38
VJETARI UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës [email protected]

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

VJETARI

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

Page 2: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

PËRMBAJTJA

FJALA E REKTORIT 4KOSOVA 5PRISHTINA 5UNIVERSITETI I PRISHTINËS 6RANGIMI 7NJËSITË AKADEMIKE 8STUDIMET NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS 14UNIVERSITETI I PRISHTINËS NË NUMRA 15DIPLOMIMI 16MOBILITETI - ZMJ 17KËRKIMI SHKENCOR - ZKPS 18VENTURE UP 19QENDRA E INOVACIONIT DHE NDËRMARRËSISË NË UP 20QENDRA PËR ENERGJI DHE QËNDRUESHMËRI 20ZYRA E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT 21QENDRA PËR PËRSOSMËRI NË MËSIMDHËNIE – QPM 22QEBDRA PËR ZHVILIM TË KARRIERËS 23RRJETI ALUMNI 23ARRITJET SHKENCORE 24ARRITJET ARTISTIKE 26ARRITJET E JURIDIKUT 27ARRITJET E EDUKIMIT 27DIPLOMIMI I PARË NË PROGRAM ANGLISHT NË UP 28KONFERENCAT 29SEMINARI NDËRKOMBËTAR PËR GJUHËN, LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE 33KOSLIFT 33ARRITJET SPORTIVE 34URBAN FARM 2019 35PROJEKTI “ZHVILLIMI I KAPACITETEVE PËR KONTROLLIN E NDOTJES SË AJRIT PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS” 35PROJEKTI TE PEMA 36PROJEKTI KARROCA ELEKTRIKE 36

Page 3: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

3

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës

www.uni-pr.edu

[email protected]

+383 38 244 183

+383 38 244 187

Realizimi: Zyra për Kërkime dhe Projekte të Sponsorizuara

Ballina: Bind Reka

Page 4: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

FJALA E REKTORIT

4

Të dashur studentë,Të nderuar kolegë,

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është institucioni më i madh i arsimit të lartë në vendin tonë, i cili që ngathemelimi ka bartur mbi vete barrën kryesore të edukimit dhe zhvillimit të shoqërisë kosovare. Nëse dje Universiteti iPrishtinës ishte jo vetëm vatër e dijes, por edhe ikonë e shtetndërtimit të Kosovës, tani ai ka para vetes misioninparësor të edukimit të qëndrueshëm dhe cilësor të gjeneratës së re, në funksion të zhvillimit dhe të forcimit të shtetittë Kosovës.

Aktualisht, UP-ja është institucioni më i madh i arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, me 42.006 studentë, mbi1.000 pjesëtarë të stafit akademik dhe me afro 350 pjesëtarë të stafit administrativ, të akomoduar në 13 njësiakademike. Viti 2018 qe vit suksesi për ne. Ky vit ka shkruar me shkronja të theksuara në historikun tonë ngritjen mëtë madhe të rangimit botëror të Webometrics, duke u ranguar në vendin e 2668-të në botë dhe duke ritheksuar faktinqë UP-ja është institucioni lider i arsimit të lartë kudo që flitet shqip. Po ashtu, UP-ja këtë vit hyri në rangimin e databazës Scimago, duke qenë kështu institucioni i vetëm shqipfolës pjesë e kësaj rangliste. Gjatë këtij viti, qendratdhe zyrat që themeluam në më pak se gjysmë-dekadën e fundit, shënuan suksese të dukshme. Inovacioni, mësimdhënia dhe ndërkombëtarizimi lulëzuan si kurrë më parë. I tërë ky sukses është arritur duke u bazuar në vleratthemelore të arsimit të lartë, siç janë: integriteti, qasja e barabartë për të gjithë, llogaridhënia, liria akademike, transparenca, përgjegjësia dhe përgjegjësia sociale.

Të dashurit e mi, ky vjetar është përgatitur për t’ju informuar më shumë për këto zhvillime. Prandaj, ju lus që ta shfletoni, e gjatë shfletimit të tij rikujtoni që ky universitet nuk simbolizon vetëm folenë e dijes dhe arsimit, porUniversiteti i Prishtinës, për secilin nga ne, përfaqëson vlerat tona kombëtare, qëndresën dhe fuqinë studentore, vetëhistorinë e ekzistencës sonë. E kaluara dhe e ardhmja e Kosovës lidhen me këtë institucion. Më lejoni t’ju siguroj se menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës, në këtë rrugëtim, është shumë i përkushtuar për të arritur rezultate tëkrahasueshme në nivel ndërkombëtar, si dhe të kontribuojë në zhvillimin socio-ekonomik të Republikës së Kosovës. Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim të transformimit të arsimit të lartë dhe shoqërisë sonë!

I juaji,Prof. Dr. Marjan Dema, rektor

Page 5: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

Letërnjoftimi i KosovësEmri Republika e Kosovës

Festa shtetërore 17 Shkurt, Dita e Pavarësisë

Rajoni Evropa Juglindore

Koordinatat gjeografike 42° 40' N and 21° 9' E

Rregullimi kushtetuesRepublikë demokratike, shoqëri multietnike, shtetlaik.

Numri i banorëve 1.798.506Emërtimi i banorëve Kosovarë

EtnitëShqiptarë, serbë, boshnjakë, turq, romë, ashkali.

GjuhëtShqipe (zyrtare), serbe(zyrtare), boshnjake, turke,rome.

ReligjionetMuslimanë, ortodoksë, katolikë

Sipërfaqja 10.905 km2

Vendbanimet 1,469Komunat 38

Kryeqyteti Prishtina

Qytetet kryesorePrizreni, Peja, Ferizaj, Gjilani, Mitrovica, Gjakova

Dendësia e popullsisë 164,92 banor km2

Jetëgjatësia 76.7 vjetNumri i studentëve 110,137

Norma e alfabetizmit 96.15 %BPV2018 7,893 milionë USD (IMF)

BPV për kokë banori2018 4,324 USD (IMF)

Indeksi i Kostos së Jetesës25.98 (më i ulëti në Evropë;NUMBEO)

Valuta EuroZona kohore UTC+1(CEST)

Kodi telefonik +383Kodi i internetit .xk

Kosova është shteti më i ri me popullsinë më të re nëEvropë. Kosova është vendi i nëntë më i vogël evropianpër nga sipërfaqja me 10.905 km² dhe vendi i 151-të nëbotë për nga numri i popullsisë me rreth 1,8 milionbanorë. Dita e pavarësisë e Kosovës është 17 Shkurti2008. Mediana e moshës së kosovarëve është 29.6 vjeçqë është për 13.3 vjet më e re se popullsia e BashkimitEvropian.

KOSOVA

Prishtina është kryeqyteti dhe qendra administrative,ekonomike e kulturore e Kosovës. Prishtina përmendetsi qendër me rëndësi që nga mesjeta, ndërsa në vitin1947 e merr statusin e kryeqendrës së Kosovës. NëPrishtinë jetojnë 211,755 banorë. Në Prishtinë janë tëvendosura institucionet kryesore të Kosovës. Prishtinaështë shtëpia e Universitetit të Prishtinës.

