219
TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI PRAKTIK. RASTI I SHQIPËRISË. Brikena (Buda) Dhuli Dorëzuar Universitetit Europian të Tiranës Shkollës Doktorale Në përmbushje të detyrimeve të programit të Doktoratës në Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e gradës shkencore “Doktor” Udhëheqës shkencor: Prof. Asoc. Dr. Jorgo Dhrami Numri i fjalëve: 65.826 Tiranë, Qershor 2016

TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE

RESPEKTIMI PRAKTIK.

RASTI I SHQIPËRISË. Brikena (Buda) Dhuli

Dorëzuar Universitetit Europian të Tiranës Shkollës Doktorale Në përmbushje të detyrimeve të programit të Doktoratës në Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e gradës shkencore “Doktor” Udhëheqës shkencor: Prof. Asoc. Dr. Jorgo Dhrami Numri i fjalëve: 65.826 Tiranë, Qershor 2016

Page 2: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

DEKLARATA E AUTORËSISË

Deklaroj nën përgjegjësinë time personale se ky disertacion është shkruar prej meje dhe

nuk është prezantuar asnjëherë përpara një komisioni apo institucioni tjetër për vlerësim.

Punimi nuk përmban material të shkruar nga ndonjë person tjetër, përveç rasteve të cituara

dhe referuara në brendi të tij.

Brikena (Buda) Dhuli

Page 3: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

Abstrakt

Të drejtat e gruas dhe çështjet e barazisë gjinore kanë tërhequr vëmendjen dhe janë

bërë objekt trajtimi në studime, analiza dhe punime të ndryshme pasi mbetet prioritet për

t’u realizuar praktikisht. Me ndryshimin e rolit dhe pozitës së gruas në shoqëri, sot

diskutohet garantimi i barazisë reale mes burrit dhe gruas dhe përfshirja e saj gjithnjë e më

e madhe në jetën publike, sociale e politike të vendit. Roli i gruas në politikë dhe

vendimmarrje është një nga çështjet më të diskutueshme të kohës sonë, parë e vlerësuar në

një kontekst ekonomik, politik, social e kulturor.

Në këtë punim analizohet garantimi i të drejtave të grave, roli që luan pjesëmarrja e

grave në shoqëri, politikë dhe në vendimmarrje si një element thelbësor për një qeverisje të

mirë dhe një demokraci funksionale. Pjesëmarrja e grave në vendimmarrje është kusht i

rëndësishëm për arritjen e barazisë gjinore në shoqëri. Përvoja tregon se pjesëmarrja e

grave në politikëbërje kontribuon në një vëmendje më të madhe ndaj çështjeve që

shqetësojnë grupet më të brishta në shoqëri.

Fjalë kyçe: të drejtat e gruas, të drejtat themelore, barazia gjinore, integrimi gjinor, diskriminim, barazia para ligjit .

Page 4: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

Abstract

Women’s rights and Gender equality has attracted attention and is the subject of

treatment in various studies, analysis and various works to address this issue, which always

remains a priority to be realized in practice. By changing the role and position of women in

society, what is being discussed today is to guarantee real equality between men and

women and the higher inclusion of women in public, social and political life of the country.

The role of women in politics and decision-making is one of the most controversial issues

of our time, that must be assessed in a broader economic, political, social and cultural

context.

This thesis examines the rights of women and their practical implementation, the

role played by women's participation in society, in politics and in decision-making as an

essential element for good governance and a functioning democracy. Also the participation

of women in decision making is an important condition for the achievement of gender

equality in society. Experience shows that women's participation in policy-making

contributes to a greater attention to the issues that concern most vulnerable groups in

society.

Keywords: women‘s rights, fundamental human rights, gender equality, gender integration, discrimination, equality before the law .

Page 5: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

DEDIKIMI

Këtë punim ia dedikoj familjes sime që më ka mbështetur gjithmonë duke i falënderuar për

atë që kam arritur deri më sot.

Page 6: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

FALENDERIME

Studimet doktorale në UET shënojnë një çast vendimtar për formimin dhe avancimin tim akademik.

Falenderime të sinqerta shkojnë për udhëheqësin shkencor, për pedagogët me të cilët kam patur kënaqësinë të njihem dhe punoj gjatë studimeve doktorale, vecanërisht pedagogëve të Departamentit të së Drejtës Publike, prej të cilëve kam mësuar shumë si dhe stafit administrativ të UET- it për mbështetjen e tyre për realizimin me sukses të këtij punimi.

Familjes sime e cila ka qenë dhe mbetet frymëzim e mbështetje për mua.

Miqve dhe kolegëve të mi, për të gjithë mbështetjen dhe mirëkuptimin e vazhdueshëm dhe të pakursyer.

Me mirënjohje

Brikena

Page 7: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

TABELA E PËRMBAJTJES:

TË DREJTAT E GRUAS: ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI PRAKTIK.

RASTI I SHQIPËRISË.

Deklarata e Autorësisë ............................................................................................... 1

Abstrakt ...................................................................................................................... 2

Abstract ...................................................................................................................... 3

Dedikimi ..................................................................................................................... 4

Falenderime ................................................................................................................ 5

Tabela e Përmbajtjes .................................................................................................. 6

Lista e Shkurtimeve.................................................................................................. 10

KAPITULLI I:- HYRJE

1.1. Hyrje................................................................................................................................1

1.2. Objekti i studimit..............................................................................................................9

1.3. Qëllimi dhe rëndësia e punimit......................................................................................12

1.4. Metodologjia dhe metodat e kërkimit............................................................................14

1.5. Hipoteza dhe pyetjet kërkimore.....................................................................................16

1.6. Kufizimet e punimit.......................................................................................................17

1.7. Përmbledhja dhe struktura e studimit.............................................................................18

KAPITULLI II: STANDARTET NDËRKOMBETARE PËR TË DREJTAT E

GRAVE SI PJESE E TË DREJTAVE THEMELORE TË NJERIUT

2.1. Hyrje...............................................................................................................................22

2.2. Standartet ndërkombëtare lidhur me të drejtat e grave. Aktet e OKB që promovojnë

barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin................................................................................23

2.2.1. Karta e Kombeve të Bashkuara.........................................................................26

2.2.2. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut....................................................28

2.2.3. Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike......................................30

Page 8: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

2.2.4. Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale e Kulturore................32

2.2.5. Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave....33

2.3. Standartet europiane në lidhje me të drejtat e gruas dhe barazinë gjinore.....................38

2.3.1. Këshilli i Europës.................................................................................................38

2.3.1.1. Karta sociale evropiane………………………………………........39

2.3.1.2. Konventa Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut40

2.3.1.3. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe roli i saj në

respektimin e garantimin e të drejtave të grave si pjesë e të drejtave të njeriut.......43

a) Parimet e përgjithshme të zbatimit të Nenit 14 KEDNJ: natyra e tij

plotësuese..................................................................................................................45

b) Parimi i autonomisë..................................................................................47

c) Dallimet nga diskriminimi........................................................................49 2.3.1. 4. Aktivitete të KE-së për promovimin e barazisë gjinore..................52

2.3.2. Bashkimi Europian, të drejtat e gruas dhe barazia gjinore..................................54

2.3.2.1. Traktatet Themeluese dhe ato rishikuese të BE-së................55

2.3.2.2. Traktati i Lisbonës.................................................................58

2.3.2.3. Karta e të drejtave dhe lirive themelore te BE-së………….61

2.3.2.4. Aktet dytësore. Direktivat......................................................64

2.3.2.5. Diskriminimi i drejtpërdrejtë................................................65

2.3.2.6. Diskriminimi jo i drejtpërdrejtë............................................67

2.3.2.7. Ngacmimi..............................................................................70

2.3.2.8. Jurisprudenca e Gjykatës Europiane e Drejtësisë në lidhje

me barazinë dhe mosdiskriminimin.............................................................74

2.3.3. OSBE-ja dhe aspektet gjinore..............................................................................83

2.3.4. Të drejtat e grave, mbrojtja dhe garantimi i tyre në legjislacionin e brendshëm.

Një vështrim i shkurtër..................................................................................................84

Page 9: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

KAPITULLI III

BARAZIA GJINORE DHE INTEGRIMI GJINOR. KORNIZAT KONCEPTUALE JURDIKE DHE INSTITUCIONALE

3.1. Barazia gjinore dhe korniza konceptuale e saj...............................................................87

3.2. Rëndësia e integrimit gjinor...........................................................................................93

3.3. Barazia gjinore si gur themeli në procesin e zhvillimit të vendit...................................96

3.4. Barazia gjinore si domosdoshmëri për integrimin gjinor..............................................98

3.5. Barazia gjinore si domosdoshmëri për integrimin e Shqipërisë në BE………............102

3.6. Mekanizmat institucionalë shtetërore që sigurojnë zbatimin e ligjeve, parimin e mos-

diskriminimit dhe barazisë midis burrave dhe grave……………………..………............104

KAPITULLI IV

TË DREJTAT E GRAVE, MBROJTJA E GARANTIMI I TYRE NË

LEGJISLACIONIN E BRENDSHËM DHE JURISPRUDENCË

4.1. Mbrojtja dhe respektimi i tëdrejtave të grave si pjesë e të drejtave themelore në

Kushtetutën e RSH..............................................................................................................107

4.2. Respektimi i të drejtave të grave në aktet ligjore. Kodet e Republikës së Shqipërisë.110

4.3. Respektimi i të drejtave të grave në aktet e tjera ligjore..............................................118

4.4. Disa strategji kombëtare të rëndësishme në funksion të mbrojtjes dhe fuqizimit të rolit

së gruas në shoqëri. ............................................................................................................126

4.5. Analizë e lirive dhe të drejtave vetjake të gruas si pjesë e të drejtave themelore të individit...............................................................................................................................128

4.5.1. E drejta e pronës private....................................................................................128

4.5.2. Mbrojtja e të dhënave personale........................................................................129

4.5.3. E drejta e informimit..........................................................................................130

4.6. Analizë e të drejtave dhe e lirive politike. E drejta aktive dhe pasive e votimit dhe e drejta e organizimit kolektivisht..........................................................................................131

Page 10: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

4.7. Liritë dhe të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore.................................................132

4.7.1. E drejta për punë dhe punësim...........................................................................132

4.7.2. E drejta për kujdes shëndetësor dhe mbrojtja e shëndetit të gruas....................135

4.8. E drejta për martesë dhe e drejta familjare ..................................................................137

4.9. Mbrojtja e gruas ndaj dhunës në familje......................................................................140

4.10. Çështje të (mos)diskriminimit dhe barazisë gjinore në praktikën tonë gjyqësore dhe

jurisprudencen kushtetuese.................................................................................................141

KAPITULLI V

Analizë e situatës aktuale të barazisë gjinore dhe mosdiskriminimit në Shqipëri

krahasuar edhe me disa vende europiane.

5.1. Hyrje.............................................................................................................................149

5.2. Arritjet kryesore në legjislacion...................................................................................151

5.3. Praktikat kundër diskriminimit në Shqipëri.................................................................153

5.4. Situata aktuale e (pa) barazisë gjinore në Shqipëri......................................................157

5.4.1. Kuotat gjinore...................................................................................................159

5.4.2. Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi në punësim.............................................163

5.4.3. Parimi i barazisë dhe mosdiskriminimi në çështjet martesore dhe familjare.

Caktimi i vendbanimit të bashkëshorteve.......................................................................167

5.4.3.1. Barazia dhe mosdiskriminimi në marrëdhëniet pasurore midis

bashkëshortëve........................................................................................................168

5.4.3.2. Çështjet e barazisë dhe mosdiskriminimi në trashëgimi................171

5.4.4. Analizë e standardeve lidhur me mosdiskriminimin në çështjet e kujdesit

shëndetësor...........................................................................................................................175

5.5. Standarte të disa legjislacioneve europiane në lidhje me barazinë ligjore...................177

Page 11: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

KAPITULLI VI

KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

6.1. Konkluzione................................................................................................................185

6.2. Rekomandime.............................................................................................................191

BIBLIOGRAFIA.................................................................................................................195

LISTA E SHKURTIMEVE

AP- Avokati i Popullit

BE – Bashkimi Europian

BGJ - Barazia Gjinore

CEDAW - Konventa për Eliminimin e të Gjithë Formave të Diskriminimit ndaj Gruas

DPSHBF - Drejtoria e Politikave për Shanse të Barabarta dhe Familjen

DUDNJ - Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut

DHF - Dhuna në Familje

ECRI - Komiteti për Eleminimin e Diskriminimit Racial

GJED - Gjykata Evropiane e Drejtësisë

GJEDNJ- Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore

GJK- Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë

GJL - Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë

INSTAT - Instituti i Statistikave

KE - Këshilli i Europës

KEDNJ- Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore

KEE - Komuniteti Ekonomik Evropian

Page 12: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

KEFDG - Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave

KF - Kodi i Familjes

KKBGJ - Këshilli Kombëtar i Barazisë Gjinore

KP- Kodi Penal

KPA- Kodi i Procedurës Administrative

KPP- Kodi Procedurës Penale

KPu - Kodi i Punës

KZ- Kodi Zgjedhor

LBGJ - Ligji i Barazisë Gjinore

MB - Ministria e Brendshme

MD - Ministria e Drejtësisë

MPÇSSHB - Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta

NVGJ - Nëpunësit Vendorë Gjinorë

ODIHR- Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut

OJF - Organizata Jofitimprurëse

OKB - Organizata e Kombeve të Bashkuara

ONP - Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO)

OSBE - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

PE - Parlamenti Europian

RKSGBGJ- Raporti Kombëtar i Statusit të Gruas dhe Barazisë Gjinore

RSH - Republika e Shqipërisë

STRATEGJIA - Strategjia Kombëtare Për Barazinë gjinore, Reduktimin e Dhunës me Bazë

Gjinore e Dhunës në Familje 2011-2015

Page 13: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

UNICEF - Organizata e Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

UNIFEM - Fondi i Kombeve të Bashkuara për Gruan

VKM -Vendim i Këshillit të Ministrave

Page 14: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e
Page 15: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

1

KAPITULLI I

1.1. HYRJE

Barazia gjinore është gur themeli në procesin e zhvillimit të vendit. Çështjet e

barazisë gjinore janë në qëndër të politikave sociale të vendeve të BE-së, si dhe një nga

kërkesat për vendet që kanë hyrë në procesin e integrimit europian. Integrimi gjinor,

d.m.th., procesi që siguron që perspektiva gjinore dhe qëllimi për barazi gjinore të jetë në

qendër të të gjitha aktiviteteve: zhvillim politikash, kërkime, advokim/dialog, legjislacion,

shpërndarje e burimeve si dhe planifikim, zbatim dhe monitorim i programeve dhe

projekteve, si një strategji për të promovuar dhe arritur barazinë gjinore, duhet të jetë pjesë

e të gjitha politikave sociale, ekonomike dhe politike në Shqipëri. Nga studime të shumta

rezulton se gratë nuk janë të barabarta në vendimmarrje dhe në politikëbërje. Gratë, në të

gjithë botën janë pak të përfaqësuara në këto dy sektorë të rëndësishëm të jetës, mbajnë pak

vende në parlament dhe pak poste udhëheqëse në partitë politike, në krahasim me burrat.

Ndërkohë që ato janë të pranishme në përqindje të lartë në fushat e legjislacionit (notere,

avokate, juriste, prokurore), në mjekësi, arsim, në sistemin bankar etj. Pavarësisht nga kjo

prani e ndjeshme, ato janë pak të përfaqësuara në role drejtuese. Historikisht pushtetin e

kanë mbajtur burrat, për këtë arsye gratë kanë fare pak përvojë në drejtimin e shtetit dhe të

ndërtimit të politikave. Shoqërisht, ky pushtet i shoqëruar nga burrat është pranuar nga

shoqëria njerëzore si një e drejtë e pakthyeshme, madje duke hartuar ligje dhe duke

vendosur rregulla të rrepta penguese dhe diskriminuese. Kulturalisht, shumica e popujve,

pavarësisht nga origjina, feja apo traditat e ndryshme ka mbështetur në shekuj epërsinë e

burrave në strukturat me autoritet. Politikisht burrave u ka interesuar fort kjo kulturë dhe ky

Page 16: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

2

mentalitet shoqëror për të ruajtur dhe për të ushtruar pushtetin e tyre të paprekur. Ata kanë

krijuar strategji, taktika, struktura dhe politika të shumta për ta ruajtur këtë pushtet të tyre.

Ndryshimet rrënjësore dhe cilësore kanë ndodhur vetëm në shekullin e 20-të, kur në shumë

vende të botës kjo situatë ndryshoi me të drejtën e votës së grave, arsimimin e tyre,

pjesmarrjen në jetën ekonomike dhe shoqërore. Gratë sot kanë të drejtë vote dhe të drejtën

të punojnë e të drejtojnë zyra e departamente të ndryshme, megjithatë përjashtimi i tyre nga

politikat është ende shumë i dukshëm.

Të drejtat formale në kuadër të të drejtave themelore të njeriut janë bërë pjesë

tashmë e kushtetutave dhe legjislacioneve kudo në botë, por gratë janë ende të

papërfaqësuara denjësisht në parlamente kombëtare dhe pozita të tjera udhëheqëse e

drejtuese apo vendimmarrëse. Ende ka mekanizma joformalë që e përjashtojnë gruan nga

pushteti. Kriteret për të garuar në politikë përcaktohen kryesisht nga njerëzit që e zotërojnë

pushtetin, pra nga burrat. Gratë nevojiten në jetën e vendit po aq sa burrat, dhe ashtu si ata

kanë përqasjet e tyre të ndryshme në zgjidhjen e problemeve. Nëse e konsiderojmë të

rëndësishme përmirësimin e cilësisë së jetës dhe demokracisë për të gjithë qytetarët dhe

duam që të dëgjohen të gjithë njerëzit dhe të vlerësohen përvojat e tyre, atëherë gratë duhet

të kenë zërin e tyre.

Të drejtat e grave, realizimi i tyre dhe rritja e barazisë gjinore shtrohen sot me forcë

jo vetëm për faktin se gratë përbëjnë gjysmën e shoqërisë, por nisur nga koncepti modern i

vlerësimit të të drejtave të tyre si pjesë integrale e të drejtave të njeriut. Përtej dallimit

mashkull- femër dhe burrë - grua qëndron një thelb i përbashkët njerëzor dhe human. Është

kjo “esencë” njerëzore që i bën dhe duhet t’i bëjë gratë mbartëse legjitime të të drejtave të

barabarta me burrat në kontekstin e një shoqërie të lirë dhe demokratike. Kombet e

Page 17: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

3

qytetëruara dhe me demokraci të zhvilluar kanë treguar se arritja e këtij synimi nuk është

një utopi. Mjeti i domosdoshëm për realizimin e këtij qëllimi është krijimi i shoqërisë dhe

mundësive të barabarta për të dyja gjinitë dhe nëpërmjet bashkëveprimit të të dyja gjinive

në të gjitha fushat dhe sferat e organizimit shoqëror.

Barazia e vërtetë gjinore realizohet në kushtet e lirisë. Kalimi nga diktatura në

demokraci, p.sh:, në vendin tonë ishte kalimi nga “mbretëria e domosdoshme në atë të

lirisë“ edhe për gratë shqiptare, të cilat, duke u bërë pjesë e këtij ndryshimi epokal,

projektuan shpresa të reja dhe një perspektivë të re për arritjen e barazisë gjinore. Në

realitetin e ri social – politik të këtyre viteve në demokraci janë krijuar shance dhe mundësi

të reja për afirmimin e rolit të gruas në shoqëri, janë shembur mjaft tabu të së kaluarës dhe

po strukturohet një kulturë e re e afirmimit të barazisë gjinore.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është akti ligjor më i lartë, i cili sanksionon

parimin e barazisë dhe të mosdiskriminimit, si parim përshkues i të gjithë legjislacionit. Ajo

i ka hapur rrugë zhvillimit të së drejtës së brendshme në përqasje me standardet

ndërkombëtare. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ndalon diskriminimin për shkak të

gjinisë (neni 18/2). Kjo shprehet qartë kur i referohesh terminologjisë që përdoret në të. Në

terminologjinë e Kushtetutës shqiptare nuk ka kategorizime apo “etiketime gjinore“. Në

këtë dokument të rëndësishëm përdoren përemra si: “të gjithë, kushdo, askujt, kujtdo,

secili”, kjo për të treguar se bashkësia njerëzore së cilës i drejtohet dispozita, nuk bën asnjë

përjashtim. I gjithë sistemi ligjor shqiptar është bazuar në parimin e barazisë dhe të

mosdiskriminimit. Gjithashtu, mbrojtja dhe respektimi i dinjitetit, i të drejtave dhe lirive të

njeriut përbën detyrim kushtetues. Jeta, martesa, familja gëzojnë mbrojtje të veçantë nga

ana e shtetit. Kushtetuta nuk e përjashton mbrojtjen e familjes edhe në rastet kur nuk është

Page 18: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

4

e krijuar me martesë. Fëmijët, të rinjtë, gratë shtatzëna dhe nënat e reja kanë të drejtën e një

mbrojtjeje të veçantë nga shteti, Gjithashtu këto afirmime të Kushtetutës parashtrojnë

detyrime për ligjvënësin. Ligji “Për barazinë gjinore në shoqëri” ka paraqitur vështirësi për

zbatimin e tij në praktikë në lidhje me mekanizmat institucionalë dhe përgjegjësitë e tyre.

Mundësitë për t’u ankuar në rastin e një diskriminimi gjinor dhe në aspekte të tjera,

ndonëse parashikon si detyrë të qeverisë dhe të administratës publike nxjerrjen e

statistikave gjinore në të gjithë administratën publike dhe në sektorin privat, nuk përcakton

strukturat e caktuara shtetërore për kryerjen e kësaj detyre dhe afatet kohore të realizimit të

saj. Herë pas here, ligji ka natyrë përshkruese dhe nuk përcakton detyra të qarta për

respektimin e barazisë gjinore. Të gjitha këto probleme kanë bërë që të ndërmerren nisma

për amendimin e tij.

Shqipëria është mjaft e pasur me strategji dhe dokumenta për integrimin gjinor por

kjo nuk është e mjaftueshme pasi stereotipet e roleve gjinore dhe natyra patriarkale e

shoqërisë u identifikuan si pengesat kryesore për të arritur përputhjen de facto me de juro.

Shumë femra dhe meshkuj nuk e njohin diskriminimin gjinor si të tillë, por në fakt e shohin

atë thjesht si një “mënyrë jetese.” Pabarazia është veçanërisht e dukshme në tre fusha:

politikë (udhëheqje dhe vendim-bërje), ekonomi (punësim dhe gjenerim i të ardhurave),

dhe marrëdhëniet në martesë dhe familje.

Deri në mes të shekullit XX-të, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare janë

konsideruar si aktorë kryesore të së drejtës ndërkombëtare. Individët kishin status të

veçantë dhe të rastit, si aktorë të së drejtës ndërkombëtare, kur kishin karakteristika grupi,

si refugjatët dhe azilkërkuesit. Individët hynë në fokusin e së drejtës ndërkombëtare pas

krijimit të Kombeve të Bashkuara dhe pas miratimit të Kartës së saj dhe Kartës

Page 19: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

5

Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, dokumente që janë piketa të së drejtës moderne

ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Diskutimi i të drejtave të njeriut në lidhje me pozicionin dhe çështjet e grave fillimisht ishte

i pandjeshëm. Ai buronte nga koncepti dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare tradicionale

të formuluara nga burrat. Për shkak të roleve të ndërvarura sociale të grave, ato nuk ishin të

pranishme në këtë proces. Për më tepër, edhe vetë frymëzuesit dhe hartuesit e

instrumenteve kryesore ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ndërsa i drejtohen barazisë

dhe mosdiskriminimit, nuk përdorin gjuhën e ndjeshme gjinore. Historia e zhvillimit të së

drejtës së të drejtave të njeriut tregon se çështjet e ashtuquajtura të grave janë bërë të

dukshme për shkak të rritjes së aktivitetit të grave në arenën ndërkombëtare. Karta e

Kombeve të Bashkuara vendosi elemente të reja reale të një rëndësie të madhe për gratë.

Kombeve të Bashkuara iu dha mandati të promovonin progresin dhe zhvillimin ekonomik e

social dhe të krijonin organizma ndihmës. Organizatat e Grave e shfrytëzuan këtë mundësi.

Puna e tyre dhe përpjekjet e avokatisë kontribuan dukshëm në njohjen e të drejtave të

grave, si të drejta të njeriut. Rol të madh në këtë proces luajti Komisioni i Kombeve të

Bashkuara për Statusin e Grave (themeluar në vitin 1947), i cili midis të tjerave hartoi

Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (KEFDG -

CEDAW) dhe ishte nismëtar i katër konferencave botërore për gratë (në Meksiko,

Kopenhagen, Najrobi dhe Pekin). Këto konferenca rezultuan në dokumente të nënshkruara

nga shumica e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara. Me kalimin e viteve, të drejtat

njerëzore të grave fituan respektin dhe njohjen që ato meritojnë, jo vetëm si tërësi e veçantë

e së drejtës, por edhe si pjesë integrale e të gjitha të drejtave të njeriut. Si në Konferencën

Botërore të të Drejtave të Njeriut, në Vjenë, në vitin 1993, ashtu edhe në Konferencën

Page 20: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

6

Botërore në Pekin, të drejtat e grave u njohën si të drejta të njeriut. Për herë të parë,

artikulimi i tyre u pranua si aspekt i së drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Kjo

njohje lehtësoi hyrjen e të drejtave të grave në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare dhe të

politikës ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare të të drejtave të njeriut. Miratimi i

KEFDG-së u shoqërua me një numër të madh instrumentesh ndërkombëtare dhe rajonale të

të drejtave të njeriut dhe dokumentesh të politikës, që detyruan qeveritë të ndërmarrin hapa

në politikat kombëtare me synim mbrojtjen, përmbushjen dhe zbatimin e të drejtave të

grave. Në takimet globale të Pekinit +5 (2000) dhe Pekin +10 (2005) si edhe në

konferencën MILENIUM të Kombeve të Bashkuara (2000) dhe në Konferencën Botërore

kundër Racizmit, Diskriminimit Racial, Ksenofobisë dhe Intolerancës (në vitin 2001),

shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë ritheksuar angazhimin e tyre për të forcuar

kapacitetin e tyre në nivel vendi për të zbatuar parimet dhe praktikat e të drejtave njerëzore

të grave. Të gjitha format e dhunës kundër grave shkojnë përtej sjelljes shtypëse ose

diskriminimit në përgjithësi dhe përbëjnë dëm, i cili rezulton nga forca ose detyrimi. Ato

janë shoqëruar me pabarazi midis burrave dhe grave dhe strategji që përjetësojnë ose

rrënjosin atë pabarazi. Kështu, dhuna kundër grave është një shfaqje e pozicioneve

themelore të pabarabarta midis burrave dhe grave dhe përbën një formë të diskriminimit

kundër grave. Megjithëse instrumentit më të rëndësishëm ndërkombëtar në lidhje me gratë,

KEFDG-së i mungon vëmendja e qartë për dhunën kundër grave, një numër i madh

dokumentesh të tjera ligjore dhe të politikës së Kombeve të Bashkuara si dhe dokumente

ndërkombëtare dhe rajonale argumentojnë, që dhuna gjinore është formë dalluese e

diskriminimit, e cila përbën një dhunim të së drejtës ndërkombëtare të të drejtave njerëzore,

në vetvete. Ky fakt u bë prezent për herë të parë në Konferencën e Parë Botërore për Gratë,

Page 21: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

7

në Najrobi, në vitin 1985. Dokumenti përmbyllës “Strategjitë e së ardhmes, Najrobi”, lidh

barazinë dhe dhunën kundër grave duke pohuar se dhuna kundër grave është pengesë për

barazinë dhe paqen. Qeverive iu rekomandua të intensifikonin përpjekjet për të vendosur

ose për të forcuar format e ndihmës për viktimat e dhunës përmes sigurimit të strehëzave,

mbështetjes, shërbimeve ligjore si dhe të rritnin ndërgjegjësimin publik për dhunën ndaj

gruas, si problem shoqëror. Në rekomandimin e përgjithshëm Komiteti KEFDG-së njeh

dhunën kundër grave, duke përfshirë dhunën në familje, si formë të diskriminimit. Ai

pohon që ndalimi i përgjithshëm i diskriminimit gjinor në konventë përfshin “dhunën

gjinore, që është dhunë e drejtuar kundër një gruaje, sepse ajo është grua, ose që ndikon

mbi gratë në mënyrë disproporcionale ”. Kështu, përcaktimi i diskriminimit në nenin 1 të

KEFDG-së përfshin edhe dhunën kundër grave. Kjo do të thotë se dhuna kundër grave

mund të jetë dhunim i dispozitave të veçanta të KEFDG-së. Ndërsa aktet e dhunës janë

kryer në të gjithë sektorët e shoqërisë, dhuna gjinore, si dhuna në familje, është drejtuar

kryesisht tek gratë me qëllim që t’u heqë atyre një gamë të drejtash dhe të ruajë varësinë e

tyre si grup.

Në deklaratën “Për eliminimin e dhunës kundër grave miratuar në vitin 1993, shtetet

anëtare të Kombeve të Bashkuara e njohën dhunën kundër grave si një “shfaqje të

marrëdhënieve historikisht të pabarabarta të fuqisë midis burrave dhe grave, të cilat kanë

çuar në sundimin dhe diskriminimin kundër grave nga burrat dhe në parandalimin e

përparimit të plotë të grave”. Kjo njohje u përsërit në dokumentet e politikës të Kombeve të

Bashkuara, si: Platforma për Veprim e Pekinit (1995); dokumenti përfundimtar i Asamblesë

së Përgjithshme, i sesionit të veçantë të 23-të, në vitin 2000, i njohur si Pekin +5; në

rezolutën 2003/45 dhe në një seri raportesh të relatorit special për dhunën kundër grave,

Page 22: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

8

autorizuar nga Komisioni i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. Organizatat

rajonale, gjithashtu, njohin dhunën kundër grave si dhunim të të drejtave njerëzore të grave

duke kërkuar veprime të shteteve. Në deklaratën e tij të vitit 1993, Këshilli i Europës pohon

se eliminimi i dhunës kundër grave është aspekt kyç i kundërvënies ndaj pabarazisë

strukturore midis burrave dhe grave. Komiteti i Ministrave ka treguar se marrëdhëniet e

pabarabarta të fuqisë midis burrave dhe grave dhe struktura patriarkale e familjes janë

faktorë që kontribuojnë në dhunën në familje.

Në rezolutën e 1997-ës, Parlamenti Europian pohon se dhuna kundër grave është

“pa kurrfarë dyshimi e lidhur me një pabarazi të fuqisë midis sekseve në sferën sociale,

ekonomike, fetare dhe politike, pavarësisht shpalljes së barazisë në legjislacionin kombëtar

dhe ndërkombëtar”. Trajtimi i dhunës kundër grave si formë diskriminimi është i pranishëm

edhe në nivelin kombëtar. Në disa sisteme ligjore kombëtare, forma të caktuara të dhunës

kundër grave i janë nënshtruar rishikimit gjyqësor në përputhje me legjislacionin përkatës

jodiskriminues.

Dhuna në familje është një nga format më të përhapura të dhunës dhe të

diskriminimit kundër grave. Pavarësisht nga treguesit e përhapjes së kësaj forme dhune,

deri së fundi ajo nuk njihej si dhunim i të drejtave njerëzore të grave. Dhunën në familje, si

dhunim të të drejtave njerëzore të grave, për herë të parë e njohu Konferenca e Dytë

Botërore e Grave në Kopenhagë (1980). Konferenca miratoi një rezolutë “Për gratë e

dhunuara dhe dhunën në familje” dhe iu referua dhunës së ushtruar në shtëpi në raportin e

saj final. Kjo u shtjellua në dy rekomandime të përgjithshme të Komitetit KEFDG-së për

dhunën kundër grave (Rekomandimi i përgjithshëm nr. 12, 1989 dhe Rekomandimi i

përgjithshëm nr. 19, 1992), ku Komiteti autorizon shtetet anëtare “të mbrojnë gratë kundër

Page 23: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

9

dhunës së çdo lloji, të ndodhur brenda familjes, në vendin e punës ose në ndonjë fushë

tjetër të jetës sociale”. Shteteve u është kërkuar të sigurojnë informacion në lidhje me

legjislacionin dhe masa të tjera për të kundërvepruar ndaj dhunës kundër grave. Gratë duhet

të jenë të afta t’i përdorin këto dispozita kushtetuese dhe normative ndërkombëtare për të

bërë presion për ndryshim legjislativ dhe për të kërkuar dëmshpërblim për dështimin e

shtetit për të mbrojtur gratë në familje. Në vitin 1985, Asambleja e Përgjithshme miratoi

rezolutën e parë për dhunën në familje, bazuar në një rekomandim të Komisionit për

Statusin e Grave të Këshillit Ekonomik dhe Social dhe në rezultatin e Kongresit të 6-të, të

Kombeve të Bashkuara për Parandalimin e Krimit dhe Trajtimin e Kundërvajtësve.

1.2. Objekti i studimit

Ky punim shkencor synon të analizojë gjendjen dhe sistemin aktual të mbrojtjes së

të drejtave të gruas dhe realizimit të barazisë reale në nivel praktik, dhe nevojën për

ndryshimet që duhet të bëhen në të ardhmen për përmirësimin, duke marrë për bazë

standartet ndërkombëtare si dhe modelet e vendeve të tjera. Të drejtat dhe liritë themelore

të njeriut janë të drejta që lindin bashkë me çdo qenie njerëzore dhe kanë karakter

universal. Mbrojtja dhe promovimi i tyre është (duhet të jetë) detyrimi parësor i çdo shteti

dhe qeverie. Kjo do të thotë se parimet e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut janë

pjesë integrale e të gjithë legjislacionit në përgjithësi dhe e çdo ligji e akti nënligjor në

veçanti.

Qëllimi i studimit të kësaj teme është fakti se problemi si dukuri shoqërore është i njohur

dhe adresuar, e trajtimi i saj përbën edhe sot e kësaj dite një ndër sfidat më të mëdha të

Page 24: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

10

teorisë dhe praktikës, jo vetëm të natyrës metodologjike, të shtruarjes së problemeve të

kësaj fushe dhe posaçërisht në nxjerrjen e konkluzioneve dhe rekomandimeve të

rëndësishme dhe të qëndrueshme për t’i avancuar studimet me qëllim që ato të jenë shtysë

për zgjidhjen e problemeve që lidhen me rolin dhe fuqizimin e gruas në shoqëri, për

barazinë gjinore pa asnjë paragjykim dhe diskriminim me bazë gjinore si një premisë për

zhvillim dhe demokraci reale.

Prania ende e fuqishme e stereotipeve gjinore dhe e dhunës në familje është dëshmia më e

qartë se problem i pabarazisë gjinore është prezent, strukturor dhe kompleks. Një nga

shkaqet e lëvizjes së ngadalshme në rrugën e emancipimit shoqëror është fakti se shumë

aktivitete, konferenca konceptohen si çështje ekskluzive të grave. Promovimi i të drejtave

të grave dhe nismat për përmirësimin e statutit të tyre në shoqëri shpesh bëhet nga

këndvështrime feministe. Rrallë ndodh që në aktivitete të organizuara për probleme të

barazisë gjinore të jenë ulur në një tavolinë dhe diskutojnë së bashku burrat dhe gratë.

Adaptimi i një qasje të tillë është parakusht për transformimin e shoqërisë dhe kalimin nga

kultura maskiliste në një kulturë të bazuar në barazinë gjinore. Fakti që të drejtat e grave

janë legalizuar si pjesë integrale e të drejtave të njeriut, është një hap progresiv në rrugën e

zhvillimit demokratik të vendit. Por retorikat patetike për respektin e të drejtave të grave

nuk mund të fshehin realitetin gri, pengesat dhe problemet sociale me të cilat ballafaqohen

femrat në përpjekjet e tyre për pjesëmarrje dhe status të barabartë në shoqëri. Tranzicioni

traumatik shqiptar ka prodhuar dukuri dhe problematika te reja sociale si: tërheqja e grave

nga jeta ekonomike dhe rreziku i rikthimit në strukturat patriarkale, sidomos në zonat

rurale; zgjerimi i frikshëm i përmasave të dhunës në familje dhe trafikimi i femrave për

qëllime prostitucioni dhe shfrytëzimi seksual. Statuti dhe roli dytësor i gruas në shoqëri

Page 25: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

11

është produkt i organizimit strukturor dhe funksionimit të shoqërisë, është shprehje e një

kulture të tërë të sosfistikuar në rrjedhën e historisë, e cila e ka legjitimuar pozitën

mbizotëruese dhe pushtetin e burrit në familje në sferat sociale, ekonomike dhe politike.

Historikisht, mbi bazën e ndarjes tradicionale të roleve gjinore është ngritur struktura e

organizimit të jetës në familje dhe më tej ky model është transplantuar dhe fuqizuar në jetën

sociale, ekonomike dhe politike. Progresi dhe arritja e barazisë reale gjinore në të tri fushat

bazë: në familje, në fushën social - ekonomike, në jetën politike dhe publike, nuk mund të

vijë spontanisht dhe as vetëm nëpërmjet shpresave për iluminimin e shoqërisë. Sigurisht që

në promovimin e të drejtave të grave dhe parandalimin e formave më ekstreme të shkeljes

së këtyre të drejtave, sikurse dhuna gjinore, duhet më shumë pjesëmarrje për sensibilizimin

dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë. Transformimi kulturor i shoqërisë është një proces i gjatë

dhe kompleks dhe si i tillë kërkon jo vetëm apel, por edhe përmirësim të instrumenteve

ligjore, ngritjen e strukturave mbështetëse dhe krijimin e barazisë së mundësive për punë,

karrierë, vendimmarrje dhe përfaqësim, si dhe ndërgjegjësimin e një shoqërie ku barazia

gjinore të jetë pranuar si një realitet i ri, ku burrat dhe gratë të kenë të njëjtat detyrime dhe

të njëjtat privilegje, të njëjtat mundësi reale për afirmim të personalitetit dhe pjesëmarrjes

në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Përfshirja gjerësisht e shoqërisë civile, pjesëmarrja e

komunitetit dhe marrja e përgjegjësive nga pushteti vendor, fuqizimi i familjes dhe nxitja e

një kulture të re të respektimit të të drejtave të grave, janë çelësi për të çuar përpara arritjen

e barazisë gjinore në të gjitha fushat e jetës. Vetëm në këtë kontekst gjithëpërfshirës do të

mund të parandalohen dhe eleminohen krimet në familje dhe format e dhunës gjinore.

Ndryshe aspiratat dhe strategjitë për arritjen e barazisë gjinore sipas standarteve dhe

koncepteve bashkëkohore do të mbeteshin thjesht një utopi.

Page 26: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

12

1.3. Qëllimi dhë rëndësia e punimit

Diskutimi i të drejtave të njeriut në lidhje me pozicionin dhe çështjet e grave

fillimisht ishte i pandjeshëm. Ai buronte nga koncepti dhe rregullat e së drejtës

ndërkombëtare tradicionale të formuluara nga burrat. Për shkak të roleve të ndërvarura

sociale të grave, ato nuk ishin të pranishme në këtë proces. Për më tepër, edhe vetë

frymëzuesit dhe hartuesit e instrumenteve kryesore ndërkombëtare të të drejtave të njeriut,

ndërsa i drejtohen barazisë dhe mosdiskriminimit, “kanë harruar” të përdorin gjuhën e

ndjeshme gjinore. Historia e zhvillimit të së drejtës së të drejtave të njeriut tregon se

çështjet e ashtuquajtura të grave janë bërë të dukshme për shkak të rritjes së aktivitetit të

grave në arenën ndërkombëtare. Karta e Kombeve të Bashkuara vendosi elemente të reja

reale të një rëndësie të madhe për gratë. Rol të madh në këtë proces luajti Komisioni i

Kombeve të Bashkuara për Statusin e Grave (themeluar në vitin 1947) i cili midis të tjerave

hartoi KEFDG, dhe ishte nismëtar i katër konferencave botërore për gratë. Këto konferenca

rezultuan në dokumente të nënshkruara nga shumica e vendeve anëtare të Kombeve të

Bashkuara. Me kalimin e viteve, të drejtat njerëzore të grave fituan respektin dhe njohjen që

ato meritojnë, jo vetëm si tërësi e veçantë e së drejtës, por edhe si pjesë integrale e të gjitha

të drejtave të njeriut me qëllim respektimin praktik të tyre nga ana e shteteve dhe marrjen e

masave konkrete për realizimin e tyre dhe rritjen e grave në të gjitha sferat e jetës.

Kjo njohje lehtësoi hyrjen e të drejtave të grave në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare dhe

të politikës ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare të të drejtave të njeriut.

Miratimi i KEFDG-së u shoqërua me një numër të madh instrumentesh

ndërkombëtare dhe rajonale të të drejtave të njeriut dhe dokumentesh të politikës, që

Page 27: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

13

detyruan qeveritë të ndërmarrin hapa në politikat kombëtare me synim mbrojtjen,

përmbushjen dhe zbatimin e të drejtave të grave. Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara

kanë ritheksuar angazhimin e tyre për të forcuar kapacitetin e tyre në nivel vendi për të

zbatuar parimet dhe praktikat e të drejtave njerëzore të grave.

Në BE koncepti i barazisë gjinore dhe diskriminimit është në evolucion të

vazhdueshëm dhe interpretimet e tij rast pas rasti sjellin risi dhe ndryshime çdo ditë. Pas një

lufte të gjatë lufta kundër diskriminimit është kthyer në një nga parimet kryesore të

funksionimit të parimit të të drejtave të njeriut në BE dhe në veçanti te të drejtat e grave.

Parimi i mosdiskriminimit duhet të kthehet në një parim bazë që të përshkojë të gjithë

legjislacionin shqiptar. Mund të themi që niveli i përafrimit të legjislacionit në Shqipëri me

standardet e BE-së është në nivele të kënaqshme përsa i përket procesit të hartimit dhe

miratimit të legjislacionit kryesor, por jo të legjislacionit dytësor. Dhe për më tepër ende në

Shqipëri jemi larg ngritjes dhe mirëfunksionimit të mekanzimave zbatues dhe mbikqyrës të

legjislacionit kundër diskriminimit. Gjithashtu, siç është paraqitur disa herë si shqetësim, jo

vetëm nga organizatat ndërkombëtare, por edhe OJF-të vendase, sistemi gjyqësor për shkak

të nivelit të ulët dhe besimit të pakët në publik, nuk është në gjendje të ofrojë garanci në

luftën kundër diskriminimit. Për zbatimin e një politike të ndërgjegjshme nga pikëpamja

gjinore, kërkohet një mjedis institucional i ndërgjegjshëm ndaj plotësimit të nevojave të

veçanta të djemve dhe vajzave. Pra sa i ndërgjegjshëm është ky mjedis për të zbatuar

tashmë programe që adresojnë pabarazitë gjinore dhe promovojnë barazinë.

Në aspektin sociologjik nuk janë të rëndësishme vetëm marrëdhëniet të cilat lindin, mbahen

ose ndryshojnë në “shoqërinë familjare”, por edhe marrëdhëniet mes shoqërisë si tërësi në

njërën anë dhe elementeve të cilat e përbëjnë strukturën e saj, ku padyshim bën pjesë edhe

Page 28: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

14

familja në anën tjetër, me rolin e veçantë të gruas në të. Kontaktimi dhe gërshetimi i

funksioneve familjare me ato shoqërore vjen në shprehje veçanërisht në familjen

bashkëkohore dhe në shoqërinë e zhvilluar industriale, e cila karakterizohet me zhvillim

tekniko-teknologjik të lartë. Kur bëhet fjalë për raportin e familjes me shoqërinë globale

duhet marrë parasysh kufiri kohor dhe hapësinor. Familja si institucion dhe ndërveprimi i

saj me institucione të tjera përbëjnë bazat mbi të cilën ngrihet jeta sociale. Ato janë

rregullatore jetike të marrëdhënieve që krijojnë qëniet njerëzore me njëra tjetrën me anë të

cilëve sigurohet vazhdimësia e brezave (Giddens: 2007).

1.4. Metodologjia dhe metodat e kërkimit

Me rëndësi të veçantë paraqitet në një punim doktoral metodologjia, e cila është

hartuar nëpërmjet metodave të ndryshme me qëllim vërtetimin e hipotezave kërkimore të

ngritura.

Metodologjia e punës kërkimore është bazuar në përdorimin e metodave cilësore edhe

sasiore, në funksion të temës dhe strukturës së parashtruar të punimit.

Për efekt të qëllimeve të temës, metodat që spikasin janë metoda historike, analitike,

krahasimore me qëllim të evidentimit të situatës aktuale dhe dhënies së rekomandimeve.

Përdorimi i kësaj metodologjie ka qenë në funksion të hipotezave të ngritura dhe pyetjeve

kërkimore, duke na ndihmuar në nxjerrjen e përfundimeve të duhura për temën dhe

sidomos për rekomandimet e propozuara. Metodat e përdorura i përshtaten arritjes së

qëllimeve të këtij punimi doktoral dhe metodat e hulumitimit shkencor të përdorura në këtë

rast janë shfrytëzuar në vartësi të pyetjeve kërkimore dhe hipotezave të ngritura në këtë

punim doktoral.

Page 29: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

15

Për përgatitjen e këtij punimi është dashur një punë e gjatë, pasi materialet studimore për

këtë temë janë të shumta përsa i përket legjislacionit të BE-së dhe KE-së, si edhe akteve

ndërkombëtare dhe botimeve e materialeve të autorëve të ndryshëm në lidhje me temën e

më pas në trajtimin e legjislacionit, jurisprudencës dhe praktikave të njohura të huaja e

vendase.

Metoda historike përmbledh në mënyrë të përgjithshme historikun e çështjeve të barazisë

gjinore me qëllim rritjen dhe fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri.

Metoda analitike analizon në mënyrë të detajuar literatura, pra doktrina lidhur me të drejtat

e grave, legjislacioni ndërkombëtar, europian dhe kombëtar në mbrojtje të grave. Po ashtu

analizohen në mënyrë të detajuar jurisprudenca europiane dhe rajonale lidhur me çështjet e

diskriminimit dhe barazinë gjinore. Në kuadër të integrimit europian, analiza e gjerë e

legjislacionit europian si dhe e jurisprudencës së GJEDNJ-së dhe GJED-së, na ka ndihmuar

në trajtimin dhe analizën e bërë për të konkluduar me rekomandimet përkatëse.

Metoda krahasimore trajton të drejtat e gruas dhe çështjet e barazisë gjinore dhe

mosdiskriminimit në nivel krahasimor. Krahasimi bëhet në mënyrë të veçantë me vendet e

Bashkimit Europian. Analizohen këtu disa standarte të disa legjislacioneve europiane në

lidhje me barazinë ligjoresi Franca, Spanja, Gjermania, Sllovenia etj. Arsyet e kësaj

përzgjedhje janë për shkak të afërsisë së problematikave, për shkak të mundësisë dhe

aksesit në literaturë si dhe me qëllim dhënien e disa konkluzioneve dhe rekomandimeve në

funksion të përmirësimit të legjislacionit tonë. Pra, qëllimi i këtij punimi është gjithashtu të

analizojë në vështrim krahasimor në mënyrë që të evidentohen zgjidhjet më efikase në

raport me vetë çështjet e trajtuara dhe të jepen rekomandimet përkatëse për vendin tonë.

Page 30: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

16

1.5. Pyetjet kërkimore dhe Hipotezat

Në lidhje me temën dhe fokusin/qëllimin e saj, pyetjet kërkimore dhe hipoteza kanë rëndësi

thelbësore për të realizuar një punim cilësor doktoral, duke qenë shtyllat bazë për

garantimin e suksesit të punimit dhe orientimit të gjithë procesit të punës .

Pyetjet kërkimore të ngritura në këtë punim doktoral janë:

1. A garantohen të drejtat e gruas në shoqëritë e sotme dhe cili është niveli i realizimit të

tyre?

2. A garantohet barazia reale mes burrit dhe gruas?

3. Cilat janë pengesat që hasin gratë për t’u bërë pjesë e jetës publike dhe për të rritur

rolin e tyre në vendimmarrje?

4. A janë politikat dhe masat ‘positive diskriminuese’ efikase dhe të përshtatshme për

garantimin e barazisë gjinore dhe integrimit gjinor?

5. Si ndikon pjesëmarrja e gruas në jetën publike në proceset politikëbërëse dhe

vendimmarrje?

6. A promovojnë gratë në pozitat drejtuese dhe të suksesshme në karrierë statusin e grave

të tjera?

7. Përse pabarazia gjinore ende mbetet një problem ndërkombëtar pavarësisht masave dhe

politikave të ndërmarra?

8. Çfarë masash duhet të merren për të nxitur dhe rritur pjesëmarrjen e grave në të gjitha

fushat dhe nivelet?

9. Çfarë niveli pjesëmarrje kanë gratë në të drejtat ekonomike në vendin tonë? Sa

realizohen ato dhe sa efektive është pjesëmarrja e grave në gëzimin dhe administrimin

e pasurisë së tyre dhe/ose familjare?

Si rrjedhojë, nga ky këndvështim hipotezat e ngritura në këtë punim dhe që kërkojnë të

vërtetohen janë:

Page 31: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

17

Hipoteza e parë: Të drejtat e gruas si të drejta e liri themelore dhe respektimi i tyre nën

dritën e parimeve dhe vlerave kushtetuese që specifikisht implikojnë parimin e barazisë dhe

mosdiskriminimit edhe në vendin tonë janë garanci për mirëqeverisje dhe demokraci

funksionale.

Hipoteza e dytë: Barazia gjinore dhe integrimi gjinor mbeten ende prioritete kryesore që

duhen adresuar e që kërkojnë masa dhe politika konkrete për të garantuar barazi gjinore

reale ndërmjet burrit dhe gruas në të gjitha fushat dhe në të gjitha nivelet.

Hipoteza e tretë: Gratë në vendin tonë, në kuadër të të drejtave politike, ekonomike dhe në

çështjet familjare kanë një nivel jo të kënaqshëm përfaqësimi dhe pjesëmarrje. Edhe pse

trumbetohet shumë rritja dhe fuqizimi i tyre në fakt në jetën e tyre sa i takon të drejtave

ekonomike ato nuk janë në nivelet e standarteve të vendeve të tjera europiane.

Nënhipotezë: Edhe pse legjislacioni ynë lidhur me të drejta specifike është në

përgjithësi i plotë dhe neutral, aksesi i grave, respektimi dhe zbatimi i këtij legjislacioni në

praktikë sjell vështirësi faktike për gratë.

1.6. Kufizimet e punimit

Kufizimet lidhen me përcaktimin e objektit të analizës dhe vështirësitë e ndeshura gjatë

grumbullimit të të dhënave dhe burimeve. Lidhur me të parin, zgjedhja për ta kufizuar

analizën e studimit është për arsye se çështjet e të drejtave të grave janë pjesë e të drejtave

të njeriut në përgjithësi dhe është fushë shumë e gjerë studimi. Po ashtu rritja dhe fuqizimi i

rolit të grave në jetën ekonomike, sociale dhe politike është një çështje shumë e gjerë.

Përveç kufizimeve nga pikëpamja e shtrirjes së studimit, punimi kufizohet edhe në kohë: në

fakt, qëllimi i punimit është të analizojë të drejtat e grave në Shqipëri, me një fokus të

Page 32: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

18

veçantë, por në vështrimin bashkëkohor të tij. Për këtë arsye, qasja historike do të jetë e

kufizuar në funksion të argumentimit të zgjidhjeve aktuale, dhe në fokus të punimit do të

jetë analiza e kuadrit normativ aktualisht në fuqi në vendin tonë, si dhe zgjidhjet respektive

jurisprudenciale dhe doktrinale në këtë fushë. Përzgjedhja e analizës në katër vende të tjera,

pra të disa legjislacioneve europiane në lidhje me barazinë ligjore si: Franca, Spanja,

Gjermania, Sllovenia është në fakt një kufizim për shkak të literaturës së shfrytëzuar si dhe

për shkak të qasjes së këtyre problematikave. Analiza e të drejtave të grave në vështrim

krahasimor pasqyron stadin aktual të rregullimit normativ në katër vendet e marra në

analizë, duke nxjerrë në dukje ngjashmëritë dhe dallimet mes sistemeve, dhe mbi të gjitha

rekomandon propozime specifike për zgjidhjen e çështjeve problematike të adresuara gjatë

analizës, duke u bazuar në doktrinën dhe jurisprudencën vendase dhe të huaj si dhe në

tendencat politikëbërëse më të fundit europiane.

1.7. Përmbledhja dhe struktura e punimit

Ky studim analizon në mënyrë të përgjithshme të drejtat e grave të para në

këndvështrimin e legjislacionit ndërkombëtar, europian dhe atë të brendshëm, si dhe

fokusohet në mënyrë të detajuar në disa të drejta. Studimi në pjesën më të madhe të tij

analizon jo vetëm legjislacionin, pra të drejtën pozitive, por edhe jurisprudencën e

gjykatave në këtë fushë. Një fokus të veçantë kanë edhe barazia gjinore dhe çështjet e

mosdiskriminimit. Studimi është ndërtuar mbi bazën e shtatë kapitujve.

Page 33: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

19

Në kreun e parë kemi trajtuar hyrjen, rëndësinë dhe objektin e studimit, si dhe pyetjet

kërkimore të ngritura për studim së bashku me katër hipotezat. Po ashtu janë pjesë e këtij

kapitulli përmbajtja dhe struktura.

Kreu i dytë i dedikohet gjithë bazës ligjore në nivel ndërkombëtar, rajonal dhe evropian,

lidhur me të drejtat e grave dhe në veçanti ato që kanë të bëjnë me barazinë gjinore dhe

mosdiskriminimin. Këtu janë trajtuar aktet më të rëndësishme të OKB-së, si Deklarata

Universale, Konventa KEFDG-së, etj. Po ashtu janë pjesë e këtij kapitulli analiza e detajuar

e legjislacionit të Bashkimit Evropian si dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të

Drejtësisë. Një pjesë e rëndësishme e këtij kreu, është dhe studimi i akteve të rëndësishme

të Këshillit të Evropës dhe jurisprudencës së Strasburgut. Një paragraf i posaçëm i

dedikohet dhe OSBE-së.

Kreu i tretë trajton barazinë gjinore dhe integrimin gjinor së bashku me disa koncepte

juridike si dhe praktikën. Paragrafi i parë përfshin përkufizimin e barazisë gjinore ndërkohë

që më poshtë shtjellohet: barazia gjinore si gur themeli në zhvillimin e vendit si dhe në

integrimin gjinor. Gjithashtu në këtë kapitull përfshihet: rëndësia e integrimit gjinor dhe

çështje të (mos)diskriminimit dhe barazisë gjinore në këndvështrim të praktikës gjyqësore

dhe jurisprudencës kushtetuese.

Kreu i katërt përfshin të drejtat e grave, mbrojtjen si dhe garantimin e tyre në legjislacionin

e brendshëm. Përgjatë këtij kreu trajtohen respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të grave në

legjislacionin tonë duke filluar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë si dhe Kodet si:

Kodi Penal, Kodi i Proçedurës Penale, Kodi i Punës, Kodi i Familjes, Kodi Zgjedhor, si dhe

të drejtat e grave sipas aspekteve që këto Kode përfshijnë. Pjesë e këtij kapitulli janë

gjithashtu dhe disa ligje të tjera, që garantojnë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të grave ku

Page 34: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

20

përmendet: barazia gjinore, masat ndaj dhunës në familje, ligji për sigurimet shoqërore, për

mbrojtjen nga çdo formë e diskriminimit, për ndihmën dhe shërbimet shoqërore, ligji mbi

shëndetin riprodhues, ligji për ndërprerjen e shtatzënisë, ligji për të drejtat dhe trajtimin e të

dënuarve me burgim, ligji për ekzekutimin e vendimeve penale. Në këte kre paraqiten edhe

disa strategji kombëtare të rëndësishme në funksion të mbrojtjes së gruas. Këtu paraqiten

konkretisht të drejtat e gruas në legjislacionin shqiptar si pjesë e të Drejtave të Njeriut.

Fillimisht jepen liritë dhe të drejtat vetjake si: e drejta penale, e drejta e informimit, e drejta

e pronës private dhe mbrojtja e të drejtave personale. Më tej do të vijojnë të drejtat dhe

liritë politike ku përfshihet: e drejta aktive dhe pasive e votimit si dhe e drejta e organizimit

kolektiv. Pjesët e fundit të këtij kapitulli përbëhen nga liritë dhe të drejtat ekonomike,

sociale e kulturore, në të cilat përfshihen të drejta si: ajo e punës dhe punësimit; për kujdes

shëndetësor si dhe mbrojtja e shëndetit të gruas; e drejta martesore dhe familjare si dhe

mbrojtja e gruas ndaj dhunës në familje.

Kreu i pestë trajton situatën aktuale të respektimit të të drejtave të grave në Shqipëri (kuotat

gjinore) si dhe një analizë krahasimore të kësaj situatë me vendet evropiane të: Francës,

Spanjës, Gjermanisë dhe Sllovenisë. Analiza e të drejtave të grave në vështrim krahasimor

fokusohet në ngjashmëritë dhe dallimet mes sistemeve, duke u bazuar në doktrinën dhe

jurisprudencën vendase dhe të huaj si dhe në politikat më bashkëkohore europiane. Po

ashtu, ky kre trajton dhe aksesin e gruas në të drejtat me natyrë ekonomike dhe në mënyrë

të veçantë fokusohet tek gëzimi dhe disponimi i pronës, trashëgimia, regjimi pasuror

martesor. Po ashtu, pjesë e këtij kreu është analiza e aksesit të grave në kredi, hua bankare,

ndihma hipotekare dhe forma të tjera të kreditit financiar. Pjesë e këtij kreu është gjithashtu

e drejta për strehim. Në mënyrë të veçantë këtu trajtohen dhe mekanizmat për mbrojtjen e

Page 35: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

21

të drejtave të grave dhe aksesi i tyre në këto mekanizma. Pjesa e fundit e këtij kreu me

natyrë empirike do të jetë analizë e standarteve ligjore dhe zbatimi i tyre në praktikë për të

drejtat pronësore të grave si dhe sfidat e çështjeve të ndryshme bashkëkohore.

Kreu i gjashtë dhe i fundit përfshin një përmbledhje me gjetje, konkluzione dhe

rekomandime në kuadër të studimit të bërë.

Page 36: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

22

KAPITULLI II

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR TË DREJTAT E GRAVE SI TË

DREJTA TË NJERIUT

2.1. Hyrje

Koncepti i barazisë përpara ligjit në pjesën më të madhe të demokracive moderne

përjashton çdo mundësi diskriminimi mbi bazë origjine, etnie, sociale, seksi, besimi fetar,

etj. Është pikërisht ky koncept ai që përbën themelin e zhvillimit demokratik të një shoqërie

të emancipuar. Parimi i mosdiskriminimit është një parim që e hasim në të gjitha aktet

ndërkombëtare me focus të drejtat e njeriut. Të drejtat e njeriut së pari janë të drejta të

qenësishme për njerëzit e çdo kombësie, vendi, seksi, origjine etnike, ngjyre, besimi apo

përkatësie fetare, gjuhe apo ndonjë statusi tjetër, të ndërthurura e të ndërvarura nga njëra -

tjetra e të pandashme. Universaliteti i këtyre të drejtave është një tjetër parim mjaft i

rëndësishëm, i cili i detyron shtetet palë ligjërisht të nxisin dhe të promovojnë të drejtat

politike, civile, ekonomike, sociale e kulturore, përfshirë këtu dhe të drejtat e grave

(Anastasi, Mandro-Balili, Shkurti, Bozo, 2012:8). Të gjithë duhet t’i gëzojnë këto të drejta

në mënyrë të barabartë dhe të padiskriminuar.

Ekzistojnë tashmë një sërë dokumentesh juridike të karakterit ndërkombëtar, rajonal

dhe kombëtar që i përcaktojnë këto të drejta, ku përcaktohen gjithashtu dhe detyrimet

ligjore të shteteve anëtare për t’i respektuar këto të drejta në realitetin e tyre. (Përmbledhje

aktesh kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e barazisë gjinore, 2007: 15).

Shtetet janë entitetet që kanë për detyrë të respektojnë, mbrojnë dhe përmbushin të

drejtat e njeriut, pra të individeve që ndodhen në juridiksionin e tyre. Në shumë raste

zbatimi nënkupton detyrën e shtetit dhe autoriteteve përkatëse të respektojnë të drejtat e

Page 37: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

23

pranuara prej tij. Kjo është veçanërisht e vërtetë për të drejtat civile dhe politike, kurse për

të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore zbatimi nënkupton angazhimin pozitiv nga ana e

shtetit, si për shembull garantimin ose mundësimin e disa shërbimeve në fusha si arsimi dhe

shëndetësia dhe sigurimin e disa standardeve minimale. Kjo nënkupton se përmbushja e

këtyre të drejtave është ngushtësisht e varur nga mundësia, burimet dhe kapacitetet i një

shteti të caktuar1. Detyra për të mbrojtur kërkon që shteti të parandalojë dhunën dhe shkelje

të tjera të të drejtave të njeriut brenda territorit të tij. Po kështu, të drejtat e njeriut kanë një

dimension human, të cilit po i jepet rëndësi sidomos me përfshirjen e shteteve në procesin e

globalizimit. Së bashku me barazinë përpara ligjit dhe mbrojtjen e barabartë të garantuar

nga ligji pa asnjë diskriminim, mosdiskriminimi përbën themelin e gëzimit të të drejtave të

njeriut.

