25
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “Fehmi Agani” FAKULTETI I FILOLOGJISË Departamenti i Gjuhës Shqipe PUNIM DIPLOME Tema: Fjalitë e varura vendore te romani: “Darka e gabuar” e Ismail Kadaresë Mentori: Kandidatja: Prof. asoc. dr. Xheladin Zymberaj Artmira Zatriqi Gjakovë, 2018

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “Fehmi Agani” Zatriqi... · Por fjalia e varur mund të varet edhe prej një fjalie që është vetë e varur. Fjalia prej së cilës varet një fjali

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “Fehmi Agani” Zatriqi... · Por fjalia e varur mund të varet edhe prej një fjalie që është vetë e varur. Fjalia prej së cilës varet një fjali

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “Fehmi Agani”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

Departamenti i Gjuhës Shqipe

PUNIM DIPLOME

Tema: Fjalitë e varura vendore te romani:

“Darka e gabuar” e Ismail Kadaresë

Mentori: Kandidatja:

Prof. asoc. dr. Xheladin Zymberaj Artmira Zatriqi

Gjakovë, 2018

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “Fehmi Agani” Zatriqi... · Por fjalia e varur mund të varet edhe prej një fjalie që është vetë e varur. Fjalia prej së cilës varet një fjali

2

Përmbajtja

Hyrje………………………………………………………………………………………..……..3

Periudha………………………………………………………………………………..………….4

Periudha me fjali të bashkërenditura…………………………………………….…….…...……...4

Periudha me fjali të nënrenditura……………………………………………….……....…………7

Lidhëzat si mjet i lidhjes së fjalive në periudhë..............................…………………..……….…..9

Fjalitë e varura dhe ndarja e tyre………………………………………..…….……….…………13

Periudha me fjali të varura vendore………………………………….………....…………..…....18

Biografia e Ismail Kadaresë...…………………………………....…………..…………………..22

Përfundim.…………………………………………...……………………………….……….….23

Literatura....………………………………………………………………………………………24

Jetëshkrimi...……………………………………………….………………………………….…25

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “Fehmi Agani” Zatriqi... · Por fjalia e varur mund të varet edhe prej një fjalie që është vetë e varur. Fjalia prej së cilës varet një fjali

3

Hyrje

Në këtë punim do të shpalos disa njohuri lidhur me periudhën, lidhëzat si mjet i lidhjes së

fjalëve në fjali, fjalitë e varura e në mënyrë pak më të detajuar fjalitë e varura vendore, ndarjen e

tyre si dhe përdorimin e gjerë në gjuhën shqipe.

Periudha përbëhet prej dy ose më shumë njesish kallëzuesore dhe formon një njesi

kumtuese, intonacionare dhe gramatikore. Fjalia dhe periudha kanë tipare të përbashkëta, mirëpo

edhe dalluese midis tyre. Tipar i përbashkët i tyre është funksioni dhe intonacioni i mbaruar.

Një ndihmë të madhe për shembujt e kam gjetur te romani “Darka e Gabuar” e Ismail

Kadaresë.

Gjithnjë kam besuar se Kadareja, edhe në dekadën e fundit, po vazhdonte të shkruante

libra të bukur, ku mungonin muskujt e mëparshëm davidianë, por shfaqeshin ca tendosje të holla,

tendina e damarë të padukshëm, si dhe ca vegla të imta, plot precizion, që më pare s’kishin qenë

krejt të vërejtshme në punishten e tij.

Dhe vjen tashmë “Darka e gabuar”, një roman madhor, përveçse i bukur e rrëmbyes, edhe

i rëndësishëm, letra shafitëse që i shtohen bibliotekës më selektive të botës. Kush ka pandehur se

Feniksi ka mbaruar, le të besojë tani edhe tjetrën, ringjalljen nga hiri i vet.1

Fjalitë e një periudhe mund të bashkohen midis tyre me anë të lidhëzave a fjalëve lidhëse

ose pa lidhëza a fjalë lidhëse, por me anë të intonacionit.

Nga sa u tha më sipër del se një tip i periudhave formohet nga bashkimi i fjalive me anë

të mjeteve të lidhjes ( lidhëza a fjalë lidhëse ), kurse një tip tjetër periudhash formohet pa mjete

lidhëse, ku intonacioni është mjet themelor i bashkimit të tyre.

Periudha, fjalitë e së cilës bashkohen me lidhëza ose fjalë lidhëse, ndahen në dy nëntipa

kryesorë:

- Periudha me bashkërenditje.

- Periudha me nënrenditje.

Në vazhdim këto dy periudha do t’i gjejmë në mënyrë më të zgjeruar.

1 Kadare- Darka e gabuar, parathënie Zija Çela

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “Fehmi Agani” Zatriqi... · Por fjalia e varur mund të varet edhe prej një fjalie që është vetë e varur. Fjalia prej së cilës varet një fjali

4

Periudha

Periudha përbëhet prej dy ose më shumë njësish kallëzuesore dhe formon një njësi

kumtuese, gramatikore dhe intonacionore. Fjalitë që formojnë periudhën, mund të bashkohen me

mjete lidhëse ose drejtpërdrejt nga kjo periudha ndahet në dy grupe të mëdha: në periudhën

lidhëzore dhe në periudha jolidhëzore.

Sipas karakterit të lidhjes sintaksore periudhat lidhëzore ndahen në periudha me

bashkërenditje dhe në periudha me nënrenditje.

Periudha me fjali të bashkërenditura

Periudha me fjali të bashkërenditura përbëhet prej dy a më shumë fjalish homogjene, të

bashkuara me anën e lidhëzave bashkërenditëse.

Lidhja kuptimore midis fjalive të periudhës shprehet jo vetëm me anë të lidhëzave

bashkërenditëse, por edhe me mjete të tjera gramatikore, si: bashkëlidhje e trajtave dhe

kuptimeve kohore të foljeve – kallëzues, bashkëlidhje e trajtave të natyrës, paralelizmi i

strukturës sintaksore si edhe përdorimi i fjalëve dëftore përemërore. Gjithë këto mjete nuk

përdoren në çdo tip periudhe me fjali të bashkërenditura në të njëjtën masë; disa mjete janë

specifike për tipa me marrëdhënie të caktuara dhe kushtëzohen nga këto marrëdhënie.

