44
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME MENTORJA: STUDENTJA: Dr. Rovena VATA Rita XHIHA Gjakovë, 2018

UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

  • Upload
    others

  • View
    131

  • Download
    4

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

MENTORJA: STUDENTJA:

Dr. Rovena VATA Rita XHIHA

Gjakovë, 2018

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

PASURIA GJUHËSORE E MBIEMRAVE DHE FRAZEOLOGJISË NË ROMANIN

“RRATHË” TE MARTIN CAMAJT

VLERËS GJUHËSORE

Komisioni:

Kryetar………………………………………………………….

Anëtar…………………………………………………………...

Anëtar……………………………………………………………

MENTORJA: STUDENTJA:

Dr. Rovena VATA Rita XHIHA

Gjakovë, 2018

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

3

PASQYRA E LËNDËS

HYRJE……………………………………………………………………………………..4

KREU I: Martin Camaj dhe vepra e tij…………………………………………………….7

1.1 Rreth jetës së Martin Camaj............................................................................................8

1.2 Vepra e Martin Camajt...................................................................................................9

1.3 Martin Camaj dhe proza e tij.........................................................................................11

1.4 Rreth vlerave të romanit “Rrathë”.................................................................................13

KREU II: Vështrim kuptimor për klasën e mbiemrave në romanin “Rrathë”…………...17

2.1 Mbiemra cilësorë………………………………………………………………………17

2.2 Mbiemra marrëdhëniorë……………………………………………………………….21

KREU III: Vështrim strukturor tek mbiemrat……………………………………………..23

3.1 Mbiemra të nyjshëm………………………………………………………………...…23

3.2 Mbiemra të panjyshëm të parmë, jo të parmë dhe të përbërë………………………...25

KREU IV: Njësitë frazeologjike në romanin “Rrathë”…………………………………...27

4.1 Shprehje frazeologjike…………………………………………………………………27

4.1 Shprehjet frazeologjike të ndara sipas rrathëve: Uji, toka, zjarri…………………….32

4.2. Shprehjet frazeologjike të ndara sipas problematikës trajtuese……………………..37

KREU V:

Përfundime…………………………………………………………………………………..42

Bibliografia…………………………………………………………………………………44

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

4

HYRJE

1. Objekti dhe motivimi i temës

Martin Camaj ishte dhe do mbetet si vazhdues në një kohë tjetër dhe në rrethana të tjera i veprës

së Rilindasve. Ai nuk e ndau asnjëherë krijimtarinë letrare nga studimet gjuhësore. Camaj

letërsinë e kishte pasion, gjuhësinë e zgjodhi për profesion dhe në të dyja këto fusha la një

trashëgimi të çmuar, e cila për gati 40 vjet nuk u njoh në vendin që e lindi e për të cilin punoi pa

u lodhur e me përkushtim të rrallë, megjithëse gjatë gjithë kohës jashtë vendit nuk pati as kohë as

dëshirë të merrej me veprimtari politike dhe u angazhua tërësisht me punë krijuese e shkencore1.

Martin Camaj është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqiptare dhe autori më me

peshë në diasporën shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore. Vepra e tij, ndër të tjera ka edhe

përmasën e vet gjuhësore të spikatur, sepse ai pandërprerë u shqua për kërkim e krijim gjuhësor,

duke vetjakësuar me vlera e prurje të shumta. Shkrimtaria e Martin Camajt karakterizohet nga

thukësia e lakonizmi, nga thellësia e laryshia e shprehjes.

Fjala në çdo varg e gati kudo është poetike. Poezia e proza e tij kërkojnë lexim të ngadalshëm, jo

se janë shkruar në gegërishte, por, sepse, si palimpsesti, ato janë shumë shtresore dhe kumtet që

transmetojnë, janë të shumta2.

Vepra e tij, ndër të tjera ka edhe përmasën e vet gjuhësore të spikatur, sepse ai pandërprerë u

shqua për kërkim e krijim gjuhësor, duke u vetjakësuar me vlera e prurje të shumta. Edhe romani

Rrathëështë një pasuri për letërsinë shqipe dhe një shkollë për gjuhën shqipe. Martin Camaj

përdor në roman gjuhë të pasur të mbushur me mbiemra, me krahasime dhe frazeologji të shumta

popullore, si dhe për leksikun e pasur, që i përket variantit gjuhësor gegë.

Autori e pasuron fjalorin e tij letrar edhe me njësi leksikore prej dialekteve arbëreshe të Italisë.

Ai kishte bindjen se gjuha shqipe do të arrinte të zhvillohej si një gjuhë letrare e gjithmbarshme

vetëm në rast se në fushën e leksikut do të shfrytëzoheshin të gjitha burimet e saj të mundshme3.

1SeitMansaku, Vendi i Martin Camajtnëstudimetbuzukiane, në: “Aktet e Konferencës Shkencore “Martin Camaj nëkulturën shqiptare (Në 85-vjetorin e lindjes), Tiranë, 2010, f. 116.2ValterMemisha, Martin Camajdheleksiku i munguar, në: “Studimepërfjalënshqipe”, Tiranë, 2011, f. 100.

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

5

2. Metodologjia dhe metodat e punës

Angazhimi për realizimin e kësaj pune nisi në disa drejtime, që u zbatuan në mënyrë të

njëpasnjëshme:

Së pari, së bashku me udhëheqësen shkencore ideuam tematikën dhe u shestua platforma

shkencore e temës.

Së dyti, u bë vjelja leksikore dhe u grumbullua materiali leksiko-semantik që lidhej me temën në

fjalë.

Së treti, lënda e vjelëështë trajtuar teorikisht, duke u përpjekur që përshkrimi dhe shtjellimi

shkencor të bëhen përmes një literature të mjaftueshme për të realizuar një punim në nivel

diplome të shumë pritur.

Kjo literaturëështë dhënë e plotë në fund të punimit. Përmes metodës analitike, induktive kemi

bërë klasifikime dhe interpretime të ndryshme, morfologjike dhe leksiko-semantike.

Qëllimi kryesor i punimit është të tregojë pasurinë e madhe gjuhësore të mbiemrave, që

ekzistojnë në faqet e këtij romani dhe të frazeologjisë popullore, që e ushqeu këtë roman të

rëndësishëm të Martin Camajt.

3. Baza teorike e punimit

Për realizmin me sukses të punimit jemi mbështetur në një literaturë të pasur. Janë shfrytëzuar

studime të fushës së gramatikës së gjuhës shqipe, të semantikës leksikore dhe të stilistikës

gjuhësore, duke u mbështetur në parime dhe në kritere shkencore studimi të njohura dhe të

zbatuara me sukses deri tani në trajtimet leksikore e semantike në Shqipëri dhe jo vetëm.

Për të bërë përqasje shkencore, analiza të mirëfillta dhe të sakta jemi ndalur edhe te konceptet

dhe teoritë kryesore për fjalën, klasat leksikore e semantike, për përdorimin etj.

3ValterMemisha, Martin Camajdheleksiku i munguar, në: “Studimepërfjalënshqipe”, Tiranë, 2011, f. 100.

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

6

Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës

shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në gjuhën shqipe 1, 2, 3.

Gjithashtu jemi mbështetur edhe tek autorët me studimet e tyre në lidhje me studimet

gramatikore, morfologjike e fjalëformuese, në konceptet e teorisë dhe të pratikës leksikologjike,

semantike dhe stilistikore.

4. Synimi i temës

Synimi ynë në këtë punim diplome është të vilet pasuria leksikore mbiemërore dhe frazeologjike,

në romanin “Rrathë”. Të analizohet dhe të interpretohet nga ana shkencore kjo pasuri, sidomos

në rrafshin semantik, morfologjik e fjalëformues.

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

7

KREU I

Martin Camaj dhe vepra e tij

1.1 Rreth jetës së Martin Camaj

Martin Camaj lindi më 21 korrik të vitit 1925 në vendin e quajtur Temal të Dukagjinit. Në vitin

1935 vendoset në Shkodër dhe fillon të marrë arsim të rregullt pranë kolegjit jezuit Saverian.

Arsimin fillor 5 vjeçar e përfundoi në 4 vjet. Pesë vitet më pas ndoqi rregullisht gjimnazin, gjë që

i dha të drejtën për të vijuar studimet në liceun klasik të kolegjit. Ai detyrohet të ndërpresë

studimet në vitin e tretë, më 1946 mbas mbylljes së instituteve fetare të Shkodrës.

Martin Camaj do të arratiset nga vendi për në Jugosllavi, ku ia del të regjistrohet si student në

Universitetin e Beogradit. Atjemësoi italianistikë, romanistikë, teori letërsie, gjuhë klasike dhe

sllavistikë. Largohet nga Jugosllavia në verën e vitit 1956.

Shkon në Romë, ku studion sërisht dhe doktorohet. Në Romë ndjek rrethet letrare të këtij qyteti,

ku njihet edhe me autorët emigranë nga vende të ndryshme lindore, rusë, rumunë dhe sidomos

me poetë balltikë. Ishin të gjithë anëtarë të një PEN-klubi me qendër në Londër. Atje nën

kujdesin e Koliqit bëhet kryeredaktor i revistës “Shêjzat” (1957-1975) dhe studion së afërmi

botën arbëreshe.

Me 1961 transferohet në Munih (Gjermani), ku specializohet përfundimisht në gjuhësinë shqipe,

duke mos u shkëputur nga letërsia. Martin Camaj u bë profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare

në Universitetin e Munihut dhe mbeti atje gjithë jetën, deri sa vdiq, më 19924.

Individualiteti i një shkrimtari është vështirë të kuptohet jashtë disa lidhjeve me ndikim

kushtëzues: jeta, vepra, koha, njerëzit, shoqëria, shteti, lexuesi, ndërgjegjja letrare e politike dhe

liria shprehet studiuesi Shaban Sinani5 në lidhje me shkrimtarin Martin Camaj.

Fati vetjak ka ndikur mbi fatin krijues, rrethanat e jetës kanë përcaktuar shumë shqiptime të tij,

mungesa e atdheut dhe miti i origjinës kanë ndikuar mjaft shqetësime letrare të tij. Autori

4FjaloriEnciklopedikShqiptar, Akademia e ShkencavetëShqipërisë, f. 354.5 Shaban Sinani, Çështje të stilit në ligjërimin e Martin Camajt, në: “Studime filologjike”, nr. 1-2, Tiranë, 2007,f.29.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

8

nukmund të ndahet nga njeriu, njeriu nuk mund të ndahet nga karakteret, karakteret nuk mund të

ndahen nga tradita, historia dhe prejardhja6.

