25
UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT - PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME Tema Ndryshimet dhe shkaqet psikologjike të personalitetit gjatë jetës së njeriut Udhëheqësi shkencor: Studentja: Prof.ass.dr. Behxhet Gaxhiqi Donika Osmanaj Gjakovë, 2017

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI Osmanaj.pdf · Në këtë punim shtjellohet se si faktorët lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe formimin e personalitetit. Gjithashtu,

  • Upload
    others

  • View
    37

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI Osmanaj.pdf · Në këtë punim shtjellohet se si faktorët lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe formimin e personalitetit. Gjithashtu,

UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI"FAKULTETI I EDUKIMIT - PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Tema

Ndryshimet dhe shkaqet psikologjike të personalitetit gjatë jetës së njeriut

Udhëheqësi shkencor: Studentja:

Prof.ass.dr. Behxhet Gaxhiqi Donika Osmanaj

Gjakovë, 2017

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI Osmanaj.pdf · Në këtë punim shtjellohet se si faktorët lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe formimin e personalitetit. Gjithashtu,

2

Ky punim diplome u mbrojt më ______________________________

Para komisionit vlerësues në përbërje:

1._____________________________kryetar

2._____________________________ anëtar

3._____________________________ anëtar

Komisioni e vlerëson punimin me notën: _________________________

Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit Vlerësues:

1.______________________________

2.______________________________

3.______________________________

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI Osmanaj.pdf · Në këtë punim shtjellohet se si faktorët lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe formimin e personalitetit. Gjithashtu,

3

Falënderime dhe mirënjohje

Ky punim diplome do të ishte i pamundur të realizohej pa ndihmën dhe mbështetjen e

personave që më kanë bërë të mundur këtë rrugëtim kaq të vështirë dhe sfidues. Një

falënderim dhe mirënjohje e veçantë i takon udhëheqësit tim shkencor, prof.ass.dr. Behxhet

Gaxhiqi, i cili me profesionalizëm, mbështetje të jashtëzakonshme dhe me ndihmën e çmuar,

që më ofroi përgjatë gjithë punës sime,bëri të mundur finalizimin e punimit tim të diplomës.

Ndihma e tij ka qenë e vazhdueshme dhe e pakursyer.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjet pa kushte, për kohën që ma keni kushtuar dhe për

mirëkuptimin që keni treguar. Mbështetja juaj ka qenë burim i energjive pozitive dhe

frymëzim për përfundimin e këtij punim të rëndësishëm.

Në fund, por jo më pak e rëndësishme, dëshiroj t'i shprehë mirënjohje të thellë familjes

sime të cilës i detyrohem shumë për gjithë kontributin e vazhdueshëm dhe për finalizimin me

sukses të këtij rrugëtimi.

Faleminderit të gjithëve!

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI Osmanaj.pdf · Në këtë punim shtjellohet se si faktorët lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe formimin e personalitetit. Gjithashtu,

4

Përmbajtje

Falënderime dhe mirënjohje.......................................................................................................3

Abstrakt......................................................................................................................................5

Hyrje ..........................................................................................................................................6

1. Kuptimet e personaliteti .........................................................................................................7

2. Faktorëtqë ndikojnë në formimin e personalitetit ..................................................................8

2.1. Faktorët social .................................................................................................................9

2.2. Faktorëtkulturorë............................................................................................................10

3. Etapat e zhvillimit të personalitetit ......................................................................................11

3.1. Etapa e fëmijërisë...........................................................................................................11

3.2. Etapa e adoleshencës......................................................................................................12

3.3. Etapa e pjekurisë ............................................................................................................13

3.4. Etapa e pleqërisë ..............................................................................................................14

4. Temperamenti dhe tipat e tij ...............................................................................................15

4.1. Tipologjia e Jungut ........................................................................................................17

4.2. Tipologjia e Kreçmerit ...................................................................................................18

4.3. Tipologjia e Sheldonit....................................................................................................18

5. Karakteri ..............................................................................................................................20

Përfundim.................................................................................................................................22

Literatura..................................................................................................................................24

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI Osmanaj.pdf · Në këtë punim shtjellohet se si faktorët lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe formimin e personalitetit. Gjithashtu,

5

Abstrakt

Synimi kryesor i këtij punimi është njohja me ndryshimet dhe faktorët që ndikojnë në

formimin dhe zhvillimin gjatë jetës së njeriut. Këto ndryshime personaliteti i pëson gjatë

kalimit nëpër etapa, të cilat janë: etapa e fëmijërisë, adoleshencës, pjekurisë dhe faza e fundit

nëpër të cilën kalon personaliteti është etapa e pleqërisë. Në këtë punim jepen shpjegime

adekuate për këto etapa në të cilat kalon një individ. Që nga lindja çdo individ fillon të

formojë dhe të zhvillojë personalitetin, duke u ndikuar nga faktorë të ndryshëm dhe mjedisi

shoqërorë.

Në këtë punim shtjellohet se si faktorët lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe

formimin e personalitetit. Gjithashtu, në këtë punim, tregohet se jo të gjitha ndryshimet fizike

dhe psikike janë të njëjta të secili individ, që varet, në radhë të parë, nga vetë individi, pastaj

nga rrethi ku jeton dhe me mjedis me të cilin është në kontakt të vazhdueshëm.

Mbledhja e informacioneve u realizua nga literatura adekuate dhe në mënyrë elektronike.

Fjalët kyçe: kuptimet, faktorët, etapat, temperamenti, karakteri.

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI Osmanaj.pdf · Në këtë punim shtjellohet se si faktorët lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe formimin e personalitetit. Gjithashtu,

6

Hyrje

Çdo individ është pjesë e shoqërisë dhe lind në një familje, në një rreth të caktuar dhe

është çdo ditë në kontakt me të tjerët dhe kjo i ndihmon në formimin e personalitetit.

Zakonisht kur flasim për personalitetin e dikujt, ne flasim për atë çka e bënë këtë individ

të ndryshëm nga njerëzit e tjerë, madje unik.1 Rruga e zhvillimit dhe formimit të personalitetit

është e gjatë dhe komplekse. Ky zhvillim nënkupton procesin e vazhdueshëm të ndryshimeve

cilësore, në tiparet, strukturën, organizimin dhe lidhjen e tyre në personalitetin e caktuar të

individit. Mbi të gjitha nënkupton një varg ndryshimesh që zënë vend të caktuar në një

vazhdimësi kohore.

Askush nuk lind me personalitet të formuar, por cikli i jetës së personalitetit fillon me

lindjen e individit. Ky cikël përbëhet nga katër etapa të cilat janë: etapa e fëmijërisë, e

adoleshencës, e pjekurisë dhe etapa e fundit, nëpër të cilën kalon personaliteti, është ajo e

pleqërisë. Secila prej këtyre etapave luan një rol të rëndësishëm në jetën e njeriut.

