31
Statistika për ekonomiks dhe biznes Ardiana Gashi 1

Statistika për ekonomiks dhe biznes

  • Upload
    theta

  • View
    162

  • Download
    15

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Statistika për ekonomiks dhe biznes. Ardiana Gashi. Përshkrimi i lëndës. Kjo lëndë do t’i njoftojë studentët me bazat e statistikës. Studentët do të njihen me : mënyrat e grumbullimit të të dhënave, analizat statstikore të të dhënave, paraqitjen e të dhënave, - PowerPoint PPT Presentation

Citation preview

Page 1: Statistika për ekonomiks dhe biznes

Statistika për ekonomiks dhe biznes

Ardiana Gashi

1

Page 2: Statistika për ekonomiks dhe biznes

Përshkrimi i lëndësKjo lëndë do t’i njoftojë studentët me bazat e statistikës.

Studentët do të njihen me: mënyrat e grumbullimit të të dhënave, analizat statstikore të të dhënave, paraqitjen e të dhënave, teoritë e probabilitetit, ngritjen e hipotezave, dhe njohuri bazike lidhur me regresionet lineare dhe jolineare.Të gjitha njësitë e përfshira në këtë lëndë do të lidhen direkt

me shembuj e diskutime në fushën e ekonomike, mikro dhe makroekonomike.

2

Page 3: Statistika për ekonomiks dhe biznes

Pjesët kryesore të kësaj lënde

1. Sigurimi i të dhënave; grumbullimi i të dhënave (popullacioni dhe mostra)

2. Analiza e të dhënave (statistikat përshkruese dhe analiza)

3. Raportimi i të dhënave

3

Page 4: Statistika për ekonomiks dhe biznes

Literatura

• Anderson, D., Sweeney, D. And Williams, T., 2005, Statistika, libër i përkthyer (Titulli: Statistics for Business and Economics) PEGI, Tiranë.

• Bigwood, S. and Spore, M. (2003) Presenting Numbers, Tables, and Charts, Oxford University Press, UK.

• Kohler, H. (2002), Statistics for Business and Economics, Thomson Learning.

• Nuhiu, R. Dhe Shala, A., 1995, Bazat e Statistikës, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë.

4

Page 5: Statistika për ekonomiks dhe biznes

Vlerësimi

• Test 1: Java e 8-të (50% e vlerësimit) dhe• Testi 2: Java e 15-të (50% e vlerësimit).

5

Page 6: Statistika për ekonomiks dhe biznes

Statistika

• Nga fjala latine ‘status’ gjendje, shtet; përshkrimi i gjendjes së shtetit përmes të të dhënave të caktuara numerike.

Kjo shkencë lindi dhe u zhvillua për nevoja të shtetit.

• Shekullin e XV-të gjermani Ahenval e përkufizoi statistikën si shkencë që përshkruan tiparet e një shteti.

6

Page 7: Statistika për ekonomiks dhe biznes

Historiku

• 3000 vjet para erës sonë në Egjipt dhe Kinë• Në Egjipt gjatë ndërtimit të piramidave

(shënime për skllevërit, nevojat ushqimore dhe materialit)

• Kinë të dhëna për popullsinë, të ardhurat nga toka, etj.

• Zhvillimi i posaqëm gjatë Perandorisë Romake, të dhëna për qeverisjen e shtetit

7

Page 8: Statistika për ekonomiks dhe biznes

Historiku

• Prej epokës sonë deri në shekullin e XV-të stagnim i aplikimit të metodave statistikore

• Gjermani hapet shkolla ‘Statistika Universitare’ si shkollë deskriptive ose shkrime mbi shtetin

• Angli: ‘Aritmetika politike’ Belgu Ketle (1796-1874) zgjeroi statistikën me

përfshirjen e teorisë së probabilitetit.

8

Page 9: Statistika për ekonomiks dhe biznes

Statistika

Statistika studion se si mblidhen të dhënat, se si përpunohen, paraqiten, analizohen dhe interpretohen këto të dhëna.

9

Page 10: Statistika për ekonomiks dhe biznes

Nëndarjet e statistikës

1. Statistika përshkruese: në formë tabelare, grafike ose numerike

2. Statistika analitike: analizën e të dhenave për të kontrolluar/testuar hipoteza për popullacionin=gjykime statistikore (cfarë mund të jenë defektet në produkt, gjasat që një parti të fitojë zgjedhjet, etj).