PRISHTINA

5

Page 6: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

Universiteti i Prishtinës është institucioni më i rëndësishëm arsimor, shkencor dhe kulturor në Kosovë.Universiteti i Prishtinës është themeluar më 15 Shkurt 1970. Rektori i parë i universitetit ka qenë Prof. Dr.Dervish Rozhaja. Në përbërje të Universitetit të Prishtinës të posathemeluar ishin këto fakultete: FakultetiFilozofik, Fakulteti Juridiko-Ekonomik, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Mjekësisë.

Deri në vitin 2010, Universiteti i Prishtinës ka qenë universiteti i vetëm në vend, ndërsa sot mbetetuniversiteti më i madh për nga numri i programeve të studimit dhe numri i studentëve. Prej vitit 2012, njihetsi Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, në nderim të figurës së patriotit, diplomatit dhe aktivistit tëshkollimit shqip.

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

6

Page 7: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

RANGIMI

Universiteti i Prishtinës ështëranguar në vendin e 713-të nga5637 institucionet e përfshira nërangim, ndërkaq zë vendin e 125-të nga të gjitha universitetet eranguara të Evropës Lindore,sipas Scimago UniversityRanking.

Universiteti i Prishtinës ështëranguar në QS World UniversityRankings, njëra nga tri rangimet euniversiteteve më me ndikim nëbotë. Në klasifikimin përEmerging Europe and CentralAsia (EECA), Universiteti iPrishtinës rangohet në pozitat251- 300.

Universiteti i Prishtinës prejJanarit 2019 është i ranguar nëpozitën 2668 sipas WebometricsUniversity Ranking, ku janë tëpërfshira mbi 12 mijë universitetebotërore. Në Google Scholarjanë të cituara punimet shkencoretë 287 profesorëve dheasistentëve të Universitetit tëPrishtinës

7

Page 8: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

Në Universitetin e Prishtinës janë trembëdhjetë njësi akademike:

Fakulteti Filozofik (9)Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (11)Fakulteti i Filologjisë (10)Fakulteti Juridik (3)Fakulteti Ekonomik (3)Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe ArkitekturësFakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe KompjuterikeFakulteti i Inxhinierisë MekanikeFakulteti i MjekësisëFakulteti i Arteve (2)Fakulteti i Bujqësisë dhe VeterinarisëFakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit (8)Fakulteti i Edukimit (4)

NJËSITË AKADEMIKE

Rektorati i Universitetit të Prishtinës (1)Biblioteka Kombëtare (5)Galeria e Arteve (6)Instituti Albanologjik (12)Administrata Qendrore (14)

Page 9: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

Fakulteti i FilozofikPunë Sociale (BA)Shkenca Politike (BA)Psikologji (BA)Integrime Evropiane dhe Administratë Publike (BA)Sociologji (BA, MA)Filozofi (BA, MA)Histori (BA, PhD)Histori Koha e Re (MA)Psikologji Shkollore dhe Këshillim (MA)Antropologji (MA)

Fakulteti i Shkencave Matematikore – NatyroreKimi Inxhinierike (BSc)

Shkenca Kompjuterike (BSc)Matematikë Financiare në Banka dhe Sigurime (BSc)

Biologji (BSc)Fizikë (BSc, MSc)

Matematikë (BSc, MSc)Ekologji dhe Mbrojtje e Mjedisit (BSc, MSc)

Gjeografi (BSc, MSc)Kimi Organike (MSc)

Kimi Fizike dhe Inorganike (MSc)Kimi Analitike dhe Mjedis (MSc)

Kimi (BSc, PhD)Biologji e Organizmave dhe Ekologji (PhD)

Fakulteti i FilologjisëGazetari (BA)Gjuhë dhe Letërsi Frënge (BA)Orientalistikë (BA)Gjuhë dhe Letërsi Turke (BA)Gjuhë Shqipe (BA, MA)Letërsi Shqipe (BA, MA)Gjuhë dhe Letërsi Angleze (BA, MA)Gjuhë dhe Letërsi Gjermane (BA, MA)Gjuhësi (PhD)Letërsi (PhD)

9

Page 10: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

Fakulteti JuridikJuridik (LLB)

Kontrata dhe e Drejta Komerciale (LLM)E Drejta Penale (LLM)

E Drejta Kushtetuese Administrative (LLM)E Drejta Financiare (LLM)

E Drejta Civile dhe Pronësore (LLM)E Drejta Ndërkombëtare (LLM)

E Drejta Ndërkombëtare (Dr.SC.)E Drejta Kushtetuese dhe Administrative (Dr.Sc)

Fakulteti EkonomikBanka, Financa dhe Kontabilitet (BA, MA, PhD)Menaxhment dhe Informatikë (BA, MA, PhD)Marketing (BA, MA, PhD)Kontabilitet (BA)Ekonomiks (BA, MA, PhD)Applied Economics and Management (BA)Economy (në gjuhën angleze) (PhD)

Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe ArkitekturësInxhinieri e Ambientit (BSc)

Konstruktiv (BSc, MSc)Hidroteknikë (BSc, MSc)

Gjeodezi (BSc, MSc)Arkitekturë (MSc)

Efiçenca e Energjisë (Master profesional)

10

Page 11: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe KompjuterikeAutomatikë e Kompjuterizuar & Robotikë (BSc)Elektroenergjetikë (BSc)Elektronikë (BSc)Elektronikë (BSc)Inxhineria Kompjuterike (BSc, MSc)Telekomunikacion (BSc, MSc)

Fakulteti i Inxhinierisë MekanikeInxhinieria Industriale dhe Menaxhmenti (BSc)

Prodhimtari dhe Automatizim (BSc)Konstruksione dhe Mekanizim (BSc)

Komunikacion dhe Transport (BSc)Mekatronikë (BSc, MSc)

Komunikacion Rrugor (MSc)Termoenergjetika dhe Energjia e Ripërtërishme (MSc)

Prodhimtari dhe Inxhinieri Indrustriale me Menaxhment (MSc)

Fakulteti i MjekësisëInfermieri (BSc)Fizioterapi (BSc)Edukimi në Kujdesin Shëndetësor (MSc)Farmaci (MPH (i integruar))Stomatologji (Dr.Dent. (i integruar), PhD)Mjekësi e Përgjithshme (Dr.Med (i integruar))Biomjekësi Eksperimentale (PhD)Mjekësi Klinike (PhD)Shëndeti Publik (PhD)Mjekësi Paraklinike (PhD)

11

Page 12: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

Fakulteti i ArteveAktrim (BA, MA)

Artet Aplikative (BA, MA)Muzikë (BMus, MMus)

Muzikë në Performim (BMus, MMus)Dramaturgji (BA, MA)

Regji Filmi dhe Televizioni (BA)Dizajn Skene dhe Kostumografi (BA, MA)

