100
Doc. dr. sc. Haris Haliloviq E DREJTA E ARGUMENTIMIT NË PROCEDURËN PENALE - DISPENSË-

Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

Doc. dr. sc. Haris Haliloviq

E DREJTA E ARGUMENTIMIT NË PROCEDURËN PENALE

- DISPENSË-

Sarajevë, 2009/2010

VËREJTJE HYRËSE

Page 2: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

Dispensa “E drejta e argumentimit në procedurën penale” përfshinë ligjëratat e mbajtura në

kolegje për të drejtën e argumentimit në procedurën penale dhe kriminalistikën silogjistike

në kuadër të studimeve post-diplomike, gjegjësisht të studimeve në ciklin II në fakultetin për

Kriminalistikë, Kriminologji dhe studimet e sigurisë së Universitetit të Sarajevës. Ligjëratat

synojnë thellimin e studimeve të problematikës së të drejtës argumentuese në procedurën

penale, gjegjësisht kriminalistikës silogjistike si sferë specifike e hulumtimit kriminalistik

(studimit kriminalistik të provave) me ç’rast theksi është vënë në versionet dhe në format e

tyre logjike, në fakte dhe prova, në aktet e argumentimit dhe përfundimisht në procedurën

argumentuese si njëri prej segmenteve më të rëndësishme të shqyrtimit kryesor në bazë të

së cilës sipas rregullit edhe vendoset përfundimisht për kërkesën penale – juridike. E drejta

argumentuese është një sferë jashtëzakonisht e ndërlikuar e drejtësisë dhe si e tillë vetvetiu

shumë komplekse e cila sot karakterizohet me një kontinuitet risish gjë që përndryshe është

edhe karakteristikë bashkëkohore e procedurës penale dhe pa të cilën praktikisht nuk është

e mundur t’i qasemi konstruktimit adekuat të përgjigjes penale-juridike të shoqërisë ndaj

kriminalitetit. Pikërisht për këtë arsye mendoj se studimi i saj paraqet një segment të

pashmangshëm të mësimit të së drejtës procedurale penale, kurse kjo dispensë është një

kontribut modest i saj.

Doc. Dr. Sc. Haris Haliloviq

I. KRIMINALISTIKA SILOGJISTIKE – NOCIONI DHE LËNDA E SAJ

1. Kriminalistika silogistike → studimi i provave,

2

Page 3: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

Kriminalistika silogjistike është sferë e hulumtimit kriminalistik në qasjen ndaj

veprës penale si dukuri reale në kuadër të lëndës së procedurës penale.

Kriminalistika silogjistike niset nga probabiliteti se personi i caktuar ka kryer veprën

e caktuar penale dhe analizon mënyrat më të dobishme të zhvillimit të aktiviteteve

procedurale, sidomos prezantimin e disa provave1.

Kriminalistika silogjistike në përgjithësi merret me:

Me hulumtimin e mekanizmave të lindjes, me zbulimin dhe formimin e informatave argumentuese, dhe shndërrimin e tyre në prova;

me mënyrën e zhvillimit të aktiviteteve në procedurën penale,

me zhvillimin e mirë të procedurës penale2

Në kuadër të kriminalistikës silogjistike kërkohen përgjigje të besueshme dhe adekuate në

pyetjet si vijon:

A ekzistojnë të gjitha karakteristikat ligjore të veprës penale;

kush e ka kryer veprën penale;

a janë plotësuar të gjitha karakteristikat subjektive;

a ekzistojnë bazat e përjashtimit të veprës së kundërligjshme;

a ekzistojnë bazat e përjashtimit të fajësisë;

a ka bazë për lirim nga dënimi, për zbutjen apo ashpërsimin e tij, si dhe për shqiptimin e sanksioneve tjera;

a janë plotësuar të gjitha predispozitat procedurale për nxjerrjen e vendimit në procedurën penale3.

II. VERSIONI KRIMINALISTIK – NOCIONI, PËRMBAJTJA, LOGJIKA DHE FORMA 4

1. Versioni kriminalistik – nocioni, përmbajtja dhe funksioni 5

1 Pavishiq, B.: Modly, D. “Kriminalistika”, Fakulteti Juridik – Universiteti i Rijekës, 1999 2 Ibid. 3 Ibid. 4 Vodineliq, V.: “Kriminalistika, zbulimi dhe argumentimi – problemet teorike dhe praktike, kriminalistike dhe argumentuese”, vëll. I, ligjërata në studimet post-diplomike nga Teoria argumentuese dhe kriminalistike në Fakultetin për Siguri dhe Vetëmbrojtje Shoqërore – 1983/84 dhe 84/85, Shkup, 1985, fq. 169-177.

3

Page 4: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

Fjala version rrjedh nga gjuha latine versio – rrotullim, xhiro, qarkullim. Kjo nënkupton njërin

prej sqarimeve të mundshme të ndonjë fakti, dukurie apo ngjarjeje individuale. Versioni

kriminalistik është njëri prej supozimeve të shumta të parashtruara i cili në nivelin e

besueshmërisë sqaron lindjen, karakteristikat, lidhjet e ndërsjella dhe marrëdhëniet,

përmbajtjen dhe rëndësinë për çështjen penale të disa rrethanave të ngjarjes penale ose të

vet ngjarjes në tërësi me qëllim të konstatimit të së vërtetës objektive. Përmbajtjen e

versioneve e përbëjnë format e supozuara të lidhjeve dhe shkaqeve të disa ngjarjeve

penale ose fakteve nga ky kompleks. Funksionet e versioneve janë të trefishta, si vijon:

Ato janë mjet specifik për zbulimin e fakteve relevante penale –juridike;

ato janë mjet që shërbejnë për të kaluar nga njohuria e besueshme në përfundime të besueshme, gjegjësisht nga e mundshmja në të besueshmen;

këto, pra përfundimisht janë në funksion të metodës kognitive.

III. PLURALITETI I VERSIONEVE DHE KUNDËRVERSIONEVE 6

Çdo version paraqet njohurinë problematike, të pasigurt, por që njëkohësisht është njohuri e

besueshme dhe pikërisht për këtë arsye ai gjithmonë dhe pashmangshëm i lidhur me

versionet tjera. natyra problematike (besueshmëria, paqartësia, mungesa e argumentimit) e

formës, e lidhjeve dhe shkaqeve të disa rrethanave të ngjarjes penale prej të cilave rezulton

shumësia e kuptimeve, mundësitë e ndryshme të interpretimit të tyre, kategorikisht e

përcaktojnë shumësinë apo pluralitetin e versioneve.

Prandaj, sa më pak që ka fakte të njohura dhe sa më tepër që këto fakte janë të

parëndësishme aq më tepër ato hapin mundësi, për çka është edhe e domosdoshme që të

planifikohen po aq shumë edhe versione.

Kundërversioni është supozim i përgjithshëm ose i posaçëm se ngjarja penale është

zhvilluar më ndryshe sesa që rezulton nga dokumentimi i parë. Asnjëherë, nuk mund dhe

nuk guxohet të flitet vetëm për një version të vetëm, por për versionin dhe kundërversionin

e tij, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’i zbatojmë dhe kënaqim parimet objektive të

5 Vodineliq, V.: “Kriminalistika, zbulimi dhe argumentimi – problemet teorike dhe praktike, kriminalistike dhe argumentuese”, vëll. I, ligjërata në studimet post-diplomike nga Teoria argumentuese dhe kriminalistike në Fakultetin për Siguri dhe Vetëmbrojtje Shoqërore – 1983/84 dhe 84/85, Shkup, 1985, fq. 169-177.6 Ibid, fq, 177-183.

4

Page 5: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

realitetit dhe të plotësisë së procedurës penale si dhe parimet kriminalistike – taktike të

kritikës dhe vetëkritikës (skepsit), hollësisë, këmbëngulësisë, dhe metodikës së planifikimit.

IV. FORMA LOGJIKE E VERSIONIT 7

Mendimi logjik është njëri prej bazave themelore të aktivitetit të tërësishëm kriminalistik.

Përfundimi është proces i të menduarit me të cilin nxjerrim një gjykim nga një apo më tepër

gjykime. Prandaj, përfundimi është rrjedhë logjike e gjykimeve sipas një lidhjeje të caktuar

logjike. Gjykimi apo gjykimet nga të cilat nxirret përfundimi i quajmë gjykime paraprake apo

premisa, kurse gjykimi i cili nxirret nga premisa gjykim përfundimtar ose konkludim.

Premisa mund të jetë:

Apodiktike ose e parrëzueshme;

Asertorike apo sipas eksperiencës e besueshme dhe

Tematike, gjegjësisht e dyshuar.

Me rastin e përfundimit vlen rregulli se përfundimi pason premisën më të dobët, dhe më pak

të besueshme. Kështu, nëse gjykimi i parë është apodiktik, kurse i dyti asertorik, atëherë

edhe përfundimi do të jetë asertorik. Shembull i formës logjike të versionit mund të jetë:

Premisa e parë : tymi i barotit dhe thërrmijat tregojnë për të shtënat nga afërsia e drejtpërdrejt;

Premisa e dytë : në lëkurën e trupit të vdekur gjenden tymi dhe grimcat e barotit;

Përfundimi : është gjetur personi i vrarë nga afërsia e drejtpërdrejt.

Me rastin e formimit të versioneve shfrytëzohen mjetet e ndryshme logjike, siç janë:

1. Analogjia

2. Induksioni dhe

3. Deduksioni

7 Vodineliq, V.: Vëllimi i parë, 1985, fq. 184-201.

5

Page 6: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

Argumentimi i së vërtetës së versionit bëhet në mënyrë të drejtpërdrejt, gjegjësisht

tërthorazi duke zbatuar dy rregulla, të cilat janë:

Versioni mund të konsiderohet i vërtetë vetëm atëherë kur atë e vërtetojnë faktet e

çështjes penale, dhe

versioni mund të konsiderohet i vërtetë atëherë kur argumentohet pasaktësia e të

gjitha versioneve tjera, gjegjësisht kur të gjitha versionet tjera anulohen si të

pasakta.

Argumentimi i drejtpërdrejt i saktësisë së versionit bëhet atëherë kur nga ai nxirren të gjitha

pasojat dhe me besueshmërinë e tyre reale. Shembull:

“B” është shkaktuar nga ana e “A”-së (versioni i parë), “D”-së (versioni i dytë) ose “H” (versioni i tretë);

“B” nuk ka mundur të jetë e shkaktuar as nga “A”, as nga “H”.

Pra, “B” është shkaktuar nga “D”.

Argumentimi i tërthortë i saktësisë së versionit bëhet me anë të hedhjes apo rrëzimit të të

gjitha versioneve të formuara përveç njërës e cila me këtë rast konsiderohet e saktë.

Shembulli:

“A” është “B”, ose “C” ose “D”;

Mirëpo, “A” nuk është as “C” as “D”;

Pra, “A” është “B”

V. FAKTET, GJENDJA FAKTIKE DHE PROVAT NË PROCEDURËN PENALE

1. Faktet, dhe gjendja faktike në procedurën penale

Në procedurën penale sikurse në çdo procedurë tjetër gjyqësore bëhen përpjekje për t’u

vërtetuar faktet ekzistuese. Sipas teorisë procedurale – penale, për këtë procedurë, faktet

specifike të cilat duhet të vërtetohen janë ato fakte të cilat na japin përgjigje në pyetjet si

vijon:

A është kryer vepër penale në rastin konkret?

6

Page 7: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

A e ka kryer veprën penale personi kundër të cilit është drejtuar kërkesa penale – juridike?

A është fajtor apo jo personi për veprën me të cilën ngarkohet?

A mund të zbatohen sanksionet penale-juridike në kuptim të së drejtës materiale-penale8.

Fjala fakt rrjedh nga gjuha latine res facti e cila si nocion ka pa dyshim shumë kuptime,

madje më shumë sesa që përkufizohet në aspektin juridik. Mirëpo, natyrisht ne në rend të

parë na intereson fakti si kategori juridike dhe përkufizimi i tij në kontekstin juridik. Kështu,

në kuptimin e së drejtës procedurale-penale dhe të procedurës penale fakti përkufizohet si

dukuri në realitet apo shfaqje e realitetit në të cilin gjenden kushtet për zbatimin e së drejtës

materiale-penale për zbatimin e sanksionit penal në rastin konkret dhe kushtet e së drejtës

procedurale për zhvillimin e procedurës penale dhe kryerjen e aktiviteteve procedurale.9

Ndërkaq, në kuptimin e gjerë filozofik, fakti është marrëdhënie e vërtetuar objektive

ekzistuese midis objekteve. Në kuptimin e së drejtës argumentuese, nocioni gjegjësisht

përmbajtja e faktit jo rrallë identifikohet me nocionin e provës nga e cila pason aktiviteti

kryesor i gjykatës në procedurën penale, gjegjësisht vërtetimi i gjendjes faktike me ndihmën

e provave (përveç nëse ajo nuk është e nevojshme) se cila duhet të përgjigjet në të vërtetën

(“materiale”).10

Vetëm gjendja faktike kuptohet si një kompleks apo si një grup i fakteve të caktuara të cilat

duhet të vërtetohen në procedurën penale me qëllim të nxjerrjes së vendimit të drejtë,

gjegjësisht si grup i fakteve mbi të cilat drejtpërsëdrejti mbështetet zbatimi i së drejtës

materiale apo formale penale në lëndën e caktuar penale.11

2. Faktet të cilat vërtetohen në procedurën penale

Në procedurën penale nuk është e kontestueshme aspak dhe nuk ka nevojë për njohjen e

fakteve të cilat nuk kanë kurrfarë lidhjeje me kryesin, të dëmtuarin apo në përgjithësi me

rrethanat e ngjarjes penale. Në këtë kuptim, pra, mund të themi se vërtetohen vetëm ato

8 Shih Sijerqiq, Çolliq, H.: “E drejta e procedurës penale”, Libri II – subjektet procedurale-penale dhe aktivitetet procedurale-penale, fakulteti juridik – Universiteti i Sarajevës, Sarajevë 2005, fq. 257. 9 Bayer, V. “E drejta procedurale penale – kapituj të zgjedhur”, Libri I, hyrje në teorinë e së drejtës së procedurës penale, MPB – Republika e Kroacisë, Zagreb, 1995, fq. 165. 10 Shih Grubisha, M. “Gjendja faktike në procedurën penale”, Informatori – Zagreb, 1980, fq. 1-2.11 Grubisha, M., 1980, fq. 1 dhe 4.

7

Page 8: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

fakte të cilat kanë rëndësi për procedurën konkrete dhe për konstatimin e së vërtetës e cila

e ka një kualitet të caktuar. Me fjalë tjera vërtetohen vetëm ato fakte të cilat për atë

procedurë relevante kanë rëndësi nga këndvështrimi kognitiv.

Llojet e fakteve të cilat vërtetohen në procedurën penale janë:

Faktet relevante materiale-juridike (faktet me të cilat është e lidhur pasoja juridike

sipas së drejtës materiale-penale);

Faktet relevante procedurale-penale (të tilla janë të gjitha faktet me të cilat

drejtpërsëdrejti është e lidhur zbatimi i çfarëdo norme të së drejtës procedurale

penale);

Indicet të cilat në të vërtetë janë fakte që vërtetohen me një siguri ose rrethana të

cilat drejtpërsëdrejti tregojnë se ekziston vepra e caktuar penale ose lidhja e afërt

apo e largët midis veprës konkrete dhe ndonjë personi si kryes i saj, gjegjësisht

bashkëpjesëmarrësit apo viktimës, etj.

