Upload
others
View
11
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
Strategjia Zhvillimore e
Agjencisë së Kosovës për Forenzikë
2016 - 2020
Prishtinë
2016
Republika e Kosovës
Republika Kosova – Republic of Kosovo
Qeveria – Vlada – Government
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË
Kosovska Agencija za Forenziku | Kosovo Agency on Forensic
Ministria e Punëve të Brendshme
Ministarstvo Unutrašnjih Poslova/ Ministry of Internal Affairs
“ All crimesleave an evidence”
Strategjia Zhvillimore e
Agjencisë së Kosovës për Forenzikë
2016 - 2020
Republika e Kosovës
Republika Kosova – RepublicofKosovo
Qeveria – Vlada – Government
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË
Kosovska Agencija za Forenziku | Kosovo Agency on Forensic
Ministria e Punëve të Brendshme
MinistarstvoUnutrašnjihPoslova/ MinistryofInternalAffairs
2
Përmbatja
Kapitulli I: Hyrje ...................................................................................................................... 4
1.1 Qëllimi .............................................................................................................................. 4
1.2 Sfondi ............................................................................................................................... 5
1.3 Përkufizimi i termavedhe lista e shkurtesave ................................................................... 6
Kapitulli II: Metodologjia ...................................................................................................... 10
Kapitulli III: Korniza ligjore dhe institucionale ................................................................. 11
3.1 Korniza ligjore ................................................................................................................ 11
3.2 Korniza institucionale ..................................................................................................... 11
Kapitulli IV: Objektivat e strategjisë zhvillimore ............................................................... 13
Objektivi I: PËRMIRËSIMI I KUSHTEVE DHE HAPËSIRAVE ..................................... 13
1.1 Zgjerimi dhe krijimi i hapësirës së mjaftueshme dhe të përshtatshme për punë ........ 13
1.2 Blerja, furnizimi me pajisje, aparaturë dhe teknologji bashkëkohore në fushën e
forenzikës ......................................................................................................................... 14
Objektivi i përgjithshëm II: ZHVILLIMI I KAPACITETEVE NJERËZORE .................... 14
2.1 Zhvillimi i qëndrueshëm dhe profesionalizimi i resurseve njerëzore ........................ 14
2.2 Kontrolli i cilësisë dhe sigurisë përmes akreditimit dhe testeve profesionale ........... 15
2.3 Hulumtime Shkencore në Bashkëpunim me MASHT dhe UP .................................. 15
Objektivi i përgjithshëm III: FORCIMI I BASHKËPUNIMIT NDËR-INSTITUCIONAL 16
3.1 Memorandume mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ......................................................... 16
3.2 Organizimi i përbashkët i takimeve, trajnimeve, seminareve, konferencave
ndërinstitucionale ............................................................................................................. 16
Objektivi i përgjithshëm IV: RRITJA E BASHKËPUNIMIT NDËRKOMBËTARË ........ 17
4.1 Anëtarësimi në organizata-asociacione ndërkombëtare ............................................ 17
4.2 Organizimi dhe pjesëmarrja në konferenca rajonale dhe ndërkombëtare ................. 18
4.3 Ngritja e bashkëpunimit me laboratorët e shteteve të rajonit .................................... 18
Kapitulli V: Zbatimi, monitorimi dhe vlerësimi i strategjisë ............................................. 19
Kapitulli VI: Plani i Veprimit 2016-2020 ............................................................................. 20
3
Përmbledhje ekzekutive
Ky dokument strategjik është hartuar nga Agjencia e Kosovës për Forenzike si bartëse e kësaj
strategjie. Kjo strategji është draftuar në bashkëpunim me institucionet tjera të Republikës se
Kosovës, përshirë MPB-në, PK, MASHT, EULEX, KGJK, KPK, IML dhe me mbështetje të
OSBE. Kjo strategji është përmbledhur në katër (4) objektiva të përgjithshme të zhvillimit të
AKF-së që do të realizohen gjatë viteve 2016 - 2020. Ajo gjithashtu përmban objektivat
specifike në kuadër të objektivave të përgjithshme dhe një plan veprimi me aktivitete të
caktuara të cilat duhet të arrihen për një realizim të suksesshëm të kësaj strategjie.
Realizimi i Strategjisë Zhvillimore të Agjencisë se Kosovës për Forenzikë 2016-2020, do të
mbështetet në buxhetin e ndarë vjetor dhe me mbështetje shtesë nga Qeveria e Republikës së
Kosovës. Realizimi i objektivave të përcaktuara në këtë strategji ndikon në mënyrë të
drejtpërdrejte apo të tërthortë në realizimin e objektiva shtetërore të përcaktuara si politika të
përgjithshme të Republikës se Kosovës në fushën e konsolidimit dhe forcimit të institucioneve
të sigurisë dhe drejtësisë, ngritjes së kapaciteteve institucionale, bashkëpunimit institucional,
anëtarësimit dhe bashkëpunimit me organizata ndërkombëtare.
Strategjia Zhvillimore 2016-2020 paraqet një dokument të rëndësishëm dhe orientues
përforcimin dhe zhvillimin jo vetëm për Agjencinë e Kosovës për Forenzikë por edhe për
institucione tjera të sigurisë dhe drejtësisë, për të cilat në kryejmë shërbime forenzike.
Për realizim të plotë të kësaj strategjie AFK-ja do të mbështetet edhe në fondet, ndihmat apo
donacionet e ndryshme nga vende, organizata dhe partner ndërkombëtarë.
Në Strategjinë Zhvillimore të Agjencisë se Kosovës për Forenzikë 2016-2020, objektivat e
përgjithshme që do të realizohen janë:
1. Përmirësimi i kushteve dhe hapësirave për punë
2. Zhvillimi i kapaciteteve njerëzore në kuadër të AKF-së
3. Forcimi i bashkëpunimit ndër-institucional
4. Rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar lidhur me ekspertizat forenzike
4
Kapitulli I: Hyrje
Agjencia e Kosovës për Forenzikë është një institucion shtetëror me një veprimtari dhe
funksion shumë specifik në tërë mekanizmin shtetëror të Kosovës. Kryerja me sukses e
detyrave dhe përgjegjësive të përcaktuara me ligj kërkon trajtim dhe qasje të veçantë, për
shkak të natyrës së punës që kryen AKF-ja. Pasi që AKF është institucion relativisht i ri,
kërkohet trajtim dhe qasje e veçantë në kuptim e mbështetjes financiare për zhvillimin e
mëtejmë të kapaciteteve operative, teknike dhe resurseve humane. Këto konsiderata janë mirë
të konsoliduara fal mbështetjes së Qeverise së Republikës së Kosovës por edhe të shumë
vendeve dhe organizatave ndërkombëtare që kanë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështesin
Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.