2.2. Standartet ndërkombëtare lidhur me të drejtat e grave. Aktet e OKB që

promovojnë barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin

Një rëndësi të veçantë në këtë studim ka analiza e bazës ligjore në nivel ndërkombëtar,

rajonal dhe evropian, lidhur me të drejtat e grave dhe në veçanti ato që kanë të bëjnë me

barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin. Do të shohim më konkretisht standartet

ndërkombëtare lidhur me të drejtat e grave si dhe aktet e OKB-së që promovojnë barazinë

gjinore dhe mosdiskriminimin. (Përmbledhje aktesh kombëtare dhe ndërkombëtare në

fushën e barazisë gjinore, 2007: 16).

1Për shembull, neni 13 i KNDESK-së njeh të drejtën e gjithsekujt për t’u arsimuar.Megjithatë, ai sqaron se vetëm arsimi fillor duhet të ofrohet falas.Përsa i përket arsimit të mëtejshëm deri në nivelin e mesëm, ai duhet të jetë i disponueshëm për të gjithë por arsimi falas pritet të ofrohet vetëm në mënyrë progresive.Koncepti i përmbushjes graduale sipas kapacitetit aplikohet me disa të drejta ekonomike, sociale dhe kulturore.

Page 38: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

24

Instrumentet e ndryshme ndërkombëtare kanë përkufizime të ndryshme për konceptin e

diskriminimit dhe se çfarë përbën diskriminim ndaj grave (Anastasi, Mandro-Balili,

Shkurti, Bozo, 2012:33). Parimi bazë i ndalimit të diskriminimit parashikohet në nenin 26

të Paktit për të Drejtat Civile dhe Politike: “Të gjithë personat janë të barabartë përpara

ligjit dhe përfitojnë mbrojtje të barabartë nga ligji pa asnjë diskriminim. Po ashtu, Konventa

për Eleminimin e të gjitha formave të Diskriminimit Racial (1965) ishte një nga konventat

kryesore që trajtoi më me hollësi parimet e barazisë dhe ndalimit të diskriminimit të

parashikuara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. (Përmbledhje aktesh

kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e barazisë gjinore, 2007:16). Përkufizimi i

shprehjes diskriminim jepet për herë të parë në Konventën Ndërkombëtare mbi Eleminimin

e të Gjitha Formave të Diskrimnimit Racial, sipas së cilës me diskriminim racial kuptohet

“çdo dallim, përjashtim, kufizim, ose preferencë që bazohet mbi ngjyrën, prejardhjen ose

origjinën kombëtare e etnike që ka për qëllim apo pasojë eleminimin apo dëmtimin e

njohjes, gëzimit apo ushtrimit nga të gjithë individët mbi baza të barabarta të të gjitha të

drejtave dhe lirive.…”. Mund të arrihet në përkufizimin se diskriminim në ditët e sotme do

të thotë “çdo dallim, përjashtim, kufizim apo preferencë, mbi bazën e racës, ngjyrës, seksit,

gjuhës, besimit, opinionit politik apo opinioneve të tjera, prejardhjes kombëtare apo

sociale, pasurisë, lindjes apo çdo statusi tjetër që ka për qëllim apo pasojë eleminimin apo

dëmtimin e njohjes, gëzimit apo ushtrimit nga të gjithë individët mbi baza të barabarta të të

gjitha të drejtave dhe lirive2. Instrumente të rëndësishme në nivel ndërkombëtar, që janë të

ratifikuara edhe nga Shqipëria në luftën kundër diskriminimit janë Konventa për

2Human Rights Committee, General Comment 18, Non-discrimination (Thirty-seventh session, 1989),http://www1.umn.edu/humanrts/gencomm/hrcom18.htm

Page 39: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

25

Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (1980), Konventa kundër

Diskriminimit në Arsim (1960), Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare

(1995), etj. (Përmbledhje aktesh kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e barazisë

gjinore, 2007: 15). Konventa për Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj

Grave ka një vlerë të veçantë në këtë drejtim dhe ajo do të trajtohet më gjerësisht në këtë

studim.

Kjo Konventë e përkufizon “diskriminimin kundër grave” si “çdo dallim, përjashtim apo

kufizim të bazuar në seksin që ka për efekt apo qëllim të kompromentojë apo asgjësojë

njohjen, gëzimin apo ushtrimin nga gratë, cilado qoftë gjendja e tyre martesore, mbi bazën

e barazisë së burrit dhe gruas të të drejtave dhe të lirive themelore në fushat politike,

shoqërore, kulturore e civile ose në çdo fushë tjetër. Konventa nr. 111 e ONP-së (ONP) për

Diskriminimin në Fushën e Punësimit dhe Profesionit (1958) ishte një instrument tjetër

ndërkombëtar që vendoste si kusht kryesor në nivel politikash kombëtare eleminimin e

diskriminimit në fushën e punësimit, profesionit dhe kushteve të punës që bazohet në racën,

ngjyrën, seksin, fenë, opinionin politik, prejardhjen kombëtare ose origjinën shoqërore dhe

nxitjen e barazisë së mundësive dhe trajtimit. Kjo Konventë i vë shteteve ratifikuese

synimin themelor të nxisin dhe ndjekin politika kombëtare që synojnë eliminimin e të gjitha

formave të diskriminimit në lidhje me punën dhe profesionin. (Përmbledhje aktesh

kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e barazisë gjinore,2007: 32). Konventa

Nr.111/ONP jep gjithashtu një përkufizim tjetër për diskriminimin, sidomos në lidhje me

punësimimin dhe profesionin (1958), sipas të cilit: “diskriminimi” kupton: (a) çdo dallim,

përjashtim ose preferencë, që bazohet në racën, ngjyrën, seksin, gjuhën, besimin, opinionet

politike, prejardhjen kombëtare ose shoqërore, dhe që ka për qëllim ose pasojë eleminimin

Page 40: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

26

ose dëmtimin e barazisë së mundësisë ose trajtimit në punësim apo profesion. Të gjitha

këto akte ndërkombëtare dhe këto koncepte do të trajtohen gjerësisht në paragrafët vijues.

2.2.1. Karta e Kombeve të Bashkuara

Përpara vitit 1945, çështjet e barazisë gjinore dhe ndalimi i diskriminimit

trajtoheshin pak a shumë në të ashtuquajturat traktate për pakicat, të cilat ishin shumë të

kufizuara në objektin dhe qëllimet që kërkonin të arrinin3. Me miratimin e Kartës së

Kombeve të Bashkuara4, si pjesë e të drejtës ndërkombëtare u parashikua edhe një klauzolë

për mosdiskriminimin. Ideja që Kombet e Bashkuara të bëheshin mbrojtësit kryesorë të të

drejtave të njeriut lindi nga përvoja tragjike e Luftës së II Botërore dhe nga shkeljet e rënda

dhe masive të të drejtave të njeriut gjatë holokaustit. Vetë Karta e Kombeve të Bashkuara e

saktëson që mbrojtja e të drejtave të njeriut është “nxitja dhe respektimi i të drejtave dhe

lirive themelore të njeriut, pa dallime bazuar në racën, seksin, gjuhën apo besimin fetar”5.

Megjithatë, këto dispozita nuk parashikuan detyrime të menjëhershme për të garantuar dhe

respektuar të drejtat e njeriut. Megjithatë është fakt që e vetmja dispozitë që nuk lë vend për

dyshime në Kartë është pikërisht ndalimi i diskriminimit (Buergenthal,1997:707). Përveç

procedurave të instrumenteve të të drejtave të njeriut, si konventat për të drejtat e njeriut,

janë edhe të ashtuquajturat procedura të bazuara në Kartë, të cilat u hartuan sipas Kartës së

Kombeve të Bashkuara për të adresuar shkeljen e të drejtave të njeriut kudo në botë. Një

prej tyre bazohet në Rez.1235, të miratuar nga Këshilli Shoqëror dhe Ekonomik i Kombeve

3Traktate të tilla u nënshkruan ndërmjet forcave aleate fituese dhe Polonisë, Cekosllovakisë, Jugosllavisë, Greqisë, etj dhe garantonin vetëm personat që i përkisnin një pakice. 4Tre dispozitat kryesore që trajtojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut janë Nenet 13, 55/c. dhe 56. 5Karta e OKB-së, Neni 1(2)

Page 41: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

27

të Bashkuara 12 më 1967-n, e cila lejon Komisionin e të Drejtave të Njeriut të merret me

dhunime flagrante dhe sistematike të këtyre të drejtave në gjithë botën me anë të një

procedure publike. Një tjetër procedurë është procedura konfidenciale nr.1503, bazuar në

rezolutën 1503 të KShE-së (ECOSOC) më 1970, e cila lejon dërgimin e peticioneve në

zyrën e Komisionerit të Lartë të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë. Këto peticione këqyren

nga një grup i kualifikuar i Nën-Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Promovimin dhe

Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Kjo procedurë ndiqet kryesisht për dhunime flagrante të

të drejtave të njeriut. Në përfundim, situata në një vend të caktuar mund gjithashtu të

diskutohet nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut. Në punën e Komisionit për të Drejtat e

Njeriut dhe Nën-Komisionin e tij, kanë fituar në vazhdimësi rëndësi të veçantë procedurat e

veçanta, si aktivitetet e reporterëve dhe përfaqësuesve të posaçëm të Komisionit të të

Drejtave të Njeriut ose të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Çështjet e të Drejtave të

Njeriut. Reporterët janë të ndarë në dy kategori,“Reporterë të një shteti” dhe “reporterë

tematikë”6.

Me kërkesën e vazhdueshme të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të

Drejtat e Njeriut janë ngritur misione të Zyrës së Komisionerit të Lartë në vende me situatë

problematike të të drejtave të njeriut. Këto misione janë ngritur në vende si Afganistani,

Bosnje Hercegovina, Kamboxhia, Kolumbia, Guatemala, Mali i Zi, Kosova, Serbia etj. Ato

mbledhin informacion dhe promovojnë standardet e të drejtave të njeriut, si për shembull

6Si shembull i tyre mund të përmendim përfaqësuesin e posaçëm të Bosnje Hercegovinës, të Afganistanit, Sudanit etj, si dhe reporterët e posaçëm të torturës ose të dhunës kundër grave.Gjithësej janë afërsisht 40 institucione të tilla, të cilat mbledhin informacion sipas fushës së aktivitetit të tyre.Ka gjithashtu edhe ekspertë të pavarur, si ata për të drejtën për zhvillim. Janë ngritur gjithashtu edhe grupe pune, si ai për zhdukjet e pa aprovuara dhe ato të detyruara.

Page 42: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

28

duke këshilluar gjatë procesit të reformave legjislative ose duke marrë pjesë në punën e

komunitetit ndërkombëtar. Qëllimi i aktiviteteve të këtyre institucioneve të veçanta është si

mbrojtja, ashtu edhe promovimi i të drejtave të njeriut. Ato promovojnë ndërgjegjësim më

të mirë për të drejtat e njeriut dhe gjithashtu përfshirjen e tyre në të gjitha aktivitetet në

mënyrë që zgjidhjet të bazohen në perspektivën e të drejtave të njeriut. Në fakt, promovimi

i të drejtave të njeriut nënkupton një detyrë më gjithëpërfshirëse, e cila nuk mund të

përmbushet vetëm nga institucione dhe organizma.

Promovimi i të drejtave të njeriut synon fillimisht të ndërgjegjësojë njerëzit për të

drejtat e tyre, t’i informojë ata rreth tyre dhe t’u mësojë se si ata t’i përdorin të drejtat e tyre

në mënyrën më të mirë. Për të arritur këto qëllime mund të përfshihen në këtë proces aktorë

të ndryshëm si: universitete, sektori arsimor edhe organizatat jofitimprurëse.

Në nivel kombëtar, Kombet e Bashkuara rekomandojnë krijimin e institucioneve kombëtare

për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si Avokati i Popullit apo komisionet

kombëtare për të drejtat e njeriut. Asambleja e Kombeve të Bashkuara ka miratuar disa

parime që kanë të bëjnë me kompetencat dhe përgjegjësitë, të cilat garantojnë pavarësinë

dhe pluralizmin (OKB-Rez. 48/134 e 20 dhjetorit 1993).

2.2.2. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut

Analizën e akteve në nivel ndërkombëtar e nisim pikërisht nga Deklarata Universale

e të Drejtave të Njeriut. Pas Luftës së Dytë Botërore u krijua Lidhja e Kombeve dhe prej saj

u krijua OKB-ja, krijimi i së cilës u shoqërua me miratimin e Kartës së OKB-së me anë të

së cilës do të realizohej respektimi i disa të drejtave të njeriut (Alston, Philip dhe James

Crawford, 2000: 125). Koncepti i të drejtave universale të njeriut, u bë i pranueshëm për të

Page 43: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

29

gjithë njerëzit vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, kur nga 48 shtete u arrit marrëveshja për

Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut. Që atëherë, ky koncept është bërë

komponent i pandashëm i sistemit të Kombeve të Bashkuara. Diskriminimi si rezultat i

persekutimit politik, racial, besimit fetar, fatkeqësive natyrore, trajtimit çnjerëzor e ka

shoqëruar gjithmonë njerëzimin dhe është kryefjala e shkeljeve më të rënda të të drejtave të

njeriut. Ashtu si Karta e OKB-së edhe Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut thekson

parimin e barazisë së grave (Anastasi, Mandro-Balili, Shkurti, Bozo, 2012:34). Neni 2 i

kësaj Deklarate garanton qartë parimin e mosdiskriminimit. Sipas Deklaratës Universale të

të Drejtave të Njeriut, ndalimi i diskriminimit përshkruhet si ndalimi i çdo veprimi që i

mohon individit ose grupeve të individëve barazinë në trajtim. Nënkomisioni për

Parandalimin e Diskriminimit dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të

Bashkuara theksoi se dallimi në trajtimin e individëve ose grupeve të individëve ishte i

justifikuar kur ai ushtrohej në interes të tyre ose të mirëqënies së komunitetit në tërësi.

Progres në këtë rast përbënte dallimi i qartë ndërmjet dallimit në trajtim që mund të

justifikohej në interes të barazisë dhe diskriminimit që bazohej në dallime “të

padëshiruara”, “të paarsyeshme” dhe të “papëlqyeshme”, dallim i cili nuk mund të

justifikohet (McKean, 1983: 82). Sipas nenit 1 DUDNJ-së të gjithë individët kanë lindur

me të drejta të barabarta dhe dinjitet, të cilat nuk mund t’i hiqen edhe në qoftë se ato nuk

jepen dhe sigurohen nga shtetet, sepse i përkasin çdo individi. Në nenin 1 të Deklaratës

theksohet se “Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta.

Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri- tjetrit me frymë vëllazërimi”

duke i dhënë kështu një rëndësi dhe dimension universal konceptit të lirisë dhe dinjitetit si

elementë thelbësorë të jetesës dhe të jetuarit në harmoni në një shoqëri demokratike.

Page 44: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

30

(Baefsky, 2002:45). Në nenin 2 të Deklaratës përcaktohet se “Secili gëzon të gjitha të

drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë Deklaratë pa kurrfarë kufizimesh përsa i përket

racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose tjetër, origjinës

kombëtare a shoqërore, pasurisë, lindjes ose tjetër. Neni 3 DUDNJ-së i cili përcakton se

“Gjithkush ka të drejtë të jetojë i lirë dhe të ketë sigurimin vetjak.” është në koherencë dhe

në vijim të nenit 1. Po ashtu ky nen është vazhdimësi e përmbushjes së kuptimit dhe

përmasave të nenit 1, duke veçuar në një nen të posaçëm, tri të drejta themelore: të drejtën e

jetës, të lirisë, të sigurisë së personit. Ky nen parashtron tri kolonat themelore të të drejtave,

të cilat shërbejnë si pikënisje, pa të cilat nuk garantohet ekzistenca dhe vazhdimësia e

gjinisë “njerëzore”. (Alfredson, 1999:37).

2.2.3. Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike

Në vijim të këtyre dokumentave me rëndësi të madhe në fushën e mbrojtjes së të

drejtave të njeriut, nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara u miratuan edhe

instrumente të tjera ndërkombëtare, të cilat parashikojnë dispozita të hollësishme dhe mjetet

e zbatimit të tyre. Si të tillë mund të përmendim Paktin për të Drejtat Civile dhe Politike

(1966) dhe Paktin për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (1966).

Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike është ratifikuar nga Shqipëria

në 04.09.1991 (Përmbledhje aktesh kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e barazisë

gjinore, 2007: 41) dhe përfshin të drejtën e vetëvendosjes: popujt duhet të vendosin vetë për

statutin e tyre politik, për të drejtën e jetës, për të drejtën e mosnënshtrimit ndaj torturës dhe

trajtimeve të tjera çnjerëzore, për të drejtën e mosmbajtjes në skllavëri dhe çfarëdo forme

tjetër nënshtrimi, për të drejtën e lirisë dhe të sigurisë së personit, për të drejtën e trajtimit

Page 45: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

31

njerëzor dhe dinjitoz në rast dënimi, për të drejtën e mosburgimit në rast të pamundësisë së

shlyerjes së një detyrimi kontraktor dhe për të drejtën e qarkullimit të lirë dhe të zgjedhjes

lirisht të vendbanimit grave (Anastasi, Mandro-Balili, Shkurti, Bozo, 2012:35). Të gjithë

individët, pa dallim apo diskriminim gëzojnë të drejtën e mosdëbimit në mënyrë arbitrare

nga territori i një shteti, ata gëzojnë të drejtën e një procesi të barabartë, të drejtën e

moszbatimit të fuqisë prapavepruese të ligjit penal, të drejtën e personalitetit juridik, të

drejtën e rezervimit, të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe fesë, të drejtën e lirisë

së shprehjes, ndalimit të propagandës në favor të luftës dhe të thirrjeve për urrejtje

kombëtare raciale ose fetare, të drejtën e mbledhjes, të drejtën e lirisë së bashkimit me të

tjerët, përfshirë këtu edhe formimin e sindikatave, të drejtën për t’u martuar dhe për të

krijuar familje, të drejtat e fëmijëve, të drejtat për të marrë pjesë në drejtimin e vendit; qoftë

drejtpërdrejt, qoftë nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur lirisht, barazia para ligjit, të drejtat

e minoriteteve. Neni 2 paragrafi (1) i këtij Pakti përcakton: “Shtetet palë në këtë pakt

zotohen të respektojnë dhe të sigurojnë që të gjithë shtetasit e çdo vendi të jenë subjekt i

mbrojtjes së të drejtave të tyre të përcaktuara në këtë konventë, pa dallim race, ngjyre,

seksi, gjuhe, përkatësie rajonale apo politike, përkatësie kombëtare, origjinë sociale, pasurie

apo dhe status lindjeje”. Neni 3 i Paktit përcakton: “Shtetet palë në këtë pakt zotohen për të

siguruar të drejta të barabarta ndërmjet burrit dhe gruas me qëllim përfitimin e të gjitha të

drejtave civile e politike të përmendura në këtë Pakt”. Neni 26 i kësaj Konvente përcakton:

“Të gjithë personat janë të barabartë përpara ligjit dhe gëzojnë të drejta të barabarta

mbrojtjeje nga ligji. Në këtë kuptim ligji ndalon çdo lloj dhe efektive pa asnjë diskriminim

të bazuar në racë, ngjyrë, seks, gjuhë, përkatësi rajonale, politike, kombëtare, origjinë

sociale, pasuri apo status lindjeje” diskriminimi dhe garanton për shtetasit mbrojtje të

Page 46: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

32

barabartë. Pakti Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile dhe Politike është akt ligjërisht i

detyrueshëm që krijon detyrime me anë të të cilave shtetet do të zotohen të respektojnë të

drejtat e njeriut të përcaktuara në DUDNJ. (Hysi & Kamani & Methasani & Harasani,

2008:7).

2.2.4. Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale e Kulturore

Pakti Ndërkombëtar mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore është një

traktat, i miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Dhjetor 1966

dhe hyri në fuqi në vitin 1976. (Përmbledhje aktesh kombëtare dhe ndërkombëtare në

fushën e barazisë gjinore, 2007: 42). Shqipëria është anëtare me të drejta të plota në Paktin

Ndërkombëtar mbi të Drejtat Ekonomike Sociale dhe Kulturore që prej datës 09.04.1991.

(Daci, 2011:222). Pakti është i hapur për aderime të reja dhe procedura e aderimit

përcaktohet në nenin 26 të tij paragrafi. Paragrafi 1 shprehet se ky Pakt është i hapur për

nënshkrimin e çdo shteti anëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ose anëtar i

çfarëdo organizate të specializuar të tij, të çdo shteti palë në Statutin e Gjykatës

Ndërkombëtare të Drejtësisë si dhe të çdo shteti tjetër të ftuar nga Asambleja e

Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Si një dokument me vlerë ligjore ndërkombëtare në

pikën 2 përcaktohet se ky Pakt i nënshtrohet ratifikimit. (Anastasi, Mandro-Balili, Shkurti,

Bozo, 2012:35).

Parimi themelor i Paktit ёshtё parimi i mosdiskriminimit mbi bazën e të cilit shtetet

palё duhet tё respektojnë dhe t’u sigurojnë tё gjithë njerëzve qё ndodhen nё territorin e tyre

dhe qё varen nga juridiksioni i tyre, tё drejtat e njohura nё kёtё Pakt, pavarësisht racës,

Page 47: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

33

ngjyrës, seksit, gjuhës etj7. Pakti ka për qëllim të njohë, të proklamojë dhe të rregullojë të

drejtat ekonomike, sociale kulturore të njeriut (Anastasi, Mandro-Balili, Shkurti, Bozo,

2012:35). Të drejtat e njeriut janë të ndarë në dy kategori kryesore: në të drejtat Civile dhe

Politike, dhe Ekonomike Sociale dhe Kulturore. Pakti përfshin: të drejtën për punë; të

drejtën për kushte pune të drejta e të favorshme; të drejtën sindikale; të drejtën e sigurimit

shoqëror; të drejtan familjare, përfshirë këtu edhe të drejtën e nënës që është në punë dhe të

fëmijës për një mbrojtje të veçantë; të drejtën për një nivel jetese të mjaftueshme; të drejtën

për një gjendje më të mirë fizike dhe mendore që shteti është i aftë të arrijë; të drejtën për

arsim; të drejtën e pjesëmarrjes në jetën kulturore dhe të përfitimit nga progresi shkencor.

(Hysi & Kamani & Methasani & Harasani, 2008:8). Pakti përfshin parimin e

mosdiskriminimit në nenin 2 par.1 si dhe barazinë në të drejta ndërmjet burrit dhe gruas me

qëllim përfitimin e të gjitha të drejtave civile e politike të përmendura në këtë Pakt (neni 3).

Po ashtu, në këtë Pakt Ndërkombëtar sanksionohet barazia përpara ligjit. Ligji ndalon çdo

lloj diskriminimi dhe garanton për shtetasit mbrojtje të barabartë dhe efektive pa asnjë

diskriminim të bazuar në racë, ngjyrë, seks, gjuhë, përkatësi rajonale, politike, kombëtare,

origjinë sociale, pasuri apo status lindjeje (neni 26).

2.2.5. Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave

Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave

(KEFDG) e ratifikuar nga Shqipëria në 11.05.1994, ndryshe nga konventat e tjera

ndërkombëtare sjell në qendër të shqetësimeve të akteve ndërkombëtare humanitare

7Shih nenin 2 të Paktit Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike.

Page 48: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

34

pikërisht gratë8. Kjo ishte dhe arsyeja madhore që solli hartimin e një dokumenti apo

instrumenti shtesë vetëm për gratë, instrument ky që do të përforconte implementimin e

këtyre konventave. Ajo do të merrej më ngushtë me situatën de facto të grave në botë.

(Përmbledhje aktesh kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e barazisë gjinore, 2007: 27).

Diskriminimi ndaj tyre ndodh në çdo shoqëri, përfshi edhe ato më të zhvilluarat. Konventa

u krijua me qëllim përforcimin e dispozitave ekzistuese ligjore të Pakteve Ndërkombëtare si

dhe për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj grave sidomos në fusha të tilla të rëndësishme si

atë politike, familjare, në fushën e punësimit, sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

(NGO Report on the situation of women and girls in the Republic of Albania, 2006:20).

Në mënyrë që të luftohet diskriminimi me bazë gjinore, KEFDG i kërkon shteteve

palë të njohin kontributin e rëndësishëm të grave në zhvillimin ekonomik e shoqëror, si në

familje ashtu dhe në mbarë shoqëritë të cilave ato u takojnë. Koncepti i barazisë i përshkon

të gjitha nenet e KEFDG. (NGO Report on the situation of women and girls in the Republic

of Albania, 2006:20). Kjo konventë është konceptuar si një dokument juridik

tredimensional, i përbërë nga dimensioni i të drejtave civile dhe statusit ligjor të grave,

dimensioni i riprodhimit njerëzor dhe dimensioni kulturor në marrëdhëniet

gjinore.(Anastasi, Mandro-Balili, Shkurti, Bozo, 2012:51).

Në nenin e saj të parë, KEFDG përcakton qartazi termin diskriminim, përcaktim ky

që aplikohet në të gjitha nenet e tjera të konventës. Ndryshe nga instrumentet e tjera

ndërkombëtare, të cilët i referohen diskriminimit thjesht si një “dallim” i bazuar mbi seksin,

neni 1i KEFDG jep një shpjegim të detajuar mbi kuptimin e diskriminimit, në mënyrë të

8KEFDG u adoptua nga Asambleja e Përgjithshme në vitin 1979, si rezultat i punës tridhjetëvjeçare të komisionit të Kombeve të Bashkuara mbi statusin e grave.

Page 49: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

35

veçantë të atij ndaj grave. (NGO Report on the situation of women and girls in the Republic

of Albania, 2006:20). Madje në vitin 1992, Komiteti i KEFDG e zgjeroi përcaktimin mbi

diskriminimin ndaj grave duke bërë pjesë të këtij përcaktimi dhe dhunën ndaj grave (dhuna

me bazë gjinore) (Anastasi, Mandro-Balili, Shkurti, Bozo, 2012:52).

Neni 7 i Konventës përcakton qartë se “Shtetet palë zotohen të ndërmarrin masat e

nevojshme për të eliminuar diskriminimin ndaj grave në jetën politike dhe atë publike të

vendit dhe merr përsipër të sigurojë të drejta të barabarta ndërmjet grave dhe burrave për

të votuar në zgjedhje dhe referendume publike, për t’u zgjedhur në struktura të ndryshme

publike, për të marrë pjesë në formulimin dhe implementimin e politikave qeveritare dhe

për rrjedhojë të mbajë pozicione publike dhe të performojënë të gjitha nivelet qeverisëse të

një vendi, si dhe për të marrë pjesë në shoqërinë civile - fokusi i punës së të cilës është jeta

publike dhe politike e një vendi.”

Neni 7 i KEFDG i kërkon shteteve palë të ndërmarrin masa veprimi në dy nivele në

mënyrë që të sigurojnë barazinë e nevojshme për gratë në jetën politike dhe publike (NGO

Report on the situation of women and girls in the Republic of Albania, 2006:20).

Së pari, shtetet palë duhet t’u sigurojnë grave të drejtën për të votuar në të gjitha llojet e

zgjedhjeve dhe në referendumet publike në mënyrë anonime.

Së dyti, neni 7 i KEFDG vërtet e konsideron si themelore të drejtën e votës për gratë, por në

të njëjtën kohë konfirmon se vetëm vota nuk mjafton për një pjesëmarrje të vërtetë dhe

reale të grave në proceset politike të një vendi.

Shtetet duhet t’u sigurojnë grave të drejtën për t’u zgjedhur në detyra publike dhe

për të mbajtur pozicione drejtuese nëpër sektorët publikë dhe ato jopublikë. Këto të drejta

mund të realizohen nëpërmjet përfshirjes së grave në listat e kandidatëve për në qeveri,

Page 50: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

36

nëpërmjet sistemit të kuotave, nëpërmjet eliminimit të kufizimeve gjinore për poste të

caktuara qeverisëse, nëpërmjet rritjes së numrit të grave në programet qeveritare të

zhvillimit dhe nëpërmjet programeve të zhvillimit të rolit të leadershipit politik. (Anastasi,

Mandro-Balili, Shkurti, Bozo, 2012:53).

Konventa KEFDG jep përcaktimin e diskriminimit ndaj grave dhe kërkon nga

Shtetet Palë të kësaj Konvente të marrin masat e nevojshme për të siguruar të drejta të

barabarta mes grave dhe burrave dhe ndalimin e diskriminimit ndaj grave në të gjitha

fushat9. Kuptimi i diskriminimit dhënë në Konventën e KEFDG është se “çdo dallim,

përjashtim ose kufizim në bazë gjinie, që ka për pasojë ose për qëllim të dëmtojë ose të

zhvlerësojë njohjen, gëzimin ose ushtrimin nga gruaja, cilado qoftë gjendja e saj martesore,

mbi bazën e barazisë së burrit dhe gruas, të të drejtave të Njeriut dhe lirive themelore, në

fushat politike, ekonomike, shoqërore, kulturore e civile, ose në çdo fushë tjetër”. (NGO

Report on the situation of women and girls in the Republic of Albania, 2006:24).

Parimet bazë që përshkojnë KEFDG janë: parimi i barazisë, parimi i

mosdiskriminimit dhe parimi i detyrimit të respektimit të shtetit. Pas hyrjes në fuqi të

Konventës, brenda vitit dhe më pas çdo katër vjet shtetet palë paraqesin një raport mbi

masat me karakter legjislativ, gjyqësor adminisrativ dhe masa të tjera në zbatim të

Konventës, progresin e bërë dhe vështirësitë e hasura10. Raporti shtetëror përbën një analizë

të zbatimit të Konventës KEFDG, përmes masave ligjore, politike, administrative dhe

masave të tjera të ndërmarra për zbatimin e kësaj Konvente. Edhe në shtete të tjera

europiane janë adaptuar masa speciale, posaçërisht kuota zgjedhore në ligjet për zgjedhjet

9Konventa KEFDG, neni 18. 10Raporti Kombëtar Periodik hartohet nga Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me institucionet qeveritare, Avokatin e Popullit dhe OJF-të.

Page 51: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

37

parlamentare dhe atyre të organeve të qeverisjes vendore (p.sh., Armenia, Shqipëria, Bosnja

dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Serbia). Nëpërmjet nenit 17 KEFDG është themeluar

Komiteti për Eliminimin e Diskriminimit ndaj Grave si një organ me mandat shqyrtimin e

përparimit të bërë nga Shtetet Palë në zbatimin e Konventës. Ai e ka kryer funksionin e

monitorimit kryesisht përmes shqyrtimit të raporteve të paraqitura nga Shtetet Palë (Neni

18 i Konventës). Protokolli Shtesë i Konventës KEFDG hyri në fuqi më 22 dhjetor 200011.

Ai i ka shtuar një funksion gati gjyqësor Komitetit, përmes procedurës së ankimimeve

individuale ku parashikon dy procedura të tjera në Konventën KEFDG: komunikimin

individual dhe procedurën e hetimit. Kur Komiteti e ka parë një komunikim si të

pranueshëm, në mënyrë konfidenciale, ai i ka tërhequr vëmendjen për këtë komunikim

Shtetit Palë, me kusht që ankimuesi apo ankimuesja të ketë pranuar që identiteti i tij apo i

saj t’i bëhet i ditur Shtetit Palë. Shtetit Palë i jepen gjashtë muaj kohë për të dhënë një

shpjegim me shkrim apo për të bërë një deklaratë për ankesën. Procedura tjetër e futur nga

Protokolli Shtesë është procedura e hetimit, e cila i jep mundësi Komitetit të nisë hetime

suo moto, për gjendje të shkeljeve të rënda apo të vazhdueshme të të drejtave të grave12.

(Anastasi, Mandro-Balili, Shkurti, Bozo, 2012:61).

Neni 21 i Konventës i jep Komitetit të drejtë të bëjë sugjerime dhe rekomandime

mbështetur në shqyrtimin e raporteve dhe informacionin e marrë nga Shtetet Palë. Deri tani,

Komiteti ka miratuar 25 rekomandime të përgjithshme për të sqaruar nene të veçanta apo

çështje që mbulohen nga Konventa.

11Shqipëria e ratifikoi Protokollin Shtesë te Konventës KEFDG në 2003, Ligji nr.9052, dt.17.04.2003. 12Udhëzues: Çështjet e barazisë gjinore në standardet ligjore dhe jurisprudencën kombëtare e ndërkombëtare, UNIFEM dhe Shkolla e Magjistraturës, Pegi: Tiranë, fq.10-11.

Page 52: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

38

2.3. Standartet europiane në lidhje me të drejtat e gruas dhe barazinë gjinore

Përveç instrumenteve ndërkombëtarë të trajtuar më sipër me karakter universal për

mbrojtjen e të drejtave të grave, janë zhvilluar gjithashtu edhe disa sisteme rajonale, të cilat

zakonisht ofrojnë standarde më të larta për të drejtat dhe implementimin e tyre. Përparësia e

sistemeve rajonale qëndron në mundësinë e tyre për adresim më efektiv të ankesave. Në

rastin e gjykatave mund të nxirren vendime të karakterit të detyrueshëm për kompensim

dhe, në përgjithësi, rekomandimet e Komisioneve për të Drejtat e Njeriut merren seriozisht

nga ana e shteteve. Shtetet jo vetëm që mund të interpretojnë dhe sqarojnë dispozitat e

instrumenteve për të drejtat e njeriut, por edhe të ndryshojnë legjislacionin e tyre të

brendshëm, me qëllim harmonizimin e tyre me detyrimet ndërkombëtare për të drejtat e

njeriut. Për më tepër, sistemi rajonal ka tendencë të jetë më sensitiv ndaj problemeve

kulturore dhe fetare, nëse ato ekzistojnë. (Hysi & Kamani & Methasani &Harasani,

2008:6).

Sistemi evropian i të drejtave të njeriut ka tri nivele, sistemin e Këshillit të Evropës,

Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe Bashkimin Evropian. Për arsye të

këtij studimi do të sjellim këtu një panoramë të përgjithshme të këtyre rajoneve të

rëndësishme, pra në mënyrë të veçantë në rendin juridik të Këshillit të Europës, të

Bashkimit Europian dhe atë të OSBE-së. (M.R.Alborzi,2006:138).

2.3.1. Këshilli i Europës.

Këshilli i Evropës miratoi në vitin 1950 Konventën Evropiane për të Drejtat dhe

Liritë Themelore të Njeriut, e njohur ndryshe si Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

(KEDNJ). Në kuadër të Këshillit të Europës me një rëndësi të veçantë prezantohet Karta

Page 53: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

39

Sociale Europiane e vitit 1961 dhe Karta Sociale e rishikuar e vitit 1996, së bashku me

Protokollet shtesë të 1985 dhe 1995. Instrumenti kryesor i sistemit europian për mbrojtjen e

të drejtave të njeriut është Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive

Themelore e vitit 1950. Vlera më madhore që KEDNJ-ja i sjell tërësisë së instrumenteve

ligjore ndërkombëtarë është fakti i të qenit i vetmi instrument ligjor ndërkombëtar që ofron

një shkallë të lartë mbrojtjeje për individët brenda kufijve të vet (juridiksion i shteteve Palë

të Larta kontraktuese), pra, ato me natyrë mbi shtetërore.(Gomien,2005:11).

2.3.1.1. Karta sociale evropiane

Para se të analizojmë në veçanti KEDNJ-në duhet të ndalemi tek Karta Sociale

Europiane e vitit 1961 dhe Karta Sociale e rishikuar e vitit 1996, së bashku me Protokollet

shtesë të 1985 dhe 1995. (Korff,2006:5) (Përmbledhje aktesh kombëtare dhe

ndërkombëtare në fushën e barazise gjinore, 2007: 55).

Karta Sociale Evropiane e vitit 1961 është nxjerrë me qëllim shtimin e të drejtave

ekonomike dhe sociale. (Daci, 2011:175). Që nga fillimi ajo ka vuajtur nga sistemi i dobët

dhe joefektiv për implementim, pasi mungojnë mekanizma zbatues efikas (gjykata) si

GJEDNJ-ja. Sidoqoftë, nga fundi i viteve 1980, krahas rritjes së vëmendjes për të drejtat

ekonomike dhe sociale në nivel universal, vëmendje i është përkushtuar Kartës Sociale

Evropiane, e cila është amenduar dy herë, përkatësisht: 1988 dhe 1995, e cila duke u bazuar

në protokollin shtesë tani ofron mundësi edhe për ankesa kolektive. Kjo Kartë ndër të tjera

garanton në thelb të drejtën për të përfituar nga të gjitha masat që ndërmerren dhe që të

gëzojnë standardin më të lartë të arritshëm të shëndetit: eliminimin e shkaqeve të

sëmundjeve; parashikon ofrimin e shërbime këshilluese dhe edukimin shëndetësor,

Page 54: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

40

garanton të drejtën për mbrojtje sociale dhe mjekësore etj.(Anastasi, Mandro-Balili,

Shkurti, Bozo, 2012:41).

Karta Sociale Evropiane e vitit 1961 nuk ka fituar kurrë rëndësi sa Konventa Evropiane e të

drejtave dhe lirive themelore. Për funksionimin efikas të Konventës Këshilli i Europës

hartoi një sërë mekanizmash nëpërmjet të cilëve çdo shtet detyrohej të përdorte detyrimin

pozitiv të respektimit të saj. Një rol të rëndësishëm këtu paraqet Gjykata Evropiane e të

drejtave të Njeriut (Anastasi, Mandro-Balili, Shkurti, Bozo, 2012:41). Në frymën e

mbrojtjes së jetës Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut konsiderohet si një ndër aktet

më të rëndësishme ose e konsideruar ndryshe si pasaporta e të drejtave të njeriut. (Daci,

2011:176).

2.3.1.2. Konventa Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut është një ndër konventat më të

rëndësishme të ratifikuara nga vendi ynë që zë vend të veçantënë hierarkinë e akteve

normative13 , e cila është ratifikuar me Ligjin nr.8137, datë 31/07/1996 “Për ratifikimin e

Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore. Konventa

parashikon në çdo nen të saj, të drejtat civile, politike, ekonomike, shoqërore, kulturore etj.

Konventa ka karakter detyrues, sepse u imponon shteteve anëtare detyrime negative dhe

pozitive në favor të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. (Daci,2011:132). Konventa është

plotësuar nga protokollet shtesë që kanë shërbyer për forcimin e mekanizmave për

mbrojtjen e të drejtave të njeriut. (Daci, 2011:130). Konventa përmban kryesisht të drejta

civile dhe politike. Konventa thotë: “Të vendosur, se qeveritë e vendeve evropiane ndajnë

13Neni 116 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, 1998.

Page 55: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

41

të njëjtat mendime, kanë një traditë të ngjashme politike të trashëguar nga e kaluara, kanë

të njëjtat ideale, të njëjtat qasje ndaj shtetit të së drejtës, kanë vendosur të ndërmarrin

hapat e parë për një zbatim të përbashkët të disa prej të drejtave të përcaktuara në

Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut”.

Si një nga instrumentet më të hershme ligjore të detyrueshëm në fushën të drejtave

të njeriut, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, i ka kushtuar vëmendje barazisë dhe

mosdiskriminimit. Neni 14 i KEDNj-së është dispozita bazë që garanton barazinë dhe mos

diskriminimin. Në të përcaktohet se gëzimi i të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë

Konventë, do të sigurohet pa diskriminim, për çdo lloj arsyeje si seksi, raca, ngjyra, gjuha,

feja, mendimi politik apo të tjera, origjina kombëtare apo sociale, të shoqëruarit me

statusin e pakicës kombëtare, pronës, lindjes, apo ndonjë status tjetër14.

Si rrjedhojë e karakterit plotësues të dispozitave, ankesat në lidhje me shkeljet e

pretenduara të Nenit 14, do të ishin të pranueshme vetëm në rast se tregohet një lidhje e

mjaftueshme midis diskriminimit të pohuar dhe një prej të drejtave apo lirive të mbrojtura

nga një dispozitë substantive e Konventës, me qëllim që të përdoret me sukses ndalimi i

diskriminimit. (Anastasi, Mandro-Balili, Shkurti, Bozo, 2012:38).

Megjithatë, një problem i karakterit plotësues është fakti se ai e ndalon Gjykatën të

shqyrtojë një gamë të gjerë pretendimesh për diskriminim dhe shkeljen e barazisë. Gjykata

është veçanërisht e kufizuar në shqyrtimin e dallimeve, që shkelin të drejtat sociale apo

ekonomike, meqenëse ajo rrallë konstaton se këto të drejta hyjnë në fushëveprimin e

KEDNJ. Si pasojë, ankesa për trajtim jo të barabartë në lidhje me çështje të tilla si:

14Neni 14 i KEDNj-së – Ndalimi i Diskriminimit.

Page 56: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

42

punësim, trajnim profesional apo siguri sociale, shpesh deklarohen të papranueshme, edhe

kur dallimi mbështetet në shkaqe të dyshuara të tilla si: raca, kombësia ose gjinia.

Në vendimin Belgian Linguistic Case15 Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut

përcaktoi se çfarë dallimi në trajtim do të përbënte diskriminim. (Anastasi, Mandro-Balili,

Shkurti, Bozo, 2012:37). Sipas GJEDNJ-së përbënte diskriminim kur faktet e provuara

tregojnë se ka patur një dallim në trajtim; kur dallimi në trajtim nuk ka justifikim objektiv

dhe të arsyeshëm duke patur parasysh synimin dhe pasojat e masës që po trajtohet; dhe kur

mjeti i përdorur nuk është në përpjestim të arsyeshëm me synimin që kërkohet të arrihet.

Ky problem i hasur me nenin 14, u plotësua me Nenin 1 të Protokollit 12 të KEDNj-së.

Protokolli 12 e zgjeron fushën e zbatimit të Nenit 14, duke parashikuar një zbatim

krejtësisht të pavarur të parimit të mosdiskriminimit “për çdo të drejtë të përcaktuarme

ligj”. Ky protokoll zgjeron veçanërisht gamën e mbrojtjes nga mosdiskriminimi për të

përfshirë detyrimin negativ të palëve kontraktuese si edhe një detyrim pozitiv, për të marrë

masa për mbrojtje nga diskriminimi, edhe kur diskriminimi ndodh midis palëve private.

Megjithatë, ky protokoll nuk garanton mosdiskriminim në terma absolute (Anastasi,

Mandro-Balili, Shkurti, Bozo, 2012:38). Ai ndjek qasjen e miratuar nga GjEDNj-ja në

juridiksionin e saj. Protokolli 12 i KEDNJ16 garanton një të drejtë që qëndron më vete për

barazinë. Neni 1 i këtij Protokolli përcakton ndalimin e përgjithshëm të diskriminimit ku

thuhet:“Gëzimi i një të drejte të parashikuar me ligj do të sigurohet pa diskriminim për

asnjë shkak të tillë si: seksi, raca, ngjyra, feja, mendimi politik apo ndonjë mendim tjetër,

15Vendim i 23 Korrikut 1968, kërkesat numër 1474/62; 1677/62; 1691/62; 1769/63; 1994/63; 2126/64, http://cmiskp.echr.coe.int. 16Shqipëria e ka ratifikuar Protokollin 12 të KEDNJ në 1 prill 2005.

Page 57: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

43

origjina kombëtare apo shoqërore, lidhja me një pakicë kombëtare, pronë, lindje apo

ndonjë status tjetër. Askush nuk duhet të diskriminohet nga ndonjë autoritet publik për

shkaqe të tilla si ato që përmenden në paragrafin 1”. Protokolli 12 është hartuar pikërisht

për të avancuar nivelin e mbrojtjes së barazisë që ofron KEDNj në plotësim të Nenit 14

KEDNJ, i cili garanton të drejtën e mosdiskriminimit vetëm në lidhje me gëzimin e të

drejtave të tjera sipas Konventës.

2.3.1.3. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe roli i saj në respektimin e

garantimin e të drejtave të grave si pjesë e të drejtave të njeriut

Mekanizmi kryesor zbatues i mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Evropë është Gjykata

Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, juridiksioni i detyrueshëm i të cilës njihet

sot nga të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Europës (Daci, 2011, 167). Ndonëse në

fillesat e punës së Gjykatës, çështjet që lidhen me diskriminim nuk ishin të shumta, me

kalimin e kohës jurisprudenca e GJEDNJ u pasurua dhe tashmë ka një praktikë të

konsoliduar në këtë drejtim. Nga rastet e para të trajtuara në këtë juridiksion përmendim

rastin Airey vs. Irlandës (1979). Në këtë rast, qeveria irlandeze i refuzoi ndihmën ligjore një

gruaje, e cila dëshironte të fitonte ndarje ligjore nga bashkëshorti i saj i dhunshëm. Gjykata

vendosi se Neni 8 (i cili mbron jetën private e familjare), jo vetëm e detyron shtetin të

tërhiqet nga ndërhyrje arbitrare, por i cakton atij detyrime positive në emër të respektit për

jetën private e familjare. Gjykata gjeti në këtë rast edhe dhunim të së drejtës për të pasur një

gjykim të paanshëm. (Gomien, 2007).

Rasti Marekx vs. Belgjikës (1979). Një nënë dhe fëmija e saj natyror hodhën në gjyq

Page 58: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

44

autoritetet belge, të cilat i kërkojnë nënës të marrë përsipër veprime të veçanta për t’i dhënë

fëmijës së vet status ligjor si vajza e saj dhe për përjashtimin e fëmijës në fjalë nga statusi i

plotë ligjor përballë pjesëtarëve të tjerë të familjes. Gjykata gjykoi se kjo është shkelje e

Nenit 8 sepse një shtet duhet të përcaktojë sistemin e brendshëm ligjor në mënyrë të tillë që

personat për të cilët ngrihet ky sistem të bëjnë një jetë familjare normale. Në këtë aspekt,

nuk duhet lejuar asnjë dallim ndërmjet trajtimit të fëmijëve ligjorë dhe atyre të lindur jashtë

martese. (Gomien, 2007).

Gjykata e shpjegoi qasjen e saj ndaj pretendimeve për diskriminim në bazë seksi tek çështja

Abdulaziz, Cabales and Balkandali vs.UK (1985) duke vendosur se “barazia e sekseve

është … një prej qëllimeve madhorë të Shteteve Anëtare të Këshillit të Europës” dhe se

“shkaqe me shumë peshë duhet të paraqiteshin përpara se ndryshimi në trajtim për shkaqe

seksi të mund të konsiderohej si i pajtueshëm me Konventën”.

Në këtë rast, GJEDNJ adoptoi qasjen e njëjtësisë ndaj barazisë së gjinive dhe prandaj

shqyrtim i saj ishte shumë i ngurtë. Por jo gjithmonë ka qenë kështu trajtimi nga ana e

GJEDNJ.

Në çështjen Leyla Sahin vs.Turqisë e vitti 2004, problemi i të drejtave të grave për barazi

ishte një çështje substanciale për këtë vendim. GjEDNJ nuk e ndryshoi ndalimin nga Turqia

të mbajtjes së shamive islamike në mjediset e Universitetit. Gjykata vendosi unanimisht se

kishte ndërhyrje në të drejtën e myslimanëve të shfaqnin fenë e tyre, por kjo ndërhyrje

parashikohej me ligj dhe, e mbështetur në parimin e laicizmit dhe barazisë së grave dhe

burrave, ishte legjitime. Në këtë çështje, Gjykata për herë të parë shpalli se parimi i

barazisë gjinore ishte një nga parimet themelore që përshkonin Konventën.Gjykata nuk e

diskutoi shprehimisht kuptimin e barazisë gjinore dhe se si veprimet e kërkueses

Page 59: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

45

kërcënonin të drejtat e grave, apo se si parimi mund të përligjte ndalimin e një gruaje në

moshë madhore të ndiqte atë që dukej se ishte një praktikë e përqafuar lirisht dhe me

rëndësi vetjake. Gjithashtu ajo nuk hetoi pasojat që do të kishte ky ndalim për kërkuesen

dhe për shumë femra të tjera në Turqi, të cilat nuk do të mundeshin të kishin aksese të lirë

në arsim, për shkak të mbajtjes së “shamisë” nga kategoria e grave, të drejtat dhe barazia e

të cilave duhej mbrojtur (Anastasi, 2009:160). Thelbi i vendimit të Gjykatës në këtë rast

lidhet me qëndrimin se ndalimi i mbajtjes së shamisë myslimane në institucionet

akademike publike mund të justifikohet si masë e nevojshme në një shoqëri demokratike

(Daci, 2011, 169). Siç u përmend, neni 14 KEDNJ nuk krijon detyrimin që shtetet të

garantojnë mosdiskriminimin në parashikimin e atyre të drejtave dhe lirive të parashikuara në

Konventë, si jeta, liria, siguria, jeta private, liria e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit,

shprehjes e kështu më tej. Ai nuk krijon një të drejtë të veçantë si “e drejta e barazisë”.

Organet e Konventës kanë përcaktuar që megjithëse natyra shtesë e Nenit 14 nuk i jep atij

një ekzistencë të pavarur, përsëri ai ka një kuptim autonom. Megjithëse, në disa raste

Komisioni dhe Gjykata kanë deklaruar që një shkelje në pamje të parë të njërës prej të

drejtave apo lirive të mbrojtura nga Konventa duhet të përcaktohet me qëllim që të lejojë

shqyrtimin e një pretendimi shtesë për një shkelje të nenit 14,i cili nuk i është përmbajtur

gjithnjë kësaj si pikëpamje e qëndrueshme. Statusi autonom i nenit 14 do të thotë që edhe në

qoftë se asnjë nga dispozitat thelbësore të Konventës nuk është shkelur, organet e Konventës

(GJEDNJ) mund të konstatojnë shkelje të ndalimit kundër diskriminimit në zbatimin e

dispozitës në fjalë.

a) Parimet e përgjithshme të zbatimit të Nenit 14 KEDNJ: natyra e tij plotësuese.

Page 60: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

46

Pavarësisht nga objekti i tij i kufizuar, rastet gjyqësore të bazuara në nenin 14 të

Konventës kanë qenë të ndërlikuara dhe të ndryshme. Dy dilemat kryesore që paraqiten në

rastet gjyqësore kanë të bëjnë me natyrën plotësuese dhe statusin autonom të nenit në fjalë.

Gjykata i ka trajtuar këto dy çështje të zbatimit që në fillimet e vënies në jetë të Konventës,

në çështjen “Belgian Linguistics. Në këtë çështje kryesore të bazuar në nenin 14, duke

konstatuar një shkelje të Nenit 2 të Protokollit Nr. 1 që garantonte të drejtën e arsimit në

bashkëveprim me nenin 14, Gjykata formuloi parimet e mëposhtme:

“Megjithëse është e vërtetë që kjo garanci nuk ka ekzistencë të pavarur në kuptimin që ajo

ka të bëjë vetëm me “të drejtat dhe liritë e parashikuara ne Konvente”, një masë e cila në

vetvete është në përputhje me parashikimet e Nenit që thekson të drejtën apo lirinë në

fjalë, mund të përbëjë një shkelje të këtij Neni kur ky trajtohet në lidhje me nenin 14, për

arsye se ajo është e një natyre diskriminuese”. (Gomien, David Harris, Leo Zwaak1996).

Këto parime u ritheksuan në çështje të tjera të mëvonshme. Në çështjen Abdulaziz, Cabales

dhe Balkandali, Gjykata konstatoi një shkelje të së drejtës të jetës familjare të garantuar nga

neni 8 në lidhje me diskriminimin mbi bazën e seksit të ndaluar nga neni 14 dhe vuri në dukje

se Shtetet Kontraktuese nuk kanë detyrimin të respektojnë zgjedhjen e një çifti të martuar për

vendin ku do të jetojnë dhe për këtë arsye të pranojnë vendosjen e bashkëshortëve që nuk

janë shtetas. Megjithatë, Gjykata u shpreh se Mbretëria e Bashkuar kishte shkelur nenin 14 në

lidhje me nenin 8 duke deklaruar: Nocioni i diskriminimit sipas kuptimit të Nenit 14 ka të

bëjë në përgjithësi me rastet kur një person apo grup trajtohet, pa justifikimin e duhur, në një

Page 61: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

47

mënyrë më pak të favorshme sesa një tjetër, edhe sikur trajtimi me të favorshëm të mos

parashikohet nga Konventa.17

Pra, është pabarazia e një trajtimi të veçantë që trajtohet nga Neni 14, dhe jo krahasimi i

mundësive të ndryshme që një shtet mund të zgjedhë kur kufizon ushtrimin e një të drejte

thelbësore të caktuar. Komisioni dhe Gjykata rrallëherë kanë gjykuar se kur nuk kemi

shkelje të njërës prej të drejtave dhe lirive themelore të garantuara nga Konventa, mund të

ketë shkelje të njërës prej dispozitave thelbësore të marrë në lidhje me nenin 14.

b) Parimi i autonomisë

Organet e Strasburgut duket sikur nuk e pranojnë këtë autonomi në çështjet kur ata

zbulojnë realisht një shkelje të të drejtave dhe lirive themelore. Në një sërë çështjesh ku

Gjykata ka konstatuar shkelje të tilla, ata e kanë deklaruar të panevojshëm shqyrtimin e

pretendimit për diskriminim sipas nenit 14, duke i dhënë kështu këtij neni një status më tepër

zëvendësues sesa plotësues. Gjykata e përcaktoi këtë parim në çështjen Airey kundër

Irlandës, kur një gruaje të varfër irlandeze iu mohua ndihma ligjore për hartimin e një

kërkese për ndarje gjyqësore nga bashkëshorti i saj. Gjykata konstatoi një shkelje të të

drejtave të saj sipas nenit 6 (e drejta e aksesit në gjykatë) dhe të nenit 8 (e drejta e respektimit

të jetës familjare), por rrëzoi kërkesën për shqyrtimin e pretendimit të saj për diskriminim

duke deklaruar: “Neni14 nuk ka ekzistencë të pavarur; ai përbën një element të veçantë

(mosdiskriminimi) të të drejtave të garantuara nga Konventa. Në qoftë se Gjykata nuk

konstaton asnjë shkelje të veçantë të njërit prej këtyre neneve, atëherë duhet shqyrtuar

17.Vendimi Abdulaziz, Cabales dhe Balkandali i 28 Majit 1985, Seria A nr. 94. Ne rastin ne fjale tre gra që kishin leje qëndrimi të përhershme në Mbretërine e Bashkuar dëshironin që të merrnin leje që bashkëshortët e tyre të bashkoheshin me to. Legjislacioni mbi emigracionin, në fuqi në atë kohë në Mbretërinë e Bashkuar, i ndalonte burrat të bashkoheshin me gratë që qëndronin ligjërisht në vend, por nuk i ndalonte grate t’i bashkoheshin burrave që qëndronin ligjërisht në vend.

Page 62: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

48

çështja edhe në bazë të nenit 14. Nga ana tjetër, një shqyrtim i tillë nuk kërkohet në

përgjithësi, kur Gjykata gjen një shkelje të Nenit të parë të marrë me vete. Pozicioni

ndryshon, në qoftë se pabarazia e qartë në trajtim në gëzimin e të drejtës në fjalë është një

aspekt themelor i çështjes. . ..”18

Në çështjen Dudgeon kundër Mbretërisë së Bashkuar, Gjykata konstatoi një shkelje

të nenit 8, por deklaroi se “nuk ekziston një qëllim ligjor i dobishëm që të përdoret për të

përcaktuar nëse kërkuesi kishte vuajtur më tej diskriminim në krahasim me personat e tjerë

që i nënshtroheshin kufizimeve më të vogla të së njëjtës të drejtë”. Gjykata rrëzoi

pretendimin në bazë të nenit 14.19 Fakte dhe pikëpamje të ngjashme u dhanë dhe në një

çështje të mëvonshme, atë Norris kunder Irlandës.20 Përpara përfundimit të diskutimit të

natyrës plotësuese dhe statusit autonom të Nenit 14, është e rëndësishme të trajtojmë një

çështje që përbën një përjashtim të pastër nga rregulli që neni 14 zakonisht zbatohet si

plotësues ndaj të drejtave të tjera themelore të Konventës. Në çështjen East African Asians

kundër Mbreterisë së Bashkuar, kjo e fundit refuzoi t’i lejonte mbajtësit e pasaportave

Britanike, të dëbuar nga Uganda, Kenia, dhe Tanzania të hynin dhe të vendoseshin në

Mbretërinë e Bashkuar. Individët pretendonin se refuzimi i hyrjes ishte bërë mbi baza raciale

dhe si i tillë përbënte shkelje të nenit 14 dhe të klauzolës për trajtim degradues të nenit 3.

Konventa nuk garanton të drejtën për të hyrë në një vend apo për të emigruar. Megjithëse

raporti i Komisionit nuk u publikua, Komisioni dhe Komiteti i Ministrave theksuan në

deklaratat e tyre publike mbi çështjen, se veprimet e bazuara në motive raciale në disa

18. Vendimi Airey i 9 Tetorit 1979, Seria A nr. 32, p. 16, par. 30. 19. Vendimi Dudgeon i 22 Tetorit 1981, Seria A nr. 45. 20. Vendimi Norris i 26 Tetorit 1988, Seria A nr. 142.

Page 63: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

49

rrethana mund të përbëjnë një shkelje të Nenit 321, edhe sikur thelbi i vetë diskriminimit të

mos ketë lidhje me dispozitën apo mohimin e një të drejte të mbrojtur nga Konventa.22

c) Dallimet nga diskriminimi

Për të përcaktuar pikën në të cilën një ligj apo praktikë e brendshme e ka kaluar cakun e

diskriminimit të ndaluar, Komisioni dhe Gjykata zbatojnë disa prej parimeve të njëjta të

interpretimit të zhvilluara në rastet gjyqësore që trajtojnë problemet që lindin në bazë të

neneve që përmbajnë klauzola kufizuese (nenet 8-11). Kuptimi i nenit 14 si nën plotësues i

neneve të tjera, mund ta justifikojë pjesërisht këtë trajtim në ato çështje që ngrenë probleme

në bazë të nenit 8, duke lejuar kufizimin e vetë parashikimeve të tyre.

Në çështjen Belgian Linguistics, Gjykata zbatoi kritere të krahasueshme me ato që përdori në

çështjet që ngrinin probleme në bazë të nenit 8 me klauzolat kufizuese, që nënkupton

ligjshmërinë e qëllimit që duhet të përmbushet nga një praktikë e caktuar dhe të

përpjestueshmërisë ndërmjet mjeteve të përdorura dhe qëllimit të ligjshëm. Komisioni dhe

Gjykata u kanë lejuar Shteteve Palë hapësirë të gjerë vlerësimi për të përcaktuar rrethanat në

të cilat disa dallime janë të përshtatshme, duke e përcaktuar parimin më qartë në dy drejtime

çështjesh, ato që trajtojnë kufizimet e gëzimit të pasurisë sipas Nenit 1 të Protokollit Nr. l dhe

ato që trajtojnë të drejtat e sindikatave dhe organizatave profesionale. Drejtimi i parë përfshin

çështje të tilla si: Lithgow dhe të Tjerët dhe James dhe të Tjerët.23 Çështja e parë trajton

shtetëzimin, kompensimin dhe çështje të lidhura me to; çështja tjetër trajton miratimin e

21. Ndalimi i torturës. 22. Nr. 4715/70, 4783/71 dhe 4827/71, Dec. 6.3.78, R.V. 13. Kjo çështje u zgjidh me pajtim. 23. Vendimi Lithgow dhe te Tjeret i 8 Korrikut 1986, Seria A nr. 102; vendimi James dhe te Tjeret i 21 Shkurtit 1986, Seria A nr. 98. Per kete argumente shih Zaganjori, Xh.; Canaj, E. “E drejta e pronës sipas nenit 1, te Protokollit 1, të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe impakti i vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Shqipëri”, JusëJusticia, Nr. 3, UET Press, 2009, f. 40; Besnik Maho”Fitimi i pronesise mbi pasurite e paluajteshme’ UETPRESS, 2009.

Page 64: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

50

ligjeve që i lejojnë përdoruesve për një kohë të gjatë të pasurive të marra me qira të fitojnë

titullin e pronësisë mbi pasurinë sipas disa kushteve të caktuara. Gjykata i ka quajtur të dyja

llojet e legjislacioneve dhe zbatimin e tyre brenda lirisë së veprimit që i është dhënë Qeverisë.

