34
1 BASHKIA KORÇË Broshurë me Informacion Marketingu Kompleksi “Planeti i Sportit” në Korçë Projekt Partneriteti Publik-Privat Shtator 2008

Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

1

BASHKIA KORÇË

Broshurë me Informacion Marketingu

Kompleksi “Planeti i Sportit” në Korçë Projekt Partneriteti Publik-Privat

Shtator 2008

Page 2: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

2

Studimi i Fizibilitetit për Ndërtimin e Kompleksit “Planeti i Sportit” në Korçë

Projekt Partneriteti Publik-Privat

Financimi për përgatitjen e këtij studimi fizibiliteti për ngritjen e Qendrës Sportive “Planeti i Sportit” në Korçë u mundësua nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID). Ky studim u përgatit për Bashkinë e Korçës nga Programi i Qeverisjes Vendore në Shqipëri (LGPA). Informacioni në këtë material nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Përgatitur nga: Ornela Shapo (Këmbora)

Zhvillimi i Ekonomisë Vendore / Drejtues komponenti, USAID/LGPA

Page 3: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

3

Kompleksi “Planeti i Sportit” në Korçë Projekt Partneriteti Publik-Privat

Tabela e Lëndës

Informacion ................................................................................................................................4

Përmbledhje e Projektit ...........................................................................................................4

Pozicioni gjeografik i qytetit dhe zhvillimi i tij ekonomiko-shoqëror .......................................6

Përshkrimi Teknik i Projektit “PLANETI I SPORTIT në Korçë” ................................................7

Gjendja e tanishme e Kompleksit Sportiv ................................................................................7

Përshkrim i objekteve të planifikuara për ndërtim dhe rinovim; përmasat dhe kapaciteti ..........8

Kosto e përafërt e projektit ......................................................................................................9

Të ardhurat e mundshme nga Projekti “Planeti i Sportit” ........................................................... 11

Grupet e përdoruesve të mjediseve sportive, hotelit dhe qendrës së rehabilitimit .................... 11

Ekipet sportive .................................................................................................................. 12

Përdorues të tjerë të mundshëm të Kompleksit Sportiv “Planeti i Sportit” .......................... 13

Vlerësim i të ardhurave të mundshme .................................................................................... 15

Shtojca ...................................................................................................................................... 16

1. Informacion i përgjithshëm për Bashkinë e Korçës ........................................................ 16

Vendodhja ......................................................................................................................... 16

Demografia ....................................................................................................................... 16

Burimet natyrore ............................................................................................................... 17

2. Transporti dhe komunikimi ............................................................................................ 17

Rrugët ............................................................................................................................... 17

Transporti me autobus ....................................................................................................... 17

Pikat e kalimit kufitar ........................................................................................................ 18

3. Shërbimet publike dhe standardi i jetesës ....................................................................... 18

Shërbimet dhe ndërmarrjet publike .................................................................................... 18

4. Kultura dhe Artet ........................................................................................................... 20

Kultura .............................................................................................................................. 20

5. Treguesit kryesorë ekonomikë dhe zhvillimi ekonomik i bashkisë ................................. 23

Profili i biznesit ................................................................................................................. 23

Të bësh biznes në Korçë .................................................................................................... 25

Forma ligjore e biznesit ..................................................................................................... 27

Tatimi................................................................................................................................ 28

Page 4: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

4

Informacion Shqipëria ndodhet në pjesën juglindore të Evropës në kufi me dy shtete anëtare të Bashkimit Evropian, Italia dhe Greqia, përkatësisht në pjesën perëndimore juglindore të vendit. Ajo kufizohet edhe me Maqedoninë në lindje dhe me Kosovën dhe Malin e Zi në verilindje dhe veri të vendit. Me një sipërfaqe prej 28,000 km2 dhe një vijë bregdetare që shtrihet nga veriu në jug, Shqipëria, e cila po përfiton nga reformat ambicioze dhe të vazhdueshme ekonomike si dhe nga qëndrueshmëria politike dhe shoqërore, sot synon të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian1 dhe NATO.2 Shqipëria ka një ekonomi të tregut të lirë. Sot, 80% e prodhimit vjen nga sektori privat dhe të ardhurat për frymë janë rreth 20 herë më të larta se në vitin 1992 (që konsiderohet si viti i parë i kalimit në ekonominë e tregut). Ritmi i rritjes ekonomike të Shqipërisë gjatë 15-16 viteve të fundit ka qenë më i lartë në krahasim jo vetëm me rajonin por edhe me të gjitha vendet e Evropës Lindore dhe Jugore, përfshirë këtu ato vende që u pranuan së fundi si anëtare të Bashkimit Evropian. Prodhimi i Brendshëm Bruto (PKB) për frymë vlerësohet të jetë rreth 2,800 Euro me një rritje mesatare vjetore prej 6%. Shkalla e inflacionit vjetor prej 2-4% dhe një papunësi mesatare prej 13% e kombinuar me politikat fiskale kanë synuar të ulin barrën fiskale dhe të thjeshtojnë procedurat e biznesit, duke e bërë Shqipërinë një vend mjaft tërheqës për investitorët e huaj. Në sajë të pozitës gjeografike, kapaciteteve njerëzore dhe burimeve natyrore, Shqipëria ka një potencial të madh zhvillimi dhe ofron avantazhe krahasuese. Afërsia me tregjet evropiane dhe kushtet e favorshme klimatike janë një faktor pozitiv për zhvillimin e bujqësisë dhe sektorit të turizmit. Përveç kësaj, si pjesë e korridorit të transportit ndërkombëtar, Shqipëria është një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e veprimtarisë tregtare rajonale. Shqipëria është edhe një destinacion tërheqës për turistët në sajë të natyrës së saj të bukur dhe trashëgimisë së pasur kulturore.

Përmbledhje e Projektit Shqipëria aktualisht nuk ka një qendër kompleksi sportiv që të ofrojë veprimtari sportive dhe shërbime të plota fizioterapeutike. Kjo situatë është pjesërisht për shkak të faktit se gjatë 15 viteve të fundit, sporti dhe kultura nuk kanë qenë përparësi i politikave shtetërore. Fatmirësisht, qyteti i Korçës ka trashëguar një kompleks sportiv, i vetmi në vend. Ky kompleks u ndërtua gjatë periudhës 1975-1980, por aktualisht ai është jashtë funksionit dhe i papërdorshëm. Nisma e propozuar për të rigjallëruar këtë kompleks dhe për ta sjellë atë plotësisht në nivele të reja dhe moderne erdhi nga Bashkia e Korçës në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Sporteve. (Bashkia është aktualisht në procesin e marrjes së pronave të vërteta publike nga qeveria qëndrore për të kaluar në pronësi të bashkisë, përfshirë këtu edhe këtë kompleks sportiv. Aktualisht, ky kompleks sportiv administrohet nga Federata Shqiptare e Sporteve.) Kjo nismë përputhet me vizionin afatmesëm dhe afatgjatë të Bashkisë për ta bërë Korçën qendrën më të 1 Në qershor të vitit 2006, Shqipëria firmosi në Luksemburg Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian dhe më 1 dhjetor të vitit 2006, hyri në fuqi Marrëveshja e Përkohshme e Tregtisë dhe Çështjeve Përkatëse. 2 Në vitin 2008, në Takimin e Bukureshtit, Shqipëria mori ftesën për t’u bërë anëtare e NATO-s.

Page 5: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

5

rëndësishme urbane dhe akademike të Shqipërisë juglindore në bazë të traditës së saj historike dhe kulturore të harmonizuar me zhvillimet bashkëkohore në vend. Kompleksi sportiv ka në sipërfaqe prej 162,946 m2, nga e cila 60% është në pronësi të bashkisë dhe pjesa tjetër prej 40% është pronë e disa pronarëve privatë. Bashkia është duke punuar aktualisht me ndihmën e disa donatorëve të huaj të evidentojë formulën më efektive për një partneritet privat-publik për të vënë në zbatim këtë projekt. Bashkia, me ndihmën financiare nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) ka përfunduar planin urban për këtë zonë, e cila lejon për ndërtimin e disa fushave sportive të atletikës; një stadium futbolli me përmasa olimpike; një stadium atletike; disa qendra stërvitore (palestra) për gjimnastikë, basketboll, volejboll, dhe peshëngritje, një pishinë të mbuluar, dy qendra fizioterapeutike, një hotel me 126 dhoma dhe me dy salla konferencash, të cilat do të ofrojnë shërbime për sportistët dhe sportdashësit, si dhe shumë ambiente dhe shërbime të tjera, përfshirë këtu restorantet, dyqanet sportive, parking, mjedise të gjelbëruara, etj.

Ky kompleks sportiv ndodhet vetëm 500 m larg qendrës së qytetit të Korçës, e cila lidhet mjaft mirë me kryeqytetin dhe qytetet e tjera kryesore të vendit si dhe me shtetet fqinj si Greqia dhe Maqedonia.

Page 6: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

6

Pozicioni gjeografik i qytetit dhe zhvillimi i tij ekonomiko-shoqëror Rajoni i Korçës shtrihet ne pjesën juglindore te Shqipërisë dhe kufizohet me Greqinë dhe Maqedoninë. Është një nga qytetet kryesore të vendit ku banojnë 10% e popullsisë shqiptare dhe administron rreth 12% të territorit të vendit.

