29
QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE FEMIJEVE NE SHQIPERI Children’s Human Rights Centre of Albania TROKITJA E ANALFABETIZMIT Studim mbi shkaqet e braktisjes së shkollës nga fëmijët shqiptarë Pergatitur nga: Altin Hazizaj Aurela Pano S. Thornton Barkley Tetor 1998

TROKITJA E ANALFABETIZMIT - crca.al e... · Arsimit Tetevjeçar, për kontributin që dhanë në këtë projekt. CRCA falenderon Qendrën Komunitare Gjirokastër për shpërndarjen

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE

TE FEMIJEVE NE SHQIPERI

Children’s Human Rights Centre of Albania

TROKITJA E

ANALFABETIZMIT

Studim mbi shkaqet e braktisjes së shkollës nga fëmijët shqiptarë

Pergatitur nga:

Altin Hazizaj

Aurela Pano

S. Thornton Barkley

Tetor 1998

FALENDERIME

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA) dëshiron të

falenderojë të gjithë ata persona që dhanë ndihmesën e tyre në realizimin e këtij

publikimi si dhe në mbledhjen e të dhënave të pyetësorëve të shpërndarë në 11 rrethe të

Shqipërisë.

Falenderime të veçanta CRCA dëshiron t’i japë Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorisë së

Arsimit Tetevjeçar, për kontributin që dhanë në këtë projekt.

CRCA falenderon Qendrën Komunitare Gjirokastër për shpërndarjen dhe mbledhjen e

pyetësorit në kohë në këtë rreth.

Dëshirojmë të falenderojmë gjithashtu të gjithë mësuesit dhe nxënësit, të cilët me shumë

korrektësi dhe sinqeritet plotësuan pyetësorët e përgatitur nga CRCA. Gjithashtu

falenderojmë edhe përfaqësuesit e Drejtorive Arsimore të rretheve: Shkodër, Kukës,

Peshkopi, Mirditë, Elbasan, Durrës, Pogradec, Korçë, Gjirokastër, Sarandë, të cilët

ndihmuan përfaqësuesit e CRCA për të plotësuar në kohë dhe pa probleme pyetësorët e

përgatitur për këtë qëllim.

CRCA dëshiron të falenderojë në mënyrë të posaçme z. Fatos Rexha dhe Arian Pano për

përkëthimin e këtij studimi në anglisht; z. S. Thornton Barkley për redaktimin e këtij

studimi në gjuhën angleze; znj. Natasha Leka, inspektore e Arsimit Tetëvjeçar ne

Ministrinë e Arsimit, e cila e shikoi me vëmendje dhe paraqiti vërejtjet e saj për këtë

studim.

CRCA dëshiron të falenderojë gjithashtu Fondacionin Shqiptar të Shoqërisë Civile, pa

ndihmën financiare të të cilit realizimi i këtij projekti do të ishte mbase i vështirë.

PERMBAJTJA

1. Pak fjale per Shqiperine

2. Të dhëna të përgjithshme mbi statusin ligjor, social dhe ekonomik te

fëmijëve në shoqërinë shqiptare

3. Metodologjia e përgatitjes së pyetësorëve

4. Rezultatet

5. Cilat janë kushtet në të cilat studiojnë nxënësit në Shqipëri?

6. Braktisja e shkollës si fenomen social dhe politik

7. Në shkollën tetëvjeçare Sovjan – Korçë

8. Faktoret qe ndikojne ne braktisjen e shkolles

9. Jetesa në familje

10. Puna e fëmijëve

11. Gjakmarrja

12. A mund t’iu ofrojë shkolla fëmijëve një shpresë për një të ardhme më të

mirë?

13. Rekomandime

1. Pak fjalë për Shqipërinë...

Shqipëria është një nga vendet më të vjetra të Europës dhe gjeografikisht shtrihet në jug të saj. Shqipëria

ka kufij tokësorë dhe ujorë me këto shtete: Itali, Greqi, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe

Jugosllavinë.

Luftrat dhe ngjarjet historike herë e kanë nxjerrë Shqipërinë në qendër të vëmendjes dhe herë të tjera e

kanë mënjanuar. Sidoqoftë, pas luftrash dhe pushtimesh të gjata, Shqipëria fiton pavarësinë nga

Perandoria Otomane në vitin 1912. Po problemet nuk sosin këtu. Deri në fund të Luftës së II Botërore

Shqipëria mbetet një shesh lufte dhe intrigash. Në fund të vitit 1994 Partia Komuniste vjen në fuqi.

Rregjimi komunist ishte në fuqi deri në fund të vitit 1990, kur shënohet edhe krijimi i së parës parti

politike jokomuniste. Pas kësaj periudhe Shqipëria fillon ndërtimin e një sistemi të ri, plotë vështirësi

dhe sakrifica.

Në Mars ’97 Shqipëria përfshihet nga trazira e përgjithshme mbarëpopullore, që morri fund me

zhvillimin e zgjedhjeve të reja në 29 Qershor. Për momentin kur flasim Shqipëria është një vend në

tranzicion, që përpiqet të ndërtojë demokracinë dhe shoqërinë civile, por që sigurisht përballohet me

vështirësi dhe probleme, të cilat opinioni publik kërkon t’i zgjidhë Qeveria. Midis shumë problemeve,

njëri nga më kryesorët është gjendja e të drejtave të fëmijëve. Ky studim i kushtohet një teme tepër

shqetësuese siç është: braktisja e shkollës nga fëmijët shqiptarë.

2. Të dhëna të përgjithshme mbi statusin ligjor, social dhe ekonomik te fëmijëve

në shoqërinë shqiptare

Fëmijë, sipas legjislacionit shqiptar, konsiderohet personi nga lindja e tij deri në moshën 18 vjeçare. Në

varësi të grupmoshës që ka ky person, të arritjes së pjekurisë mendore, fizike dhe emocionale,

legjislacioni shqiptar në përgjithësi, si dhe shoqëria në veçanti bëjnë ndarjet e tyre. Kështu fëmijë quhen

personat nga mosha 0 - 14 vjeç. Ndërsa adoleshent ose minoren quhen të gjithë personat e moshës 14 -

18 vjeç.

Në legjislacionin penal ndarja e moshës paraqet rëndësi pasi ajo përcakton edhe marrjen në përgjegjësi

penale të personit. Kështu ndalohet marrja në përgjegjësi penale për vepra të kryera nga fëmijët deri në

moshën 14 vjeç, kurse për vepra të kryera nga minorenët e moshës 14 - 18 vjeç marrja e tyre nën

përgjegjësi penale është e bazuar në ligj, por me diferencën në dhënien e masës së dënimit. Një i mitur

në Shqipëri për një vepër penale të kryer nga ana e tij merr gjysmën e masës së dënimit të një të rrituri.

Ky përcaktim respekton formimin psikologjik dhe emocional të të riut në përgjithësi.

Edhe legjislacioni civil nga ana e vet bën një ndarje përsa i përket të drejtave të pronësisë dhe të

posedimit që mund të ketë një adoleshent nga një i rritur. Edhe kjo ndarje respekton formimin fizik,

psikologjik dhe emocional të të riut, duke i dhënë atij disa të drejta që mund të administrohen shumë

lehtë nga ai, pa sjellë pasoja të tjera siç mund të ishte ndryshimi i pronësisë ose pazotësia për të patur në

pronësi diçka.

Përsa i përket ligjeve të tjera si psh Ligji “Per sistemin arsimor parauniversitar” ndarja që bëhet në këtë

ligj respekton klasifikimin e fëmijëve në grupe të caktuara si: fëmijët parashkollore, mosha nga 3 - 6

vjeç, arsimi tetevjeçar publik i detyruar, mosha 6 - 16 vjeç, arsimi i mesëm publik jo i detyrueshëm,

mosha 14, 16 deri në 18, 20 vjeç. Siç shihet mosha maksimale per të ndjekur shkollën tetevjeçare

publike të detyruar është 16 vjeç, pa i hequr të drejtën fëmijës për ta ndjekur atë edhe pas mbarimit të

saj.

Legjislacioni i punës bën edhe ai ndarjet dhe klasifikimet e veta. Në Kodin e Punës të Republikës së

Shqipërisë ndalohet puna e fëmijëve nën moshën 14 vjeç. Lejohet puna e fëmijëve mbi moshën 14 vjeç

vetëm gjatë pushimeve shkollore, por me një përjashtim që për këtë grup moshë ndalohet puna e natës

dhe puna e vështirë. Për fëmijët mbi moshën 16 vjeç lejohet puna me kohë të plotë, por ndalohet puna e

natës dhe ajo e vështirë. Të dyja këto lloj punësh ndalohen për të gjithë personat që nuk kanë mbushur

moshën 18 vjeç. Mbas kësaj moshe është në përgjegjësi të punëdhënësit dhënia e punëve të vështira apo

e punës së natës. Përcaktime të njëjta bëhen edhe në Ligjin “Për Arsimin Parauniversitar”.

Parlamenti Shqiptar e ka ratifikuar Konventën për Mbrojtjen e te Drejtave të Fëmijëve të Kombeve të

Bashkuara në 28 Shkurt 1992. Megjithatë nenet bazë të kësaj Konvente thuajse nuk janë vënë në zbatim

përsa i përket gjykatave apo prokurorive. Ligje te ndryshme shqiptare, të cilat kanë patur të bëjnë me

fëmijët apo me të drejtat e tyre, përgjithësisht kanë marrë për bazë zbatimin e kësaj Konvente në

ligjshmërinë shqiptare, por që në praktikë nuk kanë patur asnjë lloj vlere.

Psh. Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë e ndalon punën e fëmijëve nën moshën 14 vjeç si gjatë

shkollës ashtu edhe gjatë pushimeve shkollore. Po ashtu edhe ligji “Për Arsimin Parauniversitar” e

ndalon punën e fëmijëve dhe, për më tepër cakton edhe gjoba për ata që braktisin shkollën, përsëri

zbatimi i tyre në praktikë thuajse nuk është realizuar ndonjëherë. Kështu në Tiranë janë mëse 200 fëmijë

që çdo ditë shesin produkte nga më të ndryshmet. Nga vëzhgimet që kanë bërë përfaqësues të CRCA

shihet se që të gjithë fëmijët që punojnë janë të moshës nën 14 vjeç.

Një nga problemet që ndeshet në legjislacionin shqiptar është zbatimi i tij nga organet kompetente. Një

zyrtar i Ministrisë së Arsimit në Tiranë tha për CRCA se problemi i vënies së gjobave nuk qëndron tek

zbatimi i ligjit, por tek personat që duhet ta zbatojnë. “Asnjëherë nuk është caktuar një person që të

mbledhë gjobat për fëmijët që braktisin shkollën” - tha ai.

Përsa i përket statusit social dhe ekonomik të fëmijëve në Shqipëri, ai duhet parë i lidhur ngushtë me

familjen ku ata jetojnë. Vetëm një numër shumë i vogël fëmijësh jetojnë në institucione publike si:

shtëpi fëmije, konvikte apo burgje.

Në konceptin e njohur të familjes shqiptare fëmija nuk gëzon një status që vlen për t’u admiruar.

Përgjithësisht ky status përcaktohet në varësi të formimit kulturor të familjes dhe të ngritjes së saj

intelektuale. Megjithatë kjo nuk do të thotë se familjet e varfëra apo më pak intelektuale i trajtojnë

fëmijët e tyre më keq se të tjerët. Aspak. Por, gjërësisht besohet se cilësia e kushteve të jetesës i jep

fëmijës një status më të favorizuar në shoqëri dhe mundësi për të patur sukses në jetë. Gjithashtu nga

studime të ndryshme që janë bërë, vërehet se fëmijët që vinë nga familje të pasura dhe intelektuale

shfaqin probleme më të ndryshme, gjatë zhvillimit të tyre emocional dhe psikologjik, sesa fëmijët që

vijnë nga familje të varfëra.

Megjithatë sot koncepti i të drejtave të fëmijës në familje ndryshon shumë nga koncepti i vjetër i

familjes shqiptare. Nëse para disa vjetësh roli i babait ishte parësor përsa i përket çështjeve të familjes

dhe të drejtat e fëmijës ishin totalisht të suprimuara nga babai, sot familjet e reja shqiptare i trajtojnë

fëmijët më me shumë respekt në kërkesat dhe nevojat që ata kanë. Përfundimisht duket se roli i babait -

urdhërues ka marrë fund, duke i lënë një vend të rëndësishëm respektit të ndërsjelltë midis pjestarëve të

familjes. Kuptohet se për ç’ka thamë më sipër ka edhe përjashtime.