Jetoi e punoi pa iu shuar asnjëherë malli i vendlindjes. Shtëpia e tij e vetmuar, ndërmjet alpeve të

Bararisë, e mbushur plot me kujtime të jetës shqiptare, i sillte në mend vendlindjen e largët,

tokën e ndaluar, ku nuk mundi të kthehej asnjëherë7.

Martin Camaj qe shkrimtar prozator, poet e dramaturg, fusha me të cilat ai shënon një kulm në

letërsinë shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar. Por ai qe edhe një dijetar i shquar në

fushë të albanologjisë: historian i gjuhës e filolog, gramatikan e etimolog, dialektolog e

mbledhës folklori, botues veprash të letërisë së vjetër dhe kritik gjuhe. Këto janë fushat që

lëvroiduke arritur në majat e kësaj shkence8.

6 Shaban Sinani, Çështje të stilit në ligjërimin e Martin Camajt, në: “Studime filologjike”, nr. 1-2, Tiranë, 2007, f.29.7KolecTopalli, Albanologu i shquar Martin Camajnë 85 vjetorin e lindjes, nëAktet eKonferencësShkencoreNdërkombëtare “Martin Camajnëkulturënshqiptare (Në 85-vjetorin e lindjes), 24 shtator2010.8KolecTopalli, Albanologu i shquar Martin Camajnë 85 vjetorin e lindjes,nëAktet eKonferencësShkencoreNdërkombëtare “Martin Camajnëkulturënshqiptare (Në 85-vjetorin e lindjes), 24 shtator2010.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

9

1.2 Vepra e Martin Camajt

Tituj të veprave

Nji fyell ndër male (poezi)-Prishtinë-1953.

Kanga e vërrinit (poezi)-Prishtinë 1954.

Djella (novelë)-Romë 1958.

Legjenda-Romë 1964.

Lirika mes dy moteve-Munih 1967.

Poezi(1953-1967)-Munih 1967.

Njeriu më vete dhe më të tjerë-1978.

Poezi 1981.

Drandja (proza poetike)-Munih 1981.

Rrathë (roman)-1981.

Shkundullima (novelë)-1985.

Karpa (novelë)-1987.

Poezi 1981.

Tingujt e parë

Gjon Gazulli (novelë).

Jesminë (novelë).

Bigami (novelë).

Pishtarët e natës (novelë).

Rrugnaja në mars (novelë).

Katundi me gjuhë të fshehtë (novelë).

Të pabotueme (poezi).

Dorëshkrime (poezi).

Variante (poezi).

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

10

Loja e mbasdrekës (dramë)-Munih-1981

Kandili argjendit (dramë)-Kozencë-1993.

Botimet dygjuhësore:

Poezi (shqip-italisht)-1985.

Me pendlat e korbit të bardhë (shqip-gjermanisht).

Të tjera

Meshari i Gjon Buzukut-1961.

Formimi i fjalëve në gjuhë-1966.

Libër mësimi i gjuhë shqipe-1969.

E folmja arbëreshe e Greçit në provincën e Avelinos-Firencë-1971.

E folmja arbëreshe e Falkunarës në krahinën e Kozencës-1977.

Antologjia: Këngë shqiptare-Dusseldorf-1974.

Çeta e profetëve (ribotim)-1977.

Gramatikë e shqipes-1984.

Jo vetëm po të nisemi nga vendet e botimit, por mbi të gjitha nga mënyrat e ligjërimit poetik,

stilit dhe frymës, mund të vihen re qartazi tri faza të krijimtarisë poetike veçanërisht e letrare

përgjithësisht të Martin Camajt:

Faza kosovare (ose klasike)

Faza italiane (ose paramoderne)

Faza gjermane(ose moderne)

Të tria këto faza kanë lënë shenja të qarta në krjimtarinë e tij: Në fazën e parë ndihet mbështetja

e fuqishme në mjetet shprehëse tradicionale e folklorike. “Mali e vërrini” përbëjnë botën rreth të

cilës sillet nervi poetik. Në fazën e dytë kemi pasurimin e elementeve shprehëse me struktura më

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

11

të komplikuara gjuhësore, duke mos iu larguar kurrësesi tharmit të motiveve vendase. Në fazën e

tretë motivi vendas mitizohet, “thahet” e shndërrohet në një substancë me esencë të fortë.

Nganjëra tek tjetra arti i tij bëhet përherë e më formal larg strukturave tradicionale e ideve të

ditës dhe synon të bëhet universal.

1.3 Martin Camaj dhe proza e tij

Kishte të drejtë Hans-Joachim Lanksch kur shprehej se “për tê [Camajn] vendlindja e vërtetë

ishte gjuha amtare”. Një pjesë e mirë e interpretimeve diletante të veprës së Camajt, duke e

gjetur atë jo një vetëshprehje origjinale, por shembëllim të një reference (G. Ungaretti, E.

Montale) mund të shpjegohet pikërisht me rrudhjen e funksioneve komunikuese të gegërishtes

letrare në katër dekadat e fundit, pas standardizimit të gjuhës së njësuar. “Një gjë është e vërtetë:

poeti ynë gjithçka e ka materie dhe ndjesi shqiptare. Thelbi i vargut të Camajt është verbi i

lashtë dhe i ri i shqipes”9.

Vepra e parë në prozë “Djella”, tregim në prozë e vjershë (Romë, 1958), pasohet me romanin

Rrathë (Munih, 1978), që mund të konsiderohet si romani i parë psikologjik shqiptar.

Elementi liriko-folklorik shfaqet veçanërisht në përshkrimet e mjediseve të malësisë, të zakoneve

dhe të psikologjisë shqiptare. Në themel të romanit qëndron skema e lidhjes së njerëzve sipas

rrathëve shoqërore e metafizikë, realizuar përmes simboleve tradicionale. Ai vetë shprehej se

“krijimi im letrar ka diçka fragmentare në vetvete dhe për këtë fajin e ka koha jonë, edhe ajo

fragmentare, aritmike në rrjedhën e vet. Koha na ka sëmue mu në zemër nga ngjarjet që ndoqën.

Pra, një kohë e tillë ishte mbrendë që do të piqej dhe vetvetiu do shpërthente përjashta; por koha

që jetoshim ishte pothuejse e pa stinë, pa verë!”10.

Thelbin e poetikës së brendshme e përbëngjithashtu edhe monologu i figurës kryesore.

Gegërishtja letrare dëshmon në këtë roman mundësitë e saj shprehëse përmes frazeologjizmave

të pasura dhe me garkesë figurative.

9 Koçi Petriti, Mbi poetikën e Martin Camajt, në: “Studime për autorë të ndaluar”, botim i QSA, Tiranë, 2008, f.263.10 Martin Camaj, “Djella”, botim i shtëpisë botuese “Buzuku”, Prishtinë, 1994, f. 108.

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

12

Një dukuri në rrafshin leksikor është se vepra e tij ka një leksik shumë të pasur, qëështë pasion i

autorit. Ajo karakterizohej nga krijimi i fjalëve të reja, që u përkasin tipave të ndryshëm

fjalëformues, por edhe përdorimi i një fjalori të trashëguar; gjallërimii disa fjalëve krahinorë, që,

duke u studiuar me kompetencë shkencore, mund të përfshihen në leksikun aktiv të gjuhës së

sotme shqipe11.

Ashtu si në shumë vepra letrare të shkrimtarëve të tjerë edhe në prozën e Martin Camajt, (siç

janë: “Djella”, “Rrathë”, “Karpa”, “Pishtarët e natës”, “Shkundullima”, “Katundi me gjuhë të

fshehtë”, “Rrungaja në mars”, dhe ”Dranja”) nocioni i idesë pasqyrohet në disa kuptime ose

mënyra12 të cilat gërshetohen me motive13,personazhe14 në një vepër letrare që në

makrostukturën narrative kur lexohen, analizohen këto koncepte artistike, në shkencën e

letërsisë, shndërrohen: nocion i idesë i cili bashkëjeton harmonishëm me shtresa strukturore të

veprës letrare; bart15 rrëfimin bazë dhe anësor. Këto tekste letrare kanë nocione të ideve etike,

antropologjike, mitike, mistike, kanunore, etnike, historike, politike, religjioze, folklorike,

filozofike, psikologjike, metafizike, arketipike, morale, imorale, logjike, sociologjike,

kozmopolitike, patriarkale, matriarkale, makiaveliste, futuriste, luftëra qytetare, diktaturë, jetë

private e intime etj. Veç këtyre çështjeve artistike, prozat e Martin Camajt, metamorfozohen si

tekste letrare, estetike që fisnikërohen edhe me mjete artistike si: alegoria, ironia, metonimia,

portresta, sarkazmi, surrealizmi, tekste me rrotlla etj.

Martin Camaj ka botuar edhe një varg studimesh për historinë e gjuhës shqipe, etimologjinë,

dialektologjinë, gramatikën, tekstet e vjetra, letërsinë, folklorin16.

Fjala shqipe, nga faqja e parë e veprës deri tek e fundit, ndjek relievin e mendimeve e të

përjetimeve të tij në kohë dhe në hapësirë. Vepra sjell leksik nga thellësitë e shekujve e nga

shekulli XX, nga mjedisi mbarëshqiptar e nga ai arbëresh. Fjala e tij shënon e laton bukur e

pastër, me thjeshtësi e me mencuri, si fjala e njerëzve të thjeshtë e të zgjuar dukagjinas. Në

11TomorrOsmani, Vëzhgimembidisadukurinëveprën e Martin Camajt, nënëAktet eKonferencësShkencoreNdërkombëtare “Martin Camajnëkulturënshqiptare (Në 85-vjetorin e lindjes), 24 shtator2010.12 M. Solar: “Hyrje…”, Tiranë, 2004, faqe 45, shkruan se: ideja ka disa kuptime ose mënyra.13“Fjalori i termave letrare”, burim i cit. F. 256. Prof. Dr. Millan Damjanoviq, nocionit të idesë i jep si cilësi atë të“të motivit operues. “14Ollga M. Frejdenberg: “Figura dhe nocioni”, botoi “NZMH”, Zagreb, 1986, f. 139,15 Ollga M. Frejdenberg: “Figura dhe nocioni”, botoi “NZMH”, Zagreb, 1986, f. 139, shkruan se: ”…personazhiështë bartës i ideve bazë, thjesht, instrument për zhvillimin e këtyre ideve” .16FjaloriEnciklopedikShqiptar, Akademia e ShkencavetëShqipërisë, f. 355.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

13

fillimet e krijimtarisë së Martin Camajt dhe në fazën e parë të saj, në prozë e në poezi, gjejmë një

gjuhë që shpesh i përket ligjërimit të zakonshëm letrar, pa dykuptimësi e nënkuptime tëdenduara.

