32
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF GJAKOVA “FEHMI AGANI D O R A C A K I S T U D I M E V E për studentë Viti akademik 2020/2021 Gjakovë, 01.10. 2020

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI”

UNIVERSITY OF GJAKOVA “FEHMI AGANI

D O R A C A K I S T U D I M E V E për studentë

Viti akademik 2020/2021

Gjakovë,

01.10. 2020

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”

University of Gjakova “Fehmi Agani”

D O R A C A K (Students’ handbook) për studentë

Viti akademik 2020/2021

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

Botues: Universiteti i Gjakovës ”Fehmi Agani”

Për botuesin: Prof. Ass. Dr. Artan Nimani – Rektor

Kryeredaktor: Prof. Dr. Mazllum Kumnova – Kryesues i Këshillit Drejtues

Redaktor gjuhësor: BA. Ardit Halilaj, MA kandidat – Zyra për Informim

Këshilli botues:

Prof. Ass. Dr. Artan Nimani – Rektor Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra – Prorektorë për Çështje Akademike dhe Ngritje të cilësisë Prof. Asoc. Dr. Haxhi Kamberi – Prorektorë për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë Prof. Asoc. Dr. Lulzim Zeneli – Prorektorë për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Kërkime

Shkencore Prof. Asoc. Dr. Ilir Kelmendi – Dekan i Fakultetit të Edukimit Prof. Asoc. Dr. Kamber Kamberi – Dekan i Fakultetit të Filologjisë Prof. Asoc. Idriz Berisha – Ddekan i Fakultetit të Mjekësisë

Dizajni dhe radhitja kompjuterike: Denis Spahija

Gjakovë,

01/10/2020

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

Politika e barazisë dhe mos-diskriminimit

Politika e pranimit të studentëve dhe jeta akademike – shkencore në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, bazohet në parimet e “Kushtetutës”, në konventat ndërkombëtare të inkorporuara në Kushtetutë dhe legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës. Secili qytetar, pa dallim, përjashtim ose dhënie të përparësisë në bazë të racës, ngjyrës, fesë, moshës, gjendjes familjare, mendimit politik, prejardhjes kombëtare apo sociale, gjuhës ose anëtarësisë sindikale ka të drejtë të aplikojë për regjistrim dhe të përfundojë studimet në përputhje me rregullativën ligjore në fuqi. Askush nuk mund të diskriminohet nga Universiteti dhe organet e tij drejtuese gjatë kryerjes së detyrave dhe shërbimeve që ofron ky institucion.

“Universiteti detyrohet të krijojë mundësi të barabarta për të gjithë pa asnjë lloj diskriminimi qoftë gjinie, race, orientimi seksual, statusi martesor, gjuhe, religjioni, besimi politik a diç tjetër, përkatësi kombëtare, etnike ose sociale, përkatësia e një komuniteti kombëtar, pasuria, statusi i lindjes apo ndonjë status tjetër dhe deri në atë masë sa është e arsyeshme praktikisht, mosha dhe të metat fizike apo mendore”. (Neni 6 i Statutit)

Pyetjet apo ankesat në lidhje me dispozitat e barabarta (mos diskriminimin), duhet të drejtohen tek Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit apo Dekani i Fakultetit përkatës. Për informacione ju lutem na kontaktoni në numrat: 038 200 20 831 Home page: https://uni-gjk.org/ e-maili: [email protected] Versioni i fundit është publikuar me 01.10.2020.

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

Përmbajtja

1. Fjala e rektorit

2. Historiku dhe statusi i Universitetit;

3. Parimet e jetës në komunitet

4. Informacione akademike

4.1. Kalendari akademik

4.2. Regjistrimet e studentëve dhe pranimi në studime

4.3. Mënyra e studimeve

4.4. Vlerësimi me nota i studentëve

4.4. Të drejtat dhe detyrat e studentëve

4.5. Diplomimi i studentëve

5. Ceremonitë akademike;

6. Bursat dhe procedura e ndarjes së bursave;

7. Sistemi elektronik për menaxhimin e të dhënave të studentëve;

8. Biblioteka dhe qasja në bibliotekën elektronike

9. Kodi Etik i studentëve

10. Vlerësimi i stafit akademik dhe shërbimeve nga studentët;

11. Taksat për studime dhe shërbime administrative;

12. Akomodimi

13. Transporti

14. Shërbimet publike / urgjente dhe kontaktet e institucioneve të rëndësishme

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

1. Fjala e Rektorit

Të dashur studentë,

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” iu uron mirëseardhje, mbarësi dhe suksese në veprimtarinë tuaj studimore dhe veprimtarinë e përgjithshme jetësore! Ky moment për ju përbën ndoshta çastin më emocionues në një fillim të ri akademik, në qytetin e traditës dhe kulturës përparimtare të Gjakovës.

Na gëzon fakti që keni zgjedhur të studioni në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, sepse keni zgjedhur një mjedis tërheqës, premtues dhe shumë të përgjegjshëm të arsimit universitar. Unë jam i sigurtë se ju do të jeni të rregullt në ligjërata dhe ushtrime dhe me ndihmën e profesorëve dhe asistentëve tuaj do t’i kapërceni të gjitha vështirësitë dhe në afat do t’i përfundoni studimet tuaja.

Projektet dhe programet moderne që kemi zbatuar dhe që do t’i zbatojmë, dëshmojnë qartë për synimet tona largpamëse, synime këto që lidhen drejtpërdrejt me të ardhmen e brezit të ri të dijes. Pra, me këtë rast, para jush dua të spikas faktin se strategjia e UGJFA-së ka synim lidhjen me zhvillimin tuaj profesional afatgjatë.

Në këtë udhëzues ju do të gjeni informatat e nevojshme për aktivitetet akademike – shkencore si dhe aktivitetet tjera në funksion të rritjes së përformancës tuaj në mësim dhe shkencë që janë të përfshira në jetën studentore në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”.

Për personelin e Universitetit tonë është kënaqësi e madhe që jeni këtu. E vlerësojmë faktin që ju zgjodhët Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, duke çmuar ofertën studimore. Ky universitet do t’ju mundësojë që vetë ju të bëheni ndërtuesit e një të ardhme më të mirë për veten dhe shoqërinë tonë.

Me këtë rast, ju uroj qëndrim të suksesshëm në Universitetin tonë, pa mëdyshje do të kaloni çaste të paharrueshme gjatë viteve tuaja të studimeve.

Faleminderit për interesin e treguar për të studiuar në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”!

I juaji,

Prof. Ass. Dr. Artan NIMANI

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

2. Historiku dhe statusi i Universitetit

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” është institucion publik i Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës, i themeluar nga Qeveria e Kosovës me vendim Nr.02/118 të datës 06.03.2013, ndërsa Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar këtë vendim me datën 30.05.2013.

Universiteti ka filluar aktivitetin edukativ – shkencor si institucion i pavarur në vitin akademik 2013/2014. Veprimtarinë akademike UGJFA filloi me tri fakultete, respektivisht:

Fakultetin e Edukimit: Programi Studimor “Fillor” dhe Programi “Parashkollor”; Fakultetin e Mjekësisë: Programin Studimor “Mami” dhe Programi “Infermieri”; dhe Fakultetin e Filologjisë: Programi Studimor “Gjuhë Shqipe” Programi “Gjuhë dhe Letërsi

Angleze”.