Faktet ndihmëse janë fakte të cilat në procedurën penale vërtetohen me qëllim të

verifikimit të saktësisë së burimeve njohëse lidhur me faktet dhe indicet relevante

juridike. Kështu, p.sh. nëse ndonjë fakt relevant juridik argumentohet me letër të

cilën i pandehuri ia ka shkuar dikujt (p.sh. letra me të cilën i pandehuri pranon se e

ka kryer veprën penale) dhe paraqitet dyshimi në saktësinë e asaj letre, atëherë

duhet të vërtetohet fakti se a është ajo letër e shkruar nga vet i fajësuari apo është

e falsifikuar, sepse nga ajo varet se a do të merret ajo letër si provë se i fajësuari

ka kryer vepër penale apo jo. Këtu fakti është se a është letra e saktë apo e

falsifikuar si fakt ndihmës, sepse me të vërtetohet saktësia e provës për faktin

relevant juridik (provës e cila është një deklaratë e shkruar e të fajësuarit).12

Sipas kriterit të funksionit të disa fakteve në procedurën penale ato mund të ndahen në

fakte vendimtare dhe fakte tjera të rëndësishme.13

Në këtë kuptim faktet pa të cilat nuk do të mund të nxirrej vendimi në këtë procedurë quhen

fakte vendimtare, për dallim nga të gjitha faktet tjera të rëndësishme të cilat në procedurën

12 Bayer, V., I, 1995, fq. 160-170. 13 Grubisha, M, 1980, fq. 5-7.

8

Page 9: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

penale mund të vërtetohen por nuk është e domosdoshme, por edhe kur vërtetohen ato na

paraqiten në formë të fakteve të cilat na shërbejnë për vërtetimin e fakteve vendimtare. Në

të vërtetë, të njëjtat vërtetohen vetëm atëherë kur mungojnë provat me ndihmën e të cilave

faktet vendimtare mund të na sjellin deri te vërtetimi dhe në këtë kuptim ato e marrin

funksionin e mjetit të argumentimit, prandaj mu për këtë shkak i quajmë edhe fakte

argumentuese për shkak se funksioni i tyre është i barazuar me funksionin të cilin në

procedurën penale e kanë edhe provat.

2. Faktet të cilat nuk vërtetohen në procedurën penale

1. Faktet të cilat nuk duhet të vërtetohen në procedurën penale janë ato fakte të cilat

janë të dukshme, të qarta, notore, ose fakte të ditura të qarta dhe prezumimet;

2. Faktet të cilat gjykata nuk guxon t’i vërtetojë në procedurën penale, gjegjësisht

faktet me vërtetimin e të cilave do të shkelej parimi i ndalimit (reformatio in peius),

pra faktet me vërtetimin e të cilave do të shkeleshin dispozitat e përjashtimit të

dëshmisë së detyrueshme, etj.

3. Vërtetimi i fakteve në procedurën penale

Faktet të cilat janë të rëndësishme për procedurën penale mund të vërtetohen në katër

mënyra, të cilat janë:

› Perceptimi personal ;

› Kur dikush di diçka për faktet nga perceptimi personal dhe atë perceptim e kumton

para organit të procedurës penale (kjo mund të jetë p.sh. i dyshuari ose i

pandehuri);

› Me leximin e kumtesës së shkruar, gjegjësisht shënimeve të shkruara për faktet

(këto kumtesa apo shënime të shkruara quhen “dokumente”) që i ka kryer dikush

tjetër i cili për ato fakte di diçka në bazë të perceptimeve personale pa marrë

parasysh atë se për çfarë qëllimi janë mbajtur ato shënime;

› Me shikim apo me dëgjim të incizimeve të kryera me anë të regjistrimit teknik të

fakteve (fotografia, filmi, magnetofoni ose incizimet magnetoskopike, etj)14

14 Bayer, V., I, 1995, fq. 174.

9

Page 10: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

Këto katër mënyra të cekura të vërtetimit të fakteve mund të reduktohen në dy sosh

kryesore, siç janë:

Me perceptimin personal të organit të procedurës penale;

Me argumentim, ose tërthorazi.

Vërtetimi i fakteve me anë të perceptimit personal në kuptimin më të përgjithshëm paraqet

përfundimin për ekzistimin apo mosekzistimin e ndonjë fakti ose të përmbajtjes së tij

(kualitetit ose kuantitetit të përmbajtjes) në bazë të shqisave personale të subjektit apo

organit i cili i vërteton ato. Deri te vërtetimi i fakteve me perceptim personal në procedurën

penale mund të vjen në disa mënyra, p.sh. me anë të aktivitetit argumentues të shikimit të

vendit të ngjarjes, me anë të rikonstruktimit të ngjarjes, etj.

Për dallim nga perceptimi personal i fakteve me rastin e vërtetimit të tyre në mënyrë të

tërthortë apo me argumentim, organi përkatës ose i autorizuar për vërtetimin e tyre has në

të ashtuquajturit “ndërmjetës”, gjatë vërtetimit të tyre nga besueshmëria varet edhe e

vërteta e përfundimit për ekzistimin apo jo të faktit të caktuar.

4. Teoritë për vërtetimin e fakteve

Teoria atomistike sipas së cilës secilës provë të prezantuar i jepet edhe vlera e caktuar argumentuese;

Teoria globalistike e cila thotë se vlerësimi i vlerës argumentuese nuk është plotësisht transparent, madje as ndaj personit i cili i vlerëson provat.15

VI. PROVAT

1. Nocioni

Nocioni provë nënkupton çdo bazë e cila flet në dobi të së vërtetës së ndonjë fakti të

rëndësishëm apo procedure.16 Kjo është informatë relevante penale juridike e cila gjendet

15 Damashk, M., 2001, fq. 20. 16 Iliq, M. “E drejta procedurale-penale”, redaktor Dr. Hajrija Sjerçiq-Çolliq, COLPY, Sarajevë, 2011, fq. 144.

10

Page 11: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

tek personat dhe sendet, kurse është marrë sipas rregullave të parapara procedurale dhe

duke shfrytëzuar mjetet e parapara procedurale17

Ky është burim i njohurive për faktin e rëndësishëm i cili në procedurën penale nuk mund të

vërtetohet me perceptim, prandaj organi procedural është vatër idesh për vërtetimin e tyre

nga përmbajtja e dëshmisë së personit, dokumentet apo incizimet teknike me përfundimin

për ekzistimin apo jo të atij fakti.18

Përfundimisht, prova në procedurën penale nuk është gjë tjetër veçse një ndryshim i tillë në

ngjarjen penale dhe reliktet e saj (gjurmët dhe sendet e procedurës penale) e cila tregohet

si relevante në aspektin penal juridik dhe kjo për arsye se është e domosdoshme që në

aspektin procedural të fiksohet mu ai ndryshim e jo ndryshimi i mëvonshëm i cili nuk do të

ketë rëndësi as kuptim dhe nuk mund të shërbejë si provë në procedurën penale.19

2. Objekti i provës, baza apo arsyeja argumentuese dhe mjeti argumentues

Objekti i provës (lat. thema probandi) – objekti i provës është fakti i cili duhet të

vërtetohet apo argumentohet;

Baza argumentuese (lat. argumentum probatin) – baza argumentuese është fakti i

cili tashmë është argumentuar me provë dhe nga i cili nxirret përfundimi për

ekzistimin apo jo të faktit i cili argumentohet;

Mjeti argumentues (lat. media probandi) – është burim nga i cili nxirret fakti që do

të shërbejë si bazë argumentuese.

3. Disa klasifikime të provave

Provat e drejtpërdrejta dhe të tërthorta. Ndarja apo klasifikimi i provave në prova

të drejtpërdrejta dhe të tërthorta mbështetet në mënyrën në të cilën organi i

procedurës penale vërteton faktin e caktuar relevant juridik ose faktin në

procedurë. Prandaj, nëse ky vërtetohet atëherë bëhet drejtpërsëdrejti, gjegjësisht

17 Modly,D., Korajliq,N. “Fjalor kriminalistik”, QKA, Teshanj, 2002, fq. 86. 18 Krapac, D., 2003, fq. 331.19 Vodineliq, V, I, 1985, fq. 62.

11

Page 12: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

në mënyrë direkte dhe atëherë bëhet fjalë për provën e drejtpërdrejtë, kurse nëse

kjo bëhet me anë të faktit, indiceve, atëherë fjala është për provat e tërthorta.20

Provat fillestare dhe të rezultuara. Kjo ndarje apo klasifikim mbështetet në atë se

a është fjala për vërtetimin e fakteve në bazë të provave të klasës së parë ose në

bazë të provave të klasës së dytë. Gjegjësisht, a është fjala në esencë për provat

fillestare apo provat e nxjerra. Kështu, me provën fillestare mund të konsiderojmë

dokumentin burimor apo dëshminë e dëshmitarit të drejtpërdrejt, ndërkaq, me

provën e nxjerrë apo të rezultuar nënkuptojmë përshkrimin e dokumentit apo

dëshminë e dëshmitarit sipas dëgjimit.

Provat në kuptimin e ngushtë dhe të gjerë të fjalës. Provat në kuptimin e

ngushtë janë në të vërtetë të gjitha provat të cilat i kemi identifikuar në kapitullin

paraprak, pra, e tillë do të ishte dëshmia e të dyshuarit, gjegjësisht të pandehurit,

dëshmia e dëshmitarit, dëshmia e ekspertit dhe dokumentet dhe incizimet teknike.

Ndërkaq, provat në kuptimin e gjerë të fjalës përfshijnë provat e cekura më parë

dhe indicet apo provat indiciale.21

Provat personale dhe reale. Kjo ndarje apo klasifikim i provave niset nga burimi i

provave. Në këtë kuptim nëse burim i provës është personi atëherë bëhet fjalë për

provën personale, ndërkaq nëse burim i provës është sendi apo objekti atëherë

fjala është për provën reale apo materiale.

Provat e padisë dhe provat e mbrojtjes. Provat ndahen apo klasifikohen në

prova të padisë dhe në prova të arsyetimit. Nëse kihet parasysh se a e vërtetojnë

ekzistimin e fakteve të cilat tregojnë për lidhjen e të dyshuarit gjegjësisht të

pandehurit me veprën me të cilën ngarkohet (nëse bëhet fjalë për veprën penale

dhe i dyshuari apo i pandehuri është kryes i saj, dhe fajtor për veprën e cila i vihet

në barrë) ose vërtetojnë ekzistimin e fakteve të cilat tregojnë për format e cekura

më parë të lidhjeve të dyshuarit apo të fajësuarit me veprën penale e cila i vihet në

barrë.

Provat në kuptimin juridik (provat formale) dhe provat në kuptimin kognitiv

(provat joformale). Kjo ndarje apo klasifikim i provave mbështetet në atë se a iu 20 Krapac, D, 2003, fq. 332. 21 Ibid, fq. 332.

12

Page 13: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

paraprin mbledhja me zbatimin e domosdoshëm të normave juridike me ç’rast

prezantimi i tyre është i rregulluar juridikisht ose bëhet fjalë për provat të cilat janë

mbledhur pa zbatuar çfarëdo formalitetesh procedurale (fjala është së drejti për

rezultatet e të ashtuquajturave aktivitete hetimore ose joformale të personave të

autorizuar zyrtar).22 Këto të fundit, pa marrë parasysh se mund të shërbejnë si

burime kognitive për fakte të caktuara (për çka edhe quhen prova kognitive), nuk

mund të shfrytëzohen si prova në procedurën penale në të cilat do të mund të

mbështetej aktgjykimi i gjykatës.

4. Provat në procedurën penale bashkëkohore

1. Dëshmia e të dyshuarit apo të pandehurit;

2. Dëshmia e dëshmitarit

3. Dëshmia e ekspertit

4. Dokumenti;

5. Incizimet me regjistrimin teknik të fakteve.

5. Forca e argumentimit

Forca argumentuese (lat. nervus probationis) e provës është aftësia e saj që vetvetiu si e

vetme ose së bashku me provat tjera të krijon bindjen te organi i cili i vërteton faktet pa lënë

kurrfarë dyshimi të arsyeshëm, në një shkallë të sigurisë për ekzistimin apo mosekzistimin e

faktit i cili me provën e njëjtë argumentohet.

6. Prova njohëse (kognitive) dhe prova kundërligjore

Teoria juridike dallon shumë forma të provave kundërligjore, siç janë:

1. Provat të cilat janë marrë në mënyrë kundërligjore (p.sh. me detyrim të pranimit të

fajësisë ose me deklaratë të detyrueshme nga i dyshuari, gjegjësisht i pandehuri

ose nga cilido person i cili merr pjesë në procedurë);

22 Bayer, V. , I, 1995, fq. 260.

13

Page 14: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

2. Provat të cilat janë marrë me shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut

dhe duke shkelur esencialisht dispozitat e ligjit të procedurës penale (p.sh. provat

e marra duke shkelur të drejtën në mbrojtje si dhe provat e marra me bastisje të

banesës, lokaleve dhe personave pa urdhrin e gjykatës ose pa prani të personave

të cilët duhet të jenë të pranishëm me rastin e bastisjes); dhe

3. Dëshmitë, të cilat kanë rezultuar nga provat kundërligjore (të ashtuquajturat “frute

të pemës helmuese”) të cilat gjithashtu paraqesin prova kundërligjore.

Fjala është këtu në të vërtetë për provat të cilat merren në mënyrë kundërligjore, por që për

to është kuptuar nga provat të cilat janë marrë në mënyrë kundërligjore, (p.sh. me rastin e

bastisjes së banesës, lokalit apo personit pa urdhër të gjykatës, përveç në rastet kur këtë e

lejon ligji, është konfiskuar sendi apo objekti i cili ka shërbyer për kryerjen e veprës penale,

në mënyrën siç e parasheh ligji i procedurës penale). Pa marrë parasysh që objektet me të

cilat është kryer vepra penale janë konfiskuar në përputhje me dispozitat e ligjit të

procedurës penale, pa në mënyrë ligjore, ato nuk do të mund të shfrytëzohen në

procedurën penale dhe në to nuk mund të mbështetet aktgjykimi për shkak se konfiskimit të

tyre ligjor iu ka paraprirë bastisja kundërligjore).

VII. AKTIVITETET E ARGUMENTIMIT

1. Bastisja e banesës, lokaleve dhe personave

1.1. Nocioni i bastisjes

Bastisja është hulumtim material i personave dhe i sendeve e cila ndërmerret me qëllim të

gjetjes së gjurmëve të veprës penale ose sendeve të rëndësishme për procedurën penale

apo me qëllim të kapjes së kryesit të veprës penale.

1.2. Llojet e bastisjeve

Llojet e bastisjeve lidhen për objektin e bastisjes dhe janë të kushtëzuara nga rregullat e

veprimit procedural gjatë bastisjes.

Varësisht prej objektit, bastisjen e ndajmë në:

14

Page 15: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

a) Bastisje të patundshmërive dhe të sendeve të luajtshme.

b) Bastisja e personave.

1.3. Bastisja e sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme

Bastisja mund të ketë të bëjë me banesën, dhe lokale e hapësira tjera ose sende të

luajtshme të të dyshuarit, gjegjësisht të të pandehurit dhe personave tjerë.

Bastisja mund të ndërmerret jo vetëm ndaj personit ose personave të cilët dyshohen se

kanë kryer vepra penale por edhe ndaj personit ose personave të cilët dyshohet se në

çfarëdo forme ka lidhje me veprën penale, madje edhe ndaj personit i cili është në afri

gjinore me personat tjerë të cilët janë të dyshuar për vepër penale apo qëndrojnë në

marrëdhënie të afërta me ta, gjegjësisht në marrëdhënie të afërta me të pandehurin, pa

marrë parasysh që të tillët nuk janë të pandehur apo edhe janë të liruar nga dëshmia.

1.4. Bastisja e personave

Bastisja e personave ka të bëjë si me të dyshuarin ashtu edhe me çdo person tjetër i cili

nuk është kryes i veprës penale, por që besohet se tek ai gjenden sendet dhe gjurmët të

cilat janë të rëndësishme për procedurën penale.

Varësisht prej rregullave të cilat zbatohen gjatë bastisjes, dallojmë këto lloj bastisjesh:

a) Bastisjen e rregullt apo bastisje sipas urdhrit paraprak për bastisje të personit ndaj

të cilit do të kryhet bastisja;

b) Bastisja pa paralajmërim dhe pa i kumtuar arsyet e bastisjes. Pra, kjo bastisje

kryhet pa e njoftuar fare personin;

c) Bastisja sipas urdhrit të gjykatës; dhe

d) Bastisja pa urdhër të gjykatës.

Bastisja e banesës, lokaleve dhe personave sipas rregullit ndërmerret si aktivitete i

argumentimit në fazën e hetimit, por mund të ndërmerret edhe në fazat e mëvonshme të

procedurës penale varësisht se si e kanë rregulluar dispozitat ligjore, dhe kushtet për

15

Page 16: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

bastisje zakonisht janë gjithmonë të njëjta, pa marrë parasysh në cilën fazë të procedurës

penale kryhet ajo.

