47
Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria – Vlada- Govenment STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TË NVM-ve NË KOSOVË 2012-2016 ME VIZION 2020 Korrik 2011

Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Ndërmarrësi

Citation preview

Page 1: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

   

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria – Vlada- Govenment 

     

STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TË NVM-ve NË KOSOVË

2012-2016   

ME VIZION

2020          

Korrik 2011 

Page 2: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 2 nga 47 

  Shkurtesat   ABV    Akti Evropian për Biznese të Vogla AMNVM  Agjencia për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme ARBK    Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë ATK     Administrata Tatimore e Kosovës AZhR     Agjencitë për Zhvillim Rajonal BB     Banka Botërore BE     Bashkimi Evropian BPV     Bruto Produktit Vendor  DPP     Dialogu publik‐privat ESK    Enti i Statistikave të Kosovës FMN    Fondi Monetar Ndërkombëtar GPS    Grupi Punues për Strategjinë e NVM‐ve  IÇK     Indeksi i Çmimit të Konsumatorëve. KE     Komisioni Evropian MF      Ministria e Financave   MIE     Ministria e Integrimeve Evropiane MTI    Ministria e Tregtisë dhe Industrisë  NVM    Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme  OBT     Organizata Botërore e Tregtisë. OSHB     Ofrues të Shërbimeve për Biznesin, PI     Plani Implementues PIB    Pikë Informative për Biznese  QIB     Qendre e Inovacionit për Biznese  QK    Qeveria e Kosovës  QKB     Qendrave Komunale të Biznesit  TVSH     Tatimi mbi Vlerën e Shtuar VNRR     Vlerësimit të Ndikimit Rregullativ             

Page 3: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 3 nga 47 

 Përmbajtja  Republika e Kosovës ............................................................................................................................ 1 1. Hyrje................................................................................................................................................ 4 

1.1 Situata ekonomike e tanishme në Kosovë dhe në rajon.................................................................... 5 1.2 Treguesit Kryesor Ekonomik dhe rritja e sektorit privat .................................................................... 6 1.3 Prioritetet e Qeverisë dhe Korniza Afatmesme e Shpenzimeve........................................................ 8 1.4 Strategjitë Relevante të Kosovës ....................................................................................................... 9 

2. Pasqyrë e Sektorit të NVM‐ve në Kosovë........................................................................................ 11 2.1 Mjedisi i Biznesit dhe Korniza Ligjore për NVM‐të........................................................................... 11 

2.1.1 “Akti Evropian për Biznese të Vogla”........................................................................................ 12 2.1.2 Treguesit e Bankës Botërore të të Bërit Biznes ........................................................................ 13 

2.2 Bizneset e Regjistruara në Kosovë ................................................................................................... 16 2.3 NVM‐të dhe Sektori Joformal........................................................................................................... 17 2.4 Kontributi i NVM‐ve në BPV............................................................................................................. 17 2.5 Analiza SWOT për Sektorin e NVM‐ve ............................................................................................. 18 2.6 Roli i Agjencisë për Mbështetjen e NVM‐ve (AMNVM) dhe Agjencive tjera të MTI‐së................... 19 

3. Strategjia për Zhvillimin e NVM‐ve në Kosovës për periudhën 2012‐2016 ...................................... 20 3.1 Vizioni dhe Misioni ........................................................................................................................... 20 

3.1.1 Vizioni ....................................................................................................................................... 20 3.1.2 Misioni ...................................................................................................................................... 20 

3.2 Qëllimet Strategjike, Qëllimet dhe Objektivat Strategjike............................................................... 20 Qëllimi Strategjik 1: Përforcimi i Kornizës Legjislative dhe Rregullative për Krijimin dhe Zhvillimin e NVM‐ve. ................................................................................................................................................. 21 Qëllimi Strategjik 2: Përmirësimi i Qasjes së NVM‐ve në Financa ......................................................... 23 Qëllimi Strategjik 3: Promovimi dhe Zhvillimi i Kulturës së Ndërmarrësisë .......................................... 24 Qëllimi Strategjik 4: Përforcimi i konkurentshmërisë vendore dhe ndërkombëtare të NVM‐ve. ......... 25 Qëllimi Strategjik 5: Përmirësimi i dialogut ndërmjet sektorit privat, publik dhe shoqërisë civile ....... 27 Qëllimi Strategjik 6: Përforcimi i Institucioneve Përkrahëse të NVM‐ve ............................................... 30 Qëllimi Strategjik 7: Përmirësimi i pozitës të femrave ndërmarrëse, të rinjve, minoriteteve dhe grupeve tjera  specifike dhe ndërmarrësve në zonat e disavantazhuara. ............................................. 32 

4. Procesi i Implementimit të Strategjisë............................................................................................ 35 4.1 Plani i Implementimit................................................................................................................... 35 4.1.1 Aktivitetet ................................................................................................................................. 35 4.1.2 Intervenimet ekzistuese dhe të propozuara të donatorëve..................................................... 35 4.1.3 Procesi i Implementimit të Formulimit të Planit ...................................................................... 36 4.1.4 Monitorimi i Performancës së Sektorit të NVM‐ve .................................................................. 36 

5. Shtojcat ......................................................................................................................................... 37 I.  Analiza SWOT Sektorit të NVM‐ve në Kosovë............................................................................... 37 II.  Struktura e Strategjisë së zhvillimit të NVM‐ve............................................................................. 37 

Page 4: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 4 nga 47 

1. Hyrje Qeveria e Kosovës  (QK) thekson rëndësinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme  (NVM) për Zhvillimin  Ekonomik  të  Kosovës. Më  shumë  se  99%  e  ndërmarrjeve  në  Kosovë  janë  NVM. Ministria  e  Tregtisë  dhe  Industrisë  (MTI)  përmes  Agjencisë  për  Mbështetjen  e  NVM‐ve (AMNVM)  është  institucioni përgjegjës për  formulimin  e  Strategjisë për  Zhvillimin  e NVM‐ve 2012‐2016 (Strategjia për NVM).  Strategjia për NVM‐të përfshin një periudhë pesëvjeçare nga viti 2012, deri në vitin 2016 dhe do të hyjë në fuqi më 1 janar 2012.  Procesi për formulimin e strategjisë është nisur në dhjetor 2010 dhe do të vazhdoj deri në tetor, në dy  faza.  Faza e parë deri në qershor 2011  ka  rezultuar me përfundimin e  Strategjisë për NVM‐të. Në fazën e 2‐të nga qershori deri në tetor 2011 do të zhvillohet dhe kompletohet Plani i  Implementimit.  Procesi  i  formulimit  të  Strategjisë  për  NVM  është  udhëhequr  nga  Grupi Operativ Punues për Strategjinë e NVM‐ve (GPS) i formuar nga Kryeshefi Ekzekutiv i AMNVM‐ve në janar të vitit 2011 dhe Grupi Këshillues i Strategjisë  së NVM‐ve  i themeluar nga Ministrja e MTI‐së Zj. Mimoza Kusari‐Lila, në mars 2011  MTI‐së  dhe  AMNVM‐ve  është  duke  i  ofruar  asistencë  teknike  për  formulimin  e  Strategjisë projekti  i  financuar  nga  BE‐ja  "Përkrahja  e  NVM‐ve  përmes  Ministrisë  së  Tregtisë  dhe Industrisë"  (EU SME). Kjo asistencë do  të vazhdojë edhe në vitin e parë  të  implementimit  të Strategjisë për NVM‐të. Projekti EUSME ka katër komponentë kryesor: 1. Përmirësimi i mjedisit të Biznesit; 2. Vendosja e Dialogut Publiko‐Privat dhe Koordinimi i Donatorëve; 3. Përmirësimi i Konkurrueshmërisë  së NVM‐ve në Kosovë; dhe 4. Fushata e  Informimit Publik. Përkrahja për përgatitjen e Stërgjisë së NVM‐ve është në kuadër të komponentës 1.  Strategjia është e bazuar në dy shtylla kryesore ”Aktin Evropian për Biznese të Vogla (ABV) që Kosova është përkushtuar të zbatoj dhe Programet e BE për Konkurrueshmërinë dhe Inovacione (CIP) që Kosova aspiron të marr pjesë në një të ardhme të afërt. Për më tepër, Grupi Punues për Strategjinë e NVM‐ve ka analizuar dhe ka marr parasysh Vizionin dhe Prioritetet Qeveritare për Zhvillim Ekonomik.   Në  Strategjinë për NVM‐ë  identifikohen masat  (Qëllimet Strategjike, Qëllimet dhe Objektivat Strategjike)  që  duhet  të  ndërmerren  për  avancimin  e  reformave  që  do  të  shpijnë  drejt  një sektori dinamik të NVM‐ve që do të krijojë vende të reja pune për Kosovën.  

Strategjia për NVM është një komponent nënsektorial  i Strategjisë për Zhvillimin Kombëtar të Kosovës.  Strategjia  për  NVM  është  ndërsektoriale  dhe  përfshinë  një  numër  të  Agjencive Qeveritare  të  cilat  kanë  përgjegjësi  për  disa  pjesë  të  implementimit  të  saj.  Implementimi  i suksesshëm i Strategjisë së NVM‐ve do të ndihmojë në lehtësimin e shumë kufizimeve të rritjes ekonomike, do të rrisë aktivitetin e sektorit privat, rris investimet e brendshme dhe të jashtme dhe si rrjedhim do të jetë kontribues i madh në krijimin e vendeve të punës. 

Page 5: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 5 nga 47 

1.1 Situata aktuale ekonomike në Kosovë dhe Rajon  Sipas Ministrisë së Financave (MF), mesatarja e rritjes reale të Bruto Produktit Vendor (BPV) në Kosovë për vitet 2006‐2009 ishte 4.8%. Dëshmitë tregojnë se vendimi i Qeverisë i vitit 2008 për rritje të nivelit të investimeve publike mbi 120% ka qenë shtytës kryesor për rritjen ekonomike. Përveç  kësaj,  kjo  zhvendosje  e  resurseve  të  ndara  për  investime  publike  është  dëshmuar  si stimulim për ekonominë në vitin 2009 dhe krijuar mundësitë për gjenerim të rritjes mbi 4% në një kohë kur shumica e vendeve rajonale janë përballë me rënie ekonomike.    Për  shkak  të  nivelit  relativisht  të  ulët  të  integrimit  të  Kosovës  në  ekonominë  globale  dhe politikave të dobëta fiskale, ekonomia e saj ka qenë dukshëm e mbrojtur nga kriza ekonomike globale.  Ekonomia  është  rritur  në  vitin  2009  dhe  ka  vazhduar  rritjen  në  vitin  2010.  Rritja ekonomike me e madhe ka qenë e shtyrë nga shpenzimet qeveritare, ndërsa bilanci  tregtar  i jashtëm ka mbetur  i  lartë  (Raporti  i Progresit  i KE‐së për Kosovën për vitin 2010). Bazuar në raportet e Bankës Botërore, një pjesë e madhe e progresit ekonomik  të kohëve  të  fundit ka qenë e bazuar në ndihmën e donatorëve dhe remitancat,  të cilat nuk mund  të  jenë bazë për strategji të qëndrueshme ekonomike.   Sa  i përket vendeve  të Evropës  Juglindore, ato kanë kaluar nëpër krizë ekonomike ngjashëm sikur vendet e eurozonës, e kjo si rezultat i nivelit të lartë të integrimit ekonomik të këtij rajoni me shtetet e eurozonës. Gjatë viteve të krizës (me përjashtim të Shqipërisë e cila ka shënuar një rritje ekonomike prej 3.3%) ekonomitë e  të gjitha vendeve  të Evropës  Juglindore kanë pasur rënie nga rritja më e lartë prej 5.8% (Kroacia) në atë më të ulët prej 0.8% në IRJM‐së .  Edhe viti 2010 nuk ka rezultuar me rritje pozitive në vendet e rajonit, ku Kroacia, Rumania dhe Mali i Zi kanë vazhduar me rritje negative të BPV‐së (FMN 2010).       Përkundër rritjes ekonomike, niveli aktual i BPV‐së në Kosovë është 4.2 miliardë euro, që është dy herë më pak se Shqipëria dhe IRJM‐së dhe tri herë më pak se Bosnja dhe Hercegovina (FMN 2010). Varfëria mbetet problem në Kosovë. Bazuar në raportet e UNDP‐së, niveli  i papunësisë në Kosovë është rreth 43% kur 34% e njerëzve  jetojnë në varfëri me më pak se 1,41 euro në ditë. Tetëmbëdhjetë për qind jetojnë në varfëri të skajshme me më pak se 94 centë në ditë.   Numri i hyrjeve të reja në tregun e punës është shumë i lartë në krahasim me vendet në rajon. Vlerësohet se numri  i të rinjve që hyjnë çdo vit në tregun e punës është  i tillë që kërkohet së paku një rritje reale ekonomike prej 7.0% vetëm për të filluar absorbimi i këtyre hyrjeve të reja dhe për të kontribuar në uljen e numrit të madh të të papunëve për momentin. Sipas Raportit të Progresit  të KE‐së për Kosovën për vitin 2010, përkundër rritjes ekonomike, ekonomia nuk është duke krijuar vende të mjaftueshme të punës për absorbimin e hyrjeve të reja dhe për të ulur presionin ndaj tregut të punës. Pasi që një numër i madh i vendeve të reja të punës do të krijohen nga NVM‐të, përmes krijimit të NVM‐ve të reja dhe rritjes së atyre ekzistuese atëherë implementimi  i  suksesshëm  i Strategjisë për NVM do  të  jetë kontribuuesi kryesor për Rritjen Ekonomike në Kosovë.  

Page 6: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 6 nga 47 

 

1.2 Treguesit Kryesor Ekonomik dhe rritja e sektorit privat  Treguesit makroekonomik sugjerojnë se ekonomia e Kosovës ka pasur progres gjatë vitit 2010. Ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2010 ka shënuar rritje prej 4.0% në krahasim me vitin 2009, që ishte rezultat i rritjes së kërkesës së brendshme dhe të jashtme.    Bazuar në të dhënat e importit dhe të sektorit financiar, investimet private kanë shënuar rënie prej 0.9%. Përkundër kësaj, kontributi publik financiar në kërkesën agregate ka vazhduar të jetë pozitiv.   Ndikimi  i shpenzimeve kapitale në totalin e  investimeve ka qenë më  i rëndësishme se sa në vitin e kaluar, ku është shënuar një rritje prej 13.7% e që ka ndikuar në rritje ne totalit të investimeve për 4.1% në krahasim me vitin 2009.  Lëkundjet  e  çmimeve  botërore  të  ushqimit  dhe  naftës  kanë  qenë  kontribuuesit  kryesor  në rritjen e Indeksit të Çmimit të Konsumatorëve (IÇK). Gjatë vitit 2010, rritja mesatare e IÇK‐së ka qenë 3.5%. Kjo rritje kryesisht është vërejtur gjatë gjysmës së dytë vitit 2010.  Bazuar në Fondin Monetar Ndërkombëtar, BPV‐ja globale në vitin 2010 ka  shënuar  rritje 4%, ndërsa parashikimet për vitin 2011 tregojnë një rritje të BPV‐së prej 4.5%. Projeksionet për vitin 2012 nuk paraqesin dallime të mëdha nga viti 2011 ku rritja e BPV‐së pritet të jetë 4.5% Vendet e  zhvilluara  pritet  të  rriten  për  2.5%  ndërsa BPV‐ja  e  vendeve  në  zhvillim  dhe  në  tranzicion pritet të rritet për 6.9%. Kontribuesit kryesor në rritjen ekonomike globale në gjysmë e dytë të vitit 2010  ishin  vendet në  zhvillim  të  cilat  kanë  shënuar  rritje prej 7.2% ndërsa ekonomitë e zhvilluara kanë shënuar rritje prej 2.9%.    Tregtia  e  jashtme  pritet  të  rritet  edhe më  shumë.  Pritet  rritja  e  importeve  dhe  të  njëjtat reflektohen me  rritje në kërkesën agregate ndërsa  çmimet e  importit pritet  të  rriten me një shkalle më të lartë se sa në vitin 2010.                 

Page 7: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 7 nga 47 

 Figura 1: Skenarët makro-fiskale për rritjen ekonomike përgjatë periudhës 2011-2014

5.1%

5.4%

6.0%

5.3%

6.6%

7.8%

7.4%

4.0%

4.5%

5.0%

5.5%

6.0%

6.5%

7.0%

7.5%

8.0%

2011 2012 2013 2014

Rritja reale e BPV (skenari baze) Rritja reale e BPV

Trendi i rritjes‐skenari baze Trendi i rritjes‐skenari i vizionit zhvillimor

Burimi: Departamenti i Makroekonomisë, MF  Në  ndërkohë,  eksportet  pritet  të  rriten  gradualisht  duke  kompensuar  pjesërisht  rritjen  në importe. Megjithatë,  suspendimi  i  preferencave  tregtare  nga  ana  e  BE‐s mund  të  ndikoj  në nivelin e eksportit.     Parashikimi  i treguesve makroekonomik tregon se ekonomia e Kosovës gjatë periudhës 2011‐2014 pritet të arrijë një rritje mesatare prej 6.8%.  Shkalla pozitive e rritjes pritet të jetë e shtyrë nga politikat fiskale ekspansioniste, ndërsa investimet private dhe eksportet gjatë periudhës së parashikuar pritet  të vazhdojnë me një  shkallë  relativisht  stabile  të  rritjes. Më  saktësisht, në vitin  2013  projektohet  të  arrihet  një  rritje më  e madhe  ekonomike,  që  rezulton  nga  rritja  e eksporteve,  investimeve  dhe  konsumit,  e  kryesisht  si  rezultat  i  rritjes  së  pagave  të  sektorit publik dhe ndikimit multiplikativ në ekonominë e Kosovës.              