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” është vazhdimësi e “Shkollës së Lartë Pedagogjike”, që ka përgatitur mësimdhënës, duke filluar nga gjysma e dytë e viteve të pesëdhjeta (1958). Qendra e Fakultetit të Edukimit në Gjakovë fillimisht është themeluar si Akademi Pedagogjike me Vendimin e Kuvendit Komunal të Gjakovës, nr.01-5354/I, dt.29 korrik 1967, ndërsa punën e filloi më 01 tetor 1967.

Në vitin shkollor 1967, Shkolla filloi punën me tri degë mësimore: “Gjuhë dhe Letërsi Shqipe”, “Matematikë” dhe “Histori-Gjeografi”. Nga viti 1968, hapet Dega “Biologji-Kimi”, kurse nga viti 1977, hapet edhe Dega e “Mësimit Klasor”. Prej vitit 1977, kjo shkollë punoi me 5 degë mësimore. Deri më 30.09.2004 në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Gjakovës diplomuan gjithsej 3940 studentë, me mësim në gjuhën shqipe.

Me vendimin nr.33/01 të datës 07.05.2003 Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë vendosi që Fakulteti i Edukimit, me qendrat rajonale në: Prishtinë, Gjakovë, Prizren dhe Gjilan, i themeluar me Vendimin Administrativ të datës 9 shtator 2002 nga viti akademik 2003/2004 filloi të zhvillojë programet mësimore për përgatitjen e mësimdhënësve për ciklin e mesëm të ulët – mësimdhënës lëndorë.

Në shtator të vitit 2004 senati i Universitetit të Prishtinës, me propozimet e Bordit të Përbashkët Drejtues, aprovoi planet mësimore edhe për degën në Gjakovë. Fakulteti i Mjekësisë nga Universiteti i Prishtinës me drejtimet Infermieri dhe Mami ka filluar punën me degën në Gjakovë, në vitin akademik 2011/2012. Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore nga Universiteti i Prishtinës me drejtimet Kimi Arsimore ka filluar punën me degën në Gjakovë, në vitin akademik 2011/2012. Fakulteti i Filologjisë nga Universiteti i Prishtinës me programet Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë dhe Letërsi Angleze ka filluar punën me degën në Gjakovë në vitin akademik 2010/2011.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete:

1. Fakulteti i Edukimit me dy programe studimore a.) Edukim Para fillor BA; dhe b.) Edukim Fillor BA.

2. Fakulteti i Filologjisë a) Programi Gjuhë shqipe BA b) Programi – Gjuhë angleze –Përkthim dhe Interpretim BA Profesional c) Programi Gjuhë shqipe dhe Letërsi MA;

3. Fakulteti i Mjekësisë me dy programe studimore: a.) Mami BSc b.) Infermieri BSc.; dhe c.) Fizioterapi. BA Profesional

4. Fakulteti i Shkencave Sociale, me një program studimore: a.) Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale BA.

5. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara.

Programet studimore që ofron UGJFA-ja janë cilësore dhe unike në Republikën e Kosovës dhe hapësirën ballkanike të Arsimit të Lartë. I gjithë personeli i UGJFA-së, duke filluar nga Këshilli Drejtues, Rektori, personeli akademik dhe administrativ janë në shërbim të studentëve. Personeli akademik është i kualifikuar dhe ofron mësimdhënie, mësimnxënie dhe kërkime shkencore të nivelit të lartë.

UGJFA-ja është e përkushtuar të bëhet një institucion lider në arsimin e lartë jo vetëm në Republikën e Kosovës, por edhe në rajon.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

3. Lokacioni

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” ushtron aktivitetin e vet në perëndim të Republikës së Kosovës, përkatësisht në qytetin e Gjakovës. Gjakova njihet si vend historik, me traditë, një qytet i shkencës dhe vend me histori dhe kulturë të begatshme. Gjakova zanafillën e ka qysh nga shekulli i XV kur u bë qendër e njohur zejtare e tregtare me emrin Jakovë. Komuna e Gjakovës është

njësi administrative me pozitën gjeografike 42.39° veri, 20.43° lindje, ndodhet ne mes të Rrafshit të Dukagjinit dhe shtrihet në një gjatësi prej 70 km dhe gjerësi 43 km. Në përbërjen e rrafshit te Dukagjinit bëjnë pjesë 9 njësi komunale (Peja, Istog, Deçani, Klina, Junik, Gjakova, Rahoveci, Prizreni, Suharekë). Komuna e Gjakovës shtrihet në mes të kodrës së Çabratit në perëndim, përroit Llukac në lindje dhe lumit Erenik në jug dhe jug-perëndim. Përroi Krena e përshkon qytetin përmes. Qyteti i Gjakovës është i vendosur në kryqëzimin e rrugës së rëndësishme transversale Via de Zenta, ose të Zetës (Shkodër-Kosovë). Komuna e Gjakovës ka lidhje edhe me Republikën e Shqipërisë, përmes dy pikave kufitare atë të Qafës së Prushit dhe Qafës së Morinës, mirëpo,

kjo lidhje nuk është vetëm thjesht si infrastrukturë e thjeshtë rrugore, por ajo është si një arterie tepër e rëndësishme që kalon nga Tropoja, Puka, Mirdita, Shkodra, Kukësi, e përmes tyre kalohet edhe në vende dhe zona të tjera të Shqipërisë, me të cilat, historikisht Gjakova dhe gjakovarët, kanë pasur lidhje historike me njeri tjetrin. Gjakovës ka traditë kulturore-arsimore. Ka 7 biblioteka publike, ka katër shkolla të mesme, shkollën e mesme të mjekësisë, shkollën e muzikës "Prenk Jakova", ka trupën e teatrit profesionist të qytetit, ka grupin letrar "Gjon Nikollë Kazazi", i cili që prej vitit 1964, çdo vit organizon “Mitingun e Poezisë”. Klubet sportive "Vëllaznimi" dominojnë sportin gjakovar., poashtu funksionojnë klubet e futbollit, basketbollit, hendbollit, volejbollit, notit, çiklizmit, pingpongut, etj. Të njohura janë edhe kërcimet tradicionale nga Ura e Fshejt. Aktiviteti akademik shkencor zhvillohet në kampusin e UGJFA-së, në qytetin e Gjakovës, në lokacione të ndryshme, si në vijim:

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

Tabela 5. Lokacioni i UGJFA-së

Kampusi Hapësira Adresa Ndërtesa e Rektoratit 2135 m2 Rr. “Ismail Qemali”, n.n.

5000 Gjakovë Ndërtesa e Fakultetit të Filologjisë & Edukimit

1740 m2 Ish Normalja

Ndërtesa e Fakultetit të Mjekësisë

7117 m2 Rr. “Sabrije Vokshi - Bija”, n.n. 50000 Gjakovë

Fakulteti i Shkencave Sociale Rr. “Ismail Qemali”, n.n. 5000 Gjakovë

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara

Rr. “Ismail Qemali”, n.n. 5000 Gjakovë

Salla e sportit 656 m2 Konvikti

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

4. Informacione Akademike

4.1. Struktura e programeve studimore

Programet studimore që mundësojnë marrjen e gradës shkencore baçelor apo master janë modulare, të shprehura përmes grumbullimit të kredive sipas Sistemit Evropian të transferimit të kredive (ECTS). Për të fituar një diplomë universitare, nevojiten 180 apo 240 ECTS kredi varësisht nga kurrikula e programit studimor. Ndërsa për të fituar një gradë master nevojiten 60 ose 120 ECTS kredi, varësisht nga programi studimor. Moduli themelor i studimit është lënda semestrale (pjesë përbërëse e programit studimor), e shprehur në ECTS kredi. Numri i caktuar i kredive fitohet pas përfundimit me sukses të lëndës.