Për lidhjen e ngushtë kuptimore midis fjalive rëndësi kryesore ka edhe rendi i tyre: fjalitë

e bashkërenditura mund të vijnë një pas tjetrës, fjalia e dytë pas fjalisë së pare, fjalia e tretë pas

fjalisë dytë, e kështu me radhë. Fjalitë e bashkërenditura, si e pamë nuk mund të hyjnë në indin e

njëra-tjetrës.

Disa periudha me fjali të bashkërenditura kanë strukturë të hapur, d.m.th. mund të

përbëhen prej më se dy fjalish, kanë mundësinë t’i shtojnë fjalitë-gjymtyrë. Këto periudha quhen

periudha shumëgjymtyrëshe. Ndërsa periudhat te cilat janë me strukturë te mbyllur janë periudha

dygjymtyrëshe.2

Dy pjesë janë të bashkërenditura kur kanë të njëjtin funksion dhe lidhen ndërmjet tyre me

një lidhëz që tregon llojin e lidhjes që ekziston midis tyre.

2 Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. fq.463.

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “Fehmi Agani” Zatriqi... · Por fjalia e varur mund të varet edhe prej një fjalie që është vetë e varur. Fjalia prej së cilës varet një fjali

5

Në bazë të marrëdhënieve më të përgjithshme dallohen pesë lloje-pesë tipa periudhash

me fjali të bashkërenditura:

- Fjalitë e bashkërenditura me marrëdhënie këpujore;

- Fjalitë e bashkërenditura me marrëdhënie kundërshtore;

- Fjalitë e bashkërenditura me marrëdhënie veçuese;

- Fjalitë e bashkërenditura me marrëdhënie përmbyllëse;

- Fjalitë e bashkërenditura me marrëdhënie shkakore-motivuese.

Periudha me fjali të bashkërenditura me marrëdhënie këpujore

Nga pikëpamja strukturore periudhat me fjali këpujore kanë një larmi shumë të madhe.

Nga pikëpamja semantike ato përmbajnë kuptime dhe ngjyrime kuptimesh shumë të larmishme

dhe të ndërlikuara, kurse nga pikëpamja e përdorimit janë më të shpeshta ndër gjithë tipat e

periudhave me fjali të bashkërenditura.

Nga pikëpamja formale-gramatikore ideja e bashkimit shprehet në mënyrë të

përgjithshme dhe shumë të padallueshme me lidhëzat këpujore dhe, e, edhe, si edhe me lidhëzën

e thjeshtë as e me lidhëzën e përsëritur “as, as” te fjalitë mohore. Këto janë ndër lidhëzat më

abstrakte të shqipes. Prandaj merr një rëndësi shumë të madhe brendia leksikore e fjalive të

periudhës: ideja e përgjithshme e bashkimit që shprehet nga këto lidhëza, konkretizohet me

elemente leksikore, nga te cilat një pjesë marrin vlerë strukturore dhe dallojnë nëntipat e

ndryshëm.3

Periudha me fjali të bashkërenditura me marrëdhënie kundërshtore

Karakteristikë për periudhën me fjali të bashkërenditura me marrëdhenie kundërshtore

është se ato kanë një strukturë dygjymtyrëshe: çdo gjymtyrë mund të jetë fjali, ose tog fjalish me

fjali të bashkërenditura, ose tog fjalish të varura. Kjo kushtëzohet nga vetë marrëdhënia e

përqasjes dhe e kundërvënies, që mbështet në vetë kundërvënien e dukurive të pasqyruara në

periudhë.

Në shqipen e sotme letrare përdoren lidhëzat kundërshtore po, por, mirëpo, porse, kurse:

pa pjesëzat-lidhëza vetëm, veç: lidhëzat veçse, vetëm se.4

3Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. fq.464. 4 Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. fq.469.

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “Fehmi Agani” Zatriqi... · Por fjalia e varur mund të varet edhe prej një fjalie që është vetë e varur. Fjalia prej së cilës varet një fjali

6

Periudha me fjali të bashkërenditura me marrëdhënie veçuese

Fjalitë e bashkërenditura me marrëdhenie veçuese japin dy a me shume dukuri, fakte,

ngjarje, që përjashtojnë njëri-tjetrin, domethënë realizimi i njërit prej tyre veçon, përjashton

realizimin e tjetrit.

Lidhja veçuese shprehet me anë të lidhëzave veçuese të thjeshta siç janë: o, a, ose, ase

dhe apo, ose të përsëritura o… o…, a… a…, ose… ose…, ase… ase…, dhe ja… ja… Lidhëza

ndo… ndo… e ndonjë tjetër kanë karakter të kufizuar dialektor.5

Periudha me fjali të bashkërenditura me marrëdhënie përmbyllëse

Te këto periudha me fjali të bashkërenditura me strukturë të domosdoshme

dygjymtyrëshe, fjalia e dytë shpreh diçka që del si rrjedhim, përfundim, përmbyllje e brendisë së

fjalisë së parë.

Lidhëzat e specializuara për shprehjen e marrëdhënieve përmbyllëse janë të pakta. Të

tilla janë: andaj, ndaj, pra dhe ndonjëherë lidhëza pa.6

Fjalitë e bashkërenditura kundërshtore në të ligjeruar ndahen me pause, kurse në të

shkruar me presje.

Periudha me fjali të bashkërenditura me marrëdhenie shkakore-motivuese.

Me lidhëzën pa me foljen- kallëzues në kohën e tashme të dëftores me kuptimin e së

ardhmës, motivon kërkesën e parashtruar në fjalinë e parë, që ka një folje- kallëzues në trajtën e

mënyrës urdhërore.

Me lidhëzen bashkërenditëse pa mund të bashkohet një fjali që motivon dëshirën e

shprehur në fjalinë e pare. Fjalia e parë ka modalitetin e dëshirës, shprehur me mënyrat

përkatëse, kurse fjalia e dytë ka modalitetin e dëftores dhe kuptimin e së ardhmes.

5 Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. fq.474. 6 Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. fq.476.