10

Page 11: Statistika për ekonomiks dhe biznes

1.11

Statistikat përshkruese……janë metodat e organizimit, përmbledhjes dhe

prezentimit të të dhënave në mënyrë të përshtatshme dhe informative. Këto metoda përfshijnë:Teknikat grafike, dheTeknikat numerike.

• Se cila metodë do të përdoret varet nga informata që ne duam ta nxjerrim. A jemi të interesuar në…• matësinë e lokacionit qendror? dhe/ose• matësi i ndryshueshmërisë (dispersioni)?

Page 12: Statistika për ekonomiks dhe biznes

Aplikimi i statistikës në biznes dhe ekonomi

• Tani përdorim i pasur statistikor= kyq për suksesin e bizneseve

• Në procesin e vendimarrjes informatat kyqe e që janë edhe ndër kufizimet kryesore dhe që kushtojnë shumë

• Statistika në biznes aplikohet për përshkrimin dhe analizën e gjendjes në biznese dhe për parashikime.

• Në ekonomi parashikimet e inflacionit, rritjes ekonomike përfshijnë analizë të gjerë statistikore të treguesve ekonomik.

12

Page 13: Statistika për ekonomiks dhe biznes

1.13

Aplikimi i statistikës në biznes…

• Analiza statistikore luan rol të madh në të gjitha aspektet e ekonomiksit dhe biznesit.

• Bazë për marrjen e vendimeve janë informatat që ngërthejnë:

• Shpenzime materiale• Kohë• Burime njerëzore

Page 14: Statistika për ekonomiks dhe biznes

1.14

Informatat• Informacionet e duhura• Informacionet me kohë• Çmimi i informacionit

• Çështje kryesore :– Sasinë e informacioneve të nevojshme– Vlerën e tyre – Çmimin e tyre

Derisa vlera e informacionit është më e madhe se çmimi të cilin duhet paguar për informacionin e marrë duhet të vazhdohet me mbledhjen e informacioneve plotësuese.

Page 15: Statistika për ekonomiks dhe biznes

1.15

Raporti linear mes vlerës dhe çmimit të informacionit

Duhet të përcaktohet momenti kur duhet të ndalet me marrjen e informatave Shtesë.

Page 16: Statistika për ekonomiks dhe biznes

1.16

Raporti progresiv i çmimit në raport më vlerën e informacionit

Çmimi i Informacionit> Vlera e informacionit

Marrja e informatave shtesë ndërpritet.

Page 17: Statistika për ekonomiks dhe biznes

1.17

Raporti degresiv i çmimit në raport me vlerën e informacionit

Çmimi i informacionit<Vlera e Informacionit

Edhe pse çmim i lirë i informacioneve, duhet të kemi parasysh kohen në të cilën duhet të ndërpritet marrja e informacioneve shtesë.

Page 18: Statistika për ekonomiks dhe biznes

1.18

Tani……ne vazhdimisht bombardohemi me statistika dhe informata

statistikore. Për shembull:

• Anketa e konsumatorëve• Anketa e familjeve• Indikatorët ekonomik

• Si mund ti grumbullojmë dhe të kuptojmë/përfitojmë nga këto të dhëna?

Page 19: Statistika për ekonomiks dhe biznes

1.19

Statistika?• “Statistika është mënyrë për të marrë

informata nga të dhënat”

Të dhënat

Statistika

Informatat

Të dhënat: Faktet numerike, të grumbulluara me qëllim të përfitimit të informacionit

Informacioni: Njohuria e komunikuar lidhur me një fakt të caktuar.

Statistika është mjet për krijimin e njohurive të reja prej numrave

Page 20: Statistika për ekonomiks dhe biznes

1.20

Shembull: Statistika për shqetësimin e studentëve…

Një student është i shqetësuar për kursin e statistikës, ngase ka ndëgjuar që kursi është i vështirë. Profesori ju siguron studentëve rezultatet e provimit të afatit paraprak. Cka mund të nxirret nga numrat në vijim?

Të dhënat

Statistika

InformataLista e notave nga afati i fundit.

958970657857:

Informatë e re për lëndën e statistikës.

P.sh. Mesatarja e klasës.Përqindja e studentëve me notë mbi 75 pikë . Nota më e shpeshtë.

Page 21: Statistika për ekonomiks dhe biznes

1.21

Konceptet kyqe në statistikë …

Popullacioni: dukuria masive- popullacioni është grupi i të gjitha informatave

me interes për statisticientin.Shembull: Të dhëna për gjithë popullsinë e

Kosovës.Mostra• Mostra është grup të dhënash të nxjerra nga

popullacioni.p.sh. Të dhëna për 1% të popullsisë së Kosovës ose për qytete të

caktuara.

