4
SKEDË INFORMATIVE PËR STREHIMIN E ROMËVE SHQIPËRIA Kjo skedë informative paraqet një profil të vendit, që bazohet tek Sondazhi Rajonal për Romët i kryer nga PNUD / Banka Botërore / Komuniteti Europian 1 në vitin 2011, tek të dhënat specifike të “Studimit për Vlerësimin e Nevojave të Komuniteteve Rome dhe Egjiptiane në Shqipëri” 2012 2 , dhe tek studimi analitik “Politika dhe Praktika të Strehimit të Romëve”. 3 Sipas “Studimit për Vlerësimin e Nevojave të Komuniteteve Rome dhe Egjiptiane në Shqipëri” më se 38 për qind e familjeve rome dhe 45 për qind e atyre egjiptiane jetojnë në shtëpi të vjetra, ndërsa 21 për qind e familjeve rome dhe 11 për qind e atyre egjiptiane jetojnë në baraka. Shumë nga këto familje nuk kanë ujë të pijshëm, banja, dhe kanalizime të ujërave të zeza në shtëpitë e tyre. Infrastruktura, sidomos në afërsi të vendbanimeve rome, karakterizohet nga rrugë të pashtruara ose rrugë në kushte të këqija. Romët vuajnë kryesisht nga një strehim i papërshtatshëm, sidomos për sa i përket cilësisë, madhësisë dhe hapësirës e përshtatshme për çdo anëtar të familjes, pasjes së një shtrati për person, mbledhjes së parregullt të mbeturinave. 36% e romëve jetojnë në shtëpi ose lagje të rrënuara. Hapësira mesatare në metra katrorë për anëtar familjeje në familjet rome është 11.58, gati dy herë më e ulët se standardi në familjet jo-rome (21.07m2). Përveç kësaj, vetëm 58% e familjeve rome kanë shtrat për çdo anëtar të familjes (krahasuar me 88% të jo-romëve). 26% e familjeve rome raportonin parregullsi në mbledhjen e mbeturinave. Pronësia mbi banesën nuk raportohet si problem, sepse 82% e romëve dhe 92% e jo-romëve janë pronarë të banesës së tyre. Pjesa më e madhe e romëve të intervistuar (38.4%) jetojnë në shtëpi ose baraka të vjetra (20.8%, qoftë si familje nukleare (66.3%) apo si familje të zgjeruara (27.5%). Ata vetë-deklarohen si pronarë të banesës së tyre (80.6%), ndërsa rreth 10.8% deklarojnë se banojnë me qira. Për sa i përket kushteve të banimit, ka pothuaj një ndarje të barabartë ndërmjet atyre që kanë banjë brenda në banesë (34%) dhe atyre që e kanë banjën jashtë banesës (37.4%). Një gjendje e ngjashme paraqitet edhe për sa i përket ujit të pijshëm; ndonëse një shumicë e madhe e personave të intervistuar raportojnë se kanë ujë pijshëm brenda banesë (61.2%), një përqindje e konsiderueshme raportojnë se nuk kanë ujë të pijshëm brenda në banesë (38.8%). Për sa i përket kanalizimit të ujërave të zeza, 56.6% e të anketuarve përgjigjen pozitivisht, ndërsa 43.4% raportojnë se nuk kanë kanalizim të ujërave të zeza në shtëpitë e tyre. Shumica dërrmuese e romëve të intervistuar marrin energji elektrike (82%), ndërsa 94.8% raportojnë se nuk kanë telefon. Duke qenë se pjesa më e madhe e romëve të intervistuar deklarojnë se janë pronarë të banesave të tyre, pjesa më e madhe thonë se nuk kanë bërë kërkesë për strehim social. Vetëm 14.3% thonë se kanë bërë kërkesë për strehim social dhe vetëm 1.5% thonë se kanë përfituar strehim social. Arsyet pse nuk kanë bërë kërkesë për strehim ndahen në dy kategori kryesore: mungesa e informacionit (46.2%) dhe mospasja nevojë (35.8%). Përveç kësaj, 98% e romëve jetojnë në familje me mungesa mjetesh materiale (86% tek jo-romët) ndërsa 96% jetojnë në familje me mungesa të theksuara mjetesh materiale (79% tek jo-romët) . Siç paraqitet më poshtë në figurat 6 dhe 7, një pjesë e konsiderueshme e romëve nuk kanë shërbimet apo lehtësitë më bazë shtëpiake, krahasuar me fqinjët e tyre jo-romë. 0% 20% 40% 60% 60% 100% secure housing impoved water source impoved sanitation electricity medical insurance health service internet Roma Non Roma Romë Jo-Romë Romë Jo-Romë Akses në strehim të sigurtë 64% 93% Akses në sigurime shëndetësore 32% 54% Akses në burim të përmirësuar furnizimi me ujë 70% 82% Akses në shërbime shëndetësore 73% 85% Akses në kushte të përmirësuara higjieno-sanitare 39% 66% Akses në internet 3% 12% Akses në energji elektrike 93% 96% 1 The Housing Situation of Roma Communities: Regional Roma Survey 2011 (Gjendja e strehimit e komuniteteve rome: Sondazh rajonal për romët, 2011). Raporti analizon të dhënat për strehimin të Sondazhit Rajonal për Romët 2011, kryer nga PNUD-i, Banka Botërore dhe Komisioni Evropian në vendet anëtare të BE-së dhe në dymbëdhjetë vende të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Shih: http://www.scribd.com/doc/154052894/The-housing-situation-of-Roma-communities 2 “Studimi për vlerësimin e nevojave të romëve dhe egjiptianëve në Shqipëri, 2012” u krye nga PNUD-i Shqipëri, përmes Qendrës për Studime Ekonomike dhe Sociale (QSES) dhe bazohet në studime dhe teknika cilësore dhe sasiore. Ndër këto teknika janë (i) një shqyrtim i literaturës ekzistuese; (ii) një sondazh socio-ekonomik (Pyetësorët Familjarë Social-Ekonomikë me romët dhe egjiptianët përfshijnë 1200 anketime derë më derë nëpër familjet rome në të gjitha vendbanimet dhe 1200 anketime me familjet egjiptiane); (iii) intervista gjysmë të hapura me romët dhe egjiptianët; diskutime në grupe fokusi. Shih: http://www.al.undp.org/content/albania/en/home/library/poverty/roma-needs-assessment-report/ 3 Politikat dhe praktikat e strehimit të romëve në Shqipëri: Shih: http://www.al.undp.org/content/dam/albania/docs/misc/Housing%20Policies%20and%20Practice%20for%20Roma%20in%20Albania. Ky studim u porosit nga PND-i Shqipëri në kuadrin e mekanizmit të mbështetjes rajonale për përmirësimin e kapaciteteve të palëve të interesuara për përparimin e përfshirjes së romëve, dhe u financua nga SDC dhe OSI.

