227

Click here to load reader

T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

  • Upload
    votruc

  • View
    329

  • Download
    36

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

 

(PËR

F

T

R MBROJT

Punoi: L

FAKULTE

TEMA:

TJEN E GR

Lili Sula

REPUBLUNIVER

ETI I HISDepartam

POEZIA

RADËS “D

Tir

LIKA E SHRSITETI

STORISE menti i Let

IA E FIS

DOKTORE E

ranë, 2012

HQIPERII TIRANEDHE I FItërsisë

SHTËS

E SHKENC

ISE ES LOLOGJ

CAVE LET

Udhëheqë

Ali X

JISE

TRARE”)

ës shkencor

Xhiku

r:

Page 2: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

 

POEZIA E FISHTËS

Page 3: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

 

PËRMBAJTJA

HYRJE ………………………………………………………………...f. 5

KAPITULLI I …………………………………………………………f. 8

TIPOLOGJI E KRITIKËS SË FISHTËS ……………………………...f. 8

I.1. RECEPTIMI KRITIK I FISHTËS NË PERIUDHËN 1904-1944. …f. 8 I.2. RECEPTIMI KRITIK I FISHTËS NË PERIUDHËN 1944-1990. …. 17

I.3. RECEPTIMI KRITIK I FISHTËS NË PERIUDHËN 1990-………... 23

KAPITULLI II …………………………………………………….…f. 43

EPIKA E FISHTËS ………………………………………………….f. 43

II.1. KUR “XUNI FILL” LAHUTA E MALCIS` ………………………f. 43

II.2. TIPARE ROMANTIKE TË LAHUTËS SË MALCIS`; MARRËDHËNIET ME FOLKLORIN ………………………………f. 50

II.3. FUNKSIONI I FRAZEOLOGJISË NË POEZINË E FISHTËS …f. 64

II.4. VENDI I LAHUTËS NË SISTEMIN LETRAR SHQIPTAR …….f. 78

KAPITULLI III ………………………………………………………f. 84

LIRIKA E FISHTËS ………………………………………………….f. 84

III.1. MRIZI I ZANAVET ………………………………………….…f. 86

III.1.a. Historiku i botimit …………………………………….……..f. 86

III.1.b. Mrizi i Zanavet ………………………………………………f. 89

III.1.c. Nji lule Vjeshtet ……………………………………………..f. 98

III.2. VALLJA E PARRIZIT ………………………………………….f. 100

III.2.a. Historiku i botimit …………………………………………..f. 100

III.2.b. Vallja e Parrizit ……………………………………….……..f. 102

III.3. LIRIKA E MUNGUAR E DASHURISË ………………….…f. 114

KAPITULLI IV ……………………………………………………..f. 122

Page 4: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

 

DRAMATIKA E FISHTËS …………………………………………f. 122

IV.1. DRAMA ………………………………………………………f. 122

IV.2. TIPOLOGJI E DRAMËS ………………………………………f. 126

IV.3. DRAMA MITOLOGJIKE ……………………………………f. 129

IV.4. DRAMA ME MBËSHTETJE BIBLIKE ……………………….f. 146

IV.5. DRAMA NGA BOTA ANTIKE ………………………………f. 153

IV.6 TRAGJEDIA ……………………………………………….….f. 158

IV.7. SATIRA ………………………………………………..……..f. 164

IV.7.a. Anzat e Parnasit. Historiku i botimit ……………………….f. 164

IV.7.b. Tipologji e satirës së Fishtës …………………….…………f. 165

IV.7.c. Gomari i Babatasit. Historiku i botimit ………….………..f. 180

IV.7.d. Gomari i Babatasit dhe Visku i Babatasit …………………..f. 182

IV.7.e. Visku i Babatasit …………………………………………….f. 192

IV.7.f. Tipare artistike të satirës së Fishtës……………………………..f. 201

PËRFUNDIME ………………………………………………………f. 207

LITERATURË E SHFRYTËZUAR ………………………….…….f. 211

Page 5: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

 

HYRJE

Për arsye tashmë të ditura, Fishta mbeti shkrimtari që pati një pritje krejt të pazakontë. Ndër vitet`30 dhe në fillim të viteve `40 ai ishte me siguri poeti më i studiuar i letrave shqipe. Më vonë në vitet që erdhën pas luftës, ai përmendej veç për t`u kritikuar si poet konservator, si autori i Lahutës së Malcis që glorifikonte primitivizmin e jetës së malësorëve, më në fund si politikan reaksionar e fashist.

Pas viteve `90 pati një lulëzim të vërtetë studimesh, artikujsh e monografish, që “u turrën” ndaj veprës së tij si ndaj një xeheje të vërtetë nga buronte një pasuri e jashtëzakonshme motivesh, vizionesh artistike e vlerash te panumërta gjuhësore. Literatura mbi veprën e tij, edhe kështu mjaft e gjerë, nuk rresht së shkruari edhe sot e kësaj dite. Prandaj në sprovën që po paraqesim e pamë të nevojshme që një kapitull të gjerë t`ia kushtonim bibliografisë fishtiane. Na u desh ky kapitull jo vetëm se me të plotësonim një detyrim shkencor të domosdoshëm, po edhe se në ato qindra e mijëra tituj punimesh mbi Fishtën vihen re njëherësh disa prirje të qasjeve ndaj veprës së tij, disa lloje të teksteve shkencore, disa metoda teorike të trajtimit të çëshjeve. I gjendur para një literature të tillë, historiani i letërsisë, nuk mmund të rrijë pa u përpjekur të bëjë një klasifikim bibliografik të saj dhe, ç`është më e rëndësishmja, të përzgjedhë në ato mijëra faqe vështrimet, analizat e pikëpamjet më të vyera.

Por, siç mund të merret me mend, një bibliografi shumë e gjerë siç është ajo për veprën e Fishtës, sa çe ndihmon aq edhe e shqetëson historianin e letërsisë që e ka shumë të vështirë të realizojë vetveten. Natyrisht, ai e di se gjithë ajo që do të nxjerrë nga duart do të mbështetet mbi ato që kanë thënë të tjerët para tij. Po ndërkohë ai s`mund të rrijë pa qenë vetvetja pa kërkuar atë shkallë origjinaliteti pa të cilën nuk mund të kuptohet studiuesi në çdo fushë dijeje që të punojë. Pikërisht për këtë arsye ai krahas përgjithësimit të rezultateve të të tjerëve qëmton çëshje të patrajtuara më parë, zgjithjet e të cilave sjellin si pasojë kontributet e tij origjinale.

Këto çështje mund të jenë të natyrave të ndryshme mund të jenë pra kërkime të karakterit thjesht historiko-faktologjik, po dhe kërkime në fushë të ligjërimit artistik, të niveleve të tij leksikore dhe fonetike të konstanteve tematike etj. Hulumtime të tilla janë sipas nesh saktësimi i botimit të poemës Lahata e Malcis i historikut të botimit të Mrizit të Zanavet evidentimi i funksionit të veçantë artistik të frazeologjisë në poezinë e Fishtës, tipologjia e dramave të Fishtës që jep dorë përtë gjykuar më nga afër përkatësinë e veprës së Fishtës në rrymat letrare, më saktë për të gjetur më mirë modelet e parapëlqyera prej poetit kur krijonte veprat e tij. Në shumë raste Fishta i ka përmendur vetë autorët dhe veprat që çmonte më shumë, siç dihet ai ka shprehur prirjen e tij të hapur ndaj estetikës klasike. Po edhe kur shkruante për shkrimtarë të huaj ai nuk merrej thuajse fare me rrymën letrare ku bënte pjesë vepra e tyre prej historisë së letërsisë. Natyrisht edhe ai e mendonte zhvillimin e letërsisë si një proces që kishte patur periudhat e veta historike. Po përfytyrimi i tij mbi historinë e letërsive europiane buronte nga fazat e zhvillimit të kristianizmit, që për të përbëntë themelin e vetëm të qytetërimit e të kulturës, pra dhe të letërsisë europiane. Megjithatë, sidoqë vetë Fishta nuk do të na ndihmonte për të gjetur

Page 6: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

 

vendin e veprës së tij nëpër rrymat letrare, historianit të letërsisë i duhet doemos ta shtrojë këtë çëshje, në mos si objekt të veçantë të kërkimit, të paktën si përpjekje që tek merret me pamjet e tjera te veprave te tija, të përcaktojë kontributin e atyre veprave në formësimin e rrymave (prirjeve, shkollave) aq sa ç`u përvijua në historinë e letërsisë shqipe.

Kur kanë folur për çështje të rrymave letrare, thuajse të gjithë historianët e letërsisë nxitojnë të theksojnë se propozimet e tyre mbi kufijtë ndërmjet rrymave ose përkatësive të krijimtarisë së një a disa autorëve, në këtë apo atë rrymë, janë relative.

Dihet sigurisht që çështje të kësaj natyre janë ndër më të diskutueshmet, lehtësisht të kundërshtueshme, prandaj duke bërë zgjedhjen e tyre,shpesh me shumë druajtje, studiuesit kanë lënë gjithnjë të hapur shtigjet e mendimeve alternative. Kërkimi i një përkatësie “puriste” është i destinuar të dështojë nga vetë natyra e letërsisë si një veprimtari që krijohet prej subjekteve të veçanta, gjithmonë të papërsëritshme, të pafundme në larminë e tyre e që i drejtohet një destinacioni pa ashtu të pafundmë subjektesh receptuese. Raportet që krijohen në këtë rast nuk u nënshtrohen ligjeve rreptësisht të përcaktuara, po përkundrazi mungesës së ligjeve, ndryshimit të vazhdueshëm, që kurrsesi nuk mund të derdhet nëpër sisteme a kanune. Dihet se kur ka ndodhur kjo, letërsia është dhunuar në qenësinë e saj si objekt krijimi, vetëm e pikërisht individual.

Kështu, siç po shestohet, duket se çështja me të cilën do të merremi, nuk do të mund të marrë zgjidhje. Historianët e letërsisë në përgjithësi afrohen kur pranojnë (të paktën një pjesë e mirë e tyre) se ndodh shpesh, që shkrimtarët në periudha të caktuara historike, kryesisht përmes ndikimit të traditës apo mohimit të saj, në krijimtarinë e tyre, qoftë dhe në mënyrë të pandërgjegjshme, kanë mendime të afërta filozofike, koncepte estetike të ngjashme e praktika krijuese me tipare të përbashkëta ose shumë të dalluara nga njëra-tjetra. Ky relativitet kompleks ka çuar te koncepti i rrymës letrare që tashmë ka zënë vend të rrymës letrare. Hetimi i përkatësisë së veprës së një a më shumë autorëve ndër to, siç dihet, është detyrë parësore e historianit të letërsisë. Për disa autorë kjo çështje paraqitet më e lehtë, për të tjerë shumë më e vështirë. Kështu për shembull tani askush nuk e vë më në dyshim natyrën romantike tëveprës së De Radës, Gavril Darës e Zef Skiroit. Kështu besoj se të gjithë jemi në një mendje që, ndërsa midis ”Serafina Topisë” dhe “Skëndërbeut të pafan” të De Radës; midis “Te dheu i huaj” (varianti II) e “Kthimi” të Zef Skiroit ka shumë tipare të ngjashme. Te Fishta çështja është shumë më komplekse. “Lahuta e Malcis” ndryshon mjaft nga “Gomari i Babatasit” e më shumë akoma prej vëllimit “Pika voeset” dhe melodramave që ai la.

Natyrës shumëdimensionale të artit fishtian edhe në këtë pikë (të përkatësisë në rrymat letrare) mund t’i qasemi më mirë edhe nëpërmjet dukurive paralele nga historia e letërsisë botërore dhe nga historia e letërsisë sonë.

Disa përfaqësues të iluminizmit, (që herë merret si rrymë më vete, herë jo), si p.sh. Volteri, kanë shkruar sipas modeleve të klasicizmit. Është e njohur se krijimtaria e Stendalit “rrëshqet” nga romantizmi i romanit “Manastiri i Parmës” në realizmin e romanit “E kuja dhe e zeza”; po ashtu është pranuar se një ndër prijëtarët e realizmit

Page 7: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

 

anglez, Dikensi i ka shumë më të ndjeshëm elementët sentimentalë e romantikë, të cilët mungojnë krejt tek realizmi i “ashpër” e “i pakompromis” i Thekerit; ndërsa në letërsinë ruse vepra e Pushkinit mbahet si kapërcyelli që shënoi kalimin nga romantizmi në realizëm.

Historia e letërsisë shqiptare nga fillimi i shekullit deri në vitet e Luftës së Dytë është mjaft e ngjeshur, në kuptimin që brenda një periudhe të shkurtër kohe kanë bashkëjetuar shumë dukuri rrymash letrare, herë të qëndrueshme e herë kalimtare, herë të natyrshme e të pritura, e herë të “panatyrshme” e deri diku të “papritura”. Në këtë periudhë vazhdon të jetojë romantizmi, shfaqen bijëzimet e tij – simbolizmi e parnasi (Asdreni, Lasgush Poradeci), përhapet sentimentalizmi (Ndoc Nikaj, Helenau), nis të marrë trajtë realizmi (novela të Migjenit, Dhmitër Paskos); kalon rrëshqitazi ekspresionizmi (skicat e Migjenit etj.) merr “çuditërisht” shtat klasicizmi (Çajupi, Ethem Haxhiademi etj.)

Kjo larushi rrymash e dukurish mbetet sigurisht për t’u shpjeguar. Ajo që na intereson në këtë parashtresë është që të theksojmë, se në të (larushinë) përfshihet tërësisht vepra e Gjergj Fishtës. Në veprën e tij gërshetohen prirje artistike, tematike filozofike dhe ideologjike të dy periudhave letrare dhe historike; të periudhës së Rilindjes, që do ta pajisë me ideale dhe të pavarësisë, që do ta lirojë prej iluzioneve. Me veprën e tij prandaj merr fund Naimi, shtrihet gjerë Çajupi dhe fillon Noli.

Poema “Lahuta e Malcis” me sublimimin e historisë, arterien e fuqishme etnopsikologjike, me arketipat folklorikë dhe elementët fatidikë dhe mitologjikë, e të tjera tipare, duhet marrë sigurisht si një vepër romantike. Një vepër si “Gomari i Babatasit” me karaktere të mbështetura, madje të kushtëzuara nga një sfond psiko-social mjaft i qartë, me mllefin e saj denoncues, me detajet e kërkuara e të zgjedhura për forcën e tyre përshkruese, me natyrën krejt të hapur të mesazheve etj., nuk lejon shumë dyshime për t’u marrë si vepër mirëfilli realiste. Disa vëllime të Gjergj Fishtës, si “Pika e Veset”, ”Vallja e Parrizit”, që dallohen për një veshje poetike tepër të lëmuar, një punë vërtet të imtë me stilin, që synon formën shumë të disiplinuar dhe preciozitetin; si dhe disa melodrama (“Shën Françesku i Asizit”, “Barijt e Betlemit”, “Jerina” etj.) me mesazhet qartësisht instruktive (moralizues-didaktike), kanë krijuar tek vepra e Fishtës një kahje të ndjeshme klasiciste.

Si mund të shpjegohet kjo dukuri, që në letërsinë shqiptare nuk është e vetme? (Ka shumë të ngjarë, që edhe krijimtaria e Çajupit t’u takojë tri rrymave letrare; poezia – romantizmit, komedia “14 vjeç dhëndër” – realizmit, ndërsa tragjedia “Burri i dheut” – klasicizmit.

Përveç përgjigjeve të shumë pyetjeve të tjera duhet të veçojmë se Gj. Fishta, si njohës i thellë i botës shqiptare, e ka përjetuar dhe realizuar atë artistikisht në varësi të situatave në të cilat ka hyrë në marrëdhënie me të, që, nga ana e tyre, kanë përcaktuar zgjedhjet krijuese të tij. Këto situata për Fishtën nuk kanë qenë kurrë statike, ato kanë lëvizur dhe ndryshuar vazhdimisht, duke u bërë shkaku kryesor i larushisë së jashtëzakonshme të krijimtarisë së tij.

Page 8: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

 

KAPITULLI I

TIPOLOGJI E KRITIKËS SË FISHTËS

I.1. RECEPTIMI KRITIK I FISHTËS NË PERIUDHËN 1904-1944

Për të realizuar një vëzhgim tipologjik mbi receptimin kritik të Fishtës do të na

ndihmonte një paraqitje diakronike e zhvillimit të tij. Nga kërkimet tona bibliografike, mund të arrijmë në përfundimin se, me gjasë, kemi të bëjmë me tri periudha, që i përgjigjen tre niveleve të ndryshme të receptimit.

Po të mundnim ta paraqisnim grafikisht, në pikëpamje cilësore e sasiore, vërejmë se receptimi kritik përvijohet si një kurbë që nis më 1904, arrin kulmin më 1943 me zgjatim e bartje deri më 1944 (periudha I), për t’u rrëzuar në mënyrë drastike pingulthi pas vitit 1946-47 deri më 1990 (periudha II) e për t’u ngritur rishtazi po këtë vit (Periudha III , vitet ’90 e këtej).

Viti ‘43/’44 sa ç’është kulmi i kurbës e maja e gjykimit kritik si dhe fundi i një etape është fillimi i një tjetre, denigrimit, anatemimit që shkoi deri në ekskomunikim të plotë. Nga tri periudhat e lartpërmendura, e dyta paraqet mjaft golle a zona të zbrazëta receptimi, ndërsa mes dy të tjerave, e treta ka një denduri më të madhe dhe shfaq bartje nga periudha e parë. Mjafton të kujtojmë që një pjesë e mirë e studimeve dhe artikujve të botuar në përmbledhjet e studimeve Gjergj Fishta nën kujdesin e revistës Shkëndija, Tiranë, Luarasi, 1941, dhe At Gj. F. (1871-1940) Numër përkujtimuer botue nëpër kujdes t’At Benediktit Dema. O.F.M., Tiranë, Distaptuer, 1943 janë ribotuar nga vitet 1990 e këtej jo vetëm një herë. Kështu ka ndodhur me studimet e L. Poradecit, E. Çabejt, N. Resulit, E. Koliqit, M. Lambercit, P. Gjeçit, P. A. Harapit, etj. Periudha e parë dhe e tretë, përgjithësisht, kanë vazhdimësi kronologjike pa shkëputje. Në njësi kohore njëvjeçare, vepra e Gj. Fishtës ka patur horizontin e pritjes kritik të vetin. Këo dy periudha dallohen

Page 9: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

 

për vazhdimësinë e tyre të dendur. Ndër to nuk ka patur vit (me përjashtim të vitit 1912) që të mos jenë botuar artikuj, studime, përmbledhje shkrimesh kritike si dhe disa libra të veçantë për Gj. Fishtën. Në periudhën e tretë vijnë e shtohen në mënyrë të ndjeshme edhe monografitë.

Në këndvështrimin sasior bibliografia kritike për Fishtën përbëhet nga 1683 zëra, prej të cilëve 30 libra monografikë e studimorë, 13 përmbledhje të posaçme me studime të ndryshme, 4 bibliografi dhe qindra artikuj e studime në periodikë të ndryshëm. Periudha e parë, që ndryshe mund të quhet Fishta në gjykimin e bashkëkohësve, përfshin dy librat e At Fulvio Cordignanos (Epopeja Komtare e Popullit Shqyptar, Shkodër, 1925; Vasha n’Epopen Kombtare të Popullit Shqyptar: Tringa e Malcis, Shkodër, 1939) dhe librin e Francesco Ercoles, Giorgio Fishta. Commemorazione tenuta il 9 Marzo 1941- XIX nella reale Accademia D’Italia, Roma, 1941. Janë të kësaj periudhe edhe dy përmbledhjet me studime: Gjergj Fishta. Nën kujdesin e revistës “Shkëndija”, Tiranë, 1941 dhe At Gjergj Fishta (1871-1940). Numër përkujtimuer botue nëpër kujdes t’At Benediktit Dema O.F.M., Tiranë, 1943 dhe tri numra të posaçëm: Zani i Shna Ndout (Shkodër, 1941, nr. 47); Hylli i Dritës (Shkodër, 1931, nr.10); Shkolla Shqiptare (Tiranë, 1941, nr. 47) dhe 517 artikuj, recensione, njoftime, e studime në të përkohshme të ndryshme.

Studiuesit përqendrohen më shumë në formantet krijuese të poetit, në dimensionet e Fishtës si njeri, poet, atdhetar, politikan, etj. Këta studiues, duke synuar kryesisht informacionin dhe të dhënat faktike, përmes një ligjërimi deskriptiv e venë theksin në boshtin ideo-tematik a historiko-sociologjik të veprave. Tek nuk mbështeten në vëzhgime analitiko-artistike, këta studiues, si rregull formulojnë vlerësime e cilësime që tingëllojnë si gjykime përgjithësuese. Tjetër prirje e kësaj periudhe të parë përbëhet nga shkrimet përkujtimore që, siç është e natyrshme u botuan fill pas vdekjes së autorit. Librin e parë për veprën e Fishtës, si vumë në dukje, e shkroi At Fulvio Cordignano. Epopeja Komtare e Popullit Shqyptar, (botuar në Shkodër më 1925). Ky libër është një studim e tipit historiko-kulturor.”2…Për me gjikue plotsisht nji poem kso doret,- thotë autori,- do të njifet kultura marë e Ballkanit.”3 Autori e ka vështruar Lahutën e Malcis si vazhdim të letërsisë së vjetër shqipe, të letërsisë italo-shqiptare e të lidhur ngushtë me poezinë popullore heroike. Ai ka vënë në dukje gjithashtu se, në një masë a një tjetër, poema është produkt i vonesave të zhvillimit të letërsisë kombëtare në Shqipëri. At Cordignano i kushton kapituj të veçantë rendit organik të poemës, vlerës së saj në pikëpamje të historisë së kulturës dhe të religjionit. Sa i takon klasifikimit gjinor të kësaj poeme, autori shprehet se ajo është “kallëzim epik i njaj ndollis historike me shum randsi e qi ka pasë efektet e veta të lumnueshme në zhvillimin komtar të nji popullit… ka element lirik me shumicë, e gjen element satirik jo ma me pakicë, ndoshta, e aty ktu edhe polemika”4                                                             2 Metodën e vet të studimit At F. Cordignano e shpreh qartë më 1931, në numrin përkujtimor që “Hylli i Dritës” i kushton Fishtës. Në artikullin Kryevepra e At Gjergjit në Zhvillim të Historis Shqyptare, (f. 550) Cordignano shkruan: “Nuk due ta’ këqyri veprën epike të P. Gjergjit në pikëpamje esthetike-letrare, por në pikëpamje ethnologjike, shoqnore, se ky poem a shprehje mendore e ndiesore e nji rodit qi a gjallë e ne sot, faqe botës, e mendon e e kupton gjendjen e vet, e përpiqet ta përmirësojë sa të mundet.” 3 F. Cordignano: Epopeja Komtare e Popullit Shqyptar. Pjes’ e parë.- Shkodër, Shtypshkroja e së Papërlymes, 1925, f. 77. 4 Po aty, f. 62, 63.

Page 10: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

10 

 

Pas botimit të plotë të Lahutës (1937), At Cordignano do t’i kushtojë asaj një studim tjetër me titull: Vasha n’Epopen Kombtare të Popullit Shqyptar: Tringa e Malcis. (Shkodër, Shtypshkroja Franceskane, 1939), që në pikëpamje të metodës a shkollës së interpretimit, mund të kuptohet si zgjatim a përplotësim i studimit të parë. Përveç analizës tematiko-përmbajtësore, gjykimeve socio-historike e etnografike të këngëve XXII e XXIV të Lahutës5 autori heq edhe ndonjë paralele krahasimtare me episodet homerike kur shprehet se “Poeti ka dashtë vetëm të ndiekë epizodin homerik të zotavet qi grabisin trupin e dekun të Sarpedonit qi mos të mujtte kush me i ba ndo i dhunë.6 Më 1941, në përkujtim të figurës së Fishtës, F. Ercole mban një fjalim, në Akademinë Mbretërore të Italisë, që u botua i veçantë. Pas konsideratave të përgjithshme mbi personalitetin politik e fetar dhe aktivitetin letrar të autorit, përmes qasjesh krahasimtare me poezinë italiane, Ercole ndalet në shtresën historiko-mitologjike të Lahutës së Malcis. Më poshtë, në mënyrë jo fort të argumentuar, Ercole ka dalluar një lloj fryme romantike të përbashkët mes shkollës së Kolegjit Françeskan të Shkodrës e traditave të poezisë popullore shqiptare dhe poezisë italiane. “…Pra, në poezinë popullore shqiptare,- shkruan Ercole,- gjendet një lloj romantizmi zanafillor ose instiktiv. Veç kësaj, ky romantizëm zanafillor e instiktiv përsëritet edhe në të gjitha letërsitë gjermane e, në përgjithësi, në letërsitë popullore ballkanike… Prandaj, romantizmi italian, si shprehje e artit refleksiv, për Fishtën puqej me romantizmin spontan të poezisë popullore shqiptare. Këtë romantizëm, të konceptuar në funksion të parimit politik, Fishta e identifikonte me idealet patriotike të poezisë së tij, që synonin të zgjonin te populli shqiptar vullnetin për çlirim kombëtar.”7

Nga periodikët, i pari që i kushtoi numër të posaçëm Fishtës, në kremtim të XXV-vjetorit të meshtarisë, ishte “Zani i Shna Ndout”, (1919). Ndër autorët e këtij numri, përmendim P. Bardhin, V. Prenushin, P. Dodajn e K. Floqin. Përveç dy krijimeve poetike të V. Prenushit e K. Floqit, kushtuar Fishtës, në artikullin A. Gjergj Fishta, At Bardhi me një ligjërim deskriptiv, duke u mbështetur në të dhëna faktike e ngjarje historike, si dhe

                                                                                                                                                                                 Më poshtë, i përqendruar në mesazhin dhe qëllimin e poemës, studjuesi shkruan: Ka vlerë religjioze, politike, civile, vlerë fort të naltë kulturet e estetiket …Por qëllimi kryesuer i poemit asht politik: bashkimi i gjith shqyptarvet, çdo besimit qi të jen, për me m’kamë rishtas e me ç’madhue atdheun”.- Po aty, f. 68. 5 Në mbështetje të mesazhit të këngëve të Tringës, autori shprehet: “Kjo harmoni elementash psikologjikë e moralë nuk do kërkue aq fort në burrë, kah edhe shpeshherë mungon, por në grue të malcis e të katundit.- Në: Vasha n’Epopen Kombtare…f. 15. 6 Po aty, f. 38. 7 Francesco Ercole: Giorgio Fishta. Commemorazione tenuta il 9 Marzo 1941- XIX nella reale Accademia D’Italia.- Roma, 1941, f. 12. “C’e’ insomma nella poesia popolare albanese una specie di romanticismo originario o istintivo, come del resto, questo romanticismo originario o istintivo e’ da ricoscersi nella letteratura germanica e in tutte, in genere, le letterature popolare balcaniche… Sicche’, mentre il romanticismo italiano, come espressione di arte riflessa, sembrava al Fishta coincidere con il romanticismo spontaneo della poesia popolare albanese, quel romanticismo concepito in funzione di un principio politico si identificava per lui con gli ideali patriottici della sua poesia, mirante ad eccitare nel popolo albanese la volonta’ della propria riscossa nazionale” “… meglio appaia quella fusione dell’ umanità col mito, del reale col fantastico, dell’ uomo con l’essere sovrannaturale, che costituisce uno dei caratteri più singolari della poesia fishtiana”.- Po aty, f. 17. (… shfaqet më mire shkrirja e natyrës njerëzore me mitin, e reales me fantastiken, e njeriut me qenien mbinatyrore, duke krijuar një nga karakteristikat më të veçanta të poezisë fishtiane)

Page 11: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

11 

 

duke vlerësuar fratin Fishtë si gojëtar e predikues, jep kronologjikisht formimin dhe veprimtarinë e tij. P Dodaj në Vjershtari i popullit ndër vjersha të veta paraqet veprimtarinë letrare të Fishtës në gjinitë epike, lirike e dramatike, duke theksuar idenë se: “Programi i ktyne veprave poetike, si përgjithsisht programi letrar i vjershtarit t’onë, kishte me mujt me u përpilue kso doret: bashkimi e unjisimi i komit, dashtnia për atdhe, bukuria e nderimi i gjuhës komtare”8 Më pas, është “Hylli i Dritës” që i kushtoi numër të posaçëm Gjergj Fishtës, (1931, nr. 10). Artikujt e këtij botimi, (të përgatitur me rastin e 60-vjetorit të lindjes së poetit), të shkruar nga M. Harapi, F. Cordignano, M. Lambertz, Baldaçi, etj., mbeten në kuadrin e vlerësimeve dhe vëzhgimeve përgjithësisht pozitiviste. Të interesuar deri tani më shumë për Lahutën, në shkrimet e këtij numri studiuesit hedhin hapat e para për studimin e dramatikës së Fishtës. M. Harapi bën objekt të vështrimeve të tij veprimtarinë teatrore të Fishtës, duke u ndalur në vlerat didaktike-moralizuese, duke theksuar mesazhin dhe duke prekur çështje të stilit, që kanë veprat e tij klasike. “Veprat e tjera theatrare (…),- shkruan autori,- janë vërte klasike, pse subjektet e tyne janë të gjall, msojnë e edukojnë, në daç në tragjedi, si në komedi e dram… pse ndër to ke’ gjuhë e stil, dy sende të ndryshme, por të nevojshme.9 Në rubrikën Shtypi i huej e Patër Gj. Fishta tërheqin vëmendjen vlerësimet e Baldaçit mbi marrëdhëniet e Fishtës me Urdhrin Françeskan dhe rolin e këtij urdhri në kulturën e Shqipërisë së Veriut. Veç studiuesve shqiptarë, nga ky numër e në vazhdim, përvijohet prirja e studimit të veprës së Fishtës nga albanologë a studiues të huaj. Albanologu Maximilian Lambetz, që më vonë do të botojë studimin Lahuta e Malcis dhe eposi homerik (Gjergj Fishta und das albanische Heldenepos, Laipcig,1949) e më pas do të përkthejë Lahutën në gjermanisht (1958), do të vlerësojë gjuhën e poemës.10 Në një vështrim përmbledhës, mbi ç’është botuar në këtë numër bie në sy se, brenda shqyrtimeve përgjithësisht pozitiviste, të natyrës historiko-kulturore, sociologjike, biografike, etj. nisin të përvijohen edhe fillimet e analizave tekstuale, formalo-gjuhësore, stilistikore, komparative, etj. Pas vdekjes së Fishtës revista “Shkolla Shqiptare”*, i kushtoi atij numrin 47 të vitit 1941, në të cilën janë botuar Fjala e Prof. Xhuvanit në varrin e poetit, një pjesë e telegrameve dhe ngushëllimeve drejtuar Ministrisë së Arsimit, bibliografia e veprës së poetit dhe e studimeve mbi të e të tjera. Numri përmban gjithashtu edhe një shkrim bibliografik të Kolë Kamsit, titulluar At Gjergj Fishta që, përmes datash e faktesh kronologjike, sjell të

                                                            8 P. Dodaj: Vjershtari i popullit ndër vjersha të veta.- “Zani i Shna Ndout”, Shkodër, nr. 11, fruer 1919, f. 30. Më poshtë, në mënyrë të thukët, për programin letrar të Fishtës, autori i artikullit shkruan: ”… qi me mkamë kah feja e gjytetnija popullin Shqyptar”.- Po aty, f. 34. 9 M. Harapi: A.Gjegj Fishta në lamë theatrare.- Në: “Hylli i Dritës”, Shkodër, 1931, nr. 10, f. 564. 10 M. Lambertz: “asht e’ përshtatshëm me u ba giuha e shkollave të Shqypnis së Nordit, e njiherit edhe e marë shkollave. Prandaj të merret kjo giuhë e’ me ket giuhë të rritet mosha e re. Kjo giuhë të cilën e përdorin edhe tjerë auktorë shkodranë, të jet edhe giuha zyrtare”. Në: “Hylli i Dritës”, Shkodër, 1931, nr. 10, f. 577. * Edhe pse ruan rubrikat mësimore, që janë të natyrës së kësaj reviste, krejt pjesa tjetër i kushtohet Fishtës.

Page 12: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

12 

 

dhëna mbi jetën, formimin dhe veprimtarinë letrare, politike, arsimore e fetare të poetit tonë. Një tjetër artikull Me lyrën e me veprën e A. Gj. Fishtës, shkruar nga Sterjo Spasse, përmes përshkrimeve dhe vëzhgime impresioniste, merret sa me jetën e poetit si “symbol i genisë së racës s’onë, po aq edhe me Lahutën apo me Mrizin e Zanavet. “Gjuha në çdo varg,- shkruan autori për Mrizin,- pasqyron thesarin e saj më të math, stili kudo merr rrjedhshëminë e dlirësinë më të plotë, forma poetike kudo bëhet më e harmonishme edhe dufi i zemrës në çdo fjalë çfaqet më i fortë: Zana e Tij bëhet zemra e Kombit: Lyrikat e odet rrëmbehen e bëhen prona e të gjithë shqiptarvet”11 Siç thamë edhe më lart, denduria më e madhe e receptimit kritik të fazës së parë të shkrimtarisë fishtiane gjendet në dy përmbledhjet me studime të viteve 1941 e 1943. 12 Një pjesë e mirë e këtyre shkrimeve, në përpjekje për të gjetur te Fishta poetin kombëtar më të madh e më të fuqishëm, karakterizohen nga stili kushtimor, përkujtimor, me shtresa të theksuara emotivo-subjektive e ndonjë herë panagjerike. Po të kemi parasysh, nga njëra anë, që këto artikuj e studime u shkruajtën fill pas vdekjes së poetit e, nga ana tjetër, paratraditën e kritikës sonë deri në ato vite, kuptohet lehtë natyra ligjërimore e këtyre artikujve.13 At Benedikt Dema me Vepra Letrare e A. Gjergj Fishtës (1943) dhe Filip Fishta me Shënime Bio-bibliografike mbi Gjergj Fishtën (1941) janë bibliografët më të mirë të Fishtës. Bibliografinë më të plotë deri më sot, për krijimtarinë fishtiane, e ka bërë At B. Dema, një bibliografi regjistrative e organizuar sipas rendit kronologjik e me pretendimin shterues për të shënuar “të gjitha veprat letrare të poetit kombtar, të botueme e të pabotueme, tue shtue kah fundi edhe skemën qi vetë At Fishta la të shkrueme për botimin e të gjitha vepravet të veta, ndër muejt e mbrame e jetës së vet.”14 Bibliografia e F. Fishtës synon jo vetëm krijimtarinë e autorit, por edhe studimet mbi të. Për më tepër, ai nuk mjaftohet vetëm me regjistrimin, por shton edhe anotime (bibliografitë më së shumti janë dy tipesh kryesore, 1) regjistrative dhe 2) regjistrative dhe anotuese) rreth historikut të botimit të veprave, sfondit historiko-kulturor të kohës, madje hyn në polemika duke mbajtur qëndrimin e vet rreth çështjeve të ndryshme.15                                                             11 S. Spasse, Me lyrën e me veprën e A.Gj. Fishtës, “Shkolla Shqiptare”, Tiranë, 1941, nr. 47, f. 242. 12 Eshtë fjala për Gjergj Fishta. Nën kujdesin e revistës “Shkëndija”, Tiranë, Luarasi, 1941 dhe At Gjergj Fishta (1871-1940). Numër përkujtimuer botue nëpër kujdes t’At Benediktit Dema O.F.M., Tiranë, Distaptuer 1943. Për lehtësi shkrimi dhe leximi të dyja botimet do t’i shënojmë shkurtimisht sipas viteve ’41, ’43. 13 Një pjesë e mirë e këtyre shkrimeve, duke mbështetur tiparet e lartpërmendura, karakterizohen pikërisht nga ky ligjërim, si: A V. Volaj Smundja e deka; P D. Kurti Ftyra e ngrime; F Fishta Për vdekjën e At Fishtës; Gj, Volaj Kujtimi i P Gjergjit; T Toci Nji flamurtar; Domenico Franze Patër Gjergj Fishta, Orfeu i Shqipnis, etj. Në: At Gjergj Fishta (1871-1940), Distaptuer, Tiranë, 1943. 14 B. Dema. Veprimi letrar i A. Gjergj Fishtës O.F.M. Në: At Gergj Fishta (1871-1940), Distaptuer, 1943, f. 316. Kjo bibliografi u botua më parë, (1942) te “Hylli i Dritës”, nr. 11-12, ndërsa, si botim i veçantë më 1943-in. 15 p.sh. regjistron: Fishta P. Gjergj O.F.M. “Vllaznija” Sh. Françesku i Asizit- Dram në tre akte (99 f.)- Shkodër, shtyp, “Nikaj, 1912. Dhe anoton: Shënim: në 700-vjetorin françeskan u çfaq kjo vepër e FISHTES, botue, si shifet, ma vonë ke Nikaj. Nga kronika e kohës: E Kreme Shtatqindvjetore e Urdhnit të Sh’françeskut në Shkodër (Elçija, vj. 1910, fq. 20-25), shohim nji njoftim të P. Vinçenc Prenushit, prej të cilit po shkëpus disa rradhë…F. Fishta: Shënime bio-bibliografike mbi Gjergj Fishtën.-Në: Gjergj Fishta, Tiranë, 1941, f. 163.

Page 13: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

13 

 

Në studimin biografik me titull Jeta e veprat e Fishtës (1941), K. Gurakuqi, përqëndrohet në arsimimin dhe aktivitetin fetar të autorit, në frymëzimin e Lahutës, në ndikimet e saj nga letërsia kroate, në veprimin gjuhësor e letrar, shoqëror, fletorar e së fundi në vlerat e Fishtës si krenaria e kombit tonë. I po kësaj natyre (si dhe një pjesë e mirë e fjalimit të F. Ercoles, Commemorazione tenuta il 9 marzo 1941 nella Reale Accademia d’Italia, (Roma, 1941), dhe pjesë nga veprat e F. Cordignanos), është shkrimi Mbasi Diq At Gjergj Fishta i B. Demës (në botimin e ‘43-it). Autori, përveç të dhënave biografike, ngjarjeve dhe fakteve historike, në këtë artikull, riprodhon në mënyrë të plotë a të pjesëshme, si fakte a dokumenta të kohës, njoftime, telegrame ngushëlluese nga personalitete dhe organe shtypi të ndryshme, të vendit e të huaja, si Rinija fashiste, Zani i SH’Ndout, La Stampa, Corriere della Sera, etj. Të një natyre të ngjashme me studimin bibliografik të B. Demës, por me këndvështrime më të ngushta janë artikujt e M. Sirdanit Jeta e vepra fetare e At Fishtës, M. Harapit Misioni i lartë i poetit t’onë kombtar, A Leotit At Gjergj Fishta, N. Çobës At Gjergj Fishta O.F.M., P Dodajt Vjershtari i popullit ndër vjersha te veta, B. Bardhit At Gjergj Fishta ( me rastin e 25-vjetorit te meshtarisë) Z. Palit Fishta, Gj. Kolës Shkolla shqipe françeskane e Gj. Fishta, etj. Në vështrimet biografike hyjnë dhe artikujt përkujtimorë si dhe shkrimet që përmbajnë pjesë nga epistolari i Fishtës, që sjellin të dhëna jetësore e që evokojnë njohjet personale, ngjarje e situata të jetuara. Të gjithë këta artikuj, nga pikëpamja e ligjërimit, karakterizohen nga regjistri emocional, shpesh panagjerik.16 Në artikullin Fishta: Njeriu e Vepra, botuar në përmbledhjen e vitit 1941, A. Pipa, përmes vëzhgimesh psiko-analitike ndalet në formantet kreative të poetit. Ai thekson se temperamenti dhe prirjet e Fishtës ishin lirike, por të një lirike kryengritëse e burrnore, që u transformuan në epikë. “Pjesën e dashurisë” qi Fishta nuk mund ta shfrejë,- shkruan A. Pipa,- natyra ia korrupton në urrejtje e mëni (mënija e dashurisë janë intonacionet e peranshme të së njërës ndjenjë).”17 Në periudhën e parë të receptimit kritik të Fishtës vërehet se, krijimtaria e autorit fillon të vëzhgohet e analizohet në përkatësitë e saj gjinore. Shumë artikuj të kësaj kohe ruajnë ende vlerën e citimeve (referimeve) për studiuesit e sotëm. Tek flet për prurjet lirike të Lahutës, L. Poradeci vë në dukje fragmentarizmin e poemës, veçori të fjalorit, muzikën “sui-generis” e stilin e saj. Poema e Fishtës është e pasur me muzikën e shpirtit, me transfigurimin poetik dhe metafizikën e harmonisë së krijimit poetik, që për Lasgushin përbëjnë atë që quhet lirizmë.18

                                                            16 Po përmendim vetëm disa syresh, nga botimi i 41-it: J. Milaj: Rrnoshin klasikët grekë…! Kujtime nga fjalimi i Gj. Fishtës në Shkodër në takimin e përfaqësuesve të Shteteve të Lidhjes; S. Shundi A. Gj. Fishta anegdotik; R. Petrotta A. Gj. Fishta dhe arbëreshët e Siqelisë (kujtime të njij arbëreshi); dhe nga botimi i 43-it: B. Dodaj At Gj. Fishta O.F.M. në korrespondencë me nji sivlla të përzemërt; R. Dema Ikën na lanë kujtime për At Gj. Fishtën; Gj. Volaj Kujtimi i Patër Gjergjit, etj. 17 Në A. Pipa: Fishta: Njeriu e Vepra.- Në: Gjergj Fishta, Tiranë, 1941, f. 120. Më tej studiuesi shkruan: “Un jam i mendjes se Fishta ishte n’origjinë nji poet lirik, por i nji lirizmi të fuqishëm, kryengritës, jo lotues e melankolik, por burrnues…nji lirizëm luftarak porsi ay i Pindarit a ma mirë ay i Tirteut…(e) nuk i mbetej veçse ta shprehte lirizmin e vet nën nji frymë epike”.- Po aty, f. 121. 18 L. Poradeci: Gjergj Fishta lirik, shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar.- Në: Gjergj Fishta, Tiranë, 1941, f. 24. …sipas autorit “lirikë d.m.th. thjeshtësisht frymëzim. Një vepër që ka tronditje shpirtërore, është lirike vetvetiu!!! Edhe në përfytyrimin e lahutës kemi lirizëm (f. 20) …një poemë çquarsisht epiko-lirik: epikë objektive ku ndërhyn në çdo rast pjesëmarrja e shpirtit të poetit”.

Page 14: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

14 

 

Rreth lirikës së poetit sillen edhe artikujt e M. Ndojës19 e J. Kodrës në botimin e 43-it. J. Kodra në artikullin A. Gj. Fishta në dritën e veprave të Tija, merret me cilësitë formale të poezisë së autorit. Ajo pohon se lirikat e tij dallohen për “elegancë poetike, për kjartësinë e rrjedhjen e rreshtit që ka’ tej pamje kristaliane, për harmonin e rithmit, për nxehtësin e dikueme nga ndjesija …”20. Edhe H. Lacaj në vëllimin e Shkëndisë, i kushton një artikull të shkurtër epikës së Fishtës. Duke ndjekur përcaktimet klasike të gjinive, autori përmes një paraleleje me eposet homerike, vë në dukje disa prej tipareve të epikës së Fishtës, si paraqitja fragmentare e ngjarjeve, prurjet mitologjike, metrika popullore, etj. “Nji poet që këndon me ton vërte epik lavdi’t e kreshnikëve pa iu shmangë aspak ritmit dhe frymës popullore… që bân krahasime homerike dhe virgjiliane me nji natyrsi dhe nji fuqi shprehëse, po thuej, mâ se shqipe, nji poet i cili të gjith madhnin dhe muzikalitetin e hekzametrit ase të njimbëdhetërrokshit ia mveshë artistikisht nji tetërrokshi në vetvehte aq monoton, ai poet, thom, nuk âsht mâ nji mende e zakonshme, por âsht Geni epik i Shqipnis, vetë At Fishta”.21 Prof. E. Çabej në studimin e tipit historiko-kulturor, Epika e Gjergj Fishtës (botimi i 41-it), shtie në punë argumente stilistikorë, komparativë e formalo-strukturorë. Me këtë studim, Çabej hedh hapat e parë të vëzhgimeve komparative jo vetëm për shqyrtimin e veprës së Fishtës, por të mbarë procesit letrar shqiptar, duke mbetur një pike referimi edhe për studiuesit e sotëm. Duke hequr paralele me elemente mitologjikë të veprës së Njegoshit Kunora e Maleve, ai pohon se: “te reminishencat sllave të Fishtës kemi të bëjmë më fort me një model, me një zgjim, me një shtytje…se sa me një ndikim poetik të thellë”…”Merita e tij artistike është se ai bëri prej kësaj (ngjarjeve të natyrës lokale, që përbëjnë bazën historike të veprës) një epope kombëtare …duke qenë në një farë mënyre epos ballkanik.”22

                                                                                                                                                                                 “Esenca e poezisë lirike është muzika shpirtërore, dhe muzikën shpirtërore e bën toni shpirtëror, dhe tonin shpirtëror e bën drithma shpirtërore, lëkundja, tronditja shpirtërore”. (f. 23) 19 Në: Idealet karakterizuese në lirikën e At Fishtës (Shënime të shkurtra kritike) M. Ndoja shprehet: “qëllimi i kti punimit të shkurtë asht me u përpjekë për nji analyzim esthetik të lyrikës së Fishtës, e ma tepër për qitjen në pah të idealit të saj”. Për të na dalë puna ma e lehtë, mue dhe lexuesvet, do ta ndajmë kte me tri skema, si mbas përmbajtjevet konceptuare që kanë frymëzue Poetin: 1) Përmbajtaja konceptuare: Atdhe’.- 2) Përmbajtja konceptuare-Gjithsi 3) Përmbajtja konceptuare: Subjektivizëm.- Në At Gjergj Fishta, Tiranë, 1943, f. 224-225. 20 J. Kodra: A. Gj. Fishta në dritën e veprave të Tija.- At Gjergj Fishta, Tiranë, 1943, f. 297. Më poshtë, në këndvështrim krahasimtar me disa prej poetëve më të mirë europianë autorja shënon: “Nji lule vjeshtet ngjall interesimin e studiuesve e do të vazhdojë të jetë objekt studimi edhe më pas… kjo kangë tejet e gjallë e Fishtës ban pjesë n’at lloj poesije vorrezash që aq përkrahje gjet n’Angli prej Young, Gray, Hervey e Pope, e prej së cilës n’Itali u frymzuenë Piendemote, Foscolo, e Leopardi”.- Po aty, f. 299. 21 H Lacaj: At Fishta epik.- Në: Gjergj Fishta, Tiranë, 1941, f. 42. 22 në E. Çabej. Epika e Gjergj Fishtës.- Në: Gjergj Fishta, Tiranë, 1941, shih faqet 32,34. Po shënojmë disa prej përgjithësimeve të prof. Çabejt. Tek analizojnë Lahutën dhe bëjnë fjalë për strukturën e saj të lirë a të hapur apo për pavarësinë e këngëve mes njëra – tjetrës, studiuesit e sotëm sigurisht janë referuar fort në mos kanë përsëritur mendimet e prof. E. Çabejt. “Përsa i përket arkitekturës së jashtme të saj,- shkruan studiuesi,- Lahuta e Malcís, e cila përshkruan luftat e dy brezave, nuk është një vepër krejt e njënjënjtë me një veprim të vetëm të madh që t’a përshkonte nga krej e gjer në fund. Ajo është më fort një varg këngësh epike, prej të cilave çdo grup përshkruan një

Page 15: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

15 

 

Satira e Fishtës bëhet objekt shqyrtimi nga P. Gjeçi. Pasi polemizon me idenë se Fishta është regjionalist, ai ndalet në mjetet e realizimit të satirës qytetare. Karikatura e parodia, për studiuesin shëmtojnë e njëherësh shërbejnë si lentja zmadhuese e realitetit të satirës fishtiane. “At Fishta, tuj kundrue realitetin qytetar, përdorë nji lentë smadhuese e përnjiheri shtremnuese. Aj krijon nji botë ‘sui generis’ qi i bjen ndeshë idealeve heroike të jetës. Veç këtu, në njenën anë çohet me furi sarkazmi kundra nji moralizmi të panerva, emanacjon i njij borgezie anemike, por n’anë tjetër, me kenë se edhe aj ka thithë ajrin helmues të qytetit, knaqet tuj i a ba karikaturën.”23 Në përmbledhjen e 41-it, K. Ashta botoi një studim tipologjik gjinor mbi dramatikën e Fishtës, në të cilën dallonte tri faza. Sipas tij, në fazën e parë bëjnë pjesë provat e para melodramatike që autori i cilëson “drami lirik”, (si pjesët e dialoguara Shqyptari i Gjytetnuem, Shqyptarja e Gjytetnueme); ku ndihet ndikimi i poezisë popullore, sidomos jehu i valleve shkodrane. Në fazën e dytë përfshin melodrama baritore si: Barit e Betlemit, Sh. Françesku i Asizit, Sh. Luigji Gonzaga, ku spikat fryma e dramit liturgjik, zhvilluar lirisht dhe e gërshetuar me valle. Faza e tretë zbulon tragjiken; në të zhvillimi dramatik arrin kulmin, epika e vjetër shtjellohet në dramatikë përmes Odisesë, Efigenisë n’Aulli, e Judës Makabe’, që eshtë “drama më i përkryem”.24 Me dramatikën e Fishtës merret edhe H. Lacaj në artikullin At Fishta në dramatikë (botim i ‘43-it.) Ai përqëndrohet sa në qëllimin didaktik të dramave, në tipet e ndryshme të subjekteve (Nga Juda Makabe te Ifigenija n’ Aulli a Odisea.) Duke u mbështetur në frymën lirike, që zotëron në melodrama dhe në tiparet formale e strukturore, H. Lacaj përpiqet të heqë ndonjë paralele dhe me Shilerin a Alfierin. 25 Artikulli i N. Resulit Gjergj Fishta dhe gjuha shqipe, siç merret vesh edhe prej titullit, vë theksin tek gjuha si mjet i formësimit të veprës letrare të Fishtës. N. Resuli vë re se Fishta                                                                                                                                                                                  ngjarje historike. Ndërmjet është ndërlikuar nga ndonjë këngë e vetme, e cila përshkruan një episode të vetëm që qëndron më vete, ose na largon e na shpie në botën e larme të prrallave… (f. 34) Poemi i bëri për vete gjithë këto subspecieaeternitatis dhe përbën pra, përtej artit, një dokument etnografik të jetës shqiptare.- (f. 35) - “…është burrëror, i vrazhdë gjuha kokërr e larg çdo ëmbëlsie të tepruar. Shprehja gjuhësore është krejt e njëllojtë me të folmet e malësorit dhe mund të merret si gjuhë e posaçme e një shtrese luftarësh.” ( f. 35) - “…forma e jashtme, masa e vargut, metri trokaik katërkëmbësh, tetërrokëshi, aliteracioni, asonanca, inversioni, pyetja retorike, hiperbola. Mund të këndohët me melodi popullore të Veriut ose me melodi labe të Jugut.” (f. 37) “Fishta është ndoshta këngëtori popullor i mbramë, ndofta më i madhi, e jo më anonim i qarkut të këngëve të kreshnikëve të Mujit e të Halilit.” (f. 40) 23 P. Gjeçi: At Gjergj Fishta, poet satirik.- Në: Gjergj Fishta.-Tiranë, 1941, f. 73. Mund të gjejmë pra te At Fishta dy aspekte të personalitetit të tij: nji aspekt borgez, e nji aspekt heroik. Ndonjiherë ana heroike pushton anën borgeze; e atëbotë kemi satirin e pamshirshëm, sarkazmin, ndonji herë ndodhë e përkundërta e atëbotë ndeshemi në parodinf. (f. 74-75) At fishta shpesh tallet për m’u tallë, qeshë për me ba me qeshë, e në ket rasë asht lania e ekspandizmit të tij shpirtnuer (f.75) 24 K. Ashta: Prodhimi dramatik i Fishtës. Në: Gjergj Fishta, Tiranë, 1941. Për klasicitetin e dramatikës së Fishtës, studiuesi shprehet: “Klasiqizmi në Fishtë, siç e t’faqë “Odisea” bahet imitacjon, stoli, gurë. Klasiqizmi fishtjan unjison vetëdijen e shqyptarve të robnueme, e bartun prej kohës homerike.” f. 79. 25 “Përsa i përket teknikës s’artit dramatik At Gjergji ndër pjesë tragjike dhe melodramë hecë mbi gjurmat e dramaturgëve grekë, skemat i thurë mjeshtrisht në valle të cilat ndahen ndër strofa, antistrofa, epodon […] e tregohet shumë i matun përsa i përket strukturës…din të prekë vetëm ndër pikat kryesore dhe ma të randsishme të nji epizodi e ato i rradhitë ndër skema dhe i dramatizon ndër dialogë; as nuk zgjatet tepër ndër dialogë a monologue të nji skeme.”- Në H. Lacaj: At Fishta në dramatikë.- At Gjergj Fishta, Tiranë, 1943, f. 256, 257.

Page 16: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

16 

 

shkroi në çdo fazë letrare, mbi çdo argument që iu paraqit dhe kjo e bëri që […], si shumë poetë modernë, (ai) nuk qe artisti që gjen me gjeninë e vet një notë origjinale, vetëm një …e rreth asaj note vërtit të gjithë botën e tij artistike”. Zotësinë artistike të At Fishtës, studiuesi e sheh te “fuqia e mrekulluarshme e shprehjes…tek gjuha”…që “teknikisht e lëndorisht dallon për a) pasurimin e gjuhës dhe b) kuptimin e veçantë që ai nga ndonjë herë u jep fjalëve. N. Resuli vë re se, në krahasim me Naimin, që u kujdes për gjuhën më tepër si linguist, “kujdesi i Fishtës qe edhe ai i linguistit, por sidomos e kryesisht ai i artistit… Fishtës,- vazhdon Resuli,- i duhej një brumë virgjin që të mund ta plasmonte, që të mund të krijonte me të”.26 Resuli arrinte në përfundimin se “Fishta kurorëzonte një punë shekullore të letrarëve të Veriut të nisur që nga shekulli XVI me Buzukun, Budin, Bogdanin; se ai themelonte edhe një shkollë të tijën në qarkun kulturor të Shkodrës […]; e se, më në fund, të gjithë pas tij janë nxënës të tij përsa i përket lavrimit e pasurimit të gjuhës.27 Vëzhgimeve gjuhësore formale, por më të përgjithshme, që kanë të bëjnë me pasurinë e fjalorit, fuqinë e shprehjes, marrëdhëniet me gjuhën popullore, karakterin apo funksionin veprues të gjuhës sidomos në përshkrimin e skemave luftarake, etj. u kushtohet edhe punimi i Kolë Prelës me titull Gjuha e Fishtës (bot. 43-it). Koliqi, në studimin Fishta, interpret i shpirtit shqiptar (bot. i 41-it) e shqyrtonte poezinë e Fishtës përmes vështrimesh komparative, brenda procesit letrar shqiptar. Ndaj Naimit dhe frymës së tij “pantheistike”, Çajupit dhe “Shqipnisë së tij të andrrueme që na e fal “për së largu të idealizueme në dhe’ të huaj” dhe Mjedës që e vizaton Shqipnin në “largësit e historisë (ilire-klasike), Koliqi vendos Fishtën, poezia e të cilit çfaqet në “mënyrë impersonale”, me “fjalët e frazat e rrjeshtueme”, që duken si të gufueme drejt për së drejti nga goja e popullit”28. Si veçanësi të Fishtës Koliqi njeh edhe “proçesin misterioz,- siç e quan ai,- të shprehjes së frymës anonyme” dhe gjenuine shqiptare”29 Kur shruante se “Kështu, pra po deshëm qi vetëm për shkak të këtij rod esencjaliteti romantik-kombtar t’a krahasojm Fishtën me poetët e tjerë romantikë-kombtarë deri në palc të kombevet të tjera (p.sh. me nji Mistral ndër provençalë, me nji Sevçenko ndër Ukrainas) gjithnji ky krahasim, qi kishte me iu përshtatë deri diku nuk do ta karakterizonte në nji mënyrë të përsosun personalitetin shpirtnuer të tijin; mbas kangtarit romantik-kombtar i shtohet me Fishtën edhe satyriku e realisti”30, N. Jokli në Gjykime mbi At Gjergj Fishtën e veprën e tij, (bot. i ’43-it) bënte përpjekjet e para serioze për ta vështruar veprën e Fishtës në mënyrë krahasuese me letërsitë e popujve të tjerë. Në artikujt e studimet e kësaj periudhe, ku më pak e ku më shumë, hidhen vëzhgime krahasimtare mes veprës së Fishtës, sidomos Lahutës dhe epopesë homerike e epikës legjendare shqiptare. Në këto vëzhgime përqëndrohet edhe G. Bottiglioni e J. Marlekaj në L’anima dell’Albania nel canto di G. Fishta. (Shpirti shqiptar në këngën e Gjergj Fishtës, (bot. i 41-it). Ata e krahasojnë figurën e Ali Pashës, në Këngën VIII të Lahutës, me heronjtë e Homerit, ndërsa figurën e kulshedrës me Polifemin. Duke vazhduar me krahasimet e tyre, Bottiglioni dhe Marlekaj vënë re se: “Ajo që ka rëndësi të vëzhgohet

                                                            26 Në: Gjergj Fishta,- Tiranë, 1941, f. 48. 27 Po aty, f. 49. 28 E. Koliqi: Fishta interpret i shpirtit shqiptar.- Në: Gjergj Fishta, Tiranë, 1941, f. 51-52. 29 Po ato, f. 52. 30 N. Jokli: Gjykime mbi At Gjergj Fishtën e veprën e tij. Në: At Gj. Fishta (1871-1940), Tiranë, 1943, f. 489.

Page 17: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

17 

 

është se lokucionet, frazat, vargjet e gjuhës popullore dhe gjuhës së Patër Fishtës nuk kanë ndonjë ndryshim në kolorit, pra në regjistrat stilistikorë”.31

Në këtë periudhë receptimi kritik i veprës së Fishtës shkoi paralel me receptimin e publikut (lexuesin e kohës). Poeti, në gjallje të vet, pati receptuesin e vet, masiv dhe institucional (shkolla, tekste mësimore) si dhe atë kritik. Ndërkaq, është e rëndësishme të theksohet se, qysh në këtë fazë u pa e nevojshme që i gjithë receptimi i deriatëhershëm i veprës së Fishtës duhej t’i nënshtrohej një vlerësimi studimor kritik, për t’u plotësuar më tej e për të fituar tipare gjithëpërfshirëse. Kështu duhet kuptuar, me gjasë, Kolë Kamsi kur shkruante se: “nji shqyrtim i hollë i këtij poemi në trajtën e gjithëmbarëshme, nji analizë a studim me themel ndër elementë estetikë e ndër pikëpamje të ndryshme nuk a ba ende.”32 Eshtë e vërtetë se Kolë Kamsi fliste vetëm për poemën Lahuta e Malcis, por, ndërkohë, ajo vepër ishte më e studiuara, prandaj sipas nesh, përfundimi i K. Kamsit vlen për gjithë kritikën e botuar në ato vite për krijimtarinë e Fishtës.

Siç mund të shihet nga ç’u tha më lart, në fazën e pare, receptimi institucional i veprës së Fishtës shkoi paralel me receptimin e publikut të gjerë (lexuesit të kohës). Po të përdorim lirshëm konceptet e Escarpit mbi sociologjinë e letërsisë, do të vëmë re se receptimi i veprës së Fishtës u botua në formë njoftimesh, recensionesh, kujtimesh, artikujsh, studimesh, etj., në organet periodike “Hylli i Dritës”, “Albania”, “Drita”, “Kombi”, “Tomori”, “Tomori i Vogël”, “Dituria”, “Dielli”, “Posta e Shqypnis”, “Zani i Shna Ndout”, “La Nazionale Albanese”, etj., me shtrirje gjeografike në Shkodër, Tiranë, Korçë, Milano, Bari, Sofje, Londër, Bruksel, Mynich, Romë Selanik, Bukuresht, etj.

I.2. RECEPTIMI KRITIK I FISHTËS NË PERIUDHËN 1944-1990

Faza e dytë e receptimit kritik të krijimtarisë fishtiane paraqet dukurinë tipike (madje në nivel modeli) të mosfunksionimit normal të skemës së komunikimit e të qarkullimit të vlerës artistike. Veprimtaria letrare dhe fetare e Gjergj Fishtës u anatemua. Ishte teoria e praktika e shtetit totalitar të godiste çdo devijim nga platforma e realizmit socialist dhe/ose çdo veprimtari e praktikë fetare të përfaqësuesve të religjioneve të ndryshme. Sipas teorive të komunikimit letrar (të ngjizura në qarqet formaliste të Pragës e të Petërburgut, në fillim të shek. XX e më vonë, të formësuara si teori të veçanta nga J. Jaus, Iser, M. Corti, U. Eco, etj.) dekodifikuesi (receptuesi a instanca e tretë e realizimit të komunikimit letrar) ka rol të rëndësishëm, në mos vendimtar, në qarkullimin e veprës                                                             31 G. Bottiglioni e J. Marlekaj: L’anima dell’Albania nel canto di G. Fishta. Në: Gjergj Fishta, Tiranë, 1941, f. 66. “Quel che importante soprattutto di osservare e come tra le locuzioni, le frasi, i versi del linguaggio popolare e la lingua di P. Fishta non vi sia nessuna differenziati colorito, d’intonazione di stile insomma”. 32 K. Kamsi: Vepra poetike e Fishtës e kritika.- Në: At Gjergj Fishta.- Tiranë, 1943, f. 171.

Page 18: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

18 

 

letrare (gjegjësisht vlerës estetike). Siç dihet, skema normale e komunikimit artistik funksionon si bashkëmarrëdhënie mes autorit (emetuesit, kodifikuesit), veprës (si organizim shenjor sistemor) dhe lexuesit (receptuesit a dekodifikuesit). Mirëpo, gjatë viteve 1945-1990 Fishta dhe vepra e tij u goditën në mënyrë të dhunshme, për pasojë receptuesi shkëputi tërësisht marrëdhëniet e tij me atë vepër.33 Qysh më 1947, Gj. Fishta u cilësua “tradhëtor” e “spiun”. Sipas E. Hoxhës, kreut të atëhershëm të shtetit shqiptar, ai “me të tjerë tërë jetën” kishte punuar “të na ndajnë e të na armiqësojnë me ata popuj.” (është fjala për popujt sllavë,- L. S.)34 Në këto vite veprat e autorit ndalohen të botohen a të ribotohen, në biblioteka kaluan në fonde të rezervuara, që mund të lexoheshin a shfrytëzoheshin vetëm nga persona të autorizuar. Sinkronikisht, historia e receptimit të Fishtës filloi të formësohet si segment në shmangie, në devijim nga paraardhësi i vet diakronik. Kritika, si niveli më i lartë i horizontit të pritjes dhe të interpretimit, jo vetëm që s’u përputh me veprën, por e deformoi atë, madje e përmbysi fare. Edhe kur iu afrua veprës, kjo, kritika iu qas kësaj shumë rrallë e fare shkurt dhe vetëm për ta deformuar. Prandaj skema e qarkullimit normal të vlerës estetike u godit e u nxuarr keqas jashtë letërsie. Për këto arsye, kjo periudhë mund të cilësohet si më e varfra në krahasim me dy periudhat e tjera të receptimit kritik të Fishtës. Nga kërkimet tona, gjatë kësaj periudhe, në vitet 1948, 1952, 1953, 1954, 1963, 1977 dhe 1988 nuk ka ndonjë botim për Fishtë a krijimtarinë e tij. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe, vepra e Fishtës vazhdoi të receptohej. Sado e çuditshme të duket, në ato vite u ringjall në njëfarë mase, mënyra si e receptonin malësorët Lahutën në vitet ’20-’30. Poema kalonte gojë më gojë dhe shumë vargje të saj mësoheshin prapë përmendësh. Sigurisht, regjimi i kohës nuk mund të ndalonte deri në fund që edhe ksombla të veçanta të botimeve të Fishtës të kalonin dorë më dorë. Në këtë mënyrë mund të ketë qarkulluar edhe një pjesë e satirës së autorit e ndoshta dhe një pjesë shumë më e vogël e lirikës së tij. Ajo që karakterizon përgjithësisht gjykimin kritik të kësaj periudhe është varfëria cilësore dhe sasiore si dhe shprehja e përfundimeve në formë aksiomatike pa u ndalur në interpretime analitike.

Receptimi kritik i shkrimtarisë së Fishtës gjatë fazës së dytë u degëzua në dy drejtime hapësinore, në thelb krejt të ndryshme: Tirana zyrtare përfaqësoi qëndrimin denigrues e ekskomunikues ndaj At Fishtës. Kësaj vije do t’i bashkangjiten, pak a shumë, edhe studiuesit e Kosovës (në ish Republikën Jugosllave) dhe ata të Maqedonisë. Ndërkohë, një horizont pritjeje të veçantë, që kronologjikisht vazhdon receptimin kritik të viteve ‘40 e që do t’i gjegjej veprës së Fishtës, do ta përbënte kritika e diasporës.

                                                            33 Shih: Letërsia jonë të ecë në rrugën e realizmit socialist: Diskutim në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të PPSH, 7 qershor 1949; botuar në E. Hoxha: Vepra. Vëll. 9.- Tiranë: Naim Frashëri, 1971, f. 190. “Por sipas pikëpamjes sime,- thoshte E. Hoxha,- Fishta me satirat e tija nuk pin ujë përpara “Epopesë së Ballit Kombëtar” të Shefqet Musarajt. Veprat e shokëve tanë që shkruajnë për luftën, për jetën dhe punën e popullit, qëndrojnë më lart, janë me një përmbajtje të shëndoshë”. 34 “Armiqtë e popullit tonë kanë pasë ngritur në sistem ndjenjën e shovinizmit e nacionalizmit të kalbur borgjez dhe tradhtarët e spiunët si Gjergj Fishta e të tjerë tërë jetën e tyre kanë punuar të na ndajnë e të na armiqësojnë me ata popuj…” Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Gjen. Kol. E. Hoxha u kthye në Tiranë: “Bashkimi”, Tiranë, 1947, 20 dhjetor, f. 1; “Rinia”, Tiranë, 21 dhjetor, 1947, f. 1.

Page 19: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

19 

 

Megjithatë, gjatë kësaj periudhe u përgatitën pesë libra, dy prej të cilëve u botuan*, doli një numër i posaçëm i revistës “Shejzat” (Romë, 1961, nr. 11-12) dhe 188 artikuj të botuara në organe të ndryshme periodike. “Bashkimi”, “Rinia”, “Flamuri”, “Shejzat”, “Dielli”, “Buletini Katolik Shqiptar”, “Shqiptari i lire”, “Dobri Pastir”, “Shkodra”, “Mësuesi”, “Zeitschrift fūr Balkanologie”, “Koha Jonë”, “Drita”, “Zjarri”, “Zëri i Popullit”, “Rilindja”, “Gjurmime albanologjike”, etj., janë ndër periodikët që shkruajtën për Fishtën, të cilat u botuan në Tiranë, Shkodër, Prishtinë, San Françisko, Romë, Leipzig, Moskë, New York, Mynih, Milano, Boston, Shtutgart, Stamboll, Sarajevë, Paris, etj. Përveç qëndrimeve anatemuese kanonike zyrtare (mjafton të kujtojmë Historinë e Letërsisë Shqiptare, botuar nga një grup autorësh të Akademisë së Shkencave në Tiranë më 1983, ku me një të rënë të lapsit e me disa rrjeshta i hiqet vizë Fishtës, Koliqit, Prenushit e pjesërisht Poradecit e Kutelit,) edhe në Shqipëri ka pasur përpjekje për të mbajtur qëndrime të moderuara ndaj Gj. Fishtës. Përmendim, në këtë mes, fjalën e S. Malëshovës e të Y. Dishnicës në Konferencën e Tretë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, (1949) kundër “vijës së demarkacionit në letërsi”35 dhe projektin e papërfunduar (mbetur në Arkivin e Institutit të Gjuhësisë të Akademisë së Shkencave në Tiranë)36 të një grupi studiuesish për botimin e një Historie të Letërsisë Shqiptare, ku Gjergj Fishtës i kushtohet një kapitull i veçantë informativo-deskriptiv. Studiuesit e diasporës si E. Koliqi, G. Gradilone, Z. Valentini, K. Gurakuqi, M. Camaj, T. Kolgjini, etj. si dhe albanologu M. Lambertz janë personalitete, kontributet e të cilëve, përbëjnë pjesën më të rëndësishme të kritikës së kësaj periudhe. Në këtë kohë, në Romë botohet, më 1958, Lahuta e Malcis nga D. Gjeçaj. Koliqi e përkthen në italisht e më 1973 boton (në italisht) edhe melodramën Jerina ase mbretnesha e lulevet, ndërsa në Laipcig (1958),

                                                            * Eshtë fjala për botimin e librave të M. Lambertzit: Gjergj Fishta und das albanische heldenepos Lahuta e Malcis, Laipzig, 1949 dhe të Tahir Kolgjinit: Shpalime rreth Lahutës, Istanbul, 1969. Në këtë periudhë u përgatitën edhe tri libra të tjerë (B. Dema: Fjalori historik i veprës “Lahuta e Malcis”, Shkodër, 1945, [dorëshkrim]; V. Bala Gjergj Fishta: Jeta dhe vepra, Shkodër, 1961; A. Gjyli Atë Gjergj Fishta, çakall i kishës katolike shqiptare, Tiranë, 1972 [daktiloshkrim]) të cilët, për arsye që dihen, nuk e panë dritën e botimit. 35 Në seancën e diskutimeve Sh. Musaraj mban fjalën: S. Malëshova është kundër konferencës, ku shprehet: “S. Malëshova nuk është dakord me “linjën e demarkacionit” që ngrihet në referat nëmes të shkrimtarëve të rrymës përparimtare dhe atyre të rrymës reakcionare në letërsinë shqipe; s’është dakord që “Fishta dhe Mjeda të vendosen në dy kampe të kundërta, që Faik Konica dhe F. Noli të mos jenë të një rruge” dhe bëri përpjekje që të nxjerrë Fishtën përparimtar në: Konferenca e III-të e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë (9-12 tetor 1949).- Tiranë, 1950, f. 58. 36 Në arkivin e këtij Instituti gjenden edhe dy monografi mbi Gj. Fishtën, të cilat edhe pse në formë daktiloshkrimi, do t’i përmendim, pasi qarkulluan në qarqet shkencore të kohës. Monografia e V. Balës, Gjergj Fishta (1871-1940), Tiranë, 1961, (botuar me ndryshime nga i biri Agron Bala, në Tiranë, më 1998) duke synuar të jetë gjithëpërfshirëse, nën objektivin historiko-kulturor, ndalet në të dhëna bio-sociologjike, kur flet për jetën dhe veprimtarinë e autorit, bën interpretime informativo-deskriptive, kur flet për veprën letrare, poezinë, satirën, epikën, dramaturgjinë, prozën. Ajo synon më pak veçantitë artistike të veprës së poetit, si p.sh. kur bën fjalë për mjeshtërinë artistike të tij. Daktiloshkrimi i A. Gjylit, Atë Gjergj Fishta, çakall i Kishës Katolike Shqiptare, Tiranë, 1972, përbën modelin e receptimit kritik zyrtar, për të censuruar e anatemuar veprimtarinë e Fishtës. Le të përmendim disa kapituj: Vepra letrare dhe politika e Fishtës: hymn imperializmit italian dhe pushtuesve fashistë; Pikëpamja konceptuare e Fishtës mbi armiqtë e popullit shqiptar; Falsifikime dhe shtrembërime të përçudshme historike; Kleri katolik “I vetmi udhëheqës i popullit shqiptar”; Opium për popullin etj.

Page 20: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

20 

 

M. Lambertz boton Lahutën, në gjermanisht. Më 1949 ai do të publikojë në Laipcig studimin Gjergj Fishta dhe eposi shqiptar (Gjergj Fishta und das albanische heldenepos Lahuta e Malcis). Duke ndjekur modelet e shkollës klasike të filologjisë austriake, pasi ndalet në formantet krijuese të Fishtës si lirik, satirik, publiçist e gjuhëtar, duke e cilësuar si “reformues të gjuhës shqipe”, studiuesi shpjegon specifikat e epikës popullore shqiptare (p.sh. Këngët e Mujit e të Halilit) në krahasim me epikën e popujve fqinjë dhe ballafaqon Lahutën e Malcis me epikën e lashtë helene, me epet homerike. Sipas Lambertzit Fishta mund të konsiderohet një poet homerid. Më tej, ai nuk mungon të krahasojë edhe strukturën e epit fishtian me strukturën e Eneidës së Virgjilit. Në punë e sipër Lambertzi ka vënë në dukje ndikimet e mitologjisë popullore (Fishtën e cilëson si baba të mitologjisë shqiptare), të së drejtës zakonore (kanunit), të sistemit frazeologjik e proverbial shqiptar. Ndërsa ndërfutjen e lirikës brenda epikës (Kënga 26 e Lahutës) studiuesi e cilëson si eksperimet tipik modern të poetit. Një pjesë e këtij studimi me titull Çështja homerike dhe eposi shqiptar37 do të botohet më 1961 në numrin e posaçëm që revista “Shejzat” i kushtonte Fishtës, me rastin e 90-vjetorit të lindjes.

Tahir Kolgjini,38 me pseudonimin Lok Limthi boton më 1969, në Stamboll, Shpalime rreth Lahutës, glosar shpjegues, leksiko-frazeologjik, që hedh bazat e studimeve gjuhësore të mëvonshme mbi veprën e poetit. Në parathënie, ku shënohen edhe kriteret e fjalorit, studiuesi i sheh vlerat e poetit te “verbi popullor”, ndaj të cilit Fishta “tregoi nji kujdes për t’i qendrue besnik shprehjes së tij, pa i shtue dhe pa i paksue gjâ nga ana e vet.”39 Duke e nisur si studim që shpjegon vetëm fjalët turqisht në Lahutë, T. Kolgjini shton se “Ma vonë, mendova me t’fillue edhe disa’ fjalë shqip të përdoruna në kryeveprën e Fishtës […] mbasi këto, simbas mendimit t’em nuk ishin të përhapuna an’ e kand në Shqipni; por, paraqitshin nji farë veçorije të posaçme si shprehje krahinash”.40

Revista kulturore “Shejzat”, e krahasueshme për nga niveli me revistat europine të kohës, më 1961, i kushtoi një numër të posaçëm (nr. 11) personalitetit dhe krijimtarisë së Poetit, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së tij. Në këtë numër u botua Trashgimi shpirtnuer i Fishtës, shkrimi i K. Gurakuqit, një bibliografi regjistrative dhe e

                                                            37 Fishta ka qenë një exemplum bashkëkohor për ndriçimin e çështjes homerike. Ndër arsyet e kësaj afrie autori rreshton: 1. Gjergj Fishta ka studiuar Homerin, por në shumë aspekte ruan pavarësinë p.sh. masa e vargjeve, epiteti i tipit shqiptar. 2. Fishta krijoi një epos, lënda e të cilit është lëndë luftarake dhe kush krijon epos luftarak bëhet epigoniohomerik. 3. Marrëdhëniet kulturore të afërta me ato të Homerit. Në M. Lambertz: Çështja homerike dhe eposi shqiptar.- “Shejzat”, Romë, 1961, nr. 11-12, f. 386, 387. 38 Interesimet gjuhësore të T. Kolgjinit fillojnë që më 1961, me studimin Fjalët turkisht ose t’ardhuna me anën e turkishtes të përdorura në Lahutën e Malcis, të botuar te “Shejzat” , Romë, 1961, nr. 3-4, f. 86-92; nr. 5-6, f. 161-165; nr. 9-10, f. 326-335. 39 T. Kolgjini. Shpalime rreth Lahutës, Istanbul, 1969, f. 9. 40 T. Kolgjini: Shpalime rreth Lahutës.- Istanbul, 1969, f. 9. Në vazhdim, ndërsa bën me dije burimet e shpjegimeve të fjalorthit, punimet e Danjel Gjeçajt dhe Fjalorin e Gjuhës Shqipe të 1954-ës, Kolgjini shprehet: “Sa’ për Fjalorin e Gjuhës Shqipe, ky si duket, me ndonji urdhën epruer, do të jetë sajue në rrethâna tepër të ngutshëme […] për fat të keq, ene’ nuk ka’ mbërrĩtun në shkallë qi t’i përgjigjet nevojës, si ç’e kërkojnë dashamirët e penës […]. Ka’ gabime jo me thes; por, me thasë. Dhe në qoftë se nuk ka’ me iu bâmë nji rishikim e me u përmirësue, ky fjaluer, në vend qi me i shërbyem, ka me i shkaktue nji anarki’ të madhe gjuhës s’onë; anarki’, e cilla; ka me i kushtue mjaft shtrêjt Kombit. Janë me grumbuj fjalët, të cillave iu âsht shërtue pipi shtrêmbët.- Po aty, f. 10.

