16
1 UNIVERSITETI MARIN BARLETI NË RRUGËTIMIN E PROJEKTIT EVROPIAN Të zhvillojmë edukimin e të drejtave të njeriut në zemër Arsimit të Lartë 2012-2014

Të zhvillojmë edukimin e të drejtave të njeriut në zemër të Arsimit të

  • Upload
    vongoc

  • View
    278

  • Download
    4

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Të zhvillojmë edukimin e të drejtave të njeriut në zemër të Arsimit të

1

UNIVERSITETI MARIN BARLETI NË RRUGËTIMIN

E PROJEKTIT EVROPIAN

Të zhvillojmë edukimin e të drejtave

të njeriut në zemër të Arsimit të Lartë

2012-2014

Page 2: Të zhvillojmë edukimin e të drejtave të njeriut në zemër të Arsimit të

Ky projekt i financuar nga programi TEMPUS i Komisionit Evropian synoi “Zhvillimin në zemër të arsimit tonë të lartë të edukimit me të drejtat e njeriut”. Në zbatimin e tij u përfshinë 11 Universitete nga 5 shtete të rajonit të Ballkanit dhe nga Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Gjermania, Irlanda nën drejtimin e Universitetit të Roehamptonit, Londër. Tre vjet më parë nisëm rrugëtimin së bashku nga Tirana në Podgoricë, në Sarajevë e Zenica, në Beograd e Novi Sad, në Prishtinë, për t’u ritakuar edhe një herë në Tiranë, ku bëmë bilancin e arritjeve të projektit. Të shoqëruar nga anëtarë të stafeve tona akademike, të mbështetur fort nga ata dhe studentët tanë, ne zhvilluam një varg aktivitetesh të gjithë së bashku dhe secili veç e veç në vendin e tij, duke kontribuar në një fushë kaq të rëndësishme si kjo e të drejtave të njeriut. Në janar 2012, në takimin e parë si grup drejtues në Londër, nisur nga idea themelore e projektit, krijuam togfjalëshin Higher Education Action for Rights Teaching, akronimi i të cilit do t’i jepte këtij projekti emrin domethënës HEART - ZEMËR! Veçanërisht në rajonin tonë, ku historia jo e largët politike e drejtimit totalitar, me liri dhe të drejta të kufizuara apo ajo më e afërta e tranzicionit, me vlera të lëkundshme, me korrupsion të përhapur dhe kriminalitet të lartë, me probleme pakicash e shumicash, territoresh e kufijsh, dukej se e bënte zbatimin e tij sa të domosdoshëm aq edhe me impakt.

Në këto tre vjet u përqendruam kryesisht: • nëanalizënekurrikulavepërtëevidentuarmangësitënëtolidhurmeedukiminestudentëvetanëmetë drejtatenjeriut;• nëzgjerimineprogramevetëstudimitmëlëndëdhetemaqëzgjerojnëdhethellojnëdijetnëfushëneedukimitmetëdrejtatenjeriut,përtëdrejtatenjeriut,nëpërmjettëdrejtavetënjeriut;• nëpërfshirjenetëgjithëstudentëvenëveprimtaritëakademikepërtëdrejtatenjeriut,poredhenëveprimtarigjithnjënërritjejashtëprogramitmësimornëshërbimtëidesëkryesoretëedukimitpërtënjo-hur,kërkuardherespektuartëdrejtatesecilit;• nëlidhjenmëtëefektshmedhetëqendrueshmetëbotësakademikemeatëtëorganizatavemeprofiletëndryshmetëshoqërisëcivile,tëcilatkontribuojnënëkëtëfushë.

Sot ne kemi në mjediset tona universitare një ndjeshmëri më të lartë për të drejtat e njeriut, kemi më shumë studentë të përfshirë në veprimtaritë sociale, kemi më shumë lëndë dhe programe të lidhura drejtpërdrejt me të drejtat e njeriut apo që e përforcojnë mësimin e tyre dhe në lëndë që duken më të “largëta”; kemi më shumë mjete dhe manuale didak-tike për mësimnxënien e tyre; kemi faqen e përbashkët të internetit ku stafet tona akademike do të shkëmbejnë përvoja dhe do të mësojnë nga njëri tjetri; dhe për më tepër kemi një rrjet të ri social (jo vetëm virtual), të krijuar nga vizitat e ndërsjella në universitetet e rajonit, nga leksionet që akademikët e rinj dhanë në universitetet partnere në projekt, nga diskutimet e gjata për përmirësimin e curriculave, nga veprimtaritë e shumta jo vetëm akademike.

Realizimi i këtij projekti kërkoi dhe pati kontributin e të gjithë stafit akademik dhe administrativ të Universitetit tonë. Lista do të ishte e gjatë, por disa kolegë dhe bashkëpunëtorë kam kënaqësi t’i evidentoj në mënyrë të veçantë për përkushtimin, seriozitetin dhe kompetencën e dëshmuar: Dorian Janon, Edlira Llohën, Elona Banon, Eurona Lekën, Jonida Lamajn, Lavdie Rucin, Migena Kapllanajn, Anisa Branon, Anisa Kason, Siljo Stefanin, Amir Esmaeilakhtarin dhe Ervis Martanin, që iu bashkua më vonë grupeve tona të punës. Autoritetet drejtuese të Universitetit gjatë kësaj periudhe kanë qenë kurdoherë të gatshëm për të mbështetur dhe lehtësuar zbatimin e tij. Nenukishimaspakskeptikëkurefilluam.Kishimbesimsedot’iadilnimmbanëdheiadolëm!Megjithatë jemi të bindur se ende mbetet shumë për të bërë, që bota akademike të jetë një aktor dhe zë edhe më i fuqishëm për të udhëhequr me ide dhe praktika të mira procesin e gjatë dhe aspak të lehtë të respektimit të dinjitetit e të drejtave të secilit në një botë të trazuar, që studentët të cilët edukohen në institucionet tona të jenë sot dhe nesër mbrojtësit dhe garantuesit e respektimit të të drejtave të njeriut brenda vendit, në rajon dhe më gjerë.