Një dallim i tillë në trajtim është diskriminues në qoftë se mungon “një justifikim objektiv dhe

i arsyeshëm”, që do të thotë se nuk justifikohet nga “një qëllim i ligjshëm” dhe në qoftë se

nuk ekziston një “raport i arsyeshëm përpjestimi ndërmjet mjeteve të përdorura dhe qëllimit

që kërkohet të arrihet”

Në vazhdim të tre kritereve të përmendura në çështjen Belgian Linguistics, një element

plotësues mund të vlerësohet nga Komisioni dhe Gjykata, kur situata e kërkuesit është pak a

shumë e ngjashme me atë të individëve që gëzojnë një mbrojtje më të favorshme të të drejtës

së pretenduar. Gjykata vuri në dukje se ky standard nuk ishte përmbushur në çështjen

Marckx, në të cilën një grua pretendonte shkeljen e Protokollit Nr. 1, Neni 1 (gëzimi i

pronësisë), Nenit 8 (jeta familjare) dhe Nenit 14 për legjislacionin belg që zbatohej në rastet

e fëmijëve të lindur jashtë martese. Gjykata vuri në dukje se situata e fëmijës dhe e nënës

ishin pak a shumë të ngjashme me ato ndërmjet një gruaje të martuar dhe fëmijës së saj,

kështu që shteti nuk mund ta justifikonte dallimin në trajtim që ai kishte vendosur.24

Në çështjen Irlanda kundër Mbretërisë së Bashkuar, Qeveria kërkuese pretendonte se

Mbretëria e Bashkuar e zbatonte Ligjin “Për Kompetencat e Veçanta”, i cili kishte si qëllim

të luftonte terrorizmin, në mënyrë diskriminuese, duke u përqëndruar në zbatimin e tij

vetëm mbi komunitetin Katolik duke përjashtuar komunitetin Protestant në Irlandën e

Veriut. Pavarësisht nga provat statistikore që e mbështetnin këtë pretendim, as Komisioni

24. Vendimi Marckx i 13 Qershorit 1979, Seria A nr. 31.

Page 65: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

51

dhe as Gjykata nuk vlerësuan shkeljen e Nenit 14 në lidhje me nenin 5, duke patur parasysh

hapësirën e vlerësimit të Qeverisë.25 Është e rëndësishme të vihet në dukje se dhe Qeveria

Irlandeze dhe ajo e Mbretërisë së Bashkuar ranë dakord që ekzistonte një rrezik publik

sipas kuptimit të nenit 15 (i cili parashikon shmangiet nga Konventa në rrethana të tilla).

Gjykata vuri në dukje se çdo dallim në trajtim të këtyre veprimeve terroriste në Irlandën e

Veriut mund të justifikohet me faktin se qëllimi i ndjekur ishte i ligjshëm dhe mjetet e

përdorura nuk binin në kundërshtim me qëllimin që duhej përmbushur.

Sot Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut kërkon të shkojë përtej ndalimit të

diskriminimit të drejtpërdrejtë në mënyrë që të përforcojë mbrojtjen e ofruar nga neni 14, por

ende nuk ka zhvilluar një jurisprudencë sistematike në këtë drejtim. Gjykata është përballur

shpesh me situata kur ligjet dhe praktikat e Shteteve Palë bënin dallime ndërmjet kategorive

të ndryshme, duke ngritur pyetjen nëse dallime të tilla mund të konsideroheshin objektivisht

dhe arsyeshmërisht të justifikueshme. Vetëm në vitin 2000, në çështjen Thlimmenos kundër

Greqisë26, Gjykata e zgjeroi jurisprudencën e saj duke vlerësuar si shkelje të nenit 14,

moskrijimin e përshtajes së arsyeshme për të përmbushur nevojat e disa kategorive të

veçanta. Në këtë rast, ankuesit, një dëshmitari të Jehovait i ishte mohuar emërimi si ekspert

kontabël i autorizuar për shkak se nuk kishte pranuar të kryente shërbimin ushtarak. Vendimi

i Gjykatës në këtë çështje mund të përdoret për të përmbushur nevojat e Ciganëve që lindin

nga tradita e tyre e jetesës si nomadë.

Një drejtim tjetër në të cilin Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut po shkon është

lehtësimi i barrës së provës për diskriminimin. Kur provat mund të ofrohen në formën e të

25. Irlanda kundër Mbretërisë së Bashkuar i 18 Janarit 1978, Seria A nr. 25. 26Thlimmenos kundër Greqisë i 6 Prillit 2000, 34369/97.

Page 66: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

52

dhënave statistikore, kjo mund të çojë në një njohje graduale të faktit që ka diskriminim të

ndaluar në bazë të Nenit 14. Në çështjen Hugh Jordan kundër Mbretërisë së Bashkuar27,

Gjykata konstatoi se gjatë 25 viteve të fundit në Irlandën e Veriut ishin vrarë 357 persona nga

anëtarë të forcave të sigurimit, dhe shumica e të cilëve i përkisnin komunitetit katolik ose

nacionalist. Kur e krahasoi me nivelin e vrasjeve të individëve të komunitetit protestant,

Gjykata arriti në përfundim se kishim një dallim në trajtim të përdorimit të forcës

vdekjeprurësë dhe mungesë të mbrojtjes së një pjese të komunitetit mbi bazën e prejardhjes

ose bashkimit kombëtar. Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e ankuesit për diskriminim.

2.3.1.4. Aktivitete të KE-së për promovimin e barazisë gjinore

Deri në vitin 1979 puna e KE-së në fushën e barazisë, me fokus në përmirësimin e

statusit ligjor të grave dhe situatën e tyre të punësimit, kryhej bazuar në raste të ndryshme.

Për shembull, Karta Sociale Evropiane e 1961-it përmbante një numër të drejtash të veçanta

për gratë si: e drejta për shpërblim të barabartë për punëtorët meshkuj dhe femra; mbrojtja e

nënave dhe grave që punojnë e kështu me radhë. Në vitin 1979 KE ngriti një komitet

ekspertësh me detyrë promovimin e barazisë, bazuar në një plan veprimi për promovimin e

barazisë ndërmjet grave e burrave. Ndër të tjera u studiua edhe situata e grave në politikë,

barazia dhe arsimi, si dhe dhuna e ushtruar ndaj grave. Disa të drejta që mungonin në

Kartën Sociale Evropiane, të lidhura me trajtimin e barabartë në përgjithësi dhe mundësi e

trajtim i barabartë për punëtorët e të dyja sekseve me përgjegjësi familjare u përfshinë në

një protokoll shtesë të Kartës Sociale Evropiane në vitin 1988.

27Hugh Jordan kundër Mbretërisë së Bashkuar, 4 maj 2001, 24746/94.

Page 67: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

53

Në vitin 1988 Komiteti i Ministrave miratoi Deklaratën e Barazisë së Grave e

Burrave, e cila theksoi se barazia ishte një parim i të drejtave të njeriut dhe se

“diskriminimi i bazuar në seks që ndodh në fusha të ndryshme përbën pengesë për njohjen,

gëzimin dhe ushtrimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”. Hyrja e kësaj deklarate

njeh përsëritjen e pabarazive dhe diskriminimit. Ajo shpreh përkushtimin ndaj parimit të

barazisë së burrave e grave si sine qua non të demokracisë dhe domosdoshmëri të drejtësisë

sociale. Kjo deklaratë përmban një numër përkushtimesh të detajuara si pjesëmarrje dhe

akses në të gjitha nivelet e shërbimeve shoqërore, profesione, informacion, etj. Në vitin

1989, me rastin e përvjetorit të katërmbëdhjetë, KE-ja ndërmori një studim gjithëpërfshirës

mbi barazinë ndërmjet grave e burrave në Evropë, në të cilin u paraqit një analizë e

përfshirjes së masave ndërkombëtare për barazinë në sistemet ligjore të shteteve anëtare

dhe të veprimeve pozitive si raste të diskriminimit të tërthortë. Po në 1989-n Komiteti i

Barazisë u transferua nga fusha e çështjeve sociale dhe ekonomike në atë të të drejtave të

njeriut, veprim i cili shënon ndërgjegjësimin rreth të drejtave të grave si të drejta të njeriut.

Ndërsa në vitin 1992 Komiteti Evropian për Barazi ndërmjet Grave e Burrave u

ngrit në nivelin e Komitetit Drejtues. Ky Komitet ngriti Pikën e Vëzhgimit të Barazisë

ndërmjet Grave e Burrave dhe organizoi disa mbledhje pune dhe konferenca. Komiteti u

mor gjithashtu me kushtet e pasigurta të grave në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore

gjatë transformimit ekonomik. Brenda Sekretariatit të Këshillit të Evropës, diskriminimi

pozitiv (mekanizmi pohues) u përfshi në rregulloren e stafit duke i dhënë përparësi seksit të

nënpërfaqësuar. Këshilli i Evropës publikon një raport vjetor mbi masat promovuese të

Sekretariatit të tij. Përveç njohjes së të drejtave të grave si të drejta te njeriut, Komiteti u

fokusua në barazinë dhe demokracinë, në të gjitha format e dhunës kundra grave dhe në të

Page 68: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

54

drejtën për zgjedhje të lirë në çështje të riprodhimit dhe stilit të jetesës. Më 1995 KE

organizoinjë konferencë për “Barazinë dhe Demokracinë” si kontribut për Konferencën e

Pekinit. Aty u theksua zgjedhja e lirë e mëmësisë si një vlerë demokratike. Në këto rrethana

u pranuase promovimi i barazisë së vërtetë ndërmjet grave e burrave është sinonimi i

promovimit të të drejtave të njeriut dhe demokracisë pluraliste.

2.3.2. Bashkimi Europian, të drejtat e gruas dhe barazia gjinore.

Pavarësisht se Komuniteti Ekonomik Evropian, i krijuar më 1957-n, fillimisht nuk i

kushtoi vëmendje çështjeve politike, si të drejtat e njeriut e integrimi politik i Evropës, të

drejtat e njeriut dhe demokracia janë tashmë koncepte kyçe të rendit ligjor të përbashkët

evropian. (Canaj Bana, 2014:15). Që prej viteve 80, në fakt, Komuniteti Evropian përgatiti

gjithashtu politika për të drejtat e njeriut në lidhje me vendet e treta, të cilat pasqyrohen sot

në të ashtuquajturat kritere të Kopenhagenit. Të drejtat e gruas dhe barazia gjinore janë

çështje të adresuara që në fillesat e BE (KEE në atë kohë), ndonëse jo në dimensionin e

plotë që njohim sot. (Shkurti, 2009:27). Kështu, Traktati i Romës i vitit 1957 përfshinte

parimin e pagës së barabartë për punë të barabartë28. Një rol të rëndësishëm luajti këtu

Gjykata Evropiane e Drejtësisë, e cila hartoi juridiksionin e të drejtave të njeriut, i

prejardhur nga tradita të përbashkëta kushtetuese të vendeve anëtare dhe marrëveshjeve

ndërkombëtare ku këto vende anëtare ishin pjesë, si Konventa Evropiane e të Drejtave të

Njeriut. Disa të drejta u konsideruan si parime të përgjithshme të ligjit komunitar, si e drejta

e pronës, liria e krijimit të shoqërive dhe fesë, ose parimi i barazisë, i cili ka një rëndësi të

veçantë në ligjin komunitar evropian. Në 1976, Gjykata Europiane e Drejtësisë (GJED) 28Neni 119 KEE, e me pas neni 141 KE, tani Neni 157 TFBE.

Page 69: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

55

vendosi në çështjen Defrenne se neni 119 EEC kishte jo vetëm një qëllim ekonomik, por

edhe social. Ky vendim i hapi rrugën të drejtës moderne europiane për barazi gjinore. Me

hyrjen në fuqi të Traktatit të Amsterdamit në vitin 1999, promovimi i barazisë midis

burrave dhe grave u bë një nga detyrat thelbësore të Komunitetit Europian (neni 2 KE).

Shtetet Anëtare vendosën njëzëri të shtojnë një nen të ri në Traktatin e Amsterdamit për të

ndaluar diskriminimin në të gjithë Europën. Kështu u parashikua për herë të parë në mënyrë

të shprehur lufta kundër diskriminimit, ku në Nenin 13 të Traktatit Themelues të

Komunitetit Europiane, thuhet: “Pa paragjykuar dispozitat e tjera të këtij Traktati dhe

brenda kufijve të kompetencave që i ka dhënë Komuniteti, Këshilli, duke vendosur njëzëri

dhe me propozim të Komisionit, pas marrjes së mendimit të Parlamentit Europian, mund të

ndërmarrë veprimt e duhura për të luftuar diskriminimin mbi bazën e seksit, prejardhjes

raciale ose etnike, besimit ose fesë, aftësisë së kufizuar, moshës ose orientimit seksual”.

Tek ky nen e ka zanafillën legjislacioni dhe praktikat e BE në luftën e gjatë kundër

diskriminimit e pabarazive (Anastasi, Mandro-Balili, Shkurti, Bozo, 2012:42).

2.3.2.1. Traktatet Themeluese dhe ato rishikuese të BE-së

Në fillimet e ekzistencës së integrimit Europian, lufta kundër diskriminimit nuk

ishte pjesë e axhendës së Komunitetit Europian. Traktatet Themeluese të Komuniteteve

Europiane29 nuk parashikonin shprehimisht dispozita kundër diskriminimit, pasi dhe natyra

e tyre ishte rregullimi i politikave dhe strategjive sektoriale (Blanpain, 2003, 155)

(Përmbledhje aktesh kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e barazisë gjinore, 2007:

29Deri në traktatin e Amsterdamit ekzistonin tre Komunitete: Komuniteti i Qymyrit dhe Çelikut (1951); Komuniteti Ekonomik Europian (1957); dhe Komuniteti Europian i Energjisë Atomike (1957).

Page 70: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

56

137). Në vitin 1965 në Bruksel u nënshkrua Traktati i Bashkimit, i cili krijoi një Komision

dhe Këshill të vetëm për të tre Komunitetet Europiane. Traktati i Bashkimit Europian që u

nënshkrua në Maastricht 1992 që hyri në fuqi në nëntor 1993, ndryshoi emrin e Komunitetit

Ekonomik Europian në atë të “Komunitetit Europian”. Traktati i Amsterdamit i nënshkruar

në 1997 hyri në fuqi në 1999 dhe ndryshoi e rinumërtoi Traktatet e BE-së dhe të

Komunitetit Europian (Canaj Bana, 2014,15). Në asnjërin prej këtyre akteve themelore për

krijimin e asaj që sot njihet si Bashkimi Europian nuk parashikoheshin shprehimisht

dispozita kundër diskriminimit, por në nenin 119 të Traktatit të Amsterdamit

parashikoheshin dy dispozita të përgjithshme që bënin fjalë për ndalimin e diskriminimit

mbi bazën e shtetësisë dhe Nenin 119 për pagën e barabartë të burrave dhe grave (Canaj,

2014,20). Por të dyja këto dispozita shiheshin si instrumenta ndihmëse për krijimin e tregut

të përbashkët, duke qënë se vetë thelbi i tij ishte krijimi i një tregu të përbashkët dhe

zhvillimi ekonomik i një Europe të Bashkuar.(Gruda, 2008:12). Në fakt deri në fund të

viteve ‘80 dhe fillimin e viteve ‘90, diskriminimi shihej si çështje e të drejtave të njeriut

dhe nuk trajtohej nga BE, por me mjaft “dëshirë” i lihej për trajtim Këshillit të Europës dhe

Konventës së të Drejtave të Njeriut. Megjithatë ishin bërë disa përpjekje për miratimin e

ligjeve për barazinë gjinore. Në vitet ’90 në axhendën europiane u përfshinë edhe “çështjet

e diskriminimin mbi baza të tjera” përvec atij seksual. (Picari, 2008:14). Kjo erdhi si

rezultat i problemeve të reja sociale që u pranuan politikisht si çështje që kërkonin zgjidhje.

Problemet e racizmit ishin bërë haptazi të dukshme dhe ishin kthyer në një problem

mjaft delikat dhe serioz që kërkonte zgjidhje e për këtë arsye nuk mund të “injorohej” më

nga BE, gjë kjo që kishte lidhje të fortë me emigrimin dhe politikat e azilit, si dhe me

çështjet e punësimit dhe tregut të punës. Institucionet e BE-së u vunë përpara presionit për

Page 71: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

57

të nxitur integrimin e pakicave kombëtare dhe për të hartuar dhe zbatuar një kuadër ligjor

më të plotë në punësimin e këtyre pakicave pa dallim në trajtim Lobimi efikas i OJF dhe

Parlamentit Europian si dhe i disa grupeve të interesit po ashtu pati ndikim mjaft të

madh.(Gruda, 2008:8). Një koalicion OJF-sh30 hodhi dhe nxiti idenë e hartimit të një

Direktive kundër diskriminimit dhe pati një përkrahje të gjerë të shoqërisë civile,

Komisionit dhe Parlamentit Europian. Ishin këta faktorë kryesorë si dhe merita e hartuesve

të Traktatit të Amsterdamit, të cilët, në Nenin 13 të TBE (Traktatit Themelues të

Komunitetit Europian) për herë të parë, parashikuan në Traktat njohjen formalisht të të

drejtave të njeriut. Në nenin 13 të Traktatit Themelues të KE-së u parashikua që Këshilli

mund të ndërhynte dhe mund të ndërmerrte veprimet e duhura për të luftuar diskriminimin

e bazuar në seksin, prejardhjen raciale ose kombëtare, besimin ose fenë, moshën ose

orientimin seksual. Gjithashtu:

- Neni 6 (Ish-Neni F) u ndryshua në mënyrë që të ritheksonte parimin e

respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, duke iu referuar për

këtë shprehimisht Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut;

- U parashikua ndërmarrja e veprimeve më efikase në luftën kundër diskriminimit

bazuar jo vetëm në kombësinë, por edhe kundër diskriminimit bazuar në seksin,

prejardhjen raciale apo etnike, besimin, moshën, etj.

- U parashikuan dispozita të reja që nxisnin trajtimin e barabartë të burrave dhe

grave; 30Bëhet fjalë për një rrjet të gjerë organizatash joqeveritare nën emrin “Starting Line Group”, të koordinuara nga Grupi i Politikave të Migrimit. Ky rrjet i krijuar në vitin 1991 ishte një bashkim i më shumë se 400 OJF nga të gjitha vendet e BE që vepronin në fushën e anti-diskriminimit; referuar nga “The starting line and the Incorporation of the racial Equality directive into the National laws of the EU member States and accession states”, Isabelle Chopin and Jan Niessen, www.cre.gov.uk/downloads/mpg.pdf.

Page 72: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

58

Megjithatë, edhe pse nuk dëshironin të kundërshtonin hapur këto masa kundër

diskriminimit, shtetet anëtare dhanë një pëlqim të kufizuar dhe kjo duket në dy elemente të

tekstit të miratuar: Së pari, në tekst parashikohet vetëm baza ligjore për ndërmarrjen e

veprimeve. Neni 13 nuk sjell pasoja të drejtpërdrejta dhe nuk i detyron shtetet anëtare të

ndalojnë diskriminimin. Së dyti, procedurat e vendimmarrjes mund ta ngadalësojnë

ndjeshëm një progres të shpejtë. Këshilli duhet të vendosë me unanimitet dhe Parlamenti

luan vetëm një rol këshillues. Fakti që Shtetet Anëtare ishin ende shumë larg pranimit me

dëshirë të zhvillimeve të reja në këtë fushë provohet edhe nga fakti se jo të gjitha Shtetet

Anëtare ranë dakord fillimisht për të zbatuar Protokollin Social të Maastrihtit ose të

miratonin Marrëveshjen e Politikave Sociale (Siofra O’Leary 2002, 86).

Megjithatë, kjo nuk e zhvleftëson rëndësinë e këtij akti në luftën kundër diskriminimit në

BE dhe madje kjo shpjegon edhe fillimin e shpejtë të hartimit të legjislacionit të ri në BE.

Që nga viti 1999, BE-ja ka pasur kompetencë të ndërmarrë veprime të mëtejshme për të

luftuar diskriminimin në bazë të gjinisë (Neni 13 (1) KE, tani 19 (1) TFBE). Ky nen siguroi

bazën ligjore për Direktivën mbi parimin e trajtimit të barabartë midis burrave dhe grave

në aksesin dhe furnizimin me mallra dhe shërbime (Direktivën 2004/113 / KE).

2.3.2.2. Traktati i Lisbonës

Traktati i Lisbonës i cili hyri në fuqi në vitin 2009, ka konfirmuar edhe një herë

rëndësinë e barazisë gjinore në Bashkimin Europian. Për sa i përket strukturës Traktati i

Lisbonës përbëhet nga dy pjesë: Traktati i Ri i Bashkimit Europian (TRBE) – Traktati që

modifikon Traktatin e Bashkimit Europian - dhe Traktati mbi funksionimin e Bashkimit

Europian (TFBE), të dyja me të njëjtën vlerë juridike. Në këtë mënyrë Traktati i Lisbonës

Page 73: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

59

nuk i shfuqizon traktatet ekzistuese, por vetëm i modifikon ato. Ky traktat ka një vlerë të

madhe, pasi, edhe pse shumë i kontestuar, vuri përsëri në lëvizje procesin e integrimit

europian. Duhet theksuar se Traktati i Lisbonës është një nga etapat e reja në procesin e

krijimit të një Unioni gjithnjë e më të ngushtë mes popujve të Europës (neni 1 TRBE), në

vazhdim të hapave të tjera që duhen ndërmarrë në kuadër të zhvillimit të integrimit

europian. Një element tjetër pozitiv në lidhje me Traktatin rishikues lidhet me faktin se ai

mbart, edhe pse me një theks tjetër, thelbin e modifikimeve dhe të risive, të sanksionuara në

Traktatin kushtetues.31. Barazia midis burrave dhe grave përfshihet në mesin e vlerave të

përbashkëta mbi të cilat është themeluar Bashkimi Europian32 që do të thotë, për shembull,

se ajo do të përdoret si njësi matëse për të përcaktuar nëse një shtet europian mund të jetë

31Kushtetuta e BE, dokument i cili u hartua në vitin 2004 dhe duhet të hynte në fuqi pas ratifikimit nga të gjitha vendet anëtare të BE (perspektivë kjo e cila duket tashmë shumë e largët, pas dështimeve në referendumet e mbajtura në Francë dhe Hollandë), bëri një hap përpara në nxitjen e luftës kundër diskriminimit në BE. 1. Barazia dhe mosdiskriminimi përmenden shprehimisht si vlera të Bashkimit (Neni I-2). Ky nen mbi vlerat e Bashkimit shërben si mjet referimi për anëtarësimin e shteteve të reja si dhe në monitorimin e të drejtave të njeriut në shtetet anëtare. Lufta kundër diskriminimit përmendet shprehimisht si një nga objektivat e Bashkimit (Neni I-3). 2. Kushtetuta përfshin në vetvete Kartën e Të Drejtave Themelore (si Kapitullin 2 të saj), ku Neni II-21 ndalon diskriminimin mbi një sërë bazash. Një klauzolë e tillë shërben si trajtim i përgjithshëm kundër diskriminimit. 3. Mosdiskriminimi duhet të përshkojë të gjitha fushat e politikave të BE, përfshirë edhe Politikën e Shtyllës së Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme dhe atë të Sigurisë dhe Politikës së Jashtme (Nenet III-2 dhe 3). Kjo është një gjë e re në luftën kundër diskriminimit. 4. Legjislacioni kundër diskriminimit vazhdon t’i nënshtrohet parimit të unanimitetit të Këshillit, por Parlamenti Europian ka fituar kompetenca të reja të dhënies së pëlqimit në rast këshillimi. E drejta për të dhënë pëlqimin mund të jetë një instrument mjaft i fuqishëm. 5. Masat jashtëligjore mund të vendosen me shumicë të cilësuar votash, duke shtuar këtu edhe bashkë-vendimarrjen e Parlamentit Europian. 6. Neni II-81 parashikon shprehimisht ndalimin e diskriminimit mbi çfarëdo lloj baze. Miratimi i kësaj Kushtetute do të ishte një hap përpara në luftën kundër diskriminimit në BE. Forcat në favor të një përcaktimi më efikas të normave kundër diskriminimit do të fitonin shumë me miratimin e kësaj Kushtetute. Të gjitha ata që luftuan për futjen e Nenit 13 në Traktatin e Amsterdamit duhet të luftojnë akoma për rritjen e presionit në mënyrë që lufta kundër diskriminimit në BE të jetë reale, efikase dhe e suksesshme. Lufta kundër diskriminimit nuk mund të fitohet me një fitore apo rastësisht.Ajo është një luftë e gjatë dhe e vazhdueshme. Pavarësisht se dështoi dhe nuk u miratua, pjesa dërrmuese e dispozitave, parimeve të saj u përfshinë në Traktatin e Lisbonës. 32Neni 2 TBE.

Page 74: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

60

kandidat për anëtarësim. Promovimi i barazisë midis burrave dhe grave është e listuar edhe

ndërmjet detyrave të Bashkimit Europian33 së bashku me detyrimin për të eliminuar

pabarazitë. Traktati i Lisbonës përsërit qartë detyrimin për sigurimin e barazisë gjinore nga

BE-ja dhe Shtetet Anëtare. Diskriminimi është parë si trajtim i ndryshëm i një individi apo

grupi individësh nga një individ apo grup tjetër individësh me të njëjta veçori, pa një

justifikim objektiv dhe të arsyeshëm.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm për t’u trajtuar është dhe Karta e të Drejtave

Themelore të BE-së. Traktati i Lisbonës e bën Kartën të detyrueshme nëpërmjet

modifikimit të nenit 6 dhe nuk e ka bërë pjesë të Traktatit, për shkak të kundërshtimeve të

atyre shteteve që kishin frikë të kontrolloheshin me përpikëmëri nga ana e Gjykatës së

Drejtësisë për këto fusha të veçanta, duke zgjidhur, në këtë mënyrë, të gjitha problematikat

që janë shfaqur dhe të gjitha vështirësitë e cilësimit të vlerës së saj juridike.

Sipas këtij neni:

1. Bashkimi njeh të drejtat, liritë dhe parimet e sanksionuara në Kartën e të

Drejtave Themelore të Bashkimit Europian, të 7 dhjetorit të vitit 2000, të miratuar më 12

dhjetor të vitit 2007, në Strasburg, e cila ka të njëjtën vlerë juridike si dhe traktatet.

Dispozitat e Kartës nuk i zgjerojnë në asnjë mënyrë kompetencat e Bashkimit Europian, të

përcaktuara në traktate. Të drejtat, liritë dhe parimet e Kartës interpretohen konform

dispozitave të përgjithshme të Titullit VII të Kartës, të cilat rregullojnë interpretimin dhe

aplikimin e saj, si dhe duke pasur parasysh shpjegimet, të cilave i referohet Karta, që

tregojnë burimet e këtyre dispozitave.

33Neni 3 (3) TBE.

Page 75: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

61

2. Bashkimi Europian anëtarësohet në Konventën Europiane për të drejtat dhe liritë

themelore të njeriut. Ky anëtarësim nuk ndryshon kompetencat e Bashkimit Europian të

përcaktuara në Traktate.

3. Të drejtat themelore të sanksionuara nga Konventa Europiane për liritë dhe të

drejtat themelore të njeriut dhe ato që rezultojnë nga praktikat kushtetuese të përbashkëta

të Shteteve anëtare janë pjesë e së drejtës së Bashkimit Europian si parime të përgjithshme.

Pra, Karta nuk futet në tekstin e traktatit (ndryshe nga traktati kushtetues), por neni

6 i tij sanksion shprehimisht që ajo mbart të njëjtën vlerë juridike si dhe traktatet. Bëhet

fjalë për një “rezervë” ndaj një instrumenti ligjor, të cilit traktati i reformës i ka dhënë vlerë

juridike të detyrueshme. Kjo Kartë do të trajtohet gjerësisht në vijim.

2.3.2.3. Karta e të drejtave dhe lirive themelore të BE-së.

Barazia gjinore e BE-së është gjithashtu një pjesë integrale e Kartës së të Drejtave

Themelore të Bashkimit Europian, e cila ndalon diskriminimin mbi çfarëdo bazë duke

përfshirë edhe seksin, (neni 21) dhe e njeh të drejtën e barazisë gjinore në të gjitha fushat si

dhe domosdoshmërinë për ndërmarrjen e veprimeve pozitive për promovimin e saj (neni

23). Karta e të Drejtave Themelore, e përgatitur midis dhjetorit të vitit 1999 dhe tetorit të

vitit 2000, nga një Asamble e quajtur “Konventë”. Karta u shpall në Nisë, në 7 dhjetor të

vitit 2000, nga presidentët e Parlamentit Europian, Këshillit dhe Komisionit Europian dhe

nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian, përfshirë këtu edhe Anglinë 34. Karta e përbërë

prej 54 nenesh, sanksionon të drejtat themelore në lidhje me dinjitetin, lirinë, barazinë,

34Shih për një analizë të dokumenteve të hartuara në punimet që u zhvilluan në Këshillin Europian në Nisë në website www.ue.eu.int/it/info/eurocouncil/index.htm ose www.presidence-europe.fr/pfue/static/access.html.

Page 76: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

62

solidaritetin, shtetësinë dhe drejtësinë, dhe bazohet në traktatet e Komunitetit, mbi traditat e

përbashkëta të Shteteve anëtare, dhe mbi konventat ndërkombëtare, midis të cilave

Konventa Europiane e të Drejtave dhe e Lirive Themelore (KEDNj) e vitit 1950 dhe Karta

Sociale Europiane e vitit 1989. Karta mund të konsiderohet dokumenti i parë formal i BE-

së, i cili përmbledh në një tekst të vetëm të gjithë kategorinë e të drejtave civile, politike,

ekonomike, sociale, si dhe disa të drejta të tjera të kategorisë të “brezit të tretë”, siç është e

drejta për një mjedis të pastër ose e drejta për miradministrim. Edhe pse u shpall në mënyre

solemne si një dokument i rëndësishëm, vlera e saj juridike ishte e pasaktësuar, pasi ajo nuk

pati formën e një dokumenti detyrues për Shtetet anëtare, pasi nuk ishte pjesë e

legjislacionit të BE-së dhe, në këtë mënyrë, vështirësia qëndronte te zbatimi i saj (edhe pse

të drejtat e sanksionuara njihen prej Shteteve anëtare, garantimi i këtyre të drejtave nuk

mund ta gjente bazën ligjore vetëm te Karta për arsyet e lartpërmendura). Karta, përsa i

përket strukturës, përmban 54 nene, të përmbledhura në nëntë tituj (dinjiteti, liria, barazia,

solidariteti, shtetësia, drejtësia dhe dispozita të përgjithshme), të cilat përcaktojnë

interpretimin dhe zbatueshmërinë e Kartës. Duke realizuar një sintezë të të drejtave

themelore, të njohura tashmë edhe në tekste të ndryshme (si: për shembull, Konventa

Europiane e të Drejtave të Njeriut, Karta Sociale Europiane etj.) dhe në traditat kushtetuese

kombëtare, ajo ka prirje të themelojë bazat e një Bashkimi Europian, i cili synon të

garantojë dhe të respektojë më së miri edhe të drejtat e shtetasve europianë, të cilat nuk janë

ekskluzivisht me karakter ekonomik.

Karta sanksionon një kompleks të drejtash themelore, bazuar mbi vlerat e dinjitetit,

të solidaritetit, të shtetësisë europiane dhe të drejtësisë, të përforcuara nga parimi i ndalimit

të diskriminimit, e cila duhet të sigurohet pa asnjë dallim bazuar për arsye të tilla, si

Page 77: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

63

origjina kombëtare. Konkretisht neni 21 thotë: “Ndalohet çdo lloj diskriminimi për shkaqe

të tilla siç janë gjinia, raca, ngjyra, origjina etnike apo sociale, tiparet gjenetike, gjuha, feja

apo besimi, mendimet politike apo të llojeve të tjera, përkatësia në një pakicë kombëtare,

prona, lindja, aftësia e kufizuar, mosha apo orientimi seksual. 2. Brenda fushës së zbatimit

të Traktateve dhe pa cënuar asnjë prej dispozitave të caktuara të tyre, ndalohet çdo lloj

diskriminimi për shkak të shtetësisë”35. Karta aplikohet në mënyrë universale. Kjo do të

thotë që sfera e saj subjektive e zbatimit nuk kufizohet vetëm në lidhje me shtetasit që

mbartin shtetësinë e një prej Shteteve anëtare të Bashkimit Europian36. Ky pohim kaq i

rëndësishëm rrjedh si pasojë e formulimit të vetë dispozitave të Kartës. Një shembull i tillë

është përdorimi i shprehjes “çdo individ” dhe jo “çdo shtetas që ka shtetësinë e një prej

Shteteve anëtare të BE-së”. Pra, Karta gjen zbatim edhe te personat me shtetësi të një shteti

që nuk bën pjesë në BE, të cilësuar më sipër emigrantë ekonomikë jo komunitarë (L.Manca,

2003). Në Kartë ka disa dispozita, të cilat, duke iu referuar individit si qenie njerëzore në

përgjithësi, gjejnë zbatim edhe për të huajt që ndodhen përkohësisht ose përgjithmonë në

territorin e një prej shteteve anëtare të BE-së: dispozitat që kanë të bëjnë me të drejtën për

jetën (neni 2), me të drejtën për integritetin fizik dhe psikik (neni 3), me të drejtën për

respektimin e jetës private dhe familjare (neni 7), me të drejtën për një proces të rregullt

dhe të paanshëm (neni 47), me të drejtën për shkollim dhe për formim profesional (neni

14), me të drejtën për të punuar dhe për të ushtruar një profesion të përzgjedhur (neni 15)

etj. (G.Tucci-A.Di Muro, 2003; U.Villani, 1/2004). 35 Në Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Europian ka një sërë të drejtash, të cilat zbatohen duke mos e marrë për bazë shtetësinë, kështu që, në këtë aspekt, emigrantë europianë dhe të huaj, që qëndrojnë në mënyrë të ligjshme ose klandestinë këtu barazohen. 36 Shih per shembull vendimet e Gjykatës Europiane të Drejtësisë: Carpenter, 11 korrik, 2002, çështja C-60/00; MRAX, 25 korrik, 2002, çështja C-459/99, e publikuar në vitin 2002; Boumbast, 17 shtator, 2002, çështja C-413/99 të gjitha të publikuara në Fletoren Zyrtare të Bashkimit Europian në vitin 2002.

Page 78: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

64

2.3.2.4. Aktet dytësore. Direktivat

Trajtimi i barabartë është objekt rregullimi në shumë Direktiva37 të miratuara nga

Këshilli Europian. Pothuajse të gjitha këto Direktiva kanë si objekt të rregullimit të tyre

barazinë gjinore në fusha të ndryshme të punësimit apo sigurimeve shoqërore. (Picari,

2008:16). Për herë të parë nocioni i trajtimit të barabartë dhe antidiskriminimit në

instrumentet ligjor të BE-së përkufizohet shprehimisht në Direktivën 2000/43/KE “Për

zbatimin e parimit të trajtimit të barabartë ndërmjet personave pavarësisht nga prejardhja e

tyre raciale ose etnike” dhe Direktivën 2000/78/KE “Mbi krijimin e një kuadri të

përgjithshëm për trajtimin e barabartë në punë dhe profesion”. Sipas direktivave të

lartpërmendura “Parimi i trajtimit të barabartë do të kuptojë ndalimin e diskrimimit të

drejtpërdrejtë apo jo i drejtpërdrejtë të bazuar mbi besimin apo fenë, aftësinë e kufizuar,

moshën apo orientimin seksual në lidhje me punësimin dhe profesionin”38. (Anastasi,

Mandro-Balili, Shkurti, Bozo, 2012:45).

Ndonëse BE nuk ka aderuar në Konventën KEFDG, vendet anëtare të saj e kanë njohur dhe

ratifikuar këtë Konventë. Neni 141/KE-së ndalon jo vetëm diskriminimin e drejtpërdrejtë,

bazuar në gjini, në fushën e pagës, por edhe diskriminimin e tërthortë. (Gruda, 2008:10).

Diskriminimi i drejtpërdrejtë për shkak të seksit ndodh kur një person trajtohet në mënyrë

37 Direktiva 75/117/KEE, të 10 Shkurtit 1975 “Për përafrimin e legjislacionit të Shteteve Anëtare në lidhje me zbatimin e parimit të pagës së barabartë për burrat dhe gratë”; Direktiva 76/207/KEE e 9 Shkurtit 1976 “Për zbatimin e parimit të trajtimit të barabartë për burrat dhe gratë në lidhje me hyrjen në punësim, trajnim profesional dhe ngritje në detyrë si dhe kushtet e punës”; Direktiva 79/7/KEE 1 19 Dhjetorit 1978 “Për zbatimin gradual të parimit të trajtimit të barbartë për burrat dhe gratë në çështjet e sigurimeve shoqërore; Direktiva 86/378/KEE e 24 Korrikut 1986 “Për zbatimin e parimit të trajtimit të barbartë të burrave dhe grave në skemat e sigurimeve shoqërore për punësimin”; Direktiva 86/613/KEE e 11 Dhjetorit 1986 “Për zbatimin e parimit të trajtimit të barbartë ndërmjet burrave dhe grave që marrin pjesë në aktivitete si bujqësia, vetë-punësimi dhe mbrojtja gjatë shtatzanisë”; Direktiva 97/80/KE e 15 nëntorit 197 “Për barrën e provës në rastet e diskriminimit të bazuar në seksin”; 38 Nenet 1 dhe 2 të Direktivës 2000/78/KE dhe Nenet 1 dhe 2 të Direktivës 2000/43/KE.

Page 79: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

65

më pak të favorshme për shkak të seksit të tij apo të saj. Diskriminimi i tërthortë i referohet

diskriminimit, i cili është rezultat i zbatimit të kriterit asnjanës ndaj seksit, i cili i vë në

pozitë të pafavorshme veçanërisht personat që i përkasin njërit seks krahasuar me personat

e seksit tjetër39. Koncepti i diskriminimit sipas legjislacionit të BE-së, përfshin aspektet e

mëposhtme: diskriminimin e drejtpërdrejtë, diskriminim e jo i drejtpërdrejtë, ngacmimin

dhe nxitjen për diskriminim40, që trajtohen më gjersisht në vijim.

2.3.2.5. Diskriminimi i drejtpërdrejtë

Legjislacioni aktual i BE-së në luftën kundër diskriminimit dhe mbrojtjen e të

drejtave të njeriut e ka ndarë diskriminimin në të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë.

(Gruda, 2008:9) Sipas interpretimit të dy Direktivave kryesore të Këshillit diskriminimi i

drejtpërdrejtë (direkt) ndodh kur një individ ose grup individësh trajtohen në mënyrë më

pak të favorshme sesa një individ ose një grup tjetër individësh. Ata po trajtohen, janë

trajtuar apo do të trajtohen në një situatë të ngjashme në bazë të njërit prej kushteve të

përcaktuar nga Direktivat (prejardhjen raciale ose etnike, besimin ose fenë, aftësinë e

kufizuar, moshën ose orientimin seksual). Thelbi kryesor i diskriminimit të drejtpërdrejtë

qëndron në zgjedhjet që bën një person (në rastin e Direktivave të lartpërmendura) mbi

39 Udhëzues: Çështjet e barazisë gjinore në standardet ligjore dhe jurisprudencën kombëtare e ndërkombëtare, UNIFEM dhe Shkolla e Magjistraturës, Pegi: Tiranë, fq.25. 40Ndersa në legjislacionin shqiptar, te cilin do e analizojme gjeresisht ne kapitujt ne vijim, dhe konkretisht në ligjin për mbrojtejn nga diskriminimi përkufizimi i fjalës diskriminim jepet si “çdo dallim, përjashtim, kufizim apo preferencë, bazuar në cilindo shkak të përmendur si më poshtë, gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen ekonomike, arsimore ose shoqërore, shtatzëninë, përkatësinë prindërore, përgjegjësinë prindërore, moshën, gjendjen familjare ose martesore, gjendjen civile, vendbanimin, gjendjen shëndetësore, predispozicione gjenetike, aftësinë e kufizuar, përkatësinë në një grup të veçantë, ose me çdo shkak tjetër, që ka si qëllim apo pasojë pengesën apo bërjen e pamundur të ushtrimit në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drejtave e lirive themelore të njohura me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, me aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, si dhe me ligjet në fuqi”.

Page 80: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

66

bazën e kritereve të tilla: ngjyra, raca, etj. Por jo çdo dallim në këtë trajtim përbën

diskriminimin, pasi nuk ka asnjë dyshim se çdo proces zgjedhjeje pas sjell në njëfarë

mënyre diskriminimin. Dallimi në trajtim do të jetë i paligjshëm, pra do të përbëjë edhe

diskriminim të ndaluar, kur zgjedhja e bërë në bazë të një kriteri të ndaluar që mund të çojë

në diskriminimin, sjell një trajtim të pafavorshëm në rrethana të caktuara.

Legjislacionet e shumicës së Shteteve Anëtare, në këtë drejtim, përputhen me direktivat e

BE-së përsa i përket kushteve që duhen përmbushur që një diskriminim të quhet i

drejtpërdrejtë dhe konkretisht:

· Domosdoshmëria për të provuar trajtimin më pak të favorshëm;

· Krahasimi me një person apo grup tjetër në një situatë të ngjashme, por me

karakteristika të veçanta;

· Bazën diskriminuese pra, prejardhjen, besimin, orientimin seksual, etj;

· Mundësinë e përdorimit të një kriteri krahasimor nga e shkuara ose një

kriteri krahasimor të supozuar;

· Mosjustifikimi i dallimit në trajtim.

Mendojmë se përveç këtyre kritereve diskriminimi i drejtpërdrejtë kërkon edhe

njëfarë shkalle të vetëdijes së personit që po shkakton diskriminimin. Pra, punëdhënësi

duhet të jetë i vetëdijshëm se po bën një dallim të paligjshëm në trajtim bazuar në disa

veçori të individit apo grupit, veçori këto që parashikohen si kritere të ndaluara për dallimin

në trajtim. Këto elemente mund të gjenden në shumicën e legjislacionit të Shteteve Anëtare.

Por në Shtete të tjera Anëtare legjislacioni që zbaton Direktivat në fjalë bashkëjeton me

legjislacionin tjetër që mund ta parashikojë ndryshe diskriminimin e drejtpërdrejtë. Në

Page 81: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

67

Francë dhe Hollandë diskriminimi i drejtpërdrejtë është i ndaluar, por nuk përkufizohet më

tej në legjislacion. Përsa i përket kritereve krahasuese, ligjet në Spanjë dhe Hungari nuk e

lejojnë shprehimisht përdorimin e një kriteri krahasues të të shkuarës apo hipotetik. Në

Irlandë, kushti për një kriter krahasues është përpunuar nëpërmjet jurisprudencës. Ky është

edhe i vetmi vend ku jurisprudenca ka përcaktuar me hollësi kriterin krahasues të

përshatshëm në rastet e diskriminimit. Përsa i përket kushtit se diskriminimi i drejtpërdrejtë

nuk justifikohet, ka patur shumë debate për mundësinë e justifikimit objektiv të këtij

diskriminimi. Është arritur në përfundimin se diskriminimi i drejtpërdrejtë mund të

justifikohet vetëm kur kemi të bëjmë me kushte të mirëfillta për punësim, por edhe në këto

raste interpretimi i këtyre kushteve duhet të jetë sa më i ngushtë.

2.3.2.6. Diskriminimi jo i drejtpërdrejtë

Sipas legjislacionit të BE “diskriminimi jo i drejtpërdrejtë” (indirekt) ndodh kur një

dispozitë, kriter apo praktikë në dukje neutrale, vendosin një person të një feje apo besimi

të caktuar, aftësie të kufizuar të caktuar, moshe të caktuar, orentimi seksual të caktuar, në

një pozicion të caktuar të pafavorshëm krahasuar me personat e tjerë, përveçse kur

dispozita, kriteri apo praktika është objektivisht e justifikueshme nga një qëllim i ligjshëm

dhe kur mjetet e arritjes së këtij qëllimi janë në përpjestim dhe të nevojshme. Koncepti i

diskriminimit jo të drejtpërdrejtë si koncept i legjislacionit të Komunitetit filloi me

jurisprudencën e Gjykatës Europiane të Drejtësisë në çështjen Defrenne II41.

Në këtë çështje diskriminimi jo i drejtpërdrejtë trajtohej si diskriminimin i fshehtë. Gjykata

bëri dallimin ndërmjet:

41Çështja 43/75, Gabrielle Defrenne kundër Société Anonyme Belge de Navigation Aérienne Sabena (Defrenne II) [1976] ECR 455.

Page 82: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

68

“diskriminimit të drejtpërdrejtë dhe të hapur që mund të identifikohet vetëm me

ndihmën e kritereve të bazuara në punën dhe pagën e barbartë parashikuar në Nenin

në fjalë dhe diskriminimit jo të drejtpërdrejtë dhe të fshehur që mund të

identifikohej duke iu referuar dispozitave zbatuese të shprehura me karakter

komunitar apo kombëtar”.

Por, nocioni bashkëkohor i diskriminimit jo të drejtpërdrejtë u hodh veçanërisht në rastet e

diskriminimit seksual42 në rastet e punës me kohë të pjesshme, për shkak se në këto lloje

punësh punonin më shumë gra se burra si dhe me pagën që ato përfitonin. Në çështjen

Jenkins43dallimet në pagë ndërmjet punonjësve me kohë të plotë dhe atyre me kohë të

pjesshme [në përpjestim me kohën e punës] u cilësuan nga Gjykata si diskriminim i

fshehtë. Përkufizimi i ri, që njohim sot u frymëzua nga vendimi i Gjykatës Europiane të

Drejtësisë për lëvizjen e lirë të punonjësve44. (Semini, 2013: 25). Pavarësisht se një kriter,

praktikë apo dispozitë neutrale në dukje mund ta vërë dikë në një pozicion të pafavorshëm

në krahasim me persona të tjerë, sipas Notës Shpjeguese 15 të të dyja Direktivave,

legjislacioni i brendshëm mund të parashikojë që diskriminimi jo i drejtpërdrejtë të

konstatohet edhe mbi bazën e statistikave. Ndryshe nga diskriminimi i drejtpërdrejtë,

përkufizimi i diskriminimit jo të drejtpërdrejtë përfshin mungesën e justifikimit objektiv për

dallimin në trajtim. Justifikimi duhet të jetë objektiv dhe i bazuar në një qëllim të ligjshëm;

mjetet për arritjen e qëllimit të ligjshëm duhet të jenë të përshtatshme dhe të nevojshme

42Çështja Kachelmann, 26 Shtator 2000, C-322/98, ECR 2000, p-7505, http://curia.europa.eu/ 43Çështja 96/80 J.P. Jenkins kundër Kingsgate (Clothing Productions) Ltd [1981] ECR 911. 44Çështja O’Flynn, 23 Maj 1996, C-237/94, ECR 1996, p. I-2617, http://curia.europa.eu/jurisp/

Page 83: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

69

(neni 2(2) (b) i të dyja Direktivave). Testi i justifikimit është i ngjashëm me atë të

përcaktuar për rastet e diskriminimit seksual (Çështja Bilka45).(Semini, 2013: 9).

Gjykata Europiane e Drejtësisë i ka lënë një hapësirë të gjerë vlerësimi shteteve

anëtare për përcaktimin e diskriminimit jo të drejtpërdrejtë, në shumicën e të cilëve

dispozitat ligjore që janë pjesë e politikave sociale janë ende nën shqyrtim46.

Britania e Madhe ka qënë pararoja e zbatimit të parimit të barazisë, nëpërmjet legjislacionit

të antidiskriminimit. Në vitin 1968, Ligji për Marrëdhëniet Raciale parashikonte se ngjyra,

raca, dhe prejardhja etnike ose kombëtare nuk ishin kritere që duheshin marrë parasysh në

shpërndarjen e disa të mirave. Megjithatë, ky ligj shpejt u konsiderua si jo efikas në arritjen

e qëllimit të tij. Arsyet kishin të bënin me barrën e provës (kërkohej provueshmëria e

qëllimit të dallimit në trajtim), por edhe se çfarë kriteri ndalues bënte që dallimi në trajtim

të quhej si diskriminim i paligjshëm. (Semini, 2013: 25). Ky ligj për herë të parë përdori

shprehjen “diskriminim jo i drejtpërdrejtë”. Në Hungari diskriminimi jo i drejtpërdrejtë

quhet se ndodh kur një dispozitë ligjore e vë një individ ose grup individësh me

karakteristika të veçanta në një pozicion ndjeshëm të pafavorshëm në krahasim me një

individ apo grup tjetër në një situatë të ngjashme47. Në Letoni, legjislacioni i referohet

masave që sjellin “pasoja të papranueshme” dhe jo një “disavantazhi të veçantë”. Në

Lituani vlerësohet nëse masat krijojnë favorizime diskriminuese. Ligji polak vendos si

kusht shkaktimin e një dëmi ndaj një individi apo grupi të caktuar, ndërsa në Britaninë e

Madhe diskriminimi jo i drejtpërdrejtë kërkon prova që masa e marrë e ka vendosur 45Çështja Bilka - Kaufhaus GmbH kundër Karin Weber von Hartz [1986] ECR 1607 http://curia.europa.eu/jurisp/cgi-bin/form.. 46Çështja Megner and Scheffel, 14 Dhjetor 1995, çështja C-444/93, ECR 1995, fq. I-4741, http://curia.europa.eu/jurisp/ 47Neni 9 i Ligjit për Trajtimin e Barabartë dhe Ligji për Nxitjen e Barazisë së Mundësive, referuar nga raportet kombëtare dhe analiza krahasuese ndërmjet tyre, botim i Komisionit Europian, fq 28, Shtator 2005.

Page 84: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

70

individin ankues në një pozicion të pafavorshëm. Direktivat po i paraprijnë një krahasimi

ndërmjet pasojës së masës mbi personat apo grupet e veçanta dhe ndikimit të tyre tek

personat e tjerë48.

2.3.2.7. Ngacmimi

Një koncept i ri i futur nga Direktiva 2000/78 EC për Punësimin është ai i

ngacmimit (Neni2/3). Ngacmimi, si formë e diskriminimit, përkufizohet si “një sjellje e

padëshirueshme në lidhje me një nga kushtet e Direktivës (prejardhja raciale apo etnike,

feja ose besimi, aftësia e kufizuar, mosha, ose orientimi seksual) që ndodh me qëllim apo

pasojë cënimin e dinjitetit të një personi dhe krijimin e një mjedisi kërcënues, pengues,

degraudes, poshtërues për individin në fjalë. Direktiva e lë në vlerësim të Shteteve Anëtare

që të përkufizojnë nocionin e ngacmimit nëpërmjet ligjeve ose praktikave të tyre. Shumica

e shteteve anëtare e kanë përkufizuar konceptin e ngacmimit, përkufizime të cilat janë të

ngjashme më atë të Direktivës. Nga ana tjetër Direktiva i referohet “sjelljes së

padëshiruar…me qëllimin ose pasojën e cënimit të dinjitetit të personit”.49 Kjo do të thotë

që ngacmimi ndodh edhe kur nuk ka patur cënim real, por vetëm qëllim ose pasojë të

cënimit të dinjitetit të personit. Në disa shtete koncepti është përkufizuar në mënyrë më të

kufizuar sesa në disa të tjera. Për shembull: në Estoni, ngacmimi përkufizohet si: “sjellje

apo veprim, verbal, jo verbal ose fizik, që e vë një person në pozitën e varësisë apo

nënshtrimit”50. Legjislacionet në Austri dhe Suedi51 kërkojnë që dinjiteti i viktimës të jetë

48 “Raportet kombëtare dhe analiza krahasuese ndërmjet tyre”, botim i Komisionit Europian, Shtator 2005. 49Nenet 2 (3) të Direktivave 2000/43 dhe 2000/78. 50Neni 10(4) i Ligjit për Kontratat e Punës, referuar nga raportet kombëtare dhe analiza krahasuese ndërmjet tyre, botim i Komisionit Europian, fq 29.

Page 85: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

71

cënuar plotësisht. Direktiva nuk parashikon rregulla specifike për të përcaktuar nëse sjellja

është e tillë saqë të cënojë dinjitetin e personit ose të krijojë një mjedis cënues. Shtete të

ndryshme kanë kërkuar ta sqarojnë këtë pikë në legjislacionin e tyre të brendshëm. Në

Sllovaki, i referohen trajtimit të cilit personi mund ta perceptojë në mënyrë të arsyeshme si

ngacmim. Ky prag e vë theksin tek perceptimi i viktimës dhe i takon gjykatave të

përcaktojnë standardin e arsyeshmërisë. Një tjetër çështje që është lënë hapur nga Direktiva

është përgjegjësia e punëdhënësit për veprimet e ngacmimit të shkaktuara nga punonjësit e

tjerë ose palët e treta. Në shumë shtete, punëdhënësit mund të quhen përgjegjës për

veprimet e punëmarrësve, ose, ndaj punëmarrësve të tyre, por deri në një farë mase. Disa

shtete anëtare kanë zgjedhur të vendosin detyrimin ndaj punëdhënësve që të ndërmarrin

veprime për parandalimin e ngacmimit. Për shembull, në Finlandë dhe në Suedi kur një

punëdhënës vihet në dijeni të ngacmimit ai ka detyrimin të hetojë dhe të marrë masa në

përfundim të hetimit. Nenet 122-152 të Kodit të Punës Francez e vendosin detyrimin për

punëdhënësin që të marra të gjitha masat e nevojshme për t’i dhënë fund ngacmimit. Në

Britaninë e Madhe dhe Irlandë nuk ekziston një detyrim i shprehur i punëdhënësve për

marrjen e masave për parandalimin e ngacmimit. Megjithatë, punëdhënësit nuk quhen

përgjegjës për aktet e ngacimimit të punonjësve të tyre në rast se ata provojnë se kanë

marrë masa të arsyeshme dhe praktike për parandalimin e tyre. Ngacmimi i përkufizuar në

Direktiva dhe i përkufizuar në legjislacionet e brendshme të shteteve anëtare kundër

diskriminimit nuk duhet të mbivendoset me legjislacionin tjetër specifik që ndalon

ngacmimin. Në disa raste si në Francë apo Belgjikë ngacmimi parashikohet në

51Referuar nga “Raportet kombëtare dhe analiza krahasuese ndërmjet tyre”, botim i Komisionit Europian, Shtator 2005.

Page 86: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

72

legjislacionin që trajton ngacmimin moral apo seksual. Duhet patur parasysh që ngacmimi

moral është i vazhdueshëm dhe çon në cënimin e dinjitetit të individit. Mendoj se do të

ishte mjaft pozitive që të ndiqej shembulli i Irlandës dhe Britanisë së Madhe ku ngacmimi

të përkufizohej dhe trajtohej me hollësi në Kodet Etike të profesioneve të ndryshme.

Direktiva ka bërë një hap përpara duke parashikuar në Nenin 2/4 se nxitja për diskriminim

kundër personave për secilin prej kushteve të përmendura më lart, përbën diskriminim.

Nxitja për diskriminim ndodh, kur një punëdhënës detyron anëtarët e komisioneve të

intervistimit të kandidatëve për punë të mos punësojnë individë me disa karakterisitka të

veçanta (gra, njerëz me ngjyrë, etj.).

Direktiva e ka ngritur një nivel më lart ndalimin e diskriminimit duke quajtur të

paligjshëm jo vetëm veprimin e personit që kryen diskriminimin, por edhe veprimin e atij

që udhëzon kryerjen e një diskriminimi të tillë. Pothuajse, në legjislacionin e të gjitha

shteteve anëtare ka një dispozitë të ngjashme që ndalon nxitjen për diskriminim në kuadrin

e përfshrijes së dy direktivave të lartpërmendura në sistemin e brendshëm ligjor52.

Megjithatë, parimet e përgjithshme për përgjegjësinë dhe bashkëpunimin në diskriminim

mund të sjellin efekte të njëjta. Në Mbretërinë e Bashkuar, situata ligjore është më e

ndërlikuar. Nxitja, presioni apo shtyrja për të diskriminuar janë veprime të paligjshme

brenda kuadrit ligjor kundër diskriminimit në bazë të racës, aftësisë së kufizuar apo besimit.

Viktimat e pretenduara nuk mund të fillojnë çështje kundër nxitjes për diskriminim. Për më

tepër, legjislacioni i ri kundër diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe besimit ose

fesë nuk parashikon dispozita specifike që të ndalojnë nxitjen për të diskriminuar. Në

52Referuar nga nga “Raportet kombëtare dhe analiza krahasuese ndërmjet tyre”, botim i Komisionit Europian, Shtator 2005.

Page 87: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

73

përgjithësi, nxitja për diskriminimin dhe urrejtje raciale parashikohet si vepër penale në

Kodet Penale të Shteteve Anëtare53, por detyrë kryesore e Shteteve anëtare është përfshirja

e këtij nocioni në legjislacionin civil, veçanërisht atë që rregullon parimin e barazisë në

fushën e punësimit.54

Ndërkohë Komisioni Europian ka miratuar Strategjinë për barazi midis grave dhe

burrave (2010-2015). Strategjia për barazinë ndërmjet grave dhe burrave për periudhën

2010-2015 reflektoi përkushtimin e Komisionit për të përshpejtuar aktivitetet e tij në fushën

e barazisë gjinore. (Picari, 2008:24). Kjo strategji përcaktonte gjashtë fusha prioritare:

- Pavarësi e barabartë ekonomike për gratë dhe burrat;

- Paga të barabarta për punë me vlerë të barabartë;

- Barazi në vendimmarrje;

- Respektimi i dinjitetit, integritetit dhe dhënia fund dhunës gjinore;

- Promovimi i barazisë gjinore përtej BE-së;

- Çështjet horizontale.

Komisioni Europian parashikon çdo vit një vlerësim të hollësishëm të barazisë midis grave

dhe burrave në të gjitha fushat prioritare të Strategjisë. Raporti i vitit 2015 mbi barazinë

midis grave dhe burrave është botuar më 6 mars 2016. Po ashtu është në proces të miratimit

nga ana e Komisionit Strategjia për barazi midis grave dhe burrave 2015-2020.

53Shih Legjislacionin kundër diskriminimit në Shtetet Anëtare të BE-së, botime të Qendrës Europiane të Monitorimit për Racizmin dhe Ksenofobinë, referuar nga http://eumc.eu.int/eumc/material/pub/Art13/ 54Po aty.

Page 88: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

74

2.3.2.8. Jurisprudenca e Gjykatës Europiane e Drejtësisë në lidhje me barazinë dhe

mosdiskriminimin

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian është institucioni, i cili me anë të

ushtrimit të funksionit të tij juridiksional, siguron respektimin e të drejtës komunitare në

interpretimin dhe zbatimin e traktateve dhe akteve normative që rrjedhin prej tyre (neni 19

TBE). Lidhur me barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, miratimi në vitin 2000 i dy

Direktivave kryesore të Këshillit kundër diskriminiminit ka ndikuar në interpretimin e

konceptit të trajtimit të barabartë dhe jodiskriminues. Kjo ndikohej drejtpërdrejtë nga

Direktivat e BE-së të përmendura më lart (De Schutter2005). Ndikimi i jurisprudencës së

GJED-së në interpretimin e Direktivave të miratuara në bazë të Nenit 13 mund të shihet në

vendimin e Shteteve Anëtare për t’i dhënë më shumë kompetenca Këshillit për të marrë

masa kundër diskriminimit bazuar në një sërë kushtesh: origjinën raciale dhe etnike, fenë

ose besimin, aftësinë e kufizuar dhe moshën; dhe më pas në zgjedhjen e Këshillit për të

ofruar një mbrojtje më të gjerë kundër diskriminimit bazuar në racën apo prejardhjen

etnike. (Semini, 2013: 9). Megjithatë, në bazë të Nenit 2(5) të Direktivës Kuadër për

Punësimin, kjo Direktivë është një instrument “që nuk paragjykon masat e marra në bazë të

ligjit të brendshëm, që në një shoqëri demokratike janë të domosdoshme për sigurinë

publike, ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, për mbrojtjen e

shëndetit dhe për mbrotjejn e të drejtave dhe lirive të të tjerëve”. Megjithëse është

formuluar sipas modelit të Nenit 9(2) të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, që

parashikon kushtet se kur mund të kufizohet liria e besimit. Neni 2(5) i Direktivës Kuadër

për Punësimin është deri diku më i kufizuar në masat justifikuese që lejojnë dallimin në

Page 89: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

75

trajtim, pasi “mbrojtja e moralit”nuk përbën një objekt të ligjshëm që mund të justifikojë

kufizimet e të drejtave të parashikuara në këtë Direktivë.

Më Korrik 2004, Komisioni dërgoi përpara Gjykatës Europiane të Drejtësisë pesë

shtete anëtare (Austrinë, Finlandën, Gjermaninë, Greqinë dhe Luksemburgun) për

moszbatim të Direktivës për Barazinë Raciale. Ende nuk është marrë një vendim

përfundimtar mbi këtë çështje. Më Dhjetor 2004, Komisioni i dërgoi të njëjtat shtete

anëtare përpara Gjykatës për moszbatim të Direktivës Kuadër për Barazinë në Punësim.

Edhe në këtë rast njoftimi paraprak i Komisionit nuk e zgjidhi çështjen ndërkohë që në disa

raste të tilla kishte qënë i susksesshëm (Belgjika, Danimarka, Iranda, Hollanda, Portugalia

dhe Mbretëria e Bashkuar). Ndërkohë që nën presionin e Komisionit, në fund të vitit 2004

në Greqi u miratua ligji kundër diskriminimit, ndërsa në Finlandë dhe në Austri vetëm në

disa zona nuk janë zbatuar ende Direktivat. Në Shkurt 2005 Finlanda dhe Luksemburgu u

dënuan nga Gjykata për moszbatimin e Direktivës për Barazinë Raciale.55 Në fund të 2004

nga të 10 shtetet e reja anëtare vetëm Republika Çeke e kishte njoftuar zyrtarisht

Komisionin për zbatimin e Direktivave. Aktualisht, Komisioni po vlerëson situatën dhe

mund të dërgojë përpara Gjykatës jo më një shtet, por disa prej tyre me të njëjtën kërkesë.

