16
Unioni ekonomik dhe monetar dhe euro BASHKIMI EVROPIAN SQARON Komisioni Evropian Një union ekonomik dhe monetar që funksionon mirë dhe valuta euro e fuqishme dhe stabile, janë bazat e një mjedisi që favorizon zhvillimin ekonomik në Evropë. Forcimi i stabilitetit, zhvillimit dhe prosperitetit në mbarë Evropën

Unioni ekonomik dhe monetar dhe euro

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Unioni ekonomik dhe monetar dhe euro

Unioni ekonomik dhe monetar dhe euro

B A S H K I M I E V R O P I A N

S Q A R O N

KomisioniEvropian

Një union ekonomik dhe monetar që funksionon mirë dhe valuta euro e fuqishme dhe stabi le , janë bazat e n jë mjedis i që favor izon zhvi l l imin ekonomik në Evropë .

Forcimi i stabilitetit,

zhvillimit dhe prosperitetit

në mbarë Evropën

Page 2: Unioni ekonomik dhe monetar dhe euro

PËRMBAJTJA

Pse kemi nevojë për union ekonomik dhe monetar?Një politikë e përbashkët për një valutë të përbashkët . . . . . . . . . . . .3

Çfarë qasje ka BE-ja lidhur me këtë?Politikat për stabilitet dhe zhvillim . . . . . .7

Çfarë bën BE-ja?Si e koordinon BE-ja vendim-marrjen në ekonomi . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 10

Ekonomia e BE-së: më shumë kontroll, më shumë zhvillim, dalje nga kriza . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 12

PerspektivëPolitikat largpamëse për stabilitet dhe zhvillim afatgjatë . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 15

Bashkimi Evropian sqaron:Unioni ekonomik dhe monetar dhe euro

Komisioni EvropianDrejtoria e Përgjithshme për KomunikimPublikime1049 BrukselBelgjikë

Dorëshkrimi u përfundua në tetor 2012

Kopertina dhe foto në faqen e parë: ©ccvision.de

16 fq. — 21 × 29.7 cmISBN 978-92-9238-140-0doi:10.2871/69982

Luksemburg: Zyra e Publikimeve të Bashkimit Evropian, 2013

© Bashkimi Evropian, 2013Riprodhimi është i autorizuar. Për çdo përdorim ose riprodhim të fotografive të veçanta, duhet të kërkohet leje drejtpërdrejt nga poseduesit e së drejtës së autorit.

Ky botim është pjesë e serisë që sqaron se çfarë bën BE-ja në fusha të ndryshme të politikave, pse është BE-ja e

involvuar dhe cilat janë rezultatet.

Botimet sipas disponueshmërisë mund ti gjeni edhe në formë elektronike si dhe ti shkarkoni nga faqja:

http://europa.eu/pol/index_en.htm

BASHKIMI EVROPIAN SQARON

Si funksionon BE-jaEvropa 2020: Strategjia e Evropës për zhvillim

Themeluesit e BE-së

BujqësiaSiguria dhe punët e brendshme

Buxheti Veprimet klimatike

KonkurrencaKonsumatorët

Kultura dhe audiovizualitetiDoganat

Zhvillimi dhe bashkëpunimiAgjenda digjitale

Unioni ekonomik dhe monetar dhe euro Arsimimi, trajnimi, rinia dhe sporti

Punësimi dhe çështjet socialeEnergjiaZgjerimi

NdërmarrjaMjedisi

Lufta kundër falsifikimitPeshkimi dhe çështjet detare

Siguria e ushqimitPunët e jashtme dhe politika e sigurimit

Ndihma humanitareTregu i brendshëm

Drejtësia, shtetësia, të drejtat fundamentaleMigrimi dhe aziliShëndeti publik

Politikat rajonaleHulumtimi dhe inovacioni

TatimetTregtia

Transporti

Page 3: Unioni ekonomik dhe monetar dhe euro

3U N I O N I E K O N O M I K D H E M O N E T A R D H E E U R O

Euroja është një karakteristikë e njohur e jetës së përditshme, e cila përdoret nga më se 332 milionë qytetarë të BE-së për nevojat e tyre ditore, për të kursyer për të nesërmen dhe për të investuar në të ardhmen. Në të vërtetë, në vitin 2020 do të jetë një brez i ri i të rriturve, të cilët do të kenë njohur vetëm euron si monedhën e tyre nacionale. Historia e euros filloi kur liderët e BE-së ranë dakord për të themeluar një union ekonomik dhe monetar (EMU), me një valutë të vetme, si pjesë e Traktatit të Mastrihtit të nënshkruar në vitin 1992. Pas disa vitesh përgatitjeje, përfshirë këtu kompletimin e tregut të përbashkët dhe themelimin e Bankës Qendrore Evropiane, mes viteve 1999 dhe 2002, dymbëdhjetë shtete anëtare të BE-së hoqën dorë nga valutat e tyre nacionale — si guldeni, franga dhe peseta — dhe u bashkuan në zonën euro, me një valutë të përbashkët: euron.

Që atëherë, eurozona është zgjeruar dhe përfshin 17 shtete të BE-së. Ajo harmonizon ‘tregun e përbashkët’ pa kufinj, ku mallërat, njerëzit, shërbimet dhe kapitali lëvizin lirshëm në të gjitha vendet e BE-së. Me 500 milionë konsumatorë në 27 shtete anëtare, BE-ja është një nga ekonomitë më të mëdha në botë. Kjo ekonomi përfshin më se një të tretën e tregtisë botërore dhe një të pestën e prodhimtarisë botërore.

Një union ekonomik dhe monetar që funksionon mirë është bazë për një mjedis të qëndrueshëm dhe mjedis ekonomik që favorizon zhvillimin për eurozonën dhe tregun e përbashkët. Ruajtja e euros së fuqishme dhe stabile është vendimtare, pasi që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, vendet e punës dhe suksesin e ndërmarrjeve të BE-së. Kjo gjithashtu ndikon në disponueshmërinë e kapitalit të investuar, qëndrueshmërinë e financave publike dhe pensioneve, si dhe mundësinë për të financuar sistemet e mirëqenies dhe mbrojtjes sociale në Evropë.

Kriza ekonomike dhe financiare që filloi në 2008 ka theksuar nevojën e përforcimit të qeverisjes ekonomike në BE dhe në eurozonë. Qeverisja e dobët ka shkaktuar që borxhi nacional dhe nivelet e deficitit të zhvillohen në mënyrë të paqëndrueshme. Pasojë e kësaj ishte edhe kriza e borxhit sovran që ndikon në disa vende të BE-së, të cilat janë të obliguara të ndjekin politika të ashpra të zvogëlimit të deficitit. Në botën e sotme të trazuar

financiarisht, duke qëndruar bashkë si një bllok i madh ekonomik, BE-ja ka treguar se si mund ta përballojë stuhinë dhe të mbështesë shtetet e veçanta anëtare që përndryshe do të ishin më të cenueshme.

Një valutë e përbashkët për Evropën

Euroja ofron shumë përfitime për qytetarët, bizneset, tregtinë, zhvillimin ekonomik dhe rolin e Evropës në botë. Në vitet 1970-ta dhe të 80-ta shumë vende të BE-së kishin shkallë shumë të lartë të inflacionit, disa deri në 20 % apo edhe më shumë. Inflacioni shënoi rënie atëherë kur ato filluan të përgatiten për euron dhe që nga futja e euros në përdorim, inflacioni ka stagnuar në rreth 2 % në eurozonë. Stabiliteti i çmimeve nënkupton se forca blerëse e qytetarëve dhe vlera e kursimeve të tyre është e mbrojtur më mirë. Për qytetarët, euroja i dha fund kostos për shkëmbimin e valutave nëpër kufij. Poashtu e lehtësoi shumë dhe e bëri më transparente blerjen dhe krahasimin e çmimeve përtej kufijve — përfshirë këtu edhe blerjen në internet, duke rritur kështu konkurrencën dhe duke i mbajtur të ulëta çmimet e konsumatorëve.

