30
Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 61 e përgjithshme penale” janë parashikuar dënimi me vdekje, dënim me heqje lirie të përjetshem dhe me punë të detyruar, privim lirie me punë të detyruar nga 6 muaj deri ne 20 vjet, me humbje të shtetësisë, me humbjen e të drejtave civile dhe politike, humbja ose ulja në gradë, ndalimi i ushtrimit të profesionit ose aktivitetit, gjobë, konfiskim i pasurisë dhe internim 168 . Në Ligjin nr 599 datë 13.5.1948 “Mbi pjesen e përgjithshme të Kodit Penal” janë parashikuar dënimi me vdekje, dënimi me heqje lirie dhe punë të detyruar nga 6 muaj deri në 20 vjet dhe me privim të lirisë nga 7 ditë deri në 5 vjet, dënimi me punë korektonjesë, humbje të shtetësisë, përveç dënimeve 169 të parashikuar në ligjin nr 382 datë 24.12.1946. Në vitin 1952, u miratua Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, i cili parashikonte dënimet dhe veprat penale. Burimi kryesor i të gjitha akteve ligjore dhe nënligjore ishte eksperienca jugosllave, me të cilën Shqipëria deri në vitin 1948 kishte marrdhënje të ngushta dhe pas viteve 50 si burim kryesor ka qenë eksperienca e ish Bashkimit Sovjetik. Kodi penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, ishte miratuar një vit pas Kodit Penal të Jugosllavisë dhe thuajse ishin të njëjtë. Krahas eksperiencës së vendeve të shteteve komuniste të Europës Lindore, në vitet e para pas çlirimit legjislacioni penal trashgon deri diku edhe frymën e legjislacionit të periudhës së monarkisë, sidomos mbi parimet e përgjithshme, gjuhën e përdorur, veprat penale ordinere etj. Padyshim që në këtë periudhë, vendi ynë po bënte përpjekje për antarsim në Kombet e Bashkuara dhe sigurisht që autoritetet politike dhe shtetërore, ishtin më të kujdesshëm për një çasje drejt tyre. Në Kodin Penal të vitit 1952, neni 2 theksohet Askush nuk mund të merret në përgjegjësi penale për vepra që nuk parashikohen nga ligje si krime , 170 që përbën sanksionimin e parimit të njohur të shkollës klasike të së drejtës penale.(“ nullum crimen,nulla poena sine lege”) Ky parim është i sanksionuar në Dekleratën Univesale të të drejtave të njeriut ku thuhet: Askush nuk mund të dënohet për veprime ose mosveprime, të cilat në kohën kur ato janë kryer, nuk përbëjnë një vepër keqbërse sipas së drejtës së brendshme apo asaj ndërkombëtare. Po kështu nuk do të jepet asnjë dënim që të jetë më i rëndë se ai që zbatohej në kohën kur vepra keqbërëse është kryer”. 171 Parimi i mos dënimit pa ligj ishte sanksionuar formalisht, sepse në Kodin Penal të viti 1952, në kapitullin e krimeve kundër shtetit ishte parashikuar një nen i veçantë, (77) Veprimtaria armiqsore para çlirimit, që parashikonte nje dënim jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje dhe kurdoherë me konfiskim të pasurisë për krime të kryera para çlirimit të vendit, apo për pjesmarrje në organizatat e tjera, jashtë Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Ne Kodin penal te vitit 1952 jane parashikuar si dënime kryesore, dënimi me vdekje, heqja e lirisë, internimi me punë korektonjëse dhe qortimi shoqëror. Dhe si dënime plotësuese edhe kryesore njekohesisht, heqja e gradës, humbja e nëpunësisë, gjoba ndërsa vetem dënime plotësuese, konfiskim i pasurise, humbja e të drejtave, dhe ndalimi i ushtrimit të një veprimtarie të caktuar ose të një mjeshterie. 172 Dënimi me heqje të lirise ishte parashikuar të jepej për një periudhë nga një muaj deri ne 25 vjet dhe kryhej në kampet e punës korektonjëse. Gjykata mund të vendosë që gjithë dënimi me heqje të lirisë të kryhej në burg, kur i dënuari ishte përsëritës i rrezikshem si dhe kur ka kryer një krim te rrezikshëm. 168 Gashi,R. Zbatimi i vendimeve penale në Shqipëri, Prishtinë, 2001, fq 85 169 Po aty, Zbatimi i vendimeve…….fq.86 170 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 171 Deklerata universale e të drejtave të njeriut.Miratuar nga Asambleja e Përgjithshme me rezoluten e saj 217 A(III) të 10 dhjetorit 1948 172 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

  • Upload
    others

  • View
    106

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

61

e përgjithshme penale” janë parashikuar dënimi me vdekje, dënim me heqje lirie të përjetshem dhe me punë të detyruar, privim lirie me punë të detyruar nga 6 muaj deri ne 20 vjet, me humbje të shtetësisë, me humbjen e të drejtave civile dhe politike, humbja ose ulja në gradë, ndalimi i ushtrimit të profesionit ose aktivitetit, gjobë, konfiskim i pasurisë dhe internim 168. Në Ligjin nr 599 datë 13.5.1948 “Mbi pjesen e përgjithshme të Kodit Penal” janë parashikuar dënimi me vdekje, dënimi me heqje lirie dhe punë të detyruar nga 6 muaj deri në 20 vjet dhe me privim të lirisë nga 7 ditë deri në 5 vjet, dënimi me punë korektonjesë, humbje të shtetësisë, përveç dënimeve 169 të parashikuar në ligjin nr 382 datë 24.12.1946. Në vitin 1952, u miratua Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, i cili parashikonte dënimet dhe veprat penale. Burimi kryesor i të gjitha akteve ligjore dhe nënligjore ishte eksperienca jugosllave, me të cilën Shqipëria deri në vitin 1948 kishte marrdhënje të ngushta dhe pas viteve 50 si burim kryesor ka qenë eksperienca e ish Bashkimit Sovjetik. Kodi penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, ishte miratuar një vit pas Kodit Penal të Jugosllavisë dhe thuajse ishin të njëjtë. Krahas eksperiencës së vendeve të shteteve komuniste të Europës Lindore, në vitet e para pas çlirimit legjislacioni penal trashgon deri diku edhe frymën e legjislacionit të periudhës së monarkisë, sidomos mbi parimet e përgjithshme, gjuhën e përdorur, veprat penale ordinere etj. Padyshim që në këtë periudhë, vendi ynë po bënte përpjekje për antarsim në Kombet e Bashkuara dhe sigurisht që autoritetet politike dhe shtetërore, ishtin më të kujdesshëm për një çasje drejt tyre. Në Kodin Penal të vitit 1952, neni 2 theksohet “Askush nuk mund të merret në përgjegjësi penale për vepra që nuk parashikohen nga ligje si krime”,170 që përbën sanksionimin e parimit të njohur të shkollës klasike të së drejtës penale.(“nullum crimen,nulla poena sine lege”) Ky parim është i sanksionuar në Dekleratën Univesale të të drejtave të njeriut ku thuhet: “ Askush nuk mund të dënohet për veprime ose mosveprime, të cilat në kohën kur ato janë kryer, nuk përbëjnë një vepër keqbërse sipas së drejtës së brendshme apo asaj ndërkombëtare. Po kështu nuk do të jepet asnjë dënim që të jetë më i rëndë se ai që zbatohej në kohën kur vepra keqbërëse është kryer”.171 Parimi i mos dënimit pa ligj ishte sanksionuar formalisht, sepse në Kodin Penal të viti 1952, në kapitullin e krimeve kundër shtetit ishte parashikuar një nen i veçantë, (77) Veprimtaria armiqsore para çlirimit, që parashikonte nje dënim jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje dhe kurdoherë me konfiskim të pasurisë për krime të kryera para çlirimit të vendit, apo për pjesmarrje në organizatat e tjera, jashtë Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Ne Kodin penal te vitit 1952 jane parashikuar si dënime kryesore, dënimi me vdekje, heqja e lirisë, internimi me punë korektonjëse dhe qortimi shoqëror. Dhe si dënime plotësuese edhe kryesore njekohesisht, heqja e gradës, humbja e nëpunësisë, gjoba ndërsa vetem dënime plotësuese, konfiskim i pasurise, humbja e të drejtave, dhe ndalimi i ushtrimit të një veprimtarie të caktuar ose të një mjeshterie.172 Dënimi me heqje të lirise ishte parashikuar të jepej për një periudhë nga një muaj deri ne 25 vjet dhe kryhej në kampet e punës korektonjëse. Gjykata mund të vendosë që gjithë dënimi me heqje të lirisë të kryhej në burg, kur i dënuari ishte përsëritës i rrezikshem si dhe kur ka kryer një krim te rrezikshëm.

168 Gashi,R. Zbatimi i vendimeve penale në Shqipëri, Prishtinë, 2001, fq 85 169 Po aty, Zbatimi i vendimeve…….fq.86 170 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 171 Deklerata universale e të drejtave të njeriut.Miratuar nga Asambleja e Përgjithshme me rezoluten e saj 217 A(III) të 10 dhjetorit 1948 172 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952

Page 2: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

62

Në të gjitha aktet ligjore dhe kodet e pas çlirimit ishte sanksionuar dënimi me punë korektonjëse, si dhe dënimi me privim lirie dhe punë të detyruar. Kjo dispozitë ishte në funksion të sigurimit të krahut të punës të detyruar për të punuar në frontet më të veshtira të punës, si miniera, bonifikime, ndërtime rrugesh, bujqësi etj. Po të shikojmë me kujdes grafikët për dënimet në vitet 1950-1951 të dënuarit me punë korektonjëse dhe të dënuarit me privim lirie dhe punë të detyruar jane 37-39%. Por edhe kategoritë e tjera të të dënuarve si të denuarit me heqje lirie dhe të dënuarit me internim dëbim, ishin të detyruar të punonin. Këtë e kishte parashikuar kodi penal dhe i procedures penale ku thuhej se të dënuarit me heqje lirie e kryejne dënimin në kampet e punës, ndërsa ne raste përjashtimore e kryenin në burgje. Në këto raste futeshin të dënuarit politik më të “rrezikshëm”, të sëmurët dhe pleq, të pa aftë për punë dhe personat problematik që shkaktonin shqetësime dhe rrezikonin jetën e të dënuarve të tjerë dhe të prsonelit. Në pjesën e parë të Kodit Penal, përcaktohen detyrat e legjislacionit penal të Republikës së Shqipërisë, ku midis të tjerave thuhet se ka për detyrë te mbrojë shtetin demokratik popullor të punëtorëve dhe fshatarëve punonjës, personin, të drejtat dhe liritë demokratike të shtetasve si dhe rendin juridik socialist. 173 Mosha e përgjegjësisë penale ishte parashikuar 14 vjeç, gjë që përbënte një aspekt pozitiv të krahasuar edhe me Kodin Penal të vitit 1928 si dhe me shume vende madje edhe të Europës, të cilët akoma edhe sot, vazhdojnë ta mbajnë moshën e përgjegjësisë penale të ulët, pavarsisht se i kanë shmangur dënimet e rënda dhe janë kufizuar vetëm në masa edukative. Kodi e shpreh qëllimin e dënimit si mjet ndëshimor për shkelësit e ligji, si mundësi të edukimit dhe përmirsimit dhe si mjet parandalimi dhe ndikimi mbi publikun, për të mos u përfshirë në veprimtari kriminale.174 Në pjesën e posaçme të Kodit Penal, nga neni 64 deri tek neni 78 ishin parashikuar krimet kundër shtetit. Neni 78 kishte të bënte me solidaritetin ndaj Bashkimit Sovjetik dhe vendeve komuniste dhe parashikonte që krimet kundër këtyre vendeve, konsideroheshin krime politike. Ndër veprat më të njohura penale që përbënin krim politik, përmenden tradhëtia ndaj atdheut, e cila kishte shtrirje të gjërë, sa që edhe një veprim i pa menduar mirë, ose një komunikim me dikë të huaj, mund të merrej për tradhëti ndaj atdheut dhe dënimi ishte shumë i rëndë, nga 10 vjet në pushkatim dhe kurdoherë me konfiskim të pasurisë. Vepra të tjera ishin spiunazhi, organizimi dhe pjesamarrja në banda të armatosura, sabotimi dhe më e përhapura në periudhën pas konsolidimit të diktaturës, agjitacioni dhe propoganda kundër pushtetit popullor.

Ekzekutimi i vendimeve penale, bazohei në Kodin e Procedurës Penale, Ligjin për ekzekutimin e dënimeve penale, miratuar me dekret nr. 390 datë 10 janar 1947175 dhe në Udhëzimin për administrimin e burgjeve e të kampeve, nr. 32 datë 11 janar 1952 të aprovuar nga Ministri i Punëve të Brendshme Mehmet Shehu, i cili shfuqizoi rregulloren e miratuar më 4 shkurt 1947.176 Nga ana e përgjegjësisë dhe adninistrimit burgjet dhe kampet u vendosën brenda strukturës së Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nga ana e vlerësimit mund të themi se konsiderohet një shërbim jo i rëndësishëm për shkak të paragjykimeve që kultivonte shoqëria komuniste ndaj popullatës së burgut, veçanërisht të burgosurve politik, të cilët zyrtarisht ishin etiketuar “armiq të popullit”. Akti normativ rregullore e ministrit mbi administrimin e burgjeve renditet në shkallën e fundit të piramidës së akteve ligjore, ndër kohë kur 30 vjet më parë, burgjet administroheshin me vendim qeverie, i cili mbante firmën e të

173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 175 Gazeta zyrtare nr 5. Datë 22 kallnor 1947 176 Arkivi Qendror i Shtetit (AQSh) F.Prokuroria e Përgjithshme (492), V.1952, D.21, fl 15

Page 3: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

63

gjithë kabinetit për arsye të detyrimeve që ka shteti në drejtim të burgosurve. Në dispozitat e përgjithshme të rregullores, parashikohen dy kategori kryesore të institucioneve të vuajtjes së dënimit: Burgje për fajtor ordiner dhe burgje për fajtor politik.177 Në seksione të veçanta dhe të ndarë duhet të mbaheshin, gratë, të miturit, të rinjt deri në 25 vjeç, ushtarakët e dënuar dhe ish punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, prokurorisë dhe gjykatave. Sipas rregullores duhet të mbaheshin të ndarë fajtorët që ishin bashkëpunëtorë në çështjet penale, si dhe ata që ishin për krime të rënda, si vrasje nuk duhet të bashkoheshin me persona që kishin kryer krime më të lehta. Nga eksperienca e administrimit dhe sigurimit të dënuarve si dhe nga studimet, është provuar që klasifikimi i drejtë i të dënuarve dhe mbajtja në seksione të veçanta, garanton mbrojtjen e grupeve dhe individëve të cënueshëm, shmang abuzimin fizik, psikologjik dhe ndihmon në zbatimin e programeve të përshtatshme sipas përbërjes së grupeve të caktuara. Por klasifikimi i parashikuar në udhëzimin e ministrit, ishte i pazbatueshëm për arsye të konstruksioneve të burgjeve të cilat, nuk ishin ndërtuar me projekte dhe në funksion të trajtimit të grupeve të ndryshme. Të gjitha kampet e punës kanë qenë të konstruktuara me fjetore në formë kapanonesh, ku sistemoheshin një sasi e madhe të dënuarish, në ambjent të përbashkëta. Administrata e burgjeve, i ka kushtuar vëmendje mbi të gjitha ndarjes së të dënuarve politik nga ata ordiner, për arsye se mendohej si domosdoshmëri për të shmangur influencat politike mbi këta të fundit. Personeli i burgut ka qenë shumë i reduktuar, në një raport që shkonte deri në 1 punonjës për 10 të dënuar dhe ishin parashikuar funksionet më të rëndësishme, të cilat kishin të bënin me sigurimin e të dënuarve, ndërsa shërbimet sociale dhe psikologjike nuk ekzistonin. Në kapitullin e të drejtave të dënuarve, rregullorja nuk sanksionon as të drejtat minimale, të cilat janë parashikuar në kushtetutën e vendit. Kështu korospondenca me familjen dhe të afërmit ishte e kufizuar jo më shume se dy letra në muaji dhe jo më shumë se dy faqe shkrim. Në rast se shkrimi nuk lexohej qartë dhe në rast se letra “përmbante fakte të pavërteta”, grisej dhe nuk përcillej për në adresën e nisur.178 Në dispozitën mbi korospondencën, parashikohej që “Të gjitha lerat që dërgohen nga të burgosurit ose u vinë atyre duhet të kontrollohen nga komanda, para se të nisen ose para se tu jepet të burgosurve”.179 Sistemi i burgimit ngjante me sistemin e heshtjes, sipas te cilit nuk lejohej komunikimi midis te burgosurve, rregull ky që ka qenë edhe në periudhën e monarkise në vendin tonë dhe në vende të tjera në shekullin e 19 dhe fillimin e shekullit 20. Procedurat disiplinore të cilat parshikohen në rregullat dhe udhëzimet, nuk ishin mbështetur në parimet bazë dhe si të tilla krijonin mundësi për arbitraritet. Procedurat nuk parashikonin shkeljet, mënyren e ankimimit, të dëgjimit dhe informimit. Masat dhe sanksionet kishin të bënin me të drejta themelore, të cilat nuk lejohet të cënohen. Te tilla masa mund të përmendim ndërprerjen e vizitave nga familjarët e tyre nga një deri në 6 muaji, ndërprerjen e korospondencës deri në tre muaji, kufizim të pranimit të pakove dhe ushqimeve deri ne 6 muaj si dhe izolime të gjata.