SKEDË INFORMATIVE PËR STREHIMIN E ROMËVE...SKEDË INFORMATIVE PËR STREHIMIN E ROMËVE SHQIPËRIA Kjo skedë informative paraqet një profil të vendit, që bazohet tek Sondazhi

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: SKEDË INFORMATIVE PËR STREHIMIN E ROMËVE...SKEDË INFORMATIVE PËR STREHIMIN E ROMËVE SHQIPËRIA Kjo skedë informative paraqet një profil të vendit, që bazohet tek Sondazhi

SKEDË INFORMATIVE PËR STREHIMIN E ROMËVESHQIPËRIA

Kjo skedë informative paraqet një profil të vendit, që bazohet tek Sondazhi Rajonal për Romët i kryer nga PNUD / Banka Botërore / Komuniteti Europian1 në vitin 2011, tek të dhënat specifike të “Studimit për Vlerësimin e Nevojave të Komuniteteve Rome dhe Egjiptiane në Shqipëri” 20122, dhe tek studimi analitik “Politika dhe Praktika të Strehimit të Romëve”.3 Sipas “Studimit për Vlerësimin e Nevojave të Komuniteteve Rome dhe Egjiptiane në Shqipëri” më se 38 për qind e familjeve rome dhe 45 për qind e atyre egjiptiane jetojnë në shtëpi të vjetra, ndërsa 21 për qind e familjeve rome dhe 11 për qind e atyre egjiptiane jetojnë në baraka. Shumë nga këto familje nuk kanë ujë të pijshëm, banja, dhe kanalizime të ujërave të zeza në shtëpitë e tyre. Infrastruktura, sidomos në afërsi të vendbanimeve rome, karakterizohet nga rrugë të pashtruara ose rrugë në kushte të këqija.

Romët vuajnë kryesisht nga një strehim i papërshtatshëm, sidomos për sa i përket cilësisë, madhësisë dhe hapësirës e përshtatshme për çdo anëtar të familjes, pasjes së një shtrati për person, mbledhjes së parregullt të mbeturinave. 36% e romëve jetojnë në shtëpi ose lagje të rrënuara. Hapësira mesatare në metra katrorë për anëtar familjeje

në familjet rome është 11.58, gati dy herë më e ulët se standardi në familjet jo-rome (21.07m2). Përveç kësaj, vetëm 58% e familjeve rome kanë shtrat për çdo anëtar të familjes (krahasuar me 88% të jo-romëve). 26% e familjeve rome raportonin parregullsi në mbledhjen e mbeturinave. Pronësia mbi banesën nuk raportohet si problem, sepse 82% e romëve dhe 92% e jo-romëve janë pronarë të banesës së tyre.