Page 8: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 8 nga 47 

 Tabela 1: Treguesit kryesor makroekonomik, 2008-2014, në miliona euro

Përshkrimi 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014

Konsumi 4,345 4,280 4,760 5,074 5,336 5,545 5,819

Investimet 1,094 1,166 1,213 1,433 1,620 1,704 1,756

Neto eksporti ‐1,587 ‐1,534 ‐1,684 ‐1,867 ‐1,979 ‐2,035 ‐2,075

Eksporti i mallrave dhe sherbimeve 612 820 875 933 995 1,049 1,049

Importi i mallrave dhe sherbimeve ‐2,156 ‐2,146 ‐2,504 ‐2,742 ‐2,912 ‐3,030 ‐3,124

BPV 3,905 3,912 4,289 4,639 4,978 5,214 5,501

Rritja reale e BPV‐së, në % 6.9 2.9 4.0 5.3 5.1 5.4 6.0

BPV per koke banori, në euro 1,847 1,848 1,996 2,127 2,249 2,321 2,412

Inflacioni, në % 9.2 ‐2.4 3.5 5.3 2.1 1.5 1.4

Në miliona euro, pëvec nëse shënohet ndryshe

BBurimi: Departamenti i Makroekonomisë, MF  

1.3 Prioritetet e Qeverisë dhe Korniza Afatmesme e Shpenzimeve  Përkundër përpjekjeve të konsiderueshme për reforma, si p.sh ulja e tatimeve në shkallën 10%, futja e arkave fiskale, Ligji për Lizing, në periudhën nga shpallja e Pavarësisë në shkurt të vitit 2008  agjenda  ekonomike  nuk  ka  pasur  përkrahje  domethënëse  të  qeverisë  dhe  aktorëve ndërkombëtar. Me qëllim të arritjes sё një shkalle tё qëndrueshme tё rritjes ekonomike, si ato të  Rajonit, QK‐ja  duhet  të  heqë  kufizimet  të  cilat  janë  identifikuar  nga  ekspertët  lokal  dhe ndërkombëtar. Duhet të bëhen shumë reformën dhe përshtatje të politikave.  Furnizimi i paqëndrueshëm me energji elektrike konsiderohet si pengesë kryesore për zhvillimin e biznesit privat, e posaçërisht për ndërmarrjet prodhuese. Kosova për përmirësimin e lidhjeve rajonale  duhet  të  përmirësoj  rrjetin  e  transportit,  përfshirë  këtu  korridorin  panevropian  VIII (rruga Merdarë  ‐ Morinë) dhe korridori X  (rruga Prishtinë  ‐ Shkup). Kosova gjithashtu është e përkushtuar  në mirëmbajtjen  dhe  përmirësimin  e  rrjetit  të  brendshëm  rrugor.  Përforcimi  i infrastrukturës  mbështetëse  të  biznesit  e  cila  do  të  rezultojë  me  rritjen  e  shkathtësive  të pronarëve  dhe  menaxherëve  të  biznesit  është  i  adresuar  në  Qëllimin  Strategjik  nr.  6  të Strategjisë për NVM.  Kosova ka një  fuqi punëtore  të  re dhe në  rritje e cila ka nevojë për arsimim dhe  trajnim me qëllim  të  përmbushjes  së  nevojave  të  vendit  për  ekonomi  të  tregut.  Këto  çështje  janë  të adresuara në Qëllimin Strategjik nr. 3 të Strategjisë të NVM‐ve. Më shumë se 50% e popullatës së Kosovës është më e re se 25 vjeç dhe 70% e popullatës është më e re se 35 vjeç.  Sistemi ligjor i Kosovë është i bazuar në një llojllojshmëri të sistemeve ligjore të trashëguara nga e  kaluara  dhe  të  krijuara.  Nuk  bëhet  implementimi  i  plotë  i  ligjeve  dhe  gjykatat  janë  të 

Page 9: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 9 nga 47 

ngarkuara me  raste  të  shumta.  Bizneset  dhe  investuesit  e mundshëm  kanë  nevojë  për  një mjedis  stabil dhe  të parashikueshëm  ligjor  ku  ata mund  të operojnë.   Përmirësimi  i dialogut ndërmjet  sektorit  publik,  sektorit  privat  dhe  shoqërisë  civile,  që  adresohet  në  Qëllimin Strategjik nr. 5, do të kontribuojë në ndërtimin e një besimi më të lartë ndërmjet bizneseve dhe institucioneve publike dhe  si  rrjedhim do  të ndihmojë në përmirësimin e mjedisit  të biznesit. Qeveria e Kosovës e konsideron përforcimin e sundimit të  ligjit si një prej aspekteve kryesore për  integrim  të  shpejtë  në  Evropë.  QK‐ja  gjithashtu  është  e  përkushtuar  për  krijimin  e  një mjedisi më të favorshëm për investime dhe rritje dhe duhet të bëj rishikim të vazhdueshëm të politikave fiskale që ndikojnë në konkurrueshmërinë rajonale të Kosovës. Këto çështje  janë të adresuara në Qëllimin Strategjik nr. 1 të Strategjisë të NVM‐ve.  Në një kohë kur pjesa më e madhe prodhimeve ushqimore nëpër dyqane  janë të  importuara, më  shumë  se 50% e  tokës bujqësore  të Kosovës nuk punohet as për konsum  familjar. QK‐ja është e përkushtuar të bëj programe bujqësore që do të përmirësojnë potencialin e sektorit të bujqësisë. Zhvillimi i një plani për zëvendësimin e importeve është një prej Qëllimeve në kuadër të Qëllimit Strategjik nr. 4.  Kosova nuk ka një treg funksional i cili në mënyrë të plotë angazhon kapitalin e brendshëm i cili është  në  dispozicion,  përkundër  likuiditeti  të  bankave  komerciale.  Kreditë  janë  të  shtrenjta ndërsa  instrumentet financiare alternative  janë të kufizuara. QK‐ja vazhdon të marrë parasysh opsionet e politikave për sektorin financiar. Përmirësimi i Qasjes në Financa është adresuar në Qëllimin Strategjik nr. 2.  Përmirësimi i perspektivës për objektivat e rritjes ekonomike duhet të shprehet në një formë e cila  është  e  veprueshme me  procesin  e  politikave.  Plani  për  Implementimin  e  Strategjisë  të NVM‐ve do  të përbëhet nga aktivitete që  janë  të planifikuara   për  të mundësuar miratimin e tyre në arritjen e objektivave të tyre përkatëse.   

1.4 Strategjitë Relevante të Kosovës  Qeveria e Kosovës nga viti 2005 ka miratuar disa Strategji të rёndёsishme. Nga kёto strategji, me theks tё veçantë kemi shqyrtuar Strategjinё pёr Punёsim, Strategjinё pёr Energji, Strategjinё pёr  Zhvillimin  e Arsimit  tё  Lart,  Programi Qeveritar  dhe  Plani  i Veprimit  për  Parandalimin  e Ekonomisë Joformale në Kosovë, etj.    Strategjia  për  Zhvillimin  e  Sektorit  Privat  është  përgatitur  në  vitin  2008 mirëpo  nuk  është miratuar nga Qeveria e Kosovës. Zhvillimi  i NMV‐ve përmendet në Strategjinë për Zhvillimin e Sektorit Privat si një prej komponentëve të saj, mirëpo nuk ka ndonjë referencë në ndonjë plan të  veprimit/implementimit.  Kjo  Strategji  gjithëpërfshirëse  për NVM  është mbizotëruese  ndaj Strategjisë  për  Zhvillimin  e  Sektorit  Privat  kur  bёhet  fjalё  pёr  NVM‐të.  Gjatë  përgatitjes  së Strategjisë për NVM janë konsultuar të gjitha strategjitë relevante.   

Page 10: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 10 nga 47 

Implementimi  i  strategjive  është  problem  qё  i  pёrcjell  tё  gjitha  strategjitë  e  miratuara. Mundësia  e  implementimit  të  strategjisë  është  funksion  i  relevancës  së  aktiviteteve  të përshkruara në Planin për Implementimin e Strategjisë (PI) dhe mënyrën se si aktivitet janë të lidhura me objektivat. Më kapitullin IV është dhënë përshkrimi i PI të Strategjisë për NVM‐të.  

Page 11: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 11 nga 47 

2. Pasqyrë e Sektorit të NVM‐ve në Kosovë  Ekonomia e Kosovës që nga viti 1999 ka qenë kryesisht e shtyrë nga ndihma ndërkombëtare, sektori publik dhe remitancat (BB, 2010). Roli i sektorit privat, e posaçërisht i NVM‐ve ka qenë relativisht i dobët. Pavarësisht kësaj, Kosova është ende në fazën e tranzicionit ku ndërmarrësia dhe krijimi i bizneseve të vogla pritet të luajnë rol të rëndësishëm në rrugën drejt një ekonomie moderne të tregut të lirë dhe si rrjedhim edhe drejt zhvillimit dhe rritjes ekonomike.   Kosova vuan nga mosbilanci  i pagesave ku  importet dominojnë dukshëm eksportet. Kjo është kryesisht për shkak të faktit që NVM‐të e Kosovës nuk janë konkurrente në nivel ndërkombëtar. NVM‐të eksportuese tё dobëta, pengojnë kontributin e mëtutjeshëm të NVM‐ve në BPV, krijim të vendeve të punës dhe në rritje ekonomike. Eksportet dominohen nga metalet dhe mineralet bazë të prodhuara nga kompanitë e mëdha.   Për  shkak  të mjedisit  jo  të  favorshëm  për  biznes  dhe  në mungesë  të  kulturës  kreative  tё ndërmarrësisё,  Kosova  ka mungesë  të  firmave  inovative me  rritje  të  shpejtë,  të  cilat  janë kontribuuesit kryesor në krijimin e vendeve të punës në ekonomitë e zhvilluara perëndimore.   Mbi 50% e  të gjitha NVM‐ve operojnë në  sektorin  tregtar që karakterizohet me  investime  të vogla dhe joproduktive. Ky model i pasuar me qasjen kopjuese “edhe unë” të bizneseve të reja, kufizon  kapacitetin  e  sektorit  të NVM‐ve  për  gjenerimin  e  vendeve  të  punës. Në  kuptim  të zhvillimit  të politikave,  raporti “Indeksi  i Politikave për NVM 2009"  tregon se Kosova për disa arsye të ndryshme, ende është në  fazën e kompletimit të kërkesave themelore  institucionale, ligjore dhe rregullative që kanë të bëjnë me politikat e NVM‐ve. 

2.1 Mjedisi i Biznesit dhe Korniza Ligjore për NVM‐të   Në Raportin e Progresit të KE‐së për Kosovën 2010 janë identifikuar tri barriera kryesore me të cilat përballen bizneset në Kosovë. Barriera e parë ka të bëj me furnizim jo të qëndrueshëm me energji elektrike dhe me ujë që  janё posaçërisht serioze për NVM‐të prodhuese. Gjithashtu, si një  prej  barrierave  kryesore  për  zhvillim  të  shpejtë  të  NVM‐ve  është  caktuar  edhe  qasja  e kufizuar në financa. Barriera e tretë është sundimi i pamjaftueshëm i ligjit, i cili ka ndikim te të gjithë qytetarët e Kosovës.    Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, AMNVM‐ja dhe Qeveria e Kosovës në tërësi kanë pranuar se për  largimin  e  pengesave  për  investime  të  biznesit,  rritje  dhe  krijim  të  vendeve  të  punës nevojiten më shumë përpjekje në të gjitha nivelet e qeverisë dhe se thjeshtësimi i administratës është  çelës  për  promovimin  e  zhvillimit  të  sektorit  të  NVM‐ve.  Kjo  është  posaçërisht  e rëndësishme pasi që pengesat rregullative dhe legjislative duket se kanë ndikim më të madh në NVM se sa në bizneset tjera. Këto përpjekje përbëjnë thelbin e Qëllimit Strategjik nr. I (shih më poshtë) dhe si të tilla kanë luajtur rolin kryesor në konceptin e ri zhvillimor për Strategjinë e  

Page 12: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 12 nga 47 

 Zhvillimit  të NVM‐ve për Kosovë. Sfida këtu është ndërtimi dhe  integrimi  i komponentëve  të reformës  rregullative  të  iniciativave  të  ndryshme  që  janë  në  proces  në  lidhje me  integrimet evropiane, investimet dhe reformat ligjore dhe të konkurrencës.  Që  nga  viti  2008,    janë  bërë  një  numër  i  të  arriturave  kyçe  të  cilat  kanë  rezultuar  në  disa përmirësim të mjedisit të biznesit për NVM‐të në Kosovë. Në tre vitet e fundit (që nga koha kur Kosova në shkurt të vitit 2008 shpalli pavarësinë) është bërë një reformë e madhe tatimore dhe është bërë riorganizimi  i arkëtimit të TVSH‐së përmes arkave fiskale, përkundër kundërshtimit të disa shoqatave  të biznesit. Këta  ishin  tre hapat kryesor në  tentimet për uljen e shkallës së informalitetit  në  sektorin  e  NVM‐ve  dhe  për  të  provuar  përmirësimin  e  marrëdhënieve ndërmjet komunitetit të biznesit dhe shtetit. Të hyrat tatimore janë rritur dukshëm për shkak të uljes  së  shkallës  tatimore nga 20% në 10% në  kombinim me përmirësim  të  zbatimit  të  tyre, zgjerimit  të  bazës  tatimore  dhe  një  riorganizim më  të madh  dhe më  efikas  të  procesit  të arkëtimit të tatimeve.  Janë bërë disa përmirësime në  çështjet  ligjore dhe administrative dhe  tani NVM‐të mund  të regjistrohen përmes pilot Qendrave Komunale të Biznesit (QKB) të themeluara me përkrahjen e Bankës Botërore. Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë  (ARBK) duhet të punojë në drejtim  të  regjistrimit online dhe  të një numri  të vetëm  të  regjistrimit për kompanitë  të cilat aplikojnë në të gjitha institucionet shtetërore siç janë: regjistri i biznesit, autoriteti tatimior dhe fondi pensional, për të mundësuar zvogëlimin e numrit të hapave administrativ për regjistrim.  Marrëveshja për  tregti preferenciale ndërmjet Kosovës dhe BE‐së ka  skaduar në  fund  të vitit 2010.  Mbetet  të  shihet  nëse  një  përpjekje  e  përbashkët  ndërmjet  QK‐së  dhe  partnerëve ndërkombëtar do të rezultojë me përmirësim të qasjes së mallrave dhe shërbimeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare dhe drejtë anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë  (OBT). Paralelisht  me  objektivin  qendror  afatgjatë  të  Kosovës  për  anëtarësim  në  OBT,  është  me rëndësi jetësore që komuniteti i NVM‐ve në Kosovë të përqendrohet në përmirësimin e qasjes në tregjet rajonale të Shqipërisë, IRJM‐sё dhe Malit të Zi.  Lidhjet tregtare në rajon do të përmirësohen me përmirësimin e infrastrukturës. Autostrada për Shqipëri, e cila është në ndërtim e sipër ndërsa autostrada e planifikuar për Shkup do të rritë bashkëpunimin rajonal.  Sidoqoftë, ashtu siç u theksua edhe në Hyrje të këtij dokumenti, një ndër shtyllat kryesore të kësaj strategjie është Akti për Biznese të Vogla i cili do të elaborohet në vazhdim. 

2.1.1 “Akti Evropian për Biznese të Vogla”    Strategjia  e  zhvillimit  të NVM‐ve  është  fuqimisht  e  bazuar  në Aktin  Evropian  për  Biznese  të Vogla. ABV‐ja është dokument me politika kyç për zhvillimin e NVM‐ve në Evropë. Kosova sillet në përputhshmëni më direktivat dhe  rregullativat e BE‐së që nga  viti 2002,  kur është  krijuar Departamenti për Zhvillimin  e Sektorit Privat. 

Page 13: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 13 nga 47 

 Që  nga  themelimi  i AMNVM‐ve  në  vitin  2006,  Kosova  është  inkuadruar  zyrtarisht  në  Kartën Evropiane për NVM‐të që ka qenë e bazuar në po të njëjtin dokument të vitit 2000. Suksesi  i Kartës Evropiane për NVM‐të ka rezultuar në Aktin Evropian për Biznese të Vogla, që i ka vënë politikat  e NVM‐ve në  qendër  të  vendimmarrjes  ekonomike dhe  administrative  të Bashkimit Evropian, dhe është një sukses i jashtëzakonshëm për BE‐në dhe NVM‐të në Evropë.   Në të vërtet kjo strategji është një mjet i rëndësishëm për të implementuar Aktin për Biznese të Vogla dhe të udhëheq procesin reformues të ekonomisë së Kosovës dhe të vendosë politikat e NVM‐ve në qendër  të vendimmarrjes ekonomike dhe administrative ne Kosovë. NVM‐të  janë dhe do të jenë motori i zhvillimit ekonomik që do të sigurojë vende të reja të punës, rritje dhe prosperitet ekonomik nën kushtin e një kornize të përshtatshme ekonomike. Strategjia e NVM‐ve është një mjet për të siguruar se kjo me të vërtet do të ndodhë. Në këtë strategji të gjitha principet e ABV‐së janë inkorporuar në Strategjinë për NVM‐të dhe gjithashtu janë të referuara në shtatë Qëllimet Strategjike 

2.1.2 Treguesit e Bankës Botërore të të Bërit Biznes  Ekzistojnë 9 tregues të të Bërit Biznes  që përdoren nga Banka Botërore (BB) për të matur disa fusha të mjedisit biznesor të   një vendi. Sipas raportit “Të bërit Biznes në 2011” publikuar në Nëntor 2010 dhe përgatitur nga BB, Kosova radhitet si e fundit në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore për fillimin e biznesit dhe për përmbarimin e kontratave. Nga gjithsej 183 vende, Kosova në përgjithësi  sa  i përket Të bërit Biznes  radhitet  si e 113‐ta. Një prej  rezultateve  të implementimit  të  Strategjisë  të  NVM‐ve  do  të  jetë  përmirësimi  i  radhitjes  së  Kosovës  në Treguesit  e  të  Bërit  Biznes    të  BB‐së. Më  poshtë  është  dhënë  përmbledhja  e  rezultateve  të raportit më të fundit të “Të bërit Biznes 2011” që është publikuar më 4 nëntor 2010. 

