48
MJEDISI EKONOMIK DHE B.N. Menaxheret e ndërmarrjeve ndërkombëtare, për të marr vendime se: ku, kurë dhe në çfarë mënyre do të kyçen me biznes në tregjet e pikëtuar ndërkombëtar, është e domosdoshme që së pari ta hulumtojnë dhe krijojnë pasqyrën e qartë për qëndrueshmërinë ekonomike të atyre tregjeve

Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

MJEDISI EKONOMIK DHE B.N.

Menaxheret e ndërmarrjeve ndërkombëtare, për të marr vendime se: ku, kurë dhe në çfarë mënyre do të kyçen me biznes në tregjet e pikëtuar ndërkombëtar, është e domosdoshme që së pari ta hulumtojnë dhe krijojnë pasqyrën e qartë për qëndrueshmërinë ekonomike të atyre tregjeve

Page 2: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Analiza e mjedisit ekonomik ofron përgjigje në dy pyetje kryesore: 1. Sa është madhësia e tregut të piketuar dhe 2. Cilat janë karakteristikat kryesore të tij

Pasqyra për mjedisin ekonomik të tregut të pikëtuar krijohet në bazë të analizës së: - indikatorëve makroekonomik dhe - indikatorëve mikroekonomik

Page 3: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

1. Mjedisi makroekonomik

Përmes analizës së mjedisit makroekonomik krijohet pasqyra për gjendjen e përgjithshme ekonomike të një vendi të piketuar

Gjendjen e përgjithshme ekonomike të një vendi e pasqyrojnë këta indikatorë makroekonomik:1. sistemi ekonomik2. produkti i brendshëm bruto3. popullsia dhe të ardhurat4. koncepti i zhvillimit ekonomik5. struktura e konsumit6. infrastruktura 7. gjeografia ekonomike 8. Inflacioni etj.

Page 4: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

1.1. Sistemi ekonomik

Në praktikë hasim në:

- Sistemin ekonomik kapitalist, (karakteristikat)

- Sistemin ekonomik komunist,(karakteristikat)

Page 5: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

1.2. Produkti i Brendshëm Bruto

PBB paraqet prodhimin e përgjithshëm të një vendi brenda një viti

PBB (GDP) është treguesi kryesor i potencialit të tregut të caktuar

Vlera e PBB/banor është tregues i fuqisë blerëse të konsumatorëve

Page 6: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Vlera nominale e PBB- 2004

Nr. Vendi PBB PBB/1banor

1 SHBA 10,881,609 37,393

2 Zvicra 309,465 42,392

3 Japoni 4,326,444 34,012

4 Norvegjia 221,579 48,169

5 Danimarka 212,404 39,334

6 Gjermania 2,400,655 29,063

7 Kanada 834,390 26,404

Page 7: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

vazhdim i…

Burimi:WDR, 2005. f.256-260

8 Suedia 300,795 33,421

9 Franca 1,747,973 29,279

10 Austria 251,456 31,043

11 Kina 1,409,852 1,094

12 Australia 518,382 26,049

13 Shqipëria 6,124 1,913

14 Singapori 91,342 21,242

15 Malajzia 103,161 4,159

Page 8: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

1.3. Popullsia dhe të ardhurat

Numri i popullsisë në një vend të caktuar është tregues i madhësisë së tregut të atij vendit e njëherë tregues i kërkesës së mundshme

Konsumi i produkteve, çmimi i të cilave për njësi nuk është shumë i lartë, (si p.sh. produktet ushqimore, farmaceutike etj) është në korrelacion të drejtë me numrin e banorëve prandaj si kriter për vlerësim mund të merret numri i popullsisë

Ndërsa kur është fjala për produktet e shtrenjta për njësi, atëherë si kriter për vlerësim duhet të merren të ardhurat për një banor

Page 9: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Kur analizohet popullsia e një vendi, atëherë në analizën duhet të përfshihen:

- numri i popullsisë

- norma e shtimit të saj

- struktura e popullsisë sipas grup moshave

- dendësia e banimit dhe

- shkalla e urbanizimit

Page 10: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Popullsia dhë PBB/1banor -2004

Vendi Popullsia (në mil.)

