308
TAKVIM 1430-1431 KALENDAR 2009

Takvimi 2009 -Permbajtja

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Takvimi 2009 -Permbajtja e shkrimeve

Citation preview

Page 1: Takvimi 2009 -Permbajtja

TAKVIM 1430-1431

KALENDAR

2009

Page 2: Takvimi 2009 -Permbajtja

TAKVIM 1430-1431

KALENDAR 2009

Prishtinë

Page 3: Takvimi 2009 -Permbajtja

Boton: KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS Prishtinë, rr. Bajram Kelmendi (Ish-Vellusha) nr. 84 Tel & fax: 038 / 224-001 www.bislame.net e-mail: [email protected] Për botuesin: Mr. Naim Tërnava Redaksia: Resul Rexhepi – kryeredaktor email: [email protected] Hajrullah Hoxha - sekretar i redaksisë Lektor: Isa Bajçinca Korrektor: Skender Rashiti Ballina: Bashkim Mehani Redaktor teknik & Realizimi kompjuterik: Nuhi Simnica Shtypi: “Koha” - Prishtinë © Copyright: Të gjitha të drejtat e botimit, ribotimit, fotokopjimit a përkthimit i përkasin Kryesisë së BI-së të Kosovës. Ndalohet me ligj riprodhimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen e botuesit

Page 4: Takvimi 2009 -Permbajtja

Me Emrin e Allahut, Bamirësit të përgjithshëm, Mëshiruesit të posaçëm!

Në vend të parathënies ose

Dyzet numra të “Takvimit”

Lavdia dhe falënderimi I takojnë vetëm Allahut të Madhëri-shëm, i Cili na ka dhënë pjesë nga kënaqësia dhe lumturia e besi-mit, dhe i Cili na ka dërguar pejgamberë e shpallje, për të mos na lënë të humbur e në dalalet.

Paqe dhe selame hazreti Muhamedit a.s., krenarisë dhe më-shirës së gjithësisë, i cili u bë pretekst për ta nxjerrë njerëzimin nga errësira në dritë! Selame edhe për familjen e tij të ndershme; shokët e tij besnikë dhe për të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Kiametit.

Lexues të nderuar, Në botën e gjerë është jashtëzakonisht i madh numri i revista-

ve që kanë tradita shumë më të gjata, ndonjëherë edhe shekullore, dhe që kanë luajtur rol të rëndësishëm në rrjedhat dhe në proceset historiko-shoqërore, që u kanë hapur rrugët dhe horizontet stileve dhe ideve, që kanë pasur ndikime të rëndësishme në vetëdijen dhe ndërgjegjen e njerëzve dhe që kanë përgatitur rrugën për ndryshi-me të rëndësishme. Është po ashtu i madh numri i revistave me tradita të gjata, të cilat, në mos për gjë tjetër, janë të rëndësishme sepse i kanë drejtuar ose edhe sepse me to kanë bashkëpunuar

Page 5: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 6 disa autorë, të cilët, më vonë është parë se kanë qenë të mëdhenj. Përvjetorët e këtyre revistave, megjithatë, shënohen vetëm në ras-te të rralla, mbase si pesëdhjetëvjetorë apo njëqindvjetorë.

Nga revistat islame në gjuhën shqipe, që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen dhe vetëdijësimin e besimtarëve isla-më në Kosovë, por që nuk ka, ndonjë jetëgjatësi kushedi sa të madhe, por që ka rëndësinë dhe simbolikën e vet, është, pa dysh-im, revista “Takvimi”, numri i parë i së cilës qe botuar këtu e dyzet vjet më parë (1969). Revista fillimisht botohej si e përvjet-shme, në radhë të parë për llogaritjen e kohës dhe caktimin e fes-tave në vendin tonë. Ndoshta nuk do ta tepronim, nëse do të konstatojmë se me fillimin e botimit të “Takvimit”, i viheshin themelet periodikut dhe publicistikës islame në gjuhën shqipe në Kosovë, e cila do të zhvillohej në vitet në vazhdim.

Është e madhe, prandaj, rëndësia kulturore-arsimore, dhe si-domos ajo fetare, e kësaj reviste, natyrisht në qoftë se ajo vësht-rohet në kontekst të rrethanave të kohës, kur, krahas mbarëvajtjes së institucioneve të tjera islame, qe marrë vendimi për botimin e kësaj reviste. Kjo është arsyeja pse një meritë e madhe u takon pikërisht nismëtarëve të botimit të saj, të cilët në rrethana tejet të vështira, merrnin vendimin për të botuar “Takvimin”.

Vetë ideja për botimin e revistës ishte, si të thuash, më shumë dashje dhe vullnet sesa mundësi reale, e mbështetur në forca kua-drosh dhe sosh teknike. Megjithatë, në mënyrë që myslimanët e vendit tonë të kishin një revistë të tyre, fillimisht për të llogaritur kohët e namazit dhe festat fetare, dhe më vonë e pasuruar edhe me shkrime e vështrime të ndryshme nga fushat e islamologjisë dhe të tjera, dhe me qëllim që besimtarët islamë të kishin një revi-stë islame në gjuhën shqipe, - përgatitjeve për nxjerrjen e një rev-iste iu vunë të gjithë ata që kishin njohuri elementare të shkrimit.

Revista “Takvimi”, që nga ajo kohë e deri më sot, jo vetëm që ishte një kronikë e vërtetë e ngritjes së nivelit kulturor-arsimor të besimtarëve, por ishte edhe një tribunë e vërtetë e përhapjes së mësimeve islame në përgjithësi.

Page 6: Takvimi 2009 -Permbajtja

Parathënie 7 Ndonëse në fillim revista “Takvimi” nuk shquhej për ndonjë

arritje të shënuar në afirmimin e ideve prijatare, prapëseprapë, ajo u shqua për një program të qartë e modest të punës, të saktësuar e të përkufizuar mirë, pa pretendime e ambicie të mëdha, por me synimin që të ishte dhe të shërbente përherë një si udhëzues i my-slimanëve të vendit tonë, jo vetëm për sa i përket llogaritjes së kohëve të namazit dhe të festave fetare.

Mirëpo, në rrjedhjen e viteve me hapin e kohës, edhe nevojat u rritën, sikundër që edhe revista “Takvimi” ndryshoi nga përma-sat e vëllimi dhe solli bashkëpunëtorë fushash të ndryshme.

Në qoftë se i shikojmë numrat e parë të revistës “Takvimi” dhe i krahasojmë ata me numrat e mëvonshëm, do ta kemi të qar-të se çfarë zhvillimi ka shënuar literatura islame në gjuhën shqipe jo vetëm në sasi, por edhe në cilësi. Dhe, kjo është e kuptueshme, sepse kur nisi të botohej “Takvimi”, në Kosovë ishin kohë dhe rrethana krejtësisht të ndryshme dhe fare të pafavorshme për fja-lën e shkruar islame në gjuhën shqipe, prandaj dhe fjala e shkruar islame ishte fare modeste. E sot, me zhvillimin e arsimit të përgji-thshëm dhe me shkollimin gjithnjë e më të gjerë e më intensiv të brezave të rinj, janë krijuar kushte për një avancim të mëtejshëm e të suksesshëm, si të botimit të literaturës po ashtu edhe të shu-më aktiviteteve në rrafshe të tjera të dijeve islame.

Nuk është tepër të konstatojmë se revista “Takvimi” paraqet një histori të gjallë të islamologjisë në këta dyzet vjet. Asnjë stu-diues që merret sidomos me fushat e islamologjisë, nuk mund të shpresojë se do të mund të shkruaj’ për islamologjinë dhe trashë-giminë tonë islame pa shfletuar me kujdes shkencor faqet e të gjithë numrave të “Takvimit”.

Gjatë gjithë kësaj kohe, - që nga numri i parë e deri në num-rin e dyzet, - revista “Takvimi” shërbeu si nxitëse e frymëzuese dhe tribunë e fjalës me peshë në këtë fushë. Në faqet e saj vend meritor kanë zënë dhe në to janë trajtuar aktualitetet fetare, për të cilat populli kishte nevojë për t’i drejtudhëzuar, sikundër edhe te-

Page 7: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 8 ma të ndryshme në fushën e tefsirit, fikhut, hadithit, akaidit, eti-kës, historisë islame e shumë të tjera.

Në faqet e “Takvimit” kanë gjetur vend dhe hapësirë shumë autorë që nga ata të brezit më të vjetër e deri tek ata më të rinjtë, dhe kjo tregon se ai ka qenë i hapur për të gjithë ata që kanë dë-shiruar të japin kontributet e tyre dhe të pasuronin dijen në këto fusha.

Pothuaj në çdo numër të “Takvimit”, sidomos vitet e fundit, në revistë botohen shkrime në fushë të kulturës dhe trashëgimisë sonë islame. Në mënyrë sistematike në revistë janë botuar edhe shkrime të autorëve të shquar nga Bota Islame, qofshin arabë, turq, boshnjakë oe të tjerë.

Duke shënuar përvjetorin e revistës “Takvimi”, ne shënojmë përvjetorin e një reviste tradicionale, e cila tashmë ka depërtuar dhe gjendet në shumë familje shqiptare, jo vetëm në Kosovë, po edhe jashtë saj dhe në Diasporë.

Disa nga numrat e fundit në ballinën e “Takvimit” shquhen për disenjin e njëjtë, duke pasur të ndryshme vetëm ngjyrën dhe (sikur kuptohet) - përmbajtjen. Në të vërtetë, në mes të ballinës ka një Hënë dhe disa yje, numri i të cilave përputhet me numrin e “Takvimit” të botuar.

Edhe në numrat e mëparshëm e kemi thënë se “Takvimi” për-mban ajete kuranore dhe hadithe të Pejgamberit a.s., në origjinal dhe të përkthyera, prandaj luten lexuesit e nderuar të jenë të kuj-desshëm gjatë përdorimit të tij.

Në fund fare, duke shfrytëzuar rastin e botimit të numrit jubil-ar të “Takvimit”, dëshirojmë t’i falënderojmë bashkëpunëtorët tanë që nga numri i parë e gjer tek ky që po botojmë, sepse, pa kontributet e tyre, “Takvimi” nuk do ishte ky që është dhe, mba-se, nuk do kishte përmbajtjen që e shquan një pasuri dhe laryshi temash. Një falënderim të veçantë i shfaqim autorit të pjesës ka-lendarike, zotëri h. Hajrullah Hoxhës, i cili ka merita të pamohu-eshme për botimin e të gjithë numrave të tij.

Page 8: Takvimi 2009 -Permbajtja

Parathënie 9 Lusim Allahun e Gjithëmëshirshëm të na ndihmojë që ama-

netin ta kryejmë me përgjegjësi, E lusim që të na i falë gabimet dhe të na ketë nën mbrojtjen e Tij të vazhdueshme.

Ve ahiru davana enilhamdulilahi Rabbil alemine!

R. Rexhepi

Page 9: Takvimi 2009 -Permbajtja

TTeeffssiirr

Sabri Bajgora

Komentimi i kaptinës “El-A’ëla”

Kaptina “El-A’ëla” është kaptinë mekase, e zbritur pas sures “Et-Tekvir” dhe ka gjithsej 19 ajete, 72 fjalë dhe 284 shkronja. Në radhitjen e Mus’hafit mban numrin 87.

Transmetojnë Ibn Durejsi, Nehasi, Ibn Merduvije dhe Bejhe-kiu nga Ibn Abasi të ketë thënë: “Ka zbritur kaptina (Sebbihi-smeke rabbikel a’ëla) në Mekë. Ibn Merduvije e përcjell këtë mendim edhe nga Ibn Zubejri dhe Aishja.1

Emërtimi i kësaj kaptine ndërlidhet fuqishëm me ajetin e parë të saj, ku Allahu xh.sh. urdhëron të Dërguarin e Tij e nëpërmjet tij edhe neve, të madhërohet Zoti i lartësuar (Sebbihi-smeke ra-bbikel a’ëla). Kjo kaptinë në mesin e komentuesve njihet edhe

Emërtimi i kësaj kaptine

1 Imam Shevkaniu, “Fet’hul Kadiir” vëll.V, fq. 418.

Page 10: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 12 me emrin: “Sebbih”- “Lartësoje-madhëroje”, meqenëse kjo është edhe fjalë hyrëse e kësaj sureje.

Kjo sure flet për madhështinë e Allahut xh.sh., duke e zhve-shur Atë nga çdo mangësi, sepse Ai është më i Larti dhe më Madhështori.

Vlera e kësaj kaptine

Kaptina “El-A’ëla” ishte një ndër suret më të dashura nga i Dërguari i Allahut. - Transmetojnë Imam Ahmedi, Bezzari dhe Ibn Merduvije nga

Aliu r.a. të ketë thënë: “I Dërguari i Allahut e donte shumë këtë sure -“El-A’ëla”2

- Transmetojnë Imam Ahmedi, Muslimi dhe autorët e Suneneve nga Nu’man bin Beshiri se i Dërguari i Allahut në namazet e dy bajrameve dhe në atë të xhumasë, gjithmonë e këndonte këtë sure - “El’A’ëla”

3

- Transmetojnë Ebu Davudi, Nesaiu Ibn Maxhe, Darekutni, Ha-kimi dhe Bejhekiu nga Ubejj bin Ka’bi të ketë thënë: “I Dër-guari i Allahut, namazin e vitrit e fillonte me (Sebbihi-smeke rabbikel a’ëla), për të vazhduar (në rekatin e dytë dhe të tretë) me kaptinat “El-Kafirune” dhe “El-Ihlas”

4

- Një transmetim përafërsisht të ngjashëm, e transmetojnë edhe Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Hakimi dhe Bejhekiu nga Aishja r.a. e cila citohet të ketë thënë: I Dërguari i Allahut në namazin e vitrit në rekatin e parë këndonte (Sebbihi-smeke

2 Musnedi i Imam Ahmedit 1/96 3 Imam Ahmedi 4/271; Muslimi në kapitullin rreth namazit të xhumasë 878/62 4 Ebu Davudi në “Namazi” (1423); Nesaiu në “Namazi” (3/244); Ibn Maxhe në

“Falja e namazit” (1171); Darekutni (2/31), Bejhekiu në “Namazi” 3/37; dhe Hakimi (2/257) ) i cili e ka verifikuar saktësinë e Hadithit e këtë e ka vërtetuar edhe Dhehebiu.

Page 11: Takvimi 2009 -Permbajtja

Tefsir 13 rabbikel a’ëla), në të dytin (Kul ja ejjuhel kafirune), kurse në të tretin (Kulhuvallahu ehad dhe dy muavvidhetejnët).5

- Transmeton Ebu Davudi dhe autorët e tjerë të Sunenëve nga Ukbe bin Amir El-Xhuhenij të ketë thënë: “Kur zbriti (Fe se-bbih bismi rabbikel adhim), I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Bëjeni (lexojeni) në përkuljet (rukutë) tuaja, kurse kur zbriti (Sebbihi-smeke rabbikel a’ëla), I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Bëjeni (lexojeni) në sexhdet tuaja.”

6

- Imam Ahmedi përcjell nga Ibn Abbasi dhe Suddiu të kenë thënë: “Kur i Dërguari i Allahut këndonte (Sebbihi-smeke rabbikel a’ëla) thoshte menjëherë: (Subhane rabbijel a’ëla – I pastër dhe i pa të meta është Zoti im i Lartësuar).

(Do të thotë në ruku thoni “Subhane rabbijel adhim”, kurse në sexhde thoni: “Subhane rabbijel a’ëla” - sqarim yni).

7

- Imam Kurtubiu thotë: Është transmetuar se kur Aliu, Ibn Abasi, Ibn Umeri, Ibn Zubejri, Ebu Musa el Esh’riu dhe Abdullah Ibn Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur ndaj tyre, fillonin lexi-min e kësaj sureje, thoshin: (Subhane rabbijel a’ëla - I pastër dhe i pa të meta është Zoti im i Lartësuar), duke zbatuar ur-dhrin e ajetit fillestar të saj për madhërimin dhe zhveshjen e Allahut nga ato cilësi dhe përshkrime që nuk përkojnë me Madhërinë e Tij.

8

5 Ebu Davudi (1424); Tirmidhiu (463); Ibn Maxhe (1173); Hakimi (2/520) i cili

e ka verifikuar saktësinë e Hadithit sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit, e këtë e kanë vërtetuar Dhehebiu dhe Bejhekiu (3/37).

6 Suneni i Ebu Davudit 1/542 nr.869; Ibn Maxhe 1/287 nr.887. 7 Musnedi i Ahmedit 1/232, Suneni i Ebu Davudit 1/549, nr. 883. 8 Tefsiri i Kurtubiut “El-Xhamiu li Ahkamil Kur’an” vëll. 22, fq. 220, ; Bejrut

2006.

Page 12: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 14

Lidhmëria e kësaj kaptine me atë paraprake “Et-Tarik”

Lidhmëria e kaptinës “El-A’ëla” me atë paraprake “Et-Ta-rik”, na paraqitet në dy segmente shumë të rëndësishme:

- E para prej tyre është që në suren “Et-Tarik”, Allahu xh.sh. na tregon që ka krijuar njeriun prej një pike uji të vrullshëm (spe-rmës): “Ai (njeriu) është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm” , (Et-Tarik, 6), kurse në suren “El-A’ëla”, në ajetin 2: “I Cili krijoi dhe përsosi”, Allahu xh.sh. na bën me dije që Ai ka krijuar jo ve-tëm njeriun, por çdo gjë që ekziston (në këtë jetë) dhe çdo gjë e ka përsosur.

- Kurse lidhmëria e dytë ka të bëjë me ajetet 11-12 të sures “Et-Tarik”: “Pasha qiellin që kohë pas kohe kthehet me shi. Edhe tokën që qahet për bimë”. Allahu i Madhërishëm na flet për fillimin e krijimit të bimëve. Ndërsa në ajetet 4-5 të sures “El-A’ëla”: “Dhe i Cili mundësoi mbirjen e kullosës e pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë”, flet për vetë krijimin e bimëve në të cilën shprehje përfshihen kullosat dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me botën bimore.9

9 Dr. Vehbete ez-Zuhajli “Et-Tefsirul Muniir”, vëll 30, fq. 185.

Përmbajtje e shkurtër e kësaj kaptine

- Kjo sure në radhë të parë shtjellon Njëshmërinë e Allahut xh.sh. dhe fuqinë e Tij absolute, nëpërmjet cilësive dhe emrave të Tij të bukur. Pastaj flet për madhërimin e Tij dhe zhveshjen nga çdo gjë që nuk përkon me cilësitë e Tij të larta. Sepse, Ai është Krijuesi i Cili ka krijuar çdo gjë dhe ka përsosur këtë krijim, në gjallesa duke përfshirë këtu edhe njeriun, e deri tek bimët. (Shih ajetet: 1-5)

Page 13: Takvimi 2009 -Permbajtja

Tefsir 15 - Pastaj flitet për madhështinë e Kur’anit dhe lehtësimin e të nxë-

nit përmendësh nga Resulullahu s.a.v.s., të këtij Kur’ani, i cili është tërheqës i vërejtjes për mbarë njerëzimin për të mos humbur imanin e tyre. (Shih ajetet: 6-7)

- Më pastaj, shohim urdhëresën hyjnore drejtuar Pejgamberit a.s. për të këshilluar njerëzit me këtë Kur’an. Këshillë, kjo që do t’i bëjë dobi vetëm atij që ka frikën e ndëshkimit të Allahut. Kurse ai që i shmanget këtij udhëzimi, do të përjetojë ndë-shkimin e tmerrshëm në zjarrin e Xhehenemit, në të cilin as do të vdesë, as do të përjetojë ndonjë çast të mirë. (Shih ajetet: 9-13)

- Ndërsa përfundon me shpjegimin hyjnor që do të jetë i shpëtuar në botën e ardhshme vetëm ai që ka pastruar shpirtin nga kufri, shirku dhe mëkatet, duke u afruar tek Krijuesi me vepra të mira, me namaz e me devotshmëri. Në botën tjetër do të jetë i shpëtuar ai që nuk ka qenë i preokupuar aq shumë me këtë botë kalimtare, por më shumë me Ahiretin, që është më i mirë e i përjetshëm. Këshilla të tilla që gjenden në Kur’an, ka pasur edhe në librat

dhe fletushkat e mëhershme, të zbritura pejgamberëve si Ibrahimi dhe Musai a.s. (Shih ajetet: 14-19).

Page 14: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 16

Koment

1. Madhëroje emrin e Zotin tënd të Lartë! Ky ajet është një urdhër hyjnor drejtuar Pejgamberit a.s. që

duke u shkrirë në harmoninë e gjithësisë së bashku me të gjitha krijesat që gjenden në të, përfshirë këtu të gjitha qeniet e gjalla dhe ato të ngurta, ta madhëronte dhe lartësonte Zotin e tij në më-nyrën që i ka hije Madhërisë së Tij, duke u shmangur nga çdo cilësim dhe përshkrim që nuk përkon me emrat, cilësitë, veprimet dhe gjykimet e Tij hyjnore.

Ky madhërim bëhet vetëm për Allahun, Krijuesin e vetëm të këtij Universi dhe gjithësie, që krijoi çdo gjë e ndër krijesat e shu-mta krijoi edhe njeriun, të cilin e pajisi me vullnet të lirë e me mendje. E urdhëroi ta ndiqte shtegun e dritës së Tij e të mos humbiste në errësirat e kufrit e të mosbesimit.

I Madhi Allah, me shprehjet e madhërimit (Sebbih, Sebbeha, Jusebbihu, Subhane) i ka filluar disa sure kuranore, dhe me të tilla shprehje i ka përfunduar disa të tjera. Madje, suren “El-Hashr” e fillon dhe e përfundon me shprehjet (Sebbeha dhe Jusebbihu).

Madhërimi dhe Lartësimi i Allahut fuqiplotë nënkupton nën-shtrimin dhe përkushtimin vetëm ndaj Atij, me zemër (shpirt), me gjuhë (fjalë), dhe me tërë qenien. Lartësimi i Tij me zemër, është bindja e thellë në Njëshmërinë e Tij, duke mos i bërë shok Atij. Me gjuhë është të shprehurit e lartësimit, falënderimit dhe ma-dhërimit. Kurse me tërë qenien është të lartësosh Atë, në çdo gje-ndje dhe kohë, në lehtësi a në vështirësi, në varfëri apo në pasuri, duke qenë gjithmonë i kujdesshëm që të mos ndahesh nga të përkujtuarit dhe të madhëruarit e Tij.

Page 15: Takvimi 2009 -Permbajtja

Tefsir 17 Allahu xh.sh. ka emrat e Tij të bukur, me të cilët e ka cilësuar

Veten e po ashtu na porosit, që Krijuesit tonë T’i lutemi e T’i drejtohemi me emrat e Tij më të bukur: “Allahu ka emrat më të bukur (mirë), prandaj Atë thirreni (dhe lutjuni) me ta” , (El-A’ëraf, 18)

Ibn Abbasi është i mendimit se urdhërimi i Pejgamberit a.s. për madhërim, në fakt është urdhër që ai të falej e T’i lutej Allahut të plotfuqishëm në namaz.P9F

10

2. I Cili krijoi dhe përsosi, Allahu xh.sh. krijoi çdo gjë me urtësinë e Tij dhe çdo gjë që

krijoi, e përsosi. Çdo gjë që ekziston është e përkryer e pa të me-ta. Sepse është vepër e Allahut. Format e bukura të natyrës, ngjy-rat, krijesat, shtazët, shpezët, njerëzit e çdo gjë tjetër e kanë rolin dhe funksionin e vet në këtë natyrë. A nuk thotë Allahu xh.sh. edhe në ajetin tjetër kuranor: “Ai që përsosi krijimin e çdo se-ndi…” (Es-Sexhde, 7) Prandaj çdo gjë që shohim, çdo gjë që e ndjejmë apo dëgjojmë, argumenton për manifestimin e fuqisë ab-solute dhe krijuese të Allahut fuqiplotë.

Të shikojmë p.sh. njeriun që është një krijesë shumë e dashur nga Allahu, të cilës krijesë Ia besoi edhe mëkëmbësinë e Tij në Tokë. Një krijesë e bukur dhe e përsosur për të cilën Allahu xh.sh. në suren “Et-Tin”, ajeti 4 thotë: “Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur.”

Pastaj, po t’i hedhim një sy gjithësisë, do të shohim planetët dhe galaktikat, të cilët me lëvizjet e tyre orbitale, argumentojnë fuqinë krijuese dhe përsosmërinë e Allahut fuqiplotë. Sa e sa tru-pa qiellorë ekzistojnë në këtë Gjithësi dhe asnjë prej tyre nuk de-vijon nga rruga e përcaktuar, sepse këta trupa qiellorë i binden 10 Muhamedinilkerim bin Abdullah “Hadaiku-rr-Rruh verr-Rrejhan”, vëll. 30,

fq. 346, Bejrut-2001.

Page 16: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 18 urdhrave dhe rregullave të lëvizjes që u ka përcaktuar i Plotfu-qishmi, i cili në Kur’an thotë:

“As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata paraditen, po secili noton në një orbitë (galaksion). (Jasin, 38-40) dhe: Ai (Allahu) është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontra-st, andaj drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje?” (El-Mulk, 3).

Pra, çdo gjë që ekziston, dëshmon për përsosmërinë e krijimit nga ana e Krijuesit absolut-Allahut xh.sh..

3. Dhe i Cili përcaktoi e orientoi (udhëzoi), Allahu i plotfuqishëm i përcaktoi çdo sendi cilësitë dhe kara-

kteristikat e tij. Ndër të tjera edhe njeriut i përcaktoi kahet e rru-gëtimit të tij, por me një ndryshim për dallim nga disa krijesa të tjera, të cilave nuk u la mundësinë e zgjedhjes. Njeriun e la të lirë në veprimet e tij dhe për këtë arsye e ngarkoi me përgjegjësi në këtë botë. Ai, njeriun e udhëzoi në rrugën e drejtë, por njëkohë-sisht çdo krijesë të kësaj bote, qoftë shtazë, shpezë, lule apo gjë e ngurtë e inspiroi dhe ia përcaktoi misionin në këtë ekzistencë. Se-cila prej këtyre krijesave është në shërbim të tjetrës, falë urtësisë dhe këtij përcaktimi hyjnor të Allahut.

Të marrim si shembull vetëm disa raste të këtij zinxhiri përfi-timesh: P.sh. Njeriun e mësoi përveç tjerash të përfitojë nga llojet e bimëve barëra të ndryshme shëruese. Ndërsa nga brendia e to-kës të nxjerrë metale të ndryshme e me to të ndërtojë mjete për jetesë dhe për mbrojtje, gjithnjë duke vënë në shërbim mendjen si dhuratën më të çmueshme nga Allahu i madhërishëm.

Allahu me urtësinë e Tij, bëri që nëpërmjet erërave, insekteve dhe shpezëve të bëjë pllenimin (frytnimin) e luleve dhe pemëve,

Page 17: Takvimi 2009 -Permbajtja

Tefsir 19 kurse shtazët i bëri që të ushqehen me barë e me kullosa dhe pastaj e gjithë kjo të jetë në shërbim të njeriut, i cili nga kafshët merr qumështin, mishin, lëkurën etj.

Pra, falë kësaj urtësie, çdo gjë në këtë botë shfaq madhështinë e përcaktimit të Allahut për çdo gjë.. Në kontekst të këtij me-ndimi na vjen edhe ajeti: “(Musai) Tha: “Zoti ynë është Ai që çdo sendi i dha formën e vet, pastaj e udhëzoi atë?” (Ta Ha, 50)

4. Dhe i cili mundësoi mbirjen e kullosës; 5. E pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë.

Allahu xh.sh. në këto dy ajete, në bën të qartë fuqinë e Tij krijuese. Na bën me dije se Ai është që mundësoi mbirjen e kullo-save me bar, të cilat janë ushqim për kafshët e ndryshme. Ndërsa në anën tjetër kur njeriu shikon bukurinë e natyrës së gjelbëruar, i kënaqet syri dhe zemra teksa shfrytëzon këtë natyrë magjepsëse për pushim etj. Por, i vetmi është Allahu që ka mundësi që këtë kullosë dhe gjelbërim, ta kthejë në mbeturinë të zezë. Ky shemb-ull zaten, është një argument i pakontestueshëm për idhujtarët që ishin harlisur aq shumë pas të mirave të kësaj bote. Sepse, kjo botë përkundër shumë kënaqësive dhe të mirave të saj, megjithatë është e shkurtër dhe e ka fundin e vet. Prandaj, binduni Allahut dhe besoni nëse doni shpëtim...

I Madhërishmi, në lidhje me këtë në Kur’an thotë: “E ti (Mu-hamed) paraqitu atyre shembullin e kësaj bote që është si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvi-llohet e shpeshtohet saqë përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet

Page 18: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 20 byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. Allahu ka fuqi për çdo send.” (El-Kehf, 45).

Ja me çfarë urtësie i Gjithëmëshirshmi, ua përkujton njerëzve që të mos mashtrohen me bukuritë e kësaj bote. Sepse, çdo gjë do të shkatërrohet, do të tretet e do të bëhet hi. Pra, i njëjti proces që ngjan me bimët, të cilat pasi rriten dhe kryejnë funksionin e tyre, thahen e vyshken dhe kalben në dhe. Po ashtu edhe njerëzit, kaf-shët dhe të gjitha qeniet e gjalla e të ngurta, do t’i nënshtrohen këtij procesi të shkatërrimit, sepse i Gjallë e i Përjetshëm është vetëm Allahu xh.sh., i Vetmi që meriton adhurimin dhe nënshtru-eshmërinë ndaj Tij.

6. Ne do të lexojmë ty e nuk do të harrosh (Kur’anin). 7. Përveç asaj që All-llahu dëshiron. Ai e di të hapëtën e të fshehtën. 8. Dhe Ne do ta lehtësojmë ty më të lehtën.

Shkaku i zbritjes së ajetit (6) Sa i përket ajetit (6) të kësaj kaptine, kemi edhe një shkak të

zbritjes. Muxhahidi dhe Kelbiu kanë thënë se kur të Dërguarit të Allahut i vinte Xhibrili a.s., me shpallje, sapo e përfundonte ajet-in e fundit të zbritur, I dërguari i Allahut menjëherë pas tij, nxi-

Page 19: Takvimi 2009 -Permbajtja

Tefsir 21 tonte ta thoshte prej fillimit, atë që i kishte zbritur, nga frika të mos e harronte. Prandaj edhe i zbriti ky ajet, pas së cilit, kurrë më nuk frikësohej që do të harronte diçka nga Shpallja. Në një tra-nsmetim tjetër nga Ibn Abbasi, citohet të ketë thënë: Pas zbritjes së këtij ajeti, i Dërguari i Allahut, më kurrë nuk u frikësua që do të harronte diçka, deri sa ka vdekur.

* * * Këto ajete të zbritura, argumentojnë fuqishëm faktin se Mu-

hamedi a.s. ishte i dërguar i Allahut dhe meqë urtësia e Allahut ishte që ai të mos dinte të shkruante as të lexonte, atëherë për t’ia qetësuar zemrën e tij, se kjo që po i shpallej ishte vërtetë nga Zoti, Ia bëri me dije që nuk kishte pse të brengosej kur Xhibrili a.s. ia sillte Vahjin. Sepse Ne, Ia bën me dije Allahu, do të ta mu-ndësojmë që ky Kur’an të të ngulitet në mendje, dhe asnjë fjalë të tij nuk do ta harrosh, përveç asaj që dëshiron vetë Allahu xh.sh. I Lartmadhërishmi nuk dëshiron që i dërguari i Vet të harrojë asgjë nga ajo që i shpallej.11

11 Ky është mendim i Ferraut, të cilin e citon Imam Kurtubiu në tefsirin e tij, ”El-

Xhamiu li Ahkamil Kur’an”, vëll. 22, fq, 227; Shih edhe Dr. Shevki Dajf, ”Su-retu-rr Rrahman ve suver kisar”, fq. 298, Kajro, 1995

I vetëdijshëm për misionin e tij të rëndë e të vështirë dhe nga

frika se mos po i shpëtonte ndonjë fjalë pa e mësuar përmendësh, Muhamedi a.s. gjithnjë ngutej të recitonte vetë me vete ajetet që i zbritnin. Në lidhje me këtë na flasin edhe dy ajete të tjera kur’a-nore ku i Gjithëdijshmi thotë:

“...Ti mos nxito me Kur’anin para se të përfundojë shpallja e tij te ti...” (Taha, 114), dhe: “Ti (Muhamed) mos e shqipto atë (Kur’anin) me gjuhën të-nde për ta nxënë atë me të shpejtë! Sepse Ne e kemi për de-tyrë tubimin dhe leximin e tij!” (El-Kijame, 16-17)

Page 20: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 22 Se ky Kur’an është Fjalë e Allahut, nuk ka dyshim, por në

anën tjetër, është edhe një mrekulli e përjetshme, sepse është Li-bri i Vetëm hyjnor, i cili pos në të shkruar, është i memorizuar edhe në zemrat dhe mendjet e myslimanëve, duke qenë përjetësi-sht pjesë e jetës së çdo besimtari. Si i tillë, Kur’ani është edhe Libër që udhëzon në të mirën, duke sqaruar edhe dispozitat she-riatike, të cilave duhet përmbajtur myslimani, gjatë jetës së tij në këtë botë. Po ashtu, Kur’ani është edhe shërues i zemrave nga ndryshku u kufrit dhe gjallërues i tyre me gjallërinë e pashtersh-me të dashurisë hyjnore.

I Madhërishëm është Allahu në madhështinë e Tij, i Cili e di të fshehtën dhe të hapëtën e çdo krijese. Ai e dinte mirë brengo-sjen e të Dërguarit të Tij, në do të ishte në gjendje ta mësonte përmendsh gjithë atë që i shpallte Xhibrili a.s. nga Kur’ani. Pra-ndaj e qetësoi për të mos u brengosur, sepse Allahu i madhëri-shëm, do t’ia memorizonte këtë Kur’an në zemër dhe në mendje, për të mos e harruar asnjë shkronjë të tij.

Pas kësaj, në ajetin e 8 vjen një myzhde (përgëzim) për të Dërguarin e Allahut. Ai do t’ia lehtësonte Pejgamberit të tij këtë ngarkesë dhe barrë të rëndë, duke ia lehtësuar dispozitat fetare që ndërlidhen me Ymetin e tij, Ymetin më të zgjedhur për njerëzi-min, Ymetin integrues.

Sipas disa dijetarëve, fjala lehtësim këtu vjen në kuptim të le-htësimit të Shpalljes që i zbriste Resulullahut s.a.v.s. Por, mendi-mi më i pranueshëm është ai të cilin e përcjell Imam Kurtubiu në tefsirin e tij, nga Dahhaku, njërit prej nxënësve të Ibn Abbasit i cili thotë që lehtësimi në ajetin e mësipërm ka për qëllim Sheri-atin, apo dispozitat e kësaj feje të ndritshme e të pastër qiellore, e cila përcakton kahet dhe drejtimet kah duhet të ecin myslimanët, për të arritur kënaqësinë e Allahut xh.sh. 12

12 Tefsiri i Kurtubiut, vëll. 22, fq.229.

Page 21: Takvimi 2009 -Permbajtja

Tefsir 23 Islami është fe e mirësisë, fe e mëshirës dhe e mirëkuptimit.

Është fe, në të cilën gjenden dispozitat e besimit në Allahun, në librat, të dërguarit, melekët dhe në Ditën e Gjykimit. Është Libër në të cilin përcaktohen adhurimet si: namazi, zekati, agjërimi, ha-xhi, bamirësia ndaj prindërve, mëshira ndaj të varfërve e skamno-rëve, butësia dhe mirësjellja me myslimanët dhe jomyslimanët, dhembshuria madje edhe ndaj bimëve e shtazëve...etj.

Është fe, në të cilën nuk mund të gjesh ndonjë vështirësi, se-pse Allahu ka thënë:

“...dhe nuk ju obligoi në fe me ndonjë vështirësi...” (El-Haxh-xh, 78) Pastaj: “Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dë-shiron vështirësim për ju.” (El-Bekare, 185)

Po ashtu edhe i Dërguari i Allahut ka thënë: “Feja e Allahu është lehtësimi” dhe: “Lehtësoni e mos vështirësoni (në çështjet dhe dispozitat e fesë)”

Porosia e këtyre ajeteve (1-8):

- Njeriut, si krijesa më e përsosur e Allahut xh.sh. i ka hije që ta madhërojë Krijuesin e tij ashtu siç përkon me madhështinë e të Lartmadhërishmit, duke e zhveshur Atë nga çdo mangësi që pabesimtarët ia përshkruajnë.

- Është e pëlqyeshme për secilin që e lexon këtë sure, të thotë: “Subhane rabbijel A’ëla”, sepse një gjë të tillë e ka thënë i Dërguari I Allahut, ashabët dhe tabiinët.

- Allahu xh.sh. nëpërmjet kësaj sureje na dëfton për tri cilësitë e Tij të përkryera:

1. Ai i ka krijuar të gjitha krijesat, e ndër to e ka dalluar njeriun si krijesën më të përsosur.

2. Ka krijuar bimët dhe ka bërë që ato të mbijnë për të qenë gji-thnjë në shërbim të kësaj krijese të përsosur, dhe

3. I Plotfuqishmi të Dërguarin e Tij e përgëzon se këtë Kur’an që po i zbret, do t’ia lexonte personalisht besniku i Shpalljeve-

Page 22: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 24 Xhibrili a.s. dhe se më kurrë nuk do të harronte as një fjalë të vetme nga Kur’ani dhe as që do të kishte problem më me nxënien përmendësh të tij.

- Ymeti i Muhamedit a.s. është një Ymet i privilegjuar nga ana e Allahut xh.sh., sepse përveç që është lavdëruar në Kur’an nga i Madhi Allah, si Ymet i zgjedhur e i dalluar nga të gjithë Ymetet e tjera, po ashtu është një Ymet, të cilit Allahu xh.sh. i ka bërë shumë lehtësira në dispozitat e fesë, duke e bërë Islamin fe të lehtësisë, të dashurisë, fe të të mëshirës dhe bashkimit të nje-rëzve nën simbolin universal: “La ilahe il-la Allah-Muhamedun resulullah”, i cili përkundër dallimeve të njerëzve në racë, ngjyrë, pozitë a pasuri, i konsideron si vëllezër dhe të barabartë para Allahut xh.sh..

9. Pra këshillo aty ku këshilla bën dobi. 10. Do të këshillohet ai që ka frikë,

Pas dy përgëzimeve për të Dërguarin e Allahut, se ai me dë-shirën e Allahut do të mësonte çdo ajet përmendësh, duke mos pasur frikë që do të harronte gjë dhe lehtësimin e dispozitave she-riatike për pasuesit e tij, Allahu e urdhëron të Dërguarin e vet që të këshillojë ata njerëz që dëshirojnë të përudhen në rrugën e drej-të e të mos humbiste kohë me njerëz, të cilët i kanë zemrat e ndryshkura me kufër.

Ai e urdhëroi që besimtarët e devotshëm, t’i udhëzonte në mi-rësi, duke i mësuar se si t’ia kenë dronë Allahut, duke ua bërë me dije se ata një ditë do të dalin para Tij për t’u ballafaquar me vep-rat e tyre para të Madhërishmit. Ndërsa e këshillon të mos breng-

Page 23: Takvimi 2009 -Permbajtja

Tefsir 25 osej për ata që nuk po i besonin, sepse të thërrasësh të tillët në besim, është punë e kotë, meqë, zemrat e tyre i ka mbërthyer shejtani dhe nuk përudhen dot.

Në aspektin fetar, Këshilla për të mirë është e nevojshme, se-pse të udhëzosh një njeri në Islam, është më e vlefshme se ta kesh botën në pronësi. Andaj, njerëzit, pa marrë parasysh nëse janë be-simtarë apo jo, duhet këshilluar. Mbase, ndonjërit prej tyre Allahu i madhërishëm i ka bërë nasip të udhëzohet. Kjo do të thotë një pjesëtar më shumë në Ymetin islam.

Megjithatë, ajeti i 10, në një mënyrë thuajse e përcakton që këshilla dhe tërheqja e vërejtjes mund t’i bëjë dobi vetëm atij nje-riu që ka frikë Allahun, që turpërohet të mëkatojë para madhërisë së Tij dhe të melaikeve, të cilat regjistrojnë çdo vepër tonën.

Besimtarët e devotshëm, janë ata, të cilëve kur u përmendet ndonjë ajet kuranor u rrëqethen lëkurat nga frikë-respekti që ndje-jnë ndaj Krijuesit, ndërsa sytë u mbushen me lot të frikës e shpre-sës. Ata vërtetë nuk e dinë nëse i Gjithëmëshirshmi do t’i shikojë ata në Ditën e Gjykimit me syrin e mëshirës apo të hidhërimit; nuk e dinë nëse Allahu do t’i gjykojë me drejtësinë apo mëshirën e Tij. Për këtë arsye, ata gjithmonë qëndrojnë të ndrojtur, duke shpresuar në mëshirën e Allahut dhe udhëzimin në këtë botë, ndë-rsa shpëtimin dhe kënaqësinë e Mëshiruesit në Ahiret.

I Dërguari i Allahut thotë: “Kur lëkura e besimtarit rrëqethet nga droja (frika) e Allahut, atij i fshihen (largohen) gjynahet, ashtu siç bien gjethet nga pema e tharë.”

Page 24: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 26

11. Ndërsa do të shmanget më i keqi, 12. I cili do të hyjë në zjarrin e madh. 13. Pastaj nuk do të vdesë në të, por as nuk do të jetojë.

Këto ajete paraqesin realitetin e hidhur fatkeq të qafirëve, të cilët do të shmangen nga udhëzimi i Zotit xh.sh., sepse në zemrat e tyre nuk arrin të depërtojë dot drita e Allahut as ëmbëlsia e ima-nit. Prandaj, të tillët do ta përjetojnë tmerrin e Xhehenemit, në të cilin do të jenë përjetësisht. Ata në Xhehenem, do të përjetojnë mundime e vuajtje të papërshkruara. As do të vdesin, që pas vde-kjes të jenë qetësuar nga vuajtjet. As nuk do të përjetojnë ndonjë çast të mirë të jetës e të gjallërisë, ashtu siç duhet. Apo siç thuhet në popull: “gjallë e për gazep”. I Madhërishmi, në lidhje me këtë ndëshkim të tyre në Xhehenem, thotë:

“Po për ata që nuk besuan është zjarri i xhehenemit. Ata as nuk gjykohen që të vdesin (të rehatohen), e as nuk u lehtëso-het ndëshkimi.” (Fatir, 36)

Fjala “El-Eshka” nënkupton njeriun e keq, të humbur, të de-vijuar e të shmangur nga udhëzimi i Allahut. Ndërsa me “En-Na-rul Kubra-Zjarri i madh” është për qëllim ndëshkimi në Ahiret me zjarrin e xhehenemit, kur kihet parasysh që ndëshkimi i vogël konsiderohet ndëshkimi në këtë botë dhe në varr, për ç’gjë Allahu xh.sh. në suren “Es-Sexhde”, ajeti 21, thotë: “Ne do t’u shijojmë atyre dënimin më të shpejtë (në Dynja) para dënimit të madh (në Ahiret)...”

Po ashtu është thënë që ndëshkimet e kësaj bote janë: sëmu-ndjet, fatkeqësitë natyrore, uria, robëria dhe mbytja, etj. Një grup dijetarësh mendojnë se ndëshkim i vogël në këtë botë, në krahas-im me ndëshkimin e madh me zjarr, në Ahiret, konsiderohet edhe nënçmimi e poshtërimi që njeriu ia sjell vetvetes kur mohon Kri-juesin e tij, sepse, Allahu xh.sh. këtë na e sqaron në ajetet 25-26

Page 25: Takvimi 2009 -Permbajtja

Tefsir 27 të sures “Ez-Zumer” kur thotë: “Edhe ata para tyre përgënjesht-ruan (pejgamberët), por u erdhi ndëshkimi nga nuk e menduan. Allahu u bëri të përjetojnë në këtë jetë poshtërimin, por dënimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikur ta dinin ata.”

14. Ka shpëtuar ai që është pastruar. 15. Që e përkujton emrin e Zotit të vet dhe falet.

Pas kërcënimit me zjarrin e Skëterrës në ajetet paraprake, tash në këto dy ajete vijuese, shohim premtimin dhe përgëzimin e Allahut për vepër-mirët, për ata që janë të pastër në shpirt, me na-tyrshmërinë e “fitres” së tyre islame dhe që besojnë bindshëm në Njëshmërinë e Allahut. Këta njerëz janë ata që gjithmonë përkuj-tojnë emrin e Zotit xh.sh. I përkujtojnë të mirat e Tij ndaj tyre dhe i bien në sexhde, duke iu lutur për falje, mëshirë e magfiret. Një-kohësisht duke e madhëruar Atë, ashtu siç përkon me Lartmadhë-rinë e Tij.

Kjo botë, me të gjitha të mirat e saja, megjithatë, është një ve-nd plot rreziqe, sfida e të papritura. Njeriu në çdo moment është i ballafaquar me intrigat djallëzore të shejtanit, që nuk lëshon rast pa e intriguar e shqetësuar besimtarin, vetëm e vetëm për ta lar-guar nga rruga e dritës e ta shpie në humbëtirat e shirkut dhe errë-sirat e kufrit.

Ebu Bekr el Bezzari, transmeton nga Xhabir bin Abdullahu e ky nga i Dërguari i Allahut të ketë thënë: “Ka shpëtuar ai që është pastruar...” - është ai që dëshmon se nuk ka zot tjetër për-pos Allahut, duke mos i bërë shok-rival Atij dhe ai që dëshmon se Unë jam i dërguar i Zotit”, ndërsa në lidhje me ajetin: “Që e për-

Page 26: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 28 kujton emrin e Zotit të vet dhe falet” thotë: kjo nënkupton pesë kohët e namazit si dhe kujdesin që ato të falen ashtu siç duhet”P12F

13 Është thënë që shpëtimi në Ahiret karakterizohet me 4 gjëra,

që janë: jetë (gjallëri) pa shkatërrim (zhdukje), pasuri pa varfëri, mirëqenie pa shijuar me përulje apo poshtërim dhe dituri pa injo-rancë. Mbase, për këtë arsye edhe është i njohur proverbi: “Nuk konsiderohet jetë e mirëfilltë, përpos jetës së Ahiretit”.

Sipas Ibn Abbasit, Ataut dhe Ikrimes me ajetin: “Ka shpëtuar ai që është pastruar., nënkuptohet pastrimi nga shirku me iman dhe dëlirësi shpirtërore. Kurse Ebu Seid el Hudrij, Ibn Umeri, Katadeja dhe Ebul Alijeh lidhur me kuptimin e këtyre dy ajeteve: “Ka shpëtuar ai që është pastruar. Që e përkujton emrin e Zotit të vet dhe falet.” - thonë se këtu është për qëllim, dhënia e Sadekatul fitrit e pastaj falja e namazit të Fitër bajramit. Ndonëse ky mendim nuk ka ndo-një përkrahje të madhe, sepse, Sadekatul fitri është bërë obligim në Medinë, pas Hixhretit, ndërsa kjo sure dhe këto dy ajete kanë zbritur në Mekë.

16. Po ju i jepni përparësi jetës së dynjasë, 17. Ndërsa ahireti (amshimi) është më i mirë dhe e përjetshëm.

Ky ajet është qortues për të gjithë ata njerëz që preokupohen më shumë me këtë dynja, duke lënë pas dore Ahiretin dhe përher- 13 “Et-Tefsirul Munir”, vëll 30, fq. 198.

Page 27: Takvimi 2009 -Permbajtja

Tefsir 29 shmërinë. Ka njerëz që ngatërrohen me kënaqësitë e kësaj bote duke harruar që kjo botë me të gjitha mirësitë dhe kënaqësitë e saj, megjithatë një ditë do të ketë fundin e saj. Prandaj edhe vjen tërheqja e vërejtjes që të mos preokupoheni aq shumë me dynjanë e ta lini Ahiretin, në të cilën botë të përjetshme, besimtarët do të shijojnë kënaqësitë e paimagjinueshme e të amshueshme të Xhe-netit.

Jobesimtarët dhe ata, te të cilët nuk ka depërtuar Drita e Allahut, mendojnë që vetëm kënaqësitë e kësaj botë janë ato që duhen shijuar. Ata dyshojnë në botën pas vdekjes. Lidhur me këtë shkurtpamësi të tyre i Lartmadhërishmi thotë: “Ata që nuk presin takimin Tonë, që janë të kënaqur me jetën e Dynjasë dhe kanë gjetur prehje në të dhe ata që janë indiferentë ndaj argume-nteve tona, vendi për të tillët është zjarri, për shkak të asaj që punuan.” (Junus, 7-8).

Imam Ahmedi, transmeton nga Aishja r.a. të ketë thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s.: “Dynjaja është shtëpi, për atë që nuk ka shtëpi. Është pasuri për atë që nuk ka pasuri e me të preokupohet vetëm ai që nuk ka mend.”

Po ashtu Imam Ahmedi transmeton nga Ebi Musa El-Esh’ariu të ketë thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut: “Atij që e dëshiron këtë botë, do t’i dëmtohet ahireti. Kurse atij që e dëshiron ahi-retin do t’i dëmtohet kjo botë. Pra, jepni përparësi asaj që është e përhershme ndaj asaj që është e përkohshme dhe kalimtare”.

18. Vërtet kjo ishte në broshurat e lashta:

Page 28: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 30 19. në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait.

Që Islami është një fe e vetme që Allahu u zbriti të gjithë pej-gamberëve nëpër kohë të ndryshme, nëpërmjet të cilës i udhëzoi njerëzimin në rrugën e drejtë, kjo nuk ka dyshim. Prandaj edhe vijnë këto dy ajete për të qartësuar që Mesazhi i Muhamedit, veç-se është një vazhdimësi e mesazheve të mëparshme, por me një dallim: Është më gjithëpërfshirësi, më universali dhe i vlefshëm për të gjithë njerëzimin dhe për të gjitha kohërat, deri në Ditën e Kiametit.

Allahu xh.sh. thotë: “Ai u përcaktoi juve për fe atë që i pat përcaktuar Nuhit dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka i patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të...“ (Esh-Shura, 13)

Këto parime të ndritshme të Tevhidit-Njëshmërisë së Allahut, besimit në Ringjalljen pas vdekjes, besimin në Librat e shenjtë, në pejgamberët dhe në Ditën e Gjykimit, ishin të njëjta te të gjithë të dërguarit e Allahut. Natyrisht edhe të Ibrahimit, i cili me plot të drejtë quhet si “ebul enbija’ë”-“baba i pejgamberëve”, dhe Mu-sait, njërit prej pejgamberëve më të mëdhenj, të cilin Allahu e kishte dërguar te beni israilët.

Pra, me një fjalë, parimet e besimit islam ishin dhe mbeten të njëjta, si te Ibrahimi, te Musai ashtu edhe te Muhamedi. I vetmi dallim që e theksuam edhe më lart, është që, Shpallja e Muhame-dit a.s., nuk ishte e kufizuar për vend a kohë të caktuar, por ishte e përbotshme deri në ditën e fundit të jetës mbi këtë tokë.

Lidhur me komentin e këtij ajeti dhe pyetjes përse Allahu ka përmendur vetëm fletushkat e Ibrahimit e të Musait a.s., dijetarët kanë dhënë disa komente interesante. Fletushka të tilla, me porosi hyjnore u kanë zbritur edhe disa pejgamberëve të tjerë, për të ci-lat i dërguari i Allahut në një hadith që e kanë përcjellë dhe trans-metuar nga Eba Dherri, Ibn Merduvije dhe Ibn Asakiri, kur Eba Dherri thotë: E kam pyetur të Dërguarin e Allahut: Sa libra të shenjtë i ka zbritur Allahu?, kurse ai më është përgjigjur: “104 li-

Page 29: Takvimi 2009 -Permbajtja

Tefsir 31 bra, prej tyre: 10 fletushka i kanë zbritur Ademit, 50 Shitit, 30 Idrisit, 10 Ibrahimit, 10 Musait, para shpalljes së Tevratit, dhe ka zbritur si libra: Tevratin, Zeburin, Inxhilin dhe Furkanin (Kur’a-nin)”14

Ndërsa një shembull që theksohet nga fletushkat e Musait është edhe ky: “Çuditem me një njeri që gëzohet, ndërkohë që është i bindur se vdekja ekziston; çuditem me një njeri që qeshet ndërkohë që është i bindur se Llogaria (hisabi) ekziston; dhe çu-ditem me një njeri që hidhërohet ndërkohë që është i bindur dhe beson në “kaderin” e Allahut”.

Po ashtu transmeton El-Axhurri nga Eba Dherri të ketë thënë:

E pyeta Resulullahun s.a.v.s.: O i Dërguar i Allahut, çfarë për-mbanin fletushkat e Ibrahimit? Më tha: Të gjitha ishin shembuj të rrallë e të urtë. Prej tyre: “Allahu i drejtohet akëcilit mbret: O Mbret mendjemadh, i pajisur me pushtet e i vënë në sprovë (me mbretëri), nuk të dërgova për mbret që të tubosh dynjanë pjesë-pjesë (të tubosh pasuri), por të dërgova që ta mbrosh e përkra-hësh për Mua, kërkesën (lutjen) e atij që i është bërë e padrejtë, sepse Unë nuk e kthej mbrapshtë lutjen e atij që i është bërë e padrejtë, qoftë të ketë dalë edhe nga goja e qafirit (jobesim-tarit).”

15

14 Fahru Rraziu “Mefatihul Gajbi”, vëll. 31, fq. 150, Bejrut, 1981. 15 Shih Muhammed Mutevel-li Sha’ravi, “El-Muhtar min Tefsiril Kur’anil

Adhim”, fq. 19-20, Kajro, pa vit botimi.

Porosia e këtyre ajeteve (9-19): - Është e pëlqyeshme që njerëzit të këshillohen e të udhëzohen në

mirësi. U bëri dobi apo jo kjo këshillë, sepse në fund, këshilla zë vend vetëm në zemrat e besimtarëve të devotshëm, të cilët kanë frikë Allahun dhe ndëshkimin e Tij në Ahiret. Hasen el Basriu citohet të ketë thënë: Këshilla është përkujtim për besimtarin dhe argument kundër jobesimtarit.

Page 30: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 32 - Ndëshkimi i jobesimtarëve në Ahiret do të jetë i përjetshëm, Ata

gjatë atij ndëshkimi të tmerrshëm, as nuk do të vdesin, as nuk do ta shijojnë gjallërinë e plotë, që të pushojnë prej adhabit, të paktën për disa çaste. Ndëshkimi i varrit është ndëshkim fare i vogël në krahasim me katrahurat që do ta presin qafirin nesër në Ahiret, në skëterrat e xhehenemit.

- I shpëtuar do të jetë vetëm ai njeri që e pastron vetveten nga shirku (të përshkruarit shok Allahut), që dëshmon dëshminë e pastër islame, që nuk ka Zot tjetër pos Allahut, dhe dëshmon që Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Do të shpëtojë vetëm ai që falë namazin dhe përkujton Allahun, duke qenë falënderues për mirësitë e Tij në këtë dynja.

- Njerëzve u tërhiqet vërejtja, të mos preokupohen së tepërmi me këtë dynja, sepse ajo është e përkohshme dhe kalimtare. Ai njeri që është i dhënë me këtë botë më tepër se ç’duhet, atëhe-rë le të ketë frikë për fatin e tij në Ahiret. Sepse, mund të pri-vohet nga të mirat e Ahiretit. Shembuj të tillë sakrificash, kemi më së shumti në vetë të Dërguarin e Allahut-Muhamedin a.s. Ai, jetonte një jetë të thjeshtë e modeste. Pastaj halifët e drejtë dhe shumica prej ashabëve dhe tabiinëve, të cilëve nuk u bënin përshtypje mirësitë joshëse të kësaj bote, por pre-okupimin kryesor e kishin Ahiretin dhe kënaqësinë e Allahut, ndonëse kishin mundësi të jetonin në luks dhe mirëqenie të paparë.

- Shpalljet hyjnore, që të gjitha janë të një brumi. Njëshmëria e Allahut dhe besimi në Ditën e Gjykimit, janë parimet theme-lore të çdo pejgamberi, të cilin Allahu e dërgoi te populli i vet. Të gjitha Shpalljet karakterizohen me pastërtinë dhe dë-lirësinë e tyre, që prej njeriut dhe të dërguarit të parë Ademit a.s. e deri tek i fundit në vargun e zinxhirit të pejgamberëve-Muhamedi a.s..

Page 31: Takvimi 2009 -Permbajtja

SSttuuddiimmee kkuurraannoorree

Dr. sc. Xhabir Hamiti

Përkufizime të rëndësishme për Kur’anin nga studiues

shqiptarë në shekullin e XX-të

Përkufizimi njoftues i cili jepet nga ana e studiuesve për një lëmi të caktuar shkencore, filozofike apo shoqërore ka një rëndësi të veçantë. Sa më i qartë, sa më bindës që është definicioni aq më mirë dhe aq më fuqishëm akceptohet materia referuese nga ana e studiuesve. Për Kur’anin ekzistojnë definicione nga më të ndrysh-met, të cilat janë evidentuar nga studiuesit që në kohët e hershme, e të cilat vazhdojnë edhe në kohën e sotme bashkëkohore.

Vlen të përmendet në këtë rast se definicionet për Kur’anin janë prezentë në vet tekstin e tij1

1 Vetëm fjala Kur’an – me nyjen shquese dhe pa të është përmendur 59

herë.

Page 32: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 34 Në mesin e shumë studiuesve të Kur’anit në botë, bëjnë pjesë

edhe shqiptarët, të cilët gjatë kohës kanë dhënë mendime dhe vle-rësime për Librin e shenjtë të myslimanëve - Kur’anin.

Shqiptarët, librin e Zotit e identifikonin përmes emrave të qu-ajtur: Mushaf-i, Kur’ani-Qerim, Qelamullah, Qitab-i etj. Gjatë shekujve, ai ka fituar me përmbajtjen e tij të gjerë shumë emra si: Këshillë, Libër i Zotit, Dritë, Udhërrëfyes, Paralajmërues, Njoftu-es etj.

Ndër të parët që u morën me studimet e Kur’anit në mbarim të shekullit XIX dhe në fillim të shek.XX-të, ishin Hafiz Ali Ko-rça, Haxhi Vehbi Dibra, Ismet Dibra, Ibrahim Dalliu, Ferid Vokopola, Sadik Bega, H. Sherif Ahmeti, dr. Feti Mehdiu etj. etj. Këta studiues padyshim bëjnë pjesë në mesin e studiuesve më të famshëm shqiptarë të Kur’anit gjatë shekullit që lamë pas.

Në revistat islame: “Zani i Naltë” dhe “Kultura Islame” hasim në punime të rëndësishme të renditura në rubrikën e caktuar nga redaksia enkas për Kur’anin të titulluar ”Ç’është Kur’ani” dhe “Fleta e Tefsirit”. Kurse, më vonë, punime të rëndësishme për Kur’anin kanë dhënë edhe shqiptarët jashtë vendit të tyre amë përmes punimeve - botimeve të ndryshme.

, pra vet Kur’ani definon veten, mirëpo, pavarësisht nga kjo, studiuesit e tij vazhdimisht kanë shprehur qëndrimet e tyre për të dhënë një definim të tyre të pa-varur për Librin e Zotit.

Hfz. Ali Korça ishte njëri nga njohësit më të thellë të Kur’a-nit dhe vlerave të tij për kohën në të cilën jetoi. Zotërimin dhe af-tësinë e tij në shpjegimin e fjalës së Zotit më së miri e vërejmë në komentimin që ai i bënë dhjetë kaptinave të pjesës së fundit të Kur’anit2

Në mesin e shumë opinioneve dhe qëndrimeve të tij për Kur-anin në këtë kontekst mund të seleksionohet ky pohim i tij: “Kur-ani dhe çdo ajet i tij është burim i kulturës së lulëzimit jo vetëm i myslimanëve, kulturë e cila ka pjellë edhe kulturën Evropiane të sotme

.

3

2 Korça Ali, Vepra nr. 8 “Komentimi i Kur’anit” Logos, Shkup, 2008 3 H. Ali Korça: “Spjegimi i kuptimit të disa sureve të shkurtëra të Kur’anit të

Shenjtë” Michigen 1996, fq. 1996

Page 33: Takvimi 2009 -Permbajtja

Studime kuranore 35 Ndërsa Vehbi Dibra poashtu njohës i madh i Kur’anit dhe

disiplinave islame në përgjithësi, kur fletë për Kur’anin, së pari pranon se është shumë i vetëdijshëm se sa do që të shkruaj për të nuk do t’ia dalë që të cilësojë me gjithë cilësitë dhe vetitë që ai meriton. Kështu, ai para se të flasë gjerësisht mbi elementet iden-tifikuese dhe vlerat e shumta e shumëdimensionale të Kuranit, tregohet shumë modest para tij me fjalët: “Cila është ajo pendë kompetente e cila mundet me shpreh dhe me përshkru madhështi-në dhe hapsirën shumtë të naltë të këtij oqeani të pafund të di-turisë dhe filozofisë. Me gjithë këtë mungesë brumi që gjejë në veten time nuk mundem me heshtë përpara fakteve e mbresave shpirtërore që në këto momente i ndiej para këtij libri të she-njtë”.4

Dibra Kur’anit i jep një definicion të fuqishëm dhe përmbajt-jesor, sa që vështirë se gjendet edhe në vet literaturën burimore islame: “Kur’ani i madhnueshëm është një libër hyjnor i cili shpërndan dhe përhap dritë gjithkah. Ai mbështjell gjithë nal-tësinat, përfshinë të gjitha burimet e virtyteve të larta të njerëzisë. Ai spjegon dobitë dhe dëmet e atyre që ju shtrohen dispozitat e tij shumë të shenjta. Ai merr nën mbrojtje dhe garanton të drejtat e të gjitha kombeve dhe krejt popujve musliman e jo musliman. Është dekret hyjnor dhe Akt kredencial

5 që dokumenton dërgaten hyjnore mbi Profetin Muhammed a.s.”6 Ky Kur’an tash e 13 she-kuj thrret krejtë botën njerëzore e xhinore7

4 Po aty. 5 Fjalë latine në kuptimin e ndajfoljes (lat. credere) besojë, (italisht-credenziali)

Shih: Mikel Ndreca, Fjalor i fjalëve dhe shprehjeve të huaja, f 413, Prishtinë, 1986.

6 Zani i Naltë, f. 499. nr. 4. viti. 1933. 7 Xhinët janë krijesa të padukshme për të cilat nuk ka të dhëna të detajizuar në

literaturën islame, e as në atë shkencore, përveç ajeteve kuranore të cilat na bëjnë me dije se janë krijesa të padukshme të krijuara nga zjarri.

në konkurs e në provë, i propozon artistëve letrar që të hartojnë një vepër të tillë, që t’i ngajë sëpaku edhe një kaptine më të vogël të tij, mirëpo të gjitha

Page 34: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 36 përpjekjete e tyre kan përfunduar në disfavor. Letrarët më të fam-shëm të botës nuk kanë arritur me hartue as edhe një frazës të shkurtë e cila do të krahasohej me naltësinë letrare të kësaj vepre, që s’është vepër por fjalë e Amshueshme e të Madhit Kri-jues.8 Ky libër nuk është krijesa e mendjes njerëzor, por është drejtpërdrejtë fjala e Mrekullueshme që ka buruar nga Selia e padukshme e Unitetit të amshueshëm, si një dhuratë e mëshirës së Naltë, e si një dritë e mrekullueshme e së vërtetës së Plotë për me forcue e vërtetue pejgambërllukun e të dërguarit të tij Muham-medit a.s.”9

“Në një kohë kur ishte shkatërrue rregulli i shoqërisë njerë-zore, në një kohë kur vogjëlia e mjerë po lëngonte dhe po shtypej ndër kthetrat e torturës barbare, në një kohë kur popujt dhe kombet luftoni mes tyre pa mëshirë, vetëm për plaçkë e gjakë, në një kohë kur njerëzve nuk u njihej barazimi para drejtësisë, në një kohë kur në botë sundonte vetëm kaosi, (pyet çuditshëm Dibra), a nuk ishte Kur’ani i Madhnueshëm që thirri njerëzinë në “Unitet” e në “Barazim”. A nuk ishte ky libër hyjnor që me nor-mat Drejtësisë së Naltë, përthekojë-mbështuell njerzinë nën bala-

Dibra ngrit lartë rëndësinë e Kur’anit dhe pazavendsueshmë-

rinë e tij jo vetëm në rrethanat në të cilat u bë shpallja e tij, por si-pas tij i tillë do të vazhdojë të jetë përgjithmonë. Vlerësimet e Vehbi Dibrës për librin e 1.5 miliardë myslimanëve në botë janë aktuale edhe sot, bile më se të domosdoshme edhe në këto kohë kur tensionet mes botës perëndimore dhe asaj lindore në baza fetare janë në rritje si rezultat i shtrembërimeve që bëjnë mediet e sotme feve qiellore :

8 Me këtë fjali, Vehbi Dibra kundërshton mendimin e mu’ëtezilive të cilët mbë-

shtesin mendimin e tyre mbi Kur’ani si vepër të krijuar të Zotit. Kjo është problematikë e cila është zhvilluar shumë mes akaidologëve. Aspekti material i Kur’anit është i krijuar, mirëpo fjala e Zotit, Kur’ani është cilësi e Zotit e amshueshme e pa fillim dhe pa mbarim. (Shih: Muhamed Handic: Uvod u tef-sirsku i hadisku nauku, f. 5-6 Sarajevo, 1972).

9 Zani i Naltë, f. 500, nr.4. Viti, 1933.

Page 35: Takvimi 2009 -Permbajtja

Studime kuranore 37 ncën e së Drejtës, e kjo dritë e vetëtimtë-shpejtë e Kur’anit, shkëlqeu në katër anët e botës, në një mënyrë nga e cila u çuditën të gjitha mendjet e larta të njerëzisë”10

Studiuesi tjetër me renome ndërshqiptar H. Ismet Dibra në definicionin e tij për Kur’anin po ashtu edhe prek shumë aspekte dhe dimensione të tij përmbajtjesore. Ai fillimisht sjellë një vlerë-sim të përgjithshëm për Kuranin me fjalët: “Kur’ani është një li-bër i diturisë dhe filozofisë së mjaftueshme, veç vlerave tjera që mbështjell në vete është edhe një pasqyrë e vërtetë e së kaluemes dhe një dritë e shkelqyeshme për të ardhmen. Kurani është një përmbledhës i mistereve të gjithësisë. Kur’ani është një Statut Hyjnor, në bazë të cili duhet rregullohet, të administrohet e të civilizohet trupi njerëzor që jeton në fytyrë të tokës.”

.

11

Ndërsa për aspektin krahasimtar të Kuranit me librat e më he-rshme qiellore nënvizon: “Librat e tjerë të shenjtë që grumbullo-hen nën emrin “Bibël” nuk e ruajten vlerën e tyre hyjnore. Ato u devijuan me ndërhyrjen e njerëzve duke i përshtatur sipas qejfeve dhe dëshirave të tyre. Kur’anin duhet ta nderojnë edhe ata të cilët e duan Isaun, ngase ky libër bujar është treguar shumë bu-jar në favor të Krishtit. Me përbuzë Kur’ani është si me krye një vepër e cila përpara mendjes dhe arsyes është një krim”

12

Një definicion dhe një shtjellim mjaftë domethënës për vle-rën, porosinë dhe synimet e Kur’anit, e jep edhe doajeni dhe pu-blicisti më i njohur i islamistikës, në gjithë trojet shqiptare, pas luftës së Dytë Botërore, H.ef. Sherif Ahmeti. Ai në shumë pu-nime të tij, për Kur’anin flet me epitetin më të lartë e nga të cilat veçojmë: “Kur’ani me shprehjet e tij aq sa mund të kuptohet, zgjon ndjenjë të lartë te njeriu për lidhmëni të shumta mes tij dhe Zotit, mes tij dhe botës e cila e rrethon, jep sqarime për madhëri-

10 Po aty, f. 500. 11 H. Ismet Dibra, “A ka dyshim në qenien e Zotit”, Tutulli “Ç’është Kur’ani”,

Michigen, 1993fq. 2. 12 Ibid, fq. 3.

Page 36: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 38 në dhe urtësinë, për fuqinë dhe sundimin e Zotit xh.sh., orienton mendjet kah ligjet dhe rregullat të cilat mbretërojnë në gjithësi, dhe të cilat zhvillohen dhe shfaqen vetëm sipas vullnetit të Tij”.13

Ndërsa në një punim të tij tjetër jep vlerësimin tjetër “Kur’-ani është fjalë e Zotit, leximi i tij konsiderohet ibadet, është libër i fesë i cili na mëson rregulla dhe dispozita të nevojshme dhe të domosdoshme për të gëzuar jetën e kësaj bote, është libër i pace-nueshëm në domethëniet e veta, nuk ndryshon dhe nuk zëvendëso-het me ndonjë thënie tjetër”

14

Dr. Feti Mehdiu në parathënien e botimit të parë të Kur’anit ofron këtë mendim të tij: “Kur’ani është një libër me karakter universal, me përmbajtje ekonomike sociale, juridike apologjetike etj, kurse në pikëpamje ideo-artistike zë vendin më të lartë po-etik”

.

15

13 H.Sherif Ahmeti, “Dituria Islame” nr. 35, viti 1988, Prishtinë. 14 H.Sherif Ahmeti, “Edukata Islame”, nr. 46/47, faqe: 3, v. 1986, Prishtinë. 15 Kurani dhe hija e tij shqip, botimi II-të, 1999.

Vlerësimet e lartpërmendura për Kur’anin, nga ana e këtyre

dijetarëve të njohur të Kur’anit dhe të Islamit, të cilët vepruan në kohë dhe në rrethana të ndryshme në Shqipëri dhe në Kosovë, të bëjnë të kuptosh se sa i vlefshëm dhe sa vend të lartë ka zënë Kur’ani ndër shqiptar si në formimin dhe kultivimin e besimit fe-tar islam e poashtu edhe në organizimin dhe zhvillimin e jetës në bazë të parimeve të shtrenjta të tij.

Page 37: Takvimi 2009 -Permbajtja

FFiikkhh

Resul Rexhepi

Mbi disa aspekte të fetvasë dhe rëndësisë së saj

në të Drejtën e Sheriatit

“Fikh”-u në aspektin gjuhësor, që rrjedh nga “fekiha-jefka-hu”, - ka kuptimin: “me ditë”, “me kuptue”. P.sh., kur i thua tjet-rit: ”efkih ma ekulu leke”, domethënë: “kupto se ç’po të them”. Ragib el-Isfihaniu ka thënë: “Fikh domethënë: “njohja e esencës së diçkaje dhe arritja deri në thellësitë e saj”. Në Kuran, ndërkaq, ky term është përdorur në kuptim të njohjes precize: “...li jetefek-kahu fid-din”, d.m.th. “që çështjet e fesë t’i kuptojnë dhe t’i njo-hin në mënyrë precize”.1

Ndërkaq, në aspektin terminologjik “fikh”-u ose “ilmu-l-fikh” ka disa përkufizime, ndër to është edhe ky: “Fikh është njo-hja dhe kuptimi i dispozitave të Sheriatit”. Në fillim, madje, fikhu dhe Sheriati nuk kanë pasur dallime, por janë trajtuar si të njëjta.

1 Lidhur me këtë shih edhe ajetet tjera nga Kurani: El-E’araf, 179; En-Nisa, 78;

Hud, 91.

Page 38: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 40 Më vonë, me kalimin e kohës, sidomos në kohën e Imamëve të mëdhenj, përkufizimet e fikhut kanë filluar të specifikohen edhe më shumë. Ebu Hanifja thotë: “Fikhu është njohja e njeriut me të drejtat dhe obligimet e tij”. Më pastaj, kur shkencat u profilizuan edhe më shumë, edhe rrethi i fikhut u ngushtua për t’u marrë ve-tëm me dispozitat praktike të Sheriatit. Prej këndej, rrjedhimisht, edhe shkenca e fikhut do të përkufizohej si “Shkenca mbi njohjen e dispozitave praktike të Sheriatit të nxjerra nga burimet dhe ar-gumentet e saj”. Si rezultat, edhe dijetari që merret me këtë shke-ncë duke arritur nivel të lakmueshëm të diturisë, quhet fekih.

Në veprën ”Mexhmuai-zuhdije” shkruan: “Shkenca e fikhut shpjegon atë që njerëzit duhet të bëjnë ose të mos bëjnë”.

Burimet kryesore të kësaj shkence, të cilat ndryshe quhen edhe Edil-lei sherijje, janë: Kurani, Hadithi, ixhmai dhe kijasi.

Shkenca e fikut, gjegjësisht dispozitat islame, që quhen ahka-mi islamije, janë shumë të gjera dhe kryesisht mbulojnë këto disiplina: 1. Ibadat - dispozitat mbi adhurimet; 2. Munakehat - dispozitat e së Drejtës martesore; 3. Muamelat - dispozitat e marrëdhënieve shoqërore, dhe 4. Ukubat- ose had (hudud) - dispozitat e së Drejtës penale, në ra-

dhë të parë për veprat për të cilat është i përcaktuar edhe dë-nimi. Për t’i shpjeguar këto dispozita dhe rregulla, përgjatë shekuj-

ve të kaluar, duke filluar madje që nga koha e kalimit të Pejgam-berit a.s. në Ahiret, qoftë nga fushat e fikut, qoftë nga fushat e tjera, dijetarët eminentë jo rrallë kanë dhënë mendimet e tyre. Këto mendime të bazuara në burimet e Sheriatit, janë quajtur el-fetva (sh. fetavin dhe fetava). Për arsye të rëndësisë që kishin dhe vazhdojnë të kenë fetvatë, në vazhdim do të bëjmë fjalë pikërisht për këtë çështje.

Page 39: Takvimi 2009 -Permbajtja

Fikh 41

Institucioni i fetvasë Fetva-ja që rrjedh nga fe-ti-je gjuhësisht domethënë: “me-

ndim sheriato-juridik (vendim), decezion, i riu i devesë, djalosh (feta)”. Dr. Jusuf el-Kardaviu thotë: “Fjala arabe fetva domethënë “dhënie e përgjigjes meritore për ndonjë pyetje” (Dr. Jusuf el-Kardavi, El-Fetva bejne-l-indibati vet-tesejjub). Ka edhe të tillë dijetarë të cilët mendojnë se “fetvaja” e ka të njëjtin kuptim, si gjuhësisht ashtu edhe terminologjikisht2. Megjithatë, përkufizimi më i përafërt i fetvasë është: “Fetvaja është njoftim (lajmërim) përkitazi me vendimin e caktuar nga domeni i Sheriatit, jo i obli-guar për të vepruar sipas tij”, në dallim nga vendimi i gjyqtarit (kadiut) vendimi i të cilit është obligativ, i detyrueshëm. Në të vërtetë, këtij përkufizimi i vihet mbi supe pa shumë nevojë “nga domeni i Sheriatit” dhe kësisoj e ngushton pa nevojë fushëvepri-min e fetvasë dhe i mohon fushat e tjera, cilatdo qofshin ato. Për më tepër, dijetarët kanë theksuar se pyetja e të interesuarit ve-tvetiu nënkupton se në pjesën dërrmuese ato kryesisht orientohen nga fusha e Sheriatit, por nuk ia vlen të kufizohet vetëm në atë fushë. Madje, edhe në Kuran, në suren “Jusuf”, tekstualisht është thënë: “...na trego (na jep fetva) lidhur me shtatë lopë të maj-me...”3

Personi nga i cili kërkohet përgjigjja, është myftiu.

. Personi që pyet për një mendim të tillë, quhet mustefti.

4

2 I tillë ka qenë Muhamed Xhemaluddin Ebu-l-Ferexh i njohur si El-Kasimi

(1283-1332) në Damask. Më gjerësisht: El-bu’du z-zemanij ve-l-mekanij ve etheruha fi-l-fetva, Jusuf Belmehdij, bot. i parë nga Darush-shihab, Damask, 2000.

3 Suretu Jusuf, 46. Ngjashëm me këtë edhe ajeti 32 i s. En-Neml. 4 Teufik Muftic, Arapsko-bosanski rjećnik, bot. El-Kalem, Sarajevë, 1997, f.

1095.

Selia ku myftiu qëndron për t`iu përgjigjur kureshtarëve që

pyesin, quhet daru-l-fetva.

Page 40: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 42 Sinonim i el-fetva-së në literaturë më shumë përdoret termi

futja5

Fetvaja, në parim, është përgjigje për pyetjen e parashtruar nga domeni i së drejtës së Sheriatit, megjithëse ajo mund të rezul-tojë edhe nga fusha të tjera, si p.sh. nga fusha e gjuhësisë. Në shkencën juridike, fetvaja është lajmërim (el-ihbar) për vullnetin e Allahut, gjegjësisht normën (el-hukmu)

, ndonëse në mes tyre nuk ka ndonjë dallim qenësor. Meqe-nëse termi fetva është i popullarizuar më shumë edhe ndër ne, në vazhdim do ta përdorim kështu.

6

Mahmud Sheltuti, në parathënën e përmbledhjes së tij të fet-vave, ndër të tjera, shton: “Myslimanët e kanë praktikuar që nga koha e zbritjes së Shpalljes e deri më sot që dijetarët (ulemaja) e tyre, t’u japin shpjegime për rregullat e fesë, duke u shpjeguar me metodën kuranore ... e ato janë fetvatë”.

, e ofruar në bazë të ar-gumenteve sheriatike, dhe e shqiptuar pas parashtrimit të pyetjes. Karafiu thotë se fetvaja është njoftim mbi normën e Allahut të shprehur në formë të obligimit dhe lejimit.

7

5 Në veprën “El-Mu’xhem el mufehres li elfadhi’l ehadithi’nnebevijje” thuhet se

përmbledhjet kryesore të Hadithit e kanë përdorur termin futja e jo fetva. Shih edhe: Muhammed S. El-Eshkar, El-futja ve menahi el-ifta, El-Minar el Isla-mijje, Kuvajt, 1976.

6 Hukm në aspektin gjuhësor domethënë: gjykim, vlerësim, rregull, normë, qe-veri. Në esencë, hukm domethënë ndalesë (el-men’u) në kuptim të ndalimit të veprimit ndryshe nga ai i ofruar në normë. Nga aspekti terminologjik, hukmi përdoret në dy mënyra, e para është se hukmi është normë juridike, vendim, dispozitë, kurse e dyta se fjala është për vendimin e gjyqit. Derivati i kësaj është El-Hakim, që në rastin e parë domethënë Ligjvënës, kurse në të dytin gjyqtar. Në metodologjinë e së Drejtës islame (usul-el-fikh), hukmi në kuptim të normës juridike, përkufizohet në këtë mënyrë: Norma juridike është të fo-lurit e Allahut që ka të bëjë me veprat e subjekteve juridike (el-mukel-lef) e shprehur në formë të kërkesës, zgjedhjes dhe detyrimeve, të cilat pasojnë pas mënjanimit të ndonjë pengese, ose mënjanimit të shkakut ose plotësimit të kushtit. Shih: Dr. Muhamed El-Bejnuni, El-Hukmu t-teklifi fish-sheriati-l-islamijje, Damask, Dar el-Kelam, 1970.

7 Mahmud Sheltut, El-Fetava, Darush-Shuruk, Kajro, 1978.

Page 41: Takvimi 2009 -Permbajtja

Fikh 43 Ndërkaq, dr. Muhammed S. El-Eshkar thotë: “Fetvaja është

informim për normën e Allahut, që i jepet në bazë të burimeve të Sheriatit atij që pyet për ngjarje konkrete”.8

Pas kalimit të Pejgamberit në Ahiret, barra e dhënies së fet-vave u kishte ngelur shokëve të tij. Me një rast, kur Ibn Ymeri

Sipas këtij përkufizimi kuptohet se fetvaja duhet:

- të bazohet në burimet juridike, - të jepet pas pyetjes së parashtruar, dhe - të jetë që trajton rast konkret.

Së këndejmi, nëse njoftimi nuk është dhënë pas parashtrimit

të pyetjes, atëherë ai është vetëm udhëzim (irshad), e në qoftë se është dhënë, mirëpo, nuk trajton ndonjë rast konkret, atëherë është vetëm mësim (et-talim).

Fetvaja gjatë kohës së Pejgamberit a.s. dhe ashabëve

Nuk ka dyshim se Pejgamberi a.s. dhe shokët e tij jepnin fet-va. Në të vërtetë, gjatë kohës së Pejgamberit a.s., sa ndodhej në Mekë, dihet se as ai vetë nuk kishte dhënë shumë fetva. Kjo për faktin se atëbotë edhe dispozitat juridike të shpallura nga Kurani më shumë i takonin pastrimit shpirtëror, besimit në Një Allah, normave morale e të ngjashme, dhe se, normat juridike që i takoj-në fushës së adhurimeve, kryesisht janë vendosur gjatë periudhës medinase. Prandaj Pejgamberi a.s. në atë periudhë kohore të jetës së tij kishte dhënë fetva më së shumti, mbi të gjitha edhe për ar-sye se edhe nevoja për t’i sqaruar ato pika që kishin nevojë si dhe numri i të interesuarve e që ishte i konsiderueshëm, kërkonin që ai të jepte fetva. Gjatë kësaj periudhe, me gjithë faktin se Pejgam-beri a.s. ishte i pranishëm në mesin e myslimanëve, fetva kanë dhënë edhe ashabët e tij, në veçanti Hulefai-rashidinët.

8 Muhammed el-Eshkar, vepra e cit. f. 9

Page 42: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 44 ishte pyetur nëse ndonjëri nga ashabët kishte dhënë fetva edhe gjatë kohës së Pejgamberit a.s., qe përgjigjur: “E di për Ebu Bek-rin dhe Ymerin, por jo edhe për të tjerët”. Ndërkaq, El-Kasim bin Muhamedi kishte deklaruar: “Ebu Bekri, Ymeri, Osmani dhe Aliu ishin ata që jepnin fetva, madje, përveç të përmendurve ki-shte përmendur edhe tre të tjerë nga ensarët: Ubejje ibn Kabin, Muadh ibn Xhebelin dhe Zejd bin Thabitin”.

I ngjashëm me këtë është edhe pohimi i Ibn Hazmit: “Marrë në përgjithësi, shtatë janë ashabët që më së shumti kanë dhënë fetva: Ymeri, Aliu, Ibn Mesudi, Ibn Ymeri, Ibn Abasi, Zejdi dhe Aisheja, të cilët pasohen nga njëzet të tjerë, në mesin e të cilëve përmend Ebu Bekrin dhe Osmanin”.9

Fetvaja, si përgjigje për pyetjen e parashtruar, duhet të jepet në kohën dhe vendin të caktuar. Rregull është se fetvaja jepet për rastin e ndodhur, për të cilin pyet i interesuari. Madje, nga ana tjetër, shumica e fukahave nuk kanë dhënë fetva përkitazi me ras-tet e supozuara ose hipotetike. Për më tepër, ndër qarqet e dijeta-rëve ka qarkulluar një maksimë e njohur: “Kur të ndodhë çështja, atëherë pyet”. Megjithatë, shkolla juridike hanefite është e njoh-ur, - e këtë e praktikonte edhe vetë Ebu Hanifeja, - që të përgjigj-ej edhe për rastet e pandodhura ose hipotetike, për ato për të cilat mund të supozohet se mund të ndodhin në të ardhmen. Pyetjes drejtuar Ebu Hanifes pse u përgjigjej edhe të tilla pyetjeve për çështje të pandodhura, ai i është përgjigjur: “Ne përgatitemi për problem edhe para se të imponohet, e kur të aktualizohet, atëherë e dimë se si të hyjmë dhe si të dalim prej tij”.

Kur duhet dhënë fetva

10

9 Jusuf Belmehdi, El bu’du zemani ve-l-mekanij ve etheru huma fi-l-fetva, Da-

mask-Bejrut, 2000. Krahaso Fikret Karčić, Istoria šerijatskog prava, Sarajevë, 1986.

10 Nu’man bin Thabit, i njohur edhe si El-Imamu-l-‘Adham, 80-150 h. (699-767 mil.)

Page 43: Takvimi 2009 -Permbajtja

Fikh 45 Fetvaja, si përgjigje, qoftë personit fizik, qoftë juridik, sipas

natyrës së saj, ka tretman të mendimit autoritativ, sepse ai që e ka dhënë atë, duhet të jetë autoritet juridik dhe moral, sakaq vetë fe-tvaja ka tretman të mendimit, idesë ose qëndrimit, sepse nuk obli-gon derisa pyetësi të mos e pranojë, gjegjësisht derisa personi juridik të mos e rregullojë në aktet normative.

Kategorizimi i dhënies së fetvave

Institucioni i fetvasë gjegjësisht dhënia e saj është obligim kolektiv (fardi-kifaje)11, i cili plotësohet në qoftë se në një njësi territoriale (muftilluk)12

11 Fardi-kifaje është detyrim ose obligim kolektiv që i përket bashkësisë mysli-

mane të cilin në qoftë se e kryen dikush nga bashkësia, të tjerët lirohen nga përgjegjësia. Ndërkaq, në rast se askush nga bashkësia nuk e kryen atë obli-gim, e tërë bashkësia është mëkatare.

