218
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES DISERTACION PËR GRADËN “DOKTOR I SHKENCAVE” NË GJUHËSI KOMISIONI: 1. Prof. Dr. Elida TABAKU (Kryetare) 2. Prof. Dr. Brikena KADZADEJ (Oponente) 3. Prof. As. Dr. Lindita LATIFI (XHANARI) (Oponente) 4. Prof. As. Dr. Leonard DANGLLI (Anëtar) 5. Prof. As. Dr. Migena ALIMEHMETI (Anëtare) Disertante: Udhëheqës shkencor: MSc. Agnesa Çanta Prof. Dr. Petraq Buka Tiranë 2018

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME … · universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze sistemi emËror i anglishtes nË pËrqasje

  • Upload
    others

  • View
    19

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA

DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME

SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

DISERTACION PËR GRADËN

“DOKTOR I SHKENCAVE” NË GJUHËSI

KOMISIONI:

1. Prof. Dr. Elida TABAKU (Kryetare)

2. Prof. Dr. Brikena KADZADEJ (Oponente)

3. Prof. As. Dr. Lindita LATIFI (XHANARI) (Oponente)

4. Prof. As. Dr. Leonard DANGLLI (Anëtar)

5. Prof. As. Dr. Migena ALIMEHMETI (Anëtare)

Disertante: Udhëheqës shkencor:

MSc. Agnesa Çanta Prof. Dr. Petraq Buka

Tiranë

2018

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

ii

Ky punim i dedikohet motrës sime, KUJTESËS.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

iii

Falënderime

Ky punim doktorature është rezultat i një rrugëtimi të gjatë, të cilit nuk do të mund t’ia

dilja mbanë, pa ndihmën e pakursyer të shumë njerëzve, të cilëve e ndjej për obligim t’u

shpreh falënderimin dhe mirënjohjen time më të thellë. Është falë përkrahjes së tyre, që

ky rrugëtim i mbushur me momente të vështira, por edhe të bukura, fatmirësisht po

kurorëzohet me sukses.

Pa dyshim që falënderime pafund i shkojnë udhëheqësit tim shkencor, Prof. Dr. Petraq

Buka, të cilit i jam përjetësisht mirënjohëse për të gjitha këshillat, udhëzimet, vërejtjet, si

dhe kritikat konstruktive, pa të cilat ky punim nuk do ta kishte formën që ka sot. E

falënderoj veçanërisht për dashamirësinë, besimin dhe respektin për punën time.

Dua t’i falënderoj po ashtu të gjithë profesorët e Departamentit të Gjuhës Angleze, të

Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, të Universitetit të Tiranës, të cilët pata fatin t’i njoh dhe

nga të cilët mësova shumë.

Falënderoj po ashtu të gjithë miqtë, kolegët, si dhe studentët, të cilët më frymëzuan për të

dhënë më të mirën nga vetja, që ky punim të jetë sa më cilësor.

Në fund, por jo më pak, falënderoj familjen time, përkrahësen time të parezervë, e cila më

ka inkurajuar vazhdimisht në realizimin e të gjitha synimeve të mia.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

iv

PËRMBAJTJA

0. Hyrje ...................................................................................................................... vii

0.1. Përligjja e përzgjedhjes së temës ........................................................................... vii

0.2. Objekti dhe hipoteza e punimit ............................................................................ viii

0.3. Metodologjia dhe struktura e punimit ..................................................................... ix

Kreu I 1.Emri .......................................................................................................................... 1

1.1. Njohuri të përgjithshme .......................................................................................... 1

1. 2. Struktura morfologjike e emrave në anglishte dhe në shqipe .................................. 6

1.2.1. Emra të thjeshtë ................................................................................................... 8

1.2.2. Emra të prejardhur ............................................................................................... 9

1.2.3. Emra të përbërë.................................................................................................. 22

2. Grupet leksiko-gramatikore të emrave në anglishte dhe në shqipe ............................ 28

2.1. Emra të përgjithshëm dhe të përveçëm .................................................................. 30

2.2. Emra konkretë dhe abstraktë ................................................................................. 35

2.3. Emra të numërueshëm dhe të panumërueshëm ...................................................... 37

2.4. Emrat përmbledhës ............................................................................................... 39

3. Kategoritë gramatikore të emrit në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe ................. 43

Kreu II

2. Kategoria e numrit ................................................................................................ 47 2.1. Njohuri të përgjithshme ........................................................................................ 47

2.2. Kategoria e numrit tek emrat në gjuhën angleze ................................................... 47

2.2.1. Formimi i shumësit të rregullt ............................................................................ 50

2.2.2. Formimi i shumësit të çrregullt .......................................................................... 52

2.2.3. Formimi i shumësit të emrave me origjinë të huaj .............................................. 55

2.2.4. Shumësi i emrave të përbërë .............................................................................. 57

2.2.5. Emrat që përdoren vetëm në njëjës ..................................................................... 60

2.2.6. Emrat që përdoren vetëm në shumës .................................................................. 63

2.3. Kategoria e numrit tek emrat në gjuhën shqipe ...................................................... 66

2.3.1 Ndërtimi i formave gramatikore të numrit shumës .............................................. 68

2.3.2. Emrat që përdoren vetëm në njëjës ..................................................................... 74

2.3.3. Emrat që përdoren vetëm në shumës .................................................................. 74

2.4. Analizë përqasëse mbi kategorinë e numrit tek emrat në gjuhën angleze

dhe në gjuhën shqipe ............................................................................................. 75

Kreu III

3. Kategoria e rasës ................................................................................................... 99 3.1 Njohuri të përgjithshme ......................................................................................... 99

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

v

3.2. Kategoria e rasës tek emrat në gjuhën angleze .................................................... 100

3.2.1. Rasa e përgjithshme ......................................................................................... 106

3.2.2. Rasa gjinore ..................................................................................................... 107

3.2.2.1. Gjinorja saksone ........................................................................................... 107

3.2.2.2. Gjinorja normane .......................................................................................... 109

3.2.3. Përdorimi i rasës gjinore .................................................................................. 110

3.2.4. Funksionet semantike të rasës gjinore .............................................................. 113

3.3. Kategoria e rasës tek emrat në gjuhën shqipe ...................................................... 115

3.3.1. Funksionet kryesore sematike të rasave ............................................................ 117

3.3.1.1. Rasa emërore ................................................................................................ 118

3.3.1.2. Rasa gjinore .................................................................................................. 118

3.3.1.3. Rasa dhanore ................................................................................................ 119

3.3.1.4. Rasa kallëzore ............................................................................................... 120

3.3.1.5. Rasa rrjedhore ............................................................................................... 121

3.4. Analizë përqasëse mbi kategorinë e rasës tek emrat në gjuhën angleze

dhe në gjuhën shqipe ........................................................................................... 122

Kreu IV

4. Kategoria e gjinisë ............................................................................................... 134

4.1. Njohuri të përgjithshme ...................................................................................... 134

4.2. Kategoria e gjinisë tek emrat në gjuhën angleze .................................................. 135

4.2.1. Gjinia mashkullore........................................................................................... 140

4.2.2. Gjinia femërore ................................................................................................ 142

4.2.3. Gjinia asnjanëse ............................................................................................... 144

4.2.4. Gjinia e përbashkët .......................................................................................... 147

4.3. Kategoria e gjinisë tek emrat në gjuhën shqipe ................................................... 149

4.3.1. Gjinia mashkullore........................................................................................... 150

4.3.2. Gjinia femërore ................................................................................................ 151

4.3.3. Gjinia asnjanëse ............................................................................................... 152

4.3.4. Dallimi i gjinisë tek emrat e frymorëve ............................................................ 153

4.3.5. Emrat e dygjinishëm ........................................................................................ 153

4.4. Analizë përqasëse e kategorisë së gjinisë tek emrat në gjuhën angleze

dhe në gjuhën shqipe ........................................................................................... 154

Kreu V

5. Kategoria e shquarsisë dhe e pashquarsisë ......................................................... 166 5.1. Njohuri të përgjithshme ...................................................................................... 166

5.2. Shquarsia dhe pashquarsia tek emrat në gjuhën angleze ...................................... 165

5.2.1. Nyja e shquar “the” .......................................................................................... 168

5.2.2. Nyja e pashquar “a/an” .................................................................................... 173

5.3. Shquarsia dhe pashquarsia tek emrat në gjuhën shqipe ........................................ 176

5.3.1 Kuptimi dhe përdorimi i trajtës së shquar .......................................................... 177

5.3.2. Kuptimi dhe përdorimi i trajtës së pashquar ..................................................... 179

5.4. Lakimi i emrave në gjuhën shqipe....................................................................... 180

5.4.1 Lakimi i parë .................................................................................................... 180

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

vi

5.4.2. Lakimi i dytë ................................................................................................... 181

5.4.3. Lakimi i tretë ................................................................................................... 182

5.5.4. Lakimi i katërt ................................................................................................. 183

5.5. Analizë përqasëse e kategorisë së shquarsisë dhe të pashquarsisë tek emrat

në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe ............................................................... 184

5.5.1. Emrat e shquar në anglishte dhe në shqipe ....................................................... 185

5.5.2. Emrat e pashquar në anglishte dhe në shqipe .................................................... 192

PËRFUNDIME ........................................................................................................ 196

BIBLIOGRAFIA ..................................................................................................... 202

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

vii

HYRJE

0.1. Përligjja e përzgjedhjes së temës

Gjuhësia krahasimtare si disiplinë shkencore, e cila zbaton qasjen diakronike në studimin e

gjuhëve të ndryshme me qëllim që të dëshmojë afërsinë e tyre gjenetike, pësoi një zhvillim

të hovshëm veçanërisht në pjesën e dytë të shekullit XIX. Në këtë periudhë, jo vetëm që pati

një larmi studimesh krahasuese që trajtonin gjuhët e rajoneve të ndryshme e që kishin

veçori të përbashkëta gjuhësore, si për shembull gjuhët ballkanike, por u zhvillua edhe një

korpus i pasur me studime krahasuese të gjuhëve të cilat janë pjesë e ndarjeve më të mëdha

gjuhësore, me theks në trungun indo-evropian.

Por, fillimi i shekullit XX shënoi një kthesë në qasjen ndaj studimit të gjuhëve të ndyshme,

me qëllim krahasimin e tyre, pasi që studiuesit filluan të interesoheshin dhe t’i kushtonin

më tepër rëndësi qasjes sinkronike, sesa asaj diakronike të studimit të gjuhëve. Ky zhvillim

rezultoi me lindjen e një dege të re të gjuhësisë - gjuhësisë kontrastive ose përqasëse, e cila

u zhvillua sidomos në pjesën e dytë të shekullit XX.

Gjuhësia kontrastive, e trajtuar shpesh si nëndegë e gjuhësisë krahasimtare, për shkak se

që të dyja merren me krahasimin e gjuhëve, ka në fokus dy gjuhë, ose dy grupe gjuhësh të

cilat i lidhë konteksti socio-kulturor. Vetë termi ,,gjuhësi kontrastive” është përdorur për

herë të parë në vitin 1941 nga Benjamin Lee Whorf, por themelues i gjuhësisë kontrastive

moderne konsiderohet studiuesi amerikan, Robert Lado, i cili në veprën e tij ,,Linguistics

across cultures: Applied linguistics for language teachers”, të botuar në vitin 1957, ndër të

tjerash, theksonte që krahasimi i dy gjuhëve, gjuhës amtare dhe gjuhës së huaj, duke vënë

në pah dallimet dhe ngjashmëritë ndërmjet tyre, mund të ndihmojë mësimdhënien

/mësimnxënien e gjuhës së huaj.

Ndonëse në ditët e sotme, roli i gjuhësisë kontrastive është shumë më i gjerë se kaq, pra nuk

mund të kufizohet vetëm në kontekstin e mësimdhënies /mësimnxënies së një gjuhe të huaj,

pa dyshim që nuk mund të mohohen rezultatet e saj në tejkalimin e vështirësive në të cilat

mund të hasin studentët që mëtojnë ta mësojnë një gjuhë të huaj, e cila mund të dallojë më

shumë ose më pak nga gjuha e tyre amtare. Në këtë kontekst vlen të përmenden studimet e

karakterit përqasës të gjuhës angleze si një nga gjuhët kryesore të komunikimit

ndërkombëtar në raport me gjuhët e tjera të familjes indoevropiane, por edhe më gjerë.

Viteve të fundit sidomos, janë bërë studime pafund me karakter përqasës, të cilët trajtojnë

aspekte të ndyshme të gjuhës angleze në raport me gjuhë të tjera, duke vënë në pah dallimet

dhe ngjashmëritë ndërmjet tyre. Kjo është posaçërisht me interes në ditët e sotme kur

anglishtja është bërë de facto gjuhë globale dhe se pikërisht për shkak të shtrirjes së saj në

mbarë globin, ajo po e ushtron ndikim e saj mbi pothuajse të gjitha gjuhët botërore,

sidomos mbi gjuhët më të vogla, siç është edhe shqipja, kurse interesimi për ta mësuar këtë

gjuhë po rritet vazhdimisht, madje është shndërruar në imperativ të kohës. Kjo është edhe

një arsye më shumë për të bërë studime përqasëse në raport me anglishten dhe shqipen të

cilat, ndonëse i përkasin familjes së madhe të gjuhëve indoevropiane, dhe medoemos që do

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

viii

të kenë edhe veçori të përbashkëta, dallojnë për nga struktura gramatikore. Gjuha angleze

bën pjesë në grupin e gjuhëve analitike, kurse gjuha shqipe bën pjesë në grupin e gjuhëve

sintetike, që do të thotë se, morfologjikisht, sistemet strukturore të këtyre dy gjuhëve

shfaqin dallime substanciale.

Ky punim doktorature ofron një pasqyrë të sistemit emëror të anglishtes në përqasje me

sistemin emëror të shqipes, duke trajtuar në imtësi të gjitha veçoritë e sistemit emëror, duke

filluar kështu me funksionet e emrit dhe togfjalëshave emërorë, strukturën morfologjike të

emrave në këto dy gjuhë, grupet leksiko-gramatikore të emrave dhe duke vazhduar me

kategoritë gramatikore të emrit në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe, të cilave u është

kushtuar nga një kapitull i tërë, duke vënë në pah jo vetëm dallimet, të cilat u përmendën

më lart, por edhe ngjashmëritë mes tyre.

Duke qenë se paraqet një studim të sistemit emëror të gjuhës angleze dhe të gjuhës shqipe

nga këndvështrimi përqasës, ky punim mund të jetë me interes për studentët e gjuhës

angleze, gjuhës shqipe, si dhe për studentë të gjuhëve të tjera, sepse mund t’u ndihmojë

atyre që t’i shmangin paqartësitë, të cilat mund t’i hasin gjatë të mësuarit të sistemit

emëror të anglishtes dhe shqipes, duke iu krijuar një pasqyrë të qartë mbi dallimet dhe

ngjashmëritë ndërmjet këtyre dy sistemeve, si dhe për studiues të ndryshëm shqiptarë dhe të

huaj të cilët merren me hulumtime të karakterit përqasës në fushën e gramatikës,

gjegjësisht morfologjisë, sepse mund të ofrojë ide të cilat do të shërbenin si sfond mbi të

cilin ata do të mund të ngrinin çështje të ndryshme me interes për hulumtime shkencore,

duke kontribuar kështu në pasurimin e korpusit të gjuhësisë përqasëse përkitazi me gjuhët

indoevropiane.

0.2. Objekti dhe hipoteza e punimit

Megjithëse pjesë të trungut indoevropian të gjuhëve, anglishtja dhe shqipja i takojnë

degëve të ndryshme të gjuhëve indoevropiane, anglishtja, degës së gjuhëve gjermanike,

kurse shqipja është degë me vete. Por, ato dallojnë edhe strukturalisht, meqë njëra,

anglishtja, bën pjesë në grupin e gjuhë analitike, kurse tjetra, shqipja, në grupin e gjuhëve

sintetike, ku secila prej tyre paraqet rregulla të ndryshme morfologjike në strukturën

përkatëse, të cilat dallojnë, por edhe përkojnë me njëra tjetrën.

Fokus i këtij punimi të doktoraturës është sistemi emëror, si një pjesë e rëndësishme e

gramatikës në të dyja gjuhët, pasi që emrat përbëjnë klasën më të madhe të fjalëve, i parë

nga këndvështrimi përqasës. Qëllimet kryesore të këtij punimin janë:

Paraqitja e një analize të hollësishme të sistemit emëror të anglishtes dhe atij të

shqipes;

Vënia në pah e dallimeve ndërmjet këtyre dy sistemeve emërore;

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

ix

Vënia në pah e ngjashmërive ndërmjet këtyre dy sistemeve emërore;

Pasqyrimi i qëndrimeve të ndryshme të gramatikanëve në raport me sistemin

emëror të anglishtes dhe sistemin emëror të shqipes.

Hipoteza e punës sonë mbështetet pikërisht në paraqitjen e specifikave të sistemit emëror të

secilës nga këto dy gjuhë duke përfshirë aspekte të ndryshme të këtij sistemi në gjuhët

përkatëse, që nga funksionet e emrit dhe togfjalëshave emërorë, struktura morfologjike e

emrave, grupet leksikore, dhe me theks të veçantë, kategoritë gramatikore të emrit, duke

vënë në pah veçoritë dalluese dhe tiparet e përbashkëta mes tyre. Për të provuar

vërtetësinë e hipotezës, përveç materialeve të ndryshme në gjuhën angleze dhe në gjuhën

shqipe, që kanë shërbyer për të ndërtuar korpusin teorik të temës, janë përdorur edhe

shembuj të ndryshëm nga kontekste dhe situata komunikuese, të cilat kanë vënë në pah

nuanca të thella dallimi dhe ngjashmërie, jo vetëm ndërmjet kategorive gramatikore të të

dyja gjuhëve, por brenda sistemit të njërës dhe tjetrës gjuhë, në tërësi.

0.3. Metodologjia dhe struktura e punimit

Meqë ky punim doktorature mbështetet mbi një analizë përshkruese dhe përqasëse ndërmjet

dy gjuhëve, anglishtes dhe shqipes, konkretisht sistemit emëror të këtyre dy gjuhëve, për

realizimin e këtij punimi është përdorur metoda përshkruese përqasëse. Punimi është

strukturuar në atë formë, që fillimisht janë përshkruar pjesë të caktuara të këtij sistemi në

anglishte dhe në shqipe, e mandej është dhënë një analizë e detajuar përqasëse mbi pjesët

përkatëse.

Për plotësimin e nevojave të këtij punimi është përdorur literaturë e zgjedhur shkencore e

cila ngërthen burime të shumta e të ndryshme, të cilët paraqesin korpusin e gjerë të librave,

artikujve dhe punimeve të tjera me karakter shkencor në të cilin mbështetet ky punim, kurse

literaturën bazë e përbëjnë veprat e studiuesve më të shquar të gramatikës së gjuhës

angleze, respektivisht gjuhës shqipe, si: Huddleston, Pullum, Payne, Lyons, Greenbaum,

Quirk, Leech, Palmer, Brinton, Bache, Davidsen-Nielsen, Agalliu, Angoni, Demiraj,

Dhima, Hysa, Lafe, Likaj, Çabej, Kostallari, Prifti, Newmark, Hubbard, etj.

Punimi ,,Sistemi emëror i anglishtes në përqasje me sistemin emëror të shqipe” përbëhet

nga pesë kapituj. Kapitulli i parë trajton emrin në përgjithësi në të dyja gjuhët, kurse

kapitujt vijues trajtojnë kategoritë gramatikore të emrit në anglishte dhe në shqipe.

Kreu I trajton aspekte të ndryshme të emrit si pjesë e ligjëratës dhe përbëhet nga katër

nënkapituj. Nënkapitulli i parë trajton emrin në përgjithësi, kriteret që e përcaktojnë atë

(morfologjik, sintaksor dhe semantik), funksionet e emrit në fjali në gjuhën angleze dhe

në gjuhën shqipe, dhe togfjalëshat emërorë në këto dy gjuhë, duke vënë në pah dallimet dhe

ngjashmëritë ndërmjet tyre. Nënkapitulli i dytë trajton strukturën morfologjike të emrave në

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

x

anglishte dhe shqipe, llojet e emrave sipas strukurës morfologjike, respektivisht

fjalëformimit (në shqipe), me theks të veçantë mbi parashtesat dhe prapashtesat që

përdoren për formimin e emrave në këto dy gjuhë. Ky kapitull vijon me grupet leksikore në

anglishte dhe shqipe dhe përmbyllet me nënkapitullin e katërt, i cili trajton në mënyrë të

përmbledhur kategoritë gramatikore të emrit në anglishte dhe në shqipe, meqë secila prej

tyre trajtohet detajisht në kapitujt vijues.

Kreu II paraqet një analizë të detajuar të kategorisë së numrit tek emrat në gjuhën angleze

dhe në gjuhën shqipe. Ky kapitull po ashtu ndahet në katër nënkapituj. Nënkapitulli i parë

jep informacion të përgjithshëm mbi kategorinë e numrit në këto dy gjuhë. Nënkapitulli i

dytë trajton kategorinë e numrit tek emrat në gjuhën angleze, me theks të veçantë mbi

formimin e shumësit të emrave në këtë gjuhë, trajtimin e emrave me origjinë të huaj,

shumësin e emrave të përbërë, emrat e grupit singularia tantum dhe pluralia tantum, etj.

Nënkapitulli i tretë trajton kategorinë e numrit tek emrat në gjuhën shqipe me theks të

veçantë mbi ndërtimin e formave gramatikore të numrit shumës të të gjithë emrave, si dhe

emrat që përdoren vetëm në njëjës dhe në shumës. Nënkapitulli i katërt ofron një analizë

përqasëse mbi kategorinë e numrit tek emrat në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe, e cila

mbështetet kryesisht në formimin e numrit shumës në gjuhët respektive, por po ashtu edhe

trajtimin e emrave në njëjës dhe shumës në këto gjuhë, duke pasqyruar kështu dallimet dhe

ngjashmëritë ndërmjet tyre në raport me kategorinë e numrit si kategoria e vetme e

pakontestuar e anglishtes.

Kreu III trajton kategorinë e rasës tek emrat në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe, duke

përshkruar fillimisht, në vija të përgjithshme, rasën si kategori gramatikore, kurse vijon me

nënkapitullin e dytë, respektivisht të tretë, të cilët trajtojnë kategorinë e rasës tek emrat në

gjuhën angleze, respektivisht në gjuhën shqipe, duke u ndalur tek secila nga rasat e emrit

në të dyja gjuhët përkatëse, format dhe funksionet e tyre, si dhe duke qenë ende një kategori

gramatikore e kontestuar në anglishte, edhe në teoritë ekzistuese mbi kategorinë e rasës në

gjuhën angleze, duke e përmbyllur kështu kapitullin me një analizë përqasëse të kësaj

kategorie tek emrat në anglishte dhe në shqipe, e cila vë në pah në mënyrë të hollësishme

dallimet e shumta, por edhe disa ngjashmëri të emrave të anglishtes dhe të shqipes në

raport me kategorinë e rasës e të cilat i referohen kryesisht rasës gjinore.

Kreu IV trajton kategorinë e gjinisë tek emrat në këto dy gjuhë, e cila për dallim nga dy

kategoritë e mësipërme është mjaft specifike. Edhe ky kapitull përbëhet nga katër

nënkapituj. I pari trajton kategorinë e gjinisë tek emrat në këto dy gjuhë, në përgjithësi, dhe

jep ndarjen në gjini të emrave në anglishte dhe në shqipe. Nënkapitulli i dytë trajton

çështjen e kategorisë së gjinisë tek emrat në anglishte, me theks mbi kriteret e përcaktimit

të gjinisë në këtë gjuhë, të cilat e arsyetojnë ndarjen e mësipërme, kurse secila nga gjinitë e

emrit: gjinia mashkullore, gjinia femërore, gjinia asnjanëse dhe gjinia e përbashkët,

trajtohet veç e veç. Ky kapitull vijon me kategorinë e gjinisë tek emrat në gjuhën shqipe, ku

përveç gjinisë mashkullore, gjinisë femërore dhe gjinisë asnjanëse, trajtohet edhe çështja e

emrave përmbledhës, si dhe emrat e dygjinishëm. Ky kapitull përmbyllet me një analizë të

detajuar përqasëse të kësaj kategorie në të dyja gjuhët duke evidentuar veçoritë dalluese,

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

xi

por edhe karakteristikat e përbashkëta të emrave në anglishte dhe në shqipe në raport me

kategorinë e gjinisë.

Kreu V trajton kategorinë e shquarsisë dhe të pashquarsisë të cilën, për dallim nga

shqipja, gjuha angleze nuk e ka, por që në mungesë të saj, shquarsinë dhe pashquarsinë i

realizon kryesisht nëpërmjet dy nyjave: nyjës së shquar the dhe nyjës së pashquar a/an. Ky

kapitull ndahet në pesë nënkapituj. I pari ofron njohuri të përgjithshme mbi këtë kategori

dhe mënyrat e realizimit të saj në anglishte dhe në shqipe. Nënkapitulli i dytë e trajton

konceptin e shquarsisë dhe të pashquarsisë së emrave në anglishte, dy nyjat, nyjën e shquar

dhe nyjën e pashquar, si dhe formën, funksionin dhe përdorimin e tyre me grupe të

caktuara të emrave. Nënkapitulli i tretë e trajton këtë kategori tek emrat në shqipe, me

theks mbi kuptimin dhe përdorimin e trajtës së shquar dhe trajtës së pashquar të emrave në

shqipe. Ndonëse emrat në gjuhën angleze nuk lakohen, meqë ata të shqipes e kanë këtë

veçori, ky kapitull vijon me lakimin e emrave, gjegjësisht, katër llojet e lakimit të emrave

dhe përfundon me nënkapitullin e pestë, me një analizë përqasëse të emrave të shquar dhe

të pashquar në anglishte dhe në shqipe, meqë, përderisa anglishtes i mungon kjo kategori,

nuk mund të flitet për përqasje ndërmjet kësaj kategorie në anglishte dhe në shqipe.

Punimi përmbyllet me disa përfundime të karakterit përshkrues përqasës, të cilat u

referohen të gjitha çështjeve të trajtuara në punim.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

1

KREU I

1. EMRI

1.1. Njohuri të përgjithshme

Emri konsiderohet një nga pjesët më të ngarkuara dhe më të rëndësishme të ligjëratës, në

rradhë të parë, për shkak të barrës së funksioneve gramatikore që bart në raport me pjesët e

tjera të ligjëratës, por edhe për shkak të fleksibilitetit në raport me fjalët e reja, të cilat

vazhdimisht i shtohen korpusit të tij, duke e rritur dhe pasuruar atë. Këto karakteristika të

tij, ndër të tjerash, kanë bërë që emrit t’i kushtohet vëmendje e veçantë nga studiues të

gjuhësisë.

Studiues të shumtë të cilët janë marrë me çështje të gramatikës, gjegjësisht morfologjisë,

kanë dhënë përkufizime të ndryshme mbi emrin pavarësisht gjuhës të cilën e kanë pasur si

objekt studimi, por përkundër detajeve të cilat njëri ose tjetri mund t’i ketë shtuar ose

hequr, të gjithë ata pajtohen në një pikë kyçe - Emri është një fjalë që emërton. Ky është

thelbi i përkufizimit që zakonisht haset në librat e gramatikës së secilës gjuhë.

Në gramatikat e gjuhës angleze, përkufizimi më i shpeshtë i emrit është ai tradicional, sipas

të cilit: “Emri është fjalë që emërton një person, një vend ose një send.”1 Sidoqoftë, studiuesi R. Nordquist e pasuron pak këtë përkufizim duke shtuar se, në gjuhën angleze, “Emri tradicionalisht përkufizohet si pjesë e ligjeratës (ose klasës së fjalëve) e cila emërton

ose identifikon një person, vend, send, cilësi, ose aktivitet.” 2

Në gjuhën shqipe rëndom përdoret ky përkufizim: “Emër quhet ajo pjesë e ligjëratës që emërton qenie të gjalla dhe sende dhe ka kategorinë gramatikore të gjinisë, të numrit, të

rasës dhe të shquarsisë e të pashquarsisë”.3

Emri si pjesë e ligjëratës përcaktohet nga tri kritere:

1 Berry, Roger, English Grammar, A resource book for students, Routledge, London & New York, 2012, f. 7 2 Nordquist, Richard, What Is an English Noun? , About Education, Prill, 2015, f. 1 3 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 81

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

2

a) kriteri morfologjik - që nënkupton format dhe kategoritë gramatikore,

b) kriteri sintaksor - që nënkupton funksionin dhe shpërndarjen, dhe

c) kriteri semantik - që ka të bëjë me kuptimin e tij.

Kategoritë gramatikore të emrit kanë të bëjnë me format e ndryshme të emrit apo

ndryshimeve që ai pëson në rrethana të ndryshme gramatikore. Në gjuhën angleze, këto

janë numri, dhe pjesërisht rasa dhe gjinia, kurse në gjuhën shqipe janë: numri, gjinia, rasa,si

dhe shquarsia dhe pashquarsia. Meqë kriteri morfologjik ka të bëjë me format e ndryshme të fjalëve të një klase dhe gjuha angleze, për dallim nga shqipja, ka shumë pak forma

sintetike, sipas Greenbaum4, ky kriter nuk mjafton për ta dalluar emrin nga klasat e tjera të

fjalëve.

Nga pikëpamja sintaksore, emri në fjalitë në gjuhën angleze mund të funksionojë kryesisht

si:

1) Kryefjalë - Children are the future of this country.

2) Kundrinë e drejtë - We met Mrs. Collins at a charity reunion.

3) Kundrinë e zhdrejtë - John bought Caroline a collection of rare books.

4) Ndajshtim - Mr Smith, a scientist, lives in the suburb of this town.

5) Kundrinë e parafjalës5 - You should always act with wisdom.

6) Kallëzuesor i kryefjalës - Mr. Colton’s wife is a neurosurgeon.

Mund të thuhet që emri në gjuhën angleze mund të përdoret në të gjitha funksionet

sintaksore përveç në atë të kallëzuesit.

Emri në gjuhën angleze po ashtu mund të formojë togfjalësha emërorë “Noun Phrases”

(NPs) të cilët në fakt edhe i kryejnë funksionet e lartpërmendura në fjali. Një togfjalësh

emëror përbëhet nga një emër (ose ndonjë strukturë tjetër me funksion emëror) i cili ka funksionin e fjalës bosht “Head” (H) dhe është elementi obligativ i togfjalëshit, por po

ashtu mund të ketë edhe përcaktorë të cilët janë opsionalë.6 Togfjalëshat emërorë të cilët

përbëhen vetëm nga fjala bosht quhen simple phrases (togfjalësha të thjeshtë), p.sh. I,

people, freedom, life, joy, John, Rebecca, etj., kurse ata të cilat përveç fjalës bosht

përmbajnë edhe përcaktorë quhen complex phrases (togfjalësha të përbërë), p.sh.

4 Greenbaum, Sidney, The Oxford English Grammar, Oxford University Press, New York, 1996, f. 94.

5 Në gjuhën angleze, togfjalëshat parafjalorë (prepositional phrases) formohen nga një parafjalë dhe një kundrinë e parafjalës. Kundrinë e parafjalës quhet struktura e fjalëve e cila e pason parafjalën në një togfjalësh parafjalor. 6 Greenbaum, Sidney, The Oxford English Grammar, Oxford University Press, New York, 1996, f. 208.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

3

the neighbours, these students, nice people, an old generous couple, a really powerful

speech, that beautiful girl in the red dress, etj.7

Megjithatë, sipas R. Berry 8, nëse fjala bosht është një emër i numërueshëm në numrin

njëjës, atëherë përcaktori duhet të jetë patjetër pjesë e togfjalëshit, pra nuk mund të ndahet

nga emri. Përcaktorët më të shpeshtë janë nyjat (a/an, the), përemrat dëftorë (this, these,

that, those), përemrat pronorë (my, your, his, her, its, our, their), dhe përemrat e pacaktuar

(all, both, each, few, some, etj.), kurse në rrafshin më të gjerë këtu hyjnë edhe numërorët

(numërorët themelorë - one, two, three, twenty-three, etj., dhe ata rreshtorë - the first, the

second, the third, the twenty-third, etj.) dhe emrat në rasën gjinore (Saxon Genitive - ‘s).

Nëse një përcaktor i paraprin emrit në togfjalësh quhet parapërcaktor dhe shenjohet me

PreM, kurse nëse e pason atë quhet paspërcaktor dhe shenjohet me PostM. Parapërcaktorët

më të shpeshtë në togfjalëshat emërorë janë mbiemrat, kurse paspërcaktorë në togfjalëshat

emërorë mund të jenë të gjitha llojet e togfjalëshave, përfshirë këtu edhe vetë togfjalëshat

emërorë, përveç togfjalëshave foljorë, por më të shpeshtët janë togfjalëshat parafjalorë.

Nga sa u tha më sipër, togfjalëshat emërorë kanë këtë strukturë:9

NP

Determiner (s) + PreModifier (s) + Noun Head + PostModifier (s)

Fig.1. Struktura e togfjalëshit emëror në gjuhën angleze

Siç u tha më lart, togfjalëshat të cilët kanë fjalë bosht emrin ose cilëndo strukturë tjetër me funksion emëror (nominal) mund t’i kryejnë të gjitha funksionet e lartpërmendura në fjalitë në gjuhën angleze. Përjashtim bëjnë të ashtuquajturët bare role NPs, togfjalëshat emërorë

në të cilët fjala bosht nuk paraprihet nga një përcaktor.10 Këta togfjalësha njihen si bare

7 Nuhiu, Vesel, English Syntax, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2004. 8 Berry, Roger, English Grammar, A resource book for students, Routledge, London and New York, 2012,

f.15. 9 Greenbaum, Sidney, The Oxford English Grammar, Oxford University Press, New York, 1996, f. 209. 10 Huddleston, Rodney&Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language, Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 328.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

4

role NPs pikërisht për shkak të pamundësisë së funksionimit si kryefjalë ose kundrinë e

fjalisë. Ata mund të përdoren vetëm si plotës kallëzuesor. P.sh.

I’d like to be president.

I’d like to see *president / the president.

*President / Our president is a very charismatic man.

Në gjuhën shqipe, emri po ashtu ka disa funksione në fjali, por funksioni kryesor i tij është

ai i kryefjalës së fjalisë. Në vijim shohim funksionet me rradhë:

1) Kryefjalë - Fjala është më e rëndë se guri.

2) Kallëzues emëror - Do të mbesin çaste të paharrueshme këto që po i përjetojmë sot.

3) Përcaktor me drejtim - Fqinjët e mirë i kishin ndihmuar plakut që ta rregullonte

kulmin e shtëpisë.

4) Kundrinë -

a) Kundrinë e drejtë - Përkundër pritshmërive, kritikët e artit vlerësuan shumë

lart ekspozitën.

b) Kundrinë e zhdrejtë - Për nder të festave të fundvitit, edukatoret u shpërndanë fëmijëve dhurata të shumta.

4) Rrethanor - Bujqve punëtorë të Anadrinisë prodhimet u kishin mbetur në ara.

Ndonëse për nga funksionet që kanë në fjali, togfjalëshat emërorë të anglishtes shfaqin

ngjashmëri me ata të shqipes, e njëjta nuk mund të thuhet për strukturën e tyre. Në gjuhën

shqipe, për dallim nga gjuha angleze, togfjalëshat emërorë nuk mund të përbëhen nga një fjalë e vetme, gjegjësisht nga një emër i vetëm, ose ndonjë strukturë tjetër me funksion

emëror, sepse kështu biem në kundërshtim me vetë emrin e kësaj njësie gjuhësore -

“tog+fjalësh”. Rrjedhimisht, në shqipe, togfjalëshi përkufizohet si ,,njësia sintaksore e

përftuar gjatë ligjërimit nga bashkimi gramatikor dhe kuptimor i dy ose më shumë fjalëve kuptimplota të bashkuara me lidhjen e nënrenditjes, që tregon marrëdhënie midis sendeve,

dukurive, proceseve e tipareve.”11 Pra, një togfjalësh emëror gjithmonë përbëhet nga dy ose

më shumë fjalë, nga të cilat njëra është patjetër një emër i cili në togfjalësh e ka rolin e

fjalës ,,Bosht”, që në anglishte i referohemi si “Head”, kurse si mjete për formimin e

togfjalëshave emërorë përdoren trajtat rasore, nyjat, parafjalët, dhe lidhëzat si, se, sa. 12

Në gjuhën shqipe kemi këta tipa të togfjalëshave emërorë:

11 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi II, Sintaksa, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 81-82. 12 Po aty, f. 87.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

5

1) Emër + emër - enë qelqi, verë Rahoveci, dru ahu, tavolinë pune, larmi idesh, etj

2) Emër + parafjalë + emër - tregime për fëmijë, shtëpi me oborr, kafe pa sheqer, etj.

3) Emër + paskajore - dëshirë për të mësuar, nevoja për të punuar, aftësi për të

drejtuar, etj.

4) Emër + mbiemër - qytet i lashtë, shtet i zhvilluar, çmim i merituar, etj.

5) Emër + përemër - këto ditë, ai mjet, këtë burim, çdo njeri, ndonjë send, etj.

6) Emër + numëror - një qëllim, tri dëshira, dy institucione, pesë flamuj, etj.

7) Emër + ndajfolje - Ajo hyri në derën djathtas. (shumë të rralla)

Në anglishten moderne, pjesët e ligjëratës i nënshtrohen klasifikimit në dy klasa të fjalëve:

klasat e hapura dhe klasat e mbyllura. Emrat i takojnë klasës së hapur të fjalëve, që nënkupton se kjo klasë mund të shtrihet pafundësisht, se fjalë të reja mund t’i shtohen në

mënyrë konstante kësaj klase, dhe rrjedhimisht, asnjëherë nuk mund të dihet numri i saktë i

tyre. 13 Një nga mënyrat më të favorshme për të rritur numrin e fjalëve, përveç nëpërmjet

proceseve fjalëformuese, janë pikërisht huazimet.

Gjuha angleze është veçanërisht e ekspozuar ndaj kësaj dukurie marrë parasysh pozitën e

saj në rrafshin global dhe kontaktin e saj me gjuhë të ndryshme të botës, mbi 350 syresh14.

Madje, sipas kompanisë amerikane ,,Global Language Monitor”, gjuhës angleze i shtohet një fjalë e re çdo 98 minuta, kurse fondi i fjalëve ka arritur shifrën prej 1.041.257.5

fjalësh.15 Pa dyshim që nga këto fjalë të reja të cilat i shtohen vazhdimisht leksikut të anglishtes, emrat përbëjnë përqindjen më të madhe pikërisht për shkak të veçorive të tyre gramatikore.

Gjuha shqipe është gjithashtu e hapur ndaj huazimeve, sidomos nga anglishtja, por ajo nuk

gjindet në mesin e gjuhëve të cilat huazojnë fjalë në po këtë masë dhe kjo për arsye të

shumta, p.sh. kontakti i saj me gjuhët e tjera është shumë më i vogël sesa ai i anglishtes,

leksiku i saj është shumë më i kufizuar në numër sesa ai i anglishtes, etj. Gjithsesi, edhe në

shqipe, përqindja më e madhe e fjalëve të huazuara i takon pikërisht emrit si pjesë e

ligjëratës.

Sa i përket kriterit të tretë, atij semantik, siç u cek më lart, përgjithësisht emri përkufizohet si fjalë që emërton. Në gjuhën angleze, përkufizimi sipas të cilit emrat rëndom

përkufizohen si fjalë që emërtojnë njerëz, vende dhe sende, sipas Greenbaum16, është

13 Nelson, Gerald, English: An Essential Grammar, Routledge: Taylor & Francis Group, London and New

York, 2001, f. 31. 14 Crystal, David, English as Global Language, Cambridge University Press, New York, 2003, f. 23. 15 The Global Language Monitor, Number of Words in the English Language, April 2, 2017. 16 Greenbaum, Sidney, The Oxford English Grammar, Oxford University Press, New York, 1996, f. 94.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

6

përkufizim i papërshtatshëm ose jo i plotë, për shkak se përjashton nga klasa e emrave

emrat abstraktë, si p.sh. love, happiness, morality, justice, joy, strength, etj., të cilët nuk

emërtojnë as njerëz, as vende e as sende.

Por, edhe në gjuhën shqipe, përkufizimi i emrit nuk përfshin të gjitha kategoritë që

emërtohen, madje në shqipe, në përkufizimin e dhënë nga autorët e veprës ,,Gramatika e

Gjuhës Shqipe I”, përmenden ,,qeniet e gjalla” dhe ,,sendet”, por as vendet e as konceptet

abstrakte, edhe pse emra të tillë si: oborr, mal, fushë, livadh, etj., apo dashuri, lumturi,

moral, drejtësi, gëzim, forcë, etj., në shqipe ka mjaft, gjë që po ashtu e bën edhe këtë

përkufizim të emrit në shqipe, jo të plotë dhe rrjedhimisht, joadekuat.

1.2. Struktura morfologjike e emrave në anglishte dhe në shqipe

Struktura morfologjike e emrave në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe ka të bëjë me

numrin dhe llojin e morfemave të cilat përdoren për formimin e tyre. Analiza morfologjike

nuk mund të paramendohet pa morfemat të cilat Haspelmath, M. & Planck, M., i quajnë

,,atome morfologjike.”17 Morfema është njësia më e vogël kuptimplote e gjuhës dhe si e

tillë ajo:

1) Është një fjalë ose pjesë e fjalës;

2) Nuk mund të ndahet në njësi më të vogla kuptimplote.

Në gjuhën angleze, klasifikimi i morfemave bëhet duke marre parasysh dy kritere18:

a) mënyrën e shpërndarjes dhe

b) funksionin e tyre.

Në bazë të kriterit të parë, mënyrës së shpërndarjes, morfemat ndahen në dy grupe:

1) Morfema të lira (Free Morphemes)

2) Morfema të lidhura (Bound Morphemes)

Në bazë të kriterit të dytë, funksionit, morfemat ndahen në dy grupe:

1) Baza (Bases)

2) Ndajshtesa (Affixes)

Në gjuhën shqipe, klasifikimi i morfemave bëhet duke marrë parasysh kriterin e

“mëvetësisë kuptimore”19, sipas të cilit kemi dy lloje të morfemave:

17 Haspelmath, M. & Planck, M.,Understanding Morphology, 2nd edition, Hodder Education, London, 2010,

f. 15. 18 Kabashi, Jashar, English Grammar , Morphology, University of Prishtina, Prishtina, 2000, f. 30. 19 Likaj, Ethem & Çabej, Maklena, Morfologjia e shqipes standarde, Ribotim i plotësuar dhe i përmirësuar,

Julvin, Tiranë, 2013, f. 16.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

7

1) Morfema të lira (bazë ose rrënjore)

2) Morfema të lidhura (ndajshtesore)

Likaj & Çabej përdorin termin ,,morfe” për t’iu referuar morfemave të çdo fjalëforme.20 Të

njëjtin term, me të njëjtin kuptim, në anglishte, e përdor edhe R. Hudson21, por, për dallim

prej tij, G. Booij22, termin “morf”e përkufizon si formë të veçantë fonologjike të një morfeme. Bazat janë përgjithësisht morfema të lira, të cilat mund të qëndrojnë të vetme si

fjalë meqë ato janë bartëset kryesore të kuptimit në fjalë, kurse ndajshtesat (parashtesat dhe

prapashtesat) janë të gjitha morfema të lidhura dhe rrjedhimisht ato mund t’i shtohen

fjalëve për të krijuar fjalë të reja, por nuk mund të qëndrojnë të vetme. P.sh. emrat: friend -

mik, brain - tru, sun - diell, sea - det, wood - dru, ball - top, etj., janë të gjitha morfema të lira ose morfema rrënjë në të dyja gjuhët sepse ato janë bartëse të kuptimit të fjalës dhe nuk

mund të ndahen më tej në elemente më të vogla pa e dëmtuar rëndë kuptimin e tyre, kurse

emrat: justice - drejtësi, education - shkollim, childhood - fëmijëri, disproportion -

shpërpjesëtim, unemployment - papunësi, etj., përbëhen nga një morfemë e lirë ose rrënjore dhe një ose më shumë morfema të lidhura, të cilat marrin kuptim vetëm kur përdoren në

kombinim me morfemat e lira, por asesi të vetme.

Identifikimi i morfemave në gjuhën angleze, për dallim nga shqipja, nuk është aq i thjeshtë

sa duket, sepse kur kemi të bëjmë me kriterin e shpërndarjes së morfemave, duhet të kihet

parasysh fakti që ka morfema të cilat janë shumë të kufizuara në përdorim sa që përdoren

vetëm në disa fjalë, ose thjesht, në një fjalë të vetme. P.sh. leg- (lexoj) si morfemë haset vetëm në fjalën legible (i, e, të lexueshëm) dhe në antonimin e fjalës, illegible (i, e, të

palexueshëm), ose morfemat cran-, ump-, aff-, buckle-, gorm-, -ept, -ert, -ane, -kempt, -

gruntled, të cilat hasen në fjalët cranberry, buckleberry, affable, gormless, umpteen, inane,

inert, inept, unkempt, por jo në fjalë të tjera. Këto lloj morfemash quhen cranberry

morphemes23 (morfemat ,,boronicë e kuqe”). Morfema cran- e cila është pjesë e fjalës

cranberry, në të cilën berry është morfemë e lirë e cila përdoret edhe në mjaft fjalë të tjera, nuk ka asnjë kuptim dhe rrjedhimisht, as përkthim. Ajo merr kuptim vetëm në kombinim

me morfemën berry gjë që vë në pah vështirësinë e identifikimit të morfemave në bazë të

kuptimit. Në këtë grup, përveç emrit cranberry, Aronoff, M. & Fudeman, K.24 përfshijnë

edhe emrat crayfish, raspberry, dhe boysenberry, në të cilët morfemat cray-, rasp-, boysen-

,kanë funksion të njëjtë sikurse edhe morfema cran-. Këto morfema, McIntyre25 i quan unique morphemes për shkak se ato hasen vetëm në një fjalë të një gjuhe. Nga këto

20 Likaj, Ethem & Çabej, Maklena, Morfologjia e shqipes standarde, Ribotim i plotësuar dhe i përmirësuar,

Julvin, Tiranë, 2013, f. 15. 21 Hudson, Richard, An Introduction to Word Grammar, Cambridge Texts in Linguistics, Cambridge

University Press, Cambridge & New York, 2010, f. 133. 22 Booij, Geert, The Grammar of Words, Oxford Textbooks in Linguistics, Oxford University Press, New

York, 2005, f. 31. 23 Carstairs-McCarthy, Andrew, An Introduction to English Morphology: Words and Their Structure,

Edinburgh University Press, Edinburgh, 2002, f. 20. 24 Aronoff, Mark & Fudeman, Kirsten, What is Morphology? Fundamentals of Linguistics, Second Edition,

Wiley-Blackwell, Oxford, 2011, f. 112. 25 McIntyre, Andrew, Introduction to English Linguistics, University of Neuchâtel, Neuchâtel, Switzerland,

2010.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

8

morfema, siç shihet nga shembujt, cran-, buckle-, cray-, rasp-, boysen-, përdoren për të

formuar emra, të tjerat janë pjesë të mbiemrave.

Sa i përket kriterit të dytë, funksionit, në anglishte po ashtu ka fjalë në të cilat morfema bazë nuk është morfemë e lirë meqë nuk bart asnjë kuptim leksikor si e vetme, por sipas

Kabashit26, shumica e këtyre morfemave të cilat ai i quan ,,baza të lidhura” janë me

origjinë latine dhe greke, si p.sh. -sent në emrat consent, sentiment, etj., por poashtu ka

edhe morfema me origjinë vendore, si p.sh. -tain, -ceive, të cilat po ashtu marrin kuptim

vetëm në fjalët në të cilat përdoren.

Ndajshtesat e anglishtes poashtu shfaqin disa dallime në raport me ato të shqipes. Kështu,

në anglishte, ato mund të jenë parashtesa dhe prapashtesa, ku prapashtesat ndahen më tej në

prapashtesa sintetike ose mbaresa, dhe prapashtesa të prejardhura, kurse në shqipe,

ndajshtesat përfshijnë parashtesat, prapashtesat, mbaresat dhe nyjat.

Duke marrë për bazë strukturën morfologjike, emrat në gjuhën angleze ndahen në:

1. Emra të thjeshtë (Simple Nouns)

2. Emra të prejardhur (Derived Nouns)

3. Emra të përbërë (Compound Nouns)

Në gjuhën shqipe, për dallim nga anglishtja, emrat klasifikohen sipas mënyrave të

fjalëformimit dhe mund të jenë:27

1. Të prejardhur

2. Të përbërë

3. Të përzier

1.2.1. Emra të thjeshtë

Emra të thjeshtë janë ata të cilët përbëhen nga vetëm një morfemë e lirë ose morfemë bazë.

Ata nuk kanë ndajshtesa. Meqë emrat e thjeshtë nuk implikojnë ndonjë proces

fjalëformues, ata në shqipe, për dallim nga anglishtja, nuk përfshihen në një grup të veçantë

emrash si për shembull emrat e prejardhur, ose emrat e përbërë, edhe pse, sikurse edhe

emrat e thjeshtë të anglishtes, formohen nga një morfemë e vetme bazë ose rrënjore. Ja disa

shembuj të emrave të thjeshtë në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe:

26 Kabashi, Jashar, English Grammar , Morphology, University of Prishtina, Prishtina, 2000, f. 31. 27 Likaj, Ethem & Çabej, Maklena, Morfologjia e shqipes standarde, Ribotim i plotësuar dhe i përmirësuar,

Julvin, Tiranë, 2013, f. 43-44.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

9

Emra të thjeshtë në gjuhën angleze: Emra të thjeshtë në gjuhën shqipe:

brain tru

eye sy

friend mik

idea ide

place vend

roof kulm

step hap

sea det

yard oborr

end fund, etj.

Nga shembujt shihet që emrat e njëjtë për nga kuptimi në anglishte dhe në shqipe, përbëhen

nga një morfemë e vetme që është një morfemë e lirë, por kjo nuk do të thotë që të gjithë

emrat e thjeshtë në anglishte dhe ekuivalentët e tyre në shqipe janë domosdoshmërisht të

njëjtë për nga kuptimi. Duhet të theksojmë që ata janë përzgjedhur me kujdes në mënyrë që

të kemi emra të thjeshtë me kuptim të njëjtë në të dyja gjuhët, përndryshe ka shumë emra të

thjeshtë në anglishte ekuivalentët e të cilëve në shqipe mund të jenë emra të prejardhur, të

përbërë ose edhe të përzier. P.sh. Përveç emrave të përmendur më lart, edhe emrat: beauty -

bukuri, pupil - nxënës, study - studim, thought - mendim, cook - kuzhinier/e, etj., në

anglishte janë emra të thjeshtë, por në shqipe, këta emra dalin si emra të prejardhur.

1.2.2. Emra të prejardhur

Në gjuhën angleze, emra të prejardhur janë ata të cilët përbëhen nga dy ose më shumë

morfema prej të cilave një morfeme bazë (rrënjore) dhe një ose më shumë ndajshtesave,

parashtesave ose prapashtesave. Gjuha angleze ka rreth njëqind e pesëdhjetë parashtesa, por

nga ky numër i parashtesave, vetëm disa syresh përdoren për formimin e emrave.28

Pothuajse të gjitha ato janë me origjinë të huaj, latine ose greke, përveç disave si: by-

bystander, off- offspring, fore- forearm, counter- counterbalance, step- stepmother, mid-

28 Cannon, Garland Hampton, Historical change and English word-formation: Recent vocabulary, New York,

P. Lang, 1987.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

10

midnight, të cilat janë me origjinë vendore. Zakonisht, morfemës bazë i shtohet vetëm një

parashtesë, megjithëse nuk ka ndonjë rregull që përcakton numrin e parashtesave që mund

t’i shtohen morfemës bazës.

Këto janë parashtesat të cilat formojnë emra të prejardhur në gjuhën angleze:

Parafjala Kuptimi Shembuj

1) a- (pa, a, jo) asymmetry, asynchrony, etj.

2) ante- (para) antecedent, antereformation, etj.

3) anti- (kundër) antidote, antiaircraft, etj.

4) arch- (krye) archbishop, archenemy, etj.

5) auto- (vetë) autobiography,autosuggestion, etj.

6) co- (bashkë) cooperation, co-author, etj.

7) counter- (kundër) counter-culture, counter-terrorism, etj.

8) crypto- (sekret/e) cryptology, cryptogram, etj.

9) de- (ç’-, sh-, zh-, shpër- ) decomposition, degradation, etj.

10) dis- (ç’-, sh-, zh-, shpër-) dishonour, disgrace, etj.

11) ex- (ish) ex-president, ex-wife, etj.

12) extra- (përtej) extrasensory, extradose, etj.

13) foster- (birësim i përkohshëm) foster child, foster parent, etj.

14) fore- (para) foreword, forearm, etj.

15) hyper- (mbi, shumë, i tepruar) hypertension, hypercriticism, etj.

16) in- (jo, pa) inadequacy, injustice, etj.

17) il- (jo, pa) illiteracy, illegalization, etj.

18) im- (jo, pa) impoliteness, immaturity, etj.

19) ir- (jo, pa) irresponsibility, irregularity, etj.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

11

20) inter- (ndër) interaction, intersection, etj.

21) intra- (brenda) intraoffice, intraschool, etj.

22) mal- (keq) maltreatment, malnutrition, etj.

23) mid- (mes) midnight, midsummer, etj.

24) micro- (i vogël) microscope, michrobiology, etj.

25) mini- (i vogël) mini-break, mini-car, etj.

26) mis- (keq, gabim) miscalculation, misunderstanding, etj.

27) mono- (një) monotheism, monogamist, etj.

28) neo- (i ri) neo-colonialism, neo-classicism, etj.

29) non- (jo) non-member, non-resistance, etj.

30) over- (mbi) overachiever, overstimulation, etj.

31) oct- (eight) octagon, octopus, etj.

32) pan- (mbarë, gjithë) pansophism, pan-Americanism, etj.

33) post- (pas) post-modernism, post-election, etj.

34) pre- (para) precivilization, preattention, etj.

35) pro- (për) pro-Americanism, pro-Common Market, etj.

36) proto- (origjinal) protolanguage, prototype, etj.

37) pseudo- (fals) pseudopregnancy, pseudoscientist, etj.

38) re- (ri) representation, replacement, etj.

39) semi- (gjysmë) semi-finals, semi-finalist, etj.

40) step- (lidhje nëpërmjet martesës) stepchild, stepparent, etj.

41) sub- (nën) submarine, subculture, etj.

42) sur- (mbi) surname, surplus, etj.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

12

43) super- (super, mbi) superstar, superstructure, etj.

44) trans- (përgjatë) transcompilation, transfeminism, etj.

45) tri- (tre) triangle, triathlete, etj.

46) uni- (një, unike) uniform, unicycle, unicorn, etj.

Përveç parashtesave të lartpërmendura, është edhe një grup parashtesash me origjinë greke

që përdoren për të formuar emra të cilët i takojnë terminologjisë mjekësore, p.sh. ortho-

(drejt-) orthodontics, orthopedics, epi- (në) epidermis, peri- (rreth) periodontist, schizo-

‘ndaj’ schizophrenia, por disa nga këto mund të përdoren edhe me fjalë të cilat nuk kanë të

bëjnë me mjekësinë si p.sh. episode, perimeter, etj.29

Në gjuhën angleze, parashtesat rëndom nuk e ndërrojnë klasën e fjalëve të cilave u

shtohen, por, këtu bëjnë përjashtim tri parashtesa të cilat nuk janë më produktive: a-

(asleep, ablaze), be- (befriend, betoken), dhe en- (ensure, entrap), të cilat, siç shihet nga

shembujt në kllapa, nuk formojnë emra.30

Në gjuhën shqipe, sikurse edhe në gjuhën angleze, parashtesat nuk janë shumë produktive. Kjo për arsye se edhe numri i tyre është relativisht i vogël, mbi njëzet, dhe jo të gjitha

përdoren për të formuar emra të prejardhur.31 Parashtesat që përdoren në këtë funksion

janë:32

Parashtesa Shembuj

1) mos- mosmarrëveshje, mosbindje, etj.

2) pa- pabarazi, pasiguri, padituri, etj.

3) para- pararendës, parathënie, etj.

4) prapa- prapaskenë, prapambetje, etj.

5) kundër- kundërsulm, kundërvlere, etj.

6) sipër- sipërmarrje, sipërfaqe, etj.

7) pranë- pranverë, pranëvënie, etj.

29 Meyer, Charles, F., Introducing English Linguistics, Cambridge University Press, New York, Cambridge &

New York, 2009, f. 155. 30 Brinton, Laurel, J. , The Structure of Modern English: A Linguistic Introduction, Volume I, John

Benjamins Publishing Company, Amsterdam/ Philadelphia, 2000, f. 86. 31 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 145. 32 Po aty, f. 145.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

13

8) nën- nënkryetar, nëndrejtor,etj.

9) mbi- mbiemër, mbindërtim, etj.

10) për- përpunim, përmasë, etj.

11) ndaj- ndajshtim, ndajfolje, etj.

12) prej- prejardhje.

13) stër- stërgjysh, stërnip, etj.

Siç u pa më lart, në gjuhën angleze, sikurse edhe në shqipe, parashtesat nuk e ndërrojnë

klasën e fjalës të cilës i shtohen. Shembujt e mësipërm tregojnë se të gjithë emrat e

përdorur edhe pas marrjes se parashtesave nuk e ndërruan klasën, por mbetën po emra,

veçse me kuptim të ri, plotësues, megjithëse në shqipe, sipas J. Thomait33, ka raste të

përjashtimit nga ky rregull. Këtu mund të marrim disa shembuj mjaft interesant të emrave të cilët me shtimin e parashtesave shndërrohen në folje, p.sh. përligj, përbuz, përbaltë,

përgjak, etj., edhe pse në veprën ,,Gramatika e Gjuhës Shqipe”34, mohohet ndërrimi i klasës

së fjalëve ose kategorisë leksiko-gramatikore vetëm me shtim të parashtesave dhe për këto

fjalë thuhet se krijohen me parashtesim dhe prejardhje pa ndajshtesë. Për dallim nga

anglishtja, në të cilën parashtesat janë me numër më të madh dhe kryesisht me origjinë të huaj, të gjitha parashtesat e mësipërme të shqipes janë me origjinë vendore. Edhe shqipja

përdor parashtesa me origjinë të huaj si p.sh. anti-, de-, dis-, inter-, ko-, poli-, multi-, pluri-,

pan-, super-, etj., të cilat mund të zëvendësohen me parashtesa të shqipes: kundër-, ç’-, sh-,

zh-, shpër-, ndër-, bashkë-, shumë-, gjithë- .35 Megjithatë, ekziston tendenca që të përdoren

më shumë parashtesat me origjinë të huaj, sesa të zëvendësohen me ato të shqipes, sidomos kur ato janë pjesë e fjalës së huazuar. Të gjitha këto parashtesa me origjinë të huaj i gjejmë

edhe në anglishte, dhe atë, me të njëjtin kuptim.

P.sh. antidote - antidot (kundërhelm), cooperation - kooperim (bashkëpunim),

demilitarisation- demilitarizim (çmilitarizim), maltreatment - maltretim (keqtrajtim), etj.

Ndryshe qëndron çështja me prapashtesat. Prapashtesat në gjuhën angleze janë në numër

më të madh se parashtesat, janë shumica me origjinë vendore, si dhe ato në të shumtën e

rasteve e ndërrrojnë klasën e fjalëve të cilave u shtohen.

Në këtë kontekst është me rëndësi të theksohet fakti që prapashtesat ndahen në dy grupe:36

33Thomai, Jani, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Toena, Tiranë, 2011, f. 172. 34 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHRSH, IGJL, Tiranë, 1995, f. 61. 35 Kostallari, A., Lafe, M., Totoni, M., & Cikuli, N., Gjuha letrare shqipe për të gjithë, Shtëpia boutese e librit

shkollor, Tiranë, 1976, f. 209-210. 36 O’Dwyer, Bernard, T. ,Modern English Structures: Form, Function and Position, Second Edition,

Broadview Press, Toronto, 2006, f. 35.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

14

1) Prapashtesa sintetike (Inflectional suffixes)

2) Prapashtesa të prejardhura (Derivational suffixes)

Anglishtja moderne si gjuhë analitike, për dallim nga shqipja, ka numër shumë të vogël të

prapashtesave sintetike, vetëm tetë të tilla37:

a) -s e shumësit të emrave (book - books) - (libër - libra)

b) -s e vetës së tretë njëjës në të tashme të thjeshtë (write - writes) - (shkruaj -

shkruan)

c) -‘s e gjinores saksone ( Mary’s book) - (libri i Mary-t)

d) -ed e kohës së kryer të thjeshtë (work - worked) - (punoj - punova)

e) -ed e pjesores (work - worked) - (punoj - punuar)

f) -ing e përcjellores (work - working) - (punoj - duke punuar)

g) -er e shkallës krahasore te mbiemrat njërrokësh (smart - smarter) - (i, e, të zgjuar -

më i, e, të zgjuar(se)), dhe ata dyrrokësh që mbarojnë me -y (happy - happier) - (i, e,

të lumtur - më i, e, të lumtur (se))

h) -est e shkallës sipërore te mbiemrat njërrokësh (smart- (the)smartest) - (i, e, të

zgjuar-më i, e, të zgjuari/a/t)

Ky numër haset në shumicën e gramatikave të gjuhës angleze. Megjithatë, O’Dwyer38

thekson që anglishtja ka nëntë dhe jo tetë prapashtesa sintetike. Sipas tij, katër prapashtesa

sintetike u takojnë foljeve, tri u takojnë emrave dhe dy u takojnë mbiemrave dhe disa

ndajfoljeve. Kjo për shkak se ai e konsideron si prapashtesë më vete [s’], shenjuesin e

emrave të shumësit në rasën gjinore. Kështu, sipas tij [’s] dhe [s’] janë dy prapashtesa të

ndryshme. P.sh.

my daughter’s room - emri në numrin njëjës në rasën gjinore e merr prapashtesën [’s]

my daughters’ room - emri në numrin shumës në rasën gjinore e merr prapashtesën [s’]

Këto prapashtesa, siç shihet, nuk e ndërrojnë klasën e fjalëve të cilave u shtohen, ato

gjithmonë janë morfema e fundit në fjalë39, si dhe ato e përjashtojnë njëra tjetrën në kuptimin që, nëse një fjale i kemi shtuar një prapashtesë sintetike, kjo nënkupton se një

37 Brinton, Laurel, J. , The Structure of Moderne English: A Lingusitic Introduction, Volume I, John

Benjamins Publishing Company, Amsterdam/ Philadelphia, 2000, f. 79. 38 O’Dwyer, Bernard, T. ,Modern English Structures: Form, Function and Position, Second Edition, Broadview Press, Toronto, 2006, f. 37. 39 Po aty, f. 39.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

15

tjetër do të ishte e tepërt. Rrjedhimisht, një fjalë mund të ketë vetëm një prapashtesë të

këtillë.

Prapashtesat e prejardhura, nga ana tjetër, përbëjnë shumicën e prapashtesave në gjuhën

angleze, janë produktive, përdoren në numër të kufizuar në fjalë (në praktikë rëndom

përdoren jo më shumë se katër prapashtesa të prejardhura, megjithëse nuk ka rregull që e

përcakton këtë gjë), dhe ato kryesisht e ndërrojnë klasën e fjalëve të cilave u shtohen.

Thuhet kryesisht, sepse ka mjaft raste në gjuhën angleze kur një emri i shtohet një

prapashtesë e prejardhur dhe emri nuk ndërron klasën, por vetëm formën dhe kuptimin,

p.sh. friend - friendship (mik/e-miqësi). Këtu kemi të bëjmë me emrat të cilët formohen nga

emra të tjerë nëpërmjet këtyre prapashtesave të prejardhura:

Prapashtesa Kuptimi Shembuj

1) -dom (territor, status) kingdom, earldom, etj.

2) -ship (status) membership, championship, etj.

3) -hood (status, moshe) childhood, parenthood, etj.

4) -e (ry) a) (gjendje, sjellje) pedantry, snobbery, etj.

b) (profesion, shkencë) bakery, dentistry, etj.

c) (bashkësi) gadgetry, jewellery, etj.

d) (vend) nursery, deanery, etj.

5) -er a) (banor) New Yorker, Londoner, etj.

b) (prodhues) glover, hatter, etj.

c) (lloj barke) liner, tanker, etj.

d) (të tjera) weekender, three-decker, etj.

6) -eer/-ster (profesion) engineer, auctioneer, etj.

7) -ist (profesion) economist, pianist, etj.

8) -ician (profesion) musician, theoretician, etj.

9) -ian (profesion) comedian, custodian, etj.

10) -let (i… vogël, parëndësishëm) booklet, starlet, etj.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

16

11) -y/ie (afeksion) mummy, daddy, etj.

12) -ling (i vogël, përbuzje) duckling, weakling, etj.

13) -ess (femërore) countess, stewardess, etj.

14) -ette (i vogël, femërore) kitchenette, bachelorette, etj.

15) -ing (material) lining, shipping, etj.

16) -ful (sasi) houseful, spoonful, etj.

Prapashtesa -ful njihet si prapashtesë shumë produktive në formimin e mbiemrave, por

haset gjithashtu edhe tek disa emra. Përveç prapashtesës -ful, janë edhe disa prapashtesa të

tjera të cilat përdoren edhe tek emrat, si p.sh. -ite (Pre-Raphaleite), - ian (Albanian), -ese

(Japanese), -ist (Buddhist) , -ism (patriotism), që kanë të bëjnë me kombësitë, gjuhët, fetë,

partitë, doktrinat politike dhe lëvizjet artistike.40 Ch.F. Meyer41, në grupin e prapashtesave që përdoren në anglishte në fjalët që i takojnë terminologjisë mjekësore përfshin edhe

prapashtesën -sis (sëmundje) - psychosis, neurosis, etj.

Emrat e prejardhur formohen edhe nga foljet nëpërmjet këtyre prapashtesave të prejardhura:

Prapashtesa Kuptimi Shembuj

1) -al (veprim, gjendje) approval, survival, etj.

2) -ant/-ent (agjent, instrument) applicant, solvent, etj.

3) -ance/-ence (veprim, gjendje) attendance, existence, etj.

4) -ation (veprim, gjendje) education, organization, etj.

5) -age (shkallë, shumë, sasi) leakage, package, etj.

6) -ee (agjent) nominee, employee, etj.

7) -ing (veprim, gjendje) reading, dancing, etj.

8) -ory (vend) laboratory, directory, etj.

9) -ment (veprim, gjendje) government, agreement, etj.

40 Kabashi, Jashar, English Grammar , Morphology, University of Prishtina, Prishtina, 2000, f. 375. 41 Meyer, Charles, F., Introducing English Linguistics, Cambridge University Press, New York, Cambridge &

New York, 2009, f. 155.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

17

Prapashtesat në vijim përdoren për të formuar emra nga mbiemrat:

Prapashtesa Kuptimi Shembuj

1) -ness (gjendje, cilësi) happiness, kindness, etj.

2) -(i)ty (gjendje, cilësi) loyalty, sentimentality, etj.

3) -(a)cy (gjendje) fluency, accuracy, etj.

4) -th42 (gjendje) depth, length, width, etj.

Sa i përket prapashtesave të shqipes, ato janë gjithashtu në numër më të madh se

parashtesat43, janë shumë më produktive se parashtesat, dhe në këtë pikë, shqipja me anglishten kanë shumë ngjashmëri. Porse, në gjuhën angleze, siç u pa më lart, prapashtesat

klasifikohen kryesisht në bazë të pjesëve të ligjëratës nga të cilat formohen emrat, dhe

kuptimi i tyre vihet në plan të dytë, kurse në gjuhën shqipe nuk klasifikohen prapashtesat,

por emrat të cilët formohen nëpërmjet këtyre prapashtesave.

Sipas kuptimit që kanë, emrat e formuar me prapashtesa ndahen në këto grupe kryesore:44

1. Emra njerëzish sipas mjeshtrisë që ushtrojnë, ose vendit ku banojnë;

2. Emra sendesh;

3. Emra vendesh;

4. Emra që shënojnë veprime e nocione abstrakte;

5. Emra të prejardhur me prapashtesa që i japin fjalës ngjyrim emocional - zvogëlim,

përkëdhelje, përbuzje, etj.

Emrat e grupit të parë formohen me këto prapashtesa:

Prapashtesa Shembuj

1) -(ë)s (e) nxënës/nxënëse, hetues/hetuese, etj.

2) -ar librar, lopar, etj.

3) -tar shkrimtar, udhëtar, etj.

4) -or malësor, dasmor, etj.

42 Kjo prapashtesë nuk është më produktive (shih Huddleston, Rodney &Pullum, Geoffrey, K., The

Cambridge Grammar of the English Language, Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002,

f. 1704.) 43 Shqipja ka tri herë më shumë prapashtesa se parashtesa (shih Grup autoresh, Gramatika e Gjuhes Shqipe, Vëllimi I, ASHRSH, IGJL, Tiranë, 1995, f. 61.) 44 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHRSH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 133.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

18

5) -tor/-ator punëtor, minator, etj.

6) -ak/-arak ulqinak, pazarak, etj.

7) -an/-jan shkodran, pejan, etj.

8) -as tiranas, prishtinas, etj.

9) -jot/-iot himarjot, mallakastriot, etj.

10) -it gjirokastrit, libohovit, etj.

11) -ist pianist, sportist, idealist,etj.

12) -ik fanatik, nevrastenik, etj.

13) -ant muzikant, emigrant, etj.

14) -ent referent, asistent, etj.

15) -ier bankier, portier, etj.

Siç shihet nga shembujt e parë, tek të gjithë emrat e gjinisë femërore që formohen me këto

prapashtesa shtohet edhe prapashtesa femërorizuese [-e].

Emrat e grupit të dytë formohen me këto prapashtesa:

Prapashtesa Shembuj

1) -(ë)s (e) çelës, ndenjëse, etj.

2) -or(e) qumështor, rregullore,etj.

3) -ar(e) ditar, dritare, etj.

4) -esë ndërtesë, mbulesë, etj.

5) -je veshje, krehje, etj.

6) -ishte barishte, farishte, etj.

7) -urin(a) hekurina, qelqurina, etj.

8) -(ë)sirë vjetërsirë, ëmbëlsirë, etj.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

19

Janë edhe disa prapashtesa që i takojnë këtij grupi, si: -aç,(e), -ajke –ak, -allë (e),

-aq(e), -ashkë, etj., por ato janë shumë pak produktive.45

Prapashtesa Shembuj

1) -aç(e) gjembaç, furkaçe, etj.

2) -ajke dhembjake, firajke, etj.

3) -ak ftujak, ferrak, etj,

4) -allë(e) trokallë, pushkallë, etj.

5) -aq(e) hikraq, mollaqe, etj.

