22
Ulja e fenomenit të dhunës tek të rinjtë Adresimi i dhunës në tërësi dhe asaj me bazë gjinore në veçanti në familje, shkollë, dhe komunitet nga të rinjtë. Modul trajnimi për të rinjtë e grupmoshës 14-16 vjeç Tiranë 2018 © Elbasan, 2018 Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Ulja e fenomenit të dhunës tek të rinjtë Adresimi i dhunës ... Trajnimi mbi Dhunen.pdf · Nëse ne presim që të rinjtë të jenë të dhunshëm, nëse presim nga ata që të

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Ulja e fenomenit të dhunës tek të rinjtë

Adresimi i dhunës në tërësi dhe asaj me bazë gjinore në veçanti në familje, shkollë,

dhe komunitet nga të rinjtë.

Modul trajnimi për të rinjtë e grupmoshës 14-16 vjeç

Tiranë 2018

Tabela e përmbajtjes

© Elbasan, 2018

Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Falenderim ...................................................................................................................................... 3

Metodologjia .................................................................................. Error! Bookmark not defined.

Konteksti dhe sfidat ........................................................................................................................ 5

Rëndësia e fokusimit tek të rinjtë ................................................................................................... 6

Ky manual trajnimesh do të përmbajë: ........................................................................................... 7

1- Çfarë është koncepti gjini… .................................................................................................... 8

2- Njohja dhe shprehja e emocioneve ........................................................................................ 10

3- Dhuna në tërësi dhe dhuna me bazë gjinore .......................................................................... 12

4- Të kuptojmë dhë të parandalojmë ciklin e dhunës ................................................................ 14

5- Çfarë bëj unë kur jam i zemëruar ........................................................................................ 166

6- Bulizmi tek të rinjtë ............................................................................................................. 178

7- Bystanders........................................................................................................20

Bibliografia .............................................................................................................22

Falenderim Ky manual u hartua në kuadër të projektit “Rini Aktive – Jo Dhunës” që po zbatohet nga Fondacioni Joscelyn në Bashkinë Prrenjas, në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Një falenderim i veçantë shkon për Z. Leonard Guni i cili ka realizuar përgatitjen e këtij manuali.

Menaxhere Projekti:

Eralda Bakalli

Autor:

Leonard Guni

Shënim: Ky manual/material është hartuar në kuadër të projektit "Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD)", i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Përmbajtja e këtij publikimi, si dhe gjetjet e paraqitura në të, janë përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Metodologjia Metodologjia e trajnimeve dhe sesioneve informuese është e orientuar drejt pjesëmarrësve dhe bazohet në: prezantimin e tematikës, diskutime në grup, punë në grup, punë individuale, ushtrime praktike dhe vendosje në luajtje rolesh në lidhje me ngjarjet dhe shembujt e praktikuar ose improvizuar. Me anë të këtyre trajnimeve synohet informimi dhe inkurajimi i të rinjëve të japin kontributin e tyre në parandalimin e dhunës, si pjesëtarë të një shoqërie e cila synon të kapërcejë ‘zakonet’ e një të kaluare maskiliste, njëkohësisht të shërbejnë si modele pozitive për komunitetin dhe bashkëmoshatarët e tyre. Në fokus të trajnimeve dhe sesioneve informuese nga pikëpamja metodologjike është ulja e fenomenit të dhunës tek të rinjtë. Ky manual synon që fenomenin e dhunës ta adresojë në rininë e hershme pra më fëmijët/të rinjtë e arsimit bazë kryesisht të klasave të 7, 8 dhe 9. Të rinjtë duhet te fuqizohen për të njohur, reaguar dhe përgjigjur ndaj fenomenit te dhunës në tërësi dhe asaj me bazë gjinore në veçanti në familje, shkollë dhe komunitet.

Konteksti dhe sfidat Shqipëria është një vend ku nuk mungojnë sfidat dhe mundësitë. Proçeset e shpejta të transformimit u zhvilluan në të gjitha nivelet e shoqërisë shqiptare në fillim të viteve 90. Në një kuptim shumë të gjerë, transformimi nxiti efektet e padëshiruara që mund të shfaqen së bashku me nevojën e tanishme për t'iu përshtatur qasjes transformuese gjinore dhe ri-dimensionimit të roleve gjinore në familje, shoqëri dhe kulturë. Realitetet dhe trazirat e mbi dy dekadave të transformimit treguan urgjencën për të trajtuar kulturën e trashëguar të dhunës, e cila, në të vërtetë, mbetet gjithnjë në zhvillim në rajonin e vendeve të Ballkanit. Ashtu si në shumë mjedise të tjera, normat patriarkale dhe të ngurta rreth gjinisë dhe maskilitetit mbeten të vështirë për t'u ndryshuar. Këto norma ndikojnë në qëndrimet, sjelljet dhe marrëdhëniet e të rinjve me të rinjtë e tjerë, vajzat, familjet dhe shoqërinë në përgjithësi.

Që në moshë të hershme, djemtë dhe të rinjtë shpesh rriten të ndihen të fuqishëm, të veprojnë agresive dhe të mbajnë konkurrencë, në përgatitje për rolin e kryefamiljarëve. Nga puna në terren në lidhje me këtë fenomen është vënë re se vetëm familjet e reja mund të angazhohen në mësimin e fëmijëve të tyre, në pranimin e detyrave shtëpiake dhe ndihmën e të afërmve të tyre femra (nënat dhe motrat); megjithatë, kjo është ende një pakicë, pasi pikëpamja e përgjithshme ende tregon një qëndrim të ngurtë ndaj atyre djemve që nuk janë burra të vërtetë. Ndonjëherë rolet e tilla të imponuara mund të çojnë në më shumë dhunë dhe pasoja të rënda brenda familjes dhe komunitetit që ndikojnë në zhvillimin dhe shëndetin e të rinjve.

Për një vend si Shqipëria që përfaqësohet kryesisht nga një popullsi e re, zhvillimi dhe konsolidimi i qëndrimeve të barabarta gjinore dhe sjelljeve të dhunshme të lidhura tregon rëndësinë e punës me të rinjtë dhe djemtë për të kultivuar qëndrime të barabarta gjinore dhe për të zvogëluar dhunën në familje, shkollë dhe shoqëri.

Mendimet se "Kjo është shoqëria jonë dhe kjo është kultura jonë ... Kjo është kështu si është ... Ju nuk mund ta ndryshoni atë" duhet të trajtohet ndryshe përmes pyetjeve të "diskutimeve" se "Çfarë mund të bëjmë? Si mund të angazhojmë të rinjtë e sotëm dhe të krijojmë mashkulloritetin më të balancuar të së nesërmes" - të gjitha këto çështje kryesore kanë shoqëruar programet e zbatuara nga OJQ të ndryshme në Shqipëri.