Vizitat nga familja ishin parashikuar vetëm dy herë në muaji, por në të shumtën e rasteve vizitat bëheshin në raste shumë të rralla, për shkak të distancave të largëta të burgjeve nga zonat e banuara, të mungesës së transportit dhe të pengesave artificiale që nzirrte personeli i burgut dhe hetuesia në rastin e të paraburgosurve. Rregullorja parshikonte angazhimin e të gjithë të dënuarve në punë fizike në mënyrë të detyruar, madje shtërngimi i kishte detyruar të burgosurit që në shumë raste të vetgjymtoheshin

177 Po aty, dosje 21 178 Po aty, dosje 21 179 Po aty, dosje 21

Page 4: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

64

vetëm për tju shmangur punëve të rënda, të cilët ishin detyruar ti bënin. Për ti nxitur të dënuarit të realizonin normat e parashikuara në punë fizike dhe mendore, u miratua dekret ligji nr 1188 dt 5.12.1950 mbi llogaritjen e punës së të dënuarve, shpërblimin ushqimin dhe veshmbathjen, i cili parashikonte një përfitim në uljen e dënimit kundrejt normës së tejkaluar sipas tabelës së mëposhtëme.

Realizimi i Normës

Një dit Pune

25 dit pune Ne muaj Në vit

100% 1.3 32.5 ditë 2.5 ditë 30 ditë 125% 1.35 33.75 ditë 3.75 ditë 45 ditë 150% 1.4 35 ditë 5 ditë 60 ditë 500% 2.1 52.5 ditë 22.5 ditë 270 ditë

Gjatë regjimit komunist, të burgosurit, të paraburgosurit dhe të internuarit e të dëbuarit, kanë qenë pjesa e popullsisë, më e shtypur dhe e përbuzur, më e shfrytëzuar dhe e abuzuar. Paketa ligjore që kishte të bënte me këto grupe jo vetëm që ishte shumë e kufizuar dhe nuk siguronte as mbijetesën fizike dhe të drejtat më elementare njerzore, por në shumë raste nuk vepronte ligji dhe rregulli, por arbitrariteti. Në asnjë akt nuk theksohej përdorimi i dhunës, por në realitet ajo ishte e pranishme, kudo dhe kurdo, gjatë apelimit dhe gjatë shoqërimit, gjatë marrjes së ushqimit dhe gjatë udhëtimit për në punë, gjatë veprimeve ditore apo në frontet e punës, pra kudo.

Page 5: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

65

KREU I DYTË

SISTEMI I DREJTËSISË GJATË PERIUDHËS 1952-1966

II.1 Forcimi i luftës së klasave

Parimi kryesore mbi të cilën u mbështetën komunistët gjatë gjithë sundimit të tyre ishte zhvillimi i luftës së klasave, që synonte eleminimin fizik, goditjen, persekutimin, nënshtrimin dhe përjashtimin e të gjithë individëve dhe grupeve shoqërore të cilat nuk ishin mbështetje për sistemin komunist. Zhvillimi i luftës së klasave përbënte esencën e të gjithë propagandës së partisë në pushtet, të zbërthyer në fjalimet e udhëheqjes komuniste dhe madje të fiksuar edhe në Kushtetutën e v.1976 dhe në legjislacionin penal, i cili konsiderohei një armë e fuqishme e diktaturës së proletariatit në luftën e klasave.180 Thuajse çdo fjalim apo raport i udhëheqjes së partisë mbyllej me thirrjen për zhvillimin e luftës së klasave, përveç raporteve dhe programeve speciale që i kushtoheshin kësaj çështje. Programi për ndërtimin e socializmit, në fushën shoqërore synonte ngushtimin e dallimeve midis grupeve shoqërore për shkak të statusit ekonomik, politik, kulturor, qytetit dhe fshatit dhe ndërtimit të një shoqërie pa klasa. Në këtë proces, për fat të keq ishin krijuar edhe disa eksperienca në vendet e tjera të bllokut komunist, si dhe ato të aplikuara gjatë regjimeve totalitare, të cilat u përvetësuan mjaft mirë nga udhëheqja komuniste shqiptare dhe madje u pasuruan më tej. Këtë transformim shoqëror, shteti komunist do ta realizonte jo me propograndë, por me veprime konkrete të dhunshme dhe revolucionare, “me anën e një ndërhyrje despotike në të drejtën e pronësisë dhe në marrdhënjet borgjeze të prodhimit”.181 Objekti i parë i goditjes do të bëheshin klasat e pasura, tregtarët, pronarët e tokës, të shërbimeve, të industrisë dhe pas tyre do tu vinte radha grupeve shoqërore që nisur nga pasuria konsideroheshin të mesëm. Zbatimi i programit të shtetëzimit, konfiskimit dhe shpronësimeve, i shërbente qëllimit të ngritjes së bazës ekonomike të rendit socialist dhe eleminimit të shtresave të pasura, të cilat sigurisht duke qenë me pushtet ekonomik, rrezikonin të merrnin edhe pushtetin politik. Masat e marra nga shteti për shtetëzimin socialist të mjeteve kryesore të prodhimit dhe qarkullimit , zbatimi i reformës agrare dhe i masave të tjera me karakter socialist sollën ndryshime në strukturën social klasore të popullsisë. Ndryshimet në strukturën e shoqërisë, u reflektuan edhe në popullatën e të dënuarve, e cila përbën një projeksion të shoqërisë shqiptare në këtë periudhë.

180 Kodi Penal i Republikës Popullore Socialiste Shqipërisë. viti 1977 181 E.Hoxha,Vepra vëll.14,fq28. Cituar prej Prof dr.V.Misja, Y.Veisiu, Doc.A.Bërxolli ne Popullsia e Shqipërisë, 1987

Page 6: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

66

Perberja sociale e te denuarve

v.1950

6027, 48%

3064, 25%

1477, 12%

1453, 12%

385, 3%

51, 0%

Fshatare te varfer

Fshatare re mesem

Borgjez te vegjel

Punetor

Borgjeze te mesem

Borgjezi e madhe

182

Në grafikun e mësipërm shikohet se 85% e të dënuarve të vitit 1950 e përbënte fshatarsia e varfër dhe e mesme. Kategorizimi fshatarësi e varfër dhe e mesme, bazohej në nivelin ekonomik dhe standartet e kohës që ishin mjaft të ulëta. Këto kategorizime janë përdorur në literaturën e kohës dhe në aktet zyrtare të shtetit gjatë atyre viteve. Në vitet e mëvonëshme në vend të emërtimit fshatarsi e varfër, për qëllime demagogjike, ështe përdorur emërtimi fshatarë individual. Gjatë periudhës 1952-1960, shkallëzohet më tej procesi i shpronësimeve dhe i eleminimit të klasave të pasura, të lidhura me tokën. Klasa e tragtarëve dhe pronarëve të mëdhenj të tokës, që u njoh me një term rus “kulak”, thuajse ishte eleminuar.

Krimet kundër shtetit Krimet Ordinere

V i t e t V i t e t Shtresat

sociale

52 53 54 55 56 5557 Shuma

52 53 54 55 56 57 Shuma

Punëtorë zanatçi

19 20 5 8 31 16 99 5.3%

1058 712 683 567 515 331 3866 12.7%

Fshatarë të

varfër e të mesëm

393 338 134 102 125 157 1249

67.8%

6305 4012 2760 2685 2179 1686 19627

64.5%

Kulak e fshatar të

pasur

50 74 27 14 10 23 198 10.7%

207 143 89 75 43 38 595 1..9%

Tregtarë të

vegjël dhe te mesëm

6 12 13 5 11 61

3..3%

575 348 161 120 83 64 1351

4.4%

Tregtarë të mëdhenj

3 2 6 3 1 4 19 1%

198 56 28 16 8 3 309 0..9%

Nëpunsa të

ulët dhe të mesëm

17 22 12 11 28 45 135

7..3%

526 298 129 156 124 44 1277

4..2%

Nëpunsa të lartë

8 5 6 1 2 5 27 1..5%

54 24 33 12 11 10 144 0..5%

Antarë partie 17 10 10 6 7 3 53 2..9%

1241 765 607 526 308 133 3582 11.7%

182 Arkivi Qendror i Shtetit, F. Ministria e Drejtësisë (515), D.19, V.1951

Page 7: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

67

Numërin më të madh ndër të gjitha shtresat e klasat e shoqërisë e përbëntë fshatarsia, në të dy kategorite e dënimeve me 64.5-67.8%. Kjo lidhet edhe me strukturën e popullsisë, ku fshatarsia përbënte 73% të saj.183 Gjithashtu gjatë kësaj periudhe kishte filluar kolektivizimi në shkallë të gjerë, i cili u shtri nëpërmjet një lufte të ashpër klasore, duke rritur kontigjentin e të dënuarve nga fshatarsia. Nga ana tjetër kolektivizimi nxiti krimin e vjedhjeve nga masa e fshatarëve, për shkak të mungesave në treg. Punëtorët e zanatçit zënë nga 5.3% deri në 12.7%. Në qoftë se do ta krhasojmë dimensionin social të dhunës me një vend tjetër ish komunist si Çekia, do të shikojmë një raport tjetër të përbërjes sociale të të burgosurve. Në mesin e viteve 50, numëri i personave që kanë ushtruar para arrestimit profesionin e punëtorit zinte 39%, në krimet kundër shtetit. Zyrtarët e mesëm e të ulët zinin 28% dhe në vend të tretë vinin fshatarët.184 Këto të dhëna lidhen me strukturën ekonomike dhe klasore të Çekisë në këtë periudhë. Nga reformat ekonomike të qeverisë komuniste, goditja që ju dha pronës private ekonomise së tregut, inteligjencës, lirisë së besimit u arrit në mënyrë graduale në zhdukjen e klasave dhe dallimeve midis grupeve të ndryshme sociale dhe krijmin e asaj që është quajtur me termin masë. Kjo praktikë ishte ndjekur edhe nga qeveria bolshevike në vitet ‘’30 . “Ajo vazhdoi me likujdimin e klasave dhe nisi për arsye ideologjike dhe propogandistike me klasat pronare, klasën e mesme në qytet dhe fshatarët . …Më pas i erdhi rradha likujdimit të tërë asaj burokracie që kishte ndihmuar në zbatimin e masave të mëparshme likujduese”.185 Nëpërmjet një represioni të pashembullt, kundër të gjitha klasave, grupimeve dhe individëve të cilët nuk pajtoheshin me regjimin komunist, u arrit që brenda një periudhe të shkurtër të eleminohei opozita dhe të instalohej shteti komunist i diktaturës së proletariatit.

Nga fillimi i viteve 50, lufta politike do të zhvillohej kryesisht brenda gjirit të komunistëve,186 duke e kthyer Partinë Komuniste Shqiptare, më vonë Partia e Punës, në një arenë të vërtetë ndeshjesh, eleminimesh dhe ekzekutimesh. Gjithë kjo luftë e cila ka shkaktuar qindra kurbanë, nga klasa e vetë komunistëve, ka qenë e veshur me një demagogji të madhe mbi mbrojtjen e pastërtisë së marksizëm leninizmit, të integritetit dhe sigurisë së shtetit socialist. Çdo skenë e kësaj drame të gjatë, ka qenë e shoqëruar me një propogandë gjigande para shfaqjes dhe pas saj, në çdo qelizë të jetës së vendit, për të bindur opinionin për rrezikshmërinë e “armiqve” dhe gjëmën që do ti ndodhte këtij vendi, po mos të ishte partia që e mban shpatën kurdoherë të ngritur. Në çdo fshat e qytet, mblidheshin nxënësit dhe kooperativistët, punëtorët dhe kuadrot, të sëmurët në spitale dhe ushtarët në kufi, i gjithë populli i madh e i vogël, si nën armë dhe niheshin me veprimtarinë armiqsore dhe sigurisht e demaskonin atë sipas ligjeratave të hedhura nga udhëheqësi krisht i popullit. “…Mund të jetë e kuptueshme që një nazist apo bolshevik nuk do të tronditet në bindjen e tij nga krimet kundër njerëzve që nuk i përkasin lëvizjes ose që janë, madje armiqësorë me lëvizjen, por fakti tronditës është se ka të ngjarë që ai mos të lëvizë vendit kur përbindëshi fillon të përlajë fëmijët e tij dhe madje, edhe në se ai bëhet vetë një viktimë e persekucionit, në se ai gjykohet dhe dënohet, në se ai nxirret nga partia dhe dërgohet në kampin e punës së detyruar apo të përqëndrimit”.187 Lufta brenda radhëve të partisë, ka qenë para së gjithash një luftë klanesh për pushtet, pavarsisht nga maskat që i janë mveshur dhe

183 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Prokuroria e Përgjithshme (492),d.37,v.1960 184 Reviste e QShRT, Tiranë 2007 185 Hannah Arend, Origjina e Totalitarizmit. Përkthyer prej origjinali nga Myftar Gjana Prishtinë 2002 186 Duka,V. Histori e shqipërisë 1912-2000, Tiranë, 2007, fq.252 187 Hannah Arend, Origjina e Totalitarizmit, Përkthyer prej origjinali nga Myftar Gjana.Prishtinë 2002, fq.399

Page 8: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

68

mënyra si është paraqitur para opinionit publik dhe njëkohësisht ka qenë reflektim ndaj situatës politike në makrokozmosin komunist botëror.188 Megjithë këtë nuk duhet të mohohet se lufta politike brenda radhëve të partisë, synonte më së shumti, disa ndryshime brenda sistemit ekzistues, për ta bërë atë paksa liberal dhe në këtë kuadër edhe ndryshimin e udhëheqjes komuniste me një udhëheqje tjetër komuniste, në krye të së cilës të mos ishte Enver Hoxha dhe pasuesit e tij. 189 Historia e eleminimeve, në radhet e partisë ka qenë e lidhur në një farë mase me politikën Jugosllave dhe më pas me Bashkimin Sovjetik. Kështu për hirë të miqësisë së ngushtë me komunistët jugosllav prej viteve të luftës deri më 1948, u dënuan dhe u eleminuan shumë personalitete, jo vetem nga opozita, por edhe nga radhët e komunisteve të cilët i shihnin me dyshim dhe mosbesim marrdhënjet me Jugosllavinë. Një prej tyre ishte Nako Spiro, i cili u vetvra më 20 nëntor 1947, duke qenë i akuzuar për qëndrime antijugosllave. Pas prishjes së marrdhënjeve me Jugosllavinë, u dënuan, eleminuan dhe përjashtuan nga radhët e partisë disa drejtues të lartë si Koçi Xoxe, i cili u etiketua titist, po kështu edhe disa drejtues të tjerë të niveleve të ndryshme të partisë. E njëjta skenë ka vazhduar gjatë marrdhënjëve me Bashkimin Sovjetik. Gjatë kohës që Shqipëria kishte miqësi me Bashkimin Sovjetik, u eleminuan dhe ekzekutuan shumë personalitete, të cilët konsideroheshin kundër kësaj miqësie. Jo vetëm kaq, por shteti ynë kishte parashikuar në kapitullin e krimeve kundër shtetit në Kodin Penal të vitit 1952, dispozitë të veçantë për krimet kundër Bashkimit Sovjetik. Një prej masakrave më të njohura që u krye në shërbim të kësaj miqësie ishte ekzekutimi i shkurtit 1951. Pas prishjes së marrdhënjeve me shtetin Sovjetik, shumë antarë partie dhe drejtues të shtetit u akuzuan dhe u eleminuan si shërbetore dhe mbështetës të revizionizmit hrushovjan. Raportimet e udhëheqësve të lartë të partisë dhe të shtetit për gjendjen politike në vend, në ambasadën ruse dhe në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik ishin të vazhdueshme, gjithashtu edhe interesimi i udhëheqjes ruse për raportet midis klaneve brenda Partisë Punës së Shqipërisë dhe rezultatet e luftës politike ishte shummë i madh.