Regji Teatri (BA, MA)Artet Vizuele (BA, MA)

Fakulteti i Bujqësisë dhe veterinësEkonomia Bujqësore (BSc)Teknologji Ushqimore me Bioteknologji (BSc)Prodhimtaria Bimore (BSc)Ekonomia e Bujqësisë dhe Ushqimit (MSc)Shkencat e Aplikuara ne Zootekni (MSc)Menaxhimi I Biznesit ne Zootekni (BSc)Lavërtari me Perimtari (MSc)Mbrojtje e Bimëve – Fitomedicinë (MSc)Pemëtari me Vreshtari (MSc)Mjekësi Veterinare (DVM (Integrated))

Fakulteti i Shkencave SportiveEdukim Fizik dhe Sport (BA, MA)

Trajner Sportiv (MA)Fakulteti i EdukimitPedagogji e Përgjithshme (BA)Programi Parashkollor (BA)Programi Fillor (BA)Udhëheqja në Arsim (MA)Master i Edukim Inkluziv (MA)Master i Pedagogjisë për Shkolla Profesionale (MA)Master i Mësimdhënies Lëndore (MA)Mësimdhënia dhe Kurrikulat (MA)Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (Master Profesional)Pedagogji (MSc)Edukim (PhD)

12

Page 13: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

147 programe të studimit

Nivelet e studimitNumri i

programeveVitet e studimit Kreditë - ECTS Titulli

Bachelor 653 180 ECTS BSc

BA4 240 ECTS

Master 65

1 60 ECTS MSc MA2 120 ECTS

1 90 ECTSMA

4 240 ECTS

5 300 ECTS MSc

Doktoratë 17

3 180 ECTS PhD

6 360 ECTSDr. Dent. Dr. Med.

13

Page 14: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

STUDIMET NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS

14

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina“ organizon studimet nëpajtim me programet ekzistuese të studimit gjatë vitit akademik,i cili zgjatë 12 muaj.

Viti akademik fillon me 1 Tetor dhe mbaron me 30 Shtator.Periudha aktive e studimeve (ligjërata, ushtrime, seminare, teste,punë praktike etj) është e ndarë në dy semestra.

Kalendari akademikKorrik Provimi pranues për bachelorKorrik Universiteti Ndërkombëtar Veror - PISU

Shtator Regjistrimi i studentëve në administratëShtator Provimi pranues për master1’ Tetor Dita e Orientimit për studentët e rinj1’ Tetor Fillimi i vitit akademik (semestri dimëror)15 Janar Mbarimi i ligjëratave (semestri dimëror)

15 Shkurt Dita e Universitetit të Prishtinës16 Shkurt Fillimi i ligjëratave (semestri veror)

31 Maj Mbarimi i ligjëratave30 Shtator Mbarimi i vitit akademik

Page 15: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

UNIVERSITETI I PRISHTINËS NË NUMRA

NjësitëStafiakademik

Stafiadministrativ

Studentëaktualë

Fakulteti Filozofik 58 18 3059

Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore 105 28 2841

Fakulteti i Filologjisë 101 14 2541

Fakulteti Juridik 56 20 6024

Fakulteti Ekonomik 63 20 8095

Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës 89 11 2329

Fakulteti i Inxhinierisë Elektronike dhe Kompjuterike 37 13 1801

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike 40 11 1281

Fakulteti i Mjekësisë 252 25 3322

Fakulteti i Arteve 161 12 828

Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë 45 19 1652

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit 23 8 832

Fakulteti i Edukimit 57 12 3380

Administrata Qendrore 301

Gjithsej 1087 512 37985

15

Page 16: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

DIPLOMIMI

Njësia Akademike Bachelor Master DoktoraturëFakulteti Filozofik 526 218 4

Fakulteti i Shkencave Matematikore-Natyrore 509 48 1Fakulteti i Filologjisë 395 216 3

Fakulteti Juridik 704 404 7Fakulteti Ekonomik 1049 356 7

Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës 186 107 0Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike 156 45 0

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike 224 91 0Fakulteti i Mjekësisë 249 369 10

Fakulteti i Arteve 143 10 0Fakulteti i Bujqësise dhe Veterinarisë 158 35 0

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit 82 33 0Fakulteti i Edukimit 786 151 0

Gjithsej 5167 2083 32

Gjatë vitit 2018 në Unviersitetin e Prishtinës kanë diplomuar 7282 studentë në të tri nivelet e studimit.

16

Page 17: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

Zyra për marrëdhënie me jashtë (ZMJ) luan rol kyç nëndërkombëtarizimin e Universitetit të Prishtinës. Duke pasurparasysh që të gjitha projektet dhe marrëveshjet ndërkombëtare tëmobilitetit për të trembëdhjetë (13) njësitë akademike të UP-së menaxhohen nga ZMJ.

Në kuadër të programit Erasmus+, Universiteti i Prishtinës ka tënënshkruar mbi 80 marrëveshje ndër-institucionale dhe çdo vitshkëmben studentë dhe staf nga fushat e ndryshme në universiteteevropiane. Gjatë vitit 2018 janë nënshkruar rreth 46 marrëveshje meinstitucione të ndryshme vendore, ndërkombëtare dhe rajonale.

Në semestrin pranveror 2019 rreth nëntëdhjetë (90) studentë ngaUniversiteti i Prishtinës kanë përfituar nga ky program. Gjatë vitit2018 mbi 200 studentë kanë përfituar nga programi i mobilitetit.

Njëra ndër qëllimet e ZMJ-së është edhe shtimi i numrit tëstudentëve ndërkombëtar. Për semestrin pranveror në Universitetine Prishtinës përmes Erasmus+ do të studiojnë gjashtë studentë tëhuaj. Në kuadër të këtij programi Erasmus+, në UP ligjërojnë njënumër i madh i profesorëve nga universitetet evropiane.

ZMJ ofron informata për aktivitetet e saj ndërkombëtare, programet estudimit jashtë vendit, partneritetet me universitetet tjera si dhemundësitë për studentë ndërkombëtar dhe bursa studimi nëuniversitetet evropiane përmes programeve të ndryshme.

Me kërkesë të institucioneve ndërkombëtare dhe të vendit verifikohendokumentet e studentëve të Universitetit të Prishtinës. Gjatë vitit2018 janë verifikuar rreth 300 diploma, transkripta të notave si dhevërtetime të studentëve të Universitetit të Prishtinës.

ZYRA PËR MARRËDHËNIE ME JASHTË - ZMJMOBILITETI

17

Page 18: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

ZYRA PËR KËRKIME DHE PROJEKTE TË SPONSORIZUARA - ZKPS

Prej themelimit, në ZKPS kanë kaluar dhjetëra projekte të suksesshme si sponsorizime të projekteve tëprofesorëve të Universitetit të Prishtinës apo konsorciume ndërkombëtare me universitete partnere. Çdoprojekt me përfshirjen e Universitetit të Prishtinës miratohet nga rektori i universitetit pas rekomandimit tëZKPS-së, ndërsa procesi i zbatimit të projektit administrohet dhe mbikëqyret nga zyra.