1.5. Bastisja e banesës, lokaleve tjera dhe sendeve të luajtshme

Bastisja e sendeve të luajtshme përfshinë edhe bastisjen apo kontrollimin e sistemit

kompjuterik, të sistemit për arkivimin elektronik kompjuterik të të dhënave si dhe aparatet e

telefonisë mobile. Personat të cilat shërbehen me këto pajisje janë të obliguar që t’i ofrojnë

ato, respektivisht t’i dorëzojnë të dhënat e arkivuara dhe të ofrojnë informata të nevojshme

për shfrytëzimin e atyre sistemeve.

1.6. Bastisja e personave

Bastisja e personave mund të ndërmerret atëherë kur është e besueshme se personat apo

personi i tillë ka kryer vepër penale apo kur besohet se me bastisje tek ai person mund të

gjenden sendet, objektet apo gjurmët të cilat janë të rëndësishme për procedurën penale.

Bastisja e personave kryhet nga personat e gjinisë së njëjtë.

1.7. Urdhri për bastisje

Urdhrin për bastisje e lëshon gjyqtari apo gjykata sipas kushteve të parapara me dispozitat

ligjore të ligjit përkatës. Urdhrin për bastisje gjykata mund ta japë edhe me kërkesën e

prokurorit ose me kërkesë të personit të autorizuar zyrtar i cili paraprakisht e ka marrë

miratimin nga prokurori. Kërkesa për dhënien e urdhrit për bastisje mund të paraqitet edhe

me shkrim edhe me gojë. Kërkesa me gojë për dhënien e urdhrit për bastisje mund të

ndryshohet atëherë kur ekziston rreziku që çdo shtyrje e bastisjes mund ta shtyjë aktivitetin

dhe rezultatet e tij. Kur paraqitet kërkesa me gojë për dhënien e urdhrit për bastisje, gjykata

apo gjyqtari do të mbajë shënime për rrjedhën e bisedës. Në rastet kur mbahet

procesverbali stenografik apo incizimi i zërit, procesverbali i tillë në afatin prej 24 orësh

duhet të jepet në përshkrim dhe autenticitetin e tij duhet vërtetuar dhe duhet të ruhet së

bashku me procesverbalin origjinal.

1.8. Koha e zbatimit të urdhrit për bastisje

16

Page 17: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

Urdhri për bastisje duhet të zbatohet apo ekzekutohet më së voni 15 ditë nga dita e lëshimit

të urdhrit të tillë, dhe pas kryerjes së bastisjes, ai menjëherë duhet t’i kthehet gjykatës.

Urdhri për bastisje mund të zbatohet në cilëndo ditë të javës. Urdhri mund të ekzekutohet

vetëm në periudhat kohore prej orës 06:00 deri në orën 22:00 përveç nëse në atë urdhër

nuk është e shënuar në mënyrë eksplicite se bastisja mund të kryhet në cilëndo kohë të

ditës (ditën dhe natën).

1.9. Procedura e zbatimit të urdhrit për bastisje

Para fillimit të bastisjes personi i autorizuar zyrtar duhet ta informojë personin të cilin duhet

ta bastis për funksionin e tij dhe për arsyet e ardhjes aty si dhe t’ia tregojë urdhrin për

bastisje. Nëse pas këtij prezantimi të personit të autorizuar zyrtar, nuk i mundësohet atij

qasja në bastisje, atëherë mund të përdoret forca në përputhje me dispozitat ligjore.

Me rastin e zbatimit të urdhrit për bastisje me të cilin përcaktohet bastisja e banesës apo e

lokaleve tjera, personi i autorizuar zyrtar nuk është i detyruar ta informojë këdo aty për

funksionin e tij dhe për arsyet e bastisjes, por mund të futet menjëherë në banesë ose

lokalet tjera nëse ato janë të zbrazëta apo personi i autorizuar zyrtar me arsye ato mund t’i

konsiderojë se janë të zbrazëta ose nëse personi i autorizuar zyrtar është i autorizuar me

urdhër në mënyrë eksplicite që të futet në to pa paralajmërim.

Pronari apo shfrytëzuesi i banesës dhe i lokaleve tjera me rastin e bastisjes ftohet që të jetë

i pranishëm gjatë kohës së bastisjes, kurse nëse ai nuk gjendet aty, atëherë ftohet

përfaqësuesi i tij apo dikush nga anëtarët e moshës madhore të familjes së tij, e në

mungesë të tyre mund të ftohet edhe ndonjë fqinj. Nëse personi te i cili duhet bastisur nuk

është i pranishëm, urdhri i lihet në lokalet apo në banesë ku do të kryhet bastisja kurse

bastisja kryhet edhe pa praninë e tij.

Bastisjes së banesës, të lokaleve tjera apo personit duhet të prezantojnë dy qytetarë të

moshës madhore si dëshmitarë. Bastisjes së personit i prezantojnë dy dëshmitarë të gjinisë

së njëjtë. Në atë rast dëshmitarët para se të fillojë bastisja paralajmërohen që të përcjellin

bastisjen gjatë kryerjes së saj si dhe që kanë të drejtë para nënshkrimit të procesverbalit

për bastisjen të japin vërejtjet apo mospajtimet e tyre nëse konsiderojnë se përmbajtja e

procesverbalit nuk është e saktë.

17

Page 18: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

Me rastin e kryerjes së bastisjes së lokaleve zyrtare, ftohet eprori i tyre ose udhëheqësi që

të jetë i pranishëm me rastin e bastisjes. Nëse bastisja duhet të kryhet në ndonjë objekt

ushtarak, atëherë urdhri me shkrim për bastisje i dorëzohet organit të pushtetit ushtarak i cili

do ta caktojë së paku një person ushtarak që të jetë i pranishëm me rastin e bastisjes.

1.10. Procesverbali nga bastisja

Në çdo rast të bastisjes së banesës, lokaleve apo personit përpilohet një procesverbal të

cilin e nënshkruan personi i cili është bastisur apo të cilit i janë bastisur lokalet apo banesa

dhe personi i cili detyrimisht ka qenë i pranishëm. Me rastin e kryerjes së bastisjes

konfiskohen përkohësisht vetëm ato sende dhe dokumente të cilat ndërlidhen me qëllimin e

bastisjes. Në procesverbal të bastisjes shënohen në mënyrë të saktë dhe përshkruhen

sendet dhe dokumentet të cilat merren dhe kjo shënohet edhe në vërtetimin për marrjen e

sendeve i cili aty për aty i jepet pronorit të sendeve apo dokumenteve të tilla.

Nëse me rastin e bastisjes së banesës, lokaleve apo personit gjenden sende të cilat nuk

kanë lidhje me veprën penale për të cilën është lëshuar urdhri për bastisje, por që ato

sende tregojnë për ndonjë vepër tjetër penale, atëherë ato shënohen dhe përshkruhen në

procesverbal dhe gjithashtu konfiskohen dhe për to menjëherë jepet një vërtetim. Për këtë

informohet prokurori. Mirëpo, nëse prokurori konstaton se nuk ka bazë që të iniciohet

procedura penale ose nuk ekziston ndonjë bazë tjetër ligjore sipas së cilës do të mund të

konfiskoheshin ato sende, atëherë ato sende apo objekte menjëherë kthehen.

Sendet të cilat janë përdorur me rastin e bastisjes apo kontrollimit të kompjuterit dhe

sistemeve tjera të ngjashme për përpunimin automatik të të dhënave, pas bastisjes apo

kontrollit iu kthehen shfrytëzuesve të tyre, natyrisht nëse nuk janë të nevojshme për

zhvillimin e mëtejmë të procedurës penale. Ndërkaq, të dhënat personale të marra me anë

të bastisjes mund të shfrytëzohen vetëm për qëllime të procedurës penale dhe do të

shlyhen menjëherë posa të kenë përfunduar arsyet për këtë.

1.11. Konfiskimi i sendeve apo objekteve në bazë të urdhrit për bastisje

18

Page 19: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

Pas konfiskimit të përkohshëm të sendeve apo objekteve në bazë të urdhrit për bastisje,

personi i autorizuar zyrtar e shënon në vërtetim dhe e nënshkruan atë duke cekur se cilat

sende apo objekte janë marrë dhe titullin e gjykatës e cila dhënë urdhrin.

Nëse sendi apo objekti është konfiskuar përkohësisht, vërtetimi për konfiskimin e

përkohshëm të sendit duhet t’i jepet personit të cilit iu ka marrë ai send. Ai send apo objekt

është konfiskuar në banesë apo lokal, atëherë vërtetimi i tillë duhet të jepet pronarit apo

shfrytëzuesit të banesës apo lokalit. Pas konfiskimit të sendeve në bazë të urdhrit për

bastisje, personi i autorizuar zyrtar duhet menjëherë t’ia kthejë urdhrin gjykatës dhe t’ia

dorëzojë sendet apo objektet e konfiskuara së bashku me shënimet e tyre në listë.

Pas pranimit të sendeve të konfiskuara në bazë të urdhrit për bastisje, gjykata i mban ato

sende nën mbikëqyrje të saj deri në një vendim tjetër të ardhshëm ose do të urdhërojë që

sendet të mbeten nën mbikëqyrjen e parashtruesit të kërkesës për dhënien e urdhrit ose

nën mbikëqyrjen e kryesit të autorizuar të urdhrit.

1.12. Bastisja pa urdhër dhe pa dëshmitarë

Personi i autorizuar zyrtar mund të hyjë në banesë dhe lokale tjera edhe pa urdhër dhe pa

dëshmitarë, dhe sipas nevojës ta kryejë bastisjen, në rastet kur:

Banori i asaj banese nuk dëshiron të bastiset,

Nëse dikush ka kërkuar ndihmë,

Nëse është e nevojshme të kapet kryesi i veprës penale në flagrancë ose nëse

është kjo e domosdoshme për shkak të sigurisë së njerëzve dhe pasurisë,

Nëse në banesë apo lokal tjetër gjendet personi i cili sipas urdhrit të gjykatës duhet

të arrestohet ose me dhunë të sillet, apo nëse aty gjendet personi i cili është

fshehur nga ndjekja.

Personi i autorizuar zyrtar mund ta bastisë personin edhe pa urdhrin e gjykatës për

bastisje si dhe pa prani të dëshmitarëve, me rastin kur:

- Ekziston urdhri për sjelljen e tij në organet

- Ekziston urdhri për arrestimin e tij apo me rastin e arrestimit të tij

19

Page 20: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

- Nëse ekziston dyshimi se ai person posedon armë të ftohta apo të zjarrit,

- Nëse ekziston dyshimi se ai person do ta fshehë, shkatërrojë apo humbë

sendin apo objektin i cili duhet të konfiskohet nga ai dhe i cili duhet të

përdoret si provë në procedurën penale.

Pas kryerjes së bastisjes pa urdhër të gjykatës dhe pa prani të dëshmitarëve, personi i

autorizuar zyrtar menjëherë duhet ti raportojë prokurorit i cili pastaj për këtë e informon

gjyqtarin e procedurës paraprake. Raporti duhet të përmbajë arsyet e bastisjes pa urdhër

dhe pa dëshmitarë.

2. Disa aspekte kriminalistike të bastisjes së banesës, lokaleve, sendeve të luajtshme dhe personave

Me përgatitje të bastisjes nënkuptojmë: mbledhjen e informatave për vendin ku duhet të

kryhet bastisja dhe mbledhja e informatave për kohën kur duhet të kryhet bastisja. Në

kuadër të planit operativ të bastisjes duhet të jepet përgjigje në pyetjet si vijon:

- Kë kërkojmë dhe çka kërkojmë,

- Te kush duhet kërkuar, kur duhet kërkuar, si duhet kërkuar, ku duhet kërkuar, me

çfarë pajisje duhet kërkuar dhe me çfarë numri dhe profilesh të njerëzve.

Me rastin e bastisjes së personave duhet filluar nga lloji i veprës penale me të cilën personi

ka lidhje, p.sh. nëse kërkohen armët, atëherë, sigurisht që nuk do ta dërgojmë personin për

kontroll fizik. Me rastin e bastisje së banesës, lokaleve tjera, bastisja mund të bëhet me

ndihmën edhe të masave të shtuara të kujdesit, apo me një rreptësi duke filluar nga tavani

gjegjësisht nga lartë poshtë deri në bodrum, apo vendet më të ulëta. Për arsye psikologjike,

është mirë nganjëherë të përsëritet bastisja, sepse kryesi pas bastisjes së parë, mund të

jetë i sigurt dhe sendet e kërkuara ti vendos në vende të kapshme ose ti zhvendos ato, gjë

që do të na lehtësonte punën në gjetjen e tyre.

VIII. KONFISKIMI I PËRKOHSHËM I SENDEVE/OBJEKTEVE

1. Nocioni dhe format e manifestimit

20

Page 21: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

Konfiskimi i përkohshëm i sendeve dhe pasurisë shpjegohet si masë e detyrimit procedural

me një karakter shumëfish të ndryshëm.

Me këtë akt argumentimi sigurohen:

1. Provat të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e procedurës penale dhe

nxjerrjen e vendimeve gjyqësore;

2. Garantohet siguria e njerëzve dhe e pasurisë duke penguar apo evituar kryerjen e

veprave penale;

3. Mundësohet zhvillimi efikas i procedurës penale, meqenëse konfiskimi i

përkohshëm i sendeve, sidomos i pasurisë, i kontribuon zhvillimit të procedurës

penale dhe luftimit të suksesshëm të kriminalitetit.

Konfiskimi i përkohshëm i sendeve i ka këto forma të manifestimit:

1. Konfiskimi i përkohshëm i sendeve të cilat sipas kodit penal të BH duhet të bëhet;

2. Konfiskimi i përkohshëm i sendeve të cilat mund të shërbejnë si prova në

procedurën penale;

3. Mbledhja e të dhënave të arkivuara në kompjuter apo në stabilimente të ngjashme

për përpunimin automatik të të dhënave.

4. Konfiskimi i përkohshëm i shkresave, telegrameve dhe dërgesave tjera;

5. Konfiskimi i përkohshëm i dokumentacionit;

6. Dërgimi i të dhënave për depozitat bankare dhe transaksionet tjera financiare, si

dhe punëve të personit të caktuar;

7. Ndërprerja e përkohshme e kryerjes së transaksionit të caktuar financiar;

8. Konfiskimi i përkohshëm i pasurisë për qëllime sigurie;

9. Dërgimi i të dhënave për shfrytëzimin e shërbimeve të telekomunikacionit personit

të caktuar (urdhëresa operatorit të telekomunikacionit).

Sendet apo objektet të cilat sipas KP të BH-së do të merren ose të cilat mund të shërbejnë

si provë në procedurën penale, do të konfiskohen përkohësisht dhe në bazë të vendimit të

gjykatës do të sigurohet ruajtja e tyre.

2.1. Urdhëresa për konfiskimin e sendeve (objekteve)

21

Page 22: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

Urdhëresën për konfiskimin e sendeve e lëshon gjykata me propozim të prokurorit ose të

personit të autorizuar zyrtar i cili ka marrë pëlqimin nga prokurori.

Konfiskimin e sendeve/objekteve e bën personi i autorizuar zyrtar në bazë të urdhrit të

lëshuar të gjykatës.

2.2. Konfiskimi i përkohshëm i sendeve/objekteve pa urdhër të gjykatës

Sendet/objektet të cilat sipas KP të Republikes se Kosoves do të merren ose të cilat mund

të shërbejnë si provë në procedurën penale, mund të konfiskohen përkohësisht edhe pa

urdhër të gjykatës nëse ekziston rreziku i vonesave/shtyrjeve. Nëse personi i cili

bastiset/kontrollohet në mënyrë eksplicite e kundërshton konfiskimin e sendeve/objekteve,

prokurori në afatin e parapar ligjor nga momenti i kryerjes së bastisjes do të paraqesë

kërkesën gjyqtarit të procedurës paraprake për lejimin e mëvonshëm të konfiskimit të

sendeve/objekteve. Nëse gjyqtari i procedurës paraprake refuzon kërkesën e prokurorit,

sendet/objektet e konfiskuara nuk mund të shfrytëzohen si prova në procedurën penale.

Sendet/objektet e konfiskuara përkohësisht në këtë rastin e fundit menjëherë do t’i kthehen

personit të cilit iu kanë konfiskuar.