Fillimisht diskriminimi i parashikuar nga legjislacioni i BE ishte vetëm i një lloji.

Është meritë e Gjykatës Europiane të Drejtësisë, e cila me anë të jurisprudencës së saj bëri

dallimin ndërmjet diskriminimit të drejtpërdrejtë dhe atij jo të drejtpërdrejtë.

Në çështjen Finanzampt Köln-Altstadt kundër Schumacker56, Gjykata u shpreh se

“diskriminimi mund të lindë vetëm nëpërmjet zbatimit të rregullave të ndryshme për situata

55Çështjet C-327/04 dhe C- 320/04, 24 Skurt 2005, www.curia.eu.int. 56Çështja C-279/93 Finanzampt Köln-Altstadt kundër Schumacker [1995] ECR I-225 para 30.

Page 90: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

76

të ngjashme ose zbatimin e të njëjtit rregull për raste të ndryshme. (Semini, 2013: 46). Ky

parim u përsërit edhe në çështjet Ugliola57 dhe Sotgiu58. Gjykata ka përcaktuar se në

çështjet që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të punonjësve “parimi i trajtimit të

barabartë…ndalon jo vetëm diskriminimin e hapur bazuar në kombësinë, por edhe format e

tjera të diskriminimit, të cilat duke përdorur kritere të tjera dalluese çojnë në të njëjtin

rezultat. Nga ky vendim nuk mund të mendohet se kritere të tilla si vendi i origjinës, ose

vendbanimi i një punonjësi, mund në varësi të rrethanave dhe pasojave të tyre të çojnë në

diskriminim të njëjtë me atë mbi bazën e kombësisë, parashikuar nga Traktati. Pra, ideja e

Gjykatës është se nuk do të ndalohen vetëm ato forma të dukshme të diskriminimit, por

edhe ato forma më pak të dukshme të tij që sjellin të njëjtin efekt ose rezultat.

Përsa i përket diskriminimit të drejtpërdrejtë një zhvillim të madh jurisprudenca e

GJED arriti në çështjen Defrenne II59 kur ajo u shpreh se Neni 119 i Traktatit të BE-së

kishte efekt të drejtpërdrejtë në të gjitha shtetet anëtare duke i lejuar gratë ta përdornin si

bazë ligjore për të drejtën e pagës së barbartë përpara gjykata kombëtare. Për më tepër në

çështjen Defrenne III60 Gjykata u shprej se eleminimi i diskriminimit mbi bazën e seksit

është pjesë e të drejtave themelore respektimi i të cilave është një parim i përgjithshëm i

Komunitetit. Gjykata e trajtoi temën e diskriminimit të drejtpërdrejtë dhe atij jo të

57Çështjas 15/69 [1969] ECR 363 Wurttembergische Milchverwertung-Sudmilch-AG kundër Salvatore Ugliola, 58Çështja 152/73. 59Shih trajtimin edhe me siper per kete ceshtje. 60Çështja 149/77 Gabrielle Defrenne kundër Société anonyme belge de navigation aérienne Sabena (Defrenne III) [1978] ECR 1365, referuar nga Magnus Strand, The Formal Concept of Discrimination, Tezë për Master, Universiteti i Drejtësisë Lund, 2006.

Page 91: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

77

drejtpërdrejtë edhe në çështjen M. L. Ruzius-Wilbrink kundër Bestuur van de

Bedrijfsvereniging voor Overheidsdiensten61, por pa i përkufizuar konceptet.

Në çështjen Dekker62, Gjykata theksoi se përgjigja e pyetjes nëse një masë përbën

diskriminim të drejtpërdrejtë varet nga fakti nëse arsyeja themelore e refuzimit për punësim

zbatohet pa dallim ndaj punonjësve të njërit seks ose kur zbatohet ekskluzivisht ndaj njërit

seks. Ky përkufizim u bë bazë e shumë vendimeve të tjera. Në këtë rast Gjykata u shpreh se

ky diskriminim i drejtpërdrejtë nuk mund të justifikohej në bazë të humbjeve financiare që

do të pësonte punëdhënësi, i cili do të punësonte një grua shtatzënë, gjatë lejes së saj të

lindjes.

Përsa i përket diskriminimit jo të drejtpërdrejtë, siç u tha edhe më lart, koncepti filloi të

përpunohej nga Gjykata në çështjen Defrenne II, koncept, i cili mori natyrën që përdoret

tani në çështjen Jenkins. Në çështjen Bilka-Kaufhaus63 Gjykata e përpunoi formulën e saj

duke arritur një përkufizim të ri të diskriminimit jo të drejtpërdrejtë, që më pas e zbatoi në

të gjitha çështjet që kishin të bënin me diskriminimin jo të drejtpërdrejtë, sipas të cilit:

Në qoftë se do të konstatohet se një numër shumë më i vogël grash punojnë me kohë të

plotë në krahasim me burrat, përjashtimi i punonjësve me kohë të pjesshme nga skemat

e pensioneve do të ishin në kundërshtim me Nenin 119 të Traktatit, kur kjo masë nuk do

të mund të justifikohej nga faktorë që përjashtojnë çdo diskriminim në bazë të seksit. …

Fakti se kjo masë prek më shumë gratë se burrat nuk është e mjaftueshme për të

provuar se ato përbëjnë shkelje të Nenit 119.

61Çështja C-182/88 M. L. Ruzius-Wilbrink kundër Bestuur van de Bedrijfsvereniging voor Overheidsdiensten [1989] ECR 4311. 62Çështja C-177/88 Dekker kundër VJV-Centrum [1990] ECR I-3941 63Çështja 170/84 Bilka - Kaufhaus GmbH kundër Karin Weber von Hartz [1986] ECR 1607.

Page 92: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

78

Në qoftë se ankuesi mund të provonte me të dhëna statistikore se gratw janë në një pozicion

më të pafavorshëm për shkak të një dispozite në dukje neutrale, lind prezumimi i

diskriminimit të drejtpërdrejtë. Në këtë rast, barra e provës i kalon palës tjetër të paraqesë

justifikime të arsyeshme në këtë drejtim.

Ndërsa në çështjen O’Flynn, Gjykata futi për herë të parë nocionin e pasojës diskriminuese

duke u shprehur se:

“Nuk është e nevojshme që të konstatohet se dispozita në fjalë cënon praktikisht një

numër më të lartë të punonjësve migrantë. Mjafton të provohet se ajo mund ta sjellë

një pasojë të tillë”.

Përsa i përket masave pozitive që duhet të ndërmarrin shtetet anëtare në luftën kundër

diskriminimit, Gjykata bëri një hap shumë të madh në çështjen Kalanke64, kur theksoi se

gratë nuk do të kishin përparësi ndaj burrave dhe udhëzoi interpretimin sa më të ngushtë në

Nenit 2(4) të Direktivës. Deri në atë kohë mendohej se për të luftuar diskriminimin seksual

në tregun e punës, në qoftë se kandidatët për punësim do të kishin të dhëna të njëjta në

aspektet e tjera, duhej të punësohej një grua, pra diskriminimi lejohej. Në çështjen

Badeck65, Gjykata u shpreh se vlerësimi objektiv duhej të merrte parasysh të gjitha

rrethanat specifike të kandidatëve. Në vendim sqarohet se qëllimi i Gjykatës ishte të

parandalonte pengesat ndaj punësimit të kandidatëve meshkuj, të cilët kishin situata të

ngjashme me ato që mund të pengonin kandidatet femra, pra burrat që gjendeshin në pozita

jo të favorshme për shkak të përkushtimit të tyre ndaj shtëpisë. Në çështjen Lommers66,

64Çështja C-450/93 Eckhard Kalanke kundër Freie Hansestadt Bremen [1995] ECR I-3051. 65Çështja C-158/97 Georg Badeck dhe Të tjerët, ndërhyrës: Hessische Ministerpräsident dhe Landesanëalt beim Staatsgerichtshof des Landes Hessen [2000] ECR I-1875. 66Çështja C-476/99 H. Lommers v Minister van Landbouw, Natuurbeheer en Visserij [2002] ECR I-2891.

Page 93: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

79

(Semini, 2013: 21) Gjykata pasi konstatoi diskriminimin në bazë të seksit shprehu

shqetësimin e saj se disa lloje ofertash punësimi (kujdesi për fëmijët e punonjësve femra i

ofroheshin meshkujve vetëm në rastet e urgjencave), mund të forconin stereotipet

diskriminuese tradicionale.

Në çështjen Sirdar67 Gjykata vlerësoi se megjithëse shtetet anëtare kanë liri të plotë

për të vendosur për të organizuar forcat e tyre të armatosura, këto vendime përsëri janë

objekt i legjislacionit të komunitetit. Veçanërisht vendimet për aksesin në punësim në këto

forca duhet të respektojnë parimin e trajtimit të barabartë ndërmjet burrave dhe grave.

Megjithatë, Gjykata arrin në përfundimin se shtetet anëtare mund të bëjnë përjashtime (por

të përshtatshme dhe të nevojshme për të arritur qëllimin e kërkuar) nga zbatimi i parimit të

barazisë ndërmjet sekseve, kur seksi është faktor përcaktuar në ushtrimin e aktivitetit dhe

shtetet anëtare kanë liri veprimi për të përcaktuar masat që ata i konsiderojnë të nevojshme

për të garantuar sigurinë publike.

Përsa i përket diskriminimit mbi bazën e moshës, në çështjen Mangold68 Gjykata vlerësoi

se parashikimi në legjislacionin gjerman për lidhjen e kontratave të punës me kohë të

përcaktuar për personat që kishin arritur moshën 52 vjecare përbënte diskriminim mbi

bazën e moshës dhe binte në kundërshtim me Direktivën Kuadër për Punësimin. Gjykata

shpjegoi se ndonëse një parashikim i tillë bënte pjesë në politikat sociale të shtetit anëtar

dhe legjislacioni i BE i lë hapësirë të gjerë vlerësimi shteteve në këto politika, në këtë rast

legjislacioni gjerman e kishte tejkaluar marrjen e masava të justifikueshme dhe të

arsyeshme për justifikimin e dallimeve në trajtim të parashikuara në këtë rast.

67Çështja C-273/97, Sirdar kundër Ministrisë së Mbrojtjes, vendim i 26 Tetorit 1999. 68Çështja C-144/04 Arbeitsgericht München Werner Mangold kundër Rüdiger Helm.

Page 94: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

80

Legjislacioni i kohëve të fundit kundër diskriminimit në BE parashikon

shprehimisht detyrimin e shteteve anëtare të krijojnë sisteme për rivendosjen në vend të të

drejtave të shkelura si dhe parimin e efikasitetit të normave ligjore të komunitetit. (Picari,

2008:16). Përveç masave ligjore të ndërmara, jurisprudenca e Gjykatës Europiane ka

ndikuar shumë në ndryshimin e rregullave procedurale kombëtare që mund të vijnë në

kundërshtim me parashikimin e masave efektive në rastet e cënimit të të drejtës europiane.

Parimi i efikasitetit ndikon në të gjitha fazat e procesit gjyqësor, përfshirë aksesin në

gjykatë, rregullat procedurale për zhvillimin e gjykimit si dhe rregullat për paraqitjen e

provave (Kennett 2000). Megjithatë, masa në të cilën Gjykata i ka kërkuar legjislacionit të

brendshëm të përfshihet nga legjislacioni komunitar, ka ndryshuar disa herë. Në disa raste

është shprehur një konstatim i pastër dhe i fortë i supremacisë së të drejtës komunitare mbi

atë kombëtare dhe nevojës për të ofruar mjete efikase dhe të përshtatshme në gjykatat

kombëtare.69 Në disa raste të tjera Gjykata është treguar tolerante ndaj legjislacionit të

brendshëm dhe ka hetuar nëse rregullat procedurale e kanë bërë zbatimin e legjislacionit

komunitar tejmase të vështirë70. E drejta për rivendosjen në vend të të drejtave të shkelura

ka ekzistuar si pasojë e vendimeve të Gjykatës Europiane të Drejtësisë. Këtë hap gjykata e

ka ndërmarrë fillimisht në zbatim të Nenit 6 të Direktivës së Dytë për Barazinë Seksuale71.

Direktiva, thjesht parashikonte të drejtën procedurale për të filluar procedurat në rast të një

69 Çështja 106/77 Amministrazione delle finanze dello Stato kundër Simmenthal SPA [1978] ECR 629; çwshtjen C-271/91 Marshall II kundër Southampton and South West Hampshire Area Health Authority [1993] ECR I-4367. 70 Shih çështjen 33/76 Rewe-ZentralfinanzeG et Rewe-Zentral AG kundër Landwirtschaftskammer fur das Saarland [1976] ECR 1989; çështjen C-410/92 Johnston v Chief Adjudication Officer [1994] ECR-I-5493; dhe çështjen C-66/95 R kundër Secretary of State for Social Security [1997] ECR I-4705. Shih Semini M., 2013, 54. 71 Direktiva 2002/73/KE e Parlamentit dhe Këshillit Europian e 23 Shtatorit 2002, që ndryshon Direktivën e Këshillit 76/207/KEE për zbatimin e parimit të trajtimit të barbartë për gratë dhe burrat për punësimin, trainimin profesional, ngritjen në detyrë dhe kushtet e punës.

Page 95: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

81

diskriminimi të pretenduar. Por në çështjen kryesore në këtë drejtim Von Colson dhe

Kamann72 Avokati i Përgjithshëm deklaroi se një dispozitë e tillë si ajo e Nenit 6 sugjeron

se një shkelje nuk do të mbetet e pandëshkuar nga sanksionet e brendshme të shtetit. Pra,

me pak fjalë kërkohej që një garancie procedurale t’i bashkëngjitej edhe një garanci

materiale. Gjykata ra dakord me këtë mendim dhe deklaroi se qëllimi i Direktivës pa një

sistem të mirë sanksionesh do të ishte i padobishëm dhe viktimat e diskriminimit kanë të

drejtë që të rifitojnë të drejtat e tyre.

Në këtë çështje, gjykata iu referua Nenit 249 të Traktatit të BE, i cili i detyron shtetet

anëtare të marrin masat e nevojshme për të arritur rezultatet e parashikuara në Direktiva.

Në çështjen Johnston73 Gjykata deklaroi se kushti i kontrollit gjyqësor efikas

pasqyron parimin e përgjithshëm që thekson traditën kushtetuese të shteteve anëtare dhe që

parashikohet edhe në Nenet 6 dhe 13 të KEDNJ. Gjithashtu, duhet të përmendet se kur

ekziston një parashikim si ai i Nenit 6 të Direktivës së Dytë për barazinë Seksuale, ky nen

ka zbatim të drejtpërdrejtë përsa i përket rikthimit të të drejtave ose të drejtës për

dëmshpërblim. Në çështjen Coote74 Gjykata deklaroi se mbrotjtja e ofruar nga Direktiva

shtrihet edhe pas përfundimit të kontratës së punës, pasi parimi i kontrollit efikas gjyqësor

do të humbte në këtë rast pjesën e tij thelbësore. Në çështjen Dekker75, Gjykata theksoi se

përgjegjësia nga ana e personit të gjetur fajtor për diskriminimin nuk kushtëzohet vetëm në

provat e shkeljes apo mungesën e bazës së diskriminimit pasi edhe në këtë rast efekti

praktik i trajtimit të barabartë do të dobësohej në mënyrë të konsiderueshme. Me fjalë të

72Çështja 14/83 [1984] ECR 1891. 73Çështja 222/84 Johnston kundër Chief Constable of RUC [1986] ECR 1651. 74Çështja C-185/97, Coote kundër Granada Hospitality Ltd. [1998] ECR I-5199. 75Çështja C-177/88, Dekker kundër VJV-Centrum [1990] ECR I-3941.

Page 96: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

82

tjera, vlerësimi i faktit të diskriminimit nuk varet nga provat që ka paraqitur viktima e

pretenduar e diskriminit apo faji i punëdhënësit nga ana tjetër. Ky vendim ndryshoi

tërësisht legjislacionin mbi përgjegjësinë dhe të drejtën private të brendshme të Holandës.

Në rastin e masave riparuese ndaj diskriminimit, theksi është venë tek efikasiteti,

përpjestueshmëria dhe bindshmëria e masës. Sipas Gjykatës, Direktiva nuk mund të

specifikojë një sanksion të caktuar. I takon Shteteve Anëtare të vendosin sanksione, por të

cilat duhet të jenë efikase, në përpjestim dhe bindëse. Në këtë rast Shtetet Anëtare kanë

hapësirë të gjerë vlerësimi dhe i jep gjykatave të brendshme njëfarë kompetence për të

garantuar që qeveria e tyre do të përmbushë standardet minimale. Në çështjen Marshall II,

Gjykata shpjegoi se në rastet e pushimeve nga puna me karakter diskriminues, situata e

barazisë nuk mund të rivendoset pa e rikthyer viktimën në punë ose pa i dhënë një

kompensim financiar për humbjen e pësuar. Në këtë rast zgjedhja e shtetit anëtar është e

kufizuar. Nga të gjitha rastet që u përshkruan më lart arrijmë në përfundimin se Direktivat

nuk janë të pakushtëzuara dhe mjaftueshmërisht të sakta. Është e vërtetë se ato kanë efekt

teorik të drejtpërdrejtë, por nuk mund të përdorin vetëm ato si baza për të kërkuar të drejtat

kundër diskriminimit përpara gjykatave kombëtare. Për këtë arsye është e rëndësishme që

të miratohen ligje të brendshme për zbatimin e këtyre Direktivave në praktikë.

Përsa i përket çështjes së dëmshpërblimit dhe rivendosjes së të drejtave, në çështjen Rewe76

Gjykata refuzoi t’i jepte një dëmshpërblim të caktuar ankuesit duke deklaruar se në

caktimin e masave për rivendosjen e të drejtës duhet zbatuar parimi i përpjestueshmërisë

76Çështja 33/76 Rewe-ZentralfinanzeG et Rewe-Zentral AG kundër Landëirtschaftskammer fur das Saarland [1976] ECR 1989.

Page 97: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

83

dhe efikasitetit. I takon gjykatave të brendshme ta bëjnë një gjë të tillë, por jo në masën që

t’i bëjnë ligjet e komunitetit të pazbatueshme ose të zbatueshme me vështirësi.

Jursiprudenca e Gjykatës nuk është shumë e detajuar dhe nuk jep udhëzime se cilat

parime duhet të zbatohen në sistemin e brendshëm ligjor për caktimin e dëmshpërblimit,

por këto masa duhet të jenë efikase, në përpjestim dhe nga ana tjetër, të njëjta me masat që

do të merreshin në rast të një ankimi të brendshëm përpara gjykatave të brendshme. Këto

masa duhen vlerësuar gjithmonë pasi të vlerësohen të gjitha faktorët e çështjes77. Në

përfundim të këtij kapitulli mendojmë se nocioni i zbatimit dhe efektit të drejtpërdrejtë të

Direktivave të BE-së është jo real dhe nuk përputhet me atë që po ndoh realisht. Madje disa

studies të fushës i shohin normat kundër diskriminimit si të paefektshme. Pa interpretimin

e Gjykatës Europiane të Drejtësisë, mund të themi se sistemi i zbatimit të legjislacionit të

Komunitetit Europian do të varej tërësisht nga dëshira dhe vullneti i shteteve anëtare për të

përmbushur detyrimet e tyre. Pra, balanca po anon nga modeli privat i zbatimit të normave

të BE-së, nëpërmjet ankesave të qytetarëve në gjykatat kombëtare, të cilat më pas ia

referojnë çështjet (kur bëhet fjalë për trajtimin e ligjit komunitar) GJED për vendime

paraprake. Dhe pikërisht janë procedurat dhe sanksionet e parashikuara nga kjo Gjykatë, të

cilat tashmë plotësojnë kuadrin e të drejtave themelore europiane.

2.3.3. OSBE-ja dhe aspektet gjinore

Sic u theksua edhe OSBE-ja ka rëndësinë e vet në procesin e rritjes dhe të fuqizimit

të grave në jetën shoqërore, ekonomike dhe sociale. Në fakt, procesi i demokratizimit dhe

promovimi i të drejtave të njeriut mbështetet nga Zyra e Institucioneve Demokratike dhe të

77Çështja C-276/01 Joachim Steffensen [2003] ECR I-3735.

Page 98: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

84

Drejtave të Njeriut (ODIHR), e vendosur në Varshavë. Edhe pse barazia dhe

mosdiskriminimi janë përfshirë në standardet e aprovuara nga KSBE-ja që prej 1975-ës,

çështjet gjinore morën hapësirë të konsiderueshme në programin e OSBE-së prej vitit 1998.

Fillimisht u ngrit Pika Fokale e Çështjeve Gjinore dhe Këshilltari i Integrimit Gjinor dhe i

të Drejtave të Njeriut të Gravenë ODIHR për ndërgjegjësimin dhe integrimin gjinor. Janë

organizuar mbledhje pune dhe projekte kërkimore për promovimin e pjesëmarrjes së grave

në politikë, zgjidhje konfliktesh dhe riparim pas konfliktesh, si dhe për të fuqizuar

respektimin e të drejtave të tyre njerëzore. Çështjet gjinore janë të përfshira gjithashtu edhe

në programin e trajnimit të OSBE-së për stafin e ri të misionit.

2.3.4. Vështrim i shkurtër mbi të drejtat e grave. Mbrojtja dhe garantimi i tyre në

legjislacionin e brendshëm.

Në periudhën e viteve 1945 – 1990, Shqipëria ishte një vend socialist i udhëhequr

nga një parti e vetme dhe sistemi i qeverisjes klasifikohej si diktaturë e proletariatit. Gjatë

kësaj kohe statusi ligjor i grave u përmirësua në shumë aspekte. Kushtetuta e vitit 1946

shpalli barazinë pavarësisht nga seksi, shprehimisht “gratë janë të barabarta me burrat në të

gjithë aspektet e shtetit, jetës ekonomike dhe shoqërore politike”. Gjatë periudhës 1945-

1990, gratë kishin shumë të drejta, duke përfshirë të drejtën e votës dhe të drejtën për

shërbime të kujdesit shëndetësor. E drejta për arsim dhe punësim të barabartë me burrat i

lejoi gratë të studionin dhe të punonin në “fusha tradicionale të meshkujve“ si inxhineri,

mjekësi e bujqësi. Koha e punës nuk diferenconte në bazë të përkatësisë gjinore. Ndonëse

këto të përpjektje për të zbatuar të drejtat e grave në fushën publike nuk u shoqëruan më të

Page 99: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

85

njëjtin intensitet në fushën private, gratë mbetën kujdestaret kryesore, shpesh duke mbajtur

ngarkesën e dyfishtë për të qenë të suksesshme në fushën publike dhe atë private.

Ashtu si në vendet e Evropës Lindore, aplikimi i“terapisë së shokut“ në ekonominë

e re të tregut në Shqipëri në fillim të viteve 1990 pati pasojë për të gjithë popullsinë, por

gratë ishin ato të cilat u prekën më rëndë. Papunësia në rradhët e grave u rrit ndjeshëm,

duke i bërë gratë të varura nga të ardhurat e anëtarëve meshkuj në familje: shumë shërbime

shoqërore u ndërprenë. Ndryshimi u shoqërua me ringjalljen e pikëpamjeve tradicionale

dhe paragjykimeve që e kthenin gruan në rolin e shtëpiakes. Në zonat rurale, situata e grave

u përkeqësua ndjeshëm. Pas privatizimit të tokës dhe ndërprerjes së financimeve nga shteti,

gratë u mbingarkuan me punë. Burimet financiare shumë të kufizuara të familjeve rurale

shqiptare i kanë detytruar këto familje të përdorin punën e gruas në vend të makinerive.

Gjithashtu emigrimi i meshkujve ka shtuar ngarkesën e punëve për gratë, pasi këto duhet të

kujdesen më shumë për shtëpinë, fëmijët dhe të moshuarit. Kështu, kufizimi i mundësive

për t’u punësuar dhe përballimi i gjithë barrës shoqërore, ka kufizuar marrjen e

informacionit, gjetjen e mundësive dhe pjesëmarrjen e saj në aktivitete të ndryshme.

Në tërësi, është pranuar se barazia dhe mosdiskriminimi janë deklarimet pozitive dhe

negative të të njëjtit parim (F. Bayefsky,1990). Me fjalë të tjera, barazi do të thotë

mosdiskrimimin dhe ruajtja e parimit të mosdiskriminimit ndërmjet grupeve do të sjellë

barazinë. Të japësh një përkufizim të asaj që quhet diskriminim (Strand, 2006) nuk është e

lehtë.

Megjithatë, studiues të ndryshëm kanë rënë dakord që diskriminim do të thotë “trajtim i

ndryshëm dhe i pabarabartë i një personi mbi bazën e disa cilësive të tij”. Por mbetet

gjithmonë çështje provueshmërie se çfarë përbën trajtim të ndryshëm dhe çfarë përbën

Page 100: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

86

diskriminimin, pasi jo çdo trajtim i ndryshëm përbën diskriminim. Shqipëria ka ratifikuar

një pjesë të konsiderueshme të instrumenteve ndërkombëtarë që lidhen me mbrojtjen e të

drejtave të grave dhe të drejtave të njeriut. Kushtetuta ka përcaktuar vendin që kanë

instrumentet ndërkombëtare në sistemin e brendshëm si edhe mënyrën e zbatimit të tyre. Pa

dyshim që ratifikimi i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut reformoi dhe përqasi

gjithë legjislacionin shqiptar me standardet dhe praktikën e vendosur nga GJEDNJ në

jurisprudencë e saj. Në nenin 17 të Kushtetutës, nënvizohet se edhe kur ka raste të kufizimit

të të drejtave dhe lirive të parashikuara nga Kushtetuta, këto kufizime mund të vendosen

vetëm me një ligj për interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Gjithashtu

këto kufizime duhet të jenë të tilla që të mos cënojnë thelbin e lirive dhe të drejtave dhe në

asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara nga KEDNJ.

Të drejtat e grave në analizë më të detajuar, do të trajtohen gjerësisht në kreun e katërt dhe

një kategori prej këtyre të drejtave, ato me natyrë ekonomike, familjare dhe të shëndetit do

të jenë në fokus të studimit tonë në kreun e pestë si raste specifike studimore.

Page 101: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

87

KAPITULLI III

BARAZIA GJINORE DHE INTEGRIMI GJINOR. KORNIZAT KONCEPTUALE JURDIKE DHE INSTITUCIONALE

3.1. Barazia gjinore dhe korniza konceptuale e saj.

Përkufizuar si barazi midis burrave dhe grave në të gjitha sferat, si publike dhe

private, barazi gjinore do të thotë akses dhe kontroll i barabartë mbi burimet dhe përfitimet,

pjesëmarrje e barabartë në vendimmarrjen politike dhe barazi me ligj për gratë dhe burrat.

(Shkurti, 2009:19).

Gjinia nuk është vetëm një definicion i ndërtuar në mënyrë sociale mbi gratë dhe burrat, ai

është një definicion social i ndërtuar mbi marrëdhëniet ndërmjet gjinive. Politikat dhe

strukturat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në kushtet e jetës dhe ato shpesh

institucionalizojnë mirëmbajtjen e ndërtimit social të gjinisë (Anastasi, Mandro-Balili,

Shkurti, Bozo, 2012:8). Ky ndërtim social përmban një marrëdhënie fuqie jo të barabartë

me dominimin mashkullor dhe nënshtrimin femëror në shumicën e sferave të jetës. Burrat,

rolet, funksionet dhe vlerat që i kontribuohet atyre vlerësohen më tepër në shumë aspekte

më shumë sesa ato që shoqërojnë gratë. Pranohet gjerësisht në shoqëri që norma

mashkullore quhet si normë për shoqërinë në tërësi dhe kjo reflektohet në politikat dhe

strukturat. Këto të fundit shpresh në mënyrë të paqëllimshme riprodhojnë pabarazinë

gjinore (Scott 1986:1067)78.

Barazi gjinore do të thotë të pranosh dhe të vlerësosh njëlloj diferencat mes burrave

dhe grave dhe rolet e ndryshme që ato luajnë në shoqëri. Barazia gjinore përfshin të drejtën

78 Definicioni i Scottit mbi gjininë lidh gjininë me fuqinë, sepse deklaron që “ gjinia është një mënyrë primare që përcakton marrëdhëniet e fuqisë” sipas Scottit, gjinia implikohet në konceptin e ndërtimit të vetë fuqisë sepse referencat gjinore vendosin deri në një farë mase shpërndarjen e fuqisë qëështë kontroll mbi burimet material dhe simbolike.

Page 102: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

88

për të qenë i ndryshëm dhe për të marrë parasysh diferencat ekzistuese mes burrave dhe

grave në lidhje me klasën, opinionin politik, fenë, racën dhe orientimin seksual. Barazi

gjinore do të thotë të diskutosh se çfarë mundësie ke për të shkuar më tej, për të ndryshuar

strukturat në shoqëri që kontribuojnë më mirëmbajtjen e një marrëdhënie fuqie jo të

barabartë mes burrave dhe grave dhe për të arritur një balancë më të mirë në vlerat dhe

prioritetet e ndryshme femërore dhe mashkullore. (Shkurti, 2009:129). Problemi qëndron

tek hierarkia gjinore, jo tek gratë. Në vetvete ndërtimi social i gjinisë nuk lë vend për

diferenca dhe nuk përmban nocionin e hierarkisë që i vendos burrat më lart se gratë

(UNIFEM 1995: 7,). Kjo do të thotë një partnership real mes burrave dhe grave dhe

përgjegjësive të tyre të ndara në zhvendosjen e disbalancave në jetën e tyre publike dhe

reale. Çështja mbetet tek përdorimi i kompetencave, vlerave dhe talenteve të çdo qytetari si

dhe tek përfshirja e grave dhe burrave në ndërtimin e shoqërisë. Pabarazia gjinore duhet të

luftohet, mbrohet dhe promovohet si një e drejtë humane. Të arrish barazinë gjinore është

një proces i vazhdueshëm, i cili shpesh është vënë në pikëpyetje është rimenduar dhe

ripërcaktuar.

Barazi gjinore do të thotë pjesëmarrje, fuqizim dhe vizibilitet i të dyja sekseve në të

gjitha sferat e jetës publike dhe private. Barazia gjinore është e kundërta e pabarazisë

gjinore, pa diferencë gjinore dhe synon promovimin e pjesëmarrjes së plotë të gruas dhe të

burrit në shoqëri. (Jacoba, 2012:15). Për një kohë të gjatë barazia gjinore në Europë

perceptohej si dhënia de jure e të drejtave, mundësive, kushteve dhe trajtimit të barabartë

të burrave dhe grave në të gjitha fushat e jetës dhe sferat e shoqërisë. Në ditët e sotme është

e pranuar që barazia de jure nuk të çon automatikisht në barazi de facto. Është e

rëndësishme të kuptohet që kushtet e jetesës së burrave dhe grave janë të ndryshme deri në

Page 103: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

89

njëfarë masë, për shkak të funksionit mëmësor të gruas. Problemi kryesor nuk është

ekzistenca e këtyre ndryshimeve, por fakti që këto ndryshime nuk duhet të kenë një impakt

negativ në kushtet e jetesës së burrave dhe grave, si dhe nuk duhet të jenë shkak

diskriminimi kundrejt tyre, por duhet të kontribuojnë në një ndarje të barabartë të fuqisë në

ekonomi, shoqëri, dhe proceset politikëbërëse. Për të përcaktuar barazinë gjinore duhet të

hidhet një vështrim aty ku shihet më ngushtë koncepti gjinor. Dy aspekte janë të

rëndësishme në këtë kontekst: ndërtimi social i gjinisë dhe marrëdhënia ndërmjet sekseve.

Gjinia është një definicion i ndërtuar në mënyrë sociale mbi gratë dhe burrat. Ajo është

përshkrimi social i seksit biologjik, i përcaktuar nga punët, funksionet dhe rolet që i

atribuohen burrave dhe grave në shoqëri dhe në jetën publike dhe private. Ajo është një

përcaktim specific kulturor i feminitetit dhe maskilitetit dhe si e tillë ndryshon në kohë dhe

në hapësirë. Ndërtimi dhe riprodhimi i gjinisë ndodh në nivel individual dhe social ku të

dyja janë njëlloj të rëndësishme. Qëniet humane i formësojnë rolet dhe normat gjinore

përmes aktiviteteve të tyre. Ka një konsensus në rritje që gjinia duhet të konsiderohet edhe

në nivel politik dhe institucional (UNIFEM 1995: 7)79.

Një objektiv i rëndësishëm është njohja dhe implementimi i plotë i të drejtave të

grave si të drejta humane. Kjo do të thotë të respektosh, të mbrosh dhe të promovosh të

drejtat humane të grave dhe burrave njëlloj, duke i siguruar të dy palëve respektimin e plotë

të këtyre të drejtave. Ajo gjithashtu do të thotë të luftosh interferencat me lirinë dhe

dinjitetin femëror. Përvec të drejtave humane zhvillimi dhe përmirësimi i demokracisë

përfaqësuese është pika më e rëndësishme. Përfaqësimi i ulët ose ndonjëherë mungesa e

79 Shih gjithashtu Konkluzionet e konferencës “Barazia dhe demokracia: Utopia ose sfida” Këshilli i Europës 1995, Raporti final i grupit të specialistëve për barazinë dhe demokracinë, Këshilli Europës 1996.

Page 104: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

90

grave në vendimmarrje në të gjitha nivelet dhe fushat e jetës është një problem madhor,

ndonëse ka variacione të mëdha në këtë aspekt mes vendeve të ndryshme. Kur gratë ose

burrat përbëjnë rreth 1/3 e anëtarëve të një trupi vendimmarrës ato influencojnë axhendën

dhe ekziston një mundësi reale për ndryshim.(Shkurti, 2009:19). Është e rëndësishme që

gratë të jenë të dukshme në eventet sociale po aq sa burrat, dhe në historinë e çdo vendi.

Një objektiv tjetër i rëndësishëm për barazinë gjinore është pavarësia ekonomike

individuale që çon në sigurimin e pagës së njëjtë, aksesit të njëjtë për kredi, kushtet e njëjta

të tregut të punës dhe shpërndarjen e aseteve. Pozicioni i grave dhe i burrave në ekonomi

është në shumë mënyra i ndryshëm. Edukimi po ashtu është një objektiv kyç në barazinë

gjinore, sepse përfshin mënyrat sesi shoqëritë transformojnë normat, njohuritë dhe aftësitë.

Është e rëndësishme që sistemet e edukimit të fuqizojnë njësoj vajzat dhe djemtë dhe të

kujdesen në kundër balancimin e hierarkive gjinore ekzistuese. Media gjithashtu ka një

pozion shumë të fuqishëm në transferimin dhe konsolidimin e këtyre normave dhe

njohurive. Objektivi i fundit që duhet të përmendim është pranimi i nevojës që burrat dhe

gratë kanë për të zhdukur disbalancat në shoqëri dhe përgjegjësinë e tyre të ndarë për ta

bërë këtë. (Balmori, 2009: 11).

Edhe në Europë ka akoma probleme më barazinë gjinore. Arritja më e rëndësishme

në barazinë gjinore është një ndërgjegjësim në rritje i nevojës dhe i dëshirës për të

promovuar barazinë gjinore (Lejenaar:1997). Disa vende kanë ngritur mekanizma të

politikave të barazisë, që zhvillohen dhe implementohen duke i dhënë një vëmendje të

veçantë problemeve specifike të grave. Paralel me këtë ka një zhvillim të njohurisë dhe

ekspertizës mbi pozicionin e grave dhe problemet gjinore. Ka gjithashtu një ndërgjegjësim

Page 105: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

91

në rritje të rolit të burrave në promovimin e barazisë gjinore80. Një arritje tjetër e

rëndësishme është avancimi efektiv i grave. Në Europë niveli i edukimit të grave është në

rritje, ato marrin pjesë më shumë se më parë në tregun e punës dhe kanë një rol aktiv në

jetën publike dhe politike si dhe në vendimmarrje. Megjithatë ka prapë pak progres në këtë

fushë në shumë vende Europiane81. Në Europën Lindore dhe Qëndrore kanë mjaft presion

mbi arritjet e mëparshme në termat e barazisë gjinore. Megjithatë zhvillimi i shoqërisë

civile në këto vende i jep grave më shumë hapësirë për të ngritur OJQ-të e tyre dhe i ofron

mundësi të reja për të marrë pjesë në vendimmarrje. Megjithatë këto arritje nuk duhet të

mbivlerësohen. Forma të reja pabarazie janë zhvilluar dhe ka një rritje të diversitetit edhe

mes grave (Walby, 1997:5).

Në fakt, progresi drejt barazisë gjinore duket sikur po has një numër pengesash në

Europë. Ndryshimet strukturale që kanë ndodhur në Europë në dy dekadat e fundit, si

pasojë e procesit të globalizimit të sistemeve financiare dhe ekonomike, inovacionit

teknologjik, konkurencës më të lartë botërore dhe liberalizimit në rritje, janë ndjekur nga

një sërë problemesh sociale serioze. Papunësia masive, pabarazitë më të mëdha,

zhvlerësimi i punës humane, përjashtimi social, luftrat dhe konfliktet e armatosura dhe

disbalancat ekologjike janë disa nga problemet që mobilizojnë vëmendjen e qeverive dhe të

autoriteteve publike. Këto probleme i afektojnë gratë ndryshe nga burrat dhe mund të

limitojnë deri në një farë mase të drejtën e tyre për një zgjedhje të lirë, psh:, në çështje që

lidhen me seksualitetin, shëndetin riprodhues dhe stilet e tyre të jetës (Walby 1998). Ato

gjithashtu kanë vënë re që barazia gjinore në shumë vende nuk konsiderohet si një prioritet.

80 Samiti Ndërkombëtar i Këshillit të Europës mbi “Promovimi ibarazisë : Një cështje e përbashkët për burrat dhe gratë ” Këshilli i Europës 1997. 81 Dokumenti mbi” Gratë në politikë ” Këshilli i Europës 1997

Page 106: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

92

Europa është duke kaluar ndryshime në nivele politike dhe institucionale. Në Europën

Perëndimore po zhvillohet një vizion i ri i funksioneve dhe roleve qeveritare. Qeveritë e

konsiderojnë veten si menaxher aktiv dhe e lënë pjesën tjetër të menaxhimit forcave të

tregut dhe shoqërisë civile. Politika të tilla të menaxhimit nuk janë aspak të favorshme për

barazinë gjinore, sepse ato nuk e shohin nevojën e përshtatjes të punës me jetën familjare

dhe e masin progresin më shumë nga ana ekonomike, sesa nga ana humane.

Shumë rregjime të Evropës Qendrore dhe Lindore karakterizohen nga një

infrastrukturë e organizuar mirë, që i lejonte gratë të kombinonin punën me familjen, i

jepnin një nivel të lartë sigurie shoqërore, një sistem shëndetësor të aksesueshëm dhe një

legjislacion liberal. Këto rregulla vinin nga një ideologji barazie. Objektivi kryesor ishte

integrimi i plotë i grave në procesin e prodhimit. Të drejtat dhe barazia shpesh

përcaktoheshin si njëllojshmëri. Kështu, qëndrimi kundrejt politikave të barazisë shpesh

është një qëndrim hezitues për më shumë probleme makro - ekonomike (Balmori, 2009:

12), i bëjnë qeveritë të koncentrojnë përpjekjet e tyre mbi fusha të rëndësishme të politikës

(Fank and Mueller: 1993, Knezevic: 1997).

Po ashtu, situatat midis burrave dhe grave dhe marrëdhënieve gjinore janë të nevojshme

edhe për cështjet e integrimit. Problemi nuk është që statistikat nuk janë gjithmonë të ndara

sipas seksit, por të dhënat mund të jenë të paragjykuara nga gjinia. Statistika të mira

përbëjnë të dhënat që janë relevante për burrat dhe gratë dhe janë të ndara nga seksi dhe

nga variabla të tjerë. (Jacoba, 2012:15).

Është e rëndësishme që gratë të hyjnë në jetën politike dhe publike në numra shumë më të

mëdhenj. Të hyjnë në proceset e vendimmarrjes dhe të sigurohen që vlera të ndryshme

interesi dhe eksperiencat e jetës së grave të merren në konsideratë kur merren vendimet.

Page 107: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

93

Është e qartë që jo çdo grua është një avokate për çështjet e grave, por është fakt që

shumica e avokatëve për marrëdhëniet gjinore janë gra. Eksperienca ka treguar që aty ku

gratë marrin pjesë në një numër më të madh në vendimmarrje ndryshimet janë më të

konsiderueshme dhe ndodhin më shpejt. Çfarë ndodh nëse këto prerekuizita ose kushte

ndihmuese nuk janë prezent? Prerekuizita më e nevojshme është vullneti politik. Pa

vullnetin politik nuk ka rialokim të fondeve për të zhvilluar njohuritë mbi çështjet gjinore

dhe për të implementuar politika të perspektivave gjinore dhe gjithëpërfshirëse. Integrimi

gjinor çon në një ndërgjegjësim të rritur të pabarazive gjinore dhe në zhvillimin e njohurive

për çështjet gjinore.(Jacoba, 2012:15).

3.2. Rëndësia e integrimit gjinor.

Integrimi gjinor është konceptuar dhe përkufizuar së fundmi si (ri)organizimi,

përmirësimi, zhvillimi dhe vlerësimi i proceseve politike, në mënyrë që perspektiva e

barazisë gjinore të përfshihet në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fazat, nga aktorët që

përfshihen në hartimin e politikave. Integrimi gjinor i vendos njerëzit në zemër të

politikëbërjes dhe çon në një qeverisje më të mirë (Përkufizimet dhe konceptet gjinore,

2012:12). Rëndësia e integrimit gjinor lidhet me disa arsye specifike që nënvizojnë vlerën e

shtuar të integrimit.(Jacoba, 2012:15).

Ligji mbi barazinë gjinore e parashikon integrimin gjinor si strategji për arritjen e

barazisë gjinore në shoqëri nëpërmjet përfshirjes së perspektivës së secilës nga gjinitë në të

gjitha proceset ligjvënëse, politikëbërëse, planifikuese, zbatuese e monitoruese.(Integrimi

gjinor në praktike, 2007:11). Programi i Përbashkët i Kombeve të Bashkuara për Barazinë

Gjinore ka qenë një nga kontribuesit kryesorë për të siguruar procesin e integrimit gjinor,

Page 108: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

94

veçanërisht buxhetimin gjinor (Balmori, 2009: 12) në nivel lokal. Këto ndërhyrje kanë qenë

në nivel pilot. Vlerësimi afatmesëm i këtij programi tregoi se është arritur progres modest

në zhvillimin e proceseve për të integruar çështje të barazisë gjinore në politika dhe buxhete

qëndrore dhe lokale. Përvojat lidhur me buxhetimin gjinor në nivel lokal kanë evidentuar

nevojën për zhvillimin e kapaciteteve në autoritetet lokale, të tilla që të sigurojnë aplikimin

e praktikës së buxheteve gjinore.(Jacoba, 2012:15).

Fjala kyçe në konceptin e integrimit gjinor është fjala perspektivë. Për të vënë në

zbatim këtë koncept nevojitet ndryshim i madh në të menduar dhe vepruar. (Integrimi

gjinor në praktikë, 2007:11). Kur barazia gjinore diskutohet si politikë në vete, atëherë

fokusi është tek strukturat gjinore, jo vetëm tek gratë si grupe të nënpërfaqësuara gjinore.

Kur flitet për integrim gjinor, flitet për politika, legjislacion, dhe programe me një varg

instrumente politikash, përfshirë analizën gjinore, buxhetin e përgjegjshëm gjinor, statistika

të ndara në bazë gjinore, dhe kështu me radhë.(Balmori, 2009: 13). Problemet e barazisë së

integrimit nënvizojnë nevojën për t’u bazuar dhe vlerësuar çdo politikë në varësi të impaktit

që ajo ka mbi individët dhe grupet sociale, burra ose gra, me nevojë dhe vlerat e

tyre.(Integrimi gjinor ne praktike, 2007:11). Një qasje e tillë përmirëson praktikën që

vlerëson politikat e përgjithshme sipas rezultateve të tyre dhe hap rrugë të reja për të

zëvëndësuar praktikën “tradicionale” të indikatorëve ekonomik dhe ideologjik me

indikatorë më të vlefshëm dhe më konkret që lidhen me mirëqënien e njerëzve.

Integrimi i barazisë gjinore mund të jetë një hap përpara në një qasje më humane

dhe më pak ekonomike të zhvillimit të përgjithshëm dhe menaxhimit të shoqërive

demokratike, duke përdorur perspektivën e barazisë gjinore politikat do të jenë të shprehura

më qartë në lidhje me nevojat e vërteta të grave dhe burrave, duke i përmirësuar ato dhe

Page 109: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

95

duke i cuar një strategji fituese.(Gruda, 2008:38). Integrimi gjinor do të çojë në një

politikëbërje më të mirë dhe më informuese dhe rrjedhimisht në një qeverisje më të mirë.

Ajo sfidon politikat si gjini neutrale, dhe do të tregojë supozimet e fshehura mbi realitetin

dhe vlerat. Integrimi do të çojë në një transparencë më të madhe dhe hapje në procesin e

politikës.(Integrimi gjinor ne praktike, 2007:11).

Në të vërtetë, deri tani puna për promovimin e barazisë gjinore është kryer nga gratë.

Integrimi gjinor përfshin si gratë, ashtu edhe burrat. Kjo bën të qartë që shoqëria varet nga

përdorimi i të gjithë burimeve njerëzore dhe nga eksperienca si e grave dhe e burrave dhe

njeh përgjegjësitë e tyre të ndara në heqjen e disbalancave në shoqëri.(Jacoba, 2012:15).

Së fundmi, është përfshirë edhe një numër më i madh aktorësh të jashtëm në procesin

politik pasi integrimi gjinor mund të ndihmojë në uljen e defiçitit demokratik që

karakterizon shumë demokraci të sotme.

Integrimi gjinor jep gjithashtu edhe një ide të qartë të pasojave dhe impaktit të

iniciativave politike të grave dhe burrave dhe të balancës mes tyre. Problemet e barazisë

gjinore bëhen më të dukshme dhe integrohen në shoqëri ndërkohë që deri më sot kanë qenë

gjithmonë të mënjanuara. Barazia gjinore është një problem i rëndësishëm social më pasoja

për të gjithë dhe nuk është “thjesht një kosto ose një luks” (Rubery: 1996). Integrimi gjinor

njeh pabarazinë mes burrave dhe grave që nuk mund të luftohet në mënyrë efiçente pa

interesin dhe angazhimin në sistemin politik dhe shoqërisë si një e tërë. Integrimi gjinor

ndryshon qëndrimin kundrejt barazisë gjinore që shpesh është negative dhe fillon një debat

të ri mbi problemet e barazisë.

Page 110: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

96

Është e ditur që gratë dhe burrat nuk janë një grup homogjen82; për t’i kushtuar

vëmendjen e duhur këtij diversiteti politikat dhe instrumentat politikë duhet të lejojnë që të

merret parasysh diversiteti. Nga një përspektivë e integrimit gjinor, problem nuk është fakti

që ka ndryshime, por që këto ndryshime janë të lidhura me hierarkinë dhe ka një rrezik që

të gjithë qytetarët të maten më norma mashkullore. Në këtë sens në këtë kuptim integrimi

gjinor shkon një hap më tutje se sa thjesht të punosh drejt barazisë gjinore. Ajo lë vend për

diversitet johierarkik në terma të seksit, racës, klasës ose një kombinimi të faktorëve.

3.3. Barazia gjinore si një gur themeli dhe katalizator në procesin e zhvillimit të

vendit.

Barazia gjinore dhe në përgjithësi drejtësia gjinore konsiderohet në periudhën

bashkëkohore si një gur themeli në proçesin e zhvillimit të vendit. Studime të ndryshme

kanë trajtuar dhe analizuar të dhëna mbi familjen si bërthama e shoqërisë. Në këtë punim

do të parashtrojmë në këndvështrimin kritik disa të dhëna ekzistuese gjinore për familjen të

klasifikuar sipas mjedisit politik dhe atij institucional.(Gruda, 2008:39).

I gjithë sistemi ligjor shqiptar është bazuar në parimin e barazisë dhe të mosdiskriminimit.

Jeta, martesa, familja gëzojnë mbrojtje të veçantë nga ana e shtetit. Ligji “Për barazinë

gjinore në shoqëri” ka paraqitur vështirësi për zbatimin e tij në praktikë në lidhje me

mekanizmat institucionalë dhe përgjegjësitë e tyre. Mundësitë për t’u ankuar në rastin e një

diskriminimi gjinor dhe në aspekte të tjera, ndonëse parashikon si detyrë të qeverisë dhe të

82 Burrat dhe gratë ndryshojnë në aspekte të ndryshme si:biologjike, grupi/klasa ku bejne pjese, raca, bindjet politike/opinion politik, etniciteti, mosha, feja ose orientimi seksual.

Page 111: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

97

administratës publike nxjerrjen e statistikave gjinore në të gjithë administratën publike dhe

në sektorin privat, ai nuk përcakton strukturat e caktuara shtetërore për kryerjen e kësaj

detyre dhe afatet kohore të realizimit të saj. (Jacoba, 2012:16).

Për zbatimin e një politike të ndërgjegjshme nga pikëpamja gjinore, kërkohet një

mjedis institucional i ndërgjegjsëem ndaj plotësimit të nevojave të veçanta të djemve dhe

vajzave. Pra sa i ndërgjegjshëm është ky mjedis për të zbatuar tashmë programe që

adresojnë pabarazitë gjinore dhe promovojnë barazinë. Instiucionet sociale përbëjnë bazat

mbi të cilën ngrihet jeta sociale. Ato janë rregullatore jetike të marrëdhënieve që krijojnë

qëniet njerëzore me njëra - tjetrën me anë të cilëve sigurohet vazhdimësia e brezave

(Anthony Giddens). Një kusht strukturor që dëmton fuqinë e gruas në familje dhe

kontribuon në fuqinë e burrit të saj dhe familjes së tij është praktika e përhapur e

patrialkalitetit, në të cilën gruaja e re lëviz në shtëpinë e burrit.

Barazia gjinore është një gur themeli në proçesin e zhvillimit të vendit. Po ashtu

konsiderohet se barazia gjinore është një katalizator në proçesin e zhvillimit të një vendi.

Për ta arritur atë, duhen shqyrtuar shkaqet e pabarazisë që ndeshen në familje, në

komunitet, në tregun e punës dhe në përgjithësi në shoqërinë shqiptare. Ndarja e punës

sipas gjinive krijon ngarkesa (të matura sipas kohës dhe energjive), shkallë të njohjes (të

prestigjit), si dhe pushtete të ndryshme për gratë dhe burrat. Pabarazia gjinore ndikon

negativisht barazpeshimin ndërmjet mundësive, kushteve të jetesës dhe statusit shoqëror e

politik të grave e vajzave dhe burrave e djemve. Në të gjithë botën jeta e grave është e

ndryshme nga ajo e burrave. Zakonisht, gratë kanë shumë më pak të drejta dhe burime të

ardhurash. Këto pabarazi kufizojnë mundësitë dhe arritjet e grave dhe kontribuojnë në një

zhvillim të pabarabartë, e si rrjedhojë përjetësojnë statusin e ulët të gruas në shoqëri.

Page 112: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

98

Shoqëria shqiptare është patriarkale, me pritshmëri të ndryshme përsa i përket sjelljes së

duhur dhe roleve të pranueshme për burrat e gratë. Egzistojnë mjaft stereotipe për gratë, për

shembull gratë konsiderohen inferiore ndaj burrave, arsimimi i grave vlerësohet më pak,

gratë janë të destinuara vetëm për t’u martuar, e kështu me radhë. Si rezultat, gratë kanë

fuqi të vogël përsa i përket burimeve ekonomike, kanë nivel më të lartë të papunësisë sesa

burrat, bien viktimë e çdo lloj dhune dhe përjetojnë përmirësime të vogla të cilësisë së jetës

së tyre, megjithë përpjekjet e tyre të pareshtura për zhvillim. Megjithatë, marrëdhëniet

gjinore ndryshojnë nga njëra krahinë në tjetrën dhe janë mjaft të dukshme në zonat rurale

të Shqipërisë. Pabarazia gjinore në shoqërinë shqiptare nuk është vetëm një çështje e të

drejtave të njeriut, por edhe një çështje zhvillimi. Integrimi i perspektivës gjinore është një

punë e vështirë. Integrimi gjinor ka të bëjë me ndryshimin e qëndrimeve përsa i përket

roleve, vlerave dhe statusit të burrave e grave së bashku. Ndryshimi politik e social i

kërkuar nga integrimi gjinor është një proces i gjatë, por me vlera. Synimi është që

politikëbërësit shqiptarë të hartojnë politika e programe, të cilat do të sigurojnë barazinë

ndërmjet burrit e gruas në jetën shoqërore e familjare.

3.4. Barazia gjinore si domosdoshmëri për integrimin gjinor.

Kur flasim për integrim gjinor në një kontekst të caktuar padyshim që duhet të

ndalemi tek masat e marra dhe të implementuara për tendencat kryesore të perspektivës

gjinore në politika të përgjithshme, planifikime programesh si dhe aktivitete të të gjitha

niveleve të shoqërisë. Mbi këtë bazë do të përgatitej një kornizë konceptuale dhe një

metodologji për tendencat e barazisë gjinore dhe do të identifikoheshin teknikat, mjetet dhe

Page 113: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

99

aktorët për të integruar dhe për të vlerësuar dimensionin gjinor në një mënyrë efektive dhe

të dukshme.

Integrimi si një koncept i ri u shfaq për herë të parë në tekstet ndërkombëtare në

Konferencën e Tretë Botërore të Kombeve të bashkuara për gratë (Nairobi 1985) në lidhje

më debatin e komisionit të Kombeve të Bashkuara mbi statusin e grave dhe rolin e grave në

zhvillim. Janë të shumta diskutimet për integrimin gjinor dhe ka pak konsensus rreth

përcaktimit të integrimit gjinor. Integrimi gjinor është organizimi, përmirësimi, zhvillimi

dhe vlerësimi i proceseve të politikave, në mënyrë që perspektiva e barazisë gjinore të

inkorporohet në të gjitha politikat dhe nivelet nga aktorët që bëjnë pjesë në politikëbërje.

Integrimi gjinor do të thotë që ky proces duhet të riorganizohet në mënyrë që aktorët të dinë

si të inkorporojnë një perspektivë dhe ekspertizë gjinore si një kërkesë normale për

politikëbërësit. Integrimi i nxjerr problemet e barazisë gjinore jashtë integrimit të

mekanizmave të barazisë gjinore dhe përfshin më shumë aktorë të rinj në ndërtimin e një

shoqërie të balancuar. Duke bërë këtë, procesi i transformimit të marrëdhënieve gjinore në

drejtimin e barazisë gjinore mund të përshpejtohet dhe të forcohet. Integrimi gjinor vendos

strategjinë e tendencës në kontekstin e arritjeve në termat e barazisë gjinore. Integrimi si

një koncept i ri u shfaq për herë të parë në tekstet ndërkombëtare në Konferencën e III

Botërore të Kombeve të Bashkuara për gratë (Nairobi 1985) në lidhje më debatin e

komisionit të Kombeve të Bashkuara mbi statusin e grave dhe rolin e grave në zhvillim.

Kjo u pa si një mënyrë për të promovuar rolin e grave në fushën e zhvillimit dhe të

integrimit të vlerave të grave në punën kërkimore83. Në konferencën e IV Botërore të

83 Një rezolutë mbi punën e ardhshme të këtij komisioni u aprovua në 1986 që vendosi të integrojë Strategjitë e së Ardhmes në programet ekonomike dhe të zhvillimit social.

Page 114: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

100

Kombeve të Bashkuara mbi Gratë (Pekin 1995), strategjia e integrimit gjinor u adoptua nga

platforma e Pekinit. Kjo platformë synon promovimin e politikës së integrimit gjinor duke

kërkuar që “qeveritë dhe aktorët e tjerë duhet të promovojnë një politikë aktive dhe të

dukshme të integrimit të perspektivës gjinore në të gjitha politikat dhe programet në

mënyrë që para se të merren vendimet të bëhet një analizë respektive rreth efekteve mbi

gratë dhe burrat”. Shumë vende kanë adaptuar një plan kombëtar për integrimin gjinor si

rezultat i Platformës për Veprim. Janë të shumta diskutimet për integrimin gjinor dhe ka

pak konsensus rreth përcaktimit të integrimit gjinor dhe si realizohet ky aspekt në praktikë.

Në mënyrë të përmbledhur, më poshtë disa nga konkluzionet lidhur me përkufizimet e këtij

koncepti:

· Të gjitha përkufizimet fokusohen mbi qëllimin e madh të arritjes së barazisë

gjinore. Ato fokusohen mbi atë që është quajtur perspektiva e barazisë

gjinore ose perspektiva e gruas.

· Shumë përkufizime shpesh reduktojnë përkufizimin në aspekte pjesore të

integrimit gjinor: ato fokusohen mbi pjesëmarrjen e plotë të grave në

vendimmarrje ose mbi studimin e propozimeve të politikave nga një

perspektivë gjinore.

· Disa definicione fokusohen mbi efektet e integrimit gjinor dhe çfarë ai sjell

në funksionimin dhe strukturimin e shoqërisë. Këto përkufizime tregojnë

ndryshimet në kulturat organizative dhe mënyrën sesi punojnë institucionet

ose mënyrat e reja të mendimit dhe të politikave. Zakonisht këto lidhen me

OJF-të.

Page 115: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

101

· Shumë përkufizime presupozojnë që integrimi përfshin një zhvendoje të

aktorëve, që do të thotë që aktorë të zakonshëm përfshihen në integrimin e

perspektivës gjinore.

Integrimi është i vështirë të përkthehet në shumë gjuhë dhe shpesh reduktohet në

terma si “qasje e bazuar në gjini”, por sigurisht integrimi është shumë më tepër se kaq: ai

është një përpjekje për t’i përcjellë problemet e barazisë gjinore në integrimin e shoqërisë,

në organizatat dhe idetë që marrin vendime për politikat dhe burime të rëndësishme si

edukim. Në çdo vend koncepti duhet të përkthehet dhe të shpjegohet më shumë kujdes për

të theksuar integrimin e një përspektive gjinore. Në lidhje me përkufizimin duhen përfshirë

aspekte të ndryshme në të:

Së pari, asaj çfarë duhet të integrohet në tendencën kryesore gjinore p.sh., një

perspektivë barazie gjinore dhe një qëllim që duhet të arrihet p.sh., barazia gjinore.

Së dyti, implikimet strukturale dhe funksionale që involvon integrimi gjinor p.sh.,

riorganizimi, përmirësimi, zhvillimi i proceseve të politikës. Integrimi gjinor është një

proces sa politik, aq dhe teknik (IDS:1997). Integrimi gjinor përfshin riorganizimin e

proceseve politike sepse kërkon vëmendjen e politikave të barazisë gjinore, ndryshimin në

kulturat organizative dhe institucionale.

Së treti, përkufizimi nuk është parcial dhe i kufizuar në aspekte të veçanta dhe

teknika të integrimit gjinor. Ai kërkon nevojën e mjeteve dhe teknikave të shumta si dhe

përfshin pjesëmarrjen e plotë të grave në të gjitha aspektet e jetës si dhe analizën e të gjitha

propozimeve dhe politikave të ndryshme nga një perspektivë e barazisë gjinore.

Integrimi gjinor do të thotë që procesi i politikës duhet të riorganizohet në mënyrë që

aktorët të dinë si të inkorporojnë një perspektivë dhe ekspertizë gjinore si një kërkesë

Page 116: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

102

normale për politikëbërësit. Integrimi i nxjerr problemet e barazisë gjinore jashtë integrimit

të mekanizmave të barazisë gjinore dhe përfshin më shumë aktorë të rinj në ndërtimin e një

shoqërie të ballancuar. Duke bërë këtë procesi i transformimit të marrëdhënieve gjinore në

drejtimin e barazisë gjinore mund të përshpejtohet dhe të forcohet.

3.5. Barazia gjinore si një domosdoshmëri për integrimin e Shqipërisë në BE.

Çështjet e barazisë gjinore janë në qendër të politikave sociale të vendeve të

Bashkimit Europian (BE) dhe një nga kërkesat për vendet që kanë hyrë në procesin e

integrimit europian. Barazia gjinore nuk është vetëm një nevojë demokratike në vetvete,

por gjithashtu një nevojë ekonomike, politike dhe shoqërore për uljen e varfërisë dhe

integrimin e Shqipërisë në BE. (Gruda, 2008:54). Në dekadën e parë të këtij shekulli, ka

pasur zhvillime të rëndësishme institucionale dhe strukturore për përparimin dhe

emancipimin e mëtejshëm të grave në shoqërinë shqiptare, si dhe për të siguruar

pjesëmarrjen aktive të tyre njëlloj si burrat në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore të

vendit. Lënia jashtë vëmendjes apo mostrajtimi me kujdes i pabarazive gjinore, do të sillte

për pasojë rrezikun e mospërfitimit maksimal të rreth 50% të popullsisë, nga progresi i

arritur nëpërmjet reformave shoqërore, politike dhe ekonomike. Pabarazia gjinore, e cila

evidentohet në të gjitha aspektet e jetës shoqërore në Shqipëri, nëse nuk do të vihet në

qendër të politikave sociale, do të dëmtojë përpjekjet e Shqipërisë për të arritur një zhvillim

të qëndrueshëm, pasi nuk do të shfrytëzohet potenciali i plotë njerëzor i vendit. Integrimi

gjinor, d.m.th., procesi që siguron që perspektiva gjinore dhe qëllimi për barazi gjinore të

jenë në qendër të të gjitha aktiviteteve, si: zhvillim politikash, kërkime, advokim/dialog,

legjislacion, shpërndarje e burimeve si dhe planifikim, zbatim dhe monitorim i programeve

Page 117: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

103

dhe projekteve, si një strategji për të promovuar dhe arritur barazinë gjinore, duhet të jetë

pjesë e të gjitha politikave sociale, ekonomike dhe politike në Shqipëri. Një strategji e tillë

jo vetëm siguron arritjen e një zhvillimi të qëndrueshëm nëpërmjet shfrytëzimit të

potencialit të plotë njerëzor të vendit, por edhe garanton që të gjitha grupet shoqërore t’i

gëzojnë këto arritje.