Korça shtrihet në një lartësi mesatare prej 850 m mbi nivelin e detit, me gjerësi 16 km nga perëndimi në lindje dhe me gjatësi 35 km nga jugu në veri, dhe zë një sipërfaqe prej 300 km2. Korça karakterizohet nga një klimë pjesërisht mesdhetare malore dhe pjesërisht kontinentale, me dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë e të thatë. Temperatura mesatare vjetore arrin deri në 10.6ºC. Këto kushte klimaterike dhe afërsia me Liqenin e Ohrit i sjellin qytetit shumë vizitorë për ajrin e saj të pastër dhe të freskët. Qyteti është një nyjë e rëndësishme lidhjeje për qendrat e njohura të Ballkanit. Ka lidhje shumë të mirë me qytetet kryesore të vendit, si Tirana, Durrësi, Elbasani si dhe pikat kryesore të kalimit kufitar të vendit, si Kapshtica, Qafëthana dhe Tushemishti (për në Greqi dhe Maqedoni) Korça ka një infrastrukturë shumë të mirë, përfshirë këtu sistemin e rinovuar së fundmi të ujit të pijshëm, sistemin e kanalizimeve, telekomunikacionin, si dhe sistemin e furnizimit me energji elektrike, ndërkohë që bëhen përpjekje

për të vënë në zbatim një projekt të përqëndruar në ngritjen e një sistemi modern për mbledhjen dhe përpunimin e mbeturinave. Qyteti i Korçës padyshim që njihet si qendra e arsimit në Shqipëri. Për shekuj, Korça konsiderohej si pjesë e rëndësishme e arsimit, artit dhe fesë. Si kudo në Shqipëri, ajo është një shembull i harmonisë dhe tolerancës fetare. Para ndryshimeve politike dhe ekonomike të vitit 1990, Korça kishte një industri shumë të zhvilluar, përfshirë këtu përpunimin e produkteve ushqimore, prodhimin e birrës dhe pijeve të tjera alkoolike, industrinë e lehtë, prodhimin e veshjeve, industrinë mekanike dhe sektorë të tjerë. Megjithatë, bujqësia dhe agropërpunimi ishin veprimtaria kryesore e rajonit. Pas ndryshimeve të vitit 1990, shumë industri të qytetit u shkatërruan dhe qyteti përjetoi një periudhë recesioni. Ndërmarrjet shtetërore u privatizuan dhe u krijuan ndërmarrje të reja. Për shkak të recesionit ekonomik dhe dukurisë së imigracionit, popullsia e Korçës ka pësuar disa ndryshime dhe vetëm gjatë viteve të fundit është stabilizuar duke treguar një rritje të vogël pozitive. Aktualisht, qyteti ka 57,758 banorë dhe është një qendër urbane e rajonit me rreth 360,000 banorë. Aktualisht, ka 1,800 biznese të regjistruara në qytet nga një total prej 4,000 biznese të regjistruara në të gjithë rajonin. Prodhimi i veshjeve përbën pjesën kryesore të këtyre bizneseve. Industria e agropërpunimit është një nga sektorët që ka patur rritjen më të konsiderueshme. Pjesa më e madhe e këtyre bizneseve janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme me 1-10 të punësuar dhe shumë pak prej tyre kanë 10-50 të punësuar. Sektori i ndërtimit në Korçë nuk ka patur të njëjtën rritje në krahasim me pjesën tjetër të Shqipërisë. Gjithsesi, si rezultat i rritjes së kërkesës nga emigrantët që duan të kthehen në Korçë

Page 7: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

7

dhe të investojnë në qytet, kërkesa për zhvillimin e pasurive të paluajtshme në qytet është rritur po ashtu. Mungesa e trysnive të zhvillimit në të kaluarën i ka mundësuar qytetit të shmangë gabimet që kanë bërë disa qytete të tjera të mëdha të vendit. Bashkia ka hartuar tashmë projekte teknike urbane për disa zona urbane (d.m.th., sporte dhe argëtim, qendra rezidenciale, qendra biznesi dhe tregtie) dhe planin afatshkurtër dhe afatmesëm do të bëjë të njëjtën gjë për zonat e tjera. Bashkia ka bërë përpjeke të mëdha për të ndërthurur projektet urbane të ndërhyrjes me planin e përgjithshëm rregullues të qytetit, i cili së shpejti do të përfundohet me asistencën teknike të Bankës Botërore. Gjatë procesit të përfitimit të mbështetjes dhe fillimit të hartimit të planit rregullues, Bashkia ka ndërmarrë disa projekte që më vonë do të përfshihen në planin rregullues. Një nga këto projekte është ngritja e një Qendre Sportive. Në përgjigje të interesit të sektorit të biznesit për zhvillimin urban dhe për të lehtësuar rrugën për investime private, bashkia ka ngritur dy zyra të reja bashkiake: (i) Drejtoria e Planifikimit dhe Projekteve të Hapësirës (përgjegjëse për zhvillimin e projekteve urbane) dhe (ii) Drejtoria e Kontrollit të Zhvillimit Urban (përgjegjëse për lejet dhe monitorimin e ndërtimeve). Megjithatë, me një papunësi prej 13% qyteti po has vështirësi në nxitjen e rritjes ekonomike. Në vitin 2005, qyteti hartoi Planin Strategjik për Zhvillimin e Ekonomisë Vendore, e cila përcakton qytetin si “...një qendër e rëndësishme akademike, e cila nxit zhvillimin ekonomik vendor dhe rajonal...” Në përputhje me traditën e saj të gjatë në arsim, në vitin 1992 në Korçë u hap Universiteti Fan S. Noli. Sot, nëpërmjet fakulteteve të biznesit dhe bujqësisë, ky universitet është bërë një pasuri e rëndësishme e qytetit. Përveç kësaj, Bashkia e Korçës do të mundësojë hapjen e universitetit të parë privat amerikan në Shqipëri, Kolegjin Utica, me tre degë në marketing, psikologji dhe fizioterapi, të cilat janë edhe tre fushat për të cilat ky universitet njihet më së miri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qyteti shpreson të përdorë këtë mjet për të nxitur rritjen ekonomike. Me qëllim ruajtjen e bizneseve të mëdha në qytet dhe gjetjen e mundësive për investime dhe biznese të reja, bashkia po punon për të përmirësuar klimën e biznesit si dhe për të stimuluar skemat e partneritetit publik-privat (PPP). Disa nga këto partneritete pritet të krijohen gjatë rizhvillimit të ish zonës industriale ose në zona të tjerë të lira, të cilat janë ose do bëhen pronë e bashkisë, përfshirë këtu edhe Fabrikën e Instrumenteve në Korçë me një sipërfaqe prej rreth 20,000 m2, Uzinën Mekanike Bujqësore me 5,000 m2, një copë toke e pashfrytëzuar prej 20,000 m2 si dhe kompleksin sportiv me një sipërfaqe totale prej rreth 163 mijë m2. Bashkia do t’i zhvillojë këto zona sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse ato janë pjesë të rëndësishme për të tërhequr investimet private të huaja dhe vendase.

Përshkrimi Teknik i Projektit “PLANETI I SPORTIT në Korçë”

Gjendja e tanishme e Kompleksit Sportiv Qendra sportive “Planeti i Sportit” ndodhet në një pozicion ideal gjeografik në qytet. Nga verilindja kufizohet me zonën e universitetit; nga lindja me pyjet me pisha të parkut “Rinia” të qytetit; nga veriperëndimi me tokat bujqësore dhe nga jugperëndimi me ndërtesa njëkatëshe (që janë edhe ndërtesa karakteristike tradicionale të qytetit). Aktualisht, qyteti ka trashëguar kompleksin sportiv, që në fillim ishte synuar për pjesën më të madhe të sporteve, por që tani gjendja fizike e kompleksit nuk ofron kushtet optimale për

Page 8: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

8

organizimin e veprimtarive sportive. Përveç kësaj, për zonat e gjelbëruara nuk është kujdesur kush dhe ato duhen përmirësuar. Ideja e projektit për këtë kompleks nënkupton rinovim të plotë të objekteve ekzistuese dhe zgjerimin e disa të tjerave. Objektet ekzistuese janë:

Një pallat sporti me përmasa olimpike (3,000 vende) Një stadium me përmasa olimpike (5,000 vende) Një fushë atletike me përmasa olimpike (8 korsi) Pishinë e hapur me përmasa olimpike (49 m me 23 m, me thellësi 4 m) Stadium i mbyllur (i papërfunduar) Pishinë e hapur për fëmijë (20 m me 30 m, me thellësi 80 cm) Tre fusha futbolli (dy prej të cilave janë pranë njëra tjetrës me të njëjtat përmasa prej 75

m me 102 m dhe një tjetër më e vogël me përmasa 60 m me 80 m) Ambient për qitje Fusha tenisi

Figura 1. Pamje e kompleksit sportiv ekzistues

Sistemi ekzistues i furnizimit me ujë të pijshëm dhe sistemi i mbledhjes dhe kanalizimit të ujërave të zeza janë plotësisht në punë; sistemi i furnizimit me energji elektrike është i njëjtë me atë të pjesës tjetër të qytetit.

Përshkrim i objekteve të planifikuara për ndërtim dhe rinovim; përmasat dhe kapaciteti Kompleksi sportiv “Planeti i Sportit” në Korçë ka në sipërfaqe totale prej 162,945 m2, nga të cilat 52,000 m2 janë zonë e gjelbër. Kompleksi i rinovuar është hartuar të ketë:

Një hotel me një sipërfaqe totale prej 6,480 m2 me një kapacitet prej 126 dhomash (ndërtim i ri)

Një restorant, një dyqan sportiv, dy salla konferencash (me 126 dhe 94 vende përkatësisht), (ndërtime të reja)

Fusha atletike me sipërfaqe prej 7,000 m2 (rinovim) Katër fusha volejbolli dhe basketbolli me një sipërfaqe totale prej 1,680 m2 (4 x 420 m2)

(rinovim) Katër fusha tenisi me një sipërfaqe prej 1,040 m2 (4 x 260 m2) (rinovim) Tre fusha mini-futbolli me një sipërfaqe totale prej 2,400 m2 (3 x 800 m2) (rinovim) Palestër gjimnastike me një sipërfaqe totale prej 1,484 m2 dhe kapacitet prej 300 vendesh

(rinovim)

Page 9: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

9

Ambient për lojërat me dorë me një sipërfaqe totale prej 1,484 m2 dhe kapacitet prej 300 vendesh (rinovim)

Dy qendra fizioterapie me një sipërfaqe totale prej 920 m2 (2 x 460 m2) (ndërtim i ri) Një mjedis për qitje me një sipërfaqe totale prej 2,121 m2 (rinovim) Një stadium me një sipërfaqe totale prej 22,123 m2 dhe mjedise ndihmëse e mbështetëse

prej 1,200m2 dhe kapacitet prej 9,500 vendesh (rinovim dhe zgjerim) Një stadium atletike me një sipërfaqe totale prej 14,530 m2 (rinovim) Një pishinë e brendshme me një sipërfaqe totale prej 4,365 m2 dhe kapacitet prej 1,330

vendesh (ndërtim i ri) Një palestër peshëngritjeje me një sipërfaqe totale prej 2,832 m2 dhe kapacitet prej 1,220

vendesh (rinovim) Një ndërtesë administrate me një sipërfaqe totale prej 4,117 m2 (ndërtim i ri) Tre zona parkingu (një në kat të parë, një tjetër në nëntokë dhe një tjetër për hotelin) me

një sipërfaqe totale prej 7,090 m2 dhe një kapacitet prej 1,526 vendesh (ndërtim i ri)

Kosto e përafërt e projektit Sipas të dhënave teknike të ofruara nga studiot arkitekturore të Qendrës Sportive “Planeti i Sportit”, kostoja paraprake për ndërtimin e kësaj qendre sportive vlerësohet të jetë mbi 47 milionë Euro. Në tabelën e mëposhtme jepet një analizë e hollësishme e secilit përbërë të këtij kompleksi. Struktura arkitekturore e kësaj qendre dhe projektimet e hollësishme të investimit për secilin objekt dhe komponentët përkatës përbëjnë një bazë të mirë për investitorët e interesuar që dëshirojnë të zhvillojnë këtë zonë.