Page 21: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

21 

 

përzgjedhur e krijimtarisë së autorit, që iu shtua bibliografive të F. Fishtës e B. Demës të viteve 1941, 1943.

Artikujve përkujtimorë të periudhës së pare, që përgjithësisht kishin natyrë impresioniste, me ligjërim patetik e subjektiv, do t’u bashkohen edhe artikujt e P. Teodoro Miniscit Il mio incontro con Padre Fishta, Lazër Shantosë Letër Fishtës, Dhimitër Beratit Patër Gjergj Fishta (Kujtime e shënime), Giuseppe Schiroit Giorgio Fishta e l’edizione italiana del “Kanun di Lek Dukagjini”, Ekrem Vlorës Përkujtojm ditlindjen e At Gjergj Fishtës, R. Petrottës Mësonjësi arbëresh dhe nxënësi shqiptar: At Leonardo de Martino dhe At Gjergj Fishta si dhe ndonjë tjetër.41

Ndër artikujt jetëshkrimorë e socio-historikë të kësaj reviste përmendim atë të Gino Bottiglionit, Ricordo di Giorgio Fishta nel 90o Anniversario della sua nascita, i cili formimin dhe veprën e autorit e përfshin sa në raportet kulturore shqiptare italiane, po aq dhe në ndikimet e drejtpërdrejta letrare që autorët klasikë grekë si Homeri, Sofokliu e ata latinë si Virgjili, Horaci, Ciceroni, Metastazio, Dante apo ato anglezë, gjermanë, francezë (Shkespiri, Gëte, Molieri) kanë ndikuar në krijimtarinë fishtiane.

Prozën e Fishtës, krijimtari pak e studiuar deri në këtë kohë, e bën objekt shqyrtimi Gjin Duka (pseudonimi i Daniel Gjeçajt). Përmes vëzhgimesh deskriptive, autori thekson më shumë funksionin didaskalik se atë narrativ të prozës së Fishtës, e cila “nuk i largohet kurrë qëllimit kryesuer të mësojë, të qortojë, të nxisë, të zemërojë, t’edukojë kah ideali i jetës së tij.”42 Pohimit aq shumë të cituar se Fishta kishte lindur poet, studiuesi i shton pikëpamjen se ai u “bâ prozatuer”. “Në qoftë se poezija satirike e At Gjergjit rrin krahas, në mos e kaloftë poezinë e tij epike,- shkruan Gjin Duka,– në prozë, me padyshim mund të thomi, se polemika ja kalon prozës së shtrueme fishtjane.”43 Një vend të veçantë në këtë punim zënë vëzhgimet mbi gjuhën dhe stilin e prozës së At Fishtës.44 Duke u mbështetur në pohimin e Fishtës se “Stili ulet e çohet, simbas objektit qi shkruesi don me tregue”, studiuesi Gjeçaj e klasifikon prozën e Fishtës, nga këndvështrimi stilistikor, si prozë me “stil të naltë, të mjesëm e t’ultë a familjar”45.

Ndër këndvështrimet formale, që merren me imazhet, figuracionin, etj. shënojmë atë të A. Cirrinciones me titull Gjuha shqipe. Autorja, përpiqet ta shpjegojë formalisht lirikën e autorit, duke e parë këtë poezi si fakt të shkëputur artistik e të pa integruar me poezinë a veprën e Fishtës në tërësi. “Një këngë universale”46 e quan autorja poezinë në fjalë që

                                                            41 Që në krye të artikullit të tij Petrotta shkruan: “Fati i madh ka klênë për mua edhe nderje e posaçme miqësija atërore çë për shumë vjetë pata me At Gjergj Fishtën”.- Mësonjësi arbëresh dhe nxënësi shqiptar. – Në: “Shejzat”, Romë, nr.11-12, f.494. 42 Gjin Duka: Proza e Fishtës- “Shejzat”, Romë, 1961, nr. 11, 12, f. 454. 43 Po aty, f.449. 44 Gjuha e prozës së Fishtës âsht si ajo e poezisë, gjuha e popullit; e thjeshtë, e gjallë, përplot me frazeologji, e rrjedhshme, e fortë e burrnore (...) Gegnishtja e tij nuk âsht e kufizueme mrenda caqeve të nëndjalekteve veriore.- Po aty, f.461. 45 Po aty, f. 463. 46 Angela Cirrincione: Gjuha Shqipe.- “ Shejzat”, Romë, 1961, nr.11-12, f.472. * Edhe pse del tej caqeve të shkrimit tonë, filologjisë klasike komparative të Lambertcit i bashkohet studimi i Xh. Gradilones, L’influenza del classicismo sull’ opera di Gjergj Fishta, (Ndikimi i klasicizmit në

Page 22: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

22 

 

është formuar nga një progresion imazhesh, me similitude e përsëritje e që të sjell ndër mend atmosferën e këngëve të zogjve dhe të peizazheve të gjelbra të Botiçelit.

Përmes një vështrimi krahasimtar, Xh. Gradilone* në studimin Note sull’ episodio di Tringa, merret me marrëdhëniet e këngëve 22 e 24 të Lahutës me Kamilën virgjiliane dhe Klorindën gjermane.47 “Synimi i këtij shkrimi,- nënvizon Gradilone,- është që perms një analize sistemore, të nxjerrë në pah nëse Fishta e ka krijuar gjithçka “ex nuovo” apo është ndikuar nga burime të ndryshme në krijimin e personazhit të vet.”**

Krahasimet binare mes Lahutës dhe poezisë popullore janë bërë objekt studimi edhe nga P. J. Marlekaj48 e M. Camaj. Në studimin Shëndrrimi e përpunimi i thanjeve popullore në Lahutën e Malcis, Camaj merr në shqyrtim “fjalët e vjetra” (duke lënë mënjanë formulat e kanunit) dhe mundësitë e tyre semantike. “Frazeologjia dhe fjalët e urta në Lahutë,- shkruan studiuesi,- shpesh marrin trajta e nyansa kuptimi tjetër... Megjithatë, sipas Camajt, poeti përgjithësisht e “shndërron“ ose ”e ruan plotësisht kuptimin populluer dhe pothuajse gadi krejt edhe trajtën”. “Për arsye metrike,- vazhdon studiuesi,- Poeti ndrron vetëm rendin e fjalëve, apo shton nji lidhës a epitet, simbas nevojës së theksit ose të rrimës”, po prapë “nji shumicë thanunash edhe në popull me trajtën e tetërrokshit mbesin të pashëndrrueme.”49 Siç shihet, në këto studime, qasjet komparative binare, më së shumti mes Fishtës dhe folklorit apo mes Fishtës dhe letërsisë antike greke–romake, zunë një vend të spikatur. Kontributet e E. Koliqit*** në këtë drejtim, edhe pse jo të botuara në numrin e posaçëm të revistës “Shejzat” mbeten pika referimi. Artikujt e botuar prej Z. Nekajt dhe K. Gurakuqit merren me pamjet që mori ekskomunikimi i Fishtës në Shqipëri. Me shkrimin Fishta pâ emën në tekstet e shkollavet të Shqipnis, Z. Nekaj arrin të vërejë se K. Cipo, edhe në vitin 1949, në tekstin Gramatika                                                                                                                                                                                  veprën e Gjergj Fishtës), botuar në librin G. Gradione: La letteratura albanese e il mondo classico,(Letërsia shqiptare dhe bota klasike), Romë, 1983. Hulumtimet e imëta në nivel gjuhësor, stilistikor e metrik, mes Fishtës dhe autorëve antikë si Homeri, Virgjili, Sofokliu, Euripidi, janë në qendër të këtij studimi. 47 Quell che Tringa ha in comune con costoro , e in special modo con Camilla é la verginitá consacrata peró ad un affetto, l’effetto fraterno, non come l’eroiana virgiliana ad una divinitá Diana. – “Shejzat”, Romë, 1961, nr.11-12, f.429. Ajo ç’ka Tringa ka të përbashkët me këto, e në mënyrë të veçantë me Kamilën, është virgjiniteti i shenjtëruar nga dashuria, dashuria vëllazërore e jo si heroina virgjiliane prej hyjneshës Dianë. ** “L’intenzione di questo mio scritto e’ di far vedere, attraverso una sistematica analisi, se il Fishta abbia creato tutto ex nuovo o abbia attinto a fonti varie per la creazione del suo personaggio.”– Po aty, f. 430. 48 P. J. Marlekaj në Poezija e popullit e poezija e Fishtës merret me burimet folklorike në formatet e Fishtës si poet dhe ndalet në marrëdhënie të nivelit leksikor, sintaksor dhe etimologjik midis këngës XXIV dhe visareve kombtare.- “Shejzat”, Romë, 1961, nr. 11-12, f. 411-417. 49 M. Camaj. Shëndrrimi e përpunimi i thanjeve popullore në Lahutën e Malcis,- “Shejzat”, Romë, 1961, nr.11-12, f. 479, 480, 481. *** Në studimin I tre maggiori poeti d’Albania (Tre poetët më të mëdhenj shqiptarë), “Shejzat”, Romë, viti 1961 nr.1-2, f.40-50, përmes vështrimesh krahasuese trinare, që vënë në dukje dallimet dhe ngjashmëritë mes De Radës, Naimit e Fishtës, E. Koliqi bën fjalë për tre përfaqësues të veçantë të kulturës sonë: kristiano–ortodokse, muslimano–bektashiane e kristiano-katolike. Në dy shkollat letrare shkodrane, të botuar te “Shejzat”, 1973, nr.9-12, f. 373-379 autori, siç dihet, flet për dy shkolla artistike të ndryshme, shkollën françeskane me themelues L. De Martinon e Fishtën e atë jezuite të përfaqësuar nga Mjeda.

Page 23: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

23 

 

e shqipes përdorte pjesë nga krijimtaria e Fishtës, po tashmë si anonime. Arsyet e censurimit të Fishtës, Nekaj si dhe K. Gurakuqi50 i gjen në politikat e shtetit shqiptar të kohës.

I.3. RECEPTIMI KRITIK I FISHTËS NË PERIUDHËN 1990-…

Periudha e tretë e shkrimtarisë mbi Fishtën, kronologjikisht fillon me vitin 1990 (një kthesë e rëndësishme për krejt letërsinë shqiptare) e vazhdon me ditët tona. Është për të theksuar që vepra e At Fishtës, në ketë fazë, fillon të qarkullojë bazuar në marrëdhënie normale me receptuesin. Nëse në periudhën e parë krijimataria e Gj. Fishtës e gjeti lexuesin e vet virtual, duke iu përputhur shijes estetike te tij, në të dytën vlera artistike e saj qarkulloi përmes lexuesit hipotetik, duke lënë zona të bardha në historinë e receptimit, jo vetëm të autorit në fjalë, por edhe të mbarë letërsisë shqiptare. Ndërsa, në këtë periudhë të tretë, vepra e Fishtës e gjeti sërish lexuesin e vet. Në këtë kuptim, kjo fazë mund të cilësohet si periudha e vlerësimit dhe e rivlerësimit të At Fishtës. Karakteri i saj i hapur, e dallon nga dy të tjerat, si në drejtim të botimeve e ribotimeve të veprës së Fishtës (të kujtojmë që në këto vite botohet vepra e plotë poetike e autorit, Shinimet estetike dhe proza, ndërsa vepra të veçanta si Lahuta e Malcis, Gomari i Babatasit, Mrizi i Zanavet, Anxat e Parnasit, etj. janë ribotuar disa herë), ashtu edhe të prurjeve dhe prirjeve të reja të receptimit kritik të Fishtës.

Larmia sasiore dhe niveli cilësor (numërohen 23 libra monografikë ose studimorë të veçantë; 7 përmbledhje me studime të ndryshme dhe rreth 1000 (saktësisht 978) zëra në organe periodikë) përbën një tjetër veçanti të kësaj periudhe.*

Emra të “rinj” si A. Plasari, S. Hamiti, S. Çapaliku, T. Çobani, K. Shala, E. Sedaj, A. Haxhi, etj. do të krijojnë atë pjesë të kritikës sonë, që mund të quhet fishtologji. Ndërkohë, fenomeni i rimarrjeve në formën e ribotimit do të bëjë të pranishëm në këtë fazë edhe emrat “e vjetër” si M. Camaj, H. Lacaj, E. Çabej, K. Gurakuqi, E. Koliqi, L. Poradeci, M. Lamberts, M. Harapi, M. Ndoja, etj., të cilët me personalitetin e tyre, sjellin                                                             50 K. Gurakuqi në Pse kaq mëni kundra Fishtës? shtron dy arsye për ekskomunikimin e At Fishës, e para se në veprën e tij “del në shesh dashunija për vendin e të Parvet dhe urrejtja kundra Malaziazit-Slav” dhe së dyti arsyen tjetër “in odium fidei”…. - “Shejzat”, Romë, 1961, nr. 11-12, f. 420, * Në këtë nëndarje nuk do të përfshihen libërthat e Pjetër Jakut, Urtësia fishtiane: Fjalë të zgjedhura nga vepra poetike e Gjergj Fishtës – Lezhë 2000; Vlerat letrare në Lahutën e Malcisë të Gjergj Fishtës, Lezhë, 2000 dhe Lirizmi i Fishtës tek Lahuta e Malcis, Tiranë, 2001, pasi nuk përmbushin synimin e librit studimor si të tillë dhe dalin jashtë kritereve të këtij punimi.

Page 24: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

24 

 

një mendim të pjekur kritik për autorë të ndryshëm të letërsisë shqipe, e veçanërisht për Fishtën. Sistemi i gjykimeve, argumentimeve dhe vlerësimeve të tyre do të ndikojë dukshëm kritikën e “re” fishtiane.

Ndër studimet historiko-kulturore që zotëruan në dy periudhat e para bie në sy monografia e Pal Duka-Gjinit51 Gjergj Fishta–Jeta dhe veprat, (Romë, 1992), që përbën një model të këtij tip studimesh. Monografia, me vështrimet e saj historike, sociologjike e kulturore, synon të jetë tërësore, të vlerësojë figurën e Fishtës dhe veprimin e tij shumëplanësh, të sjellë historikun e botimit të veprave të tij dhe t’i klasifikojë ato nga pikëpamja gjinore.

Edhe pse e përbërë nga studime të shkruara nga viti 1981 e këtej, libri i A. N. Berishës Vepër e qenies dhe e qenësisë sonë. Vëzhgime mbi artin poetik të Fishtës, (Prishtinë, 2003) ka pamjen dhe cilësitë e një vështrimi monografik.

Interesimet mbi Shinimet estetike të Fishtës fillojnë seriozisht me P. Asllanin, e cila përgatiti antologjinë Fishta Estetikë dhe Kritikë, (Tiranë, 1999). Antologjia është e shoqëruar me studimin hyrës Fishta meditans, nga A. Plasari, që flet për parimet dhe kategoritë estetiko–filozofike të autorit, marrëdhëniet dhe ndikimet e tij nga filozofë botërorë, teoritë e praktikat krijuese origjinale, etj.

Më 2003 edhe A. Berisha do të botojë Piksime estetike mbi artin e fjalës me punimin hyrës Pikëpamje teorike dhe estetike të Fishtës mbi artin e fjalës,52 që është pjesë përbërëse edhe e monografisë së lartpërmendur. A. Berisha interpreton disa nga veçantitë kryesore të veprave epike, lirike, satirike e tragjike të Fishtës. Studiuesi analizon përmbajtjen, mesazhin, temat e motivet si dhe gjinitë, stilin dhe aspektin figurativo-metrik te Lahuta, Mrizi i Zanavet, Gomari i Babatasit e Juda Makabé. Në formimin e Fishtës estet, studiuesi vë re sublimimin e shkollave të ndryshme artistike, ndërsa për veçoritë e veprës poetike të Fishtës, që cilësojnë krijimtarinë letrare të tij ai vëren: “a) tematika aktuale dhe qenësore, që bëhet objekt trajtimi në lirikën, në epikën, në satirikën, në prozën dhe në dramat e tij; b) shtjellimi dhe përftimi sa më mjeshtëror i tekstit dhe i mesazhit poetik; c) ndërlidhja dhe mishërimi me krijimtarinë letrare gojore shqiptare, përkatësisht shfrytëzimi i saj si tematikë dhe si stil …; d) ndikimi nëpërmjet artit të fjalës në forcimin e ndërgjegjes kombëtare për njësimin e kombit” 53

Rreth këtij modeli, rreth modelit monografik pra, mund të mblidhen edhe studimet e I. Zamputit, K. Çefës, V. Balës, T. Çobanit, K. Resulit, e ndonjë tjetri, të cilat më të shumtën e herëve, me vështrime të pjesëshme, problemore e tematike e në ndonjë rast të

                                                            51 “Në përpilimin kronologjik të jetës së Fishtës dhe në shtrirjen e veprimtarisë së tij të shum-anëshme,- shkruan Gjeçaj,- jam mundue t’i rri besnik fakteve duke u peshtetë përsa kam pasë dijeni personalisht dhe përsa kam mujtë të gjejë ndër të dhana të pakta në dispozicion. Po them, të pakta basi, mjerisht, s’kam pasë mundësi të konsultoj arkivat e Shqipnisë as të shfletësoj fletoret e gazetat e daluna mbrenda harkut të jetës së Fishtës.- Në: Gjergj Fishta-Jeta dhe veprat, Romë, 1992, f. 12. 52 Në punimet teorike, kritike dhe estetike Fishta nuk ndjek një metodë, një shkollë ose një autor të caktuar. Në të vërtetë ai sublimon dijet dhe pikëpamjet e ndryshme mbi artin në përgjithësi dhe mbi artin letrar në veçanti, që i cilësuan periudhat e ndryshme në rrjedhë të qindvjetshave.– Në A. N. Berisha.- Vepër e qenies dhe e qenësisë sonë. Vëzhgime mbi artin poetik të Fishtës.– Prishtinë, 2003 , f. 58. 53 Po aty, f. 58.

Page 25: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

25 

 

rrallë edhe me interesa gjithëpërfshirëse (p.sh. V. Bala të cilit i jemi referuar në periudhën II), i qasen krijimtarisë së Fishtës për së jashtmi.

Kështu I. Zamputi, në librin e tij Fishta, Koha–njeriu–vepra, tek sqaron lexuesin për synimin e punimit thotë se “... puna që po paraqes nuk ka karakter analizues as didaktik, por vetëm informativ, që të vihesh në dijeni për shumë gjëra që të janë fshehur dhe gjithnjë, po duan të t’i fshehin.”54 Zamputi i qaset për së jashtmi Fishtës edhe kur ngre çështjen e vendit të poetit në letersinë shqiptare, apo përgjithësisht në hierarkinë e vlerave të saj. (shih kapitullin A kemi dhe a duhet të kemi një piramidë të letërsisë shqipe dhe nëse duhet të kemi, kush duhet të qëndrojë në majë.)

Siç merret vesh edhe prej titullit, libri Nëpër gjurmët e Fishtës i K. Çefës sjell të dhëna të reja veçanërisht për Gomarin dhe Viskun e Babatasit.55 Tek e vendos në majat e satirës sociale, Çefa thekson karakterin e saj diagnostikues për shoqërinë shqiptare të kohës dhe e cilëson atë si të “pafalshme e dërrmuese”, përballë Konicës “të mprehtë e fin” dhe Nolit “tallës e sarkastik i zjarrtë.” Identifikimi i personave realë e historikë, që fshihen mbrapa atyre fiksionalë te Gomari i Babatasit përbën kapitullin më interesant të këtij punimi. Kështu, në dialogun Kryeministri-tosku, K. Çefa mendon se fshihet A. Zogu dhe F. Noli, ose në personazhin e Taravolit është përfiguruar Gurakuqi, me Boskun–Patër Ambroz Marleskaj, me Cereberin, A. Xhuvani, me Kryekërtollën–Dr. Pojani, me Terrtabuclecin-Fiqiri Rusi, etj.

Autori polemizon edhe me studimin e V. Balës. Ai ndalet veçanërisht tek idea aq e përfolur mbi regjionalitetin e Lahutës së Malcis’, mbi interpretimin e poezisë për Hyrjetin, etj. Në librin e Çefës sillen të dhëna të panjohura edhe për marrëdhëniet e Fishtës me J. Rrotën e K. Gurakuqin.

Në dhjetë esetë me titull Miti dhe antimiti fishtian, të T. Çobanit përfshihen shkrime rreth personalitetit të Fishtës, si psh. marrëdhëniet e tij me fashizmin, veprimtarinë e Fishtës si diplomat e publicist, epistolarin me P. Dodajn, etj., si dhe interpretime artistike të melodramës Jerina ose mbretnesha e luleve që autori e cilëson “testamenti letrar i Fishtës. Mesazhin filozofik të veprës së At Fishtës, Çobani e gjen në marrëdhëniet mes “mjedisit natyror”, “mitologjisë” e “bëmave të njerëzve”, ndërsa tek simbolet antike studiuesi gjen çelësin që na shpie drejt “thelbit të mesazhit filozofik të tërësisë së veprës fishtjane”56

                                                            54 I. Zamputi. Fishta. Koha-njeriu–vepra– Tiranë, 1993, f. 22. Rreth fundit të librit autori shkruan: “...Çdo konsideratë që do të bëj, çdo çështje që do të shtroj këtu dhe çdo rrugë për të zgjidhur, janë fryt i bindjeve të mia të ulta pikërisht sepse mungon studimi i thellë e sistematik në përgjithësi, nuk jam në gjendje t’i mbështes me dëshmi konkrete të botës sonë studimore. Po aty, f.129. 55 “Por synimi im në këtë vepër nuk është të jem zbulues perlash fishtiane... por dua ta përcjell lexuesin nëpër disa gjurmë të pashkelura të Fishtës, për ta njohur më mirë unin e tij poliedrik. Mund të lexoni një analizë kritike rreth monografisë së Prof. Dr. Vehbi Balës Gjergj Fishta, jeta e vepra me saktësime, sqarime... të gjeni të dhëna të reja te vepra Gomari i Babatasit, i kam dhënë vend edhe ndonjë shkrimi pothuaj të panjohur a të pabotuar të Fishtës, si dhe letra të pabotuara më parë. Në K. Çefa: Nëpër gjurmët e Fishtës.– Shkodër, 2003, f.3. 56 T. Çobani: Miti dhe antimiti fishtjan. – Tiranë, 1999, f.26.

Page 26: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

26 

 

Përmbledhja me studime e artikuj, Fishta interpret i shpirtit shqiptar, e E. Koliqit, botuar në formë artikujsh e studimesh të veçanta, në organe të ndryshme periodike, gjatë fazës së dytë të receptimit të Fishtës, (për një pjesë të të cilave është folur më lart)* u botua më 1987, në Gjakovë. Qasjet komparative historiko-kulturore, biografike, formalisto-metrike, vështrimet impresioniste, (himnizuese, komemorative) si dhe shqyrtimet e receptimit të veprës së Fishtës, përbëjnë veçantinë e kësaj përmbledhjeje. Të tillë janë artikujt Fishta âsht i gjallë midis nesh, Njeriu e poeti, Gjergj Fishta në shërbim të politikës kombëtare, etj. Në raportet e Lahutës me letërsinë gojore autori thekson se: “Vjershat e Lahutës jo vetëm i shtrohen syntaksit typik të shqipes, por ndjekin besnikisht syntaksin natyruer të shpirtit shqiptar”57. Kur ndalet te Marash Uci, përmes vëzhgimesh metrike të ndërthurura me elementë përmbajtësorë e etnokulturorë, Koliqi shkruan: “Rrymba e fortë e rythmit të tetrrokshave habitë menden. Veshi i ledhatuem leshohet n’andje të harmonis së rrokjeve e shpirti ndien vetëm at dridhje të pacaktueme qi na falë muzika. Fjala shijohet si tingull mahnitës e jo si shprehje muzikore. Zhurma e rimave s’lên me ndjekë aty për aty fillin e mendimeve të vjershës …”58

Një libër impresionist, i ndërtuar mbi argumenta e konkluzione krejt subjektive, ndërthurur edhe me polemika personale, është libri i K. Resulit Fishta dhe të tjerë. Kapitujt Fishta dhe Kadareja, Njegoshi dhe Fishta, Kroatët dhe Fishta, Kranjçeviq dhe Fishta, duket sikur u ngjajnë modeleve komparative, po në të vërtetë përfundimet e tyre janë rezultat i bindjeve personale e subjektive paraprake të autorit. Kështu ndodh edhe kur flitet për çështje gjuhësore si ahistorizmat e Lahutës, etimologjia e fjalës “Fishtë”, etj. Subjektivizmi i K. Resulit shndërrohet hera-herës në absurditet përderisa arrin edhe të japë këshilla e të shtrojë “detyra urgjente” se ç’duhet bërë me Lahutën. “1. Të kthehet Lahuta e Malcisë në prozë, veç në gjuhën shqipe (gegërisht) dhe veç në dialektin toskë për nxënësit e shkollave tetëvjeçare… 2. T’i bëhet një redaktim radikal Lahutës së Malsisë në vargje, duke e transkriptuar në shqipen (gegërishten) letrare, të përbashkët.

                                                                                                                                                                                 * Më lart kemi klasifikuar si studime të tipit komparativ I tre Maggiori poeti d’Albania (Tre poetët më të mëdhenj shqiptar), botuar në “Shejzat”, Romë, 1961, nr. 1-2. Në këtë libër është botuar edhe studimi historiko-kulturor Fishta interpret i shpirtit shqiptar botuar për së pari në përmbledhjen Gjergj Fishta, Tiranë, Luarasi, 1941. 57 Lahuta e Malcis e ka burimin në thellësinat e letërsisë gojore. Në E. Koliqi, Fishta interpret i shpirtit shqiptar, Gjakovë, 1997, f. 30. Më poshtë, nën frymën e të drejtave zakonore studiuesi shton: “Ku mprohet grueja mâ tepër se në Kanũ? Ajo nuk bjen në gjak. Vrasja e nji grueje koritë dorasin. “Burri nuk ka tagër mbi jetë të grues”. Po demokratia thellë e rrânjosun para Kryengritjes frenge në shpirt të Shqiptarit? Në kanû s’ka’ klasa shoqnore. “Kanûni i Malevet të Shqipni’s nuk e vecon nierin prej nierit. Shpirt për shpirt se dukën e falë Zoti”. Janë parime të nalta, plot fisniki njerzore”.- Po aty, f. 33. 58 Po aty, f. 35. Më pas, në plan krahasimtar të brendshëm (nacional) e ballkanik, epicitetin e Lahutës, studiuesi e sheh në marrëdhënie më poetët tanë De Rada e Naimi duke shënuar se: “Ky lloj epiciteti, qi besoj mund të thirret ballkanik, dallohet nga ai i Homerit e i klasikëve sepse nuk shtjellohet vetëm si tregim i kthiellët ngjarjesh por endet edhe me elementa lyrikë e satyrikë: âsht tregim ngjarjesh por edhe komentim plot vrumlisje ndiesish së ndryshme: poeti tregon por edhe uraton e mallkon, tallet herë me ton gaztuer herë me to idhnak, pezmatohet e gazmohet, kështu qi pëlhura e nji poezije epike këso trajte ngjyrohet me fije të nduernduerta. Cilsia e saj kryesore qindron në nji aftësi të çuditëshme me mytizue ndodhina e fytyra njerzore të sotshme tue i paraqitë si të rrethueme me avullime lashtësie”.-Po aty, f. 43.

Page 27: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

27 

 

Është me rëndësi të veçantë që të redaktohet jo vetëm gjuha, por edhe metrika që te Fishta nuk është e unifikuar, konsekuente.59

Ndër studimet që bëjnë objekt analize pjesë të veçanta të krijimtarisë së Fishtës, por që u qasen atyre në mënyrë integrale, janë studimet e S. Çapalikut Fishta satirik dhe Xh. Aliçkajt Lahuta e Malcis e Gjergj Fishtës. Studimi i Çapalikut niset prej planesh deskriptivo-informative e tematiko-përmbajtësor, për të arritur në planin krahasimtar, interpretativo–analitik e atë formalo–stilistikor e, më në fund, atë sintetizues.60 Rëndësi të veçantë në këtë monografi ka kapitulli Arti dhe estetika e satirës së Fishtës. Në të shqyrtohen mënyrat e realizimit të satirës së Fishtës dhe efekti “surprizë” si formë e preferuar e saj. Në realizimin artistik të satirës së Fishtës studiuesi dallon, në njërën anë, jetësimin e një strukture teoriko-letrare të përpunuar dhe, në anën tjetër, ndërtimin e një estetike të groteskut, që shfaqet përmes formave më të egra, më ekstravagante e më qesharake, që ai vetë u jep objekteve e subjekteve për të cilat flet.61 Si mjete të realizimit artistik të satirës së Fishtës studiuesi dallon më së shumti sarkazmën, groteskun, karikaturën, ironinë verbale dhe atë të situatës. Në këtë pikë ai arrin në përfundimin se Fishta është “ndoshta i pari autor shqiptar që i hapi rrugën përdorimit me sukses të groteskut dhe ravijëzoi një estetikë të tij duke mos e lenë vetëm ndër zona periferike të komikes, por shpesh duke e vënë në qendër të saj”.62

Xh. Aliçkaj synon një vështrim integral të Lahutës së Malcis. Në librin e tij ai ka bashkuar disa metoda kërkimi, në të cilat historia e botimit të poemës, çështje të gjinisë letrare, të strukturës e të tipologjisë së këngëve, të mitologjisë popullore, etj., si dhe interpretime stilistikore si struktura e figuracionit63 struktura e vargut dhe metrika janë boshtet kryesore të lëndës së trajtuar.

Libri i B. Kosumit Lirika e Fishtës, edhe pse përqendrohet në lirikat Mrizi i Zanavet dhe Vallja e Parrizit, mund të veçohet për përdorimin e metodave strukturaliste, mënyrën sintetike të arsyetimit dhe të nxjerrjes së përfundimeve. “Objekt i këtij studimi,- shkruan                                                             59 K. Resuli: Fishta dhe të tjerë . – Tiranë, 2001, f.28. Po japim edhe një shembull rreth argumenteve krejt subjektivë e absurdë dhe aspak shkencor, që hedh autori për marrëdhëniet e Fishtës me Njegoshin: “1. Pasi e ka vjelur Njegoshin mirë e mirë, Fishta i ka futur shqelmin me një mohim e një përbuzje më të palejueshme edhe për një intelektual më të thjeshtë, se jo më për një intelektual të kalibrit e të vokacionit të vet, të Fishtës. – Po aty, f. 89. 60 Është fjala për përgjithësime të tilla si: “nga ky vështrim analitik që iu bë vëllimit të parë me satira të Fishtës dhe të parit në tërë letërsinë shqiptare Anxat e Parnasit... besoj se kemi të bëjmë ndoshta me librin fondamental të satirës shqiptare. - S. Çapaliku: Fishta satirik. – Shkodër, 1995, f.76. Apo, pas analizës formaliste të Gomarit të Babatasit, si figuracioni, nivelet e ligjërimit, mekanizmi i metamorfozës, etj. autori pohon se kjo vepër përbën “kulmin e satirës politike letrare shqiptare”. – Po aty, f.103. 61 Shih më hollësisht f. 146. Estetikisht satira e Fishtës mbështetet në katër kolona: “Korrupsioni i idelaleve njerëzore, pasojat, distanca mes autorit dhe rrëfimtarit, karakteri korrigjues si mbetje intuitive e veprës”.- Po aty, f. 150. 62 Po aty, f. 154. 63 Në strukturën e figuracionit poetik autori dallon këto nivele: “figura tingullore: asonancë, aliteracion, anaforë, epiforë, anadiplozë (epanastrofë); figura të fjalorit: lokalizma, dialektalizma, fjalë të reja: figura të fjalës (trope); metafora, ironi, metonimi, figura të sintaksës: anasjellta (inversioni), shkallëzimi, pyetja retorike, polisindetet; figura të kuptimit: krahasim, antitezë, hiperbolë, simbol, personifikim e të tjera. – Në Xh. Aliçkaj: Lahuta e Malcis e Gjergj Fishtës, Prishtinë, 2000, f. 226.

Page 28: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

28 

 

autori,- është shqyrtimi i vet tekstit poetik të Fishtës në tërësinë e vet shtresore, në shtresat ndërtimore dhe kuptimore … Së pari, do të vështrohet struktura e librit, pastaj struktura e ligjërimit (ligjërimi i tekstit fonologjik dhe ligjërimi si vetëdije shoqërore), pastaj disa nga konceptet themelore të këtij ligjërimi, të cilat paraqesin thelbin filozofik të tij dhe, së fundit, do të vështrohen struktura e vargut dhe strofës, si dhe motivet e kësaj poezie ……… Kjo do të thotë se deri në një farë mase do t’i përmbahemi një metode të strukturalistëve për demontimin e veprës letrare në struktura dhe njësi të vogla dhe, pasi ato të jenë studiuar si të tilla, në montimin e saj të ri dhe në rekonstruimin e rregullave dhe të kufijve të ndërtimit të kuptimit të veprës.”64 Interesant është vlerësimi i autorit për sistemin poetik të Fishtës: “Lirika e Fishtës nuk është sistem poetik,- shënon ai. -Për dallim nga Lahuta e Malcis, të cilën Fishta e kishte projektuar si sistem unik, së paku disa vjet pas botimit të pesë këngëve të para të saj, më 1905, për dallim dhe nga satirika, ku disa prej atyre poemave i kishte projektuar si sisteme më të mëdha (fatkeqësisht kanë mbetur pa u realizuar), me lirikën e vet Fishta zor se ka besuar të krijojë një sistem, të krijojë një vepër lirikash të sistemuar si një tërësi, vepër e cila shpesh dhe rrumbullakon idenë e tij poetike dhe shfaqet si një tërësi e realizuar estetike.”65 Tipologjia dhe llojet e lirikës së Fishtës, klasifikimi sipas temës, vargut dhe strofës dhe llojet formale të lirikës paraqiten përmes vëzhgimesh të imta teorike dhe shëmbëllimesh konkrete nga poezia e autorit. Për studiuesin pjesën më të madhe të poezisë lirike (atë patriotike), Fishta e shkruan sipas traditës rilindase, përmes ligjërimit thirror, i cili ngaqë ka parasysh auditorin, i drejtohet drejtpërdrejt. Ligjërimi himnizues, predikues, vajtues, dëshpërues, mallkues, didaktik, moralizues, bisedor, ironizues, etj., janë tipet e tjera të ligjërimit lirik të Fishtës.66 Shqyrtimi i ndërtimit të tekstit poetik dhe i strukturës metrike të tij e çon studiuesin K. Osumi në përfundimin se “… strofat më komplekse Fishta i ka përdorur në poezinë e vet fetare, ashtu sikurse edhe skemat më komplekse të rimuarit të vet. Këto strofa janë shtatëshe, tetëshe e dhjetëshe, ndërsa rimari i tyre është i skemës zinxhirore, të bartur dhe ndonjëherë të kryqëzuar”67

                                                            64 B. Kosumi: Lirika e Fishtës, Tiranë, 2004, f. 14. Shqyrtimet historike dhe ato bibliografike, historia e botimit të veprës lirike, tipologjia dhe llojet e lirikës së Fishtës, tipat e ligjërimit, vështirësitë e leximit, epizmi në lirikën e Fishtës, ndërtimi i tekstit poetik e çështje të tjera të poetikës, Fishta në rrjedhën e letërsisë shqipe, etj., janë shqetësimet kryesore studimore të autorit. 65 Po aty, f. 27-28. 66 Për klasifikimin e lirikës sipas temës, studiuesi në mënyrë tradicionale dallon lirikën e angazhuar, lirikën kushtuese, lirikën mendimtare, atë fetare, etj. Tipologjia e lirikës sipas formës përfshin himnin, oden, vajtimin dhe legjendën. “Temat e veta të atdhedashurisë,- shënon autori,- motivet himnizuese të atdheut në tërësinë e vet kuptimore (si tokë, si gjuhë, si fe, si komb) … Fishta i ka shkruar në formën e himnit. Himni i tij ëshë transformuar sipas modelit antik, por edhe mbi bazë të himneve antike. Po aty, f. 68-69. 67 Po aty, f. 141. “Poezinë e Fishtës,- shkruan autori në interpretimin e figurës dhe strukturës së saj ,- nuk e shquan mendimi i thellë e as ideja lirike, por denduria dhe bukuria e figurës. (f.146.) “Është shumë vështirë të gjesh dallime në mes të disa figurave në poezinë e Mrizit të zanavet dhe Valles së Parrizit në njërën an ë dhe, të figurave në Lahutën e Malcis, në anën tjetër. Pothuajse nuk ka figura, sidomos në poezinë njëmbëdhjetë rrokëshe, e cila nuk shtresëzohet në një sërë motivesh, që plotësojnë motivin fillestar ose atë paraprak, por gjithnjë duke ruajtur lidhjen me bazën e figurës dhe motivin e poezisë. Pikërishrt ky digresion i figurës dhe anasjellta e shquan lirikën e Fishtës nga lirika e deriatëhershme dhe e bën atë madhështore, edhe atëherë kur Fishta agjiton me poezinë e vet, edhe atëherë kur e shndërron poezinë në histori apo në të folur të zakonshëm bisedor.

Page 29: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

29 

 

Interpretimet formaliste e semiotike rreth krijimeve të veçanta të poetit, të para si fenomene të veçanta e të shkëputura artistike, zenë vend të veçantë në studimet e A. Plasarit dhe K. Shalës. Te Fishta i dashuruari studiuesi A. Plasari i qaset tekstit jo te “ faza e emetimit” të kumteve por te ajo e receptimit të tyre “te zona e përerrët e e fshehtë e të lexuarit”,- siç shprehet ai.68 Për këtë arsye interpretimi i tekstit letrar është një “aventurë e kritikës,” që lidhet sa me polisemantikën e receptuesit aq dhe me “ambiguitetin e gjinisë së vetë tekstit artistik.”69 Përmes polianalizash semantike, psikanalitike70 (që përfshijnë edhe ato biografike) e komparative,71 receptive, gjenetike, etj., duke u bazuar në ambiguitetin e tekstit si vetë thelbi i poezisë, A. Plasari arrin në përfundimin se: “Por besoj se kemi të bëjmë me një shembull unik në poezinë shqipe, kur në strukturën poetike të jetë ndërhyrë gjuhësorisht në mënyrë të tillë që prirja e të dhënave të sistemit kumtues, për gjininë e objektit të jetë krejtësisht e bllokuar ose, me fjalë të tjera e reduktuar në mosprurje të plotë. Është një reduktim që mund të bëhet, doemos, vetëm në mënyrë të qëllimshme [....] Kumti mbarset me “ambiguitet” në një kësi mënyre, sa “poezia”, i afrohet thelbit. Detyra për dekodimin e një “ambiguiteti të tillë” mbetet të jetë vepër e lexuesve, si kusht i domosdoshëm për të kuptuar kumtin e poetit”.72

Poezia Nji lule Vjeshtet do të jetë objekt studimi, kësaj radhe nga perspektiva e semiotikës strukturore, edhe për studiuesin kosovar K. Shala. Siç dihet kjo metodë e merr ligjërimin si “një nga esencat nga ku mund të shihen instancat tekstore, nga “figurat te domethëniet”.73 Prandaj për studiuesin “kategoria letrare e kësaj poezie (elegji, ode) del si shumë e kodit tematik (vdekja, përjetësia) dhe diskursit (elegjiak, përkushtues).74 Duke krahasuar ligjërimin epik të Lahutës që i përket gjinisë (pra, epikës), autori mendon se te Nji lule vjeshtet gjinia i përket ligjërimit. Studiuesi e veçon këtë poezi nga konteksti i krijimtarisë së autorit si teksti më i veçantë dhe më jotipiku i Fishtës. Për nivelin e domethënies, ndryshe nga studiuesi A. Plasari, K. Shala pohon se me Një nji lule vjeshtet autori provon thellë dramën e kërkimit të identitetit. Pastaj, gjetjen e tij në letërsi, si shpëtim, si përjetësi personale”75

Në 2002 K. Shala botoi Shinimet estetike, një studim strukturor që merret me statusin e tyre, me kategorinë e së bukurës që shfaqet në tri fusha të filozofisë (Gnoseologjia, Etika,

                                                            68 A. Plasari: Nji lule vjeshtet.- Tiranë, 1996, f. 7. 69 … Në cilëndo shkollë të kritikës, kritikët nuk bëjnë tjetër (d.m.th. ne nuk bëjmë tjetër) pos se e përkthejnë (dmth) e përkthejmë të vërtetën e tekstit në një gjuhë tjetër”. Po aty, f. 101. 70 Ta lexojme Nji lule vjeshtet si një poezi autoreferenciale. Po aty, f.78. 71 Mes vështrimesh komparative binare dallojnë ato të Fishtës Nji lule vjeshtet dhe Poesë Korbi… “A ka farë lidhjeje mes “ambiguitetit” të poetit tonë dhe “Muzës së Stratonit” që ndihet në këto këngë”? E, në një rrafsh më të ngritur e më të hapur, a ka farë përkimesh “ambiguiteti” i poezisë së Nji lule vjeshtet me shqiptimet e zjarrshme të soneteve të Michelangelo-s për Tommaso Cavalieri-n?” Po aty. f. 69. 72 Po aty, f. 64. 73 K. Shala: Fishta përballë Fishtës.- Prishtinë, 2004, f. 16. 74 Sipas teorive klasike, që njohin stilin si një nga kriteret kategoriale/ klasifikuese, relacionin ligjërim/kategori, K. Shala e sheh si “Kategoria = Objekti + Ligjërimi + Mënyra. Po aty, f. 16. Më tej, për studiuesin “figurat e Nji lule vjeshtet përputhen me kodet llojore e kodet tematie të saj. Kështu skema duket: kodi llojor / kodi tematik / figura. Elegjia, vdekja, figura e zezë. Odia, përkushtimi, figura e jashtëzakonshme. Jeta ndodhet në prerje, e përcjellë me figura të zakoshme.”- Po aty, f. 18. 75 Po aty, f. 43.

Page 30: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

30 

 

Estetika),76 me ndikimet nga teoria estetike klasike dhe ajo mesjetare.77 Si prirje të estetikës moderne te Shinimet e Fishtës K. Shala dallon qëllimin e dyfishtë të çdo vepre arti për të shkaktuar gëzim dhe hidhërim.

Nysret Krasniqi, i ka kushtuar epikës së Fishtës librin Rrëfimi dhe shkrimi, Lahuta e Malcis e Gjergj Fishtës. Autorja nuk e sheh tekstin vetëm si grumbull shenjash, por si një tërësi ideore dhe estetike. “Ky punim,- shkruan ai,- është rrjedhojë i një shkaku të të menduarit për sprovat që dalin nga literature orale, historike, etj., a nacionit, e cila i ka edhe variantet e saj, sfidë që shumë mirë artikulohet te vepra “Lahuta e Malcis”. Kjo ka prodhuar edhe dëshirën për t’i hetuar shenjat më të qarta të narratorit autorial në raport me këtë literaturë."78 Përmes procedimesh narratologjike, autori synon të hetojë shenjat e narratorit autorial “të cilat nuk i gjejmë njësoj në të gjitha këngët që janë radhitur në sistemin e veprës Lahuta e Malcis. Kjo mungesë e shenjave të njëtrajtshme narratoriale autoriale,- sipas mendimit të tij,- justifikohet me ekzistencën e brumit ose lëndës kombëtare, pra lëndës së gjallë historike.79 Duke ndarë këngët në cikle, autorja heton pozicionet e narratorit autorial si dhe ngjizjen tematike dhe narrative nga një cikël në tjetrin. Studimi i raporteve të personazheve me rrëfimin te Lahuta e Malcis e shtyn autorin t’i klasifikojë këngët dhe personazhet. Sipas këtij klasifikimi “… te kënga Cubat kemi lindjen e shkasit, te Oso Kuka kemi krijimin e heroit, kurse te Preja krijimin e mundësisë për dëshmimin e këtij heroizmi,….. e te Vranina hetojmë toposin e fushëbetejës, pikëpjekjes, për të arritur kështu te kënga Deka ku përfundon unisoni heroik i personazhit dhe mbyllja e një “kapitulli” narrativ, për t’i çelur udhë kapitullit tjetër në vijim, madje edhe si motivim”80

Lirizmi i Fishtës tek Lahuta e Malcis është libri i Ana Yzeirit, e cila përmes konsideratave të përgjithshme si dhe duke u mbështetur në gjykimet e studiuesve të mirënjohur (si Lambertz, Zamputi, Çabej, Koliqi, Camaj, etj.) dallon shtresën lirike në epikën e Fishtës dhe përpiqet ta gërshetojë atë me krijime të tjera lirike të autorit. Sipas saj “Fishta është, për nga natyra e tij, poet lirik dhe ky lirizëm përshkon edhe këngët e poemës së vet

                                                            76 “Mbi natyrë të artit (vep. e Fishtës, L. S.) – shkruan studiuesi – ka nje status të ndërmjetmë, ndërmjet Teorise së artit e Estetikës”. – Në K. Shala: Shinimet estetike.- Prishtinë, 2002, f. 18. Në veprën artistike të Bukurin e sheh sipas formulës sintezë Bukuria estetike= Madhnija (Plotnia+ Rendi(rregulli)) 77 Po aty. f.28. per Hyjin (Zotin) ku “nëpërmjet përfaqësuesve, fitohet: Paraekzistenca (Platoni, Aristoteli, Ciceroni, Shën Augustini, Toma Akuini, Bonaventura, Herderi, Majeri, etj. janë filozofë që kanë lënë gjurmë në mendimin estetik të Fishtës) Një–ja (Plotini)/ Hyji Claritas (Akuini) 78 N. Krasniqi: Rrëfimi dhe shkrimi Lahuta e Malcis e Gjergj Fishtës.- Prishtinë, 2003, f. 57. 79 Po aty, f. 10. “Dihet se kjo vepër është prozë në përmbajtje e poezi në formë,- vazhdon studiuesi,- pra teknik e t’shkruemit të vjetër që me integrimin e tetërrokëshit, bartet në “Lahutën e Malcis”. Kjo gjendje paraqet një konfuzitet primar edhe sa i përket mëtimit për ta fokusuar narratorin autorial.” (f. 11) Si vetë të dytë të narratorit autorial, N. Krasniqi klasifikon zanën, si muzë lajmëtare dhe si luftëtare. (shih f. 18) Ndërsa te Patër Gjoni autori kërkon dhe e gjen simbolikën narrative në personazh - simbol/ narrator autorial. 80 Po aty, f. 62-63. Shkruan Krasniqi: “Dëshirën për identifikimin e veprës me nacionin, si shenjë autoriale, pra si testament, e hetojmë edhe gjatë leximit të vargjeve që mund të konsiderohen më deskriptive, por që japin shenja të dallueshme të kësaj tendence, për të mos thënë të këtij qëllimi. Kjo, si gjithnjë, kërkohet si realizim i përbashkët me Zanën, të cilën narratori autorial e thërret për t’ia kumtuar shenjat, pikat të cilat duhet t’i mbajë gjallë edhe pas shkuarjes së tij.” (f. 51)

Page 31: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

31 

 

epike”81 Mes synimesh për vëzhgime komparative ndërtohet kapitulli “Lahuta e Malcis, shmangje nga tradita epike greko-romake dhe nga epika popullore shqiptare”, që mbetet në theksimin dhe citimin e ideve dhe vlerësimeve të studiuesve të Fishtës.

Në periudhën e tretë të receptimit kritik të Fishtës do të nisin edhe studimet ndërdisiplinare, ato që studiojnë veprën letrare edhe nga perspektiva e një ose disa shkencave të tjera, në dukje të jashtme për letërsinë. Mes librave e studimeve të veçanta duhen përmendur punimet e T. Daisë dhe H. Ballës. Në fushë të muzikologjisë, T. Daija boton librin Fjala, tingulli, metrika në Lahutën e Malcis, në të cilin vihet në dukje se, përveç kadencave tipike që kanë meloditë e rapsodive të kreshnikëve, ritmit, rimës, elementit këngë e melodi, tingullit, dinamikës, timbrit të interpretuesit e elementeve të tjerë të vargut, “melodia e lahutës ka një shtrirje të vogël, deri në gjashtë tinguj…” prandaj “…Lahuta me timbin e saj të mbyllur dhe pak hundor kërkon zërin burrëror të baritorit.”82

Duke u ndalur në nivelin tingullor e atë të domethënies, p.sh. të zanoreve të thjeshta - (quieto) të zanoreve të gjata si fort ekspresive (cantabile espressivo) të hundoreve që janë më të mbyllura (“sforzando” con “sordina”), etj.,83 në kadencimet meloritmike autori thekson se “tingulli vokal e ndjek kadencimin duke filluar nga një kulminacion zanor, (… ) pastaj zbret ngadalë (… ) dhe zgjidhet në kadencën e plotë të kryer, që është tingulli qendror mbi të cilin mbështetet toni i recituesit pra tonika e përgjithshme e kangës”84 Në këtë punim zenë vend edhe gjykime mbi intonacionet sllave dhe turke në vargun e Fishtës, mbi formën e kohët muzikore të ndërtimit të këngëve, etj.

Fishta dhe Konica për Shqiptarët (vështrim psikologjik) i A. Ballës është ndërtuar mbi mendimet e përbashkëta dhe të veçanta të Fishtës dhe Konicës. Autori, në përqasjet e mendimeve të këtyre dy shkrimtarëve mbi krijimin dhe funksionimin e kombit, kalon nga psikologjia te etnopsikologjia.85

                                                            81 A. Yzeiri: Lirizmi i Fishtës te Lahuta e Malcis.- Tiranë, 2001, f. 61. Duke mbështetur gjykimet e studiuesve autorja thekson edhe një herë se “mungesa e heroit çon në mungesën e unitetit të veprës, prandaj këngët e “Lahutës”, mund të qëndrojnë secila më vete, si episode të veçanta. (f. 18) 82 “Melodia e Lahutës,- shkruan autori,- gjen mbështetje mbi shkallën eoliane apo në Minorin natyror, me funksion “bitonal” (Tonika minore dhe paraleli maxhor) (La minor- Do maxhor), që i japin melodisë dy ngjyra të ndryshme të një filozofie të hershme shpirtërore të popullit të kësaj zone... Këto dy ngjyra e japin të qartë këtë histori të lidhur me shpirtin e tij të “guximit” (maxhor) dhe “dhembjes” (minor). “Jeta dhe vdekja”. – Në: T. Daija. Fjala, tingulli, metrika në Lahutën e Malcis.- Shkodër, 2004, f. 8, 14. Me tej, dinamikën e Lahutës “të mbështetur në diksionin epik të malësorit të Veriut, T. Daija e përshkallëzon: nga Moderato në piu mosso/ nga Andante në precipitoso/ nga Dolce në eroico/, nga Piano në fortissimo.- Po aty, f.42. 83 Për studiuesin tingujt – i, -a, -e, në nivelet tingulloro-domethënie (Dielli – Jeta: Qielli – Hapësira: Hana – embëlsia – tre tinguj aq shprehës në penën e Fishtës, me një domethënie të madhe në idenë dhe tingullimin e zanoreve”, Po aty, f. 49. Për më gjerë shih kapitullin Gjuha dhe tingulli. 84 Po aty, f. 31. 85 “Kjo punë,- shkruan autori,– synon të vërtetojë hipotezën se vepra e Fishtës dhe e Konicës përbëjnë një burim të pashterur edhe për etnopsikologun, sepse ato japin tablo të gjera, të thella të natyrës së gjithanshme të karakterit, të vyrtyteve morale, të botës shpirtërore dhe tipareve valitive të shqiptarëve.”- H. Balla: Fishta dhe Konica për shqiptarët.- Tiranë, 2000, f. 7. Nga pikëpamja interdisiplinare (nga psikologjia te etnopsikologjia), studiuesi analizon vecoritë etnike të psikes së njerëzve, tiparet kombëtare,

Page 32: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

32 

 

Libri sjell vëzhgime me interes edhe për çështje të tilla si: individi dhe psikologjia kombëtare, bota, kombi dhe nacionalizmi, marrëdhëniet e popullit shqiptar me etnitë e tjera, brenda e jashtë vendit, konfliktet dhe rrugët e zgjidhjes së tyre, idealet kombëtare në personazhet e veprave të Fishtës dhe Konicës, tipare të personalitetit shqiptar etj.86

Është e dukshme që periudha III e receptimit të veprës së Fishtës dallohet për larmi artikujsh e studimesh të botuara në organe periodike a studimore apo në përmbledhje të veçanta. Përmbledhja e parë me studime mbi Fishtën është përmbledhja e revistës “Jeta e Re”, e vitit 1990, nr. 11-12. Shumica e shkrimeve të saj janë ribotime nga vitet e mëparshme. Përmendim këtu artikujt e K. Gurakuqit, E. Çabejt, H. Lacajt, E. Koliqit, M. Camajt, J. Kodrës, e të tjerëve për të cilët është folur.

E. Mehmeti (Lahuta e Malcis dhe Eposi popullor) dhe H. Hoxha (Cikli i kreshnikëve dhe Lahuta e Malcis), përmes vështrimeve krahasimtare, merren me epikën e Fishtës, dhe raportet e saj me eposin popullor dhe ciklin e kreshnikëve. “Në këtë drejtim (të krijimit të eposit- L. S.),- shkruan E. Mehmeti,- Lahuta e Malcis nuk bën kurrëfarë përjashtimi nga epopetë e vjetra e të reja të letërsisë botërore, sepse edhe ato lidhen me traditën epike popullore. Kështu mund të thuhet edhe për Iliadën e Homerit, edhe për Këngën e Rolandit, Këngën e Sidit, Këngët e Osianit, etj.”87

Në këtë numër është botuar edhe punimi i E. Sedajt Fishta- përkthyesi i Iliadës. Pasi vëren që përkthimi i Fishtës është bërë kryesisht nga latinishtja, autori veçon si tipar të punës së Fishtës “kreativitetin në përdorimin e fjalëve arkaike, të pasivizuara shqipe, gjë që është në frymën e stilit të Iliadës, të Odisesë e të Eneidës”88 Studimi i Sedajt merret gjithashtu edhe me ndikimin që ka ushtruar vepra e Homerit, (posaçërisht kënga V e saj) mbi epikën e Fishtës.

Një tipologji të lirikës së Fishtës, të vëllimit Mrizi i Zanavet (botim i 1942) sjell E. Kabashi. Sipas tij, një pjesë e saj, që ka për motiv gjuhën, të kaluarën historike, bukuritë e vendlindjes, etj., është krijuar sipas optikës stilistike të romantizmit. Sidoqoftë, për autorin është më e rëndësishme të theksojë veçanërisht se: “si në poezinë epiko-lirike të Fishtës, në atë satirike, lirike, poezinë lirike me argument historik, a të rrethanave kohore

                                                                                                                                                                                 ligjësitë e formimit dhe të funksionalizimit të vetëdijes steriotipike etj., të nxjerra ose përfaqësuara prej individ(ëve) ose modelit bazë (arketipit). 86 Në këndvështrim krahasimtar shihet Fishta dhe Konica kur pohohet se “Duhet njoft kombi, moralisht ndër prirje, doke, vese, virtyte, etj., që mos të bahen gabime tui mendue si francezi mund të drejtohet si gjermani, shqiptari, si amerikani, besimtari si pabesimi e të mos zbatohen ligje e kode të huaja që s’i përshtaten shpirtit të kombit- thotë Fishta. Pra njohja e psikologjisë së një kombi ka rëndësi për të ndërtuar drejt mënyrën e drejtimit e të qeverimit të tij. Në pikat themelore Konica këtë karakter e sheh të veçantë duke e krahasuar me popujt e tjerë.” – Po aty, f. 6. 87 E. Mehmeti: Lahuta e Malcis dhe eposi popullor.- “Jeta e Re”, Prishtinë, 1990, nr.11-12, f. 14-90. Në vazhdim autori flet për dy format kryesore të epikës popullore, që ka shfrytëzuar Fishta në Lahutë: “… këngën e lashtë epike ose këngën epike legjendare dhe këngën e re epike apo këngën historike. … më rrallë është e pranishme dhe bota e baladave popullore legjendare, me syzhe të zhvilluar. (f.1491) 88 Po aty, f. 1713.

Page 33: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

33 

 

është e pranishme gërshetimi gojor. Kudo, edhe në lirikën e tij, edhe në satirën e tij, gjejmë elementë të poezisë epike”89

Revista që pati themeluar vetë Fishta, më 1913, “Hylli i Dritës”, ridoli më 1993, duke ia kushtuar numrin e saj të parë poetit tonë. Përveç shkrimeve e artikujve përshkrues e përkujtimorë, në këtë numër janë përfshirë edhe punimet e N. Resulit dhe E. Sedajt që, përmes vëzhgimesh historiko-kulturore, përshkruajnë jetën dhe veprën letrare të Fishtës. E. Sedaj, veç formimit arsimor dhe veprimtarisë së përgjithshme kulturore, ndalet në historikun e krijimit të Lahutës, të veprave dramatike të autorit dhe në disa prej tipareve të tyre. “Lexoni një varg të Lahutës së Malcis,- shkruan ai.- Venja veshin kumbimit të tij. Vëreni vendosjen e fjalëve në fjali. Menjëherë ju rrëmben magjia e tingullit të posaçëm të gjuhës sonë ... Ndigjojmë si tetërrokshat e Fishtës jehin zanat e tokës shqiptare”90

Në studimin formalist Elementë të vargëzimit në poemën Lahuta e Malcis, Gj. Zheji duke bërë krahasime edhe me poetë të tjerë si Asdreni, Naimi, Noli, sjell të dhëna për pasurinë metrike të vargut të Fishtës, për muzikalitetin e tij që arrihet nga ekuilibri midis elementeve të mendimit poetik dhe atyre të instrumentimit formal. Interes paraqesin vëzhgimet mbi mënyrat e ndërtimit të vargut. “Fishta,- vëren autori,- u shmanget kadencave zbritëse dhe, në përputhje me temën epike të poemës së vet, i jep përgjithësisht tetërrokëshit të tij kadencën ngjitëse. Në këtë pikë tetërrokëshi i Fishtës i ngjan më tepër atij të Nolit se sa të Naimit, i cili preferon butësinë e ritmit zbritës. Kjo do të thotë që Fishta pëlqen të ndërtojë tetërrokëshat me jambe dhe anapestë dhe është pikërisht për këtë që mbisundon në poemë rima fundore. Kështu, psh., vargjet e para të poemës nisin me anapestë dhe vazhdojnë zakonisht më jambe.”91

Punimi i studiuesit A. Plasari (ndërtuar në formën e pyetje-përgjigjeve) është një vështrim kulturologjik. Në të ai sjell argumenta historikë, politikë, gjuhësorë, estetikë, etj. mbi ridimensionimin e figurës së Fishtës. Qëndrimi i poetit ndaj çështjes kombëtare, por dhe qëndrimi i E. Hoxhës ndaj figurës së Fishtës, çështja e karakterit regjional të poezisë së tij, e fryrë padrejtësisht nga historianët e periudhës së socializmit, idea e normës letrare, shkrimet e I. Kadaresë për Lahutën e autorin e saj, marrëdhëniet e Fishtës me poezinë popullore, qarkullimi i veprës së Fishtës në botë, krijimi i një kulti a një miti të ri, etj., janë disa nga çështjet e këtij shkrimi, që marrin përgjigje. Pyetjes nëse Lahuta e Malcis është kryevepër, autori i përgjigjet: “Kryevepra për mendimin tim nuk ekziston objektivisht. Ajo është rezultat i projektimit mbi qenien njerëzore i një ndjesie vlere.

                                                            89 E. Kabashi (Gjegj Fishta, Mrizi i Zanavet, 1942) Ose: Cila është poezia lirike e Fishtës … Po aty, f. 1730. Në përkatësinë motivore autori thekson se: “Pjesa më e madhe e poezive të këtij vëllimi kanë të bëjnë me ngjarje të caktuara historike, me tabanin e atdheut, elementë që bëjnë strukturën e atdheut por dhe rrënojat e historisë së tij.” (f. 1738-1739) Dhe më poshtë: “poeti Fishtë e konceptonte atdheun Brenda përmasës së kohës historike, mirëpo e përcaktonte atdheun edhe përmes së përjetshmes atdhetare” (f. 1740) 90 E. Sedaj: Gjergj Fishta dhe vepra letare e tij.- “Hylli i Dritës”, 1993, nr. 1, f. 46. * Një tjetër shkrim përshkrues, botuar në këtë revistë, është ai i Z. Zorbës, me titull “Disidenca e parë e organizuar e intelektualëve të Shkodrës”. Përveç elementeve skenografikë, vënies në skenë, muzikës, etj. autori shkruan: “tragjedia në kuptimin esencial zhvendoset te populli i tronditur në mes të atdhedashunisë e tradhtisë, në mes të trimërisë dhe të pabesisë, në mes idealit dhe korrupsionit, duke arritur kështu në një katarsis të përgjakur të humbjes së lirisë.” Po aty, f. 63. 91 Po aty, f. 51.

Page 34: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

34 

 

Ekzistimin e një kryevepre do të mund ta përcaktonte një histori letërsie përsosmërisht objektive. Por edhe histori të tilla, them unë, nuk ekzistojnë”92 Po si del prej këtij qëndrimi teorik, autori mbështet idenë se në gjuhën shqipe Naimi dhe Fishta kanë krijuar kryevepra të letërsisë shqipe.

Në vitin 1996, “Jeta e Re” dhe “Hylli i Dritës” do t’i kushtojnë përsëri nga një numër të posaçëm Gjergj Fishtës. Në botimin e Prishtinës (përveç shumë shkrimeve të nxjerra nga botime monografike apo nga periudha të mëparshme si shkrimet e N. Resulit, Anton Nikë Berishës, T. Çobanit, Gj. Dukës, Gj. Zhejit, S. Çapalikut, E. Sedajt, K. Gurakuqit, etj.) spikasin shkrimet e V. Volajt, P. Kolës, R. Markut, T. Osmanit. V. Volaj me Lirikat e Gjergj Fishtës (botuar së pari si parathënie e Mrizit të Zanavet, Shkodër, 1941 ) e P. Kola me Lirikat fetare të Atë Fishtës përqendrohen në lirikën e Fishtës. I pari merret me variantistikë, veçanërisht me krahasime mes botimit të tretë e të katërt të Mrizit të Zanavet, me ndryshimet strukturore, gramatikore, leksikore, fonetikore e deri tek ato ortografike e teknike. Për kriteteret tekstologjike, për rindërtimin e tekstit përfundimtar, përveç botimit të dytë e të tretë, të redaktuar prej vetë Fishtës, Volaj pohon se është mbështetur në parimet ortografike me të cilat, bashkë me Fishtën, kishte punuar për këngët e para të Lahutës. Në një pjesë të veçantë të lirikës së autorit, e pikërisht në atë fetare, përqendrohet shkrimi i P. Kolës, Lirikat fetare të Atë Fishtës. Veç një vështrimi të përgjithshëm mbi historikun e botimit të kësaj lloj lirike, prirjen e mistikes, misterit të kryqit, teologjisë së tipit kristocentrik, autori ndalet në analizën e tekstit të Gurrave të Jordanit dhe e klasifikon si një “ode historike të përshkruar me lirizëm të hollë e përplot ekstazë, me gjuhë të zgjedhur e stil të qartë, e çendisur me metafora të fuqishëm, ritëm të kumbueshëm muzikor, ton patetik, metrikë të caktuar dhe përplot epitete,” që “na mishëron të gjitha ngjarjet që ndodhën rreth Jordanit, të cilat i paraprinë shëlbimit që poeti e ka ndër mend të na e lë si porosi.” 93

Duke e klasifikuar Skënderbeun në parajsë si satirë politike, S. Hamiti ndalet në përmbajtjen alegorike të kësaj vepre.

Në studimin Lahuta e Malcisë e Gjergj Fishtës - disa konsiderata gjuhësore, Tomorr Osmani, me argumenta gjuhësorë (fonetikë, leksikorë, frazeologjikë, etj.) ndalet në evoluimin e veçorive fonetikore dhe drejtshkrimore. “Nëse në botimiet e para,- thotë ai,- Fishta u mbështet kryesisht në parimin fonetik, në botimet e fundit e preku në disa vise gjuhën e tij …”94 Autori shpreh idenë se vjelja dhe studimi i fjalorit fishtjan do të pasuronte fjalorin e gjuhës shqipe.

Në shkrimin Fishta interpret i genit shqiptar, R Marku merret me horizontin e pritjes së veprës së poetit. Përmes argumentash historikë e kulturorë ai arrin në përfundimin se Fishta është: “shembull unikal në letërsinë tonë, (që tregon- L. S.) se si një shkrimtar                                                             92 A. Plasari: Njëzet pyetje-njëzetë përgjigje.- f. 88. Pyetjes rreth krijimit të një kulti të ri studiuesi i përgjigjet: “Mendoj se Fishta është lehtë i spekulueshëm prej një kulti, qoftë eshe për faktin se ai ka kaluar tanimë nëpër një kult, prej të cilit ka dalë … kulti që gëzoi ai për disa dhjetëvjetësha nuk ishte letrar”. Po aty, f. 91. Për rindërtimin e historisë së letërsisë autori i shkrimit thekson: “ … pikënisja e kritikës dhe historisë së letërsisë duhet të jetë vepra si realitet artistik”. (f. 92) 93 P. Kola.- “Jeta e Re”.- Prishtinë, 1996, nr. 3, f. 466. 94 T. Osmani: Lahuta e Malcisë e Gjergj Fishtës - disa konsiderata gjuhësore,- Po aty, f. 429.

Page 35: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

35 

 

mund të çohet në skaje vlerësimesh a mohimesh, jo për arsye letrare a estetike, sesa për arsye politike a ideologjike”95

Në grupin e artikujve përshkrues, impresionistë, komemorativë, të botuara te numri i posaçëm i “Hyllit të Dritës”, 1996, bëjnë pjesë shkrimet e Z. Pllumit, I. Zamputit, Z. Gilajt, K. Trebeshinës, etj., me titujt respektivë Kur e njoha Fishtën, Portreti i Fishtës në objektivin tim, Me at Gjergj Fishtën akademik, Jeta e Fishtës pas vdekjes, etj.

Në qasjet historiko-kulturore, sociologjike e etnopsikologjike futen studimet e G. Bobit Konteksti sociokulturor i Fishtës, ai i M. Tirtës Tradita popullore në vizionin poetik të Fishtës, i E. Sedajt Disa veçori etnike të malësorëve të Fishtës e ndonjë tjetër. Këto shkrime vënë në dukje faktorët e ndryshëm regjionalë, konfesionalë, klasorë, politikë, sociologjikë e kohorë, që përbëjnë çelësat e interpretimit të veprës dhe të personalitetit të Fishtës. E. Sedaj e përshkruan etnikumin shqiptar në veprën e Fishtës si tipar që dallon letërsinë shqipe nga letërsitë e huaja. Në këtë këndvështrim, malësorët e përfytyruar prej Fishtës, sipas autorit, bartin më mirë se kushdo tjetër vlerat kombëtare në kuadër të konvergimeve ballkanike.96 Ndër studimet historiko-letrare veçojmë atë të A. Plasarit, i cili marrëdhëniet e veprës së Fishtës me sistemin e letërsisë shqipe i vlerëson si raporte që nuk i japin Fishtës “vendin që i takon, por i kthejnë “historisë së letërsisë” atë çka i mungon.”97 I po këtij autori është edhe shkrimi Moderniteti i një satire klasike. Paraqitja skematike e heronjve të satirës fishtiane, të ngjashme me kukullat e kurdisura, mungesa e identitetit të personazheve të satirizuar, realizimi i tragjikes përmes komikes, elementë si metamorfoza, etj., janë disa nga çështjet me të cilat merret ky punim.98 Studimit gjinor të A. Plasarit i shtohet edhe ai i S. Hamitit Dramatika e Fishtës. Studiuesi ndalet në strukturën e ligjërimit dramatik, temat dhe idetë si dhe statusin e tekstit. “Ndonëse i shfaqur në shekullin e vonë XX të shqipes,- shkruan autori,- prapë përkufizohet me një klasicizëm jo fort të kanonizuar, jo vetëm pse dramën e shkruan gjithnjë në vargje, po pse nuk lodhet për risi në kuadrin e gjinisë … një vonesë tashmë e hetuar në zhvillimet formale të letërsisë shqipe.”99

Me receptimin e veprës së Fishtës merren studimet e S. Çapalikut Fishta sot- çështje të leximit dhe R. Markut Fishta prapë gjallë. Censurimi dhe anatemimi në periudha të ndryshme historike, kontekstet dhe kotekstet, aspekte të gjuhës në nivele morfologjiko-leksikore, receptimet tipologjiko-gjinore të veprës, ndërtimet e hipertekstit, etj., e shtyjnë                                                             95 R. Marku: Fishta, interpret i genit shqiptar,- Po aty, f. 420. 96 “Dallimi kryesor i letërsisë shqiptare nga letërsitë e tjera nacionale dhe nga letërsia botërore përgjithësisht,- vazhdon studiuesi,- qëndron në kultivimin e etnikumit dhe sa më i suksesshëm të jetë ky kultivim i etnosit shqiptar aq më e avancuar dhe më integruese mund të jetë kjo letërsi me letërsinë evropiane”. Në E. Sedaj: “Hylli i Dritës”, Tiranë, 1996, f. 232. 97 A. Plasari: Gjergj Fishta dhe historia e letërsisë, Po aty, f. 15. 98 Por moderniteti i satirës fishtiane qendron jo thjesht në faktin se ai si shkrimtar denoncon shpërdorimin e praktikuar nga politikanët e këtij shteti, por se kemi të bëjmë me një artist që kallëzon gjithë tmerr procesin e mistifikimit të ndërgjegjeve, një proces që luhet në sytë e “bashkëkohësve nga kasta sunduese përftuar prej një koalicioni aristokratësh pa ushkurë, pseudoborgjezie stramastikë dhe semiintelektualësh”. Po aty, f. 159. 99 S. Hamiti, Po aty, f. 192. Në lidhje me statusin e tekstit, studiuesi e klasifikon atë si letërsi qëllimore, që “lidhet sa me formën e zhanrit, po aq me statusin e tekstit, që kushtëzohet gjithnjë nga një qendrim i sipërtheksuar autorial. (f. 199)

Page 36: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

36 

 

studiuesin Çapaliku të ngrejë çështjen e ndërtimit të horizontit të pritjes në përputhje me kontekstet e reja historiko-kulturore të receptimit.

Në studimet formale, që marrin shkas nga gjuha si mjet formues i veprës letrare nga qëndrimi i veçantë i autorit ndaj gjuhës, nga “lirshmëria krijuese e artistit nga njëra anë dhe pengojcës së një sistemi “absolut” të shkruari në anën tjetër,100 etj. hyjnë ato të P. Asllanit, Për një tipologji të prozës së Fishtës dhe A. Marashit, Konsiderata mbi gjuhën artistike të Fishtës. Për këtë të fundit: “ Fishta krijon gjuhë” e “…vlerat më të patundshme të Fishtës letrar duhen kërkuar tek impenjimi i tij gjuhësor, te virtuoziteti i tij për të dalluar strukturat e hapura të gjuhës, për të manipuluar veçoritë semantike të fjalës, për të konsideruar gjuhën jo si mjet, po si pikësynim”.101 Ndërsa, për tipologjinë e prozës së Fishtës, P Asllani mendon se në qendër të vëmendjes për këto tekste del “shfaqja e trajtave fiksionale, të funksionalizueshme sot për nga letrarësia e tyre”102

Veprimtarinë më e madhe shkencore, në këtë periudhë të tretë të receptimit të veprës së Fishtës, e përbën sesioni shkencor “Vepra letrare e Gjergj Fishtës e rizbuluar”, që u mbajt në gusht të vitit 1996, gjatë Seminarit XVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Ligjëratat, referimet dhe kumtimet e mbajtura në këtë sesion (në përmbledhjen e botuar janë 44 punime) u përqëndruan në këto çështje: I) Pikëpamjet filozofike dhe estetike të Gjergj Fishtës. II) Krijimtaria poetike e Gjergj Fishtës. III) Proza e Fishtës dhe mitologjia. IV) Vepra e Fishtës dhe bota shqiptare. V) Vlerat gjuhësore të veprës së Fishtës. VI) Vepra e Fishtës dhe letërsia botërore.

Një pjesë të këtyre kumtesave, autorët i botuan në përmbledhje me studime apo në monografi kushtuar Fishtës (si T. Çobani, S. Çapaliku, K. Çefa, etj.). Ndërkaq, shumica e tyre u ribotuan më shumë se dy herë në përmbledhje të tjera studimesh kushtuar Fishtës apo në organe të ndryshme periodike (si Gj. Zheji, F. Hoxha, S. Hamiti, S. Çapaliku, M. Marku, J. Mato, S. Pepa, M. Dibra, etj.).

Në këtë sesion u vërejt prirja për të analizuar Fishtën dhe veprën e tij në plan shumëdimensional. Këtë e dëshmon edhe ndarja e sesionit në seanca të veçanta për tema të caktuara si dhe larmia e kumtesave. Prandaj, në këtë veprimtari vepra dhe krijimtaria e Fishtës vëzhgohet përmes shkollave të ndryshme letrare. Siç ishte e novojshme, për shkak të qendrimeve që janë mbajtur në kohëra të ndryshme ndaj veprës së Fishtës, materialet e seminarit i kushtuan vëmendje të veçantë çështjeve të receptimit të saj. Në punimet e seminarit nuk munguan punimet prej këndvështrimesh thjesht formale (gjuhësore), historiko-kulturore, komparative, social-psikologjike, etnologjike, të receptimit, etj. si dhe gërshetimi i tyre, por edhe ato interdisiplinare. Referatet dhe kumtesat sollën kontribute të reja edhe për përkatësinë e veprës së Fishtës në rrymat letrare. Siç mund të merret me mend, temat e trajtuara në këtë veprimtari mënjanuan në mënyrë të dukshme kumtimet e tipit përkujtimor, biografik, emocional e impresionist. Vëzhgime të tilla (si                                                             100 P. Asllani, Për një tipologji të prozës së Fishtës, Po aty, f. 245. 101 A. Marashi, Konsiderata mbi gjuhën artistike të Fishtës, Po aty, f. 217. “Kjo vetëdije mirëfilli letrare,- vazhdon studiuesi,- e veçon Fishtën nga aradha e shkrimtarëve të cilët hyjnë në letërsi sa për të shprehë mesazhe të caktuara, pa qenë të ndërgjegjshëm se në artin letrar masazhi kalon vetëm përmjet gjuhës”. (f. 217) 102 P. Asllani, Po aty, f. 244.

Page 37: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

37 

 

p.sh. I. Parrino, Gjergj Fishta në Siqeli e të ndonjë tjetri) hasen rrallë e të trupëzuara në vëzhgime integrale.

Ndër këndvështrimet formale një grup më vete përbëjnë kumtesat që merren me gjuhën e Fishtës. Në kumtesën Çështje gjuhësore e stilistike në Mrizin e Zanave, Sh. Islamaj thekson se elementet përcaktues të stilit e të gjuhës së Fishtës janë: “Përzgjedhja e elementeve gjuhësore në nivele të ndryshme fonetike, fonologjike, prozodike, gramatikorë e leksikorë; larmia tematike e gjuhësore; shkalla e konotacionit dhe karakteri i simboleve; sasia e informacionit; shfrytëzimi i elementeve origjinalë që sendërtohet në dy mënyra: 1- përdorimi i krahasimit original, i personifikimit, i metaforave dhe i epiteteve, 2- përpunimi i shprehjes stilistike origjinale; denduria e përdorimit të leksemave të veçanta, në të shumtën e rasteve shumë të njohura, por që në tekstin e tij kanë rol dhe kuptim të posaçëm.103

Studiuesi Gj. Shkurtaj e vlerëson onomastikën dhe antroponiminë e Lahutës së Malcis si një element me rëndësi historike dhe historiko-gjuhësore e etnokulturore. Pasi thekson se “në leksikun e në frazeologjinë që përdor ai (Fishta), në format fonetike e morfosintaksore që ndien vjershëria e tij, duke ndarë aty, sa më mirë, se si bashkëjetojnë tek ai autor mbarëkombëtarja dhe krahinorja …”104, autori ndalet në analizën antropologjike dhe sociolinguistike të emrave të njerëzve, të zanave, të orëve e shtrigave në poemën Lahuta e Malcis.