Pjesa më e madhe e romëve të intervistuar (38.4%) jetojnë në shtëpi ose baraka të vjetra (20.8%, qoftë si familje nukleare (66.3%) apo si familje të zgjeruara (27.5%). Ata vetë-deklarohen si pronarë të banesës së tyre (80.6%), ndërsa rreth 10.8% deklarojnë se banojnë me qira. Për sa i përket kushteve të banimit, ka pothuaj një ndarje të barabartë ndërmjet atyre që kanë banjë brenda në banesë (34%) dhe atyre që e kanë banjën jashtë banesës (37.4%). Një gjendje e ngjashme paraqitet edhe për sa i përket ujit të pijshëm; ndonëse një shumicë e madhe e personave të intervistuar raportojnë se kanë ujë të pijshëm brenda në banesë (61.2%), një përqindje e konsiderueshme raportojnë se nuk kanë ujë të pijshëm brenda në banesë (38.8%). Për sa i përket kanalizimit të ujërave të zeza, 56.6% e të anketuarve përgjigjen pozitivisht, ndërsa 43.4% raportojnë se nuk kanë kanalizim të ujërave të zeza në shtëpitë e tyre. Shumica dërrmuese e romëve të intervistuar marrin energji elektrike (82%), ndërsa 94.8% raportojnë se nuk kanë telefon.

Duke qenë se pjesa më e madhe e romëve të intervistuar deklarojnë se janë pronarë të banesave të tyre, pjesa më e madhe thonë se nuk kanë bërë kërkesë për strehim social. Vetëm 14.3% thonë se kanë bërë kërkesë për strehim social dhe vetëm 1.5% thonë se kanë përfituar strehim social. Arsyet pse nuk kanë bërë kërkesë për strehim ndahen në dy kategori kryesore: mungesa e informacionit (46.2%) dhe mospasja nevojë (35.8%).

Përveç kësaj, 98% e romëve jetojnë në familje me mungesa mjetesh materiale (86% tek jo-romët) ndërsa 96% jetojnë në familje me mungesa të theksuara mjetesh materiale (79% tek jo-romët) . Siç paraqitet më poshtë në figurat 6 dhe 7, një pjesë e konsiderueshme e romëve nuk kanë shërbimet apo lehtësitë më bazë shtëpiake, krahasuar me fqinjët e tyre jo-romë.

0%

20%

40%

60%

60%

100%

secure housing

impovedwater source

impovedsanitation

electricitymedical insurance

health service

internet

Roma

Non Roma

Romë Jo-Romë Romë Jo-Romë

Akses në strehim të sigurtë 64% 93% Akses në sigurime shëndetësore 32% 54%

Akses në burim të përmirësuar furnizimi me ujë 70% 82% Akses në shërbime shëndetësore 73% 85%

Akses në kushte të përmirësuara higjieno-sanitare 39% 66% Akses në internet 3% 12%

Akses në energji elektrike 93% 96%

1 The Housing Situation of Roma Communities: Regional Roma Survey 2011 (Gjendja e strehimit e komuniteteve rome: Sondazh rajonal për romët, 2011). Raporti analizon të dhënat për strehimin të Sondazhit Rajonal për Romët 2011, kryer nga PNUD-i, Banka Botërore dhe Komisioni Evropian në vendet anëtare të BE-së dhe në dymbëdhjetë vende të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Shih: http://www.scribd.com/doc/154052894/The-housing-situation-of-Roma-communities2 “Studimi për vlerësimin e nevojave të romëve dhe egjiptianëve në Shqipëri, 2012” u krye nga PNUD-i Shqipëri, përmes Qendrës për Studime Ekonomike dhe Sociale (QSES) dhe bazohet në studime dhe teknika cilësore dhe sasiore. Ndër këto teknika janë (i) një shqyrtim i literaturës ekzistuese; (ii) një sondazh socio-ekonomik (Pyetësorët Familjarë Social-Ekonomikë me romët dhe egjiptianët përfshijnë 1200 anketime derë më derë nëpër familjet rome në të gjitha vendbanimet dhe 1200 anketime me familjet egjiptiane); (iii) intervista gjysmë të hapura me romët dhe egjiptianët; diskutime në grupe fokusi. Shih: http://www.al.undp.org/content/albania/en/home/library/poverty/roma-needs-assessment-report/3 Politikat dhe praktikat e strehimit të romëve në Shqipëri: Shih: http://www.al.undp.org/content/dam/albania/docs/misc/Housing%20Policies%20and%20Practice%20for%20Roma%20in%20Albania. Ky studim u porosit nga PND-i Shqipëri në kuadrin e mekanizmit të mbështetjes rajonale për përmirësimin e kapaciteteve të palëve të interesuara për përparimin e përfshirjes së romëve, dhe u financua nga SDC dhe OSI.