Seksioni I: Hyrje Rëndësia e fokusimit tek të rinjtë? Ky manual synon që sfidat dhe problematikën e dhunës ta adresojë që në rininë e hershme, pasi do jetë mekanizmi më i mirë për të pasur të rinj aktiv në parandalimin e dhunës në familje, mes partnerëve, mes bashkëmoshatarëve, në shkolla, në komunitet dhe më gjerë. Diskutimet për të rinjtë shpesh janë fokusuar në problemet e tyre të cilat evidentohen me lehtë, qoftë në mungesën e dëshirës së tyrë për të qënë pjesëmarrjes në edukim por edhe në sjelljet e tyre të dhunshme. Disa iniciativa për shëndetin e të rinjve i qasen atyre si pengesa ose si agresorë. Ndodh që disa të rinj janë të dhunshëm ndaj familjarëve, ndaj partnereve të tyre, dhe disa janë të dhunshëm ndaj njëri tjetrit. Shumë të rinj nuk janë të interesuar mbi tematikat sociale, po ashtu në përpjekjet për t`u përkujdesur për shëndetin seksual dhe riprodhues për veten dhe partneret e tyre. Nga studimet e realizuara dhe nga përvoja personale si specialistë dhe trajnues është e qartë se të rinjtë mund të reagojnë ndaj asaj që ne presim nga ta. Nga hulumtimet mbi delikuencën, dihet se një ndër faktorët kryesorë që lidhen me sjelljen delikuente të të rinjve është etiketimi ose identifikimi i tyre si delikuentë nga ana e prindërve, mësuesve dhe të rriturve të tjerë. Të rinjtë që ndjehen si të kategorizuar dhe/ose të trajtuar si “delikuent” kanë më shumë gjasa që të bëhen të tillë. Nëse ne presim që të rinjtë të jenë të dhunshëm, nëse presim nga ata që të mos angazhohen me fëmijët e tyre në të ardhmen, nëse presim që ata të mos marrin pjesë në mënyrë të përgjegjshme në çështjet e shëndetit seksual dhe riprodhues, atëherë në fakt ne jemi duke kontribuar që profecitë të vet-realizohen. Për të gjitha këto dhe për shumë arsye të tjera, ky manual trajnimi dhe aktivitetet që janë të paraqitura në të bazohen në supozimin se të rinjtë duhet të shihen si aleatë të tanishëm ose potencialë dhe jo si pengesa. Është fakt se disa të rinj veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme madje të dhunshme. Ne nuk e konsiderojmë sjelljen e tyre si të pranueshme. Ne mbajmë një qëndrim të saktë kundër “sjelljeve” delikuente të tyre por jo kundër tyre si qënie humane. Nisur nga reflektimet e punës me të rinjtë, besoj se duhet që të fillojmë të stimulojmë sjelljet dhe gjërat që të rinjtë i bëjnë si duhet po ashtu të stimulojmë këto sjellje tek bashkëmoshatarët e tyre. Duke kanalizuar të rinjtë në anët e tyre pozitive do të arrijmë të nxjerrim më të mirën tek ta dhe të minizojmë sjelljet delikuente.

Ky manual trajnimesh do të përmbajë: Manuali ka si qëllim të jetë një hyrje e dobishme për çështjet gjinore, dhunën me bazë gjinore dhe bulizmin, për profesionistët që punojnë me të rinjtë duke i siguruar:

• Një reflektim në çështjet gjinore dhe dhunën me bazë gjinore • Informacion mbi tematika që shqetësojnë të rinjtë e kësaj grupmoshe • Metoda dhe burime për edukim dhe trajnime me të rinjtë • Kalimi nga dhuna në një marrdhënie të shëndetshme

Si rezultat, manuali është i organizuar në mënyrën e mëposhtme: Tema 1: Çfarë është koncepti gjini

Tema 2: Njohja dhe shprehja e emocioneve

Tema 3: Dhuna në tërësi dhe dhuna me bazë gjinore

Tema 4: Cikli i dhunës

Tema 5: Zemërimi tek të rinjtë

Tema 6: Bulizmi

Tema 7: Bystanders (Vëshguesit e heshtur)

1- Çfarë është koncepti gjini… Po, çfarë është gjinia? Cila është marrëdhënia e gjinisë me seksin? Çfarë do të thotë të kuptosh gjininë si një proçes në vazhdim? Çfarë ka të bëjë gjinia me pushtetin? A munden njerëzit të kenë një gjini të ndryshme me seksin e tyre biologjik? A ka vetëm dy lloje të gjinisë? Cila është marrëdhënia midis trupit tonë dhe gjinisë sonë - nëse ka një? Studimet kanë argumentuar një diferencim të qartë në mes të idesë së seksit si kategori biologjike dhe gjinisë si mënyrat e ndërtuara shoqërisht në të cilat burrëria dhe feminiteti janë shprehur dhe organizuar. Mendimi feminist, në veçanti gjatë 40 – 50 vitet e fundit, ka dalluar midis gjinisë dhe seksit, dhe mënyrat në të cilat diferenca mes mashkullit dhe femrës kanë qenë e ngarkuar në mënyrë kulturore me kuptime natyrore dhe thelbësore. Sfidimi i këtyre kuptimeve të natyralizuara ka qenë thelbësore për të sfiduar idenë se burrat dhe gratë duhet të luajnë role të dallueshme në raport me njëri-tjetrin, dhe se “të gjitha gratë” ose “të gjithë burrat” duhet të jenë në përputhje me një sërë pritshmërisë natyrore. Për shumë analistë, seksi është një fakt biologjik: dy lloje të diferencuar biologjikisht fëmijësh mund të lindin - një vajzë apo një djalë. Gjinia mund të kuptohet si çdo gjë që formon të kuptuarit dhe praktikat e “të qenit një vajzë” dhe “të jesh djalë” që nga ai çast. Aspektet e seksit nuk do të ndryshojnë ndjeshëm midis shoqërive të ndryshme njerëzore, ndërsa aspektet e gjinisë mund të ndryshojnë shumë.1 Specifikaciteti Gjinor: Marrjen parasysh të nevojave specifike që kanë djemtë sa i përket shëndetit dhe zhvillimit të tyre për shkak të mënyrës së si janë të shoqërizuar ata. Kjo nënkupton, për shembull, angazhimin e djemve në diskutime për përdorimin e substancave ose për sjelljet e rrezikshme dhe të ndihmuarit e djemve që të kuptojnë pse ata mund të ndjehen të shtyrë që të sillen në ato mënyra. Barazia Gjinore: Angazhimi i djemve që të diskutojnë dhe mendojnë për pabarazitë gjinore, që të mendojnë se si gratë dhe vajzat shpesh kanë qenë në pozicione të pafavorshme. P.sh. se nga gratë shpesh është pritur që të marrin barrën më të madhe të përkujdesjes për fëmijët, për çështjet e shëndetit seksual dhe riprodhues dhe për punët e shtëpisë. Seksi i referohet atributeve dhe karakteristikave biologjike të cilat e identifikojnë një mashkull ose femër.