Në grupin e studimeve formale hyjnë edhe qasja Përbërësit poetikë të poezisë satirike të At Gjergj Fishtës, e E. Kabashit, i cili ndalet në kohën e poezisë satirike, në funksionin e personazhit në strukturën poetike, në strukturën poetike të dialogut, në poetikën e figurave, etj.105 Në studimin Funksioni i rimës në veprën Lahuta e Malcis, M. Krasniqi, pas një vështrimi tërësor të llojeve të rimave dhe kombinimeve të tyre, vëren se, edhe pse dominon rima e puthur, ajo, (rima) “është përdorur në kombinime të ndryshme dhe kjo

                                                            103 Sh. Islamaj, Seminarit XVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Tiranë, 1996, f. 996-997. 104 Gj. Shkurtaj, Antroponime dhe leksema të tjera të Malësisë së Madhe në veprën e Fishtës “Lahuta e Malcisë”, Seminarit XVIII, … f. 1017. Si dukuri të spikatur të ligjërimit poetik studiuesi vëren kundërvënien fonematike b-p, d-t, përsëritjen e

grupeve të bashkëtingëlloreve shk, shm, sht, rk, tr, etj., format morfologjike, arkaike, etj.

105 Në lidhje me strukturën poetike të dialogut Kabashi thekson: “Poezia satirike e Fishtës, e ndërtuar kryesisht mbi strukturën e dialogut poetik, ruan një ritëm dhe një muzaikalitet të habitshëm në punë të ndërtimit të vargut. Jo vetëm pse ka pasur kujdes të veçantë për rimën, por ka pasur kujdes të veçantë që mesazhin poetik ta sugjerojë sa më qartë. Në poezinë e tij nuk ka dilemma kuptimore, nuk ka as paqartësi kuptimesh. Aty çdo gjë thuhet shkoqur, me një varg popullor, por tharmin e origjinalitetit ia shtojnë ky ritëm facinues dhe muzikaliteti i natyrshëm”- Seminari XVIII …, f. 835. Për poetikën e figurave mendimore autori shkruan: “Poezinë satirike të Fishtës e karakterizon vargu i rimuar. Kurse vargun e rimuar të tij e bën figura, herë ajo stilistike, e më shumë ajo mendimore. Ndonjëherë poeti, për të krijuar portrete, për të sygjeruar veprime e atmosferë, ka përdorur edhe fjalë që nuk kanë kuptim, por që i janë dashur për rimë dhe për mendim.”- Po aty, f. 836.

Page 38: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

38 

 

është bërë për të rritur larminë tingullore e semantike dhe për të evituar rrezikun e automatizimit”106

Të këndvështrimit formal janë edhe qasjet e Gj. Zhejit Elemente të vargëzimit në poemën Lahuta e Malcis, E. Tabakut Elemente lirikë dhe epikë në poezinë e Fishtës, etj.

Një tjetër grup të veçantë kumtesash e përbëjnë ato që i afrohen aktit krijues fishtjan, prirjeve të tij estetike, religjioze, filozofike e etike. A. Gashi, kredon religjioze të vëllimit Mrizi i Zanavet e sheh si “një shkrirje me substancë të përbashkët të botëkuptimit filozofik dhe etik të tij. Për studiuesin poezitë që mund të klasifikohen sipas kësaj fryme janë: Gurrave të Jordanit, Kataklizmi i rruzullit, Për paqe t’Europës, etj.”107 Ndërsa botëkuptimin dhe botëreceptimin filozofik të Fishtës, A. Gashi e gjen në poezitë Geni, Nji lule vjeshtet, Deka e burrnija, Kataklizmi i rruzullit. Poezinë Nji lule vjeshtet studiuesi e vlerëson si shfaqjen komplete të kredos religjioze, filozofike dhe etike.108

Me argumenta historiko-letrar, politiko-kulturor e estetiko-gjuhësor, nga perspektiva e horizontit të pritjes, e censurimit, ekskomunikimit e në përgjithësi të receptimit, i qasen veprës së Fishtës, studiuesit S. Çapaliku me Fishta sot- çështje të leximit, E. Muhametaj Vepra dhe personaliteti i Gjergj Fishtës në gjykimin e shkencës letrare shqiptare, M. Marku Receptimi i Fshtës, R. Çadri Vepra letrare e Fishtës në këndreceptimin e lexuesve të moshës së re e ndonjë tjetër. Edhe pse këto kumtesa kanë si objekt të vetin mirëfilli receptimin e Fishtës, duhet thënë se, vëzhgime, konstatime dhe gjykime mbi receptimin e veprës së autorit në fjalë (veçanërisht para viteve ’90) hasen dhe në shumë kumtime të tjera. Në rrafsh përshkrues, informativ e historiko-politik, E. Muhametaj sjell gjykimet e kritikëve më në zë të Fishtës e veprës së tij, duke u ndalur më shumë në kritikën para viteve ’90 dhe pas viteve ’90. Bazuar në teoritë e receptimit të U. Eco-s dhe H. R. Jauss-it, M. Marku shprehet: “…duke llogaritur vendosjen e kritikës përkundër veprës së Fishtës, dukuria do të na shpaloste tri prirje: 1. Prirja për t’i kthyer Fishtës vendin që kishte në raport me përvojën letrare, në kohën kur nuk ishte ende e ndaluar vepra e tij. 2. Prirja për ta ridimensionuar veprën e Fishtës në përputhje me gjendjen e sotme. 3. Këto kohët e fundit, del në dritë edhe një prirje tjetër: mohimi tërësor i veprës së Fishtës”109

Marrëdhëniet e veprës së Fishtës me letërsinë botërore, me botën mitologjike e baladeske shqiptare e të huaj, si dhe me fushën etnologjike, zakonore e historiko-kulturore, janë boshti i disa kumtesave të tjera. Ndër studiuesit që vështrojnë marrëdhëniet e veprës së Fishtës me letërsinë botërore, veçojmë qasjen e O. Gashit Vepra e Fishtës dhe letërsia botërore në dritën e kritikës letrare. Pasi sjell vlerësimet dhe gjykimet e studiuesve të tjerë për marrëdhëniet e Fishtës me Petrarkën, Homerin, Ovidin, Molierin, Xh. Suiftin,

                                                            106 M. Krasniqi,- Funksioni i rimës në veprën Lahuta e Malcis,- Po aty, f. 844. 107 A. Gashi, Kredoja religjioze, filozofike dhe etike e Fishtës në veprën Mrizi i Zanavet,- Seminari XVIII, …f. 799. 108 “Pjesa e parë e saj që ka një intonim të ngrysur, me një valcer pesimist, kap trajtimin e trupit të vdekshëm, pjesën materiale të botës. Por mu kjo pjesë e ngrysur është shumë më e fuqishëm artistikisht se pjesa fundore me një hepiend shpirtëror, mu si Ferri i Dantes karshi Parajsës. Dhe pavarësisht që në aktin e krijimit imagjinata e Fishtës shëtit nëpër jetën e dytë të heroit të vet, nëpër parajsën utopiste, ai përfundimisht bën betimin etik për vepra të mira e të mbara pranë varrit të tij…”,- Po aty, f. 801. 109 M. Marku: Receptimi i Fishtës,- Seminari XVIII, … f. 987.

Page 39: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

39 

 

Xh. Kitsin, T. Tason, etj., studiuesi shprehet se: “Në bazë të strukturës së veprave të Fishës, veçanërisht të Lahutës së Malcis, të Mrizit të zanavet, etj. shohim se ai (Gj. Fishta, L. S.) nuk mund të studiohet i veçuar nga shkolla romantike shqiptare e ajo evropiane përgjithësisht.110 Mes vëzhgimesh formaliste strukturore dhe botëkuptimore, Z. Neziri, duke u bazuar në vlerësimet e studiuesve të tjerë, përqëndrohet në afritë e Fishtës më poezinë kroate e pikërisht me S. S. Kranjçeviçin, K. Mioshiçin, I. Mazhuraniçin, G. Martiçin, G. G. Njegoshin. Pasi heq një sërë paralelesh mes këtyre autorëve ai vjen në përfundimin se: “Ndërmarrjet e kësaj natyre, përmblidhen në: 1. afrinë e lirikës së Fishtës me lirikën e S. S. Kranjçeviçit e A. Mihanoviçit, e cila meqë është e natyrës universale (tematika e motivet) nuk solli rezultate të kënaqshme; 2. afrinë e epikës së Fishtës me: këngën epike boshnjake “Gruaja e Agës Hasan Agë”, në rrafshin e figuracionit, që si pjesë integrale e figuracionit të traditës letrare shqiptare zhvlerëson mundësinë e huazimit; Ivan Gunduliçin në shtrirjen e krijimtarisë letrare në disa gjini: lirikë, epikë, dramatikë, meqë këto elemnte janë pjesë përbërëse e afinitetit, vullnetit të lirë dhe gjenisë së çdo krijuesi, atëherë, atëherë nuk mbetet shteg për diskutim në anën tjetër; Andrija Kaçiç Mioshiçin si dhe Gërgo Martiçin gjerësia kohore e shtrirjes së veprimit dhe e përfshirjes së ngjarjeve historike të një periudhe të gjatë i përkasin traditës lëtrare botërore që nga Homeri dhe nuk do të thotë domosdo Fishta t’i importojë prej tyre”111

Shumë kumtesa i janë kushtuar përmbajtjes etnike e etnopsikologjike të veprës së Fishtës.* Ndër to vlen të veçohet kumtesa Fishta mbi të drejtën kanunore të shqiptarëve e J. Ivanovës. Ajo trajton momentet kryesore të parathënies së Kanunit të L. Dukagjinit që, siç dihet, është përgatitur nga Gj. Fishta. Studiuesja ve në dukje krahasimet që bën Fishta mes kodit verior me normat drejtësore, që gjenden në tekstet e njohura historike, si në ato bizantine, antike romake, gjermane dhe sllave. Duke qenë se e drejta kanunore funksionon në gjuhën e etnosit dhe pasqyron realitetin e kohës (si: ritualet, kuvendimet, skenarët e gjyqeve, etj.), studiuesja shprehet se: “Fishta e kishte idealizuar të drejtën kanunore. Ai supozonte se ajo do të vihej në themelin e legjislacionit shtetëror të shqiptarëve. Mirëpo, detyra e tij kryesore,- mbrojtja e kulturës,- ishte plotësuar…Prandaj

                                                            110 O. Gashi: Vepra e Fishtës dhe letërsia botërore në dritën e kritikës letrare,- Seminari XVIII, …, f. 1029. Dhe më tej: “Fishta në disa nga veprat e tij, me sensibilitetin, me idetë, me qëndrimin ndaj të kaluarës, inkuadrohet pikërisht në rrethin e romantikëve evropianë, në traditat më të avancuara të tij”, Po aty, f. 1031. 111 Z. Neziri,- Historiografia letrare kroate dhe Gjergj Fishta,- Seminari XVIII, …, f. 1058-1059. Edhe raportet me Ivan Mazhuraniçin, “bartjen e veprimit të eposit në një rajon të kufizuar gjeografik, jo gjithëkombëtar … si dhe mënyra e organizimit të kompozicionit të pesë këngëve të para të Lahutës është karakteristikë e përgjithshme e romantizmit: kështu kanë vepruar romantikët e mëdhenj evropianë: Bajroni, Gëte, Hygoi, Lamartini, Novalisi, Pushkini, Shileri” (f. 1059.) Afrinë e titujve Lahuta e Malcis me Kurora e Maleve të Njegoshit, studiuesi e vlerëson si koiçidencë, që haset në shumë krijues si Komedia Hyjnore me Komedinë Njerëzore. * Po shënojmë autorët dhe temat e tyre, S. Hamiti Dramatika e Fishtës; M. Tirta Mitologjia në vizionin poetik të Gj. Fishtës; F. Hoxha Larmi dhe risi poetike me lëndë mitologjike në veprën e Fishtës; G. Ejntrej Figurat mitologjike në poemën e Fishtës Lathuta e Malësisë; J. V. Ivanova Fishta mbi të drejtën kanunore shqiptare; E. Sedaj Disa veçori etnike të malësorëve në Lahutën e Malësisë; I. Shema Vizioni poetic i Gjergj Fishtës për Lidhjen e Prizrenit; A. Novik Veshja shqipatre e kohës së Fishtës: Probleme të teorisë së sotme të kostumit; S. Fetiu Përbërësit e baladës popullore në Lahutën e Malësisë; K. Kodra Figura e gruas shqipatre në veprën e Fishtës; O. Gashi Vepra e Fishtës dhe letërsia botërore në dritën e kritikës letrare; M. Dibra Ndikime të letërsisë klasike te Lahuta e Malësisë; Z. Neziri Historiografia letrare kroate dhe Gjergj Fishta.

Page 40: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

40 

 

kishte të drejtë Fishta në synimin e tij për të ruajtur dhe për të ngritur në lartësinë e autoritetit normat drejtësore si pjesë e kulturës etnike”.112

Artikujt dhe studimet që u mbajtën në Shkodër, në simpoziumin shkencor mbi jetën dhe veprën e Fishtës, u publikuan në numrin e posaçëm të revistës “Studime Shqiptare” (1997), At Gjergj Fishta. Komb- Letërsi- Gjuhë dhe në përmbledhjen Fishta dhe Françeskanët (2003). Ndër kumtimet që e shqyrtojnë veprën e Fishtës nga këndvështrimi komparativ janë: Çështje të disa marrëdhënieve të Fishtës me disa poetë kroato-dalmatinë e boshnjakë, i S. Hoxhës; Mitologjia në poemën Lahuta e Malsisë, e F. Hoxhës; Ndikime të letërsisë klasike te Lashuta e Malcis e M. Dibrës. Marrëdhëniet e veprës së Fishtës me poetët boshnjakë (si: Kaçiq, Martiq, Mazhuraniq, Njegosh, etj.), S. Hoxha i sheh si raporte midis botës shqiptare dhe asaj sllavo-ballkanike, madje dhe si raporte universale të kontakteve historiko-letrare e kulturore ballkanike. Ndërsa F. Hoxha, pasi konstaton që marrëdhëniet e mitologjisë me Lahutën nuk janë mekanike, por të lira e krijuese shprehet se: “Kalimi nga fondi mitologjik dhe folklorik i traditës në mitin e ri letrar të pathyeshmërisë së shqiptarëve, përbën risinë artistike të poemës”113 A. Çapaliku, në studimin mbi parathëniet e Fishtës, (te Kangë popullore gegnishte, Poetët ma të madhenj t’Italis dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit) përpiqet të përvijojë profilin e Fishtës si prozator. “Vlera e parathënieve të Fishtës,- shkruan studiuesi,- e tejkalon funksionin utilitar si shoqëruese dhe shpjeguese e lëndës së përfshirë në librat e lartpërmendur. Ai shpalosi një projekt ambicioz kulturor, i cili shpejt u bë realitet. Tek parathëniet e Fishtës erudicioni dhe kultura e të shkruarit, pasioni dhe logjika e të interpretuarit janë harmonizuar natyrshëm”.114 Vëzhgimet estetike në temën Versione e parametra estetikë (Vëzhgime estetike mbi Fishtën dhe mendimin estetik të Fishtës) e çojnë L. Kurtin në përfundimin se origjinaliteti i “teorisë së dy rruzullimeve” përcakton shijen e Fishtës estet, madje brenda një estetike normative.

Nga këndvështrimi etnopsikologjik e estetik e sheh V. Osja melodramën e autorit Jerina ase mbretnesha e lulevet në punimin me titull Jerina ose apologjia e psikes civilizuese të një kombi. Pas konstatimit se Fishta nuk zbulon as krijon “sui generis” femrën ideale, por e realizon artistikisht kultin e femrës sipas mendësisë shqiptare, bazuar në parimet kantiane, ajo shprehet se “Në binomin e estetikës kantiane: e madhërishme dhe e bukur, Fishta preferon të madhërishmen pët të përshkruar Jerinën-femër … për të dëshmuar vlerën e Jerinës (Fishta- L. S.) sjell edhe krijuesit e pamort të arketipave të bukurisë femërore: Homerin, Danten, Petrarkën”.115

Me veprimtarinë fetare, atdhetare, arsimore, letrare, përgjithësisht, nga këndvështrimi historiko-deskriptiv merren disa nga artikujt e të dyja përmbledhjeve.* Si shkrime                                                             112 J. Ivanova, Fishta mbi të drejtën kanunore të shqiptarëve.- Po aty, f. 934. 113 F. Hoxha: Mitologjia në poemën Lahuta e Malsisë.- “Studime shqiptare”, Shkodër, 1997/6, f. 30. 114 A.Çapaliku: Parathëniet e Fishtës,- “Studime shqiptare” …, f. 54. 115 V. Osja: Jerina ose apologjia e psikes civilizuese të një kombi.- Fishta dhe françeskanët,- Shkodër, 2003, f. 58,59. * Le të shënojmë artikujt e Z. Simonit Gjimnazi e liceu Illyricum-vatër edukimi fetar, patriotik dhe kulturor, D. Gjeçajt Frati shqiptar, W. Kamsit Veprimi atdhetar i At Gjergj Fishtës e ndonjë tjetër, të botuara në përmbledhjen e akteve të simpoziumit Fishta dhe françeskanët. Po kështu shënojmë artikuj e studime nga T. Osmani Gjergj Fishta në veprimtaritë gjuhësore të shqipes, N. Gogaj Pikëpamje të Gjergj Fishtës për

Page 41: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

41 

 

informative, plot me të dhëna faktike e historike (dhe me persona realë historikë) paraqiten dhe një grup studimesh mbi aktivitetin politik e diplomatik të Fishtës. Kontributi i Fishtës në historinë e Rilindjes sonë si prijëtar i demokracisë shqiptare, aktiviteti i tij si deputet në parlamentin shqiptar, pjesëmarrja në konferenca të rëndësishme ndërkombëtare, epistolari i tij me personalitete të kohës etj., janë trajtuar nga R. Gurakuqi me Kryengratja e Malësisë së Madhe e vitit 1911 në qendrimin dhe vlerësimin e At Gjergj Fishtës dhe të klerit katolik shqiptar; P. Dibra me At Gjergj Fishta për çështjen shqiptare në Konferencën e Parisit (1919-1920); S. Lufi me At Gjergj Fishta në luftën politike të viteve 1920-1924; etj., të botuara në “Studime Shqiptare”, 1997/6. Në grupin e studimeve formale, që fokusojnë gjuhën jo vetëm nga kënvështrimi gramatikor, por edhe ai stilistikor, si bartëse të veçorive artistike të veprës së poetit, mund të veçohet punimi i T. Topallit me titull Përftesa stilistike me rendin në poezinë satirike të Gjergj Fishtës (te Gomari i Babatasit). “Një dukuri stili, e rrallë edhe për kohën e Fishtës dhe e palavruar sot,- thekson autori,- është inversioni i formave analitike foljore pasive dhe aktive, jo vetëm të dëftores, por edhe të lidhores e të habitores. Në këto raste theksat logjikë të fjalive bien mbi pjesoret që mbajnë peshën semantike ndaj ndihmëtareve. Këto trajta gjuhësore Poeti i ka si mekanizma kadence, ritmi e ngadalësimi për efekte humori therës e sarkazme dërrmuese.116 Me disa nga përdorimet dhe funksionet kryesore të lidhores në prozën e Fishtës dhe të shkrimtarëve të tjerë veriorë (si Koliqi, Harapi, Prendushi, etj.) merret M. Gero, ndërsa me huazimet leksikore te Lahuta e Malcis merret B. Logu. Autorja ndalet te huazimet e përdorura në vend të fjalës shqipe, pavarësisht se kjo ekziston dhe te huazimet që vijnë nga një lëmë i caktuar i gjuhës, si ai zakonor, ushtarak, etj. Studimet në fushë të leksikologjisë të S. Pepës merren me formimin dhe vlerat e sinonimisë, antonimisë, neologjizmave, njësive frazeologjike, proverbave te Lahuta e Malcis dhe më gjerë në krejt poezinë e Fishtës.117

Periudha e tretë e receptimit kritik të Fishtës, siç edhe duket, dallon për larminë e botimeve për autorin dhe krijimtarinë e tij. Këtë e dëshmon jo vetëm botimi i librave monografikë, por edhe botimi i materialeve të veprimtarive shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Në krahasim me dy periudhat e para, këtë e dëshmon gjithashtu mungesa e zonave të bardha të receptimit. Në periudhën e tretë, siç është e pritur, janë shtuar shumë organet shkencorë dhe të shtypit të përditshëm, që botojnë për Fishtën; është zgjeruar po ashtu gjeografia e përhapjes së tyre. Mjaft të përmëndim “Gjurmime albanologjike”, “Studime filologjke”, “Jeta e re”, ”Hylli i dritës”, “Albania”, “Republika”, “Rilindja demokratike”, “Kombi”, “Bashkimi”, “Flaka e vëllazërimit”, “Kosova”, “Egnatia”, “Dielli”, “Drita”, “Rilindja”, “Albanian catholic bulletin”

                                                                                                                                                                                 gjuhën letrare shqipe, S. Çapaliku At Gjergj Fishta-poet kombëtar, të botuara në revistën “Sudime shqiptare”, 1997/6. Vërejmë se, veç trajtesës në formë përshkruese e informuese në këto artikuj ka mjaft vëzhgime krahasimtare, si ato të raporteve të Fishtës me Çajupin, Mjedën, Konicën, Nolin, Koliqin e Migjenin si dhe vëzhgime tekstologjike e formale. 116 T. Topalli: Përftesa stilistike me rendin në poezinë satirike të Gjergj Fishtës (te Gomari i Babatasit).- “Studime Shqiptare”, Shkodër, 1997/6, f. 110. 117 Në formimin e vargjeve sinonimike, studiuesi dallon ato emërore, mbiemërore dhe foljore (për më gjerë shih Leksiku poetik në veprën e Atë Gjergj Fishtës, botuar në Fishta dhe françeskanët, f. 76). Ndërsa në formimin e antitezave ndalet në ato emërore, mbiemërore, kontekstuale (shih: Sinonimia dhe antonimia në veprën poetike të Fishtës, botuar në “Studime Shqiptare”, 1997/6.

Page 42: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

42 

 

(“Buletini katolik shqiptar)”, etj., të botuara në Tiranë, Prishtinë, New York, Bruksel, Detroit, San Francisko, Paris, Romë, Athinë, Vienë, etj.

Me këto botime tani mund të thuhet se është krijuar një fushë e veçantë studimesh historiko letrare, që mund të quhet pa hezituar fishtologji. Për studiuesit e ardhshëm të Fishtës do të jetë e domosdoshme t’i mbajnë parasysh rezultatet e saj. Në punimin tonë është bërë një përpjekje krejt fillestare për të tërhequr vëmendjen për këto rezultate, përmes citimeve që në disa raste mund të jenë më të gjata nga ç’duhet.

Page 43: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

43 

 

KAPITULLI II

EPIKA E FISHTËS

II.1. KUR “XUNI FILL” LAHUTA E MALCIS’*

Historitë e letërsive veç tjerash, janë edhe histori botimesh. Këto të fundit marrin vlerë specifike kur kanë ndikim të ndjeshëm në formësimin e sistemeve letrare. Nga ana tjetër, në studimet tekstologjike, variantistike apo botimet kritike të veprave të një autori, botimi përfundimtar (i plotë) ndërtohet në marrëdhënie diakronike me botimet e mëparshme.

Është një nga detyrat më të rëndësishme të historisë së letërsisë të ndjekë botimet e një vepre letrare si dhe të saktësojë datën e botimit të parë (editio princeps) të saj.

Botimi i plotë i Lahutës së Malcis’ më 1937 është rezultat i një pune krijuese prej më shumë se tridhjetë vjetësh. Sot, përgjithësisht, pohohet që bleu i parë i Lahutës së Malcis’ u botua në Zarë më 19051. (Mbajnë këtë datë studiues si P. Duka Gjini, E Sedaj, S. Hamiti, A. N. Berisha, Xh. Aliçkaj e mjaft të tjerë).

                                                            *Rimarrja e titullit të studimit të A. P. Bardhit, botuar në: “At Gjergj Fishta” (1871-1940), nën kujdesin e At B. Dema, Tiranë, 1943, lidhet me synimin e përbashkët të këtyre shkrimeve për t’iu përgjigjur pyetjeve si, kur dhe ku xuni fill Lahuta e Malcis, po aq sa nuk ka të bëjë fare me marrjet e tjera që i janë bërë titullit dhe shkrimit të autorit të nderuar. 1 Pal Duka-Gjini në Gjergj Fishta: Jeta dhe veprat, Assisi: 1992, shkruan: “Kështu vitin 1905 në Zadër, pau dritën pjesa e parë e kryeveprës fishtiane” f. 44 ose: “... ai e filloi Lahutën atëbotë, kur për të parën herë në vitin 1905 botoi në Zarë blenin e parë “Marash Uci” ose “Te Ura e Rrëzhanicës...” f. 193. E. Sedaj në: “Gjergj Fishta dhe vepra letrare e tij” pohon: “... ai do të vejë kontakte edhe me intelektualë të tjerë të kohës siç ishin [...] dhe; Faik Konica, me ndihmën (materiale) të të cilit edhe do ta botojë një pjesë të Lahutës në Zarë më 1905”. Në Hylli i dritës, Tiranë, 1996, nr. i posaçëm, f. 60. Anton Nikë Berisha në veprën “Vepër e qenies dhe e qenësisë sonë. Vëzhgime mbi artin poetik të Fishtës”, Prishtinë, 2003, f.156 shprehet: “Fakti se kënga epike ende ishte përbërës i rëndësishëm i krijimtarisë shpirtërore shqiptare e, si rrjedhojë... mund të përvetësoheshin e të bënin një ndikim të madh, provohet që me blenin e parë të Lahutës së Malcis’, Te Ura e Rrzhanicës, botuar në Zarë më 1905”. S. Hamiti në Gjergj Fishta (1871 - 1940) shkruan: “Biografët e tij tregojnë se edhe pas botimit të plotë të veprës më 1937, autori punonte më tutje me tekstin e saj. Bleni I i veprës me pesë këngë u botua në Zarë më 1905 me të hollat që i kishte dërguar Faik Konica. në: S. Hamiti: “Letërsia moderne shqiptare”, Tiranë, 2000, f.22. Xh. Aliçkaj në studimin kushtuar Lahutës, kur bën fjalë për historikun e botimit të këngëve shkruan: “Si botime e ribotime në formën e blenjve e deri te vepra e plotë kemi këtë radhë paraqitjesh: 1 Lahuta e Malcis. Kangë popullore, Blé i parë. Te Ura e Rrzhnicës. Marash Utsi, n’Zadër, Shtypshkronja Vitaliani, viti 1905” në Xh. Aliçkaj Lahuta e Malcis e Gjergj Fishtës, Prishtinë, 2000, f. 21.

Page 44: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

44 

 

Një pakicë studiuesish, si V.Malaj, I. Ahmeti, T. Çobani e ndonjë tjetër, mbështesin idenë që bleu i parë u botua më 1904.

Edhe pse Lovro Mihaçeviç në librin “Nëpër Shqipëri” shënon për vit botimi të bleut të parë të Lahutës vitin 1903 (për Anxat e Parnasit, po ky autor, shënon për vend botimi Zarë dhe jo Sarajevë) duke futur në “lojë“ një tjetër vit, në vijim të këtij shqyrtimi nuk do te merret në konsideratë.2

P. Vinçenc Malaj, ndërsa flet për kontributin e françeskanëve në letërsinë shqipe shkruan: ”Pa dyshim, vepra kryesore e tij asht Lahuta e Malcisë. Pjesa e parë dhe e dytë e kësajë vepre janë botue në Zarë më 1904 dhe më 1907. Vazhdojnë kangët tjera më 1912, 1913, 1931 e 1932, deri te botimi definitiv në Shkodër më 1937 (me 30 kangë dhe 15000 vjersha). Botohet rishtas në Romë me 1958, 1989 dhe 1991. Lahuta kje përkthye gjermanisht nga A. Waigand më 1925, M. Lambertz më 1958, dhe italisht nga E. Koliqi dhe Parrino 1971.”3

Edhe I. Ahmeti në librin “Kleri katolik shqiptar dhe letërsia“, botuar më 1994, në zërin kushtuar Fishtës, shprehet se bleu i parë i Lahutës “Te Ura e Rrzhanitsës. Marash Utsi", (u botua –shën. im) N’Zadër, 1904”4

Është i veçantë qëndrimi i T. Çobanit, i cili, në krye të artikullit “Si lindi Lahuta e Malcis” shënon vitin 1905 si vit botimi të bleut të parë, ndërsa në vazhdim, pasi na bën me dije që A. F. Cordignano njeh 1904 për të njëjtin botim, e lë të hapur çështjen duke i marrë të mirëqëna të dy vitet në formën 1904/1905.5

                                                                                                                                                                                  Të njëjtin vit pohon edhe Kapllan Resuli” Në vitin 1905, ne Zadër të Kroacisë së okupuar nga austriakët, Fishta boton në gjuhën shqipe këngën e parë të Lahutës së Malcis …”.Në:K. Resuli “Fishta dhe të tjerë “, Tiranë: 2001, f. 6. 2 L. Mihaçeviç, në: “Po Albaniji dojmovi s’puta” (“Nëpër Shqipëri, përshtypje udhëtimi”. Zagreb: Matica Hrvatska, 1911, f. 140 – 141. 3 V. Malaj, Kontributi i françeskanëve në letërsinë shqipe. Në: V. Malaj, “Të dhana albanologjike. Folklor, bibliografi, histori. 2”. Ulqin-Tuz : 1999, f. 319. (Përmbledhë nga revistat). Kumtesë e mbajtur në simpozium organizue nga Instituti i gjuhësisë dhe i letërsisë së Akademisë së shkencave në Tiranë, 28 e 29 mars 1996. I njëjti citim përsëritet edhe në studimin e botuar në të njëjtin vëllim, në gjuhën kroate, me titull “Veprimtaria apostolike e kulturore e françeskanëve ndër katolikë të kombit shqiptar”, f. 137 – 180 (shih f. 156). 4 Dhe me ndihmën materiale të Faik Konicës, me inzistimin e Pashk Bardhit dhe përkrahjen që e pat nga Imzot Doçi, Abat i Mirditës, e me marrëveshje me Mëkëmbësin Mbretëror të Dalmacisë, zoti Nardellin, dalmatin, u botua bleni i parë: Te Ura Rrzhanicës, në Shtypshkronjën Vitalini në Zarë. (“Lahuta e Maltsiis”, Kangë popullore, Bleni i Parë. Te Ura e Rrzhanitsës. Marash Utsi, N’Zadër, 1904). Pas botimit qe shpërndarë në Shqipëri dhe ndër Shqiptarë e albanologë jashtë vendit. Kudo, madje dhe në Vjenë, qe prit mirë”. “Atë Gjergj Fishta (1871 – 1940), në I. Ahmeti, “Kleri katolik shqiptar dhe letërsia”, Ferizaj : Drita, 1994, f. 116. 5 Këngët e para të Lahutës së Malcis, që kanë si protagonist kryesor Marash Ucin (1110 vargje), Gjergj Fishta i shkroi në verën e vitit 1902 dhe i botoi si libërth më vete më 1905, ndërsa variantin përfundimtar të Lahutës së Malcis me 30 këngë (rreth 16 mijë vargje) e botoi më 1937. Në vitin 1904/1905 u botua në Zarë (Kroaci) libri i parë i Lahutës së Malcis. U botua pa emrin e autorit: Lahuta e Malcis, Kangë Popullore, Bleni i Parë. Dy vjet më vonë, më 1907 u botua libri i dytë, “Vranina” me 4 këngë, kushtuar Oso Kukës. Ndërkohë që këta dy libra ribotoheshin (“Vranina” u ribotua 6 herë, ndërsa “Marash Uci” 4 herë, në dy botimet e fundit me titullin “Te Ura e Rrzhanicës”, Fishta shkruante

Page 45: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

45 

 

Ndër bibliografët e Fishtës e studiuesit e tjerë bashkëkohës të autorit, nuk mbahet i njëjti qëndrim. Siç duket, konfuzionin e krijoi vetë Bleu6, i cili, veç mungesës së autorësisë dhe vendit të botimit, nuk mban vitin e botimit apo të dhëna të tjera kohore.

Ndër bibliografët e Gj. Fishtës, që janë marrë seriozisht me organizimin dhe regjistrimin e veprës së autorit, mbeten B. Dema, F. Fishta, K. Gurakuqi e ndonjë tjetër.

Më 1941, F. Vista botoi bibliografinë e parë të anotuar për Gj. Fishtën. Duke polemizuar me F. Cordignanon7 (i cili në veprën “Epopeja komtare e popullit shqyptar” një herë shënon 1904-ën për Bleun I dhe në fund të librit, te Bibliografia, jep vitin 1907 si për bleun e parë ashtu edhe për të dytin) për vitin e botimit, bazuar në burime të kohës, por të pacituara, F. Fishta jep këto të dhëna: “Lahuta e Maltsiis Kangë Popullore - Blêe i parë Zadër 1905 - Vitaliani”. Po aty shënon: “Me, gjithse nuk e kam nder duer kët dorë të parë të Lahutës, prap se prap mund të thom nga burime të tjera të kohës, se pohimi i Cordignano-s në veprën Epopeja Komtare e popullit shqyptar (Shkodër, 1925 - Shtyp. e Zojës së Paperlyeme), aj pohim për Lahutën, se kur u shtyp, nuk ásht i drejtë..."8

Para botimit të bibliografisë së Fishtës, në punimin bibliografik “Shtypi françeskan në Shqypni“, At B. Dema, ndërsa numëron veprat e L. De Martinos, Sh. Gjeçovit, V. Prennushit, A. Marlaskajt, etj., për poetin tonë shkruan: “A. Gjergj Fishta, Lahuta e Maltsiis. Kangë Popullore (Tyrtaeusque mares animos ad martia bella Versibus exacuit. Horat. Flac.) - Blee i parë. Te Ura e Rxhanitses. Marash Utsi, Shtyp. Vitaliani 1904. Në 32, fq. 48. Asht i pari botim i poemit kombtar, e pershin pesë kangë me 1110 vjerrsha (rreshta )9

At. B. Dema e botoi bibliografinë e veprës së Fishtës tri herë, me të njëjtën strukturë, parafjalë e pasfjalë.10 E botuar së pari më 1942, te Hylli i Dritës, për bleun e

                                                                                                                                                                                 këngët e tjera, të cilat filloi t’i botonte që nga viti 1921 deri më 1937 kur nxori nga shtypi variantin përfundimtar të “Lahutës së Malcis”. (T. Çobani, "Si lindi Lahuta e Malcis”, ABC, 17 shtator 2005, f. 38) 6 Kopje të bleut të parë të Lahutës... janë të disponueshme në Bibliotekën Kombëtare-Tiranë. Libri ka këto të dhëna: Lahute e Maltsiis, kangë popullore, blée i parë. Te Ura e Rzhanitsës. 7 “Mas dy blêjve të vogjël botue në Zarë prej Vitaliani-t, (bl. I. 1904 - bl. II. 1907) vijoj tuj botue disa tjera episode të veçanta në rivistën Françiskane “Hylli i Dritës”, themelue në vjetë 1914, që për meritime s’âsht kurrkund nen rivistën “Albania”, e qi kishte me mujtë me xânë nji vénd nderet në ç’do popull me kulturë e të përparuem”. Në F. Cordignano S. J. Epopeja Komtare e Popullit Shqyptár, Pjes’ e parë, Shkodër, Shtypshkroja e së Paperlyemes, 1925, f. 32. Në Bibliografinë e pasur që mbyll veprën e At Cordignanos, ndryshe nga pohimi i faqes 32, autori shkruan: “Fishta, P. Gjergj. - Lahuta e Maltis. Blê i parë - Blê i dytë (Vitaliani - Zara 1907). Po aty, f. 88. 8 F. Fishta. Shenime Bio - Bibliografike mbi Gjergj Fishtën, franceskan, akademik i Italisë në: At Gjergj Fishta, Nën kujdesin e revistës Shkendija. - Tiranë, 1941, f. 140. 9 Shtypi françeskan në Shqypni në: Hylli i dritës, Shkodër, 1940, nr. 12,f. 614. 10 Punimi organizohet në rend kronologjik dhe ruan këtë strukturë. I Botimet e At Gj. Fishtës ndër të përkohshme. II Botimet e At Gjergj Fishtës ndër fletore. III Veprat e botueme t’At Gjergj Fishtës. IV Veprat e pabotueme t’At Gj. Fishtës. “po rendojmë të gjitha veprat letrare të Poetit Kombtár - thotë Dema - të botueme e të pabotueme, tue shtue kah fundi edhe skemen, qi vetë At Fishta la të shkrueme ndër muejët e mbrame të jetës së vet për botimin e të gjitha vepravet të veta; para kësaj skeme shênjon, në shkurtim autobiografin; B. Dema Veprimi letrat i At Gjergj Fishtës - të gjitha veprat - në Hylli i Dritës, Shkodër, 1942, nr. 11-12, f.433.

Page 46: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

46 

 

parë autori shënon si vit botimi 1904.11 Edhe në botimin e veçantë të 1943-it, autori mban vitin 190412 për bleun e parë të Lahutës. Më 1943, në botimin që vetë B. Dema përgatiti për Gj. Fishtën përfshihet edhe bibliografia, me të njëjtin përshkrim, por me vit botimi 190513. Siç duket, më të shumtën e herëve, At Dema ka pohuar vitin 1904 për Lahutën.

Po në këtë botim M. Sirdani, ndërsa merret me veprimtarinë artistike, politike e fetare të Fishtës, ndër datat mâ me rândsi të jetës së autorit shënon: “Nisë botimin e parë të kryeveprës Lahuta e Malcis në Zarë vjetin 1905”14, ndërkaq K. Kamsi e nis studimin e tij me titull “Vepra poetike e Fishtës e kritika” me: “Veprimtaria poetike e letrare e Fishtës, po të vrehet rendi kronologjik i vepravet të botueme, nis me 1904. Në ket vjet qiti në dritë pa i vû kurrfarë emni blenin e parë të kryeveprës së vet Lahuta e Malcis me kangë popullore mbi Marash Ucin e mbi luftën qi u bâ ndermjet Shqiptarvet e Malazezvet te Ura e Rrzhanicës”15. Edhe Prof. Çabej shpreh qartë vitin 1905 në punimin: Epika e Gjergj Fishtës: “Më 1905 duallnë pesë këngët e para (bleu i I.) të kryeveprës së Fishtës Lahuta e Malcis, vitin tjetër bleu i II. me katër këngë. Ay vazhdoi e punoi përhera me te dhe e botoi më 1937 në formë të plotë me 30 këngë. Qe her’ e parë që një poet po përpunonte jo më epopenë kombëtare tradicionale të Skënderbeut, por ngjarje nga historia më e re e Shqipërisë” 16

Më 1961, në numrin përkujtimor të “Shejzave” për Gj. Fishtën K. Gurakuqi botoi bibliografinë “Trashigimi shpirtnuer i Fishtës”17. Në pjesën e parë autori merret me

                                                            11 Lahuta e Maltsiis, Kângë popullore (Tyrtaeusque mares animaos ad martia bella Versibus exacuit. Horat. Flac). - Blêe i parë. Té Ura e Rxhanitsës. Marash Utsi. N’Zadër, Shtyp. Vitaliani (1904). - Në 32, fq. 48. Asht i pari botim i poemit kumbtár e pershin pêsë kangë me 1110 vjerrsha (rreshta): 1. Marash Uci. - 2. Besa e lidhme. - 3. Kushtrimi. - 4. Lufta. - 5 . Kasneci. - Në B. Dema, vep. e cit. f. 440. 12 Përshkrimi i librit është i njëjtë me atë të H. D. 1942... vep. cit. Shih më hollësisht B. Dema O. F. M. Veprimi letrar i A. Gjergj Fishtës O. F. M. Shkodër 1943, f. 12. 13 Lahuta e Malcis. Kângë Popullore. (Tyrtaeusque mares animos ad martia bella Versibus exacuit. Horat, Flac.). - Blêe i parë. Te Ura e Rxhanitses. Marash Utsi. N’Zader, Shtyp. Vitaliani (1905). - nr. 32, f. 48. Asht i pari botim i poemit kumbtár e pershîn pesë kangë me 1110 vjersha (rreshta): 1. Marash Uci. - 2. Besa e lidhme. - 3. Kushtrimi. - 4. Lufta. - 5. Kasneci. - në B. Dema. Vepra letrare e A Gjergj Fishtës. - Në At Gjergj Fishta. - Tiranë, 1943, f. 323. 14 M. Sirdani. Jeta e vepra fetare e At Fishtës. Në B. Dema... vep. cit., f.34. “Kur në vjetën 1905 botoi nji pjesë të kryeveprës së vet me titull “Lahuta e Malcis”, të gjithë mbërritën me njohtë zotsin e tij poetike, e se sa kishte vjehtë përpjekja me Lekë, porsá i ra me fillue jetën e vet si meshtár. Fjala, gjuha e popullit, enaltueme edhe e zbukurueme prej hartit letrar âsht e përdorun aq bukur sa nuk diti me i u avitë kurrnji përpara tij”. Po aty f. 32. 15 K. Kamsi. "Vepra poetike e Fishtës e kritika". Në B. Dema... vep.cit. f. 169. E përforcon këtë pohim Kamsi edhe më poshtë kur, ndërsa e krahason Lahutën me poemat heroike të modeleve klasike shprehet: “Këtë gja na e provon në nji mënyrë të qartë rendi kronologjik i botimevet të blejvet të parë të Lahutës. Në vjetin 1904 duel në dritë pa emën t’auktorit episodi “Te Ura e Rrzhanicës” nën titullin Lahuta e Malcis kangë popullore; më 1907 u botue bleni i dytë Vranina ku këndohet heroizmi i Oso Kukës, i cili si nji Pjetër Mikë i ri u dogj në kullë të barotit me gjith shokët e vet për mos me ra në dorë t'anmiqvet, Këto dy epizode të poemit janë të shkëputuna njéna prej tjetrës, nuk kanë lidhni vijimi" - po aty, f. 174. 16 Në “Gjergj Fishta” nën kujdesin e revistës Shkëndija, Tiranë, 1941, f. 32. 17 Bibliografia është strukturue në 3 pjesë 1. - Veprat e botueme 2. - Veprat e pabotueme 3. - Bashkëpunimi i Fishtës në revistat dhe fletoret shqipe. Pjesa e parë fillon me 1. - Lahuta e Malcis - Kângë popullore - Blê i parë “Te Ura e Rrzhanicës” Zara 1905 në Shtyp. “Vitaliani” Pâ emën auktori. Me ket blé e pati zanafillën e vet kryevepra fishtjane, epopeja e popullit shqiptar. Përfshin pesë kangë me 1110 rreshta: 1. Marash Uci; 2. Besa e Lidhme; 3.

Page 47: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

47 

 

historinë e botimit të bleut të parë të Lahutës ku si vit botimi të parë të këtij bleu jep 1905-ën.

Mes studiuesve që merren me historikun e botimit të Lahutës është At P. Bardhi, bashkëkohës e bashkëautor i procesit të botimit të bleut të parë. “Këtu (në Hot - shën. im) - shkruan P. Bardhi - A. Fishta muar rasë për me shkrue blênin e parë të Lahutës së Malcis - Te Ura e Rrzhanicës. - At herë un u ndodhëshe në Zarë si mësues i gjuhës shqipe nder Arbneshë të Borgo Erizzos. Në verën e vjetit 1904 erdha në Shkodër për vakanca. Lexoj këto vjersha të A. Fishtës, të cillat më pëlqyen fort e i thaçë me i botue. Por aj nuk i dha shum randësi fjalvet të mija e më përgjegj: “Le të rrijnë nji herë. Tash shofim ma vonë“... Mbas vakancash ktheva në Zarë. Ishim në korrespondencë të padame me Faik Konitzën... At herë Faiku më çoj 200 franga e më shkruejte se ato të holla ia kishte çue Ministrija e punvet të Jashtëme e Austro - Ungaris... Un me nji herë i shkrova Emzot Doçit edhe A. Fishtës qi të m’i çojshin ato vjerrshat qi ky kishte shkrue nden titullin “Te Ura e Rrzhanicës”. Vjerrshat më kjenë çue e un u kujdesova me i botue në shtypshkrojën Vitaliani në Zarë“18.

At Bardhi nuk saktëson vitin e kërkuar, por kuptohet që është marrë me botimin në fjalë në vjeshtë, kur “mbas vakancash”, u kthye në Zarë.

Një tjetër shteg, ai i kërkimit të pritjes së veprës në organet periodike të kohës, në muajt e parë të vitit 1905, bën të besojmë që bleu ka përfundur së botuari në muajt, pse jo edhe, muajin e fundit të 1904-ës. Nëse në gusht At Bardhi ka qenë me pushime, pse të mos besojmë që e ka patur kohën me bollëk për të siguruar fondet, për të shkëmbyer letra e për të gatitur botimin.

Pritja e parë veprës së Fishtës është bërë në formë recensionesh e njoftimesh në muajt mars-prill në gazeta e revista të botuara jashtë Shqipërisë, si në Bullgari, Itali, Angli, etj. F. Konica, në formën e shënimeve, në rubrikën “Fleta e Drectorit“ që e mbante vetë, shkruante: “Muarmë këto flétoré é libra: 1. “La Questione Albanese”, é perkoheshmé italisht ci filloi të dale në Buenos-Aires. – 2. “Milosao, poema lirico”, vépre

                                                                                                                                                                                 Kushtrimi; 4. Lufta; 5. Kasneci. U rishtyp tri herë: në vjetin 1912 me titullin “Marrash Uci” me të njajtat kângë të botimit të parë; në vjetin 1913 me titullin “Te Ura e Rrzhanicës”. Të dyja këto botime u bânë nga Shtypshkroja “Nikaj” në Shkodër. Në vjetin 1932 Shtypshkroja Françeskane e Shkodrës e rishtypi për së treti, por me katër kangë: 1. Marash Uci; 2. Besa e Lidhun; 3. Lufta; 4. Kasneci. në K. Gurakuqi Trashigimi shpirtnuer i Fishtës; te Shejzat, Numer perkujtimuer për 90o vjetorin e lindjes së Gjergj Fishtës. 1961 nr. 11-12, f.515. 18 P. Bardhi. Si xuni fill Lahuta e Malcis. në: At Gjergj Fishta, vep. e cit. f. 194. Në vazhdim tregon pse bleut i mungon vendi i botimit. “Por këtu ndesha nji pengim pse, mbas ligjet, do t’u diftojte vendi i shtypshkrojes ku u botojte libri, punë qi mujtte me më ba me ra në sy para qeverijet turke, e cilla ndalote çdo libër shqyp, posë asish qi ishin krejtë fetare. M’ato dit Emzot Doçi u gjindtte në Vjenë... I shkrova tuj ju lutë të folte në Ministrin austro-ungare, a thue kishte me mujtë në ket rasë me u lanë mbas dore kjo ligjë [...] ligja së mujtte me u lanë mbas doret, por t’i thojshe shtypshkrojsit qi emnin e vendit e të shtypshkrojës, në vend qi me e shkrue në faqe të parë të librit, t’a shkruejte në fletën e mbrâme, në të cillën mos t’u shkruejte tjetër. Këjo fletë mbasandej mujtte me u pré prej meje, përpara se të fillojshe me i shpërdá librat. Kështu duel në dritë blêni i parë i Lahutës së Malcis.... Posa duel prej shtypit, me nji herë e çova në Shqypni e e shperdava nder Albanologjë e nder Shqyptarë jashta Shqypnijet” f. 195.

Page 48: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

48 

 

é gnohur é Rades, te tsilen é perkthéu ne vjersha italishté x. Donatello Nive. – 3. “The Burden of the Balkans”, liber i xogn. Edith Durham, te tsilen po é kritikojme ne kete numer. 4 – “Lahuten e Maltsies”, pér te tsilen gatitme gne artikull per numer t’aferm.”19

Në gazetën Drita të Sofjes njoftohet :”Muarmë nga Zara një librë të vogël me vjersha fort të bukura, Libra quhet:”Lahuta (fyell)e Malsise”, ka 48 faqe. Libra është shtypur shumë bukur e me kartë të mirë. Ku u shtyp, kush e shtypi e sa shitet nukë dim, se në libret nuk’ është shkruar”.20

Edhe tek “La nazione albanese”21 të botuar në Itali, njoftohet dhe shprehet kënaqësia për publikimin e libërthit që ka mbrritur në redaksi prej disa javësh.

Përcjellja në kohë e faktit mes lajmeve të shtypit e mjeteve të tjera të komunikimit në fillimshekullin XX lë vend për pikëpyetje. Te “Albania” jo rrallë gjenden artikuj e njoftime mbi ngjarje që kanë jo javë, por muaj e madje vite që kanë ndodhur. Është e ditur dhe dokumentuar që “Çështja shqiptare” dhe vepra e Edith Durham-it janë botuar më 1905, ashtu siç dihet që përkthimi i Donatello Nive-s është botuar 3 vjet më parë, më 1902.

Deri këtu parashtruam shkurtimisht (rinxorrëm edhe një herë) dy qëndrimet kryesore mbi botimin e bleut të parë të Lahutës, duke mbështetur, ndonëse pa e provuar tërësisht, njërin vit botimi.

Ç' mund të thuhet sot, kur mjetet e komunikimit (informimit) ofrojnë mundësi të pafundme hulumtimi. Një rrugë e frytshme do të ishte ajo e informacionit elektronik. Në internet nuk gjetëm të dhëna rreth shtëpisë botuese Vitaliani për botimet e vitit 1904 a 1905, apo ndonjë kalendar më të përgjithshëm botimesh.

Iu drejtuam studiueses B. Suta, e cila për kërkime studimore ndodhej në Kroaci (Zagreb) të hulumtonte edhe për interesat tona. Sipas saj "në Arkivin Qendror të Zarës dhe në Bibliotekën Qendrore që ndodhet po aty nuk gjenden të dhëna për botimin e bleut të parë të Lahutës. Ndonëse haset Shtëpia Botuese Vitaliani, nuk ka ndonjë kalendar vjetor, katalog ose informacione të tjera ku mund të sigurohen të dhënat e kërkuara".*

                                                            19 Albania (London), 1905, nr. 1, f. 7. Artikullin e paralajmëruar Konica e boton në numrin 7 të po këtij viti ku mes tjerash shkruan: “ Kenduam tsa kohë më parë, te Dita e Sofjes, ne gne shenim permi Lahuten é Maltsies, sé lahuta cenka gne fyéll ... Po munt ce fjala lahute te kéte cen' e' paduruar mê paré sé fjala lungare. Ahéré, ky instrument do t'na két' ardhur nga Italia, sé italisht é ka emrin liuto. Auktori i Lahutes sé Maltsiés eshte duké gatitur édhé te dyten pjése të këtij libri ace të pelcyer. sa ka cen i pelcyér, munt té kuptohét nga tsa fjalé ce po hécim préj gne létré ce muarme tani shpejt..." (f.4). 20 Drita (Sofje), 1905, 25 mars f. 4. 21 Në rubrikën "Libri nuovi" të gazetës "La nazione albanese", Pallagorio, 15 prill 1905, f. 3, shkruhet: "Lahuta e Maltsiis - Kângé populloré- Blée i pare. Nell annunzione la publicazione di questo libretto, contenente cinque kanti, e perventucci a è qualche settimana, non possiamo trattenercé del significare anzi tutto il nostro compiaccimento" * Cituar sipas kumtimit gojor.

Page 49: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

49 

 

Ndoshta, mbetet të gjurmohen e shfletohen kujdesshëm shkrimet periodike dhe ato të llojeve të tjera të dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XX për të sjellë të dhëna të tjera faktike (dokumentative) për vitin kur xuni fill Lahuta e Malcis.

Për aq kohë sa objekti dhe metoda e cilitdo kërkimi përcaktojnë vërtetësinë e rezultateve në një dije të caktuar, mbetet të pranojmë arritjet e deritanishme, qofshin ato edhe hipotetike, deri sa kërkime të mëtejshme t'i përforcojnë ato, apo, pse jo, edhe t'i hedhin poshtë.

Page 50: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

50 

 

II.2. TIPARE ROMANTIKE TË LAHUTËS SË MALCIS; MARRËDHËNIET ME FOLKLORIN

Ndër të parët që vërenin natyrën romantike të poemës Lahuta e Malcis është Norbert Jokli. “…po kje se më kërkoni gjykimin t`em mbi personalitetin poetik e sidomos shpirtnuer të Fishtës, kishim me dashtë mâ së pari të bâj t`emin gjykimin e filozofit Guljelm Ostwalt, i cilli bân ketë dallim: Vlerën e gjithëmbarshme klasiko-romantike, që s`don ta kufizojë mbi poem e mbi letratyrë, e mban si polaritet qi per(f)shin krejt jetën shpirtnore e dijtunore. Fishta, shikjue n`atë kenën e vet, pa dyshim âsht krejt romantik. Rrâjsija (Verwurzelung) e tij mbi kombin, zgjedhja e landës, fuqija, gjallnija e ndertimi i shprehjevet të tija, sidomos trajta e përmbajtja e veprës së tij kryesore –Lahuta e Malcis-, me mbishkrimin terjekse të dokeve e të zakoneve kombtare e bâjn dishmi mjaft kjartas.”1

Edhe Prof Çabej2,, teksa fliste për ndërtimin e eposit gjatë romantizmit me lëndë nga historia shqiptare e shek. XV, përmes veprave Skanderbeku i pafan të De Radës dhe poemës së N. Frashërit Istori e Skëndërbeut, ndalej në tiparet romantike të poemës së Fishtës. Për një sërë arsyesh më së shumti historiko–kulturore, prof. Çabej i jep “folklorës” vlerë aksiomatike në formantet krijuese të poetëve të Rilindjes Kombëtare.3

Teksa rreshtojnë tipare romantike të Lahutës, fishtologët thuajse janë në një mendje kur nënvizojnë raportet e saj me këngët popullore. Ndërkallja e këtyre krijimeve, kaq e larmishme dhe produktive, i ka çuar disa studiues ta kritikojnë Fishtën për folklorizëm dhe mungesë origjinaliteti. Studiuesit flasin vetëm teorikisht për tekst origjinal dhe të papërsëritshëm pikërisht se është e vështirë të shquash ku mbaron teksti popullor dhe ku fillon ai autorial. Teorikisht është e vështirë të studiosh të shkëputur tekstin artistik pa të paktën një paratekst. Marrëdhëniet e poezisë së Fishtës me poezinë popullore nuk duhen kërkuar vetëm në parimin krijues romantik, po edhe në veprimtarinë e Fishtës franceskan, si njohës dhe kurues shumë i mirë i përmbledhjeve folklorike. Botimi i Bleut të parë dhe të dytë, (1904, 1907) si “kangë popullore” dëshmojnë për një lidhje kaq të fortë sa autori rrezikon veten dhe krijimin duke i përcjellë ato si anonime.

Kaq të forta janë lidhjet me poezinë popullore sa studiuesit ndalen në dy përbërës thelbësorë të Lahutës së Fishtës; në atë folklorikë dhe autorialë. Me synimin për të ndërtuar eposin kombëtar, që do të sendërtohej në një nga temat arketip të letërsisë sonë,

                                                            1 Gjykime të Prof. Dr. N. Jokl mbi At Gjergj Fishtën e veprën e tij ; Në At Gjergj Fishta 1871-1940, numër përkujtimuer botue nëper kujdes t`A Benedikt Dema , Tiranë, 1943, f.485-486 Edhe Fr. Agostino Gemelli tërhiqte vëmendjen në këtë drejtim kur shkruante:” …kur e kapë në dorë ai Lahutën, këndon ngjarjet romantike të kombit shì me gojën e shprejhen e popullit të vet, posë kësaj edhè me bukurín e frymzimit t`epopés.” Në Fr. Agostino Gemelli: At Gjergj Fishtë; Në: At Gjergj Fishta 1871-1940,…f.471. 2 Shih: E. Çabej. Epika e Gjergj Fishtës, Në: Gjergj Fishta, Tiranë, 1941 3 Shih: E. Çabej. Romantizmi në vendet e Europës Lindore dhe Juglindore dhe në Shqipëri, Në: Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes: Tiranë, MÇM, 1994.

Page 51: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

51 

 

Fishta sigurisht do të mbështetej në këngët kreshnike dhe ato heroike, në botën mitologjike e atë zakonore e kanunore, në psiken e malësorëve dhe çdo trajtë shfaqjeje që lidhet me formësimin e identitetit nacional.

Ka ngjashmëri poema e Fishtës me këngët kreshnike si në frymën e përgjithshme epike të rrëfimit, në organizimin strukturor, ndërtimin e brendshën dramatik ku spikasin veprimet, dialogu, përshkrimet, në ndërtimin e personazheve me tipare të spikatura fizike dhe shpirtërore, me fuqi të mbinatyrshme, të ndjekur nga dyluftime të tipit kalorsiak, nën shoqërimin e orëve e zanave e qienieve të tjera mitologjike, me ndjesinë e përhershme të ruajtjes së virtyteve njerëzore familjare dhe fisnore e më gjerë etj.

Është i veçantë, po jo i rastësishëm përkimi i Lahutës me këngët kreshnike në drejtim të strukturës. Vepra e Fishtës përbëhet nga 30 këngë që të kujton lehtësisht 30 agët e Jutbinës. Cikli i kreshnikëve përbëhet nga një varg rapsodish në të cilat rrëfehen bëmat e dy vëllezërve, Mujit dhe Halilit si dhe të 30 shokëve të tyre që quhen agallarët e Jutbinës. Ky cikël përbën pjesën më të bukur dhe më madhështore e të vjetër të folklorit tonë. Lahuta e Malcis e Fishtës dhe cikli i kreshnikëve kanë një truall gjeografik të përcaktuar e të përbashkët, zonat veriore të Shqipërisë; po në këto këngë rrëfehen bëma, ngjarje dhe situata që në thelb kanë të njëjtin konflikt mes shqiptarëve dhe shkjejve. Këngët e kreshnikëve këndohen me lahutë prej rapsodësh të talentuar, si dhe vepra epike e Fishtës e ka të paracaktuar instrumentin muzikor që në titull duke ia destinuar tekstin poetik shumë më tepër muzikës se sa interpretimit recitativ. Studiuesit flasin për një “ndërtim kompozicional ku një varg këngësh të të dy krijimeve kanë një formë kompozicioni të kryer dhe mund të lexohen dhe këndohen si këngë të pavarura.”4 Duke u bashkuar me këtë mendim të Xh. Aliçkajt, duhet të shtojmë se praktika e një kompozicioni të tillë, po e quajmë, nuk është e panjohur për poetët tanë, madje është modeli më i ndjekur gjatë Rilindjes Kombëtare. Veprat e De Radës Këngët e Milosaos, Serafina Topia Skëndërbeku i pafan karakterizohen nga i njëjti strukturim i lëndës poetike, që sido që të jetë, vetëm rastësor nuk është. Edhe Naimi Historinë e Skëndërbeut nuk na e solli me një struturë të ngulitur sipas një rrjedhe logjike zinxhirore. Për romantizmin, drejtimi poetik që njohu më së shumti lëvrimin e poemës epike në historinë e letërsisë sonë, ky lloj organizimi strukturor nuk përbënte mangësi artistike po një zgjedhje të qëllimshme që e afronte praktikat tona letrare me ato moderne të kohës.5 Vepra e Fishtës përbëhet nga 30 njësi strukturore (këngë) që janë lidhur me njëra - tjetrën jo sipas logjikës shkak pasojë po sipas një strukture të hapur ose të lire, që mundëson funksionimin e njësisë poetike brenda tërësisë (makrostrukturës) si dhe jashtë saj si një mikrostrukturë e veçantë estetike. Në këtë “lojë” tërësia nuk e ndjen humbjen e njësisë po aq sa dhe njësia s`e ndjen shkëputjen nga tërësia, duke gëzuar një autonomi artistike të dyanshme. Mund të “luajmë” më tej, të këmbejmë vendet e disa këngëve, të cilat kanë numër nga 1 deri 30 si për t`i ngulitur ato aty ku janë, dhe përsëri tërësia të funksionojë pa e ndjerë lëvizjen. Kjo veçori strukturore e poemës së Fishtës e lidh atë me një praktikë jo të panjohur prej tij, me strukturën e këngëve të kreshnikëve ku ideja organizon lëndën, formën, strukturën,                                                             4 Aliçkaj Xhavit:Lahuta e Malcis e Gjergj Fishtës, - Prishtinë, Faik Konica, 2000, f. 88. I të njëjtit mendim është dhe studiuesi Sabri Hamiti. 5 Shih: Qosja, Rexhep: Historia e letërsisë shqipe, Romantizmi, I, II, III, Prishtinë,

Page 52: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

52 

 

këngën e muzikën, ritmin gjithçka tjetër dhe vetë idenë. Në sajë të kësaj strukture, lexuesi modern i shekullit XXI, larg horizontit të pritjes epike, mund ta receptojë edhe pjesërisht Lahutën ose në formë fragmentare (segmentare). Këngë të tilla si Lufta e Ballkanit, Konferenca e Londonit, Patër Gjoni, Tringa, Kulshedra, Preja, etj. mund të funksionojnë si njësi artistike të veçanta.

Këngët e Lahutës mund të klasifikohen në tri klasa6: në këngë kreshnike me referenca të drejtpërdrejta me ciklin e kreshnikëve, e botën mitologjike shqiptare, 2. këngë historike që rrëfejnë ndodhi dhe bëma në kohë dhe hapësirë si Konferenca e Londonit, Lufta e Balkanit, Vranina, Lidhja e Prizrendit, Kuvendi i Berlinit etj., dhe 3. këngë autoriale si Tringa e Patër Gjoni ku shpërthimet emocionale dhe fantazia e autorit përcjellin dhe porositë dhe mesazhet e veprës. Në këtë rrjedhë edhe personazhet e Lahutës mund të tipologjizohen paralelisht me këngët, mund të flasim këtu për personazhe historikë si Oso Kuka, Abdyl Frashëri, Marash Uci, Dedë Gjo Luli, Çun Mula, Ali Pasha i Gucisë, Haxhi Zeka etj; personazhe autorialë ku spikasin Tringa e Patër Gjoni dhe mitologjikë si Zana, Ora, Dragonj, E Bukura e Dheut, Shtojzavallet lodruese, Floçka, Kshetza, Shtriga, Vilet, Lugati etj.

Le të sjellim një pjesë nga Kulshedra:

Lum e lum per t`madhin Zot!

Ç`ká shkrefë sande gjith ky mot,

Gjith ky mot e kjo vetimë,

Gjith kjo gjâmë e bubullimë,

Thue po shâmen qiell e dhé.

Ká lshue prrue, po, e ká lshue shé;

Rreh shtergata, shungllon era;

Ushtojn mallet, me t`hî mndera;

Kaq nji mot ká shkrefë n`malcí:

Shka do t`jét, vall, nuk e dí.

M`at Bigë t`Shalës ká dalë Kulshedra,

Me shtatë krena e gjashtë parë kthetra,

E per krye ká i sý në ballë,

Bishtin giatë, me i mrrîjtë në záll:

                                                            6 S. Hamiti : Letërsia moderne shqipe, - Tiranë, 2009, f. 18.

Page 53: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

53 

 

Qi, t`u hjedhë e t`u perdredhë,

Tue hingllue e tue turfllue,

Zjarm e surfull tue flakrue,

Krepa e gur tue rrokullue,

Dukagjinin don me shue, Kulshedra (kg. XVI)

Shumë të ngjashme janë fillmet e këngëve të Lahutës me ato të kreshnikëve, veçanërisht kur ato artikulohen si bashkëthirrje a bashkëlutje ndaj muzës poetike.

Ndihmo, Zot, si m`ké ndihmue! Cubat (kg. I)

Deh! oj Zânë, tý t`kjosha true! Kuvendi i Berlinit (kg. VII)

Shkrepi dielli buzës s`Cukalit,

Eja e t`kndojm, oj Zâna e malit, Lidhja e Prizrendit (kg. IX)

Prendoi dielli, n`qiell duel hâna,

N`Veleçik po pingron Zâna: Te Kisha e Shnjonit (kg. XIII)

Lum e lum per t`madhin Zot! Kulshedra (kg. XVI)

Tý o Zot të kjoshim falë!

Tash qi zû drita me dalë, Tringa (kg. XXII)

Hej, moj Zânë, ty t`kjosha true,

Si s`po t`bje nder mend per mue Koha e Re (kg. XXVI)

Hej, moj Zânë, ti kjosh e bardhë!

Tridhetë herë, mana, rreth diellit Konferenca e Londonit (kg. XXX)

Ndërsa në ciklin e kreshnikëve :

Page 54: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

54 

 

Lum për ty, o i lumi Zot,

Fort po shndrit nj`aj djell e pak po xe. Martesa e Halilit

Të lumt na për t`Madhin Zot,

Qi s`jem kenë e Zoti na ka falë!

Dritë ka dalë e djell ka ba Martesa, Gjeta Basho Muji

Lum për ty, o i Madhi Zot,

Qi s`jem kanë e Zoti na ka dhanë

Drita a dalë e dritë s`po ban,

Ka le dielli e nu po xe Ajkuna kjan Omerin

Marrëdhëniet e poemës së Fishtës me poezinë popullore duhen kërkuar edhe në sistemin figurativ e metrik, elementet fatidikë, në atë narrativ e më tej. Ndërsa flet për raportet e Fishtës me folklorin Prof. Çabej shënon: “…poeti ka marrë nga ndonjë varg a ndonjë strofë, prej këngëve popullore, nganjëherë edhe ndonjë këngë të tërë, dhe i ka përlidhur në veprën e tija. Ay i krihte ato ku i dukej mirë dhe i sillte kështu në trajtë të fisnikëruar.”7 Këngën kreshnike për Gjergj Elez Alinë, Fishta do ta shfrytëzojë dy herë. Mbi bazën e këtij parateksti ai do të krijojë, Këngën V, Deka8 dhe Këngën XXII, Tringa. Po ndalemi më gjatë te marrëdhëniet e këngës popullore më Tringën e Fishtës.

EPOSI I KRESHNIKËVE LAHUTA E MALCIS`

GJERGJ ELEZ ALIJA TRINGA (KG. XXII)

Trim mbi trimat ay Gjergj Elez Alija! Veç orzezë Tringa m’kisht’ le,

Qe nand’vjet varra në shtat m’i ka: Me i u dhimtë gurit e drunit;

Veç nji motër, natë e ditë te kryet; Pse i vllaj vjet, tue u gjuejtë me Shkje.

I a lan varrat me ujt e gurrës nand-vjeçe;

I a lan varrat me ata lott e syve; Zen e thotë me vedi at hera.

I a terë gjakun me ata flokët e ballit; Un veç n’shkosha me u mbytë n’ujë!

                                                            7 Çabej. Eqrem: Epika e Gjergj Fishtës, Në: Gjergj Fishta, nën kujdesin e revistës Shkëndija, Tiranë, 1941, f.38. 8 Shih për më gjerë: Aliçkaj, Xhavit: Lahuta e Malcis e Gjergj Fishtës, Prishtinë, Faik Konica, 2000.

Page 55: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

55 

 

Shtatin vllaut i a shtërngon m’ruba të nanës; Se Shkjau vllan tash po m’a mbytë:

N’petka t’babës trupin i a hijeshon; Drita e syt per dekë aj shtri!

Armët e brezit i a rendon mbi krye. Mue tash po m’verbon t’dy syt,

Sa herë trupin motra p’e tërnueke, Rob tue m’marrun n’Mal të Zi:

Dhimb’n e varrëve vllau krejt e harrueke, Me turpnue, po, nanë e tatë,

Dhimbja e motrës dekun n’tokë e lëshueke. Nanë e tatë n’vorr me i koritë,

A dalë zani e paska marrun dhen, Me zi ftyren vllaut të ngratë,

Se ‘i baloz i zi a dalë prej detit. Marre fisit un me i qitë!...

Po si mordja me m’harrue?!

Edhe Gjergjit rendi te i ka ardhë; Nanë e tatë tue kalbë nen dhe!

Me lot faqet trimit m’i u kan mbushë: Vllau, qe ‘i vjetë, n’shpi vorrue!

Erzi i shpis qysh lshohet n’dorë t’balozit?! Qyqja moter rob nder shkje,

I a ka nisë e motra e po bërtet;

Krejt me lot Gjergjin p’e loton: Si s’u shkputka ‘i buzë prej malit,

Po qysh mordja, o vlla, me na harrue!? Per nen vedi mue me m’zanë;

Nanë e tatë kah kalbën për nan bli! Si s’m’gjoi moti bjeshkës a zallit,

Trupi i vllaut vorrue qe nand’ vjet në shpi! Me t’pshtue erzi, o e zeza nanë!

Trupi i motrës n’dorë t’balozit t’zi!

Ftyren laja n’lot si rrkaja

Qysh s’u shemka kulla me na xanë! Laja n’lot të syvet t’ballit!

Qysh s’u thyeka shpija n’nji muranë, Aty jermi po i del djalit,

Me t’pshtue erzin, mori e zeza nanë! E ka’ ashtu ndien tue i pikue

Dishka ftyrës, rrin tue mendue,

Dy copësh zemra djalit i u ka lshue; Se po asht circa tue cirkue

Dy rigë lot për faqe te i kan shkue: E se jashtë isht’ tuera shi,

Dy fjalë kullës djali i a ka fjak’rue: Me ‘i za t’marrët e si n’merzi

He, ju u nxishi, mori sarajet e mija! Vedmevedi thotë: Perzet!

Me lymashku mbloshi n’fund e n’krye! Mori shpija metshi shkret!

Page 56: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

56 

 

Brevë e gjarpën paçi motër e vlla! Urth e lmashk per rreth u mlojshin!

Pikët ndër shtroje kaq shpejt qysh m’i Brevë e gjarpen n’jue u perftojshin!

lshuet! Si kaq shpejt ju me pikue?!...

Jo, more vlla, lum motra!- i ka përgjegjë: M’voter cirken me m’a lshue?!

T’ka lodhë jermi e s’po di ç’je kah folë!

Se përjashta shi nuk asht tuj ra; Jo, mor vlla, motra i ka thanë,

Syt e motrës po t’pikojnë, more vlla! Se ato circa shiut nuk janë

Qi nper hatlla pikojn m’voter:

Qat-herë Gjergji dorën i ka shtërngue: Por janë lott e s’ate moter!

Mirë po e limon me ato duert e shtatit!

Mirë po e kqyrë me ata dy syt e ballit! At herë vllau, ba dhe n’ftyrë,

Kurr ma thekshim djali s’i ka fol: Sy per sy motren po e kqyr,

Amanet, mori motër, pse kan?! Me do sy krejt cangullue!

Zemrën dysh, mori motër, pse m’a dan? E letë doren tue i a lmue,

Qe nand’vjet, qi trupji a tu’ m’i kalbë; Si n’kllapi i ka ligjirue:

Gjergji yt tjetër pushim nuk ka, Po ti, moter, pse me kja?!

Veç si gjethi i ahit n’log t’shullanit. Zemren dysh pse me m’a da,

A thue s’pate me ngranë e me pi? Tash qi m’erdh shpirti me dalë,

A t’la keq ty vllau për veshë e mbathë? Fryma n’zemer tue m’u ndalë?!

A mos t’u randue, ndo’i herë, me fjalë, Po a lanë t’paskam me hjekë zi?

Motër-zezës vllau me i u mërzitë, T’paskam lanë pa ngranë, pa pi,

Huj për burrë ndoshta qi me t’ra? Veshë e mbathë edhe stoli

Jo si shoqet ne Malci?

Sa mirë motra vllaut po m’i përgjegjë: A se folë t’paskam un randë:

Dorën e vllaut tu balli e paska vndue: Perse ti ‘i çikë e pa nanë,

Amanet ku je, mori njomzëja e ahit? Sa velë t’kenka i vetmi vlla,

Po a kaq fort, thue, jermi t’ka ngushtue? Huj’ per burrë, ndoshta, me t’ra?

Hisha gjallë në dhe,n’t’u martue motra!

Page 57: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

57 

 

Mjaft kam pasë, o vlla, me ngranë, e me pi Motra dorën m’ballë i a ven,

Mjaft kam pasë me veshë edhe me mbathë; Amel fjalen ç’po i a kthen,

Kurr ma randë se sot ti folë nu’ m’ke! Pasten vllaut t’i a strukun krahit:

Tjetër babë nuk kam, as tjetër nanë, Amanet, moj njomza e ahit,

Amanet, more vlla, mos me m’pasë randë, Po ku je?… shka je kah thue?...

Per nji dert qi sot po due me t’kjajtë! Po a kaq jermi t’ka ngushtue?

Qyshë s’u njom ky shtrat qe nand’ Se ty motra s’t’u martue,

prandvera! Per pa u kalbë ajo nen dhe!

Si s’u mkamb ky trup me dalë tu dera?! Kurr ma randë se sod folë s’m’ke!... Tjeter tatë nuk kam as nanë:

Si s’u tha kjo motër, thafta-e vera Amanet, mos me m’pasë randë,

Po un balozit qysh i shkoj tu dera! Per nji fjalë qi due me t’thanë!

Qysh, mor vlla, qe, tash nji vjetë

Edhe shokët të gjith m’i ka bashkue: Nuk t’u njom ky shtat i shkretë?!

Pa ndigjoni, more shokët e mij! Qysh s’t’u mkam ky trup nji hera,

Falë u kofshin sarajet e mija! Sa me u çue me dalë ked era?!

Falë u kofshin tanë paret e mija Si s’t’u tha motra, e thaftë vera!

E u koftë falë krejt malli e gjaja e shpisë! E thaftë vera, si e ka tha!

Amanet motra e Gjergj Elez Alis Po un qysh shkoj me ndejë rob n’Shkja!

Edhe shtatit trimi i paska dhanun.

Motër-zezën ngrykas kesh me e marrun,` Aty Curri se ç’asht zbe!

Të dy zemrta p’r’ i herë por janë ndalun:` Kthelltë nji herë se ç’ka gjimue!

Vlla e motër dekun paskan ramun! Per rrshit <hutës> syt i a ka lshue,

Kurkuj shpirti ma mirë s’i ka dalun! Tash nji vjetë n’kuj ajo vjerrë!

Gjamë e madhe shokët qi m’i kan ba! Edhe syt nisin m’i u errë,

Po i a çilin nji vorr bukur të gjanë, Fija e mendes nis m’i u djerrë;

Vlla e motër n’grykas për me i xanë, Po zen fryma me ju ndalë,

E’i muranë të bukur e kan mbarue. Sa me t’zi m’i u ndie kto fjalë:

Page 58: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

58 

 

Vlla e motër kurr mos me u harrue. Zot, ma zi se njekshtu a ka?...

E’i bli t’bukur, qi m’i vndojnë tu kryet, Ndore t’ande paça ra!

Zohu i verës gjithmonë me pushue. E sjelltë marë, shtrihet per dekë,

Edhe nisë ka aty me hjekë.

Edhe <huta> bani <bam>!

N’kokerr t’shpinës bjen Gjuri m’shkam.

Vasil Ndreka, nji uk malit,

M’te <novice> terezitë,

E i a njet shi n’lule t’ballit.

Dekun m’tokë bjen Tringa e mjera

Shta’n n’oborr e kryet te dera,

Mollza e faqes krejt n’gjak la!

Edhe dielli dheut i ra.

Gjallë por Tringa Shkjaut n’dorë s’ra!

Qasja e teksteve ne nivel fonetik, morfologjik, leksikor, sintakso-poetik, figurativo-metrik dhe botëkuptimor na qartëson këto marrëdhënie. Titulli i këngës së Fishtës devijon qartësisht paratekstin; nëntitulli i këngës popullore do të mund të ishte Motra e Gjergj Elez Alisë. Dhe kjo për poetin është Tringa, ashtu si tutullohet kënga XXII e Lahutës. Shmangja e titullit, shmang semantikën e tekstit për ta përqendruar vëmendjen e lexuesit te Tringa e jo te Curr Ula. Ndërkohë të dy këngët njihen si Kënga e motrës së Gjergj Elez Alisë dhe Kënga e Tringës, e shumë më pak Kënga e Gjergj Elez Alisë dhe thuajse aspak Kënga e Curr Ulës. Konflikti që mbëshet veprimin në thelb është i njëjtë, po ndryshe nga Bajlozi mitologjik Fishta ka një të tillë konkret shkjaun. Ngjarjet historike, saktësisht të përcaktuara të Lahutës, e të afërta për bashkëkohësit e Fishtës, i japin dorë autorit për t`ia bërë të besueshme lexuesit. Motivi i këngëve është i njëjtë. Vuajtja, që për dy heronjtë është e njëjtë, rrudhet në kohë; Gjergji, siç dihet, vuan 9 vjet, (numër gjerësihst i përdoruar në folklor) Curr Ula një vit. Edhe vargu i Fishtës është më i shkurtër dhe më i shpejtë, 10 rrokëshi i këngëve kreshnike është zëvendësuar me 8-rrokëshin e rimuar. Fishta i shmanget paratekstit oral për t`i dhënë besueshmëri krijimit të tij, si i shmanget në përgjithësi mugëtirës dhe papërcaktueshmërisë legjendare për t`i shënjuar në kohë dhe hapësirë rrëfimet e Lahutës. Po me këtë synim, të objektivitetit, besueshmërisë dhe konkretësisë, Fishta nuk e lë anonime heroinën e tij, siç zakonisht do t’i “pëlqente” folklorit. Ai e devijon nga emrat e përgjithshëm duke e quajtur Tringë. Ndryshe nga poezia popullore në përgjithësi, me prirje të theksuara maskiliste, dy këngët

Page 59: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

59 

 

tona kanë në qendër femrën, femrën burrneshë që merr në dorë fatet dhe nderin e shpisë dhe më gjerë. Përmes Tringës dhe motrës së Gjergj Elez Alisë behët rrëfimi i ngjarjes.