Agjencia Kosovës për Forenzikë do të vazhdojë misionin e saj për kryerje të shërbimeve
forenzike në mënyrë të pavarur, të paanshme, objektive dhe në përputhje me standardet
vendore dhe ndërkombëtare të cilësisë dhe sigurisë. Divizonet - laboratorët e AKF-së, janë të
akredituara nga Drejtoria e Akreditimit të Kosovës dhe në procesin e vlerësimit kanë marrë
pjesë ekspert të fushës forenzike nga Holanda dhe Turqia. Prandaj duke i pranuar dhe zbatuar
standardet vendore dhe ndërkombëtare të cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve forenzike, AKF-
ja ofron dhe garanton saktësi, objektivitet dhe besueshmëri për shërbimet forenzike që kryhen
për institucionet e sigurisë dhe drejtësisë në Republikën e Kosovës.
Andaj, arritja në këtë nivel të konsolidimit, Agjencisë së Kosovës për Forenzike e bënë më të
lehtë që zhvillimin e mëtejmë ta orientojmë drejtë një qëndrueshmërie institucionale në
kuadër të sistemit të sigurisë dhe drejtësisë në vendin tonë, me shkallë të lartë të
profesionalizmit, me veprimtari operacionale të pavarur, me kapacitete të reja hapësinore e
bashkëkohore në fushën e forenzikës, me resurse njerëzore profesionale, me funksionalizim të
laboratorëve të ri në fushën e forenzikës, rritje të bashkëpunimit ndërinstitucionalë,
anëtarësim dhe bashkëpunim në organizata ndërkombëtare, që janë si pikësynimet dhe
orientimet e AKF-së, e për të cilat do të punohet shumë në të ardhmen për realizimin e tyre.
1.1 Qëllimi
Qëllimi i kësaj Strategjie, është të vendos objektivat e përgjithshme për zhvillimin e mëtejmë
të AKF-së. Kjo strategji zhvillimore ka për qëllim të kontribuoj në luftën kundër kriminalitetit
5
në përgjithësi, terrorizmit, krimit të organizuar, trafikimit me qenie njerëzore, narko-
kriminalitetit, armë mbajtje pa leje dhe formave tjera të krimit. Kjo do të bëhet përmes
aplikimit të metodave të ndryshme shkencore për identifikimin e kryerësve të këtyre veprave
penale.
1.2 Sfondi
Agjencia e Kosovës për Forenzikë është Agjenci e pavarur ekzekutive në kuadër të MPB-së,
funksionon nga viti 2011, me një trashëgimi të pasur nga Policia e Kosovës si pjesë e së cilës
ka qenë. AKF-ja është institucioni përgjegjës për ofrimin e paanshëm, të analizave objektive
shkencore forenzike, e cila kryen veprimet me urdhër të gjykatës, prokurorisë apo me kërkesë
të agjencive të zbatimit të ligjit, po ashtu ofron shërbime edhe për organet shtetërore sipas
ligjit në fuqi. Në kuadër të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, janë tre (3) departamente dhe
shtatë (7) divizione (laboratorë) funksionale. Numri i përgjithshëm u të punësuarve në AKF,
është 52. Udhëheqja strategjike është përgjegjësi e kryeshefit ekzekutiv. Kryeshefi ekzekutiv
ndihmohet nga menagjeri i cilësisë dhe zëvendës menagjeri i cilësisë. Drejtorët e
departamenteve janë përgjegjës për udhëheqje të përgjithshme të departamenteve në kuadër të
AKF-së. Po ashtu ka edhe pesë (5) personel administrativ, katër (4) personel mbështetës në
administrim të provave, ndërsa pjesa tjetër janë punonjës të nivelit shkencor, përkatësisht
ekspert që kryejnë dhe verifikojnë ekspertizat e kryera në laboratorë tpërkatës.
AKF-jë është e mandatuar përkryejen ekspertiza forenzike, nga fusha e Balistikës,
Daktiloskopisë dhe Traseologjisë, Dokumenteve dhe Dorëshkrimeve, Serologjisë dhe ADN-
së, Analizave Kimike të Narkotikëve, Zjarrëvënjeve, Eksplozivëve dhe Grimcave të Barotit,
Ekzaminimet e Kompjuterëve, Ekzaminimi i Videos, Audios dhe Zërit. Agjencia e Kosovës
për Forenzikë, po ashtu posedon edhe dhomën e ruajtjes së provave dhe dëshmive në
pajtueshmëri me praktikat më të mira të normave ndërkombëtare.
Për mbështetje të veprimtarisë së sajë AKF-ja administron me 4 sisteme elektronike. Ato janë
LIMS, i cili është një sofëer-bazë laboratorike dhe sistem për menagjim informativ me
mundësi mbëshetëse për laborator modern. përkatësisht baza të të dhënave forenzike, përshirë
LIMS. AFIS i cili është një sistem automatik për identifikim të gjurmës së gishtit, i cili përdor
metodologjinë për identifikim biometrik duke përdorur teknologjin e imazhit digjital për
nxjerrjen, ruajtjen dhe analizën e të dhënave të gjurmëve të gishtave. CODIS i cili është një
6
sistem indeks për ADN për mbështetje në procedim penal bazuar në provë të ADN-së dhe
IBIS i cili është një sitëm i integruar për identifikim balistik.
