24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 64 75 153, E-mail: [email protected] E Premte 18 Shtator 2020 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Gjon BRUÇI Pranimi nga BE dhe vlerat e shqiptarëve Presidenti Ilir Meta ka vendosur të hedhë pas skenarët bllokues sa i takon ndryshimeve në qeveri. Precedentët “Genta Cakaj” dhe “Sandër Lleshaj” janë ende të freskët, pasi presidenti Meta refuzoi këto dy kandidatura të propozuara nga kryeministri Edi Rama për ministra, duke krijuar... Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ju ka dërguar një tjetër mesazh politikanëve shqiptarë. Vendi është në prag zgjedhjesh dhe të gjithë po luftojnë për pushtet. Ditën e djeshme ajo ka kërkuar që të gjithë të mbajnë përgjegjësitë e tyre. E pyetur nëse qytetarët duhet të udhëhiqen nga këta persona që sot janë në politikë... Yuri Kim mesazh politikanëve: Keni përgjegjësi para popullit tuaj, qeveria duhet të jetë sa më transparente në punën e saj Kuvendi miratoi në seancën e djeshme plena- re Komisionin e posaçëm parlamentar që do të zgjedhë trupën e re të Komisionit Qendror të Zg- jedhjeve. Me 95 vota pro, 3 kundër dhe 5 abstenim, ligjvënësit zgjodhën përfaqësuesit e partive politike për përzgjedhjen e emrave. Mazhoranca do të ketë edhe në këtë komision shumicën... Drejtësia e re ka çuar një tjetër mesazh tek kla- sa politike. Para nisjes së reformës në drejtësi asnjë funksionar i lartë nuk u dënua, por sot gjërat kanë ndryshuar. Aktualisht janë nën proces gjyqësor ish-kryeprokurori Adriatik Llalla; ish-ministri i Brendshëm, SaimirTahiri, disa gjyqtarë dhe proku- rorë të ngelur në veting, të cilët janë... Miratohet komisioni që do të zgjedhë anëtarët e KQZ së re, PD kthehet në Parlament, debate mes deputetëve për reformën zgjedhore Rritet ankthi te të korruptuarit, dënohet me 4 vite burg ish- kryebashkiaku i Lezhës, drejtësia e re fillon të lëvizë pas presionit të amerikanëve Presidenti tërhiqet nga skenarët bllokues, dekreton me urgjencë Evis Kushin si ministre të Arsimit, hapet rruga për lëvizje të tjera në qeveri Faqe 5 Taulant Balla: Të shpejtojmë me ligjin për presidentin, boll toleruam shkeljet e tij, SPAK duhet të hetojë djalin e Sali Berishës Faqe 3-4 Faqe 6 Furtunë nga vetingu, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarët Fjoralba Prifti e Arjan Qafa, KPA vulos largimin nga drejtësia të Fehmi Petkut Vijon rënia e të ardhurave, deficiti buxhetor shkon në 52.25 miliardë lekë, goditja më e madhe vjen nga Tatimet dhe nga Doganat Vijon furtuna në sistemin e drejtësisë. Vetingu i gjyqtarëve dhe proku- rorëve po pastron të gjithë sistemin, i cili prej një kohe shumë të gjatë ka qenë i zhytur në afera korruptive, gjë që ka sjellë edhe humbjen... Buxheti i shtetit vijon të pësojë tkurrje të mëdha. Që prej fillimit të vitit, por sidomos pas shpërthimit të pandemisë, të ardhurat e derdhura në arkën e shtetit kanë vijuar në rënie, ndërsa shpenzimet janë rriturr... Faqe 8 Faqe 11 Nga Besi BEKTESHI “Batuto’kracia” Nano vs “OneManShow’- kracia” Rama! Nga Bashkim QELI Lamtumirë profesor Sabiti Lulzim Basha rrëzon planet e Ilir Metës për kryeministër apo mandat të dytë si president: Diversione, nuk mund të ndash tani postet Partia Demokratike duket se do të shkojë drejt zgjedhjeve të 25 qershorit me listën e saj të kandidatëve, duke lënë jashtë Lëvizjen So- cialiste për Integrim. Sinjalet janë dhënë dje nga kryedemokrati Lulzim Basha. Ky i fundit doli në një intervistë televizive, ku foli mbi planet e PD në zgjedhje. Sa i takon heqjes së koalicioneve ai u shpreh se kjo nuk është bërë ende zyrtare pavarësisht ndryshimeve kushtetuese... KiE dhe BE “shuplakë” qeverisë për paketën anti-shpifje: Hiqni dorë nga drafti, të shihet opinioni i dhënë nga Komisioni i Venecias Faqe 7 Faqe 2 Faqe 7 Thellohet skandali, Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda vitit, ja si po tenton të kapë Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese Faqe 9

Thellohet skandali, Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ ... · televizive, Ngjela komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Greqi, e cila ka ngritur “kambanën e alarmit”,

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • CMYK

    Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 64 75 153, E-mail: [email protected]

    E Premte 18 Shtator 2020

    Çmimi 20 lekë

    &KOMENT ANALIZEF. 16-17

    Nga Gjon BRUÇI

    Pranimi nga BE dhe vlerat e shqiptarëve

    Presidenti Ilir Meta ka vendosur të hedhë pas skenarët bllokues sa i takon ndryshimeve në qeveri. Precedentët “Genta Cakaj” dhe “Sandër Lleshaj” janë ende të freskët, pasi presidenti Meta refuzoi këto dy kandidatura të propozuara nga kryeministri Edi Rama për ministra, duke krijuar...

    Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ju ka dërguar një tjetër mesazh politikanëve shqiptarë. Vendi është në prag zgjedhjesh dhe të gjithë po luftojnë për pushtet. Ditën e djeshme ajo ka kërkuar që të gjithë të mbajnë përgjegjësitë e tyre. E pyetur nëse qytetarët duhet të udhëhiqen nga këta persona që sot janë në politikë...

    Yuri Kim mesazh politikanëve: Keni përgjegjësi para popullit tuaj, qeveria duhet të jetë sa

    më transparente në punën e saj

    Kuvendi miratoi në seancën e djeshme plena-re Komisionin e posaçëm parlamentar që do të zgjedhë trupën e re të Komisionit Qendror të Zg-jedhjeve. Me 95 vota pro, 3 kundër dhe 5 abstenim, ligjvënësit zgjodhën përfaqësuesit e partive politike për përzgjedhjen e emrave. Mazhoranca do të ketë edhe në këtë komision shumicën...

    Drejtësia e re ka çuar një tjetër mesazh tek kla-sa politike. Para nisjes së reformës në drejtësi asnjë funksionar i lartë nuk u dënua, por sot gjërat kanë ndryshuar. Aktualisht janë nën proces gjyqësor ish-kryeprokurori Adriatik Llalla; ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, disa gjyqtarë dhe proku-rorë të ngelur në veting, të cilët janë...

    Miratohet komisioni që do të zgjedhë anëtarët e KQZ së

    re, PD kthehet në Parlament, debate mes deputetëve për reformën zgjedhore

    Rritet ankthi te të korruptuarit, dënohet me 4 vite burg ish-

    kryebashkiaku i Lezhës, drejtësia e re fillon të lëvizë

    pas presionit të amerikanëve

    Presidenti tërhiqet nga skenarët bllokues, dekreton me urgjencë Evis Kushin si

    ministre të Arsimit, hapet rruga për lëvizje të tjera në qeveri

    Faqe 5

    Taulant Balla: Të shpejtojmë me ligjin për presidentin, boll toleruam shkeljet e tij,

    SPAK duhet të hetojë djalin e Sali Berishës

    Faqe 3-4

    Faqe 6

    Furtunë nga vetingu, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarët Fjoralba Prifti e Arjan Qafa, KPA vulos largimin

    nga drejtësia të Fehmi Petkut

    Vijon rënia e të ardhurave, deficiti buxhetor shkon në 52.25 miliardë

    lekë, goditja më e madhe vjen nga Tatimet dhe nga Doganat

    Vijon furtuna në sistemin e drejtësisë. Vetingu i gjyqtarëve dhe proku-rorëve po pastron të gjithë sistemin, i cili prej një kohe shumë të gjatë ka qenë i zhytur në afera korruptive, gjë që ka sjellë edhe humbjen...

    Buxheti i shtetit vijon të pësojë tkurrje të mëdha. Që prej fillimit të vitit, por sidomos pas shpërthimit të pandemisë, të ardhurat e derdhura në arkën e shtetit kanë vijuar në rënie, ndërsa shpenzimet janë rriturr... Faqe 8Faqe 11

    Nga Besi BEKTESHI

    “Batuto’kracia” Nano vs “OneManShow’-

    kracia” Rama!Nga Bashkim QELI

    Lamtumirë profesor Sabiti

    Lulzim Basha rrëzon planet e Ilir Metës për kryeministër apo mandat të dytë si president:

    Diversione, nuk mund të ndash tani postetPartia Demokratike duket se do të shkojë

    drejt zgjedhjeve të 25 qershorit me listën e saj të kandidatëve, duke lënë jashtë Lëvizjen So-

    cialiste për Integrim. Sinjalet janë dhënë dje nga kryedemokrati Lulzim Basha. Ky i fundit doli në një intervistë televizive, ku foli mbi planet e PD

    në zgjedhje. Sa i takon heqjes së koalicioneve ai u shpreh se kjo nuk është bërë ende zyrtare pavarësisht ndryshimeve kushtetuese...

    KiE dhe BE “shuplakë” qeverisë për paketën anti-shpifje: Hiqni dorë nga drafti, të shihet opinioni i dhënë nga Komisioni i Venecias

    Faqe 7

    Faqe 2

    Faqe 7

    Thellohet skandali, Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED

    brenda vitit, ja si po tenton të kapë Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese

    Faqe 9

  • GAZETA SOT2 E Premte 18 Shtator 2020

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Presidenti tërhiqet nga skenarët bllokues, dekreton me urgjencë Evis Kushin si ministre të Arsimit, hapet rruga për lëvizje të tjera në qeveri

    Presidenti jep sinjale zhbllokimi edhe për ndryshime të tjera

    Spartak Ngjela i bën thirrje SHBA: Politikanët e korruptuar në Shqipëri i kanë sytë nga Moska, intensifikoni luftën ndaj tyre

    Avokati Spartak Ngjela ka bërë dje një analizë në rrjetet sociale, duke e ndalur theksin tek mënyra se si kanë qeverisur pushtetarë gjatë 100 viteve të fundit në Shqipëri. Teksa heq disa paralele mes krerëve që kanë drejtuar shtetin, avokat Ngjela është ndalur edhe tek politikanët dhe pushtetarë aktualë shqiptarë, të cilët i ka akuzuar si të korruptuar. Përmes një statusi në rrjetet sociale, avokati u bën thirrje amerikanëve që të intensifikojnë luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, ndërsa ka shprehur bindjen se kjo kastë është e lidhur me Rusinë. “Tani ka ardhur koha që edhe politika amerikane duhet të ketë si

    devizë atë që tha në vitin 1430 politika veneciane, por këtë herë nën diksionin që kishte politika austrohungareze në vitin 1912: "Nëse një vend shumë i dobishëm dhe me vlerë si Albania, do ta humbisnim ne, dhe do të binte nën influencën e Rusisë, ai do të kthehej në rrezik për shtetin tonë". E pra, ky është fakti i madh historik që lidh Shqipërinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kurse sot në Shqipëri, politika ruse kërkon të hyjë me agresivitet, për ato interesa që shprehëm më lart. Sot, gjatë kësaj periudhe historike, e cila, për Shqipërinë do të quhet koha e fermentimit shqiptar për të rivendosur territorin e saj etnik

    me Kosovën dhe me Çamërinë, duhet rrëzuar korrupsioni politik shqiptar, sepse ai është i gjithë me politikën ruse në Ballkanin Perëndi-mor. Për këtë arsye, politika amerikane duhet ta intensifikojë luftën anti-korrupsion në Shqipëri, sepse ajo është domosdoshmëri për Shqipërinë, por edhe për politikën amerikane”, shkruan ai. Nga ana tjetër teksa ishte i ftuar në një studio televizive, Ngjela komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Greqi, e cila ka ngritur “kambanën e alarmit”, për çeljen e një marrëveshje për sa i takon kufijve detarë. Sipas Ngjelës, kryeministri nuk do të bëjë një marrëveshje deti me Greqinë,

    pasi këtë gjë ia kushtëzon vendimi i dhënë nga Gjykata Kushtetuese. Ndërsa, për sa i takon konfliktit Turqi-Greqi, avokati theksoi se Rama të tregohet i kujdesshëm, sepse nëse gjendja agrav-on në dëm të Shqipërisë, ai mund të akuzohet për tradhti kombëtare. “Përsa i përket marrëveshjes nuk bën dot marrëveshje, e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese. Atë çfarë ka rrëzuar Gjykata Kus-htetuese nuk e bën dot Rama, sepse akuzohet për krim. Edhe nëse nuk e kupton vetë ka stafin që ja thotë. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që ka rrëzuar marrëveshjen e tyre, si skandaloze”, deklaroi avokat Spartak Ngjela.