Personaliteti i njeriut formohet ndërmjet veprimit dhe ndikimit të ndërsjellë të njeriut dhe

mjedisit që e rrethon. Shumë ekspertë të psikologjisë mendojnë se rol vendimtar në formimin

e cilësive të personalitetit luajnë kushtet e jetës familjare, në ditët e para si fëmijë, por edhe

etapat tjera kanë një rol vendimtarë në atë se si formohet një individ. Kalimi nga një etapë në

etapën tjetër kërkon një përshtatje, e cila perceptohet si zhvillim dhe që shpesh herë mund të

shoqërohet me vështirësi të shumta.

Pothuajse, çdo ditë kemi të bëjmë me njerëz të ndryshëm, me tipare dhe karaktere që nuk

janë të njëjtë dhe ndikimi i tyre te ne është i madh. Në këtë punim do të trajtojmë edhe

temperamentin dhe karakterin si temë mjaft komplekse, për këtë arsye kam marrë për obligim

të hulumtoj për këtë çështje me të cilën përballemi çdo ditë.

1Dr. C. George Boeree, Teoritë e personalitetit, Tiranë, 2004, f. 9.

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI Osmanaj.pdf · Në këtë punim shtjellohet se si faktorët lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe formimin e personalitetit. Gjithashtu,

7

1. Kuptimet mbi personalitetin

Kuptimi mbi personalitetin është një ndër problemet themelore të psikologjisë që nga

lashtësia e deri më sot. Me termin personalitet (lat. persona-maskë) kuptohej një maskë që

vinin aktorët në skenë që të mos njiheshin dhe me këtë emërtim filluan të cilësoheshin aktorët

e skenës. Me kalimin e kohës, kuptohej se njerëzit e ndryshëm, në ambiente të ndryshme,

kryenin funksione të ndryshme dhe në këto rrethana as njerëzit nuk ishin të njëjtë, ashtu siç

nuk ishin as rolet, as punët që bënin.

Kjo e veçantë unike për të gjithë përbënte burimin e informacionit rreth një personi të

caktuar, duke na dhënë ˝portretin˝ e tij. Kështu u arrit në kuptimin e personalitetit.

Personaliteti është shembull unik i mendimeve, ndjenjave dhe sjelljeve të një individi, që del

në pah vazhdimisht gjatë kohës dhe ndërmjet situatave.2

Përgjithësisht, kuptimi mbi personalitetin jepet në aspektin psikologjik dhe në atë

sociologjik. Në aspektin psikologjik personaliteti e trajton atë si njeri me vetëdije, një njeri

konkret e normal që formohet në kushte dhe rrethana të caktuara nën ndikimin e shumë

faktorëve, që zënë vend në shoqëri. Në aspektin social, me personalitet, kemi të bëjmë me

një njeri të shquar që jep kontributin e tij në fusha të caktuara të veprimtarisë njerëzore, p. sh

në shkencë, art, kulturë, politikë, ushtri etj.

Ka shumë përkufizime për personalitetin, por një që i kënaqë të gjithë në psikologji është:

Personaliteti është tërësi e organizuar e tipareve, inteligjencës, karakterit, të konstruktit trupor

dhe të temperamentit, e cila ka karakteristika relativisht të qëndrueshëm dhe formohet gjatë

veprimtarisë së ndërsjellët të njeriut dhe të mjedisit të tij.

Një tërësi e tillë tiparesh ka tri karakteristika:

1.Integritetin e tipareve të personalitetit. Kjo lidhet me tërësinë e organizuar të tipareve të

shquara në formë të ndryshme të sjelljes.

2. Qëndrueshmërinë e tipareve të personalitetit. Kjo ka të bëjë me ngjashmërinë e sjelljeve të

njeriut në situata thuajse të ngjashme.

2Charles G. Morris, Albert A. Maisto, Psikologjia, Tiranë, 2008, f. 354.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI Osmanaj.pdf · Në këtë punim shtjellohet se si faktorët lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe formimin e personalitetit. Gjithashtu,

8

3. Veçantia e personalitetit që lidhet me unitetin e tipareve karakteristike dhe ndërlidhjeve të

tyre, në bazë te të cilave një individ ndryshon nga një tjetër3

Shumica e studiuesve e pranojnë se kuptimi mbi personalitetit si një organizëm i cilësive të

njeriut, por jo me një organizëm të çfarë do cilësie që mund të ketë një person dhe as me

shumën e cilësive të thjeshta të një individi, por me ato më të veçanta që një person mund të

posedojë. Personaliteti nuk është i lindur dhe i trashëguar, cilësitë që e përbëjnë atë formohen

gjatë jetës, kështu që trashëgimia është parakusht në formimin e njeriut dhe personalitetit të

tij.

2. Faktorët që ndikojnë në formimin e personalitetit

Sikurse të gjitha funksionet psikike edhe personaliteti e ka bazën e vet biologjike, sepse

çdo njeri lind me karakteristika trashëguese të caktuara. Edhe pse faktorët biologjik kanë

rëndësi të posaçme për zhvillimin e personalitetit, janë vetëm bazë e nevojshme për

zhvillimin e mëtejmë të tij. Rol vendimtar luajnë faktorët e rrethit, e para se gjithash, faktorët

social.4

Numri i faktorëve, si ndikim në bazën e dhënë biologjike për formimin e cilësive të

personalitetit është mjaft i madh si : ambienti dhe kushtet familjare ( në të cilën rritet fëmija),

shkolla, moshatarët, mësuesi, të njohurit, shoqëria në të cilën ai është anëtar dhe roli që ka në

to, literatura dhe filmat, marrëdhëniet bashkëshortore, profesioni dhe shumë të tjerë.