1 Gender Mainstreaming Training for Agriculture and Rural Development Investment Programmes (Joint FAO-IFAD learning event, 2010) Programme

Seksualiteti i referohet të shprehurit të ndjenjave, mendimeve dhe sjelljeve tona si meshkuj ose si femra. Përfshinë ndjenjat tona të pëlqimit, të rënit në dashuri dhe sjelljet tona në marrëdhëniet intime. Gjinia i referohet dallimeve dhe pabarazive të krijuara në mënyrë shoqërore mes mashkullit dhe femrës (për shembull, si duhet të vishen dhe të sillen). Këto ide dhe pritshmëri mësohen përmes familjes, shokëve, institucioneve fetare dhe kulturore, shkollës, vendit të punës, medias etj.

Të rinjtë janë shumë individual për nga mënyra se si arrijnë ta përthithin informacionin që ne si specialist dëshirojmë t’iu servirim atyre. Një nga mënyrat më efikase, bazuar në studimet e shumta të zhvilluar në këtë drejtim, është qasja praktike. Si do të ishte më e kuptueshme në praktikë tema e gjinisë nga të rinjtë? Për ta kuptuar dallimin mes seksit dhe gjinisë dhe për të reflektuar lidhur me mënyrat se si pritet të veprojnë si mashkulli, ashtu edhe femra. 1. Vizatoni dy kollona në tabelë, në njërën shtyllë shkruani “mashkulli” në shtyllën tjetër

shkruani “femra”. 2. Kërkoni nga pjesëmarrësit që të shprehin idenë e tyre në lidhje me konceptin e të qenit

mashkull. Shkruani këto në shtyllën e parë përderisa pjesëmarrësit i tregojnë. Përgjigjet mund të jenë pozitive ose negative. Ndihmoni pjesëmarrësve që t’i përmendin si karakteristikat shoqërore edhe ato biologjike.

3. Përsëriteni proçesin e njëjtë edhe për shtyllën e emërtuar “femra”. 4. Shkurtimisht analizoni disa prej veçorive që janë renditur në secilën shtyllë. 5. Ndërroni emërtimet, duke e vendosur emërtimin “femër” në vend të “mashkull” dhe

anasjelltas. Pyetni pjesëmarrësit nëse karakteristikat e përmendura për meshkujt mund t’u atribuohen edhe femrave dhe anasjelltas.

Në jetën e tyre të rinjtë kanë një tendencë të pranojnë këshilla nga familja, media, dhe shoqëria lidhur me mënyrën se si duhet të veprojnë, si meshkuj që janë dhe se si duhet ta ndërlidhin këtë me femrat dhe meshkujt e tjerë. Është me rëndësi të kuptohet se edhe pse ekzistojnë dallime mes mashkullit dhe femrës, shumica prej tyre janë ndërtuar nga shoqëria, metaliteti dhe nuk janë pjesë e natyrës tonë ose të faktorit biologjik. Në përgjithësi ka nje tendence që djemt të jenë të fortë dhe dominues në marrëdhëniet e tyre me të tjerët, përfshirë edhe me partneret e tyre intim, nëse do të bashkëbisedosh me të rinjtë kjo gjë del lehtë në pah. Këtë model të rinjtë e kanë parë diku dhe do ti shoqëroj për një kohë të gjatë. Në të njëjtën kohë, vajzat priten shpesh t’i nënshtrohen autoritetit të mashkullit. Shpesh herë femra është parë në pocicione me të smbrapsur, zakonisht me një natyrë përkujdesëse kundrejt anëtarëve të familjes por edhe me shokët në klasë.

Kjo është ajo se çfarë shoqëria në vendin tonë ka si pritshmëri. Shumica e këtyre stereotipeve të ashpra gjinore kanë pasoja, si për mashkullin, ashtu edhe për femrën. Ky fenomen nuk i lejon të dyja gjinitë ta shijojnë jetën dhe të vendosin jashtë paragjykimeve nga masa. Gjithashtu, media po luan një rol shumë vendimtarë në trajtimin jo edukues në lidhje me këto tematika. Duke u vetëdijësuar për atë se si disa stereotipe gjinore mund të kenë ndikim negativ si te mashkulli, ashtu edhe te femra, atëherë mund të mendoni në mënyrë konstruktive se si t’i sfidoni dhe të promovoni role dhe marrëdhënie gjinore më pozitive në jetën dhe bashkësinë tuaj (Harrison, 2017).

2- Njohja dhe shprehja e emocioneve Emocionet janë shumë të rëndësishmë për jetën tonë, ato kanë një ndikim të madh në përditshmërinë tonë. Ato mund të shihen si një formë e energjisë që ju mundëson të shikoni se çfarë po ju ndrydh apo shqetëson. Emocionet e ndryshme janë thjeshtë reflektim i nevojave të ndryshme, dhe se është më mirë të mësoheni se si të silleni me emocionet tuaja kur ju paraqiten në jetë. Të qenit të aftë për t’i shprehur emocionet tuaja pa shkaktuar dëm tek të tjerët ju ndihmon të jeni individ më i fortë dhe ju ndihmon të afroheni më shumë me botën që ju rrethon. Gjithsecili është individual në lidhje me mënyrën se si i shpreh emocionet e tij apo të saj. Megjithatë, është me rëndësi të theksohen një varg tendencash të cilat kanë dalë, veçanërisht që lidhen me atë se si rriten djemtë. Për shembull, është e zakonshme që të rinjtë (kryesisht djemtë) ta fshehin frikën, trishtimin, por edhe butësinë. Ndërsa është më e preferueshme dhe zakonshme që ta shprehin zemërimin përmes dhunës. Gjithashtu ata e kanë shumë të vështirë të bëjnë diferencën midis zemërimit edhe dhunës. Por, ajo që ne duam të trasmentojmë tek të rinjtë është se edhe pse nuk jeni përgjegjës për ndjesinë e emocioneve të caktuara, ju jeni përgjegjës si i shprehni/veproni dhe për atë që bëni me ato që ndjeni. Është shumë e rëndësishme që të bëhet dallimi mes “ndjenjave” dhe “të vepruarit/sjelljes” me qëllim që të gjenden forma të të shprehurit të tyre, të cilat nuk ju shkaktojnë dëm as juve e as të tjerëve. Mënyra se si të rinjtë i shprehin emocionet e tyre bën pjes në vendimet që ata/ato marrin për të reaguar.2 Të rinjtë duhet të njohin emocionet e tyrë dhe të ndërgjegjësohen mbi rëndësinë e tyre. Një mënyrë produktive do të ishte nëpërmjet ushtrimeve praktike. Për t’i njohur emocionet bazë dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen të rinjtë në të shprehurit e emocioneve të caktuara, pasojat dhe marrëdhëniet e tyre.

