektivat e dhënë përfshihen në kategoritë e përgjithshme të çështjeve politike dhe të sigurisë; mbrojtjes, të sigurisë dhe çështjeve ushtarake; informacionit publik; shkencës dhe ambientit; planifi kimit të emergjencave civile dhe administrative, sigurisë protektive dhe çështjeve të burimeve.

    Në nëntor 2004, Gjeorgjia u bë vendi i parë që kishte një IPAP me NATO-n. IPAPs me Azerbaixhanin dhe Uzbekistanin janë aktualisht në zhvillim e sipër. Armenia ka shprehur gjithashtu interes për zhvillimin e një plani të tillë.

    > Partneriteti Euro-

    Atlantik u forcua më

    tej në takimin e nivelit

    të lartë në Stamboll të

    qershorit 2004.

  • 14

    Ashtu siç ndryshojnë kushtet e mjedisit të sigurisë, ashtu është duke ndryshuar Partneriteti Euro-Atlantik për të drejtuar një shumëllojshmëri çështjesh të sigurisë me një rëndësi kritike, si për aleatët ashtu edhe për partnerët. Shkëmbime të rregullta pikëpamjesh janë kryer mbi ecurinë e situatave të sigurisë në Ballkan dhe Afganistan, ku paqeruajtësit aleatë dhe partnerë janë të dislokuar së bashku. Janë marrë iniciativa për të nxitur dhe koordinuar bashkëpunimin praktik dhe shkëmbimin e përvojës në sfera kyçe, të tilla si lufta ndaj terrorizmit dhe trajtimi i çështjeve në lidhje me përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë dhe armëve të vogla e të lehta.

    Shumë sfi da të sigurisë trajtohen më mirë duke punuar krah për krah me vendet fqinje. EAPC dhe programi PfP gjithashtu sigurojnë një kuadër brenda të cilit duhet nxitur dhe mbështetur bashkëpunimi në çështjet kyçe ndërmjet vendeve partnere në nivelin rajonal dhe nën-rajonal, veçanërisht në Europën Juglindore, Kaukaz dhe Azinë Qendrore.

    Lufta ndaj terrorizmitLufta ndaj terrorizmit është tani një nga prioritetet më të rëndësishme të NATO-s. Sulmet e 11 shtatorit 2001, në Shtetet e Bashkuara bënë që për herë të parë NATO t’i referohet Nenit 5 (klauzolës së mbrojtjes kolektive në traktatin e themelimit të Aleancës). Në takimin e menjëhershëm vetëm një ditë më pas, NATO dhe ambasadorët e vendeve partnere i dënuan pa kushte sulmet, dhe u zotuan që të marrin përsipër me të gjitha forcat, luftën kundra plagës së terrorizmit.

    Dialogu i sigurisë dhe bashkëpunimit

    “Ne jemi të revoltuar prej këtyre akteve barbare dhe i dënojmë ato pa kushte. Këto akte ishin një sulm ndaj vlerave tona të përbashkëta. Ne nuk do të lejojmë që këto vlera të rrezikohen nga ata që ndoqën rrugën e dhunës. Ne zotohemi që të sigurojmë të gjitha forcat për të luftuar plagën e terrorizmit. Ne qëndrojmë të bashkuar në besimin tonë se idealet e partneritetit dhe bashkëpunimit do të triumfojnë.”

    (Raporti i EAPC, 12 shtator 2001)

  • 15

    Solidariteti i shprehur atë ditë prej anëtarëve të EAPC – duke fi lluar që nga Amerika e Veriut dhe Europa deri te Azia Qendrore – dhe bashkëpunimi që është shprehur që nga ajo kohë në fushatën kundra terrorizmit tregon se si iniciativat e Partneritetit të NATO-s kanë mbjellur farën e një kulture të vërtetë të sigurisë së Euro-Atlantikut.

    Vendosmërisë së përbashkët për të bashkuar forcat kundra kërcënimit terrorist iu dha shprehje konkrete në fi llimin të Planit të Veprimit të Partneritetit kundër Terrorizmit në takimin e nivelit të lartë të Pragës. Ky Plan Veprimi siguron një kuadër për bashkëpunim dhe shkëmbimin e ekspertizës në këtë fushë megjithë konsultimet politike dhe masat praktike. Ai është duke çuar në përmirësimin e shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunim në fusha si siguria e kufi jve, stërvitje dhe ushtrime në lidhje me terrorizmin dhe zhvillimin e aftësive për mbrojtje kundër sulmit terrorist ose për trajtimin e pasojave të një sulmi të tillë (shih fq. 32). Ai nxit gjithashtu punën për të garantuar sigurinë fi zike dhe eliminimin e sigurtë të municioneve të tepërta, të armëve të vogla dhe të lehta, si raketat e supit dhe granata-hedhësit.

    Trajtimi i përhapjes së armëve

    Armët e shkatërrimit në masë

    Sfi da kundër përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë (WMD) është një nga sfi dat kryesore për sigurinë e shekullit të 21të. Dialogu i NATO-s me partnerët luan një rol të veçantë në realizimin e qëllimeve të Aleancës për mospërhapjen. Siguria në vetvete dhe besimi janë kushte të nevojshme që përpjekjet për arritjen e mospërhapjes të kenë sukses dhe kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet sinqeritetit dhe transparencës.

    Nëpërmjet këshillimeve me partnerët, Aleanca kërkon të rrisë mirëkuptimin e përbashkët dhe shkëmbimin e informacionit, në lidhje me çështjet e përhapjes së armëve. Këshillime të tilla, që trajtojnë si përpjekjet politike, ashtu edhe ato të mbrojtjes dhe përfshijnë ministritë e jashtme e të mbrojtjes, japin kontributin e tyre të dobishëm për krijimin e besimit. Përveç kësaj, vendet e ndryshme partnere kanë një përvojë të madhe përsa i përket gadishmërisë për kontingjentet e WMD dhe kështu që mund të kontribuojnë së tepërmi dhe të forcojnë përpjekjet e përbashkëta në këtë fushë.

    Shumë seminare dhe kurse intensive kanë shqyrtuar çështjet e veçanta. Temat kanë përfshirë diskutime të gjera mbi “mësimet e marra nga Antraksi” që përcaktuan disa nga pikat kyçe të parashikimit që dolën nga përvoja e vjeshtës 2001 në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e tjera. Një temë tjetër ka qenë mbi problemet e lidhura me rreziqet industriale për mjedisin dhe sfi dat e tjera operativo-sanitare.

    > Përhapja e armëve të dëmtimit në masë përbën një

    sfi dë serioze ndaj sigurisë në shekullin e 21të.

  • 16

    Kurset intensive EAPC për rreziqet potenciale që kanë lidhje me armët biologjike dhe kimike u kanë lejuar partnerëve të shkëmbejnë informacione dhe të formojnë praktikat më të mira. Janë diskutuar kërkimet dhe zhvillimi i aftësive dhe pajisjeve të reja të projektuara për t’u mbrojtur nga agjentët WMD, duke lehtësuar mirëkuptimin e metodave më të mira për të shtuar gadishmërinë e përgjithshme.