1.3 Përkufizimi i termavedhe lista e shkurtesave
AAFS American Academy of Forensic Science
ADN Acidi dezoksiribonukleik
AFIS Sistemi për Identifikim Automatik të Gjurmëve të
gishtërinjve
AKF Agjencia e Kosovës për Forenzikë
AKREDITIM Nënkupton procedurën e njohjes zyrtare, të kompetencës
së një organi për vlerësimin e konformitetit në
përputhje me standardet dhe me rregullat teknike për të
kryer detyra, si: testim, kalibrim, certifikim ose
inspektim
CODIS Combined DNA Index System – Databazë për ADN
CTS Shërbimet Testuese të Zotësisë
DËSHMI Dokumenti, prova që dëshmon ndonjë fakt të caktuar
IML Instituti për Mjekësi Ligjore
DT Departamenti i Traseologjisë
DTI Departamenti për Teknologji Informative
7
EKSPERTIZË Hulumtimi, hetimi, gjurmimi, vlerësimi apo studimi i
provuar, përfshirë edhe raportet nga këto aktivitete,
konstatimet dhe rezultatet që kërkojnë njohuri specifike
dhe të cilat kryhen nga ekspertë për të vërtetuar dhe
dhënë mendimin mbi faktet e caktuara
ENCASE Program digjital forenzik për ekzaminime kibernetike
ENFSI Rrjeti Evropian i Instituteve Shkencore Forenzikë
EULEX Mision Evropian në Kosovë për zbatim të ligjit
FTI Forenzika e Teknologjisë Infomrative
HULUMTIM Vepër e shkruar, në të cilën është shqyrtuar një çështje
apo paraqiten të dhënat që janë mbledhur nga kërkimet
për një çështje, gjurmime, gjetje ose arritje shkencore;
IAFI International Assocation of Forensic Institutes;
IBISS Sistemi i Integruar për Identifikime Balistike;
ICITAP Program për ndihmë dhe trajnim ndërkombëtar për
hetimet kriminale;
ISO STANDARDI Standardi ndërkombëtar i cilësisë
ISO Organizatën Ndërkombëtare të Standardizimit
KGJK Këshilli gjyqësor i Kosovës
KPK Këshilli prokurorial i Kosovës
8
LABORATOR Nënkupton divizionin e caktuar në kuadër të AKF-së që
merret me veprimtari shkencore të ekspertimit
LIMS Sistemi i Menaxhimit të Informatave në Laborator
MASHT Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
METODA Nënkupton veprimet shkencore që aplikohen nga njësitet
e caktuara në kuadër të AKF-së gjatë kryerjes së
ekspertimit
MPB Ministria e Punëve të Brendshme
OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
PK Policia e Kosovës
PROVË Vërtetimi i të dhënave që duam të njohim a ta studiojmë
më thellë: eksperiment që bëhet për të marrë të dhëna
për diçka, për të kontrolluar saktësinë e diçkaje, veprim
paraprak që bëhet për të kontrolluar apo vërtetuar
saktësinë e një lloji, një gjëje, a mase të diçkaje, duke u
mbështetur në fakte a dëshmi. Prova është e dhënë që
vërteton ose mohon diçka;
STANDARDI Nënkupton rregullat e aplikuara nga ISO –ja për
akreditimin e laboratorëve testues dhe kalibrues;
SEM Mikroskopi elektronik skanues;
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës;
9
SHKENCA E FORENZIKËS Aplikimi i shkencave (kimi, biologji, fizikë, matematikë,
inxhinieri, makineri, kriminalistikë, etj.) për gjetjen,
identifikimin, individualizimin, analizimin dhe
vlerësimin e dëshmive fizike (provave materiale) për
çështje ligjore penale dhe civile;
UP Universiteti i Prishtinës;
10
Kapitulli II: Metodologjia
Strategjia Zhvillimore e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë 2016-2021, është hartuar nga
zyrtarë të saj në bashkëpunim me MPB-në, PK, KGJK, KPK,IML, dhe partnerët
ndërkombëtare OSCE, EULEX, ICITAP, UNDP.
Grupi i Punës për hartimin e këtij dokumenti strategjik është themeluar në bazë të Vendimit
nr. 311/2015 të datës 15.10.2015 Ministrit të MPB-së. Zyrtarët e AKF-së fillimisht kanë
hartuar draftin fillestar i cili iu është prezantuar të gjithë anëtarë vetë Grupit Punues për
diskutim dhe ofrim të komenteve.
Grupi Punues ka mbajtur takime të rregullta me qëllimtë finalizimit të këtij dokumenti, i cili
është mbështetur nga OSBE, dhe është miratuar në bashkëpunim me MPB.
11
Kapitulli III: Korniza ligjore dhe institucionale
3.1 Korniza ligjore
Kjo strategji zhvillimore është në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së
Kosovës që ndërlidhet me fushën e forenzikës dhe përfshinë, por nuk kufizohet në:
Ligji nr. 04/L-064 për Agjencinë e Kosovës për Forenzikë;
Ligji nr. 04/L-076 për Policinë;
Ligji nr. 03/L-231 për Inspektoratin Policor të Kosovës;
Ligji Nr. 05/L-060 Instituti për Mjekësinë Ligjore;
Ligji nr. 04/L-149 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale;
Ligji nr. 03/ L-183 për Zbatimin e Sanksioneve Ndërkombëtare;
Ligji nr. 04/L-213 për Ndihmën Juridike Ndërkombëtare në Çështje Penale;
Kodi nr. 04/L-082 Penal i Republikës së Kosovës;
Kodi nr. 04/L-123 i Procedurës Penale;
Kodi nr. 03/L-193 i Drejtësi për të Mitur.
Ligji nr. 05/L -022 Për Armë;
Ligji nr. 05/L -017 Për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/l-246 për pajisje me
armë, municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara
shtetërore për siguri.
3.2 Korniza institucionale
Mekanizmi institucional përfshinë të gjithë mekanizmat të cilët kanë rol dhe përgjegjësi në
fushën e forenzikës në Republikën e Kosovës, dhe përfshinë këto institucione:
Ministria e Punëve të Brendshme - Përmes mekanizmave dhe agjencive të saj, ndihmon në
sigurimin e informacioneve si dhe ndërmerr aktivitetet në parandalimin, mbrojtjen, ndjekjen
dhe reagimin ndaj të gjitha akteve kriminale.
Agjencia e Kosovës për Forenzikë - Është institucioni përgjegjës për ofrimin e paanshëm, të
analizave objektive shkencore forenzike, e cila kryen veprimet me urdhër të gjykatës,
prokurorisë apo me kërkesë të agjencive të zbatimit të ligjit, poashtu ofron shërbime edhe për
organet shtetërore sipas ligjit përkatës në fuqi.
12
Policia e Kosovës - Është mekanizëm institucional në kuadër të Ministrisë së Punëve të
Brendshme e cila merret me ruajtjen e rendit të sigurisë, parandalon, ndjek dhe zbulon
kryerësit e veprave penale dhe detyra tjera të përcaktuara me ligj.
Ministria e Drejtësisë - Zhvillon politikat, mundëson përgatitjen dhe zbatimin e legjislacionit
në fushën e drejtësisë.
Instituti për Mjekësinë Ligjore - Është përgjegjës për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e
shërbimeve mjeko-ligjore bazuar në standardet e njohura ndërkombëtare dhe praktikat më të
mira Evropiane për të siguruar shërbime mjeko ligjore, mësimdhënie, hulumtime dhe
shërbime përkrahëse për familjet e personave të zhdukur.
Prokuroritë dhe gjykatat – Janë institucionet përgjegjëse për hetimin, ndjekjen penale të
kryerësve të veprave penale, gjykimin dhe dënimin sipas ligjit për kryerësit e veprave penale,
konfiskimin e pasurisë dhe pasurive të fituara përmes kryerjes së veprave penale.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë - Luan rol të rëndësishëm në ngritjen e
vetëdijes dhe ndërgjegjësimin e të rinjve lidhur me ruajtjen nga terrorizmi, parandalimi i
përdorimit të narkotikëve dhe aktivitetet tjera me rrezik për sigurinë e fëmijëve. Poashtu
përfshin dhe trajton këto tema në kurrikula, aktivitete të ndër - kurrikulare dhe në përmbajtje
të programeve.