Në përgjithësi synimet kryesore për rritjen dhe fuqizimin e gruas shqiptare në shoqëri

mendojmë që janë këto:

- përpjekje drejt arritjes së barazisë gjinore në Shqipëri, nëpërmjet integrimit të

perspektivës gjinore në të gjitha aspektet e hartimit dhe zbatimit të politikave;

- përmirësimi i mbrojtjes, reagimit të autoriteteve publike dhe mbështetjen për viktimat e

dhunës me bazë gjinore, si dhe të theksojë punën parandaluese, duke adresuar shkaqet e

dhunës dhe abuzimit në familje dhe shoqëri.

- Mekanizmat ligjorë dhe institucionalë që sigurojnë barazinë gjinore në Shqipëri;

- Fuqizimi ekonomik i grave si një ndër kushtet themelore për arritjen e barazisë gjinore;

- Drejtpeshimi gjinor në vendim-marrje;

- Reduktimi i Dhunës me Bazë Gjinore ndarë sipas kategorive: parandalim, reagim, dhe

rehabilitim e riintegrim.

Kjo do të thotë pjesëmarrje e barabartë e grave dhe vajzave, burrave dhe djemve në jetën

sociale, ekonomike e politike të vendit, si dhe mundësi të barabarta për të gëzuar të gjitha të

drejtat e tyre dhe për të vënë në shërbim potencialet e tyre individuale në dobi të shoqërisë.

Page 118: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

104

3.6. Mekanizmat institucionalë shtetërore që sigurojnë zbatimin e ligjeve, parimin e

mosdiskriminimit dhe barazisë midis burrave dhe grave.

Një rëndësi të veçantë në zbatimin e ligjeve, parimin e mosdiskriminimit dhe barazisë

midis burrave dhe grave, përveç institucioneve ligjvënëse dhe ligjzbatuese kanë edhe

mekanizma të tjerë institucionalë shtetërore që sigurojnë gëzimin e të drejtave njerëzore të

grave dhe mbi të gjitha që nxisin përparimin e barazisë gjinore. (Gruda, 2008:55).

Mekanizmi Shtetëror i Barazisë Gjinore, i cili përbëhet nga një sërë strukturash shtetërore

është ngritur për të nxitur përparimin e barazisë gjinore dhe për të siguruar gëzimin e të

drejtave njerëzore të grave.(Picari, 2008:38). Ky mekanizëm është ngritur në zbatim të

rekomandimeve nga CEDAW, Platforma për Veprim e Pekinit (PVP) dhe në zbatim të

Ligjit mbi Barazinë Gjinore. Funksioni i tij kryesor është të monitorojë dhe të sigurojë

zbatimin e ligjeve, të parimit të mosdiskriminimit dhe barazisë midis burrave dhe grave.

LBGJSH përcakton si autoritet përgjegjës për çështjet e barazisë gjinore Ministrin e Punës,

Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Bazuar në Ligjin mbi Barazinë Gjinore si dhe

Ligjin kundër Dhunës në Familje, Ministri e kryen funksionin e mësipërm i ndihmuar nga

struktura e specializuar brenda dikasterit të tij, Drejtoria e Politikave për Shanset e

Barabarta dhe Familjen, e cila funksionon në këtë Ministri që prej vitit 2006. Misioni

kryesor i saj është të nxisë barazinë gjinore dhe një pjesëmarrje të gjerë të gruas në jetën

ekonomike, politike e kulturore të vendit si dhe formulimin dhe zhvillimin e politikave për

parandalimin dhe reduktimin e dhunës në marrëdhëniet familjare, e në përgjithësi të dhunës

me bazë gjinore.(Pikat fokale të barazisë gjinore në Shqipëri, 2008: 15). DPSHBF përbëhet

nga dy sektorë: Sektori i Barazisë Gjinore dhe Për Masat Ndaj Dhunës në Familje dhe

Sektori Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve. Pas daljes së LMD, kësaj Drejtorie u

Page 119: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

105

ngarkua edhe detyra që të punonte për zbatimin e këtij ligji. Në bazë të LBGJSH,

propozimi i politikave mbi barazinë gjinore i ngarkohet Këshillit Kombëtar të Barazisë

Gjinore. Ky këshill ka për detyrë të këshillojë Qeverinë për përcaktimin e drejtimit të

politikave shtetërore për barazi gjinore, me përjashtim të çështjeve që merren në shqyrtim

nga Këshilli Kombëtar i Punës dhe të sigurojë integrimin gjinor në të gjitha fushat. Ai është

ngritur me VKM Nr. 122, datë 2.2.2009 “Për miratimin e rregullores së funksionimit të

Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore”, drejtohet nga Ministri që mbulon çështjet e

barazisë gjinore (aktualisht nga Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të

Barabarta) dhe në përbërje ka 9 zëvendësministra të MPÇSSHB, Ministrisë së Integrimit

(MI), Ministrisë së Financave (MF), Ministrisë së Drejtësisë (MD), Ministrisë së

Brendshme (MB), Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), Ministrisë së Shëndetësisë

(MSH), Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MTKRS), Ministrisë së

Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (MBUMK) si dhe tre anëtarë

përfaqësues të shoqërisë civile.(Pikat fokale të barazisë gjinore në Shqipëri, 2008: 15).

Miratimi i LBGJSH shtroi edhe detyrimin institucional për emërimin e Nëpunësve

Gjinorë (NGJ) në çdo ministri të linjës dhe në organet e pushtetit vendor. Neni 13/3

përcakton se “Institucionet shtetërore, në nivel qendror dhe vendor, kanë detyrimin ligjor

për të bashkëpunuar me ministrin përkatës, për shkëmbimin e informacionit dhe lehtësimin

e përmbushjes së funksionit të tij. “Ligji shtron detyrimin që nëpunësit për çështjet gjinore

të emërohen në Ministri dhe në organet e pushtetit vendor. Në nivel qendror vetëm MSH ka

institucionalizuar pozicionin e NGJ me kohë të plotë, siç e kërkon ligji, ndërkohë që në

ministritë e tjera ka pika fokale gjinore, pra persona që mbulojnë detyra të tjera, por u është

ngarkuar të merren edhe me çështjet e barazisë gjinore. Në nivel vendor janë zyrtarizuar 12

Page 120: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

106

NGJ, edhe pse ka pika fokale për barazinë gjinore në 65 njësi vendore.(Pikat fokale te

barazise gjinore ne Shqipëri, 2008: 15).

Në këtë analizë mendojmë që edhe pse parashikimet ligjore dhe institucionet

janë të ngritura dhe funksionale ende mbetet shumë për të bërë për të krijuar mjedisin e

duhur për funksionimin efektiv të mekanizmit institucional. Përtej statistikave të

institucioneve të ndryshme mendojme se jo të gjitha institucionet në nivel qendror dhe

vendor kanë burimet e duhura njerëzore, financiare dhe teknike për funksionim efektiv. Në

nivel parlamentar deri në vitin 2009 brenda Komisionit Parlamentar të Punës dhe Çështjeve

Sociale, ka funksionuar Nënkomisioni për Minorenët dhe Shanset e Barabarta. Ky

Komision, shqyrton projektligje dhe ndërmerr nisma ligjore në fushat e përgjegjësisë së vet

dhe ndërton bashkëpunim me MPÇSSHB për çështjet e barazisë gjinore dhe fëmijëve.

Me hyrjen në fuqi të ligjit “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, u krijua institucioni i

Komisionerit, i cili trajton çështje të diskriminimit për çfarëdo shkaku, përfshi gjininë, por

edhe identitetin gjinor, shtatzaninë, orientimin seksual, gjendjen familjare apo martesore,

përgjegjësinë prindërore, të cilat tipikisht janë të lidhura ngushtë me gjininë e personit. Ky

institucion ka kompetencë të shqyrtojë ankesat për diskriminim nga individët, grupet e tyre

apo organizatat, të kryejë hetime, të monitorojë zbatimin e këtij ligji, të vendosë sanksione,

të zhvillojë aktivitete ndërgjegjësimi dhe edukimi që ndihmojnë në zbatimin e këtij

ligji.(Pikat fokale te barazise gjinore ne Shqipëri, 2008: 15).

Page 121: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

107

KAPITULLI IV

TË DREJTAT E GRAVE SI PJESË E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE

MBROJTJA E GARANTIMI I TYRE NË LEGJISLACIONIN E BRENDSHËM

DHE JURISPRUDENCË

4.1. Mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të grave si pjesë e të drejtave themelore

në Kushtetutën e RSH.

Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të drejta që lindin bashkë me çdo qenie

njerëzore dhe kanë karakter universal. Mbrojtja dhe promovimi i tyre është dhe duhet të

jetë detyrimi parësor i çdo shteti të së drejtës dhe shoqërie demokratike. Ka një sërë arsyesh

që na shtyjnë ta nisim analizën e të drejtave të grave në kontekstin e të drejtave të njeriut

pikërisht nga Kushtetuta. Kushtetuta është ligji suprem në të cilin deklarohen politikat dhe

vlerat kryesore të shtetit shqiptar. Sipas nenit 3 të Kushtetutës: «... Dinjiteti i njeriut, të

drejtat dhe liritë e tij..., janë baza e këtij shteti, i cila ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i

mbrojë». Gjithë sistemi ligjor shqiptar është bazuar në rregullimet dhe parimet kushtetuese.

Kjo do të thotë se parimet e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut janë pjesë integrale e

të gjithë legjislacionit në përgjithësi dhe e çdo ligji e akti nënligjor në veçanti.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk trajton në mënyrë të veçuar të drejtat e

grave, por duke qenë një dokument sa politik aq edhe normativ, ajo i ka gjetur vendin e

duhur kujdesit ndaj gruas. Kushtetuta ka shprehur detyrimin për një mbrojtje të veçantë

nga shteti për nënat e reja dhe gratë shtatzëna pikërisht në nenin 54 të saj. Në mënyrë të

veçantë, Kushtetuta garantontë drejtën për t’u martuar dhe pasur një familje, të drejtën për

kujdes shëndetësor, të drejtën e sigurimeve shoqërore në pleqëri dhe në rastin e paaftësisë

Page 122: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

108

për punë, etj. Përveç garantimit të tyre në kuadrin e të drejtave për të gjithë individët,

Kushtetuta ka sanksionuar të drejtën për një mbrojtje të veçantë nga shteti, për gratë

shtatzëna dhe nënat e reja, si dhe për fëmijët dhe të rinjtë. Kjo do të thotë se është detyrë e

ligjvënësit dhe e qeverisë shqiptare që të marrin të gjitha masat e duhura për të siguruar një

mbrojtje të veçantë për këto kategori, duke respektuar parimin e barazisë gjinore

(Anastasi:2010).

Në Kushtetutën shqiptare përdoren përemrat e pacaktuar : të gjithë, kushdo, askujt, kujtdo,

secili, etj, për të treguar se bashkësia njerëzore të cilit i drejtohet dispozita nuk bën asnjë

përjashtim, asnjë diskriminim, pasi të drejtat dhe liritë themelore u garantohen të gjithëve,

gra e burra, të mitur e madhorë, shtetas shqiptarë e shtetas të huaj dhe personave pa shtetësi

(me përjashtim të rasteve kur Kushtetuta e lidh në mënyrë të posaçme me shtetësinë

shqiptare ushtrimin e të drejtave e lirive të caktuara), pakicave kombëtare, etj.

Pjesa e dytë e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë i kushtohet «Të drejtave dhe lirive

themelore të njeriut». Kjo pjesë është e ndarë në katër krerë. «Të drejtat dhe liritë

themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe

qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik».

Në kreun e parë të kësaj pjese trajtohen Parimet e Përgjithshme.Vetë Kushtetuta nënvizon

se të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të

padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik.Kufizimet e të drejtave

dhe lirive kushtetuese mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për

mbrojtjene të drejtave të të tjerëve. Asnjëherë kufizimet nuk mund të cënojnë thelbin e

lirive dhe të të drejtave.

Page 123: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

109

Në nenin 15/2 të Kushtetutës parashikohet detyrimi i organeve të pushtetit publik, që në

përmbushje të detyrave të tyre, të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si

dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre.

Në kontekstin e të drejtave të grave, një vend të veçantë zë neni 18 i Kushtetutës, i njohur

ndryshe edhe si neni antidiskriminim.

Në kreun e dytë trajtohen liritë dhe të drejtat vetjake, ndër të cilat përmendim:e drejta e

jetës, e drejta e informimit, liria e shprehjes, e ndërgjegjes dhe e fesë, ndalimi i torturës,

dënimit apo trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues, ndalimi i punës së detyruar, mbrojtja

e të dhënave personale, liria dhe fshehtësia e korrespondencës, paprekshmëria e banesës, e

drejta e lëvizjes së lirë dhe e zgjedhjes së vendbanimit, e drejta e pronës private, e drejta e

ankimit.

Po në këtë pjesë, Kushtetuta paraqet në mënyrë të përmbledhur parimet kryesore të

drejtësisë penale dhe garancitë procedurale të të pandehurit.

Në kreun e tretë të Kushtetutës trajtohen të drejtat dhe liritë politike. Këtu përfshihen: E

drejta aktive dhe pasive e votimit, e drejta e organizimit kolektiv, e drejta për të drejtuar

kërkesa, ankesa ose vërejtje organeve publike.

Në kreun e katërt trajtohen liritë dhe të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore. Disa prej

tyre janë: e drejta për punë dhe e mbrojtjes shoqërore të punës, e drejta e grevës, e drejta e

sigurimeve shoqërore në pleqëri dhe në rastet e paaftësisë për punë, e drejta e ndihmës në

kushtet e parashikuara me ligj, e drejta për martesë dhe familje, e drejta për kujdes

shëndetësor nga shteti, e drejta për arsimim.

Një nga çështjet kryesore duket se mbetet hendeku ndërmjet barazisë de jure (ajo çka ligji

deklaron) dhe de facto (realitetit konkret). Nga këndvështrimi i instrumenteve ligjore duhet

Page 124: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

110

pranuar se vendi ynë nuk vuan nga mungesa e legjislacionit. Por, ndërsa kushtetuta e ligji

gjithnjë e më shumë është një instrument i sigurimit të barazisë nga këndvështrimi gjinor,

në praktikë vihet re se ende ka moskoherencë ndërmjet asaj çka kushtetuta dhe ligji

deklaron dhe realitetit. Në këtë mënyrë ka një ndryshim të dukshëm të konceptit të barazisë

midis burrave dhe grave sipas parashikimeve ligjore me atë që ndodh dhe zbatohet realisht.

Gjithsesi ka një tendencë që ky boshllëk të plotësohet me praktika pozitive.

Një kontribut me vlerë në këtë drejtim kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin OJF-të e

dedikuara në fushën e ndërgjegjësimit dhe mbrojtjes së të drejtave të grave. Shpeshherë

gratë nuk i njohin të drejtat që u jep ligji, sikurse janë në pamundësi për t’i mbrojtur ato për

shkak të vështirësive ekonomike, sociale, kulturore etj. Në këto kushte, veprimtaria e OJF-

ve ka sjellë efekte pozitive në disa drejtime dhe ka ndikuar në krijimin e një legjislacioni

antidiskriminues, në ndërmarrjen e politikave ose veprimeve pozitive, ofrimin e shërbimeve

të drejtpërdrejta për gratë, etj.

4.2. Respektimi i të drejtave të grave në aktet ligjore. Kodet e Republikës së

Shqipërisë.

Respektimi i të drejtave të grave si pjesë e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut

garantohet edhe nga akte të tjera ligjore me rëndësi siç janë Kodet e ndryshme të

Republikës së Shqipërisë. Në fakt një sërë Kodesh të miratuara pas vitit 1995, përmbajnë

dispozita në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe sanksionojnë parimin e barazisë burrë-

grua. Këtu i referohemi shprehimisht Kodit Penal, Kodit të Procedurës Penale, Kodit të

Punës, Kodit të Familjes dhe Kodit Zgjedhor.

Analizën në këtë paragraf e nisim fillimisht me Kodin Penal të Republikës së

Shqipërisë. Kodi Penal ka në përmbajtjenjë sërë dispozitash ligjore të cilat mbrojnë në

Page 125: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

111

mënyrë të veçantë gruan. Dispozitat e Kodit Penal shqiptar zbatohen edhe kur një shtetas i

huaj që jashtë territorit të R.SH kryen krimin e organizimit të prostitucionit, trafikimit të

jashtëligjshëm të njerëzve, fëmijëve dhe grave. Kodi Penal thekson se gratë janë të

përjashtuara nga dënimi me burgim të përjetshëm dhe vuajtja e dënimit me burgim për

gratë bëhet në institucione të veçanta nga burrat. Po ashtu, është rrethanë rënduese kryerja e

veprës penale kundër gruas shtatzënë; po ashtu vrasja e gruas shtatzënë konsiderohet si

vrasje në rrethana cilësuese. (Krijimi i mundësive ekonomike për gratë dhe vajzat në

Shqipëri, 2006: 38).

Ka një seksion të veçantë (V) në Kodin Penal që i referohet veprave penale qe rrezikojnë

jetën dhe shëndetin nga ndërprerja e shtatzënisë ose mosdhënia e ndihmës. Këtu përfshihen

ndërprerja e shtatzënisë pa pëlqim të gruas, ndërprerja e shtatzënisë e kryer në vende dhe

nga persona të paautorizuar, dhënia e mjeteve për ndërprerjen e shtatzënisë, etj. (NGO

Report on the situation of women and girls in the Republic of Albania, 2006:28).

Seksioni 4 i referohet krimeve seksuale. Këtu me dispozita të veçanta parashikohen

marrëdhëniet seksuale me dhunë me të rritura, marrëdhëniet homoseksuale me dhunë më të

rritur, marrëdhëniet seksuale dhe homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur,

marrëdhëniet seksuale ose homoseksuale me kërcënim me përdorim të armës, marrëdhëniet

seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën.

Seksioni i veprave penale kundër lirisë së personit përfshin rrëmbimin ose mbajtjen peng të

personit, heqjen e paligjshme të lirisë dhe trafikimin e njerëzve. Seksioni 8 trajton veprat

penale kundër moralit dhe dinjitetit të tilla si: prostitucioni, shfrytëzimi i prostitucionit,

trafikimi i femrave për prostitucion. Seksioni 9 parashikon veprat penale kundër fëmijëve,

Page 126: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

112

familjes e martesës, ku përfshihen: mosdhënia e mjeteve për jetesë, shtrëngimi ose pengimi

për të bashkëjetuar ose për të lidhur martesë.

Ndërsa Kodi i Procedurës Penale parashikon garancitë procedurale të cilat bazohen

në Kushtetutën e RSH, KEDNJ, aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi ynë dhe nuk

bën asnjë dallim ose diskriminim për gratë e proceduara penalisht. Kodi i Procedurës

Penale parashikon se nuk mund të vendoset arresti në burg ndaj një gruaje që është

shtatzënë ose me fëmijë në gji (neni 230). Gjykata që ka dhënë vendimin e dënimit mund të

vendosë shtyrjen e ekzekutimit të vendimit në rast se e dënuara është shtatzënë ose me

fëmijë nën 1 vjeç. Ekzekutimi shtyhet deri sa fëmija të bëhet 1vjeç. Nuk pranohet kërkesa

për ekstradim kur ka arsye të mendohet se personi që kërkohet do t’u nënshtrohet

persekutimeve ose diskriminimeve për shkak të racës, fesë, seksit, etj ose dënimeve a

trajtimeve të egra, çnjerëzore a poshtëruese ose veprimeve që përbëjnë shkelje të një të

drejte themelore të njeriut. Vendimi i gjykatës së huaj nuk mund të njihet kur ka arsye të

bazuara për të menduar se kanë ndikuar në përfundimin e procesit konsiderata lidhur me

racën, fenë, seksin, gjuhën apo bindjet politike. (NGO Report on the situation of women

and girls in the Republic of Albania, 2006:20).

Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë nuk mund të kërkojë ekzekutimin jashtë shtetit të një

vendimi penal dënimi me kufizim të lirisë personale kur ka arsye të çmohet se i dënuari do

t’u nënshtrohet akteve persekutuese ose diskriminuese për shkak të racës, fesë, seksit,

kombësisë, etj.

Në të njëjtën frymë Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë, i cili bazohet në parimet

kryesore kushtetuese, respekton konventat ndërkombëtare të ratifikuara dhe të drejtat

ndërkombëtare të njohura. Ndalimi i diskriminimit qëndron si një e drejtë themelore në

Page 127: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

113

Kodin e Punës. Në këtë mënyrë, Kodi ndalon çdo lloj diskriminimi në fushën e marrjes në

punë dhe të profesionit dhe jep qartësisht kuptimin e diskriminimit duke renditur ndër të

tjera si të tilla: dallimin, përjashtim ose parapëlqim për shkak të seksit që cënon të drejtën e

individit për të qenë i barabartë në punësim dhe trajtim. Rastet kur këto dallime,

përjashtime ose parapëlqime nuk duhet të konsiderohen si diskriminim. Në Kodin e Punës

gjejmë të pasqyruara parime të rëndësishme të barazisë në marrëdhëniet e punës dhe të

punësimit. Si të tillë përmendim:

· Barazinë në shpërblim (neni 115 parashikon të njëjtën pagë si për gratë edhe për

burrat që kryejnë punë me vlerë të barabartë), çka e bën legjislacionin tonë në

harmoni me standardet ndërkombëtare dhe Konventat e ONP (Organizata

Ndërkombëtare e Punës) në këtë fushë;

· Ndalimin e punës së detyruar për të gjithë pa përjashtim;

· Mbrojtjen dhe parandalimin e cënimit të personalitetit e dinjitetit të punëmarrësit si

një detyrim të punëdhënësit, përfshi këtu edhe shqetësimin seksual;

· Mosmbledhjen e informatave (neni 33) nga punëdhënësi lidhur me punëmarrësit

gjatë marrëdhënieve të punës (përveç rasteve kur këto informata lidhen me aftësitë

profesionale të punëmarrësve ose janë të nevojshme për zbatimin e kontratës). Kjo

nënkupton mosmarrjen e informatave të tilla që kanë të bëjnë më orientimin

seksual, statusin martesor dhe familjar, etj;

· Lirinë sindikale;

· Regjistrimin e punëmarrësit në sigurimet shoqërore;

· Të drejtën për trajnim dhe kualifikim.

Page 128: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

114

Kodi i Punës përfshin në përmbajtjen e vet një kre të rëndësishëm të titulluar “Mbrojtje e

veçantë për gratë”, në të cilin gjenden rregullime ligjore të cilat mbajnë në konsideratë rolin

e veçantë të gruas në shoqëri dhe familje. Vlen të përmendim:

· Ndalimin e punës për gratë shtatzëna dhe nënat e reja (neni 104);

· Lejen e lindjes ;

· Lejen e birësimit ;

· Pavlefshmërinë e zgjidhjes së kontratës së punës nga punëdhënësi në periudhën e

lejes së lindjes ose të lejes së birësimit (neni 107);

· Ndalimin e punës së natës për gratë shtatzëna (neni 108).

· Fryma afirmative vihet re edhe në pjesë të tjera të Kodit të Punës.

Kështu, në kushtet e punës përfshihet:

- E drejta për pushim të paguar prej 20 minuta në çdo 3 orë për gratë shtatzëna;

- Ndalimi i mbajtjes së peshave mbi 20 kg për gratë;

- E drejta e pushimit të paguar (12 deri 15 ditë në vit) në rast përkujdesjesh të

domosdoshme për fëmijët në ngarkim, si një e drejtë pa diskriminim e nënës dhe atit

të fëmijës (neni 132).

Lidhur me punët e vështira Këshilli i Ministrave vendos rregulla të veçanta për

kohëzgjatjen dhe kushtet e kryerjes së punëve të vështira ose të rrezikshme për të miturit

mbi 16 vjeç dhe për gratë shtatzëna. Ndalohet puna e natës për gratë shtatzëna, por edhe në

rastet e tjera Këshilli i Ministrave vendos rregulla të veçanta për rastet kur lejohet puna e

natës për gratë.

Page 129: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

115

Edhe Kodi i Familjes mbron po ashtu në mënyrë të veçantë gratë. Qysh në kreun e

parimeve të përgjithshme Kodi i Familjes nënvizon se martesa, si një bashkëjetesë ligjore,

mbështetet në barazinë morale dhe juridike të bashkëshortëve, në ndjenjën e dashurisë,

respektit dhe mirëkuptimit reciprok, si baza e unitetit në familje. Martesa dhe familja si

institucione shumë të rëndësishme gëzojnë mbrojtjen e veçantë të shtetit.

Ai sanksionon disa parime themelore si:

-Parimin e reciprocitetit i të drejtave dhe detyrimeve;

- Parimin e barazisë në të drejta dhe detyrime;

-Vendosja mbi gjithçka e interesave të fëmijëve, martesës dhe familjes;

- Reciprociteti në besnikëri, për ndihmë morale, për ndihmë material, për bashkëpunim në

interes të familjes dhe bashkëjetesës.

Kodi i familjes është i ndarë në tri pjesë. Pjesa e parë trajton parime të përgjithshme, pjesa e

dytë i dedikohet bashkëshortëve dhe pjesa e tretë i dedikohet fëmijëve. Ky kod rregullon

lidhjen e martesës duke parashikuar të njëjtat kushte dhe ndalesa si për gruan dhe burrin,

pavlefshmërinë, mbarimin e martesës dhe pasojat e zgjidhjes së saj, të drejtat dhe detyrimet

që burojnë nga martesa, marrëdhëniet personale dhe pasurore të bashkëshortëve, çështje të

amësisë dhe atësisë, birësimit, kujdestarisë etj.

Nga një analizë e përgjithshme e dispozitave të Kodit të Familjes konstatohet lehtësisht se

në të gjithë dimensionin e tij nënvizohen parime të tilla si:

· Reciprociteti në të drejta dhe detyrime.

· Barazia e bashkëshortëve në raport me njëri - tjetrin, fëmijët, martesën e familjen.

· Mosdiskriminimi për shkak të të qenit burrë ose grua.

Page 130: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

116

Martesë mund të lidhë gruaja ose burri që ka mbushur moshën 18 vjeç. Në këtë

mënyrë ky kod ka unifikuar moshën e martesës. Barazia midis bashkëshortëve është

pranuar si koncept shoqëror dhe si parim i së drejtës familjare vetëm si rezultat i

përpjekjeve të mëdha për përparim e zhvillim. Më parë, kjo barazi, jo vetëm nuk gjente

sanksionim ligjor, por, në të kundërt, si morali shoqëror, ashtu edhe vetë dispozitat ligjore

të kohës përligjnin mosbarazinë dhe diskriminimin e gruas. Të drejtat dhe detyrimet

ndërmjet bashkëshortëve nuk cënojnë dhe nuk prekin thelbin e të drejtave të tyre njerëzore.

Të drejtat dhe detyrimet bashkëshortore kanë rëndësi të veçantë edhe për garantimin e të

drejtave që gëzojnë fëmijët e lindur nga kjo martesë.

Në nenin 50 të Kodit të Familjes përcaktohet shprehimisht se “Me martesë, burri dhe

gruaja përfitojnë të njëjtat të drejta dhe marrin përsipër të njëjtat detyrime.” Në të gjitha

dispozitat ligjore të këtij Kodi, që trajtojnë të drejtat dhe detyrimet bashkëshortore, vërejmë

se ato janë trajtuar si të drejta dhe detyrime për secilin bashkëshort, pa bërë dallim midis

burrit dhe gruas. Secili prej tyre ka të drejtën dhe detyrimin të shprehë vullnetin e lirë e të

plotë në lidhje me çështjet kryesore të jetës martesore, përfshi këtu edhe çështjet e lidhura

me fëmijët e lindur nga martesa, të japë ndihmesën për realizimin e bashkëjetesës dhe të

familjes, por edhe të ndërmarrë nisma ligjore, për të sprapsur veprimet e bashkëshortit tjetër

që pengojnë ushtrimin prej tij të të drejtave dhe detyrimeve martesore. Ndaj disa të drejtave

dhe detyrimeve bashkëshortët ruajnë njëlloj autonomie, ndërsa disa të tjera nuk lënë

mundësi të tillë. Nisur nga rëndësia që ka një e drejtë ose detyrim bashkëshort orvaret edhe

autonomia e bashkëshortëve. Kjo është arsyeja që edhe rregullat që rregullojnë të drejtat

dhe detyrimet e bashkëshortëve ndahen në: Detyruese dhe Lejuese.

Page 131: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

117

Martesa si raport i bën bashkëshortët titullarë të një statusi që buron nga qenia e tyre burrë e

grua. Ky status martesor u jep atyre disa të drejta dhe disa detyrime specifike me karakter

personal/jo pasuror, të tilla si: detyrimi dhe e drejta për besnikëri; detyrimi dhe e drejta për

ndihmë morale; mbiemri i bashkëshortëve; mbiemri i fëmijëve; detyrimi dhe e drejta për

jetë të përbashkët; shtetësia; përfaqësimi.

Kodi i familjes paraqitet nën një dimension bashkëkohor në drejtim të barazitizmit,

reciprocitetit dhe mosdiskriminimit, me qëllim që të mbrohet martesa dhe familja si edhe të

drejtat dhe detyrimet e të gjithë anëtarëve të saj. Kur bashkëshortët nuk merren vesh për

mbiemrin e fëmijës, atëherë neni 52 i Kodit të Familjes urdhëron që fëmija do të marrë

mbiemrin e atit. Sipas nenit 54 të Kodit të Familjes, bashkëshortët “…dotë kontribuojnë për

nevojat e familjes në përputhjeme kushtet dhe aftësitë e tyre “. Kjo do të thotë që nëse nuk i

kanë kushtet dhe aftësitë të barabarta kështu do të jetë edhe kontributi i tyre. Nëna e fëmijës

së lindur jashtë martese ka të drejtë të kërkojë gjyqësisht njohjen e atësisë së fëmijës edhe

kur ajo vet nuk ka mbushur moshën madhore. Duhet nënvizuar se këto kufizime nuk

cënojnë thelbin e të drejtës së barazisë midis bashkëshortëve, sepse interesat e martesës, të

fëmijëve dhe të familjes janë parësore.

Kodi i Familjes ka parashikuar (nenet 58 – 64) ndërhyrjet e autoritetit publik (gjykatës) kur

njëri bashkëshort nuk dëshiron të plotësojë detyrimet vullnetarisht. Gjykata vihet në lëvizje

me kërkesën e bashkëshortit tjetër. Raste të tilla janë: autorizimi prej gjykatës i njërit

bashkëshort për të kryer veprime juridike në interes të familjes, në rastet kur bashkëshorti

tjetër kundërshton këtë veprim ose nuk është në gjendje ta kryejë atë (neni 58); përfaqësimi

i bashkëshortit në rastet kur ai është në pamundësi të shprehë vullnetin e tij prej

bashkëshortit tjetër (neni 59); plotësimi nga njëri bashkëshort i nevojave urgjente të

Page 132: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

118

familjes, të tilla si mbajtjen e familjes, edukimin e fëmijëve, interesat e familjes dhe

zgjidhjen e situatave të tjera me karakter urgjent (neni 60); rastet kur njëri bashkëshort nuk

plotëson në mënyrë të dukshme detyrimet e tij dhe vë në rrezik interesat e familjes.

Me rëndësi të veçantë paraqitet në këtë pjesë edhe Kodi Zgjedhor (KZ). E drejta

aktive dhe pasive e votimit (e drejta për të zgjedhur e për t’u zgjedhur) si e drejtë që

garantohet direkt nga Kushtetuta për të gjithë shtetasit shqiptar pa dallime gjinore e mandej

elaborohen në Kodin Zgjedhor. KZ garanton se çdo shtetas shqiptar, pa dallim race, etnie,

gjinie, gjuhe, bindjeje politike, besimi ose gjendjeje ekonomike, ka të drejtë të zgjedhë dhe

të zgjidhet në përputhje me rregullat e parashikuara në këtë Kod. Neni 3\2 i Kodit

Zgjedhor përcakton qartë se zgjedhësit janë të barabartë në ushtrimin e të drejtës për të

zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Vendi ynë ka ratifikuar një sërë instrumentesh që garantojnë

të drejtat politike të grave, si Protokolli 1 i KEDNJ. Por pavarësisht këtij legjislacioni me

frymë të fortë antidiskriminuese dhe instrumenteve ndërkombëtarë, konstatohet lehtësisht

se pjesëmarrja e gruas në jetën publike është e kufizuar.

4.3. Respektimi i të drejtave të grave në aktet e tjera ligjore.

Respektimi i të drejtave të grave si pjesë e të drejtave të njeriut, përveç Kushtetutës

dhe Kodeve garantohet edhe në ligje. Këto të drejta janë shumë të gjera megjithatë në këtë

punim doktoral do të sjellim një panoramë të përgjithshme të këtij legjislacioni. Ligjet

kryesore janë: Ligji për Barazinë Gjinore në Shoqëri (LBGJSH); Ligji për Mbrojtjen nga

Diskriminimi (LMD); Ligji për Masa ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare (LDHF).

Page 133: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

119

Vlen të fillojmë analizën me Ligjin nr. 9970, dt.24.7.2008 “Për barazinë gjinore në

shoqëri” i cili rregullon çështjet themelore të barazisë gjinore në jetën publike, të mbrojtjes

dhe trajtimit të barabartë të grave e burrave lidhur me mundësitë dhe shanset e barabarta

për ushtrimin e të drejtave, si dhe me pjesëmarrjen e ndihmesën e tyre për zhvillimin e të

gjitha fushave të jetës shoqërore. Ligji synon të sigurojë realizimin e të drejtave të barabarta

të grave dhe burrave, të garantuara në nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë

dhe KEFDG, të përcaktojë masa për të eliminuar diskriminimin gjinor të drejtpërdrejtë dhe

të tërthortë në jetën publike të vendit dhe të përcaktojë përgjegjësitë e administratës

qendrore dhe vendore për të hartuar politika për përkrahjen e një shoqërie gjinore të

barabartë. (Krijimi i mundësive ekonomike për gratë dhe vajzat në Shqipëri, 2006: 38).

Ligji përcakton organet përgjegjëse për mbarëvajtjen e barazisë gjinore dhe detyrat e tyre

përkatëse.(Anastasi, Mandro-Balili, Shkurti, Bozo, 2012:67).

Sipas këtij ligji, përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet e pushtetit

legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor dhe të institucioneve të tjera publike arrihet kur

sigurohet përfaqësim në masën jo më pak se 30% i secilës gjini, përfshirë edhe organet e

tyre drejtuese; sigurohet respektimi në mënyrë të njëjtë për secilën gjini i procedurave dhe

kritereve të konkurrimit gjatë emërimit në këto organe; sigurohet përfshirje jo më pak se

30% e secilës gjini në listën e kandidatëve për zgjedhjet në organet përfaqësuese vendore.

Kjo listë emërore rendit që nga kreu kandidatët femra dhe meshkuj në mënyrë të alternuar;

sigurohet përfshirje jo me pak se 30% e secilës gjini në listën e kandidatëve të paraqitur nga

partitë politike për sistemin proporcional për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë. Në ligj

përcaktohen po ashtu detyrimet e punëdhënësit për të mosdiskriminuar në të gjitha aspektet

e marrëdhënieve të punës dhe të punësimit e kualifikimit, si edhe përgjegjësitë e

Page 134: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

120

punëdhënësit për mbrojtjen nga diskriminimi, ngacmimi dhe shqetësimi seksual; masat e

veçanta të përkohshme, etj.(Anastasi, Mandro-Balili, Shkurti, Bozo, 2012:68).

Pjesë e rëndësishme është detyrimi për edukimin e barazisë gjinore; mbrojtja dhe trajtimi i

barabartë në bazë të përkatësisë gjinore në arsim dhe kualifikim si dhe mbrojtja dhe trajtimi

i barabartë në bazë të përkatësisë gjinore në media. Qëllimi i ligjit nuk është thjesht

deklarativ pasi ai është i shoqëruar edhe me një sërë sanksionesh. Risitë që sjell ky ligj kanë

të bëjnë me futjen e përkufizimeve të reja si: ndalimi i diskriminimit për shkak të gjinisë, i

cili është në përputhje me përkufizimin e diskriminimit dhënë në Konventen CEDAW,

integrimi gjinor, përkufizimi dhe ndalimi i ngacmimit për shkak të përkatësisë gjinore,

përkufizimi i barazisë gjinore, përkufizimi i përfaqësimit të barabartë gjinor dhe

parashikimi i masave të posaçme të përkohshme në vendimmarrjen politike e publike të

parashikuara në formën e kuotës neutrale në masën jo më pak se 30% për gjininë më pak të

përfaqësuar; përkufizimi dhe lejimi si jodiskriminuese i masave të veçanta të përkohshme;

krijimi i strukturave të reja politikëbërëse, ekzekutuese dhe mbrojtëse; futja e masave të

posaçme në sistemin arsimor dhe fushën e punësimit; puna e papaguar; si dhe detyrimi për

mbledhjen e statistikave gjinore.(Anastasi, Mandro-Balili, Shkurti, Bozo, 2012:69).

Po ashtu, me rëndësi paraqitet edhe Ligji Nr. 10221, dt. 4.2.2010 “Për mbrojtjen nga të

gjitha format e diskriminimit në RSH”. Ky ligj rregullon zbatimin dhe mbrojtjen e parimit

të barazisë së individëve dhe grupimeve të tyre, nga të gjitha format e diskriminimit duke

ndihmuar në parandalimin e këtyre formave. Në nenin 2 të ligjit përcaktohet edhe qëllimi i

tij. Kështu qëllimi i ligjit është të sigurojë të drejtën e çdo individi për: barazi përpara ligjit

dhe mbrojtje të barabartë nga ligji; barazi të shanseve dhe të mundësive për gëzimin e

lirive, ushtrimin e të drejtave, si dhe të pjesëmarrjes në jetën publike; mbrojtje efikase nga

Page 135: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

121

diskriminimi dhe nga çdo formë e nxitjes së diskriminimit.(Anastasi, Mandro-Balili,

Shkurti, Bozo, 2012:72). Ligji i referohet të gjitha formave të diskriminimit, në çdo rast, për

të garantuar barazi në trajtim, por kuptohet që pjesë e këtij rregullimi janë edhe femrat.

Kështu, neni 3 jep edhe konceptin e diskriminimit mbi bazën e vlerave dhe parimeve

kushtetuese të sanksionuara. Ligjet nuk mund të parashikojnë diskriminime të padrejta,

drejtpërdrejt ose tërthorazi, në rrethana të njëjta, për shkaqe të tilla si: gjinia, raca, feja,

etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose

përkatësia prindërore, ngjyra, mosha, identiteti seksual, gjendja familjare a martesore,

gjendja shëndetësore, gjendja e pronësisë, gjendja e paaftësisë, përkatësia ndaj një grupi të

cënuar, ose për çdo shkak tjetër që përbën diskriminim. Çdo veprim ose mosveprim i

autoriteteve publike, ose i personave fizikë a juridikë që marrin pjesë në jetën dhe sektorët

publikë ose privatë, që krijon baza për mohimin e barazisë ndaj një personi a grupi

personash, ose i ekspozon ata ndaj një trajtimi të padrejtë disfavorizues, kur ata ndodhen në

rrethana të njëjta ose të ngjashme, në krahasim me individë a grupe të tjerë, përbën

diskriminim.

Eliminimi i të gjitha privilegjeve dhe diskriminimit të padrejtë, garantohet për këdo, në

bazë të ushtrimit të të gjitha të drejtave vetjake, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore

të siguruara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Aktet Ndërkombëtare të

ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.

Mbrojtja e shëndetit të gruas, pra e drejta për kujdes shëndetësor, është një tjetër fushë e

rëndësishme në jetën e grave. Në këtë kuadër hyjnë një numër i madh ligjesh, të cilat kanë

për synim respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave shoqërore dhe të shëndetit. Si të tillë

përmendim: Ligjin nr. 8876 datë 4.04.2002 “Mbi shëndetin riprodhues”; Ligjin nr.8045,

Page 136: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

122

datë 7.12.1995 “Për ndërprerjen e shtatzënisë” i ndryshuar; Ligjin nr.7870, datë

13.10.1994 “Për sigurimet shëndetësore në R.Sh” i ndryshuar dhe Ligjin nr.7703, datë

11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore” i ndryshuar, etj.

Ligji nr.8045, datë 7.12.1995 “Për ndërprerjen e shtatzënisë” i ndryshuar garanton

respektimin e çdo qenie njerëzore që në fillim të jetës; të drejtën e informimit dhe

këshillimit të gruas përpara ndërprerjes së shtatzënësisë; rregullat dhe procedurat mbi

ndërprerjen e shtatzënisë dhe sigurimin e shërbimit shëndetësor për ndërprerjen e

shtatzënisë dhe trajtimin e ndërlikimeve të mundshme pas ndërprerjes së shtatzënësisë.

Ndërprerja e shtatzënësisë lejohet vetëm kur vërtetohen rrethana të padëshiruara në këtë ligj

dhe në çdo rast me pëlqimin e gruas. Ligji ia jep të drejtën në këtë rast vetëm gruas si

subjekti kryesor dhe i vetëm në dhënien e pëlqimit për ndërprerjen e shtatzënisë.

Ndërsa Ligji nr. 8876, datë 04.04.2002 “Për shëndetin riprodhues”, mbron të drejtat

riprodhuese të çdo individi e të çiftit dhe siguron që të drejtat riprodhuese të çdo individi të

mbrohen në përputhje me ligjet dhe politikat kombëtare dhe standardet ndërkombëtare.

Ligji i drejtohet shpesh herë në mënyrë të përveçme gruas si një subjekt i veçantë në këtë

kontekst. Kështu, çdo grua, e lirë dhe e përjashtuar nga çdo formë diskriminimi, detyrimi

dhe dhune, ka të drejtë për t’u kontrolluar e për të vendosur lirisht për të gjitha çështjet që

lidhen me seksualitetin e saj dhe shëndetin seksual e riprodhues. Ligji nënvizon parimin e

barazisë ndërmjet burrave dhe grave.(Anastasi, Mandro-Balili, Shkurti, Bozo, 2012:201).

Në të nënvizohet respektimi reciprok i marrëdhënieve të barabarta nga ana e grave dhe

burrave gjatë lidhjeve seksuale dhe riprodhimit. Kjo nënkupton respektin, moscënimin e

integritetit të secilit, garantimin e çdo individi në vendimmarrjen për ushtrimin e të drejtave

riprodhuese sipas dëshirës dhe interesit të tyre të lirë nga diskriminimi, detyrimi dhe dhuna.

Page 137: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

123

Burrat dhe gratë kanë të drejtën për të ruajtur qelizat seksuale. Ligji tregon kujdes të

veçantë në mbrojtjen e mëmësisë së sigurt dhe trajton teknikat e riprodhimit mjekësor të

asistuar. Asnjë grua nuk duhet të detyrohet të jetë shtatzënë. Gruaja ka të drejtë për një

mëmësi të sigurt dhe për mënjanimin e shtatzënisë së padëshiruar, e cila mund të kërcënojë

jetën e saj. Jeta e gruas nuk duhet ekspozuar ndaj rrezikut të lidhur me shtatzëninë, lindjen e

pengesa të tjera që lidhen me pabarazinë gjinore. Çdo grua ka të drejtë për mbrojtje

shëndetësore gjatë shtatzënisë, për asistencë gjatë lindjes dhe të përfitojë zbatimin e

metodave e praktikave që minimizojnë rrezikun për shëndetin e saj ose shëndetin e fetusit,

të të porsalindurit dhe fëmijës. Mëmësia dhe fëmija kanë të drejtën për kujdes shëndetësor

dhe mbështetje të veçantë. Gratë shtatzëna përfitojnë falas ndjekjen periodike mjekësore të

shtatzënisë, të lindjes dhe paslindjes, veçanërisht ekzaminimet e paralindjes dhe të pas

lindjes, të detyrueshme. Gratë shtatzëna kanë të drejtë të kryejnë pa pagesë ekzaminimet e

detyrueshme të përshkuara nga mjeku dhe të marrin falas fletoren personale të ndjekjes së

shtatzënisë.

Nuk mund të mos përmendim nën këtë kontekst edhe ligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e

të dënuarve me burgim”, i cili ka në themel të vet respektimin e të drejtave të njeriut në

institucionet e vuajtjes së dënimit me burgim ku çdo i dënuar ka të drejtë të trajtohet me

dinjitet dhe në mënyrë njerëzore. Statistikat kanë treguar se ndonëse më pak se burrat, gratë

janë pjesë e kontingjentit të personave të dënuar.Trajtimi i tyre, sipas ligjit duhet të bëhet pa

njëanshmëri apo diskriminim. Ekzekutimi i dënimit për gratë kryesisht bëhet në burgjet e

sigurisë së ulët ndërsa vetëm për sjellje dhe vepra veçanërisht të rënda ato mund të

vendosen në burgjet e sigurisë së lartë. Sipas ligjit, gratë e vuajnë dënimin në institucione të

posaçme vetëm për to dhe në pamundësi, në seksione të veçanta të institucioneve të tjera

Page 138: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

124

sipas kritereve të përcaktuara me ligj. Nënave u lejohet që të mbajnë me vete fëmijët deri

në moshën 3 vjeç. Për kujdesin dhe asistencën ndaj këtyre fëmijëve funksionojnë çerdhe të

posaçme. Në institucionet ku vuajnë dënimin gratë funksionojnë shërbimet speciale në

ndihmë të grave shtatzëna dhe të atyre me fëmijë në gji.

Gratë shtatzëna, gjatë vuajtjes së dënimit me burgim nuk mund të detyrohen të

punojnë për aq kohë sa parashikon ligji në fuqi. Sikurse për të dënuarit e mitur, edhe për

gratë që kanë fëmijë të mitur bëhet një program i posaçëm dhe favorizues për lidhjet me

familjen. Për gratë shtatzëna ose që u është lënë fëmija, mund të zbatohen vetëm masat

disiplinore të tilla si: qortim individual dhe vërejtje në prani të të dënuarve. Masat e tjera

disiplinore të parashikuara nga ligji, jepen deri në gjysmën e kohës së parashikuar.

- Dhuna në familje dhe mbrojtja e gruas

Nuk mund të lëmë pa përmendur në këtë pjesë të analizës edhe legjislacionin për mbrojtjen

nga dhuna në familje. Për herë të parë dispozitat kundër dhunës në familje i gjejmë në

Kodin e Familjes. Në të vërtetë Kodi mbron nga dhuna bashkëshortore bashkëshortin/en

viktimë, duke i bërë në këtë mënyrë një trajtim të kufizuar mbrojtjes së anëtarëve të tjerë të

familjes (neni 62)84. Rëndësia e kësaj dispozite të Kodit të Familjes qëndron në faktin që

përmes saj u vendos një standard, i cili u pasua nga një shtjellim i plotë në një ligj të

veçantë, Ligji Nr. 9669, dt.18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” i

ndryshuar. Qëllimi i ligjit është që të parandalojë dhe reduktojë dhunën në familje në të

gjitha format e saj, me anë të masave të përshtatshme ligjore, si edhe të garantojë mbrojtjen

84Neni 62 thote konkretisht: Bashkëshorti ndaj të cilit ushtrohet dhunë, ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës me kërkesë për vendosjen si masë urgjente largimin e bashkëshortit që ushtron dhunë nga banesa bashkëshortore.

Page 139: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

125

me masa ligjore të pjesëtarëve të familjes, të cilët janë viktima të dhunës në familje, duke i

kushtuar vëmendje të veçantë fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar.

Dhunën në familje ligji shqiptar e përkufizon si “çdo veprim ose mosveprim i një personi

ndaj një personi tjetër që sjell si pasojë cënimin e integritetit fizik, moral, psikologjik,

seksual, social dhe ekonomik, i ushtruar midis personave që janë apo kanë qenë në

marrëdhënie familjare”.

Dhuna nuk është vetëm simptoma e një martese ose bashkëjetesë në krizë, por

përgjithësisht e një sjelljeje të papranueshme. Reagimet institucionale ndaj situatave të

dhunës ndaj fëmijëve në familje ka ndryshuar në mënyrë radikale kryesisht për shkak të

ndikimit që buron prej zbatimit konkret të Ligjit Nr. 9669 “Për masa ndaj dhunës në

marrëdhëniet familjare”. Pra, siç vihet re, femrat preken në mënyre të zhdrejtë nga dhuna

në familje. Prandaj shpeshherë dhuna në familje shihet si një nga format e dhunës me bazë

gjinore, pasi ajo ushtrohet ndaj gruas pikërisht pse është grua. Ligji nr. 9669, datë

18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” është një ligj me karakter

administrative-civil e jo penal. Ai funksionon si një mjet më shumë krahas Kodit Penal. Dy

janë autoritete kryesore kundër dhunës në familje: autoritetet administrative dhe ato

gjyqësore. Ligji parashikon një kuadër të plotë masash mbrojtëse ndaj viktimave të dhunës

në familje. Në këtë mënyrë, ky ligji shkon tej masave të parashikuara në Kodin e Familjes,

duke ofruar siguri të lartë dhe mbrojtje për fëmijën dhe të afërmit e tij/saj nga njëra anë dhe

rehabilitim të dhunuesit nga ana tjetër. Masat janë të karakterit mbrojtës, rehabilitues të

viktimës, si dhe të karakterit ekonomik. Gjykatat lëshojnë sipas rastit urdhrin mbrojtës ose

urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes.

Page 140: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

126

4.4. Disa strategji kombëtare të rëndësishme në funksion të mbrojtjes dhe fuqizimit

të rolit të gruas në shoqëri.

Shqipëria ka ndërmarrë angazhime ligjore të rëndësishme kombëtare dhe

ndërkombëtare për të luftuar diskriminimin dhe për të promovuar e bërë realitet barazinë

gjinore. Në këtë kontekst, strukturat qeveritare në bashkëpunim me shoqërinë civile e

organizatat ndëkombëtare, kanë punuar në mënyrë të veçantë në drejtim të përmirësimit të

legjislacionit e politikave të ndjeshme gjinore, ngritjes dhe fuqizimit të strukturave në

mbështetje të barazisë gjinore dhe për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave

dhe dhunës në familje. Qeveritë shqiptare ndër vite, me mbështetjen e disa organizatave

ndërkombëtare dhe OJF-ve të ndryshme kanë hartuar disa strategji në funksion të mbrojtjes

së të drejtave të grave. Përmendim:

Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit për Barazinë Gjinore dhe Dhunën në

Familje (2007-2010), e cila përcaktonte politikat dhe veprimet konkrete të strukturave,

përfshi edhe organet e policisë për parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës në familje.

Hartimi dhe zbatimi i Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Eliminimin e

Dhunës në Familje shënoi një hap cilësor në angazhimin e Qeverisë shqiptare për të

adresuar çështje që lidheshin me integrimin gjinor në politikat publike dhe me mbrojtjen e

vajzave dhe grave nga abuzimi dhe dhuna.

Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore, Reduktimin e Dhunës me Bazë Gjinore

e Dhunës në Familje, 2011-2015, e rishikuar, si dhe Plani i Veprimit u konceptuan mbi

analizën dhe trajtimin e dy çështjeve kryesore: Barazia Gjinore dhe Reduktimi i Dhunës me

Bazë Gjinore.

Page 141: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

127

Elementë të tjerë po aq të rëndësishëm janë katër qëllimet strategjike:

1. Forcimi i mekanizmit institucional dhe ligjor;

2. Rritja e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje;

3. Fuqizimi ekonomik i vajzave dhe grave;

4. Zvogëlimi i Dhunës me Bazë Gjinore.

Strategjia shoqërohet nga një plan veprimi i mirëpërcaktuar, i shoqëruar edhe me

objektiva të matshme e të monitorueshme. Nëpërmjet zbatimit të objektivave të Strategjisë

synojmë ngjitjen e shkallëve domethënëse në arritjen e barazisë gjinore në Shqipëri

nëpërmjet integrimit të perspektivës gjinore në të gjitha aspektet e hartimit dhe zbatimit të

politikave. Kjo do të thotë pjesëmarrje e barabartë e grave dhe vajzave, burrave dhe djemve

në jetën sociale, ekonomike e politike të vendit, si dhe mundësi të barabarta për të gëzuar të

gjitha të drejtat e tyre dhe për të vënë në shërbim potencialet e tyre individuale në dobi të

shoqërisë.

Strategjia kombëtare për zhvillim dhe integrim 2015-2020.

Kjo strategji mbështet zhvillimin e qëndrueshëm social dhe ekonomik të vendit duke

siguruar përmbushjen e standarteve dhe progresin e procesit të integrimit europian.

Strategjia kombëtare për punësim dhe aftësi 2014 – 2020.

Kjo Strategji kombëtare ka në fokus punësimin dhe zhvillimin cilësor të forcës së punës në

përputhje me vizionin dhe direktivat e Bashkimit Europian, strategjisë europiane të

punësimit 2020- të , si dhe kërkesave për integrimin europian të Shqipërisë. Kjo strategji

synon ndër të tjera zhvillimin cilësor të punësimit në vend si dhe rritjen e mundësive për

Page 142: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

128

kualifikim dhe trajtim profesional të forcës së punës me qëllim hapjen e vendeve të reja

pune dhe mundësi për aftësim me qëllim afatgjatë.

4.5. Analizë e lirive dhe të drejtave vetjake të gruas si pjesë e të drejtave themelore

të individit.

Liritë dhe të drejtat vetjake të njohura nën kontekstin e të drejtave të njeriut përfshijnë një

gamë të gjerë të drejtash. Trajtimi i tyre në tërësi është nje fokus tepër i gjerë. Do të

trajtojmë vetëm disa prej tyre.

4.5.1. E drejta e pronës private.

E drejta e pronës është një e drejtë themelore dhe shumë e rëndësishme në një shtet

demokratik. E drejta e pronës parashikohet shprehimisht në disa instrumente ligjorë me

karakter ndërkombëtar dhe rajonal. Sa i takon kësaj të drejte dispozitat ligjore në fuqi nuk

bëjnë në drejtim të pronës asnjë trajtim të diferencuar. E drejta e pronës si një nga të drejtat

themelore, është në çdo moment një diskutim me vlerë dhe i pashkëputur nga të drejtat e

tjera të çdo individi dhe shoqërie si për burrat, ashtu edhe gratë. Kodi Civil i R.Sh, Ligji

nr.9235\29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” dhe Ligji i fundit i miratuar nr.

133/2015 « Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave »

trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjithë subjektet e së drejtës. E drejta e pronës private

garantohet nga neni 41 i Kushtetutës, duke përcaktuar gjithashtu edhe mënyrat e fitimit të

pronës (dhurata, trashëgimia, blerja e pronave e të tjera, siç parashikohet në Kodin Civil).

Ky parim trajtohet edhe në nenin 153 të Kodit Civil, i cili parandalon humbjen e plotë ose

të pjesshme të pronësisë së fituar ligjërisht (përveç rasteve të nevojave publike,

shpronësimeve). Kodi Civil parashikon humbjen e pronësisë (neni 191) kur ajo fitohet nga

Page 143: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

129

një person tjetër, ose kur hiqet dorë nga pronësia (në këtë rast është i nevojshëm akti

noterial). Për më tepër, pasuritë e paluajtshme duhet të regjistrohen në përputhje me nenin

192 të Kodit Civil. Çdo bashkëpronar ka të drejta dhe detyrime që rrjedhin prej pronës, por

ata nuk mund të shesin pjesën e tyre pa u dhënë më parë mundësinë pronarëve të tjerë për ta

blerë atë.

4.5.2. Mbrojtja e të dhënave personale si një e drejtë e njohur nga Kushtetuta .

Mbrojtja e të dhënave personale është objekt i një ligji të veçantë. Me “të dhënë

personale” do të kuptohet çdo e dhënë për një individ të identifikuar ose të identifikueshëm

nga kjo e dhënë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë. Ligji bën fjalë edhe për të

dhëna personale “sensitive”, të tilla si: origjina racore dhe etnike, bindjet dhe përkatësitë

politike, bindjet fetare dhe të tjera, gjendja shëndetësore, jeta seksuale dhe gjendja penale.

Trajtimi i të dhënave në fushën mjekësore paraqet një nga momentet më delikate dhe ku

rreziku për të drejtat dhe liritë themelore të subjektit të të dhënave është më i madh, duke

qenë se objekt i trajtimit janë informacione që lidhen me sferën më intime të një personi,

siç janë të dhënat për gjendjen shëndetësore dhe sjelljen seksuale. Ajo që e lidh të sëmurin

me mjekun është fakti që mjeku, për shkak të ushtrimit të detyrave të tij, vjen në dijeni të të

dhënave që lidhen me gjendjen shëndetësore të të sëmurit. Për të rregulluar pikërisht këtë

moment, në bazë të ligjit Nr.8615, datë 1.6.2000 “Për urdhrin e Mjekëve në Republikën e

Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjin nr. 123 datë 25.09.2014, është miratuar “Kodi i Etikës

dhe Deontologjisë Mjekësore”. “Kodi i Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore”, në kreun 2 të

Page 144: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

130

tij, me titull “Detyrat e mjekut ndaj të sëmurit”, në nenin 21 përcakton detyrimin që ka

mjeku në shpërndarjen e informacioneve që lidhen me gjendjen shëndetësore të të sëmurit.

Ruajtja e sekretit.Të dhënat që mjeku mëson gjatë kryerjes së detyrës konsiderohen

si të fshehta mjekësore. Me dëshirën e të sëmurit mjeku është i detyruar të mbajë të

fshehtën edhe ndaj familjarëve e personave të tjerë, madje edhe pas vdekjes së të sëmurit,

me përjashtim të rasteve kur ajo përbën rrezik për shëndetin dhe jetën e të tjerëve. Duke

parë karakterin ngushtësisht personal të këtyre të dhënave, nga zbulimi i tyre përjashtohen

edhe personat e afërt të familjes. Ka vetëm një përjashtim nga ky detyrim dhe ai lidhet me

një interes të përgjithshëm, siç mund të jetë vënia në rrezik e jetës së personave të tjerë. Të

shkuarit përtej një interesi personal kur ky mund të cenojë interesin e përgjithshëm nuk

përbën cënim të jetës private.

Zbulimi i sekretit. Mjeku ka të drejtë të zbulojë të fshehtat mjekësore të të sëmurit në rastet

kur fshehja e tyre rrezikon jetën e të sëmurit, ose kur kërkohet nga një organ i njohur me

ligj. Kur mjeku i përdor të dhënat mjekësore të një të sëmuri për t’i publikuar ato ai është i

detyruar që identiteti i të sëmurit të mos zbulohet.

4.5.3. E drejta e informimit.

E renditur ndër të drejtat kushtetuese, e drejta për informim është rregulluar në një

sërë ligjesh. Ligji më i rëndësishëm lidhur me këtë të drejtë është ai Nr. 119/2014“ Për të

drejtën e informimit“. Ky ligj rregullon të drejtën e njohjes me informacionin që prodhohet

ose mbahet nga autoritetet publike. Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin

publik, pa u detyruar të shpjegojë motivet (neni 3). Çdo person ka të drejtë të njihet me

Page 145: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

131

informacionin publik, nëpërmjet dokumentit origjinal ose duke marrë një kopje të tij në

formën ose formatin që mundëson akses të plotë në përmbajtjen e dokumentit (neni 4). Në

përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur

programi i transparencës për Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të

Dhënave Personale. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në

kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”85. Edhe në këtë ligj është

pasqyruar plotësisht parimi i barazisë lidhur me të drejtën për informim. Ndërsa

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron

zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e

autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës

së informimit. Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me

konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës86.

4.6. Analizë të drejtave dhe e lirive politike. E drejta aktive dhe pasive e votimit dhe

e drejta e organizimit kolektivisht .

E drejta aktive dhe pasive e votimit (e drejta për të zgjedhur e për tu zgjedhur). Këto janë të

drejta të garantuara nga Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor për të gjithë shtetasit shqiptar pa

dallime gjinore. Kodi zgjedhor shqiptar garanton se çdo shtetas shqiptar, pa dallim race,

etnie, gjinie, gjuhe, bindjeje politike, besimi ose gjendjeje ekonomike, ka të drejtë të

zgjedhë dhe të zgjidhet në përputhje me rregullat e parashikuara në këtë Kod.Neni 3\2 i

Kodit Zgjedhor përcakton qartë se zgjedhësit janë të barabartë në ushtrimin e të drejtës për

85http://www.idp.al/index.php/sq/ 86http://www.idp.al/index.php/sq/programi-i-transparences/programi-i-transparences-kdimdp

Page 146: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

132

të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.Vendi ynë ka ratifikuar një sërë instrumentesh që

garantojnë të drejtat politike të grave. Por pavarësisht këtij legjislacioni me frymë të fortë

antidiskriminuese dhe instrumenteve ndërkombëtarë, konstatohet lehtësisht se pjesëmarrja e

gruas në jetën publike është shumë e kufizuar (Përfaqësimi dhe cilësia e demokracisë në

Shqipëri, një perspektive gjinore, 2006:14).