ZKPS merret me profilin akademik të Universitetit të Prishtinës dhe angazhohet për rangimin më të mirë tëinstitucionit në ranglistat me karakter akademik. Në vitin 2018 është arritur përmirësim i madh në rangimtë Universitetit të Prishtinës.

Universiteti i Prishtinës ka abonim në Elsevier dhe stafit akademik e studentëve u mundëson qasje nëplatforma të punimeve shkencore. Stafi akademik dhe studentët kanë qasje në Scopus, ScienceDirect,Mendeley dhe shërbimet e tjera të publikuesit akademik Elsevier.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” si pararojë e kërkimit shkencor dhe artistik në Kosovë, kathemeluar Zyrën për Kërkime dhe Projekte të Sponsorizuara (ZKPS), e cila në thelb të shërbimit të ofruar eka mbështetjen kuptimplotë në administrimin e kërkimeve dhe projekteve me sponsorë të jashtëm tëkërkuesve shkencor, profesorëve, dhe asistentëve të Universitetit të Prishtinës.

ZKPS shërben si ndërlidhje midis stafit akademik të Universitetit të Prishtinës dhe organizatave, agjensivee fondacioneve me programe të sponsorizimit/financimit të projekteve kërkimore. ZKPS bën promovimin emundësive për projekte dhe kërkime të sponsorizuara, mundëson asistencë në draftimin dhe zhvillimin eprojekteve dhe të gjitha procedurat administrative para dhe pas përfitimit të projektit.

KËRKIMI SHKENCOR

18

Page 19: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

VENTURE UP

VentureUP është inkubatori zyrtar dhe qendra e ndërmarrësisë në Universitetin e Prishtinës. Ai përbëhetnga katër programe kryesore: inkubimi, të mësuarit me përvojë, ndikimi social dhe transferi i teknologjisë.Deri tani VentureUP ka zbatuar me sukses dy projekte.

Projekti i parë që përkrahu ndërmarrësinë dhe aftësitë e fuqisë punëtore, mbështetur nga GIZ, upërqendrua në përmirësimin e punësueshmërisë së studentëve të UP-së përmes moduleve të ndryshme tëseminareve dhe sesioneve me ligjërures të ftuar.

Projekti i dytë WomenUP, i financuar nga ambasada amerikane, përveç përmirësimit të punësueshmërisë, ufokusua në fuqizimin e vajzave në UP. Deri më tani rreth 1300 studentë kanë marrë pjesë në aktivitetet eVentureUP. Aktualisht, VentureUP është e angazhuar në projektin më të ri LightUP, i financuar ngaKomisioni i BE-së, i cili përbëhet nga punëtori dhe procesi i inkubimit për idetë e biznesit të studentëve.VentureUP me vullnetarët e saj ishin pjesë e ngjarjeve të rëndësishme për komunitetin të tilla si Dita eTokës, Festivali Sunny Hill, GDPR etj.

19

Page 20: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

QENDRA E INOVACIONIT DHE NDËRMARRËSISË NË UP

Universiteti i Prishtinës e ka themeluar Qendrën eInovacionit dhe Ndërmarrësisë. QIN do të jetëhapësirë e destinuar për studentët e UP-së,ndërmarrjet inovative në proces të parainkubimitdhe inkubimit, si dhe për të rinjtë e interesuar përpërgatitje profesionale në fushën e inovacionit.Përveç kësaj, kjo qendër do të jetë në dispozicionedhe për inovatorë të tjerë individualë, të cilëtmund ta shfrytëzojnë gjatë hulumtimeve të tyre meide inovative.

QENDRA PËR ENERGJI DHE QËNDRUESHMËRI

Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri (QEQ) ështëqendër për kërkime dhe trajnime gjithëpërfshirësetransdisiplinore që i adreson sfidat lokale dhe globaletë qëndrueshmërisë. Në kuadër të Qendrës përEnergji dhe Qëndrueshmëri (QEQ) të Universitetit tëPrishtinës, është duke u zbatuar programi certifikues“Energjia e ripërtëritshme dhe Qëndrueshmëria”.Programi ofron kurse të fokusuara nga shumëfakultete, ku trajtohen disa nga sfidat më aktuale nëbotë – ndryshimet klimatike, qëndrueshmëriaenergjetike, mbrojtja e mjedisit. Të diplomuarit eprogramit marrin certifikatë universitarekrahas diplomës së tyre bachelor apo master.

20

Page 21: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

Sistemi Numri i shfrytëzuesveSEMS 121111eKarriera 102965Vijueshmëria 88869Summer University 456SEMS Support 127Info Terminalet 56Sistemi i Cilësisë 8Data Collection System 6Sistemi Personelit 6Sistem i financave 32

21

ZYRA E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT

Zyra e Teknologjisë së Informacionit (TI) ka për obligim të ofrojë dhe mbështesë të gjitha shërbimet e TI-së në nivel të universitetit. I tërë kampusi universitar është i mbuluar me ofrimin e shërbimeve të rrjetitwireless, si dhe me rrjetin statik, i cili është i ndërtuar duke shfrytëzuar infrastrukturën optike dhe pajisjeme standarde bashkëkohore.

Duke zbatuar sisteme software-ike UPHP ka ngritur cilësinë në ofrimin e shërbimeve. Çdo vit me rastin eregjistrimit të studentëve UPHP ofron qasje në postën elektronike (e-mail) për të gjithë studentët mekapacitet të pa kufizuara në aspektin e hapësirës. Aktualisht, zyra e TI-së mundëson 47,608 adresa e-mailipër stafin dhe studentët.

Sistemet Informative dhe shërbimet e Universitetit të Prishtinës

Page 22: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

QENDRA PËR PËRSOSMËRI NË MËSIMDHËNIE – QPM

Qendra për përsosmëri në mësimdhënie mbështet një mësimdhënie efektive dhe inovative të të gjithadisiplinave në Universitetin e Prishtinës dhe në institucionet e tjera të arsimit të lartë në Kosovë dhe rajon.Kjo qendër ofron seminare të rregullta dhe burime të tjera për të rritur efektivitetin e mësimdhënies nëklasë dhe të stimulojë të nxënit.

Gjatë vitit 2018, janë organizuar një sërë trajnimesh nga QPM për stafin e UP-së, profesorë dhe asistentënga njësi të ndyshme akademike në nivelin bazik dhe të avancuar.

Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” e përmbyll vitinkalendarik me 22 trajnerë të certifikuar. Dhjetë trajnerëve të lartë të QPM-së iu bashkuan edhedymbëdhjetë trajnerë të rinj të certifikuar përmes Programit për Trajnimin e Trajnerëve, të dizajnuar nëbashkëpunim me World Learning - Transformational Leadership Program – Scholarships and Partnershipsdhe Universitetin Shtetëror të Arizonës me përkrahjen e USAID-it.

