64

Student guide

Embed Size (px)

DESCRIPTION

This is a sample of the final design of student guide of UT

Citation preview

Page 1: Student guide
Page 2: Student guide

Guida e studentit 1

PËRMBAJTJA

2 Mbi Guidën e Studentit

3 Fjala Përshëndetëse e Rektorit

5 Fjala Përshëndetëse e Zv. Rektorit për Anën Shkencore dhe Marrëdhëniet me Jashtë

6 Fjala Përshëndetëse e Zv/Rektorit për Anën Mësimore

7 Rreth Universitetit të Tiranës 7 Historiku

8 Njësitë Përbërëse të UT-së

8 Fakultetet, Institutet, Programet

9 Organizimi dhe Struktura e Studimeve

12 Fakulteti i Ekonomisë

15 Fakulteti i Shkencave Sociale

18 Fakulteti i Drejtësisë

20 Fakulteti i Shkencave të Natyrës

23 Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë

27 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

30 Instituti i Studimeve Europiane

32 Instituti i Fizikës Bërthamore

33 Projektet e UT

38 Studentët 38 Të drejtat

38 Detyrat

39 Qendra e Karrierës

44 Zyra për Mbrojtjen e Gjuhës Angleze

46 Legalizimi i Dokumentave

48 Transferimi i Studimeve

49 Mbështetje e Elitës Studentore

51 Jeta Studentore 51 Rrjetet e Studentëve

60 Sportet dhe aktivitetet ekstrakurrikulare

61 Biblioteka

70 Qytet Student

Page 3: Student guide

Mbi guidën e studentit 2

Kjo guidë është menduar për ju,

të dashur studentë, me qëllimin

për t’ju dhënë informacionin e

nevojshëm përpara se të filloni

universitetin pranë UT.

Guida e Studentit është një material i plotë mbi

Universitetin e Tiranës dhe jetën studentore. Kjo

guidë në çdo faqe dhe rresht ju jep mundësinë

të njiheni me universitetin tonë në çdo dimension.

Guida nis me fjalët përshëndetëse të strukturave

drejtuese të UT-së. Më pas ofrohet informacion

i plotë mbi historikun ekrijimittë universitetit,

fakultetet, degët, kurrikulat dhe programet e

studimit. Më tej shpaloset para jush informacion

mbi Jetën Studentore, Qendrat e Karrierës,

Aktivitetet, Rrjetet Studentore, Bibliotekat, etj.

Njohja me këto aktivitete dhe njësi plotëson të gjithë panoramën e jetës akademike dhe

sociale në Universitetin e Tiranës. Shpresojmë që broshura që keni ndër duar të jetë e

vlefshme dhe sa më informuese për ju.

Page 4: Student guide

Guida e studeniti 3

FJALA PËRSHËNDETËSE E REKTORIT TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

PROF. DR. DHORI KULE

Të dashur studentë,

Mirësevini në Universitetin e Tiranës, në portën tuaj të

sigurt drejt dijes.

Është një nder dhe krenari për mua t’ju prezantoj me

universitetin më të madh në vendin tonë; me

universitetin, i cili bëri realitet ëndrrat dhe aspiratat e

shumë të rinjve dhe kontribuoi në zhvillimin dhe

konsolidimin e shoqërisë dhe shtetit shqiptar.

Universiteti i Tiranës është një universitet me traditë

dhe reputacion të krijuar ndër vite. Themelimi i tij daton

në vitin 1957, por nëse kthejmë sytë mbrapa në kohë

fillesat e tij i gjurmojnë qysh në vitin 1946 me krijimin e

institucioneve të para arsimore, ku u hodhën rrënjët e

para të kultit të dijes. Që prej asaj kohe, Universiteti i Tiranës ka hedhur hapa të sigurt në

avancimin e Arsimit të Lartë në Shqipëri.

Misioni ynë për të prodhuar arsim cilësor është një histori suksesi,që reflektohet në formimin e

brezave të denjë të specialistëve më të mirë në vend. Kjo meritë i takon stafit akademik me

potencial të çmuar intelektual dhe me përvojë në mësimdhënie, të cilët me punën e pakursyer,

kanë transmetuar më së miri njohuritë tek studentët. Në të njëjtën kohë kjo vatër dijesh ka prurjet

më premtuese dhe të talentuara të studentëve. Ky është pikërisht çelësi i suksesit tonë: sinergjia

pozitive e prodhuar nga binomi student-pedagog.

Miqtë e mi, dëshira jonë e përbashkët është që e ardhmja juaj të jetë profesionalisht e ndritshme,

e dobishme dhe akademikisht frytdhënëse. Ne punojmë çdo ditë për të përmbushur dhe bërë

realitet këtë dëshirë jetësore. Ndaj ne jemi të përkushtuar për të promovuar standardet më të larta

në arsim, duke e bërë cilësinë një vlerë dhe kulturë institucionale. Gjatë studimeve tuaja ju do

keni mundësinë të zhvilloheni, të përmirësoheni dhe të ndërtoni kompetenca profesionale; do të

keni mundësinë të përfitoni nga gjithë arsenali i dijeve të ofruara; do të keni shansin të bëheni

liderët e ardhshëm të vendit tonë.

Page 5: Student guide

Fjala përshëndetëse e Rektorit të Universitetit të Tiranës 4

Gjithashtu janë nënshkruar

marrëveshje dhe me institucione të ndryshme

ndërkombëtare të përfaqësuara në Shqipëri dhe

me ambasada të vendeve të ndryshme me seli

në Tiranë.

Për t’ju shërbyer ashtu siç e meritoni, UT është

në përpjekje të vazhdueshme për të

zgjeruar kapacitetet hapsinore duke plotësuar

çdo nevojë dhe kërkesë tuajën. Ju do të gjeni

një universitet të informatizuar, mjedise komode

universitare dhe infrastrukturë moderne me të

gjitha komoditetet logjistike dhe laboratorike.

Sot, UT numëron disa godina të reja, biblioteka

dhe laboratorë të rinj kërkimorë e shkencorë,

të cilët janë në dispozicionin tuaj.

Të nderuar studentë, që Universiteti i

Tiranës të mbetet më i miri, ne zotohemi

para jush se do punojmë aktivisht për të

fuqizuar dhe rritur më tej cilësinë e arsimit

të lartë, mësimdhënies dhe kërkimit

shkencor.

“Me krenari para jush pohoj se

UT është një universitet konkurues

në rajon.”

Vizibiliteti i tij në arenën ndërkombëtare

është rritur në saj të nënshkrimit të

marrëveshjeve bilaterale, anëtarësimit në

rrjete të ndryshme dhe pjesëmarrjes

në projekte ndërkombëtare.

UT ka nënshkruar marrëveshje të

shumta ndërkombëtare, ku numrin

më të madh e zënë ato të nënshkruara me

Europën Perëndimore, ndërsa pjesa tjetër

është nënshkruar me vendet e rajonit e

më gjerë.

“Objektivi ynë madhor për zhvillimin e

mëtejshëm infrastrukturor mbetet ndërtimi

i kampusit të ri me parametra dhe

arkitekturë bashkëkohore.”

Page 6: Student guide

Guida e Studentit 5

FJALA PËRSHËNDETËSE E ZV/REKTORIT PËR ANËN SHKENCORE DHE

MARRËDHËNIET ME JASHTË

PROF. ASSOC. DR. ERVIN DEMO

Të dashur studentë,

Ju uroj një mirëseardhje të ngrohtë në Universitetin e Tiranës.

Që prej themelimit të tij, Universiteti i Tiranës është

universiteti lider në sistemin arsimor shqiptar. Ky rol kryesues

dhe status domethënës është rezultat i stafit të kualifikuar dhe

studentëve, që janë pjesa më e çmuar e universitetit tonë. I

mishëruar në një simbol të edukimit të brezave të rinj,

Universiteti i Tiranës garanton dhe promovon standardet më të

larta të mësimdhënies. Personeli akademik i UT-së

kompozohet nga akademikë të një kalibri të lartë, me grada e

tituj shkencorё, me eksperiencë shumë vjeçare, që nëpërmjet

përkushtimit, punës së vazhdueshme dhe të palodhur kontribuojnë në arsimim të niveleve të larta

akademike duke kultivuar mendimin kritik dhe atë analitik.

Krahas kurrikulave të pasura, një rëndësi të veçantë merr dhe kërkimi shkencor, dimensioni

ndërkombëtar dhe internacionalizimi i universitetit. Universiteti i Tiranës synon dhe ka të gjithë

potencialin, që të luajë rolin e liderit në mbarë sistemin universitar ballkanik dhe më gjerë. Ne e kemi

bërë bashkëpunimin ndërkombëtar një ndër prioritetet tona. UT ka ndërtuar ura bashkëpunimi me

qendra kërkimore dhe universitete të shumta europiane. Këto iniciativa janë materializuar përmes

nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve të bashkëpunimit. Sot, UT është partner në

shumë programe të Komisionit Europian, të tilla si Erasmus Mundus (në projektet Basileus dhe

JoinEU-SEE), në programin Tempus, IPA, etj. Këtë vit UT ishte bashkë-koordinator me Universitetin

e Grazit në projektin JoinEU-SEE Penta. Me krenari pohojmë se është rritur numri i shkëmbimeve

ndërkombëtare të studentëve dhe stafit akademik dhe administrativ. Por jo vetëm kaq, përmes

projekteve të tilla si Pacinno, UT synon të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e rajonit të

Adriatikut.

Universiteti ynë ka institucionalizuar mbështetjen për elitën studentore duke krijuar Rrjetin e

Studentëve Ekselentë, të cilët janë krenaria jonë e madhe.

Duke pasur në fokus karrierën e studentit, UT punon fort në forcimin e lidhjeve me biznesin duke i

afruar studentët me tregun e punës përmes organizimit të panairit të përvitshëm të

karrierës.

“UT është gjithmonë pranë jush në ndërtimin e të ardhmes tuaj.”

Page 7: Student guide

Fjala përshëndetëse e zv/Rektorit për anën mësimore 6

FJALA PËRSHËNDETËSE E ZV/REKTORIT PËR

ANËN MËSIMORE

PROF. DR. EDMOND RAPTI

Të nderuar studentë, Ju uroj mirëseardhjen në Universitetin

e Tiranës.

Universiteti i Tiranës është institucioni publik më i madh

dhe cilësor i Arsimit të Lartë në Shqipëri. UT është historia

e arsimit të lartë në Shqipëri. Ju, duke zgjedhur të studioni

në UT, jeni duke u bërë pjesë e historisë së këtij tempulli të

dijes me të cilin krenohet kombi shqiptar. Kontributi që

jep UT në përgatitjen profesionale e shkencore të rinisë

shqiptare është i padiskutueshëm dhe, si i tillë, Universiteti

i Tiranës është në vendin e parë ndër institucionet arsimore

e shkencore të vendit.

Sot UT zhvillon programe studimi në të gjitha ciklet e formimit të studentëve. Programet

studimore të UT shprehin vlerat më të mira të kurrikulave bashkohore të universiteteve

europiane dhe mundësojnë pajisjen e studentëve me njohuri e dije shkencore që i lejon ata të jenë

pjesëmarrës dinjitoz në programet e shkëmbimit me universitetet e rajonit e më gjerë. Rritja e

numrit të marëveshjeve të bashkëpunimit me universitetet europiane dhe pjesëmarrja e UT në

programe shkëmbimi me disa universitete, ndër më të njohurat në botë, ka rritur besueshmërinë

e programeve të studimit në UT duke bërë që sot partnerët tanë me zë të lartë të pranojmë se

studentët e UT janë ndër studentët më konkurues dhe më të kërkuar në tregun e punës.

Sot UT ka rreth 40 mijë studentë dhe çdo vit kërkesat për të studiuar në këtë universitet janë në

rritje. Ky fakt dëshmon se UT mbetet universiteti më i preferuar për studentët shqiptar dhe ju të

dashur studentë me zgjedhjen tuaj e keni dëshmuar se keni bërë investimin më të mirë për të

ardhmen tuaj.

Strategjia e stafit akademik dhe drejtues të UT është si gjithnjë një përpjekje e pandalshme për të

përmirësuar dhe modernizuar më tej programet e studimit, për të rritur cilësinë e mësimdhënies

në auditorët e universitetit dhe për të zgjeruar gjithnjë e më shumë përfshirjen e studentëve

ekselent dhe stafeve akademike në kërkime shkencore efektive për të dhënë një ndihmesë të

vazhdueshme për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë shqiptare dhe botërore.

Imazhi i Zv.Rektorit

“Të dashur student, Ju duke zgjedhur Universitetin e Tiranës keni bërë zgjedhjen më të mirë

për veten tuaj dhe familjet tuaja. Ju duhet të jeni të bindur se do të merrni një arsimim

bashkëkohor dhe me standartet më cilësore të krahasueshme me programet e universiteteve

europiane. Kjo zgjedhje duhet tu bëjë krenar se do tu sigurojë një karrierë të sigurt

profesionale për të ardhmen tuaj. “

Page 8: Student guide

Guida e studentit 7

RRETH UNIVERSITETIT TË TIRANËS

- Historiku

Universiteti i Tiranës u themelua në vitin 1957 dhe kishte në përbërjen të tij 6 fakultete. Në vitin

1991, nga ky universitet, në atë kohë me 11 fakultete, u shkëputën fakultetet inxhinierike, që

krijuan Universitetin Politeknik të Tiranës. Universiteti Shtetëror i Tiranës, është 57 vjeçar.

Fillesat e para për ngritjen e këtij monumenti të gjallë të Shqipërisë filluan që pas luftës së dytë

botërore ku krijuan disa institucione të ndryshme arsimore. Pas kalimit të një periudhë 13

vjeçare, këto përpjekje u finalizuan në vitin 1957. U themelua institucioni që u quajtë

Universiteti Shtetëror i Tiranës. Në këtë institucion u shkrinë instituti pedagogjik, politeknik,

ekonomik, mjekësor, juridik dhe instituti i shkencave. Ky institucion u ndërtua si nevojë ku u

harmonizuan eksperienca e jo pak pedagogëve që vinin nga eksperienca dhe shkollime

perëndimorë nevojat në rritje të vendit, por sigurisht edhe pasioni. Kombi po krijonte

institucionin e dijes sidomos në kushtet kur vendi kishte nevojë për më tepër se kurrë të

ndërtohej dhe zhvillohej në vitin e parë akademik 1957-1958, universiteti kishte 3613 studentë.

Studentët diplomoheshin në 15 specialitete sipas degëve përkatëse. Vendi kishte nevojë për

specialistë dhe universiteti zgjeronte degët, lëndët, hapësirat, por edhe ambicien për të shkuar në

misionin e vet në pararojën e zhvillimit të vendit. Nuk ka pasur asnjë fushë të ekonomisë ku

pedagogët dhe studentët nuk kanë pasur kontributin shpeshherë edhe përcaktues në dizenjimin

dhe realizimin e rrugëve, hidrocentralëve dhe veprave madhore që kishin filluar të ndërtoheshin.

Në 1967 universiteti mori formën e vet të plotë me ndërtimin e kampusit të parë të saj duke i

dhënë këtij universiteti një dinamizëm më të madh. Kështu pas 22 viteve nga krijimi në vitin

1977, numri i studentëve pa shkëputje nga puna arriti në 8880 nga të cilat rreth gjysma ishin

vajza duhet theksuar që në këto vite të para ishin diplomuar 21368 studentë të cilët u (hiqet) më

pas u angazhuan në sektorët më të vështirë të jetës së vendit. Nuk kishte si të mos ndikonin në

eksperiencën e universitetit studentët që studionin në disa nga universitetet më të mirë të kohës si

në Ish-Bashkimin Sovjetik, Hungari, Francë, Suedi, Gjermani etj.

Universiteti i Tiranës, sot

Sot, Universiteti i Tiranës është universiteti më i madh publik në vend. Ai është zgjedhja e parë

për maturantët e shkollave të mesme. Ai përbëhet nga 6 fakultete pas largimit në janar të viti

2012 të Fakultetit të Mjekësisë dhe Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike (ish Fakulteti i

Infermierisë). Në Universitetin e Tiranës studiojnë rreth 40 mijë studentë në të tre ciklet e

studimit në sistemin me kohë të plotë dhe atë të pjesshme.

Një nga qëllimet e Universitetit të Tiranës ka qenë njohja e tij ndërkombëtare. Kjo ëndërr tashmë

është realitet me përfshirjen e tij si institucion partner në disa programe bashkëpunimi të

Komisionit Europian si Tempus, Erasmus Mundus Action 2, IPA me konkretisht: JoinEU-SEE,

Basileus, Pacinno, Eureqa, Tempus Interface. Nga projektet e mobilitetit JoinEU-SEE dhe

Basileus kanë përfituar të gjitha strukturat e UT, studentët, stafi akademik dhe ai administrativ.

Page 9: Student guide

Rreth Universitetit të Tiranës 8

Një risi e Universitetit të Tiranës ka qenë ngritja e Qendrave të Karriesës në të gjitha fakultetet e

UT-së. Këto qendra shërbejnë si urë lidhëse midis studentëve dhe tregut të punës, duke krijuar

kontaktet e duhura me punëdhënësit potencial, me qëllim promovimin e studentëve të

Universitetit të Tiranës dhe kërkimin e mundësive të reja të punësimit.

UT ka nënshkruar edhe shumë marrëveshje bashkëpunimi me universitete dhe institucione të

ndryshme evropiane dhe botërore. Këto marrëveshje kuadër kanë si qëllim shkëmbimin

akademik dhe studentor, programe kërkime të përbashkëta, shkëmbime akademike në botime,

revista, organizmin i konferencave të ndryshme etj. Ai gjithashtu është anëtar i shumë rrjeteve të

huaja si : UNICA, UNIMED, CMU etj.

Universiteti i Tiranës ka një emër të madh, që çdo brez do të përpiqet jo vetëm ta ruajë, por ta

çojë edhe më lart.

- Njësitë Përbërëse të UT-së

Universiteti i Tiranes përbëhet nga fakultetet, institutet, departamentet, qendrat e kërkimit dhe të

zhvillimit, grupet mësimore-kërkimore, laboratorët, njësitë didaktike dhe bibliotekat.