Strategjia Zhvillimore e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë 2016-2020 është në përputhje
dhe mbështet strategjitë dhe planifikimet tjera të Republikës së Kosovës:
Plani Vjetor i Punës së Qeverisë për vitin 2016
Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së
Plani Zhvillimor Strategjik 2016-2020 i Policisë së Kosovës
Strategjia për Asistencë në Sektorin e Sundimit të Ligjit në Kosovë 2016-2019
Strategjia Kombëtare e Republikës së Kosovës kundër Terrorizimit 2012-17
Strategjia Kombëtare e Republikës së Kosovës kundër Narkotikëve 2012-17
Strategjia e Kombëtare e Republikës së Kosovës kundër Krimit të Organizuar 2012-
2017
Strategjia për Kontrollin dhe Mbledhjen e Armëve të Vogla dhe të Lehta 2013-16;
Strategjia Shtetërore për Sigurinë Kibernetike 2016-2019.
13
Kapitulli IV: Objektivat e strategjisë zhvillimore
Strategjia Zhvillimore e Agjencisësë Kosovës për Forenzikë 2016-2020 përbëhet prej katër
objektivave të përgjithshëm:
1. Përmirësimi i kushteve dhe hapësirave për punë.
2. Zhvillimi i kapaciteteve njerëzore.
3. Forcimi i bashkëpunimit ndër-institucional.
4. Rritja e bashkëpunimit ndërkombëtarë.
Objektivi I: PËRMIRËSIMI I KUSHTEVE DHE HAPËSIRAVE
Agjencia e Kosovës për Forenzikë në funksion të zgjerimit dhe krijimit të kushteve sa më të
mira dhe të përshtatshme për punë, ka filluar ndërtimin e një objekti shtesë, i cili do të
funksionalizimet gjatë vitit 2017, me ç ‘rast do të krijohen kushte optimale me hapësirë të
mjaftueshme për laboratorët ekzistues, si dhe për laboratorët që do të funksionalizohen gjatë
viteve të ardhshme. Ky objektiv do të ndihmoj në pajisjen me aparaturë dhe teknologji të
avancuar për laboratorët ekzistues dhe për laboratorët që do të funksionalizohen në të
ardhmen për fusha të reja të ekspertizave forenzike, përshirë kryerjen e analizave të ADN-së,
për rastet në konteste civile nga Divizioni i Serologjisë dhe ADN-së dhe krijimi i kushteve
dhe mjeteve të punës për punë në terren, përfshirë mjete transporti.
1.1 Zgjerimi dhe krijimi i hapësirës së mjaftueshme dhe të përshtatshme për punë
Agjencia e Kosovës për Forenzikë, veprimtarin e saj e ushtron në objektin e ndërtuar në vitin
2003. Me zhvillimin e kapaciteteve të ekspertizës ky objekt nuk vazhdon të jetë i
përshtatshëm në raport me rritjen e kërkesave. Hapësira e pamjaftueshme është duke penguar
stafin e AKF të realizojë mandatin ligjorë dhe të kryej analiza shkencore sipas standardit i cili
kërkohet. Nisur nga kjo gjendje në vitin 2015, AKF-ja, ka filluar realizimin e projektit që ka
për qëllim ndërtimin e një objekti shtesë i cili planifikohet të hyje në funksion në vitin 2017.
Ky objekt do të i bashkëngjitët infrastrukturës ekzistuese dhe do të ketë hapsirë të
mjaftueshme dhe të përshtatshme për zhvillimin e shërbimeve ekzistuese dhe zhvillimin e
fushave tjera për ekspertizë forenzike.
14
1.2 Blerja, furnizimi me pajisje, aparaturë dhe teknologji bashkëkohore në fushën e
forenzikës
Me qëllim të forcimit të kapaciteteve forenzike ekzistuese dhe kapaciteteve të reja forenzike,
është e domosdoshme blerja dhe pajisja e laboratorëve të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë,
me pajisje dhe aparaturë forenzike bashkëkohore. Këto pajisje do të zëvendësojnë pajisjet që
përdoren aktualisht nga Agjencisë së Kosovës për Forenzikë të cilat janë në përdorim që nga
viti 2003. Këto pajisje kanë filluar të amortizohen dhe nevoja për zëvendësim e tyre me
pajisje dhe aparaturë të re është e domosdoshme në mënyrë që të arrihen standardet të larta të
sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve forenzike në fushat e: Balistikës, Traseologjisë,
Daktiloskopisë Dokumenteve, Serologjisë dhe ADN-së, Narkotikëve, Eksplozivëve,
Ekzaminimeve të Kompjuterëve, Ekzaminimin e Videos, Audios dhe Zërit.
Objektivi i përgjithshëm II: ZHVILLIMI I KAPACITETEVE NJERËZORE
Duke pasur parasysh rolin dhe funksionin që kanë resurset njerëzore në kryerjen e misionit
dhe mandati të çdo organizate apo institucioni, AKF-ja do t’i kushtoj vëmendje të veçantë
zhvillimit të qëndrueshëm të resurseve njerëzore me qëllim ruajtjen e tyre, zhvillimin e
mëtejshëm profesional në kohezion me trendët dhe zhvillimet në fushën e forenzikës,
rekrutimin e resurseve njerëzore, ngritjen e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve forenzike dhe
realizimin e hulumtimeve shkencore.
2.1 Zhvillimi i qëndrueshëm dhe profesionalizimi i resurseve njerëzore
Vëmendje e veçantë do t’i jepet rritjes, zhvillimit dhe ngritjes së mëtejmë profesionale të
punonjësve si pjesë integrale e zhvillimit të AKF-së. Rëndësi të veçantë do t’i kushtohet
zhvillimit të plan programeve të trajnimeve të specializuara, në funksion të plotësimit të
nevojave të divizioneve –laboratorëve përcilësi dhe siguri. Menagjmenti i AKF-së do të
organizoj trajnime shkencore forenzike brenda institucionit me ekspertë të ndryshëm nga
fusha e forenzikës. Kjo do të mundësoj dhe lehtësoj pjesëmarrjen e personelit të AKF-së në
trajnime, seminare e konferencave brenda dhe jashtë vendit. AKF, gjithashtu, vëmendje të
15
veçantë, do t’i kushtojë kujdesit shëndetësor për personelit e vet duke kryer kontrolletë
rregullta mjekësore një herë në vit dhe do të mundësoj ngritje menaxheriale përpunonjësit e
vet.