Pse kemi nevojë për union ekonomik dhe monetar?

Një politikë e përbashkët për një valutë të përbashkët

Mbi 332 milionë qytetarë të BE-së e përdorin euron për kërkesat e tyre ditore.

© Reuters/BSIP

Page 4: Unioni ekonomik dhe monetar dhe euro

4B A S H K I M I E V R O P I A N S Q A R O N

Qëllimet praktike dhe politike

Krahas ofrimit të përfitimeve konkrete, euroja është gjithashtu një simbol i fuqishëm i unitetit dhe identitetit të Evropës. Lëshimi në qarkullim i euros ishte më shumë se një vendim ekonomik; ishte edhe vendim politik për integrim më të gjerë evropian. Traktati i Mastrihtit i vitit 1993 shprehu këtë dimension politik me formimin e unionit ekonomik dhe monetar (EMU) dhe themelimin e Bashkimit Evropian ‘për të vazhduar procesin e krijimit të një unioni gjithnjë e më të afërt mes popujve në Evropë’. EMU kërkonte politikë më të thellë të integrimit andaj dhe integrim më të afërt politik.

Përveç përfitimeve për qytetarët, ekzistojnë arsye të tjera strategjike për të pasur një valutë të përbashkët. Njëra është promovimi i konvergjencës ekonomike, që do të thotë se ekonomitë e eurozonës me kohë do të integrohen më shumë. Kjo krijon më shumë pasuri, pasi rrit lëvizjen e lirë të mallërave dhe shërbimeve në tregti, kapitalin e investimit dhe lëvizjen e njerëzve për punë dhe kohë të lirë.

Përfitimet për ndërmarrjet janë gjithashtu të rëndësishme: kamatat stabile inkurajojnë ndërmarrjet për të investuar më shumë, që të krijojnë pasuri dhe vende pune dhe pa shpenzime të këmbimit të valutës, lirohet më shumë kapital për investime produktive. Stabiliteti u jep ndërmarrjeve edhe sigurinë për plane dhe investime afatgjata që përmirësojnë konkurrencën — veçanërisht e rëndësishme në kuadër të globalizimit të tregjeve.

Euro gjithashtu ofron përparësi për Evropën si tërësi. Përkrah tregtinë globale dhe ofron valutë të qëndrueshme, të mbështetur nga një bllok i madh ekonomik — eurozona — i cili përballon goditjet globale. Dhe një valutë me përmasa të këtilla, me fuqi dhe stabilitet, i jep Evropës një pozitë më të fuqishme në ekonominë botërore. Euro qëndron krahas dollarit amerikan si valuta mbizotëruese për transaksione në gjithë botën, kurse eurozona tërheq investime të huaja direkt nga pjesa tjetër e botës.

IE

UK

FR

SE

FI

EE

LV

LT

PL

CZ

ATHU

SK

RO

BG

EL

CYMT

DE

IT

LU

BE

NL

PTES

DK

SI

Shtetet anëtare të BE-së që nuk përdorin euron

Shtetet anëtare të BE-së që përdorin euron që nga viti 2012

BG: BullgariaCZ: Republika ÇekeDK: DanimarkaHU: Hungaria

LT: LituaniaLV: LetoniaPL: PoloniaRO: Rumania

SE: SuediaUK: Mbretëria e Bashkuar

AT: AustriaBE: BelgjikaCY: Qipro DE: GjermaniaEE: EstoniaEL: Greqia

ES: SpanjaFI: FinlandaFR: FrancaIE: IrlandaIT: ItaliaLU: Luksemburg

MT: MaltaNL: HolandaPT: PortugaliaSI: SlloveniaSK: Sllovakia

Guyane(FR)

Guadeloupe (FR)

Martinique (FR)

Réunion (FR)

Canarias (ES)

Madeira (PT)

Açores (PT)

Page 5: Unioni ekonomik dhe monetar dhe euro

5U N I O N I E K O N O M I K D H E M O N E T A R D H E E U R O

UEM: menaxhimi i valutës së përbashkët

Vendimin për krijimin e unionit ekonomik dhe monetar e solli Këshilli Evropian në qytetin Mastriht të Holandës –, në dhjetor 1991, i cili më vonë u përfshi në Traktatin mbi Bashkimin Evropian (Traktati i Mastrihtit). Unioni ekonomik dhe monetar çon BE-në një hap përpara në procesin e integrimit ekonomik me fillim në vitet e 1950-ta.

Në parim, të gjitha vendet e BE-së janë pjesë e UEM, edhepse të gjitha nuk e përdorin euron. Kryesisht janë dy arsye pse disa vende nuk e përdorin euron. Ose kanë vendosur që me anë të mundësisë ‘të daljes’ që ofron Traktati i Mastrihtit, të mos marrin pjesë në fazën e tretë të UEM, në adoptimin e euros (Danimarka, Britania e Madhe), ose së pari duhet të plotësojnë kritere të caktuara të konvergjencës para se ta pranojnë euron. Para përvetësimit të euros, ekonomia e shtetit anëtar duhet të plotësojë këto kritere që kanë të bëjnë me çmimet dhe stabilitetin e kursit të këmbimit, si dhe me financat e shëndosha dhe të qëndrueshme publike. Kriteret e konvergjencës u hartuan për të siguruar se ekonomia e shtetit anëtar është mjaftueshëm e përgatitur për miratimin e valutës së përbashkët.

Eurozona

Pas lëshimit në qarkullim të euros, anëtarësia në eurozonë është shtuar nga 12 në 17 vende. Mirëpo, të gjitha vendet e BE-së janë pjesë e unionit ekonomik dhe monetar.

Qëllimi i unionit ekonomik dhe monetar është të kujdeset për zhvillimin harmonik dhe të qëndrueshëm ekonomik përbrenda BE-së. Integrimi ekonomik i sjell përfitime të mëdha, efikasitet dhe fuqi të brendshme ekonomisë së BE-së si tërësi, si dhe ekonomive të veçanta të shteteve anëtare. Nga ana tjetër, kjo ofron mundësi për stabilitet ekonomik, zhvillim më të madh dhe më shumë vende pune — rezultate të përfitimeve të drejtpërdrejta për qytetarët e BE-së. Në kuadër të BE-së, ekzistojnë disa politika që kanë për qëllim përforcimin e stabilitetit ekonomik.

Politika monetare — e cila merret me stabilitetin e çmimeve dhe kamatat — drejtohet në mënyrë të pavarur nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) në eurozonë. Ajo synon inflacion stabil dhe të ulët të çmimeve dhe këtë e arrin duke vendosur kamatat për kreditë e bankave. Synimi parësor i politikës monetare të BQE është të mbajë stabilitetin e çmimeve dhe të ruajë vlerën e euros. Duke bërë këtë, synon përqindjet e inflacionit më të vogla ose afër 2% për periudhat afatmesme. BQE konsideron se inflacioni 2% është mjaftueshëm i ulët, në mënyrë që ekonomia të korrë plotësisht përfitimet e stabilitetit të çmimeve. Kjo përqindje e synuar e inflacionit është gjithashtu e rëndësishme për angazhimin e BQE-së në ruajtjen e margjinës adekuate për t’iu shmangur rrezikut nga deflacioni.

