28
www.Qsi-ks.com Ta njohim Allahun Faqe | 1 TA NJOHIM ALLAHUN Hoxhë Enis Rama Parathënie - Pse duhet ta njohim Allahun 1 “Allahu ka emrat më të bukur (mirë), prandaj thirreni Atë me ta.(el-A’raf, 180) Po e fillojmë këtë shkrim duke e lutur Allahun سبحانه و تعالىqë këtë temë ta bëjë të rëndësishme për përmirësimin e jetëve tona dhe raporteve me Allahun سبحانه و تعالى, si dhe për të gjitha ato dobi të cilat do ti përmendim e që priten të realizohen përmes kësaj teme, meqë është me rëndësi të dimë qysh në fillim të çdo teme se çfarë dëshirojmë përmes saj. Dikush mund të përkufizohet vetëm në një pikë të këtyre ligjëratave. Këtij i themi se, nëse e synon vetëm një gjë prej këtyre ligjëratave, është pak dhe të marrësh vetëm kaq është varfëri. Më me vend do të ishte të marrim të gjitha aspektet të cilat synohen përmes trajtimit të kësaj teme. Edhe pse dijetarët islamikë, kur kanë folur për trajtimin e kësaj teme, kanë thënë se dobitë e saja janë të panumërta dhe nuk ka numër që mund t’i përkufizojë dobitë e të folurit për Allahun سبحانه و تعالى, ata janë munduar ti përmendin përmbledhtazi disa dobi, në mënyrë që besimtari së paku të jetë më i përqendruar dhe i orientuar drejt qëllimeve të caktuara. Allahu سبحانه و تعالىështë Ai, që krijoi të gjitha krijesat dhe ndër to edhe njerëzit. Çdo krijesë të cilën Allahu سبحانه و تعالىe krijoi ka të instaluar në brendinë e vet një natyrshmëri të caktuar, në bazë të së cilës ajo rregullon jetën e vet. 1 Vërejtje: Për një kuptim më të saktë të këtij mësimi ju sugjerojmë që të dëgjoni audio- ligjëratat nga të cilat është transkriptuar ky tekst në web-adresën: http://www.qsi- ks.com/webi/videoligjerata.php?hoxha=Enis%20Rama , nën titullin “Ta njohim Allahun.”

TA NJOHIM ALLAHUN

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: TA NJOHIM ALLAHUN

www.Qsi-ks.com

Ta njohim Allahun

Faqe | 1

TTAA NNJJOOHHIIMM AALLLLAAHHUUNN HHooxxhhëë EEnniiss RRaammaa

Parathënie

- Pse duhet ta njohim Allahun1

“Allahu ka emrat më të bukur (mirë), prandaj thirreni Atë me ta.” (el-A’raf,

180)

Po e fillojmë këtë shkrim duke e lutur Allahun سبحانه و تعالى që këtë temë ta

bëjë të rëndësishme për përmirësimin e jetëve tona dhe raporteve me

Allahun سبحانه و تعالى, si dhe për të gjitha ato dobi të cilat do t’i përmendim e

që priten të realizohen përmes kësaj teme, meqë është me rëndësi të dimë

qysh në fillim të çdo teme se çfarë dëshirojmë përmes saj.

Dikush mund të përkufizohet vetëm në një pikë të këtyre ligjëratave. Këtij i

themi se, nëse e synon vetëm një gjë prej këtyre ligjëratave, është pak dhe të

marrësh vetëm kaq është varfëri. Më me vend do të ishte të marrim të gjitha

aspektet të cilat synohen përmes trajtimit të kësaj teme.

Edhe pse dijetarët islamikë, kur kanë folur për trajtimin e kësaj teme, kanë

thënë se dobitë e saja janë të panumërta dhe nuk ka numër që mund t’i

përkufizojë dobitë e të folurit për Allahun سبحانه و تعالى, ata janë munduar t’i

përmendin përmbledhtazi disa dobi, në mënyrë që besimtari së paku të jetë

më i përqendruar dhe i orientuar drejt qëllimeve të caktuara.

Allahu سبحانه و تعالى është Ai, që krijoi të gjitha krijesat dhe ndër to edhe

njerëzit. Çdo krijesë të cilën Allahu سبحانه و تعالى e krijoi ka të instaluar në

brendinë e vet një natyrshmëri të caktuar, në bazë të së cilës ajo rregullon

jetën e vet.

1 Vërejtje: Për një kuptim më të saktë të këtij mësimi ju sugjerojmë që të dëgjoni audio-

ligjëratat nga të cilat është transkriptuar ky tekst në web-adresën: http://www.qsi-

ks.com/webi/videoligjerata.php?hoxha=Enis%20Rama, nën titullin “Ta njohim Allahun.”

Page 2: TA NJOHIM ALLAHUN

www.Qsi-ks.com

Ta njohim Allahun

Faqe | 2

Për shembull, natyrshmëria në të cilën Allahu سبحانه و تعالى e krijoi luanin

është që ai të jetë sulmues dhe agresiv, jo që të jetë sikurse pula, e cila është e

qetë dhe e butë. Dhe ky është caktim i Allahut سبحانه و تعالى, dhe nuk ka të bëjë

me madhësi, meqë kemi kafshë shumë më të vogla sesa një elefant, por që

kanë natyrshmëri tërësisht të kundërta.

Allahut سبحانه و تعالى përzgjedh formën, natyrën dhe sjelljen e dikujt. Kur

kemi të bëjmë me njeriun, natyrshmëri e tij është që as të mos jetë i butë, as

agresiv; as i fortë, as i dobët. Natyrshmëria themelore në të cilën Allahu e

krijoi njeriun është që ai ta njohë Allahun سبحانه و تعالى. Çdo ngjyrim tjetër që

ngadhënjen mbi këtë, do të bëjë që njeriu të largohet dalëngadalë nga

natyrshmëria e tij.

Ibn Hazmi هللا رحمه konsideron që, nëse njeriu theksohet më shumë me

muskujt e tij sesa me besimin e tij, ai fillon t’u afrohet kuajve. Nëse njeriu u

afrohet me zërin e tij shpendëve që kanë zë të bukur dhe nis të theksohet me

këtë më tepër sesa me besimin në Allahun سبحانه و تعالى, ai do të jetë më afër

shpendëve sesa natyrshmërisë së njeriut. Kjo sepse, duke huazuar ose duke

favorizuar natyrshmëri tjera, tek ai fillon të zbehet natyrshmëria themelore

në të cilën e krijoi Allahu سبحانه و تعالى.

Allahu سبحانه و تعالى thotë në Kur’an:

هاالناسفطرالتياللـهفطرت... لك اللـهلخلقديلتـبل عليـ ين ذ أكثـرولـكنالقيم الد﴾٠٣﴿يـعلم ونلالناس

“Natyrshmëria në të cilën Allahu i krijoi njerëzit. S’bën të ketë ndryshim të

krijimit të Allahut. Ajo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e

dinë.” (Rum, 30)

Ajeti i mësipërm nënkupton dy gjëra:

Së pari, nuk ka mundësi të shkëmbimit të natyrshmërive, në mënyrën që ne

t’ia marrim luanit natyrshmërinë e tij ndërsa atij t’ia japim tonën. Allahu

vendosi që të kesh natyrshmërinë të cilën e ke.

Së dyti, nuk ka ndryshim të natyrshmërisë së krijuar nga Allahu. Allahu

e krijoi njeriun në natyrshmërinë që ai ka dhe, përderisa ai سبحانه و تعالى

Page 3: TA NJOHIM ALLAHUN

www.Qsi-ks.com

Ta njohim Allahun

Faqe | 3

dëshiron të mbetet vetja e vet, duhet të ngjyroset me këtë natyrshmëri.

Mirëpo, nëse ai e ndryshon këtë natyrshmëri, do të ndryshojë edhe qenia e

tij; jo në kuptim fizik, por në kuptim të përkatësisë.

Allahu سبحانه و تعالى përmend disa kategori njerëzish në disa vende në Kur’an,

të cilët arrijnë deri në shkallën ku bëhen më të degraduar sesa kafshët.

Pejgamberi ملسو هيلع هللا ىلص tha:

“Çdo fëmijë lind në natyrshmërinë e pastër të Islamit. Pastaj prindërit e tij e

bëjnë atë të krishterë, çifut ose zjarrë-putist.”

Duke pasur parasysh që kjo natyrshmëri nuk karakterizohet me njohje të

hollësishme të saj, por ajo është vetëm një kornizë anësore, e cila e mban

njeriun të mos dalë jashtë të lejuarës, njeriut nuk i mjafton që ta njohë

Allahun vetëm përmes kësaj natyrshmërie në të cilën është krijuar. Për këtë

arsye, Allahu سبحانه و تعالى e ndihmoi këtë natyrshmëri me dërgimin e

pejgamberëve dhe zbritjen e Librave.

Në qoftë se shikojmë se cili ishte fokusi kryesor i misionit të pejgamberëve

dhe çfarë është përmbajtja e Librave të zbritur, do te vërejmë se kemi të

bëjmë me një përqendrim në besimin në Allahun سبحانه و تعالى dhe në njohjen

e Tij, me qëllim që njerëzit ta adhurojnë Atë përmes kësaj njohjeje. Kjo njohje

realizohet përmes mësimit të emrave dhe cilësive të Tij, gjë që Allahu سبحانه و

e mundësoi përmes gjuhëve të pejgamberëve dhe Librave të cilët Ai i تعالى

zbriti.

Pejgamberi me të cilin edhe u përmbyll misioni i pejgamberëve dhe i cili

njëherësh ishte më i dijshmi për Allahun dhe më i afërti me Të, është

Muhamedi ملسو هيلع هللا ىلص. Andaj, asnjë popull nuk e ka pasur nderin ta njohë Allahun

ashtu siç e ka nderin umeti i tij. Asnjë pejgamber nuk kishte hapësirë t’ua

shpjegonte dhe t’ua bënte të qartë umetit të vet njohjen e Allahut سبحانه و تعالى

ashtu siç ua bëri Muhamedi ملسو هيلع هللا ىلص.

Padyshim që secili pejgamber e kreu misionin e tij siç duhej dhe aq sa u

duhej pasuesve të tyre në atë kohë, mirëpo gjërat shtesë që ne i kemi e bëjnë

këtë umet të veçantë në njohjen e Allahut سبحانه و تعالى.