Pas eleminimit të Koçi Xoxes, i cili kishte qenë rivali më potencial i Hoxhës dhe i preferuari i jugosllavëve, u fuqizua shumë kulti i Enver Hoxhës dhe u rrit pushteti i tij si rezultat edhe i disa rregullimeve në Byronë Politike dhe Komitetin Qendror me persona të klanit të tij. Në këto pozita, nisi një luftë e re fillimisht kundër drejtuesve të lartë të drejtësisë të cilët u akuzuan për oportunizëm dhe kapitullim përpara trysnisë së armikut të klasave.190 Fushata për spastrimin e pasojave të drejtimit të Koçi Xoxes në organet e punëve të brendëshme dhe të sigurimit të shtetit, krijoi një farë konfuzioni në organet e drejtësisë, të cilat nuk funksiononin si organe të pavarura dhe e ndjenin çdo ndryshim në strukturat politike. Për këtë arsye, udhëheqja e lartë i mblodhi rrypat shpejt dhe ndërhyri duke dhënë mesazhin e një lufte vdekje prurëse ndaj çdo kundërshtari të regjimit komunist. Koçi Xoxe, nuk u godit për shkeljen e vijës së partisë në organet e sigurimit dhe të punëve të brendshme, por se ai rrezikonte pozitën e Enver Hoxhës. Krerët kryesorë të drejtësisë, ministri, kryetari i gjykatës së lartë dhe prokurori i përgjithshëm, u goditën të akuzuar për qëndrime oportuniste dhe zbutje të dënimeve. Duke i parë në përgjithësi të dhënat që vinë nga statistika e prokurorisë së përgjithshme, nuk flasin për oportunizëm dhe zbutje të dënimeve, por do të thonim nje repression kundër të gjithë qytetarëve. Në vitin 1948, rezultonin 14000 çështje penale të regjistruara, ndërkohë kur në vitin 1949, janë rregjistruar

188 Duka, V.-Histori e Shqipërisë 1912-2000, Tiranë, 2007, fq.254 189 Dyrmishi, D.- Lufta politike në udhëheqjen e PKSh (PPSh) 1944-1960.Toena,2011 190 Historia e Popullit Shqiptar, vëllimi IV, 1939-1990. Bot. i Akademisë së Shkencave

Page 9: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

69

21000 çështje penale dhe në vitin 1952, 21.045 çështje penale për vepra të zakonshme, ndërkohë shifrat për krimet politike, janë 846 çështje penale në vitin 1950, 1160 çështje në vitin 1951. Gjatë gjithë periudhës deri më 1957 ndjekjet penale për krimet politike dhe ordinere, paraqiten sipas dy tabelave.191

Çështjët penale politike.

1950 1951 1952 1953 1954 1955 1956 1957 Totali 846 1160 711 510 229 113 290 319 4198

Çeshtjet penale ordinere

1948 1949 1950 1951 1952 1953 1954 1955 1956 1957 14.000 21.000 21.045 14.784 10.088 6.653 4.592 4.241 3.263 3.365

Të dhenat flasin për ndjekje penale masive. Mundet që shqetësimi për oportunizëm të lidhet me raste konkrete të procedimit penal, ku dënimi natyrisht mund të mos e ketë kënaqur Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun dhe drejtues të lartë të partisë e të shtetit, por nuk mendoj se në përgjithësi në këtë periudhë ka patur një zbutje të ndjekjes penale dhe dënimeve. Oportunizmi dhe sektarizmi, kanë qenë dy gur me të cilët ka luajtur udhëheqja komuniste, duke nxjerrë herë njërin e herë tjetërin sipas rastit kur i është nevoitur për të goditur një antarë apo klan të caktuar. Për oportunizëm, mund të akuzoheshe shumë lehtë, mjafton të tregoje edhe një mirsjellje me personin e akuzuar, apo një qëndim më njerzor ndaj tyre. Në nje letër personale të prokurorit të Gjykatës Ushtarake Shkodrës, Arjanit Çela, të datës 7.7.1945, në përgjigje të një shoku të tij, ku midis të tjerave, thotë se “unë kam për tu kujdesur duke sqaruar mire akuzat, se ndoshta ka nëpër to që mund të mos jenë të vërteta. Por një gjë dua të them, që të dalë i pafajshëm është e pamundur, dhe ti e kupton përse”.192 . Kjo letër shoqërore e rënë në dorën e Spiro Mojsiut, që kishte postin Kryetar i Shtatëmadhorisë, komentohet si sjellje oportuniste, prandaj paralajmron Gjykatën e Larte Ushtarake “te shikojë me vërejtje pretencën e dhënë dhe të studjojë se mund të ketë sjellje oportuniste”.193 Kjo letër dhe shumë të tjera, madje të shkruara edhe nga dora e Hoxhës dhe Mehmet Shehu, janë dëshmi e presionit që ushtrohej mbi organet e drejtësisë, për të dhënë dënimet e dëshiruara nga udhëheqja e lartë dhe jo çfarë kishin bërë apo nuk kishin bërë personat e akuzuar.

Pas organeve të drejtësisë, radha ju erdhi disa kuadraove në fushën e ekonomisë dhe të sektorëve të tjerë. “Viktimat e para ishin ministri i Transportit, Njazi Islami dhe ai i Ekonomisë, Abedin Shehu”,194 të cilët u shpallën armiq dhe antisovjetik, për shkak të mendimeve të tyre lidhur me planifikimin e zhvillimit të ekonomisë. Pas sulmeve dhe degradimit të tyre nga udhëheqja e lartë e partisë, Njazi Islami vret veten, kurse Abedin Shehu dhe mbështetësit e tij u përjashtuan nga çdo funksion partiak dhe shtetëror dhe u dënuan me burgim. Një prej personaliteteve më të rëndësishme të partisë dhe shteit komunist, i cili ishte vënë në shinjestër të Evnver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, prej kohësh dhe shikohej si person që nuk i përkiste klanit të tyre, ishte Tuk Jakova. Autoriteti i tij ishte i madh, jo vetëm për shkak të kontributeve të tij që nga themelimi i partisë, por edhe për arsye të besimit që i

191 Arkivi Qendror i Shtetit, F.Prokuroria e Përgjithshme, D.37, V.1960 192 Arkivi Qendror i Shtetit, F.Gjykata e Lartë Ushtarake (516), V.1945, D.29, fq.2 193 Po aty, dosja 29, fq.1 194 Duka, V.- Histori e Shqipërisë 1912-2000, Tiranë, 2007, fq.255

Page 10: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

70

përkiste dhe të origjinës si shkodran. Përveç disa kundërshtimeve të vijës së ashpër të ndjekur nga partia, Tuk Jakova, ngriti edhe disa çështje të rishikimit të historisë, me qëllim goditjen e kultit të Enver Hoxhës, por megjithëse pati edhe mbështejen e Bedri Spahiut dhe të shumë antarëve të partisë në bazë, nuk mundi të cënonte klanin e Enver Hoxhës, i cili tashmë ishte fuqizuar dhe bërë i pa përmbajtur. ”Me likujdimin e Tuk Jakovës dhe të Bedri Spahiut, u likujdua gjithë Byroja Politike e zgjadhur në Plenumin e dytë të Beratit dhe Enver Hoxha u bë zot i plotfuqishëm i partisë dhe i vendit, kulti i tij mori përmasa të reja, kurse diktatura komuniste u thellua dhe u forcua”.195 Nga spastrimet antititiste të kryera deri më 1952, “ u likujduan 14 nga 39 anëtarët e Komitetit Qendror të PPSh dhe 32 nga 109 deputetë të Asamblesë Kushtetuese, si dhe u përjashtuan nga radhët e PPSh-së rreth 1200 anëtarë”.196 Nga viti 1952 deri më 1957, rezultojnë të dënuar për krime politike 59 antarë partie dhe për krime ordinere 3582 anëtarë.197

Periudha pas vitit 1952 shoqërohet me disa ndryshime të rëndësishme në bllokun komunist, të cilat ishin vdekja e Stalinit dhe dënimi i kultit të tij nga PKBS, si dhe ngjarjet e Hungarisë. Në jetën e brendshme kishte triumfuar klani Hoxha Shehu dhe ishte instaluar një stalinizëm radikal. Kjo situatë ka favorizuar dhe ndikuar në thellimin e luftës politike brenda gjirit të partisë dhe është shoqëruar me eleminime të reja, por nga ana tjetër kemi një maturi në ndjekjen penale si ndaj veprave politike dhe veçanërisht ndaj veprave ordinere. Kjo maturi erdhi per disa arsye: Së pari sistemi i drejtësisë penale tashmë bazohej në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale. Së dyti, organet e drejtësisë, kishin fituar një farë eksperience, ndonëse niveli i kualifikimit të tyre mbetej ende i ulët. Në vitin 1958, nga 144 prokuror dhe hetues në gjithë vendin, 13 kishin shollë fillore, 65 shkollë unike (5 klasë, shënimi i autorit), 21 me arsim të mesëm dhe 45 me arsim të lartë.198 Së treti ishin eleminuar shumica e grupeve të armatosura të mbështetura nga jashtë për përmbysjen e pushtetit të komunistëve dhe shumica e krimeve politike ishin per agjitacion e propagandë dhe tentative arratisje.

Lëvizja në % e procedimeve penale, krahasuar me v.1948,1950 dhe 1952, për veprat politike, ordinere dhe krimet ushtarake jepet në tabelën më poshtë.199

Lloj I krimeve

1948 1949 1950 1951 1952 1953 1954 1955 1956 1957

Kr K.Sh

- - 100% 137% 82% 59% 26% 15% 33% 38%

Kr.usht - - - - 100% 81% 82% 82% 54% 35% Kr.ord 100% 150% 150% 105% 71% 47% 30% 30% 22% 24%

Shihet që ka një rënje të ndjeshme të çështjeve penale të krahasuara me vitin 1950, veçanërisht në krimet ordinere, ku zbritja është nga 150% në 24%, ose në shifra konkrete nga 21045 në 3365.

Lufta e klasave nuk prezantohej vetëm në fushën e dënimeve dhe në eleminimin e klaneve, një fushë tjetër ku ajo konkretizohei qartë, ishte fusha e punësimit dhe e

195 Dyrmishi, D. -Lufta politike në udhëheqjen e PKSh (PPSh) 1944-1960.Toena,2011, fq.204 196 Duka, V.-Histori e shqipërisë 1912-2000, Tiranë, 2007, fq.256 197 Arkivi Qendror i Shtetit, F.Prokuroria e Përgjithshme, D.37, V.1960 198 Arkivi Qendror i Shtetit, F.Prokuroria e Përgjithshme, D.28, V.1958 199 Arkivi Qendror i Shtetit, F.Prokuroria e Përgjithshme, D.37, V.1960

Page 11: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

71

shkollimit. Për punësimin në administratë u nxorën kritere të qarta për përjashtimin e të gjitha grupeve dhe klasave që konsideroheshin armike të pushtetit. Qysh në ditët e dhjetorit 1944, gazeta “Bashkimi” bënte thirrje se : “pushteti ynë do të pastrojë të gjitha hauret e regjimeve të okupacionit, të Zogut e të Judës”.200 Gjatë gjithë ekzistencës së tij, regjimi komunist çështjen e kuadrit e ka parë shumë të rëndësishme dhe delikate, për garantimin e pushtetit. Kështu herë pas here janë përpunuar akte dhe kanë dalë vendime të posaçme për seleksionimin, vlersimin dhe përzgjedhjen e njerëzve besnikë të regjimit, pavarsisht nga formimi i tyre dhe shkalla e profesionalizmit. Më 31 mars 1952, Këshilli i Ministrave nxori vendimin nr 219 “Mbi paisjen me kartelë të nëpunësve që pushohen nga puna”. Thelbi i këtij vendimi kishte të bënte me paisjen me një kartelë në ngjyrë të verdhë të të gjithë atyre që pushoheshin nga puna për motive ideologjike, rregjistrimin e tyre në kartotekën kombëtar dhe kontrollin e zyrave të punës për pengimin e punësimit të tyre. Në zbatim të këtij vendimi dhe të udhëzimeve të tjera, “gjatë vitit 1953 u shqyrtuan dosjet dhe të dhënat biografike të 14327 punonjësve, nga të cilët u pushuan 1203 prej tyre”.201

Ndër të dënuarit dhe të paraburgosurit, lufta e klasave kishte shfaqje të drejtë për drejta të dhunës dhe poshtërimit. Të dënuarit politik, të njohur “armiq të popullit”, mbaheshin të veçuar në burgjet e kampet me të sigurta dhe më të vështira. Ndëshkimet ishin metodë pune në çdo veprim e në çdo kohë. Veçanërisht të rënda ishin ndëshkimet për mos realizim të normës. Në raportin e datës 7.6.1952 thuhet se masat ndëshkimore kanë qenë të ekstreme. “Në kampin nr 1 dhe 2 të burgosurit janë qëlluar me shkop nga policët. Punëtori operativ në kampin e monarkofashistëve grek Lushnjë ka plaçkitur dhe torturuar të internuarit. Janë konstatuar edhe mjaft sjellje imoraliteti”.202 Keqtrajtimet e kishin bazën ne filozofinë e urrejtjes që ishte mbjellë nga shteti midis shtresave të ndryshme të vendit, veçanërisht ndaj të burgosurve politik.Vendosja e etiketimit “armiq të popullit” ishte nxitje direkte për dhunë, për veçim, për poshtërim dhe diskrititim. Në raportin e vitit 1956 thuhet ”..Ne kishim qëllim të godisnim disa të meta të zbutjes së luftës së klasave dhe urrejtjen karshi armikut, por në disa reparte janë hedhur në ekstrem dhe kërcet druri”.203 Nxitja e urrejtjes ndaj të burgosurve politik klasave të pasura e intelektualëve, të quajtur “klasa shfrytëzuese” apo “carist” ishte strategji e udhëheqjes dhe shtrihej nga maja e piramidës deri në përfaqësuesin më të ulët të saj në bazë. Në një raport të vitit 1948 thuhet: ”Me përjashtime të vogla të burgosurit punëtorë e fshatarë të varfër i urrejnë pasanikët dhe intelektualët, por ka nevojë për akoma më shumë në këtë drejtim……Kategorizimi dhe diferencimi i qëndrimit politik në burgje është duke u bërë”.204 Skena dhune dhe torturash deri në eleminim fizik përshkruhen edhe nga At Zef Pëllumbi në veprën “Rrno vetëm për me tregue. “Kam parë me sytë e mij At Gegë Lumën, që e kishin zhytë në ujë të kënetës dhe dy të burgosun i hidhnin llucë për sipër”.205 “Ishim 29 priftërinj që punonim të ndarë. E kishim të qartë se aty do të vdisnim. Këtë na e kishin deklaruar komandantët e burgut disa herë. Por, edhe ne 200 “Bashkimi”, 31.dhjetor 1944; Arkivi Qendror i Shtetit/ Arkivi i Partisë (më tej:AQSH/AP) Fondi 14, viti1945,dos.7, fl.82. Cituar prej Demir Dyrmishi ne “Spastrimi i administratës shtetërore nga kundërshtarët politikë (1944-1960). Revista Historike,nr 3-4, 2006, fq.105 201 Po aty,fq 118 202 Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendëshme Fondi Dega e Kampeve dhe Burgjeve.D.9.V.1950 203 Arkivi i Ministrisë së Puneve të Brendëshme Fondi Dega e Kampeve dhe Burgjeve, D. 47 V.1965 204 Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendëshme Fondi Dega e Kampeve dhe Burgjeve, D.2 V.1948 205 At Zef Pëllumbi,- Rrno vetëm për me tregue, Shtëpia Botuese 55, Tiranë 2006,fq.122

