27
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’Fehmi Agani’’ FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI – PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME Drama dhe ndikimi i pёrrallave tё dramatizuara tek mijet Mentori: Kandidatja: Prof.dr. Ilir Muharremi Vlora Hoti Gjakovё, 2018

UNIVERSITETI I GJAKOVËS A FAKULTETI I EDUKIMIT Hoti.pdf · ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e heronjëve pozitiv,

  • Upload
    others

  • View
    14

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS A FAKULTETI I EDUKIMIT Hoti.pdf · ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e heronjëve pozitiv,

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

‘’Fehmi Agani’’

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI – PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

Drama dhe ndikimi i pёrrallave tё dramatizuara tek fёmijet

Mentori: Kandidatja:

Prof.dr. Ilir Muharremi Vlora Hoti

Gjakovё, 2018

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS A FAKULTETI I EDUKIMIT Hoti.pdf · ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e heronjëve pozitiv,

2

Vlora Hoti UGJ.FAKULTETI I EDUKIMIT.prog.para.Gjakovё 2018

Ky punim diplome u mbrojt_____________para komisionit vlerёsues nё pёrbёrje

1. _________________ Kryetar

2. _________________ Anёtar

3. _________________ Anёtar

Komisioni vlerёsues e vlerёsoj punimin me notёn ____________

Nënshkrimet e anëtarëve të komisionit vlerësues:

1. ___________

2. ___________

3. ___________

Ky punim është realizuar në Fakultetin e Edukimit me qëllim të arritjes së titullit Bachelor i

Edukimit – Drejtimi Parashkollor.

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS A FAKULTETI I EDUKIMIT Hoti.pdf · ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e heronjëve pozitiv,

3

Pёrmbajtja:

1. Hyrja……………………………………………………………………… 4

2. Drama…………………………………………………………………….. 5

3. Llojet e Dramёs………………………………………………………….... 8

4. Veqoritë dalluese tё dramaturgëve tё mёdhenj…………………………… 12

5. Dramatizimi………………………………………………………………. 13

6. Dramatizimi për fëmijë…………………………………………………… 14

7. Dramatizimi i pёrrallës’’Rosaku i shёmtuar’’……………………………. 15

8. Dramatizimi i njё teksti…………………………………………………... 19

9. Pёrrallat…………………………………………………………………… 20

10. Pёrrallat popullore shqiptare……………………………………………… 21

11. Tregimet janё fuqia e madhe pёr fёmijet…………………………………. 22

12. Fёmijët nё role tё ndryshme……………………………………………..... 23

13. Falenderimet………………………………………………………………. 25

14. Literatura…………………………………………………………………... 26

15. Autobiografia……………………………………………………………..... 27

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS A FAKULTETI I EDUKIMIT Hoti.pdf · ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e heronjëve pozitiv,

4

1. Hyrja

Pёrrallat, legjendat, mitet gjithmonë do tё pёrfaqёsojnё pёr fёmijet mjetet pёrmes tё cilave ata

njihen me boten e tё rriturve, kuptojnё se si funksionon jeta dhe shoqëria pёrreth tyre.

Pёrrallat ofrojnё njё botë nё tё cilën personazhët janё ndarё nё tё mirё dhe tё kёqij, kanё fuqin

magjike dhe pёr ta gjithëqka ёshtё e mundur.

Nёpёrmjet tyre fёmijёt mёsojnё se pёr çdo problem ka njё zgjidhje dhe se e mira triumfon mbi tё

keqen.

Pёrrallat siq dihet ёshtё njёra ndёr format mё tё pёrhapura e mё tё njohura tё prozёs gojore.

origjinen e pёrrallave e gjejmё qё nga koha e njeriut primitiv kur ai jeton nga gjaku dhe ishte nё

kontakt tё vazhdueshёm me shtazёt, shpezёt dhe gjallesat tjera.

Pёrrallat kohё tё gjatё janё pёrcjellur si tregime gojore brez pas brezi me vonё kanё filluar tё

shkruhen e tё jenё atraktive dhe tё dashura edhe sot e kёsaj dite sidomos pёr fёmijёt dhe

gjeneratat e reja.

Përrallat lënë një përshtypje të qëndrueshme në mendjet dhe zemrat e secilit prej nesh. Nguliten

aq fort në mënyrë që edhe pas shumë vitesh mund të të kujtohen, dhe të mund të jesh në gjendje

të rilidhësh emocionet. Në historinë e përrallës, nuk ka vetëm një proces logjik të njohjes, por

mbi të gjitha është emocional.

Fëmija, duke dëgjuar historinë, ka mundësi të nxjerrë më mirë në pah karakterin. Në këtë mënyrë

fëmija kapërcen frikën e tij.

Në botën imagjinare, heroi niset në udhëtim për të fituar diçka dhe ndërkohë që rritet: është një

udhëtim edukativ i mbushur me ato vlera, ku njeriu i merr si të vlefshme dhe të sakta nevojën e

mbrojtjes, ndjenjat emocionale, drejtësinë dhe triumfin e së mirës mbi të keqen.

Përralla është vendi i të gjitha hipotezave, sepse ajo siguron çelësin për të hyrë në realitet përmes

shtigjeve të reja duke e ndihmuar fëmijën të njohë botën duke i dhënë atij imazhe.

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS A FAKULTETI I EDUKIMIT Hoti.pdf · ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e heronjëve pozitiv,

5

2. Drama

Llojet e mëdha të së kaluarës, tragjedia, epi e ndonjë tjetër e humbin garën me llojet që po

krijoheshin në frymën e kërkesave të kohës ku një rol të pakontestueshëm e kanë pasur

ndryshimet e përgjithshme shoqërore në shoqëritë europiane, zhvillimi i hovshëm kapitalist dhe

krijimi i kombeve dhe i shteteve nacionale.

Epin e zëvendesoi romani, ndërsa tragjedinë lloji i ri drama, e cila duhet të ketë dalë nga

komedia dhe tema e saj shoqërore, mirëpo këto i trajton pa efektet komike. Edhe më herët në

kuadër të llojeve ka pasur përzierje elementesh, në tragjedi, situate komike dhe anasjelltas.

Zhanri i ri i trajton problemet e njeriut, konfliktin e individit me të tjerët ose me rrethin pa iu

frikësuar elementeve tragjike por edhe pa e kursyer individin nga fshikullimet komike e satirike.

Megjithatë, edhe përfundimet tragjike të dramës individin nuk e ngritin në nivel të heroit tragjik

për arsye se ai në të vërtetë nuk i shpreh idelet as interest e kolektivit, as është përfaqësues i tyre.