12 Ulemaja e hershme kanë thënë se myftilluku është territori ku vepron myftiu e që përfshinë territorin e gjerë aq sa i intersuari gjatë një dite mund të shkojë deri te myftiu, ta pyes dhe të kthehet në vendbanimin e tij.

një person kryen këtë detyrë. Mirëpo, në qoftë se në ndonjë njësi të tillë territoriale askush nuk jep fetva, e gjithë bashkësia janë mëkatarë. Prandaj, meqë fjala është për një përgjegjësi kolektive, parashtrohet si detyrë e organeve kompe-tente që të kujdesen për emërimin e personit i cili banorëve do t’u jepte fetva dhe do t’ua mësonte rregullat e fesë. Megjithëatë, my-ftiu jo gjithmonë duhet t’u përgjigjet detyrimisht pyetjeve të para-shtruara, edhe nëse e di. Si shkak më i madh për një qëndrim të tillë përmendet pengimi i keqpërdorimit të fetvasë, mbase edhe ruajtja e autoritetit të vetë myftiut. Sa për ilustrim, po përmendim rastin se nëse dikush pyet me qëllim që të mësojë orientimin poli-tik të myftiut ose edhe diçka tjetër dhe jo sa për të mësuar dispo-zitën e Allahut, ose për ta sprovuar diturinë e myftiut përkatës, ose vetëm fare kot etj. Përveç këtyre rasteve dhe të tjerave të ngjashme, myftiu nuk përgjigjet, sikundërqë nuk përgjigjet edhe kur myftiu vlerëson se përgjigjja për pyetjen e parashtruar tejka-

Page 44: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 46 lon potencialin intelektual të pyetësit dhe se përgjigjja e tillë mu-nd ta hutojë atë etj..

Mirëpo, varësisht nga faktorë të ndryshëm që kanë të bëjnë me myftiun, me personin e interesuar për të pyetur, ose varësisht nga natyra e pyetjes, dhënia e fetvasë nga myftiu mund të jetë e obligueshme, e ndaluar, e pëlqyeshme, e papëlqyeshme dhe e le-juar. 1. Dhënia e fetvasë mund të jetë obligim personal (fardu-l-ajn)

nëse në një mjedis nuk ka tjetër myfti, sa kohë që atij i drej-tohet pala e interesuar me pyetje. Në rast se në një mjedis jetojnë më shumë myftinj, atëherë ata e kanë obligim kolektiv (fardi-kifaje) që njëri prej tyre të përgjigjet, megjithëse, edhe në këtë rast, fetvanë duhet ta japë ai që është në nivel më të lartë të diturisë.13

3. Dhëna e fetvasë është mendub në rastin kur myftiu pyetet për një ngjarje të pandodhur, por e cila realisht mund të ndodhë. Dijetarët, natyrisht, bëjnë dallim në mes pyetjeve të cilat, si-pas natyrës, janë hipotetike dhe për të cilat nuk ka shans të ndodhin, dhe pyetjeve të cilat mbase mund të ndodhin, kështu

2. Dhënia e fetvasë është e ndaluar (haram) nëse personi i emëru-

ar është jo i dijshëm ose nëse përgjigjet për pyetjet që në fakt nuk i di. Gjithashtu, myftiu e ka të ndaluar të japë fetva nëse e sheh se pyetësi do ta shfrytëzojë fetvanë e tij sa për të rea-lizuar ndonjë qëllim tjetër.

13 Transmetohet që Abdurrahman b. Ebu Lejla ka thënë: Kam njohur më shumë

se njëqind e njëzetë ensarë - shokë të Pejgamberit a.s., e kur u vinte dikush për të pyetur, njëri ia përcillte tjetrit për t’u përgjigjur, madje aq sa pyetësi kthehej sërish tek i pari. Kjo për arsye se secili e ka konsideruar tjetrin më të aftë për përgjigje. Më gjerësisht: Ebu Amër b. Abdurrahman, Adab el-myfti vel-mystefti, botim kritik nga dr. Muvaffik Abdullah b. Abdyl-Kadir, 1096, pa vend botimi. Gjithshtu: Ebu Zekerija Jahja b.Sheref En-Nevevi Ed-Dime-shkij, Adab el-fetva vel myfti vel-mystefti, Daru-l-Fikr, Damask, 1988.

Page 45: Takvimi 2009 -Permbajtja

Fikh 47 që pyetësi parashtron pyetje me qëllim që, kur të ndodhë, të veprojë sipas fetvasë.14

4. Myftiu nuk do të japë fetva kur ai vetë është në gjendje të hutuar, i uritur, i etur ose i sëmurë, gjegjësisht në çfarëdo gje-ndjeje që mund të ketë ndikim në drejtësinë e tij për të dhënë fetva. Ndërkaq, në qoftë se ai jep fetva edhe në atë gjendje duke konsideruar se ajo nuk do të ndikojë në drejtësinë e tij, atëherë i lejohet, megjithëse rrezikon shumë.

15

2. Dhënia e fetvasë kur ai mbështetet në ixhtihad.

5. Në të gjitha situatat e tjera dhënia e fetvave është mubah.

Procedura e myftiut para dhënies së fetvasë

Dihet mirëfilli se fetvaja është rezultati final i procesit të dhë-nies së fetave, që mund të bëhet në dy mënyra: 1. Kur myftiu, para se të japë fetvanë, të mos bazohet në ixhtihad,

dhe 16

Mënyra e parë e dhënies së fetave, pa shfrytëzimin e ixhtiha-dit, është në rastet kur myftiu citon tekstin e Kuranit ose hadithin e Pejgamberit a.s. P.sh. sikur myftiu të pyetet se cili ajet i Kuranit është më i vlefshëm, më i çmuar? Ai përgjigjet se ai është “Ajetu-l-kursij” dhe e citon hadithin e Pejgamberit a.s., të cilin e trans-meton Ubejje bin Ka’bi se, kur ky e kishte pyetur Pejgamberin a.s. se cili ajet i Kuranit është më i çmueshmi, Pejgamberi a.s. i qe përgjigjur “Ajetu-l-kursij”. Me atë rast Pejgamberi a.s. kishte thënë: “Vlerësoni diturinë e Ebu Mundhirit!”

17

14 Ibnu-l-Kajjim El-Xhuzijje, I’lam el-muvekkiin, vll. IV, f. 195; El-Hafidh

Xhelaluddin Es-Sujuti, Adab el-Futja, El-Mektebe el-Islamijje, Bejrut. 15 Ebu Zekerijja Jahja En-Nevevi, Adab el-fetva vel mufti vel mustefti, Dar el-

Fikr, Damask, 1988. 16 Ibid, f. 22. 17 E ka shënuar Ahmed bin Hanbeli në Musnedin e tij.

Në këtë shembull

Page 46: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 48 shihet qartë se myftiu nuk ka shtuar asgjë të vetën, veçse ka cituar hadithin.

Mënyra e dytë e dhënies së fetvasë, e cila në vete bart edhe ixhtihadin e myftiut, mund të bëhet: a) Kur myftiu, pasi të ketë marrë pyetjen, e vlerëson se sa është e

lidhur me gjendjen e pyetësit në raport me mbështetjen në përgjigjen e marrë nga Kurani, Syneti dhe ixhmai, në mënyrë që ta zbatojë më të përshtatshmen. Pra, në këtë rast myftiu interesohet për gjendjen e pyetësit dhe rrethanat e tjera, madje, në rast nevoje, mund të kërkojë edhe informacione shtesë.18

18 Martesa e myslimanit me ithtare të ndonjë feje të shpallur (ehli kitabije) është

e lejuar. Mirëpo, Ymeri r.a. me një rast, kur kishte dëgjuar se sahabiu Hudhej-fe el-Jemaniu kishte bërë kurorë me një çifute, i kishte shkruar një letër me të cilën i kishte kërkuar që ta prishte kurorën. Hudhejfja e kishte pyetur nëse një martesë e tillë është e ndaluar-haram? Ymeri iu kishte përgjigjur se ai ishte një sahabi autoritativ dhe tek ai të mund të mbështeteshin sahabët e tjerë dhe do t’i linin myslimanet e do të martoheshin me ithtare të feve të tjera për shkak të bukurisë së tyre, gjë që do të ndikonte në pamundësinë e martesës së myslimaneve dhe, për pasojë, do të ndikonte në përhapjen e amoralitetit në mesin e myslimaneve. Në një transmetim tjetër thuhet se Ymeri është shpre-hur: “Kam frikë se në mesin e tyre do të martohen me të pamoralshmet”. Nga ky rast konkret i h.Ymerit shihet se ai e ka ndaluar atë që në fakt ka qenë e le-juar, për shkak të pasojave konkrete.

b) Kur myftiu nuk gjen zgjidhje tek muxhtehidët, kjo kërkon që

ai vetë të marrë vendim juridik në bazë të interpretimit të tij personal të burimeve parësore.

Kushtet e myftiut

Page 47: Takvimi 2009 -Permbajtja

Fikh 49 Myftiu, siç u theksua edhe më lart, është autoriteti që u jep

përgjigje palëve të interesuara, duke mos insistuar paraprakisht se ajo është në nivel të ixhtihadit.

Disa dijetarë, teksa i numëronin kushtet e myftiut, e kushtëzo-nin që ai duhej të posedonte dhunti ose aftësi për të nxjerrë fetva dhe se, krahas diturisë formale, duhej të posedonte edhe kualitete personale. Është me rëndësi të përmendim se imam Shafiu, lidhur me kushtet e myftiut, ka deklaruar: “I lejohet të nxjerrë fetva per-sonit që njeh mirë Librin e Allahut, që i njeh hadithet e të Dërgu-arit të Allahut, gjuhën letrare arabe, si dhe poezinë e bukur (arabe) dhe atë aq sa i nevojitet për ta kuptuar Kuranin dhe Syn-netin. Përveç kësaj, duhet t’i njohë qëndrimet e juristëve të qend-rave të ndryshme shkencore si dhe të posedojë aftësi për të dhënë fetva. Në qoftë se i posedon të tëra këto, atëherë personi i tillë ka të drejtë të japë fetva mbi të lejuarën (el-halal) dhe të ndaluarën (el-haram), ndërkaq, nëse nuk i posedon këto, atëherë atij nuk i lejohet dhënia e fetvasë”.

Prandaj, myftiu, para së gjithash, duhet të jetë i pajisur me ar-simim të lartë dhe njohuri të thella të Sheriatit, të disiplinave të tjera islame, e po ashtu të ketë edhe njohuri të përgjithshme, se-pse, me rastin e nxjerrjes së fetvasë, duhet të tregojë tërë aftësinë, talentin, mendjemprehtësinë, mundshmërinë e kombinimeve, ash-tu që problemit t’i qaset në mënyrë kritike dhe analitike. Në fakt, jo secili jurist (fekih) është edhe myfti, në anën tjetër secili myfti pa dyshim se është jurist. Në literaturë është shënuar se myftiu, para se të fillojë të japë fetva, duhet të përgatitet ose të bëjë ush-trime të caktuara ose, së paku, autoritetet e tjera t`ia konfirmojnë se ai mund të nxjerrë fetva. Imam Maliku me një rast pati de-klaruar: “Nuk kam dhënë fetva derisa shtatëmbëdhjetë dijetarë të mos më kenë thënë se jam i aftë për këtë”.19

19 Për imam Malikun tregohet se me një rast dikush i ka kërkuar një fetva kurse

ai i është përgjigjur se nuk e di. Mysteftiu-pyetësi i ka thënë se si nuk e di kur kjo është e lehtë fare. Me atë rast imami i nderuar është hidhëruar dhe i ka

Page 48: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 50 Duke qenë se myftiu është interpretues i vullnetit të Allahut

për një çështje konkrete, kjo tregon për detyrën aq me përgjegjësi të tij, sepse ai është që ushtron ndikim të drejtpërdrejtë në sho-qëri. Ai, gjithashtu, duhet të kujdeset ta ruajë vetveten si perso-nalitet dhe ta ruajë edhe fetvanë e tij, sepse ajo edhe mund të keqpërdoret ose të interpretohet me qëllim të realizimit të ndonjë përfitimi tjetër. Në rast se myftiu dyshon se rasti i paraqitur nuk është ashtu siç është bërë pyetja, atij i rekomandohet që në fund të fetvasë të shtojë: “Kjo është përgjigjja ime në qoftë se rasti ka ndodhur ashtu siç është thënë në pyetje, kurse të fshehtën e di vetëm Allahu”.20

Shumë herët, në mes të juristëve islamë, qe formuluar një rre-gull juridikë (kaide fikhijje) që thotë: “Ndonjë normë juridike (fe-tva) ndryshon me ndryshimin e kohës, vendit dhe rrethanave”

Mundësia e ndryshimit të ndonjë fetvaje

21

thënë: “Në dituri nuk ka asnjë gjë të lehtë. A nuk i ke dëgjuar fjalët e Allahut në Kuran: “Ne, vërtet, do të të shpallim ty fjalë (me peshë) të rëndë”. (El-Muzemmil: 5).

20 Muhammed el- Eshakr, vep. e cit.; Hatib el-Bagdadi, vep. e cit.

.

21 Në “Mexhel-lei Ahkami Sher’ijje”-“Kodi qytetar (civil) osman” nr. & 39, është përmbledhur edhe kjo rregull, por në një version më të shkurtër, e cila më vonë u përvetësua nga juristët. Rregulla juridike është : “Nuk mund të mo-hohet se me ndryshimin e kohës ndryshon edhe aplikimi i ligjit”. Duke e ko-mentuar këtë rregull, Abdylkerim Zejdan konstaton se: “Normat të cilat u nënshtrohen ndryshimeve janë ato norma të cilat janë dhënë në bazë të tra-ditave dhe dokeve, sepse, me ndryshimin e kohëve ndryshojnë edhe nevojat e njerëzve, kështu që në bazë të këtyre lindin edhe tradita ose adete të reja. Pra-ndaj, me ndryshimin e adeteve ndryshojnë edhe normat që kanë qenë të vend-osura në bazë të atyre adeteve. E, për sa u takon normave juridike që janë nxjerrë nga burimet themelore juridike, ato nuk janë të nxjerra nga traditat dhe adetet (doket), prandaj ato nuk u nënshtrohen ndryshimeve, siç është rasti me hakmarrjen (kisas) për mbytjen me paramendim. Norma juridike e hak-marrjes nuk është marrë nga tradita ose adeti, prandaj ajo nuk i nënshtrohet ndryshimit”. Një shembull konkret për normën që ndryshon, mbase do ishte shembulli i blerjes së shtëpisë. Në fakt, ka qenë e mjaftueshme që me rastin e

Page 49: Takvimi 2009 -Permbajtja

Fikh 51 Si çdo e drejtë tjetër, ashtu edhe e drejta islame ka për qëllim rre-gullimin e marrëdhënieve individuale dhe shoqërore, kështu që vetvetiu ndjek rrethanat shoqërore, të cilat janë në lëvizje të për-hershme. Në metodologjinë e legjislacionit islam (usul-ul-fikh) diskutohet çështja e karakterit të së drejtës, e cila kishte të bënte me popujt e mëhershëm para ardhjes së Pejgamberit a.s., që në literaturë njihet si “Esh-sher’u men kablena”, sepse ai i përket një populli tjetër, i cili ka jetuar në rrethana dhe ambient tjetër në pikëpamje ekonomike, shoqërore, qytetëruese dhe politike.

E drejta e Sheriatit ndjekë rrjedhat shoqërore dhe reagon ndaj sfidave dhe kërkesave të individëve dhe të shoqërisë. Në këtë kuptim, prandaj është detyrë e muxhtehidit dhe myftiut që në çdo kohë të gjejë përgjigje përkatëse. Në këtë kuadër duhen kuptuar edhe diskutimet që janë bërë se a lejohet që një kohë e caktuar të ngelë pa muxhtehid. Myftiu nuk mund ta ushtrojë detyrën e tij nëse nuk është i njohur me çështjen që shtrohet në pyetje, në qo-ftë se ajo trajtohet jashtë momentit të përgjithshëm shoqëror, po-litik, ekonomik dhe ngjarjeve jetësore. Kështu, është e mundur që në një moment të caktuar ndonjë sjellje të jetë në kundërshtim me interesin publik, sakaq në një tjetër e njëjta sjellje të jetë shprehje e interesit të përgjithshëm.22

blerjes së shtëpisë të shikohet vetëm një dhomë, sepse edhe të tjerat ishin të njëjta. Më vonë tradita e ndërtimit të shtëpive ndryshoi, kur dhe filluan të bëhen stile të ndryshme të objekteve, kështu që myftiu, duke e marrë në kon-sideratë këtë fakt, nxjerrin fetëva se me rastin e blerjes së shtëpisë duhet të shikohet e tërë shtëpia, gjegjësisht të gjitha dhomat. Nga kjo, pra, kuptohet se rregullat-normat juridike që mund të pësojnë ndryshime, janë ato të cilat janë të nxjerra nga traditat dhe adetet, megjithëse juristët, kësaj i kanë shtuar edhe ato norma që janë të nxjerra nga interesi i përgjithshëm shoqëror (masleha). Dr. Abyl-Kerim Zejdan, El-Medhal li dirasei Sher’ijje el Islamijje, Er-Rislae, Bejrut, 1989.

22 Gjatë kohës së Pejgamberit a.s., ai vetë kishte ndaluar shkrimin e haditheve të tij nga frika që të mos ndodhte përzierje e tekstit kuranor me ato të haditheve. Me kalimin e kohës, gjegjësisht në kohën e halifit Ymer ibn Abdu’l Aziz, kur dhe frika e mëparshme nuk ekzistonte më, dhe kur nevoja për tubimin dhe shkrimin e haditheve tashmë ishte e ndjeshme si dhe frika nga numri gjithnjë

Page 50: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 52 Kësaj çështjeje Ibnu-l-Kajjimi i ka kushtuar rëndësi të veça-

ntë. Ai me një rast ka thënë: “Kjo çështje është e një rëndësie të veçantë dhe për shkak të mosnjohjes së saj, Sheriatit i është bërë padrejtësi e madhe, gjë që ka shkaktuar jokomoditet, vështirësi dhe obligueshmëri me atë që në fakt nuk mund të obligohet. Di-het mirëfilli se Sheriati, i cili përfaqëson shkallën më të lartë të mbrojtjes së interesit të përgjithshëm të njerëzve, nuk mund të përmbajë rregulla të tilla. Sheriati, s’do mend, bazohet në përsh-tatshmërinë dhe mbrojtjen e interesit të njerëzve në këtë dhe në botën tjetër. Secila dispozitë paraqet mëshirën, është plotësisht e drejtë dhe ofron të mirën në tërësi. Gjithçka që anashkalon ose i bishtnon të drejtës, bëhet tirani, në vend të mëshirës lind e ku-ndërta e saj, në vend të së mirës së përgjithshme zë fill grindja. Dhe nuk është pjesë e Sheriatit, edhe pse hyn në të, ajo që është interpretim i njerëzve, sepse Sheriati është Drejtësia e Allahut në mes njerëzve dhe Mëshirë e Tij në mes krijesave, është Hija e Tij në Tokë, është Urtësi dhe Pjekuri e Tij, e cila tregon për Të dhe vërtetësinë e Pejgamberit të Tij.23

e më i vogël i hafëzëve të hadithit, këto bënë që ai të ndërmerrte një veprim konkret për tubimin e haditheve. Atëherë dijetarët konstatuan se tubimi dhe shkrimi i haditheve të Pejgamberit është fardi-kifaje, për faktin se ruajtja e Synnetit, si burim i dytë i së drejtës së Sheriatit, vetëm në atë mënyrë mund të sigurohej.

23 Ibnu-Kajjim el-Xhuzijje, vep. e cit.

Lidhur me çështjen e ndryshimit të fetvasë dhe disa çështje të

ngjashme me këtë, është marrë edhe Karrafiu. Ai është pyetur se a lejohet pasimi i fetvasë së ndonjë juristi, nëse ajo është nxjerrë në bazë të ndonjë zakoni ose adeti? Si të veprohet kur të ndrysho-het ai adet e të lind një tjetër, një adet tjetërfare, i cili mbase mu-nd të jetë në kundërshtim me të parin? A është fetva e pavlefshme ajo që gjendet në literaturën e juristëve për shkak se duhet nxjerrë tjetra në bazë të adetit të ri? Ose, si të veprohet kur nuk ka person që merret me ixhtihadin?.

Page 51: Takvimi 2009 -Permbajtja

Fikh 53 Karafiu është përgjigjur: Në qoftë se vendimet juridike-fetva-

të, të cilat janë dhënë në bazë të adetit, zbatohen edhe nëse ka ndërruar ai adet, atëherë një gjë e tillë është në kundërshtim me konsensusin e dijetarëve (ixhmain) dhe është shprehje e mosnjo-hjes së fesë. Nuk është thënë kot: “Disa norma të drejtësisë ndry-shohen kur ndryshohet zakoni në pajtim me kërkesat e adetit të ri. Ai proces nuk është ixhtihad i ri nga ana e njerëzve që pasojnë qëndrimet e muxhtehidid, madje edhe atëherë kur në mes tyre ka persona të cilët i plotësojnë kushtet për të bërë ixhtihad, sepse kjo është një rregull juridike si rezultat i ixhtihadit të dijetarëve rreth të cilit ekziston konsensus, kështu që ne vetëm e pasojmë, e kjo nuk është ribërje e të njëjtit ixhtihad.”

E sheh se dijetarët janë pajtuar se në fushën e së drejtës publi-ke, kur zbatohen një çmim i caktuar ose vlera e mallit, më së shpeshti shihet përmes valutës (parasë), prandaj kur është adet se ajo është sasi e caktuar e të hollave, atëherë ajo vlerë tregohet si-pas atij adeti. Mirëpo, kur ai adet ndryshohet, vlera e saj (valutës) tregohet sipas adetit të ri dhe jo sipas të vjetrit, i cili tashmë ka ndryshuar.

Gjithashtu, me rastin e testamentit, betimit dhe punëve të tjera juridike, të cilat rregullohen sipas adetit, kur ndryshohet ai adet ndryshohet edhe vendimi juridik i të njëjtave çështje juridike.

Dhe jo se kushtëzohet vetëm ndryshimi i adetit, porse edhe situata kërkon se nëse largohemi nga vendi ku kemi qëndruar, në një vend tjetër, e adetet e tyre ndryshojnë nga ato të vendit ku kemi qenë paraprakisht, ne fetvatë do t’i bëjmë sipas adetit të ba-norëve të atij mjedisi duke mos u mbështetur në adetet e vendit ku kemi qëndruar paraprakisht”.24

Pra, siç u tha më sipër, ndonjë fetva ndryshon konform ndry-shimit të vendit, kohës dhe rrethanave të përgjithshme shoqërore, po jo në domenin e normave juridike të nxjerra në bazë të Tekste-ve kategorike - nass kat’i. Kjo nga arsyeja se intencë e Ligjdhënë-

24 El-Karafi, El-ihkam....

Page 52: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 54 sit (Allahut) është të lehtësojë zbatimin e normave juridike sipas adeteve që janë ambientuar në praktikë, kështu që në këtë mënyrë i kënaq kërkesat dhe dëshirat e banorëve. Për këtë shkak, dijetarët e kanë obliguar myftiun që, kur t’i parashtrohet pyetja që ka të bëjë me tradita, së pari duhet të pyesë se nga është personi i inte-resuar si dhe t’i mësojë adetet e vendit të tij. “Një veprim i këtillë, - thotë Karafiu, - është caktuar dhe obliguar nga ana e dijetarëve në mënyrë unanime. Prandaj, kur në dy vende adetet nuk janë identike, atëherë edhe rregullat juridike nuk janë identike”25. Në fakt, është e mundur që një fetva të jetë e përshtatshme për një kohë, por jo edhe për një kohë tjetër, ose të jetë e përshtatshme për banorët e një vendi, por jo edhe për ata të një vendi tjetër; ose të jetë e përshtatshme për një njeri, por jo edhe për tjetrin; ose t’i përshtatet një personi në një gjendje të caktuar, por jo edhe në një gjendje tjetër.26

Njohja e adeteve është e domosdoshme edhe nga shkaku i kuptimit drejt të pyetjes, sepse ngjan që fjalët nganjëherë mund të mos kenë domethënien e tyre reale, por atë lokale, të cilat myftiu duhet t’i dijë që të jetë në gjendje të japë fetva meritore. Këtë e pohon edhe Ibnu-l-Kajjimi kur konstaton: “Nuk i lejohet myftiut të japë fetva lidhur me pranimin, me betimin ose me testamentin e të tjera, që lidhen me deklarimin verbal, në bazë të kuptimit të rëndomtë të atyre shprehjeve, duke mos e ditur edhe kuptimin e tyre konvencional tek banorët që e përdorin. Ai është i obliguar të njohë kuptimin bazë (të përgjithshëm) si dhe kuptimin sipas ndo-një tradite në qoftë se dallon nga kuptimi i tyre i vërtetë. Nëse myftiu nuk e bën këtë, ai në të vërtetë është në lajthitje dhe në lajthitje i ka futur edhe të tjerët... Kjo është një çështje me rëndë-si, myftinjtë e paditur këtu gabojnë dhe njerëzit i shpartallojnë, gënjejnë dhe tjetërsojnë fenë e Allahut duke ndaluar atë që Ai

25 Njëjtë, f. 232. 26 Dr. Jusuf el-Kardavi, El-fetva...Dar es-sahve lin-neshr vet-teuzi’, Kajro, 1988.

Page 53: Takvimi 2009 -Permbajtja

Fikh 55 nuk e ka ndaluar, e obligojnë me atë që Allahu nuk e ka obligu-ar”.27

Nga ana tjetër, njohja e traditave është e domosdoshme edhe për njohjen e fetvave të pararendësve, të cilët kanë nxjerrë ndonjë fetva në bazë të traditave të atëhershme, gjegjësisht ambientit të gjithmbarshëm shoqëror që ka mbretëruar në kohën e tyre. Ule-matë klasikë kanë vënë një mori kushtesh, të cilat janë shprehje e gjendjes dhe traditave të kohës së tyre. Kështu p.sh. është ko-nsideruar i papërshtatshëm për dëshmi në procedim gjyqësor per-soni që dëgjon muzikë, ose ai që ha në vende publike, ose ai pa kapelë në kokë. Këmbëngulësia në të tilla vendime, edhe pse stili dhe standardi jetësor në përgjithësi ka ndryshuar, paraqet një nga rreziqet dhe gabimet e atyre që merren me dhënien e fetvave.

28 Dr. Jusuf El-Kardaviu thotë se standardi i sotshëm jetësor në shu-mëçka ka ndryshuar dhe se myftiu duhet t’i vërejë (ndjekë) këto ndryshime, sepse ato janë realitet. Sot, bota bashkëkohore vrapon pas kohës, mbase edhe ushqimit të shpejtë, që ai e quan “kohë e sanduiçit”, prandaj është e pamundur të insistohet në kushte të tilla, që në fakt reflektojnë ambientin e kaluar shoqëror.29

27 Ibnu-l-Kajjim El-Xhuzij, vep. E cit. 28 Më gjerësisht për këtë flet edhe dr. Jusuf El-Kardavi në librin e tij mbi fet-

vatë, ku kapitull të veçantë u kushton pikërisht gabimeve që bëjnë myftinjtë në kohën e tashme.

29 Sikur më sipër.

Janë të shpeshta rastet e nxjerrjes së fetvave ndryshe nga ana e nxënësve ose e juristëve të medhhebit nga ato të imamëve ose të dijetarëve pararendës. Ibni Abidini vëren këto dallime dhe shton se mospaj-tueshmëria në kuadër të një shkolle juridike islame (medhhebi), kur dijetarët e mëvonshëm kanë nxjerrë fetva jo në përputhshmëri të plotë me ato të shënuara në librat bazë të medhhebeve, e që kanë të bëjnë me çështje nga e kaluara, është rezultat i ndryshimit të kohës dhe traditës. Ata konsiderojnë se gjendja në kohën e pa-

Page 54: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 56 rarendësve ka qenë e atillë në mënyrë që të merrnin qëndrim ide-ntik.

Transmetohet se imami Ebu Zejd el-Kajrevani, autor i veprës së mirënjohur malikite “Er-Risale”, jetonte në periferi të qytetit dhe se kishte marrë një qen për t’i ruajtur shtëpinë. Dikush i kish-te bërë vërejtje se si mund ta mbante qenin kur dihet se imam Maliku e konsideronte të urryer mbajtjen e qenit. Me atë rast ai qe përgjigjur: Po të ishte imam Maliku gjallë në këtë kohën tonë, ai do të mbante luan për t’ia ruajtur shtëpinë”.30

30 Dr. Jusuf El-Kardavi, Es-Sijase..., f. 289

Siç u tha edhe më sipër, ndryshimi i një fetvaje nuk vjen

vetëm pas ndryshimit të traditës, por edhe të gjendjes së përgjith-shme shoqërore dhe individuale, kur imponohet nevoja për nxje-rrjen e fetvasë ndryshe, në mënyrë që të lehtësohet zbatimi i dispozitave sheriatike. Myftiu, prandaj, është personaliteti që ndjek rrjedhat e përgjithshme shoqërore në një hapësirë konkrete.

Duke analizuar këtë problem, ulemaja është përpjekur të vinte në dukje disa shkaqe që kanë sjellë ato ndryshime. Kështu, si shkaqe kryesore ata përmendnin këto: kuptimi i një norme (fetva-je) e rregulluar për një ndodhi konkrete shoqërore, pra, normë që i përgjigjej së njëjtës ndodhi. Me rastin e një Kurban-Bajrami në Medinë, - siç tregon zonja Aishe, - kishin ardhur muhaxhirë, te Pejgamberi a.s. për mishin e kurbanit kishte thënë që nga ai mish të hanë tri ditë, dhe atë që tepron, t’ua ndajnë të tjerëve. Pas një kohe, zonja Aishe e kishte pyetur Pejgamberin a.s. se si të vepro-nte me mishin e kurbanit, kurse ai i kishte thënë: “Unë e kam ndaluar depozitimin e tij për shkak të muhaxhirëve që qenë shpë-rngulur, kurse tash hani, ndajeni dhe ruajeni sa të mundeni”. Në një transmetim tjetër: “Kam urdhëruar ashtu për shkak të muha-xhirëve”. Kështu edhe Aliu r.a., duke e mbajtur hytben e Bajramit gjatë kohës kur h. Osmani qe mbyllur në shtëpinë e tij, kishte ndaluar mbajtjen e mishit të kurbanit më shumë se tri ditë, sepse në atë kohë në Medinë kishte varfëri dhe zi buke.

Page 55: Takvimi 2009 -Permbajtja

Fikh 57 Si shkak tjetër, gjithashtu, përmendet tërheqja nga dispozita

për shkak të paraqitjes së nevojës, ose shtyrja e zbatimit të nor-mës së caktuar për shkak të nevojës së theksuar, siç është zbatimi i sanksionit penal në kushte lufte ose mosekzistimi i interesit të përgjithshëm me rastin e zbatimit të dispozitës së vlefshme (siç ka qenë rasti me h. Ymerin r.a. kur ka ndaluar dhënien e zekatit personave të kategorisë “zemrat e të cilëve duhen përfituar”.

Page 56: Takvimi 2009 -Permbajtja

aakkaaiidd

Dr. Sylejman Gavoçi

Kumtimi i fesë tek njerëzit

Feja arriti tek njerëzit nëpërmjet pejgamberëve, të cilët i fry-mëzoi Allahu xh.sh. nëpërmjet engjëllit Xhibril apo drejtpërsë-drejti. Allahu xh.sh. thotë:

“Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili)”. (Esh-Shuara’ë, 193).

Kjo fe është Islami, që domethënë nënshtrim dhe përulje ndaj Allahut të Madhëruar me vullnet të lirë për gjithë atë që është përcaktuar nga Allahu prej urdhrave, ndalimeve, porosive dhe di-spozitave të Tij.

Ky është Islami me të cilin u dërguan pejgamberët e Allahut, duke filluar nga Ademi a.s., e duke u kurorëzuar e përmbyllur me Muhamedin a.s.- shpëtimi i Zotit qoftë mbi të gjithë.

Allahu xh.sh., në lidhje me Ibrahimin a.s., ka thënë:

Page 57: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 60

“Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi as i krishterë, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte mysliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve.” (Ali-Imran, 67)

Allahu xh.sh., në lidhje me Jakubin a.s., ka thënë:

“A ishit ju (ithtarë të librit) dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve të vet u tha: “Çka do të adhuroni pas meje”? Ata thanë: “Do të adhurojmë Zotin tënd, dhe Zotin e prindërve tuaj: Ibrahimit, Ismailit, Is-hakut, një të vetmin Zot dhe ne vetëm Atij I jemi dorëzuar!” (El-Bekare, 133)

Ndërsa në lidhje me Musain, Allahu xh.sh. ka thënë:

“Musai tha: “O populli im, nëse I keni besuar Allahut, ve-tëm Atij mbështetjuni, nëse i jeni dorëzuar (vendimit të Tij)” (Junus, 84)

Në lidhje me Isain a.s., Allahu xh.sh. ka thënë:

“Dhe kur i frymëzova Havarijjunët (i urdhërova): “Të më besoni Mua dhe të dërguarin Tim!” E ata thanë: ‘Ne be-suam, e ti dëshmo se ne jemi myslimanë”. (El-Maide, 111)

Gjithashtu, Allahu xh.sh., në lidhje me pejgamberin tonë, Muhamedin a.s., ka thënë:

Page 58: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 61

“Thuaj: “Ne I kemi besuar Allahut, edhe asaj që na u zbrit neve, edhe asaj që u është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is-ha-kut, Jakubit dhe pasardhësve. Edhe asaj që u është dhënë Musait dhe Isait, edhe asaj që u është zbritur të gjithë pej-gamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëm Atij I jemi dorëzuar”. (Ali-Imran, 84)

Se pejgamberët kishin fenë e njëjtë, vërteton edhe fjala e Allahut xh.sh.:

“Ai ju përcaktoi juve për fe atë që i pati përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty, dhe atë me se patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të”. (Esh-Shura, 13)

Page 59: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 62

Themelet e fesë islame

Themelet e fesë të të gjitha shpalljeve të pejgamberëve, janë të njëjta. E, ato janë katra:

1. Besimi Besimi në Allahun xh.sh., besimi në engjëjt e Tij, librat e she-

njtë, pejgamberët, Ditën e Fundit dhe besimi në kadanë dhe kade-rin (përcaktimin e Allahut). Lidhur me këtë, Allahu xh.sh. thotë:

“Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra, Më adhuroni!” (El-Enbija, 25)

2. Adhurimet, si: namazi, zekati, agjërimi etj. Lidhur me këtë, Allahu xh.sh., për Ismailin a.s., thotë:

“Ai urdhëronte familjen e vet me faljen e namazit dhe me zeqat, dhe ishte shumë i pranishëm te Zoti i tij”. (Merjem, 55)

Ndërsa nëpërmjet Isait a.s., Allahu xh.sh. thotë:

Page 60: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 63

“Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i Allahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë pejgamber. Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz e zeqatë për sa të jem gjallë!” (Merjem, 30-31)

Gjithashtu, Allahu xh.sh. lidhur me këtë thotë:

“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. (El-Bekare, 183)

Për sa i takon sqarimit të obligimeve drejtuar pejgamberëve a.s., por edhe popujve të tyre, Allahu xh.sh. thotë:

“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zekatin, se ajo është feja e drejtë.” (El-Bejjine, 5)

Gjithashtu, Allahu xh.sh. i drejtohet Ibrahimit a.s. me fjalët:

“Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë këmbësor e edhe kalorës me deve të rraskapitura, që vijnë prej rrugëve të largëta. (Vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre

Page 61: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 64 dhe që ta përmendin Allahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi)”. (El-Haxhxh, 27-28)

3. Morali Morali me sinqeritet, besnikëri dhe mbrojtje të të drejtave të

tjerëve, ndaj në lidhje me Ibrahimin a.s., Allahu thotë:

“Dhe të Ibrahimit, që gjithnjë i plotësoi obligimet.” (En-Nexhm, 37).

Ndërsa, në lidhje me Ismailin a.s., thotë:

“Ai ka qenë shumë besnik në premtim (premtoi të bëhej kurban) dhe i dërguar, pejgamber”. (Merjem, 54).

Kurse në lidhje me Isain a.s., thotë:

“Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime” (Merjem, 32).

Transmetohet se Muhamedi a.s. ka thënë: “Jam i dërguar për përsosjen e normave - virtyteve të moralit”0F

1.

4. E lejuara dhe e ndaluara (Hallalli dhe harami) Lejohet shitblerja dhe ndalohet kamata, lejohet dhurata dhe

ndalohet ngrënia e pasurisë së jetimit me të padrejtë, ndaj, me ata

1 Transmeton Maliku, Husnul huluki, 8, dhe Ahmedi 3/281

Page 62: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 65 që është i hidhëruar Allahu, jehudëve - të mallkuarve, Allahu nëpërmes Davudit dhe Isait a.s. thotë:

“Edhe për shkak të marrjes së kamatës edhe pse e kishin të ndaluar atë dhe ngrënien e pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë”. (En-Nisa, 161).

Ndërsa lidhur me ithtarët e librit, Allahu xh.sh. thotë:

“E, pse paria fetare (e krishterë dhe jehude) të mos i ndalin nga ato thënie të tyre të rreme dhe nga ngrënia e haramit (e ryshfetit)! Sa punë e keqe është ajo e tyre (e parisë fetare)”. (El-Maide, 63)

Ndaj, lejohet ngrënia e mishit të kafshëve të therura dhe nda-lohet i atyre që nuk janë të therura, ndalohet mishi i derrit, dhe ndalohet alkooli qoftë shumë ose pak.

● Feja me të cilën janë dërguar të gjithë pejgamberët, ngrihet

mbi pesë baza kryesore - pesë fundamente: 1. Feja dhe ruajtja e saj nga çdo sulm. 2. Jeta dhe mbrojtja e saj nga armiqësitë. 3. Pasuria dhe ruajtja e saj nga çfarëdo armiqësie me të padrej-

të. 4. Nderi, dhe mbrojtja e tij nga sulmet, qofshin me fjalë apo ve-

pra. 5. Mendja, dhe mbrojtja e saj nga shkatërrimi me alkool apo

drogë e të ngjashme.

Page 63: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 66

Ligjet - Sheriatet e Allahut janë të ndryshme

1. Allahu xh.sh. zbriti sheriate - ligje te disa nga pejgamberët e Tij, dhe këto ligje janë rrugë-metoda që ndërtohen mbi bazat e lartpërmendura, dhe këto ligje ndryshojnë njëra nga tjetra. Lidhur me këtë, Allahu xh.sh. thotë:

“Për secilin prej jush, Ne caktuam ligje program (të posa-çëm në çështje të veprimit). Sikur të donte Allahu, do t'ju bë-nte një popull (në fe e sheriat), por deshi t'ju sprovojë në atë që ju dha juve, prandaj ju (besimtarë) përpiquni për punë të mira. Kthimi i të gjithë juve është tek Allahu, e Ai do t'ju njoftojë për ato për se kundërshtoheshit.” (El-Maide, 48).

Gjithashtu, Allahu xh.sh. thotë:

“Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë”. (El-Xhathije, 18).

Ndërsa, në lidhje me Isain a.s., Allahu xh.sh. thotë:

Page 64: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 67

“Dhe (kam ardhur) që t'ju vërtetoj Tevratin që e keni para duarsh, t'ju lejoj disa që ju ishin ndaluar juve, kam ardhur me argument nga Zoti juaj, pra kini frikë Allahun dhe më dëgjoni mua”. (Ali Imran, 50).

Ndërkaq, në lidhje me Muhamedin a.s., thotë:

“U lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakënd-shmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata që e besojnë atë, e nderojnë dhe e ndihmojnë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, ata janë të shpëtuarit”. (El A’araf, 157).

Lidhur me këtë, Muhamedi a.s. thotë: “Unë jam më meritori për Isain, birin e Merjemes, në këtë botë dhe botën tjetër, nuk ka në mes meje dhe atij pejgamber, dhe pejgamberët janë njerëz ma-dhështorë, nënat e tyre janë të ndryshme, ndërsa feja e tyre është një.” (Ahmedi, Ebu Davudi dhe të tjerët, dhe ky është hadith i vërtetë).1F

2 2. Çdo sheriat apo ligj që vinte, ai anulonte të gjitha ligjet e

shkuara, ngase ai në kohën e vet, gjithashtu, ishte dispozitë e Allahut dhe nga urdhrat e ndalimet e Tij, dhe nuk i dëmton njerë-zit që të kalonin nga zbatimi i një ligji që kishin trashëguar, tek tjetri, dhe kur u vinte ndonjë ligj tjetër që anulonte atë, ata urdhë- 2 Një pjesë të tij e transmeton Buhariu: pejgamberet 48, dhe Muslimi: Fedail

145, Ahmedi 3/319 dhe Ebu Davudi: Sunneh 13

Page 65: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 68 roheshin që ta pasonin atë. Mirëpo, bazat e ligjeve të shkuara, dhe atij që vinte ishin një, Allahu më së miri di çfarë është në interes të njerëzve, Allahu xh.sh. thotë:

“A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë”. (El-Mulk 14).

Isai a.s., kur u dërgua pejgamber, fillimisht vepronte sipas Te-vratit që i kishte zbritur Allahu xh.sh. më parë Musait a.s. si dritë dhe udhëzim, ndërkaq, më pastaj Allahu i zbriti Inxhilin dhe Isai veproi sipas tij, dhe thirri popullin Beni-Israil që ta besonin atë, ndaj Allahu xh.sh. thotë:

“Ne vazhduam gjurmat e tyre (të pejgamberëve) me Isain birin e Merjemes, vërtetues i Tevratit që kishin më parë. Atij i dhamë Inxhilin, që është udhëzim i drejtë dhe dritë.” (El Maide, 46).

Dhe nëpërmjet tij Allahu xh.sh. thotë:

“Dhe (kam ardhur) që t’ju vërtetoj Tevratin që keni para duarsh, t’ju lejojë disa që ju ishin ndaluar juve, kam ardhur me argument nga Zoti juaj, pra kini frikë Allahun dhe më dëgjoni mua.” (Ali Imran, 50)

Zoti i Madhërishëm i drejtohet me këto fjalë Muhamedit a.s.:

Page 66: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 69 “Ne edhe ty (Muhamed) ta zbritëm librin (Kuranin) e vërtetë, që është vërtetues i librave të mëparshëm dhe garantues i tyre. Gjyko, pra, mes tyre me atë që Allahu zbriti”. (El-Maide, 48)

3. Sheriati Islam ka ardhur i fundit dhe është anulues i sheria-

teve - ligjeve të mëparshme dhe, si i tillë, është për mbarë njerëzi-min deri në Ditën e Fundit të kësaj bote. Allahu xh.sh. në Kuran thotë:

“Thuaj: “O ithtarë të librit, ju nuk jeni asgjë (në fe) derisa të mos zbatoni Tevratin, Inxhilin dhe atë që ju zbriti nga Zoti juaj. E kjo që t'u zbrit ty nga Zoti yt do të shtojë te shu-mica prej tyre rezistencë e mohim”. (El-Maide, 68)

Transmeton Xhabiri r.a. të ketë thënë: “Kanë ardhur disa en-gjëj tek Pejgamberi a.s., ndërsa ai ishte në gjumë, disa prej tyre thanë: Pejgamberi a.s. është fjetur, ndërsa disa të tjerë thanë: Ve-tëm syri është fjetur kurse zemra e tij është zgjuar, prandaj thanë: Për shokun tuaj kemi një porosi, ndërsa të pranishmit u thanë: Lini porosinë që keni. Disa prej engjëjve thanë: Ai është fjetur, e disa prej tyre thanë: syri i tij është fjetur por zemra është e zgjuar, prandaj thanë: Shembulli i tij është sikurse shembulli i një njeriu që ka ndërtuar një shtëpi dhe në të ka një sofër me ushqime dhe fton për të ngrënë nga ato ushqime, e ai që i përgjigjet ftesës, hyn në shtëpi dhe ha prej ushqimeve të përgatitura, e kush nuk i për-gjigjet thirrësit, nuk hyn në shtëpi, dhe as ha prej sofrës së shtru-ar. Disa prej engjëjve thanë: Ai është fjetur, disa thanë syri i tij fle e zemra është zgjuar, atëherë thanë: Shtëpia është Xheneti, thirrë-si është Muhamedi a.s., e ai që e respekton Muhamedin a.s., ka respektuar Allahun, e ai që nuk e respekton Muhamedin a.s., nuk

Page 67: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 70 respekton Allahun, e Muhamedi a.s. është dallues në mes njerë-zve (në kuptim të respektimit)2F

3“. Thirrja e Pejgamberit a.s. vazhdoi sistematikisht ndër njerëz

pavarësisht nga ligjet dhe besimet e tyre, për të besuar në ligjin islam, i cili është vulë e ligjeve të mëparshme, dhe ai thirri adhu-ruesit e zjarrit dhe të idhujve në besim dhe që ta pasonin atë, dhe i thirri hebrenjtë dhe të krishterët që të besonin dhe të pasonin atë dhe porositë e tij.

Allahu xh.sh., nëpërmes Pejgamberit a.s., ka thënë:

“Thuaju (o i dërguar): “O ithtarë të librit (Tevratit dhe In-xhilit), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) në mes nesh dhe jush: të mos adhurojmë, përveç Allahut, të mos I bëjmë Atij asnjë send shok, të mos konsi-derojmë njëri-tjetrin zota përveç Allahut!” E në qoftë se ata refuzojnë, u thoni: “Dëshmoni, pra, se ne jemi myslimanë (besuam një Zot)!” (Ali Imran, 64)

Lidhur me këtë, Pejgamberi a.s. ka thënë: “Për Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, nuk ka kush që dëgjon për mua prej njerëzve, qoftë ai hebrenj apo i krishterë, e të mos më besojë, përveçqë do të hyjë në Xhehenem.” (Muslimi)

Andaj, Allahu i drejtohet Muhamedit a.s. duke i thënë:

3 Transmeton Buhariu, Dedil halk 6, dhe Muslimi: Imani 264.

Page 68: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 71 “Thuaj (Muhammed): “O ju njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut tek të gjithë ju. Allahut që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i Tokës”. (El-A’araf, 158)

4. Të dërguarit (pejgamberët) ishin të shumtë. Transmetohet

prej Ahmedit në koleksionin e tij, se numri i pejgamberëve (ne-bij) kalon 120000, ndërsa numri i pejgamberëve (resul) qe rreth 310. (Allahu e di më së miri për vërtetësinë e këtij hadithi).

Zoti i Madhërishëm në Kuran ka përmendur 25 prej tyre, ndë-rsa ne jemi të obliguar t’i besojmë të gjithë, prandaj edhe i besoj-më në mënyrë të përgjithshme. Nëse dikush na drejtohet neve me fjalët: A beson se filani është pejgamber? Themi: Nëse vërtetohet me argumente të Sheriatit islam se ai është nebij apo resul, besoj-më në të, përndryshe jo, sepse ne jemi të bindur se Allahu ka dër-guar më tepër se 25 pejgamberë (nebij dhe resul), prandaj Ai ka thënë:

“Dhe (dërguam) të dërguar më parë e për të cilët të rrëfyem, dhe të dërguar të tjerë, për të cilët nuk të rrëfyem, e Musait i foli Allahu me fjalë.” (En-Nisa, 164)

Hyrja në fe

Hyrja në fenë islame bëhet me dëshminë e Shehadetit, fjalët e të cilit janë: Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, dhe dë-shmoj se Muhamedi a.s. është rob dhe i dërguar i Tij 3F

4.

4 Konsiderohet mysliman fëmija i prindërve myslimanë, ose vetëm nga babai.

Konsiderohet mysliman njeriu që kryen namazin vetë apo me myslimanë, dhe agjëron me myslimanët, dhe kështu, nëse nuk e mohon Islamin, përndryshe, nëse e mohon Islamin, nuk konsiderohet mysliman.

Page 69: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 72 Shprehja “Dëshmi - Shehadet” në kuptimin etimologjik do-

methënë lajm i prerë, ndërsa në aspektin terminologjik domethë-në shprehje e sinqertë për të vërtetuar të vërtetën - hakun.5

Dijetari Ragib El-Asfehani thotë: Dëshmia - Shehadeti është fjalë që buron nga dituria bindëse me mendjemprehtësi dhe larg-pamësi.

6

Dëshmia nuk mbështetet në imagjinatë apo në dyshime, por në bindje me dituri ose me fakte konkrete nëpërmjet shqisave, dhe, lidhur me këtë, transmetohet se Muhamedi a.s. kishte thënë: “Nëse e di sikurse dielli, dëshmo”6F

7

Dëshmia për Njësinë e Allahut

Kjo është shprehje e prerë që buron nga bindja e thellë, ngase nuk ka tjetër që meriton me plot të drejtë të besohet, të veçohet në adhurim dhe të shpresohet për dobi, dhe të kihet frikë nga dënimi i Tij, dhe të kërkohet furnizim dhe plotësim të nevojave, hyrje në Xhenet dhe shpëtim nga zjarri, përveç Allahut, i Cili ka emra të bukur, lartësuar qoftë Ai.

Allahu është Një në Qenësinë e Tij, Ai nuk është i përbërë nga pjesë, nuk ka vend dhe as anë. Lidhur me këtë, Ai thotë:

“Asnjë send nuk është si Ai, Ai është dëgjuesi, shikuesi”7F

8; Ai është Një në Qenësinë e Tij,

“Nuk është që ka as grua, as fëmijë” 8F

9, apo ajeti: 5 El-Lubab 2/290. 6 Mufredat, ER -Ragib, 268. 7 Transmeton Dilmiu, shih Keshful Hifa 2/70. 8 Esh-Shura, 11. 9 El-Xhinn, 3.

Page 70: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 73

“Nuk ka për të shok në sundim, dhe për sa i përket aftësisë, nuk ka nevojë për ndihmëtarë”9F

10, si dhe ajeti tjetër:

“As ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe me Të askush nuk është i barabartë.”10F

11 Ai është Një në cilësitë e Tij, Ai ka cilësi të larta, nuk ka në

cilësitë e Tij fillim e as mbarim, ato janë cilësi absolute, ato as-njëherë nuk kanë mangësi, dhe asnjëherë nuk kanë nevojë për plotësim apo zhvillim, ato janë cilësi absolute që i përkasin Qenë-sisë së Allahut dhe vetëm Allahu di mënyrën e cilësimit të Tij me to.

Cilësitë e Allahut nuk u përngjasin cilësive të krijesave, Allahu është i gjithëdijshëm dhe dija e Tij nuk është sikur dija e njerëzve, e cila ka fillim, shtrirje - zgjerim dhe përfundim. Dija e Allahut xh.sh. është dije ezelije - kadime absolute, dhe nuk ka qe-në ndonjëherë e mangët e të jetë zhvilluar më pas, ajo nuk përje-ton zhvillim e as përfundim në të ardhmen, Allahu na ruajttë nga kjo….dhe kështu të gjitha cilësitë e Allahut të Madhërishëm.

Ai nuk ka nevojë të ketë dy cilësi të fuqisë, apo dy të dijes, por ka një cilësi të fuqisë dhe një të dijes, dhe kështu të gjitha ci-lësitë e Tij. Thuhet: Dija është një, kurse e ditura e shumtë, fuqia është një dhe ajo që mbahet me fuqi e shumtë.

Dijetari Seid thotë: Myslimani kur thotë: “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut”11F

12, sikur thotë: Nuk ka përveç Tij që gjendet diku 10 El-Isra, 111. 11 El-Ihlas, 3-4. 12 Es-Saffat, 35.

Page 71: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 74 qetësi, lutje, dashuri, të adhuruar, posedues, respektues, madhësh-tor, mbrojtës, as sundues përveç Allahut të Madhërishëm.

Mbështetja tek Ai është e domosdoshme, dhe lutja te dikush tjetër është injorancë, dashuria ndaj Tij është e obligueshme, ndë-rsa dashuria ndaj dikujt tjetër nuk bëhet përveç me lejen e Tij.

Adhurimi në tërësi nuk i takon askujt tjetër përveç Tij, Ai është meritor për adhurim, nuk respektohet askush tjetër përveç me lejen e tij, Ai meriton plotësisht adhurimin, tek Ai kërkoj mbrojte, Ai është që me plot të drejtë ka zotërimin dhe pushtetin absolut ndaj njerëzve, Ai është që urdhëron dhe ndalon, Ai është burim i së lejuarës dhe së ndaluarës, Ai është burim i ligjit hyj-nor, dhe nuk ka pushtet legjislativ përveç Tij, Ai është i Madhëri-shëm dhe Absolut, i Lartësuar është Ai, nuk ka Zot tjetër përveç Tij.

Dhe çfarë të metash ka në këtë? Prandaj, prej nga njeriu i de-dikohet tjetërkujt përveç Allahut dhe pa lejen e Tij, është i paditur ndaj asaj që meriton Allahu, i Cili thotë:

“Thuaj: “Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të hapëta ose të fshehta, ndaloi mëkatin, ndaloi shtyp-jen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t'i vishnin Allahut shok pa patur për të kurrfarë argumenti, dhe ndaloi të thoni për Allahun atë që nuk e dini se është e vërtetë”. (El-A’Araf, 33)12F

13 Idhujtarët dinin kuptimin e dëshmisë, “Nuk ka Zot tjetër për-

veç Allahut”, dhe për këtë arsye ata distancoheshin prej saj për t’u larguar nga besimi në të, andaj Zoti i Madhërishëm thotë:

13 El - Islamu 1/25.

Page 72: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 75

“Kur përmendet vetëm Allahu, zemrat e atyre që nuk besoj-në botën tjetër, neveriten.”13F

14 Transmetohet nga Seid bin Xhubejri, nga Ibni Abasi, të ketë

thënë: Pasi u sëmur Ebu Talibi, erdhën tek ai një grup nga kurej-shitët, në mesin e tyre edhe Ebu Xhehli, dhe thanë: Djali i vëllait tënd po shan zotat tanë, po vepron e po thotë kështu e ashtu, sikur ta kishe thirrur dhe t’ia kishe ndaluar.... dhe ai e ftoi atë, prandaj, erdhi Muhamedi a.s. dhe hyri në shtëpi. Në mes tyre dhe Ebu Ta-libit ishte vetëm një vend sa të ulej një njeri, dhe Ebu Xhehli - mallkimi i Allahut qoftë për të - u frikësua se mos Muhamedi a.s. do të ulej afër Ebu Talibit që të bëhej ai përkrahës i tij, prandaj u ul vetë aty, dhe Pejgamberi a.s. nuk gjeti vend të ulej afër xhaxh-ait të tij, e u ul afër derës... Ebu Talibi i tha: Çfarë ka ndodhur, o djali i vëllait tim, përse populli yt ankohen për ty, pohojnë se ti po shan zotat e tyre, dhe po thua këtë e atë? Dhe ata me këtë rast i thanë edhe fjalë të tjera, kurse Muhamedi a.s. u përgjigj: “O xha-xhai im, unë dëshiroj që ata të jenë të bashkuar në fjalët e tyre (në një fjalë të vetme), t’u kenë borxh arabët për këtë dhe të huajt t’ua paguajnë xhizjen”. Ata u frikësuan nga fjalët e tij dhe thanë: Një fjalë të vetme?! E cila është ajo fjalë? Ebu Talibi tha: Cila është ajo fjalë, o djali i vëllait tim? Pejgamberi a.s. tha: “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut”, dhe ata u ngritën të frikësuar, duke shqyer teshat e tyre e duke thënë:

“A mendon ai t’i bëjë zotat një Zot?” (Sad, 5),

dhe (transmetuesi) tha: Me atë rast zbritën ajetet nga ky deri tek ajeti:

14 Ez- Zumer 45.

Page 73: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 76

“por edhe për shkak se ende nuk e kanë shijuar dënimin Tim”. (Sad, 8)14F

15

Vlera e dëshmisë - Shehadetit

Ai që do të hyjë në Islam, patjetër duhet ta shqiptojë dëshmi-në e Shehadetit. Lidhur me këtë, dijetarët islamë thonë: Nuk pra-nohet tek Allahu dhe tek njerëzit besimi i njeriut përveçse kur shqipton dëshminë e Shehadetit, ose kur kërkohet kjo prej tij, Allahu i di më së miri fshehtësitë e zemrave dhe fshehtësitë e kraharorëve.

Transmetohet nga Enesi r.a. se Pejgamberi a.s. kishte thënë: “Kush thotë në mëngjes a në mbrëmje: “O Zot unë dëshmoj, dë-shmojnë engjëjt që mbajnë Arshin, engjëjt e Tu dhe të gjitha krijesat e Tua, se Ti je Allahu dhe nuk ka zot tjetër përveç Teje, Ti nuk ke shok, dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar Yti, kush e thotë këtë Allahu mbron ¼ e tij nga zjarri, e kush e thotë këtë dy herë, Allahu ruan nga zjarri gjysmën e tij, e kush e thotë tri herë, Allahu ruan ¾ e tij nga zjarri, e nëse e thotë katër herë, Allahu e mbron në tërësi nga zjarri”15F

16 Mjafton për vlerën dhe vendin e lartë tek Allahu xh.sh. të dë-

shmisë së Shehadetit, që Allahu e ka bërë nga fjalët e ezanit dhe

15 Transmetojnë Ahmedi, Nisaiu dhe Termidhiu dhe thonë se është hadith hasen,

kështu edhe tek Ibni Kethiri 4/28. 16 Transmeton Ebu Davudi me sened të mirë 4/317, shih El-Edhke’r dhe Tirmi-

dhiun.

Page 74: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 77 ikametit, dhe nga fjalët e lutjeve të uljes së parë dhe të fundit (Et-tehijat) në namaz.

E ka transmetuar Ibni Huzejme hadithin që transmeton Selm-ani nga Muhamedi a.s. lidhur me pritjen e Ramazanit, në të cilin thuhet: “Në të shtoni katër lutje: Dy lutje E bëjnë të kënaqur Allahun, dhe nga dy të tjerat nuk keni ku të ikni prej tyre. Dy të parat me të cilat E bëni të kënaqur Allahun, janë: dëshmia se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe t’I kërkoni falje Atij. Ndërsa dy të tjerat prej të cilave nuk mund të ikni, janë: të kërkoni nga Allahu Xhenetin dhe të kërkoni mbrojtje nga Ai prej zjarrit. Kush i jep të pijë një agjëruesi, Allahu do t’i japë të pijë nga ena ime, dhe nuk ka etje derisa të hyjë në Xhenet”

Kur erdhi Ikreme ibn Ebi Xhehl si besimtar dhe e priti Muha-medi a.s. me respekt, ai u tha shokëve të tij: “Kujtoni të mirat e të vdekurve tuaj”, e më pastaj i paraqiti Ikremes çfarë dëshironte nga pozita a pasuria dhe tha: “Ai nuk dëshiron përveç faljes së Allahut dhe këshillës së pejgamberit për atë që ka dobi. Dhe e kë-shilloi që të thoshte sa më shumë: “Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, dhe se Muhamedi a.s. është rob dhe i dërguar i Tij”, që të përfshijë drita e besimit zemrën e tij, të ndriçojë shpir-tin e tij, dhe ta zbusë gjuhën e tij. Dhe Allahu xh.sh. e nderoi me sinqeritet në Islam dhe në luftën e shenjtë, derisa ra dëshmor në betejën e Jermukut duke vdekur në prehër të Halidit, nga plagët e marra në kokë.

Dijetari Hasen El-Bena, kur u godit me shtatë plumba në trup, thoshte fjalët: “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është i dërguar i Tij”, “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Mu-hamedi është i dërguar i Tij”, e më pas tha: “Allahu është i vër-tetë, Allahu është i vërtetë”, - pastaj kaloi në amshim, Allahu e mëshiroftë!”

Page 75: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 78 Muhamedi a.s. thotë: “Kush thotë fjalët e fundit “Nuk ka Zot

tjetër përveç Allahut”, hyn në Xhenet”16F

17 Galib bin Katani thotë: “Shkova në Kufe për tregti dhe u ve-

ndosa afër El-A’meshit; ishte nata kur dëshiroja të zbritja tek ai dhe ai kaloi natën në adhurim të Allahut e theksoi këtë ajet:

“Allahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit, e të Urtit”17F

18, më pastaj El A’meshi tha: “Edhe unë dëshmoj atë që dëshmoi Allahu, e Allahu e deponoi tek Ai këtë dëshmi , ajo për mua tek Allahu është amanet.”

Muhamedi a.s. thotë: “Sillet thënësi i kësaj dëshmie në Ditën e Kiametit, dhe Allahu i thotë: “Robi im bëri marrëveshje, zotim me Mua, dhe Unë jam më meritori për përmbushjen e saj, pra-ndaj, futeni në Xhenet robin Tim”18F

19 Edhe ne e themi këtë, prandaj na ndero me Xhenet pa llogari

të rëndë dhe pa ndëshkim, o Mëshiruesi i mëshiruesve. Amin!

Nga arabishtja: Ekrem Simnica

17 Transmeton Ebu Davudi 3/190. Mu’xhemi i madh 20/112, Vel mustedrik ala

sahihajni 1/503, dhe Termidhiu 3/307. 18 Ali-Imran 18. 19 Transmeton Taberaniu në “El Kebir”, shih Muhatesar ibn Kethir 1/272.

Page 76: Takvimi 2009 -Permbajtja

AAkkaaiidd

Dr. Ejjub Ali

Jeta, vepra dhe mësimi i Imam Tahaviut1

Ebu Xhafer Ahmed ibn Muhammed ibn Salame El-Azdi, El-Hixhrij Et-Tahawij është lindur në fshatin Taha në Egjiptin e Epërm. Të parët e tij erdhën nga Jemeni në Egjipt dhe u vendosën aty kur Egjipti ra nën sundimin mysliman. Ka mosmarrëveshje rreth datës së lindjes së tij. Vitet 229/843, 230/844, 238/852 dhe 239/853 biografët i marrin për datë të lindjes. Es-Sem’ani konsi-deron se kishte lindur më 229/843 dhe kjo është e saktë. Vdiq në Egjipt më 321/933.

A. Jeta dhe veprat e Tahaviut

2

1 Titulli i përkthyesit. 2 Es-Semani, El-Ensab, Leiden, 1912, fol. 368; Ibn Kutlubuga, Taxh et-teraxh-

im, botim G. Flugel, Leipzig, 1862, fq. 6; Ibn En-Nedim, El-Fihrist, Kajro, 14348/1929, fq. 292; Abdurkadir El-Karashi, El-Xhevahir el-Mud’ijjeh, Hyderabad, 1332/1913, vol. I, fq. 102-105; Xhelaluddin Es-Sujuti, Husn’ul-muhadareh, vol. I, fq. 147; Ibn Halik-kan, Wefajat ul-ajan, vol. I, fq. 19; Edh-Dhehebi, Tedhkire el-Huffadh, Hyderabad, 1334/1915, vol. III, fq. 28; Ab-dulhajj El-Lahnavi, El-Fewa’id’ul-bahijjeh, Kajro, 1324/1906, fq. 31-34.

Page 77: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim - Kalendar 2009 80 Et-Tahaviu ishte preokupuar kryesisht nga Hadithet dhe Fi-

khu dhe konsiderohej si njëri nga muhaddithët dhe fekihët më të mëdhenjë të kohës së vet. Sipas Ebu Is’hak Esh-Shiraziut, ai ishte lideri i fundit i fikhut hanefij në Egjipt.3

Et-Tahaviu shkoi në Siri më 268/882 për mësime të mëtejsh-me të fikhut hanefit dhe u bë nxënës i kadiut Ebu Hazim Abdul-hamid ibn Xha’ferit, atëherë gjyqtari kryesor i Sirisë.

Kishte filluar të studionte ligjin shafiit te daja i tij Ebu Ibrahim Ismail El-Muzaniu (vd. 264/878), nxënësi më i lavdishëm i Imam Esh-Shafiut; pas brakti-sjes së shkollës së tij iu kushtua studimit të fikhut hanefit te Esh-Shejh Ebu Xha’fer Ahmed ibn Ebu Imrani (vd. 285/898), i cili u bë kadiu kryesor i Egjiptit (270/883). Ekzistojnë shumë versione të biografëve për shkakun e kalimit të tij në shkollën hanefite, por, si duket, më i sakti ka qenë ai që pikëpamjes së tij kritike më tepër i përgjigjej sistemi i Ebu Hanifes se ai i Imam Shafiiut.

4 Hadithin e mësoi te një numër i madh shehlerësh, sidomos tek ata që atë kohë e kishin vizituar Egjiptin, kurse kishte pasur edhe një varg nxënësish të shkëlqyeshëm.5

Kontributi i tij origjinal në literaturën e hadithit, nëse mund ta vlerësojmë, është futja e sistemit të ri të tubimit të haditheve juri-dike; zhvillimi i metodës së re të interpretimit dhe të harmonizi-

Është vlerësuar si autor i veprave të shumta, nga të cilat këtu do të mund të përmendeshin si vijon:

1. Sherh Meani’l-athar, 2. Mushkil el-athar, 3. Ahkam ahka-m’ul-Kur’an, 4. Ihtilaf’ul-ulemai, 5. En-Nevadir’ul-fikhijjeh, 6. Kitab’ush-shurut’il-kebir, 7. Esh-Shurut’ul-ewsat, 8. Sherh Xha-miu’s-sagir, 9. Xhamiu’l-kebir, 10. El-Muhtasar, 11. Menakib Ebi Hanifeh, 12. Tarih’ul-kebir, 13. Er-Rredd ala kitab’il-mudel-lisin, 14. Er-Rredd ala Ebi Ubejd, 15. Er-Rredd ala Isa ibn Abban, 16. Hukm aradi Mekka etj..

3 Edh-Dhehebi, op. cit., vol., III, fq. 28; Es-Sujuti, op. cit., fq. 147. 4 Shih autoritetet më lartë të cituara. 5 Muhamed Zahid El-Kewtheri, El-Hawi, Kajro, 1368/1948, fq. 6-11; El-Kara-

shi, op. cit., Lisan’ul-mizan.

Page 78: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 81 mit të haditheve kundërthënëse dhe miratimi i kriterit të ri për kritikën e tyre. Pararendësit dhe bashkëkohësit e tij, autorët e Es-Sihah es-sittah (Gjashtë kompilimet kanonike) kanë tubuar hadi-the në pajtim me kriteret dhe parimet e tyre vetjake, duke hedhur numër të madh të haditheve autentike. Et-Tahaviu kishte bërë përpjekje të mëdha për të mbledhur të gjitha hadithet e vërteta ju-ridike të Muhammedit a.s., të cilat i kanë komunikuar autorët e ndryshëm për çështje të ndryshme së bashku me pikëpamjet e Shokëve të Pejgamberit a.s., pasardhësve të tyre dhe juristëve të njohur. Ai kështu kishte hulumtuar transmetimet (ehadith) dhe ki-shte dëshmuar se cilat hadithe janë autentike, të forta, të dobëta, të panjohura apo të atilla për të cilat mund të supozohet se janë të abroguara. Përmbledhja e tij paraqet për dijetarët një rast të pa-krahasueshëm që ta vlerësojnë vetë vlerën ose pasaktësinë e disa haditheve. Kriteri i vlerësimit të autenticitetit të haditheve, sipas tradicionalistëve, në përgjithësi, ka qenë isnadi (zinxhiri i transm-etuesve), dhe kështu ai i ka kushtuar kujdes më të madh hulumti-mit të isnadit sesa hulumtimit të tekstit (metn) të hadithit. Mirëpo, duke hulumtuar transmetimet, ai hyri në shqyrtim të metnit siku-rse edhe të isnadit të traditës. Gjithashtu ai kishte synuar të pajto-nte interpretimin në raste të haditheve kundërthënëse.

Et-Tahaviu sikur edhe El-Maturidiu, në jurisprudencë dhe te-ologji, ka qenë pasues i Imam Ebu Hanifes (vd. 150/767). Ka shkruar trajtesën e vogël nga teologjia me titull Bejan‘us-sunneh we’l-xhemaah, të gjithënjohur si Akidet’ut-tahavijjeh.6

6 Akida është publikuar në Halep, 1344/1925. Për këtë besim janë shkruar një

varg komentesh (shih: Keshf edh-dhunun, Stamboll, II, 1143) një nga i cili është quajtur Kitab Sherh et-Tahavijjeh fi’l-akidet’is-selefijjeh i publikuar në Mekë, 1349/1930 dhe i është përshkruar Sadr’ud-din Alij ibn Muhammed Adhra'yi.

Në hyrje të kësaj trajtese ai thotë se dëshiron të shtrojë besimet (doktrinat -NI) e ehlis-sunnetit dhe xhematit në pajtim me pikëpamjet e Imam Ebu Hanifes, Ebu Jusufit dhe Muhammed Esh-Shejbaniut,

Page 79: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim - Kalendar 2009 82 juristëve të njohur të bashkësisë. Kështu, rëndësia e besimit të tij qëndron në faktin se ai forcon qëndrimet e Imam Ebu Hanifes, themeluesit të kësaj shkolle, të cilat na kanë ardhur nga burime të ndryshme. Et-Tahaviu nuk ka provuar të shpjegojë qëndrimet e imamit ose të zgjidhë problemet e vjetra teologjike, duke dhënë ndonjë argument të ri. Qëllimi i tij i vetëm ka qenë të ofrojë për-mbledhje të qëndrimeve të imamit dhe që të tregojë tërthorazi se ato kanë qenë në pajtim me pikëpamjet tradicionale të shkollës ortodokse.

Dallimi ndërmjet tij dhe El-Maturidiut - dy autoritete me fa-më për pikëpamjet e imamit - është krejt i qartë: El-Maturidiu ka qenë dialektik i theksuar dhe përpjekja e tij kryesore ka qenë e orientuar që të nxjerr bazamentin filozofik për qëndrimet e prijë-sit dhe t’i argumentojë ato qëndrime me përfundime skolastike dhe kështu t’i afrojë me qëndrimet e racionalistëve. Et-Tahaviu, si tradicionalist i mirëfilltë, sikur që do të shihet, nuk i jepte për-parësi kurrfarë diskutimi racionalist ose të menduarit spekulativ për nyjat e besimit, por rekomandonte se beson në to dhe i pranon pa pyetje. Nuk ka referencë në besimin e tij për hulumtimin kritik të metodës, burimit dhe mjeteve të njohjes, apo për bazën mbi të cilën është ndërtuar sistemi i tij teologjik. Kështu, sistemi i tij mund të quhet dogmatik, kurse ai i El-Maturidiut kritik. Metoda kritike që ndjek Et-Tahaviu në Hadith, në teologji mungon krejtë-sisht. Kështu, edhe pse që të dy i përkasin shkollës së njëjtë dhe përkrahin me besnikëri doktrinat e mësuesit të tij, njëri nga tjetri dallojnë për temperamentin, qëndrimet dhe orientimet e mendi-meve.

Për të vënë në dukje karakteristikat e sistemit të Et-Tahaviut dhe për të vlerësuar kontributin e tij në teologji, propozojmë që në faqet vijuese të japim pasqyrën e qëndrimeve të Imam Ebu Hanifes në mënyrë krahasuese me qëndrimet e Et-Tahaviut dhe të El-Maturidiut për disa nga problemet më të rëndësishme teolo-gjike që ka zhvilluar teologjia myslimane.

Page 80: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 83 Imam Ebu Hanife e ka orientuar lëvizjen e tij kundër harixhi-

tëve, kaderitëve, mu’tezilitëve, shiitëve, xheberitëve, murxhitëve ekstremë dhe hashevitëve. Të fundit, në të vërtetë janë grupi orto-doks, të cilët nën ndikimin e hebraikëve, kristianëve dhe magëve të konvertuar, kanë rënë në antropomorfizëm të madh dhe Zotit i kanë veshur të gjitha karakteristikat e qenies së krijuar.7

Besimi, sipas qëndrimit të mirënjohur të Imam Ebu Hanifes, përbëhet prej tri elementeve: njohjes, besimit dhe deklarimit. Ve-të njohja apo vetë besimi nuk janë besim.

Ai ishte teologu i parë ndër fukahenjtë (juristët), i cili i pranoi parimet dhe metodën e rezonimit dhe i aplikoi në hulumtimet kritike të nyjave të fesë dhe të dispozitave të Sheriatit. Për këtë shkak atë dhe pa-suesit e tij tradicionalistët i kanë quajtur njerëz të arsyes dhe të analogjisë (as’hab‘ur-rre’ji we’l-kijasi). Kjo frymë racionaliste dhe ky akses filozofik më i plotë u manifestua te El-Maturidiu se sa te Et-Tahaviu. Këtu do të mund të përmenden pikëpamjet e tyre për natyrën e besimit, atributet e Zotit, Vizionin e bukur, Ve-ndimin hyjnor dhe lirinë e njeriut, që të mund të jepen karakte-ristikat e metodës së tyre.

B. Natyra e besimit

8

7 Abdullah ibn Sebe’, i cili kaloi prej hebraizmit, ishte ai i cili futi dhe propaga-

ndoi idetë antropomorfiste ndër myslimanët gjatë sundimit të Aliut. Ndikimi i huaj është i dukshëm dhe shkon deri në prapavijë të të gjitha ideve të teshbih-ut, texhsimit dhe hululit (shih: Esh-Shehrestani, El-Bagdadi). Pejgamberi apo shokët e tij nuk i kuptuan kurrë shprehjet antropomorfiste në Kuran tekstua-lisht.

8 Ebi Hanifeh, El-Alimu vel-muteal-lim, bot. Muhammed Zahid El-Kewtheri, fq. 13, 29; idem, El-Vasijjeh, MS Kajro, fq. 1, 2; El-Fikh’ul-ekber, Hydera-bad, fq. 11. El-Kari, Sherh Fikh’ul-ekber, fq. 76 e tutje; Sherh Vasijjeh, Hy-derabad, f1. 75. Ibn Abdulberr, El-Intikau, Kajro, 1350/1931, fq. 168; El-Esh’arii, Merkalat, Kajro, 1950, vol. I, fq. 202.

El-Maturidiu ka mend-im të njëjtë dhe dallon njohjen (ma’rifetun) dhe besimin (tasdik). Mirëpo, sipas shpjegimit të tij, njohja është themeli i besimit, kur-

Page 81: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim - Kalendar 2009 84 se deklarimi në fakt nuk është pjesë integrale e besimit, por vetëm një indikacion (‘alama) i besimit, kusht për fuqizimin e li-gjeve islame dhe plotësimi i të drejtave dhe privilegjeve të bash-kësisë myslimane. Bindja e tillë e bazuar në njohjen e Zotit, është bazë e besimit.9 Et-Tahaviu përjashton njohjen nga përkufizimi i tij i besimit dhe konsideron se imani përbëhet prej besimit me ze-mër dhe deklarimit me gjuhë.10

Në aspekt të raporteve ndërmjet besimit dhe veprave Imam Ebu Hanife konsideron se Islami nga pasuesit e tij kërkon dy gjëra: besimin dhe praktikën, dhe që të dyja janë qenësore për myslimanin e vërtetë. Këto dy elemente fuqishëm janë të lidhura, sikurse shpina dhe barku, por nuk janë identike. Praktika dallon nga besimi, kurse besimi dallon nga praktika, por që të dyja janë elemente qenësore të Islamit. Allahu e ka vendosur praktikën për besimtarët, besimin për mosbesimtarët dhe sinqeritetin për hipo-kritët.” Termi ed-din (fe) inkuadron edhe besimin edhe vepri-min.

11

a) Besimi nuk i nënshtrohet rritjes apo rënies.

Besimi, sipas bindjes së tij, është bindje jetësore e zemrës - entitet absolut dhe i pashlyeshëm, i cili e ka ekzistencën e tij vetjake të pavarur nga veprimi. Nga ky përkufizim i besimit, ai ka nxjerrë përfundimet vijuese:

12

b) Besimi nuk mund të rrënohet me dyshim.

13

9 Maturidi, Kitab’ut-tewhid, MS Cambridge, fq. 193 e tutje; El-mekkij, Menakib

Ebi hanife, vol. I, fq. 148. Sherh Et-Tahavijjeh, mekka, 1349/1930, fq. 261; Et-Taftazani, Sherh Akaid-un-Nesefijjeh, Cawnpore, 1347.

10 Et-Tahavij, Bejanus-sunneti wel-xhemaah, Haleb, 1344/1925, fq. 7. 11 El-Fikh’ul-ekber, fq. 10-11; El-vasijeh, MS Cairo, fq. 2; Sher ‘ul-Vasijjeh, fq.

78; El-Alimu ve’l-muteal-limu, fq. 12 e tutje; Risalet Ebi Hanifeh, bot. El-Kewhteri, fq. 35 e tutje.

12 El-Fikh’ul-ekber, fq. 10; El-Vasijeh, MS Cairo, fq. 2; El-Alimu ve’l-muteal-li-mu, fq. 14 e tutje; Sherh‘ul-Vasijjeh, fq. 76; El-Kari, Sherh El-Fikh’ul-ekber, fq.78 e tutje; Ebu Munteha, Sherh El-Fikh’ul-ekber, Hyderabad, fq. 58 e tutje.

13 El-Vasijeh, fq. 2; Sherh‘ul-Vasijjeh, fq. 77; El-Fikh’ul-ebsat, bot. I El-Kew-theri, fq. 45 e tutje; Musned El-Imam A’dham, bot. Muhammed Abid, El-Sindhi, Luckow, 1316/1898, fq. 12.

Page 82: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 85 c) Besimtarët janë të barabartë në besim, por dallojnë në shkallë

të epërsisë, e cila i përket praktikës.14

d) Asnjë mysliman nuk mund të shpallet jobesimtar për shkak të ndonjë mëkati, nëse e pranon se e ka bërë mëkatin. Dikush mund të jetë besimtar me sjellje të këqija, por nuk është jo-besimtar.

15

e) Besimtari i cili vdes pa pendim, madje për faj të mëkatit të rëndë, nuk do të mbetet përgjithmonë në Xhehenem. Allahu mund t’ia falë apo ta ndëshkojë në pajtim me mëkatet e tij.

16

“Nuk pohojmë se mëkatet nuk e dëmtojnë besimtarin, dhe se ai nuk do të hyjë në zjarr (xhehenem); dhe nuk pohojmë se ai do të qëndrojë në të përgjithmonë, qoftë ai edhe mëkatar (i madh, fasik), nëse nga kjo botë ndahet si besimtar. Nuk pohojmë se ve-prat tona të mira do të pranohen sigurisht, as që veprat tona të këqija do të falen, sikurse e pohojnë këtë murxhitët. Por pohojmë se kush vepron punë të mirë, me të gjitha kushtet e punës së mirë, të pastër nga të metat e vogla dhe kuptimet mohuese, dhe nuk e shkatërron atë me mosbesim, para se të transferohet nga kjo botë (dhe vdes si besimtar), Allahu i Madhëruar nuk do t’ia humbasë atë vepër, por do t’ia pranojë dhe do ta shpërblejë për te.”

Duke e theksuar dallimin e tij nga murxhitët, Imam Ebu Ha-

nife thotë:

17

14 El-Fikh’ul-ekber, fq. 10; El-Alimu ve’l-muteal-limu, fq. 14 e tutje; Sherh‘ul-

Vasijjeh, fq. 76; 15 El-Fikh’ul-ekber, fq. 9; El-Fikh’ul-ebsat, fq. 41 e tutje; Risalet Ebi Hanifeh,

fq. 37; El-Alimu ve’l-muteal-limu, fq. 25 e tutje; El-Mekki, op. cit., vol. I, fq. 78 e tutje; Musned El-Imam A’dham, fq. 10.

16 Musned El-Imam A’dham, fq. 11 e tutje. 17 Sipas: Imam Ebu Hanifeh, Fikh’ul-ekber, Prizren, 2005, fq. 68-69.

El-Gaznevij El-Hanefij mendon se “fasiku është në mesin e të falurve”. Ai, po ashtu, pohon se nëse fasiku del nga kjo botë pa pendim, nuk bën të thuhet për të se Allahu patjetër do ta dënojë as Allahu do ta falë patjetër, por ai do të jetë në vullnetin e Allahut, duke u bazuar në ajetin kuranor të sures En-Nisa, 48. Shih: Esh-Shejh Xhemaluddin Ahmed ibn Muhammed El-Gaznevij El-Hane-fijj, Kitabu usuli’d-din, botimi II, Bejrut, 1419 h./1998, fq. 197-199.

Page 83: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim - Kalendar 2009 86 Harixhitët dhe murxhitët aq shumë e kanë theksuar doktrinën

e ndëshkimit (wa’id), saqë besimtarët i kanë sjellë në dëshpërim dhe kanë marrë pikëpamje të ngushta për jetën; derisa murxhitët e veçonin doktrinën e premtimit (wa’d) deri në atë masë saqë si-llnin në rrezik bazën etike të Islamit. Imam Ebu Hanife është për-pjekur të orientohet drejt rrugës së mesme ndërmjet këtyre dy skajshmërive. Mëkatet, sipas mendimit të tij, nuk janë pa pasoja; mëkatari gjithnjë i nënshtrohet gjykimit dhe ndëshkimit, por - të përjashtohet nga bashkësia islame, të shpallet jobesimtar ose të dënohet me ndëshkim të përjetshëm, nuk është krejt në pajtim me drejtësinë Hyjnore. Pikëpamjen e tij të gjerë dhe qëndrimin tole-rant me konsekuencë e kanë vazhduar edhe El-Maturidu dhe Et-Tahaviu. Ky i fundit i ka përmbledhur pikëpamjet e mësuesit të tij për këto çështje me fjalët vijuese:

“Nuk e fyejmë dhe nuk e akuzojmë si kufër një ithtar të Kibles për shkak të një mëkati që ka bërë, por, nëse haramin e quan hallall, atëherë po. Nuk themi se mëkati nuk i bën dëm besimit të atij që bën mëkat. Kemi shpresë te Zoti për ata që kanë bërë vepra të mira. Nuk dëshmojmë për ata se janë në Xhenet dhe nuk jemi të sigurt për të ardhmen e tyre nesër. Kërkojmë falje e ndjesë nga Zoti xh. sh. për mëkatet. Dhe frikësohemi për ta. Po shpresën nuk e humbim. Sepse mospasja frikë nga ndëshkimi dhe këputja e shpresës, njeriun e nxjerrin nga besimi. Rruga e vërtetë është ndërmjet tyre për njerëzit e Kibles. Robi nuk del nga besimi veçse kur i mohon gjerat që e kanë bërë besimtar.”18

Et-Tahaviu e zëvendëson togfjalëshin ehl’ul-kibleh me mu’m-in dhe muslim, qartë për të shmangur kundërthëniet teologjike në raport me identifikimin e tyre dhe e bëjnë rrethin e besimtarëve më të gjerë, njëkohësisht duke i dhënë çështjes lidhjen me prakti-kën. Ai po ashtu ka shmang përkufizimin teologjik të muslim-anit apo të mumin-it dhe në vend të saj ka përshkruar se si dikush

18 Sipas: Vehbi S. Gavoçi, Nyja e besimit sipas Tahaviut, Prishtinë, 1995, fq.

92-96.

Page 84: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 87 mund të konsiderohet i tillë. Ai thotë: “I quajmë dhe i konstatoj-më myslimanë të gjithë ata që, kur falin namaz, i drejtohen Ki-bles, Qabesë dhe e besojnë Muhamedin të dërguar të Zotit dhe i vërtetojnë gjithë ato që ka thënë ai.”19

“Ata që janë fajtorë për mëkate të rënda nuk do të mbesin amshueshëm në skëterrë nëse kanë vdekur si unitaristë, madje edhe nëse nuk janë penduar. Ata i janë lënë vullnetit dhe mëshir-ës së Zotit; Nëse Ai dëshiron, do t’i falë për shkak të mëshirës së Tij sikur thotë: Pa dyshim, Allahu nuk do të falë nëse pranë Tij vendosim zota të tjerë. Mëkatet e tjera mund t’i falë, nëse këtë dëshiron (En-Nisa, 48); nga ana tjetër, Ai mëkatarët do t’i falë në skëterrë sipas mëkateve të tyre, sikurse kërkon drejtësia e Tij. Atëherë do t’i nxjerrë nga skëterra me mëshirën e Tij dhe, me ndërmjetësimin e të dëgjueshmëve ndaj Tij, dhe më në fund do t’i dërgojë në Xhenet. Kjo është për shkak se Allahu është krijues i atyre që e njohin mirë, kurse ai nuk do të lejojë që të drejtët në atë botë të jenë sikur ata që e kanë refuzuar, kanë hequr dorë nga udhëheqja e tij dhe të cilët nuk e kanë fituar besimin dhe sim-patinë e Tij.”

Njohja e Zotit dhe besimi në Të, mund t’i shpëtojnë nga dëni-

mi i amshueshëm ata që janë fajtorë për mëkatet e rënda, kurse ata mund të shpresojnë për çlirimin nga skëterra nëpërmjet më-shirës së Zotit dhe ndërmjetësimit të të drejtëve.

20

Kur është fjala për ndërmjetësimin (shefaatin), Ebu Hanife e ka reduktuar, si duket, vetëm në pejgamberë në përgjithësi, e si-domos në Muhamedin

Këtu duhet vërejtur që, edhe pse Et-Tahaviu nuk e ka inkua-

druar njohjen në përkufizimin e tij të besimit, se ai ka qenë plotë-sisht i vetëdijshëm për aspektin kognitiv të besimit.

21

19 Sipas: Vehbi S. Gavoçi, op. cit., fq. 88. 20 Et-Tahavi, El-Akide, fq. 8. 21 El-Fikh’ul-ekber, fq. 11.

, por Et-Tahaviu këtë privilegj e ka zgje-ruar tek të gjithë besimtarët e drejtë dhe të devotshëm.

