8
Botuar nga Instituti për Kritikë dhe Emancipim Shoqëror me mbështetjen e Olof Palme International Center Viti i I i botimit Numri II E hënë 16 Mars 2015 Studentë të të gjitha universiteteve, BASHKOHUNI! S tudenti është pikë kyçe për të sotmen dhe të nesër- men e çdo populli. Aty vendosen fatet e tij, në do të ecë në rrugën e progresit e të mirëqenies apo regresit dhe mizerjes. Më thuaj ç’student ke sot, të të them çfarë shoqërie do të kesh nesër. Studenti, ndryshe nga ç’konceptohet rëndomtazi, nuk është rrogëtari i ardhshëm, por subjekt i të vërtetave që ndërtojnë të ardhmen me dije, pasion dhe përpjekje. Prandaj investimi më i rëndësishëm i çdo shoqërie është edukimi i të rinjve të saj, krijimi i kushteve dhe mundësive sociale që ata, studentë ose jo, përmes mendimit kritik dhe kreativ të premtojnë ngritjen e një bote më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë. Por sot studenti trajtohet si klient në konvikt dhe në uni- versitet, në institucione dhe në qytet. Ai paguan për njëzet metra katrorët e dhomës së konviktit më shumë se për një apartament në lagjet normale të Tiranës. Strehë kjo pa ngrohje dhe pa kushtet minimale të jetesës dinjitoze. Në universitet, studentit i duhet të paguajë për gjithçka, jo vetëm për tarifat e papërballueshme të studimit, por edhe për vërtetimet më të thjeshta administrative. Insti- tucionet nuk i sigurojnë asgjë, as lehtësirat më të domos- doshme sociale për kategorinë nevojtare të studentit. Asnjë nga premtimet e zhurmshme nuk është zbatuar. Karta studentore mbetet fantazmë mistike urbane, ndërsa bursat shtetërore nuk mjaftojnë për të shtyrë as fundin e javës. Ndërkohë pozita sociale në qytet është përkeqësuar ndjeshëm pasi studentët nuk kanë më akses në asgjë që e bën qytetin qytet, si transporti dhe hapësirat publike, institucionet edukative dhe kulturore etj. Kjo situatë e vështirë ka bërë që qindra syresh t’i braktisin studimet sistematike në universitet drejt gjetjes së një pune të përkohshme, me të ardhurat e të cilës do të mund të paguajë barrën e rendë të tarifave dhe kostove finan- ciare. Studentit po ia pamundësojnë pozitat studentore. Ai është punetor në universitet, student në punë dhe i papunë pas diplomimit. Sepse universiteti sot nuk është më periudhë kalimtare e edukimit të qytetarit, por pozitë e rënduar sociale që e pamundëson qytetarin. Në kushtet e pasigurisë së tmerrshme të së tashmes, studentit i duhet të bëjë gjithçka për të ekzistuar: të punojë në foletë gumë- zhitëse të call center-ave, dyqaneve dhe kafeneve luksoze. Ai është subjekti më i ri dhe më i revoltuar social: as student dhe as punëtor, por studenti punëtor apo punëtori student. Gjer më sot studentët kanë shpallur publikisht disa kërkesa më se të domosdoshme për përmirësimin e pozitës së tyre, duke rrëzuar kështu mitin e nihilistit dhe thënë se tashmë ky subjekt arrin të marrë përgjegjësi të mëdha jo vetëm për veten, por edhe për shoqërinë. Kërkesa për ndalimin e menjëhershëm të procesit re- formues; ulja e përshkallëzuar e tarifave; rritja e investi- meve publike në infrastrukturën mësimore dhe jetësore; zgjerimi i të drejtës vendimmarrëse dhe si synim të fundit “ARSIM PUBLIK FALAS!” ka bërë që strukturat burokra- tike dhe qeveritare t’i shpallin ato utopike edhe pse çdo ditë, përmes shembujve të shumtë në rajon dhe në botë, po provohet se këto kërkesa janë më se të arsyeshme dhe të realizueshme. Ideja e universitetit publik si kënd i të menduarit kritik dhe e studentëve si realizues të kësaj ideje ka vërshuar rrugëve anekënd botës masa milionëshe universitarësh duke rrëfyer se e pamundura është më se e mundur dhe jo shumë larg jetësimit të saj. EDITORIAL THIRRJE!!! “Universitari” është një gazetë e krijuar për t’i dhënë zë shqetësimeve të studentit, kushteve të studimit e të jetesës dhe raportit të tij me dijen. Projektuar si një hapësirë e lirë kritike, denoncimi dhe ndërgjegjësimi universitar, kjo gazetë u jep mundësinë të gjithë studentëve dhe pedagogëve të shprehin shqetësimet e tyre, idetë dhe dëshirat e tyre mbi universitetin që kanë dhe duan të kenë. Në këtë adresë email-i, [email protected] si dhe në inboksin e faqes “Për Universitetin” në facebook, mund të na dërgoni shkrime, ankesa mbi problemet në universitet, fotografi, sug- jerime dhe kritika mbi gazetën dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me jetën universitare. Ç’po ndodh në jetën universitare? Dy javë më parë, një kolektivitet studentësh të transferuar nga universitetet private drejt universiteteve publike bllokuan në mënyrë paqësore hyrjen e Fakultetit të Mjekësisë Teknike, për të shprehur kështu mospajtimin e tyre me tarifat dhe trajtimin e pabarabartë ... AKTUALITET Ç’të tashme kanë studentët? Për studentin, reformim i arsimit te lartë do të thotë vizion i programuar politik për të njohur kushtet në të cilat jeton dhe studion. Çfarëdo politike arsimore e drejtë dhe efektive do duhej që të ndërhynte bash në përmirësimin e këtyre kushteve dhe jo në fshehjen,... INTERVISTA Pedagogjia e të shtypurve Paulo Freire është arsimtar dhe filozof edukimi brazilian i shekullit XX shumë pak i njohur në vendin tonë. I lindur në një familje të deklasuar të shtresës së mesme, përjetues dhe dësh- mitar i varfërisë dhe margjinalizimit të të varfëve të panumërt të Brazilit, Freire ka ... TEORI Çfarë duhet të ketë parasysh Shqipëria? “Ky është akti im i dashurisë për ju. Përfundoi. Nuk e keni asnjë cent borxh nga tash e tutje.” Këto janë fjalët e Papa Fritas-it, ar- tistit kilian, që përkthyer në shqip i bie “Patate e Skuqur”. Papa Fritas-i vitin e kaluar vodhi letrat e borxhit që studentët kishin ndaj universiteteve... BOTA

Universitari nr 2

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Numri i dytë i gazetës së përdyjavëshme "Universitari".

Citation preview

Page 1: Universitari nr 2

Botuar nga Instituti për Kritikë dhe Emancipim Shoqëror me mbështetjen e Olof Palme International Center

Viti i I i botimit Numri II E hënë 16 Mars 2015

Studentë të të gjitha universiteteve, BASHKOHUNI!

Studenti është pikë kyçe për të sotmen dhe të nesër-men e çdo populli. Aty vendosen fatet e tij, në do të ecë në rrugën e progresit e të mirëqenies apo

regresit dhe mizerjes. Më thuaj ç’student ke sot, të të them çfarë shoqërie do të kesh nesër. Studenti, ndryshe nga ç’konceptohet rëndomtazi, nuk është rrogëtari i ardhshëm, por subjekt i të vërtetave që ndërtojnë të ardhmen me dije, pasion dhe përpjekje. Prandaj investimi më i rëndësishëm i çdo shoqërie është edukimi i të rinjve të saj, krijimi i kushteve dhe mundësive sociale që ata, studentë ose jo, përmes mendimit kritik dhe kreativ të premtojnë ngritjen e një bote më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë.Por sot studenti trajtohet si klient në konvikt dhe në uni-versitet, në institucione dhe në qytet. Ai paguan për njëzet metra katrorët e dhomës së konviktit më shumë se për një apartament në lagjet normale të Tiranës. Strehë kjo pa ngrohje dhe pa kushtet minimale të jetesës dinjitoze. Në universitet, studentit i duhet të paguajë për gjithçka, jo vetëm për tarifat e papërballueshme të studimit, por edhe për vërtetimet më të thjeshta administrative. Insti-tucionet nuk i sigurojnë asgjë, as lehtësirat më të domos-doshme sociale për kategorinë nevojtare të studentit. Asnjë nga premtimet e zhurmshme nuk është zbatuar. Karta studentore mbetet fantazmë mistike urbane, ndërsa bursat shtetërore nuk mjaftojnë për të shtyrë as fundin e javës. Ndërkohë pozita sociale në qytet është përkeqësuar ndjeshëm pasi studentët nuk kanë më akses në asgjë që e bën qytetin qytet, si transporti dhe hapësirat publike, institucionet edukative dhe kulturore etj.Kjo situatë e vështirë ka bërë që qindra syresh t’i braktisin studimet sistematike në universitet drejt gjetjes së një pune të përkohshme, me të ardhurat e të cilës do të mund të paguajë barrën e rendë të tarifave dhe kostove finan-ciare. Studentit po ia pamundësojnë pozitat studentore. Ai është punetor në universitet, student në punë dhe i papunë pas diplomimit. Sepse universiteti sot nuk është më periudhë kalimtare e edukimit të qytetarit, por pozitë e rënduar sociale që e pamundëson qytetarin. Në kushtet e pasigurisë së tmerrshme të së tashmes, studentit i duhet të bëjë gjithçka për të ekzistuar: të punojë në foletë gumë-zhitëse të call center-ave, dyqaneve dhe kafeneve luksoze. Ai është subjekti më i ri dhe më i revoltuar social: as student dhe as punëtor, por studenti punëtor apo punëtori student.Gjer më sot studentët kanë shpallur publikisht disa kërkesa më se të domosdoshme për përmirësimin e pozitës së tyre, duke rrëzuar kështu mitin e nihilistit dhe thënë se tashmë ky subjekt arrin të marrë përgjegjësi të mëdha jo vetëm për veten, por edhe për shoqërinë. Kërkesa për ndalimin e menjëhershëm të procesit re-formues; ulja e përshkallëzuar e tarifave; rritja e investi-meve publike në infrastrukturën mësimore dhe jetësore; zgjerimi i të drejtës vendimmarrëse dhe si synim të fundit “ARSIM PUBLIK FALAS!” ka bërë që strukturat burokra-tike dhe qeveritare t’i shpallin ato utopike edhe pse çdo ditë, përmes shembujve të shumtë në rajon dhe në botë, po provohet se këto kërkesa janë më se të arsyeshme dhe të realizueshme. Ideja e universitetit publik si kënd i të menduarit kritik dhe e studentëve si realizues të kësaj ideje ka vërshuar rrugëve anekënd botës masa milionëshe universitarësh duke rrëfyer se e pamundura është më se e mundur dhe jo shumë larg jetësimit të saj.

editorial

THIRRJE!!!“Universitari” është një gazetë e krijuar për t’i dhënë zë shqetësimeve të studentit, kushteve të studimit e të jetesës dhe raportit të tij me dijen. Projektuar si një hapësirë e lirë kritike, denoncimi dhe ndërgjegjësimi universitar, kjo gazetë u jep mundësinë të gjithë studentëve dhe pedagogëve të shprehin shqetësimet e tyre, idetë dhe dëshirat e tyre mbi universitetin që kanë dhe duan të kenë.Në këtë adresë email-i, [email protected] si dhe në inboksin e faqes “Për Universitetin” në facebook, mund të na dërgoni shkrime, ankesa mbi problemet në universitet, fotografi, sug-jerime dhe kritika mbi gazetën dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me jetën universitare.

Ç’po ndodh në jetën

universitare?Dy javë më parë, një kolektivitet studentësh të transferuar nga universitetet private drejt universiteteve publike bllokuan në mënyrë paqësore hyrjen e Fakultetit të Mjekësisë Teknike, për të shprehur kështu mospajtimin e tyre me tarifat dhe trajtimin e pabarabartë ...

AKTUALITETÇ’të tashme

kanë studentët?

Për studentin, reformim i arsimit te lartë do të thotë vizion i programuar politik për të njohur kushtet në të cilat jeton dhe studion. Çfarëdo politike arsimore e drejtë dhe efektive do duhej që të ndërhynte bash në përmirësimin e këtyre kushteve dhe jo në fshehjen,...

INTERVISTA

Pedagogjia e të

shtypurvePaulo Freire është arsimtar dhe filozof edukimi brazilian i shekullit XX shumë pak i njohur në vendin tonë. I lindur në një familje të deklasuar të shtresës së mesme, përjetues dhe dësh-mitar i varfërisë dhe margjinalizimit të të varfëve të panumërt të Brazilit, Freire ka ...

TEORIÇfarë duhet të ketë parasysh

Shqipëria?“Ky është akti im i dashurisë për ju. Përfundoi. Nuk e keni asnjë cent borxh nga tash e tutje.” Këto janë fjalët e Papa Fritas-it, ar-tistit kilian, që përkthyer në shqip i bie “Patate e Skuqur”. Papa Fritas-i vitin e kaluar vodhi letrat e borxhit që studentët kishin ndaj universiteteve...

BOTA

Page 2: Universitari nr 2

E hënë 16 Mars 2015�AKTUALITET

Ne jemi të shtetit, por shteti nuk është i yniDy javë më parë, një kolektivitet studentësh të transferuar nga universitetet private drejt universiteteve publike bllokuan në mënyrë paqësore hyrjen e Fakultetit të Mjekësisë Teknike, për të shprehur kështu mospajtimin e tyre me tarifat dhe trajtimin e pabarabartë brenda publikut, si dhe kundërshtimin e re-formës për arsimin e lartë, prej së cilës nisën dhe politikat diskriminuese kundrejt tyre. Pas dyzetetetë orësh mosbindjeje dhe shpërfil-ljeje institucionale, studentët kaluan në grevë urie. Ky akt, për një çast, bëri që vëmendja publike të përqendrohej e gjitha te ngjarja e sapondodhur, aq sa detyroi edhe ministren Nikolla të shkonte e të ulej këmbëkryq në me-sin e studentëve. Vizitë që nuk përfundoi mirë. Pak orë pasi ministrja u rikujtoi studentëve të transferuar detyrimet e nënshkruara kon-traktuale, të cilat nuk mund të diskutoheshin kurrsesi, forca të shumta policore ndërhynë dhunshëm orëve të para të mëngjesit, duke përfituar nga terri informativ dhe drobitja fizike, për të shpërndarë dhunshëm grevën studentore. Kjo ndërhyrje rezultoi me shumë studentë të rrahur dhe të ndaluar.