    Rigels SELIMAN

    Presidenti Ilir Meta ka ven-dosur të hedhë pas skenarët bllokues sa i takon ndryshi-meve në qeveri. Precedentët “Genta Cakaj” dhe “Sandër Lleshaj” janë ende të freskët, pasi presidenti Meta refuzoi këto dy kandidatura të propozuara nga kryeministri Edi Rama për ministra, duke krijuar një paqartësi dhe luftë mes institucionit të Presidencës dhe Kryeministrisë. Megjithatë, kryeministri Rama ia dërgoi sërish si emër zotin Lleshaj për ministër, të cilin zoti Meta e dekretoi në krye të Ministrisë së Brendshme. Por kjo strategji dhe mos hapjen rrugë nga ana e kreut të shtetit, e trembi disi shefin e qeverisë, i cili pas këtyre ndodhive nuk ka bërë shumë lëvizje apo ndryshime në qeveri, për shkak se i frikësohej se mund të përballej me kësisoj ske-narësh të sikletshëm.

    Meta dekreton me urgjencë Kushin

    Por duket se presidenti Ilir Meta ka reflektuar në këtë raport, pasi dje ai ka firmosur me “urg-jencë” Evis Kushin si ministren e re të Arsimit. Sapo Rama dërgoi kërkesën, Meta nuk vonoi dhe ka dekretuar shkarkimin e Besa Shahinit nga posti i ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Ndërsa më pas Meta ka dekretuar vendimin për emërimin e ministres së re të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi. Kjo e fundit u emërua nga kreu i qeverisë më 14 shtator, ditën e parë të shkollës, e cila zëvendë-soi në këtë post, Besa Shahinin. Besa Shahini qëndroi në krye të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë 20 muaj. Sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës kishte 7 ditë afat për t’u shprehur me dekret lidhur me propozimin që vjen për ndryshimet në qeveri. Ndërkohë që kreu i shtetit e ka ushtruar këtë të drejtë brenda afateve dhe emri i Kushit duket se nuk ka hasur në rezistencën e njohur të Ilir Metës. Ky vendim ka qenë deri këtu edhe i imponuar ndaj Metës, pasi sipas ligjit, nëse Presidentit të Republikës i shkon një emër për ministër dhe që mban edhe mandatin e deputeti,

    Ferhati: PS parti e qytetarëve, në 2021

    marrim mandatin e tretëNë kuadër të takimeve organiza-

    tive dhe parapërgatitore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, edhe një-sia 3 në Tiranë ka ndezur motorët e fushatës zgjedhore. Lajmin e ka bërë me dije deputetja socialiste e qarkut të Tiranës dhe që mbulon këtë njësia, Klotilda Ferhati. Kjo e fundit përmes një statusi në rrjetet sociale, thekson se bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj, kryetarin e PS Tiranë, Ervin Bushatin dhe administratoren e një-sisë numër 3, Ergesta Xhumari Ninga kanë marrë pjesë në mbledhjen me strukturat e Partisë Socialiste këtë kësaj njësie. Sipas zonjës Ferhati, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare qytetarët do t’i besojnë mandatin e tretë PS. “Ne Socialistët jemi Familja më e madhe #Bashkë për Fitoren 3PS Njësia 3 Tiranë: mbledhje pune me Erion Veliaj dhe Ervin Bushati! #PSTi-ranë#Progres”, shkruan deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati.

    Gjylameti: Procesi i rindërtimit në Kombinat,

    prioritet i qeverisëDeputetja socialiste, Bleri-

    na Gjylameti ka marrë pjesë në mbledhjen me strukturat e PS në Njësinë 6 në Tiranë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zonja Gjyla-meti thekson se qeveria dhe Bashkia e Tiranës janë të vendosur për të çuar përpara procesin e rindërtimit në këtë zonë. “PS Njësia 6. Socialistët e i pret një punë e madhe në çdo cep të terrenit. Nga takimet derë më derë, takimet me organizatat dhe të rinjtë do të jetë fokusi ynë kryesor i vendosur në mbledhjen e zhvilluar bashkë me Erionin, Ervinin, Petron dhe shtabin elektoral. Procesi i rindërtimit në zonë është zotimi ynë për të vazhduar me ritëm të lartë. Qytetarët duhet të informohen me çdo punë konkrete tonën duke mos i lënë abuzuesve asnjë shkak për të shpikur gënjeshtra. Procedurat ligjore për fillimin e lagjeve të reja Kombin Art përfundojnë shumë shpejt dhe ndërtimi nis pa humbur kohë”, shkruan Gjylameti.

    “Edhe kjo nuk lidhje, nuk e kuptoj se ku qëndron lidhja. S’la lidhje fare. Kur vjen puna tek drejtimi qarqeve dhe këtu nuk flasim njëherë për udhëheqjen e fushatës, fushata është akoma larg. Këtu flasim për ata që janë kujdestarë në këtë fazë, por kjo është për t’u parë në proces dhe kush do të lodhet do të kalojë në vijën e dytë

    dhe mund të shkojë në stolin e rezervave. Kush do të ketë energji do të shkojë në sulm deri në fund. Kështu që nuk është përfundimtare as nuk ka lidhje je ministër apo s’je ministër. Të qenit ministër ose jo ministër nuk lidhet me këtë sepse varet se ku të kërkon partia siç i thonë”, deklaroi në 3 shtator të këtij viti kryeministri Edi Rama.

    MINISTRAT QË LODHEN, SHKOJNË NË STOL REZERVËRAMA:

    “Jemi në provimin e madh të zgjedhjeve, as kohë për të rrotulluar arra nëpër gojë nuk ka. Deputetë jemi në sallën e Kuvendit, ndërsa jashtë saj nga sot jemi thjeshtë kan-didat për deputet që duhet ta fitojmë vendin në skuadër padyshim. Le ta dëgjojnë të gjithë se kush nuk do të jap jo thjeshtë gjithçka ka por gjithç-ka duhet për t'u futur në atë forma-

    cion të 2021, nuk do të jetë në atë formacion, askush tjetër përveçse se PS nuk e çon dot Shqipërinë para. Gjithkush këtu e ka potencialin për të qenë pjesë e skuadrës për të qenë 2021, por askush nuk e ka të garan-tuar vendin në skuadër pa e fituar atë përditë pa nëse dhe pa por”, nënvizoi pak ditë më parë pas mbledhjes së grupit kryeministri Edi Rama.

    KREU I PS KËRCËNON DEPUTETËT ME MOSRIKANDIDIM

    ai nuk ka tagër që ta refuzojë, siç ka bërë edhe Meta dje me dekretin e Kushit, që është deputete e Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit.

    Hapet rruga për lëvizje të tjera në qeveri

    Mirëpo me dekretimin nga ana e presidentit Ilir Meta të Evis Kushit, i hapet rruga edhe ndryshimeve në qeveri. Gazeta “SOT” ishte e para që deklaroi në qershor se pas qetësimit të marrëdhënieve Meta-Rama do hapej rruga e ndryshimeve në qeveri. Pas bllokimeve që bëri Meta, Rama u tërhoq nga ndryshimet pasi rrezikon të shkojë te skenarët e Fatos Nanos, i cili u detyra të qeveriste gjatë me zëvendësministra për shkak të bllokimeve që erdhën dhe për shkak të Ilir Metës. Por në pranverë pati një qetësi Rama-Meta që dha sinjale se mund të kishim zhvillime edhe pse tani kjo qetësi ka mbaruar. Meg-jithatë Meta dje tregoi se nuk bllokon ministrat me mandat deputeti dhe nuk është çudi që disa prej minis-

    trave të zëvendësohen me deputetë, duke mos i lënë shteg presidentit të bllokojë ndryshimet. Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht. Kujtojmë që, kryeministri Edi Rama ka futur në skaner ministrat, depu-tetët e Partisë Socialiste, bazën so-cialiste, drejtorët dhe administratën. Sipas informacioneve duke filluar nga java e parë, të gjithat socialistët

    janë në test, ndërkohë që çdo javë 12 koordinatorët jo vetëm që do të zhvil-lojnë takim me kryeministrin Rama, por mësohet se do të “spiunojnë” tek shefi selisë rozë me detaje sa i takon punës dhe angazhimeve javore të ministrave, deputetëve, drejtorëve, krerëve të bashkive. Kështu, për këdo që ka raport negativ, kryemi-nistri Rama do të marrë masa, duke i larguar nga qeveria.

  • GAZETA SOT E Premte 18 Shtator 2020 3

    p o l i t i k e www.sot.com.alKLGJ vihet në lëvizje për të plotësuar Gjykatën e Lartë,

    merret vendimi për verifikimin e 10 emrave të parëKëshilli i Lartë Gjyqësor ka nisur dje procedu-

    rat për të plotësuar vendet vakante në Gjykatën e Lartë. Kjo gjykatë ka mbetur me vetëm 3 anëtarë dhe sipas ligjit duhet të ketë 19. Pas thirrjeve të vazhdueshme KLGJ ka vendosur të përshpejtojë procedurat. Dje u zhvillua një mbledhje ku u ven-dos që të nisë verifikimi i 10 kandidatëve të parë. “Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimet për verifi-kimin e plotësimit të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e

    tjera ligjore të kandidimit, për gjyqtarët znj. Etleva Temo, znj. Iliriana Olldashi, z. Sandër Simoni, z. Sokol Binaj, znj. Arbena Ahmeti, znj. Elona Toro, znj. Klodiana Gjyzari, znj. Mariana Shegani, znj. Nertina Kosova dhe z. Artur Kalaja”, thuhet në njoftimin e KLGJ. Si KGLJ ashtu dhe KED janë vënë në syrin e ciklonit ditët e fundit, pasi kanë në dorë Kushtetuesen dhe Gjykatën e Lartë. Realisht të dyja institucionet mund të kishin punuar shumë më shpejt. Gara ka rreth një vit e hapur për të dyja gjykatat dhe verifikimet duhej të ishin mbyllur me

    kohë. KED dhe KLGJ janë shprehur se shumë institucione nuk u kanë kthyer përgjigje në kohë mbi dokumentet e kërkuara mbi kandidatët në kuadër të verifikimit. Mbetet të shihet se si do të ecë puna në ditët në vijim. Ndërkohë po dje, me qëllim hapjen rrugë procedurave të lëvizjes paralele të magjistratëve, pas një pune të rëndësishme në bashkëpunim me misionet e asistencës si dhe pas konsultimit me trupën gjyqësore, Këshilli miratoi aktin nënligjor, atë mbi kriteret dhe procedurat e lëvizjes paralele të magjistratëve. Në kuadër të

    menaxhimit të fondeve buxhetore, Këshilli miratoi vendimin për rishpërndarjen e fondeve për shpen-zime personeli, mbi dhënien e shtesës për vështirësi në punë për gjyqtarët e gjykatave të posaçme. Pas shqyrtimit të kërkesave të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshilli vendosi rihapjen e procedurës së komandimit në zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve si dhe zgjatjen e afatit të komandimit të përkohshëm si inspektor të magjis-trates znj. Marsela Pepi.

    Kliti TOPALLI

    Thellohen akoma më tej skandalet e Ilir Metës. Edhe pse reforma në drejtësi e ka shkrirë KLD dhe i hoqi benefitet presidentit për emërimet në gjyqësor, kreu i shtetit duket se nuk e pranon dot këtë fakt. KLD dikur ishte vakëf qokash e pazaresh, por sot drejtësia po lëviz dhe nuk emërohen më gjyqtarët e prokurorët sipas qejfit. Reforma në drejtësi solli Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, dy organe tërësisht të pa-varura. Po ashtu dhe KED, ILD, KPK, KPA, SPAK, BKH janë organe të reja të cilat synojnë të sjellin pavarësinë në drejtësi. Por ajo që bie në sy është se presidenti nuk po qëndron dot larg ndërhyrjeve në këto institucione. Gazeta dje zbardhi një letër, ku Meta sulmonte KED dhe KLGJ mbi vakan-cat në Kushtetues edhe Gjykatën e Lartë. Mund të pranohen thirrjet dhe sugjerimet që procesi të përshpejtohet. Këtë gjë kanë bërë dhe ambasadorët dhe kreu i Kuvendit. Pra çdo apel për të ecur para nuk e dëmton aspak procesin. Mirëpo kur ndërhyhet te kandidaturat dhe kur nisin presionet, atëherë kjo nuk është normale.