Dr.SaemiraPinoKoordinatoreeprojektitpërUMB

Tetor2014

Ne nuk ishim aspak skeptikë kur e filluam.

Kishim besim se do t’ia dilnim mbanë dhe ia dolëm!

Page 3: Të zhvillojmë edukimin e të drejtave të njeriut në zemër të Arsimit të

3

Universiteti“MarinBarleti”ështënjëndërtreUniversiteteteShqipërisë,qëubëpjesëeprojektit“Tëzhvillojmëmëtejedukiminetëdrejtavetënjeriutnëarsiminelartë”,financuarngaprogramiTEMPUSiKomisionitEvropian.Projektilidhinënjërrjetbashkëpunuespartneriteti,universitetetërajonittëBallkanitPerëndimor,njëngaKosova,dyngaMaliiZi,dyngaBosnja-HerzegovinadhetrengaSerbia,sidheuniversitetemeekspertizëtëdalluarnëkëtëfushëngaGjermania,Suedia,IrlandadheMbretëriaeBashkuar.

Page 4: Të zhvillojmë edukimin e të drejtave të njeriut në zemër të Arsimit të

4

Fitues i Konkursit “Krijo Një Logo” HEART Tempus 2012

Në kuadrin e Projektit HEART studentët u ftuan në konkursin për krijimin e logos zyrtare të tij. Pas një seleksioni-mi paraprak në secilin prej universiteteve pjesëmarrës në projekt (Universiteti Marin Barleti, Universiteti i Tiranës, Universiteti Evropian i Tiranës, Shqipëri; Universiteti i Prishtinës, Kosovë; Universiteti i Sarajevës dhe i Zenicës në Bosnjë-Herzegovinë; Universiteti i Podgoricës dhe i Donja Goricës në Malin e Zi; Universiteti i Beogradit, Kragu-jevacit dhe i Novi Sadit në Serbi) u dërguan për vlerësim 33 logo - krijime të studentëve. Nga UMB në fazën finale morën pjesë studentët e vitit të parë Fatjon Kapllanaj dhe Mirjan Petro dhe studenti i vitit të dytë Endri Ymeraj. Juria e konkursit, e përbërë nga Komiteti Drejtues i projektit prej 21 anëtarësh përzgjodhi logot më të mira. Në fund të procesit, ndër tre logot e përzgjedhura, me shumicë votash u përcaktua fituese logoja e krijuar nga Mirjan Petro, student i UMB. Kjo logo është përdorur në të gjithë dokumentacionin e projektit HEART gjatë tre viteve.

PËRMIRËSIMI I KURRIKULAVE AKADEMIKE

Lëndëtëreja Nëciklineparëtëstudimeve

- Teoritë dhe problemet e nacionalizmit- E drejta kushtetuese - E drejta kushtetuese krahasuese

Përmirësimelëndore- Gjeopolitika në Ballkan Pakicat Kombëtare dhe të drejtat e tyre - Hyrje në Sociologji Dimensionet sociale të të drejtave të njeriut, Përkatësia Gjinore, Të drejtat e njeriut - Probleme Sociale Të drejtat e grave, fëmijëve dhe të moshuarve Interneti dhe të drejtat e njeriut- Hyrje në PsikologjiDimensionet psikosociale dhe dhunimi i të drejtave të njeriut- Psikologjia SocialeDinamika psikosociale e gjenociditDiferencat, konflikti dhe dhuna- Psikologjia OrganizativeTë drejtat në vendin e punës Përgjegjësia sociale e korporatave- Sociologjia e punësAntiracizmi Koalicionet e BE për avokati

- Politikat socialeKorniza rajonale ligjore e DNjPolitikat evropiane të DNj- Hyrje në FilozofiTë drejtat natyrore dhe të drejtat pozitiveAutoriteti i shtetit dhe politikat e identitetit dhe mark-sizmi- E drejta administrativeE drejta për informim, detyrimet e administratës për trajtim të barabartë, për shërbim transparentmbrojtja e të dhënave personale- E drejta e punësTë drejtat themelore në punë, respektimi i dinjitetit, liria sindikale

Nëciklinedytëtëstudimeve

- Administrim Arsimi - Mësimdhënia dhe të nxënitEdukimi i të drejtave të njeriut- Sociologji e zhvillimit 120 kredite me theks te të Drejtat e njeriut- Psikologjia ligjoreDrejtësia terapeutikeE drejta e personave të mbajtur në kujdestari- Etika ligjore, Çështje profesionale & Ligjore Marrëdhëniet mes etikës ligjore dhe të DNjElementët e gjykimit të drejtë- E drejta socialeTë drejtat kushtetuese, sociale

Page 5: Të zhvillojmë edukimin e të drejtave të njeriut në zemër të Arsimit të

5

Minor:TëDrejtateNjeriutUniversiteti Marin Barleti i ka pasur përherë në fokusin e vet të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Qenia part-ner në projektin HEART, me objektiv përmirësimin e kurrikulave në fushën e të drejtave të njeriut, e nxiti UMB të krijojë kurrikulën e re të minorit për TëDrejtateNjeriut, dhe ta ofrojë atë për të gjithë studentët e ciklit të parë të studimeve si dhe të promovojë zhvillimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në ciklin e dytë të studimeve, nëpërmjet një bashkëpunimi shumëpalësh.Mevendiminnr.4/13,datë23.04.2013,SenatiiUMB,miratoi minorin Të drejtat e njeriut, të përbërë nga katër lëndë, me 6 kredite secila.