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “Fehmi Agani” Zatriqi... · Por fjalia e varur mund të varet edhe prej një fjalie që është vetë e varur. Fjalia prej së cilës varet një fjali

7

Periudha me nënrenditje

Periudhë me nënrenditje është tërësia sintaksore e ndërlidhur organikisht për nga ana

kuptimore a gramatikore, e përbërë së paku prej dy njësish kallëzusore në formë fjalie, me

raporte nënrenditjeje vartësie, midis tyre. Njësia që shërben si bazë organizuese e periudhës,

është quajtur fjali kryesore, ndërsa ajo që e plotëson, e sqaron atë që është e varur gramatikisht

prej saj, quhet fjali e nënrenditur ose fjali e varur.7

Një fjali kryesore mund të ketë dy a më shumë fjali të varura.

Por fjalia e varur mund të varet edhe prej një fjalie që është vetë e varur.

Fjalia prej së cilës varet një fjali tjetë, qoftë kryesore, qoftë e varur, quhet fjali drejtuese.

Kjo mund të dalë kështu gramatikisht e pavarur ose e varur.

Periudha me nënrenditje karakterizohet nga një vijë intonacioni e vetme, ka një

intonacion të mbaruar dhe ndahet prej njesive të tjera nga një pause relativisht e gjatë. Roli i

intonacionit është më i ndjeshëm në rastet kur fjalia e varur bashkohet me fjalinë kryesore

drejtpërdrejt.

Përmbajta e fjalive kryesore (a drejtuese) zberthehet apo shtjellohet nga fjalia e

nënrenditur, ato ngërthejnë here-herë në përbërjen e tyre fjalë të përdorura paralelisht, në

bashkëlidhje me lidhëzat e fjalët lidhëse të fjalisë së varur.

Periudha me fjali të nënrenditura është njësi sintaksore komplekse shumë heterogjene, me

lidhje e raporte sintaksore shumë të ndryshme, me një kompaktësi strukturore – semantike jo të

njëjtë, me varësi mjaft herë të anasjelltë të njësive kallëzuesore të saj. Këto njësi, megjithëse nuk

i kanë të gjitha tiparet e fjalive të mëvetësishme, nga përbërja, nga raportet e shprehura në to

midis gjymtyrëve, në përgjithësi edhe nga struktura, janë të njëjta pak a shumë ose të ngjashme

me to, prandaj, në praktikën më të përgjithshme ato vijojnë të quhen fjali.8

Fjalia e varur me fjalinë drejtuese mund të bashkohen edhe pa u prirë nga një lidhëz a

fjalë lidhëse, kur e ka foljen- kallëzues në mënyrën lidhore, në ndonjë rast edhe në dëshirore.

7 Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. fq.479. 8 Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. fq.484.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “Fehmi Agani” Zatriqi... · Por fjalia e varur mund të varet edhe prej një fjalie që është vetë e varur. Fjalia prej së cilës varet një fjali

8

Për arsye strukturore ( kur periudha është tepër e gjatë ), po sidomos për arsye stilistike (

për të tërhequr më shumë vëmendjen mbi përmbajtjen e fjalisë së varur, ose për ta paraqitur këtë

si diçka të shtuar ), periudha me nënrenditje mund të ndahet në dy pjesë.9

Fjalitë kryesore, po ashtu si fjalitë e mëvetësishme, nga funksioni në ligjerim mund të

jenë: dëftore, pyetëse, nxitëse e dëshirore, si edhe dëftore-thirrmore, pyetëse-thirrmore,

dëshirore-thirrmore, nxitëse-thirrmore.

Fjalitë e varura janë zakonisht dëftore. Po mund të jenë edhe pyetëse të zhdrejta dhe fjali

të ndryshme thirrmore të zhdrejta ( dëftore – thirrmore të zhdrejta etj ), ndonjëherë edhe nxitëse

të zhdrejta, ose edhe fjali dëshirore.10

9 Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. fq.488. 10 Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. fq.485.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “Fehmi Agani” Zatriqi... · Por fjalia e varur mund të varet edhe prej një fjalie që është vetë e varur. Fjalia prej së cilës varet një fjali

9

Lidhëzat si mjet i lidhjës së fjalive në periudhë

Lidhëza është pjesë e pandryshueshme e ligjeratës, që lidh dy gjymtyrë fjalie ose dy fjali

dhe shpreh marrëdhënie të ndryshme sintaksore ndërmjet tyre.

Lidhëzat në fjali shprehin marrëdhënie brazie dhe nuk mund të jenë gjymtyrë fjalie sepse

nuk kanë kuptim leksikor të pavarur.

Për nga kuptimi lidhëzat ndahen në dy grup: lidhëza semantike dhe lidhëza josemantike.

Lidhëzat semantike, përveç marrëdhënieve sintaksore të bashkërenditjes ose të

nënrenditjes, shprehin edhe marrëdhënie të caktuara kuptimore ndërmjet gjymtyrëve ose fjalive

që lidhin. Lidhëzat josemantike shprehin vetëm marrëdhënie sintaksore varësie, të pashoqëruara

me ndonjë kuptim të caktuar.11

Nga pikëpamja e prejardhjes lidhëzat ndahen në: lidhëza të parme dhe lidhëza jo të

parme.

Nga pikëpamja e strukturës morfologjike lidhëzat mund të jenë fjalë të thjeshta, të

përngjitura ose lokucione.

Lidhëzat sipas funksionit sintaksor ndahen në dy grupe: në lidhëza bashkërenditëse dhe në

lidhëza nënrenditëse.

Lidhëzat bashkërenditëse shprehin raport barazie, shërbejnë për të lidhur dy gjymtyrë.

Lidhëzat bashkërenditëse ndahen në:

- Lidhëza këpujore;

- Lidhëza veçuese;

- Lidhëza kundërshtore;

- Lidhëza përmbyllëse dhe

- Lidhëza të shkallëzimit.

Lidhëza këpujore janë: as, dhe, e, edhe, si (e)dhe, hem…hem, si...si, si… ashtu (e)dhe.

Lidhëzat hem dhe si përdoren vetëm të përseritura. Lidhëzat këpujore janë lidhëza tipike

bashkërenditëse. Ato shprehin një bashkim të thjeshtë gjymtyrësh ose fjalish të një fare.