2.2 Kontrolli i cilësisë dhe sigurisë përmes akreditimit dhe testeve profesionale
Misioni i AKF-së është ofrimi i shërbimeve forenzike cilësore, të sigurta dhe të besueshme,
bazuar në këto vlera dhe ligjin për AKF-në i cili përcakton si detyrim ligjor akreditimin e
laboratorëve, AKF-ja do t’i kushtoj rëndësi të madhe kontrollit të cilësisë dhe sigurisë së
shërbimeve forenzike përmes procesit të akreditimit dhe ri akreditimit të laboratorëve të
Agjencisë së Kosovës për Forenzikë sipas standardeve ndërkombëtare të cilësisë
ISO17025.Me mbështetje të partnerëve ndërkombëtarë pesë (5) laboratorë të AKF-së janë
akredituar, ndërsa në plan për tu akredituar janë disa laboratorë tjerë dhe të njëjtën kohë
vazhdimi i procesit të riakreditimit çdo 4 vit për divizionet-laboratorët përkatës. Po ashtu, në
funksion të ruajtjes, kontrollit dhe ngritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve forenzike,
punonjësit e AKF-së, do të testohen përmes testeve profesionale ndërkombëtare apo testeve të
brendshme të administruara nga AKF-ja.
2.3 Hulumtime Shkencore në Bashkëpunim me MASHT dhe UP
Me Ligjin për AKF-në, është për caktuar kryerja e hulumtimeve shkencore në fushën e
forenzikës. Duke e parë këtë si mundësi për zhvillim shkencor për AKF-në, në pajtim me
MASHT, dhe UP duke shfrytëzuar mundësitë dhe potencialin akademik në UP, potencialin
praktik-konkret dhe të pajisjeve ne AKF, do të realizojë hulumtime të përbashkëta shkencore
në fushën e forenzikës në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Natyrore të UP. Ky
objektiv do të realizohet përmes memorandumeve të bashkëpunimit me UP, ku do të
rregullohen aspektet të ndryshme, si : hartimin e përbashkët të plan programit të trajnimeve
UP-AKF, mundësi e praktikës për nivelet e caktuara të studimeve Master, Doktoratë në
laboratorët e AKF-së, kriteret që do të përdoren për përfituesit e kësaj mundësie, hulumtime të
përbashkëta për zhvillimin e metodave të reja dhe specifike në fushën e forenzikës, publikimi
i hulumtimeve etj. Realizimi i këtij objektivi do të mundësonte zhvillimin dhe ngritjen e
kuadrove të reja në fushën e forenzikës, e kuadro të tillë janë të nevojshëm në sektorët e
16
sigurisë dhe drejtësisë, pastaj do të afirmonte vendin tonë në këtë drejtim duke sjellë së
bashku ekipet ndërdisiplinore të AKF-së dhe bashkëpunëtorët e jashtëm, nga agjencitë e
zbatimit të ligjit dhe hulumtuesit nga universitete dhe institucionet shkencore të lëmisë së
forenzikës, do të mundësonte zhvillimin e metodave të reja dhe specifike në fushën e
forenzikës, mundëson praktikë pas-universitare përmes udhëheqjes së ekspertëve të Agjencisë
se Kosovës për Forenzikë, si dhe rritjes profesionale nëpërmjet këshillimit individual dhe në
ekip të bazuar për mentorim.
Objektivi i përgjithshëm III: FORCIMI I BASHKËPUNIMIT NDËR-
INSTITUCIONAL
Agjencia e Kosovës për Forenzikë, është një institucion shtetëror që ka mision kryerjen e
shërbimeve forenzike me kërkesë apo urdhër të institucioneve dhe organeve për zbatim të
ligjit në Kosovë. Bashkëpunimi dhe komunikimi me këto institucione është i domosdoshëm
në funksion të kryerjes së detyrave të përcaktuara me ligj. Për të rritur dhe forcuar
bashkëpunimin dhe komunikimin me PK,KGJK,KPK, IML, dhe institucionet tjera të zbatimit
të ligjit, AKF-ja do inicioj marrëveshje mirëkuptimi dhe bashkëpunimi, do të kërkoj dhe
ofrojë ndihmë dhe ekspertizë profesionale për hartim të akteve ligjore dhe nënligjore, do të
ftoj dhe organizoj takimeve-mbledhjetë përbashkëta vjetore, do të organizoj trajnime në
fushën e forenzikës.
3.1 Memorandume mirëkuptimi dhe bashkëpunimi
Lidhur me këtë objektiv specifik, AKF-ja do të inicioj memorandume mirëkuptimi dhe
bashkëpunimi për fusha të përbashkëta në funksion të bashkëpunimit dhe komunikimit
ndërinstitucional. Këto memorandume do të arrihen me PK, KGJK, KPK, EULEX, IML,
MASHT, UP dhe Institucionet tjera të vendit.
3.2 Organizimi i përbashkët i takimeve, trajnimeve, seminareve, konferencave
ndërinstitucionale
AKF-ja do të organizoj trajnime, seminare e konferenca të përbashkëta me PK, KGJK, KPK,
IML dhe Institucionet tjera të zbatimit të ligjit në Kosovë për t’i njoftuar rreth arritjeve
shkencore, profesionale, publikimeve vendore dhe ndërkombëtare në fushat e forenzikës,
17
zhvillimit të metodave të reja të punës, rreth ndryshimeve ligjore, shërbimeve të reja
forenzike, trajtimin e provave me qëllim të evitimit të dëmtimeve, degradimeve dhe
kontaminimeve të provave materiale për të arritur rezultate sa më të mira. AKF poashtu do të
organizoj takime vjetore me drejtues të lartë të institucioneve përkatëse për trajtimin dhe
zgjidhjen e problemeve të ndryshme që paraqiten në punët dhe detyrat e përbashkëta.
Objektivi i përgjithshëm IV: RRITJA E BASHKËPUNIMIT NDËRKOMBËTARË
Agjencia e Kosovës për Forenzikë në kuadër të veprimtarisë së saj synon të forcoj
bashkëpunimin me institucione forenzike dhe organizata të karakterit regjional dhe
ndërkombëtare në fushën e forenzikës, duke pasur parasysh se në ditët e sotme është i
rëndësishëm bashkëpunimi ndërkombëtar për arsye të njoftimit dhe shkëmbimit të
informatave, njohurive, praktikave të reja në lëmin e forenzikës. AKF-ja, synon anëtarësimin
në organizata dhe asociacione ndërkombëtare në fushën e forenzikës, bashkëpunimin me
agjencitë apo laboratorë të shteteve tjera për kryerje tender sjellë të shërbimeve forenzike të
caktuara të cilat nuk mund të kryhen në AKF dhe anasjelltas dhe pjesëmarrjen e personelit në
trajnime, konferenca dhe seminare forenzike të karakterit ndërkombëtar.
4.1 Anëtarësimi në organizata-asociacione ndërkombëtare
Bashkëpunimin dërkombëtar në lëmin e forenzikës është njëri ndër objektivat specifike të
rëndësishme në kuadër të kësaj strategjie. Realizimi i këtij objektivi do të ndikojdrejtpërdrejt
në ngritjen e cilësisë së shërbimeve që ofrohen nga AKF drejt mekanizmave tjerë të zbatimit
të ligjit, dhe veçmas do të ndikoj në rritjen e profesionalizmit të personelit të saj. Shkëmbimi i
përvojave dhe të arriturave në lëmin e forenzikës është e rëndësisë së veçantë për AKF.