Politika fiskale — e cila ka të bëjë me vendimet për tatimet, shpenzimet dhe huamarrjen — është ende përgjegjësi e qeverive të shteteve anëtare. Mirëpo, vendimet buxhetore që merren në shtetet anëtare mund të kenë ndikim në gjithë eurozonën dhe në mbarë BE-në. Prandaj, këto vendime duhet të përputhen me rregullat e vendosura në nivel të BE-së, të cilat kufizojnë borxhin dhe deficitin qeveritar.

Politikëbërja tjetër ekonomike — siç janë vendimet mbi tregun e punës, sistemet e pensionit dhe fushat tjera të politikës në ekonomi — është gjithashtu përgjegjësi e qeverive të shteteve anëtare dhe koordinohet në nivel të BE-së në semestrin vjetor evropian (shih kapitullin ‘Çfarë bën BE-ja’).

-11990 1995 2000 2005 2010

0

1

2

3

4

5

-1

0

1

2

3

4

5Launch of the euro

Ndryshimet e përqindjes vjetore të indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumatorit (HICP)

Inflacioni mesatar që nga viti 1999

INFLACIONI ËSHTË MBAJTUR RRETH 2 % NË ZONËN E EUROS

Burimi: Eurostati. Të dhënat para vitit 1996 janë vlerësuar në bazë të indeksave jo të harmonizuar të çmimeve të konsumatorëve (CPI-të).

Page 6: Unioni ekonomik dhe monetar dhe euro

6B A S H K I M I E V R O P I A N S Q A R O N

Kush çfarë bën?

Të gjitha vendet e BE-së janë pjesë e UEM-it, edhepse të gjitha nuk e përdorin euron. UEM menaxhohet nga një varg institucionesh të BE-së dhe ato nacionale, secila me rol të veçantë. Ky proces i menaxhimit njihet si qeverisje ekonomike dhe arrihet me anë të strukturës institucionale e cila përfshin aktorët e mëposhtëm.

PARLAMENTI EVROPIAN — ndan me Këshillin punën e formulimit të legjislacionit dhe ushtron kontroll demokratik në procesin e qeverisjes ekonomike

KËSHILLI EVROPIAN — shefat e shteteve ose qeverive nga të gjitha vendet e BE-së përcaktojnë orientimet kryesore të politikave.

KËSHILLI — ministrat e financave nga të gjitha vendet e BE-së koordinojnë politikat, vendosin mbi propozimet e Komisionit dhe marrin vendime që mund të obligojnë vende të veçanta të BE-së.

EUROGRUPI — ministrat e financave të vendeve të eurozonës vendosin për çështje që kanë të bëjnë me euron.

KOMISIONI EVROPIAN — propozon orientimet për zhvillimin e politikës ekonomike dhe fiskale në Këshill, monitoron performancën dhe siguron që vendet e BE-së janë në përputhshmëri me vendimet dhe rekomandimet e Këshillit.

VENDET E BE-SË — përcaktojnë buxhetet e tyre nacionale përbrenda kufijve të dakorduar për deficitin dhe borxhin, përcaktojnë politikat e tyre strukturore që përfshijnë tregjet e punës, pensionet dhe tregjet e kapitalit dhe zbatojnë vendimet e Këshillit.

BANKA QENDRORE EVROPIANE — në mënyrë të pavarur zbaton politikën monetare për eurozonën, duke pasur si synim kryesor stabilitetin e çmimeve.

Banka Qendrore Evropiane ka të drejtën ekskluzive për të autorizuar lëshimin e banknotave euro. Prodhimi i tyre ndahet

nëpër bankat qendrore kombëtare. Monedhat euro lëshohen nga vendet e BE-së të zonës euro në

vëllimet e aprovuara nga BQE.

© G

etty Images/Thinkstock Im

ages

Page 7: Unioni ekonomik dhe monetar dhe euro

7U N I O N I E K O N O M I K D H E M O N E T A R D H E E U R O

Për të siguruar stabilitet dhe për të parandaluar që vendimet e një vendi të shkaktojnë efekte ‘anësore’ në vende të tjera, politikat ekonomike pjesërisht përshtaten në nivel të BE-së. Instrumenti kryesor i BE-së për koordinimin dhe udhëzimin e politikëbërjes ekonomike në shtetet anëtare është Pakti i Stabilitetit dhe Zhvillimit. Ai përcakton dy rregulla kryesore:

• Borxhiqeveritar(shumaqëkahuazuarshteti)nukguxon të tejkalojë 60 % të BPV-së (vlerën e përgjithshme të prodhimit të vendit për një vit). Huamarrja është në rregull kur një vend investon për zhvillim në të ardhmen, por nëse është shumë e lartë, atëherë mund të bëhet barrë për zhvillimin ekonomik.

• Deficitinacional(shumametëcilënshpenzimetitejkalojnë të ardhurat në një vit të caktuar) nuk guxon të jetë më i lartë se 3 % i BPV-së. Kur shpenzimet i tejkalojnë të ardhurat, atëherë vendi duhet të marrë hua për të mbushur boshllëkun, gjë që shton borxhin e qeverisë.

Politikëbërja ekonomike përmes Paktit të Stabilitetit dhe Zhvillimit ka evoluar për të përballuar sfidat e kohës së sotme. Dhe vazhdon të bëjë këtë. Në veçanti, kriza e fundit ekonomike ka theksuar nevojën për të përforcuar qeverisjen ekonomike në BE dhe në eurozonë.

BE-ja ka një union monetar, me një valutë të përbashkët në eurozonë dhe një Bankë Qendrore Evropiane, mirëpo unioni ekonomik nuk është avancuar shumë. Me kalimin e kohës, vendet e BE-së janë zhvilluar ndryshe në aspekt të rritjes, inflacionit dhe konkurrencës dhe ekziston nevoja për të shqyrtuar dhe parandaluar efektet e mundshme anësore nga këto divergjenca, me anë të një shkalle më të lartë të koordinimit ekonomik. Në krizën aktuale, një numër i vendeve të BE-së përballen me sfida ekonomike dhe nuk janë të pakta ato që i përkasin eurozonës. Kohët e fundit janë marrë hapa konkretë për të shtuar koordinimin e politikave ekonomike të shteteve anëtare, në mënyrë që të dalin nga kriza dhe të rikthehet stabiliteti, vendet e punës dhe një zhvillim i qëndrueshëm.

Mbikëqyrje më e fuqishme e buxheteve nacionale

Pakti për Stabilitet dhe Zhvillim u përforcua në dhjetor 2011, kur hyri në fuqi një pako e re e legjislacionit të BE-së. Kjo pako njihet edhe si ‘pakoja gjashtëshe’ — pasiqë përbëhet nga gjashtë pjesë të legjislacionit që forcojnë qeverisjen ekonomike të BE-së.

Pakti i përforcuar për Stabilitet dhe Zhvillim përfshin më tepër transparencë dhe mbikëqyrje më të madhe të buxheteve nacionale të shteteve anëtare nga Komisioni.

• Tanikarregullamëtëfuqishmeqëparandalojnështresimin e deficiteve të tepërta. Në veçanti, kur vendi ka deficit mbi kufirin 3 % , atëherë duhet të demonstrojë se është duke ndërmarrë masa buxhetore për të zvogëluar deficitin e vet në një afat të mesëm.

• Kurbëhetshkeljaekufirittëborxhit—mbikufirinePaktit për Stabilitet dhe Zhvillim prej 60 % të PPV — një shtet anëtar duhet të tregojë se është duke ndërmarrë masa për të zvogëluar borxhin në përputhje me një afat të dakorduar kohor.