Por rezistenca e studentëve të transferuar nuk përfundoi me kaq. Pak ditë më vonë, kolektivi studentor vendosi të hidhej sërish në grevë; kësaj radhe jo në mjediset e dhunuara uni-versitare, por rrëzë Rektoratit të Universitetit të Tiranës. Edhe ky akt ra në vesh të shurd-hër. Asnjë nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Arsimit nuk denjoi t’i vizitonte studentët dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, kryeministri i vendit zuri të tallej publikisht me gjendjen dhe kërkesat e tyre. Pas tij, e gjithë makineria e medias qeveritare nisi të spekulonte rreth prapavijës së mundshme politike të ngjarjes, spekulim që u forcua më tej në dëm të kauzës nga përpjekjet e opozitës për të nxjerrë kapi-tal thjesht politik nga trupat e dhunuar të stu-dentëve. Shpërfillja institucionale, indiferenca shoqërore dhe universitare bënë që greva të mbyllej pa zhurmë dhe me të vetmin rezultat konkret mbledhjen e 28 firmave të nevojshme parlamentare për ta çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese - firma, që në kushtet e përbuzjes së gjerë publike, u siguruan nga deputetë të opozitës. Tashmë pritet prononcimi i Gjykatës Kushtetuese rreth ligjshmërisë së trajtimit të pabarabartë në universitetin publik.Dy konkluzione të rëndësishme mund të nx-irren rreth kësaj ngjarjeje: së pari, studentët e transferuar nga universitetet private drejt publikut po studiojnë në kushte aparteidi me veçimet përbuzëse në tarifa, auditorë dhe të drejta universitare. Ata po përbuzen nga Min-istria e Arsimit, tallen nga kryeministri, për-balten nga media dhe rinia partiake dhe përç-mohen nga studentet e tjerë e opinioni publik. Kjo situatë duhet të marrë fund. Vënia e këtyre studentëve në pozitat e të privilegjuarve dhe të pamerituarve, për shkak të të cilëve universite-ti publik nuk shkon në rrugën e drejtë, është grackë logjike e pushtetit që synon ta thyejë solidaritetin e mundshëm universitar, për të neutralizuar çdo rrezik të rezistencës në për-masa të gjera.Së dyti, është vetë ministria që në pranimin e këtyre studentëve në universitetin publik nuk ka vënë si kusht themelor ndonjë provim të detyrueshëm të njohurive, por rritjen e papër-ballueshme të tarifave dhe pagesën e tyre në momentin e regjistrimit. Ky kusht ka qenë thelbësor për nënshkrimin e kontratës midis të dyja palëve. Kontrata në fjalë është shpre-hje e pastër e shkeljes së natyrës barazimtare të institucioneve publike dhe kthimit të tyre në ndërmarrje në tregtarizim e sipër.

Ç’po ndodh në jetën universitare?Ndaj studentëve u mbetet të solidarizohen me njëri-tjetrin jo vetëm për të kundërshtuar padrejtësinë e ndërmarrë mbi këtë kategori studentësh, por edhe kundër karakterit të ri përjashtues të institucioneve publike dhe pro-jektligjit për reformimin e arsimit të lartë që na rrezikon të gjithëve njësoj: si studentë me përshkallëzimin e papërballueshëm ekonomik të tarifave, si universitarë me masat antide-mokratike dhe si qytetarë me privatizimin e universitetit publik. Ky projektligj nuk duhet të kalojë.

***Nga sezoni në sezon

Pas shumë e shumë peripecish, studentët e bachelor-it mbyllen këtë javë stinën munduese të provimeve. Problemet që e karakterizojnë këtë proces kaq të rëndësishëm universitar mbeten po ato: kurrikulat voluminoze dhe të kushtueshme mësimore; pritjet në radhët e gjata pas dyerve të sekretarive; mosregjistrimi dhe humbja në jo pak raste e të drejtës për të hyrë në provim apo e vetë provimit për shkak të çorganizimit burokratik etj. Edhe në kriteret e vlerësimit të pikëve të fituara gjatë semin-areve janë vërejtur probleme të mëdha pasi në disa universitete ky vlerësim është tekanjoz dhe në disa të tjera nuk njihet fare. Por përtej këtyre dukurive të zakonshme tashmë, gjatë kësaj stine provimesh u vërejt rritja aspak simbolike e tarifave të studimit dhe kushti i vërtetimit të pagesës për të hyrë në sallën e provimeve. Ky akt është i paprecedent për dy arsye: sepse duket se reforma ka hyrë në fuqi akoma pa marrë miratimin parlamentar dhe se vërtetimi i kuponit të pagesës ka rrëzuar çdo fytyrë sadopak sociale të universitetit.Këto ditë, fill pas mbarimit të stinës së parë të provimeve, një tjetër kategori studentore sapo e ka nisur atë dhe këta janë studentët e nivelit master. Edhe për këta studentë, problemet bu-rokratike qëndrojnë po aq sa të sipërpërmen-durve. Këtu tarifat e studimit janë rritur me hapa edhe më marramendës, me rreth pesëd-hjetë mijë lekë të reja me shumë, duke hum-

bur dallimin midis ndjekjes së studimeve mas-ter në universitetet private krahasuar me ato publike. Mjaft studentë janë detyruar t’i ndër-presin studimet për shkak të papërballuesh-mërisë ekonomike të tarifave dhe mundësia e fituar me shumë përpjekje është nxjerrë në shitje për ata që kanë mundësi ta paguajnë dhe në shumicën dërrmuese të rasteve jo ta meri-tojnë. Sot studentëve të masterit, pas pagimit të këstit të parë të tarifës si kusht për t’u regjis-truar në vitin përkatës, u duhet të paguajnë këstin e dytë për t’u regjistruar në dhënien e provimeve. Kjo situatë ka bërë që mjaft stu-dentë të indinjohen ndaj këtyre praktikave të papërgjegjshme institucionale, të cilat në vend të merrnin parasysh sprovat e vështira studi-more dhe sociale që duhet të kalojë studenti, ia pamundësojnë edhe më tepër kushtet nor-male të studimit dhe të jetuarit këtij të fundit.Nga sezoni në sezon dhe nga zhvatja në zh-vatje.

***Një tjetër mars pa mimoza

Në kujtesën historike të 7 marsit, përveç hapjes

të së parës shkollë shqipe dhe ditës së bukur të mësuesit, u shënua dhe prezantimi i gazetës studentore “Universitari” në mjediset e qen-drës sociale “Logu i Shkëndijës”. Kjo shkëndi-jë mblodhi rreth saj shumë studentë dhe pedagogë të universitetit publik, të cilët ndanë pikëpamjet e tyre rreth domosdoshmërisë dhe përmbajtjes së gazetës, duke premtuar kon-tribut në vazhdimësinë e saj si dhe në kritikën dhe mobilizimin kundër projektligjit për-fundimtar për arsimin e lartë të paraqitur së fundmi. Sipas të pranishmëve, edhe versioni i fundit i projektligjit kishte ndryshuar vetëm në disa aspekte formale që synojnë zbutjen e rez-istencës universitare përmes disa lëshimeve të vogla për profesoratin dhe masën studentore. Përmbajtësisht, ndarja e fondit shtetëror për arsimin e lartë midis universiteteve publike dhe atyre private, rritja e përshkallëzuar e tarifave studimore dhe mosmarrja parasysh e kushteve studentore kanë mbetur të papre-kura në projektligj. Ajo që ka lëvizur paksa në rreshtat e draftreformës përfundimtare në raport me dy të parat është “vlerësimi” i votës studentore me 10% të peshës totale dhe për-jashtimi i profesoratit aktual prej kontratës njëvjeçare, aq shumë të kritikuara nga masa universitare, por që nuk sjellin ndryshime de-mokratike në universitet. Kjo reformë, sipas të pranishmëve, nuk duhet lënë të kalojë, ndaj meriton një kundërpërgjigje të fortë unitare.Gjithsesi, gjendja e vështirë në të cilën ndod-het arsimi publik shqiptar nuk shpërfaqet vetëm në universitet. U bënë vite që shkolla e mesme publike është dobësuar ndjeshëm si në rezultate mësimore, ashtu edhe si në për-gatitjen e të rinjve drejt rrugëve të reja të jetës. Kjo për shkak të disa faktorëve. Së pari, emëri-met e pakontrolluara partiakë në drejtimin e gjimnazeve kanë prodhuar struktura të dobëta dhe të korruptuara shkollore. Së dyti, buxheti i pamjaftueshëm për arsimin publik, më i ulëti në rajon dhe historinë pluraliste prej mbi dy dekadash, bën që në gjimnazin publik të mun-gojnë shumë gjëra elementare për zhvillimin normal të mësimdhënies dhe mësimnxënies

ditore, ndër të cilat theksohet infrastruktura e amortizuar, keqpagimi i trupës mësimore dhe mungesa e ngrohjes në klasa. Së treti, ndryshimet kurrikulare në gjimnazet publike, ku disa lëndë të rëndësishme shoqërore (si filozofia për shembull) janë zëvendësuar me lëndë të papërshtatshme dhe joedukative (si “këshillim karriere”). Së katërti, marrëdhëniet e konservuara të gjimnazistëve, prindërve dhe mësuesve në raport me shkollën e kanë kthyer këtë të fundit jo rrallë herë drejt imponimit shtypës të pozitave autoritare dhe pasqyrim të dhunës së gjithanshme shoqërore.Ndërkohë, sipas disa testimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, në të gjitha shkollat 9-vjeçare publike gjendja është katastrofike. Në gjuhë dhe letërsi 24% e nxënësve nuk arri-jnë të shkruajnë një hartim, ndërsa 31% e tyre kanë arritur të marrin vetëm 1 pikë në këtë detyrë. Ndërsa në njohuritë matematikore 45% e nxënësve nuk arrijnë të kryejnë lloga-ritjet përkatëse aritmetike duke marrë 0 pikë në provim. Kjo situatë, e rënduar sidomos në shkollat dhe komunitetet e margjinalizuara

periferike, tregon se keqshkollimi deri në analfabetizëm po rritet me hapa të shpejtë në mesin e popullsisë së re. Edhe këtu, siç kanë dëshmuar mjaft pamje publike dhe skandale gazetareske, kurrikulat lenë për të dëshiruar me gabime serioze gjuhësore dhe koncep-tuale.Ky ishte një tjetër mars pa mimoza. Nxë-nësi nuk kishte çfarë t’i dhuronte mësuesit dhe anasjelltas. Dija dhe institucionet e ar-simit përbejnë shtyllën jetike të përparimit shoqëror, të ndërtimit të vetëdijes kolektive dhe qytetare. Por për masën milionëshe të riosheve tanë, pranvera ende nuk ka ardhur. Sistemi aktual i shkollave publike të të gjithë rangjeve nuk përfaqëson më misionin e dijes dhe përgatitjes së qytetarit shembullor, ndaj mbetet domosdoshmëri reformimi i tij rrënjë-sor. Por reforma e propozuar deri më tani nuk e premton diçka të tillë. Në takimin jubilar të kësaj date ministrja Nikolla mbajti një fjalim të gjatë dhe metaforik, në thelb të së cilit nuk thuhej asgjë. Njësoj si një shekull më parë, ekzistenca e shkollës shqipe vihet në rrezik nga burokratë të papërgjegjshëm, prirja për ta tregtarizuar atë dhe reformat privatizuese qeveritare. Po ashtu, shkolla shqipe sot më shumë se kurrë kërkon hapjen e saj drejt hori-zonteve te reja. Në atë botë, nxënësi do të çojë mimoza për mësuesin dhe mësuesi pranverën për nxënësin.

***Universitetin universitarëve, as bizne-

sit, as qeveritarëve!Dy javë më parë në mjediset e Qendrës Kul-turore Ortodokse u prezantua projektligji përfundimtar për reformimin e arsimit të lartë. Në këtë takim të lajmëruar vetëm pak orë para mbajtjes së tij dhe të rezervuar për publikun e gjerë, u shfaq edhe njëherë trupa përkrahëse e këtij projektligji si zyrtarë të Min-istrisë së Arsimit dhe Sporteve, komisionarët privatë të hartimit të reformës, parlamentarë dhe ushtarakë, figura të njohura publike dhe radhë duartrokitëse të rinisë partiake. Pra të ashtuquajturit grupe interesi, që në të vërtetë nuk përfaqësojnë kurrfarë interesi publik, por vetëm interesa private, partiake dhe privi-legjuese.Pas marrjes së lajmit, disa aktivistë të lëvizjes “Për Universitetin” u grumbulluan në hyrje të Qendrës Kulturore për të shfaqur mospajti-min e tyre me natyrën e rezervuar jodemokra-tike të takimit dhe premisat parimorë të këtij projektligji kundrejt zyrtarëve më të lartë të institucioneve arsimore dhe vetë kryeministrit të vendit. Por përveç zv.ministrit të Arsimit dhe Sporteve A. Mazniku dhe ardhjes me ve-turë të zezë luksoze mu në mjediset kishtare të ministres Nikolla, kryeministri nuk erdhi. Me gjithë prezencën e panevojshme të njësitit policor, shpërfilljes së medias dhe mosardhjes së kryeministrit, aktivistët qëndruan për rreth një orë pas nisjes së takimit, për t’u shpërndarë më pas me premtimin se kjo reformë nuk duhet lënë të kalojë. Në komunikatën e lësh-uar për shtyp, aktivistët e kësaj lëvizjeje ndër të tjera thonë:“Kryeministri Rama, së bashku me shpurën e burokratëve të kompromen-tuar, pronarët e diplomoreve private dhe rininë e falimentuar partiake, pre-zantoi projektligjin për reformimin e arsimit të lartë.Ky projektligj na bëri ne, aktivistët e lëvizjes “Për Universitetin”, të dalim në rrugë për shkak të natyrës së tij për-jashtuese, privuese dhe privatizuese.Ky projektligj e thellon keqbërjen qe-veritare në arsimin e lartë: ndan fon-det shtetërore midis universiteteve publike dhe atyre private, i kthen universitetet publike në ndërmarrje ekonomike, rrit tarifat studentore dhe i zhvesh studentët nga e drejta e ven-dimmarrjes brenda universitetit.

Ky projektligj nuk duhet dhe nuk ka për të kaluar!

Universitetin universitarëve! As bizne-sit, as qeveritarëve!”

Klodi Leka

Page 3: Universitari nr 2

E hënë 16 Mars 2015 �INTERVISTA

Ç’të tashME kaNë studENtët?

Për studentin, reformim i arsimit te lartë do të thotë vizion i programuar politik për të njohur kushtet në të cilat jeton

dhe studion. Çfarëdo politike arsimore e dre-jtë dhe efektive do duhej që të ndërhynte bash në përmirësimin e këtyre kushteve dhe jo në fshehjen, lënien e tyre në harresë ose, ç’është më e keqja, të çojë në përkeqësimin e kë-tyre kushteve. Rrëfimi i jetës së përditshme, vështirësive te panumërta të saj apo i jetës akademike në universitet së dy studentëve që vijnë nga fakultete të ndryshme, tregon qartë për ngjashmërinë e problemeve që hasin dhe domosdoshmërinë e përmirësimit rrënjësor të tyre. Komisioni i mbledhur për të hartuar reformën e shumëpërfolur dhe çudibërëse në vend që të kyçej zyrave pushtetore, do duhej të kishte bërë pikërisht këtë gjë: të shkonte fakultet më fakultet, nëpër aula dhe labo-ratorë për të mbledhur shqetësimet reale të studentëve. Përballë këtij përjashtimi, mung-esës totale të vullnetit politik, mosinteresimit të komisionit e qeverisë për të njohur prob-lemet e vërteta të universitetit po ju sjellim dy rrëfime të shkurtra të jetës së dy studentëve të Universitetit te Tiranës dhe Universitetit të Mjekësisë. Atë çka duhej të kishte bërë Minis-tria e Arsimit dhe Sportit dhe komisioni i kri-juar me urdhër të kryeministrit në veçanti, jemi të detyruar ta bëjmë ne.

***Gjendja e studentëve në Fakultetin e

Shkencave të NatyrësElona Krraba është studente e vitit të tretë në degën Kimi dhe Teknologji Ushqimore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Së bashku me studentë të tjerë Fakultetit të saj dhe aktiv-istë të Lëvizjes “Për Universitetin”, ajo ka qenë pjesë organizative e një sërë protestash dhe nismash studentore, si për shembull ato mbi sigurinë dhe kushtet e këqija të laboratorëve; kundër burokracisë universitare dhe përjash-timit të padrejtë të pedagogut Sokol Abazi (një nga të paktët pedagogë që ka mbështetur stu-dentët në veprimtaritë dhe nismat e tyre) nga mësimdhënia; kundër reformës së propozuar për arsimin e lartë etj. Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e saj mbi kushtet e jetesës dhe studimit, si dhe kënd-vështrimin e saj mbi një sërë çështjesh që kanë të bëjnë mbi jetën universitare.Elona, çfarë ju shtyu të zgjidhnit këtë degë studimi dhe a ndiheni e kënaqur nga zgjedhja e bërë?Dega Kimi dhe Teknologji Ushqimore ka qenë dhe mbetet njëra nga degët më të pëlqyera për mua sepse Teknologjia Ushqimore është një fushë dinamike e cila kërkon njohuri të gjEra nga degë të ndryshme. Kjo degë ka të bëjë me krijimin dhe prodhimin e produkteve të shën-detshme, me jetëgjatësi të lartë dhe me kri-jimin e produkteve të ndryshme (të reja) me shije të larmishme. Parë edhe në kontekstin e tregut të punës, Teknologjia Ushqimore është një degë në zhvillim dhe me perspektivë për Shqipërinë, megjithëse mungojnë strategji dhe politika të mirëfillta zhvillimi. Për sa i përket pritshmërive të mia, edhe pse është një nga degët më të pëlqyera për mua, duke parë zhvillimin e orëve të mësimit, do të thosha se jam goxha e zhgënjyer. Përveç lek-sioneve të tejzgjatura dhe orëve të shkurtra të laboratorit, ne nuk bëjmë as praktikë dhe as-gjë tjetër që do mund t’i bënte orët e mësimit më atraktive.A keni hasur në vështirësi në marrëd-

hënien tuaj apo të studentëve të tjerë me trupën pedagogjike dhe me admin-istratën e universitetit?Marrëdhëniet student-pedagog janë shumë të vakëta, ku mungon pothuajse çdolloj bash-këveprimi konstruktiv. Jam në përfundim të vitit të tretë (bachelor) dhe ende nuk jam në gjendje ta shikoj veten në një nivel të përafërt me pedagogët e mi në aspektin profesional. Më së shumti studentët trajtohen si një grup njerëzish për të konsumuar leksione dhe orë mësimi teorike. Ajo çka na mungon është kryesisht ndërveprimi teoriko-praktik mes studentit dhe pedagogut, i cili duhej të nxitej nga ky i fundit dhe hapësirat për të praktikuar njohuritë e fituara. Sa i përket administratës, ekziston një klimë monotone e shkaktuar prej burokracisë së pafundme, e cila siç dihet botërisht është prezente në fakultete dhe in-stitucione të tjera.Po për sa u përket kushteve të studimit dhe qëndrimit në fakultet (si p.sh: ma-terialet e studimit, vështirësitë për t’i gjetur, përballueshmëria e çmimeve, kushtet në laboratorë, hapësirat e pushimit, etj.), ç’mund të na thoni? Së pari dua të theksoj se vetëm për kushte stu-dimi nuk mund të flitet. Nuk ka kabinete të përshtatshme për studim. Mungon ngrohja, auditorët janë të amortizuar dhe jashtë stan-dardit për mësimdhënie. Biblioteka është më e vogël se një sallë leksioni, nëse e kra-hasojmë edhe me numrin e studentëve që ka fakulteti (afërsisht 6500 studentë). Në lidhje me literaturën, akoma ekzis-ton diktimi, ku studentët shkruajnë për tre orë rresht sepse mungojnë materialet bazë. Anipse shkenca dhe teknologjia avancojnë, literatura mbetet po ajo e Uni-versiteti i Tiranës “Enver Hoxha”, pra shumë e vjetruar dhe jashtë çdo parame-tri të shkencës bashkëkohore, pa harruar çmimet e papërballueshme. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, pedagogët, të cilët duan të shesin botimet e tyre dhe të bëjnë lekë në kurriz të studentëve, na e imponojnë blerjen e tyre. Në laboratorët e kimisë mungojnë kush-tet minimale të sigurisë së jetës dhe baza materiale për zhvillimin e eksperiment-eve. Faktikisht kjo është një nga ato de-gët që kërkon shumë orë praktike por, siç e përmenda edhe më lart, ndodh e

Ç’mendoni për reformën në arsimin e lartë dhe ndikimin që mund të ketë në fakultetin tuaj? Reforma në arsimin e lartë do të quhej e tillë nëse do të fillonte nga universitarët, pra studentët dhe pedagogët, kushtet në të cilat gjendën ata dhe dija në tërësi, nëpër auditorë, laboratorë apo edhe në oborret e fakulteteve të ndryshme sepse vetëm kështu mund të kuptohet e më pas të analizohet se në ç’gjendje është në të vërtetë arsimi shqiptar (jo vetëm ai i lartë).Dega ku studioj, siç e thashë edhe më lart, kërkon shumë praktikë, pavarësisht se këtu ndodh e kundërta. Një reformë e duhur në fakultetin tim do të niste nga praktika laboratorike e mirëfilltë, e që të bëhet kjo, kërkohen më tepër investime. E vërteta është se mundësitë për të investuar janë nga bux-heti që i akordohet universitetit dhe taksat që paguajnë studentët, por këto para nuk menaxhohen siç duhet nga burokracia uni-versitare. Një shembull i thjeshtë janë lekët që shkojnë dëm në kamera, vija parkimi (d.m.th. llaç e tulla dhe bojëra për të ngjyrosur), pemë zbukuruese (palma) dhe jo në plotësimin e kushteve bazë për sigurinë e studentëve në laboratorë, jo në blerjen e bazës materiale të domosdoshme për eksperimente, për të mos folur për një bazë materiale të teknologjisë më të fundit. Në qoftë se universitetet jopub-like, siç parashikon edhe projektreforma, do të kenë mundësinë e marrjes së financimeve nga buxheti i akorduar për universitetet pub-like, atëherë besoj se do të përfundojmë duke zhvilluar vetëm leksione teorike.

***

Universiteti i Mjekësisë është sëmurë

Armel Kasemi është student pranë fakultetit te Mjekësisë Dentare në Universitetin e Ti-ranës. Në kohën kur studenti, pedagogu dhe universiteti kanë vetëm emrin e tillë, pa ndon-jë lidhje bashkëvepruese dhe prodhuese me njëri-tjetrin si pasojë e degradimit të ardhur nga jashtë tij, në katër vite studime në uni-versitet publik Armeli flet për mangësitë, problemet dhe sugjerimet rreth ambien-tit ku studion dhe jeton si student.Armel, cilat janë arsyet që të kanë shtyrë të vazhdoje studimet në de-gën e stomatologjisë? Mendoj që ndër një sërë arsyesh më duhet të sintentizoj dy si më kryesoret: 1. Vazhdimësinë e bindjeve të mia në ra-port me dijen në shkencat mjekësore; 2. sendërtimi i kësaj shumësie dijesh duke i përkthyer në një akt shërbimi me karakter thellësisht publik siç është veprimtaria e një mjeku stomatolog. A i përmbush ky fakultet sadopak pritshmëritë e tua? Ajo që mbetet për t’u ravijëzuar fillimisht është që Fakulteti i Mjekësisë Dentare pranë UMT-së jep jo vetëm formësim teorik, por edhe formësim praktik në ve-primtarinë e një korpusi mbi shërbimet ambulatore publike të cilat jepen me një çmim të volitshëm krahasuar me shërbime të këtij lloji në hapësirat private. E thënë ndryshe, teoria ngjizet në antagonizëm të drejtë me praktikën. E afërmendshmja në tërësinë e asaj që duhet të përmbajnë hapësirat e këtij institucioni me rëndësi kombëtare është vendosja e këtyre hapë-sirave në funksion të dy komponentëve bazë që e themelojnë universitetin, pra studentët dhe pedagogët si qelizat bazë të kësaj tërësie riprodhimesh me thelb uni-versal. Ajo çfarë ndodh konkretisht është që politikat e ndërmarra jashtë fakultetit mvishen si vendime të këtij institucioni duke e destabilizuar këtë funksionalitet dhe duke u munduar ta zhveshin vazh-dimisht nga ajo që realisht meriton kon-sekuencë pa shkëputje në rrugëtimin drejt prodhimit të dijes. Sa herë që qeveria në vend ndërron fytyrë, ndryshojnë edhe

politikat organizative të fakultetit dhe, për më tepër, financimi nga qeveritë ka qenë dhe është vazhdimisht i cunguar, saqë me pagesën tonë vjetore paguhen në 2 muaj pedagogët. Si paraqiten kushtet e studimit dhe jetesa jote si student? Mungesa e materialeve dhe gjendja e amorti-zuar dhe jofunksionale e pajisjeve në praktikat mësimore është e vazhdueshme dhe shpesh-herë bëhet pengesë serioze që dijen tonë teor-ike ta praktikojmë (saqë detyrohemi që edhe dorezat, pa të cilat nuk mund të operojmë, në të shumtën e rasteve t’i blejmë vetë). Kjo për sa i përket kushteve brenda tipologjisë së studimit. Lidhur me këtë, por edhe me rritjen e përvitshme të tarifave dhe me pasigurinë e skajshme ekonomike që kanë familjet tona dhe që janë mbështetësit kryesorë dhe të vetëm të veprimtarisë së plotë studentore (ku përfshihet qiraja, ushqimi ditor dhe të gjitha shpenzimet e nevojshme për një jetë studen-tore normale), në shumë raste studentët janë shtrënguar t’i ndërpresin studimet me afat të pacaktuar apo edhe të mos i vazhdojnë fare për hir të pamundësisë ekonomike. Për të gjitha familjet tona kontributi që ne të aftëso-hemi për t’u përballur me atë që vjen më pas është një sakrificë e vazhdueshme. Si është marrëdhënia pedagog-student dhe si ndikon administrata e fakultetit në këtë pikë? Për sa i përket marrëdhënies tonë me peda-gogët, mund të them që brenda fakultetit, por edhe jashtë tij(me marrëdhëniet që ka mësim-dhënia me katedrat e Fakultetit të Mjekësisë), është e shumëfishtë dhe në gjykimin tim kjo varet nga kushtet objektive në të cilat vendo-set mësimdhënia dhe mënyra e organizimit, pa rregullimin e të cilave mendoj se nuk do arrinim në një përfundim të drejtë. Në këtë cilësi, ashtu siç e përmenda më sipër, vullneti i administratës është i ndryshueshëm, gjë që nuk e largon lagështirën mureve duke i ndry-shuar shpesh ngjyrën godinës apo, siç shpre-hen nganjëherë disa pedagogë me shprehjen e urtë të popullit, “peshku qelbet nga koka”. Si e gjykoni ju reformën e propozuar për arsimin e lartë nisur nga kushtet aktuale të Fakultetit të Mjekësisë Den-tare dhe a mendon se i zgjidh prob-lematikat të cilat keni evidentuar më sipër? Në gjykimin tim, reforma që po trumbe-tohet me të madhe nga qeveria është një reformë e pushtetit dhe jo e universitetit për dy arsye të thjeshta: së pari, sepse nuk niset nga problematikat që evidentojnë formësuesit e universitetit, studentët dhe pedagogët, çka e cenon rëndë demokraci-në dhe autonominë e brendshme univer-sitare, dhe, së dyti, UMT-ja hyn në kat-egorinë e IAL-ve me status të veçantë nga natyra e rëndësisë së tij dhe me përparësi kombëtare. Ama pavarësisht se verifiko-het si i tillë, klasifikohet si i huaj duke hed-hur thjesht një sfumaturë mbi strukturën dhe nuk bëhet një ndërhyrje adekuate dhe konkrete e cila do u jepte rrugëzgjidhje problemeve që ka ky fakultet me financ-imin dhe frymën kritike e bashkëpunuese prej së brendshmi.

Përgatiti: Alfred Bushi dhe Klodi Hoxha

Komisioni i mbledhur për të har tuar reformën e shumëpër folur dhe çudibërëse në vend që të kyçej zyrave pushtetore, do duhej të kishte bërë pikër-isht këtë gjë: të shkonte fakultet më fakultet, nëpër aula dhe laboratorë për të mbledhur shqetësimet re-ale të studentëve

kundërta - pra ka më shumë orë të gjata leksionesh teorike, ndërkohe laboratorët janë pothuajse inekzistentë. Sa i përket situatës social-ekonomike, gjendja eko-nomike e studentëve në Shqipëri është shumë e rëndë. Pamundësisë së tyre reale i shtohet dhe mungesa totale e lehtësirave të domosdoshme për shërbimet bazike, siç janë blerja e materialeve studimore, subvencionimi i transportit, mensat e lira, bibliotekat publike, por edhe për ato të ar-gëtimit, si p.sh. muzetë, kinematë, teatrot, etj.

Page 4: Universitari nr 2

E hënë 16 Mars 2015�ANALIZA

studENtI-puNëtor, ky hEro dIstopIkLiri Kuçi

Qyshkur studenti nis studimet uni-versitare, në po të njëjtin moment ngjiz dhe projekton ëndrrën e tij

për të punuar në profesionin që u shkon përshtat studimeve të tij. Gjithë jeta e tij studentore programohet mbi bazën e kësaj ëndrre. Pavarësisht realitetit dësh-përues përreth, ai e ushqen këtë shpresë çdo ditë, duke u stërmunduar përballë burokracive të tepruara e vështirësive të shumta në ambientin universitar. Ideja se duke pasur një mesatare të lakmueshme e mundësisht të rrumbullakosshme në 10, duke besuar në “meritokraci” dhe “konkurset e ndershme të punësimit” të shumëpropaganduara, se ky student do arrijë më në fund t’i bëjë vend vetes në një punë dinjitoze, pra kjo ide mbetet po aq e vagullt sa ç’edhe lindi si e tillë. Kjo për shkak se ajo çka ndodh në të vërtetë, është se atij nuk i duhet të mendojë se cilin libër i duhet të nisë rishtazi gjatë rrugës për në bibliotekë, por i duhet të mendojë se me ç’të ardhura do e mbyllë muajin që është vetëm në dhjetëditëshin e tij e të parë. Këtu, paskëtaj, nis tjerrja e asaj “ëndrre” shpresëplotë, por krahëprerë të projek-timit të një të ardhmeje më të mirë për çdokënd që e sheh veten student dhe jo vetëm të tillë. Tashmë është bërë e zakontë që për t’ia arritur qëllimit të mbijetesës dhe vazhdimit të studimeve, studenti të gjendet i shtrënguar të punojë, ndaj edhe duhet të mësyjë dyerve të call-center-ave, duke mos harruar se ky është vetëm një hap kalimtar, i cili gjithsesi nuk mund t’i garantojë asgjë të sigurt. Njëherazi, stu-denti e gjen veten jo vetëm në pozitat në të cilat i takon të jetë, pra vetëm si student ku detyra e tij e vetme duhet të jetë leximi e studimi intensiv, por edhe në atë të të

qenit i detyruar të jetë edhe punëtor me të drejta të cunguara, i keqpaguar dhe i shfrytëzuar gjetiu, pa mendim kritik e pa jetë studentore. Meqenëse sot me demek duhet të gëzosh një status të mirënjohur nga shoqëria e institu-cioni të cilit i drejtohesh për një post pune sado modest qoftë, statusi i studentit është i pamjaftueshëm për ta fituar. Ndërsa sa i përket lehtësive për të gjetur një vend pune, së fundmi tregu i larmishëm është pasuruar edhe me agjenci pune private, të cilat funk-sionojnë kundrejt një pagese të kripur në rastin më të mirë, ose dorëzimin e gjysmës së rrogës në rast se arrin të fitosh vendin në fjalë. Si për ironi të fatit po këtij studenti, të cilit i vihet laku në fyt nga qiramarrësi, kur nuk është në konviktet bukosëse me kushte

mjerane, tani i duhet të mendojë edhe se si të mundësojë një tufë të hollash për ta lënë në sportelin ku sapo aplikoi në mënyrë që të sigurojë së pari një vend pune me çfarëdo lloj pagese, ku ndër të tjera, rroga e tij e parë do të ndahet midis tij dhe agjencisë ku ap-likoi. Në të tillë mënyrë studenti sërish del më shumë i humbur se sa i fituar.Duke peshuar mundësitë dhe alternativat aspak të favorshme për të zgjedhur, studen-ti duhet të vendosë përpara se t’i mbarojnë edhe qindarkat e fundit në xhep, me të cilat nuk di ç’të bëjë më parë: të ushqehet për t’i mbijetuar realitetit të cilit do të duhet t’i rikthehet sërishmi nesër nga e para, të paguajë autobusin që e çon nga kon-viktet për në cepin tjetër të qytetit ku nata e zuri duke kërkuar punë apo të blejë librat

me çmime gjithsesi të larta që u shiten nga pedagogët si pa të keq meqenëse këta të fundit çoç i kanë zët fotokopjet që bëhen lart e poshtë. Zgjidhja pa zgjidhje është ose të vendosë sërish në vështirësi prindërit të cilët mjerisht mundohen të dalin nga pellgu i borxheve ku zhyten pashmangshmërisht për të shlyer tarifën e përvitshme universi-tare të palogjikshme shumëshifrore, ose ta ndërpresë fare vitin akademik edhe pse të shlyer monetarisht, por të papërballueshëm fizikisht për shkak të punës në rast se do ketë arritur ta gjejë. Punë në të cilën mund të mos bëhen as kompromise oraresh që të vazhdojë të frekuentojë normalisht orët mësimore, pa llogaritur këtu abuzimin që i bëhet punëtorit që në rastin tonë është edhe student, ku edhe pagesën mujore nuk e ka të sigurt kur pronarit nuk i përmbushen pritshmëritë rezultative me premisa të pan-gopshme. Kështu, studenti përveçse humbi mundësi-në të ndjekë rregullisht orët e leksioneve apo të seminareve, konsumi i tij fizik nga kushtet jashtë çdo kornize logjike normale të punës nuk i lejon as të lexojë ndonjë faqe mbrëmjeve ku i duhet të luftojë me keqush-qyerjen, gjumin dhe dëshirën për t’u ndjerë STUDENT. E ky student-punëtor i lartpërshkruar, nuk është në numrin njëjës. Shokë/shoqe të tij janë dhe e ndiejnë veten shumë, qindra, po edhe mijëra studentë të vendit tonë të cilët gjenden dëshpëri-misht të zënë në çarkun e dhimbshëm të skamjes e pamundësisë për të qenë thjesht dhe vetëm STUDENTË. Ndaj ky shkrim duhet lexuar e menduar në shumës. Studentë-punëtorë pa të dre-jta, të shtypur dhe aspak studentë. Ja ky është brezi i përçudnuar i së tashmes që gjymtohet për të ardhmen e shëndet-shme kombëtare!

studENtI I dypuNësuar

Alfred Bushi

Të studiuarit është pikësëpari punë ose, thënë ndryshe, një aktivitet përgatitor për të hyrë në botën e

punës. Universiteti në këtë mënyrë është hapësira ku formësohen punëtorët e ar-dhshëm, të cilët i duhen një shoqërie për të çuar përpara ekzistencën e saj. Këtu futen shkencëtarët, artistët, inxhinierët, mësuesit, mjekët, gjeologët, juristët, pu-nëtorët e administratës etj. Emërtimet iu vihen veprimtarive apo profesioneve sipas natyrës së tyre, sipas asaj që ata bëhen në fund të procesit formues dhe funksionit që kryejnë. Për shembull, një njeri që dëshiron të bëhet mësues, nuk mund të quhet i atillë për sa kohë nuk është i for-muar për të qenë mësues ose për sa kohë nuk e kryen atë funksion, apo e zëmë se e kryen përgjysmë. Po kështu duhet të ndodhë edhe me virtytin e mjekut, juris-tit e me radhë të gjitha veprimtaritë e do-mosdoshme të jetës shoqërore. Po studenti? Studenti nuk është dikush që bëhet në fund të një procesi nxënieje apo formimi: ai është vetë procesi, peri-udha kohore e zënë prej të gjithë procesit të nxënies së një fakulteti të caktuar. Të studiuarit është mundi dhe puna që duhet bërë për të fituar një aftësi të caktuar, e cila më pas të bën mësues, jurist, inx-hinier apo çfarëdo qoftë. Në këtë aspekt, studenti është një i punësuar që paguan punëdhënësin, të cilit i duhet të fokusohet vetëm te puna që bën në mënyrë që të jetë frytdhënës dhe të përgatitet siç duhet.Por studenti nuk bën vetëm kaq. Përveç punës studimore, atij i duhet të bëjë edhe një punë të dytë që t’ia dalë mbanë për të mbajtur punën e parë, e cila për ironi të fatit ka vetëm shpenzime si monetare, ashtu edhe mendore. Pra përveç kohës së studimit, në fund të së cilës është e domos-doshme të dilet me rezultate të larta sepse ‘‘kështu e do tregu i punës dhe konkur-renca’’, studentit i duhet të sakrifikojë nga ajo kohë që të bëjë një punë të dytë. Kemi të bëjmë me dy punë, që janë të domos-doshme për një student, dhe çdo gjë tjetër që i duhet të bëjë gjatë këtij rrugëtimi ka statusin e të domosdoshmes. Për sa i për-ket punës së dytë, e cila e mban gjallë dhe i mundëson vazhdimin e studimeve, të gjithë e dimë se është e pamundur të gjesh

tjetër gjë përpos call center-ave apo punës si kamerier. Këta janë të vetmit sektorë, nëse mund t’i quajmë kështu, që gjen sot me bollëk në tregun e tkurrur të punës, dhe kjo gjendje vazhdon edhe pas përfun-dimit të studimeve.Të studiuarit në universitetet tona ka pë-suar një përmbysje të logjikës së rendit të gjërave. Studenti, i cili duhej të fitonte njohuri të caktuara për t’u hedhur më pas në botën e punës, në situatën aktuale nuk e ka një mundësi të tillë. Dita-ditës ai po bëhet i ndërgjegjshëm se nuk e ndjek shkollën e lartë për të gjetur një punë në degën e përzgjedhur, as për t’u bërë dikush me një të ardhme sadopak të sigurt, as për të ndjekur një ëndërr sado e realizueshme të jetë ajo. Kjo ngaqë që të gjesh punë tanimë është shndërruar në një legjendë urbane, sepse të dëshirosh të ndërtosh një të ardhme është njësoj si të ndërtosh kështjella mbi rërë dhe të ndjekësh ën-drrat e tua është një luks të cilin shumë

pak të rinj mund t’ia lejojnë vetes. E gjithë kjo sepse qeverisjet e njëpasnjëshme dhe politikëbërja e tyre është shkëputur total-isht nga realiteti shoqëror, është shndër-ruar në një sipërmarrje oligarkësh rreth të cilëve sillet çdo interes, ku çdo e mirë publike është shndërruar në burim të të mirave private. E përkrah kësaj gjendjeje politike mosinteresi ndaj asaj që ndodh në realitet, kemi edhe gjendjen e mjeruar të universitetit, të shndërruar në një hapë-sirë kalimkohe dhe dëfrimi. Mes nxënies, prodhimit të dijes praktike (teknike) dhe asaj teorike, të studiuarit po fiton dita-ditës luksin e të qenit thjesht një marrëdhënie erotike (nga ato të dhun-shmet) mes subjektit dhe një objekti të papërcaktuar të studimit apo të dijes si prodhim i një procesi të izoluar soditës mbi vetveten. Ky i fundit është një proces herë bjerraditës, herë narcizist. Dija prak-tike, pasi ka kaluar në abstraksionin teor-ik, nyjëton njohjen në rrafshin e teknikës së prodhimit të realitetit, të ndryshimit hap pas hapi të tij. Pikërisht kjo lloj dijeje nuk gjendet më në universitetet tona, gjë që ka sjellë humbjen e funksionit të saj botëndërtues. Ky tëhuajësim nga natyra dhe qëllimi i vërtetë i procesit të njohjes, kjo ngecje në mbretërinë e abstraktes së ideologjizuar e ka shndërruar realitetin shoqëror në një kazan të mbushur plot me probleme të paqena, në një pseudokontra-diktë që duhet të zgjidhet a priori. Meqe-nëse realiteti ku jetojmë, apo bërthama e marrëdhënieve shoqërore, nuk përputhet me doktrinën sunduese - flas atë të in-dividualizmit të shfrenuar neoliberal, të përnaltësimit të sipërmarrjes së lirë pri-vate, të përkrahjes së saj pa kushte dhe të privatizimit të çdo të mire publike po në emër të saj - atëherë politikëbërja jonë e ndritur ka ditur mirë të fajësojë realitetin përse nuk i përputhet kësaj teorie e, në

këtë mënyrë, të ndërhyjë qorrazi me anë të politikave të saj në thelb shkatërruese dhe ndrydhëse të çdo kapaciteti krijues. Në situatën e krijuar prej këtij tëhuajësi-mi, studenti, por jo vetëm ai, shndërrohet në një pre të lehtë të ideologjisë sunduese, në një qenie plasteline të cilës mund t’i japësh çfarëdolloj forme. Aktiviteti studimor, që do duhej të ishte në themel të jetës universitare, është shndër-ruar në një soditje kalimkohe me pagesë të gjithçkaje, përpos njohjes dhe prod-himit të jetës akademike dhe shoqërore. Studenti është një i dypunësuar gjatë periudhës së studimeve, në rastin më të mirë, i cili me shumë gjasa në fund të stu-dimeve do të mbesë i papunë. Ndoshta do ishte më e ndershme t’i këshillohej që ta ruante këtë gjendje ku të paktën e ka një punë. Në njërën anë, qeverisja dhe politi-kat e saj reformuese të jetës universitare po e thellojnë këtë mospërputhje duke e larguar studentin nga njohja e realitetit dhe natyra e tij shoqërore prodhuese e përcjellëse e dijes. Në anën tjetër, kemi pedagogjinë mediokre që e zhyt studen-tin gjithnjë e më shumë në vorbullën e mosinteresit dhe përhumbjes. Procesi njohës nëpër të cilin kalon studen-ti sot nuk ka asnjë reference në realitet, por është shndërruar në humbje kohe të pakuptimtë dhe më e keqja në humbje të vetes. Këtë gjë pushteti e përdor në favor të tij duke hasur në atë pak rezistencë që ka filluar të organizohet. Përkundër stu-dentit të pavetëdijshëm, këta të fundit nuk duhet të jenë qenie plastelinë të cilëve mund t’ju jepet një formë çfarëdo, por tru-pa dhe mendje të bashkuara për një kauzë të përbashkët. Studentit i duhet që së pari ta fitojë universitetin, këtë hapësirë të humbur, dhe ta kthejë në identitet, në një vend ku mësohet dhe prodhohet dije, prej nga dalin profesionistët, specialistët e ar-dhshëm të një vendi dhe jo të papunë e të pashpresë. Së dyti, duhet dalë nga univer-siteti për të rikthyer në identitet politikën e tjetërsuar në keqqeverisje nga ana e një grupi të ngushtë oligarkësh. Këta nuk janë ata e shohin në sy realitetin, studentin dhe shoqërinë ashtu siç janë në tërë fuqinë e tyre prodhuese, por janë pikërisht ata që e shtrembërojnë në emër të një ideologjie shfrytëzuese dhe shkatërrimtare të çdo të mire të përbashkët.