    Presionet e MetësNë shkresën e tij, Meta ka zbu-

    luar pa dashje se për plot një vit ka ndërhyrë vazhdimisht në punët e brendshme të organeve të drejtësisë. Nga të dhënat, rezulton se Ilir Meta, nga muaji maj e deri në gusht ka dërguar 5 shkresa në KED, duke bërë presione e duke kërkuar nga anëtarët që të sillen sipas kërkesave të tij. Më konkretisht, Meta i është drejtuar KED me shkresat: me nr. 1117/2 prot., datë 10.04.2020, nr.1988/4 prot., datë 29.06.2020, nr. 2357/1 prot., datë 10.07.2020, apo dhe shkresa me nr. 735/3 prot., datë 04.09.2020 dhe e fun-dit nr. 3115 prot, datë 15.09.2020. Por situata është akoma dhe më flagrante sa i takon KLGJ. KED është institucion i krijuar pas shortit të presidentit dhe ai është pjesë e organeve të emërtesës për emërimet në Kushtetuese. Por është akoma dhe më anormale ndë-rhyrja në KLGJ. Bëhet fjalë për një organ autonom dhe ai raporton në Kuvend për çdo problematikë dhe jo në Presidencë. Meta ka dërguar plot 9 shkresa në KLGJ (1 e përbashkët

    Noka: Me Rilindjen po lulëzon vetëm krimiIsh-ministri i Brendshëm, Flamur

    Noka u shpreh se qysh kur ka ardhur në pushtet Rilindja pushteti është bërë partner me krimin. Sipas Nokës, poli-cia e shtetit është e mbaruar dhe shtoi se politika në pushtet ka një mendësi kriminale. “Kemi vite, qysh nga 2013, që qasja e politikës në pushtet ndaj luftës ndaj krimit, është e një mendë-sie të frikshme në mënyrë kriminale. Është e vetmja qeveri në 30 vite demokraci, që krimin e organizuar e konsideron partner dhe biznes. Faktet janë të pakundërshtueshme. Unë kam qenë ministër i Brendshëm dhe më vjen keq kur shoh një polici jo vetëm të tulatur, por të mbaruar. Ngjarja e mbrëmshme ishte një ngjarje në ku-fijtë e terrorit. Politika në pushtet, kur vriten njerëzit, shprehet se hëngshin kokat e njëri-tjetrit, se edhe ata janë bir nënash. Kjo është mendësi kriminale. Ndodhin ngjarje në kufijtë e tragjikes dhe politika thotë se ngjarja të tilla ndodhin kudo. Ndodhin në vende të botës së tretë, atje ku nuk ka shtet”, tha Noka.

    “Los Blancos”, Lleshaj: Tjetër sukses i policisë

    Ministri Sandër Lleshaj, e cilëson finalizimin e operacionit “Los Blan-cos” në 10 shtete, ku u shkatërrua një kartel droge i drejtuar nga shqiptarë, si një sukses që provoi pjekurinë dhe besueshmërinë e Policisë së Shtetit në kuadër të angazhimeve ndërkom-bëtare. Sipas tij, operacion dëshmon edhe një herë nevojën e madhe, por dhe dobinë e jashtëzakonshme që ka bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën ndaj krimit të organizuar. “Finalizimi i suksesshëm sot i Oper-acionit “LOS BLANCOS” në 10 vende nën koordinimin e EUROPOL, në të cilin mori pjesë aktive edhe Policia e Shtetit, është një tjetër sukses i rëndësishëm, që provon edhe një herë pjekurinë dhe besueshmërinë e lartë të saj në kuadër të angazhi-meve ndërkombëtare. Shkatërrimi i një grupi shumë të sofistikuar kriminal të përbërë kryesisht nga shqipfolës dhe kapja e një sasie të madhe kokaine dhe parash është një goditje e paprecedentë ndaj krimit të organizuar”, tha ai.

    Thellohet skandali, Ilir Meta plot 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda vitit, ja si po tenton të kapë Gjykatën e Lartë e Kushtetuese

    Presidenti, një vit luftë për të kapur drejtësinë e re

    “Në rast se KED-ja do të vepronte me vendimmar-rje të veçuara në kohë sipas njoftimit të rendit të ditës duke i ndarë në disa faza kandidatët, atëherë KED-ja do të shkelte patjetër përcaktimet e nenit 239, pasi për fashën e parë të kandidatëve të kualifikuar, do të duhet të kalonte brenda 5 ditëve në proces vlerësimi dhe pikëzi-mi, ndërkohë që për pjesën tjetër do të ishte në proces

    verifikimi. Nëse KED-ja do të presë që të përmbyllë verifikimin e të gjithë kandidatëve, pastaj të kalojë në fazën e vlerësimit, detyrimisht do të ndeshemi me shkelje të dispozitave të ligjit. Duket qartë se përcaktimi i rendit të ditës në këtë mënyrë, sipas njoftimit të bërë, do të sillte implikime proceduriale dhe shkelje të ligjit”, thuhet në letrën e Metës.

    JA NDËRHYRJET E METËS NË KED

    “Kanë kaluar 4 muaj nga ky qëndrim dhe KLGJ-ja në mënyrë të pashpjegueshme dhe të pamotivuar lig-jërisht ende nuk ka mundur të përmbyllë shqyrtimin e vetëm një kandidature të ngelur në garë për këtë vend vakant. Kjo situatë është e papranueshme për Presidentin e Republikës!... Këshilli i Lartë Gjyqësor në mënyrë të pashpjegueshme dhe të pamotivuar lig-

    jërisht nuk ka kryer shpalljen njëkohësisht të të gjitha vakancave përballë nevojës imediate të funksionimit të plotë të Gjykatës së Lartë, dhe po në mënyrë të pashpjegueshme nuk duket se është angazhuar me të gjitha burimet për shqyrtimin me përparësi të kandidaturave për këto vende vakante të shpallura për aplikim”, ka deklaruar Meta.

    JA PRESIONET NDAJ KLGJ

    me KED) duke i vënë në pozitë të vështirë anëtarët. Rasti më flagrant ishte ai i presioneve për shkarkimin e Dvoranit. Shkresat në fjalë janë: nr. 1778 prot., datë 06.06.2019, nr. 1778/2 prot., datë 03.07.2019, nr. 2718/1 prot., datë 15.01.2020, nr. 1117 prot., datë 09.03.2020, nr. 1117/2 prot., datë 10.04.2020, nr. 1473 prot., datë 04.05.2020, nr. 1473/2 prot., datë 15.05.2020, nr. 1671 prot., datë 22.05.2020 dhe e fundit nr. 3115 prot, datë 15.09.2020. Asnjë institucion tjetër nuk ka dërguar kaq shumë shkresa në KED e KLGJ. Por skandali është dhe më i thellë, pasi në listën në fjalë nuk janë shkresat që Meta i dërgonte

    Dvoranit në vjeshtën e 2019, pasi bëhet fjalë për rreth 20 shkresa në total.

    Kapja e gjyqësorit Meta po lufton për më shumë se

    një vit që të kapë Kushtetuesen dhe Gjykatën e Lartë. KED ja skualifikoi të gjithë emrat në vakancën e datës 27.09.2019. Kjo e alarmoi Metën, pasi përmes shkresave ka kërkuar sqarime se përse u larguan të gjithë. Por elemen-ti tjetër që tregon se Meta po tenton të fusë njerëzit e tij në Kushtetuese është se ka sulmuar KED mbi vakancën e tretë të tij. KED e ka ndarë procesin e verifikimit të kandidatëve në disa faza, duke lënë në fund të besuarit e Metës dhe presidenti ka nisur sulmet. Nga ana

    tjetër sa i takon Gjykatës së Lartë, Meta ka arritur deri në kërcënime. Edhe këtu halli i Metës është se nuk po shpallen të gjitha vakancat që ai të fusë të besuarit e tij. “Çdo veprim që nuk shkon paralel me kërkesën dhe nevojën jetike që ka vendi, do të kuptohet si veprimtari e qëllimtë për bllokimin e funksionimit si të Gjykatës së Lartë ashtu dhe të Gjykatës Kushtetuese, çka kërkon mbajtjen e përgjegjësive ligjore nga çdo funksionar”, thuhet në letrën e fundit të Metës. Pra presidenti po lufton fort që të ketë në kontroll dy gjykatat kryesore në vend. Por mbledhja e KED të mërkurën tregoi se presidenti nuk po ja del dot, kjo sepse organet nuk i binden.

  • GAZETA SOT4 E Premte 18 Shtator 2020

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Taulant Balla: Të shpejtojmë me ligjin për presidentin, boll toleruam shkeljet e

    Metës, SPAK të hetojë djalin e Sali Berishës

    Balla: Ka marrë fund koha e Saliut dhe Topallit

    Opozita gozhdon Lleshajn, i kërkon të japë sqarime mbi aferat me makinën e re, ministri i prerë se nuk vlen 100 mijë euro

    Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka rep-likuar ditën e djeshme në Kuvend, me deputetin e opozitës Andi Përmeti, pas akuzave që ky i fundit bëri. Përmeti deklaroi dje se ministri ka blerë një makinë 150 mijë euro. Lleshaj deklaroi se nëse makina e ministrisë që ai drejton kushton më shumë se 49 mijë euro, ai do të japë dorëheqjen. “Bëni mirë që bëheni zëdhënës i një personi të cak-tuar, që ju e quani media, nuk e di se kush është. Nuk i kam kthyer përgjigje asaj të ashtuquajturës media që ju përmendni, për arsye se nuk e kon-sideroj të denjë për t’i kthyer përgjigje. Po, juve ju kthej përgjigje. Por ju thatë diçka të bukur në fund,

    që në vend t’i turreni medias, shkoni në gjykatë. Në gjykatë shkon ai që ka një problem. Në qoftë se ju keni një problem me ministrin e Brendshëm, duhet të shkoni ju në gjykatë. Unë s’kam probleme me median”, tha Lleshaj. Në të njëjtën linjë me Ballën edhe Lleshaj sulmoi median të cilës Përmeti iu referua për lajmin në fjalë. Lleshaj tha se ajo nuk e meriton të quhet media. “Dhe po ju them këtë: media, të cilës ju i referoheni, nuk e meriton emrin ose ndajshtimin “media”, për sa kohë është një instrument i mashtrimit publik. Këtë fakt e di unë. Unë e di të qartë faktin që media, së cilës ju i referoheni ka bërë një mashtrim publik, për

    të cilin insiston në mënyrë kriminale prej disa ditësh. Po bëhen disa ditë që mashtron publikun në mënyrë skandaloze, duke thënë që “Sandër Lleshi ka blerë automjet”. Unë kam një automjet tip “Honda”, të vitit 2010, si Sandër Lleshaj”, u shpreh ministri i Brendshëm. Më tej ministri vijoi duke iu drejtuar deputetëve dhe publikut, ku u shpreh se lajmi është i rremë dhe skandaloz. Sipas tij makina nuk ka kushtuar 100 milionë lekë. “Kjo media nuk ka asnjë tagër të gjëmojë nga mbrapa automjetet, që përdor ministri i Brendshëm, të cilat nuk janë vetëm një, janë disa. Dua t’ju them juve dhe publikut, që kjo media ka pasqyruar një

    fakt skandaloz, të rremë, që thotë “është blerë një automjet në vlerën 100 mijë euro”, ndërkohë që është pasuar nga një media tjetër më e ndyrë se kjo, që thotë është 150 mijë euro. Unë po ju them me përgjegjësi të plotë që mjeti i blerë për llogari të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë, nuk ka kushtuar 150 mijë euro, nuk ka kushtuar 100 mijë, por ka kushtuar vetëm 49 mijë euro. Ju sfidoj që të thonë kaq: në qoftë se ai mjet nuk ka kushtuar 49 mijë euro, unë jap dorëheqjen këtu. Në qoftë se ka kushtuar 100 mijë, atëherë jepni dorëheqjen ju. Megjithëse ju e keni dhënë dorëheqjen”, theksoi Lleshaj.

    Arbjona ÇIBUKU

    Sekretari i Përgjithshëm i Par-tisë Socialiste, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se duhet të shpejtohet me ligjin për presidentin, ku shtoi se shkeljet e presidentit Meta nuk mund të tolerohen më. Balla tha se ligji duhet të përmbyllet në kohë. “Ne duhet të përmbyllim në kohë edhe ligjin për Presidentin e Republikës. Përgëzoj ngritjen e grupit të punës. Kornizimi i të drejtave të tij duhet bërë me ligj. Ligji për presidentin është i domosdoshëm se së fundmi Presidenti aktual ka raste të përsëritura të përplasjeve, shkel-jeve të Kushtetutës duke abuzuar me faktin e të mospasurit të një ligji mbi Presidentin”, u shpreh gjatë seancës parlamentare Balla.

