52
UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I MJEKËSISË PROGRAMI: INFERMIERI E PËRGJITHSHME PUNIM DIPLOME TEMA: TRAUMAT E THORAXIT DHE KUJDESI INFERMIEROR MENTORI: KANDIDATJA: Prof.Asoc.Dr. Haxhi Kamberi Arjeta Berisha Gjakovë, 2019

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

  • Upload
    others

  • View
    50

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI"

FAKULTETI I MJEKËSISË

PROGRAMI: INFERMIERI E PËRGJITHSHME

PUNIM DIPLOME

TEMA: TRAUMAT E THORAXIT DHE KUJDESI INFERMIEROR

MENTORI: KANDIDATJA:

Prof.Asoc.Dr. Haxhi Kamberi Arjeta Berisha

Gjakovë, 2019

Page 2: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Tema : Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror ,punuar nga kandidatja Arjeta Berisha .

Hartimi i kësaj teme është bërë në Universitetin Publik të Gjakovës, Fakulteti i Mjekësisë- dega:

Infermieri, në bashkëpunim me Spitalin Rajonal të Prizrenit "Daut Mustafa" është punimi im

origjinal.

Mentori: Haxhi Kamberi, Prof. Asoc. Dr. Universiteti Publik i Gjakovës.

Punimi përfshinë :47 faqe, 2 tabela,7 figura, 5 grafikone.

I

Page 3: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Qëllimi i studimit

Parandalimi i dëmtimeve nga traumat duhet të përfshihet një agjendë të gjërë aktivitetesh si :

menagjimi infrastrukturës rrugore, sigurimi i makinave të sigurta, forcimi ligjor, sigurimi i

shërbimeve shëndetësore dhe spitalore si dhe planifikimi urban dhe mjedisor.

Kujdesin e menjëhershëm që duhet ta ndërmarrim ne si infermier.

Objektivat

Njohja e pacientëve me trauma torakale.

Vlerësimi fillestar dhe diagnostifikimi i pacientëve me trauma torakale.

Kujdesi infermierorë në vendin e ngjarjes , kujdesi pre-spitalor, spitalorë dhe në shtëpi.

Paraqitja statistikore e vitit 2018.

Metodologjia e punës

Metodologjia e përdorur për hartimin e kësaj teme të diplomës është studim: Retrospektiv, ku

bazohet në të dhënat statistikore që janë marrë nga Spitali i Prizrenit gjatë vitit 2018 , ku u morën

në studim 176 pacientë me lëndime në toraks. Nga këta 45 ishin femra dhe 131 meshkuj, po ashtu

janë analizuar grupmoshat dhe janë ndarë sipas gjinisë që janë trajtuar në spital. Mosha e tyre

mesatare ishte 33.5. Paraqitja e rrezultateve është bërë me tabela dhe me grafikone.

II

Page 4: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Deklarata e kandidates

Unë Arjeta Berisha, deklaroj se kjo temë e Diplomës, "TRAUMAT E THORAXIT DHE

KUJDESI INFERMIEROR”, e llojit të studimit: Retrospektiv ku bazohet në statistika të marra

nga arkiva e emergjencës në Spitalin Rajonal të Prizrenit "Daut Mustafa" është punimi im origjinal.

E gjithë literatura dhe burimet e tjera i kam shfrytëzuar gjatë punimit janë të cituara në referenca.

I gjithë punimi është punuar dhe përgatitur duke respektuar dhe mbështetur në këshillat dhe

rregulloren për përgatitjen e temës së diplomës të përcaktuara nga ana e Universitetit i Gjakovës

"Fehmi Agani".

III

Page 5: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Falënderimet

Për rezultatet e arritura deri tani falënderoj familjen time për mbështetjen dhe përkrahjen që

ma ofruan në çdo aspekt.

Falënderim të posaçëm i shpreh udhëheqësit të këtij punimi:

Prof. Asoc. Dr. Haxhi Kamberi, Profesor i Fakultetit të Mjekësisë i Universitetit të Gjakovës

"Fehmi Agani" , i cili me korrektësi maksimale në çdo kohë ka qenë i gatshëm për të më dhënë

këshilla, sugjerime dhe mendime për realizimin dhe përfundimin e këtij punimi.

U jam mirënjohëse të gjithëve, që në çfarëdo mënyre kontribuan në kryerjen dhe

përfundimin e këtij punimi e sidomos:

-Profesorëve, asistentëve, stafit udhëheqës dhe gjithë personelit të Universitetit të Gjakovës

"Fehmi Agani", të cilët në mënyrën më të mire të mundshme u munduan që dijen e tyre ta

transmetojnë edhe te ne studentët.

FALEMINDERIT!

IV

Page 6: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Përmbajtja e temës

Deklarata e kandidates .............................................................................................................. III

Falënderime ............................................................................................................................... IV

Abstrakt ....................................................................................................................................... 4

Hyrje ............................................................................................................................................ 5

Kapitulli I ...................................................................................................................................... 7

1.1 Përshkrimi anatomik i toraksit ............................................................................................... 7

Kapitulli II……………………………………………………………………………………….9

2.1 Traumat e thoraxit…………………………………………………………………………..9

Kapitulli III…………………………………………………………………………………….10

Lëndimet e mbyllura…………………………………………………………………………..10

3.1 Dridhja e kafazit të kraharorit……………………………………………………………..10

3.2 Kompresioni i kafazit të kraharorit………………………………………………………..10

3.3 Shtypja e kafazit të kraharorit……………………………………………………………..11

3.4 Sindromi i valës mëshuese…………………………………………………………………11

Kapitulli IV .................................................................................................................................. 12

Lëndimet e hapura…………………………………………………………………………….12

4.1 Thyerja e brinjëve …………………………………………………………………………13

4.2 Jostabiliteti i kafazit të kraharorit………………………………………………………….15

4.3 Hemotoraksi ………………. ……………………………………………………………...16

4.4 Pneumotoraksi……………………………………………………………………..……….………18

4.5 Emfizema mediastinale………………………………………………………..….……….22

4.6 Emfizemi subkutan……………………………………………………………...………...22

1

Page 7: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Kapitulli V .................................................................................................................................. 24

Vlerësimi fillestar ...................................................................................................................... 24

5.1Rrugët e frymëmarrjes .......................................................................................................... 24

5.2Frymëmarrja ......................................................................................................................... 25

5.3Qarkullimi ............................................................................................................................. 25

5.4Reanimimi ............................................................................................................................ 25

5.5Inspeksioni dytësor ............................................................................................................... 25

Kapitulli VI .................................................................................................................................. 26

6.1Testet diagnostike ................................................................................................................. 26

6.2Radiografia e thjeshtë e kraharorit ........................................................................................ 27

6.3Tomografia e kompjuterizuar e kraharorit ............................................................................ 27

6.4Ekografia .............................................................................................................................. 30

Kapitulli VII ............................................................................................................................... 29

Kujdesi infermieror ................................................................................................................... 29

7.1Sistemet e traumës ................................................................................................................ 31

7.2Shërbimi paraspitalor ............................................................................................................ 31

7.3Qendrat e traumës ................................................................................................................. 31

7.4Rehabilitimi .......................................................................................................................... 32

7.5Menaxhimi i traumës ............................................................................................................ 32

7.6Parandalimi i dëmtimit ......................................................................................................... 33

Kapitulli VIII ............................................................................................................................... 36

Ndikimi i traumës në gjendjen emocionale ............................................................................... 36

Kapitulli IX…………..………………………………………………………………………….39

Metodika e studimit…………………………………………………………………..………...40

2

Page 8: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Kapitulli X……………….………………………………………………………….….……… 41

Diskutimi……………..……………………………………………………………….……….. 42

Përfundim dhe konkluzione……………...…..………………………………………….……….43

Rekomandimet……………………………..…………………………………………….………44

Rezyme………………………………………………………………………………..….……...45

Referencat…….……………………………………………………………………………….…47

3

Page 9: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Abstrakti

Çdo ditë në mbarë botën vdesin nga traumat mijëra persona. Burra, gra ose fëmijë, duke ecur, duke

ngarë biçikletën, duke udhëtuar për në shkollë apo punë, duke punuar, nuk kthehen më në shtëpi,

duke lënë pas familje të shkatërruara. Çdo vit miliona njerëz shpenzojnë javë të tëra në spitale pas

traumave dhe shumë nuk janë në gjendje të jetojnë, të punojnë apo luajnë si më parë.

Ky punim ka si qëllim të prezantojë një pamje të plotë mbi atë se çfarë dihet rreth magnitudës,

faktorëve të rriskut dhe impaktit të traumave në përgjithësi dhe traumave të toraksit, si dhe të

mënyrave për t’i parandaluar dhe minimizuar ato. Ai është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta

institucionale dhe individuale.

Traumat e toraksit janë një problem në rritje shëndetësore, të cilat në mënyrë disproporcionale

prekin grupet më vulnerabël: përdoruesit e rrugës, punëtorët e lartësive, fëmijët, gratë të moshuara

(si grup më vulnerabël ndaj ushtrimit të dhunës fizike). Më shumë se gjysma e njerëzve të vdekur

nga traumat e ndodhura në rrugë gjatë aksidenteve rrugore janë të rinj nga mosha 15-44, duke

qenë shpesh shtylla e familjes.

Parandalimi i dëmtimeve nga traumat duhet të përfshihen në një agjendë të gjerë aktivitetesh, të

tilla si zhvillimi dhe menaxhimi i infrastrukturës së rrugëve, sigurimi i makinave më të sigurta,

forcimi i legjislacionit, sigurimi i shërbimeve shëndetësore, spitalore dhe planifikimi urban dhe

mjedisor.

Sektori shëndetësor është një partner i rëndësishëm në këtë proces. Roli i tij është fuqizimi i të

dhënave të bazuara në evidencë, sigurimi i kujdesit të përshtatshëm pre-spitalor dhe spitalor,

kryerja e advokacisë si dhe kontributi në implementimin dhe vlerësimin e ndërhyrjeve.

Konkluzionet dhe rekomandimet e punimit synojnë të kontribuojnë në promovimin e të gjitha atyre

masave që do të ndihmonin në parandalimin dhe kontrollin e traumave të toraksit.

Fjalët kyçe : traumat e hapura të toraksit, traumat e mbyllura të toraksit, aksidentet rrugore, plagë,

kujdesi infermieror.

4

Page 10: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Hyrje

Njeriu në jetën e përditshme gjatë veprimtarisë së tij në punë, shëtitje, në rrugë dhe ambiente të

tjera, mund të pësojë ndonjë aksident të formave të ndryshme që mund të japin gjendje të tilla si:

kontuzione, fraktura, plagë të hapura ose të mbyllura, hemoragji të jashtme ose të brendshme,

gjendje kome e mund të vijë deri te vdekja.

Traumatologjia (gr. Trauma= dëmtim: logos= shkenca)

Degë e shkencave kirugjike e cila merret me dëmtimet e hapura dhe të mbyllura të

shoqëruara me çrregullime anatomike dhe fiziologjike të shkaktuara nga veprimi i forcave

të jashtme, të cilat shkaktojnë dëmtime trupore të menjëhershme dhe të papritura.

Traumat janë akute dhe kronike (veprim përhershëm i vazhdueshëm i forcave të vogla

dëmtuese).