- Fakultetet, Programet dhe Institutet e UT-së

Universiteti i Tiranës përbëhet nga 6 fakultete, të ndara në 34 departamente si edhe 2 institute të

ndara në 6 departamente. Konkretisht fakultetet dhe institutet të cilat janë pjesë e UT janë:

Fakulteti i Ekonomisë

Fakulteti i Shkencave Sociale

Fakulteti i Drejtësisë

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Instituti i Studimeve Europiane

Instituti i Fizikës Bërthamore

- Organizimi dhe Struktura e Studimeve

Studimet universitare organizohen në këto forma:

•studime me kohë të plotë

•studime me kohë të pjesshme

•studime në distancë

Page 10: Student guide

Guida e studentit 9

Programet e studimeve në UT, si ato me kohë të plotë, të pjesshme apo në distancë, organizohen

në tre cikle studimi dhe përfundojnë me marrjen e diplomave ose certifikatave përkatëse.

Tre ciklet e studimit që ofrohen në Universitetin e Tiranës janë: bachelor, master (shkencor dhe

profesional) dhe doktoraturë. Këto programe janë projektuar në përputhje me misionin e

universitetit për të siguruar arsim të orientuar nga vlerat dhe për të rritur shërbimin ndaj

komunitetit.

Struktura e studimeve për ciklin e parë dhe të dytë të studimeve përfshin:

- Module të formimit të përgjithshëm

- Module të formimit specifik

- Disiplina të formimit të përgjithshëm

- Disiplina të formimit karakterizues të programit

- Disiplina formuese të ngjashme ose/dhe integruese me disiplinat karakterizuese

- Disiplina formuese të zgjedhura

- Veprimtari formuese për njohje të gjuhës së huaj, aftësime informatike dhe praktika apo

stazhe

- Veprimtari formuese në lidhje me tezën e diplomës

UT ofron programe të akredituara të studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në

kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS). Sasia

mesatare e krediteve të grumbullura gjatë një viti nga një student me kohë të plotë është 60

kredite. Një krediti të studimeve universitare i korrespondojnë 25 orë mësimore pune të studentit.

Programet e studimeve hartohen nga vetë universiteti dhe miratohen në Senatin Akademik. UT

shpall publikisht programet e akredituara të studimeve që ofron, para fillimit të aplikimeve për

pranime në to. Këto programe ndjekin kurrikulat e përcaktuara në Konventën e Bolonjës, duke

përmirësuar çdo vit raportet dhe standardet që kërkon kjo konventë. Në mënyrë që studentët tanë

të jenë sa më konkurues dhe t’i përshtaten sa më mirë kërkesave të tregut të punës, kurrikulat

ofrojnë një larmishmëri të programeve në fakultetet tona në të gjitha ciklet e studimit. Aktualisht

në UT në ciklin e parë të studimeve ofrohen 35 programe Bachelor; në ciklin e dytë të studimeve

janë 35 Mastera Profesionalë dhe 53 Mastera Shkencorë; dhe në ciklin e tretë të studimeve

ofrohen 36 programe Doktorature.

Arsimimi pasuniversitar është një stad i rëndësishëm në karrierën e çdo studenti. Një diplomë

master ndihmon në rritjen profesionale, zgjeron mundësitë për të qënë një lider efektiv si dhe

mund të konsiderohet një rrugë për rritjen e të ardhurave.

Elementët kryesorë të mësimit janë: leksionet, seminaret, punët laboratorike, detyrat e kursit,

Page 11: Student guide

Organizimi dhe Struktura e Studimeve 10

projektet e kursit, praktikat profesionale, provimet e kursit, provimet e formimit, temat e

diplomës, esetë, etj.

Programet e studimeve të doktoratës janë programe të studimeve të ciklit të tretë, me karakter

plotësisht akademik, që kanë në bazë kërkim shkencor dhe veprimtari krijuese. Në studimet e

doktoratës pranohen kandidatë që kanë fituar diplomë universitare “Master i shkencave”. Këto

programe të studimeve zgjasin të paktën 3 vite akademike dhe përfshijnë 60 kredite për studime

të organizuara.

- Studimet me kohë të pjesshme

Krahas sistemit të rregullt të shkollimit, në disa fakultete të universitetit tonë zbatohet edhe

sistemi me kohë të pjesshme. Programet e studimeve të ciklit të parë të studimeve në formën e

studimit me kohë të pjesshme realizohen me 180 ECTS dhe zgjatja normale e tyre është jo më

pak se 4 vite.

Programet mësimore në ciklin e parë të studimeve në formën e studimit me kohë të pjesshme

janë të njëjta me atë të sistemit me kohë të plotë. Ngarkesa mësimore ditore është jo më shumë

se 8 orë mësimi, 60 minutëshe.

Departamenti dhe fakulteti ku organizohen studimet me kohë të pjesshme përcaktojnë: mënyrën

e zhvillimit të mësimit, afatet e likujdimit të detyrimeve, numrin e sezoneve për çdo vit

akademik.

- Ndjekja e një programi të dytë studimi

Personat që kanë përfunduar një program studimi, kanë të drejtë të ndjekin një program të dytë

studimi. Në këtë rast pranohen për aplikim si rregull, kandidatët me diplomë të përafërt me

programin e dytë në të cilin kërkojnë të studiojnë, nga të cilët përzgjidhen ata me mesatare më të

lartë. Në këtë rast, kandidatët përballojnë koston e plotë të studimeve.

Nga ky rregull, përjashtohen studentët e shkëlqyer sipas kritereve dhe procedurave që parashikon

ligji për arsimin e lartë dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij.

Kuotat e pranimit dhe tarifa e shkollimit për programet e dyta të studimit përcaktohen me

vendim të KM. Kritere specifike për t’u pranuar në një program të dytë studimi përcaktohen në

rregulloret e fakulteteve.

Page 12: Student guide

Organizimi dhe Struktura e Studimeve 11

Fakulteti Programi i

studimit Bachelor

Kohë-

zgjatja

Tarifa Programi i studimit Master

profesional

Kohë-

zgjatja

Tarifa

EKONOMISË

Administrim Biznesi 3 vjet

20.000

ALL/vit

Administrim Biznesi 1.5 vjet 39.000

ALL/vit

Ekonomiks 3 vjet 20.000

ALL/vit

Administrim Publik 1.5 vjet 39.000

ALL/vit

Financë Kontabilitet 3 vjet

20.000

ALL/vit

Financë

1.5 vjet 39.000

ALL/vit

Informatikë

ekonomike

3 vjet

20.000

ALL/vit

Kontabilitet dhe auditim 1.5 vjet 39.000

ALL/vit

Administrim Biznesi

/Filiali Kukës

3 vjet

20.000

ALL/vit

Marketing 1.5 vjet 39.000

ALL/vit

Administrim Biznesi

/Filiali Kukës

3 vjet

20.000

ALL/vit

Studime Ekonomike Europiane 1.5 vjet 39.000

ALL/vit

Administrim Biznesi

/Filiali Sarandë

3 vjet

20.000

ALL/vit

Menaxhim Turizëm 1.5 vjet 39.000

ALL/vit

Menaxhim Turizmi,

/ F. Sarandë

1.5 vjet 39.000

ALL/vit

Marketing dhe Marrëdhenie me

publikun

1.5 vjet 39.000

ALL/vit

Sisteme Informacioni

në Ekonomi

1.5 vjet 39.000

ALL/vit

Aministrim Biznesi në

Sipërmarrje

1.5 vjet 39.000

ALL/vit

SHKENCAVE

SOCIALE

Sociologji 3 vjet 22.000

ALL/vit

Analiza në Politika Sociale 1.5 vjet 39.000

ALL/vit

Filozofi 3 vjet 22.000

ALL/vit

Filozofi Praktike dhe Humane 1.5 vjet 39.000

ALL/vit

Psikologji 3 vjet 22.000

ALL/vit

Punë Sociale e Avancuar me

profil "Punë sociale në arsim"

1.5 vjet 39.000

ALL/vit

Punë Sociale 3 vjet 22.000

ALL/vit

Punë Sociale e Avancuar me

profil " Punë sociale në

shëndetësi"

1.5 vjet 39.000

ALL/vit

Shkenca Politike 3 vjet 22.000

ALL/vit

Orientim Profesional

Këshillim Psikologjik

1.5 vjet 39.000

ALL/vit

Këshillim Psikologjik

1.5 vjet 39.000

ALL/vit

Qeverisje dhe Politika Publike 1.5 vjet 39.000

ALL/vit

Administrimi i Institucioneve

Sociale në Sistemin e Drejtësisë

1.5 vjet 39.000

ALL/vit

Sociologji Edukimi 1.5 vjet 39.000

ALL/vit

Pedagogji e Specializuar

Sociale

1.5 vjet 39.000

ALL/vit

Page 13: Student guide

Organizimi dhe Struktura e Studimeve 10

Programi i studimit Master

Shkencor

Kohe-

zgjatja

Tarifa Programi i studimit Doktorature

Kohe-

zgjatja

Tarifa

Administrim Biznesi

2 vjet 80.000

ALL/vit

Ekonomiks 3 vjet 90.000

ALL/vit

Administrim Publik 2 vjet 80.000

ALL/vit

Menaxhim 3 vjet 90.000

ALL/vit

Ekonomiks

2 vjet 80.000

ALL/vit

Marketing 3 vjet 90.000

ALL/vit

Financë

2 vjet 80.000

ALL/vit

Metodat sasiore dhe të informacionit 3 vjet 90.000

ALL/vit

Kontabilitet dhe auditim

2 vjet 80.000

ALL/vit

Financë 3 vjet 90.000

ALL/vit

Sisteme informacioni në ekonomi 2 vjet 80.000

ALL/vit

Kontabilitet 3 vjet 90.000

ALL/vit

Kërkime operacionale në

Menaxhim

2 vjet 80.000

ALL/vit

Kërkime operacionale 3 vjet 90.000

ALL/vit

Menaxhim turizëm

2 vjet 80.000

ALL/vit

Statistikë 3 vjet 90.000

ALL/vit

Marketing

2 vjet 80.000

ALL/vit

Sociologji e zhvillimeve

shoqërore

2 vjet 70.000

ALL/vit

Filozofi

3 vjet 85.000

ALL/vit

Filozofi Sociale

2 vjet 70.000

ALL/vit

Sociologji 3 vjet 85.000

ALL/vit

Etika në institucione dhe

lidership

2 vjet 70.000

ALL/vit

Pedagogji 3 vjet 85.000

ALL/vit

Shkenca Politike me profil

"Teori Politike"

2 vjet 70.000

ALL/vit

Psikologji 3 vjet 85.000

ALL/vit

Studime Rajonale Politike

2 vjet 70.000

ALL/vit

Punë Sociale 3 vjet 85.000

ALL/vit

Përkatësi gjinore dhe zhvillim 2 vjet 70.000

ALL/vit

Shkenca politike 3 vjet 85.000

ALL/vit

Punë Sociale me drejtim Politikë

Sociale

2 vjet 70.000

ALL/vit

Punë sociale me drejtim

“Organizim komunitar”

2 vjet 70.000

ALL/vit

Punë sociale me drejtim "Klinik"

2 vjet 70.000

ALL/vit

Komunikimi për ndryshimin

social dhe të sjelljes

2 vjet 70.000

ALL/vit

Çështje të Fëmijëve dhe të

Familjes

2 vjet 70.000

ALL/vit

Administrimi i Çështjeve Sociale 2 vjet 70.000

ALL/vit

Page 14: Student guide

DREJTESISE

Drejtesi 3 vjet 35.000

ALL/vit

të Drejtë Publike 1.5 vjet 44.000

ALL/vit

të Drejtë Penale 1.5 vjet 44.000

ALL/vit

të Drejtë Civile 1.5 vjet 44.000

ALL/vit

Biznes Law 1.5 vjet 44.000

ALL/vit

SHKENCAT

E NATYRES

Biologji 3 vjet 32.000

ALL/vit

Mësues Biologjie për Arsimin

e Mesëm

1.5 vjet 44.000

ALL/vit

Matematikë 3 vjet 32.000

ALL/vit

Bioteknologji Mjedisore 1.5 vjet 44.000

ALL/vit

Inxhinieri

Matematike dhe

Informatike

3 vjet 32.000

ALL/vit

Informatikë Biznesi

1.5 vjet 44.000

ALL/vit

Bioteknologji 3 vjet 32.000

ALL/vit

Inxhinieri Matematike dhe

Informatike

1.5 vjet 44.000

ALL/vit

Fizikë 3 vjet 32.000

ALL/vit

Teknologji Informacioni 1.5 vjet 44.000

ALL/vit

Teknologji

Informacioni dhe

Komunikimi

3 vjet 32.000

ALL/vit

Informatikë 3 vjet

32.000

ALL/vit

Kimi 3 vjet

32.000

ALL/vit

Kimi dhe Teknologji

Ushqimore

3 vjet 32.000

ALL/vit

Kimi Industriale &

Mjedisore

3 vjet

32.000

ALL/vit

Page 15: Student guide

Shërbime Sociale në Drejtësinë

Penale

2 vjet 70.000

ALL/vit

Psikologji me profil “Psikologji

Klinike”

2 vjet 70.000

ALL/vit

Psikologji me profil “Psikologji

Organizacionale”

2 vjet 70.000

ALL/vit

Psikologji me profil “Psikologji

Shkollore’

2 vjet 70.000

ALL/vit

Mësuesi në Shkenca Sociale 2 vjet 70.000

ALL/vit

Të Drejtë Publike 2 vjet 74.000

ALL/vit

Shkenca juridike Civile 3 vjet 90.000

ALL/vit

Shkencat Penale 2 vjet 74.000

ALL/vit

Shkencat Penale 3 vjet 90.000

ALL/vit

Të Drejtë Civile 2 vjet 74.000

ALL/vit

Të Drejtë Publike 3 vjet 90.000

ALL/vit

Matematikë

2 vjet 40.000

ALL/vit

Fizikë 3 vjet 60.000

ALL/vit

Biologji Molekulare 2 vjet 40.000

ALL/vit

Analiza Kimike të lendës dhe mjedisit 3 vjet 60.000

ALL/vit

Biologji Mjedisore

2 vjet 40.000

ALL/vit

Elektrokimi të zbatuar dhe duk.

Sipërfaqësore

3 vjet 60.000

ALL/vit

Inxhinieri Matematike dhe

Informatike

2 vjet 40.000

ALL/vit

Teknologji dhe mikrobio. & vlerësimi i

sigurisë

3 vjet 60.000

ALL/vit

Bioteknologji molekulare dhe

industriale

2 vjet 40.000

ALL/vit

Proceset e trajtimit kimik të lëndëve të para

natyrore dhe te mbeturinave industriale e

urbane

3 vjet 60.000

ALL/vit

Fizikë

2 vjet 40.000

ALL/vit

Biologji Molekulare 3 vjet 60.000

ALL/vit

Informatikë

2 vjet 40.000

ALL/vit

Biologji e Ruajtjes

3 vjet 60.000

ALL/vit Kimi

2 vjet 40.000

ALL/vit

Bioteknologji Bimore

3 vjet 60.000

ALL/vit Kimi Industriale dhe Mjedisore 2 vjet 40.000

ALL/vit

Analizë dhe Algjebër

3 vjet 60.000

ALL/vit Shkencat dhe Teknologjitë

Ushqimore

2 vjet 40.000

ALL/vit

Metodat Probabilitare, Statistikë dhe metodat

e Analizës Numerike

3 vjet 60.000

ALL/vit

Inxhinieria e Proceseve Kimike

2 vjet 40.000

ALL/vit

Informatikë 3 vjet 60.000

ALL/vit Teknologji informacioni dhe

komunikimi Mësues Kimie për

AML

2 vjet 40.000

ALL/vit

Mësues Matematike për AML 2 vjet 40.000

ALL/vit

Page 16: Student guide

FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË

Histori

3vjet 37.000

ALL/vit

Mësuesi në AML në Histori

1.5 vjet 48.000

ALL/vit

Gjeografi 3vjet 37.000

ALL/vit

Mësuesi në AML në Gjeografi

1.5 vjet 48.000

ALL/vit

Gjuhë-Letërsi 3vjet 37.000

ALL/vit

Mësuesi në AML në Gjuhë-

Letërsi

1.5 vjet 48.000

ALL/vit

Gazetari 3vjet 37.000

ALL/vit

Histori,drejtimi Arkivistikë

1.5 vjet 48.000

ALL/vit

Arkeologji dhe

Trashëgimi

Kulturore

3vjet 37.000

ALL/vit

Gjuhësi,drejtimi Redaktori 1.5 vjet 48.000

ALL/vit

Gjuhë Angleze,

3 vjet 36.000

ALL/vit

Gjuhë Angleze -

“Përkthim dhe

Interpretim”

3 vjet 36.000

ALL/vit

Gjuhë Angleze -

“Studime Britanike

dhe Europiane”

3 vjet 36.000

ALL/vit

Gjuhë -“Gjuhë,

Letërsi dhe

Qytetërim francez”

3 vjet 36.000

ALL/vit

Page 17: Student guide

Mësues Fizike për AML 2 vjet 40.000

ALL/vit

Mësues Biologjie për AML 2 vjet 40.000

ALL/vit

“Gazetari Komunikim”

-Komunikim Ndërkulturor

2 vjet 60.000

ALL/vit

“Shkenca Komunikimi” - Komunikim –

Informim

3 vjet 87.000

ALL/vit

“Gazetari Komunikim”

-Marrëdhënie me Publikun

2 vjet 60.000

ALL/vit “Shkenca Komunikimi” -Komunikim Masiv

3 vjet 87.000

ALL/vit “Gazetari Komunikim”-Drejtim

dhe Menaxhim Mediash

2 vjet 60.000

ALL/vit “Gjeografi”

3 vjet 87.000

ALL/vit “Gazetari Komunikim”

-Marketing Mediatik

2 vjet 60.000

ALL/vit “Histori” - HISTORI

3 vjet 87.000

ALL/vit “Gazetari Komunikim” -Gazetari

Europiane dhe Ndërkombëtare

2 vjet 60.000

ALL/vit “Histori” - Marrëdhënie Ndërkombëtare

3 vjet 87.000

ALL/vit “Gjeografi”

2 vjet 60.000

ALL/vit “Gjuhësi” - Kërkime Gjuhësore

3 vjet 87.000

ALL/vit “Histori”- drejtimi HISTORI

2 vjet 60.000

ALL/vit “Letërsi” - “Studime Letrare”

3 vjet 87.000

ALL/vit “Histori” - drejtmi

MARRËDHËNIE

NDËRKOMBËTARE

2 vjet 60.000

ALL/vit Doktoraturë në Arkeologji dhe Trashëgimi

Kulturore - Arkeologji

3 vjet 87.000

ALL/vit

“Gjuhësi” - drejtimi Gjuhësi e

Sotme

2 vjet 60.000

ALL/vit Doktoraturë në Arkeologji dhe Trashëgimi

Kulturore - drejtimi Trashëgimi kulturore.