Përkujdesja që heroinat kanë për vëllanë e plagosur si dhe dialogu që bëjnë bashkë motër e vëlla përballë rrezikut që u kanoset është i përbashkët në të dy rastet. Fishta nuk krijon hero të jashtëzakonshëm në ngjarje të jashtëzakonshme, as nuk i jep heroit të vet tipare e forcë kreshnike për të bërë çudira, sepse nuk do pranohej si ngjarje reale. Dyluftimin epik thuajse kalorsiak në variantin anonim, është devijuar te Fishta i cili në mënyrë shumë sintetike paraqet pamundësinë fizike për të luftuar si dhe shpirtin heroik përmes metonimisë Per rrshit <hutës> syt i a ka lshue. Fundi i këngëve është i njëjtë, vdekja e heroinës popullore dhe autoriale mbyllin veprimin, rrëfimin e këndimin e trimërive të rralla. Në shtratin oral Tringa e Fishtës merr armët dhe lufton, me pritshmërinë më të madhe për të vdekur. Fishta i shmanget paratekstit popullor për nga fundi i heronjve. Te Kënga e Gjergj Elez Alisë Vlla e motër kurr mos me u harrue./ E’i bli t’bukur, qi m’i vndojnë tu kryet, / Zohu i verës gjithmonë me pushue. Vdekja e Tringës rrëfehët në plan më individual e personal. Tragjizmi është tipar i përbashkët e të dy teksteve. Poeti i mëshon edhe një herë fundit të heroinës së tij si përfundim të veprimit trimëror të Tringës, si përfundim i këngës dhe më shumë si mesazh i saj. Dy vargjet e fundit Dekun m’tokë bjen Tringa e mjera/ Shta’n n’oborr e kryet te dera,/ Mollza e faqes krejt n’gjak la!/ Edhe dielli dheut i ra./ Gjallë por Tringa Shkjaut n’dorë s’ra!

Shumë të ndjeshme i ka Fishta raportet edhe me këngët historike. Dhe epika në thelb s`do mund të kuptohej pa këtë përmasë të rëndësishme. Për të bërë sa më të prekshme për bashkëkohësit, si dhe në raste të tjera, Fishta shmang një nga parimet më të forta të epikës sonë gjatë romantizmit, ekzotikën kohore,9 apo këndimin e heroizmave që mbështetet në analepsën kohore për të krijuar modelin e shekullit XV dhe në figurën mitike të Skëndërbeut. Është i njohur fakti që Lahuta këndon një periudhë kohore të rëndësishme historike e të afërt për popullin tonë, ajo kap kufijtë kohorë nga Lidhja e Prizrenit (1878) deri te Shpallja e Pavërësisë dhe Konferenca e Londonit (1913). Këto ngjarje dhe të tjera këndohen në këngë të veçanta të Lahutës. Këngë të tilla si: Kuvendi i Berlinit, Lidhja e Prizrendit, Lufta e Ballkanit, Konferenca e Londonit etj kanë tipologji të pastër historike. Në vijim të këtyre këngëve është e natyrshme që të kemi dhe një tipologji personazhesh historikë. Ndër to shënojmë: Oso Kuka, Abdyl Frashëri, Marash Uci, Dedë Gjo Luli, Çun Mula, Ali Pasha i Gucisë, Haxhi Zeka etj. Dëshmohet kështu në epikën e Fishtës një tjetër devijim nga epi klasik: heroi kryesor shumëzohet në shumë heronj kryesorë duke përfiguruar personazhin popull. Përmes popullit shprehen më mirë vyrtyte, doke, zakone fisnike e të denja të kombit tonë po dhe të meta dhe vese që e kanë karakterizuar atë në rrjedhë të historisë, për të ravijëzuar kështu, botën e tij të jashtme e shpirtin e tij si etnikumi i dallueshëm qartë e mirë nga të tjerët. Si bashkëkohës, dëshmitar e pjesëmarrës aktiv dhe okular i jetës politike të vendit, Fishta i dha poemës së tij karakter të spikatur historik. Përveç këngëve që lidhen me ngjarjet e Vraninës dhe heroin Oso Kuka (1860-1862) kur ai ishte i ri, të tjerat Fishta i ka jetuar dhe përjetuar nga afër. Lahuta rrok dhe një hapësirë të caktuar gjeografike ku sillen ngjarjet, situatat dhe personazhet; është

                                                            9 E, Çabej: Romantizmi në vendet e Europës Lindore dhe Juglindore dhe në Shqipëri; Në: E, Çabej: Shqiptarët midis Lindjes dhe Perëndimit, Tiranë, MÇM, 1994.

Page 60: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

60 

 

Shqipëria veriore krahinat e Plavës dhe Gucisë në kufi me shkjejtë e malazezët. Vepra nis me këndimin e njësisë së ngushtë territoriale për të përfshirë gjithë Shqipërinë, nis si këndim i disa ngjarjeve për të rrokur gjithë historinë deri atë mitologjike, nis si rrëfim bëmash të një grup njerëzish për të përmbledhur kombin më cilësitë e tij më identitare. Poema nis si rrëfim i një pjese dhe si strukturim i saj për të realizuar tërësinë. Historizmi është konstante lëndore dhe strukturore. Parateksti i çdo kënge s`është tjetër veç një shpjeguese historike, veç një kuadër informativ për të drejtuar lexuesin në fillin historik. Çdo këngë, mitologjike, kreshnike a autoriale paraprihet nga argumenti historik. E shquan poeti paratekstin duke e cilësuar si në histori argumneti. Lexuesi duhet ta ketë paraprakisht të qartë argumentin, për t`mos humbur në shpërthime emocionale e artistike gjatë këndimit të tekstit poetik. Argumenti është hullia e shtrati i receptimit të Lahutës, theksi dhe ndjeshmëria e saj. Argumenti është boshtreceptimi i lexuesit është njësia tekstore minimale e domosdoshme që informon, sqaron, shpjegon, saktëson thekson, për çfarë do të vijojë. Dhe këtë funksion më mirë se proza sdo ta bënte poezia, sigurisht. Ja si vlon historia në argumentin e këngës VII, Kuvendi i Berlinit “ …Lufta ndermjet Turqís e Rusvet kishte shpërthye dhe do të kishte shkue gjatë, po mos të kishin hî ndermjet fuqít e mdhá europjane. Kështu xen fill Kuvendi i Berlinit. Mjerisht për Shqipní së mendon kurrkush n`atë mbledhje. Përkundra Knjaz Nikolla, sado i veshun si lypës, paraqitet dhe pranohet në kuvend. Ankesat e tija të përvájshme prekin dhe thejnë zemrat e të mdhajvet. Këta, në godi me Sulltanin, i apin dorë të lirë mbi viset Shqiptare të Veriut dhe dájnë qi Plava, Gusija, Shkodra e Malsija t`i kalojnë Malit të Zi, kufini i të cilit do të kapej deri në rrjedhën e Drinit…Gëzimi i Knjazit âsht i pamasë. Ai tashti s`mendon veç kohën e ardhëshme plot pasuní e të mira, plot madhni e nderime…”10

Edhe në raport me këngët historike vërehen raste të njëjta si me ato që pamë më lart, me cilklin e kreshnikve.

Shënojmë një paralele mes këngës XVII e Lahutës, Në Qafë-Hardhi dhe këngës popullore:

LAHUTA KËNGA XVII

KËNGË GEGËRISHTE NË QAFË-HARDHI

Lulzoj pjeshka, lulzoj thâna: Buloi molla, lulzoi thâna:

                                                            10 Fishta, Gjergj:Lahuta e Malcis, Rilindja, Prishtinë, 1997, f.113,114. Po shënojmë dhe një pjesë të argumentit nga kënga XXI, Ndermjetsija. “Pershkrim i hollsíshëm dhe i gjáll i limit të luftës: gjak, krena të këputun, gjymtyrë, trupën të dekun, të varruem, kësula e kapica të tretuna, huta e novice të lanuna shkret, shkrumb e flakë. Poeti lypë me sý P. Gjonin dhe e gjên te Pasha në mbledhje me Krenë e Bajraktarë të Malevet, kah parashtron gjendjen e mjerueshme tyë luftës e nevojën e ngutshme të nji armëpushimi për të vorrue të dekunt, për të shërue të varruemët dhe për t`i bâjtë nder mbrapavija…dhe Pasha vetë e ngarkon Misionarin e Paqës , të paraqitet tek Mark Milani per t`i lypë edhe atij pëlqimin…Nderkaq Bec Petani tërhiqet me njizet shokë dhe hajnisht merr rrugën per Mal të Zi… Kumarë i Bec Petanit, djaloçi, ep kumtin se ushtrít malazeze shi atë natë ishin qenë bajtë kah Nokshiqi…” (f. 395,396)

Page 61: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

61 

 

Nrece Bardhokun kû e ka nâna? Rrustem Ukën kû e ka nâna?

Përveç emrave të ndryshëm të heronjve të rënë në luftë, krejt situata ligjërimore, emotive e figurative-metrike është e njëjtë duke dëshmuar përdorim gati mekanik, nga ana e Fishtës, të paratekstit popullor.

Koliqi shkruan: “nuk dihet a qe Fishta qi gjet frymzimin e vet në burime të letërsis gojore apo letësia gojore qi fatlumsisht gjet në Fishtën vleftësuesin e vet ma të përshtatun. Mysteri i fateve të kombit. E vërteta asht qi zani i poetit u përzi e u shkri në nji mënyrë të tillë me zanin e mbarë popullit sa mos me dijtë ku fillon njani e ku mbaron tjetri.”11

Me raporte mekanike kemi të bëjmë dhe mes këngës popullore Ç`po këndon një zog i zi që në thelb është shtjellim i baladës së njohur Mbeçë more shokë mbeçë (i njohur dhe në variantet Ku po knon qaj zogu zi, Ç`po këndon ky zog i zi, Ku po knon ky zog i zi etj.)

LAHUTA, KËNGA XVIII

TE URA E SUTJESKËS

Edhè i ngrati Mican Lekë,

Vû duert n`zêmer, shtrî me dekë,

Ç`PO KNDON NJË ZOG I ZI Kryet mbí stom e kâmbët në ví

Zânë «martinen» per nen í,

Ç`po kndon ky zog i zi, Tue i shkue gjaku ví e ví,

përmbi vorr t`nji djalit t`ri. Zên e u thotë shokve per brî:

- Kah po shkoni, ore shokt e mi? «Amanet, o shokë të mí,

- Kah po shkoni, e si po shkoni, Neper Dardhë kur të kaloni,

armët e mia bare m`i çoni, Armët e mija barrë t`i çoni,

n`oborr të kullës të m`i lshoni N`oborr t`kullës edhe t`m`i lshoni,

nanës e babës mos m`i kallxoni Nânës as tatës mos m`u kallxoni

se jan` të vjetër e i verboni; Pse janë t`vjetër e i verboni.

                                                            11 Koliqi, vep. cit.

Page 62: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

62 

 

Ne pvet o nana për mue, Ne pëvetët nana per mue,

thoni djali t’asht martue! Thoni: djali t`âsht martue!

Në pvet seç nuse muer: Ne pëvetët se ç`nuse muer:

muer dy plumba në krahanuer; Muer nji plume në krahnuer!

Në pvet seç darsmor` pat: Ne u pëvetët se ç`darsmorë pat:

pat tre korba tuj ndej ngiatë. Pat tre korba ndêjë per ngiat!

Në pvet si shkon zahuri: Ne u pëvetët se ç`zoja kndojshin!...

tokën shtrat, jestëk guri. Orla e sorra m`tê po rmojshin!...

Në pvet seç zoja e kjajshin: Qindro, thoni, oj nanë e shkretë,

Shpezt e sorrat po e hajshin. Se Micani të ká metë,

Qindro, thoni, oj nanë e shkretë, Tue luftue me Mal të Zi,

Se ty djali në luft` të ka mbetë! Qi të mjeren moj Shqypní Po e vorfnon me djelm të rí,

Ke po i vret hiri e pá hiri,

Gjithkû t`jetë djali mâ i miri! »

Edhè âshkimë si shkimet qiri.

Parateksti popullor është më konciz, dhe kjo është e dukshme. Titulli sygjeron këngën po në fakt si dhe në poezinë e Fishtës, kemi të bëjmë me një tekst krye e fund elegjiak. Populli shmang rrëfimin e betejës, rënien e heroit të paemër në luftë dhe lë qyqen të ligjërojë (vajtojë). Si zog fatidik që paralajmëroi fatkeqësinë, ajo ka dëgjuar dialogët mes shoqsh, porositë e fundit të heroit për familjen dhe nënën. Në nivel semantik kg XVIII, Te Ura e Sutjeskës është plot me përleshje çetash, dyluftime heronjsh, me fishkëllima plumbash e ushtima topash. Pasi u prish plani i kalimit nëpër Qafë Hardhi, Mark Milani grumbullon forcat te Ura e Sutjeskës. Këtu ndeshet me 2000 ushtarë të Ali Pashës. Ushtritë mësyjnë, kacafyten, dërrmohen shkallmohen vriten.Vriten Selim Selmana, Kurt Zenala, Zyber Smajla nga Reçi dhe Mican Leka nga Dardha. (shih argumentin)Teksti autorial, si në tërësi poema e Fishtës i shmanget paratekstit, ai është i personifikuar me emra konkretë dhe toponime e mikrotoponime. Rrëqethshëm rrëfehet rënia në betejë e trimit Mican Leka e në vijim, në grahmat e fundit të jetës porositë që i lë shokëve. Ndërmjetësia e ligjërimit të qyqes nuk ka funksion, ndaj është mënjanuar. Teksti i Fishtës fiton më shumë dramacitet edhe për faktin se i bëhet i afërt lexuesit mes referentëve kohorë, hapësinorë e personalë. Tekstet lidhen në pikën e përbashkët të amaneteve, pikërisht në momentin e lëshimit të armëve në oborr të kullës ku dhe shpallet kobi.

Përmes dialogëve të hamendësuar Fishta i ka qëndruar besnik paratekstit në itensifikimin e kurbës së dhimbjes djali t`âsht martue/ Muer nji plume në krahnuer!/ darsmorë

Page 63: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

63 

 

pat:/ tre korba ndêjë per ngiat!/ ç`zoja kndojshin!.../ Orla e sorra m`tê po rmojshin!... Po të kërkonim mesazh të teksteve, ai është i njëjtë e shprehet me të njëjtin ligjërim: Qindro, thoni, oj nanë e shkretë,/ Se ty djali në luft` të ka mbetë! (populli) Qindro, thoni, oj nanë e shkretë,/ Se Micani të ká metë, (Fishta).

Është interesante të vërehet përdorimi i numrave, ndryshimi i tyre në variantin autorial. Fishtës i mjafton nji plume për heroin e tij; ndërsa popullit dy plumba. Vendshenjimi është po aq i pandryshuar; te poeti ynë në krahasim me poetin anonym: në krahnuer! (Fishta) në krahanuer; (populli). Vlera simbolike e vdekjes me plumb në gjoks ashtu si vriten trimat i ka pëlqyer Fishtës nga parateksti poetik, duke mos e ndryshuar. Ritet e praktikat e pasvdekjes ndaj të ndjerit Fishta i ka respektuar siç janë në popull, tek e fundit janë pasuri e tij. Numri 3 te: pat tre korba tuj ndej ngiatë. (populli) Pat tre korba ndêjë per ngiat! (Fishta) me funksion simbolik e mitologjik si dhe krejt situata e riteve të vdekjes është mbështetur fort te parateksti folklorik, madje teksti autorial është raportuar krejt mekanikisht me atë anonim.

Edhe kënga III e Lahutës së Malcis` me titull Preja rrëfen heroikisht episodin e vrasjes së Avdi Hisës. Në letërsinë popullore gjenden motërzime të ndryshme siç është Vajtimi Rexhës, Vajtimi i Ajkunës etj që i kanë shërbyer autorit si burim i drejtpërdrejtë krijues.

Marrëdhëniet e Fishtës me poezinë popullore dëshmojnë lidhjet me praktikat krijuese romantike po aq sa dhe me afinitetin që përfaqësuesit e shkollës franceskane kishin me trashëgiminë kulturore.

Page 64: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

64 

 

II.3. FUNKSIONI I FRAZEOLOGJISË NË POEZINË E FISHTËS

Teksa vlerësonte kontributin që i dhanë letërsisë kombëtare dy shkollat shkodrane, Ernest Koliqi i diferenconte ato dukshëm. “Shkolla e Jezuitvet, shënonte ai,- solli në letërsí kombtare dishiplinën e artit, kultin e trajtës, kërkesën e fjalve të rralla e të çmueshme ndër teksta të vjetër dhe në fjalorë. Në zgjedhjen e pëmbajtjes u frymzue nga parime të nalta morale e qytetare dhe nga idealet e bukurís klasike. Shkolla e Fraçeskâjvet i a hapi dyert e letërsís s’onë visarit shprehës populluer, i fali tharmin e krenís shqiptare, gjuhën e ndiesíve burrnore e fisnike të maleve. Landën letrare e nxori nga jeta e mbarë Shqipnís, sidomos nga ajo e popullit mâ të thjeshtë e mâ pak të prekun nga influkset e hueja.”1 Duket që dallimi i sipërm ka të bëjë drejtpërdrejt me krijimtarinë e prijësve të këtyre shkollave, pra me Mjedën dhe Fishtën. Kuptohet po ashtu që në thelb të raportit të shkollave shkodrane qëndron kundërvënia e frazeologjisë me cilësorin (mbiemrin). Nëse poezisë së Fishtës do t’i vinin për emërues të përbashkët frazeologjinë, ajo do të mund të klasifikohej si romantike, (epi Lahuta e Malcis’), neoklasike një pjesë e mirë e lirikës dhe e melodramave (Mrizi i Zanavet, Piva Voeset, Vallja e Parrizit, Jerina ase mbretnesha e lulevet, Shën Françesku i Asizit, Barijt e Betlemit, etj.) dhe realiste (satira Gomari i Babatasit dhe Anxat e Parnasit).

Shqyrtimi i frekuencave frazeologjike të krijimtarisë poetike të Fishtës, na diferencon dukshëm përkatësitë e saj sipas gjinive dhe poetikave letrare. Si poemë romantike Lahuta e Malcis ka shumë kontakte me krijimtarinë folklorike, e në këtë mes me shprehjen frazeologjike. Prof. E. Çabej, teksa shqyrton tiparet e romantizmit shqiptar në krahasim me atë europian, shkruan: “Në shumë vise të Europës Lindore e Juglindore (.......) visaret e poezisë popullore kishin mbetur djerr. Këtu vjen romantizmi, dhe merita e tij e dyfishtë qe që ngriti nga pluhuri poezinë popullore të gjysmë Europës dhe çeli në këto anë një lulëzim të ri të literaturës mbarë, jo vetëm të një literature të re”.2 Punimi i gjuhës amtare, mbledhja dhe studimi i poezisë popullore dhe i folklorit përgjithësisht u bë një nga parimet kreative të romantikëve.

Do të shohim më poshtë njësitë frazeoliogjike te Lahuta e Malcis, Nji lule vjeshtet dhe Nakdomonicipedija. Kemi marrë në shqyrtim krahasues 100 vargje nga secila poemë, njësi tekstore që, në këndvështrimin tonë, kanë vlerë për gjithë veprën.*

N’ at Cetinë, mbí ‘i kulm pullazit,

M’ kulm t’ pullazit t’ saraj’t t’ Knjazit

Po bân sorra “kâ” e “kâ”.

Veç kto sorrat, more vllá,

                                                            1 Koliqi, Ernest: Dy Shkollat Letrare Shkodrane,- Në: Ernest Koliqi, Vepra 5, Prishtinë, 2003, f. 64-65. 2 Çabej, Eqrem: Romantizmi në Europë Lindore e Juglindore dhe në literaturën shqiptare. Në: Eqrem Çabej: Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes, Tiranë, 1994, f. 78. * Në anketimet dhe analizat statistikore preferohet numri 10 dhe shumëfishat e tij.

Page 65: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

65 

 

Thonë po njellshin ogur t’ zí:

Kshtu, nemose, thonë n’ Shqypní,

Veç me giasë se edhè n’ Mal t’ Zí;

Pse, sa nisi me vikatë

Po del Knjazi me hukatë,

Me hukatë neper balkue,

Tue britë t’ madhe “hue” “hue” “hue”.

Kur, qe, i epet me shikjue

Kah Dobërsku, mal i bardhë,

Edhe shef nji djalë tuj ardhë

Kah Cetina vrap si era,

Thue po e ndjekë mbrapa potera.

A thue âsht hajn, a por ushtuer,

Qi i bjen rrugës kryq e terthuer,

Po bân Knjazi at herë me veti,

Por me pvetë kurrkend nuk pveti...

At zâ sorre e drote i shkreti.

Nuk i a ngiati por sa grima

E aj kamsori, si vetima,

Fillikat n’ Cetinë i a mrrîni.

N’ saraj t’ Knjazit edhè hîni;

E la sogja me kalue:

Mark Milani e kishte çue.

“Mirë se vjen, or gerxhelí”,

I thotë Knjazi i Malit t’ Zí

“A kem’ fjalë prej Mark Milanit?

Si i kem’ pûnët n’ at fushë mejdanit?”

Tuj ofshâ i a kthen lajmtari:

Njashtû punët, lum Gospodari,

Page 66: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

66 

 

Njashtû punët t’ i pastë anmiku

Perse ushtrija njiherë t’ hiku;

T’ hiku ushtrija, e Mark Milani:

Shqyptarve u ká mbetë mejdani.

Disa krena na i kan pré,

Disa t’ vrám na i bânë per dhé,

Per t’ shituem pse pvetë nuk ké;

Fushës s’ Qemsokut na vûnë para

Tue na ndjekë nper djerre e ara,

Gjurmë per gjurmë per vrap tui ngá,

Dér sa u err e mâ s’ u pá :

At herë lufta po u dá.

Por per kaq na s’ kjém tue e lshue,

Pse jem’ t’ armve e n’ lufta msue :

Veç â ‘i kob edhè mâ i zí :

Duel kushtrimi n’ Shqyptarí

Me rá n’ luftë ka nji per shpí ;

Shka âsht i malit me armë mizore,

Shka âsht i fushës me kál per dore,

Të gjith lidhë me besë arbnore.

Edhè dyndë jânë malet t’ tâna,

Kan rrokë huta e prehë tagâna,

E u ká prî, si ká dalë zâni,

Hodo Begu e Kapidani,

Qi per mbret e vende t’ veta

Nuk u dhimbet gjâja as jeta.

T‘ dy bujarë e të dy trima:

Kapidani, si vetima,

Hodo Begu, si bumbllima:

Page 67: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

67 

 

Nder shtatë krajla u vojt ushtima.

Kan rá n’ Tuz, si shqype t’ leta,

Veç me pá, mor’ t’ u ngjatët jeta,

Se nuk din kush me kallxue,

Kaq ushtari âsht grumullue!

Dý mí djelm çoi Dukagjini,

N’ luftë të rrmyeshem, porsi Drini,

Kah dikohet turbull zallit,

Kur tu’ u dê t’ jét bora malit:

Mjaft me thânë Shala mizore,

N’ zâ per pushkë, kjo, e bukë e ndore:

Qaj Mar Lula na u ka prî,

Kaleshan musteqe-zí,

Larg permendë aj per urtí,

Per urtí, per trimëní

N’ “kacaturrë” edhè n’ alltí.

Pêsë bajrakët, qi ká Mirdita,

M’ krep t’ Rragamit neper prita

Kan zânë vend, nja trimí rrfeja:

N’ zâ n’ Shqypní kta per kah feja:

T’ lét kah kama e t’ shpejtë kah dora,

Thonë, se kurr s’ u âsht ligun Ora,

N’ at log Zânash u ka prî

Nji i Gjo’ Markajsh, djalë zotní,

Kaluer atit pullalí,

Si hýll drite n’ at Shqypní:

Prenk Bibë Doda aj êmni i tí.

Por, zotní, se shka me kênë!

Ka rrâ Shkodra turk e i kshtênë:

Page 68: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

68 

 

Turq beglerë e t’ kshtênë reshperë,

Veshë e mbathë si Kapitana

Me çakçirë e me fistâna:

Me tagâna e me shejshâna,

Me martina, me calina,

Me dumbare e alltipatllare,

E me pare e besë shqyptare.

Un këta, drejt me t’ kallxue,

Gospodare, un këta i drue..., Lahuta e Malcis, Kasneci.

Siç është bërë e dukshme edhe nga ndryshimi i shkrimit, në 100 vargjet e mësipërme janë përdorur 41 njësi frazeologjike.

Vetë Fishta, (në Shinimet estetike) pa menduar se përdorimi i frazeologjisë apo përgjithësisht përpunimi artistik i gjuhës popullore kishte të bënte me ndonjë shkollë (drejtim) letrar theksonte: “Folklora” âsht pasqyra e kthjelltë e psihes së kombit; âsht rrasa mermerit, më të cillën historija zgavrron t’endunt e të shendunt e popujve; âsht cehja e pashtershme e gjûhsís e e letersís kombtare. “Folkloren”, po, do të skjyrtojsh, po deshte me shkrue historín e kombit, e cilla me hamendje nuk shkruhet, por qi edhè pa tê kombi jetë nuk ká; “folklores” do t’i sillesh, po deshte me shtue pasunín e gjûhës me fjalë të permvehtsueme, me frazeologji shprehsore, me shembulltyra të gjalla, dramatike; në “folklorë” prap ké me ndeshë më type mâ të nalta, më karaktere mâ të forta, e më motive mâ t’ardhuna e të perkueshme per zhvillimin e leteratyrës kombtare. Epopét mâ të mdhá e mâ të bukura të botës: si nji Iliade, nji Shah-Name, nji Nibelungen, nji Fingal etj. etj. kanë ngallitë e janë zhvillue mbi bazen e “folklorës” kombtare.3 Megjithëse nuk arsyetonte aspak si përfaqësues i romantizmit, Fishta me vlerësimin e madh të folklorit bëhej pjesë e qendrimit që mbajtën përgjithësisht romantikët europiano-lindorë e ballkanikë ndaj trajtave popullore të ligjërimit, për ç’ka, si u pa më lart tërhiqte vëmendjen Prof. Çabej.

Në drejtim të pritjes, romantikët i përjgigjen një publiku shumë më të gjerë se shkollat e tjera letrare. Këto formula popullore a “ kafazë frazeologjikë”,- siç i quan Lord,4 i japin poetit struktura dhe lëndë të gatshme aq sa ndihmojnë qarkullimin oral të veprës. Përmes frazeologjive të ngurtësuara, receptuesi i poemës, edhe ky një rapsod nga ana e vet, e ka shumë më të thjeshtë memorizimin e saj. Po të mbajmë parasysh që kjo këngë është botuar më 1904/1905, te bleu i parë i Lahutës, (Te Ura e Rrzhanicës, Marrash Utsi), bëhet edhe më e qartë teknika romantike e thurjes së poemës.

                                                            3 Fishta, Gjergj Estetikë dhe kritikë- përgatiti P. Asllani,- Tiranë, 1999, f. 69-70. 4 Për më shumë shih: I. Lord The singer of tells,-London, 1968.

Page 69: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

69 

 

Një pjesë e mirë e lirikës së Fishtës, (Mrizi i zanavet, Vallja e Parrizit) dhe e melodramave karakterizohen nga veshja poetike tepër e lëmuar, nga një punë vërtet e imtë me stilin që synon formën e disiplinuar dhe preciozitetin. Kjo pjesë e poezisë së autorit, me prirje të theksuara neoklasike, afrohet me krijimtarinë e Mjedës. Sipas teoricienëve të poetikave perëndimore, gjatë romantizmit, në momentin në të cilin afirmohet mënyra osianike e të kënduarit dallohet akoma “prezenca e burimeve dhe ndikimeve të shumta të poetikës klasike. Bashkëjetesa e këtyre prirjeve kontradiktore është ndoshta një nga karakteristikat më origjinale të periudhës romantike.” Mbështetja në traditën klasike ka të bëjë me atë grup autorësh “pasues të Aristotelit, të cilët nuk janë të panjohur apo individualitete të izoluara, madje ato përfaqësojnë atë që Wellek e përcakton si “tendencë neoklasike”.5 Nji lule vjeshtet e Fishtës dëshmon pikërisht këtë tendencë:

N’atë rrahe t’dekne mbrenda vorrit t’errshem

Tash plûhen jé. Ata dy sy t’jan errun,

Kû qiella prirej me sá hâna e diella

Terthores s’eper m’sharte vrejn t’njerzimit!

T’janë sosun fjalët e ambla e plot urti,

E ai zâ t’âsht kputë, i cili bite m’zêmer

Si kumbë liret t’tingllueshme, qi prej s’largut

Ndihet tue rá, kúr dora e prekë e msueme!

Ehu! po; “deka, qi baras m’derë t’pellazvet

Trakllon, si m’trinë t’kolibavet, “kû i vorfni

Me lot njomë buken, ty edhè ajo ke dera

T’traklloi, e ti kalove porsi voesa

E natës kalon, kúr dielli bjen me shndritun

Mbi kobe t’dheut. Sot permbi vorr t’kanë bijtun

Hithat e madergona! ‘I kryq dullijet,

Qi e pershpitshme nji dorë t’a vû te kryeni,

Nder to ka hupë, as tjeter send trishtimin

E vorrit nuk t’a zbutë, posë va’it t’trishtueshem

Të hutit t’natës, qi neper curra t’malit

                                                            5 Bessière, Jean; Kushner, Eva; etj.: Storia delle poetiche occidentali,- Romë, 2001, f.288.

Page 70: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

70 

 

Dhimbshem në rreze t’hânës rrin tu gjimue!...

Njaj grumbull gursh, qi m’vorr t’randon persypri,

Vetë gjaksorit t’pashpirt, qi mbyti nierin,

Lugat i duken, n’hikë kah t’bjen nget vorrit,

Edhe t’perqethët atë botë i shkon n’per zêmer.

Po, a thue, krejt deka n’asgjâsend t’perpini

E, posë se do kocijsh edhè i grusht plûhen,

Nuk t’la tjetër? Jo! N’prêhen t’Amëshuemit

Pjesa mâ e mirë e jotja ka flutrue.

Me gzue n’dritë t’qiellvet, kû pushon dishiri

I nierit t’drejtë, si drita m’sy të kthiellun.

Po, po, se pertej vorrin shpirti i nierit.

Gjallon per jetë! Njeky mendim i ambel

Deken e zbutë e vorrin bân t’pelqyeshem,

Kúr zêmren fa’i s’e grisë. Prej ktij mendimi

As vetë per ty s’lotova shum, kúr ndjeva

Se diqe: se n’mâ t’miren lule t’motit

E lae ti ketë shkreti, kû shuen e Drejta

E Paudhnija, kû sundon mizore;

Kû i zhyemi m’vese sod me dorë dhunuese

Vesin shinon me Theta t’zi, e selija

M’rrashta t’pergjakshme t’njerzvet m’kambë,

kû mbahet.

Ehu! po, se shpirti i yt, kulluet si rrezja

E diellit, qi perfton lulet e erandshme,

Kúr bora dêhet, s’mujt me e bajtë qelbsinen

E randë t’ktij sheklli t’zi; por fletët i rrahi

Kah jeta e dytë, kû Njai qi rruzullimin

N’themel e dridhë veç me ‘i vetimë t’qerpikut:

Page 71: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

71 

 

Amshon n’lumni shka Atij t’i két pergjá.

S’kje toka, jo, per ty kje qiella!

E tash, qi vetë jam tue ravisë kto karta,

Ti, kushedi, n’per vrrije t’amëshueme

Shkon tue kerkue per lila e drandofille,

Qi, s’dijn me u veshkë e ndreqë me ta kunora,

Per me u lulzue mandej nder t’zjarrtat valle,

Qi neper vrrije rrijn tue kndue t’Parrizit:

Kû, fletët e arta bashkë kryqzue me Engjuj,

Kndon Zotit lavde n’per ylbera t’qiellit;

A, marrë krejt n’t’pám t’s’hyjnueshmes faqe t’Zotit,

Porsi m’pasqyrë t’kulluet skjyrton shestimin

E rruzullimit, vú prej s’epres Mende,

E cilla n’t’ kênun sendet thirri t’tâna

Prej hijevet t’kthellueshme t’asgjâsendit,

Kúr bâni Ajo furín me heshtë t’thellimit,

E me ‘i fuqi t’pamatne prapi terrin

E pakthellimit, qi atje n’t’skâjshmet megje

T’ktij sheklli ndihet mnershem tue gjimue,

Kah per ledhe plandoset t’rruzullimit.

E aty, n’atë dritë plot ambelcim dashtnijet,

Qi porsi lum i kjartë prej Atit t’Dritvet

Gjithkah dikohet neper verë t’Parrizit,

Shpirtent e lum krejt m’rreze tu’ i pershi,

T’kthiellta ti i prirë t’vertetat, t’cillat Hyji

Desht t’muzta nierit me i a lânun t’shkrueme

Nder fletë t’hyjnueshme t’t’amëshuem Ungjillit.

Oh! sá e sá herë, kûr, n’mbrame shuen natyra,

E tjeter s’ndihet, veç se rryma e prronit,

Page 72: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

72 

 

Qi permallshem gurgllon n’per rrâjë e curra,

Un, lodhë mbi letra t’t’dijshemvet t’kahmotit,

Mbas t’cillvet fjalen rrij tue lmue shqyptare,

Dal në dritsore me kundrue shatorren,

Qi i Lumi t’kthielltë i a vûni rruzullimit.

E kqyri hyjt, qi, thue, se njaq sy Zotit

Flakojn mbi dhé – kushdi, per me felgrue

Nierin, qi egrue mâ fort prej mneres s’territ,

Perbluen punë t’mbrapshta: -e atë botë mendoj per ty.

E, kû t’a shoh mâ t’flakshem tue xhixhllue

Nji hyll, aty selín un tham me vedi,

Ti do t’a késh, e syt m’atë hyll pa dá

I nguli, e m’bâhet si me t’pá. Me emen

Un t’thras atëbotë n’per terr. Nji váj bylbylit,

Qi permallshem nder gemba rrin tue kjá

Fatin e vet, a ndoshta, zojt e dashtun ,

Jehonë m’i bâhet t’grishunit; e m’duket

Se bisedoj me ty!... Nuk dekka i miri,

Jo kurr; e sidomos nja’, i cilli ‘i zêmer

E lên mbrapa m’e ankue. Prej vorrit t’errshem,

Gjumin e dekës kû ai bân, na i flet mendimit,

Ambel edhé na nzitë kah punët e mbara,

E n’mende t’onë gjallon. – Kúr Aleksandri

Prej Bregut t’Matës gnjallnjyes u kap ke vorri, Nji lule vjeshtet

Në 100 vargje janë përdorur 13 njësi frazeologjike. Është e dukshme diferenca e përdorimit të frazeologjive në krahasim me epin Lahuta e Malcis, duke u distancuar kwshtu nga poetika romantike e saj. Tek Nji lule vjeshtet, Fishta i është afruar poetikës neoklasike, duke takuar në një mënyrë a një tjetër Mjedën i cili thoshte se natyra e poezisë ka të bëjë me “të shfaqunit e bukurisë me nji të shprehun të përfytyrimit (fantazisë), ma të shumtën e herës me masë.......Në dy mënyra mundet me shprehë bukurinë, d.m.th. a tuj përshkrue sendet e bukura të natyrës, a tuj krijue me mend të vet

Page 73: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

73 

 

nji send përnjimend të bukur.” 6 Poeti “do të zgjedhi sendet ma të bukura, ma të ndershme, ma të shieshme, por edhe që ma fort të përkojnë me arsye e këto do ti shfaqi në vjershi të vet; ashtu edh eme shpejti të mendes me u hjedhë në të tana anët , me rrnue gjithshka, me mbledhë, me gjetë shka mund të vërej në çdo rasë, e, prej gjithë aso sendesh me përftue në mende të vet ndonji hartim të ri: kjo asht puna e poetit.” 7 Një vështrim i imtë krahasues mes Nji lule vjeshtet të Fishtës dhe poemave Andrra e jetës, Lissus, Scodra të Mjedës do të dallonte frekuencat frazeologjike të Fishtës përkundrejt atyre mbiemrore te Mjeda.

Veprat satirike të Fishtës si Gomari i Babatasit dhe Anzat e Parnasit dëshmojnë edhe për praktikën mimetike të krijimtarisë së tij; ai i kushton vëmendje botës së jashtme dhe mesazhit utilitar që duhet të përcjellë vepra. Te Fishta realiteti është i lidhur me portrete qesharake dhe karikaturat es personazheve, me ekzagjerimet e sjelljeve të tyre kontradiktore, me absurdin e gjendjeve a situatave, me paraqitjen e shëmtisë së realitetit. Kuptohet pse ironia, karikatura, sarkazma e grotesku janë tonet kryesore të ligjërimit satirik të tij.

A e din tash, Nakdo Monici,

Se si hecë n’ ketë jetë “cicmici”:

Se me kangë e pendë e letra

E me istore – prralla t’ vjetra,

Veç se e mbajm na shatin n’ujë

Per t’zezë t’ onë e jo t’ tjerkujë?...

S’duhet, jo, sod mendja e hollë

Per me u ndie n’ Romë e n’ Stambollë

Por se duhet veleti,

Pak burrni – me shum dredhi;

Me e mbajtë gjuhen ngrit nder dhâmbë,

E me i zgjatun veshët nji pllambë

Per me ndie se kah fryn era...

                                                            6 Mjeda, Ndre: Përmbi poezi përgjithësisht, Në: Mjeda, Ndre: Vepra Letrare, -Tiranë, 2002, f.167. 7 Po aty, f. 169. “Prandaj poeti e çdo mjeshtër i arteve të bukura, - vazhdon Mjeda,- për me përftue në mend punën që do të bajë, vepron në një mënyrë të vetme. Populli im shef sendet që e rrethojnë, e e ndal synin në të gjitha, pa dallue njenën prej tjetrës: e nd’i baftë përshtypje ndonji aso sendesh, kjo asht nji përshtypje që mund ta ketë gjithëkushi e nuk kalon dobinë e jetesës. (.....) Poeti prej sendesh që shef naltohet në parime të shkoquna, e i barazon me atë shembull bukurie që ka vetë në mend, e me ndihmë të hollësisë së mendes e së fantazisë përmban një përftesë teknike; por mbasandej e shfaq si gja me korp, d.m.th. të veshun me ndoj përfytyrim që të kënaqin e të argëtojnë ata që e shofin e e këndojnë” (f.169)

Page 74: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

74 

 

Me vozitë andej m’ at-hera.

Oh! po besa, e kam pa qeshë.

N’ Shqyptari sod duhen veshë,

Sá, krejt veshë, tham, do t’jét niri,

Per me u kapë kû e shtyn dishiri.

Duhen veshë, e s’duhet tjeter,

(M’ ndigjo mue, pse âsht fjalë e vjeter).

Duhen veshët me u matë me meter,

E atbotë s’ ké nevojë per leter

Pse ty puna t’ hecë per fille

E t’qet shkjopa drondofille...

- Jo, mâ m’ thue, se duhet dija,

Pse sod n’ terr ka ngelë Shqypnija

E pse gjuha, sado vona,

Kisht’ me hupë pa shkrime t’ona.-

Pse Shqypnija âsht n’erresi,

Kû po t’dhêmb, more zotni?

Mu, âsht per t’ bâ mâ lum e lum!

Me kênë n’ terr edhè mâ shum;

Persè n’ terr shum e shum herë

Gjuehen pare pa tefterë, Edhè n’ terr mâ se nji niri,

T’parin vend ka xânë pa hiri

Ka pasë thânë edhè ‘i krye-repët:

Verë e dimen kualt e shkepët

Gjêjn kullosë në dhe të verbë.

Pra, zotni, nder mend âsht shterbë

Kushdo sod, a plak a i ri

Dom m’u bâ kandil n’Shqypni;

Pse, qe besa, aj tjeter s’ban,

Page 75: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

75 

 

Veç se kot rreh ujë n’havan...

E i a lânë t’gjith n’tallagan.

Mbasandej per gjuhë shqyptare

S’ké pse e bân, jo, kryet matare;

Pse Shqyptarve, âsht tue m’u bâ,

S’u vien gjuha tjeter gjâ,

Veç me pshtjellë e me ngatrrue,

Per shoshojn veç me shprrallue,

Punët e mbara me i shkatrrue:

Sá per kta edhè ‘i gjuhë magjype

Na hin n’punë sa gjuha shqype...

Posë ksajë fjale, kem’ pasë ndí’,

Kur kem’ kênun n’shkollë si fmî,

Kem’ pasë ndie se âsht gjuhë barbare

Njikjo gjuha e jonë shqyptare.

Pra le t’ hupë kjo gjuha e jonë

N’dashtë sivjet a n’dashtë mâ vonë,

Pse kjo âsht shkalla e qytetnis

Prej kah rrjedhë drita e Shqypnis...

E, medjè, kso drite s’ré

Mjaft tue shndritë âsht sod mbi né:

Kshtû, po e xâm, s’âsht dritë e vogel

Qi jo veç se fmi krye-gogel,

Qi jo veç se kalamaj

Por magjypë edhè hamaj

Neper shkolla – e neper ksolla

Sod na flasin n’gjuhë të hujë,

Si âsht dishiri i s’dij se kujë.

Per ketë punë mujm me shpresue

Page 76: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

76 

 

Se per s’mbarit jem’ tue shkue;

Pse, si shqypja t’jét harrue,

(Si do mjeshtra e pa’n spjegue),

Ka me u hapun atbotë Feja,

Kanë me bijtë lulzime t’reja

Kanë me u shtuemun fise e... t’ dheta,

E per mjeshtra, - eh, u u ngjatë jeta! –

Kanë me çilë bibâj, e pata

Edhè n’mjaltë ka m’u rá spata...

Qe, prá, ty s’ t’ bîn kurrnji sherr

Pse Shqypnija t’ jese n’ terr,

E pse vendin gjuhes shqype

N’dashtë t’i a xâjë nji gjuhë magjype.

Prá, gajrèt! mos merr n’qafë veten,

Mos e shkyej mâ fort kuletën

Tuj u rrekë per t’mirë t’Shqypnis.

Shporru gjuhës e Historis;

Shko mbas hyllit t’leverdis,

Per n’ndaç shndosh m’u kapun m’breg.

Sa me istore e Skanderbeg

Po t’kallxoj, ké me mbetë n‘zallë,

Tue vajtue vehten per t’gjallë

Qe edhè vetë per udhë sod t’vûna.

N’do me t’hecë per s’mbarit pûna,

Prá: n’kje send qi nuk m’ndigjove

Per ketë besë vrik u pendove!

Un e dij, se ti m’ at’ anë

Tue m’qestisun ké me m’thânë: Nakdomonicipedija, pj. III

Vargjet e mësipërme dëshmojnë se Fishta në satirë është mjaft i lidhur me frazeologjinë popullore; ndër 100 vargje, janë përdorur 30 shpehje frazeologjike.

Page 77: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

77 

 

Tradita e gjatë e mimesis-it i ka dhënë dorë Fishtës të paraqesë situata të caktuara sociale, karaktere po kështu të gjallë dhe realë, duke ia lënë në dorë veprën lexuesit si një realitet të besueshëm.

Dukuria e gërshetimeve apo e bartjeve të praktikave krijuese të mëparshme në praktikat më të reja nuk është posaçërisht një dukuri fishtiane. Ajo haset dendur në letërsitë e huaja dhe në atë shqiptare. Historianët e teoricienët e letërsisë sonë kanë theksuar vazhdimisht vonesat e dukurive letrare shqiptare në krahasim me ato europiane. Ajo shfaqet edhe në krijimtarinë e autorëve të tjerë. Me sa duket, kjo dukuri është shprehje e një letërsie që brenda një periudhe të shkurtër kohe ka përjetuar shumë dukuri rrymash letrare, herë të qëndrueshme e herë kalimtare, herë të natyrshme e të “pritura”, e herë të panatyrshme e të “papritura”. Historianët e letërsisë shqipe prej kohësh kanë vënë në dukje se nga fillimi i shekullit XX deri në vitet e Luftës së Dytë kanë jetuar si pjesë të saj romantizmi, bijëzimet e tij- simbolizmi e parnasi (L. Poradeci, Asdreni) dhe është përhapur sentimentalizmi (N. Nikaj, Helenau) nisi të marrë trajtë realizmi (novelat e Migjenit etj. Dh. Pasko), kaloi rrëshqitazi ekspresionizmi (skicat e Migjenit, etj.) dhe mori “çuditërisht” shtat klasicizmi (Çajupi, E. Haxhiademi, etj.)

Prandaj, për historianin a studiuesin e letërsisë një klasifikim purist në shkolla e drejtime letrare të veçanta për këto autorë, qoftë edhe për krijimtarinë e një autori të vetëm, është thuajse i pamundur. Raportet që krijohen në këto raste nuk u nënshtrohen ligjeve rreptësisht të përcaktuara, po përkundrazi mungesës së ligjeve, ndryshimit të vazhdueshëm, që kurrsesi nuk mund të derdhet nëpër rregulla a kanune.

Këto lloj tipologjish shërbejnë më shumë për të konfiguruar marrëdhënie mes autorëve e shkollave të ndryshme të letërsisë sonë në krijimin e komuniteteve letrare e integrimin e tyre në sistemin e letrave shqipe e më gjerë.

Page 78: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

78 

 

II.4.VENDI I LAHUTËS NË SISTEMIN LETRAR SHQIPTAR

Po shtrojmë përfundimin që në krye të këtij sythi: nga një sërë qasjesh analitike mbi zhvillimet historike të letërsisë shqipe dhe në një sërë konceptesh teorike mbi gjinitë konkludojmë që Lahuta si plotësues gjinor d.m.th. si vepra model e parë e plotë epike në historinë e letërsisë shqipe dhe si vepra që zë pozicion qendror në sistemin letrar shqiptar.

Sistemi ynë letrar si pjesë e sistemit europian, karakterizohet nga eurocentrizmi, d.m.th. ai ngrihet mbi bazën e poetikës aristoteliane, një poetikë qartësisht mimetike që merr dramën si gjini referuese kryesore. Duke i shtuar kësaj aspektin afektiv horacian që vlerëson rolin e spektatorit (receptuesit) sistemi letrar perëndimor është mimetiko-afektiv, krejt i ndryshëm nga sistemet e Lindjes së Mesme a të Largët (si letërsia kineze, indiane, japoneze, koreane etj.) ku gjinia lirike është baza e të gjitha poetikave.

Sipas studiuesve të gjinive nuk ka ndonjë nivel gjenerues që të mund të shpallet më « teorik» as që mund të jetë më i cënushmi nga një metodë se të tjerat: Të gjitha llojet, të gjitha nëngjinitë ose mbigjinitë janë klasa empirike, të krijuara përmes së dhënave historike, janë kategori historike. Ato krijohen nëpërmjet lëvizjesh, mbivendosjesh, ku gjithmonë ka një lëvizje të parë.

Sipas Gëtes “Tipet e mëdha ideale që u kundërvihen kaq shpesh, mbas Gëtes, formave të vogla e gjinive të mesme, s`janë gjë tjetër pos klasa më të gjera e më pak të specifikuara, shtrirja kulturore e të cilave ka mundësi të jetë më e madhe po principi i të cilave s`është as më pak e as më shumë historik: “tipi epik” nuk është as më ideal e as më natyral se gjinitë “roman” dhe “epope” që duhet t’i përfshijë-së paku po nuk definuam si bashkësi të gjinive esencialisht narrative.”1

Të gjitha teoritë pas aristoteliane ndalojnë ne tri gjinitë kryesore: epikë, lirikë, dramatikë si dhe një sërë nënklasash. Janë po aq të konstatushme, madje si dominante marrëdhënia e epikës me të shkuarën, ajo e lirikës me të tashmen dhe e dramës me të tashmen si paraqitje skenike e me të shkuarën si objekt. (Kështu mendojnë Humbolt, Sheling, Hegel, Dallas, Jakobson etj.)*

Ndërsa Shtajger kalimet emotive nga “hutimi” lirik në “panoramën” epike e mandej në “tensionin” dramatik i markon si një proces i vazhdushëm të objektivizmit ose të ndarjes progresive të “subjektit” dhe “objekti”2.

Mihail Bahtin më 1938 shkruante se mbi teorinë e gjinive “deri në ditët tona nuk ka mundur të shtojë gjë substanciale në atë që është bërë nga Aristoteli. Poetika e tij mbetet

                                                            1 Zh. Zhenet, Figura.- Rilindja, Prishtinë, 1985, f. 170. * Shih: N. Fray. Anatomia e kritikës….. 2 Zh. Zhenet, Figura.- Rilindja, Prishtinë, 1985, f.150.

Page 79: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

79 

 

bazë e pandryshueshme e teorisë së gjinive, sado që nganjëherë kjo bazë të jetë thellësisht e fshehur sa të mos shquhet.3

Cilësimet e famshme e të shumëpërdorura të Lahutes së Malcis` si Iliada shqiptare dhe të autorit të saj si Homeri shqiptar në thelb kanë bashkuar sipas përkatësisë gjinore dy vepra dhe dy autorë shekuj larg. Studiuesit e viteve ‘40 të shekulllit të kaluar i kanë mëshuar fort epikës së Fishtës duke e evidentuar atë jo vetëm si cilësi nacionale po më shumë si vlerë letrare.

Në kuptimin historik, letërsia e Rilindjes, rridhte nga një traditë paraletrare e shkrimeve të shenjta shkruar me alfabet latin, arabo-pers, grek nga përfaqësuesit e Qarkut Katolik të Shqipërisë së Veriut, Qarkut italo-shqiptar, Letërsisë së bejtexhinjve, Qarkut Ortodoks të Shqipërisë së Jugut. Kjo fazë e parë e zhvillimit të letërsisë sonë karakterizohet nga mungesa e formësimit gjinor, ose nga zhvillime paragjinore. Ajo që merret e trashëgohet në periudhat pasuese është miti historik, figura e Skëndërbeut përpjekjet për të ndërtuar epikën historike, që në fakt, do ta shoqërojë gjatë letërsinë tonë.

Përveç vonesës së ndërtimit të sistemit letrar shqiptar krahasuar me letërsitë e tjera ballkanike e europiane, në këtë periudhë evidentohet vullneti e këmbëngulja për të hedhur themelet e sistemit tonë letrar mbi epikën. Gjatë Rilindjes gjinia lirike u bë forma kryesore e lëvrimit poetik, megjithë këmbënguljen e vazhdueshme për tu marrë me epikën.

Pas botimit të poemës së Naimit Istori e Skëndërbeut (1898) në letërsinë e Rilindjes vinte një ep tjetër Te dheu i huaj. Pas mbarimit të saj, 1914-1915, Skiroi ia hyri punës për tjetrën, poemën Kthimi për të cilën punoi gjatë viteve 1916-1917. Për Prof. Çabej,4 Z. Skiroi do ti ketë menduar veprat e veta si pjesë përbërëse të një eposi kombëtar, që do të rrëfente ikjen dhe rikthimin e arbëreshëve në trojet e të parëve. E ushqyer prej gojëdhanave baladave ndodhive të cuditshme e ngjarjeve të vërteta e të trilluara artistike, ku vepronin personazhe folklorikë, legjendarë, fiktive dhe realë.

De Rada nuk hoqi dorë nga ideja e krijimit të eposit kombëtar të shqiptarëve dhe iu vu punës për ta krijuar vetë me ciklin e poemave Serafina Topia, Pasqyrë e një jete njerëzore, Skandërbegu i pafan si dhe Këngët e Milosaos. Skëndërbeku i pafan i De Radës paralajmëroi lindjen e vonuar të epikës në letërsinë tonë. Studiuesit kanë vënë re strukturën e çlirët të kësaj vepre, organizimin episodik të subjektit, të ndërtuar më shumë si pasoja të ngjarjeve në shpirtin e protagonistëve sesa si zinxhir situatash. Për Markianoin kjo vepër nuk është një vepër epike organike, por një varg statujash që qendrojnë si në galeri në krah të njëra–tjetrës5.

                                                            3 Zh. Zhenet, Figura, Prishtinë, 1985, f. 116.

4 E. Çabej, Vatra dhe bota në poezinë e De Radës, në librin: J. De Rada, 1965.

5 Historia e letërsisë shqipe, II, 1959, f 96, 104.

Page 80: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

80 

 

Veç De Radës, Naimit, Skiroit, Darës të tilla poema epike shkruan edhe Bernard Bilota (Shpata e Skandërbeut ndë Dibrët poshtë) Kozmo Serembe (Kënkat e Krujës, e pabot.) Bernardin Palaj (Valët e një shpirti, e pambaruar)

Të gjitha këto vepra përbënë skënderbejadën shqiptare misionin e paracaktuar të poetëve rilindas dhe ribërës të kombit. “Por shekulli kur jetuan ata nuk ishte shekulli i eposeve, as për rrethin folklotik evropian, as përtej tij. Eposet ishin produkt i shekujve heroikë të njerëzimit që kishin perënduar...6

Faza e dytë e letërsisë, Rilindja romantike, qenësisht lirike, (Serembe, Asdreni, Çajupi, Naimi etj) provoi mjaft dhe epikën dhe epiko-lirikën a liriko-epikën. Duhet pranuar qe në këtë periudhë epika shumë e dëshiruar nga romantikët tanë nuk arriti të bëhet gjini organike, nuk arriti të plotësojë skemën klasike trigjinore ndryshe nuk arriti të përfaqësohet estetikisht. Po të flasim sipas logjikës së Frait epika e la bosh vendin vet. “Ekzistenca e një katrori të thatë ose të zbrazët,- shkruan ai,- ndihmon për të zbuluar një gjini të pakapshme”7 Ajo do të dëshmohet përmes Skandërgegut të Pafan 1873 të de Radës, Istori e Skandërbegut të N. Frashërit si dhe mes veprash të tjera epiko-lirike a liriko-epike. Analepsa kohore (ekzotika kohore që realizohet me larghedhjen kohore 5 shekuj pas, dhe rimodelimit të mitit historik tipar i shumë romatikëve dhe edhe në vepra të pastra lirike si Mili dhe Hajdheja e Skiroit, dëshmojnë po ashtu gjurmë e përpjekje të vetëdijshme për të lëvru epikën.

Ideja atdhetare kombëtare, fryma heroike, patosi i ngritur romantik nacional, lidhja e ngushtë me folklorin i bëjnë veprat e De Radës e të Naimit, Darës, Bilotës, Skiroit pjesë të një traditë të vetme, të një lëvizjeje letrare të frymëzuar nga të njëjtat ideale nacional-patriotike. E me të drejtë, ndërtimi i letërsisë kombëtare që përfshinte angazhimin e poetëve për krijimin a rikrijimin e eposit kombëtar, ishte një nga tiparet kryesore të letërsisë së Rilindjes.

Ndërsa flet për epet e fillim shekullit XX, Prof. Ali Xhiku shkruan: “Të natyrshme për letërsinë romantike të rilindjes, epet që u krijuan në vitet `10-`30 të shekullit të shkuar, të vështruara në rrafsh krahasues me letërsinë europiane jo vetëm të Perëndimit po dhe të Lindjes, përbënin një anakronizëm zhanror të dukshëm»8 Një nga argumentet kryesore që sjell studiuesi është ai i «rrethanave politike që e detyronin letërsinë t`i kushtohej me shumë pasion çështjes kombëtare»9 si dhe vazhdimi i romantizmit në vendin tonë kur në vendet tjera ky drejtim ishte zevendësuar me drejtime moderne. “Në të tilla rrethana,- vazhdon Prof Xhiku,- duket se anakronizmi zhanror i poemave epike ishte pasojë e

                                                            6 J. Bulo: Shestimi për një epos kombëtar të shqiptarëve De Rada dhe Naim Frashëri, Perla, Tiranë, 1999, nr. 4. f. 58.

7 N. Fray. Anatomia e kritikës. Prishtinë, 1990, f. 335. 8 Ali Xhiku: Letërsia shqipe si polifoni... f. 46. 9 po aty, f. 64.

Page 81: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

81 

 

drejtpërdrejtë e romanticitetit nacional të letërsisë shqipe. Epika duhej edhe për të shprehur një shtresë tjetër kuptimore, që i diktohej brendisë politike të poezisë shqipe.”10

Krijimin e epit Lahuta e Malcis’ Gjergj Fishta e filloi në kohën kur kjo gjini në letërsitë e tjera europiane e kishte mbyllur gjallimin. Poezia epike as që shkruhej më, vendin e saj e kishin zënë gjini dhe zhanre të tjera; tashmë epika i përkiste të shkuarës. Fishta i njihte mirë dhe i çmonte mjaft epet klasike. Ai i kishte mbajtur gjatë ndër duar si një prej burimeve kryesore të formimit të tij artistik. Në një letër që i dërgonte At Pal Dodajt 1908, Fishta shkruante: “Për pjesën e III të Lahutës endè s`i a kam dalë m`e tansue vizionin. Nuk po kam nder mend m`u nxitue, perse dishroj t`bâj nji punë ashtû si duhet. Per me i dhanë trajtë nji Iliade u deshtën shumë qindvjet: per me krye Lahutën le t’kalojë s`pakut ndonji vjet [...].11

Më 1904 Fishta botoi në Zarë bleun e parë të Lahutës, Te ura e Rrzhanicës, kangë popullore, duke mos e shënuar fare autorësinë e veprës. Edhe botimi i bleut të dytë 1907 del me shënimin kangë popullore. Titulli i veprës shpesh sygjeron jo vetëm një model shkrimi po dhe një model leximi. Botimi i plotë i veprës me 1937 mban si nëntitull Epika, duke na përcaktuar tipologjinë gjinore për kah eposi i kreshnikëve. Këtë fakt nuk e shpjegon vetëm praktika e mistifikimit letrar që haset dhe te autorë të tjerë romantikë si De Rada, Skiroi, Dara etj., këtë nuk e shpjegon as dhe vetëm marrëdhëniet e franceskanëve me krijimtarinë folklorike përgjithësisht, lidhja e tyre e ngushtë me mbledhjen dhe botimin e saj. Kjo manierë lidhet më së shumti me kalkimin e modelit gjinor, epik popullor sipas së cilës kjo vepër si dhe simotrat e saj vendase e të huaja (teza e Homerit si bardmbledhes i këngësve të Iliadës vazhdon të zerë vend në studimet homerike) janë anonime. Paralelet përmbajtësore dhe formale të poezisë së Fishtës dhe epit homerik janë bërë objekt studimi nga studiuesit tanë. Mark Ndoja vërente në poezinë e Fishtës «veprimin epik, njerëzuer - hyjnuer, karakteristikë e epopeve të mëdha të antikitetit....»12

Nga ana tjetër Fishta e njihte mirë karakterin recitativ të epikës popullore dhe e shfrytëzoi këtë me sukses dhe në veprën e vet. Titulli i poemës, si në traditën popullore, parathotë sa recitimin aq dhe këndimin e veprës. Strukturimi i saj në këngë po ashtu ka të bëjë me konceptimin e një cikli prej 30 këngësh në njësi të veçanta të kënduara. Po t`i referohemi vetëm fillim vargjeve të çdo kënge të Lahutës është lehtësisht e dukshme që ato janë ndërtuar në formë formulash urimi dhe mallkimi, në formula pyetëse, formula të përshkrimit sintetik etj si në këngët epike popullore.

Ndihmo, Zot, si m`ké ndihmue ! kënga I (Gj. Fishta, Lahuta e Malcis)

Deh! oj Zânë, ty t`kjosha true! kënga VII

Hej, moj Zânë, ti kjosh e bardhë! kënga III

                                                            10 po aty, f. 71. 11 Fishta. Estetikë dhe kritikë. Tiranë, 1999, f. 191. 12 Idealet karakteristike në lirikën e Fishtës, At Gjergj Fishta 1871-1940, Tiranë, 1943, f. 223.

Page 82: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

82 

 

Lum` e lum për t`Madhin Zot! kënga XVI

Prendoi dielli, n’qiell duel hâna,

N’Veleçik po pingron Zâna:

Ehu! Ju malet e Shqypnís,... kënga XIII

Shkrepi dielli buzës s’Cukalit,

Eja e t’këndojm, oj Zâna e malit

Eja e t’këndojm me Lahutë t’malcís’ kënga IX

Buloi molla, lulzoi thâna :

Rustem Ukën kû e ká nâna? kënga XVII

Ç’po vrret Zâna e Miliskaut:

Ah ! shue kjoftë kjo fara e Shkjaut. kënga XIX

Amanet, o mori hânë,

Ti qi e vjetër ke qillue kënga XXI

Tý, o Zot, të kjoshim falë!

Tash, qi zû drita me dalë. kënga XXII

Muzikaliteti i veprës si përbërës tekstor është tjetër tregues që e lidh veprën me procesin e të kënduarit. Për Frain poezia muzikore ka të bëjë me «poezinë e cila për nga struktura e vet i ngjan muzikës bashkëkohëse me të. Këtu e kemi fjalën,- vijon Frai,- për eposin ose për poezinë e zgjeruar në metër vazhdues: muzika më për së afërmi analoge me këtë poezi është muzika në formën e vet më të zgjeruar instrumentale, ku ritmi organizues ka bururar më drejtpërdrejt nga vallja se sa nga kënga.13 Kënga vjen jo vetëm si strukturë artistike, po dhe prehje shpirtërore e kulturore për shoqërinë e kohës. Me anë të këngës

                                                            13 Fray. Anatomia e kritikës.... f. 344.

Page 83: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

83 

 

bëhet më e lehtë përcjellja e mesazhit patriotik. Vepra recitohet lehtësisht. Nuk është vepra, teksti ai që bën lexuesin, po është lexuesi/dëgjuesi ai që formëson veprën.

Vetë Fishta jep këtë mendim: «Lyrika dhe epika, qi kanë epërsi n`prodhimin t`em, kulmojnë me Lahutën e Malcis, nji poem heroik i kryem në 30 kangë, me 16832 vjerrsha. Lahuta, po ju diftoj, asht nji instrument fort i pëlqyem prej njerzvet t`malevet t`ona, me t`cillën ata kndojnë lavdin a se vajtojnë dhimben e tyne...... Kto vjerrsha duen me kenë historija e maleve, qi luftuen pa prajt kundër turqvet, lavdimi i herojve t’lindun ndermjet shkambijvet e krepavet, duen me kenë, n`veçansi, ekzaltim i karakterit shqyptar, qi tfaqet n`pamje t`perjashtme, n`shpirt t`patrembun, e n’traditë e doke.’’14

Lahuta e Malcis` u krijua për t’iu përgjigjur horizontit të pritjes së kohës. Si vepër që këndonte lavdinë e kombit, për të qarkulluar në popull, ajo ishte e destinuar ti përputhej pritshmërisë së kohës. Dhe Gjergj Fishta e realizoi mjeshtërisht këtë. Qarkullimi i saj siç dihet është bërë jo përmes leximit të librit po përgjithësisht nëpërmjet qarkullimit oral edhe për arsye se receptuesi i kohës së Fishtës nuk ishte më lart se në stadin folklorik.

Veprës së Fishtës i shkon më shumë logjika e Shkollës së Hamburgut e cila hedh poshtë gjithë hierarkinë duke vënë “në mes tri gjinive një zinxhir pa fund të përdredhur apo spiral, të kapërcimeve reciproke. Për studiuesit e shkollës së Hamburgut “Poeti tragjik fiton me studimin e poetit lirik, poeti lirik me studimin e poetit epik, poeti epik me studimin e poetit tragjik. Sepse në tragjikë rri mbarimi i epikës, në lirikë mbarimi i tragjikës, në epikë mbarimi i lirikës”15

Një analizë e hollësishme për rrëfimin, përshkrimin, personazhet, strukturën stilin etj si dhe qasje komparative mes veprave epike të Rilindjes dhe epit te Fishtës apo mes këtij dhe epikës popullore na krijojn plotësisht tiplogjinë gjinore në letërsinë shqipe gjegjësisht epikën që zë vendin qendror ne sistemin e letërsisë sonë.

                                                            14 Estetika, f . 192, 193. 15 Zhënet, vep. cit. f. 147.

Page 84: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

84 

 

KAPITULLI III

LIRIKA E FISHTËS

Lirizmi është, për mendimin tonë, tipari kryesor i krijimtarisë poetike së Fishtës. Në fakt lirizmi karakterizon dhe një pjesë të rëndësishme të epikës së autorit si dhe një pjesë të dramës së tij. Pjesët më të bukura dhe më të realizuara artistikisht te Lahuta e Malcis janë ato ku zotëron ligjërimi lirik. Lasgush Poradeci lëvruesi i shijeve të holla lirike shprehet se “Esenca e poezisë lirike është muzika shpirtërore, dhe muzikën shpirtërore e bën toni shpirtëror, dhe tonin shpirtëror e bën drithma shpirtërore, lëkundja, tronditja shpirtërore,- kurse tronditjen shpirtërore, domethënë, me një fjalë neologjije, emocionin shpirtëror e bën as më shumë e as më pak përveç se frymëzimi i brendshëm poetik i cili duket dhe ndjehet dhe kuptohet prej vetiu dhe drejt-për-drejt në transfigurimin emocional të idesë ose ndjenjës ose pamjes.1 Për Poradecin, Fishta i ka dhe në lirikë dhe në epikë cilësitë primordiale të poezisë lirike, muzikën e shpirtit, transfigurimin

                                                            1 Poradeci, Lasgush:Gjergj Fishta lirik, shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar,-Në: Gjergj Fishta, Shkëndija, Tiranë, 1941, f.23.

Page 85: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

85 

 

poetik, metafizikën e harmonisë së krijimit poetik. Arshi Pipa e çon më tej gjykimin. “Un jam i mendjes se Fishta ishte n`origjinë nji poet lirik,- shkruan Pipa,- por i një lirizmi të fuqishëm, kryengritës, jo lotues e melankolik, por burrnuer, ushqye me langun me të cilin ushqehen lisat e pishat mes shkambijvet, nji lirizëm luftarak posi ay i Pindarit a ma mirë ay i Tirteut.”2

Dihet që krijimet e Fishtës janë përmbledhur në vëllimet me lirika Mrizi i Zanavet dhe Vallja e Parrizit.* Vetë autori nuk ka ndjekur ndonjë strukturë a sistem në botimin e tyre. Ndryshe nga Lahuta, lirikat e poetit nuk përbëjnë sistem poetik, ato janë botuar si një përmbledhje poezish dhe krijimesh melodramatike e përkthimesh, sipas kritereve të vendosura, postum nga Volaj. Radhitja e tyre për botim duket se është rastësore; ajo nuk mbështetet në ndonjë tërësi parimesh e kriteresh përbajtësore a formale që të vijnë te lexuesi si një sistem poetik. Edhe botimet e shkëputura të tyre në periodikë të ndryshëm, para se të publikoheshin në vëllimet në fjalë, nuk janë bërë sipas kriteresh a tipologjish te paracaktuara. Gjithsesi mungesa e një strukture poetike nuk e dobëson dhe nuk ul vlerat estetike të lirikës së autorit; edhe kështu ato mund të formojnë tipologji të ndryshme sistemore madje të përbëjnë krijimtarinë më mirë të realizuar artistikisht të poetit.

Krijimi i një tipologjie të lirikës së Fishtës mund të bëhet sipas disa kriteresh duke na përftuar kështu një sërë klasifikimesh. Kriteri tematik do t`i vinte për shtat të themi, një nga synimeve kryesore të jetës dhe veprës së Fishtës binomit për ”Fe e Atme” si dhe do të respektonte e do përmblidhte lirikën e tij në dy vëllimet e botuara, Mrizi i Zanave dhe Vallja e Parrizit. Do të dalloheshin kështu qartazi lirika e tij atdhetare dhe ajo religjioze. Këto dy ndarje do të përfshinin një sërë nëndarjesh të tjera tematike si lirika politike, lirika meditative, lirika didaktike, lirika me tema ekzistenciale etj.

Një klasifikim më vete do të sillnin kriteret e organizimit dhe strukturimit metrik mbi atë lëndor; do të bënim fjalë kështu për lirikën elegjiake, tingëllimën, himnin, oden etj. Pa i hyrë këtij klasifikimi, jemi të bindur të shënojmë një nga tiparet kryesore të kësaj tipologjie, në formë përfundimtare. Fishta në kultivimin e odes, himnit etj. nuk iu përmbajt modeleve klasike. Ai i solli ato klasike në frymë a përmbajtje lëndore, po jo në formë të organizimit strukturor e metrik, kusht parësor ky i ndërtimit të një krijimi të tillë.

Mendojmë se vështrimin tonë e ndihmon studimi i lirikave sipas vëllimeve poetike, megjithëse jo pak tipare të Mrizit të Zanavet vlejnë dhe për Vallen e Parrizit.

                                                            2 Pipa, Arshi: Fishta: Njeriu e vepra: Jeta e Re, Prishtinë, 1990nr. 11-12. * Duhet të shënojmë se disa poezi të Fishtës të botuara në përmbledhjen Anxat e Parnasit janë krijime të pastra lirike.

Page 86: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

86 

 

III.1. MRIZI I ZANAVET

III.1.a. Historiku i botimit

Fishta mbi të gjitha është poet. Ai la mbi 50 000 vargje në epikë, lirikë dhe dramatikë. Lirika sigurisht përbën pjesë shumë të rëndësishme të krijimtarisë së tij. Vëllimet kryesore lirike janë Mrizi i zanave dhe Vallja e Parrizit. Pika Voeset që u botua në Zarë, nga Shtypshkronja Vitaliani, më 1909 s`u shtyp më nën këtë emër.

Mrizi i Zanavet u botua për të parën herë më 1913 nga Shtypshkronja Nikaj, Shkodër. Në frontespic të tij gjendet kushtesa për At Severin Lushajn.

Botimi i parë i lirikave të Fishtës ndahet në tri pjesë. Pas Parathanies titulluar Bisedë, Auktorit, Shtypshkrojsi.; pjesa e parë përmban: T’kryqzuemt; Ngadhnjia e kryqit; Mater Dolorosa; Sh’Françesku i Asizit; Ujtë t’Jordanit; Shqypnija. Në pjesën e dytë Shqyptari i gjytetnuem gjenden: Gjuha shqype; Shqyptari i gjytetnuem. Pjesa e tretë Gjuha e msimit përmban: Gjuha e msimit, Nevoja e msimit, Dijsja Pra ndër tetë poezi, gjashtë janë lirika religjioze, një pjesë e konsiderueshme pjesë dramatike, satirike si Bisedës së Auktorit me Shtypshkrojsin, Gjuha e msimit, Nevoja e msimit, Dijsja që me vonë do t`i përkasin Anzave të Parnasit si dhe melodramat Sh’Françesku i Asizit, Shqyptari i gjytetnuem. Botimi i parë i Mrizit të Zanavet mund të cilësohet sa lirik po aq dhe satirik e dramatik. Përveç vargëzimit gjinia thuajse s`ka përbërë kriter për përfshirjen ose jo të krijimeve të autorit në përmbledhjen në fjalë.

Botimi i dytë i vitit 1924 u publikua nga Shtypshkroja e së Papërlyemes, Shkodër. Pjesa e parë titulluar Atdhetaret përfshinte lirikat patriotike, melodramën Shqyptari i gjytetnuem e tragjedine Juda Makabe sipas rendit: Shqypnija; Shqypnija e lirë; Shqypnis; Gjuha shqype; Diten e të shuemvë 1913; Nji gjamë desprimit!...; Surgite, mortui! (Çohi, të dekun!); Nevoja e msimit; Shqyptari i gjytetnuem; Emancipacjoni i komit shqyptar; “In hoc signo vinces”; Hymni i flamurit komtar; 28 nanduer 1913; Juda Makabe. Pjesa e dytë nën titullin Jehi i shpirtit përmbante dhjetë lirika atdhetare dhe fetare dhe shfaqjen Odisea sipas rendit: I dbuemi; Gjaksorve; Nji misjonarit franciskan; Në ditë t’êmnit të nji franciskanit shqyptár; Péng nderimit; Burrnija; Nji lule vjeshtet; Dita e gjygjit; Mí vorr t’Á. Anton M. Zannoni S. J.; Mí vorr t’Á. Alois Paliq O. F. M.; Odisea. Në pjesën e tretë Fishta përfshin përkthimet: Prozodi latine. Rregulla të përgjithta mi shkurtsi e gjatsi të

Page 87: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

87 

 

rrokeve. (Perkthim prej latinishtes); dhe dy farsa: Nji darkë në konvikt. (Farsë në nji akt); Shkolla e muzikës. (Lojë gazit në nji akt).

Kujdesi i Gj. Fishtës për të përmbledhur në botimin e dytë të Mrizit të Zanavet krijime lirike atdhetare është i dukshëm qoftë dhe nga një vështrim numerik.

Në botimin e tretë të lirikave të autorit, (1931, Shtypshkronja Françeskane, Shkodër) u shtua një poezi e re me titull Geni, u hoqën përkthimet dhe u strukturua në pjesë. Në vend të Judës Makabe u fut melodrama Shqyptarja e Gjytetnume. Në fund u shtua dhe vëzhgimi për vlerën e ë-së së shurdhët si dhe një fjalorth për fjalët e rralla. Botimi i 1931 mund të vlerësohet si një filtër i tretë në kërkim të pastërtisë gjinore. Lëvizjet e Fishtës, dhe kur del jashtë lirikës, si në rastin e Judës Makabe janë në funksion të “qërimit” dhe pastërtisë gjinore.

Më 1931, Mrizi i Zanavet, sipas vullnetit të poetit, besojmë, doli me këtë strukturë: Shqypnija; Shqypnija e lirë; Shqypnis; Gjuha shqype; Diten e të shuemvet 1913; Nji gjâmë desprimi!; Surgite, mortui! (Çohi, të dekun!); Nevoja e msimit; Shqyptari i gjytetnuem; Shqyptarja e gjytetnueme; Geni; Emancipacjoni i Kombit Shqyptár; Pêng nderimi; “In hoc signo vinces”; Hymni i Flamurit Kombtar; 28 Nanduer 1913; I Dbuemi; Gjaksorvet (1899); Burrnija; Nji Lule Vjeshtet; Dita e gjygjit; Mbi vorr t’Á. Anton M. Zannonit S. J.; Mbi vorr t’Á. Alois Paliq O. F. M.; Për këndimin metrik të vjerrshavet; Zhvillimi i disá fjalve të librit.

Fill pas vdekjes së Fishtës, më 1941 At Viktor Volaj O. F. M. botoi veprën lirike Mrizi i Zanavet. Ky botim ndryshon prej tre të mëparshmëve si në përmbajtje ashtu dhe në strukturë. Botimi i 1941 vjen si i pari publikim, që shoqërohet me parathënie dhe rrjet komentesh. Duhet të theksojme se veç kujdesit të Volajt si kurues dhe botues i veprës së poetit, ky botim respekton dhe vullnetin e Fishtës.“Për botimin e njij teksti definitiv, -shkruan Volaj në parathënie, - ndoqa dy teksta të qortuem prej vetë auktorit: njani i botimit të dytë e tjetri i të tretit. N`ortografi u mbështeta mbí njato kritere, mbas së cillash, dy muejë para deket, qortuem bashkë me Poetin trembëdhetë kangët e para të Lahutës.”1 Thuajse të gjitha poezitë e Fishtës ne këtë vëllim janë shoqëruar me paratekst që shpjegon gjenezën e poezisë në fjalë, historinë e botimit të saj, mesazhet që përcjell etj. Shumë të vlefshme janë dhe komentet leksikore, gjuhësore dialektore ose semantike që Volaj bën për një sërë fjalësh të poezive të Fishtës. Kemi të bëjmë kështu ndoshta me lexime paralele poetike e prozaike ku e dyta i krijon lexuesit pritshmërinë e dëshiruar të Volajt d.m.th. të vetë Fishtës. Botimi i ’41 konsiderohet si botimi më i plotë dhe më i mirë i lirikës së Fishtës dhe Volaj komentuesi dhe botuesi më besnik i autorit. Studiuesi i Fishtës dhe veprës së tij, At D. Gjeçaj shënon se “Botimi i katërt …asht ma i përpikëti e ma i plotësuemi. Aq ma tepër e themi këtë,- shkruan Gjeçaj,- mbasi ky botim asht i pajisun me një koment të gjanë nga P. Viktor Volaj, dhe ky Françeskan e njohës i kthellë i veprave fishtiane, jo veç përsè qe nxanës i Fishtës, por edhe përsè me te u këshillue gjithsaherë e gjet ngusht në sqarimin e lirikave në fjalë, duke marrë nga goja e poetit

                                                            1 Volaj, Viktor: Parathânje.- Në: Fishta, Gjergj: Mrizi i Zânavet, Shkodër, Shtypshkroja “A. Gj. Fishta”, 1914, f. 7.

Page 88: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

88 

 

kuptimin e drejtë të fjalëve , të shprehjeve dhe të fakteve”.2 Botimi i Mrizit të Zanavet nga Volaj është libri që ka njohur më shumë botime prej viteve ’40 e këtej. Vepra përmban: Për këndimin metrik të vjerrshavet; I. Shqypnija; II. Shqypnis; III. Gjuha shqype; IV. Atdheut; V. Shqypnija e Lirë; VI. Hymni i Flamurit Kombtár; VII. Diten e të shuemvet; VIII. 28 Nanduer 1913; IX. Nji gjamë desprimit; X. Surgite, mortui! XI. “In hoc signo vinces”; XII. Emancipacjoni i Kombit Shqyptár; XIII. Peng nderimi; XIV. Burrnija; XV. Gjaksorvet; XVI. Meshtari i Malcís; XVII. Mbí vorr t’A. Alois Paliq O. F. M.; XVIII. Njij misjonari françeskan; XIX. Per paqë t’Europës; XX. Geni; XXI. I dbuemi; XXII. A. Anton M. Zanonnit, S. J.; XXIII. Gurravet të Jordanit; XXIV. Kataklizmi i rruzullit; XXV. Mbí vorr t’Á. Anton M. Zannonit S. J.; XXVI. Nji lule vjeshtet.