E drejta e organizimit kolektiv. Kjo e drejtë është gjithashtu një e drejtë kushtetuese, e cila

rregullohet edhe nga legjislacioni në fuqi. Gratë kanë luajtur një rol aktiv në këtë drejtim

përmes krijimit të një sërë OJF-ve, të cilat në pjesën më të madhe të tyre ofrojnë shërbime

ndaj kategorive më në nevojë në shoqëri.

4.7. Liritë dhe të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore.

Në kuadër të grupit për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore bëjnë pjesë e

drejta në sigurimin social, e drejta në punë, në mbrojtje nga papunësia dhe e drejta në pagë

të njëjtë për punë të njëjtë, e drejta në standard të jetesës, i cili siguron shëndetin dhe

mirëqenien e secilit dhe të familjes dhe e drejta në sigurim në rast të papunësisë,

sëmundjes, paaftësisë, pleqërisë, e drejta në shkollim dhe e drejta për të marrë pjesë në

jetën kulturore të komunitetit.

4.7.1. E drejta për punë dhe punësim.

Siç u theksua edhe më sipër ndalimi i diskriminimit qëndron si një e drejtë themelore edhe

në marrëdhëniet e punës dhe në punësim. Kodi i Punës ndalon çdo lloj diskriminimi në

fushën e marrjes në punë dhe të profesionit dhe jep qartësisht kuptimin e diskriminimit

Page 147: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

133

duke renditur ndër të tjera si të tilla: dallimin, përjashtimin ose parapëlqimin për shkak të

seksit që cënon të drejtën e individit për të qenë i barabartë në punësim dhe trajtim, si dhe

përcakton rastet kur këto dallime, përjashtime ose parapëlqime nuk duhet të konsiderohen

si diskriminim. Në Kodin e Punës gjejmë të pasqyruara parime të rëndësishme të barazisë

në marrëdhëniet e punës dhe të punësimit. Si të tillë përmendim: barazinë në shpërblim

(neni 115 parashikon të njëjtën pagë si për gratë edhe për burrat që kryejnë punë me vlerë

të barabartë), çka e bën legjislacionin tonë në harmoni me standardet ndërkombëtare dhe

Konventat e ONP në këtë fushë; ndalimin e punës së detyruar për të gjithë pa përjashtim;

mbrojtjen dhe parandalimin e cënimit të personalitetit e dinjitetit të punëmarrësit si një

detyrim të punëdhënësit, përfshi këtu edhe ngacmimin seksual; mosmbledhjen e

informatave (neni 33) nga punëdhënësi lidhur me punëmarrësit gjatë marrëdhënieve të

punës (përveç rasteve kur këto informata lidhen me aftësitë profesionale të punëmarrësve

ose janë të nevojshme për zbatimin e kontratës). Kjo nënkupton mosmarrjen e informatave

të tilla që kanë të bëjnë më orientimin seksual, statusin martesor dhe familjar, lirinë

sindikale; regjistrimin e punëmarrësit në sigurimet shoqërore; të drejtën për trajnim dhe

kualifikim87.

87Kodi i Punës përfshin në përmbajtjen e vet një kre të rëndësishëm (10/B), të titulluar “Mbrojtje e veçantë për gratë”, në të cilin gjenden rregullime ligjore të cilat mbajnë në konsideratë rolin e veçantë të gruas-nënë në shoqëri. Vlen të përmendim: ndalimin e punës për gratë shtatzëna dhe nënat e reja (neni 104), lejen e lindjes (neni 105 i Kodit të Punës dhe ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore”, ndryshuar), Lejen e birësimit (neni 106 i Kodit të Punës shih edhe ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore”, ndryshuar), pavlefshmërinë e zgjidhjes së kontratës së punës nga punëdhënësi në periudhën e lejes së lindjes ose të lejes së birësimit (neni 107), ndalimin e punës së natës për gratë shtatzëna (neni 108). Fryma afirmative vihet re edhe në pjesë të tjera të Kodit të Punës. Kështu, në kushtet e punës përfshihet: e drejta për pushim të paguar prej 20 minuta në çdo 3 orë për gratë shtatzëna, ndalimi i mbajtjes së peshave mbi 20 kg për gratë. Lidhur me punët e vështira, Këshilli i Ministrave vendos rregulla të veçanta për kohëzgjatjen dhe kushtet e kryerjes së punëve të vështira ose të rrezikshme për të miturit mbi 16 vjeç dhe për gratë shtatzëna. Ndalohet puna e natës për gratë shtatzëna por edhe në rastet e tjera Këshilli i Ministrave

Page 148: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

134

Po ashtu Ligji nr. 152, datë 30.5.2013 Për nëpunësin civil - ndryshuar me ligjin nr.

178/2014, datë 18.12.2014, sanksionon në nenin 5, por edhe në nene të tjera parimin e

barazisë. Sipas këtij parimi Administrimi i shërbimit civil udhëhiqet nga ligji dhe bazohet

në parimin e shanseve të barabarta, mosdiskriminimit, meritës, transparencës,

profesionalizmit dhe paanësisë politike, si dhe garanton qëndrueshmërinë në detyrë të

nëpunësit civil dhe vazhdimësinë e shërbimit civil.`` Ky ligj përcakton rregulla të njëjta për

kushtet dhe procedurat e pranimit në shërbimin civil, për mënyrën e fillimit dhe mbarimit të

marrëdhënieve të punës, për zhvillimin e karrierës, për garantimin e të drejtave dhe

përcaktimin e detyrimeve të nëpunësve civilë, me synim krijimin e një shërbimi civil të

qëndrueshëm, profesional dhe efikas. Nëpunës civilë janë të gjithë nëpunësit e

institucioneve të administratës publike të nivelit qendror apo vendor, të cilët ushtrojnë

autoritetin publik në detyra të natyrës drejtuese, organizuese, mbikëqyrëse apo ekzekutuese.

Shërbimi civil është i ndërtuar dhe vepron mbi bazën e parimeve të profesionalizmit, të

pavarësisë dhe integritetit, të paanësisë politike, të transparencës, të shërbimit ndaj

publikut, të vazhdimësisë së karrierës, të përgjegjësisë dhe korrektësisë në zbatimin e

legjislacionit në fuqi. Ligji nuk përmban dispozita diskriminuese lidhur me kërkesat për

pranimin në shërbimin civil dhe mënyra e pranimit në të bëhet nëpërmjet konkurrimit të

hapur, bazuar në merita. Disa nga të drejtat e nëpunësit civil janë: Puna e garantuar në

shërbimin civil, në përputhje me dispozitat ligjore; ngritja në detyrë dhe lëvizja në mënyrë

paralele, në përputhje me ligjin; mbrojtja nga shteti; e drejta për të punuar jashtë detyrës

vendos rregulla të veçanta për rastet kur lejohet puna e natës për gratë. E drejta e pushimit të paguar (12 deri 15 ditë në vit) në rast përkujdesjesh të domosdoshme për fëmijët nëngarkim, si një e drejtë pa diskriminim e nënës dhe atit të fëmijës (neni 132).

Page 149: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

135

dhe kohës së punës, në qoftë se një gjë e tillë nuk paraqet konflikt interesash me detyrën e

tyre zyrtare dhe nuk i pengon ata në ushtrimin e saj; liria sindikale e rregulluar me ligj të

veçantë (Gërxhi, 2009:27-38).

4.7.2. E drejta për kujdes shëndetësor dhe mbrojtja e shëndetit të gruas

Në këtë kuadër hyjnë një numër i madh ligjesh, të cilat kanë për synim respektimin

dhe mbrojtjen e të drejtave shoqërore dhe të shëndetit te gruas. Si të tillë përmendim Ligjin

nr. 8876 datë 4.04. 2002 “Mbi shëndetin riprodhues” i ndryshuar, Ligjin nr. 8045, datë

7.12.1995 “Për ndërprerjen e shtatzënisë”, Ligjin nr. 7870, datë 13.10.1994 “Për sigurimet

shëndetësore në R.Sh” i ndryshuar, Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet

Shoqërore”, i ndryshuar. Në këto ligje garantohet respektimi i çdo qënieje njerëzore që në

fillim të jetës, të drejtën e informimit dhe këshillimit të gruas përpara ndërprerjes së

shtatzënësisë, rregullat dhe procedurat mbi ndërprerjen e shtatzënisë dhe sigurimin e

shërbimit shëndetësor për ndërprerjen e shtatzënisë dhe trajtimin e ndërlikimeve të

mundshme pas ndërprerjes së shtatzënësisë. Ndërprerja e shtatzënësisë lejohet vetëm kur

vërtetohen rrethana të padëshiruara në këtë ligj dhe në çdo rast me pëlqimin e gruas. Ligji

ia jep të drejtën në këtë rast vetëm gruas si subjekti kryesor dhe i vetëm në dhënien e

pëlqimit për ndërprerjen e shtatzënisë.

Ndërsa Ligji nr. 8876, datë 04.04.2002 “Për shëndetin riprodhues” i ndryshuar, mbron të

drejtat riprodhuese të çdo individi e të çiftit dhe siguron që të drejtat riprodhuese të çdo

individi të mbrohen në përputhje me ligjet dhe politikat kombëtare dhe standardet

ndërkombëtare. Ligji i drejtohet shpesh herë në mënyrë të posaçme gruas si një subjekt i

veçantë në këtë kontekst. Kështu, çdo grua, e lirë dhe e përjashtuar nga çdo formë

Page 150: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

136

diskriminimi, detyrimi dhe dhune, ka të drejtë për t’u kontrolluar e për të vendosur lirisht

për të gjitha çështjet që lidhen me seksualitetin e saj dhe shëndetin seksual e riprodhues.

Ligji nënvizon parimin e barazisë ndërmjet burrave dhe grave. Në të nënvizohet respektimi

reciprok i marrëdhënieve të barabarta nga ana e grave dhe burrave gjatë lidhjeve seksuale

dhe riprodhimit. Kjo nënkupton respektin, moscënimin e integritetit të secilit, garantimin e

çdo individi në vendimmarrjen për ushtrimin e të drejtave riprodhuese sipas dëshirës dhe

interesit të tyre të lirë nga diskriminimi, detyrimi dhe dhuna. Burrat dhe gratë kanë të

drejtën për të ruajtur qelizat seksuale. Ligji tregon kujdes të veçantë në mbrojtjen e

mëmësisë së sigurt dhe trajton teknikat e riprodhimit mjekësor të asistuar. Asnjë grua nuk

duhet të detyrohet të jetë shtatzënë. Gruaja ka të drejtë për një mëmësi të sigurt dhe për

mënjanimin e shtatzënisë së padëshiruar, e cila mund të kërcënojë jetën e saj. Jeta e gruas

nuk duhet ekspozuar ndaj rrezikut të lidhur me shtatzëninë, lindjen e pengesa të tjera që

lidhen me pabarazinë gjinore. Çdo grua ka të drejtë për mbrojtje shëndetësore gjatë

shtatzënisë, për asistencë gjatë lindjes dhe të përfitojë zbatimin e metodave e praktikave që

minimizojnë rrezikun për shëndetin e saj ose shëndetin e fetusit, të të porsalindurit dhe

fëmijës. Mëmësia dhe fëmija kanë të drejtën për kujdes shëndetësor dhe mbështetje të

veçantë. Gratë shtatzëna përfitojnë falas ndjekjen periodike mjekësore të shtatzënisë, të

lindjes dhe paslindjes, veçanërisht ekzaminimet e paralindjes dhe të pas lindjes, të

detyrueshme. Gratë shtatzëna kanë të drejtë të kryejnë pa pagesë ekzaminimet e

detyrueshme të përshkuara nga mjeku dhe të marrin falas fletoren personale të ndjekjes së

shtatzënisë.

Page 151: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

137

4.8. E drejta për martese dhe jete familjare.

Martesa, si institut i së drejtës, mbështetet në barazinë morale dhe juridike të

bashkëshortëve, në ndjenjën e dashurisë, respektit dhe mirëkuptimit reciprok, si baza e

unitetit ne familje. Marrëdhëniet e shëndosha familjare e martesore janë një kontribut në

eliminimin e steriotipave gjinore. Gjithçka fillon në familje dhe transmetohet në shoqëri.

Për këtë arsye, me të drejtë, nëse duam të dimë sa i respekton parimet e mosdiskriminimit

dhe të barazisë gjinore një shoqëri, është shumë efikase që këtë analizë ta realizojmë edhe

për familjen. Si martesa, ashtu edhe familja si institucione shumë të rëndësishme gëzojnë

mbrojtjen e veçantë të shtetit. Parimet e përgjithshme që i përshkojnë këto institute janë:

i) parimi i reciprocitetit i të drejtave dhe detyrimeve;

ii) parimi i barazisenë të drejta dhe detyrime;

iii) vendosja mbi gjithçka e interesave të: fëmijëve, martesës, familjes;

iv) reciprociteti: në besnikëri, për ndihmë morale, për ndihmë materiale, për

bashkëpunim në interes të familjes dhe bashkëjetesës.

Kodi i familjes është i ndarë në tri pjesë. Pjesa e parë trajton parime të përgjithshme, pjesa e

dytë i dedikohet bashkëshortëve dhe pjesa e tretë i dedikohet fëmijëve. Ky kod rregullon

lidhjen e martesës duke parashikuar të njëjtat kushte dhe ndalesa si për gruan dhe burrin,

pavlefshmërinë, mbarimin e martesës dhe pasojat e zgjidhjes së saj, të drejtat dhe detyrimet

që burojnë nga martesa, marrëdhëniet personale dhe pasurore të bashkëshortëve, çështje të

amësisë dhe atësisë, birësimit, kujdestarisë etj. Kodi i Familjes në të gjithë dimensionin e tij

përshkuhet nga parime të tilla si: reciprociteti në të drejta dhe detyrime, barazitizmi i

bashkëshortëve në raport me njëri-tjetrin, fëmijët, martesën e familjen, mosdiskriminimi

për shkak të të qenit burrë ose grua.

Page 152: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

138

Barazia midis bashkëshortëve është pranuar si koncept shoqëror dhe si parim i së drejtës

familjare vetëm si rezultat i përpjekjeve të mëdha për përparim e zhvillim. Më parë, kjo

barazi, jo vetëm nuk gjente sanksionim ligjor, por, në të kundërt, si morali shoqëror, ashtu

edhe vetë dispozitat ligjore të kohës përligjnin mosbarazinë dhe diskriminimin e gruas.

Të drejtat dhe detyrimet ndërmjet bashkëshortëve nuk cënojnë dhe nuk prekin thelbin e të

drejtave të tyre njerëzore. Të drejtat dhe detyrimet bashkëshortore kanë rëndësi të veçantë

edhe për garantimin e të drejtave që gëzojnë fëmijët e lindur nga kjo martesë.

Në nenin 50 të Kodit të Familjes përcaktohet shprehimisht se “Me martesë, burri dhe gruaja

përfitojnë të njëjtat të drejta dhe marrin përsipër të njëjtat detyrime.” Në të gjitha dispozitat

ligjore të këtij Kodi, që trajtojnë të drejtat dhe detyrimet bashkëshortore, vërejmë se ato

janë trajtuar si të drejta dhe detyrime për secilin bashkëshort, pa bërë dallim midis burrit

dhe gruas. Secili prej tyre ka të drejtën dhe detyrimin të shprehë vullnetin e lirë e të plotë në

lidhje me çështjet kryesore të jetës martesore, përfshi këtu edhe çështjet e lidhura me

fëmijët e lindur nga martesa, të japë ndihmesën për realizimin e bashkëjetesës dhe të

familjes, por edhe të ndërmarrë nisma ligjore, për të sprapsur veprimet e bashkëshortit tjetër

që pengojnë ushtrimin prej tij të të drejtave dhe detyrimeve martesore. Ndaj disa të drejtave

dhe detyrimeve bashkëshortët ruajnë një lloj autonomie, ndërsa disa të tjera nuk lënë

mundësi të tillë. Nisur nga rëndësia që ka një e drejtë ose detyrim bashkëshortor varet edhe

autonomia e bashkëshortëve. Martesa si raport i bën bashkëshortët titullarë të një statusi që

buron nga qenia e tyre burrë e grua. Ky status martesor u jep atyre disa të drejta dhe disa

detyrime specifike me karakter personal/jo pasuror, të tilla si: detyrimi dhe e drejta për

besnikëri, detyrimi dhe e drejta për ndihmë morale, mbiemri i bashkëshortëve, mbiemri i

fëmijëve, detyrimi dhe e drejta për jetë të përbashkët, shtetësia, përfaqësimi si të drejta-

Page 153: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

139

detyrime me karakter pasuror/material përmendim: Detyrimet për ndihmë material,

kontributi i bashkëshortëve lidhur me detyrimet që lindin nga martesa. Masa e tyre mund të

përcaktohet nga kontrata nëse ka një të tillë, ose nga kushtet dhe aftësitë e bashkëshortëve.

Kodi i familjes paraqitet nën një dimension bashkëkohor në drejtim të barazisë,

reciprocitetit dhe mosdiskriminimit, me qëllim që të mbrohet martesa dhe familja si edhe të

drejtat dhe detyrimet e të gjithë anëtarëve të saj. Vini re nenet 52 e 54 të Kodit të Familjes:

Kur bashkëshortët nuk merren vesh për mbiemrin e fëmijës, atëherë neni 52 i Kodit të

Familjes urdhëron që fëmija do të marrë mbiemrin e atit. Sipas nenit 54 të Kodit të

Familjes, bashkëshortët “…do të kontribuojnë për nevojat e familjes në përputhje me

kushtet dhe aftësitë e tyre “. Kjo do të thotë që nëse nuk i kanë kushtet dhe aftësitë të

barabarta kështu do të jetë edhe kontributi i tyre. Nëna e fëmijës së lindur jashtë martese ka

të drejtë të kërkojë gyqësisht njohjen e atësisë së fëmijës edhe kur ajo vete nuk ka mbushur

moshën madhore.Duhet nënvizuar se këto kufizime nuk cënojnë thelbin e të drejtës së

barazisë midis bashkëshortëve, sepse interesat e martesës, të fëmijëve dhe të familjes janë

parësore.

Po ashtu, Kodi i Familjes ka parashikuar (nenet 58 – 64) ndërhyrjet e autoritetit publik

(gjykatës) kur njëri bashkëshort nuk dëshiron të plotësojë detyrimet vullnetarisht.Gjykata

vihet në lëvizje me kërkesën e bashkëshortit tjetër. Raste të tilla janë: autorizimi prej

gjykatës i njërit bashkëshort për të kryer veprime juridike në interes të familjes, në rastet

kur bashkëshorti tjetër kundërshton këtë veprim ose nuk është në gjendje ta kryejë atë (neni

58); përfaqësimi i bashkëshortit në rastet kur ai është në pamundësi të shprehë vullnetin e

tij prej bashkëshortit tjetër (neni 59);plotësimi nga njëri bashkëshort i nevojave urgjente të

familjes, të tilla si mbajtjen e familjes, edukimin e fëmijëve, interesat e familjes dhe

Page 154: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

140

zgjidhjen e situatave të tjera me karakter urgjent (neni 60); rastet kur njëri bashkëshort nuk

plotëson në mënyrë të dukshme detyrimet e tij dhe vë në rrezik interesat e familjes.

4.9. Mbrojtja e gruas ndaj dhunës në familje.

Dhunën në familje ligji shqiptar e përkufizon si “çdo veprim ose mosveprim i një personi

ndaj një personi tjetër që sjell si pasojë cënimin e integritetit fizik, moral, psikologjik,

seksual, social dhe ekonomik, i ushtruar midis personave që janë apo kanë qenë në

marrëdhënie familjare”. Në shumicën e rasteve dhuna drejtohet: ndaj grave brenda çiftit,

ndaj fëmijëve nga prindërit, midis vetë fëmijëve, nga fëmijët drejtuar prindërve, ndaj të

moshuarve, ndaj personave me paaftësi.

Për herë të parë dispozitat kundër dhunës në familje i gjejmë në Kodin e Familjes. Në të

vërtetë Kodi mbron nga dhuna bashkëshortore bashkëshortin/en viktimë, duke i bërë në

këtë mënyrë një trajtim të kufizuar mbrojtjes së anëtarëve të tjerë të familjes.

Neni 62: Bashkëshorti ndaj të cilit ushtrohet dhunë, ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës me

kërkesë për vendosjen si masë urgjente largimin e bashkëshortit që ushtron dhunë nga

banesa bashkëshortore. Rëndësia e kësaj dispozite të Kodit të Familjes qëndron në faktin që

përmes saj u vendos një standard, i cili u pasua nga një shtjellim i plotë në një ligj të

veçantë, Ligji Nr. 9669\18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” i

ndryshuar. Qëllimi i ligjit është që të parandalojë dhe reduktojë dhunën në familje në të

gjitha format e saj, me anë të masave të përshtatshme ligjore, si edhe të garantojë mbrojtjen

me masa ligjore të pjesëtarëve të familjes, të cilët janë viktima të dhunës në familje, duke i

kushtuar vëmendje të veçantë fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar.

Page 155: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

141

Dhuna nuk është vetëm simptoma e një martese ose bashkëjetesë në krizë, por

përgjithësisht e një sjelljeje të papranueshme me të cilën duhet të merret ligji. Reagimet

institucionale ndaj situatave të dhunës ndaj fëmijëve në familje ka ndryshuar në mënyrë

radikale kryesisht për shkak të ndikimit që buron prej zbatimit konkret të Ligjit Nr. 9669

“Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” i ndryshuar.

Femrat preken në mënyre të zhdrejtë nga dhuna në familje. Prandaj shpeshherë dhuna në

familje shihet si një nga format e dhunës me bazë gjinore, pasi ajo ushtrohet ndaj gruas.

Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare” i

ndryshuar, është një ligj me karakter administrative-civil e jo penal. Ai funksionon si një

mjet më shumë krahas Kodit Penal. Dy janë autoritete kryesore kundër dhunës në familje:

Autoritetet Administrative dhe Autoritetet Gjyqësore.

Ligji parashikon një kuadër të plotë masash mbrojtëse ndaj viktimave të dhunës në

familje. Në këtë mënyrë, ky ligji shkon tej masave të parashikuara në Kodin e Familjes,

duke ofruar siguri të lartë dhe mbrojtje për fëmijën dhe të afërmit e tij/saj nga njëra anë dhe

rehabilitim të dhunuesit nga ana tjetër. Masat janë të karakterit mbrojtës, rehabilitues të

viktimës, si dhe të karakterit ekonomik. Gjykatat lëshojnë, sipas rastit, urdhrin mbrojtës ose

urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes.

4.10. Cështje të (mos)diskriminimit dhe barazisë gjinore në këndvështrim të

praktikës sonë gjyqësore dhe jurisprudences kushtetuese.

Kushtetuta shqiptare është e hapur për zbatimin e traktateve ndërkombëtare, të cilët

janë ratifikuar. Gjykata Kushtetuese shqiptare u referohet vazhdimisht konventave

ndërkombëtare si KEDNj-ja. Në një çështje prone në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë,

Page 156: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

142

Gjykata vendosi që titullare e së drejtës së pronësisë së një objekti të dhuruar është vetëm

bashkëshortja, e cila përfiton nga një dhurim edhe kur dhurues është bashkëshorti i saj,

duke interpretuar Nenin 87 të Kodit Civil të vitit 1982, i cili lejonte tjetërsimin e pronës së

paluajtshme vetëm me miratimin e të dy bashkëshortëve, në dritën e një dispozite më të re,

e cila parashikon që objektet e përftuara nga dhurimi gjatë martesës bëhen pjesë e pasurisë

personale të bashkëshortit përfitues. Kështu Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me

vendim unifikues nënvizuan88:

“Në rastin e një dhurimi të objekteve personale të bashkëshortit dhurues apo të objekteve në

bashkëpronësi, objekti/prona e dhuruar do t’i transferohet pronës personale të bashkëshortit

përfitues, dhe, në këto rrethana, ky objekt nuk është më pjesë e pronës së përbashkët së

bashkëshortëve. Në rast se objekti i kontratës së dhurimit është transferimi i të drejtës së

pronësisë, bashkëshorti tjetër përfiton me cilësinë e pronës vetjake të gjithë pronën, e cila

është transferuar në pronësinë e këtij të fundit. Titullar i së drejtës së pronësisë së objektit të

dhuruar është vetëm bashkëshorti, që përfiton nga dhurimi. Objekti/prona e përftuar nuk

është pjesë e bashkëpronësisë martesore, dhe si e tillë, bashkëshorti pronar mund ta

tjetërsojë atë tek një subjekt tjetër vetë, duke mos pasur nevojë të marrë miratimin e

bashkëshortit tjetër.”

Për më tepër, ideja e veprimeve pozitive si edhe mbrojtja e grupeve të posaçme është e

mirëpritur në juridiksionin shqiptar. Më 18 dhjetor 2006, Kuvendi miratoi Ligjin Nr. 9660

“Për masat kundër dhunës në marrëdhëniet familjare”. Që në fazat e para të zbatimit efektiv

të ligjit, në gjykatë janë sjellë një numër i madh kërkesash për urdhra mbrojtës. Parimi i

88Vendim Unifikues i Kolegjeve të Bashkuara të GjL, Vendimi 3/2006.

Page 157: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

143

trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit është një parim kushtetues, i mishëruar në

Nenin 18 të Kushtetutës Shqiptare. Në përputhje me juridiksionin e KEDNj-së, Gjykata

Kushtetuese e Shqipërisë ka vendosur një praktikë të saj ku shprehet se, “Barazia në ligj

dhe përpara ligjit nuk do të thotë se zgjidhje të ngjashme zbatohen për individë apo kategori

personash, që ndodhen në kushte objektivisht të ndryshme. Barazia në ligj dhe përpara ligjit

nënkupton barazinë e individëve, që janë në kushte të barabarta,” dhe “vetëm në raste

përjashtimore dhe për shkaqe të arsyeshme dhe objektive, mund të përligjen trajtime të

ndryshme të kategorive të caktuara, që përfitojnë nga kjo e drejtë”.

Në një rast që trajton pavlefshmërinë e prishjes së një kontrate pune dhe detyrimin e

punëdhënësit për të paguar kompensime, që arrijnë shumën e pagës së një viti, Gjykata e

Lartë e pezulloi çështjen dhe e çoi në Gjykatën Kushtetuese. Kolegjet e Bashkuara të

Gjykatës së Lartë i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese të shprehet për mospajtueshmëri me

Nenin 18 të Kushtetutës, i cili parashikon parimin e mosdiskriminimit, të disa neneve të

Kodit të Punës, duke parashtruar se disa dispozita të Kodit të Punës bien ndesh me parimin

e barazisë përpara ligjit, sepse lejojnë diskriminimin për shkaqe sociale, krijojnë mundësi

që punëdhënësit të fshehin motivin e diskriminimit dhe transferojnë barrën e provës tek

punëmarrësit.

Gjykata Kushtetuese vuri në dukje se dispozitat trajtonin çështje të ndryshme.

Ngjashmëria/barazia e tyre qëndron vetëm në të drejtat e ngjashme për të arritur një

kontratë pune dhe për ta prishur atë për arsye të parashikuara në kontratë dhe në ligj. Nga

njëra anë, punëdhënësi, sipas Kodit të Punës, ka disa detyrime për të plotësuar ndërsa

respekton një kontratë pune, dhe nga ana tjetër, duhet që punëmarrësi, në të njëjtin

kontekst, të plotësojë disa detyrime.(Anastasi, Mandro-Balili, Shkurti, Bozo, 2012:127).

Page 158: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

144

Sipas Nenit 146/2 të Kodit të Punës, është e drejta e punëdhënësit të bëjë padi kundër

punëmarrësit në rast se kontrata prishet pa shkaqe të arsyeshme, që do të thotë se në pozitën

e paditësit, punëdhënësi ka barrën e provës për praninë apo mungesën e shkaqeve të

paarsyeshme për prishjen e kontratës së punës.

Gjykata Kushtetuese deklaroi se këto dy subjekte, edhe në kuadër të procedurës civile, janë

në pozita të përcaktuara procedurale, njëri në pozitën e paditësit dhe tjetri në atë të të

paditurit në një procedurë gjyqësore, ku njëra palë pretendon diçka, ndërsa pala tjetër mund

të kundërshtojë këtë pretendim në përputhje me parimin e kundërshtisë.

Do të ishte diskriminuese një dispozitë që do të bënte dallimin, nga pikëpamja e barrës së

provës, midis argumenteve të ndryshëm, si: gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, besimi politik,

statusi ekonomik apo varësia prindërore, duke e trajtuar një grup ndryshe nga një tjetër, por

të gjithë brenda kategorisë së punëmarrësit. Gjykata Kushtetuese iu referua Nenit 14 të

KEDNj-së, sipas të cilit të drejtat dhe liritë e pranuara në këtë Konventë, duhet të sigurohen

pa dallime për shkaqe seksi, race, ngjyre, gjuhe, feje, opinioni politik apo ndonjë opinioni

tjetër, origjine kombëtare apo sociale, varësie të një pakice kombëtare, pasurie, prone,

lindje, apo ndonjë rrethane tjetër, dhe deklaroi se diskriminimi nuk mund të qëndrojnë si

një motiv në vetvete, por duhet të lidhet ngushtë me disa të drejta të tjera themelore të

parashikuara në Kushtetutë.

Ky qëndrim pasqyrohet gjithashtu edhe në praktikën e GjEDNJ-së e cila ka theksuar: “Neni

14 i Konventës plotëson të drejtat e tjera themelore të parashikuara nga kjo Konventë dhe

protokollet e saj. Ky nen nuk qëndron më vete meqenëse ai ndikon në ‘gëzimin e të

drejtave dhe lirive’ të parashikuara në këto dispozita. Ndonëse zbatimi i Nenit 14 nuk

prezumon shkeljen e këtyre dispozitave, nuk ka vend për zbatimin e tij, me përjashtim të

Page 159: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

145

rasteve kur faktet e çështjes janë të lidhura me respektimin e të drejtave të tjera të

Konventës”.

Neni 146/2 i Kodit të Punës që synon t’u japë punëmarrësve mundësi të gjykojnë elementët

diskriminues në gjykatë, me qëllim që të kenë mundësi për të marrë shpërblim për prishjen

e një kontrate pa shkaqe të arsyeshme. Por, në të njëjtën kohë, ligjvënësi donte t’i jepte

punëmarrësit mundësi për prishjen e kontratës sipas dëshirës së tij, nëpërmes zbatimit të

neneve 141, 143, 144 të Kodit të Punës apo, në të kundërtën, punëmarrësi të mund të

mbrohet në rast se kontrata prishet nga punëdhënësi, kur ky i fundit respekton kushtet dhe

procedurat e prishjes së kontratës së punës. Mbështetur në të gjitha këto arsye, Gjykata

Kushtetuese hodhi poshtë kërkesën e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

Me rëndësi paraqitet edhe vendimi nr.6042 i datës 30.05.2013 të GjRrGj Tiranë, me objekt

zgjidhje martese me pëlqim reciprok, mësohet se kërkuesit janë njohur në rrethin e tyre

shoqëror dhe pas një periudhe të shkurtër kanë vendosur të martohen (Mandro, 2014).

Martesa është lidhur në datën 21.01.2013 dhe duket se ka zgjatur vetëm 4 muaj. Kërkuesit,

pas martesës së tyre, kanë jetuar në banesën e kërkueses N.B [bashkëshortes], e cila ka

shërbyer edhe si banesë bashkëshortore. Martesa që në fillimet e saj duket se paraqitet

relativisht e vështirë. Nga vendimi del se çifti ka mosmarrëveshje në lidhje me të

konceptuarit e jetës. Palët kërkuese kishin interesa të ndryshme, dhe kërkuesja N.B

kërkonte më shumë hapësirë për t’ju përkushtuar arsimimit dhe profesionit të saj. Kjo

dëshirë nuk ka gjetur mbështetjen e bashkëshortit F.B. Kur martesa lidhet, ka shumë

rëndësi që çifti të ketë kuptuar rëndësinë që ka respektimi i të drejtave të bashkëshortit/es,

qoftë në realizimin e tij/saj në jetën publike, qoftë në atë private. Ky rast i përzgjedhur ndër

vendimet gjyqësore, është vërtet interesant, sepse bashkëshorti është gati të qëndrojë në

Page 160: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

146

shtëpinë e gruas, është gati edhe të marrë mbiemrin e saj, por ajo që imponohet prej tij dhe

që duket prish gjithë mundin për të arritur deri në martesë, është që bashkëshortja duhet të

qëndrojë brenda mureve të shtëpisë dhe të privohet nga e drejta e ushtrimit të profesionit

dhe arsimimit. Me profesionin janë të lidhura ngushtë të ardhurat. Sipas nenit 63 KF secili

nga bashkëshortët mund të ushtrojë lirisht një profesion, të disponojë të ardhurat nga puna

dhe të ardhurat e tjera, sipas regjimit pasuror martesor përkatës, pasi të ketë kontribuar në

detyrimet që rrjedhin nga martesa. (Mandro, 2014:88).

Vlen të trajtojmë edhe vendimin nr. 6042 date 30.05.2013 të GjRrGj Tiranë, për çështjen e

mbiemrit të ndryshuar gjatë martesës dhe kujdesit që duhet të tregohet përmes disponimit të

gjykatës lidhur me të pas zgjidhjes së martesës. Nga ky vendim rezulton se bashkëshorti F

ka marrë mbiemrin e gruas [bashkëshortes], situatë kjo që nuk është tipike në realitetin

shqiptar, dhe, në marrëveshjen e paraqitur përpara gjykatës për zgjidhjen e martesës me

pëlqimin reciprok, çifti ka rënë dakord që F të mbajë këtë mbiemër edhe pas zgjidhjes së

martesës. Gjykata, siç del nga vendimi, e ka pranuar këtë pa bërë ndonjë vlerësim të

interesit të bashkëshortit për të mbajtur këtë mbiemër sipas kërkesave të nenit 146 KF,

ndërkohë që është fjala për një çift që nuk ka fëmijë dhe martesa ka zgjatur vetëm katër

muaj. “Gjykata, me kërkesën e bashkëshortit dhe kur është në interes të tij ose të fëmijëve,

mund të lejojë që ai të mbajë mbiemrin që ka marrë me lidhjen e martesës.” Lidhur me

çështjen e mbiemrit vlen të rikthehemi tek ky vendim e të ndalemi në mënyrë të veçantë,

sepse çifti duket sikur ka lidhur martesë sa për të ndryshuar mbiemrin e bashkëshortit. Nga

faktet e paraqitura, martesa zgjat vetëm 4 muaj. Çifti nuk ka fëmijë. Bashkëshorti del se ka

patur konceptime të ndryshme për jetën dhe të drejtat e bashkëshortes, ai është larguar gati

menjëherë pas martese për në Austri, por në marrëveshjen e paraqitur, ai kërkon të mbajë

Page 161: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

147

mbiemrin e bashkëshortes dhe kjo e fundit nuk ka kundërshtime. Asnjë analizë nga gjykata

lidhur me interesin që ka bashkëshorti për të mbajtur këtë mbiemër. Duke cituar pjesën e

vendimit lidhur me mbiemrin kemi: “Në respektim të nenin 146 të Kodit të Familjes, në të

cilin parashikohet se: “Bashkëshorti që me lidhjen e martesës ka ndryshuar mbiemrin e tij,

pas zgjidhjes së martesës merr mbiemrin që ka pasur para lidhjes së martesës. Gjykata me

kërkesën e bashkëshortit dhe kur është në interes të tij ose të fëmijëve, mund të lejojë që ai

të mbajë mbiemrin që ka marrë me lidhjen e martesës” nisur edhe nga parashikimi në

Projekt-marrëveshje në mënyrë të shprehur të vullnetit të kërkuesve, ashtu edhe gjatë

gjykimit, ku kërkuesja N.B, mbiemri i së cilës ishte vendosur si mbiemër i përbashkët, ka

dhënë pëlqimin e saj dhe ka qenë dakord që kërkuesi F.B pas zgjidhjes së martesës, të

mbajë mbiemrin e marrë pas lidhjes së martesës, “B”. Gjykata çmon se kjo kërkesë është e

mbështetur në ligj. Nëse lexojmë dispozitat e LGJC 2009 [ndryshuar] lidhur me ndryshimin

e emrit dhe mbiemrit mund të konkludojmë që është shumë më e thjeshtë që të lidhësh e

zgjidhesh një martesë e të marrësh mbiemër të ri se sa të bësh procedurën e ndryshimit të

tyre. Kjo mundet të shndërrohet në abuzivitet për të fshehur të dhëna që lidhen me

identitetin. (Mandro, 2014).

Vlerë në studim ka Vendimi nr. 71 datë 27.11 .2015 e Gjykates Kushtetuese e Republikës

së Shqipërisë me objekt shfuqizimin si te papajtueshëm me Kushtetutën i paragrafit të parë

të nenit 113 të Kodit Penal. Vlerësohet se paragrafi i parë i nenit 113 të KP-së është në

kundërshtim me nenin 18 dhe 17 të Kushtetutës, si dhe me nenin 6 të Konventës për

Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW). Në mënyrë të

përmbledhur gjykata referuese ka pretenduar shkelje të: parimit të mosdiskriminimit, pasi

edhe pse dispozita nuk e ndan dënimin për ushtrim prostitucioni në subjekte të seksit

Page 162: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

148

mashkull apo femër, në praktikë dhe nga statistikat, rezulton se shumica e subjekteve që

ushtrojnë prostitucion janë femra. Prandaj, kjo dispozitë rëndon dhe diskriminon femrat në

raport me meshkujt. Dispozita nuk duhet të synojë dënimin e ushtrimit të prostitucionit,

por trafikimin dhe shfrytëzimin për prostitucion të vajzave dhe grave, pasi këto të fundit në

shumicën e rasteve janë viktima dhe jo fajtore.

Gjykata vlerësoi se neni 113 i KP-së nuk përmban diferencim në përcaktimin ligjor, pasi

dënon autorët e prostitucionit, që mund të jenë femra ose meshkuj. Për më tepër, dispozita

dënon subjektet, kategorinë e meshkujve/femrave që ushtrojnë prostitucion me vullnet të

lirë. Ndërkohë, pala e interesuar, QNLQ-ja, kërkon të mbrojë kategorinë e vajzave dhe të

grave që ushtrojnë prostitucion nën kushtet e dhunës dhe të kanosjes. Në fakt, kjo kategori,

viktimat, mbrohet sipas nenit 114 të KP-së, i cili parashikon se shtytja, ndërmjetësimi ose

marrja shpërblim për ushtrimin e prostitucionit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në

pesë vjet. Po e njëjta dispozitë, shkronja “a”, parashikon “shfrytëzimin e prostitucionit në

rrethana rënduese” dhe dënimin nga 7 deri 15 vjet, si dhe konfiskimin e mjeteve dhe të

përfitimeve, kurse shkronja “b” parashikon “trafikimin e femrave” dhe dënimin e autorëve

për këtë vepër penale. Për rrjedhojë, është kjo dispozitë me përcaktimet përkatëse që mbron

vajzat dhe gratë e shfrytëzuara e të dhunuara, si dhe dënon shfrytëzuesit dhe trafikuesit e

prostitucionit. Gjykata Kushtetuese gjithsesi vendosi rrëzimin e kërkesës.

Page 163: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

149

KAPITULLI V

Analizë e situatës aktuale të barazisë gjinore dhe mosdiskriminimit në Shqipëri

krahasuar me disa vende europiane.

5.1. Hyrje

Miratimi i legjislacionit antidiskriminim dhe ratifikimi i konventave ndërkombëtare

që nënvizojnë parimet dhe standardet e barazisë dhe mosdiskriminimit është vetëm fillimi i

përpjekjeve për të njohur të drejtat e grave dhe zbatimi korrekt në praktikë në Shqipëri.

Shqipëria ka ratifikuar protokollin nr. 12 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

dhe Liritë Themelore duke ofruar kështu për shtetasit e vet një ndalim të përgjithshëm të

“diskriminimit” bazuar në gjini, racë, besim fetar, përkatësi etnike, gjuhësore, politike,

fetare apo të llojit si besimet filozofike, situatat ekonomike, arsimimi, statusi social,

origjina”. Shqipëria ka ratifikuar KEFDG në 1994 pa rezerva. Komiteti gjithashtu mirëpriti

krijimin e shpejtë të një mekanizmi për përparimin e grave dhe të drejtave gjinore dhe

krijimin e Institucionit të Avokatit të Popullit, i cili mund të hetojë pretendime të dhunimit

të të drejtave të qenieve njerëzore, duke përfshirë edhe të drejtat e grave dhe për të bërë

rekomandime për kompensimin e dëmshpërblimin për rastet e dhunës. Nga ana tjetër, në

kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit

(MSA) e nënshkruar në vitin 2007 solli një sërë angazhimesh, si dhe realizimin e tyre

brenda afateve të përcaktuara. Ky dokument është një instrument i procesit të stabilizim

asociimit, me anë të së cilit synohet t’i ofrohet mbështetje e mëtejshme qeverisë shqiptare

për realizimin e integrimit europian. Zbatimi i Partneritetit Europian me Shqipërinë

monitorohet në kuadër të procesit të stabilizim asociimit dhe mekanizmave të tij. Në

mënyrë specifike, Komisioni prezanton raportin vjetor, i quajtur Raporti i Progresit për

Shqipërinë.Qëllimi i Raportit të Progresit është të monitorojë, vlerësojë e raportojë arritjet e

vendit kandidat ose kandidat i mundshëm gjatë vitit, në këtë rast të Shqipërisë. Në Raportin

e Progresit i jepet rëndësi e veçantë barazisë gjinore, duke nënvizuar arritjet dhe mangësitë

në këtë fushë. (Picari, 2008:48).

Objektivi kryesor i qeverive shqiptare për arritjen e barazisë gjinore është “harmonizimi në

mënyrë progresive i legjislacionit shqiptarme atë të Komunitetit në fushën e kushteve të

Page 164: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

150

punës,veçanërisht të shëndetit dhe sigurisë në punë, mundësive të barabarta dhe

bashkëpunimit për lehtësimin e politikave shqiptare të punësimit, në kuadër të forcimit të

reformave ekonomike dhe të procesit të integrimit, duke synuar mbështetjen e përshtatjes së

sistemit shqiptar të sigurimeve shoqërore me kërkesat e reja ekonomike dhe sociale, si dhe

përfshirjen e përshtatjen e legjislacionit shqiptar për sa u përket kushteve të punës dhe

mundësive të barabarta për gratë. (Neni 77 dhe 99 i MSA-së)”.

Këto objektiva janë vendosur në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim

2014 – 2020 e miratuar në vitin 2014 si dhe në Planin Kombëtar për Zbatimin e MSA–së

2007- 2012 dhe në atë vijues 2014-2020.

Shqipëria i është bashkangjitur sfidës globale për të luftuar kundër diskriminimit për

shkak të orientim seksual. Zbatimi i Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore,

Reduktimin e Dhunës me Bazë Gjinore e Dhunës në Familje, 2015-2020, e rishikuar si dhe

Plani i Veprimit për zbatimin e saj, nëpërmjet 4 objektivave strategjike:

1. Forcimi i Mekanizmit Institucional dhe Ligjor për Barazinë Gjinore;

2. Rritja e Pjesëmarrjes së Grave në Vendimmarrje;

3. Fuqizimi Ekonomik i Vajzave dhe Grave;

4. Zvogëlimi i Dhunës me Bazë Gjinore dhe Dhunës në Familje.

Pavarësisht mungesës së të dhënave të konsoliduara mbi diskriminimin në Shqipëri,

është e qartë se diskriminimi është i përhapur në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Bazat e

argumentuara të diskriminimit kanë qenë kryesisht: raca, statusi shëndetësor, aftësitë e

kufizuara dhe besimet politike).Gjithsesi kohët e fundit ka një ndërgjegjësim më të madh të

publikut të gjerë dhe grupeve të veçanta mbi mjetet juridike për mbrojtjen nga

diskriminimi. Kjo vërtetohet nga rritja e numrit të ankesave të regjistruara në KMD, dhe

nga zbatimi i Ligjit "Për Mbrojtjen nga Diskriminimi" në gjykata. Efektivisht janë bërë disa

ndryshime legjislative në Kodin Penal, dhe me gjerë89 por mbetet ende një domosdoshmëri

për të rishikuar legjislacionin ekzistues dhe masat e duhura për të siguruar respektimin e të

89Një nga zhvillimet më të rëndësishme në fushën e të drejtave të fëmijëve është plotësimi i kuadrit ligjor me Ligjin Nr. 10347 datë 04.11.2010, “Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve“ si dhe aktet nënligjore që dolën në bazë dhe për zbatim të tij. Ligji përcakton të drejtat e fëmijëve në koherencë me Konventën e OKB për të Drejtat e Fëmijës si dhe mekanizmat zbatues e monitorues.Ligji përcakton në mënyrë të qartë përgjegjësitë e pushtetit qendror e vendor, ngritjen e mekanizmave institucionalë përgjegjës, dhe synon të përçojë frymën e bashkëpunimit ndërmjet të gjithë aktorëve në nivel qendror dhe vendor për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Page 165: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

151

drejtave të individëve që mund të jenë viktima të sjelljeve diskriminuese si romët dhe

egjiptianët (rishikimi i kritereve për ndihmë ekonomike, për t’u regjistruar apo për të

përfituar strehim social), gratë, fëmijët, personat me aftësi të kufizuar90. Të gjithë aktorët e

përfshirë e kanë për qëllim të luftojnë diskriminimin gjinor, dhunën me bazë gjinore dhe

dhunën në familje, në bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë civile dhe organizata

ndërkombëtare. Në këtë kontekst është duke u punuar për harmonizimin e legjislacionit me

instrumente ndërkombëtare, për zbatimin e strategjisë kombëtare “Për barazinë gjinore,

reduktimin e dhunës në baza gjinore dhe dhunën në familje 2015-2020”, ngritjen dhe

forcimin e strukturave shtetërore në mbështetje të barazisë gjinore, kundër dhunës ndaj

grave dhe dhunës në familje, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi këto çështje.

Megjithatë, deri më tani mungesa e mekanizmave konkretë për zbatimin e ligjeve

ekzistuese në mënyrë efikase ka rezultuar në pabarazi të theksuar gjinore, e cila ndihmon në

mënyrë të drejtpërdrejtë në efikasitetin e procesit të zhvillimit ekonomik, demokratizimit

dhe stabilitetit politik të vendit.

5.2. Arritjet kryesore në legjislacion.

Ligji shqiptar për mbrojtjen nga diskriminimi është plotësisht në përputhje me katër

direktiva të BE91. Mbetet një prioritet përafrimi i legjislacionit të brendshëm shqiptar me

ligjin antidiskriminim, ashtu siç parashikohet në kompetencat e KMD që të bëjë

rekomandime autoriteteve kompetente, sidomos duke propozuar miratimin e legjislacionit

të ri ose ndryshimin e legjislacionit ekzistues (neni 32, paragrafi 1/ë). Në fushën e

punësimit, prioritetet kryesore janë: Modernizimi i SHKP (Shërbimi Kombëtar i Punësimit)

dhe shërbimeve të ofruara nga zyrat e tyre, si dhe mbështetjen e programeve aktive të

punës. Në fushën e arsimit dhe formimit profesional: reforma e sistemit të AFP-së në

90Programi i mbrojtjes sociale përfshin, skemën e ndihmës ekonomike, skemën e mbështetjes me pagesa për personat më aftësi të kufizuara dhe skemën e shërbimeve të përkujdesit shoqëror për individët në nevojë (fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, gratë, të moshuarit). 91Direktiva 2006/54/EC, Direktiva 2002/73/EC, Direktiva 86/378/EEC, Direktiva 92/85 EEC. Po asahtu edhe konform Direktiva 2010/18, Direktiva 2010/41, Direktiva 2011/36, Direktiva 2011/99, Direktiva 2012/29. Legjislacion eshte konform edhe Rregullores 883/2004/KE, Rekomandimit të Këshillit 96/694/EC, Rekomandimit Nr. (2002)5 të Komitetit të Ministrave.

Page 166: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

152

miratimin me nevojat e tregut të punës, përafrimi i mëtejshëm i legjislacionit me BE-në dhe

zbatimin e tij të plotë, sidomos çështjet e punësimit të të huajve, mbuluar nga MMSR.

Miratimi i Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë krijoi më shumë mundësi në edukim,

punësim, kulturë dhe rritjen e pjesëmarrjessë të rinjve në shoqëri dhe vendimmarrje si dhe

krijimin e qendrave rinore. ISSH është e angazhuar plotësisht në procesin e reformimit të

sistemit, përgatitjen dhe hartimin e reformës, ndryshimin legjislativ dhe dhënien e

ekspertizës për realizimin e projekteve për projekt procedurat. Sa i përket shëndetit dhe

sigurisë në punë, përpjekje të mëtejshme nevojiten për të përmirësuar kushtet e shëndetit

dhe sigurisë në punë. Shqipëria është e inkurajuar për të marrë hapat e nevojshëm për të

përmirësuar raportimin dhe administrimin e të dhënave për aksidentet në punë dhe krijimin

e një sistemi të duhur dhe efektiv të mbledhjes së të dhënave për aksidentet në punë dhe

sëmundje profesionale, duke përfshirë futjen e deklarimit të detyrueshëm të aksidenteve në

punë te sigurimet shoqërore, si dhe përfshirje më të fortë të inspektorëve të punës në

hetimin e aksidenteve në punë. Shqipëria është e inkurajuar gjithashtu që të përqëndrojë

përpjekjet në zhvillimin e kapaciteteve për implementimin e Direktivave themelore të BE-

së në fushën e shëndetit dhe sigurisë ndërsa vazhdon punën me transpozimin e acquis në

këtë fushë. Riorganizimi i kapaciteteve administrative duhet të monitorohet me kujdes.

Fokusi kryesor i Qeverisë në fushën e sigurimeve shoqërore, për periudhën afatshkurtër,

afatmesme dhe afatgjatë është drejtuar në përmirësimin e skemave aktuale nëpërmjet

reformimit të shtyllës publike të pensioneve. Reforma sistemike do konsistojë në rritjen e

qëndrueshmërisë financiare të skemës, forcimin e lidhjes midis kontributeve të paguara dhe

përfitimeve të ardhshme, krijimin e llogarive personale të çdo kontribuesi dhe përfituesi për

arritjen e transparencës maksimale, duke përgatitur skemën dhe sistemin për integrimin në

Bashkimin Evropian. Një tjetër prioritet do të jetë forcimi i sistemit aktual të mbrojtjes së

fëmijëve, prioritet i cili do të synohet të arrihet përmes vendosjes së mekanizmave të

rregullt të kontrollit; përcaktimit të standardeve dhe një metodologjie monitoruese për

shërbimet e ofruara; sigurimit të alokimit të buxheteve të nevojshme për funksionimin e

NJMF; fuqizimit dhe ngritjes së kapaciteteve të punonjësve për mbrojtjen e fëmijës;

miratimin e rregullores për funksionimin e grupeve multidisiplinarë në nivel lokal që

merren me çështjet e fëmijëve. Po punohet për përgatitjen e Protokollit të ri të Punës së

Page 167: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

153

Punonjësit për Mbrojtjen e Fëmijës në bashki/komunë, i cili do të shërbejë si një Udhëzues

Metodologjik, ku do të specifikohen në detaje mënyra e ndjekjes së procedurave për

menaxhimin e fëmijës në rrezik, duke unifikuar kështu mënyrën e punës së të gjithë NJMF

në vend. Hartimi dhe Zbatimi i Planit të Ndërhyrjes në kuadër të Nismës “Ndihmë për

Fëmijët dhe Familjet në Situatë rruge” si dhe Udhëzuesi i Procedurave për fëmijët në

situatë rruge është një tjetër hap i rëndësishëm që po ndërmerret në kuadër të mbrojtjes së

fëmijëve nga format e abuzimit, shfrytëzimit. Kjo nismë synon të ndërmarrë veprime të

koordinuara sistemike për adresimin e situatës aktuale të fëmijëve që jetojnë, punojnë, lypin

dhe shfrytëzohen në rrugë.

Reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në fushën e mbrojtjes sociale janë:

modernizimi i ndihmës sociale në Shqipëri, që mbështet zbatimin e reformës në Shqipëri

për të përmirësuar barazinë dhe efikasitetin e programeve të asistencës sociale (ndihmë

ekonomike dhe për njerëzit me aftësi të kufizuar) "Reforma e Shërbimeve Sociale në

Shqipëri", e cila synon decentralizimin e shërbimeve të kujdesit social,

deinstitucionalizimin e shërbimeve të ofruara në qendrat e kujdesit social dhe të shërbimeve

të integruara të kujdesit social. Qëllimi i këtij ligji është të krijojë skemën e detyrueshme të

sigurimeve shëndetësorë, parimet dhe procedurat e funksionimit të saj dhe rregullojë

menaxhimin nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Rëndësi të veçantë ka shndërrimi i

Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH) në Fondin e Sigurimeve

Shëndetësore. Ky i fundit është krijimi i një institucioni, i cili do të sigurojë fleksibilitet në

financimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, do të rrisë transparencën në administratë

dhe besueshmërinë te personat e siguruar. Skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit

shëndetësor bazohet në kontribute, parimin e solidaritetit dhe instrumenteve ligjore të

standardeve evropiane dhe ndërkombëtare. Kjo skemë synon të arrijë një mbulim të plotë të

popullatës me shërbime të kujdesit shëndetësor. Kjo u arrit me miratimin e Ligjit 136/2015.

5.3. Praktikat kundër diskriminimit në Shqipëri.

Vlen të shtrojmë në këtë studim brenda kufizimeve të mundshme dhe të evidentuara që në

Kreun I, si është gjendja dhe situata e diskriminimit në praktikë në vendin tonë. Në

Page 168: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

154

Shqipëri është e vështirë të japësh një mendim bazuar mbi të dhëna statistikore, pasi këto

pothuajse mungojnë. Madje nuk ka as të dhëna të sakta për numrin e popullsisë që i përket

pakicave kombëtare ose gjuhësore. Mungesa e të dhënave statistikore, duke filluar që me

mosrifresikimin e të dhënave të vitit 1989 ka qënë një shqetësim i vazhdueshëm i organeve

ndërkombëtare që mbikqyrin zbatimin e Konventave Ndërkombëtare në fushën e

diskriminimit racial apo dhe kundër grave në Shqipëri92. Gjithashtu, mungojnë të dhënat e

sakta nga gjyqësori, për rastet kur procedura apo trajtime të ndryshme janë ankimuar në

gjykatat shqiptare si raste diskriminuese. Ekzistojnë vetëm ato të dhëna të përmendura më

lart për veprat penale për nxitjen e diskriminimit. Kjo nuk do të thotë që raste të tilla nuk

ka, por për arsye të ndryshme, puna për evidentimin e tyre nuk është në nivelet e duhura si

dhe sepse shumica e këtyre rasteve nuk ankimohen në gjykatat tona. (Shkurti, 2009:19)

Mendoj se kjo vjen jo vetëm nga niveli i ulët i ndërgjegjësimit të publikut shqiptar për

diskriminimin, por edhe për vetë faktin se edhe edukata juridike është e tillë që rastet e

diskriminimit t’i gjykojë si raste të cilat mund dhe duhet të goditen në Gjykatë. Nga ana

tjetër problemet e gjyqësorit në Shqipëri pengojnë zbatimin e legjislacionit kundër

diskriminimit dhe racizmit.93 Gjithashtu, në një treg pune relativisht të padisiplinuar

ligjërisht, ku puna e ashtuquajtur në të zezë zë ende një vëllim të madh në transaksionet e

punësimit, është i vështirë evidentimi i rasteve konkrete dhe veçanërisht i arsyeve që mund

të çojnë dallimin në trajtim dhe që mund të përbëjnë në diskriminim.

Përsa i përket diskriminimit në Shqipëri, burime të konsiderueshme deri tani janë

raportet e OJF-ve që kanë si objekt të punës së tyre luftën kundër diskriminimit për kategori

të caktuara idnividësh apo grupesh vulnerabël, si p.sh., për gratë, pakicat etnike, personat

me aftësi të kufizuar, si dhe raportet e organeve ndërkombëtare mbikqyrëse të traktateve.

Nga organizatat ndërkombëtare të cilat merren me mbikqyrjen e zbatimit të traktateve dhe

Konventave të ratifikuara nga Shqipëria, vendi ynë konsiderohet si një nga ato vende ku

legjislacioni kryesor është në përgjithësi në përputhje të plotë me normat ndërkombëtare në

luftën kundër diskriminimit. Problem përbën gjendja reale e diskriminimit në vendin tonë.

Megjithatë, për të qenë sa më realistë duhet thënë se edhe mendimet e shprehura në raportet

92Shih raportet e ECRI të vitit 2014 dhe 2015. 93Shih Raportin e ECRI te vitit 2005.

Page 169: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

155

e këtyre organizmave janë subjektive, pasi mungojnë studimet e mirëfillta sasiore dhe

cilësore në këtë fushë.

Organizmat ndërkombëtare vazhdojnë të cilësojnë si problem real në Shqipëri

diskriminimin mbi bazën e prejardhjes raciale dhe etnike. Këtu bëhet fjalë për pakicat

kombëtare, gjuhësore dhe raciale në Shqipëri. Ndonëse Shteti Shqiptar në këto vite ka

krijuar një kuadër të plotë ligjor për shmangien në praktikë të diskrimiminit kundër grupeve

dhe individëve që mund të cënohen nga ky lloj diskriminimi, gjendja në praktikë ka shumë

pak përmirësim. Edhe ndërmjet pakicave që jetojnë në Shqiëpri vlerësohet se ka një dallim

diskriminues. Kështu, mendojmë se pjesëtarët e pakicave kombëtare greke tashmë janë të

integruar në jetën politike, ekonomike dhe kulturore në Shqipëri. Pjesëtarët e kësaj pakice

kanë patur edhe detyra të larta politike (si ministra), kështu që tashmë lufta kundër

diskriminimit për këtë pakicë është shtrirë në fushën e arsimit ku kërkohen më shumë

shkolla për fëmijët e pakicave greke. Problem vazhdon të jetë dhe mbetet diskriminimi

kundër pakicave gjuhësore rome dhe egjiptiane. Për vetë nivelin kulturor, arsimor, socialo-

ekonomik si dhe mënyrën e tyre të jetesës, këto pakica kanë qënë gjithmonë vulnerabël dhe

të marxhinuara si dhe janë përballur me veprime praktike diskriminuese. Kjo ishte edhe

arsyeja që u miratua Strategjia për Përmirësimin e Kushteve të Jetesës të Komunitetit Rom,

strategji e cila ka mbetur më tepër si mjet propagandistik dhe demagogjik dhe nuk është

bërë ndonjë hap me rëndësi për zbatimin e saj praktik, përveç disa nismave për t’u

përgëzuar të shoqërisë civile. Madje edhe në këtë strategji pranohet se pakicat rome janë të

diskriminuara ndaj pjesës tjetër të popullsisë. Rastet e dhunës dhe trajtimit arbitrar të këtij

komuniteti përbëjnë probleme shqetësuese për komunitetin ndërkombëtar dhe OJF-të

shqiptare që vlerësojnë situatën e diskriminimit në Shqipëri94.

Shqetësues është paraqitur edhe fakti i arsimimit të fëmijëve të komunitetit rom dhe

egjiptianë dhe veçanërisht përqindja e braktisjes së shkollës prej tyre. Në këtë stad e

rëndësishme është të studiohet si kanë ndikuar paragjykimet dhe stereotipet e punonjësve të

sistemit arsimor në këtë fenomen95. Të gjitha nismat e marra nga qeveria dhe organizata

94Raporti i Komitetit për Elelminimin e Formave të Diskriminimit Racial 2003. 95Raportet e ECRI te vitit 2014 dhe 2015.

Page 170: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

156

joqeveritare, duke përjashtuar këtu regjistrimin e fëmijëve romë në zyrat e gjendjes civile96,

nuk kanë sjellë ndonjë përmirësim të dukshëm të jetesës së këtij komuniteti. Papunësia

është në nivele mjaft të larta, pa folur këto për gratë që i përkasin këtij komuniteti, të cilat

kanë qënë shpeshherë objekt trafikimi dhe prostituimi. Sot problemi i komunitetit Rom

shihet si një problem madhor jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë vendet e Europës

Lindore dhe Qendrore, të cilat kanë popullsi rome. Në të gjitha raportet mbi luftën kundër

diskriminimit në këto vende, një vend të veçantë zë problemi i diskriminimit kundër

komunitetit rom. (NGO Report on the situation of women and girls in the Republic of

Albania, 2006:33), kjo e udhëhequr edhe nga jursiprudenca e kohëve të fundit të Gjykatës

Europiane të të Drejtave të Njeriut97 për rastet e diskriminimit të pjesëtarëve të këtij

komuniteti.