Page 2: SKEDË INFORMATIVE PËR STREHIMIN E ROMËVE...SKEDË INFORMATIVE PËR STREHIMIN E ROMËVE SHQIPËRIA Kjo skedë informative paraqet një profil të vendit, që bazohet tek Sondazhi

Vendbanimet informale romeShumica e komuniteteve rome jetojnë në vendbanime informale. Sondazhi i Entit Kombëtar të Banesave i vitit 2006 tregoi se vetëm 4.3% e romëve ishin pronarë të truallit të banesës së tyre, 87% kishin zënë tokë private (objekt i kthimit të pronave), ndërsa pjesa tjetër e banesave janë në tokë publike. Ky konkluzion tregon se në përgjithësi romët nuk kanë siguri banese, sidomos ata që janë vendosur në truall privat në afërsi të qyteteve që janë objekt planesh zhvillimi. Një pjesë e mirë e këtyre familjeve jetojnë në baraka ose kasolle të improvizuara, pa akses në kushtet bazë për jetesë.

Mungesa e ujit të pijshëm dhe kushteve higjieno-sanitare në banesë Një studim i PNUD-it i kryer në vitin 2012 nga Qendra Për Studime Ekonomike dhe Sociale (QSES) tregoi se mungesa e ujit të pijshëm dhe e mjediseve higjieno-sanitare është e zakonshme në vendbanimet rome. Afërsisht 38.8% e popullatës rome nuk kanë ujë të pijshëm brenda banesës, ndërsa 43.4% nuk kanë banja në shtëpi. Numri i njerëzve që thonë se kanë banja në banesë dhe i atyre që thonë se e kanë atë jashtë banesës është pothuaj i barabartë (përkatësisht 34% dhe 37.4%). Edhe gjendja e aksesit në ujë të pijshëm është e ngjashme; ndonëse një numër i madh i të anketuarve thonë se kanë ujë të pijshëm në shtëpi (61.2%), është ende një numër mjaft i madh që thonë se nuk e kanë atë (38.8%). Për sa i përket aksesit në shërbimet komunale të ujërave të zeza, 56.6% e të anketuarve thonë se janë të lidhur me sistemin e kanalizimeve, kurse 43.4% raportojnë se nuk janë të lidhur me të. Mungesa e ujit dhe e mjediseve higjieno-sanitare është burimi kryesor i sëmundjeve ngjitëse dhe i shkallës së lartë të vdekshmërisë së fëmijëve.

Prania e shërbimeve të infrastrukturës në komunitetet rome dhe egjiptiane

Burimi: Sondazhi rajonal social-ekonomik për romët dhe egjiptianët i vitit 2011

Kushte jetese të pashëndetshme dhe të pasigurta

I njëjti studim tregoi se mbi 38 për qind e familjeve rome jetojnë në ndërtesa të vjetra dhe të rrënuara dhe 21 për qind jetojnë në baraka të ndërtuara me materiale plastike e metalike, apo në tenda të përkohshme. Kushtet e pashëndetshme të jetesës kontribuojnë në çrregullime fizike dhe mendore, që pasqyrohen kryesisht në sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, depresion dhe sjellje agresive. Për shembull, rastet e astmës dhe të sëmundjeve të mushkërive janë 3 herë më të larta ndër romët se sa në popullatën jo-rome. I njëjti raport shihet edhe në rastet e ankthit dhe depresionit. Përveç kësaj, romët vuajnë edhe nga kushtet e pasigurta të jetesës, për shkak të vendosjes së tyre, në disa raste, në afërsi të brigjeve të lumenjve. Familjet rome që jetojnë në këto zona rrezikohen nga përmbytjet dhe janë në rrezik për jetën, pa përmendur pastaj edhe rrezikun e sëmundjeve që mund të përhapen për shkak të përmbytjeve.