HyrjenëtëdrejtatenjeriutKodiilëndës: HRI 311Viti: XXXXDepartamenti: Drejtësisë Kredite: 6 ETCSTë drejtat e njeriut në kohën tonë janë shndërruar në një lëndë të lidhur ngushtësisht me të drejtën substanciale, ekonominë dhe politikën. Nga pikëpamja politike dhe juridike të drejtat dhe liritë themelore kanë evoluar aq shumë sa nga ekskluzivë e së drejtës së brendshme janë shndërruar në një realitet ndërkombëtar. Ky kurs ka për qëllim të analizojë evolucionin e të drejtave të njeriut në shoqërinë bashkëkohore dhe të instituteve kryesore të së drejtës ndërkombëtare që lidhen me garan-timin e të drejtave dhe lirive themelore të individit. Kursi integrohet me seminare dhe leksione të mbajtura gjithashtu nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore.1. Perspektiva historike. Të drejtat e njeriut në histori.2. Historia bashkëkohore dhe internacionalizimi i të drejtave të njeriut.3. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut.4. Organizata të tjera të të drejtave të njeriut dhe dokumentet kryesorë.5. Instrumentet më të rëndësishëm ndërkombëtarë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.6. Promovimi dhe tutela e të drejtave të njeriut nga Kombet e Bashkuara.7. Sistemi evropian i mbrojtjes së të drejtave të njeriut.8. Sistemi amerikan i mbrojtjes së të drejtave të njeriut.9. Bota islame dhe të drejtat e njeriut.10. Mbrojtja e të drejtave të njeriut në sisteme të tjera rajonale.11. Raste studimore nga rajoni i Ballkanit

Sociologjiadhetëdrejtatenjeriut

Kodiilëndës: HRS 312Viti: XXXXDepartamenti: Shkenca SocialeKredite: 6 ETCSKursi propozon disa refleksione teorike që kanë në thelbin e tyre analizën kritike të procesit të formimit dhe evolucionit të të drejtave të njeriut dhe do të japë instrumentet e nevojshme për një rilexim ndërkulturor të këtyre të drejtave në shoqëritë komplekse bashkëkohore. Një kujdes i veçantë i kushtohet kategorive dhe metodave të sociologjisë në studimin dhe analizën e të drejtave të njeriut. Gjithashtu objekt i këtij kursi është interpretimi i problematikave të shoqërive fetare dhe ndëretnike në aplikimin e të drejtave të njeriut. Gjithashtu analizohet tensioni midis të drejtave kolektive dhe atyre individuale në shoqërinë perëndimore bashkëkohore, veçanërisht për sa i përket lirisë së fesë dhe multikulturalizmit. Kursi integrohet me seminare dhe leksione të mbajtura edhe nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore.1. Sociologjia mbi të drejtën.2. Të studiosh dhe të bësh kërkime mbi të drejtat e njeriut në shkencat sociale.3. Të drejtat e njeriut dhe evolucioni social.4. Marrëdhëniet ndërkulturore dhe të drejtat e njeriut.5. Institucionet shoqërore dhe të drejtat e njeriut.6. Familja dhe ndikimi në edukimin e të drejtave të individit.7. Politika dhe të drejtat e njeriut.8. Të drejtat e individit dhe feja (në Evropë, SHBA etj.).9. Vendet me shumicë myslimane dhe të drejtat e njeriut.

Page 6: Të zhvillojmë edukimin e të drejtave të njeriut në zemër të Arsimit të

6

Kodiilëndës: HRW 314 Viti: XXXXDepartamenti: EkonomisëKredite: 6 ETCSKoncepti "Shteti i Mirëqenies" lidhet me strukturimin e një sistemi më modern të sigurisë sociale, në të cilin çdo nevojë që përcaktohet si esenciale bëhet objekt i ndërhyrjes normative dhe institucionale të shtetit. "Shteti i Mirëqenies" përdor fuqinë e tij organizative për të modifikuar forcat e tregut në të paktën tre drejtime: duke u garantuar individëve një të ardhur minimale, pavarësisht nga vlera në treg e punës së tij; duke kufizuar pasigurinë e individëve dhe familjeve për risqet sociale si rënia në varfëri, paaftësia, papunësia, moshimi etj.; duke siguruar që individëve dhe familjeve t'u ofrohet një standard sa më i lartë mbrojtjeje nga shërbimet sociale shtetërore. Këto koncepte analizohen në kuadrin e përgjithshëm të të drejtave të njeriut nëpërmjet seminareve dhe leksioneve të mbajtura kryesisht nga përfaqësues të institucioneve shtetërore, qendrore dhe vendore. 1. Koncepti " Shteti i Mirëqenies ".2. Realizimi i Shtetit të Mirëqenies në mendimin politik bashkëkohor.3. "Shteti i Mirëqenies" si masë për të zbutur pabarazitë që rrjedhin nga ekonomia e tregut.4. Çështja e të drejtave themelore midis drejtësisë sociale dhe institucioneve të Shtetit të Mirëqenies. 5. Procesi i kodifikimit të të drejtave sociale.6. Të drejtat e reja dhe globalizimi.7. Aktet ndërkombëtare mbi të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore.8. Të drejtat sociale në Evropë. Karta sociale evropiane.9. Shtetet kombëtare kundrejt nevojës për të garantuar të drejtat e reja në politikat e brendshme.10. Të drejtat e njeriut dhe "Shteti i Mirëqenies" në Shqipëri.11. Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri.

Kodiilëndës: HRO 313Viti: XXXXDepartamenti: Shkenca PolitikeKredite: 6 ETCSZhvillimi i të drejtave të njeriut në Shqipëri ka pasur një mbështetje shumë të vlefshme nga organizatat ndërkombëtare, si OKB, OSBE, Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian. Në këtë kurs integrohen seminare dhe leksione të mbajtura edhe nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë të pranishëm në Shqipëri. Kursi synon analizën e marrëdhënieve midis të dre-jtave të njeriut, organizatave ndërkombëtare dhe shteteve kombëtare, mbështetur në argumentet e mëposhtme:1. Organizatat ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.2. Roli i OJF ndërkombëtare në mbrojtje të të drejtave të njeriut.3. Sistemi i Kombeve të Bashkuara. Nga Karta e të drejtave themelore te Këshilli i të drejtave të njeriut.4. Këshilli i Evropës dhe Konventa evropiane për të drejtat e njeriut.5. Të drejtat e njeriut dhe Bashkimi Evropian. Nga Traktatet themeluese te Karta evropiane e të drejtave të njeriut.6. Kushtëzimi demokratik i BE-së në politikën e jashtme.7. Shtetet kombëtare midis detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe të drejtës së brendshme.8. Kushtetutëzimi i të drejtave të njeriut.9. Gjykatat midis Kushtetutës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.10. Të drejtat e njeriut dhe Shteti i së drejtës në Shqipëri. Çështje të zbatimit.11. Decentralizimi administrativ dhe të drejtat e njeriut.