Page 12: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

72

donim me jetue mbi të gjitha vështirsitë. Kushdo që nuk bënte normën (4 m3) përfundonte në atë kryqin e torturës fizike përballë guzhinës. Nxitja e të burgosurve ordiner per të goditur dhe eleminuar të dënuarit politik ishte një taktikë e prëhershme e komandave që ka vazhduar edhe në vitet 80. Kjo metodë përdorej shpesh sepse personeli fshihej pas krimeve duke i shpëtuar ndëshkimit dhe zhdukur provat që i bënin të fajshëm”.206 Periudha që pasoi, nuk shënoi asnjë ndryshim në zbutjen e luftës klasore si në gjirin e vetë partisë dhe në fusha të tjera të jetës së vendit. Veçanërisht pas vitit 1966, Shipëria do të nihte edhe metodat kineze të luftës së klasave, të zhvilluara në kuadër të të ashtuquajturit revolucioni ideologjik dhe zbatim të vijës së masave.

II.2 Intensifikimi i përpjekjeve për rrëzimin e regjim it komunist,1949-1953

Udhëheqja komuniste shqiptare në qershor të vitit 1948, me inkuraimin dhe mbështejen e Stalinit, ju mbylli portat jugosllavëve, duke shpëtuar nga një situatë shumë e tensionuar dhe e sikletshme, që rrezikonte pushtetin personal të E.Hoxhës, skllavërimin ekonomik të vendit edhe sovranitetin shtetëror. Në vend filloi fushata kundër “titistëve”, etiketim që ju ngarkohei të gjithë atyre që kishin qenë më të preferuarit e Beogradit dhe sipas përfundimeve të klanit Hoxha dhe Shehu, kishin bashkëpunuar dhe mbështetur planet e antishqiptare të udhëheqjes Jugosllave. “Prishja e marrëdhënjeve me Jugosllavinë, ndërprerja e kredive, largimi i specialistëve jugosllavë e goditi rëndë ekonominë shqiptare. Nga ana tjetër, në planin ndërkombëtar Shqipëria u ndodh përballë trysnisë dhe përpjekjeve të kombinuara për izolimin dhe rrëzimin e qeverisë komuniste, qoftë edhe me ndërhyrje të armatosur”.207 Në këto rrethana Shqipëria u fut në orbitën sovjetike ku si rezultat i politikës jo konsekuente dhe burimeve të pamjaftueshme, u kthye në një satelit i Moskës. “Në vitet që pasuan menjëherë prishjen me Jugosllavinë (1949 - 1953), regjimi i Enver Hoxhës ra nën sulmet nga një krah tjetër, nga shërbimet sekrete të Britanisë së Madhe e të Amerikës”.208 Ndërprerja e marrëdhënjeve me Jugosllavinë, solli izolimin gjeografik të Shqipërisë nga vendet e tjera komuniste dhe kjo shërbeu si një rrethanë për Anglinë, Sh.B.Amerikës dhe shtete të tjera që të nisnin përpjekjen për ta shkëputur vendin nga ndikimi rus. “Shtrirja e influencës sovjetike në Ballkan, në fillim nëpërmjet Jugosllavisë së Titos i kishte preokupuar britanikët dhe më tepër amerikanët”.209 Ngritja e një baze ushtarake nga rusët në Pasha Liman të Vlorës dhe 206 Po aty, Rrno....... 207 Historia e Popullit Shqiptar, vëllimi IV, 1939-1990. Bot. i Akademisë së Shkencave, Tiranë 2008, fq.245 208 Reginald Hibbert, Fitorja e hidhur.Lufta Nacional Clirimtare e Shqipërisë, Përkth. Xhevat Lloshi,Tiranë 1993,fq.359 209 Jason Tomes, “Takimet e fshehta të Zogut me anglezët për të rrëzuar Enver Hoxhën”, artikull i publikuar në gazetën “Tirana Observër”, 23 tetor 2009

Page 13: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

73

mbështetja e ushtrisë shqiptare me specialist, armatim dhe paisje të tjera logjistike, shkaktoi shqetësim për NATO e cila nga ana e saj filloi të luai gurët e saj.

Udhëheqja komuniste me ardhjen në pushtet, ndoqi një politikë që nuk kishte asnjë lidhje me qeverisjen demokratike, përkundrazi ishte një diktaturë e hapur kundër të gjitha grupeve dhe individeve që nuk ishin mbështetje për partinë komuniste. Ajo, brenda një kohe të shkurtër, eleminoi nëpërmjet ekzekutimeve dhe burgosjeve gjithë opozitën shqiptare, drejtuesit e lartë të klerit katolik, ortodoks dhe musliman, shpronësoi me forcë pronarët, ngriti kudo kampet e punës së detyruar, duke krijuar një situatë pasigurie dhe frike në vend. Megjithë izolimin hermetik të vendit nga bota perendimore dhe mungesen e shtypit të lirë, gjendja e mjerueshme e vendit tonë ishte bërë e njohur në mbarë botën. “Neve këtu në Amerikë,-tha Charles Jackson, kryetar i Komitetit “Europa e Lirë” në emisionin shqip të radios “Europa e Lirë”, në vitin 1951,- jemi në dieni të vuajtjeve tuaja; bile themi me trishtim se jemi në njohuri të plotë për terrorin që goditi vendin tuaj. Aktet e terrorizmit të kryera prej regjimit të Enver Hoxhës, kukull e Stalinit, neve i dimë fare mirë. …Shtetet e Bashkuara nuk qëndrojnë më indiferent, dhe populli i Amerikës është i ndërgjegjshëm për përgjegjësinë dhe barrën që ka”.210 Drejtuesit e lartë të shtetit amerikan, herë pas here i bënin apel popullit shqiptar për të flakur robërinë komuniste dhe janë përpjekur të sensibilizojnë qeveritë dhe popullin e tyre për të shpëtuar popullin shqiptar nga sundimi komunist. Senatori Charlest Kersten në një rezolutë të drejtuar Senatit të ShBA më 1953, për çështjen shqiptare, shkruan: “Qeveria e Enver Hoxhës po sa mori fuqinë në dorë, në fillim me forcë dhe pstaj me zgjedhje të fallsifikuara, ka shtypur çdo opozitë me arrestime, burgime dhe pushkatime. Po ushtron mënyra brutale për të zhdukur çdo ndjesi njerzore e kombëtare, ka grabitur pasurinë private, ka skllavëruar bujq e punëtorë në ferma dhe fabrika shtetërore, ka internuar burra, gra, fëmijë, pleq e të rinj në fusha përqëndrimi me qëllim që të zhdukë fare racën shqiptare dhe kulturën e saj”.211

Një faktorë tjetër që shërbeu si arsye për ndërhyrje, ishte se Shqipëria akuzohej për mbështetje të forcave komuniste greke në luftën civile. “Pas shpërthimit të luftës civile në Greqi, në pranverën e vitit 1946, marrëdhënjet shqiptaro-greke u acaruan më tej. Shqipëria u bë një prapavijë e komunistëve grekë në luftën civile kundër qeverisë dhe forcave të djathta greke”.212 Qeveria Greke e kishte ngritur këtë çështje në Kombet e Bashkuara, e cila ngriti një komision për hetimin e ankesave, nga i cili u konkludua se akuzat e ngritura nga pala greke qëndrojnë. Lufta civile e Greqisë ishte produkt i Luftës së Ftohtë midis dy kampeve kryesore të saj. Teritori shqiptar, u bë si rrugë kalimi dhe magazinimi të furnizimeve ruse në armatime dhe paisje të tjera për guerilasit grek, si dhe vend strehimi për ta. Siç del nga dokumentat ruse, Shqipëria në këtë rast, po zbatonte detyrat e ngarkuara nga Stalini. Qeveria komuniste e E.Hoxhës, dukej si në kaos, për shkak të presionit ndërkombëtar, prishjes së marrëdhënjeve me Jugosllavinë dhe situatës së brendshme. Gjatë takimit me Stalinin në Moskë më 23 mars 1949, Hoxha i drejtohet duke i thënë se “shokët shqiptarë do të dëshironin të dinin mendimin e shokut Stalin lidhur me problemin në se Shqipërinë e kërcënon ndonjë rrezik i drejtëpërdrejtë nga ana e Greqisë, duke patur parasysh provokacionet e vazhdueshme të trupave monarko-fashste dhe lloj –lloj fjalësh për

210 Dosti, H. -Një jetë për cështjen Kombëtare, Tiranë 2008, fq.259 211 Po aty, Nje jete….fq. 276 212 Historia e Popullit Shqiptar, vëllimi IV, 1939-1990. Bot. i Akademisë së Shkencave, Tiranë 2008, fq.241

Page 14: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

74

coptimin e Shqipërisë”. 213 Stalini, pas disa komenteve mbi vlerësimin e ushtrisë të forcave kundërshtare në luftën civile greke, i përgjigjet E.Hoxhës duke i thënë se “ të gjitha llafet për copëtimin e Shqipërisë janë sajuar me qëllim që ti trembin shqiptarët. Siç është bërë e njohur, pavarsia e Shqipërisë është siguruar nga deklerata e tri fuqive të mëdha: Amerikës, Anglisë dhe BRSS. Natyrisht, dekleratën mund ta shkelin, por kjo nuk është aq e lehtë. Për sa u përket grekëve të Caldarisit, atyre u janë prerë gjunjët dhe s’kanë tekat të flasin seriozisht për copëtimin e Shqipërisë”.214 Në lidhje me propogandën që bënte vendi ynë kundër perendimit dhe cilësimi i shteteve perendimore si luftë nxitëse, shtypës dhe shfrytëzues, xhandarë ndërkombëtarë etj, Stalini i thotë Hoxhës, se “në qoftë se shqiptarët do të sillen mirë, nuk do ti shajnë shumë imperialistët, nuk do ti ngacmojnë dhe do të rrinë urtë, Shqipërinë askush nuk ka për ta prekur”.215 Në fakt një propogandë e tillë nga një vend kaq i vogël dhe i varfër, siç ishte Shqipëria, ngjante si komike dhe përveç një pjese të banorve të saj, të cilët besonin çfardo që thoshte partia, askënd tjetër nuk ndikonte e influenconte.

Një rrethanë tjetër që stimuloi zbatimin e një plani të kombinuar kundër qeverisë komuniste shqiptare ishte edhe incidenti i Korfuzit. Mos njohja e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, nga ana e qeverisë shqiptare i tensionoi akoma më shumë marrdhënjet me vendet e perendimit dhe shuajti çdo shpresë mirkutimi me komunistët. Opinioni i qeverive perendimore ishte se “Krimi i kanalit të Korfuzit, u caktua në Kremlin dhe u zbatua nga agjentët e Moskës”.216 Së fundi shtetet perendimore llogarisnnin se në Shqipëri kishte një pritshmëri të lartë për revolta popullore kundër regjimit komunist dhe nevoitej vetëm një shkëndi ose nxitje e vogël nga jashtë që populli të flakte tej zgjedhën komuniste të Hoxhës.

Projektuesit, financuesit dhe zbatuesit kryesorë të planit për përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri ishin ShBA dhe Britania e Madhe, nëpërmjet shërbimeve sekrete SIS (Secret Intelligence Service) dhe CIA. Gjithashtu ky plan u kordinua me shtetet fqinje Itali, Greqine dhe Jugosllavinë dhe vende të tjera, të cilët nëpërmjet shërbimeve të fshehta të tyre u përfshinë në planin për përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri. Shteti komunist, ka protestuar disa herë duke ngritur çështjen e cënimit të sovranitetit shtetëror si e drejtë ndërkombëtare. Edhe në ditët e sotme ka aty këtu opinione që mbrojnë të drejtën e sovranitetit shtetëror, madje ky problem u ngrit nga qeveria serbe në periudhën e sulmit nga NATO, per çlirimin e Kosovës dhe vazhdon të ngrihet në çdo konflikt ku ndërhyn NATO dhe forcat e Kombeve të Bashkuara. E drejta për ndërhyrje bazohet në teorinë e sovranitetit të kufizuar shtetëror, që parakupton se në emër të sovranitetit nuk mund të sakrifikohen liritë dhe të drejtat themelore te njeriut.