Që nga funksionalizimi i QPM-së në nëntor të vitit 2017 e deri në dhjetor 2018, 223 pjesëtarë të stafit tërregullt të UP-së janë certifikuar në trajnimet që janë organizuar dhe realizuar nga QPM.

22

Page 23: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

ALUMNI UP (AUP) është shoqatë e të diplomuarve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ethemeluar për herë të parë në Maj 2018. Qëllimi i themelimit të AUP është krijimi i mundësive për alumnitë UP-së për të dhënë kontributin nga përvoja e tyre dhe për të qenë pjesë integrale e ndryshimeve pozitivenë UP; Për të bërë rrjetëzimin e alumni të UP-së; Ndërkombëtarizimin e UP-së; Nxitjen dhe udhëheqjen ebashkëpunimeve me akterët e rëndësishëm, partnerët ndërkombëtarë dhe vendorë, shoqërinë civile, nëmbështetje të UP-së, si dhe mbledhjes së donacioneve në mbështetje të UP-së.

23

RRJETI ALUMNI

Qendra për Zhvillim të Karrierës ka për qëllim t’i ndihmojë studentët e UP-së në zhvillimin e njohurivedhe shkathtësive të cilat do t’i ndihmojnë gjatë punësimit, t’i ndihmojë studentët në fitimin e përvojës sëpunës gjatë studimeve që të kuptojnë më shumë për botën e tregut të punës si dhe të ofrojë këshilla dheinformata për maturantët rreth studimeve në UP.Roli i Qendrës për Zhvillim të Karrierës është që të jetë ndërmjetësues mes studentëve, fakulteteve dhekompanive duke pasur si qëllim forcimin e lidhjeve bashkëpunuese dhe ngritjen e nivelit të përgatitjes sëstudentëve për tregun e punës.Kjo qendër që prej kur ka filluar punën ka thelluar bashkëpunimin mes UP-së dhe punëdhënësve, kandihmuar studentët të punësohen dhe të fitojnë kulturë pune gjatë kryerjes së praktikës në kompani tëndryshme, ka ndihmuar maturantët të kuptojnë më shumë rreth programeve të studimit dhe mundësive tjeraqë ofron UP-ja për zhvillim profesional të tyre, etj.

QENDRA PËR ZHVILLIM TË KARRIERËS

Page 24: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

PROF. DR. BAJRAM BERISHAProf. Dr. Bajram Berisha është profesor i bioteknologjisë në zooteknikë dhe iVeterinarisë, në Universitetin e Prishtinës. Profesor Berisha ka HirschIndeksin më të lartë në UP (Google Scholar: H-index=36). Prof. Dr. BajramBerisha i ka të botuara mbi 100 punime shkencore në revistat me impactfactor.

Profesori është anëtar i mbi 20 revistave shkencore kombëtare endërkombëtare. Është profesor vizitor në Universitetin Teknik të Mynihut(TUM), si dhe në Universitetin Ludwig Maximilian (LMU) të Mynihut nëGjermani. Profesori, gjithashtu ka të fituara dhjetra çmime e mirënjohje ngainstitucione relevante shkencore, si kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare.Prof. Bajram Berisha është laureuar me çmimin “Zietzschmann-Preuss” ngaAsociacioni Botëror i Anatomëve të Veterinarisë për vitin 2018.

Universiteti Teknik i Mynihut e ka nderuar profesor Bajram Berishën metitullin “TUM ambassador”.

ARRITJET SHKENCORE

PROF. DR. GANI BAJRAKTARI

24

Prof. Dr. Gani Bajraktari, profesor i Mjekësisë Interne, është profesori mëi cituar në Universitetin e Prishtinës sipas platformës Google Scholar.Prof. Dr. Gani Bajraktari i ka të përfunduara tri doktoratura (Universiteti iPrishtinës; Semmelweis University of Medicine, Hungari; UmeaUniversity, Suedi). Profesor Bajraktari është anëtar i shumë institucionevedhe mekanizmave shkencor, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Krahas më shumë se 100 abtrakteve të prezantuara në konferencatndërkombëtare, ai ka qenë ligjërues i ftuar në 40 konferencandërkombëtare jashtë vendit, përfshirë edhe konferencat më prestigjiozenë botë në fushën e kardiologjisë.

Prof. Dr. Gani Bajraktari ka arritur ta fus Kosovën me katër projekte nëHorizon 2020, të cilat pas përzgjedhjes pritet të zbatohen në vitin 2019.

Page 25: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

PROF. DR. LUL RAKA

Prof. Dr. Lul Raka është profesor asistent në katedrën e Mikrobiologjisë,Mjekësisë sociale me statistikë mjekësore dhe informatikë, Mjekësisëfamiljare dhe Mjekësisë së punës. Gjithashtu, profesori është pjesëtar iInstitutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës si mikrobiolog.Profesor Raka është një nga profesorët më të cituar në Universitetin ePrishtinës sipas platformës Google Scholar.

Prof. Dr. Lul Raka ka bashkëpunim të vazhdueshëm me universitete dheinstitucione të ndryshme ndërkombëtare, si University of Antwerp, OxfordUniversity, Medical University of Graz etj. Profesor Raka është anëtar i njenumri të madh institucionesh dhe mekanizmave shkencor si vendor ashtuedhe ndërkombëtarë. Profesori është anëtar i bordit të KonsorciumitNdërkombëtar të Kontrollit të Infeksioneve Spitalore, anëtar i ShoqatësEvropiane për Mikrobiologji Klinike dhe Sëmundje Infektive etj.

Profesor Raka ka qenë Konsulent i Organizatës Botërore të Shëndetësisëpër parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve kundër Ebolës, ku ka qenë sivullnetar në ekipin i cili ka shkuar në Afrikë.

25

PROF. DR. FETAH PODVORICAProf. Dr. Fetah Podvorica, nga departamenti i Kimisë është ndër profesorët më tëcituar në Universitetin e Prishtinës. Sipas platformës Scopus, ai i ka mbi 2800 citimedhe e ka Hirsch index-in 18. Profesor Podvorica ka qenë profesor i ftuar prej vitit2001 e deri më tani në: Universitetin Paris 7, në Ecole Superieure de Chimie etPhysique të Parisit, në Universitetin e Leipzigut, në Universitetin e Orleansit, nëUniversitetin Paris Est dhe në Universitetin e Aarhusit.

Prof. Podvorica i ka patentuar 2 patente lidhur me veshjen e sipërfaqes së metaleveme shtresa organike prej kripërave të arildiazoniumit, njërin në Evropë dhe tjetrin nëShBA. Licenca e patenteve sot shfrytëzohet për veshje të stenteve me filma organikëtë komercializuara nga një kompani Kineze.