TëdrejtateNjeriutdheShtetiiMirëqeniesSociale

Tëdrejtatenjeriut,OrganizatatNdërkombëtaredheShteti

Page 7: Të zhvillojmë edukimin e të drejtave të njeriut në zemër të Arsimit të

7

ORGANIZIMI I MËSIMDHËNIES SË KURSIT Masteri ka një kohëzgjatje 12 muaj dhe parashikohet të zhvillohet nga muaji shkurt 2016 deri në janar 2017; gjithsej 1500 orë.

• 320 ORË MËSIMDHËNIE NË KLASË; • 600 ORË STAZH DHE/OSE PËRGATITJE E PUNËS SË PROJEKTIT • 580 ORË STUDIMI INDIVIDUAL.

Kursit i janë dhënë 60 kredite të shpërndara si vijon: Klasë dhe përgatitja e saj 48 kredite Punë projekti /fazat për përgatitjen e temës 6 kredite Tema përfundimtare 6 kredite

MasterpërtëDrejtateNjeriut

Universiteti Marin Barleti dhe Universiteti i Xhenovës, në partneritet me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, Ambasadën Italiane në Tiranë dhe Shkollën Shqiptare të Administratës Publike synojnë të krijojnë një program të përbashkët studimi në fushën e të drejtave të njeriut për t’u mundësuar njohuri të mëtejshme të gjithë atyre që janë të interesuar. Ky program studimi është i hapur për part-neritet me universitetet e tjera të rajonit të Ballkanit. Kursi ka për qëllim thellimin e dijeve dhe kualifikimin e studiuesve dhe të çdo individi të diplomuar. Universiteti i Xhenovas ka shumë vite përvojë në këtë fushë, si doktoratura për “Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut”, kurse tra-jnimi, kërkime doktorale dhe konferenca ndërkombëtare që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.

Grupi i synuar që mund të ndjekë këtë program u ofrohet individëve që duan të thellojnë njohuritë e tyre në fushën e të drejtave të njeriut. Ai është veçanërisht i përshtatshëm për të diplomuarit që punojnë në organizata kombëtare, ndërkombëtare dhe jofitim-prurëse, me synim përditësimin e perfeksionimin e njohurive të nevojshme për ndjekjen e karrierës në fushën e të drejtave të njeriut. Mësimi organizohet në aktivitete në auditor, ligjërata, seminare, grupe pune dhe kontrolle të ndërmjetme, që do të zhvillohen si rregull dy ditë në javë. Gjithashtu ofrohen aktivitete të rregullta trajnimi si grupe studimi, seminare, konferenca. Krahas leksioneve do të ketë edhe konferenca, seminare, tryeza të rrumbullakëta për çështje aktuale të të drejtave të njeriut.

- VendndodhjaPjesa më e madhe e leksioneve do të mbahet në Universitetin Marin Barleti. Disa leksione, punë në grup dhe seminare mund të mbahen në mjedise të tjera të trajnimit. - Programi-Modulet

BORDI I GARANCISËBordi i garancisë do të përbëhet nga një përfaqësues për institu-cionet e mëposhtëm:• ShLUJ Universiteti Marin Barleti, • Universiteti i Xhenovës, Unige• Prezenca e OSBE-së në Shqipëri• Instituti Shqiptar për Çështjet Publike• Ministria e Arsimit dhe Sportit• Ambasada e Republikës së Italisë, Tiranë• Shkolla Shqiptare e Administratës Publike

MODULET Moduli I - Hyrje në të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut (40 orë, 6 kredite, IUS / 13) Moduli II - Mbrojtja e të drejtave të njeriut (40 orë, 6 kredite, IUS / 13) Moduli III - Krahasimi me Standardet Evropiane (40 orë, 6 kredite, IUS / 14) Moduli IV- Roli i organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile (40 orë, 6 kredite, IUS/ 13) Moduli V - Të drejtat sociale (40 orë, 6 kredite, SPS / 07) Moduli VI - Të drejtat e grupeve të margjinalizuara (40 orë, 6 kredite, IUS / 13) Moduli VII - Shteti i së Drejtës dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri (40 orë, 6 kredi, IUS / 21) Moduli VIII - Metodologjia e hulumtimit për të drejtat e njeriut (40 orë, 6 kredite CFU)

SHKËMBIM NDËRUNIVERSITAR ME UNIVERSITETE PARTNERE HEART

Nëntor24-28,2013UniversitetiPublikiBeogradit,Serbi

Në kuadrin e shkëmbimit të vizitave akademike, pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë në UMB, Edlira Lloha mbajti një leksion të hapur për auditorin e përbërë nga studentë të programit “Të drejtat e njeriut dhe e drejta humani-tare” (Master) pranë Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit Publik të Beogradit. Ll.M, Msc. E.Lloha bëri një analizë të thelluar të legjislacionit shqiptar në dritën e normave ndërkombëtare.Znj. Edlira Lloha dhe z. Dejan Pavlovic, pedagog i Fakultetit pritës, ndër të tjera trajtuan së bashku çështje që lidhen me kufizime të përgjithshme të të drejtave të njeriut, të cilat diktohen nga nevoja për mar-rjen e masave të jashtëzakonshme në kushtet e gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së një fatkeqësie natyrore. Si Serbia ashtu dhe Shqipëria, kanë përdorur gjatë historisë së tyre të vonë, një instrument të tillë në kushtet e rrethanave të jashtëzakonshme që kanë kërcënuar jetën e shtetasve apo organizimin shtetëror. Në rastin e Shqipërisë, ky instrument është përdorur në periudhën e trazirave politike dhe shoqërore të vitit 1997, ndërkohë që në Serbi, ky instrument u përdor në vitin 2003 pas vrasjes së kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiç, i njohur për prirjen e tij evropianizuese dhe luftën e ashpër kundër krimit të organizuar.