3 vjet 87.000

ALL/vit “Gjuhësi” - drejtimi Gjuhësi

Historike

2 vjet 60.000

ALL/vit Shkenca Gjuhësore

3 vjet 78.000

ALL/vit “Studime Letrare”-Teori dhe

kritikë letrare

2 vjet 60.000

ALL/vit Letërsi Botërore 3 vjet 78.000

ALL/vit “Studime Letrare”- Letërsi e

përgjithshme dhe e krahasuar

2 vjet 60.000

ALL/vit

“Studime Letrare”- Studime

letrare shqipe dhe antropologji

kulturore

2 vjet 60.000

ALL/vit

“Arkeologji dhe Trashëgimi

kulturore”- Arkeologji .

2 vjet 60.000

ALL/vit

“Arkeologji dhe Trashëgimi

kulturore”- Trashëgimi

kulturore

2 vjet 60.000

ALL/vit

Mësuesi, për arsimin e mesëm në

gjuhën angleze

2 vjet 57.000

ALL/vit

Mësuesi, për arsimin e mesëm në

gjuhën frënge

2 vjet 57.000

ALL/vit

Mësuesi, për arsimin e mesëm në

gjuhën gjermane

2 vjet 57.000

ALL/vit

Mësuesi, për arsimin e mesëm në

gjuhën italiane

2 vjet 57.000

ALL/vit

Përkthim teknik-letrar dhe

interpretim

2 vjet 57.000

ALL/vit

Gjuhë dhe komunikim

ndërkulturor e turistik

2 vjet 57.000

ALL/vit

Page 18: Student guide

FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA

Gjuhë Frënge -

“Përkthim dhe

Interpretim”

3 vjet 36.000

ALL/vit

Gjuhë Frënge - “Gjuhë dhe

Komunikim”

3 vjet 36.000

ALL/vit

Gjuhë Greke -

“Gjuhë, Letërsi

dhe Qytetërim Grek”

3 vjet 36.000

ALL/vit

Gjuhë Greke -

“Përkthim dhe

Interpretim”

3 vjet 36.000

ALL/vit

Gjuhë Gjermane -

“Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim

Gjermanishtfolës”

3 vjet 36.000

ALL/vit

Gjuhë Gjermane -

“Përkthim dhe

Interpretim

3 vjet 36.000

ALL/vit

Gjuhë Gjermane -

“Gjuhë dhe

Komunikim”

3 vjet 36.000

ALL/vit

Gjuhë Italiane -

“Gjuhë, Letërsi dhe

Qytetërim Italian”

3 vjet 36.000

ALL/vit

Gjuhë Italiane -

“Përkthim dhe

Interpretim”

3 vjet 36.000

ALL/vit

Gjuhë Italiane -

“Gjuhë dhe

Komunikim”

3 vjet 36.000

ALL/vit

Gjuhë Ruse -

“Gjuhë, Letërsi dhe

Qytetërim Rus”

3 vjet 36.000

ALL/vit

Gjuhë Ruse -

“Përkthim dhe

Interpretim”

3 vjet 36.000

ALL/vit

Gjuhë Spanjolle -

“Gjuhë, Letërsi dhe

Qytetërim Ispanik”

3 vjet 36.000

ALL/vit

“Gjuhë Turke -

“Gjuhë, Letërsi dhe

Qytetërim Turk

3 vjet 36.000

ALL/vit

Gjuhë Turke -

“Përkthim dhe

Interpretim”

3 vjet 36.000

ALL/vit

Gjuhë angleze,

(Filiali

Kukës/Sarande)

3 vjet 36.000

ALL/vit

Page 19: Student guide
Page 20: Student guide

INSTITUTI I

STUDIMEVE EVROPIANE

Page 21: Student guide

Legjislacioni dhe Institucionet

Evropiane

2 vjet 33.000 ALL/vit

Legjislacioni dhe Institucionet Evropiane 3 vjet 70.000

ALL/vit

Politika dhe qeverisja në Evropë 2 vjet

33.000 ALL/vit

Politika dhe qeverisja në Evropë 3 vjet 70.000

ALL/vit

Diplomacia dhe marrëdhëniet

ndërkombëtare të BE

2 vjet 33.000 ALL/vit

Diplomacia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare

të BE

3 vjet 70.000

ALL/vit

Page 22: Student guide

Guida e Studentit 13

FAKULTETI I EKONOMISË

Struktura dhe Organizimi

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë është Prof. Dr. Sulo Hadëri.

Zv. Dekan për ciklin e parë të studimit është Prof. Dr. Fatmir Mema.

Zv. Dekan për ciklin e dytë të studimit është Prof.Dr. Klodiana

Gorishti.

Zv. Dekan për ciklin e tretë të studimit është Prof. Dr. Mimoza

Kasimati.

Fakulteti i Ekonomisë përbëhet nga 6 departamente:

1. Departamenti i Financës

2. Departamenti i Kontabilitetit

3. Departamenti i Manaxhimit

4. Departamenti i Marketing Turizmit

5. Departamenti i Ekonomiksit

6. Departamenti i Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar SIZ

.

HISTORIKU

Fakulteti i Ekonomisë është formuar në

vitin 1952, me emrin Instituti i Lartë i

Ekonomisë. Në vitin 1957, me krijimin e

Universitetit të Tiranës, ai u përfshi në atë

Universitet me emrin Fakulteti i

Ekonomisë. Në fillimet e veta Fakulteti i

Ekonomisë ofronte diploma vetëm në dy

degë: degën e Ekonomisë dhe degën e

Kontabilitetit.

Gjatë viteve që pasuan Fakulteti i

Ekonomisë u zgjerua dhe në vitin 1990 ai

ofronte diploma në gjashtë degë:

Ekonomist për Industrinë, Ekonomist për

Financë, Ekonomi Politike, Ekonomist për

Tregtinë, Ekonomist për Statistikë dhe

Merceologji. Deri në vitin akademik

1990- 1991 programet mësimore të

Fakultetit të Ekonomisë kanë qenë

ndërtuar mbi bazën e parimeve të

ekonomisë të centralizuar dhe kanë qenë

të orientuara drejt përvojës së

universiteteve lindore.

Fakulteti i Ekonomisë është më i vjetri,

duke e krahasuar atë me fakultetet

përkatëse të universiteteve të tjera

shqiptare, që ofrojnë diploma në fushën e

ekonomisë, biznesit, marketingut,

turizmit, etj. Gjatë periudhës 1991-2006, e

cila përputhet me periudhën e

transformimit drejt ekonomisë së tregut,

Fakulteti i Ekonomisë është riorganizuar

dhe ristrukturuar rrënjësisht në formë dhe

përmbajtje. Sot ky fakultet emërtohet

Fakulteti i Ekonomisë.

Aktualisht, fakulteti operon në bazë të

programeve të reja mësimore, në

përputhje me programet e shkollave

perëndimore, bazuar në deklaratën e

Bolonjës dhe të përshtatura ndaj kushteve

konkrete të vendit tonë.

Page 23: Student guide

Fakulteti i Ekonomisë 14

Adresa :

Fakulteti i Ekonomisë

Rruga. “Arben Broci”, Tiranë

Tel: (+355 4) 2345789; Fax: (+355 4) 2345789

E-mail: [email protected]

web: www.feut.edu.al

Stafi dhe Studentët

Fakulteti i Ekonomisë ka 135 pedagogë

që përbëjnë stafin akademik të këtij

fakulteti. Nga këta 33 pedagogë kanë

titullin Profesor Doktor (Prof. Dr.), 19 me

titullin Profesor i Asocuar (Prof. As. Dr.),

32 me titullin Doktor (Dr.), 5 me titullin

docent dhe 46 janë më Master.

Në Fakultetin e Ekonomisë studiojnë

afërsisht 9670 studentë. Në sistemin

Bachelor full time studiojnë 3972

studentë dhe 1818 studentë studiojnë në

sistemin part-time.

Në ciklin e dytë të studimeve full time për

Master Shkencor janë 670 studentë dhe në

Master Profesional 419 studentë, ndërsa

për sistemin part-time në Master

Profesional janë 1183 studentë. Në

fakultetin e Ekonomisë është edhe

program i studimit DND me 1378

studentë ne full time dhe me 224 studentë

ne sistemin part time.

Fakulteti i Ekonomisë në Filialin Sarandë

studiojnë 260 studentë. Në sistemin

Bachelor janë 142 studentë, në programin

e studimit DND studiojnë 95 studentë;

në programin e studimit Master

Profesional studiojnë 23 studentë;

Filiali Kukës ka në total 241 studentë të

cilët sudiojnë në sistemin Bachelor.

Page 24: Student guide

Guida e Studentit 15

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

Struktura dhe Organizimi

Dekani i Fakultetit të i Shkencave Sociale është Prof. Dr.

Theodhori Karaj.

Zv. Dekan për ciklin e parë të studimit është Docent Petraq

Simo.

Zv. Dekan për ciklin e dytë të studimit është Dr. Fatmir Bezati.

Zv. Dekan për ciklin e tretë të studimit është Orinda Malltezi.

Fakulteti i Shkencave Sociale përbëhet nga pesë

departamente:

1. Departamenti i Shkencave Politike

2. Departamenti i Psikologjisë e Pedagogjisë

3. Departamenti i Punës dhe Politikave Sociale

4. Departamenti Filozofisë

5. Departamenti i Sociologjisë

Historiku

Fakulteti i Shkencave Sociale, fillimet

e veta i ka që në vitin 1965, ku

Fakulteti i Drejtësisë, u riorganizua

dhe u quajt "Fakulteti i Shkencave

Politike dhe Juridike", ku u përfshinë

dega e shkencave politike dhe ajo e

drejtësisë. Dega e Shkencave Politike

përgatiste specialistë të profilit politik

për organet qëndrore e lokale të

pushtetit shtetëror. Më pas kjo degë u

kthye në degën e filozofisë.

Në vitin 1991 nga bashkimi i degës së

Filozofi-Sociologjisë dhe Punës

Sociale u krijua Fakulteti i Punës

Sociale dhe në vitin 1992 fakulteti

merr emrin që ka dhe sot Fakulteti i

Shkencave Sociale. Me ndihmën e një

programi Tempus në këtë fakultet

hapet dega e Psikologjisë dhe fakulteti

numëronte tre departamente:

Departamentin e Filozofi-

Sociologjisë, Punës Sociale dhe

Psikologji-Pedagogjisë.

Në vitin 2001 u hap për herë të parë

programi i studimit të Shkencave

Politike brenda Departamentit të

Filozofi--Sociologjisë dhe më pas

krijohet Departamenti i Shkencave

Politike. Në vitin 2010 ndahet

Departamenti i Filologji-Sociologjisë

në dy departamente dhe respektivisht

në atë të Sociologjisë dhe Filozofisë.

Fakulteti i Shkencave Sociale njihet si

institucioni i parë dhe i vetëm arsimor

që ka përgatitur specialistët e parë në

sociologji, psikologji dhe punë

sociale.

Page 25: Student guide

Fakulteti i Shkencave Sociale 16

Adresa:

Bulevardi Zhan Dark

Tel: +355 4 223036

Stafi dhe studentët

Fakulteti i Shkencave Sociale ka 70

pedagogë që përbëjnë stafin akademik

të këtij fakulteti. Nga këta, 8 pedagogë

kanë titullin Profesor Doktor, 3 me

titullin Profesor i Asocuar (Prof. As.

Dr.), 37 me titullin doktor, 3 me

titullin docent dhe 19 janë me Master.

Në Fakultetin e Shkencave Sociale

studiojnë afërsisht 4900 studentë. Në

sistemin Bachelor full time studiojnë

1720 studentë dhe 1030 studentë

studiojnë në sistemin part-time.

Në ciklin e dytë të studimeve Full-

Time për Master Shkencor janë 1470

studentë dhe në Master Profesional

600 studentë, ndërsa për sistemin Part-

Time në Master Profesional janë 90

studentë.

Page 26: Student guide

Guida e Studentit 17

FAKULTETI I DREJTËSISË

Struktura dhe Organizimi

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë është Prof. Dr. Altin Shegani.

Zv. Dekan për ciklin e parë të studimit është Prof. As. Dr. Kestrin

Katro.

Zv. Dekan për ciklin e dytë të studimit është Dr. Besnik Çerekja.

Zv. Dekan për ciklin e tretë të studimit është Dr. Ilir Rusi.

Fakulteti i Drejtësisë përbëhet nga tre departamente:

1. Departamenti i të Drejtës Publike.

2. Departamenti i të Drejtës Penale.

3. Departamenti i të Drejtës Civile.

Historiku

Fakulteti i Drejtësisë është themeluar

në vitin 1954, me emrin "Instituti i

Lartë Juridik". Pas krijimit të

Universitetit Shtetëror të Tiranës,

Instituti i Lartë Juridik u përfshi në

këtë Universitet me emrin "Fakulteti i

Drejtësisë". Në vitin 1965, u

riorganizua dhe u quajt "Fakulteti i

Shkencave Politike dhe Juridike", ku u

përfshinë dega e shkencave politike

dhe ajo e drejtësisë. Këto degë

përgatitnin, përkatësisht, specialistë të

profilit politik për organet qendrore e

lokale të pushtetit dhe juristë për

organet e drejtësisë dhe të

administratës shtetërore.

Në vitin 1967, pranë këtij Fakulteti u

çel edhe dega e gazetarisë, e cila

përgatiste gazetarë për organet e

shtypit dhe të Radio-Televizionit

Shqiptar. Në vitin 1991, dega e

drejtësisë u nda nga ajo e filozofisë, e

cila kishte zëvendësuar degën e

shkencave politike. U krijuan kështu

dy fakultete të veçanta, ndërsa dega e

gazetarisë u transferua në Fakultetin e

Historisë dhe të Filologjisë. Tani,

fakulteti quhet "Fakulteti i Drejtësisë".

Deri në vitet ’70, kohëzgjatja e

studimeve ishte katërvjeçare, ndërsa,

më pas, ajo u reduktua në tre vjet

studime, të ndjekura nga një vit

praktikë mësimore pranë organeve të

drejtësisë.

Page 27: Student guide

Fakulteti i Drejtsise 18

Stafi dhe Studentët

Fakulteti i Drejtësisë ka 72 pedagogë që përbëjnë stafin akademik

të këtij fakulteti. Nga këta 5 pedagogë kanë titullin Profesor

Doktor (Prof. Dr.), 17 me titullin Profesor i Asocuar (Prof. As.

Dr.), 4 me titullin Doktor (Dr.), 14 me titullin docent dhe 32 janë

më Master.

Në Fakultetin e Drejtësisë studiojnë afërsisht 5100 studentë. Në

sistemin Bachelor full time studiojnë 1760 studentë dhe 1400

studentë studiojnë në sistemin part-time.

Në ciklin e dytë të studimeve full time për Master Shkencor janë

1240 studentë dhe në Master Profesional 420 studentë, ndërsa për

sistemin part-time në Master Profesional janë 260 studentë.

Adresa

Rruga “Margarita Tutulani” pranë Sheshit “Wilson”.

Tel: +355 4 2222537

Website: www.fakultetiidrejtesise.edu.al

Në vitet ’80, në këtë Fakultet u rikthye

afati i studimeve katërvjeçare. Pas

viteve ’90, Fakulteti i Drejtësisë pësoi

ndryshime të shumta. Përfshirja e

nocioneve dhe e praktikave të reja të

shtetit të së drejtës diktonte

detyrimisht edhe reformimin e

Fakultetit në aspektet akademike,

shkencore, edukative dhe të

kapaciteteve fizike.

Duke filluar nga viti 1991, planet dhe

programet mësimore u ndryshuan dhe

u hartuan sipas modeleve

perëndimore, duke e përsosur më tej

në vitet 1995, 1997 dhe 1999.

Regjistrimi i studentëve bëhet pas

konkurseve të pranimit, të cilat

organizohen çdo vit. Studentët

vazhdojnë studimet full time dhe part

time pranë këtij Fakulteti.

Page 28: Student guide

Guida e Studentit 19

FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS

Struktura dhe Organizimi

Dekani i Fakultetit të i Shkencave Sociale është Prof. Dr. Mynyr

Koni.

Zv. Dekan për ciklin e parë të studimit është Prof.Dr. Endri

Xhina.

Zv. Dekan për ciklin e dytë të studimit është Prof.Dr. Altin Mele.

Zv. Dekan për ciklin e tretë të studimit është Prof.Dr. Fatmir

Hoxha.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka këto departamente:

1. Departamenti i Biologjisë.

2. Departamenti i Bioteknologjisë.

3. Departamenti i Fizikës.

4. Departamenti i Informatikës.

5. Departamenti i Kimisë.

6. Departamenti i Kimisë Industriale.

7. Departamenti i Matematikës.

8. Departamenti i Matematikës së Aplikuar.

9. Qendra Kërkimore e Florës dhe e Faunës.

Historiku

Fakulteti i Shkencave Natyrore (FSHN)

është qendra kryesore në Shqipëri për

përgatitjen e specialistëve të lartë në

informatikë, matematikë, fizikë, kimi, kimi

ndustriale, biologji, bioteknologji. FSHN

është gjithashtu institucion i rëndësishëm

për përgatitjen e mësuesve për shkollat e

mesme në lëndët mësimore të matematikës,

fizikës, kimisë, biologjisë dhe informatikës

në gjithë sistemin e shkollave të mesme në

Shqipëri.

FSHN ka një staf akademik të brendshëm

prej mbi 125 punonjësish, prej të cilëve

mbi rreth 70 profesorë ose profesorë

shoqërues. Ai drejtohet nga Dekani, i

zgjedhur nga Këshilli i Fakultetit, i cili

zgjidhet nga bashkësia e punonjësve

akademikë dhe e studentëve.

Page 29: Student guide

Fakulteti i Shkencave te Natyres 20

Adresa

Bulevardi “Zogu i Parë”, Tiranë

Tel: (+355 4) 2229590

Fax: (+355 4) 2229590

E-mail: [email protected]

Website: www.fshn.edu.al

Stafi dhe Studentët

Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka 169

pedagogë që përbëjnë stafin akademik të

këtij fakulteti. Nga këta 48 pedagogë kanë

titullin Profesor Doktor (Prof. Dr.), 32 me

titullin Profesor i Asocuar (Prof. As. Dr.),

35 me titullin Doktor (Dr.), 1 me titullin

docent dhe 53 janë më Master.

Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës

studiojnë afërsisht 6430 studentë. Në

sistemin Bachelor full time studiojnë 4783

studentë dhe 168 studentë studiojnë në

sistemin part-time.

Në ciklin e dytë të studimeve full time për

Master Shkencor janë 1165 studentë dhe në

Master Profesional 275 studentë, ndërsa për

sistemin part-time në Master Profesional

janë 38 studentë.

Page 30: Student guide

Guida e Studentit 21

FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË

Struktura dhe Organizimi

Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë është Prof. Dr. Shezai

Rrokaj.

Zv. Dekan për ciklin e parë të studimit është Prof. Dr. Ymer Çiraku

Zv. Dekan për ciklin e dytë të studimit është Prof. Dr. Valentina

Duka

Zv. Dekan për ciklin e tretë të studimit është Prof.Dr. Sokol

Axhami

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë përbëhet nga këto

departamente:

1. Departamenti i Gjuhësisë.

2. Departamenti i Letërsisë.

3. Departamenti i Gjeografisë.

4. Departamenti i Historisë.

5. Departamenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit.

6. Departamenti i Arkeologjisë.

Stafi dhe Studentët

Fakulteti i i Historisë dhe Filologjisë ka 86 pedagogë që përbëjnë

stafin akademik të këtij fakulteti. Nga këta 25 pedagogë kanë titullin

Profesor Doktor, 19 me titullin Profesor i Asocuar (Prof. As. Dr.),

11 titullin Doktor, 14 me Docent dhe 17 janë me titullin Master.

Në Fakultetin e Histori Filologjisë studiojnë 5256 studentë.

1283 studentë dhe Part-Time 2158 studentë.

HISTORIKU

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë

është krijuar në vitin 1951, si pjesë e

Institutit të Lartë Pedagogjik, që ka qenë

institucioni i parë në Shqipëri për

përgatitjen e mësuesve me arsim të lartë

për shkencat shoqërore dhe natyrore.

Fillimisht, ai përbëhej nga degët e

historisë, gjuhë – letërsisë, më vonë këtu

u shtua dhe dega e gazetarisë dhe e

gjuhës ruse. Që atëherë, ai ka pësuar

zgjerime dhe riorganizime të shumta.

Kështu, në vitin akademik 1960-1961 iu

shtua dega e gjuhës angleze dhe më 1966

ajo e gjuhës frënge. Nisur nga nevojat e

një përgatitjeje me të plotë të mësuesve

dhe të specialistëve, edhe struktura dhe

profili i degëve ka ardhur duke u

ndryshuar. Kështu, në vitin 1982 u arrit

ndarja e degës histori-gjeografi në dy

dege të veçanta: Histori me elemente të

gjeografisë dhe Gjeografi me elemente të

historisë. Kualifikimi pasuniversitar ka

nisur qysh në vitin 1981, kur pranë këtij

fakulteti u hapën disa kurse

pasuniversitare njëvjeçare: fillimisht ai i

psikologjisë dhe i pedagogjisë, një vit më

vonë kursi i gjuhës shqipe, në vitin 1984

kursi i historisë, me 1985 kursi i kritikës

letrare dhe me 1987 kursi pasuniversitar i

psikologjisë dhe i pedagogjisë, pa

shkëputje nga puna. Në vitin 1991 këto

kurse u mbyllen, për t'u hapur përsëri më

1996, kësaj here si shkolla

pasuniversitare (fillimisht me

korrespondencë), d.m.th. si shkallë e pare

e një sistemi të plotë dyshkallësh të

kualifikimit pasuniversitar, që u ndërtua

sipas departamenteve përkatëse: Shkolla

Pasuniversitare e Departamentit të

Gjuhësisë, shkolla pasuniversitare e

Departamentit të Letërsisë, Shkolla

Pasuniversitare e Departamentit të

Historisë, shkolla pasuniversitare e

Departamentit të Gjeografisë.

Page 31: Student guide

Fakulteti i Historise dhe Filologjise 22

Në ciklin e dytë të studimeve full time për Master Shkencor janë 613

studentë dhe në Master Profesional 746 studentë, ndërsa për sistemin

part-time në Master Profesional janë 456 studentë.

Adresa

Rr. Elbasanit, Tiranë

Tel: (+355 4) 2369664;

Fax: (+355 4) 2369987

E-mail: [email protected]

Website: www.fhf.edu.al

Sipas profileve përkatëse të shkencave

albanologjike, këtu njihet e drejta e

mbrojtjes së tezave të doktoratës prej

kandidatësh vendas e të huaj. Për vetë

profilin që ka ky fakultet, pas viteve ’90 u bë

një riorganizim i përgjithshëm i programeve,

të cilat kishin qene tejet të politizuara. Ato u

reformuan totalisht si në formë dhe në

përmbajtje.

Një ndihmesë të çmuar ka dhënë Fakulteti i

Historisë dhe i Filologjisë për përgatitjen e

studenteve të huaj si përkthyes, gjuhëtare,

historianë, studiues të letërsisë shqiptare etj.

Veçanërisht e madhe ka qenë puna e bërë

nga dega e gjuhës dhe e letërsisë shqipe,

pranë së cilës kanë studiuar dhe janë

diplomuar 282 studentë të huaj, nga 25

vende të ndryshme të botës, kryesisht nga

vendet ish-socialiste, nga Azia, Afrika dhe

Amerika Latine. Veç këtyre, pranë katedrës

së gjuhës shqipe kanë ndjekur kurse

përgatitore njëvjeçare të gjuhës mjaft

studentë nga vende të ndryshme. Kjo traditë

vijoi deri në vitin 1982, kur, si rrjedhim i

politikës së vetëizolimit të ndjekur nga

qeveria e kohës, këto kurse u mbyllën, Tani

po bëhen përpjekje të shumta për ta

ringjallur këtë traditë të bukur. Pranë këtij

departamenti kanë kryer kualifikime

pasuniversitare docentë kineze, docentë

rumunë, grekë, zviceranë etj., e pritet të

vijnë dhe të tjerë.

Prej vitit shkollor 1994-1995 kanë rifilluar të

funksionojnë edhe kurset e verës të gjuhës

dhe të kulturës shqiptare, në të cilat marrin

pjesë studentë nga vende të ndryshme të

botës. Në vitin 2012 krijohet në këtë fakultet

Departamenti i Arkeologjisë.

Page 32: Student guide

Guida e studentit 23

FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA

Struktura dhe Organizimi

Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja është Prof. Dr. Klodeta

Dibra.

Zv. Dekan për ciklin e parë të studimit është Dr. Sonila Sadikaj.

Zv. Dekan për ciklin e dytë të studimit është Prof. Dr. Shpresa

Delija.

Zv. Dekan për ciklin e tretë të studimit është Prof. Dr. Raul Lilo.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja përbëhet nga gjashtë

departamente:

1. Departamenti i Gjuhës Angleze

2. Departamenti i Gjuhës Frënge

3. Departamenti i Gjuhës Gjermane

4. Departamenti i Gjuhës Italiane

5. Departamenti i Gjuhës Spanjolle

6. Departamenti i Gjuhës së Sllavo –Ballkanike

HISTORIKU

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i ka

fillimet e veta në vitin 1947, viti i

themelimit të Katedrës së Gjuhës

Ruse. Katedra e Gjuhës Ruse ka

funksionuar në kuadrin e një Instituti

2-vjeçar, i cili në vitin 1951 u

shndërrua në Institut të Lartë

Pedagogjik.

Me krijimin e Universitetit të Tiranës

më 1957, Katedra e Gjuhës Ruse kaloi

si degë në Fakultetin e Historisë dhe të

Filologjisë. Në shtator të vitit 1991,

krijohet Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.

Ky fakultet në përbërjen e tij kishte

Katedrën e Gjuhës Ruse, Katedrën e

Gjuhës Angleze, Katedrën e Gjuhës

Frënge dhe Katedrën e Gjuhës

Italiane. Në vitin 1992 fakultetit i

shtohet Katedra e Gjuhës Gjermane.

Në vitin 1995 krijohet Departameni i

Gjuhëve Sllavo - Ballkanike i cili në

përbërjen e tij përfshiu Degën e

Gjuhës Ruse, Degën e Gjuhës Turke

(1996) dhe degën e Gjuhës

Greke(1998).

Në vitin 2008 fakultetit i shtohet edhe

departamenti i Gjuhës Spanjolle.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja e ka

selinë e vet me zyra dhe auditorë në

Rrugën e Elbasanit dhe ndan të njëjtën

ndërtesë me Fakultetin e Historisë dhe

të Filologjisë. FGJH disponon

mjediset: Godina A (kati II dhe III)

dhe Godina B (Kati I dhe II).

Ky fakultet ka degën e gjuhës angleze

në Filialin e Sarandës dhe në Filialin e

Kukësit të Universitetit të Tiranës.

Page 33: Student guide

Fakulteti i Gjuheve te Huaja 24

Adresa:

Rr. Elbasanit, Tiranë

Tel: +355 4 2452610

Stafi dhe Studentët

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka

136 pedagogë që përbëjnë stafin

akademik të këtij fakulteti. Nga

këta 11 pedagogë kanë titullin

Profesor Doktor, 19 titullin

Profesor i Asocuar (Prof. As. Dr.),

53 titullin Doktor, dhe 53 janë më

Master.

Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja

studiojnë afërsisht 3940 studentë.

Në sistemin Bachelor Full-Time

studiojnë 2840 studentë dhe Part-

Time 129 studentë. Në ciklin e

dytë të studimeve për Master

Shkencor janë 970 studentë.

Page 34: Student guide

Guida e Studentit 25

INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE

Struktura dhe Organizimi

Drejtori i Institutit të Studimeve Evropianë është Prof.As. Eva

Tafili.

Instituti përbëhet nga tre Departamente:

- Legjislacion dhe Institucione në Evropë

- Diplomaci dhe marrëdhëniet Ndërkombëtare

- Politikë dhe Qeverisje në Evropë

Programet e Studimit

Instituti i Studimeve Europiane ka dy programe studimi Master

Shkencor dhe Doktoratura. Masteri në Studime Evropiane i përgatit

studentët për ato profesione që lidhen me dimensionet evropiane në

nivele të ndryshme të qeverisjes (evropiane, rajonale, shtetërore

dhe vendore), në krijimin e lobeve dhe në krijimit e grupeve të

ekspertëve (think tanks) që kanë të bëjnë me institucionet evropiane,

si dhe me një larmi çështjesh të tjera ekonomike e shoqërore, në të

cilat kërkohen njohuri të veçanta mbi problematikat evropiane.

Adresa:

Rruga e “Elbasanit”, Fakulteti i Histori Filologjisë,

Tiranë Shqipëri.

Tel / Fax : +355 4 2 378 538

HISTORIKU

Instituti i Studimeve Evropiane

është krijuar me VKM nr 1182 me

dt. 3 Dhjetor 2009.

Ai ngrihet mbi një përvojë të pasur

mësimdhënie akademike dhe mbi

një eksperiencë 14 vjeçare të nisur

nga Qendra e Studimeve Evropiane

të hapur me VKM nr.588, datë

02.11.2000. Ajo ishte fryt i një

projekti të fituar në vitin 1999, pas

një aplikimi të bërë tek Programi

TEMPUS dhe është ideuar me

asistencën e drejtpërdrejtë të

Universitetit Katolik të Leuvenit,

të Universitetit të Bonit, të

Universitetit të Hapur të

Budapestit, të Fondacionit

Shoqëria e Hapur për Shqipërinë

dhe të disa ambasadave të huaja

tek ne.

STAFI DHE STUDENTËT

Instituti ISE ka 24 pedagogë që

përbëjnë stafin akademik të këtij

instituti. Nga këta 13 pedagogë

kanë titullin Profesor Doktor

(Prof.Dr), 8 me titullin Profesor i

Asocuar (Prof. As. Dr.), 3 me

titullin Doktor (Dr).

Në ISE studiojnë afërsisht 289

studentë në programin e studimit

master shkencor.

Imazhi i Institutit

Page 35: Student guide

Instituti i Fizikës Bërthamore 26

INSTITUTI I FIZIKËS BËRTHAMORE

Departamentet

Instituti ka në përbërje tre departamente:

1. Departamenti i Mbrojtjes së Rrezatimit dhe Rrjeteve të

Monitorimit.

2. Departamenti i Radiometrisë e Radiokimisë.

3. Departamenti i Metodave Analitike Instrumentale.

Veprimtaria

Instituti i Fizikës Bërthamore, në bashkëpunim me institucione e

kompani prodhuese, zhvillon veprimtari kërkimore - shkencore

nëpërmjet projekteve për kërkim dhe zhvillim. Detyra themelore

e IFB-së është te realizojë veprimtari shkencore, kryesisht me

karakter zbatues, dhe të transferojë metodat dhe teknologjitë e

reja të fizikës dhe kimisë bërthamore në fusha të ndryshme.

Stafi

IFB ka në përbërje të tij 23 punonjës, nga të cilët: 17 staf

akademik (Profesor 4, Profesor i Asociuar 2, Doktor i Shkencave

3, Master Shkencor 8) dhe 6 punonjës jo mësimor.

Adresa:

Rruga: Mahmut Allushi, Ish Kinostudio

Tiranë Shqipëri.

HISTORIKU

Instituti i Fizikës Bërthamore (IFB)

është krijuar në vitin 1971, si

institucion kërkimor shkencor në

fushën e fizikës atomike dhe

bërthamore dhe duke patur për

qëllim zbatimin e metodave

bërthamore në fusha të ndryshme

të ekonomisë dhe jetës shoqërore.

Fillimisht, Instituti ishte në varësi

të Universitetit të Tiranës dhe më

pas, me themelimin e Akademisë

së Shkencave, ai u bë pjesë e rrjetit

të institucioneve shkencore të

Akademisë.

Me vendim të Këshillit të

Ministrave nr.563 dt.22.08.2007

krijohet Qendra e Fizikës

Bërthamore të Zbatuar, në bazë të

ish-Institutit të Fizikës Bërthamore

të Akademisë së Shkencave si njësi

bazë, qendër kërkimi dhe zhvillimi

pranë Fakultetit të Shkencave të

Natyrës, të UT-së.

Në vitin 2013 pas një impenjimi të

madh të stafit akademik të Qendrës

dhe në bashkëpunim me partnerë

seriozë amerikanë, Qendra e

Fizikës Bërthamore të Zbatuar

kthehet në Institutin e Fizikës

Bërthamore të Zbatuar si njësi

kryesore, në Universitetin e

Tiranës. Konkretisht më datë 30

Maj 2013 u hap Institutit të Fizikës

Bërthamore të Zbatuar, si njësi

kryesore në Universitetin e Tiranës

IMAZHI I IFB

Page 36: Student guide

Guida e Studentit 27

PROJEKTET E UT

Universiteti i Tiranës ka nënshkruar marrëveshje bilaterale me shumë

institucione evropiane. UT është përfshirë si institucion partner në

disa programe bashkëpunimi të Komisionit Europian si: Tempus,

Erasmus Mundus Action 2, IPA. Projektet Europiane, në të cilat UT

është partner janë: JoinEU-SEE, Basileus, Pacinno, Eureqa, Tempus

Interface. Nga implementimi i suksesshëm i këtyre projekteve kanë

përfituar të gjitha strukturat e UT-së. Bursat e fituara nga studentët

dhe stafi akademik/administrativ kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e

kualifikimit dhe eksperiencës së tyre, në njohjen dhe sigurimin e një

literature bashkëkohore të nevojshme për aktivitetin e tyre

pedagogjiko-shkencor, si dhe në krijimin e kontakteve institucionale

për mundësi bashkëpunimi me Universitete të tjera.

JoinEU-SEE dhe Basileus

Që nga viti 2009, Universiteti i Tiranës është pjesë e programit

Erasmus Mundus Action 2 i cili ka në fokus mobilitetin e studentëve

dhe stafit. Dy prej projekteve të cilat ofrojnë bursa për studentët dhe

stafin janë JoinEU-SEE dhe Basileus. Këto projekte konsistojnë në një

skemë bursash për lëvizshmërinë ndërmjet vendeve të BE-së dhe

Ballkanit Perëndimor.

Universiteti i Tiranës prej pesë vitesh është partner në projektin

JoinEU-SEE dhe ndërkohë në tashmë që prej vitit 2013 vepron si

bashkë-koordinator. Ndërkohë UT është partner në projektin Basileus

prej dy vitesh.

Bursat e JoinEU-SEE> Penta dhe Basileus V mbështesin mobilitetin

në të gjitha nivelet e arsimit të lartë, duke përfshirë mobilitetin e

studentëve (bachelor, master, doktoraturë dhe post-doktoraturë) si

edhe mobilitetin e stafit (akademik dhe administrativ).

Page 37: Student guide

JoinEU-SEE 28

Llojet e Mobilitetit të ofruara nga projektet JoinEU-SEE> Penta dhe

Basileus V janë:

1. Exchange mobility program: Konsiston në shkëmbimin për

studentët e bachelor-it, master-it dhe studentët e doktoraturës që

shpenzojnë deri në një vit akademik në universitetin pritës. Atje ata do të

ndjekin kurse dhe / ose punë kërkimore në bachelor , tezën e masterit/

apo dizertacionin e doktoraturës. Studenti që shkembehet është një

student (i regjistruar zyrtarisht në një universitet ose institucion tjetër të

arsimit të lartë në Shqipëri), i cili përkohësisht shkon të jetojë në një

vend të huaj dhe ndjek kurse ose është i përfshirë në aktivitete të tjera

akademike. Periudha e këmbimit zgjat minimumi 1 semestër (30 ECTS)

dhe maksimumi 1 vit akademik (60 ECTS). Ky student nuk merr një

diplomë nga universiteti pritës. Sidoqoftë, të gjitha rezultatet akademike

do të dërgohen në universitetin e tij/saj (home university). Studenti

paguan tarifën e shkollimit në universitetin e tij (home university), jo në

universitetin pritës.

Studentët që shkëmbehen kanë nevojë për miratimin universitetit të tyre

dhe miratimin e universitetit pritës, ata duhet të paraqesin një

marrëveshje të studimit (Learning Agreement) të nënshkruar nga të dy

universitetet, e cila është një garanci për njohjen akademike të këtyre

kurseve. Në Learning Agreement studenti duhet të përcaktojë

modulet/lëndët që dëshiron të kryejë në universitetin pritës.