Prof. Fetah Podvorica është zgjedhur anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencavedhe Arteve të Kosovës në vitin 2016, ndërsa në vitin 2017 është zgjedhur anëtarkorrespondent i Akademisë së Shkencave, Arteve dhe Letërsisë së Dijonit, në Francë.Universiteti i Prishtinës radhitet në mesin e 40 universiteteve më të mira në botë përnga publikimet në lëminë e kripërave të arildiazoniumit, ndërsa prof. Podvorica ështënë mesin e 10 autorëve me më së shumti punime dhe citime në botë në këtë lëmi.

Page 26: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

ARRITJET ARTISTIKE

PROF. DR. ISMET SIJARINA - “NËNTORI I FTOHTË”

Profesor Ismet Sijarina, është profesor i regjisë së filmit dhetelevizionit, i cili në vitin 2017 ka realizur filmin “Nëntor i Ftohtë”.Përgjatë vitit 2018 ky film, ka arritur majat e vlerësimit në një numër tëmadh festivalesh të filmit. Ka qenë filmi i parë shqiptar i cili ka arriturtë hyjë në konkurrencë në festivalin e kategorisë A në San Sebastian(SSIFF66) të Spanjës. Gjithashtu, filmi ka fituar çmime të ndryshme, siai i audiencës në Festivalin e Cyrihut (ZIFF16), në BosphorusInternational Film Festival ka fituar çmimin e aktorit më të mirëkryesor, e shumë festivale e çmime të tjera.

Përveç profesor Ismetit, në stafin realizues dhe në kastën e aktorëve kaedhe pjesëtar tjerë nga Universiteti i Prishtinës. Profesori i skenaritArian Krasniqi, në cilësinë e skenaristit, profesorët e angazhuar BurimArifi si skenograf, Blerta Basholli si drejtor i filmit dhe Jeta Bajrami nëkostume dhe skenografi. Studentët nga programi regji filmi në nivelinmaster Valmira Hyseni, si asistente e parë dhe Arjanit Hoti ngaprogrami i aktrimit si asistent i dytë. Pastaj, si aktore Alketa Syla,Maylinda Kosumovic dhe Dukagjin Podrimja, të gjithë këta studentënë programin e aktrimit, në nivelin master.

Nëntori i ftohtë është projekt filmik i përkrahur nga tri shtete (Kosova,Shqipëria dhe Maqedonia), dhe në botë menaxhohet për shitje dhedistribuim nga dy kompani të mirënjohura Spanjolle dhe Italiane.

26

Page 27: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

ARRITJET E JURIDIKUT

Studentët e Fakultetit Juridik kanë marrë pjesë në shumë gara me karakter ndërkombëtar. Veçanpërmenden paraqitjet e suksesshme në Harvard Model United Nations; në Vjenë të Austrisë në fushën e sëdrejtës ndërkombëtare VIS; në Jessup Moot Court në fushën e së drejtës ndërkombëtare mbajtur në Qipro;në EU Model të organizuar nga James Madison University (Washington) dhe në fushën e së drejtëshumanitare dhe mbrojtjes së refugjatëve në Ljubljanë, Slloveni.

Në Fakultetin Juridik gjatë vitit 2018 janë mbajtur disa seminare dhe konferenca me karaktershkencor/ndërkombëtar. Ndër to, mund t’i përmendim konferencën me rastin e 10-të vjetorit të pavarësisësë Kosovës, konferencën me rastin e 10 vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Kosovës, konferencën CyberLaw mbi të drejtën e hapësirës kibernetike; konferencën me titull “Kosova në Raport me të DrejtënNdërkombëtare” (në bashkëpunim me Universitetin Nanterre, Paris).

Fakulteti Juridik ka qenë nikoqir i edicionit 2018 të Itinerant Summer University, i organizuar nëbashkëpunim me Fakultetet Juridike të Universiteteve të Nanterreit, Münsterit, Shkupit, Beogradit, Sofjesetj., si dhe me përkrahje të ambasadës së Francës dhe Gjermanisë në Kosovë.

Fakulteti Juridik në bashkëpunim dhe me përkrahje të Ambasadës Norvegjeze ka themeluar Qendrën përDrejtësi Tranzicionale.

ARRITJET E EDUKIMIT

Gjatë periudhës qershor-dhjetor 2018, Fakulteti i Edukimit ka organizuar trajnimin e mësimdhënësve nëbashkëpunim me MASHT, UNICEF dhe KAPIE në kuadër të projektit “Zhvillimi profesional imësimdhënësve në zbatimin e edukimit gjithëpërfshirës”. Dy modulet e para të trajnimit janë mbajtur nëgjashtë shkolla dhe një çerdhe. Trajnimet përfshijnë module si: Edukimi gjithëpërfshirës – vizioni, teoriadhe konceptet e edukimit gjithëpërfshirës; Mësimi diferencial dhe individual në klasë gjithëpërfshirëse, sit’i mësojmë fëmijët me autizëm – metoda ABA. Trajnimet janë mbajtur në Prishtinë, Pejë, Gjakovë,Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, dhe Prizren. Pjesëmarrës në trajnime kanë qenë gjithsej 470 mësimdhënës.

27

Page 28: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

DIPLOMIMI I PARË NË PROGRAM ANGLISHT NË UP

Në Fakultetin Ekonomik ka diplomuar studentja e parë në programin në gjuhën angleze Applied Econmicsand Management. Studentja Flutra Smailhasanaj, i jep përshtypjet e saj si e diplomuara e parë në njëprogram anglisht në Universitetin e Prishtinës.

Dëshira shumë e madhe për të studiuar në gjuhën angleze mu plotësua falë pranimit nëFakultetin Ekonomik në tetor të vitit 2015, në departamentin Applied Economics and Management. Ishashumë e lumtur që do t’i takoja gjeneratës së parë të këtij departamenti dhe shumë e emocionuar që pofilloja një sfidë të re. Isha e sigurt se këto 3 vite të studimeve në gjuhën angleze do më dhuronin njëpërvojë mjaft të mirë, gjë që do më ndihmonte më vonë në jetën profesionale. Një ndër eksperiencat qëdo të veçoja gjatë këtyre 3 viteve është mundësia që mu dha të studioja një semestër jashtë Kosovës. Për4 muaj pata mundësinë që të jetoj e studioj në Finlandë, në qytetin Valkeakoski, në HAMK University ofApplied Sciences. Gjatë këtyre 4 muajve pata rastin jo vetëm të studioj por edhe të njihem me kultura tëndryshme nga shumë vende tjera të botës. Pas kthimit nga Finlanda përfundova përgatitjen e punimit tëdiplomës dhe mbrojta punimin, si studentja e parë e diplomuar në një program anglisht në Universitetine Prishtinës, ndjenjë e cila ishte e papërshkrueshme. E gjithë kjo përvojë gjatë këtyre 3 viteve nuk do tëishte e mundur pa mbështetjen e përkrahjen e stafit akademik të Fakultetit Ekonomik, të cilët ifalenderoj jashtë mase dhe po ashtu familjes time që më ka përkrahur në çdo hap timin.