11 Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe1. Tiranë 2002. fq.398.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “Fehmi Agani” Zatriqi... · Por fjalia e varur mund të varet edhe prej një fjalie që është vetë e varur. Fjalia prej së cilës varet një fjali

10

Lidhëzat veçuese janë: a, apo, o, ose, daç…daç, ja…ja, qoftë…qoftë, ndo…ndo.

Lidhëzat o dhe ose mund të përdoren edhe të përsëritura o…o, ose…ose. Këto lidhëza tregojnë se

fjalitë ose gjymtyrët e lidhura me anë të tyre përjashtojnë njëra-tjetrën.

Lidhëzat kundërshtore janë: kurse, megjithatë, mirëpo, ndërsa, teksa, porse, veç,

veçqë, veçsë, vetëm, vetëm se..etj. Këto lidhëza shprehin marrëdhënie kundërshtore, përqasore-

kundërshtore ose kundërshtore-kufizuese midis gjymtyrëve a fjalive që lidhin.

Lidhëza përmbyllëse janë: andaj, ndaj, pa, prandaj. Fjalia apo gjymtyra para së cilës

ndodhen këto lidhëza, tregon diçka që është si përfundim, si pasojë e asaj që është thënë në

fjalinë a në gjymtyrët e mëparshme.

Lidhëza të shkallëzimit janë: jo që…po, jo që…po (r) edhe, jo veç (që)…por edhe, jo

vetëm (që)…por, jo vetëm (që)…por as, jo vetëm (që)…por edhe, le që…por as, le që…por

edhe…etj. Këto lokucione, që mund të lidhin si fjali, ashtu edhe gjymtyrë fjalish, përdoren

zakonisht me vlerë këpujore e më rrallë me vlerë kundërshtore. Historikisht lidhëzat e

shkallëzimit janë më reja se bashkërenditëset e tjera, por ato sot përdoren mjaft dendur.

Lidhëat nënrenditëse shprehin raporte varësie, shërbenjë kryesisht për të lidhur një fjali të

varur me fjalinë drejtuese të saj.

Lidhëzat nënrenditëse ndahen në:

- Lidhëza ftilluese;

- Lidhëza vendore;

- Lidhëza kohore;

- Lidhëza shkakore;

- Lidhëza qëllimore;

- Lidhëza krahasore- mënyrore;

- Lidhëza kushtore;

- Lidhëza rrjedhimore;

- Lidhëza lejore.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “Fehmi Agani” Zatriqi... · Por fjalia e varur mund të varet edhe prej një fjalie që është vetë e varur. Fjalia prej së cilës varet një fjali

11

Lidhëzat ftilluese janë: se, që, në, nëse. Këto lidhëza nuk shprehin kurrfarë

marrëdhëniesh të caktuara, ato vetëm lidhin një fjali kryefjalore, kallëzuesore, kundrinore ose

përcaktore me fjalinë drejtuese. Pra ato tregojnë vetëm një lidhje sintaksore varësie midis dy

fjalish.

Lidhëza vendore janë: ku, tek, nga, kudo, ngado, tekdo, deri ku, gjer ku, nga ku, që ku,

ngado që, tekdo që etj. Lidhëzat vendore shërbejnë për të ndërtuar fjali që shprehin lloje të

ndryshme marrëdhëniesh vendore.

Lidhëza kohore janë: kur, sa, si, tek, që, derisa, gjersa, pasi, mbasi, ndërsa, qëkurse,

sapo, teksa, kurdo që, para se, posa që, që kur, qysh se, sa here (që), sa kohë (që) etj. Lidhëzat

kohore shërbejnë për të ndërtuar fjali që shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh kohore.

Lidhëza shkakore janë: se, sepse, si, pasi (mbasi), derisa, gjersa, përderisa kur, që,

sapo, meqenëse, meqë, ngaqë, ngase, prejse, nga shkaku që, për arsye se, për shkak se etj.

Lidhëzat shkakore shërbejnë për të ndërtuar fjali që shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh

shkakore.

Lidhëza qëllimore janë – që, me qëllim që, në mënyrë që. Këto lidhëza shërbejnë për të

ndërtuar fjali që shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh qëllimore.

Lidhëza krahasore-mënyrore janë: sa, se, si, sesa, sikurse,sikundërse, po si, ashtu si

etj. Këto lidhëza shërbejnë për të ndërtuar fjali që shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh

krahasore ose mënyrore, si edhe për të lidhur gjymtyrë që tregojnë mënyrë ose krahasim.

Lidhëza kushtore janë: në, po, nëse, kur, sikur, në qoftë se, në është se, në rast se, po qe

se, me kusht që etj. Lidhëzat kushtore shërbejnë për të lidhur fjali që shprehin lloje të ndryshme

marrëdhëniesh kushtore.

Lidhëza rrjedhimore janë: sa, saqë, që, aq sa, kështu që. Këto lidhëza shërbejnë për të

lidhur fjali që shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh rrjedhimore.

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “Fehmi Agani” Zatriqi... · Por fjalia e varur mund të varet edhe prej një fjalie që është vetë e varur. Fjalia prej së cilës varet një fjali

12

Lidhëza lejore janë: megjithëse, megjithqë, ndonëse, sado(që), sido(që), edhe në, edhe

në qoftë se, edhe po, edhe pse, edhe sepse, edhe sikur. Lidhëzat lejore shërbejnë për të ndërtuar

fjali që shprehin lloje të ndryshmë marrëdhëniesh lejore.

Një vend të veçantë në klasifikimin e lidhëzave sipas funksionit sintaksor zënë të

ashtuquajturat lidhëza shpjeguese a sqaruese, si: domëthënë, bie fjala, për shembull, apo, ose (në

kuptimin “me fjalë të tjera”, “ndryshe”), si, siç (në kuptimin ‘për shembull”). Ato shërbejnë për

të lidhur fjali a gjymtyrë fjalie që sqarojnë, saktësojnë, zbërthejnë kuptimin e një fjalie a të një

gjymtyre tjetër.12

12 Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe1. Tiranë 2002. fq.410.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “Fehmi Agani” Zatriqi... · Por fjalia e varur mund të varet edhe prej një fjalie që është vetë e varur. Fjalia prej së cilës varet një fjali

13

Fjalitë e varura

Fjalitë e varura janë zakonisht dëftore dhe e dime që bashkohen me fjalitë kryesore me

anë të lidhëzave, në mënyrë që fjalia të marrë kuptim.