Tabela 2. “Radhitja e të bërit Biznes” e Kosovës nga Banka Botërore (2010 kundrejt 2011) Banka Botërore ne Kosovë “Pozita e te berit Biznes/Doing Business Rankings” (2010 -

2011) Shënim: (1) vlerësimet/pozita është bërë nga 183 vente gjithsejtë; (2) përqindja më e lartë

është qëllimi i kësaj radhitje #

Fushat

2010

pozita

Përqindja nga totali

2011

pozita

Përqindja nga totali

Ndryshimet e pozitave nga viti 2011 deri

ne 2012 Të berit biznes në

përgjithësi 113 38% 119 35% -6

1 Të fillosh një biznes 164 10% 163 11% 12 Lejet për ndërtime 176 4% 173 5% 33 Regjistrimi i pronësisë 68 63% 65 64% 34 Marrje kredish 43 77% 32 83% 115 Mbrojtje të investitorëve 172 6% 173 5% -16 Pagesa e taksave 50 73% 41 78% 9

Page 14: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 14 nga 47 

7 Tregtimi jashtë kufijve 132 28% 130 29% 28 Zbatimi i kontratave 157 14% 155 15% 29 Mbyllja e një biznesi 28 85% 31 83% -3Burimi: Banka Botërore. Për shumë të dhëna shih ueb faqen e Bankës Botërore - www.doingbusiness.org  Në figurën më poshtë është prezantuar një konspekt i shkurtër i krahasimit me vendet tjera të Ballkanit – siç identifikohet nga Indeksi i Bankës Botërore për të bërit Biznes.  

183

119

110

89

84

82

66

38

POZITA E FUNDIT

Kosova

Bosnja Hercegovina

Serbia

Kroacia

Shqipëria

Mali i Zi

Maqedonia

  

  Në tabelën më poshtë është dhënë një përmbledhje e Treguesve të bërit Biznes për Kosovë dhe mënyrën se si secili tregues vlerësohet.  Tabela 3: Treguesit e të bërit Biznes në Kosovë

Reformat që e bëjnë më të lehtë të bërit biznes x Reformat që e bëjnë më të vështire të bërit biznes

KOSOVA Evropa Lindore & Azia Qendrore

BPV për kokë banori (US$)

3,240

Lehtësira e të bërit biznes (pozita)

119 Të ardhurat më të ulëta mesatare

Popullsia (m) 1.8

fillimi i një biznesi (pozita)

163 Marrja e kredisë (pozita)

32 Tregtimi jashtë kufijve (pozita)

130

Procedurat (numri) 10 Indeksi i fuqizimit të drejtave ligjore (0-10)

8 Dokumentet e nevojshme për eksport (numri)

8

Koha (ditët) 58 Indeksi mbi thellësinë e informacionit për kredi (0-6)

4 Koha e nevojshme për eksport (ditët)

17

Figura 2: Të bërit biznes në Ballkanin perëndimor në vitin 2011 – Rangimi i përgjithshëm

Burimi: Banka Botërore

Page 15: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 15 nga 47 

Burimi: Banka Botrore  Në Memorandumin Ekonomik të Bankës Botërore për Vendin, 2010 (Zhbllokimi i Potencialit të Rritjes:  Strategjitë,  Politikat, Veprimet)  janë  propozuar  pesë  rekomandime  kyçe  të politikave për Kosovën. Vazhdimi  i përpjekjeve për përforcimin e  sundimit  të  ligjit dhe posaçërisht për luftimin e korrupsionit dhe krimit;  Implementimi i masave për shkurtimin e kohës dhe kostove për  fillimin e biznesit, posaçërisht në nivel komunal;   Përvijimi  i procedurave dhe përforcimi  i kapacitetit administrativ që ka të bëj me regjimin rregullativ të të bërit biznes, posaçërisht sa i përket  licencimit  të  bizneseve  dhe  lejeve  të  ndërtimit;    Përforcimi  i  sistemit  gjyqësor  për përmirësimin e përmbarimit të kontratave; dhe, Implementimi i shtyllave kyçe të strategjisë për energji. Të gjitha këto kontribuojnë përmirësimin e mjedisit të biznesit.   

Kostoja (% e të ardhurave për kokë)

28.7 Raporti nga regjistri publik (% e të rriturve)

16.9 Kostoja e eksportit (US$ për kontainer)

2,230

Kapitali minimal (% e të ardhurave për kokë banori)

112.4 Raporti nga byroja private (% e të rriturve)

0.0 Dokumentet e nevojshme për import (numri)

8

Koha e nevojshme për import (ditët)

16

Lejet për ndërtime (pozita)

173 Mbrojtja e investitorëve (pozita)

173 Kostoja për import (US$ për kontainer)

2,280

Procedurat (numri) 21 Indeksi për shtrirjen e të gjeturave (0-10)

3

Koha (ditët) 320 Indeksi për shtrirjen e përgjegjësive të drejtorit (0-10)

2 Zbatimi i kontratave (pozita)

155

Kostoja (% e të ardhurave për kokë banori)

856.5 Indeksi për lehtësimin e proceseve të aksionarëve (0-10)

3 Procedurat (numri) 53

Indeksi për fuqizimin e masave mbrojtëse për investitorët (0-10)

2.7 Koha (ditët) 420

Regjistrimi i pronësisë (pozita)

65 Kostoja (kostoja e kërkesës)

61.2

Procedurat (numri) 8 Pagesa e taksave (pozita)

41

Koha (ditët) 33 Pagesat (numri i tyre për një vit)

33 Mbyllja e biznesit (pozita)

31

Kostoja (% e vlerës së pasurisë)

0.6 Koha (sa orë në vit) 163 Koha (vitet) 2

Norma e përgjithshme e tatimit (% e fitimit)

16.5 Kostoja (% e pasurisë)

15

Shkalla e rimëkëmbjes (centët në dollar)

57.4

Page 16: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 16 nga 47 

 

2.2 Bizneset e Regjistruara në Kosovë  Sipas ARBK‐së në MTI, numri  i NVM‐ve të regjistruara më 31 dhjetor 2010  ishte më  i madh se 100.000,  të  cilat  punësojnë  216.799  punëtorë,  ose  79.59%  të  totalit  të  të  punësuarve  në sektorin privat dhe 62.24% të totalit të punësuarve në Kosovë.   

Madhësia e NVM‐ve në Kosovë është e definuar me Ligjin nr. 2005/02‐L5 dhe me Ligjin nr. 03/L‐031 për mbështetjen e e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme. Numri  i të punësuarve është kriteri  i  vetëm që përdoret për  klasifikimin  e ndërmarrjeve  sipas madhësisë në Kosovë.   Kjo paraqet dallimin me vendet e BE‐së, ku përveç numrit  të punëtorëve, merret parasysh edhe qarkullimi vjetor.   Në  tabelë është dhënë spektri  i ndërmarrjeve  të  regjistruara në Kosovë në bazë të numrit të punëtorëve.   

Tabela (4): Ndërmarrjet e Regjistruara në Kosovë sipas Numrit të Punëtorëve - 2010 

Klasifikimi sipas Madhësisë  Numri i punëtorëve  Numri i Ndërmarrjeve  Përqindja në 

total Mikro  1 ‐ 9  102,070  98.37 Të vogla  10 ‐ 49  1,406  1.35 Të mesme  50 ‐ 249  221  0.22 Të mëdha  250 e më shumë  58  0.06 Gjithsej    103,755  100.00 

Burimi: ARBK  Nga gjithsej 103.755 ndërmarrje: 102.070  (ose 98.37%)  janë mikro‐ndërmarrje; 1.406  (1.35%) janë  të  vogla;  221  (0.22%)  janë  të mesme  dhe  vetëm  58  (0.06%)  klasifikohen  si  të mëdha. Mbizotërimi i madh i mikro‐ndërmarrjeve ka implikime për Strategjinë për NVM.    

Në  kuptim  të  zbërthimit  të  sektorëve, NVM‐të  kryesisht  janë  të  përqendruara  në:  tregti me pakicë  (rreth 50%);  transport, deponim dhe distribucion  (14%); produkte ushqimore, pije dhe duhan  (9%);  si  dhe  hotele  dhe  restorante  (9%).  Sipas  Indeksit  të  Politikave  për NVM  2009, shpërndarja sektoriale ka mbetur stabile me kalimin e kohës. 

 

            Tabela (5): Ndërmarrjet e Regjistruara në Kosovës sipas Numrit të Punëtorëve - 2010 Lloji Nr.  Lloji i Pronësisë  Numri i 

Ndërmarrjeve Përqindja në 

total 1  Biznes individual  93,129  90.00 2  Ortakëri e përgjithshme  3,383  3.20 3  Ortakëri e kufizuar  90  0.08 4  Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar  6,170  5.80 5  Shoqëri Aksionare  368  0.35 6  Ndërmarrje në pronësi të huaj  486  0.46 7  Ndërmarrje shoqërore  16  0.01 8  Ndërmarrje publike  12  0.01 9  Kooperativë bujqësore  68  0.06 10  Tjera – nën juridiksionin e AKP‐së  33  0.03 Gjithsej    103,755  100.00 

Burimi: AKRB 

Page 17: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 17 nga 47 

 Të  dhënat  e  ARBK‐së  të  paraqitura  në  tabelën  (2) më  lartë  ofrojnë  informata  në  lidhje me strukturën  pronësore  të  ndërmarrjeve  të  regjistruara  në  Kosovë.  Bizneset  Individuale  në mënyrë  të  qartë  dominojnë  strukturën  pronësore me  90%.  Pjesa  tjetër  e  kompanive  janë ortakëri të përgjithshme (3.2%) dhe shoqëri me përgjegjësi të kufizuara (5.8%).    Sigurisht që lloji i pronësisë i paraqitur më lartë paraqet mangësitë e NVM‐ve në Kosovë, sepse tregon  hezitim  të  pronarëve  të NVM‐ve  për  bashkimin  e  kapitalit  financiar  dhe  njerëzor  në forma më të avancuara të biznesit.   

2.3 NVM‐të dhe Sektori Joformal  

Ekonomia joformale pengon konkurrencën e drejtë dhe rritë kostot relative të ndërmarrjeve që operojnë  në  sektorin  formal.  Kontratat  joformale  të  punës  dhe  evazioni  sistematik  i kontributeve  të  sigurimit  social dobësojnë mbrojtjen e punëtorëve dhe ulin përfitimet e  tyre sociale.  Ka  një  ndikim  negativ  në  buxhetin  fiskal  dhe  në  tërë  infrastrukturën  shoqërore  për shkak të uljes së të hyrave dhe uljes pasuese të shërbimeve të duhura publike.  

Sipas  raportit për “Programin e Qeverisë për Parandalimin e Ekonomisë  Joformale në Kosovë për periudhën 2010‐2012”, masa e përllogaritur e ekonomisë joformale sillet nga 39% deri 50% të BPV‐së.  

Si një prej  sfidave  të  Strategjisë për NVM  është përfshirja  e më  shumë NVM‐ve në  sektorin formal.  Informaliteti  dobëson  besimin  ndërmjet  NVM‐ve  dhe  institucioneve  financiare, redukton  qasjen  e  NVM‐ve  në  financa  dhe mundësinë  e  tyre  për  të  përdorur mekanizmat formal të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Gjithashtu dekurajon edhe investimet e huaja.  

Është e preferueshme që të analizohet ana e zbatimit dhe  inkurajimit të tërheqjes së sektorit joformal  në  drejtim  të  ekonomisë  formale  dhe  të  eliminohen  faktorët  që  ndikojnë  në dekurajimin  e NVM‐ve për  të  regjistruar punëtorët, qarkullimin dhe  fitimin  tek  autoritetet e caktuara.   

2.4 Kontributi i NVM‐ve në BPV  Tabela (6): Qarkullimi vjetor sipas madhësisë së Ndërmarrjes dhe Pjesës së BPV-së, 2010           Burimi: Raporti Vjetor i NVM-ve 2011

Madhësia e Ndërmarrjes  Numri i Ndërmarrjeve  Qarkullimi (€)  Pjesa e BPV‐së (%) Mikro  14,968  656,885,164.33  16.79 

Të vogla  1,210  667,585,914.82  17.07 

Të mesme  185  369,455,655.16  9.44 

Të mëdha  58  528,558,359.84  13.51 

Gjithsej  16,421  2,222,485,094.15  56.81 

Page 18: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 18 nga 47 

 Bazuar në të dhënat e Administratës Tatimore në Kosovë (ATK), të paraqitura në tabelën 3 më poshtë, totali  i qarkullimit të NVM‐ve në vitin 2010  ishte 1.693.926.734,31 euro ose 43.30% e BPV‐së. Qarkullimi total i të gjitha bizneseve ishte 2.222.485.094,15 (56.81% e BPV‐së).  

2.5 Analiza SWOT për Sektorin e NVM‐ve  Analiza  e  ashtuquajtur  SWOT  [nga  anglishtja  Strength  (Përparësitë)  –  Weakness  (Dobësi), Opportunity  (Mundësi),  Threat  (Kërcënim)],  është  një  instrument  shumë  i  dobishëm  për hetimin e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, të cilët kanë ndikimin e tyre në zhvillimin e NVM‐ve. Si e tillë, teknika e lartpërmendur paraqet njërën prej teknikave të cilat shërbejnë për ndërmarrjen e një analize më strukturore të mjedisit të biznesit me qëllim të formulimit të një strategjie të NVM‐ve e cila do të ishte lehtë e zbatuar.   Aneksi  1,  qet  në  pah  përparësitë,  dobësitë, mundësitë  si  dhe  kërcënimet  të  cilat  lidhen me pozitën aktuale të NVM‐ve në Kosovë. Analiza SWOT është krijuar apo është përgatitur pas një varg seancash të shkëmbimit të ndërsjellë të ideve të ndryshme dhe pastaj është diskutuar dhe është akorduar në takimin e Grupit Punues. Para se të bëhej kjo, janë mbajtur një varg takimesh me palë  të ndryshme me  interes dhe  janë  shqyrtuar dhe  rishikuar një varg dokumentesh  siç janë Raporti BB i Zhvillimit të Biznesit, Raporti i Progresit i BE‐së, si dhe analizat SWOT të kryera në kuadër të Strategjive për NVM‐të në më shumë sesa 14 shtete në zhvillim dhe në tranzicion. Është me rëndësi të ceket se secila nga këto përparësi, dobësi, mundësi apo kërcënime janë të lidhura me një Objektiv specifik Strategjik i cili mund të adresohet.   Përparësitë u referohen mundësive apo aftësive të cilat mundësojnë dhe lehtësojnë zhvillimin e qëndrueshëm të NVM‐ve. Si të tilla, ato janë shumë të rëndësishme sepse përparësia mund të përdoret për shfrytëzimin e të gjitha mundësive, për zbutjen dhe zvogëlimin e dobësive si dhe po ashtu edhe për reduktimin e kërcënimeve. Në kuptimin e zhvillimit të NVM‐ve në Kosovë, gjer më tani  janë  identifikuar 18 përparësi të ndryshme. Pjesa dërmuese e këtyre përparësive kanë  të bëjnë me  rritjen e vazhdueshme  të Bruto Prodhimit Vendor  (BPV), kostos  së ulët  të fuqisë punëtore të shkolluar dhe me moshë të re, miratimin e Aktit për Biznese të Vogla (ABV) si  dhe  rritjen  e  shkallës  së  harmonizimit  të  politikave  kosovare  për  NVM‐të me  NVM‐të  e Bashkimit Evropian (BE).  Dobësitë  janë mungesa  apo  deficite  substanciale  të  cilat  e  pengojnë  rritjen,  zhvillimin  dhe mbijetesën e NVM‐ve. Janë  identifikuar një numër  i tërësishëm prej 33 dobësish të ndryshme dhe më  kryesoret  prej  tyre  janë mungesa  e  një  kornize  të  qartë  strategjike  për  zhvillimin  e mëtejshëm të NVM‐ve si dhe korniza e pafavorshme legjislative për fillimin e bizneseve të reja siç është vënë re edhe në raportin e BB‐së për zhvillimin e biznesit. Këto dobësi do të adresohen kryesisht përmes Objektivit Strategjik nr. 1. Përveç dobësive institucionale, ne kemi identifikuar po  ashtu  edhe mësimin  joadekuat  të  aspektit  të  ndërmarrësisë  në  sistemin  shkollor  si  dhe 

Page 19: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 19 nga 47 

mungesën  e  ideve  kreative  dhe  inovative,  të  cilat  do  të  adresohen  në  kuadër  të Objektivit Strategjik nr. 3 dhe atij nr. 4.    Mundësitë janë shanse dhe raste të mira të cilat janë në dispozicionin e NVM‐ve në funksion të zhvillimit dhe  të  rritjes së  tyre  të mëtejshme. Gjatë zhvillimit  të analizave SWOT gjithsej  janë identifikuar 35 mundësi të ndryshme. Këto mundësi kryesisht  lidhen me mundësinë e Kosovës për t’iu bashkëngjitur Bashkimit Evropian – BE‐së, Organizatës Botërore të Tregtisë – OBT‐së si dhe përmirësimit  të shkallës së  implementimit  të CEFTA‐s. Për më  tepër, ngritja e shkallës së eksporteve,  zhvillimi  tepër  i  shpejtë  i  sektorit  të  komunikimeve  elektronike  dhe  prokurimi  i mallrave dhe i shërbimeve në procesin e biznesit, janë vetëm disa prej mundësive të cilat do të mund  të  shfrytëzoheshin  nga  ana  e  NVM‐ve  në  Kosovë.  Këto  mundësi  do  të  mund  të shfrytëzoheshin kryesisht përmes përforcimit  të aspektit  të konkurrencës  të NVM‐ve vendore dhe të atyre ndërkombëtare, e cila me fjalë të tjera paraqet Objektivin Strategjik Nr. 4.  Kërcënimet paraqesin sfida të jashtëzakonshme, të cilat do të mund të pengonin apo linin prapa një  përparësi  të  identifikuar  apo  do  të mund  të  përshpejtonin  një  dobësi  të  caktuar  duke penguar  në  këtë mënyrë  shfrytëzimin  e mëtejshëm  të mundësive  të  llojllojshme.  Situata  e paqëndrueshme  politike,  shkalla  në  rritje  e  korrupsionit  si  dhe  legjislacioni  i  dobët  për përmbarimin e kontratave, pastaj niveli i lartë i varfërisë janë vetëm disa nga numri i tërësishëm prej  14  kërcënimesh  në  fushën  e  zhvillimit  të NVM‐ve  në  Kosovë,  gjë  e  cila  do  të mund  të adresohej përmes Objektiveve Strategjike nr. 1, 2 dhe 3.  