Heroi i dramës është individ që e ndien thellësisht vuajtjen dhe me gjithë shpirt lufton për t’i

zgjidhur cështjej e mëdha jetësore dhe në këtë përpjekje nuk kalon në ekstremin komik, në

krijimin e vesit të caktuar nga virtyti. Tematikisht drama është fare afër tematikës së prozës,

llojeve representative të saj, romanit e novelës. Konfliktet janë njerëzore, pa ato prapavijat mitike

të përzierjeve hyjnore në faktin e njerëzve, megjithëse edhe këtu shpesh mund të hetohen e mira

dhe e keqja, nderi dhe turpi, ndjenja fisnike dhe ajo amorale, mirëpo trajtimi i tyre është si

konflikt njerëzor, pa lënë të kuptohet që prapa qëndrojnë forca të tjera kundër të cilave njeriu

s’mund t’ia dalë. Drama në periudhën e romantizmit kur edhe është shfaqur, nuk e ka gjetur

plotësisht shprehjen e vet për shkak të kontradiktës së kërkesës për realizëm brenda një drejtimi

jorealist.

Në shekullin XIX është zhvilluar drama natyraliste me përfaqësuesit më të shquar Henrik

Ibsenin e Gerhar Hauptmanin. Më vonë shfaqen drejtime të reja që shënojnë orientime të reja në

teatër, me të cilin drama lidhjet pashkëputshëm. Ky institucion do të zgjojë gjithnjë e më tepër

interesim tek publiku dhe do të njohë zhvillim të madh në gjithë Evropën.

Të përmendim tendencën e rikthimit të romantizmit, pastaj teatrin lirit të Cehovit, dramën

simboliste, ekspresioniste etj. Në mbarim të shekullit të kaluar dhe në fillim të shek. XX Luixhi

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS A FAKULTETI I EDUKIMIT Hoti.pdf · ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e heronjëve pozitiv,

6

Pirandelo shquhet për dramën në të cilën individi kërkon identitetin e vet. “Drama e tij në

përgjithësi shquhet për mendimin e thellë, gjë që e afron me dramën filozofike në të cilën një ide

themelore përmban esencën e konfliktit dramatic p.sh. dramat e Zhan Pol Sartrit, Alvert Kamysë

etj”.

Dramë- Gjini e letërsisë artistike që e pasqyron jetën përmes veprimit skenik të personazheve

dhe të dialogëve e të monologëve të tyre; vepër letrare e këtij lloji; shfaqja e kësaj vepre në

skenë. Drama është një nga gjinite kryesore të letërsisë artistike. Tekstet e shkruara për teatër i

quajmë dramë.

Ashtu si përralla, tregimi, romani edhe drama ka një ngjarje kryesore.

Në kohrat e hershme mbizotronte shkrimi i dramës në vargje por sot ajo shkruhet në prozë, pasi

proza i ofron asaj më shumë mundësi shprehëse se sa poezia. Tematika e dramës është e afërt me

atë të prozës (tema historike, tema shoqerore, tema filozofike, etj.).

Në varësi të tematikës kemi disa lloje dramash:

-drama historike

- drama shoqerore etj.

Konfliktet e dramës janë konflikte të zakonshme që ndodhin në jetën e përditshme njerëzore.

Autorët tanë të dramës njihen Anton Santori (“ E Mira”), Sami Frashëri (“Besa”), Shtjefan

Gjeqovi, Mihal Grameno, Namik Delvina, Kristaq Floqi, Gjergj Fishta ,Neki Dervishi, Ymer

Shkreli,etj.

Veprat dramatike në përgjithësi ndahen në disa lloje:

• Komedia

•tragjedia

●tragjedi-komedi

Permbajtja e dramave zakonisht ndahen në disa pjesë të quajtura akte. Një akt zgjate diku 30-40

minuta, dhe një dramë mund të ketë 1 deri në 6 akte.

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS A FAKULTETI I EDUKIMIT Hoti.pdf · ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e heronjëve pozitiv,

7

Drama- Fillimi i dramës, që nuk jep fjalë, futet në kllapa. Kur flitet, para se të thuhen fjalët,

jepet me të madhe emrin e folësit. Nuk ka fare fjalë autori. Fjalet e tjera në kllapa paraqesin

veprime.

Qëllimi i artit dramatik nuk është vetëm krijimi i rolit për “jetën e shpirtit njerëzor”, por që edhe

anës së jashtme të tij t’ia japim formën artistike. Prandaj aktori nuk duhet ta përjetojë rolin vetëm

nga ana e brendshme, por edhe nga ana e jashtme. Që ta pasqyrosh jetën delikate dhe shpesh herë

jetën subkoshiente, është e domosdoshme që t’i zotërosh aparatet, shumë të ndieshme dhe shumë

të komplikuara të zërit e të trupit.

Zëri dhe trupi me një mjeshtëri të madhe dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, duhet të shprehin, aty

për aty dhe me saktësi, ndjenjat e brendshme dhe shumë delikate dhe gati të pakuptueshme. Ja

përse aktori duhet, shumë më tepër sesa drejtimet e tjera artistike, të kujdeset jo vetëm për

aparatin e brendëshëm që krijon procesin e përjetimit, por edhe për aparatin e jashtëm, për

aparatin e trupit i cili tregon në mënyrë besnike rezultatet e punës krijuese të ndjenjave –

shprehjen e formës së jashtme të tij.

Në këtë punë subkoshienca ka një ndikim të madh. Edhe në fushën e të krijuarit me

subkoshiencën nuk mund të krahasohet as teknika më të urryer e artit dramatik, megjithëse ajo e

pretendon vendin e parë me plot besim.

Ne besojmë edhe e dimë me siguri nga përvoja se vetëm ai teatër që është i ngopur me përjetime

të gjalla organike të njeriut-aktor, mund t’i krijojë në mënyrë artstike të gjitha reflekset dhe

thellësitë e jetës së brendshme të rolit.

Vetëm një art i tillë mund ta bëjë për vete tërësisht spektatorin dhe vetëm me anë të një arti të

tillë spektatori jo vetëm që do ta kuptojë, ç’është më e rëndësishmja, por edhe do ta përjetojë atë

që ndodh në skenë, do ta pasurojë përvojën e tij të brendshme dhe te ai do të ngelin gjurmë që

nuk do t’i shlyejë koha.

E përpos kësaj – gjë që gjithashtu është tejet me rëndësi – parimet kryesore të krijimit dhe ligjet

e natyrës organike në të cilat ndërtohet arti, e ruajnë aktorin nga një rrugë e gabuar.