    Sulmet ndaj Shkëlzen BerishësMes të tjerash, në fjalën e tij,

    Balla ka sulmuar edhe djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkël-zen Berishën, ku i ka bërë thirrje SPAK-ut që ta hetojë. Ai u shpreh se duhet transparencë për pronësinë e medias, ku akuzoi Shkëlzen Ber-ishën se është pronar i dy mediave. “Jam i bindur që portali i Shkëlzen Berishës, Syri.Net apo i dhëndrit të Sali Berishës, Jeta është pa qejf, do kenë shumë arsye për të prodhuar lajme sot dhe se u prek çështja e medias këtu. Shqipëria e ka të domosdoshëm transparencën e pronësisë së medias. Duhet të ketë të publikuar zyrtarisht se kush është pronari. Kush janë gazetarët që shkruajnë lajme fake. Dy mediat që përmenda më lart, mjafton të py-esësh se si financohen këto dhe do kuptosh qartë se si fabrikohen këto lloje mediash e lajme. Meqenëse pati një shkëmbim replikash. Përpara se të ngrini gishtin e akuzës për një lajm të caktuar, bëni mirë që të drejtoheni zyrtarisht. Nëse doni informacion mbi makinën e ministrit të Brend-shëm apo çdo zyrtar i këtij shteti dhe shkruani 2 gisht letër e drejtohuni zyrtarisht”, tha Balla.

    Sulme ndaj BerishësPo Balla iu drejtua deputetëve të

    opozitës duke u thënë se ka marrë fund koha e Berishës dhe Topallit. Sakaq Balla deklaroi se gjendja e Rafinerisë së Ballshit është e tillë

    LSI sulmon Lleshajn: Policinë e dërgoni për

    Covid, krimi vlonEkzekutimi i vëllait të Talo Çelës

    mëngjesin e djeshëm në Elbasan, nuk ka kaluar pa akuza nga politika në drejtim të qeverisë dhe ministrit të Brendshëm. Reagimi i parë erdhi nga ish- deputetja e LSI-së, Silva Caka, e cila bën fajtore kryesore ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Taulant Balla, drejtuesi i qarkut. “Taulanti dhe Sandri çojnë forcat ''Shqiponja'' të ruajnë zbatimin e masave anti Covid-19 nëpër shkollat e Elbasanit, ndërkohë që nga ana tjetër krimi vlon! Elbasani është një qytet paqësor- tha dje Taulanti, duke u përpjekur të fshihte faktin se vetëm në 45 ditët e fundit janë konsumuar 3 vrasje të llojit mafioz. Kësaj radhe në Elbasan, krimi ka veshur uniformën e Policisë dhe ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit. Krimi nuk pret Taulant; nuk pret as përfundimin e pandemisë, as përfundimin e proce-durave të blerjes së BMË-së së Sandrit, as çlirimin e Policisë nga kthetrat tuaja politike”, ka shkruar Caka.

    Klosi interpelancë me opozitën: Liqeni i Prespës

    destinacion tërheqësI thirrur në interpelancë nga

    deputeti Vasil Sterjovski në Kuvend, ministri i Turizmit Blendi Klosi foli mbi investimet në Bashkinë e Pustecit e veçanërisht në liqenin e Prespës. Nga foltorja e Parlamentit, Klosi tha se këtë destinacion e vizitojnë mbi 100 mijë turistë dhe sërish kapacitetet e vendosura me bujtina nuk janë të mjaftueshme. “Dëshira për natyrën dhe kujdesi ndaj saj është parësore. Liqeni i Prespës lag disa shtete disa vende e kultura. Është një nga ata momentet që bashkon kaq shumë kultura dhe histori. Kemi investuar për ta kthyer Liqenin e Prespës në një destinacion vërtetë tërheqës. Vi-tin e kaluar ishin 110 mijë turistë që kanë vizituar Prespën. Këto dhjetra e qindra mijëra turistë kanë ndikuar në zbutjen e varfërisë në atë zonë. Thelbi i bisedës është sa industria e turizmit do ndikojë në ekonominë e familjeve shqiptare”, tha Klosi.

    për shkak të privatizimit që u bë në kohën e Berishës. “Iu them depu-tetëve të opozitës se para se të ngrenë gishtin për një lajm që vjen nga një media, nëse duan informacion, të shkruajnë letër, ta dërgojnë sipas procedurës parlamentare dhe të jenë të sigurt që do të marrin përgjigje. Ka marrë fund koha e Saliut dhe Topal-lit, ku ishte urdhër i kësaj të fundit që deputetëve të opozitës të mos iu kthehet përgjigje. Ndaj, drejtohuni

    me shkrim dhe merrni përgjigje. Përpara se të ngrini gishtin e akuzës ndaj qeverisë, duhet të shihni arsyet që e kanë çuar rafinerinë e Ballshit në atë situatë dhe kjo ndodhi pas privatizimit nga Sali Berisha. Duhet hapur një hetim për atë çështje, ashtu siç duhet hapur dhe hetimi për masakrën e Gërdecit”, tha Balla.

    Ligji për financimin e partiveKreu i Grupit Parlamentar të

    PS-së, Taulant Balla foli dhe për

    Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla foli dhe për zjar-ret në vend, duke thënë se shumica janë të qëllimshme, ndërsa kërkoi identifikimin dhe kapjen e autorëve. “Në shumë raste zjarret janë të qëllimshme. Edhe pse Ku-vendi gjatë viteve të fundit me ndryshimet që ka bërë në Kod Penal e ka ashpërsuar nivelin e dënimit kundrejt

    zjarrvënies të qëllimshme, jemi sërish në situatë tejet të vështirë. Dje kemi pasur një rast në Elbasan, ku zjarri ishte i qëllimshëm. Janë njerëz të papërgjegjshëm, që i vënë këto zjarre. I bashkohem thirrjes së deputetit Roshi, duke i uruar dhe shërimin nga koronavirusi, që duhen identifikuar të gjithë autorët”, u shpreh ai.

    ZJARRET NË VEND, BALLA: JANË TË QËLLIMSHME

    “Nuk mund të tolerohet situata ku një parti politike shqiptare harx-hoi 1 milion dollarë, i referohem pagesave të dyshimta të Lulzim Bashës kundrejt kompanive të lobingut në SHBA. Këto lloj fi-nancime të partive politike duhen penguar sepse janë të paligjshme.

    Çdo parti politike shqiptare duhet të ketë një pasqyrë financiare shumë të qartë. Ne nuk duhet të humbim kohë dhe sa më urgjentisht duhet ta kemi gati. Janë identifikuar me-kanizmat se si mund të garantohet një financim i ndershëm i partive politike”, tha Balla.

    BALLA I KUJTON BASHËS LOBINGUN NË SHBA

    domosdoshmërinë e krijimit të një ligji që garanton transparencën e financimit të partive politike. Ai tha se në 2021 duhet të jetë gati një ligj që garanton transparencën e plotë të partive. “Pasi të zgjedhim komision-erët për zgjedhjet në bazë të mar-rëveshjes me opozitën më 5 qershor, ne duhet të punojmë si Kuvend, pasi është një kusht i vendosur edhe nga Bundestagu për rritjen e transparencës së financimit të partive politike. Ne në 2021 duhet të kemi gati një ligj që ga-ranton transparencën e plotë të partive. Nuk mund të tolerohet që një parti harxhoi 1 mln dollarë për pagesa të dy-shimta për kompani lobimi në SHBA. E dini ju kujt i referohem, Lulzim Bashës dhe pagesave të dyshimta për të hedhur baltë mbi qeverinë. Ka edhe parti të tjera të reja që po lindin, prandaj duhet ligji me qëllim që çdo parti të ketë pasqyrë financiare shumë të qartë. Është detyrë e Bundestagut dhe e Këshillit të Europës në mbledhjen e marsit”, tha Balla.

    Jam i bindur që portali i Shkëlzen Berishës, Syri.Net apo i dhëndrit të Sali Berishës, Jeta është pa qejf, do kenë shumë arsye për të prodhuar lajme sot dhe se u prek çësht-ja e medias këtu. Shqipëria e ka të domosdoshëm trans-parencën e pronësisë së medias...

  • GAZETA SOT E Premte 18 Shtator 2020 5

    p o l i t i k e www.sot.com.alU dënua për abuzime me pronat, reagon PD: Ish-kryebashkiaku Frrokaj është i shkëlqyer, gjykimi ka patur ndërhyrje politike

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokra-tike, Gazment Bardhi ka reaguar ditën e djeshme pas vendimit të gjykatës për të dënuar me 4 vite burg ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj. Përmes një statusi në rrjetet so-ciale, zoti Bardhi thekson se Frrokaj ka bërë një punë të shkëlqyer për Lezhën dhe qytetarët e saj e duan shumë, pasi ai ka punuar çdo ditë me përkushtim dhe ndershmëri. Sipas tij, gjykimi ka pasur mungesë transparence dhe indicie të forta për ndërhyrje të papërshtatshme politike.

    “Sapo u njohëm me vendimin e gjykatës për ish kreun e bashkisë së Lezhës zotin Fran Frrokaj. Ne jemi të bindur për punën e shkëlqyer që ai ka bërë për Lezhën dhe qytetarët e saj, sikundër shprehim besimin se zoti Frrokaj ka punuar çdo ditë me përkushtim dhe ndershmëri. Gjykimi në shkallën e parë ka patur mungesë transparence dhe indicie të forta për ndërhyrje të papërsh-tatshme politike. Jemi informuar gjithashtu se z. Frrokaj do ta apelojë vendimin. Ne shprehim bindjen se gjykimi në shkallët më të larta i kësaj

    çështje do të nxjerrë në dritë të vërtetën. Ne i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë ti qëndrojnë sa më larg ndikimeve të politikës në këtë proces dhe të bëjnë drejtësi”, shkruan Sekretari i Përg-jithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bard-hi. Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë me 4 vite burg, i akuzuar për abuzim detyre dhe tjetërsim të pronave në bregdetin Shëngjin. Kujtojmë që në 16 mars të vitit 20218, kur ishte kryetari i Bashkisë së Lezhës, nënkryetari, Drejtoresha

    e Hipotekës dhe 5 zyrtarë të tjerë lokalë pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifi-kimi dokumentesh që lidhen me tjetërsimin e pronave në bregdet. Zyrtarët u arrestuan me urdhëruar nga Prokuroria e Lezhës dhe vendim të Gjykatës së Lezhës pas hetimeve disa mujore në lidhje me abuzime të dyshuara të Bashkisë së Lezhës me tokat në bregdet. Po ashtu prokuroria ka marrë referime në Policinë e Shtetit në lidhje me Bashkinë e Lezhës ku javët e fundit ka pasur kontrolle nga KLSH.

    Rigels SELIMAN

    Drejtësia e re ka çuar një tjetër mesazh tek klasa politike. Para nisjes së re-formës në drejtësi asnjë funksionar i lartë nuk u dënua, por sot gjërat kanë ndryshuar. Aktualisht janë nën proces gjyqësor ish-kryep-rokurori Adriatik Llalla; ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, disa gjyqtarë dhe prokurorë të ngelur në veting, të cilët janë nën hetim nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ndërkohë tashmë steka ka zbritur edhe tek pushteti vendor.

    Dënohet me 4 vite burg FrrokajDitën e djeshme ish-kryebashkia-

    ku i Lezhës, Fran Frrokaj është dënuar nga Gjykata e Lezhës me 4 vite burg për shpërdorim detyre për shkak të tjetërsimit të pronave te “Rana e Hed-hun” në Shëngjin. Po ashtu, referuar vendimit të gjykatës, ish-kryebashki-akut të qytetit bregdetar i është ndal-uar e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 4 vitesh. Ndërkaq, Gjykata e Lezhës ka dhënë vendimin edhe për zyrtarët e tjerë të Bashkisë Lezhë. Kështu, referuar vendimit ish-nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Enver Hafizi është dënuar me 1 vit burg; ish-drejtori i Hipotekës, Artan Djala është dënuar me 2 vite burg; ish-kryetari i Qarkut Lezhë, Gjok Ndoka u dënua me 4 vite burg, 3 vite burg për Juxhina Memën dhe 1.6 vite për Ardenis Haxhinë. Ndërsa, është shpallur i pafajshëm Renato Malotaj, ish-futbollist i Vllaznisë. Kujtojmë që, hetimet për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit nisën në 2017 kur një qytetar denoncoi se toka e tij rezultonte në Hipotekë në emër të disa familjeve të tjera. Prokuroria zbuloi një sipërfaqe të madhe toke prej 234 mijë metrash katrorë tokë në zonën e Ranës së Hedhun që ishte përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve. Bashkia Lezhë dhe Këshilli i Qarkut Lezhë “nëpërmjet shkresave përkatëse zyrtare, pavarësisht se në realitet (tokat) janë mal dhe ranishte i kanë konfirmuar si toka të kategorisë “Arë” dhe “Pemtore”. Sipas vendimit për sekuestrim parcelat ishin regjistruar në emër të personave që nuk kishin të drejtë të përfitonin tokë në atë zonë. Ndërkohë që ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj u arrestua në

    Vasili: Frrokaj u godit nga Ramaforma, PS në grahmat e funditPër dënimin e ish-kryetarit të

    Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj ditën e djeshme ka reaguar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, nënkrye-tari i kësaj force politike, Petrit Vasili shprehet se ai u dënua nga ajo që e quan Ramaforma në drejtësi. Sipas Vasilit, Frrokaj u dënua thjesht dhe vetëm se ishte opozitar, por kjo tregon se Ramaforma po përgatit gropën për Rilindjen. Madje, Vasili thotë se Reforma në drejtësi është kapur nga mazhoranca. “Mjerë ata që keqpër-doren nga rilindja tani në grahmat e fundit! Ramaforma në drejtësi nuk tremb asnjeri! Ramaforma në drejtësi që godet ish-kryetarin e Bashkisë se Lezhës, Fan Frrokaj thjesht se është opozitar po përgatit gropën e rilind-jes. Ramaforma në drejtësi e kapur nga rilindja nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka rritur në mënyrë shpërthyese zemërimin të gjithë shqiptarëve, që mezi presin 25 prillin si momentin për shpagim”, shkruan Vasili.