Modulet/lëndët që do përzgjedhë për të ndjekur në universitetin pritës

duhet të jenë të njëjta me ato që janë të planifikuara të ndiqen në

programin e tij akademik nga home university. Ky dokument fillimisht

duhet të firmoset nga koordinatori akademik në nivel fakulteti (i cili

mund të jetë dekani, zv dekani, ose shefi i departamentit, kjo në varësi të

vendimit që merr fakulteti në lidhje me këtë çështje) dhe më pas firmoset

nga personi i kontaktit për dy projektet në Rektoratin e Universitetit të

Tiranës.

2.Full degree program: JoinEU-SEE> Penta dhe Basileus V u ofron

studentëve të Ballkanit Perëndimor mundësinë për të përfunduar një

master të plotë apo program doktorature në një nga universitetet partnere

të BE-së. Diploma do të lëshohet nga universiteti pritës i BE-së.

Studenti regjistrohet në universitetin jashtë vendit dhe nuk është më një

student në universitetin e tij. Ai paguan tarifën e shkollimit (që mbulohet

nga projekti) në universitin pritës si dhe merr diplomën nga Universiteti

JoinEU-

SEE

Page 38: Student guide

Guida e Studentit 29

Pritës. Studentët, që aplikojnë për një universitet të huaj, do të

duhet të përmbushin kërkesat lokale te pranimit.

Short stay program (programi për qëndrim të shkurtër):

Programet për qëndrim të shkurtër mund të përdoren nga bursë -

kërkuesit e post-doktoraturës dhe stafi për hulumtim, aktivitete

mësimore, trajnim të specializuar.

Nivelet e Mobilitetit për bursat e projekteve JoinEU-SEE>

Penta dhe Basileus V:

1. Studentët e Bachelor: Aplikantët duhet të jenë të

regjistruar në një program studimi universitar (bachelor ose

ekuivalent). Ata duhet të kenë përfunduar me sukses të paktën një

vit të studimeve universitare (60 kredite ECTS) nga koha e

aplikimit. Këta studentë mund të aplikojnë vetëm për shkëmbime

(exchange mobility).

2. Master: Aplikantët duhet të jenë të regjistruar aktualisht

në programin master (për master exchange mobility), ose ata

duhet të kenë përfunduar studimet e tyre universitare (për master

degree mobility).

3. Doktoratë: Aplikantët duhet të jenë të regjistruar

aktualisht në një program doktorature (për doctoral exchange

mobility) ose ata duhet të kenë përfunduar studimet e nivelit

master (për doctoral degree mobility).

4. Post-doktoratë: Aplikantët duhet të jenë studiuesit që

kanë një diplomë doktorature.

5. Stafi: Aplikantët për lëvizshmërinë e stafit akademik

mund të jenë staf administrativ ose universitar. Kjo përfshin

lektorë, studiues dhe personel që punon në administratën e

universitetit.

Për më shumë informacion ju lutem vizitoni

http://www.joineuseepenta.eu/

http://www.basileus.ugent.be/index.asp

Ose mund të shkruani në adresën [email protected]

Bursat janë në dispozicion për

kandidatët në tre grupe të ndryshme:

target grupi 1, 2 dhe 3.

TG 1 : Të gjithë studentët dhe

stafin e regjistruar në

Universitetin e Tiranës.

TG 2: Shtetasit nga Shqipëria të

regjistruar në një

universitet tjetër (jo

partner në konsorcium)

apo që kanë fituar diplomë

të arsimit të lartë nga çdo

universitet i Shqipërisë.Kjo

përfshin mundësinë e

ofrimit të mobilitetit të

njerëzve që punojnë në

administratën publike,

ndërmarrjet publike dhe

private.

TG 3: Shtetasit nga Shqipëria, të

cilët janë në një situatë

veçanërisht të pambrojtur,

për arsye sociale & politike.

Psh: të paturit e një statusi

të refugjatit apo përfituesve

të azilit, mund të provohet

se ata kanë qenë objekt i

dëbimit të pajustifikuar nga

universiteti për arsye

raciale, etnike, fetare,

politike, gjinore apo prirje

seksuale, apo i përkasin një

popullsi indigjene në

shënjestër nga një politikë e

caktuar.

Page 39: Student guide

Pacinno 30

Projekti Pacinno

Universiteti i Tiranës tashmë është pjesë e projektit PACINNO - “Platforma

për Bashkëpunim Trans-Akademik të Inovacionit”, i financuar nga

Komisioni Europian me anë të programit IPA ADRIATIC CBC. Ky projekt

është pjesë e një studimi më të gjerë, që përfshin tetë (8) vende të rajonit të

Adriatikut (Italinë, Greqinë, Slloveninë, Serbinë, Kroacinë, Malin e Zi,

Bosnje Hercegovinën dhe Shqipërinë).

Qëllimi i projektit PACINNO është krijimi i një platforme për

bashkëpunim në hulumtim dhe inovacion që mbulon të gjithë rajonin e

Adriatikut. Duke targetuar prodhuesit e politikave dhe subjektet e biznesit,

projekti do të ndihmojë zhvillimin e urave të reja midis aktiviteteve

kërkimore dhe shkencore, të kryera në institucionet akademike si dhe

sistemin ekonomik, me interes të veçantë nevojat teknologjike të SME-ve.

Në përgjithësi, PACINNO, synon të kapërcejë pengesat kryesore në

zhvillimin ekonomik të vendeve të Adriatikut, nxitjen e konkurrencës së

firmave të tyre të vogla dhe promovimin e projekteve (iniciativave) të reja.

Për të arritur qëllime të tilla, synohet stimulimi i krijimit dhe zhvillimit të

sektorëve të rinj ekonomik dhe kompanive në rajonin e Adriatikut si edhe

zhvillimi i SME-ve ekzistuese në kompani më konkurruese.

Në veçanti, në anën kërkimore, PACINNO do të kryejë sondazhe me qëllim

a) identifikimin e aktorëve dhe aktiviteteve inovative në rajon;b) matjen e

potencialit të inovacionit në nivel lokal – si dhe c) ofrimin e një harte të

plotë të sistemeve kombëtare të inovacionit dhe politikave të

implementuara. Ky set me politikat e rekomanduara do t’u vihet në

dispozicion palëve të interesuara qofshin këto publike apo private dhe

politikëbërësve të rajonit.

Pacinno do të krijojë zyrat e zhvillimit të teknologjisë (TTO), me qëllim

lehtësimin e rezultateve të kërkimit shkencor.Një vëmendje e veçantë do t’i

kushtohet tërheqjes së investitorëve të mundshëm në rajon, të gatshëm për

të siguruar fonde dhe mentorim të kërkimeve të rejapremtuese. Synohet

krijimi i një sistemi të ri rajonal, ku institucionet publike dhe private mund

të ndërveprojnë e integrojnë përpjekjet dhe burimet e tyre për të favorizuar

rezultate inovative përgjatë rajonit dhe mbas përfundimit të projekti.

Për më shumë informacion vizitoni:

www.pacinno.eu/

E-mail: [email protected]

“The IPA Adriatic Cross-

border Cooperation

Programme” është rezultat i

punës së përbashkët të kryer nga

vendet përkatëse pjesëmarrëse

dhe është pjesë e procesit të

bashkëpunimit në zonën e

Adriatikut. Programi merr fuqinë

e tij nga përvoja e gjerë, e fituar

gjatë periudhës së kaluar, duke

prodhuar rezultate konkrete nga

studimet dhe analizat e

financuara.

Shumë faktorë e bëjnë

bashkëpunimin në zonën e

Adriatikut të rëndësishme sot,

veçanërisht parë nga pikëpamja

ekonomike dhe politike:

Faktorët e lidhur me afërsinë

gjeografike dhe kulturore, të cilat

bëjnë të mundur intensifikimin e

marrëdhënieve shumëpalëshe midis

rajoneve bregdetare të Adriatikut

për të mbështetur proceset lokale të

rritjes harmonike, zhvillimin e

qëndrueshëm dhe unitetin midis

popujve.

Faktorët e lidhur me stabilitetin

politik të zonës. Pas dhjetë viteve

të konfliktit, zona tashmë është

duke shkuar drejt integrimit

progresiv të dy "vertikaleve" (në

kuadër të institucioneve evropiane

dhe ndërkombëtare) dhe

"horizontaleve" përmes krijimit të

një zone të tregtisë së lirë.

Page 40: Student guide

Guida e Studentit 31

STUDENTI

Studenti ka të drejtë: Studenti është i detyruar:

1. Të ndjekë leksione, seminare dhe të gjitha

veprimtaritë e tjera mësimore, të organizuara në

përputhje me statusin e tij;

2.Të përdorë mjedise në biblioteka, salla

kompjuterash dhe shërbime të tjera që ofrohen për

studentët nga universiteti;

3.Të zgjedhë dhe të zgjidhet në organet drejtuese,

Senat Akademik, Këshill Administrimi të UT-së, në

këshillat e fakulteteve/instituteve, në përputhje me

ligjin për arsimin e lartë dhe Statutin e Universitetit;

4.Të përfitojë bursë studimi brenda ose jashtë

shtetit, kur plotëson kushtet e përcaktuara me

Vendim të Këshillit të Ministrave, të Senatit e në

marrëveshjet ndërshtetërore ose ndëruniversitare;

5.Të organizohet në shoqata të ndryshme jo politike,

në përputhje me aktet ligjore e nënligjore përkatëse;

6.Të strehohet në konviktet e Universitetit, nëse nuk

ka mundësi tjetër strehimi;

7.Të shprehë opinionin e tij për cilësinë e

mësimdhënies dhe punën e personelit akademik të

Universitetit

1. Të njohë me hollësi rregulloren e

fakultetit/institutit e detyrimet që lindin dhe të jetë i

vetëdijshëm për zbatimin e tyre; në të kundërt

shkolla nuk mban përgjegjësi për pasojat që mund të

rrjedhin nga mosnjohja e tyre;

2.Të zbatojë të gjitha rregullat që rrjedhin nga ligji

për arsimin e lartë, aktet nënligjore të dala në zbatim

të tij, Statuti i Universitetit të Tiranës Rregullorja;

3.Të respektojë Kodin e Etikës të UT-së dhe

fakultetit/institutit;

4.Të shlyejë të gjitha detyrimet e përcaktuara në

planin mësimor dhe programet e lëndëve;

5.Të mbajë përgjegjësi për shkeljet e rregullave

të shkollës nga ana e tij, dëmi material që ai

mund të ketë bërë, zhdëmtohet në masën që e

gjykon dekanati/drejtoria.

Page 41: Student guide

Qendra e Karrieres 32

QENDRAT E KARRIERËS

Qendra e Karrierës, pjesë e strukturës së Universitetit të Tiranës

filloi të funksionojë në vitin 2010. Objektivi kryesor i kësaj

strukture është orientimi dhe këshillimi i studentëve për një

përqasje më të mirë në tregun e punës. Një mbështetje të

rëndësishme për krijimin e kësaj strukture ka qenë projekti

Interface Tempus, i cili ka ndihmuar për trajnimin e stafit, për

pajisjen me mjetet bazë për zyrat e kësaj qendre dhe për

organizimin e vizitave në universitetet evropiane, partnerë me

universitetin tonë.

Me mbështetjen e drejtuesve të Universiteti të Tiranës dhe

bashkëpunimit me fakultetet respektive, Qendra e Karrierës ka

implementuar zyra karriere në çdo fakultet të Universitetit të

Tiranës, duke përmbushur më mirë nevojat specifike të çdo fushe

studimi.

Këto qendra njihen tashmë si QAL (Qendra Karrierës, Alumni,

Lifelong Learning).

Qëllimet

•Këshillim i Karrierës

•Orientim në tregun e punës

•Krijimi i lidhjeve mes studentëve dhe punëmarrësve potencialë

•Të shërbejë si burim rekrutimi për shumë organizata dhe institucione

•Të ofrojë shërbime trajnimi në bashkëpunim me kompani të ndryshme.

•Të rrisë numrin e të diplomuarve në profesionin e tyre.

•Të paraqesë nevojat për kërkime shkencore.

Shërbimet: Mundesite e informimit per:

•Workshope -studimeve

•Trajnime -bursave

•Shkolla verore - praktikave

•Panair Karriere -internshipeve

•Portali i QAL -punësimit

Qendra e Karrierës shërben si urë

lidhëse midis studentëve dhe tregut

të punës, duke krijuar kontaktet e

duhura me punëdhënësit potencial,

me qëllim promovimin e studentëve

të Universitetit të Tiranës dhe

kërkimin e mundësive të reja të

punësimit.

Misioni

Qendra e Karrierës synon të ofrojë

një përqasje më të mirë të studentëve

me tregun e punës, duke përmirësuar

cilësinë e edukimit të tyre dhe duke i

mbështetur dhe inkurajuar në

zhvillimin e plotë të potencialit të

tyre, për një influencë domethënëse

në shoqëri.

Vizioni

Të jemi institucioni më efektiv i

arsimit të lartë shqiptar që shërben

në kalimin e Studentit nga bota

akademike në atë profesionale, duke

ofruar shërbimet më të mira të

karrierës dhe duke integruar

strukturat e mësimdhënies së

vazhdueshme si Alumni dhe

Lifelong Learning, për të

përmbushur më mirë nevojat dhe

pritshmëritë e grupeve të interesit.

Vizioni ynë është të kontribuojmë

dhe bashkëpunojmë me Biznesin për

një proces më të thjeshtë dhe eficient

rekrutimi.

Page 42: Student guide

Guida e Studentit 33

Aktivitetet

Qendra e Karrierës organizon një sërë aktivitetesh gjatë vitit akademik, të

cilat janë të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me studentët e UT-së. Për të

sensibilizuar studentët për një përfshirje dhe angazhim më të lartë në këto

aktivitete, zyrat tona kanë krijuar Grupin e Studentëve Vullnetarë. Me anë

të angazhimit vullnetar zyra e karrierës ka për qellim të inkurajojë studentët

të bëhen pjesë e vullnetarizmit në përgjithësi dhe të jenë më të përfshirë në

aktivitetet e QAL-së, për të patur një performancë më të mirë të tyre në

tregun e punës. Tashmë zyrat e karrierës mbështeten nga 40 studentë

vullnetarë nga të gjitha fakultetet e UT-së, të cilët janë pjesë aktive dhe e

rëndësishme e zyrave të karrierës në organizimin dhe promovimin e

aktiviteteve të ndryshme. Disa prej aktiviteteve që QAL organizon janë si

më poshtë:

1. Workshope

Qendra e Karrierës organizon përgjatë gjithë vitit akademik rreth 30

workshope me tematika të ndryshme, të cilat realizohen çdo javë pranë

zyrave të karrierës të secilit fakultet. Synimi i këtyre workshopeve është

orientimi dhe përgatitja e studentëve të UT-së, për një prezantim më të mirë

të tyre në aplikimet e ndryshme për vazhdim studimesh, për mundësi

bursash, trajnimesh dhe mundësi punësimi në tregun e punës.

Tema të cilat trajtohen në këto workshope janë:

• Si të Shkruajmë një CV;

• Si të shkruajmë një Letër Motivimi ;

• Si të përgatitemi për një Intervistë të suksesshme;

• Shkrimi akademik;

Sfida kryesore me të cilën është

përballur Qendra e Karrierës gjatë

implementimit të projektit ka qenë

ndërgjegjësimi i studenteve në lidhje

me shërbimet që kjo qendër ofron.

Sot, zyrat e karrierës janë integruar

plotësisht në fakultetet respektive dhe

vizitohen çdo ditë nga studentët, të

cilët vijnë të informohen dhe të

konsultohen me përgjegjëset e këtyre

qendrave.

Zyra e parë e Qendrës së Karrierës u

hap në Fakultetin e Ekonomisë me

fillimin e vitit akademik 5 Tetor 2012

dhe më pas në Mars 2013, vijoi me

hapjen e QAL në Fakultetin e

Drejtësisë. Me përfundimin e vitit

akademik 2014, Universiteti i Tiranës

numëron edhe dy zyra të tjera të

Qendrës së Karrierës, përkatësisht në

Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe

në Fakultetin e Shkencave Sociale, për

t’i ardhur në ndihmë studentëve të

Universitetit të Tiranës, që kanë

studiuar apo studiojnë në këto

fakultete.

Me hapjen e qendrës së parë, sfida

jonë ishte të vendosnim bashkëpunime

me subjekte të ndryshme që operojnë

në tregun shqiptar. Sot, ne numërojmë

raste të shumta suksesi të studentëve

të Universitetit të Tiranës, të cilëve iu

është dhënë mundësia të bëhen pjesë e

stafit drejtues të disa prej

institucioneve dhe kompanive më të

njohura në treg

Page 43: Student guide

Zyra e karrieres 34

2. Trajnime

Trajnimet e QAL-së konsistojnë në trajtimin e disa çështjeve specifike, të cilat shërbejnë për përmirësimin e

aftësive dhe rritjen e nivelit të performancës së studentit në fushën e tyre të studimit apo në mjedisin e

punës.

Qendra e Karrierës në bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet, kompanitë, bizneset dhe organizatat e

ndryshme, zhvillon përgjatë vitit akademik trajnime me temat si:

Info Day

"Info DAY" apo "Info – Tour", është një ndër aktivitetet më të shpeshta të QAL-së, që organizohet për të

informuar studentët në masë, për aktivitete të rëndësishme ku ata mund të përfitojnë eksperienca të vlefshme

përsa i përket studimeve apo angazhimeve ekstra kurrikulare.

Muaji nëntor është muaji i informimit për të gjithë studentët e UT-së.

Përmes "Info DAY" apo "Info – Tour", QAL ka për synim prezantimin e shërbimeve dhe mundësive të

ndryshme që ofrojnë këto zyra:

1. Qendra karrierës (informacione të përditësuara nëpërmjet rrejtit social facebook).

2. NES - Rrjeti i Studentëve të Ekselencës (informacione të përditësuara nëpërmjet rrejtit social facebook).

3. Mundësi mobiliteti, studimesh jashtë vendit.

4. Mbrojtja e gjuhës angleze në testin ndërkombëtar, Toeic dhe Toefl.

*Bursat Erasmus Mundus

"Info Tour - Erasmus Mundus" dhe "Info Day – Erasmus Mundus" organizohen gjatë muajve nëntor-

shkurt, periudhë gjatë së cilës janë të hapura thirrjet për aplikime për bursa.