Page 8: Të zhvillojmë edukimin e të drejtave të njeriut në zemër të Arsimit të

8

Shkurt25–mars1,2014UniversitetiiPodgoricës,MaliiZi

StudentëteUMB-sënëshkollëneverës,pranëUniversitetittëRoehamptonit,Londër

Dr. Dorian Jano, pedagog i shkencave politike në Universitetin Marin Barleti u ftua nga Universiteti i Podgoricës, Mali i Zi, për të mbajtur dy ligjërata rreth çështjeve të integrimit evro-pian dhe konflikteve të dhunshme në Ballkan. Leksioni i parë u mbajt me studentët e profilit të Studimeve Evropiane. Pas fjalës hyrëse të lektorit të lëndës Dr. Koprivica, Dr. Jano trajtoi sfidat kryesore me të cilat përballet procesi i zgjerimit dhe evropia-nizimi i Ballkanit Perëndimor. Më pas, ai iu përgjigj pyetjeve të studentëve rreth integrimit evropian, atyre për çështjen e Kosovës dhe të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ligjërata e dytë iu adresua studentëve pasuniversitarë të shkencave politike. Lektori u përqendrua në shkeljen e të drejtave qytetare dhe etnike në shtetet e Ballkanit Perëndimor, gjatë viteve ‘90. Studentët më pas me shumë interes, diskutuan me Dr. Janon rreth situatës në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Bosnjë-Hercegovinë si dhe për marrëdhëniet shtet-qytetar në këto vende.

Në dy javët e para të korrikut të kaluar, në Londër u organizua shkolla verore “Për të drejtat e njeriut” nga Univer-siteti lider i projektit. Programi i shkollës së verës ndërthuri njohuritë teorike mbi të drejtat e njeriut, prezantuar nga profesorë britanikë të fushës, me vënien në praktikë të tyre nëpërmjet punëve në grup dhe realizimit të projek-tit përfundimtar - rezultat i vëzhgimeve jashtë auditorëve të universitetit. Në të morën pjesë 3 studentë të UMB-së, Melisa Llaka, Enxhi Gjinishi dhe Erald Berdo. Në përfundim të shkollës, studentët tanë prezantuan punimin e tyre me temë: Bashkëjetesa e kulturave dhe e komuniteteve të ndryshme në Londër. Punimi u shoqërua me foto, video, intervista në terren dhe postera, të cilat studentët i përgatitën gjatë ditëve të qëndrimit të tyre në Londër. Shkolla e verës në Londër mirëpriti dhe përfaqësues nga stafi akademik i universiteteve partnere. Universiteti ynë u përfaqësua nga pedagogia e drejtësisë, Msc. Jonida Lamaj. Në vlerësimin e saj kjo eksperiencë ishte e vlefshme për përvetësimin e metodave të ndryshme të mësimdhënies si dhe trajtimin tërësor të të drejtave të njeriut edhe jashtë fushës juridike. Znj. Lamaj vlerësoi në mënyrë të veçantë bisedat interaktive gjatë orëve të mësimit, foto-esetë e studentëve dhe materialet filmike, të cilat ishin një risi në konceptimin dhe realizimin e një ore mësimore.

Page 9: Të zhvillojmë edukimin e të drejtave të njeriut në zemër të Arsimit të

9

TRAJNIME DHE LEKSIONE TË HAPURA

KontekstenëNdryshim:StudimetGjinoredheQytetarianëEvropë

Në një ndër lektoriumet që organizon periodikisht Universiteti Marin Barleti, e ftuar speciale ishte Prof. Berteke Waaldijk nga Universiteti i Utrechtit, Holandë. Prof. Waaldijk në ligjëratën e saj bëri një përshkrim të shkurtër historik të rrugës që kanë ndjekur Studimet Gjinore, si një disiplinë relativisht e re akademike. Përfshirja në kur-rikulën akademike dhe zgjerimi i kërkimeve në këtë fushë përkoi me ndryshimet e mëdha sociale që ndodhën në të gjitha shoqëritë evropiane. Konteksti i ndryshueshëm i Evropës në 40 vitet e fundit, ka sjellë zbulime dhe krijime të formave të reja të qytetarisë. Qytetaria nuk është më vetëm kombëtare, ajo është gjithashtu lokale, rajonale, ev-ropiane, globale. Politikanët dhe vendimmarrësit, aktivistët e shoqërisë civile dhe studiuesit kanë vënë në dukje se detyrimet dhe të drejtat (civile, politike dhe sociale) të qytetarëve nuk mund të kuptohen pa marrëdhëniet gjinore. Ligjëruesja theksoi se nuk ka asnjë kundërshti ndërmjet trajtimit teorik të marrëdhënieve gjinore dhe aspiratave për drejtësi sociale. Studimet gjinore përfitojnë nga ndërveprimi me aktorë të ndryshëm të politikëbërjes të qe-verive kombëtare apo institucioneve ndërkombëtare si BE, OKB etj., aktivistë feministë, përfaqësues të organizat-ave jofitimprurëse. Studimet Gjinore operojnë në kontekste në ndryshim të vazhdueshëm, por gjithashtu ato vetë i ndryshojnë këto kontekste. Pjesëmarrja e gjerë e profesoratit dhe e të ftuarve të tjerë nga Kuvendi i Shqipërisë, drejtues të OJF-ve dhe ekspertë të fushës tregoi për një interesim gjithnjë në rritje për ngjarje të tilla akademike.