Plani i shërbimeve sekrete për përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri u mbështet tek emigracioni politik shqiptar. Me mbarimin e Luftës pjesa më e madhe e kundërshtarëve politikë të regjimit komunist, midis tyre edhe politikanë që kishin shërbyer në administratën e periudhës së pushtimit apo në krye të forcave të djathta politike, për ti shpëtuar përndjekjes dhe eleminimeve fizike, emigruan jashtë vendit duke përballuar rreziqe nga udhëtimi i gjatë nëpër male dhe prita të shumta nga grupet e armatosura. Nuk kemi një të dhënë të sakt për numrin e emigrantëve politik

213 Lauka, I. ;Ymeri, E.- Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse, bot. Toena 2007 Tiranë, fq.220 214 Po aty, Shqiperia….., fq.221 215 Po aty, Shqiperia. … , fq.221 216 Dosti, H. vepër e cituar, fq.146

Page 15: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

75

që u larguan pas mbarimit të Luftës, por llogariten të jenë larguar rreth 1500 veta, nga të cilët 800 u larguan nëpërmjet Ulqinit dhe Tivarit për në Itali, 500 ndoqën pas trupat gjermane në rrugën Shkodër –Podgoricë-Sarajevë-Zagreb- Vjenë dhe 200 të tjerë që ndodheshin në mallet e jugut, të shpërndarë në grupe të vogla kaluan në Greqi.217 Ministria e Jashtëme e Shqipërisë në vitin 1975, e llogariste emigracionin politik shqiptar, në 10-12 mijë veta.218 Emigrantët politik, nuk e kishin lënë atdheun thjeshtë për të shpëtuar kokën, por edhe për ti bërë rezistencë të organizuar regjimit komunist dhe me siguru mbështetjen e aleatëve për përmbysjen e tij. “Pushtimi i Shqipërisë prej komunistëve dhe largimi i Aleatëve nga toka jonë,- tha Mid’hat Frashëri, president i komitetit “Shqipëria e Lirë”, më 6 shtator 1949, - detyroi shumë shqiptarë që të merrnin udhën e mërgimit, jo për t’u larguar nga rreziku komunist, se sa për të vazhduar veprimtarinë e tyre dhe për të mos prerë marrëdhënjet me fuqitë liberale të Oksidentit, me të cilat kishin qenë në kontakt edhe në Shqipëri”.219 Ajo që i bashkonte të gjithë individët dhe të gjitha grupet e rrymat e ndryshme të emigrantëve politik shqiptar ishte qëndrimi antikomunist. Kështu që pavarsisht nga divergjencat që ekzistonin midis grupeve dhe individëve, kur u dha rasti për të kontribuar për çështjen e rrëzimit të komunizmit, megjithë rrisqet e mëdha që ekzistonin, emigrantët politik bashkëpunuan dhe u treguan të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre. Përpjekjet për riorganizimin e partive të vjetra antikomuniste, Ballit Kombëtar dhe Legalitetit dhe organizimi i grupeve të reja nisi që në vitin 1945. Më 31 dhjetor 1945 në Rexho Emilia të Italisë u zhvillua Kongresi i Dytë i Ballit Kombëtar,220 i cili e përshtati programin dhe statutin e tij me situatën e re të krijuar pas Lufte. Në vitin 1946 në Itali u krijua organizata e Ballit Kombëtar Indipedent dhe më pas edhe disa grupe të tjera sipas klaneve dhe krahinave. Edhe partia e Legalitetit përbëhej nga dy rryma, Ahmet Zogu që mbështetej nga të vjetërit dhe Abaz Kupi me të rinjt. Zogu kishte shprehur vullnetin për të bashkëpunuar por me kusht që të pranohej si mbret i Shqipërisë. Gjatë vitit 1948 u krijuan disa rrethana që i bindën shërbimet e fshehta të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe vendeve fqinje për të ndërhyrë në Shipëri, prandaj ishte e nevojshme të kapërceheshin përçarjet e emigracionit politik në emër të një misioni të rëndësishëm. “Në këtë kohë Amerika, Britania e Madhe ashtu si dhe Italia dhe Greqia, ndërhynë që emigracioni politik të bashkohej në një organizatë të vetme.221 Balli Kombëtar e pranonte në parim bashkimin me partitë e tjera por kishte rezerva rreth Ballit Kombëtar Indipedent, për shkak të përfshirjes në të të disa personave të cilët kishin qenë bashkëpunëtorë me italianët dhe me monarkistët dhe kishin kontradikta parimore të cilët lidheshin me formën e regjimit. Në një takim të z.Hasan Dosti dhe z.Stavri Skëndo me z.Mc Kison dhe z.Campbell më datën 27 prill 1949, u kërkojnë zyrtarëve amerikan për të mbështetur Ballin Kombëtar se është “i vetmi sinqerisht demokratik dhe meriton ndihmën amerikane,….. por z.Campbell, tha se Departamenti, natyrisht, është i interesuar për mirëqenien e popullit shqiptar dhe e konsideron jo përfaqësues regjimin e tanishëm, prap se prap, ai nuk mund t’u jap zyrtarisht përkrahje aktiviteteve të një grupi të veçantë emigrantësh”.222 Nisma dhe

217 Musta, A. vepër e cituar, fq. 67 218 Historia e Popullit Shqiptar, vëllimi IV, 1939-1990. Bot. i Akademisë së Shkencave, Tiranë 2008, fq.270 219 Dosti, H. vepër e cituar, fq.259 220 Historia e Popullit Shqiptar, vëllimi IV, 1939-1990. Bot. i Akademisë së Shkencave, Tiranë 2008, fq.270 221 Historia e Popullit Shqiptar, vëllimi IV, 1939-1990. Bot. i Akademisë së Shkencave, Tiranë 2008, fq.270 222 Dosti, H. vepër e cituar, fq.143

Page 16: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

76

nxitja për bashkimin e emigracionit politik shqiptar erdhi në radhë të parë nga amerikanët dhe britanikët nëpërmjet komitetit “Evropa e Lire”. Arsyeja kryesore e mbështetjes që ju dha krijmit të një organizate të vetme të emigracionit politik shqiptar ishte për të mbuluar veprimtarinë konspirative të shërbimeve të fshehta duke i dhënë autorsinë e veprimeve diversive, organizatës së emigrantëve shqiptarë.

Më 26 gusht 1949, në Paris u krijua Komiteti “Shqipëria e Lirë”. Komiteti përbëhej nga dy struktura kryesore drejtuese, Komiteti Ekzekutiv në krye të të cilit ishte Mid’hat Frashëri dhe antarë Abaz Kupin, Sahid Kryeziu, Zef Pali dhe Nuçi Kotta. Strukturë tjetër drejtuese ishte Komiteti i Përgjithshëm konsultativ që kishte përbërje më të gjërë. Disa prej antarëve të Komitetit të Përgjithshëm ishin Muharrem Bajraktari, Abaz Ermenji, Ihsan Toptani, Vasil Andoni, Halil Maci, Eqerem Telhaj, Hysni Mulleti, Gaqo Goga, Asllan Zeneli, Gani Tafilaj.223 Balli Kombëtar Indipedent, nuk u përfaqësua në Komitetin “Shqipëria e Lirë”, por përbërja e tij ishte pluraliste, gjë që shihet edhe nga përbërja e Komitetit Ekzekutiv dhe të Komitetit të Përgjithshëm. Në njoftimin e dhënë nga radio Londra thuhet se “U themelua Komiteti “Shqipëria e Lirë”, i cili përfaqëson të gjithë ata shqiptarë që duan me pa në Shqipni një qeveri demokratike, e cila do ti sigurojë popullit shqiptar të gjitha liritë politike dhe të drejtat që i janë mohue sot”.224 Detyrat e Komitetit ishin për të drejtu dhe inkurajuar popullin shqiptar në rezistencën e tij kundër regjimit komunist, për të organizu emigrantët shqiptarë dhe për të siguru pamvarsinë, sovranitetin dhe integritetin toksor të kombit shqiptar. Pas çlirimit të vendit nga regjimi komunist, do të organizoheshin zgjedhjet e lira për të përcaktuar formën e regjimit. Një komunikatë nga Legata Mbretrore Shqiptare e denoncoi menjëherë këtë komitet dhe ftoi gjithë shqiptarët të mblidheshin rreth sovranit legjitim.225Ky veprim të linte të kuptosh se antarët monarkistë të Komitetit “Shqipëria e Lirë”, nuk e përfaqësonin Legalitetin, pra ishin aty pa vullnetin e mbretit. Më 14 korrik 1949, shkuan në vilën e mbreti Zog, disa oficerë të lartë të shërbimit sekret britanik, Julian Amery, Neil Billy McLean,të cilët ishin mbështetësit e tij dhe përfaqësuesit amerikan Robert Minerolle dhe Robert Loë, për të negociuar me Mbretin për bashkëpunim në organizimin e emigracionit politik. Amery e hapi takimin duke i dhënë Mbretit lajmin e krijmit të Komitetit Kombëtar Shqiptar, që do të drejtohej nga Mid’hat Frashëri, me një këshill ushtarak sekret nën drejtimin e Abaz Kupit. Mbreti u ngrit menjëherë nga karrikja duke thënë: “Isha unë ai që bëra Shqipërinë. Nuk mund t’ia kaloj askujt tjetër këtë detyrë, përveç trashëgimtarit tim”.226 Pas një bisede të gjatë, Amery spjegoi se komiteti nuk është një qeveri dhe as cënon pozicionin e mbreti, gjithashtu do të organizohej një referendum për restaurimin e monarkisë pas çlirimit. Mbreti Zog, pranoi se megjithëse s’mund ta mbështeste komitetin publikisht, ai nuk do të punonte kundër tij .227

Në kushtet të cilat u renditën më lartë dhe pas përgatitjeve të duhura nga ana e aleatëve u projektua “Operacioni VALUABLE” i cili nëpërmjet emigrantëve shqiptarë si agjent do të organizonte revoltat popullore, të cilat do të mbështeteshin nga toka dhe ajri nga aleatët, për rrëzimin e regjimit komunist të Shqipërisë. Llogaritë

223 Dosti, H. vepër e cituar, fq.145 224 Po aty, Dosti, H. vepër e cituar, fq.145 225 Jason Tomes, “Takimet e fshehta të Zogut me anglezët për të rrëzuar Enver Hoxhën”, artikull i publikuar në gazetën “Tirana Observër”, 23 tetor 2009 226 Po aty, Tirana……. 227 Po aty, Tirana…….,

Page 17: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

77

ishin bërë që në qoftë se operacioni do të ishte i sukseshëm, do të shërbente si pikë fillimi e një reaksioni zinxhir në të gjithë vendet e lindjes për rrëzimin e komunizmit. Projekti dukej aq tërheqës sa drejtues të SIS, nuk treguan asnjë hezitim për vënjen në jetë. ShBA morën përsipër mbështetjen financiare dhe sigurimin e bazave për trajnimin e personave të rekrutuar. Oficeri i lartë i zbulimit britanik William Hayter, i cili kryesonte komitetin e përbashkët të shërbimit sekret, erdhi në Uashington DC, në mars 1949 me një grup të zyrës së jashtëme (Foreign Office), ku përfshiheshin Gladën Jebb, Earl Jellicoe dhe nga Shërbimi inteligjent secret (SIS), Peter Dwyer si dhe një specialist për Ballkanin. Me ndërmjetsimin e Kim Philbit (Harold Adrian), që ishte person kontakti i SIS në shërbimin sekret në Uashington ( CIA), përfaqësuesit britanik takuan Robert Joice të Departamentit të ShBA, për Politikat e Planifikimit të Stafit dhe Frank Wisner i cili ishte kreu i zyrës së kordinimit të politikave dhe të zyrtarëve të tjerë të zbulimit amerikan, James Mc Carogor dhe Frank Lindsay. Në kuadër të kordinimit, u vendos që specialisti i zbulimit amerikan James Mc Carogor do të mbante lidhje me Kim Philby për çështje të operacionit. Në këtë kohë as që mund të mendohej se oficeri i zbulimit britanik ishte një spiun i shërbimit të fshehtë sovjetik, i cili do të bënte që operacioni VALUABLE të dështonte. Në korrik të vitit 1949, disa oficerë të zbulimit të fshehtë britanik dhe amrikan, morën takim me Mbretin Zog dhe krahas negocimit për bashkimin e emigrantëve politik shqiptarë, e vunë në dieni të operacionit VALUABLE, për të cilin Mbreti ju uroi sukses. Në emisionin “shqip”, të Rudina Xhungës në Top Chanel TV, me datë 08.09. 2008 me temë “Dështimi anglo-amerikan për të rrëzuar Enver Hoxhen”, ish oficeri i zbulimit te periudhës komuniste në Shqipër, Mark Dodani u shpreh: “Kur kam hyrë në organet e shërbimit sekret shqiptar në kundërzbulim kam qenë 18-19 vjeç. Kur më ka zënë roli me Hamit Matjanin dhe me bandat që ishin me të të dërguar nga mbreti, kam qenë 23 vjeç”. Historiani Bejtullah Destani, i cili ndodhej në studjo ndërhyri: “Z. Dodani, dua tju korrigjoj. Mbreti nuk ka dërguar banda. Mbreti Zog ka qenë i informuar nga zyrat amerikane për çfarë ndodhte, por nuk ka pasur lidhje me bandat”. Shërbimi i fshehtë shqiptar gjatë regjimit komunist, ka fajsuar Mbretin Zog si organizator dhe mbështetës të parashutistëve dhe grupeve të tjera që kanë hyre në Shqipëri, ndërkoh që provohet se Mbreti ka patur dieni, por jo se i ka organizuar ato. Në shtator 1949 në takimin midis sekretarit të Departamentit të Shtetit, Din Aceson, dhe sekretarit britanik, Ernest Bevin, në Uashington, ranë dakort që të shfrytëzonin të gjitha mundësitë për ndryshimin e situatës në Shqipëri dhe rrëzimin e regjimit komunist të Hoxhës .228 Shqipëria ishte menduar si hallka më e dobët në zinxhirin e bllokut komunist, prandaj u programua operacioni ” valuable”, (i vlefshëm), për shkëputjen e saj nga influenca sovjetike.

Emigracioni politik shqiptar që ishte në Itali, Angli, Australi, në ShBA dhe Kanada, ndodhej kryesisht nën influencën e Ballit Kombëtar, nërsa ata që ndodheshin në Greqi, Turqi dhe Egjypt, ishin më të lidhur me Legalitetin. Oficerët e ngarkaur me operacionin për përmbysjen e qeverisë komuniste të Tiranës, nuk e patën të vështirë të gjenin rekrutë nga emigrantët shqiptar për tu trajnuar si paramilitarë. Për stërvitjen e emigrantëve të rekrutuar, ose më saktë të zgjedhur nga krerët e grupimeve të tyre politike, u ngritën disa baza sekrete. Një bazë u ngrit në Maltë ku u grumbulluan 30 emigrantë kryesisht ballistë, të zgjedhur nga Abaz Kupi, kryetar i levizjes së legalitetit dhe Abaz Ermenji, kryetar i Ballit Kombëtar. Drejtues i stërvitjes në Maltë ishte

228 Historia e Popullit Shqiptar, vëllimi IV, 1939-1990. Bot. i Akademisë së Shkencave, Tiranë 2008,fq.252

Page 18: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

78

caktuar një oficeri i shërbimit sekret britanik Dejvid Smaili.Të gjitha masat ishin marrë për të mbuluar dhe mbajtur në konspiracion të plotë aktivitetin dhe misionin e tij në Maltë.Trajnimi kishte të bënte me njohjen dhe përdorimin e armëve të ndryshme, qitje me pistoletë dhe automatik dhe komunikim me radio. Dejvid Smaili, shprehet se “shqiptarët ishin patriot të ndershëm që vullnetarisht po vinin jetën në rrezik për të çliruar vendin e tyre nga tirania komuniste”.229

Nga mesi i verës, grupet e trajnuara ishin gati për tu hedhur në teritorin shqiptar. Ata ishin ndarë në grupe të cilat i kishin formuar vetë sipas pikpamjeve të tyre politike, fisit dhe nga vinin. Grupet u nisën nga Malta me anie peshkimi të drejtuara nga ekuipazhe të marinës britanike.230 Në mes të Adriatikut, nga ania e peshkimit do të kalonin në një barkë greke me flamur të bardhë, të drejtuar nga dy oficerë britanikë dhe do të dilnin në tokën shqiptare, në zonën e Karaburunit. Më 3 tetor 1949, nëntë desantët e parë të hedhur nga Malta, zbritën në Karaburun dhe u ngjitën në malin e Tragjasit, pa takuar në ndonjë pengesë. Më pas desantët u ndanë në dy grupe, njëri i përbërë nga Bido Kuka, Ahmet Kuka, Hysen Isufi, Sami Nguci dhe Ramiz Matuka, ju drejtuan Kurvëleshit, ndërsa grupi tjetër i përbërë nga Sani Lepenica, Hysen Lepenica, Zogoll Shenaj, do të vepronin në qarkun e Vlorës.231 Ky grup ra në përpjekje me forcat e ndjekjes, të cilat ishin në pritje dhe brenda disa orëve u vranë të katër. Grupi tjetër që veproi në malet e Vlorës, mundi të shpëtonte nga ndjekja e punonjesve të sigurimit dhe u tërhoq për ne Greqi. Më 10 tetor 1949, zbarkoi në plazhin e Vlorës, grupi i dytë i nisur nga Malta, i përbërë nga 11 veta. Pas disa ditësh udhëtimi duke kaluar shumë prita dhe vështirsi natyrore, u futën në zonën e Gjirokastrës dhe të Korçës dhe më pas kaluan në Greqi, ku u mbajtën të burgosur deri në ndërhyrjen e anglezëve. Nga raportimet e desantëve të shpëtuar rezultonte se nuk ishin bërë vlersime të sakta mbi gjendjen e Shqipërisë. Nuk u vu re një gatishmëri për revolta popullore, për rrëzimin e pushtetit. Pas dy misioneve të tjera në vitin 1950, të cilat kishin të njëjtin rezultat, britanikët hoqën dorë nga operacioni VALUABLE dhe e morën inisiativën amerikanët, të cilët krijuan operacionin e koduar “Operation Friend” dhe përfshinë 250 emigrantë shqiptarë në një “batalion pune” e quajtur “Albanian Labur Army Service 4000”. Në shtator 1950, 297 emigrantë shqiptarë nga kampet e Italisë udhëtuan vullnetarisht për në Munih të Gjermanisë.Vullnetarë shqiptarë u përgatitën në poligonin “Shlos” afër qytetit të Heidelbergut për hedhje me parashutë dhe veprime të tjera operacionale.