Aktiviteti i parë "Info Tour" shërben si një fushatë informuese në të gjitha ambientet e fakultetit,

ndërkohë "Info Day" organizohet në një ambient të fakultetit në një ditë të caktuar, gjatë së cilës jepen

të gjitha detajet e mënyrës së aplikimit për të përfituar këto bursa.

Page 44: Student guide

Guida e Studentit 35

4. Takime të Hapura

Qendra e Karrierës në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës dhe Rrjetin e Studentëve

Ekselentë, organizon për studentët "Takime të Hapura" me personalitete të fushave të ndryshme.

Në këto takime të hapura studentëve u jepet mundësia të komunikojnë drejtpërdrejtë me këto

personalitete dhe njëkohësisht të shkëmbejnë eksperiencat e tyre.

Gjatë vitit akademik 2013-2014 janë zhvilluar 7 takime të hapura:

-

"Takim i Hapur me ish kryeministrin Z. Sali Berisha", datë16.04.2013

- "Java Franceze" – "Ku dhe si mund të studiojmë në Francë", datë 29.10.2013.

- "Paneli i Gazetarëve" – Adi Krasta, Ilva Tare dhe Fatos Baxhaku :

"Media dhe impakti i saj", datë 28.01.2014.

- "Takim i hapur me Ambasadën e Azerbajxhanit", datë 03.04.2014.

- "Takim i hapur me Znj. Rudina Xhunga", datë 10.04.2014.

- "Takim i hapur me Ministrinë e Mirëqenies Sociale Z. Erion Veliaj", datë 17.04.2014.

- "Takim i Hapur me gazetarin Z. Blendi Fevziu", datë 29.05.2014.

- "Takim i Hapur me gazetarin Z. Fatos Baxhaku", datë 04.06.2014

Page 45: Student guide

Zyrat e Karrieres 36

5. Shkolla Verore

Shkolla verore është një aktivitet kulturor dhe akademik, i cili

organizohet nga Qendra e Karrierës e Universiteti të Tiranës. Ky

aktivitet konsiderohet jo vetëm si një eksperiencë e këndshme për

studentët, por gjithashtu shërben si një eksperiencë motivuese

dhe shumë e dobishme. Studentëve pjesëmarrës u jepet mundësia

të zgjerojnë horizontin e tyre, të takojnë kolegë të degëve të tjera,

të lidhin miqësi të ngushta, të gjejnë kontakte që mund t'i

nevojiten për punën e tyre të ardhshme dhe të promovojnë vlerat

e përbashkëta.

Shkolla verore zhvillohet çdo vit përgjatë një jave gjatë muajit

shtator. Ky aktivitet shërben gjithashtu, si një mundësi e mirë për

tu njohur më nga afër me disa nga programet më të rëndësishme

të UT-së, me historikun e këtij Universiteti, krijimin e strukturave

të reja që funksionojnë në fakultete etj. Synimi i këtij aktiviteti

është bashkëpunimi më i ngushtë me studentët e këtij universiteti

dhe njohja më mirë e kërkesave të tyre. Ajo çfarë është e

rëndësishme gjatë kësaj shkolle verore, është mundësia që u jepet

studentëve për të paraqitur propozime projektesh të reja, të cilat

vlerësohen nga stafi i UT-së.

Dhërmi 2013

Në shtator të 2013-ës u organizua

shkolla verore me “Rrjetin e

Studentëve Ekselentë” (Network of

Exelent Students – NES), i cili

përbëhet nga studentët ekselentë të

çdo fakulteti të Universitetit të

Tiranës. Në këtë shkollë morën

pjesë rreth 60 studentë të cilët u

njohën me programet e

mobiliteteve të Erasmus Mundus,

mënyrat e mbrojtjes së gjuhës

angleze dhe u prezantuan projekt-

ide në lidhje me aktivitetet e rrjetit

të studentëve ekselentë (NES), apo

në lidhje me QAL. Studentët u

pajisën me materiale promocionale

si bluza, kapele, çanta dhe

stilolapsa të cilat përdoren në

aktivitetet që organizohen nga

qendra e karrierës.

Gjatë prezantimeve të projekt-

ideve nga vetë studentët u hodh

edhe ideja e krijimit të grupit të

"Studentëve vullnetarë", që do të

mbështesnin zyrat e karrierës të

fakulteteve përkatëse. Iniciativa

ishte shumë efikase dhe gjeti

zbatim të menjëhershëm që me

fillimin e vitit akademik dhe

përgjatë tij, ku interesimi i

studentëve ishte gjithnjë në rritje.

Sot, QAL UT mbështetet nga më

shumë se 40 vullnetarë.

Page 46: Student guide

Guida e Studentit 37

6. Panairi i Karrierës “Eksploro botën tënde...”

Panairi Karrierës është një aktivitet i përvitshëm i cili organizohet nga Qendra e Karrierës. Ky aktivitet, i

kthyer në një traditë, shërben si një ekspozitë e punëdhënësve, rekrutuesve dhe institucioneve të arsimit, për

të krijuar kontaktet e para mes punëkërkuesve dhe studentëve si dhe për t'u njohur me potencialin që ata

ofrojnë.

Ky panair shërben si burim informacioni për mundësi:

• Praktikash

• Internshipesh

• Mundësi punësimi

• Bursash

• Trajnimesh

2013

Panairi i Karrierës i Universitetit të Tiranës u zhvillua për herë të parë në vitin 2013 pranë Fakultetit të

Ekonomisë, ku morën pjesë rreth 40 kompani dhe institucione. Mbi 700 studentë vizituan panairin dhe patën

mundësinë të bisedojnë drejtpërdrejtë me përfaqësues të kompanive të mëdha të sektorit bankar, financiar,

burimeve njerëzore, telekomunikacionit etj., disa prej të cilëve realizuan prezantime njohëse të programeve

të tyre për Internship, Punësim dhe për Strategji të reja të kërkimit të punës.

2014

Për të dytin vit radhazi panairi i karrierës i Universitetit të Tiranës u zhvillua në datën 21 Maj 2014, pranë

Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Në këtë edicion të dytë morën pjesë rreth 60 subjekte publike dhe

private, të cilat ofruan mundësi të ndryshme për rreth 1000 studentë që vizituan këtë panair. Në ceremoninë

e hapjes së këtij panairi ishin prezentë personalitete të rëndësishëm të botës akademike dhe politike të

vendit. Përgjatë këtij panairi u realizuan rreth 600 intervistime, 59 studentet u morën në trajnime, 15 u

punësuan dhe 35 studenteve ju mundësua intershipe/praktika mësimore.

Kontakte:

Donika Çukaj (Koordinatore)

Email: [email protected]

Tel: + 355 4 22 34663

Fax: + 355 4 22 23981

Page 47: Student guide

Zyra per mbrojtjen e gjuhes angleze 38

ZYRA PËR MBROJTJEN E GJUHËS ANGLEZE

Bazuar në nenin 26 të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 ‘‘Për Arsimin e Lartë në Shqipëri’’, i ndryshuar,

studentët duhet të japin në përfundim të studimeve të tyre provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të

njohura ndërkombëtare. Testi do të kryhet para përfundimit të ciklit të II dhe të III të studimeve. Testet e

gjuhës angleze të njohura ndërkombëtarisht sipas shtojcës 1 të Udhëzimit nr. 14, datë 28.03.2011 të

Ministrisë së Arsimit dhe Sportit janë si më poshtë:

Cambridge ESOL – University of Cambridge Examinations

IELTS – International English Language Testing System

TEEFL – Test of English as a Foreign Language

TOEIC - Test of English fof International Communication

Michigan – Test

PTE General – Pearson Test of English General

Më 5 Prill 2011, Universiteti i Tiranës nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit me ETS Global. Në bazë

të marrëveshjes, UT bën të mundur ofrimin e testeve të Gjuhës Angleze TOEFL ITP dhe TOEIC L&R (të 2

testet në formatin e “paper based”) dhe pajisë studentin me diploma vetëm pas çertifikimit të gjuhës

angleze.

UT – ETS u krijua për të krijuar kushte lehtësuese për të gjithë studentët në shërbimet e testimeve; për të

ofruar testet prestigjioze të gjuhës angleze: TOEFL ITP & TOEIC L&R me një Kosto më të lirë në treg; për

të shpërndarë informacionin e nevojshëm tek studentët dhe për të ruajtur STANDARDIN.

Pranë zyrës së mbrojtjes së anglishtes ofrohen 2 teste të cilat:

TOEFL ® ITP (Institutional Testing Program)

TOEIC ® Listening & Reading (PBT)

TOEFL ITP TOEIC

Kostoja e testit 66 € 135 €

Vlefshmëria 2 vite LIFETIME

Page 48: Student guide

Guida e Studentit 39

- Të dy testimet janë të formatit PAPER BASED.

- Testimet ofrohen çdo muaj të vitit.

Procedura e Regjistrimit në Testim

1. Regjistrimi për provimet kryhet tërësisht online në website-in: www.sta-edu.com. Në website

gjendet edhe një model regjistrimi.

2. Pas kryerjes së regjistrimit online në adresën elektronike të personit mbërrin konfirmimi i

regjistrimit.

3. Printohet e-mail-i, i cili paraqet kryerjen e regjistrimit dhe me të bëhet paraqitja tek BANKA

CREDINS për kryerjen e pagesës së testit.

Mbi datat e testimeve, shembujt e testeve, FEE dhe informacione të tjera mund të vizitoni website-in

www.sta-edu.com.

Kontakt:

E-mail: [email protected]

Teston Të degjuarin (Listening Comprehension),

Gramatikën (Structure&Written

Expression ) dhe të Lexuarin (Reading

Comprehension)

Të degjuarin (Listening

Comprehension) dhe të

Lexuarin(Reading

Comprehension)

Nr.total i pyetjeve 140 (50-40-50) 200 (100-100)

Kohëzgjatja e testit 2 orë 2 orë

Page 49: Student guide

Legalizimi i dokumentave 40

LEGALIZIMI I DOKUMENTAVE

Gjatë studimeve tuaja apo në përfundim të tyre ju mund të vendosni të shkoni jashtë shtetit për punësim apo

studime të mëtejshme. Për këtë qëllim do ju duhet të përgatisni dosjen tuaj me dokumenta, ku ndër të tjera

do ju kërkohet konfirmimi i diplomave, listave të notave apo programit mësimor. Ky konfirmim

dokumentacioni kryhet në Rektoratin e UT-së nga Drejtoria e Komunikimit/ zyra për Marrëdhëniet me

Publikun.

Procedura për Konfirmimin e Dokumentacionit konsiston si më poshtë:

Procedura e Konfirmimeve Me Pagesë Prej 400 Lekësh

Kjo procedurë kryhet në rastin kur personat e interesuar, kërkojnë vetëm konfirmimin të dokumentave

shkollorë (firmën e Rektorit të UT-së si dhe vulën e Universitetit në dokumentat e verifikuara).

Dokumentat që verifikohen duhet të jenë të

lëshuara nga fakultetet e Universitetit të

Tiranës:

• Fakulteti Ekonomik;

• Fakulteti Juridik;

• Fakulteti Histori-Filologji;

• Fakulteti Gjuhëve të Huaja;

• Fakulteti i Shkencave Sociale;

• Fakulteti i Shkencave të Natyrës;

• Instituti i Studimeve Evropiane;

Universiteti i Tiranës verifikon këto

dokumenta:

• Diplomë;

• Listë Notash;

• Program Mësimor;

• Vërtetime;

• Dëshmi gjuhe (pranë Faklutetit të Gjuhëve

të Huaja dhe Fakultetit Histori-Filologji);

• Diplomë doktorate;

Për këtë procedurë duhet kryer një pagesë pranë Bankës Credins prej 400 Lekë në Nr.Llogarie 7111099

(Lënda konfirmim dokumentash për Rektoratin)

Procedura zgjat rreth dy javë dhe dokumentat dorëzohen pranë Drejtorisë së Komunikimit.

- Procedura e Konfirmimeve Me Pagesë Prej 30 Euro

Kjo procedurë kryhet në rastin kur personat e interesuar, kërkojnë që dokumentat shkollorë të verifikohen

dhe të dërgohen në mënyrë zyrtare nga Universiteti i Tiranës në adresën e institucioneve të huaja ku ata

aplikojnë.

Page 50: Student guide

Guida e Studentit 41

Dokumentat që verifikohen duhet të jenë të

lëshuara nga fakultetet e Universitetit të

Tiranës dhe konkretisht:

• Fakulteti Ekonomik;

• Fakulteti Juridik;

• Fakulteti Histori-Filologji;

• Fakulteti Gjuhëve të Huaja;

• Fakulteti i Shkencave Sociale;

• Fakulteti i Shkencave të Natyrës;

• Instituti i Studimeve Evropiane;

Universiteti i Tiranës verifikon këto

dokumenta:

• Diplomë;

• Listë Notash;

• Program Mësimor;

• Vërtetime;

• Dëshmi gjuhe (pranë Faklutetit të Gjuhëve

të Huaja dhe Fakultetit Histori-Filologji);

• Diplomë doktorate;

Për këtë procedurë duhet kryer një pagesë pranë Bankës Credins prej 30 Euro në Nr.Llogarie 7111099

(Lënda konfirmim dokumentash për Rektoratin)

Procedura zgjat rreth një muaj dhe dokumentat dorëzohen pranë Drejtorisë së Komunikimit.

Kontakt:

Tel: (00355) 2250166

E-mail: [email protected]

Page 51: Student guide

Transferimi i studimeve 42

TRANSFERIMI I STUDIMEVE

Universiteti i Tiranës bazuar në Ligjin Nr.9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e

Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 35; në Statutin dhe Rregulloren e UT-së, ofron mundësi transferimi studimesh

midis programeve të të njëjtit cikël.

Procedura për aplikim për transferim studimesh në ciklin e parë të studimeve Bachelor me kohë të plotë në

Universitetin e Tiranës, për vitin akademik 2014-2015, është:

1. Aplikimi për transferim studimesh në Universitetin e Tiranës bëhet individualisht, pranë zyrës së protokollit në

Rektoratin e UT-së (nuk është e nevojshme që të merret leje nga institucionet, ku studiojnë apo të përcillen zyrtarisht

nga këto institucione).

2. Pranimi i dokumentacionit për aplikim për transferim studimesh bëhet nga data 08.09.2014 deri në datë

25.09.2014.

3. Për aplikim për transferimin e studimeve në Universitetin e Tiranës, është i nevojshëm dokumentacioni i

mëposhtëm:

• Formulari i aplikimit për transferim studimesh, i plotësuar nga aplikanti;

• Listën e lëndëve, krediteve dhe notave të fituara (në formë zyrtare me firmë dhe me vulë), si dhe programet

përkatëse të këtyre lëndëve;

• Fotokopje të noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave;

• Për institucionet e arsimit të lartë jashtë vendit, dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë i përkthyer në shqip

dhe i noterizuar në Shqipëri;

• Të gjithë dokumentet duhet të jenë origjinale ose të noterizuara;

• Fotokopje e kartës së identitetit;

• Mandat arkëtimi (informacionin për bankën dhe tarifën e aplikimit do t’a gjeni pranë zyrës së protokollit në

Rektoratin e UT-së, në kohën e plotësimit të formularit për aplikim).

Në zbatim të nenit 35 të Ligjit “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” specifikojmë se

Universiteti i Tiranës nuk pranon dhe nuk shqyrton aplikime për transferim studimesh nga programe studimi

të ciklit të parë, që zgjasin më pak se 3 vite studimi.

Për aplikimet për transferim studimesh nga Universiteti i Tiranës për në universitete të tjera, aplikantët

mund të komunikojnë direkt me universitetet përkatëse, pa qënë e nevojshme leja nga strukturat e UT-së.

Mbështetja e Elitës Studentore

Universiteti i Tiranës ka një përgjegjësi shumë të madhe kundrejt shoqërisë shqiptare pasi prurjet e

studentëve që vijnë në universitetin tonë janë nga më cilësoret, duke marrë në konsideratë performancën e

tyre në sistemin e shkollës së mesme. Përgjegjësia kundrejt studentëve elitarë është e madhe jo vetëm për

t’i garantuar atyre një arsimim cilësor, por mbi të gjitha për t’i ofruar shanse nga më të ndryshmet për rritjen

e tyre akademike. Mbështetja e elitës studentore fillon duke përmbushur detyrimet, të cilat përcaktohen nga

VKM të ndryshme siç janë përjashtimi nga tarifat e studimit dhe dhënia e bursave.

Për më shumë informacion mbi mundësitë e bursave referohuni vendimeve:

Page 52: Student guide

Guida e Studentit 43

- Për Kuotat Financiare të Ushqimit në Mensa e Konvikte, Bursat e Shtetit dhe Pagesat e Nxënësve e

të Studentëve në Institucionet Arsimore Publike, për Vitin Shkollor 2013 - 2014.

- Për një Ndryshim në Vendimin Nr. 672, Datë 7.8.2013, të Këshillit të Ministrave, "Për Kuotat

Financiare të Ushqimit në Mensa e Konvikte, Bursat e Shtetit dhe Pagesat e Nxënësve e të Studentëve në

Institucionet Arsimore Publike, për Vitin Shkollor 2013-2014".

Karta e studentit

Karta Bashkiake e Studentit është një nismë e Bashkisë Tiranë, për t'u mundësuar studentëve të qytetit të

Tiranës, ofrimin e produkteve ose shërbimeve me ulje cmimi apo me kushte të favorshme. Shërbimet që

ofron karta e studentit për studentët e Universitetit të Tiranës janë:

• Hyrja falas në Muzeun Kombëtar;

• Hyrje falas në Galerinë Kombëtare të Arteve;

• Hyrje falas në Teatrin e Operës dhe Baletit;

• Hyrje falas në Stadiumin Qemal Stafa (me përjashtim të ndeshjeve kombëtare);

• Ulje çmimi 30% në dy kinematë e Tiranës, në kinema “Millenium” dhe “Imperial”;

• Hyrje falas në teatrin “Metropol”;

• Posta Shqiptare ofron 10% ulje për të gjithë shërbimet e saj;

• Spitali Amerikan dhe Spitali Hygeia ofrojnë 20% ulje çmimi për të gjitha diagnostikimet dhe 10% nëse do të

kenë nevojë të qëndrojnë në spital;

• Të gjithë dyqanet e “Fashion Group” do të ketë 10% zbritje;

• “Abcom” do të ofrojë zbritje 25% nga ofertat e saj zyrtare;

• "Abissnet” do të ofrojë ulje 15% nga ofertat e saj zyrtare;

• “BTC Albania” do të ofrojë 50% ulje, për të gjitha produktet e saj;

• “Neptun” ofron ulje 10% për laptopët dhe paketa shërbimi interneti 3G falas, për 3 muaj.