    Ekspertët e çarmatosjes nga NATO dhe vendet partnere kanë pasur mundësinë të diskutojnë mbi aspektet politike dhe të shkëmbimit të informacionit mbi përhapjen e WMD. Këshillimet u përqendruan në disa nga drejtimet kryesore të përhapjes, duke përfshirë prezentime nga vende jo të EAPC (si Kina, Japonia, Izraeli, Koreja e Jugut) për perspektivat rajonale. Partnerët kanë shkëmbyer informacione për praktikat e kontrollit të eksportit dhe zbatimin e iniciativave të fundit të mospërhapjes, si Rezoluta 1540 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

    Anëtarët e Aleancës gjithashtu kanë informuar partnerët për veprimtaritë e NATO-s në zonat e veçanta të mbrojtjes kimike, biologjike, radiolo-gjike dhe bërthamore (CBRN), veçanërisht kriji-min dhe dislokimin e Batalionit të NATO-s për Mbrojtjen CBRN.

    Veprimi kundra minave dhe armëve të vogla

    Rreziqet që vijnë nga përhapja e armëve të luftës pa dallime e me çmim të ulët, janë bërë vatër e shqetësimit ndërkombëtar në rritje. Armët e vogla, që blihen dhe përdoren me lehtësi, ndihmojnë në ndezjen dhe zgjatjen e konfl ikteve të armatosura. Gjithnjë e më shpesh ata që gjenden në shënjestër dhe viktima të dhunës në rritje janë civilët. Sipas Kombeve të Bashkuara dhe burimeve të tjera nga katër milion vdekjet që kanë lidhje me luftrat gjatë vitit 1999, 90 përqind ishin civilë dhe 80 përqind e tyre ishin gra dhe fëmijë. Është vlerësuar se ka rreth një gjysëm miliardi armë të vogla dhe të lehta në botë – një për çdo 12 persona. Ato janë të përfshira në mbi 1,000 vdekje çdo ditë. Në rastin e minave kundra këmbësorisë, vlerësimet japin një numër të përgjithshëm prej 100 milion të fshehura në tokë në të gjithë botën. Mesatarisht, një minë tokësore shpërthen çdo 22 minuta, duke vrarë ose duke gjymtuar rreth 26,000 persona çdo vit.

    Iniciativat shumëpalëshe kanë fi lluar në nivele globale, rajonale dhe lokale, për t’u përballur me përhapjen e armëve të vogla dhe për të trajtuar nevojën për një veprim humanitar kundra minave. NATO dhe vendet partnere, kërkojnë të shtojnë këto përpjekje duke bërë që eksperienca e Partneritetit politiko-ushtarak t’u bëjë ballë këtyre sfi dave në zonën e Euro-Atlantikut.

    > Përhapja e armëve

    të vogla po vihet në

    qendër të preokupimit

    ndërkombëtar në rritje.

  • 17

    EAPC ka ngritur një Grup Pune Ad Hoc për Armët e Vogla, dhe të Lehta dhe Veprimin për Minat për të krijuar një forum për shkëmbimin e informacionit, se si duhet kontrolluar më mirë transferimi i armëve të tilla, për shembull: nëpërmjet kontrolleve të eksportit kombëtar dhe mekanizmave të zbatimit të rregullave. Programi PfP gjithashtu, kërkon të nxisë instruktimin për administrimin e rezervave dhe magazinimin e sigurtë, eliminimin dhe shkatërrimin e stoqeve të tepërta, si dhe mbledhjen e armatimit dhe shkatërrimin gjatë operacioneve të ruajtjes së paqes. Përveç kësaj, asistencë e përshtatshme po u jepet vendeve individuale sipas kërkesës.

    Çështja e minave të tokës po trajtohet në të njëjtin grup pune ashtu si edhe nëpërmjet programit PfP. Seminare dhe kurse intensive janë përqendruar në aspektet e veçanta të problemit. Përveç kësaj, megjithëse Shërbimet e Veprimit të Kombeve të Bashkuara për Minat që kanë përgjegjësinë kryesore për çminimin humanitar në terren, NATO dhe trupat partnere të dislokuar për operacionet e ruajtjes së paqes në Ballkan dhe Afganistan kanë asistuar rregullisht organizatat civile në përpjekjet humanitare për çminim. Në Ballkan, 26 milion metra katrorë janë çliruar nga minat, dhe në Afganistan forcat ISAF janë duke asistuar për pastrimin e minave të tokës në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit dhe në vendet e tjera, në të gjithë zonën e tyre të operacioneve.

    Një mekanizëm i Fondit të Besimit të PfP (shihfq. 28) u krijua në vitin 2000, për të kanalizuar fondet nga shtetet dhuruese, për të mbështetur shkatërrimin e minave tokësore kundër këmbë-sorisë. Më shumë se dy milion mina tokësore kundër këmbësorisë u shkatërruan deri në dhje-tor 2004 dhe më shumë projekte janë parashi-kuar në të ardhmen. Sfera e politikës së Fondit të Besimit ka kohë që është zgjeruar duke për- fshirë shkatërrimin e municioneve të mbetura, armëve të vogla dhe të lehta.

    > NATO dhe paqeruajtësit Partnerë shpesh

    mbështesin përpjekjet humanitare për çminimin.

    © S

    HA

    PE

  • 18

    Belgjika (1)

    Bullgaria (2)

    Kanadaja (3)

    Republika Çeke (4)

    Danimarka (5)

    Estonia (6)

    Franca (7)

    Gjermania (8)

    Greqia (9)

    Hungaria (10)

    Islanda (11)

    Italia (12)

    Letonia (13)

    Lituania (14)

    Luksemburgu (15)

    Hollanda (16)

    Norvegjia (17)

    Polonia (18)

    Portugalia (19)

    Rumania (20)

    Sllovakia (21)

    Sllovenia (22)

    Spanja (23)

    Turqia (24)

    Britania e Madhe (25)

    Shtetet e Bashkuara (26)

    VENDET E NATOS

    116

    7

    2319

    2535

    11

    8

    15

    40

    17

    41

    12

    26

    3

    5

  • 19

    Shqipëria (27)

    Armenia (28)

    Austria (29)

    Azerbaixhani (30)

    Bjellorusia (31)

    Kroacia (32)

    Finlanda (33)

    Gjeorgjia (34)

    Irlanda (35)

    Kazakistani (36)

    Republika Kirgize (37)

    Moldavia (38)

    Rusia (39)

    Suedia (40)

    Svicra (41)

    Taxhikistani (42)

    Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë * (43)

    Turkmenistani (44)

    Ukraina (45)

    Uzbekistani (46)

    VENDET PARTNERE

    * Turqia e njeh Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues

    4

    18

    14

    13

    6

    3339

    36

    37

    42

    46

    44

    34

    302824

    2

    9

    4327

    201021

    2229

    32

    38

    45

    31

  • 20 20

    Vendet partnere kanë luajtur një rol kritik në operacionet e udhëhequra prej NATO-s për mbështetjen e paqes në Ballkan dhe tani janë duke dhënë gjithashtu një kontribut thelbësor për misionin e NATO-s në Afganistan. Pjesëmarrja e vendeve partnere në këto operaci-one intensifi kon sigurinë në zonën Euro-Atlantike dhe më gjerë. . Ajo u jep mundësi forcave të partnerëve që të fi tojnë përvojë praktike duke punuar së bashku me forcat aleate për të ndihmu-ar rivendosjen e stabilitetit në zonat e krizës. Ajo ndihmon gjithashtu lehtësimin e ngarkesës së shumëfi shimit të misioneve të anëtarëve të Aleancës. Përveç kësaj, pjesëmarrja e partnerëve në një operacion të udhëhequr prej NATO-s vë në dukje një mirëkuptim ndërkombëtar për të ndihmuar administrimin e krizave dhe parandalon përhapjen e pasigurisë.

