30
Sistemet Web-Server Leksion 11 Tregtia Elektronike – E-Commerce Siguria per E-Commerce e web-serverave Tregtia elektronike po shfaqet si një mënyrë e re për të ndihmuar bizneset për të rritur konkurueshmërine dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në suksesin ekonomik të vendit. Bazuar në një pyetsor të zhvilluar nga DM Consulting Services shumica e kompanive shqiptare nuk kanë njohuri të mjaftueshme për tregëtinë elektronike, dhe se si investimi i tyre në tregtinë elektronike mund të prodhojë më shumë përfitime për bizneset e tyre dhe të rrisin konkurueshmërrinë e tyre në tregun lokal por edhe atë global. Tregtia Elektronike në botë është shfaqur pas vitit 1995. Me rritjen e përdorimit të internetit, koncepti i tregtisë në mjedisin elektronik e quajtur tregti elektronike, ose shkurt E- commerce pësoi një hov. Tregtia Elektronike është shfaqur si pasojë e zhvillimit, i cili ka bërë përçimin e informacionit të përshtatshëm me trendin e liberalizimit të tregtisë në mbarë botën. E-commerce është mjeti më i dobishëm në internet për tregti elektronike. Meqënese tingulli, figura dhe teksti i shkruar i transaksionit të kryer me anë të internetit dërgohet në një mënyrë më të shpejtë dhe të sigurtë, kostoja e transaksioneve është më e ulët se çdo mjet tjetër. Tregtia elektronike siguron rritjen e gamës së produkteve, zhvillimin e cilësisë të produkteve, pagesë dhe dergesë më të

Sistemet Web-Server · Web view2018/05/11  · Hapësirat dhe mundësitë për tregtinë elektronike janë në rritje për shkak të përmirësimit në mënyrë të qëndrueshme të

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Sistemet Web-Server · Web view2018/05/11  · Hapësirat dhe mundësitë për tregtinë elektronike janë në rritje për shkak të përmirësimit në mënyrë të qëndrueshme të

Sistemet Web-Server

Leksion 11

Tregtia Elektronike – E-Commerce

Siguria per E-Commerce e web-serverave

Tregtia elektronike po shfaqet si një mënyrë e re për të ndihmuar bizneset për të rriturkonkurueshmërine dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në suksesin ekonomik të vendit. Bazuar në një pyetsor të zhvilluar nga DM Consulting Services shumica e kompanive shqiptare nuk kanë njohuri të mjaftueshme për tregëtinë elektronike, dhe se si investimi i tyre në tregtinë elektronike mund të prodhojë më shumë përfitime për bizneset e tyre dhe të rrisin konkurueshmërrinë e tyre në tregun lokal por edhe atë global.Tregtia Elektronike në botë është shfaqur pas vitit 1995. Me rritjen e përdorimit të internetit, koncepti i tregtisë në mjedisin elektronik e quajtur tregti elektronike, ose shkurt E-commerce pësoi një hov. Tregtia Elektronike është shfaqur si pasojë e zhvillimit, i cili ka bërë përçimin e informacionit të përshtatshëm me trendin e liberalizimit të tregtisë në mbarë botën. E-commerce është mjeti më i dobishëm në internet për tregti elektronike. Meqënese tingulli, figura dhe teksti i shkruar i transaksionit të kryer me anë të internetit dërgohet në një mënyrë më të shpejtë dhe të sigurtë, kostoja e transaksioneve është më e ulët se çdo mjet tjetër.Tregtia elektronike siguron rritjen e gamës së produkteve, zhvillimin e cilësisë të produkteve, pagesë dhe dergesë më të shpejtë të tyre. Ajo mundëson konsumatorin të marrë informacion mbi produktet e reja në tregjet boterore si dhe tregtarët e rinj të hyjnë në këto tregje. Hyrja e produkteve cilësore me çmim të ulët nxit rritjen e konkurrencës midis tregtarëve dhe uljen e kostove të shitjeve në përgjithësi. Një faktor i rëndësishëm është dhe lidhja me klientin. Klientët mund të kontaktohen individualisht nëpërmjet internetit dhe mund të sigurohet porositja dhe asistenca pas shitjes, mund të matet kënaqësia e klientit si dhe mund të sigurohet shërbimi i dyqaneve për to. Marrëdhënia e drejtëpërdrejtë midis kompanisë dhe grupit të synuar, sigurimi i informacionit të kërkuar për tregtarin, shpejtësia, kostoja e ulët dhe realizimi i tyre në mjedisin elektronik kanë bërë që E-commerce të jetë shërbimi i kërkuar për biznesin.Hapësirat dhe mundësitë për tregtinë elektronike janë në rritje për shkak të përmirësimit në mënyrë të qëndrueshme të qasjeve në infrastrukturën teknike dhe atë të komunikimit.Në ekonominë e zhvilluar globale, tregtia elektronike dhe biznesi elektronik janë bërë gjithnjë e më shumë të nevojshëm për strategjinë e biznesit dhe njëkohësisht një katalizator për zhvillimin ekonomik. Integrimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në biznes mundëson uljen

Page 2: Sistemet Web-Server · Web view2018/05/11  · Hapësirat dhe mundësitë për tregtinë elektronike janë në rritje për shkak të përmirësimit në mënyrë të qëndrueshme të

Sistemet Web-Server

e kostove të produkteve, përmirësimin e produktivitetit, si dhe nxitjen e pjesëmarrjes më të madhe dhe aktivizimin në masë të konsumatorëve.Tregtia elektronike nuk ka të bëjë vetëm me përdorimin e teknologjive të reja. Tregtia elektronike gjithashtu mund të ndihmojë duke përmirësuar marrëdhëniet e biznesit dhe në menaxhimin dhe drejtimin në mënyrë më efikase të proceseve. Kjo përfshin krijimin e ndërveprimeve të jashtme më efektive me klientët, bashkëpunëtorët dhe furnizuesit, por ajo gjithashtu mund të përmirësojë efikasitetin e brendshëm të biznesit si dhe shfaqjen e produkteve dhe shërbimeve të reja.

Cfare eshte tregtia elektronike ? TRONIKETregtia elektronike i referohet një game të gjerë aktivitetesh të biznesit online për produktet dheshërbimet. Ajo gjithashtu ka të bëjë me format e ndryshme të transaksionit në të cilin palëtbashkëveprojnë në mënyrë elektronike në vend të shkëmbimit fizik.Tregtia elektronike është përdorimi i komunikimeve elektronike dhe teknologjisë së përpunimit të informacionit në transaksionet e biznesit për të krijuar, transformuar, dhe ridefinuar marrëdhëniet për krijimin e vlerës me dhe ndërmjet organizatave. Ajo është e lidhur me blerjen dhe shitjen nëpërmjet internetit, kryerjen e transaksioneve që përfshijnë transferimin e pronësisë ose të të drejtave për të përdorur mallrat ose shërbimet nëpërmjet një rrjeti kompjuterik ndërmjetësues.

- Nga këndvështrimi i komunikimit, tregtia elektronike është shpërndarja e mallrave, shërbimeve, informacionit ose pagesave nëpërmjet rrjetit kompjuterik ose me çdo mjet tjetër elektronik.

- Nga këndvështrimi i procesit të biznesit, tregtia elektronike është aplikimi i teknologjisë drejt automatizimit të transaksioneve të biznesit dhe proceseve të punës.

Page 3: Sistemet Web-Server · Web view2018/05/11  · Hapësirat dhe mundësitë për tregtinë elektronike janë në rritje për shkak të përmirësimit në mënyrë të qëndrueshme të

Sistemet Web-Server

- Nga këndvështrimi i shërbimit, tregtia elektronike është një mjet që u përgjigjet dëshirës së bizneseve, konsumatorëve dhe menaxherëve, për të shkurtuar shpenzimet e shërbimit ndërkohë që rrit cilësinë e mallrave dhe shpejtësinë e ofrimit të shërbimeve.