Në botimin e `41-it Volaj hoqi dy melodramat Shqyptarja e qytetnume dhe Shqyptari i Qytetnuem, ndërkohë që janë përfshirë poezi të reja si: oda A. Zanonit, Atdheut e tri krijime fetare të cilat për Volajn “janë pak e aspak të njohtuna edhè prej asish, qi mund të mendohet se i njohin!”3. Janë të reja në këtë vëllim poezitë: Gurrave të Jordanit, Meshtari i Malcis dhe Për paqë t`Europës. Kuruesi i publikimit të lirikës së Fishtës, At Viktor Volaj shpjegon strukturën e ndryshme të këtij botimi në krahasim më të parët. Ai vlerëson krijimet satirike dhe dramatike të Fishtës botuar në publikmet e mëparshme po që nuk përfshihen në botimin e 41-it. “ Megjithse janë nji gúr i çmueshem per ndiesí kombtare, gjuhë e njosí poetike shkruan si për melodramat Shqyptari i qytetnum dhe Shqyptarja e qytetnume,- qi pershkon sidomos atë të mbramin, desha nën ketë titull, te botoj vetem kangët lirike. E këta jo mendësh së mija. Nder dorëshkrime të Poetit më rá me ndeshë në nji pasqyrë, ku ai kishte bâm nji skic të botimit definitiv të gjithë veprave të veta poetike: aty i perjashtojte prej Mrizit të Zânavet, e bashkë me to, edhè kangën Nevoja e mësimit, e cilla mbyllë biseden satirike me të njajtin titull… Në zgjedhjen e poezivet të naltpermenduna, posë tjerash, pata para sysh edhe metrin e ndryshem.”4

                                                            2 Duka-Gjin, Pal: Gjegj Fishta, Jeta dhe Veprat: Assisi, 1992, f.187. 3 Po aty f. 7 “Nji gjykim kritik mbi hartin lirik të Fishtës,-vazhdon Volaj,- qi s`merr para sýsh poezít e tija me argument fetár, kishte me kênë jo vetëm i mangtë por fare i gabuem. E njimend çë vlerë mund të két ajo kritikë, qi matet të percaktojë hartin lirik fishtjan, e cilla nuk njeh Mater Dolorosa, Krishti mbret, Gurravet të Jordanit, Meshtari i malcís, Nuncjata, Per paqë t`Europës, Të kryqzuemit? E ajo qi don të perjashtojë prej frymës lirike melodramat Shqyptarja e qytetnueme e Mbretnesha e lulevet, rreth së cillës punoi me vjet?” 4 Po aty, f.6,7.

Page 89: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

89 

 

III.1.b. Mrizi i Zanavet

Vepra poetike Fishtës, po dhe ajo në prozë, karakterizohet nga angazhimi. Si dhe shkrimtarët e Rilindjes Kombëtare Fishta si poet përcillte porosi dhe mesazhe përmes artit të poezisë. Ai e sheh artin në marrëdhënie të ngushtë me zhvillimet politike dhe shoqërore të kohës, si romantikët tanë jo vetëm si një veprimtari e brendshme dhe e mbyllur po shumë më tepër se kaq, si një aktivitet artistik me funksione të rëndësishme dhe përtej artit, me rol politik, kombëtar, shoqëror, emancipues etj. Mjaft lirika të poetit janë shkruar në raste festash dhe përvjetorësh si Shqypnija e lirë me rastin e 28 nëntorit 1921; Hymni i flamurit kombtar krijuar në ditën e ngritjes së flamurit nga fuqit ndërkombëtare; Ditën e të shuemvet krijuar me rastin e 2 nëntorit, ditës që i kushtohet në mbarë botën katolike përkujtimit të të vdekurve; Nji gjamë desprimit!.. nxitur nga nata e 16 prillit 1914 kur Mali i Zi sulmoi Hotin, Grudën duke djegë e plaçkitë etj. Nën gjurmët romantike Fishta do të sjellë një pjesë të lirikës së tij posaçërisht poezinë që rindërton artistikisht identitetin kombëtar të popullit shqiptar. Si dhe romantikë të tjerë të Rilindjes Kombëtare (Naimi, Asdreni, Poradeci pjesërisht etj.) Fishta do të këndojë simbolet identifikuese të kombit. Etnosi te Fishta vjen përmes Gjuha shqipe, Hymni i flamurit kombtar, Shqypnija. Veçori e ligjërimit të Fishtës në këto poezi siç vëren dhe Prof. Sabri Hamiti është këndimi himnizues “ku lavdërohet atdheu fizik, trashëgimia morale e tij, etosi i traditës shqiptare të këndimit të atdheut, që edhe këtu shfaqet në trajtën e zgjatur romantike”1 Glorifikimi, hiperbolizimi dhe himnizimi, idealizimi i natyrës dhe vlerave fizike dhe shpirtërore të shqiptarëve, tonet solemne dhe ngazëllyese, figurat reale dhe tokësore që shkojnë drejt përkryerjes qiellore dhe amshimit të përjetshëm janë tipare të përbahkëta të këtyre poezive. Idealizimi i atdheut te Fishta është absolut. Ndryshe nga shumica e romantikëve që idealizojnë vetëm të kaluarën historike të shqiptarëve, Fishta bashkohet këtu me poezinë idil të Naimit Bagëti e Bujqësi.

Edhè hâna do t’a dije,

Edhè dielli do t’két pá,

Se per qark ksaj rrokullije,

Si Shqypnija ‘i vend nuk ká!

Fusha t’gjâna e kodra t’blera,                                                             1 Hamiti, Sabri: Në: Gjergj Fishta : Lirika, Rilindja, 1997, f.12

Page 90: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

90 

 

Zijes mnershme larg kû âsht droja,

Me gaz t’vet ktû i veshë Prendvera,

Si t’Parrizit t’larmet shtroja.

………………………………

Po, edhè hâna do t’a dije,

Edhè dielli do t’két pá,

Se per qark ksaj rrokullije,

Si Shqypnija ‘i vend nuk ká!

Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,

Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,

E me dije e me Lirí

Per jetë t’jetës të rrnoftë ty ndera. (Shqypnija)

Poezia Gjuha shqipe si shenjë simbol e identifikimit të kombit

Porsi kanga e zogut t’veres,

Qi vallzon n’blerim të Prillit;

Porsi i ambli flladi i eres,

Qi lmon gjit e trandofillit:

Porsi vala e bregut t’detit,

Porsi gjâma e rrfés zhgjetare,

Porsi ushtima e njij termetit,

Njashtû â’ gjuha e jonë shqyptare.

…………………………………….

Nper gjuhë shqype bota mbarë

Ka me u njohtë se ç’fis qi kini,

Ka me u njohtë jú per Shqyptarë:

Trima n’zà sikurse jini.

Prandej, prá, n’e doni fisin,

Page 91: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

91 

 

Mali, bregu edhè Malcija

Prej njaj goje sod t’brohrisin:

Me gjuhë t’veten rrnoftë Shqypnija! (Gjuha shqipe)

Porsi fleta e Êjllit t’Zotit

Po rrehë Flamuri i Shqypnís,

E thrret t’bijt e Kastrijotit

Me u mbledhë tok nder çetë t’ushtrís.

Bini, Toskë, ju, bini Gegë!

Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!

A ngadhnyesë a t’gjith deshmorë!

Trima, mbrendë! me dorë! me dorë!

………………………………………

Armët e besen na i njeh bota;

Trima n’zâ kem’ pasun t’Parët,

Luften né na i msoi Kastrjota:

Kê, thue, frigë do t’kén Shqyptarët?!

Bini, Toskë! etj.

Urra! djelm, eh ‘u u dhashtë e mbara!

Sod a kurr, me dekë p’r Atdhè!

Flamri i ynë, qe, u nis perpara:

Ndimo, Zot, per Atme e Fé!

Bini, Toskë! etj. (Hymni i flamurit kombtar)

Kështu i këndonte Fishta Flamurit kombtar më 1913,- shkruan Mark Ndoja. Jehon ktu hymni i liris së fitueme rishtazi, kumbon zani i buris së kushtrimit, shkrepë rrefeja ahmarrëse e, ma në fund, vetë gishti i Perendis shkruen perpara botës të drejtat e ktij kombi që luftoi tragjikisht me jetë e me dekë për dy mijë vjet rresht.”2

                                                            2 Mark Ndoja: Lirika e Fishtës dhe tekste të tjerë, Tiranë, Pakti, 2006, f.7.

Page 92: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

92 

 

Lirikat e mësipërme janë ndërtuar në varg 8-rrokësh, në vargun tipik popullor me të cilin është krijuar përgjithësisht letërsia artistike e romantizmit tonë. Lëvrimi i himnit si formë poetike duhet shqyrtuar edhe si preferencë poetike e rilindësve tanë. Himni është një prej formave më të shpeshta poetike gjatë romantizmit. Një ndër studiuesit më të mirë të romantizmit tonë shkruan: “Thuajse nuk mund të gjendet ndonjë poet i kësaj periudhe, që nuk krijon himne. Himni është formë poetike, por himni është dhe disponim që i përshkon, shpesh, vjershat e formave të tjera; himni është vjershë po është dhe emocion.”3 Qosja këtë tendencë të autorëve tanë e sheh në përputhje me motivin patriotik dhe me tipin e ligjërimit himnizues. Krijimet poetike për atdheun qofshin dhe ato që ironizojnë e satirizojnë gjendjen e Shqipërisë e kanë mjaft të ndjeshëm ligjërimin himnizues. Nga Mrizi i Zanave poezi të tilla si: Gjuha Shqype, Shqypnija e lirë, Hymni i Flamurit kombtar, Atdheu, Shqypnija, Shqypnis etj. himnizojnë bukuritë e atdheut, mrekullitë shprehëse të gjuhës, madhështinë e lirisë dhe të flamurit kombëtar etj. Ligjërimi himnik mund të shoqërohet dhe nga tone panagjerike, predikuese, kushtuese, luftarake, elegjiake.

Një lirikë romantike është ajo me titull “In Hoc Signo Vinces”. Është e vetmja poezi e Mrizit të Zanavet që i referohet shekullit XV, në kohën kur turqit mësynë Europën e shkretuan fise e mbretni. Fatosi i Krujës përballë rrezikut që i kërcënohej Shqipërisë, i drejtohet Hyjit duke e lutë që Shqipnija t`mos bjerë në kthetra të osmanëve. Lutja prekë t`Amshuemin i cili i dërgon së naltit flamurin kuq e zi emblemë bashkimi dhe vetësundimi. Me flamurin në dorë Skëndërbeu jep kushtrimin, nis lufta e tmerrshme e turqit thyhen. Si poezi liriko-epike, “In Hoc Signo Vinces” bashkohet dhe me shumë të tjera të romantizmit tonë.

Një pjesë tjetër të lirikave atdhetare të Fishtës përbëjnë krijimet 28 Nandur 1913, Nji Gjamë desprimit, Surgite, mortue! (Çohi të dekun!) etj. ku si shënon dhe studiuesi Hamiti “thuren përnjiherësh idealet e prishuna, kushtrimet, thirrjet, ankthi; e mandej dëshpërimi ndaj të vetëve dhe të huajve, që më së shpeshti shpërthen në trajtën e përjashtimit dhe të mallkimit.”4 Miti i njohur romantik i atdheut (e çfarë përfshin ai gjuhë, flamur, territor) çintegrohet në forma të ndryshme po duke ruajtur të njëjtin funksion. Idealizimi polarizohet me blasfemimin, format lavdëruese drejtpërdrejt me ato të sharjes, vyrtyti me vesin, parajsa me ferrin, në forma të forta, të prera dhe të skajshme kontrastive bardh e zi mes ligjërimit urues/mallkues. Zana, si alterego e poetit, shpesh është bashkudhëtare në këtë botë të dashtur e të urrejtur po ashtu, është dëshmitare e klithjeve dramatike ndaj realitetit aktual. Teksa shkruan për këtë realitet të dytë poetik të lirikave të Fishtës B. Kosumi shënon: “Është nji imazh i ngjashëm me atdheun në copëtim e sipër dhe në zhbërje e sipër. Me të vërtetë këto vargje të Fishtës e krijojnë fuqishëm imazhin e turpit dhe të mjerimit të një kombi e të një atdheu, si dhe imazhin e një kombi me shpirt të robit, i mësuar me nënshtrimin.”5

                                                            3 Qosja, Rexhep: Histori e letërsisë shqipe, Romantizmi, I, Toena, 2000, f.237. 4 Hamiti, Sabri: Në: Gjergj Fishta : Lirika, Rilindja, 1997, f 16. 5 Kosumi, Bajram: Lirika e Fishtës, Tiranë, Toena, 2004, f. 48

Page 93: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

93 

 

Çintegrimi i mitit merr forma të huaja, të kundërshtueshme e të papajtueshme, të pjesshme me vlerë jo identitare. Janë ligjërime shumë të fuqishme pikërisht për faktin se kundërshtojnë dhe mohojnë atë që sapo kanë dëshmuar, pohuar dhe himnizuar. Prej përplasjesh të tilla emotive, ligjërimore figurative e tek e fundit dhe kulturore qendron forca shprehëse e artit të Fishtës. Reticencat dhe frymëmarrjet në këto lloj vargjesh që do të ulnin e qetësonin intesitetin emotiv të ligjërimit, në fakt bëjnë krejt të kundërtën e rrisin atë papritur duke u përthyer në të kundërtën e asaj që sapo është glorifikuar.

Oj Zanë, t`këndojm…t`vajtojm, deshta

me thânun;

Pse sod ditë kanget s`âsht per mue e ty.

Po ç`gzim kjo ditë né mundet me na dhânun,

Kúr, qe, mbas nji motmoti q`i u pelqye

Europës Shqyptarin zot n`ship t`vet me e lânun

E kúj, posë Hyut, m`ketë jetë mos me i sherbye,

Shqyptari i dám prap me vedvedi gjindet

E shk`âsht mâ zi, prej vedit edhè s`bindet?... (28 Nanduer 1913)

Ja si deformohet e shëmtohet miti i atdheut si hapësirë gjeografike, si person fizik dhe moral përmes figurës simbol të malsorit, mes tjetërsimit të pronës. Atdheu transformohet, tjetërsohet e huajtësohet drejt zhbërjes e asgjësimit.

Mbaroi malcija! Lekë mâ sot nuk ká;

Nuk ka mâ burra, qi, me drrasë t`krahnorit

Mburojë me i ndêjë Shqypnis. Anmiku shkjá

Mbas sodit s`ka pse dron mâ prej Malcorit:

Malcori âsht thye; e,i dbuem ai me trathti,

Pa Atme sod ka mbetë, pa plang, pa ship!

N`ship t`tij, po, djepat âsht tu`i lkundun shkina;

…………………………………………

O natë e kobshme! Natë tri herë mizore,

Natë e mnershme, si nata e fundit t`ferrit,

Page 94: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

94 

 

Pse ti shtekun i a çile ushtris gjaksore,

Qi, strukë nent`zezen mblojë trathtare t`territ,

………………………………………….

E mallkue kjoftë Europa! Atê e vraftë Zoti,

E shoftë me fise, popuj e qytete;

…………………………………….

Deh! Ti, i Pushtetshem heret sin e e vona,

Shih e gjyko mbi gjith kto kobet t`ona. (Nji gjamë desprimit!...)

Vargu Pa Atme sod ka mbetë, pa plang, pa ship! mban peshën semantike, emotive dhe ligjërimore të thelbit të poezisë, veçanërisht të zhbërjes së konceptit dhe mitit “Atme”.

Shqyptarë, a ndjet? Europa, mrrutë e ndyt,-

Shkërdhye me Evrej t`Parisit e t`Londonit,

(Së cilles dreqi i a plasi të dy syt

E marren ma s`e sheh, njitas n`e s`vomit)

E bani gjyq, qi t`nipat e Kastriotit

Shkjejvet t`Balkanit urë t`u rrijn mbas sotit. (Surgite, Mortue! (Çohi, të dekun!))

Gjuha “mashkull” siç e quante Poradeci ligjërimin e Fishtës artikulohet në poezitë lirike të tij me tone të pastra historike e politike, oratorike, meditative.

Në vëllimin Mrizi i Zanavet janë një grup lirikash që i dedikohen personave reale, personaliteteve historikë me kontribute të veçanta patroitike, religjioze, intelektuale etj. Përveç Luigj Gurakuqit, Fishta i kushton poezi figurave të njohura të jetës fetare të kohës si: Pashk Bardhi, Anton Xanoni, Alios Paliqit. Autori ruan herë formën klasike të këtyre poezive duke e shënuar si titull të poezisë dedekimin e herë të tjera si nëntitull i saj (për shembull Mbi varr t`A. Anton Zanonit mban si nëntitull Emancipjacioni i kombit shqypatr A. Pashk Bardhit O.F.M. Peng Nderimi Alois Gurakuqit, Mbi vorr T`A. Alois Paliq O.F.M; A. Anton M. Zannonit S.J. Nji misjonari françiskan. Këto poezi kanë tiparet e poezisë epistolare dhe mund të klasifikohen si të tilla. Më të shumtat e tyre bazohen në ligjërim bashkëbisedimor me rrallë elegjiak pasuruar me elemente të jetës reale dhe të dhëna historike e dokumentative. Në romantizmin tonë krijimet epistolare parakuptojnë shkëmbimin e porosive, premtimeve përmes letrave a elemnetev fatidikë midis dy të dashurve. Si lirikë romantike këto krijime janë si valvula shkarkuese nostalgjie dhe tensioni emotiv për të zvogëluar distancën që i ndan të dashuruarit. Te Fishta sigurisht s`do të kërkojmë dhe gjejmë këtë skemë.

Page 95: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

95 

 

Erotika për të është tabuja e vetme poetike. Gjthsesi poezitë dedikim të Fishtës ruajnë deri diku ligjërimin dhe formën e ndërtimit të poezisë romantike, me elementë dhe tipare të poezise neoklasike.

I kandshem â` e plot shije

Nja` i lehtë zhumhúr, qi gurra

Ep tue gurgllue nper hije

E neper rrâjë e curra,

……………………

Po, o Gurakuq, per mue

E larta fjala jote,

Qi me Vargnim m`ké çue

Kúr zêmra `i herë m`ankote,

Per mue kje ajo peng beset (Peng Nderimi Alois Gurakuqit)

Poezitë me dedikim në pikëpamje të përkatësisve letrare mund të klasifikohen si postromantike me tipare neoklasike. “Dallojnë këto për figuracion solemn, për figura mitologjike, ode panagjerike dhe celebrative, që transmetojnë imazhe pompoze. Nga letërsia klasike merren lokucione poetike, similituda, figura si p. sh. ajo e Napolonit që krahasohet shpesh me paganët. Arkitektët rikopjojnë tempuj grekë e romanë dhe ndërtojnë vila, kopshte palate dhe shatërvanë dhe motive ornamente të arkitekturës së rilindjes.”6

Edhe Meshtari i Malcis bën pjesë te poezitë dedikim, edhe pse nuk i kushtohet një personi të përveçëm, po një meshtari anonym. Pikërisht jeta e vetmuar e plot sakrifica e meshtarit e frymëzon poetin. Fishta vetë e kishte provuar këtë mënyrë jetë edhe pse jo për shumë kohë, ndaj i jep shpresë e zemër rregulltarit të vijojë detyrën e tij që do t`i sigurojë amshimin. Është një nga lirikat që përcjell ndjeshmëri, bashkëshoqëri në devocion dhe ritëm e akustikë. Si poezi religjioze Meshtari i malcis është botuar dhe te Vallja e Parrizit.

Asht natë, e rreh veri

Temales s`rrëmbyeshme

Njaj rave së thyeshme

Knjitet, i mjeri?

                                                            6 Shih: Illuminismo e romanticismo- a cura di Ettore Mazzali, - Milano, Nuava Academia, 1965, f.121.

Page 96: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

96 

 

N`per krepa- me thepa

Thiu i egër me bisha

Kû `rvatet nder pisha?

……………………..

Gajret! Prá, n`t`vishtira,

Qi hjekë per Fé t`lume

Pse jetën e gzu`me

E amshuemja ty e Mir,

Qi Prillin- e dillin

I bân me gazmue ,

N`Parriz t`ka shenjue. (Meshtari i Malcís)

Poezia Gjaksorvet siç dihet merr shkas nga ngjarja konkrete e vrasjes së vëllait të poetit (1899). Vrasja e tij i jep shkas poetit që të thërasë Mërinë hyjnore për ndëshkim. Është ndër të parat poezi të Fishtës, që i dedikohet jo më një ndër personave të vlerësuar të autorit për një sërë meritash, po vrasësve të vëllaut të shtrenjtë. Edhe kjo poezi hyn në poezitë dedikuese jo vetëm për rastin me të cilën është shkruar, po dhe për tiparet e tjera të ndërtimit, ligjërimit, figuracionit etj.

Ndalnju! Kû veni o burra?...

Pâsh Zotin, lshoni hutat!

Pse tepër gjak âsht derdhun,

Pse tepër bajtë kem` futat:

prej vajit na asht marrun zâni

Medet o qiellë, medet!

O Zot, pse kaq vonove

Gjaksorin pa ndeshkue?

E, dersá ky mizori

Gjak vllaznesh pat dikue,

Kot landë rrufeja e jote

Pse bjeshkavet por çau? (Gjaksorvet)

Page 97: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

97 

 

Poezitë Ditën e të shuemvet, Geni, Burrnija, I dbuemi e ndonjë tjetër edhe pse ndërtohen si ligjërim poetik për motivin patriotik, filozofik, religjioz, mund të klasifikohen te lirika meditative.

Te Geni Fishta e vendos ligjërimin në gojë të Genit apo fuqive mendore të qenies njerëzore, me burim hyjnor. Prej këtej del koncepti i gjenisë krijuese. Menden nierit n`shkollë un mbreha,/Ku kam rritë ata Platonat,/ E ato shpatat me dy teha-/Demostenat e Çiçeronat:/Edhe t`vetmin n`jetë Omerin,/Me atë Virgjilin e Allighierin,/ T`cillve as deka s`ka shka u bân. Sipas studiuesit Kosumi krijimi bazohet në konceptin Hegelian të gjeniut, sipas të cilit “fenomeni i botës mund të shpjegohet vetëm përmes aktit krijues të artistit. Ky akt krijues është gjenialitet i lindur7, i trashëguar nga akti krijues i Zotit mbi botën (kozmosin)” Bashkohemi me studiuesin Kosumi për tiparet romantike të poezisë Geni, nga ku vjen dhe roli glorifikues i njeriut në histori dhe shoqëri. Si rregulltar dhe njohës i mirë i filozofisë kristiane, Fishta nuk mund të besojë qoftë dhe artistikisht që njeriu mishëron aktin krijues, për të Geni prihet nga Zoti. Poezia është e ngarkuar me ide filozofike, ndër më të veçantat e autorit, në këtë drejtim, sa duket se errësojnë artin poetik.

I dbuemi ndërothet mbi një motiv të njohur e të lëvruar dhe prej poetëve të tjerë. Poezia dallon për imazhe të gjalla, kumbim metrik, thjeshtësi e rrjedhshmëri vargjesh, nostalgji për gjuhën amtare dhe trojet shqiptare, të njohurit e të afërmit, për mbarë botën që e rrethon, ku është rritë e burrnue. “Asht nji pasqyrë e vogël, shënon Volaj, ku mund të kundrohet harti i tij shpirtnisht shqyptar e burrnuer, e nji shkëndi, qi vezullon me dritë të vetën mbi hartime të tjera ma të mëdhaja.”8

Jeta dhe vdekja ballafaqohen në poezitë Burrnija, Ditën e të shuemvet Nji lule Vjeshtet. Përgjithësisht përcillet mesazhi se njeriun e bën të pavdekshëm vepra që lë pas, vdekja nuk tmerron atë që lufton dhe bie për atdhe. Poezia e fundit e Mrizit të Zanavet mban titullin Nji lule vjeshtet. Është poezia më e veçantë e lirikës së autorit, ndoshta e gjithë krijimtarisë poetike të tij.

                                                            7 B. Kosumi: vep e cit. f.56. 8 Volaj, Viktor: Në Gjergj Fishta, Lirika, Prishtinë, Rilindja, 1997, f.163.

Page 98: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

98 

 

III.1.c. Nji lule Vjeshtet

Është një nga krijimet, më të komentuara dhe më të analizuara të Fishtës, midis thëniesh e kundërthëniesh të skajshme. Një gjë pranohet nga të gjithë e s`vihet në diskutim: Nji lule vjeshtet është lirika më e mirë e poetit. Studiuesi A. Plasari9 përmes një aventure semiologjike hedh tezën e një dashurie profane të Fishtës dhe poezinë e komenton si ligjërim dialogues e monologues për të dashurën e humbur që s`kthehet më. Duke e vështruar si lirikë autoreferenciale studiuesi dekodifikon ambiguitetin e tekstit poetik përmes interpretimesh erotike. Në botimin e Mrizit të Zanavet, Volaj shkruan: “Kjo ndoshta âsht poezija ma lirike e mbarë këtij libri, n`atë kuptimin e ngushtë qi merr fjala. Asht nji lirikë qi zbulon shumë ndiesí të botës së mbrendëshme të Poetit. Subjekti i saj paraqitet mjaft i papërcaktueshëm…Poeti në këtë karm-në këtë trajtë si paraqitet sot hartimi- nuk pat nji vehtje të caktueme….Në ketë lirikë ndihet ndikimi i leximit të poetvet të ndryshem, sidomos italjanë.”10 Volaj heq paralele mes Leopardit dhe vargjeve të para të Fishtës, ai e vendos atë në traditën angleze dhe italiane të poezive të varreve të kultivuar nga Edward Yuong, Thomas Grey, Pindemonti e Foskolo.

Të një drejtimi me Volajn, J. Kodra në artikullin At Gjergj Fishta në dritën e artit të tij shkruante “Nji lule Vjeshtet, kjo kangë tejet e gjallë e Fishtës, ban pjesë n`atë lloj poezije vorrezash që aq përkrahje gjet n`Angli prej Young, Gray, Hervei e Pope e prej së cilës n`Itali u frymzuene Pindemonte, Foscolo e Leopardi”11

Tonin Çobani në Miti dhe antimiti fishtian sjell veprat letrare të Fishtës në formën e një bibiografie dorëshkrim në italisht, shkruar nga vetë poeti. Për Mrizin e Zanave shënohet: “Një përmbledhje odesh e poezish patriotike dhe të subjekteve të ndryshme. Në fund fragmenti i një kënge të veçuar heroike. (është fjala për Nji lule vjeshtet-shën. im.)”12 sipas Fishtës nji lule vjeshtet është një këngë heroike. Sigurisht në atë varr ka një person që simbolizohet dhe himnizohet. Është e qartë po ashtu që dallohet jeta tokësore, reale, materiale si e përkohshme. Njeriu gjen paqe dhe përjetësi përmes veprave që i lë njerëzimit e shoqërisë. Dialogu mes tyre është i gjallë, herë përmes zërit elegjiak, herë mes shenjave identifikuese dhe autoriale e pikërisht personale. Poeti mbetet qenie tokësore kurse qenia e dashur bëhet eterne. Është pozicioni më komod për t`u rrëfyer e vetërrëfyer, monologuar e dialoguar qoftë dhe hipotetikisht, për të vajtuar dhe për t’iu dedikuar, për të luajtur me Tokën, Qiellin dhe pafundësinë, si për të poetizuar jetën,

                                                            9 Shih: Plasari, A. Fishta i dashuruari, Tiranë, 1996. 10 Volaj, V: Në: Gjergj Fishta, Lirika, f.200. 11 At Gjergj Fishta, 1943, f. 299. 12 Çobani, Tonin: Miti dhe antimiti fishtian, Lezhë, 1999, f.11.

Page 99: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

99 

 

vdekjen dhe përjetësinë. Kështu përcjell Fishta atë gjendje të gjatë meditative e shpesh të tendosur mbi mundësinë e dialogimit mes përvojës së gjallimit dhe vdekjes. Studiuesi Hamiti e veçon këtë poezi si lirikën më të fuqishme personale të poetit me mundësi interpretimesh të ndryshme të shenjave e të sinjaleve të saj. “Lufta kundër harrimit, kundër kalueshmërisë, …është krijimi i artit që jeton dhe përmendorja e vetvetes, më e madhja është përmendorja artistike, të cilën s`mund ta shprishin hiret fizike të natyrës.13 E vetmja rrugë e kapërcimit shpirtëror nga materialja që bart dhe të keqen te përjetimi i Empirit dhe Dashurisë që është në fund të fundit drita e Parajsës është arti, përmendorja e tij.

Un, lodhë mbi letra t`t` dijshemvet t`kahmotit,

Mbas t`cilavet fjalën rrij tue lmue shqiptare.

Fishta e shkroi poezinë kur ishte 38 vjeç, në një moshë kur shumëkush e aq më shumë një artist pyet veten për artin e tij, për atë çfarë do t`i lere brezave, për marrëdhëniet e veprës me kohën dhe shoqërinë. Kjo dileme e ka shoqëruar njeriun si Homo sapiens, si i vetëdijshëm që ishte i përkohshëm në botën e të gjallve. Të ngjashme me Fjalët e qiririt e sheh Prof. A. Xhiku Nji lule vjeshtet kur shprehet “lirika, në një pikëpamje është biseda e poetit me pasvdekjen. Ç`ndodh me të kur mbyll sytë përgjithmonë?”14

G. Gradilone i kushton një studim të veçantë ndikimeve të klasicizmit në veprën e Fishtës. Ai vë në dukje derivimet nga poetët klasikë “e ndonjëherë deri riporodhimin e metrit. Shfaqet këtu më shumë se kudo,- vijon Gradilone,- aftësia e Fishtës për të asimiluar më shumë së jashtmi se për së brendshmi.15

Kjo poezi është poezi sintezë në kuptimin që ajo mban e shpreh imazhe dhe ide që përcillen dhe në poezitë e tjera me karakter konfesional. Ajo ngjiz shumë bërthama poetike të krijimeve të Valles së Parriziti dhe Mrizit të Zanavet. Nji lule vjeshtet bashkon boshtet kryesore të krijimtarisë së Fishtës, Fenë me Atmen dhe ndërmjetëson komunikimin Tokë – Qiell.

                                                            13 Hamiti, S.: Në: Gjergj Fishta: Lirika, Prishtinë…f.23. 14 Xhiku, Ali: Letërsia shqipe si polifoni, Dituria, Tiranë, 2004, f.134. 15 G. Gradilone:L‘influenza del classicismo sull’opera di Gjergj Fishta. Në: G. Gradilone, La letteratura albanese e il mondo clasico. – Roma, 1983, f. 93.

 

Page 100: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

100 

 

III.2. VALLJA E PARRIZIT

III.2.a. Historiku i botimit

Për herë të parë Vallja e Parrizit u botua më 1925 nga Shtypshkroja Franceskane, në Shkodër. Vëllimi përmbante 19 poezi dhe dy melodrama me argument fetar. Lirikat e këtij botimi bazohen në parimin tematik. Më 1925 përmbledhja me lirika fetare e Fishtës kishte këtë strukturë: Të kryqzuemit; Ngadhnija e Krygjës; Fjala e Zotit; Të zânunt e pafaj të së Lumes Virgjines Mrì; Të lèmt e Zojës; Nuncjata; Mater Dolorosa; Të grishun per muej të Majit; Urata e atdhetarit shqyptár; Engllit Rojës; Meshtari; Gurrave të Jordanit; Sh`Françesku i Asizit; Meshtari i Malcis; Emni i Jezus; Shkodra Zojës; Zoja Shkodrës; Në të paren Meshë të nji Meshtarit të ri; Zêmrës së shugurueshme të Jezu Krishtit per pagjë t`Europës; Barit e Betlemit, melodram; Sh`Françesku i Asizit, melodram.

Më 1941 At Viktor Volaj, pas mbarimit të botimit të katërt të Mrizit të Zanave, filloi botimin e dytë të Valles së Parrizit. Për Volajn më tepër se kërkesat për botimin e tekstit që s’gjendej më “ishte nevoja me i përmbljedhë më nja edhe ato poezí, me argument fetár, qi Poeti shkoi tue botue mâ vonë….”1

Duket se Volaj është treguar i kujdesshëm, si në rastin e përzgjedhjes së botimit të lirikave të Mrizit të Zanavet, në respektimin e kriterit gjinor. Kjo ka qenë arsyeja që Volaj nuk përfshin në këtë botim dy melodramat me argument fetar të Fishtës Barit e Betlemit dhe Shën Françesku i Asizit për t`i botuar më vonë si pjesë përbërëse të dramatikës.

Mjaft poezi të botimit të `41 janë të shoqëruara me paratekste informativo-shpjeguese; janë shpjeguar po ashtu fjalë e shprehje të rralla poetike. Nën titullin e secilës lirikë është dhënë viti i botimit të parë. “Për shka i përket ortografís,- shënon Volaj në parathënie,- ndoqëm njato kritere, qi shtjelluem në botimin e katert të veprës Mrizi i Zânavet.”2

Ky botim i dytë ruan përmbajtjen dhe strukturën e të parit deri te njëzetë poezitë e para. Ndryshon vetëm titulli i poezisë Zêmrës së shugurueshme të Jezu Krishtit per pagjë t`Europës (bot. 1925) që këtu del nën titullin e shkurtër Per paqe t`Europës. Janë pjesë e këtij vëllimi dhe përkthimet që përmbante vëllimi Vjershat e Përshpirtshme botuar më 1906. Në vijim të botimit të parë, si për të plotësuar lirikat religjioze të Fishtës në këtë publikim futen poezitë: Në ditë t`emnit të nij françeskani Shqytár; Fuqija e Fjalës së tenzot; Krishti Mbret; Këshndellat (Manzoni); Të psuemit (Manzoni); rrshajët (Manzoni); Emni i Zojës (Manzoni); Zemrës së Zojës (Silvio Pellico); Shën Françesku i

                                                            1 A. Viktor Volaj: Parathanje,- Në: Gjergj Fishta: Vallja e Parrizit,- Shkodër, 1941, f.5. 2 Po aty, f.5.

Page 101: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

101 

 

Asizit (mbas Zanellet); Dora e Mashtarís; Të damit e njeriut prej shekullit; De profudis; Pange lingua; Lam lucis orto sidere; Hyji (Metastasio); Nihma e Zotit (Metastasio); Urata e nadjes (Metastasio); Feja (Metastasio); Shpresa (Metastasio); Dashtnija; Zâni i Zotit (Metastasio).

Është e rëndësishme të vërehet se tri poezi Meshtari i Malcis; Per paqe t`Europës; Gurrave të Jordanit të botuara më parë te Mrizi i Zanavet, botohen dhe te Vallja e Parrizit. Volaj na njofton se këto poezi janë botuar me komente dhe shënime më të gjata, krahasuar me gjithë të tjerat. Kriteri gjinor i mundëson kuruesit të veprës së Fishtës që këto poezi të botohen në të dyja përmbledhjet me lirika të autorit.

Page 102: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

102 

 

III.2.b. VALLJA E PARRIZIT

Poezia fetare e Fishtës plotëson binomin e krijimtarisë së tij për “Fe e Atme”. Eshtë një nga lëvrimet poetike që e ka shoqëruar gjatë poetin, thuajse gjithë jetës së tij, siç është dhe pjesa poetike me pak e lexuar e më pak e studiuar e Fishtës. “Veç se me t`perhapun t`fés s`krishtenë, shkruan Fishta, poezija nuk do t`rrite gjithmonë shurdhë e fjetë; féja e krishtenë, fé rregllet e urdhnit, ja vuni caqet e natyrshme poezís e, tue e mbajtë nen hije t`vet, i dha nji jetë t`ré mâ t`gjallë e mâ t`kerthnesët se perpara, e cilla çak m`XIII qindvjetë tfaq e bâshme e e madhnueshme, sa me pershî qiell e tokë e ferr (Divina Commedia)…”1

Kjo pjesë e krijimtasrisë së autorit krahasuar me Lahutën e Malcis ose Mrizin e Zanavet nuk pati ndikim tek lexuesi i kohës dhe as te receptuesi i sotëm. Ndryshe, Vallja e Parrizit, nuk arriti të përbëjë ngjarje për horizontin e pritjes së kohës kur u botua, as për historinë e receptimit të veprës së autorit të saj. Në letërsinë tonë mund të flitet për traditë të poezisë religjoze, ndërsa poezia religjoze e Fishtës cilësisht e tejkalon atë. Fillesat e artit letrar i takojnë pikërisht poezisë fetare të Budit e Bogdanit, poezisë së Matrëngës dhe autorëve arbëreshe në Itali e më pas poetëve të Romantizmit me De Radën, Skiroin, Naimin etj. Cilësi e parë kryesore e kësaj poezie mbetet utilitariteti, funksioni predikues që ndikon drejtpërdrejt në vlerën estetike të tyre.

                                                            1 Fishta: Estetikë dhe kritikë,/përgat. P. Asllani/- Tiranë, 1999, f. 104.

Page 103: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

103 

 

Parateksti biblik

Titulli metaforik i vëllimit Vallja e Parrizit na sygjeron edhe leximin përmes biblës. Shumica e figurave ngjarjeve dhe motiveve Fishta i merr nga Bibla, veçanërisht nga Besëlidhja e Re. Një pjesë jo e vogël lirikash fetare janë ndikuar dhe nga momente autobiografike. Shënojmë poezitë Të lemt e Zojës, Emni Jezus, Të xanunt e pafaj të së lumes virgjines Mri, Nuncjata, Gurravet të Jordanit, Shën Francçesku i Asizit, Në të parën meshë të njij meshtari t`ri etj. Marrëdhëniet me Biblën shkojnë në nivel të ligjërimit predikues, moralizues e kishtar. Si dhe në rrëfimet e shenjta rreth figurave biblike e simbolike rrëfehet ngjarja ose situata që në thelb ka të bëjë me përcjelljen e porosisë moralizuese.

Në lirikën religjoze të Fishtës zënë vend të veçantë Gurrave të Jordanit dhe ndonjë tjetër. Për studiuesin S. Hamiti në këto poezi ”forma e rregullt e vargut krijon madhështinë poetike”.2 Gurrave të Jordanit është ndoshta poezia me e mirë artistike e autorit; e vetmja ode historike që lëvroi Fishta me paratekst biblik. Poeti këndon në masa të rregullta metrike, në 26 strofa safike lumin e Jordanit duke risjellë ndodhitë më me rëndësi të Testamentit të Vjetër dhe të Ri rreth tij. Për Volajn kjo poezi ”shquhet për madhni paraqitjet e kumbim vargut, pa u randue me ndertime të nderlikume e tue i plotësue mendimet gati në çdo strofë.”3 Kujdesja ndaj vargut, stili elegant, efektet akustike si dhe puna e ngulët me gjuhën e afrojnë këtë grup poezish me poezitë e Mrizit të Zanavet që i takojnë më shumë shkollës klasike e neoklasike. Është poezi që tejkalon idenë fetare, përcjelljen e porosisë dhe ligjërimin ideologjik moralizues e meshtar, tipar kryesor i pjesës më të madhe të krijimeve të tjera fetare të autorit, duke u ngritur në majat artistike të këndimit të religjonit. Gurravet të Jordanit dallon për trajtimin e jetës dhe vdekjes me elemente metafizikë dhe meditativë përmes ligjërimit solemn mesjetar. Poezia, si dhe krijime të tjera të Fishtës, nis me formula urimi të modeluara sipas traditës folklorike po që përdoren mjaft dhe në ligjërimin meshtar.

T`falem, Jordan, qi neper qeparisa

E neper hije t`rrapavet t`blerueshem

P`rherë i bekuem nder mota edhe nder fisa,

Rrjedhë i madhnueshem!

Për ty, po, flasin të shêjtnueshmet karta,

Për ty jehote templli i Salomonit

Kah t`knoshin vashat t`ambla kangë të larta

                                                            2 Gjergj Fishta: Lirika, Prishtinë, Rilindja, 1997, f.25. 3 Volaj: Në: Gjergj Fishta: Lirika, Prishtinë, Rilindja, 1997, f.264.

Page 104: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

104 

 

M`koder t`Sionit.

Nper ty, shpervjelë, Judeu kúr bite n`va,

Jo uj`t, qi rrmbenmbi ketë skretí morrizit

Por valës s`argjantë i bâhej se âsht tu` i rá

N`blerim t`Parrizit.

Nuk âsht jo, `i lum, kahdo qi vrân e kthiellet,

Qi pá të ketë mâ shum se ti punë t`mdhá,

Qi pá të ketë mâ ngjat se ç`munden kshillet

M`t` kthielltat kalá!

Ti, po, ke pá si ravës mund t`ndalet dielli,

Kur ti shkumuese t`rrebten valë ndalove,

E çetës besnike, qi t`a biete qielli,

Udhën i a lshove.

Ligjërimi himnizues fryma eterne, figura qiellore krejt e ndryshme nga ajo tokësore që zotëron në përgjithësi poezinë e Fishtës, harmonia e raporteve Tokë – Qiell, adhurimi i Hyut, kultivimi i formës paralel me gjuhën e Biblës e shenjtërojnë dhe veçojnë tekstin poetik të Fishtës.

Po shënojmë disa raste të hieratizmit fetar si organizim tipik gjuhësor i teksteve të shenjta dhe poezisë së autorit.

Po, po, edhe sod aty të largtë shtegtarit

I a kallzon Frati atë t`lânmen shpellë mjerimit,

Ku e gjallë prej s`naltë Empirit agoi s`parit

Shpresa e nierzimit.

I a kallzon shtyellen, per t`cill`n Kingji i Zoti

Porsi fajtuer kje lidhë e kje mundù`:

Page 105: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

105 

 

I a difton vendin, kû Rreglluesi i motit

Mbi kryq kje vû.

Edhe mbi at` vorr e bâ ai gjû`n me e ulun

Kû Njai, prej s`cillit jeta xû`n m`u rrekun

E n`pushtet t`t`cillit deka kje perkulun,

Trí dit ndêj dekun.

Po, po, edhe sod, kahdo qi vrân e kthiellet,

S`â` `i lum, qi pau mâ shum se ti punë t`mdha,

Qi pau mâ ngjat se ti se ç`munden kshillet

M`t`kthelltat kala.

T`falem, Jordan, prá, qi neper qeparisa

Poezi të tjera, dhe jo pak, fillojnë në formë tregimatre si rrëfimet biblike po dhe si rrëfimet popullore.

Ishte nadje. `i vashë e re,

Bukuri porsi Prendvera,

N`truell t`nji regji vorfen le,

Pa e ndie kush veç Zoti e era,

…………………………….. (Nuncjata)

Një ditë nder dit atje n`qytet t`amshuem,

Kur ene ky ligjë t`randë mbarë dheut i vete,

Nji Galileas, peshkatar i shuem,

Atje po zete. (Ngadhnija e Kryqit)

Atëbotë toka nuk ishte,

Page 106: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

106 

 

As s`ishte hana as dielli,

As moti xanë s`kisht` filli,

As jeta le nuk kishte. (Fjala e Zotit)

Me forma të tilla të ligjërimit religjoz lidhet rrëfimi si veçori epike në lirikën e Fishtës. Në fakt prania e epikës në poezinë tonë, dhe në tekste të “pastra” lirikë, është karakteristikë edhe për letërsinë e romantizmit Injac Zamputi vëren se “në artin e tij nuk ka kufij të prerë midis epikës e lirikës, satirës e dramës”.4 Vetë ligjërimi (rrëfimi) religjioz moralizues, didaktik, predikues e dialogues, elegjaik a himnizues janë shumë më tepër rrëfime të ngjarjeve që kanë ndodhur se sa rrëfime të ndjenjave lirike. “… himn për jetën tokësore dhe për devotshmërinë e njeriut ndaj zotit”5 e cilëson studiuesi Kosumi krijimin në fjalë.

Për nga organizimi metrik dhe forma e rregullt si dhe nga treguesit e poetikës klasike Gurravet të Jordanit i bashkohet dhe Ngadhnija e Kryqit dhe Të xanunit e pafaj të së lumes Virgjines Mri, Shkodra Zojës, Zoja Shkodrës e ndonjë tjetër.

Motivi i lindjes së Krishtit me zanafillë mitike, ndjek të njëjtën rrjedhë rrëfimi lirik si në bibël. Treguesit e intertekstualitetit mund të dallohen në disa rrafshe si përmjet treguesve kuptimorë (titulli, figurat,) homogjeniteti leksikor dhe stilistik deri te shenjat e shtypshkrimit.* Më shumë se ta përpunojë paratekstin biblik Fishta e këndon atë duke trajtuar gjithë rrjedhën e tij kronologjike e fabulore.

“Mnin kam per t`qitun ndermjet Grues e teje

E ndermjet bimës, qi Asajë ka per t`i le,

E tin en themer t`Sajë, i nddrydhun kreje,

Pluhun do t`brejsh e dhe”

……………………………………………….

E qe, se n`kohë të vume n`shej prej qiellit,

Po del Ajo, qi e priten motet t`tana,

E bardhë si drita, veshë me rreze diellit,

Ebukur ma se hana.

……………………………………………..

E Gjarpni i motshem, qyshw n`fill t`herws krenar

                                                            4 Zamputi: Fishta – koha njeriu , vepra, Tiranë, f.6. 5 B. Kosumi. Lirika e Fishtës, Tiranë, Toena, 2004, f. 60. * Shih: Nathalie Piégay-Gros,- Poetika e intertekstualitetit, Prishtinë, 2011

Page 107: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

107 

 

Ka` e sheh edhe t`pervujtw n`gjith atw lumni,

Prej resws permblidhet n`ferr kular-kular,

E fshikullon n`ajri.

E tu` u plandosë i mnershem n`zjarm t`pasosun

Helm kundra Sajë sterklatë me gjuhë të came

N`per t`cillen Even pat dikur perdhosun

Tu` i sjellë ma t`randat dame

(Të xanunit e pafaj të së lumes Virgjines)

Personazhet biblike të Fishtës janë më shumë figura tokësore se qiellore, ato janë si njerëzit e zakonshëm me të mirat dhe dobësitë e tyre. Duket sikur Fishta do t`i laicizojë figuart e veta biblike, t`i afrojë me bashkëkohësit e bashkëkombesit e vet për t`i përcjellë atyre më drejtpërdrejt porositë moralizuese.

Po thonë Anës e Joakimit

Se `i hyll vajze u paska lé,

Si ajo drita prej agimit,

Si ajo voesa e nadjes s`ré:

Syni i sajë gjeth drandofillit:

Nji Prendverë n`blerim të vet!

Kúr po i qeshka syni e ftyra

Neper rree të bindueshme,

Thue po u ndeka atë herë pasqyra,

M`t`cillen prirun Mendja e amshueshme,

T`natyrës s`vet sheh t`kthelltat hije,

Edhe gjallë t`hyjnueshmen Dije

M`nja si vedin e perfton (Të lemt e Zojës)

Poezia fetare e Fishtës si dhe krijimet e tjera të tij i kushtohen datave dhe ngjarjeve të shënuara, figurave historike ose biblike. Gurravet të Jordanit u hartua me rastin e 700 vjetorit të themelimit të Urdhnit franceskan, Në ditë t`emnit të nji françeskani shqyptár i

Page 108: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

108 

 

kushtohet At Vincenc Prenushit, Fuqija e fjalës së tenzot u krijua në rasë të dekës së A. Engjëll Serreqit

Një grup më vetë përbëjnë lirikat fetare që lidhen drejtpërdrejt me rregullin fetar të së përditshmes, me shqiptarin dhe formimin e tij religjoz, me porositë morale dhe posaçërisht me Fishtën franceskan. Shpesh poezi të tilla rrëfejnë, në mënyrë lirike, ndodhi të shenjta për figura simbolike të shenjta, duke i dhënë shumë rëndësi kuptimit simbolik të ndodhisë si dhe mesazhit që përcillet përmes saj. Përmendim këtu Mater Dolorosa, Urata e atdhetarit shqyptar, Meshtari, Meshtari i malcis. Në të parën meshë të njij meshtari të rí, Në ditë t`emnit të njij françeskani Shqyptar etj. Edhe pse këto krijime nuk qëndrojnë në një nivel artistik me ato që përmendëm më lart, kjo tipologji e poezisë fetare të Fishtës ndërton poetikisht ideologjinë e tij religjoze për ta projektuar si format edukativ dhe kulturor dhe në popull. Ligjërimi himnizues, qendrimi autorial, devocioni si frymë janë tipare të përbashkëta me poezitë e grupit të parë.

Dhimbja dhe elegjia shkojnë krah krenarisë dhe devocionit te Mater Dolorosa:

E Ama, zbé si qiri,

Prej dhimbet bâmun guer,

E sheh kah i Biri

E ulë përmbi krahnuer:

E sheh, e mâ fort zêmra

I threë atë botë, e thêmra,

Tu` u dridhë, mâ m`tokë s`i shklet.

Por, kah s`don me mendue

Se i biri shpirt ka dhânun,

I kandet me kujtue

Se Ai don ndo`i fjalë me i thânun;

Prandaj me dashtuní,

I qaset Krygjes s`Ti

E i thotë plot ambelcim:

………………………….

-Por m`Kryq i Biri shuete,

E veç nji ushtimë termetit

Page 109: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

109 

 

Qi t`dekun n`vorr i shquete,

Qi tundte ujët e detit. (Mater Dolorosa)

Meshtari i malcis është një lirikë plot ndiesi e varg bukurtingëllues. Poeti këndon jetën e një meshtari dhe misionin e tij plot sakrifikca. Altruizmi i jetës tokësore dhe të përkohshme do ti shpërblehet meshtarit me Amshim në jetën e përhershme. Poeti i jep zemër misionarit të vijojë rrugën e tij duke i përcjellë mësimin e radhës lexuesit.

Asht natë, e rreh veri

Termales s`rrëmbyeshme

Njaj raves së thyeshme

Kush njitet, i mjeri?

N`per krepa-me thepa,

Thiu i egër me bisha

Ku `rvatet nder pisha?

Kû `rvatet nder pisha?

……………………

A`i shuemi â` Meshatri,

Qi atje ndere malcina,

Kû gjyq âsht martina,

Kû i forti âsht bujari,

Ai veten –e shndeten

E shkrîn per Fé t`lume

Prej qiellet t`dergu`me (Meshtari i Malcis)

Është e rëndësishme të shënojmë që kjo tipologji e lirikës fetare të Fishtës e krijon figurën nga natyra dhe jeta tokësore e përditshme duke u shkëputur nga figura qiellore e poezive të para. Është veçori e Fishtës që si figurat mitologjike dhe ato biblike t’u japë karakter ktonik (tokësor).* Zotërojnë këtu krahasimet dhe epitetet e thjeshta mbiemërore, enumeracionet dhe paralelizmat që modelohen nga jeta natyrore shqiptare.

Si ajo vasha, qi mbi dritore

                                                            * Shih: Sinani, Shaban. Mitologjia në eposin e kreshnikëve, Tiranë, 2006.

Page 110: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

110 

 

Mban e rritë nji lule veret,

E e flladitë e e vren perore,

Edhe e ruen breshnit e eret,

Si ata syt e ballit t`vet;njashtu, po, ky kraj-praruemi

Me kujdes mue m`mban nen roje;

E, si ligjë i a vu i Amshuemi,

Shndosh n`n`n `i mijë-rreziqe m`qet (Engjllit Rojes)

Nji fllad i ambel jete

P`r atë fushë, atë herë, pershkohet;

Nisin eshtnat me u lvitun,

Nisë ashti m`asht t`shartohet:

Hell ngrifen me t`londituna,

E njeshin n`mish, e ftyrë

Marrin, e sy me kqyrë:

Frymë e jetë marrin prep.

(Fuqija e fjalës së Tenzot, Në rasë të dekës së A. Engjëll Serreqit, S. J.)

Raportet e Fishtës me poezinë popullore do të vijojnë si konstante poetike dhe në poezinë e tij fetare. Edhe pse motivet religjoze duket se shmangin këtë raport, Fishta i këndon praktikave dhe ndodhive fetare, sipas modeleve të njohura folklorike dhe në epikë. Disa lirika fillojnë si epika legjendare popullore dhe si mjaft këngë të Lahutës së Malcis apo satirës së Fishtës. Struktura të tilla hyrëse, tipologjikisht epike dalin nga shtrati i lirikës fetare madje nuk i takojnë asaj;

Shkrepi dielli buzës s`Cukalit

U ndrit bora m`Qafë t`Rumís:

Kâ t`këndojm, oj Zânë e malit?

Kâ t`levdojm nder djelm t`Shqypnis?

……………………………….

Page 111: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

111 

 

Pse madhnue njat` êmen t`bardhë

Vetë e ka me kshille t`mira

E me urtí ksajë jetë tu` i ardhë

E me zéll per Fé nder t`vshtira.

N`Shkoder lé kù vala e Drinit,

Gjatë Shqypnís, qi e rrmbyeshme kján,

Tu` u dikue prej Dukagjinit

Bân me ushtue n`themel Kalán.

(Në ditë t`emnit të njij françeskani Shqyptar A. V. Prennushit, O.F.M.)

Shka kanë ra, thue, mbramë do valle,

Qi atje larg, kah Nazareti,

Kanë jehue n`per male e zalle?

E pse qiella, toka e deti

Disi n`gaz sot janë stolisun,

Per të cillen Shkrola flet?

Po thonë Anës e Joakimit

Se `i hyll vajze u paska lé

Si ajo drita prej agimit,

Si ajo voesa e nadjes s`ré (Të lemt e Zojës)

O ju t`gjith, qi n`Shqyptarí

M`kater vend Kryqin e bâni,

Siellnju sod prej Zojet mrí

E nji zemre edhe nji zâni

Kangë e valle Aasjë t`i kndoni,

Shpirt e zêmer t`i a kushtoni. (Të grishun për mjuej të majit)

Asht natë, e rreh veri

Page 112: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

112 

 

Termales s`rrëmbyeshme

Njaj rave së thyeshme

Kush njitet, i mjeri? (Meshtari i Malcis)

Ndodhi kta `i t`Dielle prej dritet.

N`nji vorr t`rí, n`shkamb t`gjallë thadrue,

T` Prenden para, vonë mbasditet

T`Mbytunin e ki`n vorrue; (Krishti Mbret)

Përveç modeleve popullore të ndërtimit të figurës, strukturës metrike dhe në përgjithësi asaj bote tokësore ambientale, që karakterizon mbarë poezinë e Fishtës, po shënojmë raste formulash urimi e mallkimi me burim popullor dhe biblik.

T`falem, O Zojë!- Shqypníja

Sot teper keq ka ngelun,

Gjithkush po don me e shkelun,

Gjithkush pa gjyq i a bân. (Urata e atdhetarit shqyptár Zojës së Këshillit të mirë)

T`falem, Jordan, qi neper qeperisa

E neper hije t`rrapavet t`blerueshem

P`rherë i bekuem nder mota edhe nder fisa,

Rrjedhë i mdhnueshem! (Gurravet të Jordanit)

Prandej ktu me brohori

Vetë po i truhem t`Madhit Zot,

Qi per Urdhen e Shqypni

Emnin gzoftë per t`gjatin mot! (Në ditë t`emnit të njij françeskani Shqyptar

A. V. Prennushit, O.F.M.)

O ti Gjaku i Flîs s`hyjnueshme,

Page 113: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

113 

 

Fise e popuj qi vllaznove,

Deh! dhe n`dritë të jetës s`lumnueshme,

Me çmim t`And qi na fitove,

Fise e popuj Ti bashkoi! (Të kryqzuemit)

Zemer-knaqun n`kto vedrime

Xen me kndue Françesku atë hera:

-Zot i madh e plot ngushllime,

Ty të kjoftë lavdi edhe ndera!

Levdue kjosh per rreze t`diellit,

Levdue kjosh per hanë t`argjântë,

Levdue kjosh perhyj të qiellit,

Levdue kjosh per t`kthielltë e t`vrântë! (Shën Françesku i Asizit)

Lirika fetare e Fishtës kur propagandon e predikon, kur është në shërbim drejtpërdrejt të kishës katolike,veçanërisht franceskane, del jashtë funksionit letrar. Ajo merr tiparet e një teksti të angazhuar, ideologjik, didaktik e edukativ që mund të këndohet e recitohet fare mirë në koret e kishës. Si tekste mirëfilli religjoze e më pas letrare, një pjesë e lirikave tentojnë kontaktin e drejtpërdrejtë me lexuesin, (auditorin) duke iu drejtuar atij me thirrje profetizuese, pohuese e mohuese.

Page 114: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

114 

 

III.3. LIRIKA E MUNGUAR E DASHURISË

Ka mbetur e njohur një bisedë mes Fishtës dhe Lasgushit diku në vitet 30. Adhuruesi i poezisë së Lasgushit, Fishta, kur thoshte me keqardhje se nuk mund të bënte një poezi si ajo e Lasgushit, kishte parasysh zhgunin e fratit, që sigurisht nuk e lejonte të shkruante lirika dashurie. Kjo bisedë çon në një mënyrë a një tjetër tek një çështje me të cilën historia e letërsisë sonë nuk është marrë fare. Është fjala për marrëdhënie të pazakonta të poetëve klerikë me motivin e dashurisë. Për të ofruar në një farë mase një zgjidhje të mundshme të kësaj çështje, është e nevojshme ti hidhet një sy trajtimit të motivit të dashurisë në letërsinë e vjetër, të bejtexhinjve dhe në periudhat që pasuan.

Në letërsinë shqipe lirika erotike është pak e zhvilluar. Përveç arsyeve letrare e kulturore duhet të shënojmë edhe një sociologjike; një pjesë e mirë e poetëve tanë kanë qenë klerikë. Letërsia e Vjetër e shekujve 16-17, veçanërisht Qarku Katolik i Shqipërisë së Veriut aty ku u ngjizën librat e parë dhe me përbërje artistike (Budi, Bogdani, Bardhi) u lëvrua prej misionarësh katolikë. Edhe pse paraletrare kjo fazë nuk e njohu lirikën erotike. Letërsia e bejtexhinjve u shkruajt nga klerikë dhe joklerikë. Mënyra si e trajtuan motivin erotik poetët bejtexhinj është mjaft problematike, po ajo del jashtë objektit të kumtesës sonë. Nezimi dhe Sulejman Naibi që e trajtuan më shumë këtë motiv nuk punuan si klerikë, ndërsa H. Z. Kamberi vetëm vitet e fundit i kaloi si dervish. Poetët klerikë të rilindjes kombëtare, historiografia jonë i ka grupuar te poetë minorë. Në tekste të tilla këtyre poetëve ose u kushtohen fare pak rreshta duke dhënë disa tipare të përgjithshme ose nuk përmenden fare. Kështu përmendim Leonardo De Martinon, Pjetër Zarishin, Pashko Babin, Ndue Bytyçin, Engjëll Radonë, Preng Doçin etj.

Megjithatë ndër arbëreshët pati një poet të shquar siç qe A. Santori. Në libërthin Këngëtorja arbëreshe Santori të kujtonte Këngëtaren e Petrarkës. Vepërza e Santorit hapej në një formë jo të zakontë, me dy strofa katërshe si një hyrje a shpjegim katarsist para lexuesit për temën tabu, lirikën erotike që do të rrëfente.

Poeti e shihte të domosdoshme të merrte paraprakisht pëlqimin e receptuesit. Këngëtorja arbëreshe nuk është produkt i historive të mia jetësore (në jetën time nuk ka hyrë kurrë ndonjë vashë-sqaron ai) as thjesht krijim fantazish.

Page 115: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

115 

 

Me këto vargje Santori merr përsipër të rrëfejë ato që kishte mësuar dhe lexuar nga librat.

Për dírë për namurí shúmë vjershe shkrúejta,

Moj ndë ktë zemër namurí së ndìeta:

Ndë gjéllë sa mbeta ndonjë kopile së rùata,

E vetëm at[ë çë] dhiovasa anì rrefyeta

Qeva ndë dhé, e tas me dhenë së lùata

E ndë të mira o [të] liga [të] tíj s`u lajta,

Se nd`atë [të] shkurtur mot çë vasha rùata

Isha pa ftesë e mengu ç`ishin pyeta.

Vepra më tej përmbante odhi (ode), vjersha, këntik (kantika), kangjel i valles (këngë e korit) një dialog mes trimit dhe vashës të titulluar Të përpjekurit (Takimi). Argumentet që e shtynë Santorin ta hapte këngëtoren në një mënyrë të tillë, Francesco Solano1 i gjen te dëshira për t`u mirëkuptuar nga lexuesit që duhej t`i merrnin vargjet e tij si “ushtrime letrare” apo si nevoja për t`u shfajësuar para tyre... Me ç`duket vetëm të marra së bashku, këto hamendje mund të shpjegojnë atë hapje të pazakontë –i shtyn më tej gjykimet Prof A. Xhiku2. Për të organizimi i poemës me vargje klasike dhe popullore, shkruar më së shumti në vetë të dytë, si këngë që një djalë i ri ia kushtontë të dashurës sillte një nga ndiesitë me të përhapura të poezisë romantike, dashurinë e pamundur. Me ç`duket vetë Santori ka qenë i interesuar të shpjegonte pozicionin e tij të vështirë në marrëdhënie me lirikën intime po aq sa dhe me receptuesin e veprës së vet, se kishte shkruar këngë dashurie ndërkohë që kishte zgjedhur udhën e misionarit të perëndisë.

Tradita religjoze qe e fortë në pjesën katolike të Shqipërisë së Veriut, për një sërë arsyesh historiko-kulturore që në thelb kanë të bëjnë me ruajtjen e besimit fetar kristian. Gjatë gjysmës së parë të shek. XX pati mjaft poetë të shquar klerikë, si Fishta, Mjeda, Prenushi, Shantoja, Palaj etj. Qe e kuptushme që te këta poetë lirika e dashurisë të mos lëvrohej për shkak të urdhrit fetar ku bënin pjesë; dhe askush nuk priste prej tyre të vjershëronin në këtë hulli. Pikërisht ajo që s`pritej ndodhi. Edhe për letërsinë shqipe që qe e re në krahasim me ato europiane dolën poetë klerikë që sido që të mund të duket e

                                                             Ilustrimet janë marrë nga botimi Santori, A. Francesco, Il canzionere albanese / a cura di Francesco Solano,-Quaderni di Zjarri, Itali, 1975.

1 Francesco Solano Në: Santori, A. Francesco, Il canzionere albanese / a cura di Francesco Solano,-Quaderni di Zjarri, Itali, 1975, f. 26.

2 Shih për më gjerë : Xhiku, Ali : Sprovë për një histori tjetër të letërsisë shqipe,- në proces botimi.

Page 116: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

116 

 

guximshme të kujtojnë mundimet dhe vuajtjet e Abelarit dhe Heloizës në fillim të shekulli XII, epistolarin e tyre të famshëm, kompozimet e këngëve të dashurisë të Abelarit për të dashurën, një histori dashurie që tejkalon çdo kufi dhe tabu fetare dhe humane. Edhe pse të rralla janë të njohur shembujt ku përmasa poetike e tejkalon atë të besimit.

Ndërsa merret me marrëdhëniet e besimit me erosin G. Bataille shënon:

“Përdhosja e krishterë, duke qenë kontakt me fëlliqësinë, shkonte drejt e në zemër të botës së shenjtë, hynte në fushën e ndaluar. Por për Kishën, thelbi i shenjtë i përdhosjes ishte njëkohësisht profan dhe djallëzor. Qëndrimi i Kishës kishte gjithsesi, nga ana formale, logjikën e vet. Me kufij të saktë dhe formalë, që ishin bërë pjesë e tarditës, Kisha kishte veçuar qartë nga bota profane gjithë ç`ka ajo quante të shenjtë. Fusha erotike, e fëlliqët, djallëzore nuk ishte e veçuar aq qartë: u mungonte një lloj përkufizimi formal, një kufi i përpiktë që të dallohej lehtë.”3

Nga historia e letërsisë botërore është i njohur prifti dhe poeti anglez Gerard Manley Hopkins (1844-1889). Përveç pak poezive të botuara në periodikët e kohës vepra e Hopkins-it u publikua postum. Ai vlerësohet edhe sot nga kritika për mosrespektimin, e metrikës tradicionale dhe krijimin e një strukture të re metrike sprung rhythm, për përdorim mjeshtëror të gjuhës arkaike, dialektore dhe krijimin e nelogjizmave. Studiuesit bashkëkohorë besojnë se te Hopkins kanë peshë të veçantë impulset erotike. Ato kanë vlerë në cilësinë artistike të poezive, në ndjeshmërinë dhe tonet e saj si dhe në përmbajtje. Megjithëse duken shumë pretenciozë disa studiues argumentojnë tekstet poetike të Hopkisit si tekste dhe lexime homoerotike, jo thjesht erotike jo thjesht homosexual, po dhe të tilla, por në thelb këndim i erosit në kuptimin më artistik të fjalës ose estetizim i erosit. Duhet të kenë qenë arsye të mjaftueshme këto që Hopkins t`i digjte herë pas herë poemat dhe krijimet e veta ose tia jepte mikut të tij, poetit laureat Robert Bridges që t`ia botonte vetëm pas vdekjes.

Nga poetët shqiptarë të gjysmës së parë të shekullit XX spikat Lazër Shantoja. Nën pseudonimin Lilian, Shantoja4 botonte te Illyrija (6.5.1934) tufën e tingëllimave Për nji puthje të vetme e cila, që në titull, e ka të shprehur sensualitetin. Përmes lyrës që simbolizonte dashurinë e poetit dhe kunorës simbol i devocionit fetar si prift, me formë artistike të latuar, me një përkujdesje të spikatur për ligjërimin poetik, metrin dhe ritmin e poezisë neoklasike, me stilin e shkëlqyer, mjaft të ngjashëm me atë të Koliqit e Mjedës, pesë tingëllimat e këtij cikli janë poezitë më të realizuara artistikisht të Shantosë. Ato i kushtohen vashës që shkoi në mërgim si dhe një prej vuajtjeve më të rënda që mund të përjetonte një poet, pamundësinë për të shprehur veten deri në fund për të treguar se nën veladon është njeriu, burri, mashkulli.

Nji dit` prendvere...me do letra n`dorë

                                                            3 Bataille, Georges: Erotizmi,- Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, Tiranë, 2006, f. 103.

4 Xhiku, Ali: Letërsia shqipe si polifoni, Tiranë, Dituria, 2004.

Page 117: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

117 

 

ngûtshëm tuj ecun rrug`s për t`parën herë

t`kam pámun, vashë e bukur, si prendverë

me faqe t`bardha porsi e bardha borë.

Zânin t`a kisha ndij...dhe kur n`at orë

t`sodita si n`vegim tue hy n`nji derë,

«ajo» thashë «âsht për t`sakt» e zêmra e mjerë

dishroi n`at ças për tý lyrë e kunorë.

...........................................................

Këndò, poet: - porse nji tingull lyre

a mundet kurr me shpreh` kaq bukuri?

t`tân` jazminat e lilat t`vetat ngjyre

i a falne asaj, t`tân` lulet n`Shqipëní.

E flokë e vetlla e t`ndritshmit sy, pasqyre

e mêndes hollë, e gushë e qafë e gji,

e buz`t lakmuese puthjesh prej natyre,

t`tân` trupi i saj difton dashní, dashní:

...........................................................

V

Ah, mos e lyp at varg!....Asht shum mâ mirë

korimbat t`tú mos t`dijn ça do me thânë

me qên poetë e mos me qênë i lirë,

me kndue me goj` kur zemërngrita qanë.

Kshtu qênka jeta... Me nji lamtumirë

lyrën qi për tý kapa due me e lânë,

Page 118: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

118 

 

pse teli i saj, o lule, dridhet vshtirë

kur jehon` tjetër s`ka përveç nji zânë.

Lulzò ti prap! Un i padshtun jetën

tash e kaloj, i vetmí ndër poetën ;

e tue kujtuemun puthjen e nji dite,

puthjen t`ande n`mërgim...un tash i a kndoj

mâ t`bukrin varg hyjneshës Afërdite

ndër hije t`qiparisavet kur t`shkoj...

Tjetër krijim i Shantojës, i pa vënë re deri tani për ngjyrat erotike, është Bylbyli i cofun. Parateksti i saj përmban titullin, tipologjinë Elegji (Këndon nji vashë) Kushtue F. Sh. Poezia është krijuar më 1920, viti kur Dom Lazri kthehet nga studimet teologjike nga Austria dhe shugurohet prift. Poezia u botua për herë të parë më 2005, në publikimin e plotë të veprës së autorit. Si për çudi titulli i saj nuk gjendet në përmbajtjen e lëndës. Vetëm një shfletim dhe lexim i kujdesshëm i veprës së poetit na e nxjerr para sysh poezinë.Të jetë gabim shtypi ?! Të jetë harresë e përgatitësve të botimit?! Ndoshta një përkujdesje dashamirëse... Ndoshta deri në këtë vit Shantoja ja ka lejuar vetes tabunë poetike.

Duket se elegjia nuk i kushtohet bylbylit po mikut a mikes. S`është vështirë të identifikohet bylbyli me lirikun; jeta e rregulltarit Dom Lazër Shantosë me jetën e bylbylit n`kafaz. Këmbimet e ligjërimeve nga veta e tretë, pozicioni i narratorit te ai i unit lirik përmes vetës së parë, këmbimet e gjinive dhe elemente të tjera nuk e lënë shumë jashtë Dom Lazrin, siç do të donte ose si na lë të kuptojmë nga parateksti shpjegues, po e fusin atë në tekst, madje në thelbin e tij. Duke dashur të mbulohet a të fshihet teksti poetik na e xjerrr krejt zbuluar lirikun.

Në kafaz kalon nji jetë

vetmitare plot qetim,

e kuer telin rreh me fletë

aj lypë vashën në permallim.

                                                             Shantoja, Lazër: Vepra,-Botime Françeskane, Shkodër, 2005.

Page 119: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

119 

 

Duket se kemi të bëjmë me të njëjtën praktikë si te mistifikimi i Këngëtores arbëreshe të Santorit, tashmë historia dashurore nuk është e lexuar por e kënduar nga një vashë. Dom Lazri sikur ia sjell lexuesit ashtu siç sillen këngët e folklorit. Për nga lënda, poezia është shumë e ngjashme me ciklin e tingëllimave Për nji puthje të vetme; kemi të bëjmë me pamundësinë e realizimit të dashurisë, humbjen e një prej të dashuruarve, vajtimin për të; një skemë tipike romantike. Po kaq romantike është poezia për nga raportet që vendos me krijimet popullore, mitologjinë, me ligjërimin poetik, organizimin metrik etj.

A nji mik qi me dashtëní

zêmrën vashës nuk ja dhuron:

por t`u bâmun shoq në vetëmí

vashës motin ja shkurton.

..................................................

Kurr s`jam kndaqë si shoqet tjera

me jazmin, lil o zymyl;

por më shkoi moti shênd e vera

veç me tý, o i shkretë bylbyl...

E po tash qi circirimin

t`ând, bylbyl, un mâ s`e ndî,

si t`a pres un tash agimin,

si të pres natën në vetëmí?

Ah! bylbyl, të vetun jeta

nuk u shkoka në rruzullim!...

prandaj kján sot vashë-shkreta

të vajton tý me permallim.

Page 120: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

120 

 

Dhé per mue shpejt e kafazit

kà m`u çilun, bylbyl, dera:

pam me i pámun ditt e gazit,

Po lumënín a e shof atëhera?...

.............................................

Kjani, Zana, të tanë prej malli

Deh! vajtoni zogun t`êm!

Qi me të puthuna së mùnd ta njalli

Së mùnd t`a bâj me këcye m`gêm.

I kaloj tash vashës vashnia

qyshë se zânin mâ s`ta ndjeu ;

pushò tash nên kto selvija

bylbyl, në vorr i lét të kjoftë dheu!

Duke iu rikthyer konkluzionevë të këtij punimi, duket se shembujt e rrallë në letërsinë tonë, kanë të bëjnë me emancipimin e fuqishëm shpirtëror në jetën fetare të vendit. Përveç tyre, poetët e tjerë e kanë respektuar urdhrin, rregullin, « ligjin» e komunitetit që i përkasin. Le të sjellim edhe një herë debatin e njohur të viteve ’30 të shekullit të kaluar për Fishtën dhe Poradecin rreth moslëvrimit të temës erotike prej të parit. «Edhe Fishta ndiqte shembullin e shkrimtarëve evropianë që quhen të mëdhenj!- i thoshte Lasgushi P. Kolevicës. Se kanë shkrojtur shumë. Edhe ai shkruante shumë , llojlloj poezish. Po dëgjo tash të të them ç`më tha Fishta kur u takuam në Shkodër. Ai kishte shumë respekt për mua. Unë isha më i ri në moshë dhe më i ri si poet se sa Fishta, por ai kishte respekt: «Zoti Lasgush -më tha- edhe unë mundem me shkrue si ju, por kam frikë shnedën. Ç’desh të thesh me këtë ? Desh të thesh se poezia që ben ti bëhet, po kërkon shumë punë, punë që mund të të dëmtojë edhe shëndetin. Po arti kështu bëhet. poezia kështu bëhet. Shëndeti shkatërrohet dhe xhepi shpohet».2

                                                            2 P. Kolevica. Lasgushi më ka thënë.- Tiranë, 1992, f. 109. Përqendrimin e Fishtës heroike dhe fetare Krist Maloki e sheh me sy kritik. Për të: «E pra nuk është gja e madhe në rrezik e nuk ësht koha per kushtrime luftarake f. 99 E kështu i paprekun nga nevojët e kohës dhe të Kombit të vet ka qëndrue Gjergj Fishta edhe kundrejt njatij problemi që u çfaqë me aq vrrullsi njaty mbas vjetit 1933 : ishte problemi i organizimit të rinisë shqiptare.......Boshti i botës s`onë shqiptare kërkonte me padurim një të dredhun dhe të përdredhun radikal

Page 121: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

121 

 

Sigurisht që rrëfimi i Lasgushit, apo i Lasgushit përmes Kolevicës është deri diku i besueshëm. Sigurisht si e përmendëm dhe më lart, Fishta nuk e lëvroi motivin erotik, ai vërtet mund të shkruante poezi dashurie- siç i shprehej Poradecit- po aq mirë sa mundi të shkruajë dhe të tilla atdhetare e fetare. Arsyeja nuk ka të bëjë me shëndetin a mundësitë ekonomike, po me tabunë e dashurisë dhe lëvrimit poetik të saj ndaj françeskanit.

Natyrisht, në rradhët e mësipërme vetëm u shtrua çështja dhe u propozua një zgjidhje për të. Po ajo ka nevojë për qasje më të thelluara që do të kërkonin zbulimin e evoluimit të trajtimit të motivit të dashurisë që kur u shfaq për herë të parë e gjatë gjithë traditës sonë letrare.