    Ushtarë nga një numër i madh vendesh partnere janë mësuar të veprojnë krah për krah me homologët e NATO-s, duke mësuar se si Aleanca vepron në rrethana komplekse dhe të vështira. Kjo gjë, më shumë se çdo faktor tjetër i veçantë, ka qenë kritike për përmirësimin e marrëdhënieve dhe ndërtimin e besimit dhe të mirëkuptimit ndërmjet forcave ushtarake, të cilat deri në fund të Luftës së Ftohtë, formuan aleanca armike, duke qëndruar përballë njëri-tjetrit përmes një kontinenti të ndarë. Sot, NATO dhe vendet partnere, janë duke punuar së bashku në terren për të përballuar sfi dat e shekullit të 21të.

    Misioni në Afganistan

    NATO është duke udhëhequr Forcën Ndërko-mbëtare të Asistencës për Sigurinë (ISAF) në Afganistan që nga gushti 2003. Misioni i kësaj force me mandat të OKB-së është që t’i japë asistencë autoriteteve afgane në përpjekjet për të vendosur paqe dhe stabilitet në këtë vend, i cili është duke e marrë veten nga dy dekadat e luftës civile dhe për të parandaluar që të përdoret përsëri si bazë për terroristët.

    Mandati fi llestar i kufi zoi operacionet e ISAF në Kabul dhe në zonat përreth, por që nga ajo kohë u zgjerua përtej kryeqytetit, me një mandat të ri të OKB-së. Prania e ISAF është zgjeruar gradualisht në veri të vendit nga krijimi i Skuadrave për Rindërtimin Provincial (PRTs) – skuadra të përbëra nga personeli civil dhe ushtarak të cilët punojnë në provincat për të zgjeruar autoritetin e qeverisë qendrore dhe për të lehtësuar zhvillimin dhe rindërtimin. Përgatitjet për t’u zgjeruar më tej në rajonet në perëndim të Kabulit fi lluan në vjeshtën 2004. Përveç kësaj, trupa shtesë u dislokuan për tetë javë, për të mbështetur procesin elektoral gjatë fushatës dhe gjatë zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan në tetor 2004.

    Operacione për mbështetjen e paqes

    > Vendet partnere po japin një kontribut

    themelor në Forcën Ndërkombëtare të

    Sigurisë në Afganistan. © Forc

    at

    e M

    bro

    jtjes

    Fin

    landeze

  • 21 21

    Në shtator 2004, dhjetë vende partnere merrnin pjesë në ISAF, disa me forca të vlefshme të specializuara, si polici ushtarake dhe skuadra për çminim. Përveç kësaj, vendet partnere në Azinë Qendrore kanë qenë aktivë për të siguruar mbështetjen logjistike të forcave të ISAF-it, meqenëse furnizimet duhet të përshkojnë disa vende partnere, përpara se të arrijnë në Afganistan. Marrëdhëniet e zhvilluara nëpërmjet Partneritetit për Paqe, kanë vendosur bazat për aleatët, për të përpiluar marrëveshje dypalëshe për tranzitin e materialeve përmes këtyre shteteve, dhe mbështetjen e forcave dhe të furnizimeve në territoret e tyre. Për shembull, Gjermania dhe Uzbekistani kanë përfunduar një marrëveshje zyrtare për përdorimin e fushës së aviacionit ushtarak në Termez, afër kufi rit me Afganistanin, për të ndihmuar në sigurimin e një ure ajore për në Kabul dhe në pjesët veriore të Afganistanit; një marrëveshje ndërmjet Hollandës dhe Republikës Kirgize lejon avionat luftarakë hollandez F-16 të operojnë nga aeroporti në Bishkek; Franca ka një marrëveshje të ngjashme me Taxhikistanin, duke lejuar atë të vëjë në veprim një qendër logjistike në Dushanbe. Meqenëse Afganistani ka një përbërje etnike të ndryshme, disa partnerë të Azisë Qendrore kanë gjithashtu ndikim mbi pjesëmarrësit e rëndësishëm lokal, të cilët mund t’i shfrytëzojnë për të mbështetur objektivat e ISAF-it.

    Lloji i asistencës që jepet nga Partnerët ndaj ISAF-it, një operacion larg nga perimetri tradicional i NATO-s, është një nga arsyet për të cilën Partneriteti është aq shumë i rëndësishëm për Aleancën.

    Operacionet në Ballkan

    Që nga vendosja fi llestare e misionit të parë të Aleancës për ruajtjen e paqes në Bosnjë-Hercegovinë, vendet partnere kanë qenë një pjesë integruese e operacioneve, të udhëhe-qura prej NATO-s për mbështetjen e paqes në Ballkan. Gjatë viteve, rreth 10 përqind e trupave pjesëmarrës në operacionin e udhëhequr prej NATO-s për mbështetjen e paqes në Bosnjë-Hercegovinë dhe 18 përqind e trupave për ruaj-tjen e paqes që përbëjnë Forcën e Kosovës (KFOR), kanë qenë kontribut i vendeve partnere dhe i vendeve të tjera që nuk bëjnë pjesë në NATO.

    Bosnjë-Hercegovina

    Trupa nga 14 vende partnere ishin pjesë e Forcës së Zbatimit (IFOR) që u vendos në Bosnjë-Hercegovinë, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit me 14 dhjetor 1995. Me një mandat të Kombeve të Bashkuara për të realizuar aspektet ushtarake të marrëveshjes së paqes, misioni i IFOR-it ishte që të siguronte përfundimin e armiqësive; për të ndarë forcat e armatosura të njësive të sapo-krijuara të vendit të shkatërruar (Federata e Bosnjë-Hercegovinës dhe Republika Serbe); dhe për të transferuar territor ndërmjet dy territoreve.

    IFOR u zëvendësua nga Forza e Stabilizimit (SFOR) më e vogël, në dhjetor 1996. Jo vetëm për të dekurajuar një rifi llim të konfl iktit por dhe për të nxitur një klimë në të cilën procesi i paqes mund të shkojë përpara, misioni i SFOR-it u zgjerua duke marrë përsipër mbështetjen për agjencitë civile të përfshira në përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme në vend. Trupat për ruajtjen e paqes ndihmuan refugjatët

    > Një paqeruajtës suedez i SFOR-it dhe qeni i tij

    kontrollojnë terrenin për mina.

    © S

    FO

    R

  • 22 22

    dhe personat e zhvendosur për t’u kthyer në shtëpitë e tyre dhe kontribuan për të reformuar forcat ushtarake të Bosnjës. Meqenëse situata e sigurisë u përmirësua gradualisht, numri i paqeruajtësve në vend u zvogëlua në mënyrë progresive nga 60,000 trupa që ishin të dislokuar në fi llim, në afërsisht 7,000 në vitin 2004.

    Operacioni i udhëhequr prej NATO-s në Bosnjë-Hercegovinë përfundoi në dhjetor të vitit 2004, kur përgjegjësitë për ruajtjen e sigurisë iu dorëzuan një misioni vazhdues, të udhëhequr nga Bashkimi Europian. Realizimi me sukses i misionit të SFOR-it është dëshmi e mençurisë së treguar në gjetjen e një perspektive të qartë e afatgjatë për ruajtjen e paqes dhe të rindërtimit. Ai është gjithashtu një përligjje e durimit dhe këmbënguljes që aleatët dhe vendet partnere kanë treguar në të gjithë rajonin e Ballkanit në dekadën e kaluar, dhe që ata vazhdojnë të tregojnë në lidhje me Kosovën.