Strategjia Rome në kuadër të punësimit ka përcaktuar si objektiv zbatimin e disa

programeve speciale për punësimin e Romëve. Këto programe parashikojnë që çdo

punëdhënës që përfiton nga programet e nxitjes së punësimit dhe punëson femra rome u

jepet:

a) në vitn e parë 70% të sigurimeve shoqërore dhe 4 paga minimale të në shkallë

vendi;

b) në vitin e dytë të zbatimit të kontratës 85% e sigurimeve shoqërore të

detyrueshme dhe 6 paga minimale në shkallë vendi;

c) në vitin e tretë të zbatimit të kontratës 100% e sigurimeve shoqërore të

detyrueshme dhe 8 paga minimale në shkallë vendi.

Problem tjetër është cilësuar dhe pjesëmarrja e pakicave në zgjedhje. Përveç

përmirësimeve ligjore që tashmë kanë hyrë në fuqi, qoftë në Kodin Zgjedhor qoftë në aktet

e tjera nënligjore,98 KQZ, si masa zbatuese, ka parashikuar zbatimin e programeve në

drejtim të dedukimit zgjedhor të persnave që i përkasin pakicave. Në këtë kuadër në Planin

96Me miratimin e Ligjit nr. 8950, datë 10.10.2002 “Për Gjendjen Civile”, u rrit shumë numri i personave që nuk arrinin të regjistronin fëmijët e tyre brenda afatit 45 ditor nga dita e lindjes në Zyrat e Gjendjes Civile. Nga ky fenomen u prekën më shumë pakicat rome dhe ato egjiptiane. Ligji ne fjale u ndryshua me ligjin nr. 10129/2009. 97Moldovan dhe të tjerët kundër Rumanisë; fshati i Hadareni, kërkesat nr. 41138/98 and 64320/01; Nachova dhe të tjerët kundër Bullgarisë [shih më lart]; Balogh kundër Hungarisë, Kërkesa nr. 47940/99 98Rregullore për rritjen e informimit të pakicave nga ana e organeve të pushtetit vendor.

Page 171: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

157

Kombëtar të Përafrimit të Legjislacionit parashikohet se KQZ në bashkëpunim edhe me

institucione të tjera shtetërore si Ministria e Punëve të Jashtme apo INSTAT po evidenton

dhe mbledh të dhëna mbi llojet e pakicave në Shqipëri si dhe shpërndarjen e tyre dhe po

përgatit materiale informuese në dy gjuhë. Në këtë kuadër po punohet edhe me subjekte të

shoqërisë civile dhe priten edhe donacione të ndryshme. Është rishikuar pjesa kryesore e

legjislacionit për mediat në Shqipëri, në mënyrë që të lehtësohet aksesi i pakicave në

organet e medias, por pritet që të bëhet më shumë për zbatimin praktik të këtyre

dispozitave.

Legjislacioni shqiptar parashikon lirinë e lëvizjes së personave që i përkasin pakicave

kombëtare të lëvizin lirisht, të marrin pjesë në organizime të nivelit kombëtar dhe

ndërkombëtar si dhe të gjitha të drejtat e tjera që parashikohen edhe për shtetasit shqiptarë

që nuk i përkasin këtyre pakicave.

5.4. Situata aktuale e (pa) barazisë gjinore në Shqipëri.

Në Shqipëri, është theksuar se periudha e tranzicionit ka ndikuar negativisht në

integrimin e gruas në tregun e punës, duke shkaktuar rënien në mënyrë të konsiderueshme

të pjesëmarrjes së gruas në vendimmarrje, (Leskaj, Meminaj, Avdulaj, 2007: 6) duke bërë

që kjo pjesëmarrje të mbetet më e ulëta në krahasim me vendet e tjera të Evropës Qendrore

dhe Lindore. (NGO Report on the situation of women and girls in the Republic of Albania,

2006:20). Faktorët që kanë çuar në një situatë të tillë janë të shumtë, ndër të cilët mund të

përmenden: zhvillimi i ngadaltë ekonomik, ri-strukturimi i burimeve, mentalitet ekzistuese

të trashëguara, pritshmëritë e shoqërisë për gratë dhe mungesa e vullnetit politik për të

përfshirë gratë në vendimmarrje dhe sidomos ne politike (Përfaqësimi dhe cilësia e

demokracisë ne Shqipëri, një perspektivë gjinore, 2006:46). Statistikat flasin për një

diskriminim të dukshëm të grave në pjesëmarrjen në tregun e punës, në diferencimin në

sistemin e pagave, në nivelin e papunësisë si dhe në pjesëmarrjen në pronën private,

përfaqësim apo vendimmarrje politike dhe më gjerë (Leskaj, Meminaj, Avdulaj, 2007: 7).

Page 172: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

158

Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara ka konstatuar se pagat e grave në

Shqipëri janë 20 deri 50% më të ulta krahasuar me pagat të burrave, të cilët kanë në zotërim

92% të të gjithë pronës private. Sipas të njëjtit burim, burrat rezulton të kontribuojnë në

rreth 84% të produktivitetit ekonomik kombëtar. Statistikat e INSTAT-it mbi treguesit

gjinorë të papunësisë tregojnë se burrat gjenden më shpesh të papunë gjatë pjesës më të

madhe të jetës së tyre, në krahasim me gratë.(Miluka, 2011:8) (Mandro, 2014). Grupmosha

kur gratë preken lehtësisht më tepër nga fenomeni i papunësisë sesa burrat është nga 34-47

vjeç, me një diferencë prej 2% në favor të burrave. Ndërsa, në grupmoshat e reja 15- 30

vjeç, gratë preken shumë më pak se burrat nga papunësia. Diferenca në këtë rast arrin në

shifra pothuajse dyfish më të larta për burrat. Gratë preken nga papunësia më pak sesa

burrat edhe në grupmoshat e vona, konkretisht nga 52-62 vjeç, kur diferenca mes tyre dhe

burrave thellohet në në favor të grave. (INSTAT 2015).

Përsa u përket dhunimit të të drejtave të grave brenda familjes, dhuna në familje

vazhdon të mbetet një nga tematikat më problematike në vendit tonë. Në shumicën

dërrmuese të rasteve, të përgjegjshëm për aktet e dhunës janë partnerët etyre. Po sipas këtij

publikimi 52.2% e grave që vuajnë ngadhuna në familje, nuk u kanë folur kurrë të tjerëve

për dhunën e ushtruar ndaj tyre. Kjo shifër shpreh mungesën e ndërgjegjësimit të grave, që

nuk e shohin dhunën si një akt që duhet denoncuar. Gjithashtu rezulton se 11.5 % e vajzave

dhe grave shqiptare të grupmoshës 15-44 vjeç, kur kanë qenë fëmijë kanë qenë dëshmitare

të dhunës në familje dhe 27.2 % e tyre kanë qenë viktima të dhunës fizike në familje. Pra,

gratë vazhdojnë të mbeten seksi më i diskriminuar dhe më i dhunuar në familje, gjë që po

reflektohet edhe në rastet e vetëvrasjeve, si pasojë e dhunës në familje.

Të dhënat mbi përhapjen e fenomenit të dhunës në familje vazhdojnë të jenë të kufizuara.

Kështu komisariatet e policisë, zyrat juridike, qendrat e kujdesit shëndetësor dhe ato të

shërbimeve sociale grumbullojnë dhe prezantojnë të dhëna mbi dhunën, por ato duhen

përpunuar e analizuar me qëllim reflektimi dhe marrjen e masave konkrete parandaluese.

(Shkurti, 2009:19). Shqipëria është një nga vendet e pakta në Evropë që nuk regjistron,

publikon dhe prezanton zyrtarisht rregullisht të dhëna mbi përmasat dhe përhapjen e këtij

fenomeni.

Page 173: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

159

5.4.1. Kuotat gjinore.

Krijimi i mundësive të pjesëmarrjes dhe përfaqësimit aktiv të grave në të gjitha

nivelet e proceseve të vendimmarrjes përbën një aspekt kyç të zhvillimit demokratik.

(Picari, 2008:42). Megjithatë, gratë përballen me një sërë vështirësish, ku përfshihen

stereotipet gjinore dhe paragjykimet kundrejt aspiratave të tyre për të garuar si kandidate

dhe për t’u “bërë politikane”(Anastasi, Mandro-Balili, Shkurti, Bozo, 2012:91). Gratë

vazhdojnë të hasin vështirësi për të pasur akses te drejtuesit partiakë dhe vendimmarrësit,

ndërsa u duhet të sfidojnë dinamikat e brendshme partiake dhe, në fund, por jo nga

rëndësia, atyre u duhet të përballen edhe me nevojat dhe kërkesat e jetës familjare (Leskaj,

Meminaj, Avdulaj, 2007: 7).

Në Shqipëri, përkatësia gjinore në procesin e vendimmarrjes paraqitet në nivele të ulta, për

shkak të stereotipeve të ndryshme që ekzistojnë në shoqërinë shqiptare (Përfaqësimi dhe

cilësia e demokracisë në Shqipëri, një perspektive gjinore, 2006:7). Gratë përbënin gati 7

përqind të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, gjatë periudhës 2005 – 2009, dhe

një përqindje më të ulët në postet drejtuese të qeverisë qendrore e vendore. Ndonëse prania

e grave dhe vajzave në administratën publike është disi më e ndjeshme, burrat mbeten

dominues në pozicione drejtuese (Përfaqësimi dhe cilësia e demokracisë ne Shqipëri, një

perspektivë gjinore, 2006:13). Ligji “Për barazinë gjinore në shoqëri”, ishte i pari ligj që i

ka dhënë një kuptim konkret parimit të përfaqësimit të barabartë gjinor. Në bazë të këtij

ligji, ky parim realizohet përmes përfaqësimit të secilës prej gjinive me mbi 30 % në

institucionet publike dhe nivelet e tyre drejtuese. Kodi i ri Zgjedhor parashikoi dhe rregullat

për zbatimin e kuotës Kombëtare. Shqipëria u rendit në rradhën e atyre vendeve evropiane

Page 174: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

160

të cilat kanë parashikuar një kuotë gjinore me ligj, si një masë të vecantë për të nxitur

vendosjen e balancës gjinore në vendimarrje (neni 15 i Ligjit).

Një ndër indikatorët më të rëndësishëm, i cili ndihmon në promovimin e barazisë

gjinore dhe fuqizimin e femrës është pjesmarrja e femrës në politikë dhe akoma më tej

përqindja e femrave në parlament. Në një popullsi, 50% e së secilës përbëhet nga femra,

pjesmarrja në pozicionet vendimmarrëse e të dy sekseve duhet të ishte në të njëjtat kuota.

Përgjithësisht në botë shifrat flasin për shoqëri të drejtuara nga meshkujt, ku pjesmarrja e

femrës mund të imponohet kryesisht nga organizata ndërkombëtare. Në platformën Beijing

është rekomanduar që shtetet të mundësonin të paktën nivelin 30% të vendeve në parlament

për femrat, fakt ky i përmendur jo rrallë nga partitë politike në prag të fushatave elektorale

në Shqipëri, të cilat nënvizojnë faktin se femrat duhet të jenë një zë jo i vogël në

vendimmarrje dhe në parlamentin shqiptar.

Duke patur parasysh se % e vendeve që zënë femrat në parlament ndihmon për të gjykuar

mbi demokracinë e një vendi, Shqipëria pjesëmarrjen më të lartë të femrave në parlament e

ka pasur para viteve ‘90. Vitet pas zhvillimeve të vrullshme të ‘90 janë shoqëruar me ulje të

pjesëmarrjes së femrave në organin legjislativ shqiptar, për të arritur minimumin në vitet

2000 – 2004 me 5.7%. Zgjedhjet e vitit 2009 duket se kanë sjellë përmirësime të dukshme

duke e çuar në 16.4% numrin e vendeve të rezervuar për femrat, duke qenë përsëri larg

angazhimit të politikës për nivelin 30%. Zgjedhjet e fundit të vitit 2013 e kanë realizuar

këtë përqindje99.

99 Për herë të parë në historinë e vendit, në zgjedhjet parlamentare në 28 Qershor 2009, Kodi zgjedhor dhe Ligji “Për barazinë gjinore në shoqëri” parashikuan pjesmarrjen e grave në zgjedhjet nëpërmjet një kuote minimum 30%, për gjininë më pak të përfaqësuar. Megjithë premtimet para-elektorale të drejtuesve të partive politike senë listat e kandidatëve për deputetë do të kishtë minimum 30% gra kandidate, finalizimi i listave

Page 175: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

161

Të shumta janë arsyet e vendosjes së theksit mbi pjesëmarrjen e femrave në politikë, e mbi

të gjitha në parlament.Së pari, mundësia e barabartë për pjesëmarrje është e drejtë e

gjithsecilit. Së dyti, femrat dhe meshkujt kanë perceptime të ndryshme mbi prioritetin e

politikave të një vendi (Thomas 1991; Caroll 2001). Femrat janë më të përfshira në ligjet

nga të cilat përfitojnë gratë, fëmijët dhe familjet. Një element tjetër shumë i rëndësishëm,

është se evidencat flasin për përmirësim të qeverisjes dhe ulje të korrupsionit falë

pjesëmarrjes së femrave. Një hap i mirë për sigurimin e pjesëmarrjes së femrave në

parlament është përfshirja e tyrë në listën zgjedhore në sistemet propocionale me listë të

mbyllur, por jo domosdoshmërisht kjo rezulton në një reformë të suksesshme. Në sisteme të

tilla, si ai shqiptar, shtetasit votojnë për partinë, e cila ka përcaktuar listën e deputetëve

sipas një rendi të caktuar. Vendosja 30% të kandidaturave femra, nuk do të thotë se 30% e

vendeve në parlament (nga secila parti) do të përbëhet nga femra. Është e nevojshme që ato

tregoi të kundërtën.Vendosja e kuotës gjinore 30 përqind ishte fryt i një punë të gjatë lobimi të përfaqesuesve të shoqërisë civile, forumeve të grave të partive politike dhe një sërë partnerësh institucionalë, të cilët besojnë se mungesa e eksperiencës demokratike ne politikë, përfaqësimi I tejskajshëm I burrave në Kuvendin e Shqipërisë dhe në procesin e vendimarrjes në tërësi e bën të domosdoshme zbatimin e metodave alternative të pjesmarrjes në jetën politike për gratë dhe vajzat.Sipas një studimi të Unionit Ndërparlamentar, pjesmarrja e grave në Kuvendin e vitit 2005 – 2009 e rendiste Shqipërinë në vendin 116 nga 187 vende, dhe në vend të fundit në krahasim me vendet e tjera të Evropës Juglindore. Në zgjedhjet vendore të vitit 2007, vetëm 33 prej 1.073 kandidatëve të propozuar për kryetarë të bashkive dhe komunave ishin gra dhe nga këto, vetëm 9 prej tyre u zgjodhën. Zgjedhjet parlamentare u zhvilluan në Qershor nën një frymë përgjithësisht të qetë dhe demokratike.Megjithatë mungesa në kod e rregullave të qarta për numrin e përgjithshëm të emrave të kandidatëve në lista, bëri që thuajse të gjitha partitë politike të shfrytëzojnë këtë mangësi për të paraqitur më shumë kandidatë sesa numri i vendeve për deputetë në Kuvendin e ardhshëm. Kjo manovër ligjore, ndonëse në pamje të parë plotësonte një nga kërkesat e Kodit Zgjedhor, për prezencën në lista të minimumit të 30 përqind gra, në të vërtëtë ishtë n kundërshtim të hapur me vetë frymën e Kodit. Një pjesë e emrave të grave candidate për deputete në listë, rezultoi se u vunë sa për të plotësuar kuotën 30 përqind dhe jo si një mundësi për të garantuar pjesmarrjen e grave në politikë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, reagoi shumë pak ose aspak, për të kërkuar nga partitë politike, dorëzimin e listave që bënin të mundur pjesmarrje dhe garim të njëjtë, si për gratë ashtu dhe për burrat. Nisur nga këndvështrimi i listave të partive politike, në ditën e shpalljes publike së tyre, rezultoi se në përgjithësi një numër I madh kandidatesh gra, të ndara sipas rajoneve elektorale, ishin tashmë të vendosura në mes apo në fund të listës së kandidatëve, pra me shumë pak shanse për të dalë fituese në zgjedhje.Këto taktika elektorale, të përdorura nga partitë politike, ndikuan gjerësisht në rezultatet finale të zgjedhjeve. Ndonëse Kodi Zgjedhor nuk garantonte se në dalje listat e deputetëve të ardhshëm në Kuvendin e Shqipërisë do të përmbanin 30 përqind gra, përsëri ai do të krijonte premisa që partitë politike të përmbushnin premtimet dhe detyrimet e tyre përkarshi grave.

Page 176: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

162

të renditen në zonën e zgjedhshme, pra që ka një probabilitet shumë të lartë për të fituar.

Pra, partitë janë parimisht në regull me plotësimin e normave të kandidaturave, por i

rendisin femrat në pozicione që vetëm një pjesë e vogël kanë mundësi të fitojnë.

Cështja për një pjesëmarrje të barabartë dhe të drejtë është baza e një demokracie ideale që

mbështet energjikisht integrimin e gruas në politikë, por dhe në fusha të vendimmarrjes,

duke i krijuar kështu mundësi aplikimi për të nxjerrë në sipërfaqe probleme të dukshme të

vetë sistemit. Kjo do të përforcohej dhe përmes integrimit të një fushe siç është sfera

publike, duke shfaqur kështu se pozicioni i gruas në shoqëri luan një rol të rëndësishëm në

poltikë. Ekziston nevoja, jo vetëm në decentralizimin e mekanizmave ekzistues dhe

organizmave shtetërorë, por të ndryshojnë stereotipat dhe politikat e një diskriminimi

kulturor vendor në përgjithësi. Pra, një reformim në nivel të gjerë social që shoqërohet me

ndryshime në jetën e përdishme në një raport dialektik dhe reciprok. Ideja e barazisë

gjinore nënkupton pjesëmarrjen në kushte të barabarta brenda një kuadri social dhe politik

të një reforme dhe bashkëpunimi që duhet të ekzistojë mes shtetit dhe organizatave jo

qeveritare. Kjo nevojë nga njëra anë forcon pozicionin e shtetit dhe inicion agjendën

internacionale për të progresuar pozicionin e gender në një plan me iniciativa të reja. Partitë

politike duhet të zhvillojnë pjesëmarrjen e gruas duke vendosur përqindje, ashu siç është

parashikuar, por me kritere cilësorë dhe jo sasiorë duke përfshirë një pjesë kualifikuese të

vetë grave drejt një rrugë të madhe brenda politikës. Duhet të theksojmë diferencën cilësore

që arrihet prej përfaqaqësimit në politikë të gruas me përcaktimin e programeve qeveritare,

në rregullimin, në mbështetjen e shtetit ligjor dhe demokracisë. Cështja e raportit të

femrave me politikën, nuk duhet të perceptohet e njëanëshme dhe e një grupi të caktuar, e

ndarë nga grupi elektoral i zgjedhjeve. Realisht çështja e gruas fsheh dhe çështjen e

Page 177: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

163

demokracisë aktuale në vetvete. Propozimi për inkurajimin e demokracisë mbështetet në

investigimin e fillimeve të reja dhe procedurave të përafruara me ato të Bashkimit

Evropian, për të pasur një themel të etikës politike. Përpjekja për një pjesëmarrje thelbësore

të grave duhet të fillojë dhe të pranohet së pari nga vetë partitë politike dhe jo të detyruar

nga mekanizma të jashtëm. Këto përpjektje do të përcjellin limite të reja në drejtësi, të

individit, të marrëdhënies mes shtetit dhe qytetarit/es. Megjithatë Shqipëria është ende

shumë larg arritjes së barazisë së vërtetë ndërmjet burrave dhe grave në politikë dhe

vendimmarrje. Rritja e numrit të grave në Kuvend dhe në vendimmarrje, i jep mundësi

krijimit të një modeli të ri të pjesëmarrjes së grave në politikë, i cili më pas do të reflektohet

në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe ato parlamentare.

5.4.2. Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi në punësim.

Përsa i përket barazisë gjinore është vënë theksi tek diskriminimi ndaj aksesit të

barabartë në punë të grave me burrat. Megjithëse gratë kanë pothuajse të njëjtin nivel

edukimi dhe në mënyrë sporadike kanë mbuluar dhe mbulojnë detyra të larta shtetërore, ky

problem mbetet shqetësues veçanërisht në zonat rurale dhe sidomos të Shqipërisë së Veriut.

Komiteti Shtetëror për Mundësi të Barbarta duhet të luajë një rol më të madh në përafrimin

e praktikave ligjore të trajtimit të barbartë të grave dhe burrave. (NGO Report on the

situation of women and girls in the Republic of Albania, 2006:35). Platforma Kombëtare

për Përparimin e Grave, platformë e cila u ngrit për zbatimin e Konventës për Eleminimin e

të Gjitha Formave të Diskriminimit Kundër Grave në konktesktin e zbatimit të Platformës

për Veprim të Pekinit e zbatuar në bashkëpunim me OJF-të shqiptare është një instrumen

Page 178: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

164

mjaft i vlefshëm për përpararimin e grave në vendimarrjen në Shqipëri. Është sugjeruar

gjithashtu, ngritja e një instituti gjinor në Fakultetin e Sociologjisë, për të rritur

ndërgjegjësimin e partive politike për rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje si

dhe krijimin e një sistemi kuotash në ligjin elektoral, propozime të cilat praktikisht sot janë

vënë në veprim. Problem tjetër që është parashtruar me forcë është niveli i lartë i

përshkallëzimit të dhunës në familje, sidomos ndaj grave në zonat rurale. Komiteti për

Eleminimin e Diskriminimit kundër Grave ka bërë thirrje që ky problem të mos vlerësohet

si problem i ngushtë familjar, por si problem social dhe të krijojë një kuadër ligjor dhe

struktura të përshtatshme për trajtimin e këtyre rasteve duke filluar që nga aksesi në drejtësi

e deri tek dëmshpërbimet e mundshme që duhet të përfitojnë viktimat e këtij trajtimi.

Gjithashtu, shqetësues janë edhe faktorët diskriminues për gratë në zonat rurale të vendit të

cilët vuajnë nga aksesi i kufizuar në punësim dhe arsimimin, trajninim profesional dhe në

pozitat e barabarta me burrat. (Miluka, 2011:12). Për sa thamë më lart Qeveria ka marrë

përsipër që në strategjinë e saj afatshkurtër të hartojë dhe miratojë “Strategjinë Kombëtare

për Barazinë Gjinore” si dhe “Strategjinë Kombëtare mbi luftën kundër dhunës në familje”,

që në planin afatmesëm synojnë harmonizimin progresiv të legjislacionit shqiptar me

acquis në fushën e kushteve të punës, veçanërisht të shëndetit e sigurisë në punë dhe

mundësive të barabarta. (Anastasi, Mandro-Balili, Shkurti, Bozo, 2012:167).

Në kuadrin e barazisë gjinore në fushën e sigurimeve shoqërore vihet re një

diskriminim pozitiv në favor të gruas, në fushën e pensioneve të pleqërisë, pasi gratë dalin

në pension pleqërie në moshë më të re se burrat, gjë kjo që nuk reflekton përmbajtjen e

Direktivës 79/7/KEE. Por, për femrat njihen si periudhë sigurimi periudha e studimeve

universitare/pasuniversitare; barrëlindje, etj. Skema e sigurimeve shoqërore është shtrirë

Page 179: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

165

pjesërisht edhe mbi personat e vetëpunësuar në bujqësi duke reflektuar parimet e Direktivës

86/613/KEE për trajtimin e barbartë të burrave dhe grave të vetëpunësuar në bujqësi.

Krahas masave të përmendura më lart për punësimin e grave në përgjithësi dhe ato

që i përkasin komunitetit rom në veçanti, po merren edhe masa për të përmirësuar

komponentët e shërbimit të punësimit që të rritet eficensa e tij, ku bëhet fjalë për punësimin

e viktimave të trafiqeve, personave me aftësi të kufizuar si dhe menaxhimin e burimeve dhe

aftësive profesionale. Këto ndryshime do të vijnë si rezultat i përafrimit të legjislacionit me

Konventën 168 të ILO, e cila është në proces ratifikimi si dhe kartës Sociale të Rishikuar.

Në këtë kuadër do të miratohen edhe një numër aktesh nënligjore100 që do të ndihmojnë në

krijimin e një kuadri të plotë ligjor në përputhje me standardet e BE-së dhe në zbatimin e

masave zbatuese që synojnë krijimin e një tregu të rregullt dhe të informatizuar të punës, si

dhe kryerjen e studimeve për tregun e punës dhe diskriminimin gjinor në tregun e punës në

Shqipëri. Në Shqipëri vihen re veprime abuzive dhe subjektive nga ana e disa

punëdhënësve kundrejt punëmarrësve, të cilat rrjedhin jo nga padijenia dhe moskuptimi i

ligjit, por nga veprime të qëllimta dhe aspak justifikuese, duke i mbuluar këto me një

mbulesë formale ligjore, gjë që ngre çështjen sesi po i kryejnë detyrat e tyre ato organizma

shtetërore që kanë për detyrë mbikqyrjen e tregut të punës në Shqipëri. Problem tjetër mjaft

shqetësues është numri i madh i fëmijëve nën moshën e caktuar që janë të detyruar të

punojnë dhe kushtet në të cilat ata punojnë.

Në përfundim të këtij debati nga Komisioni Europian kundër Racizmit dhe Intolerancës

është sugjeruar101 që të krijohet një kuadër ligjor i plotë për ndalimin e diskriminimit në

100Shih Planin Kombëtar të Përafrimit të Legjislacionit, fq 268 101Raport i ECRI, 1999.

Page 180: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

166

fushën e shëndetit, strehimit, dhe sigurimeve shoqërore. Mendoj që kjo do të ishte një gjë

jashtëzakonisht e favorshme për Shqipërinë, por në kushtet e sotme kur edhe shumë nga

vendet e përparuara të Europës perëndimore e shohin rregullimin ligjor kundër diskriminit

në këto fusha si veçanërisht të vështirë për të rregulluar, në kushtet kur Shqipëria nuk ka as

burimet financiare dhe as ato njerëzore për të zbatuar një kuadër ligjor të plotë në këto

fusha, kjo gjë do të krijonte probleme të mëdha për situatën makro dhe mikroekonomike në

Shqipëri.

Mendoj se dy janë problemet kryesore në këtë fushë, por që mund të përgjithësohen edhe

për kuadrin e përgjithshëm të luftës kundër diskriminimit në Shqipëri. Së pari, shteti

shqiptar duhet të fillojë sa më shpejt e mundur përfshirjen e akteve kryesore të BE-së

kundër diskriminimit në sistemin e brendshëm ligjor të Shqipërisë.

Së dyti, problemi që ngrihet është se mekanzimat monitoruese në Shqipëri në luftën kundër

diskriminimit janë shumë të pakta, madje edhe ato që ekzistojnë janë shumë të kufizura në

punën e tyre. Kjo ndoshta për shkak të mangësive financiare apo edhe për shkak të rolit dhe

objektit të tyre të kufizuar në këtë fushë. Ndonëse ka shumë dispozita të shpërndara për

mbrojtjen kundër diskriminimit, ka shumë pak ligje të veçanta dhe specifike për luftën ndaj

tij. Edhe ai legjislacion që është, vlerësohet si i pafuqishëm për ta luftuar diskriminimin në

nivelin e duhur102. Ende më i vështirë është trajtimi në praktikë i rasteve konkrete të

diskriminimit. Trajtimi me hollësi i situatës së diskriminimit në Shqipëri duhet bërë duke u

shmangur nga stereotipet e zakonshme për të thënë “që patjetër që ka diskriminimin”, por

ajo duhet vlerësuar me objektivitet.

102Çështje gjyqësore të diskriminimit të racës në Europë: Probleme dhe Perspketiva, Xhejms Goldston, Revista Ligjore “Klinika” Botim i Fondacionit Klinika e Ligjit, Gusht 2001.

Page 181: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

167

Mendoj se legjislacioni kryesor parësor shqiptar është në vija të përgjithshme në përputhje

me standardet dhe normat ndërkombëtare.

5.4.3. Parimi i barazisë dhe mosdiskriminimi në cështjet martesore dhe familjare.

Caktimi i vendbanimit të bashkëshortëve.

Vendbanimi i familjes është vendi që bashkëshortët zgjedhin me marrëveshje të

përbashkët. Në rast mosmarrëveshjeje, secili nga bashkëshortët mund t’i drejtohet gjykatës,

e cila, pasi dëgjon mendimet e të dy bashkëshortëve dhe, nëse është rasti, edhe mendimin e

fëmijës që ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç, mundohet të arrijë një zgjidhje me

mirëkuptim. Kur kjo nuk është e mundur, gjykata vendos zgjidhjen që e quan më të

përshtatshme për kërkesat e familjes. Komiteti CEDAW duke nënvizuar influencën e së

drejtës zakonore, nënvizon se shqyrtimi i raporteve të Shteteve palë demonstron që një

gruaje nuk i lejohet gjithmonë të zgjedhë vendbanimin e vet. Komiteti vë në pah se

vendbanimi, si edhe nënshtetësia, duhet të ketë mundësi të ndërrohet sipas dëshirës së gruas

në moshë madhore pavarësisht nga statusi i saj martesor. Çfarëdo kufizimi mbi të drejtën e

një gruaje për të zgjedhur vendbanimin, mbi të njëjtat baza si një burrë, mund të kufizojë

aksesin e saj ndaj gjykatave në vendin ku ajo banon apo ta ndalojë të hyjë dhe të dalë nga

një vend lirisht. Vendimi nr. 2843 datë 19.03.2013 i GjRrGj Tiranë, paraqet situatën se si

mosmarrëveshjet lidhur me vendbanimin e imponuar nga njëri bashkëshort, bëhen shkak

deri në zgjidhjen e martesës. Në këtë proces gjyqësor, paditësja shpjegoi se disa kohë pas

lidhjes së martesës, i padituri është larguar në Kanada. Duke qenë se paditësja kishte

detyrime të tjera familjare për një fëmijë nga një bashkëjetesë e mëparshme ajo nuk mund

të shkonte dot në Kanada. Në këto kushte, paditësja i ka kërkuar të paditurit që të kthehej e

Page 182: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

168

të jetonin së bashku, por nga i padituri iu vu kusht se martesa do të vazhdonte nëse ajo do të

shkonte në Kanada, në të kundërt martesa quhej e përfunduar. (Mandro, 2014:92).

5.4.3.1. Barazia dhe mosdiskriminimi në marrëdhëniet pasurore midis bashkëshortëve

Regjimi pasuror duhet të qartësohet përpara lidhjes së martesës. Nëse bashkëshortët

e ardhshëm, përpara lidhjes së martesës, zgjedhin si regjim pasuror martesor atë me

kontratë, janë ata që përcaktojnë rregullat mbi regjimin pasuror. Marrëveshja e tillë, kalon

në filtrin e respektimit të rregullave të përcaktuara sipas Kodit të Familjes dhe që duhet të

respektohen nga noteri dhe bashkëshortët e ardhshëm në çdo negociatë lidhur me regjimin

pasuror. Përtej sa përmban ligji, është shumë e rëndësishme që në marrëveshje të tilla, pra

në kontratën paramartesore, të ruhet balanca e mosdiskriminimit gjinor të bashkëshortëve,

parë në tri drejtime kryesore: të drejtat pasurore të bashkëshortëve gjatë martesës; detyrimet

e tyre pasurore dhe tagrat apo thënë ndryshe pushtetet. Rregullat e regjimit pasuror

martesor do të luajnë rolin e tyre gjatë martesës dhe në mbarim të martesës ose më saktë në

mbarim të atij regjimi që jo domosdoshmërisht mund të jetë mbarimi i martesës. Kështu që

statusi ligjor i regjimit të zgjedhur duhet të kuptohet drejt duke e matur efektin e regjimit në

episodet e sipërpërmendura të jetës martesore.Veç elementëve të formës për këtë kërkohet

një balancë e fortë midis të drejtave dhe ‘interesit të familjes dhe martesës’ dhe të drejtave

dhe “interesave të bashkëshortëve”.

Të tria, përfshirë edhe formën, duhet të shihen si komplementare dhe në unitet dhe jo si

forca divergjente me njëra-tjetrën. Gjithsesi, në vlerësimin e interesave, kanë prioritet ato

që lidhen ngushtësisht me familjen dhe martesën, sepse qëllimi i regjimit nuk është që të

devijojë nga detyrimet për këto institute. Ndonëse kontrata paramartesore apo martesore

Page 183: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

169

përcakton një regjim pasuror dhe qëllimi është që çifti të përcaktojë vetë rregullat që

qeverisin marrëdhëniet e tyre pasurore, gjithsesi ata nuk mund të parashikojnë shmangien

nga juridiksioni i gjykatës, prandaj, kur ka mosmarrëveshje, është kjo e fundit që në çdo

rast, me vendimin e saj përfundimtar, do të vendosë për vlerën e kësaj kontrate. Kur çështja

e regjimit me marrëveshje paraqitet në gjykatë, kjo e fundit duhet të vendosë, sipas

pretendimeve të palëve, nëse, kësaj kontrate do t’i japë vlerë deçizive, do e ulë pjesërisht

vlerën e saj, apo nuk do e marrë fare në konsideratë. Për këtë gjykata duhet të ketë parasysh

dhe të vlerësojë këta elementë, të dhënë në mënyrë jo shteruese, që kanë ndikim të

drejtpërdrejtë nëvlerën e saj. (Mandro:2014).

Të tillë konsiderohen: presioni që ushtrohet nga njëra palë mbi tjetrën103; cilësia e

autonomisë dhe lirisë së vullnetit kundrejt moshës dhe pjekurisë së bashkëshortëve104,

pozita ekonomike dhe sociale që njëra palë ka kundrejt tjetrës dhe ndarja e kontributeve për

detyrimet që rrjedhin nga martesa, nëse këtojanë parashikuar në regjimin me kontratë,

kundrejt kësaj pozite105; njohuritë e pamjaftueshme të njërës palë lidhur me kontratën

103Nga gjykata duhen mbajtur në konsideratë rrethanat në të cilat arrihet marrëveshja.Duhet të verifikohet nëse ato janë të tilla ku palët kanë shprehur vullnetin e tyre të lirë, apo vullneti i tyre ka qenë i vesuar. Nëse ka qenë i lirë gjykata do t’i japë kontratës para-martesore vlerë të konsiderueshme, por nëse vullneti ka qenë i vesuar gjykata duhet të jetë shumë e kujdesshme në lidhje me fuqinë që do i japë asaj kontrate si dhe të ketë si qëllim dhënien e drejtësisë me vendimin që do të japë. 104Asnjëri nga bashkëshortët nuk mund të detyrohet apo të detyrojë tjetrin në përcaktimin e një regjimi pasuror.Asnjë jashtë tyre nuk mund të detyrojë ata të zgjedhin një regjim të caktuar.Kur bashkëshortët ose njëri prej tyre janë nën 18 vjeç dhe gjykata ka lejuar lidhjen e martesës midis tyre, për shkaqe me rëndësi, ata nuk mund të vendosin për një regjim me marrëveshje.Në këtë rast duhet të veprojnë rregullat e bashkësisë ligjore.Por, mundet që negociata e regjimeve me marrëveshje të bëhet përpara moshës 18 vjeç dhe martesa të lidhet pas moshës 18 vjeç.Kështu, është shumë e rëndësishme që gjykata të verifikojë këtë. Nëse palët e kontratës kanë qenë të rritur, kontratës duhet t’i jepet më shumë vlerë, se sa kur ato janë të rinj. Kjo duhet çmuar edhe në lidhje me paaftësitë fizike ose mendore të secilës palë.Pra mosha, pjekuria luajnë një rol shumë të rëndësishëm në përcaktimin e vlerës së këtyre kontratave. Prania dhe pëlqimi i njëkohshëm është gjithashtu i detyrueshëm, por jo si një element formal por substancial ku prania duhet të evidentohet aktivisht në negociata dhe pëlqimi të mos jetë sa për sy e faqe. 105Sipas nenit 54 të KF, “në qoftë se kontributi i bashkëshortëve për detyrimet që rrjedhin nga martesa nuk është rregulluar me kontratën martesore, ata do të kontribuojnë për nevojat e familjes në përputhje me kushtet dhe aftësitë e tyre”. Kontributi për nevojat e familjes duket se është një institut kyç në cilësinë e jetës

Page 184: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

170

paramartesore106; mundësia për të patur ose jo këshillim ligjor cilësor107; një ndryshim

thelbësor i rrethanave kur gjykohet çështja kundrejt rrethanave kur është lidhur kontrata;

jeta familjare ka dinamikën e vet108; pamundësia për të bërë një parashikim të mirë dhe të

plotë të së ardhmes në momentin e lidhjes së kontratës109 etj.

familjare.Kujdesi për të realizuar/përmbushur këtë kontribut shfaqet në dispozita të ndryshme të KF. Kështu kontributi, në kuptimin e masës, duhet parë në raport me të ardhurat dhe burimet që kanë bashkëshortët duke ruajtur balancën: në kuptimin që kush ka më pak burime e të ardhura nuk mund të kontribuojë më shumë. Nuk mund të lihet mënjanë në listën e kontributeve ato që vijnë si kontribut nga puna e papaguar në shërbim dhe përkujdesje për familjen.Nisur nga rëndësia që ka kontributi për detyrimet që burojnë nga martesa, në nenin 65 ka kufizime lidhur me disponimin e të ardhurave të çdo natyre qofshin ato.Ky nen parashikon se, secili nga bashkëshortët mund të disponojë të ardhurat nga puna dhe të ardhurat e tjera, sipas regjimit pasuror martesor përkatës, pasi të ketë kontribuar në detyrimet që rrjedhin nga martesa. 106Duhet që palët jo vetëm të nënshkruajnë këtë marrëveshje por edhe të kenë si qëllim atë që ato kanë nënshkruar. A janë të ndriçuar mjaftueshëm bashkëshortët e ardhshëm dhe a i kuptojnë në mënyrë të njëjtë klauzolat kontraktore? Kjo vlerësohet në raport me negociatat që palët kanë bërë para lidhjes së kontratës lidhur me regjimin pasuror martesor. Për të kuptuar këtë duhet ditur se cili ka qenë edukimi apo kualifikimi i secilës, për të pare nëse ato kanë qenë në gjendje të vlerësojnë drejt kushtet e kontratës që kanë nënshkruar si dhe a kanë patur ato mundësi për të parashikuar të ardhmen në mënyrë të tillë që të kenë qenë të bindura për pasojat që dëshironin. Pra, duhet të shikohet nëse nënshkrimi i kësaj kontrate dhe i kushteve të parashikuara në të, ka qenë ajo që palët kanë dëshiruar në të vërtetë. 107Në rastet kur palët kanë lidhur një kontratë të tillë para-martesore me këshillën e avokatëve të tyre, gjykata duhet t’i japë vlerë këtij fakti, përveç rastit kur gjykata arrin në konkluzionin se marrja në konsideratë e marrëveshjes do të çojë në padrejtësi në lidhje me palët. Shkaqet se përse mund të ndodhë kjo mund të jenë të ndryshme. 108Disa faktorë, ndonëse sjellin ndryshim, nuk do të thotë se kanë sjellë modifikim të plotë të gjendjes nga ajo që palët kanë konsideruar në marrëveshje. Gjithsesi, është shumë e rëndësishme që të merren në analizë dhe në konsideratë ndryshimet e kushteve dhe rrethanave në momentin e zgjidhjes së martesës ose mbarimit të regjimit me atë kontratë. Është e pamundur të bësh një parashikim të mirë të së ardhmes në momentin e lidhjes së kontratës.Mund të ndodhë që kushtet të kenë pësuar një ndryshim aq drastik, saqë situata të jetë totalisht në kundërshtim me situatën në të cilën palët nënshkruan kontratën.Mundet që palët me kalimin e kohës të jenë pasuruar apo të kenë falimentuar, të jenë sëmurë apo të jenë bërë të paaftë. Nëse ky ndryshim i kushteve arrin të provohet para gjykatës, ajo do t’i shmanget zbatimit të saj, në të kundërt ajo do të zbatohet. Prandaj gjykata ka për detyrë të kontrollojë në mënyrë të pavarur marrëveshjet e bëra midis palëve dhe t’i vlerësojë ato nën dritën e rrethanave të rastit, duke vlerësuar interesat e familjes dhe të martesës si prioritare, kundrejt atyre pasurore të bashkëshortëve. 109 Është shumë e rëndësishme që gjykata të vlerësojë edhe këta faktorë të tjerë, si: A ka fëmijë çifti në kohën e lidhjes së marrëveshjes paramartesore ose ndryshimit të regjimit pasuror? Sa janë marrë në konsideratë interest e fëmijëve dhe nevojat për mbështetje të tyre? Zbatimi i kësaj marrëveshjeje, pra kontratës së regjimit pasuror martesor, duhet të sjellë drejtësi.Parimi i përparësisë së të drejtave e detyrimeve që burojnë nga martesa duhet të jetë orientimi kryesor në vlerën e këtij akti. Do të ishte absolutisht e pavlefshme një regjim me kontratë në të cilin cenohen elementët thelbësore të martesës dhe familjes. Regjimi me kontratë ‘është një kontratë’.Pra, kujdesi ndaj respektimit të parimeve të së drejtës kontraktore kërkon vëmendje më shumë, e cila duhet të jetë e fokusuar ndaj interesit të familjes, martesës e bashkëshortëve.Pa dyshim që një rol të veçantë pritet të luajë noteri. Nëse regjimi me kontratë nuk është zgjedhur para-martese, atëherë çifti ka të drejtë që të kërkojë një regjim të tillë pas 2 vjetësh nga lidhja e martesës duke argumentuar se çfarëm e motivon këtë ndryshim radikal, çfarë ka ndryshuar në ekonomi apo çfarë problemi ka krijuar regjimi i parë në funksion të interesit të familjes. Në çdo rast, kalimi nga një regjim pasuror në tjetrin, bëhet me pëlqimin e të

Page 185: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

171

5.4.3.2. Cështjet e barazisë dhe mosdiskriminimi në trashëgimi.

Më 1994-ën me ndryshimet politike që pasuan Shqipërinë dhe me ardhjen në fuqi të

Kodit të Ri Civil u shfuqizua dispozitat e Kodit të mëparshëm civil, dhe Kodi i ri i kushtoi

plot 102 nene institutit të trashëgimisë. Në pjesën e tretë të titulluar “Trashëgimia” e reja që

prezanton Kodi Civil është rregullimi i këtij instituti më vete. Në dispozitat që rregullojnë

këtë institut parashikohet sistemi i fitimit të trashëgimisë, ku trashëgimtarit me çeljen e

trashëgimisë i kalon ipso jure edhe posedimi mbi pasurinë trashëgimore, pa qenë nevoja

për të venë dorë mbi te.110 Sot institunin e trashëgimisë mund ta përkufizojmë si një person

i cili me vdekjen humb jo vetëm zotësinë juridike, por edhe titullin mbi pasurinë e tij, ku

vdekja në vetvete prodhon vetëm gjendje juridike të caktimit të pasurisë trashëgimore që i

destinohet trashëgimtareve, dhe sipas nenit 316 të Kodit Civil me anë të trashëgimisë,

përvec pasurisë bëhet edhe transferimi universal i të drejtave të kësaj pasurie nga

trashëgimlënësi tek një ose më shumë trashëgimtarë. Një transferim i tillë në Institutin e

Trashegimisë bëhet nëpërmjet dy mënyrave:

a. Së pari,trashëgimi testametare që bëhet sipas vullnetit të testatorit.

b. Së dyti,trashëgimi ligjore që bazohet në parashikimet që Kodi Civil i bën në

dispozitat e tij ligjore. (Galgano: 2006).

Trashëgimia përbën një ndër institutet më të rëndësishme të së drejtës dhe kjo për faktin jo

vetëm se është një marrëdhënie juridike, e cila has zbatimin më të shpeshtë dhe të

vazhdueshëm në praktikë, por ajo çka është më e rëndësishme për këtë institut vjen si

dy bashkëshortëve sipas rregullave të KF. Gjithashtu, kalimi në një regjim pasuror me kontratë mund të ndodhë kur bëhet pjesëtimi i detyrueshëm i pasurisë në rastin e regjimit të bashkësisë ligjore.Në këtë mënyrë i hapet rrugë regjimit të pasurive të ndara. Kodi i familjes rendit ndër regjimet me kontratë atë të: bashkësisë me kontratë [e rregulluar në disa forma e mënyra104] dhe atë të regjimit të pasurive të ndara. 110 Ligj Nr. 8116, datë 29.03.1996.

Page 186: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

172

pasojë e objektit të këtij instituti, i cili ka të bëjë me kalimin apo tranferimin e të drejtave

dhe detyrimeve vetëm si pasojë e vdekjes së titullarit, i cili ishte mbartës i këtyre të drejtave

dhe detyrimeve pasurore. Pra,e gjithë tërësia e marrëdhënieve juridike si pronësia e të

mirave materiale, të drejtat reale mbi sendet e të tjerëve, garancitë reale, kreditë dhe

detyrimet që iu transferohen trashëgimtareve si pasojë e vdekjes së titullarit që i mbarte

këto të drejta do të quhet pronësi trashëgimore dhe personi që i transferon këto të drejta do

të quhet trashëgimlënësi.111 Rëndësia e institutit të trashëgimisë përcaktohet në rradhë të

parë nga rëndësia që ka vet e drejta e pronësisë në tërësinë e saj në shoqërinë e sotme. Duke

qenë një nga mënyrat më të rëndësishme dhe më e veçantë e fitimit të pronësisë, tregon për

rëndësinë e madhe që ajo merr në kushtet e sotme të ekonomisë së tregut dhe të qarkullimit

të lirë të mallrave dhe kapitaleve. Edhe në kushtetuten tonë shprehimisht thuhet se: “Prona

fitohet me dhurim, me trashëgimi, me blerje dhe me çdo mënyrë tjetër klasike të

parashikuar në Kodin Civil“. 112 Në këtë mënyrë kushtetuta jonë e ka renditur trashëgiminë

si një nga mënyrat klasike të fitimit të pronësisë, por kushtetuta si ligji themelor I çdo shteti

parashikon vetëm një normë të përgjithshme me karakter deklarativ, pasi rregullimi i

mëtejshëm i këtij instituti bëhet nga Kodi Civil. Përsa i përket karakteristikave të Institutit

të së drejtës së trashëgimisë nga përmbajtja e nenit 316 të Kodit Civil113 mbi trashëgiminë

rezulton se trashëgimia si institut i së drejtës civile karakterizohet nga parimi i barazisë

juridike midis burrit dhe gruas, midis fëmijëve meshkuj dhe femra si dhe midis fëmijëve të

lindur nga martesa dhe fëmijëve të lindur jashtë saj. Kjo barazi shpreh karakterin human

111 F.Galgano “E drejta Private” ,Botimi I Trete,2006, faqe 971. 112 Neni 41 I Kushtetutes Se Republikes se Shqiperise. 113 Neni 316 Trashegimia eshte kalimi me ligj ose me testament I pasurise (trashegimit) te personit te vdeku,nje ose me shume personave (trashegimtare),sipas rregullave te caktuara ne kete kod.

Page 187: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

173

dhe demokratik të legjistlacionit tonë civil, i cili rregullon marrëdhëniet juridike të

trashëgimisë dhe e ka burimin te neni 18 i Kushtetutës së Shqipërisë114.

Legjislacioni civil ka njohur të drejtën e trashëgimlënësit për të disponuar pasurinë e

tij me testament plotësisht apo pjesërisht dhe në rastin kur trashëgimlënësi ka disponuar

pasurinë me testament, pasuria e tij pas vdekjes do të trashëgohet nga ata persona që

trashëgimlënësi ka shprehur në vullnetin e tij. Në rastin kur zbatohet trashëgimia ligjore,

ligji ka parashikuar barazinë e pjesëve midis trashëgimtarëve, që i përkasin të njëjtës rradhë

trashëgimie. Në rastet kur një trashëgimlënës ka lenë si trashëgimtarë disa persona, të cilët i

përkasin të njëjtës rradhë trashëgimie, ata trashëgojnë në pjesë të barabarta, pavarësisht nga

seksi dhe pavarësisht nga lidhja që kanë me trashëgimlënësin115. Mënyra kryesore e

disponimit të pasurisë pas vdekjes së trashëgimlënësit është testamenti.Trashëgimia ligjore

do të ketë vend kur:

· kur mungon testamenti;

· kur me testament ështëdisponuar vetëm një pjesë e pasurisë trashëgimore;

· kur testamenti është tërësisht i pavlefshëm;

· kur testamenti është pjesërisht i pavlefshëm.

Rrethi i trashëgimtarëve ligjore përcaktohet në Kodin tonë Civil dhe janë:

Në radhë të parë: Në trashëgiminë ligjore thirren fëmijët dhe bashkëshorti i aftë ose i

paaftë për punë. Në radhë të dytë: Në trashëgime thirren prindërit e trashëgimlënësit dhe

114 Neni 18 I Kushtetutes se Shqiperise :”Te gjithe jane te barabarte para ligjit si dhe askush nuk mund te diskriminohet per shkak te gjinins, prejardhjes, origjines shoqerore apo statusit te tij social”. 115 Neni 361, paragrafi kater dhe pese i tij.

Page 188: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

174

personat e paaftë për punë. Në radhë të tretë: Në trashëgime thirren Personat e paftë për

punë të trashgimlënësit kur nuk ka trashgimtarë të tjerë të radhës se dytë.116.

Kur mungojnë krejtësisht trashëgimtarët e të tri radhëve, pasuria trashëgimore u kalon të

afërmve të trashëgimlënësit më të afërt të tij, pa dallim ndërmjet vijës atësore dhe asaj

amësore, por, gjithesi, jo më tej se shkalla e gjashtë dhe në qoftë se nuk ka të tillë, si

trashëgimtar ligjor thërritet shteti. Nga sa më sipër mund të themi se trashëgimia ka një rol

dhe vend të veçantë në statusin pronësor të gruas, pasi në përcaktimin e radhës së

trashëgimtarëve legjiscalioni aktual që bën rregullimin e institutit të trashgimnisë nuk bën

dallime gjinore midis meshkujve dhe femrave që janë të aftë për të trashëguar, duke

respektuar kështu edhe parimin e barazisë gjinore. Një grua bëhet pronare kryesisht, për

shkak të bashkëpronësisë bashkëshortore ose trashëgimisë nga familja e origjinës, ose nga

bashkëshorti pas vdekjes së tij. Që prona të fitohet me trashëgimi duhet të ketë vdekur

personi që lë pasuri në trashëgim dhe gruaja të jetë në rrethin e trashëgimtarëve.

Trashëgimia fitohet me ligj ose me testament. Rregullat përcaktohen në Kodin Civil.

Trashëgimia me ligj zbatohet kur trashëgimlënësi nuk ka bërë testament. Nëse një grua

është në rrethin e trashëgimtarëve ajo përfiton të drejta mbi këtë pasuri si gjithë

trashëgimtarët e tjerë. Si rregull trashëgimia çelet vetëm kur vdes trashëgimlënësi, por

praktika tregon se grave në Shqipëri u kërkohet që të nënshkruajnë një marrëveshje përmes

të cilës ato shprehen për mënyrën se si do të përdoren të drejtat që rrjedhin nga një

trashëgim ende i paçelur. Kjo marrëveshje është e pavlefshme. Grave u kërkohet më së

shumti të heqin dorë nga trashëgimia. Kjo ndodh për shkak të kulturës zakonore, por mund

të ndodh edhe për shkak të mashtrimit, frikës ose dhunës nga anëtarët meshkuj përfitues të 116 Nazmi Bicoku. Veper e cituar, f. 74-76.

Page 189: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

175

trashëgimisë. Gratë nuk e kanë të qartë se çfarë do të thotë të heqësh dorë dhe si mund të

ushtrojnë siç duhet këtë të drejtë.

5.4.4. Analizë e standardeve lidhur me mosdiskriminimin në çështjet e kujdesit

shëndetësor.

Problemet e shëndetit të grave janë evidente dhe cënojnë mirëqënien dhe potencialet e

tyre për përmbushjen e të drejtës për shëndet. Këtë analizë e bëjmë lidhur me mbrojtjen e të

drejtave të grave në sferën e shëndetit. Analiza është më shumë cilësore dhe është

përqendruar në çështjet e shëndetit riprodhues dhe seksual, në shëndetin e grave të

dhunuara dhe trafikuara, te gratë me HIV/AIDS, te gratë në zonat rurale, etj. Shtetet kanë

marrë përsipër detyrime të menjëhershme për të eleminuar diskriminimin kundër grave në

fushën e kujdesit shëndetësor, për të garantuar që gratë të kenë akses të barabartë në

shërbime shëndetësore. Këtu përfshihet detyrimi i shteteve për të siguruar shërbime

shëndetësore për të cilat kanë nevojë vetëm gratë.

Shqipëria ka një kuadër të ri dhe/ose të përmirësuar ligjor, ku përditësimi me CEDAW dhe

standartet e dokumentave të tjerë të rëndësishëm është i dukshëm. Disa prej të cilëve janë:

Ligji nr. 10221/4.2.2010, “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”; Ratifikimi i Konventës së

OKB-së “Për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara”, Ligji nr.108/2012; Ligji kuadër

nr. 93/2014 “Përpërfshirjen dhe aksesueshmërinë e PAK”; Ratifikimi në vitin 2012 i

Konventës së Këshillit të Europës “Për Parandalimin dhe Luftën Kundër Dhunës ndaj

Grave dhe Dhunës në Familje”; ndryshimet në dispozita të veçanta në vitin 2012 dhe 2013

në Kodin Penal për veprat penale që lidhen me dhunën në familje dhe dhunën me bazë

Page 190: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

176

gjinore; ndryshimet në Ligjin nr.9669/18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet

familjare” në vitin 2010, përparim në drejtim të angazhimit për ngritjen e një qendre

kombëtare për shërbime të përkujdesit social për viktimat e dhunës në familje, mbrojtja e

konfidencialitetit të të dhënave dhe informacionit vetjak të viktimës dhe përmirësimit të

urdhrave të mbrojtjes; Ratifikimi i Konventës të Organizatës Ndërkombëtare të Punës “Për

sigurinë dhe shëndetin në ndërtim”, 1988, miratuar me Ligjin nr. 5/30.01.2014, dhe “Për

kuadrin promocional të sigurisë dhe të shëndetit në punë”, 2006, me miratimin e Ligjit nr.

4/30.01.2014. Legjislacioni shqiptar në tërësi është i plotë dhe parashikon mbështetje të

posaçme dhe shërbime shëndetësore të veçanta ndaj gruas, nënës dhe fëmijës. Problemet

qëndrojnë në zbatimin e ligjit dhe jo thjesht në përmbajtjen e tij nevoja që Ligji

nr.10107/30.3.2009, “Për Kujdesin Shëndetësor”, ndryshuar me ligjin nr. 51/14.2.2013, të

parashikojë ofrimin e shërbimeve falas për fëmijët deri në 18 vjeç; Ligji “Për nxitjen dhe

mbrojtjen e ushqyerjes me gji” parashikon edhe masa për mbështetjen e nënës për

ushqyerjen e fëmijës me qumështin e gjirit; Ligji “Për ndërprerjen e shtatzënisë”,

ndryshuar me ligjin nr. 57/14.2.2013, të parashikojë ofrimin e kujdesit shëndetësor falas, si

kryerja e analizave para abortit, proçedura e abortit apo vizitat pas tij, si dhe të ketë një

dispozitë për detyrimin e institucioneve shëndetësore për të raportuar numrin e aborteve,

ndonëse kjo ka rregullime në akte të tjera. Është e nevojshme të bëhen përmirësime në

legjislacion në drejtime të tilla si: në lidhje me ekzaminimet depistuese dhe parandaluese

lidhur me shtatzënitë e hershme, dhunën në familje dhe masat për parandalimin e saj, si dhe

dhunën me bazë gjinore, shëndetin mendor, depistimin e grave për tumoret e traktit

riprodhues, etj. Po kështu, është evidentuar nevoja për draftimin dhe miratimin e një ligji që

garanton njohjen e indentitetit gjinor, si dhe të drejtën e femrave trans për të njohur

Page 191: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

177

identitetin gjinor. Nevoja për rishikime dhe përmirësime të kuadrit ligjor në lidhje me

shëndetin duhet të jetë proçes i vazhdueshëm dhe progresiv. Ligjet kanë nevojë për akte të

tjera plotësuese si udhëzues, protokolle, urdhra, etj., me qëllim që të japin rezultatin e

kërkuar. Kuadri ligjor duhet të shoqërohet me buxhetet përkatëse. Amendimet e

herëpashershme të legjislacionit janë të nevojshme dhe duhen bërë në përputhje me

ndryshimet dinamike që vijnë si rezultat i problemeve dhe nevojave të reja që lindin në

fushën e shëndetit të grave. Ndërgjegjësimi dhe aksesi i pamjaftueshëm i grave në

shërbime, kthehen në pengesa kryesore për përfitimin e shërbimeve shëndetësore.

Pavarësisht nga përmirësimi i treguesve shëndetësor dhe të ushqyerjes së nënës dhe

fëmijës, ka pabarazi shëndetësore të lidhura me moshën, gjininë, mentalitetin, nivelin

social-ekonomik, zonën gjeografike dhe vendbanimin. Ka një mungesë faktike të

shërbimeve të integruara, që rezulton në boshllëqe kritike shëndetësore, të cilat kufizojnë

efektivitetin e programeve të SHSR dhe kompromentojnë shëndetin e njerëzve, si dhe

ushqejnë diskriminimin ndaj grupeve vulnerabël.

5.5. Standarte të disa legjislacioneve europiane në lidhje me barazinë ligjore.

Pas viteve 2000 femrat ndodhen në kushte më të mira dhe kanë përmirësuar pozitën

e tyre kundrejt meshkujve. Për shembull, në shumicën e vendeve të BE-së, gratë që

diplomohen në Universitet janë më të shumta në numër se meshkujt. Megjithatë, në postet

drejtuese akademike në universitetet evropiane dhe kryesisht në organet e niveleve të larta

vendimore mbizotërojnë ende meshkujt. Sipas Raportit Evropian ST Indicators rezulton se

numrin më të madh të të punësuarve femra në Universitete e përfshin Irlanda me 46%, më

pas Portugalia me 45 %, Greqia 44%, Finlanda 42%, Spanja 34%, Suedia 33%, Franca

32%, Belgjika me 28%, Austria dhe Gjermania me 26%. (www.europa.eu)

Page 192: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

178

Është karakteristikë e rëndësishme e teknologjive të reja në kuadrin e Ekonomisë së

Re, fakti se 80% e vendeve të punës në BE, vitet e fundit janë kryesisht vende që kërkojnë

njohuri të specializuara në lidhje me teknologjitë e reja. Por femrat duket se u shmnagen

këtyre trendeve duke preferuar fushat teorike shkencore, fusha që përkojnë me një papunësi

të madhe në tërësi. Në universitete, tek teknologjitë e reja përfshihen vetëm 20% femra,

pra meshkujt i kalojnë 2 apo 4 herë më tepër, ndërsa femrat përbëjnë 1/3 deri ¼ e

shkencave e personelit të laboratorëve shkencorë117 (www.europa.eu). Shkaqet e shmangies

lidhen me parametra socialë dhe lidhen me stereotipa dhe paragjykime që inkurajojnë

femrat për t’u marrë me teknologjitë, duke mbyllur lakun e zgjedhjeve të tyre në karrierën e

mëvonshme. Ndërkohë që në lidhje me përfshirjen në jetën politike, nëse i referohemi

situatës aktuale na rezulton se pjesëmarrja e gruas në fushatën elektorale është

domethënëse, por sigurisht mbetet akoma për të bërë. Bëhet fjalë për pjesëmarrjen e grave

intelektuale, grave të suksesshme në karrierë në botën e politikës dhe vendimarrje, e cila në

fakt tregon një emancipim të vetë politikës që sigurisht reflektohet më konkretisht tek

shoqëria shqipëtare.

Në tërësi janë 11 shtete të Evropës ku në forma të ndryshme, kuota ose parimi i

balancës gjinore është vendosur në ligj. Disa prej tyre kanë parashikuar kuota dhe në

Kushtetutë, por shumica e kuotave jnë parashikuar në ligjet zgjedhore dhe ato të barazizë

gjinore. Kryesisht këto vende kanë parashikuar kuota si për organet qëndrore edhe për ato

vendore, por ka edhe vende që kanë parashikuar vetëm kuota vendore. (www.esf.org). Më

poshtë po japim disa shembuj të legjislacioneve europiane për ilustrim dhe krahasim me

legjislacionin tonë. Pjesëmarrja e gruas në tregun e punës në BE është rritur nga 55% që

117BE-ja përveç Strategjisë Europa 2020, mbështet objektivat e Shteteve Anëtare, duke siguruar fonde për projekte nëpërmjet Fondit Social Europian (ESF), duke përfshirë edhe projektet që synojnë:

· Promovimin e aksesit dhe pjesëmarrjes së grave në të gjitha nivelet e tregut të punës dhe ndihmojnë në mbushjen e boshllëqeve të ngushta mes pagave dhe që mbështesin pavarësinë financiare të grave;

· Promovimin e grave sipërmarrëse dhe pjesëmarrjen e grave në shkencë dhe teknologji, në veçanti në pozicione vendimmarrëse;

· Eleminimin e stereotipeve gjinore në përzgjedhjen e karrierës dhe profesionit, si dhe promovimin e të mësuarit gjatë gjithë jetës;

· Bashkërendimin e punës dhe jetës familjare dhe ofrimin e mbështetjes dhe lehtësimeve për kujdesin për fëmijëve

· Mbështetjen për integrimin në punësimin e grave emigrante.