Page 22: Statistika për ekonomiks dhe biznes

1.22

Konceptet kyqe në statistikë

ParametërNjësi përshkruese e popullacionit

• Statistika (njesi statistikore)Njësi përshkruese e mostrës.

Page 23: Statistika për ekonomiks dhe biznes

1.23

Konceptet kyqe në statistikë

• Popullacioni ka parametra,• Mostrat kanë statistika.

Parametri

PopullacioniMostra

Statistika

Pjesë

Page 24: Statistika për ekonomiks dhe biznes

Të dhënat dhe kuptimet themelore

• Elementet janë njësitë për të cilat grumbullohen të dhëna (për shtete, familje, punëtorë)

• Variabla: karakteristikë e përbashkët e elementeve për të cilat jemi të interesuar (për punëtorë: gjinia, edukimi, paga, etj.)

• Vrojtim: Bashkësia e matjeve të grumbulluara për një element quhet vrojtim: 12 vrojtime të dhënat për 12 punëtorë.

• Të dhëna kuantitative dhe kualitative

24

Page 25: Statistika për ekonomiks dhe biznes

1.25

Inferenca statistikore …

• Të dhënat statistikore përshkruajnë të dhënat që janë analizuar por nuk na mundësojnë të nxjerrim konkluzion për të dhënat. Për këtë arsye na duhet një degë tjetër e statistikës e që është : statistika inferenciale/nxjerrëse e cila nxjerr përfundime për popullacionin në bazë të mostrës.

Page 26: Statistika për ekonomiks dhe biznes

1.26

Inferenca statistikore …

Parametri

Popullacioni

Mostra

Statistika

Inferenca

Cka mund të nxjerrim për parametrat e popullacionit bazuar në statistikat e mostrës?

Page 27: Statistika për ekonomiks dhe biznes

1.27

Inferenca statistikore …

• Ne përdorim statistikat për të nxjerrë përfundime për parametrat.

• Andaj, ne mund të vlerësojmë, parashohim popullacionin bazuar në të dhënat nga mostra.

• Atëherë ne mund të aplikojmë atë që dijmë për mostrën në popullacion nga i cili është nxjerrë mostra!

Page 28: Statistika për ekonomiks dhe biznes

1.28

Inferenca statistikore… (nga mostra)

• Racionaliteti/arsyeshmëria:• Popullacionet e mëdha e bëjnë hulumtimin e

secilit anëtarë jo-praktike dhe të shtrenjtë.• Më lirë dhe më lehtë të marrim mostër dhe

bëjmë vlerësime për popullacionin nga i cili është marrë mostra.

• Megjithatë:– Konkluzionet nuk janë gjithnjë të sakta.– Për këtë, në inferencën statistikore përdorim ‘matësit

e sigurisë’, niveli i besueshmërisë dhe niveli i signifikancës.

Page 29: Statistika për ekonomiks dhe biznes

29

RaportimiNë vitin 1986 eksplodimi i anijes kozmike, ku 7

astronautë kanë vdekur, është shembulli më i mirë i komunikimit të dobët të numrave. Një natë para se të nisej u udhëzua të mos nisej anija për shkak të temperaturave të ulta që do të dëmtonin disa pjesë të anijes. Grafikët e pregatitur në nxitim u fokusuan në informata selektive (ndikimi i temperaturave të ulta) duke harruar informata të rëndësishme. NASA (The National Aeronautics and Space Administration) nuk u bind nga argumentet dhe anija u lëshua, dhe eksplodoi brenda 7 sekondave.

Page 30: Statistika për ekonomiks dhe biznes

Arsyet për mosinvestim në Kosovë 

  %

1. Të painformuar nga institucionet e Kosovës lidhur me kushtet për biznes 16.32. Politika fiskale e pafavorshme 10

3. Korrupcioni 15

4. Burokracia 1.5

5. Arsye të tjera 12.5

9. Pa përgjigjie 44.6

  100

30

Page 31: Statistika për ekonomiks dhe biznes

Arsyet për mosinvestim në Kosovë

  % %

1. Të painformuar nga institucionet e Kosovës lidhur me kushtet për biznes 16.3 30.50

2. Politika fiskale e pafavorshme 10 18.60

3. Korrupcioni 15 26.00

4. Burokracia 1.5 2.80

5. Arsye të tjera 12.5 22.10

9. Pa përgjigjie 44.6  

  100100.00