4.2. Kalendari akademik

Viti akademik fillon më 1 tetor të vitit përkatës, ndërsa përfundon me 30 shtator të vitit vijues.

Java e parë e tetorit shërben si javë informuese – orientuese për studentët e rinj. Në javën e parë të tetorit studentëve u shpërndahet udhëzuesi për studimet.

Programi mësimor në UGJFA mbahet në dy semestra të rregullt: semestri dimëror dhe semestri pranveror.

Semestri dimëror dhe pranveror janë në kohëzgjatje prej 15 javëve dhe dy javë për organizimin e kollokfiumeve, si dhe provimi përfundimtar.

Semestri dimëror fillon më një (1) tetor të vitit akademik dhe përfundon me 15 janar, ndërsa semestri pranveror fillon me 15 shkurt dhe përfundon me 31 maj.

Viti Fillimi Mbarimi

Viti akademik 01.10.2020 30.09.2020

Semestri dimëror 01.10.2020 15.01.2021

Semestri pranveror 15.02.2021 31.05.2021

Studentët i regjistrojnë lëndët para fillimit të semestrit. Regjistrimi i lëndëve bëhet në mënyrë elektronike. Studentët mund të heqin ose shtojnë lëndë në orar vetëm gjatë katër

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

javëve të para të semestrit. Pas kësaj periudhe nuk lejohet ndryshim në orarin e studentëve. Kalendari akademik vjetor publikohet në web faqen e universitetit para fillimit të vitit akademik.

4.3. Regjistrimet e studentëve dhe pranimi në studime

Regjistrim i studentëve bëhet nëpërmjet konkursit publik të shpallur në media të shkruara dhe elektronike, si dhe në web faqen e UGJFA-së, https://uni-gjk.org/.

Konkursi për regjistrim në studimet Baçelor shpallet në dy afate:

Afati i parë: në muajin korrik 2020; Afati i dytë: në muajin shtator 2020.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga shpallja publike. Afati i konkursit mund të jetë edhe

më i shkurtër se 15 ditë kur e kërkon situata.

Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës kanë të drejtë të aplikojnë për regjistrim në studime. Kushtet dhe procedurat e regjistrimit të studentëve të huaj rregullohen me vendim nga MASHT. Secili kandidat që e kalon testin e maturës, gëzon të drejtën për të konkurruar për studime në universitet sipas legjislacionit në fuqi.

Kushtet për pranim në studimet themelore – baçelor në Universitet janë:

a.) Përfundimi i shkollës së mesme të lartë (12 vjet të shkollimit) e vërtetuar me diplomë;

b.) Dhënia e provimit të maturës shtetërore; c.) Përfundimi me sukses i shkollës së mesme me së paku 12 vjet të shkollimit,

vërtetuar me diplomë përkatëse të fituar në botën e jashtme, në qoftë se është bërë barasvlerësimi me certifikatën e maturës. Vendimi për njohjen e diplomës dhe barasvlerën merret nga MASHT.

4.4. Mënyra e studimeve

UGJFA ofron vetëm studime të rregullta. Studentët, gjatë studimeve duhet t'i kryejnë obligimet nga programi mësimor. Kjo nënkupton se janë të obliguar të marrin pjesë në ligjërata, t'i kalojnë provimet semestrale, gjithashtu duhet t'i kryejnë obligimet në formë të detyrave të shtëpisë dhe projekteve.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

Programet mësimore fokusohen në zhvillimin e njohurive specifike intelektuale, si dhe mundësimin e thellimit të njohurive të përgjithshme në më shumë sfera të programeve të UGJFA-së

Studentët e rregullt pritet që të kryejnë ciklin e parë të studimeve në periudhë prej tre viteve (180 ECTS) ose katër viteve (240 ECTS). Periudha e studimit mund të jetë më e shkurtër nëse, gjatë pranimit, studentit i janë pranuar kredi nga studimet e mëparshme. Studentët duhet të mbarojnë ciklin e parë të studimeve brenda 6 apo 8 viteve nga data e parë e regjistrimit, në të kundërtën statusi i tyre si studentë do të ndërpritet. Transferimi i studentëve është i lejuar nga studimet e rregullta. Aplikimi bëhet në Zyrën e pranimit (Admissions Office) e cila në konsultim me Dekanin e fakultetit përkatës dhe me Pro-rektorin për çështje akademike miraton ose refuzon kërkesën. Transferimet e tilla janë të lejuara vetëm gjatë periudhës së regjistrimit të lëndëve (Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASHT). Transferimet mund të bëhen duke respektuar kriterin e kalueshmërisë të studimeve të rregullta.

4.5. Prezenca e studentëve në ligjërata

Çdo ligjërues është i obliguar të mbajë evidencë të prezencës të studentëve në orën mësimore. Formularët e prezencës do t’ju jepen në fillim të semestrit dhe të njëjtat duhet të dorëzohen në Dekanat në fund të semestrit. Ligjëruesi është i obliguar që këta formularë t’i ketë me vete gjatë çdo ore mësimore, si dëshmi për respektimin e rregullores gjatë monitorimit nga Dekanati. Çdo student duhet të ndjekë të paktën 70% të numrit të përgjithshëm të orëve të lëndës (ligjërata dhe ushtrime), që të mund të hyjë në provim. Studenti që nuk do ta plotësojë këtë kriter NUK do të ketë të drejtë të hyjë në provim, riprovim e as në shkollën verore dhe do të duhet të ndjekë lëndën sërish.

4.6. Vlerësimi me nota i studentëve

Për përcaktimin e suksesit akademik do aplikohen këto metoda:

Provimi; Kollokfiumi; Punimi seminarik; Praktika profesionale; Testi praktik gjatë ushtrimeve.

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

Notat përcaktohen nga mësimdhënësi, duke u bazuar në vlerësimin e arritjeve të një studenti në klasë (pjesëmarrja në diskutimet në klasë, paraqitjet etj.) dhe/ose arritjet në detyrat e shtëpisë dhe në provimet.

Provimi përfundimtar do të organizohet për studentët të cilët nuk kanë arritur nivelin e duhur apo të pikëve të nevojshme gjatë dy kollokfiumeve të organizuara nga mësimdhënësi i lëndës, ose nëse studenti refuzon notën e fituar me kollokfiume.

Nota përfundimtare e studentit për lëndën e caktuar bazohet në punën e përgjithshme gjatë gjithë semestrit dhe nuk përcaktohet vetëm nga provimi përfundimtar. Studentët do të fitojnë pikë për aktivitetet e ndryshme të realizuara gjatë orëve.

Provimet organizohen në këto forma:

Me shkrim; Me gojë; E kombinuar (shkrim dhe me gojë).

Mësimdhënësi do t’i vlerësojë studentët dhe do t’i regjistrojë të gjitha aktivitetet në sistemin elektronik SMU të UGJFA-së. Pas regjistrimit final, mësimdhënësi nënshkruan listën përfundimtare të notave.