Page 4: TA NJOHIM ALLAHUN

www.Qsi-ks.com

Ta njohim Allahun

Faqe | 4

Për këtë arsye, kur pejgamberi ملسو هيلع هللا ىلص e pa Omerin رضى هللا عنه më një letër në

dorë, e cila ishte pjesë nga librat e mëparshëm të ithtarëve të Librit, e

urdhëroi ta linte atë, ngase edhe sikur Musai عليه السالم ishte gjallë, do ta

pasonte Muhamedin ملسو هيلع هللا ىلص.

Po ashtu, Isai, عليه السالم, kur të vijë nga fundi i kohës, do të gjykojë me

Sheriatin e Muhamedit ملسو هيلع هللا ىلص.

Allahu mori besatimin e secilit pejgamber, para se ai të dërgohej, që, kur do

të dërgohej Muhamedi ملسو هيلع هللا ىلص si i Dërguari Allahut, ata do ta ndiqnin, do t’i

besonin dhe ta mbronin. Pra, jo vetëm t’i besonin, por edhe të luftonin

bashkë me të. Musai ملسو هيلع هللا ىلص dhe pejgamberët tjerë e kishin obligim të vdisnin

për Muhamedin ملسو هيلع هللا ىلص. Shikoni se çfarë nderi Allahu i dha Muhamedit ملسو هيلع هللا ىلص

dhe çfarë nderi na bëri ne përmes tij ملسو هيلع هللا ىلص!

Ky nder padyshim që përfshihet në tërë atë më çka erdhi Kur’ani dhe

Suneti, ku më të vlefshmet janë mësimet që flasin për Allahun, pra, për

njohjen e Allahut سبحانه و تعالى.

Tema me të cilën po fillojmë dhe që ka të bëjë me emrat dhe cilësitë e

Allahut سبحانه و تعالى, është temë e gjerë dhe nga dijetarët është trajtuar në dy

kahe:

Kahu i parë, që është ndjekur në trajtimin e kësaj teme, ka të bëjë me

rregullat apo kuptimet e drejta të këtyre emrave dhe cilësive karshi

grupimeve të ndryshme të bidatçinjëve, filozofëve dhe të devijuarve të

ndryshëm, të cilët kanë tentuar të imponojnë kuptime të ndryshme

filozofike të njohjes së Allahut سبحانه و تعالى.

Kështu, shumë dijetarë nga Ehli-Sunetit janë ngritur dhe e kanë mbrojtur

kuptimin e drejtë të këtyre emrave nga devijimi i kuptimit të drejtë të cilin

Muhamedi ملسو هيلع هللا ىلص ua kishte mësuar shokëve/sahabëve të tij. Një pjesë e këtyre

rregullave dhe termave të cilat dijetarët i kanë trajtuar për të ruajtur

vërtetësinë dhe saktësinë e besimit në Allahun سبحانه و تعالى, është shtjelluar

në librin tashmë të komentuar Akide Vasitije2.

2 http://www.qsi-ks.com/webi/ligjerata.php?hoxha=Enis%20Rama, nën titullin “Komentim i

librit Akideja e Vasitit të Ibn Tejmijes.”

Page 5: TA NJOHIM ALLAHUN

www.Qsi-ks.com

Ta njohim Allahun

Faqe | 5

Kahu i dytë ka të bëjë me ndikimin e këtyre emrave në jetën e besimtarit. Në

këtë kah, përfshihet e tërë ajo se si duhet të ndikohet pozitivisht një besimtar

nga ndonjë emër i caktuar i Allahut سبحانه و تعالى, siç thotë edhe Ibn

Kajimi:”Të edukohet nën hijen e emrave të Allahut.”

Çdo emër i Allahut سبحانه و تعالى i mundëson besimtarit një adhurim dhe një

edukim të caktuar. Prandaj, është projekt i veçantë për një besimtar që,

përmes emrave të Allahut, ai të përmirësojë kualitetin e adhurimeve, të

tejkalojë sprovat e kësaj bote, ta kuptojë këtë botë, e kështu me radhë. Dhe

ajo që do të trajtohet në këto ligjërata, është kahu i dytë.

Përmes kësaj hyrjeje të shkurtë, u munduam të shpalosim kahun nga do të

shkohet dhe çfarë po kërkohet nga ne, ndonëse, kur do të flasim më poshtë

për dobitë dhe synimin që kemi me këto ligjërata, me lejen e Allahut, do të

na qartësohen shumë gjëra.

Lidhur me frazën “njohja e Allahut,” Ibn Tejmije thotë se Selefët shumë e

kanë përdorur këtë term, andaj thoshin për dikë se filani e njeh Allahun ose

kanë thënë “dija rreth Zotit.” Çka kishin për qëllim Selefët me këtë? Ibn

Tejmije thotë se ata kishin për qëllim dy gjëra. Kur thoshin për një njeri se

është i dijshëm për Allahun, kishin për qëllim se ai njeri e njihte Allahun më

mirë se të tjerët jo në kuptim të formës apo mënyrës së qenies së Tij, meqë

këto gjëra janë të papranueshme qysh në fillim, por e njihte Allahun سبحانه و

përmes emrave dhe cilësive të Tij, andaj dhe ishte i tillë që me një fjalë të تعالى

vetme ndikohej pozitivisht nga këta emra. Një ditë prej ditësh, një njeri e

thirri Imam esh-Shabin “O dijetar...,” dhe ky imam, i cili ishte një dijetar i

madh, iu përgjigj: “Dijetar është ai, që ia ka frikën Allahut سبحانه و تعالى.” Pra,

nuk kemi të bëjmë edhe aq më sasinë e informatave sa kemi të bëjmë me

ndikimin e këtyre informatave në zemrën. Sepse një njeri mund të ketë

shumë informata, por ato informata të kenë pak ndikim te zemra e tij. Në

anën tjetër, ndodh që dikush të ketë pak informata, por ato të kenë ndikim

të madh në zemrën e tij në raport me Allahun سبحانه و تعالى, dhe kjo është ajo

që kërkohet nga ne.

Gjëja e dytë të cilin e kishin për qëllim Selefët me këtë dije ishte se dikush i

njihte më së miri rregullat dhe dispozitat të cilat të afrojnë tek Allahu سبحانه و

.meqë edhe kjo është një çështje e rëndësishme ,تعالى

Page 6: TA NJOHIM ALLAHUN

www.Qsi-ks.com

Ta njohim Allahun

Faqe | 6

Sa i përket njohjes së Allahut سبحانه و تعالى, njerëzit ndahen në tri kategori:

Kategoria e parë janë ata të cilët e njohin Allahun në kuptimin e

përgjithshëm. Ata janë të devotshëm, por nuk njohin atë që të shpie tek

Allahu. Pra, ai nuk di rregulla të shumta, por e njeh Allahun. Për shembull,

ai ia ka frikën Atij apo, nëse përmendet Allahu, i rrjedhin lotët; ai falet kohë

të gjatë, lexon Kur ‘an, etj. Pra, ai e njeh Allahun سبحانه و تعالى dhe, nga

dashuria e kësaj njohje, e adhuron Atë, por ai nuk di shumë rregulla; nuk di,

për shembull, të shpjegojë rregullat e abdesit, rregullat e namazit, etj.

Kategoria e dytë janë ata të cilët i njohin rregullat të cilat shpijnë tek Allahu,

por, fatkeqësisht, nuk e njohin Allahun سبحانه و تعالى. Për shembull, ai mund të

japë një shpjegim të thatë, si: kjo është farz, kjo është haram, etj., dhe këto i

di shumë mirë. Mirëpo, ai s’ka gjallëri në këtë dhe kjo atë nuk e shpie tek

Allahu سبحانه و تعالى. Kjo kategori e njerëzve njihen si të dijshëm rreth hallallit

dhe haramit.

Kategoria e tretë janë ata të cilët i kanë bashkuar këto dy kategori. Ata edhe

e njohin Allahun سبحانه و تعالى, edhe janë ekspertë të njohjes se hallallit dhe të

haramit. Dhe kjo është më e mira e mundshme që një besimtar mund ta

arrijë.

Dijetarët kanë përmendur se dobitë të cilat i arrin një besimtar me studimin

e kësaj teme ose me ndjekjen e këtyre ligjëratave janë të shumta. Më poshtë,

do të përmenden vetëm disa dobi sa për të kuptuar se me çfarë teme kemi të

bëjmë. Po ashtu, do të mundohemi të bëjmë një verifikim të

kohëpaskohshëm të realizimit të këtyre qëllimeve për atë se a jemi duke

shkuar aty ku duhet, apo kemi devijuar nga qëllimi. Prandaj, kjo ligjëratë e

parë dhe këto pika që do të përmenden me poshtë, do të na e mundësojnë ta

mbajmë veten të përqendruar brenda një qëllimi të caktuar:

1. Qëllimi kryesor dhe final i besimtarit është që Allahu سبحانه و تعالى të jetë

i kënaqur me të. Të gjitha qëllimet tjera renditen nën këtë qëllim, si:

futja në Xhenet, ruajtja nga Xhehenemi, etj.

Besimtari e di se kënaqësia e Allahut سبحانه و تعالى nuk mund të arrihet,

nëse Allahu nuk i jep sukses robit për të ndjekur rrugën e kësaj

kënaqësie. Dhe kjo kënaqësi është e ndërtuar mbi besimin në Allahun

Page 7: TA NJOHIM ALLAHUN

www.Qsi-ks.com

Ta njohim Allahun

Faqe | 7

dhe mbi veprat e mira. Kurse, ajo që e stimulon dhe e motivon

besimtarin dhe i ndihmon atij për ta ngritur këtë peshë deri në

kënaqësinë e Allahut, është njohja e Tij سبحانه و تعالى. Ngase besimi nuk

është i lehtë, dhe këtë gjë e thanë edhe kodrat, kur u qe kërkuar të

besonin (në kuptim të kryerjes së obligimeve):

هاإناعرضن االمانةعلىالسماواتوالرضوالجبالفأبـينأنيحملنـهاوأشفقنمنـنسان كانظل وماجه ول وحملهاال ﴾٢٧﴿إنه

“Ne ua ofruam amanetin (obligimet) qiejve, tokës dhe maleve, e ato

nuk deshën ta merrnin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij, ndërsa

njeriu e mori mbi vete. (Me këtë) Ai i bëri padrejtësi vetes dhe ishte i

padijshëm.” (el-Ahzab, 72)

Pra, këtë barrë, të cilën nuk e morën përsipër kodrat e mëdha apo

bjeshkët e larta, e mori përsipër njeriu me lejen e Allahut سبحانه و تعالى.

