16
Të kërkosh të drejtën! Ana Nimetja Marija Neritani Autori: Liljana Shanto Layout: Elton Rama Foto: Ledio Topalli Make-Up: Ada Galanxhi Regjia: Gjergji Trola 01 Në dyqanin e Marisë është Ana duke blerë. Ato të dyja shikojnë jashtë të habitura. novele S h o q a ta A rtistë v e të R inj të S k e n ë s A s s o c a tio n of Y o uth A rtists o f th e S c e n e S H . A . R . S . S H . A . R . S . A . Y. A . S . A . Y. A . S . A . Y. A . S . FONDACIONI SHOQËRIA E HAPUR PËR SHQIPËRINË

Të kërkosh të drejtën

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Autori: Liljana Shanto Layout: Elton Rama Foto: Ledio Topalli Make-Up: Ada Galanxhi Regjia: Gjergji Trola 01 Në dyqanin e Marisë është Ana duke blerë. Ato të dyja shikojnë jashtë të habitura. FONDACIONI SHOQËRIA E HAPUR PËR SHQIPËRINË Shoqa ta Artistëve të Rinj të S Assoca tion of Youth Artists of the Scene kenës SH. A. R. S.SH.A.R.S. A. Y. A. S.A.Y.A.S.A.Y.A.S.

Citation preview

Të kërkosh të drejtën!

Ana NimetjaMarija Neritani

Autori: Liljana Shanto Layout: Elton Rama Foto: Ledio TopalliMake-Up: Ada Galanxhi Regjia: Gjergji Trola

01 Në dyqanin e Marisë është Ana duke blerë. Ato të dyja shikojnë jashtë të habitura.

novele

Shoq

ata Artistëve të Rinj të Skenës

Assocation of Youth Artists of the Sce

ne

SH. A. R. S.SH. A. R. S.

A. Y. A. S.A. Y. A. S.A. Y. A. S.

FONDACIONI

SHOQËRIA

E HAPUR

PËR SHQIPËRINË

06

03 04

02

Po pse i bije në qafë kësaj gruaje gjithmonë ky dreq!?

Obobo, ja derdhi të gjithë thesin me patate

Po pse nuk vjen më herët ky, po gjithmonë i bie në qafë kësaj të shkretës?

Gati dreka?

Na.. na .. ku shkon.. Ana.. Ana..

Je në vete? Ti merresh me atë?

Se është burrë Ana, mund të bëjë ç’të dojë apo jo? Do t’i zërë vendin në trotuar.

Bëra fjalë me këtë burrin që shet këtu poshtë në trotuar.

Kësaj rradhe e lë pa i thënë dy fjalë.

Çfarë ke? Ç’të ka ngjarë?

Në shtëpinë e Anës. Ajo është e mërzitur. Vjen Neritani, i shoqi i Anës.

Neritani i afrohet Anës i çuditur.

Ana e shqetësuar nuk përgjigjet.

05

0807

09 10

11 Neritani është nxehur dhe duke dalë nga kuzhna i bërtet Anës.

Ana e shikon e habitur dhe nuk i përgjigjet.

Ana e shikon e habitur.

Gjithmonë i bie në qafë një gruaje që shet aty dhe…

Po ty ç’të duhet? Pse merresh me njerëz si ata? E dëgjove çfarë

të thashë? Po i binte në qafë asaj gruas që…

Këtë arsyetim kanë bërë edhe të tjerët që ishin atje me sa duket.

Arsyeja që askush nga ata që po kalonin aty e që ishin si unë e si ti, nuk ndërhynë edhe kur ai s’po linte fjalë të ndyrë pa nxjerrë nga goja, as ky doktori që kemi këtu përballë.

Ti je intelektuale… rri e merresh me një copë fshatar?

Punë e madhe. Atë punë kanë ata. Aty zihen, aty pajtohen. Ti nuk duhet të përzihesh me të gjithë Ana!

Pse s’thua, qenke bërë gazi i botës, harrove që je femër? Si mund të hahesh me fjalë me një copë fshatar?