• Sanksionemëtëfuqishmefinanciaremundtëimponohen në mënyrë progresive për vendet e eurozonës, të cilat nuk ndërmarrin masa korrigjuese për zvogëlimin e deficitit të tepërt dhe nivelet e tepërta të borxhit — duke përfshirë edhe depozitimin e fondeve si garancë dhe përfundimisht përballjen me gjoba.

Komisioni Evropian mbikqyr disa tregues ekonomikë për çdo shtet anëtar të BE-së, për të konfirmuar se respektohen rregullat e Paktit të përforcuar të Stabilitetit dhe Zhvillimit. Ai raporton, monitoron dhe vlerëson situatën ekonomike në vende të BE-së dhe jep rregullisht rekomandime për Këshillin Ecofin të ministrave të ekonomisë dhe financave nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe Eurogrupin. Eurogrupi përbëhet nga ministrat e financave të vendeve të eurozonës dhe merr vendime mbi çështjet e euros dhe eurozonës.

Kur një vend nuk i respekton rregullat, Komisioni Evropian mund të inicojë procedura për të ndrequr situatën. Në këtë rol, Komisioni jep rekomandimet për

Çfarë qasje ka BE-ja lidhur me këtë

Politikat për stabilitet dhe zhvillim

Page 8: Unioni ekonomik dhe monetar dhe euro

8B A S H K I M I E V R O P I A N S Q A R O N

Këshillin. Kur Këshilli i miraton, vendi i caktuar i BE-së duhet të marrë veprimet e domosdoshme për parandalimin e devijimit nga politika dhe korrigjimin e tyre atëherë kur ato shfaqen.

Për të përmirësuar dobësitë paraprake në qeverisjen ekonomike, rregullat e votimit të Këshillit tani u japin rol më të fuqishëm rekomandimeve të Komisionit për një vend. Shumica e vendeve të BE-së duhet të votojnë kundër rekomandimit ose propozimit në mënyrë që ai të mos miratohet. Mirëpo, ndërsa aspektet e mbikëqyrjes dhe monitorimit të Paktit të përforcuar të Stabilitetit dhe Zhvillimit vlejnë për të gjitha shtetet anëtare të BE-së, mundësia e sanksioneve financiare vlen vetëm për vendet në eurozonë.

Financa të qëndrueshme publike

I njohur edhe si ‘kompakti fiskal’ – Traktati për stabilitet, Koordinim dhe Qeverisje në Unionin Ekonomik dhe Monetar (TsCG) është një traktat ndërqeveritar që u nënshkruajt nga 25 shtete anëtare të BE-së, në mars 2012. Ky traktat demonstron gatishmërinë e atyre shteteve anëtare që mishërojnë kulturën e stabilitetit financiar në legjislacionin e tyre, duke kërkuar që ato të kenë buxhetet nacionale me bilanc të ekuilibruar ose pozitiv. Ky rregull duhet të përfshihet në ligjin nacional dhe vendet duhet të ndërmarrin veprime nëse deficitet e tyre publike tejkalojnë kufijtë e dakorduar. Gjithashtu përforcon rregullat e Paktit të Stabilitetit dhe Zhvillimit, duke i bërë veprimet korrigjuese më automatike. Traktati vlen për të gjitha vendet nënshkruese, me obligim më të fuqishëm për vendet e eurozonës. Hyn në fuqi më 1 janar 2013, pas ratifikimit të tij nga të paktën 12 vende të eurozonës.

A e dini se?

— Në vitin 2011, vendet e BE-së në eurozonë kishin deficit më të vogël në buxhetet shtetërore (4.1 % të BPV-së) se SHBA-të (9.6 % të BPV-së) dhe Japonia (8.2 % të BPV-së).

— Në vitin 2011, vendet e BE-së në eurozonë kishin borxh më të vogël qeveritar (87 % të BPV-së) se SHBA-të (102.9 % të BPV-së) dhe Japonia (229.8 % të BPV-së).

Sistemi i paralajmërimit të hershëm të mosbalansit makroekonomik

Thellësia e krizës ekonomike në disa vende të BE-së ka zbuluar se ka nevojë për mbikëqyrje më largpamëse për të parandaluar divergjencat ekonomike mes ekonomive të tyre, sidomos, dallimet në konkurrencë — aftësia e vendit për të shitur produktet dhe shërbimet e veta me sukses në tregjet e vendit dhe jashtë.

Pakoja legjislative e dhjetorit 2011 vuri në funksion procedurën e mosbalancit makroekonomik (MIP) si mekanizëm i ri për të identifikuar mosbalancin e ekonomive të shteteve anëtare shumë më heret se në të kaluarën. Ajo mbikëqyr për së afërmi ekonomitë nacionale dhe alarmon institucionet e BE-së për problemet potenciale në të ardhmen.

MIP përdor një tabelë me shifra që ndjek ndryshimet në 10 tregues ekonomikë, siç janë aksionet e tregut të eksportit, kostot e punës, borxhi i sektorit privat dhe çmimet e shtëpive. Në këtë sistem të paralajmërimit të parakohshëm, Komisioni identifikon sinjalet e shfaqjes së mosbalancit potencial makroekonomik, të cilat kanë nevojë për shqyrtim të detajuar. Shqyrtimi i tillë mund të ketë tre rezultate:

(1) situata nuk është problematike > procedura ndërpritet;

(2) ekziston mosbalanc > Komisioni jep rekomandim në semestrin Evropian;

(3) ekziston mosbalanc i rëndë > Komisioni rekomandon që Këshilli të deklarojë ekzistimin e një mosbalanci të tepruar dhe miraton rekomandimet e BE-së për vendin që duhet të korrigjojë këtë situate, në bazë të një udhërrëfyesi të qartë me momentin historik të ‘ribalancimit’ të ekonomisë së vet.

Liderët e BE-së mirëpresin nënshkrimin e Traktatit të Stabilitetit, Koordinimit dhe Qeverisjes në Bashkim Ekonomik dhe Monetar, të nënshkruar nga 25 shtete anëtare në mars 2012. José Manuel Barroso, President i Komisionit Evropian (në anën e majtë) dhe Herman Van Rompuy, President i këshillit Evropian (në anën e djathtë).

© European U

nion

Page 9: Unioni ekonomik dhe monetar dhe euro

9U N I O N I E K O N O M I K D H E M O N E T A R D H E E U R O

Shembuj të mosbalancit të këtillë janë rritja e rrogave që nuk përputhet me rritjen e produktivitetit ose çmimet gjithnjë e më të mëdha të shtëpive. Së fundi, sanksionet e ngjashme financiare siç prezantohen në Paktin e përforcuar për Stabilitet dhe Zhvillim mund të zbatohen në ndonjë vend të eurozonës, nëse nuk janë të gatshme masat korrigjuese. Reformat strukturore për të nxitur konkurrencënGjithashtu në vitin 2011, vendet e eurozonës miratuan disa masa në paktin për euron. Kjo pasqyron ndërvarësinë e ekonomive të tyre dhe synimin për të intensifikuar koordinimin e politikave nacionale ekonomike. Gjashtë vende jashtë eurozonës gjithashtu i janë bashkuar paktit: Bullgaria, Danimarka, Letonia, Lituania, Polonia dhe Rumania.

Qëllimi kryesor i paktit është përmirësimi i konkurrencës dhe nxitja e zhvillimit dhe konvergjencës në nivel më të lartë në suaza të vendeve pjesëmarrëse të BE-së. Fokusohet në zonat e politikës që janë kryesisht përgjegjësi e vetë shteteve anëtare, siç është konkurrenca, punësimi dhe financat e qëndrueshme publike. Vendet pjesëmarrëse të BE-së janë angazhuar për të arritur disa veprime konkrete gjatë 12 muajve të ardhshëm, në bazë të treguesve dhe parimeve që i përmban pakti.