Page 5: Universitari nr 2

E hënë 16 Mars 2015 �TEORI

pEdagogjIa E të shtypurVE Paulo Freire

Paulo Freire është arsimtar dhe filozof edukimi brazilian i shekul-lit XX shumë pak i njohur në ven-

din tonë. I lindur në një familje të dek-lasuar të shtresës së mesme, përjetues dhe dëshmitar i varfërisë dhe margji-nalizimit të të varfëve të panumërt të Brazilit, Freire ka hulumtuar teorikisht dhe eksperimentuar praktikisht në për-vijimin e metodave kritike të arsimimit të të varfërve. I burgosur për idetë dhe veprimtarinë e tij emancipuese nga junta ushtarake braziliane më 1964, libri me të cilin bëri bujë, nga i cili është shkëputur pjesa e mëposhtme, ishte “Pedagogjia e të shtypurve” e botuar në fund të viteve 60’. Përmes konceptimit të arsimimit si proces bashkëmësimi midis pedagogut dhe studentit të ndërmjetësuar nga bota, pedagogjia kritike e Freire-s përbën një ngacmim të rëndësishëm teorik në kri-tikën e pedagogjisë autoritariste dhe tregtarizuese në Shqipëri.

***Një analizë e kujdesshme e raportit ped-agog-student në çdo nivel, brenda dhe jashtë shkollës, dëfton karakterin e saj themelisht tregimtar. Ky raport përfshin një subjekt tregimtar (pedagogun) dhe objekte të dëgjueshme dhe të duruara (studentët). Përmbajtjet, qofshin vlera ose dimensione empirike të realitetit, gjatë procesit të tregimit priren të bëhen të pajeta dhe të ngurta. Arsimimi po vuan nga sëmundja e tregimtarisë. Pedagogu flet rreth realitetit si të ishte i palëvizshëm, statik, i copëzuar dhe i parashikueshëm. Përndryshe, ai para-shtron një çështje tërësisht të huaj për përvojën ekzistenciale të studentëve. Detyra e tij është t’i “mbushë” studentët me përmbajtjet e tregimit të tij – përm-bajtjet janë të shkëputura nga realiteti, të shkëputura nga totaliteti që i prodhon dhe që mund t’u japë domethënie. Fjalët janë zbrazur nga konkretësia e tyre dhe bëhen llafazanëri e cekët, e tëhuajtur dhe tëhuajësuese. Karakteristikë e spikatur e këtij arsimimi tregimtar është, kësisoj, tingullësia e fjalëve dhe jo fuqia e tyre transformuese. “Katër herë katër baras gjashtëmbëdh-jetë, Parisi është kryeqyteti i Francës.” Studenti regjistron, memorizon dhe i përsërit këto fraza pa perceptuar se ç’do të thotë katër herë katër apo pa kuptuar do-methënien e vërtetë të fjalës “kryeqytet” në pohimin “Parisi është kryeqyteti i Francës,” domethënë se çfarë do të thotë Parisi për Francën. Tregimtaria (me pedagogun si tregim-tar) i shtyn studentët kah memorizimi mekanik i përmbajtjes së treguar. Edhe më keq, i shndërron ata në “kontenierë” për t’u “mbushur” nga pedagogu. Sa më shumë i mbush kontenierët, aq më i mirë është si pedagog. Sa më lehtë të lejojnë të mbushen si kontenierë, aq më të mirë janë si studentë. Arsimimi bëhet kësisoj akt depozitimi në të cilin studentët janë të depozituarit dhe pedagogu depozitori. Në vend që të ko-munikojë, pedagogu lëshon komunikata dhe prodhon depozita të cilat studentët i marrin, memorizojnë dhe përsërisin me durim. Ky është koncepti i arsimimit bankor (që i ul nxënësit në banka si sim-bol i pasivitetit të tyre – shën. përkth.) në të cilin fusha e veprimit që u lejohet stu-dentëve shtrihet deri te marrja, vënia në dosje dhe magazinimi në depozitë. Afër-mendsh që ata kanë mundësi të bëhen mbledhës dhe katalogues të gjërave që magazinojnë. Mirëpo në analizë të fun-dit, janë vetë njerëzit ata që mbushen përmes mangësisë së krijimtarisë, trans-formimit dhe dijes në këtë sistem të keqorientuar. Përtej hulumtimit, përtej praksisit, individët nuk mund të jenë qe-nie të vërteta njerëzore. Dija lind vetëm përmes shpikjes dhe rishpikjes, përmes hulumtimit të pandalshëm, të paduru-ar, të vazhdueshëm dhe shpresëplotë që njerëzit kryejnë në botë, me botën dhe me njëri-tjetrin. Sipas konceptit bankor të arsimimit, dija është dhuratë që blatohet nga ata

që e konsiderojnë veten të ditur atyre që merren se nuk dinë asgjë. Projektimi i injorancës absolute të tjerëve, karakter-istikë e ideologjisë së shtypjes, e mohon arsimimin dhe dijen si proces hulum-timi. Pedagogu e paraqet veten përpara studentëve si e kundërta e domosdoshme e tyre; duke e konsideruar injorancën e tyre absolute, ai justifikon ekzistencën e vet. Studentët, të tëhuajtur si skllavi i dialektikës hegeliane, e pranojnë injo-rancën e tyre si justifikuese të ekzistencës së pedagogut – por, ndryshe nga skllavi, ata nuk e zbulojnë kurrë idenë se edhe ata e arsimojnë pedagogun. Raison d’être-ja e arsimimit çlirimtar, nga ana tjetër, gjendet në shtysën e saj drejt pajtimit. Arsimimi duhet të nisë me zgjidhjen e kontradiktës pedagog-stu-dent, duke i pajtuar polet e kontradiktës asisoj që të dy të jenë njëkohësisht edhe pedagogë, edhe studentë. Kjo zgjidhje nuk gjendet (as mund të gjendet) në konceptin bankor. Përkun-drazi, arsimimi bankor e mban dhe, madje, e simulon kontradiktën përmes sjelljeve dhe praktikave që vijojnë, të cilat pasqyrojnë shoqërinë shtypëse në tërësinë e saj:(a) Pedagogu jep mësim, kurse studentët marrin mësim;(b) pedagogu di gjithçka, kurse studentët nuk dinë asgjë; (c) pedagogu mendon, kurse rreth stu-dentëve mendohet;(d) pedagogu flet, kurse studentët dëgjojnë – duke ndenjur urtë;(e) pedagogu disiplinon, kurse studentët disiplinohen;(f) pedagogu zgjedh dhe e bën të detyrueshme zgjedhjen e tij, kurse stu-dentët binden;(g) pedagogu vepron, kurse studentët kanë iluzionin e të vepruarit përmes veprimit të mësuesit;(h) pedagogu zgjedh përmbajtjen e pro-gramit, kurse studentët (të pakonsultu-ar) i përshtaten atij;(i) pedagogu e ngatërron autoritetin e dijes me autoritetin e tij ose të saj profe-sional, të cilin e vendos në kundërshti me lirinë e studentëve;(j) pedagogu është subjekti i procesit mësimor, kurse studentët veç objekte.

Nuk bën habi fakti se koncepti bankor i arsimimit i konsideron njerëzit si qenie të përshtatshme dhe të menaxhueshme. Sa më shumë punojnë studentët në depozit-imin dhe magazinimin e dijes, aq më pak të zhvilluar e kanë ndërgjegjen kritike që do të lindte nga ndërhyrja e tyre në botë si transformues të botës. Sa më tërësisht e pranojnë rolin pasiv që u imponohet, aq më tepër priren thjesht t’i përshtaten botës ashtu siç është dhe këndvështrimit të fragmentuar të realitetit që u jepet. Kapaciteti i arsimimit bankor për të mini-mizuar ose anuluar fuqinë krijuese të stu-dentëve dhe për të simuluar lehtëbesimin e tyre u shërben interesave të shtypësve, të cilët as që e çajnë kokën fare që bota të dalë në pah apo të transformohet. Shtypësit e përdorim “humanitarizmin” e tyre për të ruajtur një situatë fitim-prurëse. Kësisoj ata reagojnë pothuajse instinktivisht kundër çdo eksperimenti më arsimim që simulon aftësitë kritike dhe nuk kënaqet me një këndvështrim të pjesshëm të realitetit, por gjithnjë kërkon të zbulojë lidhet midis një pike dhe një tjetre, një problemi dhe një tjetri.Në të vërtetë, interesat e shtypësve kanë të bëjnë me “ndryshimin e ndërgjegjes së të shtypurve, dhe jo me ndryshimin e situatës që i shtyp ata”; pasi sa më shumë të shtyhen të shtypurit t’i përshtaten asaj situate, aq më lehtë mund të sundohen. Për këtë qëllim shtypësit përdorin kon-ceptin bankor të arsimimit të shoqëruar me një aparat veprimi shoqëror pater-nalist, brenda të cilit të shtypurit fitojnë titullin eufemistik të “përfituesve të shër-bimeve sociale”. Ata trajtohen si raste in-dividuale, si persona të margjinalizuar që devijojnë nga konfigurimi i përgjithshëm i një shoqërie “të mirë, të organizuar dhe të drejtë”. Të shtypurit konsiderohen pa-tologji e shoqërisë së shëndoshë, e cila duhet t’i ndreqë këta njerëz “jokompetentë dhe dembelë” sipas modeleve të saj duke u ndërruar mentalitetin. Këta të margjinali-zuar duhen “integruar”, trupëzuar brenda shoqërisë së shëndoshë që e kanë “brak-tisur”. Sidoqoftë, e vërteta është se të shtypurit

nuk janë “margjinalë, nuk janë njerëz që jetojnë “jashtë” shoqërisë. Ata kanë qenë ngaherë “brenda” – brenda strukturës që i ka bërë “qenie për të tjerët”. Zgjidhja nuk është “integrimi” i tyren strukturat e shtypjes, por transformimi i strukturës në mënyrë që të bëhen “qenie për veten”. Ky transformim, afërmendsh, do t’i mi-nonte qëllimet e shtypësve...Ata që përdorin qasjen bankore, me vetëdije ose jo, nuk arrijnë ta perceptojnë faktin se vetë të depozituarit përmbajnë kontradikta rreth realitetit. Këto kon-tradikta, herët a vonë, mund t’i shtyjnë studentët dikur pasivë t’i kundërvihen nënshtrimit të tyre dhe tentativës për të nënshtruar realitetin. Ata mund të zbu-lojnë përmes përvojës ekzistenciale se mënyra aktuale e jetesës së tyre është e papajtueshme me vokacionin për t’u bërë qenie të plota njerëzore. Ata mund të perceptojnë përmes marrëdhënieve të tyre me realitetin se realiteti në të vërtetë është proces në transformim konstant. Nëse burrat dhe gratë janë kërkues dhe vokacioni i tyre ontologjik është human-izimi, herët a vonë mund ta perceptojnë kontradiktën në të cilën arsimimi bankor orvatet t’i mbajë dhe, paskëtaj, të anga-zhohen në luftën për çlirimin e tyre.Mirëpo arsimtari humanist dhe revolu-cionar nuk mund të presë që kjo mundë-si të materializohet. Që në krye të herës, përpjekjet e tij mund të përkojnë me ato të studentëve të angazhuar në mendim kritik dhe në kërkimin e humanizimit re-ciprok. Përpjekjet e tij duhet të mbushen me besim të thellë te njerëzit dhe te fuqia e tyre krijuese. Për ta arritur këtë, ata duhet të jenë partnerë me studentët. Koncepti bankor nuk e pranon të tillë partneritet. Zgjidhja e kontradiktës ped-agog-student, ndërrimi i rolit depozi-tor, parashkruar dhe “zbutës” me rolin e studentit në mes të studentëve do ta minonte pushtetin e shtypjes dhe do t’i shërbente kauzës së çlirimit.Brenda konceptit bankor gjendet hamendësimi i dihotomisë midis qenieve njerëzore dhe botës: një person është thjesht në botë, jo bashkë me botën dhe me të tjerët; individi është spektator, jo rikrijues. Sipas këtij këndvështrimi, per-soni nuk është qenie e ndërgjegjshme; ai ose ajo është zotërues i një ndërgjegjeje: një “mendje” e zbrazët që është e hapur në mënyrë pasive ndaj marrjes së de-pozitave të realitetit nga bota jashtë... Ky këndvështrim nuk bën dallim midis qenieve të aksesueshme nga ndërgjegjja dhe që hyjnë në ndërgjegje. Dallimi është thelbësor: objektet që më rrethojnë janë thjesht të aksesueshme nga ndërgjegjja ime, dhe jo të lokalizuara brenda saj. Jam i ndërgjegjshëm për to, por nuk qëndro-jnë ndanë meje. Si rrjedhim logjik i nocionit bankor të ndërgjegjes, del se roli i arsimtarit është të rregullojë mënyrën se si bota “hyn brenda” studentëve. Detyra e pedagogut është orga-nizimi i një procesi që ndodh spontanisht, “mbushja” e studentëve duke prodhuar de-pozita informacioni që ai ose ajo i merr për dijen e vërtetë. Meqenëse njerëzit e “mar-rin” botën si entitete pasive, arsimimi do t’i bëjë edhe më pasivë dhe do t’i përshtatë me botën. Individi i arsimuar është person i përshtatur sepse ai ose ajo i “shkon për shtat” më mirë botës. Po ta përkthejmë në praktikë, ky koncept i përshtatet më së miri qëllimeve të shtypësve, qetësia e të cilëve varet nga mënyra se sa mirë i përshtaten njerëzit botës që kanë krijuar shtypësit dhe se sa pak e vënë në pikëpyetje atë.Sa më tërësisht i përshtatet shumica qël-limeve që i imponon pakica sunduese (duke i zhveshur kësisoj nga e drejta për të vendosur qëllimet e tyre), aq më lehtë-sisht mund të vazhdojë pakica të parash-kruajë dhe sundojë. Teoria dhe praktika e arsimimit bankor i shërben këtij qëllimi në mënyrë eficente. Leksionet verbaliste, kërkesat për lexim, metodat e vlerësimit të “dijes”, distanca midis mësuesit dhe të mësuarve, kriteret për promovim: gjithç-ka në këtë qasje shabllone i shërben nda-limit të të menduarit...

Përgatiti dhe përktheu: Arlind Qori

Page 6: Universitari nr 2

E hënë 16 Mars 2015�KUTIZA E ANKESAVE

aNkEsat studENtorEStudentët deri më tani vetëm

kanë parë dhe kanë dëgjuar. Prej sot ata flasin për jetën

dhe vështirësitë e tyre si studentë. Kjo rubrikë shërben pikërisht për t’u dhënë zë atyre që deri më sot kanë qenë të pazë, për t’u dëgjuar ata që vetëm kanë dëgjuar. Intervistat e mëposhtme janë marrë nga banuesit e përditshëm të universitetit dhe ar-tikulojnë problemet më akute që ha-sin.