Në këtë studim është e nevojshme të bëjmë edhe një ndarje tjetër: familje në qytet dhe familje në fshat.

Kjo ndarje bëhet si efekt i vetëm i organizimit që ka familja, i kushteve ekonomike të saj, si dhe statusit

të fëmijës si pjestar i saj. Fëmijët në një familje që jeton në qytet kanë mundësi zhvillimi intelektuale më

të mëdha sesa një fëmijë që vjen nga zonat rurale. Familjet në qytet duke qenë më të ngritura

ekonomikisht i japin fëmijës së tyre mundësi më të mëdha shkollimi dhe edukimi, pasi egziston një

sistem më i organizuar i sistemit publik dhe privat të shkollave. Gjithashtu fëmijëve në qytet u duhet të

kontribuojnë në familje më pak sesa në fshat, ku vihet re një punësim i fëmijëve në një shkallë më të

lartë.

Ekonomikisht fëmijët deri në një moshë të caktuar janë nën varësinë e familjes. Kjo varësi ndonjëherë

zgjat deri sa personi mbaron Universitetin ose deri sa të punësohet. Kushtet ekonomike të familjes

përcaktojnë kështu edhe mirërritjen e fëmijës.

Duke patur parasysh këtë tërësi kushtesh Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri,

mendoi se ishte momenti të realizohej një studim i posaçëm përsa i përket braktisjes së shkollës,

shkaqeve dhe pasojave të lidhura me të. Braktisja e shkollës ishte një nga fenomenet më shqetësuese në

Shqipëri, pasi që pas vitit 1990 ajo kishte ardhur duke u rritur me një rritëm të shpejtë dhe sidomos në

zonat rurale. Realizimi i një pyetësori për këtë qëllim dhe shpërndarja e tij në rrethet më problematike do

të na vinte ne përpara shkaqeve që i detyrojnë fëmijët të braktisin shkollën.

3. Metodologjia e përgatitjes së pyetësorëve

Përfaqësues të CRCA në diskutime të vazhdueshme për këtë projekt menduan se ishte e nevojshme të

përgatiteshin dy pyetësorë, njëri për nxënësit dhe tjetri për mësuesit, duke i dhënë kështu mundësi të dy

palëve të shprehnin mendimet e tyre për fenomenin e braktisjes së shkollës dhe shkaqeve pse fëmijët

largohen nga shkolla. E rëndësishme ishte gjithashtu të njihej edhe mënyra se si ata e kalonin kohën nëse

kishin braktisur shkollën.

Njohja e një tërësie shkaqesh dhe fenomenesh do të na vinte përballë fakteve të reja të cilat mbase një

pjesë i dinim, por jo se çfarë përhapje kanë marre. Kështu psh. përpara se të përgatisnim pyetësorin

kishim folur me përfaqësues të ndryshëm OJQ-ësh dhe individë të ndryshëm. Shumë prej tyre mendonin

se shkaqet kryesore të braktisjes së shkollës ishin ato ekonomike dhe pas kësaj mund të kishte edhe

shkaqe të tjera si hasmëritë midis familjeve të ndryshme në zonat veriore. Në fakt pas nxjerrjes së

rezultateve të pyetësorëve u pa se egzistonin edhe një tërësi shkaqesh të tjera mbase të panjohura më

përpara.

Përsa i përket pyetësorit të nxënësve ai respektonte disa kushte te caktuara nga vlerësimi i të cilave do të

dilnin edhe rezultatet. Mosha bazë e një të intervistuari do të ishte 8 vjeç, ndërsa mosha maksimale ajo

15 vjeç. Kjo ndarje moshe respektonte në këtë mënyrë formimin psikologjik, fizik dhe emocional të

fëmijëvë që do të plotësonin pyetësorin.

Pyetësori i nxënësve bën një vlerësim të përgjithshëm të kushteve ekonomike të familjes me pyetje të

tilla si psh: a keni në shtëpi lavatriçe, frigorifer, ngrohës, mobilje etj. Kjo pyetje do të na bënte të njohur

në mënyrë indirekte gjëndjen ekonomike të familjes. E lidhur me këtë pyetje ishte edhe pyetja se sa orë

në ditë fëmijët ndihmonin familjet e tyre, ose pyetja nëse e kishin braktisur shkollën, ose pyetja nëse do

të braktisnin shkollën çfarë do të dëshironin të bënin, të ndihmonin prindërit, të punonin, të shëtisnin etj.

Në pyetësorin e nxënësve janë prezantuar rreth 16 pyetje bazë, të cilat përbrenda tyre përmbajnë disa

minipyetje. Vlerësimi i pyetësorëve nga nxënësit, për të mosparaqitur vështirësi, u mendua të bëhet në

një mënyrë të lehtë si psh. përdorimi i një plusi, ose thënia e një po-je ose jo-je. Duke menduar se kishim

të bënim me disa grup - mosha dhe me përgatitje të ndryshme intelektuale kjo zgjidhje ishte më e mira.

Në projektin fillestar ishin menduar të intervistoheshin vetëm 2 mijë fëmijë dhe rreth 140 mësues në

pesë rrethe te Shqipërisë. Pas një bisede që patëm në Ministrinë e Arsimit me një nga Inspektorët e

Arsimit Tetëvjeçar u hodh ideja se do të jepte rezultate më të larta nëse pyetësori mund të shpërndahej

në partneritet me Ministrinë e Arsimit në 10 rrethe, duke zvogëluar pjesërisht numrin e të intervistuarve

në çdo rreth. Gjithashtu u ra dakord nga CRCA që pyetësori të shpërndahej edhe në rrethin e

Gjirokastrës në bashkëpunim me Qendrën Komunitare në këtë rreth. Pyetësorët do të shpërndaheshin në

qytet dhe në fshat në klasën e tretë e të katërt, si dhe klasën e shtatë dhe të tetë të çdo shkolle.

Në njëmbëdhjetë rrethe të Shqipërinë u shpërndanë 3000 pyetësorë për nxënësit dhe 400 pyetësorë për

mësuesit. Rrethet ishin: Tiranë me katër shkolla, Durrës, Elbasan, Shkodër, Mirditë, Kukës, Peshkopi,

Pogradec, Kor‡ë, Gjirokastër dhe Sarandë me dy shkolla, një në qytet dhe një në fshat. Nga këto rrethe

Shkodra, Tirana, Pogradeci dhe Korça do të vëzhgoheshin nga afer prej përfaqësuesve të CRCA, ndërsa

rrethet e tjera nga Drejtoria e Arsimit Tetëvjeçar në Ministrinë e Arsimit.

Nga të gjithë pyetësorët e shpërndarë u plotësuan 2802 pyetësorë nga nxënësit dhe 328 pyetësorë nga

mësuesit, nga të cilet u bë e mundur mbledhja dhe përpunimi i të dhënave, si dhe publikimi i rezultateve

konkrete.

Një nga diskutimet kryesore që është zhvilluar midis specialistëve të CRCA ka qenë nëse do të ishte

mirë që disa nga pyetjet që do të prezantoheshin në pyetësor duhet të bëheshin në mënyrë direkte apo

indirekte. Pas konsultimeve me specialistë dhe sociologë u gjykua e arsyeshme që disa prej pyetjeve të

ishin direkte si psh: A e keni braktisur shkollën për këto arsye? Më pas në mënyrë të përzgjedhur

renditeshin gjashtë shkaqe kryesore, midis të cilave ishte: për të punuar, s’të le familja të shkosh në

shkollë, s’të pëlqen mësuesi etj. Gjithashtu një pyetje tjetër e lidhur drejtëpërdrejtë me këtë ishte: Kur e

ke lënë shkollën kujt i ke thënë? Përgjigjet e kësaj pyetje do të tregonin nëse fëmijët e linin shkollën pa i

thënë dikujt, apo persona të caktuar kishin dijeni për këtë ngjarje.

Përsa i përket pyetësorit të mësuesve, kuptohet se e rëndësishme ishte së pari, ruajtja e anonimatit dhe së

dyti, paraqitja e pyetjeve në mënyrë direkte duke paraqitur shkaqe të caktuara mbi të cilët edhe mësuesit

vetë mund të gjykonin apo bënin shtesa të caktuara. Gjithashtu, duke ditur se kishim të bënim me një

tërësi shkaqesh të braktisjes së shkollës nga nxënësit, mënyra e plotësimit të pyetësorit u la me më tepër

sesa një mundësi, duke i dhënë kështu mundësi gjykimi mësuesve mbi shkaqet e propozuara.

Mënyra e përpunimit të rezultateve u bë me formularë bazë të dhënash për çdo rreth sipas ndarjes qytet -

fshat. Kjo ndarje respektonte edhe faktet konkrete që do të rezultonin nga pyetësorët. Për gjetjen e

rezultateve të pyetësorëve të shpërndara në 11 rrethe dhanë kontributin e tyre edhe një grup studentësh

dhe studentesh të Fakultetit Juridik Tiranë dhe të Fakultetit të Sociologjisë.

4. Rezultatet

Pas numërimit të përgjithshëm të të gjithë pyetësorëve të vlefshëm, rezultatet e pyetësorit të plotësuar

nga nxënësit janë këto:

PYETESOR VLERESIMI PER NXENESIT

Pyetja Vleresimi ne numer Vleresimi ne %

Ne shtepi keni

Lavatriçe 1864 66.5

Frigorifer 2597 92.6

Ngrohes 2374 84.7

Furre me korrent 2272 81

Mobilje 2522 90

Batanije 2797 99.8

Dyshek 2782 99.2

Radio / Manjetofon 2627 93.7

Sa ore ne dite meson

gjysem ore 203 7.24

nje ore 475 16.9

dy ore 1094 39

tre ore 837 29.8

asnje ore 48 1.71

Sa ore ne dite ndihmon familjen

gjysem ore 101 3.5

nje ore 788 27

dy ore 873 30.4

tre ore 617 18.2

kater ore 505 18.8

asnje ore 51 1.9

Sa ore ne dite shikon TV

gjysem ore 107 3.6

nje ore 748 26.6

dy ore 955 34

tre ore 485 17.3

kater ore 461 16.4

asnje ore 28 0.9

Sa ore ne dite luan me shoket

gjysem ore 192 6.8

nje ore 896 31.9

dy ore 779 27.8

tre ore 319 11.3

kater ore 432 15.4

asnje ore 193 6.88

Je i kenaqur nga shkolla

po, shume 1800 64.2

po, mjaft 280 9.9

jo, fare 46 1.6

jo, jo shume 466 16.6

nuk e di 210 7.4

Mendon se shkolla te jep

dituri per jeten

po 2718 97

jo 26 0.92

nuk e di 58 0.8

Do te vazhdoje shkollen

e mesme 2484 88.6

Po te kishe nje shume lekesh,

ç’do te beje

do te blije ushqime 175 6.2

do te blije libra 565 20.1

do t’i ruaje 412 14.7

do te blije rroba te bukura 147 5.24

do t’ua jepje prinderve 1530 54.6

Mendon te braktisesh shkollen

per keto shkaqe:

po, duhet te ndihmoj familjen 146 5.2

po, sepse nuk di çfare do te beje

pas shkolles 76 2.7

jo, vetem nese kushtet ekonomike

me detyrojne 285 10.1

jo, mendoj ta vazhdoj shkollen 2294 81.8

Nese do te lije shkollen

do te preferoje:

te marresh nje zanat 1123 40

te ndihmoje babain 992 35.4

te punoje diku 310 11

te shetisje ne rruge 41 1.4

te punoje per shtetin 37 1.3

nuk kam shprese per pune 13 0.4

nuk e di 312 11.1

Po te lije shkollen do te

te vinte keq per

shoket 298 10.6

per femijerine tende 539 19.2

per vete 1563 55.7

mesuesit 282 10

per prinderit 218 7.78

A e ke lene shkollen sepse

per te punuar 487 17..3

s’te le familja 150 5.35

perton te shkosh 119 4.24

s’te pelqen mesuesi 89 3.17

shtiresh si i semure 153 5.4

je zene me shoket 68 2.4

Kur e ke lene shkollen i ke thene

babait 505 47.3

nenes 330 30.9

mesuesit 99 9.2

shokeve 102 9.5

gjyshit / gjyshes 58 5.4

asnjerit 132 12.3

Ndërsa rezultatet e pyetësorit të plotesuar nga 328 mësuesit janë këto:

PYETESOR VLERESIMI PER MESUESIT

Pyetja Vleresimi ne numer Vleresimi ne %

Vlera e shkolles ka rene sepse:

te ndryshimeve qe ndodhen 218 66.4

haset ne veshtiresi te medha 89 27.1

kerkesat ndaj shkolles jane zvogeluar 36 10.9

çdokush eshte i lire te beje ç’te doje 40 21.1

shteti nuk eshte ne gjendje te

perballoje kete situate 115 35

Shkaqet e braktisjes se shkolles jane

ekonomike 178 53.2

kulturore 168 51.2

sociale 125 38.1

migrimi 116 35.3

te tjera shkaqe 39 11.1

Faktoret qe ndikojne ne braktisjen

e shkolles

varferia / kushtet ekonomike 175 53.3

hasmerite 42 12.8

prapambetja ambientale 58 17.6

pasiguria ne shkolle 10 3

mungesa e perspektives 124 37.8

konservatorizmi 38 11.5

indiferentizmi i shkolles 31 9.4

perhapja e droges etj 22 6.7

Mendoni se lenia e shkolles nga femijet

rrit te ardhurat ekonomike te familjes 12 3.6

rrit kriminalitetin 175 53.3

shton injorancen 275 83.8

ndikon ne rritjen e emigracionit 65 19.8

Pergjegjes per braktisjen jane

shteti (moszbatimi i ligjit) 209 63.7

familja 187 57

shkolla 19 5.7

shoqeria e keqe 85 25.9

Faktoret qe frenojne

ngritja e nivelit te mesimdhenies 56 17

forcimi i kontrollit shteteror ne shkolle 151 46

rritja e pages se mesuesve 187 57

ndryshimi i programit /

teksteve shkollore 35 10.6

forcimi i disiplines ne shkolle 115 35

lidhja e ngushte me nxenesit 94 28.6

forcimi i debatit per shkollen ne media 53 16.1

permiresimi i kushteve te shkollimit 105 32

A keni ide per mbarevajtjen e shkolles

po 132 40.2

kam shpresa 211 64.3

nuk kam mundesi te bej diçka 30 9.1

nuk kam menduar ende 14 4.2

E shihni te ardhmen e shkolles

plot mundesi, por qe nuk zgjidhen lehte 185 56.4

plot mundesi 89 27.1

plot veshtiresi 84 25.6

nuk e di 12 3.6

Vitet e fundit ka rritje te numrit

te braktisjeve

shume 109 33.2

mjaft 127 38.7

pak 83 25.3

aspak 4 1.2

Mendoni se shkollen e braktisin

me shume

djem 183 55.7

vajza 69 21

te shkolles fillore 33 10

tetevjeçare 179 54.5

mbas tetevjeçares 177 53.9

5. Cilat janë kushtet në të cilat studiojnë nxënësit në Shqipëri?

Ndonëse opinioni i përgjithshëm mbi kushtet në të cilat ndodhen nxënësit në Shqipëri nuk është negativ,

përsëri vërejtje të vazhdueshme janë bërë nga organizata të pavaruara që kanë si qëllim përmirësimin e

këtyre kushteve. Programi i Arsimit i Fondacionit Soros, apo edhe organizata të ndryshme

ndërkombëtare kanë ngritur projekte të caktuara për ndërtimin e shkollave të reja dhe rikonstruksionin e

atyre egzistuese. Megjithatë përfaqësuesit e CRCA vizituan 10 shkolla në disa qytete të Shqipërisë duke

vërejtur nga afër kushtet në të cilat nxënësit studionin.

Trazira e përgjithshme sociale dhe politike që përfshiu Shqipërinë gjatë vitit 1997 pati efektet e saj edhe

mbi sistemin shkollor shqiptar dhe veçanërisht solli pasoja shkatërruese për disa shkolla. Shkolla të

ndryshme të rikonstruktuara u shkatërruan dhe u prishën, duke e bërë thuajse të pamundur mësimin në

to. Gjatë periudhës Mars - Maj ’97 shkollat u mbyllën në gjithë Shqipërinë. Pas kapërcimit të krizës dhe

kthimit të jetës social - politike në normalitet ishte shumë e vështirë që e njëjta gjë të ndodhte edhe me

shkollën. Me shumë vështirësi viti shkollor ’96 - ’97 mbaroi pa shumë zhurmë. Fillimi i vitit shkollor

’97 - ’98 do të sillte disa përmirësime, ndonëse mungesat ishin të konsiderueshme.

Sot në Shqipëri nuk mund të flitet që fëmijët të gjejnë në shkolla kushte të tilla si psh: kompjutera në

shkollë, kurse të ndryshme të gjuhëve të huaja, vende për të luajtuar dhe kaluar kohën e lirë. Kushtet që

fëmijët gjejnë në shkollë janë përgjithësisht këto: banka të përdorura dhe të zhgaravitura, mure që lyen

një herë në vit, tualete thuajse të papastra, mungesë e vendeve për të luajtuar gjate pushimeve midis

orëve ose pas shkollës.

Sistemi arsimor shqiptar tetëvjeçar është ngritur mbi baza te kopjuara nga vende të ndryshme dhe në një

farë mënyre i ashtëquajturi sistemi rus. Ka patur përpjekje të vazhdueshme për të adaptuar pjesë të

sistemit shkollor francez për shkollën shqiptare, por kjo ka rezultuar thuajse e pamundur. Por, sidoqoftë,

tradita e shkollës shqiptare ka egzistuar edhe më përpara se të aplikoheshin sisteme te tjera. Sot është në

diskutim, përsa i përket të ardhmes së shkollës shqiptare, se cili sistem duhet aplikuar apo zbatuar: ai

shqiptar, francez, italian etj. Megjithatë nuk është aq e rëndësishme se cili sistem do të zbatohet. E

rëndësishme është që sistemi që do të aplikohet të kontribuojë në mirëformimin e nxënësve në Shqipëri.

Sipas ligjit për sistemin shkollor parauniversitar nxënësit duhet të paraqiten në shkollën fillore kur

mbushin gjashtë vjeç dhe mund të largohen nga ajo vetëm pas moshës 16 vjeç. Nxënësit duhet të jenë në

shkollë çdo ditë në ora 07.30, gjë që i detyron ata të ngrihen nga gjumi herët në mëngjez. Maksimumi i

kohës që nxënësit e shkollës tetëvjeçare mund të mësojnë në shkollë është gjashtë orë (secila orë zgjat

45 minuta). Shkollat shqiptare janë të organizuara në mënyrë të tillë që nuk mund t’iu ofrojnë nxënësve

ngrënie apo restorant në shkollë. Nxënësit mund të marrin bukë me vete apo të blenë diçka gjatë

pushimit të madh rreth orës 10.30 të mëngjezit. Mënyra e vlerësimit të nxënësve në Shqipëri vetëm gjate

klasës së parë dhe të dytë bëhet me fjalë si psh: Mire, Sh. Mirë apo keq. Më pas të gjithë nxënësit

vlerësohen me nota nga 0 - 10. Megjithatë të gjithë mësuesit përdorin notën nga 4 - 10.

Në vende të tjera të zhvilluara shkolla tetëvjeçare fillon rreth orës 09-00 ose 10.00 dhe vazhdon deri në

në orën 15.00 ose 16.00. Psh në Irlandën e Veriut nxënësit e një shkolle publike mund ta fillojnë

shkollën fillore që në moshën 4 vjeçare dhe mund të qëndrojnë atje deri në moshën 11 vjeç. Pas kësaj

moshe fëmijët duhet të bëjnë një provim nga rezultatet e të cilave përcaktohet nëse do të ndjekin

gjimnazin apo një shkollë profesionale, ku janë të detyruar të qëndrojnë deri në moshën 16 vjeç. Pas

kësaj moshe të gjithë nxënësit janë të lirë nga detyrimi shkollor, por përqindja e nxënësve që lenë

shkollën në këtë moshë është shumë e ulët. Nxënësit kanë pushime 10 minuta midis orëve dhe 45 minuta

për të ngrënë drekën në kantinë. Mënyra e vlerësimit të nxënësve është me gërma dhe jo me nota.

Gërmat fillojnë nga A dhe përfundojnë tek U.

Përfaqësuesit e CRCA vëzhguan nga afër kushtet e shkollave në qytetet e Shkodres, Tiranës, Pogradecit

dhe Korçë të cilat përgjithësisht ishin normale, duke paraqitur mungesa të caktuara si psh. xhamat në

dritaret e jashtme, kushtet e tualeteve etj. Përsa i përket kushteve të shkollave në fshat mungesat janë më

të dukshme dhe kushtet në të cilat nxënësit mësojnë janë shumë herë më të vështira sesa në qytet.

6. Braktisja e shkollës si fenomen social dhe politik

Ajo që shumëkush mendon përsa i përket braktisjes së shkollës është se gjithçka ndodhi pas ndryshimit

të sistemit nga ai socialist në atë të ekonomisë së tregut dhe si rrjedhojë e ndryshimeve socio - politike

pasuan edhe ndryshimet në shkollë. Pak a shumë të gjithë e dimë se në komunizëm ishte shumë e

vështirë të braktisje shkollën pasi pasojat që do të vinin ishin tepër të rënda. Kjo nuk do të thotë se sot që

përpiqemi të ndërtojmë një sistem demokratik ne duhet të aplikojmë të njëjtat rregulla. Çdo sitem ka dhe

aplikon rregullat e tij. Në një sistem demokratik kryesore janë ato që ndryshe quhen “rregullat e shtetit

ligjor”, ku secili është i detyruar t’i zbatojë këto rregulla për shumë arsye.

Ajo që ndodhi në Shqipëri, ose e thënë ndryshe shkaku pse pas viteve ’90 braktisja e shkollës u rrit në

rezultate maramendëse u kushtëzua së tepërmi edhe nga situata e nderë politike, që egzistonte në vend.

Nëse shumë njerëz shpresuan se pas viteve ’90 ekonomia do të vinte duke u forcuar dhe mirëqenia

gjithashtu, sot mbase shumë pak entuziastë besojnë në këtë ide. Ajo që ndodhi në Shqipëri ishte thjesht

një gjykim irracional mbi vlerën e shkollës e veshur kjo edhe me pikëpamje të ndryshme mbi jetën

ekonomiko - individuale të çdo familjeje.

Përsa i përket shkaqeve politike që lidhen me braktisjen e shkollës, kjo duhet parë tepër e lidhur me

pasojat që sjell lufta politike në jetën socio - ekonomike. Për mëse 7 vjet jeta politike shqiptare ka qenë

një lloj arene ndeshjesh midis politikanevë dhe jo ideve politike, ku interesi i secilit ka qenë primar. Kjo

lloj gjatësie e problemeve të lidhura me kulturën politike të politikanëve detyrimisht do të sillte pasojat

në të gjithë komponentët që janë të lidhura me të. Duket sikur politika nuk ka lidhje me shkollën, por në

fakt ndodh krejt e kundërta. Lidhja e politikës me shkollën duhet parë së pari në reformën arsimore që iu

ofrua shkollës shqiptare. A ishte kjo reformë e drejtë? Kjo mbetet për t’u diskutuar nga specialistët e

kësaj fushe. Rrjedhojat ishin që për shumë arsye, shkolla e humbi vlerën e saj, pasi nxënësit nuk mund të

gjenin më aty rregullin, disiplinën dhe një mësues të respektuar. Shpesh kemi dëgjuar që mësuesit janë

goditur nga nxënësit dhe pas kësaj nuk ka ndodhur asgjë. Reforma arsimore nuk ofroi diçka mëse

esenciale për jetën në shkollë: rregull - disiplinë dhe mbrojtjen e mësuesit nga dhuna.

Një tjetër faktor politik për braktisjen e shkollës ishte se në periudhën e tranzicionit, që ende vazhdon,

politika doli në plan të parë duke mbizotëruar edhe problemet e mprehta sociale. Mësuesit nuk iu

interesonte dhe aq nëse nxënësit mësonin apo jo, sesa se kush parti politike do t’i fitonte zgjedhjet. E

lidhur me këtë duhet parë edhe fenomeni i ndryshimit të teksteve mësimore, që në vend të bëheshin në

përputhje me parimet e shkencës së kësaj fushe, u bë në pajtim me pikpamjet politike të njerit apo tjetrit

politikan.