Traumat psikike “lëndimet shpitërore”

Etiologjia sipas shkaktarit

a. Traumat mekanike – (veprimi i forcës)

b. Traumat termike – (tem. të larta, të ulëta)

c. Kimike – (acide, baza)

d. Aktinike – (rrazatim)

1

Fig. 1. Plagë me armë zjarri Fig. 2. Shkallët e djegieve

1 https://www.uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Trauma-torakale-dhe-kujdesi-

infermieror.pdf

5

Page 11: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Fig. 3. Plagë të shkaktuar me thikë Fig. 4. Plagë me armë zjarri

Klasifikimi sipas aktiviteteve të njerëzve:

a. Traumatizmi industrial

b. Traumatizmi bujqësor

c. Traumatizmi rrugor

d. Traumatizmi shtëpiak

e. Traumatizmi sportiv

f. Traumatizmi i luftës

Klasifikimi i traumës sipas sistemeve :

a. Trauma lokomotore – e kockave, nyjeve dhe indeve të buta

b. Trauma kraniocerebrale

c. Trauma maksillofaciale

d. Trauma torakale

e. Trauma abdominale

f. Trauma urogjenitale

g. Trauma vaskulare

Klasifikimi anatomik-patologjik :

a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i lëkurës dhe mukozave të dukshme.

b. Të mbyllura – kontinuiteti i lëkurës është intakt, i pandërprerë.

2

2 https://www.uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/Trauma-torakale-dhe-kujdesi-infermieror.pdf

6

Page 12: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Kapitulli I

1.1. Përshkrimi anatomik i toraksit

Kafazi i kraharorit është i vendosur në pjesën e mesme të trupit: mes qafës (neck) dhe barkut

(abdomen). Me barkun e ndan diafragma; me qafën ka komunikim direkt.

Ndërtimi i kafazit të kraharorit:

Skeleti

Brinjët (ribs)

Dërrasa e gjoksit (sternum)

Pjesa torakale e shtyllës kurrizore.

Organet:

Trakea (trachea)

Bronket (bronchi)

Mushkëritë (lungs)

Zemra (heart)

Enët e gjakut (blood vessels)

Pjesa torakale e ezofagut

Pleura (pleura)

Perikardi (pericardium).

Organet ashtërore- Shtrihen prej vijës së mesme të shpinës deri te vija e mesme e përparme .Janë

12 palë brinjë. Nuk lidhen direkt për dërrasën e gjoksit, por përmes kërceve.

7

Page 13: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Ndahen në:

Brinjë të vërteta (true ribs)

Brinjë të rreme (fals ribs)

Brinjë të lira (florating ribs)

Hapësirat ndërbrinjore(intercostal spaces).

3

Hapësira ndërmjet brinjëve është e përbërë nga muskujt, enëve të gjakut, fijeve nervore.

Kafazi i kraharorit i mbron organet vitale të trupit si zemrën dhe mushkëritë, ai gjithashtu

zgjerohet dhe mblidhet/tkurret për të lejuar ajrin të hyjë dhe dalë jashtë mushkërive.

Tipat e traumave torakale

Një pacient me trauma thoraxi mund të ketë:

1. Frakturë të brinjëve

2. Shtypje të thoraxit (një pjesë ose e gjithë struktura e thoraxit)

3. Pneumothorax që ndahet në tri lloje:

a) Pneumothorax spontan

b) Pneumothorax traumatik

c) Pneumothorax tenziv apo ventilues

4. Hemothorax

3Mjekësia e kujdesit intensive, Irwin dhe Rippe, 2013.

8

Page 14: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Kapitulli II

Traumat e thoraxit

Lëndimet e kafazit të kraharorit seriozisht e rrezikojnë funksionin kardiorespirator dhe

shkaktojnë rreth 25% të vdekjeve te fatkeqësitë e komunikacionit apo te fatkeqësitë e tjera.

Këto janë lëndime më të shpeshta të topitura apo penetrante .

Rreth 80% të lëndimeve të topitura paraqiten te fatkeqësitë automobilistike. Lëndimet

penetrante janë të shkaktuara nga therjet me thikë apo me armë të zjarrit.

Vdekshmëria te lëndimet e vetëm toraksit rreth 4-8%, nëse edhe vetëm një organ është i

lënduar, vdekshmëria është 10-15%, kurse te lëndimet e më shumë organeve rreth 35%.

Shpesh janë lëndime të shumta intratorakale dhe lëndime përcjellëse të abdomenit, kokës

dhe sistemit kockor.

Shumica e dëmtimeve torakale mund të trajtohen me anë vëzhgimit të kujdesshëm ose me

anë kryerjes së torakotomisë me tub. Historikisht është raportuar se 12-15% e pacientëve

me dëmtime torakale do të kenë nevojë për kryerjen e torakotomisë.

Në një rishikim të kryer në shumë qendra të Shoqatës Perëndimore të Traumës vetëm 1%

e të gjithë pacientëve me traumë kishin nevojë për torakotomi, që nuk lidhet me procedurat

reanimuse. Me përmisimin e kujdesit dhe të transportit para mbërritjes në spital, është bërë

që shumë pacientë me dëmtime të rënda, të cilët më parë do të kishin vdekur që në vendin

e ngjarjes tashmë të arrijnë gjallë deri në spital.

Suksesi në menaxhimin e këtyre dëmtimeve qëndron në pasjen e një treguesi të lartë

dyshimi për dëmtimet torakale jetëkërcënuese, në dallimin dhe trajtimin e menjëhershëm

të dëmtimeve shoqëruese, si dhe në menaxhimin intensive të disfunksionit pulmonar

bashkekzistues.

Klasifikimi i traumave torakale

Të mbyllura Të hapura

Aksidentet rrugore

Aksidentet në punë

Shtypjet (trupa të fortë)

Plagë prerëse

Plagë me armë zjarri

Trupa të mprehtë

9

Page 15: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Kapitulli III

Lëndimet e mbyllura

4Lëndimet e mbyllura apo të topitura të toraksit paraqiten nga veprimi i forcës mekanike në kafaz

të kraharorit ,pa lëndim të lëkurës , por me lëndim të organeve të mbrendshme, sipas veprimit të

forcës dallojmë shumë tipe të lëndimeve të mbyllura të toraksit.

3.1. Dridhja e kafazit të kraharorit (commotion thoracis) paraqitet për shkak të veprimit të

shkurtër të forcës në toraks, por pa dëmtime anatomike.

Konsiderohet se ngacmimi traumatikë i sistemit neurovegjetativ shkakton simptome

klinike, edhe sipas disa kërkimeve megjithatë fjala është edhe për dëmtime mikroskopike

të miokardit.

Simptomat klinike i sëmuri është në gjendje të pavetëdijshme, lëkura është e ftohtë, e zbehtë

dhe e djersitur, kurse fytyra cianotike, frymëmarrja është e shpejtuar, pulsi dobët mbushet,

kurse shtypja e gjakut është e ulët. I sëmuri mund të shërohet, por edhe mund të vdes.

Në diagnozë difereciale vjen në konsiderim shoku, kompresioni i toraksit, kontuzioni i

trurit dhe hematomi epidural.

Mjekimi pushim (shtrat i rreptë), analgjetikë, mbajtja e frymëmarrjes së rregullt dhe e

qarkullimit.

3.2. Kompresioni i kafazit të kraharorit (compression thoracis) paraqitet për shkak të

komprimimit për kohë të gjatë, por pa dëmtim të brinjëve dhe të organeve të brendshme.

Për shkak të ndërprerjes mekanike të frymëmarrjes paraqitet fenomeni i ngulfatjes, kurse

vjen edhe deri te mbyllja refleksive e epiglotisit duke krijuar shtypje pozitive intrapleurale,

për këtë shkak kemi stazë në regjionin e vena kava superior.

Pasqyra klinike Cianoza e kokës, e qafës dhe gjysmës së sipërme të kafazit të kraharorit,

gjakderdhje petehiale nënlëkurore dhe subkonjuktive dhe edemë të kapakëve të syrit

(fytyra pamjen e maskës).

4 Kirurgjia, Ivan Pripiĉ.

10

Page 16: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Venat në fytyrë, në qafë dhe pjesën e sipërme të toraksit janë të fryera, shtypja e gjakut

bjenë, frymëmarrja është shumë e dobët, goja është plot jargë dhe i sëmuri ka ndjenjën e

ngulfatjes.

Nganjëherë mund të shkaktohet gjakderdhje intracerebrale dhe paraqiten simtomat në

lidhje me sistemin nervor qendror, kurse për shkak të gjakderdhjes në retinë paraqiten

pengesat e të pamurit.

Mjekimi

a) Të lirohet toraksit dhe të hiqen të gjithë faktorët të cilët vështirësojnë frymëmarrjen,

b) Sipas nevojës të fillohet me frymëmarrje artiviciale dhe masazhë të zemrës,

c) Të mjekohet edema e mushkërive, e cila shpesh zhvillohet dhe e vështirëson

vendosjen e frymëmarrjes së rregullt.

3.3. Shtypja e kafazit të kraharorit (contusion thoracis) paraqitet për shkak të veprimit të forcës së

fortë të topitur gjatë së cilës mund të jetë i lënduar muri i toraksit, por pa dëmtim të lëkurës, kurse

është i mundur lëndimi i organeve të brendshme: kontuzioni i mushkërive, kontuzioni apo rupturë

e zemrës me tamponadë të zemrës, rupturë e aortës, diafragmës, ezofagut dhe duktus toracitus.

Mjekimi varet nga lëndimi i organeve

intratorakale.

3.4. Sindromi i valës mëshuese (blast-

sindrom) i shkaktuar nga eksplozivi më së

shpeshti dëmton mushkëritë, kurse rrallë

organet abdominale.

Gjatë kësaj mund të paraqitet pneumotoraksi,

hemotoraksi dhe edema e mushkërive, kurse në raste të rënda zhvillohet insuficienca

respiratore. Për shkak të lëndimit të indit pulmonar ajri mund të hyjë në venat e hapura

pulmonare dhe të shkaktojë embolinë ajrore të trurit dhe të arterieve koronare.Mjekimi

është i drejtuar në zgjidhjen e komplikimeve (pneumotoraksit, hemotoraksit etj.).

11

Page 17: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Kapitulli IV

Lëndimet e hapura

Lëndimet e hapura apo penetrante janë ato lëndime të cilat kalojnë nëpër murin torakal dhe pleurën

parietale, kurse shpesh përfshijnë edhe ndonjërin prej organeve intratorakale. Këto zakonisht janë

plagë shpuese me thikë apo plagë shigjetash. Gjatë kësaj mund të ndodhin lëndimet e mushkërive,

të zemrës, të enëve të mëdha të gjakut, të ezofagut dhe të trakesë.

Te lëndimet shpuese në pjesën e poshtme të toraksit të majtë çdo herë është i mundshëm lëndimi i

diafragmës, i shpretkës, i lukthit apo kolonit. Mjekimi i lëndimeve të toraksit ka për detyrë të parë

të vendosë funksionin e rregullt kardiopulmonar.

Te lëndimet e rënda të toraksit më e rëndësishme është të mbahet kalueshmëria e rrugëve të

frymëmarrjes dhe të sigurohet frymëmarrja. Disa të sëmurëve duhet që menjëherë t'u vendoset

tubusi endotrakeal, sidomos nëse direkt kemi lëndim kraniocerebrale. Me vendosjen e sondës

nazogastrike pengohet aspirimi i përmbajtjes së vjellë. Është e nevojshme kontrolla e përhershme

e të sëmurëve dhe analiza e gazrave në gjak.

Pneumotoraksi dhe hemotoraksi kërkojnë drenimin e kraharorit; transufuzionin e gjakut e japim

në gjendje të shokut.

Indikacionet për torakotomi urgjente janë:

a) lëndimi i zemrës,

b) tamponada e perikarditit ,

c) lëndimet e rënda të enëve të mëdha të gjakut,

d) gjakderdhja e përnjëhershme dhe e përhershme,

e) rupturë e diafragmës, ezofagut, trakesë apo bronkeve,

f) heqja e thikës në regjionin e cila gjendet,

g) aritmia e përhershme për shkak të trupit të huaj në miokard,

h) lëndimi i madh i mushkërive,

i) lëndimet e mëdha me humbje të indeve të buta,

j) lëndimet shpuese me shenja të dëmtimit të strukturave të rëndësishme anatomike.