Arsyetim? Çfarë arsyetimi?

12

14

17

13Ana takohet tek hyrja e pallatit me Nimeten, të cilën e ka komshie në të njëjtin pallat.

Ecin të dyja duke biseduar.

16

15

Ana me Nimeten ndahen për të shkuar secila në rrugën e saj.

Ika una këndej… seç kam një parandjenjë të keqe sot

Kushedi se si i ka ardhur. Moj se harrova të të pyes. E ke parë gjë atë pastruesen e shkallëve Fatimen?

Ç’është kjo pyetje kështu?

Epo do të krijojë stafin e tij, s’ka ndonjë gjë të keqe.

Mirmëngjes Nimete

Si të shkojnë punët?

Mos u bë supersticioze tani…

Jo moj .. hiç dhe ai Llambi s’mbaroi me atë dreq shtëpie tërë rërë e mbeturina na janë mbushur shkallët.

Edhe unë u habita. S’më ka pyetur ndonjëherë njeri se ç’fe kam!!?

Eeee… po se si na u duk Ana. Kur më prezantuan mua me drejtorin dhe i thane emrin tim Nimete – ai pyeti - Myslimane je?

Mirmëngjes. Sa mirë që të takova, bëjmë një copë rruge bashkë?

Na u ndërrua drejtori. S’ia dimë huqet… po që në fillim e hoqi nëndrejtoreshën.

Pse? Bëri ndonjë gabim?

E meriton Neritan, ke gjithë këto vite që punon pa orare. Po ish shefja Bardha.. iku?

Ua? O zot, sa mire. Kur kështu, sot?

Paskemi gëzim kështu?

Çfarë ka ndodhur?

Dhe aq sa ndenji .. shumë e pati.Nuk është punë për një femër ajo. Do orare të zgjatura. Ohu Bardha ka fëmijë. Shkurt s’e bënte dot!

E hoqën! Ka një javë

Kisha disa ditë që e prisja këtë emërim. Megjithëse as vetë nuk besoja.

Më rritën në detyrë. Tani përpara ke shefin e financave, dora vetë.

1918

20 21

22

Ana duke punuar në shtëpi.Bie dera dhe Ana e hap. Hyn Neritani me një shishe shampanje dhe një buzëqeshje të lumtur në fytyrë.

Dhe të madh fare bile.

6665

64

2726

25 Në dyqanin e Marisë, është Ana duke blerë. Hyn Nimetja.

Ana dhe Mimi dalin nga dyqani së bashku.

A po vjen për një kafe tek unë o Ana?

Moj Marie. A e ke parë gjë këtë pastruesen e shkallëve Fatimen? U bëne 4 ditë që nuk e shoh.

Si jeni o gra?

Hajde më mirë ti nga unë se ke kaq kohë që nuk ke ardhur.

Kushedi si i ka punët e shkreta

S’ka ardhur jo. Ja ku i ka kovat dhe fshesën, se tek unë i le.

Mirë të themi…

6324 Sipas teje punët janë të ndara

me thikë. Po qe femër ca gjëra s’mund t’i bësh dot kurrë ë?

Ta pret mendja!

23 Ej… Neritan e kupton se çfarë po thua?

Pse çfare po them?

Ja shif e shkruaj…

Kështu duket.Megjithëse nuk ka thëne gjë.U në s’jam dhe ndonjë fetare me shami o gru?

Eee edhe Nermini një kolege tjetër kishte status, po e hoqi.Kam frikë për

punën Ana

Drejtori. E kemi katolik të thekur. I ka zët myslimanet. -Janë mbrapa botës- thotë- fe terroriste-. Fliste dhe shikonte nga unë dhe kolegia ima Lutfija.

28

30

33

29Ana duke i dhënë filxhanin e kafes Nimetes.

32

31

Në shtëpinë e Anës. Ana po shikon një dosje të punës. Neritani është i ngrysur në fytyrë merret me telekomandën. E çon nga një stacion në tjetrin pa e ndalur diku.