Por, për ta mbartur me një mbartje të suksesshme, që e shpie te

kënaqësia e Allahut, ai duhet të jetë gjithmonë i furnizuar me njohjen e

Tij سبحانه و تعالى. Dhe çdo shkëputje mes tij dhe njohjes së Allahut do të

reflektohet me zbehje të besimit në Allahun dhe në kualitetin e

adhurimeve. Kështu, kjo njohje na nevojitet, meqë çdo gjë që mësojmë

pas kësaj njohjeje, do të jetë më e sigurt, ndërsa çdo gjë që kemi mësuar

para kësaj njohjeje, mund të jetë e diskutueshme dhe e pasigurt.

2. Dijetarët islamikë, kur e kanë bërë ndarjen e shkencave islame, kanë

thënë se njohja e Allahut me emrat e Tij është baza e çdo dijeje. Ai që

nuk e njeh Allahun سبحانه و تعالى, nuk ka njohur asgjë. Andaj, Ibn Kajimi

thotë:

”Dija rreth emrave të bukur të Allahut është baza e çdo diturie dhe

bazë për çdo dituri (të re). Ngase çdo dije tjetër përveç asaj që ka të bëjë

me njohjen e Allahut ose është dije e ndërlidhur me krijimin, ose është

dije e ndërlidhur me urdhrin. Pra, çdo dije e njerëzve ose ka të bëjë me

krijimin (dhe këtu janë të përfshira të gjitha shkencat), ose ka të bëjë

me urdhrin (atë për çka na ka urdhëruar Allahu).”

Page 8: TA NJOHIM ALLAHUN

www.Qsi-ks.com

Ta njohim Allahun

Faqe | 8

Pastaj Ibn Kajimi pyet se cili është burimi i krijimit dhe i urdhrit?

Burim është Allahu, andaj nga ky aspekt njohja e Allahut سبحانه و تعالى

bëhet bazë e çdo shkence dhe bazë për çdo shkencë. Për këtë arsye,

njerëzit të cilët e njohin vetëm një aspekt të caktuar të krijimtarisë së

Allahut سبحانه و تعالى, shpeshherë bëjnë dëm më shumë sesa dobi. Në

këtë mënyrë keqpërdoret shkenca dhe rrjedhimisht zbulimet

shkencore shndërrohen në armik të njeriut duke i sjellë njerëzimit

luftëra e armiqësi në vend që t’u sjellin lumturi e kënaqësi.

Pse ndodh kjo? Kjo ndodh sepse dija nuk është nisur nga njohja e

Allahut سبحانه و تعالى. Ngjashëm me këtë u ndodh edhe atyre të cilët nuk

kryejnë ndonjë urdhër. Ndonëse personi mund të dijë se një urdhër i

caktuar është obligim, ai nuk e kryen atë. Kjo ngase ai nuk e ka nisur

njohjen e kësaj dijeje nga njohja e Allahut سبحانه و تعالى.

Pastaj Ibn Kajimi thotë se aq sa ke përfshirë (ke marrë) nga dija rreth

emrave të bukur të Allahut, aq ke përfshirë nga njohuritë e tjera, ngase

kjo është bazë dhe të gjitha njohjet tjera kanë dalë pikërisht nga kjo.

Për shembull, në qoftë se ti e njeh si duhet kuptimin e emrit të Allahut

Krijuesi, a nuk do ta kesh më të lehtë më pas ta kuptosh se qysh/الخالق

ka filluar krijimi, etj? Padyshim se do ta kesh me të lehtë. Por, kur

përjashtohet ky emër i Allahut, atëherë lindin kuptime të gabuara, siç

është rasti i atyre të cilët mendojnë se njerëzit e kanë prejardhjen nga

majmunët, çka bën që të degradohet njerëzimi.

Një nga dijetarët e njohur thotë se gjëja e parë që Allahu ua ka bërë

obligim krijesave është ta njohin Atë سبحانه و تعالى, sepse, kur njerëzit ta

njohin Allahun, do ta adhurojnë Atë سبحانه و تعالى. Andaj, muslimani

është i obliguar që ta njohë Allahun dhe t’i njohë kuptimet e këtyre

emrave, me qëllim që ta madhërojë Allahun me një madhërim të

vërtetë.

Kështu, në qoftë se një person dëshiron të krijojë raporte me një person

tjetër, ai paraprakisht interesohet për emrin e tij, vendin ku ai jeton si

dhe për informata tjera të rëndësishme. Pra, ai interesohet për çdo

detaj të tijin, të vogël a të madh, vetëm ngaqë dëshiron të

bashkëpunojë me të në një rrafsh të caktuar. E, si mund të lidhësh

Page 9: TA NJOHIM ALLAHUN

www.Qsi-ks.com

Ta njohim Allahun

Faqe | 9

kontratë adhurimi me dikë që nuk e njeh?! Pra, ne duhet ta njohim

Allahun që të ketë kuptim marrëveshja dhe kontrata jonë e lidhur për

adhurim të Allahut سبحانه و تعالى.

3. Njohja e Allahut سبحانه و تعالى ndikon në shtimin e imanit. Ne dëshirojmë

që, përmes këtyre ligjëratave, të na shtohet imani. Dhe dihet se çfarë

reflektimesh ka në jetën e besimtarit shtimi i imanit.

Shejh Sa’di thotë:

”Besimi në emrat e bukur të Allahut dhe njohja e tyre me kuptimet që

kanë, në realitet, përfshin tri llojet e teuhidit (njësisë së Allahut). Këtu

është i mbledhur krejt teuhidi, pastaj nga këtu ndahet. Në qoftë se

dëshiron të dish se kush meriton të adhurohet, mund ta dish përmes

emrave që ai ka. Në qoftë se dëshiron ta dish se i kujt është pushteti

dhe sundimi, do ta dish përmes emrave që ai ka. Andaj, krejt ajo me

çka i obligohemi Allahut sa i përket besimit, përfshihet në këtë lloj të

besimit (dmth emrat dhe cilësitë). Dhe këto tri lloje të besimit janë

shpirti i besimit, ngase, realisht, sa më shumë që këto të fuqizohen, aq

më shumë fuqizohet besimi në Allahun.”

Ibn Kajimi thotë:

”I tërë gëzimi, kënaqësia dhe jeta e këndshme, e mirë dhe e lumtur janë

të garantuara për ata të cilët e njohin Allahun. Po ashtu, kënaqësia në

shoqërinë me Të, përmallimi për takimin me Të, të përmbledhurit e

zemrës drejt Tij si dhe përmbledhja e vullnetit dhe e ambicieve për t’u

ngritur kah Ai janë të kushtëzuara me njohjen e Allahut. Dhe jeta më e

vështirë dhe më e rëndë është jeta e atij që e ka zemrën të shpërndarë

dhe brengat të shpërndara. Kurse, besimtari e ka vetëm një brengë, atë

se si të futet në Xhenet. Ajo që i ka bërë të dallojnë brengat e këtyre dy

kategorive të njerëzve, është njohja e Allahut.”

4. Përmes emrave të Allahut, mund të zbulojmë shumë urtësi të

dispozitave të Sheriatit. Pse Allahu e ka bërë obligim ndonjë vepër?

Ngase Ai është i Urti, i Gjithëdijshmi. Kështu, përmes njohjes së

emrave të Allahut, ne mund të argumentojmë për shumë dispozita të

Sheriatit, të cilat nuk dimë t’i sqarojmë.

Page 10: TA NJOHIM ALLAHUN

www.Qsi-ks.com

Ta njohim Allahun

Faqe | 10

Sa fuqizuese do të ishte, nëse ti do ta kuptoje një obligim në kuadër të

ndonjërit nga emrat e Allahut? Dhe çfarë kënaqësie do të paraqiste për

ty kryerja e këtij obligimi!

Allahut عالىسبحانه و ت i takon shembulli më i lartë, por ne do të

mundohemi ta ilustrojmë këtë me shembullin e dy planeve të biznesit,

nga të cilët njërin e ka përgatitur një ekonomist joprofesional, kurse

tjetrin e ka përgatitur një profesionist, i njohur ndërkombëtarisht si

shumë i suksesshëm. Dhe ty të thuhet që, para se të jepet autorizimi

për ta zbatuar planin e këtij profesionisti, së pari duhet ta zbatosh për

tre muaj planin e biznesit të cilin e ka përgatitur personi që s’është

profesionist. Gjatë tërë kohës sa do të jesh duke praktikuar

rekomandimet e personit i cili s’është profesionist, ti do ta kesh

mendjen te profesionisti. Dhe, posa të kalojë periudha tremujore, do të

fillosh menjëherë dhe me kënaqësi të realizosh planin e përgatitur prej

tij, madje as që do ta shikosh se çfarë ka thënë, ngase ai është i dijshëm

dhe ekspert në këtë lëmi.

Në mënyrë të ngjashme, edhe ty ta bëri obligim një urdhër Ai i cili ta

do më së shumti të mirën. Dhe, nëse të gjithë njerëzit të mblidheshin

për ta bërë një sheriat më të mirë vetëm për ty, nuk do të mund ta

bënin ashtu siç ta ka bërë Allahu سبحانه و تعالى. Madje, sikur edhe nënës

sate t’i thuhej që ta përgatiste për ty një sistem të jetës, nuk do të mund

ta bënte të mirë ashtu sikurse ta ka bërë Allahu سبحانه و تعالى.

Prandaj edhe disa nga Selefët kanë thënë se, sikur të më jepej

mundësia për të zgjedhur në Ditën e Gjykimit se a të më gjykojë nëna

ime apo Allahu, do ta zgjidhja Allahun. Kjo sepse drejtësisë dhe

mirësisë së Allahut سبحانه و تعالى nuk mund t’i afrohet askush. Prandaj ti

me ëndje dhe me kënaqësi duhet t’i zbatosh dhe t’i kryesh urdhrat e

Allahut سبحانه و تعالى, meqë e di se kjo buron nga Ai i cili është i

Gjithëdijshëm, i Urtë, i Plotfuqishëm.