Trajnimmetemë:NjohuritëDomosdoshmepërPërkatësinëGjinore

Për gjashtë javë radhazi në kuadër të projektit rajonal HEART-TEMPUS, u zhvillua trajnimi i studentëve të programeve të ndryshme të studimit (Ekonomi & Financë, Shkenca Politike, Drejtësi, Psikologji dhe Sociologji) të Universitetit Marin Barleti mbi disa njohuri të domos-doshme për përkatësinë gjinore. Trajnimi u realizua nga departamenti i shkencave sociale me aktivizimin e trajnueseve eksperte të njohura të çështjeve gjinore në vend. Në fund të trajnimit studentëve iu dhanë certifikata pjesëmarrjeje. Në këtë trajnim ishte e ftuar edhe Dr. Eglantina Gjermeni, deputete e Kuvendit të Shqipërisë, e cila trajtoi çështje të statusit të gruas në ven-dimmarrje, problematika të kuotës gjinore dhe vështirësitë e aplikimit të saj. Studentët shkëm-byen opinione dhe treguan interes të veçantë për përvojën konkrete të sjellë nga ekspertet tra-jnuese. Në përfundim, studentët vlerësuan njohuritë e përfituara të cilat u mundësojnë atyre të artikulojnë më mirë çështjet që lidhen me barazinë gjinore si dhe mundësinë për të diskutuar dhe zhvilluar së bashku tema dhe ide për çështje aktuale me interes.

Tetor29,2013

Janar-Mars,2013

Page 10: Të zhvillojmë edukimin e të drejtave të njeriut në zemër të Arsimit të

10

SeminarepërtëDrejtateNjeriutdheShtetinesëDrejtësmeOSBE-në

Universiteti Marin Barleti në bashkëpunim me Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) orga-nizoi një kurs trajnimi mbi OSBE dhe rolin e saj në Shqipëri. Ky kurs prej gjashtë modulesh u zhvillua nga ekspertët dhe stafi i lartë i Pranisë së OSBE në Shqipëri dhe vetë kryetari i saj, z. Florian Raunig. Kursi synoi rritjen e ndërgjegjësimit për rolin e OSBE-së, ndihmën ndaj institucioneve shqiptare dhe shoqërisë civile për promovimin e demokracisë, sun-dimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe për konsolidimin e institucioneve demokratike në përputhje me parimet dhe standardet e OSBE-së.

Të drejtat e njeriut dhe shteti i së drejtës ishte tema e katërt në ciklin e leksioneve të hapura të realizuara nga ekspertët e Pranisë së OSBE-së në Shqipëri për studentët e Univer-sitetit Marin Barleti, nga Universiteti i Tiranës, universitete të tjera jopublike si dhe përfaqësues të OJF-ve.

Janar-Maj,2014

Ekspertët argumentuan se OSBE gjatë tërë viteve të pra-nisë së saj në Shqipëri ka ndikuar në përmirësimin dhe zbatimin e ligjit, në fuqizimin e shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. “Ne të gjithë duhet të respektohemi në gëzimin e të drejtave tona si individë”, theksoi drejtuesja e departamentit të drejtave të njeriut, Fiorentina Haziz. Në seminarin për të drejtat e njeriut krahas ekspertëve shqiptarë të OSBE, të cilët u vlerësuan shumë nga audi-tori për kompetencën dhe profesionalizmin e tyre, morën pjesë edhe drejtori i Institutit Shqiptar për Çështjet Pub-like, Dr. Dorian Jano dhe dekania e Fakultetit të Shken-cave Sociale të UMB, njëkohësisht koordinatore e uni-versitetit në projektin HEART. Ndër të tjera, Dr. Saemira Pino shpjegoi punën që po kryhet në universitet prej tre vitesh për të njohur të drejtat e njeriut në veprimtaritë me studentët si dhe përpjekjet për t’i përfshirë më gjerësisht ato në kurrikulat e të gjitha programeve të studimit.

Page 11: Të zhvillojmë edukimin e të drejtave të njeriut në zemër të Arsimit të

11

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

KONFERENCA

...meFondacionin“ZgjidhjaeKonfliktevedhePajtimiiMosmarrëveshjeve”

Në kuadrin e forcimit të lidhjeve me shoqërinë civile, Uni-versiteti “Marin Barleti” në shkurt 2014 nënshkroi një mar-rëveshje bashkëpunimi me Fondacionin “Zgjidhja e Konflik-teve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve”. Rektori i UMB, Prof. Dr. Marenglen Spiro dhe Drejtori Ekzekutiv i FZKPM, z. Rasim Gjoka shprehën vullnetin e plotë për të qenë pjesëmarrës në veprimtaritë e ndërsjella dhe për të realizuar aktivitete të për-bashkëta në funksion të zbatimit praktik të dijeve teorike në auditorët e universitetit, duke i lidhur me përvojën që ofron një OJF për mbrojtjen e të drejta të njeriut. Rezultat i këtij bashkëpunimi ka qenë pjesëmarrja në seminare trajnimi dhe konferenca përkatëse të përfaqësuesve nga të dy institucionet partnere.

...meKomitetinShqiptartëHelsinkit

Më 1 prill u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Universitetit “Marin Barleti” me Komitetin Shqip-tar të Helsinkit. Në ceremoninë e nënshkrimit, Rektori i Universitetit “Marin Barleti”, Prof. Dr. Marenglen Spiro dhe Drejtorja Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Hel-sinkit, Znj. Vjollca Meçaj, shprehën bindjen se bazuar në vullnetin e mirë dhe kapacitetet e të dy institucioneve, bashkëpunimi do të jetë jo vetëm në planin teorik dhe kërkimor, por edhe në atë praktik.Konkretizim i marrëveshjes do të jenë aktivitetet, trajni-met, projektet dhe bashkërendimi i veprimtarive në fusha me interes të përbashkët, për studentët dhe pedagogët e Universitetit “Marin Barleti” si dhe për stafin dhe bashkë-punëtorët e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

ShqipëriadhePakicatKombëtare,EtnikedheKulturore

Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit Marin Barleti, në bashkëpunim me Institutin Shqiptar për Çështje Publike organizoi konferencën shkencore ndërkombëtare me tematikë “Shqipëria dhe Pakicat Kombëtare, Etnike dhe Kulturore”, me theks të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Në të morën pjesë referues shqiptarë dhe të huaj, au-toritete të fushës së drejtësisë dhe fushave të tjera, përkrah lektorëve dhe ekspertëve të mirënjohur. Konferenca i zhvilloi puni-met në tre seksione, ku u trajtuan: Regjimi juridik i pakicave kombëtare, etnike dhe kulturore në Shqipëri; Gjendja ekonomike shoqërore e pakicave në Shqipëri; Komu-