2.6 Roli i Agjencisë për Mbështetjen e NVM‐ve (AMNVM) dhe Agjencive tjera të MTI‐së.  

Pas miratimit të Strategjisë për NVM dhe Planit për Implementimin (PI) e Strategjisë për NVM‐të, Agjencia e NVM‐ve do të marrë rolin udhëheqës për implementimin e tyre. Agjencia e NVM‐ve nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e MTI‐së dhe ministrit/es do të veproj si një forcë shtytëse për koordinimin dhe stimulimin e politikave për NVM‐të dhe përpjekjeve për implementimin e tyre. Agjencitë  tjera kyçe  siç  janë: Agjencia për Promovimin e  Investimeve në Kosovë  (APIK), Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë  (ARBK) dhe Agjencia për Standardizim, do  të kontribuojnë në zhvillimin e aktiviteteve të PI‐së për objektivat relevant në kuadër të Agjencisë për NVM.  

Page 20: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 20 nga 47 

3. Strategjia për Zhvillimin e NVM‐ve në Kosovës për periudhën 2012‐2016  

3.1 Vizioni dhe Misioni Vizioni dhe Misioni janë zhvilluar nga Grupi Punues për Strategjinë e NVM‐ve në konsultim me Drejtorin e Agjencisë për NVM‐të në Ministri të Tregtisë dhe Industrisë. 

3.1.1 Vizioni Më shumë se gjysma e NVM‐ve në Kosovë janë të përfshira në aktivitete tregtare. Më pak se 10% në aktivitete prodhuese. Shumica e këtyre janë të përfshira në ushqime, pije dhe duhan. Ekziston një nevojë urgjente për zhvillimin dhe krijimin e ndërmarrjeve më konkurrente  të cilat mund të prodhojnë mallra që mund të konkurrojnë me prodhimet e importuara dhe të konkurrojnë  në  rrafshin  ndërkombëtar.  Vizioni  strategjik  është:  “NVM‐të  e  Kosovës konkurrente në nivel botëror”. 

 

3.1.2 Misioni  

Edhe pse në Kosovë më herët ka pasur një traditë të ndërmarrsisë, ajo kryesisht ka qenë e bazuar  në  tregti.    Sot  ekziston mungesë  e  kuptimit  të  ndërmarrsisë  dhe  rolit  që NVM‐të luajnë  në  Zhvillim  Ekonomik,  e  posaçërisht mungesa  e  tillë  është  në  radhët  e  të  rinjve. Kosova ka nevojë për një sektor dinamik të NVM‐ve ku ndërmarrësit janë gjendje të krijojnë dhe  të  rritin bizneset e  tyre me pengesa minimale  legjislative dhe  rregullative, por brenda kornizës ligjore.  Misioni i definuar i Strategjisë të NVM‐ve është: "Përmirësimi i mjedisit të biznesit dhe kulturës së ndërmarrsisë duke synuar krijimin dhe rritjen e shpejtë të NVM‐ve të qëndrueshme".   

3.2 Qëllimet Strategjike, Qëllimet dhe Objektivat Strategjike  Zhvillimi  i  Qëllimeve  Strategjike,  Qëllimeve  dhe  Objektivave  Strategjike  është  i  bazuar  në analizën  e  situatës  së  sektorit  të  NVM‐ve,  shqyrtimit  të  ZHSK‐së  dhe  strategjive  tjera  dhe raporteve në  lidhje me Zhvillimin e NVM‐ve në Kosovë, shqyrtimin e strategjive të NVM‐ve në 14 vende, analizën e SWOT‐it për Sektorin e NVM‐ve  (shih më  lartë),  takimeve me hisedarët, pjesëmarrjen  e  hisedarëve  në  Grupin  Punuese  të  Strategjisë  të  NVM‐ve,  dialogun  dhe pjesëmarrjen në Konferencën për Zhvillimin e Strategjisë për NVM të mbajtur më 30 mars 2011; takimeve  rajonale me  AZhR  dhe  NVM‐ve  dhe  reagim‐vlerësim me  shkrim  të  pranuara  nga hisedarët përmes emalit ose përmes sistemit  të bazuar në ueb  të projektit EUSME. Hisedarët gjatë një periudhe dy mujore kanë pasur mundësitë të marrin pjesë në procesin e formulimit të 

Page 21: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 21 nga 47 

Strategjisë  për  NVM‐të.  Ata  do  të  vazhdojnë  të  japin  kontributin  e  tyre  gjatë  Procesit  të Implementimit.  Procesi  i  formulimit  dhe  procesi  i  implementimit  është  udhëhequr  nga  Grupi  Punues  për Strategjinë e NVM‐ve  (GPS)  i  formuar nga Kryeshefi Ekzekutiv  i AMNVM‐ve. Asistenca teknike për GPS është duke u ofruar nga Projekti i EUSME.  

Qëllimi  Strategjik  1:  Përforcimi  i  Kornizës  Legjislative  dhe  Rregullative  për Krijimin dhe Zhvillimin e NVM‐ve.  Qëllimi  Strategjik  i  parë  ka  të  bëj me  Parimet  e  Ligjit  të NVM‐ve:    I.  Krijimi  i  një mjedisi  ku ndërmarrësit dhe bizneset familjare mund të lulëzojnë dhe ku ndërmarrësia shpërblehet; II.  Të sigurohet  që  ndërmarrësit  e  sinqertë  të  cilët  për  një  kohë  të  shkurtër  janë  përballur  me falimentim, të kenë shansin e dytë;  III. Përcaktimi  i rregullave sipas parimit “Mendimi  të  filloj për gjërat e vogla”; dhe, IV.  Lehtësimi i qasjes së NVM‐ve ne¨financa dhe zhvillimi i një mjedisi ligjor dhe rregullativ që përkrahë kryerjen me kohë të pagesave në transaksionet komerciale.  Aktivitetet në kuadër  të Qëllimi Strategjik  I do  të përbëhen nga  inventarizimi  i  zhvillimeve  të reja  legjislative  dhe  identifikimin  e  zbrazëtirave  të  mbetura  në  harmoni  me  acquis communautaire.   Do  të  kërkohet  edhe  një  vlerësim  i  zbatimit  të  legjislacionit  të  ri. Një  prej komponentëve kryesor do  të  jetë konsolidimi dhe krijimi  i një kornize  të mirë  legjislative dhe rregullative për NVM‐të e sektorit privat, përfshirë këtu përmirësimin e qasjes në informata në lidhje me ligjet dhe rregulloret.  Si një qasje gjithëpërfshirëse për reforma ligjore/rregullative që ka për synim përvijimin e  rregullativës ekzistuese për  largimin e pengesave për hyrje, uljen e kostove  rregullative dhe plotësimin e zbrazëtirave  rregullative, kjo potencialisht përfshinë një spektër  të  gjerë  të  instrumenteve  rregullative  për  biznese  (ligje,  rregullore,  dekrete,  licenca, leje,  etj)  të  zhvilluara  nga ministritë  dhe  organet  tjera  publike.  Paralelisht,  këtu  përfshihet përmirësimi i funksionimit të Vlerësimit të Ndikimit Rregullativ (VNRR) që inkurajon numër më të madh të bizneseve që të hyjnë në sektorin formal, duke siguruar implementimin e Strategjisë për NVM‐të në nivel operativ (shih Planin e Implementimit më poshtë) dhe që bizneset ta kenë më të lehtë të hyjnë dhe të dalin nga tregu. Si një kandidat potencial për BE, Kosova ka pranuar Aktin  Evropian  për  Biznese  të  Vogla.  Dispozitat  nga  ky  akt  duhet  të  zbatohen  dhe  në  baza vjetore duhet të raportohen. Kosova po ashtu është duke lëvizur në drejtim të anëtarësimit në kuadër te Programit të EU për Konkurrueshmëria dhe Inovacione.  Qëllimi 1.1 Thjeshtësimi i kornizës ekzistuese ligjore dhe rregullative  Qëllimi  Strategjik  I  do  të  përfshijë  shqyrtimin  e  zhvillimeve  të  reja  legjislative  dhe identifikimin  e  zbrazëtirave  të mbetura  rregullative.    Do  të  kërkohet  edhe  një  vlerësim  i zbatimit  të  legjislacionit  të  ri. Një  prej  komponentëve  kryesor  do  të  jetë  konsolidimi  dhe krijimi i një kornize të mirë legjislative dhe rregullative për NVM‐të e sektorit privat, përfshirë këtu përmirësimin e qasjes në informata në lidhje me ligjet dhe rregulloret.  

Page 22: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 22 nga 47 

Qëllimi 1.2 Përmirësimi i përkrahjes ndërministrore për implementimin e Strategjisë për NVM  Për të siguruar rritje dinamike në sektorin për NVM, do të jetë e domosdoshme të iniciohen dhe  përforcohen  përpjekjet  ekzistuese  për  përmirësimin  e  kapacitetit  të  Agjencisë  për Mbështetjen e NVM‐ve, për zhvillimin dhe implementimin e politikave miqësore të parapara me këtë Strategji.  Rëndësi kryesore në mesin e këtyre do të kenë masat për përmirësimin e qasjes në informata për ligjet dhe rregulloret që rregullojnë aktivitetet e biznesit, si dhe për efektivitet më  të mirë  të  rolit  të Agjencisë  si  koordinatore  kombëtare  për  raportim,  sipas Aktit Evropian për Biznese të Vogla. 

 

Qëllimi 1.3 Përmirësimi i funksionimit të Vlerësimit të Ndikimit Rregullativ (VNRR).  

Me qëllim që të sigurohet mbajtja e përfitimeve të përmirësimit të klimës së biznesit që janë fituar përmes aktiviteteve të përvijimit të rregullativës, do të jetë e domosdoshme të bëhet përmirësimi  i  sistemit  për  vlerësimin  e  politikave  rregullative me  qëllim  të mbrojtjes  nga rirregullimi zvarritës.  Qëllimi 1.4 Rritja domethënëse e numrit të NVM‐ve për të hyrë në sektorin formal  Me futjen në përdorim të procedurave të përvijuara rregullative për biznese, një numër më i madh  i NVM‐ve  do  të  inkurajohen  për  hyrje  në  ekonominë  formale.    Kjo  duhet  t'i  ofrojë NVM‐ve mundësi më  të mëdha  për  qasje  në  burime  të  kredive  dhe  të  financimit  dhe  në zgjidhjen  kontesteve  komerciale,  ndërsa  në  anën  tjetër  të  kontribuojë  në  zhvillimin  e gjithmbarshëm të ekonomisë së tregut dhe për krijimi të vendeve të qëndrueshme të punës në sektorin e NVM‐ve.  Qëllimi 1.5 Përmirësimi i lehtësimit të hapjes së bizneseve  Një lehtësi ku ndërmarrësi është në gjendje të hyjë dhe të del nga tregu ka ndikim të thellë në rritjen e biznesit dhe në vitalitetin e gjithëmbarshëm të sektorit privat.  Nëse pengesat për hyrje janë të larta atëherë kjo do të dekurajojë ndërmarrësit që të hyjnë në treg.  Qëllimi 1.6 Përmirësimi i lehtësimit të mbylljes së bizneseve 

Rëndësia e lehtësimit të mbylljes së biznesit shpesh mospërfilljet. Është tejet me rëndësi të ndërmerren iniciativa në këtë fushë për të siguruar që ndërmarrësit e ndershëm të mund ti startojnë bizneset e tyre pasi që kanë dështuar   Qëllimi 1.7 Zbatimi i Dispozitave të Aktit për Biznese te Vogla   Strategjia  e  NVM‐ve  është  dizajnuar  në  harmoni me  Aktin  për  Biznese  të  Vogla  dhe  10 principet  janë  të përfshira në kuadër  të Qëllimeve  strategjike. Dispozitat e këtij Akti do  të zbatohen.  Sistemi  i  kritereve  do  të  zhvillohet,  dhe  raporti  I  progresit  i  përgatitur  nga 

Page 23: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 23 nga 47 

AMNVM‐ve nëpërmjet Këshillit Konsultativë do të publikohet. Kosova do të  lëviz në drejtim të anëtarësimit në Programin e EU për Konkurrueshmëria dhe Inovacione.   

Qëllimi Strategjik 2: Përmirësimi i Qasjes së NVM‐ve në Financa  Qëllimi Strategjik  i dytë ka  të bëj me parimin VI  të ABV‐së:  Lehtësimi  i qasjes  së NVM‐ve në financa  dhe  zhvillimi  i  një mjedisi  ligjor  dhe  të  biznesit  përkrahës  për  kryerjen me  kohë  të pagesave në transaksionet komerciale.  Sektori bankar në Kosovë konsiderohet si një prej tregimeve të suksesshme të vendit pasi që ka pasur rritje substanciale dhe kualitative. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, në dhjetor të vitit 2010, asetet e sektorit bankar të Kosovës ishin 2.5 miliardë euro që paraqet një rritje vjetor prej 11.4 për qind. Vlera totale e kredive të sektorit bankar  ishte 1.5 miliardë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 13.2 për qind.  Kreditë për sektorin tregtar dominojnë kreditë komerciale me 50.8 për qind të totalit të kredive për  ndërmarrjet,  ndërsa  kredit  për  ndërmarrjet  prodhuese  përbëjnë  12.3  për  qind  dhe  për ndërmarrjet ndërtimore 10.6 për qind.      Përkundër perceptimit  si  tregim  i  suksesshëm, ndërmarrjet  kosovare në  vazhdimësi ankohen për normat e  larta  të  interesit. Në anën  tjetër,  sektori bankar pavarësisht  rritjes  së vlerës  të kredive,  ende  ka  likuiditet  substancial.  Shumica  e  fitimit  të  bankave  të  Kosovës  është  nga depozitat.  Ekzistojnë  shumë  pak  stimulime  që  bankat  të  kreditojnë  NVM‐të.  Masat  për përmirësimin e qasjes së NVM‐ve në financa duhet të përfshijnë reformën e sistemit kadastral, sistemit të regjistrimit të kredive dhe kolateralit, dhe zbatimin e ligjit dhe procedimin e shpejtë të  kërkesave  të  bankës.  Duhet  bërë  përpjekje  shtesë  në  zhvillimin  dhe  funksionalizimin  e tregjeve të kapitalit.   Qëllimi 2.1 Zhvillimi, zgjerimi dhe promovimi i spektrit të instrumenteve financiare për NVM‐të.  Ekzistojnë instrumente shtesë financiare nga të cilat mund të përfitojë sektori i NVM‐ve dhe të cilat vendosin rrugën për të ecur përpara. Lizingu është një opsion financiar i cili nuk është vënë  plotësisht  në  përdorim  gjersa  në  Kosovë  operojnë  skema  të  pakta  të  garancive  për kredi. Financat  tregtare më  të avancuara dhe koncepti  i “Engjëjve  të Biznesit” nuk  janë  të njohura  në  nivelin  lokal.  Vëmendje  e  posaçme  duhet  ti  kushtohet  rritjes  së  qasjes  së  të rinjve, grave dhe minoriteteve në financa.  Qëllimi 2.2 Tërheqja dhe drejtimi i fondeve të diasporës në NVM 

 Një prej mënyrave për përmirësimin e qasjes së NVM‐ve në financa është tërheqja e fondeve të  diasporës  për  investime  në  Kosovë.    Përkundër  remitancave  që  janë  të  drejtuara  për 

Page 24: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 24 nga 47 

konsum personal të njerëzve që jetojnë në Kosovë, diaspora është e angazhuar në procesin e privatizimit  dhe  ka  bërë  investime  të  drejtpërdrejta  në  Kosovë.  Mirëpo,  mund  të  ketë stimulime  shtesë  financiare  inkurajim  të mëtejmë  të diasporës për  investime dhe ortakëri biznesi.  Qëllimi 2.3 Implementimi i programeve të trajnimit për kuptimin e opsioneve të financimit dhe aplikimit për financim  Ekziston  një  perceptim  i  përgjithshëm  se NVM‐të  nuk  janë  plotësisht  të  vetëdijshme  për spektrin e opsioneve  financiare që  janë në treg, prandaj duhet të ndërmerren veprime me qëllim të informimit të NVM‐ve në lidhje me përgjegjësitë për marrjen dhe kthimin e kredive, dhe kostove relative të huamarrjes në sektorin formal dhe joformal.  Qëllimi 2.4 Ngritja e nivelit të fiskalizimit   Për  të  arritur  këtë  objektiv,  pjesë  e  kësaj  strategjie  është  ngritja  e  vetëdijes  lidhur me dukuritë  që  i  brengosin  komunitetin  e  biznesit,  sidomos  për  ato  që  kanë  të  bëjnë  me pamundësinë  e  mikro  dhe  bizneseve  të  vogla  për  të  blerë  pajisjet  fiskale.  Duhet  të hulumtohet  nëse  institucionet  do  të  duhej  të  ndërmarrin  masa  subvencionuese  për  të siguruar  fiskalizimin  e  ekonomisë  kosovare  gjatë  vitit  2011.  Kjo  do  të  ishte  një  shtytje  e madhe për sektorin e formal. NVM‐et do të duhej të konsiderohen si partnerë në mbledhjen e TVSH‐s dhe jo të financojnë qeverinë me pagesat e TVSH në kufi. Me një fiskalizim të plotë sistemi  i  TVSH‐s  do  të  duhej  qe  plotësisht  të  transformohej  konform  standardëve  të mbledhjes dhe zbatimit të EU. 