Emrat e grupit të tretë formohen me këto prapashtesa:

Prapashtesa Shembuj

1) -ishte/-ishtë lulishte, lajthishte, etj.

2) -ore/-tore mëngjesore, thertore, etj.

3) -inë kodrinë, kthinë, etj.

4) -ajë dushkajë, lisnajë, etj.

Emrat e grupit të katërt formohen me këto prapashtesa:

Prapashtesa Shembuj

1) -i dituri, lumturi, dashuri, etj.

2) -(ë)si ëmbëlsi, fatbardhësi, çiltërsi, etj.

3) -(ë)ri besnikëri, fisnikëri, trimëri, etj.

4) -shmëri ligjshmëri, ndershmëri, etj.

Emrat e grupit të pestë formohen me këto prapashtesa:46

Prapashtesa Shembuj

45 Çabej, Eqrem, Studime Albanologjike III, Rilindja, Prishtinë, 1987, f. 195-205. 46 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHRSH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 144.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

20

1) -th birth, zogth, etj.

2) -z(ë) copëz, shtëpizë, etj.

3) -ush vogëlush, babush, etj.

4) -ac përtac, qullac, etj.

5) -acak frikacak, mburracak, etj.

6) -acuk rrjepacuk, verdhacuk, etj.

7) -alaq shkurtalaq, ngodhalaq, etj.

8) -aluq47 trashaluq, shtrembaluq, etj.

Një grup të veçantë të emrave të prejardhur në gjuhën shqipe e përbëjnë edhe disa emra të

formuar pa ndajshtesa, si p.sh. emrat e gjinisë mashkullore të formuar nga foljet; hap-

hap(i), mund-mund(i), shkul-shkul(i), tjerr-tjerr(i), etj., e që janë të paktë në numër, si dhe

emrat e gjinisë femërore të cilët i kanë shtuar zanoren [ë] bashkëtingëllores fundore si p.sh.

rrjedhë-rrjedh, mburojë-mburoj, shtrojë-shtroj, presë-pres, etj. 48

Në gjuhën angleze ka shumë emra të prejardhur që formohen duke u shtuar morfemave

bazë ose rrënjore edhe parashtesa edhe prapashtesa. Në shqipe, numri i emrave të prejardhur të formuar me parashtesa dhe prapashtesa njëkohësisht, ose që kanë prejardhje

me cirkumfikse, siç e quajnë Likaj & Çabej49, është i kufizuar, meqë kjo mënyrë e formimit

të emrave të prejardhur nuk është shumë produktive. Shumica e këtyre emrave, sipas veprës

,,Gramatika e Gjuhës Shqipe I” formohen prej rasave të emrave me parafjalë të cilat me

prapashtesën që i shtohet emrit shndërrohen në parashtesë, kurse më e përhapura nga këto

është parashtesa për-, p.sh. përjetësi, përkrenare, përqindje, përkufizim, përbindësh, etj.50

Ja disa shembuj të emrave të prejardhur në anglishte të formuar me parashtesa dhe

prapashtesa dhe ekuivalentëve të tyre kuptimorë në shqipe:

independence - pavarësi, internationalisation - ndërkombëtarizim, illegality -

paligjshmëri, irreconcilability - papajtueshmëri, irresponsibility - papërgjegjësi,

disproportion - shpërputhje, inequality - pabarazi, disapproval - mospëlqim, insecurity -

pasiguri, reconstruction - rindërtim, disagreement - mospajtim, etj.

Nga shembujt shihet që të gjithë këta emra, edhe në shqipe dalin si emra të prejardhur, por

edhe pse kanë ndajshtesa, nuk janë emra të prejardhur të formuar me parashtesa dhe

47 Në Kosovë nuk përdoret prapashtesa -aluq, por -alluq (trashalluq) 48 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHRSH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 146. 49 Likaj, Ethem & Çabej, Maklena, Morfologjia e shqipes standarde, Ribotim i plotësuar dhe i përmirësuar,

Julvin, Tiranë, 2013, f. 30. 50 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHRSH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 146.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

21

prapashtesa njëkohësisht, ose me cirkumfikse (rrethshtesa), për shkak se, sipas Likaj &

Çabej51, tek fjalët e prejardhura të shqipes të formuara me parashtesa dhe prapashtesa

njëkohësisht, parashtesa dhe prapashtesa funksionojnë si një morfemë e vetme, dhe nëse

hiqet njëra ose tjetra dëmtohet kuptimi i fjalës.

Në anglishte, tek emrat që formohen me parashtesa dhe prapashtesa njëkohësisht,

parashtesa dhe prapashtesa nuk funksionojnë si një morfemë e vetme, prandaj mund të

thuhet që anglishtja nuk ka emra që formohen me cirkumfikse.

Vlen të theksohet që çështja e emrave të prejardhur të shqipes të formuar me parashtesa dhe

prapashtesa njëkohësisht nuk është sqaruar sa duhet në librat e gramatikës së shqipes,

prandaj edhe shpesh ndodh që këta emra të ngatërrohen me emrat e përzier. Kështu, në

veprën ,,Gramatika e Gjuhës Shqipe I”52, siç është cekur më lart, emri përjetësi

konsiderohet emër i prejardhur i formuar me parashtesë dhe prapashtesë njëkohësisht

për+jetë+si, kurse në veprën,,Gjuha letrare shqipe për të gjithë”53, përveç emrit përjetësi, edhe emri pagjumësi, i cili në veprën e lartpërmendur trajtohet si emër i formuar me

përngjitje + prapashtesim, konsiderohet emër i prejardhur i formuar me parashtesë dhe

parapashtesë njëkohësisht. Por, nëse bazohemi në shpjegimin e dhënë nga Likaj & Çabej

mbi fjalët e prejardhura të formuara me parashtesë dhe parapashtesë njëkohësisht, dalim në përfundim se nga këta dy emra, vetëm emri pagjumësi është emër i prejardhur, i formuar

me cirkumfikse ose rrethshtesa, sepse kur e zbërthejmë emrin pagjumësi dhe heqim vetëm

parashtesën pa- ose vetëm prapashtesën -si, fitojmë njësitë e pamotivueshme pagjumë dhe

gjumësi, kurse e njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për emrin përjetësi, të cilin, nëse e

zbërthejmë dhe i heqim parashtesën për- ose prapashtesën -si, vërtet fitojmë njësinë jetësi, që është e pakuptimtë ose e pamotivueshme, por po ashtu fitojmë fjalën përjetë, prandaj ky

emër nuk mund të trajtohet si emër i prejardhur i formuar me cirkumfikse, meqë parashtesa

dhe prapashtesa e tij nuk funksionojnë si një morfemë e vetme.

Emra të prejadhur në shqipe konsiderohen edhe ata të cilët formohen nga mbiemrat me konverzim (i urti, i mençuri, kureshtari, perëndimori, etj.) dhe nga foljet (pjesorja) me

nyjëzim (të menduarit, të folurit, të ecurit, të qeshurit, të qarët, etj.). Megjithëse, duhet të

theksohet që, ndoshta për shkak se nuk është shumë produktiv si proces fjalëformues,

studiuesi Sh. Demiraj54, në veprën e tij ,,Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe”, në

kapitullin për strukturën e fjalës, nuk përfshin nyjëzimin. Në anglishte, nga anën tjetër, konverzimi nënkupton përdorimin e një fjale të caktuar, në formën ekzistuese, si pjesë e me

shumë se një klase të fjalëve.

51 Likaj, Ethem & Çabej, Maklena, Morfologjia e shqipes standarde, Ribotim i plotësuar dhe i përmirësuar,

Julvin, Tiranë, 2013, f. 30. 52 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHRSH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 146. 53 Kostallari, A., Lafe, M., Totoni, M., & Cikuli, N., Gjuha letrare shqipe për të gjithë, Shtëpia botese e librit

shkollor, Tiranë, 1976, f. 236. 54 Demiraj, Shaban , Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe, Prishtinë, 1967, f. 57-59.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

22

Në anglishte, nëpërmjet konverzimit, emrat mund të formohen nga mbiemrat (the final, a round, black, a comic, etj), foljet (a read, a call, a kick, a catch, a go, etj.) si dhe nga

ndajfoljet (ups and downs, ins and outs, etj.)55, kurse sa i përket nyjëzimit, siç shihet nga

shembujt në kllapa, në anglishte, ai me raste e shoqëron konverzimin.

1.2.3. Emra të përbërë

Emrat e përbërë formohen nga bashkimi i dy ose më shumë morfemave, nga të cilat së paku

dy duhet të jenë morfema të lira ose morfema bazë. Emrat e përbërë sipas rregullave

ortografike mund të shkruhen në tri mënyra:

a) si fjalë të ndara (dy fjalë) - high school, post office, attorney general

b) me një vizë në mes - wall-paper, sister-in-law, six-pack

c) si një fjalë e vetme - homework, earthquake, salesperson

Vlen të theksohet se ky rregull nuk është se gjen zbatim të madh në vendet anglishtfolëse

jashtë Evropës, e sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku siç dihet ka tendencë për

thjeshtësimin në maksimum të rregullave gramatikore, rrjedhimisht shumë emra të përbërë

të cilët në anglishten britanike shkruhen me vizë në mes, në anglishten amerikane shkruhen

si një fjalë e vetme. Megjithëse sipas L.G. Alexander,56 në përgjithësi, viza në mes duhet shmangur atëherë kur vihet në pikëpyetje kuptimi i emrit, si dhe atëherë kur emri futet në

fjalor si fjalë e vetme, pa vizë në mes.

Pasi që për nga forma emrat e përbërë ngjasojnë me togfjalëshat emërorë dhe ka mundësi të

ngatërrohen me ta, rëndom përdoren dy kritere për t’i identifikuar:57

1. Kriteri fonologjik - tek emrat e përbërë theksi gjithmonë bie mbi elementin e parë, p.sh.

black bóard (derrasë e zezë) - është togfjalësh emëror sepse theksi bie mbi elementin e

dytë;

bláckboard (tabelë) - është emër i përbërë sepse theksi bie mbi elementin e parë.58

2. Kriteri semantik - për dallim nga togfjalëshat emëror, kuptimi i emrave të përbërë jo

55 Kabashi, Jashar, English Grammar Morphology, Universitety of Prishtina, Prishtina, 2000, f. 381-383. 56 Alexander, L.G., Longman English Grammar, Longman, New York, 2003, f. 48. 57 Carstairs-McCarthy, Andrew, An Introduction to English Morphology: Words and Their Structure,

Edinburgh University Press, Edinburgh, 2002, f. 59-60. 58 Në shqipe, këto dy shprehje - dërrasë e zezë dhe tabelë - shpesh përdoren si sinonime, por në anglishte,

vetëm blackboard e ka kuptimin e tabelës, gjegjësisht dërrasës së zezë që përdoret ne klasë, kurse black board

ka kuptimin e dërrasës me ngjyrë të zezë.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

23

gjithmonë del nga kuptimi i fjalëve nga të cilat janë përdorur për formimin e tyre, p.sh.

hotdog është një lloj ushqimi i shpejtë dhe nuk ka të bëjë fare me fjalët hot dhe dog.

Në gjuhën angleze, emrat e përbërë formohen nëpërmjet kombinimeve të ndryshme të

strukturave morfologjike. Kombinimet më të shpeshta në formimin e emrave të përbërë në

gjuhën angleze janë:

Kombinime Shembuj

1) emër + emër newspaper, blood-test, song writer, etj.

2) mbiemër + emër highway, hot-house, common law, etj.

3) mbiemër + përcjellore –ing dry-cleaning, public speaking, etj

4) emër + folje sunrise, brain-wash, birth control, etj.

5) folje + emër flashlight, push-button, dance team, etj.

6) emër + përcjellore ing handwriting, story-telling, horse racing, etj.

7) përcjellore –ing + emër looking-glass, fishing boat, etj.

8) ndajfolje + emër bystander, afterthought, in-group, etj.

9) ndajfolje/parafjalë + folje input, upturn, overthrow, etj.

10) folje + ndajfolje/parafjalë leftover, grown-up, etj.

11) emër në rasën gjinore + emër doctor’s degree, child’s play, bird’s nest, etj.

12) emër + togfjalësh parafjalor editor-in-chief, daughter-in-law, etj.

Në gjuhën shqipe, kombinimet janë më të pakta në numër, por jo më pak produktive. Sipas llojit të marrëdhënieve sintaksore midis gjymtyrëve dallojmë kompozita (emra të përbërë) me marrëdhënie bashkërenditëse (këpujore) dhe ato me marrëdhënie nënrenditëse

(përcaktore).59Emrat e përbërë me marrëdhënie këpujore janë më të paktë në numër sesa

ato përcaktore, por numri i tyre në shqipe po vjen duke u rritur, sidomos në gjuhën

popullore, p.sh. hyrje-dalje, pritje-përcjellje, vajtje-ardhje, deledash, etj.60 Emrat e përbërë me marrëdhënie përcaktore mes gjymtyrëve, vijnë në këto kombinime:

59 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHRSH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 148. 60 Po aty, f. 148.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

24

Kombinime Shembuj

1) emër + emër zemërluan, atdhedashuri, etj.

a) emër + emër prejfoljor i vepruesit -(ë)s ujësjellës, rrobaqepës, etj.

b) emër + emër prejfoljor veprimi –je/-im mikpritje, botëkuptim, etj.

c) emër + emër çfarëdo (kryesisht me krye) luledielli, kryeplak, kryevepër,etj.

2) emër + mbiemër Gurakuq, Kryezi, lulëkuqe, etj.

3) emër + folje + -je ujëvarë, frymëmarrje, këmbëngulje, etj.

4) folje + emër vëmendje, bjerrafat, dashamir, etj.

5) ndjafolje + emër bashkëudhëtar, mirëbesim, keqkuptim, etj.

6) përemër/numëror + emër vetëbesim, vetëqeverisje, dymujor, etj.

Nga shembujt e mësipërm shihet që për dallim nga gjuha angleze, e cila përdor pothuajse të

gjitha pjesët e ligjëratës, dhe jo vetëm, në kombinime të ndryshme për të formuar emra të

përbërë, gjuha shqipe është ende pak më e kufizuar sa i përket fleksibilitetit me të cilin i

qaset krijimit të emrave të rinj duke përdorur kombinimin e fjalëve ekzistuese.

Një dallim thelbësor ndërmjet emrave të përbërë në anglishte dhe në shqipe ka të bëjë me

mënyrën se si identifikohen ata, gjegjësisht mënyrën se si ata dallohen nga togfjalëshat emërorë. Përderisa në anglishte hyjnë në funksion dy kriteret e lartpërmedura, kriteri

fonologjik dhe ai semantik, në shqipe mjafton vetëm një kriter për ta identifikuar një emër

të përbërë dhe për të mos e ngatërruar atë me një togfjalësh emëror - kriteri ortografik,

meqë pjesa dërrmuese e emrave të përbërë në shqipe shkruhen si një fjalë e vetme, pa vizë

në mes. Këtu bëjnë përjashtim krijimet e rastësishme, jo të qëndrueshme, si: div-dragua, fjalë-flamur, flamur-gjak, rrufe-shkabë, që hasen në letërsinë artistike si mjete të fjalorit

poetik. Ato rëndom shkruhen me vizë në mes.61

Gjithsesi, karakteristikë e përbashkët e të dyja gjuhëve në raport me emrat e përbërë është

se në të dyja gjuhët, nga dy elementet që kombinohen, në numrin më të madh të

kombinimeve emri haset si element i parë. Kjo vërehet sidomos në gjuhën shqipe, ku

shumica e emrave të përbërë e kanë një emër si element të parë. Madje kemi shembuj që

dëshmojnë formimin e emrave me kuptim të njëjtë në të dyja gjuhët duke përdorur

kombinim të njëjtë. P.sh.

masterpiece - kryevepër (emër + emër)

61 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHRSH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 149.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

25

sunflower - luledielli (emër + emër)

crossroad - udhëkryq (emër + emër)

*birthday - ditëlindje (emër + emër)

*viewpoint - pikëpamje (emër + emër)62

Emrat e përbërë të anglishtes dhe emrat e përbërë të shqipes kanë edhe një karakteristikë

tjetër të përbashkët, dhe kjo është formimi i emrave të përbërë nëpërmjet tipit të përzier

brenda kompozimit, gjegjësisht kombinimit të dy proceseve fjalëformuese - kompozim+

ndajshtesim. P.sh.

Në gjuhën angleze - tax-payer (tax+pay+er), open-mindedness (open+mind+ed+ness)

Në gjuhën shqipe - kryengritje (krye+ngrit+je), pjesëmarrje (pjesë+marr+je)

Këta janë emra të përbërë që formohen nga dy morfema bazë dhe një ose më shumë

ndajshtesa. Kjo vërteton që anglishtja, sikurse dhe shqipja, ka emra të formuar në mënyrë të

përzier, por ata nuk janë të klasifikuar në një grup të veçantë emrash, njëlloj siç emrat e

thjeshtë të shqipes nuk janë të klasifikuar në grup të veçantë. Gjithsesi, duke qenë gjuhë

strukturalisht të ndryshme, nuk mund të mohohen dallimet në ndërtimin strukturor të

emrave në të dyja gjuhët. Kështu, një emër i përbërë në gjuhën angleze mund të mos jetë

emër i përbërë edhe në gjuhën shqipe, por të jetë togfjalësh emëror, p.sh. high school

(shkollë e mesme), legal office (zyrë ligjore), doctor’s degree (diplomë e mjekut), bird’s

nest (çerdhe e zogut), etj., janë emra të përbërë në gjuhën angleze, por në gjuhën shqipe

janë që të gjithë togfjalësha emërorë pikërisht për shkak të kriterit ortografik.

Në grupin e emrave të përbërë, në shqipe hyjnë edhe shkurtesat ose akronimet të cilat në

anglishte trajtohen si grup i veçantë emrash të formuar nëpërmjet një procesi të veçantë që

quhet akronimi dhe jo nëpërmjet kompozimit.

Shkurtesat ose akronimet63 janë fjalë që formohen nga shkronjat ose tingujt nistorë të

shprehjeve ose togfjalëshave, dhe janë kryesisht emrat e organizatave, institucioneve

shtetërore, partive politike, agjencive shtetëtore, ndërmarrjeve të mëdha, etj.

Në gjuhën angleze, akronimet shqiptohen në dy mënyra:

a) si fjalë të rëndomta - UNESCO (United Nations Educational, Scientific, and Cultural

Organisation), UNICEF (United Nations International Childrens’s Emergency Fund),

NATO (North Atlantic Treaty Organisation), NASA (National Aeronautics and Space

62 Në të dyja rastet kemi kombinim të njëjtë - emër+emër, por me renditje të kundërt. 63 Kur flasin për shkurtesat e shqipes, Newmark, Hubbard & Prifti i quajne akronime ( shih Newmark, L.,

Hubbard, P. & Prifti, P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford University Press,

Stanford, California, 1982, f. 177.)

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

26

Administration), RAM (random access memory), radar (radio detecting and ranging), laser

(light-wave amplification by stimulated emission of radiation), etj.

b) si sekuencë nistoresh - UN (United Nations), FBI (Federal Bureau of Ivestigation),

CIA (Central Intelligence Agency), BBC (British Broadcasting Company), SOS (save our

souls), GNP( Gross National Product), etj.

Pikërisht për shkak të mënyrës së shqiptimit, ka studiues të cilët insistojnë që jo të gjitha

shkurtesat duhet të quhen akronime. Kështu, sipas E. Finegan64, shkurtesat mund të jenë akronime atëherë kur shqiptohen si fjalë, kurse kur shqiptohen si sekuencë nistoresh ose

inicialesh quhen inicializma. Haspelmath & Planck65, shkurtesat që shqiptohen si sekuencë

nistoresh i quajnë ,,alfabetizma”. Të njëjtin mendim ndan edhe Carstairs-McCarthy 66, i cili poashtu thekson se fjalët e shkruara me shkronja të mëdha, jo gjithmonë nënkuptojnë që

kemi të bëjmë me akronime, edhe pse, në përgjithësi, e krijojnë atë ide, dhe se akronime janë vetëm ato shkurtesa që shqiptohen si fjalë, kurse të tjerat janë thjesht shkurtesa, por jo

akronime. Kurse Brinton67, përveç që tregon dallimin ndërmjet akronimeve dhe

inicializmave, ajo poashtu thekson që akronimet shkruhen me shkronja të mëdha vetëm kur formohen nga emrat e përveçem, kurse inicializmat mund të jenë edhe shkurtesë e një fjale të vetme, dhe në shumicën e rasteve shkruhen me pikë ndërmjet, p. sh., p.m., r.s.v.p., B.C.,

A.D., etj.

Konsiderojmë që shpjegimin më të qartë e jep Ch.F. Meyer68 , i cili thekson që akronimet

dhe shkurtesat formohen në mënyrë të njëjtë, duke përdorur nistoret e dy ose më shumë

fjalëve, por dallohen mes vete për shkak se akronimet shqiptohen si një fjalë e vetme,

kurse shkurtesat germëzohen.

Në gjuhën shqipe, shkurtesat po ashtu shqiptohen në dy mënyra. Shkurtesat të cilat formohen me anë të bashkimit të nistoreve shkronjore shqiptohen sipas mënyrës së

shqiptimit të shkronjave, sipas alfabetit dhe theksohen në fund,69 p.sh.

BE ( Bashkimi Evropian), FMN (Fondi Monetar Ndërkombetar), OKB (Organizata e

Kombeve të Bashkuara), OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë), KLD (Këshilli i

Lartë i Drejtësisë), KGJK (Këshilli Gjyqësor i Kosovës), etj. Të gjithë këta emra trajtohen

si emra të gjinisë femërore: BE-ja, FMN-ja, OKB-ja, etj.

64 Finegan, Edward, Language: Its Structure and Use, Fifth Edition, Thomson Wadsworth, Boston, 2008, f.

48-49. 65 Haspelmath, M. & Planck, M.,Understanding Morphology, 2nd edition, Hodder Education, London, 2010,

f. 40. 66 Carstairs-McCarthy, Andrew, An Introduction to English Morphology: Words and Their Structure,

Edinburgh University Press, Edinburgh, 2002, f. 65. 67 Brinton, Laurel, J. , The Structure of Modern English: A Linguistic Introduction, Volume I, John

Benjamins Publishing Company, Amsterdam/ Philadelphia, 2000, f. 99. 68 Meyer, Charles, F., Introducing English Linguistics, Cambridge University Press, New York, Cambridge &

New York, 2009, f. 181. 69 Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti, P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford

University Press, Stanford, California, 1982, f. 177.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

27

Shkurtesat të cilat formohen me anë të bashkimit të nistoreve tingullore shqiptohen si fjalë

dhe nëse mbarojnë me një bashkëtingëllore trajtohen si emra të gjinisë mashkullore, kurse,

nëse mbarojnë me një zanore, trajtohen si emra të gjinisë femërore,70 p.sh. KESH-i

(Korporata Energjetike e Shqipërisë), SHQUP -i ( Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore), KEK-u (Korporata Energjetike e Kosovës), mandej UNMIK-u, NATO-ja, UNESKO-ja,

etj., që vijnë nga anglishtja, etj.

Në anglishte dhe në shqipe kemi poashtu shkurtesa të cilat shqiptohen duke kombinuar dy

mënyrat e lartpërmendura, p.sh.

Në shqipe - NILGR (nil-gë-rë), NTAP (në-të-ap), NTUS-i (në-të-us), etj. 71

Në anglishte - NWAVE (ɛnweiv) - New Ways of Analyzing Variation in English,

SLRF (slǝrf) - Second Language Research Forum, etj.72

Në shqipe ka edhe shkurtesa që formohen nga rrokjet nistore të fjalëve e që ngjasojnë me

fjalët e quajtura “Blends” të anglishtes, të cilat krijohen duke bashkuar pjesë të fjalëve

ekzistuese. P.sh.

magazinë + popullore = mapo

breakfast + lunch = brunch

modulator + demodulator = modem

Kjo mënyrë e formimit të shkurtesave, në shqipe nuk është shumë produktive, por

megjithatë, është bërë mjaft e popullarizuar, sidomos në Kosovë, për krijimin e emrave të

fëmijëve, duke kombinuar rrokjet e emrave të prindërve të tyre, p.sh. Anita + Rihan = Anri,

Sidrit + Arta = Siar, Driton + Admira = Driada, Luan + Ardita =Luar, Oniks + Sijeta =

Onsi, Lendill + Saranda = Lensa, Mirdita + Samir = Mirsa, etj.

Gjuha angleze, për dallim nga shqipja, ka edhe një grup tjetër shkurtesash që formohen nga

shkurtimi i një pjese të emrit, në fillim, në fund ose në fillim dhe në fund te emrit. Ato

quhen “clipped words” - fjalë të shkurtuara, dhe janë mjaft të përhapura sidomos në

anglishten amerikane. P.sh.

telephone - phone (shkurtimi në fillim)

laboratory - lab (shkurtimi në fund)

refridgerator - fridge (shkurtimi në fillim dhe në fund)

70 Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti, P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford

University Press, Stanford, California, 1982, f. 178. 71 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHRSH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 152. 72 Plag, Ingo, Word-formation in English, Cambridge University Press, New York, 2002, f. 164.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

28

Në gjuhën angleze, shkurtesat në përgjithësi, sipas Haspelmath & Planck73, nuk është se

kanë rol të rëndësishëm në morfologji për shkak së fjalët e reja rëndom kanë kuptim të

njëjtë si fjalët ose shprehjet më të gjata nga të cilat janë formuar.

Shqipja, për dallim nga anglishtja, ka edhe një grup shumë të vogël emrash të quajtur emra

të përngjitur si: mirëseardhje, farefis, gjëegjëzë, thashetheme, ecejake, qoftëlargu, etj.74

Ndonëse duken si emra të përbërë, këta dallohen prej tyre për shkak se, e para, nuk janë

formuar sipas rregullave të përcaktuara për formimin e emrave të përbërë në shqipe, dhe e

dyta, emrat e përngjitur janë në fakt togfjalësha emërorë të cilët, me gjasë, si rezultat i përdorimit të gjatë dhe të shpeshtë janë shndërruar në emra.

Në anglishte ka pak emra që u ngjasojnë emrave të përngjitur të shqipes, por që ata

përfshihen në grupin e emrave të përbërë, p. sh. touch-me-not, forget-me-not, merry-go-

round, hide-and-seek, etj.

2. Grupet leksiko-gramatikore te emrave në anglishte dhe në shqipe

Në shumicën e gjuhëve moderne emrat përfaqësojnë klasën më të madhe të fjalëve e cila

vazhdimisht pasurohet me fjalë të reja. Për më tepër sipas Payne75 emrat përbëjnë një nga dy klasat më të mëdha të fjalëve në çdo gjuhë të botës. Anglishtja dhe shqipja medoemos që nuk përbëjnë përjashtim.

Si një nga klasat e mëdha të fjalëve, emrat ndahen në disa grupe dhe nëngrupe. Në bazë të

veçorive gramatikore, leksikore dhe semantike, si në gjuhën angleze ashtu edhe në gjuhën

shqipe, emrat ndahen në dy grupe të mëdha:

1) Emra të përgjithshëm (Common nouns)

2) Emra të përveçëm (Proper nouns)

Emrat e përgjithshëm ndahen më tej në dy grupe të tjera:

1) Emra konkretë (Concrete nouns)

2) Emra abstraktë (Abstract nouns)

Në gjuhën angleze, këta emra ndahen më tej në:

1) Emra të numërueshëm (Countable nouns)

2) Emra të panumërueshëm (Uncountable nouns)

73 Haspelmath, M. & Planck, M.,Understanding Morphology, 2nd edition, Hodder Education, London, 2010,

f. 40. 74 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHRSH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 152. 75 Payne, Thomas, E., Exploring Language Structure: A Student’s Guide, Cambridge University Press,

Cambridge & New York, NY, 2006.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

29

Kurse në gjuhën shqipe, po ashtu dallohen si grupe më vete:76

1) Emrat përmbledhës

2) Emrat e lëndës

Por, sipas D. Keis77, klasifikimi i emrave në gjuhën angleze bëhet duke marrë parasysh dy

kritere:

a) Kriterin semantik, sipas të cilit emrat ndahen në katër grupe:

1. Emra të përgjithshëm

2. Emra të përveçëm

3. Emra konkretë

4. Emra abstraktë,

si dhe

b) Kriterin gramatikor, sipas të cilit emrat ndahen në dy grupe:

1. Emra të numërueshëm

2. Emra të panumërueshëm

Greenbaum & Quirk78 theksojnë që klasifikimi i emrave të gjuhës angleze në emra të

përgjithshëm dhe emra të përveçëm është shumë i rëndësishëm në rrafshin gramatikor,

ashtu siç klasifikimi i emrave të përgjithshëm në emra konkretë dhe emra abstraktë është i

rëndësishëm në rrafshin semantik, porse, sipas tyre, klasifikimi i emrave të përgjithshëm në

emra të numërueshëm dhe të panumërueshëm është i rëndësishëm edhe në rrafshin

gramatikor edhe në atë semantic, pikërisht për shkak të përcaktorëve që këta emra marrin.

Prandaj, në shumicën e gramatikave të gjuhës angleze, emrat e përgjithshëm ndahen në

emra të numërueshëm dhe të panumërueshëm, të cilët mund të jenë konkretë dhe abstraktë.

Kjo nuk ndodh në gjuhën shqipe, ku emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë dhe

emra abstraktë, të cilët mund të jenë të numërueshëm ose të panumërueshëm, por, për

dallim nga anglishtja, në shqipe, emrat e numërueshëm dhe emrat e panumërueshëm nuk

trajtohen si grupe të veçanta79, ndoshta për shkak se të gjithë emrat konkretë në gjuhën

shqipe janë emra të numërueshëm, kurse shumica e emrave abstraktë janë emra të

panumërueshëm (Shih nënkapitujt 2.2. dhe 2.3).

Një grup leksikor i përbashkët i emrave në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe është grupi

i emrave përmbledhës (Collective nouns), të cilin siç u cek më lart shqipja e trajton si grup

76 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHRSH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 82. 77 Kies, Daniel, Modern English Grammar, The HyperTextBooks, 2016. 78 Greenbaum, S. & Quirk.R., A Students’s Grammar of the English Language, 3rd edition, Longman, London, 1990, f. 70. 79 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHRSH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 82.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

30

më vete në një rang me grupet e tjera, kurse në anglishte, këta emra rëndom trajtohen si

grup periferik në kuadër të grupeve të mëdha.

Grup më vete shqipja ka edhe emrat e lëndës (Substance nouns), të cilët në anglishte hyjnë në grupin e emrave të panumërueshëm dhe nuk janë grup më vete. Sidoqoftë, ndoshta duke

u nisur nga klasifikimi i emrave në anglishte, Newmark, L.& Hubbard, P. & Prifti,P., këta

emra edhe në shqipe i trajtojnë njëlloj sikurse në anglishte, si nëngrupe të grupit të madh të

emrave të numërueshëm dhe emrave të panumërueshëm.80

2.1. Emra të përgjithshëm dhe të përveçëm

Emra të përgjithshëm janë ata të cilët emërtojnë njerëz, vende, sende, dhe ide në mënyrë të

përgjithshme, pa i specifikuar, ose thënë ndryshe, emra të cilët emërtojnë gjithçka që nuk

emërtojnë emrat e përveçëm. Emrat e përgjithshëm përbëjnë shumicën e emrave të një

gjuhe, kështu është edhe në anglishte dhe në shqipe. Ja disa shembuj të emrave të

përgjithshëm në anglishte dhe shqipe:

children fëmijë

woman grua

country shtet

government qeveri

neighbourhood lagje

window dritare

knowledge dije

world botë, etj.

Emrat e përgjithshëm në të dyja gjuhët shkruhen me shkronjë të vogël, përpos kur e fillojnë

fjalinë.

Emra të përveçëm janë ata të cilët emërtojnë njerëz, vende, institucione, etj., në mënyrë

të veçantë, duke i specifikuar. Sipas Alexander 81, ata emërtojnë dikë ose diçka që “është

ose imagjinohet të jetë unike”. Meqë përdoren për t’iu referuar entititeve specifike, emrat e

përveçëm zakonisht nuk marrin nyje.

80 Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti, P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford

University Press, Stanford, California, 1982, f. 128-129. 81 Alexander, L.G. , Longman English Grammar, Longman, New York, 2003, f. 49.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

31

Në gjuhën angleze, emra të përveçëm janë:

1) Emrat e njerëzve - John, Sara, Shakespeare, Mr. Clinton, etj.

2) Emrat e njësive gjeografike - Europe, Albania, London, Downing Street, etj.

3) Emrat e njësive kohore - July, November, Monday, Sunday, etj.

4) Emrat e kombësive, gjuhëve, feve - Albanian, English, Christinanity, Islam, etj.

5) Emrat e festave - New Year’s Day, Christmas, Eid, Easter, etj.

6) Emrat e stinëve - Spring, Summer, Autumn, Winter

7) Emrat e trupave qiellorë - Jupiter, Venus, Earth, Mars, Mercury, etj.

8) Emrat e gazetave, revistave, etj. - The Times, Chicago Tribune, Vogue, etj.

9) Emrat e periudhave historike/letrare - The Norman Conquest, Renaisance,

Enlightenment, etj.

10) Titujt shtetëror, profesional, etj. - President Clinton, Queen Elizabeth,

Professor Cole, etj.

Në gjuhën shqipe emra të përveçëm janë:

1) Emrat dhe mbiemrat e njerëzve, pseudonimet - Artë, Arbër, Gashi, Asdreni, etj.

2) Emrat e kafshëve - Lare, Balo, Murro, Kuqal, etj.

3) Emrat gjeografikë - Shqipëri, Amerikë, Drin, Adriatik, etj.

4) Emrat e institucioneve, organizatave, ndërmarrjeve, etj - Ministria e Financave,

Universiteti i Tiranës, Farmakos, etj.

5) Emrat e periudhave historike/ letrare - 28 Nëntori, Mesjeta, Klasicizmi, Rilindja, etj.

6) Emrat e gazetave, revistave, etj. - Koha Ditore, Panorama, Kosovarja, Tribuna, etj.

7) Emrat e trupave qiellorë - Venera, Urani, Marsi, Jupiteri, Plutoni, etj.

Emrat e përveçëm zakonisht shkruhen me shkronjë të madhe, kjo është edhe një ndër

karakteristikat që i dallon këta emra nga grupet e tjera të emrave. Përveç emrave të stinëve

të cilët mund të shkruhen edhe me shkronjë të vogël edhe me shkronjë të madhe, të gjithë

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

32

emrat e tjerë të përveçëm në gjuhën angleze shkruhen gjithmonë me shkronjë të madhe.

Emrat e përveçëm në gjuhën shqipe gjithmonë shkruhen me shkronjë të madhe.

Siç shihet nga paragrafët e mësipërm, emrat e gjuhëve, kombësive, festave fetare, stinëve,

muajve dhe ditëve, të cilët në anglishte janë emra të përveçëm dhe shkruhen me shkronjë të

madhe, në shqipe nuk hyjnë në këtë grup emrash, prandaj shkruhen me shkronjë të vogël.82

Shembuj:

a) Gjuhët: Albanian, English, French - gjuhë shqipe, gjuhë angleze, gjuhë frënge, etj.

All these documents have been written in Albanian.

Të gjitha këto dokumente janë shkruar në gjuhën shqipe.

b) Kombësitë: American, Dutch, Spanish - amerikan/e, holandez/e, spanjoll/e, etj.

My first neighbours are American.

Fqinjët e mi të parë janë amerikanë.

c) Festat fetare: Christmas, Eid, Easter - krishtlindje, bajram, pashkë, etj.

People love Christmas because it brings families and friends together.

Njerëzit i duan krishtlindjet sepse i bashkojnë familjet dhe miqtë.

ç) Stinët: Spring, Summer, Autumn, Winter - pranvere, verë, vjeshtë, dimër83

We met them last Summer /summer while they were on holidays in Albania.

Ne i takuam ata verën e kaluar derisa ishin me pushime në Shqipëri.

d) Muajt: January, February, March, etj - janar, shkurt, mars, etj.

My children are eager to return to school in September.

Fëmijët e mi mezi presin të rikthehen në shkollë në shtator.

e) Ditët: Monday, Tuesday, Wednesday, etj. - e hënë, e martë, e mërkurë, etj.

82 Kostallari, A. & Domi, M. & Çabej, E. & Lafe, E., Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe, Instituti Albanologjik i

Prishtinës, Prishtinë, 1974, f. 82-92. 83 Stinët, në gjuhën angleze, siç u tha më lart, mund të hasen në dy versione, me shkronjë të vogël dhe me shkronjë të madhe, por kohëve të fundit me shpesh hasen me shkronjë të vogël, sidomos në anglishten

amerikane.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

33

I have an improtant meeting with my business partners on Monday.

Të hënën e kam një mbledhje të rëndësishme me partnerët e mi të biznesit.

Emrat e trupave qiellorë në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe janë emra të përveçëm

dhe rrjedhimisht ata duhet të shkruhen me shkronjë të madhe, por në të dyja gjuhët, emrat

si: hënë -moon, diell-sun, tokë-earth i hasim edhe me shkronjë të vogël.84 Kjo ndodh

atëherë kur këta emra nuk përdoren si terma astronomikë, por në kuptim të përgjithshëm, p.sh. perëndimi i diellit; temperatura në det e në tokë është e ndryshme; një natë pa hënë

etj.85 Njësoj veprohet edhe në gjuhën angleze, ku këta emra shkruhen me shkronjë të madhe

vetëm atëherë kur iu referohemi si planete, ose trupa qiellorë, por kur përdoren në kuptim të

përgjithshëm, ata madje marrin edhe nyje, veçori kjo e emrave të përgjithshëm, p.sh. a full

moon, the sun rose, a down to earth person, etj., dhe shkruhen me shkronjë të vogël. Por, emrat e lartpërmendur nuk e ndërrojnë tërësisht klasën e emrit të cilës i takojnë. Ata

përdoren si emra të përveçëm ose emra të përgjithshëm varësisht nga konteksti.

Sidoqoftë, dukuria e shndërimit të një emri të përveçëm në emër të përgjithshëm dhe

anasjelltas, duke marrë të gjitha veçoritë e klasës përkatëse, nuk është diçka e huaj për

asnjërën nga gjuhët, as anglishten e as shqipen. Ka mjaft raste në gjuhën angleze kur një

emër i përveçëm shndërrohet në emër të përgjithshëm dhe i merr të gjitha karakteristikat e

emrit të përgjithshëm duke hequr kështu edhe shkronjën e madhe në fillim të emrit. Kohëve

të fundit, kjo është një dukuri në rritje sidomos në anglishten amerikane, ku si pasojë e

globalizmit po vihen gjithnjë e më shumë në pah markat (brendet) e fuqishme botërore -

emra të kompanive dhe produkteve të tyre, të cilët po përdoren si emra të përgjithshëm. Ja

disa nga këta emra kompanish dhe produktesh:

1) Filofax - është emri i një kompanie të njohur britanike e cila prodhon ditarë në formë

portofoli për të mbajtur agjendën, e që tashmë njihen me emrin filofax.

2) Hoover - është emri i kompanisë së njohur amerikane e cila prodhon fshesa elektrike,

por hoover tashmë përdoret edhe si sinonim i fjalës vacuum cleaner (fshesë elektrike).

3) Xerox - është emri i njërës prej kompanive të para dhe më të mëdha në botë për

prodhimin e makinave për fotokopje i cili tashmë përdoret si sinonim i fjalës photocopy

machine (makinë për fotokopje). Xerox madje përdoret edhe në kuptimin e kopjes. p.sh.

I need a xerox of this letter. (Më duhet një kopje e kësaj letre.)

4) Playdough - plastelinë.

5) Windex - lëng për pastrimin e sipërfaqeve nga qelqi.

84 Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti,P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford

University Press, Stanford, California, 1982, f. 127. 85 Memushaj, Rami, Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë, Toena, Tiranë, 2005.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

34

6) Kleenex - lloj faculetash.

7) Frisbee - disk fluturues nga plastika, prodhuar nga kompania e lodrave Wham- O.

Emrat e vendeve poashtu mund të shndërrohen në emra të përgjithshëm, p.sh. fjala “jeans”e

ka prejardhjen nga emri i qytetit italian Genoa, në të cilin është prodhuar një lloj i materialit

i ngjashëm me atë i cili sot përdoret për prodhimin e xhinseve, kurse fjala “denim” e ka prejardhjen nga një qytet jugor i Francës - Nîmes në të cilin janë prodhuar veshje nga ky

material, kurse etiketa përmbante këtë mbishkrim në origjinal - serge de Nîmes (veshje të

Nîmes).86

Edhe emrat personalë mund të shndërrohen në emra të përgjithshëm dhe të marrin të gjitha

karakteristikat e emrave të përgjithshëm. Më konkretisht, mund të thuhet se emrat e

përveçëm në gjuhën angleze mund të përdoren si emra të përgjithshëm në këto raste:

1) Kur origjina e sendit përdoret për t’iu referuar vetë sendit:

a) Emri i shpikësit të një sendi përdoret si emër i atij sendi, p.sh. emri i përgjithshëm

davy (llampë e minatorëve) rrjedh nga emri i përveçëm, gjegjësisht emri i shpikësit, Sir

Humphry Davy.

b) Emri i qytetit ose shtetit nga i cili vjen një send, përdoret si emër i atij sendi, p.sh. emri

china është emri i një materiali me origjinë nga Kina - porcelanit, rrjedhimisht, në gjuhën

angleze, emri china përdoret si sinonim i emrit porcelain - porcelan.

2) Kur emri i një personi ose vendi që veçohet për ndonjë cilësi, qoftë pozitive, qoftë

negative, i bartet një personi ose vendi që ka ato cilësi, p.sh. emri i përveçëm Hercules

përdoret për t’iu referuar një personi jashtëzakonisht të fuqishëm fizikisht (si Herkuli),

kurse emri i përveçëm Sodom përdoret për t’iu referuar një vendi mëkatesh ashtu siç ishte

qyteti i lashtë i Sodom-ës.

Gjuha shqipe, siç u cek më lart, nuk është imune ndaj kësaj dukurie, rrjedhimisht, edhe në

shqipe ka mjaft raste kur emrat e përveçëm shndërrohen në emra të përgjithshëm, si për

shembull, emrat e njerëzve: Lekë, Napoleon, Amper, Om, Herc, Rentgen, Ciceron, Don

Kishot, etj., në lek, napoelon, amper, om, herc, rentgen, ciceron, donkishot, etj. 87 Por, siç shihet nga shembujt, për dallim nga anglishtja, në shqipe, kjo dukuri përfshin kryesisht

emrat e njerëzve, kurse emrat e tjerë të përveçëm rrallë përdoren si emra të përgjithshëm.

Në shqipe është krejt i zakonshëm edhe shndërrimi i emrave të përgjithshëm në emra të

përveçëm, sidomos tek emrat e njerëzve, 88 p.sh. Besë, Agim, Shkëmb, Shpresë, Gëzim,

86 Börjars, Kirsty, & Burridge, Kate, Introducing English Grammar, 2nd edition, Routledge: Taylor and

Francis Group, New York, 2010, f. 49. 87 Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti,P., Standard Albanian- A Reference Grammar for Students, Stanford University Press, Stanford, California, 1982, f. 127. 88 Po aty, f. 127.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

35

Shpend, Erë, Mal, Vesë, etj, dukuri kjo jo pak e përhapur edhe në gjuhën angleze. Madje disa prej emrave të lartpërmendur i hasim edhe tek emra njerëzish në gjuhën angleze, p.sh. Faith (Besë), Dawn (Agim), Cliff (Shkëmb), Hope (Shpresë), Joy (Gëzim), Daisy

(Margaritë), Robin (Shpend)89, etj.

2.2. Emra konkretë dhe abstraktë

Emra konkretë janë emrat e njerëzve, kafshëve, sendeve dhe dukurive të ndryshme të cilat

mund t’i perceptojmë nëpërmjet shqisave, pra, mund t’i shohim dhe t’i prekim.

Emra konkretë në gjuhën angleze janë: book, student, teacher, school, computer, table,

house, room, park, shirt, dress, bag, ocean, river, water, milk, sugar, salt, gold, silver,

snow, money, etj. Ata mund të jenë emra të numërueshëm, si: book, student, teacher,

school, computer, table, house, room, park, shirt, dress, bag, ocean, river, etj, në kuptimin

që mund të përdoren në shumës dhe të marrin numërorë, si dhe emra të panumërushëm si:

water, milk, sugar, salt, gold, silver, sand, money, snow, frost, oil, cheese, honey, etj., të

cilët nuk kanë formë të shumësit dhe nuk marrin numërorë.

Emra konkretë në gjuhën shqipe janë: libër, student, mësimdhënës, shkollë, plis, kompjuter,

tavolinë, shtëpi, dhomë, park, këmishë, çantë, fustan, oqean, det, fshat, qytet, shtet, etj. Të

gjithë emrat konkretë në gjuhën shqipe janë emra të numërueshëm. Ata kanë formë të

shumësit dhe mund të marrin numërorë.

Shembujt e mësipërm tregojnë që dallimi kryesor ndërmjet emrave konkretë në anglishte

dhe në shqipe ka të bëjë me numrueshmërinë, sepse përderisa emrat konkretë në shqipe

janë të gjithë emra të numërueshëm, në anglishte, emrat konkretë mund të jenë të

numërueshëm, që do të thotë se kanë ekzistencë fizike individuale, dhe të panumërueshëm,

që do të thotë se kanë ekzistencë fizike, por jo ekzistencë “individuale”.90

Në grupin e emrave konkretë në anglishte bëjnë pjesë edhe një sërë emrash të quajtuar “mass nouns”, si: water, milk, oil, sugar, salt, butter, gold, silver, iron, rain, snow, money,

etj. Janë pikërisht këta emra për të cilët thuhet se kanë ekzistencë fizike, por jo ekzistencë

individuale. Baskerwill & Sewell 91 këta emra i quajnë “material nouns” dhe i ndajnë në disa grupe:

1) Ushqime - sugar, salt, rice, wheat, tea, milk, etj.

2) Metale - iron, gold, silver, platinum, etj.

3) Trupa gjeologjikë - mud, sand, granite, rock, stone, etj.

89 Robin është emri i një lloj shpendi që quhet gushkuq. 90 Alexander, L.G. , Longman English Grammar, Longman, New York, 2003, f. 50. 91 Baskervill, W.M. & Sewell, J.W., An English Grammar, Project Gutemmberg, 2004.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

36

4) Dukuri natyrore - cloud, rain, snow, frost, mist, dew, etj.

Për dallim nga anglishtja, në shqipe, emrat e lëndës nuk i takojnë grupit të emrave konkretë

por formojnë një grup më vete të emrave. Në gjuhën shqipe, emrat e lëndës përkufizohen si

fjalë që emërtojnë masë homogjene e cila mund të ndahet dhe të matet, por nuk mund të

numërohet.92 Emrat e lëndës në shqipe janë: ujë - water, qumësht - milk, djathë - cheese, sheqer - sugar, kripë - salt, miser - corn, grurë - wheat, verë - wine, mjaltë - honey, ar -

gold, argjend - silver, qymyr - coal, rërë - sand, hekur - iron, etj. Shembujt tregojnë që

pavarësisht përkatësisë së tyre grupore, emrat e lëndës janë të njëjtë në të dyja gjuhët.

Përkundër dallimeve, emrat konkretë në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe po ashtu shfaqin ngjashmëri. Këto gjuhë kanë të përbashkët një grup të vogël emrash konkretë të njohur si “pluralia

tantum”93që përdoren vetëm në numrin shumës dhe nuk mund të marrin numërorë themelorë,

përveç kur shoqërohen nga emri pair - palë. Këta janë emrat e sendeve dypjesëshe, kryesisht

veshjeve, veglave dhe aksesorëve të cilëve, në anglishte, zakonisht u referohen si

“Bipartites”94 si: trousers - pantallona, slacks - pantallona të gjëra, shorts - pantallona të shkurtër, jeans - xhinse, breeches - kilota, pyjamas - pizhama, scissors - gërshërët,

binocualars - dylbi, tweezers - piskatore, glasses - syze , etj., por edhe një sërë emrash të

tjerë (Shih 2.2.6).

Emra abstraktë janë emrat e gjendjeve, ngjarjeve, koncepteve, ndjenjave, cilësive, etj., që

nuk kanë ekzistencë fizike.

Emra abstraktë në gjuhën angleze janë: idea, remark, virtue, trouble, freedom, law, noise,

principle, skill, truth, meeting, love, honesty peace, happiness, sorrow, advice, courage,

faith, etj. Ata mund të jenë emra të numërueshëm si: idea, remark, virtue, trouble, freedom,

noise, principle, skill, truth, meeting, impression,etj., si dhe të panumërueshëm, si: love,

honesty peace, happiness, sorrow, sleep, advice, courage, faith, success, power,

pride,comfort, compassion, etj.

Emra abstraktë në gjuhën shqipe janë: liri, dashuri, gëzim, krenari, trimëri, zemërgjerësi,

punë, shëndet, frikë, ndihmë, ide, nder, zhvillim, takim, parim, hyrje, dalje, sjellje, kujtesë,

lëvizje, marrëdhënie, të menduarit, të krijuarit, etj.

Likaj & Çabej95, këta emra i ndajnë në tri grupe:

1) emrat e cilësisë - zemërgjerësi, bukuri, mirësi, trimëri, gjatësi, gjerësi, thellësi, etj.

2) emrat e veprimit - hyrje, dalje, lëvizje, sjellje, kapje, vjelje, të menduarit, të ecurit, etj.

92 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 87. 93 Pluralia tantum është shprehje në gjuhën latine që do të thotë ,,vetëm në shumës”. 94 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language,

Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002. 95 Likaj, Ethem & Çabej, Maklena, Morfologjia e shqipes standarde, Ribotim i plotësuar dhe i përmirësuar,

Julvin, Tiranë, 2013, f. 45.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

37

3) emrat e dukurive dhe të veçorive - liri, dashuri, krenari, shëndet, frikë, kujtesë, etj.

Për dallim nga anglishtja, në shqipe, pjesa më e madhe e emrave abstraktë janë emra të

panumërueshëm, si: shëndet, jetë, nder, gaz, hare, frikë, të ftohtët, të errëtit,

mendjemadhësi, zemërgjerësi, krenari, etj., por disa nga emrat abstraktë mund të përdoren

në numrin shumës, si dhe të marrin përcaktorë, si: ide, liri, gëzim, parim, takim, zhvillim,

lëvizje, marrëdhënie, kryengritje, e drejta, etj. P. sh.

Mysafirët prezantuan disa ide në lidhje me projektin e fundit mbi të drejtat dhe liritë e

njeriut.

2.3. Emra të numërueshëm dhe të panumërueshëm

Emra të numërueshëm janë emrat të cilët kanë formë për të dy numrat, njëjës dhe shumës.

Në gjuhën angleze emrat e numërueshëm përfshijnë këto kategori emrash:

a) emrat e njerëzve, kafshëve, bimëve - child, friend, bird, cat, fish, rose, daisy, etj.

b) emrat e sendeve - car, house, television, dress, shirt, room, carpet, lamp, etj.

c) emrat e njësive të matjes - metre, inch, mile, gram, pint, hour, minute, second, etj.

ç) emrat e njësive të shoqërisë, gjuhës, etj. - couple, family, nation, words, phrases, etj.

d) emrat e valutave - dollar, euro, pound, franc, lira, yen, etj.

dh) emrat e pjesëve të masës ose tërësisë - atom, element, part, fragment, piece, slice, etj.

e) disa emra abstraktë - idea, remark, skill, principle, scheme, nuisance, sake, etj.

Emri “sake “nuk e merr nyjen e pashquar ”a”, por përdoret në shprehje të tilla si: for my sake (për hir timin), for (all) our sakes (për hir të të gjithë neve), for the sake of peace (për

hir të paqes).96

Për dallim nga gjuha angleze, në gjuhën shqipe, emra të numërueshëm janë të gjithë emrat

konkretë. (Shih shembujt më lart)

Emra të panumërueshëm në gjuhën angleze janë:

a) emrat e substancave dhe materialeve të ngurta - bread, rice, sugar, corn, cotton, etj.

96 Karlovcan, Vjekoslav, A survey of English grammar, Nakladni zavod Matice hrvatke, Zagreb, 1989, f.

144.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

38

b) emrat e lëngjeve dhe gazrave - water, milk, tea, coffe, oxygen, steam, smoke, etj.

c) emrat e gjuhëve dhe lëndëve shkollore - Albanian, English, maths, psychology, etj.

d) emrat e sporteve - football, basketball, tennis, skiing, swimming, judo, bicycling, etj.

e) disa emra abstraktë - equality, democracy, patience, courage, peace, safety, etj.

f) emrat foljorë - reading, cooking, camping, parking, swimming, training, etj.

Emra të panumërueshëm në gjuhën angleze janë edhe një sërë emrash të tjerë, si: news,

traffic, information, homework, advice, money, furniture, weather, clothing, hair, jewelry,

etj., të cilët poashtu nuk kanë formë të shumësit dhe nuk marrin as numërorë e as nyjen e

pashquar a/an:

I need some advice. / I need some advices.*

I need a piece of advice. / I need an advice.*

Sidoqoftë, ka emra të panumërushëm abstraktë të cilët, në kuptim të caktuar, mund të

përdoren me nyjën e pashquar a/an, p.sh. a help, a relief, a knowledge, a dislike, etj. 97

Emra të panumërueshëm në gjuhën shqipe, siç u tha më lart, janë shumica e emrave

abstraktë si dhe emrat e lëndës. Madje, të gjithë emrat e lartpërmendur si emra të

panumërueshëm në gjuhën angleze, përveç emrave: news, information dhe advice, janë

emra të panumërueshëm edhe në gjuhën shqipe. Emrat: lajm, informacion dhe këshillë, në

shqipe janë emra të numërueshëm.

Sikurse në gjuhën angleze, ashtu edhe në gjuhën shqipe, disa emra të lëndës të cilët janë

emra të panumërueshëm dhe kanë vetëm formë të njëjësit mund të përdoren si emra të

numërueshëm dhe të marrin formë të shumësit (zakonisht me prapashtesën -ra) , për t’iu

referuar llojeve të ndryshme të produkteve, si: djathëra-cheeses, vajra-oils, verëra-wines,

ujëra-waters, hekura-irons, etj.98 Emrat e lëndës po ashtu mund të përdoren me numërorë themelorë dhe rreshtorë, por vetëm atëherë kur iu referohemi pijeve ose ushqimeve, por jo

më në kuptimin e lëndës, por në kuptimin e një sendi, një pije ose një pjese ushqimi. Kjo

është një dukuri shumë e zakonshme në të folurën e përditshme në të dyja gjuhët, edhe në

anglishte edhe në shqipe. P.sh.

E piva një kafe në mëngjes. (një filxhan kafe)

I had a coffee in the morning. (a cup of coffee)

97 Thomson, A.J. & Martinent, A. V. , A Practical Grammar of English, Fourth Edition, Oxford University

Press, Oxford & New York, 1991, f. 25. 98 Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti, P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford

University Press, Stanford, California, 1982, f. 130.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

39

Xhoni piu tri birra para se të shkonte në shtëpi. (tri gota birrë)

John had three beers before he went home. (three glasses of beer)

Endi hëngri dy riska bukë me një djathë. (një copë djathë)

Andy had two slices of bread with a cheese. (a serving of cheese)

Një grup i veçantë i emrave në gjuhën angleze janë ata të cilët, varësisht nga konteksti, i

hasim në dy forma, si emra të numërueshëm dhe si emra të panumërueshëm. Këta emra

trajtohen si emra të numërueshëm atëherë kur përdoren si sende ose objekte të vetme, kurse kur përdoren në kuptimin e materialit nga i cili prodhohet ai send ose objekt, trajtohen si

emra të panumërueshëm. 99 P.sh.

1. Could you bring me a glass of water, please? (gotë - emër i numërueshëm)

2) Be careful! There is glass on the floor. (qelq - emër i panumërueshëm)

3) My mother bought me an iron as a wedding gift. (hekur - emër i numërueshëm)

4) Iron is used to make interesting fireplace accessories. (hekur - emër i

panumërueshëm)

Siç shihet nga dy shembujt e fundit, edhe në shqipe, emri hekur del edhe si emër i

numërueshëm (kur përdoret si send - hekur për hekurosje), edhe si i panumërueshëm (kur

përdoret si material), që do të thotë se edhe në shqipe kemi emra të tillë, por numri i tyre

është relativisht i vogël.

Sipas R. Berry100, në anglishte ka emra të cilët mund të trajtohen si të numërueshëm ose të

panumërueshëm, varësisht nga ajo se a përdoren në anglishten standarde apo në dialekte.

Kështu, ai merr shembull emrin staff, i cili mund të trajtohet si emër i numërueshëm dhe

rrjedhimisht, mund të marrë nyjen e pashquar a - a staff, por në anglishten standarde

preferohet të trajtohet si emër i panumërueshëm, prandaj në vend të “a staff”, përdoret

shprehja “a member of staff”.

2.4. Emrat përmbledhës

Emrat përmbledhës janë fjalë që emërtojnë grupe njerëzish, kafshësh ose sendesh, të cilët

trajtohen si një njësi e vetme.

99 Alexander, L.G., Longman English Grammar, Longman, New York, 2003, f. 51. 100 Berry, Roger, English Grammar, A resource book for students, Routledge, London and New York, 2012,

f. 13.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

40

Në gjuhën angleze, emra të tillë janë: family, government, army, police, audience, class,

team, committee, crowd, jury, orchestra, staff, crew, flock, herd, swarm, bunch, etj.

Shumica e emrave përmbledhës në gjuhën angleze janë emra të numërueshëm, kanë formë

të shumësit, si dhe mund të marrin nyje dhe numërorë. P.sh.

Members of distinguished Boston families have attended the charity reunion.

Our two governments have reached an agreement to stop the illegal emigration.

A bunch of keys could be seen on the floor of the living room.

Emrat përmbledhës në shqipe emërtojnë frymorë dhe sende, kryesisht frymorë, por, për

dallim nga emrat përmbledhës në anglishte, emrat përmbledhës në shqipe janë që të gjithë

emra të panumërueshëm, nuk kanë formë të shumësit dhe nuk mund të përdoren me

numërorë. Shumësia e shprehur nga këta emra paraqitet si tërësi e pandashme në njësi, pra

është e panumërueshme.101 Kjo ndihmon që të identifikohen më lehtë dhe të mos ngatërrohen me emrat e numërueshëm në shumës, si: gratë, burrat, fëmijët, etj.

Emrat përmbledhës në shqipe formohen me anë të këtyre mbaresave të theksuara: 102

1) -(ë)ri - pari, djalëri, vajzëri, grari, punëtori, beqari, etj.

2) -(ë)si - miqësi, pleqësi, fshatarësi, etj.

3) -je/-im - gjindje, njerëzim, rruzullim, etj.

Emrat përmbledhës në gjuhën shqipe, siç u cek më lart, janë kryesisht emra

frymorësh, por shumë rrallë hasen edhe si emra sendesh si për shembull drizëri.103

Emrat përmbledhës në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe shfaqin disa dallime dhe

ngjashmëri. Shumica e emrave përmbledhës në gjuhën angleze janë emra të numërueshëm,

rrjedhimisht, ata mund të përdoren në numrin njëjës dhe në numrin shumës, kurse emrat

përmbledhës në gjuhën shqipe janë emra të panumërueshëm dhe kanë vetëm formë të

njëjësit. P.sh.

Në gjuhën angleze - orchestra-orchestras, team-teams, committee-committees, flock-

flocks, crowd-crowds, bunch-bunches, etj.

101 Likaj, Ethem & Çabej, Maklena, Morfologjia e shqipes standarde, Ribotim i plotësuar dhe i përmirësuar,

Julvin, Tiranë, 2013, f. 45. 102 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 86.

103Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti, P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford

University Press, Stanford, California, 1982, f. 129.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

41

Në gjuhën shqipe, forma të tilla si - rini-rinitë, djalëri-djalëritë, grari-graritë, gjindje-

gjindjet, pleqësi-pleqësitë, rruzullim-rruzullime, njerëzim-njerëzime, etj., janë të

papranueshme.

Meqë shumica e emrave përmbledhës në anglishte janë emra të numërueshëm, ata mund të

marrin folje në numrin njëjës dhe në numrin shumës. Por, e veçanta e këtyre emrave është

se edhe kur përdoren në numrin njëjës, mund të marrin folje në njëjës ose në shumës.

Sidoqoftë, kjo sjell me vete edhe implikime semantike. Nëse pas emrit përmbledhës në njëjës vjen një folje në shumës, kjo nënkupton që po i referohemi individëve brenda grupit,

kurse nëse përdoret folja në njëjës, kjo nënkupton që po i referohemi grupit si tërësi.104

The jury has found the man guilty of charges. (grupi is tërësi)

The jury have found the man guilty of charges. (individët brenda grupit)

The class has decided to organise an auction.

The class have decided to organise an auction.

The orchestra has performed some of the most beautiful pieces of classical music.

The orchestra have performed some of the most beautiful pieces of classical music.

Kur emri përmbledhës përdoret për t’iu referuar individëve brenda grupit, e jo grupit si

tërësi, jo vetëm folja, por edhe përemri duhet të jetë në numrin shumës. 105 Sidoqoftë, në

anglishten amerikane, rastet e përdorimit të emrave përmbledhës me folje dhe përemra në shumës janë shumë të rralla në krahasim me anglishten britanike.

Në gjuhën shqipe, emrat përmbledhës, duke qenë emra të panumërueshëm, rëndom

shoqërohen nga folja në njëjës, megjithëse sipas Newmark, Hubbard & Prifti106, në të

folurën e përditshme, disa emra përmbledhës si rini, gjindje, pleqësi, fshatarësi, punëtori,

djemuri, etj., përdoren me folje edhe në numrin njëjës edhe në numrin shumës. Madje në

gegërishten e folur në Kosovë, këta emra përdoren kryesisht me folje në shumës. P.sh.

Rinia jonë është/janë pasuria më e madhe e vendit.

Gjindja mundohej/mundoheshin ta bindnin të hiqte dorë nga hakmarrja.

Punëtoria është ngritur/janë ngritur në këmbë për të luftuar për të drejtat e tyre.

104 Greenbaum, Sidney, The Oxford English Grammar, Oxford University Press, New York, 1996, f. 104. 105 Nelson, Gerald & Greenbaum, Sidney, An Introduction of English Grammar, Third Edition, Routledge, New York, 2013, f. 128. 106 Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti, P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford

University Press, Stanford, California, 1982, f. 129.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

42

Në gjuhën angleze janë dy grupe të vogla të emrave përmbledhës të cilët për shkak të

formës së tyre, në shikim të parë, ngjasojnë me emrat përmbledhës të shqipes. Grupi i parë

përfshin emrat përmbledhës të cilët, edhe pse kanë formë të shumësit, përdoren vetëm në

njëjës, por mund të pasohen nga folja në njëjës ose në shumës. Këtu bëjnë pjesë emrat:

youth, gentry, nobility, clergy, etj. P.sh.

The youth of my town has organised the festival of grapes.

The youth of my town have organised the festival of grapes.

The clergy is expected to promote the religious tolerance among people.

The clergy are expected to promote the religious tolerance among people.

Grupi i dytë përfshin emrat përmbledhës që nuk kanë formë të shumësit, por gjithmonë

pasohen nga folja në shumës, si: police, cattle, poultry, vermin, etj. P.sh.

The police are working hard to decrease the high crime rate in our country.

The cattle are seen running wild in Mrs. Colton’s estate.

Këta të fundit përbëjnë një grup shumë të veçantë të emrave përmbledhës të cilët,

përkundër formës së tyre të njëjësit, gjithmonë pasohen nga folja në shumës. Sidoqoftë,

emri police kohëve të fundit shpesh haset i shoqëruar nga folja në njëjës. Madje edhe në

lajme të BBC-së. Si duket, kjo tendencë e përdorimit të emrave përmbledhës me folje në

numrin njëjës është rezultat i ndikimit amerikan, pasi që në anglishten amerikane, emrat

përmbledhës përdoren kryesisht me folje në njëjës.

The police have completed their investigation. (BrE)

The police has/have completed their investigation. (AmE)

Emrave të grupit të fundit, studiuesi Payne107iu referohet si “collective plurals”, dhe sipas

tij, ky grup përbëhet vetëm nga gjashtë emra: people, cattle, swine, fowl, vermin dhe kine.

Këta emra, sipas Payne108, dallohen nga emrat përmbledhës që mund të përdoren në njëjës

dhe shumës, për shkak se, në formën ekzistuese, ata janë “gramatikisht dhe semantikisht

emra në shumës” dhe “dallohen nga emrat me shumës të rregullt sepse e vënë theksin mbi grupin si tërësi, e jo anëtarët individual të grupit.“

Nga këta emra, ai që shpesh shkakton konfuzion në mesin e studentëve të huaj të gjuhës angleze për shkak të dy kuptimeve që ka është padyshim emri people. Sipas English Oxford

Living Dictionaries109, people është emër përmbledhës, dhe rëndom trajtohet si i tillë.

107 Payne, Thomas, E., Understaning English Grammar: A Linguistic Introduction, Cambridge University

Press, Cambridge & New York, 2011, f. 120. 108 Po aty, f. 121. 109 English Oxford Living Dictionaries, Matching Verbs to Collective Nouns, Oxford University Press, 2017.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

43

Sidoqoftë, duhet të pajtohemi vetëm pjesërisht me Payne i cili pohon që emri people i takon

grupit të emrave të cilët ai i quan “collective plurals” dhe jo emrave përmbledhës. Emri

people në kuptimin njerëz, pra si formë e shumësit të emrit person, kur përdoret për t’iu

referuar dy ose më shumë individëve, definitivisht nuk është emër përmbledhës. Por, kur emri people përdoret në kuptimin popull, për t’iu referuar një grupi të madh të njerëzve të

cilët i bashkon një kulturë, traditë, gjuhë, etj., e përbashkët dhe që përbëjnë një grup të

organizuar politikisht 110, që ka formë të shumësit peoples - popuj, ai mund të trajtohet si

emër përmbledhës. P.sh.

People are the strangest creatures in the world.

(Njerëzit janë krijesat më të çuditshme në botë.)

Italians are a people of great talents in arts and architecture.

(Italianët janë një popull me talent të madh në arte dhe arkitekturë.)

Peoples of the Balkans are trying to bring peace and stability to the region.

(Popujt e Ballkanit po mundohen të sjellin paqe dhe stabilitet në rajon.)

Siç shihet nga shembujt, kur emri people përdoret si një nga emrat e grupit “collective

plurals”, ai gjithmonë pasohet nga folja në shumës, kur përdoret si emër përmbledhës në

numrin njëjës, ai shoqërohet nga folja në njëjës, kurse kur përdoret si emër përmbledhës në

shumës, ai gjithmonë pasohet nga folja në shumës. Sidoqoftë, duhet të theksojmë që emri

people, si emër përmbledhës, përdoret shumë rrallë në numrin njëjës.

3. Kategoritë gramatikore të emrit në gjuhën angleze dhe në gjuhën

shqipe

Termi ,,kategori”, sipas J. Lyons, është një nga shumë terma tradicionalë të përdorur nga gjuhëtarët, të cilët origjinën e tyre ia atribuojnë faktit që teoria gramatikore e perëndimit u

ndërtua mbi bazën e një sistemi të veçantë filozofik të njohur si sistem “aristotelian”.111

Vetë termi kategori rrjedh nga një fjalë në gjuhën greke e cila përkthehet si ,,predikim”.112

Ekzistojnë teori të ndryshme në lidhje me kategorinë gramatikore si fenomen gjuhësor, por

teoria më konsistente është ajo e Barkhudarov-it, sipas të cilit: “Kategoria gramatikore është fenomen gjuhësor që ka një kuptim të përgjithshëm gramatikor që përbëhet nga së paku dy kuptime të veçanta që e kundërshtojnë njëri-tjetrin, si dhe që ka mjete konstante

110 Merriam-Webster's Dictionary of English Usage, Encyclopaedia Britannica, 1996. 111 Lyons, John, Introduction to Theoretical Lingusitics, Cambridge University Press, New York, 1995, f. 270. 112 Po aty, f. 270.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

44

gramatikore për t’i shprehur ato. ”113 Pra, në mënyrë që të quhet kategori gramatikore, një

fenomen gjuhësor duhet të ketë një kuptim të përgjithshëm, me së paku dy kuptime të

ndryshme, në dy forma të ndryshme gramatikore të cilat e kundërshtojnë njëra tjetrën, p.sh.

student-students (njëjës-shumës), si dhe mjetet për ta shprehur këtë kundërshtim, të cilat

mund të jenë sintetike, p.sh. friend-friends (me mbaresa) dhe analitike, p.sh. friend-friendly

(me prapashtesa të prejardhura).

Në gjuhët sintetike, siç është shqipja, kategoritë gramatikore realizohen pothuajse

ekskluzivisht nëpërmjet mbaresave sintetike, kurse në gjuhët analitike, siç është anglishtja,

kategoritë gramatikore realizohen kryesisht nëpërmjet rendit të fjalëve në fjali, nga pjesët e

pandryshueshme të ligjëratës (foljet ndihmëse, parafjalët, lidhëzat, nyjat, etj), si dhe nga një

numër i vogël i mbaresave sintetike.

Kategoritë gramatikore të emrit në gjuhën angleze janë:

1. Kategoria e numrit

2. Kategoria e rasës

3 Kategoria e gjinisë

Kategoritë gramatikore të emrit në gjuhën shqipe janë:

1. Kategoria e numrit

2. Kategoria e rasës

3. Kategoria e gjinisë

4. Kategoria e shquarsisë dhe e pashquarsisë

Kategoritë gramatikore të emrit në gjuhën shqipe janë të konsoliduara, në kuptimin e një

lloj pajtueshmërie nga ana e studiuesve shqiptarë dhe të huaj të cilët merren me studimin e

gramatikës së gjuhës shqipes, por, një harmoni e tillë nuk haset tek studiuesit të cilët

merren me studimin e gramatikës së gjuhës angleze.

Studiuesit e gjuhës angleze ndajnë mendime të ndryshme lidhur me kategoritë gramatikore

të emrit në gjuhën angleze dhe debatet mbi këto kategori vazhdojnë edhe në ditët e sotme,

duke e kontestuar njërën ose tjetrën kategori, apo duke kontestuar elemente të njërës ose

tjetrës kategori.