12

Page 18: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

4.1. Thyerja e brinjëve (fractura cosatarum)

Thyerja e një apo më shumë brinjëve, duke përfshirë frakturën kockokorodriale, është pasoja më

e shpeshtë e dëmtimeve të toraksit. Te lëndimet e topitura më shpesh janë të thyera brinja e mesme

dhe e poshtme në vijën e mesme aksilare,te plagët penetrante lokalizimi i frakturës varet nga vendi

i plagës, fraktura e brinjës së parë rrallë ndodh, përpos nëse nuk janë përfshirë më tepër brinjë të

sipërme .

Pasqyra klinike

1. Paraqitet dhembje gjatë frymëmarrjes, gjatë kollitjes dhe gjatë teshtimës në anën e

lënduar.

2. Ekziston ndieshmëria mjaft e dhembshme e vendit të thyer në palpim dhe gjatë shtypjes

në sternum.

3. Fotografimi rentgenologjik i toraksit vërteton diagnozën klinike, megjithatë në

fotografinë e rentgenit nuk do të thotë se çdo herë të shihet fisura e frakturës, edhe pse

incidenti është fraktura e brinjës, fotografimi i rentgenit është gjithashtu e nevojshme.

4. edhe për shkak të zbulimit eventual të hemotoraksit apo të pneumotoraksit, të cilët

klinikisht nuk janë të manifestuara.

Mjekimi

1. Qëllimi i mjekimit është mënjanimi i dhembjeve, kurse kjo mund të arrihet me:

-dhënien e analgjetikëve jonarkotikë (salicilate apo kodein i kombinuar me salicilate

gjegjësisht me paracetamol),

- bllokadën paravertebrale të nervave intercostal me anestetikë lokal: është i nevojshëm

infiltrimi i nervit të brinjës së lënduar, si dhe të një brinje të sipërme dhe të një brinje

të poshtme nga fraktura.

2. Ushtrimet e kujdesshme për frymëmarrje të thellë dhe për nxerrje të këlbazës.

Në ditët e sotme është hequr përdorimi i leukoplastit në kafazin e kraharorit përgjatë

brinjëve të thyera, veçanërisht te personat e vjetër, sepse janë të vështirësuara lëvizjet

respiratore dhe lehtë paraqitet atelektaza e mushkërive.

13

Page 19: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Komplikimet e brinjëve të thyera

Te frakturat e brinjëve janë të mundshme këto komplikime, gjegjësisht lëndimet përcjellëse

të organeve fqinje:

1. Jostabiliteti i kafazit të kraharorit me paraqitje të lëvizjeve respiratore paradoksale të

pjesës së lënduar të murit të kafazit të kraharorit.

2. Pneumotoraksi është pasojë e mushkërisë së lënduar nga pjesa e brinjës së thyer dhe atë

më së shpeshti te thyerja e më shumë brinjëve.

3. Efizema subkutane paraqitet nëse ajri nga kafazi i kraharorit hyn në indin nënlëkuror dhe

zgjerohet në trup, qafë dhe fytyrë me shtypje të lehtë me gishta në lëkurë të këtyre

regjioneve lehtësisht ndihet kërcitja (krepitacioni).

Emfizema subkutane e madhe provokon të enjtur të madhe në fytyrë dhe në qafë, kurse

ndonjëherë ajri zgjerohet përgjatë trupit deri në skrotum.

4. Hemotoraksi më së shpeshti paraqitet për shkak të lëndimit të mushkërive, zemrës apo të

enëve të mëdha të gjakut. Shpesh është i shoqëruar me pneumotoraks.

5. Ruptura e diafragmës mund të ndodhë te thyerja e brinjëve të poshtme .

6. Te ruptura e diagfragmës në anën e majtë në të njëjtën kohë është e mundur ruptura e

shpretkës dhe hernia diafragmale postraumatike, në anën e djathë duhet menduar në

rupturën e mëlçisë, kurse hernia diafragmale posttraumatike është e rrallë, sepse mëlçia

mbulon vendin e shkyer të diafragmës. Gjatë thyerjes së tri brinjëve të poshtme çdo herë

duhet bërë shikimin e fotografisë rentgenologjike të abdomenit, për shkak të rrezikut nga

lëndimet e organeve abdominale.

Nëse në fotografinë rentgenologjike të mushkërive shihet ajri në kafazin e kraharorit,

duhet dyshuar në rupturën e diafragmës dhe në prolapsin transdiafragmal të lukthit dhe të

zorrëve në kafazin e kraharorit.

7. Gjatë frakturës së parë dhe të dytë mund të lëndohet trakea dhe bronket, si dhe enët e

mëdha të gjakut; arteriografia është e nevojshme:

- nëse në dorën e anës së lënduar nuk ka puls apo pulsi është i dobësuar,

- te hematomi i madh ekstrapleural apo te hemotoraksi,

- nëse janë të theksuara simptomat e lëndimit te plekusi brahial,

14

Page 20: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

- atelektaza dhe pneumonia mund të zhvillohet si pasojë e dobësimit të lëvizshmërisë së

anës së lënduar të kafazit të kraharorit, sidomos në të sëmurë që më herët kanë pasur

sëmundje të mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes.

4.2. Jostabiliteti i kafazit të kraharorit

Jostabiliteti i kafazit të kraharorit do të thotë lëvizje respiratore paradoksale e pjesës së

lënduar në murin torakal. Te inspiriumi pjesa jostabile e murit tërhiqet përbrenda, kurse në

ekspirum shkon nga jashtë; ajo pjesë pra nuk e përcjellë lëvizshmërinë respiratore të kafazit

të kraharorit, sepse nuk është pjesë përbërëse e murit kockor torakal.

Dallojmë tre tipa të toraksit jostabil:

1. Tipi anësor apo lateral: tri apo më tepër brinjë fqinje janë të thyera në dy vende.

2. Tipi i përparëm apo anterior: fraktura strenale me seperacion kockorokondral apo

kondrosternal.

3. Tipi i pasëm apo posterior: thyerja e dyanshme e brinjëve paravertebrale.

Më së shpeshti haset tipi lateral, kurse i përparmi e sidomos tipi i pasëm ndodhë rrallë.

Për shkak të lëvizjeve paradoksale të murit torakal krahu i mushkërisë së asaj ane nuk mund

të tërhiqet mjaft. Përveç kësaj ajri jo i oksigjenuar prej asaj mushkërie hyn në anën tjetër

të mushkërisë. Shoqërimi i lëvizjes së mediastinumin shkakton pengesa kardiovaskulare.

Paraqitet hipoksia deri te anoksia dhe simptomat e shokut, i cili shpejt keqësohet,

megjithatë sipas mendimit tjetër çrregullimi respirator, hipoksemia dhe shunti

intrapulmonar më tepër janë si pasojë e kontuzionit përcjellës të mushkërive se sa lëvizja

paradoksale e murit torakal jostabil.

Te disa të sëmurë në të njëjtën kohë paraqitet pneumotoraksi dhe hemotoraksi dhe se

drenimi i shpejtë i toraksit pjesërisht do t'i zvogëloj pengesat respiratore.

Kontuzioni i miokardit mund të shkaktohet te tipi i përparëm i toraksit jostabil.

15

Page 21: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Mjekimi

1. Në kuadër të ndihmës së parë mjekësore mbi murin torakal jostabil vendosen disa

shtresa gazë dhe ngjiten me leukoplast të fortë.

2. Kur të arrijë në spital, bëhet trakeostomia urgjente, intubimi dhe ventilimi mekanik,

ashtu që menjëherë ndërpritet lëvizja paradoksale e murit torakal. Ventilimi mekanik

është i nevojshëm rreth 10-20 ditë gjatë së cilës kohë formohet aderencat fibronitike të

fragmenteve të brinjëve .

Vetëm në rastet e veqanta të bëhet fiksimi i brinjëve të thyera me tel të Krischner-it.

Thyerja e sternumit

Çdo traumë e fortë e topitur e pjesës së përparme të toraksit (më së shpeshti të rrahurit e kafazit të

kraharorit në volan) mund të shkaktojë thyerje e kockës së kraharorit. Gjatë këtyre lëndimeve

mund të shkaktohet fraktura e izoluar e sternumit apo thyerja e sternumit së bashku me thyerjen e

më shumë brinjëve .

Vija e frakturës në sternum zakonisht është diagonal dhe ajo shpesh në korpus të sternumit apo në

vendkalimin e manubrit. Vendi i thyer është shumë i dhembshëm.

Diagnoza vërtetohet me fotografinë rentgenologjike të sternumit dhe eventualisht me fotografim

shtesor (tomografi). Nëse thyerja e sternumit tërthorazi është e izoluar, është e nevojshme të

përjashtohen lëndimet e organeve torakale, veçanërisht lëndimet e zemrës dhe të mushkërive.

Mjekimi është konzervativ, kurse te dislokimi i fragmenteve është i nevojshëm reponimi operativ

dhe fiksimi.

4.3. Hemotoraksi ( Haemothorax)

5Hemotoraksi do të thotë grumbullimi i gjakut në hapësirën pleurale, kurse mund të shkaktohet në

këto këto gjendje :

5 Mjekësia e kujdesit intensiv, Irwin dhe Rippe, 2013.

16

Page 22: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

- lëndimet e toraksit (hemotoraksi traumatikë),

- pas intervenimeve operative në toraks,

- embolia e mushkërive,

- tumorët e mushkërive dhe të pleurës.

Pas frakturës së brinjëve, është ndërlikimi i dytë për nga shpeshtësia e traumës së kraharorit. Është

i pranishëm afërsisht 25% e pacientëve që paraqiten me trauma të kraharorit. Pacientët me

hemotoraks kanë në mënyrë tipike, zvogëlim të zhurmave të respiracionit dhe matet në perkusionin

mbi anën e prekur të shoqëruara me dispne dhe takipne.

Në varësi të sasisë së gjakut të humbur, ata mund të jenë në shok hemodinamik. Zakonisht shkaqet

madhore të hemotoraksit masiv janë pasojë e një lacerimi të mushkërisë ose gjakderdhjes nga

dëmtimi i një vaze interkostale të dëmtuar apo i arteries mamare interne.

Filmat radiografikë mund të mos nxjerrin në pah një grumbullim lëngu prej më pak sesa 300 ml,

zakonisht hemotorakset e vogla mbyllen në mënyrë të vetvetishme brenda disa ditëve.

Grumbullimi i një sasie gjaku më të madh sesa 1500 ml brenda hapësirës pleurale konsiderohet

masive; më shpesh shihet në anën e majtë, gjë që zakonisht është pasojë e rupturës së aortës

(trauma e mbyllur) ose dëmtimit të vazave të mëdha ose atyre të hiliusit pulmonar (trauma

penetruse).

Hemotoraksi masiv mund të çojë në paqëndrueshmëri hemodinamike, duke përfshirë

hipotensionin dhe kolapsin qarkullues, venat e qafës mund të jenë të zgjeruara ose jo; kjo në varësi

të faktit nëse mbizotëron humbja e gjakut apo rritja e presionit intratorakal, zhvendosja

mediastinale është tipike me devijim trakeal nga ana e kundërt me anën ku është grumbulluar

gjaku .

Trajtimi i hemotoraksit akut përfshin terapinë me oksigjen shtesë dhe në shumicën e rasteve,

vendosjen e tubit të trakeostomie me diametër të madh (d.m.th. 36 French) në hapësirën e pestë

ose të gjashtë interkostale anteriorisht me linjën mid-aksilare.

17

Page 23: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Një hemotoraks me madhësi të moderuar (500-1500 ml.), që ndalon hemoragjinë menjëherë pas

vendosjes së tubit të trakeostomisë, zakonisht mund të menaxhohet në mënyrë konservative me

një sistem drenimi të mbyllur .

Gjakderdhja nga dëmtimet e parankimës pulmonare që nuk prekin hilusin, zakonisht ndalojnë në

mënyrë të vetvetishme për shkak të presionit të ulët me përqendrim të lartë të tromboplastinës

indore në mushkëri.