Pakti për Euron (Euro+pakt)

Euro+Pakti është një instrument i rëndësishëm për të lidhur politikën ekonomike dhe fiskale me fusha të tjera politike që janë më afër aktiviteteve të përditshme ekonomike, siç janë ato të industrisë, arsimit, hulumtimit dhe zhvillimit.

Barrierat për mbrojtjen e stabilitetit financiar

Nga fundi i 2009 dhe fillimi i 2010, disa vende të eurozonës filluan të kenë probleme në financimin e borxheve të tyre. Pasiguria e tregut shkaktoi që huamarrjet normale të qeverive të jenë të kushtueshme dhe përfundimisht të pamundura. Në atë kohë, vendet e BE-së reaguan shpejtë duke përdorur të ashtuquajturat ‘barriera’ për ndërtimin e besimit, në mënyrë që të financohen borxhet e vendeve që përballeshin me vështirësi të përkohshme në marrjen e huave nga tregjet financiare.

Mekanizmi evropian për stabilitet financiar lejon që Komisioni Evropian të marrë hua deri në gjithsej 60 miliardë euro nga tregjet financiare, në emër të BE-së për t’i huazuar çdo vendi të BE-së që ka vështirësi. Vendet që fitojnë kreditë, duhet të dorëzojnë programin e rregullimit makroekonomik për të kthyer besimin e tregjeve financiare lidhur me aftësinë e tyre për të shlyer borxhet e tyre dhe për të vendosur konkurrencën afatgjate.

Instrumenti Evropian për stabilitet financiar është një fond emergjent me kapacitet efektiv të huazimit të 440 miliardë euro për vendet e eurozonës në vështirësi. Mbledh fonde nga tregjet financiare, të cilat mbështeten me garanca të vendeve të eurozonës. Ndihma jepet me kushte të rrepta, në bazë të programit për rregullim makroekonomik për vendin në fjalë. Një grup ekspertësh, të njohur si ‘Troika’, që përbëhen nga Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Ndërkombëtar Monetar, rregullisht vlerësojnë progresin e reformave të dakorduara.

Pasi që këto dy ndihma financiare janë ndërtuar si masa të përkohshme, vendet e eurozonës, në vjeshtën e vitit 2012 krijuan një ndihmë të re të përhershme financiare — Mekanizmin Evropian për Stabilitet (ESM). Ai tani është gurthemeli i barrierës evropiane dhe një pjesë përbërëse e strategjisë gjithëpërfshirëse të BE-së për të siguruar stabilitet financiar në eurozonë. Kapaciteti i huadhënies tani është përcaktuar në 500 miliardë euro dhe ndihma e kushtëzuar financiare do të jetë e disponueshme për ato vende që kanë ratifikuar traktatin e stabilitetit, koordinimit dhe qeverisjes. Mekanizmi plotëson mbikëqyrjen e përforcuar duke dhënë mundësinë për të ofruar ndihmë financiare të kushtëzuar për vendet e eurozonës atëherë kur kjo është e nevojshme.

Këto instrumente ‘barriera’ nuk kanë zgjidhur vetëm vështirësitë e drejtpërdrejta që kanë përjetuar disa vende gjatë shlyerjes së borxheve të tyre, por kanë rritur besimin e tregjeve financiare dhe kanë ndihmuar në sigurimin e stabilitetit financiar të eurozonës si tërësi.

BE-ja po ndërmerr masa për të reformuar dhe për të fuqizuar sektorin e saj të shërbimeve financiare.

© Reuters/BSIP

Page 10: Unioni ekonomik dhe monetar dhe euro

10B A S H K I M I E V R O P I A N S Q A R O N

Çfarë bën BE-ja

Si e koordinon BE-ja vendim-marrjen në ekonomi

Një mësim i rëndësishëm si rrjedhojë e krizës financiare është se politikëbërja ekonomike në BE ka nevojë për koordinim më të mirë. Qeveritë e Evropës pranojnë se duhet të ndajnë përgjegjësinë ekonomike dhe politike pasi që ekonomitë e tyre janë shumë të ndërvarura, sidomos në rastin e vendeve të eurozonës. Përmes bashkëpunimit mund të arrihen zgjidhje afatgjata në vend të zgjidhjeve të shpejta me objektiva afatshkurtëra.

Për të arritur këtë, në vitin 2010, u miratua një qasje e re drejt mbikëqyrjes dhe koordinimit: semestri evropian. Kjo përfshin orar të saktë vjetor për grumbullimin, analizën dhe vlerësimin e një spektri të gjerë të treguesve ekonomik. Semestri evropian është proces gjithëpërfshirës, i cili përfshin institucionet e Evropës që merren me politikë-bërjen ekonomike, si dhe qeveritë dhe parlamentet nacionale të vendeve të BE-së. Kjo garanton që shtetet anëtare të nxisin konkurrencën dhe vende të qëndrueshme të punës. Orari për semestrin evropian është pasqyruar në tabelë dhe gurthemelet e tij janë si vijon:

PERIUDHA MES FUNDIT TË VITIT TË MËPARSHËM DHE JANARIT — Komisioni Evropian fillon semestrin me shpalljen e anketës për zhvillim vjetor, e cila përcakton propozimet për prioritetet e BE-së në vitin që vjen, duke përfshirë politikat ekonomike fiskale dhe reformat e nevojshme për të siguruar stabilitet dhe zhvillim.

MARS — Parlamenti Evropian dhe ministrat e qeverive të mbledhur në Këshillin e Bashkimit Evropian diskutojnë propozimet e përcaktuara në anketën vjetore për zhvillim. Në pranverë Këshilli Evropian, liderët e vendeve të BE-së, japin udhëzime për politikat nacionale të bazuara në këto propozime.

PRILL — Vendet e BE-së miratojnë dhe dorëzojnë programet e tyre nacionale të reformës (PNR) për të përmirësuar zhvillimin dhe vendet e punës dhe programet e tyre të stabilitetit dhe konvergjencës (PSK) për të siguruar financa të shëndosha publike.

Keshilli Evropian i Veres

Udhëheqje e politikave në BE dhe zonën e euros Mbikëqyrja specifike e vendit

Fundi i vitit të kaluar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik

Komisioni Evropian

Këshilli iBashkimit Evropian

Parlamenti Evropian

Këshilli Evropian

Shtetet Anëtare Miratimi i programeve kombetare te reformimit (NRPte) dhe programeve te stabilitetit dhe konvergjences

Vendimet e vjeshtes ne nivel kombetar

Miratimi i udheheqjes

Debate dhe orientime

Debate dhe orientime

Finalizimi dhe miratimi i udheheqjes

Udheheqja e politikave përfshirëRekomandimet specifike të vendeve

Anketa e rritjes vjetore

PLANI KOHOR SEMESTRAL EVROPIAN

Semestri evropian ka për qëllim fuqizimin e qeverisjes ekonomike përmes koordinimit më të mirë të politikbërjes ekonomike kombëtare në BE.

Page 11: Unioni ekonomik dhe monetar dhe euro

11U N I O N I E K O N O M I K D H E M O N E T A R D H E E U R O

QERSHOR — Pas vlerësimit të PNR dhe PSK gjatë muajit maj, Komisioni jep rekomandime specifike për çdo vend të BE-së. Pastaj këto diskutohen nga Këshilli Evropian në qershor.

KORRIK — Rekomandimet për çdo vend të BE-së zyrtarisht miratohen në mbledhjen e ministrave të qeverive në Këshillin e Bashkimit Evropian. Në bazë të këtyre rekomandimeve, çdo vend formulon buxhetin e vet nacional për prezantim para parlamentit të vet nacional.