Kushtet socio kulturore luajnë rol të rëndësishëm mbi procesin mësimor të fëmijës. Në

kuadër të këtyre kushteve, fëmija zhvillohet dhe mëson individualisht. Ndryshimet

individuale më së miri vërehen te fëmijët, që lindin e rriten në të njëjtën familje. Rrethanat e

caktuara, në të cilat rritet fëmija, paraqesin një faktor tjetër të rëndësishëm, që mund të

ndikojë mbi procesin e zhvillimit të tij.5

3 Ma. Arben Hoti, Psikologji e personalitetit-Cikël leksionesh, Prishtinë, 1985, f. 7.4http://mobile.ikub.al/Femra/Mbi-personalitetin-1005180071.aspx5QTKA, Mësimdhënia në qendër nxënësin, Tiranë, 2005, f. 30.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI Osmanaj.pdf · Në këtë punim shtjellohet se si faktorët lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe formimin e personalitetit. Gjithashtu,

9

2.1. Faktorët social

Formimi i personalitetit lidhet ngushtë me faktorin social, sepse kemi të bëjmë me

ndikimin e faktorëve social mbi bazën e të dhënave biologjike. Kushtet sociale, sidomos

aktivitetet me njerëz, janë të domosdoshme për t'u zhvilluar individualiteti njerëzor në qenien

humane, pra në qenien e cila ka karakteristika.6

Kur flasim për faktorët e edukimit të personalitetit, zakonisht, kemi parasysh familjen,

mikromjedisin social pedagogjik dhe shkollën. Faktori që është më i afërt me fëmijën është

familja, e cila mendohet se ndikon që në ditët e para të fëmijërisë që të zhvillohet

personaliteti. Jo vetëm ditët e para të fëmijërisë ndikojnë në formimin e personalitetit, por

edhe periudha e adoleshencës apo e rinisë ka ndikim në këtë proces, në të cilin fëmija kalon

në stadin e pavarësisë në mendime, në veprime në jetë, natyrisht paraqet një pavarësi

graduale e relative nga familja e prindërit.

Familja është bashkësi primare njerëzore, ku individi takohet me kushtet e jetës shoqërore,

të cilat ia përcaktojnë atij kornizën, në të cilën mund të zhvillohet ai person, ndërsa nga kjo

mund të themi se personaliteti njerëzor formohet në procesin e ndërveprimit shoqëror.7

Një faktor tjetër shumë i rëndësishëm, që kontribuon në zhvillimin e personalitetit është

shkolla. Shkolla përbën për fëmijën një mjedis të ri social. Nga pozicioni ynë i përgjithshëm

psikologjik ne vlerësojmë që në saje të marrëdhënieve dialektike që zhvillohen ndërmjet

subjektit dhe mjedisit të tij, ndërtohet personaliteti i një subjekti. Të ”shkosh në shkollë” do të

thotë të frekuentosh një mjedis të ri, të përdoresh dhe të zhvillosh aspekte të reja të

personalitetit. Në marrëdhëniet sociale të individit me individë të tjerë, të cilët nuk janë

bashkëmoshatarë të tij, zbulohen forma të reja të të mësuarit, personaliteti i individëve

pasurohet me përbërës të ri. Personaliteti zhvillohet në një shoqëri të vogël të strukturuar

sipas moshës së secilit fëmijë.8

6http://www.sa-kra.ch/mbi_personalitetin.htm7 Ma. Arben Hoti, Psikologji e personalitetit-Cikël leksionesh, Prishtinë, 1985, f. 22-24.8 Dava Pёrlala, Psikologjia e edukimit, Tiranё, 2008, f. 31-33.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI Osmanaj.pdf · Në këtë punim shtjellohet se si faktorët lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe formimin e personalitetit. Gjithashtu,

10

2.2. Faktorët kulturor

Secili mjedis shoqëror dhe ekonomik, secila bashkësi, secili komb ka kulturën e vet.

Ndërmjet mjedisit kulturor dhe tipareve të personalitetit ekziston një ndërlidhje e ngushtë.

Pjesëtarët e një mjedisi kulturor kanë veti të sjelljeve, qëndrimeve dhe vlerave sociale të

përbashkëta, sepse burojnë nga një mjedis kulturor, që ka zakone, tradita, qëndrime, vlera

sociale etj., që është karakteristikë për atë mjedis. Në mjedisin e caktuar kulturor zhvillohet

familja, shkollat e të gjitha niveleve, te të gjitha tipave, sikurse edhe institucionet e tjera

kulturore, ekonomike, sociale e fetare. Këto institucione kanë një themel kulturor, zakone,

tradita, vlera, që mbi të gjitha nga këtu fillon zhvillimi dhe formimi i personalitetit. Shumë

fise kanë sistem vlerash kulturore të përbashkëta, mirëpo arkeologët kanë argumentuar se

këto fise ndryshojnë nga njëri-tjetri nga tiparet e sjelljeve të pjesëtarëve të tyre.

Në mjediset me kultura të ndryshme formohen personalitete tiparesh të ndryshme, që janë

karakteristikë për mjedisin e caktuar. Ose secili mjedis kulturor riprodhon personalitete sipas

sistemit të vlerave kulturore të tij. Për këtë shkak zhvillimi dhe formimi i tipareve të

personalitetit mbështetet në një themel të përbashkët, pak a shumë të ngjashëm të zhvillimit

të sistemit të sjelljeve të caktuara kulturore.

Sistemi i përbashkët kulturor ka rregulla, parime dhe norma të veçanta të sjelljeve

kulturore të pjesëtarëve të tij dhe mbi to zhvillohen dhe formohen tiparet e personalitetit, që

përputhen kryesisht me kërkesat kulturore të mjedisit të tyre. Sistemi i vlerave kulturore të

një vendi përcakton pozitën dhe rolin e secilit individ në atë sistem, kurse pjesëtarët e asaj

shoqërie, të atij institucioni orvaten t'ia përcaktojnë pozitën dhe rolin e secilit individ sipas

aktivitetit konkret dhe vijueshmërisë së atij aktivitetit.9

9 Ma. Arben Hoti, Psikologji e personalitetit- Cikël leksionesh, Prishtinë, 1985, f. 29-31.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI Osmanaj.pdf · Në këtë punim shtjellohet se si faktorët lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe formimin e personalitetit. Gjithashtu,

11

3.Etapat e zhvillimit të personalitetit

Zhvillimi i personalitetit ndahet në katër etapa të cilat janë: etapa e fëmijërisë, etapa e

adoleshencës, etapa e pjekurisë dhe etapa e pjekurisë. Secila prej këtyre etapave ndryshon,

sepse ka të bëjë me moshë të ndryshme që nga lindja deri në vdekje.