Megjithatë nëse pacienti vazhdon të ketë gjakderdhje me një shpejtësi prej 1000-2000cc në orë,

është i indikuar eksplorimi kirurgjikal në mënyrë të ngjashme, nëse me anë të tubit të trakeostomisë

te një pacient nxirret fillimisht një sasi gjaku prej më shumë 1500 cc, është i indikuar eksplorimi

kirurgjikal .

Nëse pacienti në çdo kohë është i qëndrueshëm nga pikëpamja hemodinamike dhe dyshohet se

shkaku është hemoragjia intratorakale, duhet të bëhet torakomia urgjente, pavarësisht sasisë së

gjakut që del nga tubi torakostomisë. Gjithmonë pas vendosjes se tubit të torakostomisë, duhet të

bëhet një radiografi e kraharorit për të kontrolluar pozicionin e tubit dhe për t'u siguruar se hapësira

pleurale po drenohet në mënyrë të përshtatshme.

Është e zakonshme që brenda hapësirës pleurale të gjendet një sasi e madhe gjaku dhe koagulash,

nëse mendohet se kjo është e rëndësishme, duhet merret në konsideratë eksplorimi kirurgjikal me

zbrazje të hapur. VATS mund të merret në konsideratë për pacientët me gjendje të qëndrueshme

me hemotoraks të kufizuar, i cili vazhdon të ketë gjakderdhje me një ritëm të ngadaltë, por të

qëndrueshem, megjithatë kirurgu nuk duhet të hezitojë të kalojë në torakotominë e hapur, nëse

vizualizmi nuk është i mirë ose nëse drenimi dhe zbrazja e hapesirës pleurale nuk janë të plota.

4.4. Pneumotoraksi (Pneumothorax )

6Pneumotoraksi është prania e ajrit të lirë në hapësirën pleurale, që rezulton me kolaps të jashtëm

ose të plotë të mushkërive. Pleura parietale dhe ajo viscerale gjenden afër njëra-tjetrës duke

6 Mjekësia e kujdesit intensiv, Irwin dhe Rippe, 2013.

18

Page 24: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

formuar një hapësirë pleurale virtuale në të cilën normalisht gjendet mushkëria, ngjitur me murin

e kraharorit.

Zgjerimi i hapësirës intratorakale i shkaktuar nga një presion negative, i cili më pas i transmetohet

hapësirës pleurale, e cila sillet si një dhomë me presion negativ duke e tërhequr ajrin në mushkëri

në përpjekje për të barazuar presionet me persionin atmosferik.

Një çarje e çdonjërës nga shtresat e pleurës lejon fujen e ajrit në hapësirat virtuale, gjë e cila jo

vetëm dëmton këtë gradient të presionit, por vepron si një lezion hapësirë zënës, që çon në kolaps

të mushkërisë.

Pneumotoraksi mund të jetë spontan ose traumatik.

Një pneumotoraks spontan ndodh pa një shkak të identifikueshëm dhe mund të jetë parësor ose

dytësor.

Një pneumotoraks spontan parësor nuk shoqërohet me ndonjë sëmundje pulmonare të njohur,

megjithatë deri 79% e këtyre pacientëve kanë pneumotoraks rekurent .

Një pneumotoraks spontan dytësor shfaqet së bashku me një sëmundje pulmonare bazë nga të cilët

më e zakonshmja është sëmundja pulmonare obstructive kronike (COPD). Shkaqet e tjera

përfshijnë infeksionet, sëmundjet intersticiale të mushkërive, si dhe patologjitë malinje të

mushkërisë.

Një pneumotoraks traumatik ndodh si pasojë e traumës së mbyllur ose asaj penetruse, me dëmtim

të drejtpërdrejtë të barrierës pleurale. Ventilimi mekanik mund të konsiderohet gjithashtu një shkak

traumatik i pneumotoraksit me një incidencë të përgjithshme prej 5%. Kjo incidencë rritet në

mënyrë dramatike te pacientët me sëmundje bazë të mushërive si COPD dhe sindroma e destresit

respirator akut (ARDS).Shkaqet jatrogjene të pneumotoraksit janë gjithashtu të dukshme brenda

mjediseve spitalore. Vendosja e linjave venoze qëndore shoqërohet me një incidencë të

pneumotoraksit prej 3-6%. Të gjitha llojet e pneumotoraksit mund të përparojnë deri te

pneumotoraksi tensiv, i cili ndodh te 1-3% të pneumtorakseve spontane dhe mund të shfaqen në

çdo stad trajtimi .

19

Page 25: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Pneumotoraksi tensiv ndodh kur pjesa pleurale në vendin e dëmtimit krijon një mekanizëm

valvulë, i cili lejon që ajri të hyjë në hapësirën pleurale, duke mos e lejuar daljen e tij .

Grumbullimi përparues i ajrit të bllokuar krijon një presion të rritur brenda hapësirës pleurale, duke

shkaktuar kolapsin e plotë të mushkërive nga ana e prekur, më pas presioni i rritur do të shkaktojë

një zhvendosje të mediastinit dhe tension të vena kava, duke çuar në zvoglimin të debitit kardiak

dhe në kolaps hemodinamik.

Për shkak se pneumtoraksi tensiv është një patologji me përparim të shpejtë, identifikimi i hershëm

është thelbësor dhe kur kjo patologji dyshohet në bazë të shenjave klinike, duhet të kryhet

dekomprimimi i menjëhershëm.

Simptomat më të zakonshme që lidhen me pneumotoraksin janë dy: dhimbja dhe dyspnea.

Kryesisht graviteti i dispnesë varet nga prania e një sëmundje bazë të mushkërive dhe më pak nga

shtrirja e pneumotoraksit.

Pacientët në mënyrë tipike i përshkruajnë dhembjet e krahërorit si një dhembje me natyrë pleuritike.

Tipari më i zakonshëm për ekzaminimin fizik të pacientit me pneumotoraks është një takikardi

sinusale e moderuar, zvogëlimi i zhurmave të respiracionit dhe hiperrezonancës në perkusion.

Zhvendosja e trakesë drejt pneumotoraksit mund të shfaqet kur nuk është i pranishëm tensioni,

gjithashtu mund të shfaqet emfizema subkutane si pasojë e futjes së ajrit në indin e butë përreth

kraharorit, qafës dhe fytyrës.

Diagnoza e pneumotoraksit vetëm me anë të ekzaminimit fizik te pacientët me një sëmundje bazë

të mushkërisë mund të jetë e vështirë. Shenjat e pneumotoraksit tensiv janë më dramatike dhe më

të shprehura. Zakonisht pacientët paraqiten me distres të rëndë, mungesë të zhurmave të

respiracionit në anën e prekur, një takikardi sinusale në të shprehur, zgjerim të venave jugulare

dhe puls paradoksal. Një shenjë më e vonshme është devijimi i trakesë në drejtim të kundërt me

anën e pneumotoraksit, hipotensioni dhe ndryshimi i gjendjes mendore ndodhin për shkak të debitit

kardiak të zvogluar. Diagnoza e pneumotoraksit tensiv është një

20

Page 26: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

diagnozë klinike dhe pacientët që paraqiten me shenja dhe simptomat klinike të pneumotoraksit

tensiv, duhet të marrin trajtim të menjëhershëm para se të bëhen ekzaminimet radiologjike

konfirmuese.

Për pacientët të cilët janë me gjendje të qëndrueshme, diagznoza zakonisht konfirmohet me anë të

radiografisë te kraharorit. Është e parapëlqyer pozicioni në këmbë, duke qenë se ajri ngrihet deri

në pjesën jodelektive të pleurës dhe pneumotraksi bëhet më i dukshëm.

Radiografia tregon një ndarje të linjës pleurale viscerale nga muri i kraharorit me një zonë

jovaskulare (d.m.th. pa ind pulmonar). Radiografitë në pozicionin e shtrirë në shpinë mund të

tregojnë praninë e ajrit në pjesën anterolaterale, që në mënyrë tipike rrit radiotansparencën në

sulkusin kostrofrenik duke krijuar kështu "shenjën e sulkusit të thellë".

Pneumotoraksi i hapur shkaktohet kur dëmtimi penetrues i kraharorit shkakton komunukimin e

hapësirës pleurale me atmosferën. Kjo çon në kolaps të mushkërisë dhe shkakton një plagë

"thithëse" në kraharor. Pneumotoraksi i hapur është një dëmtim; shihet shpesh në fushëbetejë.

Në dëmtimet ku diametri i plagës në murin e kraharorit është afërsisht dy të tretat e diametrit të

trakesë. Ajri do të hyjë në mëyrë të parapëlqyer në hapësirën pleurale nga plaga gjatë respiracionit,

duke frenuar në këtë më mënyrë ventilimin normal nga rrugët e sipërme të frymëmarrjes, duke

çuar kështu në hipoventilimin dhe hipoksi pasuese. Simptomat përfshijnë aktizinë, dispnenë dhe

dhembjen në vendin e dëmtimit. Të dhënat e ekzaminimit përfshijnë defektet e murit të kraharorit,

hipoksinë, zvogëlimin e zhurmave në respiracionit në anën e dëmtuar dhe ka mundësi edhe

hipotension.

Trajtimi përfshin manovrat e përshtatshme të ranimimit të cilat konsistojnë në sigurimin e rrugëve

të frymëmarrjes, ventilimin e përshtatshëm dhe në lokalizimin e plagës dhe vendosjen e një gaze

të pastër mbi të për të lejuar rivendosjen e presionit negative të ventilimit. Nëse kjo nuk mjafton,

mund të jetë e nevojshme intubimi dhe ventilimi mekanik me presion pozitiv.

Një metodë standarde e mbulimit përfshin vendosjen mbi plagë të një gaze joporoze dhe ngjitjen

e saj në tri anë, duke lejuar të veprojë si një valvulë në atë mënyrë që ajri të del gjatë

21

Page 27: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

ekspiriumit, por që bën bllokimin gjatë inspirimit me presion negative, në mënyrën rutinë, një tub

steril vendoset në një vend tjetër larg nga vendi i plagës për të trajtuar ndonjë pneumototaks tensiv

të mundshëm i cili mund të shkaktohet prej saj. Duhet të tregohet kujdes për plagën lokale dhe

duhet të trajtohen në mënyrë të përshtatshme edhe dëmtimet shoqëruese.

4.5. Emfizema mediastinale

Kjo është paraqitja e ajrit në indin intersticial të mediastinumit. Zakonisht paraqitet gjatë

lëndimeve të trakesë, të bronkeve të mëdha, të ezofagut, të kontuzionit të mushkërive me rupturë

të alveolave dhe të pneumotoraksit tensiv nëse është dëmtuar pleura mediastinale.

Për shkak të rritjes së shtypjes në mediastinum paraqitet stazë në venat e mëdha, e cila shkakton

rënien e volumenit minutor të zemrës.

Simptomat Dhembjet retrosternale dhe ndjenja e shtypjes, të marrit e zërit, në regjionin e jugulumit

nuk ka thellime karakteristike, në perkusion nuk gjendet të marrit e zërit mbi zemër, kurse gjatë

askultimit dëgjohen me simptomë të zemrës edhe kërcitje, i ashtuquajturi simptomi i Hamman-it.

Mjekimi Te pneumotoraksi tensiv është i nevojshëm drenimi i kraharorit, te simptomat e

tamponadës ekstraperikardikale të zemrës duhet bërë mediastominë harkore: prerjen e tërthortë të

lëkurës një gisht mbi jugulum, pastaj prehet platizma dhe me kujdes me gisht lyhet deri në thellësi

përpara trakesë krejt deri nën harkun e aortës, kurse në plagë vendoset dreni i trashë.

4.6. Emfizemi subkutan

Është grumbullimi i ajrit në indin nënlëkuror, paraqitet te lëndimet e mbyllura / apo të hapura të

toraksit nëse janë të lënduara krihët e mushkërive dhe pleura parietale dhe ajri hyn në indet e buta

të murit torakal. Efizemi subkutan në qafë dhe në murin torakal flet për rupturën e trungut

trakeobronkial apo të ezofagut. Te perforimi jatrogjen i trakesë apo i ezofagut paraqitet emfizema

subkutane në qafë.