Page 10: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

10

Tabela 1. Vlerësim i investimeve që nevojiten për Kompleksin Sportiv “Planeti i Sportit”

Estimated Costs of the sport complex "Sport Planet"Object Size Investment Value

A Entrance1 Ticket 80 24,000 2 Restaurant 235 117,500 3 Sport Shop 310 108,500 4 Underground supporting facilities 520 161,200

411,200

B Hotel1 indoor pool 785 486,700 2 ground floor 2,160 1,944,000 3 first floor 2,160 1,944,000 4 second floor 2,160 1,944,000 5 third floor 2,160 1,944,000 6 underground parking 7,090 1,772,500

10,035,200

C Conference room1 room - 1 165 49,500 2 room - 2 156 46,800 3 underground workshop room 210 73,500 4 underground supporting facilities 285 88,350

258,150

D sport constructions1 running field 7,000 1,260,000 2 volleyball/basketball fields (4 fields) 1,680 235,200 3 tennis fields (4 fields) 1,040 156,000 4 mini-football fields (3 fields) 2,400 324,000 5 gymnastics gym 1,484 549,080 6 hand-game gym 1,484 549,080 7 shooting center 2,121 890,820 8 athletics stadium 14,530 4,431,650 9 indoor pool 4,365 2,706,300

10 weightlifting gym 2,832 1,019,520 11 enlargement and reconstruction of existing stadium 22,123 6,636,900

12enlargement and reconstruction of existing sport palace 2,410 747,100

19,505,650

E Supporting constructions for the sport facilities1 service facilities for the gyms 708 269,040

2technical facilities for air conditioning and underground installations 4,060 1,259,840

3 physiotherapy center 920 331,200 4 cantine and kitchen 575 201,250 5 bar and internet 198 75,240 6 hall 170 68,000 7 covered corridor 835 208,750 8 supporting facilities for the existing stadium 1,200 360,000 9 administrative facilities 4,117 1,235,100

10 ground floor parking 8,347 333,880 11 underground parking 21,800 5,450,000

9,792,300

F Territory arrangements1 streets and squares 41,638 2,498,280 2 stone-tile streets 10,165 406,600 3 reflecting pool 630 75,600 4 greening 54,731 1,641,930 5 perimetrical pavement of the zone 3,100 139,500 6 lighting of the territory 155,000 2,325,000

7,086,910

Total amount of investment 47,089,410

Page 11: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

11

Projekti arkitekturor dhe urban i kësaj qendre sportive është një përpjekje për të zgjeruar mjediset dhe të tejkalojë nivelet e shërbimeve të mëparshme. Ajo do të jetë një qendër moderne e synuar për të gjitha llojet e sporteve dhe ku sportistëve dhe spektatorëve u ofrohen të gjitha llojet e shërbimeve (restorante, hotele, dyqane, parking, etj.). Figura 2. Projekti i Kompleksit Sportiv "Planeti i Sportit" në Korçë

Të ardhurat e mundshme nga Projekti “Planeti i Sportit” Korça ka një traditë të pasur në disa veprimtari sportive. Vendodhja është ideale për stërvitjen atletike dhe për ngjarje të tjera sportive vendore dhe ndërkombëtare. Duke patur parasysh vendodhjen gjeografike të qytetit, e ndodhur shumë afër Greqisë dhe Maqedonisë si dhe me katër pikat kufitare me këto shtete, Planeti i Sportit është mjaft lehtë i arritshëm. Ky projekt lidhjet ngushtë me zonat turistike në rajon, përfshirë këtu fshatrat turistikë dimërorë të Dardhës, Voskopojës, Vithkuqit, Bozdovecit dhe Moravës si dhe zonën turistike verore të Liqenit të Ohrit, qendrat arkeologjike të Kamenicës dhe Selcës si dhe veprimtaritë aktive kulturore dhe artistike të organizuara nga bashkia e Korçës, përfshirë këtu Kongresin Ndërkombëtar të Skulptorëve, Kolonën Ndërkombëtare të Piktorëve, Festivalin e Instrumenteve Tradicionale, si dhe disa shfaqje të Teatrit A. Z. Çajupi, apo koncerte vokale dhe instrumentale, recitale, ekspozita pikture dhe skulpture të organizuara nga Qendra Vangjush Mio, si dhe shumë ngjarje dhe festime të tjera të organizuara nga Bashkia (p.sh, Panairi i Qeramikës, Karnavalet e Korçës, Java e Muzikës, Java e Kinemasë, etj.).

Grupet e përdoruesve të mjediseve sportive, hotelit dhe qendrës së rehabilitimit Aktualisht, kjo qendër sportive frekuentohet nga klubet sportive të qytetit dhe administrohet nga pushteti vendor, i cili ka treguar se administrimi i mirë i kësaj qendre sportive është pjesë e objektivave të tij. Megjithatë, vlerësimi i realizueshmërisë së investimeve presupozon se kjo qendër do të përdoret edhe nga qytete të tjera në kuadër të ngjarjeve kombëtare dhe rajonale.

Page 12: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

12

Përveç kësaj, kjo qendër do të pasurohet edhe me shërbime të tjera, përfshirë këtu fizioterapinë dhe notin. Për më tepër, amatorët e sporteve dimërore, që aktualisht po përdorin qendrat turistike të ndodhura në afërsi të qytetit të Korçës, mund të përdorin mjediset e hotelit të planifikuar. Përdoruesit aktualë të kompleksit ekzistues sportiv janë:

Ekipet sportive Veprimtaritë sportive në Korçë organizohen rreth dy klubeve sportive:

Klubi sportiv Skënderbeu, i cili përfshin të gjitha sportet me dorë dhe sportet individuale; Klubi i Futbollit Skënderbeu, i cili përbëhet nga atletët e rinj dhe fëmijët e qytetit (në

Shqipëri, futbolli është sporti më popullor, ndaj ka një numër të madh sportistësh që merren me këtë sport).

Më poshtë jepen ekipet sportive të qytetit:

Futboll Qyteti përfaqësohet nga 11 ekipe futbolli: (i) ekipi i të rriturve; (ii) të rinjtë; (iii) para të rinjtë – 2 ekipe; (iv) ekipi i fëmijëve – 3 ekipe; dhe 4 ekipe private fëmijësh. Numri gjithsej i futbollistëve është rreth 270 vetë. Këto ekipe përdorin fushat e kompleksit sportiv për stërvitjen e tyre. Përveç kësaj, ka edhe një numër të konsiderueshëm futbollistësh amatorë, të cilët luajnë me ekipet e shkollave të tyre (11 shkolla kanë ekipet e tyre dhe trajnerë që marrin pjesë në kampionatin lokal të qytetit). Kampionati lokal i shkollave organizohet në dy sezone; në pranverë me shkollat 9-vjeçare dhe në vjeshtë me shkollat e mesme të qytetit.

Basketboll Shqiptarët dhe sportdashësit e konsiderojnë basketbollin si sportin e dytë më tërheqës pas futbollit. Qyteti i Korçës ka 5 ekipe basketbollit: (i) ekipi i të rriturve meshkuj me 15 lojtarë dhe dy trajnerë, (ii) ekipi i të rriturve femra me 12 lojtarë dhe një trajner; (iii) ekipi i të rinjve meshkuj me 15 lojtarë dhe një trajner, (iv) ekipi i të rinjve femra me 12 lojtarë dhe një trajner; (v) dhe ekipi i të para të rinjve me 15 lojtarë dhe një trajner. Këto ekipe përdorin fushat dhe qendrën sportive. Përveç kësaj, qyteti i Korçës ka një klasë sportive të ngritur që në vitin 1973 në një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit, e cila vazhdon të përgatisë lojtarë të rinj për ekipet e bashkisë së Korçës. Klasat e basketbollit organizohen që nga viti i tretë i shkollës deri në përfundim të ciklit 9-vjeçar. Kjo shkollë ka aktualisht 270 lojtarë të rinj.

Volejboll Qyteti i Korçës ka një traditë të gjatë në këtë sport si me ekipet e meshkujve ashtu edhe ato të femrave. Gjithsej ka 5 ekipe: (i) ekipi i të rriturve meshkuj; (ii) ekipi i të rriturve femra; (iii) ekipi i të rinjve meshkuj; (iv) ekipi i të rinjve femra (v) ekipet e shpresave (para të rinjve). Të pestë ekipet kanë një numër total prej 70 lojtarësh 5 trajnerë. Përveç kësaj, disa shkolla 9-vjeçare të përmendura më sipër kanë edhe klasa volejbolli që përdorin kompleksin sportiv.

Atletika Në Korçë ka edhe 6 ekipe sportive atletike (ekipet e të rriturve të meshkujve dhe femrave dhe ekipet e të rinjve të meshkujve dhe femrave). Në total këto ekipe kanë 85 sportistë dhe 6 trajnerë.

Page 13: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

13

Peshëngritja Ky është një tjetër sport tërheqës për sportdashësit e Korçës dhe kjo është arsyeja pse kampionati kombëtar organizohet çdo vit në Korçë. Qyteti ka dy ekipe peshëngritjeje me 20 sportistë dhe 2 trajnerë.

Alpinizmi malor Qytetit malor të Korçës nuk mund t’i mungonin ekipet sportive të alpinizmit malor. Ky qytet ka dy ekipe me 10 sportistë secili (gjithsej 20 sportistë) dhe 2 trajnerë. Qendra e re sportive mund të ofrojë mjedise stërvitjeje edhe për këta atletë.

Ski Në Korçë ndodhet edhe një Shoqatë e Skive që përbëhet nga 20 skiatorë të moshave të ndryshme. Pavarësisht ekzistencës së Shoqatës së Skive, në Shqipëri nuk ka qendra të vërteta për ski. Në qytet dhe në zonat përreth, sporti i skisë është në nivel amator, por bashkia ka si përparësi të nxisë ngritjen e qendrave profesionale të skisë. Në këtë aspekt, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka miratuar ndërtimin e një teleferiku dhe pistave të skisë në fshatin e njohur të Dardhës. Aktualisht, anëtarët e Shoqatës së Skive po përdorin mjediset e kompleksit sportiv për stërvitjen e tyre.

Gjimnastika Ekipi i aerobisë ka 10 sportiste të rritura femra dhe një trajner.