3.1.Etapa e fëmijërisë

Etapa e zhvillimit të fëmijërisë shtrihet nga lindja e deri në moshën 13-15 vjeçare,

përkatësisht deri në moshën e pubertetit. Kjo periudhë shquhet me zhvillim të hovshëm

organik të fëmijës, është fazë e zhvillimit të shpejtuar organik, social, intelektual, emocional

dhe psikomotorik. Zhvillimi integral i individit në këtë moshë realizohet përmes një klime të

ngrohtë në familje. Gjatë periudhës së fëmijërisë zhvillimi i personalitetit është mjaft

dinamik.10

Studimet kanë treguar, se kushti më i mirë për zhvillimin e personalitetit të pjekur dhe të

shëndoshë, është qëndrimi i përzemërt dhe i ngrohtë i prindërve, por edhe njëfarë rigorozitetit

në evitimin e pasojave të pakënaqshme të reaksioneve te fëmijët. Moment tjetër i

rëndësishëm për zhvillimin e cilësive të personalitetit është fillimi i parë shkollor, që përbënë

një ndër bazat shumë të rëndësishme në zhvillimin e personalitetit dhe karakterit të

mëvonshëm të individit. Ardhja e fëmijës në shkollë, është ardhja në një rreth të ri, me

kërkesa të reja dhe me më shumë obligime, në të cilat ai duhet të gjendet, pasi ato ndryshojnë

dukshëm prej kërkesave familjare me të cilat ai është mësuar.11

Nga pikëpamja sociale, fëmija bëhet më pak i varur nga prindërit e tij dhe më shumë i

ndjeshëm ndaj moshatarëve. Zhvillimi kognitiv vazhdon të bëhet më shpejt, kur fëmija i

afrohet fundit të periudhës së fëmijërisë. Fëmijët përjetojnë ndikimin e fortë dhe madje

presionin e fëmijëve të tjerë të moshës së tyre. Nëse fëmijët e ndjejnë se moshatarët e tyre i

10www.Forumivirtual.net/psikologjia-60/zhvillimi-i-individit-n-p-r-etapa-453011http://www.sa-kra.ch/mbi_personalitetin.htm

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI Osmanaj.pdf · Në këtë punim shtjellohet se si faktorët lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe formimin e personalitetit. Gjithashtu,

12

duan ata do të kenë besim te vetja dhe do të përfshihen në më shumë sjellje pozitive. Por,

nëse ata refuzohen prej moshatarëve të tyre mund të bëhen agresiv dhe të padisiplinuar.12

3.2.Etapa e adoleshencës

Etapa e adoleshencës shtrihet nga mosha 13-22 të jetës së njeriut. Në këtë kohë individi

pëson ndryshime trupore, sociale dhe psikologjike të rëndësishme.13

Kjo periudhë karakterizohet me dy zhvillime të rëndësishme ato janë: zhvillimi fiziologjik

dhe ai social. Në zhvillimin fiziologjik kemi të bëjmë më rritjen e trupit, shtimin e peshës,

paraqitjen e karakteristikave seksuale dhe shumë kriza psikologjike shfaqën në këtë etapë. Në

zhvillimin social paraqiten interesime dhe qëndrime të reja mbi jetën, zhvillohet ndjenja e

vetëdijes dhe nevoja e pavarësimit si dhe formohen pikëpamje mbi çështjet e rëndësishme

shoqërore etj.

Një rol të veçantë në personalitetin e adoleshentit luan kryesisht familja, falë mënyrës së

komunikimit të vendosur mes prindërve dhe adoleshentit. Familja vazhdon të luajë rolin

primar në edukimin e adoleshentit. Ajo formon jo vetëm përfytyrimet fillestare për të mirë

dhe të keqën , por edhe për atë që lejohet e nuk lejohet mbi bazën e edukimit moral.14

Gjatë adoleshencës kalohet nëpër një sërë momentesh të rëndësishme fizike. Më i dukshmi

është vrulli i rritjes, një shtim i shpejtë i gjatësisë dhe peshës. Kjo periudhë karakterizohet jo

vetëm nga ndryshimet fizike të një trupi që zhvillohet, por edhe nga shumë ndryshime

kognitive dhe social-emocionale. Adoleshenca, në mënyrë të pashmangshme, shoqërohet

edhe me stres të madh, që lidhet me shkollën, familjen dhe moshatarët.15

Një nga burimet e tensionimit të adoleshentëve vjen nga fakti që ata piqen fizikisht dhe

seksualisht shumë vite përpara se ata të piqen në pikëpamje psikologjike dhe shumë më

përpara sesa koha kur bëhen të gatshëm financiarisht të përballojnë përgjegjësitë, që rrjedhin

nga martesa dhe rritja e fëmijëve. Për të kaluar veprimet specifike, shpesh bëhen kritik ndaj

12Terry F. Pettijohn, Psikologjia, Tiranё, 1996, fq.87.13Pajazit Nushi, Psikologjia e pёrgjithshme II, Prishtinё, 1999, f.143.14http://telegrafi.com/personaliteti-ne-moshё-e-adoleshences/15Charles G. Morris, Albert A. Maisto, Psikologjia shkenca e proceseve mendore dhe e sjelljes njerëzore,Tiranë, 2008, f. 331-332.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI Osmanaj.pdf · Në këtë punim shtjellohet se si faktorët lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe formimin e personalitetit. Gjithashtu,

13

njerëzve, veprimet e të cilëve vinë në kundërshtim me parimet e tyre. Adoleshentët

dëshirojnë të projektojnë një botë më të mirë dhe mendimi ua mundëson këtë gjë. Gjithashtu,

ata janë në gjendje të imagjinojnë një numër të madh perspektiva të mundshme për të

ardhmen e tyre dhe përpiqen të vendosin se cila është më e mira për ta.16

Për kapërcimin e kësaj etape, e cila është e mbushur me trauma e probleme të ndryshme

psikike e fizike dhe për marrjen e kahjes vendimtare drejt cilësive të qëndrueshme të

personalitetit ( qoftë pozitive, apo negative ), ndikim parësor luajnë: faktorët e fëmijërisë së

hershme, qëndrimet e prindërve dhe të edukatorëve, pikëpamjet dhe normat shoqërore, si dhe

shumë faktorë të tjerë social.17

3.3.Etapa e pjekurisë

Faza e pjekurisë së personalitetit shtrihet prej moshës 20-65 vjeçare. Kjo është koha e

stabilizimit të personalitetit, përkatësisht e organizimit të tipareve të tij në një "organizëm"

psikik të tërësishëm. Tash bota e brendshme e individit ka unitet, përjetohet si tërësi

përvojash e përjetimesh specifike. Pas moshës 20 vjeçare, integriteti dhe identiteti i

personalitetit me veçoritë individuale dhe me konsekuencën e sjelljeve të tij, zhvillohet më

tepër në mbështetje të raporteve sociale dhe ekonomike, sesa mbi bazën biologjike të

personalitetit.

Faza e pjekurisë së personalitetit përfshin kohën më të gjatë dhe më produktive të

individit. Në këtë fazë individi formon kuptimin e jetës, të vlerave dhe të detyrimeve të saj,

sidomos në fushën e ngritjes së përgjegjësisë ndaj detyrimeve individuale dhe familjare dhe

ndaj të tjerëve.18.