Qëllimi Strategjik 3: Promovimi dhe Zhvillimi i Kulturës së Ndërmarrësisë  

Qëllimi  i  tretë  Strategjik  ka  të  bëj  me  parimin  VIII  të  ABV‐së:  Promovimi  i  avancimit  të shkathtësive në NVM dhe të gjitha formave të inovacionit 

 

Qëllimi 3.1 Përforcimi i kulturës ndërmarrëse  

Një  prej  parakushteve  kryesore  për  zhvillimin  e  biznesit  është  përforcimi  i  kulturës ndërmarrësore.  Bazuar  në  situatën  aktuale  në  Kosovë,  ky  qëllim  do  të  arrihet  përmes:  zgjerimit  të  plan  programit  të  ndërmarrësisë  në  shkolla  fillore,  qendra  tё  Aftësimit Profesional, shkolla të mesme dhe në institucione të arsimit të lartë;  promovimi i tregimeve të suksesshme të ndërmarrjeve që implementojnë programe të ndërmarrësisë për të rinjtë, gratë  dhe  minoritetet;  promovimi  dhe  njohja  e  ndërmarrjeve  më  të  suksesshme;  dhe inkurajimi  dhe  rritja  e  rrjetëzimit  të  bizneseve.  Kjo  do  të  ndërtohet  dhe  ndërlidhet me intervenimet aktuale të propozuara nga  donatorë.   

Page 25: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 25 nga 47 

 Qëllimi 3.2 Promovimi dhe rritja e bashkëpunimit ndërmjet shkollave dhe bizneseve  Arsimi për shkathtësi biznes dhe ndërmarrësi duhet të përqendrohet në plan programin bazë të  të    gjitha  formave  të  arsimit.  Kjo  do  të  thotë  ndryshimin  e  sjelljeve  dhe  shkathtësive arsimore  për  ndërmarrësi,  të  shprehura  përmes  arsimit  të  përgjithshëm  dhe  arsimit profesional. Ky qëllim duhet të ndihmojë nxënësit dhe studentët që të zhvillohen si qytetarë të  pavarur  të  cilën  dinë  si  të  ndërmarrin  iniciativa  dhe  të  bashkëpunojnë me  tjerët  në zhvillimin  e  ideve  të  biznesit.  Qëllimi  kryesor  këtu  është  krijimi  i  bazës  për  zgjedhjen  e ndërmarrsisë  si  opsion  të  karrierës.  Një  prej  qëllimeve  të  arsimit  bazë  profesional  është mundësia për të vepruar si ndёrmarrёs i pavarur në ekonomi formale.  Për të arritur Qëllimin 3.2 Kosova duhet që të: Krijoj Skemën e Kualifikimeve në Ndërmarrësi, rritë numrin e studentëve që kryejnë praktikë në NVM,  inkurajoj krijimin e  inkubatorëve të biznesit  në  kuadër  të  universiteteve,  zgjerojë  skemat  e  mentorimit  për  instruktimin  e bizneseve  të  reja dhe  të promovoj kuptimin e   ndërmarrsisë në  radhët e mësimdhënësve, ligjëruesve, profesorëve dhe akademikëve  Qëllimi 3.3 Stimulimi i kreativitetit dhe inovacionit   

Kreativiteti dhe inovacioni është i nevojshëm për bizneset në mënyrë që ato të krijojnë dhe të mbajnë përparësitë konkurruese. Ekziston një mungesë e  ideve në  lidhje me atë se çfarë lloje  të  biznesit  të  fillohen.  Shumica  e  bizneseve  janë  biznese  “edhe  unë”  për  shkak  të mungesës  së  gjenerimit  të  ideve,  inovacionit  dhe  kreativitetit.  Ky  qëllim  do  të  zhvillojë skemat  e  trajnimit  për  nxitjen  e  kreativitetit  dhe  inovimit  te  pronarët  dhe menaxherët  e NVM‐ve dhe ndërmarrësit e rinjë potencial. Në kuadër të përpjekjeve për të marr statusin e kandidatit, Kosova do të filloj të zbatoj Programin e BE për ndërmarrësi dhe inovacione.  

Qëllimi  Strategjik  4:  Përforcimi  i  konkurentshmërisë  vendore  dhe ndërkombëtare të NVM‐ve.  Qëllimi Strategjik i katërt ka të bëj me parimet e ABV‐së: I. Krijimi i një mjedisi ku ndërmarrësit dhe bizneset familjare mund të lulëzojnë dhe ku shpërblehet ndërmarrësia; VII. Ndihmon NVM‐të për të përfituar më shumë nga mundësitë e ofruara nga tregu i përbashkët; dhe X. Inkurajimi dhe  përkrahja  e  NVM‐ve  për  të  përfituar  nga  rritja  e  tregjeve.  Korniza  operuese  për  këtë program është programi i BE për Konkurueshmëria dhe Inovacione (CIP), që Kosova aspiron të jetë pjesë e saj në një të ardhme të afërt.  Zhvillimi  i NVM‐ve dhe ekonomia aktualisht  konsiderohet  si prioritet nga  të gjithë donatorët dhe nga institucionet e Kosovës, mirëpo ekzistojnë disa sugjerime praktike për mënyrën se si të arrihet  rritja  e NVM‐ve  dhe  nuk  ekziston  ndonjë mendim  unanim  në  lidhje me  përparësinë konkurruese të Kosovës.  

Page 26: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 26 nga 47 

 Një  supermarket  i  zakonshëm në Kosovë ka një pjesë  të madhe  të produkteve ushqimore  të importuara, shumica e të cilave mund të prodhohen në vend. Kosova është pjesë e ekonomisë rajonale dhe globale dhe me qëllim të konkurrimit, duhet të prodhoj produkte dhe shërbime që janë  të  kualitetit dhe performancës  së njëjtë me produktet e prodhuesve  të huaj. Produktet konkurruese në nivel ndërkombëtar  janë sot diskriminuese për kërkesën e konsumatorëve  të brendshëm.  Qëllimi  Strategjik  4  adreson  çështjet  përmes:  ngritjes  së  shkathtësive  teknike, inovative dhe menaxhuese;  paraqitjen e standardeve ndërkombëtare; zhvillimin e një plani për zëvendësimin e  importeve; krijimin e një Qendre  të  Inovacionit për Biznes; dhe  lehtësimin e qasjes së NVM‐ve në tregjet rajonale dhe në tregjet tjera të jashtme. 

 

Qëllimi 4.1 Zhvillimi i shkathtësive teknike, inovative dhe menaxheriale të NVM‐ve në harmoni me Programin e EU për përkrahje të politikave lidhur me Teknologjinë e informacionit dhe komunikimit.    Aktivitetet  e  kësaj  Strategjie  do  të  inkurajojnë  shfrytëzimin  e  teknologjive  të  reja, shfrytëzimin e plotë  të komunikimit elektronik dhe  zbatimin e e‐biznesit, e‐prokurimit dhe prodhimit  të  asistuar  nga  kompjuterët.  Të  gjithë  aktivitetet  do  të  jenë  në  harmoni  me Programin  e  EU  për  përkrahje  të  politikave  lidhur me  Teknologjinë  e  informacionit  dhe komunikimit.  Shkathtësitë menaxheriale  të pronarëve dhe menaxherëve  të NVM‐ve do  të avancohen  përmes  programeve  të  trajnimit  që  do  të  jenë  si  pasuese  të  Vlerësimit  të Nevojave për Trajnim. Vëmendje e posaçme do t’i kushtohet problemeve të menaxhimit të bizneseve familjare.   Qëllimi 4.2  Futja në përdorim e standardeve ndërkombëtare dhe sistemeve të Menaxhimit të cilësisë në NVM  Ndërmarrjet  konkurruese duhet  të  zbatojnë  standardet ndërkombëtare. Progresi  fillestar  i implementimit  të  grupit  të  Standardeve    ISO  9000    për Menaxhimin  e  cilësisë  duhet  tё vazhdoj dhe tё përsëritet. Agjencia për Standardizim në Kosovë do të orientohet më shumë drejt  NVM‐ve me  qëllim  që  ato  të  inkurajohen  që  të  kuptojnë  kualitetin  si  një masë  të konkurentshmërisë së tyre.   Shfrytëzimi efikas  i energjisë dhe burimeve të ripërtërishme të energjisë do të promovohet dhe do të përkrahet në harmoni me programin “Intelligent Energy Europe Programme (IEEP)”  Qëllimi 4.3 Zhvillimi i një plani për zëvendësimin e importeve për të ndihmuar NVM‐të që të konkurrojnë në tregun e brendshëm  Do të promovohet nevoja e prodhuesve vendor për zbatimin e standardeve të njëjta me ato që zbatohen për produktet e importuara. Përkrahja do të ofrohet për industrinë vendore të përpunimit të ushqimit në mënyrë që t'i mundësohet të konkurrojë me produktet ushqimore të importuara.  

Page 27: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 27 nga 47 

 Qëllimi 4.4 Identifikimi dhe zhvillimi i sektorëve tё synuar për përkrahje të NVM‐ve.   Vendet e reja të punës krijohen nga bizneset e reja, por pjesa më e madhe e vendeve të reja të  punës  do  të  gjenerohet  nga  rritja  e    ndërmarrjeve  ekzistuese  që  janë  të  alokuara  në sektorët  që  kanë  potencial  më  të  madh  për  rritje.  Në  disa  raste  fokusi  do  të  jetë  nё nënsektorë në kuadër  të sektorit ekzistues. Ofrimi  i ndihmës për ndërmarrjet në rritje dhe ato  fillestare në  këta  sektorët do  të  ketë ndikim pozitivë në  krijimin e  vendeve  të  reja  të punës. Në  kuadër  të  nënsektorëve  prioritar  bashkëpunimi  në mes  të  ndërmarrjeve  do  të inkurajohet nëpërmjet kllasterëve tё ndërmarrjeve. Strategjitë përkatëse do të hartohen dhe do  të  promovohet  rrjeti  i  kompetencave.  Klasterët  ndërkufitar  regjional  po  ashtu  do  të promovohen. 

Qëllimi 4.5 Zhvillimi dhe krijimi i një Qendre të Inovacionit për Biznese (QIB) 

 Krijimi  i QIB  do  të  kontribuojë  në  procesin  e  zhvillimit  të NVM‐ve  përmes  kombinimit  të burimeve  kombëtare  dhe  rajonale  të  njohurisë  dhe  inovacionit  në  një  rrjet  funksional  të kompetencave. Grupe  rajonale  të njohurive përbëhen nga universitetet publike,  institutet, AZhR‐të, QKB‐të, asociacionet e biznesit dhe kolegjet private. Organizatat hulumtuese do të lidhen me ndërmarrjet me qëllim të promovimit të mëtejme të  inovacioneve në bizneset e tyre. Ky proces do t'i mundësojë NVM‐të që të realizojnë potencialin e tyre zhvillimor kreativ, të  rrisin  konkurentshmërinë  dhe  vendosjen  e  bashkëpunimit  me  partnerët  vendor  dhe ndërkombëtar hulumtues dhe industrial.  Qëllimi 4.6 Lehtësimi i qasjes së NVM‐ve në tregjet rajonale dhe në tregjet tjera të jashtme  Thellimi  i  bashkëpunimit  ndërkufitar  dhe  partneriteteve  rajonale  të  bizneseve  përmes zhvillimit  të  kllasterëve  rajonal  të  biznesit  që  tё  eliminojnë  pengesat  tregtare,  do  të kontribuojë  në  rritjen  e  konkurentshmërisë  së NVM‐ve  të  Kosovës.  Fokus  i  veçantë  do  të duhej të ishte sigurimi i qasjes së Kosovës në tregjet e vendeve fqinje.

 

Qëllimi Strategjik 5: Përmirësimi  i dialogut ndërmjet sektorit privat, publik dhe shoqërisë civile  Qëllimi Strategjik  i pestë ka të bëj me parimin IV të ABV‐së: Administratat publike të bëhen të përgjegjshme ndaj nevojave të NVM‐ve.   Për bërjen e sektorit publik në Kosovë si reagues ndaj nevojave të NVM‐ve nevojitet një dialog i shëndosh  dhe  produktiv  ndërmjet  këtyre  dy  sektorëve,  duke  pasur  shoqërinë  civile  si ndërmjetësuese ‐ dhe shpesh edhe si iniciues i këtij dialogu.  Mendimi i përgjithshëm që duhet 

Page 28: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 28 nga 47 

të mbizotërojë  është  se  zhvillimi  ekonomik  i  Kosovës  është  punë  dhe  obligim  i  të  gjithëve! Shumë  raporte  të  vlerësimit  për  Kosovën  theksojnë  nevojën  për  përpjekje  të mëtejme  për thellimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe koordinimit në  radhët e, dhe ndërmjet,  të gjithë partnereve (p.sh. sektori publik, sektori privat dhe shoqëria civile).    Në Kosovë si në rastin e tregjeve tjera që  janë në krijim, mosbesimi dhe keqkuptimi ndërmjet sektorit publik, privat dhe shoqërisë civile pengon pa nevojë përpjekjet për reforma.   Dialogu publik‐privat (DPP) mund të prodhoj konsensus, të krijoj besim dhe mirëkuptim, mirëpo vetëm dialogu nuk është  i mjaftueshëm. Në këtë kontest edhe   Strategjia për Zhvillimin e NVM‐ve, e cila, pa një bashkëpunim të ngushtë tё këtyre partnerëve mund të mbetet e margjinalizuar dhe të rrezikohet implementimi i saj.  Ndërtimi i një tradite të dialogut dhe , të mësuarit për mënyrat e negocimit të kompromiseve, është  një  prej mënyrave më  të mira  që  tё  identifikohen  dhe  reagohet  ndaj    problemeve  të sektorit privat  respektivisht  të përshtaten politikat për  të  siguruar  rritje dhe  zhvillim  të  këtij sektori.   Dialogu gjithashtu është mënyra e vetme e komunitetit tё biznesit nё  Kosovë për të krijuar një klimë të mirë biznesi që ndihmon operimin e tyre.   

 Pjesëmarrja  e  ndërmarrësve,  punëtorëve,  shoqërisë  civile  dhe  qytetarëve  (p.sh. konsumatorëve) në dizajnimin e politikave publike ka  rëndësi kritike nëse Qeveria e Kosovës dëshiron të përmirësojë transparencën, kualitetin dhe efektivitetin e politikave të saj. Prandaj kjo do të konsolidoj legjitimitetin e saj.1  Disa prej përfitimeve kryesore potenciale të DPP përfshijnë:  lehtësimin e reformave të klimës investuese  përmes  përkrahjes  së  kampionëve  të  reformave,  krijimin  e  momentit  dhe përshpejtimit tё procesit reformues.  Nëse marrim  parasysh  situatën  aktuale,  atëherë  për  arritje  efektive  dhe  efikase  të  qëllimit Strategjik nr. 5, rekomandohen tri qëllimet si më poshtë:  Qëllimi 5.1 Ngritja e vetëdijesimit për rolin e NVM‐ve në zhvillimin ekonomik të Kosovës; Qëllimi 5.2 Përkrahja e grupit punues të MIE për Ekonomi dhe Tregti; dhe Qëllimi 5.3 Përmirësimi i procesit të avokimit. 

 Qëllimi 5.1 Ngritja e vetëdijesimit për rolin e NVM‐ve në zhvillimin ekonomik të Kosovës  Ndryshimet e propozuara në  ligjet e Kosovës mund të hyjnë në  librin e  ligjeve por  të kenë ndikim  të  vogël  në  realitet  për  shkak  të mungesës  së masave  përcjellëse.  DPP mund  të ndihmojë që të sigurohet se reformat kanë ndikim në terren, përmes ndihmës për përhapjen 

1 Dialogu Publik-Privat (DFID, BB, KFN, OBZHE, www.publicprivatedialogue.org  

Page 29: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 29 nga 47 

e vetëdijesimit për ndryshime, kthimin e informatave prapa dhe shtytjen e vazhdueshme për veprime.  Duke pasur parasysh se buxheti i Kosovës është i kufizuar, shumica e financimit për këtë qëllim, mund të vijnë nga donatorët.   Ata mund të ofrojnë resurset, të  lehtësojnë dhe promovojnë vetëdijesimin, kuptimin dhe përkushtimin për reforma. 

 Qëllimi 5.2 Përkrahja e grupit punues të MIE për Ekonomi dhe Tregti  Një prej organeve kryesore që bën koordinimin e  iniciativave për zhvillim ekonomik dhe të NVM‐ve, përveç AMNVM, është edhe Grupi Punues për Ekonomi dhe Tregti në  kuadër  të Ministrisë  për  Integrime  Evropiane  (MIE).    Ky  Grup  së  bashku  me  grupet  punuese  të sektorëve  tjerë  janë  pjesë  e  Platformës  për Menaxhimin  e  Ndihmës  të  QK‐së  të  krijuar rishtazi, e cila si synim ka të ndihmojë agjencitë e donatorëve që të ofrojnë asistencën për Kosovën në mënyrë të koordinuar dhe koherente, në harmoni me prioritetet zhvillimore të QK‐së. Përgjegjësitë e këtij grupi punues përfshijnë koordinimin e projekteve të donatorëve për NVM. Kryeshefi ekzekutiv  i AMNVM është  kryesues  i Grupit Punues për Ekonomi dhe Tregti .  Qëllimi 5.3 Përmirësimi i procesit të avokimit  Padyshim që Këshilli për Përkrahjen e NVM‐ve, asociacionet e biznesit dhe organizatat tjera të shoqërisë civile në Kosovë luajnë rolin e avokuesit në ngritjen e vetëdijesimit dhe ndikimit në opinionin publik të Kosovës, QK dhe organizatave ndërkombëtare.  Asociacionet e biznesit në Kosovë kanë nevojë të rritin përpjekjet e tyre përmes koordinimit të avokimit të tyre për politikat zhvillimore për NVM. Prandaj, përforcimi  i mëtejmë  i shkathtësive  të menaxhimit, komunikimit, prezantimit, negocimit dhe avokimit në këto organizata, do të kenë ndikim të madh pozitiv në promovimin e DPP‐NVM në Kosovë.  Çdo  lobim  i  asociacioneve  të  biznesit  dhe  individëve  në  Këshillin  Konsultativ  te  NVM‐ve duhet  të  regjistrohet  dhe  të  trajtohet.  Informatat  e  trajtuara  duhet  të  paraqiten  në  ueb faqen e   Këshillit  siç mund  të gjurmohen dërgesat me posta  të  shpejta përmes  internetit, duke demonstruar se procesi është transparent dhe se lobimi në qeveri mund të funksionojë dhe të sigurojë rezultate.   Qëllimi 5.4 Pёrmirёsimi i pёrgjegjshmёrisё tё institucioneve pёr NVM‐ёt    Institucioneve shtetërore të Kosovës dhe ndërmarrjeve publike ju mungon fokusi për NVM‐tё dhe nuk janë të vetëdijshme për rolin e NVM‐se si krijues të vendeve të reja të punës dhe të të  ardhurave.  Institucionet  e  Kosovës  do  të  duhet  të  adaptonin  një  qasje  partneriteti me NVM‐të.  Nё  fakt  NVM‐ёt  janë  zgjidhje  e  shumë  problemeve  të  Kosovës  sot.  Të  gjitha institucionet publike, si ATK‐ja Doganat, Shërbimet publike etj, duhet tё jenë tё vetëdijshme për  kёtë  fakt  dhe  tё  kenë  parasysh  ndikimin  e  aktiviteteve  të  tyre  tek  NVM‐ёt.  Ёshtё  e natyrshme qё energjia elektrike duhet paguar, por nuk ёshtё fer qё NVM‐ve qё i kanë kryer obligimet e tyre ti nënshtrohen reduktimeve vetëm pse të tjerët nuk kanë paguar rrymën. A 

Page 30: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 30 nga 47 

ёshtё e arsyeshme qё bizneset tё ndëshkohen pёr vonesat nё pagesat e tatimeve, kur nё tё njëjtën  kohë  institucionet  shtetërore  janë  regullishtё  vonё  me  rimbursimin  e  TVSH‐sё. Kosova,  NVM‐tё  dhe  populli  i  saj  kanë  merituar  pёrgjegjshmёri  mё  tё  madhe  nga institucionet shtetërore.