- Nga këndvështrimi i internetit, tregtia elektronike ofron aftësinë në blerjen dhe shitjen e produkteve, informacione në internet dhe shërbime të tjera online.

Një shembull i tillë është duapune.com i cili krijon një kanal ndërveprimi me fokus ofrimin eshërbimeve të punësimit kompanive të ndryshme nëpërmjet internetit. duapune.com përfaqëson një nga modelet më të suksesshme të biznesit elektronik në tregun shqiptar, e cila mundëson lidhjen mes punëdhënësit dhe punëkërkuesit në mënyrë virtuale, por me rezultate të prekshme. Ajo numëron mbi 55,000 punëkërkues të rregjistruar dhe mbi 2,500 punëdhënës të rregjistruar.

E-BUSINESSAshtu si e-commerce, dhe e-business (electronic business) ka definicione të ndryshme dhe përdoret në kontekste të ndryshëm. Një nga të parat kompani e cila përdori termin e-business ishte IBM, në Tetor 1997, kur filloi një fushatë të ndërtuar rreth e-business. Sot një numër i madh korporatash janë duke e ri-menduar dhe ri-modeluar biznesin e tyre në aspektin e Internetit. Kultura e re dhe aftesite qe sjell ky aspekt është ajo që disa e shohin si e-business.

Karakteristikat e E-Business:

E-business është kryerja e biznesit në Internet, jo vetëm blerja dhe shitja por gjithashtu shërbimi ndaj klientit dhe bashkëpunimi me partnerët.

E-business përfshin shëbimin ndaj klientit (e-service) dhe aktivitetet brënda biznesit (inta-business).

E-business është transformimi i proceseve kryesore të biznesit nëpërmjetë përdorimit të teknologjise së Internetit. Një kompani e cila implementon e-business është një kompani e cila mund të adaptohet me ndryshimet e vazhdueshme të teknologjise dhe Internet-it.

Zhvillimi i intranet-it dhe extranet-it është pjesë e e-business. E-business është cdo gjë që ka të bëjë me sisteme të cilat suportojnë zyrat e pasme të një

organizate.

Edhe pse në praktikë, termat e-commerce dhe e-business shpesh përdoren në mënyrë të këmbyeshme, disa analistë mendojnë se e-business është superior ndaj e-commerce. Përpjekja për të ndarë E-commerce dhe E-business është bërë për qellime marketingu, ndarje e cila në thelb është jashtëzakonisht e hollë. Por, një gjë është e rëndësishme: E-commerce, E-business apo sidoqe mund ta thotë dikush është një mjet për të arritur një qellim. Emrat, definicionet dhe termat e referuara më lart janë shembuj të fjalorit i cili ka origjinuar nga departamentet e marketingut për të shitur nje koncept, nga media për të përshkruar një fenomen të ri, nga konsulentët për të justifikuar rekomandimet dhe pagesat e tyre, dhe nga biznesi për të vërtetuar

Page 4: Sistemet Web-Server · Web view2018/05/11  · Hapësirat dhe mundësitë për tregtinë elektronike janë në rritje për shkak të përmirësimit në mënyrë të qëndrueshme të

Sistemet Web-Server

dhe implementuar teknologjinë e re. Në fakt nuk ka asnjë definicion të e-commerce apo e-business i cili të jetë universal. Termat e ndryshëm janë përdorur për të ilustruar prepsektivat e ndryshme të njerëzve të ndryshëm në organizata dhe biznese të ndryshme. Per shkak të këtij trendi, është e nevojshme që në cdo rast kur ndërmerret e-commerce, e-business apo cdolloj e – projekti ose dëtyrë, të percaktohet qartë çdo term në kontekstin apo mjedisin në të cilin ai do të përdoret.

Ndryshimet e-commerce dhe e-bussines:

E-business është diçka më shumë se E-commerce, që përfshin edhe:• Shërbimet për konsumator.• Bashkëpunimin me partnere të biznesit.• Realizimin e transaksioneve elektronike brenda njëorganizate/ndërmarrje/biznesi.

Termi commerce përfshinë konceptin e tregtisë, ‘shkembimi i mallrave, në një shkallë të gjërë, ndërmjetë vëndeve të ndryshëm’. Në këtë mënyrë, e-commerce përfshin mjetin elektornik për këtë shkëmbim, pra si rrjedhim e-commerce mund të përkufizohet gjërësisht si shkëmbimi i mallrave (të prekshëm ose paprekshëm), në një shkallë të gjërë, ndërmjetë vendëve të ndryshëm duke përdorur një mjet elektrionik – vecanërisht Internetin. Implikimet e këtij përkufizimi janë që e-commerce inkorporon një infrastrukturë të tërë socio-ekonomike, komerçial dhe të teknologjisë së informacionit në nivelin makro. Të gjithë këto elementë ndërveprojnë së bashku për të dhënë bazat e e-commerce.

Business, nga ana tjetër, perkufizohet si ‘një ndermarrje tregtare me një vijimësi (going concern)’. E-business mund të përkufizohet gjerësisht si proceset apo fushat me natyrë elektronike ose dixhitale, të përfshira në drejtimin dhe funksionimin e një organizate biznesi. Këto përfshijnë aktivitete direkte të biznesit të tilla si marketingu, shitjet dhe burimet njerëzore, por gjithashtu edhe aktivitetet indirekte si ri-inxhinerimi i proceseve të biznesit dhe manaxhimi i ndryshimeve, te cilat ndikojnë në përmirësimin e efiçencës dhe në intergrimin e aktiviteteve dhe proceseve të biznesit.

Page 5: Sistemet Web-Server · Web view2018/05/11  · Hapësirat dhe mundësitë për tregtinë elektronike janë në rritje për shkak të përmirësimit në mënyrë të qëndrueshme të

Sistemet Web-Server

Figura e mesiperme ilustron ndryshimet kryesore ndërmjetë e-commerce dhe e-business, ku e-commerce ka një përkufizimi më të gjëre duke iu referuar më shumë makro-mjedisit, ndërsa e-business lidhet më shumë me nivelin mikro të një kompanie. Edhe përse të ndryshme, si e-commerce edhe e-business janë të integruara dhe të varura mbi njëra – tjetren.

Historia e zhvillimit te e-commerce

Perpara se te pershkruajme fazat konkrete te zhvillimit te tregtise elektronike, fillimisht po pershkruajme disa etapa qe lidhen me zhvillimin e teknologjise dhe webit.Etapa 0 : Tregtia elektronike nuk ka filluar akoma, biznesi nuk ka akses ne internet.Etapa 1 : Perdorimi I e-mailit dhe faqeve te internetit, biznesi nuk ka faqe internet por ka akses ne informacionet apo faqet e internetit dhe te e-maileve ne pergjithesi. Kjo etape mund te konsidoret ne biznese qe perdorin vetem aksesin ne internet por jo faqet.Etapa 2 : Krijimi I nje faqeje interneti, Biznesi ka nje faqe internet te veten ne te cilen jep informacione te pergjithshme rreth tij. Per me shume informacione ne lidhje me produkttet qe ofron kjo kompani, konsumatoret mund te kontaktojne direct me biznesin.

Page 6: Sistemet Web-Server · Web view2018/05/11  · Hapësirat dhe mundësitë për tregtinë elektronike janë në rritje për shkak të përmirësimit në mënyrë të qëndrueshme të

Sistemet Web-Server

Etapa 3 : Krijimi I nje broshure online, konsumatoret kane me shume akses ne marrjen e informacionit rreth produkteve dhe sherbimeve nepermjet interetit, por nuk mund te blejne apo te paguajne online.Etapa 4 : Krijimi I dyqaneve online, konsumatoret mund te blejne apo te paguajne online per sherbimet e kompanise, por web site nuk eshte I lidhur me sistemin e brendshem te kompanise, keshtu qe porosia realizohet vetem fizikisht.Etapa 5 : Krijimi I nje sistemi te integruar, dyqani online eshte I integruar me sisteme te tjera te biznesit si psh ato te realizimit te porosise, kontabilitetit dhe ose te marketingut.Etapa 6 : Perdorimi I tregtise elektronike te avancuar, teknologjia e udheheq biznesin ne organizimin e tij te brendshem dhe te jashtem. Ky system I integruar perdoret per te menaxhuar te gjithe procesin me me shume efektivitet.