Por, hap pas hapi, gjuha e veprës bëhet më e ndërlikuar, më opake, me ambiguitete e

konotacione, me shumëkuptimësi e shtresëzime, duke shkruar deri në simbolikë17.

1.4 Rreth vlerave të romanit “Rrathë”

Përzgjedhjen e lexuesit Camaj e provoi dhe e arriti me të gjitha mjetet e letërsisë: me mjeshtërinë

e zotërimit të fjalës, me format e vetëdallimit prej mënyrave të tjera të shkrimit të letërsisë

shqipe, me shqiptimin vetjak të shqetësimeve letrare e estetike.

Kryevepra e Martin Camajt në prozë dhe, në të njëjtën kohë, një nga veprat më të shënuara

bashkëkohore të letërsisë sonë tregimtare, romani Rrathë është gjithashtu edhe një model me

pasuri të madhe gjuhësore në mjaft rrafshe, që nga leksiku i rrallë, frazeologjia, formimi i fjalëve

me brumë të shqipes dhe sidomos nga mënyrat e veçanta të ndërtimeve sintaksore, sipas natyrës

së gjuhës sonë18.

Vetë Camaj, qysh në fillimet e krijimtarisë, shprehej se “në tematikë jam endè i lidhun me

shkambijt e mij: dishroj që dhe publiku i këtuhit ta ketë para sysh se unë flas dhe mendoj si

dukagjinës i Shqipnis”19.

Në romanin Rrathë, banorët e Tri Ripave, kanë alergji ndaj njerëzve të pushtetit të ardhur nga

fusha. Ata kanë fuqi të jashtëzakonshme dhe organizim befasues për të mbrojtur Cubin. Pastaj

janë aq të shkathët sa pushtetin e fushës e ironizojnë se ishin të verbër, meqë u shërbejnë

personave të prirur të bëjnë çdo gjë për të nënshtruar malësorët dhe në këtë rast edhe donin t’ua

humbnin të drejtat. Shkrimtari është mjeshtër i fjalës artistike, ai shkruan për çështje të ndryshme

dhe shumë të ndjeshme, tekstet në roman kanë shumë figura artistike si: metonimi, ironi, alegori,

17ValterMemisha, Martin Camajdheleksiku i munguar, në: “Studimepërfjalënshqipe”, Tiranë, 2011, f. 100.18Aida Uruçi, Shprehësia me anëtëmiteve e bestytënivetekromani “Rrathë” i Martin Camajt, Universiteti iPrishtinës, Fakulteti i Edukimit, Prishtinë, 2011, f. 49.19 Letër e Martin Camajt drejtuar Krist Malokit, 5 tetor 1953.

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

14

simbol, etj. dhe një arti të gërshetuar, që qëndron mes linjës së artit klasik e atij modern, pa rënë

në kthetrat banale të metodës realsocialiste.

Duke kundruar fabulën e këtij romani e të prozave të tjera, autori nuk zhytet në historicizëm, por

i rri besnik poetikës, duke hulumtuar psikologjinë e shpirtin intim të personazheve; në këtë

mënyrë edhe veprat marrin pamjen dhe konturat e qëndrueshme të artit të mirëfilltë. Thjesht

hyjnë në mesin e prozave serioze të letërsisë sonë. Pjesa dërrmuese e artit të tyre mban vulën e

epit kreshnik, verior, që është krenaria e popullit, ajo ruan tonin origjinal të malësorëve që janë

arketip i kreshnikëve. Personazhet s’janë të pa probleme. Arti i ligjërimit buron nga shpirti i tyre,

që rrjedh në mënyrë të heshtur, ku edhe spikat bota e brendshme që ka nivel të ngritur në suaza të

artit të sprovuar nga një vokabular i vëmendshëm e tolerues që gjithmonë fjalët i qëmton dhe i

shqipton me logjikë, duke u mbështetur në urtësinë e lashtë të popullit.

Banorët, që jetojnë në qytete, u përkisnin shtresave të ndryshme, ata ishin zejtarë të zejeve të

ndryshme, kryetarë visi a qyteti, shmirjakë, ushtarë ose argonautë, nëpunës të ndryshëm, mësues

të harruar, por të nderuar, gazetarë kryengritës, policë të detyruar të kryejnë punë kriminale,

shkrimtarë të izoluar, shkencëtarë të harruar e të varrosur për së gjalli, artistë të injoruar,

politikanë të instrumentalizuar, diktatorë senilë, amazona të pashpirt, nimfomane të rrezikshme,

sirena provokuese, kodoshë të mërzitshëm etj.

Sistemi totalitar (në romanin “Rrathë”) është “vigjilent” dhe ka në shënjestër çdo njeri që punon

e jeton në mënyrën e vet. Edhe zhurmën e fjalët më të fshehta një sistem i tillë “i dëgjon”, për

këto arsye ata angazhojnë “specialistë” të eliminojnë çdo zë kundërshtues, pa i dhënë llogari

askujt, duke u mbështetur në disa parime absurde të luftës së klasave, që sipas filozofisë së tyre

çnjerëzore “armiqtë” duhet të hanë dhe. Masat represive duken se kanë sukses në ambientin

urban, por jo edhe në atë rural. Përkundrazi, ata solidarizohen me Cubin që himnizohet si hero

dhe merr dimensionin e famën e arketipit kreshnik.

Mrekullia e këtyre prozave qëndron në faktin se idetë e tyre arti i ligjërimit nuk i merr nga faqet

e historiografisë, por thjesht nga imagjinata krijuese si edhe nga letërsia popullore dhe kështu

shndërrohet ideja dhe ndërtimi i këtyre teksteve letrare, që janë prodhim i hapësirës etnike,

kreshnike.

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

15

Me një mjeshtëri të rrallë, autori pasqyron atmosferën e riteve, të të kremteve, festave të

ndryshme të malësorëve, si në romanin “Rrathë”, kur festojnë dyndjen e barinjve me bagëtitë nga

bjeshka. Një ceremoni e tillë ka pamjen e një festivali mbretëror, një herë ose dy herë në vit

këndohen këngë kreshnike, vallëzojnë, ushqehen në mënyrë princore një herë ose dy herë në vit,

andaj edhe banorët e asaj krahine gëzohen, por edhe kujdesen të mos bëjnë gabime e të mos i

zërë sherri me sistemin. Veç këtyre çështjeve, autori paraqet edhe rite të tjera që mbështeten në

etikën, filozofinë popullore, doket e traditën e rrallë të viseve malore. Këtu hyjnë edhe ritet e të

kremteve familjare ose kolektive, siç është organizimi i detyruar i pritjes së traktorëve në Ripë.

Ka qëllime të paqarta, me prapavijë provokuese dhe në një farë mënyre matet pulsi i opinionit,

por edhe futen në ledhe për të zbuluar a ndriçuar çështje enigmatike, bazuar në psikën e

ndjeshme të malësorëve që nuk flasin shumë. Në këto rrethana vërshojnë paragjykimet, fjalët

shpifëse, të cilat i kurdis sistemi.

Në studimet apo në sipërmarrjet për ta parë veprën e Martin Camajt në shumëanshmërinë e vet,

“Janë bërë përpjekje për t’u marrë edhe me leksikun dhe fjalëformimin e veprës së Martin

Camajt, por puna është vetëm në fillesat e veta. Është vlerësuar puna e bërë nga Mehmet Elezi te

Fjalori i gjuhës shqipe, 2005, që pasqyron një pjesë nga kjo pasuri. Por shqipja standarde duhet

patjetër të plotësojë zbrazëtinë e krijuar nga mungesa e pasurisë leksiko-semantike që gjendet jo

vetëm te ky autor, por në gjithë letërsinë e autorëve gegë, çka është vënë në dukje shpeshherë dy

dhjetëvjeçarët e fundit20.

Gjatë shestimit të platformës së punimit, me orientimin e udhëheqësit shkencor, ne e

përqëndruam punën tonë vetëm tek pasuria leksikore mbiemërore dhe procesi fjalëformues te

mbiemrat te romani Rrathë. Veprave të tjera të Martin Camajt, që mbartin dhe ato një pasuri të

jashtëzakonshme leksikore e frazeologjike.

Romani Rrathësi vepër artistike bëhet objekt studimi në radhë të parë nga stilistika gjuhësore.

Mbiemrat që kemi parë ne paraqesin vlera të shumta e të gjithanshme, që lidhen në rrafshin

morfologjik, semantik, sintaksor, stilistikor, madje edhe me atë dialektologjik, sociolinguistik

dhe etniolinguistik.

Sipas studiuesit Xhevat Lloshi Semantika e mbiemrave dhe vendosja e tyre kundrejt emrave janë

burim përftesash që bëjnë mjaft shtypje. Dy tipat themelorë të mbiemrave: të nyjshëm dhe të

20ValterMemisha, Martin Camajdheleksiku i munguar, në: “Studimepërfjalënshqipe”, Tiranë, 2011, f. 101.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

16

panyjshëm, kanë lidhje edhe me kuptimin; jo rastësisht shumica e mbiemrave relativë janë të

panyjshëm. Mbiemrat reliativë janë shtuar kryesisht në gjuhën e shkruar dhe duke ndjekur

modele të gjuhëve të huaja, prandaj një pjesë e ruajnë gjithnjë ngjyrimin libror. Nga mbiemrat e

nyjshëm janë shtuar në gjuhën e shkruar ata që vijnë nga një pjesore e nyjëzuar21.

21XhevatLloshi, Stilistika e gjuhësshqipedhepragmatika, Tiranë, 2001, f. 69.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

17

KREU II

Vështrim kuptimor për klasën e mbiemrave në romanin “Rrathë”

2.1 Mbiemra cilësorë

Romani Rrathë është i mbushur me mbiemra. Nga ana semantike ata dalin në dy tipologji: si

mbiemra cilësorë dhe si mbiemra marrëdhëniorë.

Sipas Gramatikës së gjuhë shqipe, botim i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Akademia e

Shkencave e Shqipërisë, mbiemri emërton një tipar (cilësi, veti, marrëdhënie) të sendit dhe

përshtatet në gjini, në numër e, për një pjesë dhe në rasë me emrin e këtij sendi. Mbiemri ka

kategorinë gramatikore të gjinisë, të numrit e, për një pjesë, të rasës, të varura nga kategoritë e

emrit. Fjalët që hyjnë në klasën e mbiemrave, paraqesin një varg formash të ndyshme nga ato të

emrit. Kuptimi kategorial i mbiemrit është kuptimi i tiparit të sendit, pra të emërtuarit e një

cilësie, vetie a marrëdhënieje karakteristike dalluese të këtij sendi. Këto tipare të emërtuara nga

mbiemrat, nuk janë të mëvetësishme, por u përkasin patjetër sendeve të karakterizuara prej tyre.