Fjalitë e varura ndahen në:

-Fjali të varura kryefjalore;

-Fjali të varura kallëzuesore;

-Fjali të varura kundrinore;

-Fjali të varura përcaktore.

Fjalitë e varura rrethanore:

-Fjali të varura vendore;

-Fjali të varura kohore;

-Fjali të varura mënyrore;

-Fjali të varura qëllimore;

-Fjali të varura shkakore;

-Fjali të varura rrjedhimore;

-Fjali të varura kushtore;

-Fjali të varura lejore;

-Fjali të varura krahasore.

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “Fehmi Agani” Zatriqi... · Por fjalia e varur mund të varet edhe prej një fjalie që është vetë e varur. Fjalia prej së cilës varet një fjali

14

-Periudhë me fjali të varur kryefjalore quhet ajo periudhë me një fjali të varur që

kryen ndaj fjalisë kryesore një funksion të ngjashëm me atë të një kryefjale të një fjalie

dykryegjymtyrëshe. Fjalia kryefjalore ngërthen dy nëntipa strukturorë sipas mjetit të lidhjes:

a. Fjalinë kryrfjalore lidhëzore me lidhëzat ftilluese se, e, që, me lidhëzat kushtore sikur,

në, nëse, po: me lidhëzen kohore kur e me lidhëzen si (të gjitha lidhëzat funksionalisht ftilluese);

me pjesëzat e pyetjes a, mos (funksionalisht lidhëza ftilluese).

b. Fjalinë kryefjalore përemërore me përemra e ndajfolje pyetëse dhe përemra të pacaktuar

lidhorë, si: kush, ç, çfarë, se (me se, nga se) sa, i sati, ku, nga, që ku, gjer ku, si (qysh), përse,

(pse), gjithë sa, gjithë sa, gjithë ç’, gjithë çka , tërë sa.13

-Periudhë me fjali të varur kallëzuesore quhet periudha me një fjali të varur që kryen

funksionin e pjesës emërore të kallëzuesit emëror ose fuksionin e përcaktorit kallëzuesor.

Fjalia e varur kallëzuesore bashkohet me lidhëzat se, që, sikur, kur, tek, ose drejtpërdrejtë

kur kallëzuesin e ka në mënyren lidhore, me përemra të pacaktuar, me përemra lidhorë dhe me

ndajfolje lidhore. 14

-Periudhë me fjali të varur kundrinore quhet periudha në një fjali të varur e cila

drejtpërdrejt ose tërthorazi kryen një fuksion të ngjashëm me atë të një kundrine ( të drejtë, të

zhdrejtë pa parafjalë ose të zhdrejtë me parafjalë ).

Fjalitë e varura kundrinore bashkohen me kryesoren:

1) me lidhëza ftilluese të mirëfillta, si se, që, ose funksionalisht me ftilluese; kur

kallëzuesi i fjalisë së varur është në mënyren lidhore edhe drejtpërdrejt (me anën e pjesëzës të );

2) me përemëra lidhor të pacaktuar;

3) me përemra e ndajfolje pyetëse dhe me pjesëza të paraprira herë-herë nga lidhëza ftilluese.15

-Periudhë me fjali të varur përcaktore quhet ajo periudhë në të cilën fjalia e varur

tregon në përgjithësi një karakteristikë të një sendi të shprehur prej një gjymtyre emërore, të

shprehur rëndom me emër ose me përemër, zakonisht vetor, i cili është paraprijës i saj.

13 Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. fq.503. 14 Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. fq.511. 15 Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. fq.513.

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “Fehmi Agani” Zatriqi... · Por fjalia e varur mund të varet edhe prej një fjalie që është vetë e varur. Fjalia prej së cilës varet një fjali

15

Fjalia përcaktore lidhet me kryesoren me anën e përemrave e të ndajfoljeve lidhore, po ashtu me

anën e lidhëzave ftilluese të përemrave e ndajfoljeve pyetëse.16

-Periudha me fjali të varur vendore quhet ajo periudhë ku janë shprehur marrëdhënie

vendore e hapsinore midis fjalisë së varur dhe kryesores.

Fjalia e varur mund të tregojë ngjyrime të ndryshme të marrëdhënieve vendore, si:

a) vendin ku ndodh një veprim, një ngjarje, një dukuri ose vendin ku ndodhet një send a

një njeri;

b) drejtimin e lëvizjes;

c) pikënisjen e lëvizjes;

ç) vendin ku përfundon lëvizja e shprehur nga kallëzuesi i fjalisë kryesore;

d) vendin nëpër të cilin ndodh lëvizja;

dh) pikën më të largët gjer ku shtrihet një lëvizje a një veprim.17

-Periudhë me fjali të varur kohore quhet periudha me nënrenditje ku fjalia e varur

tregon kohën kur ndodh veprimi, ngjarja e fjalisë kryesore. Këto periudha dallohen për larmi të

madhe të marrëdhënieve kohore si dhe për mjete shprehjeje.

Në periudhën me fjali të varur kohore mund të tregohet se veprimi, ngjarja dukuria a gjendja e

shprehur ne fjalinë kryesore:

1) përputhet plotësisht në kohë me atë të fjalisë së varur;

2) përputhet pjesërisht në kohë me të;

3) përsëritet dhe përputhet me të në kohë sa here që kryhet;

4) ka përputhje në kohë në pikënisje të shtjellimit të veprimit të fjalisë së varur;

5) ka përputhje në kohë në çastin e fundit të shtjellimit të vepimit të fjalisë së varur;

6) veprimi i fjalisë drejtuese ndodh pas veprimit të fjalisë së varur;

7) ai ndodh para veprimit të fjalisë së varur.18

16 Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. fq.523. 17 Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. fq.535. 18 Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. fq.541.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “Fehmi Agani” Zatriqi... · Por fjalia e varur mund të varet edhe prej një fjalie që është vetë e varur. Fjalia prej së cilës varet një fjali

16

-Periudhë me fjali të varur mënyrore është ajo periudhë në të cilën fjalia e varur tregon

mënyren e kryerjes së një veprimi a të paraqitjes së një fakti të shprehur në fjalinë nga e cila

varet.