Bazuar ne etapat e zhvillimit te teknologjise dhe inovacionit, dallohen 3 faza kryesore te zhvillimit te tregtise elektronike :

1. Inovacioni (1995-2000)2. Konsolidimi (2001-2006)3. Ri-dimensionimi(2006 – e ardhme)

1.Etapa e inovacionit :- Ishte kryesisht një fenomen amerikan (SHBA)- Website ishin vetëm në anglisht- Teknologjia e Internetit ishte e ngadalshme dhe e lirë(p.sh. linjat dial-up)- Bar kodet dhe skanerët janë përdorur për të përcjellëpjesët (B2B dhe procesetbiznesore)- Email ishte mjet për komunikimet e pastrukturuara

2.Etapa e konsolidimit:- Fillon fuqizimi I biznesit - Teknologjia ka pesuar ndryshime te dukshme ne lidhje me inovacionet dhe zhvillimet- Bizneset jane te kontrolluara nga qeveria- Sherbime dhe produkte me komplexe se ne etapen e pare- Reklamat On-line ishin burim kryesorë i sherbimeve

3.Etapa e ri-dimensionimit :

- Kompanitë si amazon.com (libra), dhe eBay.com (ankande), që mbijetuan rënien ishin të parat që arriten të punojnë me fitime të konsiderueshme

- Rritja e vazhdueshme e shitjeve B2C: 20-30% për çdo vit, që nga viti 2000

Page 7: Sistemet Web-Server · Web view2018/05/11  · Hapësirat dhe mundësitë për tregtinë elektronike janë në rritje për shkak të përmirësimit në mënyrë të qëndrueshme të

Sistemet Web-Server

- Shtrirja ndërkombëtare–shitësit bëjnë biznes nëshumë vende me gjuhë tëndryshme

- Lidhje më të shpejtë (20 herë më të shpejtë),broadband(brez të gjerë)në shtëpi (edhe pse më tështrenjta)- Pajisjet radio frekuencore të ID-ve (janë përdorur për të përcjellur paketat) dhe smart cards(kartelat emençura)-Lexuesit e shenjave tëgishtave dhe skanerët e retinëssë syrit(teknologjitë biometrike) janë përdorur për përcjellje(siguri fizike)

Pervec karakteristikave te permendura me lart, me poshte po japim dhe tabelat permbledhese te karakteristikave te pergjithshme :

Kategorite specifike te e-commerce

Mund te identifikohen kater kategori te vecanta te e-commerce: biznes-me-biznes (business-to-business), biznes-me-konsumatore (business-to-consumer), konsumatore-me-konsumatore (consumer-to-consumer), dhe konsumatore me biznes (consumer-to-business).

1. Business-to-Business (B2B) e-commerce i referohet spektrit te plote te tregtise elektronike qe mund te ndodhi ndermjete organizatave te biznesit. Disa nga aktivitetet qe B2B e-commerce perfshin jane blerjet dhe prokurimet, manaxhimi i furnizimit, manazhimi i rezerves, manaxhimi i zinxhirit te furnizimit, aktivitete te shitjes, manaxhimi

Page 8: Sistemet Web-Server · Web view2018/05/11  · Hapësirat dhe mundësitë për tregtinë elektronike janë në rritje për shkak të përmirësimit në mënyrë të qëndrueshme të

Sistemet Web-Server

i pagesave, dhe sherbime suporti. Disa nga pioneret e B2B e-commerce jane Chemdex (www.chemdex.com), FastParts (www.fastparts.com), dhe FreeMarkets (www.freemarkets.com).

2. Business-to-Consumer (B2C) e-commerce i referohet shkembimeve ndermjete bizneseve dhe konsumatoreve p.sh Amazon.com, Yahoo.com, dhe Scwab.com. Te njejtat transaksione qe ndodhin ne B2B e-commerce ndodhin gjithashtu ne kontekstin B2C. Per shembull, ashtu si dhe tek aktivitietet business-to-business e vegjel transaksionet qe kane te bejne me aktivitete tek zyrat e pasme e konsumatorit (p.sh manaxhimi i reserves ne ship) nuk mund te identifikohen ne menyre elektronike. Megjithate, te gjithe aktivitetet qe lidhen me zyrat frontale identifikohen lehetesisht ne menyre elektronike. Keto aktivitete perfshijne shitjet, kerkimi konsumatore, FAQ (frequently asked questions), sherbime dhe support.

3. Consumer-to-Consumer (C2C) e-commerce, keto lloje shkembimesh perfshijne transaksione ndermjete dhe midis konsumatoreve. Keto shkembime munden ose jo te perfshijne perfshirjen e paleve te treta si per shembull ne rastin e shkembimeve ne ankandin eBay. Aktivitete te tjera perfshijne: reklama te klasifikuara (www.numberoneclassifieds.com), lojra (www.heat.net), pune (www.monster.com), komunikime te bazuara ne Web (www.icq.com), dhe sherbime personale (Yahoo! Personals).

4. Consumer-to-Business (C2B) e-commerce. Konsumatoret lidhen sebashku per te formuar dhe prezantuar veten e tyre si nje grup bleresish i vetem tek bizneset ne nje marredhenie C2B. Keto grupe mund te jene ekonomikisht te motivuar si ne rastin e agreguesit te kerkeses Mercat.com apo te orientuar nga nje marredhenie shoqerore si ne rastin e voxcap.cop (grup mbrojte per kauza te ndryshme).

NGA NDRYSHON E-COMMERCE NGA TREGTIA TRADICIONALE?

Cdo kompani, qofte B2B apo B2C, duhet te ndermarri vendimet dhe zgjedhjet kryesore per menyre se si do te konkurroje ne treg. Disa nga keto vendime perfaqesojne trajtimin tradicional te strategjise se biznesit, si: “Si duhet te segmentojme tregun?”, “Si produktet dhe sherbimet tona ofrojne dhe shtojne vlere tek konsumatoret e synuar?”, dhe “ Si te performojme me mire se sa konkurrentet tone ne tregun e zgjedhur?”. Nje numer i madhe vendimesh strategjike jane unik per ekonomine e re elektronike, te tilla si zgjedhja ndermjete nderfaqeve te ndryshme te perdoruesit duke u bazuar tek teknologjia e avancuar. Para se te diskutojme fushat kryesore te vendimeve strategjike, eshte e rendesishme te dallojme se c’fare e bene nje biznes e-commerce unik apo te ndryshem nga bizneset tradicional prej tulle-dhe-llac (brick-and-mortar).

1) Vendimet kryesore strategjike bazohen ne teknologjiNe ekonomine e re, vendimet strategjike – per paraqitjen virtuale te dyqanit, sherbimin ndaj klientit, eksperiencen konsumatore, permbajtjen e faqes ne internet – jane te perziera me vendimet teknologjike. Keto vendime kane te bejne me perzgjedhjen e ofruesve te

Page 9: Sistemet Web-Server · Web view2018/05/11  · Hapësirat dhe mundësitë për tregtinë elektronike janë në rritje për shkak të përmirësimit në mënyrë të qëndrueshme të

Sistemet Web-Server

sherbimeve, sistemet e biznesit, dizenjimi i Web-it, etj. Ne kontrast nga bizneset brick-and-mortar, bizneset dixhitale nuk mund te ndajne zgjedhjet teknologjike nga procesi i vendimarrjes strategjike. Kjo nuk do te thote se teknologjia nuk eshte e rendesishme per bizneset tradicional, por thjesht ne bizneset fizike tradicionale vendimet e tyre per teknologjine nuk jane aq shume te lidhura me stragjine.