Page 85: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim - Kalendar 2009 88 Për sa i përket karakterit të pavarur të besimit dhe barazisë së

besimtarëve, Et-Tahaviu thotë: “Besimi është një, besimtarët janë të barabartë në besim;

mund të ketë dallime midis tyre sa i përket devotshmërisë, largi-mit nga epshet dhe angazhimit me punë të mira përtej detyrime-ve.”22

Lidhur me pyetjet se a është e detyrueshme për njeriun që ta njohë Zotin pa ardhur Pejgamberi i Tij dhe a është e lejueshme të pasohet tradita (taklid)

23 në çështjet e besimit? - Et-Tahaviu nuk është deklaruar qartë, ndonëse mësuesi i tij ka folur pët këto çësh-tje; ato i përkasin doktrinës mu’tezilite të premtimit dhe kërcëni-mit (el-wa’d we’l-we’id), kurse kanë lindur në diskutimin mbi natyrën dhe vlerën e arsyes dhe të shpalljes. Mu’tezilitët kanë ko-nsideruar se, meqenëse Zoti u ka dhuruar njerëzve arsye, njeriu mund të hetojë lehtë me përdorimin e kësaj aftësie, se bota ka kri-jues dhe se është i detyruar ta njohë Zotin madje edhe nëse ftesa e Pejgamberit nuk ka ardhur deri tek ai. Mirëpo, nuk janë pajtuar rreth asaj se a është njohja e Zotit e fituar, pra aposteriori (kese-bi), apo është e domosdoshme, pra apriori (daruri).24

22 Sipas: Vehbi S. Gavoçi, op. cit., fq. 97. 23 Veprimi dhe besimi sipas autoritetit të tjetrit. 24 Shih qëndrimet e mu’tezilitëve, sidomos të Allafit dhe En-Nadhamit në El-fe-

rk bejnel-firek dhe El-Usul të El-Bagdadit dhe në milelin e Esh-Shehrestanit. Këtë çështje e kanë shqyrtuar sikur Ed-Dimeshkium, të cilin e ka përndjekur Hisham ibn Abdulmelik (vd. 125/743) i cili ka menduar se njohja është dy llojesh: natyrore apo instinktive (fitrij) dhe e arritur (mukteseb). Besimi, sipas mendimit të tij, është njohje racionale e jo instinktive. (Milel, vol. I, fqw. 274; El-Fark, fq. 125; Mekalat, vol., fq. 200.

Imam Ebu Hanifeh është pajtuar me mu’tezilitët në aspekt të kësaj çështjeje burimore dhe ka shkruar: “Askush nuk ka falje për mosdije ndaj Krijuesit të tij, sepse e sheh krijimin e qiejve dhe të tokës sikur edhe vetveten dhe të tjerët; qoftë edhe të mos i ketë dërguar Allahu ndonjë pejgamber popullit, është detyruese që ky popull ta dijë Zotin me mjetet e intelektit të vet.”

Page 86: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 89 C. Qenësia dhe atributet e Zotit

Kur është fjala për raportin e esencës së Zotit dhe të atribu-teve, Imam Ebu Hanifja u ka këshilluar nxënësve që të mos hyjnë në diskutim për këtë temë, por të kënaqen me përshkrimin e atyre atributeve për Zotin të cilat ia ka përshkruar Vetvetes.25 Ai madje njëherë ka refuzuar që me Xhehmin të diskutojë për këtë prob-lem.26 Që t’i shmangte vështirësitë e përmbajtura në atributet afi-rmative, ai thjesht ka deklaruar se “ato as nuk janë Ai as nuk janë diçka tjetër jashtë Tij” (la huvve ve la gajruhu).27 Në pajtim me shpjegimin maturidit, kjo fjali do të thotë se atributet e Zotit as nuk janë identike, as nuk janë të veçuara nga qenësia e Tij.28

“Allahu është i amshueshëm me atributet e Tij para se ta krijonte botën dhe asgjë nuk u është shtuar kualiteteve të Tij pas krijimit, dhe pasi ai është i amshueshëm në kualitetet e Tij, Ai do të mbes i amshueshëm me to.”

Et-Tahaviu nuk është deklaruar për problemin filozofik të ra-

portit ndërmjet Zotit dhe esencës së tij, as ka bërë dallim të qartë ndërmjet atributeve të esencës dhe atributeve të aksionit. Mirëpo, ai thekson padiskutueshëm amshueshmërinë e atributit dhe thotë:

29

“Kushdo që I vesh/shpif Allahut cilindo nga kuptimet njerëzo-re (me’ani), ai bëhet jobesimtar.” Rruga e mirëfilltë, thotë ai, që-ndron ndërmjet teshbihut dhe ta’tilit. “Ai që nuk përmbahet nga refuzimi (i atributeve) dhe asimilimi, humb dhe nuk e arrin tenzi-hun. Me të vërtetë Krijuesi ynë i Lartësuar ka atributet e Njëshit

Duke e shprehur në mënyrë energjike qëndrimin e tij kundër

antropomorfistëve, ai ka thënë:

25 El-Bejadi, Isharat, fq. 149. 26 El-Mekki, El-Menakib, vol. I, fq. 145. 27 El-vasijjeh, fq. 4; El0-Bejadi, op. cit., fq. 118. 28 El-Bejadi, fq. 118; Sherh Fik’ul-elkber, i është përshkruar El-Maturidiut, Hy-

derabad, fq. 19. 29 El-Akide, fq. 4.

Page 87: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim - Kalendar 2009 90 dhe është i kualifikuar me kualitetin e Njëshit. Asnjë krijesë nuk posedon kualitetet e tij. Allahu është më i lartësuari dhe qoftë i lavdishëm. Ai është pa kufizime, skaje, elemente, gjymtyrë dhe ai vepron drejtpërdrejt. Atë nuk E rrethojnë gjashtë dimensionet si-kurse ndodh me gjerat e krijuara.”30

Nga pohimi i sipërm, por edhe nga Akideja, do të mund të përfundohej se Et-Tahaviu është kundër interpretimit tekstual të shprehjeve antropomorfiste të Kuranit, të tillë çfarë janë fytyra e Zotit, sytë dhe duart e Tij etj. Mirëpo, ai nuk tregon se ç’do të thonë këta terma; Ebu Hanifja pohon qartë se këta terma përcak-tojnë kualitetet e Tij. Ai madje nuk lejon kurrfarë interpretimi të tyre racional, duke u frikësuar se kjo mund të shpjerë në mohimin e kualiteteve të Tij. Ebu Hanife thotë: “Ai (Allahu) e ka dorën e vet, fytyrën e vet dhe personalitetin (nefs) e vet, siç e thekson këtë Allahu i Lartmadhëruar në Kuran. Ato që ka përmendur Allahu në Kur’an mbi Fytyrën, Dorën dhe Personalitetin, janë cilësitë e Tij, për ne, të pakuptueshme (bila kejfe). Nuk mund të thuhet dora e Tij është fuqia e Tij apo begatia e Tij, sepse kjo paraqet anu-limin e cilësisë, siç e pohojnë këtë kaderitët dhe mu’tezilitët. Por, dora e Tij është cilësia e Tij pa modalitet ‘si’. Hidhërimi i Tij dhe kënaqësia e Tij janë dy prej cilësive të Tij pa modalitetin ‘si’.”

31

Imami po ashtu ka pranuar parimin e lënies së të gjykuarit nga ana e Zotit (tefwid)

32

30 El-Akide, fq. 6. 31 Sipas: Imam Ebu Hanifeh, Fikh’ul-ekber, Prizren, 2005, fq. 48-49;

Shih: Mul-la Alij ibn Sultan Muhammed El-Kari, Sherh’ul-fikh’il-ekber, bo-timi I, Dar’un-nefa`is, Bejrut, 1417 h./1997, fq. 92-96.

32 Duke ia lënë njohjen e mirëfilltë dijes së Allahut.

duke marrë parasysh interpretimin e ajeteve kuranore dykuptimëshe; Et-Tahaviu është ballafaquar me këtë parim në mënyrë mjaft konsekuente; ai thotë: “Bazat e Isla-mit nuk konsistojnë në qëndrimin e fortë por në nënshtrim dhe bi-ndje. Kushdo që dëshiron ta arrijë njohjen që i është e ndaluar dhe inteligjenca e të cilit nuk plotësohet me nënshtrim ndaj Zotit,

Page 88: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 91 dëshira e tij sigurisht do ta pengojë që të arrijë në besimin e pastër të unitetit (tewhidit), njohjen e qartë dhe besimin korrekt, por ai luhatet në mes të kufrit dhe imanit, në mes të vërtetimit dhe përgënjeshtrimit, në mes të pranimit dhe mohimit, i hutuar, i dy-shimtë, as besimtar i vërtetë dhe as mohues gënjeshtar.” 33

Qëndrimi i El-Maturidiut për këtë çështje është më racional dhe më liberal se ai i Et-Tahaviut. Sipas El-Maturidiut, gjykimi për Zotin dhe dhënia e një vlerësimi interpretues, është i lejuesh-ëm dhe ai ka prirje ta interpretojë në dritën e ajeteve eksplicite të Kuranit.

34

Në raport me Fronin e Allahut (Arsh), si është përmendur në Kuran,

Froni i Allahut

35 Ebu Hanife konsideron se shprehja nuk duhet marrë në kuptimin tekstual të vendit të veçantë. Për arsye se Zoti është kri-jues i vendit nuk mund të thuhet se ai është i kufizuar me vend. Ai është aty ku ishte para krijimit të hapësirës. Ebu Muti’ El-Be-lhiu, një nga nxënësit e Imamit, e ka pyetur: Ç’do të thoshe sikur dikush të të pyes ‘Ku është Allahu i lartësuar’? Ai u përgjigj: “Duhet t’i përgjigjemi se Allahu ka ekzistuar edhe kur nuk kishte hapësirë, para se ta krijonte Vetë universin. Ai ka ekzistuar kur nuk ka ekzistuar ‘ku’ (ejne), kur nuk ka ekzistuar qenie e krijuar dhe asgjë. Ai është krijues i gjithçkaje.”36

33 Sipas: Vehbi S. Gavoçi, op. cit., fq. 12. 34 Shih: Imam El-Maturidiu, Jeta, vepra dhe mësimi, Prishtinë, 2003. 35 Kurani, VII, 54; XX, 5; XXX, 75; IX, 17 e më tej. 36 El-Fikh’ul-Ebsat, fq. 57.

Duke përgënjeshtruar idenë e antropomorfistëve, se Zoti është në vend të veçantë, ai de-klaron: “Ne deklarojmë se Allahu e ka kurorëzuar Veten në fron, por këtë nuk e ka pasur të domosdoshme. Ai nuk do të ishte në gjendje ta krijonte botën dhe do të ishte i nënshtruar sikurse qeniet e krijuara; sikur të ndiente çfarëdo nevojë të ulet apo të

Page 89: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim - Kalendar 2009 92 qëndrojë ulur, ku ishte atëherë para krijimit të Fronit? Zoti është i Lartësuar dhe është lart nga idetë e tilla.”37

Është e qartë sipas Ebu Hanifes, se Zoti, duke marrë parasysh atë se është i amshueshëm dhe jotrupor, nuk mund të kuptohet si qenie e rrethuar me anë dhe hapësirë. Et-Tahaviu, sikur që është theksuar më sipër, mendon fuqishëm kështu: “Është absurde që Zoti të ketë kufij, të ketë gjymtyrë e mjete të tjera. Ai nuk kufi-zohet me gjashtë anë, siç kufizohen krijesat e tjera.”

38 Në lidhje me Fronin dhe Karrigen, ai thotë: “Arshi dhe Kyrsij janë të sakta. Allahu nuk ka nevojë për Arshin dhe as për ç’ka nën të. Ai me dijen e Tij ka përfshirë edhe ç’ka mbi të, e këtë gjë krijesat e Tij nuk mund ta përfshijnë dot.”39

El-Maturidiu shkon një hap më tutje duke lejuar interpretimin racional të këtyre ajeteve, kuptimi evident i të cilit ka krijuar për-shtypje për Qenësinë e Tij në vend. Ai refuzon pikëpamjen e aty-re që thonë se Froni është vend i posaçëm ku është Zoti, ose me se do të mund të përfshihej Zoti, e po ashtu edhe pikëpamjet e atyre që mendojnë se Zoti është në çdo vend. Sipas mendimit të Tij, meqenëse Zoti është i amshueshëm, i pakufij dhe jotrupor, Ai është i lirë nga koha dhe hapësira që implikon vendbanimin, ndryshimet, lëvizjen dhe nisjen. Duke i shpjeguar ajetet

40 që i ka-në interpretuar përfaqësuesit prijës të këtyre pikëpamjeve që ta dëshmojnë qenien e Tij kudo ose në vend të posaçëm, El-Maturi-diu konsideron se këto ajete kanë lidhje me funksionin krijues të Zotit, me fuqinë drejtuese, autoritetin absolut, sovranitetin, am-shueshmërinë, pafundësinë dhe dëshmon tërthorazi se Zoti është mbi kufizimet në kohë dhe hapësirë.41

37 Sipas: Vehbi S. Gavoçi, op. cit., fq. 12. 38 Sipas: Vehbi S. Gavoçi, op. cit., fq. 12. 39 Sipas: Vehbi S. Gavoçi, op. cit., fq. 15. 40 Kurani, VII, 54, XX, 5; XLIII, 84, LIX, 17; I, 16; LVI, 58, LVIII, 7.. 41 Kitab’ut-tewhid, fq. 32-37; Te’wilat, sureja VII, 54; XX, 5.

Page 90: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 93

Vizioni i bukur

Këtë çështje me shumë rreptësi e kanë diskutuar Shokët e Pejgamberit a.s.. Krahas dashurisë së fuqishme ndaj Zotit dhe dë-shirës së flaktë që të kënaqen duke shikuar Zotin, në botën tjetër, përveç dëshmimit për ngjitjen (mi’raxhi) dhe lutjes së Mojsiut që ta shihte Krijuesin e tij, si është thënë kjo në Kuran 42

a) Zoti është i papashëm në këtë botë; asnjë qenie njerëzore nuk e ka parë as që do ta shohë ndonjëherë në këtë botë

, tek ata lindi dëshira e fuqishme e diskutimit për këtë çështje. Duket krejt i sigurt se në bazë të këtij diskutimi për këtë çështje, erdhën në përfundimet vijuese:

43

b) Zotin do ta shohin njerëzit në Xhenet

, përveç Pejgamberit Muhamed, i Cili, sipas disave, e ka parë gjatë na-tës së Mi’raxhit;

44. Hulumtimet e zellshme të Shokëve të Pejgamberit a.s. në lidhje me çështjen se a e ka parë Krijuesin e tij45 dhe në lidhje me atë se a do ta shohin Atë besimtarët në Botën tjetër46, dhe kundërshtimi i rreptë i grupit të Shokëve prijës (edhe Aisheja) besimit të përgjithsh-ëm se Pejgamberi e ka parë Krijuesin e tij47

42 Kurani, VII, 143. 43 “Askush nga ju nuk do ta shoh Krijuesin e Tij deri sa të vdesë.” Janë fjalët e

Pejgamberit a.s., Isharat, fq. 65. 44 Transmetimet për këtë pikëpamje i kanë transmetuar rreth 30 Shokë. Sher Et-

tahavijjeh, fq. 24; Isharat, fq. 205. 45 Ibn Kethir, Tefsir, vol. III, fq. 9; En-Nevevij, Sherh’ul-Muslim, Kajro, 1929. 46 En-Nevevij, Sherh’ul-Muslim, vol. III, fq. 17 e tutje. 47 En-Nevevij, Sherh’ul-Muslim, vol. III, fq. 8 e tutje; Isharat, fq. 317; Ibn Ke-

thir, vol. II, fq. 161 e tutje; vol. IV. Fq. 247 e tutje.

, - tërë kjo tregon qartë se Shokët i kishin shumë të qarta vështirësitë lidhur me përgjigjet për këto pyetje. Pikëpamja e tyre lidhur me këtë çë-shtje, sikur edhe me problemin e esencës dhe atributet, ishte pikërisht besimi dhe përmbajtja nga diskutimi i lodhshëm për çështjet e tilla si për diçka që nuk mund të kapet me mendjen

Page 91: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim - Kalendar 2009 94 njerëzore. Të pamët e Zotit në Xhenet ata e kanë menduar si begatinë më të madhe dhe fat për besimtarët, ishte kjo summ-um bonum i jetës së tyre. Ata kanë besuar në këtë pa për-shkrim (wasf) dhe shpjegim racional (te’wil). Antropomorfistët në periudhën e fundit, në këtë besim kanë

gjetur bazë të fuqishme për koncepcionin e tyre të madh dhe të qartë antropomorf të Zotit. Si do të shihet Zoti në Xhenet, Ai du-het të ketë trup dhe formë dhe duhet të bëhet i dukshëm në këtë botë, Ai madje mund të marrë formën e njeriut të bukur.48

Që t’i kundërvihet teshbih-ut, Xhehmi e ka theksuar fuqishëm tenzih-un dhe, në pajtim të plotë me idenë e tij mbi Zotin abstra-kt, në fillim e ka hedhur poshtë, sipas informacionit për ne të kap-shëm, vizionin e Zotit në Xhenet.

49

Imam Ebu Hanife e ka përkrahur pikëpamjen e Shokëve dhe ka refuzuar si interpretimin antropomorf, ashtu edhe alegorik të “parjes së Zotit.” Besimtarët do ta shohin Zotin në Xhenet, konsi-deron ai, me sytë e tyre trupor, por pa kurrfarë ideje për vendin, anën, distancën, krahasimin ose modalitetin dhe pa kurrfarë për-shkrimi.

Mu’tezilitët e kanë pranuar këtë pikëpamje dhe e kanë interpretuar Vizionin e bukur në më-nyrë alegorike.

50 Et-Tahaviu ka po këtë qëndrim dhe thotë se Vizioni i Bukur është një nyjë e fesë dhe duhet të pranohet pa kurrfarë dy-shimi, pa kurrfarë ideje për antropomorfizmin. Cilido tentim që të parët të interpretohet në mënyrë racionale, sipas mendimit të tij, do të jetë i barabartë me mohimin e këtij parimi.51

El-Maturidiu gjithashtu ka përkrahur këtë parim ortodoks dhe i është kundërvënë teshbihut dhe te’vilit, dhe ka treguar, me shqy-rtim deri në hollësi, se këto ajete të Kuranit dhe Tradita e Pejga-

48 El-ESh’ari, Mekalat, vol. I, fq. 263. 49 Esh-Shehrestani, Milal, I, fq. 137. 50 Sipas: Imam Ebu Hanifeh, Fikh’ul-ekber, Prizren, 2005, fq. 74-75. 51 El-Akide, fq. 4.

Page 92: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 95 mberit për këtë çështje, nuk lejojnë kurrfarë interpretimi alegorik. Argumenti i tij kryesor, sikur e kemi parë tashmë, është që kush-tet e të parit të një objekti fizik në këtë botë nuk mund të apliko-hen për të parë Zotin, i Cili nuk ka trup as formë, i Cili nuk është i kufizuar në kohë dhe hapësirë, e po ashtu as në Botën tjetër ku natyra dhe gjendja e gjërave do të jenë krejt tjetërfare nga ato që dominojnë këtu.52

Të folurit (kelam), sipas Ebu Hanifes, është një prej atribute-ve të Zotit, i cili i përket esencës së Tij dhe amshueshmërisë së Tij, sikur edhe atributet e tjera, kurse Zoti flet nëpërmjet të folurit të tij të amshueshëm

Të folurit e Zotit dhe Kurani

53. Në lidhje me relacionin ndërmjet kelam’u-ll-llah-ut dhe Kuranit, ai thotë: “Ne predikojmë se Kur’ani është të folur i pakrijuar i Allahut; Frymëzimi apo shpallja e Tij, as që është Ai as që është diçka jashtë Tij, por kualiteti i Tij në realitet, i shkruar në kopje, i recituar me gjuhë dhe i ruajtur në krahëror. Ngjyra, letra dhe të shkruarit janë të krijuara, sepse këto janë vepra të njerëzve. Të folurit e Zotit, nga ana tjetër, është i pakri-juar; shkrimi, shkronjat, fjalët dhe ajetet janë shenja (delalat)54 të Kuranit për shkak të nevojave njerëzore. Të folurit e Zotit është vetekzistues dhe domethënia e tij kuptohet me anë të këtyre si-mboleve. Kushdo që thotë se të folurit e Zotit është i krijuar, është jobesimtar; të folurit e Tij, ndonëse i recituar, i shkruar dhe i ru-ajtur në zemra, megjithatë nuk është ndarë kurrë prej Tij.”55

Ebu Hanifja kështu i refuzon idetë e mu’teziles, e cila ka re-fuzuar atributin e të folurit si identik me esencën e Zotit dhe ka deklaruar se Kurani është i krijuar. Ai refuzon edhe idetë e mu-

52 Imam El-Maturidiu, Jeta, vepra dhe mësimi, Prishtinë, 2003, fq. 49-50. 53 El-Fikh’ul-ekber, fq. 5. 54 Në një dorëshkrim është fjala âla (instrument). 55 El-Wasijjeh, fq. 4; Sherh el-Wasijjeh, fq. 82-83.

Page 93: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim - Kalendar 2009 96 shebihitëve dhe hashevitëve (ortodoksëve ekstremë), të cilët kanë menduar se të folurit hyjnor është sikurse ai njerëzor, i përbërë prej fjalëve dhe veprave, dhe se shkrimi me të cilin është shkruar Kurani, është i amshueshëm sikur edhe vetë Kur’ani.56

Et-Tahaviu e ka shqyrtuar këtë çështje me kujdes të madh dhe i ka gjykuar kontraversat rreth Kuranit, dhe praktikisht ka refuzu-ar të hyjë në shqyrtim filozofik mbi natyrën e të folurit të Zotit. Ai thotë: “Pa dyshim, Kurani - kelam’ll-llah - është i sajuar (ba-da’) nga Ai si fjalë, pa përshkrim (bila kejfijjeh), kurse Ai ia ka dërguar Pejgamberit të Tij si shpallje; besimtari beson se ajo si e tillë është e vërtetë, kurse ata e dinë sigurisht se ai ishte njëmend kelam i Allahut të Gjithëfuqishëm, dhe se ai nuk është krijuar si të folur i qenieve të krijuara. Ai që e konsideron të folur njerëzor, është mosbesimtar.”

Kelami i Zotit, sipas mendimit të tij, nuk është identik me Qenien e Tij, se-pse kjo do ta bënte qenien e Tij të komplikuar dhe do të shpinte në shumësinë e hyjnive; kjo as mund të jetë diçka tjetërfare nga Ai, sepse kjo do të thoshte se ai ka arritur cilësi të re dhe është bërë diçka, që nuk ka qenë më herët. Kjo gjithashtu implikon jo-përsosuri dhe ndryshim në natyrën hyjnore, që do të ishte ab-surde. Të folurit e Zotit, së këndejmi, duhet të jetë patjetër i amshueshëm dhe, meqenëse Kurani është pranuar përgjithësisht si të folur të Zotit, ai domosdoshmërisht është i pakrijuar.

57

Këtu do të mund të përmendet pika kryesore e kontraversës ndërmjet xhehmitëve dhe mu’tezilitëve, nga një anë, dhe ortodo-ksisë, nga ana tjetër, mbi natyrën e Fjalës hyjnore dhe raportit të saj ndaj Kuranit, meqenëse të gjithë janë pajtuar se Kurani është libri i shpallur i Allahut. Kështu Et-Tahaviu, në të vërtetë ka ka-përcyer pikën kryesore të çështjes kontestuese. Ai po ashtu nuk ka theksuar asgjë për raportin ndërmjet të folurit të qenieve të kri-juara, apo Fjalës së Allahut, të cilën ai ua ka dërguar njerëzve, për

56 El-Esh’arij, El-Irshad, fq. 128-129. 57 El-Akide, fq. 3; shih edhe fq. 7.

Page 94: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 97 shembull, Pejgamberit Musait, si është theksuar në Kuran dhe të folurit të amshueshëm, - problem i cili i ka hutuar qartë kokat e Xhadit, Xhehmit dhe pasuesve të tyre. Ebu Hanife është përpje-kur për të eliminuar këtë dyshim duke i pasur parasysh atributet amshuese hyjnore të njohjes dhe krijimit. “Allahu ka folur para se t’i ketë folur Musait, sepse ai është krijues i amshueshëm, Ai është para krijimit të çdo krijese tjetër. Kështu, kur Zoti i foli Mu-sait, Ai i ka folur me të folurit e Vet, i cili është prej atributeve të Tij të amshueshme.” Ngjashëm, “çfarëdo qofshin fjalët e Allahut në Kuran, kur i citon Mojsiun dhe të dërguarit e tjerë, më tej, Fa-raonin dhe Iblisin - ky është të folur i amshueshëm i Allahut për ta. Të folurit e Allahut është i pakrijuar, por të folurit e Musait dhe qenieve të tjera të krijuara është i krijuar. Kurani është të fo-lur i Allahut, e jo të folurit e tyre; prandaj, ai është i amshuesh-ëm.”58

Vullneti gjithëpërfshirës i Zotit, Vendimi i Tij i amshueshëm (kader) dhe fuqia e Tij e Pafund, nga një anë, dhe liria e aksionit të njeriut, nga ana tjetër, janë të rëndësishme njësoj në Kuran.

Vullneti hyjnor dhe liria njerëzore

59

Kështu sipas Kuranit dhe Traditës, Zoti është krijues i të gji-tha gjërave duke e inkuadruar natyrën e tyre, dhe asgjë nuk mund të shkojë kundër asaj natyre. Ai është krijues i shpirtit njerëzor

Sipas Kur’anit, vullneti, vendimi dhe fuqia hyjnore nuk janë in-konsistente me lirinë njerëzore. Edhe këto probleme i kanë shqyr-tuar Pejgamberi dhe Shokët e tij. Besimin në kader Pejgamberi e ka theksuar si nyje të besimit, por njëkohësisht ka theksuar se ka-deri nuk e privon njeriun nga liria e tij në sferën e tij të kufizuar.

58 Imam Ebu Hanifeh, Fikh’ul-ekber, Prizren, 2005, fq. 43-46. 59 Kurani, VI, 39, 125, 149; XXII, 14; LXXXV, 16; IXXXVI, 30; IIV, 49 dhe

ajete të tjera që kanë të bëjnë me vullnetin dhe urdhrin hyjnor.Edhe ajetet: IV, 111; X, 44, 108; XI, 101; XIII, 11; XVII, 15-17, 84; XVIII, 29; XLI, 46; XLV, 15 dhe një varg ajetesh që kanë të bëjnë me lirinë.

Page 95: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim - Kalendar 2009 98 dhe i natyrës së tij dhe Ai në të ka krijuar vullnetin e lirë, e ka furnizuar me aftësinë e njohjes, mendimit, dallimit dhe me fuqinë e gjykimit, zgjedhjes dhe përzgjedhjes. Meqenëse Zoti është Kri-jues i gjithëdijshëm, ai e di nga amshueshmëria ç’do të veprojnë krijesat e Tij në të ardhmen - kjo është “të shkruarit e fatit” dhe “vendimi i amshueshëm i Zotit.”60

Se Pejgamberi e thekson njëkohësisht kaderin dhe vullnetin njerëzor dhe mundësinë e aksionit njerëzor me aksionin hyjnor, gjithashtu është e qartë nga thënia e tij e njohur për fenë natyrore (din’ul-fitreh): “Çdo fëmijë është i lindur në fitreh, por prindërit e tij e bëjnë çifut, krtistian apo mag.” Këtë e konfirmon edhe aje-ti i Kur’anit: “Fitra e Allahut në të cilën Ai e krijoi njerëzinë, nuk ka ndryshim.”

61 Tregimi i Pejgamberit se vendimi i Zotit përfshin çdo dëshirë dhe brengosje të njeriut për jetën, se ai që lutet, mund ta ndërrojë fatin62 dhe se Zoti gjen mjetet për çdo sëmundje63

Shokët e Pejgamberit po ashtu kanë besuar në kader dhe në li-rinë njerëzore dhe kategorikisht kanë refuzuar idenë e detyrimit (xhebr). Disa shokë të dalluar kaderin e kanë shpjeguar si paradi-je. Ebu Musa El-Esh’ariu ka thënë: “Zoti ka vendosur si e ka di-tur”.

, e gjithashtu edhe transmetimet e tjera, gjithashtu tregojnë qartë se vendimi hyjnor nuk është despotik apo tiranik, sipas natyrës së tij dhe se kjo nuk implikon kurrfarë imponimi as që është në kundër-shtim me lirinë dhe përgjegjësinë.

64 Abdullah ibn Amri (vd. 63/682) zakonisht thoshte: “Pena është terur në pajtim me njohjen e Zotit.”65

60 Shih ajetet e Kuranit: 1, 4, 16. 61 Buhariu dhe Muslimi, Kitab’ul-kader; Kurani, XXX, 30. 62 Tirmidhi, Kitab’ul-kader. 63 Mishkat, Kitab et-tibb. 64 El-Bijadi, op. cit., fq. 33. Këtë sentencë Buhariu e ka zgjedhur si titull të

pjesës Kitab’ul-kader në sahihun e tij. 65 Weliuddin, Mishkat’ul-mesabih, Delhi, kapitulli Kader, fq. 22.

Aliu (vd. 40/661) e ka shtruar qartë pikëpamjen e tij për këtë problem duke thënë: “Mbase ti mendon se gjykimi (kada) është obligues, kurse ve-

Page 96: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 99 ndimi (kader) është vendimtar; sikur kjo të ishte ashtu, atëherë shpërblimi dhe ndëshkimi do të ishin absurd, kurse premtimi dhe kërcënimi asgjësues e bosh dhe nuk do të kishte kërvcënim që vjen nga Allahu kundër mëkatarit, dhe premtim për personin e drejtë. Ky është qëndrim i vëllezërve të Satanait... Me të vërtetë, Allahu ka urdhëruar lirinë e veprimit, ka veçuar ndalesat dhe ka dhënë vërejtjet. Ai nuk i ka ngarkuar (njerëzit) me detyrim, as që ka dërguar së koti pejgamberë...”.66

Imam Ebu Hanife ka bërë përpjekje të guximshme për t’i paj-tuar pikëpamjet e kundërta të vetëdeterministëve dhe predetermi-nistëve duke e shpjeguar natyrën e fuqisë, vullnetit dhe vendimit të Zotit dhe duke i shprehur doktrinat e fesë natyrore (din’ul-fitr-eh), të ndihmës së Zotit, udhëzimit (tewfik), braktisjes pa ndihmë (hidhlan), fitimit (kesb). Zoti ka dije të amshueshme për gjërat para se ato të krijohen, kurse vullneti, vendimi, urdhëresa dhe shkrimi në Pllakën e Ruajtur, është në pajtim me këtë paradije. Kështu vendimi i amshueshëm është i natyrës deskriptive, e jo natyrës vendimtare. Zoti i ka krijuar njerëzit me dispozicione na-tyrore (fitreh), i ka furnizuar me intelekt, i ka udhëzuar dhe ua ka caktuar pejgamberin e Tij që të besojnë dhe t’i shmangen mos-besimit. Pas kësaj, disa njerëz heqin dorë nga kjo fe natyrore, nuk e pranojnë të vërtetën dhe bëjnë mosbesim. Ky mosbesim është akt vetjak, arritja e tyre vetjake, të cilin e ka preferuar vullneti i tyre i lirë, të cilin Zoti e ka krijuar në ta, dhe kjo nuk është për kurrfarë detyrimi nga Ai, por falë lënies në vetvete të atyre nga Ai. Ata që i përmbahen natyrës së tyre, marrin ndihmën dhe udh-ëzimin hyjnor. “Allahu nuk e detyron asnjë krijesë të Tij të bëhet mosbesimtar apo besimtar, as që i krijon si besimtarë apo mosbe-simtarë, por Ai i ka krijuar si individë, kurse feja dhe ateizmi janë akt njerëzor... Të gjitha veprat e njeriut, lëvizja e tij apo qartësia e tij janë të arritura të tij, por Allahu i krijon dhe ato janë të shkak-tuara me vullnetin e Tij, me njohjen e Tij, me urdhrin e Tij.” Mi-

66 El-Murteda Ez-Zaidi, El-Munjetu‘l-emel, Hyderabad, 1920, fq. 7.

Page 97: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim - Kalendar 2009 100 rëpo, derisa veprat e mira janë në pajtim me dëshirën, vullnetin, vlerësimin, urdhrin dhe udhëzimin e Tij, veprat e këqija nuk janë në pajtim me të.67

El-Maturidiu, sikur e kemi theksuar tashmë, e ka shpjeguar në hollësi këtë pikëpamje, duke theksuar lirinë, të arriturat dhe zgje-dhjen. Et-Tahaviu ka demoralizuar çdo lloj mendimi spekulativ për çështjen delikate dhe misterioze të predestinimit (takdir), për shkak se kjo mund të shkaktojë dëshpërim dhe mosbindje.

68 Mirëpo, ai ka menduar se të gjitha veprat njerëzore janë krijim në lidhje me Zotin dhe të arritura në lidhje me njerëzit, kurse Zoti nuk është kurrë i padrejtë ndaj tyre dhe nuk do t’i ngarkojë me diçka jashtë fuqisë dhe aftësisë së tyre.69

Duhet theksuar prandaj se tashmë është thënë që Et-Tahaviu nuk ka futur kurrfarë doktrine të re apo sistem në teologji, por ka përmbledhur me besnikëri dhe korrektësi pikëpamjet e mësuesit të tij për çështjet e rëndësishme teologjike me gjuhën e tij vetja-ke. Kështu, “tahavizmi” në të vërtetë, nuk do të thotë ndonjë shkollë e re e mendimit në teologjinë islame. Ky është vetëm versioni i dytë i sistemit teologjik të Imam Ebu Hanifes. Rëndësia e besimit të Et-Tahaviut përbëhet kryesisht nga fakti se ky pikë-pamjet e mësuesit të tij i ka sqaruar. Imam Ebu Hanife zë vend me rëndësi në teologji dhe Sheriat, kurse sistemi i tij ka ushtruar ndikim të fuqishëm në mendjet e arsimuara, dhe se mu’tezilitët, murxhitët dhe ortodoksët kanë përvetësuar njësoj. Mu’tezilitët

D. Përfundim

67 El-Fikh’ul-ekber, fq. 7-8; El-Vesaja, fq. 3, 5-6. Sherh el-Vasijjeh, fq. 78-80;

shih: El-Mekki, op. cit., vol. II, fq. 104; Elk-Bezzazi, El-Menakib, vol. II, fq. 84; Ibn Abd er-Berr, El-Intika, fq. 164-165.

68 El-Akide, fq. 5. 69 Ibid., fq. 11.

Page 98: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 101 për këtë arsye e kanë mohuar autorësinë e tij për cilindo libër në teologji.70

Nxënësit e famshëm të Imam Ebu Hanifes dhe pasuesit e tij, janë angazhuar kryesisht në studimin e afërm të problemit të jetës praktike dhe përgjithësisht kanë zënë funksione të gjyqtarëve dhe këshilltarëve juridikë gjatë sundimit të abasitëve, e madje edhe më vonë. Për shkak të punës së tyre, ata i kanë kushtuar pak kohë studimit të hollësishëm të teologjisë spekulative.

71

70 El-Bezzazi, op. cit., vol. I, fq. 107; Tash Kubrazadeh, Miftah’us-seadeh,

Hyderabad, 1328/1910, vol.II, fq. 29. 71 Disa vepra për teologjinë i kanë shkruar Muhammed Esh-Shejbaniu, Hasan

ibn Zijadi dhe Zufer ibn Hudhejli, - të gjithë nxënës të Ebu Hanifes.

Trendi i tyre i të menduarit nuk ka shkuar në drejtim të spekulimit të pastër. Koha, energjia dhe gjeniu i tyre u qenë përkushtuar studimeve ju-ridike, kurse spekulimet teologjike u qenë lënë të tjerëve. Kështu kontributi i tyre në teologji ishte i papërfillshëm krahasuar me ko-ntributin e tyre në Sheriat dhe jurisprudencë. Disa prej tyre, si Hammadi dhe Ismaili, i biri dhe nipi i Ebu Hanifes, Bishr El-Ma-risiu, Hafs El-Fardi, Bishr ibn Welidi, Muhammed ibn Shuga dhe të tjerë, të cilët kanë treguar interes të caktuar për teologji, nuk kanë mundur të shpjegojnë dhe të përhapin pikëpamjet e liderëve të tyre në mënyrë konsekuente. Gjatë sundimit të El-Me’munit dhe pasardhësve të tij të menjëhershëm, gjyqtarët hanefinjë kanë përkrahur qartë pikëpamjet mu’tezilite për disa çështje konte-stuese dhe kanë bashkëpunuar me drejtuesit në zmbrapsjen e pi-këpamjeve të ortodoksisë ekstreme. Krahas mu’tezilitëve dhe murxhitëve, pasuesit e Imam Ebu Hanifes janë ndarë ndërmjet tyre në interpretimin e pikëpamjeve të tij. Et-Tahaviu edhe El-Maturidiu, kanë dhënë kontribute të vlefshme në largimin e dy-shimeve dhe konfuzioneve dhe kanë bërë krejt të qartë pozicionin e imamit. Ndikimi i Et-Tahaviut në teologji është i dukshëm lehtë nga komentet e shumta të shkruara mbi besimin e tij. Shkurtimi-sht, kontributi i Et-Tahaviut qëndron në faktin se ai ka prezantuar

Page 99: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim - Kalendar 2009 102 në mënyrë konsekuente pikëpamjet përmbledhëse të Imam Ebu Hanifes, themeluesit të parë të shkollës teologjike të ehlis-sunne-tit - pasqyrë për të cilin ai është dashur të bazohej, përveç veprave të mëvonshme, në burimet e tjera të besueshme, të cilat tashmë janë pranuar nga numri i madh i ortodoksëve.72

(Sipas:

Përktheu: Nexhat Ibrahimi

___________________________ Bibliografia e origjinalit

http://www.al-islam.org/historyofmuslimphilosophy) 1. Al-Sam'ani, al-Ansab, Leiden, 1912; 2. ibn Qutlubugha, Taj al-Tarajim, 1862; 3. ibn al-Nadim, al-Fihrist, Cairo, 1348/1929; 4. 'Abd al-Qadir al-Qarashi, al-Jawahir at-Mud'iyyah, Hyderabad, 1332/

1913; 5. Jalal al-Din Suyuti, Husn al-Muhadarah; 6. ibn Khallikan, Wafayat al-A'yan; 7. al-Dhahabi, Tadhkirat al-Huffaz, Hyderabad, 1334/1915; 8. 'Abd al-Hayy Lakhnawi, al-Fawa'id al-Bahiyyah, Cairo, 1324/1906; 9. Muhammad Zahid al-Kauthari, al-Hawi, Cairo, 1368/1948; 10. Sadr al-Din 'Ali b. Muhammad al-Adhra'yi, Kitab Sharh al-Tahawi-

yyah fi al-'Aqidat al-Salafiyyah. Mecca, 1349/1930; 11. abu Hanifah, al-'alim w-al-Muta'allim, ed. Muhammad Zahid al-

Kauthari; 12. abu Hanifah, al-Fiqh al-Akbar, Hyderabad; 13. al-Qari, Sharh al-Fiqh al-Akbar; Sharh al-Wafiyyah, Hyderabad; 14. ibn 'Abd al-Barr, al-Intiqa. Cairo, 1350/1931;

72 Përkthimi në gjuhën shqipe është bërë sipas: M. M. Sharif, Historija Islamske

Filozofije, pjesa I, Zagreb, 1988, fq. 261-274. Është konsultuar edhe versioni elektronik: http://www.al-islam.org/historyofmuslimphilosophy. Përkthimi i disa citateve është marrë nga përkthimi shqip i veprës së Tahaviut apo të Ebu Hanifes, siç shënon në poshtëshënim - vërejtje e N. Ibrahimit.

Page 100: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 103 15. al-Ash'ari, Maqalat, Cairo, 1950; 16. Maturidi, Kitab al-Tauhid, MS. Cambridge; 17. Sharh al-Tahawiyyah, Mecca, 1349/ 1930; 18. al-Taftazani, Sharh al-'Aqa'id al-Nasafiyyah, Cawnpore. 1347/

1928; 19. al-Tahawi, Bayan al-Sunnah w-al-Jama'ah, Halab, 1344/1925; 20. al-Biyadi, Isharat; 21. al-Makki, al-Manaqib; 22. Bukhari and Muslim, "Kitab al-Qadar"; 23. Wali al-Din, Mishkat al-Masabih, Delhi; 24. ibn Hajar, Lisan al Mizan; 25. Yaqut, Mu'jam; 26. Yafi'i, Mir'at; 27. Haji Khalifah, Kashf al-Zunun; 28. al-Murtada al-Zabidi, al-Munyat w-al-'Amal, Hyderabad; 29. Tash Kubrazadah, Miftah al-Sa'adah, Hyderabad.

Page 101: Takvimi 2009 -Permbajtja

AAkkaaiidd

Orhan Bislimaj

Domethënia besimore e frikës ndaj Allahut xh.sh.

Shpjegim akaidologjik i thënies së Imam A’dham Ebu Hanifes

r.h.

Ebu Hanife r.h. ka thënë: “Kur robi I nënshtrohet Allahut, për shkak të besimit të plotë që ka në Atë, tek ai njeri lind shpresa në Allahun dhe frika nga Ai. Njeriu që i posedon këto tri cilësi (nënshtrimin, shpresën dhe frikën),

Page 102: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 106 konsiderohet se adhuron Allahun. Në të kundërtën, njeriu që nuk E shpreson Allahun dhe nuk I frikësohet Atij, nuk konsiderohet besimtar (në Allahun e Madhëruar).”1

Imam Ebu Hanife r.h., në citatin e sipërthënë të tij, thekson tri cilësi, që e karakterizojnë besimtarin për nga aspekti i devotsh-mërisë së tij ndaj Allahut. Ato janë ‘nënshtrimi’ ( ), ‘shpresa’ ( ) dhe ‘frika’ ( ). Njeriu që E beson Allahun, e ka obligim të natyrshëm besimor, që t’u nënshtrohet Urdhëresave dhe Ndalesave të Tij; ta shpresojë Atë në të gjithë veprimet e tij dhe, mbi të gjitha, ta përshkojë besimin e tij me frikë të mirfilltë ndaj të Lartmadhërishmit. Në këtë punim, do të trajtojmë çështjen e ‘frikës’ ( ) ndaj Allahut, si një nga tiparet që bashkon në vete edhe nënshtrimin ndaj Allahut edhe shpresën1F

2 ndaj Tij, po edhe devotshmërinë në përgjithësi, sepse, nëse nuk ekziston frika ndaj Allahut, nuk ekziston as nënshtrimi ndaj Fjalës së Tij, as shpresa në Atë, dhe as devotshmëria.

Domethënia etimologjike dhe terminologjike e “frikës”

Shprehja (el-havfu2F

3) është infinitiv foljeve të llojit I (eth-thulathijju el-muxher-rredu). Koha e shkuar bën ( ), 1 Ebu Hanife “El-alim vel muteal-lim” sipas: Doç. Dr. Mustafa Öz, “Imam-i A’z-

amın beş eseri, El Alim ve’l muteal-lim; El Fikhu’l Ebsat; El Fikhu’l Ekber; Risaletu Ebi Hanifete; El-Vesijjeh” Stanboll, 1992, fq. 36.

2 Për shpresën në Allahun, kemi folur në një punim të gjatë në Takvimin – 2008, fq. 49-67.

3 Në Kur’anin famëlartë dhe në hadithet e Pejgamberit a.s. vërtetohet se “frika’ si nocion me domethënie të përkufizuar shprehet nëpërmjet disa fjalëve, si:

Page 103: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 107 koha e tashme dhe e ardhshme bën ( ), kurse infinitivi bën (havfen); (mehafeten) dhe (hifeten), që nënkupton shqetësimin e njeriut, për shkak se “parashikon që t’i vijë (t’i ndodhë) ajo që është e urrejtur, apo t’i humbë ajo që është e dashur” ( ) 3F

4. Ndërsa, në aspektin terminologjik, ‘frika’ ( ) identifikon

“frikën ndaj Allahut të Madhëruar.” Si term akaidi, ‘frika’ ( ) konsiston ndjenjën besimore të besimtarit, i cili, duke e besuar sinqerisht Allahun e Madhëruar, për Krijues të Vetëm, si dhe duke qenë i vetëdijshëm për përgjegjësinë e veprimeve të tij në raport me zbatimin e Urdhëresave dhe Ndalesave të Allahut, I frikësohet Allahut dhe dënimit të Tij, në këtë botë dhe në botën tjetër.

Poenta e çështjes

Le të themi se frika ndaj Allahut në realitet është imani i mi-rëfilltë i njeriut. Sipas thënies së lartcekur të Imam Ebu Hanifes r.h., kuptohet qartë se (mos)frika ndaj Allahut është një testim re-al i vetëdijes besimore të besimtarit. Imani është ai që e bën njeri-un të frikësohet ndaj Allahut dhe jo dikujt tjetër. Si konstatim i kësaj, frika është produkt i imanit. Nëse tek besimtari mungon frika ndaj Allahut, atëherë kemi të bëjmë me mungesë të efekteve aktive të imanit, respektivisht me iman të paralizuar. Mungesa e efekteve aktive të imanit ndodh për shkak të mosstabilizimit të mirëfilltë të imanit në zemrën dhe shpirtin e besimtarit. Ky mos-

(el-havfu); (el-vikajetu); (er-rrehbetu); (el-hashju);

etj.. Ndonëse sipas kuptimit të vërtetë, ekziston dallimi ndërmjet tyre, megji-thatë, sa i përket qëllimit të tyre në kontekst të nënshtrimit ndaj Allahut, të gjitha shprehjet e kanë karakterin e njëjtë: ‘frikën ndaj Allahut’. Mirëpo, si fjalë më adekuate për fjalën frikë është (el-havfu), shprehje kjo të cilën e ka cituar edhe Ebu Hanife në thënien e tij të lartëcekur.

4 Ibrahim Mustafa, Hamid Abdul Kadir, Ahmed Hasan eZ-Zijat, Muhamed Alij Nexhar,’El-Mu’xhemu’l-Vesit’- ½, boton Darud-da’veti, Stamboll, Turqi, 1989/1410, fq. 262.

Page 104: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 108 stabilizim, që mund të ndodhë për shkaqe të ndryshme, referon shumë dyshime dhe paqartësi kundrejt qenies së imanit. Ndërsa dyshimet dhe paqartësitë janë kontradikta të imanit dhe e pengoj-në besimtarin që t’I frikësohet Allahut të Madhëruar dhe të adhu-rojë Atë.

Pikërisht këtu është poenta e çështjes, që imani i besimtarit që nuk është i pajisur me frikë ndaj Allahut, karakterizohet për shu-më dyshime dhe paqartësi, të cilat nuk e lënë të japë rezultate, re-spektivisht i lëkundin imanin. Prandaj, Ebu Hanife në thënien e tij të lartcekur, me mjaft mençuri ka interferuar se për të qenë adhurues i Allahut, përveçqë duhet t’I nënshtrohesh Atij dhe ta shpresosh Atë, duhet edhe t’I frikësohesh Allahut, duke përfund-uar se “ai që nuk I frikësohet Allahut, nuk është edhe besimtar.”

Ç’do të thotë kjo? Për ta kuptuar këtë thënie të Ebu Hanifes r.h., pra, se frika ndaj Allahut është shpirti i imanit, ndërsa mos-frika ndaj Tij konsiderohet mosbesim, nevojitet të sqarojmë këto çështje: I. Njohje me frikën ndaj Allahut; II. Besimtari është i detyruar t’I frikësohet Allahut; dhe III. Domethënia akaidologjike e (mos)frikës ndaj Allahut.

I. Njohje me frikën ndaj Allahut

1.1. Çka nënkupton frika ndaj Allahut?

Hyrje

Pa dyshim, frika është tipar i natyrshëm i njeriut. Këtë askush nuk e kundërshton dhe as nuk e mohon. ‘Frika që manifeston dhembjen e zemrës dhe shqetësimin e saj për shkak të parashi-kimit të diçkaje të papëlqyer në të ardhmen’5

5 Ibni Kuddame El-Makdesij, “Muhtesaru minhaxhi’l kasidin”, botimi i tretë,

1389 hixh. Damask, fq. 314.

, dëfton dobësinë e njeriut. Fakti se njeriu nuk është i plotfuqishëm, është dëshmi se ai është i pafuqishëm. Janë shumë argumente logjike që e vërte-

Page 105: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 109 tojnë këtë. Karakterizimi i tij nga ndjenja, dëshira, padituri, këna-qësi, lakmi, ego, etj., tregon se ai është qenie me nevoja. Njeriut i mjafton ta shikojë vetveten dhe të bindet për pafuqishmërinë e vet. Vetë qenia dhe jeta e tij, të cilën e jeton, nuk janë meritë e njeriut. Të gjitha të mirat, të cilat i shfrytëzon njeriu dhe pa të ci-lat nuk mund të ekzistojë, po ashtu nuk janë meritë e tij. Nga toka merr frutat dhe frytet, ndërsa nga qielli e gëzon shiun. Ndërrimi i ditës dhe i natës, ndërrimi i stinëve, ajri dhe funksioni i Diellit, janë mirësitë themelore, pa të cilat nuk mund të ekzistojë asgjë e gjallë. Burimi i gjallërisë së njeriut është i bazuar mbi këto të mi-ra, që përsëri nuk janë meritë e tij. Prandaj ai është i pafuqishëm dhe i nevojshëm për mirësitë e Atij Që i ka krijuar këto kushte të volitshme për jetesë. Nëse për një moment i mungon ajri, nuk ka ku ta kërkojë atë.

Nëse njeriu qenka i pafuqishëm, e i tillë është ai (shih: En-Ni-sa:28), shtrohet pyetja: Kush është i plotfuqishëm? Të gjithë nje-rëzit, pa marrë parasysh dallimet e tyre fetare rreth perceptimit të Qenies së Lartë, pa hezitim thonë se Zoti është i Plotfuqishëm. Sepse të gjithë njerëzit janë të nevojshëm për mirësitë e Allahut. Kësaj i dorëzohen të gjithë pa dallim, besimtarët dhe pabesimtar-ët, duan apo s’duan: Ky është kuptimi i ajetit ”… E Atij I është dorëzuar gjithë ç’ka në qiej e në Tokë, me dashje e pa dashje” (Ali Imran, 83). 6

Njeriu, deshi ose jo, duhet t’I frikësohet të Plotfuqishmit, e Ai është Allahu, sepse është i nënshtruar ndaj Tij. I Plotfuqishmi nuk i nënshtrohet askujt, sepse, përndryshe nuk do të ishte i tillë. Ndë-rsa i pafuqishmi i nënshtrohet dhe e ka ndjesinë e frikës ndaj të Plotfuqishmit. Fëmija i frikësohet prindit, sepse ndihet i pafuqish-

Pra, kjo është e vërteta. Allahu është i Plotfuqishëm dhe as-

kush tjetër. Sapo ta kemi kuptuar këtë, kemi arritur ta kuptojmë edhe realitetin e frikës së njeriut dhe kahun e orientimit të saj.

6 Përkthimi i ajeteve është marrë nga: “Kur’an-i përkthim me komentim në gju-

hën shqipe”, përktheu dhe komentoi H.Sherif Ahmeti (r.h.), botimi i Medinës.

Page 106: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 110 ëm kundrejt tij. Njeriu i frikësohet pushtetit, sepse e beson ekzis-tencën dhe fuqishmërinë e tij. Njeriu frikësohet nga vdekja, sepse nuk mund ta ndalë atë. Po ashtu i frikësohet sëmundjes, etj..

Njësoj është edhe besimtari, i cili I frikësohet Allahut, sepse beson Atë dhe plotfuqishmërinë e Tij. Prandaj I nënshtrohet Atij duke i zbatuar të gjitha Urdhëresat dhe Ndalesat që i ka urdhëruar në Kuran. Atë e shpreson, Atë e adhuron dhe ndaj Tij frikësohet. Në dallim nga të gjitha llojet e tjera të frikës, frika e vërtetë është frika ndaj Allahut. Ajo ka karakter cilësor që përligjet me dashuri dhe respekt të thellë ndaj Allahut. Nuk është frikë teknike, sikur-se është frika nga kanosja e rrezikut, apo ikja nga bisha e egër, e kështu me radhë. Kjo, sepse besimtari E do Allahun, më shumë se çdo gjë tjetër. Urdhrat e Tij i zbaton, për arsye se janë vlerë e pazëvendësueshme. Imanuel Kanti (1724-1804) thoshte: “Feja përmban detyrime që obligohen nga Urdhri i Zotit, por ato nuk kryhen vetëm pse janë të urdhëruara, po sepse janë udhëzim i Qenies së Lartë.”

Prandaj themi se ekzistojnë dy lloje të frikës legjitime ndaj Allahut: - Frika për shkak të dashurisë dhe njohjes së Allahut; dhe - Frika për shkak të dënimit të rëndë të Tij.

1.2. Frika për shkak të dashurisë dhe njohjes së Allahut Myslimanët janë besimtarë në Allahun, sepse e kanë percep-

tuar besimin në mënyrë të natyrshme, të lirë dhe pa trysni. Secili besimtar i sinqertë, është fanatik në jetësimin e asaj që predikon besimi i tij. Këtë nuk e bën për shkak të trysnisë apo frikës, në kuptimin teknik të fjalës, por për shkak të njohjes së vlerës që përmban besimi (imani). Sepse, kur njeriu nuk dëshiron të bëjë një veprim, insistimi me imponim është pa sukses. E si do të jetë kjo me besimin (imani), kur dihet se ai është tërësisht i dëlirë nga tysnia dhe interesi i momentit. Besimtari I frikësohet Allahut, në mos për diçka tjetër, nga njohja e të mirave të Tij që i dhuron në

Page 107: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 111 çdo çast. Por këtë e dinë vetëm ata që meditojnë rreth krijimit të Allahut. Në këtë aspekt të frikës, është ajeti i Kuranit: “Po Allahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët.” (Fatir, 28); dhe hadithi i Pejgamberit a.s.: - “Më shumë nga ju, që i frikësohet Allahut dhe që e njeh më së miri Atë, jam unë” 6F

7 Sipas këtyre dy citateve, frika e mirëfilltë ndaj Allahut bazo-

het në njohjen e Allahut, respektivisht në njohjen e shkaqeve që dëftojnë Lartmadhërinë e Tij. Kjo do të thotë se, sa më shumë që E njohim Allahun, aq më shumë Atij I kemi frikën.

Besimtarët e sinqertë, I frikësohen Allahut për hir të faktit që Allahu është Allah dhe meritor për adhurim, dhe pastaj edhe për hir të mirësive që na dhuron në çdo çast. Njerëzit kultivojnë da-shuri reciproke për shkak të interesave të përbashkët. Ky është një realitet i pashmangshëm i shoqërisë njerëzore. Edhe nga ky aspekt, nëse njeriu duhet të dojë dikë më së shumti, përsëri është Allahu, sepse interesi nga Ai përshkon gjithë jetën e njeriut.

Si shembull ideal të frikë-dashurisë ndaj Allahut, sa për ilus-trim, përmendim rastin e myezinit të Pejgamberit a.s., Bilal Habe-shiut r.a., i cili mbetet i pashlyer në kujtesën tonë. Kur ai përqafoi fenë islame, ishte ende rob i një politeisti (mushriku) me emrin Umejjete bin Halef, i cili, kur mori lajmin se ‘robi’ i tij E besonte Allahun dhe i ishte bashkuar në besim Muhamedit a.s., e maltre-tonte për çdo ditë me torturat më të rënda, në mënyrë që ai të hiq-te dorë nga imani dhe të kthehej në atë që kishte qenë më parë, në politeizëm. Por, çdo përpjekje e tij ishte e kotë, sepse Bilali r.a. ishte bindur për vlerën e fesë Islame. Besimin në Allahun nuk e kishte thjeshtë për shkak të frikës si një cilësi formale, sepse ask-ush nuk e kërcënonte për mosbesim, por për shkak të njohjes dhe respektit ndaj Atij që është Krijues dhe dhurues i të gjitha të mi-rave. Kjo ishte frika më e madhe për të. Prandaj nuk hiqte dorë

7 “Sahihu’l Buhari” Kitabu’l imani, kapitulli: kavlun-nebij ene a’lemekum bil-

lahi, nr. 19.

Page 108: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 112 dhe, në vrullin e keqtrajtimeve, vazhdimisht e përsëriste shpreh-jen ‘ehadun’ ‘ehadun’ - ‘Një’ ‘Një’, që do të thotë Allahu është Një i Vetëm. Dhe thoshte:

- ‘pasha Allahun nuk e ndyj gjuhën time pasi atë ma ka pastruar Allahu me iman.’ Për këtë qëndrim, Bilali r.a. nuk shihte kurrfarë interesi të drejtpërdrejtë, përkundrejt dhunës që përjetonte pandërprerë. Këtë energji, pa dyshim ia dhuronte dashuria e sinqertë ndaj Allahut dhe njohja e Lartmadhërisë së Tij. Shembuj si Bilali kemi mjaft shumë. Të gjithë besimtarët e parë thuajse kishin të njëjtin fat.

Prandaj, është konstatim i drejtë besimor se, frika që është e përligjur nga dashuria ndaj Allahut, respektivisht nga njohja e Tij, është ajo që kërkohet nga të gjithë besimtarët. Kjo frikë, në re-alitet, identifikon devotshmërinë e njeriut, apo siç njihet ‘ta-kvallëkun’ (et-takva). Fjala ‘et-takva’ rrjedh prej foljes ‘veka’ apo ‘el-vikajeh’, dhe nënkupton frikë-respektin ndaj Allahut.

1.3. Frika për shkak të dënimit të rëndë të Tij Frika nga dënimi i Allahut, zakonisht është frika e masës së

gjerë të myslimanëve. Kjo frikë është e nivelit tjetër nga frika përmes njohjes (argumentit), dhe përjetohet më lehtë. Si e tillë, ndonjëherë mund të dobësohet për shkak të dobësimit të besuesh-mërisë në Allahun, po edhe mund të forcohet duke kujtuar dëni-min e Allahut ndaj popujve të ndryshëm dhe mundësinë që ai të vijë në çdo kohë. Pastaj, kur njeriu mendon rreth dënimeve të Allahut në botën tjetër, pa dyshim që kjo e ngacmon zemrën e tij për frikën. Për shembull, akte të llahtarshme janë kujtimi i vdekj-es, nata e varrit, pyetjet e Munkerit dhe Nekirit, ringjallja dhe brenga e tubimit para Allahut, llogaridhënia dhe peshoja e vepra-ve, kalimi i urës së Siratit dhe çaste të tjera të vështira. Të gjitha këto prodhojnë frikë të vërtetë. Ky lloj i frikës, perceptohet nga dy aspekte: a) duke medituar rreth dënimit të Allahut në këtë bo-të; dhe b) duke medituar rreth dënimit të Allahut në botën tjetër.

Page 109: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 113 A) Frika nga dënimi i Allahut në këtë botë, ka mbështetje të

gjerë në Kuran dhe Hadith. Në shumë vende në Kuran, Allahu thotë: “Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni se si ishte përfundimi i kundërshtarëve.” (En-Neml, 69), duke sinjalizuar për përfundim-in tragjik të atyre që kundërshtuan Udhëzimin e Allahut, si dënim nga Allahu.

Po kështu kemi dëshmi të shumta nga thëniet e Pejgamberit a.s.. Në hadithin që transmeton Sulejman bin Jesar nga Aisheja r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s., e cila ka thënë: Nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut të qeshë derisa t’i duket pjesa e fytit, por vetëm buzëqeshte (në shenjë shqetësimi). Kjo vërehej në fy-tyrën e tij, sidomos kur shihte ndonjë re apo erë. Aisheja r.a. i ka thënë:

“O i Dërguar i Allahut, unë i shoh njerëzit se gëzohen kur shohin ndonjë re duke shpresuar se ajo do të lëshojë shi, ndërsa te ti vërej të kundërtën, kur e pe atë re, në fytyrën tënde u vërejt pakënaqësia. (Pejgamberi a.s.) Tha: O Aishe, kush më siguron mua që në të nuk ka dënim? Një popull ishte dënuar me erë dhe, kur e panë dënimin, thanë: kjo re do të na sjellë shi”.7F

8 Ky hadith i referohet popullit Ad, që jetonte në Ahkafë, një

vend në Jemen, i tëri rërë e imët, i cili kishte refuzuari mësimet e pejgamberit të vet, Hudit a.s., bile i thanë: “Na sill sa më shpejt 8 “Sahihul Muslim”, Kitabu: salatul istiskai, kapitulli: et-teav-vedhu inde ru’jeti-

r-rrihi vel gajmi vel ferhi bil metar, nr. 1497. (Po ashtu shih: kaptina El-Ah-kaf, 21-28).

Page 110: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 114 dënimin me të cilin na kërcënon”. Po ai, sikurse edhe të gjithë pe-jgamberët e tjerë, e dinte se ajo është punë e Zotit, e jo e pejgam-berit. Një ditë, mbi luginat e tyre ku mbillnin bereqet, u shfaq një re e dendur dhe ata u gëzuan kur e panë, dhe menduan se do të binte shi, por ajo erë solli një erë të stuhishme që zhduku çdo gjë, e edhe ata.9

9 H.Sherif Ahmeti “Kur’an-i përkthim me komentim në gjuhën shqipe”, fq. 581.

B) Ndërsa, për sa i përket frikës nga dënimi i Allahut në

botën tjetër, ekzistojnë po ashtu shumë argumente. Në ajetin, në të cilin Allahu thotë: “Thuaj: Unë i frikësohem dënimit të një dite të madhe, nëse kundërshtoj Zotin tim” (Ez-Zumer, 13), në mënyrë shumë të qartë, paraqitet ‘dënimi’ në Ditën e Kiametit si premisë për frikë ndaj Allahut, i cili mund të pasojë për shkak të kundërshtimit ndaj Fjalës së Tij. Në një ajet tjetër, Allahu u drej-tohet besimtarëve: “Dhe ruajuni zjarrit që është përgatitur për pabesimtarët” (Ali Imran, 131). Po kështu në një vend tjetër në Kuran, Allahu xh.sh., duke vënë theksin te robërit e Tij, negli-zhentë ndaj Fjalës së Tij, i frikëson me kërcënim të Xhehenemit. “Se ata do të kenë shtresa të zjarrit edhe sipër edhe përfundi. Me këtë Allahu frikëson robërit e vet: O robërit e Mi, kini frikë (dënimin)!” (Ez-Zumer, 16).

Page 111: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 115

II. Besimtari është i detyruar t’I frikësohet Allahut

2.2. Allahu e dënon njeriun për mosrespektim të Fjalës së Tij

Për faktin se Allahu është Krijues i gjithësisë, është i plotfuqi-shëm për gjithçka, besimtari është i obliguar të besojë se Allahu posedon cilësinë ‘el-kudretu’ - i plotfuqishëm për çdo gjë, dhe është i pastër nga çdo cilësi tjetër që dëfton dobësi, në çfarëdo forme qoftë ajo. Nga ky aspekt besojmë se gjithçka në këtë gji-thësi i nënshtrohet vullnetit të Allahut. Allahu njeriut i ka dhuruar arsyen si vlerë të veçantë, por edhe e ka ngarkuar me përgjegjësi, duke e bërë peng të veprimeve të veta (shih: El-Mud-deth-thir, 38). Edhe më tej, Allahu e ka plotësuar mëshirën e vet ndaj nje-riut duke i dërguar pejgamberë nga lloji njerëzor, për t’ia treguar rrugën e drejtë. Ky mision i pejgamberëve, identifikon udhëzimin e Allahut. Kjo është mëshira më e madhe për njerëzimin mbarë. Mirëpo, si ‘kundërvlerë’ të gjithë këtyre të mirave, Allahu i ka bërë të qartë njeriut se ai duhet t’I frikësohet dhe të respektojë Urdhëresat dhe Ndalesat e Tij, sepse, në të kundërtën, do të për-ballet me dënim të rëndë. Dënimi i tij është gjithëpërfshirës, prej nga njeriu nuk e kujton. Ai vjen edhe në këtë botë, por më i tme-rrshmi do të jetë ai i Ditës së Kiametit.

a) Dënimi në këtë botë

Në burimet tradicionale të fesë islame, mësojmë se individë dhe shoqëri të tëra njerëzore, që nuk kanë pasur frikë ndaj

Page 112: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 116 Allahut të Madhëruar, pra, që nuk e kanë pranuar Udhëzimin e Tij, kanë përjetuar dënime të llojllojshme deri në shkatërrimin e tërësishëm të tyre nga faqja e dheut. “Sa fshatra (banorë) kemi shkatërruar (me fajin e tyre) e dënimi Ynë u erdhi atyre natën, a (ditën) kur ishin duke pushuar (duke fjetur). Kur u erdhi atyre dënimi Ynë, s’kishin ç’të kërkonin tjetër, vetëm të thoshin: vër-tet, ne ishim zullumqarë (të pranonin gabimin)” (El-A’raf, 3-4).

Si viktima të dënimit të Allahut, mjafton ta kujtojmë tufanin e popullit të Nuhit a.s.10, pastaj popullin Ad11, Irem (shih: El-Fexh-ru, 7), Themud12, as’habur-rres-si (shih: El-Furkan, 38)13

10 Shih: kaptinat Nuh, dhe Hud. 11 Populli Ad, tek i cili ishte dërguar për pejgamber Hudi a.s., ka jetuar në Jugun

e Gadishullit Arabik, në mes Jemenit, Amanit dhe Arabisë Saudite, zonë që tani njihet me emrin Rub Khali. Rub Khali ka edhe një emër tjetër, i cili për-mendet në Kuran: El-Ahkaf. Ky popull “është shkatërruar me një erë të for-të, të pakufishme. Atë Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht, kur i shihje njerëzit në to të rrëzuar si të ishin trupa hurmash të zgavëruar.” (El-Hak-ka, 6-8). Era i merrte këta njerëz, gjatësia e të cilëve arrinte deri në njëqind kutë, dhe i ngrinte lart në qiell. Më pas i përplaste trupat e tyre për to-kë, ku binin me kokë. Nga kjo përplasje u këputej koka nga trupi. (Amër Ha-lid “Historitë e profetëve” boton Furkan ISM, 1428/2007, Shkup, fq. 145, 165).

12 Populli Themud, tek i cili ishte dërguar Salihu a.s., ka banuar në një vend të quajtur Hixhr, vend që njihet dhe ekziston akoma në ditët e sotme. Emri me të cilin njihet sot, është ‘Medain Salih’ (qytetet e Salihut). Monumentet e tyre ekzistojnë ende dhe vazhdojnë të vizitohen. (Amër Halid, op. cit. fq. 167). Ky popull është shkatërruar në mënyrë graduale. Në ditën e parë, fytyrat e tyre ishin shndërruar në ngjyrë të verdhë, në të dytën të kuqe dhe në të tretën të zezë. Pastaj filloi dënimi më i rëndë. Faza e parë ishte tërmeti (shih: El’A’raf, 78), kurse faza e dytë ishte rrufeja me krismë (shih: Edh-Dharijat 43-45), e ci-la i shkatërroi tërësisht, duke i bërë si “shtrojë vathi (mbeturinë e ushqimit të kafshëve që u shtrohet)” (shih: El-Kamer, 31).

13 “As’habur-rres-si” - banorët e Ressit ishin një popull që i adhuronin idhujt. Zoti e dërgoi tek ata Shuajbin, por ata nuk i besuan dhe, duke qenë ata rreth atij pusi të parrethuar me mur, u shemb toka edhe e përmbysi tërë atë vend. Ka mendime se ai vend ishte në Entakije ku e mbytën Habib En-Nexharin, ose ishte diku në Azerbajxhan, etj. (H. Sherif Ahmeti “Kur’an-i përkthim me komentim në gjuhën shqipe”, fq. 417.)

, as’hab-

Page 113: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 117 u’l-ejketi (shih: Sad, 13), populli i Tubbeit (shih: Kaf, 14) dhe shumë popuj të tjerë (shih: El-Furkanë, 38), tek të cilët qenë dër-guar pejgamberë. Le ta kujtojmë Faraonin dhe përfundimin tra-gjik të tij në det.14 Le ta kujtojmë popullin Beni-Israil të kohës së Musait a.s. dhe shndërrimin e një grupi prej tyre në majmunë të nënçmuar15

“Nuk ka asnjë nga fshatrat (nga vendbanimet e kundërshta-rëve) të cilin Ne nuk do ta shkatërrojmë ose ndëshkojmë me një dënim të ashpër para Ditës së Kiametit. Kjo është e theksuar në Libër (Levhi Mahfudh).” (El-Isra, 58). Ndërsa në një ajet tjetër thuhet: “… E mrekullitë (ose fenomenet natyrore që shkatërroj-

. Le ta kujtojmë shkatërrimin e Ebrehasë dhe të ushtri-së së tij - as’habul fiil (El-Fiil, 1). Le të kujtojmë Pejgamberin to-në dhe triumfin e tij ndaj kundërshtarëve pabesimtarë në të gjitha luftërat si në Bedër, Uhud, Çlirimi i Mekës etj. Pa harruar ta për-mendim rastin e Taifit, populli i të cilit e kishte torturuar jashtë mase Pejgamberin a.s., kur Allahu nëpërmjet melaikeve të Tij, i ofroi Muhamedit a.s. gatishmërinë për shkatërrimin e atij populli të prishur të Taifit duke i bashkuar kodrat. Por, ishte mëshira e Pejgamberit a.s. ndaj atij populli, që t’i shpëtonin shkatërrimit to-tal. Pra, për të gjithë ata që nuk patën frikë Allahun, nëpër të gjitha epokat, Allahu në Kuran thotë se ndaj tyre ka lëshuar “lloj-lloj dënimesh” (El-Fexhr, 13).

Por, dënimi i Allahut nuk ka mbaruar vetëm për popujt e ka-luar. Përkundrazi, ai vazhdon deri në Ditën e Kiametit për të gji-thë ata që e kundërshtojnë Fjalën e tij. Ajeti në vijim, e vërteton atë që dëshirojmë ta themi:

14 Shih: Junus, 92. 15 Allahu në Kuran thotë: “Ju tanimë e keni të njohur çështjen e atyre nga me-

si juaj që nuk respektuan (urdhrin) në të shtunën, e Ne u thamë: shndërro-huni në majmunë të përbuzur” (El-Bekare, 65). Në kohën e Musait a.s., populli beni-Israil, e kishin të ndaluar të gjuanin peshq ditën e shtunë, por një pjesë e tyre e shkelën atë dispozitë dhe, si masë ndëshkuese për ta dhe për të tjerët që do të vijnë më vonë, Zoti Fuqiplotë i shndërroi në majmunë. (H. She-rif Ahmeti “Kur’an-i përkthim me komentim në gjuhën shqipe”, fq. 40).

Page 114: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 118 në), Ne nuk i dërgojmë për tjetër vetëm për frikësim.” (El-Isra’, 59).

Vlen të theksohet se dënimi i Allahut në këtë botë nuk kufizo-het vetëm përmes katastrofave natyrore. Jo, ai manifestohet në forma të ndryshme si: nëpërmjet sëmundjeve, dështimit, pakëna-qësisë së njeriut me vetveten, shqetësimit shpirtëror, problemeve familjare, humbjes së moralit, shtimit të prostitucionit, pirjes së alkoolit etj.. Të gjitha këto në një farë forme janë dënime të kësaj bote për shkak të mosfetarizmit, mirëpo, vetëm njerëzit e mençur dhe besimtarët e vërtetë i vërejnë se ato janë të tilla. b) Dënimi në botën tjetër

Dënimi në botën tjetër është dënimi kryesor, i cili do t’i përf-shijë të gjithë ata që nuk kanë treguar sinqeritet ndaj normave fetare. Xhehenemi, ndonëse në parim është i krijuar për mosbesi-mtarët, ai me leje të Allahut, do t’i dënojë ashpër edhe besimtarët mëkatarë, të cilët, për shkak të mosfrikës ndaj Allahut, i kanë neglizhuar Urdhëresat dhe Ndalesat e Tij. Në Kuran thuhet “Thu-aj: Unë i frikësohem dënimit të një dite të madhe, nëse kund-ërshtoj Zotin tim” (Ez-Zumer, 13); “O ju njerëz, druajuni Zotit tuaj dhe kini frikë ditës (botës tjetër) kur prindi nuk mund t’i bëjë dobi fëmijës së vet, e as fëmija nuk mund t’i bëjë dobi asnjë send prindit të vet. Premtimi i Allahut (për shpërblim ose ndë-shkim) është i sigurt, pra të mos ju mashtrojë jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë ndaj Allahut djalli mashtrues.” (Lluk-man, 33).

Prandaj, meqë dënimi i Allahut është i vërtetë për se nuk ka kurrfarë dyshimi dhe besimtari është i vetëdijshëm për këtë, është e domosdoshme që t’i druhet në çdo moment dënimit të Tij. Se-pse Allahu thotë: “Nuk sigurohet kush prej frikës së ndëshkimit të All-llahut pos njerëzve të humbur.” (El-A‘raf, 99).

Page 115: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 119

2.3. Njeriu është qenie mëkatare, duhet të frikësohet për mëkatet e veta

S’ka dyshim se njeriu është qenie e dobët. Prej të metave të tij është edhe mundësia e gabimit. Njeri pa gabime nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë deri në përfundim të kësaj gjithësie. Në hadithin që e transmeton Enesi r.a., Pejgamberi a.s. ka thënë:

"Çdo njeri (bir i Ademit) është mëkatar, por më i miri prej tyre është ai që pendohet.”15F

16 Po ashtu, transmeton Imam Muslimi nga Ebu Hurejra r.a. se

Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Për Allahun, në dorën e të Cilit është shpirti im, sikur të mos bënit mëkat, Allahu do t’ju zhdukte dhe do të sillte një popull që bënin gjynahe, I kërkonin falje Allahut dhe Ai i falte”16F

17 Hadithet e lartcekura, i mohojnë kategorikisht të gjitha pande-

hmat boshe për gjoja njeriun pa gabime apo me ‘zemër të pastër’. Askush nuk e ka zemrën të pastër, nëse nuk kërkon falje për mëkatet e tij, i di apo nuk i di. Prandaj, përderisa njeriu është më-katar, logjikisht është i detyruar që të preokupohet me mëkatet e veta. Vetëm njeriu që nuk e beson Allahun sinqerisht, ose e beson me dyshime, nuk brengoset për pasojat e mëkateve (shih: El-

16 Sunenu Ibni Maxheh, kitabuz-zuhdi, kapitulli: dhikrut-tevbeti, nr. 4241. 17 “Sahihul Muslim” Kitabut-tevbeti, kapitulli:sukutudh-dhunubi bil istigfari, nr.

4936

Page 116: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 120 A‘raf, 99). Bindja e këtillë është gabim i rëndë në iman. Krimine-li që bën krimin, nëse beson se ekziston gjykata, patjetër do të frikësohet për krimin e bërë, e nëse nuk beson se do të bjerë në dorë të gjykatës, ai nuk frikësohet. E njëjta gjë vlen për njeriun (besimtarin). Përderisa është i vetëdijshëm se është mëkatar dhe beson se është i tillë dhe përgjegjës për mëkatet e bëra, duhet t’u frikësohet pasojave të veprimeve. Por, nëse nuk I frikësohet Allahut, nuk ka frikë për mëkatet.

III. Domethënia akaidologjike e (mos)frikës ndaj Allahut

Pasi ta kemi kuptuar nga sa u tha më lart se çfarë rëndësie ka frika ndaj Allahut, e cila thamë se është veti e natyrshme e njeri-ut, tani e kemi krejtësisht të lehtë ta kuptojmë domethënien besi-more të frikës ndaj Allahut të Madhëruar dhe pasojën e mosfrikës ndaj Tij.

Është parim akaidologjik (besimor) se frika ndaj Allahut, te besimtari duhet të ekzistojë në çdo moment të jetës së tij, ndërsa mosfrika ndaj Tij nuk duhet të gjejë shprehjen asnjëherë dhe në asnjë moment. Sepse bazuar në argumente të prera tradicionale, mosfrika ndaj Allahut është kontradiktë e besimit (imanit). Allahu në Kuran thotë: “të më keni frikë vetëm Mua”; “dhe vetëm Mua të më keni dronë” (El-Bekare, 40-41); Ndërsa në aje-tin tjetër: “… Po ju mos u frikësoni prej tyre, frikësomuni Mua, nëse jeni besimtarë.” (Ali Imran, 175), i Lartmadhërishmi e ku-shtëzon të qenët besimtar me frikë ndaj Tij. Domethënë se ai që nuk I frikësohet Allahut, ai nuk është besimtar, sepse, sikur të ishte i tillë, do t’I frikësohej. Në këtë aspekt është thënia e Ebu Hanifes r.h. se: “ai që nuk I frikësohet Allahut, nuk është as be-simtar.”

Atëherë, le të shohim se cila është ajo domethënia karakteri-zuese, që mosfrikën ndaj Allahut e bën pjesë të mosbesimit? Ku është theksi i kësaj çështjeje?

Page 117: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 121 Mosfrika ndaj Allahut konsiderohet mosbesim për këto arsye:

1) Mosfrika ndaj Allahut demonstron mungesën e imanit në

zemrën e njeriut. Frika ndaj Allahut është shpirti i imanit, sikundër që mosfrika

ndaj Tij reflekton mungesën e imanit. Imani dhe frika ndaj Allahut kanë një aderim të përbashkët dhe janë në raporte kauzale shkak - pasojë. Nëse ekziston imani, patjetër ekziston edhe frika ndaj Allahut, dhe e kundërta, nëse nuk ekziston frika ndaj Allahut, imani mbetet i paqëndrueshëm. Kjo, sepse, imani si një akt që e lidh besimtarin për besim në Allahun, kur stabilizohet në zemrën e njeriut, jep rezultatet e veta aktive. E para prej këtyre rezultateve, që imani e reflekton tek njeriu, është qenia e frikës ndaj Allahut. Njeriu nëpërmjet frikës, i parashikon, respektivisht i përjeton pasojat e veprimeve të veta para se t’i bëjë. Për shkak të këtij reflektimi të imanit, besimtari vazhdimisht preokupohet për-kitazi me karakterin e veprimeve që duhet t’i bëjë apo që nuk du-het t’i bëjë. Ky reflektim konsistent i imanit, në njërën anë, dhe, preokupimi i besimtarit, në anën tjetër, bashkëdyzojnë atë që ne e quajmë ‘frikë’ ndaj Allahut.

Prandaj, edhe imani edhe mosfrika ndaj Allahut, nuk mund të ekzistojnë në të njëjtën kohë tek një njeri. Ose njëra ose tjetra. Edhe besimtar në Allahun edhe pa frikë ndaj Tij, janë dy gjëra që nuk bashkohen. 2) Mosfrika ndaj Allahut demonstron sigurinë e njeriut

( ), ndërsa siguria nga dënimi i Allahut, është mos-besim. Besimtari në asnjë çast nuk bën të sigurohet nga dënimi i

Allahut, qoftë ai në këtë botë apo në botën tjetër. Në citatin bazë të Ebu Hanifes r.h., të cilin jemi duke e komentuar, përmendet qartë ‘shpresa’ dhe ‘frika’ ndaj Allahut. Kjo thënie e Imamit, për-mban një mençuri të thellë. Jeta e njeriut dhe fryma e besimit bën ndërlidhjen midis këtyre dy pikave. Kjo do të thotë se, sado më-

Page 118: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 122 katar që është, njeriu të mos e këpusë shpresën nga mëshira e Allahut, dhe, sado të mira dhe adhurim për Allahun që të ketë bërë, të mos sigurohet se ka shpëtuar nga dënimi i Tij. Ky është parim akaidologjik. Kjo bazohet në dy arsye themelore:

a) Veprat e mira që bën njeriu, assesi nuk e mbulojnë vlerën e shpërblimit të Allahut. Ato mund të konsiderohen arsye për shpë-rblimin e Allahut, e jo meritë për të. Në hadithin që transmeton Ebu Hurejra r.a. se Resulullahi s.a.v.s. ka thënë:

“Askend nuk do ta shpjerë në Xhennet vepra e tij. (Ata) Thanë: As ty o i Dërguari i Zotit? (Ai) Tha: As mua, vetëm nëse Allahu më përfshin (mbulon) me mirësi dhe Umëshirë U”. 17F

18; dhe

b) Njeriu nuk e di fundin e jetës së vet, nëse do të përfundojë në besim apo në mosbesim. Në një hadith që transmeton Buhariu nga Sehel bin Sead r.a., transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s., për një njeri që konsiderohej ndër më të pasurit e myslimanëve dhe, megjithëse kishte luftuar bashkë me të, me një rast e kishte cilë-suar si një njeri me tipare të banorëve të Xhehenemit, duke thënë: ‘kush dëshiron që të shohë një njeri prej banorëve të Xhehenemit, le ta shikojë këtë’. Ç’e do që, njeriu në fjalë pas një plagosjeje në betejë, e mbyti vetveten me shpatën e vet. Këtë ndodhi, Pejgam-berit a.s. ia rrëfen një dëshmitar, i cili vjen te Pejgamberi a.s. dhe i thotë: Dëshmoj se je i Dërguar i Allahut. Pejgamberi a.s. i tha atij: çka ka ndodhur? Njeriu i tha: “ke thënë për filanin se kush dëshiron që të shohë një njeri prej banorëve të Xhehenemit, le ta shikojë këtë”, e ai ishte prej më të pasurve nga ne. Pasi u plagos, unë e dija se nuk kishte vdekur, po ai e shpejtoi vdekjen e vet du-ke mbytur vetveten. Pejgamberi s.a.v.s. me atë rast tha:

18 “Sahihu’l Buhari”, Kitabu’l merda, Babu: temen-ne’l meridi’l mevte, nr. 5241

Page 119: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 123

“Ndodh që njeriu të veprojë një vepër, që u përket banorëve të Xhehenemit, po ai të jetë prej banorëve të Xhenetit, dhe ndodh që të veprojë vepër të banorëve të Xhenetit, po ai të jetë prej banorëve të Xhehenemit. Me të vërtetë veprat vlerë-sohen sipas asaj se si përfundojnë.”18F

19 Ky hadith, është argument se shpëtimi i njeriut në botën tje-

tër, është në varësi të drejtpërdrejtë nga rrethanat e vdekjes. E si-guria nga dënimi i Allahut konsiderohet mosbesim për arsyet që u theksuan.

3) Mosfrika ndaj Allahut aludon ‘mjaftueshmërinë’ e njeriut,

ndërsa mjaftueshmëria është cilësi e Allahut e jo e njeriut, prandaj si e tillë është mosbesim. Kur njeriu nuk I frikësohet Allahut, Që është Krijues absolut i

çdo gjëje, a priori i atribuon vetes cilësinë e ‘mjaftueshmërisë’. Atributi ‘el-ganij’, që do të thotë ‘i vetëmjaftueshëm’, ‘i gjithëpa-sur’ apo ‘i panevojshëm’, I takon vetëm Allahut dhe askujt tjetër. Njeriu është ‘fekir’- i varfër (shih: Fatir, 15, Muhamed, 38), sepse burimi i jetës së tij është në varësi nga mirësitë e Allahut. Asgjë që posedon ai, nuk janë të tij, madje as vetvetja që jeton. Për të ekzistuar në jetë, njeriu është i detyruar t’i shfrytëzojë dhuntitë e Allahut, në të kundërtën nuk mund të jetojë. Këtë e ka të qartë secili njeri. Nga ky fakt, del se, pretendimi për mosfrikë ndaj Allahut dhe mosnënshtrim ndaj Tij, pa dyshim është mosbesim, sepse mohon një të vërtetë (frikën ndaj Allahut), që është instinkt i natyrshëm i çdo krijese.

19 Sahihul Buhari, Kitabu: El-Kader (babu:el-amelu bil havatiim), hadithi nr.

6117 (prej CD-së)

Page 120: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 124

Frika ndaj dikujt tjetër krahas frikës ndaj Allahut

Për sa i përket frikës ndaj Allahut, u pa ajo se është obligim për besimtarin. Tani le ta shohim se si qëndron çështja kur, krah-as frikës ndaj Allahut, njeriu frikësohet edhe ndaj dikuj tjetër. Në raste të tilla, është shumë me rëndësi mënyra se si konsiderohet frika ndaj Allahut, e si ajo ndaj dikujt tjetër. Në lidhje me këtë, Imam A’dham Ebu Hanife r.a. thotë se janë dy mënyra se si njeriu I frikësohet Allahut:

E para: kur besimtari frikësohet nga dikush me bindjen se ai mund t’i bëjë dëm apo dobi pa ndihmën e Allahut. Ky njeri ko-nsiderohet kafir (mosbesimtar), dhe

E dyta: kur besimtari frikësohet nga dikush me shpresën se ai mund t’i sjellë ndonjë të mirë, ose ka frikë se mund t’i bëjë ndo-një të keqe, mirëpo, këto, mbi të gjitha, i bazon në Allahun e Ma-dhëruar, që Ai nëpërmjet dikujt tjetër ose nëpërmjet ndonjë shkaku (sebebi) t’ia realizojë ato (të mirën dhe të keqen). Personi i tillë nuk konsiderohet kafir (mosbesimtar). 20

Më tej, Ebu Hanife r.h. thotë: Njeriu i frikësohet së keqes dhe ikën nga ajo duke iu frikësuar sprovimit të Allahut. Një krahasim të këtillë e kemi te Musai a.s. , të cilin Allahu e zgjodhi për pejga-mber dhe e veçoi për të folur të drejtpërdrejtë pa të dërguar (ndë-rmjetësues), por ai në një moment tha: “Frikësohem se do të më vrasin” (Shuaara:14). Po ashtu edhe Pejgamberi ynë, Muhamedi s.a.v.s., kur u fsheh në shpellë (nga frika e pabesimtarëve), nuk bëri mosbesim. Pastaj njeriu frikësohet nga egërsira, gjarpri, akre-bi, nga shkatërrimi i shtëpisë, vërshimi, shkatërrimi i ushqimit,

20 Krahaso: Ebu Hanife “El-alim vel muteal-lim” sipas: Mustafa Öz, op. cit.

fq.37.