Fjalia mënyrore bashkohet me fjalinë nga varet me anë të lidhëzave e të lokucioneve

lidhëzore si, siç, ashtu si, ashtu siç, kështu si, sikur, sikurse, ashtu sikurse, sikundër, sikundërse,

ashtu sikundër. 19

-Periudhë me fjali të varur qëllimore është ajo periudhë në të cilën fjalia e varur tregon

qëllimin për të cilin kryhet veprimi i shprehur në fjalinë drejtuese, atë që synohet të arrihet

nëpërmjet këtij veprimi.

Fjalia e varur qëllimore i referohet zakonisht gjithë fjalisë prej së cilës varet. Ajo lidhet

me të me lidhëzën që, me lokucionet lidhëzore me qëllim që, në mënyrë që ose bashkohet me të

drejtpërdrejt, pa lidhëz.20

-Periudhë me fjali të varur shkakore quhet ajo periudhë që shpreh marrëdhënie shkak-

pasojë, tregon shkakun ose arsyen e asaj që thuhet në fjalinë drejtuese d.m.th. vë në dukje lidhjen

shkakore midis fjalive.

Fjalitë e varura shkakore bashkohen me kryesoren me anën e lidhëzave dhe lokucioneve

lidhëzore të shkakut të cilat nga vlera e tyre e përgjithshme mund të ndahen në tri grupe:

1) Lidhëza e lokucioneve lidhëzore konstatuese të shkakut;

2) Lidhëza e lokucione lidhëzore motivuese, arsyetuese;

3) Lidhëza e lokucione kohore.21

-Periudhë me fjali të varur rrjedhimore është ajo periudhë në të cilën shprehen ose

marrëdhënie në mes një sasie, shkallës a intensitetit të madh të parashtruar në fjalinë kryesore si

shkak dhe pasojës a rrjedhimit që vjen prej saj, të shprehur në fjalinë e varur, ose marrëdhënie në

mes faktit a ngarjes së shprehur nga fjalia kryesore dhe përfundimit lgjik të tij, të shprehur në

fjalinë rrjedhimore.

Periudha me fjali të varur rrjedhimore ngërthen dy nëntipa kryesorë semantiko-strukturorë:

19 Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. fq.552. 20 Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. fq.555. 21 Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. fq.563.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “Fehmi Agani” Zatriqi... · Por fjalia e varur mund të varet edhe prej një fjalie që është vetë e varur. Fjalia prej së cilës varet një fjali

17

nëntipin me fjali rrjedhimore të bashkëlidhur (korelative) dhe nëntipin me fjali të

rrjedhimore jo të bashkëlidhur (jokorrelative).22

-Periudha me fjali të varur kushtore shpreh marrëdhënie kusht-pasojë. Ajo paraqet dy

veprime a gjendje të ndërvarura midis tyre në mënyrë të tillë që realizimi ose mosrealizimi i asaj

që thuhet në fjalinë e varur, bën të pashmangshme, të mundur ose të pamundur atë për të cilën

bëhet fjalë në fjalinë drejtuese.23

Në bazë të lidhjes dhe të trajtave foljore të fjalisë së varur, dallojmë:

1) periudhat kushtore lidhëzore;

2) periudhat me fjali kushtore të ndërtuara me mënyren lidhore e lidhore-habiroe pa lidhëz.

- Periudhë me fjali të varur lejore quhet ajo periudhë në të cilën fjalia e varur shpreh

një veprim a ngjendje që pritet të pengojë realizimin e veprimit të fjalisë drejtuese, por që nuk

arrin ta ndalojë atë. Brendia e fjalisë drejtuese nuk është pasojë logjike e brendisë së fjalisë së

varur, por një pasojë e kundërt me atë pritej të ndodhte.24

Në bazë të raporteve kuptimore dhe të formës së shprehjes së tyre, dallohen tre nëntipa kryesorë

të periudhave me fjali të varur lejore:

1) periudha me fjali të varur lejore të mirëfilltë a reale;

2) periudha me fjali të varur lejore përgjithësuese;

3) periudha me fjali të varur lejore-kushtore.

-Periudhë me fjali të varur krahasore quhet ajo periudhë në të cilën veprimi a gjendja

për të cilën bëhet fjalë në fjalinë drejtuese karakterizohet me anë të një krahasimi me një veprim

a gjendje të shprehur në fjalinë e varur. Krahasimi mund të bëhet në aspekte të ndryshme

(cilësor, sasior etj.), në plane të ndryshme barazie a mosbarazie, mund të tregohet nëse kemi të

bëjmë me dy dukuri identike, të ngjashme, ose të ndryshme.25

22 Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. fq.574. 23 Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. fq.581. 24 Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. fq.595. 25 Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. fq.605.

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “Fehmi Agani” Zatriqi... · Por fjalia e varur mund të varet edhe prej një fjalie që është vetë e varur. Fjalia prej së cilës varet një fjali

18

Periudha me fjali të varur vendore

Periudha me fjali të varur vendore shpreh marrëdhënie vendore e hapsinore midis

fjalisë së varur dhe kryesores.

Fjalia e varur mund të tregojë ngjyrime të ndryshme të marrëdhënieve vendore, si:

a) Vendin ku ndodh një veprim, një ngjarje, një dukuri ose vendi ku ndodhet

një send a një njeri:

Rrënjët e së keqës lëshojnë degë e forcohen aty ku nuk shkulen me kohë.

b) Drejtimin e lëvizjes:

Tek po i afrohej spitalit, e njohu që nga larg të njëjtën patrullë, që po vinte në drejtim të

kundërt. 26

c) Pikënisja e lëvizjes:

Vinte nga po punohej për hapjen e një kanali të ri.

d) Vendin ku përfundon lëvizja e shprehur nga kallëzuesi i fjalisë kryesore:

Do të dale andej nga s’e pret.27

e) Vendin nëpër të cilin ndodh lëvizja:

Fëmija kaloi nga ishte prishur gardhi.

f) Pikën më të largët gjer ku shtrihet një lëvizje a një veprim:

Kishin vendosur ta ndiqnin gjer ku mund të kalohej pa rrezikuar veten.