    Përfundimi i SFOR-it nuk ka nënkuptuar fundin e angazhimit të NATO-s në Bosnjë-Hercegovinë. NATO-ja ka mbajtur selinë qendrore ushtarake të saj në vend, e cila po përqendrohet në ndihmën ndaj autoriteteve të Bosnjës me reformën e mbrojtjes dhe duke përgatitur vendin për anëtarësinë në Partneritetin për Paqe. Ajo po punon gjithashtu kundër terrorizmit, duke kapur personat e dyshuar për krime lufte dhe për mbledhjen e informacionit.

    Kosova

    Një forcë e udhëhequr prej NATO-s për ruajtjen e paqes e vendosur në provincën serbe të Kosovës, pas një fushate ajrore 78 ditore të aleatëve kundër shënjestrave në Republikën Federale të Jugosllavisë e detyroi regjimin e Milosheviçit që të pranojë kërkesat e komunitetit ndërkombëtar për të tërhequr forcat serbe nga Kosova, t’i japë fund shtypjes së egër ndaj etnisë shqiptare dhe të lejojë kthimin e refugjatëve.

    Përfundimi i një Marrëveshje Teknike Ushtarake ndërmjet NATO-s dhe komandantëve jugosllavë lejoi Forcën e Kosovës (KFOR) që të vendoset në provincë, në qershor të vitit 1999, nën manda-tin e OKB-së. Misioni i saj është që të dekurajojë agresionet e reja, të krijojë një ambient të sigurtë dhe të mbështesë përpjekjen humanitare ndërko-mbëtare dhe punën e Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë.

    Me një forcë të plotë, dislokimi fi llestar i KFOR-it numëronte rreth 43,000 trupa. Pakësimet progre-sive të trupave e kanë zvogëluar këtë shifër në më tepër se gjysmën e saj. Në tetor 2004, u krijua një forcë e konsiderueshme prej 18,000 trupash krye-sisht nga shtetet anëtare të NATO-s, nëntë vende partnere dhe dy vende të tjera jo të NATO-s, konkretisht Argjentina dhe Maroku.

    Në bashkëpunim të ngushtë me UNMIK-un, KFOR-i është duke ndihmuar për të ndërtuar një mjedis të sigurtë në Kosovë, në të cilin zhvillimi i demokracisë mund të përparojë me ndihmën ndërkombëtare. Rindërtimi civil është në zhvillim dhe në njëfarë mase, siguria dhe jeta normale janë rivendosur në provincë. Sidoqoftë, ashtu siç tregoi shpërthimi i dhunës ndëretnike në mars të vitit 2004, mbeten sfi da të mëdha dhe ekziston një nevojë e vazhdueshme për një prani të fortë ushtarake në Kosovë.

    Duke punuar së bashku

    Një prej synimeve kryesore të Partneritetit për Paqe është që të zhvillojë forcat e vendeve partnere në mënyrë që ato të jenë të afta për të punuar së bashku me forcat e NATO-s në veprimtaritë e ruajtjes së paqes (shih gjithashtu fq. 10-11). Programet dypalëshe dhe manovrat ushtarake ndihmojnë vendet partnere për të zhvilluar forcat, me kapacitetin për të marrë pjesë në veprimtaritë e ruajtjes së paqes, krah për krah me forcat e NATO-s. Mësimi i të njëjtës gjuhë, anglishtes, dhe zhvillimi i ndërveprueshmërisë janë të një rëndësie të madhe. Gjithnjë e më tepër, forcat e tyre ushtarake janë duke ia përshtatur Aleancës normat operative për të ndihmuar sigurimin e efektshmërisë në terren dhe janë duke adoptuar procedurat dhe sistemet e pajtueshme me ato që përdoren nga NATO. Koncepti i Aftësive Operative luan një rol më të madh në këtë drejtim. Një Njësi e Koordinimit të Aftësive, e themeluar në SHAPE më 1994, mbështet komandat strategjike të NATO-s në koordinimin e stërvitjes dhe të manovrave të PfP.

  • 23 23 23

    Pjesëmarrja e partnerëve dhe e vendeve të tjera jo të NATO-s në operacionet e udhëhequra prej NATO-s për mbështetjen e paqes udhëhiqet nga Struktura Politiko-Ushtarake. Kjo bëhet e mundur nga Qendra e Koordinimit Ndërkombëtar e themeluar në SHAPE në tetor 1995 për të dhënë informacione dhe mjedise planifi kimi për të gjitha vendet jo të NATO-s që kanë kontribuar në trupa. Pjesëmarrja individuale nga shtetet e ndryshme i nënshtrohet një marrëveshjeje fi nanciare dhe teknike, e cila është përpunuar ndërmjet secilit vend që kontribuon me trupa dhe NATO-s, pasi kontributet e propozuara për këto operacione janë vlerësuar. Çdo vend partner merr përsipër përgjegjësinë për vendosjen e kontingjentit të tij dhe për të dhënë mbështetjen e nevojshme që të bëjë të mundur funksionimin me efektshmëri të tyre. Në disa raste, mbështetja është bërë gjithashtu e mundshme mbi një bazë dypalëshe nga një vend anëtar i NATO-s.

    Edhe pse shumica e vendeve jo-anëtare të NATO-s që kontribuojnë me trupa për operacionet e udhëhequra prej NATO-s të ruajtjes së paqes i përkasin programit PfP dhe vijnë nga Europa, shumë kontribues me trupa janë nga kontinentet e

    tjera dhe disa prej tyre nuk kanë marrëveshje zyrtare me Aleancën. Nga Amerika Jugore, Argjentina ka kontribuar paqeruajtës për të dy, SFOR-in dhe KFOR-in, gjithashtu edhe Kili ka kontribuar për SFOR-in. Ndërmjet vendeve pjesëmarrëse në Dialogun Mesdhetar të NATO-s, Jordania dhe Maroku kanë kontribuar me paqe-ruajtës në SFOR dhe KFOR, dhe paqeruajtësit egjyptianë kanë shërbyer në forcat e udhëhequ-ra prej NATO-s në Bosnjë-Hercegovinë. Një vend tjetër arab, Emiratet e Bashkuara Arabe, ka kontribuar gjithashtu me një kontingjent të madh në KFOR. Nga Azia Juglindore, Malajzia ka kontri-buar për të dy, IFOR-in dhe SFOR-in. Si pjesë e programeve të shkëmbimit me Anglinë (Mbretërinë e Bashkuar), ushtarët australianë dhe të Zelandës së Re u ngarkuan nga vendet e tyre për të shërbyer si paqeruajtës në Ballkan. Një skuadër e vogël nga Zelanda e Re është duke shërbyer gjithashtu si pjesë e ISAF-it.

    Paqeruajtësit rusë

    Për më shumë se shtatë vjet, deri në tërheqjen e

    tyre nga SFOR-i dhe KFOR-i në verën e vitit 2003,

    Rusia ofroi kontingjentin më të madh nga vendet

    jo-anëtare të NATO-s për forcat paqeruajtëse në

    Ballkan, ku ushtarët rusë punuan krah për krah me

    aleatët dhe me palët e tjera partnere për të

    mbështetur përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar,

    për të ndërtuar një siguri të qëndrueshme dhe

    stabilitet në rajon.