Page 121: Takvimi 2009 -Permbajtja

Akaid 125 pijes etj. Në të gjitha rastet nuk bëhet fjalë për mosbesim dhe as dyshim, por për frikë të rëndomtë ( ).20F

21

21 Ebu Hanife “El-alim vel muteal-lim” sipas: Mustafa Öz, op. cit. fq.37.

Page 122: Takvimi 2009 -Permbajtja

GGjjuurrmmëë ttëë ttrraaddiittëëss

Mr. Sadik Mehmeti

Roli i Vakëfit në përhapjen e kulturës dhe arsimimit islam në

vendin tonë

“Fundi i një shoqërie që nuk tregon ndjeshmëri, kujdes të lartë dhe respekt të veçantë për vakëfin, dhe e shkel këtë amanet hyjnor është i dhembshëm”. (Osman Nuri Topbash)

Vërejtje hyrëse

Megjithëse dijetarët myslimanë paraqitjen e vakëfit e lidhin me Ibrahimin a.s.1

1 Osman Nuri Topbash, Vakëfi, dhurimi dhe shërbimi/përktheu Mithat Hoxha,

pa vend dhe vit botimi, f. 20.

, historia e vazhdimësisë së vakëfit mund të shihet nga koha e Muhamedit a.s. e këndej, kur vakëfi edhe u for-

Page 123: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 126 mua indirekt (delaleten ve ishareten) mbi baza kuranore2 dhe mbi bazë të Synetit3, dhe drejtpërdrejt përmes periudhave të mëvonsh-me, kur fitoi formën precize juridike, gjithnjë deri në kushtet ba-shkëkohore, mbi të cilat ekziston, dhe në kushtet tona i shërben një numri më të vogël qëllimesh, duke pasur parasysh ndryshimet e rrethanave historiko-shoqërore4

Në Kuran ka afro 200 ajete kuranore, të cilat bëjnë fjalë në mënyrë të prerë për çështjet juridike, por ka edhe 300 ajete të tje-ra, të cilët mund të shfrytëzohen për komentimin dhe shpjegimin e çështjeve juridike islame.4F

5 Në këtë lloj ajetesh bën pjesë edhe ajeti 92 i kaptinës “Ali-

Imran”:

“Kurrë nuk do të arrini mirësinë derisa të mos e jepni më të dhimbshmen - pjesën që e doni, nga pasuria juaj, dhe çkado që jepni (për hir të Allahut), Allahu e di atë.“

Këtë ajet kuranor, Pejgamberi a.s. e ka komentuar me fjalët: “Kur njeriu vdes, pushojnë të gjitha veprat e tij përveç në tri raste: nëse lë një sadaka të përhershme, nëse lë një dituri që e përdor dikush tjetër, dhe nëse lë një fëmijë të mirë, i cili për të bën dua” (Transmeton Muslimi).

Dijetarët islamë kanë deklaruar se me sadakaja e përhershme, sadakaja që vazhdon të veprojë, - që përmendet në hadithin e sipërshënuar dhe e cila në terminologjinë përkatëse quhet “sada-katun xharijetun” (mirësi rrjedhëse), - përgjithësisht ka të bëjë

2 Kuran, Ali-Imran: 92; Kuran, El-Bekare: 177 etj. 3 Sahihu Muslim, kapitulli “Vasijje”, nr. 14.; Sahihut-Termidhi, 5/352-353. 4 Dževat Hodžić, Vakuf i islamska prosvjeta u našim krajevima, në; “Islamska

misao”, br. 66, Sarajevo juni 1984, f. 31. 5 Ibrahim Džananović, Vakuf u svjetlu islamskih propisa, në: “Anali Gazi Hu-

srev-Begove biblioteke”, knjiga IX-X, Sarajevë, 1983, f. 9.

Page 124: Takvimi 2009 -Permbajtja

Gjurmë të traditës 127 me vakëfin. “Sadakatun xharije” ose “mirësi rrjedhëse” quhet lënia, për pëlqim të Allahut, e një vepre që kryen shërbim të va-zhdueshëm e të përhershëm.

Të frymëzuar nga kjo, ashabët e Pejgamberit a.s. bënin gara se cili prej tyre do të linte më shumë vakëfe, sa kohë që ishte vetë Pejgamberi a.s. ai i pari që vakëfnoi në Medinë shtatë kopshte hurmash... Xhabiri r.a. transmetohet të ketë thënë: “Nuk di asnjë nga muhaxhirët dhe ensarët që të kenë pasur ndonjë pasuri e të mos kenë lënë vakëf ndonjë pjesë prej saj, si sadaka rrjedhëse, e cila assesi nuk mund të shitej, nuk mund të falej dhe nuk mund të lihej trashëgim”. (Ibn Kuddame, “El-Mugni”, 189)

.

Institucioni i vakëfit në asnjë religjion dhe në asnjë shoqëri tjetër nuk ka luajtur rol më të rëndësishëm se sa në Islam dhe në shoqërinë islame. Pothuajse nuk ekziston asnjë aspekt, qoftë fe-tar, moral, ekonomik, politik apo social i jetës së popujve dhe shteteve myslimane, tek të cilët vakëfi të mos ketë pasur ndikim të madh6

Edhe osmanët, përmes tyre, - nga fundi i shek. XIV e këndej, - edhe shqiptarët, patën treguar kujdesin, zellin dhe përpjekjen më të madhe për të ndjekur rrugën e Pejgamberit a.s. dhe shokëve të tij, prandaj patën arritur sukses të madh në çështjen e mirësive dhe të vakëfeve, dhe kjo çështje kishte shkuar aq përpara, saqë dashuria dhe dhembshuria islame pati përfshirë edhe kafshët dhe bimët. Përveç qëllimeve të pastra fetare, vakëfet u janë kushtuar njerëzve, nganjëherë edhe shpezëve dhe kafshëve. Shpesh pranë çezmave të ndërtuara mbi parime vakëfi e hajratesh, mund të gje-nden edhe govata të ndërtuara për të pirë ujë kafshët

.

7

6 Dr. Hasan Kaleši, “Najstariji vakufski dokumenti u Jugoslaviji na arapskom

jeziku”, Prishtinë, 1972, f. 13. 7 Po aty, f. 13.

. Shqiptarët jo vetëm që kanë lënë vakëfe në vendlindjen e tyre, por kanë lënë gjithandej kufijve të Perandorisë Osmane.

Page 125: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 128 1. Llojet e vakëfeve të themeluara në vendin tonë

Edhe pse nuk është e mundur të tregohen dhe të renditen këtu të gjitha llojet e vakëfeve të themeluara në shtetin osman, rrjedhi-misht edhe në trevat tona, dhe fushat e shërbimit të tyre, - mund të jepen disa shembuj të rëndësishëm, sa për të pasur një ide dhe një pasqyrë më të plotë për ato vakëfe: - ndërtimi dhe mirëmbajtja e xhamive, faltoreve, teqeve dhe tyr-

beve; - medresetë dhe institucionet kërkimore e shkencore; - shërbimet e strehimit, hanet, hamamet dhe shërbimet/godinat

shëndetësore; - namazxhahet, libraritë, bibliotekat dhe shtëpitë e pritjes; - bunaret, ujësjellësit, harqet ujësjellës dhe çezma; - gjellëtore publike, çerdhe dhe kopshte fëmijësh; - çlirimi i robërve dhe skllevërve; - sigurimi i lëndës djegëse për të varfrit; - zëvendësimi me të reja i enëve të thyera nga shërbëtorët, me

qëllim që të mos qortoheshin dhe të poshtëroheshin nga zotë-rinjtë;

- përgatitja e pajës për vajzat jetime; - pagimi i borxheve të borxhlinjve; - ndihmat për gratë e veja dhe nevojtarët; - ndihma në ushqime dhe veshje për nxënësit e shkollave; - shërbime funerale për të varfrit dhe të vetmuarit; - dhurata festash për fëmijët dhe të vetmuarit për t’i gëzuar edhe

ata; - mbrojtja e grave të moshuara dhe të vetmuara8

8 Osman Nuri Topbash, vep. cit., f. 24-25; Dr. Hasan Kaleši, “Najstariji

vakufski..., vep. cit., f. 13-14.

.

Page 126: Takvimi 2009 -Permbajtja

Gjurmë të traditës 129 Me një fjalë, vakëfet kanë luajtur një rol të rëndësishëm dhe

domethënës në jetën e myslimanëve ngado, pra edhe të myslima-nëve shqiptarë, dhe kjo si në aspektin fetar e profan, po ashtu edhe në aspektin kulturor, social dhe human. Roli i vakëfit është shumë i madh edhe në formimin dhe ndërtimin e zhvillimin e shumë lagjeve dhe kasabave/qyteteve shqiptare. Të rralla janë vendbanimet tona ku jetojnë ose ku kanë jetuar myslimanët; që të mos kenë një e më shumë vakëfe dhe hajrate. Në vendbanimet urbane numri i vakëfeve është ku e ku më i madh, për të arritur në dhjetëra sosh.

Në shumë vende ka edhe sot e kësaj dite emra vakëfesh, të cilët dëshmojnë për vakëfet dhe vakëflënësit tanë dhe myslimanët që kanë jetuar në ato vende; edhe sot e kësaj dite komuniteti is-lam dhe institucionet tona islame (f. v. xhamitë etj.) përfitojnë nga vakëfet që dikur, moti, patën lënë njerëzit e mirë dhe fetarë, pavarësisht se vakëfet e mbetura janë një pjesë fare e vogël, një hiçgjë, nga gjithë ai mal vakëfesh që ekzistonte dikur. Kjo si pa-sojë e moskujdesit tanë dhe e njerëzve lakmitarë e grabitqarë e të etur për këtë botë dhe e sistemeve të kaluara, nëpër të cilat kaloi vendi ynë dhe të cilat ishin të pamëshirshme ndaj pasurive vakë-fnore.

Sido që të ketë qenë, institucioni i vakëfit ka luajtur një rol ja-shtëzakonisht të madh dhe të pakrahasueshëm për përhapjen e fesë islame në vendin tonë dhe për përhapjen e kulturës islame në këto anë, rrjedhimisht edhe për mbajtjen, stimulimin e institucio-neve arsimore islame, si medreseve, mektebeve e xhamive, dhe për mbushjen e pasurimin e fondeve të bibliotekave të këtyre ins-titucioneve.

E, megjithëkëtë, tek ne është shkruar dhe vazhdon të shkruhet relativisht pak, për të mos thënë aspak, qoftë për vakëfin si in-

Page 127: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 130 stitucion9, qoftë për vakëflënësit tanë dhe vakëfet që kanë lënë ata,10

9 Për institucionin e vakëfit në shtypin islam që botohet në Kosovë në gjuhën

shqipe kemi gjetur dy-tri kontribute: Resul Rexhepi, Vakëfi institucion shumë i rëndësishëm islam, në: “Edukata Islame”, nr. 57, Prishtinë, 1995, f. 45-58; Husni Abdul-hafidh, Vakëfi në qytetërimin islam/përktheu Fuad Morina, në: “Dituria Islame”, nr. 206, Prishtinë, 2007, f. 38-39; Ahmet Sherif, Vakëfet si institucione fetare. Kulturore dhe humanitare, në: Edukata Islame”, nr. 75, Prishtinë, 2004, f. 137-145.

10 Për vakëflënësit tanë dhe vakëfet që kanë lënë ata në gjuhë të huaja kanë shkruar disa studiues, dhe sidomos Dr. Hasan Kaleshi, i cili ka dhënë një kon-tribut të paçmueshëm në hulumtimin dhe studimin e shumë vakëfnameve dhe për njohjen e shumë vakëflënësve. Studimet e tij janë në gjuhë të huaja, krye-sisht në serbokroatishte. Kohët e fundit, disa nga studimet e tij që kanë të bëj-në me vakëflënësit tanë dhe vakëfet që kanë lënë ata, janë përkthyer dhe janë botuar në gjuhën shqipe në revistën “Edukata islame”, e cila meriton një res-pekt të veçantë për iniciativën dhe gatishmërinë për të botuar shkrime të kësaj natyre. Studimi i Dr. Hasan Kaleshit “Veliki vezir Kodža Sinan paša, njegove zadužbine i njegova vakufnama” - “Veziri i madh Koxha Sinan pasha – për-shpirtënimet dhe Vakëfnameja e tij” që paraqet kapitullin e tetë të veprës “Najstariji vakufski dokumenti u Jugoslaviji na arapskom jeziku”, Prishtinë, 1972, f. 257-308, është përkthyer në gjuhën shqipe nga Ismail Rexhepi dhe Sadik Mehmeti dhe është botuar në revistën “Edukata Islame”, nr. 82, Prishti-në, 2007, f. 95-143. Po nga këta dy, është përkthyer e tërë vepra e Dr. Hasan Kaleshit, “Najstariji vakufski dokumenti u Jugoslaviji na arapskom jetiku” - “Dokumentet më të vjetra të vakëfeve në gjuhën arabe në Jugosllavi”, e cila pritet që të botohet së shpejti; Studimi: Hasan Kaleši - Ismail Eren, Prizrenac Muhamud paša Rotul, - njegove zadužbine i vakufnama, “Starine Kosova”, br. VI-VII, Prishtinë, 1972-1973, str. 24-60 - “Mahmud pashë Rrotlla nga Prizre-ni përshpirtënimet dhe vakëfnameja e tij”, është përkthyer nga përkthyesit e sipërpërmendur dhe është botuar në “Edukata Islame”, nr. 81, Prishtinë, 2006, f. 95-143. 152-188; Studimi: Hasan Kaleši-Ismail Redžep, Prizrenac Kukli beg i njegove zadužbine, “Prilozi za orijentalnu filologiju”, VII-IX/1958, Sa-rajevë, 1960, 143-167/”Mehmed Kukli-begu nga Prizreni dhe vakëfnimet e tij”, është përkthye po nga këta përkthyes dhe është botuar në: “Edukata Isla-me”, nr. 83, Prishtinë, 2007, f. 201 - 224; Nehat Krasniqi, Kronika (menakib) e Tahir efendiut burim i rëndësishëm për historinë e kulturës në Prizren gjatë periudhës turko-osmane, “Edukata Islame”, nr. 57, Prishtinë, 1995. Nexhat Ibrahimi, Suzi Prizrenasi, Prizren, 1990. Për vakëfet e Jemishxhi Hasan pa-shës nga Rogova, shih: Prof. Shaqir Shala, Zbulim i rëndësishëm historik në Rogovë të Hasit, në: “Edukata Islame”, nr. 80, Prishtinë, 2006, f. 125-153.

sa kohë që literatura klasike e jurisprudencës islame në gju-

Page 128: Takvimi 2009 -Permbajtja

Gjurmë të traditës 131 hën arabe është e bollshme, sikundër edhe literatura bashkëkoho-re. Veprat autoritative nga kjo fushë, siç është “Multekal-ebhur” e Ibrahim Halebiut, “Durrerr ve Gurrer” e Mulla Husrevit, “Me-xhme’ul-ebhur” e Damad efendiut, dhe komentet që u janë bërë atyre, përmbajnë kapituj të veçantë mbi dhe për vakëfin. Është i habitshëm dhe për çdo kritikë një interesim kaq i vogël për të shkruar për vakëfin. Kjo mbase është pasojë e mosnjohjes së rë-ndësisë së këtij institucioni. Ndryshe s’ka se si të kuptohet kjo. Një neglizhencë dhe një inferioritet i tillë tregon se sa mosmirë-njohës dhe mosfalënderues jemi për të parët tanë dhe për veprat e tyre; kjo tregon se ne jo vetëm që nuk jemi të interesuar për të lënë vakëfe dhe për t’i shtuar ato, porse nuk jemi të interesuar as për t’i ruajtur, për t’i çmuar dhe për t’u kujdesur as për vakëfet dhe hajratet që kanë lënë të tjerët për ne.

Fakti se koha jonë është arenë e një mijë e një shqetësimeve për shkaqe shoqërore dhe ekonomike, është rrjedhojë, deri diku, edhe e gjendjes që vakëfet e vjetra e të pasura janë rrënuar dhe kanë shkuar në pakthim, ndërkaq të rejat mbeten të pamjaftuesh-me përballë nevojave të kohës. Për kompensimin e kësaj pamja-ftueshmërie, njerëzit e pasur e të kamur të ditëve të sotme duhet të tregojnë zellin dhe përpjekjet e duhura, sepse përgjegjësia në këtë çështje u bie, para së gjithash, atyre. Kurse të tjerëve u mbetet që të tregojnë kujdes, ndjeshmëri të lartë dhe respekt të veçantë për vakëfet dhe vakëflënësit11

11 Osman Nuri Topbash, vep.cit., f. 14.

, sepse, sikurse kemi thënë në ballë të këtij shkrimi, po nuk treguam kujdes dhe respekt për vakëfin, dhe e shkelem atë, fundi ynë do të jetë i dhembshëm. Kanë pasur shumë të drejtë të parët tanë që tërhiqnin vërejtjen dhe thoshin: “Mos u ngatërroni me vakëfin se...!”

Page 129: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 132

2. Ç’është vakëfi Vakëfi është institucion që i takon së drejtës së Sheriatit dhe

më gjerë, kulturës islame. Vakëfi është institucionalizimi me qëllim që t’i jepet vazhdi-

mësi dhurimit; ndihmës dhe mirëbërjes si shfaqje të mëshirës, dhembshurisë dhe dashurisë ndaj krijesave për hir të Krijuesit. In-stitucionalizimi në fjalë është kushtimi i një pasurie për Allahun xh.sh., d.m.th. heqja dorë nga pronësia mbi një pasuri, duke sigu-ruar që ajo të përdoret përjetësisht për një qëllim shpirtëror12

Synimi kryesor i ngritjes së vakëfeve është fitimi i pëlqimit të Allahut dhe arritja e shpëtimit në jetën tjetër - Ahiret. Kështu, ky synim është përmbledhur në shprehjen koncize “et-tekarrub ilall-llah” - “pretekst për afrim ndaj Allahut”, dhe është pranuar si një nga kushtet e vlefshmërisë së vakëfit

. Vakëfi është forma më e përsosur e shfaqjes së dhembshurisë dhe mëshirës, që janë shenjë treguese e Islamit ndaj çdo krijese. Në Kuran është urdhëruar që, - si besimtarë të formuar, - të japim, të dhurojmë nga gjërat më të dashura, në mënyrë që të arrijmë pëlqimin hyjnor.

13

Në aspektin gjuhësor ndërkaq, fjala “vakf” rrjedh nga folja “vekafe”, që do të thotë “ndaloj”, “ndal”, “(i) kushtoj” dhe tre-gon që pasuria e vakëfit (pasuria e cila vakëfnohet, lihet vakëf) është pasuria që është veçuar nga prodhimtaria e rregullt e gjëra-ve dhe është përcaktuar për qëllime të tjera

.

14

12 Osman Nuri Topbash, vep. cit., f. 12. 13 Osman Nuri Topbash, vep. cit., f. 17. 14 Nerkez Smajlagić, Leksikon islama, Sarajevë, 1990, f. 65; Teufik Muftic,

Arapsko-serpskohervatski rjecnik, II dio, Sarajevë, 1973, f. 3891.

. Kështu, vakëfi në veprat e fikhut/jurisprudencës islame rëndom përkufizohet si pa-suri e veçantë e ndarë me vullnetin e ndonjë individi, nga pasuria e tij dhe lënia e saj për qëllime të caktuara. Ato qëllime mund të jenë: fetare në kuptimin e ngushtë, shoqërore, arsimore, ekono-

Page 130: Takvimi 2009 -Permbajtja

Gjurmë të traditës 133 mike dhe bamirëse. Është e rëndësishme të theksohet se funksioni ekonomik i vakëfit duhet të jetë patjetër i tillë që frytet të shfry-tëzohen, kurse esenca të ruhet, me fjalë të tjera, të sigurohet shfrytëzimi i përhershëm i vakëfit (sadakatun xharijetun)15

Është e tepërt të theksohet këtu se feja islame dhe Kurani i kushtojnë një rëndësi të veçantë diturisë dhe përhapjes së saj. Du-ke pasur parasysh këto parime islame/kuranore, myslimanët gjith-andej, pra edhe tek ne, kanë themeluar institucione për arsimimin islam, dhe jo vetëm i kanë themeluar ato, por kanë lënë edhe va-këfe të bollshme për mbajtjen dhe mbarëvajtjen e tyre. Këto va-këfe janë theksuar në mënyrë të prerë së bashku me kushtet e tjera në vakëfname

.

A. Disa karakteristika të arsimimit islam në vendin tonë

16

Sipas vakëfnameve të sipërpërmendura, vakëfet më të mëdha janë lënë për xhamitë, mektebet, medresetë, bibliotekat etj., kurse

nga ana e vetë vakëflënësit. Vështrimi ynë, për rolin e institucionit të vakëfit në përhapjen

e kulturës dhe arsimimit islam tek ne, mbështetet mbi bazën e analizës së tri vakëfnameve të botuara në gjuhën shqipe: Vakëfna-meja e Kukli-begut nga Opoja, e legalizuar në vitin 1538, Vakëf-nameja e Koxha Sinan Pashës nga Topojani i Lumës, e legalizuar më 23 korrik 1586, dhe Vakëfnameja e Mahmud pashë Rrotllës nga Prizreni, e legalizuar në vitin 1831, dhe mbi bazën e literatu-rës tjetër nga kjo fushë.

15 Dževat Hodžic, Vakuf i islamska prosvjeta u našim krajevima, në; “Islamska

misao”, br. 66, Sarajevo juni 1984, f. 31. 16 Fjala “vakëfname” rjedh nga fjala arabe “vakf” “me ndalua”, “me ndalë”,

“me ia përkushtua” dhe nga fjala persiane “name”, libër, shkresë, dokument, d.m.th. “libër mbi vakëfet”. Vakëfnametë janë akti përshpirtëror, akt dhurimi, e cila ka karakter të aktgjykimit gjyqësor (huxhxheti sher’ijje), sepse përmban formën e përshpirtënimit (tesxhil), të cilën praktika gjyqësore e ka futur për shkak të sigurisë juridike.

Page 131: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 134 arsimimi islam në trojet tona përmes formave institucionale, gji-thnjë sipas këtyre vakëfnameve, zhvillohej kryesisht në: 1. Xhami - me anë të hytbeve, ligjëratave të rregullta javore për

xhematlinjtë; me anë të ligjëratave nga qyrset, me anë të va-zeve; me anë të ligjëratave të përkohshme;

2. Mektebe - me anë të arritjes së arsimimit themelor; 3. Medrese - me anë të arsimimit të përgjithshëm, të mesëm dhe

të lartë, dhe sidomos të arsimimit profesional; 4. Biblioteka/kutubhane - me anë të shfrytëzimit të literaturës.

Përhapja e xhamive, mektebeve, medreseve, teqeve dhe biblio-tekave ka ndikuar në mënyrë të ndjeshme në zgjerimin e lidhjeve dhe të marrëdhënieve të ndërsjella kulturore shqiptaro-orientale. Këto institucione të shumta, e institucionalizuan, - përmes osma-nëve, - depërtimin kulturor të Islamit në vendin tonë.

Xhamitë, mektebet, medresetë, bibliotekat, etj., kanë ndikuar pa dyshim në vetë popullatën, në kulturën e saj, në zhvillimin moral, në zakonet, në arsimin fetar e artistik dhe në aspekte të tjera.

Xhamitë, si institucioni më i rëndësishëm fetar islam, në Ko-sovë kanë njohur një shtrirje të madhe në kohë dhe hapësirë. Xhamitë, gjatë tërë historisë së tyre, përveçse faltore, u bënë edhe shkolla të para. "Shkolla, - siç vëren me të drejtë historiani i njo-hur F. Hiti, - i qe bashkuar xhamisë, nëse ajo vetë nuk ishte xha-mi"17 dhe nuk kishte ndryshime parimore midis shkollës dhe xhamisë18. Më vonë afër xhamive u ndërtuan godina për arsimin fillor, të quajtura mektebe, numri i të cilave u rrit aq shumë, saqë në çdo fshat kishte të tillë, madje në shumë raste kishte edhe më tepër se një19

Edhe në Kosovë funksioni shkollor i xhamive ishte i pranish-ëm, d.m.th. shkollat fetare islame në Kosovë janë të vjetra po aq

.

17 Filip Hiti, Istorija Arapa, Sarajevo, 1983, f. 370. 18 Nerkez Smailagić, Leksikon Islama, Sarajevo, 1990, f. 150. 19 Prof. Dr. Ziya Kazici, Historia e arsimit islam, Tiranë, 2001, f. 18.

Page 132: Takvimi 2009 -Permbajtja

Gjurmë të traditës 135 sa edhe xhamitë. Kështu, vakëfnameja e Kuklibeut, e vërtetuar më 1538, i cili në atë kohë kishte ndërtuar shumë objekte fetare dhe social-humanitare, dëshmon se ai kishte ndërtuar dy xhami, të cilat njëkohësisht ishin edhe shkolla, kurse në mesin e dëshmi-tarëve kishte edhe disa mualimë20. Një shkollë të ngjashme më 1513 kishte ndërtuar edhe Suziu, madje ai edhe vetë ishte mësues në të21. Faktin se vetë vakëflënësi ishte edhe profesor në shkollën që themelonte dhe linte vakëf, e quajmë mjaft domethënës dhe me rëndësi të veçantë. Gazi Mehmed pasha, pranë njërës prej xhamive më të bukura jo vetëm në Prizren, ndërtoi edhe medrese-në e parë në Kosovë, e cila për nga përmbajtja dhe niveli i arsimit dallohej në tërë Rumelinë22

Veprimtarinë e xhamive e dëshmojnë edhe dokumentet e tje-ra, sipas të cilave deri në gjysmën e dytë të shek. XVII zakonisht kishte aq mektebe, sa kishte edhe xhami. Prandaj mund të përfu-ndohet se në mjediset myslimane numrit të xhamive përafërsisht i përgjigjej numri i mektebeve

.

23. Në Kosovë, përveç mektebeve (numri i të cilëve ishte shumë më i madh), pastaj shkollave iptidaie, rushdie dhe idadie, gati në çdo qytet relativisht të madh të Kosovës vepronte edhe nga një medrese24. Madje në vendet ku nuk kishte xhami a mekteb, mualimët (mësuesit) shkonin përko-hësisht për t'i mësuar fëmijët25

Secila medrese, sipas rregullit, kishte bibliotekë/kutubhane të veten, një pjesë librash dorëshkrim. Bibliotekat, krahas xhamive dhe medreseve, kanë ndikuar shumë në zhvillimin kulturor dhe

.

20 Hasan Kaleši, në: Kosova nekad i danas, Beograd, 1973, f. 922. 21 Akademik Jašar Redžepagić, Razvoj i obelježa turskih škola na teritoriji

današnje Jugoslavije do 1912 godine, "Studije", 1988, f. 52 - 53. 22 Hasan Kaleši, në: Kosova nekad i danas, vep.cit., 470. 23 Dr. Svetozar G. Čanović, Specifićni problemi nastave u školama Kosova i

Metohije, Priština, 1967, f. 30. 24 Madžida Bećirbegović, Prosvjetni objekti islamske arhitekture, “Starine

Kosova”, VI-VII, Prishtinë, 1972-1973, f. 82. 25 Dr. Jašar Redžepagić, Razvoj prosvete i školstva albanske narodnosti na teri-

toriji današnje Jugoslavije do 1918 godine, Prishtinë, 1968, f. 43.

Page 133: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 136 në ngritjen arsimore të popullsisë myslimane në këto treva. Më e vjetra ndër to, me sa dihet, është ajo që pati themeluar Suziu në Prizren26

Në arsimimin islam në trevat tona, mund të thuhet se në pje-sën më të madhe përfshiheshin dituritë tradicionale (nakli), siç janë tefsiri - komentimi i Kuranit, Hadithi - Tradita islame, Fikhu - shkenca e së drejtës së Sheriatit, por nuk mbeteshin anash as di-turitë racionale (akel), si p.sh. historia (et-tarih), apologjetika (el-kelam), gramatika (es-sarf), morfologjia dhe sintaksa (en-nahv) dhe të tjera. Kurse mësimit të Kuranit, arsimimi islam i jepte rë-ndësi të klasës së parë, dhe kjo është e kuptueshme pikërisht për faktin se Kurani është burimi i parë dhe se në të kanë bazën të gjitha shkencat

. Mirëpo, librat - dorëshkrimet orientale nuk janë ruajtur vetëm

nëpër bibliotekat e medreseve - shkollave (ndonëse këto ishin më të rëndësishmet, sepse shërbenin edhe si biblioteka publike), por ato kanë qenë pronë dhe e xhamive, teqeve dhe bibliotekave pri-vate, numri i të cilave në Kosovë, sikurse dihet, ka qenë i madh.

27

Për studimin e Fikhut shfrytëzoheshin vepra të ndryshme, kryesisht të drejtimit hanefij, duke pasur parasysh se medhhebi hanefij ishte zyrtar në trevat tona si pjesë përbërëse të Perando-risë Osmane.

. Në këtë aspekt myslimanët në trevat tona shfrytëzonin disa

tefsirë nga mufesirë eminentë botërorë, si Tefsirin e Bejdaviut, Ibn Hazmit, Zemahsheriut, Taberiut etj.. Kujdes i veçantë në arsi-mimin islam i kushtohej edhe Hadithit, si burim i dytë i Islamit dhe për shkak të popullaritetit që gëzonte.

28

26 Madžida Bećirbegović, Prosvjetni objekti islamske arhitekture, vep. cit., f.

91-92. 27 Dževat Hodžić, Vakuf i islamska prosvjeta..., op. cit., f. 30. 28 Më gjerësisht shih: Dr. Omer Nakičević, Izučavanje hadisa u našim kraje-

vima do polovine XIX vijeka, në: Glasnik VIS-a u SFRJ, br. 4 dhe 5, 1983, f. 513-522 dhe f. 641-653.

.

Page 134: Takvimi 2009 -Permbajtja

Gjurmë të traditës 137 Karakteristikat e sipërcituara të arsimimit islam në trojet tona

ishin të ngulitura në vetëdijen e myslimanëve si rregulla, si të thuash, që kishin karakter obligues, dhe si të tilla i obligonin edhe vakëflënësit në vendosjen e kushteve (shurutul-vakifi)29

Numrin më të madh të vakëfeve në trojet tona e përbëjnë xhamitë

, për se edhe tentuam të tërheqim vërejtjen për së paku disa nga karakte-ristikat e arsimimit islam në trevat tona.

B. NDIKIMI I VAKËFIT NË ARSIMIMIN ISLAM NË TROJET TONA

1.) Në xhami

30

29 Dževat Hodžić, Vakuf i islamska prosvjeta..., op. cit., f. 31. 30 Xhamitë kanë statusin e mbiquajtur vakëfe faktike. Këto janë objekte të cilat

me vetë ndërtimin e tyre, pa procedurat formale, bëhen vakëfe, përkatësisht objekte vakëfnore.

. Xhamitë, sikurse u tha, në periudhën klasike të Islamit kishin vendin qendror në jetën e individëve dhe bashkësisë islame - Ymetit. Ato edhe sot zënë vend të rëndësishëm në jetën fetare të myslimanëve. Ndikimi i vakëfit në arsimimin islam në xhami ndihej më shumë sesa në institucionet e tjera në kuadër të formës së organizimit të ashpër të lejuar tradicional të të gjitha veprimta-rive (fetare, arsimore etj). Vakëfet ndikimin e vet e shprehnin kryesisht përmes kërkesave që imamët, hatibët, myezinët dhe per-soneli tjetër patjetër duhej të ishin “të ndershëm, të ditur, të aftë për detyrat e besuara”. Kështu, vakëflënësit përcaktonin kushtin që imamët dhe hatibët duhej të njihnin mirë patjetër të drejtën e Sheriatit dhe Traditën islame (Hadithin). Koxha Sinana pasha i sipërpërmendur, kishte vënë kusht që në xhaminë që ai kishte ndërtuar në Kaçanik: “Të emërohet një hatib i aftë, që njeh Sheri-atin, që është i arsimuar, orator, me zë të mirë, të mbajë hydben në mënyrë tradicionale për çdo xhuma dhe bajrameve”. Ai po

Page 135: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 138 ashtu kishte vënë kusht: “Që në xhami të emërohej edhe një imam i arsimuar me veti lakmuese, me përvojë në respektimin e kushteve për namaz me xhemat për secilin namaz, të jetë i drejtë dhe i këndshëm... Edhe dy myezinë që secili prej tyre do të thërrasë ezanin, duke u kujdesur për pastërtinë dhe duke hipur në minare...”.31

Pastaj, kishte vakëflënës të cilët në vakëfnametë e tyre kërko-nin që detyrën e imamit dhe hatibit ta kryenin persona të ndrysh-ëm. Vakëflënësit insistonin edhe në faktin që imamët dhe hatibët nuk mund të jenë assesi shërbyes gjyqësorë dhe të merren me detyra të tjera, në mënyrë që të mos e lënë pas dore shërbimin në xhami. Kështu p.sh. Kukli Begu kishte vënë kushtin që: “Në qo-ftë se dikush nga shërbyesit, qoftë imam, myezin ose kushdo qoftë, merret me bujqësi, detyra e tyre le t’u jepet të tjerëve”

32. Vakëflë-nësit ndikimin e tyre e shprehnin edhe përmes caktimit të lartë-sisë së pagave për shërbyesit e xhamive. Kështu, p.sh. hatibët shpesh kishin pothuaj pagë të barabartë me pagën e imamëve. Kukli Begu, imamit dhe hatibit të xhamisë në kasabanë e Zino-vës, u kishte paraparë pagën prej 4 akçesh në ditë, kurse dy mye-zinëve nga dy akçe në ditë. Po aq kishte paraparë edhe për hatibin e xhamisë në Prizren33

Vakëflënësit mund të ndikonin në arsimimin islam edhe në atë mënyrë që vendosnin kushte për numrin e vazeve dhe derse-ve, llojin e tyre, për caktimin e individit që do t’i realizonin si dhe burimet (librat) në të cilat do të bazoheshin. Në këtë pikëpamje “është karakteristike dhe interesante të theksohet se një numër i konsiderueshëm i vakëflënësve, shumica e tyre tregtarë, linin të holla dhe patundshmëri amanet për mbajtjen e vazeve (ligjërata-

.

31 Dr. Hasan Kaleši, “Najstariji vakufski..., vep. cit., f. 302 32 Dr. Hasan Kaleši, Hasan Kaleši-Ismail Redžep, Prizrenac Kukli beg i njegove

zadužbine, op. cit., f. 165. 33 Dr. Hasan Kaleši, Hasan Kaleši-Ismail Redžep, Prizrenac Kukli beg..., op.

cit., f. 164.

Page 136: Takvimi 2009 -Permbajtja

Gjurmë të traditës 139 ve) në këtë xhami. Shpesh me atë rast përcaktohej edhe libri, i cili do të përdorej me rastin e ligjëratave, e caktohej edhe personi që do të mbante atë ligjëratë.”34

Kukli begu kishte përcaktuar që: ”Për çdo ditë të lexoheshin nga dy xhuze

Duhet potencuar edhe faktin se gati në të gjitha vakëfnametë

vakëflënësit lënin amanet një sasi të konsiderueshme parash për leximin e sureve të ndryshme kuranore (suren “Ja-Sin”, “El-Mulk”, “El-Ihlas” etj.), më së shumti për shpirt të vakëflënësit dhe shpesh edhe për familjen e tij të ngushtë. Kështu, vakëflënë-sit edhe në këtë mënyrë kontribuan që leximi i Kuranit në xhami të ishte në plan të parë.

35 të Kuranit, dhe kjo njëri për shpirt të nënës së tij, e tjetri për Pejgamberin e zgjedhur Muhamedin a.s.; këta xhuza ai kishte paraparë t’i lexonte myezini”.36

Ai po ashtu kishte paraparë që për çdo xhuma të lexoheshin nga 6 ashere

37. Sevapi i ashereve të lexuara t’i dhurohej të zgje-dhurit nga mesi i Pejgamberëve, Muhamedit a.s.. Ai kishte para-parë që, pas vdekjes së tij, për çdo ditë pas faljes së namazit të drekës dy lexues të lexonin nga një ashere të Kuranit dhe këtë t’ia kushtonin shpirtit të tij dhe të luteshin për të. Për këta lexues ai kishte caktuar nga një akçe në ditë.38

Koxha Sinan pasha kishte përcaktuar që për çdo ditë para iki-ndisë të lexohej kaptina “En-Nebe”, kurse pas akshamit kaptina “El-Mulk”, të gjitha këto i kishte paraparë si kushte për imamin,

34 Mehmed Mujezinović, Islamska epigrafika BiH, Knjiga I, Sarajevë, 1974, f.

278. 35 Kurani është i ndarë në tridhjetë xhuza. Një xhuz është një pjesë nga kjo

ndarje. 36 Hasan Kaleši-Ismail Redžep, Prizrenac Kukli beg..., op. cit., f. 164. 37 Ashr është pjesë nga Kurani, e cila rëndom lexohet pas namazit. Me rastin e

këndimit të mevludit dhe me rastin e ceremonive të ndryshme fetare po ashtu këndohet ashere e më pastaj bëhet duaja.

38 Hasan Kaleši-Ismail Redžep, Prizrenac Kukli beg ..., op. cit., f. 165.

Page 137: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 140 paga ditore e të cilit, si kompensim për lexim, do të ishte tre dër-hemë.39

Ai kishte vënë kusht që: “Edhe gjashtë njerëz, - lexues të Kuranit,- të aftë të lexojnë Kuranin Famëlartë me melodi dhe me texhvid, me kusht që secili prej tyre ta lexojë të premten në ma-hfil,

40 duke zëvendësuar njëri-tjetrin me nga një ashere nga Kur-ani famëlartë, në mënyrën që meriton respekt dhe vlerësim. Njëri nga ata do të jetë kryesori. Paga e secilit lexues do të jetë dy dërhemë në ditë, kurse paga e shefit të tyre katër dërhemë në ditë. Ai kishte vënë kusht që edhe dy myezinët të inkuadroheshin në këtë lexim të Kuranit.41

Mahmud pashë Rrotlla, në anën tjetër, kishte vënë kusht që gjatë muajit të Ramazanit nxënësit e medresesë, të cilët ishin të vendosur për të banuar në tetë dhomat e konviktit të medresesë, t’i lexonin tetë hatme

42

39 Dr. Hasan Kaleši, “Najstariji vakufski dokumenti ..., op. cit., f. 303. 40 Mahfil është galeria në xhami, një ngritje speciale në brendi të xhamisë ku rë-

ndom ulen myezinët. 41 Dr. Hasan Kaleši, “Najstariji vakufski dokumenti..., op. cit., f. 304. 42 Hatmja është leximi i tërë Kuranit. Sipas mësimeve islame, një punë e tillë

konsiderohet sevap i madh.

për sevap të: 1) së pari një hatme për shpirtin e ndritshëm të zotërisë sonë madhështor, Muhamedit a.s.; 2) një hatme për shpirtrat e pastër të pejgamberëve të tjerë; 3) një hatme për shpirtrat e pastër të katër halifëve dhe shpirtrat e Hasa-nit dhe Hysenit (nipat e Pejgamberit a.s.); 4) një hatme shpirtrave të lumtur të të gjithë njerëzve të ndershëm të Zotit xh.sh.; 5) një hatme për shpirtrat e të parëve të vakëflënësit (të parëve të Mah-mur pashës) dhe të afërmve të tij; 6) një hatme për shpirt të babait dhe nënës së ndjerë të Mahmud pashës; 7) një hatme për shëndet të motrës së Mahmud pashës- Shehzadesë, sa të jetë gjallë, e pas vdekjes, për shpirt të saj; dhe 8) një hatme për vetë vakëflënësin, Mahmud pashën, sa të jetë gjallë për shëndetin e tij, e pas vdekjes

Page 138: Takvimi 2009 -Permbajtja

Gjurmë të traditës 141 për shpirtin e tij. Sevapin e hatmeve të lexuara le t’ua falin të gjithë shpirtrave të të përmendurve43

Përveç kësaj, Mahmud pasha kishte lënë vakëf që edhe imami të lexonte pesëmbëdhjetë hatme në vit për të ndjerët e familjes Rrotlla. Ai kishte vënë kusht që: “Shërbimet që u cekën më lart dhe u kushtëzuan, të realizohen me përgjegjësi të plotë dhe assesi të mos neglizhohen”

.

44

Vakëflënësit mektebet i ndërtonin dhe i themelonin të shum-tën pranë xhamive. Mektebet në trojet tona gjatë pushtetit osman ishin në funksion të shkollave fillore. Në ato arrihej arsimimi fi-llestar fetar

.

2) Në mektebe

45

Ata kishin ndikim edhe në nivelin e mësimit dhe drejtimet e zhvillimeve në mektebe. Atë ndikim e arrinin me kushtet e ndry-shme që përcaktonin në vakëfnametë e tyre. Vakëflënësit, me kushtet e veta, siguronin kujdesin material për fëmijët që shkollo-heshin në këto mektebe. Mahmud pashë Rrotlla kishte paraparë 800 groshë për furnizimin e talebeve

.

46. Kështu p.sh. vakëflënësi kishte siguruar mjetet për blerjen e rrobave dhe e kishte kushtë-zuar që për çdo Ramazan në prag të natës së Kadrit t’u ndaheshin secilit fëmijë në mekteb.47 Ose, vakëflënësi p.sh. kishte përcak-tuar që çdo fëmije t’i ndahej ushqim, ose pemë, ose ëmbëlsira (në prag të ditës së xhuma)48

43 Hasan Kaleši- Ismail Eren, Prizrenac Muhamud paša Rotul..., op. cit., f. 58. 44 Hasan Kaleši- Ismail Eren, Prizrenac Muhamud paša Rotul, ..., op. cit., f. 57. 45 Akademik Jašar Redžepagić, Razvoj i obelježa turskih škola op. cit., f. 46 Hasan Kaleši- Ismail Eren, Prizrenac Muhamud paša Rotul, ..., op. cit., f. 56. 47 Dževat Hodžić, op. cit., f. 33 48 Po aty.

. Vakëflënësit ndikonin në ligjëratat e mektebeve edhe me kërkesa pedagogjike. Kështu, përveç të tje-rash, vinin kushte të tilla që mësuesi në mekteb gjithmonë të jetë i “buzëqeshur, i këndshëm, i butë”, ose ndaj të gjithë nxënësve të

Page 139: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 142 këtë sjellje sikur babai ndaj fëmijëve të vet, ”duke mos bërë kurr-farë dallimi në mes tyre”.49; kishin kushtëzuar (Sinan pasha) që mualimi të ishte njohës i mirë i Kuranit dhe texhvidit, me tipare pozitive, me moral të fortë që do t’i mësonte fëmijët e myslima-nëve që të lexonin Kuran50. Meqenëse, mektebet ishin kryesisht të vizituara mjaft, ndonjëherë vakëlënësit (p.sh. Koxha Sinan pasha, Kuklibegu etj.) përcaktonin ndihmësin për mësuesin, respektivi-sht zëvendësin, të cilin e kushtëzonin që të ishte “një njeri i mirë dhe i ditur, i cili do të jetë zëvendës i mësuesit: ai do t’i përsërisë leksionet para nxënësve.51. Duhet pasur parasysh edhe që vakëf-lënësit gati përherë caktonin edhe sasinë e pagave për mësue-sit/mualimët në mektebe. Mahmud pashë Rrotlla, për mualimin e mektebit të tij, kishte caktuar 140 groshë52, kurse Kuklibegu ki-shte paraparë dy akçe për mualimin, kurse një akçe për zëvendë-sin e mualimit,repetitorin53

Gjatë periudhës osmane numrin më të madh të shkollave i ki-shin themeluar dhe i mirëmbanin vakëflënësit. Dhe, kur është fja-la për arsimimin islam në trojet tona, vakëflënësit me kushtet që parashikonin për punën e atyre shkollave, kishin shumë ndikim.

.

3) Në medrese

49 Po aty. 50 Dr. Hasan Kaleši, “Najstariji vakufski dokumenti..., op. cit., f. 304. 51 Dr. Hasan Kaleši, “Najstariji vakufski dokumenti ..., op. cit., f. 303. 52 Hasan Kaleši- Ismail Eren, Prizrenac Muhamud paša Rotul..., op. cit., f. 56. 53 Hasan Kaleši-Ismail Redžep, Prizrenac Kukli beg ..., op. cit., f. 164.

Page 140: Takvimi 2009 -Permbajtja

Gjurmë të traditës 143 Ata, me vënien e kushteve të tyre, rregulluan gati të gjitha aspe-ktet e punëve të atyre medreseve. Në vakëfnametë e tyre ata së pari siguronin pagë të lakmueshme për profesorët/myderrizët dhe nxënësit e medreseve (talebet, softët). Kështu, Mahmud pashë Rrotlla, për myderrizin e medresesë së tij, të nderuarin haxhi Ali Efendiu, kishte përcaktuar 1.200 groshë54. Ose, sipas vakëfna-mesë së Ishak Çelebiut nga Manastiri (v. 1508), të gjithë nxënësit e medresesë së tij merrnin nga dhjetë dërhemë për çdo ditë, ndërsa myderrizi i asaj medreseje nga njëzet dërhemë për çdo ditë.55

Vakëflënësit përcaktonin shpesh se cilat lëndë do të mësohe-shin si dhe numrin e lëndëve. Kishte raste që edhe vetë të kishin punuar si profesorë në medresetë e tyre. Edhe raste kur vakëflë-nësit me kushtet e tyre të përcaktuara në vakëfname, synonin që medresetë e tyre të ishin në funksion të përhapjes së Islamit në troje të caktuara.

Që nxënësve t’u siguroheshin kushte optimale për mësim dhe punë, vakëflënësit pranë medreseve ndërtonin dhoma banimi (internate). Mahmud pasha Rrotulla kishte ndërtuar tetë dhoma për banimin e studentëve të medresesë.

56

Për të gjitha vakëfnametë nga aspekti i kushteve që vakëflë-nësit parashihnin e që kishin të bënin me procesin edukativo-arsimor në medrese, është e përbashkët se kërkonin mësimin kry-esisht të shkencave tradicionale, pastaj atyre racionale; dhe që për profesorë të caktoheshin njerëzit e ndershëm, të moralshëm, të përgatitur, me përvojë, ”të cilët me ligjërata dhe shkrime zbu-lonin të vërtetat”

57

Historia e edukimit dhe e arsimit islam në Kosovë ka një li-dhje të ngushtë me bibliotekat, sepse midis shkollave islame (me-

.

4) Në biblioteka/kutubhane

54 Hasan Kaleši- Ismail Eren, Prizrenac Muhamud paša Rotul..., op. cit., f. 56. 55 Dr. Hasan Kaleši, “Najstariji vakufski dokumenti ..., op. cit., f. 198. 56 Dr. Hasan Kaleši, “Najstariji vakufski dokumenti ..., op. cit., f. 15. 57 Dževat Hodžić, op. cit., f. 34.

Page 141: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 144 ktebeve, medreseve etj.) dhe bibliotekave kishte marrëdhënie të ngushta dhe të veçanta. Shumicën e bibliotekave që u themeluan në kuadër të arsimimit islam në trojet tona, i themeluan bamirësit duke vakëfnuar numër të madh veprash të ndryshme nga lëmi i shkencave islame. Vakëflënësit i ndërtuan bibliotekat pranë mek-tebeve, medreseve, xhamive (p.sh. në Prizren Suzi Çelebiu, Gazi Mehmed pasha etj.). Vakëflënësit në vakëfnametë e tyre parashi-hnin një regjim të saktë të rendit të bibliotekave, për të cilat, në të gjitha rastet është karakteristike se “librat nuk mund të dilnin ja-shtë objekteve që ishin paraparë për shfrytëzimin e tyre”. Libra kanë lënë edhe gratë fisnike dhe të njohura. Shumica e dorëshkri-meve dhe librave në gjuhët orientale, që kanë arritur deri në ditët tona, mbajnë vulat dhe firmat që dëshmojnë se janë lënë vakëf nga akëcili vakëflënës dhe për akëcilën medrese58

Si bibliotekat po ashtu dhe medresetë, ishin të themeluara ve-tëm sipas sistemit të vakëfit. Meqenëse vakëfi ishte institucion i bamirësisë dhe librat ishin prej gjërave që mund të liheshin vakëf, shumë biblioteka, të cilat në kohën e themelimit të tyre ishin shu-më modeste, me kalimin e kohës u pajisën me një numër të ko-nsideruar librash. Kështu nuk ishin vetëm personalitetet e njohura dhe të pasurit, që linin libra vakëf, por këtë e bënin edhe njerëzit

. Këtë çështje e konsiderojmë tepër domethënëse.

Është shumë e njohur se kutubhanet i kishin themeluar disa dijetarë, personalitete të rëndësishme si dhe dashamirësit e librit, të cilët kishin bërë punë të ndryshme gjithandej intelektuale e profesionale, dhe të cilët kishin mundësi për të blerë libra. Është e njohur po ashtu se librat ishin shumë të shtrenjtë, sepse ata shkru-heshin me dorë dhe shoqëroheshin me ilustrime të ndryshme. Të shumtën këta libra liheshin vakëf para vdekjes së pronarëve të tyre, ose ata i linin vakëf trashëgimtarët e tyre pas vdekjes, për disa shkolla (medrese), bibliotekat e të cilave ishin rritur në këtë mënyrë dhe ishte rritur numri i librave në to.

58 Mr. sc. Sadik Mehmeti, Dorëshkrimet orientale në Arkivin e Kosovës, Prishti-

në, 2008, f. 47, 69, 72, 133.

Page 142: Takvimi 2009 -Permbajtja

Gjurmë të traditës 145 që kishin një pasuri modeste, madje edhe zanatçinjtë e ushtarët (gazitë), të cilët jo vetëm kishin lënë vakëf libra, po ata i hasim të kenë qenë edhe përshkrues e kopjues të tyre59

Nga pikëpamja e arsimimit islam në trojet tona, duhet thek-suar edhe një faktor shumë i rëndësishëm. Ky ka të bëjë me fak-tin se, me ardhjen e fesë islame në trojet tona dhe gjatë shekujve, njerëzit tanë kanë kaluar nëpër qendra të ndryshme kulturore dhe shkencore (Stamboll, Kajro, damask, Mekë, Bagdad) për të arri-tur arsimimin, sidomos arsimin e lartë, specializimin në fusha të caktuara, synonin njohjen sa më të mirë të të arriturave shkenco-re. Që nga fillimi i shekullit XV bamirësit në trojet tona theme-luan vakëfe për të ndihmuar udhëtarët (imarete, mysafirhane, karavansaraje e të tjera). Me ato vakëfe ata kontribuuan në një masë të madhe në zhvillimin dhe nivelin e lidhjeve të trafikut. Kukli begu, përveç të tjerash, kishte lënë vakëf edhe 117 dyqane në Prizren, 50 dyqane dhe shumë mullinj në Lezhë të Shqipërisë, një urë në lumin Vardar afër Tetovës dhe 14 karvansaraje në “Rrugën e Dukagjinit” dhe në “Rrugën e Stambollit”.

. Dëshirën që libri të ishte i shfrytëzueshëm sa më mirë dhe sa

më shumë, e gjejmë të përmendur në çdo vakëfname ku përme-nden librat e vakëfnuar. Këtë të dhënë e gjejmë edhe në vetë li-brin e vakëfnuar.

5) Me anë të institucioneve të tjera

60 Kurse Koxha Sinan pasha vetëm në Kaçanik kishte lënë vakëf 2 hane dhe një hamam etj.61

59 Zagorka Janc, Islamska minijatura, Zagreb, 1985, f. 26. 60 Hasan Kaleši-Ismail Redžep, Prizrenac Kukli beg ..., op. cit. 61 Dr. Hasan Kaleši, “Najstariji vakufski dokumenti ..., op. cit., f. 274.

Përfundim

Page 143: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 146 Nga sa u tha më lart, mund të përfundojmë se vakëflënësit më

vakëfet e tyre kanë luajtur një rol të rëndësishëm në arsimimin is-lam në trojet tona. Këtë ndikim të gjerë ua mundësoi e Drejta e Vakëfit, mundësitë e së cilës i shfrytëzuan për mrekulli vakëflë-nësit tanë, të cilët patën një ndikim të pakontestueshëm.

Medresetë dhe institucionet e tjera edukativo-arsimore, të ci-lat i kishin themeluar bamirësit në trojet tona gjatë historisë, duke pasur parasysh rrethanat kulturore të asaj kohe, ishin në nivel dhe tërësisht u përgjigjeshin kërkesave të kohës. Kështu, në pikëpa-mje të historisë së kulturës, ato meritojnë notë pozitive, sikurse këtë e meriton edhe kontributi i bamirësve në pikëpamje të arsi-mimit islam dhe në aspekte të tjera.

Institucioni i vakëfit në jetën e myslimanëve në trojet tona, gjatë historisë, ka pasur rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm në aspektin e arsimimit, po në të gjitha aspektet. Me një fjalë, të gji-tha shërbimet sociale, shërbimet arsimore dhe publike vepruan falë vakëfeve dhe se vakëfi ka qenë faktori më i rëndësishëm në zhvillimin e jetës islame në trojet tona dhe më gjerë. E megjithë-këtë, ky institucion, fatkeqësisht, ka qenë dhe vazhdon të jetë në shënjestër të njerëzve të ndryshëm në kohë të ndryshme dhe se nuk ka asnjë institucion tjetër fetar që të ketë pësuar më shumë sesa institucioni i vakëfit.

Dhe, në fund fare, është koha, kujtojmë, për një rivlerësim, ri-aktualizim dhe rikthim të rolit të institucionit të vakëfit, në për-gjithësi, dhe në aspektin e arsimimit islam, në veçanti.

Në këtë drejtim duhet kuptuar edhe kjo përpjekje jona mo-deste.

Page 144: Takvimi 2009 -Permbajtja

SSttuuddiimmee

Mr. Zeqirija Ibrahimi

Vëzhgime gjuhësore për praninë dhe përkthimin e Bismilahit

Sipas Fjalorit të feve të Ekrem Murtezait, bismela (ashtu e regjistron ai) është “fjali-formulë, e cila gjendet në fillim të çdo sureje të Kuranit (përveç sures IX) ... dhe që thuhet me zë ose pa të me rastin e fillimit të çdo pune pak a shumë me rëndësi, duke kërkuar në këtë mënyrë ndihmën e Allahut”

në gjuhën shqipe

Edhe njohësit më të paktë të literaturës islame në gjuhën shqi-pe, aq më tepër ata që e kanë lexuar Kuranin në gjuhën shqipe, qoftë edhe vetëm ndonjë fragment të tij, e dinë se suret (kaptinat e Kuranit) fillojnë me një invokacion (thirrje) që ndryshe quhet Bismilah. Në fakt, kjo është shkurtesë nga shprehja e saj e plotë në origjinal, e cila është “Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim”, që në përkthimet e ndryshme të Kuranit del ndryshe, por që nënkupton se po fillohet diçka në/me Emër të Zotit.

1

1 Murtezai, 2000, f. 64.

. Autori i këtij fjalori

Page 145: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 148 mjaft të vlefshëm, vë në pah edhe faktin teologjik se disa shkolla juridike islame nuk e konsiderojnë këtë formulë si pjesë të Kura-nit, por vetëm si fjali që i ndan suret ndërmjet tyre; disa mendoj-në se ajo është pjesë e Kuranit, gjegjësisht ajet (citat kuranor) i sures së parë dhe i sures “Nemël” (Buburreci).

Duke medituar rreth kësaj thirrjeje në gjuhën arabe, si dhe duke i vënë përballë disa nga përkthimet e saj në përkthimet e Kuranit në disa gjuhë të huaja, po edhe në gjuhën shqipe, jemi përpjekur që në këtë punim t’i vëmë në pah disa aspekte të prani-së së Bismilahit në gjuhën shqipe.

Çështja e parë ka të bëjë me praninë e Besmeles në leksikun e gjuhës shqipe, në folklor, në letërsinë artistike a gjetiu. Këtu do të vihet në pah, përmes shembujve të traditës shkrimore të shqipes, mishërimi i kësaj shprehjeje me kulturën shqiptare, në të cilën shprehja Bismilah ka marrë edhe nuanca jashtëreligjioze.

Në çështjen e dytë do të bëjmë fjalë për një problem lingui-stik: cili është përkthimi më i drejtë i kësaj shprehjeje në gjuhë të tjera, pra edhe në gjuhën shqipe. Këtu do të orvatemi të japim përgjigje në pyetjen nëse është më i qëlluar përkthimi i kësaj shprehjeje me lokucionet “me emër të...” ose me parafjalën “në emër të...” dhe do të flasim po ashtu për aspektet referuese të këtij invokacioni në origjinal, në gjuhët e tjera dhe në gjuhën shqipe.

Ndërkaq në pjesën e fundit të këtij teksti do të bëjmë fjalë për emrin Allah në gjuhën shqipe, si dhe për praninë e këtij emri në kulturën shqiptare, ndërsa në fund fare, do të flasim për atributet e Zotit “Rrahman” dhe “Rrahim”, që po ashtu përdoren në Bismi-lah.

Page 146: Takvimi 2009 -Permbajtja

Studime 149

Bismilahi në kulturën shqiptare

Nga ajo që mund të vërehet në pak vrojtime në folklorin shqiptar, del se bismilahi është i përhapur gjithandej në kuptimin e punës që fillohet në/me emër të Zotit. Madje ky invokacion teo-logjik kuranor me të cilin fillon çdo sure (kaptinë kuranore) ka marrë edhe trajta të strukturës së shqipes, kështu që sot funksio-non në të folmet shqipe, duke krijuar edhe shprehje frazeologjike, që përdoren jo vetëm nga shqiptarët e konfesionit islam. Tahir Dizdari në Fjalorin e orientalizmave, për bismilahin, pas shpjegi-meve se si e ku përdoret, jep shembuj nga frazeologjia e shqipes me këtë shprehje: “Sot qenke çue pa ba bismilah, prandaj s’të prinë në asnji punë” (në kuptimin se nëse puna fillohet pa bismil-ah, tërë ditën të ndjekin prapësitë), pastaj “Ti je xanë pa bismilah more mistrec” (kështu i thuhet ndonjë kalamai të prapë, basta-rdh); “Të ia befti pa çilë mirë sytë, pa thanë bismilahin e saba-hit” (në kuptimin se myslimani sapo të zgjohet nga gjumi, e thotë bismilahin për t’ia filluar ditës); “Ti han bukën pa bismilah, për-nej ta ha shitani në barkt” (përdoret në rrethin e Tiranës për dikë që ha shumë e nuk ngopet) etj.2

Bismilahi vihet re edhe në këngët popullore shqipe, si në kën-gën shumë të njohur gege “Ç’u çu Rrushja në sabah / rroki sitën me bismilah”, që pastaj në disa variante, për arsye ideologjike, është ndryshuar me “rroki sitën me dalë n’çardak”. Një këngë të ngjashme me këtë e regjistron edhe Dizdari në Pukë me vargjet “Ç’u çu Kija ne sabah / ka la sytë me bismilah” ose në një këngë

Ky autor vë re edhe një varg për-dorimesh të bismilahit në gjuhën shqipe, si dy shembujt e një te-ksti të Jorgji Gjinarit në një material dialektologjik në të folmen e Jarnikut “...por edhe ti pa thanë bismilah nuk mundesh” dhe “...edhe djali bani bismilah edhe u nis vetëm”.

2 Shih Dizdari, 2005, f. 107-108.

Page 147: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 150 të eposit të kreshnikëve “N’kamë Muji kanka çue / Bismilah Muji paska ba / derën e burgut Muji e paska çilë....”. (Dizdari, po aty)

Bismilahi është vërejtur të përdoret edhe në letërsinë artistike shqipe si në vargjet e Konicës “Eme bismilah / prapë pilaf / e prapë hoshaf”, ose në veprën e një prifti katolik si Gjergj Fishta “Se për punë pa bismilah / s’ke shka ban n’pazar vallahi”3 Kjo e fundit, që përdoret edhe në veprat e gjuhën e autorëve jomyslima-në, është edhe një dëshmi se bismilahi nuk është formulë a lek-semë vetëm e fjalorit të shqiptarëve myslimanë ose vetëm e veprave teologjike shqipe, porse është një leksemë e përhapur gji-thandej në gjuhën shqipe. Ndërkaq, në veprat e bejtexhinjve, au-torëve shqiptarë që kanë shkruar me shkronja arabe-osmane, ai gjendet gjithkund, si në poemën e Muhamed Kyçykut “Bekriu”, e cila fillon me “Bismilah zura të nis, bejtet dua t’i flas shqip”4. Ndërkaq në veprat e autorëve myslimanë që kanë shkruar tema fetare ai përdoret thjesht si leksemë e shqipes, si leksemë që është përshtatur me strukturën e shqipes, që shquhet si të gjitha fjalët e tjera të shqipes dhe që përdoret si të gjitha fjalët e fondit të shqi-pes. Këtu janë një sërë mevludesh, kasidesh e ilahish që fillojnë me këtë shprehje, si: ”Bismilahi të filloj, një kaside me hujdis / me të Zotin po lavdroj që na dha t’mira n’kët jetë.”, “S’pari t’themi bismilah / t’falnderojmë atë Allah”, “Bismilahi emnin e Zotit të thomë / borxh e kemi, t’gjitha punt kur t’i fillojmë” nga mevludi i H. A. Gjokës5

3 shih Dizdari, po aty. 4 Hysa, 1995, f. 194. 5 shih Dizdari, po aty.

. Me leksemën bismilah janë formuar shprehje frazeologjike

edhe në të folmet e gegërishtes qendrore ose më saktë të rrethinës së Shkupit, si ato: “Caull pa besmele” (për një fëmijë të prapë), “Sofër pa besmele” (tryezë buke pa mëshirën e Zotit), “Ai nuk është i besmeles” (për një njeri që nuk është religjioz - ky është burim nga e folmja shqipe e autorit).

Page 148: Takvimi 2009 -Permbajtja

Studime 151 Krejt këto e shumë shembuj të tjerë që mund të vilen në ma-

terialet folklorike e dialektore, flasin në të mirë të faktit se bismi-lahi ka zënë vend në fjalorin e gjuhës shqipe, andaj mbase është mëkat shkencor që ai nuk ka hyrë edhe në FGJSSH (madje as në “Fjalori i fjalëve të rralla” të M. Ndrecës), nëse jo si leksemë religjioze, atëherë si leksemë me të cilën formohen aq fraza e që përdoret aq dendur edhe në folklorin shqiptar. Dhe, ky shembull nuk paraqitet vetëm me këtë shprehje religjioze, por në FGJSSH mungojnë edhe një varg fjalësh e shprehjesh religjioze (pra edhe islame edhe të krishtera) që, mbase për arsye ideologjike, janë përjashtuar nga ky fjalor. Megjithatë kjo mbetet një temë më vete, ngase edhe ashtu kohëve të fundit kritikat ndaj FGJSSH-së për përjashtimin e leksemave të fushave e sferave të ndryshme të jetës sa vijnë e shtohen. Prandaj këta shembuj le të mbeten edhe një sinjal për hartuesit e fjalorit, për korrektësinë me të cilën duhet të regjistrohet thesari leksikor i shqipes.

Përkthimi i bismilahit në gjuhën shqipe dhe kuptimi i tij

gjuhësor

Bismilahi përbëhet nga parafjala arabe bi, që herë e ka kupti-min në e herë me6

Nga ato përkthime të bismilahit që ne arritëm t’i konsultojmë, del se ai jo gjithkund del njësoj i përkthyer. Madje kjo vërehet edhe në përkthimet e ndryshme në gjuhë të huaja. Ngaqë kishte nuanca dalluese të përkthimit të kësaj shprehjeje, ishim të dety-ruar që këtë invokacion të teologjisë islame ta kundronim së pari në aspektin teologjik. Në këto gjurmime hasëm shpjegimin e Mu-

nga fjala ismi që do të thotë emër, ilah, që është trajtë fonetike e emrit Allah, si dhe nga emrat (atributet) e Zotit Rrahman dhe Rrahim, për përkthimin e të cilëve në gjuhën shqipe do të bëjmë fjalë më vonë.

6 www.muslim.org/islam/anwarqur/bism)

Page 149: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 152 hamed Abduhusë7 se bismilahi është një sentencë në stilin e shprehjes së ligjeve e të vendimeve në gjykatë. Kjo në fjalor gju-hësor do të thotë se bismilahi është një fjali që bie në stilin e veprimtarisë shtetërore e administrative, ku vendimet merren me “Në emër të....”. Megjithatë shumë komentues të tjerë të Kuranit janë të mendimit se kjo bi në arabisht nuk është as vetëm me as vetëm në, që do të thotë se herë mund të jetë Filloj me emrin e... e herë Filloj (Ju flas) në emrin e..., që do të thotë se kuptimi i saj është më i gjerë, si: ia filloj me bekimin e Zotit, ia filloj duke kër-kuar ndihmën e Zotit, ia filloj në udhëheqjen..., nën drejtimin e Zotit, por edhe filloj t’u flas në emër të Zotit, ju ligjëroj në emër të Zotit etj.8 Me këtë çështje janë marrë një mori studiuesish, nga të cilët ne arritëm t’i konsultojmë disa, që po i prezantojmë më poshtë. Kështu komentuesi i njohur i Kuranit, Ibn Kethiri, për bi-smilahin thotë se me rastin e fillimit të secilit veprim... është e rrugës të përmendet emri i Allahut xh.sh., duke synuar bekimin, mbështetjen dhe ndihmën e Allahut xh.sh...9. Nga tjerët, më të vo-nshmit, Sheltuti pohon se bismelja përdoret për ta fuqizuar fry-mën e bërjes së veprave të mira dhe shmangien e të ligave10, Sejid Kutubi thotë se ajo ka funksion të etikës së leximit të Kuranit, që Zoti ia dërgoi Pejgamberit të tij11, Husein Xhozo pohon se ajo shërben për ta filluar secilën punë të mirë, por edhe si betim se secilën punë do ta bëjmë në/me emër të Zotit12. Edhe autori shqi-ptar Hafiz Ibrahim Daliu pohon se kuptimi i besmeles duhet të jetë me emrin e .... po filloj të këndoj (lexoj) Kuran13

7 Të cituar në komentin e Kuranit të Muhamed Sheltutit - shih Šeltut, 2007, f.

26.

. Po ashtu edhe autori i njohur boshnjak Enes Kariq në librin e tij Hyrje në

8 www.muslim.org/islam/anwarqur/bism, www.wahiduddin.net.words/bismillah 9 Ibn Kethir, f. 54. 10 Šeltut, 2007, f. 28. 11 Kutub, 1998, f. 23. 12 Prijevod kur’ana s komentarom, 1966, f. 9-10. 13 Dalliu, 2005, f. 17.

Page 150: Takvimi 2009 -Permbajtja

Studime 153 shkencën e tefsirit, duke cituar shumë autorë të tjerë, po ashtu pajtohet se ajo shërben për ta filluar leximin e Kuranit.

Nëse këtë që e thamë më sipër e marrim të saktë, duke u ba-zuar pra në interpretimet teologjike për kuptimin e bismilahit, si dhe në interpretimet stilistike për llojin e stilit në të cilin thuhet se përdoret kjo shprehje, atëherë vijmë edhe në çështjen se cili është përkthimi më i saktë i këtij invokacioni: në emër apo me emër. Kur këto dy fjali i vendosim bashkë me elementin referues që nënkuptohet, na del se duhen të jenë kështu: Ju flas në emër të Allahut (në stilin shtetëror e administrativ) dhe Filloj me emrin e Allahut (në stilin letrar a në stilin bisedimor, por që në kuptimin e lutjes ose të vendimit që e marr, mund të merret edhe në stilin ad-ministrativ). E para do të thotë se Zoti na flet në emër të Vet, na kumton diçka duke u thirrur në emrin e Tij, pra është ligjërim i Zotit, ndërsa e dyta duhet të nënkuptojë se ne si lexues ia fillojmë leximit të pjesës së Kuranit me Emrin e Zotit, duke e përmendur emrin e Zotit, që në fakt duhet të paraqesë një formë të lutjes hy-rëse. Kemi përshtypjen se në përkthimin Me emër të ka ndikuar në mënyrë të pavetëdijshme edhe fjala arabe emër (urdhër) që aq dendur është përdorë edhe në gjuhën shqipe, si Allahën emrile (me urdhër të Allahut), me emër t’Zotit (me urdhër të Zotit), që në fakt është fjala arabe urdhër (emër), e që s’ka të bëjë fare me emrin në gjuhën shqipe. Kjo në gjuhë interpretohet si një kalk semantik. Në traditën tonë (te shqiptarët e Maqedonisë) gjatë shpalljes së fejesës, të pranim-dorëzimit të dorës së nuses, te shqiptarët myslimanë është një rit në të cilin pos tjerash thuhet Allahën emrile e pejgamberen veqile.. (Me urdhër/leje të Allahut dhe me dëshminë e Profetit..). Emër për urdhër përdoret dendur edhe në mevludin e Tahir Popovës që është aq popullor për shqi-ptarët gegë, si për shembull: Emër i bëni Xhebrailit Zoti hak / shko në Xhenet tha ta marrësh një burak14

14 Popova, f. 23.

ose më poshtë Prej

Page 151: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 154 Xheneti ty ta pruna një burak / bënu gati emër bëni Zoti hak15

Një moment tjetër për këtë problem përkthimi, pos atij kupti-mor, duhet të jetë edhe fakti se në gjuhën shqipe parafjalët me dhe në paraqiten në aq shumë shprehje e ndërtime, saqë është vë-shtirë të përkufizohet si në gjuhët sllave ku vo dhe na kanë ku-ptime krejtësisht të kufizuara ndërmjet tyre.

(Ky mevlud për herë të parë pa vit botimi supozohet të jetë botuar diku rreth vitit 1876, ndërsa është botuar në Stamboll me alfabet osman). Te shqiptarët mysliman hasim edhe emra personalë Emë-rllah, Emrullah, Emrush.., që të gjithë e kanë rrënjën në kuptimin e fjalës emër që në gjuhën arabe do të thotë urdhër, pra urdhër i Zotit. Ndoshta kjo është një koincidencë, por mbase mund të ketë pasur ndikim edhe në formulimin e bismilahit në gjuhën shqipe.

16

Duke iu referuar edhe një numri të madh të teksteve të tjera të këtij karakteri në traditën e shqipes së shkruar në të cilat përdoret kjo shprehje, si në Biblën në gjuhën shqipe, në fundin e kapitullit të Mateut (28: 20): “Pagëzoni në Emër të Atit e të Birit e të Shpi-rtit Shenjt...” ose edhe në tekstin e parë të gjuhës shqipe Në emën

Fjalën bismi e kemi edhe në kaptinën Alek, në ajetet e para të

shpallura të Kuranit: Ikre bismi rabikeledhi (Lexo në emër të Zotit tënd..), në të cilën përkthyesit në gjuhën shqipe e kanë ruajtur po atë trajtë që e kanë përdorur edhe në bismilah.

Problemi i përkthimit të kësaj fjalie në gjuhën shqipe mbase ka buruar edhe nga fakti se në gjuhën arabe kjo bi herë është me e herë është në. Ngase në arabisht ka parafjalë të posaçme për me – mea dhe për në – fi. Ndoshta nga kjo vështirësi e kuptimit të saj disa teologë e kanë konsideruar atë si mrekulli gjuhësore të Kur-anit, që nuk mund të përkthehet në gjuhë të tjera ose që vështirë interpretohet në gjuhë të tjera.

15 Po aty, f. 24. 16 Shih: Gramatika e gjuhës shqipe I, 1995, f. 391.

Page 152: Takvimi 2009 -Permbajtja

Studime 155 t’Atit...17 mbase edhe përkthimi më i drejtë i bismilahit duhet të jetë me Në emër... e jo me Me emrin..., krejt kjo duke u bazuar në të dhënat gjuhësore që i përmendëm më sipër. Substrati i këtij përkthimi në gjuhën shqipe pa dyshim duhet të jetë në përkthimin biblik të kësaj shprehje nga gjuha latine In nomine patri et fili spiritus sancte (Në emër të Atit, birit dhe shpirtit të shenjtë), që pastaj ka funksionuar edhe si proverb latin me shkurtesën In no-mine patri në kuptimin Në emër të atdheut. Këtyre shpjegimeve do t’ua shtojmë edhe faktin se edhe në arabisht invokacioni biblik Në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë është përkthyer me Bismilahil abi ual ibni uarruhil qudusi (shih: en.wikipedia.org/ wiki/Basmala

Krejt kjo që u tha më sipër na bën të themi se invokacioni i besmeles është më shumë se vetëm një lutje për ndihmë që të fi-llohet diçka, që do të thotë se është edhe një thirrje për të kumtuar diçka, që në stilistikë mund të shpjegohet më stilin e veprimtarisë shtetërore e administrative. Kjo bëhet edhe më bindëse kur kihen parasysh kriteret e këtij stili të cilat na i prezanton prof. Xhevat Lloshi në veprën e tij “Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmati-

), që logjikisht i bie që natyra e kësaj shprehje edhe në përkthimin e bismit te bismilahi do të duhej të ishte në emër të.., aq më tepër që parafjala në në fushën e saj kuptimore e për-fshin edhe kuptimin e asaj me-së, që nuk është njësoj me parafjal-ën me kundrejt në-së. Në fakt në gjuhën shqipe kjo me më shumë përdoret për të shprehur se bëj diçka me diçka, me ndihmën e diç-kaje, që në bismilah e zbeh kuptimin e tij, sepse nuk arrin ta për-fshijë edhe atë Ju flas në emër të...., që ruhet thuaja në secilin përkthim tjetër në gjuhë të huaja. Ajo është një shprehje retorike në stilin se ju bëj gati të më dëgjoni, ju kumtoj diçka me rëndësi, ju flas në emër të Zotit, ju gjykoj në emër të Zotit, ju flas si mëkë-mbës i Zotit, të cilat në asnjë mënyrë nuk përfshihen me kuptimin e me-së.

17 premenit Atit - Hysa, 1, 1992, f. 12 dhe Shuteriqi, 1978, f. 24 e interpretojnë

si në emër..

Page 153: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 156 ka”18

18 Lloshi, f. 203-216.

. Sipas prof. Lloshit, në hartimin e këtij stili gjuhësor vijnë në pah katër kërkesa ose katër kushte: 1. ... që gjithçka të paraqi-tet e të bëhet në emër të shtetit (në Kuran, pra në tekste religjioze - në emër të Zotit), duke i mënjanuar ligjëruesit e veçantë dhe tra-jtimet individuale. Kjo do të thotë se gjithçka që shprehet pas asaj në emër të është e pakontestueshme për pranuesit e saj. Që në fakt është edhe synim e parim i Kuranit. Ngase sipas Kuranit, ve-tëm Zoti është i Gjithëdijshëm; 2. ... që paraqitja gjuhësore të bë-het me përpikëri për të mos lënë dyshime dhe interpretime të tjera. Kjo do të thotë se edhe teksti kuranor që vijon pas kësaj shprehje (si edhe ligjet në stilin shtetëror e administrativ) është tekst që është i saktë dhe nuk ka vend për interpretime të tjera, pos atyre që përkufizohen me të; 3. ... që tekstet të shërbejnë si mbështetje për komunikim në shumë veprimtari të kësaj fushe. Kjo në trajtimin tonë do të thotë se edhe bismilahi duhet të shër-bejë edhe në fushat e tjera të jetës, si fjalia me të cilën fillon Kur-ani, me të të fillojë edhe puna e besimtarëve; 4. ... që tekstet të mos ndryshojnë brenda periudhave kohore. Edhe kjo në trajtimin tonë do të thotë se gjithë ajo që fillon me bismilah (në emër të Allahut) është e përhershme dhe e pandryshueshme. Në kuadër të këtyre trajtimeve është edhe toni i veçantë i ligjërimit, që po ashtu përkon me bismilahin, në të cilin gjithashtu kemi një sente-ncë si në tonin e shpalljes së aktvendimeve. Moment tjetër me rëndësi në kuptimin e bismilahit në këtë kontekst është edhe fakti se ai përsëritet para të gjitha sureve (pos njërës) dhe kjo nuk para-qet mërzi te lexuesi, njësoj si në tekstet ligjore, kur për arsye ad-ministrative një fjali përsëritet dhjetëra herë, pa shkaktuar mërzi te lexuesi e pranuesi i saj.

Në dy tabelat e mëposhtme i kemi dhënë të gjitha besmelet e përkthyera në gjuhën shqipe. Nga ato shihet se kemi një larushi përkthimesh që mund të shpjegohen nga arsyet e përmendura më sipër.

Page 154: Takvimi 2009 -Permbajtja

Studime 157

Me

emni

n e

Zotit

, m

ëshi

rues

it, M

ëshi

rëbë

rësi

t

Me

emrin

e A

llahu

t, M

ëshi

rues

it, M

ëshi

rëbë

rësi

t

emër

të A

llahu

t, të

G

jithë

mës

hirs

hmit,

M

ëshi

rëpl

otit

Me

emrin

e A

llahu

t, i

Gjit

hëm

ëshi

rshm

i, M

ëshi

rëpl

oti

emër

të A

llahu

t të

Mës

hirs

hëm

dhe

Dhe

mbs

hues

hëm

Me

emër

të A

llahu

t, M

ëshi

rues

dhe

Për

dëlli

mta

r

Me

emrin

e A

llahu

t, të

G

jithë

mës

hirs

hmit,

M

ëshi

rëpl

otit

Tabe

la n

r. 1:

përk

thim

et e

plo

ta të

Kur

anit

në g

juhë

n sh

qipe

Uz.

Spe

c.

Em

in Im

er

Sher

if A

hmet

i

Feti

Meh

diu

Bot

imi

Dar

ussa

lam

Zak

aria

Kha

n

Has

an N

ahi 1

Has

an N

ahi 2

Ndë

em

ër të

fort

Mës

hirp

lotit

Pe

rënd

i

M’e

mër

it të

Zot

it m

ath,

q’ë

shtë

nd

jesë

mat

h e

mës

hirë

shum

ë

Me

emrin

e A

llahu

t m

ëshi

rues

i m

adh,

fort

i dhi

mbs

hëm

(p

ërdl

imta

rë)

Fillo

nj’ m

e em

nin

e t’m

adhi

t Zo

t Q

i ësh

t’ be

kues

e M

ëshi

rplo

Tabe

la n

r. 1:

Për

kthi

met

e p

jess

hme

të K

uran

it në

gj

uhën

shqi

pe

Ilo

Mitk

o

Qaf

zezi

Nai

m

Fras

hëri

Hfz

. Ibr

ahim

Dal

liu

Feri

t

Vok

opol

a

Për ilustrim të këtyre telasheve të përkthimit të kësaj shpre-hjeje, por edhe për atë se shumica e përkthimeve në gjuhë të hu-aja janë bërë me Në emër..., më poshtë po e japim një tabelë të disa gjuhëve të huaja në të cilat është përkthyer besmelja.

Page 155: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 158

Nr. Titulli Përkthyesi Gjuha Besmelja Në emër /Me emër

1.

Kur’ân-ı kerim ve türkçe açıklamalı tercümesi

Grup përkthyesish: A. Özek....

turqisht Rahmân ve Rahim olan Allah’ın adıyla

Me emër

2. Aziz Kur’an

Abdulaziz Hatip & Mahmut Kanık

turqisht Rahmân, Rahim Allah adına. Në emër

3. Kur’ân-ı kerim ve türkçe anlamı

Ali Bulaç turqisht Rahman Rahim olan Allah’ın adıyla

Me emër

4. Kur’an Besim Korkut boshnjakisht

U ime Allaha, Milostivog, Samilosnog!

Në emër

5. Kur’an Ali Riza Karabeg boshnjakisht

U ime Boga sveopčeg dobročinitelja milostivog.

Në emër

6. Kur’an s prijevodom na bosanski jezik

Enes Karič boshnjakisht U ime Allaha, Svemilosnog, Samilosnog!

Në emër

7. Kur’an časni

Hafiz Muhammed Pandža & Džemaludin Čauševič

boshnjakisht

U ime Boga, Sveopčeg Dobročinitelja, Milostivog.

Në emër

8. Glorious Qur’ân

Mohammad Marmaduke Pickthall

anglisht - GB

In the name of Allah, the Beneficent, the Merciful.

Në emër

9. The Qur’an M.H. Shakir anglisht – USA

In the name of Allah, the Beneficent, the Merciful.

Në emër

10. Quran

Muhamed Asad /www.theholyquran.org/?x=s_main&kid=33

anglisht

In the name of god, the most gracious, The dispenser of grace

Në emër

11. Coranului cel sfânt ? rumanisht

În numele lui Allah Cel Milostiv, Îndurător

Në emër

Page 156: Takvimi 2009 -Permbajtja

Studime 159

12. Le Noble Coran Mohammed Chiadmi frëngjisht

Au nom de Dieu, le Clément, le Miséricordieux.

Në emër

13. Korán Ivan Hrbek çekisht Ve jménu Boha milosrdného, slitovného

Në emër

14. Kur’an so prevod Hasan Xilo maqedonisht

Vo imeto na Allah, Milostiviot Somilosen

Në emër

15.

Kratok komentar na Kuranot (parafrazim)

Hasan Xilo maqedonisht

Zapo~nuvam so bismillah: barawe pomo{ za izvr{uvawe i za postignuvawe uspeh i barawe toa da bide usli{eno.

Me emër (parafrazim)

16. Nga interneti

www.quranexplorer.com/quran

Gjermanisht

Im Namen Allahs, des Allerbarmers, des Barmherzigen!

Në emër

17. Nga interneti

www.quranexplorer.com/quran

Frëngjisht

Au nom d’Allah, le Tout Miséricordieux, le Très Miséricordieux

Në emër

18. Nga interneti

www.islamicity.com/mosque/QURAN/italian

Italisht

In nome di Allah , il Compassionevole, il Misericordioso

Në emër

Tabela nr. 3: Përkthimi i bismilahit në disa gjuhë të huaja

Nga tabela nr. 3 shihet se në shumicën e gjuhëve të huaja, nga gjithsej 18 të paraqitura këtu, vetëm në tre raste bismilahi është përkthyer me Me emër të..., që po ashtu flet në të mirë të bindjes sonë se natyra e ligjërimit të besmeles e kërkon që ajo të fillojë me Në emër të... Ndërkaq në gjuhën shqipe nga gjithsej 11 për-kthimet e bismilahit, vetëm në 3 prej tyre janë përkthyer me Në

Page 157: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 160 emër të..., që krahasuar me bismilahin në gjuhë të tjera, bën një përjashtim të madh, mbase jo fort të arsyeshëm. Kjo si duket u dedikohet arsyeve të kalimit semantik me orientalizmin emër, ndikimeve të gjuhëve të tjera që kanë hapur dilema të pazgjidhsh-me te përkthyesit, problemeve të kuptimit të semantikës së para-fjalës bi në arabisht dhe në e me në shqip, por edhe problemeve të kuptimit të stilit të drejtë gjuhësor të bismilahit në origjinal dhe interpretimit të tij në gjuhën shqipe.

Emrat e Zotit në bismilah

Një çështje tjetër që mund të shqyrtohet në kuadër të invoka-cionit të bismilahit është edhe përkthimi në gjuhën shqipe i emrit të Zotit, Allah, dhe i atributeve të Zotit: Rrahman dhe Rrahim. Të shpjegojmë se në Kuran Zoti e emërton veten me 99 atribute të tjera, që nga dijetarët e teologjisë islame janë emërtuar si esmaul husna (emrat e bukur të Zotit), që së bashku me emrin e për-veçëm Allah, përbëjnë 100 emra.

Në fakt fjala e dytë në bismilah është fjala ilah, që si thamë më sipër, është trajtë fonetike e emrit Allah. Për njohësit e arabi-shtes, emri Allah është emër i përveçëm i Zotit, i cili është për-dorë për këtë qëllim edhe në shoqërinë arabe paraislamike. Madje edhe emrat e zotave paganë arabë, El-Lat dhe El-Uzzat, thuhet se e kanë burim nga emri Allah19. Në kundrim gjuhësor ky emër shpjegohet me rrënjë semite, ngase edhe në hebraishte gjendet si Elohim, Eloha20

19 Behxheti, 1994, fq. 214.

. Autori Ahmed Behxheti në librin e tij “Allahu” rrëfen se në qarqet teologjike ka dy qëndrime në lidhje me emrin Allah: njëri, se ky emër është i nxjerrë nga burimi semit Alaha ose Elaha që do të thotë Hyj, Hyjni, e që me nyjën shquese El (All) bëhet Allah, që do ta kishte kuptimin Hyji ose Hyjnia dhe,

20 www.hebrewletters.com), si dhe në aramaishte ku përdoret si Alaha ose Elaha (Shih: Murtezai, 2000, fq. 24-25 dhe www.wahiduddin.net.words/bismillah

Page 158: Takvimi 2009 -Permbajtja

Studime 161 qëndrimi i dytë, se ky emër nuk është i prejardhur, por se është emri origjinal i Zotit në Kuran21

Në gjuhën shqipe emri Allah po ashtu është përdorur nga shkrimtarët shqiptarë, sidomos nga bejtexhinjtë, te të cilët përdor-et dendur edhe në poezi jofetare. Kështu te M. Kyçyku kemi Elif, Allah bën Merhamet / për gurbetlitë gado janë... në poezinë Gu-rbetlitë

. Është me rëndësi të thuhet se emri i përveçëm Allah është një

emër që në gjuhën arabe nuk ka shumës gjuhësor dhe emër që edhe pas pësimeve fonetike e ruan kuptimin referues për Zotin.