2) Reagimi i shpejte i konkurrencesMe zhvillimin e ekonomise se re, koha apo shpejtesia e vendimarrjes eshte reduktuar nga muaj ne minuta. Ne nje bote virtual, dyqanet B2C jane te ekspozuar ne platformen publike te Internetit, dhe si rrjedhoje, eshte me e lehte per kompanite per te kopjuar suksesin e konkurrenteve. Kjo nuk do te thote se ne tregun elektronik cmimi eshte i vetmi kriter qe do te kete rendesi ne zgjedhjen e ofruesve te produkteve dhe sherbimeve. Perkundrazi, shpejtesia per te inovuar, marka, lehtesia e perdorimit, efektiviteti operacional, asortimentet e produktit, marreveshje anetaresimi dhe leva te tjera mund te perdoren nga kompanite per te ruajtur apo rritur diferencimin.

3) Dyqani eshte gjithmone hapurNje dyqan online pritet te jete hapur 7 dite nje jave, 24 ore ne dite dhe 365 dite ne vit (24x7). Ky nivel aksesi ka perfitime te rendesishme si per konsumatoret dhe per firmen. Nga ana e konsumatorit, atij i mundesohet mbledhja e informacionit gjithmone, te kerkoj produkte, te krahasoj cmimet dhe te porosisi produkte. Si i tille, 24x7 ka ndryshuar ne menyre te konsiderueshme nocionet e konsumatoreve per lehtesine dhe disponueshmerine. Nga ana e firmes, niveli i aksesit ka detyruar firmat te permiresojne reagimin taktik dhe ate strategjik ndaj veprimeve te konkurrenteve.

4) Nderfaqe konsumatori te bazuar ne teknologjiNe bizneset brick-and-mortar, konsumatoret i kryejne transaksionet ose ‘balle per balle’ ose nepermjete telefonit. Ne kontrast, ne e-commerce konsumatoret i kryejne transaksionet me nje ekran, ku perfshihen monitore kompjuterash, ATM, PDAs ose pajisje te tjera elektronike. Ne menyre operative, keto lloje nderfaqesh krijojne pergjegjesi te medha per kompanite per te kapur dhe paraqitur eksperiencen konsumatore pasi nuk ka nje nderhyrje te drejtperdrejt njerezore gjate transaksionit. Nderfaqja e konsumatorit ka potencialin per te rritur shitjet dhe ulur kostot, nese eshte dizenjuar ne menyren e duhur.

5) Konsumatori konrollon nderveprimin gjate transaksionitNe shumicen e faqeve te internetit, konsumatori ka kontrollin e nderverprimit, ai kontrollon procesin e kerkimit, kohen e harxhuar ne faqe te ndryshme, njerezit te cilet kontakton, dhe vendimin e blerjes. Ne nderveprimin balle per balle, kontrolli ndahet midis shitesit dhe bleresit. Shitesi perpiqet te influencoje procesin e blerjes duke drejtuar bleresin potencial tek produkte te ndryshem brenda ne dyqan, te tejkaloj kundershtimet e

Page 10: Sistemet Web-Server · Web view2018/05/11  · Hapësirat dhe mundësitë për tregtinë elektronike janë në rritje për shkak të përmirësimit në mënyrë të qëndrueshme të

Sistemet Web-Server

cmimit dhe te reagoj ndaj ofertave konkurruese. Ndersa nje dyqan virtual perpiqet te krijoj nje eksperience konsumatore positive nepermjete nje promocioni specific dhe unik, te rikonfiguroje faqen per te reflektuar kerkime te meparshme dhe te rekomandoje duke u bazuar tek blerjet e perdoruesve/bleresve te tjere. Pra, shitesi ka me pak pushtet ne mjedisin online per shkak te rrjedhjes se informacionit dhe kontrollit qe bota virtuale i jep konsumatorit.

6) Njohja e sjelljes konsumatoreNderkohe qe konsumatori kontrollon nderveprimin, firma ka mundesi per te vezhguar dhe ndjekur sjelljen e cdo konsumatori. Kompanite, nepermjete paleve te treta si Vividence dhe Accrue mund te ndjekin nje mori sjelljesh: faqet e vizituara, sa kane qendruar ne nje faqe, c’fare kane kerkuar, permbajtjen e blerjeve, sa kane kushtuar blerjet, etj. Kjo menyre ndjekje e sjelljes konsumatore, nuk eshte e mundur ose shoqerohet me kosto te larta per kompanite tradicionale. Te pajisur me kete informacion, kompanite mund te ofrojne produkte dhe sherbime tejet te personalizuara. Ne terma strategjike, bizneset online mund te pozicionojne dhe tregtojne ofertat e tyre per te terhequr konsumatore specifik ne menyre unike.

7) Ekonomia e rrjetitNe industrite me informacion intensiv, fushebeteja kryesore e konkurrences qendron ne zhvillimin e standardeve te industrise per produktet, sherbimet, perberesit dhe/ose infrastrukturat. Efektet e rrjetit mund te pershkruhen si situata kur vlera e nje produkti apo te rrjetit rriten ne funksion te numrit te perdoruesve te tyre. Pra, vlera per konsumatorit percaktohet kryesisht nga numri i njerezve te tjere qe kane adoptuar teknologjine.

8) Mates jo-tradicional te performances dhe metoda vleresimi ne zhvillimDeri me sot nuk ka metoda te pranuara gjeresisht per te ndjekur dhe vleresuar progresin e e-commerce dhe per te lloogaritur sakte vleren ekonomike te biznesit elektronik. Historikisht, cash flow, ka qene matesi kryesore per te vleresuar performancen financiare te nje biznesi per terma afatgjata apo per te vleresuar kapitalizimin e tregut te nje kompanie. Megjithate, shume nga sipermarrjet e reja te suksesshme ne internet ende kane cash flows positive dhe as nuk jane duke planifikuar ne kohen e afert per ta ndryshuar kete trend.

Per te permbledhur, secili nga keto dallimet e bejne e-commerce unik ne krahasim me tregtine tradicionale. Fuqia e ketyre ndryshimeve zmadhohet me teper nese i konsiderojme ne menyre kolektive. Kombinimi i nderveprimit me nje ekran, ekonomive te rrjetit, reagim i menjehershem i konkurrences, dhe personalizimi cojne ne rritjen e ‘vleres’ si per konsumatoret dhe per kompanite. Te dyja palet kane akses ne informacion unik, konsumatoret kane me shume lehtesira, disponueshmeri, komoditet dhe informacion kontekstual, nderkohe kompanite kane te

Page 11: Sistemet Web-Server · Web view2018/05/11  · Hapësirat dhe mundësitë për tregtinë elektronike janë në rritje për shkak të përmirësimit në mënyrë të qëndrueshme të

Sistemet Web-Server

dhena te vlefshme per sjelljet e kosnumatoreve dhe te konkurrenteve. Ky kombinim con ne nje treg te ri, me konkurrues dhe dinamik.

RRUGA DREJT ZBATIMIT TE TREGTISE ELEKTRONIKE

Çdo kompani duhet të kalojë në hapat e mëposhtme në procesin e zbatimit të tregtisë elektronike.

Hapi 1. Regjistroni adresën e webitHapi i parë për të ndërtuar një biznes online është zgjedhja dhe blerja e adresës së web-it ose e thënë ndryshe domain ose adresa URL. Këto adresa do të duhet të blihen online. Është e rekomanduar që kompanitë të kenë vetë emrat e tyre në pronësi të blera prej tyre. Kur mendoni rreth një adrese domain, mendoni për faktorë të tillë si gjatësia e URL, gabimet në shqiptim, dhe partnerët e kompanisë. Për të vazhduar me procesin e përzgjedhjes për adresen e domain-it, shkruani emrat e dëshiruar dhe vizitoni faqet për blerjen e adresave të tilla si GoDaddy.com, Register.com, etj për të parë se çfarë disponohet. Faqet e regjistrimit tregojnë alternativa të emrave të cilat janë të zëna.