Badmintoni Ky është një sport relativisht i ri në qytetin e Korçës dhe aktualisht ka dy ekipe të rinjsh (femra dhe meshkuj) me një numër total prej 15 sportistësh dhe një trajner.

Çiklizmi Qyteti ka një ekip me 15 çiklistë dhe një trajner. Si përfundim, numri total i sportistëve që frekuentojnë aktualisht mjediset e qendrës sportive është rreth 600 vetë (nëse do të shtonim këtu edhe ekipet private që marrin me qira këto mjedise si dhe studentët s shkollave që frekuentojnë herë pas here qendrën sportive, ky numër do të shkonte tek 1,600-1,700) nga të cilët 540 sportistë marrin pjesë në veprimtari dhe gara kombëtare.

Përdorues të tjerë të mundshëm të Kompleksit Sportiv “Planeti i Sportit” Përveç ekipeve të shumta të qytetit, qendra sportive, në sajë të vendodhjes së saj gjeografike, ka në potencial të vërtetë për të tërhequr edhe turistë, të cilët parapëlqejnë sportet dimërore dhe që aktualisht po frekuentojnë fshatra të tjera të turizmit dimëror.

Page 14: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

14

Në rrethin e Korçës ka të paktën 5 fshatra të turizmit dimëror (d.m.th., Dardha, Voskopoja, Vithkuqi, Morava dhe Bozdoveci) dhe të gjitha këto ndodhen afër kësaj qendre sportive. Tabela 2. Zona të turizmit dimëror në rrethin e Korçës

Zona të turizmit dimëror

Largësia nga qyteti i Korçës (km)

Dardha 20 Voskopoja 20 Vithkuqi 26 Morava 8 Bozdoveci (pjesë e Parkut Kombëtar të Drenovës)

12

Përveç kësaj, qyteti i Korçës njihet edhe për numrin e madh të vizitorëve gjatë fundjavave.

Page 15: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

15

Vlerësim i të ardhurave të mundshme Vlerësimi i të ardhurave që do të vilen nëse kjo qendër sportive bëhet plotësisht funksionale bazohet në të dhënat e tanishme mbi numrin e ndeshjeve për secilin sezon dhe llojin e sportit. Janë marrë parasysh edhe shërbimet e reja që do të ofrojë kjo qendër sportive, përfshirë këtu fizioterapinë, pishinat, restorantin, hotelin, sallat e konferencave dhe zonat e parkingut. Për të gjitha këto shërbime dhe për çmimet e biletave të ndeshjeve sportive janë përdorur çmimet e tanishme të biletave për secilin lloj sporti, që organizohet aktualisht në qendër si dhe tarifat e shërbimeve të tregut në Korçë dhe në qytete të ngjashme (p.sh., Shkodra; Elbasani dhe Pogradeci). Tabela 3. Të ardhura të vlerësuara sipër llojit të sportit dhe shërbimit

Unit Number of spectators / clientsLek EURO

Football 124 matches 11,200 40,800,000.00 326,400.00 Basketball 105 matches 4,200 19,550,000.00 156,400.00 Volleyball 105 matches 2,700 12,100,000.00 96,800.00 Athletics … ….Weightlifting 4 matches 400 80,000.00 640.00 Mountain climbing na ….Skiing na ….Aerobic Gymnastics 2 matches 200 20000 160Badminton … …Cycling na …Massage 10 persons/day 260 days/year 5,200,000.00 41,600.00 Water pools 500 lek/day/person 1,200 600,000.00 4,800.00 Tennis 15 750 375,000.00 3,000.00 Shooting …Restaurant 2,000 leke/av. daily price 100,000 200,000,000.00 1,600,000.00 Shops 100,000 leke/monthly rent 12 months 1,200,000.00 9,600.00 Conference room 20,000 leke/day 25 500,000.00 4,000.00 Parking 100 leke/ticket 39,000 3,900,000.00 31,200.00 Hotel 1 night / person 20,656 160,248,000.00 1,281,984.00 Total Annual Revenues 5,465,368.00

Revenues

Të ardhurat e përafërta për disa nga këto veprimtari nuk janë llogaritur, sepse nuk ka të dhëna për tarifat e aplikuara të shërbimeve, të tilla tarifa ditore apo mujore për sporte si alpinizmi malor, çiklizmi, qitja, badmintoni, dhe sporte të tjera. Nëse zhvilluesit e kësaj qendre do të ofronin edhe këto shërbime, që aktualisht janë planifikuar në planin urban, ata do të rrisnin të ardhurat e vlerësuara më sipër. Në përfundim të analizës së qarkullimit të parasë së kësaj qendre sportive, përveç investimit fillestar (prej rreth 48 milionë Euro) dhe xhiros së vlerësuar më sipër duhet të merren parasysh edhe shpenzimet operative që lidhen me pagesën e pagave të personelit, i cili do të shërbente në qendër si dhe kostot e mirëmbajtjes.

Page 16: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

16

Shtojca

1. Informacion i përgjithshëm për Bashkinë e Korçës

Vendodhja Rajoni i Korçës ndodhet në juglindje të vendit dhe kufizohet me dy shtete të tjera, Greqinë dhe Maqedoninë. Rajoni përbëhet nga katër bashki, Korça (qendra e Prefekturës), Pogradeci, Bilishti dhe Erseka. Qyteti i Korçës, qyteti kryesor në Shqipërinë juglindore shtrihet në një fushë në lartësinë 869 m mbi nivelin e detit, në perëndim të Florinës, qytet në Greqi, dhe 30 km në jug të Liqenit të Ohrit. Në mesjetë, Korça ishte një pikë kryesore e tregtisë dhe qytet që prodhonte qilima. Ajo është ende qendra më e madhe e prodhimit të qilimave dhe sixhadeve në Shqipëri. Korça është një qendër kulturore dhe ka edhe Universitetin Fan S. Noli. Ky qytet është edhe rruga kryesore për në Shqipëri për këdo që vjen nga Florina e Greqisë, nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës, që ndodhet 28 km në lindje të qytetit. Të dhënat për rrethin e Korçës Vendodhja: 40 o57’ paraleli 21o 19’ gjatësi Sipërfaqja: 2,180 km Male: 58% Kodra: 17% Fusha: 25% Lloji i klimës: Mesdhetare– kontinentale Temperatura mesatare vjetore: 10.6 o Celsius Popullsia e rajonit: 360,191 banorë

Demografia Qyteti i Korçës po përjeton një rritje të qëndrueshme të popullsisë, duke treguar kështu potencialin e saj të zhvillimit dhe forcimit të rolit të tij si një qendër ekonomike.

Viti nr. i banorëve

1879 13,000 1923 25,598 2007 86, 000 Rritja : 0.5% në vit² Dendësia: 59 banorë për km2 Rajoni: 360,0001 banorë Vendi: 3,150,0002 banorë

Page 17: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

17

Burimet natyrore Pranë qytetit rrjedh një lumë i madh (Lumi i Devollit) me burimin e tij prapa dhe në jug të Malit të Moravës, që ndodhet shumë afër në lindje të qytetit. Ka edhe tre liqene (Liqeni i Ohrit, Liqeni i Prespës së Madhe dhe Liqeni i Prespës së Vogël) pranë Korçës, ku secili prej tyre ka karakteristikat e veta dhe që janë nga më të vjetrit më botë. Në perëndim të Korçës shtrihet malësia e Voskopojë, me majën më të lartë në rajon, Mali i Ostrovicës, në lartësinë 2,383 m. Në jug dhe në veri shtrihet toka e pasur bujqësore me një sipërfaqe prej rreth 200 km2. Me një klimë kontinentale të rajonit (me temperaturën më të ulët mesatare prej -3°C dhe më të lartën mesatare prej 26.8°C dhe me më shumë se 250 ditë me diell në vit dhe me reshje mesatare prej 790 mm), prodhimtaria e kësaj zone është tepër e madhe. Në malet pranë qytetit ka shumë burime minerare, përfshirë këtu qymyrin, hekurin, nikelin dhe silikatin e magnezit, të cilët në të kaluarën kontribuonin në zhvillimin industrial të qytetit. Pasuria e rajonit në burime të tjera, si gurore, pyje, fauna dhe flora e rrallë, krijojnë mundësi shumë të mëdha për zhvillimin e industrisë së turizmit dhe rrjedhimisht edhe të zhvillimit të ekonomisë së qytetit të Korçës.

2. Transporti dhe komunikimi Vendodhja e qytetit të Korçës ofron katër aeroporte ndërkombëtare dhe dy porte detare brenda një udhëtimi 4-orësh.

Rrugët Korça ka një strukturë dhe ndjesi unike. Qyteti ka bulevarde të asfaltuara me zona për këmbësore dhe të shtruara me gurë. Rrugët në lagjet me arkitekturë tradicionale janë të shtruara me gurë të zi nga Mali i Moravës si dhe mirëmbahen mirë. Ato krijojnë një mjedis të veçantë për qytetin krahasuar me shumë qytete të tjera të Shqipërisë. Gjatë dhjetë vjeçarit të fundit, bashkia ka filluar të rigjallërojë Korçën. Në vitin 2007 u asfaltuan 20,000 m² dhe u rinovuan 8,000 m² trotuare me pllaka. Në krahasim me qytetet e tjera të vendit, Korça ja një rrjet rrugor mjaft cilësor. Për më tepër, po bëhen investime për të përmirësuar rrugët që lidhin me pjesën perëndimore të vendit, me kryeqytetin Tiranë dhe me portin detar të Durrësit, përgjatë Korridorit të 8, i cili lidh portin e Burgasit në Detin e Zi me Detin Adriatik.

Transporti me autobus Transporti me autobus për në qytete të tjera të Shqipërisë ofrohet nga kompanitë private dhe aktualisht ofrohen shërbime të rregullta transporti për në qytetet e Elbasanit, Tiranës, Sarandës, Gjirokastrës, Ersekës, Durrësit, Vlorës dhe Beratit. Agjencitë e udhëtimeve ofrojnë shërbime transporti me autobus edhe për në Greqi (vajtje-ardhje) si dhe me paketa turistike për vende të tjera të Ballkanit, Evropës dhe më gjerë.