Në qoftë se do të dihen me siguri kufijtë e artit të vërtetë dhe ligjet organike të natyrës krijuese,

atëhere nuk do të humbet asgjë, por aktorët do të dinë që t’i evitojnë gabimet e veta.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS A FAKULTETI I EDUKIMIT Hoti.pdf · ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e heronjëve pozitiv,

8

Pa baza të shëndosha (të cilat mund t’ua dhurojë arti i të përjetuarit, udhëheqja dhe mendimi i

ligjeve të natyrës artistike), aktorët do të humbasin, do të ngecin dhe do ta humbasin kriterin.

Ja sepse unë e quaj të domosdoshme pa përjashtim për të gjithë aktorët që t’i studiojnë bazat e

artit tonë të përjetimit

3. Llojet e Drames

Dy janë format më të njohura dhe më të hershme të dramës të njohura që nga antikiteti e deri më

sot. Ato janë: tragjeditë dhe komeditë.

Tragjeditë ( me tematikë serioze që nxisin spektatorët, ndjenja, ngurimi, pavendosmërie, agonie,

frike, simpatie dhe pendimi ). Tragjedia është vepër e tillë dramatike në të cilën personazhi

kryesor, duke luftuar për idealet dhe qëllimet e tij të larta shoqërore, bie në luftë dhe humbja e tij

shkakton. Sipas Aristotelit, teoricienit të parë të tragjedisë, “ndenjën e frikës dhe të mëshirës”

duke bërë spastrimin e ndjenjave të shikuesve, heroi i tragjedisë shquhet për karakterin dhe

vullnetin e tij të fortë, për këmbëngulësinë në bindjet e veta dhe vendosshmërinë në luftën e tij të

pakompromistë kundër forcave kundërshtare. Si bartës i drejtësisë dhe i virtyteve të larta

njerëzore ai është mishërim i aspiratave të popullit duke qenë në konflikt me forcat e errëta

shoqërore. Vdekja e tij shkaktohet nga i ashtuquajturi faj tragjik, të shkaktuar në momentin e

hutisë, mashtrimit dhe gënjeshtrës nga personazhet e tjera ose nga ndonjë mosmarrëveshje. Fundi

tragjik është çmimi i fundit të cilin ai e paguan me jetë.

Tragjedia pati ndikim të madh te masat popullore për realizimin e lirisë, drejtësisë etj., për çka

flijohen individët duke mbrojtur ligjet e pashkruara, të cilat janë shprehje e vullnetit të hyjnive,

duke i’u kundërvënë ligjeve të shkruara të cilët u’a imponojnë arrogantët dhe sundimtarët e

vrazhdë, uzurpatorët ose tiranët. Në këtë luftë derdhet gjak dhe vdesin individët të cilët, me

vdekjen e tyre, shkaktojnë ndjenja e “ frikës dhe të tmerrit ”. Por jo të gjitha vdekjet shkaktojnë

ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e

heronjëve pozitiv, idalë, shkakton pikëllim te shikuesit. (kështu, p.sh. te “Hamleti” çasti tragjik

është mbështetur në fatin e Ofelisë dhe në vdekjen e Hamletit dhe Laertit, ku shikuesit përjetojnë

dhembje dhe mëshirë, kurse në vdekjen e xhaxhait të Hamletit dhe në vdekjen e nënës e cila pi

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS A FAKULTETI I EDUKIMIT Hoti.pdf · ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e heronjëve pozitiv,

9

gotën me verë të helmuar dedikuar Hamletit ose Laertit, shfaqet një lloj lehtësimi te shikuesit dhe

ndjenja e dënimit të drejtë si dëmshpërblim për tragjedinë e shkaktuar).

Tragjikë janë ata persona, të cilët vdesin në skenë duke u sakrifikuar për qëllime morale dhe

ideale të larta. Tragjedia lulëzimin më të madh e përjetoi në kulturën antike greke në shekullin V

p.e.s. Emërtimi tragjedi vjen nga fjala greke “trágos”, që do të thotë cjap dhe “ ōdé”, këngë, nga

këndej me siguri në atë kohë anëtarët e korit mbështilleshin me lëkurën e cjapit, duke i

prezantuar përcjellësit mitik të Dionisit. Sipas gojëdhënës greke themelues i tragjedisë

konsiderohet Thespisi, kurse tragjedianët më të mëdhenj grekë janë: Eskili (525-456) i cili ka

shkruar rreth 90 tragjedi

Sofokliu (496-406) në gjininë e tragjedisë ka qenë shumë më prodhimtar se Eskili. Sipas

dëshmive të autorëve antikë, ai ka shkruar rreth 123 tragjedi. Sofokliu i merrte nga mitologjia

dhe legjendat e ndryshme. Burim i pashtershëm, si për shkrimtarët e tjerë, ashtu edhe për

Sofokliun, kanë qenë poemat e Homerit. Sofokliu futi aktorin e tretë dhe me këtë tragjedia greke

mori formën e saj përfundimtare, zmadhoi numrin e njerëzve në kor prej 12 në 15, por e zvogëloi

rëndësinë e mëparshme të tij në ekzekutimin e tragjedis.

Krijoi tema të rëndësishme dramatike dhe figura monumentale dramatike. Filozofi grek

Aristoteli në “Poetikën” e tij shkruan: Sofokliu p.sh. thoshte se ai i paraqiste njerëzit si duhet të

ishin, ndërsa Euripidi i paraqiste ashtu si ishin” (Aristoteli, Poetika, Rilindja, Prishtinë, 1968, f.

96).

Tragjedian i madh grek ka qenë edhe Euripidi (485-406). Nga veprat e tij kanë mbetur 18 dhe

disa fragmente. Ndër tragjeditë e tij përmenden: “Medeja”, “Elektra”, “Hekuba” etj. Euripidi ka

qenë shumë i larmishëm në përdorimin e mjeteve skenike: futi prologët të cilët shikuesve para

dëgjimit dhe shikimit të tragjedisë u shpjegonin veprimin e tragjedisë, pastaj futi monoditë dhe

duetet, e theksonte mjaft muzikën me çka konsiderohet si nismëtar i melodramës. Si shihet,

tragjedia e vjetër greke kishte karakter ceremonial. Tematika e saj është marrë nga mitet, kurse

në shfaqje kori ka luajtur rol shumë të rëndësishëm. Rolet i luanin aktorët të cilët mbanin maska.

Pjesët kryesore të tragjedisë sipas Aristotelit ishin: prologu (gr.prólogos – fjalë, të folur në fillim,

parathënie), pastaj episodi (gr. epeisódion, hyrja e aktorëve kah kori) që shënonte pjesën

dialogjike midis këngëve korale. (Aristoteli, Poetika, Rilindja, Prishtinë, 1968, f.52).