Po ashtu, edhe shumë adhurime të cilat duhet t’i vësh në praktikë,

qofshin ato adhurime të zemrës a të gjymtyrëve, do të mund të ishin

pjesë e praktikës dhe e jetës tënde, nëse ti do ta njihje Allahun سبحانه و

.si duhet تعالى

Page 11: TA NJOHIM ALLAHUN

www.Qsi-ks.com

Ta njohim Allahun

Faqe | 11

Prandaj, Ibn Kajimi thotë:

“Çdo cilësi e Allahut te ti duhet të prodhojë një adhurim të posaçëm.

Nëse e ke mësuar se Allahu është el-Alijm (i Gjithëdijshmi), përballë

këtij emri duhet të ketë një reflektim të caktuar të adhurimeve. Emri es-

Semij (Dëgjuesi) ta përmirëson gjuhën e dëgjimin, ngase e ti e di se

Allahu dëgjon çdo gjë që ti flet. Dhe këtu dalin në pah adhurime të

shumta në raport me Allahun. Çdo emër të cilin e mësojmë, duhet të

prodhojë një apo më tepër adhurime të posaçme që kanë të bëjnë me

këtë emër.”

Prandaj, njohja e emrave të Allahut mundëson që ne vazhdimisht të

shtojmë adhurime të reja, të cilat kanë munguar nga jeta jonë, duke u

pasuruar kështu në rrafshin e adhurimeve ndaj Allahut سبحانه و تعالى.

Dhe ky pasurim do të jetë i vonuar për aq sa të vonohemi në njohjen e

Allahut. Prandaj, sa herë të mësojmë për ndonjë nga emrat e bukur të

Allahut, kërko në vetën tënde se me çfarë adhurimesh do të

pasurohesh kësaj radhe. Ngase do të jemi të varfër në rrafshin e

adhurimeve, në qoftë se jemi të varfër në rrafshin e njohjes së Allahut

.سبحانه و تعالى

5. Po ashtu, prej asaj që mësojmë është se besimtari di se si të reagojë në

situata të caktuara. Besimtari ballafaqohet me zullumin e dikujt duke e

ditur se Allahu është exh-Xhebar apo el-Kaëij (I Gjithëfuqishmi apo Ai

që i thyen zullumqarët). A kalon ky më lehtë, apo ai që është i

zhveshur nga kjo mburojë? Andaj, nëse njeriu e njeh Allahun سبحانه و

,do të dijë si të sillet përballë zullumit, kërcënimit, presionit ,تعالى

shtypjes. Ai ka guxim dhe dije të mjaftueshme se si të sillet, ngase këtë

ia ka mësuar njohja e Allahut سبحانه و تعالى.

6. Po ashtu, në qoftë se e njohim Allahun سبحانه و تعالى, e kemi më lehtë t’i

tejkalojmë sprovat e ndryshme të kësaj jete.

7. Njohja e Allahut سبحانه و تعالى ta mundëson t’ia kesh Atij frikën më

shumë dhe të shpresosh më tepër tek Ai. Njohja e emrave të Allahut

është rruga e vetme e sigurt për njohjen e Kur’anit. Nëse dëshiron të

meditosh mbi Kur’anin ashtu si duhet, atëherë duhet edhe ta kuptosh

Page 12: TA NJOHIM ALLAHUN

www.Qsi-ks.com

Ta njohim Allahun

Faqe | 12

atë si duhet. Ti mund ta kuptosh Kura’nin nën hijen e njohjes së

Allahut سبحانه و تعالى, ngase Ai e zbriti atë.

Në kuadër të kësaj që u tha më sipër, Ibn Kajimi thotë:

“Në qoftë se ti mediton mbi Kur’anin dhe e ruan nga shtrembërimet e

ndryshme, të cilat janë munduar t’ia veshin filozofët e ndryshëm, dhe e

njeh Kur’anin sipas asaj që Ai e zbriti e që tani ti po e di, dhe duke u

zhveshur nga vesveset e të tjerëve, ky Kur’an do ta prezantojë ty një

Mbret i cili është mbi Arshin e Tij, mbi shtatë qiejt; që i rregullon, i

sistemon dhe i menaxhon punët e robërve të Tij; që urdhëron e ndalon,

që dërgon të Dërguar e zbret Libra; që kënaqet e hidhërohet, që

shpërblen e dënon; që dikujt i jep e dikujt nuk i jep; që dikë e ul dhe

dikë e ngrit; që sheh prej mbi shtatë qiejve dhe dëgjon; që e di të

fshehtën dhe atë që është publike; që bën çfarë të dëshirojë; që është i

cilësuar me çdo cilësi të plotë e absolute dhe është i patëmeta; as

thërrmija më e vogël dhe apo ajo që është më e madhe nuk lëviz veçse

me lejen e Tij, dhe asnjë gjethe nuk bie veçse me lejen e Tij; dhe askush

nuk guxon të ndërmjetësojë te Ai pa lejen e Tij, dhe, përveç Tij, robërit

e Tij nuk kanë mik dhe shpëtimtar.”

8. Njohja e Allahut سبحانه و تعالى na mëson të jemi të edukuar me Allahun,

meqë kjo kërkohet nga ne. Njohja e Allahut na bën të jemi më të

turpshëm para Tij, më të përulur dhe më të nënçmuar para Tij. A ka

mundësi për një njeri që e njeh Allahun me njohje të mjaftueshme të

jetë i paedukatë dhe mendjemadh? Kjo është e pamundshme.

Çdo njeriu mendjemadh i mungon njohja e Allahut سبحانه و تعالى. Një

njeri i cili e lakmon këtë dynja ashtu sikurse e lakmojnë kafshët,

vrapon pas saj për çfarëdo çmimi vetëm e vetëm që ta ketë atë. Andaj,

nuk mund të jemi me edukatë karshi Allahut, në qoftë se nuk e njohim

Atë. Për këtë arsye, synojmë që të edukohemi në raport me Allahun

duke e njohur Allahun سبحانه و تعالى.

9. Njohja e Allahut سبحانه و تعالى na e mundëson të plotësohemi e të

përmirësohemi, ngase njeriu ka të meta të shumta. A nuk është e metë

e njeriut hasedi/zilia? Pse njeriu mund të ketë hased? Ngase nuk e njeh

Allahun si duhet. Kush ia ka dhënë begatinë atij ndaj të cilit ai ka

Page 13: TA NJOHIM ALLAHUN

www.Qsi-ks.com

Ta njohim Allahun

Faqe | 13

hased? Dhe kush të ka privuar ty nga kjo begati? Allahu سبحانه و تعالى. A

bën Allahu zullum, kur bën këso ndarjesh? Jo, sepse unë e njoh

Allahun si i Drejti. Atëherë, përse duhet të kesh hased, urrejtje, mendim

të keq, lakmi apo vese të tjera që vijnë nga brendia jote? Pra, kështu e

përmirëson veten tënde.

Për këtë arsye, shumë të meta të njerëzve nuk mund të rehabilitohen,

për shkak se janë të meta të cilat nuk largohen me medikamente dhe

me trajtime të ndryshme psikologjike, por largohen dhe përmirësohen

vetëm me njohjen e Allahut سبحانه و تعالى.

Synim i këtyre ligjëratave, po ashtu, është që, përmes njohjes së

Allahut سبحانه و تعالى, të shtohet dashuria mes nesh dhe të largohen veset

dhe të metat të cilat po na pengojnë në raportet tona, siç janë armiqësia

e zilia, meqë jemi duke e përdorur ilaçin adekuat. Por, në qoftë se kjo

nuk kryen punë, atëherë ne jemi të prishur, mu ashtu siç tha edhe Ibn

Kajimi:

”Në qoftë se rënia e shiut nuk e bën tokën të mbijnë të lashtat në të,

nuk është problemi te shiu, por te toka.”

Andaj, Allahu سبحانه و تعالى na ruajt që zemrat tona të jenë sikurse toka

në të cilën nuk mbijnë të lashtat! Ti e kultivon zemrën tënde dhe ajo

prodhon përmes njohjes së Allahut. Ka njerëz te të cilët nuk lë gjurmë

rënia e shiut, ngase ai është një “shkëmb” tek i cili mund të mbjellësh

sa të duash dhe ta ushqesh me plehra të llojllojshme, por ai mbetet si

guri ku nuk mbin asgjë. Siç thotë Allahu سبحانه و تعالى në Kur’an:

ولالناسرئاءماله ي نفق كالذيوالذىبالمنصدقاتك متـ بطل والآمن واالذينأيـهايالصلدافـتـركه وابل فأصابه تـ راب عليهصفوان كمثلفمثـل ه الخرواليـومباللـهيـ ؤمن

﴾٧٦٢﴿ ...شيء علىيـقدر ون

“O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me

ofendim siç bën ai që e jep pasurinë e vet sa par sy e faqe e nuk e beson

Allahun dhe botën tjetër. Shembulli i tij është si një gur i madh e i

lëmuar, mbi të cilin ka pluhur dhe, kur e godet një shi i madh, e lë të

zhveshur (lakuriq)...” (el-Bekare, 264)

Page 14: TA NJOHIM ALLAHUN

www.Qsi-ks.com

Ta njohim Allahun

Faqe | 14

Ibn Kajimi, po ashtu, thotë:

“Shtyllat e kufrit (mosbesimit) janë katër: mendjemadhësia, hasedi/zilia,

hidhërimi i tepruar, dhe epshi. Pra, këto mangësi apo shtylla të kufrit e

kanë burimin te mosnjohja e Allahut dhe shërimi prej tyre bëhet

përmes njohjes së Allahut.”

Sikur njeriu ta njihte Allahun سبحانه و تعالى me cilësitë e Tij të përsosura

dhe të pranonte realitetin se vetë është i mangët, nuk do të bëhej

mendjemadh. Çfarë ka në ty që të bëhesh mendjemadh!? Kush je ti!?

Pra, ti duhet ta nënçmosh veten tënde përballë njohjes së Allahut سبحانه

الىو تع dhe kjo do të të shërojë dhe do të të mbrojë nga kufri.

Pra, këto mangësi, të cilat janë burim i kufrit, i rregullojmë duke e

njohur Allahun me lejen e Tij سبحانه و تعالى.