2.3. Konfiskimi i përkohshëm i shkresave, telegrameve dhe dërgesave tjera

Përkohësisht mund të konfiskohen shkresat, telegramet dhe dërgesat tjera të të dyshuarit

gjegjësisht të paditurit ose ato të cilat i dyshuari/i padituri i dërgon, dhe të cilat gjenden tek

ndërmarrja apo personat të cilët kryejnë punët e postës dhe telekomunikacionit. Dërgesat e

cekura mund të konfiskohen përkohësisht nëse ekzistojnë rrethanat për shkak të të cilave

me bazë mund të pritet se këto dërgesa do të shërbejnë si prova në procedurën penale.

Urdhrin për konfiskimin e përkohshëm të dërgesave të tilla e lëshon gjykata me propozim të

prokurorit. Urdhëresën për konfiskimin e përkohshëm të dërgesave të tilla mund ta lëshojë

edhe prokurori nëse ekziston rreziku që procedura të shtyhet, mirëpo për vërtetimin e këtij

urdhri duhet të vendos gjyqtari i procedurës paraprake brenda 72 orëve nga çasti kur

dërgesat e tilla janë konfiskuara. Nëse urdhri i tillë nuk vërtetohet nga ana e gjyqtarit të

procedurës paraprake atëherë ato nuk mund të shërbejnë as të shfrytëzohen si prova në

procedurën penale.

22

Page 23: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

Masat e konfiskimit të përkohshëm nuk mund të zbatohen ndaj shkresave, telegrameve dhe

dërgesave tjera, të shkëmbyera midis të dyshuarit, gjegjësisht të paditurit dhe mbrojtësit të

tij. Nëse këtë interesi i procedurës e lejon, përmasat e ndërmarra të konfiskimit të

përkohshëm do të informohet i dyshuari, gjegjësisht i pandehuri ndaj të cilit janë zbatuar

këto masa. Dërgesat e tilla i hapë prokurori në praninë e dy dëshmitarëve. Me rastin e

hapjes së tyre do të kihet kujdes që të mos prishet vula në të, kurse edhe mbështjellësi dhe

adresa do të ruhen të padëmtuara. Për hapjen e tyre përpilohet procesverbali.

2.4. Regjistrimi i sendeve dhe dokumenteve të konfiskuara përkohësisht

Pas konfiskimit të përkohshëm të sendeve dhe dokumenteve në procesverbal do të

shënohen dhe përshkruhen sendet dhe dokumentet e konfiskuara dhe për këtë do të

lëshohet një vërtetim. Nëse regjistrimi i sendeve dhe dokumenteve nuk është i mundur,

sendet dhe dokumentet e tilla do të lihen në mbështjellësin e tyre dhe do të vulosen. Sendi

apo objekti i konfiskuar nga personi fizik apo juridik nuk mund të shitet, as të dhurohet ose

në çfarëdo forme tjetër të përdoret.

2.5. E drejta në ankesë

Personi të cilit i konfiskohen përkohësisht sendet dhe dokumentacioni ka të drejtë në

ankesë. Mirëpo, paraqitja e ankesës për sendet dhe dokumentacionin e konfiskuar

përkohësisht nuk e shtyn zbatimin e konfiskimit të përkohshëm. Kundër vendimit të gjykatës

sipas të cilit sendet dhe dokumentet e konfiskuara kthehen, prokurori ka të drejtë të

paraqesë ankesë.

2.6. Hapja dhe kontrollimi i sendeve dhe dokumentacionit të konfiskuar përkohësisht

Hapjen dhe kontrollimin e sendeve dhe dokumentacionit të konfiskuar përkohësisht e bën

prokurori. Për hapjen dhe kontrollimin e sendeve dhe dokumentacionit të konfiskuar,

prokurori është i detyruar ta informojë personin apo ndërmarrjen të cilit/të cilës i janë

konfiskuar sendet/objektet, gjyqtarin e procedurës paraprake dhe mbrojtësin. Me rastin e

hapjes dhe kontrollimit të sendeve dhe dokumentacionit të konfiskuar duhet të kihet kujdes

që përmbajtjen e tyre të mos e kuptojnë personat e paautorizuar.

23

Page 24: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

IX. MARRJA E TË DYSHUARIT NË PYETJE

1. Për deklaratën e të dyshuarit në procedurën penale në përgjithësi dhe për gjenezën historike të këtij instituti

Specifika e pozitës së të dyshuarit, gjegjësisht të pandehurit në procedurën penale ka të

bëjë me faktin se ati njëkohësisht i takojnë dy role; në njërën anë ai është subjekt i

procedurës penale, i cili i ka të gjitha mundësitë faktike dhe juridike që në procedurë të

përfaqësojë vetë interesat e veta, kurse në anën tjetër, ai njëkohësisht është edhe person

deklarata e të cilit shërben si provë në procedurën penale.

Deklarata e dëshmitarit, gjegjësisht e të pandehurit si mjet argumentimi paraqet burim

njohurish për faktet të cilat janë objekt i vërtetimit të procedurës, kurse dëshmia e tij është

njëra prej provave më të rëndësishme në procedurën penale.

Përmbajtja e kësaj deklarate mund të jetë pranimi (deklarata me të cilën në tërësi ose

pjesërisht prezantohen faktet të cilat paraqesin karakteristikat ligjore të veprës penale),

mohim i asaj e cila i ngarkohet me padi ose deklaratë tjetër me të cilën pajtohet me pohimet

e padisë për ekzistimin e fakteve në dëm të tij.

Zhvillimi historik i këtij instituti i njeh katër baza të zgjidhjes së çështjeve, nën kushtet e të

cilave personi i dyshuar, gjegjësisht i pandehuri mund të jetë burim i njohurisë për faktet të

cilat vërtetohen në procedurën penale.

Këto janë:

1. Drejtësia ia lë në dispozicion organit të procedurës penale vetëm dëshminë e

dëshmitarit, gjegjësisht të pandehurit të cilën ai me nismën e tij personale e ka

dhënë në procedurën penale. Këto të drejta ndalojmë marrjen në pyetje të të

dyshuarit gjegjësisht të pandehurit në procedurën penale, me qëllim të nxjerrjes së

deklaratës prej tij.

2. Organet e procedurës penale nuk kanë të drejtë që të dyshuarin, gjegjësisht të

pandehurin rrënjësisht ta ekspozojnë mundimeve (torturës) në mënyrë që duke e

munduar atë të vërtetojnë se a është fajtor apo i pafajshëm.

24

Page 25: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

3. Drejtësia mund t’i lë organet e procedurës penale në dispozicion vetëm deklaratën

e të dyshuarit, gjegjësisht të të pandehurit të marrë përmes marrjes në pyetje në

mënyrë të zakonshme pa torturë, mirëpo i dyshuari gjegjësisht i pandehuri është i

obliguar që në procedurën penale të përgjigjet drejtë në pyetjet të cilat i

parashtrohen. Drejtësia mund t’i lë në dispozicion organit të procedurës penale

vetëm deklaratën e të pandehurit të marrë me anë të marrjes në pyetje pa torturë,

me ç’rast i dyshuari, gjegjësisht i pandehuri edhe nuk është fare i detyruar të

përgjigjet në pyetje, kurse edhe nëse deklaron, nuk është i detyruar ta thotë të

vërtetën.

2. Dispozitat e KPP të R/ Kosoves për marrjen në pyetje të dyshuarit/pandehurit

Marrjen në pyetje e të dyshuarit/të pandehurit e bën prokurori ose personi i autorizuar

zyrtar. Varësisht, marrja në pyetje bëhet ashtu që në tërësi respektohet personaliteti i të

dyshuarit/pandehurit. Me rastin e marrjes në pyetje të të dyshuarit nuk guxohet të përdoret

forca, kërcënimi, mashtrimi, narkotikët ose mjetet tjera që mund të ndikojnë në lirinë e

vendosjes së tij dhe të shprehjes së vullnetit me rastin e dhënies së deklaratës apo pranimit

të fajësisë. Nëse me të pandehurin është vepruar në kundërshtim me këto që u ceken,

atëherë vendimi i gjykatës nuk mund të mbështete në dëshminë e tillë të të

dyshuarit/pandehurit.

2.1. Këshilla juridike për të dyshuarin lidhur me të drejtat e tij

Në fillim të marrjes në pyetje, të dyshuarit i kumtohet se për cilën vepër penale është i

pandehur dhe baza e dyshimit kundër tij, kurse njëkohësisht ai këshillohet edhe për të

drejtat si vijon:

1. Se nuk është i detyruar ta paraqesë mbrojtjen e tij, as të përgjigjet në pyetjet e

parashtruara;

25

Page 26: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

2. Se mund të marrë mbrojtës sipas zgjedhjes së tij i cili mund të jetë i pranishëm

gjatë marrjes në pyetje, si dhe që ka të drejtë në avokat pa pagesë në rastet e

parapara me ligj;

3. Se mund të deklarohet për veprën e cila i ngarkohet dhe të paraqesë të gjitha

faktet dhe provat të cilat shkojnë në dobi të tij dhe nëse këtë e bën në prani të

avokatit, deklarata e tij e tillë do të lejohet si dëshmi edhe në shqyrtimin kryesor

dhe se pa pëlqimin e tij ajo mund të lexohet dhe të shfrytëzohet si provë në

shqyrtimin kryesor gjyqësor.

4. Se ka të drejtë që gjatë hetimit t’i shikojë dosjet dhe kontrollojë lëndët në të të cilat

shkojnë në dobi të tij, përveç nëse është fjala për dosjet dhe lëndët, zbulimi i të

cilave mund ta sjellë në rrezik qëllimin e hetimit;

5. Se ka të drejtë në mbrojtës pa pagesë nëse nuk e kupton ose nuk e flet gjuhën e

cila përdoret me rastin e marrje në pyetje;

I dyshuari mund të heqë dorë vullnetarisht nga këto të drejta të cekura të tij, mirëpo marrja e

tij në pyetje nuk mund të fillojë nëse deklarata e tij për mohim nuk shënohet me shkrim dhe

derisa ajo nuk nënshkruhet nga i dyshuari/pandehuri.

I dyshuari/pandehuri nuk mund të heqë dorë nga të drejtat e tij në asnjë mënyrë apo

rrethanë në praninë e mbrojtësit, nëse mbrojtja e tij është e caktuar sipas ligjit në detyrim.

Nëse i dyshuari/i pandehuri vullnetarisht heqë dorë nga të drejtat e tij që të mos përgjigjet

në pyetjet e parashtruara, edhe në atë rast atij duhet t’i mundësohet që të deklarohet për të

gjitha faktet dhe provat të cilat shkojnë në dobi të tij. Nëse është vepruar në kundërshtim

me dispozitat e cekura, atëherë vendimi i gjykatës nuk mund të bazohet në dëshminë e të

dyshuarit/pandehurit.

2.2. Mënyra e marrjes në pyetje e të dyshuarit/pandehurit

Për çdo marrje në pyetje të të dyshuarit/pandehurit përpilohet procesverbali. Pjesët

kryesore të dëshmisë shënohen tekstualisht në procesverbal. Pasi që procesverbali të jetë

hartuar, të dyshuarit/pandehurit i lexohet dhe i dorëzohet një kopje e tij. Marrja në pyetje e

26

Page 27: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

të dyshuarit/pandehurit sipas rregullit incizohet në audio apo video kasetë, sipas kushteve

në vijim:

1. Me kusht që i dyshuari/i pandehuri të ketë qenë i informuar në gjuhën të cilën e flet

dhe e kupton se marrja në pyetje është duke u incizuar video-audio kasetë.

2. Në rast të ndërprerjes së marrjes në pyetje, atëherë arsyeja dhe koha e

ndërprerjes së tillë duhet të shënohet dhe konstatohet në incizimin e bërë, sikurse

edhe koha kur vazhdohet dhe përfundohet marrja në pyetje;

3. Në fund të marrjes në pyetje të dyshuarit i jepet mundësia që të sqarojë tërë

deklaratën e tij dhe të shtojë çdo gjë që ai dëshiron lidhje me të;

4. Incizimi në kasetë pas kryerjes së marrjes në pyetje kopjohet, kurse kopja e

incizimit i jepet të dyshuarit/pandehurit, së bashku me incizimin e kasetës, ose

nëse është shfrytëzuar aparatura për krijimin aty për aty të një numri më të madh

incizimesh, atëherë atij i dorëzohet njëra prej kasetave origjinale.

5. Pasi që të bëhet kopja e kasetës origjinale në formë të përshkrimit, kaseta

origjinale e incizuar ose njëra nga kasetat origjinale të incizuara do të vuloset në

praninë e të dyshuarit/pandehurit duke e vërtetuar me nënshkrimin e organit të

procedurës penale dhe nënshkrimin e të dyshuarit/pandehurit.

3. Vlera argumentuese e dëshmisë së dëshmitarit, gjegjësisht deklaratës së të pandehurit

Me vlerësimin e dëshmisë së të dyshuarit apo deklaratës së të pandehurit si provë në rastin

konkret nënkuptojmë vlerësimin i cili argumenton dëshminë e të dyshuarit, gjegjësisht e të

pandehurit në rastin konkret, duke marrë parasysh të gjitha provat tjera në dispozicion për

rastin, si dhe faktet të cilat organi i procedurës penale i ka konstatuar përmes perceptimit të

vet. Vetë vlera argumentuese e dëshmisë së të dyshuarit/pandehurit si provë ka të bëjë me

parimet e vlerësimit të lirë të provave me ç’rast pa marrë parasysh përmbajtjen e dëshmisë

së të dyshuarit/pandehuri, ajo dëshmi vlerësohet sikurse edhe çdo dëshmi tjetër në

procedurën penale.

27

Page 28: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

X. DËGJIMI I DËSHMITARIT

1. Nocioni

Me nocionin dëshmitar duhet kuptuar personin i cili me ftesë të organit të procedurës

penale dëshmon për faktet të cilat janë objekt i vërtetimit në procedurë dhe për të cilat ai ka

perceptime shqisore23.

Objekt i dëshmisë së dëshmitarit gjithmonë janë faktet të cilat ai i ka njohur përmes

perceptimit shqisor (dëshmitari i drejtpërdrejt) apo i ka dëgjuar nga të tjerët (dëshmitari i

tërthortë, sipas thashëethëmave) kurse në asnjë mënyrë dëshmia e tij nuk guxon të jetë

mendimi, qëndrimi apo vlerësimi i tij e të ngjashme.24

Në kuadër të teorisë së përgjithshme për provat dhe për dëshminë në procedurën penale,

dëshmitari është gjithmonë mjet argumentimi, dhe dëshmia e tij është bazë e argumentimit,

kurse dëshmimi është akt procedural i prezantimit të provave i cili përbëhet nga të kuptuarit

sipas ligjit të mënyrës së bazës argumentuese të përbërë në atë mjet argumentues.25

Parimisht, çdo person i cili di diç për faktet të cilat vërtetohen në procedurën penale edhe

mund të jetë dëshmitar në procedurë, përveç nëse ligji përjashtimisht nuk e përjashton atë

në mënyrë eksplicite nga dëshmia.26

2. Obligimi i dëshmitarit

Dëshmitari ka për detyrë si vijon:

Të përgjigjet në ftesë;

Të japë dëshminë, gjegjësisht deklaratën;

Të flasë vetëm të vërtetën;

23 Sijerçiq-Çoliq, H. “Libri I”, fq. 30524 Krapac, D. “Institutet”, fq. 365. 25 Sijerçiq-Çoliq, H. “Libri I”, fq. 305, citati sipas të njëjtit autor, Dëshmitari në procedurën penale...fq. 3-14.26 Bayer, fq. 296.

28

Page 29: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

Të japë betimin para dëshmisë e cila nuk duhet të jetë e paraparë në të gjitha legjislacionet procedurale-penale 27

3. Dispozitat e KPP të R. e Kosoves për dëgjimin e dëshmitarit

Dëshmitarët dëgjohen atëherë kur besohet se ata me deklaratën e tyre mund të japin

informata për veprën penale, kryesin e saj dhe për rrethanat tjera të rëndësishme.