Qëllimi i këtij studimi në fakt nuk është të rëndësisë tërësinë e faktorëve politike, se sa të arrijë në

prezantimin e shkaqeve që sollën braktisjen e shkollës nga fëmijët. Por fenomene të tilla sociale duhen

parë në qënien dhe zhvillimin e tyre të lidhura dhe me shumë faktorë apo fenomene të tjera që

detyrimisht kanë dhe sjellin pasoja në braktisjen e shkollës.

Përsa i përket tërësisë së faktorëve socialë që sollën braktisjen e shkollës mund të rënditen shumë,

megjithatë ne do të përqëndrohemi vetëm në disa prej tyre. Pyetjet që lindin në këtë drejtim janë: A sjell

shkolla të ardhura në një familje? Çfarë i ofron shkolla një nxënësi të varfër? Cila është e ardhmja e një

nxënësi që studion? Kush është më e rëndësishme: libri apo puna e krahut?

Të gjitha këtyre pyetjeve, në një farë mënyre i është dhënë përgjigje nëpërmjet rezultateve të dala nga

pyetësorët e nxënësve dhe mësuesve. Megjithatë është e nevojshme të prezantohen faktet që egzistojnë

në praktikë dhe që janë vëzhguar nga përfaqësuesit e CRCA.

Sot, përpara shkollës shqiptare, shtrohen shumë pyetje. Një nga pyetjet më kryesore është nëse shkolla

sjell para ose të ardhura në një familje. Ideja është që një familje shpenzon për edukimin e fëmijëve të

saj, me aq mundësi sa ka, duke menduar se më pas ky shpenzim do të rikthehet, në mos në familje tek

fëmija, duke shërbyer kështu për një të ardhme më të mirë të fëmijës. Mënyra se si njerëzit në praktikë i

japin përgjigje kësaj pyetjeje është nga më të ndryshme dhe varësia midis të ardhurave dhe shpenzimeve

përcakton edhe faktin nëse do të kemi braktisje të shkollës apo jo.

Në një zonë fshatare, ku maxhoriteti i publikut vjen nga një edukim tetëvjeçar apo i mesëm, shkolla nuk

duket se është aq e rëndësishme përpara problemeve që duhet të përballojë familja. Kjo lloj lufte për

egzistencë nuk mund të mospërfshijë edhe fëmijët, si pjestarë të familjes. Ajo që ka ndodhur shpesh në

jetën e përditshme është që prindërit i largojnë fëmijët nga shkolla pasi ata vetë nuk mund t’i bëjnë të

gjitha punët që duhet të bëhen për të mbijetuar. Nevoja e ndihmës së fëmijëve në punët e familjes është

mëse e nevojshme, pasi mundësitë financiare për të punësuar persona të tjerë, jashtë familjes, janë

inegzistente. Detyrimisht fëmijët do të kthehen në një lloj punëtor krahu të familjes vetë.

Edhe lëvizjet masive të popullsisë nga zonat më të varfëra rurale dhe përqendrimi i tyre në qytetet e

mëdha, ka sjellë pasojat e veta. Më së shumti këto pasoja kanë ndikuar mbi jetën e fëmijëve, duke i

kthyer ata në punëtorë krahu. Kjo nuk ka ndodhur vetëm për lëvizjet që janë kryer brënda për brënda

Shqipërisë, por edhe jashtë saj, si psh. në Greqi dhe Itali. Janë me mijëra fëmijët që deklarohen si të

punësuar në sektorin privat në këto dy shtete, dhe deri tani nuk ka patur ndonjë tendencë për të kufizuar

përhapjen e fenomenit, sadoqë puna e fëmijëve është e ndaluar në bazë të një sërë konventash të

Kombeve të Bashkuara të njohura dhe të pranuara botërisht.

Një pyetje tjetër që duhet t’i japim përgjigje është se, çfarë i ofron shkolla një fëmije që vjen nga një

familje e varfër, kjo e parë e padiferencuar nëse është një familje që jeton në fshat apo në qytet.

Përgjigjja logjike do të ishte asgjë të prekshme, përveç mundësisë që ky fëmijë do të ketë sukses në jetë,

nëse është nxënës i mirë, ose nëse të paktën mbaron shkollën e mesme. Megjithatë këtu ndodhemi

përpara shumë pyetjeve të tjera. A do të gjendet punë për këtë fëmijë? A mund të presë familja deri sa

fëmija të mbarojë shkollën? Ku do t’i gjejë familja të ardhurat financiare për t’a studiuar fëmijën, nëse

ajo është e varfër?

Të gjitha këto lloj pyetjesh mund të shtohen pafundësisht, por ajo që ndodh në praktikë është që një

familje duhet t’i japë përgjigje këtyre pyetjeve. Përqindja e lartë e papunësisë sot sjell pasojat e saj

rigoroze thuajse në çdo familje shqiptare. Kjo ka sjellë si rrjedhojë që nëse nëna ose babai janë të

papunë, shumë lehtë edhe fëmija mund të gjendet pa shkollë. Pse?

Një familje e ndodhur në këto kushte ka nevojë të mbijetojë dhe asistenca sociale nuk është e

mjaftueshme për këtë mbijetesë. Kuptohet se edhe punësimi i fëmijës jo gjithmonë është i nevojshëm.

Megjithatë realiteti ka treguar dhe tregon se familjet e varfëra gjithmonë preferojnë të punësojnë fëmijët

e tyre më të vegjël, duke i larguar ata nga shkolla. Edhe vetë pyetësori i përgatitur nga CRCA dhe

rezultatet e tij tregojnë se punësimi i fëmijëve, si fenomen social, është i përhapur gjerësisht. Por përsa i

përket punësimit për këtë do të flasim më poshtë.

Pyetjeve të tilla si: çfarë i ofron shkolla një nxënësi të varfër? Cila është e ardhmja e një nxënësi që

studion? Kush është më i rëndësishëm: libri apo puna e krahut? nuk është dhe aq e lehtë t’iu jepet

përgjigje për shumë arsye. E para se, përgjithësimi i problemit jo gjithmonë do të thotë se në praktikë

ndodh kështu dhe ka një përhapje të gjërë. Të gjitha këto pyetje duhen parë të lidhura gjithashtu, jo

vetëm me faktorin ekonomik në familje, por edhe me faktorë të tjerë si: prapambetja ambientale, niveli

kulturor i familjes, mjedisi ku jeton dhe zhvillohet fëmija, etj. I gjithë ky grup faktorësh ka efektet e veta

duke u zbatuar sa në njërin rast në tjetrin. Një nga pyetjet qe iu drejtua mësuesve kishte të bënte me

faktorët që, sipas tyre, nxisnin braktisjen e shkollës dhe përgjigjja e tyre më së shumti kishte të bënte me

faktorin familje sesa me faktorin shtet apo shkollë.

Znj. Natasha Leka, Inspektore e Arsimit Tetëvjeçar në Ministrinë e Arsimit të Republikës së Shqipërisë,

pasi e lexoi kete studim paraqiti keto opinione personale mbi fenomenin e braktisjes se shkolles nga

fëmijët shqiptarë: “Gjatë këtyre 7 viteve jeta politike shqiptare përjetoi një tronditje të thellë dhe

ndryshim total: u kalua nga diktatura e drejtimit të të gjithë jetës nga një parti në pluralizëm politik

demokratik. Pa dyshim që kjo përmbysje me përmasa shumë të mëdha u shoqërua me fenomene pozitive

dhe negative në të gjitha fushat ekonomike dhe sociale. Në këtë kuadër nuk kish se si të mos përfshihej

në këtë fenomen shkolla në veçanti dhe arsimi në përgjithësi.

Eshtë e vërtetë se gjatë viteve të kaluara u bë shumë punë për masivizimin e arsimit, për hapjen e

shkollave në zona të thella të vendit, duke ulur në këtë mënyrë përqindjen e analfabetizmit. Dhe ndaj

prindërve të fëmijëve që braktisnin shkollën zbatoheshin detyrime mjaft të rrepta. Veç të tjerave tek ne

ish krijuar një psikologji masive se shkolla dhe arsimi ishin një kusht determinues për të siguruar punë

në bujqësi, industri e sektorë të tjerë të jetës së vendit. Por të mos harrojmë se nuk njiheshin në atë kohë

fenomene të tilla si emigracioni dhe imigrimi, prona private etj. Mbi të gjitha, pa kaluar në analizë të

hollësishme, jetonim në kushtet e një varfërie të tejskajshme totale për të gjithë popullsinë dhe shkolla e

arsimi shiheshin si e vetmja mundësi për të mbijetuar duke mundësuar përfitimin e një rroge.

Pa u thelluar më tej mund të konkludoj se kalimi nga një sistem në një sistem tjetër të provuar tashmë

nga historia e vendeve perëndimore si më të përparuar nuk kushtëzoi faktorët për braktisjen e shkollës.

Kalimi u shoqërua me krizë të pashmangëshme të periudhës tranzitore që pa dyshim përfshiu

ekonominë, shoqërinë e si pjesë përbërëse të saj edhe shkollën. Programet e të gjitha partive politike i

kushtojnë një vend e vëmendje të veçantë edukimit të brezit të ri, zhvillimit të arsimit dhe shkollës.

Reforma arsimore që u zbatua gjatë shtatë vieve të kaluara pa dyshim kërkon një analizë të veçantë dhe

të hollësishme, por moszbatimi i rregullores së shkollës, rënia e dëshirës për arsimim e shkollë e për

pasojë braktisja e shkollës, rënia e autoritetit të mësuesit në shkollë e pasoja të tjera, për mendimin tim

kanë shkaqe ekonomike dhe sociale dhe në përgjithësi në tendencën e moszbatimit totalisht nga të gjitha

shtresat e popullsisë të ligjeve dhe vendimeve të qeverive të ndryshme.

Së dyti, braktisja masive e shkollës gjatë viteve të tranzicionit ka ndodhur për shkaqe objektive që në

thelb të tyre kishin të bënin me ekonominë e rrënuar dhe të prapambetur si dhe varfërinë e tejskajshme.

Fenomeni i kalimit nga ekonomia e përbashkët dhe kooperativiste në ekonomi private u shoqërua me

transformime ekonomike të thella. U zbatua gjatë shtatë viteve ligji për tokën që pas 50 vjetësh e ribëri

fshatarin pronar të tokës.Toka dhe aspirata për t’u pasuruar, zhvillimi i shpejtë i blegtorisë private dhe

sektorëve të tjerë në fshat, kërkoi shfrytëzimin në maksimum të krahëve të punës së çdo familjeje në

fshat. Kjo ndikoi në rënien e interesit për shkollën, braktisjen e saj e për pasojë dhe shfrytëzimin nga

prindërit padrejtësisht të krahut të punës së fëmijëve. Negativisht në këtë drejtim ka ndikuar imigracioni

(lëvizja e popullsisë nga zonat malore në ato fushore e qytete të mëdha) dhe emigracioni, në largimin

nga shkolla e mesme, sidomos në zonat urbane, masivisht të rinisë shkollore për shkaqe tërësisht

ekonomike.

Në faktorin subjektiv mund të parashtroj bazën e zhvillimit të punës edukative shkencore e metodike në

shkollë: mësuesin. Mësuesit me pagën që shpërblehen, radhiten në shtresat më të varfëra të popullsisë e

për pasojë emigracioni përfshiu pjesën më të kualifikuar e të aftë, sidomos në periudhën e parë të

tranzicionit. Në zonat rurale për nevoja të funksionimit të shkollave u morrën në arsim mësues të

paarsimuar profesionalisht dhe metodikisht. Interesi, në përgjithësi, për punën e mësuesit ka rënë dhe një

pjesë bëjnë punë të dytë, më fitimprurëse se detyra si arsimtar. Kjo, padyshim ka ndikuar shumë në

rënien e interesit për shkollën.

Së treti, një fenomen që për mendimin tim nuk duhet hiperbolizuar është fenomeni i gjakmarrjes. Shifra

prej 10 mijë nxënësish të larguar për këtë shkak duhet përdorur me rezerva, sepse kanuni në zonat

veriore nuk lejon që fenomeni i gjakmarrjes të shtrihet tek gratë e sidomos tek fëmijët. Ky është ligj

kanunor i zbatueshëm, sidomos në pjesën veriore të Shqipërisë.”