2 Psikologjia e emocioneve - Zenel Orhani; Zyhdi Dervishi

1. Ndërtoni pesë kolona në tabelë dhe shkruani emocionet në vijim në formë të titujve: frika, dashuria, trishtimi, lumturia dhe zemërimi3

2. Shpjegoni pjesëmarrësve se këto janë emocione të cilat do t’i diskutojnë në këtë aktivitet dhe për të cilat do të mendojnë se sa e lehtë apo e vështirë është për të rinjtë t’i shprehin.

3. Jepni secilit pjesëmarrës nga një letër dhe kërkoni që t’i shkruajnë pesë emocionet, të cilat po diskutohen, sipas radhës që i keni shkruar në letër ose tabelë. Më pas kërkojini atyre të mendojnë se cilin prej këtyre emocioneve e shprehin me më lehtësi. Vendoseni numrin një (1) pranë emocionit që është më e lehtë për ta që ta shfaqin. Më pas mendoni për emocionin të cilin e shprehni lehtë, por jo aq lehtë sa të parin. Vendoseni numrin dy (2) pranë atij emocioni. Vendosni numrin tre (3) pranë emocionit që bie në mes, që do të thotë, që nuk është as e vështirë e as e lehtë për ta shprehur. Vendoseni numrin katër (4) pranë emocionit të cilin e shprehni me ca vështirësi. Në fund, vendoseni numrin pesë (5) pranë emocionit që keni më së shumti vështirësi që ta shprehni.

4. Pasi ta kenë përfunduar renditjen e emocioneve pjesëmarrësit, mblidhni letrat dhe shkruani renditjen e tyre në shtyllat e vizatuara në tabelë ose letër.

5. Me grupin, reflektoni lidhur me ngjashmëritë dhe dallimet, të cilat i identifikoni mes pjesëmarrësve. Shpjegoni që: • Emocionet të cilat janë numëruar me 1 dhe 2 janë ato të cilat jemi mësuar t’i shprehim

mjaft shpesh në mënyrë të stërmadhuar • Numrat 4 dhe 5 janë ato të cilat jemi mësuar t’i shprehim më pak, ose ndoshta edhe t’i

ndrydhim apo t’i fshehim; • Numri 3 mund të paraqet emocionin të cilin as nuk e zmadhojmë e as nuk e ndrydhim,

por mbase merremi më natyrshëm.

Hap opsionl, mund të përdorni pyetjet në vijim për ta moderuar diskutimin • A keni zbuluar ndonjë gjë të re për vete nga ky aktivitet? • Pse të rinjtë i zmadhojnë apo i ndrydhin disa prej emocioneve? Si mësojnë ta bëjnë këtë? Cilat

janë pasojat e zmadhimit apo të ndrydhjes së emocioneve? • A është më lehtë apo më vështirë që të shprehen disa emocione me moshatarët tuaj? Me

familjen? Me partnerët intim? • Pse janë të rëndësishme emocionet? Kërkoni nga pjesëmarrësit ta ilustrojnë me shembuj. • Si mendoni se do të ndikojë në mirëqënien tuaj të shprehurit më hapur të ndjenjave?

Marrëdhënien tuaj me të tjerët (partnerët romantik, familjen, shokët, etj.)? • A ka ngjashmëri se si meshkujt i shprehin emocionet? • A ka dallime mes asaj si meshkujt dhe femrat i shprehin emocionet? Cilat janë dallimet? • A mendoni se femrat i shprehin më lehtë emocionet sesa meshkujt? Pse ndodh kjo? • Si ndikon mënyra se si i shprehim emocionet në marrëdhëniet tona me njerëzit e tjerë

(partnerët, familjen, shokët, etj.)?

3 https://littlesprigs.com/5-natural-human-emotions/

3- Dhuna në tërësi dhe dhuna me bazë gjinore Cili është ndryshimi midis dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore? Dhuna me bazë gjinore (GBV) është ende një term në zhvillim. Fillimisht u përdor kryesisht për të zëvendësuar termin (mashkull) dhunë kundër grave, sepse fjala grua i referohet të dy individëve seksit femëror dhe roleve gjinore femërore në shoqëri. Ata që zhvilluan këtë term, donin të theksonin se dhuna ndaj grave është një fenomen që lidhet me gjininë e viktimës dhe dhunuesit. Shumë përkufizime vazhdojnë të fokusohen vetëm në faktin se gratë janë viktima të dhunës: për shembull, UNICEF (Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Kundër Grave), thotë se dhuna me bazë gjinore është "... dhunë që është e drejtuar kundër një gruaje, sepse ajo është një grua dhe prek gratë në mënyrë jo proporcionale".4 Në këtë mënyrë, dhuna me bazë gjinore gjithnjë e më shumë është një term që lidh të gjitha aktet e dhunës të rrënjosura në një formë të 'ideologjisë patriarkale' dhe kështu mund të kryhej kundër gruas the burrit, nga burrat apo gratë me qëllim të ruajtjes së fuqisë shoqërore për meshkujt (heteroseksualë). Ky evolucion i përkufizimit mund të vërehet në përshkrimin e mëposhtëm: Dhuna me bazë gjinore është një term ombrellë për çdo dëm që kryhet kundër vullnetit të një personi; që ka një ndikim negativ në shëndetin fizik ose psikologjik, zhvillimin, dhe identitetin e personit; dhe kjo është rezultat i pabarazive gjinore të pushtetit që shfrytëzojnë dallimet mes mashkullit dhe femrës, midis meshkujve dhe midis femrave. Edhe pse jo-ekskluzive për gratë dhe vajzat, dhuna me bazë gjinore kryesisht ndikon në të gjitha kulturat. Çfarë është dhuna? “Dhunë” është çdo veprim apo mosveprim i një personi ndaj një personi tjetër, që sjell si pasojë cenim të integritetit fizik, moral, psikologjik, seksual, social, ekonomik. (Kus) Një mënyrë e mirë për t’i identifikuar llojet e dhunës, të cilat mund të shfaqen gjatë marrëdhënieve intime, në familje dhe komunitet. Dhunë konsiderohet çdo sjellje apo qëndrim që dëmton mirqënjen fizike, emocionale dhe seksuale të një apo disa personave dhe që ndikon në ndërprerjen e zhvillimit normal të individit. Si e tillë dhuna klasifikohet në: dhunë fizike, emocionale, seksuale, ekonomike dhe dhunë kibernetike. Dhuna shpesh kategorizohet sipas marrëdhënieve viktimë-dhunues:

4 http://www.devaid.al/wp-content/uploads/%C3%87%C3%8BSHTJET-GJINORE_MANUALI.pdf

• Dhuna e drejtuar në vetvete (ndaj vetes) i referohet dhunës në të cilën dhunuesi dhe viktima janë i njëjti person dhe ndahet në vetë-abuzim dhe vetëvrasje.