““

28

Page 29: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

KONFERENCA NDËRKOMBËTARE SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me mbështetjen e United NationsDevelopment Program – UNDP ka organizuar Konferencën e dytë Ndërkombëtare Shkencore me titull“Migracioni, Diaspora dhe Zhvillimi Ekonomik” (“Migration, Diaspora and Economic Development”).

Konferenca është mbajtur më 15-16 Nëntor, 2018 në Fakultetin Ekonomik me pjesëmarrjen e akademikëve,profesorëve, hulumtuesve dhe studentëve nga Universiteti i Prishtinës dhe universitetet evropiane. Punimetpublikohen në Librin e Konferencës dhe në Revistën Shkencore “Balkan Economic Review”

Revista Shkencore “Balkan Economic Review”, të cilën e publikon Fakulteti Ekonomik e ka marrë numrinISSN duke fituar njohje ndërkombëtare. BER është regjistruar në Regjistrin Ndërkombëtar të ISSN-së nëParis, me numrin serik: 2609-8717.

29

Page 30: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

KONFERENCA PËR NDRYSHIME POZITIVE SOCIALE

Universiteti i Prishtinës e ka fituar të drejtën e organizimit tëedicionit të 17-të konferencës Netties. Kjo konferencë tradicionalee organizuar nga International Association for eScience (IAFeS)mbahet çdo vit në një universitet evropian. Pas 16 edicioneve tësuksesshme, NETTIES 2019 vjen në Universitetin e Prishtinës nëMaj 2019. Tema e konferencës do të jetë: “Inovacioni dheDigjitalizimi në Ekonomitë Emergjente” (Innovation andDigitalisation in emerging Economie - The Interplay of Society,Education, ICT and Philosophy).

KONFERENCA NDËRKOMBËTARE “BALLAFAQIMI ME TË KALUARËN”

Universiteti i Prishtinës në bashkëpunim me forumZFD - programi për Kosovë, e kanë organizuarkonferencën ndërkombëtare me temën: Rishikimi i Ballafaqimit me të Kaluarën dhe Drejtësia Tranzicionalenë Ballkan. Organizatorë të konferencës ishin Prof. Dr. Vjollca Krasniqi nga Fakulteti i Filozofisë,Universiteti i Prishtinës, si dhe Nehar Shatri nga forumZFD - Kosovë.

Konferenca rishqyrtoi kornizat dhe proceset e trajtimit të së kaluarës në shtetet që kanë dalur nga ishJugosllavia. Konferenca u ndërtua mbi konceptin Foucauldian 'historia e së tashmes' duke kërkuar njëqëndrim dhe qasje kritike për të analizuar mekanizmat e drejtësisë tranzitore të pasluftës, si dhe evoluimine praktikave të sotme për t'u marrë me të kaluarën.

Konferenca përfshiu fjalimet kryesore nga Prof. Denisa Kostovicova (London School of Economics andPolitical Science) dhe Prof. Eric Gordy (University College London).

Unviersiteti i Prishtinës dhe UNICEF e kanë organizuar konferencën për ndryshimet pozitive dhe lidhjene akademisë me aksionin në komunitet. Unviersiteti i Prishtinës është pjesë e rrjetit të vullnetarëve dhepërkushtohet në zhvillimin e vullnetarizmit në Kosovë.

30

Page 31: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

KETNETGjatë tetë viteve të fundit, Rrjeti i Mësuesve të Gjuhës Angleze në Kosovë (Kosova English Teachers’Network - KETNET) në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze të Universitetit tëPrishtinës kanë organizuar konferenca vjetore për mësuesit e gjuhës angleze. Çdo vit, rreth 400-500mësues dhe të tjerë të cilët janë duke studiuar për t’u bërë mësues marrin pjesë në këto konferenca.Konferencat vjetore synojnë të bashkojnë mësues me përvojë dhe fillestarë nga Kosova, rajoni dhe bota përtë shkëmbyer përvojat dhe të mësojnë rreth tendencave më të fundit në mësimdhënie dhe mësim. Çdo vit,ekspertët e arsimit nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera prezantojnë nëkonferencë. Përveç kësaj, shumë mësues nga niveli parauniversitar dhe universitar në Kosovë ofrojnëpunëtori, paraqesin gjetjet nga hulumtimet e tyre dhe/ose japin prezantime mbi aspekte të ndryshme tëmësimdhënies dhe të të mësuarit.

“Një dialog me të kaluarën: eksplorimi i kulturës, historisë dhe traditës brenda komunitetit” është njëkonferencë studentore e udhëhequr dhe e organizuar nga lektorja e doktoruar e departamentit të Gjuhësdhe Letërsisë Angleze Blerta Mustafa. Gjatë katër viteve të njëpasnjëshme, mbi katërqind studentë kanëparaqitur projekte të historisë gojore para kolegëve, stafit dhe mysafirëve të ftuar. Projektet më tësuksesshme, më pas u ftuan për të prezantuar në Konferencat vjetore të Rrjetit të Mësuesve të GjuhësAngleze të Kosovës (KETNET) nga 2014-2018.

TË GJUHËS DHE LETËRSISË ANGLEZEKONFERENCA STUDENTORE E DEPARTAMENTIT

31

Page 32: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

PISU

UPISC

Studentët e Universitetit të Pishtinës e kanëorganizuar Edicionin e 3-të të KonferencësNdërkombëtare të Studentëve (UPISC 2018). Temae konferencës ka qenë: “Edukimi në Ndërmarrësinë shekullin e 21-të (Entrepreneurship Education inthe 21st Century), e cila ka bashkuar studentë ngashumë vende të botës dhe studentë të UP-së.“Qëllimi i UPISC-ut është ndërkombëtarizimi iUniversitetit të Prishtinës dhe mundësimi ishkëmbimeve mes studentëve nga e gjithë bota përzhvillim profesional e akademik” - Vegim Hoti,kryesuesi i ekipit organizator të konferencës UPISC2018.

Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës ka për qëllim mbledhjen e akademikëve, profesorëve dhestudentëve nga e gjithë bota, me qëllim të shkëmbimit të përvojave të tyre shkencore si dhe avancimin nësferën akademike dhe profesionale.Në edicionin 2018, Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës u mbajt nga data 9 deri 20 korrik, dukeofruar 15 kurse të fushave të ndryshme dhe 4 punëtori. Në universitetin veror kanë ndjekur kurse 200studentë vendorë dhe 43 studentë ndërkombëtarë. Kurset u ligjëruan nga 15 profesorë vendor dhe 15profesorë ndërkombëtar. Numri i studentëve në punëtori ishte 23. Ky organizim ka ofruar aktiviteteatraktive dhe interesante për studentët dhe profesorët.

32

Page 33: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

SEMINARI NDËRKOMBËTAR PËR GJUHËN, LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE

KosLift është një projekt i krijuar për studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dheRochester Institute of Technology-Kosovo. Ky projekt do të mbështesë deri në 1000 studentë universitarëdhe 60 biznese kosovare në sektorët e energjisë, Teknologjisë Informatike Komunikuese dhe të prodhimit,duke ngritur aftësitë dhe kapacitetet e nevojshme për të rritur konkurrueshmërinë e tyre në sektorin ebiznesit në Kosovë dhe rajon.