    Paqeruajtësit rusë në fi llim u dislokuan në Bosnjë-Hercegovinë në janar të vitit 1996, ku ishin pjesë e një

    brigade shumëkombëshe në sektorin verior, duke kryer patrulla të përditshme dhe kontrolle sigurie dhe duke

    ndihmuar në rindërtimin dhe misionet humanitare. Pasi luajtën një rol jetësor diplomatik, duke siguruar fundin

    e konfl iktit të Kosovës pavarësisht nga divergjencat rreth fushatës ajrore të NATO-s në vitin 1999, trupat ruse

    u dislokuan në Kosovë në qershor të vitit 1999, ku ato punuan si pjesë e brigadave shumëkombëshe në

    lindje, veri dhe në jug të provincës, gjithashtu duke ndihmuar në funksionimin e fushës së aviacionit të

    Prishtinës dhe duke siguruar pajisje mjekësore dhe shërbime.

  • 24

    Me fundin e Luftës së Ftohtë, u zhduk rreziku i një konfl ikti Lindje-Perëndim. Grumbullimi i armëve dhe rezervat e shumta të armatimeve dhe municio-neve nuk ishin më të nevojshme. Njerëzit prisnin me padurim të shihnin një divident paqe si rrjedhim i zvogëlimit të shpenzimeve për mbrojtjen. Sidoqoftë, realizimi i reformave të mbrojtjes nuk është as pa shpenzime dhe as i lehtë. Për më tepër, NATO dhe vendet partnere ishin duke përballuar menjëherë sfi dat e reja të sigurisë dhe duhej të përshtatnin forcat e tyre të armato-sura ndaj ambientit të ndryshuar të sigurisë, gjë që do kishte në mënyrë të pashmangshme pa-soja ekonomike.

    Vendet anëtare të NATO-s kanë zvogëluar dalëngadalë nivelet e personelit ushtarak, mjetet dhe bazat, duke i transformuar forcat e tyre në mënyrë që ato të jenë më të afta për të përballuar nevojat e sotme të mbrojtjes. Shumë vende partnere janë duke fi lluar tani këtë proces të gjatë dhe të vështirë, shpesh herë me burime të pakta dhe me njohuri të kufi zuara. Ato përballojnë misionin e vështirë të riorganizimit dhe rikualifi kimit të forcave ushtarake, të cilat ishin pjesë e një ambienti tepër të militarizuar dhe nuk janë më të përballueshme apo të përshtatshme në një kontekst ndryshimesh demokratike. Në transformimin e forcave të tyre të armatosura, një rëndësi të veçantë merr gjithashtu zhvillimi i kapacitetit, i cili do t’i aftësojë ato për të dhënë kontribute konkrete në administrimin e krizave dhe operacionet paqeruajtëse në hapësirën Euro-Atlantike. Një aspekt tjetër i rëndësishëm i reformës së mbrojtjes është që të sigurojë se pasojat e saj të jenë të administruara ashtu siç duhet.

    Një nga kontributet më të rëndësishme të Partneritetit për Paqe ka qënë Procesi i Planifi kimit dhe i Kontrollit të PfP-së (PARP, shih fq. 11) me mekanizmat e tij të përcaktimit të qëllimeve dhe të vlerësimit, të plotësuar nga programet e zhvilluara në mënyrë reciproke ndërmjet NATO-s dhe vendeve partnere individuale, të cilat u japin mundësi vendeve të NATO-s dhe partnerëve të Europës Perëndimore që të shkëmbejnë përvojën dhe të japin asistencë për të përballuar konceptin e përgjithshëm dhe problemet praktike të reformës së mbrojtjes.

    Nxitja e reformës së përgjithshme të mbrojtjesNdërtimi i institucioneve efektive

    Institucionet shtetërore efektive dhe të efektshme nën kontrollin civil dhe demokratik janë themelore për stabilitetin në hapësirën Euro-Atlantike dhe thelbësore për bashkëpunimin për sigurinë ndërkombëtare. Duke e ditur këtë, në takimin e nivelit të lartë të Stambollit, në qershor 2004, fi lloi një Plan Veprimi i Partneritetit për Ngritjen e Institucioneve të Mbrojtjes, i aprovuar nga kryetarët e shtetit dhe të qeverive të vendeve të EAPC-së.

    Ky mekanizëm i ri ka si qëllim të përforcojë përpjekjet e bëra nga vendet partnere për të fi lluar dhe çuar përpara reformën dhe riorganizimin e institucioneve të mbrojtjes, për të plotësuar nevojat kombëtare ashtu si edhe detyrat ndërkombëtare. Ai përcakton objektiva të përbashkëta për punën e Partneritetit në këtë fushë, inkurajon shkëmbimin e përvojës së rëndësishme, ndihmon në përshtatjen dhe përqendrimin e programeve të mbrojtjes dypalëshe dhe asistencës për sigurinë.

    Objektivat e Planit të Veprimit përfshijnë: marrëveshje të efektshme dhe transparente për kontrollin demokratik të veprimtarive të mbrojtjes, pjesëmarrjen civile në zhvillimin e mbrojtjes dhe të politikës së sigurisë; legjislacion të efektshëm dhe mbikëqyrje gjyqësore të sektorit të mbrojtjes; vlerësim më të mirë të rreziqeve të sigurisë dhe kërkesave të mbrojtjes kombëtare, mbështetur kjo nga ana tjetër me zhvillimin dhe ruajtjen e kapaciteteve të përballueshme dhe të ndërvepru-eshme; një administrim sa më optimal të mini-strive të mbrojtjes dhe agjencive të tjera që kanë struktura të lidhura me forcat; respektimin e normave ndërkombëtare dhe praktikave në sektorin e mbrojtjes, duke përfshirë kontrollet e eksportit; procedura të efektshme dhe transpa-rente, planifi kimin dhe shkëmbimin e burimeve fi nanciare në zonat e mbrojtjes; administrimin e efektshëm të shpenzimeve të mbrojtjes ashtu si edhe të pasojave shoqërore-ekonomike të riorganizimit të mbrojtjes; struktura të efekt-shme dhe transparente të personelit dhe të njohurive në forcat e mbrojtjes dhe bashkëpunim të efektshëm ndërkombëtar dhe marrëdhënie miqësore në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë.

    Reforma e mbrojtjes

  • 25

    Zbatimi i Planit të veprimit do të përdorë në maksimum instrumentat dhe mekanizmat e EAPC-së dhe të PfP-së. Mekanizmi i PARP-it do të shërbejë si një instrument kyç për zbatimin e objektivave të Planit të Veprimit dhe ai do të përshtatet për të kryer këtë rol. Zbatimi i efektshëm kërkon mirëkuptim për zhvillimin e përbashkët të standarteve dhe të koncepteve në lidhje me mbrojtjen, administrimin e mbrojtjes dhe reformën e mbrojtjes. Arritja e këtij “koncepti” të ndërveprueshmërisë kërkon një investim më të madh në edukimin dhe intensifi kimin e forcave, për të shkëmbyer njohuritë e rëndësishme dhe eksperiencën ndërmjet aleatëve dhe partnerëve.

    Rast studimi: Ukraina

    Programi i bashkëpunimit që NATO ka zhvilluar me Ukrainën, në zonën e reformave të mbrojtjes, është më i zgjeruar se me çdo vend tjetër partner. Ai tregon gamën e gjerë të veprimtarive të bashkëpunimit të disponueshme, për vendet partnere në këtë zonë.