Pjekuria është koha e marrjes së vendimeve. Në këtë etapë bëhet edhe zgjedhja dhe

zgjidhja e problemeve më të rëndësishme për jetën e njeriut si: zgjedhja e profesionit,

formimi i koncepteve mbi jetën, martesa dhe krijimi i familjes, që ngrit ndjenjën e

16 Anita Wolfolk, Psikologji e edukimit, Tiranё, 2010, f. 39-7917http://www.sa-kra.ch/mbi_personalitetin.htm18Pajazit Nushi, Psikologjia e pёrgjithshme II, Prishtinё, 1999, f. 144.

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI Osmanaj.pdf · Në këtë punim shtjellohet se si faktorët lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe formimin e personalitetit. Gjithashtu,

14

përgjegjësisë dhe i jep jetës kuptim më serioz në vazhdimësinë e formimit të mëtejmë të

cilësive të qëndrueshme të personalitetit.19

Rreth moshës 40 vjeç, njerëzit evoluojnë suksesin e tyre në bazë të arritjes së qëllimeve të

parashtruar, qysh në pjekurinë e hershme. Duke kuptuar, që tani e tutje më shumë nga koha,

do të mbetet prapa sesa përpara, sepse ata i cilësojnë vitet e mbetura si një vlerë në rritje.20

Personaliteti "nuk përcaktohet" në kohën kur individi arrin pjekurinë e plotë fizike në

moshën e rritur. Si një i rritur, individi duhet të përballojë dhe të mësojë që t'ia dalë mbanë

me sukses në shumë situata, që kanë të ngjarë të ndikojnë në personalitetin e tij siç janë:

martesa, karriera profesionale, rritja e fëmijëve, pensioni si dhe perspektiva e pleqërisë dhe të

vdekurit.21

3.4.Etapa e pleqërisë

Etapa e fundit nëpër të cilën kalon personaliteti është etapa e pleqërisë. Koha e pleqërisë

sot përcaktohet në momentin e përjetimit të sintomave të ngadalësimit dhe të ngecjes në

reagime, sidomos të regresit në plotësimin e motiveve biologjike, sociale dhe psikologjike.

Gjatë kohës së pleqërisë, personaliteti pas moshës 65 vjeçare, pëson ndryshime fizike,

shëndetësore, sociale e psikike.

Ndër ndryshimet më të dallueshme në këtë etapë janë: funksionet intelektuale, të cilat

vijnë duke u dobësuar vazhdimisht, interesimet dhe motivet personale humbin gradualisht

fuqinë e tyre, ndërsa të mbajturit në mend dhe riprodhimi i pleqëve është në proces të

dobësimit të vazhdueshëm. Atyre më lehtë u kujtohen situatat e përjetuara në rini se sa

situatat e përjetuara para disa ditësh.22

Këtë etapë e karakterizon personaliteti i mbyllur. Këta persona ndjehen të vetmuar e

shpeshherë edhe të tepërt në familjet e tyre. Personat e tillë kanë nevojë për ndihmën e

19http://www.sa-kra.ch/mbi_personalitetin.htm20Laura E. Berk, Zhvillimi pёrgjatё jetёs,Tiranё, 2001, f. 143.21 Terry F. Pettijohn, Psikologjia, Tiranё, 1996, f. 101.22Pajazit Nushi, Psikologjia e pёrgjithshme II, Prishtinё, 1999, f. 145-146.

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI Osmanaj.pdf · Në këtë punim shtjellohet se si faktorët lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe formimin e personalitetit. Gjithashtu,

15

tjerëve, pothuajse të gjithë kanë probleme shëndetësore, harrojnë shpejt, ndërsa për këto arsye

nevojitet angazhim më i madhe i shoqërisë ndaj këtyre personave që t'i kalojnë sa më lehtë

ditët e pleqërisë.

Përvoja shumë e pasur që kanë nga jeta iu mundëson atyre që me sukses t'i plotësojnë

kërkesat që kanë. Shumë persona e kanë të vështirë këtë etapë për arsye të frikës nga

përfundimi i jetës. Individët, që i përkasin kësaj etape, duhet t'ia përshtatin veprimtarinë e

tyre zvogëlimit të vazhdueshëm të aftësive fizike dhe atyre psikike. Këtu bënë pjesë edhe

përgatitja për vdekjen, si një proces i natyrshëm. Më përfundimin e kësaj periudhe përfundon

cikli i përbashkët i zhvillimit të personalitetit.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI Osmanaj.pdf · Në këtë punim shtjellohet se si faktorët lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe formimin e personalitetit. Gjithashtu,

16

4.Temperamenti dhe tipat e tij

Temperamenti është aspekt i personalitetit, që është gjenetikisht i bazuar e i lindur përmes

të cilit paraqitet mënyra e mobilizimit të energjisë që një individ e ka në dispozicion. Kjo do

të thotë se temperamenti nuk kufizohet vetëm në mënyrën emocionale të reagimit, por edhe

në shpejtësinë, fuqinë dhe zgjatjen e reaksionit të individit në përgjithësi.23

Më çështjen e temperamentit të parët janë marrë grekët e vjetër. Filozofi dhe mjeku grek,

Hipokrati, i cili e ka bërë klasifikimin e parë të tipave të temperamentit, përshkrimin dhe

interpretimin e tyre.

Hipokrati mendonte se reagimet e njeriut janë të përcaktuara nga llojet e ndryshme të

lëngjeve në trupin e tij – gjaku, tëmthi i zi, tëmthi i verdhë dhe flegma. Kjo teori i prin po

kështu edhe vargut të teorive mbi tipat, sipas të cilave personaliteti varet nga konstitucioni

trupor dhe ai fizik. Ai mendonte se mënyra e përzierjes së lëngjeve varet se si do të jetë

temperamenti. Kjo përzierje është quajtur temperament që në latinisht kishte kuptimin

përzierje, masë e caktuar e gjërave të përziera.

Sipas Hipokratit temperamentet ndahen në katër tipa, të cilat janë: sanguinik, kolerik,

melankolik dhe flegmatik.

Tipi sanguinik i temperamentit është i qeshur dhe optimist, i këndshëm në shoqëri, komod

në punë. Sipas grekëve, tipi sanguin ka rezervë gjaku që nga latinishtja sangue kishte

kuptimin e gjakut. Sanguinët janë të ngrohtë, e të lagësht. Njerëzit sanguinë reagojnë shpejt,

ndjenjat e tyre nuk zgjasin shumë, ngaqë nuk janë të fuqishëm, por janë të qeshur, gazmorë,

karakterizohen nga reaksione të shpejta, janë të gjallë, kanë shumë nxitje, por frenim të mirë,

janë të gjindshëm për momentin, kanë intuitë të mirë, nuk mund t'i kesh miq përgjithmonë,

është i gatshëm të bëjë çdo gjë në çdo çast, por me karar, e marrin veten shpejt nga

përjetimet negative, janë optimist etj.