Qëllimi Strategjik 6: Përforcimi i Institucioneve Përkrahëse të NVM‐ve  Qëllimi  Strategjik  i  gjashtë  ka  të  bëj me  parimin  VIII  të  ABV‐së:  Promovimi  i  avancimit  të shkathtësive në NVM dhe të gjitha formave të inovacionit   

Qëllimi 6.1 Përforcimi i Kapaciteteve dhe rritja e efektivitetit të AMNVM në koordinimin e implementimit të strategjisë për NVM 

MTI‐ja  përmes  AMNVM‐ve  do  të  jetë  përgjegjëse  për  implementimin  e  Strategjisë  për zhvillimin  e  NVM‐ve  dhe  PI‐së.  Kjo  do  të  jetë  përgjegjësi  e  re  e madhe  për MTI‐në  dhe AMNVM‐në si dhe për këtë do  të nevojiten  resurse shtesë për AMNVM‐në, përfshirë këtu edhe punonjës tё rinjё dhe pajisje shtesë.  

 AMNMV‐ja  duhet  të  jetë  përgjegjëse  për mbledhjen  dhe  përpunimin  e  tё  dhënave  dhe publikimin  e  informatave  për  Sektorin  e NVM‐ve  nё  vend,  pёr  çka  do  tё  ketё  nevojë  për rritjen e kapaciteteve.  Koordinimi i projekteve të donatorëve në lidhje me NVM‐të për t'iu shmangur dyfishimit dhe humbjes së financimit të donatorëve, do të  jetë përgjegjësi shtesë e AMNVM dhe për këtë mund  të nevojitet  staf  shtesë. Koordinimi  i donatorëve nё  fushën  e NVM‐ve do  të bëhet përmes Ministrisë  së  Integrimeve  Evropiane  respektivisht  nga  zyra  e  kësaj ministrie  për koordinim të donatorëve.  Qëllimi 6.2 Zhvillimi i politikave dhe strategjive kombëtare dhe rajonale për implementimin e programit për krijimin, koordinimin dhe mirëmbajtjen e "Zonave Ekonomike", parqeve të biznesit dhe inkubatorëve të biznesit. 

 Kuptimi  i shprehjes "Zona Ekonomike" në Kosovë është  i ndryshëm nga vendet  tjera. Edhe pse  Parku  i  Biznesit  në  Drenas  në  Ligjin  për  Zonat  Ekonomike  është  definuar  si  Zonë Ekonomike,  ky  në  të  vërtetë  është  park  i  biznesit.  Zakonisht,  Zonat  Ekonomike  ofrojnë lehtësira  të posaçme  tatimore dhe doganore për  kompanitë që  gjenden në  zonë. Kjo nuk ndodh në "Zonën Ekonomike” të Drenasit e cila vazhdon të menaxhohet nga AMNVM‐ja    Aktualisht nuk ka njё plan se ku duhet të vendosen parqet dhe inkubatorët e biznesit në bazë të  nevojave  ekonomike.  Një  numër  i  komunave  dëshirojnë  të  zhvillojnë  parqe  dhe inkubatorë  të  biznesit  dhe  janë  duke  diskutuar  opsionet me  AZhR‐në.  Në  koordinim me 

Page 31: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 31 nga 47 

AMNVM, AZhR‐të dhe Komunat duhet të zhvillohet një strategji kombëtare dhe rajonale për lokacionet nё tё cilat do duhej tё zhvilloheshin parqet dhe inkubatorët e biznesit.  Qëllimi 6.3 Bashkëpunimi me Agjencitë për Zhvillim Rajonal (AZhR‐të) për implementimin e Strategjisë për NVM‐të  Gjatë  fazës së  formulimit të strategjisë  janë mbajtur takime me tri AZhR  (Qendrore, Jugore dhe Lindore) dhe me Udhëheqësin e Ekipit të programit tё Bashkësisë Evropiane pёr Zhvillim Ekonomik  Regjonal.  Pesë  përfaqësues  nga  AZhR‐të  kanë marrë  pjesë  në  Konferencën  për NVM.    AZhR‐të  tashmë  kanë  zhvilluar  strategjitë  rajonale  dhe  do  të  përfshihen  në  formulimin  e aktiviteteve  të Planit  të  Implementimit  (shih më poshtë). Gjithashtu elementet  relevate  të Strategjisë pёr Zhvillimin e NVM‐ve do të inkorporohen në strategjitë rajonale  Qëllimi 6.4 Zhvillimi i kapaciteteve të Qendrave Komunale të Biznesit (MBC‐të)  Qendrat  Komunale  të  Biznesit  (QKB‐të)  janë  duke  u  themeluar me  asistencë  teknike  nga projekti i Bankës Botërore "Krijimi i Qendrave Komunale të Biznesit". QKB‐të nuk janë qendra biznesi por  janë qendra për  regjistrimin e biznesit në kuadër  të komunave ku ato gjenden. BB‐ja është duke marrë parasysh zgjerimin e përgjegjësive të tyre për të mbuluar një spektër më  të gjerë  të aktiviteteve administrative duke përshirë  lejet e punës, numrat  tatimor dhe licencat.  QKB‐të  janë një vend  i rëndësishëm ku pronarët e bizneseve mund të takohen me sektorin publik dhe sheh  të kërkojnë  informata për qasje në shërbimet e  tjera për biznese. Projekti EUSME  ka  zhvilluar  një  katalog  të  kompetencave  ku  bizneset mund  të  sigurojnë  qasje  në shkathtësi nëpërmes  internetit. Në kuadër të QKB‐ve mund të krijohet një Pikë  Informative për Biznese  (PIB), e cila  i  raporton AMNVM‐së, që do  të vepronte  si një pikë  informimi ku bizneset  mund  të  orientohen  për  shërbime,  ofrues  trajnimesh,  burime  financimi  dhe shërbime tjera për biznesin. PIB do të vepronte si “termometër”  i  llojeve të shërbimeve që kërkohen nga NVM‐të dhe do  të  jetë një burim  i  rëndësishëm  i  informatave për  tregun e shërbimeve të biznesit në Kosovë. Edhe informatat qendrore të QK‐së mund të shpërndahen përmes QKB‐ve.  Qëllimi 6.5 Përmirësimi i kualifikimeve të konsulentëve individuale të bizneseve dhe ofruesve të shërbimeve për biznese (OSHB).  Ekziston një shumëllojshmëri e madhe e kualitetit të konsulentëve individual që punojnë për ofruesit e shërbimeve për biznese në Kosovë. Kur një biznes kërkon shërbime  ligjore ose të kontabilitetit, aty dihet që kontabilisti ose juristi duhet të jetë i kualifikuar me një kombinim të kualifikimeve akademike dhe profesionale. Prandaj, biznesi është  i gatshëm që të paguaj për këto shërbime duke ditur se është duke u këshilluar nga një specialist i kualifikuar. Kësaj 

Page 32: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 32 nga 47 

mund t'i shtohet edhe fakti se me ligj kërkohet që një biznes i regjistruar të përmbushë disa standarde ligjore dhe të kontabilitetit.  Në rastin e një specialisti që punon për një ofrues të shërbimeve për biznesin (OSHB), klienti nuk ka njohuri për kualifikimet dhe përvojën e specialistit. Klienti që paguan do të ketë besim se konsulenti i posedon shkathtësitë që kërkohen nga klienti. Kjo nuk është e mundshme pa një lloj të sistemit të akreditimit për konsulentët e OSHB‐ve.   Duke pasur parasysh tregun në zhvillim të ofruesve të shërbimeve për biznesin dhe rritjen e nevojave të komunitetit të biznesit për shërbime cilësore, një shoqatë e konsulentëve është e  domosdoshme  që  të  shërbej  si  një  subjekt  i  cili  udhëzon  ushtrimin  e  profesionit  të konsulencës për biznese në Kosovë. Kjo mund të quhet Shoqata e Konsulentëve për Biznes në Kosovë.   

Qëllimi  Strategjik  7:  Përmirësimi  i  pozitës  të  femrave  ndërmarrëse,  të  rinjve, minoriteteve  dhe  grupeve  tjera    specifike  dhe  ndërmarrësve  në  zonat  e disavantazhuara.   Edhe  pse  të  gjitha  qëllimet  strategjike  adresojnë  çështje  të  posaçme  përkitazi me  grupet  e veçanta specifike, është konsideruar e nevojshme që të hartohet apo të përpilohet një Qëllim tjetër  Strategjik,  i  cili  në  mënyrë  të  posaçme  do  t’i  referohej  aspektit  të  ndërmarrsisë  të femrave,  të  rinjve,  të  minoriteteve  dhe  të  grupeve  të  veçanta  të  margjinalizuara  dhe ndërmarrësve  në  zonat  e  disavantazhuara.  Kjo  gjë  kurrsesi  nuk  nënkupton  se  gjashtë  (6) Qëllimet e tjerë strategjikë nuk i marrin parasysh këto elemente të cilat u përmendën. Hartimi i një qëllimi të posaçëm tejkalon efektin ekonomik dhe përveç kësaj ka një efekt më të thellë dhe më të ndjeshëm në marrëdhëniet shoqërore, kulturore dhe ato ndëretnike.  

 Qëllimi 7.1 Përmirësimi i pozitës së ndërmarrësve femra   Përkundër  faktit  se  femrat përbëjnë më  tepër  se 50 %  të popullsisë  së gjithëmbarshme  të Kosovës, pjesëmarrja jashtëzakonisht e ulët e këtyre femrave në  ndërmarrësi si dhe aktiviteti ndërmarrës shumë i ulët i tyre dëshmojnë pozitën e çekuilibruar të  femrave ndërmarrëse.   Agjencia  Kosovare  për  Regjistrimin  e  Bizneseve  nuk  ofron  të  dhëna  lidhur me  gjininë  e pronarëve të bizneseve të ndryshme, prandaj është e pamundur të konstatohet numri i saktë i  ndërmarrësve  femra.  Përkundër  kësaj,  të  gjitha  vlerësimet  e  kryera  nga  agjenci  të ndryshme, pastaj nga institute kërkimore si dhe nga hulumtues të tjerë bëjnë të ditur për një shkallë dukshëm më të ulët sesa 10 % të femrave ndërmarrëse nga komuniteti i përgjithshëm i ndërmarrësve. Kjo shifër është ndjeshëm më e ulët po qe se krahasohet me ekonomitë e tjera  të  zhvilluara  në  shtetet  perëndimore,  në  të  cilat  pjesëmarrja  e  ndërmarrësve  femra shkon nga 30 % deri në 45 %.   

Page 33: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 33 nga 47 

Ajo çfarë është e  rëndësishme gjatë hartimit  të Objektivit Strategjikë 7.1 është  se ekipi ka marrë parasysh në mënyrë të plotë Treguesit apo indikatorët e dalë nga ETF në Stamboll, të cilët kanë  të bëjnë me mundësimin e një mjedisi  të  favorshëm për ndërmarrësit  femra në regjionin e shteteve të cilat ende nuk janë anëtarësuar në BE:  

• Politikat mbi të dhënat e pjesëmarrëses së femrave në ndërmarrësi; • Trajnimin e femrave për ndërmarrësi;  • Përmirësimin e qasjes në financa për ndërmarrëset femra;  • Krijimin e një rrjeti të punës dhe të praktikave të mira. 

 Qëllimi 7.2.  Përmirësimi i pozitës së ndërmarrësve të rinj    Shkalla shumë e lartë e papunësisë e cila vlerësohet të jetë diku rreth 45 % nga njëra anë si dhe një numër prej përafërsisht 25,000 të rinjsh, nga ana tjetër, të cilët për çdo vit futen për herë  të parë në  tregun e punës, duhet  të merren parasysh si arsye  të mjaftueshme për  të shqyrtuar ndërmarrësin tek të rinjtë si të vetmen zgjidhje të qëndrueshme për adresimin e problemit të papunësisë së të rinjve. Për këtë qëllim,  janë zhvilluar objektiva të posaçëm të cilët  kanë  si  synim  inkurajimin  e  një  numri  sa më  të madh  të  të  rinjve  për  të  krijuar  apo themeluar ndërmarrjet e tyre personale.   Qëllimi 7.3. Përmirësimi i pozitës së grupeve të posaçme lidhur me përfshirjen e tyre në ndërmarrësi   Grupet e posaçme, në veçanti njerëzit me paaftësi vërtet kanë nevojë për një vëmendje më të madhe. Disa prej tyre, po ta kishin mundësinë e qasjes në ndihmën e duhur, shumë lehtë do të angazhoheshin në aktivitete të ndryshme të ndërmarrsisë. Përkundër kësaj, megjithatë para se të ndërmerren çfarëdo hapash konkretë lidhur me nevojat e trajnimit të tyre, së pari duhet bërë analiza në  funksion të  identifikimit të boshllëqeve dhe të nevojave speciale për fillimin e bizneseve. Pavarësisht gjithë kësaj, megjithatë një  lloj ndihme  financiare dhe disa trajnime të specializuara duhet t’u ofrohet këtyre grupeve të cilat kanë mbetur në margjinat e shoqërisë  Qëllimi 7.4. Përmirësimi i pozitës së minoriteteve në raport me përfshirjen e tyre në ndërmarrësi   Minoritetet janë pjesë e shoqërisë kosovare dhe një prej mënyrave më të mira të pajtimit do të ishte ndërmarrësia e tyre. Krijimi i vendeve të reja të punës për ta dhe shpëtimi i tyre nga varfëria do të shpinte në drejtim të krijimit të një mjedisi më paqësor dhe më të qetë. Krijimi i rrjeteve të punës me grupet e tjera etnike përmes aktiviteteve të ndërmarrsisë do t’i zbuste dhe  do  t’i  qetësonte  raportet  dhe marrëdhëniet  e  tendosura  ndëretnike.  Një  strategji  e këtillë parashikon një ndihmë të posaçme financiare për ata pjesëtarë të minoriteteve të cilët kanë dëshirë dhe vullnet të fillojnë me krijimin e ndërmarrjeve të tyre personale.  

Page 34: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 34 nga 47 

   Qëllimi 7.5.  Përmirësimi i pozitës te ndërmarrësit në zonat e disavantazhuara    Ky  qëllim  është  bazuar  në Ligjin  02/L5   dhe  Ligjin  02/l‐5  për Mbështetjen   e NVM‐ve    në  nenet  përkatëse. Me  këtë  tentohet  të  arrihet  një  zhvillim  i  balancuar  në  të  gjitha  zonat. Prandaj për t’u zbatuar ky qëllim, patjetër që duhet të fillohet me  identifikimin e zonave të disavantazhuara.   

  

 

 

Page 35: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 35 nga 47 

4. Procesi i Implementimit të Strategjisë   Strategjia për NVM është formuluar në dy faza. Në fazën e parë është përfunduar Strategjia për NVM 2012‐2016 me vizion 2020 dhe pritet tё miratohet nga Qeveria e Kosovës nga mesi i vitit 2011. Gjatë  fazës  së  2‐të  e  cila  përfshinë  periudhën  nga Qershori  deri  në  tetor  2011,  do  të përfundohet një Plan  i  Implementimit  (PI) dhe do  të miratohet nga Qeveria e Republikës  së Kosovës. 

4.1 Plani i Implementimit  Strategjia  e miratuar  për  NVM  është  e  ndarë  në    Qëllime  Strategjike,  nën  qëllime  dhe Objektiva. Për secilin objektiv do të ketë aktivitete të cilat demonstrojnë se si do të arrihet objektivi  strategjik,  si  dhe  do  të  ketë  treguesin  përkatës  objektivisht  të  verifikueshëm.   Agjencitë qeveritare do të marrin pjesë aktive në procesin e formulimit të PI‐së. Gjithashtu AMNVM‐ja do të bëj rishqyrtimin vjetor të PI‐së.  

4.1.1 Aktivitetet  Në PI do  të grupohen aktivitetet në kuadër  të  secilin objektiv për  secilin vit në periudhën 2012  deri  2016.  Secili  aktivitet  do  tё  zhvillohet  me  orarin  dhe  aftin  korrespondues  të implementimit;  institucionin  e  QK‐së  që  merr  përgjegjësinë  për  implementimin  e  atij aktiviteti; rezultatin e pritur; treguesit e performancës për aktivitetin; përllogaritjen e kostos së  implementimit; dhe burimin e mundshëm  të  financimit  (p.sh. QK ose donatorët). Është me rëndësi të theksohet se për të evituar duplifikimin e punëve, në rast se ndonjë institucion i  identifikuar  si  përgjegjës  tashmë  ka  zhvilluar  aktivitete  që  kontribuojnë  në  objektivat strategjik,  plani  implementues  do  t’ju  referohet  këtyre  aktiviteteve,  dhe  vetëm  nëse konsiderohet si e nevojshme këto aktivitete do të zhvillohen më tutje në kuadër të PI‐së.     