    Kur Ukraina shpalli pavarësinë në vitin 1991, ajo trashëgoi pjesë të strukturës ushtarake dhe forcave ushtarake të ish-Bashkimit Sovjetik. Ukraina ka kërkuar mbështetjen e NATO-s për të ndihmuar transformimin e trashëgimisë së Luftës së saj të Ftohtë në një forcë më të vogël, moderne dhe më efi kase, të aftë për të plotësuar nevojat e reja të vendit për siguri, ashtu si edhe mbështetjen e rolit të zgjedhur nga Ukraina si kontribues aktiv për stabilitetin dhe sigurinë Europiane. Përparësitë për NATO-n në këtë përpjekje janë të fuqizojë kontrollin demokratik dhe civil të forcave të armatosura të Ukrainës dhe të përmirësojë ndëroperueshmërinë e tyre me forcat e NATO-s.

    Pasi u bashkua në Partneritetin për Paqe më 1994, kontaktet në rritje dhe bashkëpunimi me NATO-n e lejoi Ukrainën të marrë mjaft këshillime dhe asistencë praktike. Bashkëpunimi u intensifi kua me nënshkrimin e Kartës për një Marrëdhënie të Veçantë ndërmjet NATO-s e Ukrainës më 1997. Një vit më vonë, një Grup i Punës së Përbashkët për Reformën e Mbrojtjes, u themelua për të lehtësuar këshillimet dhe bashkëpunimin praktik për mbrojtjen dhe çështjet e reformës së sektorit të sigurisë. Dhe në prill të vitit 1999, në Kiev u vendos një Zyrë e Ndërlidhjes me NATO-n, për të mbështetur këto përpjekje të reformës së mbrojtjes.

    Pjesëmarrja në Partneritetin për Paqe shkoi në dobi të përpjekjeve për reforma në Ukrainë dhe të motivimit së saj për të përmirësuar ndërve-prueshmërinë. Mekanizmi i PARP-it është ve-çanërisht i rëndësishëm në atë se ka ndihmuar në identifi kimin e kërkesave kyçe për qëllimet e planifi kimit të mbrojtjes. Një element vendimtar ka qenë asistenca teknike dhe këshillat e dhëna për kryerjen e një analize të mbrojtjes, e cila ka ndihmuar Ukrainën të krijojë një plan për reformën e mbrojtjes. Një analizë e tillë e mbrojtjes është një proces kompleks, objektiv dhe analitik, i cili ndih-mon në përcaktimin e kërkesave të mbrojtjes së një vendi të bazuara në politikën e tij kombëtare të sigurisë; kërkon të balancojë këto kërkesa përkundrejt burimeve të mundshme; dhe del me propozime për forcat dhe kapacitetet, për t’i dhënë vlerë më të rëndësishme parave të taksapaguesit. Rezultati i një analize jep strukturën e konceptimit për reforma të mëtejshme të cilat, si përkufi zim, do të kërkojnë një përpjekje të vazhdueshme për një periudhë më të gjatë.

    > Kryetari i Komitetit

    Ushtarak të NATO-s

    (qendër) viziton

    Ukrainën në shkurt

    2004, për të parë

    përparimin në

    bashkëpunimin mes

    ushtarakëve dhe

    reformën e mbrojtjes.

  • 26

    Aspekte të tjera kyçe të bashkëpunimit përfshijnë ndihmën ndaj Ukrainës për të zhvilluar një koncept të ri të sigurisë dhe doktrinës ushtarake, buxhetin dhe planifi kimin më të efektshëm dhe transparent të mbrojtjes, si dhe forcimin e marrëdhënieve civilo-ushtarake, duke përfshirë rritjen e rolit të civilëve në strukturat e mbrojtjes së Ukrainës. Rindërtimi i Ukrainës dhe transformimi i forcave janë mbështetur gjithashtu nëpërmjet këshillimit të përgatitur për pakësimin ushtarak, transformimin dhe profesionalizimin e forcave të armatosura, si dhe në stabilizimin e forcave të ndërhyrjes së shpejtë. Veprimtaritë nuk janë të kufi zuara vetëm tek forcat e armatosura ose ministria e mbrojtjes, por gjithashtu përfshijnë mbështetje për rojet kufi tare të Ukrainës dhe trupat që kanë të bëjnë me ministrinë e brendshme.

    Stërvitja dhe edukimi janë elementët kyç të procesit të transformimit të mbrojtjes. Ofi cerë të lartë ukrainas marrin pjesë rregullisht në kurse të hapura për vendet partnere në Kolegjin e Mbrojtjes të NATO-s në Romë, Itali dhe Shkollën e NATO-s në Oberamergau, Gjermani. Personeli ushtarak gjithashtu fi ton përvojë gjatë punës me forcat nga vendet e NATO-s dhe partnerët e tjerë, nëpërmjet një game të gjerë veprimtarish dhe stërvitjesh ushtarake.

    Për të ndihmuar Ukrainën që të administrojë pasojat e reformës së mbrojtjes, NATO ka fi nancuar dhe realizuar kurse gjuhe dhe për administrim, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Ukrainës për Koordinimin, e cila ka detyrën e adaptimit shoqëror të nëpunësve ushtarakë që kanë pësuar shkurtim nga puna. Përveç kësaj, nëpërmjet mekanizmit të Fondit të Besimit të PfP, po kanalizohet asistencë nga aleatët individualë për çmilitarizimin e projekteve (shih fq. 28).

    Administrimi i pasojave të reformës së mbrojtjes

    Në nisjen e reformave të mbrojtjes, është thelbësore që prej fi llimit të bëhen hapa të matur për të administruar pasojat dhe për të pakësuar efektet anësore negative. Personeli ushtarak që ka humbur punën ka nevojë të ndihmohet për t’u integruar në jetën civile. Mbyllja e bazave ushtarake mund të ndikojë keqas në komunitetet

    dhe ekonomitë lokale, pra ka nevojë për plane për rizhvillimin e rajoneve. Rezervat e armatimeve dhe municioneve të tepërta ose të vjetëruara, krijojnë rreziqe serioze për sigurinë dhe burime rreziku për ambientin dhe duhet të eliminohen me kujdes.

    NATO ka nisur një numër iniciativash për t’u dhënë këshilla dhe njohuri vendeve partnere në këto zona. Ndërsa mund të japë vetëm fonde të kufi zuara për projekte dhe programe, ajo kërkon të ndihmojë me sigurimin e fondeve shtesë, duke punuar dhe shkëmbyer informacione me institucionet e tjera ndërkombëtare dhe organizatat jo-qeveritare, si edhe me vendet individuale të gatshëm për të ofruar asistencë dypalëshe.

    Rikualifi kimi i ushtarakëve

    Me mbarimin e Luftës së Ftohtë një personel prej mbi pesë milionësh është hequr nga shërbimi në forcat e armatosura të vendeve partnere. Ekziston një nevojë urgjente për të dhënë mundësi për rikualifi kim dhe punësim alternativ. Përpara vitit 2000, NATO ofroi të luante një rol asistence për vendet partnere në përpjekjet e tyre për të rikualifi kuar personelin ushtarak dhe për të lehtësuar rivendosjen e tyre në jetën civile.

    Një ekip ekspertësh i NATO-s u krijua për t’u dhënë këshilla autoriteteve kombëtare, për të analizuar dhe për t’u dhënë udhëzime në lidhje me politikat e rikualifi kimit dhe programet. Veprimtaritë e mbështetura përfshijnë këshillimet për personelin ushtarak që do të lirohet së shpejti, se si të gjejë një punë ose si të fi llojë një veprimtari tregtare, formimin gjuhësor dhe krijimin e qendrave të rikualifi kimit.