Po rri o Nimete rehat se s’ka për t’u kapur me ty ai, kushedi si ka qenë puna me Nerminin. Po na lër ta pimë këtë kafe rehat.

Je në vete? E hoqi se ishte myslimane?

Ç’thua mi? Po ti ke statusin e nëpunësit dhe…

Është në vete ai?

Na lodhe o Neritan. Lëre në një stacion dreqin.

Kush mi?

E nxorri kokën ai…

34

36

39

35Neritani hedh telekomandën në tavolinë gjithë nerv. Ana e shikon e habitur.

Ana lë punën dhe duke iu afruar Neritanit e pyet e shqetësuar.

Neritani kap përsëri telekomandën i nervozuar.

38

37

Çfarë ke kështu? Ke gjithë mbasditen që s’ke hapur gojë.

Më dhemb koka.

Kujt ja thua këto? Unë të njoh mire. Çfarë ka ndodhur?

Epo na erdhi prapë shefja. Paska dalë një ligj i ri antidiskriminim. Bardha kishte shkuar tek Komisioneri i këtij ligji... Shkurt, e rikthyen në punë përsëri.

Mos harro që e kam shoqe.. dhe ti fundja bëj punën tënde dhe bëje mirë. Mos u kap me Bardhën.

Po ti ç’ke? Pse mërzitesh?

E zuri përsëri vendin tënd?

Më lër rehat!

Se nuk e duroj dot. Ja ç’kam se nuk është punë për gra. Mbeta duke u drejtuar nga gratë.

Jo, mua nuk më lëviznin dot dhe e bënë drejtoreshë. Ka gjetur edhe ndonjë të njohur sigurisht.

Fatimja ka fëmijë? Ajo më duket shumë e re.

Prap nuk erdhi kjo Fatimja mi? Janë bërë shkallët për ibret.

Po ajo rome është o Ana. Ata i martojnë që kalamaj. Me sa di ka dy fëmijë.Pa kishte patur edhe problem nga puna

Kishte djalin sëmurë, më tha.Se e takova sot.

4140

42 43

44

Ana duke hyrë në dyqanin e Marisë.

Nga puna? Pse nuk punon këtu tek ne Fatimja?

Çfarë problemi kishte në punë??

Mos u bë shkak puna që bën tek pallati ynë?

Këtu e ka plotësuese.Natën punon në pastrimin e rrugëve të qytetit.

Më duket se donin ta pushonin nga puna.

Jo, jo. Po me sa më tha do ta hiqnin që të fusnin të tjerë.

47 48 Ana është në shtepi. Bie celulari dhe Ana flet me Nimeten.

45 46

Kjo është e patolerueshme. Të lutem po e takove, thuaji të vijë tek unë se më duket se e kam një zgjidhje të problemit të saj.

Po ky quhet diskriminim racial!

Pse mi kaq kollaj hiqen njerëzit nga puna e?

Alo.. u ti Nimete qenke? Ç’e ke këtë zë kështu… po qan? Çfarë të ka ndodhur mi? ….Hajde hajde në shtëpi jam.

Quaje si të duash Ana. Po Fatimen do ta heqin nga puna dhe do të fusin të tjerë.A e di si i kishte

thënë pergjegjesi? -Ne nuk kemi vend për të bardhët…e jo më të mbajmë jevgën në punë.

FONDACIONI

SHOQËRIA

E HAPUR

PËR SHQIPËRINË

Shoq

ata Artistëve të Rinj të Skenës

Assocation of Youth Artists of the Sce

ne

SH. A. R. S.SH. A. R. S.

A. Y. A. S.A. Y. A. S.A. Y. A. S.

5049

51 52

53

Mimi hyn në shtëpinë e Anës duke qarë.

Dëgjo Nimete… këtë punë s’do ta lemë me kaq

A je në vete? Po ky është kulmi!

Kush drejtori?

Kam një Manual këtu me ligjin e ri kundër diskriminimit.

Më lër me gjithë ligjet o Ana. I kanë provuar shoqet e mia të gjitha.

Si? E çfarë mund të bëj o Ana?