Vlerësimi i studentëve me nota bëhet në bazë të pikëve për notat. Përveç kësaj, llogaritet edhe nota e përgjithshme mesatare (GPA) dhe shënohet në transkriptë të notave, në pajtim me sistemin për vlerësimin e studentëve, të paraqitur si më poshtë:

Shkalla e vlerësimit Përshkrimi Nota Ekuivalenti sipas sistemit me shkronja

Nga - deri 91 – 100 % Shembullor 10 A 81 – 90 % Shkëlqyeshëm 9 B 71 – 80 % Shumë mirë 8 C 61 – 70 % Mirë 7 D 51 – 60 % Mjaftueshëm 6 D 0 – 50 % Pamjaftueshëm 5 F E papërfunduar (IN) n/a Pa të dhëna (NR) n/a

E papërfunduar (Incomplete IN) Nota e papërfunduar mund të jepet nëse studenti nuk i ka kryer të gjitha kërkesat për lëndën deri në fund të semestrit, por ka plotësuar një pjesë të konsiderueshme të punës. Është përgjegjësi e studentit që t’i sjellë informatat përkatëse mësimdhënësit dhe të arrihet një marrëveshje me të cilën mësimdhënësi do të jetë i kënaqur. Mësimdhënësi do ta dorëzojë notën finale tek Shërbimi për student, atëherë kur studenti do të

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

ketë dorëzuar të gjithë punën e kërkuar. Nëse kërkesat e parashtruara nuk përmbushen brenda një viti, automatikisht shënohet nota jo-kaluese/pamjaftueshëm.

Tërheqje (Withdrawn -W) Nëse studenti vendos të tërhiqet nga lënda, është e nevojshme që ai/ajo të plotësojë formularin për tërheqje nga lënda, i cili mund të merret te këshilltari akademik në zyrën e fakultetit përkatës. Nëse nuk e kalon procesin e tërheqjes, studenti do të marrë notë jokaluese pesë (5), për atë lëndë. Studenti mund të tërhiqet nga lënda, pa ndonjë dënim akademik nëse formulari për tërheqje është i evidentuar te Zyra e regjistrit, deri në fund të javës së katërt të mësimit siç është e definuar në kalendarin akademik. Tërheqja prej javës së pestë deri në javën e dhjetë lejohet vetëm në raste të jashtëzakonshme të arsyetuara dhe me aprovim nga ana e mësimdhënësit dhe të dekanit. Tërheqja gjatë javës së pestë – dhjetë do të shënohet me “W” në raportin e notës së studentit. Shenja “W” nuk tregon suksesin dhe performansën e studentit në tërësi dhe as nuk do të përdoret për ta llogaritur notën e përgjithshme mesatare të studentit. Duke filluar nga java e njëmbëdhjetë, studenti mund të tërhiqet vetëm në rast të ndonjë fatkeqësie, sëmundjeje serioze ose rrethana që janë jashtë kontrollit të tij/saj. Zakonisht, tërheqjet e këtij lloji nënkuptojnë tërheqje nga të gjitha lëndët, edhe pse nota e papërfunduar (IncompleteIN-), merret në ato raste ku është përmbushur një pjesë e konsiderueshme e punës. Mësimdhënësi dhe dekani i fakultetit duhet ta nënshkruajnë kërkesën për tërheqje, në këto rrethana. Nëse kërkesa miratohet, shenja “W” do të shënohet në të gjitha lëndët, në të cilat studenti nuk ka pasur të drejtë të marrë notë të papërfunduar. Nuk ka të dhëna (për notën) Shënimi No Record - NR do të shkruhet në transkriptin e studentit në rastet kur studenti është regjistruar në lëndën specifike dhe nuk ka marrë notë nga mësimdhënësi. Kjo nuk ndikon në notën e përgjithshme mesatare të studentit dhe mund të ndryshohet në notë, kur mësimdhënësi do ta dorëzon notën formale.

Studenti ka të drejtë të riprovohet në lëndën të cilën nuk e ka dhënë. Sipas rregullës, studenti ka të drejtë të hyjë më së shumti tri herë në provimin, të cilin nuk e ka dhënë. Studenti, nëse parashtron ankesë dhe e arsyeton ankesën e tij/saj, mund t’i lejohet nga dekani i njësisë akademike që të hyjë në provim për të katërtën herë. Provimi, mund të mbahet para komisionit prej tre anëtarësh të cilët janë të emëruar nga dekani i njësisë akademike. Në rast se e kalon provimin për herë të katërt, atëherë duhet të regjistrojë sërish lëndën dhe përsëritet viti akademik. Në rast se sërish regjistrohet viti i njëjtë, nuk merret parasysh numri i mëparshëm i provimeve të dështuara të studentit. Në rast se studenti sërish dështon 4 herë në provim gjatë vitit të përsëritur, ai humb statusin e studentit të rregullt për këtë lloj të studimeve. Studenti mund të rifitojë statusin e studentit në qoftë se paraqitet në një program të ri të studimeve. Vendimi mbi rifitimin e statusit të studentit përcakton provimet dhe detyrimet e tjera të studentit në programin e ri të studimeve.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

4.7. Transkripti i notave (Transcript of records)

Notat e studentëve regjistrohen nga mësimdhënësi i lëndës përkatëse dhe regjistrohen në transkriptin e notave i cili jepet nga shërbimi me kërkesë të studentit ose personit të autorizuar.

Në transkriptin e notave shënohen të dhënat si në vijim:

- Universiteti; - Fakulteti dhe Programi i Studimit; - Informatat personale për studentin; - Data e regjistrimit të studentit; - Numri i dosjes; - Viti i studimeve; - Kodi i lëndës mësimore; - Lënda (emërtimi i lëndës); - Kohëzgjatja e lëndës; - Nota (vlerësimi); - Nota me shkronja; - Numri i kredive (ECTS për secilën lëndë); - Data e dhënies së provimit; dhe - Data e lëshimit të transkriptit; - Nënshkrimi i personit të autorizuar, vula dhe numri i referencës; - Informata tjera rreth vlerësimit dhe notës.

4.8. Ndryshimi i notës

Studenti ka të drejtë të kërkojë përmirësimin e notës. Kjo kërkesë mund të bëhet atëherë kur studenti mendon se ka pasur gabim në kalkulim, ose gjatë shënimit të notës, apo nga shkaku se studenti nuk ka arritur që zyrtarisht të tërhiqet brenda afatit të paraparë. Mësimdhënësi i lëndës ka përgjegjësi të plotë për notën e shënuar. Mësimdhënësi i lëndës duhet t’i shpallë notat në mënyrë jozyrtare, para se t’i regjistrojë të njëjtat, me qëllim që t’u jepet mundësia studentëve për shpjegim për notat e regjistruara. Në përgjegjësinë e studentit është që ta kontaktojë mësimdhënësin për të diskutuar rreth notës ose të kërkojë ndryshimin e notës. Kjo duhet të bëhet pas shpalljes jozyrtare të notave por para se të regjistrohen notat zyrtarisht. Studenti ka të drejtë të apelojë vendimin zyrtar të mësimdhënësit pas regjistrimit zyrtar të notës. Në këtë rast studenti duhet të bëjë Ankesë-Ndërrim të notës të profesori i lëndës përkatëse në afat prej 48 orësh pas regjistrimit të notës në SMU. Studenti mund të

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

kërkojë ndërrim të notës për arsye teknike ose formimin e Komisionit për çështje të objektivitetit ose çështje më komplekse. Materialet relevante nga mësimdhënësi ose ndonjë person tjetër si testi, punimet seminarike, etj duhet të jenë në dispozicion për shqyrtim të rastit. Në raste teknike Këshilli i Fakultetit bie Vendim final dhe e informon studentin. Në raste tjera Këshilli i Fakultetit emëron Komision. Ky komision përbëhet nga tre anëtarë, dy nga të cilët janë nga lëmi i njëjtë ose i ngjashëm. Mësimdhënësi në fjalë nuk mund të jetë anëtar i këtij Komisioni. Komisioni e investigon rastin dhe e bie Vendimin. Vendimi i shkruar i jepet studentit. Ky vendim është përfundimtar. Ky proces ankimimi duhet të kompletohet brenda 10 ditëve nga mbarimi i sesionit të provimeve.