    Në Europën Juglindore, ku pritet të mbyllen 3,000 zona dhe baza ushtarake, ku një numër prej mesatarisht 175,000 personash do të humbasin vendet e punës deri në vitin 2010, ekziston një interes i konsiderueshëm për këto programe. Rumania dhe Bullgaria – në atë moment akoma vende partnere – u bënë vendet e para që përfi tuan nga kjo lloj asistence; deri në vitin 2004 pothuajse 20,000 ofi cerë nga secili vend, kanë marrë pjesë në programet e rikualifi kimit. Shqipëria, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë*, Serbia dhe Mali i Zi janë duke shqyrtuar mundësitë për bashkëpunim me NATO-n në këtë fushë. Përveç kësaj, NATO mbështet iniciativat e rikualifi kimit në Rusi dhe Ukrainë.

  • 27

    Ndihma për personelin e pushuar nga puna

    Operative që nga marsi i vitit 2002, Qendra NATO-

    Rusi për risistemimin e personelit ushtarak të liruar,

    është duke ndihmuar për të përballuar aspektet

    shoqërore të shkurtimeve në ushtrinë Ruse, duke i

    ofruar personelit ushtarak të lirë në të gjithë Rusinë,

    një qëllim kryesor, rikualifi kim dhe asistencë për

    reintegrim. Me bazë në Moskë, Qendra i zgjeroi

    veprimtaritë e saj në rajone më 2003, duke

    vendosur zyra lokale në Jaroslavl, Shën Pjetërburg,

    Kita, Perm, Kaliningrad dhe Rostov mbi Don.

    Qendra ka krijuar faqe në internet për të dhënë informacion praktik për rikualifi kimin dhe mundësitë për

    punësim, si dhe këshilla se si mund të fi llohet një veprimtari e vogël tregtare. Ajo ofron gjithashtu kurse direkte

    kualifi kimi, kualifi kon specialistë imigrimi dhe organizon konferenca për të shkëmbyer informacion në lidhje me

    këto çëshje. Tashmë, në 18 muajt e funksionimit të saj, ajo ka kualifi kuar 210 instruktorë, të cilët tani janë të

    angazhuar në veprimtaritë e imigrimit dhe kanë fi lluar specializimin e rreth 200 studentëve në fusha të tilla si

    ekspertë kompjuteri, administrim dhe kontabilitet.

    Transformimi i bazave ushtarake

    Sipas një iniciative të NATO-s për transformimin e zonave ushtarake në Europën Juglindore, një ekip ekspertësh i NATO-s po jep këshilla dhe rekomandime për të ndihmuar autoritetet kombëtare që të gjejnë përdorime të reja pro-dhuese për bazat ushtarake që po transformo-hen për përdorim civil. Iniciativa kërkon gjithashtu që të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe shkëmbi-min e informacionit ndërmjet vendeve pjesëmarrë-se, që përfshijnë shumë partnerë dhe dy anëtarë të rinj të NATO-s: Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Moldavia, Rumania, Serbia dhe Mali i Zi dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë*.

    Shumë projekte pilote janë duke ndihmuar zhvillimin e një metode strategjike ndaj mbylljes së bazave ushtarake dhe rizhvillimit të zonave. Përparësi të rëndësishme jepen për të siguruar pastrimin e ambientit dhe nxitjen e krijimit të punësimit dhe ndryshimin e ekonomive lokale, në zonat ku bazat ushtarake janë i vetmi punë-dhënës kryesor. Disa baza po transformohen për përdorim si, për shembull, zhvillime për mundësi banimi, institucione edukimi, qendra për kujdesin e shëndetit, burgje ose parqe dhe zona për mbrojtjen e fl orës dhe faunës.

    Shkatërrimi i minave, municioneve dhe armatimeve

    Fondet e Besimit të PfP (shih tabelën fq. 28)ndihmojnë vendet partnere në eliminimin e sigurtë të rezervave të mbetura të minave kundra këmbësorisë, municioneve dhe armëve të vogla e të lehta. Projekte të përshtatshme janë zhvilluar me vendet individuale për të siguruar që procesi i eliminimit të jetë i sigurtë, pa dëme për ambientin dhe në përshtatje me standartet ndërkombëtare. Ku është e mundur, projektet synojnë të përdorin burimet dhe mjetet lokale, me qëllim që të zvogëlojnë shpenzimet e operacioneve, si dhe të kualifi kojnë personat vendas për eliminimin e tyre, duke ndihmuar në krijimin e vendeve të punës dhe në mësimin e profesioneve të reja.

    Në fi llim të vitit 2005, në sajë të këtyre projekteve, rreth 1.6 milion mina kundra këmbësorisë janë eliminuar në Shqipëri; 12,000 mina tokësore dhe 7,000 ton municione të mbetura dhe lëndë djegëse për raketa janë eliminuar në Moldavi; 400,000 mina kundra këmbësorisë janë eliminuar në Ukrainë; 1,200 mina tokësore janë shkatërruar në Taxhikistan dhe mbi 300 raketa janë çmontuar në Gjeorgji. Projekte të çmilitarizimit të mëtejshëm janë planifi kuar për Shqipërinë, Azerbaixhanin, Bjellorusinë, Serbinë dhe Malin e Zi dhe Ukrainën.

  • Politika e Fondeve të Besimit të PfP u krijua fi llimisht në shtator të vitit 2000, si mekanizëm për të ndih-muar vendet partnere për shkatërrimin e sigurtë të rezervave të minave kundra këmbësorisë. Në këtë mënyrë, mendohet të mbështeten vendet pjesëma-rrëse, për të plotësuar konventën e Otavës për ndalimin e përdorimit, depozitimit, prodhimit dhe transferimit të minave kundra këmbësorisë dhe shkatërrimin e tyre.

    Duke u mbështetur në suksesin e shumë projekteve për shkatërrimin e minave, qëllimi i Fondit është zgjeruar duke përfshirë projekte të tjera të çmilita-rizimit, që synojnë shkatërrimin e municioneve dhe të armëve të vogla e të lehta. Kohët e fundit, përdorimi i Fondit është zgjeruar për të mbështetur vendet partnere në administrimin e pasojave të reformës së mbrojtjes nëpërmjet iniciativave, të tilla si rikualifi kimi dhe transformimi i bazave ushtarake. Fondet e Besimit mund të jepen gjithashtu në dobi të vendeve të Dialogut të Mesdheut.

    Sipas Fondit, anëtarët e NATO-s punojnë me vendet partnere individuale, për të përcaktuar dhe realizuar projekte të veçanta. Në secilin rast, një vend partner i NATO-s udhëheq duke garantuar dhe zhvilluar propozimet e projektit dhe duke përcaktuar kontribu-esit potencialë. Vendi partner që gëzon përfi timin direkt nga projekti kërkohet që të marrë pjesë aktive në këtë punë dhe të japë mbështetjen maksimale për projektin, brenda mundësive ekonomike të tij. Ekspertët e NATO-s japin këshilla dhe asistencë.

    Fondet jepen nga anëtarët e NATO-s dhe vendet partnere mbi bazë vullnetare. Kontributet mund të përfshijnë gjithashtu pajisje ose kontribute në natyrë. Shpesh, Agjencia e Mirëmbajtjes dhe e Furnizimit të NATO-s, me bazë në Luksemburg, shërben si agjenci ekzekutuese për projektet dhe është përgjegjëse për zhvillimin e aspekteve teknike dhe fi nanciare.