Nëpër indin nënlëkuror të shkriftë ajri shpejt zgjerohet kah fytyra, regjioni torakal dhe distalisht

krejt deri te skrotumi. Me palpimin e lëkurës ndihen krepitacionet sikur kërcitje në borë, gjendja e

përgjithshme si rregull nuk është e çregulluar, nëse nuk ka lëndime të rënda, në

22

Page 28: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

rentgengrafinë e mushkërive shihen hije njollore sikur allatkë, sepse ajri zgjerohet përgjatë

muskulit të madh pectoral. Me terapi duhet larguar shkakun e emfizemës subkutane, kurse ajri në

indin nënlëkuror rebsorbohet gjatë disa ditëve.

23

Page 29: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Kapitulli V

Vlerësimi fillestar

Protokolet e Trajtimit Mbështetës të Përparuar për Traumën (ALTS, Advanced Trauma Life

Support), i krijuar nga Kolegji Amerikan i Kirurgëve, duhet të drejtojnë vlerësimin fillestar të të

gjithë pacientëve me dëmtime torakale të vërtetuara ose të dyshuara.

Problemet jetëkëcënuese duhet të identifikohen dhe të trajtohen që gjatë vizitës së parë, sapo të

vihen re, radiografia fillestare e kraharorit duhet të konsiderohet si një pjesë e inspeksionit parësor,

sepse qëllimi i saj është të identifikojë patologjitë jetëkërcënuese. Reanimimi duhet të vazhdojë

gjatë procesit të vlerësimit sipas nevojës dhe duhet të vlerësohen në mënyrë periodike efektet e tij,

më pas vazhdohet me një inspeksion të dytë dhe me ekzaminime të tjera diagnostikuese. Këto

procedura që pasojnë janë përmbledhur nga Manuali i Ecurisë së ATLS, i cili i kushton vëmendje

të veçantë disa dëmtimeve torakale specifike.

5.1. Rrugët e frymëmarrjes

Për shkak të efekteve të thella të hikosisë te çdo pacient që ka pësuar një traumë, sigurimi i një

rruge frymëmarrjeje të sigurt ka një rëndësi të madhe. Shumica e rrugëve të frymëmarrjes të

natyrshme janë relativisht të sigurta, por për individët ku këto rrugë frymëmarrjeje nuk janë të

sigurta, është e nevojshme ndërhyrja e menjëhershme. Metoda e parapëlqyer për kontrollin e

rrugëve të frymëmarrjes është intubimi orotrakeal, duke përdorur intubimin me sekuencë të shpejtë.

Te pacientët me përpjekje respiratore spontane një mundësi tjetër është edhe rruga nazo-trakeale,

veçanërisht tek ata pacientë tek të cilët intubimi orotrakeal parashikohet se do të jetë i vështirë, ajo

lejon intubimin pa nevojën e bllokimit neuromuskulor. Rruga nazo-trakeale duhet të kryhet vetëm

nga mjekët që kanë përvojë me këtë teknikë. Nëse intubimi dështon ose nëse ai konsiderohet si jo

i sigurt, atëherë duhet të sigurohet një frymëmarrje me anë të një teknike kirurgjikale, ku

krikotirotomia është metoda e parapëlqyer.

Dëmtimet torakale që mund të çojnë në gracka gjatë menaxhimit të rrugëve të frymëmarrjes

përfshijnë dëmtimet që prekin hyrjen torakale, që çojnë në efektin e masës mbi rrugët e

frymëmarrjes, dëmtimet e vetë trakesë, si dhe dëmtimet kockore që prekin pjesën proksimale të

24

Page 30: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

klavikulës dhe të sternumit, dëmtimet të cilat prishin anatominë normale.

5.2. Frymëmarrja

Pasi është siguruar rruga e frymëmarrjes duhet të sigurohet shkëmbimi i përshtashëm i gazeve,

duhet të dëgjohen zhurmat e frymëmarrjes në apekset e të dyja mushkërive, duhet të bëhet palpimi

i murit të kraharorit duhet të bëhet inspeksioni për krepitacione subkutane dhe kockore, duhet të

bëhet palpimi i trakesë për të vlerësuar pozicionin e vijës mediale, si dhe duhet të bëhet inspeksioni

për të zbuluar praninë e distensionit të venave të qafës. Çrregullimet që dëmtojnë frymëmarrjen

dhe si rrjedhim edhe shkëmbimin e gazeve mund të ndahen në dëmtime që prekin parenkimën

pulmonare, në dëmtimet që prekin hapësiren pleurale dhe në dëmtimet që prekin murin e kraharorit.

Nga dëmtimet që prekin parënkimën, kontuzioni pulmonarë është më i zakonshmi dhe çarja e

pjesës proksimale të bronkeve shpesh është më dramatikja.

Patologjitë e hapësirës pleurale përfshijnë pneumotoraksit, hemotoraksit si dhe pneumotoraksin

nga tensioni, trajtimi fillestar për të gjitha këto patologji duhet të jetë torakostomia me tub,

dëmtimet e murit të kraharorit përfshijnë frakturat e thjeshta të brinjëve, kraharori me lëvizje

paradoksale, si dhe frakturën e sternumit. Këto dëmtimet të murit shkaktojnë deformim dhe

dhimbje, me një alterim pasues të mekanizmave respiratore që çojnë deri në hipoventilim dhe

hipoksemi. Kontolli i dhembjes është terapia e dytë për nga rëndësia për këto dëmtime, prania e

frakturave shumëfishë të brinjëve duhet të rrisin dyshimin për praninë e dëmtimeve viscerale.

5.3. Qarkullimi

Gjendja e sistemit kardiovaskular në vlerësimin fillestar të një pacienti që ka pësuar një dëmtim,

vlerësohet duke vëzhguar ngjyrën dhe temperaturën e lëkurës, frekuencën dhe cilësinë e pulsit,

presionin arterial si dhe gjendjen mendore të pacientit.

Dëmtimet torakale që kanë efekte kryesore në sistemin e qarkullimit të gjakut përfshijnë

hemoragjinë, traumën kardiake të mbyllur, si dhe tamponadën kardiake, duhet të sigurohet një

rrugë venoze e përshtatshme. Mënyra e parapëlqyer për të siguruar një rrugë venoze janë inserimi

intravenoz (IV) periferik i një kateteri me diametër të gjerë, i ndjekur nga vendosja e kateterëve

venozë qëndrorë dhe nëse është e nevojshme , rrugë venoze me anë te incizonit ose katetëret

intrakockore tek fëmijët.

25

Page 31: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

5.4. Reanimimi

Solucioni i parapëlqyer që përdoret fillimisht për reanimimin është solucioni Ringer laktat, duke

filluar me një 1l në formë bolusi (20 cc për kg te një fëmijë). Pjesa tjetër e reanimimit duhet të

mbështetet në përgjigjen fiziologjike ndaj likideve të dhëna më parë, pas dhënies së 2l (60cc për

kg te një fëmijë) duhet të merret në konsideratë përdorimi i masave eritrocitare.

Mbi 85% e dëmtimeve torakale nuk kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale dhe do të përgjigjen

mire ndaj reanimimit fillestar, anasjelltas shumica e dëmtimeve që përfundimisht, do ta kenë

nevojshme ndërhyrjen kirurgjikale mund të përgjigjen për një kohë të shkurtër, por zakonisht nuk

përgjigjen ndaj përpjekjeve fillestare për reanimimin.

5.5. Inspeksioni dytësor

Inspeksioni dytësor konsiston në një ekzaminim të detajuar, por të shpejtë të pacientit "nga koka

deri te këmbët", si dhe në sigurimin e një anamneze klinike të përshtatshme.

Të dhënat e ekzaminimit që lidhen me dëmtimin torakal përfshijnë një trake të devijuar, fryrje të

venave të qafës, krepitacione të murit kockor torakal, lëvizje paradoksale, lëvizje paradoksale të

një segmenti diskinetik, zvogëlimi i zhurmave të frymëmarrjes, tone kardiake të shurdhëta, zhurma

kardiake dhe pulse të ndryshme në ekstremitete.

Duhet të merret një anamnezë AMPLE

A - alergji (allergies)

M - medikamente (medications)

Past medical history –anamneza mjekësore e kaluar

Last eaten- ushqimet e ngrëna së fundmi

Events leading - shkaqet etiologjike, në mënyrë që të identofikohen problemet mjekësore të

rëndësishme, si dhe medikamentet e përdorura, si dhe alergjitë nga medikamentet.

26

Page 32: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Kapitulli VI

6.1. Testet diagnostike

Imazheria diagnostike luan një rol të rëndësishëm në menaxhimin e pacientëve pas traumës së

kraharorit dhe ka një ndikim të konsiderueshëm në marrjen e vendimeve terapeutike.

Informacioni i siguruar me anë të procedurave imazherike diagnostikuese shërben jo vetëm për të

përshatur terapinë me nevojat individuale të një pacienti, por gjithashtu ndihmon për përcaktimin

e prognozës dhe të rezulateteve të përgjithshme .

Imazheria radiologjike luan një rol të rëndësishëm në bilansin diagnostik të çdo pacienti me trauma

të dyshuar të kraharorit, radiografia e kraharorit është ekzaminimi imazherik fillestar i zgjedhur që

duhet të kryhet te pacientët me dëmtim të dyshuar të kraharorit, megjithatë tomografia e

kompjuterizuar CT e kraharorit po përdoret gjithnjë e më shumë për vlerësimin e pacientëve me

trauma të kraharorit, CT mund të përdoret për vlerësimin e dëmtimeve traumatike të aortës, të

mushkërive, të rrugëve të frymëmarrjes, të skeletit dhe të diafragmës.

Nga ana tjetër imazheria me anë të rezonancës magnetike MRI ka një rol të kufizuar në vlerësimin

fillestar të çdo pacienti me trauma të dyshuar të kraharorit, për t'i nënshtruar një MRI pacienti

duhet të jetë në gjendje të qëndrueshme, madje shumë pacientë që kanë pasuar një traumë nuk

mund të ekzaminohet për shkak të aparaturave mekanike të mëdha që përdoren në trajtimin

mbështetës, megjithatë te disa pacientë të cilë janë të qëndrueshëm në pikëpamje hemodinamike.

MRI mund të jetë veçanërisht e dobishme për vlerësimin e dëmtimeve të kolonës vertebrale dhe

të diafragmës, të tjerat metoda që janë të disponueshme për mjekun përfshin ekokardiografinë,

angiografinë, madje edhe VATS, i cili kur kryhet me indikacionet e duhura mund të jetë edhe

diagnostikuese edhe terapeutike.

27

Page 33: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

6.2. Radiografia e thjeshtë e kraharorit

Radiografia frontale e kraharorit është ekzaminimi fillestar radiografik më i përshatshëm që duhet

të kryhet për vlerësimin e pacientëve me dëmtime të dyshuara të kraharorit, ky ekzaminim është

veçanërisht i dobishëm sepse ndihmon që të përjashtohen dëmtimet e mëdha. Në mënyrë ideale

radiografia duhet të kryhet tek pacienti që qëndron në këmbë, për shkak të zgjerimit mediastinal

që vihet re në mënyrë tipike në pozicionin shtrirë.

Radiografia e kraharorit ka një vlerë parashikuese negative prej 98% dhe për këtë arsye kur është

normale, kështu që ajo është relativisht e dobishme, megjithatë të dhënat negative mund të jenë të

imëta dhe relativisht jospecifike.