3.1. Ftesa për dëgjim dëshmitarit

Ftesën për dëgjim dëshmitarit ia dërgon prokurori, gjegjësisht gjykata. Ftesa në cilësi të

dëshmitarit personit të moshës jomadhore i cili nuk i ka mbushur 16 vjet të jetës i dërgohet

përmes prindit, gjegjësisht përfaqësuesit ligjor, përveç nëse kjo nuk është e mundur për

shkak të emergjencës apo rrethanave tjera. Dëshmitarët të cilët për shkak të

pleqërisë/moshës, sëmundjes ose të metave fizike të rënda nuk mund të përgjigjen në

ftesë, ata mund të dëgjohen edhe në shtëpinë/banesën e tyre, në spital apo ndonjë vend

tjetër. Në ftesë, dëshmitari, gjithashtu informohet se ftohet në cilësinë e dëshmitarit,

informohet për vendin dhe kohën kur dhe ku duhet të përgjigjet, si dhe për pasojat e

mospërgjigjes në ftesë.

.

Urdhrin për sjelljen e tij me detyrim e zbaton policia gjyqësore. Urdhrin përjashtimisht mund

ta lëshojë edhe prokurori nëse dëshmitari i ftuar sipas rregullit, nuk vjen, kurse mungesën

nuk e arsyeton, mirëpo këtë urdhëresë të prokurorit duhet ta miratojë edhe gjyqtari i

procedurës paraprake brenda 24 orësh nga dhënia e tij. Nëse dëshmitari refuzon të

dëshmojë, gjykata, me propozim të prokurorit, nxjerrë vendim për dënimin e dëshmitarit, i

cili ka qenë i paralajmëruar për pasojat,

3.2. Personat të cilët nuk mund të dëgjohen si dëshmitarë

Si dëshmitarë nuk mund të dëgjohen personat në vijim:

Personi i cili me deklaratën e tij do ta shkelte detyrën e ruajtjes së sekretit

shtetëror, ushtarak ose sekretit zyrtar, derisa organi kompetent nuk e liron atë nga

detyra;

27 Sijerçiq-Çoliq, H. “Libri I”, fq. 307-311

29

Page 30: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

Mbrojtësi i të dyshuarit, gjegjësisht i të pandehurit në aspektin e fakteve të cilat ai i

ka kuptuar në cilësinë e mbrojtësit;

Personi i cili me deklaratën e tij do të shkelte detyrën e ruajtjes së sekretit

profesional (prifti, gazetari në kuptim të mbrojtjes së burimit të informatës, avokati,

procesmbajtësi, mjeku, mamia, etj), përveç në rastet kur është i liruar nga detyra

me akt të posaçëm ose me deklaratën e personit në dobi të të cilit është konstatuar

ruajtja e sekretit;

Personi i moshës jomadhore i cili për shkak të moshës dhe zhvillimit shpirtëror nuk

është i aftë ta kuptojë rëndësinë e të drejtës se nuk është i detyruar të deklarojë

apo dëshmojë.

Nëse si dëshmitar është dëgjuar personi i cili nuk bën të dëgjohet si dëshmitar,

atëherë vendimi i gjykatës nuk mund të bazohet në deklaratën e tillë të dëshmitarit.

3.3. Personat të cilët mund të refuzojnë dëshminë

Personat të cilat mund të refuzojnë dëshminë janë:

Bashkëshorti, gjegjësisht partneri jashtëmartesor i të dyshuarit/pandehurit;

Prindi apo fëmija, ose njerku i të dyshuarit, gjegjësisht pandehurit.

Nëse si dëshmitar është dëgjuar personi i cili mund ta refuzojë dëshminë kurse për këtë nuk

është paralajmëruar ose i cili nuk është deklaruar në mënyrë eksplicite kundër kësaj të

drejte ose ai paralajmërim dhe mohim nuk është shënuar në procesverbal, atëherë vendimi

i gjykatës nuk mund të bazohet në dëshminë e tillë.

3.4. E drejta e dëshmitarit që të mos përgjigjet në disa pyetje

Dëshmitari ka të drejtë që të mos përgjigjet në disa pyetje, nëse përgjigja

e drejtë do ta vënte para ndjekjes penale.

Dëshmitari i cili e shfrytëzon këtë të drejtë, mund të përgjigjet në pyetje,

vetëm nëse i jepet imuniteti.

30

Page 31: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

Imuniteti jepet me vendim të Kryeprokurorit .

Dëshmitari i cili ka fituar imunitetin dhe ka dëshmuar, nuk do të ndjeket

penalisht, përveç nëse ka dhënë dëshmi të rrejshme.

3.5. Mënyra e dëgjimit, ballafaqimit dhe sajimit apo njohjes

Dëshmitarët dëgjohen një nga një/individualisht dhe larg pranisë së dëshmitarëve tjerë.

Gjatë procedurës dëshmitari mund të ballafaqohet edhe me dëshmitarë dhe të dyshuar

tjerë. Nëse është e nevojshme të vërtetohet se a e njeh dëshmitari personin apo sendin e

caktuar, atëherë do të kërkohet nga ai së pari t’i përshkruajë ato ose të cekë shenjat e tyre

sipas të cilave mund të dallohen dhe pastaj i tregohen ato me qëllim të njohjes së tyre dhe

atë së bashku me të tjerë presona të panjohur, gjegjësisht nëse kjo është e mundur – së

bashku me objektet e llojit të njëjtë.

Nëse nuk është e mundur të kryhet njohja sipas mënyrave të cekura, atëherë kjo bëhet në

bazë të njohjes në fotografi të atij personi ose objekti i cili vendoset në mes të fotografive të

personave tjerë të panjohur ose sendeve të llojit të njëjtë.

3.6. Rrjedha e dëgjimit të dëshmitarit

Dëshmitari është i obliguar që përgjigjet t’i japë me gojë. Dëshmitari së pari paralajmërohet

se është i obliguar që të flasë vetëm të vërtetën dhe asgjë të mbajë heshtur, pastaj

paralajmërohet se dhënia e dëshmisë së rrejshme paraqet vepër penale.

Dëshmitari paralajmërohet gjithashtu se nuk është i obliguar të përgjigjet në pyetjet nëse

përgjigja e saktë do ta rrezikonte atë nga ndjekja penale mirëpo ky paralajmërim duhet të

shënohet në procesverbal. Me rastin e dëgjimit të personit të moshës jomadhore, sidomos

nëse ai është i dëmtuar me veprën penale, atëherë me të kihet kujdes që dëgjimi të mos

ndikojë negativisht në gjendjen psikike të të miturit. Dëgjimi i personit të moshës jomadhore

bëhet me ndihën e pedagogut ose personit tjetër profesionist.

Ndërkaq, nuk lejohet të dëgjohet në cilësinë e dëshmitarit personi i dëmtuar në veprën

penale, lidhur me jetën e tij seksuale para veprës së kryer penale, kurse nëse marrja e tillë

në pyetje tashmë është kryer, vendimi i gjykatës nuk mund të bazohet në dëshminë e tillë.

31

Page 32: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

Varësisht nga mosha, gjendja fizike dhe psikike ose interesat tjerë të arsyeshëm, dëshmitari

mund të dëgjohet edhe me anë të sistemeve teknike për bartjen e fotografisë dhe zërit në

atë mënyrë që palët dhe mbrojtësi mund t’ia shtrojnë pyetjen edhe pa praninë e tij në lokalin

ku gjendet dëshmitari. Për nevojat e marrjes së tillë në pyetje mund të caktohet një person

profesionist.

Pas pyetjeve të përgjithshme, me qëllim të verifikimit, plotësimit dhe sqarimit, dëshmitarit i

shtrohen edhe pyetje shtesë. Me rastin e dëgjimit të dëshmitarit nuk lejohet që të përdoren

mashtrime, as të shtrohen pyetje të tilla të cilat edhe e kanë përmbajtjen se si duhet

përgjigjur. Dëshmitari gjithmonë do të pyetet se prej nga e di atë që e thotë.

Dëshmitarët mund të ballafaqohen nëse dëshmitë e tyre nuk përputhen rreth fakteve të

rëndësishme. Të ballafaquarit në çdo situatë kur dëshmitë e tyre nuk përputhen merren në

pyetje një nga një dhe përgjigjet e tyre shënohen në procesverbal. Nuk mund të merren në

pyetje dy dëshmitarë në të njëjtën kohë. I dëmtuari i cili dëgjohet si dëshmitar pyetet se a

dëshiron që ta realizojë kërkesën e tij në procedurën penale.

XI. EKSPERTIZA

1. Nocioni ekspert dhe ekspertizë

Eksperti është person i cili disponon njohuri të posaçme profesionale dhe të cilin prokurori,

gjegjësisht gjykata e fton që t’i ndihmojë me rastin e vërtetimit të fakteve të rëndësishme në

procedurën penale.

Ekspertiza është veprim procedural në kuadër të së cilës eksperti si person i cili posedon

me njohuri të posaçme shkencore apo profesionale dhe me dijeni, shfrytëzon njohuritë

32

Page 33: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

shkencore dhe profesionale, shkathtësitë dhe metodat të cilat paraqesin objektin e

ekspertizës.

Ekspertiza ka të bëjë me dy pjesë:

Me raportin dhe

Mendimin,

Raporti (visum repertum) është perceptim i drejtpërdrejt shqisor ose vëzhgim i objektit të

ekspertizës;

Mendimi (avis parere) është nxjerrje e përfundimit sipas rregullave të profesionit ose

shkencës nga vërtetimi i fakteve.

2. Përcaktimi i ekspertizës dhe procedura e ekspertimit sipas dispozitave të KPP BH

Ekspertiza përcaktohet kur për vërtetimin apo vlerësimin e ndonjë fakti të rëndësishëm nevojitet të merret rezultati dhe mendimi i personave të cilët disponojnë me njohuritë e nevojshme profesionale.

Nëse njohuritë shkencore, teknike apo njohuritë tjera mund t’i ndihmojnë gjykatës të

vlerësojë provat ose të sqarojë faktet e kontestueshme, atëherë eksperti si lloj i posaçëm i

dëshmitarit mund të dëshmojë duke dërguar raportin për faktet dhe mendimet të cilat

përmbajnë vlerësimin për faktet.

Urdhrin me shkrim për ekspertizë e lëshon prokurori apo gjykata. Nëse për llojin e caktuar

të ekspertizës ekziston ndonjë institut profesional ose ekspertiza mund të kryhet në kuadër

të ndonjë organi shtetëror, atëherë ekspertiza e tillë, sidomos kur ajo është e ndërlikuar, i

besohet zakonisht institutit apo organit të tillë.

3. Detyrat e ekspertit, të cilin e ka caktuar prokurori apo gjykata

Eksperti të cilin e cakton prokurori apo gjykata ka për detyrë që:

Të përgjigjet në ftesë;

Të japë raport;

Të japë raportin e saktë dhe mendimin;

33

Page 34: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

Të japë betimin/deklaratën;

4. Kush nuk mund të jetë ekspert ?

Si ekspert nuk mund të caktohet personi i cili nuk mund të dëgjohet si dëshmitar ose

personi i cili është liruar nga detyra e dëshmitarit, sikurse jo edhe personi sipas të cilit vepra

penale është kryer, dhe nëse personi i tillë është i ditur – në raportin dhe mendimin e tij nuk

mund të mbështetet vendimi i gjykatës.

Arsyeja për përjashtim të ekspertit ekziston edhe për personin i cili së bashku me të

dyshuarin, apo të pandehurin, ose me të dëmtuarin është në marrëdhënie pune në të njëjtin

organ, ndërmarrje apo ndonjë person tjetër juridik ose biznesmenët e pavarur, si dhe për

personat të cilët janë në marrëdhënie pune te i dëmtuari apo i dyshuari, gjegjësisht i

pandehuri. Për ekspert nuk merret personi i cili është marrë në pyetje si dëshmitar.

5. Llojet e domosdoshme të ekspertizave

Në rast se dyshohet se vdekja është shkaktuar me vepër penale,

Në rastin e dyshimit në helmim;

Në rastin e lëndimeve fizike; dhe

Në rastin e dyshimit se përgjegjshmëria e të dyshuarit gjegjësisht të pandehurit është shkyçur nga destinimit plotësisht.

Ekspertizat mjeko-ligjore kanë të bëjnë me vërtetimin e vdekjes, shkaktarit,

karakterin dhe peshën e lëndimit dhe pasojave të lëndimit, si dhe me marrjet tjera

në pyetje dhe analizimin e gjendjes fizike të të lënduarit.

Ekspertiza toksikologjike ndërmerret në rastet kur dyshohet për helmim. Në

rastet e tilla materia e dyshimtë e gjetur në kufomë ose diku tjetër dërgohet për

ekspertizë në institutin apo organin shtetëror të cilat pastaj e bëjnë analizën

toksikologjike.

Ekspertiza e lëndimeve trupore. Kryhet zakonisht me kontrollin e të lënduarit dhe

nëse kjo nuk është e mundur ose nuk është e nevojshme në bazë të një

dokumentacioni mjekësor apo shënimeve tjera në dosje.

34

Page 35: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

Kontrolli fizik i të dyshuarit, gjegjësisht të pandehurit. Si lloj i posaçëm i

ekspertizës mund të urdhërohet kur është e nevojshme në trupin e tij ose në trup

të vërtetohen faktet e rëndësishme për procedurën penale. Kontrolli fizik mund të

ndërmerret edhe pa praninë e të dyshuarit, gjegjësisht të pandehurit. Kontrolli fizik i

personave tjerë mund të ndërmerret edhe pa pëlqimin e tyre, vetëm atëherë kur

është e domosdoshme të konstatohet se a gjenden gjurmët e caktuara në trupin e

tyre apo pasojat e veprës penale.

Marrja e gjakut dhe kontrollet tjera mjekësore të cilat sipas rregullit mjekësor

ndërmerren me qëllim të analizës dhe vërtetimit të fakteve tjera të rëndësishme për

procedurën penale mund të ndërmerren edhe pa pëlqimin e personit të cilin duhet

kontrolluar, nëse për shkak të kësaj nuk do të lindte dëmi për shëndetin e tij.

Ekspertiza psikiatrike. Kjo ka të bëjë me vërtetimin e përgjegjshmërisë së të

dyshuarit, gjegjësisht të pandehurit. Ekspertiza e cekur ndërmerret nëse paraqitet

dyshimi se është zvogëluar apo përjashtuar përgjegjshmëria e të dyshuarit,

gjegjësisht të pandehurit, ose që i dyshuari, gjegjësisht që i pandehuri ka bërë

vepër penale për shkak të vartësisë nga alkooli, drogat narkotike ose për shkak të

të metave psikike nuk është i aftë që të marrë pjesë në procedurë.

Krahas këtyre që u ceken KPP i BH përshkruan në mënyrë të posaçme edhe

ekspertizën e librave zyrtar (kontabilitetit) i cili nuk është lloj i domosdoshëm i

ekspertizës.

Përfundimisht, si formë e posaçme e ekspertizës KPP e BH e njeh edhe analizën

e ADN-së e cila mund të kryhet atëherë kur kjo është domosdo e nevojshme për

përcaktimin e identitetit ose fakteve se gjurmët e zbuluara të materialit rezultojnë

nga i dyshuari, gjegjësisht i pandehuri ose i dëmtuari.

6. Vlera argumentuese e dëshmisë së dëshmitarit

35

Page 36: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

Në shqyrtimin kryesor, gjykata vlerëson lirisht të gjitha provat prandaj edhe raportin dhe

mendimin e ekspertit me ç’rast vendimi i saj është i pavarur por ndërlidhet me të tjerat në

shqyrtimin kryesor i cili hapet para provave.28

Megjithatë, pikërisht vlerësimi i vlerës argumentuese të kësaj prove paraqitet në teorinë

procedurale-penale dhe në teorinë e provave sot dhe është njëra prej pyetjeve më të

vështira, për shkak të përparimit permanent të njohurive dhe teknologjisë dhe me këtë edhe

të mundësive gjithnjë më të mëdha të cilat shkenca moderne dhe ekspertiza profesionale i

ofron me një saktësi mjaft të madhe dhe precizitet dhe me këtë me të gjitha rezultatet e

besueshme dhe me gabime minimale. Kështu në aspektin e vlerës argumentuese dëshmia

e dëshmitarit konsiderohet si mundësi e gjyqtarit të vlerësojë raportin dhe mendimin e

ekspertit, i cili është i kufizuar dhe më pak se sesa që ka mundësi të vlerësojë faktet dhe

rrethanat e vërtetuara përmes provave tjera.29

Krejt kjo që u cek është një pasojë apo rrjedhojë logjike e fakteve që ekspertiza pikërisht

edhe i determinon për shkak se gjykata nuk disponon me njohuritë e nevojshme

profesionale dhe shkencore si dhe me vërtetimin apo vlerësimin e ndonjë fakti të

rëndësishëm, prandaj për këtë edhe urdhëron zbatimin e ekspertizës personit i cili për

ekspertizë posedon njohuri dhe shkathtësi.