10. Dhe në fund, prej dobive është edhe që t’u shpëtojmë pasojave të

shëmtuara të mosnjohjes së Allahut سبحانه و تعالى. Ai i cili nuk e njeh

Allahun, nuk e di se sa shumë ka humbur. Andaj, sa më shumë që ta

njohim Allahun سبحانه و تعالى, aq më larg këtij përfundimi të tmerrshëm

do të jemi.

Ibn Kajimi thotë:

“Çka ka njohur ai njeri i cili nuk e ka njohur Allahun? Dhe çfarë të

vërtete ka arritur ai njeri që i ka ikur ky realitet? Dhe çfarë dije ka

marrë ai njeri që i ka ikur dija për Allahun dhe veprimi në përputhje

me kënaqësinë e Allahut si dhe njohja e rrugës që shpie tek Allahu?

Dhe çka i takon atij pas kësaj rruge?”

Po ashtu, prej thënieve të Ibn Kajimit është:

“Gjallëria e një njeriu nuk matet me lëvizjen e gjymtyrëve, por me

gjallërinë e shpirtit dhe të zemrës. Dhe nuk ka mundësi që një zemër të

jetojë dhe ajo, patjetër, është e gjykuar të vdesë, nëse nuk furnizohet

me njohjen e Allahut. Sepse kjo është gjallëria e saj dhe ky është

ushqimi i saj. Dhe, në momentin kur nuk ushqehet, ajo vdes; ashtu siç

tha poeti: “Njeriun e vdekur nuk e dëmton plaga.”

Page 15: TA NJOHIM ALLAHUN

www.Qsi-ks.com

Ta njohim Allahun

Faqe | 15

Kush dëshiron të ruhet nga kjo pasojë e tmerrshme e vdekjes së

zemrës, le ta ngjallë atë me njohjen e Allahut سبحانه و تعالى. Ibn Kajimi

thotë:

“Shpeshherë e kam dëgjuar Ibn Tejmijen duke thënë se kishte dëgjuar

dhe kishte lexuar nga njerëzit e dijshëm, të cilët e kanë njohur Allahun,

se nuk ka ilaç më të mirë për ngjalljen e zemrës, sesa të thirrurit e Tij

me emrat: Ja Hajju, ja Kajum, ياقـيم “ ياحي

Dhe ne do ta mësojmë, in sha Allah, se çfarë do të thotë el-Hajj/i Gjalli.

(Ai është) I Gjalli, ngase Ai i jep gjallëri çdo gjëje. Meqë Ai e ngjallë

tokën e vdekur, a nuk e ngjallë edhe zemrën tënde? Ai e ngjallë, kur ti

e thërret Atë, dhe ti e thërret Atë atëherë kur ta njohësh, ngase Allahu

ka thënë عوه بها نى فادأ ماء الأحسأ سأ الأ ولله

“Allahu ka Emrat më të bukur (mirë), prandaj thirreni Atë me ta.” (el-

A’raf, 180)

- Çka na ndihmon ta njohim Allahun

Mendoj se duhet të bëjmë edhe një lloj hyrjeje me disa këshilla të

rëndësishme, të cilat do të na ndihmojnë, me lejen e Allahut سبحانه و تعالى, që

të përfitojmë edhe më mirë nga ajo që do të thuhet. Andaj, siç e kemi cekur

edhe më herët, të flasësh për emrat dhe cilësitë e Allahut do të thotë të

flasësh për vetë Zotin dhe të flasësh për një temë e cila është baza e të gjitha

temave, është dija e të gjitha dijeve.

Nga trajtimi i këtyre ligjëratave në presim përmirësim të jetëve tona. Presim

përmirësim të kualitetit të adhurimeve tona. Presim një ndryshim pozitiv në

jetët tona të përditshme. Mirëpo, në qoftë se nuk dimë se çka të presim, ka

mundësi që të ketë ndonjë ndikim apo reflektim jo të mirë tek dëgjuesi i

këtyre ligjëratave, kur ai të dëgjojë atë që është më e mira.

Andaj, kur ai ta dëgjojë atë që është më e mira, a është normale të presë dhe

atë që është më e mira? Apo normalja fillon diku tjetër? Mbi cilat shtylla

ndërtohet përfitimi jonë nga këta emra të Allahut سبحانه و تعالى? Të gjitha këto

duhet të trajtohen dhe t’i kemi parasysh gjatë shtjellimit të kësaj teme. Pra,

Page 16: TA NJOHIM ALLAHUN

www.Qsi-ks.com

Ta njohim Allahun

Faqe | 16

ne po kërkojmë që ta adhurojmë Allahun dhe ta përmirësojmë kualitetin e

këtij adhurimi përmes emrave dhe cilësive të Allahut سبحانه و تعالى.

Mirëpo, nuk kemi mundësi ta bëjmë këtë dhe nuk kemi mundësi ta arrijmë

këtë, në qoftë se i tërë ky proces, i tërë ky angazhim dhe përpjekje nuk

ndërtohet në dy shtylla themelore.

Shtylla e parë, ndoshta, teorikisht tingëllon lehtë, por praktikisht kërkon

punë. Ku është dallimi? Shtylla e parë, me të cilën ndërtohet përfitimi i çdo

besimtari në këtë rrafsh, është që ai të jetë i bindur se çdo emër i Allahut

është i bukur, i plotë dhe i takon Allahut سبحانه و تعالى. Asnjë nga këto tri pika

të përmendura nuk përmbushen te askush tjetër veç Allahut سبحانه و تعالى.

Për shembull, në qoftë se ti ke takim me ndonjë person dhe nga suksesi i

këtij takimi varen shumë zhvillime të mëtutjeshme të jetës tënde, padyshim

se, para se të takohesh me të, e ke një lloj ngarkese, njëfarë shqetësimi apo

nervoze se si do të kalosh me këtë person. Në ndërkohë, shumë njerëz të

këshillojnë që të mos mërzitesh, ngase ky person është shumë i mirë, i butë

dhe, të gjithë njerëzit të cilët kanë shkuar tek ai, kanë kaluar mirë.

Pavarësisht këtyre fjalëve, te ti mbetet një dozë shqetësimi, derisa ta provosh

edhe vetë se si është ai në të vërtetë, prandaj dhe nuk mjaftohesh me

përshkrimin dhe cilësimin paraprak që i është bërë. Dhe është normale që

ky shqetësim të ekzistojë karshi kujtdo, por jo dhe karshi Allahut سبحانه و

.تعالى

Rregull i domosdoshëm: Në qoftë se për ta kuptuar drejt emrin e Allahut

ne duhet që paraprakisht ta provojmë atë, kurrë nuk do ta سبحانه و تعالى

kuptojmë. Allahu është Bujar dhe, në qoftë se kurrë nuk të jep,

prapëseprapë, Ai është Bujar. Kurse, në qoftë se ne e kushtëzojmë këtë duke

thënë se po që Ai është Bujar, por përse mua nuk me ka dhënë, atëherë

emrin e Allahut “Bujar” kurrë nuk do ta marrim vesh.

Dhe kjo vlen edhe për emrat tjerë. Prandaj, emrat e Allahut janë të bukur, të

plotë dhe të përkryer. Allahu سبحانه و تعالى është ashtu siç Ai e cilësoi vetveten,

jo ashtu siç “unë e kam përjetuar” apo “siç e di unë.”

Prandaj, nuk duhet të nisemi nga përvojat individuale apo nga dija jonë e

kufizuar dhe në bazë të kësaj të përcaktojmë emrin e Allahut الىسبحانه و تع .

Page 17: TA NJOHIM ALLAHUN

www.Qsi-ks.com

Ta njohim Allahun

Faqe | 17

Ngase nuk emërtohet Allahu në bazë të veprave, por Ai emërtohet ashtu siç

e emërtoi vetveten.

Për këtë arsye, kërkohet një dorëzim i plotë dhe bindje e prerë se kjo çështje

është kështu. Aq sa të mungojë ky dorëzim dhe kjo bindje, po aq do të

mungojë edhe përfitimi nga kjo që po flasim. Ky është një kusht themelor

dhe një rregull mbi të cilin ndërtohet përfitimi jonë në këtë rrafsh.

Ibn Kajimi, kur foli për grupin e Mua’tileve3 (Këto mësime janë përmendur

tek Akide Vasitije4), tha:

”Për shembull, Allahu tha er-Rrahman, kurse ata thonë se ky emër nuk ka të

bëjë me mëshirën, ngase mëshira është cilësi e njeriut dhe njeriu nuk është si

Zoti. Duke pasur parasysh se nuk mund të ketë përngjasim mes tyre (Zotit

dhe njeriut), atëherë ata mundohen ta zhveshin Allahun nga mëshira duke

thënë se Ai nuk ka mëshirë. Pra, e zhveshin Allahu nga mëshira vetëm pse,

sipas tyre, del problem nëse e përmend mëshirën e Tij karshi mëshirës së

krijesave. Pra, për shkak të disa problemeve të tyre mendore (dilemave të

paqena), janë munduar që tërësisht t’i neutralizojnë dhe t’i nxjerrin nga

kuptimi dhe përdorimi cilësitë e caktuara të Allahut. Këta njerëz kanë

dilema të këtilla dhe ka edhe njerëz të tjerë të cilët kanë dilema të tjera, siç

është cekur më lart, e të cilët thonë se, për ta kuptuar drejt emrin e Allahut,

duhet ta provosh atë. Andaj, Xhehmitë apo Mu’tezilitë nuk e kanë pasur

problemin e cilësive të Allahut në kuptimin se ende nuk i kanë provuar këto

cilësi, por e kanë pasur problem përngjasimin (me cilësitë e njerëzve).”

Kur Ibn Kajimi flet për këtë kategori të njerëzve, thotë:

“Kjo është një derë (dera e kuptimit të emrave të Allahut, e cila të çon në

Xhenet) që u është bërë haram Xhehmijëve. Dhe atyre u është bërë haram

era e Xhenetit, edhe pse era e tij mund të ndihet në largësi prej

pesëdhjetëmijë vjetësh, meqë Allahu është el-Aziz/Pushtetploti, el-Ëehab/Ai

që dhuron e jep. Nuk ka mundësi t’i ndalen të mirat atij të cilit Allahu i jep,

dhe askush nuk mund t’i japë atij të cilit Allahu nuk i ka dhënë. Dhe i tërë

suksesi është prej Tij.”