Shkurt26,2014

Prill1,2014

Shkurt13-14,2013

Page 12: Të zhvillojmë edukimin e të drejtave të njeriut në zemër të Arsimit të

12

nitetet etnike shqiptare dhe ato të tjera në vendet fqinje. Konfer-enca ishte një mundësi diskutimi dhe shkëmbimi mendimesh mbi çështjen e pakicave kombëtare dhe etno - kulturore, të cilat je-tojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë si dhe të komu-niteteve shqiptare që jetojnë në vendet fqinje si rezultat i proce-seve të ndryshme historike dhe

DemokraciaPjesëmarrëse:SfidëeIntegrimitnëBE

Konferenca Shkencore Ndërkombëtare, me temë “Demokracia pjesëmarrëse: Sfidë e integrimit në BE”, mblodhi rreth 80 studiues nga institucione akademike, administrata publike dhe sipërmarrja, nga vende të ndryshme të rajonit, të cilët sollën ide dhe studime konkrete mbi rëndësinë e demokracisë pjesëmarrëse sidomos për rajonin e Ballkanit.Punimet e Seancës Plenare të Konferencës u ndoqën nga ish Presidenti i Republikës z. Alfred Moisiu, si dhe titullarë të fondacioneve ndërkombëtare dhe kontribuues në çështjet e demokracisë në vend dhe rajon, si Dre-jtori për Shqipërinë i Fondacionit“ Friedrich Ebert Stiftung” z. Frank Hantke dhe politologu i njohur z. Afrim Krasniqi. Prof. Ass. Dr. Zamira Çavo, drejtuese e departamentit të shkencave politike argumentoi ndërvarësinë e shkallës së demokracisë dhe nivelit të zhvillimit dhe varfërisë së shoqërisë duke theksuar domosdoshmërinë e demokracisë pjesëmarrëse për përsosjen e qeverisjes dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Konferenca përcolli si ide dhe sfidë kryesore, instrumentin për ta përsosur demokracinë politike e qeverisëse - pjesëmarrjen aktive të shoqërisë në vendimmarrjet që ndërtojnë të ardhmen e saj.

StatusiiGruasnëShqipëri,vështruarngakëndiitëDrejtavetëNjeriut:ArritjedheVështirësi

Instituti Shqiptar për Çështje Publike në Universitetin Marin Barleti, zhvilloi një diskutim të hapur me studiues/e dhe ekspert/e të barazisë gjinore, personalitete me kontribut në përmirësimin e pozitës së gruas, pedagogë të së drejtës dhe të shkencave sociale në UMB. E ftuar nderi ishte Dr. Judith Knieper, me një përvojë të pasur pune në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit. Ajo bëri një analizë krahasuese të situatës aktuale të gruas në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, duke u mbështetur në të dhëna dhe instrumente konkretë matës për çështjet e pabarazisë gjinore. Dy prej pedagogeve të reja të UMB, Drnt. Elona Bano dhe Drnt. Migena Kapllanaj, vijuan prezantimet e tyre për të drejtat dhe rolin e grave në kohë të ndryshme si dhe analizuan statusin e tyre social - ekonomik në ditët e sotme. Diskutimi me pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset u fokusua si tek këndvësh-

Maj31,2013

AKTIVITETE

politike. Punimet e konferencës u shoqëruan me diskutime dhe debate, jo vetëm rreth gjendjes, problemeve dhe shqetësimeve të pakicave, duke analizuar në veçanti aspektet juridike, shoqërore, ekonomike dhe politike të tyre por edhe të koncepteve teorike në fushën e studimit të pakicave.

Page 13: Të zhvillojmë edukimin e të drejtave të njeriut në zemër të Arsimit të

13

DitaNdërkombëtareetëDrejtavetëNjeriut

Instituti Shqiptar për Çështjet Publike dhe Fakulteti i Shkencave Sociale në bashkëpunim me Ambasadën e Holandës në Tiranë dhe një grup organizatash për mbrojtjen e të drejtave të njeriut organizuan një veprimtari dy ditore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Dhjetor9-10,2013

trimi i burrave ashtu dhe i vetë grave, mbi çështje të ndryshme që u takojnë të dy gjinive, mbi të drejtat e tyre, si dhe mbi përmbushjen e detyrimeve dhe rapor-timit të Shqipërisë në kuadër të Konventës së OKB-së për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit kundër grave, CEDAW. Konkluzionet e këtij forumi sugjeruan edhe përmirësime ligjore, veçanërisht lid-hur me ndryshime të mundshme në Kodin Zgjedhor.

Page 14: Të zhvillojmë edukimin e të drejtave të njeriut në zemër të Arsimit të

14

Filma që kanë rëndësi: Në mjediset e Universitetit Marin Barleti u shfaqën filmat e rinj dokumentarë: “Forbidden Voices” (Zëra të Ndaluar), “Tall as the Baobab Tree” (I Gjatë si Pema e Baobasë), “Rafea: Solar Mama” (Rafea: Mamaja Solare), “Reportero” (Reporteri). Filmat e përzgjedhur trajtonin një spektër të gjerë të çështjeve të të drejtave të njeriut. Shfaqja e tyre ishte një mundësi për të diskutuar dhe mbrojtur çështjet e të drejtave të njeriut me një audiencë të rinjsh. Ngjarjet pavarësisht se zhvillohen në kontinente të ndryshëm, mbeten aktuale kudo.