Sigurimi i stabilitetit

Vendet e eurozonës dorëzojnë programe të stabilitetit, të cilat përcaktojnë pozitat e tyre buxhetore individuale, në krahasim me rregullat e Paktit të Stabilitetit dhe Zhvillimit dhe tregojnë se si pritet të zhvillohen këto gjatë 3 viteve të ardhshme. Supozimet themelore ekonomike janë dhënë për të lejuar një vlerësim të asaj se sa fuqi mund të ketë një program aktiv në raport me ngjarjet jashtë kësaj kornize. Të gjitha vendet e BE-së jashtë eurozonës, dorëzojnë programe të konvergjencës, të cilat përmbajnë informatat e njëjta dhe gjithashtu lejojnë mbikqyrje në atë se sa ekonomitë e tyre konvergjojnë me ato të zonës së euros. Programet e stabilitetit dhe konvergjencës janë pjesë e rëndësishme e instrumentit të mbikëqyrës të qeverisjes ekonomike të BE-së — duke ofruar njohuri shtesë për vendet e tjera të BE-së dhe duke formuar bazën e rekomandimeve për përmirësime.

Sigurimi i zhvillimit

Programet e reformës nacionale janë dokumente politike që përcaktojnë një strategji 3-vjeçare që përditësohet çdo vit, e cila përshkruan veprimet e nevojshme për të nxitur zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës. Ato kanë të bëjnë me aktivitetet nacional në fushat e arsimit, punësimit, hulumtimit dhe zhvillimit, si dhe mirëqenies sociale. Çdo PNRP cakton synime të qarta, siç është përqindja e punësimit, niveli i shkathtësive të punëtorëve, investimet për hulumtim dhe zhvillim si përqindje e PBN ose numrin e nxënësve që e braktisin shkollën para kohe, dhe pastaj përcakton veprimet që ndërmerren për arritjen e rezultateve të përmendura. Këto janë instrumente kyçe udhëzimi për të bërë ekonomitë nacionale më konkurrente, më të qëndrueshme dhe më gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët.

Çfarë ndodh kur shkelen rregullat?

Pakti i përforcuar i Stabilitetit dhe Zhvillimit mundëson veprim më të fuqishëm parandalues, i cili ka për qëllim të parandalojë vendet e BE-së nga situatat e deficitit të tepruar dhe në këtë mënyrë i parandalon nga gabimet e rënda politike. Krahu preventiv i Paktit të Stabilitetit dhe Zhvillimit kërkon që shtetet anëtare të shënojnë progres të dukshëm drejt synimeve afatmesme buxhetore.

Mirëpo, nëse një vend i BE-së ka deficit qeveritar ose një nivel të borxhit nacional që tejkalon kufijtë e përcaktuar në Paktin e Stabilitetit dhe Zhvillimit, atëherë inicohet procedura e deficitit të tepruar (EDP). Kur vlerësohen programet e stabilitetit dhe të konvergjencës si pjesë e semestrit të Evropës, nëse Komisioni konsideron se janë shkelur kufijtë e Paktit të Stabilitetit dhe Zhvillimit dhe se ky nuk është një rast i përkohshëm apo përjashtim, atëherë i propozon Këshillit të fillojë procedurën e deficitit të tepruar ndaj vendit në fjalë. Në këtë rast, duke ndjekur një orar të saktë, Këshilli bën rekomandime për vendin dhe përcakton afate për veprime korrigjuese, në mënyrë që me kalimin e kohës të afrojë deficitin ose nivelin e borxhit në suaza të kufijve të Paktit për Stabilitet dhe Zhvillim.

Procedura e deficitit të tepruar (EDP) është ilustrim i faktit se vendim-marrja ekonomike, sidomos në eurozonë, është çështje e shqetësimit të përbashkët. Ajo jep besim për çdo vend të BE-së, për atë se politikëbërja e kujdesshme është rregull, se ekzistojnë mekanizmat për të identifikuar dhe korrigjuar divergjencat nga rregullat e zakonshme, dhe se ekonomizimi i mirë shtëpiak nuk do të rrezikohet nga sjellja e dorëhapur gjetiu. Mirëpo, aty ku një vend i eurozonës nuk vepron në përputhje me veprimet e rekomanduara korrigjuese, atëherë mund të zbatohen sanksionet financiare.

Përveç kësaj, nëse një vend i BE-së tregon ç'ekuilibrime serioze makroekonomike, atëherë mund të hapet procedura e mosbalancit të tepruar. Shteti anëtar në fjalë do të duhet të dorëzojë një plan të veprimit korrigjues me udhërrëfyes të qartë dhe afate kohore për implementimin e veprimit korrigjues. Së fundi, në vendet e eurozonës mund të imponohen edhe sanksione financiare, nëse nuk janë paraparë veprime korigjuese.

Page 12: Unioni ekonomik dhe monetar dhe euro

12B A S H K I M I E V R O P I A N S Q A R O N

Ekonomia e BE-së: më shumë kontroll, më shumë zhvillim, dalja nga kriza

Sot, semestri evropian është instrumenti që garanton se vendimmarrja ekonomike në Union u shërben më mirë nevojave të qytetarëve të vet dhe valutës së tyre të përbashkët, euros. Kjo siguron që vendimet e politikës ekonomike — si në nivel të BE-së ashtu edhe në shtete anëtare — integrohen më mirë dhe në përputhshmëri me vizionin e përbashkët të politikave të BE-së për zhvillim dhe vende pune, siç është përcaktuar qartë në strategjinë Evropa 2020. Sfida, të cilën e trajtojnë politikëbërësit e BE-së dhe ata nacionalë, mund të shihet në tabelën e mëposhtme, e cila pasqyron rritjen e BPV në BE, gjatë viteve të fundit.

Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, që nga lëshimi në qarkullim i euros, ishte i shoqëruar me rritjen e punësimit dhe standardeve jetësore për qytetarët e BE-së. Kriza ekonomike që filloi në vitin 2008 shkaktoi një rënie drastike në zhvillim dhe në vendet e punës. Në të vërtetë, një numër i madh prej miliona vendeve të punës që u krijuan në BE deri në vitin 2008 u humbën me fillimin e krizës. Qëllimi i kornizës së re të qeverisjes ekonomike që u zbatua përmes semestrit evropian, është të sigurojë që zhvillimi ekonomik të ndjekë një rrugë përpjetë, drejt rritjes së punësimit dhe mbrojtjes më të mirë të ekonomisë së BE-së nga krizat e këtilla në të ardhmen.

105

100

95

90

85

80

’01’00 ’02 ’03 ’04 ’05 ’06 ’08 ’10 ’12’07 ’09 ’11

index, 2007=100

Burimi: Komisioni Evropian

RRITJA VJETORE E BPV-SË NË 27 VENDET E BE-SË

Përforcimi i sektorit financiar

Kriza nuk u krijua brenda natës por brenda shumë viteve. Është e vërtetë që kriza ekonomike dhe financiare fillimisht u shkaktua nga shpërthimi i fluskës kreditore të SHBA-ve duke kulminuar me shembjen e bankës investuese Lehman Brothers në shtator 2008. Mirëpo, mungesa e ekuilibrit që ishte shtresuar në eurozonë para shpërthimit të krizës — shtresimi në disa shtete anëtare me borxhe dhe deficite të mëdha qeveritare dhe me mosbalans makroekonomik, u shoqërua me dallime të mëdha sa i përket konkurrencës — ua vështirësoi disa vendeve të BE-së konfrontimin efektiv me krizën financiare dhe njëkohësisht me krizën e borxhit gjithnjë e më të madhe. Në këtë situatë, shumë banka të Evropës u përballën me vështirësi të mëdha. U krijua një rreth vicioz ku bankat ndaluan kreditimin e ndërsjelltë, duke shkaktuar mungesë të kredisë, e cila nga ana tjetër çoi drejt një krize të besimit dhe si rrjedhojë edhe kreditim të zvogëluar mes bankave.