    PD dorëzon në SPAK 3 padi penale, Klosi mes të akuzuarve

    Partia Demokratike ka depozitu-ar në SPAK 3 padi penale për krimet mjedisore dhe korrupsionin në sek-torin e mjedisit. Jamarbër Malltezi, Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD deklaroi se ka depozituar në SPAK padi ndaj ministrit të Mje-disit dhe Turizmit, Blendi Klosi dhe kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçit. Sipas tij personat e mësipërm janë përgjegjës për katrahurën mjedisore në Parkun Kombëtar të Dajtit dhe për vjedhjen e fondeve të mjedisit. “Për të ndaluar shkatërrimin e tyre, ne sot do të depozitojmë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrup-sion 3 padi penale ndaj zyrtarëve përgjegjës për katrahurën mjedisore në Parkun Kombëtar të Dajtit, në Monumentin e Natyrës “Uji i Ftohtë” në Tepelenë dhe për vjedhjen e fon-deve të mjedisit. Blendi Klosi, Zamir Dedej, Edison Konomi dhe Tërmet Peçi duhet të mbajnë përgjegjësi penale për shkatërrimin e pasurive natyrore të vendit”, deklaroi Malltezi.

    Rritet ankthi mes të korruptuarve, dënohet me 4 vite burg ish-kryebashkiaku i Lezhës, drejtësia

    e re nis të lëvizë pas presionit amerikan

    Gjykata e Lezhës dënon Frrokajn dhe i heq të drejtën për të ushtruar funksione publike 4 vite

    1. Deklarimin fajtor të pande-hurit Fran Frrokaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite e dënon me 4 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 4 vitesh

    2. Deklarimin fajtor të pande-hurit Enver Hafizi për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 1 vit burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh

    3. Deklarimin fajtore të pande-hurës Juxhina Mema për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh

    VENDIMI I GJYKATËS SË LEZHËS

    Ish-kryebashkiaku i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj ka reaguar ditën e djeshme për disa media, pas vendimit të Gjykatës së Lezhës, e cila e dënon atë me katër vite burg me akuzën e tjetërsimit të pronave tek Rana e Hedhun. Frrokaj bën me faj hipotekën e cila sipas tij nuk ka bërë regjistrimin e pronave, por e shpjegoi këtë si një problem të hasur në çdo rast në vendin tonë. Ai u shpreh se tashmë do t’i drejtohet Gjykatës së Apelit për ankimimin e vendimit, deri në provimin e pafajësisë ose qoftë edhe të fajë-sisë së të tij të provuar me fakte konkrete. “Unë do bëj ankimimin në apel. Deri në pafajësinë time ose në vërtetimin publikisht të fajësisë time”, deklaroi Frrokaj.

    U DËNUA ME 4 VITE BURG,

    REAGON FRROKAJ

    muajin mars të vitit 2018 me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa më pas gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë. Krahas Frrokajt, mes 20 personave të marrë të pandehur ka qenë edhe xhaxhai ish-deputetit të PS Arben Ndoka, Gjon Ndoka. Ky i fundit është akuzuar për tjetërsim të pronave në Kune dhe Mal të Reçit në Lezhë. Mes të pandehurve është konstatuar edhe emri i Bledar Caras, ish-kryereg-jistruesit të Hipotekës Lezhë, që dilte në përgjimet e bëra nga Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe për dosjen e arrestimit të 44 personave.

    Pas presionit amerikan drejtësia e re nis të lëvizë

    Por fakti që drejtësia e re ka nisur të lëvizë, duke hetuar dhe gjykuar poli-tikanë dhe pushtetarë që akuzohen për shpërdorim detyre apo si të përfshirë

    në afera korruptive është një sinjal i mirë. Kjo pasi drejtësia e re ka nisur të lëvizë gurët, duke thyer hegjemoninë e pandëshkueshmërisë, pas presionet të amerikanëve. Këta të fundit dhe Brukse-li herë pas here bëjnë deklarata të forta dhe kërkojnë luftë me zero tolerancë ndaj të korruptuarve dhe si duket këto thirrje janë dëgjuar dhe marrë në kon-sideratë nga organet e reja të drejtësisë si SPAK. Pra, kjo do të thotë se nëse ecet me këto ritme, shumë dosje që presin të

    zbardhen apo janë zvarritur qëllimisht, për arsye se ka ndikuar politika dhe gjyqtarët dhe prokurorët kanë qenë mashë e tyre, ato priten të hapen, në mënyrë që të vendoset në vend drejtësia e munguar. Po ashtu, kjo lëvizje është edhe një sinjal se nuk ka më “mbyll sytë” para pushtetarëve dhe politikanëve që shpërdorojnë detyrën apo janë të përf-shirë në afera korruptive. Thënë troç, me lëvizjen e drejtësisë së re, po rritet edhe ankthi mes të korruptuarve.

    “Po ashtu, kjo lëvizje është edhe një sinjal se nuk ka më “mbyll sytë” para pushtetarëve dhe politikanëve që shpërdorojnë detyrën apo janë të përfshirë në afera korruptive.

    Thënë troç, me lëvizjen e drejtësisë së re, po rritet edhe ankthi mes të korruptuarve...

  • GAZETA SOT6 E Premte 18 Shtator 2020

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Këshilli Politik do të mblidhet gjatë ditës së sotme për të vijuar diskutimet mbi reflektimin në Kodin Zgjedhor të ndryshimeve kushtetuese. Debatet dhe çështjet e nxehta që ndajnë palët në tryezë janë koalicionet parazgjedhore, që për PD-LSI është vija e kuqe që nuk duhet të kalohet nga mazhoranca dhe hapja e listave. Mosdakordësia e këtyre çështjeve ka bërë që Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim përmes një letre drejtuar Damian Gjiknurit i tërhoqën vëmendjen këtij të fundit se e kishte caktuar mbledhjen në mënyrë të

    njëanshme, por megjithatë ata konfirmuan pjesëmarrjen me kushtin që mbledhja të mbahet në orën 12:00, nga ora 10:00 që ishte parashikuar. “Në mbledhjen e fundit të Këshillit Politik nuk pati asnjë dakordësi për të zhvilluar mbledhjen ditën e premte. Ju gjithashtu refuzuat kërkesën tonë për mbledhje të Këshillit Politik ditën e mërkurë. Kjo logjikë e funksionimit të njëanshëm është krejt e kundërt me mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit të Këshillit Politik, ku qoftë ditët e mbledhjeve ashtu edhe rendi i ditës janë dakordësuar konsensualisht më parë. Megjithatë

    duke e konsideruar këtë si një veprim të gabuar tuajin por që nuk do përsëritet më, konfirmojmë pjesëmarrjen tonë dhe propozojmë që mbledhja të zhvillohet në orën 12.00”, thuhet në letrën e opozitës së bashkuar. Ndërkohë që pas kësaj kërkese, erdhi edhe reagimi i menjëhershëm i Damian Gjuknurit. Përmes një postimi, i ka kthyer përgjigje pozitive opozitës se konfirmon pjesëmarrjen e tij në orën 12:00. "Mirëmbrëma. Ju njoftoj se me kërkesën e opozitës jashtëparlam-entare, mbledhja e Këshillit Politik është spostuar për në orën 12:00. Pra, nesër në orën 12:00 në të

    njëjtin vend", tha Gjiknuri. Demokratët vetë nuk do të paraqesin propozime sa i përket përshtatjes në Kod të ndryshimeve kushtetuese që lidhen me pragun elektoral, afatet e dorëzimit të koalicion-eve dhe mënyrën e votimit. “Ne kemi shumë ide dhe bindje mbi të gjitha çështjet që prekin organ-izimin e zgjedhjeve dhe menaxhimin e procesit, por i takon palës që me forcën e kartonit dhe mënyrë të njëanshme ka imponuar ndryshimet kushtetuese t’u bëjë të njohur vizionin e saj për këtë çështje”, u shpreh Ivi Kaso, sekretar për çështjet zgjedhore në PD.

    Sot mblidhet Këshilli Politik, PD konfirmon pjesëmarrjen në tryezë dhe sposton orarin, asnjë propozim konkret

    Miratohet komisioni që do të zgjedhë anëtarët e KQZ së re, PD kthehet në Parlament, debate

    mes deputetëve për reformën zgjedhore

    Ja emrat e tjerë që kanë kandiduar për të qenë pjesë e KQZ së re

    Elisjeda KIKO

    Kuvendi miratoi në se-ancën e djeshme plenare Komisionin e posaçëm parlamentar që do të zgjedhë trupën e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Me 95 vota pro, 3 kundër dhe 5 abstenim, lig-jvënësit zgjodhën përfaqësuesit e partive politike për përzgjedhjen e emrave. Mazhoranca do të ketë edhe në këtë komision shumicën e përfaqësuesve të saj. Më konk-retisht, në cilësinë e kryetarit u zg-jodh Damian Gjiknuri, ndërsa dy anëtarët janë deputetët Alket Hys-eni dhe Adnor Shameti. Ndërkohë që opozita në Parlament do të ketë dy përfaqësues në këtë komision. Kreu i grupit parlamentar Myslim Murrizi dhe Edmond Stojku do të jenë pjesë e grupit që do të zgje-dhin anëtarët e KQZ-së së re. Por ndonëse kanë djegur mandatet prej më shumë se 2 vitesh, do të ketë edhe një vend për opozitën jashtë Parlamentit. Pas një kohe të gjatë, Partia Demokratike do të rikthehet në Kuvend dhe nën përfaqësimin e Oerd Bylykbashit do të jetë pjesë e komisionit për zgjedhjen e anëtarëve. Ndërkohë që sot skadon afati për 12 vendet e KQZ-së së re. Deri më tani kanë kandiduar Helga Vukaj, Besnik Maho, Eldrina Karafili, Artan Kod-heli, Sali Shehu, Bledar Skënderi. Ndërkohë për dy pozicione të tjera kandidojnë Leonard Gremshi dhe Dritan Caka.Debate për reformën zgjedhore

    Në seancën parlamentare, deputeti Myslym Murrizi u bën thirrje palëve politike për të hapur listat me 100 për qind. Ai thotë se ruajtja e kuotave gjinore është thjesht një pretekst për të mos hapur listat 100 për qind pasi deputetët kanë frikë nga kandi-datet femra se mos dalin përpara. "Ju mos u trembni për të ruajtur zonjat. Ju trembeni se mos zonjat ju dalin përpara dhe ju humb krenaria false, burrërore që nuk e keni. Po ta keni ju vini në këtë sallë si burra me dy "r". Lërini zonjat të kandidojnë se kanë kuotën e tyre. Tirana ka 35. 12 zonja të jenë nga PD e PS. Të jeni

    Alimadhi: Të rritet përfaqësimi i opozitës

    në komisionin e posaçëmDeputeti i opozitës parlamenta-

    re, Adriatik Alimadhi ka kërkuar që Komisioni i Posaçëm Parlamentar për përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ të bëhet me 7 përfaqësues. Deri tani propozimet për këtë komision kanë ardhur nga mazhoranca që ka propozuar Damian Gjiknurin, Alket Hysenin dhe Adnor Shame-tin. Opozita jashtëparlamentare ka caktuar pranë komisionit Oerd Bylykbashin kurse nga opozita parlamentare Myslim Murrizi dhe Edmond Stojku. Por Alimadhi ka shprehur shqetësimin se disa grupe parlamentare opozitare kanë mbetur pa përfaqësi dhe kërkon shtimin e një tjetër përfaqësuesi. “Përbërja e komisionit më duket pak e çuditshme. Jo nga mazhoranca, por nga ana tjetër. Duket qenë se ka dhe parti të tjera. Ky komision i posaçëm për të zgjedhur anëtarët e KQZ. Të bëhet në 7. Një nga anëtarët e opozitës, jo se propozoj veten, por të jetë dhe një nga opozita”, u shpreh deputeti Adriatik Alimadhi.