Mjaft debat ngjall kategoria gramatikore e gjinisë e cila kontestohet nga shumë studiues të

anglishtes. Sipas F. Palmer114, gjuha angleze nuk ka gjini gramatikore dhe fjalët që

mbarojnë me -ess, siç janë: author-authoress, tiger-tigress, duke-duches, etj. nuk mjaftojnë për ta përkufizuar gjininë si kategori gramatikore, sepse për këtë nevojiten tipare

113 Iriskulov, A.T.,Theoretical Grammar of English, Uzbek State World Languages University, Tashkent,

2006, f. 13. 114 Palmer, Frank, Grammar, Second Edition, Penguin Books, 1986, f. 195.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

45

gramatikore të natyrës sintaksore, tipare restriktive. R. L.Trask115, poashtu thekson që

anglishtja nuk ka gjini. S. Greenbaum116 i konsideron vetëm numrin dhe rasën kategori

gramatikore të emrit. Sipas tij, anglishtja e vjetër (Old English) kishte tri gjini: mashkullore, femërore, dhe asnjanëse, por anglishtja e sotme nuk ka klasë të emrave të cilët i shprehin dallimet gjinore nëpërmjet mbaresave, kurse përcaktorët dhe mbiemrat nuk

ndryshojnë varësisht nga klasa e emrave, prandaj mund të thuhet që gjuha angleze nuk ka

më gjini gramatikore. Quirk & Greenbaum117 pohojnë që ndarja natyrore e gjinisë përcakton gjininë e emrave në gjuhën angleze. Në të njëjtën vijë është edhe L.J. Brinton, e

cila thekson që, “gjuha angleze ka një sistem mjaft të thjeshtë të gjinisë të quajtur gjini

natyrore, për dallim nga sistemi dukshëm më pak motivues i quajtur gjini gramatikore”.118

Sipas gjuhëtarit rus, Ilyish119, anglishtja e vjetër, sikurse edhe gjuhët e tjera gjermanike

indoevropiane, kishte tri kategori gramatikore: gjininë, numrin dhe rasën. Nga këto tri kategori, gjinia ishte kategori leksiko-gramatikore, që do të thotë se emri në të gjitha format

e tij i takonte njërës nga tri gjinitë (mashkullore, femërore ose asnjanëse), por ato humbën në periudhën e anglishtes se mesme, rrjedhimisht, gjinia në anglishten e sotme ka vetëm kuptim leksiko-semantik dhe jo kuptim gramatikor. Të njëjtin mendim ndajnë edhe

J.Lyons120, Bache & Davidsen-Nielsen121, A. Curzan122, Börjars & Burridge123, si dhe

shumë studiues të tjerë.

Por, për dallim nga studiuesit e lartpërmendur, po ashtu ka mjaft studiues të tjerë të cilët e mbrojnë ekzistencën e gjinisë si kategori gramatikore të emrit. Njëri ndër ta, madje, Blokh, pohon se ekzistenca e gjinisë si kategori gramatikore e emrit mund të dëshmohet nëpërmjet

korrelacionit të emrave me përemrat vetorë të vetës së tretë (he, she, it).124 Këta studiues nuk janë të shumtë, por viteve të fundit janë gjithnjë e më të zëshëm. Nga ky grup mund të

veçojmë G.G.Corbett125, i cili thekson që kriter kryesor në përcaktimin e gjinisë së emrit

është “përshtatja”, si dhe Huddleston & Pullum126, të cilët pohojnë që në gjuhën angleze gjinia është kategori gramatikore e emrit, ndonëse e varfër në kuptimin e mbaresave,

115 Trask, Robert, L. Language and Linguistics: The Key Concepts, 2nd edition, ed. by Peter Stockwell,

Routledge, New York, 2007, f. 97. 116 Greenbaum, Sidney, The Oxford English Grammar, Oxford University Press, New York, 1996, f. 107. 117 Quirk, Randolph & Greenbaum, Sidney, A University Grammar of English, Longmont Group Limited, London, 1973, f. 89. 118 Brinton, Laurel, J., The Structure of Modern English:A Linguistic Introduction, Volume I, John

Benjamins, 2000, f. 105. 119 Ilyish, Boris, A., The Structure of Modern English, Просвещение, Moscow, Leningrad, 1971, f. 64-65. 120 Lyons, John, Introduction to Theoretical Lingusitics, Cambridge University Press, New York, 1995, f.

283. 121 Bache, Carl & Davidsen-Nielsen, Niels, Mastering English: An Advanced Grammar for Non-native and

Native Speakers, Mouton de Gruyter, Berlin, 1997, f. 353. 122 Curzan, Anne, Gender Shifts in the Histroy of English, Cambridge University Press, Cambridge & New

York, 2003, f. 19. 123 Börjars, Kirsty, & Burridge, Kate, Introducing English Grammar, 2nd edition, Routledge: Taylor and

Francis Group, London and New York, 2010, f. 47. 124 Blokh, M.Y., A Course in Theoretical English Grammar, Vysshaya Shkola, Moscow, 1983, f. 53-54. 125 Corbett, G.G., Gender, Cambridge University Press, New York, 1991, f. 4. 126 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language,

Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 485-486.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

46

prandaj, përcaktimi i gjinisë së emrave në gjuhën angleze bëhet kryesisht në bazë të

përdorimit të tyre me përemrat. P.sh.

The man had convinced himself that he could win the competition. (gjinia mashkullore)

The girl has learned her lesson. (gjinia femërore)

The package was refused because of its size. (gjinia asnjanëse)

Siç shihet, çështja e gjinisë së emrave si kategori gramatikore e emrit është më e ndërlikuar

nga sa duket, rrjedhimisht ajo duhet parë nga disa këndvështrime.

E diskutueshme në gjuhën angleze është, në përgjithësi, edhe çështja e numrit të rasave të

emrit, ndonëse jo rasa si kategori gramatikore, megjithëse është një numër i vogël i

studiuesve, kryesisht rus, si B. A. Ilyish127, G. U. Vorontsova128, dhe disa të tjerë, të cilët pohojnë që emrat e gjuhës angleze e kanë humbur kategorinë e rasës gjatë zhvillimit

historik të gjuhës, kurse shenjuesin e gjinores saksone e trajtojnë thjesht si një shenjues

pronësie.

E vetmja kategori për të cilën ekziston një pajtueshmëri e gjerë është ajo e numrit, apo siç pohon R. L. Trask: “Emrat e gjuhës angleze ndikohen vetëm nga një kategori gramatikore,

ajo e numrit; ne kemi njëjësin dog, por shumësin dogs, dhe kështu me rradhë për shumicën

e emrave në gjuhë (jo për të gjithë). Këto forma nuk janë të këmbyeshme dhe secila duhet

të përdoret gjithmonë, dhe vetëm në rrethana të caktuara gramatikore. Ky është thelbi: Ne duhet ta përdorim gjithmonë emrin në formën e tij njëjës ose shumës, edhe atëherë kur

zgjedhja duket e parëndësishme; nuk ka mundësi t’i shmangemi zgjedhjes, dhe nuk ka një

formë të tretë e cila nuk është e shenjuar në një mënyrë ose tjetrën. ”129

127 Ilyish, Boris, A., The Structure of Modern English, Просвещение, Moscow, Leningrad, 1971, f. 41-48. 128 Iriskulov, T.A., Theoretical Grammar of English, Uzbek State World Languages University, Tashkent,

2006, f. 21. 129 Trask, Robert, L. Language and Linguistics: The Key Concepts, 2nd edition, ed. by Peter Stockwell, Routledge, New York, 2007, f. 106.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

47

KREU II

2. KATEGORIA E NUMRIT

2.1. Njohuri të përgjithshme

Numri si kategori gramatikore e emrit nënkupton dallimin ndërmjet njëjësit dhe shumësit,

gjegjësisht dy numrave që përfaqësojnë këtë kategori.

Numri njëjës i referohet gjithnjë, një njeriu, një kafshe, një sendi, një koncepti, etj., p.sh.

child - fëmijë, horse - kalë, ball - top, idea - ide, etj. (ose a child - një fëmijë, a horse - një

kalë, a ball- një top, an idea - një ide, etj.)

Numri shumës është pak më specifik sepse ka dy referenca. Ai mund t’i referohet:

a) më shumë se një njeriu, një kafshe, një sendi, etj., që nënkupton se emri në numrin

shumës mund të paraprihet nga të gjithë numërorët e tjerë përveç numërorit një, p.sh. two

children-dy fëmijë, three horses- tre kuaj, four balls-katër topa, etj., si dhe

b) disa ose shumë njerëzve, shumë kafshëve, shumë sendeve, etj., që do të thotë se emri në

numrin shumës mund të përdoret edhe pa numëror, ku në fakt shumësia nënkuptohet, por

është thjesht e papërcaktuar, p.sh. kur thuhet people-njerëz ose children-fëmijë, nuk dihet se

sa është numri i saktë i njerëzve ose fëmijëve, por ajo që dihet me siguri është se kemi të

bëjmë me më shumë se një njeri, respektivisht fëmijë. Rrjedhimisht, kur thuhet që people-

njerez, ose children-fëmijë janë emra në shumës, kjo nënkupton se mund të jetë fjala për

disa ose shumë njerëz dhe disa ose shumë fëmijë, edhe nëse nuk ia shtojmë përpara

ndajfojet many- shumë ose several-disa.

2.2. Kategoria e numrit tek emrat në gjuhën angleze

Në gjuhën angleze, sikurse edhe në shumicën e gjuhëve moderne, emri ka dy numra:

1. Numrin njëjës (Singular number) dhe

2. Numrin shumës (Plural number)

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

48

Në gjuhën angleze, numri si kategori gramatikore nënkupton ndryshimin në fomë ndërmjet

njëjësit dhe shumësit, pra zgjedhjen ndërmjet tyre, por që sipas R. Berry 130, është zgjedhje

e obligueshme, meqë emri duhet të jetë ose në numrin njëjës ose në numrin shumës. R.L. Trask jep një shpjegim të thjeshtë për dallimin ndërmjet njëjësit dhe shumësit. Sipas tij, emrat e sendeve që numërohen kanë forma për numrin njëjës dhe numrin shumës, kurse

emrat e sendeve që nuk numërohen më së shpeshti hasen në një formë, kryesisht në formën

e cila gramatikisht trajtohet si formë e njëjësit.131 Por, kjo nuk vlen për të gjithë emrat në anglishte, ku edhe emrat që kanë vetëm një formë, për numrin njëjës ose për numrin

shumës, emërtojnë sende që mund të numërohen, p.sh. furniture ka vetëm formë të njëjësit,

kurse pants vetëm formë të shumësit, por të dy emrat tregojnë sende që numërohen.132

Pasi që jo të gjithë emrat në gjuhën angleze kanë forma për të dy numrat, ka emra të cilët

kanë formë vetëm të njëjësit dhe emra të cilët kanë formë vetëm të shumësit, pa nënkuptuar

këtu domosdoshmërisht vetëm njëjësin ose vetëm shumësin. Një mënyrë për t’i shmangur

gabimet kur e identifikojmë një emër në bazë të kategorisë gramatikore të numrit është:

1) Zëvendësimi me ndonjë nga përemrat vetorë (nëse një emër mund të zëvendësohet nga

p.sh. përemri they, atëherë ai është në numrin shumës, nëse mund të zëvendësohet nga,

p.sh. përemri he, she, ose it, atëherë është në numrin njëjës). P.sh.

Ms. Dalton has been awarded a medal for her first scientific project.

She has been awarded a medal for her first scientific project.

Professors should gain their students’ respect and admiration with hard work.

They should gain their students’ respect and admiration with hard work.

2) Përdorimi para emrit i përemrave dëftorë në shumës ose i ndajfoljeve si several-disa,

many-shumë (nëse para emrit përdorim përemrat si: these/those - këta, këto, ata,ato, ose

ndajfoljet si: several-disa, many-shumë, atëherë emri është në numrin shumës). P.sh.

These girls are attending the computer course delivered by an Amercian professor.

Many people in our country can barely make both ends meet.

Several nurses will undergo a detailed check up.

130Berry, Roger, English Grammar, A resource book for students, Routledge, London and New York, 2012,

f. 8. 131 Trask, Robert, L. Language and Linguistics: The Key Concepts, 2nd edition, ed. by Peter Stockwell, Routledge, New York, 2007, f. 191. 132 Po aty, f. 191.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

49

3) Përdorimi i foljes në shumës (duke u nisur nga parimi që një emër në shumës poashtu merr një folje në shumës dhe anasjelltas (concord), nëse e kemi formën e foljes në shumës

kjo nënkupton që edhe emri është në shumës).133 P.sh.

Mr. Gellert has decided to give his youngest employee a second chance.

Owners of many successful companies have donated huge amounts of money to charity.

Emrat e gjuhës angleze e formojnë shumësin në disa mënyra.

1) Duke marrë prapashtesën sintetike (mbaresën) [-s/es] - student-students, teacher- teachers, parent-parents, porch-porches, glass-glasses, city-cities, country-countries, Lily-

Lilys134, etj.

2) Duke ndryshuar formë (rrënjën e fjalës) - child-children, man-men, woman-women,

tooth-teeth, foot-feet, goose-geese, mouse-mice, louse-lice.

3) Duke marrë mbaresa të huaja të shumësit (emrat me origjinë të huaj) - stimulus-

stimuli, datum-data, phenomenon-phenomena, thesis-theses, index-indices, formula-

formulae, etj.

Shumica e emrave në gjuhën angleze e formojnë shumësin sipas mënyrës së parë dhe ata

quhen emra më shumës të rregullt. Emrat të cilët e formojnë shumësin duke mos iu

nënshtruar rregullës së marrjes së mbaresës [-s/es], por duke ndryshuar formë, quhen emra

me shumës të çrregullt, kurse emrat e tjerë me origjinë të huaj njihen si “foreign plurals”

(emra me shumës të huaj).

Në gjuhën angleze ende përdoret, por në mënyrë shumë të kufizuar tashmë, mbaresa [-en] e

cila ishte mjaft produktive në anglishten e vjetër dhe në anglishten e mesme, porse sot ajo

haset vetëm ne tre emra:

1. child-children

2. ox-oxen

3. brother-brethren (vetëm si anëtarë të komuniteteve fetare, përndryshe përdoret shumësi i

rregullt brothers)135

133 Këtu bëjnë përjashtim disa emra përmbledhës të cilët mund të përdoren me folje në njëjës dhe në shumës. 134 Edhe emrat e përveçëm marrin mbaresë të shumësit në rastet kur paraprihen nga numërorët themelorë. 135 Bache, Carl & Davidsen-Nielsen, Niels, Mastering English: An Advanced Grammar for Non-native and Native Speakers, Mouton de Gruyter, Berlin, 1997, f. 392.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

50

Në anglishten amerikane, emri ox haset në dy variante të shumësit, si emër me shumës të

rregullt ox-oxes, si dhe me formë të pandryshuar ox-ox.136 Ndërkaq, në të folurën dialektore

në Angli përdoret edhe housen si formë e shumësit të emrit house.137 Natyrisht, kjo formë është tepër e rrallë, sidomos tek folësit e rinj.

2.2.1. Formimi i shumësit të rregullt

Shumësi i rregullt nënkupton emrat të cilët në numrin shumës marrin mbaresën [-s(es)].

Shumica e emrave të rregullt e formojnë shumësin duke i shtuar formës së njëjësit

mbaresën [-s], p.sh. room-rooms, table-tables, cup-cups, sister-sisters, parent-parents,

dinner-dinners, guests-guests, etj. Përjashtim bëjnë vetëm emrat të cilët mbarojnë me -s,

-ss, -sh, -ch, -x, dhe -z. Këta e formojnë shumësin duke i shtuar formës së njëjësit mbaresën

[-es], p.sh. box-boxes, bunch-bunches, bus-buses, brush-brushes, church-churches, glass-

glasses, porch-porches, wish-wishes, etj.

Mbaresa [-e(es)] shqiptohet në tri mënyra, si: [s], [z] dhe [iz]:

a) [s] - atëherë kur emrat mbarojnë me bashkëtingëllore të pazëshme: /p/, /t/, /k/, /f/,

/θ/,etj., p.sh. book- books, bet-bets, chief-chiefs, cook-cooks, desk-desks, fork-forks, month- months, skate-skates, etj.

b) [z] - atëherë kur emrat mbarojnë me bashkëtingëllore të zëshme dhe zanore, p.sh.

bed-beds, chair-chairs, day-days, dog-dogs, friend-friends, name-names, play-plays, stove-

stoves, thing-things, etj.

c) [iz] - atëherë kur emrat mbarojnë me sibilante, p.sh. bridge-bridges, bush-bushes, buz-

buzzes, house-house, judge-judges, mirage-mirages, prize-prizes, pitch-pitches, watch-

watches, etj.

U tha më lart se shumica e emrave në gjuhën angleze në shumës marrin mbaresën [-s], disa

prej tyre [-es], kurse shqiptimi i tyre ndryshon varësisht nga tingulli fundor i emrit. Por nuk

ndryshon vetëm shqiptimi, ka edhe disa rregulla të tjera të cilat vlen të theksohen në raport

me mbaresën e shumësit të rregullt në anglishte:

1) Nëse një emër mbaron me zanoren [-y] e cila paraprihet nga një bashkëtingëllore,

zanorja [-y] shndërrohet në [i] dhe i shtohet [-es]. P.sh. study-studies, story-stories, city-

cities, country-countries, lady-ladies, army-armies, etj. Emrat si: fancies, allies, daisies,

fairies, etj., të cilët sot bëjnë pjesë në këtë grup, në anglishten e mesme mbaronin me [-ie]

që dmth. se mbaresa e vërtetë këtu është mbaresa [-s].138

136 Greenbaum, Sidney, The Oxford English Grammar, Oxford University Press, New York, 1996, f. 102 137 W. M. Baskervill & J. W. Sewell, An English Grammar, Project Gutemberg, 2004. 138 W. M. Baskervill & J. W. Sewell, An English Grammar, Project Gutemberg, 2004.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

51

2) Nëse një emër mbaron me zanoren [-y] e cila paraprihet nga një zanore tjetër, zanorja

[-y] mbetet e pandryshuar, vetëm i shtohet mbaresa [-s]. Psh. play-plays, tray-trays, day-

days, key-key, valley-valleys, boy-boys, toy-toys, joy-joys, etj.

Emrat e përveçëm të cilët mbarojnë me zanoren [-y], po ashtu marrin mbaresën [-s]. P.sh.

Germany-Germanys, the Kennedy-the Kennedys, Henry-Henrys, Lily-Lilys, etj.

I have visited the two Germanys before the fall of the Berlin Wall.

The Kennedys were some of the most prominent American politicians.

From all Henrys who ruled England, Henry VIII was undoubtedly the most remarkable

one.

3) Emrat të cilët mbarojnë me [-o], zakonisht marrin mbaresën [-es]. P.sh.

hero-heroes patato-patatoes tomato-tomatoes

echo-echoes torpedo-torpedoes Negro-Negroes 139, etj

Por, ekzistojnë një sërë emrash të cilët mbarojnë me [-o] dhe marrin mbaresën [-s]. Sipas

Thomson & Martinent,140 këta janë emra me origjinë të huaj. P. sh.

radio-radios studios-studios zoos-zoos kangaroos-kangaroos

Romeo-Romeos Eskimo-Eskimos Filipino-Filipinos Hindoo-Hindoos

photo-photos kilo-kilos stylo-stylos piano-pianos etj.

Ka emra të cilët mbarojne me [-o] dhe shumësin e formojnë me [-s] ose [-es]. Psh.

cargo - cargos/cargoes zero - zeros/zeroes volcano - volcanos/volcanoes

mosquito - mosquitos/mosquitoes tornado - tornados/tornadoes, etj.

Por, ndonëse mund të duket si çështje e zgjedhjes personale, mënyra se si e formojnë

shumësin, mund të ndikojë në kuptimin e këtyre emrave. P.sh. emri bravo në formën e

139 Nga këta emra veçohen hero dhe Negro të cilët në anglishten amerikane, në shumës hasen edhe pa

mbaresën -e , p.sh. heros, Negros. 140 Thomson, A.J. & Martinent, A.V. , A Practical English Grammar, Fourth Edition, Oxford University Press, Oxford & New York, 1991, f. 13.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

52

shumësit vetem me [-s] “bravos” ka kuptimin duartrokitje, kurse me [-es] “bravoes”- ka

kuptimin banditë.141

2.2.2. Formimi i shumësit të çrregullt

Shumësi i çrregullt nënkupton se emrat të cilët e formojnë shumësin në këtë mënyrë, nuk

përfillin asnjë nga rregullat e formimit të shumësit në gjuhën angleze, pasi që secili prej

grupeve të emrave të çrregullt i nënshtrohet ndryshimeve të caktuara.

1) Një pjesë e mirë e këtyre emrave e formojnë shumësin nëpërmjet mutacionit, gjegjësisht

ndryshimit të zanoreve të brendshme te këta emra.142 Shumica prej tyre thuhet të kenë mbijetuar nga anglishtja e vjetër:

man - men woman - women

foot - feet tooth - teeth goose - geese

louse - lice mouse - mice

Në këtë grup, sipas J. C. Nesfield143 dhe Bache & Davidsen-Nielsen144, hyn edhe emri dormouse - dormice, edhe pse përdoret rrallë.

2) Në grupin e emrave me shumës të çrregullt janë edhe emrat të cilët e formojnë shumësin

me anë të mbaresës së vjetër [-en] e cila sot ka mbijetuar vetëm në tre emra në gjuhën

standarde dhe disa syresh në të folmet dialektore të Anglisë.

child - children

ox - oxen

brother - brethren

3) Emra me shumës të çrregullt janë edhe një grup emrash të cilët marrin mbaresën

[-s/-es], por paraprakisht pësojnë ndryshime të brendshme. Rrjedhimisht, nëse një emër

mbaron me bashkëtingëlloren [-f(e)] ose zanoren [-e] të paraprirë nga bashkëtingëllorja

[-f], atëherë bashkëtingëllorja [-f] shndërrohet në bashkëtingëlloren [-v] dhe shtohet

mbaresa [-es].

141 Bache, Carl & Davidsen-Nielsen, Niels, Mastering English: An Advanced Grammar for Non-native and

Native Speakers, Mouton de Gruyter, Berlin, 1997, f. 391. 142 Greenbaum, Sidney, The Oxford English Grammar, Oxford University Press, New York, 1996, f. 101. 143 Nesfield, John Collinson, Manual of English Grammar and Composition, Forgotten Books, 2014, f. 23. 144 Bache, Carl & Davidsen-Nielsen, Niels, Mastering English: An Advanced Grammar for Non-native and Native Speakers, Mouton de Gruyter, Berlin, 1997, f. 392.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

53

Ky grup ka gjithsej trembëdhjetë emra:145

calf-calves loaf-loaves leaf-leaves life-lives

elf-elves half-halves thief-thieves kniefe-knieves

wife-wives wolf-wolves self-selves shelf-shelves

sheaf-sheaves

Një pjesë e emrave të këtij grupi kanë edhe formë të shumësit të rregullt. P.sh.

dwarf - dwarves ose dwarfs handkerchief - handkerchiefs ose handkerchieves

hoof - hooves ose hoofs scarf - scarves ose scarfs wharf - wharves ose wharfs146

4) Në këtë grup bëjnë pjesë edhe emrat që mbarojnë me bashkëtingëlloren [-th]. Këta emra

konsiderohen të çrregullt për shkak të shqiptimit, sepse kur e marrin mbaresën e shumësit

[-s], këta e shndërrojnë bashkëtingëlloren [-θ] (-th) në [-ð] (-dh), kurse mbaresa [-s] shqiptohet si [z], ndonëse edhe shqiptimi i rregullt është i pranishëm sidomos në të folurën e përditshme. P.sh.

mouth - mouths, baths - baths, wreath - wreaths, path - paths,

truth - truths, youth - youths oath - oaths, sheath - sheaths, etj.

5) Disa emra kanë formë të njëjtë në njëjës dhe në shumës. Për këta emra thuhet që kanë

zero shumës (Zero plural). Emra të tillë janë:147

a) Emrat e disa kafshëve, shpezëve e peshqve - deer, sheep, grouse, fish, carp, salmon,

trout, etj.

b) Emri “craft” në kuptimin e anijes ose aeroplanit - aircraft, spacecraft, hovercraft, etj.

c) Emrat e disa kombësive - Swiss, Japanese, Chinese, Portuguese, Vietnamese, etj.

d) Emrat që mbarojnë me -ies si: species-species, series-series, etj.

Disa nga këta emra që kanë zero shumës, mund të marrin mbaresën e shumësit të rregullt

në kontekste të caktuara komunikative në të cilat ndryshon edhe funksioni i tyre. P.sh. Në

anglishten amerikane përdoret shumësi i rregullt i emrit fish-fishes, si një tendencë për të

shkuar drejt thjeshtësimit të rregullave gramatikore. Mirëpo, në anglishten britanike, kur

emri fish përdoret në këtë formë, pra fishes, ai u referohet llojeve të ndryshme të peshkut, e

jo shumësit të emrit. Disa emra që tregojnë sasi, shumë dhe fuqi poashtu dalin me shumës

145 Alexander, L.G., Longman English Grammar, Longman, New York, 2003, f. 55. 146 Greenbaum, Sidney, The Oxford English Grammar, Oxford University Press, New York, 1996, f. 101. 147 Bache, Carl & Davidsen-Nielsen, Niels, Mastering English: An Advanced Grammar for Non-native and Native Speakers, Mouton de Gruyter, Berlin, 1997, f. 393.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

54

zero, por vetëm atëherë kur paraprihen nga numërorët. Ata mund të marrin mbaresën e

shumësit [-s], vetëm kur përdoren pa numërorë. Në këtë grup përfshihen emrat: dozen,

hundred, thousand, million, billion, brace (çift), gross (12 here 12), foot, stone, candle-

power, horse-power, etj. P.sh.

five hundred students - hundreds of students

three thousand dollars - thousands of dollars

two dozen spoons - dozens of spoons

ten score sheep - scores of sheep, etj.

Emrat sasiorë, si: foot (njësi e matjes), pound (njësi e peshës dhe njësi valutore britanike) dhe stone (njësi britanike e peshës), po ashtu mund të dalin me shumës zero, por mund ta

marrin edhe mbaresën e shumësit të rregullt.148 P.sh.

six foot two ose six feet two

twenty pound ose twenty pounds

fifteen stone ose fifteen stones

6) Shumës të çrregullt kanë edhe disa emra të cilët nuk i përshtaten asnjërës nga mënyrat e

lartpërmendura të formimit të shumësit të emrave në gjuhën angleze. Këta janë:

person - people

die - dice (zar)

penny - pence 149 - pennies

Ajo që është e rëndësishme të ceket është fakti se këta emra mund të marrin edhe formë të

shumësit të rregullt, por kuptimi ndryshon. P.sh. forma e shumësit të çrregullt të emrit

penny - pence i referohet vlerës monetare, kurse forma e shumësit të rregullt pennies i

referohet monedhave, parave të imëta.150 Sidoqoftë, nga këta emra, people është me specifik sepse në formën e shumësit ky mund të përdoret si emër në numrin njëjës por me

kuptim tjetër. P.sh.

People should work hard to achieve their goals. (numri-shumës, kuptimi-njerëz)

148Greenbaum, Sidney, The Oxford English Grammar, Oxford University Press, New York, 1996, f. 102.

149 Pence poashtu mund të përdoret në vend të shprehjes “small change”(kusur), pra si shumë e parave që të kthehet pasi bën pagesën. 150 Rumjanceva, L. & Kalniòa, B., English Grammar , Morphology, Daugavpils Universitate, Saule, 2003,

f. 18.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

55

Albanians are a great people who live in the Balkan Peninsula.

(numri-njëjës, kuptimi-popull)

The peoples of Africa have been suffering from famine and diseases for a long time.

(numri-shumës, kuptimi-popujt)

Megjithatë, emri people përdoret më rrallë në numrin njëjës, në kuptimin popull, meqë në

vend të tij përdoret kryesisht emri nation.

Sa i përket emrit die, ai përdoret në formë të njëjësit vetëm në shprehje të tipit: “The die is

cast” (Zari është hedhur).151

2.2.3. Formimi i shumësit të emrave me origjinë të huaj

Një pjesë e emrave me origjinë të huaj në gjuhën angleze e kanë ruajtur formën e tyre të

shumësit, dmth., ata nuk janë natyralizuar duke marrë mbaresën [-e/es], por varësisht nga

gjuha e origjinës, kanë ruajtur edhe mbaresat e shumësit. Në këtë grup përfshihen kryesisht

emrat me origjinë latine dhe greke të cilët janë pjesë e terminologjisë shkencore, si dhe disa

emra francezë dhe italianë.

Emra me origjinë latine: Emra me origjinë greke:

Njëjës Shumës Njëjës Shumës

alumnus alumni analysis analyses

apparatus aparati thesis theses

stimulus stimuli hypothesis hypotheses

terminus termini crisis crises

alga algae ellipsis ellipses

larva larvae basis bases

formula formulae parenthesis parentheses

datum data antithesis antitheses

medium media automaton automata

151 Bache, Carl & Davidsen-Nielsen, Niels, Mastering English: An Advanced Grammar for Non-native and

Native Speakers, Mouton de Gruyter, Berlin, 1997, f. 392.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

56

stratum strata phenomenon phenomena, etj.

appendix apendices

matrix matrices

vertex vertices, etj.

Disa nga këta emra me origjinë latine ose greke mund të hasen në dy forma, me mbaresën e

tyre origjinale ose me mbaresën [-e/es]. P.sh.

appendix - appendices - appendixes, index - indices - indexes, matrix - matrices - matrixes,

aquarium - aquaria - aquariums, formula - formulae - formulas, stadium - stadia -

stadiums, memorandum - memoranda - memorandums, symposium - symposia -

symposiums, etj.

Në disa raste, format e ndryshme të shumësit te këta emra dalin me kuptime të ndryshme.

Kështu për shembull, kur emri appendix përdoret si term mjekësor, haset në dy forma të

shumësit appendices ose appendixes, por, kur përdoret si shtojcë libri, atëherë haset forma

e shumësit appendices, kurse tek emri index, forma e shumësit indexes përdoret për libra,

kurse indices në matematikë.152

Disa nga emrat me origjinë të huaj janë natyralizuar tërësisht, duke i humbur kështu

mbaresat e shumësit të gjuhës prej nga vijnë. P.sh. enigmas, formulas, dogmas encomiums,

herbariums, focuses, geniuses, etj. Megjithatë, në qarqet shkencore ekziston tendenca që

edhe këta emra që janë natyralizuar, por edhe të tjerë që hasen me dy forma të shumësit të

përdorin shumësin e gjuhës origjinale, sidomos kur është fjala për emrat që janë pjesë e

terminologjisë shkencore.

Emrat me origjinë të huaj si: media, insignia, bacteria, criteria, phenomena, shumësi i të cilëve mbaron me [-a], në anglishte trajtohen si emra në numrin njëjës dhe marrin mbaresën

e shumësit të rregullt.153 Por, sipas Greenbaum, vetëm emrat agenda dhe insignia mund të

përdoren si emra në njëjës, kurse emri media vetëm në kuptimin mass media. 154 Me këtë konstatim pajtohen edhe Huddleston & Pullum, meqë sipas tyre, përveç emrit agenda, nga

emrat e lartpërmendur, vetëm insignia ka arritur një shkallë domethënëse të pranueshmërisë, dhe atë, më tepër në anglishten standarde amerikane sesa në atë britanike, të tjerët ende konsiderohen forma jostandarde, edhe pse përveç criteria dhe phenomena,

emrat e tjerë nuk ka arsye që të trajtohen si forma jostandarde. 155

152 Thomson, A.J. & Martinent, A.V. , A Practical English Grammar, Fourth Edition, Oxford University

Press, Oxford & New York, 1991, f. 15. 153 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language,

Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 348. 154 Greenbaum, Sidney, The Oxford English Grammar, Oxford University Press, New York, 1996, f. 103. 155 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language, Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 348.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

57

Emrat me origjinë franceze të cilët në shumës e marrin mbaresën [-eu/-eau], e kanë ruajtur

këtë mbaresë, e cila në gjuhën angleze shqiptohet [z].156 P.sh.

bureau - bureaux

chateau - chateaux

tableau - tableaux

plateau - plateaux

portmanteau - portmanteaux, etj.

Bache &Nielsen157 pohojnë që disa nga këta emra tashmë hasen edhe me mbaresën e

shumësit të rregullt, p.sh. bureau - bureau - bureaus, chateau - chateaux - chateaus,

portmanteau - portmanteaux - portmanteaus, etj.

Emrat me origjinë italiane të cilët kryesisht kanë të bëjnë me artin muzikor, për dallim nga

emrat me origjinë franceze, mund të hasen në dy forma, edhe me mbaresën e tyre origjinale

të shumësit edhe me mbaresën [-s/es] të anglishtes, por muzikantët i preferojnë më shumë

format me mbaresë origjinale. P.sh. tempo - tempi - tempos, libretto - libretti -

librettos, virtuoso - virtuosi - virtuosos, etj.

2.2.4. Shumësi i emrave të përbërë

Emrat e përbërë në gjuhën angleze e formojnë shumësin në disa mënyra:

1) Shumica e emrave të përbërë e formojnë shumësin duke ia shtuar mbaresën [-s/es]

elementit të dytë, pa marrë parasysh a është emër apo ndonjë pjesë tjetër e ligjëratës.P.sh.

schoolmaster - schoolmasters fellow worker - fellow workers

ladybird - ladybirds maidservant - maidservants

flowershop - flowershops housewife - housewives

matxhbox - matchboxes breakdown - breakdowns

grown-up - grown-ups, courtyard - courtyards

156Kabashi, Jashar, English Grammar, Morphology, Universiteti i Prishtines, Prishtine, 2000, f. 180. 157 Bache, Carl & Davidsen-Nielsen, Niels, Mastering English: An Advanced Grammar for Non-native and

Native Speakers, Mouton deGruyter, Berlin, 1997, f. 393.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

58

forget-me-not - forget-me-nots five-year-old - five-year-olds

stepdaughter - stepdaughters foster parent - foster parents

shoe shop - shoe shops toothbrush - toothbrushes

mouthful - mouthfuls handful - handfuls

spoonful - spoonfuls cupful - cupfuls,158 etj.

Është e zakonshme që morfema e parë bazë e emrit të përbërë të jetë në numrin njëjës,

megjithatë, sipas G.Leech159, studimet e gjuhës angleze të kohëve të fundit kanë vënë në

pah një rritje të dukshme të formacioneve të ndryshme me bazën atributive në shumës, p.sh. sports car, women artists, etj.

2) Nëse elementi i dytë i emrit të përbërë është man ose woman, atëherë emri i përbërë nuk

merr mbaresën [-s/es], por, man, gjegjësisht woman, kalojnë në shumës men/ women. P.sh.

nobleman - noblemen noblewoman - noblewomen

businessman - businessmen businesswoman - businesswomen

Englishman - Englishmen Englishwoman - Englishwomen

spokesman - spokesmen spokeswoman - spokeswomen

fisherman - fishermen fireman - firemen, etj.

3) Nëse elementi i parë i emrit të përbërë është man ose woman, atëherë të dy elementët e

emrit të përbërë vihen në shumës.160 P.sh.

woman journalist - women journalists man journalist - men journalists

woman doctor - women doctors man doctor - men doctors, etj.

Por ka edhe emra të tjerë të përbërë të cilët, edhe pse i kanë emrat man ose woman si

element të parë, shumësin e formojnë duke ia shtuar mbaresën elementin të dytë. 161P.sh.

158 Sipas Greenbaum-it, shumësi i emrave të përbërë të cilët për element të dytë kanë “-ful”, haset në dy

forma, me mbaresën e shumësit -s në elementin e parë, p.sh. “handsful” ,ose mbaresën -s në elementin e

dytë, p.sh. “handfuls”. Të dy format janë të pranueshme (Shih Greenbaum, S., The Oxford English Grammar,

Oxford University Press, New York, 1996, f. 105.) 159 Leech, Geoffrey, Change in Contemporary English: A Grammatical Study, Cambridge University Press, New York, 2010, f. 212. 160 Adams, Valerie, An Introduction to Modern English Word-formation, Routledge, London & New York,

2013, f. 8. 161 Alexander, L.G., Longman English Grammar, Longman, New York, 2003, f. 59.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

59

manhole - manholes, man-eater - man-eaters, woman-hater - woman-haters, etj.

4) Emri woman, si element i emrit të përbërë, mund të zëvendësohet nga emri lady. Në

këtë rast, shumësi formohet nëpërmjet mbaresës [-s/es] e cila i shtohet elementit të dytë.162

P.sh. lady friend - lady friends, lady doctor - lady-doctors, landlady - landladies, etj.

5) Nëse emri i përbërë si element të dytë ka një togfjalësh parafjalor ose thjesht një

parafjalë, atëherë mbaresën e shumësit [-s/es] e merr elementi i parë. P.sh.

mother-in-law - mothers-in-law brother-in-law - brothers-in-law

editor-in-chief - editors-in-chief passer-by - passers-by

looker-on - lookers-on, listener-in - listeners-in, etj.

6) Emrat e përbërë të cilët element të dytë kanë një ndajfolje marrin mbaresë të shumësit në

elementin e dytë. 163P.sh.

close-up - close-ups, take-over - take-overs, stand-in - stand-ins, etj.

7) Emrat e përbërë të cilët si element të dytë kanë një mbiemër mund të marrin mbaresë të

shumësit në elementin e parë ose të dytë. P.sh.164

court martial / courts martial ose court martials

attorney general / attorneys general ose attorney generals

poet laureate / poets laureate ose poet laureates

7) Te shumësi i emrave me tituj, sipas rregullave, të dy elementët, titulli dhe emri, duhet ta marrin mbaresën e shumësit. Por ky rregull vlen vetëm atëherë kur titulli pasohet kryesisht

nga një emër i përgjithshëm.165P.sh.

Lord Justice - Lords Justices, Lord Chancelor - Lords Chancelors, etj.

Nëse titulli pasohet nga një emër i përveçëm, atëherë emri i përveçëm e merr mbaresën e

shumësit. P.sh.

Mrs. Clinton - the Mrs. Clintons, Mr. Clark - Mr.Clarks, Miss Bennett - the Miss Bennetts

162 Kabashi, Jashar, English Grammar, Morphology, Universiteti i Prishtines, Prishtine, 2000, f. 182. 163 Greenbaum, Sidney, The Oxford English Grammar, Oxford University Press, New York, 1996, f. 105. 164 Po aty, f. 105. 165 Bache, Carl & Davidsen-Nielsen, Niels, Mastering English: An Advanced Grammar for Non-native and

Native Speakers, Mouton de Gruyter, Berlin, 1997, f. 397.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

60

Proffesor Newmark - the (two) Professor Newmarks,

Doctor Hodgson - the (three) Doctor Hodgsons, etj.166

Në anglishten moderne, emrat me tituj kryesisht e formojnë shumësin duke ia shtuar

mbaresën e shumësit emrit të përveçëm, në raste të caktuara, mbaresa e shumësit i shtohet

titullit, kurse rastet ku të dy elementët marrin mbaresë të shumësit janë më të rralla.

Gjithsesi, sa i përket shumësit të emrave me tituj, ende ka mospajtime në mesin e

studiuesve anglezë në lidhje me atë se cila pjesë duhet ta marrë mbaresën e shumësit, titulli,

emri apo që të dy elementët. Pra,

the Mr. Smiths the Messrs. Smith apo the Messrs. Smiths? 167

the Miss. Hiltons the Misses Hilton the Misses Hiltons?

the Dr. Browns the Drs. Brown the Drs. Browns?

Shkrimtari Charles Dickens formonte shumësin e emrave me tituj duke ia shtuar mbaresën

e shumësit titullit, dhe jo emrit, p.sh. The Misses Nettengall; kurse Goldsmith përdorte mënyrën e parë, duke ia shtuar mbaresën e shumësit emrit të përveçëm, dhe jo titullit, p.sh.

The Miss Flamboroughs.168

Në anglishte edhe shkurtesat mund të vihen në numrin shumës, nëse nuk i referohen një

emri të përveçëm. P.sh. UFOs (unidentified flying objects), MPs (Members of Parlaiment),

VIPs (very important persons), OAPs (old age pensioners), etj.

2.2.5. Emrat që përdoren vetëm në njëjës

Emrat që përdoren vetëm në njëjës njihen me emrin “singularia tantum” 169dhe në gjuhën

angleze ndahen në dy grupe:

1) Emra që nuk kanë formë për numrin shumës dhe përdoren gjithmonë në njëjës;

2) Emra që kanë “formë” të shumësit, në kuptimin që mbarojnë me -s e cila nuk duhet të

ngatërrohet me mbaresën [-s(es)] të shumësit meqë këta emra janë në numrin njëjës.

166 Te titujt profesionalë mund të përdoren të dy variantet, pra edhe titulli edhe emri i përveçëm mund të

marrin mbaresë të shumësit, por në stilin më formal, vetëm titujt marrin mbaresë të shumësit. 167 Messrs.(zotërinj) është shkurtesë për Messieurs (nga frëngjishtja) dhe është shumësi i Mr. (zotëri), por

përdoret vetëm në botën e biznesit. Misses (zonjusha) është shumësi i Miss (zonjushë), kurse Mrs.(zonjë) nuk

ka formë të shumësit. 168 W. M. Baskervill & J. W. Sewell, An English Grammar, Project Gutemberg, 2004. 169 Nga gjuha latine singularia tantum - emrat që përdoren vetëm në njëjës.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

61

Në grupin e parë bëjnë pjesë këta emra:

a) emrat e panumërueshëm abstraktë - knowledge, information, advice, courage, patience,

cruelty, love, hate, happiness, sadness, peace, faith, pride, stubborness, wisdom, etj. P.sh.

Knowledge speaks, but wisdom listens.

My mentor gave me a piece of advice.

The excessive pride is the thing that gets in the way of happiness.

b) emrat e panumërueshëm konkretë - furniture, crockery, cutlery, jewelry, machinery,

money, fluency, luggage, baggage, tableware, footware, underwear, milk, butter, ice, coal,

oil, etj.

Një pjesë të mirë të emrave të këtij grupi e përbëjnë emrat e sendeve, si: furniture, crockery, cutlery, jewelry, machinery, luggage, baggage, tableware, footware, underwear, 170 që si tërësi përbëhen nga disa ose shumë elementë. P.sh.

My mother decided to honour our guests with the best set of crockery and cutlery we had at

home.171

The new pieces of furniture we bought for our living-room were brought from Italy.

Money makes the world go round.

Ice is one of the main reasons why people get sore throats.

Siç shihet nga shembujt mësipërm, emrat e grupit të parë gjithmonë pasohen nga një folje

në njëjës dhe nuk marrin as numërorë, e as nyjën e pashquar a/an. Megjithatë, jo të gjithë

emrat e panumërueshëm abstraktë mund të konsiderohen “singularia tantum”, pasi ka të

tillë që në kontekste të ndryshme dalin edhe me forma në shumës. Nga ky grup mund të

marrim shembull emrin “beauty”, i cili, edhe pse është emër i panumërueshëm abstrakt, del

edhe me formë të shumësit. P.sh.

Mrs. Anderson’s daughters are real beauties.

People should take the time to enjoy the beauties of nature.

170Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language,

Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 336. 171 Crockery nënkupton pjatat dhe të gjitha enët e tjera nga porcelani në të cilat shërbehet ushqimi, kurse

cutlery përfshin lugët, pirunjtë, thikat dhe të gjitha mjetet e tjera që përdoren për të prerë dhe për të ngrënë

ushqimin.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

62

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për emrat e grupit b), nga të cilët, jo të gjithë kanë forma

vetëm për numrin njëjës. Këtu mund të marrim shembull emrin “wine” i cili del me formë

të shumësit, por vetëm për t’iu referuar llojeve të ndryshme të verës. P.sh.

When I visited Rahovec, I tried different wines.

The wines of France are famous for their unique flavour.

Gjithsesi, ai nuk mund të konsiderohet emër i grupit “singularia tantum”.

Është e rëndësishme të ceket që këta emra, pra, as “beauty” e as “wine”, në asnjë rast, nuk

marrin numërorë, gjë që dëshmon se ata vetëm pjesërisht mund të marrin karakteristika të

emrave të numërueshëm.

Në grupin e dytë bëjnë pjesë këta emra:

a) emrat e disiplinave shkencore që mbarojnë me -ic - linguistics, semantics, pragmatics,

mathematics, physics, phonetics, statistics, politics, economics, athletics, mechanics, etj.

P.sh.

Linguistics is the scientific study of language in all its complexity.

Politics influences almost every aspect of our daily lives.

Emrat që mbarojnë me -ic po ashtu pasohen nga folja në numrin njëjës, por kur emrat e tillë

si: athletics, ethics, mathematics, physics, politics, phonetics, statistics, accoustics, etj.,

përdoren me referencë specifike, atëherë mund të pasohen edhe nga një folje në shumës si

dhe të paraprihen nga numërorët, kurse, nëse përdoren për t’iu referuar një disipline

shkencore, rëndom pasohen nga një folje në njëjës.172 P.sh.

Their statistics concerning the inflation rate are completely wrong.

Two newly published statistics reveal that there are more males than females in our

country.

Mathematics is the queen of sciences.

b) emrat e disa sëmundjeve - mumps, rickets, measles, haemorrhoids, rabies, hiccups,

bends, hives, shingles, etj. Sipas Huddleston & Pullum173, disa nga këta emra si: hiccups, haemorrhoids, measles, etj., mund të përdoren edhe me folje në shumës. P.sh.

172 Thomson, A.J. & Martinent, A.V. , A Practical English Grammar, Fourth Edition, Oxford University

Press, Oxford & New York, 1991, f. 22. 173 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language,

Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 346.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

63

Hiccups can be very irritating, but it/they are not harmful.

Measles is a contagious disease that typically occurrs in childhood.

c) emrat e përveçëm që mbarojnë me -s - the Thames, the Balkans, the Netherlands, etj.

Një pjesë e mirë e këtyre emrave të përveçëm janë kryesisht emra vendesh të cilët nuk

duhet të ngatërrohen me emrat e përveçëm, që tregojnë vende e që marrin mbaresën -s, pasi

e heqin emrin e përgjithshëm, si dhe pasohen nga një folje në shumës. P.sh.

the Alp Mountains - the Alps - The Alps are the highest mountains in Europe.

d) emrat e lojërave - billiards, cards, darts, dominoes, fives, skittles, ninepins,

draughts, 174 etj.

e) emrat të cilët dalin me formë të shumësit por përdoren në njëjës - means, barracks,

headquarters, gallows, mews, outskirts, waterworks, rapids, etj. Disa nga këta emra

përdoren me numërorë. P.sh.

That old baracks has been used as their hiding place.

There are three old baracks in that abandoned area.

f) Në këtë grup emrash hyn edhe emri “news”, por për dallim nga emrat e tjerë, ai asnjëherë

nuk merr as folje në shumës e as numëror. P.sh.

No news is good news. Some good news is what I am wainting for.

They had already heard the news.

Nga shembujt mund të konkludojmë se emrat e lartpërmendur që mbarojnë me -s shfaqin

tendencë për të shmangur rregullat, duke marrë foma të foljes në shumës, duke përdorur

nyje të pashquar, si dhe duke përdorur numërorë.

2.2.6. Emrat që përdoren vetëm në shumës

Emrat që përdoren vetëm në shumës njihen si “pluralia tantum”175 dhe po ashtu ndahen në

dy grupe:

1) Emra të cilët marrin mbaresën e shumësit [-s]

174 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language,

Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 348. 175 Aarts, Bas, Oxford Modern English Grammar, Oxford University Press, New York, 2011, f. 29.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

64

2) Emra të cilët nuk marrin mbaresën e shumësit [-s], por kanë kuptimin e shumësit me

formë të njëjësit:

Në grupin e parë bëjnë pjesë:

1) Emrat e sendeve dypjesëshe ose “Bipartites”176:

a) emrat të cilët u referohen sendeve dypjesëshe që shërbejnë si veshje, p.sh. trousers,

shorts, jeans, tights, breeches, bloomers, slacks, pyjamas, knickers, briefs, glasses,

spectacles, etj.

Me përjashtim të dy shembujve të fundit, të gjithë këta emra janë emra veshjesh që

mbulojnë pjesën e poshtme të trupit, gjegjësisht këmbët ose një pjesë të këmbëve. Kjo, për

shkak se, në gjuhën angleze, emrat e veshjeve për pjesën e sipërme të trupit nuk

konsiderohen dypjesëshe edhe pse ato i mbulojnë krahët, kështu, anglishtja ka emrin sleeve (mëngë) për pjesën e veshjes që mbulon krahët, por nuk ka emër për këmbëzat. Anglishtja

britanike ka emrin overalls, që nënkupton një veshje që mbulon edhe pjesën e sipërme edhe

atë të poshtme të trupit. Anglishtja amerikane ka vetëm formën e njëjësit overall, term i cili

në anglishten britanike ka kuptimin e një veshjeje njëpjesëshe, si lloj palltoje. Në këtë grup

emrash hyjnë edhe emrat për rrypa të pantollonave: braces (BrE) dhe suspenders (AmE)177

b) emrat të cilët u referohen sendeve dypjesëshe që shërbejnë si mjete, p.sh. scissors,

pincers, tongs, shears, binocular, bellows, tweezers, pliers, scales, clippers, cutters,

forceps, etj.

Të gjithë emrat e grupit të parë përdoren në konstruksion me fjalën pair (palë). P.sh.

A white shirt and a pair of pale blue jeans is a perfect weekend combination.

My cousins purchased three pairs of new model Versaci sunglasses.

You need a pair of binoculars to see what is happening inside the premises.

Në grupin e dytë bëjnë pjesë:

a) disa emra përmbledhës - police, clergy, gentry, cattle, livestock, poultry, vermin, etj.

The police have caught the burglar who broke into my neighbour’s house last night.

The clergy should preach peace and unity.

Good cattle for breeding purposes are ususally imported form Switzerland.

176 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language,

Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 340. 177 Po aty, f. 341.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

65

b) emrat e formuar nga mbiemrat, nëpërmjet nyjës së shquar the - the poor, the rich, the famous, the sick, the healthy, the needy, the helpless, the movables, the drinkables, the

eatables/the edibles, the valuables, the elders, the betters. 178 P.sh.

The poor have always had a much tender heart than the rich.

The healthy have no need for a physician.

The rich and the famous are hardly aware of the less fortunate people.

c) emrat me origjinë të huaj që nuk kanë formë të njëjësit - genitalia, minutiae, regalia.179

Queen Elizabeth is usually dressed in full regalia when she delivers her speeches.

d) emrat që mbarojnë me -s dhe që kanë formë vetëm për shumës - airs, ashes, apologies,

brains, dues, contents, credentials, compliments, customs, earnings, fireworks, funds,

greens, goods, guts, humanities, looks, odds, pains, premises, remains, riches, savings,

spirits, wits, etj.

Jane likes putting on airs and acting like the queen of the universe.

Inspectors have found a great deal of damaged goods in that old warehouse.

Mr. Hawkings survived the accident against all the odds.

Nowadays, workers have to take great pains to earn their living decently.

Disa nga këta emra mund të hasen në njëjës, por me tjetër kuptim. P.sh. pains në këtë

kontekst ka kuptimin mundohem shumë, punoj shumë për të arritur diçka, derdh djersë, siç

do të thoshim në shqipe, kurse forma e njëjësit pain (dhimbje fizike), ka formën e saj të

shumësit pains (dhimbjet fizike). Të ngjashëm janë edhe disa emra të tjerë të cilët kanë vetëm një formë të shumësit, e cila del me dy kuptime, njëri që korrespondon me njëjësin

dhe tjetri krejt i ndryshëm.180 P.sh. shumësi i emrit custom (shprehi, zakon) - customs ka

dy kuptime: shprehi/zakone dhe doganë, shumësi i spirit (shpirt) - spirits ka kuptimin

shpirtëra dhe pije e fortë, shumësi i letter (shkronje, letër) - letters ka kuptimin shkronja,

letra dhe letërsi,181etj.

Është edhe një grup i emrave që po ashtu përdoren vetëm në numrin shumës. Këta janë të

ashtuquajturit “intensive plurals” - emra në numrin shumës me kuptim të veçantë i cili

178 Kabashi, Jashar, English Grammar Morphology, University of Prishtina, Prishtina, 2000, f. 187 179 Po aty, f. 345 180 Baskerwill, W. M. & Sewell, J.W., An English Grammar, Project Gutemberg, 2004. 181 Forma e shumësit e emrit letters përdoret edhe në kuptimin letërsi në kontekstin letrar kur poetëve,

dramaturgëve, e romansierëve iu referohemi si men of letters – letrarë, njerëz të letërsisë.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

66

gjithsesi korrespondon me formën në numrin njëjës të emrit. Emra të tillë janë: apologies,

fears, gardens, orders, regrets, sands, skies, waters, etj.182 Shembuj:

They offered their most heartfelt apologies.

She has always yearned for the sunny skies of Albania.

Her children were building castles in the sands.

Siç mund të shihet nga shembujt, të gjithë këta emra, me përjashtim të emrave përmbledhës

të cilët dalin me folje në njëjës dhe në shumës, pasohen nga folja në shumës.

2.3. Kategoria e numrit tek emrat në gjuhën shqipe

Kategoria e numrit në gjuhën shqipe, sikurse edhe në gjuhët e tjera, nënkupton dallimin

ndërmjet një frymori, sendi, tipari a dukurie dhe më shumë se një frymori, sendi, tipari a

dukurie. Rrjedhimisht, edhe në gjuhën shqipe kemi dy numra:

1. Numrin njëjës dhe

2. Numrin shumës

Të dy numrat kanë forma të veçanta gramatikore. Numri njëjës mund të duket si numri më

pak i ndërlikuar nga dy numrat e shqipes, por edhe njëjësi ka disa veçori të cilat mund të

shkaktojnë huti tek studiuesit e huaj, kjo në kuptimin që një emër në numrin njëjës mund t’i

referohet një frymori, një sendi, ose një grupi a klase të cilës ai frymor ose send i

takon.P.sh.

a) një mësues/e, një nxënës/e, një studiues/e, një mjek/e, një arkitekt/e, një shitës/e

b) mësues/e, nxënës/e, studiues/e, mjek/e, arkitekt/e, shitës/e

Në shembujt nën a), emri i shoqëruar nga numërori themelor një i referohet një personi të

vetëm, me profesion të caktuar, njërit/njërës nga shumë të tjerë me të njëjtin profesion,

kurse, në shembujt nën b), emri i referohet në rradhë të parë klasës së njerëzve me këtë

profesion, e në rradhë të dytë personit i cili i takon atij profesioni. Këtu përcaktues është

përdorimi i numërorit themelor një.

Emrat e numërueshëm konkretë dhe abstraktë në shqipe kanë forma të njëjësit dhe të

shumësit me forma të veçanta gramatikore, dhe ata mund të paraprihen nga numërorët

themelorë si dhe ata rreshtorë. P.sh.

182 Bache, Carl, & Davidsen-Nielsen, Niels, Mastering English: An Advanced Grammar for Non-native and

Native Speakers, Mouton de Gruyter, Berlin, 1997, f. 395.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

67

Trajta e pashquar: Trajta e shquar:

Njëjës: Shumës: Njëjës: Shumës:

(një) fëmijë (disa) fëmijë fëmija fëmijët

(një) vajzë (disa) vajza vajza vajzat

(një) djalë (disa) djem djali djemtë

(një) familje (disa) familje familja familjet

(një) qytet (disa) qytete qyteti qytetet

(një) fshat (disa) fshatra fshati fshatrat

(një ) ide (disa) ide idea idetë

(një) parim (disa) parime parimi parimet

(një) gëzim (disa) gëzime gëzimi gëzimet

(një) ëndërr (disa) ëndrra ëndrra ëndrrat, etj.

Emrat e numërueshëm konkretë dhe abstraktë, siç u tha më lart, mund të përdoren me

numërorë themelorë dhe rreshtorë. P.sh.

Me numërorë themelorë:

a) emra të numërueshëm konkretë - një shtëpi, tre fëmijë, një qen, dy makina, tri shoqe,

pesë kompjuterë, dhjetë libra, etj.

b) emra të numërueshëm abstraktë - një takim, dy marrëveshje, dy gëzime, tri parime, tri

ide, tri këshilla, pesë vërejtje, etj.

Me numërorë rreshtorë:

a) emra të numërueshëm konkretë - fëmija i parë, apartamenti i dytë, gota e tretë, emisioni

i pestë, makina e shtatë, libri i njëzetë, mysafiri i tridhjetë, kati i pesëdhjetë e shtatë, etj.

b) emra të numërueshëm abstraktë - gëzimi i parë, takimi i dytë, këshilla e parë, vërejtja e

tretë, marrëveshja e katërt, ëndrra e pestë, etj.

Me numërorët rreshtorë, të gjithë këta emra përdoren kryesisht në trajtën e shquar.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

68

Emrat e numërueshëm abstraktë dallohen për faktin se, te disa prej tyre, forma e shumësit

nuk nënkupton automatikisht shumësin e emrit në kuptimin e tij të parë, që do të thotë se

shumësi te këta emra lidhet me kuptimet e mbartura të fjalës. Kështu, fjala mbledhje, në

kuptimin e saj të parë, veprimi i të mbledhurit: mbledhja e ullinjëve, nuk ka shumës, kurse në kuptimin e prejardhur: mbledhja e (organizatës), përdoret edhe në shumës: mbledhjet (e

organizatave).183

Emrat e lëndës kanë formë të njëjësit, por jo të shumësit; këtyre emrave mund t’u

referohemi si singularia tantum, por disa emra metalesh që hyjnë në këtë grup mund të

marrin forma të shumësit, por me një kuptim të ri, për t’iu referuar sendeve të cilat

prodhohen nga ato metale, dhe jo metaleve si lëndë. P.sh. hekuri si metal nuk ka formë të

shumësit, por hekuri si mjet për hekurosje ka formën e shumësit - hekurat, plumbi si metal

po ashtu nuk ka formë të shumësit, por plumbi si mjet vrasës ka edhe formën e shumësit -

plumbat.

Disa emra të numërueshëm konkretë, e që njihen si pluralia tantum, po ashtu kanë formë

vetëm për numrin shumës, por mund të përdoren edhe në njëjës, të shoqëruar me numërorë

themelorë dhe emrin palë. Këtu kemi të bëjmë me emrat të cilët u referohen sendeve

dypjesëshe ose çift, si: pantollonat, xhinset, brekushet, pizhamat, syzet, darët, gërshërët,

dylbitë, prangat, etj.

2.3.1. Ndërtimi i formave gramatikore të numrit shumës

Në bazë të ndërtimit të formave gramatikore, emrat në gjuhën shqipe ndahen në dy grupe:

1) Emra me temë të njëjtë në njëjës dhe shumës

2) Emrat me temë të ndryshme në njëjës dhe shumës

Në grupin e parë bëjnë pjesë: 184

a) emrat e gjinisë femërore që mbarojnë me -e dhe -o të patheksuar, p.sh. shoqe, lule, lagje,

mace, faqe, dalje, sjellje depo, radio, teto, moto, pallto, pako, vello, etj.

b) emrat e gjinisë femërore që mbarojnë me një zanore të theksuar, si: -i, -e, -a, -u, -o, p.sh.

shtëpi, kuti, ushtri, qeveri, epope, kope ,rrufe, deve, tabu, para, kala, shaka byro, metro, etj

c) emrat e gjinisë femërore që mbarojnë me -ë të patheksuar, p.sh. ditë, këngë, fjalë, plagë,

lugë, bukë, kripë, dorë, rrugë, anë, shtazë, kafshë, lopë, etj.

183 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 95. 184 Po aty, f. 96-97.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

69

Sipas N. Veselaj185, në këtë grup hyjnë edhe emra të gjinisë femërore me -ë të theksuar në temë, megjithëse ky grup emrash nuk trajtohet fare në veprën ,,Gramaktika e Gjuhës

Shqipe I”. Ai i klasifikon këta emra në shtatë nëngrupe:186

1. Emra me temë të qartë kuptimplote - asgjë-ja, asgjë-të, hiçgjë-ja, hiçgjë-të, etj.

2. Emërtimet e shkronjave - S (së-ja e madhe/e vogël), S (së-të të shtypit/të dorës), etj.

3. Emërzimet e shkurtesave - OKB-ja (okëbë-ja), SMS-të (sëmësë-të), etj.

4. Onomatopetë e emërzuara - zëzë-ja, zëzë-të, shëshë-ja, shëshë-të, llëllë-ja llëllë-të,etj.

5. Emërzimet e fjalëzave përkatëse me -ë fundore - TË-të, (TË+A TA), tëbanat, të

harrësit, etj.

6. Emrat me prapashtesa zvogëluese ose përkëdhelëse -ZË - nënëzë, motrëzë, mollzë, etj.

7. Rastet e -MË-së proklitike e enklitike - kur kemi të bëjmë me përemrin UNË (mua më).

d) emrat e gjinisë mashkullore që formohen me prapashtesat -(ë)s, (-ues) dhe -as, p.sh.

nxënës, gjykatës, kalorës, lexues, studiues, mësues, tiranas, prishtinas, prizrenas, etj.

e) disa emra të tjerë të gjinisë mashkullore, p.sh.muze, qen, dru, tru, sy, lot, muaj, palaço,

laro, etj.

Në grupin e dytë bëjnë pjesë shumica e emrave. Këta janë187:

a) emrat që e formojnë shumësin me mbaresa

b) emrat që e formojnë shumësin me ndërrime tingujsh

c) emrat që e formojnë shumësin me ndërrime tingujsh dhe mbaresa

Emrat nën a) e formojnë shumësin me këto mbaresa:

1) -a të cilën e marrin emrat e gjinisë:

mashkullore që mbarojnë me bashkëtingëllore - brez-breza, cep-cepa, man-mana,

plis-plisa, lis-lisa, trup-trupa, akrep-akrepa, burrë-burra, trëndafil-trëndafila, etj.

mashkullore që mbarojnë me -ër - emër-emra, numër-numra, mjeshtër-mjeshtra,

regjistër-regjistra, kapistër-kapistra, magjistër-magjistra, cilindër-cilindra, etj.

185 Veselaj, Nuhi, Shumësi dhe shquarsia e emrave në shqipen standarde (konstatime, diskutime, propozime),

Era, Prishtinë, 2015, f. 46. 186 Po aty, f. 46-47. 187 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 97.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

70

femërore që mbarojnë me zanoren -ë - vajzë-vajza, dritë-drita, fletë-fleta, dëftesë-

dëftesa, tufë-tufa, fushë-fusha, ulërimë-ulërima, britmë-britma, egërsirë-egërsira, etj.

femërore që mbarojnë me grupe tingujsh si -ël (pendël-pendla, gogël-gogla), -ull

(nofull-nofulla, strofull-strofulla), -ur (flutur- flutura, gjepur-gjepura), etj.

femërore që mbarojnë me -ër - vatër-vatra, letër-letra, flatër- flatra motër-motra,

kodër-kodra, lodër-lodra, kthetër-kthetra, zgavër-zgavra, etj.

asnjanëse me prejardhje foljore - të qeshura, të bërtitura, të prera, të mbjellura,etj.

2) -e të cilën e marrin vetëm emrat e gjinisë mashkullore që mbarojnë me:

-im (qëllim-qëllime, takim-takime, zhvillim-zhvillime, fitim-fitime)

-on/-ion (zakon-zakone, elektron-elektrone, aksion-aksione, bastion-bastione)

-um/-ium (forum-forume, memorandum-memorandume, simpozium-simpoziume)

-azh/-ezh (homazh-homazhe, pelegrinazh-pelegrinazhe, kortezh-kortezhe)

-t /-d (fakt-fakte, qytet-qytete, shtet-shtete, vend-vende, katund-katunde)

-al/-an/-ar (festival-festivale, ideal-ideale, organ-organe, seminar-seminare)

-el/-er (themel-themele, tunel-tunele, dikaster-dikastere, mister-mistere)

bashkëtingëllore të ndryshme, p.sh. komb-kombe, kostum-kostume, mikrob-mikrobe,

kamp-kampe, panair-panaire fis-fise, shesh-sheshe, motiv-motive, pullaz-pullaze,etj.

3) -ë të cilën e marrin vetëm ermat e gjinisë mashkullore që mbarojnë me:

-ac (koprac-kopracë, tullac-tulacë), -aç (hutaç-hutaçë, gjembaç-gjembaçë)

-ak (durrësak-durrësakë,drenicak-drenicakë), -an (dardan-dardanë, dibran-

dibranë)

-jan (matjan-matjanë, hasjan-hasjanë), -ar/-tar (beqar-beqarë, shkrimtar-

shkrimtarë)

-ash/-esh (gjumash-gjumashë, arbëresh-arbëreshë), -er (inxhinier-inxhinierë)

-ist (artist-artistë, dentist-dentistë), -it (gjirokastrit-gjirokastritë),

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

71

-iot (mallakastriot-mallakastriotë, suljot-suljotë), -or (dasmor-dasmorë, fjalor- fjalorë)

-tor (punëtor-punëtorë, kompozitor-kompozitorë), -uk (kolltuk-kolltukë)

-af (fotograf-fotografë, paragraf-paragrafe), -al (gjeneral-gjeneralë)

-ap (dollap-dollapë, kasap-kasapë), -ec (memec-memecë), -eç (kryeneç-kryeneçë)

-ek (mjek-mjekë, fishek-fishekë), -el (kriminel-kriminelë, rrebel-rrebelë)

-en (hosten- hostenë), -et (atlet-atletë), -ic (polic-policë), -ik (hidraulik- hidraulikë)

-il (trëndafil-trëndafilë), -in (pinguin-pinguinë), -ir (zinxhir- zinxhirë)

-om (agronom-agronomë), -ot (pilot-pilotë, poliglot-poliglotë)

-oz (marangoz-marangozë), -un (spiun-spiunë, majmun-majmunë)

4) -nj të cilën e marrin vetëm emrat e gjinisë mashkullore që mbarojnë me zanore të

theksuara:

-i (florinj), -o (heronj), -u (gjunjë) - në këtë rast-nj merr -ë.

-ua (thonj, ftonj, potkonj, etj.)

5) -enj të cilën e marrin shumë pak emra të gjinisë mashkullore që mbarojnë me zanore:

-ë (lumenj), -a (fukarenj) -ua (përrenj)

6) -inj të cilën e marrin disa emra të gjinisë mashkullore që mbarojnë me bashkëtingëllore:

-r (gishtërinj), -b (shkëmbinj), -p (shkopinj)

7) -ër të cilën e marrin shumë pak emra të gjinisë mashkullore që mbarojnë me

bashkëtingëllore:

-b (robër), -c (princër), -d (prindër), -m (çamër), -t (mbretër)

një pjesë e ndërrojnë tingullin a në e - (kunat-kunetër, skllav-skllevër, shtrat-

shtretër)

emri vëlla merr edhe bashkëtingëlloren -z (vëlla-vëllezër)

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

72

8) -(ë)ra të cilën e marrin emrat e gjinisë:188

mashkullore që mbarojnë me bashkëtingëllore: -f (stof-stof(ë)ra), -h (pleh-plehra),

-i (shi-shira) -k (gjak-gjakra) -ll (mall-mallra), -r (bar-barëra), -t (fshat-fshatra)

femërore që mbarojnë me zanoren -ë: kohë-kohëra, lojë-lojëra, verë-verëra,189 etj.

Numri i emrave nën b) të cilët e formojnë shumësin me ndërrime tingujsh është relativisht i

vogël dhe ata ndahen në dy grupe:

1) emrat që e formojnë shumësin vetëm me ndërrim të zanores së temës: natë-net, kulaç-

kuleç,dash-desh, cjap-cjep, rreth-rrathë, thes-thasë, vite-vjet,190 etj.

2) emrat që e formojnë shumësin vetëm me ndërrim të bashkëtingëllores së temës:

-g në -gj (zog-zogj, murg-murgj)

-k- në -q (mik-miq, bujk-bujq)

-r në -j (bir-bij, lepur-lepuj)

-ll në -j (popull-popuj, dell-dej)

Në grupin e emrave nën c) të cilët e formojnë shumësin duke i kombinuar të dy mënyrat,

ndërrimin e tingujve dhe prapashtesat, bëjnë pjesë emrat:

1) me ndërrim të bashkëtingëllores së temës dhe me prapashtesën -e:

-g në -gj + -e (lëng-lëngje, pellg-pellgje)

-k në -q + -e (park-parqe, hark-harqe)

2) me ndërrim të bashkëtingëllores së temës dhe me mbaresën -i:

-k në -q + -i (bujk-bujqi, krushk-krushqi, peshk-peshqi, ujk-ujqi)

188 Sipas Likaj & Çabej, kjo mbaresë ndërton kryesisht forma të shumësit të emrave të lëndës, si stof(ë)ra,

djath(ë)ra, plehra, etj. (op.cit.f.52) 189 Newmark &Hubbard & Prifti në këtë grup emrash përfshijnë edhe emrat si:kala-kalara, stoli-stolira, copë-

copëra, por sipas tyre, këto forma janë variante stilistike dhe nuk janë pjesë e gjuhës stanndarde. (op.cit.f.

147) 190 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f.103-104.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

73

Ndonëse, sipas N. Veselaj191, Aleksandër Xhuvani në vitin 1921 konstatoi se -i është një

nga mbaresat që përdorej për të formuar shumësin e emrave mashkullorë, format e

shumësit bujqi, krushqi, peshqi, etj., edhe pse janë pjesë e realitetit tonë gjuhësor, sidomos

në Kosovë, ende konsiderohen forma jostandarde. Kjo, për shkak se mbaresa -i

konsiderohet e zhdukur prej kohësh.192

3) me ndërrim të bashkëtingëllores dhe zanores së temës dhe me mbaresën -e:

-a në -e + -k në -q + -e (lak-leqe)

-e në -i + -g në -gj + -e (shteg-shtigje)

4) Këtë grup e përbëjnë emrat të cilët e formojnë shumësin me ndërrime tingjujsh, por

jashtë rregullave të lartpërmendura si p.sh. thes-thasë, rreth-rrathë, natë-net, vit-vjet;

Në lidhje me dy emrat e parë, thes dhe rreth, në veprën ,,Shumësi i singularizuar në gjuhën

shqipe”, Çabej thotë se ata dalin jashtë rregullës, meqë mashkullorët që përmbajnë një -a si zanore të rrënjës, e ndryshojnë atë në -e me anë të një metafonie, si dash : desh, plak : pleq.

Kjo anomali, gjithnjë sipas Çabejt, shënohet që të Hahni e te Kamarda, kurse Meyeri (Alb.

Studien I 106) rrëfen që për këtë dukuri nuk di të japë një mendim të kënaqshëm.193

Meqë format thes në njëjës dhe thasë në shumës hasen qysh te Buzuku, kurse thes si njëjës, edhe te Budi, Bardhi e Bogdani, sipas Çabejt, kjo dëshmon se procesi do të jetë zhvilluar në këtë mënyrë: Te një skemë më e vjetër thas : thes, forma e shumësit hyri te njëjësi. Sipas

tij, në të njëjtën mënyrë ka rezultuar edhe shumësi i emrit rreth : rrathë.194

Emri natë-net në shumës, duhet të ketë ndjekur rrugën e njëjtë me atë të dy emrave

paraardhës, kurse emri vit është poashtu specifik për shkak se ka dy forma të shumësit:

a) vit-vite, atëherë kur përpara kësaj forme të shumësit përdoret një numëror themelor apo

kur i referohemi ndonjë periudhe të caktuar kohore. P.sh. pesë vite ose vitet e rinisë

b) vit-vjet, atëherë kur përpara kësaj forme të shumësit përdoret një shprehje sasiore, p.sh.

disa vjet, shumë vjet ose pak vjet. Forma e shumësit vjet nuk shoqërohet nga numërorët,

përveç në të folmet dialektore.