Përveç që është prioritet tashmë i konsoliduar i AKF, përcjellja e trendit të teknologjisë dhe
praktikave më të mira të zhvilluara paraqet domosdoshmëri dhe nevojë konstante.
Në përputhje me këtë domosdoshmëri, dhe me qëllim që Divizionet/Laboratorët e AKF-së
dhe stafi shkencor i tyre të jetë koherent me zhvillimet shkencore më të reja në lëmit e
ndryshme forenzike në botë, dhe që metodologjitë dhe teknikat e përdorura të jenë në harmoni
me standardet e pranuara ndërkombëtare, AKF planifikon të anëtarësohet në mekanizma dhe
asociacione rajonale dhe ndërkombëtare.
18
4.2 Organizimi dhe pjesëmarrja në konferenca rajonale dhe ndërkombëtare
Agjencia e Kosovës për Forenzikë, synon dhe angazhohet që në bazë të mundësive të saja
buxhetore por edhe me përkrahje të donatorëve, të organizoj konferenca ndërkombëtare në
Kosovë, në fushën e forenzikës. Ajo gjithashtu do të marr pjesë në konferencat rajonale dhe
ndërkombëtare që organizohen nga agjenci, institute e organizata të ndryshme në fushën e
forenzikës.
4.3 Ngritja e bashkëpunimit me laboratorët e shteteve të rajonit
Lidhur me këtë objektiv specifik, AKF-ja synon bashkëpunimin me laboratorët e shteteve të
rajonit përmes nënshkrimit të memorandumeve të mirëkuptimit, organizimit të trajnimeve të
përbashkëta, takime pune, seminare etj. Ky bashkëpunim do të jetë i dobishëm ngase në të
ardhmen si formë partneriteti do bëjmë të mundur që në disa fusha ku kemi mungesë të
personelit apo pajisjeve të caktuara forenzike, të bëhen ekspertiza në ato laboratorë për llogari
të AKF-së, dhe anasjelltas.
19
Kapitulli V: Zbatimi, monitorimi dhe vlerësimi i strategjisë
Procesi i implementimit të Strategjisë do të synojë përmbushjen e objektivave strategjikë,
atyre specifikë dhe aktiviteteve. Monitorimi dhe vlerësimi i rezultateve të efikasitetit të
zbatimit të objektivave dhe aktiviteteve do të jetë pjesë përbërëse e Procesit të Strategjisë, si
dhe elemente kyçe në përmbushjen e saj. Monitorimi dhe vlerësimi janë mjete për matjen e
përparimit në raport me objektivat e caktuar, për të vlerësuar nevojën e përcaktimit të
rregullave të menaxhimit, në veçanti të aktiviteteve. Procesi i monitorimit do të udhëhiqet nga
Kryeshefi i AKF-së, me pjesëmarrje të gjerë të palëve të tjera të përfshira.
Sistemi i monitorimit dhe vlerësimit do të zgjerohet për të mbuluar të gjitha institucionet
përgjegjëse për realizimin e objektivave të përcaktuara në strategjinë zhvillimore.
Agjencia e Kosovës për Forenzikë, si institucion udhëheqës për përmbushjen e objektivave,
do të monitorojë indikatorët e Strategjisë Zhvillimore. Në fund të çdo viti, Kryeshefi i AKF-së
do të përgatisë një raport progresi mbi realizmin e objektivave.
20
Kapitulli VI: Plani i Veprimit 2016-2020
Plani i Veprimit do të rishikohet në fund të çdo viti në mënyrë që të sigurohet zbatimi i kësaj
Strategjie.
Plani i Veprimit për implementimin e kësaj strategjie përfshin:
Objektivat strategjikë;
Objektivat specifikë;
Aktivitetet konkrete për implementim;
Përcaktimin e institucioneve përgjegjëse dhe përkrahëse për përmbushjen e secilit
objektiv;
Specifikimin e kornizës kohore për përmbushjen e secilit aktivitet;
Përcaktimin e burimeve të nevojshme financiare për zhvillimin e aktiviteteve;
Përcaktimin e indikatorëve për implementimin e secilit objektiv dhe aktivitet.
“ All crimesleave an evidence”
STRATEGJIA ZHVILLIMORE E AKF-së 2016-2020
PLANI I VEPRIMIT
2016 – 2020
OBJEKTIVI STRATEGJIK
1. Përmirësimi i kushteve dhe hapësirave
1.1 Zgjerimi dhe krijimi i hapësirës së mjaftueshme dhe përshtatshme për punë.
Nr. Aktiviteti Afati kohor Buxheti Institucioni
përgjegjës
Institucionet
mbështetëse Partner(ë)
Indikatorët e
performancës
1.1.1
Krijimi i hapësirës së
mjaftueshme për kryerjen e
ekspertimeve Forenzike
(Ndërtimi i anex objektit të
AKF-së).
2016-2017 2 000 000.00 €-
i zotuar- AKF
MPB, QEVERIA,
DONATORËT.
OSCE, KE,
ICITAP.
Numri i rasteve të
kryera, rritja e
cilësisë, sigurisë dhe
fushave të reja të
ekspertimit, zgjerim
dhe krijimi i
hapësirës së
mjaftueshme.
1.1.2 Përgatitja e
dokumentacionit të
nevojshëm për fillimin e
projektit kapital.
2017 5 000.00 €
AKF
MPB, QEVERIA,
DONATORËT.
OSCE, KE,
ICITAP,
UNDP.
Rritja e efiqencës së
punës ndërmjet
këtyre institucioneve
shumë të
rëndësishme për
22
sundimin e ligjit.
1.1.3
Ndërtimi i projektit dhe
implementimi i plotë i
kontratës.
2017-2019 5 000.000.00 €
AKF
MPB, QEVERIA,
DONATORËT.
OSCE, KE,
ICITAP,
UNDP.
Rritja e efiqencës së
punës ndërmjet
këtyre institucioneve
shumë të
rëndësishme për
sundimin e ligjit.
1.1.4
Inventarizimi dhe futja në
funksion e kompleksit-
Projektit kapital.
2020 2.000.000.00 € AKF MPB, QEVERIA,
DONATORËT.
OSCE, KE,
ICITAP,
UNDP.
Rritja e efiqencës së
punës ndërmjet
këtyre institucioneve
shumë të
rëndësishme për
sundimin e ligjit.
1.2 Blerja, furnizimi me pajisje, aparaturë dhe teknologji bashkëkohore në fushën e forenzikës.
Nr. Aktiviteti Afati kohor Buxheti Institucioni
përgjegjës
Institucionet
mbështetëse Partner(ë)
Indikatorët e
performancës
1.2.1 Blerja dhe pajisja me
instrumente dhe aparatura
të reja (avancimi i
teknologjisë) për kryerjen
dhe zgjerimin e
ekspertimeve forenzike në
AKF.