Ndërkohë hedhja e desantëve në teritoret shqiptare kishte vazhduar edhe nga vende të tjera, përvec bazës së Maltës. Më 8 korrik 1949, kur marrëdhënjet Greqi-Shqipëri ishin shumë të tensionuara, një grup desantësh prej katër emigrantësh, i drejtuar nga Het’hem Çako, u nis nga Italia dhe u hodhën me parashutë në zonën e Kurvëleshit. Katër ditë më vonë, njëri nga pjestarët e grupit u vra në përpjekje me forcat e ndjekjes, ndërsa tre të tjerët u dorzuan. Sigurimi i shtetit shqiptar, organizoi lojën “Buza e Bredhit”, duke e përdorur Het’hem Çakon, për të zbardhur gjithë veprimtarinë agjenturore, mbështetësit dhe bashkëpunëtoret e tyre, nëpërmjet komunikimit në radio me Ministrinë e Brendshme të Italisë. “Zbulimet armike nuk besonin se Fiore Gizeppe, (pseudonim i Çakos), të ishte kapur gjallë nga organet e sigurimit të shtetit. ….Ata dërguan armë, municione, ushqime dhe medikamente për

229 Kol.Dejvid Smaili, Me detyrë në Shqipëri, Tiranë 1993, fq142 230 Po aty, Me detyre. ….., fq146 231 Musta, A. Gjëmat e komunizmit në Shqipëri, Tiranë 2001, fq. 67

Page 19: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

79

Fioren, për të cilin kujtonin se është në malet e Shqipërisë”.232 Në ditët që vazhdonte radio loja “buza e bredhit”, shërbimi sekret Italian kishte dyshime mbi fatin e grupit te Het’hem Çakos dhe niset një grup tjetër prej 14 desantësh të kryesuar nga desanti Izet Vrazhdo, të organizuar dhe mbështetur nga zbulimi grek. Grupi u asgjësua pa kaluar mirë zonën kufitare dhe 7 prej tyre që mbetën gjallë kaluan në Greqi. Për veprimtarinë agjenturore të grupit të kryesuar nga Het’hem Çako, u organizua gjyq i hapur me pjesmarrje masive të publikut brenda dhe jashtë sallës së gjyqit, i cili lëshonte thirrjet “Vdekje për spiunët dhe tradhëtarët”, “Tradhëtarët në litar”. “Vendimi i gjyqit, -shkruante gazeta Zëri i Popullit, më 1 korrik 1950,- ishte një dënim i rëndë moral për imperialistët anglo-amerikan dhe për shërbetorët e tyre, që përdorin lloj-lloj provokacionesh dhe komplotesh për të përmbysur Republikën Popullore të Shqipërisë”.233 Si shpërblim për bashkëpunimin me organet e sigurimit, Het’hem Çakos ju fal jeta dhe dënohet me burg, në kampet e punës së detyruar.

Më 26 dhjetor 1949, një grup tjetër desantësh prej 9 personash, të dërguar nga zbulimi italian dhe amerikan, u hodhën në zonat e Mirditës. Ata ishin Gjon Gjinaj, Pashko Letaj, Ndue Frisku, Kol Çuni, Zef Luka, Pjetër Gjoci, Mirash Marku, Bardhok Gjeta dhe Nikoll Nika234. Të gjithë desantët ishin nga krahinat e veriur, Shkodër, Lezhë, Pukë, Mirditë dhe e nihnin mirë terrenin. Shërbimet sekrete të aleatëve e kishin bërë pak a shumë rregull që desantët t’i hidhnin në zonat që nihnin më mirë dhe ku kishin edhe mbështetje nga populli, kështu përfaqësues të Ballit Kombëtar janë hedhur kryesisht në jug të vendit dhe përfaqësues të Legalitetit janë hedhur në veri. Detyra e desantëve ishte të raportonin për gjendjen në zonat ku do të vepronin, të krijonin lidhje me të arratisurit e tjetë, të testonin gatishmërinë e popullit në se ishte i gatshëm për revolta popullore për shkundjen nga kurrizi të diktaturës komuniste apo jo. Sigurisht që desantët ishin të armatosur më së miri dhe të paisur me mjetet e nevojshme të komunikimit, ndërkidhjes dhe paisje logjistike. Por nuk besohet se ata kishin ardhë për të vrarë dhe bërë terror, siç janë akuzuar nga gjyqet komuniste, sepse është e pamundur që desantët të realizonin misionin e tyre duke vrarë çoftë edhe disa persona. Siç e deklaron edhe Devid Smaili, detyrat kryesore ishin rikonucioni, pra detyra zbulimi dhe parapërgatitje për përmbysjen që parashikohej të ndodhte. Në shkurt të vitit 1950, një grup tjetër desantësh prej 10 vetash nën drejtimin e Alush Leshanakut, zbarkuan në zonën e Mirditës, nga ku gjetën mbështetje nga grupi tjetër i Gjin Gjonajt, i clili ndodhej në këtë rajon dhe nën shoqërimin e tij dhe të personave që ndodheshin në male si të arratisur kaluan në zonën e Elbasani, bashkë me Shyqyri Blloshmin dhe të tjerë. Mundësitë për të vepruar ishin shumë të pakta, megjithë aftësitë e veçanta që zotëronte Alush Leshanaku, kështu që edhe grupi i tij u asgjësua dhe vetë Alushi u vra më 30 dhjetor 1950. Në një nga radiogramet e dërguara shërbimit të zbulimit Italian, i cili ndodhet i ruajtur në Arkivin e Ministrisë së Brendshme, thuhet: “Nr.113 Gj.313-31055- Asht e treta herë që ju them se nuk kam mundësinë më të vogël për të komunikue gjatë ditës. …Jo vetëm në afërsitë këtu përreth, por pothuaj në të gjithë zonën e Elbasanit nuk ka pyje të mëdhenj dhe të pakontrollueshëm nga njerëzit, barinjt, qentë dhe gjuetarët, gja që e ban të pamundun vendosjen tonë sekrete. Tu shkue me ardhë poshtë e lartë, gjithnjë me trajstë në krahë është e rrezikshme dhe e pamundun pa u zbulue dhe njoftë nga armiq”.235 Si ky

232 Thimo B.Bare, Provokacione dhe komplote kundër Republikës Popullore të Shqipërisë në vitet 1945-1956, Tiranë 1966, fq.118 233 “Zëri i Popullit”, -Vendimi u dha- datë 1 korrik 1950 234 Musta, A.vepër e cituar, fq. 93 235 Bare,Th. vepër e cituar, fq.118

Page 20: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

80

radiogram, në arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendëshme, në dosjet e desantëve të hedhur në Shqipëri, ka shumë dëshmi dhe deklerata të dhëna gjatë procesit hetimor, mbi misionin, bashkëpunëtorët, mbështetësit etj, por nuk e shikoi të arsyeshme tju referohem, sepse janë dhënë në kushtet e shkeljese së procedurave hetimore, nën presionin e organeve të sigurimit dhe nuk jam i bindur në vërtetësinë e tyre. Më 21 korrik 1951, një grup tjetër prej 6 desantësh hidhen në krahinën e Mirditës, të cilët ishin pjesë e kompanisë “ Albanie Labur Army Service 4000” dhe ishin stërvitur në bazën “Shlosin” të Heidelbergut Gjermani. Por sa zbritën në tokë, desantët ranë në pritën e forcave të ndjekjes, nga ku u vra kapiteni i tyre Riza Osmani, Ahmet Kabashi dhe të tjerët mundën të shpëtonin dhe të dilnin jashtë kufirit shtetëror në rajone të Kosovës.

Më 11 nëntor 1950, u nisën për Shqipëri 4 grupe desantësh, gjithsej 16 veta, të cilët ishin mbajtur në kompaninë “ Albanie Labur Army Service 4000” dhe stërvitur në kampet e Gjermanisë. Grupi i parë i desantëve i përbërë nga Selim Daci, Adem Gjurra, Gjetan Daci dhe Selim Allamani do të zbarkonin në Dibër. Grupi i dytë, i përbërë nga Qazim Hoxha, Llesh Nikolla, Ali Begrama dhe Iliaz Toptani, do të vepronin në Krujë. Grupi i tretë i përbërë nga Myftar Maloku, Halil Nerguti, Ramadan veliu dhe Rexhep Berish, do të zbrisnin në Kukës dhe grupi i katërt i përbërë nga Sadik Rama, Harrun Traga, Qamil Mara, Daver Agajn e të tjerë do të zbrisnin në Vlorë.Desantët fluturuan nga Gjermania në Athinë dhe prej këtej në teritoret shqiptare. Tashmë shteti shqiptar ishte në gatishmëri të plotë. I informuar nga shërbimi i fshehtë sovjetik kishte shpallë mobilizim të gjithë strukturave të sigurisë dhe të tjera dhe mbarë popullin dhe ishte një aventurë e kotë të hidheshe në tokën shqiptare, për misione anti shtetërore. Kështu brenda një kohe të shkurtër edhe këto grupe përfunduan në kurthet e ngritura nga sigurimi i shtetit, ku një pjesë u vranë, një pjesë u kapën dhe u gjykuan dhe një pjesë mundi të largohet me shumë vështirësi, duke rënë në ndjekjen e organeve të zbulimit jugosllav e grek, të cilët i burgosën për disa vite deri sa fituan lirinë në saj të ndërhyrjes së aleatëve. Më 30 prill u nis për Shqipëri grupi i desantëve të njohur si monarkist, Zenel Shehu, Halil Branica, Tahir Premçi etj të cilët zbritën në zonën e Bulqizës dhe të Martaneshit. Desantët u kapën nga forcat e ndjekjes, të cilët po i prisnin dhe më pas mundën ti shfrytëzojnë nëpërmjet radio lojës ”Liqeni i Vajkalit” ku jo vetëm morën të gjitha informacionet e kërkuara, por bënë që të niset për Shipëri dhe desanti i njohur për aftësitë e tij të rralla, Hamit Matjani i cili u kap i gjallë dhe bashkë me antarët e tjerë të grupit u gjykuan dhe u dënuan me vdekje.

Të gjitha grupet e desantëve të përbërë nga emigrant politikë shqiptarë, të mbajtur dhe stërvitur në baza të ndryshme në Itali, Greqi, Maltë, Gjermani dhe Jugosllavi dështuan në misionet e tyre. Arsyet e dështimit janë të shumta. Së pari është akuzuar për këtë oficeri i shërbimit seret anglez Kim Philbi, i cili ishte rekrutuar nga shërbimi sekret sovjetik dhe duke qene se ka qenë person kontakti ne sherbimin sekret amerikan dhe kishte lidhje me drejtorine e kordinimit te politikave, ishte ne dieni të gjithë operacioneve që do të zhvilloheshin dhe për këtë ka vënë në dieni Moskën, prej nga ku është njoftuar sigurimi shqiptar.Shumica e desantëve të kthyer gjallë në bazat e nisjes, kanë deklaruar se operacioni ishte dekonspiruar, pasi forcat e sigurimit shqiptar kanë qenë në pritë. Një arsye tjetër e dështimit ka qenë mos vlersimi i saktë i gjendjes në Shqipëri. Siç raportonte vetë CIA, jo vetëm që nuk kishte as një indikator të revoltave dhe kryengritjes popullore, por edhe në se do të ndodhë në këto moment,

Page 21: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

81

nuk do të ketë asnjë rezultat. Përpjekjet për përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri, që për një kohë të gjatë kanë qenë një prej sekreteve të fshehura me kujdes gjatë Luftës së Ftohtë, ju kushtuan jetën të paktën 300 burrave. Një arsye tjetër e dështimit të këtyre përpjekjeve theksohet të jetë edhe infiltrimi punonjësve të sigurimit shqiptarë në grupet e desantëve dhe të emigrantëve, por edhe dekonspirimi nga vetë emigrantët të cilët kishin divergjenca të shumta midis njëri tjetërit. Dështimet e operacioneve të aleatëve i dhanë më shumë shkak regjimit të Enver Hoxhës për të forcuar propogandën kundër demokracive perendimore, ashpërsuan më tej luftën e ftohtë dhe gjithashtu e frynë më shumë kultin e Enver Hoxhës. Pas këtyre dështimeve lufta klasore u ashpërsua më tej u përshkalëzuan përndjekjet, internimet dhe burgimet, pasi emigrantët e përfshirë në këto operacione, kishin familjarë, të afërm dhe farefis, mbi të cilët u zbatuan sanksione të ashpëra. Në grafikët e poshtë shënuar paraqitet raporti i të dënuarve politik dhe ordiner gjatë periudhës 1947-1953.

Te denuar politik dhe ordiner ne vitin

1947

3659, 77%

1090, 23%

Politik

Ordiner

Te denuar politik dhe ordiner viti 1951

2856, 58%

2057, 42% Politik

Ordiner

Te denuar Politik dhe ordiner viti

1952

3126,

55%

2578,

45%Politik

Ordiner

Te denuar politik dhe ordiner viti

1953

3168,

59%

2174,

41% Politik

Ordiner

236

236 Arkivi Qendror i Shtetit, F.Prokuroria e Përgjithshme, D.37, V.1960

Page 22: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

82

II.3 Dënimet politike pas Konferencës së Tiranës (1956).

Iniciativa e disa antarëve të Partisë së Punës, pjesmarrës në Konferencën e Partisë së Tiranës, të mbajtur më 14 deri më 17 prill 1956, për të ngritur zërin për gjendjen e vështirë ekonomike ku ishte katandisur vendi, mbi mungesën e demokracisë dhe të fjalës së lirë brenda strukturave të partisë, kundër kultit të individit dhe sundimit të arbitraritetit, për luftën e klasave dhe eleminimet, e futi konferencën në vargun e ngjarjeve të rëndësishme si gjatë periudhës së diktaturës komuniste edhe në periudhën pas saj. “Enver Hoxha iu referua asaj, duke e veçuar ndër çastet më kritike në jetën e PPSH”.237 Ditën e fundit kur mbaroi konferenca, E.Hoxha mblodhi Byronë Politike dhe ju dha të gatshëm “zbulimin”, duke e cilësuar atë “një punë të rrezikshme armiqësore, nga element kundër partisë e demokracisë sonë popullore” .238 Paralel me luftën politike dhe eleminimet në radhët e partisë, Hoxha do ta “pasuronte” mendimin e tij mbi konferencën e Tiranës, duke akuzuar pas vdekjes, në të ashtu quajtura tabllo sinoptike mbi veprimtarinë agjenturore, thuajse të gjithë klanet politike të eleminuara. “Në krye të kësaj veprimtarie të fshehtë armiqësore qëndronte Mehmet Shehu i ndihmuar nga Beqir Balluku, Kadri Hazbiu etj”.239 Konferencën e Tiranës, Enver Hoxha e cilësoi si një pjesë të komplotit Tito-Hrushov, për përmbysjen e gjendjes në vendin tonë,240 por nuk është e qartë dhe nuk dihet sa i bindur ishte vetë Hoxha në këtë “komplot” sepse në shumicën e kohës, ai thoshte gjë tjetër dhe mendonte tjetër gjë. Deformimi i plotë i realitetit dhe mbulimi i të vërtetës që kishte ndodhur në konferencën e Tiranës, prej censurës dhe kontrollit të kërkimeve dhe studimeve nga ana partisë, zgjoi interesin e historiografisë shqiptare dhe përtej, që t’i riktheheshin asaj, për ta sjellë para opinionit në mënyrë të pa anshme duke u mbështeur në burimet arkivore dhe analizat e rrethanave historike. Shumë autorë të mirnjohur si, V.Duka, A.Lalaj, D.Dyrmishi, S.Këlliçi, dhe analistë e publicist të shumtë kanë hedhur dritë të plotë mbi konferencën e Tiranës, kështu që në këtë studim do të qëndrojmë brenda objektit të temës, pra do të shikojmë pasojat e konferencës mbi dënimet penale dhe veçanërisht mbi dënimet politike.