• Dhuna ndër-personale i referohet dhunës midis individëve. • Dhuna kolektive i referohet dhunës së kryer prej grupeve të mëdha të individëve dhe

mund të ndahet në dhunë shoqërore, politike dhe ekonomike. Llojet e dhunës5 Dhuna fizike – është përdorimi i forcës fizike kundër dikujt në një mënyrë që lëndon, dëmton, ose e rrezikon atë person. Dhuna fizike përfshin një gamë të gjerë sjelljesh si gërvishtjet, shtyrjet, hedhjet, kapjet me forcë, kafshimet, vënien e duarve në fyt, pickimet, shpimet, shkuljet e flokëve, përdredhjet e krahut, shuplakat, shtrëngimin me forcë, goditjet, rrahjet, goditjet me shkelma, djegiet, goditjet me thikë, shtrëngimi i fytit/mbytjet etj. Dhuna fizike mund të përfshijë edhe përdorimin e madhësisë trupore dhe të forcës, mjeteve të kufizimit të lirisë dhe/ose armëve nga ana e një personi (p.sh., armë zjarri, thikë apo ndonjë objekt tjetër) për të fituar dhe mbajtur kontrollin mbi një person tjetër. Dhuna psikologjike – përfshin një gamë sjelljesh që kanë për qëllim të kritikojnë dhe poshtërojnë, të mbajnë nën kontroll dhe izolojnë, të trembin dhe shkaktojnë frikë, dhe të sulmojnë karakterin e një personi dhe të shkatërrojnë ndjenjën e saj/tij të vetë-vlerësimit, vetë-besimit, dhe sigurisë. Studimet kane nxjerr në pah katër lloje të ndryshme të dhunës psikologjike: • Dhuna verbale – kur viktima kritikohet, fyhet, poshtërohet dhe/ose atij/asaj i flitet në një mënyrë që sulmon karakterin dhe i trondit ndjenjën e vetë-vlerësimit dhe vetë-besimit. • Kërcënim psikologjik –kur viktima kërcënohet dhe tek ai/ajo shkaktohet ndjenja e frikës nëpërmjet kërcënimeve për ta lënduar fizikisht atë dhe/ose persona të tjerë të afërt me të, dhe/ose për të shkatërruar diçka të rëndësishme për të, duke i tronditur kështu ndjenjën e sigurisë. • Sjellje kontrolluese – kur viktima shpërfillet, mbahet nën kontroll dhe izolohet, dhe të qenit xheloz dhe akuzimi i partneres se nuk është besnike, për t’ia tronditur ndjenjën e vetë-vlerësimit dhe vetë-besimit. • Dhunë ekonomike – mbajtja nën kontroll e parave të shtëpisë, përfshirë edhe pagën e viktimës në ato raste kur ai/ajo është e punësuar jashtë shtëpisë. Dhuna seksuale – përfshin detyrimin, shtrëngimin ose tentativën për të shtrënguar një person për të bërë kontakt ose sjellje seksuale pa pëlqimin e tij. Dhuna seksuale përfshin, por nuk kufizohet me përdhunimin bashkëshortor, sulmet në pjesët seksuale të trupit, detyrimin për të

5 Dhuna në familje në Shqipëri: Vrojtim kombëtar me bazë popullatën 2013. Dr. Robin N. Haarr Konsulente ndërkombëtare e PNUD-it

bërë seks pas ushtrimit të dhunës fizike ose trajtimi në mënyrë seksualisht poshtëruese. Dhuna seksuale kryhet nga bashkëshortët dhe/ose partnerët intimë dhe nga anëtarët e familjes brenda kontekstit të martesës, të marrëdhënieve dashurore dhe familjes. Dhuna kibernetike – përfshinë përdorimin e teknologjisë për të dëmtuar reputacionin apo për të arritur qëllimet e tyre përsonale duke dëmtuar viktimën. Në epokën e digitalizmit të shoqërisë shqipëtare dhe përdorimit gjithënjë e më tëpër të mediave sociale, tepër të rinjë kanë rënë pre e sulmeve të ndryshme. Mesazhe kërcënuese, foto personale, video dhe shantazhet me këto të fundit po shqetësojnë gjithëkënd e më tepër të rinjtë. Gjithashtu, ky fenomen shpeshherë ka përfunduar dhe në mënyrë tragjike. Pyetje për diskutim me grupet e të rinjve: • Cilat janë llojet e dhunës të cilat shfaqen më shpesh në marrëdhëniet mes femrave dhe

meshkujve dhe të rinjve në përgjithësi? Si mendoni ju çfarë e shkakton këtë dhunë? • Cilat janë llojet e dhunës të cilat shfaqen më shpesh në familje? Çfarë e shkakton këtë dhunë?

Cilat janë llojet e dhunës të cilat shfaqen më shpesh jashtë marrëdhënieve dhe familjes? Çfarë e shkakton këtë dhunë?

• A ekzistojnë lloje të dhunës të cilat lidhen drejtë për drejtë me gjininë? • A janë vetëm meshkujt të dhunshëm, apo janë edhe femrat të dhunshme? Cili është lloji më

i zakonshëm i dhunës që meshkujt e përdorin kundër të tjerëve? Cili është lloji më i zakonshëm i dhunës që femrat e përdorin kundër të tjerëve?

• A e “meriton” një person – burrë apo grua – që të goditet apo të përjetojë ndonjë lloj dhune? • Cilat janë pasojat e dhunës mbi individët? Mbi marrëdhëniet? Në komunitet? • Çfarë mund të bëni ju dhe të rinjtë e tjerë që ta ndalni dhunën në komunitetin tuaj?

4- Të kuptojmë dhë të parandalojmë ciklin e dhunës

Qëllimi i këtij sesioni është për të diskutuar lidhjet ndërmjet dhunës që të rinjtë e përjetojnë dhe dhunës që këta të rinjë e përdorin kundër të tjerëve. Kur njerëzit flasin për dhunën kryesisht mendojnë për dhunën fizike. Është e rëndësishme, që të kemi të qartë se ka edhe forma të tjera të dhunës, përfshirë atë emocionale, seksuale dhe kibernetike. Fëmijët që rriten në shtëpitë abuzive shpesh e shohin dhunën si një pjesë normale të një marrëdhënieje. Një djalë i ri do të mësojë se është normale të ndihet xheloz për shokët e partnerit të tij dhe nëse një vajzë e do atë, ajo duhet të harxhojë gjithë kohën e saj të lirë me të. Ky djalë do të shohë se është në rregull të fajësojë të dashurën e tij nëse është në gjendje të keqe dhe kur është i zemëruar, është e pranueshme për ta goditur, kërcënuar etj.

