16
Universiteti AAB Programi: Psikologji Organizimi dhe fazat e hulumtimit Llojet e hulumtimeve; Llojet e të dhënave; Shkallët e shprehjeve numerike 1

Universiteti AAB Programi: Psikologji

  • Upload
    others

  • View
    20

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Universiteti AAB Programi: Psikologji

Universiteti AAB

Programi: Psikologji

Organizimi dhe fazat e hulumtimit

Llojet e hulumtimeve; Llojet e të dhënave; Shkallët e shprehjeve numerike

1

Page 2: Universiteti AAB Programi: Psikologji

Organizimi dhe fazat e hulumtimit në psikologji

2

Një përmbledhje:

Metodologjia e hulumtimit shkencor përfshin në vete të gjitha aspektet, momentet, proceset, procedurat, metodat, kriteret si dhe përkufizimet dhe përcaktimet teorike dhe praktike.

Metodologjia përfshin aktivitetet e ndryshme rreth realizimit të hulumtimit duke filluar nga momenti i lindjes së idesë për të hulumtuar ndonjë aspekt të së vërtetës e deri tek verifikimi, vlerësimi dhe shpesh deri te aplikimi i rezultateve, mendimeve, qëndrimeve në praktikë.

Pavarësisht se çdo ditë të jetës përmes eksperiencës, mësojmë gjëra të reja, hulumtimi apo zbulimi i kuptimeve dhe njohurive të reja në qasjen hulumtuese, i referohet metodave shkencore.

Page 3: Universiteti AAB Programi: Psikologji

Organizimi dhe fazat e hulumtimit në psikologji

3

Një përmbledhje:

Me termin shkencë nënkuptojmë një sistem dijesh dhe njohurish mbi ligjet e zhvillimit të natyrës dhe shoqërisë, i cili është formësuar historikisht duke vëzhguar botën reale dhe jetën dhe duke bërë përgjithësime teorike ( për një fushë apo degë të caktuar) dhe qëllimi i së cilës është shpjegimi, parashikimi dhe /ose kontrolli i fenomeneve

Ndërkohë termi kërkim / hulumtim ka të bëjë me gjurmimin sistematik të fakteve nga të cilat mund të nxirren parimet dhe ligjshmëritë e caktuara shkencore, e në pajtim me këtë, shkencën në të vërtetë e përbëjnë rezultatet, ligjet deri tek të cilat vihet me anë të kërkimeve

Metoda shkencore është një proces i rregullt që përfshin njohjen dhe përcaktimin e një problemi, formulimin e hipotezave apo pyetjeve qëndrore, mbledhjen e të dhënave, analizimin e tyre dhe nxjerrjen e konkludimeve, të cilat mund të konfirmojnë ose rrëzojnë hipotezën e ngritur, ndërkohë që metodologjia është tërësia e metodave shkencore e aplikuar në një fushë të caktuar

Page 4: Universiteti AAB Programi: Psikologji

Organizimi dhe fazat e hulumtimit në psikologji

4

Metodologjia e kërkimit shkencor është pjesë shumë e rëndësishme e psikologjisë. Studiuesit e psikologjisë përdorin metodën shkencore, e cila nuk është gjë tjetër përvecse një seri e fazave të punës të marra së bashku.

1. Përcaktimi dhe paraqitja e problemit - është faza e parë në një kërkim shkencor

2. Formulimi i pyetjes kërkimore ose hipotezave - është faza e dytë, në të cilën ju përcaktoni pyetjen kërkimore ose ngrini hipotezën tuaj për problemin që ju ka interesuar

3. Kryerja e studimit - faza e tretë në të cilën përcaktoni instrumentet dhe metodën e grumbullimit të të dhënave

4. Interpretimi i të dhënave - është faza e katërt, në të cilën ju interpretoni të dhënat që keni mbledhur në fazën paraprake

5. Nxjerrja e përfundimeve - faza e pestë e kërkimit shkencor, në të cilën bëhet vërtetimi apo jo i hipotezës që keni ngritur

6. Komunikimi i rezultateve – faza e fundit që ka të bëjë me botimin e rezultateve të kërkimit tuaj shkencor me qëllim ballafaqimin e të arriturave tuaja me të arriturat e kolegëve të të njëjtës fushë nga vende të tjera.

Page 5: Universiteti AAB Programi: Psikologji

Organizimi dhe fazat e hulumtimit në psikologji

Aspekti etik :

Mund të trajtohet në termin se si psikologu trajton pjesmarrësit me të cilët ndërvepron në hulumtimin, kerkimin e tij

Hulumtimi ne psikologji është relativisht intim sepse hulumtuesi është shumë i afërt me respondentin

Informimi dhe miratimi janë thelbësore në etikën hulumtuese.

Hulumtuesi / psikologu, duhet të minimizojë mundësitë e te lënduarit të individëve të përfshirë në hulumtim

Edhe përkundër dëshirës për të patur sa më tepër rezultate, ndershmëria dhe drejtësia në relacion me individët e përfshirë në hulumtim, janë obligim moral i hulumtuesit

Duhet patur kujdes në relacionin hulumtues-respondent, i cili duhet të përcaktohet sipas rregullave, gjuhës, normave kulturore.

Kodi i Etikës së Psikologëve, të shkruara në 2002, www.apa.org/ethics

5

Page 6: Universiteti AAB Programi: Psikologji

Llojet e të dhënave…

Të gjitha llojet e hulumtimeve shkencore kërkojnë dhe e përmbajnë mbledhjen e të dhënave. Të dhënat janë pjesë e informacionit që ne mbledhim dhe përdorim për të ekzaminuar një pyetje hulumtuese apo për të vërtetuar ose rrëzuar një hipotezë të ngritur. Metoda shkencore është e bazuar pikërisht në mbledhjen, analizimin dhe interpretimin e këtyre të dhënave.