                                                                                                                                                                                 drejt horizontesh t`afërditshëm plot rregulla të përmbëledhuna kulturale, socjale dhe politike. E vërteta asht që rinija e jonë dishëronte frymë të ré, që rinija donte organizim dhe drejtim të permbrendshëm shpirtnor dhe botëkuptimor f.100..... Mirë po në njatë kohë aq kritike s`u gjetë kush per t`i diftue rrugë njasajë rinije dhe për ta e shterngue ner legjone luftarake dhe fallangje vetmohuese. E qe pra shi këtu kan gabue, kan ba faj e sakrilegj prijsat e Kombit Shqiptar

Çudi asht vetëm -e deri dikund një mystér – sesi nuk i-u revoltue ndërgjegjeja prijsave dhe pishtarëve të Kombit t`onë dhe se si nuk e lëshoj kushtrimin dhe anathemën e vetë kangëtari i Tringës malësore.. f.101

Fishta asht i hypnotizuem nga madhënija, thekshmënija dhe dramaciteti i kohës së kalueme dhe nuk ka fort sy e veshë per kohën e tashme dhe t`ardhëshme. f. 98. Sipas: Krist Maloki: Refleksione. Kritikë (letare), analiza dhe mendime, - Faik Konica, Prishtinë, 2005.

Page 122: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

122 

 

KAPITULLI IV

DRAMATIKA E FISHTËS

IV.1. DRAMA

Dramaturgjia zë një vend të rëndësishëm në krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës. Fishta është poeti i lindur, që gjithë veprën letrare e shkruajti në vargje. Kështu bëri me kryeveprën e tij epike “Lahuta e Malcis”, kështu me lirikën por edhe me dramatikën. Por, ndërsa në gjinitë e tjera autori kishte një traditë që e njihte fort mirë, ç'mund të themi për dramaturgjinë dhe skenën teatrale shqiptare para Fishtës? Nga rilindja me dramatikë u morën De Rada, A. Santori, S. Frashëri, L. de Martino, nga autorët e periudhës së vonë të Rilindjes M. Grameno, A. Z. Çajupi, Sh. Gjeçovi, Xanoni, Nikaj etj, ndërsa në periudhën midis dy luftërave F. Noli, F. Postoli, K. Floqi, E. Haxhiademi, V. Prenushi etj.1

Shqipëri në fillim të shekullit XX u vu re një rritje e madhe e numrit të pjesëve të shkruara, por pak u vunë në skenë. Një numër trupash amatorë ishin krijuar në të dy qendrat kryesore kulturore të Shqipërisë, Shkodra dhe Korça, që shërbyen si bërthamat e para të tetrit tonë. Në Shqipëri nuk kishte teatro profesionistë, gjendja e teatrit ishte në kuadrin e shoqërive amatore, ku ndër më të mirat përmenden Shoqëria “Vllaznia”, “Rozafa” Bogdani e ndonjë tjetër. Kur filloi të merrej Fishta me dramatikë, në letërsinë shqiptare gjinitë më të zhvilluara ishin lirika dhe epika, drama thuajse s’kishte jehonë.

Drama e Fishtës është pjesa më pak e studiuar e krijimtarisë së tij. Ndër studiuesit që janë marrë më shumë me të shënojmë Zef Harapin, Kolë Ashtën, Henrik Lacajn, Sabri Hamitin, Tonin Çobanin, Daniel Gjeçajn, Nebi Islamin, Kudret Velçën e ndonjë tjetër.

                                                             Do të shqyrtojmë në vijim dramat dhe tragjeditë duke lënë mënjanë përshtatjet Dredhitë e Patukut, Gjok

Tarçuku a se mjek përdhuni (komedi simbas Molierit) edhe Familja, Antikuari (fragment komedie simbas

Goldonit) e ndonjë tjetër.

1 Për një panoramë më të plotë shih: Robert Elsie – Historia e letërsisë shqiptare, Tiranë – Pejë, 1997. Në

Historinë e letërsisë Shqiptare, megjithëse drama nuk qe e suksesshme, melodrama zuri vend të

konsiderueshëm. Santori qe i pari që shkruajti dramën në gjuhën shqipe (Emira 1887) dhe disa melodrama

si Alessio Dukagino, Miloscino e Pietro Scino, Leucotea, Clementina, Pietro Shterori. Autori i Rilindjes S.

Frashëri është autor i pjesës Besa ose Mbajtja e Fjalës (1875) me elemente të shumta melodramatike. Në

shumë melodrama u shkruajt në qarkun katolik ku si më i suksesshmi përmendet Nore Zadeja, autor i

pjesëve Ora e Shqypnis (1919), Rozafa (1941). Autorë të tjerë që krijuan melodrama janë F. Postoli, Milo

Duçi etj.

Page 123: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

123 

 

Studiuesit janë fokusuar më shumë në tipare të përgjithshme të tyre, në elementë përmbajtësorë si mesazhet që përcjellin, formimi i personazheve, vlera aktuale etj.

Nëse historia e dramës do të identifikohej me historinë e teatrit, bazuar në idenë se të ndash tekstin dramatik nga loja në skenë është si të ndash “gjuhën” nga e “folura”, do të pajtohemi me mendimin se në letërsinë kombëtare mungonte një traditë parafishtiane.2 Por, megjithëse drama ishte një gjini jo e suksesshme për kohën, Fishta e lëvroi atë gjithë jetën, paralelisht me gjinitë e tjera. Kronologjikisht, krijimtaria dramatike e botuar kap kufijtë e viteve 1909-1940. lind pyetja, ç’e shtyu Fishtën t’i hynte kësaj pune? Dashuria për tu marrë me këtë gjini dhe shtysat e brendshme të aktit krijues, më së shumti të pashpjegueshmë janë njëra anë, kurse formimi arsimor dhe kulturor klasik3

(Periudha kur drama njohu majat e sukseseve.) parimi klasicist se drama është një nga gjinitë më të larta të artit, natyra impulsive që kërkon emocione të forta (Fishta ishte dhe regjizor) e që mund të çlirohen vetëm në komunikim të drejtpërdrejtë me spektatorin (receptuesin), ashtu si prifti në meshë, nga ana tjetër, bënë që poeti (pra dramaturgu) ynë t’i jepej kësaj gjinie.

Por, po të kemi parasysh lojën e “gjuhës” me të “folurin” pra destinimin e tekstit dramatik për t’u vënë në skenë e, për më tepër, për të transmetuar mesazh me karakter moralizues didaktik, atë që Aristoteli e quante “mëshirë” dhe “kënaqësi” (katarsis), ndërsa Fishta me “Kndellë” e me “mbërritë qëllimit d.m.th. me edukue publikun tue e nxitë kah përparimit e atdhedashtunija”4, do të bindemi që veprat e Fishtës janë të “porositura” nga ngacmime të jashtme për t’iu përgjigjur… ose për t’iu kundërpërgjigjur… Angazhimi, tipar i Fishtës dramaturg (dhe jo vetëm dramaturg), shfaqet në aktin krijues dhe në vënien në skenë të dramave, në të dyja nivelet në funksion të postulatit fishtian “për Fe e Atme” që shprehet në mënyrë të drejtëpërdrejtë thuajse në të gjitha veprat.

Kështu, për shembull akuzës se “poezia lirike shqyptare âsht imorale e krejt e poshtërme” autori i kundërpërgjigjet me melodramën Jerina a se Mbretnesha e lulevet e cila u shkrua “{…} me qëllim qi me i diftue Vladanjit Gjorgjeviç e tjerve, se psika e kombit shqyptár mund të krijonte njy lyrikë të veten të hijshme, si edhe për me u diftue vagabondave t’onë, se me pusulla bakajsh e me shkrime të tyne banale nuk krijohen leteratyra kombtare… Edhe 'un, sado qi argumenti për mue ishte tepër i vshtir e delikat, ja u dháç fjalën se do t’u mundojshe me shkrue ndojsend kso dore, edhe pêsdhjet vjetsh

                                                            2 Kudret Velça, Dramaturgjia e Gjergj Fishtës, në Seminari XVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe

Kulturën Shqiptare. Tiranë, 1997, f.883-888.

3 Në një letër dërguar At Pal Dodajt më 1908, Fishta thotë: Due me iu kushtue ma me zell studimit të

dramatikës, për me pa’ n’se vereverte mrrîj ndonji gjâ. Kam lexue vepra të ndryshme të Shekespeare-it e të

Moliere-it. Kam hjekë m’anash me shtampue disa prej vjerrshavet t’mija burrnore, due me thanë ode e

poemtha dramatikë. – në Gjergj Fishta, Estetika, Tiranë, 1999, f.195.

4 Letër dërguar At P. Dodajt më 1912-në: Gjergj Fishta. – Estetika, T, 1999, f. 198.

Page 124: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

124 

 

tue kenë, iu vuna punës”5. Nga ana tjetër, thuajse të gjitha veprat dramatike të Fishtës janë shfaqur në ditë të shënuara festash kombëtare a papnore, si në rastin e ditës së pavarësisë kur akoma vlonte lufta e Koplikut (Juda Makabé); me rastin e 100 vjetorit të Shën Luigjit (SH. Luigji Gomzaga), në 700 vjetorin e themelimit të Urdhrit Françeskan (Sh. Francesku i Asizit), ose në 50 vjetorin e Shkollës Femnore të Motrave Stigmatine (Shqyptarja e gjytetnueme), në 50 vjetorin e ndërtimit të Shkollës Françeskane në Shkodër (Shqyptari i gjytetnuem) ose thjesht tragjedi për Institute femnore të Shqypnis (Ifigenija n’aullí) etj. Po kështu këto pjesë dramatike “viheshin në skenë” në sallonin e teatrit të fretënve jezuitë a françeskanë, ose në sallonin e shkollës françeskane, etj. Besojmë se veprat shfaqeshin në shkollë për dy arsye; e para se shkolla, si edhe salloni i teatrit të fretënve mund të pranonte shfaqjen si të tillë, si pjesë të jetës kulturore ose shpirtërore (po të kemi parasysh nivelin arsimor-kulturor të kohës) dhe së dyti, se shkolla si e tillë, si institucion arsimor realizonte qëllimin e vet sepse “mësonte” përmes artit.

Përsa i takon përkatësisë gjinore, vetë autori i cilëson veprat e tij herë këngë e herë poemë melodramatike. Duke qenë se cilësuesi poem(ë) është përdorur me të njëjtin denotacion sinonimik me atë kangë, kuptohet që cilësuesi kangë, ka edhe funksion konotues (duke përsëritur, thekson) me melod(i)ramë. Ajo çfarë është e rëndësishme në dramatikën e Fishtës, është se s’kemi të bëjmë me një tipologji të “pastër” gjinore, por me krijime që nuk i përmbahen të vetmes platformë dramatike, ose siç do të thoshte studiuesi S. Hamiti “këto kangë a poema melodramatike – menjëherë shfaqin karakterin e vet të përzier gjinor.”6

Melodrama nuk është e panjohur për historinë e teatrit europian. Ajo lindi në fund të shekullit XVI si zhvillim i dramës pastorale. Ajo realizohet nga bashkimi i muzikës me veprimin skenik. Muzika nuk alternohet me tekstin, por e shoqëron dhe i jep jetë atij. Deklamimi muzikor (melodik), recitativi, aria, dueti, kori, piktura, muzika, vallëzimi, instrumenti, etj, kontribuojnë në karakteristikat e çdo personazhi. Elementet verbale dhe ato muzikale janë të pandashme nga elementet skenike dhe mimike duke shtuar polisemantikën e dramës.7

Fishta i jep muzikës vendin e parë në hierarkinë e arteve. “Ndër të gjitha artet, - shkruan ai, - muzika asht njajo qi asht ma e hyjnueshme pse asht ma e pacaktuemja, ma e

                                                            5 Letër, dorëshkrim pa d.t. – në: Estetika, vep. e cit. f. 199.

6 Sabri Hamiti – Dramatika e Fishtës në. – Gjergj Fishta. Dramatika, Prishtinë, 1997, f.8.

7 Monteverdi ishte muzikanti që kërkoi dhe realizoi ekuilibrin mes elementeve të ndryshme të dramës me

Orfeun (1607). Këtu deklamimi muzikal (melodik), recitativi, aria, dueti, kori, piktura, muzika, vallëzimi,

instrumenti, etj, kontribuojnë në karakteristikat e çdo personazhi. Në shek XVII dalin këngëtarë virtuozë

dhe realizohen efekte skenike madhështore, teksti çlirohet nga libreti konvencional dhe letrarisht mediokër.

Në shek XVIII Apostolo, Zeno, Metastasio reformuan melodramën në shpirtin sentimental dhe idilik të

Arcaidas. Shek XIX shënon triumfin e muzikës mbi fjalën dhe dramën. Melodrama bëhet vepra lirike

përfaqësuar nga kompozitorë të mëdhenj si Verdi, Rasini etj. – në: Augelo Marchese. – Dizionario di

Retorica e di stilistika. – Milano, Mondadori, 1978.

Page 125: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

125 

 

lira ndër të gjitha. Ngurton, po, idén nder fjalë, driten në nji skundil të ngusht të njâjë pelhure, trajtat m’gur, vizat m’disa kande, por nuk mund të ngurtojsh zanin – mbretnija e notavet muzikore âsht teper pse muzika krijon idé qi ti s’mundesh me i percaktue e as mund t’apish arsye per to.”8

Përveç kulturës klasike, besojmë se edhe religjioni, praktikimi i fesë i ushqeu poetit tonë dashurinë për muzikën dhe ndikoi në modelimin dhe strukturën melodramatike të veprave të tij. Ja si i përcakton Fishta marrëdhëniet e religjionit me muzikën: “Dihet se shkalla ma e para e temeli mâ i sigurtë i qytetnimit {...}âsht religjoni, prandaj muzika, tue e tërhjekë me jone të veta nierin kah Zoti e religjoni, gjytetnon popujt e njerin e ban të lum.”9

                                                            8 Muzika (Muzika dhe lirija) në: Estetika vep. e cit. f. 110.

9 Muzika (Muzika dhe religjoni) në Estetika. – vep. e cit. f.113.

Page 126: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

126 

 

IV.2. TIPOLOGJI E DRAMËS

Krijimi i tipologjive në thelb ka të bëjë me zbatimin e kritereve diverguese ose konverguese ndaj grup veprave të ndryshme. Sigurisht që vepra dikton kriteret e zbatuara po ka raste që kriteret i paravihen veprës. Për dramat e Fishtës mund të flasim për një histori klasifikimi. Tipologjia e Ashtës bazohet në procesin krijues fishtjan duke pasur parasysh që çdo krijimtari ka një fillim e një kulm. Teksa flet për Prodhimin dramatik të Fishtës Kolë Ashta dallon tri faza. Për të fazën e parë e përbëjnë dramat e para melodramatike Shqyptari i qytetnuem dhe Shqyptarja e qytetnueme. “Edhe në se Shqyptari i qytetnuem e Shqyptarja e qytetnueme nuk përftojnë melodramë në kuptimin e vërtetë të fjalës, sido qoftë, Fishta na ep provat e para të të dramit lirik.”10 Fazën e dytë, ku spikat “fryma e nji drami liturgjik i zhvilluem lirikisht e gershetue me valle”11 e përbëjnë melodrama baritore Barit e Betlemit, Sh’ Françesku i Asizit e Sh’ Luigji Gonzaga. Në këtë fazë krijimtaria dramatike e Fishtës hyn në proces më të sigurtë. Te Barit e Betlemit autori nis të shtojë personazhet me krijesa vajzërore, ndërsa te Sh’ Françesku i Asizit punohet mjaft me karakteret e personazheve.

Faza e tretë përbën kulmin e dramës fishtjane. “Epika e vjetër shtiellet në dram. Odisea, Efigenija n’Aulli, Juda Makabé –shkruan Ashta-e cillsojnë Fishtën si dramaturg shqiptar, qi din t’u japë ngjyrat e veçanta e cillsit madhnore krijesave të reja.”12

Në studimin klasifikues të K. Ashtës, botuar më 1941, nuk përfshihet Jerina ase mbretnesha e lulevet, vepra e fundit dramatike e Fishtës botuar më 1940.

Daniel Gjeçaj në Gjergj Fishta, jeta dhe veprat , 1992,ndalet te secila dramë e autorit, merret me historinë e tyre të botimit dhe me tipare të tjera përmbajtësore. Ai sjell një klasifikim kronologjik të dramave të Fishtës si më poshtë:

1- Sh Françesku i Asizit (vëllaznia)....................................1909 2- Shqyptari i gjytetnuem......................................................1911 3- Juda Makabé – tragjedi -...................................................1920 4- Baritë e Betlemit................................................................1925 5- Sh. Luigji Gonzaga.............................................................1927 6- Shqyptarja e gjytetnueme...............................................1929 7- Ifigenija n’Aulli – tragjedi -............................................1931 8- Odisea.............................................................................1931

                                                            10 K. Ashta: Prodhimin dramatik të Fishtës,- Në: Gjergj Fishta , 1941, f.78. 11 Po aty, f.78. 12 Po aty, f. 79.

Page 127: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

127 

 

9- Jerina ase Mbretnesha e lulevet......................................1940

Kudret Velça në studimin Mbi dramaturgjinë e Fishtës mbështetet në subjeketet e dramave duke i klasifikuar ato në tre grupe:1.drama didaktike, ku problemi i atdhedashurisë trajtohet në mënyrë të drejtpërdrejtë si melodramat Shqyptari i Qytetnueme, Shqyptarja e Qytetnueme dhe Jerina ose Mbretnesha eLuleve. 2. drama kristiane, në qendër të të cilave janë problemet e fesë, që lidhen edhe me jetën e shenjtorëve, siç është drama Baritë e Betlemit dhe melodramat Françesku i Asizit dhe Luigji Gonzaga dhe 3. tragjedi si Juda Makabé, Ifigenija n’Aulli dhe Odisea, “që janë dhe pjesa më e mirë , më e suksesshme , me nivel më të lartë artistik jo duke e parë në prizmin poetik, në prizmin e lirizmit, që është karakteristikë e gjithë krijimtarisë së tij dramaturgjike, por duke e parë edhe në prizmin e kërkesave të mirëfillta dramaturgjike.”13

Për Sabri Hamitin veprat dramatike të Fishtës mund të grupohen për nga tema dhe idetë, thurjet dhe destinimi i tyre. Odisejaja, Juda Makabé, Ifigenija n’Aulli futen në klasën e dramave që himnizojnë dashurinë për atdheun; Shqyptarja e gjytetnueme, Jerina ose mbretnesha e luleve himnizojnë bukurinë e autenticitetin kombëtar; Gomari i Babatasit vepër që satirizon aktualitetin e pakëndshëm shqiptar.14

Tonin Çobani përcakton botëkuptimin e Fishtës përmes tri veprave që i përkasin tri periudhave të largëta kohore 1. politeiste, apo epoka homerike e Odisesë 2. parakristiane Shën Gjon Pagëzori dhe 3 koha e demokratizimit të kishës katolike Sh. Franc/esku i Asizit15

Nebi Islami në librin Historia dhe poetika e dramës shqiptare16 i grupon dramat e Fishtës sipas drejtimeve letare, në 1. drama romantike ku përfshihen: Odisea, Ifigenija n’Aulli, Shqyptarja e gjytetnueme, Shqyptari i gjytetnuem, Jerina ase Mbretnesha eLuleve dhe 2. drama postromantike apo kthimi në temen e miteve antike dhe biblike, ku bëjnë pjesë: Juda Makabé, Baritë e Betlemit, Sh Françesku i Asizit, Sh. Luigji Gonzaga.

Fishta na la 10 vepra dramatike; 7 drama e melodrama, 2 tragjedi dhe një satirë. Dramat e Fishtës mund të klasifikohen nga përbërja burimore, nga marrëdhëniet paratekstore që

                                                            13 Kudret Velça: Seminari XVIII Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Tiranë, 1996, f. 885. 14 Në: Gjergj Fishta: Dramatika,- Prishtinë, 1997, f. 13.

15 T. Çobani. Miti dhe antimiti...- Lisistan, 1999, f. 27. Çobani i referohet një letre që At Fishta ia dergon At Pal Dodajt me 1909 në të cilën flitet për Odisenë dhe për mesazhet aktuale që përcjell kjo vepër për realitetin shqiptar. Druajmë se cilësimet e Fishtës për Odisenë, Sh. Françeskun dhe Krypremjen e Sh. Gjonit kanë të bëjnë mirëfilli me një klasifikim të dramatikës së tij. “Per dispjek t’em, Mtuesit e Shqypnis kanë me vijue me qindrue pa u trandun e me urdhnue në shpi të tjeter kuj... Me Odisen kam dashtë me paraqitë ngallnjimin e liris, si me Shen Françeskun vllaznimin, e me Kryepremjen e Shen Gjonit njinjisimin mbas veshtrimit kristian. Asht pra fjesht e rasës qi dashtnorët e Penelopës shqyptare u ndiekan të pickuem prej vjerrshavet të mija. Aq ma mirë, prej nji ksi coftine as mund e as due me shpresue gja [...] (Cituar sipas P. Asllani, Fishta Estetikë..., f.196, 197). 16 Nebi Islami: Historia dhe poetika e dramës shqiptare, Prishtinë, 2003.

Page 128: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

128 

 

tekstet shënojnë me vepra të tjera parake. Në një klasë më vete do futeshin kështu dramat me mbështetje mitologjike si: Shqyptarja e gjytetnueme, Shqyptari i gjytetnuem, Jerina ase Mbretnesha eLuleve. Një grup më vete bëjnë dramat me paratekste biblike si: Baritë e Betlemit, Sh Françesku i Asizit, Sh. Luigji Gonzaga, një klasë më vete përbëjnë dramat nga bota antike, Odisea, Ifigenija n’Aulli, Juda Makabé.

Page 129: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

129 

 

IV.3. DRAMA MITOLOGJIKE

Një grup më vete, me mbështetje mitologjike, përbëjnë melodramat Shqyptari i gjytetnuem (1913), Shqiptarja e gjytetnueme (1929) e Jerina a se Mbretnesha e lulevet (1941). Kangë melodramatike e quante Fishta Shqyptarin e gjytetnuem, që u shfaq në përvjetor të shkollës françeskane në Shkodër. Ajo përbëhet nga 3 pjesë (aktet këtu zëvendësohen me pjesë) e 3 dukë, thurur në 495 vargje të përzier njëmbëdhjetë, shtatë, gjashtë, pesë rrokësh. Melodrama është botuar për herë të parë si pjesë e vëllimit lirik Mrizi i Zanavet (1913) po dhe më pas, në botimet e mëvonshme, të 1924, 1931 etj., ka qenë pjesë përbërëse e këtij vëllimi. Kjo melodramë si dhe dy të tjerat Shqiptarja e gjytetnueme dhe Jerina a se Mbretnesha e lulevet karakterizohen nga mungesa e tensionit dramatik, aksionit, konfliktit dhe ngjarjes, që çojnë në formësimin e një subjekti episodik. Si pasojë dramatikja ia lë vendin lirikës me shumë këngë e valle. “Gërshetimi i dramës me dialogë, shënon Gjeçaj për Shqyptarin e gjytetnuem,- sa të natyrshëm aq të përshtatshëm, e me kangë e valle, që naltojnë shpirtin e kënaqin zemrën, e bajnë frymën lirike të autorit edhe ma të spikatun.”1 Vetë Fishta e quan një vepër të vogël poetike Shqyptarin e Gjytetnuem “Vepra âsht origjinale – thotë autori, - edhe pse Schiller-i ká pas shkrue nji si kjo, qi quhet Homazh për Artet e Bukra. Ideja ime kjé për me i tregue rrugën e gjytetnimit shqiptarvet ndërsa Schiller-i shkruen për me dashunue nierinë kah shkencat e artet.......mund të thom kte, se vepra eme âsht mâ e naltë se ajo e Schiller-it, për punë t’idé e t’akcjonit. Asht e kjartë se të shfaqunit e Fés shqyptarit, qi e dishron me zemër gjytetnimin e të thuktit e frazës në motot e në recitativat e Pjesës së parë, naltsojnë shpirtin e spektatorit shqyptár kah idealet e dlirta e janë t’atilla sa me mallëngjye “fortiter et suaviter”. [...] Mue më mjafton qi mundi i em t’i ketë mbërritë qellimit, d.m.th. me edukue publikun tue e nxitë kah perparimi e atdhedashtnija.”2 Me ç’mjete realizohet melodikja në veprat dramatike të Fishtës? Përveç vargut, si njësi strukturore, e gjithë ç’përmban ai (metri, rima, ritmi) janë koret, vallet e këngët ato që, qysh në tragjedinë antike (Eskili, Sofokliu, Euripidi) çtendosin tensionin dramatik, rrisin lirizmin, kumtojë në emër të kolektivitetit, shpesh dhe të autorit, komentojnë, urojnë e mallkojnë, përgjithësojnë, por edhe moralizojnë dhe japin mësime.

Të shënojmë disa shembuj nga Shqyptari i gjytetnuem

Hartet, Geni, Vallja

Vallja

                                                            1 Pal Duka – Gjini: Gjergj Fishta, jeta dhe veprat, - Assisi, 1992, f. 205. 2 Estetika vep. e cit. f. 197, 198.

Page 130: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

130 

 

Per Dije e Harte t’bukura

T’jehojë nji valle

Nper male e zalle

Me brohorim!

Popuj e fise t’egëra

Hartet e Dija

Ke Gjytetnija

Prûne me msim.

Nper to na qiellët e epëra

Me pllâmbë i masim,

Mbí rê ‘dhè shklasim

E m’dét t’pafund.

Me Harte e dije zêmëra

Nierit i zbutet,

Syni s’i tutet:

 i lum gjithkund (f. 127-128)

Ose Geni e Hartet (në valle)

Nper ty, o Fé, né zêmëra

Mbrendë na gufon prej gzimit;

Nper ty prej qiellvet t’epëra

Shpresa i vegon njerzimit;

Flakë ndezet Dashtunija,

Page 131: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

131 

 

Mkamben Hartet e Dija (f. 130)

Kanga melodramatike, siç e quan autori Shqiptaren e gjytetnueme u botua më 1929 në Shkodër nga Shtypshkronja Françeskane me rastin e 50-vjetorit të Shkollës Femënore e Motrave Stigmatine. Melodrama ka 1331 vargje me masa metrike të ndryshme si dhjetë, tetë, gjashtë, katër –rrokësh etj. Melodrama përqendrohet në një episod vallëzimi ku Ora e Shqipnis zë vendin e parë. Drama thuret me së shumti me situata fantastike me në qendër temën universale mes së mirës dhe së keqes. Në vepër marrin pjesë qenie mitologjike të personifikuara (animuara) nga bota shqipatre si Zana, Nimfa, Shtojzavalle, Ora e Madhe, Shtriga, Fantazma, Floçka, të Bukurat e Dheut, të Lumet e Natës, që përzihen me Muza nga bota mitologjike greke si Kaliopa, Kleia, Erata, Tersikore etj. Fishta ka kundërvënë botën antike greke si dhe qeniet e saj fantastike me figurat mitologjike shqiptare duke ushqyer kështu mitin e njohur romantik të letërsisë sonë ate të prejardhjes pellazgjike. Si në letërsinë antike helene veprimet e konfliktet që zhvillohen në kampe të kundërta të zanave dhe shtrigave, përcillen në jetën njerëzore. Karakteri ktonik (tokësor) te figurat tona mitologjike për Shaban Sinanin “thekson karakterin autoktonik të popullit. Ndryshe prej poemave homerike, ku hyjnitë kanë një hierarki shumëshkallëshe (nëntokësore, gjysmëtokësore-Persefoni e kalon gjysmën e vitit nën tokë dhe gjysmën mbi tokë-ktonike dhe uranike-qiellore… figurat mitologjike të botës shqiptare janë tokësore. Edhe në folklorin rrëfimtar, edhe në përralla apo madje në poezinë lirike nuk ekziston “e bukura e qiellit”. Krahas me “të bukurën e dheut” (të kësaj toke) në traditën etnofolklorike të vendit dalin e bëhen bashkë figura të tilla si shtojzovallet (aglutinim i “shtojua zot vallet”), shtojzorreshtat (“shtojua zot rreshtat”), “ato të lumet”, “ato të hjeshmëzet”.”* Në lëndinë vjen Silja një vajzë e vogël shkodrane që mbledh lule për motrat S Stigmatine. Ora e Madhe nuk e ndëshkon vashën sipas rregullave mitiko-popullorë por përzgjedh dhe gatit lulet bashkë me të,duke çmuar veprimtarinë kulturore e arsimore të murgeshave.

Ja sa lirshëm përmbyset modeli mitik në ligjërimin e Siljas dhe Zanës së Madhe:

Silja

Me fishkllue m’thue?...- un nuk kam djalë.

N’Shqypni varzat nuk fishkllojn.

Zana e Madhe

Mirë; po ti, moj bijë, kah je?

Silja

Prej Shqypnijet.                                                             * Sh. Sinani. Mitologji në eposin e kreshnikëve, Tiranë, 2006, f.190.

Page 132: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

132 

 

Zana e Madhe

Pra, shqyptare?

Silja

Po, shqyptare e bijë shqyptarit,

Fis e besë e fe t’të Parit

Qi der m’sod kurr s’ka mohue.

Zana e Madhe

Kenke e kshtenë?

Silaj

Po, katolike.

Zana e Madhe

Vashë o nanë, gjithmonë fisnike...

(Orët e Shqypnisë, e cilla po rrite tue bisedue t’ulët

me do zana tjera)

Pa shikjo, moj Gjeraçinë!

Ktu po kemi ‘i vajzë shqyptari:

A thue e njeh? A thue t’ka ra

Me e pa ti ndojherë n’Shqypni?

Ora e Shqypnisë

(Tue iu avitë Siles e me njanen dorë tue e lmue krejet.)

Po a shqyptare je, moj bijë?

Silja

Page 133: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

133 

 

Po; shqyptare.

Ora e Shqypnisë

Ku ke le?

Silja

-N’at mollë Shkodre, n’krye t’Gegnis’,

Prej kahë s’parit Shqyptaris’

Zu me i shndritë hylli i liris’!

Ora e Shqypnisë

Vajzë shkodrane, pra?...Sa mirë

Asht tue m,’ardhë, qi edhe un po ndolli

Ktu me ty.

Silja

Po ti kush je?

Ora e Shqypnisë

Un jam Ora e Shqyptaris’.

Silja

Po kto varza kush, thue, janë?

Ora e Shqypnisë

Njana Orë e tjetra Zanë...

Këto janë, moj, shtojzavallet:

Njato t’Bukurat e Dheut.

(Silja tmerrohet e struket nen sjetull t’Orës së Shqypnisë.)

Jam un ktu: s’t’bajn gja; mos druej.

Veç, si ti ke ndollë ktu, m’thuej.

Silja

Un? S’e dij.

Page 134: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

134 

 

Zana e Madhe

M’stom k’tij sheu, m’at hera,

Nen nji hije e strukë nder badra,

Janë ulë Zanat per me ngranun.

Kur, qe, vjen kjo bijë shqyptarit

Edhe fill më kambë m’tryezë t’tyne.

Por, ke kto nuk mund ran n’godi.

Se n’ç’mënyrë vajzen me e shitue,

-Sikur ne na nep zakoni

Kur ndokush tryezen t’na shklasë-

E kan pru ktu para meje,

Qi shi vetë un ta shitoj.

Ora e Shqypnisë

(si në kujdes)

Pse me dalë, moj bijë, n’Zall t’Kirit?

A s’t’ka msue jot’amë ndojherë;

Se ‘i vajzë, qi ruen shpin, ruen shpirtin?

Silja

Jo, po, e dij: por disa shoqe

U bamë bashkë e duelem n’bardhaj,

për të mbledhun atje lule.

Ora e Shqypnisë

Por aq larg perse me u shty...

Shka u janë dashtun ato lule?

Silja

Besa, zojë, veç perse neser

Page 135: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

135 

 

Na kremtojm pesdhetvjetorin

E t’ndertuemit t’njasaj shkolle

Ku na zam: e prandej deshtëm

Sot t’i mbledhim nji tubë lule,

Per m’e çue neser dhanti

-Peng dashtnije e evarije,

Për shka msojn msueset me ne,

Qi t’ushtrohna n’dije n’Fe,

E n’dashtni të flakët p’r Atdhe-

Kshtu na duelem der nder Bardhaj,

Per të mbledhun do aso lulesh

Neper badra.

...................................

.....................................

Ora e Shqypnisë

Oh! po, i njof e mirë e di,

Se me ç’zell e me ç’dashtni

Kto punojn për Fe e Atdhe,

Qi me i rritë varzat fisnike,

Gra shqyptare e shpijanike:

Nderë e Fes e nderë e Atdheut,

Njimend mesa t’Skanderbeut.

......................................................

Zana e Madhe

Atherë, pra, njikjo bijë nierit

Paska ba po kjo ma s’mirit

Page 136: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

136 

 

Ke mendue paska me veti

N’t’kremte, qi siell neser vjeti,

Nji tubë lulu me i dergue

S’ Parës s’Shkollës, për t’i diftue

Evari – e dashtuni

Prand as vetë s’due me i thanë gja,

Per at faj qi kjo ka ba;

Mu ma tepër un, po, vetë

Due at tubë lule me ia gjetë

E me vedi me ia dhanë,

Qi t’ia çojë së Pares Nanë,-

Peng dashtnije- evarije

T’asaj vepre qytetare,

Qi kto Motra rregulltare

Zhvillojn n’Shkodër xenmitare

Po ndigjo, moj ti Klarinë,

Ti Culinë e ti Dalinë,

Ulnju shpejt der poshtë kahë vrrini

Shpejt do lulu edhe t’m’i’ gjini

E ma shpejt kha nalt t’m’i bini.

“Ndër këto dy vepra –shkruan Lacaj për Shqiptari i qytetnuem e Shqiptaren e qytetnueme – gjêjmë një shtjellim të bukur djalogësh të gershetueme mâ së miri me kangë e valle, àsht fryma lirike ajo qi zotnon aty mâ tepër.”3 Vepra dallon për fantazinë të gjallë dhe tonet lirike, për mesazhet atdhetare, delikatesën dhe përmasën mitike, për ndjeshmërinë fëminore etj. Është e ndjeshme po ashtu ngrohtësia ligjërimore, efektet e bukurtingëllimit, himnizimi dhe përdorimi mjeshtëror i pasurisë folklorike. Shqiptarja e qytetnueme “për nga tema dhe motivet –shkruan studiuesi N. Islami- përputhet me poetikën dhe frymën e romantizmit evropian sidomos në tendencat për t’i zhvendosur zhvillimet nga sfera e

                                                            3 H. Lacaj: AtFishta në dramatikë : Në: At Gjergj Fishta,-Tiranë, 1943, f. 254.

Page 137: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

137 

 

ekzistimit objektiv në atë iracional, për të prekur tërthorazi dhe në mënyrë simbolike zhvillimet mitike, historike dhe aktuale, duke poetizuar madhështinë, forcën e paepur dhe përballimin e sfidave të ndëruandura në rrugën e formimit kolektiv.”4

Nuk biem në një mendje më studiuesin Islami i cili kur flet për vallen e këngën e shtojzavalleve që ka të njëjtin rol me korin e dramës antike thekson se ajo bëhet “zë i kumtimit të zhvillimeve që intensifikon veprimin dramatik. Me këngën e tyre preket tema kryesore heroizmi.”5

Duke pasur parasysh formacionin plural të grupit, kolektivit, mund ta pranojmë këtë vlerësim në boshtin tematiko-përmbajtësor, në rafshin e theksimit emfatik të situatës a veprimit. Si në rastin:

Ora e Shqypnisë

Por i urti e pat lanë fjalë

dalëkadalë, moj zemër –valë,

Se vjen moti per kadalë;

Edhe kshtu, mbas sa mjerimit,

Mbas sa lotsh e sa deprimit,

Shqypnis’ dita na i ka ardhë-

Na i ka ardhë- po, fati i bardhë,

Qi me dalë ajo zojë m’veti...

Të gjitha zanat s’bashkut

Shqypnija ka dalë zojë m’veti?

Ora e Shqypnisë

Po, Shqypnija dalë ka m’veti,

Si çdo tjetër shtet mbi dhe,

                                                            4 N. Islami, Historia dhe poetika e dramës shqiptare (1886-1996) – Prishtinë, 2003, f. 83.

5 Po aty, f. 86.

Page 138: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

138 

 

Ligjë e pare ajo tue pre:

E me ushtri – e qeveri:

Merr e nep me ke t’duejë vetë:

N’kuvend mbretensh thirrë e pvetë:

Përposë Zeusit, s’shtrohet kuej:

Me dorë m’ball i rrin i huej’,

Qi der dje ndej tue kqyrë çark,

Edhe mbajtë ia pat gjun’ m’bark. (f. 160-161)

Ligjërimi emotiv me formula të gatshme nga modelet popullore mbështet funksionin intensifikues, por struktura e dramës nuk e përligj atë. Është interesante të vërehet se te Shqyptarja e gjytetnueme po dhe te dy melodramat e tjera Shqyptari i gjytetnuem, e Jerina a se Mbretnesha e lulevet shumë pjesë lirike si valle, këngë ose formacione të tjera kolektive, populore dhe ligjërime të protagonistëve kryesorë mund të qëndrojnë dhe të funksionojnë të shkëputura nga tërësia pa e cënuar strukturalisht dhe kuptimisht përmbajtjen; ose si njësi të veçanta, mund të zhvendosen dhe të funksionojnë në momente të ndryshme të tërësisë po pa e cënuar atë. Kështu ndodh me “këngën” e Zanës së Madhe, (Dukë I f.145-147) te Shqyptarja e gjytetnueme, e cila ashtu siç hap melodramën edhe mund ta mbyllë atë por edhe mund të shkëputet prej saj dhe të funksionojë me vete ose të integrohet në një tjetër melodramë.

DUKË I

Zana e Madhe

Ç’po vallzon njaj zogu i verës

N’p’r ato hije mbi curila!

Se ç’po lot aj flladi i erës

Me ata lila e karajfila!

Se edhe mali ç’asht stolisun

N’gjeth e n’bar e n’gjithduer bimë:

Fusha n’lule asht krejt qendisun,

Hupë ka bregu ndër blerime

Page 139: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

139 

 

Po shkojn fluturat tue flutrue,

Lvisin dejkat poshtë-përpjeta;

Ka nisë qyqja m’rrem me kndue,

Lule m’lule kullotë bleta.

Neper rrajë e nëpër curra,

Kahë dikohen kjartë si argjani,

Gurgullojn prroje edhe gurra,

Turtllit n’mal ç’po i ndihet zani.

Kep më kep po këcen dhizi,

Hidhen qingjat marrin shtoj’n

Mblidhen tok barit te mrizi

Se ç’po kndojn – se ç’po lodrojn,

Se ç’po i bijn, oh! fyllit-o,

Se ç’po i bijn zamares-o,

Tue u nzitë – tue u ngjallitë

Njani tjetrën tue mahitë

Herë me rromë tue u shpotitë,

Tash tue u lye mollzash me kingel,

Tash tue luejtë “dojkë” edhe “cingel”:

Rreku malit, ndiqu zallit

Pa kujdes, pa kurrfarë hallit;

Menden flutur, zemrën ngi,

Me ua pasë nji mbret lakmi.

Nën një qiellë porsi pasqyra

Sod galdon, po t’tanë natyra,

Edhe njethet n’nji jetë re

Gjithshka gjallë ngallitë mbi dhe.

Page 140: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

140 

 

Ani, pra, edhe shtozovallet

Të lajn bjeshkët e të lajn zallet

E të vijn ktu me pri vallet,

Dora-dora bardhë si bora,

Me marrë kangën e më kndue,

Me kndue – e me lodrue,

Mali e fusha me jehue.

Prandej tash un po u piskati,

Qi ktu t’gjitha t’njehin gati,

Per me njitun vallen-o,

Per me marrun kangën- o,

Si njaj zogu i verës- o, Shqyptarja e gjytetnueme, f. 145-146.

Ky mekanizëm që dëshmon për një strukturë të çlirët të dramave të Fishtës, më shumë melo(drama)tike se sa(melo)dramatike, është karakteristikë e artit modern, ndaj së cilës druajmë se Fishta të ketë qenë i vetëdijshëm. Respektimi i tij si parim krijues mendojmë se vjen nga moszbatimi i rregullave të kësaj gjinie kanonike, e nga ana tjetër bëhet tipar strukturor semantik e polisemantik i melodramave të Fishtës. Kjo pjesë dhe të tjerat të këtij lloji, janë të çliruara nga funksionet e përgjithësimit, komentimit, urimit a mallkimit.

Po në këtë melodramë, kanga e Shtojzavalleve (tue kndue palë-palë) sipas modelit folklorik (varg 8-rrokësh, rimë ABAB) është e “lëvizshme”.

Edhe hana do ta dije

Edhe dielli do t’ket pa,

Se përqark’ksaj rrokullije.

Si Shqypnija’í vend nuk ka.

Fusha t’gjana e kodra t’blerta,

Vaditë n’lume, gurra e she,

Me gaz t’vet ktu i veshë prendvera,

Page 141: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

141 

 

Si kurrkund njeti mbi dhe.

(f.163)

Po kështu te Shqyptari i gjytetnuem, ligjërata e Poezisë ose Vallja (pj. II) mund të zhvendoset në pjesë të tjera.

Hartet, Geni, Vallja.

Vallja

Për Dije e Harte t’bukura

T’jehojë nji valle

Npër male e zalle

Me brohorim!

Popuj e fise t’egëra

Hartet e Dija

Ke Gjytetnija

Prûne me msim

Nper to na qiellët e epëra

Me pllâmbë i masim,

Mbí rê ‘dhè shklasim,

E m’dét t’pafund. (Shqyptari i gjytetnuem, f.127.)

I njëjti mekanizëm vepron edhe te Jerina a se Mbretnesha e lulevet (1941), një dramë në vargje edhe kjo, me pretendime dhe cilësi të larta artistike. Pas Lahutës së Malcis’, kjo vepër është mbajtur më shumë nëpër duar duke e punuar dhe ripunuar vazhdimisht. Fishta filloi ta shkruajë më 1914. Për herë të parë u botua në revistën “Gruaja Shqyptare”, 1920, më pas te Hylli i Dritës, 1940. Si vepër më vetë, e plotë u botua nga françeskanët postum, më 1941. Dihet që vepra u shkruajt si kundërpërgjigje ndaj librit të ish kryeministrit të Serbisë Vladanj Djorgjević i cili fyen shqiptarët që s’janë të zotë të lartësojnë e t’i këndojnë bukurisë së femrës. Në parathënien e melodramës autori shënon:

Page 142: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

142 

 

“...per me tregue edhè nji herë má teper kundershtarve të kombit t’onë se Shqyptari âsht i zoti jo veç me shkrue mbi dashtní e hijeshí të grues, pa cenue kurrkund moralin e njerzín; poe se edhe kah trajta me i prû kto shkrime me fjalë e thânje t’ardhshme e krejt mbrenda çarkut t’Estetikës, e ç’prej vjetit 1914 zûna fill e shkrova ket poemth melodramatik...”6 Po te Jerina shfaqen edhe shumë prej pikëpamjeve estetike dhe etike të autorit (shih gjykimet mbi të bukurën, shtetin, liderin etj), e për këto arsye si dhe për faktin që vepra është botuar vetëm disa muaj para vdekjes së autorit, shpesh studiuesit e cilësojnë atë si testamentin e tij letrar (S. Hamiti, K. Velça, N. Islami, T. Çobani). Gruaja është tharmi i familjes me gjithë vlerat tradicionale të shoqërisë shqiptare. Lulja përfaqëson shijen, kënaqësinë estetike; ajo është simbol i pasioneve delikate të njeriut. Bukuria në perceptimin e Fishtës, të paktën te Jerina, identifikohet me gruan dhe lulen.

Jerina

(ndêjë m’seli e me kunorë m’krye)

.......................................................

Por, me sundue nji kom, nuk do’ me thânun,

Me e mbajtun rob nen vedi;

Por, tuj e ruejtun tok, me i sjellë të maren,

Me i reshun pasunín, menden m’i a shndritun,

Jetën m’i a siguruem, e gjân e nderen,

Qi t’gjalltë e tij mâ t’kandshem mbí dhé t’bahét.

Por, per me i dalun ktij qellimi n’krye,

Domosdo lypet qi si kombi unjí

Si cillido gjytetas, marrun veçmas,

Të kenë liri veprimi,

Lirí të sigurueme me kanû. (f. 244)

Formalisht është vepra më e plotë dramatike. Ajo përbëhet nga Prolog (Trazimet), Pjesë I (Zgjedhja), Pjesë II (Të Kunoruemit); Finale Apotheosis, ndërsa personazhet, përveç Jerinës, janë simbolikë. Është një poemë melodramatike shkruar në polimetër nga 2-12 rrokshi. Kryeprotagonistja është Jerina “bijë nierit” mes lulesh, ashtu si Silja mes Orësh, Floçkash e Shtojzavallesh te Shqyptarja e gjytetnueme. Personazhet e tjera që funksionojnë ne nivele simboliko e alegorike janë marrë nga qeniet fantastike e mitike si Zana e Tomorrit, Zana Kaliopa, Zana Klio, Ora E qeniet fantastike e mitike si Zana e Tomorrit, Zana Kaliopa, Zana Klio, Zana Talije, Zana e Vizitorit, Ora Mirditës Ora e                                                             6 Gjergj Fishta Parathanie,- Në Gjergj Fishta, Dramatika , Prishtinë 1997, f. 198.

Page 143: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

143 

 

Dukagjinit; hyjnesha si Afrodita, Hera, Atena; zeri dhe hijet e tre poetëve të famshëm të letërsisë greko-romake (Homeri, Petrarka, Aligeri) të ardhur nga bota e përtejme. Përzgjedhja e tyre kohore (mitike, antike, fiksionale) dëshmon për një dimension tejkohor e të qëllimshëm nga ana e autorit. Tejkohësia është tipar i veprave universale. Në vepër ka dhe mjaft subjekte të personifikuar përmes florës ose lulebe të ndryshme si zambaku, palma, karajfili,vjollca, sherbela, rozmarina, kadifja, rozmarina, lulet e maleve etj. Jerina mund të lexohet ende sot e gjithhera mes kodesh e nënkodesh alegorike, sepse vepra ruan horizontin e pritjes domethënë ka receptuesit e saj në dy nivelet: spektatorë dhe lexues. “Me poemthin Jerina a se Mbretnesha e lulevet- shkruan H. Lacaj- At Fishta paraqitet në dramatikën e letërsisë sanë me nji vepër mund të thuhet se âsht “sui generis”.....Jerina mund të quhet në përgjithësi nji hymën i madhnueshëm mbi “Bukurin”, aty ke për gjetun poezí dhe freskí natyre, harmoní dhe ndryshmení ritmi, limontí ndër shprehje; aty ke per të gjetë gjithshka fantazija popullore dhe mjeshtrija e poetit kanë krijuem për lavderimin e hijeshís vajznore.”7 Vepra ngrihet mbi temën e zgjedhjes e përderisa, kjo temë ka të bëjë me marrëdhëniet (vlerësimin) e njëshit me bashkësinë, zëri i bashkësisë (bashkë me të edhe ai autorial) sundon mbi zërin e individit. Pas paraqitjes së “konfliktit” nga Zambaku, pjesa I hapet me valle (ku marrin pjesë të gjitha lulet) e cila funksionon si njësi (lirike) e veçantë.

Ash dê tash bora, Dimni ká shkue, E kan blerue Fushë e zabel. Prendvera e erandshme Me hije t’kandshme Qe se po del. Gzon marë natyra, Gzon toka e qielli: Mâ i bukur dielli Mbí dhé shkelxen. Nper fllad të eres Sod zogu i veres Kangët po i pelqen. (Jerina ...f.207-208) Ideja e miratimit të Jerinës mbretneshë do të dëgjohet në formacionet kolektive Lulet e Malevet, Lulet e Fushavet, Të gjitha lulet n’valle, Të gjitha lulet së bashku etj. dhe më shumë te Apotheosis, ku bashkësia i këndon kurorëzimit të Mbretneshës në valle I, II, III, ditiramb (si ditirambi grek i mungon sistemi strofik, organizohet si një tërësi vargnore e lirë, pa rimë) etj. dhe nga struktura e përsëritur (nga pjesa III – kunorëzimi) që mbyll melodramën.

Të gjitha së bashkut Bardh e njomë si ajo prendvera:

T’lumet na etr

                                                            7 H. Lacaj: At Fishta në dramatikë : Në: At Gjergj Fishta,-Tiranë, 1943, f. 254, 255.

Page 144: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

144 

 

Rrnoftë mbretnesha e jonë përhera:

T’lumet na etr. (f.247)

Vallja

Sa e bukur na duel Mbretnesha

T’lumet na, moj, t’lumet na!

Paska shtatin si selvie:

T’lumet na, etr.

Paska ballin hajmalie:

T’lumet na, etr.

Paska synin rreze diellit:

T’lumet na, etr.

Paska gojën lule prillit:

T’lumet na, etr. (f. 247)

Përveç këtyre formave, në këtë grup, vallja dhe kori, përmes zërit të popullit, ashtu si në dramat antike do të transmetojë mësime moralizuese e didaktike duke uruar ose mallkuar (në mbështetje ose jo të situatës a të fjalës së personazhit) sipas modelit Rrnoftë Mbretnesha e jonë Jerina (te Jerina) ose Rrnoshin Shkollat Stigmatike (te Shqiptarja e gjytetnueme).

Lule, bimë e Zana, flutra, zogj nji zâni e me brohorí

të madhe

E dér t’enden moti e stina

Rrnoftë Mbretnesha e bardhë Jerina! (f. 246)

Të gjitha së bashkut

Bardh e njomë si ajo prendvera:

T’lumet na etr.

Rrnoftë Mbretnesha e jonë perhera:

T’lumet na etr.! (f. 247)

Page 145: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

145 

 

Vepra dallon për ligjërim të gjallë gati pamor metaforik e simboliko-alegorik, pë gjuhën e latimin e vargjeve. Referencat antike përmes hyjnish dhe figurash të famshme poetësh, si dhe oratoria dhe retorika e tipit antik, përpunimi i formës drejt përsosmërisë duke krijuar ndjesinë e adhurimit të qytetërimit antik si dhe poetika e melodramës e çojnë studiuesin Çobani dhe Islami ta tipologjizojnë Jerinën e Fishtës si “një model të parimeve të tij krijuese që, jo vetëm konvencionalisht, i përkasin klasicizmit shqiptar”.8 “Dhe nëqoftëse ky fenomen letrar përfundon në Europë me mbarimin e shek. XIX, -vazhdon autori- s’është për t’u çuditurqë në Shqipëri u shtri edh edisa dekada më vonë, aq më tepër kur, ndoshta, për shkak të kësaj shtrirjeje në kohë, bashkëjetoi natyrshëm me shkolla e korrente letrare bashkëkohore”.9 “Romantizmi- shënon Gadamer- qe në gjendje të bënte një veprim spekulativ kaq të guximshëm: përputhja e traditës greke dionisake ... me krishtërimin”.10 N.Islami “Ritmi i dramës zhvillohet në modelin e dramës klasike në suaza të tri uniteteve të njohura. Në prolog i cili i përfshin trazimet zhvillohen kolizionet jetësore në formë të konfliktit dramatik që shkaktohet nga mosmarrëveshja ndërmjet luleve të cilat krahas tipareve të bukurisë e brishtësisë i manifestojnë ........”11

“Gjergj Fishta në përpillimin e vepravet dramatike,- shkruan H. Lacaj,- tregohet shum i matun përsa i përket struktures; din të preki vetem ndër pikat kryesore struktures; din të preki vetem ndër pikat kryesore dhe mâ të randsishme të nji epizodi e ato i rradhitë ndër skena dhe i dramatizon nder djaloge; as nuk zgjatet tepër ndër djalogë a monologë të nji skene, e kur e shef se lypset nji farë proliksiteti ndër këso rastesh, atëherë ato bisedë të gjata i fuqizon me fraze ma të gjalla, me nji stil ma terhjekës, e kështu monotomija thyhet vetvetiu.”12

Ky grup dramash si dhe ai i pari për një sërë karakteristikash të përbashkëta, që kanë të bëjnë më shumë me “shthurjen” e dramatikës si platformë klasike klasiciste se sa me zbatimin e tyre si parime krijuese mendojmë se shkojnë kah romantizmi e fare pak nga klasicizmi.

                                                            8 T. Çobani ”Jerina” si porosi letrare,- Në: T. Çobani: Miti dhe antimiti fishtjan, 1999, f. 93. 9 Po aty, f. 93.

10 Hans-George Gadamer: Historia e filozofisë, Tiranë, Plejad, 2008, f. 200.

11 N.Islami: Historia dhe poetika e dramës shqiptare (1886-1996) ,- Prishtinë, 2003, f. 95.

12 H. Lacaj: At Fishta në dramatikë 1943 f. 256-257.

Page 146: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

146 

 

IV.4. DRAMA ME MBËSHTETJE BIBLIKE

“Modeli krijues dominant i Fishtës i ndërtuar ndërmjet himnizimeve, përjashtimeve e përmbysjeve në lirikë e në epikë, tanimë plotësohet edhe në dramatikë.”1

“Zëri i popullit” do të shfaqet që në melodramën e parë të Fishtës, Shën Francesku i Asizit 1909. Vepra, shkruar sipas mënyrës së Metastazit,2 zhvillohet në 3 akte e 28

dukë dhe paraqet formimin e urdhrit françeskan (Ordum Fretrum Minorum), ose vllazënimin siç thotë vetë autori. Ajo përmban 1338 vargje njëmbëdhjetë dhe shtatë rrokëshe, me rimë të puthur, bashkë me disa ariette të muzikuara. Dihet se Shën Françesku është simbol i vëllazërimit dhe paqes, është ai që zbuti ujkun e Gubbio-s dhe vuri paqe mes banorëve të këtij qyteti e bishës. Shenjti i natyrës dhe i gëzimit, Shën Francesku u bë predikuesi i dialogut mes besimeve të ndryshme në luftë me njëri-tjetrin. Simbolika biblike ishte shumë e afërt për vendin tonë, sidomos në kontekstin përçarës, hakmarrës dhe gjakmarrës të kohës.

Vallja e kënga kërkohen qysh në Dukë I, kur Egjidi, shok i Françeskut, ndërsa kalon kohën darkave e gëzimeve me shokë, thotë:

Egjidi

Vallja a s’kisht’ me hi?

Bernardi

Oh! shka t’ka rà tash n’krye!

                                                            1 S. Hamiti: Dramatika e Fishtës, - Në: GJ. Fishta: Dramatika, Prishtinë, 1997, f. 20.

2 Në letrën dërguar At P. Dodajt. (1909) “në 12.XII dit po në 12.XII dit ka shkrue 1.200 {…} vjersha

njimbëdhjet e shtatërrokshe me disa arje të ndryshme e të gjitha t’rimueme nder veti. Drami âsht shkrue

mbas mëndyrës së Metastazit. Pra lum shoqi , 100 vjerrsha in media në ditë. Ditën e mbrame, në tri orë e

gjysë të mgjesit, kam shkrue 154 vjerrsha; por kjeçë aq molisë, sa për dy dit kam pasë nji dhimbë krejet të

madhe. Metastazi ká punue në 18 dit një melodram me kund nja 1500 vjersha. Tue pasë para sysh gjûhë

shqype, koret, meditacjonet, Meshën e kuvendit, shkollën, trazimet e fqijvet etj. etj., mundem me thanë se

kam vendosë nji “rekord ” në poezin t’onë. Larg prej kendej, ves i mallkuem i krenis!! [...].”- Në: Estetika,

vep. e cit. f.195.

Page 147: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

147 

 

Egjidi

Po, po nji valle kisht’ me u lypun sânde.

Bernardi

Por se Françeskut vallen nuk ja kânde.

Egjidi

Ne mos ju kândët atì, na kânde nè.

Bernardi

Por bâni e e muer per t’keq?

Egjidi

Un besë s’e xâ:

Gjithshka kem’ dashtë aj na ka lânë me bâ.

Bernardi

E dì: por sânde drue se kisht’ m’u xè,

Me pasë per t’lujtun valle.* (f.331)

Në vazhdim nuk do të hasim as valle, as këngë. Duket se më shumë se të funksionojë realisht, si element strukturor semantik (polisemantik) ajo, vallja e kënga, zëri i bashkësisë, në këtë melodramë të parë vetëm do të dëshirohet e kërkohet.

Vetëm në Dukë të tretë, formacioni “të gjith s’bashkut” dhe “të gjith”, me intonacion të lartë, modeluar sipas strukturës popullore uron kryeprotagonistin.

Bernardi

Rrnoftë Françesku, Kapitani i jonë!

Të gjith s’bashkut

Oh! Rrnoftë aj per gjithmonë!

Egjidi                                                             * Të gjitha citimet nga dramat e Fishtës janë shkëputur nga: Gjergj Fishta – Dramatika, Prishtinë, 1997.

Page 148: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

148 

 

Oh! Rrnoftë Poeta i jonë!

Të gjith s’bashkut

Oh! Rrnoftë aj përgjithmonë!

Françeseku

Ju falem nderës, o shokë.

Të gjith

Rrnoftë! Rrnoftë!

Françeseku

Oh mjaft mâ, mjaft! Nik jam per gjith ket nderë;

Un kujë s’i duhem gjâ.

Bernardi

Nuk je ti per kaq nder, por je per mâ:

Ti kapitani i jonë je kênë gjith herë,

E ke me kênë, n’dashtë Zoti.

Të gjith

Njashtû kjoftë!

Bernardi

Pa ty Asizi ka pasë metun shkret;

Gëzim s’â bâ si kush, as â bâ lojë,

Por kem’ pasë metun shurdhë si t’dekun n’dhe,

Pa ndî ndoj llafe, a ndonji kângë të rè

Na bâhet se s’ke ardhë tash njimî-vjet.

O Zot, qi prejë empirit

Man pezull rruzullimin,

Qi vren mi sharte t’nirit

E jetë e dekë n’dorë man,

Françeskun, deh! Ti rueje;

Page 149: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

149 

 

Prejë çdo rrezikut prueje

E t’paqët mî tokë gjallnimin

Atê m’e gzue, ti, bân!

Të gjith s’bashkut

Oh! Rrnoftë aj përgjithmonë!

…Oh! Rrnoftë Poeta i jonë! (f.338-339)

Por edhe ky urim si formacion masiv me formulat e dëshirores është i rrallë, ai del vetëm gjashtë herë, gjatë veprës dhe vetëm në marrëdhënie me personazhin.

Për nga tema, përmbajtja dhe personazhet kristiane Shën Françeskut, vepër me tension dramatik të ulët dhe me pak veprim do t’i bashkoheshin melodramat Shën Luigji Gonzaga (1927) dhe Barit e Betlemit (1925) të cilat përbëjnë triologjinë me karakter liturgjik. Shën Luigji Gonzaga u botua në shtypshkronjën Zoja e Papërlyeme në Shkodër dhe u shfaq në sallonin e Etënve Jezuitë. Melodrama ndërtohet nga 3 akte e 16 dukë dhe 1510 vargje të përziera njëmbëdhjetë, tetë shtatë, pesë rrokëshe. Ajo i kushtohet “Të bardhës shpnesë të Kishës e t’atdheut/ moshës së re katolike të shqypnís/ ket lulez poetike/ Shperthye kohen e dyqindvjetorit/ të kanionizmit të lules së pastrís, Sh. Luigjit Gonzaga, autori plot shpnesë/ falë, truem, kushton.”* Përmes jetës së princit shenjt, Fishta i përcjell rinisë shqiptare një shembull e model vyrtytesh morale e fetare. E shkruar në 200 vjetorin e kanonizimit të Shenjtit, melodrama është dhe një përgjigje ndaj zërave provokues për marrëdhëniet e Etërve Jezuitë dhe Françeskanë shqipatrë në lidhje me çështje të rëndësishme kombëtare.

Zëri i kolektivit formësohet në marrëdhënie me situatën, madje merr pjesë në situatë. Për këtë arsye ai merr trajtën e një shkallëzimi ngjitës si: Nji katundár, Nji tjeter katundár, Prap nji tjeter katundár, Dikush prej popullit, Nji prej popullit, Nji tjetër prej popullit, Disá prej popullit etj. (Shih Akti I).

Nji tjetër prej popullit

syni i keq mos u raftë!…- Ç’vînë erë me erë!

.......................................................

Populli

Oh rrnoftë Gonzaga! Rrnoftë Luigji jonë

Oh rrnoftë aj per gjithmonë

                                                            * Sh. Luigji Gonzaga (frontespici)- Në: Gjergj Fishta: Dramatika, Prishtinë, 1997, f. 447.

Page 150: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

150 

 

Në dukë të pestë, prifti mbyll fjalën e tij mbi Gonzagajn me urimin:

Na, populli i yt, do t’bindna Naltsís s’Ate,

Qi per urtí, nierí e ndjesíbujare

Të kemi shembull jete, e Dera e jote;

“Dera e Gonzagajve”- të cillen Zoti

Prherë e madhnoftë!- me shpirt kujdesë

...........................................................

Ktû me haré nji zâni brohorasim:

Oh! Rrnoftë Gonzaga! Rrnoftë zotní Luigji!

i cili kumtuar prej tij merr karakter biblik. Populli pas fjalës lirike të një fëmije shkolle (përfaqësues i brezit) përsërit edhe një herë, po këtë formulë urimi, e cila në gojën e tij merr vlerë gjithëpërfshirëse.

Populli

Oh! Rrnoftë Gonzaga! Rrnoftë Zotní Luigji! (f.442)

Akti I mbyllet me valle, instanca e vetme në këtë vepër ku me dy strofa katërshe me rimë ABAB, krijohet atmosfera e harmonisë e paqtimit si dhe ndjehet zëri autorial.

Derës Gonzagaj, n’âm e n’zâ

Çilja, Zot, fatin e bardhë.

Kjoftë e rroftë, n’pushtet t’u zhgjâ,

Gjatë t’Gjith kohës qi ka për t’ardhë.

Per nen hije t’shkeptrit t’sajë

Shtetit t’onë i u dhashtë e marra,

E plot Fé, Dashtiní e Uzdajë,

Ditë per ditë u shtyftë perpara.

(bjen syparja) (f.443)

Page 151: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

151 

 

E ngjashme me dy veprat e para me frymë kristiane, ku zotërojnë më shumë dialogjet lirike se ato dramatike është melodrama baritore, që paraqet lindjen e Krishtit Barit e Betlemit (1925)3. Kujtojmë se mbi këtë temë pati punuar edhe mësuesi i autorit At L. de Martino kur më 1880 shfaqi të parën dramë në gjuhën shqipe Nata e Këshnellavet. Melodrama u botua si pjesë e vëllimit me lirika Vallja e Parrizit, nga Shtypshkroja Françeskane më 1925. Ajo përbëhet nga 2 Akte e 14 Dukë, 950 vargje me masa metrike të ndryshme duke përfshirë edhe pak rreshta në prozë. Si melodram i realizimit profetik të Mesisë, autori përshkruan takimin me foshnjën hyjnore dhe bukurineë e jashtëzakonshme të Krishtit fëmijë. Si vepër baritore, spikat këtu thjeshtësia e jetës së fshatarëve, jeta e lumtur e bujqve, fryma qiellore e këngëve dhe e lajmësit, relievi tipik baritor etj. Në këtë atmosferë të gëzuar njerëzore dhe të përsosur hyjnore është e qartë që mungon konflikti e tensioni dramatik, marrëdhëniet e personazheve mje situatën e me njëri-tjetrin janë krejt të paqta duke i dhënë melodramës një përmasë tokësore po aq sa dhe qiellore. Vallja e kënga zë një vend të dukshëm, përderisa është fjala për një dëshirë të plotësuar, për shpëtimin shpirtëror, e cila mund të “rrëfehet” vetëm duke u kënduar ashtu siç bën Sara në Akt.I, Dukë III.

Nâné, tash due me t’kallzue

Nji kângë qi vetë për Zojën kam shestue

Sod udhës tujë ardhun. Ndije!

T’falem, o Mrì,

Hir-plotë, Zotynë me ty;

Bekue jé mì t’gjith gràt;

Bekue fryti i barkut t’yt...

N’marrim mungon ktu ‘i fjalë;

Persè, kur Zojës t’i fale Zoti djalë,

Emnin e ktì n’marrim un due m’e vûe.

Si thue ti, nânë, se kan m’ja qujtun djalin? (f.282)

Akti I mbyllet me formacionin T’gjith n’valle, që del për herë të parë në këtë formë.

T’gjith n’valle

Rîju sod pasqyra e empoirit.

Edhè t’Drejtin rèt t’rigojnë;

                                                            3 Pal Duka – Gjini (=Danjel Gjeçaj) në librin e tij Gjergj Fishta, jeta dhe veprat,-Assisi, 1992 (f.211) thotë

se “po me këtë subjekt Fishta shkroi që përpara dy melodrama këshndellash: Ngallma e fesë e Virtyteve

përmbi Idhujti e Vese dhe Blegtorët e Betlemit. Në të dyja ndoqi shkrimtarët italianë A.F.S.Rondina.”

Page 152: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

152 

 

T’çilet toka e per rod t’nierit,

T’bîjë Shelbuesi pritë kahë mot.

Rraset t’shkretë n’at fushë mjerimit,

T’bijt e Judës kahë t’gjith shikjojnë,

Kîj’ Pushtuesi i rruzullimit

N’Israel te lèj, o Zot ( f.291)

Në aktin II vallja çel dukën I e është e pranishme vazhdimisht si në formacionet: Valle êjshë, Valle êjshë (neper qiell), Barìt n’valle, Barìt n’valle (dalin tujë kndue), nisen t’dyja tujë kndue etj. Në këto raste vallja e kënga del si instancë e veçantë në marrëdhënie me situatën duke funksionuar në dy nivele qiellore (hyjnore) dhe tokësore (njerëzor), ashtu siç funksionon edhe situata. (Veprimi është qiellor, hyjnor, Lindja e Krishtit, situata përçohet mes njerëzve). Më së shumti ato ndërtohen si formula urimesh e bekimesh duke mundësuar një komunikim të natyrshëm mes fëmijësh dhe engjëjsh, si dhe duke afruar dy nivelet hapësinore (qiellore – tokësore) për t’i dhënë situatës përmasë gjithëpërfshirëse në përmbushje kështu të misionit hyjnoro- tokësor.

Valle êjshë (nëpër qiell)

I kjoftë Zotit n’qiell lumnija!

Paqa njerzve u kjoftë mi dhè!

I lëvduem kjoftë Perëndia!

Kjoftë bekue Hyu Sabaot! (f.295)

Barìt n’valle

O Natan, ti fatamirë,

Qi mâ t’parit nder barì

T’heci fati per dishirë

Me u zbritë sande në Betlem:

Deh! na thuej, ti n’ksollë t’Betlemit

A e kè pà njimend si fmì

Fjetun Prîsin e Polemit,

Qi kahmot na pritë e kem’? (f. 300)

Page 153: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

153 

 

Barìt n’valle (dalin tujë kndue)

Shue kjoftë sande resa e mnija;

T’tâna t’fyemet t’jenë harrue;

Permì dhè t’sundojë dashtnija:

Na kà lè Shelbuesi Zot! (f. 306)

Prof. A. Xhiku, në studimin Letërsia shqipe si polifoni arrin në përfundimin se të paktën nga “pikëpamja e fantazisë së harlisur, këto vepra nuk mund të klasifikohen veçse si romantike, të ngjashme me llojin e poemës dramatike që lulëzoi gjatë zhvillimeve të romantizmit europian. Ky lloj ruante pamjen e jashtme të një vepre dramatike (aktet, mizansenat dialogun etj), po nuk synonte të kishte veprim, konflikt dha as karaktere, sepse nuk qe menduar për skenën. Siç dëftojnë historianët e letërsisë europiane,-vijon studiuesi,- me kalimin e kohës, veçanërisht me klasicizmin, drama erdhi duke e humbur lirizmin e dramaturgjisë antike. Në kundërshtim me këtë prirje, romantizmi krijoi shumë vepra dramatike (një pjesë e madhe e të cilave nuk mund të luheshin në skenë), që e gjallëruan shumë lirizmin, deri atje sa të riaktivizonin korin dhe vallet si elemente strukturore, që shprehnin vlerësimet autoriale.”4

                                                            4 A. Xhiku: Letërsia shqipe si polifoni, - Tiranë, Dituria, 2004, f. 199.

Page 154: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

154 

 

IV.5. DRAMA NGA BOTA ANTIKE

Në pikëpamje të temës, të personazheve dhe të përmbajtjes një klasifikim të veçantë do të përbënin veprat dramatike me mbështetje ose të ndikuara nga bota antike. Këtu hyjnë Odisea, që u botua për herë të parë më 1909 si pjesë e përmbledhjes me poezi fetare Pika Voeset. Më 1931 Odisea u botua bashkë me Ifigeninë N’Auli, ndoshta si dramat që i bashkon bota antike. Është vepra më e shkurtër e Fishtës, thurur në 239 vargje, me masa metrike të ndryshme shtatë, tetë, dhjetë, dymbëdhjetë- rrokësh etj., strukturuar në 5 dukë e 4 personazhe (Uliksi, Telemaku, Penelopa, Eumeji) Parateksti i saj është i dukshëm, vepra është ndërtuar sipas modelit homerik, por duke u përqendruar te kthimi i Uliksit, hakmarrja e tij dhe kthimi i paqes në familje dhe në mbretërinë e Itakës. Është (melo)drama e vetme të cilën autori nuk e karakterizon në paratekst tipologjikisht (gjininë), siç ka cilësuar të gjitha melodramat e tjera ose tragjeditë e tij. Zhvillimi i i ngjarjes është i shpejtë, pyetjet dhe përgjigjet të shpejta duke i dhënë kësaj pjese dramatike gjallëri dhe dramacitet. Klasiqizmi në Fishtë, siç e t’faqë “Odisea”,- shprehet K. Ashta,- bahet imitacjon, stoli, gurrë. Klasiqizmi fishtjan unjison vetëdijen e shqiptarve të robnuemë, e bartun prej kohës homerike.”1

Çdo vepër dramatike ka disa konstante prej të cilave konflikti, ngjarja, personazhi, dialogu janë të domosdoshme. Te Odisea përmes dukëve dallojmë elementete saposhënuar. Në dukën e parë përmes dialogëve moralizues të Telemakut dhe Eumejit, dhe besimit te forcat hyjnore shprehet besimi në fitore ndaj kundërshtarëve.

Eumeji

Prá, cak sod i do vû

Zemrimit, qi t’ká mblue;

Pse kobi p’rherë nen vedi

Nierin nuk e pushton. (f. 74)

Duka e dytë përfshin episodin e rinjohjes. Përmes një ligjërimi të gjallë e ekspresiv, në formë epiko-lirike rrrëfehen aventurat e rrezikshme të Uliksit, të cilat sipas dramës antike cilësohen si dëshirë e hyjnive.

                                                            1 K. Ashta: Prodhimi dramatik i Fishtës,- Në: Gjergj Fishta, 1941, f. 79.

Page 155: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

155 

 

Uliksi

I rrebtë gjithmonë, e i perfrigueshëm deti

M’ká qitun mue m’ket dhé,

Si m’u mbyt barka me shka paçë me veti.

Edhe un jam rregj; por pse s’m’u duk e hijshme

per krah t’nji grues me ndêjë pá pûnë ke shpija

.............................................................................

Telemaku

M’thotë se ti ....nuk dij.....

A thue jé Uluksi, ti qi Trojen hûmi?

Uliksi (tue e marrë ngrykë)

Po, vetë yt át tue t’shterngue per gjí.

Telemaku

O tatë!

Uliksi

Eh bír!

Telemaku

Oh, vetë trí herë i lumi! (i bjen n’prêhen) (f. 79, 81)

Pas momentit të rinjohjes baba-djalë, ku tensioni dramatik arrin kulmin, zëri i popullit dhe ai autorial realizohet nëpërmjet valles, (shtatë rrokësh i dyzuar) që, duke artikuluar logjikën e veprimit dhe të marrëdhënieve mes personazheve thotë përmbledhtas çfarë ka ndodhur për të përshpejtuar atë që do të ndodhë. Në dukën e dytë zëri i shumicës i lutet Zeusit të ndihmojë të drejtin që lufton për nderin dhe dinjitetin e atdheut e të familjes. Nëse personazhet janë në veprim, vallja përmes ligjërimit lirik e himnizues komenton e përgjithëson, moralizon e lutet.

Valle

Page 156: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

156 

 

O Zeus i pushtetshëm- i Olimpit ti Mbreti,

Qi hâna edhe dielli – qi toka edhe deti

T’perkulen, e lavde – t’kndojn stinë edhe mot:

Ti ktyne fatosave – per t’Drejta të veta,

Të cillvet s’u dhimbet – m’i u shkimun sod jeta,

Prej s’naltit dergoju – t’i qanderr, o Zot!

.................................................................

O Zeus i pushtetshëm – qi’iditë e ké shkrue

Mbi libër të qiellvet – se ké me i ndimue

Atij, qi nën thêmra – të hueja gerthet

Deh! Shtrije sod dorën – o Zeus mbi kta trima (f.82, 83)

Duka e katërt përcjell përleshjen sipas paratekstit homerik, ngadhnjimin e Uliksit e Telemakut dhe bashkimin e familjes.

Eumeji (tue e ndalë ke dera)

Ndalu, Mbretneshë, sá grima:

Ata kan rá tash n’luftë porsi vetima.

Penelope (habitun)

Po a njimend po thue se ká ardhë Uliksi?

M’kallza edhe nji herë, t’a ndiej prap at êmën... (f. 84)

Drama mbyllet me valle, por, tashmë pasi Uliksi ka lëvduar Zeusin “pse t’vshirat sod mbaruen”, ajo vallja transmeton mesazhin sipas kodit shqiptar të ruajtjes dhe kthimit të nderit të familjes. Në karakterizimet e subjekteve kryesore, të veprimeve dhe gjykimeve të tyre, Fishta ka spikatur shumë tipare të traditës së mirë shqipatre, që historikisht kanë përkuar me qytetërimin antik helen. Po kështu episodi i rinjohjes ka pika të përbashkëta me baladat tona të rinjohjes

Page 157: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

157 

 

Valle

Porsi tallazi i detit

T’mbytnit qi i bjen mbi krye,

Nierit njashtû të shkretit

Kobi n’ket jetë i bjen.

Por, njaj nder kobe t’mdhaja

Per t’gjallë nuk ká m’u thye,

Qi n’kob s’e lên uzdaja

E pûnët me uzdajë pelqen. (f. 86)

Po të lemë mënjanë këtë dramë të cilën Islami e cilëson si poem dramatik që “i nënshtrohet ligjësive të një rrëfimi dramatik të ngjeshur në të gjitha linjat dhe të shndërruar në ngjarje paradigmatike me mesazhe që i dedikohen ngritjes së dinjitetit, moralit, forcës për ta luftuar të shëmtuarën, besnikërisë dhe respektimit të kierarkisë së pushtetit...”,2 sipas kritereve të lartpërmendura, në këtë klasifikim hyjnë dy tragjeditë e Fishtës, Ifigenija n’Aulli (1931) e Juda Makabé (1920)3.

                                                            2 Po aty, f. 77. 3 Në Historinë e Letërsisë Shqiptare tragjedia u lëvrua pak duke filluar nga Rilindja me I Numidi (1846) të

De Radës, Neomenia (Jeroboam) të Santorit, Vdekja e Piros të M.Gramenos, Burri i dheut (1937 botim

postum) të Çajupit, me Izraelitë e Filistinë (1907) të Nolit me trilogjinë Ulisi, Akili, Pirrua të Haxhidemit e

me ndonjë tjetër.

Page 158: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

158 

 

IV.6. TRAGJEDIA

Nga dy tragjeditë e Fishtës, Juda Makabé dhe Ifigenija n’Aulli, vepra më e arrirë është Juda Makabé. Edhe po të kujtojmë “lojën” e gjuhës me të “folurin” domethënë të tekstit dramatik me shfaqjen në skenë në drejtim të vlerës estetike polisemantike, kjo vepër është ende sot e denjë për t’u vënë në skenë.

Ifigenija n’Aulli është ndërtuar mbi temën antike helene të vetësakrifikimit, për hir të një ideali të lartë, ashtu siç bëri Euripidi4 ose më vonë Rasini. Në krijimtarinë e Fishtës Ifigenija ka simotrën e saj Tringën te Lahuta e Malcis’, ndërsa në folklorin Shqiptar ajo krahasohet me protagonisten e baladave të murimit. Tragjedia ka një subjekt e dramaticitet, që shkon shpejt drejt tragjedicitetit edhe për arsye se shumë elementë (personazhe e veprime) në krahasim me modelin antik janë rrudhur. Fati i protagonistes shpallet që në dukë të parë dhe nga ky moment tragjikja do të përqëndrohet në pranimin ose refuzimin e fatit nga ana e heroinës. Vallja do të jetë e pranishme në të katërta dukët, përveç së tretës ku dramaticiteti është në nivelin maksimal dhe zëri i popullit s’do të luante rol (bile autori s’e sheh të nevojshme të ndërhyjë qoftë edhe vetëm me formula të mënyrës dëshirore). Kjo vepër është e vetmja nga veprat dramatike të Fishtës ku vallja del në formën e strofës, antistrofës, epodos5 (strofa këndohet nga kori duke u kthyer nga e majta, antistrofa nga e djathta, ndërsa epodoni shërben si konkluzion dhe këndohet së bashku).

Strofë I

Ah! Mallkue kjoftë njaj mizuer,

Qi mâ i pari në ket dhé

Bashkoi shok e simahuer (f.102)

Epodon

Nuk do luftë, jo, e mira e vendit;

                                                            4 Giuseppe Gradilone. L, influenza del classicismo sull opera di Gjergj Fishta – në librin G. Gradilone. La

Letteratura albanese e i mondo classico. Roma, 1983, f.87 – 142 merret hollësisht me marrëdhëniet e

tragjedisë Ifigenija n’Aulli të Fishtës me atë të Euripidit.

5 Në metrikën greke në odet e Pindarit (Përfaqësuesi më i madh i lirikës korale (sh.VI-V p e s) qe sa poet

dhe muzikant) antistrofa ndjek strofën dhe procedon epodën. Kjo skemë tripartito u mor në shek.XVI nga

Trissino e Alammani për imitimin e tre stanza-ve të Petrarkës.

Page 159: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

159 

 

Veç lupë mend e pûnë për s’mbarit (f.104)

Në dukë IV ndërsa protagonistja është mes pranimit dhe refuzimit, kur kujtohet se shkaku i luftës dhe e idhnisë së Djanës është Helena, vallja me strukturë tipike shqiptare, në gjashtë vargje me rimë AA, BB, CC shpërthen në blasfemim të fuqishëm.

Mori Elenë, moj kjosh é ngrit!

Mos e gzosh – oh! Kurr të rit –

Të rit t’and – o mos e gzosh. (f.111)

Në dukën e fundit vallja komunikon me heroinën, në emër të komunitetit ajo zgjidh dhe realizon përfundimisht aktin e flijimit të Ifigenisë, ndërsa kjo (në mendim) pyet nëse do të flijohet për Menelaun, Elenën a për Greqi.

Vallja

Jo: për Greki -

Për Atdhe t’bekuem, për tempuj, Mbret e shpi (f.114)

Më shumë se përgjigje për Ifigeninë, kjo valle mbart thelbin e tragjedisë, moralin dhe idenë e saj. E thënë kështu a në një formë tjetër, ky mesazh është i pranishëm në të gjitha dramat e Fishtës.

Juda Makabe

Vepra më me pretendime në drejtim gjinor është Juda Makabé botuar më 1920 nga Shtypshkronja françeskane. Subjekti i dramës është marrë nga bibla (nga Shkrimi i Shenjtë i Testamentit të Vjetër dhe nga libri i historisë së Makabejve). Megjithëse mori një subjekt nga Librat e Shenjtë, Fishta iu shmang interpretimeve biblike, kryepersonazhi Juda Makabé simmbolizon luftëtarin dhe patriotin, ndërsa fundi i tij tragjik është pasojë e

Page 160: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

160 

 

tradhëtisë së Alkimit. Vepra përbëhet nga 3 pjesë, të barazvlershme me akte, me nga 2, 3 dhe 5 dukë; nga 750 vargje, me masa 7, 10, 11- rrokëshe. Vetë Fishta e cilëson Tragedi, duke e drejtuar spektatorin dhe lexuesin në një komunikim të ndryshëm nga veprat e tjera dramatike të tij. Në qendër të veprës është tema universale e tradhtisë. Fabula e dramës përfshin historinë e konfliktitit të dy botrave, dy filozofive dhe dy kulturave të papajtueshme. Ngjarja biblike Fishtës i shërben si paratekst për të paralelizuar dhe për të ngjallë asosacione me situata të ngjashme historike të izraelitëve dhe shqiptarëve, si dhe për të ngritur një sërë çështjesh me karakter religjoz, filozofik, etik, metafizik etj. Vetë Fishta na njofton se “u dhaçë fjalën1 do zotnijve t’bezisshëm se kisha me shkrue e me shfaqë për karnavalet e pertardhshme nji dram origjinal pesë aktesh, qi mka ba me hup “busullën dhe alfabetin, {…} Thâm âsh “Macabei pro aris et focis” argument fort i përshtatshëm rreth çashtjeve t’ona kombtare” dhe më poshtë “Ti e din qi, prej tri vjetésh, i jam vû studimit t’dramatikës, posaçe t’Shakespeare-it; n’se nuk bâj fiasko n’ket sprovë të parë, mundesh me kenë i sigurt se mbas ndoj...vjeti , kam m’e shkrue edhè nji tjetër [...]”2 Vepra trajton kryesisht episodin tragjik të luftës e për këtë arsye ajo bart tension nga fillimi deri në fund. Vepra është shkruar duke ia paracaktuar lojës në skenën e teatrit para spektatorit po aq sa dhe komunikim me receptuesin lexues. Konflikti shpreh interesa të kundërta mes popujve që luftojnë, makabejtë për Fe e Atme, asirasit për të shtrirë sundimin. Në ecurinë graduale të ngjarjeve drejt tragjikes, ndodhin kthesa të papritura që ndërrojnë ligjërimin nga himnizues e glorifikues të heroizmit e trimërisë në ligjërim që i përgjigjet zhgënjimit prej katastrofës. E lajmëruar formalisht si klasiciste, kjo tragjedi mbart më shumë se gjithë veprat e tjera të autorit tiparet e klasicizmit. Përmes përqasjes së tipareve klasiciste të Artit poetik (Bualo), por edhe të momenteve që duhet të ndjekë tragjedia sipas Todorovit,* domethënë të përshkallëzimit të subjektit drejt pikës kulmore bazuar në racionalizmin dekartian, të ndarjes së prerë të personazheve, të rrokjes së temave me karakter universal, frymëzimi nga arti antik si dhe fryma kristiane, të karakterit didaktik të artit dhe në nivel formal: marrëdhëniet kohë – hapësirë – veprim, ekuilibri i jashtëm dhe i brendshëm, akte të barabarta mes njëri – tjetrit, vargu aleksandrin, qartësia dhe eleganca në ligjërim sepse edhe personazhet janë përfaqësues të shtresave të larta, respektimi i etikës dhe i normave të mirësjelljes etj. Me ç’duket Fishta i respektoi këto norma si parime krijuese, por nuk i bëri qëllim në vetvete, kështu nuk mund të bëjmë fjalë për (një) Fishtë (n) klasicist klasik, prandaj edhe tragjedia e tij Juda Makabé spikat për çlirësi të ekuilibrave të kërkuar. “Juda Makabé âsht vepër organike-shkruan H. Lacaj- e thurun mjeshtrisht; zhvillimi i saj âsht i shpejtë, aty këtu i turrshëm e i pà stoli retorike pse kjo vepër frymën e ka burrnore, janë tri akte që mund të quhen trí të rrahuna zemre.”3 Në funksion të kësaj çlirësie do të shtresohet edhe “zëri” i popullit

                                                            1 Edhe kjo vepër u shkruajt në frymën e angazhimit dhe përshkohet tërësisht nga alegorija. (Ajo filloi të

shkruhet më 1911, në rrethanat historike të kryengritjeve të asaj kohe dhe të Shpalljes së Pavarësisë). Në

revistën e asaj kohe thuhet “se po u ndrruen emnat në kët melodram, dukë për dukë kan me na dalë para

shum rasa historike, népër të cilat u përshku aq shpesh vendi jonë”. – Hylli i Dritës, Shkodër, 1921, nr. 5,

f.244. 2 Letër At P. Dodajt, Në Estetika, Tiranë, 1999, f.200, 201. * Momentet e domosdoshme të përshkallëzimit të subjektit Todorovi i cilëson: Epërsia, Hija e rrezikut, Rreziku, Dështimi, Fundi i Heronjve. 3 H. Lacaj, At Fishta në dramatikë Në: At Gjergj Fishta, Tiranë, 1943, f. 252.

Page 161: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

161 

 

dhe i valles që është i pranishëm në të trija pjesët. Vallja, kori, populli, ushtria përcjellin idetë entuziaste të lumturisë kolektivenë atmosferë paqeje dhe fitoreje. Postulati fishtian Fe e Atme i theksuar dhe i ritheksuar në këtë vepër ose do të ndiqet (përforcohet) nga vallja (bashkësia), ose do të këndohet nga vallja si:

Të gjith në valle me popull

Për Fé shéjte, për Atme t’bekueme

T’këtij tempulli t’madhnueshem nen hije,

Gj ân e jeten po e bâjm na sod flije,

Fjalës po i shtrohëna s’Judës Makabeut.

Kushdo nieri prej fisit t’Jakobit

T’a thejë besën, qi sod e ndertueme,

M’krye t’tij Zoti reshtët ditën e kobit,

E shufët njajze prej ftyret të dheut. (f.33)

Populli:

Me dekë, me dekë p’r Atdhé

Jem’ lidhë besë e fé

Betue â i ri e plak

Për fé t’lume – për Atme t’bekueme (f.40)

Si në koret antike himnizojnë heronjtë e poullitdhe bëmat e tyre.

Vallja

E âmbët âsht deka – për Atme, për Fe

Kurr emni i Fatosit – s’harrohet mbi dhé,

Per t’drejta të kombit, - qi shkríhet me rob.

Mâ mirë âsht per nieri – nen dhé me u vajtue,

Se gjáll e me marre – n’robní me gjimue,

Nen thémer t’të hujvet – me ndêjun për kob. (f.42)

                                                                                                                                                                                 

Page 162: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

162 

 

Duke qenë vepër me subjekt të përshkallëzuar, me konflikt dhe heronj, zëri i popullit nuk do të dëgjohet vetëm në (por edhe) formacionet e tipit folklorik si në situata komunikative dhe ligjërimore në popull, për shembull:

populli mbarë Rrnoftë Atdheu! Rrnoftë sa malet Makabeu (f.41) Populli, Dikush prej popullit, Nji tjetër i popullit, Disa prej popullit, Populli mbarë

etj; por ky nivel ligjërimor, zëri i popullit do të funksionojë edhe në marrëdhëniet mes personazheve e në logjikën e veprimeve mes protagonistëve si:

Vallja: Ka mbetë Juda Makabé N’luftë për Atme aj ditët mbaroi, Por me të po hin sot n’dhé Edhe kombi qi e tradhtoi. (f.69) me funksion përgjithësues e komentues duke sintetizuar përmbajtjen e tragjedisë në

nivel individual e kombëtar. Duke e cilësuar si “një vepër poetike me thurje dramatike”4 S. Hamiti vë theksin në

trajtën poetike të veprës dhe në çlirësinë e strukturës dramatike.”Edhe pse të futura në një strukturë dramatike, shumë pjesë mund të lexohen si poezi të veçanta që artikulojnë një situatë, një ide apo një emocion. Kjo dëshmon se Fishta edhe në dramatikë është një poet i shpërthimeve vullkanike emocionale e mmendimtare. Ai as këtu, në këtë gjini më neutrale e më reale, nuk mund t’i ikën temperamentit të vet krijues.” T. Çobani,një tjetër studiues që është marrë me dramën e Fishtës, pohon se Fishta te Juda Makabé ”...mbarti elemente të klasicizmit..... Madje. pavarësisht nga spontaneiteti i frymëzimit të tij poetik, në punën e vet ai udhëhiqej nga parimet e klasicizmit.”5

Nëse në pjesën e parë zëri i kolektivit artikulohet me atë të individit, madje ligjërimi

i popullit zotëron, në pjesën e dytë ky zë ia lëshon vendin personazheve përmes veprimit, ndërsa në të fundit thuajse është zëvendësuar me zërin e priftit, përfaqësues i urtisë religjioze, i cili luan të njëjtin rol që do të luante ligjërimi i masës, por në rrafsh biblik. “Kështu teksti më i fuqishëm poetik i aktit të tretë të kësaj tragjedie –për studiuesin Hamiti- janë mallkimet, që marrin përmasa kozmike, duke kaluar konvencat fetare. Këto janë mallkime fetare-vazhdon ai- kozmike e njerëzore që përfundojnë në mallkime të përjetshme të popullit si fat historik e si kob. Mallkimet këtu dalin nga goja e Priftit, në

                                                            4 S. Hamiti: Letërsia moderne shqipe,- Tiranë, 2009, f. 27. 5 T. Çobani: Juda Makabe,-Hylli i dritës, nr. i posaçëm, Tiranë, 1996, f. 204.

Page 163: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

163 

 

trajtën e thirrjes së fundit të një zemre të plasurpër vetëdijesim atdhetar, sepse aty ku nuk ka atdhe nuk mund të ketë as gjuhë as fe.”6

Vepra ka tension dramatik që zotëron dialogun mes personazheve antagonistë sipas

pairmit klasik që heronjtë flasin me gjuhë të zgjedhur e figurative. Dallon ligjërimi komentues, aprovues a ndëshkues i formacioneve korale dhe personazheve të tjerë me funksione përgjithësuese si Prifti

Prifti Mallkue frota e trathtarvet, Qi Besë e Fé harrue, Sot kombin kanë sharrue, Koritë kanë fis e gjak, Kurr fmi mos u leftë n’voter, E larg, nder thuj t’barbarvet Mbaroshin jeten m’lak .......................................... Prifti O Perëndi, a’ ndjeve? Tradhtarët na lanë pa atdhe, E ti rri’ e gjuen m’errfé Lisat nper male kot...! O Zot i Madh i Ushtrívet, Shueje ketë tokë barbare Qi kaq nji frotë trathtare Rritka n’ketë t’mbramin mot. (f.63,67) Në Historinë e Letërsisë Botërore, ndërsa melodrama u lëvrua në gjysmën e parë të

shekullit XIX, për tragjedinë pranohet se, me mbarimin e romantizmit nuk u lëvrua më. Në Historinë e Letërsisë Shqiptare, me vijimësi të çrregullt kohore të fenomeneve dhe drejtimeve letrare (krahasuar me atë europiane) i gjejmë të dyja llojet. Një tip të veçantë të kryqëzimeve të rrymave letrare në letërsinë tonë paraqet Fishta. Në shtjellim e mësipërm duke u ndalur në një sërë karakteristikash, veçanërisht në elementin këngë, valle, etj. të dramatikës së Fishtës provuam se Fishta u soll romantik tek shkroi melodrama (prej të cilave si në pikëpamje formale – përmbajtësore edhe në atë të horizontit të pritjes Jerina mbetet më e realizuara), madje romantizmi i shkoi më shumë për shtat Fishtës si krijues (poet) dhe si klasicist të tipit ala fishtian kur shkroi tragjedi, nga të cilat besojmë se Juda Makabé gjen spektatorin e lexuesin e vet edhe sot.

                                                            6 S. Hamiti: Letërsia moderne shqipe,- Tiranë, 2009, f. 26.

Page 164: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

164 

 

IV.7. SATIRA

IV.7.a. ANXAT E PARNASIT, HISTORIKU I BOTIMIT

Fishta filloi të botojë krijime satirike që më 1899, në revistën Albania (Bruksel, Londër) të drejtuar nga Konica. Poeza Z. Anselmit Lorocchio në Vienë e të tjerat më pas Makeroniana (1902-1903), Dreqnít e Don Ndreut (1902), Dreqnít n`Parriz (1903) Dies Irae (1903), Kanga e Ndoc Kolës (1905)e të tjera të publikuara në të përkohshmen e Konicës panë dritën e botimit në formën e vëllimit poetik më 1907, në Sarajevë. Titulli i librit tejet i përshtatshëm për kohën dhe shoqërinë e atëhershme si dhe nëntitulli, citimi i shprehjes së Bajronit “Qeshem në pùnë të njerzvet veç pse s`mûjë me kjá.” qendron si moto e gjithë veprës satirike të autorit. Për më tepër, ato parathonë gjininë e veprës. Për herë të parë, në historikun e botimit të veprave të veta, me rastin e botimit të Anxave të Parnasit, Fishta ç`mistifikohet. Ai heq dorë nga pseudonimet e shumta (janë të njohura pseudonimet në botimet e Albanisë si Castigat ridendo, E popullit, Suta, Fushk n`Dushk, Rushmani, Mar Pepa) për t`iu prezantuar lexuesit përmes një vepre autoriale. Vëllimi i 1907 përmban poezitë: Nakdomonitsipédiia, Paralípomenon i Nakdomonitsipédiis Metamorphosis, Koha e arit n`Shcypnii, Momi, Lum i forti!, Jaho Begu e Paloke Tsutsa, Bujari.

Si na dëshmon Gjeçaj “Libri gjet me një herë pëlqimin e popullit. Edhe pse lexuesit, për mungesë shkolle, ishin pak, libri muer dhenë, tue kalue dorë në dorë ndër të gjitha shtresat e banorëve të vendit. Ndër mbledhje, ndër kafe e “mejhana” s`ndihej tjetër veçse zukama e anzave fishtiane.”1

Më 1928 shtypshkronja françeskane gatiti botimin e dytë të Anxave të Parnasit. Veç krijimeve të 1907, Fishta shtoi satirat: Metamorphosis, Gjuha e mësimit, Nevoja e mësimit, Nën hajat të Parrizit, Jus gentium, Dredha e djallit, Kontrata, Dijësja, Palokë Cuca, Tatari i diplomacis.

Botimi i tretë, i 1942, u krye nga e njëjta shtypshkronjë. Përveç ortografisë, ky botim nuk ndryshon prej atij të 1928.

Në studimin vijues, si dhe në kapitujt e tjerë më parë, do bazohemi në botimin e Prishtinës, të vitit 1997, që respekton publikimin e tretë të Anxave të Parasit, i njohur si tekst i rishikuar nga autori.

                                                            1 Pal Duka –Gjini:Gjergj Fishta- jeta dhe veprat, Itali, 1992, f. 228.

Page 165: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

165 

 

IV.7.b TIPOLOGJI E SATIRËS SË FISHTËS

Satira si komedia dhe tragjedia janë pjesë të dramës. Ajo e ka burimin të kulti i Dionisit, Perëndia e verës dhe pjellshmërisë. Për nder të perëndisë Dionis në botën pagane, në antikitetin grek, organizoheshin festat dioniziake me plot rite të gëzueshme. Këngë të gëzueshmë po dhe të tilla shpotitëse, fyese, ironizuese e tallëse që i drejtoheshin personave të ndryshëm ishin pjesë e riteve festive që i kushtoheshin hyut.

Dihet se veprat satirike i takojnë popujve në një stad të zhvillur qytetarie, si dihet roli emancipues, qytetërues dhe kulturalisht formues i saj në letërsitë e huaja. Satira lindi më vonë se epika dhe lirika. Në letërsitë e reja si kjo jona, poezia satirike erdhi vonë. Në letërsinë e vjetër, për shkak të karakterit fetar të saj, satira nuk u zhvillua. Në poezinë e bejtexhinjve kryesisht të shkruar me alfabet arab, ka elemnete të humorit dhe satirës, por mendojmë se skanë patur kontakt në formimin e Fishtës. Në kohën e botimit të poezive satirike, 1899, te Albania e Konicës e në vijim, letërsia jonë e njihte pak, për t`mos thënë aspak, poezinë satirike. Fishta është pa dyshim satiriku më prodhimtar i traditës. Ai ka meritën që është i pari që lëvroi me sukses këtë gjini artistike, duke arritur majat e poezisë satirike në fillim vitet e shekullit të kaluar. Fishta mbetet ende sot e kësaj dite poeti satirik i pakapërcyeshëm.

Si dhe pjesa tjetër e krijimtarisë së Fishtës, satira karakterizohet nga angazhimi për të përcjellë mesazhe dhe ide. Ruhet këtu, deri diku, praktika krijuese e Fishtës posaçërsht ajo e dramës, pjesa më e madhe e të cilave u krijua në raste festash e ceremonish të ndryshme. Krijime të Fishtës si Gjuha e mësimit (1908) etj. janë okazionale (Në të dám të çmimevet të shkollës Françeskane) - shënon si nëntitull poeti. Fishta ka zgjedhur një tjetër mënyrë, kësaj radhe për ti përcjellë bashkëkombësve idetë dhe pikëpamjet e veta intelektuale dhe qytetare, për fenomene shqetësuese të kohës, përmes së shëmtuarës. Nëse me Lahutën Fishta hiperbolizoi, idealizoi dhe himnizoi shqiptarin dhe botën shqiptare në tërësi, në satirë bëhet pikërisht e kundërta, po ky shqiptar fyhet, shahet ironizohet e stigmatizohet për tu prekur në sedër e për të reaguar ndaj shëmtisë së realitetit shqiptar të fillimviteve të shekullit XX. Gjithsesi Fishta i mbetet besnik kredos së tij krijuese. Satira si dhe epika e lirika mbështeten fort në binomin për “Fe e Atme”. Prof. N. Jokli shkruan: “..kângtarit romantik-kombtár i shtohet në Fishtën edhe satyriku e realisti, i cilli shikojn realitetin me sy të mprehët e din, me nji perqeshje të fuqishme, t`u biejë më kamxhik ligshtivet e lehtësivet njerzore, shperdorimevet e punvet të pabukra të shoqnis.”1

Titulli metaforik Anxat e Parnasit na sjell asosiacione te botës mitologjike dhe asaj bashkëkohore. Parnasi është mali mitologjik i Zanave. Paradoksalisht Fishta bashkon

                                                            1 N. Jokli: Mbi At Gj. Fishtën e veprën e tij,-Në: At Gjergj Fishta (1871-1940), Tiranë, 1943, f. 489.

Page 166: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

166 

 

malin e shenjtë me grerëzat thumbuese. Bashkëkohsia së cilës Fishta i drejtohet nuk është e shenjtë, ashtu si do dëshironte autori; ajo duhet thumbuar e pickuar që të formohet si duhet.

Është e vështirë të klasifikosh poezinë satirike të Fishtës. Anxat e Parnasit ka 16 poezi me motive të ndryshme të realizuara përmes ligjërimesh poetike dhe formash metrike po kaq të ndryshme. Vështrimi tematik nuk do të na çonte përtej klasifikikmit të motiveve politike e sociale, duke patur parasysh që përmbajtja e fortë sociale e politike është tipar jo vetëm i satirës së poetit. Duke qenë të angazhuara, poezitë satirike kanë një temë a motiv të qartë. Probleme të tilla të mëdha ose shqetësime të jetës së përditshme shkodrane e me gjerë asaj shqiptare janë motivet e këtyre poezive. “Kurrënjë vepër e Fishtës s`paraqet ma qartë se Anzat mentalitetin, psikologjinë, ambjentin me rrethanat e kohës, më të cilën qenë shkrue këto satira.”2 Për shembull Metamorfoza ngrihet mbi konvertimin e identitetit fetar gjuhësor e fisnor që shndërrojnë qenien njerëzore; me humbjen e identitetit gjuhësor merret Gjuha e mësimit; refuzimi i emancipimit kulturor e intelektual dhe lakmia për vlera materiale jepen te Nakdomonicipedija; dëshira për të krijuar gjuhën letrare artificialisht dhe shkollat e huaja Palokë Cuca; falsitetin dhe gënjeshtrën Nevoja e mësimit, kompleksin e “të diturit” e jotelerantit, për tu marrë me shkrime e për të dhënë mend, Koha e arit në Shqypni, zakonet e vogla të thashethusheve, përuljes etj te Momi, lakmitë dhe luftarat te Jus Gentium, paditurinë te Kontrata; hipokrizia përmes diturisë te Dijsja; mospërfundimin e punëve, lënien përherë në gjysmë Dredhia e Djallit; diplomatët sharlatanë Tatari i diplomacisë etj.

Fishta shquhet për satirën politiko-sociale, por ai shtron probleme të mprehta dhe te satira religjoze si në krijimet Kur pata kenë ba papë, Vegim, Dreqnit e Dom Ndreut, që nuk janë pjesë përbërëse e Anxave të Parnasit.

Përmbledhja satirike e autorit nuk bazohet në ndonjë parim formal a përmbajtësor në organizimin e tyre strukturor të një vëllimi. Jemi në një mendje me studiuesin e satirës së Fishtës S. Çapaliku kur shënon se “një pjesë e mirë e satirave të Fishtës qëndrojnë në vete e mund të ishin botuar dhe veçmas, …mendoj se kemi të bëjmë më tepër me një botim antologjik sesa me një botim të organizuar mbi bazë subjekti apo edhe forme.”3

Fishta shpesh në krye të satirave citon shprehje latine dhe mendime të autorëve të mëdhenj klasikë, të cilët i ka vlerësuar dhe kanë lënë gjurmë te ai. Ato janë si përmbledhja proverbale e poezisë, mesazhi dhe qendrimi i autorit, shina e leximit për receptuesin, të cilat dalin herë të mbuluara përmes gjuhës së huaj dhe autorëve të preferuar, dhe herë të zbuluara përnes sentencash popullore. Në një formë tjetër ato janë gjurmë të parateksteve letrare të Fishtës sa dhe raporte interletrare. Te pjesa e dytë e Nakdomonicipedisë Fishta shënon: Me t`pvetë Kush se ç`ishte jeta, /Mik e fis thuej ktû âsht kuleta! –fjalë e vjetër), ndërsa në pjesën e parë të së njëjtës poemë shënon në latinisht Fecit indignation varsum/ Zemërimi bën poezinë.* Metamorphosis (Tros

                                                            2 Pal Duka-Gjini : Gjergj Fishta, Jeta dhe veprat, Romë, 1992, f. 229 3 S. Çapaliku: Fishta satirik,-Shkodër, 1995, f.56. * Përkthimet janë marrë nga S. Çapaliku,- vep. e cit.

Page 167: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

167 

 

Tyriusve mihi nullo discrimine habentur, Virgilus Për mua nuk ka ndonjë dalllim midis Tros e Tirus). Në krye të Nevojës së Mësimit poeti ka vënë një citat të marrë nga vepra e Shekspirit “Hithat do t`i quejm veç hitha, edhè/ gabimet e të marrvet veç marri…” Te Bujari Fishta vendos një thënie të Giustit Pesa i vecchi diplomi e quei di ieri,/Di schietta nobiltà v`é carestia. Jus Gentium ose E drejta e popujve merr përsër nga Virgjili …Et nos fas exera quaerere regna. Dhe në pjesën e dytë Nullos amor populis (Virg) Te Tatari i Diplomacis shënon: Ait latro ad latronem… Ecclesia. Rimarrja e poetëve klasikë në formën e citimeve të lartshënuara përbën thuajse një praktikë konstante që karakterizon vëllimin satirik Anxat e Parnasit. “Amza klasiciste”3 e cilëson Plasari parapëlqimin e Fishtës për modele të njohura dhe të konsakruara prej kohës afritë që shënon autori ynë me poetë të tillë.

Nga pikëpamja ligjërimore disa poezi të Fishtës ndërtohen si pjesët dramatike, ose si ligjërime të dramatizuara, të ngjashme me melodramat e autorit. Gjuha e mësimit ndërtohet në tri dukë (pamje) Ajo nis me një monolog të shkruar në vargje, për të vazhduar më dialogje në prozë për ta mbyllur me dukën e tretë, një monolog përsëri në prozë. Nevoja e mësimit është ndërtuar vetëm si dialogë në vargje, pa dukë. Lum i forti, një poezi e shkurtër satirike përbëhet nga vargje dialoguese mes Inglizit, Boerit dhe Europës. Kontrata organizohet si pjesë dramatike dialoguese mes shtypshkrojsit dhe autorit. Satirën Nën hajat të Parrizit që Fishta e quan Bisedë, përbëhet nga dialogë të shkruar në prozë. Jus Gentium përbëhet nga dy pjesë që paraprihen nga fjala e autorit Bisedë

Përmes dialogësh poetikë është organizuar ligjërimi artistik te Kontrata. Dialogët e Shtypshkruesit me autorin për botimin e një libri krijojnë asosiacione të drejtpërdrejta me realitetin e Fishtës dhe me kohën tonë, ku babëzia materialiste për para e fitime vihet para çdo vlere shpirtërore dhe idealiste. Kjo satirë është shumë afër me prozën e Koliqit Tregtar flamujsh e cila sillet rreth të njëjtit bosht diferencues, materializëm, idealizëm.

Auktori, Shtypshkrojsi

Auktori

Nadja e mirë, Zotni, të kjoftë!

Shtypshkrojsi

Mirë se vjen!

Auktori

A po ké t`ftoftë?

Shtypshkrojsi

                                                            3 A. Plasari, vep. cit. f. 19

Page 168: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

168 

 

Po, sa t`duesh; a don me blé?...

Mbasi zjarm s`po kem` me u xé.

Po t`a shes njado `dhe lir:

Urdhno e lyp sa t`keshë dishir;

Po t`a nap me gjith fund t`shekës.

Aukt.

Me gjasë sod kênke n`e Lekës…

Po a edhe t`ftoftët don me m`a shitë? (Kontrata)

Edhe Nakdomonicipedija përbëhet nga tre pjesë si pjesët a dukët dramatike. Bujari përbëhet nga tri pjesë që priheshin nga parathanje ku autori merrte rolin e rrëfyesit. E veçantë vjen poema satirike Palokë Cuca me nëntitullin Nji provë poemi herojkomik që përbëhet nga dy këngë, me nga 94 dhe 55 pjesë secila. Në të tria këto satira autori rrëfen. Edhe Tatari i Diplomacis ka mjaft tipare të organizimit të veprës dramatike. Dialogu është bërësi themelor i poetikës së satirës së Fishtës, një dialog i veçantë si në plan të realizimit të ligjërimit, në strukturim të ngjarjeve, personazheve, ideve. Ruhen këtu elemente të poezisë lirike si masa e vargut e rima që i kanë dhënë dorë poetit të artikulojë mesazhe të forta e të qarta satirizuese. “Poezia satirike e Fishtës, shkruan E. Kabashi, e ndërtuar kryesisht mbi strukturën e dialogut poetik, ruan një ritëm dhe një muzikalitet të habitshëm në punë të ndërtimit të vargut. Jo vetëm pse ka pasur kujdes të veçantë për rimën, por ka pasur kujdes të veçantë që mesazhin poetik ta sygjerojë sa më qartë. Në poezinë e tij nuk ka dilema kuptimore, nuk ka as paqartësi kuptimesh. Aty çdo gjë thuhet shkoqur, me një varg popullor, por tharmin e origjinalitetit ia shtojnë ky ritëm facinues dhe muzikaliteti i natyrshëm.”5

Një tjetër klasifikim që bazohet te personazhet, po që karakterizon dhe pjesën tjetër të krijimtarisë poetike të Fishtës, epikën dhe lirikën mund të bëhet përmës përkatësisë së tyre në periudha dhe qytetërime kohore. Personazhet e Fishtës dhe krijimet e tij satirike klasifikohen kështu në :

Personazhe mitologjikë si Athina, Momi, Zana, Pegasi, Afërdita, Elikona Hyjt e Olimpit e të tjerë. Këto personazhe si dhe ato të klasave të tjera kanë vlerë simbolike.

E shkruar më 1902, Momi ka një paratekst të pastër nga mitologjia greke. Mitologjia autocensuron tekstin e fortë satirik që i lëshohet drejtpërdrejt shqiptarëve dhe të huajve, osmanëve si mentalitet, mënyra sjelljesh dhe kulturë. Fishta nuk e fsheh

                                                            5 E. Kabashi: Përbërësit e poetikës së poezisë satirike të At Gjergj Fishtës: Në: Semirari XVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare,- Tiranë, 1996, f. 835

Page 169: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

169 

 

parahistorinë e personazhit të vet. Momi “i biri i Natës e i Gjumit, qartëson autori lexuesin, e vllau i Marris. Hyj prozhmimesh.”*

Nata e gjumit patne `i djalë,

(T`cillit êmnin Mom ia njiten),

Njaq gergás e t`lshuem nder fjalë,

Sá edhè t`prindt me tâ u merziten.

N`mend aj tjeter s`kishte zhgjanderr,

Veç se si me shti ngatrresa;

As nuk shihte tjeter n`anderr

Veç shka çuet i thotë resa

………………………………

Por pse hyjt prej fjalvet t`tija

U ngatrrojshin n`bukë perhere,

E, si xête mbrenda pija,

M`gota u gjuejshin e m`fultere.

…………………………………….

N`Shqypni Momi porsá rá,

Kû m`atë botë e fortë isht` besa,

Me `i herë xûni me gergá,

Xû me qitun n`vend ngatrresa.

                                                            * ”Momi (gr.)emir do të thotë shaka, lojë. Djalë i Gjumit dhe i Natës, Vëlla i Çmendurisë. Ishte perëndia e shakasë, e satirës. I ftuar nga Athina, poseidoni dhe Hefesti që të gjykonte shpikjet e tyre; shtëpinë, demin dhe njeriun, ai i vlerësoi të treja jo të përsosura. Shtëpia nuk merret dot me vete në rast nevoje; demi ka brirë anash kokës në vend që t`i kishte mbi sytë që të godiste më në shenjë dhe njeriu nuk kishte asnjë spirale në zemër nga e cila të mund t`i shikoheshin ndjenjat. Vetë perënditë u lodhën me shakatë e tij dhe e përzunë nga Olimpi. Zakonisht, paraqitej tullac, i zhveshur dhe më një maskë e shkop në dorë. Në disa variante natyra femërore është përcaktuar si përgjegjëse e luftës së Trojës, e ideuar prej saj që të lehtësonte Tokën, e munduar nga pasha e shumë burrave që duhej të përballonte.” Në: Fjalor mitologjik. (COLONNA, Barbara). Tiranë, Toena, 2005, f.237.

Page 170: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

170 

 

Punët e hueja tu` i peshue,

M`nderë gjithkendin tue perkitun,

Fjalët e kên`na tu` i smadhue

E t`pakên` nat vetë tu` i qitun.

Dau prej tatet grue e fmí,

Vllá ngatrroi me vllá e moter:

Thue, mâ vllazen s`janë n`nji shpí,

Por thue gjakës janë mbledhë m`nji voter

……………………………………..

Shqypnís zani atë botë i humi,

T`huejt mbi qafë i a vune thêmren,

E e mbloi skami, terri e gjumi,

Djelmt e vet i a lnueren zêmren.

E Shqyptarët, jo veç s`e nisen

Per kto punë perjashta Momin,

Por mâ fort, medjè, e konisen,

Msue gjithmonë me nderue llomin…

E njikshtû, qitash, nja`i cilli

S`e la mbrendë e detit vala,

S`e la ferri, toka e qilli,

N`Shqypní majet porsi njala. (Momi)

Personazhe biblikë si Djalli, Adami, Sh. Pjetri, Sh. Mëhilli, Sh. Nkolli etj., bashkojnë krijimet Dredhia e Djallit, Nën Hajat të Parrizit e të tjera ku dalin figura të religjionit, qofshin këto dhe episodike.

Dredhia e Djallit shkon përtej tregimit dhe satirizimit të fenomeneve socio-politike. Fishta vihet në kërkim të burimit të mbrapshtive të popullit të vet, që i gjen në histori, mite e legjenda, në Bibël e kudo. Fishta sikur profetizon kur parathotë rrezikun që kërcënon Shqiprinë nga Serbia, Greqia, Mali Zi. Rrëfimi alegorik mes dy personazheve Shën Mëhillit e Shën Pjetrit, prekë ndjesitë e shqiptarëve që po bëhen dëshmitarë të përditshëm të kobeve të vatanit të vet. Fishta jo vetëm tregon po eksploron, analizon dhe

Page 171: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

171 

 

nxjerr përfundime për të shëmtuarën. Ndërgjegjësimi i lexuesit si parim krijues i çdo vepre aratistike të autorit në satirë artikulohet më fuqishëm. Dredhia e Djallit ndërtohet nga dy pjesë dhe epilogu që përcjell mesazhe moralizuese dhe shprese.

Qe, pra,tashse per çarsye

Punën n`Shqypni s`jet pa u sherthye,

Due me thanë, pa u partallisun

Çdo punë mbarë qi t`jetë nisun.

E kjo namë, ase kjo rrfe,

Ka me ngjatun, thom, nder ne

Dersa menden na t`a rrisim

E me dije most a shndrisim;

Dredha e djallit, pse s`asht tjetër,

Si e kam kndue nder libra t`vjeter,

Veç padija edhe krenija,

Qi shkojn njitë si trupi e hija (Dredhia e djallit)

E thurur në prozë satira Nën Hajat të Parrizit, organizohet si bisedë e Skënderbeut, Djallit dhe Sh. Pjetrit për Shqipërinë. Skënderbeu kërkon të marrë vesh nga Sh. Pjetri për ndodhitë e vendit vet. Djalli, i sapo kthyer nga Shqipëria, ndërhyn në bisedë.

Djalli.- …Në Shqypni, moj faqja e bardhë, hiqet zi me gjetë se kush me ndigjue. Këtu asht halli; pse per me urdhnue gjen sa t`duesh;çë do çaush beledije n`Shqypni kishte me dashtë me u ba Mbret, veç per mos me ndigjue. E kjo punë nuk ka si del e mirë e si mundesh me e psë dishirin ti, tue kenë qi aj I moçmi ka thanë: un zot e ti zot,- po magarin kush e kullotë? E, pra, kështu kishin më dashtë shqyptarët t`u.

- Atdhetarë?...edhe të flakët, besa! Mjaft me pvetë se sa kësula e bardhë e e thimët, e sa pafta e zezë e peca e kuqe asht ble sivjet n`Shqypni! Veçse me ndigjue, nuk ndigjojn atdhetarët.

Në mbyllje të satirës Fishta ia lë fjalën Sh.Pjetrit të qetësojë Skëndërbeun e të moralizojë, ti japë kurajë e shpresë lexuesit.

Personazhe realë si: Skëndërbeu, Dom Ndoc Nikaj, Francesk Krispi, Haki Pasha, Knjaz Nikolla etj. bashkojnë poezitë satirike të Fishtës me mbështetje historike.

Page 172: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

172 

 

Nakdomonicipedinë studiuesi Çapaliku e sheh si “parathënia e e gjithë satirave të përfshira në vëllim, që (…) përgjithësisht janë varacione rreth tenave të cekura në të.”6 Nakdomonicipedija ngrihet rreth personazhit real Ndoc Nikajt si na sygjeron titulli, edhe pse në rrëfim e sipër del Adami, Djalli, Sh. Nikolla, Zoti. Është një poemë satirike, ndërtuar në tri pjesë. Botimi i librit të Ndoc Nikajt “Historia e Shqypnis” është shkaku për të satirizuar një sërë fenomensh reale. Autori i librit përbën një skaj ekstremi, shqiptarin e dëshiruar, dhe skaji tjetër realiteti sundues, mentaliteti i bashkëkombësve të papërgjegjshëm për identitetin e tyre.

Skaji ideal e utopik i realitetitet shqiptar:

Ti me gjasë, Nakdo Monici,

S`din si hecë n`ketë jetë “cicmici”.

Qysh se ty mund t`a hajë palla

Se po kape m`breg me prralla:

Due me thanë, tue vu mbi letra,

Se ç`ka ndodhë, nder kohë të vjetra,

……………………..

Eh! Zotni, t`ngjatët Zoti jeten!

Pa shikoje `i herë kuletën,

E ajo ty ka me t`kallxue

Se shka t`zit ti ke fitue

Me njatë t`bukren Histori,

Qi ke shkrue permbi Shqypni:

………………………..

Dhe skaji tjetër, realiteti konkret:

Prandej sod letrarët e shkretë

Poshtë-n`fund t`unve- i lanë pështetë,

Me i grusht miza në kuletë,

E, hae i keq, kurrkush s`i pvetë

                                                            6 Çapaliku,- vep. cit. f. 60.

Page 173: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

173 

 

As per osh!-as per balosh! (Nakdomonicipedija)

Personazhe biblikë Zoti, Djalli, Sh Nikolla hyjnë në pjesën e parë përmes rrëfimit simbolik. Nëntekstit social i mbivihet politika, që çon në thellimin e shpotisë dhe ironisë.

Pjesa e dytë fillon me personazhin klasik, Tartufit molierian. Ai është i sukseshmi i shoqërisë së kohës, kryetul e bark-sandall, ftyrë-fudull që se pat për gjë ta shesë disa herë Krishtin si Juda.

Tartufi plak, kryetul e bark-sandall,

Nji ftyrë-fudull, sy-xhizhë si gjeraçina,

Dhelper per vedi e ndryshej krejt batall;

Qi pa shum mund e dije, me dredhina,

Porsi hardall i gjatë mbi lule tjera,

Tue kenë vetë hith, u rrit mbi shokë stervina:

………………………..

Un sod u plaka;

Por kurrë nafaka

Der m`ditë të sodit

Mue nuk m`ka lanun.

Edhe kam pasun

Gjithmonë me ngranun:

Jam majë si njala

E, si kam dashtun

M`ka hecun fjala:

Të kujtojmë Tartufin e Molierit:

Tartufi

Po, o im vëlla, ilig, fajtor jam unë,

Një mëkatar i mjerë e faqezi,

I poshtër sa më s`ka njeri në botë,

Page 174: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

174 

 

I mbytur në mëkate e ligësira,

Në krime, turpe dhe të zeza plot.

E shoh se zoti vetë për dënim ma solli punën që të poshtërohem.

Po çfardo krimi që të më ngarkohet,

Unë s`hap gojë hiç e s`mbrohem fare.

Besoni ç`thonë, nxehuni me mua,

Do e kasha hak edhe më keq akoma.

…………………………………….

Tartufi

Ah! Lëreni të flasë! kot e shani!

Ato që thotë duhet t`i besoni,

Përse të mbani anën time, fundja?

Ku mund ta dini ju ç`njeri jam unë?

Mbase ju më gjykoni nga sa dukem,

E më pandehni ndryshe nga sa jam?

Jo, Jo, mos t`ju gënjenjë pamja e jashtme,

Se unë s`jam ashtu si paraqitem.

Më mbajnë gjithë për njeri të drejtë,

Po e vërteta është fare ndryshe.

(Duke iu drejtuar Damisit)

Po, biri im i dashur, flisni, shani,

Kusar , katil, të poshtër, të pabesë,

Më quani me emrat më të ndyrë:

S`them gjë, i pranoj të gjitha, i meritoj,

Bile më gjunjë i shtrohem poshtërimit,

Për të larë gjynahet që kam bërë. (Tartufi Molieri: Komedi të zgjedhura, Tiranë,1980)

Page 175: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

175 

 

Pjesa e tretë i rikthehet Ndoc Nikajt duke satirizuar intelektualët e vendit.

Pra gajret! Mos merr n`qafë veten,

Mos e shkyej ma fort kuletën

Tuj u rrekë per t`mirë t`Shqypnis.

Shporru gjuhës e Historis;

Shko mbas hyllit t`leverdis,

Per n`daç shndosh m`u kapun m`breg.

Sa me istore e Skanderbeg

Po t`kallxoj, ke me mbetë n`zallë

Tue vajtue vehten per t`gjallë (Nakdomonicipedija)

Në botimn e 1907 Fishta e titullonte poezinë Metamorfosis, Paralipomenon i Nakdomonicipedisë. Poezia vjen si bartje a variant i motiveve të satirës së parë.

Satira Metamorfosis është një nga krijimet më të lakuara të Fishtës. Vargjet e fuqishme:

T`a dijë Shqypnija

Pra, e sheklli mbarë,

Se ma mbas sodit

Un s`jam Shqyptar,

A ndiet, Zotni,

Qi rrini m`shkam?

Un ma me sodjet

Shqytar nuk jam

M`thirrni si t`doni,

U tham: urdhno!

Z u l u m`a njitni…

Shqyptar, por, jo.

Per mue Shqypnija

Page 176: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

176 

 

Kufij ma s`ka,

Nuk kam kund atme

As fis, as vlla

të artikuluara në vetë të parë, i dhanë dorë interpretimeve ideologjike për ta cilësuar Fishtën fashist e reaksionar. Po vetëm kështu, prej një shndërrimi thelbësor “in extremis” si e quan Çapaliku mohues e vetëmohues, satirizues dhe blasfemues Fishta ndërton shqipatrin e tjetërsuar, të huajtësuar që do të jetojë si “hyj” mbi dhimbjen e paraardhësve pa i bërë përshtypje gjë. Një shqiptar i çintegruar, pa identitet nuk do të krijohej më mirë se sa nga metamorfoza. Intelektuali shqiptar, si soj i veçantë psiko-moral e social ka për parime jete vetëm interesat vetjakë, lakminë, babëzinë e poshtërsinë.

Intelektualit shqiptar si ka mbetur gjë, ai është në kërkim të identitetit të ri duke shkelur çdo gjurmë dentiteti parak. Këtë krizë identiteti poeti e gjen në konvertimin e shpeshtë të intelektualit tonë herë si turk, grek a sllav. Me ndjeshmëritë që prek e godet dhe me çelësat strukturues dhe interpretues poezia i përputhet dhe lexuesit modern po aq sa dhe atij të kohës së Fishtës. Ndërtimi dhe ruajtja e identitetit qoftë në kushte të reja gjeopolitike të një realiteti të ri integrues, është qasja e shpeshtë në ndërkomunikimet letrare dhe joletrare

Kshtu, kam me ra

Un n`mbramet G r e k,

Kam me ndjehë n`nesret

S h k j a j a Z e j b e k.

………………………

Per mue janë baras

Si b u kë s s i p a n e,

Por due qi gjindja

Pa te t`mos m`lane.

Perse veç shqypja

Do folë n`Shqypni,

(Si duen me thanun

Nji palë zotni),

Kur me `i g u t M o r g e n !

A k a l i i me r a !

Page 177: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

177 

 

Me `I d o b r a v e c e r !

A b u o n a s e r a !

Mue punët të tana

M`hecin per fille,

E der morrizi

M`qet drandofille?...

Luftët e kastriotat

E t`Dukagjinit

Un kam me i mbajtun

Per dokrra hinit. (Metamorfosis)

Fundi i poezisë kalon kufijtë e satirës e tenton tragjiken, si për të mëshuar mesazhin e dhimbshëm të një situate e realiteti tjetërsues deri në asgjësim, një realitet komiko-tragjik.

Njata qi zhabën

N`ketë jetë t`a rrasen

Kshtu kanë me t`shkrue

Mbi vorr ty rrasen:

“Ktu njaj fatbardhi

Asht tue pushue

Per Fe e per Atme

Qi pat jetue”.

A thue se asht vorri

Bash i Spartanvet

Qi n`Thermopila

Banw ball Persjanvet…

Pra, bjer kavallit,

O barku i em,

Porsi bylbyli qi kndon mbi gem! (Metamorfosis)

Page 178: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

178 

 

Personazhe fiksionalë si: Gaspri Ndreka, Prendi Inglizi, Boeri, Lamtarët, Kontrata, Europa, Gjyshi Tata etj. bashkojnë në një grup krijimet Gjuha e Mësimit, Nevoja e Mësimit, Bujari, Lum i Forti, Koha e arit në Shqypni, Dijsja, Jaho Begu e Palokë Cuca etj.

Personazhet e Fishtës të të trija klasave, janë shabllonë e skematikë, të thjeshtë e të pakomplikuar. Janë figura të kapura a të nxjerra nga momente kulmore (vlimi) evoluimi të deformues shëmtues e keqësues qesharakes dhe të ngrira në këtë pikë. “Personazhe minimalë” i quan Plasari që u “shëmbëllejnë kukullave të kurdisura vetëm me një formulë lëvizjeje; jepi manivelës sa të duash, ato lëvizje të tjera nuk dinë!” 7

Ja si flet Ndreka për veten:

Jo, kjo punë mue kurr s`m` ka ndodhë.

As kur ishim motit n`shkollë:

Kur na bajshim analizat,

Permbi kanka tue njehë mizat;

Kur me vishkull t`hollë, t`lmut,

Msuesi n`vend na i çote trut…

Diku, veç duehet me thanë

Se fuqit vijn tue na lanë

Se edhe trut vijn tue na u pakë,

Si t`fillojm me vjet m`u plakë

Pse per ndryshej, nuk kuptohet,

Si kjo punë t`vertetohet,

Qi un të rrijë tri ditë haru

Trut tue i shtrydhun porsi lmu,

E n`tri dit- kurrgja mos qit:

Mos i qit, po, nja pak rreshta.

Qi per sonde gadi i deshta…

Por me dashtë me thanë t`verteten,

Mos me dashtë me qitë poshtë ve`ten (Gjuha e Mësimit)

                                                            7 A. Plasari: Moderniteti i një satire klasike, - Në: Gj. Fishta: Dramatika, - Prishtinë, 1997, f. 20.

Page 179: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

179 

 

Satira ndërtohet herë në poezi e herë në prozë duke i ngjarë farsës. Gjuha si tregues identiteti, në lirikën e Fishtës këndohet në kode ligjërimore romantike, këtu ngatërrohet (me saktë duhet të harrohet) me gjuhë të huaja që na qenkan më të vlefshme, që japin punë e zanat fitime dhe famë. Fundi i Dukës së parë përcjell mesazhin e pjesës. I shkruar në italisht ai denoton dhe konotojw fuqishëm. (Uh! Harrova; kam thanë sonde s`due me shkrue vjersha…po e kthej pra kuvendisht…”osservi” siccome il perder la lingua “ (tue shkrue).,..vre, se të djerrunt e gjuhës, cagioni e suggelli la perdita del-l` indipendenza, pertrin e vulosë të djerrunt e …, shka don me thanë indipendenza? S`e dij. Prit nji herë se po kqyri fjalorin.) Edhe Nevoja e mësimit është variant i satirizimit të gjuhës amtare si Gjuha e mesimit.

Personazhet e Fishtës qofshin historikë, biblikë, mitologjikë a fiksionalë janë tipa socialë, të pandryshueshëm. Ato jepen të formatuar një herë e mirë pa përpjekjen më të vogël për t`i evoluar ose fisnikëruar shpirtërisht. Shpesh Fishta vizaton e karikaturon personazhet duke ekzagjeruar tiparet dhe portretin e tyre e duke krijuar efeke qesharake. Deformimi, monotonia shëmtia, shndërrimi, karikatura portretizimi e të tjera tipare bëjnë që figurat e Fishtës të shkojnë kah antiheroi, dhe antiheronj pa përjetime ndjesore pa rrugë shpëtimi e shpëlarjeje, pa katarsis; këtë as e pretendojnë e as e duan. Nuk ka personazhe të bukur te Fishta dhe as fenomene të bukura; e shëmtuara e ligjëruar sa më bukur artistikisht përfton të bukurën artistike në satirë. Heronjtë e deformuar satirikë të Fishtës janë shfaqje tipike që shënjojnë realitete sociale me funksion përgjithësues. “Te Fishta, shënon A. Plasari, prirja për të ngulitur cilësi dhe vese të përbashkëta ka tjetër nënshtrat dhe shërben si një mënyrë për të treguar gjerësinë, shtrirjen e dukurive shoqërore që shpien në shpërfytyrimin e personalitetetit njerëzor.”8

                                                            8 A Plasari: vep. cit. f.22.

Page 180: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

180 

 

IV.7.c. GOMARI I BABATASIT

Historiku i botimit

Si na njofton At Benedikt Dema, njohësi skrupuloz i historisë të botimit të veprës së Fishtës, Gomari i Babatasit, u publikua nën pseudonimin Gegë Toska, për herë të parë më 1923, nga Shtypshkronja françeskane, në Shkodër. Si pohon vetë Fishta vepra u shkrua javën e fundit të dhjetorit të 1923, vetëm në katër ditë që përkonin me hapjen e Asamblesë Kushtetuese në Tiranë. Studiuesit e Fishtës, Gjeçaj, Plasari, Hamiti, Çapaliku sjellin të dhëna të ndryshme për rrethanat socio-politike të kohës së botimit të veprës. Gjithsesi, një gjë mbetet; situata specifike politike e sociale e viteve 1921-1923 jo pa qëllim përkon me botimin e poemës në fjalë. Kriza parlamentare e dhjetorit 1923 mes pozitës dhe opozitës çoi në krijimin e Asamblesë Kushtetuese. Fishta si anëtar opozitar dhe nënkryetar i parlamentit pati rolin e vet në zhvillimet politike brenda dhe jashtë parlamentit. Në shtypin e kohës, te Ora e Maleve, Hylli i Dritës, Vllaznija, Revista Pedagogjike etj. u botuan një sërë debatesh1 nga personalitete të kohës që kishin të bënin me pikëpamjet e klerit katolik për arsimin kombëtar, me marrëdhëniet e klerit katolik e veçanërisht të franceskanëve me qeverinë e Zogut e të tjera. Këto përplasje politike, sociale e intelektuale përbëjnë argumentin që strumbullon veprën e Fishtës. Publicistika e autorit ishte e ashpër gjatë kësaj periudhe te Ora e Maleve dhe Hylli i Dritës. Ai kundërshtonte prerë orientimet orientale të qeverisë në pushtet.

Në letrën dërguar Dodajt nga Bostoni Fishta shënonte: “Sto scrivendo un` importatissimo (sic) poema satirico in ottava rima, e di cui due primi canti, spero, saranno pronti prima di lasciare Parigi. Ivi si parlerà di tutta la vita sociale Albanese passata, presente e avvenire.

                                                            1 Për situatën e tendosur të kohës shih: m. Gomari i …Kuvendit, Republika, 14 shkurt 1924; Ç…N. At Gjergj Fishtës, Reforma, Shkodër, 15 shkurt,1924; Eshref Frashëri Në Këshillin e Kombit : At Gjergj Fishta s’ka nonji mision : Dit’e re, Tiranë. - Nr. 5, 26 prill 1922, f. 3.

... e çfarë karajfilit! Verba volant scripta manent… : Republika, Shkodër. - Nr. 5, 2 dhjetor 1923, f. 1 - 2.

Fjalët i merr era - karajfilit i vjen era : Ora e maleve, Shkodër. - Nr. 25, 22 nëntor 1923, f. 2. Mirash Ivanaj Feja a politika : Republika, Shkodër. - Nr. 4, 15 nëntor 1923, f. 1. "Hylli i Dritës" e shkollat : Hylli i dritës, Shkodër. - Nr. 11, nëntor 1924, f. 441 – 451 Republika. Në mproje të fesë : Republika, Shkodër. - Nr. 18, 6 mars 1924, f. 3. Lazër Shantoja. Gomari i Babatasit. Poem dramatik i Gegë Toskës. Shkodër, Shtypshkroja Franciskane. - (Bibljografi) : Hylli i dritës, Shkodër. - Nr. 7 - 8, korrik - gusht 1924, Fishta Gj. Arsim apo luftë kundër katolicizmit në Shqypni? Hylli i dritës, 1923, nr. 7

Page 181: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

181 

 

Intanto….ed Eshref lo ho conciato come si deve…Quando leggerai questo nuovo lavoro, sono sicuro che mi darai del bravo, e sarai contento di avermi avuto per maestro.”2

Sipas planit të autorit, vepra do të pasohej me dy pjesë të tjera, të cilat se panë dritën e botimit. Në fakt botimi i 1923 ishte një provokim i hapur që tronditi horizontin e pritjes së kohës. Teoricienët e letërisë Wellek e Uoren marrëdhëniet e pushtetit me librin i vlerësojnë si një mekanizëm universal sa të vjetër po aq të ri. Për ta “Fakti që shteti nuk ka arritur të krijojë me sukses një letërsi që t`u nënshtrohet kërkesave specifike ideologjike dhe prap të jetë art i madh, ky fakt nuk mund të mohojë se drejtimi i letërsisë prej shtetit është efektiv.”3 Qeveria e kohës e mori nën mbrojtje veprën e Fishtës, që nënkupton natyrisht dhe konntrollin, mbikqyrjen, censurën. Autori rrezikoi botimin e pjesës së dytë, Visku i Babatasit që u publikua vetëm në 1994, nga Hylli i Dritës, në Tiranë. Në librat e listuar nga vetë Fishta në italisht për Gomarin e Babatasit, autori shkruan: ”Poema satirico in forma drammatica, diviso in due parti, in cui viene stigmatizata l`ignavia, la traccotanza, l`immoralità, il cretinismo ed il subdolo modo di agire dei passati dirigenti degli affair pubblici e politici dell` Albania. La prima parte fù pubblikata nel 1923, ed il primo migliaio venne esaurito in quattro giorni. La seconda parte, perchè piú realistica, per prudenza non fu pubblicata.”4

E paracaktuar si satirë politike nga autori, Gomari i Babatasit është një satirë mirëfilli politike, një pasqyrë karnavaleske e realitetetit karnaval të kohës.

                                                            2 “Po shkruaj një poemë satirike shumë të rëndësishme, në vargje tetë rrokëshe të rimuar, dy këngët e para të së cilës do të jenë gati para se të lë Parisin. Poema paraqet krejt jetën shqiptare, të shkuarën, të tashmen e të ardhmen. Ndërkaq…Eshrefin e kam ndreqë ashtu si duhet. Kur ta lexosh, këtë vepër të re, jam i sigurtë që do t’më përgëzosh e unë do të jem i lumtur që ishe mjeshtri im.” Në: At Gjergj Fishta deputat në Parlament e udhëtimi i tij për Amerikë,- Në: At Gjergj Fishta, 1941, f.126. 3 Rene Uellek, Ostin Uoren: Teoria e letërsisë, Tiranë, 1993, f.91. 4 “Gomari i Babatasit është poemë satirike në formë dramatike, përbërë nga dy pjesë. Në të stigmaizohet plogështia, arroganca,imoraliteti, marria dhe mashtrimi i udhëheqësve të së kaluarës së çështjeve publike dhe politike të Shqipërisë. Pjesa e parë u botua më 1923, njëmijë vargjet e para u përpinë në katër ditë. Pjesa e dytë, shumë më realiste, falë “kujdesit” të treguar nuk u botua”,- Në: At Gjergj Fishta, 1941, f.335.

Page 182: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

182 

 

IV.7.d. GOMARI BABATASIT DHE VISKU I BABATASIT

Gomari i Babatasit mban si nëntitull klasifikimin Poem dramatik. Si dhe vepra të tjera, autori përcakton tipologjinë gjinore dhe zhanrore të krijimit të vet. Në krye të satirës Fishta përdor fjalët e Mantatembertit “Populli falë atà, qí e mundojnë, por nuk kà per të falë kurr ata qí e rrêjne.” Vepra ndërtohet nga dy pjesë Gomari i Babatasit dhe Visku i Babatasit. Pjesa e parë paraprihet nga një prolog dhe ka tri pjesë; pjesa e dyta ka tre akte. Satira ngrihet mbi motiv të pastër politik. Si dramë politike ajo shënjon ngjarjet politike të vendit në fund të 1923 dhe fillim të `24. Dhe jo vetëm kaq, ajo kapërcen pikëtakimet me realen, për të përgjithësuar dhe satirizuar shqiptarin si njeri e fis me gjithë punët shtetare e shoqnore në dhjetëvjetëshat e parë të shek. XX.

Vehtjet kryesore, si i quan poeti, janë Babatasi, Ministri i Arsimit, Drejtori A, Drejtori B (Ministri i P. Botore), S. S., korrespondent i fletores “Vllaznija” (Shkodër), Nji katundar e nji poet. Prologu është porta hyrëse për poemën e autorit, ku rrëfehen temat, motivet që do të këndohen dhe mënyrën me të cilën do këndohen. Ja vargjet e para:

Pra ktu `i herë e pikë ma s`parit

Po i diftoj rodit t`Shqyptarit,

Se un ktus`kndoj burrnin e t`Parit,

As trimnit e ndoj luftarit,

Veç nji gaç nji zog gomarit,

Qi, qyqari, per send tjetër

Edhe në satirë, kur thërret Zanat për të artikuluar ligjërimin poetik, Fishta, ashtu si në epikë mbetet i lidhur me modelet e këndimit të epikës antike greke dhe ato të epiës legjendare.

-Mbasi ngaeshim paçë qillue-

Mbi `i gomar nji kangë me shkrue,

Herë tue qeshë, herë tue vajtue,

“Si mbas rregllave” t`Poezis,

E nevojve t`Shqyptaris.

Eja, Zanë, pra, prej Parnasit,

E kaluer ti m`shpinë t`Pegasit,

Mendes s`eme shkundja lbozen,

Page 183: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

183 

 

E m`difto metamorfozën

E njatij gomarit t`ri,

Për studiuesin Hamiti, Gomari i Babatasit është më tepër “një tekst i dramatizuar sesa një tekst dramatik…Vepra ka kaq pak veprim e kaq mbështetje në forcën e fjalës. Madje edhe karakteret, të cilat përdallohen nëpërmjet emërtimit, pretendojnë të karakterizohen jo nëpërmjet emërtimit, po nëpërmjet të folurit, pra deklarimit, dhe ky i folur nis e sos është distribuuar mbi këto vetje me një qendrim tepër të kontrolluar autorial.”1 Është e dallueshme që vepra më shumë se skenës dhe lojës së aktorëve i destinohet lexuesit, më shumë se spektakël, mjeshtëri kostumieri e regji artikulon dialogë e monologë të fuqishëm, më shumë se veprim dramatik si thotë vetë Fishta, ndërtohet si “poemë dramatike.” Gjithsesi ne mund të ndjekim skemën a një farë skeme, së cilës s`i shpëton asnjë vepër dramatike, sado e moderuar ose e veçantë qoftë.2

Drama fillon me ligjërim dramatik të tendosur, edhe pse akoma s’janë prezantuar personazhet kryesorë. Është veçori e Fishtës t’i paraqesë personazhet përmes kulmesh dialoguese, mes detajesh e situatash që lidhen drejtpërdrejt me realitetin.

Karakteri mimetik i dramës duket që në pjesën e parë. Ministri i arsimit po lexon në Revistën Pedagogjike një artikull të Nebil Çikës (artikulli është nënshkruar me iniciale N…Ç…si në tekstin dramatik) në lidhje me qendrimet e klerit katolik për arsimin. Në dialogët e Ministrit me Drejtorin A nis polemika:

Ministri

Jo, pra, jo! Shkollën n`Shqypni

Nuk e baj kishë as xhami.

Prandej shkollat fillestare,

Qi mos t`jenë qeveritare,

Do t`i mbyll varg e vistër,

Mbasi ndollë kam un Minister:

………………………….

Sidomos t`Fretn`e shqyptarë.

Kta, po, janë antikomtarë,

Njerz t`rrezikshem, fanatikë,

Drejtori A

                                                            1 S. Hamiti: Letërsia moderne shqipe, Tiranë, 2009, f. 46. 2 Wellek, Rene; Uoren Ostin: Teoria e letërsisë, Tiranë, 1993 (Shih kapitullin për zhanret letrare).

Page 184: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

184 

 

Qeveria asht afetare:

Prandaj tham se zyrtarisht

Edhe kshtu llapazanisht

Nuk asht mirë, qi n`polemikë

T`himë na sod me atolikë.

E t`ju shajmë Papë e Meshtarë,

T`ju shajmë Fen e Kishën marë,

Thue se Arsimi i jonë komtarë

Asht nji lozhë e masonis

Në polemikë e sipër për shkollat e huaja del Babatasi, të cilit i kërkohet krijimi i një Muzeu, ndërkohë ministrit që e kishte ngrit një të tillë, ia prishi moti. Fillon peripecia. Fishta nuk deformon objektin, po e asgjëson atë. Raportet mes objektit dhe individit që do të kritikoheshin e satirizoheshin, shkëputen, priten. Objekti asgjësohet në formë groteske, në rrethana komiko-tragjike (Ra do shi e u kaperdie/ U shem mbrendë, e e marroj Zoti./ Shka me ba: e prishi moti). Muzeu, përfaqëson imazhin e qevrisë së kohës. Ngrehinë simbol që funksionon përmes pamjes dhe vizitave, muzeu është fasada a dukja e punëve qeveritare, pamja e jashtme dhe e brendshme e shtetit, është thelbi i funksionimit të tij. Përplasja shtrihet nga niveli personal në atë të grupeve shoqërore kundërshtare për të përfshirë shtetin dhe shoqërinë, mendërisht dhe fizikisht. Çështja e shkollave private në Shqipëri është vetëm pretksti për të diferencuar grupe të përcaktuara politike, religjioze e sociale të shenjuara saktë në realitetin e viteve `20. “nji encyklopedí e vërtetë e botës mâ gjenuine shqiptare” - e cilëson E. Koliqi Fishtën dhe veprën e tij. “Asht realist i pazoti, vijon Koliqi, të rrethojë me tymtajë mystike vehtjet e sendet; âsht diffident, merr qindresë kapadaish, âsht i urtë, idhnak, sarkastík, krenar, herë-herë trashaman, herë-herë i hollë në fisnikí ashtu si janë shpesh malsorët e rritun me parimet e burrnís…”3

Pragmatik, realist e inteligjent prej natyre, Babatasi merr përsipër të kryejë detyrën. Drama merr kthesë, rritet dramaciteti. Babatasi bëhet shpesh zëdhënës i qendrimeve autoriale, duke diferencuar gjithnjë e më shumë grupet e politike.

Babatasi

E me u shporrë Muzeut. Per ne,

Qi nuk kemi bukë me u ngië,

Sod Muzeua i “kabuni”,

                                                            3 E Koliqi: Fishta, interpret i shpirtit shqiptar,- Në: At Gjergj Fishta, revista Shkëndija, Tiranë, 1941, f.52.

Page 185: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

185 

 

Qi nuk asht, jo, per dhamë t`onë;

Pse Financa, sip o thonë,

Sod ka ardhë e asht ba teneqe.

Në dialogë të Babatasit dhe Ministrit krijohen lidhje të tjera me realitetin përmes emrave realë që drejtojnë vendin si Kolë Thaçi, ministri i financave, Ali Klisura. Babatasi, personi i gjetur në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar emërohet arkeolog. Satira thellohet, ajo merr rrugë, rrugë me labirinte. Duket një mision i pamundur. Babatasi, një njeri tipik popullor vihet në kërkim të përmbushjes së misionit. Drama vazhdon me plot peripeci, kthesa e të papritura. Pikërisht në rrugën e Kavajës fillon pjesa e dytë, në një ditë pazari, ku Babatasi dhe Drejtori B gjenden aty për të blerë një gomar. Drejtori B shënjon zyrtarin dhe nëpunësin e administratës që e di mirë rolin e vet, është në ndihmë të Babatasit (Per m`e pasë ti si nihmtàr/ Në ndërtesë t`Muzeut komtàr). Gomari bëhet manivella lëvizëse për ecurinë e dramatikes. Në këtë pjesë aksioni i zë vendin polemikës dhe dialogut të pjesës së parë. Edhe dialogët e Babatasit dhe drejtorit janë shumë më të shpejtë dhe të gjallë, ato përpiqen të përfshijnë mbarë jetën e kohës, në dukjen e vet më të shëmtuar. Batuta, shprehjet frazeologjike, barbarizmat e dialektalizmat krijojnë humor e satirë që shpotit e të godet thershëm.

Babatasi

Por Ministri vesht nuk muer,

Edhe kshtu, (me gjasë n`Kallnduer

A pak para , nuk e dië),

Si ajo kpurdha, kur bje shi,

A si m`pleh nji madergonë,

Befi m`kanë Muzeu jonë:

Ashtu, han, pa kurrnji kthinë,

Tanë qerpiq njeshë me deltinë,

…………………………..

A kaçorr ngrefun per pula

………………………..

Se isht` çilë fjala n`Parlament,

Qi, per t`dajtë na liberala,

Njerz tamand “okcidentala”

Page 186: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

186 

 

Drejtori B

-Klika t`mshefta, çerdhe intrigash,-

Jo veç gjygj Shqyptari s`lypë,

Pse aj do t`hajë veç bukë krypë,

Ndersa ata npunsat e Shtetit

Rrinë t`u majë si gjela detit

Babatasi

Ah! Shqyptarët…këta i ndieftë Zoti!

Se si regjë as halli as moti,

Edhe vetë, po, me sy m`ballë,

N`vorr me hi duen per të gjallë

…………………………

Se, pa u mbushun gjysma e vjetit

Firo shkon t`gjith parja e Shtetit

Neper x h e p a t`”atdhetarvet”

Në këmbimet ligjërimore Fishta vë në gojë të Babatasit mesazhe moralizuese e didaktike. Realitetit të shëmtuar i kundërvë qoftë dhe hipoptekisht realitetin e dëshiruar, modelin e mirë. Janë struktura të ngjashme si dhe në epikë e lirikë:

Babatasi

Por Shqypnin na ba e kina,

Qi t`gjith na, po, t`gjith si jina,

Gegë e Toskë, fushë e malcina,

Gjytetarë- edhe fshatarë,

Neper rreze të liris

T`vehna m`rrugë të gjytetnis,

E t`kem` bukë edhe qetsi,

Perparim n`Shtet edhe në ship,

Page 187: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

187 

 

E mos t`vuejmë t`gjith at siklet,

Qi vuejt kem` per pesqind vjet,

Sa pa`m ndejë në themer t`huej,

T`sham e t`shtypun prej gjithkujë.

Në këtë situatë del në skenë katundari, përfaqësues i një prej shtresave më të gjera të popullit tonë.

Katundari

Nuk e dië-besa, zotni;

Se ky n`vathë mue nuk m`ka le.

Un per qarkëte e kam ble

M`rrugë të Prezës s`ka nji muej,

E kam ble prej s`dië se kujë.

Veç aj burri m`tha, se n`arë

Gjetë e paska ket gomar

Lshue pa zot, tue kullotë bar,

Babatasi e di mirë misionin e tij, gjithsesi ai është futur në lojë e duhet ta çojë deri në fund atë. I bindur në kotësinë e detyrës që i kanë ngarkuar, i bindur në situatat qesharake, komike, absurde e paradoksale, Babatasi mban peshën kryesore në vijimin e dramës. Është personazhi më frekuent dhe më i artikuluar në ligjërim, që përcjell shumë më tepër se të tjerët te lexuesi efektin e komikes. Për realizimin e shkallëve të humorit te Fishta, Koliqi shënon: “Tue filluem nga humorizmi i karikaturavet, ….deri në sarkazmin plot hov idhnak, qi përfundon n`invektiva, të disá polemikave të tija, të gjitha shkallët e gjínít e shpotís shtjellohen në të plot gjallní trajte frymzimi.”2

Babatasi (Drejtorit B)

S`ka ku shkon puna ma zi.

Se, per Zotin, Qeveri

Kjo nuk asht: asht kjo nji cetë

Njerzsh t`pa njoftun, t`cillt as vetë

S`diejn shka duen; e t`mos isht` fllanxa-

                                                            2 E. Koliqi,- po aty, f.53.

Page 188: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

188 

 

Të mos isht`, due t`tham, Financa

Qi me i mbajtun lidhë n`mjet vedit,

Kta Shqypnin shi atij t`shkorretit

Do t`ja falshin. i njof mirë

Gjinden un. Prandej asht vshtirë

Me i luejtë vendit. (mrrijnë te hani)

Katundari

T`marë paç! Zotni,

N`kje se t`vjen tyë n` t e r e z i ,

Thueje `i fjalë n`at Qeveri:

Se, per Zotin,-kjoftë levdue!-

Po shkoj puna si ka shkue

Marë Shqypnija ka marue.

Pjesa e tretë Metamorfoza zë fill me një monolog të fuqishëm të Babatasit, në drejtorinë e muzeut. Është monologu i parë i Babatasit në vepër, një ligjërim i artikuluar së brendshmi, që nyjëton zërin e autorit, një zë i fortë, i ashpër, diskretitues, fshikullues, “ndoshta monologu më i ashpër në tërë satirën e Fishtës” si e cilëson Çapaliku.1

Babatasi (vetun)

Ju rrugaça e sallahana,

Vagabonda shakllabana,

Rriqna t`ndyet, mikrobë të kqi,

Qi të mjeres moj Shqypni

Kthelltë hië i keni në mushkni,

Pa dhimë gjakun tuj ja pi,

Po der kuer, bre batakçi!

Veprimi dramatik do të marrë kthesë. Drejtori A njofton urdhrin e ministrit se për muzeun do të vijë një studiues, arkeolog nga jashtë shtetit.

                                                            1 S. Çapaliku: vip. cit. f. 87.

Page 189: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

189 

 

Drejtori A

Zotëni, ktu m`ka dergue

Vetë Ministri, me t`diftue,

Se, per t`ndreqë Muzen komtar,

Ka me ardhë nji dijetar,

Doctor universitetit

Sjellë n`Shqypni me pare t`Shtetit,

Arkeolog ky n`nam e n`za:

Babatasit i mbetet gomari që s`i hyri në punë për ndërtimin e muzeut, ndërkohë që ndjehet i çliruar për misionin që duhet të dorëzojë.

Babatsi

E Arkeologut, ja lshoj zyren;

Me gëzim, si t`thashë perpara:

Kshtu pse e die se e lypë mara

E Muzeut-e e mara e Atdheut.

E ma teper due me shitë

Njat gomar, qi tash nji ditë

N`rrugë t`Kavajës e pata ble:

Mbasi tash un në Muze

Dorë as gisht s`kam me pasë ma,

Mue gomari s`m` duhet gja.

Drama merr kthesë tjetër, duke rifutur edhe një herë në dramë personazhin S.S. dhe debatin e fillimit të veprës. Hyn një postier me një tufë letrash në dorë dhe i jep Babatasit fletoren e Shkodrës “Vllaznija” ku nën pseudonimin Drejtimi shkruhet: “ZZ. Pajtimtarve t`onë.- i vlerti e i palodhshmi bashkpuntori i ynë, zotni S.S., pa pritë pa kujtue asht zhdukë prej ktij gjyteti. Ja kemi lshue sogjet per gjth anë, poe der sod s`kemi mujtë me e hetue kurrkund. Prandej, tuj na mungue, si me thanë, krahi i djathtë i ynë, kemi me kenë të ngushtuem me ndalue per do kohë botimin e fletores.” Duhet të vërejmë se Fishtën nuk e prek pamja e personazheve, as tiparet dhe xhestet e tyre. Ai s`ndalet në to, e as si bën objekt humori e satire. Poetin e tërheq karakteri i personave në lojë, ai bën të dukshme pamjen e tyre të brendshme

Page 190: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

190 

 

Babatasi (tuj lshue m`tryez fletoren)

Po e shef vetë, pra, tash, zotni,

Se fletoret per nji Shtet

S`janë rrezik as garramet,

E se ajo lirija e shtypit

S`asht nji shpatë në dorë t`magjypit;

Por a `i mjet, pa t`cillin Shteti

S`perparon as ktu as njeti.

……………………….

A din pse, mor` t`u ngjatët jeta,

S`t`bahet me lexue gazeta?

Pse m`gazeta, njitash vonë,

- Sidomos n`ket vendin t`onë-

Asht tuj shkrue ç`do matrahul,

Ç`do surrat-qerep krye-tul:

Nierz rrugaça e krejt b a t a l l a,

Babatasi me Gomar për dore niset me dalë. Është dita e hapjes së Asambles Kushtetuese, 27 dhjetor 1923. Porsa shkon te porta e oborrit gomari shndërrohet në S.S., korrespondenti i fletores “Vllaznija.” Përsëri manivela lëvizi, Gomari bëhet figura kryesore e veprës, shtysa kryesore e marëdhënieve mes personazheve dhe këtyre me situata të ndryshme. Situata enigmatike fillon të zbardhet: S.S. si poet që e quante veten S.S. është ngjitur në Parnas, ku takoi Orë e Zana. S.S. shndërrohet në gomar sapo e kuptojnë që do kurorën e dafintë. Në gomar është shndërruar dhe Nebil Çika (N. Ç.). pjesa e parë e Gomarit të babatasit mbaron:

Babatsi

Veç, t`a diejsh se b o r x h m`i ke

Gjashtë naplonat qi paçë dhanë.

Kuer gomar t`bleva n`Tiranë;

Por, jo sod; pale se kuer…

Page 191: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

191 

 

S.S.

Un?... pse ?

Babatasi

(tue i ra qafës me kamxhik)

LASSEN SIE NUR!

S. S. Vehet m`t`hikun, tuj krue qafen.-

Babatasi merr rrugen kahë Parlamenti, edhe

per tash maron veprimi.

Page 192: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

192 

 

IV.7.e. VISKU I BABATASIT

Visku i Babatasit organizohet në tre akte. Kjo pjesë e dytë e veprës së Fishtës e pa dritën e botimit vetëm pas viteve `90. Poema satirizon drejtpërdrejt realitetin politik të vitit 1924. Në fakt ngjarjet këtu nisin aty ku mbetën në pjesën e parë, duke krijuar një strukturë fabulore zinxhir. Në këtë pjesë problemet sikur hapen dhe zhvillohen më tej. Edhe Visku ka mbështetje të qartë historike. Ajo kap ngjarjet historike nga 27 dhjetori 1923, ditën e hapjes së Asamblesë Kushtetuese, deri kur pushtetin e merr Fan Noli dhe pasuesit e tij, qershor 1924. Satira e poetit ngrihet në nivele institucionale, duke u zhvilluar në institucionin më të lartë ligjbërës dhe vendimmarrës siç është parlamenti. Satira qendërzohet në ballafaqimin e ndeshjen e partisë sunduese, Partisë Popullore me Partinë Opozitare; në fakt kemi përpjasjet mes dy tendencave politike e kulturore që përfaqësohen nga konservatorizmi dhe liberalizmi, gjegjësisht nga mendësi qytetare lindore dhe perëndimore. Shtohen personazhet në këtë pjesë, shumica e të cilëve janë personalitete të kohës me peshë në fatet politike të vendit. Shtohet dhe zëri i autorit, një zë rrëfimtari në vetë III, informues e shpjegues që tërheq vëmendjen e spektatorit (lexuesit) në dukuri, prezantime, përshkrime dhe detaje specifike të karakterit qesharak dhe karnavalesk. Lloji i shkrimi, (me font italic) diferencon këtë pjesë të ligjërimit nga të tjerat.

Jo më kot pjesa e dytë e dramës dhe akti i parë i saj hapet me një ligjërim të gjatë të autorit, jo më kot përshkruhet kryetari, Terrtabucleci; jo më kot Sekreatri i Parlamnetit këndon telegrafin përmes autorit, apo në rastin e ligjërimit të Mihajl Gramenos, të cilit shpesh i lejohen vetëm dy- tri fjalë e të tjerat zëvendësohen me ligjërimin e autorit. Po kështu fillon akti idytë në hotel “Internacjonal” përshkrimi i rrugëve të Tiranës, si Rruga e Dibrës, dhe akti i tretë.

Ja fillimi i aktit të parë të Viskut të Babatasit:

Konstitucionalët

Ana e Asamblesë

Kaherë kafazi i parlamentit, veshë në cohë të kuqe, ka dalë në Parlament e asht ndejë qiri n`kambë ndërmjet ziles e anës s`Asamblesë. Shqrbtorët e Parlamentit mbushin kotrovat me ujë per Deputetët, ndërsa “tellalli” nji herë, e mbasandej xhandarët, me bajoneta ngrefë, urdhnojnë qi të mbyllet pazari. Tiransit kush shkon në shtëpi, kush rri mbas “tarabave” të dugajës, tue u xe në zjarm….. Mbi portare t`oborrit të Parlamentit mvaret

Page 193: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

193 

 

nji zhel i kuq, me ketë nënshkrim:”Rroftë Parlamentua”. Ana e Asamblesë vjen e mbushet pilë e përmajë më zyrtarë, do terzi e “marangona” shkodranë, do tregtarë kontrabandaxhi korçarë, miq deputetësh…..Në nji skaj t`anës e kermez në ftyrë, asht ndejë Mihajl Grameno, i cili, tash e ma vonë, ndihet ke thotë, si nëpër dhambë: rezilat, surrat-qerepat, maskarenjt. Ka hi edhe Vinjau qi s`duel i zgjedhun për Deputet në prefekturën e Gjirokastrës …

Terrtabucleci

Nji burrë dishka si jevg: me nji ftyrë të rreshktë e të zymtë, si nji mushkni kali, e do mustakë njeshë faqeve, a thue se ngjitë me tutkall. Çohet e flet, pa lypë fjalën.

Kryetari

Pra kush asht i ktij mendimi,

Që t`na epet sod shpërblimi

I tre muejvet, t`çohet m`kamë.

Të gjith Asamblistat, pa ndërlikim partish e intrigash, çohen vetimë m`kamë, posë P. Ambroz Marlaskajt, OFM. Kryetari vetë ngrihet si hu telegrafe para tryezës së kryesisë. Edhe Ministart çohen, pos Kryeministrit, i cili ban se asht tue këndue deklaratën që do t`ia bajë Asamblesë. Zyrtarët zanë e çuçurisin njani me tjetrin…..Mihajl Grameno numëron me dikë…ndihet ke i thotë: pizevengat! Halldupat! Surrat-qerepat! Ministry i Luftës, më kambë edhe ai, mban sytë n`ajri: ndoshta aty per aty i bjen m`mend puna e xhandarvet, të cilët…kanë nandë muej rrogë pa marrë. Ministri i Financavet grisë buzën me dhamë, kah mendon se kashën e ka thatë…

Akti i dytë

Neoshqiptarët

Hotel “Internacjonal”

Të gjith mbasditen vlon puna në “Restaurant” të “Internacjonalit”, për të bamë gati “sofrën” për ministra e deputetën…vetë Ismet Efendija drejton punën, tue i dhanë urdhna herë njanit herë tjetrit ndër shërbtorë. Edhe tryezat vehen ndër vende e mblohen me sofrabeza, aviten karrigat, baren gotat, shishet, boskat, çinijat e gjithshka lypet për me shtrue nji sofër për zotni.

Në krahasim me pjesën e parë, te Visku i Babatasit shtohen personazhet.

Duket se parimi i paraqitjes të grupeve të ndryshme sociale përmes tipit e tipave përfaqësues, e çoi Fishtën të krijojë plot personazhe të veçantë letrare, një pjesë e mirë e të cilëve “mbulojnë” personin real historik. Veç personazheve realë dhe atyre letrarë Fishta ka marrë dhe emra folklorikë për figurat e tij si Tosku, Bosku. Në pjesën e dytë mund të flasim për galeri personazesh; numërohen mbi 30 personazhe, secili në vendin dhe me funksionin e vet. Po shënojmë disa: Kryeministri, Babatasi, Bosku, Taravoli,

Page 194: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

194 

 

Ismet Efendia, Palokë Cuca, Veshllapota, Kryematarja, Ministri i Luftës, Ministri i Financave, Mihajl Grameno, Mati Logoreci, Dallkauku, Dikush prej popullit, nxanësat e Shkollave, Nji Nacjonalist, Kryekërtolla, Kalangerrçi, Inspektori Kosovar e shumjë të tjerë. Në satirën e Fishtës si dhe në pjesët tragjike, dramatike e melodramatike ligjërojnë dhe zëra anonimë që përfaqësojnë grupe a bashkësi interesash të ndryshme. Është mekanizmi i lashtë që e ka burimin në koret antike të teatrit grek e që funksionon dhe këtu. Ligjërimet kolektive përcjellin kryesisht mesazhe këshilluese, urdhëruese, predikuese etj. në zërin popullor herë shtresohet e herë fshihet zëri i autorit, që bëhet pjesë e qëndrimeve masive ndaj situatës dhe personazheve. Kështu për shembull formacione të tilla popullore si Nji tjetër dallkauk prej popullit, Dikush prej popullit, Nxanësat e shkollave, Zyrtarët, nji gjimnazist, gjenden shpesh në tekstin dramatik.

Nxanësat e shkollave

Rroftë flamuri kombëtar!

Zyrtarët

(tue rrahë shuplakë e tue britë)

Rroftë sa mallet Qeverija!

Nxanësat e shkollave

(me britë të madhe)

Rroftë Flamuri! Rroftë Shqipnija!

Nji nacjonalist

(bërtet sa kurr ka në krye)

Rroftë! Rroftë veterani i Arsimit!

Pas hyrjes satirizuese prozaike, e po kaq poetike të atmosferës së Asamblesë Kushtetuese, akti i parë fillon me diskutimet dialoguese mes Kryetarit, Babatasit, Palok Cucës, Boskut, Terrtabuclecit, etj. Është e pritshme që kryetari i Asamblesë të ligjrojë më shumë, 18 herë. S’mbeten mbrapa po ashtu kryeministri dhe sekretari. Problemet dhe realiteti i kohës hapet menjëherë, që në dialogët e parë shpalosen klanet, mendësitë, kundërshtitë dha aleancat. Po, me gjithë mosmarrëveshjet, kur bie fjala për paga dhe fitime deputetët bashkohen

Kryetari

Pra kush asht i ktij mendimi,

Që t`na epet sod shpërblimi

I tre muejvet, t`çohet m`kamë.

Page 195: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

195 

 

Dëgjohen projektligje e diskutime për financat, politikën e jashtme, ushtrinë, arsimin, rendin publik fenë e të tjerë. Mes mendësisë lindore e perëndimore, në rrëmujë dhe zhurmë të vazhdueshme Bosku shprehet:

A se, ndryshe, t`zgjedhim Mbretin

Edhe n`dorë t`ia lshojmë na shtetin.

N`dorë t`ia lshojm na fatin t`onë,

Që ky t`jetë, der vonë e vonë,

Autokrat përmbi Shqipni:

Vetë me zi – vetë me përzi

Te Visku i Babatasit, më shumë se te pjesa e parë, kanë vlerë xhestikulacionet dhe mizanskenat. Thuajse gjatë gjithë kësaj pjese ndërhyn autori me shpjegime dhe informacione të ndryshme që kanë vlerë skenike e regjizoriale, artistike e satirike. Kështu Babatasi flet (me vedi), ose (me vedi e tue kqyrë kahë “klikarët”); Mihajl Grameno (tue qeshë), kryetari (çohet e del), e herë tjetër (tue i ra zilës), Babatasi merr fjalën (si npër dhamë); Hundleshi flet duke u (sjellë prej Kryetarit e tue trakllue me gisht m`tryezë) etj.

Ndërhyrjet e Babatasit janë esenciale për nga përmbajtja, të shkurtra e të thukëta nga forma. Shpesh ligjërimet e tij kanë trajtë sentenciale. Babatasi flet 16 herë, më së shumti (me vete) duke i mëshuar anës më qesharake e komike të situatës.

Babatasi (me vedi)

Pse nuk kthen n`Jugosllavi?

Babatasi

(si npër dhamë)

E as m`e pa s`kan pa Stambollën…

Babatasi

(me vedi)

Ky po folka pravo, zhdravo

Është interesant komenti i fundit, në rrugën e Dibrës-Tiranë.

Babatasi

(me vedi)

Besa-besë, si m`duket mue,

Page 196: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

196 

 

N`shkojshin punët si kanë fillue,

“Popullore” as “Opozitë”

S`kan me qitë kurrgja në dritë;

Në këtë moment, si pas konkluzioneve të Asamblesë, Babatasit i kërkohet të paraqitet në polici, pasi “kamxhik qafës” dikujt i ka ra. Mbyllet akti i parë i Viskut të Babatasit me rimarrjen e situatës nga pjesa e parë e veprës.

Babatasi

Puna e atij zogu gomari,

Që paçë ble prej katundarit

N`rrugë t`kavajës. Asht nieri s`pari

Mandej bahet zog gomari,

Atëherë nieri prap se prap,

Edhe lshohet, madje vrap,

Me paditë te komiseri.

Si asht kjo punë: gomar e nieri!

Akti i dytë, titulluar Neoshqiptarët, fillon në Hotel “Internacjonal”, me gatitjen e “sofrës” për ministra e deputetë. Janë personazhe të kësaj pjese Koço, Ismet Efendija, Mati Logoreci, Dallkauku, do kasapë e muhaxhirë, njerëz të thjeshtë nga populli, disa nxënës, Veshllapota, Kryekërtolla, zyrtarë. Ndërsa hyjnë deputetët, njerëz që kanë zënë vend para hotelit, i përshëndesin dhe nderojnë ato. Mënjanë tyre qendrojnë personalitete të arsimit si Hilë Mosi, Aleksandër Xhuvani, Luigj Shala, Gaspër Beltoja etj. Nisin dhe këtu plot diskutime për arsimin, financat, fenë e mbrojtjen. Në rrëmujën ligjërimore duket se ndërhyrjet në prozë të autorit, që dhe gjatë aktit të dytë janë të shpeshta, sqarojnë dhe lehtësojë komunikimin. Jemi në një mendje më studiuesin e satirës së Fishtës, S. Çapalikun për pozicionin e jashtëm të Fishtës. “Fishta,-shënon Çapaliku,- duket se në këtë situatë si dhe gjatë gjithë zhvillimit dramatik te “Visku”, rri dorëjashtë dhe merr një pozicion të mirëfilltë epik.”1 Edhe Babatasi sikur distancohet nga autori, ai është në një linjë ligjërimore me Mati Logorecin duke u sjellë si zëdhënës të pjesshëm të poetit satirik. Visku është pjesë dramatike ku vend të parë zenë ligjërimet dialoguese dhe monologuese.

Mati Logoreci

(tue u falënderës t`ulun të kresë)

                                                            1 S. Çapaliku: vip.cit, f.101.

Page 197: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

197 

 

Zotëni!- Pa histori.

S`ka jetë kombi, as s`ka gjallni.

…………………………….

“Çynçi neve jem` shqiptarë

E jo grekë a se bullgarë”.

Bullgarë jo –por grekë tham po.

Grekë e turq e serb der m`sot,

Që n`Financë s`u bamë na zot,

Ka pasë vendi, besa, plot:

Gadi t`gjith shqipatrët e sotit

Serb a grek a turq kjenë motit;

Ruhen nga akti i parë ligjërimet nën zë të Babatasit dhe shtohen të tjera më të shtjelluara e të artikuluara hapur

Babatasi

(me vedi)

Njani sjellë e tjetri barë…

Babatasi

(me vedi)

Ele ma, po ndër tefterë.

Babatasi

Rrofshin bibat nder çinija!

Në rrëmujën e organizuar ligjërimore ku flitet për çdo gjë dhe në thelb për hiçgjë nxanësit e shkollave nisin me këndu himnin e flamurit “Porsi fleta e Engjllit t`Zotit”. Babatasi si më të shumtën e herëve, nën zë, parodizon edhe simbolin e identitetit kombëtar:

Bini, Toskë, e bini, Gegë!

Shoqi-shojnë shkoni tue djegë!

Bini n`pshesh! Bini n`laknorë!

Trima, mbrendë! Me dorë! me dorë!

Page 198: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

198 

 

Në restorant Fishta e ndërton lojën përmes dy dialogësh bazikë: dialogu i parë realizohet nga Veshllapota dhe Kryematarja dhe i dyti nga Kalangerrçi e kryekortolla. Kjo pjesë nuk ka lëvizje, ajo ndërtohet përmes lojës skenike statike, duke i rënë pesha kryesore ligjërimit. Mund të cilësohet kështu si satirë e situatës. Autori përmes prozës informon deri në detaje për situatën në restorant. “Kryetari i Bashkisë së Tiranës e Kryetari i Asamblesë qindrojnë përballë e, me fesa të thijtë në krye, kanë zanë kryet e vendit. Mandej Ministra e Deputetën e tjerë të grishun, ndër të cilët edhe BABATASI, janë ulë kush ndër vende t`caktueme, kush aty ku mbas gjaset i duket se asht te vendi…..Në fund të salonit nji INSPEKTOR ARSIMI, që s`din shqip, pshty prej Turkijet në Shqipni. Në fillim mbi tryezë nuk ka pije, por....”

Dialogu i parë, mes Veshllapotës dhe Kryematares dy zyrtarë të lartë të Turqisë, duke fol nën zë shprehin çudinë që duhet të përfaqësojnë vendin e tyre pikërisht ata që e kishin sulmuar kaq shumë këtë vend dhe popullin e saj.

`Dialogu i dytë mes Kalangerrçit e Kryekortollës, dy figura që zbërthehen lehtësisht nga jashtë e nga brenda përmes shpjegimeve komike për Gjergj Kastriotin.

Kryekortolla

Allahile!- se t`rashë n`fjalë-

Disa herë kam dashtë me t`ndalë

E me t`pvetë, shka asht ky Kastrjota,

N`gojë që e zanka ktu mbarë bota?

Turk a i kshtenë – a shka ka kenë?

Kalangerrçi

Po ndonji herë

Ke nevojë – t`a zashë me gojë

-Merret vesht: kodër mbas bregut-

Emnin e Gjergj Skander-begut

-sozyn ia bama – pse kshtu

E lypë puna sot këtu

(Prap ndihet nji goksim i fortë në salon)

Është i famshëm monologue i Daut Efendisë, një ish-mehmur i Turkisë,-si sqaron dramaturgu,- mbushë dy fulqitë, tue u përçapë e me nji koshë bibe në dorë flet, vedi me

Page 199: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

199 

 

vedi! Daut Efendija është njeri tipik i mësuar ti përshtatet regjimeve, tipi i njeriut të rritur dhe edukuar në Turqi që përshtatet shumë mirë me Shqipërinë, di të krijojë lidhje me pushtetarë dhe të përftojë prej tyre për familjen, di dhe të marrë nam e të krijojë imazh për veten. Ligjërim monologues i fortë sarkastik me plot barbarzma, i integruar funksionalisht te Visku.

Po, po; sod shqiptar un jam,

E shqyptar për t`mbetun kam:

Fjesht shqipatr e zog shqiptari,

Mjaft qi t`m`hecë mue rroga arit.

Megjithkta, prap mirë se mirë,

Jam sod pashë, në mos vezir.

Nuk asht keq, jo, për Allah!

Prandej, pra, edhe un si fmija

Do t`thrras t`madhe: rroftë Shqipnija!

(tue pshtye dy a tri herë m`anësh)

Tobe stagi furullah!

“TOAST” titullohet pjesa e fundit e aktit të dytë të Viskut të Babatasit. Pas dialogut të Kryetarit të Bashkisë dhe atij të Asemblesë si në mbyllje të tryezës që përkon me servirjen e “amëlcinës” në ovacione e sipër, Babatasi thërret ironikisht duke përsëritur dhe duke i mëshuar thirrjeve të të parit të Asamblesë.

Kryetarit të Bashkisë

…………………………….

Rroftë Shqypnaja edhè Asembleja.

Kryetari i Asemblesë

……………………….

Rroftë Kryetari! Rroftë Bashkija (Duertrokitje)

Babatasi

Rrofshin bibat nder çinija!

Page 200: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

200 

 

Bashkohet më to dhe inspektori kosovar që flet më shumë turqisht se shqip.

Inspektori kosovar

T`”boj” shuqur nuk kam kuvet,

Per njiket “Shqypni” gjylez.

Allahu na e “boni” ni`met

Me makam-i bi halel

……………………….

“Roftë” “Shupnija! “Roftë” Kosova!...

Krejt ndryshe uron Mihajl Grameno: Rroftë jibriku edhe katrova!- Rroftë sahani edhe katrova!

Akti III, të mallkuemt, oda e shtratit të Babatasit organizohet si një dialog i shkurtër mes Babatasit dhe hijes së Alandros që në thelb transmeton mesazhet e veprës, tashmë nën këndvështrimin fetar, të vendeve, dënimeve apo lëvdimeve që do të marrin personazhet e jetës politike Shqiptare në botën e përtejme. Është një akt i shkurtër përmbyllës, në disproporcion formal me aktet e pjesës së dytë dhe me ato të pjesë së parë. Duket së ka qenë ideuar më i gjatë, për t’u fokusuar te Ferri ku do të ishin vendosur personazhet e dramës. Siç dihet mbeti i parealizuar. I trazuar për fatet e vendit, në momentet e fundit të jetës, Babatasi mban fjalën e fundit:

Prandaj sod rrijn tue u perpushë,

Njani tjetrit tue u germushë:

Haju, shaju nper fletore

“Opozitë” e “Popullore”

……………………………

Rrijn Shqypnis tuj i a pi gjakun,

E nen fyt i a derdhin lakun

Per me e qitun cofë e m`tokë.

Page 201: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

201 

 

IV.7.f. TIPARE ARTISTIKE TE SATIRËS SË FISHTËS

Është e vështirë ta shohësh nocionin e së “vërtetës” si veti organike dhe kriter artistik të veprës letrare. E vërteta që mbart letërsia “është një e vërtetë që paraqitet në letërsi, që vishet me letërsi, që letrarizohet, do të thotë, ajo është filozofi, që në formë të sistemuar e konceptuale, gjendet jashtë caqeve të letërsisë, por që mund të shfrytëzohet nga artisti, të ilustrohet e të mishërohet në letërsinë e krijuar prej tij….letërisa artistike është “krijim artistik”, është një “imitim i jetës”, “imitim” artistik e fjalësor.”1 Parimi i njohur mimetik aristotelian i letërsisë vlen edhe sot për ta klasifikuar veprën artistike si realiste.

Në letërkëmbimet e Fishtës mësojmë se poeti ishte i angazhuar të paraqesë jetën bashkëkohore me gjithë problematikën e vet, (“Do të flitet në ket poem për jetën politike shqyptare, si ate të shkuemen, të tashmen, edhe të perardhshmen.”2) sa ishte i angazhuar për funksionin katarsist të artit të tij letrar. Fishta ndërton satirë konstruktive, në kuptimin që, siç shënon dhe Çapaliku ai “zgjedh estetikisht rrugën e vënies në pah të shkaqeve e jo fort të pasojave, të cilat ja lë në dorë lexuesit të tij.”3 Nga vëzhgime tekstuale na rezulton se autori merret sa me shkaqet e fenomeneve që satirizon aq dhe me pasojat, duken madje kaq të lidhura këto sa realiteti i shëmtuar i kohës del si hallkë zinxhiri, pasojë e drejtpërdrejtë e shkaqeve paraprake, të thëna e të nënkuptuara.

Dialogët, të artikuluar në kohën e tashmë, lidhen më shumë me pasojat se me shkaqet, ndërsa monologët janë shumë më tepër diagnostikues dhe analizues shkaqesh. Ja si organizohet dialogu i Veshllapotës me Kryemataren:

Veshllapota

E pra, e di ti, lum zotnija,

Se si vetë, po tash do mot,

-Kur ktu urdhnote tjetër zot-

                                                            1 Wellek, Uoren: Teoria e letërsisë, Tiranë, 1993, f. 26, 27. 2 At P. Dodajt 1922, Fishta: estetikë dhe kritikë, f.193. 3 Çapaliku..vep. cit. f.151.

Page 202: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

202 

 

E na i`m n`”fes”e n`”redingot”-

…………………………….

Ishin t`butë e s`ki` nkryet

Për me e ba Shqipnin terbjet...

Kryematarja

Eh! Shqipnija – lum zotnija,

Ajo u ba, pse kshtu desht fati:

Diku fati – diku Frati,

Diku miku – diku anmiku,

Ku letrari – ku atdhetari, (Gomari i Babatasit)

Duke qenë një vepër me pak veprim dhe shumë ligjërim, Fishta i kushton vëmendje karakterizimit të personazheve. Është një nga mënyrat e përftimit të humorit, pikërisht portretizimi karikaturë i figurave të dramës. Personazhet e Fishtës janë portrete qesharake, ironike që kalojnë kufijtë e grafikave humoristike për të përcjellë te lexuesi perceptime pamore të shëmtuara, ironike e mëshirëndjellëse. Çapaliku e sheh karikaturën të integruar me kategori të tjera të satirës “të lidhur me procedurat e vizatimit të portreteve, të personazheve të vëna në tallje, duke ekzagjeruar në sensin qesharak tiparet e karakteristikat e tyre.”4

Me kaq mend, tas, more vlla,

A mund t`mbushen sa e sa koka

Qi per randë, ndoshta, i ka toka?

S`cillës s`t`i dalin as gjashtë okë,

Jo se ma treqind derhem

Qi janë dhanë per njerzit x h e m, (Nakdomonicipedija)

Veç shka se, besa, sod me sod n`Shqypni

S`asht punë e lehtë me shkrue as n`vjerrsha as

n’prozë,

                                                            4 Çapaliku, vep. cit. f.155

Page 203: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

203 

 

pse ktu letrarët kanë bijtë si kpurdhat n`shi

e ka `i kritik e gjen ti per gjith shkozë.

Jo, po; bakaj, hamaj, teneqexhi

E ata der dje qi ndejen tue shitë bozë,

Mjaft qi `i ksulët` thijtë t`a kenë shtrembnue

n`njanë sye,

Se me kritika s`t`lan me çue jo krye. (Palokë Cuca)

Teoricienët e gjinive letrare pohojnë rolin emancipues të satirës dhe guximin a instiktin qytetar të shkrimtarit për të denoncuar dhe protestuar përmes saj. Në letërsinë tonë Fishta është unikal në paraqitjen dhe denoncimin e modelit të shëmtuar të jetës shqiptare të kohës.

Vlera e veprës së Fishtës mendojmë se lidhet drejtpërdrejt me organizimin e ligjërimit artistik të saj. Jemi në një mendje me studiues të tjerë të Fishtës që kësaj vepre, nga pikëpamja estetike, i lenë vendin e parë në shkallaren historike të satirës sonë. Ironia, satira dhe grotesku janë figurat kryesore të ndërtimit artistik të poezisë satirike të poetit.

Përveç ironisë5 satira bën pjesë te figurat logjike që synon të godasë receptuesin e tekstit artistik, duke e përfshirë dhe këtë në “lojë.” Efektet e satirës tejkalojnë buzëqeshjen e ironisë, ato lidhen me përbuzjen, qendrimin negativ e distancues ndaj dukurisë së poetizuar. “Toni i satirave të Fishtës,- shkruan Arshi Pipa,- asht thjesht shoqnuer – politik. E në këtë rast, më tepër se ironi, ata janë sarkazma, qortimet e tija invektiva t`ashpra, të gërthituna të shumtën me fjalë vulgare por që arrijnë efektet e stërfuqishme.”6 Satira, përbën konstante poetike në të dyja veprat e Fishtës, Anxat e Parnasit dhe Gomari i Babatasit, është figura më e hasur në njësitë poetikë në mikrostrukturë dhe makrostrukturë.

                                                            5 Angelo Marchese: Dizionario di retorica e di stilistica, Milano, 1978, f.156. bazohet në ligjërimin

dikotomik pohim/ mohim ose mohim/pohim lidhur me situatat dhe personazhet. Si figurë e kuptimit ndërtuar në raporte kundërshtie ironia kërkon receptues aktiv, bashkëveprues me tekstin, nëntekstin dhe kontekstin. Teorikisht ironia mund të lindë dhe nga ndërveprimi i nivelit ligjërimor me ndërhyrjet e autorit, duke nënvizuar disa aspekte kontradiktore të sjelljeve njerëzore. Dhe kështu ndodh edhe te Fishta. Në momente specifike autori ndërhyn në rrjedhën ligjërimore si për të dashur të drejtojë receptimin e veprës në pamjen më qesharake të mundshme. Efektet komike që s’do të mund të përftoheshin nga dialogë e monologë, nga situata dhe veprime që mbrojnë etikën ligjërimore të personazheve, përftohen nga raporte të tilla funksionale mes autorit dhe ligjërimeve të brendsme. Ja një shembuj përftese ironike:”Mkamsit bijnë “pilafin” m`tryezë. Nji palë Deputetën nisin me u zanë për punë të “pilafit” : kinse “pilafi” ka kenë – tash 500 vjet e tektej – ideali i shqiptarvet, për mbas të cillit motit nji palë shqiptarë s`kishin marre e turp me pshty më Fe e Atdhe, me sa do tjerë s`kan turp sod me shkelë n`erz e besë e burrni.” (Gomari i Babatasit)

6 A. Pipa: Fishta: njeriu dhe vepra, f. 134.

Page 204: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

204 

 

Kshtu Maçedonsit

Qi dolen n`Domen,

Kur t`kthejn te shpija,

Kanë me çue kromen.

Edhe Balkani

Kshtu domosdo

Atë herë do t`rrijë

I n s t a t u q u o.

Pra, tash ju fleni

Pse un larg do t`dal:

Do t`çoj lirin

Atje n`Transval…. (Jus Gentium)

Kryetari

Njani

Çon e s`çon kandar. (Me vedi) Ç`nevojë

Kryeministri ka t`votojë,

Kur Ministrin e Financës,

Si njatë zogun e fëllanxës,

E mban n`grusht (Në za) Tash ktu ma para

Se t`fillojmë na tara-tara,

Do këndue nji telegrafë (Gomari i Babatasit)

Karakteristikë e groteskut është paradoksaliteti i situatave, analizuar në rrafsh intelektual e alegorik; ironia dhe nganjëherë sarkazma me të cilën tregohen dhe evidentohen kontraditat e botës së jashtme kundrejt arsyes dhe ndjeshmërisë intelektuale. Efektet e groteskut ndërthurin qesharaken me komiken, të çuditshem e të jashtëzakonshmen. Kështu grotesku shfaqet përmes trajtave të së shëmtuarës e të tmerrshmes, tejzmadhimeve dhe piktoreskes, përmes fantastikes dhe realitetit, denatyrimit dhe disproporcioneve. Në këtë kuptim, grotesku te Fishta është figurë funksionale thelbësore. “Ai paraqitet ndoshta i pari autor shqiptar, shkruan Çapaliku, që i hapi rrugën përdorimit

Page 205: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

205 

 

me sukses të groteskut dhe ravijëzoi një estetike të tij duke mos e lënë vetëm ndër zona periferike të komikes por shpesh duke e vënë në qendër të saj.”5

E pabesueshmja, e habitshmja, përçudnimi deri dhe absurdi janë shfaqje të groteskut që gjenden dendur në satirën e Fishtës.

Po shënojmë shembuj të përdorimit të groteskut:

T’a dijë Shqypnija

Pra, e sheklli mbarë,

Se ma mbas sodit

Un s’jam Shqyptar,

A ndiet, Zotni,

Qi rrini m’shkam?

Un ma me sodjet

Shqyptar nuk jam.

…………………….

Per mue Shqypnija

Kufij ma s’ka,

Nuk kam kund atme

As fis, as vlla,

……………………..

Kemi me shkelun

Mbi rrashtë t’Shqyptarvet,

Tue lnë mbas krahit

Burrnin e t’Parvet.

Edhe poezia Dredhia e Djallit ndërtohet mbi groteskun. Kapërcimet nga realiteti në përrallë, nga kohët kristiane në osmane, si dhe shfaqja dhe zhdukja e objekteve nga dita në natë krijojnë një karikaturë groteske të realitetit shqiptar, në momente të rëndësishme historike ku shtetet fqinje si Serbia, Greqia e Mali i Zi synonin grabitjen e tokave shqiptare.

                                                            5 Çapaliku, vep. cit. f.154.

Page 206: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

206 

 

Poezi të tjera si: Nën hajat të Parrizit, Palok Cuca; poema Gomari i Babatasit, Nakdomonicipedija, etj. organizohen me groteskun si figurë qendrore.

Nuk e dij se asht rrenë a prrallë,

Por kam ndie qi atje n’Bisht-Pallë

Per gjithë natë, mbasi t’jet errun,

Dalin n’zall shpirtent e djerrun

E me gurë edhe më tulla

Ngrehin shpija e ngrehin kulla,

Edhe i bajn me kaq mjeshtri

Pa m’u a pasë ç’do ustaj lakmi.

Por se shka, po duen me thanë,

(T’mos xajë besë kush s’don me xanë)

Se, kur del e bardha dritë,

Gjithshka naten t’ken goditë,

Ata e shambin rrash per dhe,

Sa, jo veç qi shpi e re,

Por as gur, as plang, as tra

Aty ma s’mundet m’u pa. Dredhia e Djallit

Mjeshtëria e organizimit të ironisë, satirës e groteskut bëjnë që Fishta të ndërtojë figura të gjalla, një galeri tipa e prototipash që nuk shlyhen nga kujtesa. Tipar i satirës së Fishtës është modelimi i karaktereve dhe figurave njerëzore më shumë se thurja e situatave dramatike. Figura si Babatasi, Kryekërtolla, Mihajl Grameno, Ministri i Arsimit, Korespondenti, Djalli etj, disa prej të cilave janë tërhequr nga realiteti6 drejtpërdrejt e s`janë “mbuluar” artistikisht e të tjera janë “maskuar”, jetojnë dhe sot në mbamendjen artistike të letërsisë sonë dhe në ligjërimin komunikativ të zakonshëm.

                                                            6 Për ndërtimin e personazheve artistikë dhe identifiimin e tyre me personat realë shih: K. Çefa, Nëpër gjurmët e Fishtës, Shkodër, 2003, f.28.

Page 207: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

207 

 

PËRFUNDIME

Poezia është dimensioni më artistik i krijimtarisë së Fishtës. Autoritet i veçantë i jetës shoqërore dhe kulturore të kohës, Fishta pati një krijimtari shumëdimensionale. Krijues sasior, si dhe në fusha të tjera, ai i la lexuesit mbi 50000 vargje, me një histori të pazakontë leximesh e shijesh estetike, që krijuan ngjarje në historinë e receptimit të veprës së autorit dhe më gjerë. Pjesa parë e studimit me titull Tipologji e kritikës së Fishtës sjell pikërisht historinë e receptimit kritik të veprës së tij. Sot vepra e Fishtës konsiderohet e studiuar. Fishtologët flasin për pozicionin qendror që zë ajo në letërsinë shqipe. Kjo pjesë e punimit merret pikërisht me procesin e pritjes, vlerësimit, censurimit e rivlerësimit të veprës së autorit e posaçërisht të poezisë së tij. Tipologjia historike e receptimit kritik të veprës së Fishtës kalon në tri periudha: 1904-1944; 1944-1990; 1990-…. Njollat e bardha në horizontet e pritjeve, disporpocionet e skajshme sasiore dhe cilësore të këtyre periudhave krahasuar njëra me tjetrën argumentojnë fatin e veçantë që pati vepra e poetit në më shumë se një shekull. Të kujtojmë që periudha e dytë ka mjaft zona të bardha që dëshmojnë se, në njësi kohore një vjeçare e më shumë, për Fishtën dhe veprën e tij nuk është botuar gjë. Nga të gjitha analizat tona vërejmë se edhe pse vepra e Fishtës është analizuar përmes metodave të ndryshme studimore, përkatësitë e saj sipas shkollave letrare janë zënë në gojë rrallë e shumë më pak janë bërë objekt studimesh. Emra personalitetesh si Çabej, Jokli, Resuli, Gradilone, Hamiti etj. përbënë shtratin ku do të mbështetej deri diku studimi ynë. Në fakt qendra e këndvështrimit tonë, ka të bëjë pikërisht me gërshetimet e praktikave dhe modeleve të ndryshme krijuese të këtij autori. Platforma shkollash letrare të ndryshme te i njëjti autor nuk përbëjnë një fenomen i izoluar as për letërsinë tonë, as për letërsinë botërore. Nëse letërsia e romantizmit është më e stabilizuar, shkollën romantike si praktikë krijuese nuk e vë në dyshim njeri te Serembe, De Rada, Skiroi, Naimi etj., në fillim të shekullit XX deri në Luftën e Dytë Botërore në letërsinë tonë janë përplasur fenomene, shkolla, drejtime letrare nga më të ndryshmet, herë të qendrueshme e herë jo, herë të natyrshme e herë të tjera më artificiale. Me romantizmin në këtë kohë merr jetë simbolizmi e parnasi (Asdreni, Lasgushi Poradeci), përhapet edhe sentimentalizmi me Ndoc Nikajn (Helenaun), nis të marrë trajtë realizmi si në rrëfimet e Dhimitër Paskos, kalon ekspresionizmi me Migjenin dhe çuditërisht “merr trajtë” dhe klasicizmi (Çajupi, Ethem Haxhiademi). Këto praktika krijuese shkollash të ndryshme kanë paralelet e veta edhe nga historitë e letërsive të vendeve të tjera. Kështu për shembull Volteri si përfaqësues i iluminizmit ka shkruar sipas modeleve të klasicizmit. Po kështu Stendal, Dikens, Theker, etj. janë mbështetur në

Page 208: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

208 

 

praktikat krijuese jo vetëm të ndryshme, por që kundërshtojnë njëra-tjetrën. Poezia e Fishtës në këtë drejtim është komplekse. Lahuta e Malcis është krejt e diferencueshme nga Gomari i Babatasit apo Mrizi i Zanavet, në dretim të respektimit të praktikave krijuese romantike, realiste e klasike. Kapitulli i dytë i studimit merret pikërisht me romantizmin e epikës së Fishtës. Marrëdhëniet e Lahutës së Malcis me krijimtarinë popullore përbëjnë një nga argumentet kryesore të përkatësisë romantike të veprës. Me bindjen që çdo tekst artistik ka, qoftë dhe teorikisht, të paktën, një paratekst, jemi ndalur në marrëdhëniet që Tringa e Fishtës ka me eposin e kreshnikëve, me këngën e Gjergj Elez Alisë. Realizimi i rrëfimit epik përmes figurës femërore si dhe vdekja e heroinave, qasjet motivore, stilistiko-metrike shkojnë nga marrdhëniet tekstuale paralele deri te raportet mekanike, ku poeti ka marrë nga ndonjë varg a ndonjë strofë prej këngëve popullore.

Eposi i Kreshnikëve

Gjergj Elez Alia

Si s’u mkamb ky trup me dalë tu dera?!

Si s’u tha kjo motër, thafta-e vera

Po un balozit qysh i shkoj tu dera!

Lahuta e Malcis’

Kënga XXII.Tringa

Qysh s’t’u mkam ky trup nji hera,

Sa me u çue me dalë ke dera?!

Si s’t’u tha motra, e thaftë vera!

E thaftë vera, si e ka tha!

Po un qysh shkoj me ndejë rob n’Shkja!

Shqyrtimi i frekuencave frazeologjike, në njësi tekstore 100 vargëshe te Lahuta e Malcis, Nakdomonicipedija dhe Nji lule vjeshtet dallojnë pikërisht parapëlqimet e frazeologjisë në poemën epike, ku përdoren 41 njësi frazeologjike. Në lirikën Nji lule vjeshtet ku fjala dhe tingulli është më i zgjedhur dhe i punuar e kujdesja klasike për formën poetike është e dallueshme përdoren 13 njësi frazeologjike dhe në satirë me tipare të theksuara realiste 30 shprehje frazeologjike.

Çështje të veçantë në këtë kapitull i kemi kushtuar vendit të Lahutës në sistemin letrar shqiptar. Nga një sërë qasjesh analitike mbi zhvillimet historike të letërsisë shqipe, bazuar dhe koncepte teorike mbi gjinitë, konkludojmë që Lahuta është vepra me pozicion qendror në sistemin letrar shqiptar, vepra model e parë e plotë epike në historinë e

Page 209: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

209 

 

letërsisë sonë, po të shpreheshim me termat e Frait, Lahuta është plotësuese gjinore e epikës.

Lirika e Fishtës përbën kapitullin III të studimit. Lirizmi është, për mendimin tonë, tipari kryesor i krijimtarisë poetike së Fishtës. Në fakt lirizmi karakterizon dhe një pjesë të rëndësishme të epikës së autorit si dhe një pjesë të dramës së tij. Na ka interesuar historiku i botimit të veprave lirike të autorit për të parë se si vjen dhe strukturohet lirika në botimet në fjalë. Kriteri gjinor i mundëson Volajt, kuruesit më të mirë të veprës së Fishtës, që krijime si Meshtari i Malcis, Per paqe t’Europës, Gurrave të Jordanit të botohen në të dyja vëllimet lirike Mrizi i Zanavet dhe te Vallja e Parrizit. Kërkimi i “pastërtisë” gjinore ka qenë arsyeja që Volaj nuk përfshin te Mrizi i Zanavet (1941) dy melodramat me argument fetar të Fishtës, Barit e Betlemit dhe Shën Françesku i Asizit për t`i botuar më vonë si pjesë përbërëse të dramatikës.

Mjaft poezi të botimit të 1941 janë shoqëruar me paratekste informativo-shpjeguese; janë shpjeguar po ashtu fjalë e shprehje të rralla poetike. Poezi të tilla nga Mrizi i Zanavet, Gjuha shqyqe, si Himni i flamurit komtar, Atdheu, Shqypnija, etj. me modelin himnizues të atdheut të cilësive të tij fizike, metafizike i përkasin më shumë romantizmit. Jemi të bindur që në kultivimin e odes, himnit etj. Fishta nuk iu përmbajt modeleve klasike. Ai i solli ato klasike në frymë a përmbajtje lëndore, po jo në formë të organizimit strukturor e metrik, kusht parësor ky i ndërtimit të një krijimi të tillë. Poezia fetare e Fishtës plotëson një nga kahjet e binomit të krijimtarisë së tij për “Fe e Atme”. Eshtë një nga lëvrimet poetike që ka shoqëruar gjatë poetin, thuajse gjithë jetës së tij, siç është dhe pjesa poetike më pak e lexuar e më pak e studiuar e Fishtës.

Lirika fetare e Fishtës kur propagandon e predikon, kur është në shërbim drejtpërdrejt të kishës katolike,veçanërisht franceskane, del jashtë funksionit letrar. Ajo merr tiparet e një teksti të angazhuar, ideologjik, didaktik e edukativ, që mund të këndohet e recitohet fare mirë në koret e kishës. Si tekste mirëfilli religjoze e më pas letrare, një pjesë e lirikave tentojnë kontaktin e drejtpërdrejtë me lexuesin, (auditorin) duke iu drejtuar atij me thirrje profetizuese.

Fishta është poeti i lindur që gjithë veprën letrare e shkruajti në vargje. Kështu bëri me kryeveprën e tij Lahuta e Malcis. kështu me lirikën po dhe me dramatikën. Fishta shkruajti 10 vepra dramatike, shumë prej të cilave i vuri në skenë; 7 drama e melodrama, 2 tragjedi dhe një satirë. Dramat e Fishtës mund të klasifikohen për nga burimi, nga marrëdhëniet paratekstore që tekstet shënojnë me vepra të tjera parake. Në një klasë më vete do futeshin kështu dramat me mbështetje mitologjike si: Shqyptarja e gjytetnueme, Shqyptari i gjytetnuem, Jerina ase Mbretnesha e Luleve. Një grup më vete krijojnë dramat me paratekste biblike si: Baritë e Betlemit, Sh Françesku i Asizit, Sh. Luigji Gonzaga dhe një tjetër klasë përbëjnë dramat nga bota antike, Odisea, Ifigenija n’Aulli, Juda Makabé. Grupi i parë dhe i dytë për një sërë karakteristikash të përbashkëta, që kanë të bëjnë më shumë me “shthurjen” e dramatikës si platformë klasike klasiciste se sa me zbatimin e tyre si parime krijuese mendojmë se shkojnë kah romantizmi e fare pak nga klasicizmi. Nga veprat nga bota antike përveç Odisesë, janë tragjeditë Ifigenija N`Auli dhe Juda Makabe. Juda Makabe është vepra më e realizuar e autorit, tragjedi që dhe sot

Page 210: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

210 

 

mund të vihet në skenë. Në Historinë e Letërsisë Botërore, ndërsa melodrama u lëvrua në gjysmën e parë të shekullit XIX, për tragjedinë pranohet se, me mbarimin e romantizmit nuk u lëvrua më. Në Historinë e Letërsisë Shqiptare, me vijimësi të çrregullt kohore të fenomeneve dhe shkollave letrare (krahasuar me atë europiane) i gjejmë të dyja llojet. Një tip të veçantë të kryqëzimeve të rrymave letrare në letërsinë tonë paraqet Fishta. Duke u ndalur në një sërë karakteristikash, veçanërisht në elementin këngë, valle, etj. të dramatikës së Fishtës provuam se Fishta u soll romantik tek shkroi melodrama (prej të cilave si në pikëpamje formale – përmbajtësore edhe në atë të horizontit të pritjes Jerina mbetet më e realizuara), madje romantizmi i shkoi më shumë për shtat Fishtës si krijues (poet) dhe si klasicist të tipit ala fishtian kur shkroi tragjedi, nga të cilat besojmë se Juda Makabé gjen spektatorin e lexuesin e vet edhe sot. Satira është krijimtari tjetër e rëndësishme e Fishtës. Si dhe pjesa tjetër e veprës, satira karakterizohet nga angazhimi për të përcjellë mesazhe dhe ide. Ruhet këtu, deri diku, praktika krijuese e Fishtës posaçërsht ajo e dramës, pjesa më e madhe e të cilave u krijua në raste festash e ceremonish të ndryshme.

Tipologjia e satirës së Fishtës bazohet te personazhet, te përkatësia tyre në periudha dhe qytetërime kohore dhe vlera e tyre simbolike. Ky kalsifikim mund të realizohet dhe për epikën dhe lirkën e poetit. Sipas këtij klasifikimi veçojmë personazhe mitologjikë si Athina, Momi, Zana, Pegasi, Afërdita, Elikona Hyjt e Olimpit e të tjerë; personazhe biblikë si Djalli, Sh. Pjetri, SH. Nkolli, Adami etj.; personazhe realë si Skëndërbeu, Dom N. Nikaj, Haki Pasha etj. që bashkojnë poezitë satirike të Fishtës me mbështetje historike. Personazhe fiksionalë si Gaspri Ndreka, Boeri, Kontrata, Europa grupojnë poezitë fiksionale të poetit. Fishta shkëlqen në satirën politike me Gomatin e Babatasit. Ndërtimi i situatave, formësimi i personazheve, realizimi i ligjërimit artistik dhe tregues të tjerë bëjnë që satira e Fishtës të shkojë më shumë nga realizmi si praktikë krijuese. Dramatika e Fishtës, shkëputur nga epika dhe lirika, ndërton kështu një mozaik përkatësish, në kuptimin e zbatimit të parimeve krijuese të shkollave letrare të ndryshme e të kundërta; me melodramën Jerina, e të tjera që i vijnë pas, romantike me tragjedinë klasike alla fishtjane Juda Makabe dhe me satirën reliste.

Por ajo që deshëm të theksojmë fort në këto përfundime nuk ka të bëjë aq shumë me analizat që treguan se nga ç’shkollë anonin veprat e veçanta të Fishtës, për të cilat fundja kanë folur një numër studiuesish. Laryshia e pazakontë e modeleve që ka parapëlqyer Fishta dëshmon edhe ajo për të zbuluar Fishtën si shkrimtarin që pati një psikologji krijuese që nuk gjendet gjëkundi te poetët e tjerë të traditës. Në atë laryshi duket temperamenti shpërthyes i tij, po edhe poeti delikat e ndjenjëhollë, krijuesi që di t’ia mësojë vargjet e tij njerëzve më të thjeshtë dhe poeti që duhet lexuar me shumë vëmëndje për shtresëzimet e “fshehta” të mesazheve të tij e që shpesh mund të shijohen vetëm po të njihet saktësia e përsosur e vargjeve klasike. Nga këto pikëpamje Fishta nuk pati një të dytë në letërsinë shqipe.

Page 211: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

211 

 

LITERATURË E SHFRYTËZUAR

►VEPRA TË FISHTËS

Fishta, Gjergj: Vepra, Epika, - Prishtinë, Rilindja, 1997.

Fishta, Gjergj: Vepra, Lirika, - Prishtinë, Rilindja, 1997.

Fishta, Gjergj: Vepra, Dramatika, - Prishtinë, Rilindja, 1997.

Fishta, Gjergj: Vepra, Satirika, - Prishtinë, Rilindja, 1997.

Fishta, Gjergj: Proza, vëll. I, Shkodër, botime franceskane, 2006.

Fishta, Gjergj: Proza, vëll. I, Shkodër, botime franceskane, 2006.

Fishta, /Gjergj/: Estetikë dhe kritikë. – Tiranë : Hylli i dritës & Shtëpia e Librit, 1999.

►LIBRA MONOGRAFIKË DHE STUDIMORË

AHMETI, Isak. Kleri katolik shqiptar dhe letërsia. – Ferizaj : Drita, 1994.

ALIÇKAJ, Xhavit. Lahuta e Malcis e Gjergj Fishtës : Studim monografik. - Prishtinë : Faik Konica, 2000.

ARISTOTELI: Poetika, Tiranë, 1961.

[Atë Gjergj Fishta] / numër i posaçëm për Gj. Fishtën/ : Hylli i dritës, Tiranë, 1996.

Page 212: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

212 

 

At Gjergj Fishta : Komb – Letërsi – Gjuhë. - Materiale të simpoziumit „At Gjergj Fishta“ (Shkodër, 23 dhjetor 1995) - Shkodër : Universiteti Luigj Gurakuqi, Studime shqiptare; 6., 1997.

At Gjergj Fishta : 1871-1931 [Numër special] : Hylli i dritës, Shkodër. - Nr. 10, tetor 1931.

Atë Gjergj Fishta 1871-1940 : numër perkujtimuer botue neper kujdes t´A. Benediktit Dema OFM. Tiranë : Shtyp. "Luarasi", 1943.

BALA, Vehbi. Gjergj Fishta : Jeta dhe vepra Shkodër, 1961. – Tiranë : Shtëpia e Librit „OMBRA GVG“, 1998.

BALLA, Hekuran. Fishta dhe Konica për shqiptarët : vështrim psikologjik. – Tiranë : Mokra, 2000.

BART, Roland: Aventura semiologjike,- Prishtine, Rilindja, 1987.

BATAILLE, Georges: Erotizmi,- Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, Tiranë, 2006.

BERGSON, Henri. Il riso. Saggio sul significato del comico. Roma-Bari, 1996.

BERISHA, Anton Nikë. Vepër e qenies dhe e qenësisë sonë : Vëzhgime mbi artin poetik të Fishtës. - Prishtinë : Shpresa & Faik Konica, 2003.

BESSIÈRE, Jean ; Kushner, Eva etj.: Storia delle poetiche occidentali,- Romë, 2001.

BROWN, Russell John. Historia e teatrit. - Tiranë, 2012.

COLONNA, Barbara. Fjalor mitologjik. Tiranë, Toena, 2005.

CORDIGNANO, Fulvio. Epopeja komtare e popullit shqiptar. - Shkodër :

Shtypshkroja e të Paperlyemes, 1925.

Page 213: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

213 

 

CORDIGNANO, Fulvio. Vasha n´epopen kombtare të popullit shqiptar. Tringa e Malcis. -Shkodër : Shtypshkroja Françeskane, 1939.

CORTI, Maria. Principi della comunicazione letterare.- Milano, Bompiani, 1997.

ÇABEJ, Eqrem: Studime gjuhësore V, Rilindja, Prishtinë, 1975.

ÇABEJ, Eqrem: Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes,- Tiranë, 1994.

ÇAPALIKU, Stefan. Fishta satirik : Studim. - Shkodër : Universiteti i Shkodrës, 1995.

ÇEFA, Kolec. Nëpër gjurmët e Fishtës. – Shkodër : ShB Françeskane, 2003.

ÇOBANI, Tonin. Miti dhe antimiti fishtjan : Dhjetë ese. - Lezhë : Lisitan, 1999.

DAIJA, Tonin. Fjala, tingulli, metrika në "Lahutën e Malcis". - Shkodër : Botime Françeskane, 2004.

DEMA, Benedikt. Fjalori historik i veprës "Lahuta e Malcis" : [dorëshkrim]. - Shkodër : 1945.

DUCROT, Oswald; Todorov, Tzvetan. Fjalori enciklopedik i shkencave të ligjërimit.- Prishtinë, Rilindja, 1984.

ECO, Umberto. Struktura e papranishme. Kërkimi semiotik dhe metoda strukturale.- Prishtinë, Dukagjini, 1994.

ELIOT, Tomas. Ese te zgjedhura, - Prishtinë, 1982.

ELSIE, R., Histori e letërsisë shqiptare. Tiranë-Pejë : Dukagjini, 1997.

Encyclopedia Britanica, vol. XVIII, - Chicago, 1983.

ESCARPIT, Robert. Sociologia della letteratura.- Napoli, 1977.

Page 214: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

214 

 

Fishta, Estetikë dhe kritikë /përg. Persida Asllani. – Tiranë : Hylli i dritës & Shtëpia e Librit, 1999.

FRAJ, Northrop. Anatomia e kritikë, Prishtinë, Rilindja, 1990.

GADAMER, Hans-George. Historia e filozofisë. – Tiranë, 2008.

GASHI, Osman. Miti dhe romantizmi evropian,- Prishtinë, 2005.

GNISCI, Sinopoli, Stella, Trocchi, Pantini…. Letteratura comparata- a cura di A. Gnisci.- Milano, Mondadori, 2002.

GRACIOTTI, S.; M. Popescu; S. Karadgiov; F. Maspero; N. Ressuli, Storia delle Letterature del Sud-Est Europeo. - Milano : 1970.

GRADILONE, G. Altri studi di letteratura albanese. - Roma : Bulzoni Editore, 1974.

GRADILONE, Giuseppe. L‘influenza del classicismo sull’opera di Gjergj Fishta. Në: G. Gradilone, La letteratura albanese e il mondo clasico. - Roma : Bulzoni, 1983.

GJEÇAJ, Daniel. Jeta dhe veprat e Gjergj Fishtës. – S. Maria degli Angeli (Assisi) : Provinça Françeskane Shqiptare, 1992.

Gjergj Fishta : numër përkujtimuer për 90-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës : Shejzat, Roma. - Nr. 11 - 12, nëntor - dhjetor 1961.

Gjergj Fishta, Piksime estetike mbi artin e fjalës : me një punim hyrës nga Anton Nikë Berisha. - Prishtinë : Shpresa, 2003.

HAMITI, Sabri. let. Letërsia moderne shqipe. – Tiranë, 2009.

HAXHI, Artan. Proza e Fishtës në pamje gjuhësore (Sistemi foljor) : monografi. – Shkodër : Camaj-Pipa, 2003.

HOPKINS, Manley Gerard: The works of Gerard Manley Hopkins.- Wordsworth Editions Ltd 1994

Page 215: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

215 

 

HOXHA, Hysni. Struktura e vargut shqip : Trajtat ndërkombëtare të përhershme të vargjeve dhe strofave në poezinë shqipe. – Prishtinë : Rilindja, 1973.

ISLAMI, Nebi. Historia dhe poetika e dramës shqiptare (1886 - 1996) I. - Prishtinë : ARTC, 2003.

Jeta e re, (numër i posaçëm për Gj. Fishtën) Prishtinë. - Nr. 9, 1990.

KATZ, William A. Basic Information Sources. – New York: McGraë-Hill, 1997.

KOLGJINI, Tahir. Shpalime rreth Lahutës = Kemençe’ye dair izahat : Shpalon disa fjalë shqip të përdorura në “Lahuta e Malcis”. - Istanbul : Tan - Matbaasi,

1969.

KOLEVICA, Petraq: Lasgushi më ka thënë....- Tiranë, 1992.

KOLIQI, Ernest., Saggi di letteratura albanese. - Firenze : 1972.

KOLIQI, Ernest. Kritikë dhe estetikë / përg. Stefan Çapaliku. - Tiranë : Apolonia, 1999.

KOLIQI, Ernest. Fishta interpret i shpirtit shqiptar. - Gjakovë : Kuvendi Françeskan,

1997.

KOLIQI, Ernest. Vepra 5 : Shkrime kritike. - Prishtinë : Faik Konica, 2003.

Konferenca e III e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë (9 - 12 tetor 1949). - Tiranë : 1950.

KONICA, Faik Shqipëria kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore. - Prishtinë : Buzuku, 1991.

KOSUMI, Bajram. Lirika e Fishtës. - Tiranë : Toena, 2004.

Page 216: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

216 

 

KRASNIQI, Nysret. Rrëfimi dhe shkrimi : Lahuta e Malcis e Gjergj Fishtës. - Prishtinë : AIKD, 2003.

LAMBERTZ, Maximilian. Gjergj Fishta und das albanische Heldenepos Lahuta e Malcis = Laute des Hochlandes : eine Einführung in die albanische Sagenëelt. - Leipzig : Otto Harrassoëitz, 1949.

LOTMAN, Juri: Kultura dhe bumi,- Tiranë, 2004.

MALOKI, Krist. Refleksione. Kritikë (letrare), analiza dhe mendime, - Prishtinë, 2005.

MARCHESE, Angelo: Dizionario di retorica e di stilistica, Milano, Mondadori, 1978.

MAZZALI, Ettore. Illuminismo e romanticismo. – Milano, 1965.

MUSITELLI, Marina P. La critica e i suoi metodi.- Palermo, 1979.

NIETZSCHE, F. La nascita dlla tragedia.- Roma-Bari, 1995.

PETROTTA, Gaetano. Svoglimento storico della cultura e della letteratura albanese. – Palermo : Scuola Tip. “Boccone del Povero”, 1950.

PIÉGAY-GROS, Nathalie. Poetika e intertekstualitetit.- Prishtinë, 2011.

PLASARI, Aurel. Dy fjalë për lojën me Paralipomenonin. Në: Gj. Fishta, Paralipomenon i “Gomarit të Babatasit”. - Tiranë : Book keeping Biblioteka Kombëtare, 199.

PLASARI, Aurel. Fishta i dashuruari : Një aventurë e kritikës, Poezia Nji lule vjeshtet. - Tiranë : Marin Barleti, 1996.

RAIMONDI, Ezio. Romanticismo italiano e romanticismo europeo. – Milano, Mondadori, 1997.

RESULI, Kapllan. Fishta dhe të tjerë. – Tiranë : Naum Veqilharxhi, 2001.

Page 217: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

217 

 

RUGOVA, Ibrahim. [Gjergj Fishta]. Në : I. Rugova, Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504 - 1983. - Prishtinë : Rilindja, 1986.

RRAHMANI, Zejnullah. Arti i poezisë. - Prishtinë : Faik Konica, 2001.

RROTA, Justin. At Gjergj Fishta O.F.M. Në : J. Rrota, Letratyra shqype. - Shkodër : Shtypshkroja Françiskane, 1925.

SANTORI, Antonio Francesco: Il canzionere albanese/ a cura di Francesco Solano,- Quaderni di Zjarri, Itali, 1975.

Seminari XVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Përmbledhje e ligjëratave, referimeve, kumtesave dhe diskutimeve. - Tiranë 1997.

Sinani, Shaban. Mitologji në eposin e kreshnikeve,- Tiranë, 2006.

Simpoziumi Fishta dhe françeskanët : në 130-vjetorin e lindjes të At Gjergj Fishtës. - Shkodër : Botime Françeskane, 2003.

STROS, K. L. Mendimi i egër, Pejë, 1999.

SULA, Lili. 100 vjet shkrime për Fishtën (1904-2004),-Tiranë, Skanderbeg book, 2009.

SUTA, Blerina.- Eposi i At Gjergj Fishtës përballë eposeve të shkrimtarëve romantikë sllavojugorë,- Tiranë, Onufri, 2007.

SHALA, Kujtim M. Fishta - nga shkrimi te metashkrimi : Filologji, Prishtinë. - Nr. 11, 2003.

SHALA, Kujtim M. Fishta përballë Fishtës. - Prishtinë : Gjon Buzuku, 2004.

SHALA, Kujtim M. Shinimet e Fishtës. - Prishtinë : AIKD, 2002.

SHANTOJA, Lazër : Vepra,-Botime Françeskane, Shkodër, 2005.

Page 218: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

218 

 

TIRTA, Mark. Mitologjia ndër shqiptarë. Tiranë, 2004.

TODOROV, Tzvetan : Poetika e prozës. Tiranë, 2001.

VUJI, Mark. Filozofia arsimore e akademikut Gjergj Fishta, - Tiranë, 2007.

Wellek, Rene; Uoren, Ostin. Teoria e letërsisë.- Tiranë, 1993.

XANONI, Anton. Prisi në lâmë të letratyrës : Për shkollë të Seminarit e të Msojtores të Sh’Françesk Saverit në Shkodër. - Shkodër : 1920.

XHIKU, Ali. Duke lexuar letërsinë e traditës…- Tiranë : Dituria, 2003.

XHIKU, Ali: Letërsia shqipe si polifoni,- Tiranë, Dituria, 2004.

ZAMPUTI, Injac. Fishta: koha, njeriu, vepra. - Tiranë : Pasqyra, 1993.

ZHENET, Zherar. Figura,- Rilindja, Prishtinë, 1985

►PERIODIKË

ASHTA, Kolë. Landa lirike në Mrizi i Zanave : Tomori, Tiranë. - 19 maj 1940

ASHTA, Kolë. Përmbajtja epike e Lahutës së Malcis : Koha, Milano. - 17 dhjetor 1942

ASHTA, Kolë. Shpirti shqiptar n’epikën kombëtare : Shkëndija, Tiranë. - Nr. 2, 1940

Page 219: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

219 

 

ASHTA, Kolë. Prodhimi dramatik i Fishtës. Në : Gjergj Fishta Shkëndija. - Tiranë : “Luarasi”, [1941],

AT Gjegj Fishta Zani i Shna Ndout, Shkodër. - Nr. 2, shkurt 1919, Me rastin e 25-vjetorit të meshtarisë së At Gjergj Fishtës

BARDHI, Pashko. A. Gjergj Fishta : Zani i Shna Ndout, Shkodër. - Nr. 2, shkurt 1919.

BARDHI, Pashko. Veprimi fetar i A. Gjergj Fishtës : Zani i Shna Ndout, Shkodër. - Nr. 2, 1941

BARDHI, Pashk. Si xuni fill Lahuta e Malcis. Në : Atë Gjergj Fishta 1871-1940 :

Tiranë : Shtyp. "Luarasi", 1943

BALDACCI, Antonio. Urdhni Françeskan në Shqypni e P. Gjergj Fishta : Hylli i dritës, Shkodër. - Nr. 10, 1931

BERISHA, Anton. Epika gojore shqiptare dhe epika e shkruar e Gj. Fishtës : Jeta e re, Prishtinë. - Nr. 9, 1990.

BOTTA, Gianni. L’ epica popolare albanese : Tomori, Tiranë. - 3 mars 1940

CAMAJ, Martin. Shëndrrimi e përpunimi i thanjeve popullore në Lahutën e Malcis : Shejzat, Roma. - Nr. 11 - 12, nëntor - dhjetor 1961

CAMAJ, Martin. Kumtime të reja mbi Fishtën : Shejzat, Roma. - Nr. 9 - 10, shtator - tetor 1962,

CIPO, Kostaq.. Un fiore autunnale : Kuvendi, Romë. - 1 korrik 1918.

CORDIGNANO, Fulvio. Kryevepra e At Gjergjit në zhvillim të historis shqyptare : Hylli i dritës, Shkodër. - Nr. 10, tetor 1931.

CORDIGNANO, Fulvio. "Kangë kreshnikësh" në Shqypnin e verit : Hylli i dritës, Shkodër.- Nr. 3 - 5, mars - maj 1941.

Page 220: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

220 

 

ÇABEJ, Eqrem. Epika e Gjergj Fishtës. Në: Atë Gjergj Fishtës: Jeta e re, Prishtinë.- Nr. 11 - 12, 1990

ÇAPALIKU, Stefan. Tradita satirike parafishtiane – marrëdhëniet e Fishtës me të : Kumtari, Shkodër. - Nr. 6, 1993.

ÇEFA, Kolec. Vepra Gomari i Babatasit dhe Visku i Babatasit, dhe personazhet e saj. Në : [Atë Gjergj Fishta] : Hylli i dritës, Tiranë. , 1996

ÇOBANI, Tonin. Jerina e Gjergj Fishtës – model i klasicizmit në letërsinë shqiptare. Në: Letërsia si e tillë. - Tiranë : Toena, 1996

ÇOBANI, Tonin. Juda Makabe. Në : [Atë Gjergj Fishta] : Hylli i dritës, Tiranë. –

1996

DAKAJ, Nikollë. Fishta âsht edhe lyrik : Balli i rinisë, Tiranë. - 15 janar 1943,

DEMA, Benedikt. Shtypi françeskan në Shqypni : Hylli i dritës, Shkodër. - Nr. 3 - 5, mars - maj 1941,

DEMA, Benedikt. Veprimi letrar i A. Gjergj Fishtës ofm : Hylli i dritës, Shkodër. - Nr. 11-12, 1942,

DILO, Lefter L. At Fishta dhe vasha shqiptare. Në : Gjergj Fishta : nën kujdesin e revistës Shkëndija. - Tiranë ,“Luarasi”, 1941.

DILO, Lefter L. At Fishta në polemikë. Në : Atë Gjergj Fishta 1871-1940 :

Tiranë : Shtyp. "Luarasi", 1943.

DODAJ, Pal. Vjershtari i popullit nder vjersha të veta : Zani i Shna Ndout, Shkodër. - Nr. 2, shkurt 1919.

ERMENJI, Abaz. At Gjergj Fishta - shqiptari poet : A është Lahuta e Malcis epopeja e jonë kombëtare? : Flamuri, Romë. - Nr. 13 - 14, 1951.

Page 221: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

221 

 

FETIU, Sadri. Përbërësit e baladës popullore në Lahutën e: Seminari XVIII ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare. - Tiranë : Toena, 1996.

FISHTA, Filip. Dy pasqyra letratyre. - Shkodër : Shtypshkroja Françeskane, 1931.

FISHTA, Filip. Tue lexue nji studim mbi femnen shqiptare : Shkëndija, Tiranë. - Nr. 4, 1941.

GASHI, Osman. Vepra e Gjergj Fishtës dhe tradita letrare botërore : Në dritën e kritikës letrare : Gjurmime albanologjike. Seria e shkencave filologjike, Prishtinë. - Nr. 27, 1997.

GRADILONE, Giuseppe. Note sull‘ episodio di Tringa : Shejzat, Roma. - Nr. 11 - 12, nëntor - dhjetor 1961

GURAKUQI, Karl. Franciskanët në Shqipni : III. Shkolla Fretnore : Diturija, Tiranë. – Nr. 3, janar 1928.

GURAKUQI, Karl. Trashigimi shpirtnuer i Fishtës : Shejzat, Roma. - Nr. 11-12, nëntor - dhjetor 1961

GURAKUQI, Karl. Gjergj Fishta (1871-1940). Në: Shkrimtarë shqiptarë, pj. II. – Tiranë, Botim i Ministris s' Arsimit, 1941

GJEÇI, Pashko. Tue vërejt letersin e re shqiptare : Fashizmi, Tiranë. - 3 shtator 1939

GJEÇI, Pashko. At Gjergj Fishta, poet satirik. Në : Gjergj Fishta : nën Kujdesin e revistës Shkëndija. – Tiranë, “Luarasi”, [1941],

GJEÇI, Pashko. At Gjergj Fishta, poet satirik. Në: Atë Gjergj Fishtës: Jeta e re, Prishtinë.- Nr. 11 - 12, 1990

GJOLAJ, Konrad. At Fishta në përpjekje me poezinë popullore. Në : Atë Gjergj Fishta 1871-1940 Tiranë :Luarasi", 1943.

HAMITI, Sabri. Dramatika e Fishtës. -Rilindja demokratike, Tiranë. - 29 dhjetor 1996

Page 222: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

222 

 

HARAPI, Zef M. A. Gjergj Fishta në lamë theatrare : Hylli i dritës, Shkodër. - Nr. 10, tetor 1931,

HOXHA, Hysni. Cikli i kreshnikëve dhe Lahuta e Malcis. Në: Atë Gjergj Fishtës

Jeta e re, Prishtinë.- Nr. 11 - 12, 1990

IVANAJ, Mirash. Feja a politika : Republika, Shkodër. - Nr. 4, 15 nëntor 1923

JOKL, Norbert. Gjykime mbi At Gj. Fishtën e veprën e tij. Në: Atë Gjergj

Jeta e re, Prishtinë.- Nr. 11 - 12, 1990

KABASHI, Emin. Gjergj Fishta, Mrizi i zanave, 1942. Në: Atë Gjergj Fishtës –

: Jeta e re, Prishtinë.- Nr. 11 - 12, 1990,

KAMSI, Kolë. Vepra poetike e Fishtës e kritika. Në : Atë Gjergj Fishta 1871-1940 : Tiranë : Shtyp. "Luarasi", 1943.

KASTRATI, Jup. Dramatika shqiptare : A. Gjergj Fishta dramaturg : Revista letrare, Tiranë. - Nr. 12, 1 gusht 1944.

KODRA, Jolanda. At Gjergj Fishta në dritën e veprave të tij. Në : Atë Gjergj Fishta 1871-1940 . Tiranë : Shtyp. "Luarasi", 1943.

KOLA, Pren. Lirikat fetare të Atë Fishtës. Në librin: Gj. Fishta, Vallja e Parrizit. - Gjakovë : Kuvendi Françeskan, 1995.

KOLGJINI, Tahir. Fjalët turkisht ose t’ardhuna me anën e turkishtes të përdorura në Lahuta e Malcis : Shejzat, Roma. - Nr. 3 - 4, 1961, f. 86 - 92; nr. 5 - 6, 1961, f. 161 - 165; nr. 9 - 10, 1961, f. 326 - 335.

KOLIQI, Ernest. Fishta si njeri dhe si poet : Shejzat, Romë.- Nr. 7 - 9, korrik - shtator 1971.

Page 223: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

223 

 

KOLIQI, Ernest. Marash Uci : Minerva, Tiranë. - Nr.3, 22 tetor 1932.

KOLIQI, Ernesto. Canti popolari albanesi. Në: Albania. V. I. - Venezia : Istituto di Studi Adriatici, 1939.

KOLIQI, Ernest. Dy shkollat letrare shkodrane : Shejzat, Romë. - Nr. 9 - 12, 1973, f. 373 - 379.

KOLIQI, Ernest. Qytetnimi shqiptar : Hylli i dritës, Shkodër. - Nr.1, janar 1932

G. Petrotta, Popolo, lingua e letteratura albanese. - Palermo, 1932.

KOLIQI, Ernest. I tre maggiori poeti d’ Albania : Shejzat, Roma. – Nr. 1 – 2, janar - shkurt 1961.

KONICA, Faik. I pari i françiskanëve të Shqipërisë : Dielli, Boston. – Nr. 2505, 15 gusht 1922.

KONICA, Faik. Fleta e Drectorit : Albania, London. - Nr. 1, 1905.

LACAJ, Henrik. At Fishta në dramatikë. Në : Atë Gjergj Fishta 1871-1940 :

Tiranë : Shtyp. "Luarasi", 1943.

LACAJ, Henrik. At Fishta epik. Në : Gjergj Fishta : nën kujdesin e revistës Shkëndija. - Tiranë, “Luarasi”, 1941.

LAMBERTZ, Maximilian. Die homerische Frage und das albanische Grossepos : Shejzat, Roma. - Nr. 11 - 12, nëntor - dhjetor 1961.

LAMBERTZ, Maximilian. Homeri dhe epopeja shqiptare / përkth. Rexhep Krasniqi : Shejzat, Romë. - Nr. 9 - 12, 1973

MALËSHOVA, Sejfulla. Shënime të shkurtra mbi letraturën shqipe : Agimi, Shkodër. - Nr. 2, 1919.

Page 224: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

224 

 

MALËSHOVA, Sejfulla. Mrizi i zanave : Bashkimi, Tiranë. - Nr. 8, 29 gusht 1924.

MARLEKAJ, P. Jakob. Poezija e popullit e poezija e Fishtës : Shejzat, Roma. - Nr. 11 - 12, nëntor - dhjetor 1961,

MILAJ, Jakov. Rrnoshin klasikët grekë!. Në : Gjergj Fishta : nën kujdesin e revistës Shkëndija. – Tiranë, “Luarasi”, 1941.

NDOJA, Mark. Idealet karakterizuese në lirikën e At Fishtës. (Shenime të shkurta kritike). Në : Atë Gjergj Fishta 1871-1940 . Tiranë : Shtyp. "Luarasi", 1943.

OSMANI, Tomor. Lahuta e Malcisë e Gjergj Fishtës - disa konsiderata gjuhësore : Leka (Shtojcë e “Rilindja javore”), Tiranë. - 13 - 19 gusht 1995.

PALI, Gaspër. Rreth nji drejtimi letrar : Rinija fashiste, Shkodër. - 28 gusht 1939

PALAJ, Bernardin. Frati franciskan në Shqypni : Zani i Shna Ndout, Shkodër. - Nr. 4, 1920.

PARRINO, Ignazio. Lo spirito del Kanun nel Liuto della montagna. Në : G. Fishta, Il Liuto della Montagna (Lahuta e Malcis), fascicolo II, prefazione e canti 6 - 15. - Palermo, 1970.

PIPA, Arshi. Fishta: njeriu e vepra. Në: Atë Gjergj Fishtës : Jeta e re, Prishtinë.- Nr. 11 - 12, 1990.

PLASARI, Aurel. Moderniteti i një satire klasike : Drita, Tiranë. - 23 shkurt 1997, f. 3, 5; 2 mars 1997.

PLASARI, Aurel. Gjergj Fishta dhe historia e letërsisë : Rilindja demokratike, Tiranë. - 5 janar 1991, f. 6; 9 janar 1991.

PLASARI, Aurel. Panteoni i gjymtuar : Nëntori, Tiranë. - Nr. 4, 1991.

PRENNUSHI, Vinçenc. Pengu i nderimit : Zani i Shna Ndout, Shkodër. - Nr. 2, shkurt 1919.

Page 225: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

225 

 

PORADECI, Lasgush. Gjergj Fishta lirik, shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar. Në : Gjergj Fishta, Shkëndija. – Tiranë,“Luarasi”, 1941.

PORADECI, Lasgush. Njeriu dhe zoti meditans dhe militans : Drita, Tiranë. - 27 tetor 1991.

RESSULI, Namik. Gjergj Fishta dhe gjuha shqipe. Në : Gjergj Fishta :

Shkëndija. – Tiranë, “Luarasi”, [1941].

SCARAMUZZI, A. D. Poezija e At Fishtës = La poesia di P. Fishta. Në : Atë Gjergj Fishta 1871-1940 "Luarasi", 1943.

SEDAJ, Engjëll. Fishta – përkthyes i Iliadës. Në: Atë Gjergj Jeta e re, Prishtinë. Nr. 11 - 12, 1990.

SEDAJ, Engjëll. Gjergj Fishta dhe vepra letrare e tij : Hylli i dritës, Tiranë. - Nr. 1, 1993.

SIRDANI, Marin. Shqyptarët e hartet : Hylli i dritës, Shkodër. - Nr. 12, 1922.

SIRDANI, Marin. Jeta e vepra fetare e At Fishtës. Në : Atë Gjergj Fishta 1871-1940 :Tiranë : Shtyp. "Luarasi", 1943.

SPASSE, Sterjo. Me lyrën e me veprën e A Gj. Fishtës : Shkolla shqiptare, Tiranë. - Nr. 47, 1941.

STEFI, Andrea. Ke duhet të lexojmë? : Besa, Tiranë. - Nr. 917, 3 gusht 1934.

SHANTOJA, Lazër. Gomari i Babatasit. Poem dramatik i Gegë Toskës. Shkodër, Shtypshkroja Franciskane. - : Hylli i dritës, Shkodër. - Nr. 7 - 8, korrik - gusht 1924.

Shkolla Franciskane e Shkoders : Posta e Shqypniës, Shkodër. - Nr. 60, 4 korrik 1917.

SHUNDI, S(tefan). Vranina e Lahutës së Malësisë : Gazeta e Korçës, Korçë. - Nr. 1966, 25 gusht 1930.

Page 226: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

226 

 

SHUNDI, Stefan. Pak orë me hero’t e Vraninës : LEKA, Shkodër. - Nr. 8, gusht 1936.

TAGLIAVINI, Carlo. Disa konsiderata mbi origjinat dhe zhvillimin e letërsis shqiptare : Bota e re, Tiranë. - 6 tetor 1940.

TIRTA, Mark. Tradita popullore në vizionin poetik të Fishtës. Në : [Atë Gjergj Fishta] : Hylli i dritës, Tiranë.. 1996.

VALENTINI, Zef (Giuseppe). Vjersha heroike shqiptare : LEKA, Shkodër. - Nr. 9, shtator 1934.

VALENTINI, Zef (Giuseppe). Do kshille të rijvet per punim të vjerrshavet : Numrimi e theksimi i rrokevet nder vjerrsha : LEKA, Shkodër. - Nr. 4, prill 1936; Nr. 4 - 5, prill - maj 1938.

VALENTINI, Zef (Giuseppe). Funksjoni i letërsisë shqiptare në letërsinë europjane : Tomori i vogël, Tiranë. - Nr. 5, 1942.

VARFI, Andrea. Mi traditat dhe letërsinë popullore. Në : Konferenca e III e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë (9 - 12 tetor 1949). - Tiranë : 1950.

VOLAJ, Gjergj. Fryma e Lahutës së Malcis : Cirka, Shkodër. - Nr. 37, 15 janar 1938.

VOLAJ, Viktor. Në: Gj. Fishta, Mrizi i Zanavet. Komentuem prej A. Viktor Volaj OFM. - Shkodër : 1941, 144 f. [Parathanje, f. V - X; Për këndimin metrik të vjerrshavet,

WAGNER, K. A. Lindja e Literaturës shqiptare : Naim beu, Sami beu, At Fishta : Gazeta e Korçës, Korçë. - 30 maj 1925.

WEIGAND, Gustav. Lahuta e Malcis von Gjergj Fishta. Në: Die Berglaute (Lahuta e Malcis). - Leipzig : 1925, f. 173 - 178; Balkan - Archiv, Leipzig. – 1925.

XOXA, Zoi. Naimi, De Rada e Fishta : Agimi, Shkodër. - Nr. 8, 1921.

ZAMPUTI, Injac. At Gj: Fishta, gjeni shqiptare, gjeni botnore. Në : Atë Gjergj Fishta1871-1940 - Tiranë : Shtyp. "Luarasi", 1943.

Page 227: T TEMA: POEZIA IA E FIS SHTËS

227 

 

ZAMPUTI, Injac. Kur flasim për të mëdhaj : LEKA, Shkodër. - Nr. 2, 1943, f. 48 - 54; nr. 4 - 5, 1943.

ZHEJI, Gjergj. Elementë të vargëzimit në poemën Lahuta e Malcis : Dielli, Boston. - Nr. 4 - 5, 1991.