Largësia e Korçës nga vendet e tjera Korça – Pogradec 39 km Korça - Bilisht 27 km Korça – Ersekë 45 km

Page 18: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

18

Korça – Leskovik 64 km Korça – Kastoria 70 km Korça – Ohri 70 km Korça – Bitola 90 km Korça – Janinë 130 km Korça – Kozan 150 km Korça – Tiranë 180 km Korça – Porti i Durrësit 200 km Korça – Porti i Selanikut në Greqi 250 km Korça – Shkup, Maqedoni 280 km Korça – Prishtinë, Kosovë 430 km Korça – Sofje, Bullgari 500 km Korça – Bukuresht, Rumani 900 km

Pikat e kalimit kufitar Kufiri me Greqinë (km) Pika e kalimit kufitar Kapshticë, 37 km Pika e kalimit kufitar “Tre Urat” 100 km

Kufiri me Maqedoninë (km) Pika e kalimit kufitar Tushemisht 49 km Pika e kalimit kufitar Qafëthana 57 km Pika e kalimit kufitar Goricë 45 km

3. Shërbimet publike dhe standardi i jetesës

Shërbimet dhe ndërmarrjet publike

Energjia elektrike Furnizimi i Korçës me energji elektrike bëhet nga Korporata Energjetike Shqiptare (KESH) dhe është rehabilituar plotësisht gjatë viteve të fundit. Rikonstruksioni i transformatorit kryesor në stacionin elektrik të qytetit ka një fuqi të instaluar prej 42 megavat. Sistemi i transmisionit me 20 kW është tashmë i rehabilituar dhe tensioni i energjisë është i qëndrueshëm, pra nuk ka luhatje të tensionit.

Telekomunikacioni Shërbimi i linjës telefonike fikse ofrohet nga Albtelekom, i cili ofron edhe shërbimin e internetit. Ky shërbim interneti ofrohet edhe nga një kompani private, Abissnet. Shërbimi i telefonisë së lëvizshme ofrohet, si në të gjithë vendin, nga kompanitë private Vodafone, AMC, dhe së fundmi, edhe nga Eagle Mobile. Ka edhe shërbime të tjera vendore, të tilla si shërbimi me karta telefoni.

Sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm Rinovimi i plotë i sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm, përfshirë edhe stacionet e pompave, është ndërmarrë kohët e fundit me ndihmën nga qeveria gjermane nëpërmjet KfW në shumën 25 milionë euro. Sistemi i furnizimit me ujë plotëson standardet e Bashkimit Evropian për ujin e pijshëm dhe qyteti i Korçës është i pari në Shqipëri që ka shërbim 24-orësh të furnizimit me ujë të pijshëm.

Page 19: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

19

Pastrimi i qytetit dhe sistemi i kanalizimeve Bashkia mbulon pastrimin e rrugëve, pastrimin, mbledhjen, përpunimin, dhe hedhjen e mbeturinave si dhe pastrimin e borës me anë të kontratave me firma private. Me anë të një projekti të ri me një fond prej 20 milionë eurosh, të financuar nga KfW, synohet të prezantohet një sistem modern për administrimin e mbetjeve për rajonin. Ky projekt synon të paraqesë një koncept të administrimit të integruar të mbetjeve dhe të ndërtojë gropën e parë moderne sanitare për mbetjet në Shqipëri. Kjo do të shërbejë edhe si shembulli i parë i bashkëpunimit midis qeverisë qëndrore dhe pushtetit vendor me qëllim përmirësimin e sistemit të administrimit të mbetjeve. Ky projekt ka rëndësi të veçantë jo vetëm për zonën që mbulon projekti, por edhe për sektorin e administrimit të mbetjeve të ngurta në Shqipëri. Rinovimi i sistemit të kullimit dhe kanalizimit të ujërave të zeza në Korçë është ndërmarrë së fundi nga qeveria gjermane nëpërmjet KfW me një shumë prej 25 milionë eurosh.

Shërbimi i gjelbërimit Ndërmarrja e Shërbimeve Publike mirëmban zonat e gjelbra të qytetit, përfshirë këtu 181,897 m2 parqesh, 3,898 m2 pemë, 3,432 m2 lule, 2,425 shkurre dekorative dhe 1,790 m2 gardhesh. Qyteti ka 265 lulishte dekorative dhe 37,876 m2 sheshes në qytet, që krijojnë një mjedis të këndshëm për banorët dhe vizitorët.

Ndriçimi i rrugëve Ndërmarrja e Shërbimeve Publike mirëmban ndriçimin e rrugëve, përfshirë këtu edhe ato në vendet me ndërtime të reja, që financohet nga taksa e shërbimit. Kjo ndërmarrje ofron edhe ndriçimin e qytetit në raste festash dhe ngjarjes festive.

Cilësia e jetesës Ka disa aspekte të caktuara të jetës në Korçë që krijojnë një cilësi të shkëlqyer të jetës. Këtu përfshihet afërsia me bukurinë e mahnitshme të zonës, kultura dhe historia e saj si dhe cilësia e shërbimeve dhe infrastrukturës publike. Rritja e konsiderueshme në cilësinë dhe sasinë produkteve dhe shërbimeve që ofrohen nga bizneset private të Korçës përmirësojnë edhe më tej këtë cilësi të jetës. Pozicioni i qytetit në këmbë të Malit të Moravës dhe afërsia me lumenjtë dhe liqenet krijon një mundësi të shkëlqyer për të shijuar veprimtaritë në natyrë, si alpinizmi, ecja, dhe në dimër skia në pistat natyrore të skive. Turet dhe shëtitjet e vetë-organizuara në qytet dhe në kodrën pranë tij janë një mënyrë e këndshme për të kaluar një pasdite. Korça ka shumë parqe publike. Këto krijojnë një mjedis të këndshëm për të jetuar. Përveç mjediseve publike, kulturore dhe artistike, si kinema, teatër, qendra kulturore, biblioteka dhe muze, qyteti ka shumë restorante, bare, lokale dhe disko si dhe mjedise sportive, përfshirë këtu edhe palestra. Jeta artistike dhe kulturore në Korçë është e pasur me veprimtari të organizuara nga artistë nga Shqipëria dhe vende të tjera të Evropës. Korça është e mirënjohur edhe si “Qyteti i festave”, për shkak të veprimtarive të shumta që mbahen çdo vit. Panairi i qeramikës, karnavalet, java e muzikës, festa e birrës, festa e lakrorit,

Page 20: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

20

tregu i Krishtlindjeve, etj., janë disa nga ngjarjet që organizohen çdo vit. Qyteti është mjaft i njohur edhe për festimet e mëdha të Krishtlindjeve dhe Pashkëve. Qyteti ka edhe Universitetin “Fan S. Noli”, që është një institucion i rëndësishëm për rajonin dhe vendin. Prania në Korçë e qendrave kryesore shëndetësore, spitaleve dhe institucioneve arsimore për rajonin e forcojnë edhe më shumë cilësinë e jetës.

4. Kultura dhe Artet

Kultura Korça njihet si djepi i kulturës shqiptare dhe si shpirti i traditës. Ajo ka qenë për shekuj një qendër e rëndësishme arsimore, kulturore, artistike dhe fetare. Shkolla e parë në gjuhën shqipe u hap në këtë qytet në vitin 1887 dhe tani ndërtesa e kësaj shkolle është Muzeu Kombëtar i Arsimit. Në muze ndodhen disa dokumente të rëndësishme kombëtare si dy abetaret e para të shkruara në shqip nga Naum Veqilharxhi dhe Kostandin Kristoforidhi. Në vitin 1891 u hap një shkollë tjetër enkas për vajzat. Liceu francez u hap në Korçë në vitin 1917. Qyteti ka trashëguar tipare orientale dhe gjurmë të ndikimit francez, që mund të shihet në arkitekturën dhe planifikimin urban. Korça ka vlera të mëdha urbane me rrugë të pastra dhe bulevarde karakteristike me gurë si dhe rrugë të shtruara me gurë. Ky qytet është një shembull i përkryer i tolerancës fetare. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar është çelur në vitin 1980. Fond ii pasur i tij përbëhet nga objekte historike, kulturore e artistike të periudhës mesjetare, që lidhen kryesisht me trashëgiminë e krishtere bizantine dhe pas bizantine. Ikonat, objektet prej guri, koleksioni prej metalesh të çmuara, druri të gdhendur, tekstili, letre, etj., janë shembuj të një larmie vlerash të paçmuara. Koleksioni ikonografik që ky muze posedon, është një nga më të mëdhenjtë në numër rreth 6.500 ikona. Kjo trashëgimi që ruhet, mbrohet e studiohet është një prej akteve më kurajoze e të qytetëruara të atyre që benë të mundur shpëtimin e saj dhe krijimin me to të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar. Muzeu ka në sallën e ekspozitës permanente rreth 200 objekte arti, disa laboratorë ekzaminimi e konservimi, mjediset e fondeve dhe një infrastrukturë modeste mikroklimaterike. Në ekspozitë paraqiten një pjesë e veprave më të mira mesjetare nga periudha e autorë anonimë apo të paidentifikuar. Shtëpia muze e piktorit impresionist korçar Vangjush Mio ndodhet në rrugën Spiro Ballkameni, mbrapa Katedrales “Ringjallja e Krishtit”. Është shpallur monument kulture dhe përmban rreth 40 piktura në vaj, peizazhe, natyra të qeta, si dhe shumë vizatime të cilat janë të shquara për stilin e tyre tepër të veçantë. Rreth 40 piktura të tjera gjenden në Tiranë. . Muzeu Arkeologjik Kombëtar është ndër institucionet kulturore në moshë më të re. Ai u krijua në vitin 1985 dhe mori formë më të gjerë e më të plotë pas organizimit të vitit 1990. Ky muze është vendosur në dy banesa karakteristike korçare të fillimit të shekullit të XIX (19-te) të cilat për vlerat arkitektonike të tyre janë shpallur monumente kulture. Muzeu Arkeologjik Kombëtar është i veçantë në llojin e vet ai është përqendruar në prehistorinë e zonës juglindore, e fillon nga periudha neolitike dhe deri në fazën e zhvilluar të epokës së hekurit, për të kaluar në periudhën helene, romake dhe bizantine.