Gjatë diskutimeve të Enver Hoxhës në konferencë, ai ju kundërvu diskutantëve duke përdorur akuza dhe presione nga më ordineret dhe i cilësoi diskutimet si veprimtari armiqësore, të nxitur nga agjenturat e huaja e fantazime të tjera, gjë që do të thoshte se ai do të hakmerrej kundër të gjithë atyre, që guxuan dhe folën. Byroja Politike, pas analizave që bëri në lidhje me konferencën e Tiranës, vendosi përjashtimin nga partia të 9 antarëve 241 dhe më vonë për disa u morën edhe masa dënimi me burgim dhe internim. Por disfata më e madhe nuk ishte përjashtimi i disa antarëve nga partia, sa forcimi i kultit të Enver Hoxhës, goditja përfundimtare e çdo shenje të liberalizmit dhe ndëshkimi i fjalës së lirë dhe e mendimeve ndryshe. Duke reflektuar mbi dënimet e ish antarëve të Komitetit Qendror, në se kanë qenë të drejta apo janë bërë teprime, Enver Hoxha solli në kujtesë se “për çështje politike, nuk ka shumë komunistë në burgjet tona përveç atyre 3-4 të grupit të Koci Xoxes”.242 Bazuar në një analizë të kriminalitetit për 10 vjet, 1947-1957, rezulton që në vitin 1956 të jenë dënur për krime politike 7 antarë partie, për krime ordinere 308 persona

237 Lalaj,A. 1956- Pranvera e dështuar shqiptare, artikull, Revista Historike, nr 4.v.2007 238 Dyrmishi, D.Lufta Politike në Udhëheqjen e PKSH (PPSH) 1944-1960, Tiranë, 2011, fq.228. 239 Historia e Shqipërisë IV, Botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë 1983, fq.203 240 Hoxha, E.Titistët, Tiranë, 1982, f.541. 241 Dyrmishi, D.vepër e cituar, fq.229. 242 Po aty, fq.229.

Page 23: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

83

dhe për krimet ushtarake 34.243 Nga studimi i statistikave dhe të dhënave për krimet politike, ordinere dhe ushtarake, pas vitit 1952 vërehet një rënje vit pas viti deri më 1955, dhe në vitin 1956 kemi një rritje me dy herë në krahasim me një vit më parë. Shiko tabelën më poshtë.244

Viti 1950 1951 1952 1953 1954 1955 1956 1957 Të

proceduar 846 1160 711 510 229 133 290 190

Të pushuar 179 260 48 40 32 5 9 47 Të dënuar 667 900 663 470 197 128 281 143

Arsyetimi mbi rritjen e krimeve politike në vitin 1956, sipas zyrtarëve të Prokurorisë së Përgjithshme është “lufta e elementit armik dhe i agjenturave imperialiste kundër vendit tonë”,245 por nuk harrohen edhe rrethanat ndërkombëtare si “provokimet imperialiste në Hungari, agresioni anglo-franko-izrealit kundër Egjyptit, aktivizimi i agjenturave jugosllave kundër vendit tonë, si në rastin e Tuk Jakovës dhe Bedri Spahiut”.246 Në analizën e prokurorisë, nuk harrohet edhe niveli i përgjithshëm kulturor i ulët, i hetuesve, sidomos për hetimin e krimit ekonomik.247 Analiza e bërë mbi krimet politike, nuk duket bindëse, duke i lidhur ato me ngjarjet në Hungari, pasi ato kanë ndodhur në nëntor, pra në fund të vitit. Ngjarjet e Hungarisë kanë patur efekt të kundërt, pra kanë ndikuar në rënjen e krimeve politike gjatë vitit 1957. Aq më pak duket që krimet politike në Shqipëri të lidhen me konfliktin në Lindjen e Mesme. Ngjarjet që kanë lidhje më shumë me krimet politike, janë ato që zhvillohen brenda vendit dhe më kryesorja e vitit 1956, është Konferenca e Tiranës, e cila i dha një grusht fjalës së lirë, jo vetëm brenda strukturave të partisë por në të gjithë shoqërinë e vendit tonë. Pas Konferencës së Tiranës, ndër krimet politike më të përhapura është agjitacioni dhe propaganda. Në vitin 1957, janë akuzuar për këtë figurë të veprës penale 107 persona, nga të cilët 43 janë akuzuar krahas agjitacionit dhe propogandës edhe për tradhëti, të mbetur në tentativë.248 Krimi i agjitacionit dhe propogandës ka qenë në vend të parë ndër krimet e tjera politike edhe në vitet e tjera të mëvonshme. Ngritjet dhe uljet e krimeve politike, sidomos për agjitacion e propogandë, duket që varen më shumë nga mënyra e hetimit, procedura dhe gjykimet se sa të kenë ndodhur me të vërtetë. Në disa raporte të Prokurorisë së Përgjithshme mbi ligjshmërinë në zbatimin e masave të arrestimit apo ndalimit për krime politike, konstatohet të ngrihen probleme për shkelje të procedurave dhe mos mbështetjen mbi prova për vërtetimin e shkeljeve. Në një raport të posaqëm të Prokurorisë së Përgjithshme më 12.9.1959, të titulluar “konstatime mbi gabimet gjatë pyetjes së të pandehurit”,249 thuhet se në shumë raste pyetjet e të pandehurve kryhen me metoda të shtrembura dhe në një ambient nervozizmi. Hetuesit ushtrojnë presion psikologjik mbi të pandehurin duke u bërtitur atyre ose duke i ofenduar dhe duke i rënë tavolinës me grushte. Mashtrohet nga ana e hetuesve duke u thënë se hetuesia din gjithshka dhe se bashkëpunëtoret e tjerë kanë folur, prandaj rrezikoheni që ju të mbeteni kryetar i grupit.250 Mjeti kryesor i vërtetimit të fajsisë ishte dhuna fizike dhe psikologjike mbi të arrestuarit, të cilët në shumë raste vendosnin për të pranuar gjëra të pa bëra, vetëm për të shpëtuar nga 243 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Prokuroria e Përgjithshme (492),d.37,v.1960 244 Po aty, dosja nr 37 245 Po aty, dosja nr 37 246 Po aty, dosja nr 37 247 Po aty, dosja nr 37 248 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Prokuroria e Përgjithshme (492),d.34,v.1957 249 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Prokuroria e Përgjithshme (492),d.26,v.1959, fl.1 250 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Prokuroria e Përgjithshme (492),d.26,v.1959, fl.1

Page 24: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

84

torturat. Organet hetimore duhet me çdo kusht të vërtetonin fajsinë, në rast të kundërt mund të rrezikonin jo vetëm karrierën e tyre, por edhe më shumë. Në një raport sekret të Prokurorisë së Përgjithshme Dega IV (degë e posaçme që merrej me hetimin e krimeve kundër shtetit) të datës 26.2.1964 me nr. 078 merret në analizë bazueshmëria ligjore e arrestimeve për krimet kundër shtetit. Rezulton sipas këtij raporti se shumë arrestimë nuk bëhen të bazuara në aktet ligjore. Provat merren me vonesë dhe nuk verifikohen. Psh një person në rrethin e Kukësit ishte arrestuar për agjitacion e propogandë për shkrim parullash.Nga hetimi dhe sigurimi i provave, rezulton se personi ishte parë afër vendit ku ishin shkruar parulla, por jo duke i shkruar ato. Kështu i pandehuri merr pafajsinë pas disa muajve hetim dhe qëndrimi në qeli,251duke u konsideruar me fat pasi ishte një gjë shumë e rrallë që në se akuzoheshe për krim politik të merrje pafajsinë.

Pas situatave të krijuara brenda vendit, të cilat ishin pasojë e Kongresit të XX të PKBS, si dhe duke u nxitur edhe nga presioni në rritje i udhëheqjes sovjetike mbi shtetin shqiptar, u ngjallën shpresat tek të eleminuarit dhe të goditurit, nga radhët e partisë për t’u rikthye në pozicionet e mëparshme dhe për mënjanimin e klanit sundues në udhëheqje të vendit. Por të gjithë ishin të survejuar nga organet e sigurimit të shtetit, i cili arrestoi dy bashkëshortët Dali Ndreu dhe Liri Gega, të cilët u ekzekutuan, si dhe mori masa për internimin e shumë të tjerëve. “Aktiviteti ynë,- ka deklaruar në seancat gjyqësore në ngarkim të tij Dali Ndreu, - synonte në rishikimin e pikëpamjeve tona. Të hiqeshin masat që ishin marrë karshi nesh dhe të tjerëve, si p.sh kundra meje, Lirisë, Ramadan Çitakut, Tuk Jakovës, Bedri Spahiut etj. Të merreshin masa kundër atyre që janë ngritur në situata jonormale dhe kuadrot e vjetra të vihen në poste komandonjëse” (faqe 60 e dosjes gjyqësore).252

Liri Gega dhe Dali Ndreu akuzoheshin se “kanë zhvilluar në mënyrë të organizuar dhe në bashkëpunim me elementë të tjerë antiparti dhe antipushtet aktivitet agjitacioni dhe propagandë kundër pushtetit popullor, kanë bashkëpunuar me funksionarë të një përfaqësie të huaj diplomatike në Tiranë, të cilët i kanë furnizuar me informata të ndryshme me karakter sekret, si dhe kanë kryer vepra përgatitore për t’u arratisur në një shtet të huaj”.253 Konflikti me Liri Gegën kishte nisur që në Plenumin e Beratit, në të cilin ajo u përjashtua nga Byroja Politike për veprimtari sektariste, terrori dhe sjellje karrieriste, gjë që i kushtoi edhe bashkëshortit të saj Dali Ndreu. Pakënaqsitë e tyre ndaj klanit Hoxha-Shehu erdhën në rritje dhe në situatën e re të krijuar brenda dhe jashtë vendit, u përpoqën të vepronin duke shfrytëzuar koninkturat në kampin socialist si mbështeje, por që patën një përfundim tragjik, i cili nuk kaloi pa u vënë re nga shtetet e kampit socialist, veçanërisht, lideri i tij N.Hrushovi. Jehona që bëri ekzekutimi i çiftit Gega-Ndreu në arenën ndërkombëtare, solli një qëndrim më të butë të udhëheqjes komuniste ndaj kundërshtarëve politik, që ishte dënimi me burgim ose internim, në vend të ekzekutimeve. Por kjo tërheqje ishte e përkoshme, sepse për të eleminuarit e viteve 70, do të bëheshin përsëri ekzekutime, sipas rasteve dhe rëndësisë që do të kishin të eleminuarit. Kështu mund të konsiderohen me “fat” ish drejtuesit e lartë të partisë, Liri Belishova, Maqo Coma, bashkëshorti i saj dhe Koço Tashko, të cilët u eleminuan nga strukturat e partisë në shtator 1960, por nuk u ekzekutuan. Ata u shkarkuan nga funksionet politike dhe shtetërore dhe më pas u dënuan me burgim dhe internim për qëndrime kritike ndaj politikës së jashtëme të shtetit shqiptar, kryesish

251 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Prokuroria e Përgjithshme (492),d.53,v.1964 252 Vendim nr 233, datë 22 nëntor 1956, i Kolegjit te Gjykatës Ushtarake, cituar në Gazeta “Korrieri” datë 28.09.2008 253 Po aty. Gazeta Korrieri, datë 28.09.2008

Page 25: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

85

për qëndrimin kritik ndaj vijës së partisë në lidhje me Bashkimin Sovjetik. Falja e jetës nuk bënte ndonjë ndryshim të madh nga ekzekutimi, pasi dënimi në burg apo kamp internimi, për shkak të kushteve shumë të rënda, keqtrajtimeve, ndarjes nga fëmijët apo prindërit, përbuzjes shoqërore, ishte ndarje për së gjalli, por në shumë raste edhe ndarje përfundimtare nga kjo jetë. Në një letër që Liri Belishova i drejton Prokurorit të Përgjithshëm më 3 maj 1971, nga Cërriku, ku ishte e internuat, shkruan: “ Kam 11 vjet e ca pa u takuar me tim shoq, Maqo Comon. Nga 23 janari deri më 26 qershor 1961 kemi qenë në internim bashkë. Pastaj na ndanë dhe më 1967 atë e dënuan me 10 vjet burgim. Gjatë kësaj kohe me gjithë kërkesat tona të vazhdueshme nuk na kanë lejuar asnjë herë të takohemi. Po kështu kam afër 12 vjet që jam ndarë nga i vëllaj Bardhyl Belishova. Gjatë kësaj kohe e kam takuar vetëm një herë para 8 vjetëve një gjysëm ore dhe më pas atë e dënuan me 25 vjet dhe nuk e kam takuar më”.254 Dënimet e personave që mbanin poste partiake ose shtetërore, gjatë regjimit komunist, kishin shtrirje zinxhir duke përfshirë shumë pauses të tjerë, për shkak të ndërtimit të strukturave partiake dhe shtetërore, të cilat në shumë raste përbëheshin nga familje, burrë grua, plus farefis dhe lidhje miqësore. Kështu dënimi i Dali Ndreut u bë për shkak të bashkëshortes së tij Liri Gega dhe dënimi i Maqo Comës, u bë për shkak të bashkëshortes së tij Liri Belishova. Këto dënime, do të mbyllnin një periudhë të gjatë dënimesh dhe ekzekutimesh brenda radhëve të partisë dhe do të shoqërohej më pas nga një fazë ekujlibri gati 10 vjeçare, brenda udhëheqjes së lartë të partisë, që ishte rezultat i ngritjes së kultit të E.Hoxhës dhe i forcimit absolute të binomit Hoxha-Shehu.

Në vitet 60, ndër dënimet më të bujshme konsiderohet dënimi i grupit të Temo Sejkos. Nga fillimi i vitit 1960, kur udhëheqja komuniste shqiptare, po shkonte drejt prishjes me qeverinë sovjetike, kundër disa personave me origjnë nga Çamëria, u hap një procedim i bujshëm penal me akuza si bashkëpunëtor në komplotin e qeverisë greke me amerikanët për rrëzimin e pushtetit komunist në Shqipëri. Rusët kishin një interes të veçantë për bazën ushtarake të Pasha Limanit, një pikë shumë e rëndësishme strategjike në Mesdhe. Lidhur me këtë ka opinjone se këshilltarët sovjetik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndikuan tek Kadri Hazbiu, si ministër i këtij dikasteri që të krijohet një alibi për një sulm kundër Shqipërisë. Siç dihet Temo Sejko i dënuar me vdekje nuk arriti të dalë para togës së pushkatimit, pasi u mbeti në dorë gjatë torturave disa oficerëve të lartë të sigurimit, që ishin urdhëruar “t’i nxirrnin akoma”. Pas këtij fundi tragjik u dënuan shumë shtetas me origjinë nga zona e Çamërisë të akuzuar si “agjent të grekëve”.

254 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Prokuroria e Përgjithshme (492),d.152,v.1971

Page 26: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

86

II.4 Forcimi i karakterit represiv te kampeve dhe burgjeve.