Hapi 2. Ndërtimi i dyqanit online

Ka dy opsione për ndërtimin e dyqanit virtual: Statike ose Dinamike. Nëpërmjet faqeve dinamike është e mundur të krijohen faqe ku i gjithë informacioni ruhet në një databazë të dhënash. Këto të dhëna shfaqen nga baza e të dhënave në varësi të faqeve specifike. Databaze krijon një histori të klientëve duke ruajtur informacionet e tyre, blerjet dhe të tjera informacione ku mund të përdoren për të nxjerrë statistika të rëndësishme. Në anën tjetër faqet statike nuk kanë një databazë të mirëfilltë dhe informacionet dhe katalogjet ndryshohen shumë rrallë. Pra produktet janë të njëjtat për një kohë të gjatë. Për sa i përket pagesave përdoret një modul ndërmjetës, si paypal, që lidh produktet në faqen e web-it me sistemin e pagesës.Përditësimi i websitit. Për të përditesuar websitin ju keni tre opsione:Duke lidhur një kontratë me ndërtuesin e faqes së web-it për një numër ndryshimesh në vit menjë pagesë vjetore ose mujore.Mund te bëni ndryshimet vetë por kjo kërkon disa aftësi.Përdorimi i një platforme për të bërë përditësimet e faqes.Mënyra më e përdorshme është aftësimi i një punonjësi të kompanisë i cili të ketë mundësinë për të përdorur platformën e administratorit.

Page 12: Sistemet Web-Server · Web view2018/05/11  · Hapësirat dhe mundësitë për tregtinë elektronike janë në rritje për shkak të përmirësimit në mënyrë të qëndrueshme të

Sistemet Web-Server

Në lidhje me faqet statike është e rekomandueshme që mirëmbajtja të bëhet nga kompania zhvilluese e faqes duke qenë se informacioni përditësohet më rradhë dhe kostoja e punësimit të një personi për të bërë përditësimet nuk e justifikon koston.Disa këshilla në ndërtimin e websitit:Imazhet kërkojnë relativisht më shumë kohë për tu shfaqur se sa teksti, prandaj mundohuni tëpërdorni sa më pak imazhe dhe grafikë.Mundohuni të evitoni paragrafët dhe fjalitë e gjata.Klienti duhet të lokalizojë informacionin e duhur me një të parë të faqes pa qenë nevoja ta lexojë të gjithë informacionin.Vendosni tituj të qartë për çdo seksion.Informacioni në faqe duhet të jetë i organizuar dhe lehtësisht i gjetshëm. Është e rëndësishme që informacionet kryesore duhet të gjënden me minimumin e klikimeve.Disa nga butonat duhet të jenë të aksesueshme në të gjitha faqet e websitit si për shembull: Faqja Kryesore, Faqja e Kontaktit, Faqja e Kërkimit etj.Mundësoni më shumë se një gjuhë nëse doni që të zgjeroni biznesin tuaj në mënyrë që klientët nga vende të ndryshme të kenë mundësinë për të naviguar.

Hapi 3. Përcaktoni hosting tuaj më të përshtatshëm

Ka disa faktorë për tu marrë në konsideratë kur vjen koha për të blerë hostin. Një nga faktorët kyesorë është qëndrueshmëria dhe fleksibiliteti me një kosto të pranueshme.Ndihma është një faktor tjetër që duhet marrë në konsidertë. Kompania duhet të ofrojë disa mënyra për tu kontaktuar dhe për të dhënë shërbimin e suportit. Shumica e bizneseve zgjedhin ta transferojnë hosting dhe të paguajnë një kompani për të host-uar faqen e tyre të internetit, që do të thotë se kompania e specializuar në teknologjinë e informacionit është përgjegjëse për të siguruar që faqja është "live" apo e arritshme, 24 orë në ditë. Duke rënë dakord për një tarifë mujore, biznesi nuk ka nevojë të merret me aspektet teknike të ngritjes dhe mbajtjes së një faqeje shërbimi, lidhjet e telekomunikacionit, ose personelin e specializuar.

Hapi 4. Pranimi i pagesave online

Tani që faqja e juaj është gati, ju do të duhet ti jepni blerësit online mundësi për të blerë produktet ose shërbimet tuaja. Për të marrë këtë hap tjetër, do juduhet edhe një llogari bankare për biznes si dhe modulin online për pagesat.Llogaria bankare për biznesetBanka është një institucion financiar që ofron llogari të nivelit të biznesit për tregtarët për të mbledhur pagesat nga llogaritë bankare të konsumatorit apo të kartës së kreditit. Sot bankat ofrojnë të dyja si llogaritë për biznesin dhe modulin e pagesave online për dyqanin tuaj online.Moduli i pagesave onlineKy modul bën të mundur që faqja e websitit tuaj të pranojë pagesa nga mjete të ndryshme si kartat e kreditit, çeqet elektronike, pagesat nëpërmjet postës ose telefonit etj. Me fjalë të tjera, një portë online për pagesat që praktikisht zëvendëson pajisjen tradicionale që pranon kartën e kreditit nëpër dyqane apo supermarkete. Ajo kap të dhënat e pagesave të klientëve tuaj dhe në mënyrë të sigurt komunikon me institucionin përkatës financiar që të procesoj pagesat dhe të kaloj të ardhurat nga llogaria e konsumatorit në llogarinë tuaj tregtare. Gjithashtu këto module ju japin mundësinë për të bërë pagesa manuale duke mbrojtur nga mashtrimet juve dhe klientët

Page 13: Sistemet Web-Server · Web view2018/05/11  · Hapësirat dhe mundësitë për tregtinë elektronike janë në rritje për shkak të përmirësimit në mënyrë të qëndrueshme të

Sistemet Web-Server

tuaj.Me poshte, eshte paraqitur skema e qarkullimit te transaksioneve per pagesat nga klienti deri tek ofruesi I sherbimit :

Kartat e kredititPagesat me kartat e kreditit konsistojnë në dy faza: autorizimi dhe trasferimi. Autorizimi është pjesa ku kontrollohet nësë të dhënat e kartës janë të sakta dhe nëse ka mjaftueshëm fonde për të bërë blerjen.Ndërsa transferimi është procesi i transferimit të pagesës nga njëra llogari te tjetra.

Hapi 5. Promovimi i biznesit online

Pasi të keni ndërtuar faqen e kompanisë, të keni hostuar atë, dhe të keni mundësuar pagesat online, është koha për të promovuar faqen tuaj duke tërhequr klientët në dyqanin tuaj virtual.Duke qenë se është e pamundur të përfshijmë të gjitha metodat se si të promovoni faqen tuaj në po ju përmendim disa që janë me kosto të pranueshme dhe bëhen online.SEO (Search Engine Optimization) Optimizimi i motorëve të kërkimitOptimizimi i motorëve të kërkimit (SEO) është një term që përdoret për të përshkruar teknikat emarketimit me anë të së cilës faqja e webit perfeksionohet në atë mënyrë që motorat e kerkimit si Google, Yahoo ta listojnë faqen në rradhët e para të rezultateve. Duke e vendosur faqen tuaj në radhët e para ju krijoni më shumë shanse që konsumatori të hyjë në dyaqnin tuaj online.Interneti ofron një kanal kryesor dhe plotësues për shitjen e produkteve të kompanisë dhe ndërtimin e profilit profesional në internet. Ju duhet të kini parasysh përdorimin e internetit së bashku me mediat e tjera të komunikimit. Faqja në web interaktiv është po aq e nevojshme sa format e tjera të mediave veçanërisht në qoftë se konkurrentët tuaj gjithashtu kanë faqe në internet. Për të qenë efektivë, faqet e internetit duhet të tërheqin klientët e duhur dhe të përshtatshëm. Një pjesë e madhe e njerëzve që vizitojnë një faqe interneti e gjejnë atë nëpërmjet një motorri kërkimi ose mediave sociale. Këto shërbime paraqesin mundësi të rëndësishme promovimi. Motorrët kërkues gjenerojnë listat e URL (adresat e faqeve të internetit) në përgjigje të kërkineve të caktuara të bëra nga ana e konsumatorëve potencialë.Prezenca në internet mund të ndihmojë veçanërisht në dy mënyra:Personalizimi: Të dhënat e klientit (emrat, adresat dhe detajet e regjistrimit) mund të përdoren për të ndjekur preferencat dhe përpunuar përmbajtjen e faqes, me elementë të tregtisë elektronike, në përputhje të interesave individuale të klientit. Për shembull, faqja juaj mund të sugjerojë produkte për të cilat mund të jetë i interesuar një klient specifik, bazuar në eksperiencat e mëparshme të blerjes në faqen tuaj.

Page 14: Sistemet Web-Server · Web view2018/05/11  · Hapësirat dhe mundësitë për tregtinë elektronike janë në rritje për shkak të përmirësimit në mënyrë të qëndrueshme të

Sistemet Web-Server

Metodat të dobishme për promovim të drejtpërdrejtë tek klientët janë:Dëshmitë e suksesit: Këto janë komente të vërteta të bëra nga konsumatorë të kënaqur në lidhje me prodhimet ose shërbimet tuaja. Shfrytëzimi efektiv i dëshmive ndërton besueshmërinë dhe i bën klientët të ndjehen më të sigurtë për blerjet online. Rekomandimet efektive botohen, janë të vërteta, jepen lirisht, përdoren me lejen e autorit dhe janë të shoqëruara me emrin e autorit dhe vendndodhjen e tij.Marketing viral (reaksion zinxhir): Duke përdorur listen tuaj të kontakteve me e-mail për tëpërhapur informacione dhe duke dhënë një nxitje për të kaluar tek mesazhi. Dinamika e promovimit planifikohet të ketë tiparet e shpërndarjes se viruseve në botën reale nga një person tek tjetri.Reklamat: Shpalljet që shfaqen në faqet e internetit ku konsiderohet se ka një fluks të lartë vizitoresh të profilit tipik me klientet ideal të kompanisë. Gjithashtu të sukseshme janë konsideruar promovimet në rrjetet sociale si facebook, linkedin, google + si dhe në motorrin e kërkimit në google.Lidhjet reciproke: Lidhjet me faqe të tjera që ofrojnë një mënyrë të thjeshtë për klientin që çojnë vizitorët nga një faqe e caktuar në faqen tuaj të internetit, dhe anasjelltas.

Hapi 6. Menaxhoni biznesin tuaj

Për të patur një menaxhim sa më të mirë të biznesit tuaj online, ju duhet të keni mjetet e duhura për të menxhuar sigurinë e transaksioneve, financat, shërbimin postar ndërkohë që duhet ta mbroni biznesin online nga sulmet dhe mashtrimet.Shërbimet e sigurisëDMCS ka module të avancuara për kapjen dhe identifikimin e mashtimeve online. Këto moduleparandalojnë aktivitet e dyshimta që mund të jenë shumë të kushtueshme në rast se nuk ndalohen në kohë.Certifikata SSLPër ta lidhur faqen me modulet e pagesave online duhet të pajiseni me certifikatën SSL (Secure Sockets Layer).FinancatPërdorimi i moduleve të ndryshme për të mbajtur dhe menaxhuar të dhënat financiare për klientet, kohën që shpenzojnë në faqe, gjenerim raportesh etj, është një ndihmë e madhe në menaxhim.

Çfarë është një transaksion e-commerce? Më poshtë do të japim disa nga transaksionet tipike të cilat kategorizohen si transaksione e-commerce. - Pagesa kryhet nëpërmjet internetit, por të dhënat e transfertes në bankën e tregtarit nuk kryhet nëpërmjet internetit.

- Kartëmbajtësi vendos të dhënat e kartës në formularin e porosisë në faqen e internetit të tregtarit. Pas marrjes së porosisë, tregtari merr autorizimin dhe kryen shlyerjen duke vendosur të dhënat në një terminal POS dial-up/GPRS, duke bërë të mundur edhe lëshimin e një fature.

- Autorizimi merret nëpërmjet internetit dhe në momentin e dërgesës merret firma. Kartëmbajtësi blen online dhe të dhënat e pagesës i vendos nëpërmjet internetit. Tregtari i përdor këto të dhëna

Page 15: Sistemet Web-Server · Web view2018/05/11  · Hapësirat dhe mundësitë për tregtinë elektronike janë në rritje për shkak të përmirësimit në mënyrë të qëndrueshme të

Sistemet Web-Server

për të marrë autorizimin dhe dërgon mallin e porositur. Në momentin e dërgeses kartëmbajtesit i kërkohet të firmosë faturën e pagesës me kartë. Vendosja e të dhënave të pagesës nëpërmjet internetit nga kartëmbajtësi quhet transaksion E-commerce. Përveç kësaj, tregtari duhet të provojë se transaksioni është kryer nga kartëmbajtesi dhe se malli është dërguar dhe pranuar nga kartëmbajtësi.

- Të dhënat e pagesës janë dërguar me anë të postës elektronike. Kartëmbajtësi i dërgon tregtarit porosinë dhe të dhënat e kartës nëpërmjet postës elektronike. Tregtari pasi ka marrë të dhënat e dërguara nga kartembajtesi, merr autorizimin dhe kryen shlyerjen duke vendosur të dhënat në një terminal POS dial-up/GPRS, kompjuter, duke bërë të mundur edhe lëshimin e një fature . Edhe ky quhet një transaksion E-commerce, pasi kartëmbajtësi ka vendosur të dhënat e kartës për të kryer transaksionin dhe ia ka dërguar tregtarit nëpërmjet internetit. Mënyra e marrjes së autorizimit dhe mënyra e shlyerjes nga tregtari nuk ndikojnë në përkufizimin e transaksionit.

- Kartëmbajtësi ble në internet dhe paguan nëpërmjet telefonit celular nëpërmjet lexuesit të kartës. Konsumatori përzgjedh nga një katalog në internet (ose nga një menu e cila paraqitet në telefonin celular), porosit një artikull dhe zgjedh që të faturohet direkt nga telefoni celular. Telefoni celular bie dhe klienti vendos të dhënat e transaksionit duke përdorur një kartë me CHIP, pa qënë e nevojshme të flasi me dikë në telefon. Ky quhet një transaksion E-commerce pavarësisht mënyrës së përzgjedhjes së katalogut, të dhënat e pagesës janë vendosur në distancë nëpërmjet një rrjeti elektronik të dhënash, i cili lidh telefonin celular me kompjuterin e tregtarit.

- Kartëmbajtësi përdor blerjen nëpërmjet TV kabllor të pajisur me setin përkatës për vendosjen e të dhënave të pagesës. Një klient nis një transaksion me një tregtar, pjesë e një rrjeti shitjesh nëpërmjet një operatori kabllor. Megjithëse klienti përdor një aparat të veçantë dhe një rrjet televiziv, ashtu si edhe me Internetin apo me një rrjet të hapur edhe ky quhet një transaksion E-commerce. (rrjeti kabllor konsiderohet një rrjet i mbyllur). Kjo aplikohet në rastet kur kartëmbajtësi përdor një tastierë për të shkruar të dhënat e llogarisë së tij dhe në ato raste kur mundësohet leximi i një karte me chip.

KERKESAT PER SOFTWERE-t E NJE E-COMMERCE WEBSITE

Te gjitha zgjidhjet E-Commerce duhet te sigurojne : - Shfaqje te katalogut- Mundesine shopping cart (karroce blerese)- Perpunimin e transaksionit

Shfaqja e katalogut perdoret per te organizuar artikujt per shitje.Katalogjet e nje website jane dy llojesh:1.Katalogu static : eshte nje liste e thjeshte elementesh e shkruar ne gjuhen HTML qe shfaqet ne nje apo me shume faqe te website-it. Pervec kesaj, katalogu static perdoret per te shtuar ose per te fshire artikuj te ndryshem. Per kete kerkohet editimi nga HTML.2.Katalogu dinamik : Ketu informacioni ne lidhje me produkte te ndryshme do te ruhet ne database. Mund te permbaje foto te ndryshme te artikujve, pershkrime shtese, detaje dhe mundesi te kerkimit.

Page 16: Sistemet Web-Server · Web view2018/05/11  · Hapësirat dhe mundësitë për tregtinë elektronike janë në rritje për shkak të përmirësimit në mënyrë të qëndrueshme të

Sistemet Web-Server

Shopping Cart (Karroca e blerjes) : Ne fillim per e-commerce jane perdorur format e teksteve per te dhene urdherat dhe komandat. Keto forma kishin mundesi per futjen e gabimeve sepse klientet duhet te :

- Shkruanin kodin e produktit, cmimin per njesi dhe informacione te tjera ne lidhje me produktet perpara se te kalojne ne formularin e porosise.

- Konsumatoret gjithashtu duhej te shkruanin cmimin e artikullit qe zakonisht ishte ne nje faqe tjeter.

Karakteristikat e shopping cart : - Shopping Cart modern ruajne shenimet e artikujve qe konsumatori zgjedh, duke I lejuar

at ate shtojne/heqin artikuj, apo thjesht per te pare shopping cart-en.- Te gjitha informacionet per artikullin perfshire dhe cmimin dhe kodin e tij ruhen

automatikisht ne shopping cart - Me klikimin e nje butoni te vetem psh checkout button tek arka, ekzekutohet transaksioni

I blerjes- Disa website te e-commerce lejojne ruajtjen e artikujve te shopping cart per disa dite,

duke lejuar perdoruesit te realizojne blerjen e ketyre produkteve.- Kompanite qe ofrojne shopping cart softwere jane : http://www.salescart.com/ (me nje

cmim prej $250-$400 e cila perfshin ASP,ASP.Net dhe PHP) si dhe http://www.webgenie.com/ (nje license me cmim $490 duke perfshire Perl dhe CGI).

Perpunimi I transaksioneve : eshte faza e cila pason pasi bleresi kalon ne arken virtuale. Ka disa karakteristika :

- Ne kete faze llogariten zbritjet e mundshme, taksat e shitjeve, shpenzimet e transportit, tatami mbi shitjen dhe shpenzimet postare duhet tw jene aktualet.

- Keto llogaritje duhet te perfshijne edhe ndonje kupon, promovime speciale si psh blerja ne nje date te caktuar ofron zbritje per produkte te ndryshem

- Duhet te sigurohet nje lidhje e sigurte komunikimi, pastaj te transmetohet informacioni ne lidhje me pagesen

Per dizanjimin e nje website nevojiten vegla ose tools te shumte. Keto vegla jane te rendesishem pasi I mundesojne perdoruesve me njohuri te ndryshme te HTML(pra dhe atyre qe skane njohuri ne lidhje me kete gjuhe) te krijojne nje website.Por eshte e rendesishme te kemi kujdes lidhur me veglat sepse kodi qe gjenerohet automatikisht mund te jete I veshtire te deshifrohet nqs ndonje problem mund te ndodhe.Disa nga tool-s jane :

- Editoret HTML psh Microsoft FrontPage, Microsoft Office, Macromedia Dreamweaver- Debbugers- HTML/XML validators- Graphic editors- Text Editors etj.

Website-t jane te ndryshem pervecse nga permbajtja, dhe nga madhesia e te dhenave qe ata do te permbajne. Sipas standartit SME, permasat e nje ebsite varen nga permasat e biznesit qe do te reklamohet. Per kete arsye, bizneset do te ndahen ne : - Biznese te vogla, biznese te cilet shesin me pak se 40 artikuj, pra atyre u duhet vetem nje

liste e produkteve ose e kategorive te produkteve. Fotot dhe detajet e produkteve mund te vendosen ne nje faqe te vetme

Page 17: Sistemet Web-Server · Web view2018/05/11  · Hapësirat dhe mundësitë për tregtinë elektronike janë në rritje për shkak të përmirësimit në mënyrë të qëndrueshme të

Sistemet Web-Server

- Bizneset e medha: kerkojne navigacion me te sofistikuar dhe me shume vegla te organizimit te produktit.Gjithashtu duhen menyra alternative te gjetjes se produkteve, pra duhet te perfshihen vegla te reja ne lidhje me filtrimin e produkteve, si psh mundesia e kerkimit te lire te teksteve – text search etj.

Website e mëdha E-commerce kërkojnë mundësi shtesë, si:1- Middleware -që lidhinsistemin ekzistues tëkompanisë me sistemin e E-commerce

(kontrolli I inventarit, procesimin e kërkesave dhe kontabilitetin)- Middleware lidh e-commerce me sisteminekzistues- Middleware mund të jetë e shkruar në- shtëpi apo e blerë nga shitësit e middleware-ve ose

kompanitë konsulente- Kostoja totale e një middleware mund të shko j në nga 50 .000 $ de r i nëmi l iona

Eu ro- P.sh. shitësit e middleware janë www.oracle.com dhe www.broadvision.com

2- Databazat dhe Aplikacionet- Një menaxher i databases e ruan software-in në mënyrë të strukturuar shumë mire- Struktura e databases përcakton se sa lehtë menaxheri i saj mund të marrë informacionet eruajtura në

database- E-commerce e vogla mund të përdorindatabase me kosto të ulët siç është MicrosoftAccess

3- Software të zinxhirit të menaxhimit të furnizimit4- Software të menaxhimit të marrëdhënieve me konsumatorë5- Software të menaxhimit të përmbajtjes (CMS)6- Integrimi I aplikacioneve :

- Software-t aplikative kryejnë funksione specifike, si p.sh. krijimi i faturave- Një server i aplikacioneve merr të dhëna ngaWeb-servers i cili furnizohet nga përdoruesi- Funksioni i software aplikative është i varu r nga rregullat e biznesit, kjo është e njohur si

logjika e biznesit

Risku në E-Commerce

E-Commerce është i rrethuar nga faktorë, të cilët krijojnë një ambjent të ri ekspozimi ndaj mashtirimeve të sistemit të pagesave me kartë. Disa faktorë të riskut në tregtinë E-commerce: -Niveli i lartë i kundërshtimeve dhe kthimeve të shumave: Kryerja e veprimeve në një mjedis tërësisht elektronik në të cilën përdorimi i kartës bëhet pa pranine e kartëmbajtësit çon në rritje të riskut të shërbimit dhe për rrjedhojë dhe të punës në back office dhe rritjen e riskut financiar;

-Audienca globale. Interneti mundëson tregtarët të ofrojnë produkte dhe shërbime në të gjithë botën. Ndërkohë që ai hap dyert për blerësit në mbarë botën, njëkohësisht u ofrohen edhe

Page 18: Sistemet Web-Server · Web view2018/05/11  · Hapësirat dhe mundësitë për tregtinë elektronike janë në rritje për shkak të përmirësimit në mënyrë të qëndrueshme të

Sistemet Web-Server

kriminelëve mundësi në të gjithë botën, të cilët përfitojnë nga mangësitë e sistemeve të sigurisë në faqet e tregtarëve.

-Mjete të fuqishme dhe të lira, kohë e shkurtër, që nevojitet për përfundimin e transaksionit.