Studentët e suksesshëm do të kenë mundësinë që të jenë pjesë e punëtorive në Laboratorin për Hulumtimdhe Zhvillim dhe të bëhen pjesë e “Sfidës së Dizajnit”. Studentët e UP-së do të ofrojnë konsulencë përzgjidhjen e problemeve të bizneseve dhe do të kenë mundësi të punojnë në kompani si praktikantë.

KOSLIFT

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dheKulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974. NëGusht 2018, në Fakultetin e Filologjisë nëUniversitetin e Prishtinës është mbajtur Seminari i37-të, pjesë e të cilit ishin mbi 100 albanologëshqiptarë e të huaj.

Revista e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën,Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, e cila organizohetnga Fakulteti i Filologjisë në Universitetin ePrishtinës, pak më shumë se një vit pas marrjes sënumrit ISSN, është pranuar në njërën nga platformatmë prestigjioze të revistave shkencore EBSCO.

33

Page 34: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

ARRITJET SPORTIVE

Alvin Karaqi, student i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetine Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka fituar medaljen e bronztë nëKampionatin Botëror Universitar të Karatesë, i cili ështëmbajtur në Kobe të Japonisë.

Ekipi i vajzave të Universitetit të Prishtinës, në mesin euniversiteteve nga 18 vende të Evropës ka dalë finalist nëgarën e volejbollit “Euro Milano 2018 - InternationalInterUniversities Tournament”, mbajtur në Itali, duke u kthyerme kupën e vendit të dytë dhe medalje të argjendta nga kjogarë.

Federata e Sporteve Universitare të Kosovës për herë të parëmorri pjesë në Lojërat Evropiane Universitare - EUG 2018, tëcilat u zhvilluan në Coimbra të Portugalisë. Në këto gara,studentja e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”,xhudistja Fjolla Kelmendi ka fituar vendin e dytë në kategorinë48kg. Me këtë sukses, Kelmendi i solli sportit të Kosovësmedaljen e parë nga këto gara.

Federata e Sporteve Universitare të Kosovës (FSUNK) ështëbërë anëtare në të gjitha institucionet ndërkombëtare tësportit universitar. Me pranimin e saj në Federatën Botëroredhe Evropiane të Sportit Universitar, FSUNK tashmë ka hapurtë gjitha rrugët për sportisët dhe studentët e Kosovës edhenë nivel ndërkombëtar, ku do të kenë mundësi të marrinpjesë në të gjitha aktivitetet e organizuara nga FederataNdërkombëtare e Sporteve Universitare.

Volejbollistet dhe basketbollistët e Universitetit të Prishtinës“Hasan Prishtina” janë shpallur kampionë të Universiadës“Dubrovniku 2018”. Studentët e UP-së, në mesin e 16 ekipevepërfaqësuese nga rajoni, kanë fituar vendet e para në sportin evolejbollit (femrat) dhe basketbollit (meshkujt).

34

Page 35: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

Ekipi nga Universiteti i Prishtinës, ipërbërë nga studentë të Fakultetit tëBujqësisë dhe Veterinarisë, Fakultetit tëNdërtimtarisë dhe Arkitekturës dheFakultetit Ekonomik, është kualifikuarpër Grand Finale të garës “Urban Farm2019”, organizuar nga Universiteti iBolonjës dhe Universiteti i Firences.Qëllimi kryesor i sfidës është dizajnimi isistemeve inovative të bujqësisë urbane,të cilat integrojnë inovacionet më tëmira arkitektonike dhe teknologjike përtë prodhuar ushqim në mjedise urbane.

URBAN FARM 2019

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike është duke e zbatuar projektin “Zhvillimi i Kapaciteteve për Kontrollin eNdotjes së Ajrit për Republikën e Kosovës”, i cili zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhePlanifikimit Hapësinor dhe me agjencionin japonez “JICA”.

Qëllimi i projektit është identifikimi i burimeve të ndotjes së ajrit dhe identifikimi i masave që duhet tëndërmerren për zvogëlimin e ndotjes. Si pilot projekt do të jetë Komuna e Prishtinës, ku përmeshulumtimit do të bëhet vlerësimi i ndotjes së ajrit nga burimet e veçanta, duke përfshirë transportin,amvisërinë, shërbimet publike dhe industrinë, si bazë për përgatitjen e inventarit të emisioneve në ajër.

Për identifikimin e ndotësve nga Kosova A dhe B, industria dhe transporti do të angazhohen 118 studentënga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike i Universitetit të Prishtinës. Bartës të këtij projekti janë profesorët eUnviersitetit të Prishtinës Prof. Dr. Ferat Shala dhe Prof. Dr. Shpetim Lajqi.

35

PROJEKTI “ZHVILLIMI I KAPACITETEVE PËR KONTROLLIN E NDOTJES SË AJRIT PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS”

Page 36: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

PROJEKTI KARROCA ELEKTRIKE

PROJEKTI TE PEMA

Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” tëdepartamenteve Inxhinieri e Ambientit dhe Mekatronikë,nën mentorimin e Prof. Dr. Shpetim Lajqi, kanë realizuarprojektin për mbrojtjen e ambientit dhe prodhimin eoksigjenit të quajtur “TE Pema”. Ky projekt është i tëri irealizuar nga studentët e UP-së dhe është i pari i llojit tëtij në Ballkan.

Ideja për të nisur këtë projekt ka ardhur nga alarmimi përajrin e ndotur në Prishtinë, gjithashtu edhe nga mundësiaqë “Inovation Lab of Kosovo – Unicef” ofronte përmesgranteve për ide inovative.

36

Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, tëFakultetit të Inxhinierisë Mekanike, nën mentorimin e Prof. Dr.Shpetim Lajqi, kanë realizuar projektin “Karroca Elektrike”.

“Karroca Elektrike” është një karrocë për persona me aftësi tëkufizuara e cila funksionon 100% me energji elektrike si dherimbushet në ambientet e fakultetit me energji tëripërtëritshme, gjithashtu nuk e ndotë ambientit.

Karroca është e pajisur me pajisje senzorike dhe sistemendihmëse për ngasësit, siç janë: senzorë ultrasonik përshmangie të pengesave, kamerë me senzorë ultrasonik tëvendosur në pjesën e prapme, sinjalizim me drita LED nëpjesën e parme, pjesën e poshtme, si dhe treguesit e drejtimit.Karroca ka motor elektrik me fuqi 500W, si dhe frena elektrikdhe mekanik.

Page 37: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu

Kemi më shumë nevojë se kurrë që të rinjtë ta kuptojnë

rrugën që duhet ta ndjekin. Sepse, njeriu pa kombin nuk

është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet .

Page 38: UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” · 3 UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Rr. George Bush, pn, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës rektorati@uni-pr.edu