Në fakt ai do të fusi njerëzit e tij.. të tre vendet i ka zënë me njerëzit e tij.

Po. U kap diku me disa shifra dhe e bëri qimen tra. Për një lek më bëri në sy të të gjithëve.-Ju myslimanet s’dini nga lidhet gomari.Kush të ka sjellë financjere ty këtu mi-.. etj.. etj.

Nimete po çfarë ke?

Më pushoi nga puna, Ana.

5857

55 56

54

Ana ngrihet të shkojë të marrë Manualin e Ligjit. Ana vjen me Manualin e Ligjit në dorë.

Nimetja e shikon me mosbesim.

Ka diçka këtu edhe për rastin tënd. Po po e kam parasysh.

Po shkoj të marr ligjin.

E kishin pushuar nga puna pa të drejtë vetëm se ishte rome.

Po! Ja mora Manualin e Ligjit Bardhës, se doja të shikoja diçka për Fatimen, pastruesen e pallatit

Prit prit. Me anën e këtij ligji u kthye Bardha shoqja ime në punë tek im shoq.

Ti mendon se do më ndihmojë?

Uu sa keq.

Pse ç’kishte Fatimja?

Vërtetë?

6059

61 62

63

Nimetja shfleton Manualin me ligjin.

Ndalohet diskriminimi lidhur me ushtrimin e

lirisë së ndërgjegjes dhe fesë, veçanërisht

kur ka të bëjë me shprehjen e tyre

individualisht ose kolektivisht, në publik ose

në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimimit,

praktikave ose kryerjes së riteve. Në çdo

rast lejimi i diskriminimit për shkak të

ushtrimit të lirisë së ndërgjegjes dhe fesë

nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe

të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund

të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në

Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Po.Duhet të bëjmë një ankese. Ja çfarë duhet të vemë në ankesë: 1- emrin e ankuesit..2- adresën. 3- shpjegimet lidhur me diskriminimin.4- masat që ti mendon se duhet të merren.

a e thotë këtu: …”Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi është titular i një institucioni të pavarur. Ai i ka të gjitha paisjet e nevojshme dhe personel për të ndjekur problemet”...

…për shkaqe të tilla si: Gjinia- ky është rasti i Bardhës, asaj shoqes sime. Raca- është rasti i Fatimes dheeee.. Feja- ja ku është rasti yt. Kuptove?

Ja çfarë thotë këtu “Si të kuptojmë dhe të zbatojmë mëmirë ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi”.

Sigurisht. Ai dhe punonjësit e tij do ta ndjekin tërë proçesin.

E pastaj unë nuk kam më punë. Do ta ndjekë komisioneri këtë punë? Apo jo?

Atje duhet të shkoj unë?Po çfarë duhet

të bëj unë?

E ku është rasti im i diskriminimit këtu?

6867

65 66

64

Çfarë ke kështu?

Ç’kemi?

Mirë thua ti. Po kushedi sa do më kushtojë e gjitha kjo.

Aaa lëre..

Prap me miza ti?

Ky po që qenka ligj. I paska parashikuar të gjitha.

Asnjë lek. Ja ku e ke të shkruar këtu “… është e rëndësishme të dini se nuk jeni të detyruara t’i paguani komisionerit asnjë tarifë për shqyrtimin e ankesës suaj.”

Në shtëpinë e Anës. Ajo po gatuan. Vjen Neritani krejt i hutuar.

Neritani pi ujë pa u përgjigjur.

Ai ulet në tavolinë i dërrmuar. Ana i afrohet e shqetësuar.

Neriani nuk i përgjigjet. Mbush një gotë ujë.

7069

71 72

73

Ana i ulet pranë kurioze dhe shqetësuar.

Të pushuan nga puna?

Po pastaj çfarë ndodhi?

Çfarë gabimi

Fol pra tani çfarë ka ndodhur?

Ana…

Bardha kështu ë? Femra që s’di të bëjë asgjë!? Po të ishe ti në vend të saj do ta kishe flakur me shkelma jashtë, apo jo?