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS A FAKULTETI I EDUKIMIT Hoti.pdf · ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e heronjëve pozitiv,

10

Dialogët në tragjedi recitoheshin, kurse këngët këndoheshin në përcjellje të valles dhe muzikës të

cilën e komunikonte vet poeti. Me kalimin e kohës tragjedia e humbi karakterin ceremonial, roli i

korit është më i vogël ose nuk ekziston fare, kompozicioni i saj është më i lirë, kurse tematikën

mitike e zëvendëson tematika historike ose tematika e kundëthënieve aktuale shoqërore. Po sipas

Aristoteli tragjedia përbëhet prej gjashtë elementeve: fabulës, karaktereve, mendimit, skenës, të

folurit, muzikës

Komedia – si edhe tragjedia është një lloj i dramës, e cila u zhvillua nga ceremonitë popullore.

Këtë e dëshmon edhe vetë fjala kōmōdía e cila u krijua nga fjala “kômos” që do të thotë

procesion i gëzueshëm dhe fjala “ōdé” që do të thotë këngë. Komeditë ( me tematikë shaka rreth

aktualitetit, që nga njëra anë u shkakatohet spektatorëve të qeshura me gjithë zemër, duke bërë

humor me aktualitetin politik dhe social, por pas humorit, mësohet dhe disiplinohet spektatorët

leksionent nënkuptuese ). Edhe komedia lindi dhe u zhvillua në Greqinë e lashtë. Origjina e saj

është në shfaqjet e gëzueshme popullore që përcillnin me këngë e valle proçesionet për nder të

hyrjes së verës e të gëzimit, Dionisit ose Bakut. Lulëzimin e saj më të madh e arriti në Athinë.

Komediografi më i njohur ka qenë Aristofani (445-385). Komediograf grek nga Athina. Nga 44

komeditë e tij janë ruajtur vetëm 11 dhe disa fragmente: “Aharnianët”, “Kalorësit”, “Retë”,

“Grerëzat”, “Paqja”, “Zogjtë”, “Lisistrata”, “Themsmoforiet”, “Bretkosat”, “Gratë në parlament”

dhe “Pluti”. Edhe në të rol me rëndësi luan kori, i cili megjithatë paraqet për dallim nga kori

tragjik, një bashkësi fantastike (shpendët, bretkosat, retë).

Komedia greke ka ndikuar në zhvillimin e komedisë në të gjitha letërsitë evropiane. Veç tjerash

ajo ka ndikuar edhe në zhvillimin e komedisë romake, përfaqësues kryesor i së cilës në letërsinë

romake është Menandri (rreth 342-292) p.e.s. komedinë e tillë, në të cilën mungon kori, kurse

tematika që trajton është ajo e jetës private, të cilën e ka imituar komedia romake.

Gjithashtu vlen të theksohet se sipas Plautit (254-184) do të ndikojë në zhvillimin e komedisë

deri në ditët tona. Tipi i tillë i komedisë krijon një varg të karaktereve tipike (koprracin,

thumbonjësin, mburracakun, dashnorin) dhe të raporteve tipike (zënka midis babait dhe djalit,

dashuria e plakut ndaj vajzës së re) të cilat zgjidhen në mënyrë tipike (robi dinak me këtë rast ka

rol të nëndësishm).

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS A FAKULTETI I EDUKIMIT Hoti.pdf · ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e heronjëve pozitiv,

11

Në komedi përqeshen dhe vihen në lojë të metat njerëzore dhe shoqërore. Në të luftohen dukuritë

e shëmtuara në shoqëri duke përqeshur (tallur) çdo gjë që është negative në jetën njerëzore dhe

në shoqëri: marrëzitë (budallallëqet) njerëzore, mendjemadhësinë, lakminë dhe etjen për pushtet,

paturpësinë, koprracinë, egoizmin, kokëboshësinë. Nga kjo rezulton se komedia që nga fillimet e

saj ka qenë më afër relitetit duke depërtuar më thellësisht në jetën e rëndomtë njerëzore.

Ajo ka luajtur rol mësimor dhe edukativ, sepse duke i treguar njerëzit dhe jetën si s’duhet të jenë,

ajo i ka kujtuar shikuesit t’u shmangen cilësive të këqija dhe të çlirohen nga të metat personale

(vetjake). Edhe koncepti i së qeshurës është mjaft i papërcaktuar. E qeshura s’është qëllimi i

komedisë, ajo është mjet me të cilin shërohen dhe shmangen cilësitë e këqija të njeriut. Të

përqeshësh do të thotë të kritikosh. Përqeshja e dukurive negative në shoqëri arrihet me anë të

paraqitjes komike të këtyre dukurive.

Komike është e gjithë ajo që paraqet dis harmoni midis mundësive reale të një personi dhe të

pretendimeve, dëshirave, vendimeve të tij. Komik është p.sh. frikacaku i cili mbahet për trim;

koprraci i cili flen në arkën e parave, dhe gjithmonë ankohet se do t’a pësojë nga varfnjakët;

sahanëpirësi i cili, si njeri, duhet ta ketë dinjitetin e njeriut, kurse ai përulet, bëhet servil,

puthador; atdhetari i rrejshëm, i cili është vetëm me fjalë, e në të vërtetë është vetjak dhe

mizantrop; filozofi i ngathët i cili mbahet i ditur e në të vërtetë është bosh Komikja mund të jetë

e llojeve të ndryshme. Kur ka për qëllim vetëm të shkaktojë të qeshur, atëherë ajo është e qeshur

e zakonshme (shakaja), e cila shpesh mund të kalojë në shaka të trashë ose në farsë, kur

përqeshen të metat fizike dhe shpirtërore, kur cilësitë normale dhunshëm karikohen, kur krijohen

skena vulgare, ose përgjithësisht kur komikja paraqitet në formën e pashije, në formën e tepruar

artistike.

Megjithatë, kur cilësitë negative të ndonjë individi ose të një dukurie janë aq të shprehura dhe aq

të rëndësishme sa zhdukin çdo gjë që është njerëzore te njeriu, atëherë e qeshura shndërrohet në

satirë, d.m.th. në mohimin e atij individi dhe dukurie (patriotizmi i rrejshëm i cili kalon në tradhti

nacionale).

Nëse disa cilësi negative te disa individë janë thjesht dobësi të rëndomta njerëzore dhe nuk janë

të zhvilluara në masë të madhe, dhe këta individë kanë edhe disa cilësi pozitive dhe vuajnë edhe

vetë për shkak të metave, atëherë komikja shndërrohet në humor d.m.th në raportin e këtillë të

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS A FAKULTETI I EDUKIMIT Hoti.pdf · ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e heronjëve pozitiv,

12

shkrimtarit ndaj këtyre që t’i qeshë, por edhe në të njëjtën kohë edhe t’i dojë duke shprehur për ta

simpati, si ndaj njerëzve të cilët kanë dobësi, por kanë edhe virtyte, andaj edhe për këtë shkak

humori quhet edhe “ e qeshur me lot ”.