Tryezë diskutimi:

Debat konstruktiv midis akademikësh, politikëbërësve, shoqërisë civile dhe publikut mbi çështje specifike të të drejtave të njeriut të cilat i ndeshim në realitetin shqiptar. Referuesit e kësaj tryeze përcollën një kuptim më të thellë të çështjeve themelore të drejtave të njeriut. Ambasadori holandez në Shqipëri z. Martin de la Beij, adresoi rëndësinë simbolike të ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe faktin se të drejtat e njeriut janë një çështje universale dhe respektimi i plotë i tyre duhet të përfshijë të gjithë aktorët institucionalë dhe civilë. Dr. S. Pino, vlerësoi angazhimin e stafit të Universitetit Marin Barleti në projektin HEART, i cili synon të vendosë të drejtat e njeriut në qendër të arsimit universitar nëpërmjet aktiviteteve të shumëllojshme akademike. Pedagogia Edlira Lloha, pas eksperiencës së shkëmbimit ndëruniversitar me universitete partnere në kuadrin e këtij pro-jekti, diskutoi rreth problematikës së shkeljes së të drejtave të njeriut në vendet e rajonit. Pedagogu dhe aktivisti i njohur, Erion Kristo theksoi nevojën e një komisioneri për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.

Simboli i të drejtave të njeriut në Ministrinë eMirëqeniesSocialedheRinisë:

Simboli i të drejtave të njeriut - një element artistik i punuar me dru të ricikluar - gdhendur me citime nga grupe dhe individë të margjinalizuar, - iu dorë-zua Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nga Ambasadori i Mbretërisë së Holandës dhe ak-tivistëve që punojnë për të drejtat e njeriut në Shq-ipëri. Universiteti Marin Barleti përfaqësohej nga drejtori i Institutit Shqiptar për Çështje Publike, z. Dorian Jano. Simboli i të drejtave të njeriut është një element emblematik i cili simbolizon rëndësinë e respektimit të të drejtave dhe dinjitetit të njeriut.

AKTIVIZËM SOCIAL

Njëditënëshërbimtënjerëzvenëvështirësi...

Të rinjtë e Universitetit Marin Barleti, pas shfaqjes në emisionin “Fiks Fare” të një familjeje shumë të varfër, me kryefamiljarin të paaftë për punë, me probleme shëndetësore, papunësi, që jetonte në kushte shumë të vështira strehimi, u përfshinë në një nismë për të ndihmuar sado pak këtë familje, veçanërisht pjesëtarët më të vegjël të saj, dy nxënës shkolle.Për gati dy javë radhazi studentët e vitit të parë akademik 2013-2014 kontribuuan me dhurata në veshje, libra

Dhjetor16,2013

Page 15: Të zhvillojmë edukimin e të drejtave të njeriut në zemër të Arsimit të

15

INICIATIVA TË TJERA

për fëmijët, lodra, pajisje shtëpiake, të holla. Nismës së tyre iu bashkuan edhe studentë të vitit të dytë të Shken-cave Politike dhe Sociologjisë dhe të vitit të tretë të Psikologjisë dhe Sociologjisë si dhe disa studentë të ciklit të dytë (master). Ditën e hënë, më 16 dhjetor 2013, një grup përfaqësues i studentëve bashkë me pedagoget e tyre Saemira Pino, Enkeleida Hamzaj, koordinatoret Anisa Brano dhe Diantina Zuna, shkuan në fshatin Grabian dhe bënë dhurimet në emër të gjithë studentëve të Universitetit Marin Barleti, duke marrë falënderimet dhe mirën-johjen e tre fëmijëve të familjes dhe të prindërve të tyre. Për secilin prej anëtarëve të familjes, në këtë prag festash ishin përgatitur edhe dhurata të veçanta.Studentët premtuan ta kthejnë në një traditë të Universitetit ndihmën dhe solidaritetin e herëpashershëm me njerëz apo familje në vështirësi. Do ta quajnë PROJEKTI i SOLIDARITETIT!

“GazetariaQytetare,PërfaqësimiitëMargjinalizuarve”Në qershor 2014, u krye trajnimi “Gazetaria Qytetare, Përfaqësimi i të Margjinalizuarve” i mbështetur nga Ambasada Amerikane. Gazetarët, Dr. Eda Derhemi dhe Ben Andoni drejtuan trajnimin e gazetarëve të rinj dhe disa pedagogëve të UMB, për t’u përcjellë atyre filozofinë dhe teknikat për krijimin e punëve individuale të pavarura, në gazetarinë alternative.Synimi ishte krahas nxitjes të pjesëmarrësve për të shkruar esse për prezantimin e situatave të grupeve të margjinali-zuara dhe krijimin e mesazhit, t’i mundësojë shoqërisë civile alternativa të analizimit të situatave të cilat kanë forcë transformimi të vetëdijes dhe mund të çojnë në një vullnet civil për të ndryshuar realitetin. Përfaqësimi i këtyre gru-peve të margjinalizuar është artikuluar nga gazetarë jo -profesionistë, të cilët janë të kufizuar për të arritur audienca të mëdha, por gjithsesi është një përpjekje për t’i dhënë zë individëve me të drejta të cënuara dhe të harruar nga mediet kryesore. Shkrimet e kësaj gazetarie alternative janë botuar në gazetën Milosao. Shkarko broshurën: 8 ESE - GAZETARI QYTETARE: Përfaqësimi i të Margjinalizuarve

OpinionStudentorMe iniciativë të vetë studentëve krijohet Klubi “Opinion Studentor” si rezultat i dëshirës së tyre për të diskutuar dhe shkëmbyer ide dhe përvoja si konkretizimi më i mire i dijeve që marrin në bankat e shkollës por jo vetëm. Që idetë të mos mbeten shkronja të heshtura në libra, por të marrin jetë në çdo veprim që hedhim- thonë ata. “Opinioni Studentor” ka organizuar disa tryeza të rrumbullakëta ku janë dis-kutuar roli i familjes dhe i mjedisit social, rëndësia e tyre në edukimin e fëmijëve, roli i qytetarit të ardhshëm, i cili nesër merr vendime për të gjithë shoqërinë.Klubit të barletasve i janë bashkuar edhe të tjerë studentë aktivë të universiteteve të Tiranës.

Page 16: Të zhvillojmë edukimin e të drejtave të njeriut në zemër të Arsimit të

16

Të zhvillojmë edukimin e të drejtave

të njeriut në zemër të Arsimit të Lartë

2012-2014