Po ashtu, është e rëndësishme që të diskutojme edhe për aktet e dhunës që ju si të rinj mund t’i keni kryer, për shkak se shpesh mund të mendoni se janë të tjerët që janë të dhunshëm, por ju kurrë. Nga studimet e bëra në këtë fushë, psikologët kanë dalë në konluzionin se dhuna është një sjellje e mësuar. Pra, është një sjellje e cila brëndësohet ne saj të eksperiencës që të rinjtë kanë në jetë. Dy faktorët kryesorë të cilët kontribujnë në formësimin e sjelljes së dhunshme janë faktori gjenetik dhe faktori social. Studiuesit thonë se dhuna është si një cikël, që do të thotë se dikush që ka qenë viktimë e dhunës ka gjasa që më vonë të kryejë vetë akte të dhunës. Në këtë sesion do të analizojmë ndikimin e faktorit social në kultivimin e sjelljes së dhunshme.6 Si ta kuptojnë të rinjtë më mirë ciklin e dhunës në jetën e tyrë të përditshme? Qëllimi i këtij sesioni ështe që të ndihmojë të rinjtë që ta kuptonjnë ciklin e dhunës në jetën e tyre dhe komunitetin ku jetojnë, dhe të mendojnë se si mund ta ndalin këtë fenomen. Vizatoni pesë kolona në tabelë dhe shkruani pesë kategoritë e më poshtme: Dhuna e përdorur kundër meje ( Kur jam ndjerë viktimë e dhunës) Dhuna që e kam përdorur kundër të tjerëve Dhunën që e kam parë Si ndihem kur e përdor dhunën Si ndihem kur dhuna përdoret kundër meje Në fillim të sesionit, u shpjegoni pjesëmarrësve se qëllimi i këtij aktiviteti është që të

bisedohet për dhunën në jetën tonë dhe në komunitetin ku jetojmë. Jepni secilit pjesëmarrës pesë fletë të vogla. Kërkoni që pjesëmarrësit të mendojnë për ca kohë në lidhje me pesë kategoritë e dhëna më

lart, e pastaj të shkruajnë nga një përgjigje të shkurtër për secilën prej tyre në letrat e ndara. Pasi ta kenë përfunduar, lexoni me zë disa prej përgjigjeve prej secilës kategori. Hapeni diskutimin me pyetjet më poshtë.

o Cili është lloji i dhunës më i zakonshëm që përdoret kundër nesh? o Si ndihemi kur jemi viktimë e këtij lloji të dhunës? o Cili është lloji më zakonshëm i dhunës që ne përdorim kundër të tjerëve? o Si e dimë/dallojmë, në të vërtetë, nëse jemi duke përdorur dhunë kundër dikujt? o Si ndihemi kur përdorim dhunë kundër të tjerëve? o A ka ndonjë lidhje midis dhunës që përdorim dhe dhunës që është përdorur kundër nesh? o Kur e mësojmë dhunën? o Si e paraqesin dhunën mediat (muzika, radio, filmat, etj.)? o Cila është lidhja mes dhunës në familje me marrëdhëniet tona dhe llojeve të tjera të

dhunës që i hasim në ambientet ku jetojmë?

6 147 — McAlister, A. (1998) La violencia juvenile en las Americas: Estudios innovadores de investigacion, diagnostico y prevencion (Innovative Research, Diagnostic and Prevention Studies). Washington, D.C:PAHO

o Disa studiues thonë se dhuna është si një cikël, që do të thotë se dikush që ka qenë viktimë e dhunës ka gjasa që më vonë të kryejë vetë akte të dhunës. Nëse kjo është e vërtetë, a mund ta ndërpresim këtë cikël të dhunës?

Pas diskutimit, pyeteni grupin se si u ishte dukur që të flisnin për dhunën e përjetuar. Nëse

ndonjëri në grup shfaq nevojën për vëmendje të veçantë për shkak të ndonjë akti të dhunës që ka përjetuar, atëherë duhet ta keni parasysh që ta drejtoni individin tek shërbimet e duhura dhe ta diskutoni çështjen me personelin e specializuar. Trajnuesi ose facilituesi duhet të jetë shumë i kujdesshëm dhe profesional në diskutimin e kësaj pike, në varësi të situatës zgjedh ta shtrojë për diskutim ose jo pyetjen e mësipërme.

5- Çfarë bëj unë kur jam i Zemëruar? Kur dashuria mungon, zemërimi mbush boshllëkun….

Qëllimi i këtij sesioni është për të ndihmuar të rinjtë që të kuptojnë veten e tyre kur janë të zemëruar dhe si ta shprehin zemërimin pa dhunë. Adoleshenca, faza me e vrullshme e jetës për sa u përket ndryshimeve psikologjike, fizike dhe sidomos rinjohjes me vetveten dhe asaj që gjendet rreth teje. Jo të gjithë adoleshentët kanë fatin të rriten në familje të shëndosha, madje disa prej tyre janë pre e abuzimeve psikologjike dhe fizike, çka u shkakton atyre pasiguri dhe lëkundje të mëdha të personalitetit.. Zemërimi është emocion normal që e ndjen secila qënie njerëzore në një periudhë të caktuar të jetës. Megjithatë, problem është se disa njerëz mund ta ngatërrojnë me dhunën, duke menduar që janë e njëjta gjë, dhe se mund të mendojnë se dhuna është një mënyrë e pranueshme e të shprehurit të zemërimit. Mirëpo, ekzistojnë mënyra të shumta të të shprehurit të zemërimit – mënyra më pozitive dhe produktive se sa dhuna. Nëse mësojmë ta shprehim zemërimin kur e ndjejmë, mund të jetë më mirë se sa ta lëmë të grumbullohet brenda nesh, pasi shpesh kur e lëmë të na grumbullohet zemërimi kemi tendencë që të shpërthejmë. 7 Si ta kuptojnë të rinjtë më mirë zemërimin në jetën e tyrë të përditshme? Filloni aktivitetin me një hyrje të shkurtër për temën, për shembull: shumë adoleshentë e

konsiderojnë zemërimin dhe dhunën sikur janë njëjta gjë. Duhet të theksohet se zemërimi është një emocion, emocion natyral dhe normal të cilin secila qenie njerëzore do ta ndiente në një periudhë të caktuar të jetës. Dhuna është një mënyrë e të shprehurit të zemërimit, që

7 Anger Management Best Practice Handbook: Controlling Anger Before it Controls You, Anger Management Proven Techniques and Excercises - Jessalyn Woodruff

do të thotë, se është një formë e sjelljes që mund ta shpreh zemërimin. Mirëpo, ekzistojnë shumë mënyra të tjera për ta shprehur zemërimin, pra mënyra më pozitive dhe më të mira, sesa dhuna. Nëse mësojmë ta shprehim zemërimin tonë atëherë kur e ndjejmë, do të ishte më mirë se sa të akumulohej një çështje e tillë brenda nesh, pasi kur e lëmë zemërimin të grumbullohet, zakonisht tentojmë të shpërthejmë në mënyrë të dhunshme.