4. Veqoritë dalluese tё dramaturgёve tё mёdhenjë

Në lashtësi ekzistonin shumë poet dramaturg, por dorëshkrimet e veprave të tyre humbën dhe

vetëm veprat e pak prej tyre kanë shpëtuar si të: Frinikut, Hirilit, Eskilit, Sofokliut, Euripidit,

Aristofanit dhe më vonë, Menandrit, Filimonit dhe disa të tjerëve nё pjesëza. Tre poetët e

mëdhenj tragjik ishin: Eskili (i cili shpjegonte realitetin) në mënyrë metafizike. Sofokliu (i cili

shpjegonte realitetin ashtu siç duhet të ishte) në mënyrë ideologjike. Euripidi (i cili shpjegonte

realitetin pikërisht ashtu siç ishte) në mënyrë reale.

A) Për teatrin Antik ekzistonin tri pjesë, - I lugët (me podiumet e spektatorëve). - Orkestra (ku

kërcente duke kënduar kori). - Skena (ku vepronin aktorët ose në skenë ose në prapaskenë).

Ekzistonin edhe hyrjet anësore (korridoret e mëdhenj ku hynin dhe dilnin turma e spektatorëve

edhe kori) Teatri kishte akustikë të lartë ishte, në formë amfiteatri dhe përbënte shkollën më të

respektuar të mazhorenëve, përderisa aty spektatorët jo thjeshtë ndiqnin, por mësonin tragjeditë

dhe komeditë antike. B) Shfaqjet Antike:Jepeshin kryesisht në festat e perëndisë më popullore

‘’Dionisit’’. Ishte aq e veçantë vlera e këtyre shfaqjeve, kështu që regjimi parashikonte punë

parapërgatitore në mënyrë që të gjitha shfaqet teatrale të ishin të përsosura në nder të popullit.

Fillimisht asnjë dramaturg nuk i nënshtrohej kritikës letrare (përveç se një të mëvonshmeje).

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS A FAKULTETI I EDUKIMIT Hoti.pdf · ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e heronjëve pozitiv,

13

5. Dramatizimi

Dramatizmi është e gjithë shfaqja që ndiqej nga spektatorët në teatrin antik dhe quhej dramë.

Drama ose dramaturgjia është fjalë nga gjuha greke dráma që do të thotë “veprim, veproj” bëjë

diçka të rëndësishme në momentin që flas. Nuk rrëfej, nuk tregoj diçka, por e bëjë tani sikur të

ndodh në këtë moment kështu, para syve të të gjithëve. Kjo është drama e cila pos epikës dhe

lirikës është shtylla e tretë e letërsisë. Pra, e thënë ndryshe veprat dramatike njihen si drama.

Drama eshte nje nga gjinite kryesore te letrsise artistike. Tekset e shkuara per teater I quajme

drame.

Me termin e përgjithshëm me dramë nënkuptojmë atë krijimtari letrare që shkruhet për tu shfaqur

në teatër. Për këtë arsye autorët i përfillojnë rregullat e saj të ngurta , pa zbatimin e së cilave ajo

nuk mund të jetë e suksesshme në skenë. Drama është një nga gjinitë kryesore të letërsisë

artistike. Tekstet e shkruara për teatër i quajmë dramë. Ashtu si përralla, tregimi, romani edhe

drama ka një ngjarje kryesore.

Tematika e dramës është e afërt me atë të prozës (temë historike, temë shoqërore, temë filozofike

etj.). Në varësi të tematikës kemi disa lloje dramash: dramë historike, dramë shoqërore etj.

Konfliktet e dramës janë konflikte të zakonshme që ndodhin në jetën e përditshme njerëzore.

Bota e artit është një univers i vërtetë, që ka një histori të gjatë, që nga kohët e lashta e deri në

ditët e sotme

6. Dramatizimi për fëmijë

Dramatizimi ka kuptimin e përzgjedhjes së tekstit letrar qoftë tregimit, përrallës të cilat

shndërrohen në tekste dramatike, më pastaj inskenohen në skenë. Studimet kanë treguar se

zhvillimi i aftësive për të mësuar të interpretosh gjenden në natyrën e interpretimit teatror. Duke

ndjekur udhëzimet, të rinjtë do të kenë një përfytyrim të ri të jetës, të vetvetes dhe do të mësojnë:

1. Të tërhiqen nga fabula që kanë krijuar;

2. Të futen me fantazi në një situatë imagjinare;

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS A FAKULTETI I EDUKIMIT Hoti.pdf · ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e heronjëve pozitiv,

14

3. Të njohin dhe të përjetojnë rrethanat, dilemat dhe pasojat e veprimeve të

personazheve të krijuara dhe rrjedhojat përkatëse;

4. Të riinterpretojnë gjithçka nëpërmjet personalitetit të vet.

Thelbi i lojës dramatike është ndërtimi i një historie nëpërmjet interpretimit. Përpunimi i

historisë të shpie drejt një problemi, një seri veprimesh dhe ngjarjesh që ndërtohen rreth një teme

(një pikënisje për të mbajtur qëndrim). Në këtë rast, tema është puna e fëmijëve.

Në modulin e lojës me role nxënësi ka filluar të bëjë të vetat ndjenjat e fëmijës që punon.

Paralelisht, moduli i shkrimit krijues ka përgatitur terrenin për të krijuar një dramë. Nëpërmjet

vënies në jetë të një pjese, pra vënies në skenë të një historie të krijuar dhe të interpretuar nga të

rinjtë, nga këndvështrimi i tyre, sillet një dozë e kënaqshme e zotërimit dhe e përgjegjësisë në

raport me projektin.

Nëpërmjet dramatizimit, të rinjtë do të pajisen me instrumente të reja për të shprehur emocionet.

Thelbi i dramatizimit është historia, e thënë ndryshe, krijimi i një bote ireale, ku në kushte të

caktuara, personazhe të caktuara përjetojnë gjendje të caktuara. Të rinjtë e grupit do të luajnë

personazhe të ndryshme të historisë. Nëpërmjet punës për të nxjerrë rolin, ata do të

karakterizojnë tiparet e personazhit, duke përvetësuar karakteristikat e tij fizike, emocionale dhe

intelektuale. Në dramatizim veprimi lind nga bashkëveprimi i personazhit ireal dhe situatës në të

cilën ndodhet.