Page 53: Student guide

Jeta Studentore 44

JETA STUDENTORE

Rrjetet Studentore

Universiteti i Tiranës ka pasur dhe do të ketë gjithmonë në fokus

studentin dhe kjo kërkon që forumet e ndryshme studentore të

mbështeten nga UT si edhe është krijuar mundësia që ato të

bashkëpunojnë dhe të mbështeten nga aktorë jashtë UT-së.

Mbështetja në drejtim të rrjeteve/forumeve studentore ka shkuar

përtej strukturës formale studentore që përfaqësohen nga

Këshillat e Studentëve, por janë mbështetur edhe forume të tjera

që burojnë nga vetë studentët.

Disa prej rrjeteve studentore të UT-së janë:

Rrjeti i Studentëve Ekselentë (NES)

NES është një organizatë jo qeveritare, e cila ka mbledhur pranë

saj të gjithë studentët më të mirë të Universitetit të Tiranës.

Aktivitete

Takime të Hapura. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është përvetësimi

i eksperiencës së figurave të jetës publike në vend, të ftuar përballë

studentëve, të cilët do të kenë mundësinë për t’u drejtuar pyetje, që

janë në interes të tyre. Këto figura mund të jenë të fushës së

ekonomisë, politikës, artit, etj. Takime të Hapura janë zhvilluar me

znj. Rudina Xhunga, z. Sali Berisha, z. Edi Rama, gazetarë të

ndryshëm, përfaqësues nga Ambasada e Azerbaxhanit ne Greqi, etj.

Shkolla Verore. Në shtator të çdo viti organizohet shkolla verore

me anëtarët e rrjetit. Çdo shkollë verore ka një tematikë të caktuar,

mbi të cilën studentët japin mendimin dhe argumentet e tyre. Gjatë

zhvillimit të shkollës verore studentët njihen më shumë edhe me

bursat dhe mundësitë e studimit që Universiteti i Tiranës ofron për

studentët. Dy nga shkollat verore janë mbajtur në Sarandë dhe

Drimadhes.

NES ka qënë prezent edhe në aktivitete të tjera, të cilat kanë

pasur ndikim në jetën e studentëve, ku mund të përmendim:

pjesëmarrjen në diskutimet që janë bërë për Reformën e Arsimit

të Lartë në Shqipëri, diskutime mbi arsimin në emisione

televizive, radio, etj.

Kontakt:

E-mail: [email protected] /

[email protected] Tel: +355696675595/+355696701128

Qëllimet e NES:

Të promovojë vlerat e studentëve të

Universitetit të Tiranës;

Të propozojë, nxisë dhe kërkojë çdo

ndryshim të nevojshëm të rregulloreve,

statuteve, urdhrave, apo të gjitha akteve

të tjera, që janë në kundërshtim me

interesin e studentëve;

Të organizojë aktivitete me qëllim

rritjen e ndërgjegjësimit të studentëve

për nevojat e universitetit;

Të zhvillojë aktivitete me karakter

shkencor, për të ndihmuar studentët në

pasurimin e ideve të tyre;

Të stimulojë studentët ekselentë të

universitetit, me të gjitha mjetet e

mundshme;

Të informojë studentët mbi të rejat e

universitetit, ndryshimet e mundshme,

informacionet utilitare të tyre, etj;

Të ndërmarrë veprime që ndihmojnë në

përmirësimin e gjendjes së studentëve;

Të kontribuojë me të gjitha mjetet e

mundshme ligjore në zhvillimin e

arsimit të lartë në tërësi duke

bashkëpunuar me të gjitha institucionet

që mund të arrijë këtë qëllim;

Të japë një shembull pozitiv për

shoqërinë në tërësi, me anë të

aktiviteteve ndërgjegjësuese,

ceremonive, shfaqjeve, e të gjitha

mjeteve të mundshme.

Të mbështesë studentët në rast të shkeljes

së të drejtave të tyre

Page 54: Student guide

Guida e Studentit 45

Këshilli Kombëtar Studentor

Këshilli Kombëtar Studentor – KKS është konstituar në datën

21.05.2008 , bazuar në ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e

lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 55 pas nje procesi

zgjedhor të lirë, transparent dhe të pakontestueshëm.

Këshilli Kombëtar Studentor (KKS) është forumi legjitim, më i lartë,

përfaqësues i studentëve shqiptarë dhe interesave të tyre. KKS është një

institucion autonom dhe jashtë çdo ndikimi institucional dhe politik. Në

Këshillin Kombëtar Studentor përfaqësohen të gjithë kryetarët e

këshillave studentorë në nivel fakulteti të Universiteteve Publike dhe Jo

publike.

Ky vizion është i konceptuar për të rritur përfaqësimin dhe vendimarrjen

studentore.

Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës ka si objektiv të tij të

promovojnë pjesëmarrjen e studentëve dhe koordinojnë përfaqësimin e

tyre në organet drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë, në strukturat

mësimore-kërkimore dhe të shërbimeve. Këshillat e studentëve shprehin

mendime dhe propozime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm

të institucioneve të arsimit të lartë, si për planet dhe programet e

studimeve, rregulloret për veprimtaritë mësimore, të drejtën për të

studiuar, cilësinë e shërbimeve, zhvillimin e veprimtarive të ndryshme

kulturore, artistike, sportive etj.

Aktivitetet e Këshillit Kombëtar Studentor

Dita e debatit:

Ky është një aktivitet ku studentët kanë mundësi të tregojnë aftësitë e

tyre debatuese. Formati i debatit është ai i Karl Popper-it ku studentët

ndahen në grupe me nga tre anëtarë dhe mbrojnë tezën e tyre në lidhje

më një temë të caktuar. Debati i fundit i realizuar ka qenë ai në

Fakultetin e Ekonomisë.

Kontakt:

Tel: + 355 68 40 99 057

E-mail: [email protected]

Web: www.keshillistudentor.com

Misioni i 'KKS'

Ne synojmë që të kemi një vizion të

qartë përfaqësimi dhe promovimi të

interesave akademike, kulturore,

sociale, dhe ekonomike të studentëve

shqiptarë.

Objektivat dhe Qëllimet

Promovimi i kësaj strukture dhe

vënia në jetë e misionit të 'KKS'

përmes implementimit të

projekteve të 'KKS' dhe

institucioneve të arsimit të lartë

shqiptarë në bashkëpunim

ndërmjet tyre.

Rritja e pjesëmarrjes së

studentëve në vendimarrje dhe

në jetën publike.

Të rrisim bashkëpunimin me

forumet studentore kudo në botë

dhe në veçanti me struktura të

ngjashme europiane.

Trajtimi dhe vënia në dukje e

problemeve thelbësore që hasin

studentët shqiptarë në jetën

akademike dhe sociale duke

mos reshtur në ndjekien e tyre

deri në momentin e zgjidhjeve

të duhura.

Angazhimi dhe pjesëmarrja në

jetën aktive social-kulturore dhe

sportive të studentëve, duke u

kthyer në menaxhuesit kreativë

të kohës së tyre.

Nxitja dhe promovimi i

vullnetarizmit rinor dhe rolit të

të rinjve në zhvillimin e vendit.

Page 55: Student guide

Unique Junior Enterprise 46

Unique Junior Enterprise (Unique JE)

Organizata UNIque Junior Enterprise është një organizatë

jofitimprurëse e themeluar në vitin 2009 dhe e atashuar në Fakultetin

Ekonomik të Tiranës prej dhjetorit 2012. Unique JE është pjesë e

konfederatës botërore të organizatave Junior Enterprise (JADE) e

përbërë nga studentë nën udhëheqjen e pedagogëve. Qëllimi i

organizatës është afrimi i studentëve me bizneset dhe ngushtimi i

hendekut midis teorisë dhe praktikës tek studentët. Këta të fundit

angazhohen në menaxhimin e organizatës dhe në pjesmarrjen dhe

organizimin e eventeve të tilla si: konkurse, trajnime, workshop-e,

seminare etj.

Aktivitetet qe ka mbajtur Unique në UT dhe jashtë UT-së

Startup Live Tirana #1

Startup Live Tirana është një event tre-ditor ku

studentë, të diplomuar e sipërmarrës të rinj të

fushave të ndryshme, mblidhen së bashku për

të shkëmbyer ide dhe eksperiencë e për të

marrë një feedback nga profesionistë të fushës.

Pjesëmarrësit ndahen në grupe dhe krijojnë

plane biznesi brenda një fundjave duke kaluar

nga idea në produkt brenda 54 orëve.

Workshop: Forcimi i shpirtit sipërmarrës tek studentët

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte nxitja e shpirtit sipërmarrës tek të rinjtë

nëpërmjet një trajnimi mbi lidershipin dhe planeve të biznesit, duke iu

dhënë mundësi të rinjve të ndaheshin në grupe e të kthenin në praktikë

informacionet e vlefshme të marra gjatë trajnimit.

Konkurs “Projekt-ideja më e mirë për zhvillimin ekonomik vendor”

Unique Junior Enterprise ishte një nga bashkëpunëtorët kryesorë të këtij

aktiviteti, së bashku me Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë (SHBSH) dhe

Fondacionin Hanns Seidel. Aktiviteti synonte në përfshirjen e studentëve

në një konkurs ku ata prezantonin plane biznesi mbi zhvillimin ekonomik

vendor.

Konkurs “Të Rinjtë Sipërmarrës”

Qëllimi i këtij konkursi është promovimi i ideve të

të rinjve mbi sipërmarrjen dhe zhvillimin e cilësive

dhe aftësive debatuese të liderave të rinj.

Kontakt:

Email: [email protected]

Web: www: unique-je.org

Misioni i Unique

Të shërbejë si një urë lidhëse

midis tregut të punës dhe

universitetit, si edhe Shqipërisë

me Europën dhe pjesën tjetër të

botës;

Të bëjmë të mundur në afatgjatë

krijimin dhe mbështetjen e një

brezi të përgatitur dhe dinamik

në fushën e sipërmarrjes;

Ne duam të jemi aktorë aktivë

dhe përmbushës së vullnetit të

brezit të ri shqiptar për të krijuar

një figurë pozitive profesionale

në fushën e sipërmarrjes.

Objektivat e Unique

Promovimi i të mësuarit duke

bërë eksperiencë;

Lidhja e njohurive akademike

dhe botës së biznesit;

Nxitja e aftësive sipërmarrëse;

Rritja e punësimit në një treg

lokal;

Përmirësimi i rritjes ekonomike

vendore dhe sociale.

Page 56: Student guide

Guida e Studentit 47

o Sportet – Aktivitetet Ekstrakurrikulare

Universiteti i Tiranës ka një traditë të tijën për sa i

përket organizimit të aktivitetee sportive. Janë

organizuar aktivitete të ndryshme sportive si:

basketboll, volejboll, minifutboll, pingpong dhe

shah, si për femra, ashtu edhe për meshkuj, në nivel

kombëtar dhe ndërkombëtar.

Aktivitetet sportive të kryera në Universitetin e

Tiranës (për vitin akademik 2013 – 2014) janë:

Ngjitje në malin e Dajtit (Fakulteti Filologjik)

Ngjitje në malin e Dajtit (Fakulteti Ekonomik).

Kampionati i Basketbollit (Meshkuj) midis

fakulteteve të Universitetit.

Kampionati i Futbollit (Meshkuj) midis

fakulteteve të Universitetit.

Kampionati i Volejbollit (Femra) midis

fakulteteve të Universitetit.

Aktivitete të Universitetit të Tiranës me

Universitetin “ Aleksandër Xhuvani” në qytetin

e Elbasanit.

Aktivitete të Universitetit të Tiranës me

Universitetin “Luigj Gurakuqi” në qytetin e

Shkodrës.

Aktivitete të Universitetit të Tiranës me

Universitetin e Prishtinës dhe të Tetovës.

Ndër aktivitetet kryesore të organizuara në nivel

ndërkombëtar, ekipi i Universitetit të Tiranës ka

marrë pjesë falë dhe mbështetjes së sektorit

privat në:

Universiadën Botërore Universitare në

Valencia të Spanjës (2010), ku ekipi i vajzave

zuri vendin e dytë në vollejboll në botë.

Lojërat Universitare Botërore Hollandë 2011

në Amsterdam, ku ekipi i UT-së mori vendin

e dytë në volejboll për femra dhe vendin e

katërt në minifutboll për meshkuj në nivel

botëror.

Olimpiadën Universitare në Shenzhen, Kinë

në datat 10 – 25 Gusht 2011. Vlen të

përmendet edhe ndeshja e futbollit e zhvilluar

në ambientet e stadiumit “Qemal Stafa” mes

ekipit të Universitetit të Tiranës dhe ekipit të

Universitetit të Bambergut të Gjermanisë

Page 57: Student guide

Bibloteka 48

Biblioteka

Një ndër gjërat me shumë rëndësi për ecurinë e studimeve është dhe biblioteka. Ajo përbën një

pasuri shumë të çmuar për studentët. UT i kushton një rëndësi të veçantë bibliotekave dhe

pasurimit të tyre përmes shtimit të literatures shkencore.Qëllimi kryesor i bibliotekave të UT-së

është të suportojë procesin kërkimor dhe kurrikular të Universitetit dhe të studentëve.

Një listë me bibliotekat që mund të frekuentoni dhe t’i dedikoni një hapësirë të veçantë studimit

tuaj janë si më poshtë:

BIBLIOTEKA “J. LIMPRECHT”

UNIVERSITETI I TIRANËS,

FAKULTETI I EKONOMISË

Adresa: “Rruga e Elbasanit”

> Në Bibliotekën e Fakultetit të Ekonomisë, ka një numër rreth

15000 koleksionesh kryesisht literaturë e huaj që përfshinë

materiale në fushën e të gjitha degëve të Ekonomisë;

Dizertacione të Doktorantëve që dalin nga Fakulteti i Ekonomisë;

në Arkivë përfshihen veprat e Enver Hoxhës, Leninit, Engelsit,

Marksit, Broshura të R. Alisë; Revista dhe periodike në fushën e

Ekonomisë. Letërsi Artistike dhe enciklopedi Ruse.

> Kjo bibliotekë ka një kapacitet prej 170 vendesh,

ku në ditë numri i studentëve arrin 100-120 por në

periudhat e sezonit është maksmimal ose dhe mbi

kapacitet.

> Biblioteka e Fakultetit të Ekonomisë, iu ofron

studentëve standardet më të larta dhe shërbimin më

cilësor.

FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS

UNIVERSITETI I TIRANËS

Adresa: Rruga “Bulevardi Zogu i Parë”,Tiranë

Biblioteka e Fakultetit të Shkencave të Natyrës është njësi ndihmëse e

institucionit dhe i shërben me literaturë e informacion procesit mësimor,

kulturor-edukativ, formimit profesional dhe veprimtarisë shkencore të tij.

> BFSHN ndodhet në godinën B, me një sipërfaqe të përgjithshme rreth 700

m2. Fondi i saj përmban mbi 76.000 njësi libra, dispenca e disertacione dhe

mbi 20.000 njësi periodiku. Literatura është në disa gjuhë: shqip, anglisht,

rusisht, frengjisht, italisht, gjermanisht etj., dhe përbëhet nga materiale mbi

shkencat e natyrës në disiplinat që mbulojnë departamentet e fakultetit: në

matematikë, fizikë, kimi, biologji, zoologji, bioteknologji, teknologji,

informatikë si edhe literaturë artistike e të përgjithshme.

Biblioteka ka 56 vende studimi në fondin e hapur të librit, 4 vende në

ambjentin e skedarëve, 6 vende në fondin e hapur të periodikut.

Kontakt:

Anila CELA

E-mail: [email protected]

Tel (Fax) +355 4 2345789

Page 58: Student guide

Guida e Studentit 49

> Tashmë në shërbim të studentëve funksionojnë

tre kompjutera, një kompjuter server i katalogut

të programit Library for Windows dhe katalogut

elektronik të programit. Për shkak të kërkesës së

madhe këtë vit është planifikuar të shtohet numri

i kompjuterave me parametra bashkëkohorë dhe

krijimi i një ambjenti shumëfunksional për

studentë e pedagogë.

BIBLIOTEKA E FAKULTETIT TË

HISTORISË DHE TË FILOLOGJISË

BIBLIOTEKA E FAKULTETIT TË

GJUHËVE TË HUAJA

UNIVERSITETI I TIRANËS Adresa: Rruga e Elbasanit, pranë Ambasadës

Amerikane

Biblioteka e Fakultetit të Historisë dhe të

Filologjisë, me një sipërfaqe rreth 800 m2,

zotëron një fond rreth 150

mijë ekzemplarësh (libra, periodikë,

disertacione, punime të masterave

shkencorë, harta e atlase) të fushave të ndryshme. Në literaturën e kësaj biblioteke zënë vend të

rëndësishëm materiale të fushave të tilla si: gjuhësi, letërsi, gazetari, histori, gjeografi, trashëgimi

kulturore, folklor, psikologji, sociologji etj.

Këto materiale shfytëzohen nga studentë e pedagogë të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë

si dhe të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Me ndihmën e Fondacionit “Soros”, në vitin 2001, u

krijua salla e studimit me fonde të hapura (me

rreth 55 vende studimi), e cila është e pajisur

me kompjutera, internet dhe sistem ngrohje.

Kjo sallë u vjen në ndihmë studentëve jo

vetëm për studim, por edhe për fotokopje të

materialeve të ndryshme bibliotekare. Në këtë

sallë, përdoruesve të bibliotekës, u

mundësohet jo vetëm aksesi në internet, por edhe përdorimi i kompjuterave për përgatitjen e

detyrave të kursit apo punimeve të tezave të masterit.

Biblioteka ofron për studentët një sërë shërbimesh si:

shërbimin e informacionit dhe të huazimit

informacion dhe literaturë refereuese lidhur me temat a subjektet e kërkuara nga

përdoruesit e saj.