XII. SHIKIMI I VENDIT TË NGJARJES DHE RIKONSTRUKTIMI I NGJARJES

1. Nocioni

Shimimi i vendit të ngjarjes është aktivitet hetimor (argumentues) në kuadër

të procedurave, të cilin organe e procedrës përmes perceptimit të tyre

analizojnë mbledhjen e provave dhe i vërtetojnë ato, për t’i sqaruar më

pastaj faketet e rëndësinshme për procedurën penale. Hikimi para së

gjithash shërben për zbulimin dhe mbledhjen e provave për ekzistimin e

veprës pnale dhe provave të cilat janë të rëndësishme për zbulimin e kryesit

28 Sijerçiq-Çoliq, H. “E drejta procedurale-penale”, Libri I, fq. 341. 29 Stevanoviq, Ç “Ekspertiza në procedurën penale”, Administrata e përkohshme, Beogra, fq. 119.

36

Page 37: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

të saj, mirëpo shikimi është gjithashtui rëndësishëm edhe për vlerësimin e

provave tjera të mbledhura, dhe për mbledhjen e të dhënave të cilat kanë

rëndësi për vërtetimin e kërkesave pronësore-juridike.30

Në praktikë, shikimi i vedit të ngjarjes ndërmerret lidhur edhe me ato vepra

penale të cilat kanë për shkak të së cilave kanë lindur pasojat, ndryshimet

ose gjurët në botën e jashtme.

Gjatë procedurës penale, shikimi i vendit të ngjarjes mund të kryhet në

fazën hetimore dhe atëherë e ndërmerr prokurori, por edhe personi i

autorizuar zyrtar. Personi i autorizuar zyrtar është i obliguar që ta informojë

prokurorin për ndërmarrjen e shikimit të vendit të ngjarjes, është i detyruar

ta kryej shikimin dhe të caktoj ekespertizat e nevojshme, përveç

obduksionit dhe ekshumimit të kufomës.

Shikimi i vendit të ngjarjes, gjithashtu mund të ndërmerret para se të jepet

urdhri për zhkvillimin e hetimit në të ashtuquajturën procedurë

parahetimore.

Shikimin e në shqyrimin kryesor gjyqësor e kryen kolegji, gjegjësisht

gjyqtari, kurse jashtë shqyrtimit kryesor, gjyqtari os ekryetari i gjykatës,

gjegjësisht anëtari i saj.

Shikimi mund të bëhet edhe në vetë seancën para kolegjit të apelit ose të

caktohet që shikimi të kryhet jashtë seancës.

2. Vendi dhe objekti i shikimit

Shikimi krzhet në vend të haptë dhe të mbyllur të ngjarjes penale,

gjegjësisht në vendin ku është kryer akti, por edhe në vendin ku kanë lindur

pasojat për shkak të veprës penale.

30 Sijerčić-Čolić, H., I, 2005., str. 323.

37

Page 38: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

Mirëpo, shikimi mund të kryhet edhe mbi objektet të cilat kanë shërbyer për

përgatitjen ose kryerjen e veprës penale , mbi objeketet në ntë cilat është

kryer vepra penale apo ka qenë e drejtuar kundër tyre, ose mbi objektet e

veprës penale të cilat janë krijuar si të tilla me kryerjen e veprës penale.

Shikimi mund të kryhet edhe mbi personat dhe ky shikim i personave quhet

kontroll trupor apo fizik mbi të dyshuarin ose personat tjerë. Ky kontroll fizik

mbi të dyshuarin dhe personat tjerë mund të karakterizohet si shikim vetëm

atëherë kur atë e ndërmerr organi i procedurës penale, e jo eksperti.

3. Pjesëmarrja e subjekteve të procedurë në shikimin e vendit të ngjarjes

Varësisht prej fazës në të cilën ndërmerret shikimi i vendit të ngjarjes,

përveç organit i cili e kryen shikimi, në të mund të marrin pjsë, gjegjësisht të

prezantojnë edhe subjektet e caktuara penale-juridike.

Kështu psh. në fazën e hetimit, në shikim mund të prezantojnë edhe i

dyshuari dhe mbrojtësi i tij, por edhe subjekti i dëmtuar nga vepra penale.

Në fazat tjera kur si organ i shikimit të vendit të ngjarjes paraqitet gjykata,

ëdhtë e domosdoshme që për shikimin e vendit tëngjarjes të informohet

edhe i pandehuri dhe mbrojtësi i tijj, si dhe prokurori.

4. Procesverbali nga vendi i ngjarjes

Pa marrë parasysh se kur ndodhë, për shikimin e vendit të ngjarjes duhet të mbahet

procesverbal. Procesverbali nga shikimi i vendit të ngjarjes krahas përmbajtjes sipas

dispozitave të KPP duhet të përfshijë edhe të dhënat lidhur me natyrën e veprës,

respektivisht karakterin e këtij aktiviteti procedural. Në procesverbalin e shikimit të vendit të

ngjarjes shënohen të dhënat të cilat janë të rëndësishme për natyrën e aktivitetit procedural

ose për vërtetimin e saktësisë së disa objekteve siç është përshkrimi, masa, madhësia, etj.,

kurse nëse janë punuar skicat, fotografitë, etj, kjo duhet të shënohet në procesverbal dhe t’i

bashkohen procesverbalit. Procesverbali nga shikimi i vendit të ngjarjes shkruhet

menjëherë, do të thotë gjatë kryerjes së shikimit ose menjëherë pas shikimit të vendit të

38

Page 39: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

ngjarjes. Në fund, këtë procesverbal e nënshkruan organi i cili e kryen shikimin dhe

procesmbajtësi.

5. Ftesa e ekspertit ose personit profesionist të profilit kriminalistik-teknik apo profilit tjetër

Me rastin e kryerjes së shikimit të vendit të ngjarjes aty mund të ftohet eksperti nëse prania

e tij do të ishte e dobishme për dhënien e mendimit dhe raportit. Gjithashtu, shikimi mund të

kryhet edhe me ndihmën e personit profesionist të kriminalistikës-teknikës ose ndonjë

profesioni tjetër i cili do të mund të ndihmonte, për gjetjen, sigurimin ose përshkrimin e

gjurmëve, ose për të kryer matjet dhe incizimet e caktuara, ose për të punuar skicën dhe

për të formuar fotodokumentacionin dhe të dhënat tjera të cilat duhet të mblidhen aty.

Rikonstruktimi i ngjarjes (eksperimenti gjyqësor)

Për dallim nga shikimi i vendit të ngjarjes, rikonstruktimi i ngjarjes është aktivitet hetimor me

të cilin në kuptimin substancial krijohet gjendja e ngjashme me atë kur është zhvilluar

ngjarja apo disa veprime tjera dhe në kuadër të këtij në të vërtetë ekspertët kryejnë disa

veprime dhe përsërisin disa fakte dhe rrethana të ngjarjes penale në kushtet e vendosura

artificiale.31

Rikonstruktimi i ngjarjes ndërmerret me qëllim të verifikimit të provave të prezantuara apo

vërtetimit të fakteve të cilat kanë rëndësi për sqarimin e çështjeve penale. Vetë

rikonstruktimi i ngjarjes kryhet ashtu që përsëriten veprimet dhe situatat në kushtet në të

cilat sipas provave të prezantuara është zhvilluar ngjarja. Rikonstruktimit të ngjarjes mund t’i

hyhet gjatë tërë procedurës penale me vërejtje që hetimin ta kryejë prokurori, kurse në

rrjedhën e mëtejme të procedurës penale gjykata. Dispozitat ligjore ndalojnë në mënyrë

eksplicite disa mënyra të caktuara të kryerjes së rikonstruktimit të ngjarjes. Në këtë kuptim

rikonstruktimi i ngjarjes nuk guxon të bëhet në mënyrën e cila fyen moralin dhe rendin

publik ose sjellë në rrezik jetën dhe shëndetin e njerëzve.

31 Modly, D., Korajliq, N., 2002, fq. 553

39

Page 40: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

XIII. AKTIVITETET E POSAÇME HETIMORE

1. Aktivitetet e posaçme hetimore – nocioni dhe parimet e zbatimit të tyre

Aktivitetet e posaçme hetimore (teknikat speciale hetimore, masat e fshehta hetimore)

paraqesin një veprimtari hetimore tek e cila vihet ultima ratio në rastin e hetimit të veprave

të rënda penale, kur në ndonjë mënyrë tjetër ose nuk mund të arrihet deri te provat ose kjo

është tepër vështirë të bëhet.

Në pikëpamje të ndërmarrjes, zbatimit dhe shfrytëzimit të rezultateve të hetimit të fshehtë,

kërkohet respektim i parimeve në vijim:

Parimi i domosdoshmërisë;

Vendimi i gjykatës;

Ekzistimi i probabilitetit të caktuar lidhur me veprën penale;

Katalogu ligjor i aktiviteteve;

Katalogu ligjor i veprave penale;

Specifika e personit dhe llojit të masës, dhe kufizimi kohor.

2. Aktivitetet e posaçme hetimore sipas KPP të BH

Aktivitetet e posaçme hetimore sipas KPP të BH-së janë:

1. Mbikëqyrja dhe incizimi teknik i telekomunikacionit;

2. Mbikëqyrja dhe incizimi teknik i hapësirës dhe lokaleve;

3. Qasja në sistemin kompjuterik dhe krahasimin e të dhënave kompjuterike;

4. Përcjellja e fshehtë dhe incizimi teknik i personave, mjeteve të transportit dhe

objekteve të cilat kanë lidhje me veprën;

5. Shfrytëzimi i hetuesve të kamufluar dhe informatorëve;

6. Blerja e simuluar kontrolluese e sendeve dhe simulimi i dhënies së mitos, dhe

7. Transporti i mbikëqyrur dhe dorëzimi i sendeve apo objekteve të veprës penale.

Mbikëqyrja dhe incizimi teknik i telekomunikacioneve. Mbikëqyrja dhe incizimi

teknik i telekomunikimeve është veprim i posaçëm hetimor i cili përfshin

mbikëqyrjen dhe incizimin teknik të bisedave telefonike, mbikëqyrjen mbi

40

Page 41: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

shfrytëzimin e mjeteve tjera të komunikimit teknik nga largësia dhe incizimin e

bisedave të cilat zhvillohen me këto mjete, me ç’rast mbikëqyrja dhe incizimi

teknik kanë të bëjnë me të gjitha mjetet teknike, qofshin ato mobile apo

stacionare, të cilat shfrytëzohen nga ndërmarrja për mirëmbajtjen e shërbimeve

të telekomunikacionit.32 Aktiviteti i cekur përfshin, gjithsesi, edhe format tjera të

komunikimit të cilat kryhen me kompjuter, siç janë posta elektronike – emaili,

chat-i i internetit, etj. dhe sistemet tjera moderne të cilat bartin informata.

Mbikëqyrja dhe incizimi teknik i hapësirës apo lokaleve. Ky aktivitet ka të bëjë me

incizimin optik, gjegjësisht akustik, por nuk përjashtohen që të dyja dhe kryhet

fshehtë me mjete teknike por mund të kryhet në dy mënyra – me hyrje në lokal

dhe me vendosjen e stabilimenteve përkatës në lokal si dhe me incizimin teknik

nga jashtë33.

Përcjellje e fshehtë, incizimi teknik i personave, mjeteve të transportit dhe

objekteve të cilat kanë lidhje me to. Aktiviteti i përcjelljes së fshehtë dhe incizimi

teknik i personave, mjeteve të transportit dhe objekteve që kanë lidhje me to ka

të bëjë me përcaktimin e drejtimit të lëvizjes së personave, mjeteve të transportit

ose objekteve të cilat përcillen dhe incizohen në mënyrë të fshehtë, gjegjësisht

zbulohen kontaktet e tyre të cilat i mbikëqyrë personi që ka ndërmarrë dhe

realizon mbledhjen e të dhënave lidhur me rastin e caktuar.

Blerja e simuluar dhe e kontrolluar dhe dhënia e simuluar e mitos. Sipas kësaj

përmbajtjeje, blerja e simuluar dhe e kontrolluar e sendeve dhe dhënia e simuluar

e mitos janë në të vërtetë dy aktivitete të ndryshme. Dallimet qenësore qëndrojnë

se në rastin e blerjes së simuluar të sendit apo objektit të caktuar nga ana e

personit të autorizuar zyrtar (këta në të vërtetë janë pjesëtar të agjencive

përkatëse për zbatimin e ligjit) dhe në bazë të urdhrit përkatës të gjykatës bëhet

blerja e sendeve apo objekteve të cilat kanë lidhje me veprën penale (kanë lindur

me kryerjen e veprës, kanë shërbyer për kryerjen e veprës ose janë fituar me

kryerje të veprës), derisa te dhënia e simuluar e mitos fjala është për personin i

cili në cilësinë paraprake të cekur i jep personit tjetër sendin në formë të mitos,

me ç’rast kryesisht bëhet fjalë për të holla.

32 Shih Sjerçiq-Çoliq, H me bp, 2005, fq. 353. 33 Pavishiq, B. dhe bashkëpunëtorët., 2001, fq. 353.

41

Page 42: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

Transporti i mbikëqyrur dhe dorëzimi i sendeve apo objekteve të veprës penale.

Këtë aktivitet e karakterizon siç po shihet edhe nga vet titulli veprimi në atë

mënyrë që mbikëqyret transporti, gjegjësisht dërgesa e objekteve të veprës

penale, me ç’rast në kryerjen e këtij aktiviteti marrin pjesë në pajtim me ligjin

personat e autorizuar ose pjesëtarët e agjencive përkatëse për zbatimin e ligjit.

Ky aktivitet siç po shihet është shumë i ngjashëm me observimin dhe qëllimi i tij

është mbikëqyrja e transportit dhe dërgesës së objektit të veprës penale me

qëllim që të vërtetohet se kush është shfrytëzuesi i mëtejmë i tij, apo porositësi,

gjegjësisht personat të cilët në zinxhirin e mëtejmë marrin pjesë në kryerjen e

veprës penale.34

2.2. Kompetenca për përcaktimin e aktiviteteve të posaçme hetimore

Për përcaktimin e aktiviteteve të posaçme hetimore është kompetente gjykata, gjegjësisht

gjyqtari i procedurës paraprake. Përcaktimi i aktiviteteve të posaçme hetimore bëhet në

bazë të urdhrit së bashku me propozimin e autorizuar të prokurorit. Zbatimi i aktiviteteve të

posaçme hetimore bëhet ekskluzivisht në bazë të urdhrit me shkrim, mirëpo në rastet e

jashtëzakonshme nëse nuk mund të merret urdhri me shkrim në kohën e duhur, dhe

ekziston rreziku që të shtyhet procedura, atëherë mund të fillohet me kryerjen e aktivitetit

dhe në bazë të urdhrit me gojë të gjyqtarit të procedurës paraprake. Në këtë rast urdhri me

shkrim duhet të merret brenda 24 orëve nga momenti i dhënies së urdhrit me gojë.

2.3. Zgjatja, vazhdimi dhe ndërprerja e hetimit të fshehtë

Aktivitetet e posaçme hetimore të mbikëqyrjes dhe incizimit teknik të telekomunikimeve,

qasja në sistemet kompjuterike dhe krahasimin e të dhënave kompjuterike, mbikëqyrja dhe

incizimi teknik i lokalit, përcjellja e fshhtë dhe incizimi teknik i personave dhe objekteve dhe

mbikëqyrja e transportit dhe dërgimi i sendeve apo objekteve të veprës penale mund të

zgjasin më së shumti 1 muaj. Në propozimin e autorizuar të prokurorit, për shkaqe shumë të

rëndësishme këto aktivitete mund të vazhdohen edhe për një muaj të tërë me ç’rast tri të

parat mund të zgjasin gjithsej 6 muaj, kurse përcjellja e fshehtë dhe incizimi teknik i

personave, mjeteve të transportit dhe objekteve që kanë lidhje me to si dhe transporti i

34 Ibid, fq. 337

42

Page 43: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

mbikëqyrur dhe dërgesa e objekteve të veprës penale parashihet që të zgjasin më së

shumti 3 muaj.