4.9. Transferimi i notave dhe kredive

Në përputhje me Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë dhe sistemin ECTS të kredive (European Credit Transfer and Accumulation System) në UGJFA lejohet transferimi i notave dhe ECTS kredive nga një fakultet në tjetrin dhe nga program studimor në tjetrin si dhe nga institucionet tjera të Arsimit të Lartë në Kosovë dhe jashtë. Kërkesa për transferim i paraqitet Dekanit të Fakulteti përkatës në fillim të vitit akademik ose në fillim të semestrit. Transferimi bëhet në afatet e përcaktuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, përkatësisht sipas Udhëzimit Administrativ për sistemin SMIAL. Afati i parë i transferimit është deri me 30 shtator të vitit përkatës akademik dhe deri me 15 shkurt për afatin mes semestral. Kërkesa për transferim i paraqitet Dekanit të fakultetit përkatës. Për transferim studenti duhet të paraqes dokumentet si vijon:

- Kërkesën për transferim; - Transkriptin e notave; - Planet mësimore të lëndëve të cilat i ka në transkritp.

Dekani i fakultetit duhet të formojë komision profesional për krahasueshmërinë e lëndëve dhe ECTS kredive. Komisioni i rekomandon Dekanit njohjen dhe ekuivalentimin e lëndëve dhe ECTS kredive. Dekani merr vendim për transferim të studentit, notave dhe ECTS kredive.

4.10. Nota e përgjithshme mesatare (GPA)

Metoda që përdoret për të përcaktuar vlerën mesatare të notës quhet nota e përgjithshme mesatare (Grade Point Average - GPA). Nota e përgjithshme mesatare është një numër që radhitet prej 5.0 në 10.0. Kjo mesatare përcaktohet duke llogaritur notat. Për t’u

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

llogaritur nota e përgjithshme mesatare (GPA) e studentit, mblidhen shuma e përgjithshme e notave të fituara plus dhe nota e temës baçelor dhe pjesëtohet me numrin e lëndëve të dhëna dhe temës BA. Shuma që del pas pjesëtimi na jep notën e përgjithshme mesatare (GPA).

4.11. Progresi akademik

Përfundimi me sukses i vitit në pajtim me programin e studimit është parakusht që studenti të regjistrohet në vitin tjetër.

Përjashtimisht, kushti për regjistrimin e vitit tjetër akademik mund të arrihet edhe me minus 2 provime të pa dhëna nga viti paraprak.

Studenti i cili nuk ka mundur të përfundojë me sukses vitin duhet sërish të regjistrohet në vitin e njëjtë të studimeve. Numri maksimal i viteve të regjistruara sërish është i barabartë me numrin e viteve të rregullta të studimit përkatës. Lejohet vetëm një ri/regjistrim i një viti dhe nuk mund të ri/regjistrohet një vit akademik dy here radhazi.

NENI 129 I STATUTIT

Për të kaluar prej një viti në vitin e ardhshëm akademik studentët e rregullt duhet të plotësojnë këto kushte:

nga viti I (i parë) i studimeve në vitin II (e dytë) të studimeve, studenti duhet të ketë akumuluar së paku 42 kredi gjatë studimeve në vitin përkatës akademik;

nga viti II (i dytë) i studimeve në vitin III (e tretë) të studimeve, studenti duhet të ketë akumuluar së paku 102 kredi gjatë studimeve në vitin përkatës akademik;

nga viti III (i tretë) i studimeve në vitin IV (e katërt) të studimeve, studenti duhet të ketë akumuluar së paku 160 kredi gjatë studimeve në vitin përkatës akademik.

4.12. Plan programi (Syllabus i lëndës)

Mësimdhënësit janë të detyruar t’i pajisin studentët me plan programin në fillim të semestrit, ku ofrohet një përshkrim i plotë i lëndës, objektivat dhe rezultatet nga të mësuarit, si dhe metoda e vlerësimit dhe evaluimit. Plan programi gjithashtu duhet të përmbaj një përshkrim të aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë orës mësimore, duke përfshirë datat kur do të mbahen kollokfiumet dhe provimi përfundimtar.

4.13. Mësimi praktik

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

Studentët kanë obligim që të bëjnë mësimin praktik me volum të caktuar, varësisht nga fakulteti dhe programi studimor. Fakultetet në bashkëpunim me Qendrën e karrierës dhe me institucionet përkatëse sigurojnë realizimin e mësimit praktik për studentët. Gjatë realizimit të mësimit praktik studenti është nën mbikëqyrjen e mentorit nga radhët e kuadrit akademik të fakultetit përkatës. Dekani i fakultetit përkatës e cakton numrin e studentëve, të cilët një mentor do t’i mbikëqyr për përfundimin e suksesshëm të mësimit praktik. Mentori i mësimit praktik në bashkëpunim me Zyrën e dekanit gjatë dërgimit të studentit në mësimin praktik është i detyruar që të njëjtit t’i jep:

Vërtetim për dërgim në mësim praktik, secilit student në veçanti; Ditarë për udhëheqjen e evidencës për aktivitetet e përditshme.

4.14. Të drejtat dhe detyrat e studentëve

Studentët që janë të pranuar në Universitet kanë të drejtë: - Të marrin pjesë në të gjitha ligjëratat, seminaret dhe në mësimet e organizuara në

lëndët e programit të zgjedhur të studimit sipas mbarëvajtjes së studimeve; - Të shfrytëzojnë bibliotekat universitare dhe shërbimet tjera për studentë; - Të marrin pjesë në zgjedhjet për përfaqësuesit studentë në organet universitare, të

marrin pjesë rregullisht në mbledhjet e organeve dhe komisioneve ku janë të caktuar si anëtarë dhe t’i kryejnë detyrat e tilla me angazhim dhe në mënyrë të sinqertë. Në rast të konfliktit të interesit në lidhje me përmbajtjen, anëtarët e deleguar të studentëve nuk marrin pjesë në takime të organeve qeverisëse të Universitetit;

- Studentët gëzojnë të drejtën për të paraqitur ide të reja dhe opinione të debatueshme pa rrezikuar humbjen e vendit të studentit ose privilegjet që mund të gëzojnë nga universiteti;

- Studentët kanë të drejtë të ankohen lidhur me cilësinë e procesit të mësimdhënies ose për infrastrukturën e universitetit;

- Studentët gëzojnë të drejtën për të kundërshtuar një vendim apo një veprim të Universitetit ndaj tyre në Ministrinë e Arsimit dhe në gjykatën kompetente.

Studentët që janë të pranuar në Universitet kanë detyrim: - T’i respektojnë rregulloret e lëshuara nga Universiteti; - T’i respektojnë të drejtat e personelit dhe të studentëve të tjerë; - T’u kushtojnë vëmendje të duhur studimeve të tyre dhe të marrin pjesë në

aktivitetet akademike;

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

- Të vijojnë ligjëratat në pajtim me rregullat e programit specifik të studimeve; - Të sillen mirë si në lokalet e Universitetit, ashtu edhe jashtë tyre, për të mos e

diskredituar Universitetin; - Të respektojnë rregullat e kodit etik; - Të paguajnë pagesa dhe tarifa që janë të caktuara.