7. CASE STUDY: Në shkollën tetëvjeçare Sovjan – Korçë

Një rast i veçantë i konstatuar nga përfaqësuesit e CRCA ishte shkolla e fshatit Sovjan në rrethin e

Korçës. Sovjani ndodhet rreth 15 minuta larg Korçës në drejtim të rrugës për në Tiranë. Ardhja e

njerëzve të panjohur në një fshat të vogël është gjithmonë një lloj evenimenti për vendasit. Kështu, kur

mbërritëm në fshat u rrethuam nga një grup i madh fëmijësh që nuk dinin të bënin gjë tjetër veçse të

pyesinin, nga ishim, pse kishim ardhur në Sovjan, çfarë do të bënim atje, e pyetje të tilla të cilave

asnjëherë nuk mund t’iu japësh një përgjigje të saktë.

Shkolla Tetevjeçare e Sovjanit paraqiste mbase një nga rastet ekstreme të braktisjes së shkollës nga

nxënësit, pasi ky ishte edhe konkluzioni i Drejtorisë Arsimore në rrethin e Korçës. Eshtë një shkollë e

ndërtuar me tulla të kuqe, e pasuvatuar, dhe nga jashtë mund të shohësh të gjithë xhamat që mungojnë

ose janë thyer. Kur hyn brenda gjëja e parë që duhet të bësh është të përshtatesh me mungesën e dritës

nëpër korridoret e pandriçuara të shkollës.

Pasi pritemi me shumë përzemërsi nga Drejtori i ri i shkollës, i cili ishte përpjekur t’a imazhin e kësaj

shkolle me aq sa mundej dhe me aq sa i ishin krijuar mundësitë, u shpërndamë në klasa të ndryshme, në

mënyrë që të kishim mundësi të ndiqnim nga afër plotësimin e pyetësorëve nga nxënësit dhe mësuesit.

Mbase ajo që pamë nuk ishte ajo që prisnim. Kishim menduar se edhe në një shkollë fshati do të ishte e

mundur të plotësoheshin disa mungesa minimale të sendeve si banka, karrige etj. Por, në të vërtetë ishte

tërësisht ndryshe...

Klasa ku hymë nuk kishte xhama. Disa qese të grisura vareshin nëpër dritaret e grryera nga lagështira,

insektet e ndryshme apo edhe loja e fëmijëve. Më pas mundohemi të gjëjmë një vend ku mund të linim

pyetësorët, por në klasë nuk kishte tavolinë mësuesi dhe ai vetë ishte i deturuar të ulej në bankën e një

nxënësi. Klasa nuk kishte asnjë lloj dollapi apo një send të tillë të përafërt, dhe me sa kuptuam as që

kishte egzistuar ndonjëhere. Kjo nuk ishte e vetmja klasë “unike” në shkollë që kishte mungesa. Të

gjitha kishin përafërsisht të njëjtat gjëra brenda: bankat e nxënësve, një vend ku mund të ndizej zjarri,

një dërrasë të zezë dhe kaq. Bazamenti i klasës thuhej se ishte dru, por më tepër kishte vrima sesa

material.

Nxënësit ishin pjesa e dytë e kësaj drame njerëzore. Ne qeniet që vijmë nga qyteti dhe që kemi kaq

shumë mundësi të vishemi mirë dhe të zgjedhim pak a shumë atë që duam, kujtojmë se edhe në fshat

mundësia është e njëjtë. Aspak. Nxënësit, vajza dhe djem, vishen pothuajse në të njëjtën mënyrë, veshje

të lira që ata mund t’i gjejnë në ndonjë vend të veçantë në qytet. Tek - tuk pamë ndonjë vajzë që mbante

edhe vathë fallco floriri duke dashur kështu të ndjehej edhe ajo po aq e barabartë sa edhe shoqet e saj në

qytet.

Midis shumë pyetjeve që na vinin në mendje, mbase vetëm njëra prej tyre ishte më kryesorja: çfarë

mundësish iu ofron shteti, shkolla dhe shoqëria kësaj gjenerate të re që sapo kishte mbushur 14 vjeç.

Përgjigjja ishte: ASNJË lloj mundësie. Në Sovjan, ashtu si edhe në qindra fshatra të Shqipërisë, nuk

ofrohet asnjë mundësi për të zhvilluar prirjet kulturore, sociale, artistike, qytetare apo politike të këtyre

individëve. Ata nxënës fare mirë mund të mos shkonin edhe në shkollë, pasi për ta, pas pak muajsh më e

rëndësishme do të ishte të dinin si të korrnin apo të kullosnin lopën, sesa të mësonin se kush ishte

teorema e Pitagorës. Për ta e rëndësishme ishte të përshtateshin me jetën e përditshme, me një lloj

mirëqënieje relative dhe me egzistencën e një shoqërie të mbyllur, ku gjithçka ndodh brenda për brenda

dhe ku është shumë vështirë të mund të kapërcehet ky rreth.

Midis nxënësve nuk ishte aspak e vështirë të dalloje dëshirën e tyre për t’u larguar nga ai realitet ku

jetonin, duke na shikuar ne, të ardhurve nga Tirana, si një lloj shprese që do t’iu sillte një ndryshim në

jetën e tyre dhe pse jo, mbase t’i largonim nga ai habitat që ata e vuanin prej vitesh.

Me sa patëm mundësi të interesoheshim, kuptuam se jeta e këtyre fëmijëve ishte fare e thjeshtë: pas

mbarimit të shkollës vajtja në shtëpi dhe që atje një pjesë do të ndihmonte nënën dhe djemtë ose do të

luanin ose do të ndihmonin babain. Një pjesë e tyre mbase kishin mundësi të studionin për të nesërmen.

Pas disa orësh të gjithë do të hapnin televizorët e tyre për të parë se ç’ndodhte në Tiranë, në Korçë, në

Greqi apo edhe në Neë York, duke mos patur mundësi të preknin atë që shikonin, por ta kuptonin atë si

një imazh alien që egziston jashtë fshatit të tyre.

Fakti që shkruajtëm dhe menduam kaq gjatë për fshatin Sovjan ishte vetëm një: në sa e sa fshatra të

Shqipërisë egziston i njëti realitet, në mos edhe më keq. Ne patëm mundësi të vizitonim një pjesë shumë

të vogël të tyre dhe me aq sa pamë kuptuam se shpresa e këtyre fëmijëve nuk ishte shkolla, por dëshira

për t’u larguar nga realiteti ku jetonin. E vetmja gjë që mbase shkolla nuk mund t’iu ofronte atyre ishte

shpresa se një ditë me anë të dijeve që mund të përfitonin nga bankat e shkollës ata do të kishin mundësi

të iknin nga fshati ose ta zhvillonin atë. Fëmijët në atë fshat ishin bërë viktima të realitetit që egzistonte,

viktima të mentalitetit njerëzor, viktima të vetë shpresës së tyre për të arritur diku që as ata vetë nuk e

dinin se ç’ishte.

E vetmja gjë që nuk mund të bënim në këtë fshat ishte t’u flisnim fëmijëve për të drejtat e tyre.

Me atë varfëri që përballeshim çdo moment na dukej absurde që të mund t’u thoshim fëmijëve:

shikoni ju keni të drejta që nuk ua cënon kush. Ju nuk duhet të punoni. Ju nuk duhet të braktisni

shkollën. Ju duhet të luani, të mësoni, të pikturoni dhe të shkruani. Ju keni të drejtë t’i kërkoni

shtetit zhvillimin tuaj në të gjitha drejtimet: shndetësore, sociale, kulturore, informative,

edukative etj. Vetëm këtë nuk mund t’ua kërkonim fëmijëve në fshatin Sovjan. Ne kërkuam dhe iu

transmetuam atyre fëmijëve një gjë: shpresën që shumë shpejt gjërat do të ndryshonin për mirë

dhe e ardhmja e tyre do të ishte më me pak probleme.

CRCA vërtet dëshiron që institucionet shtetërore apo private të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve

të Shkollës Tetëvjeçare Sovjan. Kjo është një thirrje që i drejtohet të gjithë atyre që kanë mundësi të

ndihmojnë në rimëkëmbjen e shkollave shqiptare, veçanërisht në zonat rurale, ku vështirësitë janë më të

mëdha. Ne do të dëshironim që shkolla tetëvjeçare në Sovjan dhe shumë shkolla të tjera anembanë

Shqipërisë të ndihmoeshin për të kapërcyer vështirësitë në të cilat ndodhen.

Shkaqet e braktisjes se shkolles jane

ekonomike 178 53.2

kulturore 168 51.2

sociale 125 38.1

migrimi 116 35.3

te tjera shkaqe 39 11.1

Përsa i përket ndarjes së përgjegjësive mësuesit kanë dhënë këto përgjigje:

Pergjegjes per braktisjen jane

shteti (moszbatimi i ligjit) 209 63.7

familja 187 57

shkolla 19 5.7

shoqeria e keqe 85 25.9

Siç shihet mësuesit përgjegjësinë e braktisjes së shkollës, jo vetëm që nuk e shohin të ndarë nga shteti,

por përkundrazi, mendojnë se ai është një nga përgjegjësit kryesorë. Pse? I vetmi koment që mund të

bëjmë mbi të dhënat e rezultateve të pyetësorit të mësuesve është se mësuesit e kanë shumë të thjeshtë

t’a bëjnë ndarjen shtet - familje dhe të shohin se cili është interesi i njërës palë apo tjetrës. Në këtë

kuptim duhet thënë se familja mund ta largojë fëmijën nga shkolla kur të dojë, pasi nuk egziston një

institucion i fuqishëm që mund të zbatojë vënien e gjobave apo kthimin e fëmijëve në shkollë. Eshtë

shteti, dhe i vetmi ai, që i duhet të përballojë këtë sfidë, pasi mësuesit apo individët nuk kanë forcë

ligjore që të kthejnë një fëmijë në shkollë. Forca e shtetit që ndron tek zbatimi i ligjit dhe tek fuqia

detyruese e ligjeve të miratuara nga legjislativi. A e ka marrë përsipër këtë rol Qeveria shqiptare?

Megjithatë mësuesit nuk janë ndalur vetëm tek përgjegjësitë e njërës apo tjetrës palë. Një pyetje tjetër në

pyetësor ata i janë përgjigjur si më poshte:

8. Faktoret qe ndikojne ne braktisjen e shkolles

Ndër faktorët kryesorë që mund të përmendim për braktisjen e shkollës janë:

varferia / kushtet ekonomike 175 53.3

hasmerite 42 12.8

prapambetja ambientale 58 17.6

pasiguria ne shkolle 10 3

mungesa e perspektives 124 37.8

konservatorizmi 38 11.5

indiferentizmi i shkolles 31 9.4

perhapja e droges etj 22 6.7

Eshtë e nevojshme të bëjmë një sqarim të thjeshtë të të dhënave. Siç shihet nga tabela faktori kryesor i

braktisjes së shkollës është varfëria dhe kushtet ekonomike në familje. Ne më sipër jemi përpjekur t’i

japim një përgjigje këtij faktori dhe shkaqeve të lidhura me të. Megjithatë nga tabela shohim se

egzistojnë dhe disa faktorë të tjerë që mbase nuk janë aq të rëndësishëm, por që nga përmbajtja

paraqesin probleme që japin ndikime në jetën e përditshme. Këto faktorë janë: mungesa e perspektivës,

prapambetja ambientale, hasmëritë, konservatorizmi apo edhe indiferentizmi i shkollës.

Do të deshëm të vlerësonim si faktorë kryesorë hasmëritë dhe konservatorizmin. Nëpërmjet mas medias,

shqiptare dhe të huaj, gjithmonë kemi patur mundësi të ndjekim nga afër faktet dhe ngjarjet lidhur me

gjakmarjen. Ndonëse nuk është misioni ynë të bëjmë komente mbi disa fakte dhe zhvillime historike që

egzistojnë prej vitesh në Shqipëri, si pasojë e moralit në vend dhe shumë shkaqeve të tjera, përsëri e

gjejmë me vend një pyetje: çfarë ka bërë shteti shqiptar për të ndaluar fenomenin e gjakmarrjes, që ka

burgosur me qindra fëmijë në shtëpitë e tyre me të vetmen shpresë që një ditë ata nuk do të kenë frikë të

dalin jashtë kullave sepse mund të vriten?