% në pop. botrore

PBB

(në mil.$)

PBB/

1banor

% në PBB botërore

Kina 1.288.4 20.6 1,409,852 1,094 3,8

India 1.064.4 16.9 598,966 562 1,6

SHBA 291.0 4.6 10,881,609 37,393 29,9

Indonezia 214.5 3.4 208,311 971 0,6

Brazili 176.6 2.8 492,338 2,787 1,3

Rusia 143.4 2.3 433,491 3,022 1,2

Pakistani 148.4 2.3 68,815 463 0,2

Japonia 127.2 2.0 4,326,444 34,012 11,9

Page 11: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

1.4. Koncepti i zhvillimit ekonomik

Koncepti i zhvillimit ekonomik mbështetet në teorinë ndërkombëtare të ciklit jetësor të produktit

Sipas kësaj teorie, vendet e zhvilluara paraqiten në rolin inovator të produkteve apo teknologjive

Në fazë e hyrjes së produktit në treg, prodhimi dhe shitjet, kryesisht realizohen në tregun e inovator

Në fazën e rritjes fillohet të eksportohet në vendet e zhvilluara

Në fazën e pjekurisë, prodhimi fillon të bartët, ne vendet e zhvilluara

Në fazën e rënies prodhimi bartet në vendet në zhvillim,ndërsa kërkesat e vendit inovator dhe vendeve të zhvilluara plotësohet nga importi

Page 12: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Stadet e jetës së produktit

Shitje dhe fitime

Hyrje Rritja Pjekuria Rënja

Page 13: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Kriteret përcaktues të nivelit të zhvillimit ekonomik

Treguesit që i karakterizojnë vendet e zhvilluara, janë:- Vlerat e larta të PBB dhe të ardhurave kombëtare - Vlera e larë e konsumit për banorë- Numri relativisht i vogël i të punësuarve në sektorin primar- Sektori i zhvillua terciar- Teprica e produkteve dhe shërbimeve- Posedimi i sasisë së duhura të kapitalit financiar dhe- Teknologjitë e zhvilluar dhe investimet e larta për punët kërkimore–zhvillimore etj.

Vendet me pak të zhvilluara, këto karakteristika i kanë të kundërta

Page 14: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

1.5 Struktura e konsumit

Përveç volumit të konsumit të mundshëm (nr. i popullsisë) dhe aftësisë blerëse (PBB/ 1 banor), me rënësi është edhe njohja e strukturës së konsumit

Konsumin e vendeve të zhvilluara e karakterizon

pjesëmarrja e lartë e shpenzimeve për të mira kapitale, ndërsa konsumin e vendeve të varfra e karakterizon pjesëmarrja e lartë e shpenzimeve për të mira konsumuese

Disa produkte të cilat në vendet e zhvilluara konsiderohen si të domosdoshme, të njëjtat në vendet e varfra konsiderohen si mallra luksoze

Page 15: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

1.6. Infrastruktura

Aktivitetet e biznesit në një vend të pikëtuar varen drejtpërdrejt nga:

- Gjendja dhe kualiteti i sistemeve të ndryshme të infrastrukturës së komunikacionit: rrugor, hekurudhor, ujor

dhe ajror- Gjendja, kualiteti dhe çmimi furnizues me energji elektrike- Gjendja kualiteti dhe çmimi furnizues me ujë, veçmas me ujë teknologjik- Gjendja, kualiteti dhe çmimi i shërbimeve të PTT- Ekzistimi i institucioneve të tregut dhe shkalla e zhvillimit të tyre

Page 16: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

1.7. Gjeografia ekonomike

Shpërndarja e resurseve ekonomike në vise të ndryshme të botës është e pabarabartë. Prandaj menaxheret e ndërmarrjeve ndërkombëtare duhet të kenë njohuri të mira gjeografike për vendndodhjen, sasinë dhe cilësinë e resurseve ekonomike botërore

Barrierat gjeografike si malet e larta, shkretëtirat e gjera etj. kanë ndikim në aktivitetet e biznesit ndërkombëtar sepse e vështirësojnë transportin dhe kanalet e shpërndarjes në shumë vende

Për disa lloje biznesesh kushtet klimatike, si ciklonet, përmbytjet, koha me ngrica i bënë të rrezikshme investimet në ato vise

Page 17: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

1.8. Shkalla e inflacionit

Rritja e shkallës së inflacionit rezulton me rënie të aftësisë blerëse të konsumatorëve industrial dhe atyre final

Në tregjet me shkallë të lartë të inflacionit, qeveritë vendore shpesh here aplikojnë kontrollin e çmimeve si përgjigje ndaj rritjes se shpejtë e të përshkallëzuar të çmimeve

Page 18: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

2. Mjedisi mikroekonomik

Analiza e mjedisit mikroekonomik i jep informatat lidhur me situatën dhe kushtet në treg për produktin e caktuar në tregun e pikëtuar

Kjo realizohet përmes: - identifikimit të konkurrencës në treg për produktin konkret dhe - identifikimit të avantazheve konkurruese të ndërmarrjes në krahasim me konkurrencën