4.15. Bursat dhe procedura e ndarjes së bursave

Përkrahja e studentëve të dalluar dhe procedura e dhënies së bursave përcaktohet me vendim nga Këshilli Drejtues i UGJFA-së. Numri i bursave dhe kriteret publikohen në konkursin e hapur për aplikim në fillim të çdo viti akademik.

4.16. Diplomimi i studentëve

Programet e studimeve baçelor përfundojnë me punimin e temës baçelor ose me provim para komisionit në pajtim me programet e tyre të studimeve. Punimi i temës baçelor punohet individualisht nga studenti duke vërtetuar se aftësitë teorike të arritura gjatë kohës së studimit mund të shfrytëzohen me sukses për zgjidhjen e problemeve praktike në fushat e caktuara shkencore. Tema baçelor mund të elaborohet bashkë nga dy ose tre studentë (grup hulumtues) dhe aty duhet të shënohet qartë kontributi i secilit kandidat. Kërkesa për elaborimin të temës baçelor nga dy ose tre studentë vendoset nga këshilli i njësisë akademike.

4.17. Kodi etik i studentëve

Të gjithë studentët duhet të sillen në përputhje me rregullat ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës, Statutin dhe Rregulloret e brendshme të UGJFA-së. Shkeljet e akteve të brendshme normative nga studentët janë sanksionuar me “Rregulloren për Procedurën Disiplinore për Studentë” (Rreg. Nr. 01/1471, dt. 28.10.2016). Rregulloren mund ta gjeni në linkun: https://uni-gjk.org/upload/dokumentet/94729-Rregullore%20per%20proceduren%20disiplinore%20per%20studente.pdf.

Do të njoftohem me të drejtat dhe obligimet e mia të përcaktuara me rregullat dhe aktet akademike dhe do të tregoj respekt ndaj të punësuarve.

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

Si student do të angazhohem për ngritjen e frymës akademike, ndërsa aktiviteti im nuk do të orientohet në:

1) ndryshimin e kualitetit të dokumenteve zyrtare; 2) shfrytëzimin e materialeve të cilat nuk janë të autorizuara nga profesori për

përgatitjen e provimit; 3) kopjimin nga studentët tjerë gjatë kohës së provimit; 4) bashkëpunimin gjatë kohës së provimit me cilindo qoftë nëpërmjet shkëmbimit të

informatave pa leje të veçantë nga profesori; 5) vjedhjen e informatave ose çfarëdo lloj mënyre tjetër të marrjes së informatave për

provim të cilat nuk janë të lejuara; 6) bashkëpunimin në punën laboratorike, në detyrat e shtëpisë ose në çfarëdo punë

tjetër të cilën duhet ta kryej në mënyrë individuale; 7) zëvendësimin me dikë tjetër gjatë dhënies së provimit, gjatë përpunimit të

programeve kompjuterike, temave, eseve ose gjatë përpunimit të ndonjë punimi tjetër me shkrim, gjatë fjalimeve, vizatimeve, skulpturave ose ndonjë vepër tjetër artistike e përgatitur plotësisht ose në bashkëpunim me dikë tjetër;

8) pjesëmarrjen në plagjiat, që do të thotë kopjim i teksteve pa dijeninë e autorëve të teksteve, ose marrjen e ideve ose argumenteve të dikujt tjetër pa pëlqimin e tyre;

9) sabotimin e punës së studentëve tjerë; 10) falsifikimin e dokumenteve universitare; 11) zëvendësimin ose falsifikimin e të dhënave eksperimentale nga projektet

laboratorike ose nga hulumtimet tjera; 12) lehtësimin ose ndihmën e çfarëdo pandershmërie akademike. 13) shfrytëzimin joadekuat të celularëve dhe teknologjisë së komunikimit. Nëse konstatoj se këto standarde mund të përmirësohen, atëherë me gjithë respekt do

t’i paraqes idetë e mia para organeve përkatëse në mjedisin akademik.

Implementimi Ky Kod duhet të implementohet në drejtim të realizimit efikas të qëllimeve dhe angazhimeve të proklamuara.

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

4.18. Organizim i studentëve

Studentët kanë të drejtë të themelojnë organizata studentore të cilave mund t’i përkasin të gjithë studentët. Secila organizatë studentore ka statutin e vet që aprovohet nga anëtarët e saj në pajtim me rregulloret e përgjithshme të nxjerra nga Këshilli Drejtues i UGJFA-së. Statuti do të përfshijë parimet për mundësi të barabarta dhe mosdiskriminim.

Interesat e studentëve do të përfaqësohen në kuadër të Universitetit me këto organe: - Parlamenti i studentëve në nivel të universitetit; - Këshilli i studentëve në nivel të njësisë akademike.

Anëtarët për Parlamentin e studentëve dhe këshillat e studentëve do të zgjidhen në

pajtim me procedurat për zgjedhje parlamentare. Detajet për procedurën zgjedhore përcaktohen me rregullore të posaçme të nxjerra nga Këshilli Drejtues në konsultim me Parlamentin e studentëve. Parlamenti i studentëve dhe këshillat e studentëve të njësive akademike ushtrojnë detyra në bazë të parimit të shumicës së votave.

Parlamenti i studentëve është organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve. Numri i tërësishëm i anëtarëve të parlamentit të studentëve është njëmbëdhjetë (11). Anëtarët propozohen nga organizatat studentore në bazë të numrit të përgjithshëm të votave të arritura në zgjedhjet e studentëve dhe sipas listave prioritare të kandidatëve të publikuara nga secila organizatë studentore në fillim të fushatës zgjedhore. Anëtarët e Parlamentit të studentëve zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarin. Këshilli Drejtues nxjerr rregulloren e punës për Parlamentin e studentëve. Parlamenti i studentëve zgjedh anëtarët e Senatit nga lista e të propozuarve e përgatitur nga këshilli i studentëve i njësisë akademike. Kryetari i Parlamentit të Studentëve është anëtar ex – officio nga numri i përgjithshëm i anëtarëve studentë të Senatit.

Këshillat e studentëve janë organet e përfaqësimit të studentëve në secilën njësi akademike. Numri i përgjithshëm i anëtarëve të secilit këshill të studentëve është 1% e numrit të përgjithshëm të studentëve të rregullt të regjistruar në atë njësi akademike, me më së paku 5 dhe më së shumti 21 anëtarë.

Anëtarët do të propozohen nga organizata studentore në bazë të numrit të përgjithshëm të votave të arritura gjatë zgjedhjeve të studentëve për secilën njësi akademike sipas listave prioritare të kandidatëve të publikuara nga organizata studentore në fillim të fushatës zgjedhore. Anëtarët e secilit këshill të studentëve zgjedhin një kryetar dhe një nënkryetar.

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

Këshilli Drejtues nxjerr rregulloren e punës për këshillat e studentëve. Secili këshill i studentëve propozon listën me tre kandidatë për anëtarë studentë të Senatit për t’u zgjedhur nga Parlamenti i studentëve. Këshilli i studentëve i secilës njësi akademike zgjedh anëtarët studentë të këshillit të njësisë akademike. Kryetari i këshillit të studentëve është anëtar ex – officio nga numri i përgjithshëm i anëtarëve student të këshillit të fakultetit.