Media e shkruar lidhur me shifrat e fëmijëve të ngujuar i paraqit ato në numra të dyshimte, por mbase

edhe të vërtetë. Një herë lexojmë që mëse 10 mijë fëmijë janë të ngujuar në veri të Shqipërisë dhe, një

herë tjetër vetëm 1 mijë. Por, në këtë rast, e rëndësishme është egzistenca e fenomenit sesa shifra e tij.

Fakti është që fëmijët janë të ngujuar dhe askush nuk është përpjekur t’i mbrojë ata deri më sot.

Kuptohet se përhapja e fenomenit, lidhet me një fakt tjetër: mosgjetjen e zgjidhjeve. Nëse gjakmarrja

pas vitit ’90 mund të numurohej me gishta, sot është e vështirë ta bësh këtë. Sot numurohen me qindra

familjet që për njërën arsye apo tjetrën gjenden të ngujuara. Mosreagimi i organeve shtetërore dhe

mosorganizimi i një pajtimi të vërtetë kombëtar, veçanërisht në veri të Shqipërisë, ka sjellë si pasojë

përhapjen e fenomenit të gjakmarrjes sa nga një rreth në tjetrin. Statistika zyrtare për këtë fenomen nuk

ka.

Përsa i përket statistikave zyrtare të braktisjes së shkollës nga nxënësit gjatë viteve, të dhënat e

Ministrisë së Arsimit rezultojnë si më poshtë:

Statistikat zyrtare në vite të braktisjes së shkollës

Viti Numri %

1989 – 1990 5613 1.03

1990 – 1991 21.710 3.9

1991 – 1992 34.000 6.34

1992 – 1993 21.500 4.09

1993 – 1994 20.939 4.02

1994 – 1995 17.134 3.11

1995 – 1996 17.162 3

1996 – 1997 18.300 3.2

1997 – 1998 rreth 20.000 ?

Ligji për Sistemin Arsimor Parauniversitar përcakton masa të rrepta për të gjitha familjet dhe prindërit,

të cilët nuk i dërgojnë fëmijët e tyre të studiojnë në shkollën fillore. Kështu neni 59, nën titullin

sanksionet, thotë:

“Kur nxënësit e moshës 6 deri 16 vjeç, të cilët i përfshin detyrimi shkollor, mungojnë pa arsye në

shkollë ose e braktisin atë, prindërit e tyre dënohen me kundravajtje administrative me gjobë nga

5.000 deri në 50.000 lekë si vijon:

1 - Kur nxënësi mungon në mësim pa arsye 30 - 50% të kohës në dy muaj të

njëpasnjëshëm, masa e gjobës është 5.000 deri në 15.000 lekë dhe, në rast përsëritjeje gjatë po

atij viti, gjoba është 25.000 lekë.

2 - Kur nxënësi mungon në mësim pa arsye mbi 50% të kohës në dy muaj të

njëpasnjëshëm, masa e gjobës është 25.000 deri në 35.000 lekë dhe, në rast përsëritjeje gjatë po

atij viti ose braktisjeje të shkollës, gjoba është 50.000 lekë.

3 - Vendimi i gjobës jepet nga Drejtori i Drejtorisë Arsimore në rreth, në bazë të

propozimit të drejtorit të shkollës.

Kundër vendimit të dënimit mund të bëhet ankim dhe protestë brënda 10 ditëve nga dita e

shpalljes së njoftimit në gjykatën e rrethit ku është kryer kundravajtja.

4 - Përjashtohen nga gjoba ata prindër, fëmijët e të cilëve janë rregjistruar në një shkollë

shqiptare a të huaj, brenda ose jashtë vendit, me kusht që të paraqesin dokumentin e rregjistrimit

pranë drejtorisë së shkollës së vendbanimit të tyre.”

Shihet qartë se ligji i parashikon të gjitha palët dhe objekti i tij është mëse i qartë. Nga ky nen kuptohet

se detyrën kryesore dhe njëkohësisht përgjegjësinë për realizimin e detyrës e ka Drejtori i Drejtorisë

Arsimore në çdo rreth, e parë ngushtë kjo me detyrimin për të raportuar mbi braktisjen e shkollës të

drejtorit të çdo shkolle tetëvjeçare. Njëkohësisht sanksioni administrativ është i ndarë në tre pjesë, duke

marrë për bazë dendësinë e mungesave në shkollë dhe kohëzgjatjen e tyre.

Por ç’ka ndodhur në të vërtetë? A është zbatuar ky nen ndonjëherë për të gjithë ata nxënës që e kanë

braktisur shkollën për një farë kohe ose përgjithmonë? Deri më tani asnjë rast i tillë nuk është pasqyruar

në faqet e gazetave apo t’i jetë bërë i njohur opinionit publik. Egzistenca e ligjit dhe zbatimi i tij, për

shkaqe të ndryshme ekonomike apo politike, duket se nuk janë gjendur ndonjëherë së bashku. Sipas një

nëpunësi të Ministrisë së Arsimit shkaku i vetëm i moszbatimit të ligjit është jo vetëm neglizhenca e

Drejtorive Arsimore për këtë fenomen, por edhe keqardhja e drejtorëve të shkollave për familjet e

nxënësve që kanë braktisur shkollën. Nëse gjoba do të aplikohej mbi një familje atëhere është e sigurtë

që ajo në një farë mënyre do të rënohej ekonomikisht. Atëhere si mund t’a zgjidhim këtë konflikt

interesash dhe më së tepërmi këtë konflikt ligjor? A duhet të zbatojmë rigorozokisht ligjin, i cili deri tani

nuk është aplikuar ndonjëherë?

CRCA midis shumë zgjidhjeve të mundshme mendon se njëra është më kryesorja: bashkëpunimi i

komunitetit të prindërve dhe nxënësve me komunitetin e mësuesve në shkollë. Kjo për të vetmen arsye,

pasi do t’i bënte prindërit më të ndërgjegjshëm për rëndësinë e mosbraktisjes së shkollës nga fëmijët

dhe, do t’i afronte mësuesit me kërkesat, problemet dhe nevojat e fëmijëve dhe prindërve të tyre.

Sigurisht që mësuesi nuk gjendet në shkollë për të njohur problemet familjare dhe ekonomike të çdo

nxënësi, por një bashkëpunim apo partneritet i tillë midis palëve i vendos ata përpara përgjegjësive të

reja.

9. Jetesa në familje

Sot, fëmijët kanë mundësi të jetojnë më mirë sesa dje. Kjo është pranuar gjerësisht nga opinioni publik.

Megjithatë kjo nuk do të thotë se të gjithë fëmijët jetojnë mirë. Mungesa e një reforme sociale, që duhet

të përfshinte edhe sistemin shkollor shqiptar, ka sjellë si rrjedhojë që nxënësit brenda një klase të ndahen

në: të pasur dhe të varfër. Përfaqësuesit e CRCA kanë qenë prezent në klasa të ndryshme kur nga ana e

mësuesve është bërë ndonjë deklaratë e tillë: ajo e ka babin biznesmen, apo ai vjen nga një familje e

varfër jevgjish, prandaj dhe mezi shkruan. Kur përdorim termin reformë sociale në shkollë, duam të

themi që fëmijët që vijnë nga familje me të ardhura ekonomike të pakta, të kenë mundësi që të pinë

qumësht në shkollë, apo të marrin ndihmën mjeksore falas, apo librat dhe fletoret si dhuratë nga shteti

shqiptar. Masa të tilla mund të evitonin plotësisht përdorimin e termave: ai vjen nga familje e pasur dhe

me tradite dhe, ajo vjen nga familje e varfer apo e “këputur”. Ky lloj etiketimi i ndan nxenesit edhe vetë

nga njëri tjetrin, duke bërë në realitet një ndarje artificiale të klasave të shoqërisë. E vetmja gjë që

nxënësit nuk mund t’a kuptojnë dhe t’a pranojnë është diferenca nga njëri - tjetri.

Nga pyetësorët e plotësuar nga nxënësit përsa i përket jetesës së tyre në familje kanë dalë këto rezultate:

Mendon te braktisesh shkollen

po, sepse duhet te ndihmoj familjen 146 5.2

po, sepse nuk di çfare do te bejepas shkolles 76 2.7

jo, vetem nese kushtet ekonomike me detyrojne 285 10.1

Sa ore ne dite meson

gjysem ore 203 7.24

nje ore 475 16.9

dy ore 1094 39

tre ore 837 29.8

asnje ore 48 1.71

Sa ore ne dite ndihmon familjen

gjysem ore 101 3.5

nje ore 788 27

dy ore 873 30.4

tre ore 617 18.2

kater ore 505 18.8

asnje ore 51 1.9

Mënyra se si e kalojnë ose çfarë bëjnë fëmijët në kohën e tyre të lirë është shpjeguar gjerësisht në

rezultatet e pyetësorëve të paraqitur më sipër. Ne për arsye të këtij studimi po bëjmë këtë riprezantim të

disa prej rezultateve kryesore. Ndodhemi përpara një pyetjeje të tillë: çfarë bëjnë nxënësit kur janë në

shtëpi? Përgjigjja që kemi marrë nga nxënësit, nëpërmjet pyetësorëve është e tillë: punojnë ose

ndihmojnë familjen, luajnë, mësojnë ose lexojnë, shohin TV.

Eshtë shumë e thjeshtë të shihet që pjesa më e madhe e fëmijëve në Shqipëri e kupton si mëse të

nëvojshme ndihmesën apo punën në familje, kjo pa dallim, në qytet apo në fshat. Siç vërehet edhe nga

rezultatet mëse 30% e fëmijëve e ndihmojnë familjen mëse dy orë në ditë. Familjen nuk e ndihmojnë

vetëm 1.9% e fëmijëve. Nuk do të deshëm të hynim në komente të këtyre të dhënave, pasi secili është i

lirë t’i interpretojë ato në varësi të njohjeve dhe diturive që zotëron. Por, mbase është me vend të bëjmë

një pyetje: A duhet të ndihmojë ose punojë fëmija në familje? A nuk është më e rëndësishme që fëmija

të lexojë, të luajë, të shoh TV apo të pikturojë, sesa ta humbë kohën duke bërë pazaret e familjes, apo

duke blerë birrën e babait, apo të gatuajë kur nëna nuk është në shtëpi?

Ne duam të sjellim vetëm një fakt nga jeta e përditshme e një fëmije në Shqipëri, gjë që nuk ndodh në

vende të tjera. Fëmijët në Shqipëri nuk kanë nevojë të paraqesin në dyqan letërnjoftimin e tyre nëse ata

duan të blenë ndonjë lloj alkooli apo cigare apo birrë. Askush deri më sot nuk e ka parë këtë si problem

të shoqërisë. Të gjithë kemi patur mundësi, kur kemi qenë të vegjël, të blemë çfarë kemi dashur në

dyqan: verë, birre të hapur apo të mbyllur, votka, raki, liker, cigare etj. Lista mund të zgjatet

pafundësisht. Por a është kjo e drejtë? A i edukojmë fëmijët në Shqipëri me ndjenjën kundër alkoolit,

cigares dhe pijeve të ndryshme, kur ne i detyrojmë ata të blenë pijet tona aloolike?

Ne vendet e zhvilluara një fëmijë nuk mund të blerë, nëse nuk ka mbushur një moshë të caktuar që

varion nga 18 deri në 21, pije alkoolike të çfarëdo lloji. Ky ndalim është bërë për të vetmen arsye: të

shmanget në maksimum abuzimi me pijet alkoolike dhe, edukimi i një rregulli që ndalimi është në të

mirë të tyre dhe të shoqërisë gjithashtu.

Një problem tjetër që ndeshët në jetën e përditshme të një familjeje është edhe dhuna. Kur flasim për

dhunë në familje e kuptojmë atë në tre forma kryesore: dhuna fizike, dhuna emocionale dhe dhuna

seksuale (abuzimi seksual - incesti). Në Shqipëri nuk egziston një ligj apo ndonjë nen i caktuar në Kodin

Penal apo atë të Familjes, që të ndalojë rrahjen e fëmijës nga nëna, babai apo pjestarë të tjerë të familjes.

Përsa i përket dhunës emocionale të fëmijëve, kjo lloj dhune është akoma më e pakuptueshme për shumë

familje shqiptare. Ndërsa abuzimi seksual me fëmijët brenda familjes (incesti) është i ndaluar nga Kodi

Penal shqiptar, i cili përcakton edhe masat përkatëse për këtë lloj vepre penale.