Në raport me blerjen e kontrolluar dhe të simuluar të sendeve dhe simulimin e dhënies së

mitos ekziston vendimi për mos kufizimin kohor të këtij aktiviteti për shkak të karakterit

specifik të këtij aktiviteti. Ndërkaq, shfrytëzimi i hetuesit të kamufluar dhe informatorëve si

masë e posaçme hetimore nuk është e kufizuar në pikëpamje kohore. Këtu gjykata ka për

detyrë që me urdhër me shkrim pa vonesë ta ndalojë kryerjen e aktiviteteve të ndërmarra

nëse shkaqet për të cilat është ndërmarrë ai aktivitet kanë pushuar.

2.4. Veprimi me materialin e marrë përmes aktiviteteve të posaçme hetimore.

Prokurori është i detyruar që gjyqtarit të procedurës paraprake t’ia paraqesë raportin me

shkrim për aktivitetet e ndërmarra në bazë të të cilit ai do të verifikojë se a është vepruar

sipas urdhrit të tij. Në rastin kur prokurori heqë dorë nga ndjekja penale, gjegjësisht nëse

konstatohet se të dhënat dhe informatat e marra me zbatimin e aktiviteteve të urdhëruara

nuk kanë të nevojshme për procedurën penale, atëherë me mbikëqyrje të gjyqtarit të

procedurës paraprake do të asgjësohet materiali i tillë lidhur me çka mbahet procesverbal i

posaçëm. Për ndërmarrjen e aktiviteteve, për arsyet e ndërmarrjes së tyre, informata se

materiali i marrë nuk ka qenë bazë për ndjekje penale dhe është asgjësuar, informohet me

shkrim personi kundër të cilit është zhvilluar masa apo cilido aktivitet i posaçëm hetimore.

Obligim i gjykatës është këtu që pa kurrfarë vonese, dhe pas ndërmarrjes së aktiviteteve të

cekura ta informojë personin kundër të cilit është zhvilluar aktiviteti kurse personi i tillë mund

të kërkojë nga gjykata shqyrtimin e ligjshmërisë së urdhrit të tillë dhe mënyrës në të cilën

është zhvilluar ajo masë.

2.5. Kufijtë e veprimit dhe ndalimi i hyrjes në zonën e dënueshme

Sipas dispozitës së posaçme të KPP, me rastin e angazhimit të hetuesit të kamufluar dhe

zbatimit të aktivitetit të blerjes së simuluar dhe të mitos së simuluar, organet e punëve të

brendshme ose personat tjerë nuk guxojnë të ndërmarrin veprime të cilat paraqesin nxitje të

kryerjes së veprave penale.

43

Page 44: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

2.6. Mbrojtja e marrëdhënieve i dyshuar-mbrojtës

Në bisedën e personit për të cilin ekziston baza e dyshimit se ai vet ose së bashku me të

tjerë ka marrë pjesë ose është duke kryer vepër penale dhe për të cilën mund të caktohen

masat e posaçme hetimore dhe mbrojtësit e tij do të zbatohen në mënyrën përkatëse

dispozitat për komunikimin e të dyshuarit me mbrojtësin që do të thotë se komunikimi i tillë

nuk mund të jetë objekt i hetimit të fshehtë.

XIV. Procedura e argumentimit

1. Argumentimi – dhe marrëdhënia kundruall përcaktimit të fakteve me anë të perceptimit.

Shfrytëzimin e provave në procedurën penale me qëllim të vërtetimit të fakteve e quajmë

argumentim. Kjo mund të konsiderohet përgjigjja më e thjeshtë dhe njëkohësisht më e plotë

në pyetjen “ç’është argumentimi?”. Argumentimi në esencë nënkupton vërtetimin tërthorazi

të fakteve në procedurë.

Në anën tjetër faktet në procedurën penale mund të vërtetohen edhe drejtpërdrejt përmes

perceptimit nga ana e organit të procedurës (përmes aktiviteteve procedurale siç janë:

shqyrtimi dhe rikonstruktimi i ngjarjes, bastisja e banesës, lokaleve dhe personave, njohja e

personave dhe sendeve dhe ballafaqimi). Të vërtetosh faktet do të thotë të bindesh në

ekzistimin apo mosekzistimin e tyre, kurse çështja e mënyrës në të cilën gjykata do të

bindet për ekzistimin apo mosekzistimin e fakteve është çështje qendrore penale, por edhe

e çdo procedure tjetër gjyqësore.

1.1. Qëllimi i argumentimit në procedurën penale

Qëllimi i argumentimit në procedurën penale është njohja materiale dhe procedurale-juridike

e fakteve relevante në bazë të të cilave gjykata në mënyrë të pavarur ose lidhur me

përcaktimet faktike që janë rezultat i perceptimit personal do të nxjerrë vendimin e drejtë

gjyqësor.

1.2. Objekti i argumentimit

44

Page 45: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

Si objekt argumentimi, lat thema probandi, në procedurën penale mund të paraqiten të

gjitha ato fakte të cilat duhet të vërtetohen në të njëjtën procedurë gjyqësore. Këto pra janë

faktet relevante materiale dhe procedurale juridike, faktet e indiceve dhe faktet ndihmëse.

Kështu p.sh. sipas nenit 187, fq. 1-3 të ligjit për procedurën penale të Republikës së Italisë

objekt i argumentimit janë faktet që kanë të bëjnë me padinë, veprën penale dhe me

përcaktimin e dënimit ose masës së sigurisë. Gjithashtu, objekt i argumentimit janë edhe

faktet nga të cilat varet zbatimi i dispozitës procedurale, kurse në rast se është në pyetje

pala civile, objekt i argumentimit janë faktet të cilat kanë të bëjnë me përgjegjësinë civile që

rezulton nga vepra penale.35

1. 3. Barra e argumentimit

Lat. onus probandi, ose obligimi që në procedurë të argumentohet ajo që thuhet varësisht

se për çfarë lloji të procedurës penale është fjala, qëndron ose vetëm në prokurorin ose

edhe në prokurorin edhe në gjykatën.

Në procedurën e thjeshtë akuzatore apo paditëse, barrën e argumentimit e bartë prokurori,

(lat. actore incubit probatio). Njëra prej karakteristikave kryesore të procedurës inkuizitore

është barra e argumentimit në gjykatë. Në procedurën bashkëkohore penale të tipit të

kombinuar në të cilën kërkesa për procedurë kontradiktore pjesërisht është e kufizuar në

dobi të kërkimit të së vërtetës materiale, parimi i ndarjes së barrës së argumentimit është

zëvendësuar me parimin e ashtuquajtur të përgjegjësisë gjyqësore për prezantimin e

provave.

Procedura penale në R. e Kosoves karakterizohet me barrën e argumentimit në anën e

prokurorit me ç’rast nuk është lënë pas dore as roli të cilin në pikëpamje të çështjes e cila

do të argumentohet e ka i pandehuri, mbrojtësi i tij dhe gjykata.

2. Fazat e argumentimit

Procedura e argumentimit në kuadër të procedurës bashkëkohore penale është ndarë në tri

faza, siç janë:

35 LPP i Italisë, redaktor Borislav Pavishiq, parathënie Gaetano Insolera, hyrje, Glauco Giostra, Fakulteti Juridik i Universitetit të Rijekës, biblioteka e institutit për shkencat penale, Rijekë, 2002, fq. 99.

45

Page 46: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

1. Hyrja e provave;

2. Prezantimi i provave dhe

3. Vlerësimi i provave.

Secila nga këto faza të cekura është definuar në atë pjesë të procedurës penale

karakteristikë themelore e së cilës është se zhvillohet para gjykatës, pra shqyrtimi kryesor,

apo seanca kryesore (eng. Trial). Prandaj, procedura e argumentimit me të gjitha fazat e saj

është e renditur në kuadër të shqyrtimit kryesor me vërejtje se disa faza të argumentimit

mund të zhvillohen edhe para se të hyhet në shqyrtimin kryesor (p.sh. disa prova mund të

prezantohen dhe vlerësohen edhe gjatë hetimit), por ato megjithatë duhet të përsëriten

edhe në shqyrtimin kryesor gjyqësor. Në këtë kuptim mund të flasim për procedurën e

argumentimit si vepër qendrore të shqyrtimit kryesor. Në pyetjen “pse është kështu” do të

japim përgjigje shumë të thjeshtë. Për shkak se gjykata mund ta nxjerrë aktgjykimin vetëm

në bazë të provave të cilat prezantohen në shqyrtimin kryesor dhe vetëm në bazë të fakteve

të cilat prapë prezantohen në shqyrtimin kryesor gjyqësor.

Këtu fjala është së drejti për kërkesën për prezantim të drejtpërdrejt të provave i cili e

mundëson edhe vlerësimin e tyre të drejtpërdrejt nga ana e organit apo trupit të autorizuar

gjyqësor. Kjo që u cek është njëri prej parimeve themelore të procedurës bashkëkohore

penale.

Duhet cekur se ekzistojnë edhe përjashtime të caktuara nga nxjerrja apo prezantimi i

drejtpërdrejt i provave në shqyrtimin kryesor gjyqësor në mënyrë që p.sh. procesverbalet

për dëshmitë të dhëna në fazën e hetimit lexohen dhe shfrytëzohen si provë në shqyrtimin

kryesor.

Në këtë kuptim sipas dispozitave perkatese te , KPP te R. Kosoves -së sipas së cilës

dëshmitë e dhëna në fazën hetimore lejohen si prova në shqyrtimin kryesor dhe mund të

shfrytëzohen me rastin e paraqitjes së pyetjeve ballafaquese ose rrëzimit të provave të

prezantuara apo në përgjigjen nga kundërshtimi në të cilin rast personit mund t’i jepet

mundësia të sqarojë ose të hedhë poshtë dëshminë e tij paraprake me ç’rast si material

argumentues kjo i bashkëngjitet dosjes.

46

Page 47: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

Gjithashtu në paragrafin tjeter te rradhes sipas të cilit përjashtimisht nga paragrafi 1,

procesverbalet për dëshmitë e dhëna në procedurën në fazën hetimore, sipas vendimit të

gjykatës, gjegjësisht të kolegjit mund të lexohen dhe të shfrytëzohen si prova në shqyrtimin

kryesor. Vetëm në rastin kur janë marrë në pyetje personat të cilët tani janë të vdekur, të

sëmurë mendor ose nuk mund të gjenden, ose ardhja e tyre para gjykatës është e

pamundur ose për shkaqe tjera të rëndësishme është shumë vështirë të jenë aty. Rregullat

e posaçme vlejnë për dëshminë e të pandehurit nëse ai në shqyrtimin kryesor shfrytëzon të

drejtën që nuk është i detyruar të mbrohet apo të përgjigjet në pyetjet e parashtruara.

Në rastin e cekur, procesverbali i dëshmiesë së të pandehurit i të cilën ai e ka

dhënë gjtë hetimit, sipas vendimit të kryetarit të kolegjit gjyqësor, mund të

shfrytëzohet si provë në shqyrtimin kryesor, vetëm nëse i pandehuri , me rastin e

marrjes në pyetje gjetë hetimit është paralajmëruar se mund të deklarohet për

veprën që i vihet në barrë dhe të tregojë të gjitha faktet dhe provat të cilat shkojë në

dobi të tij dhe nëse këtë e ka bërë para mbrojtjes së vet, dëshmia e tillë lejohet të

përdoret si provë në sgqyrtimin kryesor, dhe pa pëlqimin e tij të lexohet dhe

shfrytëzohet në shqyrtimin kryesor gjyqësor, (neni 273. par. 3.).

2.1. Nxjerrja e provave në procedurën penale

Njëra prej të drejtave themelore të palëve në procedurë është propozimi i provave për të

cilat konsiderohet se do të vërtetojnë pohimet e tyre.

Megjithatë fakti që njëra nga palët ka propozuar prezantimin e provave të caktuara, nuk do

të thotë se provat e tilla do të prezantohen në shqyrtimin kryesor. Në të vërtetë kjo e drejtë

e propozimit të provave është edhe e kufizuar me disa rregulla të caktuara formale

procedurale të cilat nuk lejojnë prezantimin e disa provave të caktuara.

Gjtihshtu e drejta e cekur e palëve në procedurë mund të jetë e kufizuar edhe me vendim të

gjykatës që të mos pranojë prezantimin e disa provave të caktuara nëse provat e tilla nuk

kanë ndonjë vlerë të caktuar të rëndësishme për për vërtetimin e fakteve në procedurë.

Futja e provave në procedurën penale, në të vërtetë është prezantimi i tyre dhe për këtë

vendos ekskluzivisht gjyatari, kurse vet nisma që prova të futet në procedurë mund të

47

Page 48: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

inicohet si nga ana e gjyqtarit, ashtu edhe nga ana e palëve të cilave kjo e drejtë iu takon

gjatë gjithë kohës derisa uhvillohet procedura.

Zgjidhje të njëjta ka edhe Ligji i jonë i Procedurës Penale. Kështu, në kuadër të procedurës

penale të BH, procvat në procedurë mund ti propozojnë para së gjithash palët në

procekurë, si dhe mbrojtaja dhe gjyqtari. Mirëpo, a do të pranohet prezantimi i tyre në

procedurë është çështje ekskluzivisht e gjyqtarit. E drejta e palëve dhe e gjyqtarit që të

propozojnë prezantimin e provave të reja dhe të paraqesin faktet, nuk është e kufizuar me

kurrëfarë afatesh kohore. Gjithashtu, do të thotë se pala, gjegjësisht gjykata, mund të

propozojnë, ose të prezantojnë faktet dhe provat e reja (lat. beneficium novorum) , jo vetëm

derisa të përfundojë procedura, por edhe më vonë gjatë procedurës sipas mjetit të

jahtëzakonshëm juridik..

2.2. Prezantimi i prvave

Prezantimi i provave është ajo fazë e argumentimit në kuadër të së cilës kryhet «prezantimi

përmajtësor» i provave, me qëllim të perceptimt të drejtpërdrejtë shqisor të subjekteve të

procedurës penale. Me ç'rast, përmbajtja e prezantimit të ndënjërës nga provat, varet nga

natyra e saj. Prezantimin dhe vlerësimin e provave e karakterizon në mënyrë precize i

ashtuquajturi parim i drejtpërdrejtshmërisë, i cili është njëri nga parimet më të rëndësishme

të procedurës penale. Nëse ështëjala për dokumentet, atëherë ato do të lexohen para

gjykatës, kurse nëse është fjala për dëshminë e dëshmitarit, atëherë dëshmitari si mjet i

dëshmisë do të merret në pyetje, sipas mënyrës së paraparë me ligjin e procedurës

penale, gjegjësisht sipas dispozitave të posaçme të KPP të BH për marrjen në pyetje të

dëshmitarit.

Edhe renditja e prezantimit të provave është rregulluar me nenin 261, par. 2 të KPP të BH i

cili parasheh që provat në seancën kryesore të prezantohen, nëse gjyqtari apo kolegji

gjyqësor për hirë të drejtësisë nuk e caktojnë ndryshe, si vijon:

Provat e padisë;

Provat e mbrojtjes;

Provat e padisë me të cilat kundërshtohen pohimet e mbrojtjes (replika);

Provat e mbrojtjes si përgjigje në kundërshtimet e padisë (duplika);

48

Page 49: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

Provat prezantimin e të cilave e ka urdhëruar gjyqtari, gjegjësisht kolegji gjykues;

dhe

Të gjitha provat tjera të cilat janë relevante ër shqiptimin e sanksionit penalo-juridik.

Me rastin e prezantimit të provave, lejohet që në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe

ballafaquese të shtrohen pyetje plotësuese.