Heqja e lirisë është dhënë si dënim kryesor për veprat penale që përbëjnë krime, por edhe për kundravajtjet kur pasojat janë të rënda dhe rrezikshmëria shoqërore e lartë. Në Kodin Penal të vitit 1952 dhe 1977 si dhe në ndyshimet e mëvonëshme është përdorur termi “heqje lirie” që nënkupton burgosjen. Edhe në dispozitat ligjore penale të periudhës 1945-1952 është përdorur i njëjti term. Në kodin aktual përdoret termi “burgim”. Mendoj se përdorimi i termit “heqje lirie” në vend të termit “burgim” lidhet me infrastrukturën e institucioneve te ekzekutimeve te dënimeve penale deri në vitin 1991, e cila paraqitej me kampe pune në pjesën më të madhe. Termi “dënim me heqje lirie” ka një kuptim më të gjërë se termi dënim me burgim. Heqja e lirisë nuk parakupton vetëm burgimin, pra vendosjen e personit të dënuar në burg, por edhe forma të tjera të dënimeve alternative të dënimit me burgim, si arrest në shtëpi. Në një kuptim tjetër, heqja e lirisë është një term më gjithpërfshirës dhe më i përshtatshëm për kohën, pasi kur jepej dënim me burg, qytetarit i hiqeshin të gjitha të drejtat e tjera. Gjatë periudhës së sistemit komunist terminologjia dhe gjuha e përdorur janë ndryshuar në përshtatje me zhvillimet e sistemit në funksion të ndikimit ideologjik mbi individin. Në kodin Penal të v.1952 përdoret termi kampe korektonjëse, ne Kodin Penal të v.1970 përdoret termi “vende riedukimi nëpërmjet punës”. Në Kodin Penal të vitit 1952 parashikohej që heqja e lirisë rregullisht vuhet në kampet e punës korektonjëse. Gjykata mund të vendosë që gjithë koha, ose një pjesë e heqjes së lirisë të vuhet në burg, kur e gjen se i dënuari është përsëritës i rrezikshëm si dhe kur ka kryer një krim të rëndë.255Zakonisht gjykatat nuk i vendosnin të dënuarit në burgje të nisur nga fakti se ishin përsëritsa. Në burgje vendoseshin detyrimisht të dënuarit për krime kundër shtetit, që ndryshe jo vetëm verbalisht, por edhe në dokumenta zyrtare quheshin “armiq të popullit”. Dekreti nr 3584 datë 12 Nëntor 1962, mbi ”Zbatimin e vendimeve gjyqësore”, parashikon që burgjet konsiderohen një formë më e rëndë ndëshkimi krahasuar me kampet e punës.Të burgosurit e dënuar dërgohen në burgje nëse ata realizojnë “dhunime të rënda apo të përsëritura”256 të rregullit të kampit, ose nëse mbajtja e tyre në një kamp pune “përbën rrezik”, apo në rastin kur ata nuk janë në gjendje të punojnë për shkak të gjendjes fizike.

Që në vitet e para pas çlirimit filloi ngritja e kampeve të punës me të burgosur politik dhe ordiner, si kampi i Maliqit, Bedenit, Vlashuk. Fillimisht kampet janë populluar në mënyrë sezonale, vetëm gjatë periudhës prill, maj deri në tetor nëntor. Gjatë kohës së dimërit, kur ishte e pamundur të punohej për shkak të reshjeve dhe nivelit të lartë të ujrave, të burgosurit ktheheshin në burgje. Në vitin 1953 u mbyllën 4 burgje, i Elbasanit, Durrësit, Beratit dhe Gjirokastër,257 ndërkohë që ishin ngritur katër kampe pune të mëdha, Kampi nr 1, Kampi nr 2, Kampi nr 3, Kampi nr 4 edhe një kamp me të internuarit, që u quajt Kampi nr 5. Ministria e Punëve të Brendshme me vendim të posaçëm nr 1620 të vitit 1955 kampet e punës dhe burgjet i emërtoi reparte.258 U krijuan ato emërtime që kanë mbetur në kujtesën jo vetëm të ish të burgosurve por të të gjithëve, si i famshi Reparti 303 Spaç, apo 313 etj. Qëllimi i këtij vendimi kishte të bënte me theksimin më tej të karakterit ushtarak të sistemit të burgjeve dhe kampeve dhe me forcimin e disiplinës në zbatimin e normave të

255 Ligji nr 1470 dt.23.Maj 1952 i ndryshuar ,Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë 256 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Prokuroria e Përgjithshme (492),v.1962, d.31 257 Arkivi i Ministrisë së Brendëshme, Fondi Dega e Kapmpeve dhe Burgjeve, D.27, V.1953. 258 Arkivi i Ministrisë së Brendëshme, Fondi Dega e Kapmpeve dhe Burgjeve, D.45, V.1955, fq.6

Page 27: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

87

sigurisë. Në përputhje me karakterin ushtarak të shërbimit në burgje u strukturua personeli, rregullat e brendshme, paisjet e shërbimit, ndërtesat dhe rrethimet perimetrike.

Qeli burgu në burgun e Burrelit

Gjeografia e burgjeve dhe kampeve gjate periudhës komuniste ka ndryshuar ne raport me nevojat më të rëndësishme që ka patur ekonomia e vendit dhe ku kanë qenë frontet më të vështira në minjera, ndërtim dhe bujqësi. Kështu kampi nr 1 i emruar Reparti 301, i cili ka patur mbi 1000 të dënuar gjatë gjithë ekzistencës së tij, ka lëvizur nga këneta e Maliqit më 1951, në Gosë të Kavajës më 1952-1953, në Fushën e aviacionit Berat në prill 1953, në Rinas në shtator dhjetor 1953 dhe në Bulqizë më 1954, ku ka qëndruar deri në vitin 1991.

Kampet e punës së detyruar nuk kanë qenë në traditën e shtetit shqiptar. Pas viteve 1920 ishin hartuar disa ligje mbi punësimin e të dënuarve për hapjen e rrugëve, në zbukurimin e qyteteve, por frontet e punës parashikohej që të ishin në zonat ku

Page 28: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

88

ekzistonin burgjet. Për ngritjen e kampeve të punës shteti komunist u orjentua nga eksperienca Sovjetike.

Qeveria komuniste që erdhi në pushtet në fundin e vitit 1944 u gjend para disa detyrave të vështira, ku me të rëndësishmet ishin ato ekonomike. Për rindërtimin e vendit në kushtet e nivelit primitiv të forcave prodhuese, u gjet si zgjidhje puna e detyruar e shtetasve pa dalllim moshe dhe gjinie. Këtë metodë shteti komunist e aplikoi gjatë gjithë ekzistencës së tij. Punët më të vështira u përballuan nga të burgosurit.

Kampet e punës njëkohësisht ishin një zgjidhje e pamundësisë për strehimin dhe mbajtjen e mira të të burgosurve. Si rezultat i politikës së goditjes masive numri i të dënuarve u rrit me shpejtësi dhe përmasa të papara. Kështu në 1 janar 1950 Shqipëria kishte 7168 të dënuar me heqje lirie dhe 2000 të internuar që arrinin gjithsej në 9168,259 pra 753 të dënuar për 100 mijë banor (Popullsia e Shqipërisë më 3.9.1950 llogaritej në 1.218 900 banor) Një sasi e tillë të dënuarish nuk mund të sistemohej në burgje të cilat jo vetëm që ishin të shkatërruar, por edhe në gjendjen më të mirë të tyre ishin llogaritur për një kapacitet 3 herë më të vogël.

Statistike mbi kapacitetin e burgjeve me 1 janar 1951,260

N/R Burgjet Kapaciteti Gjendja në fakt Mbi kapacit

1 Tirana Politik 287 902 615

Ordiner 191 873 722

2 Elbasani Politik 163 216 53

Ordiner 118 324 206

3 Korça Politik 221 353 132

Ordiner 91 487 396

4 Vlora Politik 211 130 81

Ordiner 102 544 442

5 Shkodra Politik 256 565 309

ordiner 265 564 309

6 Durrësi Politik 149 97 -52

259 Arkivi i Ministrisë së Brendëshme, Fondi Dega e Kapmpeve dhe Burgjeve, D.50, V.1950 260 Arkivi i Ministrisë së Brendëshme, Fondi Dega e Kapmpeve dhe Burgjeve, D.17, V.1951

Page 29: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

89

Ordiner 176 308 132

7 Berati Ordiner 216 487 273

8 Gjirokastra 351 735 384

9 Burreli Politik 228 581 353

Shuma 3005 7168 4163

Gjendja e kampeve te internimit ishte si më poshtë

Kampet Tepelene Valias P.Palermo Gjerman Grek Shuma

Maj 1949 1172 584 198 212 606 2771

Maj 1950 1352 733 91 212 605 2993

Në fillim në punë u aktivizuan ushtarakët e dënuar me dënime të lehta dhe që nuk paraqisnin rrezik për rendin. Kjo bëhet e qartë me nje urdhër të E.Hoxhës me cilësinë e Ministrit të Mbrojtes dhe Komandantit Suprem të datës 4.5.1946 ku i drejtohet Dejtorisë së Mbrojtjes së Popullit dhe Divizionit të III dhe porositën “Për me aktivizua të burgosurit ushtarak në punë të ndryshme në dobi të ushtrisë në fillim dhe më vonë sipas rrethanave në dobi të pushtetit popullor. Për këtë kemi paraparë që si fillim të aktivizohen 100 forca duke seleksionuar ata me qëndrim të mirë.” 261 Në vazhdim të planeve per punësimin e të dënuarve, më 6.12.1946 Ministri i Punëve të Brendshme Koçi Xoxe i dërgon një shkresë Ministrisë së P.Botore dhe të Bujqësisë e Pyjeve ku midis të tjerave thekson: ”Ndër burgje kemi një numër të konsiderueshëm të burgosur të cilët ushqehen dhe e shkojnë bukën kot. Në mënyrë që të aktivizohen në punë dhe veçanërisht të ekzekutohet dënimi i dhënë me punë të detyruar, ky dikaster ka ngritur si problem futjen e të dënuarve në punë….”262

Mënyra e pagesës në para dhe e përfitimit të uljes së dënimit u rregullua me dekret të Presidiumit Popullor nr 1782 datë 14.12.1953.263 Ky dekret vinte si rezultat i ndryshimeve dhe i shfuqizimit të një dekreti të vitit 1950. Megjithëse ai ishte i përkoshëm pasi u shfuqizua në vitin 1968 me një motiv tipik ideologjik, sipas të cilit interesi për punë ishte kthyer në interes material dhe përfitimi, gjë që binte në kundërshtim me ideologjinë sunduese sipas së cilës motivi kryesor që i nxit punonjësit për punë është interesi i përgjithshëm për zhvillimin e vendit dhe ndërtimin e socializmit. Pagesa e të dënuarve u rivendos me VKM nr 149 datë 7.5.1985 “Për riedukimin dhe shpërblimin e të dënuarve nëpërmjet punës”. Megjithatë le ti

261 Arkivi Qendror i Shtetit, Gjykata e Lartë Ushtarake (516), d.8,v.1946, fl.1 262 Po aty (Letër e Ministrit të P.Brendëshme, Koci Xoxe, dërguar Ministrisë së Puneve Botore, datë 6.12.1946) 263 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Prokuroria e Përgjithshme (492),d.231,v.1953, fl.15

Page 30: Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist...173 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1952 174 Kodi Penal i Republikës Popullore të Shqipërisë,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

90

kthjehemi dekretit të sipërcituar të shikojmë pak a shume kriteret e pagesave, sasinë dhe përfitimin në uljen e dënimit. Të burgosurit që realizonin normën 100% përfitonin 10% të pagës në se ishin punëtorë të thjeshtë, 11% në qoftë se ishin punonjës të shërbimeve të brendshme (ekonomist, llogaritar)12% brigadier murator shofer, 13% specialistë me kualifikim të lartë, inxhinjerë, përkthyes, mjek. Parashikimi për realizimin e normës ishte deri në 225%. Në këtë rast një punëtor i thjeshtë i burgosur përfitonte 35% të pagës së realizuar. Nëqoftë se kalohej realizimi i normës mbi këtë kufi, pagesa nuk ndryshonte. Personat që nuk realizonin normën 100%, pagesa llogaritej në përpjestim të kundërt pra në zbritje. Në qoftë se pagesa rritej për çdo 5% tejkalim norme mbi 100%, me 1% pagesë, në të njëjtën mënyrë llogaritej pagesa në zbritje për mosrealizim. Zbritja e dënimit lloogaritej për realizimin e normës 100% me 10% të ditës zbritje për punëtorin e thjeshtë,12% per punëtorët e administratës,14% per specialistet murator, brigadier dhe 16% për specialistët e lartë. Ne një muaji zbritja llogaritej ne 3 deri ne 4 ditë e gjysëm. Në vitin 1972 me VKM nr.152 u ndryshua VKM nr 120 datë 9.9.1968 mbi shpërblimin e punës së të dënuarve. U rivendos pagesa e të dënuarve që punojnë deri në 15% të pagës së caktuar për të njëjtën punë. Si dhe u bënë disa përmirsime në dietën e ushqimit duke rritur 100-160 kalori nëpërmjet futjes së zarzavateve. Megjithatë duke u nisur nga të dhënat e Institutit të Higjenës dhe Profilaksisë kaloritë që merrte një i dënuar ishin shume me të ulta se vlerat minimale të rekomanduara.

Dekret nr 1188 dt 5.12.1950 mbi llogaritjen e punës së të dënuarve, shpërblimin ushqimin dhe veshmbathjen.264

Realizimi i

Normës

Një dit

pune

25 dit pune Ne muaj Në vit

100% 1.3 32.5 ditë 2.5 ditë 30 ditë

125% 1.35 33.75 ditë 3.75 ditë 45 ditë

150% 1.4 35 ditë 5 ditë 60 ditë

500% 2.1 52.5 ditë 22.5 ditë 270 ditë

Nga puna e të burgosurve sigurohej një e ardhur e konsiderueshme në buxhetin e shtetit, që më pas përdorej përveç nevojave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kryesisht nga Ministria e Financave për investime në sektorë të tjerë. Po të shikohen disa raporte mbi bilancin ekonomik të të ardhurave të krijuar nga puna e të burgosurve, arrin të kuptosh se ata përballonin punët më të vështira të vendit dhe përbënin një faktor të rëndësishëm për shtimin e të ardhurave. Në vitin 1948, realizimi i të ardhurave nga puna e të burgosurve raportohet 10.780.420.50 lek, me kursin e kohës. Gjatë vitit 1950, rapotohen 16.000.000 lek, ku vetëm në Bishqem llogariten 65000 ditë pune nga 800 të burgosur dhe 3.282.595.50 lek të ardhura.265 Në kampin Ura e Bonës në Peqin, filluan punimet më 22.01.1950. Janë dërguar në fillim 500 të burgosur, të cilët kanë punuar në trasenë e hekurudhës Peqin-Elbasan, në gërmime dheu, në transport dhe mbushje transeje. Janë realizuar 70350 ditë pune dhe 4.834.343 lek të ardhura. Në tharjen e kënetës së Maliqit ishte ngritur një nga kampet më të vështira. Punimet kanë filluar më 1947 dhe kanë përfunduar më 1951. Gjatë vitit 1950 kanë punuar 900 të dënuar, të cilët kanë kryer 110000 ditë pune dhe siguruar 12.671.741.50 lek të ardhura. Gjatë vitit 1951 në këtë kamp kanë punuar 1085 të dënuar duke kryer 148.026 ditë pune dhe realizuar 22.773.449.65 lek të ardhura.266

264 Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Kuvendi Popullor (489),d.166,v.1950, fl.7-8 265 Arkivi i Ministrisë së Brendëshme, Fondi Dega e Kapmpeve dhe Burgjeve, D.9, V.1950. 266 Arkivi i Ministrisë së Brendëshme, Fondi Dega e Kapmpeve dhe Burgjeve, D.17, V.1951