Pra mbiemrat emërtojnë tiparin si diçka qëi përket një sendi të dhënë, prandaj në fjali ndodhen në

lidhje të ngushtë gramatikore me emrin që e emërton ose me mbiemrin që e tregon atë send. Pa

emër ose përemër nuk mund të këtë mbiemër. Pikërisht këtu ndryshojnë mbiemrat nga emrat

abstraktë të prejardhur prej tyre22.

Më poshtë po japim një grup njësish, pa bërë klasifikime e nënklasifikime sipas kategorive

gramatikore që ka mbiemri në gjuhën shqipe, por thjesht si njësi të nxjerra nga thëniet nëroman:

Të damtueme, e vjetër, e marrshme, i trilluem, e plajtë, e asfaltueme, e fosfortë, të mbyllëta,

bregdetar, i kaditshëm, kryesore, popullore, të qindisuna, trilluese, malësore, muzikore, të

22Gramatika e gjuhësshqipe, 1, Akademia e ShkencavetëShqipërisë, Instituti i Gjuhësisëdhe i Letërsisë, Tiranë,2002, f. 154.

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

18

hapëta, bimore, e kapërthyeme, shungulluese, landore, e stërlashtë, të rreme, i majmë, e epër,

kolosale, krijuese, i penguem, e fshehtë, moderne, krijuese, i matun, e dikurshme, i murmë,

ipabesë, tinzar, retorike, njerëzore, verore, pjellore, të paravun, bartëse, vullnetare, i shijshëm,

të ndytë, e pamirë, miqësor, sentimentale, miqësor, i shijshëm, të përvojshme, ekonomike, të

ngrohtë, e vonë, ngjitëse, i unshëm, pjellore, edukues, amoral, dhelpnake, e palejueshme.

Më poshtë po japim një grup të mbiemrave si janë vjelë nga romani:

Vendi që ata po lynin quhej ashtu vetëm prej Folkloristit dhe se Dheu i Arbnit qenkej një

emërtim i trilluem. Rruga e plajtë në fillim erdhi tue u ngushtue gjithnjë e ma tepër mes dy

mureve të gjana, veshë në lerth e lëmashk. Edhe ngjyrat i shihte të shndërrueme: iu ngja se

njeni ndër ia ish veshë bardh dhe të tjerët në tesha të mbyllëta. Atëherë edhe shpirti i tij mprehej

si mbas një ravgimi të mundshëm gjat një dite të kthiellët ndër vise të panjoftuna. Në mjedisin e

dhomës Baci kishte vu një tryezë masive me lugë druni rrethas një blude që mbante dikur shujtën

e një familje të vorfënmalësore, ndërsa tash në të mund të vëreje tipat e ndryshëm të llullave

druni, bote e guri. Baci nuk e lodhte mysafirin me shpejgime të teprueme mbi strukturat e

kapërthyeme të artit popullor. Prej gojës së pabuzë shpërthente një vigëm dhimbje, e

pandërpreme dhe shungulluese për të gjatë shekujve. Baci me ndihmën e një mjeshtri lëkure

posace për shala kuajsh ekishte forcue përmbrenda maskën me lëkurë lepuri që vende-vende

kishte disa roga të zbardhemëta dhe dukeshin si asht mes mishit të shpupluem. E trajtave

landore të shekullit. Ndëgjuesit buzëqeshnin si me dashë me thanë se e kuptonin humorin e hollë

të Bacit: ata ishin të bindur se maska ishte e stërlashtë e se gdhendësi i atyne fjalëve kishte

mbathë sandale klasike e jo këpucë llastiku. Për Muzenëenografik duhen rraqe e petka të plota,

ndërsa këtu tue përjashtue ndoj vegël ose rrak të vogël, janë pjesë si sukuj petkash e kapakë

arkash. Edhe unë jam i majmë, mendoi, por unë jam fry me sende të mira e jo si ata, mbas gjase,

vetëm me brumë si patat dhe derkucat.

Më duhet kohë, mue, që të lëviz prej një vendi në tjetrin, sepse pos mishit të tepërt, jam i

penguem dhe prej moshës së thyeme: kam të shtatëdhjetat në kurriz!

Një lëvizje e gabueme mund të prishte fare përftesën propagandistike të kësaj ngjarje të

shënueshme.

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

19

Uroi që veprat e ardhëshme të tyne të jenë ma të mëdha se ato gërthitje. Dhe langu i murmë

kullonte si gja e vishkullt, e ngime me undyrë.

Mbiemrat klasifikohen sipas të dy kritereve:

1. Sipas kuptimit të tyre leksikor,

2. Sipas veçorive të tyre morfologjike.

Duke u nisur edhe nga ajo çfarë tipari emërtojnë, gjithë mbiemrat mund të ndahen në dy grupe të

mëdha:

a) Mbiemra që tregojnë cilësi dhe që quhen mbiemra cilësorë. Kuptimi i mbiemrave cilësorë

është i pandrysheshëm, pra, çfarëdo lloj emri, qëtë karakterizojnë, ata mbeten mbiemra

cilësorë.

b) Mbiemrat marrëdhëniorë e japin tiparin e sendit, emrin e të cilit karakterizojnë, nëpërmjet

emërtimit të marrëdhënieve të këtij sendi me një send tjetër ose me një rrethanë, me një

veprim a me një numër. Këto marrëdhënie i emërtojnë si tipare tipike të qëndrueshme të

sendeve23.

Në romanin Rrathë leksiku i përdorur është i pasur me mbiemra cilësorë dhe marrëdhëniorë.

Përdorimi i një leksiku kaq të pasur është në funksion të përshkrimit sa më të plotë të

personazheve, ngjarjeve dhe mjedisit duke sjellë një imazh të qartë mbi realitetin e kohës. Po

ashtu përdorimi i leksikut të bollshëm në përgjithësi dhe veçanërisht i mbiemrave është një

përpjekje e dyfishtë nga njëra anë të mbajë gjallë fjalë të njohura vetëm në dialektin gegë,

përkatësisht në gegërishten veriperëndimore dhe nga ana tjetër të formojë fjalë të reja në

përshtatje me shqipen letrare të njesuar.

Më poshtë paraqiten mbiemra cilësorë në njësitë përkatëse të vjela nga romani:

Shoferit i thanë me pritë aty, mandej e lanë me një shikim shpatin që mbaron në një kreshtë të

veshunme pemëtë mëdha fyrtore të thame degësh.

23Gramatika e gjuhësshqipe, 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Institutii Gjuhësisëdhe i Letërisë, Tiranë, 2002,f. 155-156.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

20

Si ta kishin lanë ma parë takimin me të, u doli përballë shi aty ku mbaron brija një burrë me

flokë të thijun tue ngrehë në vargoj një qen të bardhë dhensh.

Rruga e plajtë në fillim erdhi tue e ngushtue gjithnjë e ma tepër mes dy mureve të gjana, veshë

në lerth e lëmashk.

Kur ata u afruen, Baci hoqi syzat pa të cilat i shihte të gjitha sendet të deformueme, si të

zhytuna nën ujë.

Edhe ngjyrat i shihte të shndërrueme: iu ngja se njeri ndër ta ish veshë bardh dhe të tjerët në

tesha të mbyllëta.

Atëherë edhe shpirti i tij mprehej si mbas një ravgimi të mundshëm gjatë një dite të kthiellët ndër

vise të panjoftuna.

Me një fshesë puplash shkunte pluhnin prej çdo sendi dhe në çdo skutë lente të hynte mbrendë

ajri i pastër i brigjeve të vetmueme që përzihej me amën e drunit e të pëlhurave të lashta.

Gjithashtu dhe trolli dhe muret e dhomave tjera nuk dukeshin prej naplungave, pole zhguni

burrash e grash dhe të qylymave të shekullit të kaluem me ngjyra të hapëta dhe të mbyllëta.

Buze detit deshi të shihte edhe një herë gjiun e vogël të peshkatarëve dhe barkat e tynë gjysmë të

kalbuna dhe plot lëmashk brijash që pehateshin pritueshëm mbi valë ende të lehta.

Të kërkoj gjithkund-i tha maska nësa i jepte të dy duert me shuplakë të mëdha sa kryet e një

lopate, të mbajtun mezi nga dy krahë të hollë si shkopij.

Derisa nuk jepej, ngjante ma i ri.

S’asht gja e keqe se të dola përpara..

Moti ishte i bukur dhe mbarë qyteti gazmonte në sytë e Folkloristit në atë ditë vjeshte me diell.

Mori dhe e kulloi çdo imtësi në të dhe e qiti fare tëpavlerë, kurse të dhaunit e mallit që kishte për

maskën e gjykoi si lëngim shpirtnor të vetin.

Pavlerësia vërtetohej edhe prej trajtës së rrumbullakët të faqeve e të mjekrrës.

Baci e prapoi flakrueshëm këtë tundim shpagimi, bile e dënoi randë me frikësim bestytnie se kjo

maskë këmbëmbrapshtë mund t’i sillte një ogur të zi.

Me mallëngjim përqafoi dashamirin e vjetër, dhe tue shtrëngue në duer maskën doli në rrugë.

Moti ishte i bukur dhe mbarë qyteti gazmonte në sytë e Folkloristit në atë ditë vjeshte me diell.

I vërente telat e hollë ari të përdorun dhe të hangun nësa shkëlqenin para syve të ligshtë të

shtatëdhjetëvjeçarit, si të gjindeshin nën ujë; nën të kthjellët me copa akulli të tejpashëm rrethas.

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

21

Ndërgjonte zanet e tyne dhe e ndiente veten të lumtun që nuk ishte vetëm, por me maskën të

cilës, si zogut në kafaz, i rrahte zemra e vogël në strajcë.

Ishte frika se ajo klasë e re në kushte e rrethana të përshtatshme gjithnjë në harlisje e sipër do të

lonte një ditë atë rol të gurit të madh që bie nga mali në mjedis të lumit dhe, ose ia ndal hovin

rrymës, ose çka asht ma zi-e shtyn vrullin e rrymës në një tjetër drejtim.