2.2.1. Modelet e prezantimit të provave

Modeli unilateraln – mbledhja dhe prezantimi i provave është monopol i organit

shtetëror, kurse posojë e drejtpërdrejtë e kësaj janë „provat gjyqësore“;

Modeli bilateral – sipas këtij modeli mbledhja dhe prezantimi i provave ë,shtë në

duartë palëve , kurse pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj janë „provat e palëve“;

Modeli i kombinuar – është formë e prezantimit të provave e cila njëkohësisht

përfshinë elementet e modelit unilateral dhe atij bilateral të prezantimit të provave

dhe fakteve.36

2.3. Vlerësimi i provave

Edhe pse gjyqi nuk është i vetmi subjekt që prezanton plrovat, as subjekt nga vullneti i të

cilit varet se cilat prova do të prezantohen në shqyrtimin kryesor gjyqësor, megjithatë, ai në

kontekstin e procedurës së argumentimit e ka roin vendimtar, sepse është subjekti i cili i

vlerëson provat dhe faktet në procedurë, të cilat propozohen dhe prezantohen nga ana e

subjekteve të procedurës penale. Pra, vlerësimi prvave është edhe faza e fundit e

argumentimit në procedurën argumentuese në të cilën duhet të bazohet vendimi i gjykatës,

gjegjësisht të dëshmohen apo jo faktet e caktuara se a janë relevante, ekzistimi apo

osekzistimi i tyre ka qenë pjesë e procedurës së argumentimit gjyqësor.

2.3.1. Vlersimi formal i provave

Vlerësimi formal dheligjor i provave sië tregon edhe vet emri i tyre, është forma e tillë e

vlerësimit të tyre e cila nënkupton se me ligj është paraparë dhe është rregulluar se

nën cilat kushte faktet e caktuara mund të konsiderohen si prova dhe cila është forma

36 O navedenim modelima više u Damaška, M.: Dokazno pravo u krivičnom postupku: Oris novih tendencija, Pravni Fakultet u Zagrebu, Poslijediplomski studij iz kaznenopravnih znanosti, Zagreb, 2001., str. 13 – 19.

49

Page 50: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

argumentuese e ndonjërës nga ato prova. Këtë formë të vlerësimit të argumenteve e

karakterizon procedura inkvizitore penale e cila edhe sot e kësaj dite është ruajtur në

aspektin e vërtetimit të fakteve në procedurën penale.

Historia e procedurës penale njeh të ashtuquajturin vlerësim pozitiv dhe negativ formal

të provave. Specifikë e vlerësimit formal pozitiv është kërkesa që gjykata të nxjerr

aktgjykimin kur ekzistojnë provat e parapara me ligj, duke mos lejuar vendimin lirues të

të pandehurit nga aktpadia, për dallim nga vlerësimi formal negativ, i cili nik i lejon

gjykatës këtë nëse nuk ekzistojnë provat e nevojshme, të cilat gjithashtu i ka paraparë

ligji.

Në sistemin formal të vlerrësimit ë argumenteve, vend qendror zë pranimi i fajësisë

nga ana e të pandehurit, që në atë kohë është konsideruar si mbretëreshë e provave,

(lat. regina probationum) e që ka ndodh, zakonisht duke e torturuar dhe munduar të

pandehurin, me ç'rast vet mundimi është quajtur „përgatitje e torturës“ (fra. question

preparatoire) gjë që për atë kohë ishte mënayrë universale për zbatimin e hetimit.

2.3.2. Vlerësimi i lirë i provave

Vlerësimi i lirë i provave është formë e tillë e vlerësimit në kuadër të së cilit gjykata vlerëson

provat në përputhje me bindjet e tij të lira, por jo edhe në përputhje me kushtet të cilat në

aspektin e vlerës argumentuese të disa provave i ka përcaktuar ligji, në kuptimin që ndonjë

provë ka vlerë më të madhe në raport me ndonjë tjetër provë, ose psh. Që prova e caktuar

duhet të vlerësohet mu ahstu, etj. Parimi vlerësimit të lirë të provave do të thotë, së

këndejmi, se gjykata vlerëson provat e prezantuar, në pajtim me analizat e veta psikologjike

dhe logjike, me ç'rast nuk është e lidhur për rregullat ligjore të cilat a priori do ta rregullonin

vlerën e disa provave.

Pikëpamja bashkëkohore lidhur me vlerësimin e provave në procedurën penale tregon dxy

forma, në kuadër të së cilave mund të vlerësohen provat si e drejtë e gjykatës që sipas

vlerësimit të saj të lirë dhe bindje së lirë të vlerësojë provat në procedurën konkrete penale

me ç'rast nuk është e obliguar të cek arsyet e bindjes së vet në argumentet apo mungesën

e tyre, të cilat kanë qenë vendimtare për vërtetimin e fajësisë, për dallim nga sistemet

juridike cilat parashohin obligimin e gjykatës që pas nxjerrjes së vendimit, ti paraqes arsyet

për vednimin e tillë.

50

Page 51: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

Përjashtimet nga vlerësimi i lirë i provave, sipas dispozitave të KPP të BH:

Neni 10. par. 1-3. i cili ndalon që të nxirret dëshmia me anë të detyrimit nga i dyshuari,

i padituri apo nga cilido person tjetër i cili është subjek i procedurës penale. Dhe se

gjykata vendimin e saj nuk mund ta mbështes në provat e tilla të cilat janë siguruar me

anë të përdorimit të dhunës apo detyrimit, gjegjësisht duke shkelur të drejtat dhe liritë

themelore të njeriut të cilat janë të garantuara me Kushtetutën e BH dhe me

konvebntat ndërkombëtare, të cilat janë të inkorporuara në formë të dispozitave

kushtetuese jo vetëm të Kushtetutës së BH, por pothuaj se të të gjitha shteteve sot.

Pastaj gjykata nuk mund ta bazojë vendimin e saj as në rrethanat e sheljes esenciale

nga ana e saj të dispozitave tl LPP, dhe përfundimisht gjykata nuk mund ta mbështes

vendimin e saj në provat të cilat janë marrë në bazë të provave të përmendura më

parë, të ashtuquajtura „fryte të pemës helmuese“ për çka kemi folur edhe më lartë;

Neni 78. par. 6. sipas të cilit, nëse nuk janë respektuar dispozitat e LPP për të drejtat e

të dyshuarit, vendimi i gjykatës nuk mund të mbështetet në dëshminë e tillë të

dyshuarit ;

Neni 86. par. 5. i cili nuk lejon që i dëmtuari të pyetet për të kaluarën e jetës së tij

seksuale para kryerjes së veprës penale, kurse, poqëse tashmë është kryer marrja e

tillë në pyetje – vendimi i gjykatës nuk mund të bazohet në dëshminë e tillë;

Neni 109. par. 4. i cili nuk ljon që ndaj të dyshuarit, gjegjësinsht të pandehurit apo

dëshmitarit të përdoret ndërhyrja mjekësore apo të përdoren mjete të ngjashme

mjekësore me të cilat do të ndikohej në vullnetin e tij për të dhënë dëshminë;

Gjithashtu, sipas po të njëjtit ligj, neni 5, nëse tashmë është vepruar në kundërshtim

me dispozitat e tilla të Ligjit pr kontrollin e lëndimeve trupore dhe akteve tjera, vendimi i

gjykatës nuk mund të mbështetet në provat e marra në atë mënyrë;

Neni 121. i cili parasheh se në rastin e masës së posaçme hetimore të zbatuar pa

urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake ose në kundërshtim me të, vendimin e vet,

gjykata nuk mund ta mbështes në provat e siguruara në atë mënyrë;

51

Page 52: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

neni 264. par 1. thotë se në procedurë nuk mund të shfrytëzohen provat dhe faktet të

cilat kanë të bëjnë me jetën e mëparshme seksuale të palës së dëmtuar dhe me

orientimet e tij seksuale;

Gjithashtu sipas paragrafit 3. të nenit të njëjtë, në rastin e kryerjes së veprave penale

kundër njerëzimit dhe vlerave të cilat janë të mbrojtura me të drejtën ndërkombëtare,

pëlqimi i viktimës nuk mund të përdoret për mbrojtjen e të pandehurit;

Neni 103. par. 1. thot se kontrolli dhe obduksioni i kufomës, gjithmonë duhet të kryhet

kur për ndonjë rast vdkjeje ekziston dyshimi se vdekja është shkaktuar me vepër

penale apo se ajo ka lidhje me veprën penale. Nëse kufoma tashmë është varrosur,

atëherë do të caktohet dhe kryhet zhvarrosja me qëllim të kontrollit dhe obduksionit;

Neni 107. par. 1. i cili parasheh se nëse ekziston dyshimi për helmimin, materiet e

dyshimta të cilat janë gjertur në kufomën ose në vend tjetër, do të dërgohen në

ekspertizë tek instituti i caktuar shtetëror për kryer analizat toksikologjike;

Neni 110. par. 1. sipas të cilit në rast të dyshimit se është zvogëluar apo mungon

përgjegjshmëria e të dyshuarit, /pandehurit, apo nëse i dyshuari/pandehuri ka kryer

vepër penale për shkak të zvogëlimit të përgjegjshmërisë për shkak të përdorimit të

alkoolit apo drogave narkotike, ose për shkak të të metave psikike nuk është i aftë të

marrë pjesë në procedurë, atëherë do të caktohet ekspertiza psikiatrike;

Neni 327. par 2. sipas të cilit në rast se aktgjykimi është mbështetur në dokument të

rrejshëm ose në dësahmi të rrejshme të dëshmitarit, ekspertit apo interpretit, ose deri

te aktgjykimi ka ardhur për shkak të veprës penale të gjyqtarit, apo personit ti cilii ka

kryer aktivitetet hetimore, duhet të vrëtetohet me vendim të formës së prerë se

personat e tillë janë fajtor për veprat përkatëse penale. Në ragst se procedura kundër

personave të përmendur nuk mund të zhvillohet për shkak të vdekjes së tyre, ose për

shkak të rrethanave të cilat e përjashtojnë ndjekjen faktet e tjera mund të vërtetohen

edhe me prova tjera;

Neni 328. par 2. i cili thot se aktgjykimi i nxjerrë për shkak të tërheqjes së prokurorit

nga ndjekja penale , kurse vërtetohet se deri te tërheqja e tillë ka ardhur për shkak të

korrupsionit ose veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare të prokurorit,

atëherë prokurori duhet që me vendim të formës së prerë të shpallet fajtor për veprat

52

Page 53: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

përkatëse penale. Edhe këtu sikurse në rastin e cekur, nëse procedura kundër

prokurorit nuk mund të zhvillohet për hkak të vdekjes së tij, ose për arsye të

rrethanave t cilat përjashtojnë ndjekjen penale, atëherë faktet e cekura mund të

vërtetohen edhe me prova tjera. Pra, po shihet qartë se si përjashtimet e më sipërme

të zbatimit të parimit të vlerësimit të lirë të provave në procedurën tonë penale mund

të ndahen në prova kundërligjore dhe prova me të cilat mbrohet integriteti privat i

pjesëmarrësve në procedurën penale dhe ato me të cilat rregullohet që dis afakte në

procedurë duhet të vërtetohen vetëm sipas ligjit.

Literatura:

1. Pavišić, B, Modly, D.: Kriminalistika, Pravni fakultet Sveučilišta u Rijeci, Rijeka, 1999. –

ili kasnije izdanje.

2. Pavišić, B, Modly, D., Veić, P.: Kriminalistika – knjiga prva, treće izmijenjeno i

dopunjeno izdanje, Golden marketing –Tehnička knjiga, Zagreb, 2006.

3. Vodinelić, V.: Kriminalistika, otkrivanje i dokazivanje – teoretski i praktični

kriminalistički i dokazni problemi, I Tom, Predavanja na poslediplomskim studijama iz

kriminalistike i dokazne teorije na Fakultetu za bezbednost i društvenu samozaštitu u

1983/84 i 84/85., Skoplje, 1985.

4. BAYER, V.: Kazneno procesno pravo – odabrana poglavlja, Knjiga I, Uvod u teoriju

kaznenog procesnog prava, Ministarstvo unutarnjih poslova Republike Hrvatske,

Zagreb, 1995.

5. GRUBIŠA, M.: Činjenično stanje u krivičnom postupku, Informator, Zagreb, 1980.

6. KRAPAC, D.: Kazneno procesno pravo, Prva knjiga: Institucije, II. izmijenjeno i

dopunjeno izdanje, Narodne novine d.d., Zagreb, 2003.

7. MODLY, D., KORAJLIĆ, N.: Kriminalistički rječnik, Centar za kulturu i obrazovanje,

Tešanj, 2002.

8. SIJERČIĆ-ČOLIĆ, H.: Krivično procesno pravo, Knjiga I, Krivičnoprocesni subjekti i

krivičnoprocesne radnje, Pravni fakultet Univerziteta u Sarajevu, Sarajevo, 2005.

9. PAVIŠIĆ, B., MODLY, D.: Kriminalistika, Pravni fakultet Sveučilišta u Rijeci, Drugo

izdanje, Rijeka, 1999. – ili kasnije izdanje.

10. SIJERČIĆ-ČOLIĆ, H.: Krivično procesno pravo, Knjiga I Krivičnoprocesni subjekti i

krivičnoprocesne radnje, Pravni Fakultet Univerziteta u Sarajevu, Sarajevo, 2008.

53

Page 54: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

11. SIJERČIĆ-ČOLIĆ, H.: Krivično procesno pravo, Knjiga II Tok redovnog krivičnog

postupka i posebni postupci, Pravni Fakultet Univerziteta u Sarajevu, Sarajevo, 2008.

12. SIJERČIĆ-ČOLIĆ, H. ET AL.: Komentari zakona o krivičnom/kaznenom postupku u

Bosni i Hercegovini, Zajednički projekat Vijeća Evrope i Evropske komisije, Vijeće

Evrope /Evropska komisija, Sarajevo, 2005.

13. Zakon o krivičnom postupku Bosne i Hercegovine (“Službeni glasnik BiH”, br. 3/03,

32/03, 26/04, 63/04,13/05, 48/05, 46/06, 76/06, 29/07, 32/07, 58/08, 12/09) ili Zakon o

krivičnom postupku Federacije Bosne i Hercegovine (“Službene novine Federacije

BiH”, br. 35/03, 37/03, 56/03, 78/04, 28/05, 55/06, 27/07, 53/07, 9/09).

14. Halilović, H.: Prikriveni istražitelj, pravni i kriminalistički pristup, FKN, Sarajevo, 2005.

15. SIJERČIĆ-ČOLIĆ, H.: Krivično procesno pravo, Knjiga I Krivičnoprocesni subjekti i

krivičnoprocesne radnje, Pravni Fakultet Univerziteta u Sarajevu, Sarajevo, 2005. ili

kasnije izdanje.

16. SIJERČIĆ-ČOLIĆ, H.: Krivično procesno pravo, Knjiga II Tok redovnog krivičnog

postupka i posebni postupci, Pravni Fakultet Univerziteta u Sarajevu, Sarajevo, 2005.

ili kasnije izdanje.

17. Zakon o krivičnom postupku Bosne i Hercegovine (“Službeni glasnik BiH”,

br. 3/03, 32/03, 26/04, 63/04,13/05, 48/05, 46/06, 76/06, 29/07, 32/07, 58/08,

12/09) ili

Zakon o krivičnom postupku Federacije Bosne i Hercegovine (“Službene

novine Federacije BiH”, br. 35/03, 37/03, 56/03, 78/04, 28/05, 55/06, 27/07,

53/07, 9/09).

18. DAMAŠKA, M.: Dokazno pravo u krivičnom postupku: Oris novih tendencija, Pravni

Fakultet u Zagrebu, Poslijediplomski studij iz kaznenopravnih znanosti, Zagreb, 2001.

19. KRAPAC, D.: Kazneno procesno pravo, Prva knjiga: Institucije, II. izmijenjeno i

dopunjeno izdanje, Narodne novine d.d., Zagreb, 2003.

20. SIJERČIĆ-ČOLIĆ, H.: Krivično procesno pravo, Knjiga I Krivičnoprocesni subjekti i

krivičnoprocesne radnje; Knjiga II Tok redovnog krivičnog postupka i posebni postupci,

Pravni Fakultet Univerziteta u Sarajevu, Sarajevo, 2005.

21. Talijanski kazneni postupak, redakcija Berislav Pavišić, predgovor Gaetano Insolera,

uvod, Glauco Giostra, Pravni fakultet Sveučilišta u Rijeci, Biblioteka Zavoda za

kaznene znanosti mošćenice, Rijeka, 2002., str. 99.

54

Page 55: Temat e Perzgjedhura Kriminalistika Silogjistike[

55