Page 19: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

2.1. Konkurrenca

Konkurrenca në tregun ndërkombëtar mund të vjen nga:- ndërmarrjet lokale, - ndërmarrjet tjera të vendit origjinë të ndërmarrjes së caktuar dhe- ndërmarrjet e vendeve të treta

Varësisht nga lloji i kërkesës, konkurrenca mund të jetë: - për kërkesat ekzistuese në treg - për kërkesën latente dhe - kërkesën perspektive

Page 20: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Me rastin e marrjes së vendimit për kyçje dhe afarizëm në ndonjë treg të pikëtuar, menaxheri duhet të konstatojë “sa” është numri i konkurrentëve për produktin e caktuar dhe për cilën “kategori të kërkesës” janë të orientuar ata

Page 21: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

2. Përcaktimi i avantazheve në raport me konkurrencën

Përcaktimi i avantazheve të ndërmarrjes në raport me konkurrencën mund të definohet përmes përgjigjes në këto pyetje:- Cilët janë konkurrentët e tashëm e cilët mund të jenë në të ardhmen?- Cilat janë strategjitë, objektivat dhe synimet kyçe të konkurrencës?- Sa i kushton rëndësi konkurrenca tregut të caktuar dhe çfarë është interesimi i konkurrenteve për atë treg në të ardhmen?- Cilët janë avantazhet më të rëndësishme të konkurrencës? - A ka konkurrenca dobësi të cilat e rendojnë dhe ”cilat janë”?- Cilat ndryshime mund të priten në të ardhmen nga konkurrenca?

Page 22: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Për përcaktimin e avantazheve të ndërmarrje në krahasim me konkurrencën aplikohet metoda e njohur me emër “benchmarking”

Metoda bazohet në analizën dhe krahasimin sistematike me konkurrencën elite

Analiza e konkurrencës fokusohet në identifikimin e faktorëve të suksesit që kanë ndikuar që ajo të afirmohet si lider në treg. Po ashtu, analizohen edhe faktorët e mossuksesit përkatësisht dobësitë e konkurrencës

Page 23: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Duke i analizuar faktorët e suksesit dhe të mossuksesit të konkurrencës, ndërmarrja është në gjendje, që në bazë të përvojave të tjerëve të fusë avancime të ndryshme dhe të ikë nga gabimet që i ka bërë konkurrenca

Page 24: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar
Page 25: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

II. MJEDISI POLITIK

Mjedisi politik shpesh e ka rrolin përcaktues në aktivitetet e biznesit ndërkombëtar

Mjedisi i qëndrueshëm politik i një vendi i zvogëlon rreziqet me të cilët mund të ballafaqohet ndërmarrja në atë treg dhe i rrit gjasat për kyçje me operacione të biznesit dhe e kundërta, mjedisi jo i qëndrueshëm...

Menaxheri i ndërmarrjes ndërkombëtare duhet ta njohë mirë mjedisin politik të vendit të piketuar, si dhe t’i parashikojë ndryshimet e mundshme

Page 26: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Klima politike

Klima politike e një vendit është e determinuar nga sovraniteti politik dhe konfliktet politike në vend

Me sovranitet politik kuptojmë dëshirën e vendit pritës që biznesin ndërkombëtar në tregun e vetë ta vënë nën autoritetin e vetë përmes masave të ndryshme

Çështja e sovranitetit politik, kryesisht është prezent te venet e pazhvilluara dhe vendet në zhvillim

Page 27: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Me konflikt politik kuptojmë trazirat, konfliktet e brendshme (luftërat qytetare, komplotet, atentatet etj), të cilat mund të ndikojnë por edhe mund të mos kenë ndikim në biznesin ndërkombëtar (ndikim negativ, pozitiv ose neutral)

Page 28: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Ndikimi i konfliktit politik në biznesin ndërkombëtar (në vendin ku ai manifestohet) mund të jetë: i tërthortë dhe i drejtpërdrejtë

1. Ndikim të drejtpërdrejtë në biznesin ndërkombëtar kanë konfliktet politike si luftërat qytetare, trazirat civile dhe terrorizmi, të cilat zakonisht i kanë në shënjestër ndërmarrjet e huaja

Page 29: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

2. Ndikim i tërthortë në biznesin ndërkombëtar paraqitet për dy shkaqe:

- për shkak të ndryshimit të politikës së

qeverisë ekzistuese dhe

- për shkak të ndërrimit të qeverisë

Page 30: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Viktimizimi i ndërmarrjeve ndërkombëtare

Ndërmarrja ndërkombëtare mund të jetë “viktime” e:

- Konfliktit politik të fraksioneve të ndryshme politike në vend

- Konfliktit politik midis dy vendeve, me ç’rast ndërpriten të gjitha aktivitetet afariste midis dy vendeve, (bojkotimi) ndërsa ndërmarrja ndërkombëtare gjendet në pozitën e viktimës

- Konfliktit politik me përmasa ndërkombëtare, me ç’rast ndërpritet çdo afarizëm ndërkombëtar midis vendeve të përfshira p.sh. embargoja ndaj vendit të caktuar

Page 31: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Fushat e veprimtarisë shtetërore të cilat duhet ti hulumtoj menaxheri i ndërmarrjes ndërkombëtare janë:- Embargot dhe sanksionet- Kontrollet e eksporteve dhe - Rregullimi i sjelljes së biznesit ndërkombëtar

Page 32: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Sanksionet dhe Embargot

Sanksionet dhe embargot janë masa qeveritare përmes të cilave ato ndikojnë në fluksin e operacioneve të biznesit ndërkombëtare në një vend të caktuar, dhe zbatohen, kryesisht, në funksion të politikave dhe kundërvënieve të caktuara sesa për qëllime ekonomike

Page 33: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Sanksionet priren drejtë masave të veçanta shtrënguese të pjesshme p.sh. ndërprerja e financimit

Embargot zakonisht janë më të thella. Ato i ndalojnë operacionet e biznesit tërësisht me vendin ndaj të cilit vendoset embargoja

Zbatimin e tyre e ka iniciuar Lidhja e Kombeve, pas L2B përmes nënshkrimit të një konvente, e cila siguronte dënime dhe sanksione për shkeljen e klauzolave të saj

Page 34: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Lidhja e Kombeve sanksionet dhe embargot i parasheh si “arma ekonomike e konceptuar jo si instrument për luftë, por si një mjet presioni për paqe”

Ideja bazë është se sanksionet dhe embargot ekonomike mund t’i detyrojnë vendet të sillen paqësisht në komunitetin ndërkombëtar

Ideja e zbatimit shumëpalësh të sanksioneve ekonomike është përfshirë në ligjin ndërkombëtar nëpërmjet Kartës së OKB, ku theksi më i madh u vu në aspektin detyrues të tyre

Page 35: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Me vite, sanksionet ekonomike janë bërë mjet i politikës së jashtme të shumë vendeve

Ato shpesh janë përdorur me qellim të ndryshimit të qeveris së vendit apo se paku për ndryshimin e politikave të sajë

Shkaqet për aplikimin e tyre janë të ndryshme, duke përfshirë:- imponimin vendeve për respektimin e të drejtave të njeriut - mospërhapjen e armeve nukleare- luftimin e terrorizmit

Page 36: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Intervenimi politik

Me intervenim politik kuptojmë vendimin e qeverisë së vendit pritës që ndërmarrjet e huaja të cilat veprojnë në territorin e saj t’i detyrojë që t’i ndryshojnë operacionet, politiken afariste dhe strategjitë

Page 37: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Format kryesore të intervenimit politike janë: 1. shpronësimi2. konfiskimi3. atdhesimi (domistiksioni)4. rekuizimi5. shitja e detyruar6. rinegocimi i detyruar i kontratës7. anulimi i kontratës dhe 8. format tjera të intervenimit të qeverisë

Page 38: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Shpronësimi (eksproprimi) paraqet marrjen zyrtare të pasurisë të ndërmarrjes së huaj nga shteti pritës, me qëllim të shfrytëzimit të sajë për destinomë publik

Konfiskimi (nacionalizimi) paraqet marrjen e pronës të ndërmarrjes së huaj nga ana e qeverisë së shtetit pritës pa kurrfarë kompensimi, me ç’rast vetë qeveria pritëse bëhet pronare

Page 39: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Atdhesimi (domestiksioni) është proces me të cilin ndërmarrjes së huaj gradualisht i zvogëlohet kontrolli mbi prone përmes kufizimeve të imponuara

Masat e atdhesimit janë:- bartja gradual e pronësisë në rezident- implikimi i rezidentit në nivelet më të larta të udhëheqjes- bartja e procesit të marrjes së vendimeve në rezident- prodhimi gjithnjë e më i madh i komponentëve në vend, duke eliminuar importin e tyre nga vendi amë i ndërmarrjes së huaj dhe- rregullimet specifike të eksportit me të cilat diktohet pjesëmarrja në këmbimin ndërkombëtar

Page 40: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Rekuizimi : paraqet marrjen e pasurisë të ndërmarrjeve të huaja nga ana e qeverisë pritëse apo ndonjë organ të cilin ajo e mbështetë (kryesisht pushteti ushtarak), si përgjigje për gjendjen e jashtëzakonshme