Page 193: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

179

ishte në vitin 1997 aktualisht ka shkuar në 63%. Edhe pse kjo paraqet një përparim të dukshëm, pjesëmarrja e grave në tregun e punës në BE është ende dukshëm më e ulët se ajo e burrave, të cilët aktualisht përbëjnë 75% të këtij tregu. (www.europa.eu) Ka dallime të konsiderueshme edhe ndërmjet Shteteve Anëtare kur është fjala për gratë e punësuara. Shkalla e punësimit të femrave është më e ulët se 60% në Greqi, Itali, Maltë, Kroaci, Spanjë, Hungari, Rumani, Sllovaki dhe Poloni, ndërkohë që është mbi 70% në Suedi, Danimarkë, Gjermani, Finlandë, Holandë, Austri dhe Estoni.(www.europa.eu). Natyra e vendeve të punës që gratë marrin përsipër është po aq e rëndësishme për adresimin e pabarazisë sa edhe niveli i përgjithshëm i punësimit. 32% e grave punojnë me kohë të pjesshme krahasuar me vetëm 8% të meshkujve.Kjo mund të çojë në mundësi të vogla për të bërë karrierë, pagë më e ulët dhe pensione të ulta në të ardhmen, nënshfrytëzim i kapitalit njerëzor dhe një rritje në këtë mënyrë më të ulët të ekonomisë dhe prosperitetit. Prandaj boshllëqet gjinore japin rritje si të kostove ekonomike ashtu edhe atyre sociale dhe duhet të trajtohen në mënyrë efektive sa herë që ato rezultojnë si nga barrierat shoqërore apo kufizimet shoqërore e institucionale. Shtetet Anëtare me një punësim të femrave me kohë të pjesshme mbi mesataren e BE-së janë Holanda, Gjermania, Austria, Belgjika, Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Luksemburgu, Danimarka dhe Irlanda. Mungesa e ekuilibrit në statusin e punësimit të grave dhe burrave është reflektuar edhe në

hendekun e pagave sipas gjinive dhe më pas në pensione më të ulëta të grave, duke krijuar

kështu një rrezik më të lartë të varfërisë për gratë. Për çdo orë pune gratë fitojnë mesatarisht

16.4% më pak se meshkujt. Kjo shifër është mbi 20% në Republikën Çeke, Austri, Estoni

dhe Gjermani. "Hendeku gjinor i pensioneve" tregon se, mesatarisht në të gjithë BE-në,

pensionet e grave janë 39% më të ulëta se pensionet e burrave. (www.europa.eu). Me

miratimin e legjislacionit, vendosjen e objektivave, lëshimin e rekomandimeve dhe

inkurajimin e transferimit të praktikave më të mira, BE-ja ka ndikuar në politikat kombëtare

për lehtësimin ekuilibrit punë-jetë. Vetëm disa nga Shtetet Anëtare (kryesisht vendet

nordike dhe ato balltike) kanë pasur sukses në kombinimin e normave të larta të punësimit

të femrave dhe një hendeku të ngushtë gjinor në orët e punës. Një përzierje efektive politike

duket se duhet të përfshijë kohë pune të barabartë mes gjinive të ndryshme, punë gjerësisht

të disponueshme dhe fleksibël, stimuj për ndarjen e punës së papaguar brenda një çifti, dhe

punësime të arritshme dhe të përballueshme me orë më të gjata kujdesi ndaj fëmijëve.

Page 194: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

180

Si pjesë e strategjisë së saj ekonomike, Europa 2020, të gjitha shtetet anëtare të BE-

së janë angazhuar për të rritur normën e punësimit të të rriturve në 75% deri në vitin 2020.

Komisioni po ndjek këtë angazhim kombëtar duke i propozuar rekomandime çdo vit

Shteteve Anëtare, të cilat përfshijnë çështjen e pjesëmarrjes së femrave në tregun e punës.

Rekomandimet specifike ndaj Shteteve të vitit 2013, të miratuara nga Këshilli mbështesin

sigurimin e cilësisë dhe kujdesin e lartë dhe të përballueshëm ndaj fëmijëve, si dhe stimuj të

përshtatshëm tatimorë për gratë për të qëndruar në shtëpi, ose për tu kthyer në punë. Përveç

kësaj, rekomandimet adresuan nevojën për të siguruar shërbime kujdesi për të moshuarit

për të lejuar gratë të punojnë më shumë, dhe duke trajtuar kështu boshllëqet në paga dhe

pensione.

Siç e vuri në dukje dhe Raporti i Përbashkët i Punësimit i paraqitur në nëntor të vitit 2013,

ka pasur progres me ndjekjen e këtyre rekomandimeve. Shtetet Anëtare kanë zbatuar masat

për të rritur normat e punësimit të femrave dhe për të balancuar punën me jetën private, si

psh., duke ofruar më shumë shërbime në dispozicion të fëmijëve të vegjël për arsimin dhe

kujdesin dhe duke rishikuar rregulloret e prindërve, për të zgjeruar këtë të drejtë dhe për të

inkurajuar më shumë baballarë që t’i përdorin ato.

Në bazë të Direktivës së punëtoreve shtatzëna të BE-së, të gjitha gratë në BE kanë

të drejtën të kenë një leje lindjeje me të paktën 14 javë si dhe të drejtën e mbrojtës nga

shkarkimi për shkak se janë shtatzënë. Më 2008- ën, Komisioni propozoi përmirësimin e

situatës së mëtejshme me leje lindjeje më të gjatë dhe më të mirë. Sipas Programit të Punës

të Komisionit për vitin 2015, nevojitet një periudhë gjashtë mujore për të arritur një

përparim në këtë skemë. Nëse nuk arrihet asnjëra prej këtyre parashikimeve, atëherë ky

propozim do të zëvendësohet nga një inciativë e re. Punëtorët e vetëpunësuar dhe partnerët

e tyre mund të gëzojnë një mbrojtje sociale më të mirë, duke përfshirë të drejtën për leje

lindje për herë të parë në bazë të ligjit të ri europian për punëtorët e vetëpunësuar. Ligji

përmirëson dukshëm mbrojtjen e punëtoreve femra të vetëpunësuara dhe asistimin e

bashkëshortëve ose partnerëve të jetës. Për shembull, ata përfitojnë të ardhura të

barrëlindjes dhe një leje lindjeje për të paktën 14 javë, sigurisht nëse zgjedhin ta kërkojnë

atë. Në nivelin e Bashkimit Europian, është hera e parë që jepet leja prindërore për

punëtoret e vetëpunësuara.

Page 195: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

181

Dispozita mbi mbrojtjen sociale për bashkëshortët dhe partnerët e jetës (i njohur po

ashtu edhe në ligjin kombëtar) është gjithashtu një përmirësim i konsiderueshëm prej

Direktivës 1986-tës. Ato kanë të drejtën e mbulimit të sigurimeve shoqërore (të tilla si

pensionet) mbi baza të barabarta si punëtore formal të vetëpunësuara, nëse Shteti Anëtar

ofron mbrojtje të tillë për punëtorët e vetëpunësuar. Kjo ndihmesë siguron një rrjet të fortë

të sigurisë sociale dhe parandalon që gratë të zhyten në varfëri.

Direktiva e Bashkimit Europian për lejen prindërore përcakton kërkesat minimale

për lejen prindërore, bazuar në marrëveshjen kuadër konkluduar nga partnerët social

europian.Sipas Direktivës, punëtorët meshkuj dhe femra kanë të drejta individuale për lejen

prindërore në bazë të lindjes apo adoptimit të një fëmije, duke gëzuar të drejtën që të

kujdesen për fëmijën për së paku katër muaj. Kjo bëhet me qëllim për të ndihmuar njerëzit

të balancojnë jetën familjare dhe punën, duke promovuar mundësi të barabarta për burrat

dhe gratë në tregun e punës. Për të inkurajuar baballarët që të marrin dhe ata lejen

prindërore, nën parashikimet e direktivës së rishikuar, një nga katër muajt nuk është e

transferueshme që do të thotë se në qoftë se babai nuk e kërkon atë, atëhërë humbet një e

drejtë e tillë.

Një faktor shumë i rëndësishëm në hendekun e pagës është barra e kujdesit që

mbajnë gratë.Të dhënat tregojnë se në kohën kur meshkujt bëhen prindër, ata fillojnë të

punojnë me orar të zgjatur. Ndërkohë, nuk ndodh e njëjta gjë me gratë. Kur ato bëhen nëna,

ato ose reshtin së punuari me kohë të gjatë, ose punojnë me kohë të pjesshme, shpesh pa e

dëshiruar një gjë të tillë.

Sigurimi i një dispozite të përshtatshme për kujdesin ndaj fëmijëve shërben si hap thelbësor

për mundësi të barabarta në punësim midis femrave dhe meshkujve. Në vitin 2002, në

Samitin e Barcelonës, u vendosën objektiva për ofrimin e kujdesin ndaj fëmijëve për të

paktën 90% të fëmijëve nga mosha 3 vjeç deri në moshën e arsimit të detyrueshëm dhe të

paktën 33% të fëmijëve nën moshën 3 vjeçare. Që nga viti 2007, përqindja e kujdesit ndaj

fëmijëve bazuar marrëveshjeve formale të kujdesit për fëmijët është rritur pak (nga 26% në

28% për fëmijët deri në moshën tre vjeçare, dhe nga 81% në 83% për fëmijët nga mosha 3

vjeç deri në moshën e arsimit të detyrueshëm).

Page 196: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

182

Ndërsa disa vende janë në rrugën e duhur për të arritur barazi në parlamentet

kombëtare dhe në qeveri, gratë përbëjnë më pak se një e treta e ministrave dhe anëtarëve të

parlamenteve në shumicën dërrmuese të vendeve anëtare. Në gjashtë shtete anëtare, femrat

përbëjnë më pak se 20% të anëtarëve të parlamenteve si psh: Hungari (10%), Malta,

Rumania, Qipro (14%), Irlanda (16%) dhe Lituania (18%) .

Në nivel europian, gratë përbëjnë 37% të deputetëve në Parlamentin Europian. Kjo

paraqet një përmirësim të qëndrueshëm nga 35% në 2009 dhe 31% në vitin 2004. Në

Komision, 31% e Komisionerëve në Komisionin Junker janë femra, e cila është e njëjtë si

niveli i Komisionit II Barroso I. Në Komisionin II Barroso nga 2004-2009, 29% e të

Komisionerëve ishin femra.

Komisioni Europian ka rreth 450 anëtarë të stafit në të ashtuquajturin nivel të lartë

të menaxhimit dhe rreth 1.200 në nivel të menaxhimit të mesëm. Numri i punonjëseve

femra në nivelin e lartë të menaxhimit është rritur nga 22% në 27,5% që nga 2010. Kurse

në menaxhimin e mesëm numri i femrave është rritur nga 25% në 31,4% në të njëjtin cikël

kohor. Qëllimi është për të arritur 40% deri në fund të mandatit të Komisionit të tanishëm

në 2019 dhe shifrat të shkojnë përtej në afat më të gjatë, duke identifikuar staf të talentuar

me femra me potencial, t inkurajojmë ato që të aplikojnë për poste drejtuese dhe t

mbështesim gjatë rrugës.

Po ashtu BE-ja ka adresuar edhe problemet e dhunës kundër grave.

Sipas Deklaratës 19 aneksuar Traktatit të Lisbonës, shtetet anëtare duhet të marrin

të gjitha hapat e nevojshme për të trajtuar dhunën në familje dhe të ndihmojnë në mbrojtjen

e viktimave.Gratë dhe vajzat që janë viktima të dhunës kanë nevojë për mbështetjen dhe

mbrojtjen e duhur, e cila është e përforcuar nga ligjet në fuqi.

BE-ja ka punuar për të mbledhur të dhëna të sakta dhe të krahasueshme europiane mbi

dhunën me bazë gjinore. Studimi i parë i gjerë i BE-në mbi përvojat e grave-viktimë të

formave të ndryshme të dhunës, i ndërmarrë nga Agjencia e Bashkimit Europian për të

Drejtat Themelore (FRA) tregon se dhuna ndodh kudo në çdo shoqëri: në shtëpi, punë,

shkollë, rrugë apo online. Mesatarisht çdo minutë në ditë në Europë, 7 gra janë viktima të

përdhunimit apo sulmi tjetër seksual, 25 janë viktima të dhunës fizike dhe 74 janë viktima

Page 197: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

183

të ngacmimeve seksuale. Dhuna kibernetike është një shqetësim në rritje: 10% e grave kanë

qenë viktima të ngacmimeve seksuale online, sic del po nga ky studim. Viktimat e dhunës,

kryesisht dhunës në familje, së shpejti mund të mbështeten në mbrojtje të gjerë nga

institucionet e BE. BE-ja parashikon një paketë masash për të siguruar se të drejtat e

viktimave nuk neglizhohen, dhe viktimat trajtohen drejtësisht. Direktiva e të Drejtave të

Viktimave, e miratuar më 25 tetor 2012 siguron që viktimat trajtohen me respekt dhe marrin

mbrojtjen e duhur, mbështetje dhe qasje në drejtësi. Direktiva forcon në mënyrë të

konsiderueshme të drejtat e viktimave dhe anëtarëve të familjeve të tyre për informacioni,

mbështetje e mbrojtje, si dhe të drejtat e tyre procedurale kur marrin pjesë në procedimet

penale. Shumica e viktimave të trafikimit të regjistruara në BE janë gra dhe vajza (80%).

BE-ja e ka njohur trafikimin e grave dhe vajzave si një formë e dhunës kundër grave dhe ka

miratuar një kornizë gjithëpërfshirëse ligjore dhe politika për ta çrrënjosur atë. Direktiva

2011/36 /EU e Anti-trafikimit është gjinore, e përqendruar në viktimat, dhe bazuar në të

drejtat e njeriut.Përveç përafrimit të shteteve të BE-së me ligjet thelbësore penale, ajo

përcakton dispozita të fuqishme për mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin, si dhe

mbështet parimin e mos-ndëshkimit dhe ndihmën e pakushtëzuar të viktimave.Strategjia e

BE-së drejt Zhdukjes së Trafikimit të Qenieve Njerëzore shoqëron legjislacionin 2012-2016

me një sërë veprimesh, duke përfshirë dimensionet gjinore të trafikimit të qenieve

njerëzore. Përveç kësaj, dy instrumente sigurojnë që viktimat të cilat përfitojnë nga një

masë mbrojtëse në një vend të BE, janë të pajisura me të njëjtin nivel të mbrojtjes në vendet

e tjera të BE ku ata lëvizin ose udhëtojnë. Në këtë mënyrë, mbrojtja do të udhëtojë me

individin dhe nga kjo do të përfitojnë gratë në veçanti. Komisioni Europian financon

fushata të shumta për rritjen e ndërgjegjësimit në vendet e BE dhe mbështet organizata,

OJQ-të dhe rrjetet që punojnë për të parandaluar dhunën ndaj grave118. (www.europa.eu)

Traktati i Bashkimit Evropian, në nenin 6 dhe 7 të saj i referohet në mënyrë të qartë

Konventës së vitit 1950 edhe pse Bashkimi Europian nuk është pjesë e Konventës si anëtar.

Në vitin 2000 u hartua Karta e të Drejtave Themelore të BE-së, e miratuar nga samiti i

118Programet kryesore të financimit janë quajtur Daphne III dhe Progress.Kshtu p.sh.qëllimi i programit të ardhshëm PROGRESS është të japë mbështetje financiare për vënien në jetë të objektivave të BE-së në fushën e punësimit dhe çështjeve sociale, duke kontribuar në këtë mënyrë në arritjen e objektivave të Strategjisë së Lisbonës.

Page 198: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

184

Nisës në po atë vit e trajtuar gjerësisht në Kapitullin e dytë. Deri më tani, kjo Kartë është

dokumenti më modern i të drejtave të njeriut në Evropë. Ajo përfshin të drejtat civile dhe

politike, ashtu si dhe ato ekonomike, sociale dhe kulturore, njësoj si Deklarata Universale e

të Drejtave të Njeriut.

Bashkimi Evropian ka hartuar politika të të drejtave të njeriut, si për marrëdhëniet e

brendshme, ashtu edhe për ato ndërkombëtare, pjesë e Politikave të Përbashkëta të

Sigurimit me Jashtë. Raporti Vjetor i të Drejtave të Njeriut, i publikuar nga Këshilli i

Bashkimit Evropian, pasqyron rëndësinë që kanë këto politika për Bashkimin

Evropian.Këshilli bën deklarata publike por është gjithashtu aktiv prapa skene me anë të një

diplomacie të drejtash njeriu të bazuar në raste. Bashkë me Komisionin Evropian, Këshilli

merr përsipër dialogë të të drejtave të njeriut me disa shtete si Kina dhe Irani. Parlamenti

Evropian ka luajtur një rol kryesor në ruajtjen e rëndësisë së të drejtave të njeriut në

programin e BE-së. Ky Parlament gjithashtu nxjerr raporte vjetore të të drejtave të njeriut.

Me iniciativën e Parlamentit është vënë në dispozicion mbështetje financiare për projekte të

OJF-ve në fushën e të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Si donatori më i madh në botë, BE-ja ka një rol vendimtar për të luajtur në fuqizimin e grave dhe vajzave dhe në promovimin e barazisë gjinore. OZHM-të (Millenium Development Goals) kanë luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e vëmendjes për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.Kontributi i BE-së ka ndihmuar edhe për të arritur një përparim konkret që nga viti 2004. Kjo megjithatë, nuk është e mjaftueshme sepse ekzistojnë ende shumë boshllëqe.

Barazia gjinore, të drejtat e njeriut dhe fuqizimi i grave dhe vajzave janë parakushte

thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të barabartë dhe gjithëpërfshirës, si dhe përbëjnë

në vetvete vlera të rëndësishme dhe objektiva. Aktualisht, BE-ja është e përfshirë në

diskutimet globale për një axhendë të re të zhvillimit dhe është e bindur se kjo axhendë

post-2015 e zhvillimit botëror ka nevojë për një qëllim më vete për të arritur barazinë

gjinore dhe fuqizimin e të gjitha grave dhe vajzave.

Page 199: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

185

Kapitulli VI

Konkluzione dhe rekomandime

6.1. Konkluzione

Në përfundim të këtij studimi, si konkluzion, mund të themi se ka qenë dhe është e

vështirë për t‘u marrë me cështjet e pabarazisë gjinore ekzistuese dhe për të ecur përpara

drejt një barazie më të madhe në lidhje me eksperiencat jetësore dhe shpërndarjen e

oportuniteteve midis burrave dhe grave. Të drejtat e grave, realizimi i tyre dhe rritja e

barazisë gjinore shtrohen sot me forcë nisur edhe nga koncepti modern i vlerësimit të të

drejtave tyre si pjesë integrale e të drejtave të njeriut. Përtej dallimit mashkull- femër dhe

burrë- grua qëndron një thelb i përbashkët njerëzor dhe human. Është pikërisht kjo që i bën

dhe duhet t’i bëjë gratë mbartëse legjitime të të drejtave të barabarta me burrat në

kontekstin e një shoqërie të lirë dhe demokratike. Shtetet me demokraci të zhvilluar kanë

treguar se arritja e këtij synimi nuk është një utopi. Mjeti i domosdoshëm për realizimin e

këtij qëllimi është krijimi i shoqërisë dhe mundësive të barabarta për të dyja gjinitë dhe

nëpërmjet bashkëveprimit të të dyja gjinive, të burrave dhe grave, në të gjitha fushat dhe

sferat e organizimit shoqëror.

Në këtë drejtim si konkluzion mund të veçojmë se në Shqipëri:

- Ratifikimi i një numri të madh konventash nuk e ezauron plotësisht problemin,

sepse ende ne vend zbatueshmëria e Konventave nuk është e duhura;

- Mundësia dhe detyrimi i rregullimeve ligjore duhet te jete konform standarteve

ndërkombëtare dhe europiane;

- Mungesa e sigurisë në të drejtat e shpallura dhe moszbatimi i ligjit mbeten me

rëndësi prioritare;

- Ndërhyrjet ligjore duhet të mbajnë në konsideratë ndikimet e së drejtës zakonore me

qëllim eliminimin e tyre.

Ndonëse kuadri ligjor vendas përgjithësisht është i kompletuar nën dritën edhe të akteve

ndërkombëtare e rajonale, sërish problem kryesor mbetet moszbatimi në masën e duhur i

Page 200: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

186

tij, sidomos kur flasim për çështje të të drejtave dhe pozicionit të gruas në familje e shoqëri

për garantimin e barazisë gjinore dhe integrimit gjinor.

Nuk ka asnjë rast të dhënë statistikor për ankim kundër diskriminimit në gjykata tona.

Analizat dhe studimet për barazinë gjinore në përgjithësi bazohen në katër fusha kryesore: pjesëmarrja dhe mundësitë ekonomike, qasja në arsim, shëndeti dhe pushteti politik. Ky studim është fokusuar në tre fusha: politikë, ekonomi (punësim), dhe marrëdhëniet në martesë dhe familje. Arsyet e kësaj analize përforcohen nga fakti se ekziston një mungesë

progresi në zvogëlimin e pabarazive gjinore, në vecanti si pasojë e një angazhimi të dobët

politik dhe e ekzistencës së strukturave makroekonomike mospërfillëse ndaj gender-it.

Barazia e vërtetë gjinore realizohet në kushtet e demokracisë dhe lirisë. Kjo vërtetohet edhe

në shoqërinë tonë edhe për gratë shqiptare, të cilat, duke u bërë pjesë e kalimit nga diktatura

ne liri dhe demokraci, projektuan një perspektivë të re për arritjen e barazisë gjinore.

Historia e zhvillimit të së drejtës së të drejtave të njeriut tregon se çështjet e

ashtuquajtura të grave janë bërë të dukshme për shkak të rritjes së aktivitetit të grave në

arenën ndërkombëtare. Diskutimi i të drejtave të njeriut në lidhje me pozicionin dhe

çështjet e grave buronte nga koncepti dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare tradicionale

të formuluara nga burrat. Për shkak të roleve të ndërvarura sociale të grave, ato nuk ishin të

pranishme në këtë proces. Akoma më shumë cështja lidhej edhe me dhunën ndaj tyre. Një

numër i madh dokumentesh të tjera ligjore dhe të politikës së Kombeve të Bashkuara si

dhe dokumente ndërkombëtare dhe rajonale argumentojnë që dhuna gjinore është formë

dalluese e diskriminimit, e cila përbën një dhunim të së drejtës ndërkombëtare të të drejtave

njerëzore në vetvete. Ndërsa aktet e dhunës janë kryer në të gjithë sektorët e shoqërisë,

dhuna gjinore, si dhuna në familje është drejtuar kryesisht tek gratë me qëllim që t’u heqë

atyre një gamë të drejtash dhe të ruajë varësinë e tyre si grup.Trajtimi i dhunës kundër

grave si formë diskriminimi është i pranishëm edhe në nivelin kombëtar. Në disa sisteme

ligjore kombëtare, forma të caktuara të dhunës kundër grave i janë nënshtruar rishikimit

gjyqësor në përputhje me legjislacionin përkatës jodiskriminues.

Të gjitha të drejtat njerëzore dhe liritë e listuara njihen gjerësisht nga komuniteti

ndërkombëtar. Karta e Kombeve të Bashkuara vendosi elemente të reja reale të një rëndësie

të madhe për gratë. Kombeve të Bashkuara iu dha mandati të promovonin progresin dhe

Page 201: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

187

zhvillimin ekonomik e social dhe të krijonin organizma ndihmës. Miratimi i KEFDG nga

ana tjetër u shoqërua me një numër të madh instrumentesh ndërkombëtare dhe rajonale të të

drejtave të njeriut dhe dokumentesh të politikës, që detyruan qeveritë të ndërmarrin hapa në

politikat kombëtare me synim mbrojtjen, përmbushjen dhe zbatimin e të drejtave të grave.

Të gjitha format e dhunës kundër grave shkojnë përtej sjelljes shtypëse ose diskriminimit

në përgjithësi dhe përbëjnë dëm, i cili rezulton nga forca ose detyrimi. Ato janë shoqëruar

me pabarazi midis burrave dhe grave dhe strategji që përjetësojnë ose rrënjosin atë

pabarazi. Kështu, dhuna kundër grave është një shfaqje e pozicioneve themelore të

pabarabarta midis burrave dhe grave dhe përbën një formë të diskriminimit kundër grave.

Kjo cështje ka rëndësi edhe në Bashkimin Europian. Në BE koncepti i barazisë gjinore dhe

diskriminimit është në evolucion të vazhdueshëm dhe interpretimet e tij rast pas rasti sjellin

risi dhe ndryshime çdo ditë. Pas një lufte të gjatë lufta kundër diskriminimit është kthyer në

një nga parimet kryesore të funksionimit të parimit të të drejtave të njeriut në BE. Parimi i

mosdiskriminimit duhet të kthehet në një parim bazë që të përshkojë edhe legjislacionin

shqiptar.

I gjithë sistemi ligjor shqiptar është bazuar në parimin e barazisë dhe të

mosdiskriminimit. Gjithashtu, mbrojtja dhe respektimi i dinjitetit, i të drejtave dhe lirive të

njeriut përbën detyrim kushtetues. Jeta, martesa, familja gëzojnë mbrojtje të veçantë nga

ana e shtetit. Kushtetuta nuk e përjashton mbrojtjen e familjes edhe në rastet kur nuk është

e krijuar me martesë. Fëmijët, të rinjtë, gratë shtatzëna dhe nënat e reja kanë të drejtën e një

mbrojtjeje të veçantë nga shteti. Shqipëria është mjaft e pasur me strategji dhe dokumenta

për integrimin gjinor por kjo nuk është e mjaftueshme. Ligji “Për barazinë gjinore në

shoqëri” ka paraqitur vështirësi për zbatimin e tij në praktikë në lidhje me mekanizmat

institucionalë dhe përgjegjësitë e tyre.

Mundësitë për t’u ankuar në rastin e një diskriminimi gjinor dhe në aspekte të tjera,

ndonëse parashikon si detyrë të qeverisë dhe të administratës publike nxjerrjen e

statistikave gjinore në të gjithë administratën publike dhe në sektorin privat, ai nuk

përcakton strukturat e caktuara shtetërore për kryerjen e kësaj detyre dhe afatet kohore të

realizimit të saj. Mund të themi në të vërtetë që niveli i përafrimit të legjislacionit në

Shqipëri me standardet e BE-së, është në nivele të kënaqshme përsa i përket procesit të

Page 202: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

188

hartimit dhe miratimit të legjislacionit kryesor, por jo të legjislacionit dytësor. Për më tepër

ende në Shqipëri jemi larg ngritjes dhe mirëfunsionimit të mekanzimave zbatues dhe

mbikqyrës të legjislacionit kundër diskriminimit. Gjithashtu, siç është paraqitur disa herë si

shqetësim, jo vetëm nga organizatat ndërkombëtare por edhe OJF-të vendase, sistemi

gjyqësor, për shkak të nivelit të ulët dhe besimit të pakët në publik, nuk është në gjendje të

ofrojë garanci në luftën kundër diskriminimit. Ka ardhur momenti që gjykatat shqiptare dhe

veçanërisht Gjykata Kushtetuese të krijojë jurisprudencën e tyre të pasur në luftën kundër

diskriminimit dhe pabarazive sidomos gjinore. Vetë direktivat dhe aktet e tjera të së drejtës

europiane kundër diskriminimit janë në ndryshim të vazhdueshëm, prandaj mendoj se është

e nevojshme fillimi i zbatimit dhe i përfshirjes së këtyre akteve në legjislacionin e

brendshëm. Për zbatimin e një politike të ndërgjegjshme nga pikpamja gjinore, kërkohet

një mjedis institucional i ndërgjegjshëm ndaj plotësimit të nevojave të veçanta të djemve

dhe vajzave. Pra sa i ndërgjegjshëm është ky mjedis për të zbatuar tashmë programe që

adresojnë pabarazitë gjinore dhe promovojnë barazinë. Kur bëhet fjalë për raportin e

familjes me shoqërinë globale duhet marrë parasysh kufiri kohor dhe hapësinor. Familja si

institucion dhe ndërveprimi i saj me institucione të tjera përbëjnë bazat mbi të cilën ngrihet

jeta sociale. Ato janë rregullatore jetike të marrëdhënieve që krijojnë qëniet njerëzore me

njëra tjetrën me anë të cilëve sigurohet vazhdimësia e brezave. Sipas sociologëve

institucionet shoqërore i përgjigjen nevojave bazë dhe kanë atribute të përbashkëta si psh.,

përgjithësisht janë të paplanifikuara dhe zhvillohen gradualisht; janë konservative;

ndryshojnë por gradualisht janë të ndërvarura; për këtë arsye ndryshimet në njërin prej

këtyre institucioneve ka tendencë të sjellë ndryshime tek të tjerat, së fundmi statuset, rolet,

vlerat dhe normat mund të sjellin ngjashmëri dhe tek institucionet e tjera.

Problemet gjinore tashmë janë vendosur në një përspektivë të re institucionale dhe ligjore.

Shtetet dhe aktorët kryesore institucionale kanë vërtet mundësi që të kontribuojnë për një

barazi gjinore. Sot dimensionet e lirisë janë zgjeruar, shoqëria është më e vetëdijesuar për të

drejtat e grave dhe rolin që ato duhet të kenë në shoqëri. Në shoqërinë shqiptare me

orientim maskilist, e mentalitet tradicional që legjitimon pushtetin e burrave vazhdon të

mbijetojë dhe të prodhojë stereotipet gjinore, dhunën, diskriminimin dhe pabarazitë në

gjininë tjetër. Prania ende e fuqishme e stereotipeve gjinore dhe e dhunës në familje është

Page 203: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

189

dëshmia më e qartë se problemi i pabarazisë gjinore është prezent, strukturor dhe kompleks.

Një nga shkaqet e lëvizjes së ngadalshme në rrugën e emancipimit shoqëror është fakti se

shumë aktivitete, konceptohen si çështje ekskluzive të grave. Promovimi i të drejtave të

grave dhe nismat për përmirësimin e statutit të tyre në shoqëri shpesh bëhet nga

këndvështrime feminist. Fakti që të drejtat e grave janë legalizuar si pjesë integrale e të

drejtave të njeriut, është një hap progresiv në rrugën e zhvillimit demokratik të vendit. Por

retorikat patetike për respektin e të drejtave të grave nuk mund të fshehin realitetin gri,

disavantazhet, pengesat dhe problemet sociale me të cilat ballafaqohen femrat në përpjekjet

e tyre për pjesmarrje dhe status të barabartë në shoqëri. Procesi i kalimit nga ekonomia e

centralizuar në ekonominë e tregut është shoqëruar me dy prirje të cilat shkojnë në kahe të

kundërt me prirjet analoge në vendet industriale të zhvilluara. Edhe pse vitet e fundit ka një

rritje të ndjeshme të numrit të grave të punësuara, statistikat lidhur me papunësinë ndërmjet

dy gjinive tregojnë se femrat janë më të prekura nga ky fenomen, i cili ndikon ndjeshëm në

“feminizmin” e varfërisë dhe desocializimin e grave. Prirja tjetër është rritja e numrit të

grave të punësuara në ekonominë shtëpiake (bujqësi) dhe njësitë e vogla të biznesit,

shumica e të cilave janë pronë e burrit.Tërheqja e grave nga sfera e punës dhe kthimi në

modelin e familjes tradicionale dëmton pavarësinë ekonomike, e cila është faktor esencial

për afirmimin e personalitetit dhe pjesmarrjen e tyre të barabartë në jetën e vendit. Një

tregues tjetër i (pa) barazisë gjinore është shpërndarja e mundësive për ndryshimin e statusit

social. Në kushtet e shoqërisë pluraliste dhe demokratike shanset dhe mundësitë për

ndryshimin e sistemit të statuseve janë të hapura për të dyja gjinitë, por ato nuk janë të

shpërndara në mënyrë simetrike. Jo pak gra në përpjekte për t’u përshtatur me kushtet dhe

kërkesat e ekonomisë së tregut kanë arritur suksese, duke u afirmuar si drejtuese të afta në

jetën politike, shoqërore, kulturore dhe në botën e biznesit. Por realiteti tregon se janë

pikërisht burrat që kanë arritur të ndryshojnë dhe ngrihen shpejt në hierarkinë statusore,

duke zotëruar vende pune që janë më të paguara, duke siguruar pozicione vendimmarrëse

në jetën politike, në sferën e administratës publike dhe të biznesit. Ky realitet dëshmon për

barrierat sociale dhe kostot më të larta të përpjekjeve që duhet të bëjnë femrat për të

afirmuar personalitetin në një shoqëri të strukturuar historikisht për dominimin e

meshkujve. Statuti dhe roli dytësor i gruas në shoqëri është produkt i organizimit strukturor

Page 204: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

190

dhe funksionimit të shoqërisë, është shprehje e një kulture të tërë të sosfistikuar në rrjedhën

e historisë, e cila e ka legjitimuar pozitën superiore, dominuese dhe pushtetin e burrit në

familje në sferat social – ekonomike dhe politike. Historikisht, mbi bazën e ndarjes

tradicionale të roleve gjinore është ngritur struktura e organizimit të jetës në familje dhe më

tej ky model është transplantuar dhe fuqizuar në jetën sociale, ekonomike dhe politike.

Progresi dhe arritja e barazisë reale gjinore në të tri fushat bazë, në familje, në fushën

social –ekonomike, si dhe në jetën politike dhe publike, nuk mund të vijë spontanisht dhe

as vetëm nëpërmjet shpresave për iluminimin e shoqërisë. Sigurisht që në promovimin e të

drejtave të grave dhe parandalimin e formave më ekstremetë shkeljes së këtyre të drejtave,

sikurse dhuna gjinore, duhet akoma më shumë angazhim për sensibilizimin dhe

ndërgjegjësimin e shoqërisë. Transformimi kulturor i shoqërisë është një proces i gjatë dhe

kompleks dhe si i tillë kërkon jo vëtëm apel, por edhe përmirësim të instrumenteve ligjore,

ngritjen e strukturave mbështetëse dhe krijimin e barazisë së mundësive për punë, karrierë,

vendimmarrje dhe përfaqësim, si dhe ndërgjegjësimin e një shoqërie ku barazia gjinore të

jetë pranuar si një realitet i ri, ku burrat dhe gratë të kenë të njëjtat detyrime dhe të njëjtat

privilegje, të njëjtat mundësi reale për afirmim të personalitetit dhe pjesëmarrjes në të gjitha

sferat e jetës shoqërore. Përfshirja gjerësisht e shoqërisë civile, pjesëmarrja e komunitetit

dhe marrja e përgjegjësive nga pushteti vendor, fuqizimi i familjes dhe nxitja e një kulture

të re të respektimit të të drejtave të grave, janë çelësi për të çuar përpara arritjen e barazisë

gjinore në të gjitha fushat e jetës. Vetëm në këtë kontekst gjithëpërfshirës do të mund të

parandalohen dhe eleminohen krimet në familje dhe format e dhunës gjinore. Ndryshe

aspiratat dhe strategjitë për arritjen e barazisë gjinore sipas standarteve dhe koncepteve

bashkëkohore do të mbeteshin thjesht një utopi.

Page 205: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

191

6.2. Rekomandime

Rekomandimet në vijim synojnë që të japin një kontribut konkret në përmirësimin e

nivelit të kuptimit dhe respektimit më cilësor të të drejtave të gruas në praktikë, të realizimit

të parimit kushtetues të barazisë (reale) dhe rritjen e rolit të gruas në shoqëri përmes

masave dhe politikave efikase. Duke konsideruar me modesti një kontribut të punës

kërkimore, mendoj që këto rekomandime përcjellin dhe pasqyrojnë më së miri dhe qëllimin

dhe objektivin kryesor të temës.

· Sa kohë që rezultatet tregojnë pabarazi gjinore duhen ndërmarrë nxitje dhe nisma të

mëtejshme për reforma ligjore e politikash. Një harmonizim i brendshëm i kuadrit

ligjor mbetet ende me rëndësi.

· Strategjitë duhet të jenë të ndërthurura e të parashikojnë masa konkrete për

respektimin e barazisë reale dhe eliminimin e diskriminimit, në kushtet e vendit

tonë dhe jo në përgjithësi vetëm duke iu referuar standarteve europiane.

· Mund të krijojmë organizma të veçantë për nxitjen e barazisë në trajtim dhe luftën

kundër diskriminimit. Duke qenë se vendet e Ballkanit Perëndimor në këtë fushë

kanë pak a shumë të njëjta probleme mund të zhvillohet më shumë ideja e krijimit të

organizmave dhe programeve ndërkufitare për mbrojtjen e të drejtave në këtë fushë.

· Angazhimi dhe pjesëmarrja në rritje e gruas në jetën publike e politikëbërje dhe

vendimarrje, përmes aksioneve pozitive e politikave konkrete dhe gjithëpërfshirëse

duhet të vazhdojë të mbetet prioritet kryesor që të adresohet.

· Të njihen dhe zbatohen instrumentet ndërkombëtarë dhe të referohen në vendimet

gjyqësore, duke bërë kujdes për respektimin e standardeve të Konventës KEFDG

dhe rekomandimeve të Komitetit KEFDG si dhe vërejtjeve për Shqipërinë;

Konventës së Këshillit të Evropës “Për parandalimin dhe luftënkundër dhunës ndaj

grave dhe dhunës në familje”.

· Të azhurnohen në mënyrë dinamike aktorët e sistemit të drejtësisë me

jurisprudencën e GJEDNJ lidhur me çështje që implikojnë nenin14 [mbrojtja nga

diskriminimi], 8 [jeta private dhe familjare] dhe 12 [e drejta për martesë] të KEDNj

apo edhe protokollet shtesë të KEDNJ.

Page 206: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

192

· Të azhornohen në mënyrë dinamike aktorët e sistemit të drejtësisë me rastet e

KEFDG.

· Gjykatat duhet të angazhohen seriozisht në zbatimin praktik të këtij legjislacioni

duke filluar që nga interpretimi i koncepteve kryesore të diskriminimit dhe trajtimit

të barabartë deri tek përkufizimi i kritereve që shërbejnë si bazë për diskriminimin.

E rëndësishme është të përkufizohen dhe përcaktohen masat restauruese dhe

dëmshpërblimet për viktimat në fushën e diskriminimit. Kjo sigurisht mund të bëhet

mbi bazën e kërkesave individuale përpara gjykatave por edhe mbi kërkesat që

organizata të ndryshme që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut mund të

paraqesin përpara Gjykatës tonë Kushtetuese. Në këtë fazë të evolucionit të

konceptit të luftës kundër diskriminimit duhet ndryshuar dhe koncepti tradicional i

barrës së provës. Kjo për arsye se megjithëse Direktivat e BE kanë karakterin e

zbatimin të drejtpërdrejtë në sistemin e brendshëm ligjor, për mendimin tim duhet

patjetër që sistemi i brendshëm juridik të sqarojë deri në hollësi zbatimin praktik të

këtyre Direktivave. Në këtë kuadër një rol të rëndësishëm mund të luajë edhe

Komisioneri per Mbrojtjen ndaj Diskriminimit dhe Avokati i Popullit.

· Duhet të forcohet mekanzimi i kontrollit të zbatimit të dispozitave kundër

diskriminimit dhe respektimin e të drejtave të gruas si në nivel qendror, por sidomos

në nivel rajonal.

· Aktorët e sistemit të drejtësisë të luajnë një rol aktiv edhe gjatë seancave/proceseve

gjyqësore në eliminimin e ndikimit të instituteve të së drejtës zakonore dhe

paragjykimeve gjinore;

· Hartimi i ligjeve dhe akteve nënligjore specifike kundër diskriminimit dhe trajtimit

jo të barbartë në të gjitha fushat që mbulohen nga direktivat e BE-së duhet bërë

duke respektuar standardet minimale të parashikuara në këto direktiva.

· Puna me gratë për të njohur të drejtat e tyre duhet të jetë e vazhdueshme jo vetëm

përmes aktiviteteve të OJF-ve, por edhe këshillimit prej institucioneve publike.

· Paralelisht, nuk duhet neglizhuar ndërgjegjësimi i meshkujve me parimet e barazisë

dhe mosdiskriminimit sidomos në çështjet familjare. Tregu i punës vazhdon të

Page 207: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

193

mbizotërohet nga meshkujt, me më pak gra të angazhuara në punësim dhe shumica

prej tyre në punë janë në profesionet më pak të paguara.

· Përdorimi i medias dhe mjeteve të tjera të informacionit; përgatitja e emisioneve

televizive dhe fushatave apo aktiviteteve ndërgjegjësuese duhet të jetë më agressive.

· Shkolla e Magjistraturës, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, universitetet duhet të

vazhdojnë të kujdesen për azhurnimin e aktorëve kryesorë të sistemit të drejtësisë

me standardet e barazisë gjinore dhe kujdesin në zbatimin e tyre në proceset

gjyqësore dhe jashtëgjyqësore. Kështu, nëse çështjet mund të zgjidhen me

ndërmjetësim, është shumë e rëndësishme që një marrëveshje e arritur të mos cënojë

këto parime bazë.

· Mendoj se është i domosdoshëm një trajnim i vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës i

gjyqtarëve, avokatëve, prokurorëve dhe juristëve të administratës publike në këtë

fushë pasi sipas raporteve të organizmave ndërkombëtare në Shqipëri niveli i

gjyqësorit në luftën kundër diskriminimit është i ulët.

· Edukimi me të drejtat dhe përgjegjësitë brenda strukturës familjare po ashtu mbetet

një çështje me rëndësi.

· Dhënia e ndihmës konkrete për gratë në nevojë dhe këshillimi mbetet ende një

problem për adresim sidomos kur flasim për çështje të tilla si diskriminimi, dhuna

(në familje), viktimizimi etj.

· Në zonat rurale duhet të merren masa konkrete zbatuese për zhvillimin e politikave

dhe strategjive konkrete për fuqizimin ekonomik, arsimor dhe social të shtresave të

marxhinalizuara në këto zona duke iu dhënë akses më të shumë në burime

prodhuese, të kapitalit, etj.

· Është e domosdoshme që të dhënat të jenë koherente, të përditësuaradhe të

aksesueshme. Ato vlejnë për analizën e situatës, për të parë e kontrolluar

ndryshimin që ka sjellë çdo aksion ligjor e politikapositive si dhe masat e

përshtatshme e efektive për reduktimin e pabarazisë dhe faktorët që ndikojnë.

· INSTAT- i, Ministritë dhe institucionet e tjera, gjykatat e të tjera agjenci që merren

me çështjet e të dhënave duhet të bashkëpunojnë në këtë drejtim dhe të krijojnë

statistika jo të izoluara por gjithëpërfshirëse dhe të integruara me aspektet gjinore.

Page 208: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

194

· Hulumtimet e kryera në funksion të këtij studimi vunë në dukje edhe aspekte të tjera

që kërkojnë më shumë kërkim, analizë dhe shtjellim. Studime mbi impaktin gjinor

të pasojave personale e pasurore që vijnë nga zgjidhja e martesës apo dhuna në

familje dhe pabarazitë sociale vazhdojnë të kenë interes.

· Rritja e vetëdijes mbi të drejtat e anëtarëve të familjes mbetet një sfidë e

profesionistëve sa herë hartojnë, miratojnë, zbatojnë e japin vendime si dhe mbrojnë

këto të drejta.

· Është e rëndësishme që trajnimet të ndërtohen duke qasur standardet me problemet

konkrete që hasin gratë dhe familja e shoqëria në Shqipëri, me qëllim që t’u jepet

zgjidhje problemeve të dala në terren.

· Eliminimi i zakoneve patriarkale dhe diskriminuese është një problem

gjithëpërfshirës global. Në këtë drejtim, evidentimi i modeleve pozitive që japin

rezultat e që mund të adoptohen në një vend si Shqipëria mund të jetë një veprim i

duhur, që t’i shërbejë adaptimit të modeleve gjithëpërfshirëse të gruas në jetën e

vendit.

Page 209: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

195

BIBLIOGRAFIA

1. Burime parësore Direktiva 2000/43/KE e Këshillit Europian, Direktiva për zbatimin e parimit të trajtimit të

barabartë ndërmjet personave, pavarësisht nga prejardhja e tyre raciale ose etnike.

Direktiva 2000/78/KEe Këshillit Europian, Direktiva Kuadër për Trajtimin e Barbartë në

Punësim dhe Profesion.

Direktiva 75/117/KEE Mbi parimin e pagës së barabartë;

Direktiva97/80/KE mbi Barrën e Provës në rastin e diskriminimit mbi bazën e seksit;

Direktiva e Këshillit 76/207/e KEE-së e 9 shkurtit 1976 për zbatimin e parimit të trajtimit të

barabartë të burrave dhe grave në lidhje me qasjen në punësim, trajnimin profesional dhe

ngritjen në detyrë, dhe kushtet e punës.

Direktiva mbi parimin e trajtimit të barabartë midis burrave dhe grave në aksesin dhe

furnizimin me mallra dhe shërbime, Direktiva 2004/113 / KE.

Karta Europiane e të Drejtave të Njeriut, BE.

Kodi i familjes i Republikës së Shqipërisë

Kodi i Procedurës i Republikës së Shqipërisë

Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë

Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë

Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore, ratifikuar me ligjin

Nr.8137, datë 31.7.1996 (plotësuar me protokollet shtesë).

Konventa për eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj gruas (KEFDG).

Page 210: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

196

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Ligj Nr. 10221, datë. 4.2.2010 “Për mbrojtjen nga të gjitha format e diskriminimit në

RSH”.

Ligj Nr. 104/2012 “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës “Për parandalimin

dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”.

Ligj nr. 9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”

Ligji nr. 10221, datë 4.02.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”

Ligji nr. 10237, date 18.02.2010 “Për sigurinë dhe shëndetin ne pune”

Ligji nr. 10347, dt 4.11.2010 “Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve”

Ligji nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në

Republikën e Shqipërisë”.

Ligji Nr. 108/2013, datë 28.03.2013 “Për të Huajt”,

Ligji nr.126/2013, datë 25.4.2013, “Për një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr.10 383, datë

24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e

Shqipërisë”.

Ligji Nr. 144/2013 “ Për disa ndryshime në Kodin Penal të RSH”

Ligji nr.184/2013, datë 28.12.2013, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10 383, datë

24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e

Shqipërisë, të ndryshuar”.

Ligji Nr. 7703, datë.11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i

ndryshuar.

Ligji nr. 7870, datë 13.10.1994 “Për sigurimet shëndetësore në R.Sh”

Ligji nr. 7889, datë 14.12.1994 “Për statusin e invalidit të punës”, i ndryshuar

Page 211: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

197

Ligji nr.7995 datë 20.9.1995 “Për nxitjen e punësimit” i ndryshuar me Ligjin Nr. 8444, date

21.0.1.1999, me ligjin Nr. 8862 date 7.03.2002, me ligjin 9570 date 3.7.2006, dhe me

Ligjin Nr. 10137, datë 11.05.2009.

Ligji nr. 7995 datë 20.9.1995 “Për nxitjen e punësimit” i ndryshuar me Ligjin Nr. 8444,

date 21.0.1.1999, me ligjin Nr. 8862 date

Ligji nr. 8098, datë 28.03.1996 “Për statusin e të verbrit”, i ndryshuar

Ligji nr. 8331, date 16.04.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, i ndryshuar.

Ligji nr. 8454, datë 4.02.1999,“Për Avokatin e Popullit” i plotësuar me ligjin nr. 8600 datë

10.04.2000

Ligji Nr. 8872, datë 29.03.2020 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e

Shqipërisë” i ndryshuar me Ligjin Nr. 10011, datë 30.10.2008 dhe Ligjin Nr. 10434, datë

23.06.2011.

Ligji Nr. 8872, datë 29.03.2020 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e

Shqipërisë” i ndryshuar me Ligjin Nr. 10011,

Ligji nr.9136, datë 11.09.2003 "Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve

shoqërore"; i ndryshuar.

Ligji Nr. 9669, datë.18.12.2006“Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”

Ligji Nr. 9690 , datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”

Ligji Nr. 9970, datë 24.07.2008 “Për barazinë gjinore në shoqëri”

Ligji nr.8328, date 16.04.1998“Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”, i

ndryshuar

Ligji nr.8876 datë 4.04.2002 “Mbi shëndetin riprodhues”.

Ligji nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”.

Page 212: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

198

Protokolli shtesë i KEFDG (1978), Ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë 1993, me Ligjin

nr.7767, datë 09.11.1993.

Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit për Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje

(2007-2010)

Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore, Reduktimin e Dhunës me Bazë Gjinore e

Dhunës në Familje, 2011-2015

Strategjia e Shërbimeve Shoqërore 2005-2010

Strategjia Kombëtare për Zhvillimin Social dhe Ekonomi. 2005-2010

Strategjia e Punësimit dhe e Formimit Profesional 2004-2010

Kuadri Strategjik dhe Plani Kombëtar i Veprimit 2008-2010.

Strategjia kombetare per zhvillim dhe integrim 2015-2020

Strategjia kombetare per punesim dhe aftesi 2014 – 2020

Traktati i Bashkimit Europian.

1. Burime dytësore

Anastasi, A. (2009), “E drejta kushtetuese e krahasuar; raste nga praktika kushtetuese dhe

leksione per studentet e drejtesise”, Tirane: Dajti 2000.

Anastasi, Mandro-Balili, Shkurti, Bozo, Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi, Tirane, 2012

Anastasi,A.(2010), Të drejtat e gruas në legjislacionin shqiptar.

Balmori, H., Urekalimi. Zhvillim- Gender, 2009

Barazia gjinore dhe vendimmarrja, (2005) Përmbledhje artikujsh, Tirane.

Barazia gjinore ne shoqeri. Pakete trajnimi mbi Ligjin Per barazine gjinore ne shoqeri,

(2010) Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te barabarta, Tirane.

Page 213: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

199

Barazia gjinore ne vendimmarrjen lokale (2006) Tirane.

Bashkimi Europian, Përmbledhje Traktatesh Botim i Qendrës Europiane, 2000.

Bell, M. (2004), The Concept of Equality, Qendra për Legjislacionin dhe Integrimin

Europian, Universiteti i Leicester: Trier.

Blanpain, R. (2003), European Labour Law, Kluwer Law International.

Ceshtjet e barazise gjinore ne standartet ligjore dhe jurisprudencen kombëtare dhe

ndërkombëtare (2011) Tirane.

Collins, H. (2003), Discrimination, Equality and Social Inclusion, Modern Law Review,

January.

Critical review of literature relating to the EU Directive to Combat Discrimination, botimi i

Komisionit Europiane, Drejtoria e Përgjithshme e punësimit dhe Çështjeve Sociale, Korrik

2004.

De Beauvoir,S. (2002)Seksi i Dytë. Tiranë: Cabej

Developing anti-discrimination law in Europe, botim i Komisionit Europian, Shtator 2005.

Developing anti-discrimination law in Europe; the 27 EU Member States Compared,

2010;http://ec.europa.eu/justice/discrimination/files/comparative_analysis2010_en.pdf

EC (2003).Thematic Evaluation of the Integration of Gender in EC Development Co-

operation with Third Countries. Brussels.

Emmert, F.(2000), European Union Law (Cases), Kluwer Law International.

Equality and Non-discrimination, Raporti Vjetor 2005 i Komisionit Europian;

European Anti-Discrimination Law Review, Buletin ligjor i Rrjetit Europian të Ekspertëve

Ligjorë në fushën e mosdiskriminimit, Tetor 2005.

Page 214: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

200

European Commission: Directorate-General for Employment, Social Affairs and Equal

Opportunities. Unit G1.Equality between women and men in the European Union. August

2005.

Feldmann, H. (2005), How Social is European social policy?

www.emeraldinsight.com/0306-8293.htm;

Gencheva, M. (2004),Gender Discrimination and the Burden of Proof in EU

Legislation,Botim i East-West Management Isntitute, USAID, Sofie.

Ghellab, Y. (2004), Non-discrimination in Employment and Occupation, Final Report

2004, Botim i Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Giddens,A. (2007) Sociologjia. Tiranë: Cabej

Gjermeni,E. (2012) Antologji. Tiranë

Gomien, D. (2005), Udhëzues i Shkurtër i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut,

Botim i Këshillit të Europës.

Gomien, D., ë Harris, D. (1996), Ligji dhe Praktika e Konventës Europiane të të Drejtave të

Njeriut dhe Kartës Sociale Europiane, Botim i Këshillit të Europës.

Gruda, A., Barazia gjinore ne procesin e integrimit europian. Shifra dhe fakte, 2008.

Hendriks, A (2003). Reasonable Accommodation, A New Concept,Trier: Prill 2003

INSTAT (2014), Perspektiva gjinore në Shqipëri, analizë gjinore- Census 2011, Tiranë.

INSTAT.(2005), Femrat dhe meshkujt në Shqipëri.

Integrimi gjinor ne politika dhe strategji, Tirane, 2010

Integrimi gjinor ne praktike, Tirane, 2007

Jacoba K., Barazia gjinore dhe qeverisja vendore, Tirane, 2012.

Page 215: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

201

Këshilli Europian (1996) Raporti final i Grupit të Specialistëve mbi Barazinë dhe

Demokracinë

Këshilli Europian (1997) Gratë në politikë në Këshillin Europian të Shteteve anëtare

Komisioni Europian (1996) Përfshirja e mundësive të barabarta për gratë dhe burrat në të

gjitha politikat dhe aktivitetet e komunitetit

Komisioni Europian: Strategjia për barazi midis grave dhe burrave (2010-2015).

Krijimi i mundesive ekonomike per grate dhe vajzat ne Shqipëri. Nje strategji per parandalimin e trafikimit, Tirane, 2006.

Leijenaar, Monique (1997) Integrimi, Hapi tjetër në Politikat e Mundësive të Barabarta

diskutimi për takimin evropian të drejtorëve për Politikën e Mundësive të Barabarta,

Amsterdam (Hollandë)7.2.1997

Leskaj, Meminaj, Avdulaj, Gruaja ne politike dhe vendimmarrje, Botim i Qendres Psiko-

Sociale Vatra, Tirane, 2007.

Mc.Crudden, Cristopher (1996) Integrimi Drejtimi i duhur

Miluka Juna, Hendeku gjinor i pagave ne Shqipëri.Burime dhe Rekomandime, Tirane, 2011.

Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (MPÇSSHB) dhe

UNWOMEN, (2012).Raporti Kombëtar mbi Barazinë Gjinore dhe Situatën e Grave,

Tiranë.

Nanette Funk ë Magda Mueller (1993) Post Komunizmi dhe Politikat

Gjinore.Routledgle.Londër.

NGO Report on the situation of women and girls in the Republic of Albania, Tirana, 2006.

Novicki, M. (2000), Gurët Udhërrëfyes, Botim i Qendrës Shqiptare për të Drejtat e Njeriut,

Tiranë.

Page 216: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

202

Novicki, M. (2000), Rreth konventës Europian, Komentar i Shkurtër mbi Konventën

Europiane të të Drejtave të Njeriut, Botimet Morava.

Omari, L.ë Anastasi,A. (2008) E drejta kushtetuese, “Pegi”,Tiranë

Përfaqësimi dhe cilësia e demokracisë ne Shqipëri, nje perspektive gjinore, Aleanca

Gjinore per zhvillim, Tirane, 2006.

Përmbledhje aktesh kombëtare dhe ndërkombëtare ne fushën e barazise gjinore, Tirane, 2007

Përmbledhje aktesh ndërkombëtare, Botim i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, 1994.

Përmbledhje esesh, Aleanca gjinore per zhvillim, 2006.

Përmbledhje vendimesh te Gjykates Europiane e te drejtave te njeriut, Gjykates se Bashkimit EUropian, dhe institucioneve te barazise se rrjetit equine mbi ceshtje te mbrojtjes nga diskriminimi, Tirane, 2014

Picari Blerta, Barazia gjinore. Kusht per integrimin europian, Tirane, 2008

Pikat fokale te barazise gjinore ne Shqipëri, Tirane, 2008

Pitt, G. (2004), Employemnt Law [Fifth Edition], Sweet ë Maxwell.

Plani Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, Ministria e

Integrimit, Tiranë.

Platforma udhëzuese e BE-së për barazinë ndërmjet grave e burrave (2006-2010),Botim i

Qendrës së Aleancës Gjinore për Zhvillim. Tiranë, Mars 2008.

Politikat për promovimin e organizatave aktive në fushën e barazisë ndërmjet burrave e

grave (2004-2006). http://europa.eu/scadplus/leg/en/cha/c10936.htm.

Programi i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.www.undp.org.al.

Putting equality into practice,Programi i Veprimit të Komunitetit për Luftën kundër

Diskriminimit, Botim i Komisionit Europian, Mars 2006.

Page 217: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

203

QNL.(2006), Institucionet shqiptare për mbrojtjen e gruas në familje.

Raport i Komisionit kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) 2001.

Raport i Komisionit kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) 2003.

Raport i Komisionit kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) 2005.

Raport monitorimi (2013), “Njohja dhe zbatimi i standarteve të barazisë gjinore në procesin

gjyqësor”, QNL, Tiranë.

Raporti i barazisë ndërmjet burrave e grave (2004),

http://europa.eu/scadplus/leg/en/cha/c10934.htm.

Raporti mbi studimin e përqasjes së legjislacionit shqiptar me Konventën Europiane të të

Drejtave të Njeriut, Këshilli i Europës, Ministria e Drejtësisë dhe Qendra Europiane,

Qershor 2003.

Remedies and Sanction in EC Non-discrimination Law, Botim i Komisionit Europian, 2000

Sciarra, S. (2001), Labour Law in the Courts [National judges and the European Court of

Justice], Hart Publishing, UK.

Semini M., Përmbledhje e disa prej vendimeve te GjykatesEvrpiane te Drejtesise per ceshtjet e barazise gjinore, Tirane, 2013

Shkurti L., Kontributi i grave ne vendimmarrje, Prishtine, 2009.

Špidla, V. (2007).“Introduction by Commissioner Vladmír Špidla.”Vienna Yearbook of

Population Research 2007 1-3.

Studim mbi situaten ne Shqipëri te grave lider ne nivel vendor. Nje analize baze. (2011)

Tirane.

Te jesh grua pas viteve 1990, (2007) Tirane.

The Evolution of Labour Law (Part 1 ë 2), Raport i Përgjithshëm, Botim i Komisionit

Europian, Qershor 2005.

Page 218: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

204

The Prohibition of Discrimination under Human Rights Law, Botimi i Komisionit Europian

Shkurt 2005.

Udhëzues: Çështjet e barazisë gjinore në standardet ligjore dhe jurisprudencën kombëtare e

ndërkombëtare, UNIFEM dhe Shkolla e Magjistraturë, Pegi: Tiranë.

UNDP (2014) Dhuna me bazë gjinore.

UNDP Albania (2003).Sondazh mbi Statusin e Gruas në Politikë në Shqipëri.Tiranë.

UNFPA (2006).Focusing on Gender: An Assessment of Gender Integration in UNFPA

Materials. New York.

UNWOMEN (2013), Përmbledhje e disa prej vendimeve të GJED për cështjet e barazisë

gjinore, Tiranë:Albpaper.

Vendim i Këshillit 2001/51/EC më 20 Dhjetor 2000 për themelimin e Programit lidhur me

strategjinë strukturore mbi barazinë gjinore (2001-2005).

Vendim nr.1, datë 8.1.2014, i Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve

shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor.

Vendim nr.124, datë 5.3.2014, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e statutit të Fondit

të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”.

Vendim nr.1672/2006/EC i Parlamentit Europian dhe Këshillit më 25 Tetor 2006, për

themelimin e një Programi të Komunitetit për Punësim dhe Solidaritet Social - PROGRESS

[Gazeta zyrtare L 315 e datës 15.11.2006].

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.396, datë 22. 08. 1994 "Për Arsimin 8-Vjeçar në

Gjuhën Amtare të Personave të Minoriteteve"

VKM nr.1087 datë 28 .10.2009 “Për miratimin e Planit Kombëtar të veprimit për Dekadën

e Përfshirjes së Romëve 2005-2015”.

Page 219: TË DREJTAT E GRUAS - ASPEKTE LIGJORE DHE RESPEKTIMI ...uet.edu.al/images/doktoratura/Brikena_Buda_Dhuli.pdf · Shkenca Juridike, me profil “E drejtë publike”, për marrjen e

205

VKM nr.366, datë 15.04.2009 Për kompensimin e pagesës për pajisjen me letërnjoftim të

shtresave në nevojë.

VKM nr.437, datë 8.04.2008 “Për anëtarësimin e Këshillit të Ministrave të RSH-së në

Deklaratën “Dekada e Përfshirjes së Romëve”.

Waaldijk, K. (2004), Combating sexual orientatikon discrimination in employement,

Raport i Grupit të Ekspretëve Europianë për Luftën kundër Diskriminimit mbi Bazën e

Orientimit Seksual, Prill 2004.

Weiwei, L. (2004).Equality and Non-Discrimination UnderInternational Human Rights

Law, botim i Qendrës Norvegjeze për të Drejtat e Njeriut, Mars 2004.

Zaçe,V.(1999), Marrëdhëniet martesore sipas legjislacionit shqiptar.

2. Burime nga interneti

www.mfa.gov.al;

www.qpz.gov.al.

www.unioniamarodrom.com

www.errc.org

http://eur-lex.europa.eu.