Shpjegoni grupit se qëllimi i aktivitetit është të diskutohet se si të rinjtë e përjetojnë dhe e

shprehin zemërimin. Jepini pjesmarrësve nga një fletë të bardhë. Kërkojini atyre të mbyllin sytë dhe të imagjinojnë

një situatë e cila i ka zemëruar ose vazhdon ti zemërojë ata akoma. Ftojini ata që këtë zemërin ta zhvendosin tek fleta e bardhë, e ndërkohë që sjellin në mëndje situatën ose individin që i ka zemëruar… ata mund ta shkarkojnë të gjithë zemërimin duke e zhubrosur/ ushtruar forcë tek letra që mbajnë në dorë. Ftojini të rinjtë ta bëjnë për 2-3 minuat këtë gjë. Më pas ftoini ngadalë ti hapin sytë dhe të shohin se çfarë ka ndodhur me letrën që mbajnë në dorë.

Më pas ftojini ata në diskutim, çfarë ndodhi me ta gjatë këtij ushtirmi dhe cilat ishin mendimet

dhe ndjesitë që ata arritë të përjetonin…? Pasi të kenë shprëhur mendimet dhe emocionet e tyre, u kërkoni tani të thonë se si ndjehen?

Më pas pyetini të rinjtë se çfarë duan të bëjnë me letrën që për ta simbolizon një situatë apo

individ që ju shkakton zemërim… disa prej tyre mund të dëshirojnë ta grisin, repektoni dëshirën e tyre…

Pas këtij ushtrimi mund të inicioni një diskutim me ta në lidhje me: • Në vija të trasha, a është e vështirë për meshkujt që ta shprehin zemërimin pa dhunë? Pse? • Cilat janë modelet tona që na shërbejnë të mësojmë se si t’i shprehim emocionet, duke

përfshirë edhe zemërimin? • Shumë shpesh do të dëshironim t’i shmangemi konfliktit apo një zënke pa përdorur dhunë,

por nuk veprojmë ashtu. Pse? • A është e mundur “që të përdoren fjalë pa ofendime?” • Çfare kemi mësuar nga ky aktivitet? Si mund ta aplikoni këtë në jetën dhe marrëdhëniet

tuaja?

6- Bulizmi tek të rinjtë

Bullizmi si fenomen shoqëror po bëhet gjithnjë e më shqetësues, jo vetëm për fëmijët, por dhe për prindërit për komunitetin, sepse fëmijët që preken nga bullizmi, janë reflektimi i të sotmes dhe përcaktues i të nesërmës në shoqëri. Sipas përkufizimit të studiuest australian Ken Rigby “Bullizmi është një dëshirë për të dëmtuar tjetrin, një dëshirë që dëmton, një veprim që lëndon një disbalancë në forcë midis personave një persëritje në mënyrë (tipike) një përdorim i padrejtë i forcës një kënaqësi e dukshme e agresorit si dhe një ndjenjë e përgjithshme e të qënit mbizotërus ndaj viktimës” Bullizmi zakonish kryhet në një përqindje me të madhe nga djemtë që duan të bëjnë të fortin ose të parin në shkolla, por po shikohet një rritje e përqindjes dhe nga vajzat të cilat dëshirojnë kundër dhe natyrë femërore, të sillen si djemtë, të shajnë, të dhunojnë, të poshtërojnë viktimat e tyre.8 Fatkeqësisht bullizmi në përqindjen më të madhe kryhet në ambjentet e shkollave në moshën fëminore të nxënësve dhe adoleshente por nuk përjashtohen raste edhe tek të rinjtë. Ky fenomen po ta mendosh drejt është një paradoks, sepse shkolla mendohet të jetë si vëndi i shënjtë ku mësohet dija, kultura, emancipohen brezat, duke u bërë më të mirë se pasardhësit tanë të çliruar nga konfliktet fisnore, gjinore, klasore, që i përkasin primitivizmit social. Bullizmi ka disa forma keqtrajtimi përkundrejt palës me dobësi personaliteti, (pasi kështu indentifikohet nga dëmtuesi si me karakter të dobët apo dobësi fizike). Format janë sharje, tallje, abuzim, dëmtim fizik, sulme të herë pas hershme etj. Abuzuesi (bullisti) edhe ai/ajo janë fëmijë si ata/ato që dhunohen po prej tyre, dhe kjo vjen e stigmatizuar nga modelet familjare, për nga stili i jetës që bëjnë këta fëmijë të abuzuar nga të rriturit, ku këta të fundit e projektojnë me bashkëmoshatarët ose më të vegjël se ata/ato. Një fëmijë i braktisur, i neglizhuar, me mungësë atashimi prindëror, ka gjasa që të kthehet në agresor dhe i rrezikshëm për të tjerët, ndaj dhe ky fenomen është i pakontrollueshëm për momentin, pasi siç u shpreh edhe më lart, nga rrugët e së panjohurës dhe mostrajtimi në kohën e duhur, për të evituar gjendjen destruktive të personit. Llojet e ngacmimit Ekzistojnë tri lloje të ngacmimeve: 1- Bullying verbal është duke thënë ose shkruar gjëra ngacmuese. Ngacmimi verbal përfshin: Ngacmim/ tallje Etiketimi i të tjerëve Komentet seksuale të papërshtatshme Përqeshje

8 Bullying in Schools: And what to Do about it - Kein Rigb

Kërcënimi për të shkaktuar dëm 2- Ngacmimi social, nganjëherë i referuar si ngacmimi relacional, përfshin dëmtimin e

reputacionit ose marrëdhënieve të dikujt. Ngacmimi shoqëror përfshin: U thonë fëmijëve të tjerë të mos jenë miq me dikë Përhapja e thashethemeve rreth dikujt E turpërojnë dikë në publik

3- Ngacmimi fizik përfshin dëmtimin e trupit ose pasurisë së një personi. Ngacmimi fizik

përfshin: Goditur / shkelmimi / grushtimi/ shtrëngim Pështyrja Shtyrja Marrja ose thyerja e gjërave të dikujt Marrja e gjesteve të dorës ose të pasjellshme