5. Sistemi elektronik për menaxhimin e të dhënave të studentëve (Sistemi i menaxhimit universitar – SMU)

Për të lehtësuar qasjen në shërbimet universitare UGJFA-ja ka zbatuar sistemin e menaxhimit universitar (këtu e tutje SMU). Sistemi përdoret në mënyrë elektronike – online dhe është i qasshëm nga të gjithë studentët e UGJFA-së Në sistemin SMU mund të qaseni duke klikuar linkun: http://smu.uni-gjk.org/, ku pas klikimit në këtë link fillimisht na shfaqet pamja informuese rreth Universitetit, pastaj gjeni të gjitha shërbimet online të UGJFA-së të dedikuara për studentë. Për të lehtësuar punën me këtë sistem UGJFA-ja ka përgatitur udhëzuesin për përdorim të SMU-së. Udhëzuesin e gjeni në linkun: https://uni-gjk.org/upload/dokumentet/1579611948-Manuali%20-%20Student.pdf.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe
Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

6. Biblioteka dhe qasja në bibliotekën elektronike

UGJFA ka bibliotekë të pajisur me salla të leximit, dhoma të punës në grup dhe libra sipas disiplinave të përfshira në kurrikula.

Salla e bibliotekës në objektin e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë është pasur me gjithsej 2047 tituj dhe 4493 ekzemplarë.

Salla e bibliotekës në Fakultetin e Mjekësisë, ka gjithsej 184 tituj dhe 860 ekzemplarë. Prej këtyre disa janë në gjuhën shqipe dhe disa në gjuhë të tjera.

UGJFA-ja ka marrëveshje bashkëpunimi me Bibliotekën Komunale, ku në bazë të marrëveshjes studentët tanë mund të shfrytëzojnë hapësirat e kësaj biblioteke me kapacitet ditor prej 450 ulëseve, me numër të librave 18582 copë, salla individuale dhe grupore, po ashtu mund të shfrytëzojnë literaturën dhe të gjitha asetet tjera të nevojshme për studentë. Vlen të përmendet edhe distanca mes Fakultetit dhe bibliotekës së qytetit, e cila është e afërt, rreth 620 m.

UGJFA-ja ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me Bibliotekën Kombëtare në funksion të zhvillimit ndërinstitucional. Gjithashtu, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Asociacionin e-Bibliotekave Elektronike të Kosovës. Dhe, me qëllim të vetëdijesimit të studentëve për përdorimin e-bibliotekës elektronike do të mbahen sesione informuese, po ashtu mësimdhënësit do t’i informojnë studentët në ligjëratën e parë gjatë prezantimit të syllabusit për mundësinë e shfrytëzimit të bibliotekës elektronike dhe do t’i ndihmojnë studentët gjatë seminareve për literaturë nga kjo bibliotekë.

UGJFA-ja ka qasje në disa biblioteka online, të cilat studentët mund t’i shfrytëzojnë. Qasja në këto biblioteka është e mundshme përmes web faqes zyrtare të UGJFA-së duke klikuar në linkun: https://uni-gjk.org/faqe/86/e-biblioteka.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

7. Vlerësimi i stafit akademik dhe shërbimeve nga studentët

Njësia për sigurimin e cilësisë në nivel të Universiteti në bashkëpunim me njësitë në fakultete realizojnë anketimin me stafin akademik, administrativ dhe studentë. Njësia për sigurimin e cilësisë në çdo semestër në mënyrë periodike organizon vlerësimin e lëndëve mësimore, metodologjinë e mësimdhënies së personelit akademik, menaxhimin e institucionit dhe shërbimeve administrative. Vlerësimi bëhet nëpërmjet pyetësorëve anonim të cilët shpërndahen tek studentët në mënyrë elektronike. Secili studentë ka të drejtë të merr pjesë në vlerësimin e shërbimeve të përgjithshme të UGJFA-së. Vlerësimi i studentëve përdorët për të bërë analiza dhe në funksion të përmirësimit të kushteve dhe procesit edukativ – arsimor e shkencor të UGJFA-së.

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

8. Taksat për studime dhe shërbime administrative

Taksat për studime përcaktohen me vendim nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Sipas vendimi aktual, taksat për studime baçelor janë:

Nr. Kategoria Taksa 1. Për provim pranues 2.5€ 2. Viti i parë Falas 4. Viti i dytë 50€ viti (25€ semestri) 5. Viti i tretë 50€ viti (25€ semestri) 6. Viti i katër 50€ viti (25€ semestri) 7. Transkripti i notave 2.5€ 8. Indeks duplikat 25€ 9. Diploma 5€ 10. Diplomë duplikat 25€ 11. Certifikatë diplomimi 5€ 12. Për ndërrim të kartelës 5€ 13. Kërkesë për transferim të notës 0.5€

Pagesat realizohen duke shtypur fletëpagesën nga SMU-ja. Studentët do të mund të gjenerojnë raportet e pagesave që iu nevojiten gjatë studimeve. Studenti qaset me llogarinë e tij personale në SMU, zgjedh llojin e dokumentit dhe shtyp fletëpagesën. Pagesat realizohen në bankat komerciale ose në Postën e Kosovës.

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

9. Akomodimi

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Konviktin “Sadik Stavileci” në Gjakovë, për akomodimin e studentëve të UGJFA-së. Në bazë të kësaj marrëveshje në Konviktin “Sadik Stavileci” në Gjakovë, të drejtë për vendosje fitojnë vetëm studentët e rregullt të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, vendbanimi i të cilëve është më larg se 15 km dhe të cilët janë të regjistruar për herë të parë në semestrin I, III, V, VII.

Shpallja e vendeve të lira për vendosje në Konviktin “Sadik Stavileci” në Gjakovë bëhet me konkurs publik. Me rastin e regjistrimit në Konvikt, studentët do të pajisen me një kontratë – marrëveshje në të cilën janë të shënuara të gjitha shërbimet që ofron Konvikti i nxënësve dhe studentëve “Sadik Stavileci” në Gjakovë.

Studentët do të lexojnë edhe tekstin e deklaratës me të cilin do zotohen se do t’i respektojnë (zbatojnë) obligimet që rrjedhin nga kjo kontratë - marrëveshje. Dokumentet e aplikimit janë:

• Fletë kërkesa për aplikim; • Vërtetimi për statusin e studentit të rregullt; • Një fotokopje certifikate nga viti paraprak universitar, për studentët që regjistrohen

gjatë semestrit III, V, VII.; • Dy fotografi të formatit të letërnjoftimit. Fletëregjistrimi është unik për të gjithë, kurse përmbajtja e tij është formuar në bazë të

Udhëzimit Administrativ të MASHT, Nr17/2004, Neni 5,6,7,8,9,11 dhe 12 të Rregullores, mbi Kushtet dhe Kriteret e Shfrytëzimit të Shërbimeve të Konviktit të Nxënësve dhe Studentëve “Sadik Stavileci” në Gjakovë.

Studentët të cilët fitojnë të drejtën e vendosjes në Konviktin e Nxënësve dhe Studentëve “Sadik Stavileci” në Gjakovë duhet ta bëjnë pagesën rregullisht. Në rastet kur nuk e përmbushin këtë obligim e humbin të drejtën e strehimit dhe duhet të largohen nga konvikti. Afati dhe shuma e pagesës së Konviktit përcaktohet në bazë të ligjeve në fuqi dhe rregulloreve të Konviktit.