Jo! Bardha e kapi gabimin dhe… dhe erdhi ma tha. E korrigjuam bashkë dhe e mbylli.

Lëre tani… nuk dua të flas për këtë.

Sot i dorëzova bilancet Bardhës dhe në një zë 11 milionëshit i kisha vënë në mes një pikë. Pra e kisha bërë 1.1 milion. Gati 10 milion i kisha fshirë

Kam bërë një gabim trashanik sot.…se si ka mundësi nuk e kuptoj!

74

Jo… s’ka.. pranoje. Të paktën një herë të vetme pranoje se një femër mund të jetë më e zonja se ty në punë dhe me një zemër më të madhe se ty.

Adresa:Rr. Thanas Ziko, Pall. 6, Shk. 3,Ap. 41, Tirana, Albaniae-mail: SHARSalbania@gmail. comMob. : 068 20 61 105

Shoq

ata Artistëve të Rinj të Skenës

Assocation of Youth Artists of the Sce

ne

SH. A. R. S.SH. A. R. S.

A. Y. A. S.A. Y. A. S.A. Y. A. S.

FONDACIONI

SHOQËRIA

E HAPUR

PËR SHQIPËRINË

LIGJ Nr.10 221, datë 04.02.2010

PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI

Në mbështetje të neneve 18, 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozim të një grupi

deputetësh,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1 ObjektiKy ligj rregullon zbatimin dhe respektimin e parimit të barazisë në lidhje me gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen ekonomike, arsimore ose shoqërore, shtatzëninë, përkatësinë prindërore, përgjegjësinë prindërore, moshën, gjendjen familjare ose martesore, gjendjen civile, vendbanimin, gjendjen shëndetësore, predispozicione gjenetike, aftësinë e kufizuar, përkatësinë në një grup të veçantë, ose me çdo shkak tjetër.

Neni 2 QëllimiQëllimi i këtij ligji është të sigu-rojë të drejtën e çdo personi për: a) barazi përpara ligjit dhe mbrojtje të barabartë nga ligji; b) barazi të shanseve dhe mundësive për të ushtruar të drejtat, për të gëzuar lir-itë dhe për të marrë pjesë në jetën publike; c) mbrojtje efektive nga diskriminimi dhe nga çdo formë sjelljeje që nxit diskriminimin.

Neni 3 Përkufizimet1. “Diskriminimi” është çdo dallim, përjashtim,

kufizim apo preferencë, bazuar në cilindo shkak të përmendur në nenin 1 të këtij ligji, që ka si qëllim apo pasojë pengesën apo bërjen e pamundur të ushtrimit në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drejtave e lirive themelore të njohura me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, me aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, si dhe me ligjet në fuqi. 2. “Diskriminim i drejtpërdrejtë” është ajo formë diskriminimi që ndodh kur një person apo grup personash trajtohen në mënyrë më pak të favorshme sesa një person tjetër, apo një grup tjetër personash në një situatë të njëjtë a të ngjashme, bazuar në cilindo shkak të përmendur në nenin 1 të këtij ligji. 3. “Diskriminim i tërthortë” është ajo formë diskriminimi që ndodh kur një dispozitë, kriter apo praktikë, e paanshme në dukje, do ta vinte një person ose grup personash në kushte jo të favorshme, në lidhje me shkaqet e parashtruara në nenin 1 të këtij ligji, në raport me një tjetër person ose grup personash, si dhe kur ajo masë, kriter a praktikë, nuk justifikohet objektivisht nga një synim i ligjshëm, ose kur mjetet e arritjes së këtij synimi, ose nuk janë të përshtatshme, ose nuk janë të domosdoshme dhe në përpjesëtim të drejtë me gjendjen që e ka shkaktuar atë. 4. “Diskriminim për shkak të shoqërimit” është ajo formë diskriminimi që ndodh kur ka një dallim, kufizim ose preferencë, për arsye të shoqërimit me persona që u përkasin grupeve të përmendura në nenin 1 të këtij ligji, si dhe për shkak të supozimit për një shoqërim të tillë. 5. “Shqetësim” është ajo formë e diskriminimit që ndodh në rastin e një sjelljeje të padëshiruar, kur lidhet me cilëndo nga shkaqet e përmendura në nenin 1 të këtij ligji, që ka për qëllim apo efekt cenimin e dinjitetit të personit dhe krijimin e një mjedisi frikësues, armiqësor, përçmues, poshtërues a ofendues për atë person, si dhe në rastin e një trajtimi më pak të favorshëm, i kryer si rezultat i kundërshtimit ose i mosnënshtrimit nga ana e personit të cenuar ndaj një sjelljeje të tillë. 6. “Udhëzim për të diskriminuar” është një udhëzim ose kërkesë, bazuar në marrëdhënie hierarkike, për të diskriminuar një ose më shumë persona, në bazë