    Gjermeni: Çështja e koalicioneve ka

    përfunduar si diskutimDeputetja e Partisë Socialiste,

    Eglantina Gjermeni komentoi ditën e djeshme ecurinë e Këshillit Politik. Gjatë një interviste televizive, ajo u shpreh se mazhoranca është e vendo-sur për heqjen e koalicioneve parazg-jedhore, duke shtuar se retorikat e PD-LSI në përballje me mazhorancën ditën e zgjedhjeve nuk qëndrojnë. Gjermeni theksoi se për shumicën qeverisëse, ky mandat nisi jo shumë produktiv nga ana politike, duke sjellë në vëmendje djegien e mandateve nga ana e opozitës së bashkuar. “Ky man-dat nisi me largimin e opozitës nga Parlamenti, një nga veprimet më të gabuara që është bërë. Sot, është mo-menti të jemi bashkë për të realizuar reformën zgjedhore dhe për të treguar qytetari në ndryshime historike për të ardhmen e Shqipërisë. Nëse opozita mendon se jemi të frikësuar nga bash-kimi opozitar, kjo pjesë është ezauru-ar. Pjesa e koalicioneve ka përfunduar si diskutim”, u shpreh Gjermeni.

    të bindur që treçerekun e zonjave të kësaj salle femrat e mundin. Ju që ju dhimbset lista e zonjave doni të mbani disa burra-femra në atë Parlament. Mos u tallni me shqiptarët. Të hapim 100 për qind listat. Ta implementojmë të plotë Kushtetutën në Kodin Zgjedhor. Në këtë sallë mos të vinë njerëz

    deputetë pas fustaneve të grave. Bëni sikur ziheni ditën dhe bëni marrëveshje natën. Hajde t'i hap-im 100 për qind. Ato zonja që janë dinjitoze, do vijnë këtu. Komision-erët i keni firmosur", tha Murrizi.

    Reagon mazhorancaMinistrja e Shtetit për Mar-

    rëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi nga foltorja e Kuvendit se mazhoranca është e vendosur për të reflektuar në Kodin Zgjedhor ndryshimet kus-htetuese të miratuara në 30 korrik. “Mazhoranca është e vendosur që ndryshimet kushtetuese t’i reflektojë në ligjin zgjedhor dhe opozita ka kohë deri nesër të sjellë propozimet e tyre. Nuk është ultimatum, është një kërk-esë e arsyeshme. Janë ata që vazhdimisht vendosin ultimatume

    të pamundura dhe kërkojnë t’i imponohen një institucioni kus-htetues me një Këshill Politik. Kuvendi i Shqipërisë do të bëjë të mundur që brenda 30 shtatorit ne të kemi më në fund një ligj zgjedhor dhe Kod Zgjedhor din-jitoz. Një pyetje e kam personale dhe jo si përfaqësuese e kësaj force politike. Për çfarë duhet Këshilli Politik? Çfarë funksioni ka më Këshilli Politik kur opozita jashtëparlamentare refuzon të pranojë realitetin që ndryshimet kushtetuese kanë kaluar në Ku-vendin e Shqipërisë? Kuvendi i Shqipërisë duhet ta njohë leg-jitimitetin e Këshillit Politik, ndërkohë që Këshilli Politik nuk e njeh legjitimitetin e Kuvendit të Shqipërisë. Kjo është e paparë edhe e padëgjuar”, tha Spiropali.

    “As ndryshimet kushtetuese dhe as hapja e listës nuk kanë qenë në rekomandimet e ODIHR-it. Nuk ka tagër ODIHR-i të ndërhyjë në çështje të sistemeve zgjedhore apo ndryshimeve të Kushtetutës të Re-publikës së Shqipërisë. Mazhoran-ca është krejtësisht e hapur dhe ndryshimet kushtetuese nuk e

    pengojnë hapjen e listave 100%. Nuk është problemi ynë që këta kanë frikë të dalin të përballen me emrin dhe listën e tyre. Nuk është as problemi ynë, as i Kushtetutës dhe as i qytetarëve dhe hallet e tyre individuale mos t’ua hedhin në kurriz qytetarëve”, tha ministrja Elisa Spiropali.

    SPIROPALI: OSBE NUK KA TAGËR PËR ÇËSHTJEN E KOALICIONEVE

    • Damian Gjiknuri• Alket Hyseni• Adnor Shameti• Myslim Murrizi• Edmond Stojku• Oerd Bylykbashi

    JA ANËTARËT E KOMISIONIT

  • GAZETA SOT E Premte 18 Shtator 2020 7

    p o l i t i k e www.sot.com.alYuri Kim mesazh politikanëve: Keni përgjegjësi para popullit tuaj,

    qeveria duhet të jetë sa më transparente në punën e sajAmbasadorja amerikane në Shqipëri,

    Yuri Kim, ju ka dërguar një tjetër mesazh politikanëve shqiptarë. Vendi është në prag zgjedhjesh dhe të gjithë po luftojnë për pushtet. Ditën e djeshme ajo ka kërkuar që të gjithë të mbajnë përgjegjësitë e tyre. E pyetur nëse qyte-tarët duhet të udhëhiqen nga këta persona që sot janë në politikë, Yuri Kim tha se gjithsecili duhet të mbajë përgjegjësi për zgjedhjet e veta, ndërsa politikanët për detyrat e veta. Sipas saj e rëndësishme është që politika të veprojë me transparencë dhe të ketë detyrim llogaridhënës

    ndaj qytetarëve, pasi këtyre të fundit u lind e drejta që në momentin që votojnë për një zyrtar. “Kjo ka lidhje me dinjitetin, demokracinë dhe integritetin që duhet të ketë në vend. Të gjithë luajnë pjesën tyre dhe secili duhet të mbajë përgjegjësitë që i takojnë në fushatë dhe zg-jedhje dhe unë mendoj se ata e dinë cila është përgjegjësia e tyre. Qytetarët gjithashtu duhet të rrisin forcon e kërkesë për të drejtën, pasi është e drejtë që qytetarët të mbajnë llogaridhënës personat që i zgjedhin. Është gjithashtu e rëndë-sishme që qeveria të tregojë çfarë është duke

    bërë për të qenë transparente, ku të gjithë të zgjedhurit të luajnë rolin e tyre dhe të jenë në gatishmëri të kërkesave nga qytetarët”, deklaroi Kim. Pikërisht në këtë pikë ajo u ka tërhequr vëmendje edhe qytetarëve, kur u kërkon të veprojnë si qytetarë europianë dhe jo vetëm të ankohen, pasi zgjidhja më e mirë është veprimi dhe kërkesa e llogarisë për çdo problem që konstatojnë. Ndërsa mori si shembull aksionin e djeshëm në Sarandë për pastrimin e plehrave, ajo u kërkoi shqiptarëve që kështu të veprojnë dhe bashkëpunojnë për çdo problematikë me

    përfaqësuesit e tyre në qeveri. “Jam shume e kënaqur që ky grup qytetarësh, që përfaqëson shqiptarët e thjeshtë, shqiptarët që bëjnë punë të ndryshme vijnë nga pjesë të ndryshme të vendit. Ata vërejtën të njëjtin problem, nuk vendosën vetëm të ankoheshin, por të ndërmerrnin edhe veprim. Kjo nënkupton atë që thashë se ka të bëjë me dinjitetin demokracinë dhe aktivizimin qytetar. Shpresoj që sa më shumë qytetarë të përfshihen sepse ju keni fuqinë dhe përg-jegjësinë, kështu që nëse shihni diçka thjesht ndreqeni atë”, theksoi ambasadorja.

    Esmeralda HIDA

    Ndërkombëtarët vijojnë të kundërshtojnë paketën anti-shpifje të qeverisë. Edhe pse Komisioni i Venecias e hodhi poshtë draftin qeveria nuk ka ndërmend të tërhiqet. Për këtë arsye reagime kritikuese kanë ardhur nga ndërkombëtarët. Ditën e djeshme raportuesi i Përg-jithshëm i Asamblesë Parlamen-tare të Këshillit të Europës, Stefan Schennach, për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve, ka shprehur shqetësimin e tij me ligjin anti-shpifje që Parlamenti shqiptar pritet të miratojë. Sipas tij, pa asnjë argument më shumë ky ligj cenon tepër lirinë e mediave dhe vënia e gjobave për portalet rëndon si sforcim i të drejtës për raportim mbi ta. “Legjislacioni i propozuar nga Kryeministri shqiptar si një paketë anti-shpifje synon të kri-jojë një organ administrativ që do të fuqizohet dhe do të urdhërojë mediat të heqin raportimet dhe lajmet për çështje të tilla si cenimi i dinjitetit të individëve, nën kërcënimin të gjobave të rënda. Është e qartë se një ligj i tillë mund të ketë një efekt tron-ditës mbi lirinë e medias për shkak të kushteve të tij të gjera”, u shpreh ai. Sipas tij, mjafton që të shohësh opinionin e Komisionit të Venecias për këtë ligj dhe mund të kuptosh që në këtë trajtë që është hartuar do të dëmtoj shumë mediat on-line, duke i kërkuar parlamentit të heq dorë nga ky ligj. “Unë i referohem Opinionit të Komisionit të Venecias Nr. 980/2020 të datës 19 qershor 2020, i cili thotë qartë se ligji vuan nga paqartësia dhe do të ketë të ngjarë të ketë një” efekt ftohës”, duke shtypur diskutimin e lirë dhe fjalën politike në internet në Shqipëri. Unë ndaj mendimin e Komisionit të Venecias se teksti i projekt-amendamenteve, nëse nuk rishikohet shumë, rrezikon t’i bëjë më shumë dëm sesa dobi lirisë së shprehjes në Shqipëri, për sa i përket mediave në internet. Prandaj, unë e nxis Parlamentin shqiptar të heqë dorë nga propozimet aktuale dhe të rifillojë të gjithë procesin”, tha Schennach.

    Reagimi i BENë të njëjtin ton kritikues ka

    reaguar dje edhe ambasadori i BE-së

    Ambasadorja franceze: Të ngrihet menjëherë Gjykata KushtetueseAmbasadorja e Francës në

    Shqipëri, Cristina Vasak, ka drejtuar gjithashtu një mesazh të rëndësishëm për politikanët shqiptarë. Përmes një deklarate në media ajo kërkon që të ngrihet sa më shpejt Gjykata Kus-htetuese, pasi sipas saj shumë çështje nuk mund të presin gjatë, madje ajo sugjeroi të nisë nga puna edhe Gjykata e Lartë. “Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet sa më shpejt. Unë e kam thënë këtë shumë herë këtu në Pogradec, Tiranë. Të gjithë personal-itetet e politikës, pavarësisht ngjyrave janë të ndërgjegjshëm për këtë. Është e domosdoshme që Gjykata Kus-htetuese të ndërtohet dhe të fillojë të punojë sepse ka një seri problemesh të rëndësishme që janë përpara saj. Edhe Gjykata e Lartë është shumë e rëndësishme të fillojë të punojë, por kjo është në një fazë më të avanc-uar se Gjykata Kushtetuese”, tha ambasadorja e Francës në Shqipëri nga Korça, ku shoqëroi një grup deputetësh francezë.

    Ja procedurat e reja për t’u pajisur me

    pasaportë biometrikeKëshilli i Ministrave ka ndry-

    shuar procedurën për pajisjen me pasaportat biometrike. Në këtë ven-dim sqarohet se shtetasi, i cili aplikon për herë të parë për t’u pajisur me pasaportë biometrike, plotëson for-mularin e identifikimit me fotografi, në zyrën e gjendjes civile. Ndërsa për rast të përsëritur, mund të aplikojnë direkt në zyrat e aplikimit, pas rezervimit online të takimit në portalin e-Albania, duke paraqitur kuponin e aplikimit dhe si mjet identifikimi pasaportën ekzistuese. Vendimi sqaron se afatet për t’u pajisur me pasaportë janë: bren-da 15 ditëve nga data e aplikimit me procedurë normale, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë; brenda 3 ditëve nga data e aplikimit me proce-durë të përshpejtuar; brenda 30 ditëve nga data e aplikimit në përfaqësitë diplomatike. Ndërkaq, të dhënat e formularit dërgohen në zyrën e apli-kimit, brenda: 7 ditëve, për aplikimin e pasaportës me procedurë normale.

    KiE dhe BE “shuplakë” qeverisë për paketën anti-shpifje: Hiqni dorë nga drafti, të shihet me kujdes opinioni i Komisionit të Venecias

    Soreca: BE do të ndjekë nga afër ligjin anti-shpifje

    Opinioni i Komisionit të Venecias vërejti se kriji-mi i një institucioni administrativ për të mbikëqyrur median online në kushtet kur vendi nuk ka një tra-ditë institucionesh të pavarura, do të sjellë rrezikun e keqpërdorimit të këtij institucioni si mjet presioni ndaj gazetarëve. Komisioni vërejti gjithashtu që

    mënyra e formulimit të ligjit nga socialistët, mund t’i hapë rrugën përdorimit të këtij ligji nga oligarkët për t’i mbyllur gojën medias për çështje të interesit publik. Venecia i këshilloi Shqipërisë që fillimisht të trajtojë problemin e pavarësisë politike të Autoritetit të Medias Audiovizive.

    VËREJTJET E KOMISIONIT TË VENECIAS

    Apelit të ndërkombëtarëve i është bashkuar edhe Presidenti i Republikës, zoti Ilir Meta. Përmes një postimit në rrjetin social face-book ndërsa publikoi qëndrimin e KIE, Meta ka theksuar se kjo nismë e shumicës parlamentare rrezikon anëtarësimin e Shqipërisë në BE

    dhe nuk sjell asnjë të mirë tjetër. Sakaq ai i ka kërkuar qeverisë të reflektojë për këtë çështje. “Duhet reflektuar sa më parë! Çdo kokë-fortësi, jo vetëm që nuk i shërben çeljes së negociatave, por nuk do të frikësojë askënd. Përkundrazi”, ka shkruar ai.

    META: PAKETA ANTI-SHPIFJE RREZIKON INTEGRIMIN

    në vendin tonë, Luigi Soreca. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter ai i bën thirrje qeverisë t’i përmbahet plotësisht vendimit të Komisionit të Venecias. “Çdo ndryshim në projekt-ligjin anti-shpifje duhet të jetë në për-puthje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias mbi këtë çësht-je. Autoritetet shqiptare janë zotuar të vazhdojnë të punojnë mbi këtë ligj për të adresuar të gjitha çështjet e përshkruara në Opinionin e Vene-cias. Ne jemi në dijeni të deklaratës së bërë të hënën nga mazhoranca se do të ndjekë këto rekomandime dhe se do të zhvillohen konsultimet e duhura”, deklaroi ai. Ndër të tjera ai i ka kërkuar qeverisë të ndjekë konsultimet e duhura për këtë çësht-je, duke theksuar këtu se Bashkimi Europian do të vijë të ndjekë nga afër ecurinë e kësaj pakete për t’u siguru-ar që çdo rishikim do bëhet në bazë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias. “Ne inkurajojmë autoritetet shqiptare të zhvillojnë konsultimet e nevojshme me organizatat e medies dhe shoqërisë civile duke marrë parasysh pikëpamjet e shprehura

    nga organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare të medieve. Ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër zh-villimet në lidhje me këtë legjislacion të rëndësishëm, në mënyrë që paketa të sillet në përputhje me të gjitha standardet përkatëse ndërkom-bëtare dhe evropiane”, theksoi më tej ambasadori Soreca. Javën e kaluar, pesëmbëdhjetë organizata shqiptare paralajmëruan se shumica parlam-entare socialiste ka në plan të bëjë një rishikim të përciptë të ligjit ak-tualisht të bllokuar sipas kritereve të nenit 86 të Rregullores së Kuvendit.

    Përdorimi i këtij neni, i cili përshkru-an mënyrën se si Parlamenti rishikon ligjet e kthyera për rishqyrtim par-lamentar nga presidenti, mund t’u lejojë socialistëve të bëjnë ndryshime të përcipta në këtë ligj dhe ta vënë atë menjëherë në fuqi. Organizatat vendase dhe ndërkombëtare thonë se edhe nëse Parlamenti do të traj-tojë të gjitha vërejtjet e presidentit, sërish ai do të dështojë të trajtojë disa vërejtje me rëndësi kritike të bëra nga Opinioni i Komisionit të Venecias, duke sjellë një ligj poshtë standardeve ndërkombëtare.

  • GAZETA SOT8 E Premte 18 Shtator 2020

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e djeshme mbledhjen e radhës online, ku miratoi disa projekt-akte të cilat ishin në rendin e ditës. Gjatë seancës, Këshilli miratoi projekt-aktin për mbarimin e statusit për shkak të dorëheqjes së prokurorit Bujar Hoxha, i cili ka mbajtur postin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Por KLP ka miratuar në mënyrë unanime disa emërime të përkohshme të prokurorëve në prokuroritë e vendit. Përmes një njoftimi në

    faqen zyrtare, Këshilli bën me dije se Donika Prela është emëruar përkohësisht në Prokuror-inë e Tiranës. Një tjetër emërim i përkohshëm është edhe Alma Bramo, e cila u caktua në Prokurorinë e Durrësit. Kreshnik Ajazi ishte një tjetër emër, i cili me shumicën e votave të Këshillit u emërua në Prokurorinë e Elbasanit, ndërsa Abaz Muça u caktua në Prokurorinë e Matit. “Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mirat-uar unanimisht projekt-aktin “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të

    Prokurorisë, z. Abaz Muça, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat; z. Rifat Kojku, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër; znj. Rita Gjati, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës si dhe z. Kreshnik Ajazi, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Unanimisht janë miratuar edhe projekt-aktet “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit të z. Anton Martini, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë; znj. Donika Prela, prokurore në Prokurorinë

    pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë; znj. Alma Bramo, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Gjatë seancës, Këshilli miratoi projekt- aktin për mbarimin e statusit për shkak të dorëheqjes së magjistratit z. Bujar Hoxha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe raportin për analizimin e aftë-sive profesionale të subjektit të rivlerësimit z. Bardhok Lleshi, i cili do t”i dërgohet KPK dhe OMN”, thuhet në njoftimin e KLP.

    Mbledhja e KLP, jep dorëheqjen prokurori Bujar Hoxha, Donika Prela emërohet prokurore në Tiranë, ja vendimet

    Furtunë nga vetingu, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarët Fjoralba Prifti e Arjan Qafa, KPA

    vulos largimin nga drejtësia të Fehmi Petkut

    KPK nxori nga sistemi i drejtësisë për 15 vjet gjyqtarët

    Elisjeda KIKO

    Vijon furtuna në sistemin e drejtësisë. Vetingu i gjyqtarëve dhe proku-rorëve po pastron të gjithë sistemin, i cili prej një kohe shumë të gjatë ka qenë i zhytur në afera kor-ruptive, gjë që ka sjellë edhe humbjen e besimit të publikut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po vijon me ritme shumë të shpejta për pastrim-in e sistemit gjyqësor në vend. Dje KPK shpalli vendimin për gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Administra-tiv, Fjoralba Prifti dhe gjyqtarin e Apelit Administrativ, Arjan Qafa. Pas seancave dëgjimore të zhvilluar me dy gjyqtarët, KPK vendosi për shkarkimin e tyre nga detyra, duke i lënë për 15 vjet jashtë sistemit të drejtësisë. Gjyqtarja Fjoralba Prifti rezultoi me balancë negative për shkak të të ardhurave të bashkëshor-tit si përkthyes. Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për Priftin përbëhej nga Pamela Qirko kryes-uese, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar. Gjatë seancës dëgjimore të hënën u vu në dukje se gjyqtarja Prifti arriti të provojë punësimin e bashkëshortit për një sërë institucionesh vendase dhe të huaja si përkthyes, por nuk arriti të provojë pagesën e taksave. Sipas Komisionit, nga analiza finan-ciare rezultonte balancë negative në vlerën e 4 milionë lekëve. Gjyqtarja Fjoralba Prifti i kundërshtoi gjetjet e KPK duke argumentuar se të ar-dhurat e bashkëshortit ishin përfit-uar nga puna si përkthyes. Prifti u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Edhe gjyqtari Arjan Qafa kishte të njëjtin fat. Gjatë seancës së shpall-jes së vendimit gjyqtari Qafa nuk ishte i pranishëm. Trupi gjykues i Komisionit që kreu rivlerësimin e gjyqtarit Arjan Qafa përbëhej nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Pamela Qirko relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar. Gjatë seancës dëgjimore, Komisioni identifikoi probleme në të tri kriteret. Rela-torja vuri në dukje se subjekti nuk kishte provuar burimin e ligjshëm të 80 mijë eurove, të deklaruara si të ardhura të bashkëshortes para martese, 47 mijë eurove dhurata që ai kishte marrë nga familja e tij dhe

    Prokurori i Tiranës del sot para KPK, ja pasuria

    që ka deklaruarProkurori i Prokurorisë së Ti-

    ranës, Kolë Hysenaj do të përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen vetingun për të përbëhet nga Pamela Qirko, Olsi Komici dhe Firdes Shuli. Në deklaratën e parë të vitit 2003, prokurori Hysenaj deklaronte pasuri familjare me vlerë 1.9 milionë lekë, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 40.8 milionë lekëve. Pjesa kryesore e aseteve përbëhet nga pasuritë e patundshme, të cilat kapin vlerën e 30.5 milionë lekëve. Prokurori Hys-enaj deklaron familjarisht edhe au-tomjete me vlerë 8.9 milionë lekë dhe likuiditete bankare prej 1.3 milionë lekësh. Të ardhurat familjare për pe-riudhën deklaruese janë 64.3 milionë lekë, nga të cilat paga nga funksioni i prokurorit zë gati 24%. Të ardhurat e bashkëshortes nga paga dhe aktiviteti privat përbëjnë rreth 47% të totalit, 21% e të ardhurave burojnë nga shitja e pasurive të patundshme dhe 6% nga shitja e automjeteve.

    KPK zbardh vendimin për Flutura Skënderin,

    ja argumentetKomisioni i Pavarur i Kualifi-

    kimit ka zbardhur vendimin për ish-gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Tiranë, Flutura Skënderi. Hetimi administrativ për ish-gjyqtaren u krye për 3 kriteret, atë të pasurisë, të pastërtisë së figurës dhe profe-sionalizmit nga trupa gjykuese e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtare Valbona Sanxhaktari. “Lidhur me kriterin e pasurisë, subjekti i riv-lerësimit ka pasur mungesë të buri-meve financiare të ligjshme sipas parashikimeve të nenit D të Aneksit të Kushtetutës – për të kryer të gji-tha investimet dhe, njëkohësisht, për të përballuar shpenzimet apo për të realizuar kursimet e deklaru-ara. Gjithashtu subjekti ka kryer disa deklarime të pamjaftueshme. Për rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm në vlerësimin e deklarimit të pasurisë”, thuhet në vendim.

    Relatorja Pamela Qirko gjatë seancës dëgjimore vuri në dukje se Arjan Qafa zotëronte disa toka bujqësore në Fushë-Arrëz, të përfituara me ligjin 7501. Ajo tha se një pronë rreth 1500 metra nuk ishte deklaruar asnjëherë nga gjyqtari. Qirko vuri në dukje se kishte dyshime mbi origjinalitetin e tapisë, por tha se KPK nuk arriti të provonte përtej dyshimit të arsye-shëm që gjyqtari vetë kishte pasur dijeni për këtë tapi. Vetë Qafa tha se ai ishte vënë në dijeni për pronën në vitin 2016 dhe se nuk kishte përfituar prej saj. Ai pre-

    tendoi se nuk kishte firmosur dokumentin e marrjes në pronësi. Pretendimit të KPK se nuk kishte ndër-marrë asnjë veprim ligjor për të zhbërë tapinë, Qafa iu përgjigj duke theksuar se veprimet kishin qenë të pamundura për shkak të kohës së kaluar dhe se ai nuk mund të kontestonte këtë tapi. Një tjetër mosdeklarim ishte sipas KPK, pjesa prej 1/10 në pronën e familjes përfituar po me ligjin 7501. Sipas Komisionit, gjyqtari kishte deklaruar vetëm 1/10 e fituar si trashëgimi nga vdekja e babait, por jo pjesën e tij në këtë pronë.

    JA PROBLEMET ME PASURINË QË KPK KONSTATOI PËR QAFËN

    Në vitin 2014, Prifti është emëru-ar gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Shkodrës, ndërsa në vitin 2016 është dekretuar në Gjykatën e Apelit Ad-ministrativ në Tiranë. Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Prifti nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria e saj familjare kap vlerën e 42.9 milionë lekëve. Ajo deklaron familjarisht likuiditete bankare

    prej 30 milionë lekësh, pasuri të patundshme me vlerë 9.7 milionë lekë, automjete me vlerë 1.6 milionë lekë dhe kursime në cash prej 960 mijë lekësh. Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 65.9 milionë lekë, me burim kryesor në masën 66% pagën e bashkëshortit. Paga nga funksioni i Priftit zë 21% të të ardhurave familjare ndërsa 11% kanë burime të ndryshme.

    JA PASURIA QË KISHTE DEKLARUAR FJORALBA PRIFTI

    7.4 milionë lekëve të krijuar nga in-teresat e huave prej shumës 80 mijë euro të bashkëshortes. Sipas KPK, analiza financiare për shpenzimet e kryera nga Qafa dhe bashkëshortja pas vitit 2008, bazoheshin kryesisht në këto të ardhura, por për shkak se nuk ishte provuar burimi ato nuk ishin përfshirë në analizë. Në seancë u evidentua një raport i dytë i Drejtorisë së Sigurimit të Infor-macionit të Klasifikuar, ku Qafa vlerësohej si i papërshtatshëm. Për kriterin e profesionalizmit u identi-fikuan dy çështje, ku në njërën Qafa kishte dhënë dënim më të butë nga sa kishte kërkuar prokurori për një të pandehur që ishte përsëritës në kryerjen e veprës penale, ndërsa në rastin tjetër kishte pranuar një padi pa shqyrtuar provat. Gjatë seancës dëgjimore, gjyqtari i kundërshtoi këto gjetje dhe kërkoi konfirmimin në detyrë, por duket se argumen-tet e tij nuk e kanë bindur trupën gjykuese, e cila mori vendimin për shkarkimin e tij nga detyra.

    KPA largon Fehmi PetkunNdërkohë që edhe Kolegji i

    Posaçëm i Apelimit, vendosi ditën e djeshme të rrëzojë ankimin e ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Fehmi Petku kundër vendimit të Komisionit të Pa-varur të Kualifikimit që e shkarkoi për shkelje të shumta në të tri kriteret e rivlerësimit. Në njoftimin

    e KPA, thuhet se trupi gjykues i përbërë nga Albana Shtylla kryes-uese, Natasha Mulaj relatore dhe anëtarë Ardian Hajdari, Ina Rama dhe Sokol Çomo në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, në mënyrë unanime, vendosi lënien në fuqi të vendimit të KPK për shkarkimin e ish-gjyqtarit Fehmi Petku nga detyra.

    Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po vijon me ritme shumë të

    shpejta për pastrimin e sistemit gjyqësor në vend. Dje KPK shpalli

    vendimin për gjyqtaren e Gjykatës së Apelit

    Administrativ Fjoralba Prifti dhe gjyqtarin e Apelit Administrativ

    Arjan Qafa...

  • GAZETA SOT E Premte 18 Shtator 2020 9

    p o l i t i k e www.sot.com.alUlsi Manja: Ja si do ndryshojmë ligjin për presidentin, shumë shpejt në SPAK do vendoset pajisja e përgjimit

    Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore Ulsi Manja ka treguar dje se si do ndryshojë ligji për Presidentin e Republikës. Ai tha se ligji duhet të ishte miratuar më shpejt. “Ligji për Presidentin do jetë një ligj i ri sepse sot ne nuk kemi ligj për këtë institucion. Në fakt do duhet ta kishim miratuar me kohë, ishte një pro-jektligj i depozituar për institucionin e Presidentit të Republikës në 2016 në kuadër të reformës së drejtësisë, por që u tërhoq nga axhenda parlam-entare sepse ai projektligj ishte fokusuar më tepër në rregullimin ligjor të statusit dhe privilegjeve presidenciale. Ky ligj nuk heq asnjë kompetencë

    kushtetuese për Presidentin e Republikës”, u shpreh Manja. Mes të tjerash i deklaroi se SPAK garanton siguri maksimale dhe shtoi se do të vendos pajisje përgjimi. Momentalisht në Shqipëri janë vetëm tre institucione që kanë pajisje përg-jimi, një është në SHISH, një në Prokurorinë e Përgjithshme dhe një në Policinë e Shtetit. “Ne si mazhorancë kemi përmbushur të gjitha kërkesat lidhur me këtë strukturë që ajo ti përmbushë si duhet ato detyra që i ka caktuar Kushtetuta dhe ligji. Dhe jo vetëm kaq, por kjo strukturë do ketë në dispozicion më vete edhe mjetet e posaçme që i nevojiten. Do ketë bërthamën e vet, të ndarë

    nga Prokuroria e juridiksionit të përgjithshëm, të bërthamës së përgjimeve. Do ta kenë më vete. Mënyra e funksionimit të SPAK-ut garanton sig-uri maksimale”, ka deklaruar gjatë një interviste Manja. Deputeti socialist bëri kritika të forta për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Ai tha se ka një mungesë impenjimi nga ky institucion për ecurinë e procesit të reformës në drejtësi. “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të duhej të kishte plotësuar minimalisht afatet që i përcakton ligji në lidhje me vettingun e kandidatëve që Kuvendi dhe Presidenti i kanë përcjellë për në Gjykatën Kus-htetuese. Dje ka pasur një mbledhje të KED, dhe

    unë i bashkohem kritikave. Kuvendi i Shqipërisë për vakancën e vet i ka dërguar kandidaturat në nëntor të 2019. Sot po vjen nëntori i 2020 dhe akoma KED, për 10 kandidatura që ka çuar Ku-vendi nuk ka një përgjigje. Ligji thotë brenda 35 ditëve nga momenti që administron kandidaturat e ardhura nga Kuvendi apo nga Presidenti, KED do të duhet të bëjë vlerësimin e pasurisë , figurës dhe integritetit profesional të kandidatit brenda 35 ditëve. Ne nuk kemi instrumente për të ndërhyrë sepse KED është instrument kushtetues i pavarur. Mekanizmat e ripërtëritjes së këtij këshilli janë të përcaktuara në ligj”, tha ai.

    Kreu i PD lë në pritje LSI për të shkuar me listë të përbashkët në zgjedhje

    Lulzim Basha rrëzon planet e Metës për kryeministër apo mandat të dytë si president:

    Diversione, nuk mund të ndash tani postetPartia Demokratike duket se do të shkojë drejt zgjedhjeve të 25 qershorit me listën e saj të kandidatëve, duke lënë jashtë Lëvizjen Socialiste për Integrim. Sinja-let janë dhënë dje nga kryedemokrati Lulzim Basha. Ky i fundit doli në një intervistë televizive, ku foli mbi planet e PD në zgjedhje. Sa i takon heqjes së koalicioneve ai u shpreh se kjo nuk është bërë ende zyrtare pavarësisht ndryshimeve kushtetuese, ndërsa shtoi se kjo synohet të arrihet në Këshillin Politik. Por i pyetur nëse do ketë listë të përbashkët, ai u shmang duke lënë në pritje LSI. “Nuk ka ligj, por një përpjekje të Ramës. Ky debat është që në Këshill Politik duan të hiqen koalicionet. Për ne nuk ka rëndësi reforma. E vetmja rëndë-si që ka kjo pikë, ky do që 6 muaj para zgjedhjeve kërkon të ndalojë koalicio-net. Çfarë do që të bëjë ky, nuk shmang dot të pashmangshmen. Shqiptarët duan ndryshim. Ne do të vendosim mekanizmin që maksimalizon votat. Për ne është vetëm çështje që Rama po tregon që është i humbur. Ky do të ndry-shojë rregullat”, tha Lulzim Basha. Më tej lideri demokrat prezantoi programin e tij ekonomik e politik. Basha deklaroi se sapo të vijë në pushtet do ta kufizojë mandatin e kryeministrit në 2 mandate. “Do ta kufizoj mandatin e kryeministrit në 2 mandate. Unë do e bëj me ligj. Nëse nuk e arrij dot këtë unë do u drejtohem qytetarëve me referendum. Pra do ketë të bëjë me emrin e kryeministrit. Nëse nuk e ka arritur me dy mandate nuk e arrin dot me 3 e 4”, tha ai. Ai u pyet dhe mbi mundësinë e një koalicioni mes PS dhe PD, por që e refuzoi. Sigurisht që një deklaratë pro koalicionit do prishte aleancën PD-LSI dhe do krijonte pakën-aqësi në PD dhe deklarata e tij mirëkup-tohet. “Ka dy përqasje ndaj pushtetit. Ka një përqasje që pushteti shihet si qëllim dhe ky është qëllimi i Ramës. Kjo është filozofia që ka shteruar ekonominë. Pushteti ka shkatërruar mbi gjithçka. Kjo nuk është qasja ime. Pushteti është për të arritur objektivat. Unë nuk shkoj të bëj qeveri me Edi Ramën. Pasi për mua ministrat e tij duhet të mbajnë përgjegjësi politike e penale. PD nuk bëhet fasadë e Rilindjes”, tha ai.

    Deklaratat e MetësBasha u ndal dhe te diversionet

    e mediave pranë LSI ku shpreheshin se Meta bëhet kryeministër, Berisha

    Mustafaj: Në tryezën e Këshillit nuk do arrihet

    asnjë dakordësiBesnik Mustafaj nuk është op-

    timist për një marrëveshje realiste në Këshillin Politik që do të kënaqë të gjitha palët. Gjatë një interviste televizive, ai tha se opozita do vijojë betejën për mos heqjen e koalicion-eve parazgjedhore. “Çfarë lloj liste do jetë nuk e di as unë. Komisioni është në ngërç sepse dy palët nisen nga premisa të ndryshme. Delegacioni i opozitës ka një premtim, të mishëruar në një marrëveshje që do të ketë koa-licione dhe delegacioni i PS ka një ligj të miratuar në Parlament që de fakto e bën të pamundur krijimin e koali-cioneve por kryeministri Rama tha në Parlament se do ketë koalicione. Të dyja palët kanë realitete të ndryshme ligjore. Unë nuk jam optimist se do të mund të arrihet një marrëveshje realiste që do të kënaqë të dyja palët sepse janë premisa të ndryshme. Të gjitha sondazhet e nxjerrin fituese opozitën, por si opozitë, mbi bazën e koalicioneve që kanë shërbyer në betejat e tjera elektorale. Kjo është arsyeja”, tha ai.

    Balliu: Ja arsyet pse PS nuk e merr mandatin e tretë

    Ish deputeti i Partisë Demokra-tike Klevis Balliu u shpreh se ndry-shimi për vendin do të nisë pas 25 prillit, kur në zgjedhje PD do të korrë një fitore plebishitare, ndërsa PS arrin të jetë vetëm forcë e tetë. Gjatë një interviste televizive, ai tha se të gjitha institucionet kanë dështuar, ndaj sipas tij nuk do e votojnë më qeverinë aktu-ale. “Opozita e Bashkuar është sot më e fortë se kurrë, ne do shpartallojmë bandat dhe krimin e organizuar sapo të vijmë në pushtet. Këtu bëhet fjalë për një revolucion demokratik. Son-dazhet e nxjerrin PD shumë më lart se PS. Nuk ka asnjë shqiptar që i ha më mashtrimet e tyre. PS del parti e tretë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Askush që ka qenë në spital nuk e voton Ramën, asnjë student nuk e voton me tarifat e shkollës që vetëm iu janë rritur, asnjë fermer nuk e voton. Ai e di mirë, bën sondazhet e veta”, tha Balliu.

    “300 mijë lekëshi është pa taksa dhe mbi 300 mijë leke taksa do të jetë 9% për të ardhurat personale, për tatimin mbi biznesin, për sigurimet shoqërore. Biznesi i vogël kemi një trajtim tjetër. Do klasifikohet biznes i vogël çdo biznes me xhiro vjetore nën 140 milionë lekë të vjetra dhe do paguajë një taksë të

    vetme që është 0.5% e xhiros vjetore dhe asnjë lloj tatimi tjetër qendror ose lokal. E gjithë kjo pjesë e taksës do t’i dedikohet pushtetit vendor, por taksa të çmendura si taksa për shkollën apo tarifa të tjera që vjedhin qytetarët dhe biznesin, nuk do të ekzistojnë më”, sqaroi Basha sa i takon taksës 9%.

    Kryedemokrati: Taksa do të jetë 9% për të ardhurat personale

    president dhe kreu i PD del jashtë loje. Po ashtu u pyet nëse PD do i japë tjetër mandat Metës. Lideri i PD e shmangu duke deklaruar se nuk është tani koha për ndarje pushteti, duke rrëzuar planet e presidentit. “Nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë.

    Vetë the janë diversione. Me presiden-tin kam komunikuar. Kemi folur për shqetësimet mbi shtetin e së drejtës. Me të kam marrëdhënie korrekte dh është i vetmit që ka bërë detyrën e vet. Në gjykimin tim është herët që koali-cioni të flasë si do të ndajë pushtetet.

    Personalisht këtyre, Meta ndonëse ka dalë nga vota e Ramës dhe pa mbështetjen e PD dhe timen person-ale, ka bërë një betejë për të mbrojtur Kushtetutën. Nga kjo pikëpamje ka justifikuar detyrën”, tha Basha.

    Pakti i detitBasha u ndal dhe te pakti i detit

    me Greqinë. Lideri i PD është firëmtari i paktit të 2009 kur ju fal territor Greqisë dhe Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë. Por dje Basha doli në mbështetje të këtij vendimi duke goditur Berishën. Ish-kryeministri ka deklaruar së fundmi se marrëveshja e 2009 ishte shumë e mirë dhe Kus-htetuesja gaboi. Madje këmbënguli se ishte Erdogan që e rrëzoi draftin. Por Basha e mbështet Kushtetuesen. “Duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Kjo është e panegociueshme. Çështja u mbars me retorikë politike. Zgjidhje është dre