Të dhënat radiografike të cilat mund të indikojnë për një dëmtim mediastinal siç është dëmtimi i

madh i aortës, përfshijnë konturin jonormal ose paqartësinë e bulbit të aortës, të lacerimit të pjesës

apikale të pleurës, devijimi djathtas të tubit nazogastrik, zhvendosje poshtë të bronkut kryesor të

majtë, devijimi djathtas i trakesë dhe jo shpesh zgjerimi mediastinal jospecifik.

Radiografia e thjeshtë e kraharorit dhe ekzaminimi fizik i kujdesshëm mund të zbulojnë shumicën

e dëmtimeve jetëkërcënuese.

Dëmtimet e mbyllura torakale të cilat zbulohen vetëm me anë të CT rrallë herë kërkojnë trajtime

të menjëherëshme, të dhënat e dëmtimit zakonisht do të jenë të dukshme në radiografinë e thjeshtë

ose gjatë ekzaminimit klinik.

6.3. Tomografia e kompjuterizuar e kraharorit

CT është shumë e ndjeshme për zbulimin e dëmtimeve torakale pas traumës së mbyllur të

kraharorit: ajo është më e saktë se radiografia e kraharorit që kryhet në rutinë për vizualizimin e

kontuzioneve të mushkërive, të pneumotoraksit dhe të hemotoraksit dhe shpesh mund ta ndryshojë

menaxhimin terapeutik fillestar te një numër i madh pacientësh me traumë të dyshuar të kraharorit.

Ai mund të jetë relativisht i dobishëm për debistimin e dëmtimeve të mëdha të aortës torakale.

28

Page 34: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Sipas një studimi ekzaminimi me CT me përforcim kontrasti kishte një ndjeshmëri prej 100% në

zbulimin e dëmtimeve të mëdha të aortës torakale. Një pamje tërësisht normale e mediastinit në

CT ku nuk vërehen hematoma dhe një aortë të rregullt duhet të rrethuar nga një masë dhjamore

normale ka një vlerë parashikuese negative prej 100% për dëmtimin e aortës. Gjithashtu skanimi

me CT mund të jetë i dobishëm për zbulimin e hemoperkarditi ose hemotoraksit pavarësisht

shkakut të dëmtimit të enëve të gjakut brakiocefalik, të pneumotoraksit të frakturave të brinjëve,

të kontuzionit të parenkimës pulmonare, si dhe frakturave të strenumit.

CT zbuloi se dëmtime serioze të 65% e atyre pacientëve të cilët nuk u zbuluan me radiografi të

thjeshtë, këto dëmtime përfshijnë (të renditura në bazë të uljes së frekuencës), kontuzionet e

mushkërive, pneumotoraksin, hemotoraksin, rupturat e diafragmës dhe rupturën e miokardit,

madje edhe te pacientët të cilët nuk dyshohet për trauma të krahërorit, ekzaminimi me CT i

abdomenit, që zakonishtë përfshinë edhe pjesën e poshtme të toraksit, nxjerr shpesh në pah

informacione të rëndësishme në lidhje me dëmtimet e mundshme intratorakale.

Gjithashtu ekzaminimi me CT ka treguar se është e dobishme për ndihmën që jep për përcaktimin

e shtirjes së kontuzionit pulmonar dhe për të identifikuar ata pacientë që janë me rrisk të lartë për

insuficiencë pulmonare akute të pacientëve që kanë raport të presionit arterial të oksigjenit më të

vogël se 300, pavarësisht dobisë së tij ekzaminimi me CT i toraksit nuk rekomandohet

domosdoshmërisht në rutinë për të gjithë pacientët me trauma të murit të kraharorit.

6.4. Ekografia

Ekografia transezofageale (TEE) po pranohet gjithnjë e më shumë si një mjet diagnostikues i

rëndësishëm, i cili është i disponueshëm për kirurgun e ekipit të traumës dhe po tregon se është

veçanërisht premtuese për diagnostifikimit e dëmtimeve traumatike të aortës torakale, edhe pse

është disi invasive. Mundësia për ta lëvizur këtë aporaturë e bën atë një procedurë të parapëlqyer

diagnostikuese për vëzhgimin e zemrës dhe të enëve të mëdha të gjakut tek pacientët me dëmtime

shumëfishë si pasojë e traumës.

29

Page 35: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Një studim i bërë në 58 pacientë me trauma torakale u pa se TEE ishte shumë e dobishme për

diagnostifikimin e dëmtimeve të aortës torakale dhe lejoi identifikimin e lezioneve të vogla që nuk

mund të zbuloheshin me anë të CT dhe me angiografi.

TEE ka treguar se është një mjet diagnostikues i rëndësishëm për ekzaminimin e aortës torakale

dhe i vlefshëm për identifikimin e dëmtimeve të aortës te pacientët, e rrisk të lartë që kanë pësuar

traumë, të cilët janë në gjendje shumë të paqëndrueshme për t'i nënshtruar transportit deri në

njësinë ku kryhet angiografia.

Shumë studime raportojnë se ekokardiografia transtorakale po zhvillohet si një ekzaminim

depistimi i efektshëm joinvaziv për efuzionin perikardikal në njësinë e traumës.

Ndërhyrja terapeutike e hershme e ndërmjetësuar me anë ekokardiografisë mund të shoqërohet me

një përmirësim të mbijetesës; përveç kësaj mund të jetë në gjendje të identifikojë burimet kardikale

të paqëndrueshmërisë hemodinamike në sallën e ndërhyrjes kirurgjikale, të cilat nuk lidhen me

tamponadën, siç është rasti relativisht i rrallë i rupturës së valvulës artioventrikulare, që në të

kundërtën do të ishte shumë e vështirë të diagnostifikohej, duke lejuar në këtë mënyrë riparimin e

shpejtë, duke përdorur trajtimin mbështetës kardiovaskular.

Për këtë arsye ekokardiografia po përdoret gjithnjë e më shumë si mënyra e zgjedhur e depistimit

për dëmtimet kardikale si penetruese edhe për ato të mbyllura.

30

Page 36: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Kapitulli VII

Kujdesi infermieror

Vdekshmëria nga trauma është përshkruar si një shpërndarje trimodale. Tri pikat kulmore të

vdekjes janë: vdekje e menjëhershme, e hershme dhe e vonshme.

Shpërndarja trimodale "klasike" përputhet mirë me traumën e mbyllur, por në traumën e hapur

mbizotëron një shpërndarje me shumë bimodale (e hershme dhe e menjëhershme), ndërsa në

vdekjen e hershme ndodhin brenda disa orësh për shkak të hemoragjisë, dëmtimeve të trurit,

kompremetimit të rrugëve të frymëmarrjes ose pneumotoraksit.

Dëmtimi traumatik vjen nga shpërndarja e energjisë drejt pacientit dhe brenda tij.

Vendimet e menaxhimit bazohen te plaga, vendodhja, trajektorja dhe shkalla e rëndesës së

dëmtimit indor, trauma e mbyllur e shpërndan energjinë mbi një sipërfaqe më të gjerë sesa dëtimet

e hapura tipike, rrjedhimisht në të njëjtën kohë ndodhin dëmtime të shumë pjesëve të ndryshme

trupit. Dëmtimet e mbyllura janë më komplekse dhe më të vështira për t'u menaxhuar.

7.1. Sistemet e traumës

Një sistem i kujdesit për traumën është një përqasje e organizuar rajonale ndaj të dëmtuarit në

mënyrë akute.

Sistemi i traumës siguron një sasi të vazhduar nga kujdesi paraspitalor deri në kujdesin spitalor

dhe më pas në kujdesin rehabilitues. Sistemi optimal i shpërndan sipas përparësisë pacientët e

dëmtuar në bazë të shkallës së rëndesës së dëmtimit dhe kritereve të paracaktuara drejt niveleve të

ndryshme të instuticioneve të traumës.

7.2. Shërbimi paraspitalor

Shërbimet mjekësore urgjente (EMS, emergency medical services) 7 në lidhje me traumën, i

referohen kujdesit paraspitalor për të dëmtuarit në mënyrë akute në vendin e ngjarjes dhe gjatë

rrugës për në spital.

Qëllimi i parë i EMS është të sigurojë personel të trajnuar me paisje të përshtatshme dhe që janë

në disponim të menjëhershëm ndaj pacientëve të dëmtuar rëndë.

7 EMS - emergency medical services 31

Page 37: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Qëllimi i dytë i EMS është të transportojë pacientët në mënyrë të sigurt dhe me shpejtësi drejt

instuticionit mjekësor më të përshtatshëm, më të afërt, për të kryer këtë në mënyrë të efektshme

dhe për të pasur sukses. Është shumë i rëndësishëm një rrjet i besueshëm komunikimi. Në

komunitetet urbane koha e përgjigjes së EMS pritet të jetë 4-6 minuta, në komunitetet rurale

vonesat janë më të zakonshme. Transportimi ajror pëmes helikopterëve ka siguruar ndihmë për

transportin tokësor, por duhet të përdoret me kujdes në bazë të zgjatjes së pritshme të transportit

tokësor, shkallës së rëndesës së dëmtimit dhe numrit të të dëmtuarve.

Principet e përgjithshme janë: mbrojtja, alarmi dhe ndihma .

Në kuadër të mbrojtjes me rëndësi është evitimi i lëndimeve shtesë dhe mundësimi i qasjes ndaj të

lënduarit nga ana e ekipeve të ndihmës së parë. Pas kësaj i qasemi dhënies së ndihmës dhe në të

njëjtën kohë dërgojmë thirrje për dërgimin e ndihmës profesionale mjekësore në vendin e

fatkeqësisë.

Më e rëndësishme është mbajtja e funksioneve vitale në vendin e aksidentit, transporti i shpejtë

dhe adekuat deri në spital, ku do të bëhet diagnostifikimi i saktë dhe shërimi i lëndimeve të

shfaqura.

7.3. Qendrat e traumës

Qendra e traumës shërben për ta integruar sistemin e kujdesit për traumën, duke siguruar drejtim

lokal dhe rajonal. Një rrjet institucionesh të kujdesit për traumën mund të funksionojë për të

siguruar një interval të plotë kujdesi për pacientët e dëmtuar në bazë të shkallës së rëndesës së

dëmtimit dhe burimeve të disponueshme .

Qendrat e traumës kategorizohen në nivelet I –IV, ku niveli I u referohet atyre institucioneve me

burimet e mëdha. Brenda niveleve të qendrave të traumës institucioni i nivelit I ka përfundime të

mira duke përfshirë mbijetesën dhe përfundimet funksionale, krahasuar me qendrat e nivelit më të

ulët të pacientët me dëmtime të rënda specifike, d.m.th. dëmtimet ndaj enëve të mëdha ose zemrës,

tetraplegji, fraktura pelvike dhe dëmtime hepatike të ndërlikuara. Brenda sistemit të kujdesit për

traumën ka shumë spitale të përgjithshme të përcaktuar në mënyrë zyrtare, të cilat marrin pacientë

të dëmtuar rëndë dhe sigurojnë kujdes të përshtatshëm .

32

Page 38: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

7.4.Rehabilitimi

Rehabilitimi është pjesa më e gjatë, shpesh më e vështirë dhe më e nënvlerësuar e madhësisë së

vazhduar të kujdesit për traumën për pacientin dhe familjen. Shërbimet për rehabilitim të hershëm

(d.m.th. gjatë fazës akute ) duket se pakësojnë inaviditetin afatgjatë.

Dëmtime të caktuara si dëmtimi i palcës së kurrizit dhe dëmtimit traumatik i trurit prek shumë

funksione fiziologjike, psikologjike, shoqërore dhe profesionale. Rehabilitimi pakëson varësinë

dhe koston e kujdestarisë, duke siguruar shërbimet për të optimizuar funksionin përmes terapisë

fizike, ergoterapisë, terapisë së të folurit dhe asaj kognitive.