Emri i përveçëm Allah është emër origjinal i Zotit në fenë is-lame. Nëse në gjuhën shqipe themi Zoti e pastë bekuar! dhe Allahu e pastë bekuar, kuptohet qartë nga dëgjuesi se në fjalinë e dytë kemi të bëjmë me një folës mysliman, ndërsa në të parën me një folës që mund të jetë edhe i krishterë. Kjo do të thotë se përdorimi i emrit të përveçëm Allah ka edhe nuanca stilistike në gjuhën shqipe. Andaj, nuk jemi tifozë të atyre që në përpjekje që gjithçka të bëjnë shqipe, ta zëvendësojmë edhe Allahun me Zot, ngase jo rrallë në komunikim zoti është edhe një njeri, ndërsa Allahu çdoherë mbetet zot në besimin islam.

22, te Zenel Bastari kemi Kush u tha ta njehin lakun / Për fakurat, Allah – Qerim në poezinë Tirana jonë si mësojë23, Ne-zimi e përdor gjithandej, si: Me të shumtë ashku ç’është / hasha, Allahnë e dinë... në poezinë Ankimi i ashikut të vërtetë dhe dylbe-rit të dashur24

21 Behxheti, 1994, fq. 219-220. 22 Hysa, 1995, fq. 192. 23 Hysa, 1995, fq 234. 24 Hamiti, 2008, fq. 190.

e shumë raste të tjera që s’do mend se dëshmojnë se, sikur të zhvillohej pa ndërprerjen e madhe gjysmëshekullore, letërsia shqipe e frymës së këtillë, pa dyshim edhe emri Allah do të ishte po aq popullor sa është emri Zot e Perëndi. Emrin Allah e kemi edhe në përshëndetje e frazema të shqipes dialektore, si ato Allahrazolla (nga turqishtja Allah razi olsun – dashtë Zoti, do

Page 159: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 162 Zoti)25

25 Ndreca, 1986, fq. 34.

, Allah rahmetelez (nga turqishtja Allah rahmet eylesin – Allahu e pastë mëshiruar), që përdoret edhe sot për ngushëllime të familjes së të vdekurit e shumë te tjera. Në Fjalorin e orientali-zmave Tahir Dizdari regjistron një varg shprehjesh që formohen me emrin Allah, si: Allahqerim në një këngë labe, Allahtan e gjen te Fishta, Allahile po ashtu te Fishta, si edhe në të folme të Dibrës e të Kosovës etj. Ndërkaq vetëm emrin Allah e gjen në shumë shprehje, si: Allahu bëftë merhamet, Ashtu ka qenë emr’i Allahut, exhelit s’i delet para, Allahu të huptë, si dhe në këngët: “Ore babë, mu m’vraftë Allahi / Mos e kapsha djalin për krahi” ose në eposin kreshnikëve Allah medet / Halil për mue... (shih: Dizdari, 2005, fq. 20-23) ose ajo kënga mjaft e njohur e kurbetit Kush i pari bani rrugën e kurbetit / Allahi kurrë mos ia dhashtë atij sela-metin.. Një prirje mohimi ndaj përdorimit të emrit Allah vërehet te Naim Frashëri i cili në përkthimin e tij Thelb i Kuranit gjithku-nd emrin Allah e zëvendëson me Zot e Perëndi (Frashëri N. 5, 2000, fq. 192-208), gjë që mund të shpjegohet sa me faktin e rili-ndjes kombëtare shqiptare që ishte për purifikimin e skajshëm të shqipes, po aq edhe me atë se Naimi i takonte tarikatit bektashian, që si e dimë, ka bërë një shqiptarizim më të madh të gjuhës feta-re, duke rrafshuar edhe shumë terma të tjerë që ndër myslimanët synij janë thelbësorë. Megjithatë i këtij qëndrimi nuk është vëllai më i vogël i Naimit, Samiu, i cili në veprën e tij Përpjekjet e he-ronjve në përhapjen e islamit të shkruar arabisht, e përdor dendur emrin Allah, ndonëse në arabisht për zot është fjala rabb (Frashëri S., 2004). Kur jemi këtu të shpjegojmë se emri Zot assesi nuk e zëvendëson Allahun, sa për shkaqe stilistike, po aq edhe për shka-qe teologjike, madje edhe për arsye praktike, se Zoti shpeshherë emërton edhe njerëz. Ndërkaq as perëndi nuk është zëvendësim për Allah, ngase si e para, edhe kjo fjalë është me burim të huaj (grek), e pastaj ajo nuk ka ngarkesë stilistike për të shprehur edhe përkatësi të caktuar religjioze. Andaj le të mjaftojë këtu konstati-

Page 160: Takvimi 2009 -Permbajtja

Studime 163 mi se emri i përveçëm Allah duhet të qëndrojë në literaturën te-ologjike islame, këtu për shkaqe praktike e teologjike, por edhe në tekstet e tjera kur i referohemi Zotit në fenë islame, ngase ky emër me vete bart edhe elemente me nuanca të tjera kuptimore, duke formuar një varg shprehjesh e frazash që e kanë pasuruar fondin e shqipes. Aq më tepër që ky emër, ndonëse me interpre-time ideologjike e joshkencore, është pranuar edhe në FGJSSH, pra shërben si fjalë e fondit të shqipes standarde.

Çështja tjetër që lidhet me përkthimin e bismilahit është ajo që ka të bëjë me përkthimin e atributeve të Zotit, ngase dy fjalët vijuese janë praktikisht dy emra, që në fakt janë atribute të Allahut. Janë këto emrat Rrahman dhe Rrahim. Nga sa mund të shihet në tabelën e përkthimeve të Kuranit, në përkthime të ndry-shme ka edhe përkthime të ndryshme të këtyre dy atributeve. Në shpjegimin teologjik Rrahman është cilësi mëshiruesi në këtë botë, pra zot që është i mëshirshëm për robërit e tij në këtë botë, ndërsa Rrahim është cilësi e atij që mëshiron, që bën mëshirë (shih komentin e Sherif Ahmetit për kaptinën Fatiha). Këto dy emra e kanë burimin e tyre në emrin arab rahme – mëshirë. Ko-mentuesi i njohur i Kuranit në botën myslimane, Ibën Kethiri, thotë se Rrahman është superlativi i mëshiruesit, ndërsa kuptimi i tij është se Allahu është mëshirues për të gjithë krijesat, ndërsa Rrahim ka kuptim më të kufizuar të mëshirës, që u referohet ve-tëm besimtarëve myslimanë. Këtë e ilustron me ajete të Kuranit. (Shih: Kethir ...., 2008, f. 28-30)

Duke synuar ruajtjen e kuptimit origjinal, në disa përkthime, si ai në gjuhën turke, leksemat Rrahim e Rrahman kanë hyrë në gjuhën standarde turke dhe funksionojnë si në kuptimet e tyre ori-gjinale, ashtu si thamë më sipër se mund të funksionojë bismilahi në gjuhën shqipe.

Ndërkaq kur e vërejmë problemin e përkthimit të tyre në gju-hën shqipe, vërejmë se përkthimet janë bërë me kalke që nuk has-en në fjalorin popullor, thjesht janë kalke që pak përkojnë me natyrën e shqipes. Kjo sidomos vërehet në përkthimet e plota të

Page 161: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 164 Kuranit, që si duket nuk i kanë pasur parasysh përkthimet e pjes-shme të Naim Frashërit ose atë të Ferid Vokopolës. Nga sa mund të merret vesh nga përkthimet e plota, përkthyesit nuk janë para-qitur në përkthimet e tyre duke synuar ruajtjen e traditës së shkru-ar të teologjisë islame në gjuhën shqipe. Gjëja e parë që do ta shtrojmë këtu është fakti se a do të kishte gjasa që edhe në gjuhën shqipe, si në turqisht, të ruhen këto emra në origjinal dhe kështu të ruheshin e përdoreshin edhe të gjithë emrat e tjerë të Zotit, ndë-rsa shpjegimi i tyre të jepej në koment a në kllapa. Kështu njësoj si Allah, edhe emrat Rrahman e Rrahim hasen në veprat e bejte-xhinjve, si në poezinë Tirana jonë si mësojë të Zenel Bastarit kur ai shkruan S’kanë lanë gja pa than’ për mu, / po asllin e din aj Rrahmani (Hysa 2, 1995, f. 236) ose te Nezimi: Ashtu dashtë një Rrahim / Të ka faj i mjeri Nezim..., pastaj Unë dushman i Rrahi-mit / Qofsha mehabbeti i mimit (Hamiti, 2008, f. 154-155), e të mos flasim për vjersha fetare a ilahi shqipe, ku është krejt norma-le të përdoren emrat Rrahim dhe Rrahman në origjinal. Këta emra përdoren edhe në frazeologjizma, sidomos nga shqiptarët e Maqe-donisë, si Ia ka dhënë Rrahman e Rrahimi, që e ka kuptimin se dikush është dhuruar nga Zoti me diçka. Mbetja e tyre në ori-gjinal do ta pasuronte leksikun e shqipes, do të kishte vlerë më të madhe teologjike, por edhe nuk do ta zbehte kuptimin e tyre në gjuhën shqipe. Ndërkaq nëse tashmë e shohim si të patjetërsuesh-me që edhe atributet e Zotit të përkthehen në gjuhën shqipe, kjo është një detyrë mjaft e vështirë të cilën s’e bën dot një përkthyes i vetëm siç kanë qenë të guximshëm përkthyesit e Kuranit në gjuhën shqipe. Ngase këta emra kërkojnë jo vetëm kreativitet për përshtatjen e tyre në gjuhën shqipe, madje jo vetëm edhe ndjenjë poetike që të shprehen me fjalë që në të ardhmen mund të bëhen fjalë të zakonshme të leksikut fetar, por para së gjithash duhet të dihet se myslimanët i kanë pjesë të besimit të tyre edhe këto emra dhe se përkthimi i tyre është detyrë serioze dhe punë që duhet të bëhet në konsultime të shumta.

Page 162: Takvimi 2009 -Permbajtja

Studime 165 Krahasojeni në një anë Sherif Ahmetin me Mëshirues, Mëshi-

rëbërës, Hasan Nahin në botimin e parë me Mëshirues dhe Për-dëllimtar dhe Naim Frashërin me ndjesë math e mëshirë shumë. Jemi të mendimit se udha për zgjidhjen e këtyre nyjave të për-kthimit të këtyre emrave në gjuhën shqipe duhej të zhvillohej në frymën e asaj që e ka bërë Naim Frashëri ose Ferid Vokopola me vargjet poetike Fillonj’ me emnin e t’madhit Zot / Qi ësht’ bekues e Mëshirplotë (Mehdiu, 1996), për të cilët nuk themi se janë më të qëlluarit, porse këtu diku duhej të ishte pikënisja për të arritur në përkthimet e emrave të Zotit Rrahman dhe Rrahim në gjuhën shqipe, e jo të krijohen kalke që nuk përkojnë shumë me natyrën e shqipes, madje dalin edhe tejet artificiale.

Duke e përmbyllur këtë temë, na mbetet të themi se saktësia e përkthimit të Kuranit në gjuhë të tjera është detyrë jashtëzako-nisht e madhe, të cilën nuk mund ta bartë mbi vete secili njohës i arabishtes, ndërsa dëshmi për këtë është shqyrtimi jonë vetëm i bismilahit. Ndonëse e dimë se për përkthimet e këtilla si janë tash kanë ndikuar edhe një sërë faktorësh, si ndërprerja e traditës letra-re myslimane në gjuhën shqipe, mungesa e revistave shkencore teologjike islame e mosbotimi i shkrimeve të autorëve myslima-në, por askush nuk është i amnistuar nga barra se Kurani mbi të gjitha është libër teologjik dhe duhet të jetë i saktë e cilësor, nëse jo plotësisht, së paku pjesërisht sa teksti origjinal në arabisht.

Për fund të themi se përkthimi i bismilahit në gjuhën shqipe është edhe një dëshmi se nga çfarë qasjesh dhe këndesh mund të shqyrtohet edhe vetëm një pjesë e tekstit të përkthyer të Kuranit dhe një shtytje më shumë që përkthimeve të Kuranit në gjuhën shqipe t’u qasemi nga kënde të ndryshme, gjithë kjo në të mirë të cilësisë së përkthimeve a redaktimeve që mund të bëhen në të ar-dhmen. Janë këto edhe dëshmi se përkthimin e Kuranit nuk e bëj-në dot vetëm as arabologët e as teologët, porse aty duhen stilistë të rryer, gjuhëtarë të pjekur dhe redaktorë me sens të fuqishëm për tekste poetike.

Page 163: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 166

__________________________ Literatura e konsultuar dhe materiali i shfrytëzuar 1. Adbullah Hamiti, Nezim Frakulla dhe divani i tij shqip, Logos-A,

Shkup, 2008 2. Ahmed Behxheti, All-llahu - të konceptuarit islam dhe besimi, Priz-

ren, 1994 3. Dhimitër Shuteriqi, Shkrimet shqipe në vitet 1332-1850, Rilindja, Pri-

shtinë, 1978 4. Ekrem Murtezai, Fjalor i feve, Rilindja, Prishtinë, 2000 5. Enes Kariq, Hyrje në shkencat e tefsirit, Prishtinë, 2005. 6. Feti Mehdiu, Përkthimet e Kur’anit në gjuhën shqipe, Logos-A,

Shkup, 1996 7. FGJSHSH, ASHSH, Toena, Tiranë, 2002. 8. Gramatika e gjuhës shqipe I, ASHSH, Instituti i Gjuhësisë dhe i

Letërsisë, Tiranë, 1995. 9. Ibn Kethir & M. El-Uthejmin & S. El-Aude, Komenti i sures Fatiha,

Nun, Shkup, 2008 10. Imam Ismail in Omer in Kethir, Kandili ndriçues në versionin e

shkurtuar të Tefsirit të Ibn Kethirit, vol. I – El-Fatiha-El-Bekare, Fondacioni i Rinisë Islame, Cyrih, 2007

11. H. Hafiz Ibrahim Dalliu, Ajka e kuptimeve të Kur’ani Kerijmit, Fo-ndacioni i Kur’anit, Tiranë, 2005.

12. KUR’ANI I MADHËRUAR, Prof. Hasan I. Nahi, Prishtinë, 1988. 13. KURA’N-i dhe hija e tij shqip, përktheu: Dr. Feti Mehdiu, Logos-A,

Shkup, 1999. 14. KURA’N-i me përkthim dhe komentim në gjuhën shqipe, përktheu

dhe komentoi: H. Sherif Ahmeti, Kryesia e Bashkësisë Islame për RS të Serbisë - Prishtinë, Prishtinë, 1988

15. KURA’N-i me përkthim në gjuhën shqipe, përktheu Uz. Spec. Emin Imer, Çağrı Yayınları Şaban Kurt, Stamboll, 2007

16. KURANI i madhërishëm, përktheu: Prof. Hasan I. Nahi, ISHMQI, Tiranë, 2006

17. KURANI I SHENJTË – përkthim e komentim, e përktheu: Muham-mad Zakaria Khan, Islam International Publication LTD, Islama-bad, 1990.

18. Mahmud Hysa, Alamiada shqiptare 1, 2, Logos-A, Shkup, 2000

Page 164: Takvimi 2009 -Permbajtja

Studime 167 19. Mahmud Hysa, Autorë dhe tekste nga letërsia e vjetër shqiptare 1,

Flaka e vëllazërimit, 1992. 20. Mahmud Hysa, Autorë dhe tekste nga letërsia e vjetër shqiptare 2,

Flaka e vëllazërimit, 1995. 21. Mahmud Šeltut, Komentar Kur’an-i Kerima (prvih deset džuza),

El-Kalem, FIN, Sarajevo, 2007 22. Mikel Ndreca, Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja, Rilindja, Pri-

shtinë, 1986 23. Naim Frashëri, Vepra 5, Faik Konica, Prishtinë, 2000 24. Perla, revistë shkencore – kulturore, 2006/3 25. PRIJEVOD KUR’ANA S KOMENTAROM – prvi džuz, Vrhovno

islamsko starješinstvo u SFRJ, Sarajevo, 1966 26. Prof. Dr. Ekrem Murtezai, Fjalor i feve, Rilindja, Prishtinë, 2000. 27. Sami Frashëri, Përpjekjet e heronjve në përhapjen e islamit, Logos-

A, Shkup, 2004. 28. Sejjid Kutub, Nën mbrojtjen e Kur’anit, Botim privat, Gjilan, 1998. 29. Shpjegimi i kuptimeve të KUR’ANIT TË LARTË në gjuhën shqipe,

përkthyer në gjuhën shqipe nga një grup përkthyesish pranë Daru-ssalam, Riad, 2000.

30. Tahir N. Dizdari, Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqipe, AIITC, Tiranë, 2005

31. Tahir Efendi Popova, Mevlud, Kryesia e Shoqatës së ylemave në R. S. Të Serbisë, Prishtinë, 1984

32. Xhevat Lloshi, Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika, SHBLU, Tiranë, 2001.

33. 34.

en.wikipedia.org/wiki/Basmala www.wahiduddin.net.words/bismillah

35. www.muslim.org/islam/anwarqur/bism 36. www.theholyquran.org 37. www.islamicity.com 38. www.quranexplorer.com 39. www.bibla.net/ 40. www.hebrewletters.com

Page 165: Takvimi 2009 -Permbajtja

QQaassjjee

Mujdin Ahmeti

Balsami i rinisë

Hyrje

“A ishit ju dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve të vet u tha: "Çka do të adhuroni pas meje"? Ata thanë: "Do ta adhurojmë Zotin tënd dhe Zotin e prindërve tuaj: Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, një të Vetmin Zot dhe ne, vetëm Atij I jemi dorëzuar"!1

Zoti i Lartësuar e krijoi njeriun që të jetojë në Tokë dhe të jetë mëkëmbës në të, i cili do ta ndërtojë Tokën dhe do të vendo-së rend e rregull në rruzullin e saj. Formula sipas së cilës njeriu duhet ta ndërtojë Tokën dhe ta organizojë jetën në të, në mënyrë që ta realizojë lumturinë edhe në këtë botë edhe në botën tjetër, përbëhet prej dy pjesësh. Nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe

1El-Bekare, 133.

Page 166: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 170 Muhamedi është Pejgamberi i Zotit. Me pjesën e parë të kësaj formule shprehet pranimi i plotë i bindjes ndaj Zotit (xh.sh.) në të gjitha segmentet e jetës tokësore të njeriut. Me pjesën e dytë të formulës së jetës, përcaktohet kualiteti i asaj bindjeje. Natyrisht, formulën e përmendur në këtë kontekst nuk do të ketë nevojë ta elaborojmë më gjerësisht, por ajo është gurthemel për shqyrtimin e temës së shtruar dhe problematikës që trajtohet në këtë libër. Ai që e pranon Zotin për Krijues, Zot (Zotërues) dhe Mirëmbajtës të gjithë Universit dhe kush e pranon që bindja e tij nënshtruese të jetë në mënyrën si e ka shpjeguar Muhamedi (a.s.), prej tij mund të pritet realizimi i qëllimit të Zotit në Tokë, përkatësisht ai meri-ton të bartë epitetin e mëkëmbësit të Zotit (halife).

Që nga fillimi i njerëzimit e deri më sot, në vazhdimësi, nje-rëzve u është komunikuar e vërteta e besimit në Një Zot të Ve-tëm, Allahun (xh.sh.), Krijuesin e çdo gjëje që ekziston në këtë botë.

Mirëpo, duhet theksuar se gjatë tërë kohës në histori, kanë ek-zistuar, edhe sot e kësaj dite ekzistojnë, grupe të caktuara njerë-zish, të cilët, duke ndjekur rrugën e shejtanit, në mënyrë aktive janë bërë pengesë për përhapjen e misionit me të cilin Zoti i obli-goi të dërguarit e Tij që t’ia përcjellin mbarë njerëzimit. Ata, du-ke i larguar njerëzit nga besimi në Allahun (xh.sh.) trilluan një varg hyjnish të rreme. Të tillët nuk e përfillën paralajmërimin e Allahut (xh.sh.) që u bëri gjithë njerëzve në rruzullin tokësor:

“Allahu ua zgjodhi fenë juve, pra mos vdisni ndryshe, për-veçse duke qenë muslimanë"!2

1. Përpjekja e vendosjes së sistemit ateist si sistem jete, i cili ki-shte filluar me revolucionin e Tetorit,

Në historinë e shekullit njëzet do të mbeten të shënuara dy

dukuri, të cilat i dhanë atij vulën më të errët në histori, e ato janë:

2. Ai sistem ofroi një varg hyjnish të rreme (si kulti i personalitetit etj.)

2 El-Bekare, 132.

Page 167: Takvimi 2009 -Permbajtja

Qasje 171 Gjithnjë sa herë që ata njerëz vinin në pushtet, në Tokë zotë-

ronte rrëmujë: “E kur atyre u thuhet: "Mos e prishni rendin në tokë"! Ata thonë: "Ne jemi vetëm përmirësues (paqësues)!" Vini re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit, por nuk e kuptojnë.”3

3 El-Bekare, 11-12.

Për dekada të tëra në shpirtin dhe zemrën e njeriut të ri ishte

hedhur helm. Shkolla, kinemaja, teatri, vendet e dëfrimeve, gazet-at, revistat, librat - me forcat e bashkuara punonin për çrrënjosjen e besimit, për “çlirimin” e të rinjve nga “lajthitjet” fetare. Jeta, njeriu, natyra interpretoheshin vetëm shkencërisht, ishte krijuar një “moral i ri”, ishte zhdukur përgjegjësia, çdo gjë ishte bërë e lejuar. Të rinjtë u bënë invalidë të vërtetë, shpirtërisht dhe morali-sht të gjymtuar, qenie pa vullnet, pa orientim në jetë, pa fuqi re-zistuese kundër së keqes në vete dhe rreth vetes, nuk shihnin askund zgjidhje, s’kishin përgjigje, nuk kishte gjë që vlente për ta. Duke rënë në haram, edhe vetes edhe të tjerëve u përsërisnin “Më lër në qetësi!”

Në kohën e sotme, pasi kaloi periudha e shtrëngimit të njerë-zve dhe presionit të madh për t’i larguar nga rruga e Zotit, jemi të pushtuar nga vlerat e dynjasë, veçanërisht nga grumbullimi i pa-surisë. Nuk i kushtojmë rëndësi mënyrës së fitimit të saj, duke u frikësuar se mos varfërohemi. E harrojmë që Allahu (xh.sh.) e jep rrëskun dhe në këtë është i pavarur nga askush.

Në këtë preokupimin tonë, me vetëdije apo pa vetëdije, harro-jmë obligimet tona ndaj vetvetes dhe bashkësisë sonë. Harrojmë që, në qoftë se nuk jemi të vetëdijshëm për rrënjët e ekzistencës sonë dhe besimit tonë, grumbullimi i pasurisë materiale nuk do të ketë dobi, përkundrazi do të kthehet kundër nesh, në mënyrë të veçantë nëse i harrojmë obligimet tona ndaj pasardhësve tanë.

Duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin që një rini që është e orientuar dhe edukuar mirë, me ndihmën e Allahut, është garanci për mbijetesën tonë në fenë dhe moralin tonë...

Page 168: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 172

Problemi i rinisë dhe edukimi

Një problem i madh me shtrirje të pakufishme hapësinore e kohore. I përjetshëm, përherë i pranishëm në jetën shoqërore të çdo epoke historike, të çdo vendi, të çdo populli.

Ai ka preokupuar gjithmonë mendjet e njerëzve dhe aksionin shoqëror. E kanë trajtuar dhe e trajtojnë mendimtarë e dijetarë, sociologë, politikanë e veprimtarë shoqërorë. E, patjetër, edhe pa-rti politike e shtete, që nga lashtësia antike e deri në ditët e sotme.

Sigurisht ky problem universal me motiv unik, në epoka të ndryshme historike e në vende të veçanta, pati edhe trajtime e përgjigje të ndryshme, në varësi nga epoka historike, nga natyra e rendit shoqëror si dhe nga kushtet e zhvillimit të çdo vendi.

Të folurit për problemet e rinisë në kohën e sotme, është i ne-vojshëm dhe i rëndësishëm për shumë arsye.

E para prej tyre është fakti që rinia në këtë etapë të jetës përjeton ndryshime trupore dhe shpirtërore, pastaj ndryshime në mënyrën dhe stilin e jetës e të ngjashme. Këto ndryshime fiziolo-gjike, në rastet më të shpeshta bëhen shkaktare që tek rinia të shfaqen probleme llojesh të ndryshme për shkak të të cilave rinia ndien nevojë të domosdoshme për zgjidhjen e tyre.

Arsyeja e dytë është fakti tjetër, sepse në këtë moshë njeriu është në shkallën më të lartë të fuqisë, e cila përbëhet prej: fuqisë fizike, aftësisë së vrojtimit dhe gatishmërisë për të sakrifikuar për qëllimet e veta, etj. Kjo fuqi mund të ndikojë për shumëçka në bashkësi dhe të japë rezultate të mëdha. Po ashtu, kjo fuqi mund të jetë e dëmshme dhe fatale për tërë bashkësinë, nëse lihet të derdhet nëpër rrugët e errëta të lajthitjes.

Arsyeja e tretë është që rinia, për dallim nga të tjerët, ka më shumë kohë të lirë, e nëse gjatë asaj kohe nuk çlirohet nga negli-zhenca dhe përtacia dhe nuk e shfrytëzon atë kohë të lirë për gjëra të mira, atëherë ajo ka humbur shumë.

Page 169: Takvimi 2009 -Permbajtja

Qasje 173 Nga sa u tha më lart, të folurit për rininë bëhet i domosdosh-

ëm. Në hadithin e transmetuar nga Abdullah ibn Mes’udi, Pejga-mberi i Allahut thotë:

“Në ditën e Gjykimit, i biri i Ademit nuk do ta bëje as edhe një hap përpara përderisa të merret në pyetje për katër gjëra: për vitet e tij ku i ka kaluar, për rininë e vet si e ka shfrytë-zuar, për pasurinë tij si e ka fituar dhe ku e ka harxhuar, dhe a ka punuar sipas asaj që ka mësuar.”4

1. Devrul-xhenin - periudha në barkun e nënës;

Të flasësh mbi temën e ofruar, kërkohet seriozitet, kompete-

ncë dhe gatishmëri që t’i përkushtohesh asaj tërë jetën, sepse veprat flasin më së miri për realitetin dhe kërkesat. Këtë temë mund ta vështrojmë në disa aspekte të ndryshme, të cilat njëkohë-sisht janë të përafërta në përcaktimin e njeriut. Ato aspekte do të mund të ishin si vijon: aspekti antropologjik (kuptimi i jetës së kësaj bote, a ka nevojë njeriu për edukim dhe arsimim...) kulturo-logjik (përmbajtja, e cila trajton kulturën e përgjithshme dhe atë nacionale...), shoqëror-kritik (të relativizohet çdo gjë që është e çastit dhe kalimtare...); teologjik (synimi i fesë dhe përcaktimi i qartë i qëllimeve...). Qëllimi im është që të tregoj për disa përca-ktime teorike dhe praktike lidhur me periudhën e rinisë në jetën e njeriut shikuar kryesisht nga aspekti teologjik, por duke mos lënë anash as aspektet e tjera të përmendura dhe ato që për objekt studimi kanë këtë moshë.

Nga aspekti i Sheriatit tërë jeta njerëzore është e ndarë në katër periudha, dhe ato janë:

2. Devrul infisali ilet-temeizi - periudha nga lindja deri në moshën shkollore;

3. Devruttemeizi ilel- bulugi - periudha nga mosha shkollore deri në pjekuri;

4. Devrul bulugi - periudha e pjekurisë.

4 Termidhiu.

Page 170: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 174 Në mënyrë të veçantë është i rëndësishëm fundi i periudhës

së tretë dhe fillimi i së katërtës, që gjendet ndërmjet dy periudha-ve të dobësisë: fëmijërisë dhe pleqërisë. Për këtë periudhë në Kuran thuhet:

“Allahu është Ai që ju krijoi të dobët, pastaj pas asaj dobë-sie ju dha fuqi, e pas fuqisë, dobësi e pleqëri. Ai krijon çka të dojë, Ai është më i dijshmi, më i fuqishmi.” 5

5 Err-Rrum, 54.

Kjo është pikërisht periudha e rinisë. Islami i kushton rëndësi

të veçantë kësaj periudhe për të cilën Muhamedi (a.s.) thotë se do të ketë llogaridhënie të veçantë vetëm për këtë moshë, për rininë. Kështu, njeriu në Ditën e Gjykimit do të pyetet në përgjithësi për jetën e vet, dhe në veçanti për rininë e vet. Rinia është gjëja më e shtrenjtë që posedojmë në jetën tonë. Rinia është periudha më e bukur e jetës së njeriut. Dikush ka thënë: Fëmijëria është shëndet pa mend, e pleqëria është mendje pa shëndet. Rinia është e vetm-ja periudhë në të cilën ne posedojmë edhe shëndetin edhe mendj-en. Mbase dikush do të thotë: Nëse do të jap llogari për tërë jetën, përse të pyetem edhe për rininë? Kjo është për arsye se ajo është periudha më e rëndësishme në jetë, ajo është periudha e aktivitetit më të madh, sepse e dimë se mesi është pjesa më e fuqishme në të gjitha gjërat.

Adoleshenca

Fjala adoleshent vjen nga latinishtja “adolescere” që do të thotë “rritem” ose “piqem”, “maturohem”. Është një etapë e zhvi-llimit social, emocional dhe intelektual që të riun e zhvendos drejt të rriturit. Kjo është kryesisht dukuri sociale dhe kulturore. Aktu-alisht ka moskuptime të shumta e diversitet pikëpamjesh midis psikologëve për kohën e fillimit dhe mbarimit të moshës së ado-leshencës.

Page 171: Takvimi 2009 -Permbajtja

Qasje 175 Përgjithësisht është pranuar se adoleshenca si moshë, marrë

në përgjithësi, kap dhjetëvjeçarin e dytë të jetës njerëzore. Këtu hyjnë: paraadoleshenca, që nga 10-11 vjeç deri 12-13 vjeç; adole-shenca në kuptimin më të ngushtë e të mirëfilltë të fjalës nga 12 -13 vjeç deri 15-16 vjeç; kalimi nga adoleshenca në atë që mund të quhet rini e parë nga 15 -16 vjeç deri më 17-18 vjeç; dhe më tutje fillimet e rinisë nga 17-18 vjeç deri në rininë e pjekur.

Problemet e adoleshencës kanë qenë në qendër të vëmendjes së shoqërisë njerëzore që në fillimet e historisë së saj. Platoni ishte i habitur nga rebelimi i të rinjve dhe në librin III “Republi-ka” kërkon rrugët për edukimin e rinisë me përgjegjësinë e qyte-tarit të rritur. Po ashtu, Aristoteli ishte i shqetësuar për natyrën e ndryshueshme dhe të paparashikueshme të të rinjve, të cilët i për-shkruan në “Retorikën” e tij, impulsivë, të irrituar, tepër emocio-nal dhe të paaftë që të shtyjnë kënaqësinë për më vonë ose të tolerojnë kriticizmin. Ndërsa, Sokrati, i alarmuar nga sjellja e të rinjve, për kohën e vet shkruan: “Fëmijët tashmë kanë qejf luksin. Ata kanë mani të këqija, përçmojnë autoritetin. Shfaqin mungesë respekti për të moshuarit dhe më tepër pëlqejnë llafet sesa të ush-trohen. Fëmijët tanë janë tiranë dhe jo shërbyes të zotëve të tyre të shtëpisë. 6

Psikiatri amerikan Rahl R. Grinson e ka dhënë mendimin e vet mbi rininë e sotme dhe vlerësimin e tij të ngjashëm me atë të Sokratit mbi rininë e kohës së Athinës së vjetër. Ai thotë: “Rinia e sotme është bastarduar; ajo është rritur duke u mësuar me kë-naqësira të shpejta, relativisht e çliruar nga dëshpërimet.”

7

Ne sot, gjithashtu mund të themi se problemi i rinisë ka qenë aktual gjithmonë, por si duket asnjëherë më parë nuk ka qenë i pranishëm sikur sot. Jo vetëm dukuri të pazakonta janë të prani-shme në jetën e brezit të ri, por ato i japin një karakteristikë të

6 Edmond Dragoti, adoleshenti”, Tiranë, 1994. Gjithashtu shih: Dr. Ali Dida,

Patologjia shoqërore e të miturve në Kosovë, Prishtinë, 1996. 7 E. Dragoti, vep. cit.

Page 172: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 176 veçantë edhe jetës bashkëkohore. Ndonëse pasojat e atyre duku-rive vërehen në të gjitha sferat e jetës, në atë shpirtërore, moralo-etike e fetare janë më të theksuara. Jemi dëshmitarë të gjallë të një shkëputjeje tepër të guximshme, shumë radikale të rinisë nga të gjitha kuptimet tradicionale-konvencionale e fetare, të cilat për brezat e moshuar janë rrethe të forta ku është zhvilluar jeta e tyre e gjithmbarshme. Ne shikojmë çdo ditë se si të rinjtë - djem e vaj-za shkelin mbi ato gjëra që brezi më i vjetër akoma i konsideron (qoftë edhe formalisht) si shenjtëritë më të mëdha. Shpesh shikoj-më krejtësisht indiferentë si nuk respektohet autoriteti i Zotit, i Kuranit, i Pejgamberit dhe i religjionit në përgjithësi, zhduket turpi, ndjenja e nderit, dinjitetit etj. Vlera dhe rëndësia e jashtëza-konshme e vatrës familjare, autoriteti i prindit, nënës, i gruas, motrës dhe të afërmve të tjerë gjithnjë më shumë është duke u dobësuar, për të mos thënë duke u zhdukur te një pjesë e madhe e rinisë. Në vend të autoriteteve të “mbijetuara”, ata apasionohen pas idhujve të rinj që i krijuan vetë për veten e tyre. Këta janë në radhë të parë “hipitë”, “heavy yjet” e muzikës degjeneruese “rock and roll”, etj.

Hipererotizmi (shfaqja ekstreme e energjisë seksuale) është një element i veçantë dhe karakteristikë në jetën e të rinjve e të rejave tona. Në këtë pikëpamje, ata si duket u treguan më të pa-kujdesshmit, për të mos thënë më të paturpshmit. Në manifesti-min e tyre të hipereoritizmit shkuan aq larg, saqë disa dukuri nga ajo sferë nuk mund të kuptohen e të shpjegohen kurrsesi.

Si do të shpjegonim për shembull dukurinë e mungesës totale të turpit në shfrenimin e tyre seksual? Si do t’i shpjegonim pamjet e imoralitetit vulgar nëpër rrugë e në vende publike? Për mendi-min tonë, këto janë dukuri të pashpjegueshme, sepse turpi është veti që lind me njeriun dhe, si mund të zhduket aq shpejt te rinia.

Pejgamberi (a.s.) lidhur me këtë thotë:

Page 173: Takvimi 2009 -Permbajtja

Qasje 177 “Gjëja e parë që do të zhduket nga Ymeti im, është turpi dhe besa”.8

“Turpi dhe imani (besimi) janë bashkë njëri me tjetrin, kur humb njëri prej tyre, humbet edhe tjetri”

Ndërsa në hadithin tjetër shton:

9

8 Hadithe të Zgjedhura të Pejgamberit alejhisselam, përktheu Elez Ismaili, Teto-

vë, 2003. Hadithi, nr. 170, por sipas versionit origjinal në gjuhën boshnjake: Izbor Poslanikovih Hadisa, përkthimin dhe përpunimin e bëri Jakup Memic, Sarajevë, 1984. D.m.th. përkthimi i hadithit është marrë nga versioni në shqip ndërsa numri i hadithit është sipas origjinalit në boshnjakisht. Shpresoj për mirëkuptim. Në vazhdim do të jetë: HZP + nr. i hadithit.

9 HZP, 445.

Adoleshenca si aventurë

Pas një periudhe të gjatë nga vitet më të hershme të fëmijë-risë, ia beh e vërteta e jetës, vjen mosha 11-20 vjeç. Tani nuk ka më etapë, periudhë, tani ka vetëm aventurë. Çfarë do të thotë kjo?

Autori i njohur Samuel Ullmanin na e shpjegon këtë shumë mirë duke thënë:

“Rinia nuk është një periudhë e jetës, ajo është një gjendje shpirtërore, një shprehje e vullnetit, një cilësi e imagjinatës, një intensitet emotiv, një fitore e kurajos mbi druajtjen, është shija e aventurës mbi dëshirën për rehati.

Njeriu nuk plaket sepse ka jetuar një numër të caktuar vitesh, ai moshohet sepse braktis idealin e tij. Vitet rrudhin lëkurën, kur-se braktisja e idealit zhubros shpirtin. Hallet, dyshimet, frika dhe dëshpërimi janë armiq që pak nga pak na përkulin drejt tokës dhe na bëjnë pluhur para se të vdesim.

I ri është ai që habitet dhe mahnitet. Ai që pyet si një fëmijë i pangopur dhe pastaj? Ai që sfidon ngjarjet dhe gjen gëzim në lo-jën e jetës.

Ju jeni aq i ri sa edhe besimi juaj. Aq i vjetër sa edhe dyshimi juaj. Aq i vjetër sa edhe drobitja juaj.

Page 174: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 178 Ju do të mbeteni i ri për sa kohë që do të jeni receptiv. Recep-

tiv karshi asaj që është e bukur, e mirë, e madhe. Receptiv karshi mesazheve të natyrës, të njeriut, të infinitit.

Në qoftë se një ditë zemra jote do të kafshohet nga pesimiz-mi, do të brehet nga cinizmi, atëherë Zoti pastë mëshirë për shpir-tin tuaj prej plaku.10

10 Gazeta mjekësore, nr. 3/maj, Tiranë, 1994

Në të vërtetë jetëgjatë nuk janë ata që jetojnë shumë vjet, por

ata që arrijnë ta bëjnë jetën e tyre sa më frytdhënëse, sa më pro-duktive, ata që lënë gjurmë në histori. E parë në këtë këndvësh-trim, megjithëse mund të ketë njerëz me moshë mbi njëqind vjeç, në të vërtetë ata mund të quhen edhe jetëshkurtër, ashtu siç është e mundur që të kemi pesëmbëdhjetëvjeçar, të cilët janë të aftë të arrijnë shkallët më të larta duke përdorur jetën e tyre në atë më-nyrë që lënë gjurmë edhe pas vdekjes së tyre të hershme. Në këtë kuptim mund të themi se i ri është çdo person që është i aftë të luajë rolin e vet në shoqëri, qoftë ai fëmijë, adoleshent, i ri apo i moshuar. Prandaj, pjesëmarrja e tyre në shoqëri nuk kufizohet nga ndonjë moshë e veçantë, apo ndonjë periudhë e caktuar koho-re. Njeriu do të mbetet i ri, për aq kohë sa do të jetë në gjendje t’i shërbejë shoqërisë së vet, vendit të vet dhe kombit të vet. Ai do të jetë i ri për sa kohë që specialitetet e veta do t’i vërë në shërbim të së mirës, qoftë ai punonjës apo punëdhënës. Thënë krejt shkurt, i ri është ai që e ka shpirtin të ri.

Përcaktimi i identitetit

Lidhjet e para që ka njeriu apo fëmija, paraqesin kufijtë e per-sonalitetit të tij, duke i siguruar baraspeshë në hapat e tij të sje-lljes me të tjerët. Ato përcaktojnë nëse fëmija do të sillet mirë apo keq, do të falë apo do të urrejë, do të jetë i hapur apo i mbyllur në vetvete, do të jetë i arsyeshëm apo naiv, i guximshëm apo fri-kacak. Në këtë kontekst imam Gazaliu thotë:

Page 175: Takvimi 2009 -Permbajtja

Qasje 179 “Dije se fëmija është amanet te prindërit e vet, e zemra e tij është një diamant i pastër që pranon gjithfarë gdhendjesh. Nëse tek fëmija kultivohet e mira dhe i bëhet shprehi ajo, do të vazhdojë i tillë deri në pleqëri, edhe prindërit e tij edhe edukatori i tij do të kenë sevap për të. Por, nëse tek fëmija kultivohet e keqja dhe i bëhet shprehi ajo, do të vazhdojë i tillë deri në pleqëri, gjynahu shkon në qafë të kujdestarëve të tij, të cilët është dashur ta ruanin, ta edukonin, ta mësonin për sjellje të mirë dhe ta mbronin nga shoqëria e keqe..”11

“Çdo foshnjë lind me natyrë të pastër (fitre), e prindërit e tij e bëjnë të krishterë, hebre apo adhurues të zjarrit.”

Kjo bazë apo natyrë e pastër pozitive (që nga lindja) fëmijës,

do t’i japë baraspeshë deri në fund të jetës së tij. Ky fakt mbështet në një hadith, ku Pejgamberi (a.s.) thotë:

12

Thuaj: "Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve.

Kurani i madhëruar e përcakton qartë identitetin e myslima-

nit: “Thuaj: "Vërtet Zoti im më udhëzoi në rrugë të drejtë, që është fé e drejtë, fé e Ibrahimit, që ishte larg besimeve të kota. Ai (Ibrahimi) nuk ishte idhujtar!

13

Identiteti në të cilin e edukojmë fëmijën tonë, lë gjurmë shumë të thella në personalitetin e tij. Për këtë arsye, ndikimi mbi fëmijën gjatë fëmijërisë së tij të hershme e vulos atë me një ide-ntitet të caktuar, gjë që është një çështje shumë e rrezikshme, jo më pak e rrezikshme se loja me gjenet e njerëzve. Kurani tregon për Faraonin, i cili, kur e kuptoi se do të lindte një fëmijë, që do të kishte identitet të kundërt me atë që e dëshironte ai, bëri të

Problemet më të mëdha që shfaqen ndërmjet prindërve dhe

fëmijëve vijnë nga mosekzistimi i identitetit të drejtë.

11 Sipas citimit të Ahmet Muadh El-Hatib, marrë nga: www.studio-din.com 12 Buhariu. 13 El-En’am (6:)161-162.

Page 176: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 180 pamundurën që ta zhdukte atë identitet, duke vrarë të gjithë të porsalindurit meshkuj.

Identiteti i çdo personi kërkon relativisht një ndjenjë persona-le të qëndrueshme dhe ekuilibruese mbi unitetin e vet, e pyetjet siç janë: Kush jam unë dhe çfarë duhet të bëhem?, janë ato, për-gjigja e të cilave i jep personit mundësinë që të provojë ndjenjën e përkatësisë në një grup social dhe mundësinë që të jetë i atillë çfarë edhe është në të vërtetë. Me fjalë të tjera, identiteti është pikërisht rregullimi i marrëdhënieve të një personi me vetveten, me Zotin, natyrën dhe shoqërinë ku jeton.

E kundërta e kësaj, konfuzioni në identitet dhe në rolin shoqë-ror në shumë e raste provohet në mënyrën që i riu nuk e di kush është dhe çfarë roli ka në shoqëri, përse ka lindur, ku shkon dhe ç’do të bëhet me të, e në qoftë se e kaplon dëshpërimi dhe humb-ja e vetëbesimit, njeriu i ri në vend të kontaktit me njerëz, tërhiqet në izolim; në vend të motivimit dhe stimulimit, ai kalon në gjend-je depresioni dhe shkatërrohet. Kështu në vend të vetëdijes dhe formimit të identitetit, kalon në gjendje pasigurie dhe papërcaktu-eshmërie dhe, roli i tij, ekuilibri i tij psikik e shpirtëror, do të çrregullohen dhe kështu do të pësojë krizën e identitetit.

Rreziku nga kjo krizë në fund të fëmijërisë dhe në fillim të pubertetit (rinisë së hershme) është shumë serioz, sepse ekziston mundësia e përballjes me dyshimin kur është fjala për qëllimet afatgjata në lidhje me zgjedhjen e profesionit, mikut, prirjes sek-suale, përcaktimit fetar, vlerave morale dhe përkatësisë së ndonjë grupi.

Përgjithësisht, kriza e identitetit mund të quhet kërkim për një botëkuptim të drejtë e me qëllim të gjetjes dhe identifikimit të që-llimeve jetësore. Në të vërtetë, personi i ri përjeton një lloj krize të paranjohjes praktike, e cila e josh dhe e fton në drejtim të gjetj-es së të vërtetës së botës ekzistuese e pastaj në veprim të përshtat-shëm. Ndjenja e identitetit dhe zgjidhja e kësaj krize varet nga aftësia e njeriut të ri që të përfshihet në rrjedhat jetësore apo dë-shira e tij/ e saj dhe pritjet me qëllim të njohjes së vetvetes si qe-

Page 177: Takvimi 2009 -Permbajtja

Qasje 181 nie e cila gjendet në procesin e zhvillimit dhe e cila në dritën e kulturës fetare ka filluar zgjidhjen e drejtë të problemeve theme-lore të botëkuptimit dhe formimit të sjelljeve personale dhe sho-qërore.

Ky proces i formimit dhe përkryerjes së identitetit në perso-nin e ri, nuk pushon kurrë. Madje edhe atëherë kur arrin në një shkallë të tillë identiteti dhe uniteti të personalitetit, që për të është ideal edhe e dëshiruar, përsëri ndien zbrazëti dhe përpiqet të arrijë një nivel edhe më të lartë, gjë që përsëritet vazhdimisht gjatë gjithë jetës së tij.

Njohja e fesë

Feja (din) është stil dhe mënyrë e jetës, që bën lidhjen e jetës sociale dhe ibadetit ndaj Zotit të Lartësuar, dhe pastaj në çdo akti-vitet personal e shoqëror tek personi besimtar krijon ndjenjën e përgjegjësisë para Zotit. Kjo seri bindjesh dhe dispozitash shke-ncore - morale është shkaku i lumturisë së njeriut në këtë botë por edhe mirëqenie, shpëtim dhe jetë e përjetshme në botën e ardhme.

Feja e lartëson njeriun në shkallët më të larta morale dhe e pengon nga bërja e çfarëdo veprimi të keq, sepse feja (besimi) është rezultat i arsyes.

Feja është si një pemë e gjelbër: imani (besimi) në Zotin është si uji i saj, namazi rrënja e saj, zekati trungu i saj, vëllazëria në emër të Zotit degët e saj, morali islam (ahlaku) fletët e saj dhe ru-ajtja e largimi nga gjynahet janë frytet (rezultatet) e saj.

Feja i jep përgjigje personit të ri në procesin e formimit dhe zbukurimit të identitetit, sepse personi i ri ka dëshira (teka), pye-tje dhe etje, të cilat shuhen vetëm duke iu kthyer Krijuesit të Lar-tësuar.

Kthimi fesë, studimi i saj dhe të menduarit mbi dituritë e saj, janë këshilla të vazhdueshme të Pejgamberit (a.s.). Ai, paqja e Zotit qoftë për të, ka thënë:

Page 178: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 182 “Bekimi më i madh i Allahut ndaj robërve të Tij është që t’u dhurojë të kuptuarit e fesë dhe t’i frymëzojë që të shkojnë rrugës së drejtë”14

“Çka t'ju japë Pejgamberi, atë merrni, e çka t'jua ndalojë, përmbahuni dhe kini frikë Allahun, se Allahu është ndëshkues i ashpër.”

Mësimi i hallallit dhe haramit (së lejuarës dhe së ndaluarës)

janë veçanti të moshës rinore, dhe, në qoftë se njohja e personit të ri do të jetë e bazuar në shkencë, arsye dhe logjikë, identiteti, nderi dhe krenaria e tij do të jenë të ruajtura. H. Alia thotë: “O ju të rinj, Ruani fenë tuaj me dituri.”

Feja nuk është asgjë tjetër përveçse dashuri dhe miqësi, e kjo dashuri ndaj Zotit të Mëshirshëm, realizohet vetëm duke ndjekur Pejgamberin e zgjedhur . Allahu (xh., sh.) thotë:

15

“Dhe ai nuk flet nga mendja e tij. Ai (Kurani) nuk është tjetër përveçse shpallje që i shpallet.”

16

“Thuaj: "Nëse E doni Allahun, atëherë ejani pas meje, që Allahu t'ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se Allahu është që fal shumë, mëshiron shumë.”

17

Besimi është i lidhur ngushtë me nevojat e njeriut që t’i japë kuptim jetës së tij, sepse njeriu nuk mund të jetojë pa ndonjë qëll-im. Kjo do të thotë që njeriu nuk është i vetëmjaftueshëm. Vetëm Zoti është Ai që mund ta qetësojë dhe ta plotësojë. Meqë njeriu është qenie që pyet, ai kërkon dhe mundohet të kuptojë cili është plani i Zotit për njerëzit, që të arrihet vizioni i vërtetë i jetës dhe i botës. Ai zbulon vlerat, që e tërheqin dhe për hir të të cilave ia vlen të jetohet. Besimi nuk është çështje private e individit, veçse dhuratë për ta ndarë dhe gëzuar me të tjerët, për të jetuar me të në bashkësi. Besimi, më parë është akt i dashurisë sesa pohim teorik

14 Buhariu. 15 El-Hashr, 7. 16 En-Nexhm, 3-4. 17 Ali Imran, 31.

Page 179: Takvimi 2009 -Permbajtja

Qasje 183 i arsyes, çështje e besimit të vërtetë për të cilin duhet jetuar, çësh-tje e besimit në Zotin dhe mbështetjes tek Ai. Kush ka besim tek Zoti, ai tejkalon kufijtë e arsyes së vet dhe vërejtjet e të kuptuarit të tij. Mirëpo, nuk është i mjaftueshëm vetëm besimi në Zotin, porse duhet pranuar dhe zbatuar edhe plani i Tij për ne. Duhet pranuar dhe ndjekur të Dërguari i Tij, përmes të cilit shpalli pla-nin dhe programin e Tij për njeriun historik dhe udhëzimin e me-sazhin e fundit për gjininë njerëzore.

Besimi, mbase nganjëherë mund t’i duket dikujt jointeresant, por është i rëndësishëm. Kush e kalon jetën me besim të sinqertë, do të gjejë rregullin e mrekullueshëm të jetës: hapje, besnikëri, si-guri, iluminim (shkëlqim) etj. Kush e merr besimin me seriozitet dhe sinqeritet, nuk mbetet pa përgjigje karshi pyetjeve më të the-lla të qenies së tij. Besimi është i rëndësishëm për të gjithë, veça-nërisht për të rinjtë në zhvillim, sepse i vetmi ai mund t’u ndihmojë për përballimin e vështirësive dhe përmirësimin e sho-qërisë ku jetojnë. Vetëm feja mund t’ua rikthejë vetëbesimin dhe shpresën e humbur në labirintin e dynjallëkut, vetëm ajo u jep siguri ekzistenciale.

Në shoqërinë ku gjithnjë e më shumë përhapet synimi për in-formim për shijen, nevoja, konsum dhe, së fundi, për sjellje, të rinjtë duhen ndihmuar që me ndjenjën kritike t’i realizojnë përca-ktimet e lira dhe të përgjegjshme, që besimin ta përjetojnë brenda bashkësisë së besimtarëve si shprehje të besimit të lirë në Zotin. Vetëm kështu mund t’i rezistojnë robërisë së manipulimit, konfo-rmizmit shoqëror dhe rënies morale. Vetëm në dritën e lirisë së brendshme, mund të realizohet zgjedhja e vërtetë religjioze. E ajo liri është e mundur të arrihet duke kërkuar sinqerisht afërsinë e Zotit, duke qenë i hapur para vëllezërve në fe brenda bashkësisë, duke u lutur, duke u përpjekur për pastrimin e vetëdijes nga të gjitha ngarkesat si gjynahu dhe presionet e tjera morale, dhe me edukimin e gjithëmbarshëm islam si dhe me njohjen e realitetit dhe fshehtësive të besimit.

Page 180: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 184 Njohja dhe besimi i Zotit mund të jetë një burim i madh sigu-

rie dhe mbështetjeje për adoleshentin. Një gjë e tillë do të thotë se adoleshenti beson se Fjala e Allahut është e vërteta dhe se kjo jetë është shumë e shkurtër në krahasim me jetën e përtejme, e cila është e përhershme. Ai është i vetëdijshëm se nuk ia vlen të sakri-fikohet Përjetshmëria për një periudhë të shkurtër dhjetëvjeçare, sa zgjat adoleshenca. Ai beson se shpërblimi i Allahut është aq i madh, saqë i duket shumë e lehtë ta sakrifikojë përkohësisht dëf-rimin në këtë jetë të shkurtër. Ky shpërblim i bukur në Xhenet, do të jetë gjithmonë para syve dhe në mendjen e tij, deri në atë shka-llë sa ky përkujtim t’i japë forcën që i duhet për t’u thënë “jo” tundimeve që e sfidojnë në jetë.

Mësimi dhe studimi

Ruajtja e eliksirit të vlefshëm të rinisë dhe përdorimi i dobi-shëm i këtij procesi jetësor afatshkurtër ka kërkesa, ilaçi i të cilave gjendet në të menduarit dhe kujdesin ndaj saj.

Dituria dhe shkenca kanë pozitë të lartë dhe të rëndësishme në Islam, e Kurani shkencën dhe studimin i konsideron privilegj të madh për njeriun, që i është dhënë nëpërmjet Pejgamberit të Zotit:

“Ju dërguam nga gjiri juaj të dërguarin që t'jua lexojë ajetet Tona, t'ju pastrojë e t'ju mësojë librin dhe urtësinë, e edhe t'ju mësojë atë që nuk e dinit.”18

“Nuk ka njeri që del prej shtëpie për të kërkuar dituri e që Allahu të mos ia lehtësojë rrugën për në Xhennet.

Dituria është thesar, udhërrëfyes, jetë, drita e arsyes, burimi i

virtyteve dhe baza e çdo mirësie, me ndihmën e së cilës njeriu lartësohet, e kërkuesi i diturisë sipas mendimit të Pejgamberit ka këtë pozicion:

19

18 El-Bekare, 151. 19 Taberaniu – sipas: HZP, 1412.

Page 181: Takvimi 2009 -Permbajtja

Qasje 185 Dituria e çon njeriun në xhennet e padituria në Xhehenem. Rinia është periudha e mësimit dhe e studimit; terreni për më-

sim në këtë periudhë është aq i parapërgatitur sa që Pejgamberi i Zotit thotë:

“Mësimi i diturisë në rini është sikur fotografia e vizatuar në gur”.20

“Gjëja më e mirë që duhet ta mësojë rinia janë gjërat prej të cilave do të ketë dobi në pleqëri, dhe ato gjëra që do të mundet t’i zbatojë në jetën shoqërore.”

(d.m.th. dituria që fitohet në rini, është e pashlyeshme, nuk harrohet, por nëse një person i moshuar mëson diçka shpejt, e harron, sepse trurin e ka të mbushur me informacione, sikur flopi - disku kur mbushet njëherë dhe nuk pranon më informacione.)

H. Alia thotë:

21

20 HZP. 21 Nehxhul Belaga.

Dituria është e afërt me praktikën; ai që mëson dhe e zbaton

praktikisht, ai fiton dituri praktike, në qoftë se do të ketë rezulta-te, ia vlen, nëse jo, e braktis.

Djali i ri ka fuqi të ngjitet shkallëve të diturisë. Në të kundër-tën, është i gabuar dhe shkatërrimtar i vetvetes. Me anë të diturisë bëhesh i përjetshëm, me padituri jetën e përjetshme e humb. Fshehtësitë janë të njohura për të diturit, por të fshehura nga sytë e të paditurit. Atyre që ia mbyllin vetes dhe fëmijëve të tyre dyert e diturisë, nga ana tjetër u hapen dyert e vuajtjes (dënimit).

Page 182: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 186

Puna dhe përpjekja

Rinia bëhet e rëndësishme me punë dhe përpjekje, kështu që energjia në këtë periudhë duhet të orientohet në atë drejtim, sepse me këtë kapital në rini krijohet ndjenja e vetëbesimit e kjo i për-gatit ata për pranimin dhe marrjen e obligimeve shoqërore. Pejga-mberi i mëshirës i fton të gjithë për punë dhe përpjekje, duke theksuar lidhjen në mes talentit dhe llojit të punës:

“Punoni dhe mundohuni të gjithë! (mos ia lini stihisë, sepse secili është krijuar për diçka, dhe atë e bën me lehtësi.” 22

“Mos flisni kështu, sepse, nëse ai është zgjuar herët për t’i mbajtur fëmijët e vet të vegjël, edhe kjo punë është në rrugën e Zotit; nëse është zgjuar herët për ta mbajtur vetveten dhe për t’u ruajtur nga lëmosha, edhe kjo është në rrugën e Zotit; nëse është zgjuar herët për t’i mbajtur prindërit e vet pleq, edhe kjo është në rrugën e Zotit; vetëm nëse është nisur të fitojë, që të mund të kapardiset dhe të krenohet para të tjerëve, kjo punë është në rrugën e djallit.”

Dashuria e Pejgamberit të Allahut karshi rinisë së vlefshme

ka qenë e përfshirë nga dashamirësia, gjithnjë duke treguar respe-kt ndaj pozitës së tyre. Një mëngjes, Pejgamberi i Allahut ishte ulur dhe po rrinte me shokët e tij (ashabët), kur papritmas kaloi pranë tyre një djalosh i shëndoshë dhe i fuqishëm, i cili që herët në mëngjes ishte nisur në punë. Të pranishmit që ishin aty me Pejgamberin, në mënyrë indirekte filluan të flisnin:

“Sikur ky djalosh ta përdorte fuqinë dhe energjinë e tij në rru-gën e Zotit, do të ishte i denjë për lavdatë”!!

Pejgamberi i Zotit si përgjigje për këtë mendim të ashabëve, tha:

23

22 HZP, 396. 23 Ismet shehibrahimoviq, Fuqia e besimit përsosmëri shpirtërore, Shkup, 1995.

Page 183: Takvimi 2009 -Permbajtja

Qasje 187 Ndërkaq, nga ana tjetër, papunësia dhe parazitizmi janë një

lloj i vdekjes para kohe dhe fatkeqësi (bela), e cila shkakton më-rzi, dëshpërim, mbrapshti dhe varfëri tek personi i ri, dhe kështu sjell në rrezik identitetin e tij. Në të vërtetë, arsyeja dhe mendimi i një djali të ri të papunë bëhet çerdhe dhe strehë e shejtanit. Një djalë i ri, i cili nuk ka dëshirë për të punuar dhe i cili gjakon pas papunësisë, përtacisë, nuk është i dashur tek Allahu i Lartësuar, sepse transmetohet:

“Allahu i mëshirshëm nuk e do djaloshin e papunë”. Hazreti Musa (a.s.), duke iu lutur Allahut (xh.sh.), e pyeti

Atë: “O Zoti im! Ndaj cilit njeri prej robërve të Tu hidhërohesh më shumë?”

U përgjigj: Ndaj atij që natën fle në shtrat si i vdekur, e ditët i kalon në papunësi dhe përtaci.”

Largohu prej përtacisë dhe papunësisë, mundohu dhe ushqe-hu prej punës sate, sepse në botë thesar pa vuajtje e mundim nuk ka. Ai që është përtac, për të s’ka pasuri.

Djali i ri nën hijen e arsyes, fuqisë së duarve të tij dhe punës, do t’ia arrijë qëllimit, e çelësi i suksesit të tij është në përpjekjen dhe punën e tij të ndershme.

Vlera e kohës së lirë në rini

Njeriu shpesh dëshiron të fillojë një faqe të re në jetën e vet, por atë fillim të dëshiruar e lidh për të panjohurën, sikur: kur të përmirësohet gjendja ime ose kur ta ndërroj vendbanimin. Nga-njëherë e krahason me ndonjë ngjarje të rëndësishme ose me ndo-një rast të veçantë, siç është për shembull ditëlindja, viti i ri, etj.

Natyrisht kjo është një lajthitje e kulluar. Forca e vërtetë lëvizëse për jetën e re buron nga brendësia e njeriut.

Një njeri i cili vendos të ecë në jetë, nuk do ta luhatin kushtet e vështira që e rrethojnë, sado të këqija që të jenë, ai nuk do të bjerë në ndikimin e tyre. Përkundrazi, ai prej tyre do të përfitojë duke arritur që t’i ruajë veçantitë e veta para tyre, sikur farat e

Page 184: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 188 trëndafilit që i fusin nën dhè, e ato shpërthejnë dhe i hapin rrugë vetes në drejtim të dritës së diellit, duke përhapur aromë të kënd-shme!! Ato baltën e fortë dhe ujin e turbullt i shndërrojnë në një ngjyrë të mahnitshme dhe aromë të shkëlqyeshme... Po ashtu edhe njeriu, i cili kontrollon veten dhe kohën e vet, ruan lirinë e aksionit në përballje me të gjitha ngjarjet e pakëndshme, ka mu-ndësi të bëjë shumë gjëra, duke mos pritur ndihmë nga faktorët e jashtëm për realizimin e asaj që dëshiron.

Me ndihëm e fuqisë së tij të fshehtë, aftësisë që e ka dhe sha-nseve të kufizuara që i ofrohen, ai mund të fillojë dhe ta ndërtojë jetën nga e para.

Koha ka vlerë të madhe tek Allahu dhe ne duhet ta respektoj-më dhe të përfitojmë prej saj në atë mënyrë që nuk do ta lëmë të zbrazët, por do ta plotësojmë me vepra të mira dhe nënshtrim të sinqertë ndaj Allahut të Lartësuar.

Koha është dhurata e Allahut dhe begatia e Tij, sikurse edhe jeta e njeriut. Secili njeri ka kohën e vet të caktuar, të cilën duhet ta kalojë në këtë botë kalimtare. Në këtë jetë të kufizuar kemi de-tyra dhe obligime, të cilat duhet t’i kryejmë, sipas mundësive dhe aftësive tona. Ato detyra janë shumë të rëndësishme dhe janë the-ksuar në Kuran.24

24 El-Asr: 1-3.

Njeriu nuk është pronar-zotërues i jetës së vet dhe ndaj saj

nuk do të duhej të ishte i pakujdesshëm dhe i papërgjegjshëm. Nga vdekja askush nuk është i përjashtuar, e koha kalon pamëshi-rshëm. Ditët e kaluara nuk kthehen më, ato kanë mbetur larg pas nesh.

Page 185: Takvimi 2009 -Permbajtja

Qasje 189

Rasti i volitshëm është investim jetësor

Rastet e volitshme janë si retë, shpejt kalojnë, zhduken dhe nuk kthehen. Përdorimi i dobishëm i tyre është art në vete, për shkak se rinia është një rast kohëshkurtër që ka një thesar rreth 100.000 orësh kohë në dispozicion, si kohë për përdorim.

Shansi është jetëshkurtër

Mirëpo, administrimi dhe kontrollimi i këtij kapitali të çmue-shëm kërkon vetëdijesim, ekuilibër dhe shfrytëzim efektiv. Pejga-mberi i Zotit shpesh theksonte që rinia është pasuri dhe begati dhe thoshte:

“Shfrytëzoji pesë gjëra, para se të të vijnë pesë të tjera: shfrytëzo rininë para pleqërisë, shëndetin para sëmundjes, pasurinë para varfërisë, kohën e lirë para se të zihesh me diçka, dhe jetën para vdekjes.”25

“Kur të paraqitet njeriu në Ditën e Gjykimit, do të pyetet për rininë si e ka kaluar!”

Ajo që ka shkuar dhe që nuk kthehet më, është rinia, sepse

pleqëria do të vijë, atë e kemi përpara. Rëndësinë e kësaj mund ta shohim në paralajmërimin e më-

poshtëm:

26

25 HZP, 397. 26 Termidhiu.

Kam qenë i ri kur më thoshte mësuesi i vjetër: rasti (mu-

ndësia) është bekim (begati), të cilin nuk duhet ta lëshojmë. Në të vërtetë, jeta është e shkurtër, rruga e punës e gjatë, e

rastet janë kalimtare dhe të shkurtra. Kapitali i vetëm yni është koha, e cila nuk kthehet. Në bazë të kësaj, arti më i madh i jetës më të mirë është shfrytëzimi dhe përdorimi i rasteve (mundësive) të pakrahasueshme që ikin para syve tanë.

Page 186: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 190 Përveç kësaj, duhet t’i marrim me seriozitet dy thëniet e urta:

“Secilit i ofrohet mundësia, por ai, duke pritur rastin ideal, prolongon shansin që i ka ardhur, kështu koha ia vjedh edhe këtë rast të dhënë, sepse detyra e kohës është që t’i marrë ato me vete...” “Përdorni mirë begatitë që ju janë dhënë për shfrytëzim, para se t’jua marrin, sepse begatitë dalin prej dore shpejt dhe dëshmojnë për pronarin e tyre si i ka shfrytëzuar.”

Koha e rinisë është begati kalimtare dhe rast i shkurtër, kë-shtu që shkatërrimi i saj nuk lë asgjë veçse hidhërim, trishtim dhe pendim për kohët që vijnë më vonë. Transmetohet nga Pejgamb-eri i mëshirës, i cili e ka thënë: “Humbja e rastit është trishtim”

Rinia është mundësi e pakompensueshme, prandaj kujdesi dhe saktësia ndaj saj janë të lavdëruara. Për këtë arsye, indiferen-ca ndaj orëve dhe ditëve të shkatërruara në rini, nuk është e le-juar, duhen bërë përpjekje për të qenë aktiv, gjë që pa dyshim do të ishte e një rëndësie të madhe.

Rinia, pa dyshim, është rast i mirë dhe një puhizë e mëshirës së Zotit, të cilën duhet ta shfrytëzojmë në mënyrën më të mirë. Kjo mëshirë e Zotit duhet të ruhet me inteligjencë, mendjempre-htësi dhe aftësi. Sikurse ka thënë Pejgamberi i Zotit:

“Gjatë kohës së jetës suaj fryjnë erërat e mëshirës së Allahut, jini të zgjuar që të përfitoni prej tyre.”

Resulullahu (a.s.) konsideron që shumica e njerëzve janë të pakujdesshëm kur është fjala për përdorimin dhe shfrytëzimin e rasteve (shanseve)! Qasja e drejtë, sipas mendimit të Pejgamberit është si vijon:

“Allahu ka përcaktuar obligime, prandaj, mos hiqni dorë prej tyre; ka vënë kufij, prandaj mos i tejkaloni ata; ka përcaktuar ndalesa, prandaj mos i shkelni ato. Ndërsa gjërat që i ka he-shtur - nga mëshira ndaj jush, e jo nga harresa - mos i hulu-mtoni”.27

27 HZP, 482.

Page 187: Takvimi 2009 -Permbajtja

Qasje 191 Margaritarin e kohës mos e lësho me vetëdije, sepse ky gur i

çmuar ka çmim. Duhet ta dimë se për begatitë e përmendura më lart në hadith,

do të jepet llogari para Allahut (xh.sh.). Jeta e njeriut do të dësh-tojë nëse më parë nuk i është caktuar qartë qëllimi. Që të reali-zohen qëllimet jetësore, duhet t’u jepet kuptim dhe koha të organizohet mirë.

Faktit se si duhet kaluar koha, sidomos nga të rinjtë, duhet t’i kushtojnë kujdes. Ajo është periudha më produktive e jetës së njeriut. Në atë moshë mësohet më shumë, formohet qëndrimi ndaj jetës dhe botës, formohet familja, sigurohen mjete për ekzi-stencë. Ajo është koha e hulumtimit dhe verifikimit të të gjitha vlerave të mundshme jetësore. Dhëmbi i kohës gërryen rininë to-në, shëndetin tonë dhe jetën tonë. Koha është sikur shpata, nëse nuk e pret ti atë, ajo të pret ty. Çdo ditë që kalon, ta shkurton një pjesë të jetës sate. Imam Hasan Basriu ka thënë: “Ti, o njeri, je i ndërtuar prej pjesëve, dhe me kalimin e çdo dite, të shkon edhe një pjesë jotja”.

Kështu, të rinjtë, të cilët e respektojnë jetën e dhënë nga Allahu, duhet ta shfrytëzojnë në mënyrë të vlefshme kohën që e kanë para vetes. Që nga njohuritë e veta të para, duhet të mësojnë doktrinën e shfrytëzimit të drejtë të kohës. Çdo fillim i hershëm jep fryt më të madh se ai i vonshmi.

Esenca e shpresës (optimizmi)

Shpresa është çelësi i suksesit dhe i lumturisë për të riun, e të kalosh me shpresë nëpër fatkeqësitë e jetës, është më shumë se e mundshme.

Nëse njeriut i merret shpresa, do të bëhet qenia më e palumtur në Tokë, e vigani i depresionit do ta shndërronte në skllav të ner-vozitetit, shqetësimit, problemeve financiare dhe profesionale, problemit të punësimit dhe komplikimeve familjare e sociale, gjë që do t’ia bënte botën e tij të mjerë, të ftohtë dhe të pajetë. Ata që

Page 188: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 192 kanë shpirt dhe qenie të dëshpëruar e të pashpresë; për këtë gjendje fajtorët më të mëdhenj janë vetë ata, sepse e kanë këputur lidhjen me jetën dhe i janë kthyer vetëvrasjes shpirtërore.

Mos ec rrugës i pashpresë, sepse shpresë ka Mos shko në drejtim të errësirës, sepse diell ka

Pejgamberi i Zotit (a.s.) konsideron që dëshpërimi apo deku-rajimi është nga fatkeqësitë më të mëdha, dhe atë e konsideron njëkohësisht si rrënjën e shkatërrimit. Aliu (r.a.) ka thënë:

“Për njeriun e pashpresë nuk mbetet asgjë përveç trishtimit, dhembjes, depresionit dhe shkatërrimit. Jeta me zemrën e mbushur me shpresë, është vërtetë e mirë.”

Musai, i biri Imranit me shpresën se do të gjejë zjarr për fa-miljen e vet, shkoi për ta kërkuar, dhe iu drejtua Allahut të Lartë-suar, e Ai, me mëshirën e Tij, do të zgjidhte pejgamber.

Pejgamberi i Zotit konsideron që shpresa është mëshirë, dhe thotë:

“Shpresa dhe synimi janë mëshirë për pjesëtarët e mi. Po të mos ishte shpresa, asnjë nënë nuk do t’i jepte gji fëmijës së vet, as kopshtari do ta mbillte pemën.”28

Libri qiellor i Pejgamberit të Allahut, Kurani i Nderuar, për-veç këshillimit që asnjëherë të mos humbet shpresa në mëshirën e Allahut, njerëzit me shpresë i paraqet si besimtarë të sinqertë, të cilët bëjnë vepra të mira dhe të cilët besojnë në botën tjetër të për-jetshme: Kush dëshiron (shpreson) që prej Zotit të jetë i pranuar mirë, le të bëjë vepra të mira dhe duke iu lutur Zotit të vet, le të mos e konsiderojë askënd të barabartë me Të! Ata në jetë janë plot gëzim dhe gjenden në rrethin e mëshirës së Allahut.

29

28 HZP, 562. 29 Shih: El-Bekare, 218.

Për këtë arsye (bota e njeriut të ri) është e vendosur dhe e

shkëlqyeshme kur ekziston shpresa, e suksesi, dhe progresi i tij varet nga edukimi i kësaj dhurate hyjnore në zemrën e tij.

Page 189: Takvimi 2009 -Permbajtja

Qasje 193

Dy pamje të kundërta të rinisë

Duke e hapur kodin e jetës, gjej një pjesë që mban titullin “Rinia”. Thonë...jeta vetëm atëherë fillon.... Jam duke i shikuar pamjet e rinisë. Shikoj pamjen e një rinie të mrekullueshme, entu-ziaste, vetëmohuese, të gjallë, plot satisfaksione (të vërteta), pu-në, e katandisur në shkencë, e edukuar në punë. Në pamjen tjetër - në pamjen e rinisë së sotme aktuale, shoh një fytyrë të dëshpëru-ar, një shikim që bredh dhe kërkon diçka, shoh rininë (të rinjtë) pa rini, vjeshtën në pranverë. Kërkoj pamjet e mëhershme të kë-saj rinie dhe shoh një pamje “të marrë” - të një djaloshi dhe një vajze në njëfarë ritmi shurdhues të kohës (muzikës), në trans të dëfrimit, me trup dhe flokë të braktisur, me cigare dhe pije pranë vetes.

Shikoj veprimet e tyre dhe pyes: “Vallë, kjo është rinia”?! Ku është elani, vetëmohimi, ku është jeta e kësaj rinie?

Nga kjo plejadë të rinjsh pyes disa prej tyre: “Jeta? Ç’është ajo për ju?” Dhe ja përgjigjet: “Hëm... Diçka kalimtare..., vetmi e përjetshme..., një koktej i hidhur..., koktej ku është përzier çdo gjë që ekziston... megjithatë .... nuk e di..., diçka shumë monoto-ne..., nuk jam thelluar të mendoj... marrëzi..., dhe unë e pyes ve-ten..., një shfaqje regjisorësh të marrë..., vuajtje... shpresë e marrë...

Ja pra, punojmë, nuk e dimë përse, bëjmë diçka, nuk e dimë përse, - jetojmë, nuk e dimë përse?! Sipas dëshirave dhe opinionit të të rinjve, i vetmi qëllim i jetës është dëfrimi. Me rëndësi është sa më shumë të dëfrehemi. Që të mos na ikë dita e sotme pa dëfrim, për më tutje, mbase do të ketë edhe nesër...”për nesër nuk është me rëndësi - koha jonë është tani në këtë moment”.

E dëfrimet! Çfarë janë ato? Duke u shprehur në mënyrën më të thjeshtë, ato janë veprime shumë vulgare. E të mos flasim sa janë të pamoralshme.

Page 190: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 194 Ndërkaq, kur i takojmë në punë, janë të pavullnetshëm. Puna

është barrë. Ajo bëhet nën presion. Pritet që të mbarojë sa më parë.

Mësimi! Ja, kjo sot ne na duhet dhe pikërisht për të na mbaj-tur në jetë. Gjithë kohën luftojmë për një letër - për një diplomë dhe shumë pak për dije.

Dashuria! Ajo e ka humbur anën e saj ideale dhe është shndë-rruar në vardisje të rrejshme, mashtrim, gënjim dhe në kënaqësi çasti, që për pasojë ka mosbesim të plotë, psherëtimë të dhembsh-me, vetëvrasje të shumta dhe shumë probleme sociale. Në këtë përfundim mund të vijmë nga çdo gjë që shohim, nga romani, kë-ngët, filmi, shtypi - çdo gjë që pasqyron jetën.

Dhe pas gjithë momenteve të kaluara në dëfrim, në muzikë shurdhuese, përdredhje trupi, përplasje tërbuese këmbësh, trans në dëfrim, pirje cigaresh e gotash alkooli, humbje kohe kot - pas të gjitha këtyre, vjen boshllëku, ngopja, pluhur e hi. Por, kur për një moment e merr koha me vete atë “profesion”, i riu mbetet bosh, pa vullnet, pa dashuri, i thyer...Mbetet... i vetëm. Dhe ja edhe një paradoks i ditëve tona - vetmia - në kohën e komuniki-mit më të madh ndër njerëzit.

Dhe tani kur të rinjtë ndeshen qoftë edhe me vështirësitë më të vogla, ata e ndiejnë veten të humbur dhe pa rrugëdalje, ndonë-se shpesh nuk rrinë gjatë në dëshpërimet e tyre. Pastaj, jo rrallë shprehen e shkruajnë kështu: “Nuk i besoj më askujt..., jam i dë-shpëruar, do të bëj vetëvrasje... e urrej jetën, nuk ka më asgjë të bukur në të...., t’ia shkurtoj jetën vetes...” (kështu shprehen e shkruajnë sidomos adoleshentët).

Vallë a nuk është ky një lloj anakronizmi, kaosi, inferioritet i tepruar, a nuk është ky një dallim i madh ndërmjet rinisë së vërte-të dhe kësaj së rrejshmes - rinisë boshe? Çfarë kontraverse? Nuk njihen ligjet e së bukurës, fillon të zotërojë sadizmi, hipokrizia, e mira urrehet, e keqja kërkohet edhe në baltë dhe në qiell. Dëfrimi është çdo gjë, ndërsa puna asgjë! Sharja kënaqësi, nderi nuk ka-lon: Ja, pra, kjo është sot kompetenca e jetës te pjesa dërmuese, jo

Page 191: Takvimi 2009 -Permbajtja

Qasje 195 vetëm e të rinjve, por e njerëzve në përgjithësi. Kjo është moder-ne, shumë njerëz këtë e shohin, e shijojnë dhe menjëherë e pra-nojnë atë gotë, duke mos i kushtuar kujdes nëse është ajo e hidhur apo jo. Me rëndësi është të ndiqet moda e shumicës, ndërsa truri bëhet vetëm një statujë në organizmin tonë.

Rinia - periudha e vlerave, vitalitetit dhe fuqisë

Rritja psikologjike e moshës rinore është tepër e dukshme në të gjitha drejtimet. Në fillimet e saj, si rregull, nisin e kristalizoh-en bazat e botëkuptimit, merr rrugë formimi i bindjeve. Ato ma-rrin edhe ngjyrime emocionale e volitive, lidhen me idealet, me motivet e me veprimtarinë.

Zhvillimi intelektual është tepër intensiv dhe ecën shpejt drejt pjekurisë. Rritet forca e vrojtimit, e meditimit, e abstraksionit, e pavarësisë së mendimit. Studimi bëhet më këmbëngulës, me ri-tëm më të shpejtë e më dinamik, me rendiment më të frytshëm. Diferencohen më qartë interesat e prirjet. Pasurohet bota emocio-nale, shtohen përjetimet. Romantika e pasur rinore gërshetohet edhe me ndjenja realiste. Vullneti fuqizohet. Njeriu bëhet më kë-mbëngulës. Mbi të gjitha, tashmë formohet karakteri. A nuk sho-him kështu një shpalosje të vrullshme e të vërtetë të personalitetit njerëzor, të anëve më pozitive të tij?

Periudha e rinisë është, njëmend, koha e lulëzimit dhe e shkë-lqimit jetësor, nën ndikimin e të cilit edhe bota është më e freskët dhe më e bukur. Kështu, lirisht mund të themi se bota pa rininë nuk është tjetër veçse një varrezë. Veçantitë dhe karakteristikat, sikurse janë entuziazmi, përpjekja, emotiviteti, kriticizmi, animi nga e bukura, dinamizmi, aktivizmi, gjurmimi pas risive dhe ripë-rtëritjes, - janë të sinkronizuara me këtë periudhë jetësore. E per-soni i ri me këto karakteristika, me punën dhe përpjekjen e tij, i palodhshëm, lëviz drejt qëllimit të vet.

Page 192: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 196 Rinia, periudha jetësore më intrigante dhe më pretenduese.

Askush si i riu nuk i qaset jetës me gjithë ato pyetje, pritje të dri-dhshme, kërkesa këmbëngulëse. Dhe askush sikur ai nuk di të ndjejë ekskluzivitetin dhe të shprehë rezignimin (pajtimi me fa-tin). Vetëm ai di të të habitë me rezervuarin e energjisë jetësore që edhe rrethanat më negative t’i shndërrojë në përfundime pozi-tive.

Ruajtja e eliksirit të vlefshëm të rinisë dhe përdorimi i dobi-shëm i këtij procesi kohëshkurtër jetësor, ka kërkesa, ilaçi i së cilave gjendet në të menduarit dhe kujdesin ndaj tyre. Derisa je i ri, ke shëndet dhe për çdo dëshirë ka zgjidhje. Derisa je i ri, bota është e jotja. Shko rrugës derisa të të mbajnë këmbët.

Mosha e rinisë është periudha e fuqisë, e cila gjendet ndërm-jet dy periudhave të dobësisë: fëmijërisë dhe pleqërisë. Kjo është, në të vërtetë, periudha e aktivitetit dhe gjallërisë më të madhe dhe rinia këtu ka një detyrë dhe obligim të madh, për t’u ndihmuar këtyre dy grupeve të dobëta dhe të pafuqishme: më të rinjve dhe më të moshuarve. Në këtë kuptim, Pejgamberi paralajmëron në hadithin e tij duke thënë: “Kush nuk ka respekt ndaj pleqve dhe kush nuk ka mëshirë ndaj të rinjve, ai nuk i takon Ymmetit tonë.”30

“Në Ditën e Gjykimit, i biri i Ademit nuk do të bëjë as edhe një hap përpara përderisa të merret në pyetje për katër gjëra: për vitet e tij ku i ka kaluar, për rininë e vet si e ka shfry-

Rinia, si pjesa e mesme e jetës, është në shenjë të jetës së plo-

të, energjisë dhe vrullit. E mesi si në të gjitha gjërat, është pjesa më e fuqishme - sikurse Dielli që është më i fuqishëm në mes të ditës. Prandaj prej rinisë pritet të realizojë rezultate të mëdha, duke synuar dhe duke e lartësuar veten drejt qëllimeve fisnike.

Pejgamberi i Allahut - Muhamedi a.s. në hadithin e transme-tuar nga Abdullah Ibn Mesudi thotë:

30 Ebu Davudi, Termidhiu – HZP, 1726.

Page 193: Takvimi 2009 -Permbajtja

Qasje 197 tëzuar, për pasurinë tij si e ka fituar dhe ku e ka harxhuar, dhe a ka punuar sipas asaj që ka mësuar.”31

Kur ndalemi dhe mendojmë pak rreth këtij hadithi, vërejmë disa gjëra: Njëra prej tyre është që njeriu në Ditën e Gjykimit nuk do të merret në pyetje për dijen e tij, as për pasurinë tij, veçse gjë-ja e parë për se do merret në pyetje, janë vitet e tij. Urtësia e kësaj është që njeriu gjatë jetës së vet fiton dije, pasuri, pastaj punon dhe mundohet në punën e tij, duke bërë mirë ose keq. Sikurse thotë Pejgamberi a.s. në hadithin, të cilin e shënon Ebu Malik el-Esh’arij: “Të gjithë njerëzit, që në mëngjes, i shesin shpirtrat e tyre, dhe me këtë ose i shpëtojnë ose i shkatërrojnë.”

32

31 Termidhiu – HZP, 1880. 32 HZP, 364

Këto vite që na janë dhënë, i nderuari vëlla, në të vërtetë janë provim, test për ne. Nëse e kalon testin, do të kesh sukses në të dyja botët. Por nëse nuk kalon testin, ke dështuar në dynja dhe Ahiret. Do të arrijë të shpëtojë ai që e përmbushë kohën e vet me ato gjëra që i do Allahu (xh.sh.), dhe do të shkatërrohet ai që e kaloi kohën e vet në ato gjëra të cilat nuk i do Allahu (xh.sh.).

Zoti ynë Krijues, na paralajmëron në Kuran, që njeriu, për shkak të largimit nga mënyra e organizimit të jetës sipas dispozi-tave të Zotit, do të ketë jetë të vështirë. Në një ajet Allahu (xh.sh..) thotë:

“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kiametit do ta ringjall të verbër". (Ta Ha, 124)

Rinia është pasuria më e madhe e një populli. Ajo është guxi-mi i së kaluarës, shpresa e së sotmes dhe e ardhmja e së nesë-rmes. Rinia është pasqyra reale e një populli dhe fuqia shkencore, ekonomike dhe politike e tij. Para zërit të saj joshen të gjithë. Vi-zioni se do ta ndërtojnë të ardhmen e tyre, i bën ata të fuqishëm dhe të sigurt në çdo gjë që e duan.

Page 194: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 198 Pasuria e një populli nuk është thesari nëntokësor, as prodhi-

met e Tokës. Pasuria nuk është tek ari dhe argjendi, as llogaritë në bankë nuk mund të cilësohen si pasuri. Nuk janë vetëm këto pasuri, siç mendojnë disa. Pasuria e vërtetë është njeriu. Njeriu është pasuria më e madhe, e rinia është segmenti më i rëndësish-ëm i atij thesari njerëzor. Prandaj, nëse dëshiron ta dish të ardh-men e një populli, atëherë pyet për gjendjen e rinisë së tij. Pyeti çfarë bën rinia e tyre, me se merret, çfarë i intereson, kë e kanë model, cilat janë qëllimet e tyre në jetë, çfarë bëjnë, për se me-ndojnë, për se ëndërrojnë, çfarë ndodh në ndenjet, shetitjet, mbrë-mjet dhe seminaret e tyre?

Në të gjitha periudhat e historisë të rinjtë kanë qenë, janë dhe do të jenë forca kryesore, lëvizëse e kombeve të tyre, bazë e pro-gresit të popujve. Ata janë nderi i kombit, garanci për të ardhmen, pasuria më e mirë dhe kapitali më i dobishëm për pozitën e ve-ndeve të tyre në botë. Kjo mjafton për të vërtetuar faktin se rinia është e njohur për shpirtin e saj guximtar, për kurajën dhe përku-shtimin, për arsyen dhe intelektin e saj të kulluar e të padjallëzu-ar, për aftësinë dhe energjinë e tyre tepër të madhe. Ata, me të drejtë, janë cilësuar si pjesa më e gjallë e kombit dhe, bashkë me inteligjencien, përbëjnë strukturën trup dhe tru të shoqërisë. Këta faktorë i bëjnë ata edhe më shumë përgjegjës për t’i shërbyer kombit, për t’i prirë dhe për ta formuar plotësisht atë.