Çfarë karakteristikash kanë “të fortët”? Kanë besim të fortë në vete, janë impulsiv dhe agresiv. Kanë inteligjencë verbale dhe arritje shkollore të ulëta. Përgjithësisht janë pak më të rritur se viktima. Nuk janë empatikë. Përdorin bullizmin për fuqi dhe kontroll. Përdorin dhunën për zgjidhjen e konfliktit. Kanë vetëvlerësim të ulët dhe e shikojnë dhunën si një forcë pozitive. Mund të mos kenë angazhimin e prindërve në shtëpi, dhe kanë pikëpamje negative lidhur me bashkëmosharët dhe mjedisin e shkollës. Janë lehtësisht të frustrueshëm, ankthiozë dhe kanë një kohështrirje të shkurtër të përqendrimit. Këta fëmijë mund të bëhen “të fortë”, pasi e shijojnë fuqinë që prodhojnë kur mërzisin të tjerët. Nuk ndjejnë empati për viktimën dhe mund të ndihen të justifikuar për sjelljen e tyre. Çfarë karakteristikash kanë “viktimat”? Viktimat nuk zgjidhen në mënyrë rastësore. Përgjithësisht janë individë ankthiozë, të pasigurtë dhe u mungojnë aftësitë sociale. Zakonisht janë vetmitarë apo të izoluar nga grupi. Mund të jenë të vegjël apo fizikisht të dobët. Qajnë lehtësisht dhe janë jopranues. Mund të kenë probleme të të mësuarit ose fizike.

7- Bystanders (Vëzhguesit)9 Bystanders është një person që nuk përfshihet aktivisht në një situatë ku dikush tjetër kërkon ndihmë. Ekzistojnë një sërë qëndrimesh dhe përgjigjesh ndaj sjelljeve ngacmuese, dhe që të qenit një vëzhgues bëhet një zgjedhje e aktivitetit ose e pasivitetit. Të gjitha këto ndikojnë në vlerat, etikën dhe kulturën e shkollës së tyre, komunitetin dhe mënyrën se si ngacmimi trajtohet nga të rinjtë dhe të rriturit. Mësimi kryesor që do të dalë nga ky sesion është që nxënësit të kuptojnë: “Unë nuk jam më një spektator/vëzhgues i pafajshëm; zgjedhja ime (e mirë apo e keqe) ka pasoja”. Rolet e njerëzve të përfshirë në sjelljen ngacmuese: Udhëheqësi - ata që iniciojnë ose udhëheqin ngacmimin, por jo gjithmonë personi “bën”

ngacmimin. Asistenti - ata që janë të përfshirë në “bërjen/realizimin” e ngacmimit. Forca përforcuese - mbështet ngacmimin, mund të qesh ose të inkurajojë njerëzit e tjerë

që të bashkohen me atë që po ndodh. Të pa përfshirët - injoron ndonjë ngacmim dhe nuk dëshiron të përfshihet. Mbrojtësit - qëndron dhe mbështet dikë që ngacmohet.

Pyetje të shpejtë: si mund të përfshini më shumë njerëz nga të qenit i jashtëm të bërit mbrojtës ndaj viktimave? Çfarë i ndalon të rinjtë të ndërhyjnë kur shohin se ngacmimi po ndodh? Frika për t'u bërë një objektiv i mundshëm i bulizmit Nuk e dinë se çfarë të bëjnë Nuk dëshirojnë të etiketohen Duke e injoruar situatën ajo do të zhvendoset larg tyre, nuk do të përfshihen. Personi që po ngacmohet e meriton të ngacmohet?

Pse disa të rinj ndërhyjnë kur shohin ngacmime? Faktorët që i shtyjnë të rinjtë të ndërhyjnë: Empatia - kuptojeni se si mund të ndihen të tjerët Perceptimi se miqtë presin që ata ti ndihmojnë Disa përvoja për të ndihmuar dikë në vështirësi në të kaluarën Fëmijët e grupmoshës fillore ka më shumë gjasa të ndihmojnë më shumë se nxënësit në

shkollë të mesme Gjinia - vajzat kanë më shumë gjasa të ndërhyjnë sesa djemtë

9 The bully, the bullied, and the bystander: from preschool to high school: hoë parents and teachers can help break the cycle of violence - Barbara Coloroso

Pyetje të shpejta: Bëni pyetjet, pse vajzat më shumë duan të ndërhyjnë kur krahasohen me djemtë? Çfarë mund të bëni në mënyrë të sigurt nëse jeni dëshmitarë të ngacmimeve? Është e rëndësishme që të rinjtë të jenë të kujdesshëm në çdo ndërhyrje në lidhje me ngacmimet që ndodhin rreth tyre, përndryshe mund ti vendosë të rinjtë në rrezik. Ky seksion nuk ka për qëllim të detyrojë studentët/të rinjtë të ndërhyjnë kur shohin dike që ngacmohet nga të tjerët ne publik. Por t'i ndihmojnë ata të shohin një sërë përgjigjesh dhe strategjish të mundshme, ti praktikojnë këto për të parë nëse ato përshtaten mirë dhe të zgjedhin strategjinë ose strategjitë më të mira që i përshtaten atyre dhe situatës. Kjo mund të jetë strategjia e mbetjes së papërfshirë nga ana e tyre, edhe pse shpresojmë se ata do të shohin të paktën një shembull, që u lejon atyre të bëhen aktivë edhe në një mënyrë të vogël, duke mbetur të sigurt. Nëse jeni dëshmitarë të ngacmimeve: Mos qëndroni përreth dhe të shikoni - ngacmimi ka nevojë për një audiencë. Mos qeshni ose mos buzëqeshni nëse dikush është ngacmuar. Mos e filmoni situatën e cila po ndodh për disa “like” më tepër në rrjete sociale.

Provoni këto këshilla: Qetësisht i flisni personit që bën ngacmimin për t'u ndalur Merrni një grup për të sfiduar kundërshtarin - por jo për tu hakmarrë Mbështeteni ose shoqërojeni personin që ngacmohet Bisedoni me personin që po ngacmohet privatisht

Nëse vlerësoni se nuk mund të ndërhyni? Largohuni dhe merrni ndihmë Kërkojini një të rrituri për ndihmë Shko me personin që ngacmohet për të marrë ndihmën e të rriturve

Bibliografia Psikologjia e emocioneve - Zenel Orhani; Zyhdi Dervishi Bullying in Schools: And what to Do about it - Kein Rigb BYSTANDER, A bystander? Or the bully’s netx target - James Preller

The bully, the bullied, and the bystander: from preschool to high school: how parents and teachers can help break the cycle of violence - Barbara Coloroso Everything You Need to Know About Breaking the Cycle of Domestic Violence - Charlotte Kinstlinger-Bruhn Anger Management Best Practice Handbook: Controlling Anger Before it Controls You, Anger Management Proven Techniques and Excercises - Jessalyn Woodruff