7.5.Menaxhimi i traumës

Rezultatet pozitive të pacientëve të dëmtuar ndikohen fuqishëm nga kujdesi fillestar që sigurohet

veçanërisht brenda orëve të para të shtrimit në spital. Kujdesi optimal jepet nga një ekip i përgatitur

mjekësh, infermierësh dhe teknikësh, nëpërmjet një procesi të kontrolluar që duket kaotik dhe që

rivlerësohet në mënyrë konstante. Një qëllim i përgjithshëm i ringjalljes nga trauma është vendosja

e rendit nga ky kaos i pandarë.

Radha e prioriteteve është një karakteristikë themelore për menaxhimin e suksesshëm të pacientit

me shumë dëmtime dhe duhet të ndjekë një radhë të caktuar :

a. Siguroni kalimin e rrugëve të frymëmarrjes, oksigjenoni dhe ventiloni, duke pasur nën

kontroll shtyllën kurrizore në pjesën e qafës.

b. Kontrolloni hemorragjinë

c. Ruani perfuzionin të përshtatshëm

d. Identifikoni dhe korrigjoni anomalitë neurologjike

e. Ekspozojeni pacientin dhe kryeni vlerësim të plotë

f. Parandaloni hipoterminë

g. Stabilizoni përkohësisht frakturat e fundit

h. Kryeni një vlerësim sistematik të detajuar dhe përgatisni kujdesin përfundimtar.

33

Page 39: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Kursi i mbështetjes së përparuar për jetën në trauma (ATLS, Advanced Trauma Life Support) i

themeluar nga Komiteti i traumës i kolegjit amerikan të kirurgëve përfshin pesë prioritet e para të

renditura më sipër në vëzhgimin parësor, gjatë të cilit identifikohen menjëherë dëmtimet

kërcënuese për jetën, duke i qëndruar besnik radhës ABCDE ( rrugët e frymëmarrjes/airways,

frymëmarrja/breathing, qarkullimi dhe kontrolli i hemorragjisë/circulation, paaftësia/disability,

ekspozimi /exposure).

ALTS siguron një konstrukt që vlerësimi dhe ringjallja ndodhin njëkohësisht duke identifikuar

dëmtimet sipas rendit, në të cilat ato mund ta kërcënojnë pacientin. Pasi të kryhet vlerësimi parësor,

pason vëzhgimi dytësor më i detajuar i cili përfshin një vlerësim sistematik të kokës, qafës,

kraharorit, barkut, legenit, shtyllës kurrizore, gjymtyrëve si dhe vlerësimi neurologjik.

Informacioni i fituar gjatë këtyre vëzhgimeve dikton në strategjinë pasuese, duke u dhënë prioritet

testimeve dhe ndërhyrjeve. Ndihmesa kryesore përfshin disponueshmërinë e një pajisjeje infuzioni

për dhënien e shpejtë të lëngjeve ngrohëse, dhënien urgjente të eritrociteve paketuar si dhe

zëvendësim aty për aty të faktorëve të koagulimit (si plazmë, lëng). Veç kësaj pacientët të cilët e

shfaqin triadën e tmerrshme acidozë, hipotermi dhe koagulopati mund t'u shërbej më së miri

koncepti i kirurgjisë së kontrollit të dëmtimit, e cila përfshin tri faza: operacionin fillestar të

shkurtuar për ta kontolluar hemorragjinë dhe ndotjen, ringjalljen në kujdes kritik për të ringrohur

dhe për të korrigjuar koagulopatitë dhe së fundi rioperimet e planifikuara për riparime

përfundimtare.

7.6.Parandalimi i dëmtimit

Shekulli XX ishte dëshmitar i shumë ndryshimeve dhe përmirësimeve madhore në kujdesin për

traumën dhe zbatimi i sitemeve të traumës ka përmirësuar ndjeshëm sëmundshmërinë dhe

vdekshmërinë nga trauma .Para Luftës së Parë Botërore vdekshmëria nga një frakturë e mbyllur e

femurit ishte mbi 50% dhe vdekshmëria që lidhej me një plagë në bark nga një armë zjarri ishte

90%. Në një sistem modern të kujdesit për traumën këto vlera vdekshmërie janë pakësuar më

shumë se dhjetëfish; është e dukshme që janë bërë shumë përparime. Gjithashtu trauma vazhdon

të përbëjë një barrë të madhe shëndetësore dhe ekonomike për shoqërinë. Është e qartë që mbetet

edhe shumë punë për të bërë.

34

Page 40: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Kjo na lë me pyetje si ta pakësojmë akoma vdekjen dhe paaftësinë në shekullin e ri. Në të vërtetë

ka ende shumë vend për të përmirësuar kujdesin për traumën dhe pa dyshim që ka akoma vend për

të pakësuar vdekjen nga traumat me këto masa: gjithsesi qendrat e traumës duket se janë bërë

viktima të vetë suksesit të tyre . Jonathan E. Rhoads në mënyrë elokuente iu referua kësaj si dilema

e "portokallit terapeutik" në drejtimin e tij në Shoqatën Amerikane për kirurgjinë e traumës pohoi:

Profesioni mjekësor, duke përfshirë edhe shkencën bazë, të fiziologjisë, mikrobilogjisë,

patologjisë, farmakologjisë dhe anatomisë gjithashtu, duke përfshirë biokiminë dhe imunologjisë

ka zhvilluar mjete shumë të fuqishme për të shpëtuar pacientin e traumatizuar, pavarësisht nëse ai

ka djegie, fraktura të shumta, dëmtime në kokë apo një kombinim dëmtimesh. Jam i sigurt se

do të bëhet shumë më tepër përpjekje për të zhvilluar metoda për trajtimin e llojeve të ndryshme

të traumës, por tashmë është hequr ajka e lëngut terapeutik për sa i përket problemit të traumës

dhe kjo do të na çonte të theksonim akoma më shumë për parandalimin e saj .

35

Page 41: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Kapitulli VIII

Ndikimi i traumës në gjendjen emocionale

Pas këtyre ndodhive njeriu është shpesh i lënduar fizikisht dhe psiqikisht. Në jetën tonë secili prej

nesh mund të kalojë nëpër ngjarje traumatike që janë të mëdha, të frikshme (qoftë për veten ose të

tjerët ) përtej kontrollit tonë.

Zakonisht situata të tilla frikësuese lënë pasoja në jetën e individit duke përfshirë deri tek niveli i

disfunksionimit normal apo në zhvillimin e çrregullimit të stresit postraumatik, çrregullim ky i

predispozuar nga situata traumatike në jetën e individit. Ajo që i preokupon individët që kanë

pësuar nga ngjarjet traumatike është fajësimi i vetës, pendimi, mendimi se sikur të kishin vepruar

ndryshe nuk do të ishin në këtë gjendje.

Mendimet më të shpeshta pas ngjarjeve traumatike janë: "jam duke u çmendur", "ishte faji im",

"nuk mund të përballoj më", "pse ndodhi kjo" e shumë e shumë mendime të tilla vetëfajësuese.

Ka arsye të shumta pse tragjeditë lënë ndikim të fuqishëm emotive tek njerëzit. Së pari tragjeditë

e dëmtojnë besimin elementar që personat kanë për jetën, se jeta është e sigurt, ka kuptim dhe

qëllim, pra dëmtohet mënyra si e shohim jetën nga këndvështrimi optimist. Së dyti, tragjeditë

ndodhin papritmas kështu personat nuk arrijnë t'i përshtaten shpejt situatës së re pa paralajmërim

duke u ballafaquar me atë që është e panjohur për individin.

Së fundi, pas çdo tragjedie individët e mbajnë të freskët në kujtesë traumën si mënyrë

vetëmbrojtjeje për t'u siguruar që nuk do t'i përsëritet e njëjta situatë tragjike, por kjo sjell rezultat

negativ ngase individët mbeten me reagime postraumatike.

36

Page 42: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Simptomat për diagnostifikim të traumave përfshijnë:

1. Ripërsëritja e ngjarjeve traumatike

• Ndërhyrja e kujtimeve shqetësuese e ngjarjeve traumatike

• Ankthi i natës

• Ndjenja e stresit intensiv kur kujtohet trauma.

• Reaksione intensive fizike si pasojë e të kujtuarit të situatës (rrahje të shpeshta të zemrës,

tension muskulor).

2. Simptomat e shmangies dhe të mpirjes emocionale

• Shmangie prej aktiviteteve, vendeve, mendimeve dhe individëve të cilët na e rikujtojnë

ngjarjen traumatike.

• Humbje e interesimit për aktivitete dhe për jetë në përgjithësi.

• Ndjenjë e limituar e së ardhmes (ku individi nuk beson se do të ketë jetë normale, të

martohet apo të ketë karrierë profesionale).

3. Simptomat e zgjimit apo gjallërisë së shtuar

•Vështirësi për të rënë në gjumë.

•Ngacmueshmëri dhe shpërthim i zemërimit.

• Vështirësi në koncentrim.

• Ndjenjë shqetësimi apo nervoze.

Në shumicën e rastëve problemet nuk ndikojnë tek ata që i kanë i përjetuar ato por edhe te

familjet e tyre apo në punë pasi çdo gjë ka të bëjë me traumën të evitohet.

Shumë njerëz nuk bisedojnë me mjekun për problemet e tyre, prandaj ata nuk e marrin

ndihmën e duhur, por pa u trajtuar çregullimi i traumave shpesh nuk mund të shërohet me

vite të tëra.

Psikoterapia në shumicën e rasteve është e suksesshme, gjatë psikoterapisë pacientët janë

të lutur t'i tregojnë mjekut për detajet e ngjarjen e përjetuar duke u pajtuar kështu me

kujtimet traumatike dhe ndikim e tyre në jetën e përditshme. Ҫrregullimi traumatik mund

të shërohet.

37

Page 43: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Kapitulli IX

Rezultatet e punimit

Rezultatet e arritura tek hulumtimi ynë kanë konsatuar se në Spitalin Rajonal të Prizrenit "Daut

Mustafa" gjatë vitit 2018 , u morën në studim 176 pacientë me lëndime në toraks. Nga hulumtimi

i bërë rezulton se traumat e toraksit janë raste mjaftë të shpeshta në Prizren

Tabela 1 .Raporti meshkuj/femra

Gjithsej me

lëndime

toraksi

Meshkuj

Femra

Raporti

femra

/meshkuj

Mosha

mesatare

176

131

45

1/ 2.9

33.5

Koment: Gjithsej në studim ishin 176 pacientë me lëndime në toraks, nga këta 45 ishin femra dhe

131 meshkuj me moshë mesatare 33.5

Grafikoni1. Rastet e traunave të toraksit sipas gjinisë

Koment : Nga grafikoni del se 72% e të sëmurëve janë meshkuj, kurse 28% prej tyre janë

femra.

Hulumtimi rrezultonë se traumat e toraksit janë me numër më të rritur tek meshkujt sesa

femrat për 44% të rasteve.

38

72%

28%

Gjinia 131 45

Page 44: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Grafikoni 2. Shkaqet e lëndimit të traumës

Shkaqet e lëndimit të traumës

147 raste aksidente trafiku me makinë

4 raste plagë me armë zjarri

6 raste plagë me thikë

11 raste sulm fizik

4 raste rrëzime nga lartësia

3 raste lëndime në vendin e punës

1 rast rrëzimi nga motori.

Koment : Nga rezultatet e hulumtimit del se shumica e rasteve të traumave të toraksit vijnë

si pasojë e aksidenteve me 58% të rasteve ,ku ka dhe raste tjera por me numër më të vogël

23% sulm fizikë,10% raste plagë me thikë, 9% e rasteve plagë me armë zjarri ,1% rastet

tjera.

Grafikoni 3.Frekuencat e lëndimeve të toraksit

39

58%23%

10%9%

147 4 6 11 4 3

110 26 10 12 6 12

Page 45: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Frekuencat e lëndimeve të toraksit :

110 contusion thoracis

26 haemothorax

10 fractura cosatarum

12 politraumë

6 contusion thoracis- lumbale

12 contusi thoracis- abdominale

Koment : Siç shihet nga grafikoni frekuenca më e shpeshtë e lëndimeve të toraksit është 110

pacientë me kontuzioni, duke përfshirë 10 raste thyerje të brinjëve dhe nga 12 raste politraumë dhe

kontuzion torako-abdominal.