191 Veselaj, Nuhi, Shumësi dhe shquarsia e emrave në shqipen standarde (konstatime, diskutime, propozime),

Era, Prishtinë, 2015, f. 157. 192 Demiraj, Shaban, Morfologjia historike e gjuhës shqipe, Pjesa I dhe II, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë,

1979, f. 52. 193 Çabej, Eqrem, Studime gjuhësore III (Botim i dytë), Rilindja, Prishtinë, 1987, f. 328. 194 Po aty, f. 328-329.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

74

2.3.2. Emrat që përdoren vetëm në njëjës

Këta janë emra të cilët nuk kanë formë të shumësit, rrjedhimisht, gjithmonë përdoren në

numrin njëjës. Në këtë grup emrash bëjnë pjesë:

1) Emrat abstraktë - përkrahje, gaz, hare, guxim, frikë, shëndet, zbatim, ligjshmëri,

pëlqim195etj.

2) Emrat përmbledhës - gjindje, grari, vëllazëri, vajzëri, djemuri, beqari, rini, etj.

3) Emrat e lëndës në formë të një tërësie të pandashme dhe të panumërueshme - qumësht,

kos, dhallë, djath, vaj,uthull, sheqer, kripë, oriz, grurë, misër, benzinë, çimento, rërë, etj.

4) Emrat e përbërë - atdhe, mëmëdhe, atdhedashuri, vendlindje, vetëvendosje, etj.

5) Emrat e shumë sëmundjeve - fruth, li, kollë, qere, zgjebe, etj.

6) Emrat e pikave të horizontit - veri, jug, lindje, perëndim.

7) Emrat e bimëve - spinaq, lëpjetë, tallë, thekër, etj.

8) Emrat e dukurive atmosferike - breshër, borë, brymë, vesë, vapë, zheg196, etj.

9) Emrat e gjuhëve dhe shkencave - shqipja, anglishtja, italishtja, matematika, fizika, etj.

10) Emrat e sporteve - futboll, tenis, basketboll, volejboll, boks, xhudo, not, ping-pong,etj.

11) Emri konkret “krye” kur përdoret si pjesë e trupit.197

2.3.3. Emrat që përdoren vetëm në shumës

Emrat që përdoren vetëm në shumës, nuk kanë formë të njëjësit, por vetëm të shumësit, por jo shumësit thjesht në kuptimin e numrit, por në kuptimin e shumësisë si tërësi. Në këtë

grup emrash bëjnë pjesë:198

1) Emrat që janë pjesë të një lënde, mbeturina, shuma e grumbuj të hollash - të ardhurat,

195 Emri abstrakt “pëlqim” po haset kohëve të fundit me formë të shumësit “pëlqime” sidomos në kontekstin

e përdorimit të fjalës nëpër rrjetet sociale. 196 Newmark &Hubbard & Prifti, në këtë grup emrash e përfshijnë edhe fjalën zheg, dhe atë në kuptimin ,,pushim i drekës” (siesta time), por në shqipen dialektore kjo fjalë përdoret më tepër në kuptimin vapë.

(op.cit.f.148) 197 Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti, P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford University Press, Stanford, California, 1982, f. 148. 198 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 105.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

75

të korrat, të lashtat, të hollat, makaronat, qelqurinat, krundet, argjëndet, bakëret, etj.

2) Emrat që tregojnë sende të përbëra nga dy ose më shumë pjesë - pantallonat, xhinset,

benevrekët, brekushet, pizhamat, syzet, prangat, gërshërët, darët, dylbitë, kryqet, etj.

3) Emrat që tregojnë një shumicë frymorësh si diçka e pandashme - dhentë, shqerrat,

shtojzovallet, etj.

4) Emra të ndryshëm abstraktë që tregojnë:

a) veprime ose gjendje abstrakte - gjepurat, lajkat, tekat, të palarat, vomet, paçet199, etj

b) emra sëmundjesh dhe lojërash - ethet, shytat, grykët, pllakat, kupat, pllakat, bakat, etj

5) emra të përveçëm e të përgjithshëm që tregojnë vende - Alpet, Dardhat, Mrizet, lugjet,

brigjet, etj.

2.4. Analizë përqasëse mbi kategorinë e numrit tek emrat në gjuhën

angleze dhe në gjuhën shqipe

Kategoria e numrit është njëra nga kategoritë gramatikore të emrit të cilën anglishtja dhe

shqipja, sikurse edhe shumë gjuhë të tjera moderne, e kanë të përbashkët. Rjedhimisht,

emrat në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe kanë dy numra:

1) Numrin njëjës dhe

2) Numrin shumës

Por, anglishtja dhe shqipja, edhe pse të dyja gjuhe indoevropiane, duke qenë se janë gjuhë

të ndryshme për nga struktura gramatikore, shfaqin mjaft dallime, por edhe ngjashmëri, në

mënyrën se si e trajtojnë njëjësin dhe si e formojnë shumësin.

Në gjuhën angleze, emrat në njëjës përdoren me numërorin një (one) dhe me nyja: me

nyjën e pashquar a/an, që për nga kuptimi është e barabartë me numrin një, si dhe nyjën e

shquar the. P.sh.

one/a student ((një) student/e) ose one/an apple ((një) mollë)

the student (student-i/ja) ose the apple (molla)

Në gjuhën angleze emrat në njëjës nuk mund të përdoren pa nyja ose pa numërorin një.

199 Emri që përdoret shumë rrallë paçet ka kuptimin e një gjesti fyes (shih Newmark & Hubbard & Prifti,

f.149)

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

76

Format si student ose apple, si të vetme, janë gramatikisht të papranueshme. Përjashtim

bëjnë vetëm emrat e përveçëm dhe emrat e panumërueshem, si: Tom, William, Jane, James,

Washington, London, love, patience, courage, peace, pride, water, bread, sugar, milk,

furniture, etj. Emrat e përveçëm nuk e marrin numërorin një e as nyjën e pashquar a/an, por mund të përdoren me nyjën e shquar the. Nga ky grup mund të veçojmë emra njerëzish të

cilët përdorin nyjë të shquar të theksuar [ði:], përdorimi i së cilës, sipas Huddleston &

Pullum, jo vetëm me emra të përveçëm, por edhe me ata të përgjithshëm, është mjaft “i

pazakonshëm”. 200 P.sh.

Are you the Mrs. Carlyle? (A jeni ju zonja Karllajll?)

Por, nyja e shquar the po ashtu mund të përdoret me emra të përveçëm duke ruajtur

shqiptimin e saj të zakonshëm. P.sh.

You are not the Rebecca who would do the impossible to protect her beloved ones.

My friend, Eleonor, is the Mother Teresa of our town.

Sipas Brinton201, në këtë mënyrë nyja e shquar e konverton emrin e përveçëm në emër të

përgjithshëm. Në gjuhën angleze, emrat e panumërueshëm po ashtu nuk përdoren me

numërorin një e as me nyjën e pashquar a/an, por ata përdoren me nyjën e shquar the:

People need courage to face various hardships in their life. (pa numëror dhe pa nyjë)

The courage is one of the most valuable human qualities. (me nyjë)

Money is the necessary evil. (pa numëror dhe pa nyjë)

People need the money to fulfill their daily needs. (me nyjë)

Në gjuhën shqipe, për dallim nga anglishtja, emrat në numrin njëjës nuk marrin nyja, si dhe

mund të përdoren me numërorë dhe pa numërorë, ndonëse, kur përdoren me numërorë,

vihet më në pah dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë numri i frymorëve, sendeve, koncepteve e

jo të qenit pjesë e klasës, respektivisht grupit të frymorëve, sendeve, koncepteve. P.sh.

një student/e (one student) student/e (a student) studenti/ja (the student)

një klasë (one class) klasë (a class) klasa (the class)

një libër (one book) libër (a book) libri (the book)

200 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language,

Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 371. 201 Brinton, Laurel, J. , The Structure of Modern English: A Linguistic Introduction, Volume I, John Benjamins Publishing Company, Amsterdam/ Philadelphia, 2000, f. 111.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

77

një mollë (one apple) mollë ( an apple) molla (the apple)

Siç shihet nga këta shembuj, në shqipe nuk kemi nevojë të përdorim nyje ose numërorin një

që të tregojmë se një emër është në numrin njëjës. Gjithsesi, kur përdorim nyjë ose

numërorin një, pra kur themi një student ose një libër, i referohemi drejtpërdrejt numrit të

studentëve ose numrit të mollëve, pra në plan të parë vihet fakti se kemi të bëjmë me vetëm

një student ose me vetëm një mollë, pra numri, e në rradhë të dytë, mandej, vjen implikimi

semantik i emrit student si pjesë e një klase njerëzish, si dhe emrit mollë si pjesë e një lloji

pemësh, për dallim nga student-studenti ose mollë-molla, ku në plan të parë vihet klasa të

cilës i takon studenti, respektivisht llojit të cilit i takon molla, kurse në rradhë të dytë,

numri i tyre i cili nënkuptohet nga forma e emrave.

Në gjuhën shqipe, sikurse edhe ne anglishte, emrat e përveçëm dhe emrat e

panumërueshëm përdoren vetëm në njëjës dhe nuk marrin numërorë. Por edhe këtu kemi

përjashtime nga rregullat në të dyja gjuhët.

Në anglishte, emrat e përveçëm, si mbiemra të njerëzve, dalin më formë të shumësit, atëherë kur i referohen një numri të caktuar njerëzish që i takojnë një familjeje, pra, që kanë

mbiemër të njëjtë.202 P.sh.

The Hiltons have built hotels all ever the world. I have known the Clarks since 2001.

Edhe në shqipe, emrat e përveçëm, si mbiemra të njerëzve, mund të përdoret në raste të

veçanta për të identifikuar një numër njerëzish që bartin atë mbiemër.203 P.sh.

Jasharajt janë familje e shquar nga Kosova. Lekajt njihen si njerëz të urtë e të kulturuar.

Siç shihet nga shembujt, në gjuhën angleze, për dallim nga shqipja, këta emra të përveçëm,

në këtë funksion, paraprihen nga nyja e shquar the. Ata asnjëherë nuk përdoren me formë të

shumësit pa këtë nyjë. Këta emra dalin si emra të shquar edhe në shqipe.

Emrat e përveçëm si emra njerezish, në anglishte dhe në shqipe, po ashtu mund të perdoren

me numërorë themelorë dhe rreshtorë:

a) Me numërorë themelorë përdoren vetëm atëherë kur u referohen dy ose më shumë

personave me të njëjtin emër. P.sh.

I met three Kellys in my cousin’s wedding. 204

202 Greenbaum, Sydney & Nelson, Gerald, An Introduction to English Grammar, Routledge, London, 2009,

f. 33. 203 Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti, P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford

University Press, Stanford, California, 1982, f. 127. 204 Kur emrat e përveçëm në gjuhën angleze përdoren në shumës, ata nuk i nënshtrohen rregullave të

formimit të shumësit të emrave të përgjithshëm, pra kemi Kelly-Kellys, jo *Kellies. (Shih Alexander, L.G.,

Longman English Grammar, Longman, New York, 2003, f. 60)

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

78

Unë u njoha me tri Arta në dasmën e kushëririt tim.

b) Me numërorë rreshtorë përdoren atëherë kur u referohemi një, dy, tre ose më shumë

personave me të njëjtin emër, por me rradhë, jo të gjithë njëherësh. P.sh.

You are the third John I have met today.

Ti je Genci i tretë që kam takuar sot.

Siç shihet nga shembujt, kur emrat e përveçëm në anglishte dhe shqipe përdoren me

numërorë rreshtorë, ata dalin me formë të njëjësit, por në anglishte, ata të gjithë përdoren

me nyjë.

Emrat e përveçëm, si emra vendesh, në anglishte dhe në shqipe, po ashtu përdoren me

numërorë, por vetëm me numërorë themelorë, për t’iu referuar dy ose më shumë vendeve

me emër të njëjtë.

There are two Virginias in the United States of America.

Në rrethin e Tiranës ka dy Selita: Selita e Madhe dhe Selita e Vogël.205

Në gjuhën angleze, emrat e tillë ndonjëherë, ndonëse tëper rrallë, përdoren me numërorë

dhe me nyjen e shquar the, e ndonjëhere, vetëm me nyjë.

They have faced a range of difficulties in the two Virginias.

The Virginias are the two states of the federal country called the United States of America.

Në shqipe, emra të tillë marrin formë të shumësit edhe kur përdoren pa numërorë. P.sh.

Selitat janë dy fshatra të rrethit të Tiranës.

Dy shembujt e fundit tregojnë që në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe, edhe emrat e

përveçëm që tregojnë vende me të njëjtin emër dalin me formë të shumësit, por që për

dallim nga shqipja, këta emra në anglishte marrin nyjën e shquar the.

Mund të thuhet që anglishtja dhe shqipja shfaqin dallime thelbësore në mënyrën se si i

trajtojnë emrat në numrin njëjës, por siç u pa nga shembujt e mësipërm, kanë mjaft

ngjashmëri në mënyrën se si i trajtojnë emrat e përveçëm.

Sa i përket formimit të shumësit, gjegjësisht ndërtimit të formave gramatikore të shumësit,

anglishtja dhe shqipja përveç dallimeve që janë të natyrshme për shkak të strukturës

morfologjike të këtyre gjuhëve, shfaqin edhe ngjashmëri në mënyrën se si i ndërtojnë këto

forma.

205 Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti, P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford

University Press, Stanford, California, 1982, f. 127.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

79

1. Të dyja gjuhët kanë emra me temë të njëjtë në njëjës dhe në shumës - Një grup

emrash në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe kanë temë të njëjtë në të dy numrat. Në

gjuhën angleze për këta emra thuhet që kanë zero shumës (zero plural) dhe këta përbëjnë

një grup të vogël të emrave, kryesisht disa emra të kafshëve dhe shpezëve, emrat e disa

kombësive, emri craft 206dhe të gjithë emrat e përbërë që formohen me craft si element të

dytë, si dhe disa emra që tregojnë numër, peshë ose masë:

a) emrat e disa kafshëve, shpezëve, peshqve - fish-fish (peshk-peshqi) sheep-sheep (dele-

dele), deer-deer (dre-drerë), snipe-snipe (shapkë-shapka), grouse-grouse (thëllëzë-

thëllëza), swine-swine (derr-derra), trout-trout (troftë-trofta), salmon-salmon (salmon-

salmonë), etj.

Nga shembujt shihet se nga gjithë këta emra kafshësh e shpezësh në gjuhën angleze, në

shqipe, me temë të njëjtë në njëjës dhe shumës del vetëm emri dele.

b) emrat e disa kombësive si: Japanese (japonezë), Chinese (kinezë), Portuguese

(portugezë), Vietnamese (vietnamezë), Swiss (zviceranë)207. Emrat e këtyre kombësive, në

shqipe nuk dalin me temë të njëjtë në njëjës dhe shumës, por e formojnë shumësin konform rregullave përkatëse. P.sh.

Z. Chang, një kinez nga qyteti Fuzhou, është njeriu më i sjellshëm që njoh.

Me qindra mijëra kinezë marshuan rrugëve të Pekinit në shenjë proteste.

Në gjuhën angleze këta emra kanë vetëm formë të njëjësit, por kur përdoren në kuptimin e

shumësit, gjithmonë paraprihen nga nyja e shquar the. P.sh.

The Swiss are known for their very famous watches.

c) craft- aircraft (aeroplan), spacecraft (anije kozmike), hovercraft (anije) - Në gjuhën

shqipe, përveç emrit aeroplan, të tjerët dalin me temë të njëjtë në njëjës dhe shumës.

d) emra që tregojnë numër, peshë ose masë: head, brace, yoke, gross, horsepower,

hundredweight, stone. 208 Nga këta emra, emri head i përdorur këtu në kuptimin kokë209, p.sh. pesë kokë dhen dhe pendë, edhe në shqipe dalin si emra me temë të njëjtë në njëjës

dhe në shumës, brace (çift - çifte) dhe horsepower (kalë-fuqi - kuaj-fuqi) dalin me forma të ndryshme në njëjës dhe në shumës, kurse emrat e njësive të tjera si: gross (144 ose

dymbëdhjetë dyzina210), hundredweight (njësi e peshës = 50 kg., në Amerikë = 45,4 kg.),

dhe stone ( njësi e peshës =6.35 kg.) , siç shihet nga përkthimet dhe shpjegimet në kllapa,

206 Emri craft hyn në këtë grup vetëm në kuptimin e një lloj barke.(Shih, Bache, C. & Davidsen Nielsen,

N.op.cit.fq.393), përndryshe në kuptimin e zejes ka edhe formë të shumësit crafts. 207Bache, Carl & Davidsen-Nielsen, Niels, Mastering English: An Advanced Grammar for Non-native and

Native Speakers, Mouton de Gruyter, Berlin, 1997, f. 393. 208 Po aty, f. 393. 209 Emri kokë del me këtë formë të shumësit vetëm kur përdoret në këtë kontekst, përndryshe kur përdoret për t'iu referuar pjesës së trupit, del me formën e shumësit koka. 210 Stefanllari, Ilo, Fjalor anglisht-shqip, Shtëpia Botuese Enciklopedike, Tiranë, 1996.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

80

nuk kanë ekuivalentë në shqipe. Sipas Greenbaum211, emra të tjerë të cilët i takojnë këtij

grupi, si: foot (njësi e gjatësisë), pound (njësi e peshës dhe e valutës britanike), si edhe emri

i lartpërmendur stone, mund të përdoren në dy mënyra: me temë të njëjtë në njëjës dhe

shumës, si dhe me formë tjetër në shumës. P.sh.

ten foot ose ten feet (dhjetë këmbë)

twenty pound ose twenty pounds (njëzet funte)

fifteen stone ose fifteen stones (95.25 kg.)

Në gjuhën shqipe ekziston një numër i konsiderueshëm i emrave që e formojnë shumësin

në këtë mënyrë. Këta janë emra të gjinisë femërore që mbarojnë me -e dhe -o të

patheksuar, emrat e gjinisë femërore që mbarojnë me zanoret -a, -e, -ë, -i, -o, dhe -u, të

theksuar, emra të gjinisë mashkullore që formohen kryesisht me prapashtesat -(ë)s, -ues

dhe -as, emrat e gjinisë femërore që mbarojnë me -e te patheksuar, përveç atyre që në

shumës marrin mbaresën -a, si dhe disa emra të tjerë.212P.sh.

Emra të gjinisë femërore: Emra të gjinisë mashkullore:

shoqe-shoqe (friend-friends) nxënës-nxënës (pupil-pupils)

vello- vello (veil-veils) mësues-mësues (teacher-teachers)

shtëpi-shtëpi (house-houses) tiranas-tiranas (Tiranan-Tiranans)

kope-kope (herd-herds) prishtinas-prishtinas (Pristinan-Pristinans)

tabu-tabu (taboo-taboos) muze-muze (museum-museums)

kala-kala (fortress-fortresses) muaj-muaj (month-months)

fjalë-fjalë (word-words) sy-sy (eye-eyes), etj.

Nga shembujt shihet që të gjithë këta emra në anglishte dalin me formë të shumësit të

rregullt. Në fakt, këtu kemi të bëjmë me një rast pak më specific, sepse për dallim nga

anglishtja, në të cilën emrat, siç e pa më lart, nuk ndërrojnë formë në shumës pa marrë

parasysh nëse i shtojmë ndonjë numëror themelor, emrat e lartpërmendur në shqipe, vetëm

në trajtën e pashquar dalin me këto forma të shumësit, përndryshe në trajtën e shquar edhe

këta marrin mbaresa përkatëse. P.sh.

shoqe-shoqet nxënës-nxënësit

211Greenbaum, Sidney, The Oxford English Grammar, Oxford University Press, New York, 1996, f. 102. 212 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 96-97.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

213 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 101. 214 Po aty, f. 101.

81

vello-vellot mësues-mësuesit

shtëpi-shtëpitë tiranas-trianasit

kope-kopetë prishtinas-prishtinasit

tabu-tabutë muze-muzetë

kala-kalatë muaj-muajt

fjalë-fjalët sy-sytë, etj.

2. Formimi i shumësit me anë të mbaresave - Anglishtja dhe shqipja kanë tipar të

përbashkët edhe mënyrën e formimit të shumësit të emrave me anë të mbaresave, por,

përderisa në anglishte, pjesa më e madhe e emrave e formon shumësin duke shtuar

mbaresën [-s/es], dhe këta emra, duke iu nënshtruar këtij rregulli, hyjnë në klasën e emrave

më shumës të rregullt, për dallim nga emrat e tjerë të cilët konsiderohen të çrregullt, në

gjuhën shqipe nuk mund të flitet për një mbaresë të vetme që do të përdorej për formimin e

shumësit të shumicës së emrave, e që do të nënkuptonte edhe një klasifikim të emrave të

shqipes në emra të rregullt dhe emra të çrregullt, pasi që, në shqipe, mbaresat që përdoren

për formimin e shumësit të emrave varen kryesisht nga gjinia, kështu për shembull:

a) emrat e gjinisë femërore e formojnë shumësin me anë të mbaresës -a (forma e shumësit me prapashtesën -ra është dytësore dhe nuk përbën normë në gjuhën letrare, kështu që

trajtat me -ra përdoren zakonisht me një ngarkesë stilistikore.213) P.sh.

vajzë - vajza (girl-girls), dritë - drita (light-lights), vegël- vegla (tool-tools), pupël - pupla

(feather-feathers), flutur - flutura (butterfly-butterflies), gjepur - gjepura (nonsense-

nonsense), vetull - vetulla (eyebrow-eyebrows), mjegull - mjegulla (fog-fog), motër -

motra (sister-sisters), vepër - vepra (work-works), etj.

Shembujt e mësipërm tregojnë që pjesa dërrmuese e emrave të cilët në gjuhën shqipe e

formojnë shumësin me anë të mbaresës -a, në gjuhën angleze e formojnë shumësin me anë

të mbaresës [-s/es]. Përjashtim bëjnë emrat mjegull (fog) dhe gjepura (nonsense) të

cilët në anglishte janë emra të panumërueshëm.

Në këtë grup emrash hyjnë edhe: kohë - kohëra (time-times), kala - kalara (fortress-

fortresses), verë - verëra (wine-wines), copë - copëra (piece-pieces), stoli - stolira (jewelry- jewelry), etj., por jo të gjithë këta përdoren vetëm me ngarkesë stilistike, siç theksohet në

veprën ,,Gramatika e Gjuhës Shqipe I”214, pasi që, p.sh. verë-verëra, tashmë është pjesë e

standardit.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

82

Disa nga ekuivalentët e këtyre emrave në anglishte, si time apo wine, po ashtu marrin

mbaresë të shumësit, por vetëm në kontekste të caktuara dhe me kuptim të caktuar, kurse

ekuivalenti i emrit stoli - jewelry është emër i panumërueshem dhe në anglishten standarde

nuk ka formë të shumësit. Në këtë kontekst, është me rëndësi të përmendet fakti që emri kohë, përveç që del me formën e shumësit me mbaresën -ra - kohëra, merr nyjën e

pashquar një (p.sh. një kohë të gjatë), si dhe në përkthimet literale nga anglishtja merr edhe

përcaktorin disa (p.sh. edhe disa kohë), ai po ashtu del me formë të shumësit të shquar

kohë-kohët (p.sh. kohët e foljeve) dhe mu në këtë formë, ai shfaq ngjashmëri me emrin e

panumërueshëm time215 të anglishtes i cili me formë të shumësit të rregullt - times përdoret për t'iu referuar periudhave dhe ngjarjeve të caktuara kohore. P.sh.

Kohët moderne kanë ndryshuar mënyrën e komunikimit të njerëzve.

Modern times have changed the way people communicate.

b) emrat e gjinisë mashkullore e formojnë shumësin me anë të mbaresave -a, -e, -ë, -nj, -

enj, -inj, -ër, dhe -ra. 216P.sh. trup - trupa (body - bodies), numër - numra (number -

numbers), synim - synime (aim - aims), aksion - aksione (action - actions), forum - forume

(forum - forums), qytet - qytete (city - cities), vend - vende (place - places), festival -

festivale (festiva - festivals), seminar - seminare (seminar - seminars), shkrimtar - shkrimtarë (writer - writers), beqar - beqarë (bachelor - bachelors), punëtor - punëtorë

(worker - workers), hero - heronj (hero - heroes), gju - gjunjë (knee - knees), lumë - lumenj

(river - rivers), shkëmb - shkëmbinj (rock - rocks), prind - prindër (parent - parents), vëlla -

vëllezër (brother - brothers), mall-mallra (goods-goods), etj.

Në gjuhën angleze të gjithë këta emra dalim me formë të shumësit të rregullt, me

përjashtim të emrit goods i cili hyn në grupin e emrave të panumërueshëm.

Nga shembujt shihet që anglishtja dhe shqipja i kanë trajtuar njësoj disa emra me origjinë të

huaj (latine) të cilët në të dyja gjuhët dalin me mbaresa të njëjta përkatëse, për shembull, në

gjuhën shqipe, emrat festival, seminar, forum, dalin me mbaresën -e të shumësit - festivale,

semnare, forume, kurse në gjuhën angleze, dalin me mbaresën -s të shumësit të rregullt.

c) emrat e gjinisë asnjanëse e formojnë shumësin me anë të mbaresës -a. P.sh.

të qeshur-it - të qeshura (laugh-laughs), të bërtitur-it - të bërtitura (scream-screams),

të qarë-t - të qara (cry-cries), etj.

Në gjuhën angleze, të gjithë këta emra dalin me formë të shumësit të rregullt [-s/-es.]

215 Emri time ndonjëherë shkakton konfuzion meqë ka dy kuptime, në kuptimin kohë është emër i

panumërueshëm që del edhe me formë të shumësit atëherë kur i referohemi periudhave dhe ngjarjeve kohore,

por në kuptimin herë, p.sh. one time (një herë) është emër i numërueshëm i cili e del me formë të shumësit të

rregullt - times, p.sh. two times (dy herë), five times (pesë herë), etj. 216 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 101.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

83

Pra, nga emrat që e formojnë shumësin me anë të mbaresave, në gjuhën angleze kemi emrat

që marrin [-s/es], pra emrat e rregullt, si dhe disa emra të çrregullt që e formojnë shumësin

me anë të mbaresave -ren dhe -en. P.sh.

Emra të rregullt: Emra të çrregullt:

computer - computers, pen-pens, book-books child - children

chair-chairs, night-nights, room-rooms brother - brethren

country - countries, day - days, key-keys ox - oxen

bridge - bridges, church-churches, etj.

Rrjedhimisht, funksionin të cilin e kryen mbaresa [-s/es], si dhe në masë shumë të kufizuar

mbaresat e vjetra -ren dhe -en në anglishte, në shqipe e kryejne mbaresat -a, -e, -ë, -nj, -

enj, -inj, -ër, dhe -ra. Këtu vjen në shprehje karakteri sintetik i shqipes dhe ai analitik i

anglishtes. Shqipja si gjuhë sintetike përdor shumë më tepër mbaresa sesa anglishtja, e cila

ka një numër të kufizuar të mbaresave, gjë që reflektohet qartë edhe te ndërtimi i formave

gramatikore të shumësit.

3. Formimi i shumësit me ndërrime tingujsh. Tipar të përbashkët anglishtja dhe shqipja

kanë formimin e shumësit të emrave me ndërrime tingujsh, gjegjësisht me ndërrim të

zanoreve.

a) Emrat në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe të cilët e formojnë shumësin me ndërrim

të zanoreve janë:

Në gjuhën angleze: 217 Në gjuhën shqipe: 218

man - men (burrë-burra) kulaç-kuleç (scone-scones)

woman - women (grua-gra) dash-desh (ram-rams)

foot - feet (këmbë- këmbë) cjap-cjep (billy goat-billy goats)

tooth - teeth (dhëmbë-dhëmbë) rreth-rrathë (circle-circles)

goose - geese (patë-pata) natë-net (night-nights)

thasë-thes (sack-sacks)

217 Greenbaum, Sidney, The Oxford English Grammar, Oxford University Press, New York, 1996, f. 101. 218 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 103.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

84

Karakteristikë e këtyre emrave është se në të dy rastet, në të dyja gjuhët, kemi të bëjmë me

emra të vjetër që njihen qysh nga anglishtja e vjetër, respektivisht shqipja e vjetër, që si

duket është dëshmi e një tipari të përbashkët të trungut të gjuhëve indoevropiane të cilit

anglishtja dhe shqipja i takojnë.

Për dallim nga shqipja, e cila e formon shumësin e disa emrave edhe më ndërrim të bashkëtingëlloreve, p.sh. mik-miq, zog-zogj, popull-popuj, bir-bij, etj., si dhe zanoreve dhe

bashkëtingëlloreve, p.sh. mashkull-meshkuj, plak-pleq, hamaj-hamej, bakall-bakej, në

gjuhën angleze nuk kemi emra të cilët e formojnë shumësin me ndërrim të

bashkëtingëlloreve, por janë vetëm dy emra të cilët e formojnë shumësin me ndërrim të

zanoreve dhe bashkëtingëlloreve. Këta janë: mouse-mice (mi-minj), dhe louse-lice (morr-

morra), ndonëse, sipas Bache & Davidsen-Nielsen 219 emri dormouse - dormice (gjer-gjerë) poashtu përfshihet në këtë grup.

4. Formimi i shumësit me mbaresa dhe ndërrime tingujsh. Formimi i shumësit të

emrave me kombinimin e dy mënyrave të lartpërmendura, gjegjësisht duke kombinuar

ndërrimin e tingujve dhe shtimin e mbaresave, është tipar i emrave të shqipes, meqë në

shqipe gjejmë një numër të konsiderueshëm të emrave me formë të këtillë të shumësit, por

jo edhe në anglishte. Në anglishte nuk ka emra që e formojnë shumësin në mënyrë të

kombinuar. P.sh.

Në gjuhën shqipe: varg-vargje, prag-pragje, pellg-pellgje, park-parqe, cak-caqe, lak-

leqe, breg-brigje, shteg-shtigje, etj.

Nga emrat në gjuhën angleze, në këtë grup do të mund të përmendnim emrin penny, i cili

vërtet nuk e formon shumësin duke kombinuar ndërrimin e tingujve dhe mbaresën

përkatëse të shumësit, por ka dy forma të shumësit, formën me ndërrim tingujsh dhe atë me

mbaresë të shumësit. Penny është njësi monetare britanike e cila si emër ka formë të shumësit të rregullt me mbaresë [-s/es] - penny-pennies (monedha), por kur përdoret në

formën e shumësit me ndërrime tingujsh - pence, del me kuptim tjetër, atë të shumës së

parave të imëta, monedhave.220 P.sh.

She spent every penny she had on books.

I encourage my children to collect the pennies.

Moira lent me 50 pence.

5. Formimi i shumësit të emrave me origjinë të huaj. Si një nga gjuhët me fleksibilitet të

theksuar në raport me huazimet, anglishtja ka si tipar të veçantë ruajtjen e formave

origjinale të fjalëve të huazuara, duke ruajtur kështu edhe mbaresat e tyre të shumësit,

219 Bache, Carl & Davidsen-Nielsen, Niels, Mastering English: An Advanced Grammar for Non-native and

Native Speakers, Mouton de Gruyter, Berlin, 1997, f. 392. 220 Po aty, f. 392.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

85

ndonëse në vitet e fundit, sidomos në anglishten amerikane, po vërehet një tendencë në

rritje për zëvendësimin e mbaresave të huaja të shumësit me forma të shumësit të

anglishtes, por kjo tendencë përfshin kryesisht fjalët me përdorim më të shpeshtë dhe që

nuk janë thjesht pjesë e terminologjisë shkencore. Shqipja, nga anën tjetër, është më e

prirur drejt natyralizimit të fjalëve të huazuara, kështu që, në gjuhën shqipe, të gjithë emrat

e huazuar nga gjuhët e tjera, me futjen në fjalorin e shqipes, i nënshtrohen rregullave

gramatikore të formimit të shumësit njësoj si emrat origjinalë të shqipes, duke marrë kështu

edhe format e tyre të shumësit.

Emra me origjinë latine: Emra me origjinë greke:

Njëjës Shumës Njëjës Shumës

appendix (shtojcë) appendices (shtojca) analysis (analizë) analyses (analiza)

matrix (matricë) matrices (matrica) thesis (tezë) theses (teza)

apparatus (aparat) aparati(aparate) hypothesis (hipotezë) hypotheses (hipoteza)

stimulus (stimul) stimuli (stimuj) crisis (krizë) crises(kriza)

alga (algë) algae (alga) basis (bazë) bases (baza)

formula (formulë) formulae (formula) antithesis(antitezë) antitheses (antiteza)

datum (e dhënë) data (të dhëna) parenthesis (parantezë) parentheses (paranteza)

medium (medium) media (medie)221 phenomenon (fenomen) phenomena (fenomene)

stratum (shtresë) strata (shtresa) automaton (automat) automata (automate),etj.

Për dallim nga shqipja, në anglishte, disa nga këta emra me origjinë të huaj mund të hasen

në dy forma, duke e ruajtur mbaresën e tyre origjinale, ose duke e marrë mbaresën [-e/es].

P.sh.

index - indices - indexes (indek-indekse)

matrix - matrices - matrixes (matricë-matrica)

appendix - appendices – appendixes (shtojcë-shtojca)

formula - formulae - formulas (formulë-formula)

221 Emri me origjinë latine medium, në shqipe e ka kuptimin e mjetit si dhe mediumit (TV, radio, gazeta, etj.),

në kuptimin mjet, shumësi është mjete, kurse në kuptimin medium, shumësi është medie. Megjithëse në të

folurën e përditshme, media preferohet me shume si formë e shumësit.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

86

symposium - symposia - symposiums (simpozium-simpoziume)

memorandum - memoranda - memorandums (memorandum-memorandume)

phenomenon - phenomena - phenomenons (fenomen-fenomene), etj.

Natyrisht që as gjuha angleze nuk është tërësisht imune ndaj natyralizimit, kështu që janë disa emra me origjinë latine dhe greke të cilët i kanë humbur format e shumësit të gjuhëve prej nga vijnë dhe tashmë dalin vetëm me mbaresë të shumësit të gjuhës angleze. Madje

Baskervill & Sewell,222 në grupin e emrave të natyralizuar përfshijnë edhe disa emra që zakonisht hasen me dy forma të shumësit, si: bandits (banditë), cherubs (kerubinë), dogmas (dogma), enigmas (enigma), formulas (formula), encomiums (lavdata), herbariums

(herbariume), focuses (fokuse), geniuses (gjeni), seraphs (serafinë), indexes (indeksa),

apexes (maja).223

Shumica e emrave me origjinë të huaj, të cilët në gjuhën angleze mund t’i gjejmë në dy

forma të shumësit, janë me origjinë latine, meqë ato greke, me pak përjashtime, ende

ruajnë mbaresat e tyre të shumësit, kjo, me gjasë, për shkak se shumë nga këta emra kanë

mbaresë të shumësit e cila ngjason me mbaresën e shumësit të rregullt në anglishte, prandaj

format e tipit crisises (crisis+es) sigurisht që do të dukeshin të papranueshme.

Nga shembujt e mësipërm të emrave me origjinë latine dhe greke në gjuhën angleze dhe në

gjuhën shqipe, shihet që, në gjuhën angleze këta emra kryesisht i ruajnë format e shumësit

të gjuhëve prej nga vijnë, me përjashtim të emrave të cilët dalin me dy forma të shumësit,

atë të gjuhës së origjinës si dhe atë të anglishtes, kurse në gjuhën shqipe, këta emra

asnjëherë nuk i ruajnë mbaresat e shumësit të emrave nga gjuhët e origjinës, por të gjithë

marrin mbaresa të shumësit të emrave të shqipes, varësisht nga gjinia të cilës i takojnë.

Shihet që kryesisht dominojnë mbaresat -a dhe -e, meqë shumica e këtyre emrave në shqipe

dalin, ose si emra të gjinisë femërore që mbarojnë me -a, ose emra të gjinisë mashkullore

që mbarojnë me -e.

Disa nga emrat me origjinë të huaj të cilët në numrin shumës marrin mbaresën -a si media,

agenda, bacteria criteria, insignia, phenomena, etj., në anglishte shpesh përdoren si emra në njëjës, duke marrë kështu mbaresën e shumësit të rregullt medias, agendas, bacterias,

criterias, insignias, phenomenas, por sipas Greenbaum224, vetëm emrat agenda dhe

insignia mund të përdoren si emra në njëjës, kurse emri media mund të përdoret në njëjës

vetëm në kuptimin mass media. Huddleston & Pullum225, në anën tjetër, pohojnë që, përveç emrit agenda, i cili në këtë formë përdoret tashmë në shumicën e gjuhëve

indoevropiane, vetëm emri insignia është formë standarde, megjithëse theksojnë që të

222 Baskervill, W.M. & Sewell, J.W., An English Grammar, Project Gutemmberg, 2004. 223 Emrat cherubs dhe seraphs janë emra krijesash engjëllore me krahë të cilët hasen në librin e shenjtë të

krishterë-Bibël. 224 Greenbaum, Sidney, The Oxford English Grammar, Oxford University Press, New York, 1996, fq. 103 225 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language, Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, fq. 348

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

87

gjithë këta emra, përveç criteria dhe phenomena do të mund të përdoreshin si forma të

njëjësit.

Nga emrat e lartpërmendur, në shqipe, vetëm emri agenda (agjendë - agjenda) del në

shumës me mbaresën -a, por kjo mbaresë është në fakt mbaresë e shumësit të emrave të

gjinisë femërore të cilës i takon ky emër në shqipe dhe nuk ka të bëjë me shumësin e huaj.

Kurse emrat media (media) dhe massmedia (masmedia), sikurse në anglishte, në këtë formë

përdoren vetëm në numrin njëjës.

Sa i përket emrave me origjinë franceze dhe italiane, në gjuhën angleze ata i gjejmë në dy

forma të shumësit, atë origjinale dhe atë angleze.

Emrat me origjinë franceze të cilët në shumës e marrin mbaresën -eu/-eau, e kanë ruajtur

këtë mbaresë e cila në gjuhën angleze shqiptohet /z/.226 P.sh.

bureau - bureaux (zyrë-zyra), chateau - chateaux (kështjellë-kështjella),

tableau - tableaux (pikturë-piktura, tabllo-tabllo),

plateau - plateaux (plato-plato), portmanteau - portmanteaux (valigje-valigje),etj.

Por, Bache & Nielsen227 theksojnë që disa nga këta emra tashmë hasen edhe me mbaresën e

shumësit të rregullt, p.sh. bureau-bureaus, chateau-chateaus, portmanteau-portmanteaus.

Siç shihet nga përkthimet në kllapa, disa nga ekuivalentët e këtyre emrave në shqipe po

ashtu kanë tendencë të ruajtjes së formës origjinale në përkthim, si dhe në disa raste, edhe

formës së njëjtë në numrin njëjës dhe shumës. Kështu emri tableau në shqipe haset edhe si

pikturë edhe si tabllo, në versionin e fundit më tepër në letërsi, si dhe me formë të njëjtë në

numrin njëjës dhe në numrin shumës, emri plateau - plato ndjek shumësin e tabllosë -

plato, pra shumësi dhe njëjësi dalin poashtu me formë të njëjtë.

Emrat me origjinë italiane të cilët i takojnë kryesisht fushës së artit muzikor, në anglishte i

gjejmë në dy forma, edhe me mbaresën e tyre origjinale të shumësit edhe me mbaresën

[-s/es] të anglishtes, kurse në shqipe disa prej tyre çuditërisht e ruajnë formën e shumësit

origjinal. P.sh.

tempo - tempi - tempos (tempo-tempo)

libretto - libretti - librettos (libreto-libreto)

virtuoso - vistuosi - virtuosos (virtuoz-virtuozë) etj.

226 Kabashi, Jashar, English Grammar Morphology, Universiteti i Prishtines, Prishtine, 2000, f.180. 227 Bache, Carl & Davidsen-Nielsen, Niels, Mastering English: An Advanced Grammar for Non-native and

Native Speakers, Mouton deGruyter, Berlin, 1997, f. 393.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

88

Në shqipe, emrat me origjinë franceze dhe italiane, të cilët njihen si emra me origjinë

“neolatinë”, në përgjithësi, sikurse të gjithë emrat e huazuar, dalin me mbaresa të shumësit

të emrave të shqipes, p.sh. divergjencë - divergjenca (mospajtime, mospërputhje,

mosmarrëveshje), definicion - definicione (përkufizime), divorc - divorce (ndarje, zgjidhje e martesës), cirkuit - cirkuite (qarqe), eveniment - evenimente (ngjarje) firmë - firma

(nënshkrime), iniciativë - iniciativa (nisma), konkluzion - konkluzione (përfundime),

ofensivë - ofensiva (mësymje), presion - presione (trysni), tutor - tutorë (kujdestarë), etj.

por, siç u tha më lart, disa nga këta dalin me temë të njëjtë në njëjës dhe në shumës, p.sh.

lavatriqe-lavatriqe, si dhe byro-byro, tabllo-tabllo, plato-plato.228

Viteve të fundit, në shqipe janë shumë aktuale huazimet nga anglishtja. Në rradhë të para,

për shkak se, duke qenë de facto gjuhë e teknologjisë dhe globalizmit, anglishtja natyrisht

se ushtron ndikimin i saj mbi gjuhët e tjera, veçanërisht mbi gjuhë të vogla si shqipja, trend

ky të cilit nuk kanë mundur t’i shmangen as gjuhët e mëdha të botës, dhe në rradhë të dytë,

për shkak të ndikimit të ndërkombëtarëve të ardhur në Kosovë si përfaqësues të

organizatave qeveritare dhe joqeveritare, pas përfundimit të luftës në vitin 1999, të cilët

kanë kontribuar mjaft në këtë drejtim.

Disa nga emrat e huazuar që tashmë po i zëvendësojnë pothuajse plotësisht emrat në shqipe

janë:

Emri i huazuar në njëjës dhe shumës: Emri shqip:

aprovim-aprovime (approval-approvals) - miratim

bord-borde (board-boards) - këshill

determinim-determinime (determination - determinations) 229 - përcaktim

implementim-implementime (implementation-implementations) - zbatim,

kooperim- kooperime (cooperation-cooperations) - bashkëpunim

staf-stafe (staff-staffs) - personel, etj.

Meqë, siç shihet nga shembujt, shqipja ka emra të cilët kanë kuptim të njëjtë, duke parasur

parasysh ruajtjen e pastërtisë së leksikut të gjuhës shqipe, këta emra nuk rekomandohet të

përdoren. Por, shqipja po ashtu ka huazuar nga anglishtja edhe emra për sendet, dukuritë,

veprimtaritë, etj., të cilat nuk ka mjete gjuhësore për t’i shprehur, p.sh. computer

(kompjuter), printer (printer), monitor (monitor) software (softuer), hardware (harduer),

bypass (bajpas), business (biznes), college (kolegj), corruption (korrupsion), transition

228 Këta emra me origjinë franceze dalin me këto forma vetëm në njërin nga kuptimet e tyre. P.sh. bureau -

zyrë, bureayx-zyra, tableau-tabelë, tableaux-tabela, plateau-rrafshnaltë, plateaux-rrafshnalta. 229 Emri determination është emër i panumërueshëm i cili merr formë të shumësit determinations vetëm kur

përdoret si term gjyqësor, në kuptimin e vendimeve ligjore)

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

89

(tranzicion), consensus (konsensus), tolerance (tolereancë), inflation (inflacion),

transparency (transparence), import (importi), export (eksport), etj, një pjesë e të cilëve

tashmë janë pjesë e shqipes standarde. Këta emra të cilët janë shndërruar në terma

pothuajse univerzalë është vështirë të zëvendësohen. Të gjithë këta emra të huazuar nga

anglishtja marrin forma të shumësit të shqipes, përveç nëse janë emra të panumërueshëm,

pra nuk kanë formë të shumësit. P.sh. emrat si: corruption (korrupsion), transition

(tranzicion), inflation (inflacion), transparency (transparence), software (softuer), hardware

(harduer), etj. janë emra të panumërueshëm në të dyja gjuhët, edhe në gjuhën angleze edhe

në gjuhën shqipe dhe kanë vetëm formë të njëjësit.

6. Formimi i shumësit të emrave të përbërë. Anglishtja dhe shqipja shfaqin dallime të theksuara për nga produktiviteti në raport me emrat e përbërë, meqë gjuha angleze është

shumë më e pasur më emra të përbërë sesa shqipja. Kështu, Çabej shkruante se “në shqipe

kompozitat janë relativisht të paka”230, kurse të njëjtin mendin ndanin edhe Dozon,

Weigand dhe shumë studiues të tjerë të shqipes.231 Megjithatë, tashmë edhe shqipja ka hyrë

në grupin e gjuhëve të cilat krijojnë emra të përbërë dhe numri i tyre po rritet dita ditës, por që, gjithsesi, është josinjifikant në krahasim me numrin e emrave të përbërë të anglishtes, meqë edhe leksiku i anglishtes është pakrahasimisht më i pasur sesa ai i shqipes.

Pavarësisht kësaj, sa i përket ndërtimit të numrit shumës të emrave të përbërë, anglishtja

dhe shqipja shfaqin ngjashmëri, meqë në të dy gjuhët, shumica e emrave të përbërë e

formojnë shumësin duke i shtuar mbaresat përkatëse të shumësit elementit të dytë, kur kemi

të bëjmë me emra të numërueshëm të cilët kanë forma të shumësit, si dhe duke ndërruar

tingujt (zanoren) e elementit të dytë kur kemi të bëjmë me emra të numërueshëm të cilët

kanë forma të shumësit. Anglishtja, për dallim nga shqipja, ka raste kur i kombinon këto dy

mënyra të formimit të shumësit të emrave të përbërë, pra mbaresën dhe ndërrimin e

tingujve, si dhe raste kur mbaresa e shumësit i shtohet elementit të parë. Shqipja, në anën

tjetër, ka emra të përbërë të cilët dalin me temë të njëjtë në të dy numrat, njëjës dhe shumës,

veçori kjo të cilën anglishtja nuk e ka.

1) Shumica e emrave të përbërë të numërueshëm në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe e

formojnë shumësin duke i shtuar mbaresën e shumësit [-s/es] të emrave në gjuhën angleze,

respektivisht mbaresat përkatëse të shumësit të emrave në gjuhën shqipe, elementit të dytë,

pa marrë parasysh a është emër apo ndonjë pjesë tjetër e ligjëratës. P.sh.

airplane - airplanes aeroplan-aeroplanë

backstage - backstages prapaskenë-prapaskena

bodyguard - bodyguards truprojë - truproje

crossroad - crossroads udhëkryq - udhëkryqe

230 Çabej, Eqrem, Studime gjuhësore III, Rilindja, Prishtinë, 1976, f. 101. 231 Kostallari A., Kompozitat ekzocentrike të shqipes si tema fjalëformuese në: Studime mbi leksikun dhe mbi

formimin e fjalëve në gjuhën shqipe I, Tiranë, 1972, f. 79.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

90

crossword-crosswords fjalëkryq - fjalëkryqe

photoreporter-photoreporters fotoreporter - fotoreporterë

masterpiece - masterpieces kryevepër - kryevepra

skyscraper - skyscrapers rrokaqiell - rrokaqiej

waterfall - waterfalls ujëvarë - ujevara

weekend - weekends fundjavë - fundjava

word-formation - word-formations fjalëformim - fjalëformime

prime minister - prime ministers kryeministër - kryeministra, etj.

Emrat nga shembujt e mësipërm, në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe, janë emra të cilët

jo vetëm që kanë kuptime të njëjta në të dyja gjuhët, por edhe e formojnë shumësin në

mënyrë të njëjtë. Por, natyrisht, jo të gjithë emrat e përbërë në këto dy gjuhë hyjnë në këtë

grup.

2) Emrat e përbërë në anglishte dhe shqipe po ashtu mund ta formojnë shumësin me

ndërrime tingujsh, por numri i tyre është shumë më i vogël sesa ai i grupit të parë.

Në anglishte, këta janë emrat të cilët si element të dytë kanë emrat man dhe woman të cilët

në shumës pësojnë ndërrim tingujsh - men / women. P.sh.

nobleman - noblemen noblewoman - noblewomen

businessman - businessmen businesswoman - businesswomen

Englishman - Englishmen Englishwoman - Englishwomen

spokesman - spokesmen spokeswoman - spokeswomen

fisherman - fishermen fireman - firemen, etj.

Në shqipe, emrat e përbërë të cilët i takojnë këtij grupi janë të paktë, kurse në anglishte ata

dalin me formë të shumësit të rregullt. P.sh.

rrokaqiell - rrokaqiej (skyscraper - skyscrapers)

luledielli - lulediej232 (sunflower - sunflowers)

232 Forma e shumësit e emrit lulediell - lulediej është mjaft e rrallë, meqë rëndom përdoret forma e njëjësit.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

91

Emrat spokesman - zëdhënës / spokeswoman-zëdhënëse janë emra të përbërë në të dyja

gjuhët, por, për dallim nga anglishtja, në shqipe ata dalin si emra me temë të njëjtë në njëjës

dhe në shumës:

spokesman - spokesmen zëdhënës - zëdhënës

spokeswoman - spokeswomen zëdhënëse - zëdhënëse

fireman - firemen zjarrfikës - zjarrfikës

Me temë të njëjtë në njëjës dhe shumës, në shqipe dalin edhe disa emra të tjerë të përbërë të

cilët në anglishte marrin mbaresë të shumësit të rregullt. P.sh.

birthday - birthdays ditëlindje- ditëlindje

hometown - hometowns vendlindje - vendlindje

viewpoint - viewpoints pikëpamje - pikëpamje

3) Në anglishte, për dallim nga shqipja, emrat e përbërë, siç u cek me lart, e formojnë

shumësin edhe në mënyra të tjera. Kështu emrat e përbërë:

a) të cilët element të parë të emrit kanë man ose woman, marrin forma të shumësit në të dy

elementët.233 P.sh. woman doctor - women doctors man doctor - men doctors

b) në të cilët emri lady zëvendëson emrin woman si element i parë i emrit të përbërë, e

formojnë shumësin duke i shtuar mbaresën [-s/es] elementit të dytë. 234P.sh. landlady - landladies

c) të cilët element të dytë kanë një togfjalësh parafjalor ose një parafjalë, e formojnë

shumësin duke i shtuar mbaresën [-s/es] elementit të parë. P.sh.

editor-in-chief - editors-in-chief, passer-by - passers-by, listener-in - listeners-in, etj.

ç) të cilët element të dytë kanë një ndajfolje, e formojnë shumësin duke i shtuar mbaresën

[-s/es] elementin të dytë. 235P.sh. take-over - take-overs

d) të cilët si element të dytë kanë një mbiemër, e formojnë shumësin duke i shtuar

mbaresën [-s/es] elementit të parë ose të dytë. P.sh.236

attorney general / attorneys general ose attorney generals

233 Adams, Valerie, An Introduction to Modern English Word-formation, Routledge, London & New York,

2013, f. 8. 234 Kabashi, Jashar, English Grammar, Morphology, University of Prishtina, Prishtina, 2000, f. 182. 235 Greenbaum, Sidney, The Oxford English Grammar, Oxford University Press, New York, 1996, f. 105. 236 Po aty, f. 105.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

92

Nga këta emra, vetëm editor-in-chief - kryeredaktor, del si emër i përbërë edhe në shqipe,

veçse në shqipe, për dallim nga anglishtja, ky emër merr mbaresë të shumësit në elementin

e dytë, kështu që kemi: kryeredaktor - kryeredaktorë.

Emrat e tjerë të përbërë të grupit 3), në shqipe nuk janë emra të përbërë. Në gjuhën shqipe,

emrat e përbërë gjithmonë marrin mbaresë të shumësit në elementin e dytë, asnjëherë në

elementin e parë dhe asnjëherë në të dy elementët, për dallim nga anglishtja, ku siç u pa nga

shembujt, mënyrat e ndërtimit të shumësit të emrave të përbërë janë të nduarduarshme.

Anglishtja dhe shqipja shfaqin dallime edhe në mënyrën se si i shkruajnë emrat e përbërë.

Për dallim nga anglishtja, në të cilën emrat e përbërë shkruhen në tri mënyra: si një fjalë,

me vizë në mes, dhe si dy fjalë, shumica e emrave të përbërë në shqipe shkruhen si një fjalë

e vetme, perveç emrave: qytet-muze, shtëpi-muze, hotel-pension, vagon-restaurant, qen-ujk,

vajtje-ardhje, hyrje-dalje, etj. si dhe emrave të përbërë gjeografikë, si p.sh. Nikaj-Mertur,

Fier-Shegan, Fushë-Arrëz, Zall-Dajt, etj., prandaj është shumë më lehtë të identifikohen.

Veçori të përbashkët anglishtja dhe shqipja kanë formimin e shumësit të shkurtesave nëse

ato nuk i referohen një emri të përveçëm. Në anglishte, këta emra e formojnë shumësin

duke i shtuar mbaresën e shumësit të rregullt [-s], kurse në shqipe, me mbaresat përkatëse,

sipas emrit, ose dalin me temë të njëjtë në njëjës dhe shumës. P.sh.

VIPs (very important persons) - VIP-a(t) (persona shumë të rëndësishëm)

UFOs (unidentified flying objects) - UFO (t) (objekte fluturuese të paidentifikuara)

5) Anglishtja dhe shqipja shfaqin dallime thelbësore sa i përket shumësit të emrave me tituj.

Në anglishten moderne emrat me tituj kryesisht e formojnë shumësin duke ia shtuar mbaresën e shumësit emrit të përveçëm, në raste të caktuara mbaresa e shumësit i shtohet

titullit, kurse rastet kur të dy elementët marrin mbaresë të shumësit janë më të rrallë. Ky

rregull vlen atëherë kur titulli pasohet nga një emër i përgjithshëm237, p.sh.

Lord Chancelor - Lords Chancelors

Nëse titulli pasohet nga një emër i përveçëm, atëherë vetëm emri i përveçëm merr mbaresë

të shumësit. P.sh.

Mrs. Carrington - the Mrs. Carringtons

Proffesor Nicholson - the (two) Professor Nicholsons

Shqipja është më e prerë në këtë aspekt, meqë mbaresat e shumësit i shtohen gjithmonë

vetëm titullit dhe jo emrit të përveçëm i cili e shoqëron atë. P.sh.

237 Bache, Carl & Davidsen-Nielsen, Niels, Mastering English: An Advanced Grammar for Non-native and

Native Speakers, Mouton de Gruyter, Berlin, 1997, f. 397.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

93

Në gjuhën angleze: Në gjuhën shqipe:

Njëjës Shumës Njëjës Shumës

Mr. Foster the Mr. Fosters Z. (Zoteri) Xhuvani Z. (Zotërinjtë) Xhuvani

Miss. Colton the Miss Coltons Znjsh. (Zonjusha) Gashi Znjsh.(Zonjushat) Gashi

Dr. Watson the Dr. Watsons Dr.(Doktor) Begolli Dr. (Doktorët) Begolli

7. Emra që përdoren vetëm në njëjës. Anglishtja dhe shqipja kanë të përbashkët edhe një

grup emrash të cilët në të dyja gjuhët përdoren vetëm në numrin njëjës. Këta janë emrat e

ashtuquajtur “ Singularia tantum”. Një numër i konsiderueshëm i këtyre emrave janë emra

të panumërueshëm abstraktë. Në këtë grup emrash po ashtu bëjnë pjesë emrat e

panumërueshëm konkretë, emrat e përbërë, emrat e lëndës, emrat e sëmundjeve, emrat e

disciplinave shkencore, gjuhëve, sporteve, bimëve, dukurive atmosferike, pikave të

horizontit. Karakteristikë e këtyre emrave në gjuhën angleze është se një pjesë e tyre kanë

formë të shumësit, duke qene se mbarojnë me [-s], por [-s] -ja te këta emra nuk nënkupton

mbaresën e shumësit të rregullt të anglishtes, por është thjesht pjesë e fjalës.

1) Emra të panumërueshëm abstraktë: health - shëndet, courage - guxim, knowledge -

dituri, support - përkrahje, fear - frikë, peace - paqe, pride - krenari, wisdom - mençuri,

mind - mendje, justice - drejtësi, etj.

Nga shembujt shihet që këta emra abstraktë kanë gjetur ekuivalentët e tyre në gjuhët

përkatëse.

2) Emra të panumërueshëm konkretë: furniture - mobilje, money - para, jewelry - stoli,

baggage - bagazh, tableware - takëm, etj.

Nga këta emra, mobilie dhe takëm, në shqipe dalin si emra që përdoren në numrin shumës.

3) Emra të lëndës: water - ujë, milk - qumësht, oil - vaj, alcohol - alkohol, vinegar - uthull,

sugar - sheqer, salt - kripë, cheese - djathë, butter - gjalpë, yogurt - kos, honey -mjaltë,

coal- qymyr, sand - rërë, paper - letër, nylon - nailon, etj.

4) Emrat e disa sëmundjeve që në gjuhën angleze mbarojnë me -s.238P.sh.

hives - urtikarie, mumps - shyta, rabies - tërbim, rickets - rakit, shingles - herpes,

haemorrhoids - hemorroide, hiccups - lemzë, measles - fruth. Këta emra sëmundjesh, në gjuhën angleze, me përjashtim të tre emrave të fundit, gjithmonë pasohen nga folja në

numrin njëjës, kurse tre të fundit - haemorrhoids, hiccups, measles, mund të pasohen edhe

nga folja në shumës. Madje, Huddleston & Pullum theksojnë që hiccups është më mirë të

trajtohet si emër në shumës.239

238 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language,

Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 346. 239 Po aty, fq. 346

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

94

Siç shihet nga përkthimet e emrave në shqipe, emrat si: tërbimi, rakiti, herpesi, lemza, dhe

fruthi, janë emra sëmundjesh që përdoren vetëm në njëjës dhe po ashtu pasohen nga folja

në njëjës, kurse urtikariet, shytat dhe hemorroidet janë emra që përdoren vetëm në shumës

dhe pasohen vetëm nga folja në shumës. Ka edhe një sërë emrash të sëmundjeve të tjera të

cilët anglishja dhe shqipja i trajtojnë si emra që përdororen vetëm në njëjës. P.sh. cough -

kollë, flu - grip, diarrhea - diarre, smallpox - li, por ka edhe emra sëmundjesh të cilët në

anglishte përdoren në numrin njëjës, kurse në shqipe përdoren vetëm në shumës, si p.sh.

fever - ethe, tonsillitis - bajamet (grykët), ose në njëjës dhe në shumës. si p.sh. migraine -

migrenë.

5) Emrat e gjuhëve dhe disiplinave shkencore: Albanian - shqip, English - anglisht,

linguistics - gjuhësi, mathematics - matematikë, physics - fizikë, economics - ekonomi,

psychology - psikologji, medicine - mjekësi, etj.

Në shqipe, të gjithë këta emra shkruhen me shkronjë të vogël.

6) Emrat e sporteve: football - futboll, basketball - basketboll, volleyball - volejboll, tennis -

tenis, box - boks, judo - xhudo, skiing - skijim, swimming - not, bicycling - çiklizëm, etj.

Meqë emrat e sporteve në shqipe janë emra të huazuar, siç mund të shihet nga shembujt, ata

dalin me formë të njëjtë, sikurse në anglishte.

7) Emrat e disa lojërave - billiards -bilardo, cards - letra, dominoes - domino, skittles -

birila, etj. Përveç emrit të lojës letra i cili, për dallim nga anglishtja, në shqipe është

gjithmonë emër në numrin shumës, emrat e tjerë të lojërave janë në numrin njëjës në të dyja

gjuhët.

8) Emrat e pikave të horizontit: north - veri, south - jug, east - lindje, west - perëndim.

9) Emrat e dukurive atmosferike: snow - borë, frost- acar, ice-akull, hail - breshër, rain

- shi, fog - mjegull, dew - vesë, heat - vapë, siesta - zheg.

Nga këta emra, në anglishte, rain dhe dew në krijimet letrare hasen edhe me forma të

shumësit: rains dhe dews. Në gjuhën shqipe, emrat shi dhe akull gjithashtu hasen me forma

të shumësit: shira dhe akuj.

10) Emrat e disa bimëve: wheat - grurë, corn - misër, barley - elb, rye - thekër, spinach -

spinaq, sorrel - lëpjetë, etj.

Nga këta emra, në shqipe, vetëm misër del edhe me fomë të shumësit misra, por vetëm

atëherë kur i referohemi misrit me copë, nga ato që shiten në rrugë.

11) Në këtë grup përfshihen edhe emrat që në gjuhën angleze formohen me anë të mbaresës

-ing dhe quhen emra foljorë (gerunds), p.sh. reading - të lexuarit, listening - të dëgjuarit,

speaking - të folurit, dancing - të vallëzuarit/vallëzimi, singing - të kunduarit/ këndimi,

etj., të cilët në shqipe dalim më formë të njëjësit dhe me formë te shumësit (vallëzim-

vallëzime).

12) Disa emra të përbërë si: fatherland - atdhe, motherland - mëmëdhe, homeland -

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

95

atdhe/mëmëdhe.

8. Emra që përdoren vetëm në shumës. Anglishja dhe shqipja kanë të përbashkët edhe grupin e emrave që përdoren vetëm në shumës, ose emrat e ashtuquajtur “Pluralia tantum.” Një pjesë e mirë e këtyre emrave janë emrat e sendeve dypjesëshe të njohura ndryshe si

“Bipartites”240

1) Emrat e sendeve që përbëhen nga dy pjesë:

a) veshje - trousers- pantallona, shorts - pantollona të shkurta, jeans - xhinse, tights - geta, breeches - pantollona të shkurta të ngushta nën gju, bloomers - kilota, slacks -

pantollona të gjera241, pyjamas - pizhama, knickers - mbathje grash, briefs - brekë,

glasses/spectacles - syze.

b) mjete - scissors - gërshërë, pincers - darë, tongs - mashë, shears - gërshërë të mëdha,

binoculars - dylbi, bellows - shakull, tweezers - piskatore, pliers - pincë, etj.

Nga shembujt shihet që të gjithë këta emra në anglishte përdoren vetëm në shumës, kurse

për dallim nga anglishtja, disa prej tyre në shqipe dalin si emra që përdoren vetëm në

njëjës, pavarësisht se përbëhen nga dy pjesë. Këta janë: mashë, piskatore, pincë,dhe

shakull.

Veçori e përbashkët e këtyre emrave në anglishte dhe në shqipe është se këta emra mund të

përdoren me numërorë, por vetëm kur shoqërohen me fjalën pair - palë. P.sh. a pair of

jeans - një palë xhinse, two pairs of glasess - dy palë syze, three pairs of pyjamas - tre palë

pizhama, etj. Në gjuhën angleze, në këtë rast, edhe fjalës pair i shtohet mbaresa e shumësit,

kurse në gjuhën shqipe, fjala palë nuk merr mbaresë të shumësit, por mbetet e pandryshuar.

2) Disa emra që formohen nga mbiemrat nëpërmjet nyjave the/të - the poor - të varfërit,

the rich - të pasurit, the famous - të famshmit, the sick - të sëmurët, the blind - të verbërit,

the healthy - të shëndetshmit, the young - të rinjtë, the elders - të moshuarit, etj.

Këta emra, në të dyja gjuhët përdoren vetëm në numrin shumës.

3) Disa emra të përveçëm gjeografikë: the Alps - Alpet, the Himalayas - Himalajet, the

Andes - Andet, the Philippines - Filipinet, etj.

Anglishtja dhe shqipja i trajtojnë pothuajse njësoj këta emra gjeografikë, meqë siç shihet

nga shembujt, në të dyja gjuhët, emri i përgjithshëm mountains - male, në tre shembujt e

parë ose emri islands - ishujt, te shembulli i fundit, si pjesë të emrit të përveçëm, janë

hequr, duke ia lënë barrën e shumësit emrit të përveçëm, prandaj kemi the Alps - Alpet, në

vend të the Alp Mountains- Malet Alpe, ose the Philippines - Filipinet, në vend të the

Philippine Islands - Ishujt Filipine. Dallimi i vetëm është se në anglishte, përveç që marrin

mbaresë të shumësit, këta emra gjithmonë paraprihen nga nyja e shquar the, kurse në

shqipe marrin vetëm mbaresë të shumësit.

240 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language,

Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 340. 241 Në anglishten amerikane, slacks ka kuptimin e pantollonave që përdoren në takime zyrtare.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

96

4) Në këtë grup emrash, në shqipe hyjnë edhe emrat që janë pjesë të një lënde, mbeturina,

shuma e grumbuj të hollash.242 P.sh. krundet - bran, makaronat - pasta, qelqurinat -

glassware, të mbjellat - plantings, të korrat - harvest, të ardhurat - income, të mbeturat - leftovers, etj.

Asnjë nga këta emra në anglishte nuk hyjnë në grupin e emrave pluralia tantum. Përveç

plantings dhe leftovers, që kanë formë për të dy numrat, njëjës dhe shumës, emrat e tjerë

janë emra të panumërueshëm dhe hyjnë në grupin e emrave singularia tantum.

Në gjuhën shqipe, në këtë grup bëjnë pjesë edhe emrat bakëret, argjëndet, të lashtat, të cilët

anglishtja nuk i ka si emra, por i përkthen si copper goods243, silver decorations244, crops, si

dhe të hollat - money, që në anglishte është emër i panumërueshëm dhe ka vetëm formë të

njëjësit, kurse income (të ardhurat) është emër i panumërueshëm i cili në anglishten

amerikane shpesh haset me formë të shumësit - incomes, por që ende nuk konsiderohet

formë standarde.

5) Shqipja ka edhe disa emra që përdoren vetëm në shumës, si: gjepurat - nonsense, lajkat -

flatteries, tekat -whims, të palarat - dirty linen245, shtojzovallet - sylphs, etj.

Në anglishte, nonsense dhe dirty linen janë emra të panumërueshëm dhe dalin me formë

vetem në njëjës, kurse emrat e tjerë janë emra të numërueshëm.

9. Emrat përmbledhës në anglishte dhe shqipe. Gjuha angleze dhe gjuha shqipe shfaqin

dallime rrënjësore sa i përket emrave përmbledhës të cilët shpesh shkaktojnë konfuzion,

sidomos tek studentët e huaj anglishtfolës që përpiqen t'i mësojnë këta emra në shqipe.

Shumica e emrave përmbledhës në gjuhën angleze janë emra të numërueshëm dhe mund të

përdoren në të dy numrat, në njëjës dhe në shumës, të marrin numërorë, si dhe të marrin

folje varësisht nga numri, p.sh.

team (ekip) - teams (ekipe) one team (nje ekip) - two teams (dy ekipe)

Our national team has finally managed to win the gold medal in this championship.

Many families in that neighbourhood live in miserable conditions.

Në gjuhën shqipe, emrat përmbledhës emërtojnë një tërësi vetash , kafshësh ose sendesh të

njëfarë në formën e numrit njëjës dhe nuk mund të përdoren me numërorë themelorë.246

P.sh.

242 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 105. 243 Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti, P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford

University Press, Stanford, California, 1982, f.149. 244 Anglishtja e ka emrin silverware i cili përdoret për t’iu refereruar enëve nga argjendi që përdoren në

kuzhinë, por jo edhe stolive nga argjendi siç përdoret emri argjëndet i shqipes. 245 Dirty linen në kuptimin të palarat, pra shpalosjes së sekreteve në publik, nuk ka formë të shumësit, por kur

iu referohet robave të palara, atëherë në anglishten amerikane haset edhe në formë të shumësit dirty linens. 246 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 85.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

97

Rinia jonë është pjesa më e bukur e këtij vendi.

Pleqësia e fshatit vendosi t’i pajtonte familjet që ishin në hasmëri prej vitesh.

Pasi që kanë formë të njëjësit, emrat përmbledhës të shqipes do të duhej të shoqëroheshin

edhe me folje në njëjës, por në të folmet e shqipes ata mund të shoqërohen nga folja në

njëjës ose në shumës. P.sh.

Rinia jonë janë pjesa më e bukur e këtij vendi.

Pleqësia e fshatit vendosën t’i pajtonin familjet që ishin në hasmëri prej vitesh.

Kjo është njëra nga pikat e pakta, në të cilat emrat përmbledhës të anglishtes mund të puqen

me ata të shqipes, por në anglishte, për dallim nga shqipja, përdorimi i foljes në numrin

njëjës ose në numrin shumës ndikon në kuptimin e emrit përmbledhës. Kështu, në anglishte

(kryesisht ne anglishten britanike) emrat përmbledhës rëndom marrin folje në shumës

atëherë kur fokusi qëndron mbi individët brenda grupit dhe jo grupit si tërësi.247 Kjo vlen në rastet kur emri përmbledhës përdoret në formë të njëjësit. P.sh.

Lynn’s class have gathered a lot of money to help their ill friend.

Një pikë tjetër e përbashkët ka të bëjë me faktin që edhe në anglishte është një grup i vogël

i emrave përmbledhës të cilët poashtu janë emra të panumërueshëm, si youth, gentry,

nobility, clergy, police, cattle, poultry, vermin, etj., nga të cilët police, cattle, poultry,

vermin marrin folje në njëjës, kurse youth, gentry, nobility, clergy mund të marrin folje në

njëjës dhe në shumës.

Duke u nisur nga idea që emrat përmbledhës, siç tregon vetë emri i klasës së tyre,

nënkupton një grup të përbërë nga më shumë se një anëtar, edhe në shqipe, sikurse në

anglishte, janë një sërë emrash të cilët përfaqësojnë grupe njerëzish, kafshësh, sendesh, por,

për dallim nga anglishtja, në shqipe, ata nuk trajtohen si emra përmbledhës. P.sh.

class - classes (klasë - klasa), crowd - crowds (turmë - turma), jury - juries (juri -

juri), orchestra - orchestras (orkestër - orkestra), family - familes (familje - familje),

parliament - parliaments (parlament - parlamente), crew - crews (ekuipazh -

ekuipazhe), team - teams (ekip - ekipe), club - clubs (klub - klube), army - armies

(ushtri - ushtri), government - governments (qeveri - qeveri), flock - flocks (tufe -

tufa), swarm - swarms (luzmë - luzma), herd - herds (kope - kope), bunch -

bunches (grumbull - grumbuj), etj.

Të gjithë këta emra të shqipes në kllapa, megjithëse për nga kuptimi janë të njëjtë me ata të

anglishtes, nuk hyjnë në grupin e emrave përmbledhës pikërisht për shkak se kanë formë të

shumësit dhe si të tillë janë emra të numërueshëm, që i skualifikon nga të qenit emra

përmbledhës sepse emrat përmbledhës të shqipes nuk mund të marrin formë të shumësit

dhe nuk mund të përdoren me numërorë themelorë. Madje edhe emrat popull, tufe, fis,

247 Greenbaum, Sidney, The Oxford English Grammar, Oxford University Press, New York, 1996, f. 104.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

98

kope, të cilët nëpër gramatikat shkollore janë trajtuar si emra përmbledhës, nuk janë emra përmbledhës për shkak se kanë formë të shumësit dhe mund të marrin numërorë

themelorë.248 Gjithsesi, konsiderojmë që kjo është një çështje e cila kërkon qasje më

konstruktive nga ana e studiuesve shqiptarë dhe të huaj të shqipes.

248 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 86.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

99

KREU III

3. KATEGORIA E RASËS

3.1. Njohuri të përgjithshme

Rasa është kategori gramatikore e emrit e cila manifestohet me forma të ndryshme të emrit,

varësisht nga funksionet e tij sintaksore, gjegjësisht nga raportet e tij më fjalët e tjera në

fjali. Emrat në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe kanë kategorinë gramatikore të rasës, e

cila në këto dy gjuhë haset në numër të ndryshëm. Përderisa në gjuhën angleze, çështja e

kategorisë së rasës është ende temë diskutimi në mesin e gramatikanëve të ndryshëm,

sidomos të huaj, në gjuhën shqipe, çështja e rasave është e konsoliduar dhe nuk ka debate

mbi këtë çështje nga studiues shqiptarë dhe të huaj të gramatikës së shqipes.

Mendimi më i pranueshëm, përgjithësisht, në lidhje me rasat në gjuhën angleze është se

emri në anglishte ka dy rasa:

1) Rasën e përgjithshme (the Common Case) dhe

2) Rasën gjinore ( the Genitive Case)

Shqipja e sotme, nga ana tjetër, ka pesë rasa:

1) Rasën emërore

2) Rasën gjinore

3) Rasën dhanore

4) Rasën kallëzore

5) Rasën rrjedhore

Rasa e përgjithshme në gjuhën angleze përfshin të gjitha rasat e tjera (përveç gjinores) të

cilat nuk ndryshojnë formë, pavarësisht funksionit të emrit, pra, nuk janë të shenjuara

sikurse gjinorja.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

100

Emri në gjuhën shqipe në rasa të ndryshme merr edhe forma të ndryshme dhe tërësia e

këtyre formave të ndryshme të emrit quhet lakim. Meqënëse në gjuhën shqipe ekziston

kategoria e shquarsisë dhe e pashquarsisë, kemi lakim të shquar dhe të pashquar. Në gjuhën

shqipe lakohen të gjithë emrat, kurse në gjuhën angleze nuk kemi lakim të emrave sepse

kemi vetëm një rasë të shenjuar - rasën gjinore, të cilës shpesh i referohen edhe si rasë

pronore (Possessive Case), kurse shquarsia dhe pashquarsia e emrave realizohen nëpërmjet

dy nyjave:

a) Nyjës së shquar (the definite article) - the

b) Nyjës së pashquar (the indefinite article) - a/an

3.2. Kategoria e rasës tek emrat në gjuhën angleze

Termi case (rasë) rrjedh nga latinishtja casus (rënie), e që në fakt është një përkthim nga

greqishtja ptõsis. Sipas Blake,“Ideja duket të ketë qenë ajo e rënies, shmangies nga forma e

supozuar standarde.”249U tha më lart se rasa si kategori gramatikore e emrit ka të bëjë me forma të ndryshme të emrit, varësisht nga funksionet sintaksore që emri ka në fjali. Por, në

gjuhën angleze, kjo çështje nuk është kaq e thjeshtë, sepse vetë përkufizimi i rasës

nënkupton më shumë se thjesht një formë të emrit varësisht nga raporti i tij me fjalët e tjera

në fjali, sidomos kur dihet që në gjuhën angleze kemi të bëjmë me vetëm një formë të ndryshme, atë të rasës gjinore, prandaj edhe ekzistojnë pikëpamje të ndryshme mbi këtë

çështje nga ana e studiuesve të gjuhës angleze. Këto pikëpamje të ndryshme, sipas

Blokh250, kanë rezultuar me lindjen e katër teorive të ndryshme mbi rasën në gjuhën

angleze:

1) Teoria e rasave pozicionale (The Theory of Positional Cases)

2) Teoria e rasave parafjalore (The Prepositional Case Theory)

3) Teoria e rasës së kufizuar (The Limited Case Theory)

4) Teoria postpozicionale (The Postpositional Theory)

1) Sipas teorisë së parë, format e pandryshueshme të emrit mund të shprehin rasa të

ndryshme për shkak të pozitave funksionale të emrit në fjali. Kështu, studiues të ndryshëm

dalin me numër të ndryshëm të rasave të emrit. Formulimet gjuhësore të kësaj teorie mund

të gjinden në veprat e M. Deutschbein (4 rasa: emërore, gjinore, dhanore dhe kallëzore), M.

Bryant (3 rasa: emërore, gjinore dhe dhanore/kallëzore (objective)), J. C. Nesfield (3 rasa:

emërore, gjinore dhe dhanore/kallëzore (objective)), dhe mjaft autorëve të tjerë. Sipas

249 Blake, Barry, J., Case. Cambridge University Press, Cambridge, 2001, f. 18. 250 Blokh, M. Y., A Course in Theoretical English Grammar, Moscow, Vysshaya Shkola, 1983, f. 64-66.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

101

Blokh251, emrat e gjuhës angleze në analogji me gramatikën e latinishtes klasike, do të

dallonin, përveç rasës gjinores - the Genitive Case (së cilës shpesh i referohen edhe si

“possessive case”), edhe katër rasa krejtësisht pozicionale:

1) Rasën emërore - the Nominative Case (kur emri është kryefjalë e fjalisë)

Students are ready for school.

2) Rasën thirrore - the Vocative Case (kur i drejtohemi dikujt)

Will you come here, children?

3) Rasën dhanore - the Dative Case (kur emri është kundrinë e zhdrejtë)

He gave Henry all his notes.

4) Rasën kallëzore - the Accusative Case (kur emri është kundrinë e drejtë dhe kundrinë e

parafjalës)

He bought Jane a ring. (kundrinë e drejtë)

The contract was signed by the CEO. ( kundrinë e parafjalës)

Përkrahësit më të mëdhenj të kësaj teorie, sipas Whitman, R.L., janë gramatikanët preskriptivë të cilët e trajtonin latinishten si gjuhë ideale dhe e përdornin sistemin e saj

gramatikor, me gjithë kufizimet e tij, për të përshkruar sistemet gramatikore të gjuhëve të

tjera. Por sipas tij, ata nuk dilnin me pesë rasa të emrit, siç pohon Blokh, por me gashtë:252

1) Rasa emërore (Nominative case) - the house

2) Rasa gjinore (Gentive case) - of the house

3) Rasa dhanore (Dative case) - to the house

4) Rasa kallezore (Accusative case) - the house

5) Rasa rrjedhore (Ablative case) - in, at, by or from the house

6) Rasa thirrore (Vocative case) - O house

J.Lyons253 shkon një hap me tutje dhe del me shtatë rasa:

1) Rasa emërore ( Nominative) - John smoked.

2) Rasa kallëzore (Accusative) - Smoking killed John.

251 Blokh, M. Y., A Course in Theoretical English Grammar, Moscow, Vysshaya Shkola, 1983, f. 64. 252 Whitman, Rendal, L., English and English Linguistics, Rinehart&Winston, New York, 1975, f. 5. 253 Lyons, John, Introduction to Theoretical Lingusitics, Cambridge University Press, New York, 1995, f.

295-296.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

102

3) Rasa dhanore (Dative) - John sent a letter to Mary.

4) Rasa gjinore (Genitive) - That was John’s will.

5) Rasa instrumentale (Instrumental) - The will was writtten with a black pen.

6) Rasa agjentive (Agentive) - The will was written by John with a black pen.

7) Rasa komitative (Commitative) - Tom went to John’s house with his lawyer.

Ch. Fillmore, i cili prezantoi një klasifikim semantik-sintaksor të rasave, bazuar në marrëdhëniet e ndryshme të foljeve me emrat në të ashtuquajturën “strukturë të thellë”

(deep structure) të fjalisë, del me gjashtë rasa.254

a) Rasa agjentive (Agentive Case) - Jane bought a flat. This flat was bought by Jane.

b) Rasa instrumentale (Instrumental Case) - Her savings bought her the flat. The flat was

bought with her savings.

c) Rasa dhanore (Dative Case) - It seemed to Jane that she had made a good decision.

Jane believed that she made a good decision.

d) Rasa faktike (Factitive Case) - The flat was renovated.

e) Rasa vendore (Locative Case) - It is sunny in Tirana. Tirana is sunny.

f) Rasa dhanore/kallëzore (Objective Case) - Jane told her family the good news.

Jane met her family after a long time.

R. Palmer255 poashtu thekson se, anglishtja, edhe pse për dallim nga disa gjuhë të tjera, si

latinishtja, gjermanishtja, frengjishtja, etj., është më e kufizuar në aspektin e përdorimit të

mbaresave, ajo ka pesë rasa: emëroren, gjinoren, dhanoren, kallëzoren dhe thirroren, të cilat

sipas tij, me përjashtim të gjinores, janë të padukshme në kuptimin që nuk janë të

shenjuara, por megjithatë struktura rasore ekziston dhe ajo duhet të kihet parasysh nëse

dëshirojmë të kuptojmë drejt se çfarë thuhet në fjali.

Sidoqoftë, nëse nisemi nga përkufizimi i rasës, mund të kuptojmë lehtësisht që kjo teori

nuk qëndron, sepse në njëfarë mënyre baraspeshon funksionet e emrit në fjali me tiparet

morfologjike të emrit si pjesë e ligjëratës. Por, kjo teori është e rëndësishme sepse vë në

pah rëndësinë e rendit të fjalëve në fjali për të shprehur funksionet sintaksore të emrit.

254 Fillmore, Charles, J. The Case for Case, in Bach and Harms (Ed.): Universals in Linguistic Theory, Holt,

Rinehart &Winston, New York, 1967, f. 46-47. 255 Palmer, Richard, The Good Grammar Guide, Routledge: Taylor and Francis Group, London & New York,

2003, f. 9-11.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

103

2) Teoria e dytë, ajo e rasave parafjalore, është vazhdimësi e teorisë së parë sepse shkon një

hap më tutje duke i konsideruar kombinimet e emrit me parafjalë forma morfologjike të

rasës. Këtu theksi vihet sidomos mbi rasën gjinore (of + emër) dhe rasën dhanore (to +

emër, for +emër, with + emër, etj.). Sipas kësaj teorie, i bie që togfjalëshat parafjalorë në gjuhën angleze duhet të trajtohen si rasa “analitike”, dhe si rezultat i kësaj qasjeje do të

ballafaqoheshim me tepri të terminologjisë, sepse secili togfjalësh parafjalor do të sillte një

emër shtesë të “rasës parafjalore” duke rritur kështu numrin e rasave në dhjetëra, pa pasur

kurfarë dobie, qoftë në rrafshin teorik, qoftë në atë praktik.256 Një tjetër problem, i cili nuk

është marrë parasysh këtu, ka të bëjë me faktin se parafjalët në gjuhën angleze jo gjithmonë kanë kuptim konkret, pasi që kuptimi i tyre shpesh del nga konteksti në të cilin përdoren.

Rrjedhimisht, kjo teori nuk është se ka gjetur mbështetje nga gramatikanët.

3) Teoria e tretë, ajo e rasës së kufizuar, sipas së cilës gjuha angleze ka sistem të kufizuar të rasës, gjegjësisht ka dy rasa, rasën gjinore ( the Genitive Case) dhe rasën e përgjithshme (the Common Case), njëra e shenjuar dhe tjetra e pashenjuar, është njëkohësisht edhe teoria më e pranueshme nga studiuest, qoftë vendas, qoftë të huaj. Kjo teori është formuluar

nga Sweet dhe Jespersen dhe është zhvilluar nga Smirnitsky, Barkhudarov dhe të tjerë. 257

Sipas H.Sweet, “Anglishtja ka vetëm një rasë të shenjuar morfologjikisht - rasën gjinore (man’s, men’s), baza e pashenjuar e së cilës përfaqëson rasën e përgjithshme (man, men), e

cila është ekuivalente me emëroren, thirroren, kallëzoren dhe dhanoren e një gjuhe si

latinishtja”258, kurse sipas Jespersen, në gjuhën angleze, “është një rasë e përgjithshme e

cila korrespondon me rasën emërore dhe dhanore/kallëzore (objective)259 te përemrat, dhe

një rasë gjinore (te emrat)”.260 Në fakt, ky pohim i Jespersen duket se na çon një hap më

tutje nga Sweet, sepse nënkupton që emrat në gjuhën angleze kanë vetëm një rasë - rasën gjinore, meqë rasën e përbashket ia atribuon përemrave, por realisht ky pohim i referohet rasës gjinore si e vetmja rasë e shenjuar morfologjikisht, por pa mohuar rasën e përgjithshme.

Kjo teori ka gjetur përkrahje edhe tek një numër i konsiderueshëm i studiuesve

bashkëkohorë, si Quirk, R., Greenbaum, S., and Svartvik, J. 261, L.J. Brinton 262,

256 Ilyish, Boris, A., The Structure of Modern English, Просвещение, Moscow & Leningrad, 1971, f. .41-48. 257 Blokh, M. Y., A Course in Theoretical English Grammar, Moscow, Vysshaya Shkola, 1983, f. 66. 258 Sweet, Henry, A New English Grammar, Logical and Historical,Volume I, Cambridge Library Collection-

Linguistics, 2014, f. 52. 259 Duke u nisur nga fuksioni sintaksor i emrit në fjali si “object” - kundrinë, e cila mund të jetë e drejtë dhe

e zhdrejtë, si dhe faktit që kundrina e zhdrejtë i referohet rasës dhanore, kurse ajo e drejtë, rasës kallëzore, kur

thuhet “objective case”, kjo në shqipe nënkupton rasën dhanore dhe atë kallëzore. 260 Jespersen, Otto, Essentials of English Grammar:25th impression , Routledge: Francis and Taylor, London,

1987, f. 138. 261 Quirk, R., Greenbaum, S., & Svartvik, J., A Grammar of Contemporary English, London: Longman Group

UK Limited, 1992, f. 178. 262 Brinton, L. J., The Structure of Modern English: A linguistic introduction, Philadelphia, PA: John

Benjamins North America, 2000, f. 107.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

104

Huddleston & Pullum263, E.Finegan264 dhe të tjerë. Sipas Huddleston & Pullum, termi

“rasë” i referohet sistemit të formave sintetike të emrit të cilat shërbejnë për të shenjuar

funksionin e një togfjalëshi emëror në një konstruksion gjuhësor.265 Në këtë kontekst, kur i

njëjti emër në të njëjtën formë përdoret si kryefjalë dhe si kundrinë, gjegjësisht, në rasën

emërore dhe në rasën kallëzore, Huddleston & Pullum përdorin termin “plain case” (rasë e thjeshtë), e që, në fakt, i referohet rasës së pashenjuar “common case” e cila dallohet nga

gjinorja si rasa e vetme e shenjuar në gjuhën angleze. P.sh.

John is a distinguished actor. Gjoni është aktor i shquar.

Last night I met John at the theatre. Mbrëmë e takova Gjonin në teatër.

John’s wife is a teacher of English. Bashkëshortja e Gjonit është mësuese e gjuhës

angleze.

Siç shihet nga shembujt, në gjuhën angleze, për dallim nga shqipja, emri Gjon bën dallim

në formë vetëm në rasën gjinore (John’s), kurse, si kryefjalë në rasën emërore dhe kundrinë

në rasën kallëzore, ka formë të njëjtë (John), prandaj këto të forma të njëjta të emrit të cilat

i referohen emërores dhe kallëzores përfshihen në të ashtuquajturën “plain case”.

4) Teoria e katërt, ajo postpozicionale, kundërshton të gjitha teoritë e mësipërme sepse

mbështetet mbi faktin se gjuha angleze nuk ka rasa. Sipas kësaj teorie, gjuha angleze gjatë

zhvillimit të saj historik i ka humbur të gjitha rasat, kurse të gjitha format gramatikore të

cilave u referohemi si forma të rasës gjinore janë kombinime të një emri dhe një parafjale. Gramatikani rus Iliysh, si dhe përkrahës të tjerë të kësaj teorie, besojnë që rasa gjinore në

gjuhën angleze është zhdukur, kurse morfema [‘s] nuk është më morfemë rasore, në

kuptimin klasik të fjalës, sepse ajo, për dallim nga morfemat rasore, mund t’i shtohet edhe

strukturave të tjera, jo vetëm emrit. 266P.sh.

1) ndajfoljeve - yesterday’s news

2) një grupi fjalësh - John and Mary’s wedding

3) një fjalie të tërë - The woman I met last night’s daughter.

G.U.Vorontsova, e cila e ka avancuar këtë teori, gjithashtu nuk e njeh morfemën [‘s] si

morfemë rasore, por si “formë thjesht sintaksore” - “fjalë që i shëmbëllen parafjalës” e që

263 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language,

Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 456. 264 Finegan, Edward, Language: Its Structure and Use, Fifth Edition, Thomson Wadsworth, Boston, 2008, f.

55-56. 265 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language,

Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 455. 266 Ilyish, Boris, A., The Structure of Modern English, Просвещение, Moscow & Leningrad, 1971, f. 41-48.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

105

përdoret si shenjë e “varësisë sintaksore”.267 Sipas saj, janë disa fakte që e vërtetojnë këtë

teori:268

1) ‘s si element postpozicional është opsional (her son’s house ose the house of her son);

2) ‘s përdorent me një grup të kufizuar të emrave, pra jo me të gjitha grupet leksikore;

3) ‘s përdoret me emrat në numrin njëjës dhe numrin shumës;

4) ‘s përdoret vetëm me emrat e çrregullt;

5) ‘s nuk është pjesë e pandashme e fjalës (emrit), kështu që mund të përdoret edhe larg

emrit si fjalë bosht e togfjalëshit emëror në një fjali ( The man we helped yesterday’s son).

Të gjitha teoritë mbi rasën si kategori gramatikore e emrit në gjuhën angleze kanë

përkrahës dhe kundërshtarë, por siç u tha dhe më lart, shumica e studiuesve me kredibilitet

në fushën e gjuhësisë, konsiderojmë me të drejtë, përkrahin teorinë e rasës së kufizuar,

gjegjësisht teorinë sipas së cilës emri në gjuhën angleze ka dy rasa:

1) Rasën e përgjithshme (the Common Case) - të pashenjuar

2) Rasën gjinore (the Genitive Case) - të shenjuar.

Ky klasifikim i rasave të emrit në gjuhën angleze haset në shumicën e librave të gramatikës

së gjuhës angleze.

Kur flitet për rasat dhe numrin e rasave në gjuhen angleze, duhet përmendur edhe

klasifikimi i rasave në rasë sintetike dhe rasë analitike. Edhe pse rasa si kategori

gramatikore është sintetike, sipas Huddleston & Pullum269, në disa gramatika të anglishtes vihet në pah në masë të konsiderueshme edhe rasa analitike nëpërmjet parafjalëve “to” (si

shenjues i rasës dhanore) dhe “of” (si shenjues i rasës gjinore). P.sh.

1) a) I gave my notes to Linda. b) I gave Linda my notes.

2) a) the mother of the groom b) the groom’s mother

Megjithatë, Huddleston & Pullum 270 pohojnë që anglishtja ka vetëm një rasë sintetike dhe

që parafjalët nuk mund të shërbejnë si shenjues rase, por arsyeja pse “to” konsiderohet

shenjues i rasës dhanore është se emri Linda në fjalinë nën a) supozohet të jetë kundrinë e

zhdrejtë, por, në fakt, nuk është, sepse, megjithëse ka funksion të njëjtë semantik si emri

Linda i fjalisë nën b), nuk ka funksion të njëjtë sintaksor. E njëjta gjë vlen edhe me

togfjalëshat nën 2). Sematikisht janë të njëjtë, por jo edhe sintaksorisht.

267 Iriskulov, A.T.,Theoretical Grammar of English, Uzbek State World Languages University, Tashkent,

2006, f. 21. 268 Po aty, f. 21. 269 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language, Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 457. 270 Po aty, f. 457.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

106

3.2.1. Rasa e përgjithshme

Termi ʺcommon caseʺ është përdorur për herë të parë nga Henry Sweet në veprën e tij ʺA

New English Grammar, Logical and Historical, Volume I, 1892.”271 Rasa e përgjithshme (the Common Case) karakterizohet nga fakti se merr zero mbaresë, pra është e pashenjuar,

por ajo i përmbledh të gjitha rasat e tjera, përveç gjinores - rasën emërore, rasën dhanore,

rasën thirrore dhe rasën kallëzore. Brinton i referohet kësaj rase si “nongenitive case”272 -

rasë jogjinore, ndërsa ky term nënkupton që rasa e përgjithshme kryen të gjitha funksionet

të cilat nuk i kryen gjinorja. Në gjuhën angleze, emri në rasën e përgjithshme mund të ketë funksione të ndryshme sintaksore, si: kryefjalë e fjalisë, kundrinë e drejtë, kundrinë e

zhdrejtë, plotës i kryefjalës/kundrinës dhe rrethanor. Këto funksione të ndryshme definohen

sintaksorisht nëpërmjet rendit të fjalëve në fjali.

1) Nëse emri ka funksionin e kryefjalës në fjali, atëherë thuhet se është në rasën emërore:

Mr. Wilson is an outstading archeologist.

2) Nëse emri ka funksionin e kundrinës së drejtë, atëherë thuhet se është në rasën kallëzore:

I met Mr. Wilson at a conference in London.

3) Nëse emri ka funksionin e kundrinës së zhdrejtë ose kundrinës së parafjalës, atëherë

thuhet se është në rasën dhanore:

I gave Mr. Wilson a copy of my latest book. ( kundrinë e zhdrejtë)

A copy of my latest book was given to Mr. Wilson. (kundrinë e parafjalës)

4) Nëse emri përdoret për të thirrur ose për t’iu drejtuar një ose më shumë njerëzve, atëherë

thuhet se është në rasën thirrore:

Mr. Wilson, the journalists are waiting for you in the main hall.

5) Nesë emri përdoret si rrethanor, atëherë thuhet së është në rasën rrjedhore:

They spend most of their time at school.

Siç e pamë nga shembujt e mësipërm, emri, pavarësisht funksionit që ka në fjali, në të

gjitha këto rasa ka formë të njëjtë prandaj të gjitha këto përfshihen në të ashtuquajturën rasë

e përgjithshme - common case.

271 Sweet, Henry, A New English Grammar, Logical and Historical,Volume I, Cambridge Library Collection-

Linguistics, 2014, f. 52. 272 Brinton, L. J., The Structure of Modern English: A linguistic introduction, Philadelphia, PA: John

Benjamins North America, 2000, f.107.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

107

3.2.2. Rasa gjinore

Rasa gjinore është e vetmja rasë e shenjuar e emrit në anglishten moderne. Funksioni kryesor i rasës gjinore është të tregojë përkatësi ose pronësi, prandaj kësaj rase, Thomson &

Martinent273, Alexander274, Berry275, dhe shumë studiues të tjerë, shpesh i referohen si “rasë

pronore” (the Possessive Case).

Rasa gjinore ka dy forma:

1) Gjinoren saksone (the Saxon Genitive)

2) Gjinoren normane (the Norman Genitive)

Sipas Huddleston, këto dy forma të gjinores përdoren në gjashtë konstrukte të

ndryshme:276

1. Kryefjalë-përcaktor - Linda’s father has arrived.

2. Kryefjalë e emrit foljor - Students agreed to Joshua’s presenting the project.

3. Kryefjalë- përcaktor- fjalë bosht - Jim’s career was not as successful as Tim’s.

4. Of- gjinorja - He is a colleague of Bred’s.

5. Gjinorja predikative - This luxurious villa is Mr. Hilton’s.

6. Gjinorja atributive - They work in a decent people’s company.

3.2.2.1. Gjinorja saksone

Gjinorja saksone (the Saxon Genitive ose the ‘s Genitive) ka origjinë gjermanike (Old

English) dhe forma e zakonshme e saj në anglishten e vjetër ishte [es], por gradualisht [e] u

zhduk dhe u zëvendësua me [‘], rrjedhimisht, në anglishten moderne gjinorja saksone

formohet duke ia shtuar mbaresën [‘s ] (apostrof +s) emrave në numrin njëjës, emrave të

çrregullt në shumës dhe grupeve të fjalëve të cilët mund të mos mbarojnë me një emër, si

dhe vetëm [‘ ] (apostrof) emrave të rregullt në shumës dhe disa emrave të përveçëm grek.

P.sh.

273 Thomson, A.J. & Martinent, A.V. , A Practical English Grammar, Fourth Edition, Oxford University

Press, Oxford & New York, 1991, f. 11. 274 Alexander, L.G., Longman English Grammar, Longman, New York, 2003, f. 62. 275Berry, Roger, English Grammar, A resource book for students, Routledge, London & New York, 2012, f.

10. 276 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language,

Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 467.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

108

Emra në rasën gjinore që marrin mbaresën ‘s:

a) emra në numrin njëjës:

the child’s dreams my mother’s recipes my doctor’s orders

Linda’s dress his son-in-law’s car Larry’s project

b) emra të çrregullt në numrin shumës:

the children’s dreams the men’s jobs the mice’s food

the women’s jewelry the sheep’s wool the lice’s colour

c) grupe fjalësh:

Jane and Henry’s child in three or four hour’s time

the Prime Minister of Albania’s statement someone else’s flat

Emra në rasën gjinore që marrin vetëm apostrof [’]:

a) emra të rregullt në numrin shumës:

the students’ dream doctors’ orders teachers’ standards

my brothers’ bicycles her neighbours’ pets their cousins’ flats

b) emra të përveçëm grek:

Euripides’ plays Pithagoras’ Thoerem Hercules’ sword

Socrates’ works Archimedes’ Law Achiles’ heel

Mbaresa [‘s] e gjinores saksone ndjek rregullat e njëjta të shqiptimit si ato të mbaresës

[-s/es] të shumësit të emrave dhe mund të shqiptohet si [s, z, iz]. Kështu,

1) ‘s shqiptohet [s] pas bashkëtingëlloreve të pazëshme:

my teacher’s book, a student’s exam, Frank’s company, Philip’s family, etj.

2) ‘s shqiptohet [z] pas bashkëtingëlloreve të zëshme dhe zanoreve:

Pete’s car, a boy’s thing, John’s computer, Jenny’s daughter, etj.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

109

3) ‘s shqiptohet [iz] pas sibilanteve:

the fox’s tail, George’s suit, the judge’s decision, the church’s bell, etj.

Me emrat anglezë që mbarojnë me [s], përdoren dy mënyrat, atyre mund t’i shtohet [‘s ]

(apostrofi+s) ose vetëm [‘] (apostrofi), kurse shqiptimi formal është ai me [iz]277, ndonëse në komunikimin e përditshëm përdoret edhe shqiptimi me [s]:

James’s family ose James’ family Jones’s flat ose Jones’ flat

Yeats’s poems ose Yeats’ poems Dickens’s novels ose Dickens’ novels

Iris’s shoes ose Iris’ shoes Charles’s money ose Charles’ money

Siç u pa nga shembujt, gjinorja saksone përdoret kryesisht me emra frymorësh, por ka raste

kur mund të përdoret me emra jofrymorësh, për t’iu referuar vendeve, periudhave kohore,

si dhe raporteve pjesë/tërësi.278 P.sh. Tirana’s attractions, a week’s holiday, the table’s surface, etj.

3.2.2.2. Gjinorja normane

Gjinorja normane (the Norman Genitive ose the of Genitive) ka origjinën nga gjinorja e frengjishtes normane “de” me të cilën është ekuivalente për nga kuptimi, dhe formohet me

anë të një “of” togfjalëshi pas emrit. Në librat e gramatikës së gjuhës angleze gjinorja

normane rëndom nuk trajtohet e ndarë nga gjinorja saksone sepse kjo formë e gjinores nuk

është e shenjuar, por e formuar nga kombinimi i një emri dhe një parafjale. Rrjedhimisht,

kur flitet për rasën gjinore të gjuhës angleze, automatikisht mendohet për [‘s] dhe rëndom nuk bëhet asocimi me gjinoren normane [of]. Gjinorja normane përdoret kryesisht me emra

jofrymorësh, me emra që i referohen sendeve, vendeve, dhe koncepteve që asocojnë me

masë, ose sasi.279 Por, natyrisht, ky rregull ka edhe përjashtime, kështu që ka raste kur

gjinorja normane përdoret edhe me frymorë. P.sh.

1) me jofrymorë:

a book of English poetry a bottle of wine a glass of water

the higher drawer of the table a cup of coffee a cup of tea

half of the book a pair of shoes a bunch of keys

277Alexander, L.G., Longman English Grammar, Longman, New York, 2003, f. 63. 278 Berry, Roger, English Grammar, A resource book for students, Routledge, London & New York, 2012, f.

11-12. 279 Karlovcan, Vjekoslav, A survey of English grammar, Nakladni zavod Matice hrvatke, Zagreb, 1989, f.

152.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

110

2) me frymorë:

the parents of the bride a portrait of Van Gogh the picture of Dorian Grey

3.2.3. Përdorimi i rasës gjinore

Rasa gjinore, konkretisht, gjinorja saksone, për dallim nga ajo normane, mund të jetë:280

1) E varur (Dependent genitive)

2) E pavarur (Independent genitive)

Gjinorja saksone quhet e varur atëhere kur pasohet nga një emër. Ajo përdoret me:

1) emra frymorësh:

a) emra njerëzish, kafshësh, insektesh:

Georgia’s glasses the dog’s tail the spider’s web

Nick’s flat the horse’s back the ant’s food

Anne’s ambitions the cat’s whiskers the bee’s sting, etj.

b) me përemra të pacaktuar:

no one’s business anyone’s doubts someone’s courage

everybody’s wish one’s feelings nobody’s cause

somebody’s child everyone’s responsibility one’s money, etj.

c) me emra përmbledhës:

the jury’s verdict the army’s manoeuvres the nation’s finances

the government’s actions the team’s dedication the clergy’s prayers

the orchestra’s instruments the cattle’s food the crew’s preparations, etj.

280 Nelson, Gerald & Greenbaum, Sidney, An Introduction of English Grammar, Third Edition, Routledge,

New York, 2013, fq. 36

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

111

Sidoqoftë, jo të gjithë emrat përmbledhës mund të përdoren me [‘s]. P. sh. thuhet the police

investigation dhe jo the police’s investigation.

2) Mund të përdoret edhe me një grup emrash jofrymorë:

a) me emra që tregojnë kohë, distancë dhe vlerë monetare:

yesterday’s news last month’s conference today’s program

two hour’s walk ten mile’s distance a yard’s length

a year’s salary five dollar’s worth of apples, etj.

b) me emra të përgjithshëm gjeografikë:

the sun’s rays the earth’s interior the moon’s smile

the country’s population the city’s museums the town’s hall

the journey’s schedule the river’s buzz the world’s economy, etj.

c) me emra të përveçëm gjeografikë:

Albania’s history Hollywood’s studios Europe’s future

America’s democracy Syria’s immigrants Dubai’s highest tower

Europe’s leaders The United Kingdom’s foreign policy, etc.

ç) me emra jofrymorësh në disa shprehje fikse:

at one’s wit’s end at a snail’s pace at arm’s length

to one’s heart’s content a hair’s breadth a stone’s throw

for heaven’s sake for pity’s sake for appearance’s sake, etj

d) me emra të gazetave, revistave dhe organizatave të ndryshme:

the Chicago Chronicle’s analysis the Coal Board’s offer the Guardian’s owners

the Vogue’s cover the Bazaar’s models the United Nations’ decision, etj.

e) më rrallë me emra të stinëve, muajve dhe ditëve281:

281 Në këto raste edhe po të hiqet ‘s i gjinores saksone, kuptimi nuk ndryshon.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

112

on a hot summer’s day

on a windy October’s day

on a cold Friday’s morning, etj.

ë) me emra të mjeteve të transportit:

a car’s clutch the ship’s funnel a motorbike’s engine

a yacht’s crew the plane’s takeoff the Caroline’s cargo, etj.

f) me emra të personifikuar abstraktë në stilin poetik:282

freedom’s voice the wind’s roaring duty’s call, etj.

3) Gjinorja saksone shpesh përdoret e pavarur, në kuptimin që jo domosdoshmërisht duhet të pasohet nga një emër. Në këto raste, gjinores saksone i referohemi si independent

genitive. 283Ky është përdorimi i saj “eliptik” dhe shfaqet në dy raste:

a) Kur emri që e pason është përdorur më parë ose konteksti e bën më se të qartë. P.sh.

John is not Jane’s brother, he is Mary’s.

Tom parked his car next to Brandon’s.

We met for the first time at my father’s.

b) Kur i referohet një pallati, një kishe, një dyqani të njohur, ose shtëpisë së një personi (të

famshëm ose të rëndomtë). 284 P.sh.

Mrs. Walsh has visited St. James’s several times.

My husband bought this sofa at Carlton’s.

We met for the first time at my father’s.

They bought a bottle of eardrops at the chemist’s.

Madje, kur i referohet një dyqani të njohur, apostrofi zakonisht hiqet dhe mbahet vetëm [s].285

282Kabashi, Jashar, English Grammar Morphology, University of Prishtina, Prishtina, 2000, f. 193. 283 Nelson, Gerald & Greenbaum, Sidney, An Introduction of English Grammar, Third Edition, Routledge,

New York, 2013, f. 36. 284Alexander, L.G., Longman English Grammar, Longman, New York, 2003, f. 65. 285 Po, aty, f. 65.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

113

4) Një përdorim i veçantë i rasës gjinore ka të bëjë me kombinimin e dy formave të gjinores, asaj saksone dhe asaj normane e që në literaturen shkencore njihet si gjinorja e

dyfishtë ose “double genitive”286. P.sh.

a friend of my mother’s (one of the friends that my mother has)287

a work of Shakespeare’s (one of Shakespeare’s works)

a law of Newton’ s (one of Newton’s Laws)

Në mënyrë që konstrukti të funksionojë, emri në rasën gjinore duhet të jetë emër frymori,

përndryshe, nëse nuk është emër frymori, konstrukti rezulton gramatikisht dhe semantikisht

i pasaktë. P.sh.

a door of the house’s* ose a cover of the book’s*

Ky konstrukt është i rëndësishëm sepse mundëson dallimin në kuptim ndërmjet

togfjalëshave si:

a portrait of Mother Teresa (one portraying her) - një fotografi që e paraqet Nënë Terezën

a portrait of Mother Teresa’s (one potrayed by her or belonging to her) - një fotografi e

bërë nga ajo ose që i përket asaj.288

3.2.4. Funksionet semantike të rasës gjinore

Funksionet semantike të rasës gjinore në gjuhën angleze shpesh keqinterpretohen për shkak

të përdorimeve që ajo ka. Duke qenë së pronësia është një nga funksionet kryesore të saj,

kësaj rase gramatikanët shpesh i referohen si “rasa pronore” (the Possessive Case). Madje

të dy termat, “genitive” dhe “possessive”, trajtohen si të barabartë. Këtu edhe qëndron

keqkuptimi i parë. Pronësia është vetëm një nga funksionet semantike të kësaj rase, por

kursesi jo i vetmi. Në këtë konstekst do të ishte korrekte që të insistohet në dallimin e

këtyre funksioneve të rasës gjinore dhe përdorimin e termit adekuat, varësisht nga këto

funksione. Termi “the possessive case” është i pranueshëm vetëm atëherë kur rasa gjinore

286 Brinton, Laurel, J. , The Structure of Modern English: A Linguistic Introduction, Volume I, John

Benjamins Publishing Company, Amsterdam, Philadelphia, 2000, f. 109. 287 Kjo formë dallon sematikisht nga “my mother’s friend” sepse kjo e fundit nënkupton që bashkëfolësi e di

se për cilin mik bëhet fjalë, dikë që është përmendur paraprakisht, kurse forma “a friend of my mother's”

tregon se ai/ajo është një nga miqtë e shumtë të nënës. 288 Brinton, Laurel, J. , The Structure of Modern English: A Linguistic Introduction, Volume I, John

Benjamins Publishing Company, Amsterdam, Philadelphia, 2000, f. 109.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

114

tregon pronësi, por kur rasa gjinore ka kuptime të tjera është e këshillueshme të përdoret

termi “the genitive case”. P.sh.

Mr.Sullivan’s house (funksioni semantik këtu është pronësia - shtëpia e z.Sullivan)

Mr.Sullivan’s children (funksioni semantik këtu është përkatësia, e jo pronësia sepse njeriu

nuk mund te jetë pronar i fëmijëve të tij - fëmijët e z. Sullivan)

Mr. Sullivan’s death (as pronësia e as përkatësia - vdekja e z. Sullivan)

Pikërisht nga shembulli i fundit, mund të arrihet në përfundimin që rasa gjinore është më

komplekse në funksionet e saj semantike sesa që mund të duket në pamje të parë. Prandaj

termi “the possessive case” nuk është gjithmonë termi adekuat për t’iu referuar rasës

gjinore pasi që funksionet e saj semantike kanë të bëjnë jo thjesht vetëm me pronësinë dhe përkatësinë, por edhe me lidhjet që ekzistojnë ndërmjet emrit në rasën gjinore dhe emrit

vijues. Këto lidhje imponojnë kuptime të ndryshme:289

1) Pronësi ose përkatësi - John’s family, Mary’s cottage, Anne’s children, etj.

2) Karakterizim, përshkrim - a men’s college, a woman’s handwriting, a child’s toy, etj.

3) Origjinë, autorësi - Shakespeare’s plays, Eliot’s quotes, a soldier’s letter, etj.

4) Masë (kohë, vlerë, hapsirë) - a day’s wait, a dollar’s worth, a mile’s distance, etj.

5) Kryefjalë e veprimit (foljes) - Jim’s travel (Jim travelled), people’s votes (people

voted)

6) Kundrinë e veprimit (foljes) - Nick’s injury was accidental. (Someone injured Nick.)

Pikërisht në bazë të këtyre lidhjeve, Brinton290 identifikon këto lloje të gjinores: gjinoren

pronore, gjinoren subjektive ose të kryefjalës, gjinoren objektive ose të kundrinës, gjinoren

e origjinës, gjinoren deskriptive ose përshkruese, gjinoren e masës, gjinoren partitive, dhe

gjinoren e ndajshtimit.

Kuptimi i emrave në rasën gjinore varet nga lidhja e tyre me emrin vijues dhe varësisht nga

kjo lidhje, e cila mund të jetë ajo e kryesit të veprimit-kryefjalës, ose ajo e pranuesit të

veprimit - kundrinës, mund të kemi më shumë se një kuptim. P.sh. Tom’s control

mund të ketë dy kuptime:

1) Tomi kontrollon dikë ose diçka;

2) Tomi kontrollohet nga dikush ose diçka.

289 Kabashi, Jashar, English Grammar Morphology, University of Prishtina, Prishtina, 2000, f. 192-193. 290 Brinton, Laurel, J. , The Structure of Modern English: A Linguistic Introduction, Volume I, John Benjamins Publishing Company, Amsterdam, Philadelphia, 2000, f. 108.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

115

Gjinorja normane poashtu mund të shkaktojë paqartësi kur përdoret me emrat të cilët

formohen nga foljet. P.sh. The love of her family mund të ketë dy kuptime:

1) She loves her family. (Ajo e do familjen e saj).

2) Her family loves her. (Familja e saj e do atë).

Meqë rregullat e përdorimit të rasës gjinore, gjegjësisht dy formave të saj: [‘s ] dhe [of] nuk

janë shumë strikte, është e natyrshme që folësit e gjuhës angleze, sidomos në vendet

anglishtfolëse jashtë Britanisë së Madhe, kanë tendencë t’i injorojnë këto rregulla dhe të

bëjnë zgjedhje personale ndërmjet këtyre dy formave të gjinores, zgjedhje këto që në

shumicën e rasteve rezultojnë me përdorimin e gjinores saksone kryesisht me emra

frymorësh dhe gjinores normane me emra jofrymorësh. Ka raste kur përdoren edhe

anasjelltas, por më rrallë. P.sh.

the tail of the dress - the dress’s tail (më rrallë)

She had to keep an eye on the tail of her dress, which could easily tear and embarras her.

The dress’s tail was too long, and thus, she had it shortened.

the cat’s tail - the tail of the cat (më rrallë)

The only thing he could see was the cat’s tail wriggling lazily at the doorstep.

She hit the roof when Timmy compared her ponytail with the tail of the cat.

Gjithsesi, sipas G. Leech291, përdorimi i gjinores saksone ‘s (në krahasim me gjinoren

normane of ) është në rritje e sipër dhe kjo rritje është më e avancuar në anglishten

amerikane sesa në atë britanike, që flet për një lloj tendence të thyerjes së rregullave të

përdorimit të rasës gjinore.

3.3. Kategoria e rasës tek emrat në gjuhën shqipe

Rasa është kategori gramatikore e emrit me anë të së cilës shprehen lidhjet e emrit me pjesë

të tjera të ligjëratës në fjali.Varësisht nga këto lidhje, emri e ndryshon formën e tij,

rrjedhimisht lidhjet e ndryshme të emrit me fjalë të tjera në fjali nënkuptojnë

domosdoshmërisht edhe një mori formash të ndryshme të emrit. Këto forma të ndryshme të

emrit të cilat shprehin llojet e lidhjeve të emrit me fjalë të tjera në fjali quhen rasa. Tërësia e

fomave të ndryshme të emrit quhet lakim i emrit. Lakimi i emrit mund të jetë dy llojësh:

291 Leech, Geoffrey, Change in Contemporary English: A Grammatical Study, Cambridge University Press, New York, 2010, f. 223.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

116

lakim i shquar dhe lakim i pashquar, varësisht nga kategoria gramatikore e shquarsisë dhe

pashquarsisë e cila realizohet kryesisht me anë të mbaresave, prandaj edhe rasat paraqiten

në dy trajta: trajtën e shquar dhe trajtën e pashquar.

Kategoria e rasës konsiderohet kategoria më abstrakte në sistemin e kategorive gramatikore të emrit, pikërisht për shkak të përmbajtjes gramatikore që ajo shpreh, për dallim nga kategoritë e tjera gramatikore, si: gjinia, numri, shquarsia dhe pashquarsia, të cilat

emërtohen duke u nisur edhe nga një parim semantik klasifikimi. 292

Emri në gjuhën shqipe ka pesë rasa:

1) Rasën emërore

2) Rasen gjinore

3) Rasën dhanore

4) Rasën kallezore

5) Rasën rrjedhore

Në gjuhën shqipe, emri nuk ka forma të veçanta për pesë rasat. Kjo nënkupton që numri i

lidhjeve sintaksore të emrit me pjesët e tjera të ligjëratës në fjali nuk përkon me numrin e

formave të ndryshme të emrit i cili është më i vogël dhe i kufizuar, si dhe që format rasore

përkojnë me njëra tjetrën. Kështu, emërorja me kallëzoren si dhe dhanorja me rrjedhoren

dalin me forma të njëjta në njëjësin e lakimit të pashquar, kurse në njëjësin e lakimit të

shquar, me forma të njëjta dalin dhanorja me rrjedhoren. P.sh.

Numri njëjës

Trajta e pashquar Trajta e shquar

Rasa emërore: (një) shkollë shkolla

Rasa gjinore: i… (një) shkolle i…shkollës

Rasa dhanore: (një) shkollë shkollës

Rasa kallezore: (një) shkollë shkollën

Rasa Rrjedhore: prej (një) shkolle prej shkollës

Në shumësin e lakimit të pashquar dalin të njëjta emërorja me kallëzoren, si dhe dhanorja

me rrjedhoren. Emërorja me kallëzoren si dhe dhanorja me rrjedhoren dalin me forma të

njëjta edhe në shumësin e lakimit të shquar. P.sh.

292Likaj, Ethem & Çabej, Maklena, Morfologjia e shqipes standarde, Ribotim i plotësuar dhe i përmirësuar,

Julvin, Tirane, 2013, f. 55.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

117

Numri shumës

Trajta e pashquar Trajta e shquar

Rasa emërore: (disa) shkolla shkollat

Rasa gjinore: i…(disa) shkollave i…shkollave

Rasa dhanore: (disa) shkollave shkollave

Rasa kallëzore: (disa) shkolla shkollat

Rasa rrjedhore: prej (disa) shkollave prej shkollave

Emri shkollë i takon lakimit të dytë të emrave, por format rasore në njëjës ose shumës, në

trajtën e shquar ose të pashquar, nuk dallojnë nga një lakim në tjetrin. Këtu bën përjashtim

rasa gjinore, jo vetëm për shkak të kuptimit, por edhe për shkak të nyjës, e cila ndonëse

pjesë përbërëse e formës rasore, karakterizohet nga fakti se mund të ndahet nga emri ose

nga ndonjë fjalë tjetër, e në të shumtën e rasteve është një përcaktor, si dhe mund të mos

përsëritet tek emrat e tjerë të cilët vijnë pas emrit të parë. P.sh.

1) zëdhënës i një kompanie, pronare e kësaj shtëpie, udhëheqës i tri reparteve, etj

2) shitësit e telefonave, kompjuterave, dhe televizorëve

3.3.1. Funksionet kryesore semantike të rasave

Secila nga pesë rasat e shqipes, ndonëse jo gjithmonë për nga forma, dallohen për nga funksioni semantik, pra për nga kuptimi i tyre. Kuptimi gramatikor i rasës, për shkak të natyrës së veçantë të tij, si kuptim që shpreh një lidhje, nuk duhet parë si një kuptim i dhënë

ose i veçuar, por në sistemin e lidhjeve. 293 Çdo rasë ka një kuptim të përgjithshëm dhe një

kuptim konkret që kushtëzohet nga konteksti.294 Kështu, në kontekste të ndryshme rasat

dalin me funksione të ndryshme. Çabej295, shpjegon në formë të përmbledhur se emërorja është rasa e kryefjalës, gjinorja është rasa e përkatësisë e cila shpeshherë shënon përcaktorin, dhanorja shënon frymorin ose objektin të cilit i drejtohet veprimi, po

shpeshherë edhe qëllimin, kallëzorja shënon një kundrinë të afërt, shpesh edhe drejtimin, kurse rrjedhorja shënon pikënisjen dhe distancën.

293Likaj, Ethem & Çabej, Maklena, Morfologjia e shqipes standarde, Ribotim i plotësuar dhe i përmirësuar,

Julvin, Tiranë, 2013, f. 56. 294 Po aty, f. 56. 295 Çabej, Eqrem, Studime gjuhësore VII, Rilindja, Prishtinë, 1986, f. 95.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

118

3.3.1.1. Rasa emërore

Funksioni kryesor i rasës emërore është ai i kryefjalës, por rasa emërore ka edhe funksione të tjera si: pjesë e kallëzuesit emëror, pjesë e kallëzuesit foljor, përcaktor kallëzuesor i

kryefjalës, ndajshtim dhe thirror.296

1) Kryefjalë e fjalisë - Libri është miku më i mirë i njeriut.

2) Pjesë e kallëzuesit emëror - Kur i sheh të rinjtë që studiojnë, i bëhet zemra mal.

3) Pjesë e kallëzuesit foljor (në disa shprehje frazeologjike) - i doli krah (e përkrahu)

4) Ndajshtim - Nesër kemi takim pune më Lekë Gjonajn, drejtor i sapoemëruar i

shkollës.

5) Thirror - O Pirro, a po vjen edhe ti me ne?

Rasa emërore duke qenë përfaqësuese e emrit, në funksionin e emërtimit të sendeve dhe

dukurive, në fjalorët e gjuhës shqipe shënohet si forma themelore e emrit.

3.3.1.2. Rasa gjinore

Rasa gjinore si rasë e veçantë për nga forma për shkak të nyjës ka funksione të ndryshme

përcaktuese, por më i rëndësishmi është ai i pronësisë, respektivisht i përkatësisë. Rasa

gjinore përdoret për të treguar:

1) Pronësi - shtëpia e Dionit, telefoni i Artës, makina e Ilirit, etj

2) Përkatësi - vajza e doktorit, daja i Agonit, oborri i shtëpisë, etj.

3) Karakterizim, lëndë - vitet e rinisë, netët e dasmave, miell gruri, etj.

4) Cilësi të caktuar të një personi ose sendi - ngazëllimi i fëmijëve, thellësia e zemrës, etj.

5) Personin ose sendin mbi të cilin bie një veprim - ndërtimi i rrugëve, mbyllja e

dyerve, etj.

6) Lidhjen e një pjese me tërësinë - shumica e njerëzve, gjysma e protestuesve, një

grup i grave, etj.

296 Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti, P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford

University Press, Stanford, California, 1982, f. 135.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

119

7) Përcaktimin e emërtimit të një emri - qyteti i Prizrenit, lumi i Shkumbinit, muaji i

shtatorit, etj.

8) Kallëzuesin emëror (më rrallë) - është i punës, jo i fjalëve, ishin të një mendjeje, etj.

9) Me mbiemra të shkallës krahasore të sipërisë absolute - më i urti i fëmijëve, më e

vogla e shtëpisë, etj.

Rasa gjinore mund të kryejë edhe funksione të tjera të cilat nuk janë të zakonshme për të: 297

1) Kryefjalë - Shtëpia e Bojkenit është shumë e madhe.

E Fisnikut ( shtëpia e Fisnikut) është tejet e vogël.

2) Kundrinë - I pranoi gabimet e veta, ashtu siç i kishte pranuar ato të miqve të tij.

(gabimet e miqve)

3) Përcaktor kallëzuesor - Ky është daja i Rronit, e ky tjetri i Drenit. (daja i Drenit)

4) Me parafjalë - Në grupin e parë qëlloi me tre amerikanë, në të dytin me një italian,

kurse në të tretin me dy gjermanë. (në grupin e dytë, përkatësisht në grupin e tretë)

Këtu rasa gjinore shfaqet në analogji me mbiemrin i cili shpesh emërzohet për të shmangur

përsëritjen e emrit. Pra, në vend që të themi në grupin e dytë (emër-mbiemër), ne themi në

të dytin (mbiemri emërzohet).

Sipas Likaj & Çabej298, funksioni parësor i gjinores është përcaktimi, kurse vetëm në varësi

nga kuptimet leksikore të emrave që vendosen në lidhje përcaktore, dallohen edhe

funksionet e tjera dytësore të gjinores, të ilustruar nëpërmjet shembujve të mësipërm.

3.3.1.3. Rasa dhanore

Funksioni kryesor i rasës dhanore është ai i kundrinës së zhdrejtë. Rasa dhanore përdoret

zakonisht me folje për të treguar:299

1) Personin ose sendin të cilit i drejtohet veprimi -

Dokumentet e pronësisë iu dorëzuan familjarëve.

297 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 108. 298 Likaj, Ethem & Çabej, Maklena, Morfologjia e shqipes standarde, Ribotim i plotësuar dhe i përmirësuar, Julvin, Tiranë, 2013, f. 57. 299 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 109.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

120

Boikeni i mëshoi tavolinës me grusht për ta qetësuar sallën.

Shokët i thanë Gjergjit të punonte më shumë e të fliste më pak.

2) Gjendjen psikologjike e fiziologjike të personit -

Hanës i shkëlqente fytyra nga gëzimi.

Drinit po i pëlciste koka nga dhimbja.

Jonit nuk i zinte vendi vend.

3) Personin ose vendin të cilit i përket diçka -

Arbërit i lindi djalë pas pesë vajzash.

Gentit iu prish makina e re.

Dhanorja përdoret edhe në thirrje dhe parulla të tipit:

Lavdi ushtarëve të UÇK-së! Liri dhe nder qytetarit! Burg të korruptuarve!

3.3.1.4. Rasa kallëzore

Funksioni kryesor i rasës kallëzore është ai i kundrinës së drejtë. Rasa kallëzore në shqipen

standarde përdoret vetëm me folje për të treguar:300

1) Personin ose sendin mbi të cilin bie drejtpërdrejt veprimi i shprehur nga një folje

kalimtare dhe sendin mbi të cilin veprimi bie vetëm pjesërisht:

a) Profesorët e bindën kolegun e tyre të merrte pjesë në maratonë.

b) Z. Agron e piu kafenë dhe u nis për në punë.

2) Një tipar të emrit - Orgesi u zgjodh kryetar me shumicë votash.

3) Kohën e kryerjes së një veprimi - Muajin e kaluar u mbajt një konferencë mbi

arsimin.

4) Masë dhe sasi - Ky libër kushton pesë euro. Këto molla peshojnë dy kilogramë.

300 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f .110.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

121

Rasa kallëzore përdoret edhe në disa shprehje frazeologjike si pjesë përbërëse e kallëzuesit

foljor. P.sh. jap besën, marr hakun, jap shpirt, etj.

Rasa kallëzore përdoret edhe me parafjalë:301

1) me parafjalët me dhe pa përdoret:

a) për të karakterizuar një send - njeri me mend, shtëpi me plan, shtet pa ligje, etj.

b) për të treguar mjetin me të cilin kryhet një veprim - lexoj me syze, shkruaj me laps, etj.

c) për të treguar shoqërim dhe mënyrë -

Vesa me Vlerën ishin të ftuarat speciale të asaj nate.

Lajmet nga Shqipëria priteshin më optimizëm të madh.

2) me parafjalët në, mbi, për, përmbi, nëpër përdoret në dy kuptime:

a) me në, mbi, nëpër tregon kryesisht vend - në rrugë, mbi çati, mbi supe, nëpër fusha,etj.

b) me për dhe mbi tregon përmbajtjen e të menduarit, e të thënit:

Mrika mendonte për ardhmërinë e fëmijëve të saj.

Dekani foli mbi përgjegjësitë e personelit akademik.

3.3.1.5. Rasa rrjedhore

Rasa rrjedhore, për dallim nga rasat e tjera, mund të përdoret me emra dhe me folje e

mbiemra prejfoljorë. Emrat në rasën rrjedhore shpesh përdoren pa parafjalë, për të kryer

funksionet që u përngjajnë emrave në rasën gjinore. Rasa rrjedhore, e përdorur në këtë

funksion, e njeh vetëm trajtën e pashquar dhe mund t’i shërbejë si përcaktor vetëm një emri

të pashquar, përndryshe, në vend të rrjedhores del gjinorja.302 Pra, rrjedhorja pa parafjalë e

karakterizon emrin si të ishte mbiemër, kështu që, ajo mund ta marrë edhe parafjalën prej.

P. sh. raki rrushi (raki prej rrushi), bukë misri (bukë prej misri), etj. Për dallim nga rrjedhorja me emër, ajo me folje ka kuptime të ndryshme: të shkakut, të mjetit, të vendit, të

kohës, të prejardhjes, etj., ku ky i fundit, nga i cila e ka marrë emrin kjo rasë, është vetëm

njëri nga kuptimet e saj. Rasa rrjedhore me folje përdoret kryesisht me parafjalë, kurse

rastet pa parafjalë janë më të rralla. Nga parafjalët, më të shpeshta janë: ndaj, pranë, afër,

para, pas, prej dhe nga.303 P.sh. ndaj shkollës, pranë oborrit, afër tregut, pas disa oresh,

para dy vitesh, pas një jave, etj. Parafjala prej përdoret kryesisht për të treguar kryesin e veprimit të shprehur nga një folje pësore, por në shqipen standarde, në raste të tilla,

preferohen më shumë ndërtimet me rasë emërore, të paraprirë nga parafjala nga. P.sh.

301 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 110. 302 Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti, P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford

University Press, Stanford, California, 1982, f. 138. 303Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 110.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

122

Shkolla e re, e ndërtuar në fshatin Fortesë, mori emrin prej një dëshmori, të rënë në betejën

për çlirimin e fshatit në vitin 1998.

Shkolla e re, e ndërtuar në fshatin Fortesë, mori emrin nga një dëshmor, i rënë në

betejën për çlirimin e fshatit në vitin 1998.

3.4. Analizë përqasëse mbi kategorinë e rasës tek emrat në gjuhën angleze

dhe në gjuhën shqipe

Emrat në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe shfaqin dallime substanciale sa i përket

kategorisë gramatikore të rasës, por kanë edhe ngjashmëri të cilat i referohen kryesisht

rasës gjinore. Në pamje të parë, dallimi kryesor ndërmjet emrave në anglishte dhe atyre në

shqipe në raport me kategorinë gramatikore të rasës konsiston në tri çështje: E para ka të

bëjë me numrin e rasave. Në gjuhën angleze emri ka dy rasa: rasën e përgjithshme dhe

rasën gjinore, kurse në gjuhën shqipe ka pesë rasa: rasën emërore, rasën gjinore, rasën

dhanore, rasën kallëzore dhe rasën rrjedhore. E dyta ka të bëjë me format rasore. Në gjuhën

angleze, vetëm njëra nga dy rasat ka formë të veçantë rasore - rasa gjinore, kurse në gjuhën

shqipe rasat kanë forma të veçanta të cilat me raste mund të përkojnë me njëra tjetrën, por

që, gjithsesi dallohen për nga funksioni. E treta i referohet formës së rasës gjinore dhe

përdorimit të nyjës. Rasa gjinore si më e veçanta nga rasat, jo vetëm në gjuhën angleze, ku

është rasa e vetme e shenjuar, por edhe në gjuhën shqipe për shkak të ndërtimit të formës së

saj me anë të nyjës, në gjuhën angleze shfaqet në dy forma, si gjinore saksone (me ‘s) dhe

gjinore normane (me of), kurse në gjuhën shqipe vetëm në një formë, me nyjë (i, e, të, së).

Por, thelbi i dallimit nuk qëndron në numrin e rasave i cili në shqipe është më i madh se në

gjuhën angleze, gjithmonë sipas teorisë se rasës së kufizuar, e cila përkrahet nga shumica e

studiuesve, por në mënyrën se si këto rasa kryejnë funksionin e tyre pavarësisht formës.

Nëse nisemi nga debati mbi numrin e rasave në gjuhën angleze dhe për një çast e injorojmë

teorinë e rasës së kufizuar, gjegjësisht numrin e rasave në gjuhën angleze dhe atë e shikojmë nga një prizëm tjetër, çështja në diskutim patjetër qe del me një tjetër epilog.

Sipas R. Palmer304, meqë gjuha angleze nuk hyn në grupin e gjuhëve sintetike, por atyre

analitike, është krejt e zakonshme që ajo të mos ketë forma të veçanta për të gjitha rasat,

por ai thekson që “të gjithë shkrimtarët duhet të njihen me pesë rasat që operojnë në gjuhën

angleze”, dhe atë për dy arsye:

1) struktura rasore është ende aty edhe pse e padukshme dhe

2) sa më shumë që të kesh njohuri mbi atë që po ndodhë në fjali, aq më mirë do ta kuptosh

këtë strukturë.

304 Palmer, Richard, The Good Grammar Guide, Routledge: Taylor & Francis Group, London & New York,

2003, f. 9.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

123

Nëse mbështetemi në këtë pohim të R. Palmer, numri i rasave të anglishtes del të jetë i barabartë me atë të shqipes, sepse sipas tij, edhe anglishtja ka pesë rasa sikurse dhe shqipja, por me një dallim, shqipja ka emëroren, gjinoren, dhanoren, kallëzoren dhe rrjedhoren,

kurse anglishtja ka emëroren, thirroren, kallëzore, gjinoren dhe dhanoren. 305

Sipas Newmark & Hubbard & Prifti 306, edhe në shqipe, në disa gramatika, përveç rasave të

tjera, mund të haset edhe rasa thirrore, si rasë e veçantë për nga kuptimi, e përdorur me

pjesëzën “o” para ose pas emrit, ndonëse për nga forma është e njëjtë me rasën emërore.

Megjithëse pohimi i studiuesit R. Palmer se mungesa e formave rasore, përveç asaj të

gjinores, tek emrat në gjuhën angleze nuk nënkupton mungesën e rasave pasi që struktura

rasore është e pranishme, ndonëse e padukshme, mund të duket paksa kontradiktor,

shpjegimi logjik çon drejt funksionit sintaksor të emrit i cili në mënyrë të tërthortë

nënkupton praninë e rasave por pa forma rasore. Këtu hyn në funksion termi ”rasë

abstrakte”, i përdorur në disa teori moderne të gramatikës formale, sipas të cilave të gjithë

emrat kanë rasë në kuptimin abstrakt, pavarësisht formës së tyre. Gjithsesi, këto teori nuk

është se kanë gjetur mbështetje nga studiues të rëndësishëm vendorë dhe të huaj, sepse

mungesa e formave rasore nënkupton mungesën e rasave në gjuhët të cilat përdorin mënyra

të tjera për ta plotësuar mungesën e tyre.

Dihet që rasa si kategori gramatikore e emrit ka funksion sintaksor sepse shpjegon lidhjen e

emrit me pjesë të tjera të ligjëratës në fjali, por në anglishte, sipas Huddleston & Pullum 307,

duhet bërë dallimi ndërmjet rasës si kategori gramatikore me të gjitha format e saj,

gjegjësisht rasës si kategori sintetike dhe funksioneve sintaksore që ajo ka. Në gramatikat

tradicionale, nëse një emër funksionon si kryefjalë e fjalisë, atëherë është në rasën emërore,

nëse funksionon si kundrinë, atëherë është në rasën dhanore (kundrinë e zhdrejtë) , ose në

rasën kallëzore (kundrinë e drejtë), por në asnjë nga këto dy funksione emri nuk ka formë të

veçantë, pra formë rasore, rrjedhimisht, rasa del vetëm si një nga mënyrat për të shenjuar

funksionin sintaksor të emrit në fjali, meqënëse pozita e emrit ose rendi i fjalëve luan rol

më të madh sesa rasa si kategori gramatikore. Ky pohim i Huddleston & Pullum tregon se

rendi i fjalëve në fjali zëvendëson mungesën e formave rasore, përveç gjinores, dhe se roli i

rasës si kategori gramatikore në gjuhën angleze nuk është vendimtar në përcaktimin e

funksioneve sintaksore të emrit në fjali. P. sh. Nëse marrim një emër të përveçëm dhe një

emër të përgjithshëm në gjuhën angleze, si dhe një emër të përveçëm dhe një të

përgjithshëm në gjuhën shqipe, dhe bëjmë një krahasim të formave të tyre nëpër rasa,

shohim këto dallime:

305 Palmer, Richard, The Good Grammar Guide, Routledge: Taylor & Francis Group, London & New York,

2003, fq. 9-11 306 Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti, P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford

University Press, Stanford, California, 1982, fq. 135 307 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language,

Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, fq. 456

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

124

Trajta e shquar

Nominative: Tom Rasa emërore: Genti

Genitive: Tom’s Rasa gjinore: i... Gentit

Dative: Tom Rasa dhanore: Gentit

Accusative: Tom Rasa kallëzore: Gentin

Ablative: (from) Tom Rasa rrjedhore: (prej) Gentit

Numri njëjës

Trajta e pashquar

Nominative: a class Rasa emërore: një klasë

Genitive: of a class Rasa gjinore: i…një klase

Dative: a class Rasa dhanore: një klase

Accusative: a class Rasa kallëzore: një klasë

Ablative: (from) a class Rasa rrjedhore: (prej) një klase

Pra, siç shihet nga shembujt, në gjuhën angleze, përveç rasës gjinores, gjegjësisht gjinores

saksone e cila ka formë të veçantë rasore dhe rëndom përdoret me emra frymorësh, si në

rastin e emrit të përveçëm Tom, i cili merr formën rasore Tom’s , emrat në gjuhën angleze

nuk kanë forma të tjera rasore. Edhe emri i përgjithshëm class, i cili sipas rregullit përdoret

me gjinore normane, del me formë të njëjtë në të gjitha rasat. Kurse emrat në gjuhën

shqipe, nga ana tjetër, shfaqin forma të ndryshme rasore të cilat përkojnë me njëra tjetrën,

por që dallohen për nga funksioni që kanë.

Një çështje që i përket rasave e që përbën një dallim të rëndësishëm ndërmjet anglishtes

dhe shqipes është përdorimi i parafjalëve. Në disa gramatika të anglishtes vihet në pah, në

masë të konsiderueshme, rasa analitike nëpërmjet parafjalëve, siç janë:

1) “to” (shenjues për rasën dhanore)

2) “of” (shenjues për rasën gjinore)

3) “in”, “at” “by”, “from” (shenjues për rasën rrjedhore)308

4) “with” (shenjues për rasën instrumentale, agjentive dhe komitative)309

308 Whitman, Rendall, L., English and English Linguistics, Rinehart&Winston, New York, 1975, f. 5. 309 Lyons, John, Introduction to Theoretical Lingusitics, Cambridge University Press, New York, 1995, f.

295-296.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

125

Por, Huddleston & Pullum310 theksojnë se anglishtja ka vetëm një rasë sintetike - gjinoren,

prandaj parafjalët nuk mund të shërbejnë si shenjues rase. Kështu, p.sh.

1) Her colleagues brought Nora a present. (Kolegët i sollën Norës një dhuratë.)

2) Her colleagues brought a present to Nora. (Kolegët i sollën një dhuratë Norës.)

janë fjali të njëjta për nga kuptimi, por, që sipas tyre, to Nora në fjalinë e dytë, që

supozohet të jetë kundrinë e zhdrejtë, në fakt nuk është, sepse, megjithëse ka funksion të

njëjtë semantik me Nora në fjalinë e parë, nuk ka funksion të njëjtë sintaksor. Nora në

fjalinë e parë është kundrinë e zhdrejtë, kurse to Nora nuk duhet të konsiderohet kundrinë e

zhdrejtë sepse to është parafjalë, dhe siç u tha më lart, në gjuhën angleze parafjalët nuk

mund të shërbejnë si shenjues rase. Gjithsesi, anglishtja përdor parafjalën “of” për të

formuar gjinoren normane e cila nuk është formë e shenjuar morfologjikisht, por rëndom

trajtohet si një nga format e rasës gjinore të anglishtes.

Për dallim nga anglishtja, që përdor vetëm një parafjalë me rasat - parafjalën “of” për të

formuar gjinoren normane, shqipja, nga ana tjetër, lejon përdorimin e parafjalëve me format

rasore. Kështu rasa emërore përdoret me parafjalët nga, te (k), (megjithëse kur përdoret me

këto parafjalë largohet nga funksioni i saj themelor dhe i afrohet rasës kallëzore dhe rrjedhore), rasa kallëzore përdoret me parafjalët në, mbi, përmbi, nëpër, me, pa, parafjalët

më të shpeshta që përdoren me rasën rrjedhore janë: ndaj, pranë, afër, para, pas, prej dhe

nga, kurse rastet e dhanores me parafjalë janë më të rralla.311 P.sh.

Në gjuhën angleze:

1) Gjinorja normane - a book of English fairytales, the waves of the ocean, colour of the

night, strength of mind, symbols of peace, etc.

Në gjuhën shqipe:

1) Rasa emërore - nga familja (from/by the family), nga e diela (from Sunday), nga

perëndimi (from the west), tek unë (to me/at my house), te shkolla (at school), te fabrika (at

the factory), etj.

2) Rasa kallëzore - në punë (at work), mbi tavolinë (on the table), përmbi çati (on the

roof), nëpër oborr (across the yard), me kënaqësi (with pleasure), pa ndrojtje (without

coyness), etj.

3) Rasa rrjedhore - ndaj miqve (towards friends), pranë mysafirëve (next to the guests),

afër liqenit (near the lake), para shitores (in front of the shop), pas mësimit (after class),

prej shtëpisë (from the house), nga lumturia (from happiness), etj.

310 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language,

Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 456. 311 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f.. 108-111.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

126

Në gjuhën shqipe, kur funksioni i rasës rrjedhore është të tregojë prejardhjen, ajo, me raste,

sidomos në shqipe dialektore, mund të këmbehet funksionalisht me rasën gjinore. Për më

tepër, në këtë funksion emri mund t’i shmangë plotësisht format rasore pa ndikuar në

kuptimin e tij, megjithëse studiuesit e shqipes konsiderojnë që një gjinore pa nyje është e

papranueshme.312P.sh.

Trajta e pashquar

Njëjës: Shumës:

vajzë nga/prej qyteti vajza nga qyteti - rasa rrjedhore

(a girl from the city) (girls from the city)

vajzë e qytetit vajza të qytetit - rasa gjinore

(a girl of the city) (girls of the city)

vajzë qyteti vajza qyteti - pa nyje/parafjalë

(a city girl) (city girls)

Siç shihet nga format e emrit në kllapa, e njëjta gjë ndodh në gjuhën angleze ku në raste të

tilla preferohet shmangia e përdorimit të formës me parafjalën of të gjinores normane (që

në këtë rast përkon me rasën gjinore të emrave në shqipe) e cila në këtë funksion përdoret

shumë rrallë, kryesisht në anglishte dialektore, dhe përdorimi i formës pa parafjalë, e cila

në anglishte konsiderohet formë standarde, dhe e cila në këtë funksion nuk dallohet nga

forma me parafjalën from (që përkon me rasën rrjedhore të emrave në shqipe).

Rasa gjinore si e vetmja rasë e shenjuar në gjuhën angleze shfaq dallime por edhe

ngjashmëri me rasën gjinore të shqipes. Dallimi konsiston kryesisht në format rasore të

gjinores në anglishte dhe shqipe.

Në anglishte rasa gjinore ka dy forma:

1) Gjinoren saksone e cila formohet me anë të prapashtesës sintetike ’s dhe

2) Gjinoren normane e cila formohet me anë të parafjalës “of”, në analogji me atë të

frengjishtes normane ”de”, ndonëse kjo formë e gjinores nuk konsiderohet formë rasore

meqë nuk është pjesë e emrit.

Megjithëse kur flitet për rasën gjinore në gjuhën angleze, rëndom i referohemi gjinores

saksone ose sintetike ‘s, nuk mund të mos merret parasysh edhe forma tjetër, ajo normane

ose perifrastike “of”. Kjo për shkak të përdorimit të gjinores në anglishte, i cili, edhe pse jo

me rregulla strikte, në njëfarë mënyre imponon përdorimin e gjinores saksone me frymorë

dhe asaj normane me jofrymorë. P.sh.

Gjinorja saksone - John’s family, Lorna’s pride, my friend’s company, the dog’s tail, etj.

Gjinorja normane - a piece of cake, the leg of the chair, leaves of the tree, slices of bread,

etj.

312 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 111.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

127

Sidoqoftë, siç është cekur më parë në këtë punim, ka raste të panumërta të përdorimit të

emrave jofrymorë me gjinoren saksone të cilat konsiderohen të pranueshme dhe konform

rregullave, p.sh. the sun’s rays, a day’s work, the world’s biggest competition, America’s

tallest building, etj., kurse tendenca e përdorimit të gjinores saksone me emrat të cilat zakonisht përdoren me gjinoren normane është duke u rritur, veçanërisht në anglishten

amerikane, p.sh. the chair’s leg, the table’s shape, the museum’s exhibits, the sweater’s

colour, etj. Tashmë, siç thekson R. Palmer, zgjedhja e njërës ose tjerës formë është më

tepër “çështje e shijes ose stilit sesa e rregullave.”313

Në gjuhën shqipe, për dallim nga anglishtja, rasa gjinore ka vetëm një formë, atë me nyje e

cila e shoqëron gjithmonë dhe që për nga pikëpamja e përshtatjes gramatikore, gjegjësisht,

numrit, gjinisë dhe rasës shkon me fjalën paraprijëse. P. sh.

busti i Skenderbeut (Skanderbeg’s bust) mik i familjes (a family friend)

nxënëset e gjimnazit (students of gymnasium) flamujt e shteteve (flags of the countries)

ëndrra të së ardhmes (dreams of the future) kujtime të së kaluarës (memories of the past)

Por anglishtja me shqipen kanë një element të përbashkët sa i përket rasës gjinore. Në gjuhën shqipe, emri në rasën gjinore duhet t’i përshtatet në numër, gjini dhe rasë emrit

paraprijës, sikurse edhe në gjuhën angleze ku imponohet përshtatja gramatikore e emrit në

rasën gjinore me emrin që e shoqëron, por, për dallim nga shqipja, kjo përshtatje ka të bëjë

vetëm me kategorinë e numrit dhe jo kategoritë e tjera gramatikore. Kështu, emrat e rregullt

në numrin shumës si dhe emrat e përveçëm në numrin njëjës314 të cilët mbarojnë me “s” në

rasën gjinoren nuk marrin 's (apostrof +s) por vetëm ' (apostrof). P.sh.

a) me emra të përgjithshëm të rregullt në shumës:

the students’ assignments (detyrat e studentëve)

the girls’ room (dhoma e vajzave)

the teachers’ meeting (mbledhja e arsimtarëve)

the doctors’ salaries (pagat e mjekëve)

the architects’ plans (planet e arkitektëve), etj.

b) me emra të përveçëm:

Harris’ shop (dyqani i Harris-it) Stephens’ company ( kompania e Stephen-it)

313 Palmer, Richard, The Good Grammar Guide, Routledge: Taylor and Francis Group, London & New York,

2003, f. 74. 314 Emrat e përveçëm që mbarojnë me “s”, në rasën gjinore mund të dalin me dy forma , me ‘s (apostrof+s)

dhe vetëm me ‘ (apostrof), varësisht nga konteksti.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

128

Iris’ projects ( projektet e Iris-it) Williams’ office (zyra e Williams-it)

Ras’ opinion (mendimi i Ras-it) Jonas’expectations (shpresat e Jonas-it), etj.

c) me emra të përveçëm të cilët përdoren në shumës për t’iu referuar anëtarëve të një

familjeje:

the Johnsons’ residence (rezidenca e Johnsons-ve)

the Dickens’ talent (talenti i Dickens-ve)

the Morales’ stubborness (kokefortësia e Morales-ve)

the Drotos’ dedication (përkushtimi i Drotos-ve), etj.

Rasa gjinore në gjuhën angleze, në disa dialekte, si p.sh. Black English ose North Midlands

of England, shpesh del e pashenjuar: your wife sister, that man coat.315 Kjo dukuri haset edhe në shqipe, kryesisht në të folmet e veriut që i takojnë dialektit gegë, në Shqipëri,

Kosovë dhe Maqedoni.

Shqipe dialektore Shqipe standarde Anglishte

çika Agimit vajza e Agimit Agim’s daughter

çuni/djali Benit djali i Benit Ben’s son

zoja shpisë zonja e shtëpisë lady of the house - the hostess

Por, në këto raste, në gjuhën shqipe, edhe pse nyjet mungojnë, mbaresat kryejnë funksionin

e tyre, kurse në anglishte, kuptimi nxirret nga konteksti i cili luan rol vendimtar në

përcaktimin e funksionit semantik.

Sa i përket gjinores së dyfishtë - “the double genitive”, në anglishte ajo realizohet

nëpërmjet kombinimit të dy formave të gjinores, gjinores normane of, dhe gjinores saksone

‘s, kurse në shqipe nuk kemi kombinim meqë realizohet në formë të njëjtë, me nyjë. Në

gjuhën angleze gjinorja e dyfishtë mund të funksionojë vetëm në rast të kombinimit të një emri frymorësh në gjinoren saksone dhe një emri jofrymorësh në gjinoren normane,

përndryshe del gramatikisht e pasaktë. Prandaj, Brinton316 thekson që gjinorja e dyfishtë

duhet të jetë e pashquar, në kuptimin që duhet ta marrë nyjën e pashquar a/an, kurse emri

që merr mbaresë rasore, dmth. gjinoren saksone, duhet të jetë një emër frymori.

Greenbaum317, në anën tjetër, thekson që në konstrukte të tilla duhet të përdoret nyja e

315 Greebaum, Sidney, The Oxford English Grammar, Oxford Unviersity Press, New York, 1996, f. 109. 316 Brinton, Laurel, J. , The Structure of Modern English: A Linguistic Introduction, Volume I, John Benjamins Publishing Company, Amsterdam/ Philadelphia, 2000, f. 109. 317 Po aty, f. 111.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

129

pashquar a/an, por sipas tij, me raste mund të përdoren edhe përemrat dëftorë this/that.

P.sh.

A daughter of Mrs. Shirley’s was very kind.

Një vajzë e zonjës Shirley ishte shumë e sjellshme.

This shop of Mrs. Steel’s is quite large.

Ky dyqan i znj. Steel është mjaft i madh.

This picture of Martin’s is really amazing.

Kjo fotografi e Martin-it është vërtetë e mahnitshme.

That new advertisement of Apple’s is very popular.

Ajo reklamë e re e Apple-it është shumë e popullarizuar.

Sweet318 e quante “pleonastic genitive” këtë formë të gjinores e cila sipas tij, në përgjithësi,

ka funksion ndarës/veçues. P.sh. në fjalinë: “A daughter of Mrs. Shirley’s was very kind.”,

gjinorja e dyfishtë nënkupton që zonja Shirley ka më shumë së një vajzë dhe se njëra nga

vajzat e saj ishte shumë e sjellshme.

Emrat në gjuhën angleze janë përdorur në konstrukte të tilla qysh nga anglishtja e mesme, kështu që edhe pse si formë ky konstrukt (gjinorja e dyfishtë) mund të duket i tepërt ose i

papranueshëm nga disa studiues, p.sh. gramatikanët e shekullit të XVIII-të refuzonin çfarëdo strukture të dyfishtë, meqë konstrukte të tilla nuk ekzistonin në gjuhën latine e cila

asokohe shërbente si pikënisje për studime gramatikore319, ai konsiderohet konstrukt i

qëndrueshëm në gjuhën standarde angleze. Por, sipas Huddleston & Pullum320, “the oblique genitive construction”, të cilit zakonisht i referohemi si gjinore e dyfishtë, nuk mund të

konsiderohet gjinore e dyfishtë meqë “of” nuk është formë rasore, rrjedhimisht, sipas tyre këtu kemi të bëjmë vetëm me një formë të gjinores, jo dy. Sipas Bas, A., Chalker, S. & Weiner, E., “oblique” është term që përdoret për t'iu referuar emrave në secilën rasë përveç

emërores.”321

Përkthimi në shqipe i shembujve me gjinore të dyfishtë në anglishte tregojnë se në shqipe,

në asnjë nga shembujt nuk kemi të bëjmë me gjinore të dyfishtë. Gjinore të dyfishtë në

318 Sweet, Henry, A New English Grammar: Logical and Historical (PART II), Clarendon Press,

Oxford,1898, f. 54. 319 Merriam-Webster's Dictionary of English Usage, Encyclopaedia Britannica, 1996. 320 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language,

Cambridge University Press, 2002, f. 25. 321 Aarts, B., Chalker, S., & Weiner, E., The Oxford Dictionary of English Grammar (2nd ed.), Oxford

University Press, London, 2014, f. 279.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

130

shqipe, e cila përkon me atë të anglishtes, hasim në disa nga konstruktet të cilëve

Greenbaum322 u referohet si “group genitive”. P.sh.

a) a piece of my mother’s cake -

një copë e embëlsirës së nënës sime the result of the deputies’ work

- rezultati i punës se deputetëve

elements of the teachers’ qualification - elemente të kualifikimit të mësimdhënësve

advantages of the children’s education - përparësitë e shkollimit të fëmijëve

b) student’s presentation of the project - prezantimi i projektit të studentes/it

Tim’s realisation of all his plans - realizimi i të gjitha planeve të Tim-it

Mary’s sales of her latest novel - shitjet e romanit më të fundit të Mary-t

people’s acceptance of their faults - pranimi i gabimeve të njerëzve323

Në anglishten dialektore janë mjaft të shpeshta format e gjinores së dyfishtë vetëm me

gjinore saksone. Rumjanceva and Kalniòa324, madje, pohojnë që forma të tilla janë të pranueshme në anglishten amerikane. P.sh.

Mrs. Spencer’s friend’s son (i biri i mikes/mikut të zonjës Spencer) ose

Jamie’s husband’s friends (miqtë e bashkëshortit të Jamie-t)

Këtu është me rëndësi të përmendim edhe disa shprehje idiomatike në gjuhën angleze të

cilat përkundër formës së tyre, për shkak se qëndrojnë jashtë rregullave të formimit të

gjinores së dyfishtë, megjithatë, konsiderohen pjesë e anglishtes standarde. P.sh.

to one’s heart’s content325 (sa të të dojë qejfi, sa të duash)

at one’s wit’s end326 (tepër i shqetësuar, nuk di ç’të bësh)

322 Greebaum, Sidney, The Oxford English Grammar, Oxford Unviersity Press, New York, 1996, f. 111. 323 Në shqipe, kjo shprehje mund të shkaktojë konfuzion, meqë në shqipe mund të dalë me dy kuptime, që gabimet janë të njerëzve në fjalë ose që gabimet pranohen nga njerëzit në fjalë, por ata nuk janë fajtorë,

gjegjësisht, që njerëzit i pranojnë gabimet e tyre ose gabimet e njerëzve të tjerë. 324 Rumjanceva, L., & Kalniòa, B. , English Grammar: Morphology (Volume I), Daugavpils: Saule, 2003,

f. 25. 325 Kjo shprehje është përdorur per herë të parë në anglishten e shkruar nga William Shakespeare, në veprat e tij “Henry VI” dhe “The Merchant of Venice” (Shih http://www.phrases.org.uk/meanings/hearts-content.html

nga Gary Martin, 1995) 326 Kjo shprehje është përdorur për herë të parë në Bibël, Psalmi 127:24 , versioni i Mbretit James.

(http://www.phrases.org.uk/meanings/50200.html nga Gary Martin, 1995)

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

131

Në rastin e gjinores së dyfishtë në gjuhën shqipe, nga shembujt e mësipërm rezulton që

nyja e dytë është gjithmone së ose të. Por, shqipja, për dallim nga anglishtja, lejon edhe

gjinore të trefishtë, e cila përdoret sidomos në komunikimin e përditshëm. P.sh.

bashkëshortja e djalit të fqinjit të Dritës

operacioni i burrit të motrës së Agronit327

të ardhurat e punëtorëve të ndërrmarrjes së Arditit

Në gjuhë angleze, emri në rasën gjinore asnjëherë nuk ndahet nga forma e tij rasore, pa

marrë parasysh kontekstin, kurse në gjuhën shqipe, emri në rasën gjinore e ka këtë

komoditet, sepse mund të ndahet nga nyja duke lejuar kështu ndërfutjen e një fjale tjetër, si dhe të mos përsëritet tek emri i dytë dhe të tjerët që vijnë më pas, kur përcaktorët

bashkërenditen.328 Në këtë pikë gjinorja e shqipes përputhet me atë të anglishtes e cila

poashtu e shmang përsëritjen e formës rasore kur në fjali kemi më shumë se një emër në

rasën gjinore. P.sh.

Në gjuhën angleze: Në gjuhën shqipe:

John is Carey’s brother-in-law. John është kunati i Carey-it.

Joanne is Mr. Smith’s wife. Joanne është bashkëshortja e zotëri Smith-it.

Josh is Henry’s son. Josh është i biri i Henry-it.

Në asnjë nga shembujt e mësipërm nuk ka ndërfutje të një fjale tjetër ndërmjet emrit dhe

formës së tij rasore.

John is Carey, Tom, Susan and Rebecca’s brother-in-law.

John është kunati i Carey-it, Susan-ës dhe Rebeka-s.

William is Blake, Brandon and Belinda’s nephew.

William është nipi i Blake-ut, Brandon-it dhe Belinda-s.

Anne is Marilla and Mathew’s dearest person.

Anne është personi më i dashur i Marilla-s dhe Mathew-it.

327 Kjo formë përdoret në shqipe dialektore, përndryshe në shqipe standarde thuhet operacioni i dhëndrrit të

Agronit. 328 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 106.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

132

Këtu forma rasore bartet vetëm tek emri i fundit për të shmangur përsëritjen, megjithëse,

kur ka vetëm dy emra, atëherë të dy mund të marrin formë rasore, p.sh.

Bob’s and Kim’s children are very polite.329

Fëmijët e Bob-it dhe Kim-it janë shumë të sjellshëm.

Në gjuhën shqipe:

dhëndrri i Besnikut - pa ndërfutje fjalësh ndërmjet emrit në rasën gjinore dhe nyjes

dhëndërr i kësaj familjeje - me ndërfutje të kësaj

Solis është kompani e pranimit, (e) ruajtjes dhe (e) përpunimit të drurit. - pa përsëritje të

nyjes

Gjinorja e anglishtes dhe shqipes poashtu tregojnë ngjashmëri në funksionet e tyre

semantike dhe sintaksore:

1. Të dyja përdoren për të treguar pronësi - Henry’s flat, makina e Saimirit

2. Për të treguar përkatësi - Sarah’s daughter, motra e Artës

3. Për të karakterizuar një send - a women’s college, ditët e rinisë

4. Për të treguar cilësi, lëndë, etj. - soldier’s courage, buka e misrit

5. Për të treguar origjinë - Shelley’s poems, vajzat e Dibrës

6. Për të treguar masë (kohë, vlerë hapsirë) - a week’s wait, gjysma e bukës

7. Për të treguar përcaktimin e emërtimit të një vendi - the city of London, qyteti i Krujës

8. Si kryefjalë - Anne’s flight was exhausting. It took twelve hours.

Goli i Lorikut ishte i fuqishëm. I Redonit ishte triumfues.

9. Si kundrinë - We saw Angela’s father at the theatre last night.

Ata e konsideronin humbjen e pikëve pjesë të lojës.

10. Si përcaktor kallëzuesor - This is not Anne’s passport. It’s Samantha’s.

Kjo nuk është pasaporta e Rinës. Është e Vesës.

329 Kjo ndodh zakonisht në anglishten amerikane.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

133

Kjo e fundit ka të bëjë me shmangien e përsëritjes kur emri i njëjtë përdoret në dy fjali

rradhazi. Kur gjinorja përdoret në këtë funksion, në anglishte, Huddleston & Pullum330 i

referohen si “predicative genitive” - gjinore kallëzuesore. Megjithatë, gjinorja kallëzuesore mund të përdoret edhe nëse emri në gjinore nuk është përdorur më parë, në fjalitë e tipit:

This wonderful house is Ben’s.

Kjo shtëpi e mrekullueshme është e Benit.

Ky përdorim i gjinores është mjaft i shpeshtë në të dyja gjuhët, sidomos në të folurën e

përditshme.

330 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language,

Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 467.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

134

KREU IV

4. KATEGORIA E GJINISË

4.1. Njohuri të përgjithshme

Gjinia është njëra ndër kategoritë gramatikore më interesante, dhe në gjuhën angleze, mjaft

sfiduese të emrit, për shkak se, pavarësisht se shpesh shpërfillet në favor të kategorive të

tjera duke u konsideruar më e lehtë për tu përvetësuar, shpesh mund të krijojë konfuzion

tek folësit e huaj të gjuhës. Fjala ”gjini” rrjedh nga latinishtja “genus” që ka kuptimin “lloj, sort”, por në gramatikë, baza për diferencim të llojeve të ndryshme të emrave nuk është

domosdoshmërisht gjinia e tyre natyrore, sepse gjuhë të ndryshme kanë ndërtuar një sistem

të kategorisë së gjinisë në bazë të kritereve të ndryshme, p.sh frymore- jofrymorë, të

mëdhenj-të vegjël, të fortë-të dobët, etj. 331

Për gjininë si kategori gramatikore ekzistojnë disa përkufizime, por në linguistikë, sipas

G.G.Corbett, mënyra më e mirë për ta kuptuar kategorinë e gjinisë është përkufizimi i dhënë nga Ch. F. Hockett: “Gjinitë janë klasa të emrave të reflektuara në sjelljen e fjalëve

të përdorura bashkë.”332. Vetë Hockett përkufizon gjininë si “klasifikim”. Sipas tij, gjinia

klasifikon të gjitha emrat dhe është e qartë për pothuajse të gjithë ata.333 Ky përkufizim i

përshtatet mjat mirë kategorisë së gjinisë sidomos tek emrat në gjuhën shqipe, sepse

kategorinë e gjinisë e kanë të gjithë emrat e gjuhës shqipe.334 Shqipja, si dhe disa gjuhë të

tjera indo-evropiane si gjermanishtja, frengjishtja, italishtja, rusishtja, etj., te të cilat gjinia

luan rol më të madh, për dallim nga anglishtja, si kriter përcaktues të gjinisë kanë përshtatjen mes emrit dhe fjalëve që e shoqërojnë (përcaktorit dhe mbiemrit), gjegjësisht,

fjalës bosht të togfjalëshit emëror dhe fjalëve që varen nga ajo. Fjala bosht e togfjalëshit

emëror është burim i përshtatjes dhe ajo përcakton gjininë.

Por, pavarësisht se roli i kategorisë së gjinisë në anglishte nuk është po aq i rëndësishëm sa

në gjuhët e sipërpërmendura, për shkak se nuk ka përshtatje të plotë mes emrit dhe fjalëve

që e paraprijnë ose e pasojnë, si dhe ajo nuk është kategori sintetike sepse nuk ka mbaresa

331 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language,

Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 485. 332 Corbett, Greville, G., Gender, Cambridge University Press, New York, 1991, f. 1. 333 Hockett, Charles, F., A course in modern linguistics, Macmillan, New York, 1958, f. 231. 334 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 88.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

135

që do të dëshmonin ekzistencën e gjinisë si kategori gramatikore, megjithatë, raporti i tyre me përemrat dëshmon që kategoria e gjinisë është kategori gramatikore, edhe pse siç thonë

Payne & Huddleston, “ niveli i gramatizimit të gjinisë” 335 në anglishte nuk është i njëjtë me

atë të gjuhëve të sipërpërmendura.

Duke u nisur nga ky fakt, mund të themi që emrat në anglishte ndahen në këto gjini:

1. Gjininë mashkullore

2. Gjininë femërore

3. Gjininë asnjanëse

4. Gjininë e përbashkët

Në gjuhën shqipe, emrat kanë tri gjini:

1. Gjininë mashkullore

2. Gjininë femërore

3. Gjininë asnjanëse

Por, sipas Sh. Demiraj336, në shqipe, gjinia si kategori gramatikore ka pësuar

thjeshtësim, duke rezultuar kështu me një sistem me dy gjini kryesore: gjininë mashkullore

dhe gjininë femërore, si dhe me disa mbeturina të gjinisë asnjanëse. Emrat e gjinive

bazohen në kriterin semantik, respektivisht në gjininë natyrore të frymorëve që ata

emërtojnë, pra meshkujt i takojnë gjinisë mashkullore, femrat gjinisë femërore, kurse

jofrymorët, logjikisht do të duhej t’i takonin gjinisë asnjanëse, por ka gjuhë, si p.sh.

frengjishtja, italishtja, spanjishtja, etj., të cilat nuk kanë gjini asnjanëse, dhe kështu që

jofrymorët poashtu mund t’i takojnë gjinisë mashkullore ose gjinisë femërore.

4.2. Kategoria e gjinisë tek emrat në gjuhën angleze

Kategoria e gjinisë tek emrat në gjuhën angleze ka zgjuar ndoshta po aq kureshtje sa

kategoria e rasës, meqë edhe sot e kësaj dite ka mospajtime mbi këtë çështje në mesin e

gramatikanëve dhe studiuesve të shquar vendorë dhe të huaj të gjuhës angleze të cilët kanë

mendime të ndryshme në lidhje me këtë kategori. Burimi i këtyre mospajtimeve, sipas

335 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 485. 336 Demiraj, Shaban, Morfologjia historike e gjuhës shqipe, Pjesa I dhe II, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë,

1980, f. 39.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

136

studiuesit H.Platzer337, me gjasë e ka origjinën në tranzicionin josistematik të sistemit të

gjinisë gramatikore në anglishten e vjetër në sistemin e gjinisë natyrore në anglishten

moderne, i cili është përgjegjës për mospërputhjet të cilave ai iu referohet si “tendenca

konfliktuale”, të cilat e kanë karakterizuar përcaktimin e gjinisë në gjuhën angleze.

Shumica e studiuesve pajtohen në një pikë, në atë që anglishtja e vjetër (Old English) e ka

pasur kategorinë gramatikore të gjinisë, e cila me zhvillimin e gjuhës, gradualisht ka pësuar ndryshime të cilat kanë rezultuar me një mori teorish, mendimesh e qasjesh të cilat, në

përgjithësi, përkrahin pikëpamjen që anglishtja moderne nuk e ka më kategorinë

gramatikore të gjinisë. Studiuesi i njohur, S. Greenbaum pohon që anglishtja e vjetër e

kishte gjininë gramatikore, por sipas tij, në anglishten moderne, gjinia nuk është më kategori gramatikore. Madje ai thekson:” Sot anglishtja nuk ka klasa të emrave që

sinjalizojnë dallime gjinore nëpërmjet mbaresave dhe as përcaktorët as mbiemrat nuk

ndryshojnë varësisht nga gjinia e emrave. Anglishtja nuk e ka më gjininë gramatikore”.338

Këtë mendim ndajnë edhe R. Quirk339, F. Palmer340, J. Lyons341, L.Trask342, Bache &

Davidsen-Nielsen343, L. Brinton344 A. Kurzan345, Th. Payne346, D. Kies347 dhe pjesa më e

madhe e studiuesve të gjuhës angleze. Bleek 348 qysh më 1872, duke u nisur nga diskutimet mbi vlerën e kategorive gramatikore në linguistikë, vë në pah faktin e humbjes së gjinisë gramatikore në gjuhën angleze. Të njëjtën pohon, megjithëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë,

edhe O. Jespersen349, i cili flet për kategorinë e gjinisë si “një kaos në të cilin është e

pamundur të gjesh rregulla”. Humbjen e gjinisë gramatikore e arsyeton L.Bloomfield350, sipas të cilit sistemi i gjinisë gramatikore në shumicën e gjuhëve

indoevropiane “nuk përkon me asgjë në praktikë”.

337 Platzer, Hans. “‘No Sex, Please, We’re Anglo-Saxon?’ On Grammatical Gender in Old

English.” View[z]: Vienna English Working Papers, Vol.10, Vienna, 2001, f. 36. 338 Greebaum, Sidney, The Oxford English Grammar, Oxford Unviersity Press, New York, 1996, f. 107. 339 Greenbaum, Sidney & Quirk, Randolph, A Student’s Grammar of the English Language, 3rd edition, Longman, 1990, f. 99. 340 Palmer, Frank, Grammar, Second Edition, Penguin Books, London, 1986, f. 37. 341 Lyons, John, Introduction to Theoretical Lingusitics, Cambridge University Press, New York, 1995, f. 283. 342 Trask, Robert, L. Language and Linguistics: The Key Concepts, 2nd edition, ed. by Peter Stockwell,

Routledge, New York, 2007, f. 97. 343 Bache, Carl & Davidsen-Nielsen, Niels, Mastering English: An Advanced Grammar for Non-native and Native Speakers, Mouton de Gruyter, Berlin, 1997, f. 353. 344 Brinton, Laurel, J. , The Structure of Modern English: A Linguistic Introduction, Volume I, John

Benjamins Publishing Company, Amsterdam, Philadelphia, 2000, f.105. 345 Curzan, Anne, Gender Shifts in the Histroy of English, Cambridge University Press, Cambridge & New

York, 2003, f. 29. 346 Payne, Thomas, E., Understaning English Grammar: A Linguistic Introduction, Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2011, f. 29. 347 Kies, Daniel, Modern English Grammar, The HyperTextBooks, 2016, f. 89. 348 Bleek, Wilhelm, H.I., The concord, the origins of pronouns, and the formation of classes or genders of

nouns, The Journal of Anthropological Institute of Greta Britain and Ireland 1, lxiv-xc, 1872 349 Jespersen, Otto, Language: Its nature, development, and origin, George Allen & Unwin LTD, London,

1922, f. 347. 350 Bloomfield, Leonard, Language, George Allen & Unwin LTD, London, 1933, f. 271.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

137

Megjithatë, përkundër faktit se tashmë ekziston një mendim i përgjithshëm mbi këtë

çështje, pra, mendimi që emrat në gjuhën angleze nuk kanë kategori gramatikore të gjinisë,

dhe kjo, kryesisht për shkak se gjinia e emrave përcaktohet në masë të madhe në bazë të

përkatësisë gjinore natyrore dhe jo në bazë të mbaresave që ata marrin, studiues të shquar të fushës së anglistikës të cilët janë marrë me këto çështje, viteve të fundit kanë dalur me

qëndrime të cilat vënë në pikëpyetje “përgjithësimin” që i bëhet kategorisë gramatikore të

gjinisë në gjuhën angleze. Njëri nga ata është G. Corbett i cili në veprën e tij “Gender”

thekson që kriteri kryesor në përcaktimin e gjinisë së emrave është përshtatja

”agreement”.351 Sipas tij, të thuash që një gjuhë ka tri gjini nënkupton që ekzistojnë tri klasa të emrave të cilat mund të dallohen sintaksorisht nga përshtatja e tyre me pjesët e tjera

të ligjëratës.352 Pasi që në gjuhën angleze një përshtatje e tillë është e pranishme, kjo

dëshmon që gjuha angleze ka kategori gramatikore të gjinisë. Në të njëjtën linjë me Corbett

janë edhe Huddleston & Pullum353 të cilët gjithashtu pohojnë se në anglishte ekziston një

përshtatje e tillë, ndonëse shumë e kufizuar, sepse nënkupton vetëm përshtatjen me

përemrat, që dëshmon se anglishtja ka kategori të gjinisë, e cila nuk është sintetike dhe nuk ka nivel të njëjtë të gramatizimit sikurse frengjishtja apo gjermanishtja.

Studiuesi rus M. Blokh, po ashtu thekson që anglishtja moderne ka kategori gramatikore të gjinisë, prania e së cilës mund të dëshmohet nëpërmjet “korrelacionit ose përshtatjes së

obligueshme të emrave me përemrat vetore të vetës së tretë (he/she/it)”, gjë që, sipas tij

rezulton me tri gjini: asnjanëse, mashkullore dhe femërore.354Blokh pranon ekzistencën e

gjinisë së katërt, gjinisë së përbashkët “the common gender”, por thekson se “kur nuk është

e nevojshme të tregohet gjinia natyrore e personit të cilit këta emra i referohen, emrat në

rasën e përbashkët përshtaten me përemrin e gjinisë asnjanëse të vetës së tretë.”355 Edhe R. Palmer pohon që, në thelb, në anglishte “gjinia e emrit përcaktohet ose shenjohet nëpërmjet

përemrit vetor ose përemrit pronor që përshtatet me të.” 356 B. Cameron357, poashtu pohon

që emrat në gjuhën angleze kanë kategori gramatikore të gjinisë, e cila bazohet në

përshtatjen me përemrat vetorë të vetës së tretë dhe në tiparet semantike të frymësisë dhe

gjinisë natyrore.

Por, Börjars & Borrige358 i kundërshtojnë këta studiues duke theksuar se, fakti që në

anglishte përemri vetor i vetës së tretë ka tri forma he, she, it , ka të bëjë në mënyrë të

drejpërdrejtë me gjininë natyrore ose biologjike, dhe nuk është tregues i ekzistencës së

sistemit të gjinisë së emrave.

351 Corbett, G.G., Gender, Cambridge University Press, New York, 1991, f. 4. 352 Po aty, f. 4. 353 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language,

Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 485-486. 354 Blokh, M. Y., A Course in Theoretical English Grammar, Moscow, Vysshaya Shkola, 1983, fq. 53-54 355 Po aty, f. 55. 356 Palmer, Richard, The Good Grammar Guide, Routledge: Taylor and Francis Group, London & New York,

2003, f. 108. 357 Cameron, Deborah, A Handbook of English Linguistics, Blackwell Publishing, edited by Aarts, Bas & Mcmahon, April, 2006, f. 735. 358 Börjars, Kirsty, & Burridge, Kate, Introducing English Grammar, 2nd edition, Routledge: Taylor and

Francis Group, London and New York, 2010, f. 53.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

138

Ne pajtohemi me Huddleston & Pullum dhe të tjerë që ndjekin linjën e tyre, gjegjësisht që

janë pro ekzistencës së kategorisë gramatikore të gjinisë së emrave, edhe pse të kufizuar,

sepse është shumë me rëndësi të theksohet që gjinia e emrave në gjuhën angleze, në

shumicën e rasteve përcaktohet në bazë të gjinisë natyrore të referentëve të tyre, që i bie që

meshkujt i takojnë gjinisë mashkullore, femrat gjinisë femërore, meshkujt dhe femrat

bashkë gjinisë së përbashkët, kurse gjithçka tjetër i takon gjinisë asnjanëse, por kjo çështje

nuk është aq e thjeshtë sa duket, prandaj shpesh shkakton konfuzion tek të huajt që mëtojnë

ta mësojnë gjuhën angleze. Nëse nisemi nga fakti që gjinia natyrore përcakton në masë të

madhe gjininë e emrit në anglishte, kjo do të thoshte që edhe kafshët, meqë janë frymorë

dhe bëjnë dallim në gjini, do të duhej t’i takonin gjinisë mashkullore, respektivisht asaj

femërore. Por, një gjë e tillë nuk ndodh në gjuhën angleze, për shkak se, megjithëse,

shumica kanë formë për gjininë mashkullore dhe femërore, emrat e kafshëve i takojnë

gjinisë asnjanëse. Kjo është vetëm njëra nga arsyet pse nuk mund të thuhet që gjuha

angleze ka gjini krejtësisht natyrore.

Bazuar në kriterin e përshtatjes së emrit me përemrat, si një nga kriteret kryesore për

përcaktimin e gjinisë së emrave në gjuhën angleze, emrat ndahen në katër gjini:

1. Gjininë mashkullore (masculine gender)

2. Gjininë femërore (feminine gender)

3. Gjininë asnjanëse (neuter gender)

4. Gjininë e përbashkët (common gender)

Emra të gjinisë mashkullore janë ata që mund të zëvendësohen nga përemrat he (ai), him

(atë), përdoren në referencë me his (i, e, të tij) dhe himself ((ai) vetë) dhe përfaqësojnë

meshkujt. P.sh.

man boy father son uncle nephew John Mr. Gordon

Emra të gjinisë femërore janë ata që mund të zëvendësohen nga përemrat she (ajo), her

(atë), përdoren në referencë me her (i, e, të saj), herself ((ajo) vetë) dhe përfaqësojnë

femrat. P.sh.

woman girl mother daughter aunt niece Anne Mrs. Anderson

Emra të gjinisë asnjanëse janë ata që mund të zëvendësohen nga përemri it (ai ose ajo), it

(atë - për sende), përdoren në reference me its (i, e, të tij ose i, e, të saj) dhe itself ((atë)

vetë) dhe përfaqësojnë kafshët dhe jofrymorët. P.sh.

city house school book computer table flower dog cat

Emra të gjinisë së përbashkët janë ata që mund të zëvendësohen me he/she (ai ose ajo),

him/her (atë), përdoren në referencë me his/her (i, e, të tij ose i, e, të saj), himself/herself

(ai vetë ose ajo vetë) dhe përfaqësojnë edhe femrat edhe meshkujt. P.sh.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

139

parent child friend neighbor student teacher doctor patient

Sidoqoftë, dukë marrë parasysh natyrën mjaft fleksibile të kategorisë së gjinisë në gjuhën

angleze, shpesh hasim edhe përjashtime nga këto rregulla, dhe kjo vlen veçanërisht për

emrat e gjinisë asnjanëse të cilat në raste të caktuara, që do të shpjegohen me poshtë,

trajtohen si emra të gjinisë mashkullore ose femërore.

Kur flitet për përcaktimin e gjinisë së emrave në gjuhën angleze, përpos kriterit të përshtatjes, gjegjësisht zëvendësimit të tyre me përemrat, një numër i vogël i emrave në

gjuhën angleze këtë arrijnë ta bëjnë në disa mënyra:359

1. Me anë të prapashtesave të prejardhura:

-ine (hero-heroine), -ess (heir-heiress), -rix (aviator-aviatrix), dhe -ette (bachelor-

bachelorette) - për emrat e gjinisë femërore

-er (banker), -ist (journalist), -ian (historian), -ster (prankster), dhe -ard (drunkard) -

për emrat e gjinisë së përbashkët

2. Me anë të emrave të përbërë, tek të cilët njëri element është shenjues i gjinisë

mashkullore ose femërore:

-lady (landlady), -lord (landlord), -woman (congresswoman), - man (congressman),

woman- (woman servant), man- (man servant), girl- (girlfriend), boy- (boyfriend), female-

(female doctor), male- (male doctor)

3. Me anë të formave të veçanta për gjininë mashkullore, femërore dhe të përbashkët:

father (gj.mashkullore) mother (gj. femërore) parent (gj.e përbashkët)

4. Me anë të formave përkatëse për gjininë mashkullore dhe femërore si dhe për emrat e

përveçëm:

uncle - aunt nephew - niece Joseph - Josephine Henry - Henrietta

Tek emrat që kanë formë të veçantë për gjininë mashkullore dhe femërore, duhet të ceket

që emrat e gjinisë femërore formohen nga emrat e gjinisë mashkullore duke u shtuar

prapashtesat përkatëse.

359Brinton, Laurel, J. , The Structure of Modern English: A Linguistic Introduction, Volume I, John

Benjamins Publishing Company, Amsterdam, Philadelphia, 2000, f. 105-106.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

140

4.2.1. Gjinia mashkullore

Bazuar në kriterin e përshtatjes, emra të gjinisë mashkullore janë ata që mund të

zëvendësohen nga përemrat he (ai), him (atë), përdoren në referencë me his (i, e, të tij) dhe

himself ((ai) vetë) dhe përfaqësojnë meshkujt. P.sh.

father son husband boy uncle nephew brother-in-law stepfather prince

prophet bachelor boyfriend landlord Henry Joseph

P.sh.

My father works hard to ensure our future.

He is one of the most respected professors in our country.

We admire and love him.

We would like to follow in his footsteps.

My father has always done everything himself.

Emrat e gjinisë mashkullore në gjuhën angleze mund t’i ndajmë në disa grupe dhe

nëngrupe:

1. Emrat të cilët kanë forma të veçanta për gjininë mashkullore:

a) Ata që kanë forma të veçanta dhe kanë edhe ekuivalentët e tyre në gjininë femërore:

male, man, gentleman, father, son, brother, grandfather, grandson, stepfather,

stepson, stepbrother, father-in-law, son-in-law, brother-in-law, boy, lad, uncle,

nephew, bridegroom, husband, widower, king, lord, sir, governor, monk, wizard,

abbot

b) Ata që kanë forma të veçanta dhe shërbejnë si bazë për të krijuar ekuivalentë të tyre

të gjinisë femërore duke u shtuar mbaresa:

god, emperor, prince, baron, count, duke, master, headmaster, heir, host,

shepherd, steward, waiter, murderer, actor, author, poet, manager, instructor,

conductor, mayor, executor, bachelor, hunter, priest, prophet, fiancé, hero,

suffragist, usher, masseur, aviator, comedian sultan, czar

c) Emrat e përveçëm: John, Jim, Charles, William, Ronald, Brian, Adam, Michael,

Jason, Mr. Wilkinson, Mr. Lonergan, Mr. Hodgson, Mr. Collins, Mr. Eastwood, etj.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

141

2. Emrat e përbërë tek të cilët njëri nga elementët është një nga këta emra të gjinisë

mashkullore: man, male, lord dhe boy. P.sh. man servant, spokesman, policeman, male

student, male nurse, landlord, boyfriend, etj.

3. Disa emra të cilët formohen me anë të prapashtesës -ster e cila nuk është më prapashtesë

femërore. P.sh. prankster, trickster, gangster, oldster, punster360. Por, sipas Brinton361, kjo

prapashtesë u takon emrave të gjinisë së përbashkët, meqë tashmë përdoret për t'iu referuar edhe meshkujve edhe femrave.

Emrat e nëngrupit a), bridegroom dhe widower janë emrat e vetëm të gjinisë mashkullore

të cilët janë të shenjuar morfologjikisht.362 Këta emra paraqesin një përjashtim nga rregulli, meqë janë emrat e gjinisë femërore ata që formohen nga emrat e gjinisë mashkullore dhe jo anasjelltas. Kështu, bridegroom formohet nga bride dhe widower nga widow. Sipas L.

Brinton363, arsyeja pse widower formohet nga widow mund të jetë edhe jetëgjatësia e femrave, meqë, në përgjithësi, femrat jetojnë më gjatë se meshkujt.

Disa nga emrat e nëngrupit b) si: author, poet, manager, instructor, conductor, mayor,

executor, aviator, hunter, hero tashmë po trajtohen si emra të gjinisë së përbashkët, me

gjasë për shkak të përpjekjeve për barazi gjinore. Pikërisht për shkak të barazisë gjinore,

edhe disa emra që kanë forma të veçanta për gjininë mashkullore dhe femërore janë

zëvendësuar nga emra të gjinisë së përbashkët. P.sh.

steward - stewardess - flight attendant

Emrat e grupit të dytë, në anën tjetër, poashtu kanë tendencë që ta eliminojnë elementin që

tregon gjininë, por këtu nuk është shumë praktike kjo gjë, edhe pse është e lejueshme, për

shkak se elementi në fjalë mund të shmang konfuzionin. Kështu për shembull, emri nurse,

deri para pak dekadash ka qenë emër i gjinisë femërore, ekuivalenti i të cilit për gjininë

mashkullore ishte male nurse. Tashmë emri nurse përdoret si emër i gjinisë së përbashkët

dhe ka kuptimin infermier ose infermiere. Njësoj ka ndodhur me emrin e gjinisë

mashkullore engineer, ekuivalenti i të cilit në gjininë femërore ishte female engineer. Por,

tashmë emri engineer është emër i gjinisë së përbashkët dhe ka kuptimin inxhinier ose

inxhiniere. Këta dy shembuj mund të përdoren mjaft mirë si dëshmi për një lloj tendence të

dikurshme të diskriminit gjinor në profesione, duke arsyetuar kështu ndryshimin në favor të

barazisë (gjinore) si një nga të drejtat themelore të njeriut, ndonëse nuk përjashtohet

mundësia të ketë qenë thjesht çështje e numrit më të madh të meshkujve, respektivisht

femrave të inkuadruara në njërin ose tjetrin profesion.

360 Kabashi, Jashar, English Grammar Morphology, Universityof Prishtina, Prishtina, 2000, f. 200. 361 Brinton, Laurel, J. , The Structure of Modern English: A Linguistic Introduction, Volume I, John Benjamins Publishing Company, Amsterdam, Philadelphia, 2000, f. 106. 362 Greebaum, Sidney, The Oxford English Grammar, Oxford Unviersity Press, New York, 1996, f. 108. 363 Brinton, Laurel, J. , The Structure of Modern English: A Linguistic Introduction, Volume I, John Benjamins Publishing Company, Amsterdam, Philadelphia, 2000, f. 105-106.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

142

4.2.2. Gjinia femërore

Siç edhe u cek më lart, emra të gjinisë femërore janë ata që mund të zëvendësohen nga

përemrat she (ajo), her (atë), përdoren në referencë me her (i, e, të saj), herself (ajo vetë)

dhe përfaqësojnë femrat. P.sh.

mother daughter wife girl364 aunt niece sister-in-law stepmother princess

bachelorette landlady girlfriend Henrietta Josephine

P.sh.

My mother runs one of the biggest companies in the region.

She is a very successful businesswoman.

I am very proud of her.

I would like to have her strength and courage.

She has achieved everything herself.

Emrat e gjinisë femërore në gjuhën angleze mund t’i ndajmë në disa grupe dhe nëngrupe:

1.Emrat të cilët kanë forma të veçanta për gjininë femërore:

a) Ata që kanë forma të veçanta dhe kanë edhe ekuivalentët e tyre në gjininë

mashkullore:

female, woman, lady, mother, daughter, sister, grandmother, granddaughter,

stepmother, stepsister, stepdaughter, mother-in-law, daughter-in-law, sister-in-

law, girl, lass, aunt, niece, wife, queen, lady, madam, matron, nun, spinster, witch,

bride, widow

b) Ata që kanë forma të veçanta të cilat krijohen nga emrat e gjinisë mashkullore duke

u shtuar prapashtesat përkatëse. Më e rëndësishmja dhe më produktivja nga to është

-ess, kurse më pak produktive janë ato me origjinë të huaj, kryesisht franceze, si:

-ette, -ine, -e, -enne, -euse, -ix, -ana, -ina, -etta. Prapashtesa -ess tek disa emra

femërorë e ndryshon formën e emrit të gjinisë mashkullore nga të cilët formohen,

kurse tek disa të tjerë jo.

364 Sipas Baskervil, W., M. & Sewell, J., W., emri girl fillimisht kishte kuptimin fëmijë (child), pra ishte emër

i gjinisë së përbashkët , dhe deri në shekullin XV është përdorur për t’iu referuar një fëmije pavarësisht

gjinisë së tij. (Shih An English Grammar, Project Gutemberg, 2004)

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

143

Emrat me -ess pa e ndryshuar temën:

goddess, princess, baroness, countess, heiress, hostess, shepherdess, stewardess,

priestess, prophetess authoress, poetess, manageress, mayoress, abbess

Emrat me -ess që e ndryshojnë temën:

empress, duchess, mistress, headmistress, waitress, instructress, conductress,

murderess, actress, huntress

Emra me prapashtesat më pak produktive:

bachelorette, suffragette, usherette, heroine, fiancée, comedienne, masseuse,

aviatrix, executrix, sultana, czarina, Georgina, Henrietta, Josephine.

Mjaft emra të përveçëm të gjinisë femërore në gjuhën angleze formohen nga emrat e gjinisë

mashkullore me anë të prapashtesave të lartpërmendura, dhe këta janë kryesisht emra me

origjinë franceze.

c) Emrat e përveçëm të cilët nuk formohen nga emrat e gjinisë mashkullore, por kanë

forma të veçanta:

Anne, Jane, Elizabeth, Catherine, Daisy, Rachel, Caroline, Hillary, Mrs.

Lancaster, Mrs. Carlyle, Ms. Hilton, Mrs. Hudson, Ms. Collins, etj.

2. Emrat e përbërë tek të cilët njëri nga elementët është një nga këta emra të gjinisë

femërore: woman, female, lady dhe girl. P.sh. woman servant, spokeswoman, policewoman,

female student, female nurse, landlady, grilfriend, etj.

Nga emrat e nëngrupit a), spinster është emër që përdoret rrallë për shkak të konotacionit negativ që ka, gjegjësisht, për shkak se nënkupton që femra është në moshën kur ka pak gjasa të martohet. Prandaj në vend të spinster përdoret termi single, madje jo vetëm për

femrat, por edhe për meshkujt.365

Disa nga emrat e nëngrupit b), në anën tjetër, të cilët marrin prapashtesën -ess, si për

shembull, authoress, poetess, majoress, manageress, conductress, instructress, huntress,

nuk përdoren më në këtë formë, për shkak se janë zëvendësuar nga forma e ekuivalentëve

të tyre mashkullorë: author, poet, major, manager, conductor, instructor, të cilët tashmë

përdoren si emra të gjinisë së përbashkët. Njësoj ka ndodhur edhe me emrat që marrin

prapashtesën -ix, si aviatrix, executrix, të cilët tashmë janë zëvendësuar me aviator,

executor. Emrat e përbërë të gjinisë femërore, pra ata që përmbajnë një element që shenjon

gjininë, si: woman në woman servant, businesswoman, etj., female në female nurse, female

student, etj., poashtu ka tendencë të shmangen dhe në vend të tyre të përdoren emrat pa

shenjuesin e gjinisë, krejt kjo në funksion të barazisë gjinore.

365 Greebaum, Sidney, The Oxford English Grammar, Oxford Unviersity Press, New York, 1996, f. 108.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

144

4.2.3. Gjinia asnjanëse

Emra të gjinisë asnjanëse janë ata që mund të zëvendësohen nga përemri it (ai ose ajo), it

(atë - për sende), përdoren në referencë me its (i, e, të tij ose i, e, të saj) dhe itself ((atë)

vetë) dhe përfaqësojnë kafshët dhe jofrymorët. P.sh.

dog cat cow sheep New York college glass brain love courage depth

P.sh. New York dhe love

New York is known as the city that never sleeps. Love is the best feelings in the world.

It is the centre of the world trade. It is the foundation of the human well-being.

Many people can only see it on TV. Only good-hearted people can feel it.

The famous Statue of Liberty is its symbol . Its impact on the human race is priceless.

The city itself imposes a hectic pace of life. Love can always justify itself.

Emrat e gjinisë asnjanëse në gjuhën angleze mund t’i ndajmë në disa grupe dhe nëngrupe:

1.Emrat e kafshëve, të cilët ndahen në dy nëngrupe:

a) Emrat e kafshëve të mëdha - këtu hyjnë emrat e kafshëve të cilët përpos me

përemrin it, mund të zëvendësohen edhe me he/she për shkak të afeksionit që

njerëzit kanë për këto kafshë, por si përemër lidhor përdoret which dhe jo who. P.sh.

I have recently bought a dog which has a strange mark on its/his tail.

It/he has become my best friend.

The cat, which has been in this family for years, recognises its/her owners.

It/she never ceases to amaze them.

Edhe pse konsiderohen si emra të gjinisë asnjanëse, një numër i konsiderueshëm i emrave

të këtij grupi kanë forma që tregojnë gjininë e tyre natyrore, respektivisht gjininë

mashkullore dhe gjininë femërore, si dhe formë për gjininë e përbashkët. P.sh.

Gjinia mashkullore Gjinia femërore Gjinia e përbashkët

bull cow ox

cock (rooster) hen fowl

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

145

ram ewe sheep

boar sow pig

drake duck duck

gander goose goose

dog bitch dog

stallion mare horse

fox vixen fox

buck doe deer, etj.

Te disa të tjerë dallimet në gjininë natyrore realizohen nëpërmjet shenjuesve të caktuar.

P.sh.

he-goat (billy-goat) she-goat (nanny-goat) goat

he-wolf she-wolf wolf

tom cat molly cat cat

cock-sparrow hen-sparrow sparrow

cock-pheasant hen-pheasant pheasant

cock-pigeon hen-pigeon pigeon

turkey-cock turkey-hen turkey

bull-elephant cow-elephant elephant

bull-whale cow-whale whale

jack-ass jenny-ass ass

Emrat të cilët kanë forma që mund të zëvendësohen nga të tre përemrat vetorë he, she it,

sipas Huddleston & Pullum366, njihen si emra të trigjinishëm ose emra me tri gjini (triple- gender nouns). Nga emrat e këtij grupi, emra të trigjinishëm janë të gjithë emrat e kolonës

së tretë, kurse emrat e kolonës së parë dhe të dytë që mund të zëvendësohen nga dy

366 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language,

Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 489.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

146

përemra, he/it, ose she/it, njihen si emra të dygjinishëm.367 Në këtë grup emrash hyjnë edhe

emrat të cilët shenjohen morfologjikisht ngjashëm me disa emra të gjinisë femërore. P.sh.

leopard-leopardess, lion-lioness, tiger-tigress, leopard-leopardess të cilët janë të

dygjinishëm.

b) Emrat e kafshëve të vogla, shumica e të cilëve trajtohen si emra të gjinisë asnjanëse

dhe zëvendësohen me it, por mund t’u referohemi edhe me he/she:

ant, bird, butterfly, caterpillar, crab, eagle, fish, fly, insect, lizard, moth, mouse,

owl, penguin, snail, snake, spider, squirrel, starling, tadpole, turtle, wasp

2. Emrat e jofrymorëve, të cilët ndahen në dy nëngrupe, të cilëve pothuajse gjithmonë u

referohemi me it:

a) Emrat e sendeve: building, house, garden, hill, tree, room, table, carpet, chair,

picture, spoon, fork, etj.

b) Emrat e koncepteve abstrakte: love, hope, will, strength, courage, happiness,

responsibility, sincerity, wisdom, idea, etj.

Në këtë grup emrash hyjnë edhe disa emra, të cilët bëjnë përjashtim nga rregullat, meqë në

raste të caktuara, përveç me it, u referohemi me she/her ose he/his/him.

Me she/her mund t’u referohemi:

1. Shteteve si entitete politike, por kurrsesi jo si entitete gjeografike. P.sh.

Albania will soon occupy its/her rightful position among other European countries.

She/It deserves it. Germany will help her in her path towards a better future.

2. Anijeve, barkave, veturave dhe automjeteve të tjera, gjithmonë në shenjë afeksioni.368

Titanic went down on its/her very first journey. It/she was the biggest ship ever built.

My Beetle is the best car and friend ever. It/she has never let me down.369

3. Në stilin poetik, emrave që tregojnë bukuri, ndjeshmëri dhe plleshmëri si: earth, moon,

nature, mercy, peace, city, country, soul, night, charity370 P.sh.

367 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language,

Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 489. 368 Thomson, A.J. & Martinent, A.V. , A Practical English Grammar, Fourth Edition, Oxford University

Press, Oxford & New York, 1991, f. 11. 369 Veturave, varësisht nga lloji, mund t’iu referohemi edhe me he. 370 Kabashi, Jashar, English Grammar Morphology, University of Prishtina, Prishtina, 2000, f. 202.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

147

We turn to nature when we are really down. It/she never disappoints us.

I saw the moon above the horizon. It/she looked like a big red shinny ball.

Me he/him mund t’u referohemi dukurive të natyrës, fuqisë, dinjitetit, ose superioritetit, si:

sun, sea, ocean, time, wind, cannon, war, death.371 P.sh.

We realized that the wind was threatening to get worse when he/it started shaking the trees.

The ocean appeared in front of me in all his/its glory, and I could not take my eyes off

it/him

Me he/him ose she/her mund t’u referohemi edhe kafshëve, varësisht nga gjinia e tyre

natyrore, p.sh.

My dog is my best friend. He/She/It is always by my side when I need him/her/it.

Leslie’s cat purrs all the time when she/he/it is ill.

Ky diferencim zakonisht bëhet nga pronarët e kafshëve, në varësi të përkatësisë së tyre

gjinore natyrore si dhe nga emrat që u japin, përndryshe të tjerët, kafshëve zakonisht u

referohen me it.

4.2.4. Gjinia e përbashkët

Emra të gjinisë së përbashkët janë ata që mund të zëvendësohen me he/she (ai ose ajo),

him/her (atë), përdoren në referencë me his/her (i, e, të tij ose i, e, të saj), himself/herself

(ai vetë ose ajo vetë) dhe përfaqësojnë edhe femrat edhe meshkujt. Por, këta emra shpesh

zëvendësohen nga përemri he i gjinisë mashkullore ose nga përemri they i vetës së tretë

shumës. P.sh.

person, baby, infant, child, doctor, expert, farmer, friend, guest, manager, neighbor,

novelist, owner, reader, scientist, student, professor, tourist, volunteer, etj. Ja disa fjali:

The professor has given his/her students a very difficult assignment.

He/she wants them to give their best to achieve the highest score.

Students don’t want to disappoint him/her.

371 Kabashi, Jashar, English Grammar Morphology, University of Prishtina, Prishtina, 2000, f. 203.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

148

The professor himself/herself has assured them that their essays will be published in a

local newspaper.

Këto fjali tregojnë që kur nuk dihet gjinia e personit, gjegjësisht, kur nuk dihet saktë se a është fjala për një mashkull apo për një femër, dhe cili nga të dy përemrat duhet të përdoret,

më së miri është të përdoren që të dy. Meqë anglishtes i mungon një përemër vetor i cili do

të përdorej vetëm për frymorët, pa e specifikuar gjininë e tyre natyrore, dhe i cili do të

mund të zëvendësonte emrat e gjinisë së përbashkët, shpeshherë i jepet përparësi përemrit

vetor të gjinisë mashkullore he. Por, përdorimi i përemrit mashkullor për t’iu referuar femrave konsiderohet pabarazi gjuhësore, e cila përforcon pabarazinë shoqërore, prandaj

pas kritikave të forta, sidomos nga përkrahësit e lëvizjes feministe, ky përdorim ka shënuar

rënie të konsiderueshme.372

Përdorimi i përemrit vetor he ka hasur në kundërshtim të fortë sidomos në rastet që kanë të

bëjnë me punësimin.373 P.sh.

A doctor should always put his patients’ health first.

The new manager will organise a trip for his personnel.

Këto fjali, nëpërmjet përdorimit të përemrit mashkullor, nënkuptojnë që në shoqërinë e

sotme merret si e mirëqenë, që mjeku ose menaxheri, si profesione të lakmueshme, t’u

takojnë natyrshëm meshkujve. Prandaj, për të shmangur diskriminimin, është e

këshillueshme të përdoren të dy përemrat, edhe ai mashkullor he, edhe ai femëror she, pra

he/she, siç edhe po veprohet gjithnjë e më shpesh kohëve të fundit.

Në gjuhën angleze, për t’iu referuar një emri të gjinisë së përbashkët mund të përdoret

edhe përemri vetor i vetës së tretë në numrin shumës they, i cili në këtë funksion, përkundër

kritikave të gramatikanëve preskriptivistë, është përdorur qysh nga anglishtja e mesme,

kurse ka gjetur hapsirë posaçërisht kur ka filluar të zvogëlohet përdorimi i përemrit he.374

Megjithatë, përdorimi i përemrit they në referencë me emrat e gjinisë së përbashkët, mund

të tingëllojë disi panatyrshëm, pa e llogaritur këtu faktin që sidomos tek folësit e huaj të

gjuhës angleze mund të shkaktojë konfuzion për shkak se shkel rregullën gramatikore të

përshtatjes me numër, prandaj, sipas Alexander375 ka tendencë që emrat e gjinisë së

përbashkët të përdoren më shpesh në numrin shumës, e kështu, edhe përemri they do t’u

përshtatej, edhe do të shmangeshin konstruktet me dy

përemrat he/she. P.sh.

The student should be given the list of books they will be expected to read.

372 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language,

Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 492. 373 Po aty, f. 492. 374 Po aty, f. 493. 375 Alexander, L.G., Longman English Grammar, Longman, New York, 2003, f. 62.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

149

The student should be given the list of books he/she will be expected to read.

Students should be given the list of books they will be expected to read.

4.3. Kategoria e gjinisë tek emrat në gjuhën shqipe

Emrat në gjuhën shqipe, sikurse edhe në shumë gjuhë të tjera indoevropiane, kanë

kategorinë gramatikore të gjinisë, e cila sipas “Gramatika e Gjuhës Shqipe I” është një nga

kategoritë gramatikore më karakteristike për emrat në gjuhën shqipe, sepse ka të bëjë me

gjithë klasën e emrave, të shpërndarë në tri gjini të ndryshme me forma të njëjta të emrave

të njëjtë.376

Gjinia dallohet nga kategoritë e tjera gramatikore të emrit, për shkak se, përveç se është

kategori sintetike, ajo është poashtu kategori leksikore.377 Madje sipas Likaj & Çabej, gjinia është ,,më tepër një ndarje leksikostrukturore sesa kategori gramatikore morfologjike, sepse nuk shfaqet me forma të ndryshme morfologjike tek i njëjti emër si te kategoritë e tjera

gramatikore.”378

Në gjuhën shqipe, emrat janë të shpërndarë në këto tri gjini:

1) Gjininë mashkullore

2) Gjininë femërore 3) Gjininë asnjanëse

Kategorinë e gjinisë e kanë të gjithë emrat e gjuhës shqipe. Shumica e emrave janë të gjinisë mashkullore ose femërore, kurse emrat e gjinisë asnjanëse përbëjnë një pakicë

emrash e cila vazhdimisht po tkurret.379

Gjinia e një emri në gjuhën shqipe dallohet nga tri pikëpamje:380

a) Pikëpamja sintaksore - nga gjinia e fjalëve përcaktuese që i përshtaten emrit, pra,

nëse emri është i gjinisë mashkullore, edhe gjinia e fjalëve përcaktuese duhet të jetë

mashkullore, p.sh. ndërtesë e re, kjo dritare, oborr i madh, ky shesh, etj.

376 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 88. 377 Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti, P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford

University Press, Stanford, California, 1982, f. 130. 378 Likaj, Ethem & Çabej, Maklena, Morfologjia e shqipes standarde, Ribotim i plotësuar dhe i përmirësuar,

Julvin, Tirane, 2013, f. 73. 379 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 88. 380 Po aty, f. 88-89.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

150

b) Pikëpamja morfologjike - nga tipi i lakimit dhe nga tingujt fundorë të temave.

P.sh. mali-malit, fusha-fushës, zjarri-zjarrit, hija-hijes, zhurma-zhurmës, turma-

turmës, etj.

c) Pikëpamja leksikore - nga kuptimi leksikor i fjalës, respektivisht gjinia natyrore e

frymorëve. Kështu, gjinisë mashkullore i takojnë emrat e njerëzve dhe kafshëve të

cilët kanë gjini natyrore mashkullore, kurse gjinisë femërore i takojnë emrat e

njerëzve dhe kafshëve të cilët kanë gjini natyrore femërore. Prandaj te frymorët

gjinia është kategori leksiko-gramatikore dhe jo thjesht gramatikore.

Përcaktimi gjinisë së emrave në gjuhën shqipe bazohet në tri kritere:381

1. Mbaresat rasore të trajtës së pashquar e të shquar njëjës.

2. Forma e mbiemrave dhe fjalëve të tjera përcaktuese si përemrat ky, kjo, ai, ajo, im, ime, etj.

3. Tingujt fundor të temës.

Por, Likaj & Çabej382, me të drejtë, konsiderojnë që gjinia e emrave dallohet qartë nga

mbaresa e emërores së shquar njëjës, kurse dallimi në bazë të tingujve fundorë te temës,

sipas tyre, nuk është kategorik, sepse emra me të njëjtën fundore mund t’i takojnë gjinive të

ndryshme.

4.3.1. Gjinia mashkullore

Në bazë të kriterit të parë, mbaresave rasore të trajtës së pashquar e të shquar, emra të

gjinisë mashkullore në shqipe janë të gjithë ata emra që në emëroren e shquar marrin mbaresën -i ose -u, ose thënë më detajisht, ata që në rasën gjinore, dhanore e rrjedhore të

pashquar njëjës marrin mbaresën -i ose -u, kurse në format rasore të njëjësit të shquar

marrin mbaresat -i, -it, -in ose -u, -ut, -un.383

Në bazë të kriterit të dytë, tingullit fundor të temës, emra të gjinisë mashkullore janë:

1. Disa emra që mbarojnë me bashkëtingëllore: krah, gëzim, plis, mur, shkëmb, grep, mal,

lis, qiell, terr, televizor, qytet, fshat, gjykim, trup, oborr, kamion, gisht, aheng, vallëzim, etj.

2. Emrat që në emëroren dhe kallëzoren e pashquar njëjës mbarojnë me një zanore të theksuar dhe tema e të cilëve në të gjitha rastet e tjera mbaron me -r: dru, fre, hu, mulli, pe,

tra, ulli, zë, etj, dhe druri-drurit; zëri-zërit; huri-hurit, etj.384

381 Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti, P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford

University Press, Stanford, California, 1982, f. 131. 382 Likaj, Ethem & Çabej, Maklena, Morfologjia e shqipes standarde, Ribotim i plotësuar dhe i përmirësuar,

Julvin, Tirane, 2013, f.74-75. 383 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 90. 384 Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti, P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford

University Press, Stanford, California, 1982, f. 131.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

151

3. Disa emra të cilët në emëroren dhe kallëzoren e pashquar njëjës mbarojnë me togun zanor -ua, i cili në rasat e tjera këmbehet me zanoren -o: krua, ftua, thua, etj. dhe kroi, ftoi,

thoi, etj.385

4. Disa emra që mbarojnë me zanoret -i, -a, -e të theksuara: njeri, shi, mi, thi, veri, baba,

vëlla, ka, dhe, atdhe, etj.

5. Emrat që mbarojnë me zanoren e patheksuar -ë: burrë, atë, kalë, djalë, gjumë, lumë,

lëmë, etj.

Me ngushtimin e gjinisë asnjanëse, disa emra të kësaj gjinie si ballë, brumë, djathë, ujë, etj., në shqipen standarde i janë shtuar këtij grupi si emra të gjinisë mashkullore: balli,

brumi, djathi, uji, etj.386

4.3.2. Gjinia femërore

Në bazë të kriterit të parë, mbaresave rasore, në grupin e emrave të gjinisë femërore në

gjuhën shqipe hyjnë ata emra që në emëroren e shquar njëjës marrin mbaresën -a ose -ja, ose thënë më detajisht, ata që në njëjësin e pashquar e të shquar marrin mbaresat -e/-je,

përkatësisht -a/-ja,-së.387

Në bazë të kriterit të dytë, tingullit fundor të temës, emra të gjinisë femërore janë:

1. Emrat, tema e të cilëve mbaron me zanoren -ë të paktheksuar: kokë, tokë, bukë, fushë,

gushë, derë, punë, gunë, shkumë, turmë, zhurmë, flakë, plagë, tufë, rrufë, gungë, lëndë,

pendë, enë, etj.

2. Emrat që mbarojnë me zanoren -e të patheksuar, të gjithë, pa përjashtim: gjethe, lule,

faqe, paqe, gjyshe, zyshe, ardhje, shkuarje, dallëndyshe, hapje, kapje, vuajtje, dhembje,

shembje, etj.

3. Shumica e emrave që mbarojnë me -i, -e, -a, -o, të theksuara: dashuri, miqësi, bukuri,

drejtësi, lartësi, thellësi, gjerësi, re, rrufe, rrëke, hare, kala, hua, shaka, hata, qira, byro,

plato, etj.

4. Një pjesë e emrave që mbarojnë me grupet e tingujve -ër, -ël, -ur, -ull: motër, zemër,

kodër, lodër, lundër, thundër, vegël, pupël, flutur, tjegull, vetull, petull, sqetull, kumbull,

kungull, etj.

385 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 90. 386 Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti, P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford

University Press, Stanford, California, 1982, f. 132. 387 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 90.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

152

5. Gjithë emrat që mbarojnë me zanoren -o të patheksuar: pallto, triko, pako, radio, depo,

karro, etj.

Tek emrat e përveçëm që mbarojnë me -o te patheksuar, gjinia përcaktohet në bazë të gjinisë natyrore, kështu, Petro, Marko, Malo, Niko, Luto, etj., janë emra të gjinisë

mashkullore, kurse Maro, Haso, etj., janë emra të gjinisë femërore.388

4.3.3. Gjinia asnjanëse

Në gjuhën shqipe gjinia asnjanëse përfaqësohet nga një numër tejet i vogël i emrave i cili vazhdimisht po vjen duke u zvogëluar. Në shqipe standarde janë në përdorim vetëm emrat

asnjanës që kanë burimin kryesisht te pjesoret e foljeve ose te mbiemrat:389

a) Emra asnjanës prejfoljorë të formuar nga pjesorja me nyjen e përparme të: të

menduar - të menduarit (nga të + menduar), të dëgjuar - të dëgjuarit (nga të +

dëgjuar), të folur - të folurit (nga të + folur), të ecur - të ecurit (nga të + ecur), të

kënduar - të kënduarit (nga të + kënduar), etj.

b) Emra asnjanës të formuar nga emërzimi i mbiemrave: të ftoftë - të ftohtët (nga

mbiemri të ftohtë), të nxehtë - të nxehtët (nga mbiemri të nxehtë), të kuq - të kuqtë

(nga mbiemri të kuq), të zi - të zitë (nga mbiemri të zi), të errët - të errëtit (nga

mbiemri të errët), të mugët - të mugëtit (nga mbiemri të mugët), etj.

Newmark & Hubbard & Prifti390 dhe Demiraj391, përfshijnë në këtë grup edhe disa emra

lënde, si: brumë, dhjamë, djathë, miell, mish, ujë, vaj, gjalpë, mjaltë, etj., si dhe emrat e dy pjesëve të trupit ballë dhe krye. Por, përveç dy emrave të fundit, asnjë nga këta emra në shqipen e sotme nuk është emër asnjanës, përveç kur përdoren në të folmet krahinore, në

disa shprehje frazeologjike si p.sh. m’u ngjeth mishtë, ose kur kanë kuptim të veçantë si

ujët (ujët e hollë, ujët e trashë), dhjamët (në mjekësi), etj.392 Vetë Demiraj thekson se emrat e dikurshëm asnjanës të shqipes në numrin njëjës si ballë, ujë, etj., janë integruar në gjininë

mashkullore, kurse në numrin shumës, më shumë në gjininë femërore. 393

Nga shembujt mund të shihet që, në shqipen e sotme, kjo gjini ka karakter reliktor.394

388 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 91. 389 Likaj, Ethem & Çabej, Maklena, Morfologjia e shqipes standarde, Ribotim i plotësuar dhe i përmirësuar,

Julvin, Tiranë, 2013, f. 76. 390 Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti, P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford

University Press, Stanford, California, 1982, f. 134. 391 Demiraj, Shaban, Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe, Pjesa I dhe II, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë,

1980, f. 38. 392 Kostallari, A., Lafe, M., Totoni, M., & Cikuli, N., Gjuha letrare shqipe për të gjithë, Shtëpia botuese e librit shkollor, Tiranë, 1976, f. 12. 393 Demiraj, Shaban, Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe, Pjesa I dhe II, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë,

1980, f. 39. 394 Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti, P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford

University Press, Stanford, California, 1982, f. 134.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

153

4.3.4. Dallimi i gjinisë tek emrat e frymorëve

Dallimi i gjinisë tek emrat e frymorëve bëhet në dy mënyra:395

1. Mënyra leksikore - me fjalë që kanë rrënjë të ndryshme: nënë-baba, grua-burrë, motër-

vëlla, vajzë-djalë, teze-dajë, hallë-axhë, mbesë-nip, lopë-ka, pelë-kalë, dele-dash, pulë-gjel,

etj.

2. Me anë të prapashtesave të cilat i shtohen temës së emrit të gjinisë mashkullore ose

femërore:

a) Me prapashtesen -e - student-studente, qytetar-qytetare, mik-mike, gjysh-gjyshe,

artist-artiste, mjek-mjeke, punëtor- punëtore, tiranas-tiranase,banor-banore, shok-

shoqe, etj.

b) Me prapashtesën -eshë - profesor-profesoreshë, doktor-doktoreshë, mbret-

mbretëreshë, luan-luaneshë, trim-trimëreshë, bari-bareshë, etj.

c) Me prapashetesën -ë - kushëri-kushërirë, kunat-kunatë, krush-krushkë, plak-

plakë, etj.

d) Me prapashtesën -ushë - dre-drenushë, ari-arushë, etj.

e) Me prapashtesën -onjë - ujk-ujkonjë (trajta më e vjetër ulkonjë)

f) Me prapashtesën -icë - buall-buallicë

Emrat e gjinisë femërore të cilët formohen nga temat e emrave të gjinisë mashkullore me anë të prapashtesës -e, me raste shoqërohet me qiellzorizim të bashkëtingëllores fundore k-

q, p.sh. shok-shoqe.396

Nga shembujt shihet që të gjithë këta emra të gjinisë mashkullorë formojnë emra të gjinisë femërore me anë të prapashtesave, kurse e kundërta ndodh në shumë pak raste. P.sh. mace-

macok, pate-patok, rose-rosak.397

4.3.5. Emrat e dygjinishëm

Shumica e emrave në gjuhën shqipe kanë gjini të njëjtë si në numrin njëjës ashtu edhe në

shumës. Por, janë disa emra të cilët kur kalojnë nga njëjësi në shumës, pra e ndërrojnë

395Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti, P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford

University Press, Stanford, California, 1982, f. 91-92. 396 Grup autoresh, Gramatika e Gjuhes Shqipe, Vellimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 92. 397 Po aty, f. 92.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

154

numrin, e ndërrojnë edhe gjininë. Emra të tillë në shqipe njihen si emra të dygjinishëm dhe përfshijnë kryesisht emra jofrymorësh. Emra të dygjinishëm në shqipe janë disa emra të gjinisë mashkullore të cilët kur kalojnë nga njëjësi në shumës bëhen emra të gjinisë

femërore. Këta janë:398

a) emrat që e formojnë shumësin me mbaresën -e, p.sh. mendime pozitive, qëllime të mira,

gabime të vogla, shtigje të gjata, male të larta, qytete impozante, etj.

b) emrat që e formojnë shumësin me mbaresën -ra, p.sh. fshatra të vjetra, ujëra të

pastërta, mallra të jashtme, çajra të ndryshme, vajra të shtrejta, etj.

Emrat e fymorëve shumë rrallë e ndërrojnë gjininë në shumës. Janë vetëm disa raste:

personalitete të shquara, personazhe pozitive, baktere të dëmshme, insekte helmuese.399

4.4. Analizë përqasëse e kategorisë së gjinisë tek emrat në gjuhën angleze

dhe në gjuhën shqipe

Mendim i përgjithshëm i shumicës së studiuesve të gjuhës angleze, respektivisht të gjuhës

shqipe, është se emrat në gjuhën angleze kanë gjini natyrore, kurse emrat në gjuhën shqipe

kanë gjini gramatikore e cila qëndron në kontrast me gjininë natyrore të emrave të

anglishtes. Por siç u pa nga shpjegimet e mësipërme, këto përgjithësime po merren me

rezervë nga studiues të ndryshëm sidomos viteve të fundit, meqë as gjinia e emrave të

anglishtes nuk mund të quhet krejtësisht natyrore, e as ajo e emrave të shqipes krejtësisht

gramatikore.

Emrat në gjuhën angleze dhe në gjuhen shqipe shfaqin disa dallime në lidhje me kategorinë

e gjinisë. Dallimi i parë i cili vihet re në fillim ka të bëjë me numrin e gjinive. Në gjuhën

angleze, emrat janë të shpërndarë në katër gjini: gjininë mashkullore, gjininë femërore,

gjininë asnjanëse dhe gjininë e përbashkët, kurse emrat në gjuhën shqipe janë të shpërndarë

në tri gjini: gjininë mashkullore, gjininë femërore dhe gjininë asnjanëse.

Dallimi i dytë i referohet kritereve që përdoren për përcaktimin e gjinisë së emrit në këto dy

gjuhë.

Në gjuhën angleze emrat rëndom ndjekin kriterin sematik, sipas të cilit përcaktimi i gjinisë

së emrit bëhet sipas përkatësisë natyrore të referentit, si dhe kriterin sintaksor ose kriterin e

,,përshtatjes” të Corbett400, i cili nënkupton përshtatjen e emrit me përemrat.

398 Kostallari, A., Lafe, M., Totoni, M., & Cikuli, N., Gjuha letrare shqipe për të gjithë, Shtëpia botese e librit

shkollor, Tiranë, 1976, f. 50. 399 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 92. 400 Corbett, G.G., Gender, Cambridge University Press, New York, 1991, f. 4.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

155

Në gjuhën shqipe, për dallim nga anglishtja, përcaktimi i gjinisë së emrit bëhet duke marrë parasysh disa kritere si: mbaresat rasore të trajtës së pashquar e të shquar njëjës dhe tingujt fundorë të temës që përbëjnë kriterin morfologjik, si dhe përshtatja me mbiemrat dhe fjalët

e tjera përcaktuese që përbën kriterin sintaksor.401

Meqë në gjuhën angleze kriteri i parë dhe i tretë, si kritere morfologjike, nuk mund të

përdoren për përcaktimin e gjinisë së emrave, nëse mbështetemi në pohimet e Corbett 402,

sipas të cilit kriteri kryesor në përcaktimin e gjinisë së emrave është përshtatja e tyre me fjalët përcaktuese, pra kriteri sintaksor, dhe duke marrë parasysh faktin që në anglishte një

përshtatje e tillë është e padiskutueshme, rezulton që edhe emrat në gjuhën angleze kanë kategori gramatikore të gjinisë, ndonëse, siç thonë Huddleston & Pullum, “niveli i

gramatizimit të gjinisë” nuk është i njëjtë sikurse në gjuhët sintetike.403

Në shqipe, nga ana tjetër, nëse bazohemi në përkufizimin e dhënë nga Likaj & Çabej, sipas

të cilëve, “gjinia është më tepër një ndarje leksikostrukturore sesa kategori gramatikore

morfologjike, sepse nuk shfaqet me forma të ndryshme morfologjike tek i njëjti emër si

kategoritë e tjera gramatikore”404, del se përcaktimi i gjinisë së emrave mund të bëhet edhe

në bazë të kriterit sematik (kuptimit leksikor), gjegjësisht, gjinisë natyrore të frymorëve.405

Si rrjedhojë, në shqipe frymorët meshkuj i takojnë gjinisë mashkullore, kurse frymorët femra i takojnë gjinisë femërore. Kjo nënkupton që kategoria e gjinisë tek emrat e shqipes

po ashtu ka elementë të gjinisë natyrore të cilët nuk mund të mohohen edhe pse përfshijnë

vetëm emrat e frymorëve, veçori kjo, që në njëfarë mënyre, e përafron me gjininë e emrave

në anglishte.

Por, dallimi thelbësor ndërmjet kategorisë së gjinisë së emrave në gjuhën angleze dhe

kategorisë së gjinisë së emrave në gjuhën shqipe nuk ka të bëjë as me numrin e gjinive e as

me kriteret që përdoren për përcaktimin e gjinisë së emrit në këto gjuhë. Ky dallim i

atribuohet klasave të caktuara të emrave që shpërndahen në këto gjini në njërën dhe në

tjetrën gjuhë. Kështu, në anglishte, të gjithë emrat e njerëzve i takojnë gjinisë mashkullore,

respektivisht gjinisë femërore, kur dihet përkatësia e tyre gjinore natyrore, p.sh. boy, man,

father, son, brother, uncle, John, Henry, etj., janë emra të gjinisë mashkullore; girl, woman,

mother, daughter, sister, aunt, Jane, Anne, etj., janë emra të gjinisë femërore, kurse kur

nuk dihet gjinia e tyre natyrore, p.sh. child, parent, student, teacher, doctor, architect,

visitor, tourist, etj., atëherë i takojnë gjinisë së përbashkët.

Pra, emrat e njerezve janë të shpërndarë në tri gjini. Të gjithë emrat e tjerë i takojnë gjinisë

asnjanëse.

401 Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti, P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford

University Press, Stanford, California, 1982, f. 131. 402Corbett, G.G., Gender, Cambridge University Press, New York, 1991, f. 4. 403 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language,

Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 485. 404 Likaj, Ethem & Çabej, Maklena, Morfologjia e shqipes standarde, Ribotim i plotësuar dhe i përmirësuar, Julvin, Tiranë, 2013, f. 73. 405 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 88-89.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

156

Në gjuhën shqipe, nga ana tjetër, emra të gjinisë mashkullore janë jo vetëm emrat e

njerëzve që kanë gjini natyrore mashkullore, si p. sh. djalë, burrë, baba, bir, vëlla, axhë,

dajë, Gent, Orges, etj., por edhe të gjithë emrat e tjerë të cilët:

1) Në emëroren e shquar marrin mbaresën rasore -i ose -u 406, p. sh. djali, burri, babai,

Genti, Orgesi, njeriu, miku, veriu, jugu, trafiku, konaku, gjaku, haku, laku, etj.

2) Tingull fundor të temës kanë407:

a) një bashkëtingëllore (disa emra) - fat, guxim, sukses, qiell, planet, yll, trup, vend, mur,

oborr, plan, kapital, mik, rrezik, armik, trafik, etj.

b) bashkëtingëlloren -r - tra-trari, dru-druri, dre-dreri, fre-freri, pe-peri, hu-huri, mulli-

mulliri, kalli-kalliri, ulli-ulliri, zë-zëri, etj.

c) me zanoret -i, -a, -e të theksuara dhe -ë të patheksuar - njeri, shi, ari, veri, baba, vëlla,

ka, dhe, atdhe, mëmëdhe, burrë, atë, kalë, djalë, gjumë, lumë, etj.

d) me togun zanor -ua, i cili këmbehet me zanoren -o - krua, ftua, thua/kroi, ftoi, thoi, etj.

Emra të gjinisë femërore nuk janë vetëm emrat e njerëzve që kanë gjini natyrore femërore,

si p.sh. vajzë, grua, nënë, bijë, motër, hallë, teze, Teuta, Arta, etj., por edhe të gjithë emrat e

tjerë të cilët:

1) Në emëroren e shquar marrin mbaresën rasore -a ose -ja 408, p. sh. shtëpia, dhoma, vajza,

llampa, fjala, kështjella, maca, lopa, dhia, delja, hareja, marrëveshja, etj.

2) Tingull fundor të temës kanë409:

a) zanoret -i, -e, -a, -o te theksuara, si dhe -e, -ë, -o te patheksuara - dashuri, miqësi,

drejtësi, hare, rrufe, re, shaka, hua, kala, plato, byro, paqe, lule, gjethe, hapje, kokë, punë,

lëndë, fushë, depo, radio, pallto, pako, etj.

b) grupet e tingujve -ër, -ël, -ur, -ull - zemër, motër, lodër, lundër, thundër, vegël,

pupël, flutur, tjegull, vetull, sqetull, tjegull, petull, kumbull, kungull, etj.

Pra, siç shihet nga shembujt, në shqipe, emra të gjinisë mashkullore dhe emra të gjinisë femërore nuk janë vetëm emra e njerëzve, si në anglishte, por edhe emrat e frymorëve të

tjerë, si dhe të gjithë emrat e jofrymorëve. Madje këto dy gjini në shqipe përfshijnë

pothuajse të gjithë emrat. Sa i përket gjinisë asnjanëse, ajo është e kufizuar në vetëm disa

emra, si: të dëgjuarit, të mësuarit, të folurit, të nxehtët, të kuqtë, të zitë, etj., prandaj thuhet

se ka karakter reliktor.410

Në gjuhën angleze, gjinia mashkullore dhe gjinia femërore janë shumë më të kufizuara se

në shqipe, sepse përfshijnë vetëm frymorët njerëz, por dallimi thelbësor qëndron te gjinia

406 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 90. 407 Po aty, f. 90. 408 Po aty, f. 90. 409 Po aty, f. 90. 410 Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti, P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford

University Press, Stanford, California, 1982, f. 134.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

157

asnjanëse, dhe atë, jo vetëm për shkak të numrit shumë të vogël të emrave të gjinisë

asnjanëse në shqipe dhe numrit shumë të madh të emrave të gjinisë asnjanëse në anglishte,

por për shkak se një numër i madh i emrave të shqipes që i takojnë gjinisë mashkullore ose

femërore, në anglishte i takojnë gjinisë asnjanëse. Në anglishte, për dallim nga shqipja,

gjinia asnjanëse përfshin emrat e të gjithë jofrymorëve - sendeve dhe koncepteve abstrakte,

si dhe emrat e frymorëve - emrat e kafshëve, tek të cilët, ndonëse ekziston ndarja natyrore

gjinore, dhe po ashtu, në shumë raste, kanë forma për të dy gjinitë, mashkullore dhe

femërore, emrat e tyre përfshihen tek emrat e gjinisë asnjanëse.

Dukuria e përfshirjes së kafshëve si frymorë në gjininë asnjanëse, në pamje të parë duket

disi e paqartë, sepse do të ishte më e lehtë që të ndiqej përkatësia e tyre gjinore natyrore dhe

konform saj të përcaktohej gjinia, por këtu hyn në funksion kriteri i lartpërmendur i

përshtatjes. Kështu, horse trajtohet si emër i gjinisë asnjanëse sepse përdoret për t’iu

referuar një kafshe, pa e specifikuar gjininë natyrore, dhe rëndom zëvendësohet nga

përemri it, edhe pse horse ka forma edhe për gjininë mashkullore - stallion, dhe për gjininë

femërore - mare, kurse emri cow trajtohet si emër i gjinisë asnjanëse dhe rëndom

zëvendësohet nga përemri it, edhe pse realisht i referohet gjinisë femërore, kurse ka forma

për gjininë mashkullore - bull, si dhe për gjininë e përbashkët - ox. Kështu, duke marrë për

bazë këto fakte, sipas Huddleston & Pullum411, emri horse quhet emër me gjini të trefishtë

(a triple-gender noun), jo pse ka tri gjini, ose u takon tri gjinive, por për shkak se mund të

zëvendësohet nga të tre përemrat vetorë të vetës së tretë njëjës he, she, dhe it, kurse cow,

konsiderohet emër me gjini të dyfishtë (a dual gender noun), për shkak se mund të

zëvendësohet me it ose she, por jo me he.

Gjinisë së përbashkët të anglishtes, të cilën shqipja nuk e ka, i takojnë emrat të cilët u

referohen njerëzve atëherë kur nuk dihet gjinia e tyre natyrore, p.sh. baby, child, friend,

roommate, guest, neighbour, colleague, tourist, farmer, inhabitant, linguist, lawyer, etj.

Përveç emrit baby dhe child, që konsiderohen emra me gjini të trefishtë pasi që mund të

zëvendësohen nga përemrat he, she, dhe it, të gjithë emrat e tjerë të kësaj gjinie janë emra

me gjini të dyfishtë pasi që mund të zëvendësohen me he ose she. Kjo është gjinia me

problematike në anglishte, për shkak të mungesës së një përemri të vetëm vetor i cili do të

mund ta zëvendësonte një emër të kësaj gjinie. Kështu, përderisa një emër të gjinisë

mashkullore e zëvendësojmë me përemrat he, him, e përdorim në referencë me his, himself;

një emër të gjinisë femërore me she, her, dhe e përdorim në referencë me her, herself, një

emër të gjinisë asnjanëse me it, dhe e përdorim në referencë me its, itself, çështja që ngritet

natyrshëm është se cilët përemra do të mund dhe do të duhej të përdoreshin me gjininë e

përbashkët.

Meqë në gjuhën angleze nuk ka përemra të tillë për gjininë e përbashkët, emrat e gjinisë së

përbashkët zakonisht zëvendësohen nga përemri i gjinisë mashkullore he, përemri i vetës së

tretë shumës they ose përemrat he/she. Por, ka argumente për dhe kundër përdorimit të

secilës nga këto tri variante, dhe asnjëra nuk ka arritur një shkallë të kënaqshme të

411Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language,

Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 489-491.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

158

pranueshmërisë. Kështu, përdorimi i përemrit mashkullor he, edhe pse tradicionalisht

konsiderohet ,,gramatikisht i saktë”, u ka hapur rrugë debateve të shumta dhe ka hasur në

kritika të ashpra të feministëve, të cilët përdorimin e këtij përemri e shohin si “formë të

pabarazisë gjuhësore, e cila përforcon pabarazinë shoqërore” 412, prandaj ky përdorim po vjen duke u rralluar.

Në gjuhën shqipe nuk kemi gjini të përbashkët, dhe rrjedhimisht, nuk kemi nevojë as për

përemra që do t’i zëvendësonin emrat e kësaj gjinie, por kur është fjala për emrat të cilët

për nga kuptimi përkojnë me emrat e gjinisë asnjanëse të anglishtes, e sidomos emrat e

profesioneve, është interesante që, edhe në shqipe, kur për këta emra flitet në përgjithësi,

gjithmonë përdoret versioni mashkullor i emrit, por në shqipe, për dallim nga anglishtja,

nuk ka debate mbi këtë çështje, pasi që në shoqërinë tonë paksa patriarkale, si duket, kjo

konsiderohet e natyrshme, por një shpjegim tjetër mund të jetë edhe fakti që emrat femërorë

të profesioneve formohen kryesisht nga ata mashkullorë, kështu që, me gjasë, përdorimi i

versioneve mashkullore ka të bëjë me përdorimin e formës bazë të emrit, dhe jo me

privilegjimin e gjinisë mashkullore. P.sh.

Kur njerëzit kanë problem me shëndetin, ata duhet t’i drejtohen mjekut.413

Në gjuhën angleze, në përpjekje për të shmangur përdorimin e përemrit mashkullor he,

viteve të fundit, veçanërisht, është rritur ndjeshëm shkalla e përdorimit të përemrit they, i

cili po preferohet më shumë se përemri he, por sipas Brinton414, përdorimi i përemrit they

për të zëvendësuar një emër të gjinisë së përbashkët thyen rregullën e përshtatjes me numrin, kurse përdorimi i përemrave mashkullorë dhe femërorë te vetës së tretë his ose her

ose his/her, sipas saj, shihet si përpjekje për ta korrigjuar këtë mangësi.

Konsiderojmë që përdorimi i përemrave mashkullorë dhe femërorë të vetës së tretë nuk

duhet të shihet thjesht si një përpjekje për të shmangur thyerjen e një rregulle gramatikore,

por në mungesë të përemrit adekuat, si mënyra më e mire e veprimit, meqë kështu

shmanget jo vetëm thyerja e rregulles së përshtatjes me emrin (përdorimi i përemrit they),

por edhe debatet mbi diskriminimin gjinor (përdorimi i përemrit he) dhe njëkohësisht

tregohet respekt për të dyja gjinitë njësoj. Fatkeqësisht, kjo mënyrë po pranohet me

vështirësi sepse ende po insistohet në dhënien përparësi përemrave të gjinisë mashkullore,

madje ka raste që edhe kur nuk përdoren përemrat e gjinisë mashkullore, më shpesh ata

zëvendësohen me përemrat they, them sesa me he/she ose him/her. P.sh.

The professor told his/her student that he/she should study harder.

The professor told his student that he should study harder.

412 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language,

Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 492. 413 Pra, nuk thuhet mjekes por mjekut, duke e marrë të mirëqenë që duhet të jetë një mashkull e jo një femër. 414 Brinton, Laurel, J. , The Structure of Modern English: A Linguistic Introduction, Volume I, John

Benjamins Publishing Company, Amsterdam, Philadelphia, 2000, f. 106.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

159

The professor told their student that they should study harder.

Kjo ndodh për shkak se përdorimi i dy përemrave, sidomos në komunikim të përditshëm, mund të duket si diçka e tepërt, madje për t’i ikur këtij përdorimi, në shumë raste preferohet të përdoren emrat në shumës në mënyrë që të mos ketë dilemë rreth asaj se cilët përemra

duhet përdorur. 415

Professors told their students that they should study harder.

Emrave të kësaj gjinie mund t’i shtohen edhe shenjuesit gjinorë në mënyrë që të qartësohet

përkatësia e tyre gjinore natyrore.416 Kjo ka rezultuar me krijimin e emrave të përbërë si:

male nurse - female nurse, man doctor - woman doctor, landlord - landlady, boyfriend -

girlfriend, etj., por në ditët e sotme, kur është fjala për emrat e profesioneve, këta shenjues

gjinorë këshillohet të përdoren gjithnjë e më rrallë.

Gjinisë së përbashkët, Quirk & Greenbaum i referohen edhe si gjini e dyfishtë (dual gender) meqë kësaj gjinie i takojnë edhe meshkujt edhe femrat, dhe sipas tyre kjo gjini është në

rritje e sipër.417

Sidoqoftë termi “gjini e dyfishtë” shpesh shkakton konfuzion, meqë rëndom asocon dhe ka

tendencë të ngatërrohet me termin “emër i dygjinishëm ose emër me gjini të dyfishtë”, duke

rënë ndesh kështu me përkufizimin e dhënë nga Huddleston & Pullum418, sipas të cilëve,

një emër mund të jetë i dygjinishëm nëse mund të zëvendësohet me dy nga tre përemrat e

vetës së tretë: me he ose it, dhe me she ose it.

Është pikërisht termi “emër i dygjinishëm” që vë në pah një tjetër dallim shumë të

rëndësishëm që ka të bëjë me gjininë e emrave në anglishte dhe shqipe.

Emrat në gjuhën angleze i qëndrojnë ,,besnikë” gjinisë së tyre, në kuptimin që ata

asnjëherë, në asnjë rrethanë, nuk e ndërrojnë atë, pa marrë parasysh numrin.

Në gjuhën shqipe, nga ana tjetër, është një grup i vogël i emrave të gjinisë mashkullore, tek

të cilët vërehet dukuria e ndërrimit të gjinisë nga gjinia mashkullore në gjininë femërore

kur kalojnë nga njëjësi në shumës. Këta janë emra jofrymorë që e formojnë shumësin me

mbaresat -e dhe -ra dhe tek të cilët gjinia ka karakter thjesht formal.419 P.sh.

qytet - qytete - këto qytete - qytetet e mëdha - qytete të rëndësishme

(city - cities - these cities - big cities - important cities)

415 Alexander, L.G., Longman English Grammar, Longman, New York, 2003, f. 62. 416 Kabashi, Jashar, English Grammar Morphology, University of Prishtina, Prishtina, 2000, f.198.

417Quirk, Randolph & Greenbaum, Sydney, A University Grammar of English, Longman, London, 1973, f.

91. 418 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language,

Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 491. 419 Likaj, Ethem & Çabej, Maklena, Morfologjia e shqipes standarde, Ribotim i plotësuar dhe i përmirësuar,

Julvin, Tiranë, 2013, f. 76.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

160

fshat - fshatra - ato fshatra - fshatrat e panjohura - fshatra të braktisura

(village - villages - those villages - unknown villages - abandoned villages)

Këta emra të gjinisë mashkullore, të cilët kur kalojnë nga numri njëjës në shumës e

ndërrojnë gjininë e tyre mashkullore dhe kalojnë në gjininë femërore, në shqipe njihen si

emra të dygjinishëm, e megjithëse duket korrekte të quhen të dygjinishëm, meqë kanë

forma për të dyja gjinitë, ata dallohen nga emrat e dygjinishëm të anglishtes, për shkak se

këta emra marrin formë të gjinisë së dytë vetëm nëse e ndërrojnë numrin, përndryshe nëse

nuk ka ndërrim numri, nuk ka ndërrim gjinie. P.sh.

qytet - ky qytet - qytet i mahnitshëm - qytet bregdetar

fshat - ai fshat - fshat i pazakonshëm - fshat malor

Përkundër dallimeve, anglishtja dhe shqipja po ashtu shfaqin disa ngjashmëri në raport me

kategorinë e gjinisë tek emrat në këto dy gjuhë. Ngjashmëria e parë ka të bëjë me faktin që

emrat e njerëzve edhe në anglishte edhe në shqipe ndjekin diferencimin gjinor natyror,

dmth. meshkujt i takojnë gjinisë mashkullore dhe femrat i takojnë gjinisë femërore, vetëm

se në anglishte, ky klasifikim nuk i përfshin të gjithë emrat e njerëzve, siç ndodh në shqipe,

pasi që një pjesë e emrave të njerëzve përfshihen në gjininë e përbashkët. Kjo ngjashmëri

vihet re nga ekzistenca e çifteve të emrave që hasen në anglishte dhe në shqipe.

Gjuhë angleze Gjuhë shqipe

Gjinia mashkullore Gjinia femërore Gjinia mashkullore Gjinia femërore

male female mashkull femër

man woman burrë grua

father mother baba nënë

husband wife bashkëshort bashkëshorte

son daughter bir bijë

boy girl djalë vajzë

brother sister vëlla motër

grandfather grandmother gjysh gjyshe

great grandfather great grandmother stërgjysh stërgjyshe

grandson granddaughter nip mbesë

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

161

uncle aunt axhë/dajë hallë/teze

nephew niece nip mbesë420

groom bride dhëndërr nuse

stepfather stepmother njerk njerkë

stepson stepdaughter thjeshtër thjeshtër

stepbrother stepsister vëlla nga njerka motër nga njerka

father-in-law mother-in-law vjehërr vjehërr

son-in-law daughter-in-law dhëndërr nuse421

brother-in-law sister-in-law kunat kunatë

lord lady zotëri zonjë

sir madam zotëri zonjë

king queen mbret mbretëreshë

monk nun murg murgeshë

bachelor spinster beqar beqare(shë)

wizard witch magjistar magjistare

Nga shembujt shihet që, në anglishte, të gjithë këta emra kanë forma të veçanta për gjininë

mashkullore dhe gjininë femërore, kurse në shqipe disa nga ata si p.sh. thjeshtër dhe

vjehërr dalin me formë të njëjtë, pasi që janë në trajtën e pashquar, përndryshe në të

shquarën kanë forma të ndryshme: thjeshtri - thjeshtra, vjehrri - vjehrra.

Është interesante të vërehet se në gjuhën angleze, ekuivalenti i emrit bachelor (beqar) është

spinster (lëneshë) dhe jo bachelorette (beqare(shë), për dallim nga gjuha shqipe ku

ekuivalenti i emrit beqar është beqare(shë) dhe jo lëneshë, sepse për shkak të konotacionit

negativ që ka, ky emër konsiderohet ofendues për femrat.

420 Në anglishte, grandson dhe granddaughter përdoren nga gjyshërit, kurse nephew dhe niece nga vëllezërit

dhe motrat e prindërve, kurse në shqipe, siç shihet nga shembujt, nuk ka dallim. 421 Në shqipe, për t’iu referuar bashkëshortes së djalit, mund të përdoret edhe emri re, madje ky version është

i përhapur sidomos në Kosovë, ndonëse edhe versioni nuse është i pranueshëm, por përdoret më rrallë.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

162

Në këtë aspekt duket se shqipja qëndron një hap para anglishtes duke shmangur kështu një term diskriminues dhe arkaik për kohën, ndonëse edhe në anglishte, pikërisht për shkak të konotacionit negativ, jo vetëm spinster, por edhe bachelor, të dy emrat janë zëvendësuar

nga termi single.422 Pikërisht ky term na sjell tek një tjetër ngjashmëri.

Në shqipe, sikurse në anglishte, në dokumentet zyrtare, ky çift emrash gjithashtu është

zëvendësuar nga termi i,e pamartuar (single), me gjasë duke u bazuar në dokumentet

origjinale në anglishte, ndonëse vazhdon të përdoret në të gjitha kontekstet e tjera. Madje

termi anglez “single” (singëll) shpesh përdoret nga të rinjtë kosovarë të cilët e flasin

dialektin Geg të shqipes për t’iu referuar një personi të pamartuar.

Ngjashmëria e dytë ka të bëjë me formimin e emrave të gjinisë femërore nga emrat e

gjinisë mashkullore duke u shtuar prapashtesat përkatëse.

Në gjuhën angleze, me këto prapashtesa:

-ess - heir-heiress (trashëgimtar-trashëgimtare), god-goddess (hyjni-hyjneshë), prince-

princess (princ-princeshë), duke- duchess (duke-dukeshë), count-countess (kont-konteshë,

baron-baroness (baron-baroneshë), host-hostess (nikoqir-nikoqire), actor-actress (actor-

aktore), waiter-waitress (kamarier-kameriere),etj.

-ette, -ine, -e, -enne, -euse, -ix, -ana, -ina, -etta - bachelor-bachelorette (beqar-

beqare(shë)), hero-heroine (hero-heroinë), fiancé- fiancée (i fejuari-e fejuara), comedian-

comedienne (komedian-komediane), masseur-masseuse (masazhist-masazhiste), aviator-

aviatrix (aviator-aviatore), sultan-sultana (sultan-sulltaneshë), car-carina (car-careshë),

etj.

Duhet të theksohet që shumica e këtyre emrave femërorë, të cilët i referohen profesioneve,

në ditët e sotme përdoren pa këto prapashtesa, me disa përjashtime si p.sh. actor-actress,

por aviator-aviator, jo aviator-aviatrix.

Në gjuhën shqipe, me këto prapashtesa:

-e, -ë, -eshë, -ushë, -onjë, -icë - qytetar-qytetare (citizen), kushëri-kushërirë (cousin),

professor-profesoreshë (professor), ari-arushë ( bear), ujk-ujkonjë (wolf), buall-buallicë

(buffalo), etj.

Në të dyja gjuhët, formimi i emrave të gjinisë femërore nga ata të gjinisë mashkullore me

anë të prapashtesave, me raste shoqërohet me ndërrime tingujsh.

P.sh. actor-actress - shok-shoqe

422 Greebaum, Sidney, The Oxford English Grammar, Oxford Unviersity Press, New York, 1996, f. 108.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

163

Në shqipe, për dallim nga anglishtja, siç shihet nga shembujt, në këtë grup emrash hyjnë

edhe emrat e kafshëve të cilët në shqipe mund t’i takojnë gjinisë mashkullore, ose gjinisë

femërore.

Gjithsesi, edhe pse ne anglishte emrat e kafshëve i takojnë gjinisë asnjanëse, janë disa emra

të cilët kanë forma të gjinisë femërore të formuara nga emrat e gjinisë mashkullore me anë

të prapashtesës -ess, p.sh. lion-lioness, leopard-leopardess, tiger-tigress. Është interesante

të ceket se emrat e këtyre kafshëve edhe në shqipe formohen me anë të vetëm një

prapashtese -eshë, p.sh. luan-luaneshë, leopard-leopardeshë, tiger-tigreshë

Prapashtesa -eshë, e cila përdoret për formimin e emrave të gjinisë femërore nga ata të

gjinisë mashkullore, është mjaft e vjetër në shqipe. Ajo është përdorur që te Buzuku, si

p.sh. te fjala mikeshë, dhe përgjithësisht merret si refleks i prapashtesës latine -

issa.423Prandaj, për shkak të ngjashmërisë, nuk mund të mos mendohet që edhe prapashtesa

e anglishtes -ess duhet të ketë ndjekur të njëjtën rrugë, pasi që edhe kjo ka ngjashmëri me këtë prapashtesë.

Përveç emrave të përgjthshëm, në anglishte dhe në shqipe, prapashtesat e lartpërmendura

përdoren edhe për të formuar emra të përveçëm të gjinisë femërore nga emrat e përveçëm të

gjinisë mashkullore, ndonëse në anglishte kjo dukuri është shumë më e kufizuar sesa në

shqipe. P.sh.

Në gjuhën angleze - George-Georgina, Henry-Henrietta, Josep-Josephine, etj.

Në gjuhën shqipe - Ilir-Ilire, Festim-Festime, Bardh-Bardhë, Edon-Edonë, etj.

Në të dyja gjuhët, poashtu ka raste të formimit të emrave të gjinisë mashkullore nga emrat e gjinisë femërore me anë të prapashtesave, por këto raste janë të pakta. Në anglishte, sipas

Greenbaum424 dhe Brinton425, është vetëm një emër i tillë, widower që formohet nga widow.

Kurse në shqipe janë tre: mace-macok, pate-patok, rose-rosak.426

Gjinia e emrave në anglishte i përafrohet gjinisë së emrave në shqipe në tendencën që

emrave jofrymorë të gjinisë asnjanëse t’u referohemi si emra të gjinisë mashkullore dhe femërore. Palmer i referohet kësaj tendence si “një nga ekscentrizmat më të këndshme të

anglishtes”, e cila u jep veturave, aeroplaneve, anijeve dhe sendeve të tjera të ngjashme

gjininë femërore.427

423 Çabej, Eqrem, Studime gjuhësore III (Botim i dytë), Rilindja, Prishtinë, 1987, f. 226. 424 Greebaum, Sidney, The Oxford English Grammar, Oxford Unviersity Press, New York, 1996, f. 108. 425 Brinton, Laurel, J. , The Structure of Modern English: A Linguistic Introduction, Volume I, John Benjamins Publishing Company, Amsterdam, Philadelphia, 2000, f.105-106. 426 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 91. 427 Palmer, Richard, The Good Grammar Guide, Routledge: Taylor and Francis Group, London & New York,

2003, f. 108.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

164

Biber dhe të tjere428 theksojnë që “familjariteti ose përfshirja emocionale” shkakton

ndërrim të gjinisë se emrave të kafshëve nga gjinia asnjanëse në gjininë mashkullore Por,

sipas Huddleston & Pullum429, jo vetëm anijet, por po ashtu edhe shtetet, disa kafshë

shtëpiake si qeni, macja, lopa, kau, etj. si dhe emri baby mund të trajtohen si emra të

gjinisë mashkullore ose femërore dhe të zëvendësohen me përemrat he ose she. P.sh.

Kosova will carve its/her path towards a better future. She/It deserves it.

(Kosova do ta ndërtojë rrugën e saj drejt një të ardhmeje më të mirë. Ajo e meriton.)

My dog Jack, is my best friend. He/It is always by my side when I need him/it.

(Qeni im Jack është miku im më i mirë. Ai është gjithmonë pranë meje kur kam nevojë për

të.)

My friend Norma bought a new cat. She/It is the most beautiful cat I have ever seen.

Shoqja ime, Norma, bleu një mace të re. Ajo është maca më e bukur që kam parë

ndonjëherë.

I love my old boat. She/It has never left me in the lurch.

(E dua barkën time të vjetër. Ajo nuk më ka lënë kurrë në baltë.)

Nga shembujt shihet se gjinia e emrave të përdorur në anglishte përkon me gjininë e

emrave ekuivalentë në shqipe. Gjithsesi, fakti që këta emra në anglishte dhe shqipe

zëvendësohen nga përemrat e njëjtë përkatës të gjinisë mashkullore ose femërore është një

rastësi, pasi që në shqipe, për dallim nga anglishtja, emrat e shteteve mund t’i takojnë

gjinisë mashkullore ose femërore pa marrë parasysh a shihen si entitete politike a

gjeografike, sikurse edhe anijet, barkat, veturat etj., dhe krejt kjo varet kryesisht nga

mbaresat rasore.

Përveç emrave të lartpërmendur, janë edhe disa emra abstraktë, si: sun, moon, nature, sea,

ocean, peace, wind, etj., të cilët, ndonëse i takojnë gjinisë asnjanëse, në letërsi përdoren si

emra të gjinisë mashkullore ose femërore. Disa nga këta emra përkojnë me gjininë e

ekuivalentëve të tyre në shqipe, e disa të tjerë jo. Kështu emrat peace, mercy, moon, nature,

earth, etj., përkojnë me ekuivalentët e tyre në shqipe paqe, mëshirë, hënë, natyrë, tokë, etj., meqë të gjithë dalin si emra të gjinisë femërore dhe mund të zëvendësohen nga përemra

femërorë. P.sh.

428 Biber, D., Johansson, S., Leech, G., Conrad, S., & Finegan, E., Longman Grammar of Spoken and Written

English, Pearson Education Limited, Harlow, Essex, 1999, f. 317. 429 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language, Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 488-489.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

165

Peace is what people need. She/It is one of the essential requirements for a good life.

Paqja është ajo që ju duhet njerëzve. Ajo është një nga kërkesat themelore for një jetë të

mirë.

Por, e njëjta nuk vlen për emrat sun, sea, ocean, wind, time, etj., të cilët në anglishte

trajtohen si emra të gjinisë mashkullore dhe marrin përemra përkatës mashkullorë, por nga

këta emra, në shqipe, vetëm sun (diell), sea (det), dhe ocean (oqean) dalin si emra

mashkullorë, kurse wind (erë) dhe time (kohë) janë emra të gjinisë femërore dhe marrin

përemra femërorë. P.sh.

In the morning, the sun bathes her room with his golden rays.

Në mëngjes, dielli e lan dhomën e saj me rrezet e tij të arta.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

166

KREU V

5. KATEGORIA E SHQUARSISË DHE E PASHQUARSISË

5.1. Njohuri të përgjithshme

Kategoria e shquarsisë dhe e pashquarsisë ka të bëjë me kundërvënien ndërmjet kuptimit të

përgjithshëm të emrit dhe kuptimit të veçantë të tij.430Gjuhë të ndryshme përdorin mënyra

të ndryshme për ta ndërtuar kategorinë e shquarsisë dhe të pashquarsisë dhe për ta shprehur këtë kundërvënie. Disa e bëjnë me anë të nyjave, disa nëpërmjet mbaresave rasore, kurse të

tjerat duke i kombinuar të dyja mënyrat, pra nyjat dhe mbaresat. Në gjuhën angleze, kjo

realizohet kryesisht nëpërmjet nyjave, gjegjësisht, dy nyjave: nyjës së pashquar a/an dhe

nyjës së shquar the. Nyja a/an tregon që emri është i pashquar, pra, ka tipare të përbashkëta dhe nuk dallohet nga emrat e tjerë të së njëjtës klasë, kurse nyja the tregon që emri është i

shquar, pra, që dallohet nga emrat e tjerë të së njëjtës klasë dhe shihet si i vetëm, ose si i

ndarë nga grupi. Në gjuhën angleze, nyjat janë elemente të cilat i shoqërojnë kryesisht

emrat e përgjithshëm.

Në shqipe, kjo kategori realizohet kryesisht nëpërmjet mbaresave rasore si dhe nyjës një, e

cila bashkë me mbaresat rasore përdoret vetëm për të treguar pashquarsinë, meqë trajta e

shquar nuk ka nyja. Përveç nyjës një, edhe përcaktorët ndonjë, ca, njëfarë, ose disa mund të

tregojnë gjithashtu se një emër është i pashquar. 431Sidoqoftë, nga këta përcaktorë,

përcaktori njëfarë veçohet për shkak të mbaresës që merr emri, e cila mund të asocojë në trajtën e shquar, p.sh. njëfarë krenarie.

5.2. Shquarsia dhe pashquarsia tek emrat në gjuhën angleze

Shquarsia dhe pashquarsia e emrave në gjuhën angleze shprehet me anë të dy nyjave:

1. Nyjës së shquar the, dhe

2. Nyjës së pashquar a/an

430Likaj, Ethem & Çabej, Maklena, Morfologjia e shqipes standard, Ribotim i plotësuar dhe i përmirësuar,

Julvin, Tiranë, 2013, f. 60. 431 Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti, P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford

University Press, Stanford, California, 1982, f. 149.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

167

Nyjat e emrit në anglishte mund të gjurmohen qysh nga anglishtja e vjetër. Nyja e shquar

the konsiderohet formë e dobësuar e përemrit dëftor that, kurse nyja e pashquar a/an

konsiderohet formë e dobësuar e numërorit themelor one. 432 Disa gramatikanë madje

propozojnë edhe një nyjë të tretë, të cilës i referohen si “zero article” - nyja zero. Kjo i bie që, sipas tyre, të gjithë emrat e përgjithshëm duhet të kenë nyja, por, ndonëse si koncept

është mjaft i zakonshëm në gjuhësi, ku “prania e asgjësë”e kundërshton “mungesën e

diçkasë”, ka mospajtime në lidhje me atë se ku duhet të operojë.433 Pra, çështja është nëse

mungesa e nyjave a/an dhe the duhet të nënkuptojë prani të nyjës zero vetëm tek emrat e

përgjithshëm, apo e njëjta gjë duhet të vlejë edhe për emrat e përveçëm, kur dihet që ata

zakonisht nuk marrin nyja.

Koncepti i shquarsisë dhe pashquarsisë në gjuhën angleze, në shikim të parë duket si diçka

e thjeshtë dhe lehtësisht e përvetësueshme, por përkundër faktit që janë përcaktorët më të

shpeshtë, dhe përdorimi i tyre i drejtë ka rol shumë të rëndësishëm në procesin e

komunikimit, janë pikërisht nyjat ato që shpesh u shkaktojnë shumë vështirësi folësve të

huaj të gjuhës angleze. Këto vështirësi i atribuohen, ndër të tjerash, edhe faktit, që secila

nga nyjat ka nga disa funksione, gjë që ndikon në zgjedhjen dhe përdorimin e tyre të drejtë.

Por, për të shmangur gabimet, me rastin e përdorimit të nyjave, duhet pasur parasysh dy

faktorë kryesorë, në rradhë të parë, numrin e emrit, pra a kemi të bëjmë me emra të

numërueshëm apo të panumërueshëm, sepse emrat e numërueshëm mund të marrin nyjë të

shquar dhe nyjë të pashquar, kurse emrat e panumërueshëm mund të marrin vetëm nyjë të

shquar, dhe në rradhë të dytë, nëse emrat janë përmendur më parë, pra nëse janë të njohur

për bashkëfolësin, dëgjuesin ose lexuesin.

Nyja e shquar the përdoret para një emri i cili është përdorur më parë dhe është i njohur ose

i identifikueshëm, kurse nyja e pashquar a/an përdoret para një emri i cili nuk është

përmendur më parë në kontekst, pra është i panjohur434 Pra, nyja e shquar i referohet një personi, kafshe, sendi ose vendi të caktuar, duke e veçuar kështu nga të tjerët, kurse nyja e

pashquar i referohet një personi, kafshe, sendi ose vendi, në përgjithësi, pa e veçuar nga të

tjerët. P.sh.

Arta is the student who won the first prize in the competition.

Arta is a student of the Faculty of Foreign Languages.

Në fjalinë e parë, Arta është studentja e cila veçohet nga studentët e tjerë, për shkak se ajo

është fituesja e çmimit të parë, dhe nga konteksti del që ajo është përmendur më parë, kurse

në fjalinë e dytë, flasim për një vajzë të quajtur Arta e cila është një nga studentet e shumta

të Fakultetit, pra nuk shquhet për diçka të veçantë, nuk veçohet nga të tjerët.

432Kabashi, Jashar, English Grammar Morphology, University of Prishtina, Prishtina, 2000, f. 205-206. 433 Berry, Roger, English Grammar, A resource book for students, Routledge, London & New York, 2012, f. 201. 434 Bas, Aarts, Oxford Modern English Grammar, Oxford University Press, New York, 2011, f. 60.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

168

Pikërisht për shkak të funksionit të tyre, Rumanjceva & Kalniơa435, nyjës së shquar i referohen si nyjë “individualizuese ose limituese”, kurse nyjës së pashquar si nyjë “klasifikuese.” Sipas Palmer, edhe pse nyjat janë “mbiemrat më të thjeshtë nga të gjithë”,

mospërdorimi ose shmangia e tyre mund të bëjë dallim thelbësor në kuptimin e emrit.436 B.

Dykes437 i quan “nothing words” meqë sipas saj, ato “nuk kanë kuptim konkret” dhe “nuk i

prezantojnë asnjë imazh imagjinatës”, por edhe ajo thekson që funksioni i tyre është i rëndësishëm. Prandaj, përdorimi i drejtë i nyjave në gjuhën angleze është imperativ për të gjithë ata që pretendojnë ta flasin drejt këtë gjuhë.

5.2.1. Nyja e shquar “the”

Nyja e shquar the e emrave të anglishtes është shenjuesi themelor i shquarsisë.438 Ajo

shqiptohet [ð] para emrave që fillojne me bashkëtingëllore, [ði] para emrave që fillojne me

zanore, kurse [ði:] kur theksohet. P.sh. the (ðǝ) computer, the (ði) orange, the (ði:)

document, etj.

Sipas Greenbaum439, kjo nyjë përdoret si përcaktor me emrat e numërueshëm në numrin

njëjës dhe shumës dhe me emrat e panumërueshëm. Këtë mendim ndajnë edhe Huddleston & Pullum sipas të cilëve, kjo nyjë mund të përdoret me “të gjitha llojet e emrave të

përgjithshëm”.440 Por, në anglishte, në raste dhe funksione të caktuara, kjo nyjë haset edhe

me emra të përveçëm.

Prandaj, kur flasin për nyjën e shquar, Leech & Svartvik theksojnë që kjo nyjë mund të

përdoret “me te gjitha llojet e emrave përveç shumicës së emrave të përveçëm."441 Kurse,

sipas O’ Dwyer, “nyja e shquar the i shenjon të gjitha klasat e emrave.”442

Sipas Bache & Davidsen-Nielsen, nyja e shquar the ka tre funksione:443

435 Rumjanceva, L. & Kalniòa, B., English Grammar , Morphology, Daugavpils Universitate, Saule, 2003,

f. 27-28. 436 Palmer, Richard, The Good Grammar Guide, Routledge: Taylor and Francis Group, London & New York,

2003, f. 109. 437 Dykes, Barbara, Grammar for Everyone: Practical tools for learning and teaching grammar, ACCER Press,

Victoria, 2007, f. 68. 438 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language,

Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 368. 439 Greebaum, Sidney, The Oxford English Grammar, Oxford Unviersity Press, New York, 1996, f. 164. 440 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language, Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 368. 441 Leech, Geoffrey & Svartvik, Jan, A Communicative Grammar of English, Third Edition, Routledge:

Francis and Taylor, London , 2003, f. 185. 442 O’Dwyer, Bernard, T. ,Modern English Structures: Form, Function and Position, Second Edition,

Broadview Press, Toronto, 2006, f. 264. 443 Bache, Carl & Davidsen-Nielsen, Niels, Mastering English: An Advanced Grammar for Non-native and

Native Speakers, Mouton de Gruyter, Berlin, 1997, f. 370.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

169

1. Referencën e shquar “specifike”

2. Referencën e pashquar “jospecifike” dhe

3. Referencën gjenerike

Por në shumicën e gramatikave, rëndom këto funksione hasen si:

1. Referencë specifike dhe

2. Referencë gjenerike

Në referencë specifike, nyja e shquar përdoret:

1. Kur bashkëfolësi ose lexuesi ka njohuri për personin ose sendin të cilit po i referohemi.

Ky lloj përdorimi i nyjës së shquar njihet si referencë situacionale.444 Këtë e hasim me këta

emra:445

a) emrat e vendeve - There’s a nice shop at the corner.

b) emrat e njerëzve - I told the doctor that I would work hard to lose my weight.

c) emrat e sendeve - You should switch off the phone.

d) emrat e kafshëve dhe shpezëve - Children got afraid when they heard the dog

barking.

Por, sipas Berry446, përdorimi “situacional” i referohet njohjes së ambientit ose rrethit nga

ana e folësit, p.sh. nëse hyjmë në kuzhinë, hasim në orendi që janë të zakonshme për një

vend të tillë, si: the fridge, the table, the drawers, etj., dhe me këta emra perdorim nyjën e

shquar the.

2. Kur emri përdoret për t’iu referuar një personi ose sendi që është përmendur më parë dhe përdoret për herë të dytë në bisedë. Ky lloj reference njihet si referencë anaforike ose

prapadrejtuese:447

Last night, I saw an old man wandering in the park. The man was wearing an old crumpled

suit.

3. Kur identiteti i emrit përcaktohet nga një togfjalësh parafjalor ose fjali lidhore:448

444 Kabashi, Jashar, English Grammar Morphology, University of Prishtina, Prishtina, 2000, fq. 208 445 Po aty, f. 208-209. 446 Berry, Roger, English Grammar, A resource book for students, Routledge, London & New York, 2012,

f. 90. 447 Brinton, Laurel, J. , The Structure of Modern English: A Linguistic Introduction, Volume I, John Benjamins Publishing Company, Amsterdam, Philadelphia, 2000, f. 110. 448 Thomson, A.J. & Martinent, A.V. , A Practical English Grammar, Fourth Edition, Oxford University

Press, Oxford & New York, 1991, f. 5.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

170

The wines of Rahovec are among the best wines in the world.

The wines which Rahovec produces are among the best wines in the world.

4. Kur veçojmë një person ose një send me anë të togfjalëshave dhe fjalive të varura:449

The man you are trying to find has already left the town.

The books on the table belong to my roommate, Sharon.

5. Kur emri i referohet një objekti ose grupi objektesh që konsiderohen unike, p.sh. the

world, the universe, the earth, the sky, the sun, the moon, etj.450P.sh.

The sky was full of stars shining like small precious stones.

6. Nyja e shquar poashtu përdoret me:

a) pjesë të trupit - the head, the face, the shoulder, the chest, the back, the hand, etj.

b) pjesë të ditës - the day, in the morning, in the afternoon, in the evening, etj.

c) disa shprehje kohore - at the moment, in the end, all the while, for the time being, etj.

ç) data - on the 17th of February, on the 4th of July, on the 28th of November, etj.

d) disa togfjalësha - the sooner the better, the more the merrier, etj.

e) me numërorët rreshtorë - the first, the second, the third, the fourth, the fifth, etj.

ë) me instrumente muzikore - the piano, the violin, the guitar, the flute, etj.

7. Kur emri e pason mbiemrin në shkallën krahasore dhe sipërore:

The more successful teacher (of the two teachers) is the one who inspires his/her students.

New York is one of the most exciting cities in the world.

8. Me emrat e panumërueshëm abstraktë dhe emrat e lëndës:

Today, the weather is rather cloudy. It might rain soon.

Macy cannot drink the water from plastic bottles.

449 Alexander, L.G., Longman English Grammar, Longman, New York, 2003, f. 74. 450 Thomson, A.J. & Martinent, A.V. , A Practical English Grammar, Fourth Edition, Oxford University

Press, Oxford & New York, 1991, f. 5.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

171

Sidoqoftë, Quirk & Greenbaum theksojnë që përdorimi i nyjës së shquar mund të

përcaktohet nga faktorë logjikë dhe gramatikorë.451 Faktorët logjikë kanë të bëjnë me faktin që veçantia e një referenti mund të imponohet logjikisht nga kuptimi, p.sh.

She was the only student who spoke Mandarin Chinese.

Përcaktimi gramatikor, nga ana tjetër, mund të jetë i dyllojshëm:452

a) Referencë anaforike - që, siç u tha më lart, nënkupton që identiteti është përcaktuar më

herët gjatë diskursit. P.sh.

Katy bought her husband, Tom, a phone and a tie, but he liked the tie more.

b) Referencë kataforike - që tregon se identiteti i referentit do të përcaktohet më vonë nga

ajo që pason. P.sh.

I am trying to finish the painting that I shall give Lorna for her birthday.

Në referencë gjenerike, nyja e shquar përdoret për t’iu referuar një personi, një kafshe ose

një sendi, si përfaqësues të të gjithë grupit ose klasës të cilës ata i takojnë. P.sh.

The child is the most amazing creature in the world.

Në fjalinë e mësipërme, emrin child në numrin njëjës, i përdorur me nyjën e shquar the, u

referohet të gjithë fëmijëve, gjegjësisht të gjithë klasës ose grupit të fëmijëve. Pothuajse i

njëjti kuptim mund të shprehet nëse ky emër përdoret me nyjën e pashquar ose në numrin

shumës. P.sh.

A child is the most amazing creature in the world.

Children are the most amazing creatures in the world.

Sidoqoftë, ekziston një dallim i vogël ndërmjet këtyre tre versioneve. Versioni me nyjën e

shquar vë në pah grupin osë klasën si tërësi, versioni me nyjën e pashquar vë në pah një

individ i cili përfaqëson grupin, kurse versioni me emrin në shumës vë në pah të gjithë

përfaquesit e grupit ose klasës.

Nyja e shquar me referencë gjenerike përdoret me disa mbiemra për të formuar emra të cilët kanë formë të njëjësit por i referohen gjithë grupit ose klasës si: the healthy, the rich,

the poor, the affluent, the unemployed, etj. 453

451 Greenbaum, Sidney & Quirk, Randolph, A Student’s Grammar of the English Language, 3rd edition,

Longman, 1990, f. 79. 452 Po aty, f. 79. 453 Berry, Roger, English Grammar, A resource book for students, Routledge, London & New York, 2012,

f. 92.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

172

P.sh. The rich should help the poor to overcome their difficulties.

Po ashtu përdoret me emrat e disa kombësive:454the British, the Swiss, the Japanese, etj.

Nyja e shquar mund të përdoret edhe me emrat e përveçëm, por vetëm në raste të caktuara.

1. Me emrat e njerëzve përdoret në këto raste:

a) Me emrat e familjes, gjegjësisht mbiemrat në shumës të cilët i referohen njerëzve të një

familjeje, me mbiemër të njëjtë455, p.sh.

The Bushes are the most prominent political family in the USA.

b) Me një sërë emrash të përveçëm të njerëzve, nyja e shquar the ka disa funksione.

(Shih 5.5.1)

2. Nyja e shquar the përdoret me titujt personal, por pa emër, p.sh. the Queen, the King, the

Duchess, the Duke, the Sheikh, the President, the Prime Minister, etj.

3. Me emra të përveçëm gjeografikë të cilët përbëhen tërësisht ose pjesërisht nga emrat e

përgjithshëm. Këtu përfshihen emrat e oqeaneve, detrave, lumenjve, ishujve, vargmaleve,

shkretëtirave, regjioneve, madje edhe shteteve.456 P. sh. The United States of America, the

United Kingdom of Great Britain, the Atlantic Ocean, the Adriatic Sea, the River Thames,

the Great Lakes, the Gulf of Mexico, the Alp Mountains, the West Indies, the Sahara

Desert, etj. Disa nga këta emra gjeografikë zakonisht hasen edhe pa një pjesë të emrit, pa

emrin e përveçëm, respektivisht të përgjithshëm, p.sh. the United Kingdom, the United

States, the Atlantic, the Thames, the Nile, the Alps, the Sahara, etj., por, ka emra të tjerë të

cilëve nuk mund tu hiqet një pjesë e emrit, p.sh. the Great Lakes, the Gulf of Mexico, etj.

Kjo ndodh zakonisht kur një emër i përveçëm ka strukturën: mbiemër + emër i

përgjithshëm (the Great Lakes ose the Arabian Sea), por, me raste, edhe kur kanë këtë

strukturë: emër i përgjithshëm + of + emër i përveçëm (the Gulf of Mexico ose the Bay of

Biscay ).

Por, nyja e shquar the mund të përdoret para emrave të shteteve edhe kur nuk kanë

strukturë të lartpërmendur, p.sh the Netherlands. Emrat e liqeneve nuk marrin nyja. 457

Përjashtim bëjnë emrat e grupeve të liqeneve, si p.sh. The Great Lakes që përfshijnë liqenet Superior, Huron, Michigan, Ontario dhe Erie.

454 Berry, Roger, English Grammar, A resource book for students, Routledge, London & New York, 2012,

f. 92. 455 Nelson, Gerald & Greenbaum, Sidney, An Introduction of English Grammar, Third Edition, Routledge,

New York, 2013, f. 33. 456 Thomson, A.J. & Martinent, A.V. , A Practical English Grammar, Fourth Edition, Oxford University

Press, Oxford & New York, 1991, f. 6. 457 Eastwood, John, Oxford Guide to English Grammar, Oxford University Press, New York, 2002, f. 211.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

173

Emrat e qyteteve dhe shteteve rëndom nuk marrin nyja, por edhe këtu ka disa përjashtime, si p.sh. the Hague, the Bronx, the City, the West End, the East End (of London), the Sudan,

the Yemen, etj.458

4. Me emrat e institucioneve publike (partive politike, organizatave, fondacioneve, muzeve,

galerive, teatrove, etj.), periudhave historike, monumenteve, librave, filmave, etj.459 P.sh.

the United Nations, the Democratic Party, the Peace Corps, the Clinton Foundation, the

Louvre, the National Gallery, the Minack Theatre, the Renaissance, the Eiffel Tower, the

Statue of Liberty, the Iliad, the Odyssey, the Godfather, the Patriot, etj.

Nyja e shquar the përdoret edhe me disa emra të universiteteve, tek të cilët emri i

përgjithshëm i paraprin emrit të përveçëm, si p.sh. the University of Washington, the

University of Tirana, the University of Prishtina, etj., por, Harvard University, Oxford

University, Cambridge University, etj., nuk marrin nyjë, për shkak se emri i përveçëm i

paraprin emrit të përgjithshëm.

5. Me emrat e gazetave dhe revistave, emrat astronomike, si dhe emrat e anijeve 460: the

New York Times, the Chicago Chronicle, the Vogue, the Cosmopolitan, the Milky Way, the

Great Bear, the Mayflower, the Titanic, etj.

Nyja e shquar the ka edhe një funksion tjetër, i cili nuk vihet shumë në pah. Ky është

funksioni theksues (emphatic)461 i nyjës së shquar, e cila në këtë rast shqiptohet [ði:] dhe nënkupton që personi në fjalë është superior në një fushë ose veprimtari të caktuar. P.sh.

George is the expert on nuclear energy.

5.2.2. Nyja e pashquar “a/an”

Nyja e pashquar a/an e emrave të anglishtes është treguesi themelor i pashquarsisë. Ajo

përdoret me emrat e numërueshëm në numrin njëjës. 462 Por, në funksione të caktuara, poashtu mund të përdoret edhe me emrat e përveçëm.

Kjo nyjë ka dy forma:

458 Eastwood, John, Oxford Guide to English Grammar, Oxford University Press, New York, 2002, f. 6. 459 Alexander, L.G., Longman English Grammar, Longman, New York, 2003, f. 75. 460 Kabashi, Jashar, English Grammar Morphology, University of Prishtina, Prishtina, 2000, f. 216. 461 Bache, Carl & Davidsen-Nielsen, Niels, Mastering English: An Advanced Grammar for Non-native and

Native Speakers, Mouton de Gruyter, Berlin, 1997, f. 372. 462 Leech, Geoffrey & Svartvik, Jan, A Communicative Grammar of English, Third Edition, Routledge:

Francis and Taylor, London , 2003, f. 185.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

174

1. Nyja e pashquar a rëndom përdoret para emrave që fillojnë me bashkëtingëllore. P.sh. a

book, a pen, a computer, a student, a teacher, a parent, a doctor, a career, a map, a house,

a room, a country, a unit, a university, a user, a European, etj.

2. Nyja e pashquar an rëndom përdoret para emrave që fillojnë me zanore. P.sh. an apple,

an onion, an orange, an egg, an elephant, an orphan, an architect, an engineer, an hour,

an honour, etj.

Siç shihet nga shembujt, përdorimi i njërës ose tjetrës formë të nyjës së pashquar varet nga

shqiptimi i tingullit nistor të emrit. Prandaj, ka emra që fillojnë me zanore dhe marrin

formën a të nyjës së pashquar, por edhe të tillë që fillojnë me bashkëtingëllore dhe marrin

formën an. P.sh. emri unit fillon me zanoren u, por ajo shqiptohet ju, prandaj ky emër merr

formën a të nyjes së pashquar. Njësoj ndodh edhe me emrin hour i cili fillon me

bashkëtingëlloren h, e cila në këtë rast nuk shqiptohet, për shkak se është “silent letter”

(shkronjë që nuk shqiptohet), prandaj ky emër merr formën an të nyjes së pashquar.

Nyja e pashquar përdoret para një emri kur ai përmendet për herë të parë dhe përfaqëson

një person, kafshë ose send në kuptim të përgjithshëm.

Nyja e pashquar ka këto funksione:

1. Funksionin përshkrues, klasifikues, kategorizues

2. Funksionin gjenerik (përgjithësues) dhe

3. Funksionin numerik

Në funksionin e parë, nyja e pashquar përdoret për të dalluar një individ të një grupi ose klase nga individët e tjerë të po të njëjtit grup ose të njëjtës klasë. Në këtë funksion, ajo përdoret me emrat e njerëzve që tregojnë origjinë, profesion, përkatësi fetare, bindje

politike, etj, 463por mund të përdoret edhe me emrat e kafshëve dhe sendeve. P.sh.

Mrs. Watson is an American.

Mr.Robinson is a renowned architect.

My sister has three pets, a dog, a cat and a fish.

My family owns a small house, not a flat downtown.

Sipas Delahunty & Garvey464, kategorizimi ose klasifikimi është një nga funksionet më të

rëndësishme të nyjës së pashquar, pasi që, ndër të tjerash, gjen përdorim edhe në

përkufizimet e njësive leksikore në fjalor.

463 Alexander, L.G., Longman English Grammar, Longman, New York, 2003, f. 70. 464 Delahunty, Gerald, P. & Garvey, James, J., The English Language from Sound to Sense, Parlor Press,

Indiana, 2010, f. 210.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

175

Në funksionin gjenerik, nyja e pashquar, e përdorur me emrin në numrin njëjës i referohet të

gjithë individëve, kafshëve dhe sendeve që i takojnë grupit ose klasës. P.sh.

A singer earns more than a professor.

A dog is people’s favourite pet.

A bus is one of the safest means of transportation.

Për nyjën e pashquar thuhet se ka edhe funksion numerik, meqë ajo ka kuptimin e numrit

një - one dhe mund të përdoret në vend të tij me:465

Numrat e plotë - a/one hundred, a/one thousand, a/one million, a/one billion

Thyesat - one/a third, one/a fifth, one/a seventh, one/a tenth

Paratë - one/a euro, one/a dollar, one/a pound, one/a jen

Masën/Peshën - one/a kilo, one/a pound, one/foot, one/a metre

Por, sipas Alexander466, nyja e pashquar a/an dhe numërori one nuk mund të zëvendësojnë

njëri tjetrin në të gjitha rastet, pasi që numërori one përdoret kur numërojmë, por nuk mund

të përdoret për t’iu referuar një personi, kafshe a sendi në mënyrë jospecifike, siç bën nyja e

pashquar a/an. P.sh. I need a pen. I need one pen, not two or more.

Nyja e pashquar përdoret edhe me shprehje të caktuara numerike, si: a dozen (12), a score

(20), a gross (144), a lot, a great deal of, a great many of, etj., si dhe pas such dhe what, si

dhe quite a, not a, rather a, a rather, many a në shprehjet: such a nice woman, what a

courageous man, quite a difficult taks, rather a short distance, a rather short distance,

many a student, etj.

Nyja e pashquar poashtu përdoret me shprehjet që kanë të bëjnë me çmimet, distancën, peshën dhe shpeshtësinë, në kuptimin each (secili/secila), të cilën, kur duam ta theksojmë,

nyjën e pashquar e zëvendësojmë me per.467 P.sh. three pounds a (per) can, ten kilometres

an (per) hour, two pounds a (per)kilo, twice a (per) week, etj. Sipas Karlovcan468, ky

funksion i nyjës së pashquar njihet si i ashtuquajturi funksion “distributiv”, meqë i afrohet kuptimit të përemrit të pacaktuar each.

Nyja e pashquar mund të përdoret me emra të panumërueshëm atëherë kur ata trajtohen si

emra të numërueshëm. P.sh.

I would like a coffee, thank you. Në vend të: I would like a cup of coffee, thank you.

465 Kabashi, Jashar, English Grammar Morphology, Universiteti i Prishtines, Prishtine, 2000, f. 225. 466 Alexander, L.G., Longman English Grammar, Longman, New York, 2003, f. 71. 467 Po aty, f. 71. 468 Karlovcan, Vjekoslav, A survey of English grammar, Nakladni zavod Matice hrvatke, Zagreb, 1989,

f. 141.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

176

Emrat e përveçëm rëndom nuk marrin nyjë të pashquar, por edhe këtu kemi përjashtime.

Emrat e njerëzve mund të marrin nyjë të pashquar në këto raste:

a) Kur nuk dihet asgjë për personin në fjalë, përveç emrit, dhe në këtë kontekst nyja e pashquar ka kuptimin “njëfarë”. Këtu zakonisht emrat, gjegjesisht mbiemrat, shoqërohen

nga titujt Mr./Mrs./Miss.469 P.sh.

A Mrs. Griffit wants to talk to you.

b) Kur personi në fjalë ka cilësi që asocojnë me ato të ndonjë personi të famshëm nga fusha

e artit, shkencës, etj. P.sh.

Jason has the brains of an Einstein.

c) Kur emri i një personi të famshëm nga fusha e artit, shkencës, etj., përdoret për t’iu referuar veprave të tij. Në këtë mënyrë emri i përveçëm shndërrohet në emër të

përgjithshëm.470 P.sh.

A Van Gogh was sold for thirty million dollars.

(A painting by Van Gogh was sold for thirty million dollars.)

d) Kur emri përdoret për t’iu referuar një anëtari (të vetëm) të një familjeje.471P.sh.

She had finally become a Williams.

5.3. Shquarsia dhe pashquarsia tek emrat në gjuhën shqipe

Kategoria e shquarsisë dhe e pashquarsisë është kategori gramatikore e emrit në gjuhën shqipe që manifestohet nëpërmjet kundërvënies së dy tipave të lakimit me sistemin e tyre të

mbaresave: lakimit të shquar dhe lakimit të pashquar.472 Kjo kategori gramatikore

kushtëzohet nga përmbajtja kuptimore e emrave të përgjithshëm.473

469 Thomson, A.J. & Martinent, A.V. , A Practical English Grammar, Fourth Edition, Oxford University

Press, Oxford & New York, 1991, f. 2. 470 Brinton, Laurel, J. , The Structure of Modern English: A Linguistic Introduction, Volume I, John Benjamins Publishing Company, Amsterdam, Philadelphia, 2000, f. 111. 471 Rumjanceva, L. & Kalniòa, B., English Grammar , Morphology, Daugavpils Universitate, Saule, 2003,

f. 37. 472 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 120. 473 Likaj, Ethem & Çabej, Maklena, Morfologjia e shqipes standarde, Ribotim i plotësuar dhe i përmirësuar,

Julvin, Tiranë, 2013, f. 59.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

177

Emri i përgjithshëm në trajtën e shquar përdoret për të treguar një ose më shumë sende që njihen si të vetme e të veçanta dhe dallohen nga sendet e tjera të po asaj klase. P.sh. puna, motivi, endrrat, studimet, sukseset, arritjet, etj. Prandaj, thuhet që emri i përgjithshëm në

këtë funksion ka një kuptim të invidivualizuar. 474 Individualizimi i emrit të përgjithshëm mund të bëhet edhe nëse emrin në trajtën e pashquar, si forma e tij bazë, e shoqërojmë me

një përemër dëftor.475 P.sh. ky institucion, kjo çëshje, ajo sipërmarrje, ai punim, këto piktura, këta studiues, ata punëtorë, ato projekte, etj.

Emri i përgjthshëm në trajtën e pashquar përdoret me kuptimin e tij të përgjithshëm për të treguar një send (apo sende) me një sërë karakteristikash të veçanta të një klase të cilës ai i

takon dhe e përfaqëson.476 P.sh. familje, prindër, fëmijë, miq, shkollë, shtëpi, kopsht,

pemë, detyra, etj.

5.3.1. Kuptimi dhe përdorimi i trajtës së shquar

Në gjuhën shqipe, emri përdoret në trajtën e shquar në këto raste:

1. Kur është përmendur më parë dhe përdoret për herë të dytë në të njëjtin kontekst. Ky lloj

i shquarsisë njihet si shquarsi anaforike.477 P.sh.

Genci dhe bashkëshortja e tij kishin vendosur të ndërtonin një shtëpi të re, prandaj u duhej

një arkitekt. Arkitekti do t'iu ndihmonte atyre që ta ndërtonin shtëpinë e ëndrrave.

2. Kur ekziston një lidhje logjike mes emrit në trajtën e shquar dhe emrave të tjerë që

përdoren në të njëjtin kontekst, ose edhe lidhje kronologjike:

Për nder të festave të fundvitit, studentët e pikturës do ta organizojnë një ekspozitë në

Galerinë e Arteve. Ekspozita do të zgjasë pesë ditë, kurse të hollat e grumbulluara nga

shitja e pikturave të kësaj ekspozite do t'i dhurohen fëmijëve të SOS fshatit.

3. Kur emri bëhet i njohur drejtpërdrejt përmes kontekstit.478P.sh.

Janë demonstruesit! Po vijnë ushtarët! Ja, fajtorët!

4. Kur emri është përmendur më parë nga bashkëfolësit, por në një kontekst tjetër.479

474 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 121. 475 Po aty, f. 121. 476 Likaj, Ethem & Çabej, Maklena, Morfologjia e shqipes standarde, Ribotim i plotësuar dhe i përmirësuar,

Julvin, Tiranë, 2013, f. 60. 477 Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti, P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford

University Press, Stanford, California, 1982, f. 155. 478 Likaj, Ethem & Çabej, Maklena, Morfologjia e shqipes standarde, Ribotim i plotësuar dhe i përmirësuar, Julvin, Tiranë, 2013, f. 61. 479 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 123.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

178

P.sh. Mos e shqetësoni plakën e gjorë me gjëra që ajo nuk i kupton dot!

5. Kur shënon sende unike, të vetme në llojin e tyre.480 Këtu mund të përdoren emrat e

planeteve, madje edhe emrat e stinëve e muajve. P.sh.

Hëna e plakur u qëndronte mbi kokë, si të donte t’u fliste në gjuhën e tyre të pakuptueshme

e t’i bënte të ftohnin kokat e të zbusnin zemrat.

Dimri i vetmisë së madhe mbaroi.

Nëntori është muaji i shqiptarëve.

6. Kur emri në trajtën e shquar shoqërohet me fjalë përcaktuese si:481

a) një përemër pronor - familja ime, libri im, shteti ynë, puna jonë, lartmadhëria juaj, etj.

b) një përcaktor i rasës gjinore - shërimi i plagëve, shkëlqimi i yjeve, drita e shtëpisë, etj.

c) një mbiemër prejnumëror - viti i parë, semestri i dytë, provimi i tretë, hera e katërt,etj.

ç) një mbiemër në shkallë krahasore të sipërisë absolute -

Noari ishte djali më i gjatë i klasës.

d) mbiemri i fundit - dita e fundit, viti i fundit, gota e fundit, mbledhja e fundit, roli i

fundit, etj.

dh) përemrat e pacaktuar gjithë dhe tërë - gjithë fëmijët, gjithë prindërit, tërë bota, etj

e) numërorët e nyjëzuar - të dyja, të dy, të dytë, të tre, të tria, të tretë, të pestë, etj.

ë) një fjali e varur përcaktore me kuptim dallues -

Rezultati që priste prej ditësh ishte vërtet shumë inkurajues.

f) disa shprehje frazeologjike - i jap dorën, marr fjalën, vras mendjen, më merr malli, etj.

Në gjuhën shqipe, edhe pse emrat e përveçëm, sikurse ata të përgjithshëm, mund të

përdoren në trajtën e shquar edhe në atë të pashquar si dhe i nënshtrohen te gjitha rregullave

të lakimit njësoj si emrat e përgjithshëm, ata rëndom përdoren në trajtën e shquar. P.sh.

Berati njihet si qyteti i njëmijë dritareve.

Prizreni është kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve.

Emri i përgjithshëm në trajtën e shquar në numrin njëjës, poashtu mund të përdoret në kuptimin gjenerik ose përgjithësues për t’iu referuar gjithë grupit ose klasës së sendeve të

cilës ai i takon. Nëpërmjet një frymori ose sendi përfaqësohet i gjithë grupi ose klasa që ka

tipare të përbashkëta me frymorin ose sendin që i përfaqëson.482 P.sh.

Qeni është miku më i mirë i njeriut.

480 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 123. 481 Po aty, f. 123-125. 482 Po aty, f. 126-127.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

179

Çokollata është ushqimi i preferuar i fëmijëve.

5.3.2. Kuptimi dhe përdorimi i trajtës së pashquar

Në gjuhën shqipe, emri përdoret në trajtën e pashquar në këto raste:483

1. Si pjesë përbërëse e kallëzuesit emëror - Fqinjët tanë janë bujq të njohur të kësaj ane.

2. Si përcaktor kallëzuesor -

Gjatë viteve të nëntëdhjeta, Arbri kishte pasur Gentin shok të studimeve.

3. Si përcaktor pa përshtatje në rasën rrjedhore i një emri të pashquar në togfjalësha të tipit

- vaj ulliri, mish dhie, këngë dasme, këngë trimërie, djalë qyteti, uthull molle, etj.

4. Në disa shprehje frazeologjike të formuara nga një folje dhe një emër - zë besë, shes

mend, marr frymë, heq dorë, vë dorë, bëj fjalë, bëj dëm, etj.

5. Në fjali mohore - Asnjë punëdhënës nuk pranon punëtorë pa përvojë pune.

6. Kur tregon pjesë të pacaktuar lënde - pi verë, blej bukë, shes qumësht, blej naftë, etj.

7. Në krahasime - Fluturoi si shqiponjë. Punojnë si gjermanë. Flet si papagall.

8. Në disa çifte - nënë e baba, motër e vëlla, atë e bir, nënë e bijë, dyer e dritare, këmbë e

duar, dhëmbë e dhëmballë, sy e vesh, etj.

9. Kur paraprihet nga disa fjalë përcaktuese, si:

a) numërorët - një projekt, dy marrëveshje, tre bashkëpunëtorë, katër ndërtesa, etj.

b) përemrat e pacaktuar - shumë ide, disa shpërblime, mjaft interesim, pak reklamë, etj.

c) përemrat dëftorë - ky fat, kjo shoqe, këtë dhurate, këto lule, atë roman, ata banorë, etj.

ç) përemrat pyetës cili, ç’, sa, çfarë - Cili shtet? Ç’punë? Sa studentë ? Çfarë problemi?

d) përemrat pronorë ime, ime, yt, jot - im atë, ime më, im vëlla, ime motër, yt shoq, jot

ëmë, etj.

10. Me disa parafjalë që drejtojnë rasën kallëzore në, mbi, nën, nëpër - në dhomë, mbi

dollap, nën tavolinë, nëpër rrugë, etj.

11. Si thirror - O Adriatik, a po vjen edhe ti me ne? Rinë, eja shpejt se kemi nevojë për

ndihmën tënde! Ti duhet të kesh më shumë kujdes në punë, moj vajzë.

483 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 127-131.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

180

Emrat e përveçëm mund të përdoren edhe në trajtën e pashquar, por vetëm në funksione të

caktuara sintaksore:484

a) si ndajshtim të emrave të shquar - Familja e Dhuratës jeton në fshatin Piranë.

b) si përcaktorë kallëzuesor të kryefjalës ose kundrinës - Fqinji ynë i ri quhet Visar.

Shokët e thërrasin Vis.

c) si thirrorë të pandjekur nga fjala përcaktuese - Mirë u takofshim, Albanë!

ç) të paraprirë nga një mbiemër - i madhi Kadare, i urti Dritëro, e zeza Shpresë, etj.

d) me disa parafjalë - në Vlorë, në Malësi, mbi Lumbardh, prej Peje, prej Korçe, etj.

dh) si përcaktorë në rrjedhore të një emri të pashquar - djath Sharri, verë Rahoveci, raki

Skrapari, ullinj Berati, duhan Shkodre, etj.