Nga monitorimi që CRCA i ka bërë medias së shkruar shqiptare shihet qartë se jetesa në familje nuk

është edhe aq e lehtë për fëmijët. Edhe atyre iu duhet të përballen me problemet qe ndesh familja çdo

ditë. Të gjithë e dimë dhe kemi lexuar raste te dhunës fizike, seksuale dhe psikologjike ndaj fëmijëve.

Gjithashtu kemi lexuar shkrime të ndryshme ku fëmijët janë vetëvrarë për të vetmen arsye sepse

prindërit vazhdimisht grindet apo rrihen me njëri - tjetrin.

10. Puna e fëmijëve

Një nga fenomenet më shqetësuese që vihet re sot në shoqërinë shqiptare është puna e fëmijëve.

Përhapja e këtij fenomeni ka ardhur duke u rritur gjatë viteve, për të vetmen arsye që, ndonëse e ndaluar

ligjërisht, deri tani asnjë organizëm ose institucion publik nuk ka marrë përsipër të dërgojë në gjykatë

qoftë edhe një çështje të vetme për të ndaluar punën e fëmijëve.

Sidoqoftë, Shqipëria paraqet disa karakteristika përsa i përket punës së fëmijëve. Egziston një ndarje e

punës në: punë e lehtë dhe punë e rëndë. Nëse e para është pjesërisht e lejuar dhe me kushte, të dytën

ligji shqiptar e ndalon rreptësisht. Në shtete të ndryshme puna e rëndë e fëmijëve, ndonëse është e

ndaluar ligjërisht, është e përhapur në një masë ë madhe. Në Shqipëri nuk mund të ketë punë të rëndë të

fëmijëve për të vetmen arsye që industria shqiptare është thuajse inegzistente dhe niveli i papunësisë

është tepër i lartë.

Puna e lehtë e fëmijëve është më e përhapura në Shqipëri, që përfshirë me mijëra fëmijë në të gjithë

vendin. Karakteristika kryesore që vihet re është se punëdhënës nuk është ndonjë ndërmarrje shtetërore

apo private, por familja, nëna ose babai. Kjo e ka bërë fenomenin më të vështirë për t’u studiuar, pasi

shumë nga fëmijët punojnë disa orë gjatë ditës, shkojnë në shkollë, mësojnë për disa orë dhe pastaj

shesin përsëri.

Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë si dhe Ligji për Arsimin Parauniversitar e ndalojnë punën e

fëmijëve, duke parashikuar edhe gjoba të rënda për ata që punësojnë fëmijët. Deri më sot këto gjoba nuk

janë aplikuar ndonjëherë nga Inspektori i Punës në çdo rreth.

Në Kodin e ri të Punës, në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, si dhe në disa urdhëresa të Këshillit të

Ministrave, parashikohet mosha bazë kur mund të punësohet një fëmijë, kushtet në të cilat ai duhet të

punësohet dhe kur. Njëkohëhësisht nga ligjet e mësipërme parashikohet krijimi i një zyre të veçantë që

do të kontrollonte dhe do të caktonte gjobat për punëdhënësit e fëmijëve.

Neni 60 i Ligjit për Sistemin Arsimor Parauniversitar, Nr. 7952, datë 21.06.1995, thotë:

“Ndalohet punësimi i fëmijëve që përfshihen në detyrimin shkollor. Kur vërtetohen raste

të punësimit të fëmijëve të moshës së detyrimit shkollor, punëdhënësi shtetëror ose privat

dënohet për kundravajtje administrative nga Inspektori i Punës me gjobë 100.000 lekë dhe, në

rast përsëritjeje me gjobë 200.000 lekë.

Kundër vendimit të dënimit mund të bëhet ankim dhe protestë brenda dhjetë ditëve nga

dita e shpalljes ose njoftimit, në Gjykatën e Rrethit ku është kryer kundravajtja.”

Mosha minimale kur një fëmijë mund të punësohet në një punë të lehtë është 14 vjeç, por kjo e

kushtëzuar me faktin se ky fëmijë mund të punojë vetëm gjatë pushimeve shkollore. Nën këtë moshë të

gjithë fëmijët janë të ndaluar të punojnë. Gjithashtu këtyre fëmijëve ligji iu ndalon të punojnë gjatë natës

ose në ndonjë punë të rëndë.

Çfarë ndodh në të vërtetë? Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri vëren me

shqetësim se, thuajse të gjithë fëmijët që punojnë në Shqipëri janë të moshës nën 14 vjeç, Nga intervista

të ndryshme që përfaqësuesit e CRCA kanë realizuar me këta fëmijë vihet re se shumë prej tyre kanë

filluar të punojnë që në moshën 10 - 12 vjeç. Shumë prej tyre punojnë sepse kushtet familjare nuk u

lejojnë atyre një mirëqenie normale të jetuari.

Puna që bëjnë sot shumica e fëmijëve është shitja e produkteve të ndryshme, duke filluar nga cigaret dhe

çakmakët deri tek bananet dhe misrat e pjekur. Në Tiranë numërohen më tepër se 200 fëmijë që çdo

mëngjes nisin punën si shitës ambulantë nëpër baret dhe rrugët e kryeqytetit. Ndërkohë që mbi 38% e

fëmijëve që braktisin shkollën, kjo sipas pyetësorit të përgatitur nga CRCA, e braktisin atë për të punuar.

Puna e fëmijëve është edhe një nga shkaqet kryesore të braktisjes së shkollës nga fëmijët, si në zonat

rurale ashtu edhe në qytetet shqiptare. CRCA mendon se kufizimi i këtij fenomeni do të frenojë në

mënyrë të padiskutueshme edhe braktisjen e shkollës, si dhe fenomene të tjera të lidhura me të si psh:

droga, alkooli, kriminaliteti fëmijnor, abuzime të ndryshme etj.

Siç shihet edhe nga të dhënat e pyetësorit të përgatitur nga CRCA është një numër shumë i lartë i

fëmijëve që punojnë. Këtu mungojnë ata fëmijë, të cilët e kanë braktisur shkollën përfundimisht prej

vitesh. Në grupin e të dhënave shihet se janë mëse 17% e fëmijëve të intervistuar punojnë dhe ndjekin

shkollën njëkohësisht. Ky numër fëmijësh i parë lidhur vetëm me numrin e fëmijëve që braktisin

shkollën arrin në shifrat 38%, shifra të cilat nuk mund dhe nuk duhet të nënvleftësohen.

11. Gjakmarrja

Një tjetër fenomen shqetësues, që në zona të caktuara të Shqipërisë jep ndikimet e veta, është edhe

gjakmarrja. Ky fenomen, i ndaluar me dhunë nën rregjimin komunist, arriti të ridilte në sipërfaqe pas më

tepër se dyzet vjetësh, në kohën e tranzicionit të sistemeve në Shqipëri. Zona të caktuara të Shqipërisë së

Veriut, sidomos në Malësinë e Madhe dhe Tropojë, sipas shkrimeve dhe artikujve të prezantuara në

gazetat shqiptare, janë kthyer në “burgje” jo vetëm për familjet që jetojnë aty, por edhe për fëmijët.

Sipas një shkrimi në gazetën e përditshme “Koha Jonë” janë më tepër se 10 mijë familje të ngujuara në

të gjithë veriun e Shqipërisë. Në një artikull të botuar tani së fundi (Koha Jonë, Dt. 18.10.1998) thuhet se

numri i familjeve të ngujuara është mbi 5 mijë, ndërsa numri i fëmijëve arrin në shifrat mbi 1 mijë

persona. Ndonëse media i zmadhon ndonjëherë në mënyrë të konsiderueshme shifrat, përsëri diçka është

e vërtetë: fenomeni i gjakmarrjes ka kthyer në viktima edhe fëmijët.

Në bazë të Kanunit të Lekë Dukagjinit, vrasja e fëmijëve dhe grave është e ndaluar, por rrjedhojat e

ndryshimet historike kanë sjellë pasoja të konsiderueshme edhe mbi fëmijët në këto zona. Shumë prej

fëmijëve të familjeve që janë në gjak, veçanërisht djemtë, janë të detyruar të qëndrojnë edhe ata të

ngujuar në shtëpi, deri sa jeta e tyre dhe dalja përjashta të jetë e sigurtë.

Deri më sot Qeveria shqiptare është përpjekur t’a zgjidhë këtë fenomen me rrugën e dialogut dhe

pajtimit midis palëve, gjë e cila në raste të caktuara ka dhënë rezultate, por në raste të tjera ka dështuar.

Duhet thënë se forca e ligjit për dënimin e të gjithë atyre personave të përfshirë në fenomenin e

gjakmarrjes nuk ka qenë aq e fuqishme sa t’a kufizojë atë. Gjithashtu shoqata apo fondacione të

ndryshme janë përpjekur dhe përpiqen që ta zgjidhin këtë lloj konflikti absurd midis qenieve humane.

Ajo që e shqetëson seriozisht Qendrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri është së pari,

përfshirja e fëmijëve në këtë fenomen; së dyti, mosangazhimi i forcave të ndryshme sociale, politike dhe

qytetare në diskutimin dhe gjetjen e zgjidhjeve për këtë problem; së treti, pafuqishmëria e ligjit për të

kufizuar gjakmarrjen. Është me vend të shtrohet një pyetje: A duhet të përdorim ndërmjetësimin dhe

pajtimin në zgjidhjen e këtij konflikti, apo është më e drejtë që ligji të zbatohet rreptësisht dhe mbase në

mënyrë ekstreme për të gjithë ata që vrasin nën emrin e gjakmarrjes? Kësaj pyetjeje duhet t’i japin

përgjigje specialistët e fushës, duke i dhënë njëkohësisht zgjidhje masave që duhen marrë për kufizimin

e tij.

Sipas CRCA një nga masat kryesore që duhet të merret, kjo e parë vetëm me fëmijët dhe të drejtat e tyre,

do të ishte integrimi i të gjithë fëmijëve të këtyre familjeve në një mjedis social të përbashkët dhe

edukimi i tyre me një moral të ri tolerant, ku respekti midis njerëzve dhe zgjidhja e konflikteve

nëpërmjet rrugëve ligjore të jetë mënyra e vetme e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Kjo në të vërtetë

është detyrë e shkollës shqiptare, si dhe e medias elektronike, të cilët kanë fuqinë dhe arsyen për t’a bërë

diçka të tillë.

12. A mund t’iu ofrojë shkolla fëmijëve një shpresë për një të ardhme më të

mirë?

Detyrë kryesore e shkollës, në çdo vend të botës, është të edukojë fëmijë të lirë, me një edukatë qytetare

ku respekti, toleranca dhe bashkëpunimi midis individëve janë disa nga parimet kryesore të

bashkëjetesës.

Një nga parimet kryesore të së drejtës dhe të të drejtave që ne kemi është që njerëzit duan dhe do të jenë

të respektuar dhe të pranueshëm në shoqëri, nëse ata dinë të respektojnë individët e tjerë dhe t’i pranojnë

ata ashtu siç janë, pa paragjykime.

Parimet kryesore të edukatës qytetare duhen edukuar jo vetëm në familje, por edhe në shkollë. Sot ne

shohim individë të ndryshëm, pa dashur t’i penalizojmë, që reagojnë apo sillen në mënyrë të

papëlqyeshme kudo ku janë, që pështyjnë në rrugë apo që shajnë e fyejnë këdo që u del përpara.

Kuptohet se kjo nuk është edukata qytetare që ne pretendojmë t’u prezantojmë të tjerëve dhe t’u

mësojmë fëmijëve tanë.

Gjatë rregjimit komunist shkolla ka qenë njësoj e detyruar si edhe sot, dhe ka patur lëndë të caktuara në

programet shkollore që u mësonin fëmijëve se si të silleshin në familje, shoqëri, me shokët e tyre dhe me

më të mëdhenjtë. Të njëjtat lëndë studiohen edhe sot në shkollën shqiptare. Një karakteristikë e

çuditshme që vihet re është ajo që individë të caktuar, ndonëse kanë studiuar për një farë kohe, sillen dhe

reagojnë në mënyrë të papëlqyeshme dhe të papranueshme për një shoqëri të civilizuar. Si është e

mundur që njerëz që kanë studiuar në shkollë të reagojnë në këtë mënyrë?

Midis shumë përgjigjeve që mund të jepen, e parë kjo lidhur ngushtë edhe me fenomene të tjera sociale,

psikologjike etj, mund të themi se pjesë në këtë mosedukim është edhe vetë shkolla. Fëmijë të ndryshëm

kur flasin për lëndë të tilla si: Edukata Qytetare etj, flasin me shumë nënvleftësim apo qeshin.