Page 21: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

21

Muzeu i Artit Oriental Bratko u çel në qershor të vitit 2003 e cila përmbushi ëndrrën e Xhorxh Dhimitër Borisë (1903-1990), artist, fotograf dhe mbledhësit të artit aziatik dhe të antikiteteve. Bori ka lindur në Korçë. Ndonëse udhëtoi shumë nëpër botë dhe u vendos në Amerikë, gjatë jetës së tij ai provoi të gjitha peripecitë e historisë së shekullit të 20-te dhe ato të emigrantit. Në muze ekspozohen objekte nga vendet ku udhëtoi Borja në të gjithë vendet e Lindjes. Qendra Kulturore “Vangjush Mio” është qendra për të gjitha veprimtaritë kulturore dhe artistike të qytetit, ku përfshihen Pallati i Kulturës, Galeria e Artit “Guri Madhi”, Biblioteka “Thimi Mitko”, Biblioteka e Fëmijëve “Thoma Turtulli” dhe Muzeu “Bratko”. Pjesë e Pallatit të Kulturës janë edhe Kori Lyra, banda muzikore e qytetit, dhe Ansambli Skënderbeu. Disa nga veprimtaritë kryesore që ofrohen nëpërmjet kësaj qendre janë koncerte të bandës muzikore, Konkursi Mio dhe Ekspozita e Pranverës me piktura të ndryshme nga piktorët korçarë. Korça ka një traditë të pasur në Muzikë. Tefta Tashko Koço ishte një këngëtare e famshme që bëri një karrierë ndërkombëtare. Në qytet është edhe Kori Lyra, që u ngrit në vitin 1922. Korça ka disa lagje të vjetra me shtëpi dhe rrugë karakteristike dhe ka Kinema Milenium që ndodhet në ndërtesën ku në vitin 1908 u hap kinemaja e parë në Shqipëri, që është edhe më e vjetra në vend. Koleksioni i Fotove i Kristaq Sotirit (1883 - 1970) Studioja Sotiri ka mbi 1,700 foto që janë në gjendje shumë të mirë dhe që mbahen në koleksion privat nga një familje. Sotiri e mori profesionin e fotografit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku jetoi dhe punoi për 20 vjet me fotografin George Steckel. Studioja e tij private u vendos në Nju Jork. Përveç vlerave të tyre historike, fotot e tij janë të njohura edhe për vlerën e tyre artistike. Pazari i vjetër i Korçës është objekt me vlera të hershme historike, kulturore dhe artistike. Karakterizohet nga ndërtesa në përgjithësisht një dhe dykatëshe, rrugica të ngushta e një stil ndërtimi që tërheq vëmendjen e vizitorëve. Në shekujt e kaluar pazari ka qenë vendi i shkëmbimeve të tregtarëve që vinin nga Turqia, Greqia, Trieste dhe Venecia. Ai ka qenë i shquar për hanet e vendosur njëri pas tjetrit ku ia vlen të veçohet Hani i Elbasanit dhe Hani i Manastirit të cilët shërbenin si fjetore për njerëzit që vinin nga jashtë qytetit. Tregu me rreth 1.000 dyqane arriti kulmin e tij gjatë fundit të shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX. Në strukturën urbanistike të qytetit, pazari krijonte një ansambël më vete. Të dy pjesët e pazarit që ndaheshin nga lumi lidheshin me ura të drunjta, ndërsa rruga kryesore që vinte nga qyteti, e kalonte lumin mbi një urë të gurtë me qemerë, sipër së cilës ngrihen dyqane. Pazari është djegur tre herë por është ndërtuar sërish. Tani pazari vazhdon të funksionojë njëlloj si më parë dhe ka vlera historike dhe monumentale. Bulevardi “Republika” Ky është bulevardi i shëtitjes shumë popullore dhe tradicionale të verës. Shtëpitë e vjetra karakteristike me kangjella metalike dhe lule të bukura shtrihen në të dy krahët e bulevardit. Në pranverë dhe në fillim të verës, pemët me aromë bliri i japin një pamje të veçantë dhe bukuri të pashoqe bulevardit.

Page 22: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

22

Xhamia e Iljaz Mirahorit Kjo xhami është monumenti më i vjetër i qytetit i vitit 1484, ka vlera historike, kulturore e fetare, por edhe arkitektonike. Gjendet në jugperëndim të bulevardit “Fan Noli” dhe atij “Kiço Greço”. Xhamia e Mirahorit është xhamia e parë me kube e ndërtuar në Shqipëri. Në brendësi është e lyer me të bardhë dhe i përket shekullit të XIX, me disa piktura të Mekës dhe Medinës në mur. Minarja është dëmtuar rëndë nga një tërmet i shekullit të XVIII dhe tani xhamia e ka humbur minaren e saj. Kjo xhami është ndërtuar në vend të një kishe bizantine. Është monumenti më i vjetër në Korçë dhe xhamia më e vjetër në Shqipëri. Para se ta vizitoni në brendësi, mos harroni t’i hidhni një sy me vëmendje pamjes së jashtme. Katedralja “Ringjallja e Krishtit” Katedralja është ndërtuar në vitin 1992, dhe i përket besimit ortodoks. Nga përmasat e saj cilësohet si më e rëndësishmja në Korçë dhe më e madhja në Shqipëri. Tuma e Kamenicës Tuma ilire e Kamenicës, ne qytetin e Korçës rezulton te jete një nga vendvarrimet me interesante të zonës së Ballkanit. Gjetja e rrallë e skeletit te një gruaje ilire me skeletin e një fëmije në barkun e saj (3 mijë vjet p.e.s) dhe skeleti i një burri në moshë të pjekur, ja shton edhe me shume vlerat kësaj qendre arkeologjike. Tuma me diametër 74 metra x 40 metra është zbuluar ne rreze të një kodre, rreth 3 km. larg Korçës dhe gjate tre viteve te gërmimit në të janë gjetur rreth 210 varre. Ka mjaft të dhëna interesante në këtë monument arkeologjik sepse zbulohet një pjesë e jetës shpirtërore, materiale, zakonet dhe ritualet e banoreve ilire që nga shek. X deri ne shekullin e VI para erës së re. Pikat turistike dimërore

Pikat turistike dimërore

Largësia nga

qyteti i Korçës (km)

Dardha 20 Voskopoja 20 Vithkuqi 26 Morava 8 Bozdoveci 12

Page 23: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

23

5. Treguesit kryesorë ekonomikë dhe zhvillimi ekonomik i bashkisë

Profili i biznesit Ekonomia e Korçës mbështetet kryesisht në industrinë e lehtë, përfshirë tregtinë dhe shërbimet, të cilat sigurojnë punësimin më të madh. Turizmi po kthehet në një burim i rëndësishëm ekonomik, kryesisht në sajë të pikave dhe destinacioneve kulturore dhe historike të zonës si dhe bukuritë natyrore të rajoneve përreth. Rinovimi i sistemit rrugor dhe pikat kufitare me Greqinë dhe Maqedoninë, që ndodhen fare pranë, kanë lehtësuar aksesin për në Korridorin VIII për rajonin. Biznesi në Korçë ka mundësi të jashtëzakonshme për t’u bërë pjesëtar aktiv i tregjeve rajonale të vendit dhe të Ballkanit. Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë (MTL) me vendet e tjera të Ballkanit do të përmirësojnë perspektivat dhe prodhuesit po përgatiten për të përmbushur nevojat e konkurrencës me ato të vendeve fqinj. Aktualisht, marrëveshjet e tregtisë së lirë janë ratifikuar me Bullgarinë, Kroacinë, Maqedoninë, Serbinë, Rumaninë, Bosnje-Hercegovinën dhe Moldavinë.

Ndërtimi Në Korçë veprojnë aktualisht 34 kompani ndërtimi. Disa kanë ngritur struktura të organizuara që kanë zgjeruar veprimtaritë e tyre në nivel kombëtar dhe për më tepër po bëjnë përpjekje për të ngritur marrëdhënie biznesi me firma ndërkombëtare. Ky sektor i biznesit është dinamik dhe ka një potencial të madh për t’u zhvilluar, duke patur parasysh lëvizjet demografike nga fshatrat në qytet, emigrantët që janë një treg i mundshëm për këtë sektor si dhe ndërtimi dhe rehabilitimi i infrastrukturës publike.

Veshjet Ky sektor përbën rreth 33% të ekonomisë së Korçës dhe ka numrin më të madh të ndërmarrjeve dhe të të punësuarve (midis 4,500 dhe 5,000, që janë kryesisht gra). Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve janë shoqëri aksionere në bashkëpunim me bizneset greke. Praktika normale është që importohet lënda e parë për prodhimin e produktit përfundimtar. Sektori konsiderohet se ka potencial të madh për tregjet vendore.

Agrobiznesi/ Industria e Përpunimit të Ushqimeve Korça është qendra industriale për përpunimin e produkteve bujqësore të vendit. Aktualisht ka një nga degët më të mëdha të bizneseve të përpunimit ushqimor në vend, ku prodhohen mielli, sheqeri, mishi, sallamet, bulmetet dhe pijet, si dhe përpunohen kërmijtë. Si rezultat i madhësisë dhe rëndësisë relative të sektorit bujqësor në Korçë, perspektiva për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në sektorin e bujqësisë janë mjaft të mira. Korça ka sipërfaqen e dytë më të madhe të tokës bujqësore në vend, duke e bërë aktualisht bujqësinë sektorin më të rëndësishëm të ekonomisë së saj, ku llogaritet rreth 32 për qind e të ardhurave totale. Fusha në të cilën ndodhet qyteti është mjaft pjellore dhe është një nga zonat më kryesore të Shqipërisë për prodhimin e grurit. Rritja e numrit të bizneseve në këtë sektor është një nga përparësitë e Strategjisë së Zhvillimit të Ekonomisë Vendore të Korçës.

Page 24: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

24

Turizmi Potenciali për zhvillimin e turizmit në Korçë dhe zonat përreth është konsideruar si një nga burimet më kryesore të zhvillimit ekonomik, kryesisht në sajë të pasurive historike, kulturore dhe natyrore të rajonit. Mijëra vjet histori dhe kulturë kanë krijuar një vend mjaft tërheqës dhe interesant për të vizituar dhe jetuar në të. Korça përmendet si një kështjellë në vitin 1280 dhe 1431, si një kala e banuar. Pas vitit 1484, qyteti filloi të zgjerohej dhe zhvillohej duke fituar tiparet e një qendre urbane dhe rajonale. Historikisht qyteti ka marrë pjesë në një shkëmbim të dendur kulture dhe tregtie me Bizantin dhe Greqinë. Mbetjet neolitike tregojnë për pushtimin e vazhdueshëm të zonës së qytetit për 6,000 vitet e fundit. Përveç gjetjeve arkeologjike, Korça është e famshme në Ballkan për aksesin e lehtë në natyrë, duke e bërë rajonin një destinacion të shkëlqyer për udhëtarët, natyralistët, botanistët dhe zoologët. Në perëndim të Korçës shtrihet qyteti i Voskopojës, një vend i mrekullueshëm për turistët, sepse ky qytet ka shumë kisha dhe manastire bizantine. Fshati i Mborjes (3 km nga Korça) ka një nga kishat më të vjetra në vend, që daton në vitin 1390, por që është ndërtuar në rrënojat e një kishe edhe më të vjetër, që daton në shekullin IV. Dy fshatrat e afërt, Kamenica dhe Barçi, janë vende të gjetjeve të ndryshme arkeologjike, përfshirë tuma që datojnë që në epokën e bronzit. Fshatrat përreth si Boboshtica ofrojnë varietete vendase të rrushit dhe frutave të tjera me të cilat prodhohen verëra të rralla të mrekullueshme si dhe raki e cilësisë së lartë (ku rakia e prodhuar nga mani është një shembull mjaft i mirë). Për më tepër, Korça njihet si në qytet i kulturës, traditës dhe festave. Gjatë vitit organizohen shumë ngjarje, festa dhe veprimtari kulturore si dhe panaire, të tillë si karnavalet, panairi i qeramikës, festivali i muzikës, festa e birrës, festa e lakrorit, simpoziumi i skulpturës në park, kolona e artistëve figurative, tregu i Krishtlindjeve, etj., që e bëjnë qytetin një destinacion ideal për fundjavat. Numri dhe cilësia e mjediseve rehatuese, si hotele, në Korçë janë përmirësuar shumë në këto vitet e fundit. Agjencitë e udhëtimeve dhe turizmit janë mjaft aktivë në qytet dhe ofrojnë një sërë shërbimesh cilësore për banorët dhe vizitorët.