të shkaqeve të përmendura në nenin 1 të këtij ligji. 7. “Mohim i një përshtatjeje të arsyeshme” është ajo formë diskriminimi që ndodh kurdoherë kur ka një mohim ose kundërshtim për të kryer ndryshime ose rregullime të domosdoshme e të përshtatshme që nevojiten në një rast të veçantë dhe nuk imponojnë një barrë të tepruar, me qëllim që të sigurohet gëzimi dhe ushtrimi në baza të barabarta i të drejtave dhe lirive themelore për personat me aftësi të kufizuar, ose të ndodhur në kushtet e tjera të përmendura në nenin 1 të këtij ligji. 8. “Viktimizimi” është trajtim i disfavorshëm apo pasojë negative, që vjen si reagim ndaj një ankimimi a një procedimi që synon zbatimin e parimit të barazisë. 9. “Organizatat me interesa legjitimë” janë ato organizata, të cilat janë të regjistruara në Republikën e Shqipërisë dhe kanë si objekt të deklaruar të veprimtarisë së tyre mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ose u ofrojnë ndihmë viktimave të diskriminimit

KREU V KOMISIONERI PËR MBROJTJEN NGA

DISKRIMINIMINeni 21 Komisionari1. Komisionari për Mbrojtjen nga Diskriminimi, më poshtë komisionari, siguron mbrojtjen efektive nga diskriminimi dhe nga çdo formë sjelljeje që nxit diskriminimin. Komisionari është person juridik publik. 2. Komisionari mbështetet nga Zyra e Komisionarit për Mbrojtjen nga Diskriminimi (zyra). Zyra ka personelin dhe pajisjet e nevojshme për të mbështetur komisionarin në përmbushjen e detyrave të ngarkuara me ligj. 3. Kuvendi vendos për pagën e komisionarit, strukturën organizative dhe klasifikimin e pagave për punonjësit e Zyrës së Komisionarit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Punonjësit e kësaj zyre gëzojnë statusin e nëpunësit civil. 4. Komisionari ka buxhetin e vet të pavarur, i cili financohet nga Buxheti i Shtetit dhe nga donacione të ndryshme

KREU VI PROCEDURAT PËRPARA GJYKATËS

Neni 34Subjektet që kanë të drejtë të paraqesin padi për diskriminim 1. Çdo person ose grup personash që pretendojnë se ndaj tyre është ushtruar diskriminim për një nga shkaqet e përmendura në nenin 1 të këtij ligji, mund të paraqesin kërkesëpadi përpara gjykatës kompetente sipas përcaktimeve të Kodit të Procedurës Civile për dëmshpërblim sipas ligjit ose, sipas rastit, të kryejnë kallëzimin përpara organeve kompetente për ndjekje penale. 2. Paraqitja e ankimit përpara komisionarit nuk është kusht për të paraqitur një kërkesëpadi dhe nuk përbën pengesë për personin e dëmtuar t’i drejtohet gjykatës ose organeve të ndjekjes penale. 3. Një organizatë me interes të ligjshëm ose komisionari mund të paraqesë padi në emër të një personi ose grupi personash, me kusht që komisionari ose organizata të ketë pëlqimin me prokurë të posaçme ose me deklarim përpara gjykatës të personit ose grupit të personave të dëmtuar nga diskriminimi.