-Tregtarëve nëpërmjet internetit u nevojitet një kosto e vogël për investimin fillestar. Shumica e bizneseve mund të hapin dyqanin virtual(online) në një kohë relativisht të shkurtër. Nëse një tregtar nuk shpenzon kohën e duhur për të mbrojtur në mënyrën e duhur sistemin e dyqanit online, ai mund të bëhet shumë shpejt subjekt i problemeve të sigurisë dhe ekspozimit ndaj mashtrimit.

-Disponueshmëri e përhershme. Tregtarët nëpërmjet internetit janë në dispozicion për biznes 365 ditë në vit, 24 orë në ditë. Kjo mundësi rrit prekshmërinë e tyre ndaj mashtrimeve dhe sulmeve.

-Nuk ka standarde të centralizuara ose autoritet ligjor. Për shkak se Interneti është global dhe nuk ka asnjë autoritet qëndror që dikton standarte sigurie ose operacionale. Banka dhe tregtarët duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm në marrëdhëniet e tyre të biznesit.

-Tregtarët me rrezik të lartë, të cilët kanë për qëllim mashtrimin synojnë ato banka, të cilat ndodhen në vende me një sistem penal që nuk kanë legjislacion për të dënuar krimet e kartës së kreditit, ose një forcë policore që nuk i japin përparësi ketij lloj krimi financiar. Këto transaksione mashtruese ka me shumë të ngjarë të kryhen nga vende pa mbrojtje të tilla dhe me ligje jo të forta ekstradimi. Edhe për vendet në dukje me legjislacion të arrirë të pagesave të kartave, Interneti shton një element të ndërlikuar në përcaktimin e juridiksionit.

-Informacioni është më i prekshëm për tu kompromentuar. Përgjimi i të dhënave të llogarisë është më i thjeshtë gjatë një transaksioni E-commerce krahasuar me porositë me postë apo telefon. Teknologjia kompjuterike bën të mundur që kriminelet të mbledhin sasi të mëdha numra kartash krediti ose të dhëna të tjera të llogarisë në një mënyrë të shpejtë dhe automatike. Kjo teknologji mund të krijojë gjithashtu edhe viruse në sistemet e tregtareve.

-Hakerat janë të intriguar nga sfidat e teknologjisë së re. Për shumë hakera, sfida e infiltrimit në teknologjinë e re është një nga motivet kryesore për veprimet e tyre keqdashese. Kur identifikohet një mangësi, ajo shpesh i bëhet e njohur menjëhere mbarë botës nëpërmjet kanaleve të komunikimit të internetit. Zhvilluesit e sistemit të tregtarëve duhet të punojnë shumë për sigurinë e faqes së internetit dhe mbrojtjen e të dhënave.

-Të dhënat personale të rregjistuara mund të jenë të rreme. Në shumë vende të botës, është e vështirë të verifikosh nëse informacioni i dhënë nga ana e klientit është i vlefshëm, veçanërisht nëse tregtari dhe klienti janë në vende të ndryshme. Klientët ngurrojnë të japin informacion të saktë, sepse ata: a. Nuk besojnë që informacioni i tyre do të ruhet ose do të përdoret me përgjegjësi. b. Ata nuk duan të kontaktohen. c. Dëshirojnë të çorientojnë tregtarët për qëllime mashtrimi.

Page 19: Sistemet Web-Server · Web view2018/05/11  · Hapësirat dhe mundësitë për tregtinë elektronike janë në rritje për shkak të përmirësimit në mënyrë të qëndrueshme të

Sistemet Web-Server

-Mekanizma identifikimi të dobëta. Interneti u ofron përdoruesve një platformë anonime nga e cila është e vështirë të zbulosh burimin origjinal të mesazhit. Kjo pengesë e vështirëson jashtëzakonisht hetimin e mashtrimit. Aftësia për të dërguar sulme anonime në internet inkurajon përdorimin e teknikave automatike me një probabilitet të ulët për të gjurmuar diçka me sukses. Fitimi i pritshëm bashkë me këto sulme është tërheqës pasi risku i sulmuesit është i ulët.

-Shitja e mallrave virtuale. Nëse blerësi po përdor një identifikim apo mënyrë pagese mashtruese, ajo nuk mund të zbulohet deri në momentin kur transaksioni ka përfunduar dhe bleresi nuk mund të gjurmohet më. Faqet që kanë përmbajtje dixhitale (veçanërisht faqet e internetit për të rritur) gjithashtu, mund të jene subjekt i kriminelëve, të cilët dëshirojne të testojnë nëse numri ose numrat e llogarive, që kanë marrë janë të vlefshme.

-Aftësia e tregtarëve për të kaluar shpejt kufijtë. Ashtu si me kanalet tradicionale të pagesave, banka duhet gjithmonë të mbrohet edhe ndaj tregtarëve me risk të lartë, të cilët nisin një marrëdhënie biznesi me qëllim mashtrimi. Kjo është e rëndësishme veçanërisht për tregtarët nëpërmjet internetit, pasi biznese të tilla mund të ndryshojnë lehtësisht vendndodhje, praktikisht edhe brenda natës. Në disa raste, kjo bëhet thjesht duke lëvizur serverin e faqes së internetit. Kjo ndodh zakonisht kur një tregtar i ka ndërprerë marrëdheniet në një treg, pasi është zbuluar natyra e tij mashtruese dhe menjëherë është pikasur edhe në një treg tjetër, me më pak pervojë, i cili nuk e vlerëson ashtu si duhet riskun nga tregtarët e tij. Bankat pranuese, të cilat krijojnë marrëdhënie biznesi me tregtarë të rinj pa kaluar proçesin e shqyrtimit të aplikimit dhe pa një kontroll të vërtetë paraprak mund të pësojnë humbje.

-Mashtrimi dhe kundërshtimet e kartëmbajtësit. Aftësia e kartëmbajtësit për të kundërshtuar me sukses një transaksion nëpërmjet internetit varet nga proçesi i hetimit të bankës lëshuese si dhe nga aftësia e tregtarit për të siguruar dokumentacionin përkates të transaksionit.

Arkitektura e shërbimit E-Commerce në një bankë të nivelit të dytë Ekzistojnë disa modele për arkitekturen e shërbimit e-commerce. Më poshtë ne do të paraqesim një shembull integrimi me një nga bankat e nivelit te dytë. Në këtë zgjidhje për të ofruar shërbimin e-commerce banka ka kërkesat optimale kundrejt tregtarit. Siguria e transaksionit dhe standartet e pagesës konform rregullave të pranimit të transaksioneve me karta sigurohen nga banka.

Page 20: Sistemet Web-Server · Web view2018/05/11  · Hapësirat dhe mundësitë për tregtinë elektronike janë në rritje për shkak të përmirësimit në mënyrë të qëndrueshme të

Sistemet Web-Server

Mbas marrjes së të dhënave të nevojshme për blerjen nga klienti si shuma e porositur, monedha, emri klientit, mbiemri etj, serveri i tregtarit gjeneron një kod unik id. Parameterat e nevojshëm postohen me anë të metodës http post në payment gateway.Për pagesën me kartë (VISA,MasterCard etj) kartëmbajtësi duhet të japë detajet e kartës si numër karte, CVV2 dhe datën e skadencës së kartës. Mbas marrjes së këtyre të dhënave kryhet autentifikimi 3D i kartës blerëse në bankën lëshuese të kësaj karte dhe njëkohësisht autorizimi ose jo i transaksionit të blerjes. Përgjigjia e kthyer dërgohet në faqen e tregtarit i cili më pas jep shërbimin ose produktin e porositur.

Page 21: Sistemet Web-Server · Web view2018/05/11  · Hapësirat dhe mundësitë për tregtinë elektronike janë në rritje për shkak të përmirësimit në mënyrë të qëndrueshme të

Sistemet Web-Server