Qeveria me këtë rast premton se pasuria do t’i kthehet më vonë pronarit të huaj

Page 41: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Shitja e detyrueshme, është vendim i qeverisë pritëse, me të cilin i detyron ndërmarrjet e huaja që ta shesin pjesërisht apo tërësisht pasurinë e vet ndonjë organi qeveritar ose banoreve lokal

Rinegocimi i detyruar i kontratës, paraqet vendimin e qeverisë pritëse me të cilin e detyron ndërmarrjen e huaj që të pajtohet me ndryshimet në kontratë të lidhur më qeverinë

Anulimi i kontratës, paraqet ndërprerjen e njëanshme të kontratës nga ana e qeverisë pritëse

Page 42: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Format tjera te intervenimit të qeverisë e kanë formën e akteve ligjore apo dekreteve të aprovuara me qëllim të mbrojtjes së interesave të rëndësishme kombëtare

- Format e intervenimeve të tilla të qeverisë janë:1. Kontrolli i lëvizjes së kapitalit brenda dhe jashtë vendit dhe posedimi i mjeteve devizore 2. Kufizimet importuese 3. Kontrollimi i tregut4. Kontrolli i çmimeve

5. Kufizimet në lidhje me fuqinë punëtore

Page 43: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Rreziku politik dhe llojet e tij

Rreziku politik, zakonisht rezulton nga mosnjohja e:

- (jo)stabilitetit të sistemit politik të vendit në të ardhmen (a do të jenë edhe në të ardhmen kushtet e favorshme politike)

- politikës të cilën do ta udhëheqin qeveritë në të ardhmen

Page 44: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Llojet kryesore të rreziqeve politike janë:

1. Rreziku nga jostabiliteti i përgjithshëm

2. Rreziqet e pronësisë

3. Rreziku në afarizëm

4. Rreziku i transferimit

Page 45: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Revulicioni Agresioni nga jashtë Lufta qytetare Rënja e qeverisë

Eksproprijimi Nacionalizimi Rekuizimi Shitja e dhunshme Anulimi i kontratës

Kufizimet në import Pjesmarrja e obligueshme e

rezidentëve në pronësi Tatimet Kontrolli i çmimeve Diskriminimi i të huajve

Kufizimet e transferit të: Dividentës Kamatës Riatëdhesimin e kapitalit Kursi devizor.

I.Rreziku ngajostabiliteti politik

Gjendja kaotike

II.Rrezikui pronësisë

Rreziku tepëri lartë

III.Rreziku afarist

Efektet ePapranueshme

IV.Rrezikui transferit

Efektet epapranueshme

STOP

STOP

STOP

STOP

FAZA I

FAZA II

FAZA III

FAZA IV PO

PO

PO

PO

JO

JO

JO

JO

Hyrja ne tregun e huaj

Modeli për vlerësimin e rrezikut politik

Page 46: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Grupimi i tregjeve sipas shkalles së rrezikut politik

Për nga rreziku politik tregjet mund t’i grupojmë në:

1. Tregjet politikisht shumë të rrezikshme, të cilët duhet eliminuar nga interesimi për biznes ndërkombëtar

2. Tregjet politikisht të rrezikshme por jo në atë masë që menjëherë të eliminohen nga interesimi

3. Tregjet ku situata politike është në përmirësim e sipër

Page 47: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Përgjigjet e ndërmarrjes ndaj rreziqeve politike

Përgjigjet e ndërmarrjes ndaj rreziqeve politike të vendit pritës mund të jenë:1. Largimi i ndërmarrjes nga tregu i rrezikshëm2. Kontraktimi i mjedisit3. Të pranojë përzierjen e qeverisë pritëse në operacionet e biznesit të ndërmarrjes dhe përshtatjen e operacioneve të biznesit kërkesave të qeverisë së vendit pritës4. Sigurimi i ndërmarrjes nga rreziku politik tek ndërmarrjet e specializuara për sigurime

Page 48: Sllajdet - Mjedisi Ekonomik Dhe Biznesi Ndrkombtar

Sigurimi nga rreziku politik

Ndërmarrjet amerikane kanë mundësi të sigurohen nga rreziku politik (jokomercil) te agjencia e qeverisë amerikane për sigurimin e investimeve -OPIC (Overses Private Investment Corporation), e themeluar në vitin 1969 me seli në Uashington

Nga rreziku politik ndërmarrjet amerikane mund të sigurohen edhe te ndërmarrjet private për sigurim, prej të cilave më të rëndësishme janë AIG (Amërican International Group) dhe Lloyd’s në Londër