Një nga detyrat e shkollës shqiptare është të edukojë nxënësit me parimet për të cilat shkruam më sipër.

Në fakt, për arsye nga më të ndryshmet, kjo jo gjithmonë ka ndodhur. Jo që të gjithë nxënësve iu është

transmetuar mesazhi që shkolla vërtetë të mëson lëndë të caktuara, por në fund të fundit është shkolla

ajo që i përgatit ata për një jetë më të lehtë ose më të vështirë, në bazë të dijeve që ata do të përvetësojnë

dhe në bazë të edukatës që ata do të kenë.

Kur vizituam disa nga shkollat në rrethe të ndryshme të Shqipërisë, ne vumë re që, edhe nga biseda të

realizuar me nxënësit, shumë prej tyre vijnë në shkollë pasi e ndjejnë si detyrim për t’u gjendur atje dhe

jo sepse do të mësojnë e përgatiten për një jetë të re që i pret më vonë. Po ashtu prindër të nxënësve i

dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë thjesht me një arsye që ata të mos qëndrojnë rrugëve dhe në një farë

mënyre të mos mbeten injorantë.

Shkolla i pranon që të gjithë llojet e nxënësve, të mirë dhe të këqinj, me vese dhe të edukuar, të varfër

apo të pasur, por mënyra se si trajtohen nxënësit nga mësuesit është e ndryshme. Në një shkollë të

Korçës patëm rast t’a vinim re këtë. Në një klasë të katërt, një vajzë e plotësoi menjëherë pyetësorin e

përgatitur nga CRCA dhe e dorëzoi. Pasi ajo u largua mësuesja na tha: “Ajo e ka babain biznesmen

prandaj edhe është nxënëse e mirë.” Kjo është pakuptimtë, sepse patja e të ardhurave financiare jo

detyrimisht duhet nënkuptuar si mundësi për të qenë nxënës i shkelqyer.

Por, sidoqoftë, varfëria materiale e familjeve shqiptare, në mësues të ndryshëm, kushtëzon edhe

botëkuptimin e tyre lidhur me nxënësin. Në fakt duhet të ndodhë krejt e kundërta. Shkolla dhe mësuesi

në veçanti duhet t’i japin të njëjtën mundësi të gjithë nxënsve duke mos vlerësuar njërin nxënës si më të

pasur dhe tjetrin si më të varfër, apo njërin më të zgjuar dhe tjetrin më pak të zgjuar. Nxënësit janë

njësoj kur vinë në shkollë dhe, nëse ka diferenca për shkak se ata vijnë nga mjedise të ndryshme

familjare, atëhere është detyrë e shkollës t’i ndihmojë këta nxënës të jenë të barabartë me të tjerët.

Shkolla mbase nuk e ka për detyrë t’i japë nxënësve një shpresë për një të ardhme më të mirë.

Megjithatë shkolla e ka për detyrë që të krijojë premisa për një zhvillim sa më të mirë kulturor, social

dhe psikologjik të fëmijës duke patur parasysh respektin dhe tolerancën midis fëmijëve dhe bindjeve të

ndryshme. Detyrë e shkollës nuk është krijimi i barazisë midis fëmijëve, sepse ata janë të barabartë në

bazë të ligjit, të të drejtave që ata gëzojnë dhe të statusit të tyre në shoqëri, por t’iu krijojë atyre mundësi

zhvillimi të njëjta, midis atyre që kanë mundësi financiare ose jo.

Nëse fëmijët do të edukohen nga shkolla në këtë mënyrë atëhere edhe shoqëria do të ketë shumë herë më

pak dëme prej tyre. Një edukatë e fiksuar që në vogëli do të jetë një respekt dhe kontribut për shtetin,

shoqërinë dhe individët në të ardhmen, duke mos krijuar kështu premisa negative për keqzhvillimin e

fëmijëve që në vogëli.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë në asnjë lloj mënyre që, shkolla shqiptare nuk di të edukojë fëmijët apo i

keqedukon ata. Aspak. Kjo do të ishte gjëja më absurde që mund të thuhej, sepse në fund të fundit të

gjithë jemi edukuar nga kjo shkollë dhe nuk kemi si ta hedhim poshtë kontributin që ajo ka dhënë për

edukimin e miliona njerëzve në Shqipëri. Ajo që duam ne të themi është se mundësitë për tu

mirëedukuar në shkollë, duke e parë edukatën të shkëputur nga familja në një farë mënyre, duhet t’iu

jepen më tepër fëmijëve që paraqesin më pak mundësi për të qenë të edukuar mirë nga familja. Nuk

mund t’i vihet faj një fëmije, pse nëna apo babai janë të papunë dhe edukata e tyre nuk është e

përshtatshme me stadin ku ndodhet shoqëria shqiptare sot. Eshtë detyrë e shkollës që t’i ndërgjegjësojë

këta fëmijë dhe t’iu japë atyre mundësi të ndjehen të barabartë me të gjithë të tjerët.

Fenomene të tilla zhvillimi sigurisht që kërkojnë kohë dhe programe të studiuara për t’u zbatuar. Eshtë

detyrë e të gjithë individëve, shoqatave dhe organizmave shtetërore të ndihmojnë këtë zhvillim dhe

mirërritje të fëmijëve në Shqipëri. Nëse fëmijët nuk gjejnë asgjë interesante në shkollë, nëse fëmijët

keqtrajtohen nga mësuesi, nëse fëmijët e ndjejnë veten si në burg apo pa kontroll, kur vijnë në shkollë,

atëhere është shumë normale që pasoja të jetë braktisja.

Gjatë vëzhgimeve të kryera nga përfaqësuesit e CRCA në shkolla të ndryshme të Shqipërise, veçanërisht

në zonat fshatare, vihet re se braktisja e shkollës është me e lartë dhe po përhapet me një shpejtësi

maramendëse. Deri më sot shumë pak nisma janë ndërmarrë për t’a kufizuar atë. Një nga zyrtarët e

Drejtorisë Arsimore në një rreth të jugut të Shqipërisë tha për CRCA: “Në Shqipëri po troket

analfabetizmi, sidomos në zonen rurale, ku shumë fëmijë e braktisin shkollën thjesht për të ndihmuar

familjen në punët e përditshme. Nëse ne nuk marrim masa që sot, atëhere nesër ka për të qenë tepër

vonë...”

13. Rekomandime

Rekomandimet që CRCA kërkon të prezantojë në këtë studim kanë qenë fryt i konsultimeve të

vazhdueshme me specialistë të fushave të ndryshme, të cilët kanë shprehur hapur dhe pa rezervë

opinionet e tyre për zhvillimin sa më të shpejtë të shkollës shqiptare dhe për kufizimin e fenomenit të

braktisjes së shkollës me mënyra të ndryshme. Në fund të fundit këto rekomandime vijnë nga një OJQ,

dhe ato duhet të shihen e gjykohen si një zë i pavarur që kërkon të japë kontributin e tij në zhvillimin e

vazhdueshëm të shkollës, sistemit edukativ në Shqipëri, forcimit të ndjenjave të tolerancës dhe respektit

midis nxënësve, edukatës qytetare dhe zhvillimit të shoqërisë civile në veçanti.

Këto rekomandime nuk i drejtohen vetëm organizmave qeveritare, ministrave apo ministrive,

institucioneve publike etj. Përkundrazi këto rekomandime që mund të pasohen nga qindra të tjera, i

drejtohen të gjithë atyre që kanë mundësi, forca dhe dëshirë të japin kontributin e tyre në kufizimin e

fenomenit të braktisjes së shkollës nga fëmijët. Ky problem është i lidhur me shtetin, familjen dhe

shoqërinë shqiptare dhe të tre këta komponentë duhet të japin ndihmesën e tyre.

Rekomandimet që Qendra per Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve paraqet më poshtë marrin parasysh të

gjithë faktorët e prezantuar më sipër. Këto rekomandime janë:

1 - Krijimi i një nënkomisioni parlamentar që, jo vetëm të ndjekë nga afër braktisjen e shkollës,

por edhe të përpunojë strategji të caktuara për kufizimin e fenomenit.

2 - Zbatimi në mënyrë rigoroze i neneve të Kodit të Punës dhe Ligjit për Sistemin Arsimor

Parauniversitar në Shqipëri, që kanë të bëjnë me punën e fëmijëve.

3 - Krijimi i një sektori të veçantë pranë Ministrisë së Arsimit, Bashkive të ndryshme apo

Prefekturave, me përfaqësues të OJQ-ve dhe pushtetit lokal, të cilët mund të diskutojnë dhe të

kërkojnë zgjidhje të problemit, duke parë mundësinë e bashkëpunimit edhe në terren, për

sensibilizimin e opinionit publik në çdo rreth, komunë apo bashki.

4 - Zbatimi i Ligjit për Sistemin Arsimor Parauniversitar në zona të caktuara, ku fenomeni është

më i përhapur, por mbase me gjoba më të lehta sesa ato të parashikuara në nenin përkatës.

5 - Rritjen e kërkesës së kontrollit ndaj Drejtorëve të Drejtorive Arsimore, Drejtorëve të

Shkollave Tetëvjeçare dhe në veçanti të mësuesve, për të raportuar nga afër rastet e braktisjes së

shkollës dhe shkaqet e saj.

6 - Rritja e rrogave të mësuesve, formimi i tyre i mëtejshëm profesional dhe edukativ, me parimet

e edukatës qytetare dhe shoqërisë civile.

7 - Organizimi i fushatave të sensibilizimit të opinionit publik, me ndihmën e mas - medias, OJQ-

ve dhe individëve, për t’i bërë prindërit më të ndërgjegjshëm për rëndësinë që ka vazhdimi i

shkollës nga fëmijët e tyre.

8 - Informacion i hapur, i vazhdueshëm dhe për të gjithë mbi të dhënat e braktisjes së shkollës

mujore, semestrale apo vjetore.

9 - Botimi i librave, broshurave apo fletëpalosjeve ku të shprehen ide dhe parime të ndryshme për

rëndësinë e vazhdimit të shkollës nga fëmijët, qoftë me fjalë - qoftë me figura, për nxënësit e

arsimit parashkollor, si dhe për ata që studiojnë në shkollën tetëvjeçare.

10 - Ngritja e studimeve të ndryshme dhe shikimi i mundësisë të ndryshimit të sistemit të shkollës

tetëvjeçare dhe orareve të ndjekjes së shkollës nga fëmijët. Nëse psh. ndryshojmë orën e ardhjes

në shkollë të nxënësve nga 07.30 në 09.30 dhe largimin nga shkolla të tyre në ora 16.00, kjo do t’i

largojë ata nga puna e detyruar, pasi do të jetë shumë vonë për të punuar, shitur etj.

11 - Krijimi i më tepër hapësirave argëtuese për fëmijët në shkollë. Kjo mund të shihet e lidhur

edhe me biznesin privat, i cili mund të pranohet në shkollë, nëpërmjet hapjes së dhomave të

kompjuterave, shesheve dhe lojrave zbavitëse, një bari apo kantine të vogël, pasi fëmijët nuk

duhet t’a shohin shkollën si një detyrim, por si një kënaqësi dhe kontribut në mirërritjen e tyre.

12 - Studimi i lëndëve të reja në shkollën tetëvjeçare, me synimin e vetëm, të edukimit të parimeve

të edukatës qytetare dhe të sjelljes në shoqëri.

Shenim mbi Copyright-in

E drejta e botimit, ribotimit, shumefishimit te ketij libri eshte prone e

Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi (CRCA).

© 1998 CRCA, Tirane

Te gjithe lexuesit jane te lejuar dhe te inkurajuar qe te shperndajne te gjithe

ose pjese nga ky publikim duke theksuar gjithmone se atributi kryesor per

botimin e ketij libri eshte prone e Qendres per Mbrojtjen e te Drejtave te

Femijeve ne Shqiperi. Asnje pjese e ketij botimi nuk mund te shitet pa lejen

me shkrim te CRCA.

Publikuar nga CRCA - Tirane

Botuar ne SHQIPERI, Tetor 1998

Financuar nga Fondacioni Shqiptar i Shoqerise Civile

Opinionet dhe te dhenat e publikuara ne kete liber jo domosdoshmerisht

perfaqesojne opinionet e CRCA.