Rinia është e ardhmja e fesë dhe e atdheut; të rinjtë janë shpi-rti i shoqërisë në të cilën bëjnë pjesë. Ata janë nervi i jetës dhe gjaku që rrjedh nëpër arteriet e shoqërisë. Shoqëria mund të për-parojë vetëm me përpjekjet e tyre. Kur një shoqëri ka rininë e saj, është e siguruar, prandaj nuk duhet as prindërit dhe as shteti të kursejnë asgjë për mësimin dhe edukimin e tyre, se në krahët e mendjet e tyre varet e ardhmja e çdo familjeje, kombi dhe e mba-rë njerëzimit. Kur rinia të jetë e pajisur me cilësi të larta morale, besim të paluhatshëm dhe mësim të përshtatshëm, shoqëria do të zhvillohet e do të përparojë pa pengesa.

Page 195: Takvimi 2009 -Permbajtja

Qasje 199 Rinia është pjesa më e shëndoshë dhe më produktive e çdo

shoqërie, prandaj edukimit të rinisë duhet t’i qasemi me kujdesin më të madh dhe ndjenjën e përgjegjësisë. Rinia është fuqia e cila nesër do të mbajë mbi shpatullat e veta fenë islame, atë amanet të cilin na e kanë lënë gjyshët dhe stërgjyshët tanë.

Njeriu është tjetër në vitet e fëmijërisë dhe tjetër në vitet e rinisë, kështu me radhë derisa ikën nga kjo jetë. Allahu në Kuran thotë:

“Allahu ju krijon, pastaj jua merr shpirtin. Disa prej jush jetojnë aq gjatë, sa arrijnë një moshë, kur nuk kuptojnë më asgjë nga ajo që kanë ditur. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Plotfuqishëm.”33

Një poet bashkëkohor iranian, Gejser Emin Pur, në një libër të tij me titullin “Njerëzit dhe Librat” thotë: "Njerëzit janë si lib-rat, disa botohen, disa ribotohen, kurse disa fotokopjohen. Disa duhen marrë shembull e disa jo, disa “njerëz” duhen lexuar disa herë për t’i kuptuar, kurse disa nuk duhen lexuar, duhen hedhur.

Është e vërtetë se mosha rinore është moshë kur mendimet

janë të thukëta, gjaku është i nxehtë dhe shpresat janë të shumta. Ajo është moshë e dhënies, shpenzimit e sakrifikimit, si dhe mo-shë e pranimit, impresionit dhe emocionit.

Nga gjithë kjo, mosha rinore, në logjikën islame ka pozitë, përgjegjësi dhe vlerë të posaçme.

Rinia vetëm me Islamin paraqet diçka, ndërsa pa të nuk është asgjë. Me të vërtetë, rinia me Islam është dhënie, është mirësi dhe përparim, kurse pa të është humbje dhe bela. Rinia është fuqi, të cilën Islami e shfrytëzon për ndërtimin e tokës, kurse të tjerët mund ta nënshtrojnë atë në zhdukjen e njerëzimit. Shoqëritë nje-rëzore sot janë përplot me rini, por ajo rini është e padobishme, e humbur dhe e degjeneruar.

33 En-Nahl 70.

Page 196: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 200 Disa njerëz janë "librat' që u nevojiten të rinjve e disa nga to janë libri që u nevojiten të mëdhenjve. 34

E treta: nëpërmjet meditimit - kjo është rruga më fisnike”.

Vallë, në cilin grup të tyre bëjmë pjesë ne? “Janë tri rrugë përmes të cilave mund të arrijmë në urtësi. E para: nëpërmjet përvojës - kjo është rruga më e vështirë. E dyta: nëpërmjet imitimit - kjo është rruga më e lehtë.

35

Literatura e shfrytëzuar

______________________________

A - Burime dhe libra 1. Kuran-i, përkthim me komentim në gjuhën shqipe, përkthimi i H.

Sherif Ahmetit, Prishtinë, 1988. 2. Kurani mexhid, përkthimi i Feti Mehdiut, Prishtinë, 1985. 3. Izbor Poslanikovih Hadisa, përzgjodhi dhe përktheu: Jakup Memiq,

Sarajevë, 1984. 4. Hadithe të zgjedhura të Pejgamberit alejhisselam, përktheu në gj.

shqipe Elez Ismaili, Tetovë , 2003. 5. Dr. Jusuf Kardavi, Izbor Hutbi, Sarajevë, 2002. 6. Dr. Jusuf Kardavi, Rinia në islam, Shkup, pa vit botimi. 7. Dr. Jusuf Kardavi, Dzumanski biseri, Prijepolje, 2004. 8. Dr. Jusuf Kardavi, Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë

sonë, Gjilan, 2005. 9. Mustafa Fetic, Kazivanja sa minbera, Novi Pazar, 2006. 10. Ali Fuad Bashagil, Kokë më kokë me të rinjtë, Shkup, 2000. 11. Jashar Demiri, Edukata seksuale, Rinia, Tiranë, 1992) 12. Ferid Shehu, "Probleme të adoleshencës", Tiranë, 1998. 13. Husein Gjozo, "Islam u vremenu", Novi Pazar, 1998. 14. Hasan Çengiq, Temat islame, Shkup, 1999. 15. Xhelaludin Rumiu, Methna Ma’nevijj, Mesnevija I, Sarajevë, 1987.

34 www.revfamilja.org 35 Konfuçio.

Page 197: Takvimi 2009 -Permbajtja

Qasje 201 16. U. Shehibrahimovic, Fuqia e besimit përsosmëri shpirtërore, Shkup,

1983. 17. Halil Mehtic, Vazovi, Zenica, 2004. 18. Muhamed el-Gazali, Obnovi soj zivot, Konjic, 2000. 19. Hamid Beqja, Për rininë dhe me rininë, Tiranë, 1991. 20. Hamid Beqja, “Edhe engjëlli edhe djalli janë brenda tek i gjalli”,

Tiranë, 1995. 21. Dr. Edmond Dragoti, “adoleshenti”, Tiranë, 1994. 22. Dr. Ali Dida, Patologjia shoqërore e të miturve në Kosovë, Prishti-

në, 1996. 23. Xhevahir Lleshi, Paraadoleshenca, Berat, 1997. 24. Ebu-l-Ferrexh-Abdurrahman Ibnu-l-Xhevzi, “O njeri mos u

mashtro”, Zürich, 2003. 25. A disastrous problem by the youth, al-Medina, U.K. June/1996. 26. Dr. Mahmood Shakir Saeed, “A model for muslim youth in the

story of Joseph (Jusuf a.s.), Rijad, 1972. 27. Imam Vehbi Ismaili, Predikimet e xhumasë dhe bajrameve, Harper

Woods . U.S.A., 1988. 28. Dr. Ekrem & Muhamed R. Beshir, Adoleshentët muslimanë, Tira-

në, 2006.

B - Periodiku 1. Shëndeti, revistë e ministrisë së Shëndetësisë, Tiranë , Mars, 1993. 2. Rinia islame, Botim i Organizatës “Bashkimi i Rinisë islame Shqip-

tare, dega Shkodër, nr. 2/1996; 9/1997, Shkodër. 3. Mual’lim, Islamska revija, 16/1992, Sarajevë. 4. Glasnik - VIS-a, nr. 3-4/ 1967, Sarajevë. 5. Takvim, 1992; 1988; 1999, Sarajevë 6. Takvim, Prishtinë, 1996.

C - Faqet elektronike

1. www.sadervan.com 2. www.znaci.com 3. www.dzemat-oberhausen.de 4. www.minber.ba 5. www.forumishqiptar,com 6. www.islamonline.net 7. www.studio-din.com 8. www.revfamilja.org

Page 198: Takvimi 2009 -Permbajtja

OOrriieennttiimmee

Nerkez Smailagiq

Orientimet e përgjithshme të Islamit

Islami- bazament i bashkimit politik

Pëgjithësisht, ekzistimi i bashkësisë myslimane (ymmetit) shtrihet prapa deri tek vetë periudha e Islamit medinas, dhe shpjegohet me obligimet e krijuara në të. Pas mospërgjigjes fille-stare në Mekë, Muhamedi a.s., me një grup të vogël bashkëme-ndimtarësh të tij, u nis për në vendin ku themeloi bashkësinë e tij fetare dhe shoqërore. Për një kohë relativisht jo të gjatë, duke i shfrytëzuar mjetet politike dhe ushtarake, arriti qëllimet që të për-hapte Islamin. Në këtë mënyrë, vetë çështja religjioze pashma-ngshëm e drejtoi nga plani politik. Këtë ndërlidhje reciproke do ta argumentonte Ibn Halduni në veprën e tij ‘Hyrje në historinë bo-tërore’ (1377), ku, në mënyrë të qartë, rekomandon mendimin se propogandimi regjilioz nuk mund të arrijë sukses të vazhduesh-ëm, nëse nuk bazohet në pushtetin politik.

Page 199: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 204 Është fakt i pamohueshëm se në periudhën medinase ishte

konstituuar bashkësia myslimane. Mirëpo, as themelimi i saj dhe as ndërtimi i saj kurrsesi nuk kishin rrjedhur vetëm nga kundër-shtimi fetar dhe politik ndaj paganizmit mekas. Në këtë kontekst duhet futur edhe relacioni me ithtarët e religjioneve të tjera mo-noteiste.

Islami shpallet si pjesë përbërëse, ndonëse e monoteizmit më të përsosur. Për këtë arsye, natyrisht Muhamedi a.s., priste që si të dërguar të Zotit do ta pranonin të gjithë ata që kanë libër-besi-mtarët e krishterë dhe çifutë dhe, si duket, sipas dëshmive të para kuranore, ata në fillim edhe e mbështetën, natyrisht jo në kuptim-in e pranimit të fesë së re por si faktor kundër propagandës pa-gane. Mirëpo, kur ai ra në kontaktet e para me këto sekte fetare, shumë shpejt u bë i vetëdijshëm- dhe kjo s’ka dyshim e kishte habitur - se ato ushqenin, ndaj tij dhe misionit të tij, armiqësi të fuqishme e të thellë njësoj si politeistët e Mekës. Nëse, konsulto-het Kurani, mund të shihet se diskutimi me ‘Beni Israilët’ u rrit në një nga temat kryesore të viteve të fundit të periudhës mekase. Dhe, gjithashtu, kundërshtimin dhe kokëfortësinë e tyre e shpje-gon si një ligësi njerëzore ashtu edhe si një paarritshmëri të vull-netit hyjnor.

Ideja e Njeshmërisë, është pjesërisht e Zotit dhe e njerëzve, ishte bërë e paralizuar, kurse raca njerëzore e kryqëzuar në mes shumë porosive fetare. Nga kjo, nevoja e një bashkësie arabe, gjegjësisht islame, u imponua vetvetiu. Ajo në vete përmban, së pari motivin fetar-tubimin e besimtarëve islamë rreth Shpalljes së fundit dhe definitive, në luftën e vështirë, e cila i pret si kundër paganëve, ashtu edhe kundër atyre që kanë ‘libër’ e nuk pranojnë autentitetin (vërtetësinë) e Shpalljes kuranore.

Bashkësia myslimane u formua para çdo kontakti me hebre-njtë e Medinës. Si Muhamedi a.s. ashtu edhe medinasit, të cilët e thirrën, e kishin të qartë se vendosja e grupacionit të myslimanë-ve (në Medinë) patjetër kishte për pasojë shkëputjen nga aleatët e tyre hebrenj. Kësaj i duhet shtuar se transferimi në Medin pati një

Page 200: Takvimi 2009 -Permbajtja

Orientime 205 implikim kapital. Sikur t’i ishin bashkuar bashkëqytetarët e tij mekas, fisi Kurejsh, - Islami patjetër do të kishte marrë vulën e përkufizimit fisnor. Mirëpo, siç ishte i detyruar të luftonte me fi-sin e vet, duke u mbështetur me shumicë tek të huajt të lidhur me të fetarisht, Muhamedi a.s. e pa të domosdoshme që Bashkësia e tij të ishte mbifisnore dhe e themeluar, me më dëshirë, mbi idenë sesa mbi afërsinë e gjakut. Dhe, megjithëqë lufta me kurejshitët përfundoi, dhe, ndonëse ata pasi Qabeja u bë qendër e religjionit të ri, realizuan prosporitet enorm material dhe u bënë udhëheqës të mbretërisë së re, Muhamedi a.s. edhe më tutje e mbajti Medi-nën, si kryeqytet të tij. Me këtë veprim, pa medyshje, deshi ta bë-nte me dije se themeli i Bashkësisë së tij nuk ishte solidariteti fisnor, po parimi fetar/religjioz.

Edhe një moment që ndihmoi këtë themelim të Bashkësisë myslimane.

Derisa ishte i rrethuar me ithtarët e grupit të tij të vogël, po besnik, në mesin e hebrenjve- e shumë më tepër të shumicës së banorëve paganë-, Muhamedi a.s. Bashkësinë e vendosi nmbi një bazë të brishtë lokale, duke shpallur hapësirën e qytetit - Haram ose tubim sekret të shenjtë. E kjo, atëherë, sipas traditave të lash-ta arabe, mundësonte disa obligime të domosdoshme për të gjithë banorët, që për ta, megjithatë kurrsesi nuk do të thotë se duhej të pajtoheshin me Islamin. Mbisundimi i arritur i mëvonshëm në Medinë, pati për pasojë që paganët duhej ta pranonin Islamin, kurse hebrenjtë të zgjidhnin: ose të lëshonin atë (Medinën) ose të zhdukeshin. Kjo rregull në pikëpamje të paganëve, që do të bëhet dispozitë e së drejtës islame, do të zgjerohet në pushtimet e më-vonshme të Arabisë në tërë territorin e saj.

Kontakti i Muhamedit a.s. me koloninë mjaft të fuqishme të hebrenjve, ishte paradigmë e qëndrimit të mëvonshëm ndaj mo-noteistëve jomyslimanë brenda bashkësisë myslimane. Po të lëmë anash analizën e të gjitha masave taktike, të cilat i kishte shfrytë-zuar në faza të ndryshme prej aleancës e deri tek lufta, Muham-medi a.s. grupacionit më të madh të hebrenjve të Hajberit, ua

Page 201: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 206 lëshoi tokën e tyre, por me kusht që të paguanin tatim të rëndë, masë kjo që do të kishte karkater të precedentit.

Kështu, në planin praktik ai tregoi një elasticitet të gjerë, nga universalizmi deri tek konfesionalizmi. Mirëpo, vetë rrethanat hi-storike të shekujve të parë të sundimit të myslimanëve, shkuan në favor të mbisundimit të plotë të komponentit universal islam dhe kësodore edhe të tolerancës së domosdoshme fetare. Ajo përgatiti të shumtën e momenteve programin e ekspansionit kolonial, i cili kërkon trajtim elastik të tokave të pushtuara, për se myslimanët kanë qenë mjeshtër të vërtetë. Pastaj, vetë fakti se niveli i lartë teknik dhe edukativ i mbretërisë, përjashtoi politikën e dëbimit dhe, më në fund, civilizimi i lartë i vendeve myslimane.

Jurisprudenca myslimane, e cila formohet nën ndikimin e fu-qishëm politik, pranon të drejtën e pavarësisë së religjioneve të tjera monoteiste, dhe, nga të gjitha jurisprudencat e tjera reli-gjioze në këtë pikëpamje, vërtet bëhet shembull. Megjithatë, ek-zistojnë edhe efekte të kundërta. Fitoret e fuqishme dhe të vazhdueshme të ushtrive islame, të cilat u arritën pandërprerë për më tepër se 150 vjet, u ranë në kokë teologëve dhe juristëve my-slimanë. Dispozitat kuranore, të cilat obligojnë luftën kundër pa-ganëve ‘derisa të jetë feja tërësisht e Zotit’ dhe kundër hebrenjve e të krishterëve ‘derisa të mos i nënshtrohën Isla-mit’, u morën program i drejtpërdrejtë. Juristët, atëherë botën e ndan në dy treva reciprokisht të kundërta. Njëra e njohur me emrin Darul-islam - Shtëpia ose treva islame, në të cilën myslim-anët ishin të vetmit qytetarë të vërtetë, dhe tjetra me emrin Darul-harb - Treva e luftës, që ka të bëjë me pjesën tjetër të botës, e cila duhej të pushtohej vazhdimisht.

Komuniteti mysliman, si për nga fryma ashtu edhe për nga praktika e tij, zhvillohej në kundërshtinë e Muhamedit a.s., ndaj fisit të vet në një anë, e në anën tjetër, ndaj përjashtueshmërisë që manifestonin religjionet e hershme monoteiste. Në Kuran dhe në Hadith nuk ka asgjë për parimet organizative të atij komuniteti, megjithëqë flitet tepër shumë, madje në detaje, për detyrat e indi-

Page 202: Takvimi 2009 -Permbajtja

Orientime 207 vidit ndaj komunitetit. Mirëpo, në anën tjetër, nuk ka kurrfarë mëdyshjeje në karakterin dhe qëllimin e tij. Shkurtimisht, shteti ishte në funksion të qëllimeve të mëdha religjioze- nxjerrja e nje-riut në rrugë të drejtë dhe të ndihmohej që të përhapej feja e asaj rruge të drejtë- Islamit. Modeli praktik, sipas të cilit u formua ko-muniteti i parë mysliman, ishte që e garantoi vetë historia - fisi arab. Dhe ajo krijohej jo vetëm sipas lidhjeve të gjakut me ndonjë stërgjysh të përgjithshëm, po edhe me pranimin e anëtarëve në bazë të kontratave të ndryshme. Ai parim i vëllazërisë fisnore, në realitet i transferuar, bartej në qëndrimin e njohur se myslimanët, siç e thotë Kurani, janë vëllezër nga feja. Mirëpo, jeta solli pro-cesin natyror të ndarjes. Kur komuniteti i vogël mysliman i Medi-nës u bë mbretëri e madhe islame, filluan luftërat e pamëshirshme për pushtet, që atëherë ishte i njëjtë për të drejtën e mirëfilltë islame. Vetë Medinën e përçau lufta qytetare, në të cilën ra (dësh-mor) pasardhësi (halifja) i tretë i Muhamedit a.s., halifi Osman. Ndërsa përleshjet e tmerrshme, gjithnjë të arsyetuara me parimet dhe nevojat e larta fetare, nuk pushuan gjatë gjithë kohës së Eme-vinjve (660-750 e.r.). Megjithatë, nëpër tërë këto përleshje, dalli-me dhe urrejtje depërtoi ideja e njëshmërisë së komunitetit mysliman, e cila më së miri shprehet në mësimet e jurisprudenc-ës, e cila refuzon, sidomos, pranimin e çfarëdo shteti, dhe vetëm përkrah e vërteton komunitetin si tërësi.

Njësoj u shpërnda edhe mbretëria abasite në trevat e saj përbërëse dhe natyrore-gjeografike (rreth vitit 970 e.r.). Megjitha-të, mu në atë periudhë u krijua shprehja memleket el-Islam ‘Mbretëria islame’, që prej asaj kohe, u bë tradicionale dhe gji-thëpërfshirëse. Kot do të ndërroheshin mbretëritë dhe dinastitë, hapësirat dhe parullat, - myslimani i thjesht nuk do të kultivonte ndjenja lokaliste, por vazhdimisht do të konsideronte gjithkund i takon dhe i përket Islamit si tërësi. Natyrisht, ajo ndjenjë do të forcohej edhe më tepër kur më vonë mbrëtëria osmane do të ndo-dhej në luftë të përhershme me Europën e krishterë. Osmanlinjtë veten nuk e quajtën me emër. Për ta, territoret e mbretërisë së

Page 203: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 208 tyre, kanë qenë ‘vende myslimane’ kurse, ushtritë e tyre ‘ushtarët islamë’. Po e tillë ishte edhe Mbretëria Mongole në Indi. Komu-niteti mysliman sipas kësaj qenësisht i kushtëzuar dhe i struktu-ruar në mënyrë religjioze, shpreh frymën universale islame dhe të themeluesit të tij. Ajo nuk është administrative-territoriale dhe as një lidhje farefisnore nga gjaku në mes njerëzve, veçse religjioze-ideologjike, e tubuar rreth besimit në Zotin Një e të Vetëm, dhe Muhamedin si i Dërguar i Tij.

Islami- civilizimi i ri botëror

Civilizimi islam konstituohet mbi themelet e atyre rezultate-ve, instituticioneve dhe ideve esenciale, të cilat kanë qenë të kri-juara në Islamin e fillimit. Religjioni, në një anë, dhe bashkësia, në anën tjetër, janë dy elemente të saj strukturore dhe krijuese. Mirëpo, në zhvillimin e begatshëm e të gjatë të tij, sidomos falë përzierjes së popujve dhe civilizimeve, si dhe entuziazmit ekspa-nsiv dhe frymës elaboruese, linden dhe u formuan elementet e reja të tij, siç janë: traditat dhe veprat artistike, interesimet shke-ncore e refleksionet filozofike, sjelljet dhe diplomacia, ligjet dhe institucionet.

Kontestet rreth emrit të këtij civilizimi madhështor, tregojnë përcaktimin e plotë ose të vërtetë të tij. Së pari, përcaktimi për emrin ‘civilizimi arab’ merr formën gjuhësore për kriterin e për-kufizimit. Dhe pastaj, me të drejtë, shtrohet çështja: Edhe pse shumë vepra të shkruara në këtë gjuhë të madhe, të cilat vendos-shmërisht ndikojnë në formën dhe frymën e këtij civilizimi, rrje-dhin nga penat e elementit joarab dhe se në përputhshmëri me to, janë shprehje edhe të kulturave të tjera të përqendruara rreth idesë islame; edhe vetë emri i rëndomtë “Civilizimi islam” nuk është tërësisht adekuat, për shkak se ai grumbullon të vërteta të përpun-uara, mësime të cilat burimisht nuk i përkasin Islamit, disa madje me frymën e tyre janë në kundërshtiim më të! Shembulli i mjaf-tueshëm është filozofia, të cilën vetë myslimanët e atëhershëm e

Page 204: Takvimi 2009 -Permbajtja

Orientime 209 quajtën “Dituri e të vjetërve”, e të mos flasim për përkthyesit, të cilët, siç dihet, njëkohësisht ishin interpretues. Megjithatë, fakti se e tërë ajo është krijuar nga frymëzimi themelor islam, lejon mundësinë që ato të përmblidhen në nocionin e pranuar: “Civi-lizimi islam”.

Nëse ka diçka të rëndë dhe jo e favorshme, atëherë ajo është ndarja e periudhave historike. Për etapën e parë, e cila në mënyrë të përgjithësuar karakterizohet si kolonizim dhe konsolidim (620-850 e.r.), - nuk do të kishte mëdyshje të madhe. Etapa e dytë, e cila shtrihet deri tek sulmet monogole (1258 e.r.) tashmë në më-nyrë të konsiderueshme vihet në pikëpyetje, dhe sidomos etapa e tretë, e quajtur periudha e kulturave nacionale, e cila përfundon me vitin 1850 të e.r.

Gjithsesi, civilizimi islam i periudhës kalsike, me kontiributet dhe krijimtaritë e tij esenciale, është krijuar deri në fund të she-kullit XIV. Është e vërtetë se periudha deri në vitin 850 të e.r. ka qenë në shenjë të ekspansionit fetar dhe ushtarak, kështu që besueshmëria religjioze absolutisht ka absorbuar forcat kryesore të krijimtarisë. Kjo është periudha në të cilën u stabilizua versioni kuranor, u bë përkufizimi me renegatët, u mblodh Hadithi dhe u përforcuan themelet e ortodoksisë religjioze. Natyrisht kjo nuk do të thotë se në përgjithësi nuk është bërë gjë tjetër. Kjo do të ishte absurde të thuhet për kohën në të cilën janë vënë themelet e shtetësisë, organizimit ushtarak, sistemit tatimor, arkitekturës dhe poezisë islame. Mirëpo, ekspansioni religjioz dhe konsolidimi ja-në orientimi themelor i zhvillimit dhe kjo dominoi plotësisht në përpjekjet, frymën dhe vullnetin e kësaj kohe.

Halifët e parë ishin ende në tradicionalizmin e thellë arab. Ndeshja me civilizimet e vjetra e pasuroi fuqimisht kulturën isla-me, por e detyroi të përshkohej nga traditat e vjetra dhe të hynte në lidhje sinkronike. Në procesin e këtij përshkimi reciprok, Isla-mi u shpreh origjinal në perspektivën e vet shpirtërore, i ndihmu-ar me qeverisjen që ishte kulturo-krijuese e orientuar. Rezultatet e para u shfaqën shpejt, lindi qyteti islam, si tërësi specifike e

Page 205: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 210 strukturar dhe e menduar. Në të, ç‘është e vërteta, në fillim, do-minonte aspekti ushtarako-administrativ, mirëpo bashkë me të krijoheshin themelet e para të veprave të mëvonshme grandioze. Në rend të parë lulëzuan ndërtimtaria dhe arkitektura, arkitektura e xhamive posaçërisht në Kariunan, Fustat, Jerusalem, Medinë, Basra dhe Kufe, e mbi të gjitha në Damask. Me siguri nuk janë të fuqihme elementet sinkretike: huazohen elemente figurative të Bizantit dhe Persisë si dhe elemente lokale në përpunimin e drur-it, mozaikëve, arkadave (portaleve) etj. Dekorimet, të bimëve ose epigrafike, gjeometrike ose arkitekturale, shfaqnin alergjinë isla-me ndaj figurave të gjalla, të cilat mund të shërbenin lehtë për idhujtari. Krahas xhamive madhështore, ndërtoheshin pallate të ndritshme, të cilat ndërtoheshin jo vetëm në qytet po edhe përreth kryeqytetit.

Arabët u imponoheshin kulturave të vjetra me poezinë e tyre, e cila nga pak ishte arkaike, por me shprehje të rafinuar dhe ndje-një të thellë. Pas pak kohësh lindi poezia e dashurisë, në të cilën mbizotëronin temat e ngazëllimit dhe dëfrimit si dhe roli i lartë i grave. Falë centralizimit qeverisës dhe inkuadrime të gjuhës ara-be si gjuhë zyrtare, u krijuan parakushtet për tubimin e dokume-nteve të shumta, të cilat do të shërbejnë për zhvillimin e degëve të mëdha të diurisë islame, ekzegjezës kuranore, haditheve, histo-risë, leksikografisë, gramatikës e poezisë.

Periudhën e dytë deri tek invadimi i mongolëve në shek.XIII, e karakterizojnë tri vija kryesore: përparimi ekonomiko-komerci-al, përparimi i ndërtimit të strukturave shtetërore dhe takimi me kulturën helene. Ajo që tërë kësaj periudhe i jep zë dhe e lëviz në të gjitha aspektet dhe veprimet e saj, është hovi i fuqishëm i tre-gtisë, e cila praktikisht e lidhte tërë botën. Ajo ishte një civilizim komercial në kuptimin e plotë. Lidhmëria e tij, larmia, horizonti shpirtërorë, rregullsia dhe mobiliteti i tij, i sillte në lidhje të gjithë popujt e civilizuar dhe kështu mundësonte qarkullimin e plotë të njerëzve, mallrave, mjeteve ideve dhe përvojave. Pasojë e kësaj ishte zhvillimi i fuqishëm, madje vërshimi i vërtetë i qyteteve, të

Page 206: Takvimi 2009 -Permbajtja

Orientime 211 cilat, sipas shembullit të Bagdadit, u përhapën në tërë mbretërinë: në Siri, Mesopotami, Egjipt, Spanjë, Sicili dhe në Afrikën e Ve-riut si dhe në viset e fiseve turkmene. Ishte i çuditshëm ai gjerdan vendbanimesh, qytete me lumenjtë e Mesopotamisë, oazat-qytete në rrugë të karvaneve të Azisë së Mesme, qytetet manufakturore të Sicilisë, ose të deltave të Egjiptit, qytetet e limaneve të Mes-dheut ose të Gjirit Persik. Me një prosperitet të tillë material dhe ndërtimor, është e natyrshme se arkitektura mori një hov që nuk mbahej në mend, xhamitë dhe pallatet edhe më tutje dominonin me peizazhet arkitektonike islame. Mirëpo, tani atë e ngushtonte gradualisht tradita e Sirisë, kurse Spanja e gjallë dhe pjellore kri-jonte hapësirë depërtimi të ndikimit të Persisë dhe Mesopotamisë.

Islami gjatë shekujve e bëri zakon të prodhonte motive dhe teknika nga vetvetja, i liruar nga ndikimet e huaja. Dekorimet bë-heshin gjithnjë më autentike, arabeskat gati u identifikuan me Is-lamin, me të madhe zbukuroheshin me mozaikë të fildishtë dhe me gurë të çmueshëm, me thurje jashtëzakonisht të bukur. Stru-kturat shtetërore ndërtoheshin në mënyrë minucioze nën abasidët, duke marrë pjesërisht edhe përvojat e shteteve moti të shkatë-rruara. Ajo ishte periudhë kur oborri mbretëror po shndërrohej në skenë madhështore dhe vendtubim të të gjithë bujarëve të mble-dhur rreth sunduesit: ministrave, oborrtarëve, kryeshefit të poli-cisë, kryekomandantit, kadisë (gjykatësit) të madh, prijësit të hebrenjve dhe të katolikëve nestorganë, mandej i shumë princave, dashnorëve, oficerëve të gardës, shërbëtorëve, artistëve dhe pa-laçove oborresh mbretërore.

Administrimi mbahej nën drejtimin e ministrave, fuksionet që përfshiheshin në vetë kompetencat ushtarake, administratave dhe politikë, divanet-regjistrat ndryshonin sipas stinëve dhe sundue-sve, ndërsa më kryesorët, gjithsesi ishin divani i tatimit të tokës, thesarëve, ushtrisë dhe zyrave të oborrit mbretëror. Administrimi provicial kishte lidhje me atë qendror, në dy segmentet e tij më të rëndësishmet - ushtria dhe pushteti civil-financiar. Përveç admi-nistratës, instaloheshin edhe gjyqësia dhe institucioni i kadisë, ro-

Page 207: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 212 jtarit të Ligjit. Ai vendosej në nivele të ndryshme qendrore ose provinciale, në cilësinë e këshilltarit të pushtetit për çështje të ju-risprudencës. Posaçërisht ka qenë i rëndësishëm formimi i pozitës së kadiut suprem në vetë kryeqytetin, i cili kishte të drejtën për të emëruar dhe shkarkuar të gjithë kadinjtë, dhe ishte i varur drej-tpërdrejt nga ministri dhe sunduesi. Sidomos, nga poshtë deri lart ngriheshin zyrat që shërbenin si motor dhe bosht i makinerisë së gjithmbarshme. Figura kryeore në to ishte katibi ose redaktori në kuptimin e plotë, i obliguar që në gjuhën korrekte e sipas mundë-sisë elegante arabe, të shkruhej çdo dokument zyrtar.

Periudha e dytë ishte më e plleshme dhe më vitale edhe në pikëpamje shpirtërore, ngase Islami, si një tërësi e re dhe në të shumtën si tërësi e thjeshtë shpirtërore, u takua dhe u përball me helenizmin, me trashëgiminë e filozofisë së tij të ndërlikuar e ma-dhështore. Gjithsesi, fakor esencial i pranueshmërisë së Islamit për kulturat e tjera, të cilat sidomos do të tregoheshin në këtë ko-hë, ka qenë bindja e Muhamedit a.s. se ai është një profet edhe pse i fundit nga profetët, se një Zot u kishte dërguar edhe popujve të tjerë mësimin e Tij, por ata e kishin fshehur atë dhe kishin tra-dhtuar dhe si misioni i tij, përfundimisht vuri në dukje atë të vër-tetë, udhëzimin e saktë. Mirëpo kësaj i duhet shtuar edhe faktori territorial. Vendet e pushtuara ishin vatër e vërtetë e studimit he-len. Dihet fuqia dhe ndikimi i Aleksandrisë dhe dijetarëve të saj: Euklidi dhe Heroni, Eratosteni, Ptolomeu dhe Platoni, ç‘është e vërteta, shkolla e Aleksandrisë në kohën e ekspansionit arab, ki-shte shumë kohë që nuk vepronte më. Megjithatë, tradita e shke-ncës edhe më tej rajonizonte në tërë atë hapësirë, posaçërisht në Siri, Mesopotami dhe Persi, vende të cilat i morën arabët. Nuk duhen lënë anash as problemet e aspektit teologjik. Në këto ve-nde, Islami, i cili fillimisht ishte një sistem mjaft i thjeshtë, u ndesh me kundërshtarë të fuqishëm: sistemin e komplikuar dhe rafinuar mendor të krishterë, racionalizmin filozofik, i cili moho-nte plotësisht Shpalljen hyjnore, dhe gjithashtu me dualizmin ira-nian, i cili shpesh ishte i ndërthurur me elemente gnostike. Përveç

Page 208: Takvimi 2009 -Permbajtja

Orientime 213 kësaj, edhe në vetë Islamin u imponuan dhe u shtruan çështje, të cilat tejkalonin dukshëm mësimin tradicional të tij: mbi raportin e Zotit dhe të njeriut, mbi vullnetin e lirë dhe përgjegjësinë, mbi natyrën e shpalljes, mbi krijimin ose jokrijimin e Fjalës (Kuranit) etj.

Njësoj, në fund të shekullit të dytë të epokës islame, filloi të shfaqej një reaksion mistik si në formalizmin fetar, çka me pe-dantërinë e tij e pamundësonte jetën e vërtetë religjioze, po ashtu edhe në impulsin e fuqishëm material, që i kishte përfshirë mysli-manët pas pushtimit të vendeve të Lindjes. Mendimtarët mysli-manë, me nxitim dhe me të gjitha mjetet, u përpoqën t’u përgjigjeshin këtij provokimi dhe kësaj nxitjeje. Një nga mundë-sitë e domosdoshme të krijimtarisë ishin filozofia greke, metafi-zika, logjika dhe dialektika, para së gjithash në studimin e të cilave seriozisht dhanë gjenerata të tëra shkrimtarësh dhe shke-ncëtarësh.

Korpusi i madh i kulturës helene nuk ishte përfshirë në tërësi në civilizimin e ri dhe në nevojat e tij shpirtërore. Homeri e So-fokliu, Safo dhe Tukiditi - epika greke, lirika dhe historia nuk pa-tën kurrfarë rëndësie për arabët. Shkenca, ndërkaq, ishte pranuar me entuziazëm dhe ishin shfrytëzuar: mjekësia e farmakologjia, botanika e zoologjia, mineralogjia e meteorologjia, matematika mekanike dhe astronomia, muzika e optika, dhe, mbi të gjitha, fi-lozofia. Sot tashmë dihet se ajo nuk ishte vetëm imitim i thjeshtë, por valë e fuqishme intelektuale, e cila kulturën arabe e ngriti në vetë kulminacionin e botës së atëhershme. Njeriut të kulturës he-lene i duhet pranuar si karakteristikë, fryma hulumtuese, dhuntia e vështrimit, përpjekjet e tij për botëkuptimin e tërësishëm të har-monisë së botës dhe sundimin urban të tyre të rafinuar. Mirëpo, megjithatë, shkencëtarët myslimanë në shumë fusha i tejkaluan mësuesit e tyre, si në mjekësi e astronomi, matematikë e gjeo-grafi, arkitekturë e letërsi, studimin komperativ të religjionit dhe në mistikë. Ajo kohë ishte jo vetëm e krijimitarisë madhështore e të gjithanshme në tërë hapësirën që prej Kinës deri në Atlantik,

Page 209: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 214 dhe që nga stepat e Turkmenisë e deri në Indi, po edhe e ngadhë-njimit të plotë të frymës së tolerancës, shëmbëlltyrë për shumë shekuj të mëvonshëm.

Mirëpo nga shek. XIII e deri në fund të shek. XV shumë shpejt u zhduk, si kjo frymë tolerance ashtu dhe ai hov i hulumti-mit. Në themelet e këtij procesi të dekadencës së periudhës kla-sike pati momente ndikuese të ndryshme: dominimi i elementit të huaj ushtarak, shpërndarja e klasës së mesme dhe ndërrimi i eko-nomisë së lirë tregtare me rendin e ashpër feudal, dhe rritja e institucionalizimit të klerit, që e përkrahte vendosshmërisht vetë shteti.

Po qe Islami shikohet me vëmendje deri te ky ndryshim, në të gjitha aspektet dhe veprat e tij, në distancë të gjerë nga teologjia deri te kaligafia, - është e qartë se ai përfaqëson dhe krijon një llojllojshmëri, dhe pranë një civilizim të veçantë që karakterizoh-et nga një perspektivë të veçantë shpirtërore të definuar në kelam (filozofi islame) me një etikë të orientuar të veçantë, e cila në lidhshmëri të ngushtë me mësimin fetar në mënyrë strukturale, ndërtohet në realitetin social të përditshëm të njeriut, me një stil të veçantë të jetës, dhe kjo marrë në tërësi: nga ushqimi e deri tek sistemi i edukimit.

Përktheu:

Hajrullah Hoxha

Marrë nga: Nerkez Smailagic

"Klasicna kultura Islama" Zagreb, 1973

Page 210: Takvimi 2009 -Permbajtja

vveeççoorrii ppeejjggaammbbeerriiaannee

Sedat Islami

Havdi i Pejgamberit a.s.

Hyrje

I gjithë falënderimi I takon vetëm Allahut, Zotit të Tokës dhe qiejve. Ndërsa përshëndetjet qofshin për zotërinë tonë, Muhame-din, familjen, shokët dhe pasuesit e sinqertë të tij!

Besimi në Muhamedin a.s. si profet dhe trasimi i rrugës së tij si program jete, janë baza të fesë islame. Këta dy komponentë përbëjnë një themel, mbi të cilin ndërtohen muret e lumturisë së përhershme. Havdi, si titull i punimit tonë, pikërisht këtë çështje do ta trajtojë për vetë faktin se ai, në literaturën islame, sa përdo-ret për ta shtjelluar si pjesë qenësore e besimit në gajbin-sekretet absolute, po aq trajtohet edhe si motiv dhe nxitës për pasimin e Pejgamberit a.s.. Të shuash etjen në ditën më me vapë të jetës sate, në ditën kur do të shohësh turmën më të madhe dhe më pa kontroll të njerëzimit, nuk është pak. Të kesh nderin që në këtë ditë të shuash etjen me një ujë pas të cilit më nuk do të ndiesh etje, nuk është çfarëdo privilegji. Megjithatë, punimi ynë modest,

Page 211: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 216 që synon informimin sa më të qartë dhe më të thjeshtë të besimta-rëve shqipfolës për këtë pjesë teorike të fesë, dikton bashkëdy-zimin e shtjellimit si pjesë besimi por edhe si element nxitës e stimulues. Kjo, konsiderojmë, paraqet një përmbledhje më intere-sante dhe më të dobishme. Dashtë Zoti e të gjithë të kemi dobi prej tij!

1. Ç’është Havdi?

Havdi ( ) gjuhësisht d.t.th.: tubim i ujit 0F

1. Në shqip mund të përkthehet si: pellg ujor, pellg ujëmbledhës, hauz, liman, tas, legen, sahan, koritë, govatë, etj.1F

2 Ndërsa në terminologjinë islame, si rezyme tekstesh fetare

përkitazi me të, e të cilat do i sjellim më poshtë, Havdin do të mund ta definonim si: Krua i Muhammedit a.s., në Ditën e Lloga-risë, ku do të shuajnë etjen vetëm besimtarët e sinqertë të këtij Ymeti. Kjo nëse është në gjinore, pra Havdi i Pejgamberit a.s., se përndryshe, çdo pejgamber i Allahut të Madhëruar do të nderohet me nga një havd, prej të cilit do ta shuajnë etjen pasuesit e sinqe-rtë të tij 2F

3. Havdi është definuar edhe si: Burim madhështor, të cilin

Allahu ia dha pejgamberit të Tij, Muhamedit a.s. në Mahsher, prej të cilit pinë ujë ai dhe Ymeti i tij 3F

4, por mendojmë se përku-fizimi i parë është më gjithëpërfshirës dhe më konkret. 1 Sherhu’l akideti’l vasitijje, Dr. Salih b. Feuzan b. Abdullah el-Feuzan, b. 2,

Mektebetu dari’l fiihae, Damask & Mektebetu dari’s selam, Rijad, 1997, f. 116. & El-Kamusu’l fikhijj, pj.1, f. 150. (El-Mektebetu’sh Shamileh)

2 Në anglisht përkthehet si: Basin, trought. Shih: al-Mawrid, A modern arabic-english dictionary, Dr. Rohi Baalbaki, b. 9, 1997, Daru’l ilmi lilmelajine, Bej-rut, Liban, f. 494 & Fjalor anglisht-shqip, Ilo Stefanllari, Tirane, Shqipëri, 2000, f. 36, 405.

3 http://audio.islamweb.net/audio/index.php?page=FullContent&audioid =179501 4 Usulu’l iman fi dav’i’l kitabi ve’s sunneh, Grup autoresh, b. 1, Ministria e çë-

shtjeve islame, vakëfeve, predikimit dhe udhëzimit e Mbretërisë së Arabisë Saudite, pj.1, f. 315.

Page 212: Takvimi 2009 -Permbajtja

Veçori pejgamberiane 217

Dallimi në mes Havdit dhe Keutherit Pejgamberi a.s. do të ketë privilegjet më të larta në botën e

mëpastajme. Allahu i Madhëruar do ta nderojë me atë çfarë nuk e ka nderuar askënd më parë dhe nuk do ta nderojë askënd pas tij. Havdi dhe Keutheri janë vetëm një pjesë e mrekullueshme e atij favorizimi hyjnor që i bëhet Muhamedit a.s. në Botën e Amshue-shme.

Meqenëse edhe si emra, po edhe si burime dallojnë nga vendi e pozita, ia vlen të bëjmë dallimin në mes tyre, sidomos kur kemi parasysh se disa i mendojnë si një gjë të vetme apo mohojnë njërin e vërtetojnë tjetrin ose i mohojnë që të dy. Thotë Allahu i Madhëruar:

“Ne, vërtet, të dhamë ty shumë të mira (ta dhamë Keu-therin). 2. Andaj ti falu dhe prit kurban për hir të Zotit tënd! 3. E s'ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur”5

Keutheri rrjedh nga folja kethure5F

6, që ka kuptim “të shtimit, ndonjë gjëje të shumtë”, e kështu me radhë. Ndërsa si emër, Ke-uther është formë e zgjeruar e emrit kethreh ( ) (shumicë) e shkronja “v” (vavi) është shtesë, që përfundimisht ka kuptimin: E mirë e shumtë 6F

7. Bazuar në këtë domethënie, njeriu bujar dhe dorëdhënës, që

bën mirë shumë dhe që u jep njerëzve, quhet Keuther 7F

8.

5 el-Keuther, 1-3 6 Es-Sihah fi’l lugah, El-Xhevherijj, pj.2, f. 108. 7 Lisanul arab, 5/131. 8 Taxhu'l urus, 1/3444.

Page 213: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 218

Mendimet e dijetarëve për Keutherin Imam Taberiu në Tefsirin e tij përcjell mendimet e dijetarëve

për Keutherin, rezymeja e të cilave do të ishte:

.

Ç’është Keutheri?

• Lumë në Xhenet, që është dhuratë e Allahut të Madhëruar për Muhamedin, alejhi’s selam. Të këtij mendimi janë: Ibni Omeri, Ibni Abbasi, Aisheja, Enesi, etj.

• E mirë e shumtë. Ky mendim është transmetuar nga Ibni Ab-basi, Seid b. Xhubejri, etj.

• Pejgamberllëku dhe e mira që Allahu i Madhëruar ia ka dhënë Pejgamberit, alejhi’s selam. I këtij mendimi është Ikrimeja.

• E mira e shumtë, Kurani dhe urtësia (el-hikmeh). Ky mendim na vjen nga Ikrimeja.

• Lumë dhe gjëra të tjera. I këtij mendimi është Seid b. Xhubejri. • E mira e dynjasë dhe e Ahiretit. • Është Havdi në Xhennet. I këtij mendimi është Atau9

Edhe pse këto janë shumë mendime, që për nga ana sipërfa-qësore duken se janë të ndryshme, megjithatë esenca e tyre është e njëjtë. Nuk ka asnjë pengesë që Keutheri të komentohet si term gjithëpërfshirës me “E mirë e shumtë” e të përfshijë kështu edhe lumin që i jepet Muhamedit, a.s.në Xhenet, sa kohë që nuk prish punë nëse ndalemi dhe i japim kuptim të vetëm një pjese të atyre shumë të mirave që i jepen Muhamedit a.s., e që është “Lumi Keuther” në Xhenet. Hilali e kishte pyetur Seid b. Xhubejrin për Keutherin në ishte lumë apo jo në Xhenet? Seidi i qe përgjigjur: Lumë dhe më shumë (gjëra të tjera)

.

10

9 Xhamiu’l bejan fi te’vili’l kur’an, Muhammed b. Xherir b. Jezid b. Kethir b.

Gali bel-Amilijj, Ebu Xha’fer et-Taberijj, recensues: Ahmed Muhammed Shakir, b. 1, Muessesetu’rr rrisale, 2000, (el-Mektebetu’sh shamileh).

10 Ibid.

. Nuk mund të kalojmë tutje pa përmendur se në mënyrë të prerë Imam Muslimi Keutherin e ka transmetuar si lumë të Xhenetit. Enesi transmeton se Pejga-mberi a.s. pas zbritjes së kaptinës “el-Keuther”, tha: “...A e dini

Page 214: Takvimi 2009 -Permbajtja

Veçori pejgamberiane 219 se ç’është Keutheri? Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më së miri - u përgjigjëm (rrëfen Enesi). Ai është lumë në Xhenet, që ma ka premtuar Allahu i Madhëruar...”

Keutheri dhe Havdi A janë Keutheri dhe Havdi të ngjashëm apo në mes tyre ka

dallim? Nga mendimet që u thanë për Keutherin, përveç të tje-rash, pamë edhe Havdin si sinonim, gjë që pas një hulumtimi, re-zultoi se është si shkas i haditheve, që në kuadër të tyre ndonjëherë Havdin e kanë përdorur si sinonim të Keutherit. Imam Muslimi transmeton nga Enesi, se pas zbritjes së kaptinës el-Ke-uther, Pejgamberi a.s. i pyeti sahabët: “......A e dini se ç’është Ke-utheri? Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më së miri- u përgjigjëm (rrëfen Enesi). Ai është lumë në Xhenet, që ma ka premtuar Allahu i Madhëruar. Në të ka shumë të mira. Është Havd, të cilin e frekuentojnë Ymeti im Ditën e Kiametit...”.

Kështu ka ardhur vetëm në versionin e Muslimit, ndërsa në versione të tjera, si atë të Nesaiut11, Havdi nuk është përmendur fare, kurse në atë të Ebu Davudit12

Sido që të jetë, mendimi që vjen si rezultat i shikimit dhe ana-lizimit të haditheve, sjell konkluzën: Keutheri është lumë në Xhe-

përmendet se është tek Keu-theri.

11 Enes b. Maliku transmeton: “...A e dini se ç’është Keutheri? Allahu dhe i dër-

guari i Tij e dinë më së miri - u përgjigjëm (rrëfen Enesi). Ai është lumë në Xhennet që ma ka premtuar Allahu i Madhëruar”. Albani këtë hadith në Sahihu ve daifu suneni’n Nesaijj, 904, e ka cilësuar autentik.

12 Enesi transmeton se Pejgamberi, a.s.ka thënë: “A e dini se ç’është Keutheri? Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më së miri - u përgjigjëm (rrëfen Enesi). Ai është lumë në Xhenet që ma ka premtuar Allahu i Madhëruar. Në të ka të mi-ra të shumta. Në të është Havdi, të cilin e frekuentojnë Ymeti im në Ditën e Kiametit dhe enët e të cilit janë sa shifra e planetëve”. Albani këtë hadith në Sahihu ve daifu suneni’n Nesaijj, 4747, e ka cilësuar hasen – të mirë.

Page 215: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 220 nnet, prej të cilit rrjedhin dy përroska (kanale) të vogla13, të cilat e furnizojnë Havdin me ujë. Kështu, mund të thuhet se Keutheri është bazë, kurse Havdi është degë. Këtë e dëshmon edhe mendi-mi i Murtedasë, autorit të Taxhu’l urus: Keutheri është lumë prej të cilit burojnë të gjithë lumenjtë e tjerë14. Madje në mënyrë teks-tuale është transmetuar se ai furnizohet prej Xhenetit. Imam Ah-medi transmeton: “...në të janë dy kanale, që e furnizojnë prej Xhenetit. Njëri është nga ari, tjetri nga argjendi”15

Besimi në Havd është pjesë e kredos (besimit) sunit... Ne “...themi se Havdi dhe Mizani janë të vërteta...”

. Pastaj vetë emri Havd, i cili, siç e përmendëm sipër, d.m.th.

“ujëmbledhës”, aludon këtë. Ai nuk është burim, ai vetëm gru-mbullon ujin që i vjen prej Keutherit.

2. Besimi në Havd

16. Meqë bën pjesë në të fshehtën (gajbin), ai komentohet sipërfaqësisht. Ai është sikur lumenjtë që janë në Xhennet…17. Është transmetuar me hadithe autentike dhe, kush e mohon atë, është i humbur18. Havarixhëve dhe Mu’tezilitëve, të cilët mohuan këto hadithe autentike, që mbërritën gradën e Tevaturit, u tregohet e vërteta dhe argumenti, dhe nëse nuk tërhiqen nga bindjet e tyre të gabuara dhe dyshimet e tyre të pabaza, atëherë cilësohen si pabesimtarë19

13

. Ai ekziston tani dhe Pejgamberi a.s., duke qenë në këtë botë, e kishte parë. Argument për këtë është hadithi i

http://ibn-jebreen.com/book.php?cat=7&book=88&toc=6299&page=5578& subid=29418

14 1/3445. 15 Albani e ka cilësuar autentik në es-Sunneh, 709. 16 El-Xhujush el-islamijjeh ala gavi'l muattaleh, Ibnu'l Kajjim el-Xhevzijjeh, ka-

pitulli: Ve'l mu'tzileh ve'l muattalah, pj.1, f.84. 17 Nihajetu'l ikdam fi ilmi'l kelam, Shehristani, pj.1, f. 164. 18 http://www.almenhaj.net/makal.php?linkid=1485 19 Shih për këtë: www.taimiah.org/Display.asp?ID=22&t=book73&pid=1&f=

asol00110.htm&printer=on

Page 216: Takvimi 2009 -Permbajtja

Veçori pejgamberiane 221 Muslimit: “...Unë do të jem para jush tek Havdi. Unë do të jem dëshmitar (kundër) për ju. Për Allahun! Unë tash po shikoj (po e shoh) Havdin tim...”.

Ka thënë Neveviu: Ky hadith është sqarim se Havdi është real (kështu siç përshkruhet) dhe se ai është i krijuar dhe ekziston edhe sot20

Havdi është vërtetuar në Kuran me aludim, në Synet me fakte të drejtpërdrejta dhe konsensus të dijetarëve myslimanë. Për sa i përket Kuranit

.

Argumentet fetare përkitazi me Havdin

21, thotë Allahu i Madhëruar: “Ne, vërtet, të dhamë ty shumë të mira (ta dhamë Keutherin)”22

Hadithet për këtë janë të shumta. Ka thënë Kadi Ijjadi: Hadi-thet e Havdit janë autentike. Besimi në të është obligim (farz), kurse vërtetimi i tij është pjesë e besimit

.

23. Tek sunitët, Havdi është kështu siç është përshkruar sipërfaqësisht dhe nuk i jepet kuptim tjetër e as nuk polemizohet rreth tij. Esenca e tij nuk na është dëftuar, përveç përshkrimit që i është bërë atij në hadithe profetike24

Kjo, për dallim nga mu’tezilitët, të cilët Havdit i kanë dhënë kuptim tjetër nga ajo që e tregojnë hadithet tekstualisht

.

25. Hadith-et për Havdin kanë arritur gradën e Tevaturit siç kanë sqaruar Kurtubiu, Ibni Kethiri dhe Ibni Ebi Asimi26

20 Sherhu Sahihi Muslim, El-Imam en-Nevevijj, hadithi nr. 4248. 21 El-Insaf li'l Bakilani, pj.1, f. 16. 22 el-Keuther, 1. 23 Sherhu Sahihi Muslim, Imam Neveviu, el-Mektebetu'sh Shamileh.

, dhe, siç rrëfen Ibnu’l Kajjimi, janë rrëfyer nga dyzet ashabë. Prej tyre, prej të cilëve

24 http://www.almenhaj.net/makal.php?linkid=1485 25 Sherhu’l akideti’l vasitijje, Dr. Salih b. Feuzan b. Abdullah el-Feuzan, f. 116. 26 I’tikadu ehli’s sunneh sherhu as’habi’l hadith, Muhammed b. AbduRrahman

el-Hamis, b.1, boton: Ministria për çështje islame, vakëfe, predikim dhe udhë-zim e Mbretërisë së Arabisë Saudite, p.1, f.94-95.

Page 217: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 222 transmetoi Imam Muslimi, numëron Kadi Ijjadi, janë: Amr b. El-Asi, Aisheja, Ummu Seleme, Ukbe b. Amiri, Ibni Mes’udi, Hu-dhejfe, Harith b.Vehb, Mustevridi, Ebu Dherr-rri, Theubani, Ene-si, Xhabir b. Semureh.

Ndërsa imamët e tjerë që transmetuan hadithet e Havdit, i përcollën ato edhe nga: Ebu Bekri, Zejd b. Erkami, Ebu Umame, Abdullah b. Zejd, Ebu Berze, Suvejd b. Xhebele, Abdullah b. Es-Sunabihijj, el-Bera b. Azibi, Esma bn. Ebu Bekr, Havle bn. Kajs, etj. Buhariu dhe Muslimi e transmetuan edhe nga Ebu Hurejre, kurse të tjerët edhe nga Umer b. Hattabi, Aidh b. Umeri, etj27

Selefinjtë janë pajtuar për ekzistimin e tij dhe nderimin e Mu-hamedit a.s. me të

.

28

Në Ditën e Kiametit, Pejgamberit a.s. i shtrihet një Havd (krua), i gjatë dhe i gjerë në distancë një muaj udhëtim

.

3. Kur dhe ku gjendet Havdi

29. Sipas asaj që përmendin disa, Havdi është në Arasat30 apo në Masher31 në Ditën e Kiametit, para kalimit në Sirat32

27 Sherhu Sahihi Muslim, Imam Neveviu, el-Mektebetu'sh Shamileh.

. Kjo nuk është disku-tuar shumë sa është diskutuar Mizani. Është polemizuar rreth kë-saj çështjeje. Disa kanë dhënë mendimin se është para e të tjerët pas Mizanit. Ajo që të bën, edhe logjikisht, më të sigurt, është se

28 http://audio.islamëeb.net/audio/index.php?page=FullContent& audioid=179501

29 http://ibn-jebreen.com/book.php?cat=7&book=88&toc=6299&page=5578& subid=29418

30 Arasat është tokë e gjerë në të cilën nuk ka ndërtesa. Ndërsa me Arasat të Ki-ametit synohen vendet e llogaridhënies. Sherhu’l akideti’l vasitijje, Dr. Salih b. Feuzan b. Abdullah el-Feuzan, f. 106.

31 Usulu’l iman fi dav’i’l kitabi ve’s sunneh, Grup autoresh, b. 1, Ministria për çështje islame, vakëfe, predikim dhe udhëzim e Mbretërisë së Arabisë Saudi-te, pj.1, f. 315.

32 http://audio.islamweb.net/audio/index.php?page=FullContent& audioid=179501

Page 218: Takvimi 2009 -Permbajtja

Veçori pejgamberiane 223 Havdi është para Mizanit, ngase, siç thotë Kurtubiu, domethënia e dikton këtë sepse njerëzit dalin prej varreve të etur33, edhe pse në këtë formë, logjikisht, edhe Kadi Ijjadi ka thënë se është pas llogarisë (hisabit)34

Ai komentohet sipërfaqësisht. Ai është sikur lumenjtë që janë në Xhennet…

, ngase pirja sipas tij është shenjë e shpëtimit.

4. Përshkrimi i Havdit

35. Hadithet e Havdit, siç përmendëm, janë autentike dhe janë të shkallës më të lartë të sigurisë, kështu që, nëse në shikim të parë në përshkrim të tij do të mund të haseshin fraza që nuk përputhen ndërmjet tyre, kjo është vetëm nga aspekti i dhënies shembull dhe i sqarimit të gjërave, se përndryshe në esencë nuk ka mospërputhje36

Hadithet e kësaj tematike kanë ardhur në dy forma: të përgji-thshme dhe të shtjelluara në hollësi. Ato, ndonjëherë, flasin në mënyrë të përgjithshme për ata që do ta pinë ujin e Havdit, e ndo-njëherë shtjellimet i japin ose në pjesët në vijim ose në hadithet e tjera. Kështu, Imam Muslimi transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Unë do t’ju paraprijë tek Havdi. Kush vjen, pi, e kush pi nuk ndien etje kurrë më. Do të më vijnë tek Havdi ca njerëz, që i

.

5. Pirja nga havdi

a) Kush pi prej tij?

33 Sherhu’t tahavijjeh fi’l akideti’s selefijjeh, Sadruddin Ali b. Ali b. Muhamm-

ed b. Ebi’l Izz el-Hanefijj, recensim: Ahmed Muhammed Shakir, b. 1, Minist-ria për çështje islame, vakëfe, predikim dhe udhëzim e Mbretërisë së Arabisë Saudite, pj.2, f. 54.

34 Shih: Sherhu sahihi Muslim, Imam Neveviu, hadithi: 4243. 35 Nihajetu'l ikdam fi ilmi'l kelam, Shehristani, pj.1, f. 164. 36 http://audio.islamweb.net/audio/index.php?page=FullContent& audioid

=179501

Page 219: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 224 njoh e më njohin, por më pas pamundësohet kontakti me ta (afrimi i tyre tek Havdi)”.

Këtu, në fillim, ndien sikur të gjithë do të pinë ujë e më past-aj, pason pjesa e dytë ku sqarohet se një pjesë nuk do ta kenë këtë nder, edhe pse, si duket, të paktën kanë përkatësi islame. Me-ndimet që përcjell Imam Neveviu, pastë mëshirë prej Allahut të Madhëruar, ofrojnë përputhjen në mes tyre. Ato mendime janë: • Pirja do të jetë pas llogarisë, së cilës nëse i shpëtojnë, besimta-

rët pinë prej kroit, ndryshe kthehen pas; • Prej tij nuk pi përveç atij që i është shkruar shpëtimi nga Xhe-

henemi; • Prej tij pinë tërë Ymeti përveç atyre që dezertuan si hipokritë

apo pabesimtarë. Më pas, Imam Neveviu në koment të pjesës së hadithit

“...Kush vjen, pi,…”, thotë: Kjo dëshmon qartë se tërë ata që shkojnë atje, pinë prej tij përveç atyre që pengohen për shkak të dezertimit të tyre nga Islami në pabesim37

Ndonëse ky hadith disi aludon këtë gjë, megjithatë zemra më shumë ndihet e qetë me mendimin e Ibni Abdu’l Berr-rrit, të vjelë nga hadithe të tjera autentike, se të privuarit prej tij do të jenë edhe monoteistë, të cilët shpikën risi, të cilat mund të mos jenë të shkallës që të nxjerrin prej feje

.

38

37 Shih: Sherhu sahihi Muslim, Imam Neveviu, hadithi: 4243. 38 Mehabbetu’rr resuli bejne’t tibai ve’l ibtidai, b. 1, Kryesia e udhëheqjes së hu-

lumtimeve shkencore, fetave, predikimit dhe udhëzimit në Rijad, pj.1, f. 421-424.

. Nga kjo që përmendëm, rezul-ton se përveç atyre që janë të sinqertë në fenë e tyre dhe nuk kanë kryer mëkate të mëdha apo kanë bërë mëkate por janë penduar prej tyre para vdekjes, nuk do të ketë fatin kush tjetër të pijë prej tij. Dashtë Allahu i Madhëruar e unë të jem gabim dhe kështu edhe mëkatarët monoteistë, me mëshirën e Tij, të shuajnë etjen prej tij!

Page 220: Takvimi 2009 -Permbajtja

Veçori pejgamberiane 225

b) Kush janë të parët që pinë prej tij? Pasuria dhe varfëria, edhe pse të ndryshme, janë sprova që

peshojnë besimin e besimtarit. Po të ndalej besimtari dhe të shi-konte jetën e shkurtër të kësaj bote, sigurisht se do të hiqte dorë prej saj. Të parët tanë e kishin kuptuar thelbin e saj, kështu që, nëse u premtohej diçka në botën tjetër, me kusht që të privohe-shin prej saj në këtë botë, ata pa asnjë mëdyshje a hamendje zgji-dhnin kënaqësinë e Botës së Amshuar. Muhaxhirët mekas ishin protagonistët e parë të kësaj pjese reale të historisë islame. Tirmi-dhiu transmeton në Sunenin e tij së Pejgamberi a.s. ka thënë: “…Njerëzit e parë që vijnë në Havd, janë fukarenjtë e mu-haxhirëve, me flokë të shprishur, me rroba të palara, të cilët nuk martohen me femra të pasura dhe nuk u hapen dyert (e shtëpive edhe nëse trokasin a kërkojnë lejehyrje)”39

Ndërsa Ibni Maxheh rrëfen një detaj tjetër të këtij privilegji: “Fukarenjtë e muhaxhirëve u paraprijnë në Xhenet të pasurve të tyre për 500 vjet më parë”.

. Muhaxhirët nuk do ta kenë vetëm këtë nder. Ata do të gëzoj-

në privilegje atë ditë, që tërë njerëzimi do t’ua ketë lakmi. Se për çfarë privilegjesh bëhet fjalë, na mësojnë Imam Muslimi dhe Ibni Maxheja. Imam Muslimi transmeton se Pejgamberi, a.s.ka thënë: “Fukarenjtë e muhaxhirëve u paraprijnë me hyrje në Xhenet për 40 vite”.

40

39 Albani këtë hadith e ka cilësuar autentik. Shih: Es-Sunnetu li Ibni Ebi Asim,

707,708. 40 Hadithi është cilësuar nga Albani si hasen. Shih: El-Mishkah, recensimi i

dytë, 2198.

Page 221: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 226

c) Si bëhet njohja e atyre që meritojnë pirjen dhe e atyre që refuzohen?

Njohja e frekuentuesve të Havdit bëhet në dy mënyra krye-sore:

1) Nëpërmjet gjurmëve të abdesit, ngase, siç transmeton Ebu Hurejre, Pejgamberi, a.s.ka thënë: “Havdi im është më i gjerë se distanca në mes Ejles dhe Adenit. Vërtet ai është më i bardhë se bora, më i ëmbël se mjalti me qumësht, kurse enët e tij janë më shumë se numri i yjeve. Unë do t’i pengoj njerëzit (e ymeteve të tjera) prej tij ashtu siç i pengon njeriu devetë e huaja nga kroi i tij. A do të na njohësh atë ditë, o i Dërguari i Allahut? – e pyetën disa. Po, ju do të keni shenja, që ymetet e tjera nuk i kanë. Do të më vini të ndritur e të bardhë nga gjurmët e abdesit”41

2) Njohja personale apo sipërfaqësore. Kjo d.m.th.: se ata nje-rëz kanë fshehur në brendësi atë që nuk e kanë shprehur në publik apo kanë ndërruar nga e mira në të keqe. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Unë do t’ju paraprijë tek Havdi. Kush vjen, pi, e kush pi, nuk ndien etje kurrë më. Do të më vijnë tek Havdi ca njerëz, që i njoh e më njohin, por më pas pamundësohet kontakti me ta (afrimi i tyre tek Havdi)”

.

42

Shënim: Edhe pse përmenden shokët e Pejgamberit, alejhi’s selam, megjithatë nuk synohen ata. Si mund të ndodhë kur atyre u është premtuar Xheneti dhe Pejgamberi a.s., dëshmoi për sinqeri-tetin e tyre?! Përgjigjja për këtë është në vetë formulimet gjuhë-sore të haditheve të Havdit. Pejgamberi, alejhi’s selam, siç

. Në një transmetim, po kështu nga Muslimi, Pejgamberi a.s.

jep edhe disa detaje të tjera, si: “…them: O Zot, ata janë shokët e mi. Një melek më përgjigjet: Ti nuk e di se çfarë kanë bërë – shpi-kur pas teje”.

41 Muslimi 42 Muslimi.

Page 222: Takvimi 2009 -Permbajtja

Veçori pejgamberiane 227 transmeton Imam Muslimi, ka thënë: “...do të them: o Zoti im, shokët e mi (të vegjël), shokët e mi (të vegjël) por do të më thuhet: Ti nuk e di se çfarë bënë pas vdekjes sate”.

Fjala “shok” në këtë hadith është përmendur si emër i zvogëluar (ismu’t tasgir), që, siç thotë Hitabiu, është shenjë e një pakice të vogël që do ta kenë këtë fat, të cilët mund të jenë arabë të paedukuar dhe kurrsesi ndonjëri prej shokëve të tij të njohur43

Ebu Davudi transmeton nga Zejd Erkami: “Ishim me Pejga-mberin, a.s. dhe ndaluam në një vend e ai na tha: Ju nuk jeni vetëm se një pjesë e 100.000 pjesëve të atyre që vijnë në Havd. Pyeta: Sa veta ishit ju atë ditë? 700 apo 800 - tha”

.

d) Sa veta kanë nderin për të pirë

44

43 Fet’hu’l Bari shehu Sahihi’l Buhari, sqarimi i: Bab: Ve kuntu alejhim shehi-

den ma dumtu fihim...(El-Mektebetu’sh shamileh). 44 Këtë hadith Albani e ka cilësuar autentik. Shih: Sahihu ve daifu suneni Ebi

Davud, 4746.

. Ndonëse llogaritja shifrore këtu mund të jetë edhe alegorike,

megjithatë nga hadithi buron shpresë se një numër i madh i my-slimanëve do ta kenë këtë nder, dhe sidomos ata që mundohen ta pasojnë Pejgamberin a.s.. Në Avnu’l Ma’bud, në koment të “...pjesë prej 100.000 pjesëve...”, thuhet: Synohet shumica e atyre që besuan në të dhe vërtetuan misionin e tij, njerëz a xhinë qofshin.

Page 223: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 228

6. Privimi nga havdi

a) Vërejtje nga Pejgamberi a.s., për moszhgënjim në këtë ditë

Privimi nga Havdi për një njeri të mençur do të thotë humbje e madhe. Të anashkalosh shansin e shuarjes së etjes në ditën kur etja kalon çdo kufi, vërtet është neglizhencë. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Unë do t’u paraprij atyre në Havd. Vini re! Disa njerëz do të largohen nga Havdi im ashtu siç largohet deveja e humbur. I thërras: Ej, ejani! Por (më) thuhet: Ata ndërruan pas teje. Atë-herë unë do të them: Larg (meje)! Larg (meje)!”45

Jo vetëm privim, po edhe urrejtje nga Pejgamberi a.s. dhe kë-tu vërtetohet një parim që na e ka mësuar se urrejtja bëhet për hir të Allahut të Madhëruar. Parimisht, në hadith të Pejgamberit a.s., qëndron: “Kush do për Allahun, urren për Allahun, jep për Allahun dhe ndalon (nuk jep) për Allahun, ai e ka plotësuar besi-min”

.

46

b.1. Privim nga ky Havd, por jo edhe nga Havdet e tjera. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Unë do t’i pengoj njerëzit (e ymeteve të tjera) prej tij ashtu siç i pengon njeriu devetë e huaja nga kroi i tij...”

.

b) Kush privohet nga Havdi Privimi i njerëzve nga Havdi është dy llojesh:

47

Edhe nga vetë ana sipërfaqësore e hadithit, shihet se për sy-nim është largimi prej këtij kroi dhe jo prej të tjerëve, ngase, nëse

.

45 Muslimi 46 Transmeton Ebu Davudi ndërsa Albani në Sahihu ve daifu Suneni Ebi Davud,

6481, e ka cilësuar autentik. 47 Muslimi

Page 224: Takvimi 2009 -Permbajtja

Veçori pejgamberiane 229 një çoban nuk lejon që kafshët e çobanëve të tjerë ta shfrytëzojnë kroin apo kanalin e tij, kjo nuk do të thotë se ato nuk do të pinë fare ujë. Jo, ato mund të pinë ujë në krojet e tyre pa asnjë pro-blem.

Sqarim më të thukët për këtë do të japim tek pika në vijim –inshaAllah!.

b.2. Privim i përhershëm. Ky ndodh për politeistët e këtij ymeti apo për ata që për shkak të mëkateve të mëdha të shumta, nuk marrin lejen prej Allahut të Madhëruar të pinë prej tij.

Transmeton Imam Muslimi se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Do të më vijnë tek Havdi disa burra prej atyre që më shoqëruan. Kur t’i shoh dhe të ngrihen tek unë, pengohen dhe bllokohen. O Zot! Po këta janë shokët e mi! Këta janë shokët e mi! - them. Ti nuk e di se çfarë shpikën pas teje - do të më thuhet”.

Imam Neveviu, në komentin lidhur me këtë hadith, ka dhënë këto mendime: • Hipokritët dhe pabesimtarët..., • Ata që besuan në kohën e Muhamedit a.s.,por më pas dezertuan

nga Islami... • Mëkatarët besimtarë dhe bidatçinjtë, të cilët me bidatet (risitë)

e tyre nuk dolën prej feje. Ndërsa Ibni Abdu’l Berr-rri ka thënë: Çdokush që shpik në fe

atë që Allahu i Madhëruar nuk e pëlqen, është shkak për largim prej Havdit. Më së shumti kjo vlen për ata që kundërshtojnë konsensusin e myslimanëve, si: Havarixhët, Revafidët, etj...48

Shënim: Privimi nga Havdi nuk përcakton domosdo që njeriu të mbetet në zjarr përherë, ngase ai që vdes me besim të pastër në Allahun e Madhëruar, nuk mbetet aty përjetë. Sikur që nuk do të thotë, sipas disave, se ai që pi, nuk do të hyjë në zjarr për t’i shly-

48 Mehabbetu’rr resuli bejne’t tibai ve’l ibtidai, b. 1, Kryesia e udhëheqjes së hu-

lumtimeve shkencore, fetare, predikimit dhe udhëzimit në Rijad, pj.1, f. 421-424.

Page 225: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 230 er mëkatet, një mendim që pak fle në zemër. Këta thanë se nëse njeriu që ka pirë nga Havdi, hyn në zjarr, atëherë ai nuk do të dë-nohet me dënimin e etjes49

• Prej Havdit largohen ata që kanë mëkate të mëdha;

. Kjo nuk mund të merret si e arsyesh-me për faktin se:

• Për Havdin është polemizuar nëse është para apo pas llogarisë. Sipas atyre që thonë se është pas llogarisë, do të ishte tërësi-sht e paqartë që pas pirjes prej tij, që simbolizon shpëtimin dhe qetësinë, të futeshe në zjarr. Allahu e di më së miri!

7. A është Havdi veçori vetëm e Pejgamberit Muhamed a.s.

dhe Ymetit të tij?

Disa mendojnë se Havdi është veçori vetëm e këtij Ymeti. Bazë kanë hadithe autentike të transmetuara nga Buhariu dhe Muslimi, si: Për Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, do t’i largoj disa njerëz nga Havdi im ashtu siç largohet deveja e huaj nga kroi”50, “Unë do t’ju paraprij tek Havdi dhe do ta mbroj Ha-vdin tim”51

Komenti i tyre rreth këtij hadithi ishte: Do t’i largojë njerëzit e ymeteve të tjera nga Havdi. Kjo është një veçori e këtij Ymeti. Pejgamberi a.s. e ndan Ymetin e vet nga ymetet e mëparshëm, të cilat besuan në pejgamberë të tjerë përveç Muhamedit a.s. (për shkak se ai ende nuk qe dërguar)

.

52

49 Shih: Sherhu sahihi Muslim, Imam Neveviu, hadithi: 4243. 50 Buhariu 51 Buhariu dhe Muslimi.

. Ky koment, sipërfaqësisht, nuk shkon me domethënien e ha-

ditheve të Havdit, ku sqarohet se:

52 http://audio.islamweb.net/audio/index.php?page=FullContent& audioid=179501

Page 226: Takvimi 2009 -Permbajtja

Veçori pejgamberiane 231 • Çdo pejgamber do ta ketë havdin e vet53 dhe, rrjedhimisht, po-

pulli i tij do të jenë me të. Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s se-lam: “Çdo Pejgamber ka nga një Havd...”54

• Ata që do të largohen prej Havdit të Pejgamberit a.s. janë pjesëtarë të këtij Ymeti, të cilët do ta lëshojnë rrugën e tij dhe do të jepen pas risive.

., dhe

Megjithatë, këtu synohet diçka tjetër. Havdi i Pejgamberit a.s. do të jetë më madhështori, më i frekuentuari55, dhe nga bukuria që ka, do të mahnitë njerëzimin, kështu që do të ketë edhe besimtarë nga ymetet tjera që do të tentojnë të afrohen, por Muhammedi, a.s. do t’i largojë prej tij. Pra, Muhammedi a.s. do t’i njohë ata dhe do t’i dallojë prej Ymetit të vet. Shenjat nga të cilat i dallon, janë gjurmët e abdesit56

Nuk ka dyshim se tërë Ymeti digjen nga malli për ta parë Pej-gamberin, alejhi’s selam. Pamja në ëndërr, edhe tani në këtë botë, konsiderohet shenjë e sinqeriteti dhe devotshmërisë, e lëre më ta shohësh të gjallë në Botën tjetër. Shpresa nuk merr fund. Mundë-sitë për ta parë atë janë ende në dispozicion. Ka thënë Pejgambe-ri, alejhi’s selam: “Lum (një herë), për atë që më pa dhe më be-soi, ndërsa lum, lum, lum për atë që më besoi e nuk më pa”

.

8. Havdi si stimulim për vepra të mira

a) Havdi premtim për takim me Muhamedin a.s.

57

53 Sherhu’l akideti’l vasitijje, Muhammed Halil Heras, b.1, Kryesia e përgjithsh-

me e udhëheqjes së hulumtimeve shkencore, fetave, predikimit dhe udhëzi-mit, pj.1, f. 283.

54 Transmeton Tirmidhiu ndërsa Albani në Sahihu ve daifu suneni’t Tirmidhijj, 2443, e ka cilësuar autentik.

.

55 http://ibn-jebreen.com/book.php?cat=7&book=88&toc=6299&page=5578& subid=29418

56 Ibid. 57 Albani në Sahihu’l xhamii, 3932, e ka cilësuar autentik.

Page 227: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 232 “Tuba”, edhe pse përkthehet në shqip “Lum!”, me të synohet

një pemë në Xhennet, dhe nëse për ata që e panë Pejgamberin a.s. dhe e besuan, është vërtetuar një herë, për ata që nuk e panë po e besuan, një gjë e tillë është vërtetuar, tekstualisht, tri herë. Pra, mundësitë për ta parë Pejgamberin a.s. nuk janë shuar ende. Ve-ndi ku mund ta takojmë Pejgamberin a.s. është Havdi. Buhariu transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Unë jam tek Havdi im, pres se kush vjen...”, “Vërtet takimi juaj është Havdi im”58

58 Albani e ka cilësuar autentik në Sahihu’dh dhilal, 719.

. Andaj, ta humbësh këtë takim për shkak të ndonjë kënaqësie

kalimtare, gjë që e kishte dro Muhamedi a.s. për ne, është vërtetë e pahijshme. Buhariu transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Unë para jush do të jem nikoqir tek Havdi. Unë do të jem dë-shmitar kundër jush. Takimi juaj është Havdi. Unë qysh tani prej pozitës sime po e shikoj Havdin. Unë nuk frikësohem se do të bini në politeizëm, por kam frikë dynjanë që të bëni garë në të”.

Humbja nuk do të ndihej shumë deri në çastet kur afrohesh dhe kur mendon se ia arrite për të pirë ujë, e refuzohesh. Refuzo-hesh për shkak të mëkateve e dhënies pas dynjasë. Ta takosh Pej-gamberin a.s. e pasi që të njoftohet për ty të thotë: Largojeni! Largojeni! - është dëshpërim i madh. Muslimi transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë: “...Vini re! Disa burra do të largohen prej Havdit tim ashtu siç largohet deveja e humbur. I thërras: Ej, ejani! Më thuhet: Ata pas teje ndërruan (traditat fetare). Unë, (pasi të më jepet ky njoftim) them: Larg! Larg! (Largoni prej meje).”

b) Havdi peshojë

Page 228: Takvimi 2009 -Permbajtja

Veçori pejgamberiane 233 Besimi në Havd e dallon besimtarin e sinqertë nga i pasinqe-

rti në këtë botë, ku besimi i Gajbit (sekretet) është pjesë e kredos islame, por, edhe në Havd, ku i sinqerti pranohet, kurse ai që ka shpikur risi dhe ka dyshuar në besim apo ka qenë hipokrit, refu-zohet e kthehet mbrapsht.

Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të, me të dëgjuar lajmin për udhëtimin e Muhamedit a.s. në qiell, udhëtimin e Israsë dhe Mi’raxhit, aty për aty e vërtetoi, ani pse ende nuk i dinte detajet dhe as kishte ndenjur me Pejgamberin a.s.. Ai kishte kuptuar se sekretet (gajbi) janë pjesë e besimit tonë dhe se dallimi në mes tij e të tjerëve (botës së hipokritëve e pabesimtarëve) bëhet në saje të këtij besimi.

Prandaj, ai që mendon të takojë Pejgamberin a.s. në Havd dhe të mos refuzohet, le ta besojë Havdin kështu siç besuan të parët tanë, dhe të lutet tek Allahu i Madhëruar që t’ia plotësojë një dëshirë të tillë ngase:

c) Havdi është lutje e të sinqertëve Mallëngjimi për ta parë Muhamedin a.s. çmend pasuesit e tij.

Lutjet e tyre për takim me Muhamedin a.s. në Havd e në Xhenet, i bëjnë drejtpërdrejt ose tërthorazi në lutjen e ezanit apo pas tij. Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, kishte shkuar tek Ibni Zijadi, i cili me një grup e kujtonin Havdin. Me të hyrë aty e kishin pyet-ur: Çka mendon për Havdin? Për Zotin, u përgjigj Enesi, nuk ndi-eja se po jetoja derisa t’ju shoh ju të dyshoni në Havd. Unë kam lënë pas plakat e Medinës, nga të cilat nuk ndodh që ndonjëra prej tyre të falë një namaz e të mos lutet që Allahu ta dërgojë tek Havdi i Muhamedit a.s..

Motivet e kësaj lutjeje, pa dyshim, janë shumë të arsyeshme:

Page 229: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 234 1) Shuarja e përjetshme e etjes. Pejgamberi, a.s.ka thënë: “Unë

do t’iu paraprijë tek Havdi. Kush vjen, pi, e kush pi, nuk ndi-en etje kurrë më…”59

3) Lutja ngase këtë ditë poshtërohen bidatçinjtë dhe hipokritët. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Unë do t’ju paraprij tek Havdi. Kush vjen, pi, e kush pi, nuk ndien etje kurrë më. Do të më vijnë tek Havdi ca njerëz, që i njoh e më njohin, por më pas pamundësohet kontakti me ta (afrimi i tyre tek Havdi)”

. 2) Lutja e të sinqertëve. Besimtari në këtë botë është i urdhëruar

që për model jete t’i ketë gjithnjë të sinqertët. Nëse bëhet fja-lë për standarde materiale të jetës, të shikojë të varfrit, kurse nëse flitet për devotshmëri, të shikojë gjithnjë ata që janë më të sinqertë se ai. Nëse të parët E lutnin Allahun e Madhëruar për Havd, e ata pa dyshim, ishin më të mirë se ne dhe më njo-hës të mirë të fesë se ne, atëherë neve nuk na mbetet tjetër përveçse t’i pasojmë ata, dhe, rrjedhimisht, edhe ta lusim Allahun e Madhëruar që të na bëjë prej atyre që pinë këtë ujë.

60

59 Muslimi. 60 Muslimi.

.

Në një transmetim, po kështu nga Muslimi, Pejgamberi, a.s.jep edhe disa detaje të tjera, si: “…them: O Zot, ata janë sho-kët e mi. Një melek më përgjigjet: Ti nuk e di se çfarë kanë bërë - shpikur pas teje”.

Page 230: Takvimi 2009 -Permbajtja

Veçori pejgamberiane 235

Përmbyllje

Ky vështrim modest qysh prej fillimit nuk ka synuar asgjë tje-tër vetëm se nëpërmjet njohjes me disa nga dhuntitë e Allahut të Madhëruar dhënë Muhamedit a.s., të na shtohet dashuria në të dhe, si rezultat, edhe ta pasojmë ashtu siç duhet pasuar.

Porositë dhe mësimet më me rëndësi, që rezultojnë prej tij, do të ishin: • Havdi është pjesë e besimit tonë në Gajb (sekret). Ai ekziston

qysh tani dhe komentohet ashtu siç na e ka përshkruar Pejga-mberi a.s..

• Havdi nuk është Keutheri. Ai është vetëm një degë e tij. • Havdi gjendet në Mahsher, ndërsa Keutheri në Xhenet. • Hadithet që e përshkruajnë atë, janë mutevatire, dhe, edhe nëse

në shikim të parë nuk përputhen, megjithatë ato nuk kundër-shtojnë njëri-tjetrin, ngase përshkrimi i madhësisë e cilësive tjera të Havdit është bërë vetëm për ilustrim, shembull.

• Rëndësia e pasimit të Pejgamberit, a.s.ashtu siç na ka mësuar ai e jo sipas tekave tona. Ata që shpikin në fe, do të largohen prej Havdit.

• Varfëria, nëse në këtë botë nuk është e dëshiruar, në botën tje-tër njerëzve u dhuron pozita që edhe të pasurit ua kanë lakmi.

• Abdesi i përpiktë shenjë që nesër e dallon besimtarin nga të tje-rët.

• Havdi është i veçantë për Muhamedin a.s., por edhe pejgambe-rët e tjerë, alejhimu’s selam kanë Havde personale, prej të ci-lave pinë pasuesit e tyre.

Page 231: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 236 ________________________ Literatura e konsultuar: 1. El-Vexhizu fi akideti’s selefi’s salihi, Abdullah b. Abdu’l Hami del-

Etherijj, b.1, Ministria për çështje islame, vakëfe, predikim dhe udhëzim e Mbretërisë së Arabisë Saudite.

2. El-Insaf li'l Bakilani. 3. El-Xhujush el-islamijjeh ala gavi'l muattaleh, Ibnu'l Kajjim el-Xhe-

vzijjeh. 4. Es-Sihah fi’l lugah, El-Xhevherijj. 5. Fet’hu’l Bari shehu Sahihi’l Buhari. 6. I’tikadu ehli’s sunneh sherhu as’habi’l hadith, Muhammed b. Abdu-

Rrahman el-Hamis, b.1, boton: Ministria për çështje islame, vakëfe, predikim dhe udhëzim e Mbretërisë së Arabisë Saudite.

7. Mehabbetu’rr resuli bejne’t tibai ve’l ibtidai, b. 1, Kryesia e udhëhe-qjes së hulumtimeve shkencore, fetave, predikimit dhe udhëzimit në Rijad.

8. Nihajetu'l ikdam fi ilmi'l kelam, Shehristani. 9. Sahihu Muslim. 10. Sahihu ve daifu Suneni Ebi Davud. 11. Sahihu ve daifu suneni Ibni Maxheh. 12. Sahihu ve daifu Suneni’n Nesaijj. 13. Sahihu ve daifu suneni’t Tirmidhijj. 14. Sahihu’l Buhari. 15. Sherhu Sahihi Muslim, El-Imam en-Nevevijj. 16. Sherhu’l akideti’l vasitijje, Dr. Salih b. Feuzan b. Abdullah el-Fe-

uzan, b. 2, Mektebetu dari’l fiihae, Damask & Mektebetu dari’s se-lam, Rijad, 1997.

17. Sherhu’l akideti’l vasitijje, Muhammed Halil Heras, b. 1, Kryesia e përgjithshme e udhëheqjes së hulumtimeve shkencore, fetave, pre-dikimit dhe udhëzimit.

18. Sherhu’t tahavijjeh fi’l akideti’s selefijjeh, Sadruddin Ali b. Ali b. Muhammed b. Ebi’l Izz el-Hanefijj, recensim: Ahmed Muhammed Shakir, b. 1, Ministria për çështje islame, vakëfe, predikim dhe udhëzim e Mbretërisë së Arabisë Saudite.

19. Usulu’l iman fi dav’i’l kitabi ve’s sunneh, Grup autoresh, b. 1, Mi-nistria e çështjeve islame, vakëfeve, predikimit dhe udhëzimit e Mbretërisë së Arabisë Saudite.

20. Xhamiu’l bejan fi te’vili’l kur’an, Muhammed b. Xherir b. Jezid b. Kethir b. Gali bel-Amilijj, Ebu Xha’fer et-Taberijj, recensues: Ah-med Muhammed Shakir, b. 1, Muessesetu’rr rrisale, 2000.