Shumë qeveri të Evropës duhej t’u jepnin bankave mbështetje urgjente financiare në një masë të lartë dhe paparë, për t’i shpëtuar ato nga falimentimi. Nga fundi i vitit 2009 dhe në fillim të 2010, disa vende të eurozonës filluan të kenë probleme në financimin e borxheve të veta dhe duhej t’u ofronin investuesve përqindje më të larta të kamatave si kurrë më parë (e ashtuquajtura krizë e borxhit sovran).

Një video nga Komisioni Evropian, e cila sqaron krizën ekonomike dhe financiare dhe reagimin e BE-së ndaj saj: si ka

gjetur BE zgjidhjet për adresimin e krizës financiare, si po e rifuqizon ajo bashkimin e saj ekonomik dhe monetar dhe se si

po e shtron rrugën drejt një bashkimi politik

Page 13: Unioni ekonomik dhe monetar dhe euro

13U N I O N I E K O N O M I K D H E M O N E T A R D H E E U R O

Mes viteve 2008 dhe 2012, qeveritë evropiane ofruan mbështetje financiare për bankat, kryesisht në formë të garancave dhe injektimeve të kapitalit, për të parandaluar shkatërrimin e sistemit bankar. Kjo mbështetje arriti vlerën më të lartë prej 1 540 miliardë euro dhe shënoi rënie deri në 1 050 miliardë euro në qershor 2012.

Të ballafaquar me krizën më të keqe në një gjeneratë, qeveritë dhe institucionet e Evropës kanë punuar së bashku për të shqyrtuar sfidat imediate të krizës së borxhit sovran (siç ishte rasti i Irlandës, Greqisë dhe Portugalisë me një qasje të pamundur në tregjet e letrave me vlerë) dhe të realizojnë masat për parandalimin e një krize të këtillë në të ardhmen. Është e qartë se, pa sektorin bankar stabil dhe pa borxhin e kontrolluar publik, ekziston një mundësi shumë e vogël që të kthehet zhvillimi. Pa stabilitet, nuk ka besim. Dhe pa besim, ne nuk do të arrijmë zhvillim, nuk do të krijojmë vende pune as nuk do të shtojmë prosperitetin.

Në mënyrë që të reformohet dhe përforcohet sektori i shërbimit financiar të BE-së, janë themeluar autoritete të reja pan-evropiane për të mbikëqyrur më rreptësisht institucionet financiare në BE. Për të garantuar se bankat e 'shëndosha' nuk dëmtohen nga ndihma për bankat e 'sëmura', Komisioni Evropian ka mbikëqyrur ndihmat masive financiare bankare të shteteve anëtare në kuadër të rregullave të BE-së për ndihmë shtetërore, kurse Autoriteti Evropian Bankar ka mbikëqyrur testet vjetore të stresit për të vlerësuar mundësinë e 90 bankave sistematikisht të rëndësishme në 21 vende, për të përballuar goditjet e mundshme financiare.

Vigjilenca ndaj divergjencave Element kyç për parandalimin e krizës në të ardhmen është integrimi më i madh i ekonomive të BE-së. Edhepse mosrespektimi i rregullave të Paktit të Stabilitetit dhe Zhvillimit kontribuoi në thellimin e krizës në Evropë, ai gjithashtu theksoi nevojën për konvergjencë më të madhe në ekonomitë e BE-së. Tabela në vijim tregon se në periudhën pas lëshimit të euros e deri në fillimin e krizës, kostoja e huamarrjes për qeveritë e eurozonës ishte relativisht e ulët dhe mjaft e ngjashme. Mirëpo, gjatë asaj kohe, mosbalanci në disa shtete të caktuara anëtare dhe divergjencat mes vendeve të eurozonës vazhduan të thellohen.

Kur kriza vazhdoi më tutje edhe në vitin 2009 dhe 2010, këto shpenzime të huamarrjes devijuan shumë shpejt kur tregjet financiare filluan të dyshojnë në qëndrueshmërinë fiskale dhe konkurrencën e disa vendeve të BE-së. Për disa nga këto vende, kamatat e letrave me vlerë të qeverisë ishin aq të larta, sa që ato nuk mund të merrnin më hua në tregjet financiare. Kështu, edhepse në shikim të parë dukej se ka pasur konvergjencë ekonomike para krizës, shpejt u bë e qartë se edhe kjo ishte sipërfaqësore. Kriza zbuloi divergjenca mjaft të mëdha mes ekonomive të eurozonës, gjë që disave prej tyre ua vështirësoi reagimin efektiv. Këto divergjenca u gjetën në fusha siç janë produktiviteti i fuqisë punëtore dhe konkurrenca e përgjithshme ekonomike. Kjo është arsyeja pse procedura e mosbalansit dhe marrëveshjet e Paktit për euron janë shumë të rëndësishme, pasi që mbikëqyrja ekonomike e tyre në nivel të BE-së shtrihet pikërisht deri në këto fusha të ekonomive nacionale dhe mbikëqyr shfaqjen dhe shkallën e divergjencave të këtilla.

45

40

35

30

25

20

15

10

5

0’07 ’08 ’10 ’12’09 ’11

Gjermania Franca GreqiaIrlanda Portugalia

%

Yield-i i obligacioneve shtetërore 10 vjeçare.

Burimi: Komisioni Evropian .

KOSTOJA E HUAMARRJES PËR QEVERITË NË PESË VENDE TË BE-SË

Page 14: Unioni ekonomik dhe monetar dhe euro

14B A S H K I M I E V R O P I A N S Q A R O N

Mbrojtja më e mirë e qytetarëve dhe konsumatorëve

Një shembull që tregon se si procedura e mosbalansit makroekonomik (MIP) kontribuon në një stabilitet më të madh, mund të gjindet në treguesin e çmimit të shtëpive. Gjatë dekadës kur BE-ja përgatitej të lëshojë euron, kamatat për hipoteka u zvogëluan në vendet e BE-së — kështu që shpenzimet mujore për blerjen e shtëpive ishin më të vogla.

Mirëpo, në mungesë të kontrollit, kjo tendencë çoi drejt rritjes së çmimeve të shtëpive në disa vende të BE-së – në disa raste duke arritur në mbi 30% në vit – dhe kjo shkaktoi një rritje te veprimtarisë ndërtimtare. Në kohën kur goditi kriza financiare, shumë familje u gjetën me borxhe të larta, ashtu siç ndodhi edhe me shumë kompani ndërtimore —që çoi drejt rënies së shpejtë të çmimeve, mbylljes së kompanive dhe humbjes së vendeve të punës. MIP konsideron rritjen e çmimeve të shtëpive relative në krahasim me shpenzimet e përgjithshme familjare, si një nga treguesit ekonomik dhe sinjalizon alarmin nëse kjo shkallë është mbi 6% në vit në çdo shtet anëtar të BE-së. Duke shfrytëzuar këtë tregues, MIP bën matjen e një faktori të rëndësishëm në borxhin e sektorit privat, i cili mund të bëjë ekonominë më të cenueshme ndaj goditjeve ekonomike. Dhe duke ndërmarrë veprime për të qëndruar brenda këtij kufiri, një shtet anëtar mund të ndihmojë në mbrojtjen e ekonomisë së vet — dhe ekonominë e përgjithshme të BE-së — nga goditjet e këtilla.