3 Teatil: do të thotë të neutralizosh tërësisht ndikimin ose kuptimin e ndonjë emri të Allahut.

4 http://www.qsi-ks.com/webi/ligjerata.php?hoxha=Enis%20Rama, nën titullin “Komentim i

librit Akideja e Vasitit të Ibn Tejmijes”.

Page 18: TA NJOHIM ALLAHUN

www.Qsi-ks.com

Ta njohim Allahun

Faqe | 18

Dhe, kur Ibn Kajimi përmend perdet mes robit dhe Allahut سبحانه و تعالى, ai

thotë se ka perde të cilat pengojnë që të shihet5 Allahu, por ka dhe njerëz të

cilët e kanë parë Atë edhe në dynja, kanë ndenjur me Të, kanë folur me Të,

janë shoqëruar me Të, janë miqësuar me Të, janë kënaqur me Të. Pra, ka

njerëz të tillë. Dhe ka të tjerë të cilët, edhe pse kanë pasur perde, gati e kanë

parë Atë, por nuk kanë pasur mundësi ta bëjnë një gjë të tillë nga pengesa e

perdes.

Disa të tjerë kanë pasur dy e më shumë perde. Dhe Ibn Kajimi thotë se ka

njerëz të cilët i kanë pasur dhjetë perde. Prandaj, shtrohet pyetja se nga ta

ndiejë ky njeri fjalën e Allahut, nga ti vijë kënaqësia atij?

Perdja me e trashë është moskuptimi i drejtë i kësaj teme. Kjo është perdja

me e keqe. Në qoftë se ke dilema, hamendje e vesvese në këtë pikë, qofshin

këto dilema të përvojës, përngjasimit apo të tjera të reja, të cilat për ditë

mund t’i pjellë shejtani, atëherë dijetarët e kanë rregulluar punën e këtyre

dyshimeve me një rregull:

كمثلهشيء ليس ﴾١١﴿وه والسميع البصير

“Asnjë send nuk është si Ai; Ai është Dëgjuesi, Shikuesi.” (Shura, 11)

Për këtë arsye, nuk pritet të kënaqen me Allahun سبحانه و تعالى ata të cilët e

kanë të paqartë akiden në këtë drejtim; kjo gjë pritet nga ata të cilët e kanë të

qartë këtë akide.

Prandaj, ata të cilët do ta përjetojnë mirë dhe do të kënaqen me këtë kaptinë,

janë pikërisht pasuesit e Ehli Sunetit dhe Xhematit; ata të cilët e kanë

kuptuar si duhet besimin në Allahun سبحانه و تعالى në rrafshin e emrave dhe

cilësive të Allahut.

Për këtë shkak, bazë e rëndësishme dhe themelore është që ta kesh të qartë

se mbi çka ndërtohet ky besim, mbi cilat kuptime dhe rregulla ndërtohet

kuptimi i drejtë i emrave dhe i cilësive të Allahut سبحانه و تعالى, dhe cila është

bindja dhe besim që i flakë të gjitha vesveset, dilemat, e kështu me radhë.

5 Jo shikim në kuptimin e shikimit të Qenies së Allahut, ngase kështu Ai do të shihet vetëm

në Ditën e Kijametit.

Page 19: TA NJOHIM ALLAHUN

www.Qsi-ks.com

Ta njohim Allahun

Faqe | 19

Shtylla e dytë është ajo për të cilën ulematë kanë thënë se, ai që dëshiron të

përfitojë prej saj është ai, që sjelljet dhe veprimet e tij i rregullon në

përputhje me emrat e Allahut سبحانه و تعالى.

Si shembull këtu mund të merret transmetuesi i cili i transmeton valët deri

te dëgjuesi. A është transmetuesi i këtyre valëve ai i cili ua përshtat valët

dëgjuesve, apo janë dëgjuesit ata që i kërkojnë frekuencat e tij dhe i

përshtaten atij? Padyshim se janë dëgjuesit ata të cilët e bëjnë këtë përshtatje,

ngase shumë njerëz, edhe pse nuk e shprehin këtë haptazi, dëshirojnë që

Allahu سبحانه و تعالى t’u përshtatet atyre. Ky grup i njerëzve nuk përfitojnë.

Ata të cilët përtojnë të lëvizin, kur kjo kërkohet prej tyre, qoftë djathtas apo

majtas, të tillët nuk përfitojnë. Ne nuk kemi çfarë të bëjmë, nëse dikush është

ulur gabimisht dhe na duhet ta ngritim nga vendi ku është ulur. Sikur ai të

ishte ulur qysh në fillim aty ku duhet, askush nuk do ta lëvizte nga ai vend.

Ndodh ndonjëherë që dikush të ulet në fillim, pavarësisht që vendi i tij është

në fund, dhe pastaj të ankohet se po e ngritin nga vendi i tij. Në fakt, i këtilli

s’do të duhej ta sillte veten e vet në situatën ku dikush do ta ngriste nga

vendi i tij dhe duhet ta dijë qysh në fillim se ku duhet të ulet.

Kështu, shumë njerëz janë të pozicionuar gabimisht. Gabimisht flasin.

Gabimisht veprojnë. Gabimisht fitojnë. Të gjitha gjërat i bëjnë gabimisht

dhe, kur kjo t’u bëhet me dije, ata reagojnë duke thënë: “Nuk mbeti gjë që

nuk e paskëshim bërë gabimisht!” Ky është realiteti i tyre dhe nuk është që

dikush ua ka imponuar këtë pozicion, kështu që ata duhet t’i përshtatin

vetët e tyre me emrat e Allahut. Por, nuk ka mundësi të komunikohet me

Allahun, nëse nuk je në valët e duhura. Andaj përshtatu me emrat dhe me

cilësitë e Allahut dhe, kudo që të shohësh mospërputhje, ji ti ai i cili lëviz

dhe mos prit që Allahu سبحانه و تعالى ta ndryshojë pozitën e Tij, për shkak se ti

e ke problem të lëvizësh. Pra, mos prit që Allahu ta ndërrojë urtësinë e Tij

për atë se ty po të prishet rehatia në shtëpinë tënde.

Domethënë, kurrë nuk do të mund të përfitojnë nga emrat e Allahut ata që

përtojnë të ndryshojnë qoftë dhe një gjë të vogël në jetën e tyre duke u

arsyetuar me: “Kështu jemi mësuar...” Atëherë (u themi), nëse kështu

qenkeni mësuar, vazhdoni, por kurrë nuk do të mund të shijoni ëmbëlsinë e

emrave të Allahut سبحانه و تعالى. Pra, mësohu të përshtatesh, të lëvizësh, të jesh

më i lakueshëm, dhe të veprosh në përputhje me valët (argumentet).

Page 20: TA NJOHIM ALLAHUN

www.Qsi-ks.com

Ta njohim Allahun

Faqe | 20

Shembull tjetër që mund të përmendet është shembulli i personit i cili është

duke biseduar nëpërmjet telefonit dhe, në momentin që ka ndonjë problem

me valët, ai lëviz dhe fillon të kërkojë vendin ku ka më shumë valë. Nëse ka

nevojë, ai del edhe nga shtëpia e tij vetëm për të pasur valë, ngase është

duke biseduar me të dashurin e tij.

Njerëzit më së paku mundohen ta ruajnë lidhjen me Allahun سبحانه و تعالى.

Shkëputjen eventuale të kësaj lidhjeje ata e përjetojnë me një lehtësi të

madhe. Dikush, për shembull, nuk mund të përqendrohet në ndonjë ibadet

të caktuar dhe këtë thjesht e trajton me një “Hajr in sha Allah!” O vëlla,

lëviz!, se diku tjetër ka më shumë valë, diku tjetër lidhja është më e fortë,

kur ta përmendësh Allahun سبحانه و تعالى. Lëviz nga pak dhe shih se çfarë po

kërkohet nga ti. Ai i cili nuk është i gatshëm të lëvizë, nuk përfiton.

Andaj, prej tash bëhu gati ta prishësh rehatinë që ke, ngase pa dyshim që do

të ta prishë ndonjë nga emrat e Allahut. Në qoftë se nuk hyn me këtë

gatishmëri (për t’u ndryshuar), nuk do të mund të përfitosh. A e kuptove

tani (qasjen për) ligjëratën?

Sahabët ishin shumë të lakueshëm në këtë aspekt. Gjithashtu, ajo që vlen të

theksohet, është se në këtë derë apo në këtë rrafsh lejohet kategorizimi i

njerëzve dhe nuk është kusht që ose te arrihet në një nivel apo shkallë të

caktuar, ose të mos arrihet asgjë. Pra, hyrja e pjesshme është e pranueshme,

dhe kjo është rahmet.

Krahas dijes që e marrim për emrat e Allahut, duhet ditur se, për t’u

funksionalizuar kjo dije, duhet të na vijë dritë nga Allahu سبحانه و تعالى.

Kështu, nuk duhet ta pengosh këtë dritë me ndonjë errësirë, sepse nuk do të

mund të shohësh.

Dijetarët thonë se prej kësaj drite disa nga njerëzit marrin shkëndija. Pra,

drita ndizet, por shumë shpejt fiket. Për këtë arsye, ata thonë se dikush nga

besimtarët mund të këtë shkëndijëz e cila i ndizet dhe kënaqet me të, por

pastaj, për shembull, një muaj ditë nuk i vjen më, ngase ajo ishte vetëm një

shkëndijëz e cila u ndez diku dhe ky pati hise në të parët e saj.

Page 21: TA NJOHIM ALLAHUN

www.Qsi-ks.com

Ta njohim Allahun

Faqe | 21

Dikush tjetër këtë dritë e ka si një qiri të ndezur, por nuk sheh shumë dhe i

duhet ta lëvizë qiririn për t’i parë gjërat tjera. Për këtë person nuk është e

mjaftueshme që të qëndrojë vetëm në një vend.

Dikush e ka këtë dritë sikurse një llambë, ndërsa dikush tjetër ka dritë aq sa

e mbush hapësirën mes qiejve dhe tokës. Pra, ka dritë e cila nuk fiket kurrë

dhe, ngado që të shkojë, ai ka dritë.

Kur Allahu سبحانه و تعالى ia zgjeron gjoksin ndonjërit prej robërve të Tij me

këtë dritë - meqë, me ardhjen e dijes, duhet të hapet edhe gjoksi (zemra) në

mënyrë që ta pranojë këtë dritë, dhe gjoksi zgjerohet vetëm me fuqinë e

dritës së Allahut -, nën hijen e kësaj drite do t‘i shfaqen kuptime të gjëra të

emrave të Allahut, të cilat s’ka mundësi t’i kuptojë me mendje të kufizuar.

Në anën tjetër, në mungesë të kësaj drite, ai do të lajthisë dhe do të devijojë.

Nën hijen e kësaj drite jo vetëm që atij i shfaqen këto kuptime, por i shfaqen

kuptime të thella të besimit dhe të adhurimit. Kështu, me anë të këtij

kuptimi, çdo herë e më tepër atij i bëhet e qartë se si t’i ruajë veprat e veta

dhe të mos i prish ato. Po ashtu, ai do të kuptojë se pasurinë më të madhe që

e ka janë veprat të cilat i ka bërë për Allahun و تعالىسبحانه , dhe këtë pasuri të

tijën hajnat më së shumti ia sulmojnë.

Ibn Kajimi thotë:

“Ata që kanë dritë më shumë te emrat e Allahut, kanë edhe rojtarë më

shumë; te ata që kanë me pak dritë hajnat shfrytëzojnë mungesën e kësaj

drite dhe ia vjedhin punët. Argument për këtë është ajeti 122 në suren Ali

Imran:

كمنمثـل ه فيالظل ماتلي ناه وجعلناله ن ورايمشيبهفيالناس كانميتافأحيـيـ أومن سبخارج ها كان وايـعمل منـ لكز ينللكافرينما ﴾١٧٧﴿ونكذ

‘Vallë, a është ai që qe i vdekur kurse Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë me të

cilën ecën mes njerëzve si ai që ka mbetur në errësirë (i humbur) dhe nuk

mund të shpëtojë nga ajo? Ja, kështu (si këtij në errësirë) u duket mirë

mohuesve ajo që veprojnë.’” (Ali Imran, 122)

Page 22: TA NJOHIM ALLAHUN

www.Qsi-ks.com

Ta njohim Allahun

Faqe | 22

Për këtë arsye, kur njeriut i duket mëkati normal, kjo tregon se ai është në

errësirë më të madhe, ngase i është zbukuruar e keqja që e vepron dhe

anasjelltas (e mira i duket e shëmtuar).

Sa më shumë që adhurimi t’i duket i nevojshëm dhe i domosdoshëm, ai

është në dritë më të madhe. Dhe kjo dritë vjen nga kuptimi i emrave të

Allahut سبحانه و تعالى, pastaj atij i mundësohet (ndriçohet) rruga se ku të

shkelë e ku jo, sa duhet ta urrejë një gjë dhe sa duhet ta dojë një tjetër.

Në qoftë se Allahu سبحانه و تعالى ka kërkuar nga ne që ta duam një punë dhe

ne nuk e duam, kjo nënkupton mungesë të dritës. Ose, për shembull, në

qoftë se Allahu të futë në Xhenet dhe të mundësohet ta shohësh se si duket

ai dhe pastaj kthehesh përsëri në këtë botë, me siguri që së paku një muaj do

ta falësh namazin shumë më mirë, gjë që ndodh për shkak të dritës së

bindjes.

Sa herë të mungojë kjo dritë, do të ketë reflektime negative në raportet me

Allahun عالىسبحانه و ت , si p.sh: përtaci, shpërqendrim në namaz, në dhikr, etj.

Kështu, disa nga njerëzit kënaqen me dritën e shkëndijëzave. Disa të tjerë

me dritën e qirinjve, të cilën duhet ta marrin me vete, ngase kjo dritë u varet

nga vendi, situata, koha. Disa e kanë këtë dritë ngado që të shkojnë , dhe

kështu ishte rasti me Ibn Tejmijen, kur ai u burgos dhe rojeve të burgut ua

lexonte ajetin të cilin banorët e Xhenetit do t’ua lexojnë banorëve të

Xhehenemit në Ditën e Kijametit:

نـه مبس ور له باطن ه فيهالرحمة وظاهر ه منقبلهالعذاب فض رببـيـ ﴾١٠﴿باب ...

”Atëherë, ndërmjet tyre vihet një mur që ka një derë, brendia e së cilës është

mëshirë (Xheneti), kurse nga ana e jashtme e tij është dënimi (zjarri).” (el-

Hadid, 13)

Po ashtu, edhe rasti me Enes Ibn Nadhr, i cili e kishte ndier erën e Xhenetin

duke qenë në këtë dynja.

Me këtë është për qëllim të thuhet se janë disa zbulime, shfaqje, drita dhe

erëra që ndihen, dhe kjo nuk është temë e Sufive të cilët, për shembull,

presin t’u vijë drita duke pirë alkool, apo t’u vijë kënaqësia ndërsa nuk e

Page 23: TA NJOHIM ALLAHUN

www.Qsi-ks.com

Ta njohim Allahun

Faqe | 23

falin namazin; por fjala është për njerëzit të cilët janë angazhuar me dije dhe

me vepra dhe këtë dritë e kanë shijuar dhe e kanë parë. Dhe ti mund të jesh

argument i gjallë për këtë.

Ti mund të kesh vetëm pak dritë të cilën Allahu سبحانه و تعالى ta ka dhënë dhe

të çuditesh me një person tjetër se si mund ta veprojë një punë (gjynah). Kjo

për arsye se ti tani je duke parë diçka që nuk e ke parë deri tash. Pra,

paramendo si je tani, me këtë gjendje të cilën e ke vërejtur se e ke. Dhe

paramendo se si ka mundësi të ndryshosh, kur të të vijë drita (më e plotë)?

Pastaj paramendo se si mund të bëhet gjendja jote, nëse drita jote arrin deri

në qiell.

Për këtë arsye, është e rëndësishme të dihet se kjo dije te dikush ndikon më

shumë e te dikush më pak. Por, me rëndësi është që të fillohet të vërehet

ndikimi i saj te ne dhe të investojmë vazhdimisht në rritjen e dritës (nga

shkëndijëza në qiri, në llambë, në poq, në shtyllë...) Shpresojmë që Allahu

të mos na bëjë të vdesim para se ta mbërrijmë dritën e madhe me سبحانه و تعالى

të cilën edhe do të shikojmë në Fytyrën e Allahut në Xhenet.

Ibn Kajimi në librin e tij Medarixhu Salikin thotë:

“Njeriu më i plotë në adhurim ndaj Allahut është ai, që ka vënë në praktikë

të gjithë emrat dhe cilësitë e Allahut që ua ka mundësuar të tjerëve t’i dinë.

Paramendo, pra, se si ai në çdo situatë është në adhurim ndaj Allahut më

ndonjë prej emrave të Tij.”

Nga këto që u thanë më sipër e kuptojmë se ne kemi disa probleme të cilat

duhet t’i eliminojmë. Problemi i parë është ta fusim në funksion tërë atë që

dimë për ta adhuruar Allahun سبحانه و تعالى. Problemi i dyte është që të mos i

fusim në konflikt emrat e Allahut mes vete, për atë se ne, derisa jemi duke e

adhuruar Allahun me një emër, e kemi vështirë ta kuptojmë emrin tjetër. Për

shembull, paaftësia për të kuptuar shoqërimin e emrit të Allahut el-Kadir/i

Gjithëfuqishmi me emrin er-Rrahman/i Gjithëmëshirshmi, apo er-

Rrezak/Furnizuesi me el-Hakim/i Urti, etj. Por, kjo (mosvënia në konflikt

mes emrave) është një pozitë të cilën Allahu ia jep atij që e kërkon atë.

Siç po shihet, kuptimet e këtyre ligjëratave kërkojnë një përgatitje më të

posaçme shpirtërore dhe një qetësi më të veçantë, ngase jemi duke folur për

Page 24: TA NJOHIM ALLAHUN

www.Qsi-ks.com

Ta njohim Allahun

Faqe | 24

disa gjëra në të cilat është problem të kthehemi, në qoftë se largojmë

vëmendjen prej tyre.

Dhe është mirë që, për ta kuptuar dersin, personi të investojë dhe të

përgatitet edhe para dersit, si p.sh: të prezantojë në ligjëratë me abdes, të

falë namazin e Duhasë, të bëjë dhikër më shumë, ta lusë Allahun që ta

kuptojë këtë që po ligjërohet dhe që kjo të ndikojë tek ai. Ngase këto ligjërata

kërkojnë përqendrim dhe gjendje shpirtërore të posaçme. Me këtë çfarë po

thuhet është për qëllim përfitimi, meqë përndryshe Allahu e begaton kë të

dojë dhe askujt nuk i bën zullum.

Pra, i kuptuam shtyllat, i kuptuam shkallët dhe i kuptuam synimet. Ajo që

ka mbetur të kuptohet janë edhe rrugët të cilat duhet t’i ndjekë besimtari, në

mënyrë që të përfitojë nga emrat e bukur të Allahut سبحانه و تعالى.

Te ligjërata e kaluar (teksti i mësipërm), te qëllimet në pikën e parë, kur

përmendëm se çfarë synon një besimtar me mësimin e emrave të Allahut, ti,

nëse je i shkathtë, mund të marrësh prej qëllimeve dhe t’i bësh mjete, pastaj

mjetet prapë t’i kthesh në qëllime, sikurse kemi folur më herët për punën e

agjërimit dhe të sabrit. Si mund besimtari ta përdorë sabrin e agjërimit për

sabrin i cili i duhet në veprat tjera? Dhe është thënë se, përderisa ti agjëron,

tashmë ke një sasi të sabrit, andaj përdore atë edhe diku tjetër. Apo sikurse

shembulli i dikujt i cili i ka njëmijë euro, prej të cilave ai di të ndajë gjysmën

për t’i investuar diku tjetër që pastaj t’i kthejë prapë dhe të marrë fitimin

edhe nga gjysma tjetër në të cilën ka investuar.

Rrugët të cilat na shpijnë deri te përfitimi nga emrat dhe cilësitë e Allahut

:janë سبحانه و تعالى

1. Ta realizojmë praktikisht hadithin i cili flet për këtë punë.

Transmetohet nga Ebu Hurejra se pejgamberi ملسو هيلع هللا ىلص tha:

“Allahu i ka nëntëdhjetenëntë emra; njëqind pa një. Ai është tek dhe e

do tekun. Ai i cili i përmbledhë (përfshin) këta emra të Tij, do të hyjë

në Xhenet.”