Tipi kolerik i temperamentit karakterizohet me fytyrë të zbehtë dhe muskuj të tensionuar.

Kolerikët janë tipa të ngrohtë dhe të thatë, shquhen për ndjenja të fuqishme, ndërmarrin

lehtësisht leksione, shpesh prekën, zemërohen e inatosen menjëherë. Karakterizohen nga

23Ma. Arben Hoti, Psikologji e personalitetit- Cikël leksionesh, Prishtinё, 1985, f. 88-90.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI Osmanaj.pdf · Në këtë punim shtjellohet se si faktorët lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe formimin e personalitetit. Gjithashtu,

17

reaksionet të shpeshta, të papritura dhe të fuqishme, kanë shumë nxitje, por frenim të

dobët,janë të papërmbajtur, shpesh kryejnë sjellje apo veprime jo racionale dhe futen në

grindje me të tjerët, janë impulsiv, etj

Tipi flegmatik i temperamentit karakterizohet nga ngadalësia, përtacia dhe trishtimi. Emri

vjen nga fjala jargë. Flegmatikët janë të ftohtë e të lagshtë. Fizikisht, këta njerëz mendohen të

jenë disi të ftohët. Nuk kanë shumë nxitje, por kanë frenim të mirë, janë tipa racional,

mendimi i tyre është mjaft është mjaft i argumentuar, janë të urtë, të mençur, gjakftohtë, jo

shumë të ndjeshëm, ndjenjat e të cilëve manifestohen me vështirësi, kanë vetëbesim të vetja,

karakterizohen nga reaksione të dobëta e të ngadalshme.

Tipi i fundit është tipi melankolik. Këta njerëz priren të jenë të trishtuar, madje të

depresuar dhe kanë vizion pesimist për jetën. Melankolikët mendohet të jenë të ftohët e të

thatë, nuk kanë nxitje dhe kanë frenim të dobët. Karakterizohen nga reaksione të rralla, të

ngadalshme, por të fuqishme dhe reagojnë rrallë, por në ato pak raste kanë ndjenja intensive

që zgjasin në kohë. Vendimet i marrin me vështirësi, nuk janë shumë të zhdërvjellët, ndjenjat

e tyre bartin pakënaqësi, pikëllim dhe brengosje, janë tipa të dobët, shpesh këtu bëjnë pjesë

ata njerëz që etiketohen nga shoqëria me shprehje si të tilla si: qyqe, rrezik, njeri i mirë etj.24

Tipologjia e Hipokratit mbeti aktuale një kohë të gjatë deri në ditët e sotme. Ekzistojnë

edhe klasifikime të tjera të temperamentit ndërmjet të cilave dallohen klasifikimi i Jungut, i

Kreçmerit dhe i Sheldonit. Këto klasifikime mbështetën edhe në njësitë e tjera të

personalitetit dhe jo vetëm në cilësitë e temperamentit. Për këtë arsye, ato konsiderohen

tipologji të personalitetit.

4.1.Tipologjia e Jungut

Sipas psikiatrit dhe psikologut zviceran Karl Jung, qeniet njerëzore mund të ndahen në dy

tipa: ekstravert dhe introvert.

24 Ma. Arben Hoti, Psikologji e personalitetit- Cikël leksionesh, Prishtinё, 1985, f. 88-91

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI Osmanaj.pdf · Në këtë punim shtjellohet se si faktorët lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe formimin e personalitetit. Gjithashtu,

18

Ekstravertët e drejtojnë vëmendjen ndaj botës së jashtme. Zakonisht janë të qetë, kanë

vetëbesim dhe kanë dëshirë të flasin. Kur hasin në vështirësi, për ndihmë, u drejtohet të

tjerëve.

Introvertët janë tipa të kundërt me ekstravertët. Ata më së shumti i kushtojnë rëndësi botës

së tyre personale, janë të mbyllur në vete, të matur dhe botën e shikojnë subjektivisht.

Jungu i ndan njerëzit në individ racional, që i rregullojnë veprimet e tyre në të menduar

dhe në të ndjerë dhe individë irracional, që i bazojnë veprimet e tyre mbi perceptimet, qoftë

nëpërmjet shqisave ( ndijimit ) ose nëpërmjet proceseve të pavetëdijshme ( intuita ).

Shumica e njerëzve i shprehin katër funksionet psikologjike: të menduarit, të ndjerit,

ndjesinë, dhe intuitën. Njëra nga këto funksione, sipas Jungut, zakonisht mbetet

mbizotëruese. Personi që mendon që është racional dhe logjik vendos në bazë të fakteve.

Personi që ndjen është i ndjeshëm ndaj mjedisit rrethues, vepron me takt dhe ka ndjesi të

ekuilibruar vlerash. Tipi ndjesor bazohet kryesisht në perceptime sipërfaqësore dhe rallë

përdorë imagjinatën apo kuptimin më të thellë të gjërave. Tipi i fundit është tipi intuitiv. Ky

tip sheh përtej zgjidhjeve dhe fakteve të dukshme, për të parë mundësitë e ardhshme. Jungu

mendonte se zhvillimi psikik arrin pjekjen vetëm gjatë moshës së mesme.25

4.2.Tipologjia e Kreçmerit

Psikiatri gjerman Kreçmer, personalitetin e paraqet në lidhje të ngushtë me konstitucionin

trupore. Ai thotë se sipas ndërtimit trupor i takojnë tre tipa: piknik, atlet dhe leptosom.

Individët e tipit piknik janë të shkurtër, të trashë, rrumbullakë dhe barkmëdhenj. Të tipi atlet

dallohet kraharori i gjerë, muskujt e zhvilluar, eshtrat e gjerë. Tipi leptosom është i gjatë, i

dobët, me kraharor të ngushtë, gjymtyrë të gjata e të dobëta.

Gjithashtu ai përmend edhe dy tipa psikologjik: tipin skizotim dhe ciklotimi. Tipi

skizotim është i izoluar, preferon vetminë, është i tërhequr, ngacmohet lehtë, tenton ta mbaj

ndonjë ide me këmbëngulje dhe në mënyrë fanatike. Ndaj të tjerëve është i ftohtë, thumbues

dhe ironik.

25Charles G. Morris, Albert A. Maisto, Psikologjia shkenca e proceseve mendore dhe e sjelljes njerëzore,Tiranё, 2008, f. 360.