Studentët e UGJFA-së të cilët janë të vendosur në Konvikt, kanë të drejtë; • Të kenë ambient të sigurt dhe të shëndetshëm gjatë qëndrimit në Konvikt; • Për strehim dhe ushqim; • Që t’i shfrytëzojnë të gjitha format dhe mjetet të cilat i posedon konvikti,

mësonjëtoret, kabinetin e informatikës, këndin e muzikës, sallën e TV-së, banjot, lokalet e përbashkëta etj;

• Të dëgjoj dhe të jetë i dëgjuar; • T’i shprehë mendimet dhe idetë e tij; • Të jetë I informuar se çka pritet prej tij;

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

• Të ketë siguri fizike dhe shëndetësore; • Të zgjedhin dhe të jenë të zgjedhur në organet qeverisëse dhe komisionet e

Konviktit; • Të marrin pjesë në gara të diturisë, sportive dhe kulturore, në nivele të konviktit dhe

më gjerë, për të cilat mund të shpërblehen dhe • E avancimit në bazë të suksesit të përgjithshëm dhe talentit të dalluar në lëmi të

veçanta, sipas dispozitave ligjore në fuqi; • Për t’i shfrytëzuar hapësirat dhe pasurit e Konviktit në dispozicion; • Për ta shfrytëzuar bibliotekën e Konviktit, ta ruajnë librin, ta lexojnë dhe ta kthejnë

me kohë të padëmtuar, në pajtim me rregullat dhe orarin e punës në bibliotekë; • Që t’u vlerësohet dhe respektohet dinjiteti dhe të jenë të mbrojtur nga çdo formë

përbuzjeje, dhune, denigrimi, poshtërimi ose keqtrajtimi fizik apo psikik; • Të bëjnë ankesë në DKA dhe SIA (Sektori i Inspeksionit të Arsimit) në rast

pakënaqësie me stafin punues, sjellje jo korrekte të edukatorëve apo gjendjes jo të mirë higjienike-sanitare,

Veprimet e ndaluara të studentëve Konviktor janë: • Mungesat e pa arsyeshme nga institucioni edukativo-arsimor- konvikti; • Mbajtja e armëve të ftohta dhe të zjarrta si dhe mjeteve tjera që rrezikojnë jetën e

konviktoreve dhe personelit; • Veprimet e dhunshme si kërcënimi, konflikti, vandalizmi, mosrespektimi, fyerja ndaj

konviktoreve dhe personelit dhe jashtë tyre; • Bartja dhe konsumimi i drogës, duhanit dhe alkoolit; • Pranimi i personave të tretë në konvikt; • Vajtja në dhomat e vajzave dhe djemve konviktor; • Ardhja në konvikt në gjendje të dehur dhe jashtë orarit të përcaktuar me rregullore; • Nxjerrja e inventarit të Konviktit, jashtë objektit; • Mbajtja e ushqimeve të ndryshme në dhomë; • Vendosja e fotografive dhe shpalljeve te ndryshme në dhoma dhe lokale të

përbashkëta; • Dëmtimi i inventarit të konviktit në dhoma dhe lokale të përbashkëta; • Abuzimet ( vjedhjet) brenda Konviktit dhe jashtë tij; • Prishja e rendit dhe qetësisë në Konvikt; • Të largohen nga Konviktit pa lejen e edukatorëve; • Falsifikimi i dokumentacionit; • Dëmtimi i inventarit dhe mjeteve të punës dhe • Bartja e uniformës fetare.

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

10. Transporti publik

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” është lehtë i qasshëm dhe i organizuar mjaft mirë përmes linjave të shumta të transportit publik. Prishtina është 90 km larg nga Gjakova dhe në relacionin PR-GJK dhe GJ-PR ka linja qarkulluese çdo 30 minuta, duke filluar nga ora 06:00 deri në ora 21:00. Peja e Prizreni kanë linja autobusi çdo 15 minuta, nga ora 06:30 deri në ora 19:00. Për dhe nga Bajram Curri në Gjakovë, linjat janë më të rralla, por janë të organizuara pesë udhëtime në ditë me kombibus. Nëpërmjet këtyre linjave Gjakova është lehtë e arritshme nga çdo qytet i Kosovës. Aeroporti Adem Jashari është 70 km larg nga Gjakova, Aeroporti i Shkupit dhe Aeroporti Nënë Tereza në Rinas janë larg rreth 200 km.

Fshatrat e komunës së Gjakovës po ashtu e kanë të organizuar transportin publik për nxënës dhe student, i cili është i subvencionuar dhe pa pagesë për ata që jetojnë më larg se 5 km.

Nga stacioni i autobusëve të qytetit në fakultete arrihet për 5-7 minuta ecje në këmbë. Me taksi arrihet për 2-3 min.

Transporti lokal është i organizuar mjaft mirë brenda qytetit, i cili lidh pjesën veriore dhe jugore të qytetit dhe autobusët qarkullojnë çdo 15 minuta, duke filluar nga ora 07:00 deri në 19:00 dhe kalojnë shumë afër hapësirave të universitetit dhe konviktit.

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

11. Shërbimet publike / urgjente dhe kontaktet e institucioneve të rëndësishme

Institucionet e Sigurisë dhe emergjente Numrat kujdestare 112; Policia 192, 080019999, 038550999; Brigada e Zjarrfikësve 93; Enti i Mjekësisë Urgjente 94; Spitali Rajonal "ISA Grezda" 0390/321-144 – Centrala, 0390/322-445 - Emergjenca Institucione me rëndësi Agjencia Shtetërore e Arkivave - Arkivi Ndër Komunal – Gjakovë Adresa: Objekti i Bankosit – Rr. “UÇK” Kontakt: 0390 323 929 https://kryeministri-ks.net Administrata Pensionale – Gjakovë Adresa: Rr. “Beqir Kastrati” 1. Objekti i socialit Kontakt: 0390 326 999 https://mpms.rks-gov.net/ Qendra për Aftësim Profesional – Gjakovë Adresa: Rr. “Marin Barleti” Kontakt: 039 310 010 Agjensioni i Statistikave – Drejtorati Gjakovë Adresa: Rr “Beqir Kastrati” - Objekti i Socialit Kontakt: 0390 321 766 http://ask.rks-gov.net Qendra e Shëndetit Mendor në Gjakovë 1. Qendra e Shëndetit Mendor në Gjakovë Adresa: Rr Londra p.n Gjakovë Tel: 0390 322 456 2. Shtëpia për Integrim në Bashkësi Adresa: Rr. “Gjon Sereqi”

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEMI AGANI” UNIVERSITY OF … · 2020. 5. 12. · akademik 2010/2011. Aktualisht UGJFA-ja funksionon me 5 fakultete: 1. Fakulteti i Edukimit me dy programe

Tel: 0390 326 671 KEDS - Distrikti i Gjakovës Rr. Mbretëresha Teutë Teatri Profesional “Hadi Shehu” - Gjakovë Pallati i Kulturës “Asim Vokshi” Kontakt: 0390 326 516 Qendra për Regjistrim Civil - Gjakovë Udhëheqës: Atifete Ukshini Adresa : Objekti I Bankos-it – Rr “”UÇK” Kontakt: 0390 321 000 http://www.mpb-ks.org/?page=1,43 Qendra për Regjistrim të Automjeteve - Gjakovë Adresa: Rr “Zidi I Sadik Agës” Kontakt: 0390 326 415 http://www.mpb-ks.org/?page=1,44 Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore - Gjakovë Adresa: “Ismail Qemajli” – “Çarshia e madhe” Kontakt: 0390 327 028 www.mkrs-ks.org Ministria e Infrastrukturës – Departamenti për Menaxhimin e Rrugëve - Dega Gjakove Adresa: rr. Sadik Stavileci - Stacioni i Autobusëve Gjakove http://www.mit-ks.net/sq/departamenti-i-menaxhimit-te-rrugeve Biblioteka Rajonale “Ibrahim Rugova” Udhëheqës: Engjëll Berisha Adresa: UÇK / Përball Pallatit