 

4.1.2 Intervenimet ekzistuese dhe të propozuara të donatorëve  

Të gjitha intervenimet ekzistuese dhe të ardhshme të donatorëve në lidhje me NVM‐të do të identifikohen  dhe  do  të  përfshihen  në  kuadër  të  aktiviteteve  të  PI‐së.  Pas  përfundimit, Strategjia e NVM‐ve dhe PI‐ja  korresponduese do  të përbëhet nga një  “listë për blerje” e aktiviteteve  të  posaçme  që  mund  të  grupohen  në  projekte  dhe  programe.  Çfarëdo intervenime të propozuara të donatorëve në NVM do të lidhen drejtpërdrejtë me aktivitetet dhe Qëllimet Strategjike në Strategjinë për NVM dhe në PI.     

Page 36: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 36 nga 47 

 

4.1.3 Procesi i Implementimit të Formulimit të Planit  Si në fazën 2, formulimi  i aktiviteteve do të mbikëqyret nga Grupi Punues për Strategjinë e NVM‐ve  (GPS) që  ishte përgjegjës për përfundimin e  Strategjisë për NVM. Përbërja e GPS është zgjeruar për përfshirjen e përfaqësuesve të institucioneve relevante të QK‐së që kanë pranuar  përgjegjësinë  për  implementimin  e  aktiviteteve  që  kanë  të  bëjnë  me  qëllimet strategjike dhe objektivat.     Ministria  e  Tregtisë  dhe  Industrisë  (MTI)  përmes  Agjencisë  për  Mbështetjen  e  NVM‐ve (AMNVM) do të bëj mbikëqyrjen e implementimit të Strategjisë për NVM‐të. Institucionet e QK‐së  do  të  konfirmojnë  pranimin  e  implementimit  të  secilit  aktivitet  përkatës,  përfshirë këtu edhe orarin përkatës.       

4.1.4 Monitorimi i Performancës së Sektorit të NVM‐ve  

AMNVM‐ja do të bëj një shqyrtim vjetor të Sektorit të NVM‐ve duke u bazuar në PI dhe do të raportojë variancat në Raportin Vjetor të Sektorit të NVM‐ve. Pёr mё tepёr ky raport do të ketë  një  pjesë  edhe  për  AMNVM‐në.  Struktura  e  raportit  vjetor  do  tё  bazohet  ne  Aktin Evropian pёr Biznese të Vogla.  

Page 37: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 37 nga 47 

 

5. Shtojcat   

I. Analiza SWOT Sektorit të NVM‐ve në Kosovë 

II. Struktura e Strategjisë së zhvillimit të NVM‐ve                                       

Page 38: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 38 nga 47 

 Annex I – Analiza SWOT e  Sektorit të NVM‐ve në Kosovë 

FORTЁSITЁ Qëllimi Strategjik 

↓  1  Miratimi i Aktit Evropian pёr bizneset e vogla (“SBA”) konfirmon përkushtimin e 

Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e NVM‐ve 1 

2  Rritje e harmonizimit tё politikave tё NVM‐ve tё Kosovës me politikat dhe programet përkrahëse tё BE pёr NVM 

3  Rritja e vazhdueshme e BPV  1, 2, 3, 4, 5, 6 

4  Strategjia e punësimit në Kosovë (2010‐2015) duke u implementuar  1, 3, 4 5  Strategjia e Energjisë (2009‐2018) duke u implementuar  1, 4 6  Mbledhje efektive e taksёs doganore dhe tatimeve nё kufi  1, 4 7  Kosova është anëtare e Bankës Botërore dhe e Fondit Monetar Ndërkombëtar  2 8  Traditë më të gjatë ndërmarrëse në krahasim me vendet tjera në tranzicion  3 9  Euro ёshtё monedhë zyrtare, lehtëson tregёtin me Euro zonёn  4 10  Tokё bujqësore dhe inpute lokale jo të shtrenjta  4 11  Forca punëtore e edukuar, e re dhe njohëse e shumë‐gjuhëve  4 12  Treg fleksibil i punës me koston mё tё ulёt nё Evropё  4 13  Aeroporti i Prishtinёs me lidhje tё mira ndёrkombёtare pёr pasangjerё dhe transport 

tё mallrave 4 

14  Kosova ka "kthim tё trurit" sepse emigrantёt e kthyer kanë aftësi tё reja transferuese  4 15  Qasja e Zhvillimit Regjional e përkrahur nga rrjeti i Agjencive Rajonale pёr Zhvillim  5, 6 16  Raste më të shumta të asistencës teknike dhe të trajnimeve për biznes të financuara 

nga donatoret 6 

17  Ekspozimi i rritur ndaj praktikave të mira ndërkombëtare të  qeverisjes dhe të bërit biznes (nga 1999) 

18  Rritja e aftësisë së sektorit të NVM‐ve për të absorbuar  dhe shfrytëzuar efektivisht  fondet e qeverisë dhe të donatorëve 

             

Page 39: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 39 nga 47 

 

DOBЁSITЁ Qëllimi Strategjik 

↓  1  Mungesa e një kornize të kjartë strategjike për zhvillimin e NVM‐ve  1, 2, 3, 4, 

5, 6 2  Sistemi jo‐i‐kordinuar i Menaxhimit tё Informatave pёr monitorimin dhe vlerësimin e 

sektorit tё NVM‐ve 1, 2, 3, 4, 

5, 6 

3  Rangimi në pozitën e 119, nga 189, në Raportin “Bërja e biznesit 2010” tё Bankës Botërore  1 4  Sundimi i pamjaftueshëm i ligjit  1 5  Mungesa e zbatimit tё legjislacionit ekzistues  1 6  Korniza ligjore është jo e favorshme për fillimin e e bizneseve  1 7  Mungesa e politikave për promovimin e investimeve  1 8  Barriera rregullative jo tё favorshme  1 9  Regjistrimi i biznesit  i kushtueshëm dhe me kohëzgjatje tё madhe dhe procedurat e 

licensimit: pengojnë aktivitetet sipërmarrëse, ose të paktën bëjnë shtytje tek firmat kah informalitetit 

10  Sektor i madh jo‐formal  1 11  Numër i kufizuar i produkteve financiare tё ofruara NVM‐ve  2 12  Kërkesa tё tepërta dhe tё panevojshme tё kolateralit  2 13  Nuk ka infrastrukturë për treg tё kapitalit  2 14  Mekanizëm i dobët përkrahës për fillim të bizneseve  2, 6 15  Mësimi jo‐adekuat i ndërmarrësisë në sistemin edukativ  3 16  Kulturë ndërmarrëse pak e zhvilluar  3 17  Mungesa e ideve kreative dhe inovative pёr biznes  3 18  Nivel i ulёt i aftësive menaxheriale  3, 4 19  Koncentrimi nё tregti nё vend tё prodhimit  3, 4, 6 20  Mungesa e furnizimit të besueshëm me energji elektrike  4 21  Bashkëpunim i dobët rajonal, brenda Kosovës dhe në mes të vendeve të Ballkanit 

perëndimor 4 

22  Tregu vendor i pazhvilluar  4 23  Kompanitë me pronësi familjare dominojnë sektorin e NVM‐ve  4 24  Tё kuptuarit e kufizuar pёr teknologji moderne tё prodhimit, dhe teknikave tё 

marketingut dhe tё biznesit 4 

25  Ka vetëdije të kufizuar të NVM‐ve për mundësitë e eksportit  4 26  Ka varësi të madhe në eksporte përmes lidhjeve jo‐formale me Diasporën  4 27  Kompanitë e mëdha dominojnë procesin e avokimit dhe lobimit  4 28  Sektori privat në Kosovë është relativisht i vogël, me sektorë ku vlera e shtuar është e ulët 

dhe me profesione me shkathtësi të vogla.  4 

29  Mungese e vetëdijesimit të konsumatoreve dhe NVM‐ve për standardet e kualitetit  5 

30  Infrastrukturë e dobët (rrugët, telekomunikimet, energjia, uji)  5 31  Vlerësimi i ulët nga publiku pёr rëndësinë e NVM‐ve në krijimin e vendeve të punës   5 32  Korrupsioni dhe krimi rrisin nё mënyrë të konsiderueshme kostos e të bërit biznes  5 33  Institucione tё centralizuara dhe jo‐adekuate shtetërore për përkrahjen e NVM‐ve  6 

Page 40: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 40 nga 47 

 

MUNDЁSITЁ Qëllimi Strategjik 

↓  1  Qartësimi dhe forcimi i drejtave pronësore do tё ngrit hua‐dhënien dhe investimet  1, 2 2  Përshpejtimi i procesit tё anëtarësimit në BE    1, 4, 5, 6 3  Anëtarësimi në OBT   1, 4, 5, 6 4  Vëmendje e rritur e hartuesve të politikave drejtuar sektorit të NVM‐ve   1, 5 5  Aprovimi i Strategjisë dhe Planit Implementues për zhvillim tё NVM‐ve  1, 6 6  Likuiditet i lartë i Bankave   2 7  Potencial për futjen e produkteve të reja financiare siç janë: skemat e garantimit, 

lizingut, kapitalit për krijim të bizneseve të reja (“venture capital”)  2 

8  Investimet nё arsim pёr ndёrmarrёsi dhe zhvillim tё aftësive  3 9  Pёrmirёsimi i aftësive tё punësimit përmes edukimit dhe trajnimit profesional  3 10  Rritja e kompanive tё huaja që transferojnë aktivitetet e tyre afariste në Kosovë   3, 4 11  Anëtarësimi i Kosovës në Javën e NVM‐ve të BE   3, 5 12  Pёrmirёsimi  i lidhjeve nё mes institucioneve arsimore dhe sektorit privat  3, 5 13  Përmirësimi i implementimit të CEFTA‐s   4 14  Përfundimi i Procesit të privatizimit   4 15  Qasja nё fuqi punëtore tё re  4 16  Inputet lokale të lira  4 17  Rritja e kërkesës nga tregu vendor  4 18  Zhvillimi dhe implementimi i planit pёr zëvendësimin e importit  4 19  Resurse natyrale pak tё shfrytëzuara  4 20  Pozicion qendror gjeografik dhe kulturor në mes të Evropës, Lindjes së Mesme dhe 

Afrikës (ELMA) 4 

21  Qasja e rritur ndaj tregjeve rajonale  4 22  Investimet publike nё infrastrukturë (p.sh. Autostrada Kosovë‐Shqipëri, Aeroporti 

Ndёrkombёtar i Prishtinës, linja e transmisionit për energji tё lartë elektrike, infrastruktura rrugore, Porti i Shëngjinit ‐ Shqipëri, etj.) 

23  Zhvillimi i mё shumё investimeve nё sferën e Partneritetit Publiko Privat  4 

24  Zhvillimi i shpejtë i sektorit të komunikimit elektronik  4 25  Rritja e eksporteve dhe Investimeve Direket tё Huaja ("FDI") tё orientuara nё eksporte  4 26  Konsolidimi i tokës bujqësore nё njësi ekonomike qё mund tё zhvillohen me sukses  4 27  Përfundimi i shpejtë i procesit të tenderit për kompleksin e impiantit/minierës sё re tё 

linjitit është thelbësor për të siguruar një furnizim afatgjatë të energjisë. 4 

28  Përfitimi nga konkurrenca e pagave të Kosovës në punë me kualifikime të ulëta  4 29  Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të biznesit me Diasporën e Kosovës  5 30  Përmirësimi i bashkëpunimit ndёr‐kufitar  5 31  Rritja e përkrahjes sё qeverisë dhe të donatorëve, e fokusuar nё mbështetje të 

zhvillimit ekonomik nëpërmjet sektorit të NVM‐ve 5, 6 

32  Rritja e efektivitetit të institucioneve publike dhe private të avokimit NVM‐ve  5, 6 

Page 41: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 41 nga 47 

33  Zgjerimi i inkubatorëve të biznesit dhe të parqeve të biznesit dhe krijimi i zonave ekonomike 

34  Promovimi / përmirësimi i Qendrave Komunale për Regjistrimin e Bizneseve në Pika tё Informacionit të Biznesit (PIB) 

35  Në drejtim të shfrytëzimit më konstruktiv të kontributeve të Diasporës, një prani e përhershme e IPAK‐ut / Kosovës në tregjet e synuara kryesore do të jetë një zhvillim shumë pozitiv 

 

KЁRCЁNIMET Qëllimi Strategjik 

↓  1  Rënie e mëtejshme e Kosovës nё Renditjet e Bërjes sё Biznesit tё Bankёs Botёrore  1 2  Situata jo‐stabile politike që rezulton në aktivitete kontrabanduese dhe kriminale  1 3  Zbatimi i dobёt dhe jo‐konsistent i ligjit të kontratës dekurajon huadhëniet bankare 

dhe kreditë 1, 2 

4  Dështimi për të kontrolluar burokracinё dhe korrupsionin dekurajon ndërmarrësinë  1, 3 5  Produktet e falsifikuara e pengojnë prodhimin lokal dhe Investimet e Jashtme Direkte   1, 4 6  Konkurrenca e pandershme e huaj në rritje për shkak të zbatimit jo të barabartë të 

rregullave të liberalizimit të tregtisë së jashtme 1, 4 

7  Sigurimi i vendeve të reja tё punёs nuk i plotëson kërkesat e një të tregut të punës nё rritje e sipër 

8  Shkalla e lartë e varfërisë dhe papunësisë e lartë reduktojnё kërkesën e tregut vendor  3 9  Varësia e madhe nё komunitetin ndërkombëtar dhe nё Diasporë për ndihmë teknike 

dhe financiare dekurajon ndёrmarrёsinё 3 

10  Paratë e dërguara (remitancat) selektive tё Diasporës shtyjnë urgjencën pёr tё kërkuar/gjetur punë 

11  Sektori jo‐formal konkurron padrejtësisht me sektorin formal  4 12  Vonesat për të investuar në rritjen e furnizimit me energji do të të çojë në mungesën 

e vazhdueshme të energjisë  

13  Perceptimi ndërkombëtar negativë për Kosovën që ndikon tek NVM‐ët eksportuese 

 

14  Mungesa e përfaqësimit të APIK‐ut ne tregjet ndërkombëtare.    4 

            

Page 42: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 42 nga 47 

 Annex II – Strategjia e Zhvillimit të NVM‐ve për Kosovë       Strategjia e Zhvillimit të NVM‐ve 2012‐2016 me vizion 2020  

VIZIONI: Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme të Kosovës globalisht konkurrente. MISIONI: Përmirësimi i ambientit të biznesit dhe kulturës ndërmarrëse me qëllim të krijimit, rritjes së shpejtë dhe të qëndrueshme të NVM‐ve.       

Qëllimi Strategjik 1: Forcimi i kornizës legjislative dhe rregullative për krijimin dhe zhvillimin e NVM‐ve bazuar ne principin “Think Small First”  (SBA Principet I, II, III and VI)   

Qëllimi 1.1. Thjeshtimi i legjislacionit ekzistues dhe kornizës rregullative bazuar ne principin “think small first” dhe mekanizimin e gillotinës. 1.1.1. Themelimi i Mekanizmit për rishikim gjithëpërfshirës të ligjeve dhe regullativave 1.1.2. Prioritizimi i ligjeve dhe regullative që duhet të ndryshohen bazuar në Qëllimet Strategjike 1.1.3. Hartimi dhe Adoptimi i ndryshimeve legjislative dhe rregullative 1.1.4. Themelimi i bazës së të dhëna të ligjeve primare dhe sekondare 1.1.5. Rritja e qasjes në informata për ligje dhe rregullore Qëllimi 1.2. Përmirësimi i përkrahjes ndër‐ministrore për implementimin e Strategjisë së NVM‐ve 1.2.1. Përmirësimi i raportimit të biznesit përmes harmonizimit të lidhjeve të Teknologjisë Informative Në mes Agjencive Qeveritare 1.2.2. Dizajnimi dhe implementimi i sistemit për mbledhjen, përpunimin dhe publikimin e informatave për zhvillimin e NVM‐ve 1.2.3. Përmirësimi i raportit vjetor rreth statistikave të NVM‐ve Qëllimi 1.3. Përmirësimi i funksionimit të VNR‐Vlerësimit të Ndikimit të Regullativave (“RIA‐Regulatory Impact Assessment”) 1.3.1. Themelimi i Sistemit të Vlerësimit të Ndikimit të Regullativave për monitorim të ambientit legal të NVM‐ve 1.3.2. Publikimi i raporteve vjetore të ndikimit të RIA Qëllimi 1.4. Rritja domethënëse e numrit të NVM‐ve për të hyrë në sektorin formal 1.4.1. Rishikimi i ndikimit te tatimeve dhe taksave në sektorin formal 1.4.2. Identifikimi dhe eliminimi i pengesave për të hyrë në sektorin formal 1.4.3. Zhvillimi i planit aksional kundër konkurrencës jo lojale  1.4.4. Ngritja e vetëdijes lidhur me përfitimet e hyrjes në sektorin formal Qëllimi 1.5. Përmirësimi i procesit të startimit të biznesit 1.5.1. Lehtësimi i startimit të biznesit 1.5.2. Të unifikohen numrat identifikues të biznesit në një numër të vetëm unik Qëllimi 1.6. Përmirësimi i procesit të mbylljes së biznesit 1.6.1. Lehtësimi i mbylljes së biznesit Qëllimi 1.7 Zbatimi i Dispozitave te Aktit për Biznese të Vogla 1.7.1. Zhvillimi i sistemit te kritereve në kuadër te principeve të Aktit për Biznese të Vogla 1.7.2. Përgatitja e raportit vjetor të Aktit për Biznese të Vogla, për Këshillin Konsultativë të NVM‐ve 1.7.3. Anëtarësimi në kuadër të programit të BE për Konkurueshmëri dhe Inovacione  

Page 43: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 43 nga 47 

  Qëllimi Strategjik 2: Përmirësimi i qasjes së NVM‐ve në financim (SBA Principi VI)  