Numri i llojeve të bizneseve që ushtrojnë veprimtari në Korçë Bizneset e mëdha Biznesi Numri Tregti 106 Prodhim 79 Shërbime 31 Ndërtim 28 Hotele 3 Bingo 1 Supermarkete 2 Bizneset e vogla Biznesi Numri

Page 25: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

25

Industriale 422 Shërbime 243 Ushqim 236 Transport 203 Bar- bufet 201 Ambulante 163 Prodhim 107 Shërbime mjekësore 57 Mish 32 Lojëra 30

Hotele 9

Peshk 6

Sociale dhe kulturore 6

Fruta dhe perime 4

Të bësh biznes në Korçë

Fuqia punëtore Burimi më i rëndësishëm i Korçës janë njerëzit e saj, veçanërisht të rinjtë. Prandaj, përshtatja e arsimit me nevojat e tregut është një përparësi e bashkisë. Fëmijët arsimohen në shkollat e shumta të qytetit, ku më pas mund të arsimohen edhe në degët e Universitetit Fan S. Noli të Korçës, në të cilin ofrohen ekonomi (financë, turizëm, administrimi biznesi, marketing), agrobiznes (hortikultura, bujqësi, industri ushqimore), si dhe pedagogji (parashkollor, fillor, mësimdhënie anglisht, matematikë, sociologji) dhe infermieri.

Si ta gjej personelin për biznesin tim?

Zyra rajonale e punësimit Këto janë zyra shtetërore që ofrojnë informacion për tregun e punës, përpunimin e të dhënave të njerëzve të papunë si dhe të profesioneve të tyre. Këtë shërbim këto zyra e ofrojnë pa pagesë.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, si përfaqësuese e biznesit në rajon në bashkëpunim me Universitetin Fan S. Noli mbështesin punësimin e studentëve pas diplomimit.

Mundësi financimi dhe stimuj për biznesin

Bankat Bankat e qytetit janë asistencë për zhvillimin dhe rritjen e biznesit dhe ekonomisë vendore të qytetit. Sistemi bankar është i sigurt dhe ofron hua afatshkurtra dhe afatgjate dhe procedura të drejtpërdrejta për të hapur llogari dhe për të transferuar fonde. Qëndrueshmëria politike në

Page 26: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

26

Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit kanë ndihmuar në uljen e nivelit të rrezikut dhe përqindjeve të interesave. Ofrohen një numër i konsiderueshëm shërbimesh bankare elektronike 24-orëshe (bankomate). Në Korçë kanë degët e tyre bankat e mëposhtme: Banka Kombëtare Tregtare Banka Raiffeisen Banka Insesa SanPaolo (ish Banka Amerikane e Shqipërisë) Banka Tirana Banka Kombëtare e Greqisë Banka ProCredit Banka Alpha Banka Credins Banka Popullore Banka Emporiki Banka e Parë e Investimeve Banka Union

Në qytet janë hapur disa shoqëri private që janë të specializuara në dhënien e mikro-kredive për biznesin e vogël. Ata kanë komisione dhe interesa konkurruese. Ka edhe disa kompani të ndryshme sigurimesh që ofrojnë një shërbim të shpejtë dhe efektiv. Edhe Western Union ka hapur degën e vet në këtë qytet. Depozitat e qytetarëve të Korçës arrijnë deri në 100 milionë dollarë. Këto fonde mund të investohen në qytet nga bankat. Prezantimi i shërbimeve të plota bankare si për individë ashtu edhe për biznese, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, është një proces në vazhdim dhe që po zhvillohet me ritme të qëndrueshme.

Programet e zhvillimit Shumë faktorë që ndikojnë në standardin e jetesës së banorëve vendas janë përmirësuar, përfshirë këtu përparimin që është bërë në funksion të demokracisë, industrisë, përmirësimit të infrastrukturës dhe ofrimit të shërbimeve. Në përpjekjet e saj, bashkia është ndihmuar jashtëzakonisht nga programe të ndryshme zhvillimi rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Në qytet ushtrojnë veprimtaritë e tyre 59 organizata dhe shoqata me të cilat bashkia po bashkëpunon në hartimin dhe zbatimin e strategjive dhe planeve të veprimit. Korça ka një rekord të mirënjohur suksesesh me rezultate të qëndrueshme, me programet ndërkombëtare. Donatorët dhe programet kryesore ndërkombëtare që kontribuojnë në zhvillimin e qytetit janë: Banka KfW – Sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm, rinovimi i sistemeve të kullimit dhe të kanalizimit të ujërave të zeza në Korçë, koncepti i administrimit të mbetjeve dhe ndërtimi i një grope moderne sanitare për mbetjet e ngurta të qytetit GTZ - Programi i Zhvillimit Ekonomik dhe Nxitjen e Punësimit Banka Botërore - Plani Strategjik për Zhvillimin e Ekonomisë Vendore për Korçën Organizata Suedeze për Zhvillimin Ndërkombëtar (Swedish International Development Organization – SIDA) – Riciklimi i mbetjeve të ngurta

Page 27: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

27

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar USAID – Programi i Qeverisjes Vendore në Shqipëri (LGPA) Bashkëpunimi Zvicerian Organizata Holandeze e Zhvillimit (Netherlands Development Organization – SNV) – Plani i Veprimit për Turizmin OSFA/SOROS Qendra Rajonale e Mjedisit (Regional Environment Centre) (REC) – Plan Veprimi Vendor për Mjedisin Fondi i Zhvillimit Shqiptar (Albanian Development Fund – ADF) – Mbështetje me financim për projektet e infrastrukturës

Forma ligjore e biznesit Ligji Nr. 7638, datë 19.11.1992 “Për shoqëritë tregtare ” njeh 4 forma shoqërive tregtare, të cilat janë: shoqëri kolektive; shoqëritë komandite; shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (SHPK) dhe shoqëritë anonime (SHA). Shoqëritë tregtare konsiderohen si persona juridikë dhe si të tillë regjistrohen në Gjykatë.

Shoqëritë kolektive Kërkesa për regjistrimin e një shoqërie kolektive duhet të bëhet nga të gjithë ortakët e shoqërisë. Përveç sa më sipër, në rastin e shoqërive kolektive, është e detyrueshme të deklarohen dhe regjistrohen emrat, mbiemrat, data dhe vendi i lindjes i ortakëve si dhe dispozitat e statutit që përcakton kompetencat përfaqësuese të administratorëve.

Shoqëritë komandite Në bazë të ligjit “Për Shoqëritë Tregtare”, pjesëmarrja në shoqëritë komandime është e mundur edhe për ‘ortakë të kufizuar” (ortakë përgjegjës për borxhet e shoqërisë deri në kufi të vlerës së kontributit të tyre në kapitalin themeltar), përveç “ortakëve të pakufizuar” (ortakë që nuk kanë kufi përgjegjësie për detyrimet e kompanisë). Në rastin e këtyre shoqërive, kërkesa për regjistrim bëhet nga të gjithë ortakët e pakufizuar, por duhet të shoqërohet, përveç sa më sipër, edhe me emrat, mbiemrat, datat dhe vendet e lindjes së ortakëve të kufizuar dhe shumicës së kontributit të tyre.

Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar (SHPK) Është forma për e zakonshme e shoqërive në Shqipëri. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar janë shoqëri të themeluara nga një ose më shumë ortakë, të cilët përgjigjen për humbjet e shoqërisë deri në vlerën e kontributit të tyre në kapitalin themeltar. Sipas legjislacionit në fuqi, vlera minimale e kapitalit themeltar për këtë lloj shoqërie është 100,000 lekë të reja.

Shoqëritë anonime (SHA) Shoqëri anonime është shoqëria, kapitali i së cilës ndahet në aksione dhe që themelohet ndërmjet ortakëve që përballojnë humbje vetëm deri në kufirin e vlerës së kontributit të tyre në kapitalin themeltar. Shoqëria mund të themelohet e të ketë një ose disa ortakë. Këto shoqëri ndahen në: Shoqëri anonime me ofertë publike: Në raste të tilla, vlera minimale e kapitalit

themeltar duhet të jetë 10 milionë lekë. Shoqëri anonime pa ofertë publike: vlera minimale e kapitalit themeltar duhet të jetë 2

milionë lekë.

Page 28: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

28

Për shoqëritë anonime, kërkesa e regjistrimit duhet të paraqitet nga të gjithë anëtarët e ekipit drejtues të shoqërisë. Kërkesa për regjistrimin në regjistrin tregtar duhet të shoqërohet me emrat, mbiemrat, datat dhe vendet e lindjes së drejtuesve të shoqërisë si dhe me dispozitat e statutit, ku të përcaktohen kompetencat përfaqësuese të anëtarëve drejtues. Bashkë me kërkesën depozitohen si shtojca në regjistrin tregtar edhe statuti, firmat dhe akti i emërimit për administratorët, një listë me emrat, mbiemrat, datat dhe vendet e lindjes së anëtarëve të këshillit mbikqyrës, dhe, në rastin e kontributeve të huaja, raportin e kontributit ose, nëse është e nevojshme, vendimin e ortakëve për të kërkuar ndihmën e një eksperti apo për kontribute. Përveç këtyre, duhet të bashkëngjitet me kërkesën edhe çertifikata e depozituesit të fondeve që rezultojnë nga firma e aksioneve për kontributin monetar.