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS A FAKULTETI I EDUKIMIT Hoti.pdf · ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e heronjëve pozitiv,

15

7. Dramtizimi i perrallës ‘’Rosaku i Shëmtuar’’

Rosa mëmë nxori jashtë për herë të parë bibat e saj. Kur vuri re që njëra nga vezet,ajo me e

madhja nuk kishte çelur akoma. Po e provoj ta ngroh edhe një ditë-mendoi, dhe ashtu bëri. Të

nesërmen nga veza e madhe doli një rosak që ishte ndryshe nga të tjerët.

Ai ishte me i madh ,me qafë më të gjatë ,pothuajse pa pupla fare,shkurt shemti e gjallë.

Rosa deshi ta largonte nga çerdhja e saj por përsëri nderroi mendje se i erdhi keq.

Diten kalonin dhe rosaku haste ne veshtirësi për shkak të paraqitjes së tij ndryshe nga rosakët e

tjerë.

Për këtë shkak asnjë nga vëllezërit dhe motrat e tij nuk pranonin të luanin me të.

E tallnin sa herë e shikonin.

I iii sa qafë të gjatë që ka.

iii sa bisht tё madh ka,

Rosaku e ndiente veten shumё fatkeq dhe pёrpiqej tё mos e shikonin tё tjerёt.

Gjithmonё pyeste veten pse ishte ndryshe nga Rosakёt e tjerё.

Ai luante vetё, hante vetё dhe sa herё qё shikonte dikё tjetёr nё liqen ai fshihej.

Pas disa kohёsh Rosaku i shёmtuar gjeti njё fole tё braktisur dhe nisi tё jetonte aty duke ju

qёndruar larg shpendёve tё tjerё tё liqenit qё tё shpёtonte nga tallja e tyre.

Oo sa shpendё tё bukur tha Rosaku dhe pёr momentin harroj te fshihej siç bёnte gjithmonё.

U nis drejt tyre me njё dёshirë tё madhe pёr tju folur.

Njёra nga mjellmat ju foli tё tjerave, shikoni shikoni qenka njё mjellmё e re nё liqe.

Rosaku pa qё ju drejtuan atij uli sytё nё ujin e liqenit si pasqyrё dhe aty pa qё ai ishte shndёrruar

nё njё mjellme tё re dhe tё bukur.Tani kuptoj pse ishte ndryshe nga tё tjerёt.

Personazhet:

Rosaku i shёmtuar ;

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS A FAKULTETI I EDUKIMIT Hoti.pdf · ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e heronjëve pozitiv,

16

Rosa ;

Vellezёrit dhe motrat;

Mjellmat;

AKTI I

Skena I

Rosa Mёmё nxorri jashtё pёr herё tё parё bibat e saj.

Kur vuri re qё njёra nga vezet ajo mё e madhja nuk kishte celur akoma.

Po e provoj ta ngroh dhe njё ditё mendoj edhe ashtu bёri.

Skena II

Tё nesёrmen nga veza e madhe doli njё Rosak qё ishte ndryshe nga tё tjerёt.

Ai ishte mё i madh me qafe mё tё gjatё , pothuajshe pa pupla fare, shkurte shёmti e gjalle.

Rosa deshti ta largonte nga cerdhja e saj por pёrsёri ndёrroi mendjen se i erdhi keq.

Skena III

Ditёt kaloni dhe Rosaku haste nё vёshtirёsi pёr shkakё tё paraqitjes sё tij ndryshe nga tё tjerёt.

Pёr kёtё shkakё asnje nga motrat dhe vёllezrit e tij nuk pranonin tё luanin me tё.

E tallnin sa herё e shikoninё

iii sa qafё tё gjatё qё ka,

iii sa bisht tё madhё ka,

iii sa pak pupla qё ka,

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS A FAKULTETI I EDUKIMIT Hoti.pdf · ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e heronjëve pozitiv,

17

Rosaku e ndiente veten shumё fatkeq dhe pёrpiqej tё mos e shikonin tё tjerёt.

Gjithmonё pyste veten pse ishte ndryshe nga Rosakёt e tjerё.

Ai luante vetё, hante vetё dhe sa herё qё shikonte dikё tjetёr nё liqe aj fshihej

AKTI II

Skena I

Pas disa kohёsh Rosaku i shёmtuar gjeti njё fole tё braktisur dhe nisi tё jetonte aty duke ju

qёndruar larg shpendёve tё tjerё tё liqenit qё tё shpёtonte nga tallja e tyre.

Skena II

Oo sa shpendё tё bukur tha Rosaku dhe pёr mometin harroj te fshihej siç bёnte gjithmonё.

U nise drejt tyre me njё dёshire tё madhe pёr tju folur.

Njёra nga mjellmat ju foli tё tjerave, shikoni shikoni qenka njё mjellmё e re nё liqe.

Rosaku pa qё ju drejtuan atij uli sytё nё ujin e liqenit si pasqyrё dhe aty pa qё ai ishte

shёndёrruar nё njё mjellme tё re dhe tё bukur.

Tani kuptoj pse ishte ndryshe nga tё tjerёt.

AKT III

Skena I

Rosaku i shёmtuar i cili ishte tallur dhe injoruar nga tё tjerёt vetёm pёr arsye se ai ishte ndryshe

nga tё tjerёt u largua dhe jetoj i vetёm derisa njё dite u shfaq dhe e panё disa mjellma.

Mjellmat i thanё njёra tjetrёs shiko kush qenka nё liqe ai u habit qe i folen dhe shikoj veten nё

pasqyren e ujit dhe kuptoi qё ishte bёrё njё mjellmё e bukur. Fund

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS A FAKULTETI I EDUKIMIT Hoti.pdf · ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e heronjëve pozitiv,

18

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS A FAKULTETI I EDUKIMIT Hoti.pdf · ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e heronjëve pozitiv,

19

8. Dramatizimi i një teksti

Arti dramatik, drama është forma apo modeli më i rëndësishëm i të nxënit të mёsuarit. Eshtë një

ndër format më të përshtatshme e cila i ndihmon fëmijët, të kuptojnë individualitetin e tyre, të

njohin dhe të kuptojnë situata të ndryshme komplekse sociale.

Duke vënë në përdorim dramën fëmijët mësohen të shqyrtojnë probleme, ngjarje, apo të

kuptojnë ndërlidhjen ndërmjet të gjithave gjërave që na rrethojnë. Ashtu sikurse në teatër, arti

dramatik ia del të nxjerrë në pah dhe të çlirojë energjitë e fëmijëve, aftësitë e tyre krijuese,

emocionale, intelektuale, njëherazi duke rritur dhe vetbesimin e tyre.

Sa i takon korrelacionit të artit dramatik me procesin e mësimdhënies, autorë të ndryshëm

ndërkombëtare shprehen se: edukimi (arsimimi) është proces që ndihmon njerëzit të gjejnë

kuptimin e jetës e që përfshinë të dyja aspektet si të dhënit mësim ashtu dhe të mësuarit.