Iu ngjitën malit deri ku fillonte zona e dëborës.

26 Ismail Kadare- Darka e gabuar. Botimi i tretë i riparë prej autorit, Onufri, 2015. fq. 89. 27 Ismail Kadare- Darka e gabuar. Botimi i tretë i riparë prej autorit, Onufri, 2015. fq. 74.

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “Fehmi Agani” Zatriqi... · Por fjalia e varur mund të varet edhe prej një fjalie që është vetë e varur. Fjalia prej së cilës varet një fjali

19

Dallohen dy nëntipa semantiko-strukturore të periudhës me fjali të varur vendore: te

nëntipi i parë, marrëdhëniet hapsinore tregohen në mënyrë të papërgjithësur; te nëntipi i dytë,

këto marrëdhënie tregohen në mënyrë të përgithësuar.28

-Nëntipi i parë ngërthen dy variante strukturore, një jokorrelative dhe një tjetër

korrelative.

Te variant i parë, fjalia varur e tregon vendin e ndodhjes së ngjarjes, të shtjellimit të

veprimit a drejtimin e lëvizjes drejtpërdrejt, duke plotësuar foljen-kallëzues të fjalisë

kryesore; në këtë rast fjalia e varur në fakt është korrelative, po në kryesoren mungon

fjalia korrelative, që mund të shtohet pa vështirësi.

Tek ka rrjedhur, do të pikojë.

Gjuha shkon ku dhemb dhëmballa.

Te variant i dytë, fjalia e varur saktëson më tej kuptimin e përgjithshëm dëftor të një

ndajfoljeje vendi dhe lidhet me kallëzuesin e fjalisë kryesore në mënyrë të ndërmjetuar,

nëpërmjet kësaj ndajfojeje, e cila është fjalë korrelative e mjetit të lidhjes.

Ata qëndruan aty ku udha ndahej për në mëhallen e sipërme.

Atje ku rrjedha e tij qëllon e shtrohet, vijnë e shuajnë etjen kaprojtë e sorkadhet.

Marrëdhënia e shprehur në periudhën me fjali të varur vendore me lidhje korrelative

është më e qartë dhe më e theksuar sesa marrëdhënia e shprehur në periudhën pa lidhje

korrelative.

Si fjalë korrelative në shqipen letrare përdoren ndajfoljet aty, atje, këtu, këtej, andej, që

andej, gjer atje, deri atje, kurse si mjete të lidhjes përdoren lidhëzat ku, tek, nga, që nga,

gjer ku, deri ku.

Lëkurpunuesi shikoi me bisht të syrit andej nga i erdhi zëri.

Nga të gjitha shtëpitë e mundshme, ku ëndërroja të bujtja, në krejt këtë kontinen të

trishtuar, e para, e mbi të gjitha, ishte shtëpia jote.29

Ndajfoljet dëftore-vendore janë fjalë korrelative sa herë që ndodhen para fjalisë së varur,

por, kur ndodhen pas saj, ato rimarrin, përsëritin, gjithë brendinë e fjalisë së varur vendore dhe

janë një element theksimi, sepse kësaj here nuk është fjalia e varur ajo që saktëson vendin e

28 Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. fq.538. 29 Ismail Kadare- Darka e gabuar. Botimi i tretë i riparë prej autorit, Onufri, 2015. fq. 47.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “Fehmi Agani” Zatriqi... · Por fjalia e varur mund të varet edhe prej një fjalie që është vetë e varur. Fjalia prej së cilës varet një fjali

20

shprehur nga ndajfolja e vendit, por është kjo ndajfolje që përsërit edhe një herë brendinë e tërë

fjalisë së varur.

Ku ta dërgoje, atje shkonte.

Peri, ku është i hollë, atje këputet.

-Te nëntipi i dytë me marrëdhënie hapësinore të përgjithësuara fjalia e varur lidhet me

kryesoren me anën e lokucioneve lidhëzore vendore përgjithësuese kudo që, ngado që, tekdo

që.30

Fjalia e varur me lokucionin lidhëzor kudo që tregon në mënyrë të përgjithësuar vendin

ku ndodh, ku gjendet a ku drejtohet veprimi i foljes së fjalisë kryesore.

Kudo që vinte dorën ai, puna ndryshonte.

Në çdo kohë, si natën, ashtu dhe ditën, kudo që ndodhej, ai s’e hiqte nga supi çiften e vjetër.

Fjalitë e varura me lokucion lidhëzor ngado që, sipas kuptimit leksiokor të foljes-

kallëzues të fjalisë kryesore, mund të tregojnë në mënyrë të përgjithësuar ose vendin pikënisje të

veprimit, ose drejtimin e veprimit, ose vendin nëpër të cilin shtjellohet veprimi a lëvizja.

Ngado që shkuan, qytetet dhe kështjellat i pritën me gëzim.

Edhe me lokucionin lidhëzor tekdo (që) fjalia e varur tregon në mënyrë të përgjithësuar

vendin ku ndodh a shtjellohet veprimi. Ky lokucion ndihet tashmë majft arkaik.

Shqiptari, tekdo është, mallin e mëmëdheut e ka.

Normë mbarë letrare mbeten vetem lokucionet lidhëzore kudo që, ngado që.

Karakteri vendor përgjithësues i mjetit të lidhjes dhe folja-kallëzuese e fjalsë së varur në

mënyrën lidhore u japin periudhave me fjali të varur vendore të këtij tipi një mundësi më të

madhe për të marrë një ngjyrim lejor.

He, mor bir, ngado që të shkoje atëherë, punën e kishe pisk.

Ngado që të hedhësh sytë, sheh vetëm dëborë.

30 Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. fq.539.