Sidoqoftë përpara se të bëjmë mbledhjen e të dhënave, ne duhet të përcaktojmë llojin e të dhënave që na duhen për hulumtimin tonë, dhe për ta bërë këtë, e shoh të arsyeshme të sqarojmë konceptet rreth konstrukteve, ndryshoreve dhe instrumenteve.

6

Page 7: Universiteti AAB Programi: Psikologji

Llojet e të dhënave…

Një ndryshore është një koncept që mund të marrë cilëndo prej vlerave të një vargu, serie, amplitude. Ndryshoret janë veçori, karakteristika, veti të dukurive. Ndryshoret janë ato që na tregojnë se çfarë do të ekzaminohet në një hulumtim. Hulumtuesi mund të zgjedhë apo të krijojë instrumente adekuate, të përshtatshme për secilën ndryshore

Në hulumtimet tona, ndryshore mund të jenë gjinia apo karakteristika të tjera trupore, mosha, eksperienca, pikët e testeve etj.

Ndryshoret dallojnë në disa mënyra, p.sh. ndryshoret mund të prezantohen sipas matjeve që iu bëhen dhe mund te identifikohen si ndryshore sasiore ose kategorike, ose mund të klasifikohen si ndryshore të varura dhe ndryshore të pavarura.

7

Page 8: Universiteti AAB Programi: Psikologji

Shkallët e shprehjeve numerike …

Ekzistojnë katër tipe, lloje të shkallëve matëse dhe ndryshoreve: formale ; rendore ; intervale dhe proporcionale.

Një shkallë matëse është një instrument i përdorur për të fituar amplituden aktuale të vlerave apo pikëve për secilën ndryshore. Secili lloj i shkallës matëse, mund të përdoret për të shprehur një apo disa tipe të ndryshoreve. Por është shumë e rëndësishme përcaktimi me saktësi i tipit të shkallës që prezanton të dhënat tuaja sepse, siç do ta shohim më vonë, shkallë të ndryshme kërkojnë metoda të ndryshme të analizës statistikore.

Ndryshoret kategorike janë jonumerike (formale), ndërkohë që ndryshoret sasiore janë numerikë (rendore, intervale dhe proporcionale)

8

Page 9: Universiteti AAB Programi: Psikologji

Shkallët e shprehjeve numerike …

Shkalla nominale (kategorike) :

prezantojnë nivelin më të ulët të matjeve. Në mënyrën më të thjeshtë klasifikon personat apo objektet në dy ose më tepër kategori. Ndryshore të tilla përfshijnë: gjininë, statusin martesor, statusin e punës, tipin e aktivitetit, etj. Shpesh këto ndryshore emërtohen me numra 1,2,3 e me radhë.

Shembuj:

Gjinia: F (1) M (2)

Prirja politike: demokrat (1) liberal (2)

Statusi martesor: Martuar (1) pamartuar (2)

divorcuar (3) vejushe/an (4)

9

Page 10: Universiteti AAB Programi: Psikologji

10

Page 11: Universiteti AAB Programi: Psikologji

Shkallët e shprehjeve numerike …

Shkalla rendore, ordinale, vargore: ndryshore të tilla jo vetëm i klasifikojnë personat apo

objektet por njëkohësisht edhe i rendisin ato sipas një kriteri të caktuar. Kjo renditje mund të bëhet nga më e larta tek më e ulta, nga më e shumta tek më e pakta, etj...Pra vendosja sipas një rendi të tillë na jep të kuptojmë se personi apo objekti paraardhës është më i gjatë ose më i mirë se objekti pasardhës, e kështu më radhë. Nuk supozohet se intervalet ndërmjet numrave janë të barabartë.

Por, ato nuk na tregojnë se për sa është më i gjatë…ose më i mirë…

Shembull: Renditja e studentëve sipas vlerësimit në kolokium

11

Page 12: Universiteti AAB Programi: Psikologji

12

Page 13: Universiteti AAB Programi: Psikologji

Shkallët e shprehjeve numerike …

Shkalla intervale :

- Ndryshore të tilla kanë karakteristika të njëjta me ndryshoret kategorike dhe ato rendore por njëkohësisht kanë edhe barazi në intervalin e përcaktuar.

- Klasifikojnë të dhënat në grupe ose kategori

- Përcaktojnë preferencat ndërmjet itemave (items).

- 0 nuk ka vlerën absolute si në matematikë, POR si numër, vlera e të cilit ka domethënie si cdo numër tjetër.

Shembuj:

- Temperatura celcius është ndryshore intervale

- Në përgjithësi testet e inteligjencës përdorin matjen intervale

- Shkalla e Likert: si ndjeheni për statistikën? 1-jam e trembur nga kjo lëndë 2- nuk do ta kisha zgjedhur këtë lëndë

3- skam asnjë ndjesi 4- jam i/e interesuar për lëndën

5- jam shumë i/e emocionuar për këtë lëndë

13

Page 14: Universiteti AAB Programi: Psikologji

14

Page 15: Universiteti AAB Programi: Psikologji

Shkallët e shprehjeve numerike …

Shkalla proporcionale :

- Ndryshore të tilla prezantojnë nivelet më të larta të matjeve. Ndryshore të tilla janë: pesha, gjatësia, koha , largësia, shpejtësia…etj

- Përcaktojnë qartë magnitudën ose vlerën e ndryshimit ndërmjet dy itemave individuale ose intervalet në të njëtin grup.

Shembuj:

- Temperatura në Celvin (0=mungesa e nxehtësisë, ska më ftohtë)

- Rrahjet e zemrës (0=mungese e rrahjeve)

15

Page 16: Universiteti AAB Programi: Psikologji

16