Pamundësia për të pasur akses në programet e strehimit social

Raportet tregojnë se romët mund të mos jenë në gjendje të kenë akses në programet për banesa me kosto të ulët apo ato të subvencionimit të interesit të kredisë. Kjo vjen kryesisht për shkak se: Në kriteret e përzgjedhjes, romët nuk marrin pikë shtesë për faktin që janë romë dhe, edhe nëse marrin pikë, nuk kanë dokumente që mund të paraqesin për ta provuar një gjë të tillë; Romët nuk mund të vërtetojnë të ardhurat e tyre, sepse në përgjithësi nuk janë të punësuar në sektorin formal; Ata nuk fitojnë të ardhura të atij niveli sa të jenë në gjendje të përballojnë pagimin e qirasë apo të paguajnë hua të subvencionuara; Shumica, ose një pjesë e tyre, nuk janë të regjistruar në regjistrat e gjendjes civile të qeverisjes vendore ku faktikisht kanë banuar për vite të tëra; Atyre u mungon informacioni për politikat publike dhe shpesh u mungon dokumentacioni i duhur për të bërë kërkesë për programet e strehimit social. Kjo është sidomos e vërtetë për ata romë që jetojnë në kushte Informale dhe kërcënohen nga dëbimi, të cilët nuk janë në gjendje të ndjekin procedurat e kërkuara; Vendndodhja nuk merret parasysh kur vendosen zgjidhje për strehimin e romëve, të cilët nuk janë të gatshëm të shkojnë në një zonë ku nuk e kanë të lehtë të shkojnë tek kazanët e mbeturinave apo të lypin.

Regional Overview of Roma Housing situationThe UNDP/WB/EC survey was conducted in May-July 2011 on a random sample of Roma and non-Roma households living in areas with higher density (or concentration) of Roma populations in the EU Member States of Bulgaria, Czech Republic, Hungary, Romania, Slovakia, and the non-EU Member States of Albania, Bosnia and Herzegovina, Croatia, FYR of Macedonia, Montenegro, Republic of Moldova and Serbia. In each of the countries, approximately 750 Roma households and approximately 350 non-Roma households living in proximity were interviewed

Page 3: SKEDË INFORMATIVE PËR STREHIMIN E ROMËVE...SKEDË INFORMATIVE PËR STREHIMIN E ROMËVE SHQIPËRIA Kjo skedë informative paraqet një profil të vendit, që bazohet tek Sondazhi

Burimi: Sondazhi rajonal PNUD/BB/KE, 2011

Duke qenë se sondazhi rajonal i PNUD-it i vitit 2004 dhe sondazhi PNUD/BB/KE i vitit 2011 përdorën të njëjtat parime metodologjike, u bënë krahasime për të parë nëse kishte ndodhur ndonjë përparim në lidhje me treguesit bazë të strehimit. Më poshtë paraqiten rezultatet kyçe të sondazhit.

Më poshtë vijojnë rezultatet e anketimit në Shqipëri për sa i përket pyetjeve të gjendjes së strehimit.Pronësia mbi banesën ndër romët në Shqipëri

Familjet që nuk kanë akses në furnizim me ujë dhe kushtehigjieno-sanitare të përmirësuara (%)

Përmirësimi i lagjeve të banimit Mjedise të brendshme të karakterizuara si “shumë të këqija” (%))

Burimi: Sondazhi rajonal PNUD/BB/KE, 2011

Burimi: Sondazhi rajonal PNUD/BB/KE, 2011

Familjet rome që nuk kanë përmirësime në furnizim me ujë,kushte higjieno-sanitare dhe energji elektrike (%)

Page 4: SKEDË INFORMATIVE PËR STREHIMIN E ROMËVE...SKEDË INFORMATIVE PËR STREHIMIN E ROMËVE SHQIPËRIA Kjo skedë informative paraqet një profil të vendit, që bazohet tek Sondazhi

Perceptimi nga romët i rrezikut të dëbimit (%) Familje që përballen me privime të shumëfishta në kushtet e banimit (in %)

Kushte të pasigurta banimi (in %) Përparimet në eliminimin e banesave të pasigurta 2004-2011

Burimi: Sondazhi rajonal PNUD/BB/KE, 2011

Burimi: Sondazhi rajonal PNUD/BB/KE, 2011

http://www.al.undp.org/content/albania/en/home/library/poverty/roma-needs-assessment-report/

http://www.scribd.com/doc/154052819/Policy-brief-Roma-housing

http://www.scribd.com/doc/154052894/The-housing-situation-of-Roma-communities

http://www.al.undp.org/content/albania/en/home/library/poverty/housing-policies-and-practice-for-roma-in-albania/