Uji i pabesë e tinzar depërtonte lehtë e lehtë nëpër çiment të armueme e mes rrasave guri para

syve të ndërtuesvet të tmerruem.

2.2 Mbiemra marrëdhëniorë:

Më poshtë paraqiten mbiemra marrëdhëniorë në njësitë përkatëse të vjela nga romani:

E trajtave landore të shekullit.

Folkloristi prej këndej hidhte kuvendin në vështrime simbolike të përgjithëta të shprehjeve të

maskës nga goja e sytë e së cilës, vetëm, shpërthente lëvizja ngashëruese.

Për Muzenë etnografik duhen rraqe epetka të plota, ndërsa këtu tue përjashtue ndoj vegël ose

rrak të vogël, janë pjesë si sukuj petkash e kapakë arkash.

I vërente me një lutje në sy që t’i besonin, por ata heshtonin, të tre të skuqun, të marruem e të

përfajshëm sepse nuk mund t’ia zenin besë.

Një muze autentik.

Si e mbështolli mirë e mirë, iu lut prap përgjegjësit që t’i falte dhe një nga strajcat e leshta të

qindisuna me lajle në mënyrëfshatare.

Këto ndërtesa trikatëshe, ngjyrë dheu të djegun, të ngrituna turravrap nuk cilësoheshin ma si

banesa moderne.

Morën frymë shlirshëm e ndejën në pritje që uji i parë, masa e rrepët shtetnore, të kalonte nën

urë.

Kjo ngjau po në atë kohë kur erdhi një fuqi sistemi shtetnor e shoqnor i Bardhit me shokë.

Edhe ti si prodhues bujqësor mendon maparë për vetëe për gruen tande.

Fetari zbuloi mbas mureve të vjetra shtëpinë atënore në themelet e të cilës ishte edhe faltorja.

Mori e i shkrou një letër me shkrola të mëdha si në shkollën fillore që ajo ta lexonte pa mundim.

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

22

Ia tërhiqte vëmendjen ajri i pastër dhe andja e përkundjes ritmike mbi mushk.

Në kangët popullore lirike, sidomos në vajtime gjinkalla ose gungalla krahasohej me zemrën e

prindit që ka humbë të bijtë dhe gërthitja e sa-gjamë dëshpërimi që si zemra e idhnueme plas

grimë-grimë, qelq i lëshuem prej majes së lisit ndër gur.

Mori dhe e kulloi çdo imtësi në të dhe e qiti fare të pavlerë, kurse të dhanunit e mallit që kishte

për maskën e gjykoi si lëngim shpirtnor të vetin.

Të dy palët kanë në teknikën e të folunit të përbashkët, përdorimin ‘unë’ e ‘ti’.

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

23

KREU III

Vështrim strukturor tek mbiemrat

3.1 Mbiemra të nyjshëm

Në romanin Rrathë gjenden shumë mbiemra të nyjshëm si më poshtë të vjela nga romani:

Të ngjituna, të mbarë, të zhytuna, e hapun, e majtë, të imta, të ndryshme, e rrallë, i kaditshëm, i

gdhendun, të vogël, e gjanë, të vogël, të mesme, e dendun, të tërthortë, të errëta, të mundshëm, të

lashta, të lodhun, të vorfën, të lashta, e ndryshëm, i pastër, e llojllojshme, të hapëta, të mbyllëta,

e leshta, të teprueme, e stërlashtë, e hollë, të bindun, të padushme, e mbarë, të mbarë, i majmë,

të dashuna, të naltë, e lehtë, e idhnueme, të rreme, i vërtetë, e keqe, të ri, të ambël, e vjetër, i

bukur etj.

Shoferit i thanë mepritë aty, madej e lanë me një shikim shpatin që mbaron në një kreshtë të

veshun me pemë të mëdha frytore të thame degësh.

Ma poshtë pak shtëpi, larg njena-tjetrës, të damtueme përjashta nga moti dhe ernat e detit,

ruenin zilishëm ngjyrën e vjetër të sendeve të daluna jashtë përdorimi, mbas vërejtjes së njenit

sish, një lloj ngjyre e marrshme si lule mosprek.

Nga dera e hapun u rroku syni hymjen tri metra gjatë e gjanë, me lëkura delesh lindë e rritë

jashtë në mal, të shtrueme përdhe.

Në anën e majtë po të dhomës së pritjes zente vend një djep i kaditshëm edhe ai i gdhendun e

mekaptell të naltë.

Folkloristi plak u tha se vetëm miqtë e përzemërt shkelnin me këpucë atë muze të vogël; dhe për

mrekulli ata nuk e kuptuen ironinë.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

24

Atëherë edhe shpirti i tij mprehej si mbas një ravgimi të mundshëm gjatë një dite të kthiellët

ndër vise të panjoftuna.

Me një fshesë puplash shkundte pluhnin prej çdo sendi dhe në çdo send dhe në çdo skutë lente të

hynte mbrendë ajri i pastër i brigjeve të vetmueme që përzihej me amën e drunit e të pëlhurave

të lashta.

Gjithashtu dhe trolli dhe muret e dhomave tjera nuk dukeshin prej naplungave, pole zhguni të

gunave burrash e grash dhe të qylymave të shekullit të kaluem me ngjyra të hapëta dhe të

mbyllëta.

Të shtangun vërenin njeri-tjerin!

Puna e mbarë ju qoftë!

Punë të mbara pa mue!

Dhe Baci i vërente i dëfruem: vetëm tash zbuloi se të tre qenkëshin të frytë dhe shtatshkurtë.

Ideja jote, nuk paska qenëe keqe.

Një palë tha se paska thye mbas një mërgimi të gjatë, i këputun malli për vend.

Një palë tjetër tha: e pamundun!

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

25

3.2 Mbiemra të panyjshëm të parmë

Nga dera e hapun u rroku syni hymjen tri metra e gjatë e dy gjanë, me lëkura delesh lindë e rritë

jashtë në mal, të shtrueme përdhe.

E mori me mend se ai i veshuni bardh ishte pjesa e ndritshme, e fosfortë e xhixhillojës.

Një muze autentik.

Thueji yt bir prej anës sime: pajtohem plotësisht me vendimin ma drastik, me masën ma të rreptë

për zhdukjen e asaj sekte.

Tha kinse tue u mburrë katundari dhelpën.

Shtrati e dhoma ishin të pastër e më amë që ndihet në ndërtesa sanitare.

Rinia e di rrugën e vet-qeni plak gjuetar s’bahet.

Ka vetëm një kordhë dhe melodia që nxjerr Rapsodi prej saj asht shumë e thjeshtë e monotone.

Solli në kujtesë edhe kuvendin e saj fare logjik.

Folkloristi ua shpjegoi se gjama mbi të vdekun, si mbas dokes së vjetër, asht mbeturi barbare.

Solli në kujtesë edhe kuvendin e saj fare logjik.

Këto janë ngushëllime të pakrypë, slogane që nuk të qesin në va!

Ky rrëfim i sinqertë të ban simpatik.

Besojma në fjalë bazohet në qindresën pasive, por në një shej zhvillimi.

Shthurja e së kaluemes ndër ne nuk asht e njianshme apo e pjesshme, por totale!

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

26

Jo të parmë

Kjo dhomë kryesore ishte e dendun me pjesë orendish të zejes popullore.

Baci nuk lodhte mysafirin me shpjegime të teprueme mbi strukturat e kapërthyeme të artit

popullor.

Fuqia tërheqëse e saj në të parin hov e lidhi me botën e rrethin ku jetonte Folkloristi.

Nën të lexoj: maskë rituale e qindvjetës nga një artist i panjoftun i kohës.

Si e mbështolli mirë e mirë, iu lut prap përgjegjësit që t’i falte dhe një nga strajcat e leshta të

qindisuna me lajle në mënyrën fshatare.

Shkoi deri te bazeni me një burim shpërthyes në mjedis.

Një lëvizje e gabueme mund të prishte fare përftesën propagandistike të kësaj ngjarje të

shënueshme.

Dhe shtonte: parimi anmiqësor nuk ndërron te ata flokëzez kundrejt thijoçave të fuqishëm.

Ide ndërtuese?

Frika nga ligshtia, nga ramja poshtë te ligshtia romantike që i gufonte prej parzmit e tmerroi.

Pyeti Bardhi me një shqiptim miqësor të përemnit ‘ti’.

Gjanë e gjatë u ndal mbi theksimin e anës së zhvillimit shoqnor.

Ma të vjetrit rrinin në kafe e pinin sende freskuese dhe q’andej kundronin qytetarët në korso si

thneglanë ravën e tyne të caktueme.

Mandej mori qëndrim vërejtues të njeriut mendimtar e tha:

S’jam besimtar, mundohem të jem i lirë, të bahem besimtar.

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

27

KREU IV

Njësitëfrazeologjike

4.1 Shprehje frazeologjike

Dhe te “fjalët e gjuhës seme” ai sheh edhe frazeologjitë e shumta të bukura të shqipes, të cilat, si

njësi tipike të ligjërimit me vlera të dyfishta: semantike dhe mbishtresore, me një ngjyrim të

theksuar emocional, i vlejnë veçanërisht si një lëndë gjuhësore e pazëvendësueshme për

krijimtarinë e vet letrare.

Martin Camaj jo vetëm trashëgon e njeh thellë këtë pasuri frazeologjike, por dallohet edhe si

mjeshtër i përdorimit të saj. Këtë pohim e mbështet vetë lënda e gjerë frazeologjike e vjelë nga

veprat e shkruara në prozë dhe poezi. Më konkretisht, nga proza e tij është veçuar dhe është vjelë

shterueshëm romani “Rrathët”24, kurse nga krijimtaria poetike janë vjelë po në mënyrë shteruese

të gjitha poezitë e përfshira në tri vëllime të botimit me titull “Vepra letrare”25.

Si paraqitet pasuria frazeologjike në këto vepra? Në 317 faqet e romanit “Rrathët” janë përdorur

prej autorit 657 njësi frazeologjike, pra mbi dy frazeologji për faqe, një tregues i lartë përdorimi,

kurse në 374 faqe me poezi të botuara në tri vëllime26, dalin 94 njësi frazeologjike, një shifër jo e

vogël edhe kjo, po të llogaritet vendi që zë teksti i poezisë në faqen e një libri në raport me atë të

prozës dhe aq më tepër po të shtojmë këtu se, për vetë natyrën e këtyre dy gjinive letrare,

frazeologjia në poezi është më pak e pranishme në raport me prozën dhe më tej akoma, po të

kihet parasysh natyra e poezisë së tij: e shkurtër, e thukët e me reticencë.