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI Osmanaj.pdf · Në këtë punim shtjellohet se si faktorët lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe formimin e personalitetit. Gjithashtu,

19

Ndërsa tipi ciklotim vë kontakte të shpeshta me të tjerët, interesohet për ngjarjet në

ambient, është i hapur, ka qëndrim miqësor, është i hareshëm, praktik dhe e preferon

humorin.

4.3.Tipologjia e Sheldonit

Psikologu amerikan Sheldon tipologjinë e vet e ka mbështetur në karakteristika trupore

njëjtë ashtu sikurse edhe Kreçmeri. Sheldoni dallon tri grupe karakteristika trupore:

komponentin endomorf, mezomorf dhe ektomorf.

Të individët endomorf dominojnë këta komponentë: janë të trashë, pjesa barkore dominon

mbi gjoks, trupin e kanë të rrumbullakët dhe të butë, gjymtyrët e holla dhe të dobëta, muskujt

e pazhvilluar. Njerëzit mezomorf i kanë këto karakteristika: kanë muskujt dhe eshtrat e

zhvilluar, kraharorin e gjerë, trupin e fortë dhe janë plot energji fizike. Ndërsa tipat ektomorf

dallohen me muskuj të pazhvilluar, trup të dobët dhe delikat, gjymtyrë të gjata, sistem nervor

dhe shqisa të zhvilluara.

Në bazë të disa analizave ai kishte ardhur në përfundim se mund të flitet për tri

komponentë të temperamentit: viscerotonik, somatotonik dhe cerebrotonik.

Temperamentin viscerotonik e karakterizon një stabilitet i përgjithshëm, dëshira për t'u

shoqëruar, dëshirë të madhe për ushqim, qëndrim të butë dhe ngrohtësi ndaj njerëzve.

Temperamenti somatotonik dallohet me një aktivitet të theksuar muskulor dhe fizik,

qëndrueshmëri trupore, etj

Temperamenti cerebrontonik i ka këto cilësi: shmangien nga aktiviteti dhe lëvizje, dëshirë

për të qëndruar vetëm, ndjeshmërinë emocionale, ikjen nga shoqëria dhe nga zhurma etj.26

26 Dr. Neki Juniku, Kaptina nga psikologjia, Prishtinё, 2015, f. 187-190.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI Osmanaj.pdf · Në këtë punim shtjellohet se si faktorët lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe formimin e personalitetit. Gjithashtu,

20

5.Karakteri

Një karakteristikë tjetër e personalitetit të njeriut është edhe karakteri. Karakteri paraqet

organizmin e ndërlikuar psikik të cilësive, gjendjeve dhe proceseve të shumëllojshme psikike,

të cilat pasqyrojnë sjelljen e personalitetit. Paraqet bërthamën psikike të personalitetit. Fjala

karakter vjen nga greqishtja, që do të thotë vulë ose simbol, sipas të cilës njeriu konkret

dallohet prej të tjerëve. Karakteri pasqyron aspektin moral dhe të vullnetshëm të sjelljes së

njeriut dhe nënkupton cilësinë e vullnetshme të njeriut dhe atë kur paraqesim veprim të

vetëdijshëm të tij, që janë në përputhje me parimet dhe botëkuptimet morale të shoqërisë në

të cilën jetojmë.

Për këtë arsye mund të themi se karakteri përfshin dispozitat për të ashtuquajturën sjelljen

morale të njerëzve, ndërsa cilësitë e karakterit duhet të përfshijnë edhe motive, qëndrime dhe

vlerat e tij sociale. Zhvillimi i personalitetit paraqet, para së gjithash, procesin e formimit dhe

zhvillimit të karakterit të tij.

Te fëmija i vogël karakteri ende nuk është i formuar, mirëpo nën ndikimin e rrethit

familjar fillojnë të paraqiten tiparet themelore të tij siç janë: kureshtja, qëndrueshmëria dhe

disiplina, të cilat fillojnë të zhvillohen edhe më shumë me kontaktet më rrethin, shoqërinë. Në

shkollë zhvillohen dijenitë, mësohet qëndrimi ndaj njerëzve të tjerë dhe ndaj punës. Në

moshë pak më të madhe mësohet qëndrimi ndaj vetes, ndërtohet vetëdisiplina dhe forcohen

tiparet e karakterit nëpërmjet vetedukimit, formohen intereset dhe qëndrimet duke krijuar

idealet dhe ndjenjat moral te njeriut.27

Karakteri formohet gjatë jetës dhe shpreh rrugën e jetës, rrethanat, kushtet dhe mënyrën e

jetës së njeriut. Njeriu nuk lind sa përtac, as egoist, as mendjemadh, etj, por ai bëhet i tillë si

rezultat i ndikimeve që ushtrojnë mbi të shkolla, familja, shoqëria, ose të gjitha së bashku,

sepse njeriu nuk është qenie aktive, që u kundërvihet kushteve dhe rrethanave, por është

qenie aktive që u kundërvihet kushteve jo të favorshme dhe i shndërron këto kushte të

favorshme. Pra, ai është edhe objekt edhe subjekt i këtij edukimi.

Sikurse të gjitha fenomenet e tjera psikike edhe karakteri e ka bazën e vetë psikologjike.

Bazën fiziologjike të karakterit e përbëjnë sistemet e ndërlikuara të përkohshme nervore, që

27https://durreslajm.al/blog/ndikimi-i-shoq%C3%ABris%AB-n%C3%AB-karakterin-e-individit

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI Osmanaj.pdf · Në këtë punim shtjellohet se si faktorët lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe formimin e personalitetit. Gjithashtu,

21

ndikojnë thellësisht në formimin e tipareve të karakterit dhe në qëndrueshmërinë e tyre. Në

jetë vihen re këto tipa karakteresh: karaktere të forta dhe të dobëta, kontradiktorë dhe jo

kontradiktorë, të përcaktuar dhe të papërcaktuar.28

Individi, që ka vullnet të formësuar, thuhet se ka karakter. Nëse te një individ mungon ana

morale, nëse ai nuk ka kurrfarë parimesh morale pozitive, atëherë është fjala për një njeri pa

orientim moral, njeri i veprimit momental.

Në anën tjetër, nëse tek individi nuk hasim një vullnet të formësuar ( qëndrueshmëri,

vendosmëri, konsekuencë në sjellje), atëherë ai individ, ndonëse mund të ketë parime

pozitive morale, ato parime nuk mund t'i sendërtojë në praktikë, prandaj nuk mund të themi

se ka karakter të formuar.