Page 232: Takvimi 2009 -Permbajtja

AAkkttuuaalliitteettee

Qemajl Morina

Konvertimet në Kosovë dhe disa reagime rreth tyre

Të gjithë jemi të vetëdijshëm për fazën tepër të ndjeshme nëpër të cilën po kalon Kosova, pas shpalljes së Pavarësisë së saj. Shoqëria kosovare është para një sfide të madhe në shumë aspe-kte. Jemi dëshmitarë të përpjekjeve të shumta që po bën Serbia, duke përdorur të gjitha mjetet e mundshme, që pavarësia e Kosovës para botës të paraqitet si ilegale, që është arritur me përkrahjen e ShBA-së dhe Perëndimit, duke shkelur normat ndër-kombëtare. Në këtë situatë tejet delikate, në Kosovë duhet të ma-nifestohet një unitet i fuqishëm, në mesin e popullatës, si në aspektin etnik ashtu edhe në atë fetar. Qëllimi i kësaj duhet të jetë ndërtimi dhe fuqizimi i shtetit të ri, që arritëm pas shumë peri-pecive dhe sakrificave të brezave.

Gabon çdokush, nëse mendon se me pavarësimin e Kosovës, ka ardhur koha e mbizotërimit të një feje ndaj fesë tjetër, cilado qoftë ajo. Kjo jep të kuptohet se sikur çështja e fesë të jetë pri-oritet i yni në këtë fazë nëpër të cilën po kalon Kosova,dhe jo

Page 233: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 238 stabiliteti i shtetit të porsalindur, për të cilin breza të tërë derdhen gjakun e tyre, që ne dhe brezat që do të vijnë pas nesh, të jetojmë të lirë.

Kështu, pra, këto ditë, ishim dëshmitarë të konvertimeve të disa familjeve shqiptare nga besimi islam në atë katolik. Edhe pse askush nuk mund ta mohoj të vërtetën, se besimi është çështje e brendshme dhe krejtësisht private e çdo individi, megjithëkëtë, mënyra e paraqitjes së këtyre veprimeve në medie dhe orkestrimi i tyre, është për çdo gjykim dhe denoncim nga të gjithë ata që ia duan të mirën Kosovës. Të merremi me konvertime nga një be-sim në tjetrin, në këtë fazë delikate që po kalon Kosova, jam më se i bindur se një veprim i këtillë nuk i bënë nder askujt, e më së paku mund të konsiderohet akt patriotik, qoftë në aspektin ko-mbëtar apo fetar.

Të gjithë ne, që i përkasim këtij nënqielli, qofshim më pak apo më shumë fetarë, jemi të vetëdijshëm për rolin që ka feja në jetën e popullit tonë. Ndjenjat fetare, nuk mundi t'i shuante ko-munizmi, me gjithë përpjekjet e tij të pareshtura për më shumë se gjysmë shekulli. Andaj, të merremi me konvertime dhe të luhet me ndjenjat fetare të shqiptarëve në këtë kohë, është një lojë e rrezikshme dhe e dëmshme, nga e cila mund të pësojmë të gjithë, duke përfshirë edhe ata që i orkestrojnë ato për interesa meskinë të ngushtë fetarë. Shqiptarët, shekuj më parë kanë sendërtuar përkatësitë e tyre fetare dhe janë pajtuar me të, duke bashkëjetuar në paqe dhe harmoni. Andaj, çdo përpjekje për prishjen e kësaj baraspeshe, nga kushdo qoftë, do të na kthehet si bumerang të gjithë neve, dhe me pasoja të paparashikueshme.

Ne të gjithë, pa dallim, myslimanë e të krishterë, kemi pranu-ar Gjergj Kastriot Skënderbeun - për hero kombëtar, ashtu siç ishte ai. Por askujt nuk i shkoi ndërmend që atij t’i jepte atributin “atlet i Krishtit”, ashtu siç përpiqen qarqe të caktuara ta për-shkruajnë sot.

Pranuam Gonxhe Bojaxhiun, alias Nëna Terezë, si bamirëse dhe humaniste, që e respektoi kombin tonë dhe gjithë njerëzimin

Page 234: Takvimi 2009 -Permbajtja

Aktualitete 239 me veprimet e saj prej një humanisteje dhe bamirëseje. Për këtë, emri dhe përmendorja e saj gjendet kudo ku jetojnë shqiptarët, por jo si simbol të misionarizmit të krishterë katolik.

U pajtuam me sinqeritetin tonë më të madh për ndërtimin e kishave katolike edhe nëpër ato vende ku nuk kishte popullatë ka-tolike, vetëm e vetëm për të treguar respektin dhe shpirtgjerësinë tonë ndaj vëllezërve tanë katolikë dhe Kishës katolike.

U pajtuam, që në qendër të Prishtinës të ngrihet katedralja, që Ipeshkvia e Kosovës ta ketë selinë e saj në kryeqendrën tonë.

Shkollat tona, anë e kënd Kosovës, kanë më shumë emra të personaliteteve të krishtera sesa të atyre myslimane, sepse ne kurrë nuk kemi menduar ndarje në aspektin fetar.

Ne respektojmë të drejtën e çdo individi të zgjedhë besimin e vet, të cilin ai e dëshiron. Kjo është e drejtë e pakontestueshme e çdokujt. Por, në të njëjtën kohë u bëjmë me dije se është i papra-nueshëm ofendimi i çdo besimi tjetër, siç u veprua me rastin e pa-gëzimit të familjeve Kabashi, Mehaj e Maksutaj. Deklaratat dhe prononcimet e të konvertuarve me atë rast, për “islamizimin e dhunshëm të Kosovës”“, apo “ Islmizimi i tashëm po e mbyt je-tën kombëtare”, (Koha ditore,28 korrik 2008), janë më shumë se insinuata dhe fyerje në hakun e vëllezërve të tyret të deridjeshëm të besimit të njëjtë, dhe hyrje në hakun e atyre që derdhën gjakun e tyre për lirinë e Kosovës. Kjo retorikë është e rrezikshme dhe, deshëm apo jo, domosdo ajo nxit reagimin e palës tjetër, e cila konsideron me plot të drejtë se është e atakuar, për të cilin nuk kemi nevojë.

Me keqardhje më duhet të pohoj se nuk janë më pak skanda-loze as deklaratat e famullitarit të kishës së Zllakuqanit, dom Pre-në Kola, që nga paralajmërimi i tij, në mënyrë triumfale - “në javën tjetër do të bëhet pagëzimi edhe i 16 anëtarëve të familjes Mehaj nga Prigoda e Istogut” (Koha ditore, 28 korrik 2008), e de-ri tek fjala e tij me rastin e ceremonisë së pagëzimit të familjeve Mehaj dhe Maksutaj (Zëri, 4 gusht 2008): “Sot është një ditë historike, sepse këto familje po kthehen në fenë e të parëve të vet.

Page 235: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 240 Heroizmi që po bëni sot do t’ju dalë në ndihmë në të gjitha mo-mentet e jetës suaj”. Për të përfunduar me porosinë: “Mendoj se populli shqiptar po vetëdijësohet dhe që nga sot këta janë anëtarë të Kishës Katolike”.

Këto prononcime, nuk kanë hije të dalin nga goja e një prijësi fetar, i çfarëdo rangu qoftë ai. Sepse ato janë indinjuese për shu-micën dërrmuese të shqiptarëve, jo vetëm në Kosovë, por kudo që ata jetojnë, për arsyen se ata i qëndruakan besnik fesë Islame dhe nuk u kthyekan “në fenë e vjetër”. Sipas, logjikës së dom Prenë Kolës, të gjithë ne jemi “tradhtarë” dhe të “pavetëdijësuar”, ndërsa ata që janë konvertuar, qenkan “patriotë” dhe të “vetëdijë-suar”?!

Kjo logjikë është e paqëndrueshme dhe e gabuar edhe në aspektin fetar. Ishte vullneti dhe dëshira e Zotit të ketë fe, popuj dhe raca të ndryshme. Njeriu duhet të jetë plotësisht i lirë të zgje-dhë besimin që dëshiron, pa imponim nga askush. “Po të donte Zoti yt, do t’i krijonte njerëzit një popull”, thuhet në Kuran. Andaj diversiteti në aspektin fetar, kombëtar, racor e gjuhësor - është në natyrën e kësaj bote.

Me të drejtë Ipeshkvi i ndjerë i Kosovës, z. Mark Sopi, poho-nte: “Ne të gjithë besojmë një Zot të vetëm, por secili e beson dhe e adhuron atë në mënyrën e vet”.

Edhe pse prononcimet dhe deklaratat nga kisha “Shën Gjon - Pagëzuesit” e Zllakuqanit të Klinës, shumë besimtarë të besimit islam i kanë përjetuar rëndë, për se edhe ka pasur reagime të një-pasnjëshme në adresë të Bashkësisë Islame të Kosovës, ne be-sojmë se paraqitjet e këtilla, do të konsiderohen individuale dhe se ato nuk do të jenë shkak që marrëdhëniet tona tradicionalisht shumë të mira ndërfetare, midis Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Kishës Katolike, të lëkunden. Ato do të vazhdojnë të jenë si gjithnjë në nivelin që i ka hije kombit tonë dhe detyrimeve që na imponon koha që po jetojmë.

Page 236: Takvimi 2009 -Permbajtja

Aktualitete 241

Kur Batoni ngatërron temat?!

(Përgjigje ndaj shkrimit të Baton Haxhiut “Entuziazmi i vdekur”, botuar në të përditshmen Express, datë 21 gusht 2008).

Me vëmendje lexova shkrimin e Baton Haxhiut “Entuziazmi i vdekur”, botuar në të përditshmen Express, datë 21 gusht 2008, në të cilin polemizon me një intervistë timen, të botuar në të njëjt-ën gazetë më 17 gusht 2008. Me këtë rast vlen të theksoj se inter-vista në fjalë u realizua me insistimin e vazhdueshëm të dy gazetarëve të gazetës Express, në të cilën bëhet fjalë kryesisht për qëndrimin e vendeve islamike rreth çështjes së njohjes së Pavarë-sisë së Kosovës.

Pas një rileximi të kujdesshëm të intervistës, vërejta se ajo ishte marrë vetëm si pretekst, sepse shkrimi i Baton Haxhiut ki-shte të bënte me një artikull timin të botuar në të përditshmen “Zëri” më 11 gusht 2008 me titullin “Ku mund të na çojnë kon-vertimet?!”

I njëjti artikull është botuar në gazetën Express më 14 gusht 2008, me siguri me qëllim që t’u jepet mundësia të interesuarve që t’i shprehin mendimet e tyre në faqet e saj. Këtë e vërteton fakti se reagimi i parë ndaj artikullit në fjalë, u botua ditën e ne-sërme, më 15 gusht 2008, me titull: “Përse na pengojnë konve-rtimet?” Andaj, nuk mund ta kuptoj përse z. Baton Haxhiu i ngatërron dy temat me përmbajtje të ndryshme?!

Batoni Haxhiu, edhe pse kërkon nga ne dhe Bashkësia Islame që të jemi më liberalë, më tolerantë ndaj të tjerëve, për fat të keq, stili dhe metoda e të shprehurit të tij janë tipike të regjimit të kaluar monist. Ai e fillon artikullin e tij me plotë mllef, përbuzje e urrejtje ndaj Islamit, si fe dhe besim i shumicës së shqiptarëve..

Batoni e vë në shënjestër thirrjen e ezanit, që nuk ka qenë aspak temë debati e intervistës, si një prej ritualeve të Islamit, të cilin e quan “masakër zërimi”, sepse po i zgjuaka fëmijët nga gjumi. Ne pajtohemi plotësisht se rritja e tepërt e zërit të alto-

Page 237: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 242 parlantëve është e papranueshme dhe Bashkësia Islame vazh-dimisht ua tërheq vërejtjen imamëve për këtë. Mirëpo, përshkrimi i një rituali fetar si “hajmali myslimanizmi për dominim në jetën ditore të njeriut kosovar”, si dhe përshkrimet etjera të ulëta e denigruese që i bëhen Islamit, janë jo vetëm të papranue-shme, por edhe ofenduese, jo vetëm për besimtarët, po edhe për çdokënd që duhet të ketë sado pak respekt ndaj ndjenjave fetare të kujtdo qoftë. Një veprim dhe sjellje e këtillë nuk të bën nder ty, si gazetar, dhe gazetës sate. Lidhur me këtë çështje mund të them se thirrja e ezanit nga minaret, ushtima e kambanave nga kishat tek të krishterët dhe ushtima e borive nga sinagogat tek çifutët, ekzistojnë për shekuj në të gjitha vendet e botës dhe ky ritual fetar do të vazhdojë edhe më tutje, derisa të ekzistojnë besimtarët e këtyre feve. Unë, personalisht, jetoj jo shumë larg Manastirit të Graçanicës, por asnjëherë nuk më ka penguar ushtima e kamba-nës dhe nuk më ka shkuar mendja t’ia tërheq vërejtjen peshkopit Artemije për shkak të zhurmës së saj.

Për sa u përket konstatimeve të mia për shkaqet e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga vendet islamike, është krejt nor-male që ti, z. Baton, të mos pajtohesh me mua. Këtu nuk ka asgjë të keqe, qoftë kjo për shkaqe të bindjeve tona të ndryshme perso-nale apo profesionale. Unë nuk di sa ke qasje në atë botë dhe sa di ti për të. Por, unë kam kaluar në Botën Arabe mbi 20 vjet, qof-të në studime universitare ose pasuniversitare apo në marrëdhënie pune. Vazhdimisht marr pjesë në konferenca shkencore. Mirëpo, ajo që ti nuk ke pasur të drejtë ta bësh, sepse të obligon kodeksi gazetaresk, është se ti nuk ke të drejtë të më ofendosh mua për shkak të pikëpamjeve të mia si dhe institucionin e Bashkësisë Islame, së paku nëse e llogarit veten në mesin e 95% që i takojnë besimit islam. Por, kjo le të mbetet në ndërgjegjen, edukatën dhe karakterin tënd.

Unë kam thënë atë që mendoj se është e drejtë dhe korrekte, pa kurrfarë kamuflimi, për të mos i bërë qejfin askujt, se një pjesë e përgjegjësisë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës bie edhe

Page 238: Takvimi 2009 -Permbajtja

Aktualitete 243 mbi institucionet tona politike dhe shtetërore, për arsye se liderët kosovarë asnjëherë nuk kanë treguar interesim ndaj shteteve my-slimane. Këtë e vërteton edhe deklarata e emisarit amerikan pranë Organizatës së Konferencës Islamike, Sada Cumber, i cili thotë: “Që nga viti 1990, përveç ndonjë vizite në Turqi, liderët kosovarë nuk kanë qenë të interesuar të krijojnë kontakte me shtetet me popullatë myslimane. Përfaqësuesit e institucioneve kosovare nuk kanë bërë asnjë vizitë zyrtare në shtetet myslimane në Azi dhe në Afrikë, përveç një pjesëmarrjeje në Konferencën e Shteteve Isla-mike që është mbajtur para disa muajsh në Senegal, ku ka qenë i pranishëm ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj.”

Ky injorim ka vazhduar edhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Sot ne kemi nevojë për ndihmën dhe votat e atyre ve-ndeve e jo ato për ne, andaj duhet të kemi kujdes ndaj atyre vendeve. Kurse, për sa i përket propagandës serbe rreth transver-sales së gjelbër, në vitet nëntëdhjetë, me anë të së cilës ti mundo-hesh ta arsyetosh mungesën e kontakteve, ky është arsyetim pa vend dhe i paqëndrueshëm. Sepse kjo propagandë ishte prezente edhe gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999. Në atë kohë, ish-ministri serb i Punëve të Jashtme, Vuk Drashkoviç i bënte apel Perëndimit: “Ne jemi të krishterë, ju jeni të krishterë, a po e dini kë po bombardoni?! Po i bombardoni vëllezërit tuaj të krish-terë e po i merrni në mbrojtje bijtë e Bin Ladenit?!”. Megjithatë, atij askush nuk ia vinte veshin, sepse Perëndimi ishte ngopur me gënjeshtrat dhe intrigat e serbëve. Të njëjtën retorikë peshkopi Artemije e përdor edhe sot e kësaj dite, por atij më nuk i beson kush.

Ndërtimi i lidhjeve dhe urave të bashkëpunimit midis popujve dhe shteteve nuk mund të bëhet brenda një nate, apo atëherë kur ne kemi nevojë. Kjo duhet të jetë një strategji jona afatgjatë, të cilën establishmenti ynë politik nuk e ka pasur në program as në të kaluarën, por për fat të keq nuk e ka as sot, jo vetëm kur është fjala për Botën Arabe e islame, por as për vendet e tjera.

Page 239: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 244 Bashkësia Islame ka qenë hallka e vetme, që mbante lidhje

me këtë botë dhe ajo ka bërë punën e saj brenda kornizave dhe mundësive të saj. Por, ajo nuk është institucion shtetëror, prandaj nuk merr përsipër dështimin apo suksesin e punëve që duhet t’i kryejë qeveria dhe institucionet e saja. Por, askush nuk mund të na pengojë që ne të shprehim keqardhjen tonë për shkak të një gjendjeje të këtillë. Unë, përveç faktorëve të tjerë, kam përmend-ur edhe interesat nacionalë të këtyre vendeve, kundruall çështjes së Kosovës, për se edhe duhet të kemi mirëkuptim.

Z. Baton, ti e di se çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nuk është problem vetëm i vendeve arabe dhe islame. Kosovën nuk po e njohin as shumë vende të tjera, me të cilat kemi pasur li-dhje dhe marrëdhënie shumë të ngushta dhe liderët tanë e mbanin si kible të tyre. Por, megjithatë, për shkak të interesave të tyre nacionalë apo shtetërorë, ato kanë deklaruar se për një kohë nuk do të kenë mundësi për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Por, ky realitet kalohet në heshtje, pa u përmendur nga askush dhe as nga z. Baton Haxhiu.

Baton Haxhiu, ndaj asaj bote flet me një gjuhë përbuzëse du-ke përdorur fjalë denigruese dhe shprehje raciste duke nënçmuar rolin dhe rëndësinë e saj në rrjedhat e tanishme, siç bëri artiku-llin: “Shoqëria civile arabe”, (Express, 15 gusht 2008).

Identiteti ynë i përbashkët mund të jetë një faktor lehtësues, i cili mund të na afrojë me atë botë, por kjo nuk do të thotë se tash ne duhet të rrimë duarkryq pa lëvizur fare. Është obligim yni të hulumtojmë të gjitha mënyrat dhe të bëjmë të gjitha përpjekjet që të krijojmë lidhje të mira jo vetëm me ato vende, por edhe me të gjitha vendet e tjera të botës. Sepse ky është interesi ynë kombë-tar, këtë e kërkon momenti, nëse dëshirojmë të krijojmë një shtet të njohur ndërkombëtarisht dhe të anëtarësohemi sa më shpejt në OKB dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare. Interesat nacio-nalë të çdo shteti kanë prioritete ndaj çdo çështjeje të jashtme të ndonjë vendi. Por, nëse ne nuk bëjmë përpjekje të tjera, atëherë

Page 240: Takvimi 2009 -Permbajtja

Aktualitete 245 po ua lëmë duart të lira shtetit serb dhe ministrit të Punëve të Ja-shtme, Vuk Jeremiç të vepronë në atë pjesë të botës.

Kurse, për sa i përket pyetjes tjetër, të cilën ti, Baton, ia shtron vetvetes, me qëllim që të më provokosh mua, dua të them se, nëse, siç thua në fillim të artikullit tënd, ti polemizon me mua për intervistën, unë nuk kam mundur a priori t’i përgjigjem një pyetjeje që nuk më është bërë nga ana e gazetarëve të tu?! Andaj, çdo konstatim yti lidhur me temën në fjalë, është thjesht paragjy-kim, pjellë dhe imagjinatë jotja, që nuk ka të bëjë asgjë me kon-statimet dhe mendimet e mia lidhur me këtë temë. Ti nuk ke të drejtë të më apostrofosh dhe të më gjykosh për një çështje për të cilën unë nuk jam prononcuar. Një veprim të këtillë deri më tash nuk e ka bërë askush përveç teje!

Se Bashkësia Islame “edukon dhe prodhon individë të nën-shtruar, të paaftë për të jetuar në një shoqëri të lirë dhe të hapur”, edhe kjo mund të jetë imagjinatë jotja, z. Baton. Ku po jetuakan, a thua sipas teje mbi 95% të kosovarëve ?! Por, kjo nuk më habit mua. Sepse, si duket, ty të pengon çdo çështje që ka të bëjë me Islamin, ashtu siç të pengojnë edhe shumë gjëra të tjera. Por, lidhur me konstatimet e këtilla, lypset të jesh më i matur dhe më i saktë. Ti, për të mësuar më tepër se ç’bën dhe si vepron Ba-shkësia Islame, duhet të jesh më i familjarizuar me të, jo për t’iu bindur parimeve dhe mësimeve të saja, por që konstatimet e tua të jenë më të sakta dhe më objektive.. Duhet të frekuentosh xha-mitë, medresetë, fakultetin e të marrësh pjesë në ligjërata, dhe ve-tëm atëherë konstatimet e tua mund të jenë reale dhe objektive. Ky zaten është parimi dhe qëllimi i çdo gazetari, që dëshiron të jetë i respektuar në vendin ku jeton dhe vepron! Kosova, para se gjithash, ka nevojë për gazetarë dhe gazetari objektive!.

Page 241: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 246

Fizkultura e Batonit?!

(Përgjigje ndaj shkrimit të Baton Haxhiut “Një ideal i munguar i Qemajlit”, botuar në gazetën Express, datë 4 shtator 2008)

Nuk kam pritur që reagimi i z. Baton Haxhiut lidhur me për-gjigjen time, do të kalonte aq i qetë e në mënyrë paqësore. Jo për diçka tjetër, por duke ditur temperamentin e Batonit si dhe qënd-rimet tona diametralisht të kundërta në të gjitha çështjet, që ishin objekt debati. Por, si duket, Batoni deshi që tërë këtë ta përmbyllë në një fjali në fillim të reagimit: “Nuk dua të shkruaj për z. Qe-majl Morina, sepse në reagimin e tij kundër shkrimit tim nuk ka asnjë moment që duhet veçuar për polemikë”.

Me gjithë këtë konstatim “paqësor”, Batoni dëshiron që dialo-gu midis nesh të mbetet i hapur. Por, kësaj radhe ai bën fizkultu-rë, duke kaluar në një temë tjetër, që ka të bëjë me pozitën e gruas në shoqëri, që ai e quan “modeli i skllavërisë së femrës”, natyrisht nga aspekti islam.

Z. Baton, në fillim më lejo të të them se kjo metodë debati, apo thënë më mirë fizkulturë batoniane, është e një niveli tejet të ulët gazetaresk, dhe jo një debat i mirëfilltë shkencor. Këtë po e them, nga vetë fakti se në debatin e filluar më parë, nismëtar i të cilit ishe ti, unë nuk kam marrë asnjë përgjigje rreth temave që ishin objekt debati.

Megjithatë, për hir të korrektësisë ndaj lexuesve, të cilët kanë treguar një interesim të madh për këtë debat, po e marrë obligim të të përgjigjem edhe kësaj radhe.

Në shkrimin tënd rreth trajtimit të një teme tejet serioze, siç është pozita e gruas në shoqërinë kosovare, e cila përfaqëson gjy-smën e shoqërisë, ti u referohesh “ takimeve përkujtuese”, apo “ndejave” të rastit, nëse përjashtojmë referencën që i bëni Kasim Eminit, nga Egjipti.

Z. Baton, unë nuk mund ta kuptoj përse të nevrikos “gjuha aq pa shije e hoxhëve që flasin për gruan, dhe për fuqinë e saj në

Page 242: Takvimi 2009 -Permbajtja

Aktualitete 247 shoqërinë e Kosovës”. Unë mund të pajtohem me ty deri diku. Mirëpo, a nuk është kjo pjesë e lirisë së të shprehurit të një sho-qërie demokratike?! Ne jemi pajtuar se njëmendësia dhe diktatura komuniste kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë. Andaj, në një shoqëri demokratike duhet të tolerohet pluralizmi i mendimeve edhe brenda ambientit fetar. Por, dua të ta kujtoj, z. Baton, se gratë e Kosovës kanë më së paku ankesa ndaj hoxhëve dhe Bash-kësisë Islame, të cilët ti i akuzon pa të drejtë si pengues të ema-ncipimit të tyre. Sepse ndikimi i tyre në rrjedhat shoqërore është shumë i vogël. Gratë vazhdimisht ankohen ndaj strukturave të tje-ra shoqërore, të cilat femën po e përdorin vetëm si dekor. Rasti i fundit ishte protesta e grave për shkak se në mesin e 11 amba-sadorëve nuk u gjet asnjë femër.

Z. Baton, në vijim do të përpiqem të shtroj, në pika të shkur-tra, pozitën e gruas në Islam si dhe mendimin e disa dijetarëve perëndimorë lidhur me këtë çështje.

Pozita e gruas në Islam

Islami çështjes së gruas i bën një trajtim dinjitoz, që përkon me gruan, si femër, bijë, bashkëshorte dhe nënë në shoqërinë njerëzore. Kurani, libri i shenjtë i myslimanëve, i kushton rëndësi të veçantë pozitës së saj në shoqërinë islame.

Kaptina e katërt e Kuranit, njëra prej kaptinave më të gjata, mban emrin, Suretu “an-Nisa” ( Kaptina e grave), kurse kaptina e nëntëmbëdhjetë mban emrin Suretu “Merjem” (Kaptina e Merje-mes), nënës së Jezu Krishtit, të cilin ne myslimanët e njohim me emrin Isa, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin për ta. Merjemes, nënës së Isait a.s., Kurani i jep epitetin e gruas më të zgjedhur në mesin e të gjitha grave të botës, kur thotë: “Kujto kur engjëjt i thanë: Oj Merjeme, Allahu të dalloi ty, të pastroi dhe të lartësoi mbi gratë e botës”. (Ali Imran: 42).

Feja islame i erdhi në ndihmë gruas që po vuante. Islami shpalli barazinë në krijim të burrit e të gruas, të njerëzve të çfa-

Page 243: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 248 rëdo race, të të gjithë njerëzimit: “ O ju njerëz, vërtet Ne ju kriju-am ju prej një mashkulli e një femre, ju bëmë popuj e fise, që të njiheni në mes jush, e s'ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është më i devotshmi”. Pastaj: “O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një vetje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej tyre u shtuan burra shumë e gra”.

Kurdo që në Kuranin fisnik përmenden burrat, atëherë përme-nden edhe gratë në kontekste të ndryshme si “Besimtarët dhe be-simtaret, myslimanët dhe myslimanet, agjëruesit dhe agjërueset” etj., që do të thotë për pozitën dhe respektin që gjinia femërore gëzon në Kur'ain fisnik.

Gruaja ka një pozitë të veçantë në Islam. Kur profeti Muha-med u ngarkua me Shpalljen islame, njeriu i parë që i besoi, ishte bashkëshortja e tij, Hatixheja. Kurse, dëshmori i parë në islam ishte Umu Jaser, e cila vdiq nga torturat që bënë ndaj saj dhe fa-miljes së saj politeistët e Mekës, me qëllim që ajo të kthehej në fenë e të parëve.

Profeti Muhamed, në një thënie të tij pohon: “Parajsa gjendet nën këmbët e nënave”, që është një respekt i veçantë për femrën si në rininë e saj, edhe në moshën e shtyrë.

Çështja e gruas zë një vend të veçantë në hytbenë lamtumirë-se, që profeti Muhamed, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin për të, mbajti para dhjetëra mijëra haxhinjve të tubuar në rrafshnaltën e Arefatit: “Ju këshilloj të merrni parasysh të drejtat e grave dhe për këtë veçanti, të keni frikë Allahun. Ju i morët gratë si amanet nga Zoti, duke dhënë fjalën në emër të Allahut, ju u bekuat me nderin dhe virtytin e tyre. Ju keni të drejta ndaj grave dhe ato kanë të drejta ndaj jush”.

Lidhur me pozitën e gruas në Islam dhe lirinë që ajo gëzonte para më shumë se katërmbëdhjetë shekujve, sa për ilustrim, po përmendim një debat të zhvilluar në mes Omer ibnul Hatabit, ha-lifit të dytë të myslimanëve, dhe një gruaje nga mesi i xhematli-njve, që po merrte pjesë në faljen e namazit të xhumasë në Xhaminë e Pejgamberit në Medinë. Derisa Omeri po kritikonte

Page 244: Takvimi 2009 -Permbajtja

Aktualitete 249 dukurinë e shtrenjtimit të mehrit (pajes së martesës), gruaja u ngrit nga mesi i xhamisë dhe iu drejtua halifit Omer me këto fja-lë: “Ej Omer, nuk ke të drejtë të thuash kështu!”, duke i shoqë-ruar dhe vërtetuar fjalët e saj me ajete të Kuranit. Atëherë, Omeri e mori prapë fjalën dhe tha: “Allah, Allah! Një grua bën debat me Omerin dhe ia mbyllka gojën!”

Këto janë disa parime të përgjithshme, të cilat tregojnë pozi-tën e gruas në fenë Islame. Është e vërtetë se këto parime nuk janë zbatuar në përpikëri në të gjitha kohët dhe vendet e Botës Islame në mënyrë të përsosur gjatë katërmbëdhjetë shekujve, por ato ekzistojnë si bazë ligjore dhe janë obligative si për besimtarët, edhe për strukturat e shtetit islam.

Pozita e gruas në Islam sipas mendimtarëve perëndimorë

Pozita e gruas në fenë islame vazhdimisht ka qenë objekt stu-dimi i dijetarëve perëndimorë. Me këtë rast po përmend mendi-met e disave prej tyre. Stanley Lane Poole thotë: “Ndryshimet e rëndësishme që bëri Muhamedi në çështjet gruas, nuk i kishte bërë asnjë ligjvënës i madh. Vendimet në lidhje me gratë gjithsesi janë dispozita të kodifikuara në Kuran gjer në çështje të imëta. Ja, në këtë pikë qëndron reforma më e rëndësishme e Muhamedit. Kjo reformë, sado e parëndësishme t'i duket ndonjë evropiani, kur krahasohet me sistemin ligjor të vjetër lidhur me gruan, me të vërtetë është madhështore! Kufizimi i poligamisë, këshillimi i ba-shkëshortësisë me një grua, zëvendësimi i elementeve të bashkë-shortësisë tradicionale arabe, që shkaktonin frikë për shkak të ortakllëkut dhe përzierjes, me nivele të tjera ndalimi, kufizimi i ndarjeve, vendosja e rregullave shumë të forta për dhënien e kon-tributit, kujdesin dhe ushqimin për një kohë për gratë e ndara nga ana e burrave, së bashku me trajtimin e përpjesëtimit të ushqimit të fëmijëve në raport të barabartë midis burrit e gruas, organizimi i risisë që garantonte zbatimin e statusit të tyre si trashëgimtarë

Page 245: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 250 ligjorë, dhe heqja e zakonit dhe traditës që e pat lënë gruan e ve në cilësinë e mallit të trashëgueshëm të burrit; - të gjitha këto for-mojnë një kuadër të madh ndryshimesh dhe reformash”.

Kurse, Will Durant, përsëri në kuadër të çështjes së të drej-tave të njeriut, shkruan: “Nëse do të ishte e nevojshme të gjyko-hej nga një këndvështrim tjetër, gruaja myslimane, krahasuar me disa gra në Evropë, ishte në gjendje më të mirë. Çdo mall ose para që fitonte, i mbetej përkatësisht asaj. As i shoqi nuk ia prekte ato që fitonte. Në dhomat e veta, në siguri, endte, qëndiste, qepte, administronte shtëpinë dhe rriste fëmijët. Nga ana tjetër, i mbetej kohë edhe për lojë e biseda të shoqëruara me ngrënie ëmbëlsirash me shoqet e saj”.

Në lidhje me barazinë burrë-grua, Jacques C. Risler, një nga profesorët e Institutit Islam, thotë: “Në çështjet juridike gruaja u ngrit plotësisht në nivel barazie me burrin. Duke filluar që nga ajo kohë, më së fundi, gruaja u bë zotëruesja e të drejtave të lirisë për t'iu njohur një vend i caktuar, për të trashëguar dhe për të lënë testament”.

Gaudefroy-Demombynes, që i përmbahet opinionit se nga pikëpamja e juridiksionit të gruas, e drejta islame qëndron më lart se ligjet e sotme evropiane, thotë:

“Dispozitat ligjore të Kuranit, që anojnë deri në fund nga gru-aja edhe sikur të jenë sa për formë, nga Sheriati i është ofruar një status më i favorshëm se garancia që i japin asaj ligjet e sotme të Evropës. Gruaja myslimane në punët e parave zotëron të drejtën ligjore të pasurisë së veçantë. Me peshën që iu dha, është zotëru-esja gjer në fund të jetës, e mallrave që do t'i kalojnë asaj si pajë, dhurata dhe trashëgim si dhe e prodhimeve të fituara prej punës së saj. Megjithëse përfitimi nga këto të drejta në praktikë është i vështirë, ushqimi, banesa dhe shërbimet në përputhje me gjendjen dhe nivelin e saj, - janë të garantuara”. Filozofi francez Voltaire thotë:

Page 246: Takvimi 2009 -Permbajtja

Aktualitete 251 “Vëllait tim mysliman do t'i thosha: “Feja jote më duket një

fe shumë e respektuar. Ti adhuron vetëm një Zot. Çdo vit je i de-tyruar të japësh si zekat një të dyzetën e të ardhurave dhe ditën e Bajramit të bësh paqe me armiqtë.

Priftërinjtë tanë që shpifin për tërë botën, ndoshta një mijë he-rë thanë se feja jote zuri vend, sepse është një fe që u drejtohet plotësisht kënaqësive. Të gjithë këta të mjerë kanë gënjyer. Feja jote është shumë fisnike”!

Kur energjia fetare kthehet në urrejtje

(Përgjigje ndaj reagimit “Bindjet fetare janë shumë personale” të Bajram Kabashit, botuar në gazetën Express, datë 23 gusht 2008)

Me interesim lexova reagimin e Bajram Kabashit. Ajo që më la përshtypje, ishte se reagimi në fjalë përshkohej nga një mllef, mos tolerancë, urrejtje, islamofobi, deri edhe nga kërcënime, jo vetëm ndaj meje, por edhendaj Bashkësisë Islame dhe Fakultetit të Studimeve Islame, si bartëse të jetës islame në Kosovë.

Është për çdo keqardhje që Z. Bajram Kabashi, në reagimin e tij, vjell vrer ndaj çdo aspekti që ka të bëjë me Islamin dhe mysli-manët, që nuk është në traditën tonë shqiptare. Ai, në urrejtjen dhe mosdurimin e tij shkon aq larg, saqë ritualin e ezanit e quan “ndotje akustike”, një gjë që deri më tash nuk e ka bërë kush. Ai kërkon përgjegjësi edhe nga institucionet më të larta të Kosovës, siç janë Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Instituti i Historisë, Instituti Albanologjik, Ministria e Arsimit etj., sepse heshtin për një shkrim timin, të publikuar në të përditshmen “Zëri”, datë 11 gusht 2008, me titull: “Ku mund të na çojnë kon-vertimet”?! Vlen të theksohet se artikulli në fjalë, nga shumica dërrmuese e lexuesve shqiptarë, është vlerësuar korrekt, tolerant, tej mase i balancuar, krejtësisht i qartë për ata që duan t’i kup-tojnë gjërat drejt.

Page 247: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 252 Çështja e besimit është mbase çështje komplekse, më e ndje-

shmja në jetën e njeriut. Besimi është mapa orientuese në jetën e njerëzve. Secili mendon se mapa e tij është më e saktë. Mirëpo, këto bindje nuk duhet të politizohen, veçse të trajtohen si vlerë e intimes së tyre. Besimi buron nga shpirti i njeriut, atë nuk mund ta gjesh në objekte. Tradita shqiptare e ka kultivuar këtë qasje dhe në këtë mënyrë ka evituar fërkimet fetare.

Askush nuk ia konteston z. Bajram Kabashit, alias Gjergjit, të ndërrojë fenë dhe emrin e vet. Sepse kjo është e drejtë e tij per-sonale si dhe e çdo individi tjetër. Mirëpo, në të njëjtën kohë, ai nuk ka të drejtë të ofendojë askënd, as mua, e aq më tepër insti-tucionin e Bashkësisë Islame. Nëse jo për diçka tjetër, së paku për shkak të një kolegjialiteti që kemi pasur gjatë viteve nëntëdhjetë, kur ai punonte si gazetar i “Bujkut”. Mua më kujtohet që ishte iniciativa e z. Bajram Kabashit që të ndriçohej figura e Mulla Ramushit të Tomocit, imam i fshatit të tij, për të cilin Bajrami ki-shte një respekt të madh. Vlen të theksohet se Mulla Ramushin, edhe pse i shtyrë në moshë, 90 vjeç, forcat serbe e masakruan gjatë agresionit serb në Kosovë në vitin 1999.

Z. Bajrami në fillim të reagimit të tij e mohon që ai dhe bash-këmendimtarët e tij të kenë “ndërruar fenë, apo të jenë konvertuar nga Islami në katolicizëm”. Për të shtuar, ashtu siç “dëshiron të na paraqesë Qemajl Morina me kokëfortësi të çuditshme, në një reagim të çuditshëm, aty-këtu jologjik dhe pa ndonjë pedagogji, kulturë kombëtare e respekt njerëzor”. Mua, sa më kujtohet, në shkrimin tim, të cilit i referohet i nderuari z. Bajram Kabashi e të cilit ia jep të gjitha këto epitete negative, kam thënë tekstualisht: “besimi është çështje e brendshme dhe krejtësisht private e çdo individi”.Mu ashtu siç pohon z. Bajrami në reagimin e tij të titu-lluar: “Bindjet fetare janë shumë personale”. Andaj, nuk di prej nga i tërë ky mllef, nervozizëm, mosdurim dhe kjo urrejtje e Baj-ram Kabashit, ndaj një shkrimi objektiv, që kishte për qëllim të vetëm ruajtjen e traditës së tolerancës sonë ndërfetare.

Page 248: Takvimi 2009 -Permbajtja

Aktualitete 253 Arsyetimi yt, i nderuari z. Bajram, se ti nuk je konvertuar nga

Islami në katolicizëm, por vetëm “je pagëzuar duke përfunduar një dilemë e ngarkesë të panevojshme shpirtërore”, - ky është vendimi yt personal. Kjo është zgjedhja jote. Kjo është bindja jote dhe besimi yt. Këtë më së miri e vërteton vetë fakti se grigjës sate nuk i janë përgjigjur as dy fëmijët e tu të rritur, Dardani dhe Dardana.

Mirëpo, pohimin tënd, që ka të bëjë me dukurinë e laramani-zmit, e demanton reagimi i familjes Kabashi, i nënshkruar me emrin e vëllait tënd, Salih Kabashi, që mban titullin: “Bekimi i priftit e mallkimi i Nënës”. Sepse, aty thuhet se familja juaj i ka-në takuar besimit islam së paku 10 breza nga filli gjenealogjik fa-miljar, si nga babai, Hysen Ahmeti dhe nga nëna, Fatime Osman Morina.

Ti dhe bashkëmendimtarët e tu keni “ bërë mirë që keni shku-ar te bjeshka e jo bjeshka te ju”, por unë po e theksoj edhe një herë se konvertimet spektakolare janë të dëmshme dhe gjithmonë kanë shkaktuar efekt të kundërt Sipas njohurive të mia modeste, edhe Vatikani është kundër konvertimeve pompoze, që për bazë kanë interesin vetjak apo politik. Për Vatikanin besimi është gjëja më serioze në jetën e njeriut dhe çdo keqpërdorim, instrumenta-lizim i tij për qëllime jofetare, është i palejueshëm.

Në kohën e globalizmit, kur paralelisht globalizohen e mira dhe e keqja, çdo spektakël konvertues do të krijonte probleme të pazgjidhshme për popullin tonë dhe do të ishte prelud për shthu-rje mbi baza religjioze.

Toleranca fetare nuk është produkt aktual politik, por një vle-rë substanciale e traditës sonë, një vlerë që përcakton identitetin tonë kombëtar.

Ne, edhe pse nuk pajtohemi me ju, nuk mund të jemi kundër zgjidhjes dhe vendimit tuaj. Mirëpo, ti dhe bashkëmendimtarët e tu nuk keni të drejtë të na ofendoni ne që nuk mendojmë si ju. Ashtu siç ke vepruar ti, i nderuari Bajram, me shokët e tu, sikur thua me rastin e konvertimit apo pagëzimit tuaj, në prononcimin

Page 249: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 254 tënd të publikuar në “Koha ditore” 28 korrik, - këtë hap e paske ndërmarrë si reagim ndaj “islamizimit të dhunshëm”. Nuk mund të kuptoj, i nderuari Bajram, se si ky “islamizimi i dhunshëm” arriti të të shqetësojë ty në Norvegjinë e gjerë dhe të gjatë, ku je-ton, që nga viti 1999?! A nuk është kjo një shpifje ndaj bashkëbe-simtarëve të tu të deridjeshëm dhe vëllezërve të tu të sotëm nga gjaku, gjuha dhe kombi?!

Ne nuk na habisin kur shpifjet e këtilla dalin nga goja e pe-shkopit Artemije, po të dëgjojmë shpifje të këtilla nga goja jote, këtë nuk mund ta besoj. Ne nuk kemi nevojë që ti nga Norvegjia e largët, të na mbash leksione se si duhet ta rregullojmë jetën tonë në Kosovë dhe me se duhet të merret politika e Kosovës. Këtë do ta rregullojmë ne vetë. Nuk bëjmë përçarje ne që respektojmë së pari besimin tonë dhe besimin e të tjerëve, por përçarës janë ata që përbuzin dhe fyejnë ndjenjat fetare të të tjerëve. Por, edhe të këtillët, kushdo qofshin ata, do të përgjigjen para ligjit për vepri-met e tyre.

Me deklarimet e tua, z. Bajram, ti ke fyer rëndë ndjenjat feta-re të shumicës së shqiptarëve, por edhe të familjes sate. Konverti-mi yt mund të shërbejë si arsyetim për rregullimin e “letrave” duke u ankuar para autoriteteve azildhënëse se je nën presion nga “islamistët e dhunshëm”. Por, nuk ke të drejtë të shkaktosh për-çarje në mes popullit tënd. Sepse ti nuk mund t’i dish marrëdhë-niet ndërfetare më mirë se ne që jetojmë në Kosovë.

Do të kisha dashur që reagimin tim ta përmbyll me citimin e pjesës së fundit të letrës së familjes Kabashi, në të cilën janë distancuar nga veprimet e tua destruktive. Aty thuhet: “Krejt në fund, pasi që prifti në mënyrë fort hileqare na ka përmendur si familje, respektivisht të “afërm” që gjoja e paskemi mbështetur aktin e kthimit të Bajramit në katolici-zëm, kam autorizimin të deklaroj në emër të farefisit e të fa-miljes së ngushtë e të gjerë, se ne as kemi ditur se çfarë fabrikonte me kokën e tij Bajram Kabashi. Dhe për të qenë

Page 250: Takvimi 2009 -Permbajtja

Aktualitete 255 të ndershëm deri në fund, ne të gjithë mbesim me shumë bi-ndje dhe shumë krenari në fenë tonë, në besimin e baballa-rëve e të nënave, të gjyshëve e të gjysheve, të stërgjyshëve e stërgjysheve...., duke e konsideruar atë të mrekullueshme e të hyjnueshme. Por, me një ndryshim nga desh e dele të reja (në trajta Bajramash-Gjergjash), bashkuar grigjës së Don Pren Kolës, ne nuk urrejmë e nuk fyejmë fetë e tjera, as be-simtarë të konfesioneve të tjera minoritare, jomuhamedane në trojet shqiptare... dhe më gjerë në botë. Ky është eduka-cioni ynë ardhur nga familja dhe predikuesit e fesë së Mu-hamedit a.s. Bajramit ne nuk kemi çka i themi, feja e tij e re, ishte zgjidhja e tij e lirë, ndërsa trishtimi që ai i ka shkaktu-ar nënës sonë, po pati fuqi njerëzore, le ta injorojë... Pastë kohë e paftë nëse për të ishte më i rëndësishëm e njerëzor sakramenti i priftit apo dhimbjet që ai i ka shkaktuar Nënës Fatime, të dashur për të gjithë Guarrakocin dhe rrethinën. Krejt në fund: ai, sado i lajthitur, nevrik...., sado tepër i pa-qartë dhe paragjykues në konceptet e tij mbi fetë, kombin, kulturën e historinë, megjithatë është edhe do të mbetet vë-llai ynë nga nëna e baba, nga gjaku e gjuha, trualli që na ka rritë, nga gjinjtë e vetëm të nënës sonë (shqiptare e mysli-mane e devotshme) që na kanë ushqyer “vëllezërit tanë my-slimanë”, apo “vëllezërit tanë shqiptarë ortodoksë”, si dhe “vëllezërit tanë katolikë”, janë shprehje tepër e fuqishme dhe nuk rrënohen dot nga dom Pren Kola dhe aleancat e tij kundërkombëtare e anticivilizuese!”

Page 251: Takvimi 2009 -Permbajtja

LLeettëërrssii

Prof. asoc. dr. Abdullah Hamiti

Vlerësime të Sami Frashërit për letërsinë iraniane

Dijetari i madh shqiptar Sami Frashëri mbase edhe ishte orie-ntalisti më i madh i kohës, i cili përmendet me respekt, dhe veprat e tij ishin pikë referimi për shumë krijues shqiptarë e të huaj. Sa-miu ishte njohës i shkëlqyer si i gjuhëve të Lindjes, ashtu edhe i atyre të Perëndimit.

Samiu shkroi dhe veproi në të tri gjuhët e mëdha të Lindjes: turqisht, arabisht e persisht, natyrisht duke mos e lënë anash as gjuhën e tij amtare, shqipen. Veprat e tij shtrihen në shumë fusha të dijes e shkencës, të cilat thithën nektarin e dijes e kulturës pe-rëndimore dhe të asaj lindore.

Natyrisht, që më së shumti ishte shkruar për veprat e Samiut për kulturën turke e atë shqiptare, por Samiu kishte shkruar mjaft

Page 252: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 258 edhe për kulturën e Iranit, për të cilën vetëm tash së fundi ka fi-lluar të shkruhet1

Pastaj, kur lind poezia shqipe myslimane, e ashtuquajtura po-ezi e bejtexhinjve, e shkruar me grafi arabe, e cila u krijua për dy shekuj e më gjatë, është përshkuar nga ndikimi i poezisë persiane dhe sidomos ajo me tematikë të mendimit filozofik islam apo të misticizmit islam dhe klasikët persianë, me divanet, gazelet, kasi-det e rubairat e tyre, përkatësisht me artin e tyre frymëzuan penat e reja për krijime origjinale edhe në gjuhë amtare. Dhe kështu, siç

me kritere të duhura. Sigurisht, lexuesit shqiptarë qysh moti janë njohur me botën

persiane, me poezinë e saj të shkëlqyeshme, me filozofinë e artet e saj të mrekullueshme, me gjuhën e saj të pasur, shkurt, me vle-rat kulturore, shkencore e artistike persiane, që janë edhe vlera të mbarë njerëzimit. Dhe, sigurisht që kjo njohje e shqiptarëve me kulturën e shkencën persiane nuk është e re, ajo ka një mbështetje disashekullore dhe gjurmët e saj i gjejmë qysh në shekullin XVI në krijimtarinë e dy poetëve të mëdhenj turq me prejardhje shqip-tare - Prishtineli Mesihi e Jahja Bej Dukagjini dhe pastaj përcillet brez pas brezi te Naim e Sami Frashëri, F. Noli, Hafiz Ali Korça, Vexhi Buharaja përkthyesi i “Shahnamesë” së Firdevsit, e deri tek studiuesit e sotëm.

Dihet fare mirë se poezia persiane shekuj me radhë është lexuar në origjinal në trojet shqiptare, prandaj nuk është e rastit që nëpër biblioteka të medreseve, të teqeve e sosh private nëpër trojet shqiptare të hasim kopje dorëshkrimesh të Shahnamesë së Firdevsit, të Divanit të Hafiz Shirazit, të “Mantiku Tajr” apo “Pendname” të Attarit, të “Mesnevisë” së Rumiut, dhe të shumë veprave të tjera shkencore, filozofike e fetare në perishte.

1 Vepra më gjithpërfshirëse për kontributin e Samiut për kulturën iraniane është

libri i studiuesit: Gazmend Shpuza, Bota iraniane në veprën e Sami Frashërit, Tiranë, Onufri, 2004, f. 224. Po ashtu një kontribut modest në këtë drejtim është edhe vepra e Shefik Osmanit, Panteoni iranian dhe iranologët shqipta-rë, botues Fondacioni kulturor “Saadi Shirazi”, Tiranë, 1998, f. 404.

Page 253: Takvimi 2009 -Permbajtja

Letërsi 259 dihet tashmë, ndikimet e artit, kulturës dhe ndikimit filozofik isl-am persian, në trevat shqiptare janë evidente, sado që ato ende nuk janë studiuar gjithanshëm, por vetëm fragmentarisht.

Njëri ndër krijuesit shqiptarë që u mor më së shumi me kultu-rën, gjuhën, historinë, gjeografinë e filozofinë persiane, sigurisht është Sami Frashëri, i cili edhe mund të konsiderohet ndër irano-logët më të shquar shqiptarë, sado që shkrimet e tij ishin kryesisht në gjuhën turke. Bibliografinë më komplete të opusit të veprave të Samiut, të shkruara në gjuhët orientale, pra edhe në gjuhën per-siane, e ka bërë Zymber Hasan Bakiu2, i cili ka regjistruar edhe të gjitha veprat e shkrimet e Samiut nëpër revista e gazeta që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me tematikën persiane, të cilat u shkruan në kohë të ndryshme gjatë periudhës së tij krijuese tridhjetëvjeça-re dhe kishin të bënin me njohuri mbi vendin, popullin, gjuhën persiane, mbi historinë, gjeografinë e letërsinë persiane, nga të ci-lat ka shkëputur shumë elemente. Zërat në enciklopedinë e Sami-ut “Kamus al a’lâm” që kanë të bëjnë me Iranin, përfytyrimin gjeografik për Iranin, me pasqyrimin e historisë së lashtë persiane dhe të kulturës iraniane të hollësishme dhe të mbështetura shke-ncërisht, janë përfolur mirë në veprën e G. Shpuzës.3

Fusha më e preferuar e dijes me të cilën u mor më së shumti Samiu, është gjuhësia në të cilën la gjurmë të thella dhe ishte di-jetari i parë në Turqi që u mor me gjuhën dhe me shkencën që merret me studimin e saj, gjuhësinë

4

2 Sami Frashëri, Vepra 8, Bibliografi e zgjedhur e veprave të Sami Frashërit,

përgatiti Zymber Hasan Bakiu (Kruja), “Rilindja”, Prishtinë, 1984, f. 288. 3 Për këto pikëpamje të Samiut më gjerësisht shih: Gazmend Shpuza, Bota ira-

niane në veprën e Sami Frashërit, Tiranë, 2004, f. 83-110. 4 Ş. Sami, Lısan, İstanbul, 1887; Studimi i gjatë i Sami Frashërit me titull: Lisa-

nların insabi ve taksimati i botuar në gjashtë vazhdime në revistën e tij “Haf-ta” në Stamboll në vitin 1881 në numrat: Nr. 1, f. 11-14; Nr. 2, f.29-31; Nr. 4, f. 60-62; Nr. 5, f.76-78; Nr. 7, f. 109-111 dhe Nr. 8, f.122-126.

. Por Samiu është marrë gjatë si me gjuhën persiane, ashtu edhe me letërsinë persiane. Samiu e ka dashur shumë dhe e ka njohur thellë letërsinë persiane. Gjith-

Page 254: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 260 monë i lexonte me ëndje vargjet e bukura e filozofike të Firdevs-it, Sadiut, Hafizit, Attarit e shumë poetëve të tjerë persianë, të ci-lët të kënaqnin shpirtin e mendjen, të pushonin zemrën e gjithnjë të freskonin e të frymëzonin me humanizmin, lirinë e mendimit e të shprehurit, sepse janë poezi të bukura e elegante, ku dominon harmonia e stilit dhe elokuenca e shprehjes. Prandaj edhe sa herë që i jepej, rasti Samiu shprehte pikëpamjet dhe vlerësimet e tij për poezinë persiane. Përkthente e komentonte poetët e mëdhenj persianë dhe përgatiste antologji me përzgjedhjet më të bukura.

Ç’është e vërteta, Samiu, si krijues letrar që ishte vetë, i kup-tonte shumë mirë vlerat artistike e stilistike të poezisë persiane. Ai e njihte mirë artin poetik dhe në letrat turke njihet edhe si njëri ndër pionierët që shkruan për artin poetik, për teknikën poetike dhe për çështje teorike letrare, për metrikën. Kështu, për këto çë-shtje ai kishte shkruar sidomos në revistën e tij shkencore dhe le-trare “Hafta”, si në studimet: Şi’rin mahiyeti ve hakikati (Esenca dhe e vërteta e poezisë) dhe Şi’r ve şuara (Poezia dhe poetët)5

Gjithashtu Samiu kishte shkruar edhe studime të tjera në fushë të kritikës letrare e të teorisë së letërsisë si njohës i mirë i thesarit letrar në Botën Islame. Kështu, ai më 1886 boton veprën “HURDEÇIN” (Çikrrimtari), të poetit persian Muallim Naxhi, poet që e donte shumë Samiu. Këtë përkthim Samiu e shoqëron me një parathënie të tij, ku ai jep mendimet e tij për poezinë per-siane. Po ashtu Samiu në Kamus al-a’lâmin e tij jep vlerësime mjaft kritike edhe për shumë poetë persianë si Firdevsi, Rumiu, Hajami e të tjerë. Ndërkaq, në disa artikuj me radhë, Samiu bënë vlerësime për poezinë orientale, respektivisht atë arabe, persiane e turke, ku shfaq pikëpamjet e tij rreth zhvillimit të poezisë në Li-ndjen Islame. Pastaj më 1889 boton veprën “BAKİ’NİN EŞ’ARİ

.

5 Ş. Sami, Şi’rin mahiyeti ve hakikati, Hafta, Nr. 2, İstanbul, 1298, s.24-29 dhe

Ş. Sami, Şi’r ve şuara, Hafta, Nr. 3, İstanbul, 1298. s. 43-46. Gjıthashtu për këto çështje shıh edhe Abdullah Hamiti, Sami Frashëri për poetët dhe poezi-në, në “Filologji”, Nr. 8, Prishtinë, 2000, f. 156-165.

Page 255: Takvimi 2009 -Permbajtja

Letërsi 261 MÜNTAHABASI” - një përmbledhje poezish të zgjedhura nga liriku më i madh klasik turk - Baki; ndërsa më 1900 botoi veprën “Ali bin Ebu Talib’in EŞ’ARI MÜNTAHABALARI” - një për-zgjedhje e mrekullueshme e poezive të Ali Bin Ebi Talibit me përkthimin dhe shpjegimin e tyre turqisht. Gjithashtu dorëshkrim kanë mbetur edhe disa vepra - studime letrare të Samiut, që kanë të bëjnë me veprat kapitale të Botës Islame.

Megjithatë, nga të gjithë poetët e mëdhenj persianë Samiu ve-çon Firdevsin, prandaj edhe ai preferon të studiojë e të përkthejë krijimtarinë e tij. Ndërkaq, G. Shpuza konstaton: “Sami Frashëri, si studiues, jo vetëm është përballur me sukses me Firdusiun, këtë kolos të poezisë botërore, por edhe si krijues, si dramaturg, i që-ndron atij, do të thoshim, denjësisht përkrah, ashtu sikurse shumë e shumë krijues të tjerë, jo vetëm iranianë, por edhe të huaj, li-ndorë e perëndimorë”6

6 Gazmend Shpuza, Bota iraniane në veprën e Sami Frashërit, f. 130.

. Dhe vërtet Samiu u mor shumë me Fir-devsin, ai ka qenë edhe përkthyes i Shahnamesë në gjuhën turke, ka përgatitur një përmbledhje të përzgjedhur të Shahnamesë në persishte që e ka quajtur “Zubde-i Shahname” (Ajka e Shahname-së) 1895, dhe ka shkruar edhe dy drama me motive të marra nga Shahnameja, njëra është drama “Gave” e botuar në Stamboll më 1876 dhe tjetra “Suhrab” e shkruar më 1896 për të cilën nuk ka të dhëna nëse është botuar e as për dorëshkrimin. Po ashtu ka edhe shkrime të tjera të Samiut, që kanë të bëjnë me letërsinë iraniane, qoftë në mënyrë direkte qoftë indirekte. Por, siç dihet, mjerisht shumë nga punimet e tij në këtë fushë të dijes mbetën pa e parë dritën e botimit, ndërsa edhe ato të botuara tek ne nuk janë vlerësuar si duhet. Prandaj, me të drejtë G. Shpuza Samiun e qu-an një iranist të panjohur dhe kështu ndriçoi shumë gjëra mbi ve-primtarinë e Sami Frashërit në këtë fushë, i cili hedh dritë për disa vepra të Samiut të cilave emrat u diheshin. Me vlerë të veça-ntë në studimin e G. Shpuzës është shfrytëzimi për herë të parë i

Page 256: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 262 dorëshkrimeve të Samiut, të panjohura ose vetëm të sinjalizuara dhe rrjedhimisht të pashfrytëzuara deri më tash.7

Samiu ka bërë një vlerësim shumë të lartë e objektiv për vep-rën dhe personalitetin madhor të Firdevsit, që përkon shumë edhe me vlerësimet e mëvonshme që i janë bërë këtij kolosi të letërsisë iraniane. Një vlerësim të mirë personalitetit të Firdevsit dhe një jetëshkrim të gjatë për të, Samiu jep në zërin mbi Firdevsin në Enciklopedinë e tij, të cilin e jep të përkthyer G. Shpuza.

8

Ndërkaq, disa vlerësime të qëndrueshme e mjaft kritike për letërsinë persiane, Samiu ka bërë në studimin e tij “Şarkta si’r ve şuara”

Po ash-tu, për vlerësimin më të plotë dhe më të thelluar për kryeveprën e Firdevsit, vepër madhore të papërsëritshme që Samiu e quan kry-evepër të letërsisë persiane dhe, ndoshta, kryevepër të letërsisë islame, Sami Frashëri e bëri te parathënia e përmbledhjes së Sha-hnamesë në persisht dhe në përkthimin e saj turqisht, të përgatitur prej tij dhe të mbetur dorëshkrim.

9

7 Gazmend Shpuza, “Bota iraniane…”, f. 131. Sidomos kreu V dhe VI i këtij

libri janë të veçantë meqë shtrohet raporti Sami Frashëri dhe letërsia iraniane, ku paksa më gjerësisht se deri tash shkruhet për veprat

8 G. Shpuza, “Bota iraniane…”, f. 131-132. 9 Ş. Sami, Şarkta şi’r ve şuara I, Hafta, No. 4, s.56-60, vazhdimi II, në: Hafta,

No. 6, s. 86-91 dhe vazhdimi III, në Hafta, No. 7, s. 104-109. İstanbul, 1298.

(Poezia dhe poetët në Lindje), të botuar në tri vazhdime, nga të cilat vazhdimi i parë i kushtohet poezisë arabe, i dyti poe-zisë iraniane dhe i treti poezisë turke.

Por, do të themi se, me artikujt e shumtë që botonte në “Ha-fta”, Samiu dëshmonte se ishte intelektual, shkencëtar, pedagog, mendimtar e teorik i dalluar. Me temat që trajtoi në këtë revistë, pos përgatitjes së lartë shkencore, Samiu shfaqte edhe guximin intelektual, sepse ato tema nuk ishin trajtuar deri atëherë në letrat turke. Në trajtimin e atyre temave ai tregoi aftësitë e tij të jashtë-zakonshme metodologjike dhe, me mënyrën e tij argumentuese, ishte mjaft bindës për lexusit.

Page 257: Takvimi 2009 -Permbajtja

Letërsi 263 Natyrisht, duhen veçuar disa artikuj teoriko-letrarë të Samiut,

ku, pasi bën përkufizimin e poezisë, Samiu flet në mënyrë analiti-ke për zanafillën-esencën e poezisë në shoqërinë njerëzore. Në disa artikuj u bën vështrim të hollësishëm poezive indase, greke, arabe, persiane e turke, si dhe rrjedhave të poezisë evropiane në përgjithësi, me se dëshmon se ishte njohës i mirë i teorisë së letë-rsisë dhe se kishte shije dhe sens në të vlerësuarit e poezisë si art. Dhe kështu, kur bën krahasimin në mes poezisë islame dhe asaj evropiane, Samiu thotë: “Nëse krahasohen qytetërimi lindor, do-methënë qytetërimi islam dhe qytetërimi i vjetër grek, së pari do të shihet ky dallim: Derisa lindorët gjithmonë kënaqeshin me gjë-rat me ngjyra të ndryshme, të skalitura me lule; grekët e vjetër dhe popujt e tjerë të vjetër që ndiqnin qytetërimin e tyre, u kush-tonin kujdes gjërave të thjeshta dhe të pastilizuara. Ky dallim, si-kur ka qenë i pranishëm tek arti i arkitekturës dhe në artet e ndryshme, po ashtu ka qenë i pranishëm edhe te poezia, dhe rima e metri janë në funksion të formës dhe të dekorimit të poezisë apo të fjalës”.10

Kur e përkufizon dhe përshkruan poezinë ai heton se kjo është një punë e vështirë, andaj edhe konstaton: “T’i thuash poezi fjalës së përshtatur dhe të rimuar, domethënë të ulësh shumë po-shtë vlerën e poezisë dhe të poetëve”, dhe vëren se “shumë fjalë të shkruara me metër dhe me rimë, janë shumë larg për ta meritu-ar epitetin poezi, dhe shumë fjalë pa metër e pa rimë, me të drej-të, janë të denja për epitetin poezi”

11

Kështu, Samiu vëren se poezia nuk konsiston vetëm në për-shtatjen e fjalëve në metër e rimë, por ai kërkon anën e vërtetë të poezisë, atë shpirtërore, dhe jo ngulfatjen e poezisë me fjalë të zgjedhura, siç kanë vepruar poetët e hershëm, sidomos ata orien-talë, pa çarë kokën fare për anën kuptimore. Sepse, poeti me anë

.

10 Ş. Sami, Şi’rin mahiyeti ve hakikati, Hafta, No.2, İstanbul, 1298 (1881), s.29. 11 Ş. Sami, Şi’rin mahiyeti ve hakikati, Hafta, No.2, İstanbul, 1298 (1881), s.24-

25.

Page 258: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 264 të fjalëve, përshkruan mendimet dhe ndjenjat njerëzore si dhe si-tuatat e ngjarjet e natyrshme. Samiu duke u nisur nga kjo, poetin e krahason me piktorin dhe thotë: “Poeti është piktor shpirtëror” për të shtuar: “Derisa piktori përshkruan disa trupa me ngjyra mbi letër, mbi mushama, mbi mur, poeti me fjalët që janë dhurata më e bukur e Zotit që i ka dhënë njeriut, përshkruan ndjenjat në deta-je, mendime të larta e situata natyrore”, e për të përfunduar: “mje-ti i piktorit është furça e tij, ndërsa mjeti i poetit është gjuha e tij, dhe, edhe më drejt, mendja dhe zemra e tij”12

Samiu, me të drejtë, konstaton se rima është zbuluar nga ara-bët dhe nga ata është bartur te poetët persianë e turq, dhe ka kalu-ar në Evropë në mesjetë së bashku me veprat e qytetërimit islam. Por, përsa i përket rimës e metrit, Samiu i kundërshton ata që po-ezinë e mendojnë “fjalë në metër dhe të rimuar” dhe shkruan: “Ata që e dinë se ç’domethënë poezia, bashkë me ne e pranojnë se në poezi rëndësia e metrit dhe e rimës është shumë e vogël”.

. Pra, Samiu e përsh-kruan poezinë si kënaqësi dhe lumturi të lartë shpirtërore, që bu-ron nga mendja dhe zemra e njeriut, për të cilën thotë se është një çast zhytjeje në mendime dhe entuziazëm që edhe lexuesit i kri-jon kënaqësi dhe qetësi të mrekullueshme shpirtërore.

13 Për të mbështetur këtë ide, citon një mendim të poetit të njohur persian Xhami*, i cili, kur e përkufizon poezinë, thotë: “Përderisa te më të hershmit poezia ishte fjalë që një gjë, kur dëshirohet, e paraqet të bukur dhe, kur dëshirohet, e paraqet të shëmtuar, të mëvonshmit nuk kujdesen për asgjë pos metrit dhe rimës”14

12 Ş. Sami, Şi’rin mahiyeti ve hakikati, Hafta, No.2, İstanbul, 1298 (1881), s.25. 13 Ş. Sami, Şi’rin mahiyeti ve hakikati, Hafta, No.2, İstanbul, 1298 (1881), s.27. * Mulla Nureddin Abdurrahman Xhami (1414-1492) nga Horasani, poet dhe

dijetar i madh e mistik i dalluar persian. Shënim i imi A. H. 14 Ş. Sami, Şi’rin mahiyeti ve hakikati, Hafta, No.2, İstanbul, 1298 (1881), s.28.

. Sa-miu këtë përkufizim të Xhamit e konsideron shumë të bukur dhe një argument të mjaftueshëm për vërtetimin e pohimit të tij - se nuk është poezi fjala e përshtatur në metër e në rimë. Kështu, ai

Page 259: Takvimi 2009 -Permbajtja

Letërsi 265 kundërshton faktin që në kohën e tij në poezi shumica i kushtojnë rëndësi rimës, dhe se rima konsiderohej një nga kushtet e domos-doshme të poezisë.

Studimi më kritik i Samiut për letërsitë arabe, persiane e turke është ai me titull “Poezia dhe poetët në Lindje”, që e boton në tri vazhdime në revistën “HAFTA”, ku nga një vazhdim u kushton poezive arabe, persiane e turke veç e veç. Sado që mund të themi se në letrat shqipe nuk mungojnë shkrime për historikun e zhvilli-mit të letërsisë arabe, persiane e turke, ne mendojmë se është në të mirë të lexuesve tanë t’i paraqesim edhe pikëpamjet e vlerësi-met e Sami Frashërit për këtë çështje, aq më parë kur e dimë se Samiu ishte dijetar i madh, shkrimtar i dalluar dhe njohës shumë i mirë i letërsisë orientale, ashtu edhe i asaj evropiane, e këto njo-huri, sidomos njohuritë e tij teoriko - letrare, siç thamë, i ka shpa-losur në disa artikuj në revistën “Hafta”.

Samiu ruajtjen e poezisë paraislame tek arabët, e lidh me fa-ktin se arabët kanë ruajtur të njëjtin shkrim që kanë përdorur para Islamit. Dhe, si të gjithë kritikët e letërsisë arabe, poezinë parai-slame e çmon si kryevepër të letërsisë arabe, sepse ishte shekulli kur arabët në poezi e stil të thukët kishin përparuar më së shumti. Por, siç vëren Samiu, më vonë tek arabët poezia pësoi ngecje e rënie dhe poetët e periudhave të mëvonshme merreshin me imiti-min e poetëve paraislamë. Prandaj, sado që çmon shumë qartësi-në e stilit të poetëve të vjetër arabë, Samiu mendon se poezia nuk duhet lënë e kufizuar brenda kufijve të çadrës, shkretëtirës e de-vesë, veçse duhen realizuar ndjenjat e reja dhe mendimet e larta të asaj qartësie të stilit. Sepse, shton ai, sot një poet arab, sado që të kujdeset të shkruajë poezi në mënyrën e poezive të Imrul Kajs-it, përsëri do të mbetet vetëm një imitues i dobët dhe i pashkathët i poetit specialist të periudhës së injorancës (paraislame - A.H.). Në poezi, thotë ai, popullariteti nuk fitohet duke imituar, por duke hyrë shtigjeve të pashkelura. Njeriu që do të bëhet poet, nuk du-

Page 260: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 266 het të imitojë askënd, por, duke iu nënshtruar ndjenjave të tij poe-tike, duhet të angazhohet që në poezi të hapë një shteg të ri.15

Ndërsa, për sa u përket letërsive persiane e turke, Samiu shkruan: “Te poezitë e shkruara në gjuhët persiane e turke para Islamit, nuk është e mundur të arrihet, sepse veprat letrare të vje-tra të këtyre dy popujve kanë humbur e janë zhdukur tërësisht dhe veprat poetike e letrare që ekzistojnë, i përkasin periudhës islame. Mirëpo, nëse shikohet prirja natyrore që kanë për poezinë këta dy popuj, dhe veçanërisht iranianët, nuk është e mundur të besohet se kjo prirje është shfaqur pas Islamit dhe se nuk ka ekzistuar para tij. Por, këto dy gjuhë kishin shkrimet e tyre të veçanta para Islamit dhe, me pranimin e Islamit, braktisën shkrimet e tyre të vjetra. Qysh kur kanë filluar të shkruajnë me grafi arabe, duke e konsideruar të natyrshme që veprat e vjetra të tyre letrare t’i shi-konin si vepra të kufrit (të mosbesimit), nuk u morën me grumb-ullimin dhe ruajtjen e tyre. Dhe në këtë mënyrë të gjitha veprat e vjetra janë zhdukur. Madje edhe iranasit e shpërngulur në Indi si adhurues të zjarrit, nuk arritën ta ruanin tërësisht librin e tyre “Zerdusheti” (Zaratustra) që e konsideronin të shenjtë, dhe sot gjenden vetëm disa pjesë të këtij libri”.

16

Samiu është i vetëdijshëm për mundësinë e ekzistimit të kriji-mtarisë letrare persiane paraislame, dhe shkruan: “Sado që mund të supozohet se, sipas madhësisë së vjetër luftarake e politike të iranianëve, edhe poezia e letërsia e tyre do të kenë përparuar shu-më, koha së bashku me pushtetin e Kasras (sundimtar i fisit Sa-sanid në Iranin e vjetër - A.H.) i kishte zhdukur edhe gjurmët e

Këto konstatime të Samiut nuk janë tejkaluar as sot, sepse,

përveç disa mbishkrimeve e këngëve fetare, as në persishte dhe as në turqishte nuk janë zbuluar vepra letrare të periudhës para isla-mizimit të këtyre dy popujve, sado që besohet dhe flitet për kriji-me të tilla.

15 Ş. Sami, Şarkta şi’r ve şuara, I, Hafta, No. 4, İstanbul, 1298, s. 57. 16 Ş. Sami, Şarkta şi’r ve şuara, I, Hafta, No. 4, İstanbul, 1298, s. 57.

Page 261: Takvimi 2009 -Permbajtja

Letërsi 267 qytetërimit iranian”. Dhe vazhdon: “Zaten, për shkak se gjuha iraniane është shumë më e përshtatshme dhe më e këndshme për poezi, në ato kohë iranianët edhe pse të gjitha shkencat i kanë shkruar dhe i kanë mësuar në gjuhën arabe, dhe madje edhe në korrespondenca përdornin kryesisht gjuhën arabe, persishten po thuaj, e kishin dedikuar vetëm për poezinë. Poetët iranianë nuk u nënshtrohen fare poetëve arabë dhe mbajtën një rrugë të veçantë të tyre, prandaj është një gjë e çuditshme që të mos gjendet asnjë ngjashmëri midis poezisë arabe dhe poezisë persiane. Nga një anë, kjo kundërvënie, dhe nga ana tjetër, ngjashmëria e poezisë persiane me poezinë indase e greke dhe me poezitë e gjuhëve të tjera ariane, shtrojnë mundësinë që poetët e mëparshëm t’u jenë nënshtruar veprave poetike të Iranit të krijuara para Islamit. Se-pse, sado që sot nuk ka një vepër nga poezia dhe letërsia para-islame e Iranit, është e mundur që në kohën e poetëve Dekiki dhe Firdevsi, të ketë pasur disa kujtime nga poezitë e vjetra, qoftë edhe të mbajtura në mend nga populli. Ashtu siç kanë arritur tek poetët e Iranit islamikë shumë aspekte të historisë së vjetër të Iranit, po ashtu edhe disa vepra të poetëve të kohëve të Darit dhe të Nevshirvanit duhet të kenë arritur në veshët e këtyre poetëve.17

Duke u marrë me vlerësimin e poezisë persiane, Samiu vëren se poetët iranianë janë të shkathët, të matur në fjalë e me mendim të thellë, dhe, kur ndalet të veçojë veprat më të dalluara, konsta-ton se ndër veprat që më së shumti meritojnë të lavdërohen, janë këngët që përshkruajnë tregimet e hollësishme, qoftë të mbështe-tura në histori, qoftë të imagjinuara, që janë poezi që kanë të bëj-në me moralin dhe filozofinë. Edhe veprat që kanë të bëjnë me dashurinë, edhe pse janë të hartuara me mjeshtëri tepër të bukur e të mrekullueshme, sipas Samiut, kanë dy të meta të tyre të mëdha dhe kryesore, që ua ulin vlerën. E para është se dashuria, e cila, sipas rregullave të natyrshme dhe njerëzore, nuk u drejtohet grave dhe nuk flet për to, por gjendet në një veprim jo të zakonshëm.

17 Ş. Sami, Şarkta şi’r ve şuara, II, Hafta, No. 6, İstanbul, 1298, s. 86-87.

Page 262: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 268 Sado që në “gazelet” e poetëve iranianë, fjalët e përmendura “dil-ber” dhe “xhanan” (e dashur - shpirt) kryesisht kanë të bëjnë me dashurinë e një personi të imagjinuar, edhe në rast se ekziston ai person, s’ka dyshim se do të jetë i dashuri i një lloji të dashurisë që ekspozonin Platoni dhe filozofët e tjerë grekë e që te lindorët është e njohur pa sukses me emrin “ashk-i hakiki” (dashuri e vër-tetë). Dhe, megjithëqë, poetëve të mëdhenj që janë me shkathtësi dhe vlerë të pakundërshtueshme, nuk mund të lejohet t’u mbathet ndonjë qëllim dhe atribut tjetër, mbase duke llogaritur që është shpenzuar pa vend edhe shkathtësia edhe kënaqësia që janë te fja-lët e poetit, që është i gjinisë tjetër, që i përket dashurisë sipas natyrës, kjo mjafton për ta shkatërruar. Edhe nëse ekziston mishë-rimi i dashurisë që pretendonin Platoni dhe shokët e tij, mundet që, në vendet ku nuk përziheshin fare gratë dhe burrat, si në Gre-qi të vjetër e në Iran, dhe kjo meqë ishte shkaktuar nga një kra-hasim që është bërë me gratë, sipas Samiut kësaj, në vend që t’i thuhej dashuri e vërtetë, duhej t’i thuhej “ashk-i kadhib” (dashuri e rrejshme) apo “ashk-i mexhazi” (dashuri figurative). E meta dhe faji i dytë i gazeleve (këngëve lirike) persiane, sipas Samiut, qëndron në faktin se janë të mbyllura në disa fjalë, si: trëndafil, bilbil, selvi (qiparis), bistekët e së dashurës, verë, mejhane, mej-hanexhi dhe shetitja gjithmonë rreth këtyre e kujdesi i tepruar ndaj disa krahasimeve jo të zakonshme, deri në atë masë, sa të dalë jashtë së zakonshmes. Paaftësia dhe pamundësia e poetëve elokuentë iranianë, që t’i numërojnë këto situata të pamundura, sipas Samiut, i ka privuar veprat e tyre poetike nga shija dhe bu-kuria që kanë pasur për qëllim. Sado që brenda një gazeli persian që ka të bëjë me dashurinë, mund të gjesh një varg apo një bejt, i cili mund të pëlqehet nga çdo aspekt, brenda një divani (përmble-dhjeje) të këtillë rrallë gjendet një gazel i zi.

Pasi u pa se ishin të paqëlluara oratoritë që kishin të bënin me dashurinë, Samiu shkruan se poetët e Lindjes, duke u dhënë këty-re një ngjyrë të tesavufit (misticizmit islam), kanë pohuar se nga e dashura që është qëllim i dashurisë së gnostikëve, është “fuqia e

Page 263: Takvimi 2009 -Permbajtja

Letërsi 269 universit”. Në të vërtetë, thotë Samiu, te disa poetë të mëdhenj, si Sa’di dhe Hafiz Shirazi, dhe veçanërisht në poezitë e disa sufistë-ve, si Xhami-u dhe Mevlana Rumi-u, që merren shumë me poezi, edhe pse është e qartë se kishte tesavuf, as që mund të pohohet se në çdo poezi të çdo poeti kishte tesavuf, dhe as që në çdo bejt e gazel të këtyre personave nga e dashura të synohej dashuria e gnostikëve.19

Në vazhdim Samiu vëren se poezia në Iran ishte bërë modë, edhe pse kishte pak karakter dituror. Dihet se poezi nuk është vetëm të vargosh ca fjalë të përshtatura në metër, por nga njeriu që do të bëhet poet, thotë Samiu, kërkohet që të jetë i ditur në një masë, të ketë karakter poetik dhe të ketë një shkathtësi të veçantë e fuqinë imagjinative në përshkrimin dhe shpjegimin e gjërave. Dhe, sipas Samiut, shumë persona në Iran, që nuk i posedojnë kë-to cilësi dhe duan të thurrin poezi me zor, herë janë detyruar të përshtatin disa fjalë të rimuara e të thjeshta, saqë nuk u thuhet po-ezi, herë me imitimin e poetëve të njohur janë detyruar t’i marrin dhe t’i përdorin në mënyrë identike shprehjet që kishin përdorur ata. Dhe, në këtë mënyrë, me poetët e njohur persianë, krahas të zakonshmeve, ekziston edhe soji i imitatorëve, që edhe pse për nga pamja e jashtme duken shumë të bukur dhe të këndshëm, për shkak se shprehjet dhe kuptimet e brendshme të tyre ishin mall i vjedhur dhe për shkak se nuk ishin përdorur në mënyrë të përsh-tatshme, kuptohet se janë fals e të zhveshur nga çdo lloj lezeti, fuqie e shpirti”. Por, Samiu e di se iranianët kanë pasur poetë të mëdhenj, andaj shkruan: “Pasi të përjashtohen të këtillët, mbesin shumë poetë si: Sa’di, Hafizi, Enveri, Sozuni, Rudaki, Xhami, Saibi, Shevketi, që kanë thurur vërtet fjalë në stil të mrekulluesh-ëm, dhe sikur të mos gjendeshin disa nga të metat e përmendura lart edhe tek këta, do të mund të thuhej se tek asnjë popull e komb nuk ka të ngjashëm si poetët iranianë. Sidoqoftë, të thuhet

19 Ş. Sami, Şarkta şi’r ve şuara, II, Hafta, No. 6, İstanbul, 1298, s. 88.

Page 264: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 270 se gjuha persiane është gjuhë e poezisë, dhe Irani vend i poetëve, është e drejtë dhe e arsyeshme”.20

Natyrisht, Samiu si njohës i mirë i letërsisë, si i asaj të Lindj-es, edhe i asaj të Perëndimit, kur flet për poezinë persiane, është shumë më kreativ; ofron të dhëna e krahasime midis poetëve ira-nianë me ata evropianë. Duke i dalluar poetët e njohur persianë, siç shprehet: “Sidomos, janë të rrallë ata që u ngjajnë poetëve ira-nianë që nuk merren me gazele, por që poezitë e veta i themeloj-në e i mbështetin në një strukturë historike ose imagjinative, ose që fuqitë e tyre poetike i shpenzojnë në fushë të etikës dhe të drejtësisë. Poetët persianë, si Firdevsi, Dekiki, Saadi, Nizami, Xhami, Attari janë në një shkallë të lartë dhe do të mund të ma-teshin me poetët e Greqisë së vjetër - Homerin dhe Sofokliun, me Virgjilin e Romës, me Danten e Italisë, me Miltonin e Anglisë, dhe nga ana tjetër, me Kornelin, Rasinin, Gëten, Shilerin, Sheks-pirin, dhe mbase edhe me poetët e shekullit tonë - Lamartinin, Lord Bajronin, Viktor Hygon”.

21

Gjithashtu ai nuk kursen fjalë për ta vlerësuar personalitetin e Firdevsit dhe të veprës së tij madhore Shahnamesë, dhe, duke e krahasuar Firdevsin me Homerin, shkruan: “Homeri ashtu siç e meriton epitetin Babai i poetëve nga aspekti i lashtësisë kohore, edhe me shkathtësi është i denjë për këtë epitet, sado që nuk ka poet që do t’ia kalonte, edhe Firdevsi nuk mbetet shumë prapa tij. Firdevsi vërtet është mjeshtër dhe udhëheqës i të gjithë poetëve persianë; shkathtësitë, kënaqësitë e bukuritë që janë në Shahna-menë e tij, karakteristikat dhe përshkrimet që janë në të, dhe, edhe më drejt, mishërimet, nuk është e mundur të gjinden në as-një vepër tjetër. Fakti se është e shkruar në gjuhë të pastër, se është e zhveshur nga fjalët dhe shprehjet arabe, dhe se është shkruar me një stil shumë të thjeshtë, Shahnamesë i jep një rëndë-si dhe vlerë të veçantë. Rregullimi poetik i kësaj vepre të madhe

20 Ş. Sami, Şarkta şi’r ve şuara, II, Hafta, No. 6, İstanbul, 1298, s. 88. 21 Ş. Sami, Şarkta şi’r ve şuara, II, Hafta, No. 6, İstanbul, 1298, s. 90.

Page 265: Takvimi 2009 -Permbajtja

Letërsi 271 është aq i thjeshtë dhe i natyrshëm, saqë edhe kur dëshirohet që shumica e vargjeve të shndërrohen në prozë, nuk është e mundur të gjesh shprehje të tjera nga fjalët që ka përdorur Firdevsi, dhe atë rregullim poetik të mrekullueshëm me qëllim të shprehjes së të njëjtit kuptim, s’ka mundësi ta shndërrosh në prozë. Thuajse ato kuptime, ato shprehje, ato fjalë janë krijuar të vargënuar nga amshimi dhe janë përgatitur për gojën e Firdevsit, dhe me ndihmë të një force të çuditshme i janë bërë frymëzim e i janë lënë me-ndjes dhe imagjinatës së atij njeriu të jashtëzakonshëm! Po ashtu, edhe veprat e njohura, si: “Hamse” (Pesëshja) e Nizamit, “Bos-tani” e Sadiut, “Heft Örnek” (Shtatë llojet-modelet) e Xhami-ut, “Kullijat” (Veprat e përgjithshme) e Attarit dhe veprat e disa po-etëve të shkruara me këtë metodë, për vete kanë një rëndësi e vlerë të veçantë22

Samiu i çmonte shumë poetët klasikë iranianë, prandej edhe shpreh keqardhje që ata nuk kanë shkruar gjininë e dramës, dhe thotë: “Fakti që teatri nuk njihej në Iran, dhe në përgjithësi në Bo-tën Islame, është një situatë për keqardhje. Sepse, poetët si Fir-devsi, Nizami, Saadi, Xhami, Attari do të kishin lënë drama e tragjedi të cilat nuk do të mbeteshin mbrapa në formë (stil) nga veprat e Sofokliut dhe të Opidinit të Greqisë së vjetër. Po ashtu, sikundër që poetët të cilët në Evropë u paraqitën në shekullin e kaluar, si: Korneli, Rasini, Volteri e të tjerë, në vargjet e tyre, du-ke mos ndërtuar diçka të re e që kanë përsëritë e përtërirë formën e poetëve të vjetër grekë, edhe poetët iranianë kanë shëtitur në kuadër të asaj që është ndërtuar e shpjeguar disa herë në poezi e në prozë në veprat më të njohura, si: “Ferhad ve Shirin”, “Jusuf ve Zulejha”, “Lejla ve Mexhnun”

.

23

Me sa shohim, Samiu na paraqitet si njohës i mirë i letërsisë orientale-islame në përgjithësi, dhe i asaj iraniane në veçanti, dhe janë shumë interesante vlerësimet që i bën letërsisë iraniane, si-

.”

22 Ş. Sami, Şarkta şi’r ve şuara, II, Hafta, No. 6, İstanbul, 1298, s. 90-91. 23 Ş. Sami, Şarkta şi’r ve şuara, II, Hafta, No. 6, İstanbul, 1298, s. 91.

Page 266: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 272 domos edhe duke bërë krahasime të qëlluara me letërsinë perë-ndimore. Ndonëse disa nga mendimet e tij edhe mund të konte-stohen nga të arriturat e studimeve të reja të kohës, ka sosh që edhe në kohën tonë qëndrojnë ende.

Gjithashtu Samiu ishte mjaft aktiv edhe me shkrime të tjera që pasqyrojnë kulturën islame, rrjedhimisht edhe atë iraniane, e cila ishte pjesë e pandarë e kulturës orientale, e qytetërimit të shkëlqyeshëm islam.

Ndaj trajtimit të qytetërimit islam24

24 Shih veprën e Sami Frashërit Medeniyet-i İslamiye, Cep Kütüphanesi, No. 1,

İkinci Tab’ı, İstanbul, 1302/1885; në shqipe Qytetërimi islam, përkthyer nga Mehdi Polisi, Logos-A, 2002, Prishtinë.

, respektivisht të kulturës islame, Samiu kishte pikëpamje të qarta e objektive dhe gjithnjë u kundërvihej pikëpamjeve subjektive e nënçmuese që shfaqeshin rreth qytetërimit islam e kulturës islame-orientale. Prandaj, Samiu punoi shumë për të përshkruar e prezantuar vlerat e rolin e qytetë-rimit e të kulturës islame për njerëzimin, dhe në këtë mënyrë u përgjigjet të gjithë atyre përpjekjeve që bëheshin për të ulur vle-rën dhe ndihmën që ky qytetërim islam i dha qytetërimit mbarë-njerëzor.