2017-2020 1 300 000.00 € AKF MPB, QEVERIA,
DONATORËT.
OSCE, KE,
ICITAP.
Numri i ekspertizave
të kryera, rritja e
cilësisë dhe
integritetit të
ekspertimeve
forenzike, si dhe
përgjigja në afat
23
kohor sa më të
shkurtër.
1.2.2 Rifreskimi, përditësimi dhe
avancimi i teknologjisë
forenzike (Harduer,
Softuer dhe sistemet e të
dhënave: AFIS, IBIS,
CODIS dhe LIMS) ne
AKF.
2016-2020 1 000 000.00 €
AKF
MPB, QEVERIA,
DONATORËT.
OSCE, KE,
ICITAP.
Rritja e sigurisë së të
dhënave dhe arritja
më e shpejtë dhe e
avancuar deri të
rezultatet gjatë
analizimit dhe
krahasimeve.
1.2.3 Blerja 3 veturave për
nevojat administrative dhe
operacionale.
2017-2020 50.000.00 € AKF MPB, QEVERIA,
DONATORËT.
OSCE, KE,
ICITAP.
Rritje e efikasitetit të
punës operative.
1.2.4 Funksionalizimi i
Divizionit për ekzaminim
të Fotografive, Audiove
dhe Zërit.
2016-2018 100 000.00 €
AKF
MPB, QEVERIA,
DONATORËT.
OSCE, KE,
ICITAP.
Fillimi i
ekzaminimeve të
rasteve të Imazhit
digjital, Audiove dhe
Zërit.
1.2.5 Funksionalizimi i
Divizionit për Zjarrëvenie
dhe Eksplozivë.
2016– 2019 200 000.00 € AKF MPB, QEVERIA,
DONATORËT.
OSCE, KE,
ICITAP.
Fillimi i ekspertimit
të rasteve
tëzjarrëvënieve dhe
eksplozivëve.
24
OBJEKTIVI STRATEGJIK:
2 . Zhvillimi i kapaciteteve njerëzore
2.1 2.1 Zhvillimi i qëndrueshëm dhe profesionalizimi i resurseve njerëzore.
Nr. Aktiviteti Afati kohor Buxheti Institucioni
përgjegjës
Institucionet
mbështetëse Partner(ë)
Indikatorët e
performancës
2.1.1
Rekrutimi i personelit me
qëllim të ngritjes së
kapaciteteve të burimeve
njerëzore prej 9
punonjësve të ri.
2018-2020
Kosto
Administrative-
varësisht prej
buxhetit për
paga.
AKF MPB, QEVERIA.
Numri i stafit të
pranuar, numri i
ekspertimeve
forenzike të kryera
krahasuar me numrin
e tanishëm dhe numri
i fushave të reja të
ekspertimeve
forenzike.
2.1.2
Trajnimet bazike për fusha
të reja të ekspertimit
forenzik.
2016-2020 30 000.00 €
AKF
MPB, QEVERIA,
DONATORËT.
OSCE, KE,
ICITAP.
Numri i fushave të
reja të ekspertimeve
forenzike në nivel të
AKF-së.
2.1.3 Trajnime të avancuara
(specializuara) për fusha të
reja të ekspertimit
forenzik.
2016-2020 20 000.00 €
AKF
MPB, QEVERIA,
DONATORËT.
OSCE, KE,
ICITAP.
Numri i avancimeve
të fushave ekzistuese
dhe numri i fushave
të reja të
25
ekspertimeve
forenzike në nivel
tëAKF-së.
2.1.4
Pjesëmarrja në konferenca
dhe seminare të fushave
adekuate forenzike brenda
dhe jashtë.
2016-2020 20 000.00 €
AKF
MPB, QEVERIA,
DONATORËT.
OSCE, KE,
ICITAP.
Rifreskimi dhe
përditësimi i
metodologjisë
shkencore forenzike
(shkëmbimi i
përvojave më të mira)
dhe rritja e
bashkëpunimit në
nivel rajonal dhe
ndërkombëtar.
2.1.5 Kontrollet mjekësore 1
herë në vit. 2016-2020
20 000.00 €
AKF MPB, QEVERIA.
Mbrojta e shëndetit
tëpunonjësve.
2.2 Kontrolli i cilësisë dhe sigurisë përmes akreditimit dhe testeve profesionale.
Nr. Aktiviteti Afati kohor Buxheti Institucioni
përgjegjës
Institucionet
mbështetëse Partner(ë)
Indikatorët e
performancës
2.3.1 Akreditimi i
Laboratorëve/Divizioneve
të AKF-së:Divizioni i
Zjarrëvenjeve dhe
Eksplozivëve, Divizioni i
2017-2019 10 000.00 € AKF MPB, QEVERIA,
DONATORËT.
OSCE, KE,
ICITAP.
Akreditimi i
Laboratorëve/Divizio
neve të AKF-së që
nuk janë akredituar.
26
Ekzaminimit tëZërit,
Audios dhe Videos,
Divizioni për Ekzaminim
të Kompjuterëve.
2.3.2 Vazhdimi i akreditimit të
Laboratorëve/Divizioneve
të AKF-së të cilët janë
akredituar.
2019-2020 25 000.00 € AKF MPB, QEVERIA,
DONATORËT.
OSCE, KE,
ICITAP.
Vazhdimi i
akreditimit te
Laboratorëve/Divizio
neve të AKF-së të
cilët janë akredituar.
2.2.3
Testet profesionale ne
periudha te caktuara Vazhdimesi 10 000.00 € AKF
MPB, QEVERIA,
DONATORËT.
Ruajta e cilësisë dhe
garantimi i sigurisë
sëshërbimeve
forenzike.
2.3 Hulumtime Shkencore në Bashkëpunim me MASHT dhe UP.
Nr. Aktiviteti Afati kohor Buxheti Institucioni
përgjegjës
Institucionet
mbështetëse Partner(ë)
Indikatorët e
performancës
2.4.1 Bashkëpunimi me
Ministrinë e Arsimit,
Shkencës dhe Teknologjisë
dhe Universitetin e
Prishtinës.
2017-2020 Kosto
administrative. AKF
MPB, QEVERIA,
DONATORËT.
OSCE, KE,
ICITAP.
Numri i
Memorandumeve të
nënshkruara.
2.4.2 Publikimet. 2016-2020 5 000.00 € AKF
Qeveria, MPB,
MASHT,UP.
OSBE,
ICITAP, KE,
Zhvillimin e fushave
të reja nga forenzike-
27
Donatorët. literaturë.
2.4.3
Hulumtimet. 2016-2020 10.000.00 € AKF Qeveria, MPB,
MASHT,UP.
OSBE,
ICITAP, KE,
Donatorët.
Zhvillimin e fushave
të reja nga forenzika-
testim të metodave.