24 Martin Camaj, Rrathët, Mynih, 197825Martin Camaj, Vepra letrare 1,2,3, Tiranë, 1996.26 Vëllimet 1 dhe 3 përmbajnë krijime në prozë dhe në poezi, ndërsa vëllimi 2 përfshin vetëm poezi; tri vëllimet me784 faqe gjithsej, poezia përbën 374 faqe, duke mos përfshirë pjesën me poezi të romanit “Djella”, i shkruar nëprozë e poezi.

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

28

Njësitë frazeologjike të përdorura nga autori në këto vepra dallohen edhe për një larmi të madhe

tipash semantiko-strukturorë, prandaj po ndalemi shkurt më konkretisht në tre grupet më të

mëdha, që na ofron lënda frazeologjike e vjelë, për të parë shkallën e përdorimit të këtyre njësive

frazeologjike nga autori për secilin grup, si dhe për të nënvizuar ndonjë veçori të përdorimit të

këtyre njësive frazeologjike për ndonjë grup të caktuar ose në përgjithësi.

Ky përdorim kaq i shpeshtë i njësive të tilla frazeologjike vjen për dy arsye: së pari, për arsyen e

thjeshtë objektive se prania e veprimit a gjendjes në fjali, e shprehur nga folja, është kurdoherë e

nevojshme, sepse ai përfaqëson gjymtyrën ndërtuese kryesore më të domosdoshme, kallëzuesin,

e shprehur në këtë rast me një frazeologji foljore, por jo pak edhe për një arsye të dytë

subjektive: prirjen e dukshme të Martin Camajt për të përdorur, jo rrallë, për shumë folje,

gjegjësen frazeologjike të saj, tek e cila ka një shënuese jo të drejtpërdrejtë të veprimit, me një

kuptim që ka në bazën e vet një thelb metaforik të përftuar nëpërmjet metaforës, dhe, si e tillë,

me fuqi shprehëse të veçantë.

Për këtë grup mund të përmendim një varg të gjatë njësish frazeologjike, por këtu po japim për

ilustrim disa njësi që në pjesën më të madhe të tyre i përkasin arealit të gegërishtes

veriperëndimore, si:

I theku kambët vrapoi shumë shpejt, nuk ndërron hapin nuk ecën, i shkon për piri ashtu

vepron gjithmonë, e ka zakon, e ka në gjak, i jap maje (diçkaje) e zgjidh, i jap udhë, i ra në ujë

fjala nuk e dëgjoi kush, e laj me sy e shoh me vëmendje e imtësi diçka për të dalluar a kapur atë

që më intereson, luaj arushë (me dikë) tallem me dikë, i vë shej (diçkaje) e veçoj dhe i vë mend

për ta pasur parasysh, vë gojë (mbi dikë) e përgojoj, përzihetnë vete vihet në një gjendje të

vështirë, sikletoset, i kërcejnë rrebet inatoset, zemërohet keqas, i hipin xhindet, e marr për hiri

(dikë) e dua, e pëlqej, më hyn në zemër, i jap mund kresë e lodh kokën shumë, i bie moh e

mohoj, e vë në rrotë (dikë) e tall, qet në gjuhë i jep shkasë dhe e bën të flasë, bjen fashë

fashitet, qetësohet, i dalin rrajët (diçkaje) del në shesh burimi i diçkaje (zakonisht në kuptimin

keqësues), baj pleqni e shqyrtoj mirë me dikë një punë a një çështje, e pleqnoj, i kanë ra trutë

në qafë është matufosur, e ndaj me gisht nga shokët e veçoj (e përdorur me një nuancë

keqësuese), më shtjerret (më prishet) zani ngjirem, më zihet zëri, e kam në hundë (dikë) s’e

shoh dot me sy, më është neveritur, s’i di shteg vetes nuk gjen dot ndonjë rrugëzgjidhje; s’di si

të veprojë, është në mëdyshje, ia za kryet (dikujt) bëj që të ndihet keq a në vështirësi, e vë në

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

29

hall etj., e sikletos, i bie në fjalë (dikujt) ia ndërpres dikujt fjalën e flas për diçka tjetër për ta

ndërruar bisedën, e ka lëshue zemra është dëshpëruar shumë; nuk e mban më veten etj.

Për nga ndërtimi paraqesin një larmi strukturash, që nga togjet e qëndrueshme dygjymtyrëshe e

deri tek ato shumëgjymtyrëshe, nga ndërtimet në trajtë fjalie e deri në ato struktura që janë afër

fjalëve të urta, si: e vë në beh bën që të jetë i vëmendshëm e i parapërgatitur që mendon se mund

t’i ndodhë, ta lidh fjalën në fyt të pengon të flasësh, shtie veshtë në lesh nuk do të dëgjojë,

ngreh një gjysmë veshi përpiqet të ndjekë se çfarë flitet pa u dhënë të tjerëve të kuptojnë se po e

dëgjon bisedën, i shkonin djersët për lug të shpinës herë të ngrohta herë të ftohta ishte në

gjendje shumë të vështirë, atje ku çel dreqi zogj në një vend shumë të largët, në fund të botës,

mushkës i duhen drutë shkurt ashtu siç duhet, pa dredha, hapur (si një variant formal më

eksplicit në përçimin e përmbajtjes në krahasim me trajtën e njohur ashtu i do mushka drutë) etj.

Dhe kuptime të tilla, që e zgjerojnë përmbajtjen kuptimore të njësive frazeologjike, dalin shumë

në materialin e vjelë. Frazeologjia ia marr anën p.sh., përdorur gjerësisht duke iu referuar

diçkaje, me kuptimin “fitoj njohuritë e shprehitë e nevojshme për të bërë një punë etj.” në roman

del, duke iu referuar dikujt, me kuptimin “i shmangem” (Drenashi u kujtue se ishte vonë që t’i

merrte anën, sepse Baci e kishte pa maparë dhe kish zanë shtegun në pritje që fetari të avitje.

M.C., Rrathët, f 13). Po ashtu, frazeologjia e qis mendsh (dikë), që përdoret gjerësisht në arealin

e gegërishtes me kuptimin “e çmend”, te Camaj haset me kuptimin “e lë në harresë, nuk

kujtohem për të” (... edhe fyemja se të gjithë bota e kishte qit mendsh punën e tij, e largonte

shoqnisë. M.C. Rrathët, f. 296).

Gjuha e Camajt dallohet edhe për një pasuri të begatë njësish frazeologjike që futen në lidhje

sinonimie, si sinonime të mirëfillta a si variante sinonimike në çifte a vargje me gjegjëset e tjera

sinonimike të shqipes duke pasuruar kështu vargjet sinonimike përkatëse e duke përmirësuar

kështu më tej strukturën sinonimike të gjuhës shqipe. Mund të përmendim njësi të tilla, si: vë

kambën krahas me ngul këmbë, tret frymën kot / humbet (harxhon) frymën kot, më shtjerret

(më prishet) zani / më ngjiret zëri, heq të zitë e thonit / heq të zitë e ullirit, pa i ra synit me

qepallë / pa iudridhë qepalla (qerpiku syri), kthehem në vete / vij në vete, i kcejnë rebet / i

hipin xhindet (qipujt), e shtie dreqin në kungull / e shtie dreqin (shejtanin) në shishe, e marr në

hiri / e marr për zemër, më hyn në zemër, si gjylpana në miell / si gjilpëra në kashtë, hedh gurë

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

30

(mbi dikë) / hedh baltë (mbi dikë), si kamba qelbin / si plaga qelbin, me mend majë kësule /

me mend majë koke, kthen tallaganin sipas motit / kthen gunën nga fryn era etj.

Këtë pasuri frazeologjike sinonimike Camaj e përdor dendur për efekte stilistike duke

shfrytëzuar te sinonimet jo vetëm atë që i afron, por edhe atë që i dallon njëri nga tjetri. Në

vargjet e mëposhtme shprehet: “Zade, moj vashë, buza mua shqim m’a terë / ... Zade, moj Zade,

gjuha shqim m’a rreshkë.” (M.C., VL 2, f. 28). Të dyja frazeologjitë: “m’a terë buza” dhe “m’a

rreshkë gjuha” kanë kuptimin “kam shumë etje”. Me anë të tyre shmang përsëritjen dhe jep të

shkallëzuar tiparin e veprimit. Foljet teret dhe rreshket, që mbartin në frazeologjitë përkatëse

edhe vatrën kuptimore, edhe atë gramatikore, kanë dallime kuptimore: teret “thahet”, rreshket

“thahet derisa rrudhet”, pra me shkallëzim në intensitetin e veprimit që autori e realizon në poezi

nëpërmjet renditjes së vargjeve.

Këtë frazeologji të pasur Camaj e ka derdhur mjeshtërisht në krijimtarinë e vet, duke treguar

kujdes për përdorimin dhe përfshirjen në kontekst të çdo njësie frazeologjike.

Në përdorimin e njësive frazeologjike, mund të përmendim si veçori rastet jo fort të rralla të

përqendrimit të disa njësive frazeologjike brenda një fraze të vetme; madje ka raste të tilla kur

brenda kësaj fraze janë përdorur deri edhe pesë njësi frazeologjike ose kur fraza është e ndërtuar

vetëm me frazeologji, si: “Ky quhej zëvendës, pa shkrim e këndim, por ishte një asish

katundarësh që të japin venë pa të kuq, qesin gurin e fshehin dorën, të çojnë te kroi e të kthejnë

pa pi dhe s’kapen as për kreje, as për bishi – më sa ngjala.” (M.C., Rrathët, f. ), “Pse doni ta bani

mizën buall apo për një plesht të digjni jorganin?” (M.C., Rrathët, f. 23).

Lidhur me përfshirjen në kontekst të njësive frazeologjike vihet re kujdesi i veçantë i treguar nga

Camaj për sintagmatikën e çdo njësie frazeologjike ose frazematikën, si kontekst i realizimit të

kuptimeve të saj, e cila është një tjetër veçori. Për çdo frazeologji të përfshirë në kontekst janë

ruajtur të dyja elementet themelore të lidhura ngushtë njëri me tjetrin: përmbajtja e njësisë

frazeologjike, e lidhur me domethënien e kontekstit, dhe forma e saj e cila në këtë përfshirje i

nënshtrohet pa dyshim të gjitha kërkesave morfo-sintaksore të lidhjes së frazeologjisë me

gjymtyrë të tjera në fjali. Nëpërmjet lidhjeve të qarta e të përpikta sintagmatike të njësive të

përfshira në kontekst, Camaj ka arritur të shprehë saktësisht si kuptimet e nuancat kuptimore të

njësive frazeologjike, ashtu edhe vlerat mbishtresore të tyre. Kur e ka ndier se në ndonjë

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

31

frazeologji kuptimi a nuanca nuk është e shprehur qartë, sepse njësia frazeologjike a një

gjymtyrë e saj është pak e njohur për lexuesin, vë në kontekst një fjalë, një tog, një fjali ose edhe

një frazeologji si shtjellim kuptimor. Po e ilustrojmë vetëm me një shembull: “Rapsodi ishte në

krahasim me banorët e asaj ane i shkurtë e i thamë, ’ në mish të vet’, e kundërta e njeriut në’

mish të huej’, domethanë të njeriut të frytë si Baci.” (M.C. Rrathët, f. 118).