***Në fakultetin tonë mungojnë kushtet bazike, si ngrohja gjatë stinës së dimrit. Kaldajat ekzistojnë, por nuk vihen në punë. Këtë dimër kaldajat kanë punuar vetëm disa ditë pasi një klasë bojkotoi mësimin për mungesën e ngrohjes. Ditët e tjera mësimi është zhvilluar duke ngrirë së ftohti, çka ndikon edhe në vëmendjen në mësim pasi në këto kushte është gati e pamundur të përqendrohemi në leksion. Shpesh endeshim në kërkim të klasave me dritare nga mund të futej dielli për t’u ngrohur, por edhe kjo nuk ishte zgjidhje pasi dielli binte në dërrasën e zezë duke na penguar të shihnim çka shkruhej aty. Min-imalisht duhet të kishte perde, por edhe kjo është e tepërt të kërkohet. Gjithë ai fakultet është ndërtuar në mënyrë krejt të gabuar, pa respektuar asnjë standard dhe të mbahet parasysh se ai është Fakulteti i Ndërtimit. Një problem tjetër që vihet re është nepotizmi. Dy raste konkrete janë pedagogët Z. M. Dhe S. L. të cilët kanë punësuar të dy djemtë e tyre për të dhënë orët e seminarit. Sekretaret përgjithësisht nuk janë të gjindshme në orarin e pritjes së studentëve. Nga ana tjetër shkolla nuk është aspak ftuese. Oborri, që supozohet të jetë hapësira e studentëve, përdoret si parking i makinave luksoze të peda-gogëve dhe personave të tjerë që i japin ryshfet rojës. Në vend të bibliotekës apo palestrës, në ambientet e shkollës hapen kafene. Gjatë provimeve pedagogët na detyrojnë të blejmë fletore të posaçme në kancelarinë e shkollës Këto janë fletore të posaçme 8-faqëshe të cilat kushtojnë 250 lekë të vjetra dhe janë kusht për të hyrë në provim. Pra nuk sigurohen as materialet e nevojshme të një provimi. Nëse flasim për laboratorët kemi lëndë mësimore të cilat për një pro-gram të thjeshtë kompjuterik që mungon detyrohemi t’i zhvillojmë

***Jam studente e vitit të dytë master. Në sezonin e riprovimeve para mbrojtjes së diplomës duhet të jepja një lëndë të vitit të parë. Detyrimin për ta shlyer këtë provim e kishim vetëm tre stu-dentë. Ndërkohë që paraqitemi ditën e provimit në orarin dhe sallën e përcak-tuar nga sekretaria mësimore, pedago-gia e lëndës nuk u paraqit. Pasi pritëm mbi tre orë më kot, na u komunikua nga sekretaria se zysha, ndonëse ishte njof-tuar me e-mail ditë më parë, nuk kishte kthyer përgjigje dhe kur e telefononin nuk përgjigjej. E vetmja zgjidhje ishte të shkonim në Fakultetin e Drejtësisë (pasi ky program masteri është ndër-thurje mes Fakultetit Shkencave Sociale dhe Fakultetit të Drejtësisë) dhe të py-esnim në Departamentin e të Drejtës Penale, në të cilin jep mësim pedagogia në fjalë. Shkuam në Departamentin e të Drejtës Penale dhe aty gjetëm pedago-gen, e cila na tha se asaj nuk i ishte bërë asnjë njoftim zyrtar, megjithatë do për-piqej të na zhvillonte provimin. Kështu nisëm të zhvillonim provimin brenda departamentit (jo në sallën e caktuar nga sekretaria, madje në një fakultet krejt tjetër). Teza që na u dha në provim datonte që në qershor të 2014-s dhe py-etjet e provimit ishin hartuar në mënyrë të tillë që nuk nxisnin aspak të men-duarit logjik, por mësim përmendësh të literaturës. Nëse flasim për literaturën e përdorur, ka akoma të zeza për të thënë. Libri që përdoret në leksione dhe baza mbi të cilin hartohet provimi, është shk-ruar nga vetë pedagogia në fjalë, në të cilin gabimet drejtshkrimore gjenden pothuaj në çdo faqe dhe shumë pak arrin të kuptosh pasi ka vetëm shifra të thata të paanalizuara. Qartazi duket që është copy-paste. Për më tepër ky libër nuk shitet nëpër libraritë e zakonshme, por mund ta blesh vetëm në departamentin e sipërpërmendur, me një shifër prej

20mijë lekësh të vjetra dhe pa çmimin pas librit. Për desh harrova: pedagogia në fjalë quhet Jola Bode (Xhafa)Anita Lushi, Administrim i Institu-cioneve Sociale në Sistemin e Dre-jtësisë (Kriminologji Komunitare)

***Ankesa që kemi ne është për ashensorin i cili qëndron formalisht në institucion pa ditur nëse funksionon apo jo. Kur kemi pyetur punonjësin që merret me kushtet teknike të fakultetit, na është thënë që të kontaktojmë me punonjësin në katin e parë për t’u ngjitur në katet e sipërme. Kjo është paradoksale sepse nëse ngjitemi lart si i bëhet për të zbritur?! Ku ta gjejmë teknikun që të na e vërë sërish në funk-sionim ashensorin?! Ky është absurditet dhe askush nuk jep zgjidhje pasi në çdo vend të botës do përbente skandal mung-esa e infrastrukturës së nevojshme për personat me aftësi të kufizuar.E.M. Fakulteti i Shkencave Sociale, Shkenca Politike, viti i tretë.

***Po shkruaj për disa probleme të fakultetit tim, por nuk po di nga t’ia filloj. Mësi-min e zhvillojmë në mungesë të sistemit të ngrohjes, kemi vetëm mure dhe dyer. Sallave të katit të katërt dhe të pestë u mungojnë xhamat e dritareve dhe është shumë ftohtë, madje në disa raste nuk është zhvilluar mësimi pasi ishte e pa-mundur të qëndrohej aty. Provimet e se-zonit i kemi bërë në bodrum. Imagjinoni si mund të shkruash në atë të ftohtë! Dër-rasat e zeza janë për turp. Vetëm një pjesë e klasës mund të dallojë atë çka shkruhet pasi reflektohet drita dhe pjesa tjetër e ka të pamundur të shikojë. Gjysmat e karri-geve nëpër salla janë të prishura. Ndërsa për laboratorët nuk kam ç’të them, aq të mirë i kemi saqë nuk bëjmë fare, me pa-jisje shumë të vjetruara ku shumica nuk punojnë. Nuk dihet sa kohë ka pa u vënë dorë mbi to. Salla e kompjuterëve ka rreth pesëmbëdhjetë kompjutera gjithsej, nga

të cilët punojnë a jo pesë, të cilët janë tejet të vjetër. Për sekretaret më mirë të mos flasim se besoj janë njësoj kudo. Paguan 2000 lekë të vjetra për një vërtetim dhe duhet të kalojnë javë për ta marrë. Banjat janë skandaloze.P.N. Inxhinieri Mekatronike, viti i tretë

***Për masterin ka shumë ngarkesë dhe pak javë mësimi për semestër, 12 javë. Kjo bën që leksionet të ngjeshen së tepërmi dhe të jenë shumë të ngarkuara. Këtë javë jam me nga katër orë gjumë në ditë, si unë ashtu edhe shokët e mi të klasës, të cilët ankohen për ngarkesën. Nga koha e pakët në dispozicion disa orë mësimi laboratori nuk i kemi zhvilluar. Praktikat mësimore që janë detyrim i shkollës i paguajmë vetë. Nga ana tjetër, megjithëse universiteti ynë funksionon në bazë të kartës së Bolonjës, parimet e saj nuk aplikohen. Detyrat e kursit janë kusht për të hyrë në provim, por ato nuk kanë asnjë pikë. Lodhemi jashtë mase me detyrat e kursit dhe në fund këtyre nuk u takon asnjë përqindje note. Ngrohja mungon, sallat e leksioneve janë tepër të ftohta pasi ka edhe dritare të thyera prej nga hyn era. Në klasë mund të shohësh priza të shkulura nga vendi, dyer të thyera. Shpesh, në mungesë sallash, jemi detyruar të zhvillojmë mësim shumë studentë bashkë në ambiente të ngush-ta. Këto ambiente kanë rafte të larta ku vendosen shkëmbinjtë që përdoren gjatë mësimit, e meqenëse jemi të detyruar të rrimë shumë studentë në këto salla, ka rrezik që këta shkëmbinj të na bien sipër. Sekretaria është shumë problematike, shpesh herë sekretaret refuzojnë të na japin vërtetim notash: “shënojini nëpër libreza” - thonë.

N.S. Shkenca Toke***

Notat e laboratorit nuk merren parasysh, megjithëse aty na rrezikohet jeta. Mungo-jnë materialet e nevojshme për të zhvil-luar orët e laboratorit (doreza, syze mbro-jtëse, pipeta) të cilat detyrohemi t’i blejmë vet. Gjatë orari të pritjes së studentëve sekretaria qëndron pothuajse gjithmonë e mbyllur, dera hapet vetëm kur mbaron orari i pritjes. Sa i përket literaturës, në lëndën e kimisë jemi të detyruar të ble-jmë një libër i cili kushton dyzetmijë lekë të vjetra dhe që shitet në klasë nga peda-gogu i cili mban emrat shënim. Ky libër jo vetëm që është i shtrenjtë, por pothuaj nuk na shërben pasi është i përkthyer dhe ka vetëm teori. Për ushtrime duhet të për-dorim libër tjetër.

G.L. Kimi, viti tretë***

Sekretaria tek ne nuk bën punën që ka për detyrë, nuk na zgjidh asnjë lloj problem që mund të kemi; edhe me hedhjen e notave në sistem nuk janë korrektë. Për të marrë një vërtetim të nevojshëm duhet gati një muaj kohë. Ka probleme të shumta teknike. Ka raste kur leksioni nuk mund të zhvillohet pasi prishet projektori. Meqenëse godina është në rikonstruksion, përballemi edhe me mung-esën e sallave. Në një lëndë e zhvilluam provi-min pa bërë asnjë orë mësim pasi nuk gjenim salla të lira. Ka raste kur pedagogët vonohen mbi gjysmë ore për të ardhur dhe ne jemi të detyruar të presim deri në fund të orës pasi, përndryshe mund të marrim mungesa. Madje shpesh pedagogët na detyrojnë të blejmë li-brat të cilët i kanë shkruar ata, pavarësisht se nuk na shërbejnë fare.

Gj.D. Stomatologji Ankesat mund të na i dërgoni në adresën elektronike [email protected]. Gjithkujt që i përmendet emri ose inicialet në këtë seksion ka të drejtën e një replike të shkurtër.

në godina të fakulteteve të tjera. Kjo pasi studentët nuk i fusin në labora-torët e shkollës. Këta laboratorë hap-en vetëm kur vjen ndonjë televizion për intervistë. Edhe orët e laborato-rit që zhvillojmë janë fiktive, me ta-bela të mbushura dhe përfundime të gatshme, pra nuk bëjmë as prova lab-oratorike. Pjesa më e madhe e peda-gogëve që zhvillojnë këto lëndë na tregojnë vetëm mjetet laboratorike, vetëm emrat e tyre; studentët nuk ulen të punojnë në to. Ne mund t’i shohim këto pajisje vetëm kur ped-agogët janë me humor të mirë pasi shpesh i shohim vetëm në fleta A4.Ndonëse në rregulloren e fakultetit shprehet qartë se praktikat mësimore janë detyrim i departamenteve për-katëse, ky rregull vështirë se zbatohet. Gjatë pesë viteve që jam student në këtë fakultet kemi zhvilluar vetëm një vizitë dy-ditore në disa hidrocentrale, të cilat i shihnim vetëm si ndërtesë. Kur mbaro-jmë universitetin nuk dalim inxhinierë të përgatitur; vetë pedagogët na thonë se shkolla nuk të bën inxhinier, të tillë të bën puna.J. K. Viti i pestë, Inxhinieri Hi-droteknike.

Page 7: Universitari nr 2

E hënë 16 Mars 2015 �BOTA

Shkodran Ramadani

“Ky është akti im i dashurisë për ju. Përfundoi. Nuk e keni asnjë cent

borxh nga tash e tutje.”

Këto janë fjalët e Papa Fritas-it, ar-tistit kilian, që përkthyer në shqip i bie “Patate e Skuqur”. Papa Fritas-i

vitin e kaluar vodhi letrat e borxhit që stu-dentët kishin ndaj universiteteve private në Kili dhe, më pas, në një demonstrim ar-tistik, me cigaren e tij u vuri flakën letrave të këtij borxhi. Ky borxh kapte shumën e 500 milionë dollarëve. Njëkohësisht ky ishte akti më radikal i fushatës trevjeçare të studentëve dhe nxënësve në kërkesat e tyre për arsim publik falas. Fushata kishte filluar në vitin 2011 dhe shpesh shoqëro-hej me përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve. Lëvizja fitoi mbështetje nga të katër anët e vendit, sakaq studentët dhe nxënësit refuzonin të vijonin mësi-min në universitete dhe shkolla. Pak ditë pas aktit të djegies së borxhit, studentët arritën fitoren e tyre më të madhe: presi-dentja Michelle Bachelet shpalos pakon miliardadollarëshe të reformës në arsim. Propozimet e saj përfshinin ndërprerjen e subvencioneve për universitetet dhe shkol-lat private si dhe bërjen e arsimit të drejtë elementare për të gjithë. Fondet për finan-cimin e këtij programi që pritet të hyjë në fuqi nga viti i ardhshëm do të sigurohen nga rritja e taksave mbi korporatat.

Por të kthehemi edhe njëherë te çështja e borxhit të studentëve. Prej nga ky borxh? Në letër, ekonomia e Kilit duket shumë solide. Kili ka GDP-në e tretë më të fuq-ishme në Amerikën Latine. Mirëpo Kili ka gjithashtu edhe pabarazinë më të lartë nga 34 anëtarët e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Pabarazia askund nuk është më e lartë sesa në shkollat dhe univer-sitetet e Kilit. Prej arsimit të mesëm e deri tek ai universitar, sistemi arsimor i Kilit është më i shtrenjti në botë. Për rrjedhojë, studentët e kanë shumë të vështirë të mbarojnë studimet, madje edhe ata që ia dalin t’i mbarojnë, e kanë të vështirë t’i paguajnë borxhet. Arsyeja për këto vështirësi gjendet te fakti që shkol-lat publike në Kili, bazuar në një raport të vitit 2011 nga të gjitha vendet tjera të OECD-së, pranojnë më së paku të hyra buxhetore nga ana e shtetit. Në një stu-dim të vitit 2014 të OECD-së vërehet se 76% e shpenzimeve universitare në Kili mbulohen nga studentët dhe familjet e tyre. Kjo përqindje është shumë më e lartë sesa mesatarja e vendeve tjera të OECD-së (31%), (Education at a Glance: OECD Indicators, Chile: 2014).Si shpjegohet fakti që Kili ka, së pari, kaq shumë universitete private dhe pse, së dyti, kushtojnë kaq shumë? Në ndih-më mund të na vijë një makrovështrim i doktrinës neoliberale dhe një mikrohis-tori e implementimit të saj në Kili. Siç e dimë, politikat neoliberale mundëso-jnë zgjerimin e aktivitetit privat përmes derregullimit të tregut dhe privatizimit të sektorit publik. Derregullimi i refero-het tkurrjes së shtrëngesave shtetërore mbi tregun dhe qarkullimin e kapitalit. Prej viteve ’70 të shekullit të kaluar e tutje, në nivel global ka ndodhur një bartje ma-sive e pasurisë publike në sektorin privat dhe paralelisht me këtë ka ndodhur një bartje e autoritetit politik nga shteti tek agjentët privatë (Hamilton, 2003: f. 17). Kësaj i shtohet edhe importimi i logjikës së tregut në ndërmarrjet e mbetura pub-like në mënyrë që ato të jenë në gjendje të konkurrojnë me sektorin privat (Price, D., Pollock, A. & Shaoul, J. 1999: f. 354). Milton Friedman-i, një nga ideologët më në zë të neoliberalizmit, argumentonte se arsimimi privat është më efikas se ai pub-lik (Economics and the Public Interest, 1955). Propozimi i tij do të nxiste idenë e konkurrencës ndërshkollore: shkollat pri-vate duhet të garojnë me shkollat publike. Nga shkollat private pritet që të ofrohet

një numër më i lartë alternativash për prindërit e fëmijëve, shfrytëzim më efikas i fondeve dhe të shërbejnë si stimul për përmirësimin e shkollave publike (Chubb & Moe, 1990: f. 47). Friedman-i këtë pro-pozim e dha për vendin prej nga ai vinte - SHBA-të - por ky vend nuk do të ishte i pari që do ta zbatonte këtë program.Eksperimenti i parë neoliberal ndodhi pikërisht në Kili, dhe kjo u bë në mënyrë të dhunshme. Më 1973, në atë që njihet si “11 shtatori i vogël”, presidenti i Kilit Sal-vador Allende do të rrëzohej nëpërmjet një grusht-shteti të orkestruar nga CIA dhe të zbatuar nga Junta Ushtarake e Kilit. Nga ajo që dihet deri tash, duket se prapa këtij akti qëndrojnë politikat e Allende-s, që ishte i majtë me bindje. Gjatë mandatit të tij trevjeçar në krye të shtetit kilian, Salva-dor Allende ndoqi një politikë e cila u quajt “La vía chilena al socialismo” (“Mënyra kiliane drejt socializmit”). Ky program

parashihte shtetëzimin e ndërmarrjeve të mëdha industriale, si për shembull indus-trinë e bakrit, kurse sistemet e shëndetë-sisë dhe arsimit do të mbeteshin nën pro-nësinë e publikut. Nga shumë iniciativa të ndërmarra në të mirën e publikut, vlen të përmendet ajo e nëntorit të vitit 1970, ku për fëmijët e mapuçëve (grup indigjen në Kili), qeveria e Allendes ndau tremijë bur-sa shkollimi. Ky grup ishte i diskriminuar historikisht nga qeveritë paraardhëse në Kili dhe vendimi për shpërndarjen e bur-save për ta ishte shumë i mirëseardhur. Për këtë grup, kjo iniciativë do të zbuste sadopak gjendjen e rëndë të arsimit. Pas rrëzimit të Allendes, në krye të Kilit erdhi diktatori neoliberal Augusto José Ramón Pinochet Ugarte. Ndër vendimet e para që mori ishte “çlirimi” i tregut të pu-nës nga shtrëngesat dhe rregullatorët insti-tucionalë, si për shembull nga sindikatat e punëtorëve. Më pas Pinochet-i shtypi me dhunë të gjitha organizatat e majta politike dhe çmontoi të gjitha programet e barazisë (Harvey, A brief history of neoliberalism, 2005: f. 8). Milton Friedman-it më në fund i erdhi mundësia që me këshillat e tij të ndihmon-te Pinochet-in. Friedman-i e këshilloi Pi-nochet-in që ta transformonte shpejt eko-nominë: të ulte taksat për ndërmarrjet e mëdha, të privatizonte sa më shumë sekto-rin publik, të ulte shpenzimet publike dhe të derregullonte tregun. Njëra nga shtyllat e neoliberalizmit, komodifikimi, vërshoi gjithë sferën publike. Komodifikimi bazo-het në ekzistencën e të drejtës së pronës mbi proceset, gjërat dhe marrëdhëniet shoqërore, duke vendosur çmim mbi se-cilën nga to. Logjika e tregut pohohet të jetë etikë për gjithë aktivitetin njerëzor (Harvey, 2005). Në këtë frymë, i gjithë sek-tori publik u fut në spiralen e privatizimit. Kilianët do të shihnin se si shkollat e tyre publike zëvendësoheshin nga shkollat private. Ky ishte transformimi më i madh kapitalist i provuar ndokund ndonjëherë (Klein, The Shock Doctrine: The Rise of Disaster Capitalism, 2008: f. 7). Në mung-esë të kundërshtarëve, Pinochet-i dhe De Castro-ja (ministër i Financave), në rrugën e tyre drejt utopisë kapitaliste, vazhduan me çrrënjosjen e shtetit të mirëqenies. Në vitin 1975, ata ulën shpenzimet publike për 27%. Shkurtimi vazhdoi deri më 1980-n. Shëndetësia dhe arsimi e pësuan më së keqi. Edhe gazeta “The Economist”, që është duartrokitëse e tregut të lirë, e quajti procesin në Kili “një orgji vetëgjymtimi”. Gjendja e krijuar në Kili ishte në nivelin e

Kilit të para Luftës së Dytë Botërore (Klein, 2008).Para Pinochet-it, shkollimi konsiderohej si e drejtë e patjetërsueshme e gjithse-cilit, por me ardhjen e privatizimit, kjo e drejtë u cungua. Reformat e arsimimit të bazuara në treg të lirë në vitet ’80 përm-banin bartjen e përgjegjësive menaxhuese nga shteti te komunat, si dhe hyrjen në fuqi të programit me kuponë (studentët marrin kuponë dhe zgjedhin njërin nga universitetet publike apo private). Më pas erdhi rritja e çmimeve për shkollim dhe kjo u përballua me shumë vështirësi nga kilianët. Duke qenë në nevojë për të holla, studentët ishin të pambrojtur dhe shndër-roheshin në pre të lehtë për sipëmarrësit e mëdhenj të tregut. Në anën tjetër, rritja e çmimeve nuk u përcoll me rritje të cilësisë në arsim, edhe pse Kili hartonte programe neoliberale për ngritjen e cilësisë. Perfor-manca e studentëve të Kilit në krahasim

me shumicën e vendeve në OECD-së është shumë më e ulët, por vitet e fundit është shënuar progres. Megjithatë, ar-ritjet e studentëve kilianë në vitin 2009 në matematikë dhe shkencë ishin më të dobëtat nga të gjitha vendet e OECD-së (OECD Reviews of Evaluation and As-sessment in Education, 2013: f. 169). Studentët kilianë performojnë më mirë se studentët nga shtetet tjera në Amerikën Latine, por dallimi në mes të nxënësve më të mirë dhe më të dobët në Kili është më i larti dhe kjo, sipas raportit të OECD-së, është e lidhur me statusin socio-eko-nomik të studentëve: ata që kanë kushte më të mira financiare ndjekin shkolla më të mira (kryesisht private), kurse ata me kushte më të këqija ndjekin shkolla më të këqija (kryesisht publike). Zgjedhja e shkollave ka çuar në krijimin e pabara-zive sociale dhe akademike gjithnjë në rritje (Gauri, School Choice in Chile, 2008). Pabarazia ka edhe karakter gjeo-grafik sepse zonat rurale, ku fluksi i kapi-talit është më i ulët, qëndrojnë shumë më keq se ato urbanet. Ndërkohë që një numër gjithnjë e më i madh nxënësish po braktisin shkollën e mesme. Në total, nga të dhënat e vitit 2008 numri i fëmi-jëve që nuk vijonin mësimin ishte 120 mijë (MINEDUC, “Calidad para todos, Ministerio de Educación: Cuenta Pública 2006-2010”, 2010: f. 20). Ky fakt demon-stron mungesën e përgjigjeve adekuate të shtetit për nevojat e kilianëve. Pakënaqësia e kilianëve me këtë sistem arsimimi ishte në rritje të vazhdueshme dhe shpërtheu në vitin 2011. Pas tri viteve presioni me protesta intensive e të dhun-shme, sistemin e lëshuan këmbët, sakaq një sistem barazie ka filluar të zërë vend. Një hap i tillë është si rezultat i presionit studentor, por edhe hap pragmatik i marrë nga ana e shtetit sepse sistemet publike të arsimimit po dalin të jenë edhe më eko-nomike, edhe më cilësore. Ka shumë vite që Finlanda, e cila ka arsimim 100% falas, është në krye të listës së vendeve me siste-met më të mira arsimimi (Programme for International Student Assessment, 2014). Finlanda shpenzon 30% më pak për kokë studenti se SHBA-të. Mësuesit finlandezë kalojnë më pak orë (katër) në shkollë se mësuesit amerikanë. 93% e finlandezëve janë me shkollim të lartë, 17.5% më shumë se përqindja e njerëzve me arsimim të lartë në SHBA, ku sistemi arsimor operon në logjikën e interesit privat. Njëherësh kjo është përqindja më e lartë në Bashkimin Evropian. “Barazia është fjala më e rëndë-

sishme në arsimimin finlandez” - thotë Olli Luukainen, kryetari i Unionit të Mësuesve në Finlandë. Përndryshe, 96% e mësuesve në Finlandë janë pjesë e sindikatave dhe unioneve dhe kjo është një dëshmi më shumë për orientimin socialist të shoqërisë finlandeze. Në Finlandë të gjitha shkollat janë publike. Sistemi arsimor mirëmbahet dhe financohet 100% nga shteti. Personat që drejtojnë sistemin arsimor finlandez, nga zyrtarët më të lartë shtetërorë tek auto-ritetet lokale, janë arsimtarë dhe jo njerëz të biznesit. Shkollat finlandeze e kanë zm-brapsur me sukses hegjemoninë e “tregut të lirë” dhe në asnjë variant nuk pranojnë ta komodifikojnë këtë sektor. Prania e soli-daritetit në rrjetin e shkollave finlandeze ka rezultuar edhe me largimin e logjikës së konkurrencës midis nxënësve, shkol-lave dhe regjioneve. Bazuar në studimet e OECD-së, dallimet midis nxënësve më të dobët dhe më të mirë në Finlandë janë më të voglat në botë. Shkolla janë ndërtuar edhe në zonat më rurale. Transporti (për ata që kanë nevojë, edhe strehimi) për të gjithë nxënësit e studentët është falas. Të gjithë nxënësve e studentëve u ofrohet pa pagesë ushqim, shëndetësi, këshillim me psiko-sociologë, libra e materiale të tjera të nevojshme për punë. Wilkinson-i dhe Pickett-i, në librin e tyre “The spirit level: why equality is better for everyone” (f. 106), dëshmojnë se ven-det që kanë politika më gjithëpërfshirëse dhe pabarazi më të ulët kanë sistem me cilësi më të lartë arsimimi:Siç shihet, vendet që kanë pabarazi më të ulët, kryesisht skandinavet, kanë ar-sim më cilësor, kurse vendet që kanë pabarazi më të lartë, SHBA-të, Italia dhe Greqia kanë arsim të cilësisë më të dobët. Sakaq para disa ditëve, për të arsyetuar mosinvestimin e shtetit në shkollat pub-like, një ligjbërës amerikan tha se “nuk kemi nevojë për financim të shkollave sepse Sokrati e mësoi Platonin në gurë dhe se nuk patën nevojë për ndërhyrjen e polisit”.

Nuk do të ishte keq sikur qeveria e Shq-ipërisë të mësonte nga modeli i Kilit të Pinochet-it dhe ai i Finlandës. Njëri pro-gram kërkon përgjegjësi institucionale, tjetri synon të çlirohet nga ajo. Kili nën Pinochet-in, siç e pamë, të drejtën për arsim falas e shpërfilli dhunshëm, por në vitin 2015 prapë e ktheu në qendër të vëmendjes. Finlanda kur nuk ofronte arsim 100% falas, nuk shquhej për cilësi të lartë të arsimit, por reformat e viteve ’70 – që futën në fuqi arsimin 100% falas – e ngjitën atë në krye të listës së vendeve me arsimin më cilësor në botë. Ku shkon Shqipëria po e privatizoi arsimin? Si duket, askund, sepse ajo prapë do të kthehet aty ku është, në pikën zero. Sepse, siç edhe po vërehet empirikisht, dështimi i reformës neoliberale duket të jetë i paevitueshëm, pavarësisht vendit ku instalohet dhe, në anën tjetër, reforma që do ta kthejë arsi-min në qendër të vëmendjes institucionale dikur do të jetë e pashmangshme. Një para-doks i çuditshëm po përshkon reformën e arsimit në Shqipëri: synohet të arrihet cilë-sia e Finlandës, por përmes modelit të Pi-nochet-it. Ajo çka qeveria Rama nuk e ka të qartë në këtë rast është se rruga determi-non cakun: po ndoqe rrugën e Pinochet-it, përfundon në distopinë e arsimimit e jo në Finlandën e arsimit më cilësor në botë.

*Student pranë Universitetit të Prishtinës, Fakulteti Filozofik, De-

partamenti i Sociologjisë.

Sistemi arsimor në Kili: histori dështimi dhe suksesi

Çfarë duhEt të kEtë parasysh shqIpërIa?

Page 8: Universitari nr 2

E hënë 16 Mars 2015�KULTURË

diot artistike për të diskutuar mbi veprat artis-tike. Jo se sot mungon klasa punëtore brenda studiove apo galerive, por përgjithësisht nuk është më pjesë e krijimtarisë prodhuese. Në ekspozitë kemi disa artistë të angazhuar të cilët punojnë ngushtësisht me punëtorë apo grupime të tjera të shfrytëzuara të shoqërisë apo lëvizje emancipuese dhe kjo kuptohet nga puna e paraqitur prej tyre.Nëse i kthehemi pyetjes, momenti kur punë-torët dolën nga studiot në Shqipëri ishte viti 1991, ku e gjithë ideja e prodhimit socialist të artit u flak si leckë. Besoj se sot punëtorët shohin një shoqëri që përpiqet të integrojë veten brenda një modeli ekonomik jo fort të suksesshëm - në fakt ashtu si dhe në vende të tjera në botë - i cili nuk të lejon të shpen-zosh kohë në studio apo galeri duke disku-tuar për artin pasi duhet siguruar buka në tavolinë. Teksa jetojmë në një shoqëri e cila e ka tejkaluar diskutimin mbi praktikat artis-tike dhe ku përfytyrimi i shoqërisë nuk është ose nuk konsiderohet si pjesë e edukimit ide-ologjik të askujt, besoj se punëtorët sot shohin një gjë krejt ndryshe jashtë studios.2. Cili është qëllimi i vendosjes së veprave të realizmit socialist përballë atyre të artistëve bashkëkohorë?Një ndër qëllimet e kësaj ekspozite është re-alizimi i një pozicionimi të drejtë midis kon-cepteve shumë të ndryshme të realitetit, atij që është dhe formës në të cilën duhet shfaqur. Thuhet shpesh se arti realist socialist e paraqet realitetin në formën që nuk është, më shumë si një formë utopike realiteti, pasi shpreh re-alitetin në mënyrën se si duam të jetë. Idenë që artistët duhet të paraqesin një pikëpamje pozitive për shoqërinë, personalisht, nuk e shoh të gabuar dhe e mbështes. Ndryshe nga arti bashkëkohor që prodhohet sot në kapitalizëm, arti i realizmit socialist është do-methënës për shoqërinë pasi është përplot me reflektim. Përtej vlerave që përmban kolek-sioni i realizmit socialist edhe si trashëgimi kombëtare kulturore, nëse nuk ekspozohen, këto vepra rrezikojnë ta humbasin rëndësinë. Kjo ekspozitë bën një përpjekje për ta risjellë ndryshe këtë koleksion duke e vendosur në një kontekst të ri, krejt të panjohur për të. Sjellja ndryshe është e vetmja formë për t’i dhënë jetë një koleksioni të një kohe dhe konteksti tjetër, meqë socializmi dhe konteksti në të cilin janë prodhuar këto vepra nuk ekziston më dhe nuk do të kthehet më. Të paktën jo në atë formë apo jo për disa vjet. Më vonë, kushedi… 3. Paralelizmi midis realiteteve në kohë të ndryshme vjen i qartë gjatë linjës fotografike të artistit Jonas Sta-al-it “Anatomia e një revolucioni – Ro-java”. Si qëndrojnë partizanet e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe ndërtimi i shtetit socialist shqiptar për-ballë ndërtimit të socializmit të ri në kantonet autonome kurde dhe grave luftëtare të lëvizjeve çlirimtare në Ro-java sot? Kjo paralele është akoma më e pastër midis “Zboristes” së Isuf Sulovarit dhe fotograf-

isë së katër grave kurde të njësisë speciale të snajperëve, realizuar në shtator nga Jo-nas-i gjatë një vizite në kantonin e Rojavës. Duke kujtuar përfshirjen e grave dhe vajzave shqiptare në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe në politikë më vonë, gjatë ko-munizmit pati përpjekje për emancipimin e gruas, pavarësisht problematikave. Zhvillimet nuk morën rrjedhën e duhur, por krahasuar me gjendjen fillestare besoj se pati progres të dukshëm. E njëjta lëvizje emancipuese shihet sot në lëvizjet çlirimtare kurde ku gratë kanë marrë një rol drejtues dhe madje po tentojnë të reformojnë edhe strukturat e brendshme të rezistencës kurde, në përpjekje për të ndër-tuar një shoqëri barazimtare. Pra gratë kurde janë një komponent kyç i lëvizjes çlirimtare, po kështu ishte edhe figura e gruas gjatë peri-udhës së komunizmit, sidomos nëse flasim në termat e ikonografisë shqiptare. Në librat e Enver Hoxhës për shembull flitet shpesh për barazi gjinore. Nuk jam i sigurt sa të përfaqë-suara janë barazia gjinore dhe emancipimi i gruas në diskursin e sotëm politik.4. Sa të lehtë e ka një i ri në Shq-ipëri të gjejë hapësira për t’u shprehur artistikisht apo, akoma më shumë, të ketë akses në fondet kulturore si ai i GKA-së?Është shumë e vështirë për të rinjtë pasi hapësirat janë të pakta. Por vështirësia shto-het pjesërisht për mungesë të iniciativës nga ana e tyre për t’u organizuar e angazhuar në projekte personale e pjesërisht prej mënyrës se si funksionon këtu Universiteti i Arteve apo më gjera politikëbërja mbi artin. Ka disa për-pjekje të mira nga ca të rinj me hapjen e disa galerive apo qendrave kulturore që prodhojnë përtej pikturës, prodhojnë atë që i mungon studentëve të Universitetit të Arteve: reflekti-

min kritik. Universitetit të Arteve i mungojnë gjithashtu njerëz që i nxisin studentët të anga-zhohen. Ka artistë të mirë shqiptarë që e kanë lënë Shqipërinë, të tillë si Anri Sala, Adrian Paci, Edi Muka etj., dhe janë pikërisht këta që duhen rikthyer që të kontribuojnë për vendin e tyre duke dhënë mësim, pasi Universiteti i Arteve ka nevojë për njerëz që e kuptojnë se si funksionon arti në ditët e sotme. Institucionet si Galeria Kombëtare e Arteve funksionojnë pak a shumë si në çdo vend tjetër: para se të ekspozosh aty, të nevojitet një përvojë e mëparshme artistike. Po ka edhe për-jashtime siç është konkursi Onufri Prize, i cili u jep mundësi artistëve të rinj të përfshihen. Çka duhet të bëjë Galeria është të investojë më shumë në këta artistë të rinj nëpërmjet bler-jeve të punimeve të tyre. Kështu krijohet edhe një fond që pasurohet vit pas viti me punime të reja, sfiduese, interesante që do të flasin për zhvillimin dhe ecurinë e artit shqiptar në kohë. Një fond që i bashkohet koleksionit të trashëgimisë kulturore që ndodhet tashmë në galeri, mirëpo për këtë mungon buxheti. Edhe sikur të kishte mjaftueshëm buxhet, pra vullnet politik për të mbështetur artistët e rinj, mekanizmat e tillë ligjorë si tenderimi e bllo-kojnë ndërmarrjen e kësaj iniciative. Për çdo rast, studentët dhe artistët e rinj duhet të nx-iten dhe mbështeten të kenë galeritë e tyre.5. U ankua kush për ajrin e ndo-tur e deri diku mbytës në ekspozitë? Njerëzit nuk janë mësuar të shohin makina të ndezura brenda një hapësirë arti. Thjesht prezenca e tyre apo zhurma e motorit dhe era që prodhojnë janë bezdisëse, por ky ishte dhe qël-limi i vetë instalacionit. Nuk u ankua kush pasi tymi i prodhuar prej motorit nxirrej jashtë galer-isë nëpërmjet tubave, por shumë u ngacmuan dhe kishte syresh që u tronditën fort.

Përgatiti: Deni Sanxhaku

“Kjo ekspozitë është një përpjekje për të hedhur dritë mbi fragmente të veçanta të fondit të Galerisë Kom-

bëtare të Arteve në Tiranë dhe atyre projek-teve të artit bashkëkohor që fokusin e kanë rreth nocionit të realizmit. Ajo ngrihet mbi dy hipoteza për realizmin e epokës socialiste, mbi dy mënyrat se si diskursi i asaj periudhe nuk mori fund. Shtysa heroike në ato vepra, që dëbonte metaforën e cila më pas rikthehej si një lapsus frojdian, minon dhe gërryen aspi-ratat e tyre realiste dhe mpak mimesis-in e një bote ‘të ardhshme’. Nga ana tjetër, marrëdhë-nia mes lirisë artistike dhe shërbimit politik, shtylla ku mbështetet prodhimi i artit realist socialist, shtron një ekuacion për të cilin prak-tikat e angazhuara të artit bashkëkohor pat-jetër duhet të japin një përgjigje, edhe atëherë kur gjenden brenda një regjimi të ndryshëm të bashkëbisedimit politik.” - Mihnea Mircan, kuratori i ekspozitës.-Artistët pjesëmarrës: Irwin (Slloveni), Ar-mando Lulaj (Shqipëri), Ciprian Mureşan (Rumani), Santiago Sierra (Spanjë), Jonas Staal (Holandë) dhe Sarah Vanagt (Belgjikë). - Organizuar nga Departamenti i Shqiponjave në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Arteve. - Vendi: Galeria Kombëtare e Arteve, 27 Shkurt – 5 Prill 2015

***Intervista e mëposhtme i është marrë orga-nizatorit dhe asistent-kuratorit të ekspozitës, Vincent Van Gerven Oein. 1. Çfarë shohin punëtorët sot pasi kanë dalë nga studioja? Titulli frymëzohet prej prodhimit të parë kine-matografik “Punëtorët dalin nga fabrika” i cili qe i rëndësishëm në artet pamore për formën tepër reale të paraqitjes së realitetit. Ndërkohë që pjesa e dytë e titullit të ekspozitës lidhet me faktin që punëtorët kanë dalë nga studioja e artistit. Në një bisedë pak para çeljes së ekspozitës me Anastas Konstandinin, njërin prej autorëve të koleksionit të realizmit social-ist, iu rikthyem pikturës së Sali Shijakut “Zëri i masave”, ku portretizohen disa punëtorë që kundrojnë e diskutojnë mbi veprën e artistit teksa ky i fundit i dëgjon ulur në një cep. Kjo pikturë flet për një traditë artistike ku vëzh-guesi, konsumuesi apo, në rastin e Shqipërisë socialiste, masat kanë rëndësi madhore në procesin e krijimit. Sot jemi shumë larg mo-mentit kur punëtorët apo masat vizitojnë stu-

‘68rubrIka

këNdI kulturor I tIraNësgrafitit (mbishkrimet) dhe muzika “Rap” u bënë mjete për luftimin e represionit qeveritarë, duke lëvizur në Brazili ku muzikantët janë përafruar me lagjet e varfra dhe fëmijëve ua kanë transfor-muar armët në kitare, rrugëtimi i saj përfundon në kampet e refugjatëve palestinezë në Liban, ku fotografia, muzika dhe filmi u japin zë atyre që nuk kanë. Kështu “Kultura e rezistencës” si tezë kryesore propozon idenë se arti dhe kreativiteti përbëjnë municionin më efektiv në betejat për paqe dhe drejtësi.Këndi teatral “Përndjekja dhe vrasja e Zhan Pol Maratit” është titulli i plotë i dramës së shkrimtarit gjerman Pe-ter Weiss, e cila ka hyrë në historinë më të re të teatrit si “Marat/Sad”, me emrat e dy protago-nistëve të saj. Kjo dramë ka nisur të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar. Një pjesë brilante, një analizë e hollë filozofike e Revolucionit Frëng, përkthyer nga Ardian Klosi, me diskutime që vi-jnë aktuale edhe në ditët tona, “Vrasja e Maratit” merr shkak nga një ngjarje historike, një mo-

ment i rëndësishëm në historinë e Revolucionit Francez që është vetë vrasja e Maratit, veprimtar dhe botues i gazetës revolucionare “Miku i Po-pullit”. Peter Weiss-i është ngacmuar prej kësaj ngjarjeje pikërisht për të na shqetësuar me një pyetje madhore: A është sot radikalizmi zgjidhja për të ndryshuar botën?Këndi i librit Dy botimet më të fundit për nga koha dhe më të rëndësishmet për nga përmbajt janë “Etika” e një prej figurave kushtetimore të modernitetit filozofik, Baruch Spinozës, e përkthyer nga peda-gogu i filozofisë Dritan Karadaku dhe “Shpikja e traditës” së Eric Hobsbawm-it dhe një grupi au-torësh, e përkthyer nga pedagogu i sociologjisë Enis Sulstarova, të dyja të nxjerra nga shtëpia botuese “Pika pa sipërfaqe”. Në parathënien e “Etikës”, D. Karadaku shprehet: “Kryevepra e Baruch Spinozës dhe një nga tekstet e rrallë të filozofisë dhe mendimit njerëzor ndër shekuj. Në çdo fushë ka disa vepra pa të cilat jeta njerëzore dhe dinamika e saj do të ishte zvarritje dhe jo val-

lëzim, heshtje dhe jo melodi, terr dhe jo dritë”. Ndërkohë në thelb të veprës kolektive “Shpikja e traditës” qëndron hulumtimi i disa rasteve të krijimit të traditave si krijimi i “kulturës kom-bëtare” të Uellsit dhe Skocisë, përpunimi i ritu-aleve mbretërore britanike të shekujve XIX dhe XX, origjina e ritualeve perandorake në Indinë britanike dhe Afrikë dhe përpjekjet e lëvizjeve radikale për të zhvilluar kundërtraditat e tyre. Ky libër, me shtrirje kaq të gjerë, synon të he-tojë ndërveprimin kompleks të së shkuarës me të tashmen, në një studim brilant të ritualit dhe simbolizmit, idesë dhe legjitimitetit të shtetit-komb modern. Gjithashtu, kësaj të shtune në mjediset e qendrës sociale “Logu i Shkëndijës” do të prezantohen dy përmbledhje eseistike të ndërtuara me mjete artizanale dhe çmime sim-bolike. Këto përmbledhje konsistojnë te studimi i mirëfilltë i intelektualit Redi Muçi me tezën “Rrugëtimi historik i SYRIZA-së” të pasuar me dy artikuj të përkthyer te filozofit slloven Slavoj Žižek dhe intervista të Aleksis Ciprasit. Përm-bledhja e dytë është “Kritikë kulturore” me ese/recensione kinematografike nga mendimtarë të huaj dhe aktivistë të rinj shqiptarë.

Përgatiti: Klodi Leka

Një kënd i rubrikës ’68 do të lajmërojë në çdo numër të gazetës ngjarjet e rëndësishme

kulturore të ndodhura ose që priten të ndod-hin në Tiranë si shfaqjet teatrale, vitrina e librit apo dhe veprimtaritë kryesore në ato pak qen-dra sociale që gjenden. Ky kënd ka për synim lajmërimin e masës studentore dhe përhapjen e informacioneve të vlefshme në kushtet e ter-rit mediatik dhe sundimit të kulturës mbytëse të konsumit.

***Këndi shkëndijas Ditën e enjte, në qendrën sociale “Logu i Shkëndi-jës” do të shfaqet dokumentari “Kultura e rezis-tencës”. Në vitin 2003, në prag të shpërthimit të luftës në Irak, regjisorja e mirënjohur Iara Lee nisi një udhëtim të gjatë për të kuptuar më mirë një botë që gjithnjë e më shumë po ngatërrohet në konflikte dhe po ecën drejtë vetëshkatërrimit. Pas disa viteve, duke udhëtuar në mbi pesë kon-tinente, Iara i dha kurajë një numri njerëzish në rritje që ishin në kërkim të ndryshimeve eko-nomike-shoqërore dhe politike. Nga Irani, ku