Kontakt:

Petro Luarasi, E-mail: [email protected]

Raimonda Dashi, E-mail:[email protected]

Brunilda Garxenaj, E-mail: [email protected]

Kontakt:

Teuta Sula, E-mail: [email protected]

Liljana Nikolli, E-mail: [email protected]

Elvana Dede, E-mail: [email protected]

Emiljana Dino, E-mail: [email protected]

Tel : 042 369 664

Page 59: Student guide

Bibloteka 50

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE UNIVERSITETI I TIRANËS Adresa: “Bulevardi Gjergj Fishta”

Biblioteka e Fakultetit të Shkencave Sociale është një bibliotekë universitare e krijuar në vitin 1996.

Misioni i saj është mbështetja e procesit mësimor, kërkimor e shkencor duke u shërbyer studentëve dhe

pedagogëve të fakultetit. Vizioni ynë është që biblioteka e fakultetit të funksionojë si një qendër e kërkimit

shkencor. Si fond i saj fillestar kanë shërbyer donacione nga universitete të huaja e më pas është vijuar

edhe me blerje të botimeve te viteve të fundit nga shtëpi botuese prestigjoze.

Biblioteka e fakultetit është mbështetur kryesisht nga

donatorë si :

Ambasada Franceze;

Fondacioni Soros;

Unicef;

Në fondin e saj biblioteka disponon materiale të

shumëllojshme si libra, doktoratura, tema

diplomash, periodikë, materiale referenciale.

Vitet e fundit për një periudhë të caktuar është

siguruar akses edhe në burimet elektronike

(artikuj shkencorë) mundësuar nga një projekt i

shtetit slloven në bashkëpunim me Akademinë e

Shkencave.

Biblioteka e Fakultetit të Shkencave Sociale ofron

shërbimin në këto ambjente:

Salla e internetit;

Salla e leximit;

Fondi i mbyllur;

Të dyja sallat janë komode dhe në shërbim të

plotë të studentëve dhe pedagogëve të fakultetit

nga ora 8: 00-18:00. Salla e internetit ofron rreth

15 vende, ndërsa ajo e leximit rreth 44. Fondi i

mbyllur ka literaturë në fushën e filozofisë,

psikologjisë, sociologjisë, shkencave politike,

punës sociale, materiale referenciale, punime

doktoraturash. Gjithashtu ka edhe literaturë të

përgjithshme si histori, letërsi, ekonomi etj.

Koleksionet kryesore të bibliotekës janë:

> Koleksioni i filozofisë: fondi referues, tekste bazë, libra nga fusha e historisë së filozofisë, filozofisë politike,

filozofisë të së drejtës, filozofisë së gjuhës, të edukimit,

hermeneutikës. logjikës, moralit, epistemologjisë, etj.

> Koleksioni i psikologjisë: fondi referues, tekste bazë, libra nga

fusha e psikologjisë së zhvillimit, emocionit, personalitetit,

psikoanalizës, këshillimit, psikologjisë klinike, psikologjisë së

edukimit, metodave kërkimore, CD-Roms, etj.

> Koleksioni i sociologjisë: fondi referues, tekste bazë, libra nga

fusha si teoritë sociologjike, sociologjia politike, sociologjia e fesë, e

së drejtës, e punës, popullsia, emigracioni, sociologjia urbane, lëvizjet

sociale, metodat kërkimore, shkrimi akademik, antropologjia

kulturore, sociale, etj.

> Koleksioni i shkencave politike: fondi referues, tekste bazë, libra

nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare, partive politike, globalizmit, lëvizjeve politike, terrorizmit,

ekonomisë politike, historisë politike, etj.

> Koleksioni punës sociale: tekste bazë, studime gjinore, studime për komunitetin, për fëmijët me aftësi të

kufizuara, metodat kërkimore në punë sociale, etj.

Page 60: Student guide

Guida e Studentit 51

FAKULTETI I DREJTESISE

UNIVERSITETI I TIRANËS

Adresa: Rruga "Milto Tutulani", Tiranë

Biblioteka ka 2 salla leximi me kapacitet 50-55 vendesh, ku

përdoruesit shfrytëzojnë literaturën unike (punimet e masterit dhe

punimet e doktoraturave) si dhe librat që janë në kopje të vetme. Së

shpejti mendohet të bëhet zgjerim i ambjenteve të bibliotekës duke

shtuar numrin e përdoruesve dhe do ketë dhe një sallë kompjuterash.

Në bibliotekën e Fakultetit të Drejtesisë, studentëve u ofrohen

shërbime në disa mënyra:

Nëpërmjet skedarëve sistematikë (sipas fushave të caktuara)

nëpërmjet skedarëve alfabetike (sipas mbiemrit te autorit ose titullit të

librit) nëpërmjet listave bibliografike të librave të rinj. Duke filluar nga

viti 2000 e në vazhdim, janë hartuar nga punonjësit e bibliotekës lista

bibliografike të të gjithë librave që kanë hyrë në fondin e bibliotekës e

cila ndihmon përdoruesit për të marrë informacion për literaturën e re

që mund të shfytëzojnë në këtë bibliotekë. Këto lista bibliografike i

vijnë në ndihmë përdoruesit jo vetëm në ambjentet e bibliotekës, por

edhe në webin e fakultetit. Nëpërmjet listës bibliografike të të gjithë

punimeve master dhe listës bibliografike të të gjithë punimeve të

doktoraturave që janë mbrojtur në fakultetitn tonë dhe janë të

depozituara në bibliotekë. Këto janë materiale unike dhe janë në

përdorim vetëm në ambjentete e bibliotekës. Të dyja këto lista

bibliografike gjenden në webin e fakultetit.

Nepërmjet listës së përmbajtjes së revistave : "Drejtësia

Popullore", 1948-1993, "Studime juridike" 2000-2013

Kontakt :

Ylkena Kellezi, E-mail : [email protected]

Monika Tangu, E-mail: [email protected]

Ana Nebo, E-mail: [email protected]

Biblioteka e Fakultetit të Drejtësise

ka një fond prej 16501 librash.

Literatura e ofruar është në shqip

dhe në gjuhë të huaj anglisht,

italisht, frengjisht, gjermanisht dhe

rusisht. Pjesa më e madhe rreth 80

% është në fushën e drejtësisë dhe

pjesa tjetër janë libra historike,

filozofike, psikologjike, fjalorë dhe

letërsi artistike, gjithashtu ka dhe

1700 periodike (revista).

Këtu futen koleksionet e Fletoreve

Zyrtare nga viti 1942 dhe në

vazhdimësi, revista "Drejtësia

Popullore", "Studime Juridike" dhe

koleksione të ndryshme revistash

juridike.

Page 61: Student guide

Biblotekat 52

Biblioteka në Qytetin e Tiranës

Krahas bibliotekave që janë pjesë e UT-së ju mund të frekuentoni një sërë bibliotekash të tjera në

qytetin e Tiranës.

Biblioteka Nr. 4 të Njësisë Bashkiake Nr.9

Adresa : Rruga Mine Peza

Hapësirat e kësaj Biblioteke është 65m2

dhe funksionon me

fonde të hapura. Raftet e librave janë sistemuar rreth

mureve, gjë që ka bërë të mundur shfrytëzimin e hapësirave.

Fondi i librit është i ndarë sipas :

> Letërsi artistike shqip dhe të huaj, histori, gjeografi, psikologji,

ekonomi , mjekësi, etj. Në total kjo bibliotekë disponon afërsisht

16,000 copë libra.

> Kjo bibliotekë përmban literaturë nga të gjitha fushat dhe u vjen

në ndihmë të gjithë studentve.

Kjo bibliotekë ka gjithsej 8 vende studimi.

Biblioteka e Akademisë së Shkencave

Adresa: Sheshi Fan Noli, ngjitur me parlamentin.

Biblioteka e Akademisë së Shkencave ka një trashëgimni rreth

65 000 vëllimesh periodike, të cilët mbulojnë të gjitha subjektet

e kërkimit shkencor.

Biblioteka e Akademisë së Shkencave është njësia bazë për

dhënien e informacionit të duhur mbi produktivitetin shkencor

teknologjik dhe gjithçka të re, në lidhje me anëtarët e

Akademisë: në organet qendrore, në ato kërkimore shkencore, në

universitete, në subjektet e interesuara shtetërore e private si dhe

në shoqërinë civile. Ajo kryen të gjithë korrespondencën në

lidhje me shkëmbimet e literaturës, brenda dhe jashtë vendit.

Biblioteka e Akademisë së Shkencave ka akses në një gamë të

gjerë të burimeve elektronike me tekst të plotë me cilësi të lartë.

( http://www.akad.edu.al/era/)

Kontakt:

Tel : 04 259 658

Page 62: Student guide

Guida e Studentit 53

Biblioteka Kombetare

Adresa : Sheshi Skenderbej,prane pallatit te Kultures

1.Ndertesa qendrore 2.Aneksi

(Pallati i Kultures) (Rruga Xh. W. Bush)

Salla shkencore; Salla Gjermane Salla e Periodikut;

Salla "Paolo Petta";

Këndi Amerikan.

Salla shkencore

Kjo sallë shërben për materiale të

fondeve: Antikuar, Dorëshkrime,

Disertacione, Arkiv dhe Albano-

Balkanologji, vetëm në sallë, nën

mbikqyrjen e punonjësit të caktuar.

Materialet e fondit të Antikuarit,

Dorëshkrimeve dhe Arkivit shërbehen kur

përdoruesi është i pajisur me autorizim,

lëshuar nga institucione shkencore dhe me

nënshkrim të titullarit të Institucionit.

Salla e periodikut

Kjo sallë shërbehen për revistat dhe gazetat korente, shqip dhe në gjuhë të

huaj, të profilit politiko-shoqëror dhe tekniko -shkencor. Materiale referative të

llojit: enciklopedi, fjalorë terminologjikë, bibliografi, katalogë përmbledhës të

shtypur për literaturën në fusha të ndryshme. Kopjet unikale të librit shqip, atlase,

etj. Literatura në këtë sallë shërbehet me fonde të hapura të ndara sipas fushave,

gjuhëve, periodicitetit. Shërbehen gjithashtu materiale në formë elektronike si

CD-ROM, kaseta video etj.

Salla Gjermane

Salla Gjermane e Leximit është pjesë e shërbimeve bibliotekare të

Bibliotekës Kombëtare dhe u vjen në ndihmë lexuesve gjermanofonë, studentëve

dhe pedagogëve të gjuhës gjermane etj. Në një mjedis të ndërtesës së vjetër të

Bibliotekës Kombëtare të restaruruar posaçërisht për këtë qëllim dhe të pajisur

me mjete dhe teknologji moderne të informacionit. Në këtë sallë shërbehet një

fond i pasur me literaturë të gjithllojshme gjermane dhuruar nga Instituti Gëte,

por një pjesë me vlerë për koleksionet e saj përbëjnë edhe librat e përzgjedhur me

kujdes nga fondi libror i Bibliotekës Kombëtare. Literatura e kësaj salle (libra,

botime referuese, periodikë etj.) ndihmon lexuesit për t’u njohur më mirë me

traditat, kulturën, historinë dhe letërsinë gjermane.

Kontakt:

Tel: 04 223 843 / 269 954 / 247 482 / 269 955

Tel/Fax: 04 257 670

Web: www.bksh.al

Salla "Paolo Petta"

Kjo sallë leximi është ngritur me ndihmën

e Institutit Italian të Kulturës me materiale

të dhuruara nga Senati Italian dhe familja

e studiuesit italian me origjinë shqiptare

Paolo Petta. Me një fond të pasur me libra,

kryesisht në gjuhën italiane, të shkruara

mbi Shqipërinë dhe shqiptarët si dhe mjaft

fjalorë, enciklopedi, vjetarë etj. Ajo u

ofron studiuesve praktikën bashkëkohore

të shërbimit me fonde të hapura. Në këtë

sallë janë vendosur sipas degëve të

shkencës mbi 800 botime, ku spikatin

botimet enciklopedike, biblografi të

ndryshme, fjalorë gjuhësh të ndryshme etj.

Vlera të veçanta paraqesin sidomos

botimet me karakter albano-balkanologjik.

Këndi Amerikan

Këndi Amerikan (American Corner) është

një shërbim bibliotekar dhe informues

bashkëkohor, i cili ofron akses të hapur

dhe të pandërprerë në në një varg të gjerë

informacioni mbi ShBA-në në formën e

materialeve referative të shtypura, bazave

të të dhënave në CD-ROM dhe aksesit të drejtpërdrejtë në burimet amerikane

përmes Internetit. Ky shërbim përfshin

një fushë të gjerë informacioni mbi

SHBA, historinë, politikën, kulturën

dhe letërsinë e saj. Ai u shërben një

rrethi të gjerë qytetarësh të interesuar

për të rejat dhe zhvillimet në këtë

vend. Gjithashtu,u vjen në ndihmë

atyre që dëshirojnë të kryejnë kërkime

mbi çështjet politike, arsimore dhe

kulturore të ShBA-së; ofron të dhëna

për ata që dëshirojnë të studiojnë në

universitetet amerikane; shërben të

dhëna për personat e interesuar për të

bërë biznes me kompanitë amerikane.

Page 63: Student guide

Biblotekat 54

BIBLIOTEKA E UNIVERSITETIT TË ARTEVE

Biblioteka e Universitetit të Arteve është biblioteka më e madhe dhe

më e vjetra e artit në Shqipëri. Ajo është një bibliotekë universitare,

unike, dhe ndihmon në mënyrë të drejtpërdrejtë në formimin e

artistëve të rinj.

Misioni i saj është mbështetja e procesit mësimor, edukativ dhe

artistik, duke u shërbyer studentëve dhe pedagogëve të Universitetit

të Arteve, ashtu si edhe kërkuesve e artistëve nga institucione të

ndryshme të artit dhe shkollave artistike kudo që janë në Shqipëri.

Vizioni ynë është që Biblioteka Shkencore e UART

të funksionojë si një qendër arti në Shqipëri.

Në fondet e saj disponon materiale të

shumëllojshme si libra, parte, dorëshkrime,

dizertacione, diploma, periodike, referenca,

materiale audiovizuale, literature elektronike, etj.

Fondi i Bibliotekës së Universitetit të Arteve

përmban rreth 35,000 vëllime. Pjesa më e madhe

e fondit është unikale.

Në këtë bibliotekë nëpërmjet integrimit të

sistemeve open source, katalog i cili mund të

aksesohet kudo nëpërmjet sitit zyrtar të

Universitetit të Arteve. Është krijuar arkiva

digjitale institucionale ku janë duke u arkivuar

koleksionet speciale që disponon biblioteka.

Janë krijuar koleksione digjitale përkatëse sipas

tre fakulteteve:

Fakultetit të Muzikës: Koleksioni i

dorëshkrimeve/ Koleksioni i shiritave të kthyera

në digjitale/ Muzika botërore/ Muzika shqiptare/

Tezat teorike të studentëve Universitarë dhe

Pasuniversitarë/ Biografitë e Personaliteteve të

Muzikës/ Saxhot dhe mbrojtjet e diplomave të

studentëve etj.

Fakulteti i Artit Skenik: Dramat e vjetra/

Biografitë/ Tezat teorike të studetentëve

Universitarë dhe Pasuniversitarë / Biografitë e

personaliteteve të artit skenik/ Punët artistike të

studentëve të UART

Fakulteti i Arteve të Bukura: Biografitë/

Ekspozitat e pedagogëve dhe studentëve/ Punimet

teorike/ Punët e studentëve për mbrojtjen e

diplomave etj.

Kontakt :

Miranda BAKIASI

Tel/Fax: +355 4 2 255 721

Web: http://www.artacademy.al

Page 64: Student guide

Guida e Studentit 55

o Qyteti Studenti

Qyteti i Studentit ndodhet në njësinë bashkiake numër 2, në Tiranë. Qyteti

Studenti është i vetmi kampus shtetëror që ofron Universiteti i Tiranës për

studentët që nuk banojnë në Tiranë. Qyteti i Studentit mban çdo vit të ri

shkollor rreth 6000 studentë. Çdo vit në Qytetin Studenti regjistrohen rreth

1800 studentë të viteve të para. Qyteti i Studentit ka gjithësej 26 godina.

Prej këtyre godinave 6 janë godinat e djemve dhe 20 godina janë për

vajzat. Në çdo dhomë rrinë 2, 3 ose 4 persona.

Tarifa e Qytetit Studenti është 45000 lekë për një vit akademik(4500 lekë

në muaj për 10 muaj). Brenda këtij çmimi përfshihen:

Strehim(krevat, dyshek, jastëk dhe batanije);

Sallë studimi, ku ofrohet shërbimi i internetit falas;

Shërbmi i dushit;

Shërbimi i pastrimit.

Qyteti Studenti ofron dhe shërbimin Hoteleri. Ky shërbim ofrohet për

studentët kundrejt një pagese 10.000 lekë në muaj. Përfshihen dhomat e

godinës 1 dhe 13 të cilat janë dhoma dyshe dhe me banjo brenda. Studentët

mund të marrin me qera një prejt këtyre dhomave kundrejt pagesës 10000

lekë në muaj.

Shërbimet e tjera që ofrohen nga Qyteti Studenti janë:

Bibloteka: bibloteka ka gjithësej 12 salla studimi. Ku përveç sallës së

biblotekës ka dhe sallën e gazetave. Bibloteka përmban dhe një sallë interneti me

15 kompjutera.

Qendra Shendetësore: kjo qendër ofron shërbim falas për studentët si

dhe një ambulancë që shërben 24 orë.

Posta e policisë: posta e policisë është në shërbim të studentëve 24 orë.

Shërbimi mbështetës: ky shërbim përfshin riparime për difekte për

objekte të ndryshme të studentëve. Ky shërbim ju jepet 24 orë studentëve.

Hapësirat e gjelbërta: studentëve i janë vënë në dispozicion ambjente të

gjelbërta, stola ku u jepet mundësia të përdorin dhe internet wirless falas.

Dokumentat per regjistrim

Çdo student që është pjesë e

Universitetit të Tiranës mund të

regjistrohet në fillim të vitit

akademik duke paraqitur këto

dokumenta:

Çertifikatë me fotografi (të po

atij viti) ose fotokopje e kartës

së identitetit, e shoqëruar me

fotografi dhe e noterizuar.

Fotografi - 3 copë

Vërtetimin nga fakulteti përkatës,

ku vazhdojnë studimet, i cili

duhet të jetë i vulosur

Raport mjekësor nga rrethi

përkatës. Për të përfituar

shërbime mjekësore falas,

studentët duhet të sjellin pranë

qendrës shëndetësore kartelën

mjekësore.

Mandat pagesën.

Urdhër-regjistrimi nga

inspektorët regjistrues, që janë të

vendosur pranë çdo godine.