Rritja e konkurrencës globale

Një shembull tjetër për atë se si MIP ndjek performancën ekonomike, është treguesi për shpërndarjen e tregut botëror. Bashkimi Evropian është një nga partnerët kryesorë tregtarë në tregjet globale, një avantazh që përkrahet fuqishëm nga valuta e përbashkët dhe tregu i përbashkët. Tregtia është jetike për zhvillimin tonë ekonomik, për suksesin e ndërmarrjeve të BE-së dhe për të siguruar punësim sa më të lartë dhe vende sa më të mira të punës për qytetarët e BE-së. Dhe tregtia botërore e BE-së është me rëndësi për arsye politike: si një partner kryesor në tregun botëror pesha dhe zëri i BE-së në çështjet botërore është i fuqishëm, sidomos në Organizatën Tregtare Botërore, por gjithashtu edhe në shumë skena të tjera ndërkombëtare dhe në vende të treta.

8

7

6

5

4

3

2

1

02010 2011 2012 2013

parashikimi

%

BE Ekonomitë e avancuara që nuk janë në BE, përfshirë vendet si SHBA, Japonia dhe Kanada.

Vendet në rritje dhe në zhvillim,Përfshirë vendet si Brazili,Rusia, Kina dhe India.

Burimi: Komisioni Evropian . Në vitin 2012, parashikimi i rritjes për BE-në është zero .

RRITJA REALE E BPV-SË NË BE KRAHASUAR ME EKONOMITË E TJERA JASHTË BE-SË

Në kuadër të MIP, Komisioni Evropian monitoron trendin e ndryshuar të eksportit në vendet jashtë BE-së, për secilin vend të BE-së. Treguesi e mat këtë trend si ndryshim në shumën e mallërave dhe shërbimeve të eksportuara, mesatarisht gjatë 5 viteve. Natyrisht, disa vende eksportojnë më shumë se disa të tjera, mirëpo ndryshimi i shpejtë në këtë pjesë, mund të nënkuptojë rënie të konkurrencës së vendit në tregjet botërore. Pragu për të paralajmëruar ndonjë alarm është rënia për 6 % ose më shumë.

Page 15: Unioni ekonomik dhe monetar dhe euro

15U N I O N I E K O N O M I K D H E M O N E T A R D H E E U R O

Perspektivë

Politikat largpamëse për stabilitet dhe zhvillim afatgjatë

Mungesa e madhe dhe e vazhdueshme e ekuilibrit ekonomik, e cila është shtresuar me kalimin e kohës ishte gjithashtu shkaku rrënjësor i krizës ekonomike. Dhe jo vetëm që ka shkaktuar vështirësi të mëdha për vende të veçanta të BE-së, por ka demonstruar edhe efekte jashtëzakonisht të mëdha anësore në stabilitetin ekonomik të eurozonës dhe BE-së si tërësi. Kjo qartësoi shtrirjen e ndërvarësisë mes eurozonës dhe ekonomive të BE-së.

Pakti i përforcuar për Stabilitet dhe Zhvillim dhe procedura e mosbalancimit makroekonomik — të dyja të menaxhuara përmes semestrit evropian — kanë për qëllim të sigurojnë se, në të ardhmen, problemet duhet të identifikohen me kohë dhe të merren masa korrigjuese. Ato përfaqësojnë thellimin dhe zgjerimin e qeverisjes ekonomike në Evropë.

•MËITHELLË: sepse Pakti i përforcuar për Stabilitet dhe Zhvillim, së bashku me Traktatin për Stabilitet, Koordinim dhe Qeverisje, sjell më shumë rigorozitet për identifikimin dhe parandalimin edeficiteve fiskale dhe niveleve të tepruara të borxhit në vendet e BE-së.

•MËIGJERË:sepse MIP zgjeron mbikëqyrjen ekonomike të ekonomive të shteteve anëtare, për të përfshirë një varg treguesish që mund të alarmojnë politikë-bërësit për kërcënimet fillestare të cilat kërkojnë një reagim të shpejtë.

Dhe roli, të cilin e luan koordinimi në menaxhimin e politikëbërjes ekonomike të BE-së, është gjithashtu më i thellë dhe më i gjerë — vendet e BE-së tani ftohen të ushtrojnë më shumë presion mbi njëri tjetrin, për të siguruar se trazirat në ekonomitë individuale trajtohen si një çështje e interesit të përbashkët. Puna e përbashkët për të zgjidhur problemet aktuale ekonomike të Evropës, është mënyra më e mirë për të krijuar vende pune të qëndrueshme dhe për të siguruar një të ardhme prosperuese për të gjitha vendet e BE-së.

© Reuters/D

PA

Puna e përbashkët në zgjidhjen e problemeve ekonomike aktuale në Evropë është mënyra më e mirë për krijimin e rritjes së qëndrueshme dhe të vendeve të punës në të gjitha vendet e BE-së.

Page 16: Unioni ekonomik dhe monetar dhe euro

16B A S H K I M I E V R O P I A N S Q A R O N

Veç kësaj, gjatë viteve të ardhshme, eurozona me gjasë do të integrohet edhe më tej. Për këtë duhet:

• njëunionfiskalqëdotësigurojëfinancatëshëndosha publike në mbarë Evropën dhe mekanizma solidariteti për situata të krizës;

•njëunionbankarqësiguronmbikëqyrjemëtëfuqishme të tregjeve financiare; dhe

•njëunionmëithellëekonomikmeinvestimetësynuara për të rritur zhvillimin dhe konkurrencën.

Lëvizja drejt vendimeve më të shumta të mara në nivel evropian në fushën e politikave financiare, fiskale dhe ekonomike gjithashtu kërkon mekanizma më të fuqishëm për të legjitimuar vendimet e përbashkëta dhe për të siguruar përgjegjësinë e nevojshme demokratike dhe pjesëmarrjen politike; thënë shkurt, një union i vërtetë politik.

Kjo kornizë e re për qeverisje ekonomike është duke u implementuar kundrejt sfondit të strategjisë për Evropën 2020 — strategjia zhvillimore e Bashkimit Evropian në dekadën aktuale. Politikat ekonomike janë jetike në ambicien për të ofruar zhvillim të mirëfilltë , të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës për qytetarët e Evropës. Kështu, detyra e qeverisjes ekonomike për të ardhmen është të përcaktojë kushtet për zhvillim të qëndrueshëm që do të:

• nxisëkonkurrencënmesndërmarjevetëBE-sëpërt’undihmuar atyre të kompletohen globalisht, të zhvillojnë biznezet e tyre dhe të krijojnë vende të reja pune;

•rrisëpunësiminmeanëtëpërkrahjessëmasavepërkrijimin e vendeve të punës;

•sigurojëfinancatëqëndrueshmepublikepërtëmbrojtur sistemet e pensionit dhe të ndihmës sociale; dhe

•përforcojëstabilitetinfinanciarpërtëmbrojturekonomitë, vendet e punës dhe prosperitetin nga goditjet e jashtme.

JU-03-13-697-SQ

-C

Informatat më të hollësishme i gjeni:

ISBN 978-92-9238-140-0 doi:10.2871/69982

X Për një përmbledhje mbi çështjet ekonomike dhe financiare të BE-së, në: http://ec.europa.eu/economy_finance/index_en.htm

X Për informata mbi Bankën Qendrore Evropiane, në: http://www.ecb.int X Për të shikuar videon: “Të dalësh më i fuqishëm nga kriza: vizioni evropian”:

http://www.youtu.be/0B3zNcFYqj0 X Pyetje rreth Bashkimit Evropian?

Evropa direkt mund t’ju ndihmojë në: 00 800 6 7 8 9 10 11 http://europedirect.europa.eu