Grafikoni 4. Frekuencat e lëndimeve jashtë gjoksit

Frekuencat e lëndimeve jashtë gjoksit ishte:

Lëndime të barkut -12 pacientë

Lëndimet në ekstremitete e poshtme - 35 pacientë

Lëndimet e kafkës – 60 pacientë

Lëndimet vaksulare periferike -3 pacientë

Frakturë vertebrale – 66 pacientë

40

58%23%

10%9%

12 35 60 3 66

Page 46: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Koment: Traumat e toraksit janë të shoqëruara dhe me lëndime tjera trupore duke përfshirë me

një numër më të madhë të rasteve kafkën dhe frakturat vertebrale me dëmtim më të pakët vaskular.

Grafikoni 5. Klasifikimi anatomik-patologjik

Klasifikimi anatomik-patologjik :

Të hapura – 128 raste

Të mbyllura – 48 raste

Koment: Nga grafikoni del se 73% e rasteve të dëmtimeve të toraksit janë të hapura , ndërsa

27% dëmtime të toraksit janë të mbyllura. Hulumtimi rrezultonë se traumat e hapura të

toraksit janë me numër më të rritur sesa traumat e mbyllura për 46% të rasteve.

41

73%

27%

128 48

Page 47: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Kapitulli X

Diskutim

Trauma është gjithmonë e vështirë për t'u trajtuar. Në radhë të parë duhet të përqëndrohemi te

shpëtimi i jetës së pacientit dhe pastaj në zgjidhjen e të gjitha problemeve.

Traumat më së miri trajtohen me qasje ekipore (nuk ka "unë" në traumë).

Vlerësimin parësor dhe dytësor paraqet çelësin e indetifikimit të lëndimeve, që rrezikojnë jetën

pas identifikimit të lëndimit. Trajtimi nuk duhet të vonohet; ai përcaktohet nga mundësitë dhe

resurset njerëzore.

Nga rezultatet e punimit shohim se në rajonin e Prizrenit gjatë vitit 2018 ka pasur gjithsej 176 raste

me trauma nga toraksi, ku 131 ishin meshkuj dhe 45 femra . Frekuencat e lëndimeve të toraksit

ishin: 110 contusion thoracis, 26 haemothorax, 10 fractura cosatarum, 12 politraumë, 6 contusion

thoracis - lumbale dhe 12 contusi thoracis – abdominale, nga kjo shihet se rastet më të shpeshta

kanë qenë kontuzionë i toraksit, në krahasimë me lëndimet tjera.

Traumat e toraksit janë një problem në rritje shëndetësore, të cilat në mënyrë dispropocionale

prekin grupet vunerabël: përdoruesit e rrugës, punëtorët e lartësive, fëmijët, gratë dhe të moshuarit,

ne si infermierë, duhet ndërmarrur masa të menjëhershme.

Në varësi të plagëve, të plagosurit transportohen në spitalin më të afërt për stabilizimin e gjendjes,

ku pastaj dërgohen edhe në spitale përkatëse.

42

Page 48: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Përfundim dhe konkluzione

Gjatë analizimit të literaturës së mbledhur erdhë në përfundim se traumat e toraksit janë problem

madhorë si në botë ashtu edhe në vendin tonë .

Për realizimin e këtij punimi është përdorur metoda e studimit: retrospektiv, statistika të marra

nga arkiva e emergjencës në Spitalin Rajonal të Prizrenit "Daut Mustafa".

Në këtë punim janë analizuar të dhënat e 176-të pacientëve me traumë toraksit gjatë periudhës një

vjeçare në vitin 2018. Pacientë më të prekur ishin meshkujt me numër të rasteve 131, në raport me

femrat me një numër më të vogël rreth 45 rasteve.

Frekuencat e lëndimeve të toraksit ishin: 110 contusion thoracis, 26 haemothorax, 10 fractura

cosatarum, 12 politraumë, 6 contusion thoracis - lumbale dhe 12 contusi thoracis – abdominale.

Ne si infermierë duhet të ndërrmarrim hapat e menjëhershëm për shërimin e këtyre pacientëve.

Detyra e parë dhe e rëndësishme është të diagnostifikohen funksionet e organet vitale dhe të merren

masat urgjente për mjekimin e tyre. Pas dhënies së ndihmës së parë dhe stabilizimit të

pacientit, bëhet ekzaminimi ku duhet të merren parasysh kushtet kur dhe si ka ndodhur aksidenti,

sepse kjo na ndihmon të orientohemi edhe për tipin e mundur të plagëve, ku në varësi të lëndimeve

transportohen në spital.

Si përfundim janë kryer hapa të rëndësishëm në trajtimin e pacientit të dëmtuar, gjatë shekullit të

kaluar janë arritur ulje të konsiderueshme të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nëpëmjet

përmirësimeve me kujdes, zbatimit të përqasjeve të bazuara në sisteme ndaj kujdesit për traumën

dhe zbatimin e masave parandaluese. Për të vazhduar përmirësimet e arritura gjatë shekullit të

kaluar do të nevojitet përforcimi i intergrimit të masave parandaluese në sistemin e traumës.

43

Page 49: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Rekomandimet

I sëmuri në vendin e fatkeqësisë në pamje të parë nuk do të thotë të duket i lënduar i rëndë, sidomos

kur ka lëndime të jashtme apo ato janë të vogla. Sipas natyrës së paraqitjes së lëndimeve duhet

supozuar në mundësinë e lëndimeve të rënda, sidomos të organeve të brendshme. Gjatë dhënies së

ndihmës së parë nuk guxon që i sëmuri të ketë më shumë dëm se sa dobi.

Disa nga këto rekomandime janë:

Vlerësimi fillestarë ,trajtimi dhe diagnoza e menjëhershme.

Ndërgjegjësimi i personelit infermieror që të tregojë kujdesin e duhur në menagjimin e

pacientëve me trauma të toraksit .

Personeli infermieror të mos ketë neglizhecë në asnjë procedurë trajtuese të sëmundjes.

Personeli infermieror të ketë një kujdes të veçantë në parandalimin e infeksioneve gjatë

menagjimit të pacientëve me trauma të toraksit.

Koha e përcjelljes të sëmurit në urgjencë.

Roli i ndihmës së pare në pacientë me trauma .

Panvarësishtë pjesa më e madhe e pacientëve të hospitalizuar me trauma ,humbin jetën si pasojë e

komplikacioneve sekondare .Traumat më të rënda janë të shkatuara nga aksidentet për këtë arsye

,duhet të shikuar me rigozitet kushtet e sigurisë personale dhe të mjeteve si :

Vënia e rripit të sigurimit

Paisjet e ndihmëse së parë

44

Page 50: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Rezyme

Dëmtimi traumatik është një sëmundje e parandalueshme, qofshin ato dëmtime të

paqëllishme apo të qëllishme, ku përbëjnë shkakun kryesor të vdekjeve, duke përfshirë të

gjithë moshat .

Tre mekanizmat kryesore të traumës madhore janë: aksidentet automobilistike, armë zjarri

dhe rëniet nga lartësia.

Qëllimi i punimit: Parandalimi i dëmtimeve nga traumat duhet të pëfshihen në një agjendë

të gjërë aktivitetesh, të tilla si zhvillimi dhe menaxhimi i infrastrukturës rrugore, sigurimi

i makinave më të sigurta, forcimi i legjislacionit, sigurimi i shërbimeve shëndetësore dhe

spitalore, planifikimi urban dhe mjedisor.

Sektori shëndetësor është një partner i rëndësishëm në këtë proces. Roli i tij është fuqizimi

i të dhënave të bazuara në evidencën, sigurimin e kujdesit të përshtatshëm pre-spitalor dhe

spitalor, kryerja advokacisë si dhe kontributi në implementimin dhe vlerësimin e

ndërhyrjeve .

Për realizimin e këtij punimi është përdorur metoda e studimit: retrospektiv, statistika të

marra nga arkiva e emergjencës në Spitalin Rajonal të Prizrenit "Daut Mustafa".

Në këtë punim janë analizuar të dhënat e 176-të pacientëve me traumë toraksit gjatë

periudhës një vjeçare në vitin 2018. Pacientë më të prekur ishin meshkujt me numër të

rasteve 131, në raport me femrat me një numër më të vogël rreth 45 rasteve.

Frekuencat e lëndimeve të toraksit ishin: 110 contusion thoracis, 26 haemothorax, 10

fractura cosatarum, 12 politraumë, 6 contusion thoracis - lumbale dhe 12 contusi thoracis

– abdominale.

Detyra e infermierit/infermieres në raport me pacientët me trauma është së pari ta bëjë

vlerësimin fillestar të gjendjes së tyre, të kujdeset për mirëqenien e pacientit, të asistoj në

punën e mjekut si dhe ta përcjellë vazhdimisht të sëmurin deri në përmisimin e gjendjes

ose shërimin e tij.

Roli kryesor i infermierit/infermieres në këtë rast është të iu sigurojë pacientëve mbështetje

emocionale, të krijoj një besueshmëri me ta dhe sigurisht të kujdeset për ta duke zbatuar

gjithmonë etikën mjekësore.

45

Page 51: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Resume

Traumatic injury is a preventable disease, whether it is unintentional or intentional injury

that constitutes the leading cause of death involving all ages.

The three major mechanisms of major trauma are : car accidents, firearms, and falls from

height.

Purpose of the work : Preventing injury from trauma shuld be included in a whole agenda

of activities, such as road infrastructure development and management.

Providing safer cars, enforcing legislation, providing health and hospital services, urban

and environmental planning.

The health sector is an important partner in this process, the role is to strengthen evidence-

based data provide adequate pre-hospital and hospital care , conduct advocacy, and

contribute to implementation and evaluation of interventions.

For realization of this work was used method of study : retrospective, statistics obtained

from the emergency archive at the Prizren Regional Hospital “Daut Mustafa”.

In this paper work was analysed the data of 176 patients with thoracic trauma during one

year period in 2018.

The most affected patients were males with a total of 131 cases, compared to females with

the smaller number of about 45 cases.

The frequencies of the thoracic injuries were:110 contusion thoracis, 26 haemothorax,

10 fractura cosatarum, 12 politraums, 6 contusion thoracis-lumbale and 12 contusi thoracis-

abdominal.

Thoracic trauma and nursing caret the duty of the nurse in relation to patients with trauma

its first to make an initial assessment of their condition, to care for prosperity of patients,

to assist in the work of the doctor, to escort continuously the patient until they get better.

In this case the main role of the nurse is to ensure patients emotional support, to create a

credibility with them ,and of course to take care of them always applying the medical

ethics.

46

Page 52: Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror...f. Trauma urogjenitale g. Trauma vaskulare Klasifikimi anatomik-patologjik : a. Të hapura – ku është i ndërprerë kontinuiteti i

Traumat e thoraxit dhe kujdesi infermieror

Referencat

Mjekësia e kujdesit intensiv, Irwin dhe Rippe, 2013.

Kirurgjia, Ivan Pripiĉ.

Traktati i kirurgjisë, Sabiston.

Urgjencat mjekësore, simptomat, diagnoza, mjekimi, Vasil Kuli,Tiranë, 2012.

Anatomia normale e njeriut, Drita Totozani, Sofika Qamirani, Tiranë, 2001.

Konsulta mjekësore e urgjencës së pesë minutave të para, Jeffrey J Schaider,

Stephen R Hayden, Richard E Wolfe, Roger M Barkin, Peter Rosen .

Traktati i diagnozës mjekësore, Mark H Swarts.

https://www.fakultetimjekesise.edu.al/studime-pasuniversitare/doktoratura/268-

dr-shkelzen-osmanaj.html

https://sq.wikipedia.org/wiki/Stresi_posttraumatik

47