Po lidhur me përfshirjen në kontekst të njësive frazeologjike, përmendim edhe një veçori tjetër:

modifikimet e ndryshme që herë-herë njësive frazeologjike, si: ndërrimi rendit të gjymtyrëve

(inversioni), ndërfutja e fjalëve të tjera, zgjerimi a cungimi i njësisë frazeologjike, pa e shpërbërë

atë, dhe kthimi formal i trajtës mohuese duke ruajtur përmbajtjen mohuese të saj: “... këtu në

Ripë më kanë dërgue për të krye detyra të kapshme dhe jo për të qitë shkarravina mbi besëtytni e

trillime ndërgjegjesh të smura dhe të hyj në rigatën e rrymave letrare dekadente e pa perspektivë.

Në aso dërrasash të kalbëta nuk shkel unë!” (M.C. Rrathët, f. 179). Siç shihet, brenda një

frazeologjie Camaj ka bërë tri modifikime për efekte stilistike.

Gjithë këtë pasuri frazeologjike Martin Camaj jo vetëm e njohu thellë dhe e përdori saktë, por

diti edhe ta modifikojë në tekst për ta futur në letërsi me të gjitha vlerat dhe valencat që mbart;

mbetet t’i shtohet si bukuri mbarë shqipes.

Duke ju referuar prozës së Martin Camaj ku parashenja më karakteristike e prozës së tij është

stili. Gjuha e tij vërehet dhe veçohet si e një individualiteti të fuqishëm dhe të papërsëritshëm në

letërsinë shqiptare: nga njëra anë është e pranishme fryma e urtisë popullore me tërë thellësinë e

vet filozofike jetësore përmes frazeologjive të pasura, që janë natyrë e shpirtit kolektiv.

Natyrisht krijimtaria gjuhësore e shkrimtarit, edhe në fushën e fjalëformimit, nuk është

spontanisht e pakufizuar nga ligjet e gjuhës, sepse stili që Camaj përdor në veprën e tij ia del me

sukses të përdor fjalë si arkaike ashtu edhe neologjizmatë asaj kohe të formuara në pajtim me

frymën dhe ligjet e gjuhës, të cilat shkrimtari i njihte dhe i ndjente.

Romani “Rrathë” shquhet edhe për përdorimin e frazeologjizmave të shumta që kanë kuptim të

caktuar. Në pikëpamje sasiore është provuar se gjuha e tij tejkalon mesataren 8-10 njësi

frazeologjike për faqe. Romani është plot edhe me mendime të ngjeshura filozofike, të dhëna në

formë proverbash popullore, sentencash, aforizmash, e njësish të tjera mendimtare.

Dimë që njësitë frazeologjike sinonimike të mirëfillta, zakonisht nuk durojnë asnjë zëvëndësim

të gjymtyrëve me sinonimet e tyre. Raportet sinonimike vendosen kryesisht në njësitë

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

32

frazeologjike që kanë një gjymtyrë të njëjtë, kurse gjymtyra tjetër varion me fjalë jo sinonimike

të vërteta, por në strukturën frazeologjike funksionojnë si sinonime, këtu qëndron dhe mjeshtëria

e Martin Camajt, i cili harmonizon llojet e tyre me kontekstin.

Si kriter të përgjithshëm shohim shkallën e lartë semantike, mbishtresore, sintagmatike dhe nga

thellësia e këtyre dallimeve të cilat lidhen me dallimet e rrafsheve dhe të situatave të ligjërimit.

4.2 Shprehjet frazeologjike të ndara sipas rrathëve: Uji, toka, zjarr

1.Rrathë uji:

Nuk merrte erë në atë punë… (f. 22)

E ndëgjonte pa i ra synit qerpik. (f.22)

Humbte me fantazi në mote. (f.22)

Do t’i la këtij dheu edhe eshtnat! (f.23)

I ra prej fytyrës maska e burrit. (f.27)

Err e terr nërronin ngjyrë e hije. (f.27)

Rrethanat krijojnë njerëzit dhe veprat e tyne! (f.30)

Në këtë mes bahej miza buell. (f.38)

Nuk asht urti t’u vëhen topat maleve. (f.38)

Ishin trima me bre hekur me dhambë. (f.38)

Ujku don mish. (f.39)

Qeni plak – gjuetar s’bahet. (f.39)

Për një plesht doni të digjni jorganin. (f.39)

Me një të vrame vriteshin dy miza. (f.39)

‘Diçka lot ndër male’ (f.42)

S’ka kend ndër pyje! (f.42)

Çdo gjeth i terun kërset në vjeshtë. (f.42)

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

33

Por koha s’ishte e pjekun. (f.42)

Njerinë që s’lidhej as për brinash, as për fjalë. (f.52)

Ishte zhdukë si shurra e pulës. (f.53)

Gjak në sy më ka! (f.61)

Veset e këqia e ndjekin si hija e trupit tane jetën. (f.61)

E lëshonte fjalën si lopa baglën. (f.70)

Me luejtë me të si qeni me sukull. (f.70)

Koha nuk pret! (f.87)

Shtinte vesh në lesh. (f.90)

Sillej si zorra në prush poshtë e përpjetë. (f.92)

S’e mori vesh qeni të zonë. (f.93)

Zjarm i fikun, votër e shkimun, familje pa mashkull në votër. (f.99)

Humbi si spata pa bisht. (f.111)

Përzien lesh e li. (f.113)

Të japin venë pa të kuq. (f.123)

Qesin gurin e fshehin doren (f.123)

Të çojnë te kroni dhe të kthejnë pa pi. (f.123)

Skapen as për kreje, as për bishti. (f.123)

Ai që i rrin mollës për nën, i ha kokrrat. (f.126)

Të mos lëshonte hije mbie dhe. (f.127)

2.Rrathë zjarmi:

S’iau pret ma gjatë truni! (f.140)

Fjala jote në vesh të grave të bukura! (f.157)

Mbijin kudo si këpurdha mbas shiut. (f.158)

Page 34: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

34

Të bahet zemra mal. (f.158)

Kjo punë asht me hanë. (f.167)

Edhe gjurma bahet ujk! (f.170)

Atje ku çel dreqi zogj. (f.171)

S’ka se çka u ha mini mbas darke. (f.172)

Për të qitë kangë e përralla u del moti mjaft. (f.172)

Kush flen me qen, çohet në nadje me pleshta! (f.179)

Fjala peshon ma teper se guri. (f.180)

Në mish te huej. (f.181)

Mali për mal përpiqet. (f.183)

Mish e pije deri në gju. (f.185)

I cofën morrat në trup. (f.196)

Ishte lidhë si thoni me mish. (f.208)

Shëmtim pleqnia. (f.209)

Treste gjurmën tue e qitë kuvendin në një tjetër vis. (f.210)

I ish ba shumkuj vuejtja ves e mendja shuell. (f.210)

Tue qitë gjuhën që të marrë në thue. (f.210)

Dinin të shtinin dreqin në kungull. (f.210)

Rinia e di rrugen e vet – qeni plak gjuetar s’bahet! (f.215)

Si të jetë vendi bahet kuvendi. (f.216)

Molla nuk bie larg lisit. (f.220)

Mbeten pa gja sipeshku në zall. (f.221)

Baci e njihte dhe kish ngranë, si thotë një shprehje hiperbolike popullore, një thes kryp me të.(f.228)

Këndofsh sa rrnofsh. (f.228)

Page 35: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

35

Rapsodi e mbante veten vesh – hollë. (f.229)

E reja ndiqet e vjetra harrohet. (f.230)

Je aq i pakuptueshëm sa që me rrahë murin me ty domethanë: ‘tul pa kocë‘ (f.232)

Pupla shumë e mish pak. (f.232)

Nxirrnin prej eshtnave me dhambë mishin.(f.235)

Kishte humbë pa shej pa dukë si krypa në ujë. (f.236)

Kudo rafsha mos u vrafsha. (f.245)

Qenka i lidhun me te kaluemen si thoni me mish. (f.251)

Me ecje e ngecje përparohet (f.263)

Keshtu si flet ti, s’asht për t’u varë ty torba ! (f.291)

Dasmë pa mish nuk ka. (f.293)

I durueshëm filanfilani: e zen lepurin me qerre ! (f.316)

Të shkimet si krypa në ujë. (f.324)

Tue ba pyetje pa krypë. (f.325)

Dielli po soste në det. (f.326)

3.Rrathë gjaku:

Traktori s’puqet me karkalec! (f.329)

I doli ngjyra fytyra asaj pune. (f.329)

Humbas si spata pa bisht. (f.331)

Grueja pa burrë asht ma keq se nata pa hanë. (f.331)

Dhisë që kërcen e s’don të milet, i tret qumështi e s’duhet për gja tjetër përpos të theret për mish.(f.331)

Qesh e ngjesh. (f.341)

Po flas kah më del shpirti. (f.353)

Page 36: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

36

Me zemer në dorë. (f.353)

Ka lindë me këmishë e me dy pupla në sqetull. (f.360)

I mjeri ai të cilit i hangri shpirti dhe! (f.370)

As me sa çon miza në krah dam s’do ta randonte. (f.388)

Tret njeriu si gjilpanë në miell! (f .400)

Paskej burra që të marrin gjak në vetull. (f.427)

I shkëlqen arma në rreze të diellit. (f.432)

U zhduk pa shej pa dukë. (f.432)

E shau me rroc e koc. (f.432)

Arma pa gisht s’duhet gja. (f.440)

Tash bane mizen buell. (f.449)

Të hiqesh të zitë e thonit. (f.455)

Ai ngreh rrëshqanë, si pula pa krye. (f.455)

Qenka ba me iu dhimbë gurit. (f.458)

Mbas sosjes së dasmes po doni të hyni në valle. (f.467)

4.3. Shprehjet frazeologjike të ndara sipas problematikës trajtuese në romanin “Rrathë”

Puna

Nuk merrte erë në atë punë…

Rinia e di rrugen e vet- qeni plak gjuetar s’bahet…

Me ecje e ngecje sperparohet…

As me sa çon miza ne krah dam s’do te randonte…

Këshillat

Page 37: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

37

Nuk asht urti t’u vehen topat maleve..