Dramatizimi ka kuptimin e përzgjedhjes së tekstit letrar qoftë tregimit, përrallës të cilat

shndërrohen në tekste dramatike, më pastaj inskenohen në skenë. Studimet kanë treguar se

zhvillimi i aftësive për të mësuar të interpretosh gjendjen në natyrën e interpretimit teatror. Duke

ndjekur udhëzimet, të rinjët do të kenë një përfytyrim të ri të jetës, të vetvetes dhe do të mësojnë:

1. Të tërhiqen nga fabula që kanë krijuar;

2. Të futen me fantazi në një situatë imagjinare;

3. Të njohin dhe të përjetojnë rrethanat, dilemat dhe pasojat e veprimeve të personazheve të

krijuara dhe rrjedhojat përkatëse;

4. Të ri interpretojnë gjithçka nëpërmjet personalitetit të vet.

Thelbi i lojës dramatike është ndërtimi i një historie nëpërmjet interpretimit. Përpunimi i

historisë të shpie drejtë një problemi, një seri veprimesh dhe ngjarjesh që ndërtohen rreth një

teme (një pikënisje për të mbajtur qëndrim). Në këtë rast, tema është puna e fëmijëve. Në

modulin e lojës me role nxënësi ka filluar të bëjë të vetat ndjenjat e fëmijës që punon. Paralelisht,

moduli i shkrimit krijues ka përgatitur terrenin për të krijuar një dramë. Nëpërmjet vënies në jetë

të një pjese, pra vënies në skenë të një historie të krijuar dhe të interpretuar nga të rinjtë, nga

këndvështrimi i tyre, sillet një dozë e kënaqshme e zotërimit dhe e përgjegjësisë në raport me

projektin. Nëpërmjet dramatizimit, të rinjtë do të pajisen me instrumente të reja për të shprehur

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS A FAKULTETI I EDUKIMIT Hoti.pdf · ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e heronjëve pozitiv,

20

emocionet. Thelbi i dramatizimit është historia, e thënë ndryshe, krijimi i një bote ireale, ku në

kushte të caktuara, personazhe të caktuara përjetojnë gjendje të caktuara.

Të rinjtë e grupit do të luajnë personazhe të ndryshme të historisë. Nëpërmjet punës për të

nxjerrë rolin, ata do të karakterizojnë tiparet e personazhit, duke përvetësuar karakteristikat e tij

fizike, emocionale dhe intelektuale.

Në dramatizim veprimi lind nga bashkëveprimi i personazhit ireal dhe situatës në të cilën

ndodhet.

9. Pёrrallat

Pёrrallat janё krijime shumё tё hershme gojore.ato ndёr tё tjera janё edhe burime tё letёrsise pёr

fёmije dhe tё krijimtarise letrare nё pёrgjithёsi.

Pёrralla e parë qe u ruajt nё formё tё shkruar ёshtё pёrralla e shkatёrruesit tё anijёs e shёnuar

para 400 vjetёsh nё egjiptin e lashtё.

Pёrrallat qё na vijnё nёpёrmjet librave janё tё ndryshme;

Pёrrallat popullore tё pёrpunuara,

Pёrrallat tё krijuara nga vetё autorёt,

Pёrrallat qё transmetojnё informacione shkencore,

Pёrrallat me pёrsonazhe kafshe, pёrrallat me pёrsonazhe njerёz etj.

Pёrrallat tona pёr fёmijë mund tё grupohen ;

Pёrrallat me subjekte mitologjike,

Pёrrallat me subjekte florike-faunal,

Pёrrallat mbi njeriun,

Pёrrallat civilizuese( qytetёruese),

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS A FAKULTETI I EDUKIMIT Hoti.pdf · ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e heronjëve pozitiv,

21

Prej pёrralles kozmike kah tregimi fantastik apo transformimi i pёrrallёs nё tregim fantastik;.

Nё letёrsinë tonё pёr fёmijё pёrrallat kanё krijuar autorё tё njohur si; Odhise Grillo, Bedri Deda

,Gaqo Bushaka , Naum Prifti, Rifat kukaj, Arif Demolli etj:

Përrallat i ndihmojnë fëmijët të jenë më të suksesshëm qoftë edhe në kohët kur ndihen të

mërzitur apo pesimistë. Ato nxjerrin në pah heroin që gjendet brenda tyre. Imagjinata nuk

mundëson vetëm zbavitjen, pjesëzat fantastike pasurojnë botën e tyre imagjinare dhe i përgatisin

për jetën. Tregimi i përrallës është një moment magjik në intimitetin mes fëmijës dhe prindërit

10. Pёrrallat popullore shqiptare.

Pёrrallat sic dihet janё krijime tё trilluara plot fantazi dhe elemente tё cuditshme me anёn e tё

cilave njerёzit shprehnin mendime e ёnderimet e tyre nё forme alegorike.

Nёpёrmjet pёrrallave jepen gjykime pёr jeten pёr tё mirёn e tё keqen , pёr tё drejten e tё

padrejtёn, pёr tё bukuren e tё shёmtuaren etj.

Pёrrallat random kanё fund tё hareshem, nё to pёrherё triumfon e mira, e drejta. Heroi i pёrralles

pas shumё peripetish, arrin lumturin.

Pjesa mё e madhe e pёrrallave tona popullore janё krijuar pёr tё vegjlit ato ndёr tё tjerat

zhvillojnё:

-Aftёsine njohёse tё fёmijeve, ua zgjeron horizontin mendor, ua forcon shijen estetike dhe i

edukon nё pikёpamje morale.

-Zhvillojnё imagjinatёn e fёmijёve.

Ka mjafte elemente qё e bёjnё pёrrallёn tё pёrshtatshme pёr fёmije si; subjekti i thjeshtё qe

zhvillohet nё vijё tё drejt, gjuhe e pёrpikte, mesazh I qarte moral etj.

Pёrrallat popullore mund tё ndahen ;

Pёrrallat fantastike,

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS A FAKULTETI I EDUKIMIT Hoti.pdf · ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e heronjëve pozitiv,

22

Pёrrallat realiste,

Pёrrallat satirike etj.

Njё burim tjetёr i letёrsise sone pёr fёmijё janё edhe:

Kёnget popullore pёr tё vegjëlit,

Kёnget e djepit apo ninullat,

Kёngёt me motive shoqёrore,

Kёngёt humoristike,

Kёnge lirike,

Kёnge-lodra etj.

11. Tregimet janё fuqia e madhe pёr fёmijёt

Çdo tekst letrar qoftë përrallë apo tregim si bazë ka idenë dhe qëllimin. Më fuqinë e përrallës

fëmijët i dërgojmë në të gjitha rrugët fantastike, pikërisht këtu realiteti shndërrohet në fantazinë.