5.4. Lakimi i emrave në gjuhën shqipe

Në gjuhën shqipe lakohen të gjithë emrat. Ata ndahen në katër tipe të lakimit bazuar në

kriterin e mbaresave të emërores së shquar njëjës. Sipas këtij kriteri, emrat që në emëroren

e shquar njëjës marrin mbaresën -i i takojnë lakimit të parë, ata që në emëroren e shquar

njëjës marrin mbaresën -u i takojnë lakimit të dytë, emrat që në emëroren e shquar njëjës marrin mbaresën -a ose -ja i takojnë lakimit të tretë, kurse emrat që në emëroren e shquar

njëjës mbarojnë me -t, -it, ose -të i takojnë lakimit të katërt. 485 Këto katër tipe të lakimit

përkojnë, me disa përjashtime, me ndarjen e emrave në gjini. Kështu, emrat e lakimit të

parë i takojnë kryesisht gjinisë mashkullore, emrat e lakimit të dytë i takojnë gjinisë

mashkullore, emrat e lakimit të tretë i takojnë kryesisht gjinisë femërore, kurse emrat e

lakimit të katërt i takojnë gjinisë asnjanëse. 486

Për dallim nga lakimi në numrin njëjës, në shumës, të gjithë emrat lakohen njëlloj

pavarësisht tipit të lakimit.487

5.4.1. Lakimi i parë

Shumica e emrave të lakimit të parë janë emra të gjinisë mashkullore që në emëroren e pashquar njëjës dalin me bashkëtingëllore, kurse një numër i kufizuar dalin me temë me

zanore.488

484 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 126. 485 Likaj, Ethem & Çabej, Maklena, Morfologjia e shqipes standarde, Ribotim i plotësuar dhe i përmirësuar,

Julvin, Tiranë, 2013, f. 58. 486 Kostallari, A., Lafe, M., Totoni, M., & Cikuli, N., Gjuha letrare shqipe për të gjithë, Shtëpia botuese e

librit shkollor, Tiranë, 1976, f. 37. 487 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 112. 488 Po aty, f. 113.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

181

Njëjës

Trajta e pashquar

Trajta e shquar

Emërore:

Gjinore:

libër

i… libr-i489

libr-i

i… libr-it

Dhanore: libr-i

libr-it

Kallëzore: libër

libr-in

Rrjedhore: libr-i

libr-it

Shumës

Trajta e pashquar Trajta e shquar

Emërore: libra libra-t

Gjinore: i… libra-ve i… libra-ve

Dhanore: libra-ve libra-ve

Kallëzore: libra libra-t

Rrjedhore: libra-sh libra-ve

5.4.2. Lakimi i dytë

Lakimit të dytë i takojnë emrat e gjinisë mashkullore që në emëroren e pashquar njëjës

dalin me k, g, h ose me zanore të theksuar.490

Njëjës

Trajta e pashquar Trajta e shquar

Emërore: zog zog-u

489 Nyja e gjinores del me trajtat i, e, të, dhe së, por këtu kemi shënuar vetëm nyjen i bazuar në Gramatikën e

Gjuhës Shqipe I të Akademisë së Shkencave. 490 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, fq. 115

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

182

Gjinore: i… zog-u i… zog-ut

Dhanore: zog-u

zog-ut

Kallëzore: zog

zog-un

Rrjedhore: zog-u

zog-ut

Shumës

Trajta e pashquar

Trajta e shquar

Emërore: zogj

zogj-të

Gjinore: i… zogj-ve

i… zogj-ve

Dhanore: zogj-ve

zogj-ve

Kallëzore: zogj

zogj-të

Rrjedhore: zogj-sh

zogj-ve

5.4.3. Lakimi i tretë

Këtij lakimi i takojnë të gjithë emrat e gjinisë femërore dhe disa emra të gjinisë

mashkullore që emërtojnë frymorë, si p.sh. fëmijë, dajë, axhë.491

Njëjës

Trajta e pashquar

Trajta e shquar

Emërore: ëndërr

ëndrr-a

Gjinore: i… ëndrr-e

i… ëndrrë-s

Dhanore: ëndrr-e

ëndrrë-s

Kallëzore: ëndërr

ëndrrë-n

Rrjedhore: ëndrr-e

ëndrrë-s

491 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 115.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

183

Shumës

Trajta e pashquar

Trajta e shquar

Emërore: ëndrra

ëndrra-t

Gjinore: i… ëndrra-ve

i… ëndrra-ve

Dhanore: ëndrra-ve

ëndrra-ve

Kallëzore: ëndrra

ëndrra-t

Rrjedhore: ëndrra-sh

ëndrra-ve

5.4.4. Lakimi i katërt

Lakimit të katërt i takojnë të gjithë emrat e gjinisë asnjanëse, që në shqipe përbëjnë një

numër të vogël emrash, të gjithë të nyjshëm. Edhe pse kuptimisht shprehin koncepte në

njëjës e në shumës, emrat e gjinisë asnjanëse formalisht dalin njësoj, pra pa shenjues të

veçantë morfologjikë që tregojnë njëjësin dhe shumësin e tyre.

Trajta e pashquar Trajta e shquar

Emërore: të qeshur të qeshur-it

Gjinore: i… të qeshur-i i…të qeshur-it

Dhanore: të qeshur-i të qeshur-it

Kallëzore: të qeshur të qeshur-it

Rrjedhore: të qeshur-i të qeshur-it

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

184

5.5. Analizë përqasëse e kategorisë së shquarsisë dhe të pashquarsisë tek

emrat në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe

Në gjuhën angleze, kategoria e shquarsisë dhe e pashquarsisë nuk është kategori

gramatikore e emrit, por kategori semantike. Ky është dallimi thelbësor ndërmjet emrave të gjuhës angleze dhe atyre të gjuhës shqipe sa i përket kësaj kategorie. Në shqipe, kategoria e

shquarsisë dhe e pashquarsisë, si kategori gramatikore, manifestohet nëpërmjet

kundërvënies së dy tipave të lakimit: lakimit të shquar dhe lakimit të pashquar, me gjithë

sistemin e mbaresave që ata bartin me vete,492 kurse në gjuhën angleze, si gjuhë analitike,

duke qenë se ka vetëm një rasë të shenjuar morfologjikisht - rasa gjinore, nuk mund të flitet as për lakim të emrave e rrjedhimisht, as për mbaresa.

Gjithsesi, fakti që emrat në gjuhën angleze nuk kanë këtë kategori gramatikore, nuk do të

thotë që nuk bëjnë dallim ndërmjet emrave të shquar dhe atyre të pashquar. Secila gjuhë i

shfrytëzon mjetet e saj për ta realizuar një funksion gjuhësor. Kështu, edhe shquarsia dhe

pashquarsia e emrave në gjuhën angleze realizohet kryesisht nëpërmjet dy nyjave: nyjës së

shquar the, dhe nyjës së pashquar a/an.

Në shqipe, nyjë mund të marrë vetëm trajta e pashquar, kurse trajta e shquar realizohet vetëm nëpërmjet mbaresave. Ky është një tjetër dallim ndërmjet emrave të anglishtes dhe

atyre të shqipes. Madje, sipas Newmark & Hubbard & Prifti493, trajta e pashquar poashtu mund të realizohet me anë të përcaktorëve: ndonjë, ca, njëfarë ose disa.

Dallimi tjetër me rëndësi ka të bëjë me klasat e emrave që mund të përdoren në trajtën e

shquar dhe trajtën pashquar.

Në gjuhën shqipe, edhe emrat e përveçëm edhe ata të përgjithshëm mund të përdoren në dy trajta, në trajtën e shquar dhe në trajtën e pashquar, meqë të gjithë këta emra lakohen dhe marrin mbaresa përkatëse rasore, edhe pse përdorimi i emrave të përveçëm në trajtën e

pashquar është mjaft i kufizuar.494

Në gjuhën angleze, nga ana tjetër, janë kryesisht emrat e përgjithshëm, ata që marrin nyje. Kështu, pjesa më e madhe e studiuesve të anglishtes, përfshirë këtu: Greenbaum &

Quirk495, Bache & Davidsen-Nielsen496, Nelson497, Huddleston & Pullum498,

492Likaj, Ethem & Çabej, Maklena, Morfologjia e shqipes standarde, Ribotim i plotësuar dhe i përmirësuar,

Julvin, Tiranë, 2013, f. 60. 493 Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti, P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford University Press, Stanford, California, 1982, f. 149. 494 Po aty, f. 154. 495 Greenbaum, Sidney & Quirk, Randolph, A Student’s Grammar of the English Language, 3rd edition,

Longman, 1990, f. 86-91. 496 Bache, Carl & Davidsen-Nielsen, Niels, Mastering English: An Advanced Grammar for Non-native and

Native Speakers, Mouton de Gruyter, Berlin, 1997, f. 367-372. 497 Nelson, Gerald, English: An Essential Grammar, Routledge: Taylor & Francis Group, London and New

York, 2001, f. 75.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

185

Eastwood 499, Alexander500, Aarts501, dhe të tjerë, theksojnë që nyja e shquar përdoret me të gjithë emrat e përgjithshëm, kurse nyja e pashquar me emrat e numërueshëm në numrin

njëjës. O’ Dwyer502, nga ana tjetër, i kundërshton, duke theksuar që nyjën e shquar the

mund ta marrin të gjitha klasat e emrave. Pothuajse në një linjë me të është edhe studiuesja

Brinton503, e cila në diskutimin e saj mbi nyjat në rrafsh më të gjerë, thekson që nyja e

shquar dhe nyja e pashquar mund të përdoren për të konvertuar emrin e përveçëm në emër të përgjithshëm.

Gjithsesi, të gjithë këta disi e anashkalojnë diskutimin mbi përdorimin e nyjave me emrat e

përveçëm, meqë, përgjithësisht, këta emra nuk marrin asnjërën nga nyjet, rrjedhimisht, për këta emra mund të thuhet që kanë nyjë zero. Por, nyjë zero marrin edhe emrat e

përgjithshëm, atëherë kur nuk shoqërohen fare me nyjë. Studiuesi rus, Blokh, jep këtë

shpjegim në lidhje me përdorimin e nyjës së shquar, nyjës së pashquar dhe nyjës zero: nyja

e shquar the paraqet identifikimin, nyja pashquar a/an mosidentifikimin, i cili mund të jetë

përgjithësim relativ ose “klasifikim”, kurse nyja zero paraqet përgjithësim absolut ose

“abstraktim.”504

Sidoqoftë, përkundër dallimeve në mënyrën se si e shprehin shquarsinë dhe pashquarsinë,

emrat e shquar dhe ata të pashquar të anglishtes shfaqin edhe ngjashmëri me ata të shqipes.

Në të dyja gjuhët, shquarsia ka karakter kryesisht “individualizues”, kurse pashquarsia

karakter “klasifikues.” Në gjuhën angleze konteksti në të cilin përdoret emri është shumë me rëndësi sepse ai përcakton përdorimin e nyjës së pashquar a/an dhe asaj të shquar the. 505Konteksti ka rol të rëndësishëm edhe në shqipe.

5.5.1. Emrat e shquar në anglishte dhe në shqipe

Emrat në anglishte dhe shqipe dallojnë rrënjësisht për nga mënyra se si e realizojnë

shquarsinë, pra dallohen në formë, por jo edhe në funksionet që kanë. Kështu, emrat e

përgjithshëm në trajtën e shquar në të dyja gjuhët kanë pothuajse të njëjtat funksione të

cilave në gjuhën angleze iu referohemi si:

1. Referencë specifike dhe

2. Referencë gjenerike

498 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language,

Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 368-373. 499 Eastwood, John, Oxford Guide to English Grammar, Oxford University Press, New York, 2002, f. 70. 500 Alexander, L.G., Longman English Grammar, Longman, New York, 2003, f. 67. 501 Aarts, Bas, Oxford Modern English Grammar, Oxford University Press, New York, 2011, f. 60. 502 O’Dwyer, Bernard, T. ,Modern English Structures: Form, Function and Position, Second Edition,

Broadview Press, Toronto, 2006, f. 264. 503 Brinton, Laurel, J. , The Structure of Modern English: A Linguistic Introduction, Volume I, John

Benjamins Publishing Company, Amsterdam, Philadelphia, 2000, f. 110-111. 504 Blokh, M. Y., A Course in Theoretical English Grammar, Moscow, Vysshaya Shkola, 1983, f. 82. 505 Eastwood, John, Oxford Guide to English Grammar, Oxford University Press, New York, 2002, f. 200.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

186

Në referencë specifike, një emër i shquar në të dyja gjuhët përdoret në këto raste:

1. Kur bashkëfolësi ose lexuesi e ka të njohur personin ose sendin të cilit po i referohemi. Në gjuhën angleze, për dallim nga shqipja, ky lloj reference njihet si referencë

situacionale.506 Këtë e hasim me emrat e njerëzve, emrat e kafshëve dhe shpezëve, si dhe

emrat e sendeve. P.sh.

Mr. Nelson advised the student to study harder.

Z. Nelson këshilloi studentin/en të studiojë më shumë.

Jane usually takes the dog out for a walk in the evenings.

Jane zakonisht nxjerr qenin për shëtitje mbrëmjeve.

Jim always uses the dictionary when he encounters an unknown word.

Jim gjithmonë përdor fjalorin kur rastis në fjalë të panjohur.

Referenca situacionale në gjuhën angleze, për dallim nga shqipja, përdoret edhe me emrat e

vendeve. Në shqipe, në këtë rast përdoret emri i pashquar. P.sh.

There are many people on the street. Ka shumë njerëz në rrugë.

2. Kur emri përdoret për t’iu referuar një personi ose sendi që është përmendur më parë dhe

përdoret për herë të dytë në bisedë. Ky lloj reference njihet si referencë anaforike në të dyja

gjuhët. P.sh.

Mrs. Rocherster has two children, a son and a daughter. The son owns a construction

company, whereas the daughter is a painter.

Z. Rocherster ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Djali posedon një kompani ndërtimi,

kurse vajza është piktore.

3. Në të dyja gjuhët, emri i shquar mund të përdoret edhe në të ashtuquajturën referencë

kataforike, sipas së cilës identiteti i referencës përcaktohet nga ajo që pason.507Pra, është e

kundërta e referencës anaforike. Sidoqoftë, ky lloj reference nuk përmendet në gramatikat e shqipes. P.sh.

They are working on the project which they will present to the CEO in the board meeting.

506 Kabashi, Jashar, English Grammar Morphology, University of Prishtina, Prishtina, 2000, f. 208. 507 Greenbaum, Sidney & Quirk, Randolph, A Student’s Grammar of the English Language, 3rd edition, Longman, 1990, f. 79.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

187

Ata janë duke punuar në projektin, të cilin do t’ia prezentojnë drejtorit në mbledhjen e

bordit.

4. Në anglishte dhe shqipe emrat përdoren në trajtën e shquar edhe kur iu referohen objekteve që konsiderohen unike, të vetme në llojin e tyre si: the universe - universi, the

world - bota, the earth - toka, the sky - qielli, the sun - dielli, the moon - hëna, etj.508 Në

gjuhën shqipe, në këtë grup hyjnë, edhe emrat e stinëve dhe muajve509, kurse në gjuhën angleze, stinët mund të përdoren me nyjë të shquar, por jo edhe muajt. P.sh.

During the summer, my family spends an entire month in our small cabin in Prevalle.

Gjatë verës, familja ime kalon një muaj të tërë në shtëpizën tonë në Prevallë.

July is my favourite month of the year.

Korriku është muaji im i preferuar i vitit.

5. Në gjuhën angleze, kur identiteti i emrit përcaktohet nga një togfjalësh parafjalor ose

fjali lidhore510, kurse në gjuhën shqipe, si përcaktor i rasës gjinore511 ose fjalisë lidhore. P.sh.

The watches of Switzerland are known as the most sophisticated watches in the world.

Orët e Zvicrës njihen si orët më të sofistikuara në botë.

The watches which Switzerland produces are the best-quality watches in the world.

Orët të cilat i prodhon Zvicra janë orët më cilësinë më të mirë në botë.

6. Kur veçojmë një person ose një send me anë të togfjalëshave dhe fjalive të varura:512

The woman you are trying to help is a cousin of mine.

Gruja të cilën po përpiqesh ta ndihmosh është një kushërirë e imja.

The painting on the wall reflects its owner’s mindset.

Piktura në mur reflekton mentalitetin e pronarit/es të saj.

508 Thomson, A.J. & Martinent, A.V. , A Practical English Grammar, Fourth Edition, Oxford University

Press, Oxford & New York, 1991, f. 5. 509 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 123. 510Thomson, A.J. & Martinent, A.V. , A Practical English Grammar, Fourth Edition, Oxford University Press,

Oxford & New York, 1991, f. 5. 511 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 124. 512 Alexander, L.G., Longman English Grammar, Longman, New York, 2003, f. 74.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

188

7. Kur emri përdoret për t’iu referuar:

a) pjesëve të trupit - the head - koka, the face - fytyra, the chest - kraharori, the back -

shpina, the hand - dora, the leg - këmba, etj.

b) pjesëve të ditës - the day - dita, the night - nata, the morning - mëngjesi, the afternoon -

pasditja, the evening - mbrëmja, etj.

c) instrumenteve muzikore - the piano - pianoja, the violin - violina, the guitar - kitara, the

flute - flauti, the saxophone - saksofoni, etj.

8. Kur emri përdoret me numërorët rreshtorë: the first, the second, the third, the fourth, etc.

P.sh

This is the first trip I have taken alone. Ky është udhëtimi i parë që po e bëj vetë.

9. Emri i shquar përdoret në të dyja gjuhët në shprehjet frazeologjike. P.sh.

After such a long time, you should finally bury the hatchet.

The sooner you finish the experiment, the better results you will get.

Njeriu duhet ta vrasë mendjen mirë e mirë para se të marrë vendime të mëdha.

Aleksandri mori fjalën dhe me elokuencën e tij mahniti të gjithë të pranishmit.

Disa nga shprehjet kohore, të cilat në anglishte marrin nyjë të shquar si p.sh., at the

moment, in the end, all the while, for the time being, etc., në shqipe mund të dalin si emra të

shquar ose të pashquar, varësisht nga funskioni i tyre në fjali.

10. Kur emri e pason mbiemrin në shkallën krahasore dhe sipërore.513 Në shqipe, emri i

pasuar nga mbiemri në shkallën krahasore mund të përdoret edhe në trajtën e pashquar, kjo

varësisht nga konteksti. P.sh.

The more acceptable choice (of the two choices) was the one that saves your self-respect.

Zgjedhja më e pranueshme (nga dy zgjedhje) është ajo që ta shpëton vetërespektin.

(i shquar)

Zgjedhje më e pranueshme (nga dy zgjedhje) është ajo që ta shpëton vetërespektin.

(i pashquar)

Paris is the most impressive city in the world

Parisi është qyteti më mbresëlënës në botë.

513 Kabashi, Jashar, English Grammar Morphology, Universityof Prishtina, Prishtina, 2000, f. 211.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

189

11. Në anglishte, në kuptimin specifik, emrat e panumërueshëm abstraktë dhe emrat e

lëndës mund të përdoren si emra të shquar514, ndonëse rëndom përdoren pa nyje, kurse në shqipe, mund të përdoren si emra të shquar ose të pashquar, varësisht nga konteksti.

Patience is one of the most valuable human virtues.

Durimi është një nga virtytet më të çmueshme njerëzore.

The patience he showed with my cousins' children was really disarming.

Durimi që ai tregoi me fëmijët e kushërinjve të mi ishte vërtet çarmatosës.

Wine is a sophisticated drink. People prefer the wine produced in France.

Vera është pije e sofistikuar. Njerëzit preferojnë verën e prodhuar në Francë.

Sa u përket emrave të përveçëm, në anglishte vetëm disa grupe emrash marrin nyjë të

shquar, kurse në shqipe, ata mund të përdoren në trajtën e shquar njësoj si emrat e

përgjithshëm, me ç’rast i nënshtrohen të gjitha rregullave të lakimit njësoj sikurse emrat e

përgjithshëm. Madje, emrat e përveçëm të shqipes, për dallim nga ata të anglishtes,

përdoren kryesisht në trajtën e shquar. 515Këta janë disa nga emrat e përveçëm në gjuhën

angleze, të cilët mund të përdoren si emra të shquar, njësoj si emrat e shquar të shqipes:

1. Emrat personalë:

a) Emrat e familjes ose mbiemrat, gjegjësisht mbiemrat në shumës, të cilët u referohen

njerëzve të një familjeje me mbiemër të njëjtë516, p.sh.

The Hudsons are most decent people I have met in Houston.

Hudson-ët janë njerëzit më të ndershëm që kam takuar në Houston.

b) Mbiemrat të paraprirë nga titulli: ku nyja e shquar the shqiptohet [ði:]:

Are you the Mrs. Jamieson? A jeni ju znj. Jamieson?

Where can I find the Mr. Kingsley who called the firemen? Ku mund ta gjej z. Kingsley i

cili i thirri zjarrfikësit?

Këtu, në shembullin e parë, funksioni i nyjes së shquar është verifikimi i identitetit të

personit dhe nyja shquar the shqiptohet [ði:], kurse në shembullin e dytë, dallimi i dy

514 Eastwood, John, Oxford Guide to English Grammar, Oxford University Press, New York, 2002, f. 205. 515 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 126. 516 Nelson, Gerald & Greenbaum, Sidney, An Introduction of English Grammar, Third Edition, Routledge, New York, 2013, f. 33.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

190

njerëzve me emër të njëjtë. Siç shihet nga shembujt, në versionin shqip, meqë emri është

përdorur me titull, titulli përdoret në trajtën e shquar dhe jo emri.

c) Emrat e njerëzve:

The Robert I know would never stoop so low.

Roberti që unë njoh kurrë nuk do të binte kaq poshtë.

I need to see the Annabell who lives on the second floor of the building .

Më duhet ta takoj Annabell-ën e cila jeton në katin e dytë të ndërtesës.

My classmate, Caroline, is very intelligent. She is the Einstein of our school.

Shoqja ime e klasës, Caroline, është shumë inteligjente. Ajo është Einstein-i i shkollës sonë.

Këtu, në shembullin e parë, funksioni i nyjës së shquar është të tregojë që personi po tregon sjellje që nuk jane tipike për të. Në shembullin e dytë, nyja e shquar përdoret për të dalluar

dy persona me të njëjtin emër.517 Në shembullin e tretë, funksioni i nyjës së shquar është të tregojë që personi në fjalë ka një ose më shumë cilësi të ndonjë figure të njohur nga fusha e

artit, shkencës, etj.518

Edhe në shqipe përdoret kjo mënyrë e vlerësimit të personave, të cilët kanë karakteristika të

ngjashme me personat që kanë dhënë kontribut të veçantë në fusha të caktuara të jetës,

vetëm se në shqipe nuk kemi nevojë për nyjë.

2. Titujt personalë, por pa emër, p.sh. the Queen - mbretëresha, the King - mbreti, the

Duchess - dukesha, the Duke - duka, the Sheikh - sheiku, the President - presidenti, the

Prime Minister - kryeministri/kryeministrja, etj.519 Por, duhet të theksohet fakti që në gjuhën shqipe, këta tituj nuk janë emra të përveçëm dhe ata mund të përdoren në të dyja

trajtat, varësisht nga funksioni.

3. Emrat e përveçëm gjeografikë të cilët përbëhen tërësisht ose pjesërisht nga emrat e

përgjithshëm. P. sh. The United Kingdom (of Great Britain) - Mbretëria a Bashkuar (e

Britanisë së Madhe), the Pacific (Ocean) - Oqeani Pacifik, the Mediterranean Sea - Deti

Mesdhe, the River Po - Lumi Po, the Alp (Mountains)/the Alps - Malet Alpe (Alpet), the

Kalahari Desert - Shkretëtira e Kalahar-it, etj. Në shqipe, siç shihet nga shembujt, në rastet

kur emri gjeografik përbëhet nga një emër i përveçëm dhe një i përgjithshëm, është emri i

përgjithshëm ai që vihet në trajtën e shquar, kurse, kur emri gjeografik, i përbërë nga një

517 Leech, Geoffrey & Svartvik, Jan, A Communicative Grammar of English, Third Edition, Routledge:

Francis and Taylor, London , 2003, f. 39. 518 Rumjanceva, L. & Kalniòa, B., English Grammar , Morphology, Daugavpils Universitate, Saule, 2003, f. 37. 519 Kabashi, Jashar, English Grammar Morphology, University of Prishtina, Prishtina, 2000, f. 215.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

191

emër i përgjithshëm dhe një emër i përveçëm, përdoret vetëm me pjesën e emrit të

përveçëm, atëherë emri i përveçëm bëhet bartës i shquarsisë, p.sh. Pacifiku, Mesdheu, Po-

ja, Kalahari, etj., kurse, kur bëhet fjalë për emra shumë të njohur gjeografikë që përdoren

në shumës, sikurse në anglishte, emri gjeografik heq pjesën e emrit të përgjithshëm dhe

bart vetë shquarsinë, p.sh. the Alps - Alpet.

Emrat e qytete po ashtu mund të marrin nyje të shquar për të dalluar dy aspekte të

ndryshme të një qyteti.520P.sh.

This is not the London of my childhood. Kjo nuk është Londra e fëmijërisë sime.

4. Emrat e institucioneve publike (partive politike, organizatave, fondacioneve, muzeve,

galerive, teatrove, etj.), periudhave historike, monumenteve, etj. P.sh. the United Nations -

Kombet e Bashkuara, the Democratic Party - Partia Demokratike, the Peace Corps -

Korpusi i Paqes, the Clinton Foundation - Fondacioni Klinton, the Louvre - Luvri, the

Renaissance - Renesansa, the Statue of Liberty - Statuja e Lirisë, etj. Në shqipe, këta emra

trajtohen njësoj sikurse emrat gjeografikë.

Në gjuhën angleze, për dallim nga shqipja, emrat e universiteteve përdoren si emra të

shquar vetëm kur emri i përveçëm paraprihet nga nyja of e gjinores normane. P.sh.

the University of Manchester - Universiteti i Manchester-it

Oxford University - Universiteti i Oxford-it

5. Emrat e gazetave dhe revistave, emrat astronomikë si dhe emrat e anijeve: the New York

Times, The Sun, the Vogue, the Cosmopolitan, the Milky Way, the Great Bear, the

Mayflower, the Titanic, etj. Në shqipe, të gjithë këta emra janë gjithashtu emra të shquar,

por, për dallim nga anglishtja, nëse përbëhen nga dy e më shumë fjalë, sipas rregullave të

drejtshkrimit, fjala e parë shkruhet me shkronjë të madhe, kurse të tjerat me shkronjë të

vogël.

Emrat e përgjithshëm në gjuhën angleze shfaqin ngjashmëri me emrat në gjuhën shqipe,

edhe për shkak se emrat e të dyja gjuhëve, në trajtën e shquar njëjës, kanë referencë gjenerike, pra, mund të përdoren në kuptimin përgjithësues dhe të përfaqësojnë gjithë

grupin ose klasën të cilës i takojnë521 Por, për dallim nga anglishtja, ku në këtë funksion

përdoren vetëm emrat e numërueshëm, në shqipe, emrat e shquar që mund të përdoren në funksionin gjenerik janë edhe emrat e lëndës, emrat abstraktë, emrat foljorë dhe të

tjerë.522P.sh.

The dog is the man’s best friend.

520 Leech, Geoffrey & Svartvik, Jan, A Communicative Grammar of English, Third Edition, Routledge:

Francis and Taylor, London , 2003, fq. 39 521 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, fq. 127 522 Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti, P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford University Press, Stanford, California, 1982, fq. 159

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

192

Qeni është miku më i mirë i njeriut.

Gruri duhet të korret sa më shpejt që të jetë e mundur.

5.5.2. Emrat e pashquar në anglishte dhe në shqipe

Emrat e përgjithshëm të pashquar në shqipe dhe në anglishte, sa i përket funksionit, kanë

më shumë ngjashmëri mes vete sesa emrat e shquar. Sidoqoftë, ata shfaqin edhe mjaft

dallime. Një nga dallimet thelbësore ndërmjet emrave të pashquar të anglishtes dhe atyre të

shqipes ka të bëjë me faktin që pashquarsia në anglishte nënkupton praninë e nyjës së

pashquar a/an e cila përcakton pashquarsinë, kurse në shqipe, sipas Newmark & Hubbard

& Prifti523, këta emra marrin nyjën një, e cila për dallim nga anglishtja, nuk është obliguese

për një emër të pashquar, meqë mbaresat janë bartëset kryesore të pashquarsisë. Madje, në

disa raste, përdorimi i nyjës me emrat e pashquar, konsiderohet, jo vetëm i tepërt, por edhe

stilistikisht i papranueshëm, për shkak se në shqipe, nyja një në shqipe është semantikisht e

barasvlershme me numërorin një, kështu që, kur përdoret me një emër të pashquar, në vend

se të theksojë pashquarsinë, ajo vë theksin mbi numrin e emrit e ky nuk është funksioni i

pashquarsisë. P.sh.

Mrs. Anderson is an exceptional teacher.

Znj. Anderson është (një) mësuese e jashtëzakonshme.

Nga shembujt e mësipërm, shohim se, në anglishte, emri i pashquar medoemos kërkon praninë e nyjes së pashquar e cila e shenjon atë, kurse në shqipe, prania e nyjës është krejtësisht e panevojshme në funksion të shprehjes së pashquarsisë. Këtu vijmë tek një dallim tjetër thelbësor që ka të bëjë me klasat e emrave që mund të përdoren në trajtën e

pashquar, dhe që lidhet me përdorimin e nyjave. Në gjuhën angleze, nyja e pashquar a/an e

përdoret me emrat e numërueshëm në numrin njëjës524, kurse në shqipe, në trajtën e

pashquar mund të përdoren, jo vetëm emrat e numërueshëm në numrin njëjës, por edhe ata në numrin shumës, si dhe emrat e panumërueshëm. Kështu, përderisa nyja e pashquar një mund të përdoret me emrat e pashquar në numrin njëjës, bazuar në pohimet e Newmark &

Hubbard & Prifti525, edhe përcaktorët ndonjë, disa dhe ca mund të përdoren me emrat e

pashquar në shumës. Por, shqipja nuk ka nyjë të pashquar për numrin shumës.526

Gjithsesi, është interesant fakti që edhe në anglishte ka gramatikanë, të cilët pohojnë që

ekuivalenti i përcaktorëve të lartpërmendur të shqipes - some, do të mund të konsiderohej

523 Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti, P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford

University Press, Stanford, California, 1982, f. 149. 524 Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English Language,

Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002, f. 371. 525 Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti, P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford University Press, Stanford, California, 1982, f. 149. 526 Po aty, f. 151.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

193

formë e shumësit e nyjës a/an, por problemi qëndron në faktin se some do ta theksonte

idenë e numrit,527pra në vend të pashquarsisë, theksi në këtë rast do të binte mbi numrin,

dukuri kjo, siç u cek më lart, e pranishme edhe në shqipe. Por, për dallim nga shqipja, në

anglishte, kjo do të shkaktonte problem më të madh, meqë do të nënkuptonte se edhe emrat e numërueshëm në numrin shumës, si dhe emrat e panumërueshëm, që poashtu mund të

marrin some, do të mund të trajtoheshin si emra të pashquar, gjë që do ta thyente rregullin,

sipas së cilit emra të pashquar në anglishte janë vetëm emrat e numërueshëm në numrin

njëjës. P.sh. some people (disa njerëz), some friends (disa miq), some water (pak ujë), some

wine (pak verë), some money (pak (ca)para), etj.

Dallimet në klasat e emrave që përfshijnë reflektohen deri diku edhe në funksionet e

emrave të pashquar në anglishte dhe në shqipe. Por, përkundër dallimeve, emrat e pashquar

të shqipes shfaqin mjaft ngjashmëri me emrat e pashquar të anglishtes në disa nga

funksionet e tyre kryesore:

1. Funksionin përshkrues, klasifikues dhe kategorizues:

Charlie is a patient (at St. Mary’s Hospital). Charlie është pacient (në spitalin St. Mary).

Mr. Davis has a collection of rare books. Mr. Davis ka një koleksion të librave të rrallë.

The New York Times is an influential American newspaper.

The New York Times është (një) gazetë amerikane me ndikim.

Në shqipe, emrat e pashquar rëndom përdoren në këtë funksion pas foljeve ndihmëse kam

dhe jam.528 Por, siç shihet nga shembujt, të njëjtën gjë e hasim edhe në anglishte.

2. Funksionin numerik - Në gjuhën angleze, sikurse në shqipe, në funksionin e saj

numerik, nyja e pashquar ka kuptimin e numrit një - one, prandaj ajo mund të përdoret në

vend të këtij numërori, por, sipas Alexander529, në anglishte, nyja e pashquar a/an nuk

mund të zëvendësojë numërorin one dhe anasjelltas. Në fakt, ndonëse për nga funksioni semantik, nyja e pashquar është e barasvlershme me numërorin one - një, është fakt që ajo

mund ta zëvendësojë vetëm pjesërisht numërorin një, ashtu sikurse numërori një mund ta

zëvendësojë vetëm pjesërisht atë, meqë përdorimi i tyre i ndërkëmbyeshëm varet nga

konteksti. P.sh.

1. Mary has a/one blue dress and two red dresses.

Mary ka një fustan të kaltër dhe dy fustane të kuq.

527 Berry, Roger, English Grammar, A resource book for students, Routledge, London & New York, 2012,

f. 88. 528 Newmark, L., Hubbard, P. & Prifti, P., Standard Albanian - A Reference Grammar for Students, Stanford

University Press, Stanford, California, 1982, f. 151. 529 Alexander, L.G., Longman English Grammar, Longman, New York, 2003, f. 71.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

194

2. Mary is a/one nice woman. Mary është (një) grua e mirë.

3. John is a/one lucky man . John është (një) burrë fatlum.

Në fjalinë e parë, në anglishte, do të duhej të përdorej numërori one dhe jo nyja e pashquar

a/an sepse në fokus kemi numrin, në këtë rast, të fustaneve. Pra, në këtë fjali, nyja e

pashquar nuk është e këmbyeshme me numërorin një. Në shqipe, në anën tjetër, në fjalinë e

parë, nyja e pashquar një i referohet numrit të fustaneve dhe është krejtësisht e

panevojshme në funksion të shprehjes së pashquarsisë, pasi që pashquarsia do të mund të

shprehej edhe vetëm nëpërmjet mbaresave, por meqë bëhet fjalë për numërim, gjegjësisht

numrin e fustaneve, atëherë përdorim i nyjes së pashquar një është imperativ.

Në fjalinë e dytë dhe të tretë, në anglishte, nyja e pashquar a/an është plotësisht e

këmbyeshme me numërorin one, kështu që mund të përdoren në vend të njëri tjetrit, kurse

në shqipe, siç u cek më lart, mund të shmanget plotësisht, pa ndikuar në kuptimin e emrit.

Për dallim nga anglishtja, në të cilën nyja e pashquar a/an është plotësisht e këmbyeshme

me numërorin one kur përdoret me numrat e plotë, thyesat, paratë, masën dhe peshën,

madje është më e preferueshme se numërori one, përveç kur dëshirojmë të theksojme se

duam një send dhe jo dy ose tri530, në shqipe, nyja e pashquar një dhe numërori një kanë të

njëjtën formë dhe kuptim, pra është një fjalë me dy funksione dhe në këtë kontekst nuk mund të flitet për këmbyeshmëri, por, për përdorim të obligueshëm të nyjes së pashquar kur

numërojmë, pra në funksion numerik, dhe shmangien e saj në rastet kur mosprania e saj

nuk ndikon në kuptimin e emrit e as në funksionin e tij, gjithnjë në raport me pashquarsinë.

Emrat e pashquar në shqipe rëndom nuk përdoren në funksionin gjenerik, siç bëjnë emrat e pashquar në gjuhën angleze. Kjo ndodh për shkak se në shqipe, emri i përgjithshëm në trajtën e pashquar del si emërtim i mbarë klasës së sendeve, të cilat bashkohen nga tiparet e

tyre të përbashkëta.531

Në të dyja gjuhët, emrat e panumërueshëm mund të përdoren në trajtën e pashquar,

respektivisht të marrin nyje të pashquar, atëherë kur ata trajtohen si emra të numërueshëm.

P.sh.

Would you like a tea? në vend të Would you like a cup of tea?

A e doni një çaj? në vend të A e doni një filxhan çaj?

Emrat e përveçëm në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe rëndom nuk përdoren në trajtën

e pashquar, por edhe këtu ka përjashtime.

Në gjuhën angleze, emrat e njerëzve mund të marrin nyje të pashquar në këto raste:

530Kabashi, Jashar, English Grammar Morphology, University of Prishtina, Prishtina, 2000, f. 225. 531 Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002, f. 127.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

195

a) Kur për personin në fjalë nuk kemi informacion ose nuk kemi dëgjuar më parë për të532, dhe në këtë kontekst nyja e pashquar ka kuptimin “njëfarë”, kurse emrat shoqërohen nga

titujt Mr./Mrs./Miss.533 P.sh.

A Mr.Mann has bought my cousin’s old house.

Njëfarë Z. Mann ka blerë shtëpinë e vjetër të kushëririt tim.

Në shqipe, kur emrat e përveçëm, respektivisht mbiemrat e njerëzve të shoqëruar nga titujt

përdoren në këtë kuptim, varësisht nga konteksti, titulli mund të vihet në trajtën e shquar

ose të mbetet në trajtën e pashquar, por kur përdoren vetëm emrat, pa mbiemra dhe pa tituj,

dhe kjo ndodh shpesh sidomos në të folmet dialektore, emrat përdoren gjithmonë në trajtën

e shquar. P.sh. Dje, shoqatën tonë e vizitoi njëfarë Agroni.

b) Kur personi në fjalë ka cilësi që asocojnë me ato të ndonjë personi të famshëm nga fusha

e artit, shkences, etj. P.sh. He is a Scanderbeg.

Në shqipe, emrat e përveçëm në trajtën e pashquar rrallë përdoren në këtë funksion, pasi që,

pothuajse gjithmonë, përdoren në trajtën e shquar. P.sh.

Ai është Skenderbeu i kohës sonë.

c) Kur emri i një personi të famshëm nga fusha e artit, shkencës, etj., përdoret për t’iu

referuar veprave të tij.534 P.sh. A Rembrandt costs millions of dollars.

Në shqipe, kjo është e lejueshme, por e rrallë: Një Rembrandt kushton miliona dollarë.

Me shpesh haset në këtë formë: Një pikturë e Rembrandt-it kushton miliona dollarë.

d) Kur emri përdoret për t’iu referuar një anëtari të një familjeje.535P.sh.

The woman who is overseeing the restoration of the famous theatre is a Jackobson.

Gruaja, e cila po e mbikqyr restaurimin e teatrit të famshëm, është anëtare e familjes

Jackobson.

Në shqipe, emrat e përveçëm, konkretisht, mbiemrat, nuk përdoren në këtë funksion.

532 Leech, Geoffrey & Svartvik, Jan, A Communicative Grammar of English, Third Edition, Routledge:

Francis and Taylor, London , 2003, f. 39. 533 Thomson, A.J. & Martinent, A.V. , A Practical English Grammar, Fourth Edition, Oxford University

Press, Oxford & New York, 1991, f. 10. 534 Brinton, Laurel, J. , The Structure of Modern English: A Linguistic Introduction, Volume I, John

Benjamins Publishing Company, Amsterdam, Philadelphia, 2000, f. 111. 535 Rumjanceva, L. & Kalniòa, B., English Grammar , Morphology, Daugavpils Universitate, Saule, 2003,

f. 37.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

196

PËRFUNDIME

Punimi ,,Sistemi emëror i anglishtes në përqasje me sistemin emëror të shqipes”, si studim

me karakter përshkrues përqasës, duke pasur si objekt studimi sistemin emëror të anglishtes

dhe atë të shqipes, ka pasqyruar jo vetëm dallimet ndërmjet këtyre sistemeve emërore të dy

gjuhëve strukturalisht të ndryshme, të cilat, deri diku, janë të nënkuptueshme, por edhe

ngjashmërive që ata tregojnë në lidhje me çështje të ndryshme, të cilat i përkasin sistemit

emëror si tërësi.

Ky punim përbëhet nga pesë kapituj dhe secili prej pesë kapitujve të këtij punimi, i cili ka

trajuar aspekte të ndryshme të sistemit emëror të gjuhës angleze dhe të gjuhës shqipe, ka

rezultuar me një sërë veçorish dalluese, por edhe karakteristikash të përbashkëta të emrave

në anglishte dhe në shqipe.

Kreu I ka trajtuar fillimisht emrin në përgjithësi dhe funksionet e tij në fjali, si dhe

togfjalëshat emërorë në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe, për të vijuar me strukturën

morfologjike të emrave në anglishte dhe shqipe, grupet leksiko-gramatikore, dhe në mënyrë

të përmbledhur, me kategoritë gramatikore të emrit në këto dy gjuhë.

Sa i përket pjesës së parë, emrat në këto dy gjuhë shfaqin dallime thelbësore sa i përket

formës së togfjalëshave emërorë, të cilët në anglishte mund të përfaqësohen nga një fjalë e

vetme, kurse në shqipe, një gjë e tillë është e pakuptimtë nisur nga vetë emri i kësaj njësie

gjuhësore, por karakteristikë e përbashkët e togfjalëshave emërorë, në anglishte dhe në

shqipe ka të bëjë me mënyrën e formimit të tyre, duke kombinuar emrin me pjesë të tjera të

ligjëratës, ndonëse këto kombinime janë më të shumta dhe të llojllojshme në anglishte sesa

në shqipe, si dhe me funksionet e tyre në fjali.

Për nga struktura morfologjike, emrat në gjuhën angleze mund të jenë të thjeshtë, të

prejardhur dhe të përbërë, varësisht nga numri dhe lloji i morfemave që përdoren për

formimin e tyre, kurse në shqipe, emrat mund të jenë të prejardhur, të përbërë dhe të

përzier, dhe kjo ndarje i referohet mënyrave të fjalëformimit, por që deri në njëfarë mase

përkon me strukturën morfologjike të emrave në anglishte. Kështu, shqipja ka emra që

përbëhen nga vetëm një morfemë rrënjore, sikurse edhe emrat e thjeshtë në anglishte, por

nuk ka grup të veçantë për këta emra.

Anglishtja dhe shqipja e kanë të përbashkët grupin e emrave të prejardhur të cilët formohen

kryesisht nga një morfemë rrënjore si dhe me parashtesa ose me prapashtesa, por jo me

parashtesa dhe prapashtesa njëherësh, pra me rrethshtesa ose cirkumfikse, meqë anglishtja

nuk ka emra që formohen me cikumfikse, ndonëse edhe në shqipe, çështja e emrave të

formuar me rrethshtesa shfaq disa paqartësi të cilat duhet të sqarohen nga studiuesit e

gramatikës së shqipes. Anglishtja dhe shqipja kanë të përbashkët edhe grupin e emrave të

përbërë që formohen nga dy morfema rrënjore, por dallimi qëndron në atë se, në anglishte,

përveç dy morfemave rrënjore, emrat mund të marrin edhe morfema të lidhura ose

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

197

ndajshtesa, kurse në shqipe, është një numër i vogël i emrave të përbërë të cilët kur, përveç

dy morfemave rrënjore, marrin edhe një morfemë të lidhur, nuk trajtohen më si emra të

përbërë, por, si emra të formuar në mënyrë të përzier, prandaj te kjo pjesë ka qenë e

domosdmoshme të përfshihen proceset fjalëformuese tek emrat e shqipes.

Emrat në të dyja gjuhët ndahen në dy grupe të mëdha, në emra të përgjithshëm dhe emra të

përveçëm, duke vijuar më tej me emrat konkretë dhe emrat abstraktë, por për dallim nga

anglishtja, në gjuhën shqipe, emrat e numërueshëm dhe emrat e panumërueshëm nuk

trajtohen si grupe të veçanta, për shkak se, pothuajse të gjithë emrat konkretë në gjuhën

shqipe janë emra të numërueshëm, kurse shumica e emrave abstraktë janë emra të

panumërueshëm. Anglishtja dhe shqipja i kanë të përbashkëta edhe dy grupe emrash: emrat

e lëndës dhe emrat përmbledhës.

Emrat e lëndës në anglishte shfaqin shumë ngjashmëri me ata të shqipes, por jo edhe emrat

përmbledhës të cilët janë krejtësisht të ndryshëm nga emrat përmbledhës në shqipe, sepse

ata dallojnë edhe për nga forma edhe për nga funksioni, dhe pikërisht për këto arsye, këta

emra përbëjnë grupin që krijon më së shumti konfuzion tek studentët shqiptarë që mëtojnë

ta mësojnë gjuhën angleze.

Pjesa e fundit e këtij kapitulli ka trajtuar kategoritë gramatikore në anglishte dhe shqipe, ku

anglishtja rezulton me tri kategori: numrin, rasën dhe gjininë, kurse shqipja me katër

kategori: numrin, rasën, gjininë, si dhe shquarsinë dhe pashquarsinë. Këtu vlen të

përmendet fakti që ende ka debate mbi kategoritë gramatikore të emrit në anglishte, me

studiues të cilët pëkrahin dhe të tjerë që kundërshtojnë njërën ose tjetrën kategori ose

elementë të njërës ose tjetrës kategori, për dallim nga kategoritë gramatikore të emrit në

shqipe për të cilat ekziston një pajtueshmëri e gjerë, meqë asnjë nga studiuesit vendor dhe

të huaj të shqipes nuk i konteston ato.

Në Kreun II është trajtuar kategoria gramatikore e numrit tek emrat në anglishte dhe në

shqipe, si kategoria gramatikore më e konsoliduar në të dyja gjuhët. Analiza përqasëse e

emrave në anglishte dhe në shqipe në raport me kategorinë e numrit ka treguar që emrat në

këto dy gjuhë shfaqin dallime të mëdha në mënyrën se si e trajtojnë njëjësin, meqë në

anglishte, për dallim nga shqipja, emrat në njëjës nuk mund të përdoren pa nyjë, pa

numërorin një, ose pa ndonjë përcaktor tjetër në njëjës, sepse format pa të paktën njërin nga

këta përcaktorë janë gramatikisht të papranueshme. Por, ata po ashtu shfaqin edhe shumë

ngjashmëri, në fakt, më shumë ngjashmëri sesa dallime, në mënyrën se si i ndërtojnë format

gramatikore të shumësit.

Kështu, në të dyja gjuhët është i pranishëm formimi i shumësit me anë të mbaresave dhe

formimi i shumësit me ndërrime tingujsh, ndonëse kombinimi i këtyre dy mënyrave, pra me

mbaresa dhe ndërrime tingujsh, është i pranishëm në shqipe, por jo edhe në anglishte, si

dhe në të dyja gjuhët ka emra me temë të njëjtë në njëjës dhe në shumës.

Karakteristikë e përbashkët e këtyre gjuhëve janë edhe grupet e emrave që përdoren vetëm

në njëjës, respektivisht në shumës, të njohura si singularia tantum dhe pluralia tantum. Por,

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

198

në raport me formimin e shumësit, dallime më shumë sesa ngjashmëri shfaqin emrat me

origjinë të huaj, të cilët në anglishte zakonisht ruajnë format e shumësit të gjuhës origjinale,

me disa përjashtime, ndonëse ka tendencë për natyralizim sidomos në anglishten

amerikane, kurse në shqipe këta emra natyralizohen duke marrë kështu mbaresat përkatëse

të shumësit të emrave në shqipe.

Dallime ka edhe në formimin e shumësit të emrave me tituj, i cili në anglishte realizohet

duke i shtuar mbaresën e shumësit emrit të përveçëm, kurse në shqipe, duke i shtuar

mbaresa të shumësit emrit të përgjithshëm.

Emrat e përbërë në anglishte, nga ana tjetër, shfaqin ngjashmëri me emrat e përbërë në

shqipe, meqë në të dyja gjuhët formimi i shumësit të këtyre emrave mund të bëhet duke i

shtuar mbaresat përkatëse të shumësit elementit të dytë, por, për dallim nga shqipja, në

anglishte, këta emra po ashtu mund ta formojnë shumësin duke u shtuar mbaresën e

shumësit të dy elementëve (emrat me origjinë franceze), si dhe me ndërrime tingujsh kur

njëri nga elementët është emri man ose emri woman.

Kreu III ka trajtuar kategorinë gramatikore të rasës tek emrat në gjuhën angleze dhe në

gjuhën shqipe, ku nëpërmjet një analize përqasëse janë vënë në pah një sërë dallimesh

ndërmjet emrave në anglishte dhe shqipe sa i përket kategorisë së rasës. Emrat në shqipe

kanë pesë rasa (emëroren, gjinoren, dhanore, kallëzoren dhe rrjedhoren) me forma të

ndryshme rasore, që me raste përkojnë me njëra-tjerën, kurse anglishtja ka vetëm dy rasa

(rasën e përgjithshme dhe rasën gjinore), nga të cilat vetëm njëra është e shenjuar - rasa

gjinore. Duke pasur parasysh faktin që kategoria gramatikore e rasës është ndoshta

kategoria më e kontestuar e emrit në anglishte, meqë ende ka mospajtime në mesin e

studiuesve sa i përket kësaj kategorie, është parë me interes që të prezantohen edhe katër

teoritë ekzistuese mbi kategorinë e rasës tek emrat e kësaj gjuhe: Teoria e rasave

pozicionale, Teoria e rasave parafjalore, Teoria e rasës së kufizuar, si dhe Teoria

postpozicionale, qëndrimet pro dhe kundër të studiuesve në lidhje me këto teori, si dhe

arsyet pse teoria e rasës së kufizuar, sipas së cilës anglishtja ka vetëm dy rasa, rezulton

teoria më e pranuar nga shumica e studiuesve.

Përkundër dallimeve, emrat në anglishte dhe shqipe shfaqin mjaft ngjashmëri sa i përket

rasës së vetme të përbashkët - rasës gjinore. Ndonëse dallojnë për nga forma, meqë në

anglishte, gjinorja del me dy forma, si gjinore saksone (me ‘s) dhe gjinore normane (me

of), edhe pse vetëm gjinorja saksone konsiderohet rasë e mirëfilltë meqë është forma e

vetme sintetike, kurse në gjuhën shqipe vetëm në një formë, me nyje (i, e, të, së), emrat në

anglishte dhe në shqipe në rasën gjinore shfaqin ngjashmëri në funksionet semantike (për të

treguar pronësi, përkatësi, për të karakterizuar një send, për të treguar cilësi, lëndë, origjinë,

masë (kohë, vlerë hapësirë), për përcaktimin e emërtimit të një vendi, etj., si dhe në disa

funksione sintaksore (si kryefjalë, si kundrinë, dhe si përcaktor kallëzuesor).

Karakteristikë e emrave në anglishte është edhe e ashtuquajtura “gjinorja e dyfishtë” e cila

nënkupton kombinimin e gjinores saksone me gjinoren normane, por, gjinorja e dyfishtë e

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

199

anglishtes, si konstrukt me funksion të caktuar, nuk përkon as semantikisht e as

strukturalisht me gjinoren e dyfishtë në shqipe e cila, sikurse edhe gjinorja e trefishtë,

realizohet nëpërmjet nyjave të saj, ku nyjë e dytë, respektivisht e tretë janë gjithmonë nyjat

së ose të.

Kreu IV i këtij punimi ka trajtuar kategorinë gramatikore të gjinisë tek emrat në gjuhën

angleze dhe në gjuhën shqipe. Ndonëse kjo kategori gramatikore në anglishte kontestohet

nga studiues të shumtë, meqë ekziston një mendim i përgjithshëm që emrat në anglishte e

kanë humbur gjininë si kategori gramatikore, dhe se ata kanë gjini natyrore e cila qëndron

në kontrast me gjininë gramatikore të emrave në shqipe, një analizë e hollësishme

përqasëse e kësaj kategorie tek emrat në anglishte dhe në shqipe ka treguar që as gjinia e

emrave të anglishtes nuk është tërësisht natyrore, e as ajo e emrave të shqipes tërësisht

gramatikore.

Në fakt, dallimi i parë ndërmjet gjinisë së emrave në anglishte dhe në shqipe i referohet

kritereve që përdoren për përcaktimin e gjinisë së emrit. Në anglishte, përveç kriterit

semantik, i cili bazohet në përkatësinë natyrore të referentit, përdoret edhe kriteri sintaksor,

ai i “përshtatjes” së emrit me përemrat, për shkak të së cilit studiues të shquar si Corbett,

Huddleston & Pullum, Blokh, etj., theksojnë që emrat në anglishte kanë kategorinë e

gramatikore të gjinisë e cila natyrisht se nuk ka nivel të njëjtë të gramatizimit sikurse ajo e

gjuhëve sintetike. Pikërisht, në bazë të këtij kriteri, emrat në anglishte ndahen në katër

gjini: gjininë mashkullore, gjininë femërore, gjininë asnjanëse dhe gjininë e përbashkët.

Në shqipe, nga ana tjetër, përcaktimi i gjinisë së emrit bëhet në bazë të mbaresave rasore të

trajtës së pashquar e të shquar njëjës dhe tingujve fundorë të emrit (kritere morfologjike), si

dhe përshtatjes së emrit me mbiemrat dhe fjalët e tjera përcaktuese (kriteri sintaksor), dhe

sipas këtyre kritereve, emrat në shqipe ndahen në tri gjini: gjininë mashkullore, gjininë

femërore dhe gjininë asnjanëse.

Megjithatë dallimi thelbësor ndërmjet gjinisë së emrave në anglishte dhe shqipe nuk

qëndron as te kriteret e lartpërmendura, e as tek numri i gjinive, por tek klasat e emrave që

përfshihen në njërën ose tjetrën gjini në këto dy gjuhë. Në anglishte, të gjithë emrat e

njerëzve i takojnë gjinisë mashkullore, gjinisë femërore, ose gjinisë së përbashkët - kur nuk

dihet përkatësia gjinore natyrore e referentit, kurse të gjithë emrat e tjerë i takojnë gjinisë

asnjanëse. Në shqipe, nga ana tjetër, pothuajse të gjithë emrat i takojnë gjinisë mashkullore

ose gjinisë femërore, kurse gjinia asnjanëse është e kufizuar në një numër shumë të vogël të

emrave dhe tashmë thuhet se ka më tepër karakter reliktor. Por, edhe në shqipe, emrat e

meshkujve i takojnë gjinisë mashkullore, kurse emrat e femrave i takojnë gjinisë femërore,

duke ndjekur kështu përkatësinë e tyre gjinore natyrore dhe duke u përafruar kështu me

gjininë e emrave në anglishte, prandaj mund të thuhet se kategoria e gjinisë tek emrat në

shqipe nuk është tërësisht gramatikore, por ka elemente të gjinisë natyrore të anglishtes.

Një tjetër dallim ka të bëjë me emrat e dygjinishëm të cilët në anglishte iu referohen

emrave të cilët mund të zëvendësohen nga dy përemra vetorë të vetës së tretë, kurse në

shqipe, një grupi të vogël emrash mashkullorë të cilët kur kalojnë nga njëjësi në shumës,

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

200

ndërrojnë gjininë dhe marrin mbaresa të emrave femërorë. Emrat në anglishte, nga ana

tjetër, asnjëherë, në asnjë rrethanë, nuk e ndërrojnë gjininë.

Por, përveç dallimeve, emrat në anglishte dhe shqipe po ashtu kanë edhe karakteristika të

përbashkëta që kanë të bëjnë me çifte emrash që kanë forma të veçanta për gjininë

mashkullore dhe femërore, formimin e emrave të gjinisë femërore, të përgjithshëm e të

përveçëm, nga emrat e gjinisë mashkullore duke u shtuar prapashtesat përkatëse, si dhe

anasjelltas, megjithëse në të dyja gjuhët, formimi i emrave mashkullorë nga ata femërorë

është shumë i kufizuar , si dhe me disa emra të gjinisë asnjanëse në anglishte, të cilët në

raste të caktuara përdoren si emra të gjinisë mashkullore ose femërore duke iu përfaruar

kështu ekuivalentëve të tyre në shqipe.

Kreu V ka trajtuar kategorinë gramatikore të shquarsisë dhe të pashquarsisë, të cilën për

dallim nga emrat e shqipes, emrat në gjuhën angleze nuk e kanë, por e kompenzojnë

nëpërmjet dy nyjave: nyjës së shquar the dhe nyjës së pashquar a/an. Prandaj, në këtë

kapitull janë shpjeguar hollësisht funksionet dhe përdorimi i këtyre dy nyjave si bartëse të

konceptit të shquarsisë dhe të pashquarsisë në anglishte, është shtjelluar kjo kategori e

emrave në gjuhën shqipe, bashkë me lakimin e emrave, kurse analiza përqasëse është

realizuar duke barazvlerësuar emrat në trajtën e shquar në shqipe me emrat që marrin nyjë

të shquar në anglishte, si dhe emrat në trajtën e pashquar në shqipe me emrat që marin nyjë

të pashquar në anglishte, në mënyrë që të vihen në pah karakteristikat e përbashkëta dhe

veçoritë e tyre dalluese.

Emrat e shquar në anglishte dhe në shqipe dallohen kryesisht për nga forma, meqë në

shqipe, shquarsinë e bartin mbaresat, kurse në anglishte nyja e shquar the, si dhe grupet

leksikore të emrave të cilët mund të përdoren si emra të shquar në njërën ose në tjetrën

gjuhë, meqë në anglishte, nyje të shquar mund të marrin të gjithë emrat e përgjithshëm, por

jo edhe shumica e emrave të përveçëm, kurse në shqipe, edhe emrat e përgjithshëm edhe

emrat e përveçëm, madje këta të fundit rëndom përdoren në trajtën e shquar.

Sidoqoftë, emrat e shquar në anglishte dhe në shqipe shfaqin ngjashmëri në funksionet e

tyre kryesore. Kështu, edhe në anglishte edhe në shqipe, emrat e shquar përdoren me

referencë specifike që përfshin referencën situacionale, referencën anaforike, dhe

referencën kataforike, ndonëse kjo e fundit nuk është trajtuar në gramatikat e gjuhës shqipe,

si dhe me referencë gjenerike ose përgjithësuese, por për dallim nga anglishtja, në të cilën

në këtë funksion mund të përdoren vetëm emrat e numërueshëm, në shqipe, mund të

përdoren edhe emrat e lëndës, emrat abstraktë, emrat foljorë dhe të tjerë.

Emrat e pashquar në anglishte dhe në shqipe, sikurse edhe emrat e shquar, dallohen në

rradhë të parë për nga forma, konkretisht prania e nyjës së pashquar a/an e cila tek emrat e

pashquar në anglishte është obliguese sepse realizon pashquarsinë, kurse tek emrat në

shqipe është opsionale, meqë pashquarsia shprehet kryesisht nëpërmjet mbaresave. Dallimi

tjetër i referohet klasave të emrave që mund të përdoren si emra të pashquar. Kështu, në

anglishte, emër i pashquar mund të jetë vetëm një emër i numërueshëm në numrin njëjës,

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

201

kurse, në shqipe, përveç emrave të numërueshëm në numrin njëjës, në trajtën e pashquar

mund të përdoren edhe emrat e numërueshem në shumës, si dhe emrat e panumërueshëm.

Por, këta emra në anglishte dhe në shqipe shfaqin edhe ngjashmëri në disa nga funksionet e

tyre kryesore, si p.sh. funksionin përshkrues, klasifikues, kategorizues, si dhe funksionin

numerik, ndonëse ky i fundit nuk ka vlerë të njëjtë semantike në të dyja gjuhët, por ata

dallohen për nga funksionin gjenerik të cilin e kanë emrat e pashquar të anglishtes, por jo

edhe ata të shqipes.

Si përfundim, mund të thuhet që sistemi emëror i anglishtes dhe sistemi emëror i shqipes

shfaqin dallime dhe ngjashmëri, të cilat u referohen aspekteve të ndyshme përkitazi me këtë

sistem, në tërësi dhe në veçanti, duke vërtetuar kështu hipotezën e punës sonë shkencore

dhe duke vënë në pah njëkohësisht, një mori veçorish specifike të këtyre sistemeve, të cilat

mund të shërbejnë si material edhe për hulumtues të tjerë, të cilët do të kenë kurreshtje,

pasion dhe durim të mjaftueshëm për t’iu qasur kësaj fushe.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

202

BIBLIOGRAFIA

Aarts, Bas, Oxford Modern English Grammar, Oxford University Press, New York, 2011.

Aarts, B., Chalker, S., & Weiner, E., The Oxford Dictionary of English Grammar (2nd ed.),

Oxford University Press, London, 2014.

Adams, Valerie, An Introduction to Modern English Word-formation, Routledge, London

& New York, 2013.

Alexander, L.G., Longman English Grammar, Longman, New York, 2003.

Aronoff, Mark & Fudeman, Kirsten, What is Morphology? Fundamentals of Linguistics,

Second Edition, Wiley-Blackwell, Oxford, 2011.

Bache, Carl & Davidsen-Nielsen, Niels, Mastering English: An Advanced Grammar for

Non-native and Native Speakers, Mouton de Gruyter, Berlin, 1997.

Baskervill, W.M. & Sewell, J.W., An English Grammar, Project Gutemmberg, 2004.

Berry, Roger, English Grammar: A resource book for students, Routledge, London & New

York, 2012.

Blake, Barry, J., Case, Cambridge University Press, Cambridge, 2001.

Bleek, Wilhelm, H.I., The concord, the origins of pronouns, and the formation of classes or

genders of nouns, The Journal of Anthropological Institute of Great Britain and Ireland 1,

lxiv-xc, 1872.

Blokh, M.Y., A Course in Theoretical English Grammar, Vysshaya Shkola, Moscow,

1983.

Bloomfield, Leonard, Language, George Allen & Unwin LTD, London, 1933.

Börjars, Kirsty, & Burridge, Kate, Introducing English Grammar, 2nd edition, Routledge:

Taylor and Francis Group, New York, 2010.

Biber, D., Johansson, S., Leech, G., Conrad, S., & Finegan, E., Longman Grammar of

Spoken and Written English, Pearson Education Limited, Harlow, Essex, 1999.

Booij, Geert, The Grammar of Words, Oxford Textbooks in Linguistics, Oxford University

Press, New York, 2005.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

203

Brinton, Laurel, J., The Structure of Modern English: A Linguistic Introduction, Volume I,

John Benjamins Publishing Company, Amsterdam, Philadelphia, 2000.

Cameron, Deborah, A Handbook of English Linguistics, Blackwell Publishing, edited by

Aarts, Bas & Mcmahon, April, 2006.

Cannon, Garland Hampton, Historical change and English word-formation: Recent

vocabulary, New York, P. Lang, 1987.

Carstairs-McCarthy, Andrew, An Introduction to English Morphology: Words and Their

Structure, Edinburgh University Press, Edinburgh, 2002.

Corbett, G.G., Gender, Cambridge University Press, New York, 1991.

Crystal, David, English as Global Language, Cambridge University Press, New York,

2003.

Curzan, Anne, Gender Shifts in the Histroy of English, Cambridge University Press,

Cambridge & New York, 2003.

Çabej, Eqrem, Studime gjuhësore III (Botim i dytë), Rilindja, Prishtinë, 1987.

Çabej, Eqrem, Studime gjuhësore VII, Rilindja, Prishtinë, 1986.

Delahunty, Gerald, P. & Garvey, James, J., The English Language from Sound to Sense,

Parlor Press, Indiana, 2010.

Demiraj, Shaban, Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe, Pjesa I dhe II, Universiteti i

Prishtinës, Prishtinë, 1980.

Dykes, Barbara, Grammar for Everyone: Practical tools for learning and teaching

grammar, ACCER Press, Victoria, 2007.

Eastwood, John, Oxford Guide to English Grammar, Oxford University Press, New York,

2002.

English Oxford Living Dictionaries, Matching Verbs to Collective Nouns, Oxford

University Press, 2017.

https://en.oxforddictionaries.com/grammar/matching-verbs-to-collective-nouns

Finegan, Edward, Language: Its Structure and Use, Fifth Edition, Thomson Wadsworth,

Boston, 2008.

Fillmore, Charles, J. The Case for Case, in Bach and Harms (Ed.): Universals in Linguistic

Theory, Holt, Rinehart & Winston, New York, 1967.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

204

Gary, Martin, The Phrase Finder, 1995 http://www.phrases.org.uk/index.html

Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHRSH, IGJL, Tiranë, 1995.

Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi I, ASHASH, IGJL, Tiranë, 2002.

Grup autorësh, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Vëllimi II, Sintaksa, ASHASH, IGJL, Tiranë,

2002.

Greenbaum, Sidney & Quirk, Randolph, A Student’s Grammar of the English Language,

3rd edition, Longman, 1990.

Greebaum, Sidney, The Oxford English Grammar, Oxford University Press, New York,

1996.

Greenbaum, Sydney & Nelson, Gerald, An Introduction to English Grammar, Routledge,

London, 2009.

Haspelmath, M. & Planck, M., Understanding Morphology, 2nd edition, Hodder

Education, London, 2010.

Hockett, Charles, F., A course in modern linguistics, Macmillan, New York, 1958.

Huddleston, Rodney & Pullum, Geoffrey, K., The Cambridge Grammar of the English

Language, Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2002.

Hudson, Richard, An Introduction to Word Grammar, Cambridge Texts in Linguistics,

Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2010.

Ilyish, Boris, A., The Structure of Modern English, Просвещение, Moscow & Leningrad,

1971.

Iriskulov, A.T., Theoretical Grammar of English, Uzbek State World Languages

University, Tashkent, 2006.

Jespersen, Otto, Essentials of English Grammar: 25th impression, Routledge: Francis and

Taylor, London, 1987.

Kabashi, Jashar, English Grammar, Morphology, University of Prishtina, Prishtina, 2000.

Karlovcan, Vjekoslav, A survey of English grammar, Nakladni zavod Matice hrvatke,

Zagreb, 1989.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

205

Kies, Daniel, Modern English Grammar, The HyperTextBooks, 2006

https://papyr.com/hypertextbooks/grammar/

Kostallari, Androkli, Kompozitat ekzocentrike të shqipes si tema fjalëformuese, në:

Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe I, Tiranë, 1972.

Kostallari, A. & Domi, M. & Çabej, E. & Lafe, E., Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe, Instituti

Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1974.

Kostallari, A., Lafe, M., Totoni, M., & Cikuli, N., Gjuha letrare shqipe për të gjithë,

Shtëpia botuese e librit shkollor, Tiranë, 1976.

Lado, Robert, Linguistics Across Cultures: Applied Linguistics for Language Teachers,

University of Michigan Press ELT, Ann Arbour, Michigan, 1957.

Leech, Geoffrey & Svartvik, Jan, A Communicative Grammar of English, Third Edition,

Routledge: Francis and Taylor, London, 2003.

Leech, Geoffrey, Change in Contemporary English: A Grammatical Study, Cambridge

University Press, New York, 2010.

Likaj, Ethem & Çabej, Maklena, Morfologjia e shqipes standarde, Ribotim i plotësuar dhe

i përmirësuar, Julvin, Tiranë, 2013.

Lyons, John, Introduction to Theoretical Lingusitics, Cambridge University Press, New

York, 1995.

McIntyre, Andrew, Introduction to English Linguistics, University of Neuchâtel,

Neuchâtel, Switzerland, 2010.

Memushaj, Rami, Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë, Toena, Tiranë, 2005.

Merriam-Webster's Dictionary of English Usage, Encyclopaedia Britannica, 1996.

Meyer, Charles, F., Introducing English Linguistics, Cambridge University Press, New

York, Cambridge & New York, 2009.

Nelson, Gerald, English: An Essential Grammar, Routledge: Taylor & Francis Group,

London and New York, 2001.

Nelson, Gerald & Greenbaum, Sidney, An Introduction of English Grammar, Third

Edition, Routledge, New York, 2013.

Nesfield, John Collinson, Manual of English Grammar and Composition, Forgotten Books,

2014.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

206

Newmark, Leonard, Hubbard, Philip & Prifti, Peter, Standard Albanian - A Reference

Grammar for Students, Stanford University Press, Stanford, California, 1982.

Nordquist, Richard, What Is an English Noun?, About Education, Prill, 2015

https://www.thoughtco.com/noun-in-grammar-1691442

Nuhiu, Vesel, English Syntax, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2004.

O’Dwyer, Bernard, T., Modern English Structures: Form, Function and Position, Second

Edition, Broadview Press, Toronto, 2006.

Palmer, Frank, Grammar, Second Edition, Penguin Books, London, 1986.

Palmer, Richard, The Good Grammar Guide, Routledge: Taylor and Francis Group,

London & New York, 2003.

Plag, Ingo, Word-formation in English, Cambridge University Press, New York, 2002.

Platzer, Hans, “No Sex, Please, We’re Anglo-Saxon? On Grammatical Gender in Old

English”, View[z]: Vienna English Working Papers, Vol. 10, Vienna, 2001.

Payne, Thomas, E., Exploring Language Structure: A Student’s Guide, Cambridge

University Press, Cambridge & New York, 2006.

Payne, Thomas, E., Understaning English Grammar: A Linguistic Introduction,

Cambridge University Press, Cambridge & New York, 2011.

Quirk, Randolph & Greenbaum, Sydney, A University Grammar of English, Longman,

London, 1973.

Quirk, R., Greenbaum, S., & Svartvik, J., A Grammar of Contemporary English,

Longman Group UK Limited, London, 1992.

Rumjanceva, L. & Kalniòa, B., English Grammar, Morphology, Daugavpils Universitate,

Saule, 2003.

Stefanllari, Ilo, Fjalor anglisht-shqip (Botim i njëmbëdhjetë), Shtëpia Botuese

Enciklopedike, Tiranë, 1996.

Sweet, Henry, A New English Grammar: Logical and Historical (PART II), Clarendon

Press, Oxford, 1898.

Sweet, Henry, A New English Grammar, Logical and Historical,Volume I, Cambridge

Library Collection-Linguistics, 2014.

SISTEMI EMËROR I ANGLISHTES NË PËRQASJE ME SISTEMIN EMËROR TË SHQIPES

207

The Global Language Monitor, Number of Words in the English Language, April 2, 2017

http://www.languagemonitor.com/global-english/number-of-words-in-the-english-

language-1041257-5/

Thomai, J., Leksikologjia e gjuhës shqipe, Toena, Tiranë, 2011.

Thomson, A.J. & Martinent, A.V., A Practical English Grammar, Fourth Edition, Oxford

University Press, Oxford & New York, 1991.

Trask, Robert, L., Language and Linguistics: The Key Concepts, 2nd edition, ed. by Peter

Stockwell, Routledge, New York, 2007.

Whitman, Rendall, L., English and English Linguistics, Rinehart & Winston, New York,

1975.

Whorf, Benjamin, Lee, Language, Thought, and Reality (Languages and logic),

Technology Press of Massachusetts Institute, Cambridge, Massachusetts, 1956

https://archive.org/stream/languagethoughtr00whor#page/234/mode/2up