Vlerësimin e karakterit e bëjmë duke u nisur nga zgjedhjet dhe vendimet që i merr individi

në rastet kur veprimet e tij ndikojnë në mirëqenien e të tjerëve. Individi me karakter bën

veprime të atilla, që shkojnë në të mirë të të tjerëve, si dhe në të mirë të vetes.29

28https://zbulime.wordpress.com/2012/02/05personaliteti-dhe-tipet-e-tij/29 Dr. Neki Juniku, Kaptina nga psikologjia, Prishtinё, 2015, f. 191.

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI Osmanaj.pdf · Në këtë punim shtjellohet se si faktorët lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe formimin e personalitetit. Gjithashtu,

22

Përfundim

Çdo ditë ne përballemi me tipa të ndryshëm që dallojnë nga njëri-tjetri. Ajo që e bën çdo

individ të ndryshëm ” unik” nga individët e tjerë është personaliteti. Sikurse të gjitha

funksionet psikike edhe personaliteti e ka bazën e vet biologjike, sepse çdo njeri lind me

karakteristika trashëguese të caktuara. Faktorët biologjik janë vetëm bazë e nevojshme për

zhvillimin e personalitetit, por faktorët që luajnë rol përfundimtar në zhvillimin dhe formimin

e personalitetit janë faktorët e rrethit, faktorët social, faktorët kulturor, etj.

Rëndësi të veçantë kanë ditët e para të fëmijërisë, mënyra se sa i ofrohet dashuri,

ngrohtësi, inkurajim nga mjedisi që e rrethon etj. Personaliteti zhvillohet dhe formohet nga të

mësuarit dhe pjekuria. Psikologët e konsiderojnë personalitetin si produkt të të mësuarit, të

pjekurisë dhe të ndikimit të faktorëve social. Në faktorët social hynë: trashëgimia sociale,

traditat, zakonet e mjedisit sociokulturor, familja, shkolla e shumë të tjerë. Roli i ndikimit të

mjedisit sociokulturor në zhvillimin dhe në formimin e personalitetit dhe përvetësimi i

mënyrës së sjelljeve karakteristike për mjediset e ndryshme me anën e të mësuarit është i

rëndësishëm, por ky faktor nuk është në gjendje t'i shpjegojë ndryshimet individuale në tipare

dhe në sjellje të individëve te të njëjtit mjedis social e kulturor.

Familja është kontakti i parë që merr një fëmijë, si dhe është institucioni bazë ku

realizohet formimi i adoleshentit. Ngrohtësia që i jepet një fëmije dhe ngrohtësia prindërore

me fëmijën luan një rol shumë të madh në zhvillimin e një personaliteti sa më të shëndosh.

Thuhet se një fidan i shëndosh i ka të gjitha gjasat që të jetë një pemë e shëndoshë, prandaj

është nevojë e veçantë, që sidomos prindërit, të kenë kujdes gjatë edukimit të fëmijëve të

tyre, sepse fëmijët bazën e shëndosh të edukimit e marrin në fëmijëri. Nga përmbushja e

nevojave themelore, që shfaqen që në lindjen e fëmijës, fillon zhvillimi i ndjenjës së sigurisë

dhe i ndjenjës së përkatësisë ndaj rrethit familjar social.

Çdo person që jeton, kalon edhe nëpër etapat e zhvillimit të personalitetit. Secila etapë lë

një vulë të veçantë në strukturën e personalitetit, në sjelljet karakteristike, në zhvillimin dhe

formimin e tij. Zhvillimi fizik i trupit të njeriut, sikurse edhe zhvillimi psikik i tij, nuk janë

gjithmonë tregues i pjekurisë së një individi, as i pjekurisë së tipareve të veçanta dhe i

organizmit të tyre në integritetin e personalitetit të njeriut.

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI Osmanaj.pdf · Në këtë punim shtjellohet se si faktorët lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe formimin e personalitetit. Gjithashtu,

23

Ajo çka e bën një personalitet të veçantë është edhe natyra e qenies njerëzore në të cilën

bëjnë pjesë temperamenti dhe karakteri, të cilat i kam shtjelluar në këtë punim.

Temperamenti është aspekt i personaliteti, i cili

gjenetikisht është i bazuar e i lindur përmes së cilit paraqitet energjia, të cilën një individ e ka

në dispozicion. Temperamenti nuk ka të bëjë vetëm më mënyrën emocionale të reagimit, por

ka të bëjë edhe me shpejtësinë, fuqinë dhe zgjatjen e reaksioneve të individit në mënyrë të

përgjithshme. Ndërsa karakteri ka të bëjë me qëndrimin, cilësitë, tiparet e individit dhe anën

morale që e shpreh me vullnetin e tij. Një person që nuk i ndryshon fjalët, që bën vepra të

mira... konsiderohet një person me karakter të mirë dhe të fortë, ndërsa ata që japin një

mendim dhe pas disa minutave e ndryshojnë atë dhe nuk mund t'i qëndrojnë asnjë mendimi

mbrapa, konsiderohen individë me karakter të dobët ose pa karakter fare.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI Osmanaj.pdf · Në këtë punim shtjellohet se si faktorët lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe formimin e personalitetit. Gjithashtu,

24

Literatura

Berk E. Laura, Zhvillimi përgjatë jetës, Tiranë, 2001

Boeree George, Teoritë e personalitetit, Tiranë, 2004

Hoti Arben, Psikologji e personalitetit – Cikël leksionesh, Prishtinë, 19854.

Juniku Neki, Kaptina nga psikologjia, Prishtinë, 2015

Morris G. Charles, Maisto A. Albert, Psikologjia shkenca e proceseve mendore dhe e sjelljes

njerëzore, Qendra për Arsim Demokratikë, Tiranë, 2008

Nushi Pajazit, Psikologjia e përgjithshme II, Prishtinë, 1999

Pettijohn T.Terry, Psikologjia, Tiranë, 1996

Përlala Dava, Psikologjia e edukimit, Tiranë, 2008

QTKA, Mësimdhënia me në qendër nxënësin, Tiranë, 2005

WoolfokAnita, Psikologjia e edukimit, Tiranë, 2011

Burime nga interneti

https://durreslajm.al/blog/ndikimi-i-shoq%C3%ABris%AB-n%C3%AB-karakterin-e-

individit

www.Forumivirtual.net/psikologjia-60/zhvillimi-i-individit-n-p-r-etapa-4530

http://mobile.ikub.al/Femra/Mbi-personalitetin-1005180071.aspx

http://telegrafi.com/personaliteti-ne-moshё-e-adoleshences/

http://www.sa-kra.ch/mbi_personalitetin.htm

https://zbulime.wordpress.com/2012/02/05personaliteti-dhe-tipet-e-tij/

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI Osmanaj.pdf · Në këtë punim shtjellohet se si faktorët lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe formimin e personalitetit. Gjithashtu,

25