Qëllimi është që fëmijët t’i njohin personazhet, të mishërohen me ta, përjetojnë përvojë e cila i

ndihmon edhe në mësime. E rëndësishme është që fëmijët t’i dëgjojnë tregimet, por jo të kalojnë

në obligim, qëllimi është sipas interpretimit të zgjohet kureshtja për dëgjim të një pjese letrare.

Nëse fëmijët kanë rolet e tyre aktive, më lehtë e kuptojnë idenë e rolit, ngaqë janë më të

angazhuar, kuptojnë gjendjen e brendshme dhe të jashtme të personazhit, madje edhe tregimin.

Në momentin kur fëmijët emocionalisht dhe intelektualisht aktivizohen, zhvillojnë kreativitetin

dhe imagjinatën. Shpesh tregimet që i zgjedhim nuk janë dinamike atraktive dhe gjatë leximit të

pjesëve, duhet të imagjinojmë disa elemente shtesë që lidhen me ngjarjen ta bëjmë më atraktive

përrallën.

Të arrihet efekti ku edukatorja gjatë leximit të pjesës t’i dërgojë fëmijët në rolet e tyre. Në

momentin kur edukatorja interpreton në formë profesionale tregimin, fëmijët do t’i gjejnë vet

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS A FAKULTETI I EDUKIMIT Hoti.pdf · ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e heronjëve pozitiv,

23

rolet e tyre. Edukatorja dhe fëmiu-aktor komunikojnë harmonishëm. Nga ky moment ringjallet

loja spontane dhe rolet e dramatizuara.

Pas kësaj çdo fëmijë ka rolin e tij, edukatorja është moderatore që bashkëvepron me rolet e tyre.

Kjo kërkon prova më shumë, por rezultati është pozitiv. Në disa dialogë fëmijët do t’i

dramatizojnë gjatë interpretimit.

Gjatë provave mund të kërkojmë që fëmijët të jenë edhe bashkëbisedues të roleve të tyre. Në

fillim kërkoni t’i vendosin emrat e roleve kryesore, ose ta përshkruajnë ambientin e vendngjarjes,

kur e bëjnë këtë atëherë vëmendjen do ta kenë të gjithë, dhe mund të bëjnë regji duke i pyetur: -

Çfarë ndodh më pastaj? - Si ta zgjidhim këtë problem? - Çfarë do të veprojë nëna? Qëllimi është

integrimi në lojë dhe krijimi i planit ndërmjet fëmijëve. Fëmijët më të vegjël do ta humbin

përqendrimin. Nëse dramatizojmë një tregim të njohur, apo të ri, duhet ta zgjedhin teknikën e

cila do të jetë tërheqëse për të vegjlit, t’i shohin imazhet, kjo arrihet përmes zhvillimit të lojës.

12. Fёmijet nё role tё ndryshme

Loja është aktiviteti më i rëndësishëm në jetën e fëmijëve. Ajo luan një rol në vetë zhvillimin e

tyre. Fëmijët gjatë lojës gjejnë mundësi optimale për të ndërperceptuar me ambientin dhe njerëzit

përreth, duke zhvilluar kështu aftësitë e tyre.

Nepermjet lojes ata njohin më mirë botën e jashtme dhe shfaqin më mirë ata të mbrendshmen,

nëpërmjet lojës femija mund te jete dikushi në çdo vend dhe kohë.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS A FAKULTETI I EDUKIMIT Hoti.pdf · ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e heronjëve pozitiv,

24

kёsulkuqja kuzhiniere

Heroi Dentiste

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS A FAKULTETI I EDUKIMIT Hoti.pdf · ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e heronjëve pozitiv,

25

13. Falënderimet

Ky punim diplome ёshtё finalizim i studimeve të mia. Rruga drejt përfundimit të Fakultetit të

Edukimit ishte mjaft e gjatë dhe sfiduese. I falenderoi të gjithë ata të cilët më ndihmuan që të

arrij gjerë në këtë ditë, pra në ditën e diplomimit në studimet baçhelor, që ndër të tjera për mua

është një ditë me rëndësi. Një falenderim shkon për të gjithë profesorët dhe të gjithë stafin e

Fakultetit të Edukimit në përgjithësi. Në këtë drejtim, dëshiroj të shpreh falënderimet e mia për

profesorin tim mentor Prof.dr. Ilir Muharremi, i cili me këshillat e tij profesionale,metodologjike

dhe edukative bëri që ky punim të marrë formën e duhur shkencore.

Falënderimi për të cilin është e vështirë të gjej fjalët ti shprehi mirënjohjen time të pafund për

përkrahjen, motivimin, mbështetjen e pakushtëzuar dhe ndihmën sistematike, që i dedikohet

familjes time që më përkrahen në çdo moment.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS A FAKULTETI I EDUKIMIT Hoti.pdf · ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e heronjëve pozitiv,

26

14. Literatura

Papagjoni, Josif, Teatri dhe dramaturgjia shqiptare, Tiranë, 2011

Muharremi, Ilir, Moskutimet, SHB “DRITApress”, Prishtinë, 2016

Islami, Nebi, Historia dhe poetika e dramës shqiptare I (1886-1996), Prishtinë, 2003

Literatura- prof Ilir Muharremi, Dramatizimi dhe shfaqja me kukulla.

Literature- perrallat popullore shqiptare

Zaman, jyxhel Fejzolli- studiues pёrrallash

https://www.youtube.com/results?search_query=rosaku+i+shemtuar+shqip

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS A FAKULTETI I EDUKIMIT Hoti.pdf · ndjenjën e njëjtë: vdekja e personave negativ shpesh sjellë deri te fitorja në skenë, kurse vdekja e heronjëve pozitiv,

27

15. Autobiografia

Quhem Vlora Hoti e lindur me 11.03.1995 në fshatin Polluzhë,komuna e Rahovecit. Shkollёn

fillore e kam pёrfunduar nё vendlindje pranë shkollёs fillore “Sylejman Vokshi” Polluzhë-

Rahovec ndёrsa shkollёn e mesme e kam kryer nё shkollёn “12 Maj” në Ratkoc-Rahovec nё

vitin 2014. Pёr tё vazhduar studimet jam pёrcaktuar të studioj profesionin e edukatores ku jam

regjistruar në Fakultetin e Edukimit “Fehmi Agani” në Gjakovë; Programi Parashkollor nё vitin

2014, kurse sot jam e nderuar që mbroj para jush punimin e diplomёs.

Dedikuar

Thesarit më të çmuar që një person mund të ketë

Familjes…..