Fakti se janë përmendur nëntëdhjetenëntë emra nuk do të thotë që

Allahu سبحانه و تعالى i ka vetëm kaq, por për të hyrë në Xhenet mjaftojnë

këta nëntëdhjetenëntë emra.

Page 25: TA NJOHIM ALLAHUN

www.Qsi-ks.com

Ta njohim Allahun

Faqe | 25

Rruga e parë që të shpie te përfitimi dhe te kuptimi i drejtë i cili të çon

në destinacionin e duhur, është kuptimi i fjalës ahsaha/përmbledhur

(përfshirë). Kuptimi i parë i kësaj fjale është ashtu siç thotë Ibn Kajimi:

“Sa më shumë që të kuptosh dhe të meditosh mbi këta emra, aq më

shumë realizohet ahsaha (përfshirja) dhe je më afër që të hysh në

Xhenet.”

Dhe pikërisht kjo që jemi duke e bërë në këtë ligjëratë është në shërbim

të kësaj, meqë ne po mësojmë për kuptimin e këtyre emrave dhe

shtjellimi i detajuar i tyre paraqet një lloj meditimi, kështu që jemi në

rrugë të mirë – elhamdulilah - për të përfituar nga këta emra, në

mënyrë që të arrijmë në Xhenet.

2. Rruga e dytë më tepër është angazhim i natyrës individuale. Dhe kjo

ka të bëjë me meditimin mbi veprat e Allahut سبحانه و تعالى, siç është

kozmosi, dielli, vetja jote, etj. Në lidhje me këtë, dijetarët e kanë thënë

rregullin e mrekullueshëm se emrat dhe cilësitë e Allahut nuk

përfitohen nga veprat e Tij. Dhe kjo u tha edhe në shembujt e

mëhershëm, ku u mësua se Allahut سبحانه و تعالى nuk i është dashur të

jetë Bujar ndaj nesh për t’u cilësuar si Bujar, çka është e kundërta me

njeriun i cili përfiton grada e pozita në bazë të veprave. Për shembull,

personi nuk është i dijshëm, por, duke mësuar, ai bëhet i dijshëm. Pra,

përmes Allahut, ne e njohim kozmosin, jo anasjelltas; dhe besojmë që

Allahu ekziston para se ne ta shohim se çfarë ka krijuar Ai. Sepse disa

njerëz besimin e tyre e fillojnë nga dyshimi për të shkuar pastaj në

bindje, gjë që është gabim.

Andaj, kërkohet që, kur ta kuptosh ndonjë emër të Allahut, ta fuqizosh

ndikimin e tij duke medituar në krijesat dhe në veprat e Tij سبحانه و تعالى.

Ibn Kajimi thotë:

“Meditimi dhe të shikuarit në argumentet e paraqitura është dy llojesh:

a) Shikim me sy, si p.sh. shikimi në kaltërsinë e qiellit, ngjyrën e gjelbër

të barit; dhe b) Shikim në thellësitë e gjërave, si p.sh. shikimi në ndonjë

pikë të caktuar, që është fillim i meditimit të personit, por pastaj ai

mund të zhytet në një det të madh kujtimesh e zhvillimesh (për

Page 26: TA NJOHIM ALLAHUN

www.Qsi-ks.com

Ta njohim Allahun

Faqe | 26

shembull, kujtimet e fëmijërisë personale, etj). Pra, shikimi në një pikë

të caktuar nuk ndalet aty, por është një derë për të hyrë diku tjetër.”

Pra, është pjesë e akides sonë që të meditojmë kështu.

﴾٧١﴿تـ بصر ونأفل أنف سك موفي

“Po edhe në veten tuaj. A nuk po e shihni!?” (edh-Dharijatë, 21)

Ne duhet t’i shfrytëzojmë provat e Allahut për ta kuptuar më mirë

ndonjë emër të Allahut ىسبحانه و تعال , siç është meditimi mbi madhërinë e

Allahut përmes detit, përmes vetës sonë dhe lëvizjeve tona, përmes

ngrënies së ushqimit, pirjes, gjumit etj.

Ose, për shembull, të marrësh ndonjë emër të caktuar të Allahut që e

ke mësuar dhe menjëherë të vizitosh malet, varret, lumenjtë, etj., ku

mund ta shohësh drejtpërdrejt se si funksionon emri i Allahut سبحانه و

Prandaj, dil dhe noto me këtë dituri në krijimtarinë dhe në veprat .تعالى

e Allahut, ngase këtu (në ligjëratë) e mëson dersin vetëm teorikisht.

Dhe, po ashtu, një shembull tjetër i cili mund të përmendet këtu është

ajo se si njerëzit mahniten me lëshimin në treg të ndonjë telefoni të

mirë, rreth të cilit flasin një kohë të gjatë se si është bërë ai, si

funksionon, etj., ndërsa nuk u shkon ndërmend të bisedojnë për një fije

bari, e cila herë është e gjelbër, herë e verdhë. Kush e bën këtë? Edhe

nëse të gjithë njerëzit ngrihen për ta ngjyrosur këtë natyrë apo

ndryshimet që bëhen në të, kurrë s’do të mund ta bëjnë një gjë të tillë.

3. Gjithashtu, prej rrugëve të cilat ndihmojnë për ta njohur Allahun سبحانه

dhe për t’i kuptuar më drejt emrat e Allahut është meditimi mbi و تعالى

begatitë dhe dhuntitë të cilat Allahu t’i ka dhënë.

Andaj, medito rreth begative të shumta, të cilat Allahu سبحانه و تعالى t’i

ka dhënë dhe të gjitha këto shndërroji në dashuri ndaj Tij. Pra, emrat të

cilët do t’i mësosh përgjatë ligjëratave mundohu t’i fuqizosh me

begatitë të cilat Allahu t’i ka dhënë, ngase ky është një meditim shumë

i domosdoshëm dhe i rëndësishëm për neve. Dhe në fund të meditimit

thuaj:

Page 27: TA NJOHIM ALLAHUN

www.Qsi-ks.com

Ta njohim Allahun

Faqe | 27

﴾٠٢﴿وإنتـع دوانعمتاللـهلت حص وها ...

“Edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e Allahut, nuk do të

mund të arrini t’i përkufizoni (në numër).” (Ibrahim, 34)

4. Pika tjetër e radhës, që është edhe kulmi i këtij meditimi, është

meditimi mbi argumentet sheriatike të Allahut سبحانه و تعالى. Medito mbi

bukurinë e Islamit dhe mbi mirësitë të cilat Allahu t’i ka mundësuar t’i

shijosh dhe t’i përjetosh përmes kësaj shpalljeje.

Në qoftë se e merr vetëm bukurinë e sures el-Ikhlas dhe mediton mbi

atë se çfarë dëlirësie të besimit e të monoteizmit (teuhidit) Allahu ta ka

mundësuar, kjo do të jetë e mjaftueshme për të kuptuar se sa Bamirës

është Allahu سبحانه و تعالى ndaj teje.

Baza e besimit tonë është surja e parë të cilën e mësojnë fëmijët tonë, jo

siç është rasti me të tjerët, të cilët nuk e kuptojnë bazën e fesë së tyre,

atë se çfarë, për shembull, do të thotë Trinia, edhe nëse arrijnë

doktoratën. Për ta është problem dhe sfidë që të shpjegojnë se çfarë

realisht është Zoti dhe çfarë i biri. Pra, cili prej tyre ka më shumë

pushtet? Kush i kujt është? Ata nuk dinë ta shpjegojnë këtë çështje.

Pra, edhe në kulmin e dijes se tyre ata e kanë problem ta shpjegojnë

këtë çështje, ngase, sipas tyre, kjo çështje është më e lartë se dija e tyre.

Domethënë, thelbin e besimit (Trinisë) e kanë jashtë logjikës.

Po ashtu, besimtari mediton rreth dobive, mirësive dhe mrekullive të

agjërimit, namazit, zekatit, haxhit e rregullave tjera që i ka zbritur

Allahu se a mund të vijnë të gjitha këto nga dikush që nuk është el-

Alijm/i Gjithëdijshmi. Pra, ti e fuqizon kuptimin e emrit të Allahut el-

Alijm/i Gjithëdijshmi më të gjitha këto meditime.

Dhe aq sa të kesh meditim të detajuar mbi këto kuptime të sekreteve të

Sheriatit, aq më shumë ato do të reflektojnë me përfitim në rrafshin e

emrave të Allahut سبحانه و تعالى. Prandaj, nga ne kërkohet që të njihemi

më tepër me disa dobi, mirësi dhe sekrete që bartin në veten e tyre

adhurimet që i kryejmë për Allahun.

Page 28: TA NJOHIM ALLAHUN

www.Qsi-ks.com

Ta njohim Allahun

Faqe | 28

Dhe për fund, vëllezër të nderuar, me të kuptuar të drejtë të këtyre dy

ligjëratave të para, nëse në këtë fazë fillestare i marrim vetëm dhjetë

emra të Allahut سبحانه و تعالى, do të jetë e mjaftueshme. Mirëpo, pa

kuptimin të tyre të drejtë, edhe në qofte se i marrim edhe

nëntëdhjetenëntë emrat e Allahut një nga një, marrja e tyre do të jetë

problematike.

Andaj, këto dy ligjërata janë vendimtare për vazhdimin e udhëtimit.

Për këtë arsye, mundohu t’i bësh pjesë përbërëse të ligjëratave të

ardhshme ashtu që, nëpërmjet tyre, të tregosh korrektësi para Zotit

tënd, meqë je duke u futur në një shteg të rëndësishëm dhe vendimtar.

Të gjitha rrethanat dhe kushtet të janë përgatitur si duhet, kështu që të

ka mbetur vetëm që të udhëtosh ashtu si duhet.

E lusim Allahun سبحانه و تعالى që ta bëjë këtë udhëtim tonin të

suksesshëm dhe të dalim faqebardhë para Allahut, apo së paku ta

përjetojmë atë që kanë thënë dijetarët: “Nuk ka më mirë, sesa të flasësh

për Allahun. Nuk ka më mirë, sesa të jetosh për Allahun. Nuk ka më

mirë, sesa ta njohësh Allahun.”