    Informacione të tjera: www.nato.int/pfp/trust-fund.htm

    PARTNERITETI PËR PAQE FONDET E BESIMIT

    Shkatërrimi i raketave të vjetra

    Rreth 300 raketa anti-ajrore janë

    shkatërruar në mënyrë të sigurtë në

    Gjeorgji, në sajë të projektit të Fondit

    të Besimit të PfP, të përfunduar në fi llim

    të 2005. Raketat e depozituara në bazat

    në Ponikala dhe Kaladid u çmontuan,

    iu hoqën mbushjet dhe pastaj u

    transportuan në një vend tjetër, për t’i

    shpërthyer në mënyrë të kontrolluar.

    Projekti shtoi sigurinë në mënyrë të

    konsiderueshme, në zonat ku ishin të

    depozituara raketat dhe parandaloi

    gjithashtu ndotjen e ambientit, që në

    rast të kundërt këto armatime do të

    kishin shkaktuar.

    28

  • 29 29

    Katastrofat, artifi ciale ose natyrore, mund të ndodhin kurdoherë dhe çdo vend mund të gjendet përballë rastit që të ketë të bëjë me pasojat e një katastrofe. Emergjencat më të mëdha civile paraqesin gjithashtu rreziqe potenciale për sigurinë dhe stabilitetin. Ndërsa çdo vend ka përgjegjësinë të trajtojë emergjencat që ndodhin në territorin e tij dhe të kujdeset për viktimat, niveli dhe kohëzgjatja e një situate katastrofi ke mund të jetë përtej kapacitetit të vendit të goditur dhe ndikimet e saj mund të shtrihen tepër larg kufi jve të tij kombëtarë. Bashkëpunimi ndërkombëtar për të trajtuar situatat e emergjencës dhe për të fuqizuar aftësitë për të reaguar është për këtë arsye thelbësor.

    Bashkëpunimi përsa i përket gadishmërisë ndaj katastrofave dhe reagimit, duke iu referuar NATO-s si “planifi kim i emergjencës civile”, është zhvilluar ndërmjet vendeve të NATO-s për vite me radhë. Ai ishte zgjeruar për të përfshirë vendet partnere më 1990 dhe përbënte elementin më të madh jo-ushtarak të veprimtarive të Partneritetit për Paqe. Duke u bazuar mbi një propozim Rus, një Qendër Euro-Atlantike e Koordinimit për Përballimin e Katastrofave (EADRCC) u themelua më 1998, për të koordinuar reagimet mes vendeve të EAPC-së për katastrofat që mund të ndodhin në zonën e Euro-Atlantikut.

    Nxitja e koordinimit efektivReagimet efektive për katastrofat kërkojnë koordinimin e mjeteve të transportit, burimeve mjekësore, komunikimeve, aftësive për reagime ndaj katastrofave dhe të burimeve të tjera civile. Të gjitha vendet kanë përgjegjësinë për të sigu-ruar që planet të jenë të disponueshme sipas ni-velit kombëtar për të trajtuar emergjencat. Sido-qoftë, duke parë karakterin potencial të kapër-cimit të kufi jve të disa katastrofave dhe nevojën për të qenë të aftë për të reaguar në mënyrë të efektshme ndaj thirrjeve për asistencë ndërko-mbëtare, bashkëpunimi dhe planifi kimi në nivel ndërkombëtar janë të domosdoshëm.

    Bashkëpunimi ndërmjet NATO-s dhe vendeve partnere, në planifi kimin e emergjencave civile, përfshin veprimtari si seminare, kurse intensive, stërvitje dhe kurse kualifi kimi, të cilat bashkojnë personelin civil dhe ushtarak nga nivelet e ndryshme lokale, rajonale dhe qeveritë kombëtare. Organizata të tjera ndërkombëtare si, Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare dhe Zyra e Komisionarit të Lartë për Refugjatët e OKB-së (UNHCR), Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dhe Bashkimi Europian, janë gjithashtu pjesëmarrës të rëndësishëm, ashtu si edhe organizatat humanitare joqeveritare.

    Në sajë të zhvillimit të planeve për emergjenca, procedurave të përshtatshme dhe pajisjeve të nevojshme, si dhe kualifi kimit të përbashkët dhe stërvitjes, NATO dhe vendet partnere kanë qenë të afta për të koordinuar asistencën në mënyrë të efektshme, nëpërmjet EADRCC, duke reaguar ndaj katastrofave të ndryshme natyrore. Këto përfshijnë përmbytjet në Shqipëri, Azerbaixhan, Republikën Çeke, Hungari, Rumani dhe Ukrainë; tërmetet në Turqi; zjarret në pyjet e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë* dhe Portugali, si dhe kushtet atmosferike ekstreme në Moldavi dhe Ukrainë.

    Gatishmëria ndaj katastrofave dhe reagimi

    > Punonjësit e Kryqit të Kuq marrin pjesë në një

    ushtrim të Partneritetit për Paqe.

  • 30 30

    Asistenca për përmbytjet

    Ukraina perëndimore ka përjetuar 13 përmbytje të

    mëdha gjatë shekullit të kaluar. NATO dhe vendet

    partnere kanë asistuar Ukrainën pas përmbytjeve

    të mëdha më 1995, 1998 dhe 2001.

    Që nga viti 1997, sipas një memorandumi të

    mirëkuptimit për planifi kimin e emergjencave civile

    dhe gadishmërinë ndaj katastrofave, një program

    kryesor bashkëpunimi në këtë fushë ka sjellë

    përfi time praktike direkte për Ukrainën. Një pikë

    qendrore ka qenë ndihma për Ukrainën, pjesët

    perëndimore të së cilës janë të prirura ndaj

    përmbytjeve të mëdha, për t’u përgatitur më mirë

    për emergjenca të tilla dhe për të administruar

    pasojat e tyre, në mënyrë më të efektshme.

    Stërvitjet e PfP, përfshirë një që është bërë në

    rajonin e Trans-Karpateve të Ukrainës në shtator

    të vitit 2000, ndihmojnë procedurat në eksperimentet

    e ndihmës për katastrofa si, drejtimin e zbulimit ajror,

    evakuimin e viktimave dhe organizimin e pajisjeve

    për fi ltrimin e ujit. Përveç kësaj, një projekt pilot, i përfunduar në vitin 2001, bashkoi më shumë se 40 ekspertë

    të përmbytjeve dhe të emergjencave, nga dymbëdhjetë vende të ndryshme, për të zhvilluar rekomandime

    praktike për një sistem njoftimi efektiv të përmbytjeve dhe një sistem reagimesh për zonën e shkarkimit të

    ujërave të Lumit Tisza.

    Në qershor të vitit 1998, një Qendër Euro-Atlantike e Koordinimit për Përballimin e Katastrofave (EADRCC) u krijua në selinë qendrore të NATO-s, duke u bazuar në një propozim të bërë nga Rusia. Qendra, e cila është operative gjatë 24-orëve, vepron si një pikë qendrore për shkëmbimin e informacionit dhe koordinon përgjigjet ndërmjet NATO-s dhe vendeve partnere, për katastrofat në zonën e Euro-Atlantikut. Ajo organizon stërvitjet më të mëdha civile të emergjencave, praktikon reagimet për të simuluar situata natyrore dhe artifi ciale, si dhe aksionet për administrimin e pasojave, si rrjedhim të një akti terrorist që ka të bëjë me agjentë kimikë, biologjikë ose radioaktivë.

    Qendra punon krah për krah me agjencitë e OKB-së, të cilat luajnë një rol kryesor në reagimin ndaj katastrofav