Qeni plak-gjuetar s’bahet..

Çdo gjeth i terun kerset ne vjeshte..

Ai qe i rrin molles per nen, i ha kokrrat..

S’iau pret ma gjate truni..

Fjala jote ne vesh te grave te bukura..

Mbijnin kudo si kepurdhat mbas shiut..

Te bahet zemra mal…

S’ka se çka u ha mini mbas darke, per te qite kange e perralla u del mot mjaft…

Mali per mal perpiqet..

Molla nuk bie larg lisit..

Mbas sosjes se dasmes po doni te hyni ne valle..

Problemet

Humbte me fantazi ne mote..

Rrethanat krijojne njerezit dhe veprat e tyne..

Ne kete nmes bahej miza buell..

Ishte zhduke si shurra e pules..

Shtinte veshet ne lesh..

Te japin venë pa ta kuq..

Qesin qurin e fshehin doren..

Te qojne te kroni dhe te kthejne pa pi..

Page 38: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

38

S’kapen as per kreje as per bishti..

Shemtim pleqnia..

E reja ndiqet dhe e vjetra harrohet..

Tul pa koc..

Pupla shum e mish pak..

Qenka i lidhun me te kaluemen e erret si thoni me mish..

Dielli po soste ne det..

Tret njeriu si gjilpane ne miell..

U zhduk pa shej pa dukë..

Tash bane mizen buell..

Qenka ba me iu dhimbe gurit..

Lakmia

Err e terr nderronin ngjyre e hije..

Gjak ne sy me ka..

Sillej si zorra ne prush poshte e perpjete..

Kjo pune asht me hane..

Gjurma bahet ujk..

Qesh e ngjesh..

Gabimet

S’e mori vesh qeni te zone..

Humbi si spata pa bisht..

Page 39: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

39

Atje ku qel dreqi zogj..

I cofen morrat ne trup..

Tue ba pyetje pa krypë..

E shau me rroc e koc

Drejtësia

Si te jete vendi bahet kuvendi..

E zen lepurin me qerre..

Traktori spuqet me karkalec..

Përshendetja e mikut

Po flas kah me del shpirti me zemer ne dore..

Dhënia e fjalës dhe besës

Do t’i le ketij dheu edhe eshtnat..

Njerine qe s’lidhej as per brinish as per fjale..

Fjala peshon ma teper se guri..

Dhise qe kecen e s’don te milet, i tret qumeshti e s’duhet per gja tjeter perpos te theret per mish..

Pushteti i mashkullit

E ndegjonte pa i ra synit qerpik..

I ra prej fytyres maska e burrit..

Ishin trima me bre hekur me dhame..

E mbante veten vesh-holle..

Ka linde me kemishe e me dy pupla ne sqetull..

Page 40: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

40

Paskej burra qe te marrin gjak ne sqetull..

I shkelqeu arma ne rreze te diellit..

Hakmarrja

Me nje te rame vriteshin dy miza..

Ujku don mish..

Koha s’ishte e pjekun..

Perzieu lesh e li..

Martesa

Mish e pije deri ne gju..

Dasme pa mish nuk ka..

Vdekja

Ne mish te huej..

I mjeri ai te cilit i hëngri shpina dhe..

Nderi dhe morali

Te mos leshonte hije mbi dhe..

Kush flen me qen, çohet ne nadje me pleshta..

Ishte lidhe si thoni me mish..

Treste gjurmen tue e qite kuvendin ne nje tjeter vis..

I ish ba shumkuej vuejtja ves e mendja shuell..

Tue e qite gjuhen qe te marre ne thue..

Dinin te shtinin edhe dreqin ne kungull..

Page 41: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

41

Kudo rafsha – mos u vrafsha..

I doli ngjyra fytyra asaj pune..

Humbas si spata pa bisht..

Grueja pa burre asht ma keq se nata pa hane..

Page 42: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

42

PËRFUNDIME

Gjuha shqipe edhe pse e formuar tashmë si gjuhë kombëtare e njësuar, përsëri është një gjuhë në

zhvillim. Më i dukshmi ky zhvillim është në rrafshin leksikor e semantik. Letërsia luan një rol

shumë të rëndësishëm në pasurimin e saj. Kontribut të çmuar të shkrimtarëve të njohur në vendin

tonë si Naim Frashëri, Anton Zako Çajupi, Gjergj Fishta, Ismail Kadare, Dritëro Agolli e

shumëtë tjerë, por një pasuri të madhe gjuhësore përbën edhe krijimtaria e Martin Camajt.

Studimi dhe lëvrimi i veprave të tij është në dobi të pasurimit të gjuhës shqipe si me fjalë

dialektore të mënjanuara nga përdorimi, ashtu edhe me formime të reja fjalësh nga vetë autori.

Vetë shkrimtari Martin Camaj i jep një rëndësi të veçantë fjalës, rolit dhe ndikimit të saj. Ja si

shkruan ai në romanin “Rrathë”: “Leni të rrjedhin prej gjuhëve tona fjalë të përflakëta, fjalë që

me përshkue detin tej për tej e me ça gurin me kepa çeliku! Çonje, bre, zanin deri në kupë të

qiejve e të na marrë vesh Ai që vran e kthjell në çdo skutë qiellore!”

Edhe pse jetoi dhe punoi larg Shqipërisë ai nuk e ndërpreu lëvrimin e gjuhës shqipe. Ai duke

qenë krijues në prozë dhe në poezi shfaqi aftësitë e tij letrare dhe gjuhësore. Për fat të keq

letërsia e shkruar prej tij mbeti për një kohë të gjatë e panjohur për lexuesin shqiptar, kështuqë

edhe gjuha dhe përdorimi i saj nuk arriti të ketë ndikim tek gjuha e njerëzve. Është detyrë e

brezit të sotëm të mësuesve dhe gjuhëtarëve të vendosë veprën e Camajt në vendin që i takon dhe

njëkohësisht ta përdorë atë si një burim të pasur të shqipes.

Romani Rrathë i shkrimtarit Martin Camaj karakterizohet nga një gjuhë e pasur. Autori me

gjuhën e përdorur i qëndron strukturës sëstandardit dhe ka një pasuri gjuhësore të

konsiderueshme si në leksik ashtu edhe në fjalëformim. Pasuria prej më se 500 njësish leksikore

përbëhet nga mbiemra të kalsifikuar sipas kuptimit, strukturës dhe formimit të tyre. Sipas

klasifikimit kuptimor mbiemrat janë ndarë në dy grupe, mbiemra cilësorë, dhe mbiemra

marrëdhëniorë. Autori përdor shumë mbiemra cilësorë dhe marrëdhëniorë në përshkrimet e

vendeve, personazheve apo zakoneve malësore.

Page 43: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

43

Parë në vështrimin strukturor mbiemrat janë klasifikuar në mbiemra të nyjshëm dhe të

panyjshëm. Mbiemrat e panyjshëm janë të parmë, jo të parmë dhe të përbërë.

BIBLIOGRAFIA

Camaj, Martin, Djella, botim i shtëpisë botuese “Buzuku”, Prishtinë, 1994.

Feka, Thanas, Pasuria frazeologjike në krijimtarinë letrare të Martin Camaj, në: “Aktet e

Konferencës Shkencore “Martin Camaj në kulturën shqiptare (Në 85-vjetorin e lindjes), Tiranë,

2010.

Fjalor Enciklopedik Shqiptar-Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Gramatika e gjuhës shqipe, 1, Tiranë, 2002.

Gramatika e gjuhësshqipe, 1, Akademia e ShkencavetëShqipërisë, Instituti i Gjuhësisëdhe i

Letërsisë, Tiranë, 2002.

Gramatika e gjuhës shqipe, 2, Tiranë, 2002.

Ismajli, Rexhep, Gjeneza e tekstit dhe Camaj, në: “Aktet e Konferencës Shkencore “Martin

Camaj në kulturën shqiptare (Në 85-vjetorin e lindjes), Tiranë, 2010.

Lloshi, Xhevat, Stilistika e gjuhëshqipedhepragmatika, Tiranë, 2001.

Lloshi, Xhevat, Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika, Tiranë, 2005.

Mansaku, Seit, Vendi i Martin Camajtnëstudimetbuzukiane, në: “Aktet e Konferencës Shkencore

“Martin Camaj në kulturën shqiptare (Në 85-vjetorin e lindjes), Tiranë, 2010.

Memisha, Valter, Martin Camaj dhe leksiku i munguar, në: “Aktet e Konferencës Shkencore

“Martin Camaj në kulturën shqiptare (Në 85-vjetorin e lindjes), Tiranë, 2010.

Memisha, Valter, Martin Camajdheleksiku i munguar, në: “Studimepërfjalënshqipe”, Tiranë,

2011.

Memisha, Valter, Studime për fjalën shqipe, Tiranë, 2011.1Ollga M. Frejdenberg: “Figura dhe nocioni”, botoi “NZMH”, Zagreb, 1986, f. 139,

Osmani, Tomorr, Vëzhgimembidisadukurinëveprën e Martin Camajt, nëAktet e

KonferencësShkencoreNdërkombëtare “Martin Camajnëkulturënshqiptare (Në 85-vjetorin e

lindjes), 24 shtator 2010.

Page 44: UNIVERSITETI I GJAKOVËS...6 Në këtë punim më kanë ndihmuar përmbledhjet me punime shkencore Gramatika e gjuhës shqipe, 1, 2, Studime mbi leksikun dhe formimin e fjalëve në

44

Petriti, Koçi, Mbi poetikën e Martin Camajt, në “Studime për autorë të ndaluar”, botim i QSA,

Tiranë, 2008.

Sinani, Shaban, Çështje të stilit në ligjërimin e Martin Camajt, në: “Studime filologjike”, nr. 1-2,

Tiranë, 2007.

Topalli, Kolec, Albanologu i shquar Martin Camaj në 85-vjetorin e lindjes, në: “Aktet e

Konferencës Shkencore “Martin Camaj në kulturën shqiptare (Në 85-vjetorin e lindjes), Tiranë,

2010.

Thomai, Jani, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2011.

Uruçi, Aida, Shprehësia me anëtëmiteve e bestytënivetekromani “Rrathë” i Martin Camajt,

Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Edukimit, Prishtinë, 2011.