Qëllimi 2.1. Zhvillimi dhe zgjerimi i llojeve të instrumenteve të financimit të NVM‐ve 2.1.1. Zhvillimi dhe krijimi i Skemave të Garantimit të Kredive (SGK), dhe rritja e fondeve për SGK ekzistuese lidhur me NVM‐et 2.1.2. Dizajnimi, themelimi dhe zgjerimi i fondeve për ndërmarrësit ekzistues dhe potencial  2.1.3. Zhvillimi i Lizingut si mundësi e financimit 2.1.4. Zgjerimi i gamës së produkteve për financimin e NVM‐ve (purchase order financing, factoring) opsioneve për financimin e tregtisë  2.1.5. Zhvillimi i “ëngjujve të biznesit” (“business angels”) si burim potencial i financimit dhe përkrahjes 2.1.6. Zhvillimi I mekanizmave për të siguruar që fondet publike (AKP, TKPK) të investohen në Kosovë 2.1.7. Dizajnimi dhe themelimi I fondeve mbështetëse për eksport  Qëllimi 2.2. Tërheqja dhe orientimi i fondeve të Diasporës tek NVM‐të 2.2.1. Studimi i rrjedhës së remitancave dhe migrimit të Diasporës dhe mënyrave për të tërhequr fondet për të zhvilluar NVM‐të 2.2.2. Zhvillimi i instrumenteve financiare për t’ia mundësuar Diasporës që të investon në NVM‐të Kosovës duke përfshirë investimeve direkte, fondet e kapitalit investues, skemave të garantimit të kredive 2.2.3. Dizajnimi i lehtësirave për investimet e Diasporës 2.2.4. Promovimi i partneriteteve të biznesit 2.2..5. Promovimi dhe përkrahja e koordinimit në mes APIK, atasheve ekonomik në Ambasadat e Kosovës dhe bizneseve kosovare në diasporë Qëllimi 2.3. Zhvillimi i programeve të trajnimit për NVM‐të, lidhur me mundësitë e financimit dhe Procedurat e aplikimit për financim 2.3.1. Përmirësimi i të kuptuarit të NVM‐ve për financa kontabilitet dhe menaxhim të huas 2.3.2. Promovimi i qasjes në trajnime për financa 

Qëllimi 2.4. Ngritja e nivelit të fiskalizimit për NVM 2.4.1. Ngritja e vetëdijesimit të NVM‐ve për pajisjen me arka fiskale 2.4.2. Përkrahja e NVM‐ve për furnizim me arka fiskale 2.4.3. Aplikimi i standardeve të BE për TVSH   Qëllimi Strategjik 3: Promovimi dhe zhvillimi i kulturës ndërmarrëse (SBA Principi VIII)  

Qëllimi 3.1. Zhvillimi i kulturës ndërmarrëse 3.1.1. Zgjerimi i kurikulave të ndërmarrsisë në Shkollat Elementare, Institucionet për Arsim dhe Aftësim Profesional (IAAP), Shkollat e Mesme dhe Institucionet e Arsimit të Lartë 3.1.2. Promovimi dhe njohja e ndërmarrjeve më të suksesshme 3.1.3. Përmirësimi i vetëdijes për mundësinë e startimit të biznesit 3.1.4. Rritja e bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare të NVM‐ve 3.1.5. Zhvillimi i shembujve të përvojave të mira afariste 

Page 44: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 44 nga 47 

3.1.6. Ndërlidhja e politikave të  mësuarit të ndërmarrësise me Qendra e Evropës Jug‐Lindore për Mësimin e Ndërmarrsisë (“SEECEL”) Qëllimi 3.2: Promovimi dhe rritja e bashkëpunimit në mes universiteteve shkollave profesionale dhe bizneseve 3.2.1. Themelimi i Skemës të Ndërmarrjeve për të Diplomuarit 3.2.2. Rritja e numrit të internshipeve për studentë në NVM 3.2.3. Inkurajimi i themelimit të inkubatorëve të biznesit në kuadër të universiteteve 3.2.4. Zgjerimi i skemës së mentorimit, për trajnimin e bizneseve start‐up 3.2.5. Promovimi i të kuptuarit të ndërmarrsisë tek mësuesit dhe profesorët Qëllimi 3.3. Stimulimi i kreativitetit dhe inovacionit 3.3.1. Gjenerimi i ideve të reja të biznesit 3.3.2.  Zbatimi i Programit te EU për Ndërmarrësi dhe Inovacione   Qëllimi  Strategjik  4:  Forcimi  i  konkurentshmërisë  vendore  dhe  ndërkombëtare  të  NVM‐ve  (SBA Principet I, V, VII and X)   

Qëllimi 4.1. Zhvillimi i aftësive teknike, inovative dhe menaxheriale të NVM‐ve në harmoni me Programin e EU për përkrahje të politikave lidhur me Teknologjinë e informacionit dhe komunikimit 4.1.1. Ngritja e nivelit të E‐Business 4.1.2. Identifikimi i sfidave specifike në menaxhimin dhe rritjen e bizneseve familjare 4.1.3. Lehtësimi i qasjes së NVM‐ve në sistemin e prokurimit publik dhe prokurimin elektronik 4.1.4. Promovimi dhe përkrahja e NVM‐ve ne qasjen në Internet 4.1.5. Identifikimi i nevojave për trajnim të NVM‐ve 4.1.6. Promovimi dhe trajnimi i NVM‐ve ne përdorimin e diturisë me teknologjitë e internetit 4.1.7. Promovimi i trajnimeve online për NVM‐ët 4.1.8. Zgjerimi  i  trajnimeve për NVM për  të përfshirë  fushat  funksionale  të biznesit  (strategji,  financa, marketing dhe shitje, menaxhimi i prodhimit, menaxhimi i resurseve humane, etj) Qëllimi 4.2. Inkorporimi i Standardeve Ndërkombëtare dhe Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë tek NVM‐të 4.2.1. Rritja e numrit të NVM‐ve që kanë adaptuar standardet ndërkombëtare të kualitetit. 4.2.2. Promovimi i shfrytëzimit efikas të energjisë tek NVM‐të në harmoni me “Intelligent Energy Europe Programme (IEEP)” 4.2.3. Forcimi i kooperimit në mes Agjencive të standardizimit dhe laboratoreve rajonale 4.2.4. Forcimi i përkrahjes për konsulentët e standardeve Qëllimi 4.3. Zhvillimi i Planit të Zëvendësimit të Importit për t’i ndihmuar NVM‐të që të jenë me konkurrente në tregun vendor 4.3.1. Implementimi dhe fuqizimi i standardeve për importe 4.3.2. Përkrahja e industrisë vendore të prodhimit dhe procesimit të ushqimit Qëllimi 4.4 Identifikimi dhe Zhvillimi i Sektorëve Prioritar për Përkrahje të NVM‐ve  4.4.1. Inkurajimi i kllastereve sub‐sektorial 4.4.2. Dizajnimi i Strategjive sub‐sektoriale 4.4.3. Promovimi i rrjetit të kompetencave, të kllasterëve 4.4.4. Promovimi i kllasterëve regjional ndërkufitar Qëllimi 4.5. Zhvillimi dhe Themelimi i Qendrave të Biznesit dhe Inovacionit 4.5.1. Dizajnimi dhe implementimi i sistemeve për të vlerësuar dhe monitoruar konkurueshmërisë  së 

Page 45: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 45 nga 47 

NVM‐ve 4.5.2. Promovimi dhe rritja e vetëdijes lidhur me inovacionet, patentet, drejtat e pronës intelektuale, dhe aplikimin e teknologjisë Qëllimi 4.6. Lehtësimi i qasjes së NVM‐ve në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare 4.6.1. Promovimi i përfshirjes së NVM‐ve në zhvillimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe partneriteteve afariste rajonale sidomos me vendet fqinje  4.6.2. Identifikimi dhe zhvillimi i grupizimeve (kllasterave) dhe sektorëve të veçantë për zhvillimin e NVM‐ve  4.6.3. Zgjidhja e mospajtimeve dhe eliminimi i barrierave tregtare 4.6.4. Të sigurohet vazhdimi i preferencave tregtare të BE për Kosovën 4.6.5. Të sigurohet anëtarësimi i Kosovës në CIP programin e BE   Qëllimi  Strategjik  5:  Përmirësimi  i  dialogut  mes  sektorit  privat,  sektorit  publik,  dhe  sektorit  të shoqërisë civile (SBA Principi IV)  

Qëllimi 5.1 Ngritja e vetëdijes për rolin e NVM‐ve në zhvillimin ekonomik të Kosovës 5.1.1. Ndërmarrja e kampanjave promovuese për opinionin e përgjithshëm për ngritjen vetëdijes lidhur me rolin e NVM‐ve në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës 5.1.2. Ndërmarrja e trajnimeve për punëtorët e sektorit publik lidhur me NVM‐të 5.1.3. Organizimi i Konferencës Vjetore të NVM‐ve 5.1.4. Publikimi i Raporteve Vjetore të NVM‐ve në Kosovë Qëllimi 5.2. Përkrahja e Grupit Punues të Ekonomisë dhe Tregtisë brenda Ministrisë për Integrim Evropian 5.2.1. Përmirësimi i sistemit koordinues ndër‐ministror 5.2.2. Përkrahja e administrimit efektiv të platformës së Menaxhimit të Ndihmave 5.2.3. Të sigurohet që ndihma e donatorëve në zhvillimin e NVM‐ve është në harmoni me Strategjinë e NVM‐ve dhe prioritetet e Strategjisë së Qeverisë së Kosovës  Qëllimi 5.3. Përmirësimi i Procesit të Avokimit 5.3.1. Rishqyrtimi, forcimi dhe përmirësimi i efektivitetit të Këshillit Konsultativ të NVM‐ve 5.3.2. Forcimi i kapaciteteve institucionale dhe lobuese të Shoqatave afariste të NVM‐ve 5.3.3. Zhvillimi i forumit financiar të NVM‐ve për të lehtësuar dialogun në mes sektorit bankar dhe NVM‐ve 5.3.4. Përkrahja e NVM‐ve dhe shoqatave afariste për të marrë pjesë në rrjetet trans‐Evropjane 5.3.5.  Forcimi  i  i  koordinimit  në mes  Shoqatave  të  Biznesit  dhe  NVM‐ve  për  të  adresuar  çështjet  e sektorit privat 5.3.6.  Komunikimi i vazhdueshëm i AMNVM me NVM‐ët në regjionet përkatëse, përmes AZhR‐ve Qëllimi 5.4. Përmirësimi i  përgjegjshmërisë se institucioneve shtetërore/publike drejt NVM‐ve  5.4.1. Të sigurohet furnizim i vazhdueshëm me energji elektrike dhe të eliminohen shkyçjet kolektive për NVM‐et 5.4.2. Përmirësimi i përgjegjshmërisë së ATK drejt NVM‐ve  5.4.3. Përmirësimi i përgjegjshmërisë së Doganave drejt NVM‐ve  5.4.4. Të sigurohet me kohë, publikimi online i bazës së të dhënave të pronës (kadastrës)    

Page 46: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 46 nga 47 

 Qëllimi Strategjik 6: Forcimi i institucioneve përkrahëse të NVM‐ve (SBA Principi VIII)   

Qëllimi 6.1. Forcimi i kapaciteteve dhe ngritja e efektivitetit të AMNVM‐ve në koordinimin e Implementimit të Strategjisë së NVM‐ve 6.1.1. Rritja e qasjes së NVM‐ve në Skemën “Vaucher” 6.1.2. Zhvillimi, mirëmbajtja dhe promovimi i Katalogut të Kompetencave 6.1.3. Bërja e hulumtimit fillestar dhe atij vjetor të NVM‐ve, duke përdorë informata primare dhe sekondare 6.1.4. Zhvillimi i kapaciteteve të AMNVM‐ve për të tërhequr fondet nga donatorët dhe nga qeveria e Kosovës 6.1.5. Koordinimi i projekteve të donatorëve në lidhje me NVM‐të 6.1.6. Zhvillomi azhurnimi në baza vjetore dhe administrimi i implemintimit të Strategjisë së NVM‐ve 6.1.7. Vazhdimisht azhurno aftësitë e AMNVM 6.1.8. Zhvillo kapacitetet e institucioneve përkrahëse të NVM‐ve për të inicuar projekt propozime 6.1.9. Kryej një shqyrtim vjetor të Strategjisë dhe Planit Implementues për zhvillim të NVM‐ve Qëllimi 6.2. Zhvillimi i politikave dhe strategjive kombëtare për implementimin e programit për krijimin, kordinimin dhe mirëmbajtjen e ‘Zonave Ekonomike’, parqeve të biznesit dhe inkubatorëve të biznesit 

6.2.1. Ngritë numrin e bizneseve “start‐up” potencialisht të suksesshme dhe të NVM‐ve në rritje përmes krijimit të zonave ekonomike, parqeve të biznesit dhe inkubatorëve të biznesit 6.2.2. Dizajno planin strategjik dhe themelo Zona Ekonomike 6.2.3. Dizajno planin strategjik dhe themelo Parqe Biznesi 6.2.4. Dizajno planin strategjik dhe themelo Inkubatorë Biznesi Qëllimi 6.3. Bashkëpunimi me Agjencitë e Zhvillimit Rajonal (AZhR) në zbatimin e Strategjisë së NVM‐ve 6.3.1. Hartimi dhe nënshkrimi i Memorandumit të Marrëveshjes në mes AZhR‐ve dhe Agjencisë për Mbështetjen e NVM‐ve (AMNVM), për forcimin e rrjetit të kompetencave 6.3.2. Zhvillimi i sistemeve komunikuese dhe raportuese në mes Agjencive 6.3.3. Bashkërenditja e strategjive komunale, rajonale dhe kombëtare me Strategjinë e NVM‐ve Qëllimi 6.4. Zhvillimi i kapaciteteve të Qendrave Komunale të Biznesit (QKB) 6.4.1. Hartimi dhe nënshkrimi i Memorandumit të Marrëveshjes në mes Qendrave Komunale të Biznesit (QKB), Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) dhe Agjencisë për Mbështetjen e NVM‐ve    6.4.2. Themelimi i Pikave Informative të Biznesit (PIB) në kuadër të Qendrave (të reformuara) Komunale të Biznesit 6.4.3. Zhvillimi sistemeve të komunikimit dhe raportimit në mes QKB‐së, ARBK‐së dhe AMNVM‐së Qëllimi  6.5.  Përmirësimi  i  kualifikimeve  të  konsulentëve  individual  të  biznesit  dhe  Ofruesve  të shërbimeve të Biznesit (OSHB)  6.5.1. Përkrahja e Asociacionit Kosovar të Konsulentëve të Biznesit 6.5.2. Forcimi i kapaciteteve të OSHB‐ve     

Page 47: Strategjia-e-zhvillimit-të-NVM-ve-në-Kosovë

 Faqe 47 nga 47 

 Qëllimi  Strategjik  7:  Përmirësimi  i  pozitës  të  femrave  ndërmarrëse,  të  rinjve,  minoriteteve  dhe grupeve  specifike dhe përkrahja e ndërmarrësve  në zonat e disavantazhuara    

Qëllimi 7.1. : Përmirësimi i pozitës së femrave ndërmarrëse 

7.1.1. Rritja e qasjes së femrave ndërmarrëse në Skemën “Vaucher” 7.1.2. Dizajnimi i lehtësirave për investimet për femrat ndërmarrëse  7.1.3. Promovimi dhe zhvillimi i programeve përkrahëse për të inkurajuar femrat ndërmarrëse, për të krijuar dhe rritur ndërmarrjet e reja 7.1.4. Dizajnimi i programeve të specializuara të trajnimit 7.1.5. Promovimi dhe zhvillimi i shembujve të përvojave të mira afariste të femrave ndërmarrësve 7.1.6. Rritja e rrjetëzimit (bashkëpunimit) ne mes femrave ndërmarrëse dhe grupeve tjera  7.1.7. Krijimi i mundësive të financimit 7.1.8. Krijimi i politikave specifike në përkrahje të femrave ndërmarrëse 7.1.9. Zhvillimi i Inkubatorëve të Biznesit për Gratë Ndërmarrëse Qëllimi 7.2.  Përmirësimi i pozitës të rinjve në ndërmarrësi 7.2.1. Rritja e qasjes së rinjve ndërmarrës në Skemën “Vaucher” 7.2.2. Promovimi dhe zhvillimi i programeve përkrahëse për të inkurajuar të rinjtë, për të krijuar dhe rritur ndërmarrjet e reja 7.2.3. Promovimi dhe zhvillimi i shembujve të përvojave të mira afariste të ndërmarrësve të rinjë 7.2.4. Inkurajimi i themelimit te inkubatorëve të biznesit dedikuar studentëve dhe të rinjve Qëllimi 7.3. Përmirësimi i pozitës të personave me aftësi të kufizuara 7.3.1. Vlerësimi i nevojave për trajnim 7.3.2. Dizajnimi i programeve të specializuara për trajnim 7.3.3. Dizajnimi i fondeve të veçantë të përkrahjes r persona me aftësi të kufizuara Qëllimi 7.4.  Përmirësimi i pozitës të minoriteteve në ndërmarrësi 7.4.1. Rritja e qasjes së këtyre ndërmarrësve në Skemën “Vaucher” 7.4.2. Promovimi dhe zhvillimi programeve përkrahëse për të inkurajuar pjesëtarët e minoriteve, për të krijuar dhe rritur ndërmarrje të reja 7.4.3. Krijimi i mundësive të financimit për minoritete Qëllimi 7.5.  Përmirësimi i pozitës te ndërmarrësit në zonat e disavantazhuara   7.5.1. Identifikimi i zonave të  disavantazhuara 7.5.2.  Ngritja  e    shkallës  së  përgjithshme  të  startimeve  në  biznes  dhe  rritja  e  tyre  në  zonat  e disavantazhuara 7.5.3. Shpërndarje  regjionale e balancuar e NVM‐ve, për ofrim  të  shanseve për   punësim në  të gjitha pjesët e Kosovës 7.5.4. Rritja Vetëdijesim i ndërmarrësve, sidomos atyre jashtë kryeqytetit, lidhur me ekzistimin  e  institucioneve,  politikave  dhe  programeve  që  janë  në    dispozicion  për  të  mbështetur zhvillimin e NVM‐ve.  7.5.5. Promovimi i resurseve të Zonave të disavantazhuara