Pronësi e vetme Pronësi e vetme konsiderohet si forma më e thjeshtë e një shoqërie biznesi në Shqipëri. Pronari i një pronësie të vetme ka përgjegjësi të pakufizuar për detyrimet e shoqërisë. Për të ngritur një biznes me pronësi të vetme, investuesi duhet të regjistrohet tek organet tatimore dhe të japë tek gjykata e rrethit emrin e tij/saj, adresën në Shqipëri si dhe qëllimin e biznesit. Megjithatë, thjeshtësia e një pronësie të vetme mund të jetë edhe armiku më i keq i një pronari biznesi, sepse pronësia e vetme nuk të mbron nga rreziqet e mundshme dhe detyrimet përkatëse që dalin gjatë ushtrimit të një biznesi.

Tatimi

Legjislacioni tatimor Regjimi i taksave dhe tatimeve në Republikën e Shqipërisë përbëhet nga një paketë ligjesh, direktivat, rregulloresh, marrëveshjesh tatimore me vendet e tjera. Kjo paketë jep një pamje të plotë të të gjitha llojeve, niveleve, llogaritjeve, procedurave si dhe metodave dhe formave të kontrollit tatimor për taksat që përfshihen në sistemin tatimor shqiptar. Legjislacioni tatimor i nënshtrohet ndryshimeve të vazhdueshme për shkak të zhvillimeve të shpejta të ekonomisë së vendit. Për më shumë hollësi vizitoni faqen në internet: www.tatime.gov.al

Koefiçienti i tatimit Personat juridikë dhe fizikë në Republikën e Shqipërisë i nënshtrohen tatimeve të mëposhtme: Tatimet Lloji i tatimit Koefiçienti i tatimit Tatim fitimi 10% Tatim mbi të ardhurat personale Tatim progresiv me koeficient tatimit nga

1% në 20% Tatim në burim 10% Tatim mbi Vlerën e Shtuar 20%

Page 29: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

29

Tatim fitimi Të gjitha shoqëritë (të huaja apo vendase) që janë regjistruar në regjistrin tregtar dhe paguajnë TVSH i nënshtrohen tatimit mbi fitimin. Taksapaguesit rezidentë i nënshtrohen tatimit vetëm për të ardhurat e përftuara (krijuara) në territorin e Republikës së Shqipërisë. Një person juridik konsiderohet rezident në Shqipëri, nëse: a) ai/ajo ka rezidencë të përhershme (zyrë qëndrore) në Republikën e Shqipërisë; b) ai/ajo ka një qendër funksionale të administrimit të biznesit në Republikën e Shqipërisë. Koefiçienti i tatimit mbi fitimin është 10%. Fitimi i tatueshëm për periudhën e tatimit përcaktohet në bazë të bilancit dhe shtojcave të tij, të cilat duhet të mbahen në përputhje me ligjin Nr. 9228, datë 29.4.2004, “Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare” si dhe me të gjitha aktet e tjera nënligjore të hartuara nga Ministria e Financave për këtë qëllim. Për të përcaktuar fitimin e tatueshëm në Republikën e Shqipërisë, shpenzimet e kryera për qëllime fitimi, për sigurimin e fitimit dhe për ruajtjen e fitimit, në rastin kur këto shpenzime vërtetohen dhe dokumentohen nga taksapaguesi si dhe kur ato i nënshtrohen kufizimeve të përcaktuara nga ky ligj, ato konsiderohen si shpenzime. Dokumenti bazë për të justifikuar shpenzimet për efekt takse është: fatura tatimore me TVSH, faturat e thjeshta tatimore si dhe dokumente të tjera të hartuara dhe lëshuara në përputhje me udhëzimet e Ministrit të Financave në zbatimit të legjislacionit tatimor.

Tatim mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) Tatimi mbi Vlerën e Shtuar paguhet: Për të gjitha furnizimet me mallra dhe shërbime të realizuara kundrejt një pagese nga një

person i tatueshëm, si pjesë e veprimtarisë së tij/saj ekonomike në territorin e Republikës së Shqipërisë;

Për të gjitha importet e mallrave në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kufiri minimal i regjistrimit është 8 milionë lekë (për vit kalendarik) ose ndonjë shumë tjetër e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave. Të gjithë personat fizikë dhe juridikë të përfshirë në veprimtari importi dhe eksporti janë të detyruar të regjistrohen me qëllim pagimin e TVSH-së. Të gjitha entet e tjera, të tillë si individë, pushteti vendor dhe qëndror, organizata ndërkombëtare, shoqërore, politike, misione diplomatike, etj., të cilët kryejnë veprimtari import-eksport, pavarësisht nga xhiroja e tyre, janë të detyruar të regjistrohen. Për secilin ent që kryen veprimtari importi-eksporti, veprimet doganore do te fillojnë pasi ai të paraqesë origjinalin ose fotokopjen e noterizuar të Çertifikatës së Numrit të Identifikimit të Personit të Tatueshëm (NIPT) Xhiroja totale llogaritet në bazë të çmimit total të paguar nga blerësi, përfshirë edhe tatimet si dhe gjobat ndëshkuese. Formulari i deklaratës së TVSH-së dhe i pagesës përkatëse përpilohet në dy kopje dhe personi i tatueshëm e paraqet atë në bankën përkatëse me të cilën Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka

Page 30: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

30

në marrëveshje në lidhje me pranimin e pagesave të TVSH-së, brenda 14 ditëve pas skadimit të periudhës tatimore. TVSH aplikohet në masën 20%, nëse nuk përcaktohet ndryshe nga ligji. Veprimet e mëposhtme përjashtohen nga pagesa e TVSH-së: Dhënia e shërbimeve financiare Dhënia e floririt, kartëmonedhave apo valutave Bankës së Shqipërisë Dhënia e pullave të postave që përdoren për shërbimin postar apo të pullave të ngjashme.

Furnizimet e dhëna nga një organizatë jo-fitimprurëse kundrejt një pagese më të ulët konsiderohet si furnizim i përjashtuar në kushtet e përcaktuara nga Neni 24, etj. Vlera e tatueshme e mallit është shuma totale e paguar për atë mall, nëse nuk përcaktohet ndryshe nga Ligji Nr. 7927, datë 24.4.1995.

Tatimi në burim Të gjithë personat rezidentë në Republikën e Shqipërisë, organet e qeverisjes qëndrore e vendore, organizatat jo-fitimprurëse dhe çdo subjekt tjetër, i njohur nga legjislacioni në fuqi, janë të detyruar të mbajnë tatimin në burim në masën 10 për qind nga shuma bruto e pagesave të mëposhtme, që lindin nga një burim në Republikën e Shqipërisë: Tabela 5: Tatimi në burim Interesat 10% Ndarjet e fitimit 10% Pagesat për shërbimet teknike, shërbimet e menaxhimit, shërbimet financiare dhe ato të sigurimit.

10%

Pagesat për qiratë 10% Dividendët 10% Pagesat për të drejtat e autorit dhe për pronësinë intelektuale

10%

Baza e tatueshme Të ardhurat e tatueshme përcaktohen në bazë të bilancit dhe shtojcave të tij, të cilat duhet të mbahen në përputhje me ligjin Nr. 9228, datë 29.4.2004, “Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare” si dhe me të gjitha aktet e tjera nënligjore të hartuara nga Ministria e Financave për këtë qëllim. Fitimet ose të ardhurat neto janë diferenca midis të ardhurave dhe shpenzimeve të zbritshme. Viti tatimor përkon me vitin kalendarit dhe fillon që nga 1 janari dhe mbaron në 31 dhjetor.

Shpenzime të zbritshme Ashtu si edhe në vendet e tjera të rajonit, shpenzimet e zbritura nga taksat janë ato të cilat prodhojnë të ardhura, që sigurojnë dhe ruajnë të ardhurat e tatueshme. Shpenzimet janë të zbritshme nëse:

Page 31: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

31

Ato rezultojnë nga veprimtari ekonomike, që prodhojnë të ardhura ose nëse lidhen me administrimin e zakonshëm të veprimtarisë së biznesit të tatimpaguesit;

Ato mbështeten nga dokumente të mjaftueshme që konfirmojnë destinacionin e këtyre shpenzimeve;

Ato pasqyrohen në librat e llogarisë duke ulur asetet neto.

Tatim mbi të ardhura personale Individët rezidentë i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale gjatë periudhës tatimore, për të gjitha burimet e të ardhurave. Individët jorezidentë i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale gjatë periudhës tatimore, për burimet e të ardhurave të realizuara në territorin e Republikës së Shqipërisë Tatim mbi të ardhura personale nga puna Të ardhura të tatueshme (mujore)

Koefiçienti i taksës (%)

Për (Lek) Deri në (Lek) 0 10 000 0 10 001 + 30 000 + 10 % mbi 10 000 30 001 + e më shumë 10 %

Taksat vendore Ka disa taksa dhe tarifa vjetore (ose siç mund të përcaktohen) që aplikohen nga Bashkia e Korçës për biznesin. Taksat vendore Tarifa Shuma (Euro) Regjistrimi i biznesit 0 – 160 Pastrimi 16 – 570 Reklama 80 – 160 m2 Parkingu 12 – 120 Taksë gjelbërimi 0,8 – 40 Zënia e hapësirës publike 0.24 – 0.48 m2/ditë Taksa e tabelës 4 – 40 Ndriçimi 16 – 61 Shuma për njësi ndryshon sipas subjektit, nëse është familje apo biznes dhe nëse i nënshtrohet TVSH-së.

Pasuritë e paluajtshme në Korçë Sipas Ligjit Nr. 7980, datë 27.7.1995, personat juridikë dhe fizikë të huaj që kanë investuar në territorin e Republikës së Shqipërisë kanë të drejtë të blejnë tokë, pronë shtetërore ose private për investime të reja ose tokë për investimet e kryera tashmë.

Page 32: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

32

Sipas Këshillit të Ministrave, çdo person fizik ose juridik ka të drejtë të blejë tokë pasi investimet të jenë kryer në përputhje me lejet e ndërtimit në një shumë që nuk është më pak se tre herë nga çmimi i tokës. Personi fizik ose juridik paguan qiranë për përdorimin e tokës kur merret leja e ndërtimit deri sa të përcaktohet pronësia e tokës. Qiraja përcaktohet në bazë të një kontrate ku vendoset edhe çmimi i tokës. Pasuritë e paluajtshme në Korçë Toka Çmimi (Euro / m2) Tokë industriale 15 -30 Truall (për shtëpi) (periferi) 70 -100 Truall (për shtëpi) (qendër) 300 – 500 Apartament 300 – 500 (në varësi të vendodhjes) Qira Mesatarisht 100-150 (për një apartament

deri në 100 m2)

Page 33: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

33

Hapja e një biznesi

Page 34: Sports Planet Feasibility Study - Korca - SHqip

34