Page 267: Takvimi 2009 -Permbajtja

PPeerrssoonnaalliitteettee

Duke kujtuar Mevlanën, poetin e madh të dashurisë së pastër hyjnore... (me rastin e 801-vjetorit të lindjes)

Xhelaluddín er-Rûmi (604/shtator 1207-672/1273)

Poeti më i madh i sufizmit

Është poeti më i madh mistik i Islamit, por mund të thuhet pa frikë se e teprojmë se është më i madhi në kuadër të literaturës mistike në përgjithësi... Thjeshtësia, domosdoja e Rumit bazohet në unitetin e posaçëm të mendjes dhe përvojës së thellë religjio-ze.1

1 Dr. Muhammed Hamiduddin, “Historia e sufizmit”, përktheu nga boshnjakish-

tja, Dr. Selim Sylejmani, Prishtinë, 2005, fq. 179.

Xhelaluddín Muhamed ibn Muhamed Belkhiu pastaj Konja-

viu, i njohur si Rumiu (604-672 h.), është njëri ndër poetët më të shquar të njerëzimit dhe dijetar i madh i mendimit, prej të cilëve përfitoi shumë qytetërimi ynë i lulëzuar islam, duke kontribuar me bagazhin e tij mendor dhe artistik në pasurimin e krejt njerëzi-mit.

Page 268: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 274 Ky poet ishte sufist, e përzgjodhi atë si rrugë në jetën e tij

praktike, sikurse e përzgjodhi si filozofi dhe inspirim për mendi-min dhe artin e tij të lartë. Jeta e tij mendimtare u përzie me jetën praktike deri në atë gradë sa e bëri sufizmin e tij një përzierje të filozofisë dhe urtësisë praktike.2

Gjenialiteti i Rumiut si poet u shfaq në një periudhë të ava-ncuar të pjekurisë së tij mendore dhe shpirtërore. Por, është e çu-ditshme në këtë gjenialitet, se si ai e bëri prodhimin e tij mendor të moshës pas 40-vjeçare të ndryshonte krejtësisht nga prodhim-taria e tij para kësaj periudhe. Ai ishte një vaiz dhe konsiderohej prej dijetarëve të medhhebit hanefi dhe u bë një sufist, artist, po-et, i urtë, moralist dhe filozof human.

3

“Pak kohë para se të vdiste Moulana Rumiu, shqiptoi testa-mentin e tij proverbial. Në mes të tjerash ai porosit: “... Qëndroni larg së keqes dhe mëkatit. Të kontrolloni veprimet tuaja dhe të jeni këmbëngulës në agjërim. Hani pak, flini pak, flisni pak. Që-ndroni larg lakmive epshore me të tëra forcat. Duroni ofendimet që u bëjnë të tjerët. Bëni shoqëri me njerëz zemërmëdhenj e të përshpirtshëm. Njeri i mirë është ai që u bën mirë të tjerëve dhe këshilla më e mirë është ajo që i drejton njerëzit drejt së mirës...”

4

2 Dr. Muhammed Abdusselam Kefafi, “Methnevi Xhelaluddin er-Rûmi”, për-

kthyer në arabisht, shpjeguar dhe studiuar, vëllimi I, Bejrut, 1966, fq. 1. 3 Po aty, fq.4. 4 Shefik Osmani, “Panteoni iranian dhe iranologët shqiptarë”, Tiranë, 1998, fq.

257-258.

Page 269: Takvimi 2009 -Permbajtja

Personalitete 275

Xhelaluddin Rumiu për dashurinë hyjnore

Shpirti që nuk ka si simbol të tij dashurinë e vërtetë, është më mirë të mos ekzistojë, pasi ekzistenca e tij kështu, është vetëm turp!

Ji i mbushur me dashuri, pasi krejt gjithësia është dashuri dhe pa bashkëpunuar me dashurinë nuk mund të arrihet tek i dashuri. Thonë çfarë është dashuria? Thuaj: Të heqësh dorë nga vullneti! Dhe ai që nuk heq dorë nga vullneti i tij, është njeri pa vullnet!

I dashuri është mbret, ndërsa botët pluhur para këmbëve të tij! Mbreti asnjëherë nuk e sjell kokën nga ajo që është hedhur para këmbëve të tij!

Dashuria dhe i dashuri do të jenë deri në përjetësi, prandaj mos e lidh zemrën tënde me diçka tjetër përveç tyre, sepse do të jetë një shfaqje me fund!

Deri kur do të rrish i përqafuar pas këtij të dashuri të vdekur5

5 Ka për qëllim këtë botë të përkohëshme.

? Përqafoje shpirtin, edhe pse nuk ka kufij. Lulet që çelin në pran-verë, vdesin në vjeshtë, ndërsa kopshti i dashurisë nuk ushqehet nga pranvera. Ato lule që pranvera i sjell plot ferra, janë si vera e lëngjeve që nuk pastrohet asnjëherë nga llumi. Prandaj, mos u drithëro mbi kështjellat e trupit, por ec duke vrapuar mbi këmbët e tua! All-llahu i dhuron krahë atij që heq dorë nga kështjellat e trupit!

Biseda e Rumiut me zemrën e tij

O zemra ime! Përse ke mbetur rob i këtij skeleti të zhduksh-ëm prej dheu? A nuk fluturon jashtë asaj skute, sepse ti je zog nga bota e shpirtit? Ti je shoqërues i vetmisë së kënaqësisë, qënd-ron pas perdes së sekreteve, e si e lejon atëherë të jetë pozita jote në këtë vend të zhdukshëm?

Page 270: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 276 Shihe pak veten, dil nga aty dhe largohu nga burgu i botës së

formave drejt vendit të kuptimeve, sepse ti je zog i botës së she-njtë, i penduar i ndenjave të qetësisë... Është e ulët të vazhdosh të qëndrosh në këtë pozitë!

Gazel sufist me të Dashurin... O i Dashur! Asnjë kënaqësi në të dy botët nuk kam gjetur pa Ty! Kam parë shumë çudira, por nuk kam parë çudi më të madhe

sesa Ty! Thonë se djegia në zjarr është hise e femohuesve, por unë nuk

kam parë të privuar nga zjarri Yt, përveç Ebu Lehebit! Ah, sa herë e kam vënë veshin e shpirtit në dritaret e zemrës, kam

dëgjuar shumë fjalë, por... nuk i kam parë buzët...

Munâxhât... O Ti që në orët e dhembjes, je qetësia e frymës sime! O Ti që në hidhërimin e varfërisë, je thesari i shpirtit tim! Ajo që s’e përmban iluzioni as s’e sheh arsyeja, i mbërrin shpirtit

tim prej Teje, sepse Ti je Kibla ime! Në rekatet e namazit tim përfytyrimi Yt, o Mbret, bëhet detyrim

për mua, si seb’ul methâni6

6 Sureja el-Fatiha. (M.S.)

!

Vrapim drejt të Dashurit... (sipas mënyrës perse të thurjes së vargjeve, pyetje-përgjigje)

Tha: Kush është në derë? Thashë: Robi Yt i përvuajtur. Tha: Çfarë kërkon? Thashë: Të të jap selam, o i Madhëruar. Tha: Po deri kur do të më ndjekësh nga pas? Thashë: Derisa të

më ftosh!

Page 271: Takvimi 2009 -Permbajtja

Personalitete 277 Tha: Po deri kur do të vazhdosh të mekesh? Thashë: Deri në

Kiamet! Unë pretendoj dashurinë dhe betohem për të, se në rrugën e saj kam humbur pasurinë dhe madhështinë!

Tha: Gjykatësi kërkon një dëshmitar për këtë pretendim! Thashë: Dëshmitar kam lotin tim dhe argument tharjen e fytyrës

sime! Tha: Dëshmitari është i mangët, pasi sytë e tu janë gjynahqarë! Thashë: Pasha madhështinë e drejtësisë Sate, ata janë të drejtë

dhe nuk kanë asnjë mangësi! Tha: Po për çfarë je deklaruar? Thashë: Për besë dhe dashuri! Tha: Atëherë çfarë do prej Meje? Thashë: Butësinë Tënde të

plotë! Tha: Me kë shoqërohesh? Thashë: Me përfytyrimin Tënd, o

Mbret! Tha: Po çfarë të ka sjellë këtu? Thashë: Të pi nga gota Jote! Tha: Po cili është vendi më i mirë? Thashë: Kështjella e Cezarit! Tha: Po çfarë ke parë në të? Thashë: Njëqind mrekulli! Tha: Po përse ajo është e zbrazët? Thashë: Nga frika e cubave të

rrugës! Tha: Po kush janë cubat e rrugës? Thashë: Ndërgjegjja! Tha: Po ku është shpëtimi? Thashë: Në asketizëm dhe devot-

shmëri! Tha: Çfarë është asketizmi? Thashë: Rruga e shpëtimit!7

7 Dr. Muhammed Abdusselam Kefafi, “Methnevi Xhelaluddin er-Rûmi”, për-

kthyer në arabisht, shpjeguar dhe studiuar, vëllimi I, Bejrut, 1966, fq. 31- 35.

Page 272: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 278

Tregimi i takimit të halifit me Lejlanë I tha khalifi Lejlasë: “A je ti ajo që Mexhnuni për ty u bë me-

ndjelehtë dhe u çmend? Ti nuk qenke më e mirë se bukuroshet e tjera!” Ajo ia ktheu:

“Mbylle, se ti nuk je Mexhnuni!” Pra, kushdo që është i tërhequr (pas botës materiale), është i

hutuar (nga bota e shpirtrave) dhe qenia e tij zgjuar është më keq sesa gjumi i tij.

E kur shpirtrat tanë të mos jenë zgjuar për Hakun8, qenia jonë zgjuar do të jetë si të kishim mbyllur derën.9

Nuk ka qenë e rastit kjo teknikë e mbushjes së një trupi të vjetër me motiv të ri”

Methneviu (vargjet 30-140) (Është ruajtur origjinali, duke u ndarë

në njësi me nga 5 fjali –M.S.-) “Themeli i Mathnavi-së së Rumi-t, mbështetet mbi alegorinë. Rrëfimi alegorik është niveli i ligjërimit që duket më i thellë se

kuptimi tekstual i tekstit dhe sofistikimi i tij kërkon një shprehje artistike. Rumi e merr

alegorinë e vet në Mathnavi nga burime të ndryshme, duke përfshirë edhe librat hyjnorë,

tregimet profetike dhe folklorin. Më tej ai i lë mendimet e tij mistike të rrjedhin në rrymat e kësaj

alegorie.

10

8 Haku, (El-Hakku), prej 99 emrave të bukur të All-llahut të Madhëruar. (M.S.) 9 Dr. Muhammed Abdusselam Kefafi, “Methnevi Xhelaluddin er-Rûmi”, për-

kthyer në arabisht, shpjeguar dhe studiuar, vëllimi I, Bejrut, 1966, fq. 111. 10 Shirin Dokht Daghighian, “Mathnavi dhe poetika bashkëkohore”, në revistën

shkencore-kulturore “PERLA”, viti V, 2000, nr.1, fq. 226.

Page 273: Takvimi 2009 -Permbajtja

Personalitete 279 I dashuri është gjithçka, ndërsa i dashuruari perde! I dashuri

është i gjallë, ndërsa i dashuruari i vdekur! Kur i dashuruari të mos ketë më kujdesin e të dashurit, mbetet i

mjerë, si zogu pa krahë! Si të kem mendje që të kuptoj atë që kam nga para e nga pas, kur

drita e të dashurit tim nuk gjendet para e pas meje? Dashuria na bën të flasim në këtë mënyrë, sepse si do të ishte

pasqyra, nëse nuk do të reflektonte pamjet e të dukshmeve?! A e di se përse është errësuar faqja e pasqyrës sate? Është errë-

suar, sepse e ka mbuluar ndryshku e s’i ndahet! Dëgjoni pra, të dashur, këtë tregim që përmban me të drejtë rea-

litetin e gjendjes sonë:

Tregimi i dashurisë së mbretit me skllaven dhe blerja e skllaves

Në kohët e lashta jetonte një mbret, të cilit i nënshtrohej mbre-tëria e botës dhe e fesë.

Një ditë prej ditësh, së bashku me parinë e tij, u nisën për gjah. Rrugës mbreti pa një skllave, dhe shpirti i tij u skllavërua para

saj. Kur zogu i shpirtit të tij ra në kafaz, ai e pagoi dhe e bleu të da-

shurën e tij. Kur e bleu të dashurën dhe filloi të gëzohej me të, ajo u sëmur

rëndë. (Si të thuash) Ai kishte një gomar pa një kandil, e kur e gjeti ka-

ndilin, ujku i hëngri gomarin! Ai kishte një enë, por nuk kishte se si të arrinte tek uji, e kur e

gjeti ujin, iu thye ena! Kështu, mblodhi të gjithë mjekët më të mirë nga çdo cep i botës

dhe u tha: Shpirtrat e të dyve nesh janë në duart tuaja!

Page 274: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 280 Për shpirtin tim mos u merakosni, por shpirti i saj është shpirt i

shpirtit tim, unë jam i sëmurë e ajo është shërimi im! Kushdo që do t’i gjejë shërim shpirtit tim, do të ketë thesaret, dia-

mantet dhe florinjtë e mi! Të gjithë thanë: Ne nuk do të kursejmë as shpirtrat tanë, po do të

mbledhim dituritë tona dhe do të bashkëpunojmë për t’ia arritur qëllimit.

Secili prej nesh është Mesihu i botës dhe çdo sëmundje ka një shërim tek ne!

Nga pangopësia harruan të thoshin: “Nëse do All-llahu”, dhe Zoti u shfaqi atyre pamundësinë njerëzore.

Lënia e përveçimit11

11 Nënkupton lidhjen e vullnetit njerëzor me vullnetin hyjnor, me shprehjen

“Inshaall-llah”.

për mua është e rëndë dhe nuk nënkuptoj me këtë vetëm shqiptimin e asaj fjale, por mosbesimin me zemër.

Sa e sa folës nuk dinë të përdorin në fjalët e tyre “përveçimin”,

edhe pse shpirti i tyre është i lidhur me shpirtin e asaj shpre-hjeje!

Kështu, gjithçka që vepruan dhe sajuan prej ilaçeve dhe melhe-meve, nuk bënte asgjë tjetër veçse ia shtonte dhembjen dhe nuk vinte shërimi.

Sëmundja e dobësoi shumë skllaven, ndërkohë që sytë e mbretit derdhnin lotë gjaku si një lumë.

Desh kaderi që përzierja e uthullës me mjaltin t’ia shtonte asaj sëmundjen e sarillëkut e vaji i bajameve thatësirën e fytit.

Një tjetër ilaç i shtoi sëmundje të re skllaves, saqë edhe pirja e ujit ia shtonte temperaturën.

Page 275: Takvimi 2009 -Permbajtja

Personalitete 281

Si iu shfaq mbretit paaftësia e mjekëve në shërimin e skllaves, si iu drejtua madhështisë së All-llahut

dhe si pa një prej eulijave në ëndërr Kur e pa mbreti paaftësinë e mjekëve, doli me këmbë të zbathura

drejt xhamisë. Hyri në të dhe u drejtua nga mihrabi duke e njomur vendin e

sexhdes me lotët e tij. E kur e mori veten nga të mbyturit në dallgët e vdekjes, e lëshoi

gjuhën e tij duke u lutur: “O Ti që para dhuntive të Tua s’vlen asgjë kjo botë! Çfarë të të

them Ty që e di të fshehtën e të dukshmen? O Ti që je përherë vendstrehimi ynë në nevojë, kemi humbur

rrugën sërish12

12 Nënkupton drejtimin te dikush tjetër pos Tij.

! Por, Ti je Ai që ke thënë: “Unë e di sekretin tënd, vrapo ta shfa-

qësh atë!” E kur britmat e tij dolën nga thellësitë e shpirtit, deti i dhuntive u

hap. E teksa qante, e mori gjumi dhe pa në ëndërr një plak të bardhë

para tij. Plaku i tha: “O ti mbret! Sihariq, se nevoja jote do të kryhet, kur

të të vijë nesër një njeri i huaj, prej nesh. Kur të të vijë, ai është i urtë e i mprehtë, dhe dije se është i sinqe-

rtë, sepse vërtet është besnik i sinqertë!”

Page 276: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 282 Shih magjinë absolute në shërimin e tij! Dhe mendo fuqinë e së

vërtetës në përzierjet e saj13

O ti që më je si Mustafaja

. Kur doli agimi dhe u afrua takimi, dielli nxori rrezet nga lindja

dhe yjet u dogjën. Mbreti po qëndronte ulur në safallëk për të parë vërtetimin e asaj

që i ishte shfaqur. Kur pa një njeri të ndershëm e të mirë, si të ishte diell në mes

hijesh. Teksa afrohej, nga larg dukej si hëna e re, e për nga delikatesa e

tij, dukej si të mos ishte prezent, paraqitja e tij ishte si një ëndërr.

Ëndrrat në shpirt janë si hiçi, (megjithatë) shikoje këtë botë sesi

sillet rreth ëndrrave! Mbi ëndrra realizohen pajtimet a konfliktet e njerëzve, dhe mbi to

çka konsiderojnë krenari e çka turp! Por këto ëndrra që janë litarë për evlijatë e Zotit, nuk janë veçse

pamje të begative në kopshtet e All-llahut! E ajo ëndërr - të cilën e pa mbreti në gjumë- në vazhdimësi shkël-

qente në paraqitjen e mikut të tij të pritur! Mbreti bëri përpara drejt tij dhe u shfaq para mikut të ardhur

nga e panjohura. Secili prej tyre e madhëronte Zotin dhe ishte i ditur; dhe shpirtrat

e tyre u bashkuan pa nevojën e asnjë lidhjeje materiale. Mbreti i tha: “Ti paske qenë i dashuri im, jo skllavja! Por... gjë-

rat në këtë botë nxjerrin njëra- tjetrën! 14, dhe unë si Omeri, ja ku po e lidh

rripin tim dhe po qëndroj shërbëtor para teje!”15

13 Me këtë përzierje nënkupton punën që bën mjeku në përgatitjen e ilaçeve të

tij. 14 Pejgamberi Muhammed (a.s). 15 Po aty, fq. 75-80

Page 277: Takvimi 2009 -Permbajtja

Personalitete 283

Lutja All-llahut, Dhuruesit të mbarësisë, të na japë mbarësi në mbrojtje të edukatës në çdo rast,

si dhe shpjegimi i dëmeve të rënda që vijnë si pasojë e humbjes së edukatës

Ne I lutemi All-llahut që të na japë mbarësi drejt edukatës, pasi ai që nuk ka edukatë, mbetet i privuar nga butësia e Zotit.

Ai që nuk ka edukatë, dëmi i tij nuk përkufizohet vetëm ndaj vetes së tij, veçse ai ndez zjarrin në çdo horizont.

Një sofër zbriste nga qielli pa ndonjë vështirësi, pa shitje, pa

blerje. Por një grup nga populli i Isait thanë me arrogancë: “Ku është

hudhra, ku është thjerrëza?” Kështu që edhe buka e qiellit dhe sofra e tij iu ndaluan, duke u

mbetur mundi i bujqësisë dhe puna me sëpatë e kazmë. Por, kur Isai ndërmjetësoi te Haku, Ai ua dërgoi mirësitë në ta-

baka. Përsëri arrogantët iu kthyen mungesës së edukatës dhe e grabitën

ushqimin si lypësit. Atëherë Isai i thirri dhe u tha: “Kjo sofër do të jetë e përhershme

dhe nuk do të ndalohet ardhja e saj në tokë” Me të vërtetë që paragjykimi dhe pangopësia - para sofrës së të

Madhëruarit - është femohim! Njerëzve u janë mbyllur dyert e mëshirës nga vepra e atyre që u

shfaqën si lypsa dhe u verbuan nga pangopësia! Retë nuk vijnë aty ku ndalohet zekati, ashtu sikur kurvëria sjell

mjerim në çdo anë! Prandaj çdo errësirë dhe stres që të kaplon, vjen si rezultat i

mburrjes dhe arrogancës së tyre!

Page 278: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 284 Kushdo që shfaq arrogancë në rrugën e të dashurit, është cub në

rrugën e njerëzve, i paburrë! Nga edukata, me nur është mbushur gjithësia, dhe nga edukata,

papërlyeshmëria dhe pastërtia u bënë cilësi të melekëve! Nga arroganca ndodh eklipsi i Diellit dhe nga guximi (i paarsy-

etuar) Azraili16

Mirë se erdhe, o i përzgjedhur, o i pëlqyer! Nëse mungon ti, vjen kadaja

u kthye në derë!

Takimi i mbretit me mjekun hyjnor për të cilin iu dha sihariq në ëndërr

Mbreti hapi krahët dhe e përqafoi mikun, dhe një ndjesi e ngja-shme me dashurinë iu ngjall në zemrën dhe shpirtin e tij.

Mori t’i puthte dorën e ballin dhe e pyeti për mekamin dhe rru-gën.

E udhëhoqi, teksa e pyeste, drejt e në krye të vendit, dhe i tha:

“Më në fund gjeta një thesar, si rezultat i durimit tim”. Dhe vazhdoi: “O dhuratë e Hakut dhe o largues i ngushtimit! O

ti që je kuptimi i: “Durimi është çelës i ngallënjimit”! O ti, takimi i të cilit është përgjigje për çdo pyetje! Ti e zgjidhe

problemin tim pa “i thashë, më tha”! Ti je përkthyesi i çdo gjëje në zemrat tona, ti je ai që merr për

dore atë që këmbët i kanë rrëshqitur në baltë!

17

Ti je zotëria i popullit! Kushdo që s’e pranon këtë, i ulët është nëse nuk ndalon

e ngushtohet hapësira!

18

16 Kështu quhej Iblisi para se të zbriste nga pozita e tij dhe poeti ka për qëllim

këtu kthimin pas të tij nga dera e All-llahut, si pasojë e arrogancës së tij. 17 Nënkupton ardhjen vdekjes. M.S. 18 D.m.th, nëse nuk e ndalon paragjykimin ndaj teje. M.S.

!”

Page 279: Takvimi 2009 -Permbajtja

Personalitete 285

Si e mori mbreti mjekun tek e sëmura për të parë gjendjen e saj

E kur përfundoi mexhlisi i tyre dhe mikpritja, e mori (mjekun) për dore dhe i priu drejt dhomës së grave.

I tregoi atij për sëmundjen e së sëmurës, pastaj e uli përpara saj. Mjeku i kontrolloi ngjyrën e fytyrës dhe rrahjet e zemrës dhe

dëgjoi diagnozën e pasojave të sëmundjes së saj dhe vetë shkakun e saj.

Ai tha: “Çdo ilaç që i kanë dhënë, nuk ka qenë e mundshme ta shëronte, madje i kanë shtuar sëmundjen e saj.

Ata nuk kanë pasur njohuri për gjendjen e saj të brendshme, Zoti

na ruajttë prej asaj që shpikin!” Ai e pa mirë sëmundjen e saj, iu shfaq e fshehta, por ai vetë ia

fshehu këtë mbretit, dhe nuk foli. Skllavja nuk vuante as nga mëlçia, as nga sarillëku, pasi era e

çdo druri duket në tymin e tij! Mjeku pa nga rënkimi i saj se ajo ishte e sëmurë nga zemra, trupi

i saj nuk kishte asgjë, por ishte robëreshë e zemrës. Dashuria shfaqet nga rënkimet e zemrës, e s’ka sëmundje si ajo e

zemrës. Sëmundja e të dashuruarit është e veçantë nga çdo sëmundje

tjetër, pasi dashuria është si astrolabi19

19 Në gjuhën arabe (istirlabun), vegël që përdorej për matjen e pozi-

cioneve të trupave qiellorë.

Page 280: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 286 Ndërkohë që lapsi është vërshuar duke shkruar, ai pëlcet brenda

vetes kur mbërrin te dashuria! Edhe mendja në shpjegimin e dashurisë, është si një gomar që fle

në llucë, pasi dashuria vetë na e shpjegon dashurinë dhe efektin e saj!

Dielli është argument i Diellit, e nëse ke nevojë të udhëzohesh nëpërmjet tij, mos ia kthe shpinën!

për sekretet e All-llahut.

E nëse dashuria është andej a këndej, në fund të fundit do të na udhëzojë nga një drejtim.

Nëse komenti i gjuhës ndriçon rrugën (për të njohur të vërtetën), dashuria, pa gjuhë, është më e qartë se çdo koment!

E nëse hija mund të të argumentojë këtë diell, dielli i përjetshëm20

E kur fjala ra për fytyrën e Shemsudinit

të jepet dritë shpirtërore!

Hija është si kotja që të sjell gjumë, e kur dielli del, hëna çahet. Nuk ka në këtë botë më të çuditshëm se Dielli, ndërsa dielli i

shpirtit është i përhershëm, ai nuk ka “dje”! Dielli i dukshëm - ndonëse i vetëm në lloj - megjithatë, mund të

përfytyrojmë një të ngjashëm me të. Ndërsa dielli i shpirtit që ka dalë nga hapësira, nuk ka në mendje

dhe as në botën e dukshme të ngjashëm me të! Po ku është xhanëm ai përfytyrim që në vetvete mund të zërë

përfytyrimin e tij, që të jetë e mundur ta përfytyrojmë? 21, Dielli22

20 Dielli i shpirtit të përjetshëm, që s’mund ta përshkojë hije! 21 Nënkupton mësuesin dhe mikun e tij Shemsudin Tebrizi. 22 Në gjuhën arabe fjala shems do të thotë diell. M.S.

i qiellit të katërt mbuloi fytyrën e tij!

E sa herë që të përmendet emri i tij, detyrim e kemi të shpjegojmë një shenjë prej mirësive të tij.

Kjo erë e fortë ka tërhequr vëmendjen e shpirtit tim, sepse në të kam gjetur erën e këmishës së Jusufit!

Prandaj, pashë hatrin e shoqërisë suaj që ju ka shoqëruar për vite, na përmendni ndonjë rast prej rasteve të tij të këndshme.

Sa të qeshin qielli dhe Toka nga kënaqësia, dhe të shtohet fuqia e mendjes, shpirtit dhe e syrit njëqind herë.

Mos më ngarkoni, sepse në këtë dashuri kuptimet e mia janë lo-dhur, s’arrij të lavdëroj.

Page 281: Takvimi 2009 -Permbajtja

Personalitete 287 Çdo gjë që të flas, i sforcuar, i papërmenduri, nuk shkon! E çfarë të them, kur në mua nuk ka mbetur asnjë damar që ku-

pton, për të shpjeguar gjendjen e atij shoqëruesi të pashoq?! Prandaj lëre shpjegimin e kësaj ndarjeje dhe bisedat e zemrës së

gjakosur për një kohë tjetër! Tha: Më ushqe, se jam i uritur, por... shpejto se koha është shpa-

të që pret! Sufisti është njeriu i kohës, o mik! Shprehja jote “nesër” nuk

është prej kushteve të rrugës..! Apo, ndoshta nuk je sufist, sepse vonesa e bën të qenët, të pa-

qenë! I thashë se më mirë është ta mbulosh sekretin e të dashurit, dhe

dëgjo më mirë qëllimin që përmban ky tregim. Më mirë për ne është që sekreti i të dashurve të vijë në një bisedë

tjetër. Tha: Më fol me fjalë të hapëta, të zhveshura nga tradhtia, o baba

i mirësive! Ngrije perden dhe hapi fjalët, pasi unë nuk veçohem me të da-

shurën time duke qenë e veshur me këmishën e saj! I thashë: Po dolën të zhveshura para syve, as ti nuk do të jesh më,

as krahët, as mesi yt!

Përktheu nga arabishtja, përshtati në shqip dhe studioi:

Muhamed Sytari

Page 282: Takvimi 2009 -Permbajtja

NNjjoohhuurrii

Mexhid Yvejsi

Emri i Zotit në njëqind e një gjuhë,

te njëqind e një fise, popuj, kombe!

Gjatë gjithë historisë njerëzore, gjithë fiset, popujt dhe komb-et kudo dhe kurdoherë, kanë besuar në një Zot, Autor, Krijues, Sundues, Zhvillues Furnizues i çdo krijese, i çdo gjallese…

Fise, popuj dhe kombe të ndryshme, gjatë gjithë historisë, jo vetëm që kanë besuar në Zotin, por Atë edhe e kanë adhuruar në objekte të ndryshme fetare dhe e kanë emëruar me një emër të veçantë, me një kuptim të veçantë.

Historiani dhe enciklopedisti i njohur James Hastings në ve-prën ”Encyclopedia of Religion and Ethics” shkruan:

”Nuk ka popull në botë ose gjuhë në rruzullin tokësor, që është pa Emrin e Zotit.”

Plutarku në një rast pati thënë: ”Njeriu mund të gjejë vendbanime të ndryshme pa shkrim e

lexim, pa sundues, pa pallate, pa pasuri, pa shkolla, pa teatro,

Page 283: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 290 por një vendbanim, qytet, pa objekte fetare, ku adhurohet Zoti, askush nuk e ka parë dhe as që ka për ta parë!”

Poeti gjerman, Ludwig Strauss, në një varg thotë: ”Bota pa Zotin ka shumë fytyra, por s’ka sy…” Shihni! Shikoni! E gjithë renditja në natyrë vërteton ekziste-

ncën Hyjnore, Zotin, thoshte filozofi anglez David Hum. Këtu po rendisim Emrin e Zotit në njëqind e një gjuhë, te një-

qind e një fise, popuj dhe kombe të ndryshme, por Ai është Një, i përbashkët për të gjithë, Krijues i të gjithëve…Të gjithë prej Tij jemi, të gjithë tek Ai do të kthehemi…! 1. ABIONËT, një fis primitiv në Amerikën Jugore, i cili është

politeist, zotin kryesor e quajnë AHARAGUIKI ose KI-BET, që do të thotë: Ai që na dhuron trimëri.

2. ABORËT, një popull në veri të Asamit, e adhurojnë Fuqinë Supreme, që ata e quajnë XHAN, që do të thotë: Baba i të gjithëve, i cili do t’i gjykojë të gjithë njerëzit.

3. ABORIGJINËT, në Australinë Jugore, Zotin e quajnë AT-NATU, që do të thotë: Një që s’ka anus.

4. BAIMI e quajnë Zotin disa fise në Australinë Jugore, që do të thotë: Krijues dhe Babai i të gjithëve.

5. ABISINASIT, racë Hamite, e adhurojnë Zotin, që e quajnë: VAKU, që ka kuptimin Qiell.

6. EGJEASIT, banorët e ujdhesave në Detin Egje, i besonin Reas, pra, Zotit Reas, që ka kuptimin: Shpirti i Natyrës.

7. AGOASËT, banorë të Afrikës Jugore, Zotin e quajnë DE-BAH, që do të thotë: Qiell.

8. AKRASIT, një fis afrikan, i besojnë Zotit të cilin e quajnë JONGOMA, që do të thotë: Zoti më i lartë.

9. AHMOSËT, i takojnë popullit Tai, jetojnë prej Gjirit të Sia-mit deri në Asun, i besojnë Zotit PU-RA-TA-RA, që do të thotë: Zoti, Krijuesi.

10. AKUPINËT, popull afrikan, besojnë në Zot të cilin e quajnë JANK KUPING, që do të thotë: E tregon, e dëshmon Zoti.

Page 284: Takvimi 2009 -Permbajtja

Njohuri 291 11. AJNUSËT, racë historike, që dikur banonin që nga Siberia

deri në Japoni, besonin në Zotin KAMUI, që do të thotë: Qiell. Ky emër, KAMUI, nuk e ka shumësin, pra, kuptohet se Ajnusët kishin besim monoteist.

12. AJANARËT, popull nga India Jugore, e adhuronin Zotin HARI-HARA-n ose VISHNA-SHIVA, një Zot që e njihnin, e besonin edhe Arianët.

13. ALAK NAMIS, popull në Indinë Veriore, e adhuronin Zotin NAM, që do të thotë: Zoti i Padukshëm.

14. ALEUTËT, popull në Alaskë, adhurojnë Zotin KUGA, që ka kuptimin: Shpirti i cili ka fuqi të krijojë.

15. ALKOKUINËT, popull në Amerikën Veriore, thonë se i be-sojnë Zotit, të cilin e quajnë KOLUSKAPI, që do të thotë: Zoti i cili është Krijues.

16. ANDANAMËT, një fis primitiv që jetojnë ende lakuriq, Zotin e quajnë PULAGA, që ka kuptimin: Shkaku i të gjitha gjërave.

17. ANAMESËT, popull në Burma, Zotin e quajnë DOKUOK, që do të thotë: Zoti me një këmbë.

18. ARABËT, gjithë bota e di, Zotin e quajnë ALL-LLAH. 19. ARAUKËT, popull në Brazil, adhurojnë Zotin JURUPAR-

IN, që do të thotë: I dalë nga goja e lumit. 20. ASHANTËT, popull në Afrikën Lindore, zezakë, e adhuroj-

në Zotin, që e quajnë TANDU. 21. ERMENËT, e adhuronin Zotin ARAMAZEL, që ishte Zoti

kryesor i tyre, kur ermenët ishin politeistë. ARAMAZEL do të thotë: Krijues i Qiellit dhe i Tokës.

22. ASIRËT, e besonin Zotin BAAL, i cili konsiderohej Zoti kryesor dhe kishte këtë kuptim: Zotërues, pronar.

23. BABILONASIT, e adhuronin dhe i besonin Zotit ANU, që ka kuptimin: ZOT I QIELLIT. Ky ishte Zoti i Sumerëve.

24. BULLGARËT, e adhuronin Zotin BORA, kuptohet, para se të pranonin Krishterimin. BORA ka kuptimin: Objekt krye-sor adhurimi.

Page 285: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 292 25. BANTU, një fis afrikan, Zotin e quanin AMBE ose NIA-

MBE, të dy këta emra kanë kuptim të njëjtë: Zot. 26. BASKËT, popull i lashtë i Spanjës, e adhuronin Zotin të cilin

e quanin GOIKO ose Juan GOIKO, që do të thotë: Zoti i Lartë.

27. BURMANEZËT, budistë, e adhurojnë, i shërbejnë Zotit ADI BUDA, që do të thotë: Buda prej fillimit. Ata besojnë se Ai ekziston prej fillimit, vetvetiu dhe adhurohet në tempullin e shenjtë në Katmandu.

28. NEPALEZËT, budistë, e adhurojnë Zotin, të cilin e quajnë NAT dhe besojnë se Ai është superior.

29. TIBETASIT, budistë, e adhurojnë Zotin AVLOSHIT ESH-RAVAM, që do të thotë: Zoti i cili e shikon Budën dhe kri-jesat e tjera me plotë mëshirë.

30. BURAITËT, mongolezë, Zotin e quajnë TENKRI, që do të thotë: Qiell…

31. BURU, zezakë afrikanë, Zotin e quajnë OPKEBA-SNU-LAT, që do të thotë: Zoti krijues i njeriut.

32. KAANITËT, e besonin Zotin që e thërrisnin EL, në hebra-isht, që do të thotë: Fuqi, forcë.

33. KARIBIANËT, nga Amerika Jugore, e adhurojnë Zotin të cilin e quajnë TAMU, që do të thotë: Hyji plak i qiellit.

34. KALDEANËT, e besonin Zotin, të cilin e quanin ILA. Ky është një emër i vjetër, me prejardhje semite dhe e ka kupti-min: Më i Larti.

35. KILBEKASIT, popull në Peru, në Amerikën Jugore, Zotin e quajnë KIMIZAPAGUA, që do të thotë: Krijuesi Suprem.

36. PLLAN quhet Zoti nga disa popuj në Amerikën Jugore, si Kili, ka kuptimin: Ai që dhuron shpirtin..

37. KINEZËT, një pjesë e tyre, Zotin e thërrasin me emrin SHANGTE. Nga tekstet më të vjetra, ky emër shpjegohet se e ka këtë kuptim: Zot i lumit.

38. KINEZËT, konfuçianë, besojnë në Zotin SHEN, për të cilin mendojnë se Ai është Zoti kryesor, i cili, sipas tyre jeton në

Page 286: Takvimi 2009 -Permbajtja

Njohuri 293 qiell. Ky emër, Shen, do të thotë: Ai që sundon dhe kontro-llon çdo veprim.

39. KOPTËT, në Afrikën Veriore, besonin në Zotin të cilin e qu-anin NOTTE. Ky emër përdoret në njëjës dhe shumës, i ka dy gjini…

40. DEU, DE, kështu quhej Zoti i keltëve, në gjuhën kornishte, të cilën e flisnin banorët e vjetër të Evropës Veriperëndimore.

41. THEOS, quhej Zoti nga banorët e Kretës, në detin Mesdhe, që do të thotë: Qiell. Theos e quajnë Zotin edhe grekët.

42. GUD quhet Zoti nga danezët dhe norvegjezët, që rrjedh nga emri Gudverden, që do të thotë: Bota e Zotit…

43. DENESËT, popull në Meksikën Veriore, Zotin e quajnë JU-TOERE SOETIT, që do të thotë: Ai i cili qëndron në zenit. Ai që është krijues dhe sundues i gjithësisë.

44. DENGDIT quhet Zoti nga banorët e fisit Dinka të Sudanit në Afrikë. Ky emër, Dengdit, do të thotë: Ai që sjell shi…

45. NETER quhej Zoti nga egjiptasit e lashtë. Ky emër, NETER, do të thotë: I Ri.

46. TORNA GUSUK, quhet Zoti nga eskimezët. Torna do të thotë: Shpirt, kurse Gusuk ka kuptimin: i madh. Pra, Shpirt-madh.

47. XHUMAL, kështu quhej Zoti nga estonezët. 48. XHUMALA, quhej Zoti nga finlandezët. Ky emër, si edhe ai

paraprak, rrjedhin nga fjala Xhumalainen, që do të thotë: Bu-kuri Qiellore.

49. KALUN VU, kështu quhet Zoti nga banorët e ujdhesave Fi-xhi, në Paqësorin Jugor, që do të thotë: Qenie Supreme.

50. DIEU quhet Zoti nga francezët, në gjuhën frënge.. 51. TUNGAI-SANDAK, quhet Zoti nga populli i Formozës. 52. DIA quhej Zoti nga galët, në gjuhën gale. 53. GOTT quhet Zoti nga gjermanët në gjuhën gjermane. 54. BOBOUSI, kështu quhet Zoti nga disa fise zezake të Bregut

të Artë, Afrika Lindore, që do të thotë: Ai ka kontroll mbi të gjithë.

Page 287: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 294 55. THEOS quhet Zoti nga grekët. Theon do të thotë: Ndihma e

Zotit. 56. HURAKAN, quhet Zoti nga indianët e fisit Kuike të Guate-

malës, që ka kuptimin: Ai që është krijues i të gjithëve, i të gjithave.

57. AKUE quhet Zoti nga havajasit, Havai, ujdhesë e bukur në Paqësor.

58. JEHOVAH ose JAHVE quhet Zoti në hebraishte, po me këtë emër, të vetmin emër, e quajnë Dëshmitarët e Jehovait, një grup i kristianëve…

59. HARI quhet Zoti nga indusët në Bengal, kurse disa e quajnë me emrin RAMA. Hari do të thotë: Mëshirues, kurse Rama: Gëzimplotë.

60. ISTEN quhet Zoti në hungarisht nga hungarezët. 61. GOOD ose GUD quhet Zoti nga islandezët. 62. VIRACOQA quhej Zoti nga inkët e Perusë, në Amerikën

Jugore, që besonin se Ai është Krijuesi Suprem. 63. UPI-LERO quhet Zoti nga Molukasit, Indonezi, që do të

thotë: Krijuesi. 64. DIA quhet Zoti nga irlandezët, që do të thotë: Qiell ose Ai që

jeton në qiell. 65. DEUS quhet Zoti në gjuhën latine. Ky emër, Deus, rrjedh

nga gjuha sanskrite, që do të thotë: Shndritje, të shndrisë. 66. DIO quhet Zoti nga italianët, në gjuhën e tyre. 67. LITUANEZËT, racë teutonike, Zotin e quajnë DIEVAS. 68. SHIVA quhet Zoti nga lingajatët, popull që jeton në Indinë

Jugore. Ky emër, SHIVA, do të thotë: Një forcë krijuese, një forcë shkatërruese..

69. ZAMAHARI quhet Zoti nga banorët e Madagaskarit, ujdhe-së në Oqeaninë Indian, pranë brigjeve të Afrikës Lindore. Emri Zahari do të thotë: Krijues i çdo krijese, gjëje…

70. TUHAN quhet Zoti në gjuhën malajase, që do të thotë: Zot. 71. KORMOSDA quhet Zoti nga mongolët.

Page 288: Takvimi 2009 -Permbajtja

Njohuri 295 72. HUDA quhet Zoti në gjuhën persiane, që do të thotë: Vete-

kzistues. 73. BOG quhet Zoti në gjuhën polake, nga polakët, që do të

thotë: I Pasur. 74. ATUA quhet Zoti nga disa popuj në Polinezi, në oqeanin Pa-

qësor, të Qetë, që ka kuptimin: Qiell. 75. DUMUZEU, quhej Zoti nga rumunët, që ka kuptimin: Qiell. 76. DIOS quhet Zoti prej spanjollëve, që do të thotë: Qiell. 77. TANRIH quhet Zoti në gjuhën turke, nga turqit, që do të

thotë: Qiell. 78. KOKASA quhet Zoti nga populli i Ugandës, Afrikë, që ka

një kuptim shumë domethënës: Mirëdashje. 79. ORMUZD dhe AHURA MAZDA, quhej Zoti nga zoroastri-

anët e Persisë, të cilët flisnin gjuhën pahlavi, por edhe zendi. Ky emër ka kuptimin: Dritë.

80. EN-AJ quhet Zoti nga masaiasit, një popull që jeton në Li-ndje të Afrikës Ekuatoriale.

81. UNKULLUKULU quhet Zoti nga populli zullu, Afrikë, që do të thotë: Plak ose i Vjetër.

82. MANA quhet Zoti nga melanezianët , banorë që jetojnë në Jug të oqeanit Paqësor, që do të thotë: Fuqi më e madhe se e njeriut.

83. ARANAN quhet Zoti nga Mikerët, racë tibetiane-birmaneze, në Asam, Azi, dhe ka këtë kuptim: I Fuqishëm/

84. SINGBONGA quhet Zoti nga Mundasit, popull në Indinë Veriore, që janë politeistë, por në panteonin e tyre, në mes të hyjnive, qëndron Zoti kryesor i tyre: Sinbonga, që do të thotë: Diell.

85. ALLON quhej Zoti nga fenikasit, popull i lashtë i Babilo-nisë. Emri Allon do të thotë: Ai që meriton të adhurohet.

86. THAKUR quhet Zoti nga Santalët, banorë të Indisë, që ka kuptimin: Zoti i Mirë.

87. MANGU quhet Zoti në gjuhën Svahili; në jetën e përditsh-me, kjo fjalë do të thotë: Çdo gjë ndodh papritur.

Page 289: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 296 88. GUD quhet Zoti nga suedezët, në gjuhën suedeze. 89. SPAJANRASGZIGS quhet Zoti nga tibetasit. Ky emër do të

thotë: Zoti shikon çdo gjë. 90. DANGGYANG quhet Zoti nga disa fise të ujdhesës Java,

Indonezi, që ka kuptimin: Fuqia kryesore. 91. KO quhet Zoti nga fisi Kol në Indi. Ky popull është besimtar,

por nuk ka kler, as nuk ka idhuj.Nuk dinë për xhennet, as nuk dinë për xhehenem, por kanë besim te Zoti, të Cilit i kanë ngritur një Faltore-Tempull, që e quajnë: Koil, që do të thotë: Shtëpia e Zotit.

92. BOG quhet Zoti nga popujt Sllav, që do të thotë: I pasur. 93. ABBA quhet Zoti nga Somalezët, në Afrikën Lindore, që do

të thotë: Baba ose Mbrojtës.. 94. HADDAD quhej Zoti nga Sirianët dhe nga Ermenët, para se

Sirianët të përqafonin Islamin apo Ermenët Krishterimin. Ha-dad është emër që rrjedh nga hebraishtja, do të thotë: Fu-qiplotë. Madhështor.

95. UAKONDA quhet Zoti nga Jeniseianët, një fis fushor indian, në Amerikën Veriore. Ata besojnë se e gjithë jeta drejtohet nga Zoti…

96. HAVAK quhet Zoti nga Tangusët, që janë politeistë, në Ki-nën Jugore, por besojnë se të gjithë jetojmë nën Diell, pra nën kujdesin e Zotit.

97. OLOEN quhet Zoti nga Jerubët, popull zezak, shumica ende paganë, që jetojnë në mes të Dahomeut dhe Nigerit. Emri Oloen do të thotë: Zoti i Qiellit.

98. TORNA quhet Zoti nga eskimezët e Arktikut, që do të thotë: Shpirt.

99. GOTT quhet Zoti në gjuhën gjermane nga gjermanët. 100. GOD quhet Zoti në gjuhën angleze, gjuha më e përhapur

në rruzullin tokësor. Ky emër, God, është një emër, term teu-tonik. i kohës së vjetër, parakrishtere. Për etimologjinë, prej-ardhjen e këtij termi është debatuar shumë dhe ekziston një literaturë e pasur. Ky term, pra, God, nga ana filologjike ka

Page 290: Takvimi 2009 -Permbajtja

Njohuri 297 lidhmëri me fjalën Gotze, që vjen nga burimi gjerman, që ka kuptimin: Idol, idhull, që do të thotë: Figurë, pamje…

101. HY, HYU, HYJNI, krahas emrit All-llah, Perëndi, quhet Zoti nga shqiptarët në gjuhën shqipe. Sipas prof. Nobert Jokl dhe Stuart Man, studiues të mirënjohur, emrat Hy, Hyjni, ja-në nga emrat më të vjetrit në gjuhën shqipe, që kanë kupti-min: Zoti i yjeve, i Qiellit.

Në përfundim, duket qartë se gjatë gjithë historisë, njerëzit gjithmonë kanë besuar. Nëse njeriu nuk beson, atëherë nuk mund të ketë urtësinë e duhur drejt jetës, drejt së Vërtetës. Njeriu pa Zotin është shpirtërisht i vdekur. Vetëm në praninë e Tij, ne kemi gjallëri.

Sa shpirtvegjël, sa të prishur, ziliqarë dhe mburravecë janë mohuesit e Zotit, thoshte Dostojevski.

Ne, shqiptarët, për gjysmë shekulli, nën terrorin ateisto-kom-unist, e provuam të vetmit në botë jetën pa Zot! Një eksperiment që ndodhi në Shqipëri, nga ”Nëna Parti” për të krijuar njeriun e ri, e qiti Shqipërinë me krye n’hi…!

Kosova e Re, shteti më i ri në botë, ka një kushtetutë sot, por aty nuk përmendet askund emri i të Madhit Zot…!

Nuk duhet harruar se harrimi i të Madhit Zot është shkaku kryesor, është shkaku rrënjësor i çrregullimeve në rruzullin to-kësor…

Shkencëtari më i madh i shekullit që kaloi, Albert Ajnshtajn (1879-1956), në një mbledhje shkencëtarësh në Shtutgart, më 1948, u lut me këto fjalë:

”Në emër të Zotit, nëse Atij i besoni, merreni ju Atë me serio-zitet, nëse jo, atëherë, ne do të jemi të humbur”.

Cili është ai që dëshiron të jetë i humbur? Besimi në një Zot është një nevojë shpirtërore. Nevojat shpirtërore gjenden thellë brenda vetes, në zemër. Në zemër, kur ka besim, me atë zemër preket edhe Qielli…!

Page 291: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 298 Në predikimin e tij të famshëm në Mal, Jezu Krishti (hazreti

Isai (a.s.) tha: ”Lum ata që janë të vetëdijshëm për nevojën e tyre shpirtë-

rore, sepse Mbretëria e Qiellit është e tyre.” (Bibla, Mateu, 5:3) Në Kuranin e Madhnueshëm shkruan:

”Atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, All-llahu u pre-mtoi se do t’i bëjë zotërues në tokë…E kush edhe pas kësaj mohon, ata janë më të prishurit.” (Kuran-i, 24:55)

Atyre që e pyesnin për fshehtësinë e sukseseve të tij, shke-ncëtari Louis Pasteor-i, u përgjigjej me thjeshtësi:

”Unë kam qenë një nxënës i vogël, të cilin Zoti e ka udhë-hequr me dorë, që të zbulojë ndonjë fshehtësi që Ai Vetë e ka fshehur në natyrë.”

Çka zbulojnë ata që nuk besojnë? Trupin e vetvetes. Vetvetja është trupi.Trupi, siç thoshte Platoni, është varri i shpirtit.

Pra, ata që nuk besojnë, turpin vetvetes ia zbulojnë.Tani, va-rrin e shpirtit të vet le ta shikojnë…!

__________________ Burimet kryesore: 1. ”Brotherhood of Religions”, Sunrise, Oct-Nov., 1992, Chicago. 2. Gray, Hebrew Proper Names, London, 1896. 3. Names of God, Nathan Stone, 2007. 4. God o Glory, Keneth Landon, 2007. 5. Platinga, Alvin, “God Arguments for Existence” “Routledge Encyclo-

pedia of Philosophy”, Routledge, 2000. 6. The Conciese Oxford Dictionary of the World Religions” Oxford

University Press, London, 1997. 7. The Oneness of God, David K.Bernard, 1993, USA. 8. Toward an African Narrative Theology, Joseph Healy and Donald

Sybert. (Pauline Publishers Afrika, 1995). 9. Encyclopedia of Religion and Ethics, James Hastings, Edibnburgh,

1955. 10. Our religions, Arving Sharma, San Francisco, Calif., 1993. 11. The Penguin dictionary of religion, John Hinnells, London, 1984. 12. The Encyclopedia of Religion, Mircea Eliade, New York, 1987.

Page 292: Takvimi 2009 -Permbajtja

VVëësshhttrriimm

Ajni Sinani

Shoqatat misionare në Ballkan

Hyrje

Ndarja dhe copëtimi i padrejtë i tokave myslimane, si rezultat i largimit të Perandorisë Osmane, solli formimin e disa shteteve në Ballkan; vetëm në dy prej tyre myslimanët ishin shumicë: në Shqipëri dhe në Bosnjë. Formimi i shtetit të Shqipërisë, më 1913, la jashtë mbi gjysmën e trojeve shqiptare myslimane. Megjithë-këtë, myslimanët brenda saj përbënin shumicën me mbi 75%. Shkëputja në mënyrë të padrejtë e trojeve shqiptare myslimane (Kosovës dhe Çamërisë) nga Shqipëria1 dhe dhurimi i tyre Ser-bisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, si edhe e Sanxhakut mysliman2

1

, bëri që këta myslimanë brenda këtyre shteteve të shndërroheshin në pakica dhe të trajtoheshin si qytetarë të dorës së dytë e do t’u nënshtroheshin vazhdimisht dhunës dhe terrorit: ose të largoheshin prej aty, ose të asimiloheshin duke u konvertu-

http://sq.wikipedia.org/wiki/Historia_e_Shqip%C3%ABris%C3%AB 2 http://bs.wikipedia.org/wiki/Sand%C5%BEak_(oblast)

Page 293: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 300 ar në fenë e tyre. Si rrjedhim, me qindra mijëra myslimanë do të shpërnguleshin nga këto troje në drejtim të Turqisë. As në Bosnjë gjendja nuk do të ishte më e mirë. Ndonëse në të myslimanët (bo-shnjakët) ishin më shumë në numër3

Largimi i Perandorisë Osmane nga Ballkani bëri që fqinjët e shqiptarëve, boshnjakëve dhe turqve të ushtronin dhunë dhe të bënin masakra ndaj tyre. Myslimanët e këtij nënqielli gjatë shek. XX kanë qenë viktimë e luftërave të ndryshme për shkak të shtri-rjes së tyre në hapësira që kufizohen me kultura dhe civilizime të tjera, apo, sikurse shprehet Huntington, në pjesët e “islamit peri-ferik”.

, tentativat e serbëve dhe kro-atëve për të dominuar mbi Bosnjën do të ishin me pasoja shumë të rënda për myslimanët e këtij shteti.

4

Lufta e Dytë Botërore shënoi një kapitull tjetër të persekutim-it dhe gjenocidit kundër myslimanëve. Në vitin 1945 myslimanët shqiptarë të Çamërisë në Greqinë Veriore u spastruan etnikisht dhe mërguan në Shqipëri dhe Turqi, dhe shtëpitë e xhamitë e tyre u shkatërruan apo u konfiskuan pasi qeveria e Papandreut akuzoi

popullsinë shqiptare çame për bashkëpunim me nazistët.

Si rrjedhim, mund të përfundojmë se largimi i Perandori-së Osmane ka qenë fatal për myslimanët e Ballkanit dhe është shoqëruar me dëbime, vrasje dhe tortura nga më të egrat ndaj ty-re. Brutaliteti i egër në kontinuitet dhe me intensitet të ndryshëm serb, grek, maqedonas, malazias, bullgar, kohë pas kohe edhe kroat, ka qenë fati i myslimanëve në Ballkan.

5

3 Myslimanët tani janë 40%, serbët 31%, kroatët 15%, protestantët 4% dhe gru-

pe të tjera 10 %. Shih: http://sarajevo.usembassy.gov/irf-2007.html 4 Huntington, Samuel P., Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror,

Logos-A, Shkup, 2004, f. 245 e tutje. 5 Regjimi komunist që ishte instaluar në Shqipëri nga jugosllavët dhe sovjetikët

pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1967e hoqi lirinë e besimeve fetare në vend dhe e deklaroi Shqipërinë një shtet ateist. Shih: Jazexhi, Olsi, Albanians and Islam, between existence & extinction, marrë nga:

http://www.geocities.com/djalosh/albanians.htm

Page 294: Takvimi 2009 -Permbajtja

Vështrim 301 Rënia e Paktit të Varshavës, dështimi i sistemit socialist në

vendet e Evropës Lindore si dhe mbarimi i Luftës së Ftohtë, ndo-nëse u pritën me entuziazëm nga myslimanët e Ballkanit, me-gjithatë, për ta rezultuan shumë të përgjakshme. Çmimin më të madh për shpërbërjen e Jugosllavisë e paguan myslimanët bosh-njakë dhe shqiptarët. Pamjet dhe imazhet e luftës dhe krimet e bë-ra nga forcat serbe në Bosnjë dhe në Kosovë, janë ende të freskëta në memoriet tona.6

Misionarët kanë filluar të vijnë në hapësirat e Ballkanit që nga largimi i Perandorisë Osmane. Kështu, në vitin 1914, në Shqipëri hasim misionarë të ndryshëm që dërgonin raporte në ShBA për krimet që kryenin forcat greke kundër shqiptarëve. Ku-rse në vitin 1921, Misioni Metodistik amerikan bëri përpjekje për të marrë Shkollën Teknike në Tiranë, që ishte themeluar po atë vit. Në vitin 1933, të gjitha shkollat që drejtoheshin nga të huajt, në mesin e të cilëve kishte edhe misionarë, u vunë nën admini-strimin e shtetit shqiptar.

Instalimi i forcave ndërkombëtare në Bosnjë dhe më vonë në

Kosovë, është mirëpritur nga myslimanët e këtyre vendeve, sepse kësodore, megjithëse populli boshnjak dhe ai shqiptar nuk arritën gjithë atë që meritonin, iu dha fund gjenocidit serb mbi myslima-nët boshnjakë dhe shqiptarët. Me ardhjen e forcave të huaja, er-dhën edhe shoqata të shumta misionare në këto dy vende.

Shoqatat misionare dhe ndikimi i tyre

7

Myslimanët në Shqipëri për shkak të sistemit të egër socialist, ndalimit të fesë, dhe izolimit e mbylljes ndaj botës, nuk patën mundësi të mësonin për fenë e tyre. Mundësia e myslimanëve në

6 Serbët në Kosovë gjatë luftës së fundit 1997-1999 kanë shkatërruar 218 xhami

në Kosovë. 7 Silajxhic, Haris, Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit, Dituria, Tira-

në 1999, f. 20-23.

Page 295: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 302 ish-Jugosllavinë për të mësuar për fenë e tyre, megjithëse gjendja ishte paksa më e mirë se në Shqipëri për shkak të një sistemi pak më të butë socialist krahasuar me sistemet e tjera të Evropës Li-ndore, sidomos të Shqipërisë, prapëseprapë nuk ishte e kënaqsh-me edhe për shkak të statusit të tyre jo të barabartë me popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë.

Me rënien e sistemit socialist në Shqipëri dhe hapjen e saj ndaj botës, më 1991, vërshuan me dhjetëra, madje qindra shoqata misionare krishtere, disa prej të cilave të lidhura ngushtë me ma-sonizmin8, që vinin nga vende të ndryshme të botës, madje edhe nga Amerika dhe Australia e largët. E njëjta gjë ndodhi edhe në Bosnjë me përfundimin e luftës (1992-1995) dhe vendosjen e for-cave multinacionale të SFOR- it9 më 1996, dhe në Kosovë pas vendosjes së forcave të KFOR-it10

8 Sakar, Muhammed Ibrahim Esh Sherbini, El Hareketu El Mesihijetu El Usu-

lijetu El Amerikijetu ve alakatuha bi Es Sehjunijeh, Kajro, 2003,f. 52 e tutje. 9 http://en.wikipedia.org/wiki/SFOR 10 http://en.wikipedia.org/wiki/Kosovo_Force

më 1999 dhe vendosjes së Ad-ministratës Ndërkombëtare.

Gjatë okupimit serb, Kosova ka përjetuar një aparteid të rë-ndë. Ndjekja e forcave pushtuese serbe la pas gërmadha dhe shkatërrime të shumta. Pas luftës së fundit, infrastruktura ekono-mike u shkatërrua e tëra, dhe kjo ka bërë që Kosova të vazhdojë të jetë vendi më i varfër i Evropës. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Bosnjë. Për shkak të mbylljes së saj për 40 vjet dhe vendosjes së regjimit ateist dhe të egër të Enver Hoxhës, Shqipëria ka kriju-ar një vakum të madh shpirtëror dhe injorancë për Islamin në mesin e masave të gjera dhe tek vetë klasa e saj politike e inte-lektuale. Një gjendje e këtillë do të ishte tepër e favorshme për aktivitetin e shoqatave misionare. Dihet se pas krizave dhe pas situatave të luftës, fillojnë të dalin dhe të vërshojnë, si kërpudhat pas shiut, shoqata të ndryshme e të shumta krishtere. Kjo ka ndo-dhur edhe në këto hapësira.

Page 296: Takvimi 2009 -Permbajtja

Vështrim 303 Rreth ndikimit të shoqatave misionare ka mendime të ndrysh-

me. Disa mendojnë se, pavarësisht nga prania e madhe, ndikimi i tyre ka qenë i kufizuar në një numër të caktuar individësh, më shumë si rezultat i ndihmës së ofruar materiale, sesa nga ndonjë bindje e fituar. Pjesa tjetër mendojnë se duhet të jemi të kujdes-shëm, sepse prania e një numri shumë të madh shoqatash misi-onare, që në raport me shoqatat islamike është diku 7 me 1, mund të ketë ndikime shumë negative dhe të rrezikshme.

Është fakt se nuk duhet të injorohet dhe as të nënvleftësohet puna dhe veprimtaria e këtyre organizatave, të cilat jo vetëm që kanë përvojë, mundësi dhe fonde të fuqishme, por kanë edhe pla-ne afatgjata dhe mendojnë të kenë prani të gjatë në këto hapësira. Gjatë përgatitjes së këtij punimi kam kuptuar se nga ana e mysli-manëve nuk ka shumë të dhëna rreth aktivitetit të këtyre organi-zatave misionare.11 Skamja e tepërt mund t’i shpjerë në mosbesim njerëzit me besim të dobët. Ka raste kur disa familje myslimane, duke kërkuar ndihmë për shërimin e fëmijëve të tyre, duke mos gjetur ndihmë nga ana e myslimanëve, kanë gjetur përkrahje nga organizata krishtere. Kjo ka bërë që ato të ndikohen prej tyre.12 Në majin e vitit 2008, një grup prej 32 personash të familjes Sopi të Llapushnikut, u konvertuan në katolicizëm.13

11 Nga të dhënat që kam del se vetëm dy persona deri më tani kanë shkruar më

gjerësisht për aktivitetin e shoqatave krishtere dhe metodat që përdorin ato. Fehim Dragusha e ka pasur për temë magjistrature veprimtarinë e tyre, kurse Valon Ibrahimi për temë fakulteti.

12 Dragusha, Fehim, shih:

http://forumi.kurandhesunet.net/lajme-nga-bota-islame(24)/misionaret-ne-kosove-dhe-arsyet-e-konvertimit-te-myslimaneve-kosovare(6819).html

13 Di Lellio, Anna, Kosovan - and Catholic, shih: http://www.guardian.co.uk/commentisfree/2008/may/21/kosovanandcatholic

Page 297: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 304

Faktorët kryesorë që mbështesin veprimet misionare

Vetë atmosfera e krijuar pas 11 Shtatori është një mbështetëse lehtësuese e veprimit dhe aktivitetit të këtyre organizatave. Për pasojë, në qetësi dhe pa kurrfarë shqetësimi, ato përhapin farën helmuese në mese myslimane. Ndërkohë që aktiviteti i shoqatave myslimane sulmohet dhe përgjohet, në anën tjetër, shoqatat misi-onare të ardhura nga të katër anët e botës, vazhdojnë punën e tyre pa kurrfarë kufizimi dhe në mënyrë krejtësisht të lirë.

Shumë prej këtyre organizatave gëzojnë përkrahjen e institu-cioneve vendore. Edhe institucionet politike në Kosovë dhe Shqi-përi, hera herës, janë të njëanshme në këtë aspekt. Ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, kishte kërkuar që të rrënohej objekti i një shkolle në qendër të Prishtinës dhe në vend të saj të ngrihej një katedrale e madhe, ndërtimi i së cilës tashmë ka filluar, edhe pse numri i katolikëve në Prishtinë është simbolik.14 Ndërkohë, me gjithë kërkesat e vazhdueshme të Bashkësisë Islame të Koso-vës, nuk jepet një truall ku do të ndërtohej një xhami e madhe që është një nevojë imediate për besimtarët e Prishtinës. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Tiranë. Lejohet ndërtimi i një kishe të madhe ortodokse në qendër të Tiranës, kurse nuk lejohet të ndërtohet një xhami pranë Parlamentit Shqiptar, ndonëse aty është hapësira bosh që më herët kishte qenë vend xhamie. Në vitin 2005, në Pri-zren (Kosovë), qeveria lokale i fali 4 hektarë shkollës jezuite Lo-yola.15

14 Pirraku, Muhamed, Jo Katerdrale, Prishtinë, 2005.

Shumica dërrmuese e nxënësve që vijojnë mësimet në atë shkollë janë fëmijë të familjeve myslimane.

15 Ajo është një shkollë profesionale katolike e rendit jezuit kristian në mesin e myslimanëve me emrin gjimnaz. Shih: Ibrahimi, Nexhat, Gjimnazi “Loyola” në Prizren - çfarë fshehet pas tij?, marrë nga: http://www.mesazhi.com/ author_article_detail.php?id=24

Page 298: Takvimi 2009 -Permbajtja

Vështrim 305 Sot filogrekët apo filolatinët, në emër të integrimeve tona në

Evropë, bëjnë thirrje për kthimin në fenë e të parëve (në krishte-rim) dhe me këtë kanë për qëllim zhdukjen e identitetit mysliman të shqiptarëve dhe rikonvertimin e tyre në krishterim. Miti i figu-rës së Skënderbeut dhe i Gonxhe Bojaxhiut - Terezës përdoren për të paralelizuar krenarinë kombëtare shqiptare me atë katolike, duke i lënë myslimanët, që janë shumicë dërrmuese në Shqipëri e Kosovë dhe që kanë nxjerrë 10 herë më shumë figura të mëdha, qoftë nga numri apo nga cilësia, ashtu si i lanë gjatë shekullit XX, në mëshirë të thikave të egra krishtere serbe e greke.16 As në Bosnjë duket se gjendja nuk është më e mirë. Pa dyshim që është shqetësues vlerësimi se nuk njihet ndonjë rast që pushteti në BH të ketë lejuar qasje pa pengesa në institucionet arsimore për organizatat e tjera jokrishtere. “Vetëm misionarëve të krishterë u lejohet të përhapin në mënyrë të hapur farën helmuese tek fëmijët myslimanë”.17

Sikurse është e njohur, shoqatat misionare shfrytëzojnë situ-atat e luftës dhe fatkeqësitë e njerëzve si rast ideal për aktivitetet e tyre duke e konsideruar veten si “thirrës të Hyjit”, për të krish-tëruar popullatën myslimane, në mënyrë që myslimanët ta pranoj-në “Krishtin për Zot”! Shoqatat misionare bëjnë thirrje të hapur për Krishterim. Ato përdorin metoda nga më të ndryshmet. Para-gjykimet që kanë pasur evropianët në Mesjetë e më vonë, dhe

Ajo që shquan misionarët e krishterë, është se ata janë të palodhshëm, të organizuar mirë, përplot me të holla dhe janë të pajisur me të gjitha lejet e mundshme.

Çfarë synojnë shoqatat misionare?

16 Rakipi, Abedin, Fillimet e Albanologjisë, shih:

http://groups.yahoo.com/group/alb-muslimstudents/message/39493 17 Beganović, Ezher, Krscansko misionarstvo u BiH, shih:

http://prosvjetitelj-muallim.org/index.php?option=com_content& task=view&id=1014&Itemid=100

Page 299: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 306 sulmet që kanë bërë në adresë të Islamit18

Ato Muhamedin a.s. e përshkruajnë si një Antikrisht, Kuranin fisnik si një plagjiat të Biblës, kurse fenë islame e shohin si herezi dhe të ngjashme me paganizmin.

, vazhdojnë të zhvillo-hen edhe sot e kësaj dite nga shoqata të ndryshme krishtere.

19 Kisha Ortodokse (Serbe, Gre-ke, Maqedonase, Malaziase) dhe qarqe të caktuara brenda Kishës Katolike në Shqipëri e në Kosovë, dhe Kishës Ortodokse në Shqi-përi, si dhe disa grupe evangjeliste që veprojnë në këto hapësira, kanë një qëndrim shumë negativ ndaj Islamit, urrejtja e të cilëve shtrihet thellë në histori.20

Ka pasur edhe prej atyre shoqatave misionare që kanë defi-luar nëpër rrugët e Tiranës me veshje ekstravagante, me qëllim që të ndikojnë në përhapjen e lakuriqësisë tek të rejat shqiptare. Disa prej tyre kanë abuzuar edhe të rinjtë që frekuentonin ato shoqata. Qëllimi dhe detyra kryesore e shoqatave misionare është që “ta nxjerrin myslimanin prej Islamit, kështu që ai të bëhet krijesë pa kurrfarë lidhjeje me Allahun, dhe kështu, njëkohësisht, edhe pa kurrfarë lidhjeje me moralin, dhe të krijojnë një gjeneratë qëllimi kryesor i së cilës do të ishte plotësimi i pasioneve.”

Ato përhapin akuza kundër Islamit me qëllim që të mbjellin dyshime tek myslimanët dhe shquhen për kompleksitetin e superioritetit të Krishterimit ndaj Islamit.

21

18 Ibrahimi, Nexhat S., Paragjykimet ndaj Islamit gjatë shekujve, Zëri Islam,

Prizren, 2000. f. 5-30 19 Sinani, Ajni, Të tjerët për Islamin, Zëri Ynë, Prishtinë, 2005, f. 8

Ata punojnë për largimin e të rinjve nga Islami dhe më pas mundohen të ngu-litin në kokat e tyre mësimet për Krishterimin. Për ta bërë këtë më atraktive, në shoqatat dhe predikimet e tyre, nuk mungojnë dëfrimet dhe pijet pa kurrfarë kufizimi, gjë që degjeneron në shthurje dhe shkatërrim moral të të rinjve dhe të rejave myslima-ne.

20 Kovać, Mirnes, Evangelizam u Myslimanskim zemljama, Novi Horizonti, nr. 48, marrë nga: http://www.iltizam.org/index.php?ime=tekstovi&tekstovi= tekst&id=2145540869

21 El-Muhajjis, Nebil B.Abdurrahman, Myslimanë, Zgjohuni!, Stamboll, 1999.

Page 300: Takvimi 2009 -Permbajtja

Vështrim 307 Si rrjedhim, mund të përfundojmë se qëllimi i shoqatave kri-

shtere është që të fitojnë sa më shumë ithtarë nga radhët e mysli-manëve të pavetëdijshëm. Edhe nëse nuk arrijnë t’i krishterizojnë myslimanët, atëherë ato mundohen të mbjellin tek ata dyshime rreth Islamit dhe të shkatërrojnë moralin e tyre.

Metodat që përdorin në misionarizmin e tyre

Shumë prej shoqatave misionare përdorin metoda humanitare në formë të një pune të planifikuar afatgjatë me “dëshirën dhe vu-llnetin e mirë për të ndihmuar, duke paraqitur kështu shpirtin hu-manist kristian”. Ato shpërndajnë libra e broshura të krishtera dhe botojnë libra, madje edhe kundër Islamit.22

Njëri prej misionarëve thotë: “Neve na nevojiten të krishterë solidë në çdo sferë të arsimit - administrim, mësimdhënie dhe përkrahje teknike (për shembull kompjuterë dhe librari). Ne për-fundimisht kemi nevojë për mësues cilësorë në të gjitha disiplinat (Bibël, matematikë, statistikë, kompjuter, llogari, biznes, histori, shkenca politike, arsim, anglisht, gjermanisht, ekonomi, gazetari dhe komunikacion). Por, më e rëndësishmja, neve na nevojiten të krishterë të zellshëm, që dëshirojnë të kenë ndikim shpirtëror në jetën e të rinjve. Sistemi ynë akademik është i strukturuar në më-nyrë të tillë që një mësues të mund të vijë për një vit, disa muaj,

Stimulojnë aktivistët e tyre të dinë sa më shumë gjuhë të huaja, e sidomos gjuhën e po-pullatës vendëse. Stafi i këtyre organizatave është i përgatitur në fusha të ndryshme. Në mesin e tyre ka edhe mjekë dhe infermie-re, sepse kjo është një prej metodave të suksesshme për të për-hapur Krishterimin.

22 Një libër që është përkthyer në gj. shqipe dhe që e vë në pikëpyetje autenti-

citetin e Kuranit fisnik është libërthi: Mbi Kuranin, letër apologjetike, shkruar nga Joseph Smith, Prishtinë, 2001.

Page 301: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 308 apo madje për disa javë, me qëllim që të mbajë leksione, semina-re dhe të ketë ndikim shpirtëror”.23

Disa prej këtyre fondacioneve, përveç ndihmave dhe formave të lartpërmendura, familjeve që kanë njerëz të sëmurë dhe duhet të shërohen jashtë, u mundësojnë një gjë të tillë. Formojnë një fo-nd të veçantë, me qëllim të ndihmesës së të varfërve dhe njerëzve që janë në varfëri të skajshme, dhe kështu mundohen të kenë in-fluencë mbi ta. Ofrimi i ndihmës për familjet myslimane nga ana e tyre shpesh mund të jetë i kushtëzuar, apo duke qenë se këto fa-milje janë në hall dhe nuk kanë ndonjë zgjidhje tjetër, janë të ga-tshme të pranojnë në disa raste edhe Krishterimin, vetëm e vetëm

Ata, meqenëse kanë përvojë në punën e tyre misionare dhe

mbështetje të fuqishme materiale, hapin kurse të shumta për më-simin e kompjuterit, gjuhës angleze, organizojnë ekskursione në qytete të ndryshme dhe ofrojnë bursa për studime jashtë shtetit. I bashkojnë të rinjtë duke mos i ndarë djemtë prej vajzave, bëjnë që të dëfrehen së bashku dhe u ofrojnë pije alkoolike. Identifikoj-në të rinjtë myslimanë që janë të varfër e pa kushte për jetë dhe u ofrojnë ndihmë.

Shumë prej shoqatave misionare aktivitetin dhe punën e tyre e kanë përqendruar tek fëmijët myslimanë. Atyre u ofrojnë dhura-ta dhe libra të ilustruar me rrëfimet mbi Jezusin e fenë e krishterë dhe përpiqen të mbjellin tek ata dyshime kundër Islamit. Ka shu-më prej tyre që kanë marrë shtëpi me qira, ose i kanë blerë ato, dhe aty zhvillojnë aktivitetet e tyre. Një numër të rinjsh i frekue-ntojnë ato, jo të motivuar nga simpatia ndaj fesë së krishterë, por për faktin se aty shoqërohen dhe dëfrehen me vajza. Kjo paraqet rrezik permanent, sepse frekuentimi i vazhdueshëm i atyre orga-nizatave bën që i riu të jetë viktimë e tyre jo vetëm në aspektin moral, por edhe të besimit.

23 http://groups.yahoo.com/group/alb-muslimstudents/message/40619

Page 302: Takvimi 2009 -Permbajtja

Vështrim 309 që të mund të shërojnë të sëmurin e tyre.24

24

Kriza ekonomike ka bërë që disa familje myslimane të bien nën ndikimin e tyre edhe për arsye të dhënies së bursave, ofrimit të nënshtetësive, apo të ndonjë vendi pune jashtë shtetit. Prej metodave të tyre është njo-hja me njerëz që kanë ndikim në shoqëri dhe që janë me influ-encë, si me gazetarë, politikanë, historianë, publicistë.

Ndarja e veprimeve misionare sipas shteteve

Që nga viti 1991 deri më vitin 1999, numri i shoqatave isla-me, që kanë vepruar në Shqipëri, ka arritur në disa dhjetëra sosh. Me përfundimin e luftës dhe largimin e forcave serbe nga Koso-va, më 1999, të njëjtat shoqata islame që kanë qenë në Shqipëri kanë kaluar edhe në Kosovë. Sulmi terrorist i 11 Shtatorit ka qenë me pasoja të rënda për shoqatat islame. Shumë prej tyre janë de-tyruar të reduktojnë fondet e tyre apo të përfundojnë veprimtarinë duke mbyllur zyrat në Ballkan.

Edhe ato pak shoqata islame që vazhduan aktivitetin e tyre, për shkak të kontrollit të fondit të tyre dhe trysnisë së cilës ato i janë nënshtruar, qoftë gjatë tubimit të fondeve ose shpërndarjes së tyre, pësuan reduktimin dhe kufizimin e ndjeshëm të aktivitetit të tyre. Shoqatat islame, nën parullën e luftimit të terrorizmit, do të akuzohen për përkrahje të terrorizmit dhe do të shihen me sy dyshimi, madje edhe do të akuzohen, pa kurrfarë baze, nga qarqe të ndryshme antiislame në këto hapësira.

http://forumi.kurandhesunet.net/lajme-nga-bota-islame(24)/misionaret-ne-kosove-dhe-arsyet-e-konvertimit-te-myslimaneve-kosovare(6819).html

Page 303: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 310

Shqipëria

Sipas shifrave të marra nga drejtuesit e komunitetit mysliman, ortodoks dhe katolik, sot në Shqipëri ka 568 xhami (nga 1666 xhami sa pati Shqipëria deri në vitin 1967), 70 tyrbe të sektit be-ktashi dhe 1119 kisha - 425 kisha ortodokse dhe 694 kisha katoli-ke. Pra numri i objekteve fetare që kanë ndërtuar myslimanët, është shumë më i vogël se objektet katolike dhe ortodokse në pro-porcion me numrin e tyre.25 Sipas raportit të Departamentit Ame-rikan të Shtetit për lirinë fetare, gjatë vitit 2006, në Komitetin Shtetëror të Kulteve në Shqipëri, që llogaritet se ka 3.6 milionë banorë, janë regjistruar si aktive 245 shoqata, grupe, fondacione dhe organizata fetare. Në Shqipëri, zyrtarisht, konsiderohet se ka katër fe tradicionale: myslimane sunite, bektashiane, ortodokse dhe katolike. Prej 245 organizatave, që janë të regjistruara në Gjykatën e Tiranës, 34 janë islamike. Ndërkohë, 189 të tjera i përkasin besimit kristian. Në vend të parë për nga numri i misio-narëve, renditen amerikanët26, më pas vijnë ata nga Evropa Perë-ndimore dhe numrin më të vogël e kanë misionarët nga Lindja e Mesme. Sipas këtij raporti, gjatë vitit 2004 “nga ana e Komitetit Shtetëror të Kulteve janë siguruar 1084 leje qëndrimi për misi-onarë të huaj”.27

Pas vitit 1991, me hapjen e Shqipërisë kundrejt Perëndimit, një ushtri sektesh dhe shoqatash protestante, mormone, Dëshmi-tarë të Jehovait, evangjelistë, kalvanistë, aduentistë, tele-

25 http://groups.yahoo.com/group/alb-muslimstudents/message/44083 26 Në Amerikë ka rryma fondamentaliste fetare, që besojnë se Mesihu do të

kthehet shpejt dhe, për hir të këtij qëllimi, ata janë të gatshëm që të bëjnë ve-prime të pakontrolluara. Shih: Havali, Sefer, Dita e Hidhërimit, NUN, Shkup, 2003. f. 19.

27 Xhani, Qamil, Shqipëria, 3.6 milionë banorë, 245 shoqata fetare, Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit për lirinë fetare gjatë 2006-ës, shih: Gazeta Tirana Observer, Albania, marrë nga webfaqja:

http://www.tiranaobserver.com.al/20060917/aktualitet.htm#2, shtator, 2008.

Page 304: Takvimi 2009 -Permbajtja

Vështrim 311 evangjelistë, kadianitë, bahaj e të tjera, kanë pushtuar Shqipërinë. Meqë numri i Qendrave dhe Shoqatave joqeveritare që veprojnë në Shqipëri është shumë i madh, është e pamundur të përmenden të gjitha.28

Ashtu sikurse në Shqipëri, edhe në Kosovë veprojnë një num-ër shumë i madh organizatash krishtere. Numri i tyre arrin numrin e shoqatave në Shqipëri (mbi dyqind sosh), sepse gati të gjitha shoqatat misionare që janë në Shqipëri

Kosova dhe Maqedonia

29, kanë shtrirë aktivitetin e tyre edhe në Kosovë dhe Maqedoni. Bashkësia myslimane në Maqedoni ka mbi 450 xhami dhe mbi 500 predikues fetarë. Shkupi ka 18 xhami, në të cilat shërbimet bëhen në gjuhën shqipe (përveç namazit, që është në arabisht si në mbarë botën), kurse në një xhami, tek ajo e Sulltan Muratit, shërbimi bëhet në gjuhën turke.30

28 Jazexhi, Olsi, op. cit.

Vlen të theksohet se mungesa e xhamive në Kosovë dhe në

Shqipëri ka sjellë nevojën urgjente për ndërtimin e tyre, pasi ve-ndet dhe hapësirat ku besimtarët e shumtë kryejnë ritet e tyre, janë të pakta dhe detyrohen të falen edhe jashtë xhamive, në diell gjatë temperaturave të larta, dhe në shi e borë, në temperatura të ftohta.

29 Më shumë rreth këtyre organizatave shih: http://www.albanian.com/ community/vbl/archive/index.php?t-14367.html

30 Maqedonia ka maqedonas 64.2%, shqiptarë 25.2%, turq 3.9%, romë 2.7%, serbë 1.8%, të tjerë 2.2% (regjistrimi i vitit 2002). Shih: http://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=19956

Page 305: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009 312

Bosnja

Në fillim të viteve 1990, disa organizata të rëndësishme joqe-veritare me bazë fetare siguruan ndihmë emergjente humanitare, duke përfshirë World Vision, Catholic Relief Services, and the United Methodist Committee on Relief. 31

Bashkësia Islame duhet të mendojë që kuadrot e saj t’i shpë-rndajë nëpër fshatra, për të mbajtur ligjërata fetare. Duhet të për-gatisim ligjërues të formuar dhe të mos merremi me njëri-tjetrin. Hyrja e rrymave të ndryshme islame brenda shoqërive të këtyre vendeve, ka filluar të shkaktojë dilema dhe shpeshherë edhe për-çarje mes xhematit. Thirrësit duhet të shmangin konfrontimet në mes tyre që kanë për qëllim triumfin e ndonjë grupi, xhemati apo shoqate. Ata duhet të qëndrojnë nën fjalën La ilahe il-la Allah Muhamedun-resulull-llah, dhe të qëndrojnë në mbrojtjen e saj me tërë atë që u është dhënë nga dituria e urtësia. Të bëjnë thirrje për bashkimin e myslimanëve dhe të veprojnë për largimin e përçarj-

World Vision është një organizatë ndërkombëtare shumë e madhe, e shtrirë në shumë ve-nde të botës, që vepron edhe në Bosnjë dhe merret me trajtimin e fëmijëve. Në internet nuk ka të dhëna rreth numrit të organizatave misionare në Bosnjë.

Si mund ta mbrojë veten shoqëria islame nga veprimet misionarike?

Në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë dhe Maqedoni janë derdhur shumë fonde nga shoqata të ndryshme islame, por nuk ka pasur një vlerësim të prioriteteve dhe u ka munguar një strategji afat-gjatë. Nganjëherë edhe menaxhimi nuk ka qenë në nivelin e du-hur.

31 http://www.icnl.org/KNOWLEDGE/ijnl/vol6iss1/special_4.htm

Page 306: Takvimi 2009 -Permbajtja

Vështrim 313 es dhe konfrontimeve, duke iu përmbajtur ajetit kuranor32

32 El Bedevi, Dr. Ahmed Abbas, Misioni Islam dhe Misionarët, Shkup, 2002, f.

51.

: “E mos u përçani në mes jush e të dobësoheni e ta humbni fu-qinë.” (El Enfal: 46)

Metodat dhe mënyrat e thirrjes islame duhet të shtrihen jashtë xhamive. Kërkohet që të jemi sa më afër familjeve që janë në skamje dhe që kanë nevojë për ndihmë. Të formohen fonde për raste të rënda, që të mund t’u ndihmohet atyre. Të punohet për krijimin e medieve vizive dhe të shkruara islame, në mënyrë që mesazhi islam të mund të depërtojë në çdo familje myslimane. Të hapim sa më shumë shkolla islame, kolegje, revista. Edhe vendet myslimane duhet të japin kontributin e tyre në këtë drejtim. Të punohet me njerëzit e pasur brenda vendit, në mënyrë që edhe ata me pasurinë e tyre të kontribuojnë në këtë drejtim.

Misionarët në këto hapësira kanë strategjinë e tyre të vepri-mit. Qëndrimi i tyre do të jetë i vazhdueshëm. Tashmë ata e kanë më lehtë të veprojnë në këto hapësira sepse kanë filluar ta njohin më mirë mentalitetin e myslimanëve. Për të minimizuar ndikimin e këtyre shoqatave, duhet që të punohet më shumë me rininë. Që të arrihet kjo, misioni i thirrjes në Islam nuk duhet të kuptohet si një profesion nga i cili duhet të përfitojmë materialisht, por të ku-ptohet si mision dhe obligim për përhapjen e së vërtetës së am-shueshme islame.

Lidhjet në mes xhematit, imamit dhe institucionit të Bashkë-sisë Islame duhet të jenë më të ngushta. Duhet të punohet që në çdo fshat mysliman të ndërtohen xhami dhe të ketë imam të rre-gullt e të arsimuar. Të hapen institute islame, ku do të përgatite-shin studime që do t’u përgjigjeshin kërkesave dhe nevojave të shoqërisë myslimane. Vetëm me një angazhim gjithëpërfshirës, mund të bëjmë që të dështojnë planet e atyre që dëshirojnë t’ua ndryshojnë përbërjen fetare këtyre hapësirave.

Page 307: Takvimi 2009 -Permbajtja

Përmbajtja

Në vend të parathënies ............................................................ 5

Sabri Bajgora Komentimi i kaptinës “El-A’ëla” ................................... 11 Dr. sc. Xhabir Hamiti Përkufizime të rëndësishme për Kur’anin nga studiues shqiptarë në shekulin e XX-të .................. 33 Resul Rexhepi Mbi disa aspekte të fetvasë dhe rëndësisë së saj në të Drejtën e Sheriatit ................ 39 Dr. Sylejman Gavoçi Kumtimi i fesë tek njerëzit ............................................. 59 Dr. Ejjub Ali Jeta, vepra dhe mësimi i Imam Tahaviut ...................... 79 Orhani Bislimaj Domethënia besimore e frikës ndaj Allahut xh.sh. .... 105 Sadik Mehmeti Roli i Vakëfit në përhapjen e kulturës dhe arsimimit islam në vendin tonë ............................. 125 Mr. Zeqirija Ibrahimi Vëzhgime gjuhësore për praninë dhe përkthimin e Bismilahit në gjuhën shqipe ........... 147 Mujdin Ahmeti Balsami i rinisë .............................................................. 169

Page 308: Takvimi 2009 -Permbajtja

Takvim – Kalendar 2009

342 Nerkez Smailagiq Orientimet e përgjithshme të Islamit .......................... 203 Sedat Islami Havdi i Pejgamberit ...................................................... 215 Qemajl Morina Konvertimet në Kosovë dhe disa reagime rreth tyre . 237 Prof. Asoc. Dr. Abdullah Hamiti Vlerësime të Sami Frashërit për letërsinë iraniane.... 257 Xhelaludin er-Rumi – Poeti më i madh i sufizmit ...... 273 Mexhid Yvejsi Emri i Zotit në njëqind e një gjuhë, te njëqind e një fise, popuj, kombe! ............................. 289 Ajni Sinani Shoqatat misionare në Ballkan .................................... 299

Shtojcë - pjesa kalendarike .............................................. 315

Përmbajtja ....................................................................... 341