2.4.4 Ushtrimet praktike me
studentë të Masterit. 2017-2020 50 000.00 € AKF
Qeveria, MPB,
MASHT,UP.
OSBE,
ICITAP, KE,
Donatorët.
Zhvillimin e fushave
të reja nga forenzika.
2.4.5 Ushtrimet praktike për
punime doktoraturash. 2016-2020 10.000.00 € AKF
Qeveria, MPB,
MASHT,UP.
OSBE,
ICITAP, KE,
Donatorët.
Zhvillimin e fushave
të reja nga forenzika.
OBJEKTIVI STRATEGJIK:
3. Forcimi i bashkëpunimit ndër-institucional
3.1 Memorandume mirëkuptimi dhe bashkëpunimi.
Nr. Aktiviteti Afati kohor Buxheti Institucioni
përgjegjës
Institucionet
mbështetëse Partner(ë)
Indikatorët e
performancës
3.1.1 Memorandum mirëkuptimi
me Gjykatat, Prokurorinë,
MASHT, UP.
2017-2020 Kosto
administrative. AKF
MPB, QEVERIA,
DONATORËT.
OSCE, KE,
ICITAP.
Rrit besimin në
institucione,trajtimin
reciprok të AKF-së
me ato institucione.
3.2.2 Memorandume
mirëkuptimi me Policinë e 2017-2020
Kosto
administrative. AKF
MPB, QEVERIA,
DONATORËT.
OSCE, KE,
ICITAP.
Rezultatet e arritura
do të jenë të
28
Kosovës. dobishme.
3.2 Organizimi i përbashkët i takimeve, trajnime, seminareve, konferencave ndërinstitucionale.
Nr. Aktiviteti Afati kohor Buxheti Institucioni
përgjegjës
Institucionet
mbështetëse Partner(ë)
Indikatorët e
performancës
3.2.1 Organizimi i trajnimeve,
seminareve të përbashkëta
me Policinë, Gjykatat, dhe
Prokurorinë.
2017-2020 10 000.00 € AKF
MPB,
QEVERIA,
DONATORËT
.
OSCE, KE,
ICITAP.
Numri i takimeve të
punës të organizuara.
3.2.2 Organizimi i konferencave
të përbashkëta me
Policinë, Gjykatat, dhe
Prokurorinë.
2017-2020 15.000.00 € AKF
MPB,
QEVERIA,
DONATORËT
.
OSCE, KE,
ICITAP.
Numri i trajnimeve të
organizuara.
3.4.1 Organizimi i takimeve të
përbashkëta vjetore me
Policinë, Gjykatat, dhe
Prokurorinë dhe
Institucionet tjera të
sigurisë dhe drejtësisë.
2017-2020 20 000.00 € AKF
MPB,
QEVERIA,
DONATORËT
.
OSCE, KE,
ICITAP.
Numri i takimeve,
rezultatet e arritura.
29
OBJEKTIVI STRATEGJIK:
4. Rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar
4.1 Anëtarësimi në organizata-asociacione ndërkombëtare.
Nr. Aktiviteti Afati kohor Buxheti Institucioni
përgjegjës
Institucionet
mbështetëse Partner(ë)
Indikatorët e
performancës
4.1.1 Aplikimi i AKF-së si
anëtar i plotë në ENFSI. 2016-2020 5000.00 € AKF
MPB, QEVERIA,
DONATORËT.
OSCE, KE,
ICITAP,
UNDP.
Shkëmbimi i
përvojave me të dhe
rritja e bashkëpunimit
në nivel rajonal dhe
ndërkombëtar.
4.1.2
Aplikimi për anëtarësim
në ENFSI, i divizioneve të
AKF-së.
2016-2018 3000.00 €
AKF
MPB, QEVERIA,
DONATORËT.
OSCE, KE,
ICITAP,
UNDP..
Qasja e Divizioneve
në grupet punuese
përkatëse në kuadër të
ENFS-i.
4.1.3
Pjesëmarrja në grupet
punuese: punëtori,
seminar, trajnim etj.
(ENFSI; AAFS; IAFI;
UKAS ) etj.
2016-2018 25 000.00 €
AKF
MPB, QEVERIA,
DONATORËT.
OSCE, KE,
ICITAP,
UNDP.
Rifreskimi dhe
përditësimi i
metodologjisë
shkencore forenzike
(shkëmbimi i
përvojave me të mira)
dhe rritja e
30
bashkëpunimit.
4.1.4
Pjesëmarrja në teste
grupore në fusha të
ndryshme.
2016-2018 2 000.00 €
AKF
MPB, QEVERIA,
DONATORËT.
OSCE, KE,
ICITAP,
UNDP.
Sigurimi i cilësisë,
përmes krahasimeve
ndër laboratorikë.
4.1.5 Vizita studimore. 2016-2018 5 000.00€ AKF MPB, QEVERIA,
DONATORËT.
OSCE, KE,
ICITAP,
UNDP.
Shkëmbimi i
përvojave me
Institucionet
homologe të cilat janë
të akredituar me ISO
17025.
4.2 4.2. Organizimin dhe pjesëmarrja në konferenca rajonale dhe ndërkombëtare.
Nr. Aktiviteti Afati kohor Buxheti Institucioni
përgjegjës
Institucionet
mbështetëse Partner(ë)
Indikatorët e
performancës
4.2.1
Pjesëmarrja
ndërkombëtare në
konferenca Forenzike.
2016-2020 100 000.00 € AKF MPB, QEVERIA,
DONATORËT.
OSCE, KE,
ICITAP,
UNDP.
Shkëmbimi i
përvojave me të dhe
rritja e bashkëpunimit
në nivel rajonal dhe
ndërkombëtar sipas
standardit
ndërkombëtar ISO
17025.
2016-2020 50 000.00 € AKF
MPB, QEVERIA,
DONATORËT.
OSCE, KE,
ICITAP,
Shkëmbimi i
përvojave me të dhe
31
4.2.2 Trajnime me akterë tjerë
në fushën e Forenzikës.
UNDP. rritja e bashkëpunimit
në nivel rajonal dhe
ndërkombëtar sipas
standardit
ndërkombëtar ISO
17025, të arriturat e
reja në fushën e
Forenzikës si:
pajisjet, teknologjia e
re, metodat e reja
shkencore etj.
4.3 Bashkëpunimi me laboratorët e shteteve të rajonit.
Nr. Aktiviteti Afati kohor Buxheti Institucioni
përgjegjës
Institucionet
mbështetëse Partner(ë)
Indikatorët e
performancës
4.3.1 Studime (trajnime) të
përbashkëta me laboratorë
të forenzikës në shtetet
rajonale.
2016-2020 25.000.00 € AKF MPB, QEVERIA,
DONATORËT.
OSCE, KE,
ICITAP,
UNDP.
Shkëmbimi i
përvojave me
Institucionet
homologe të cilat janë
të akredituar me ISO
17025.