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “Fehmi Agani” Zatriqi... · Por fjalia e varur mund të varet edhe prej një fjalie që është vetë e varur. Fjalia prej së cilës varet një fjali

21

Vendi i fjalisë së varur vendore në periudhë

Fjalia e varur vendore sipas lidhjes jokorrelative ose korrelative zë vend të ndryshëm ndaj

kryesore:

-Fjalia e varur vendore me lidhje jokorrelative mund të pasojë, të prijë ose të hyjë në mes

të fjalisë kryesore.31

Kur prin, fjalia e varur ndahet nga kryesorja me presje;

kur pason kryesoren, nuk ndahet me presje;

kur hyn në mes të kryesores, fjalia e varur ndahetme presje nga të dyja anët.

-Ku e zinte nata, s’e zinte dita.

-Ku e ke punën, shtro dhe gunën.

-Ngado që vinte, këndonte.

-Mos e lëndo ku i dhemb.

-Fjalën e mire, ku ta gjesh, merre.

-Fjalia e varur vendore me lidhje korrelative mund të pasojë kryesoren ose të hyjë në mes

të saj (menjëherë pas fjalës korrelative).

Kur periudha nis me fjalën korrelative, vihet vetëm një presje në fund të fjalisë së varur,

kurse para saj nuk vihet presje;

Kur fjalia vendore pason fjalinë kryesore, para saj nuk vihet presje:32

Aty ku ndahej rruga, ai pa në dritën e elektrikut orëne xhepit.

Me disa përpjekje të vogla dhe manovra mjeshtrore Skënderbeu e hoqi ushtrinë turke aty

ku i duhej.

31 Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. fq.540. 32 Akademia e Shkencave e Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe2. Tiranë 2002. fq.540.

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “Fehmi Agani” Zatriqi... · Por fjalia e varur mund të varet edhe prej një fjalie që është vetë e varur. Fjalia prej së cilës varet një fjali

22

Biografia e Ismail Kadaresë

Ismail Kadare (lindur më 1936) është njëri nga shkrimtarët më të shquar bashkëkohorë, i

nominuar disa herë për çmimin "Nobel" në letërsi. Ai shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar

edhe vëllime me poezi dhe sprova. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat

u bë i njohur, e më pas edhe prozë. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në mbi dyzetepesë

gjuhë të botës.

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike

në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; më 2005 fitoi Man Booker

International Prize, më 2009 çmimin Princi Asturias për Artet, kurse në vitin 2015 Çmimin

Jeruzalem, e më 2016 presidenti francez ia ndau titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”.

Viteve të fundit, ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë. Me pëlqimin e tij, duke filluar

nga viti 2015, fondacioni Mapo filloi të ndajë çmimin "Kadare" për letërsi.

Kadare njihet si shkrimtar i cili në veprat e tij në mënyrë të qëllimshme u shmang nga

Realizmi socialist, dhe si i tillë veprat e tij u përkthyen dhe u lavdëruan nga kritikët dhe lexuesit

anembanë botës. Ai krijoi një vepër me karakter universal por që rrënjët i ka thellë në tokën

shqiptare. Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar

evropianë të shekullit të 20-të, si dhe një zë univerzal kundër totalitarizmit.33

33 https://sq.wikipedia.org/wiki/Ismail_Kadare

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “Fehmi Agani” Zatriqi... · Por fjalia e varur mund të varet edhe prej një fjalie që është vetë e varur. Fjalia prej së cilës varet një fjali

23

Përfundim

Në këtë punim jam përpjekur të paraqes disa njohuri për periudhën, ndarjen e saj, lidhëzat

dhe në mënyrë pak më të zgjeruar për periudhën me fjali të varur vendore.

Kam treguar që periudha përbëhet prej dy ose më shumë njësish kallëzuesore dhe formon

një njësi kumtuese, gramatikore dhe intonacionare.

Midis fjalisë dhe periudhës ka pika të përbashkëta, por ka edhe dallime.

Periudha me fjali të varur vendore është ajo periudhë e cila shprehet me marrëdhënie

vendore e hapsinore midis fjalisë kryesore dhe fjalisë së varur. Mund të tregojë ngjyrime të

ndryshme të marrëdhënieve vendore.

Fjalia e varur vendore sipas lidhjes jokorrelative ose korrelative zë vend të ndryshëm ndaj

kryesores: në fillim, në mes dhe në fund të fjalisë.

Kur prin, fjalia e varur ndahet nga kryesorja me presje.

Kur pason kryesoren, nuk ndahet me presje.

Kur hyn në mes të kryesores, fjalia e varur ndahet me presje nga të dyja anët.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “Fehmi Agani” Zatriqi... · Por fjalia e varur mund të varet edhe prej një fjalie që është vetë e varur. Fjalia prej së cilës varet një fjali

24

Literatura

Ismail Kadare- Darka e gabuar. Botimi i tretë i riparë prej autorit, Onufri, Tiranë, 2015.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, grup autorësh,

Gramatika e gjuhës shqipe 1. Tiranë, 2002.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, grup autorësh,

Gramatika e gjuhës shqipe 2. Tiranë, 2002.

Burime nga interneti:

https://sq.wikipedia.org/wiki/Ismail_Kadare

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “Fehmi Agani” Zatriqi... · Por fjalia e varur mund të varet edhe prej një fjalie që është vetë e varur. Fjalia prej së cilës varet një fjali

25

Jetëshkrimi

Jam Artmira Zatriqi, e lindur në Gjakovë, më 9.6.1992. Shkollën fillore e kam

përfunduar në shkollën “Emin Duraku” në Gjakovë, kurse të mesmen në gjimnazin “Hajdar

Dushi” në Gjakovë.

Familja ime përbëhet nga pesë anëtarë, babai, Shefkiu, nëna Sanije dhe dy vëllezërit,

Besarti dhe Besmiri.

Gjatë vitit akademik 2012-2013 kam regjistruar Fakultetin e Filologjisë, dega: Gjuhë

shqipe.

Për t’i ndjekur ligjëratat kam qenë e regjistruar si studente e rregullt.

Punën teorike dhe praktike jam munduar t’i gërshetoj në mesvete.

U jam mirënjohëse dhe falendëruese gjithë jetën familjes sime dhe mësimdhënësve për

mbështetjen që më kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe.