2
Vasil Shanto SHANTO Vasil (1913-1944). Militant komunist, figure e shquar e levizjes punetore e komuniste dhe e Luftes Antifashiste Nacional-Clirimtare, nje nga bashkeluftetaret me te vendosur te Enver Hoxhes per themelimin e PKSH dhe organizimin e kryengritjes se armatosur, Hero i Popullit. Lindi ne Shkoder ne nje familje te varfer zejtaresh, me 17.8.1913. Familja u shperngul ne Tirane (1928), ku V.Sh. u organizua ne celulen e pare komuniste (1931) qe ngriti militanti komunist Ali Kelmendi. U be shpejt nje nga figurat e shquara te mendimit e veprimit revolucionar komunist ne kryeqytet. Mori pjese ne kryengritjen e Fierit (1935). Militoi ne rradhet e Grupit Komunist te Shkodres dhe u zgjodh ne krye te Komitetit qarkor te Tiranes te ketij grupi (1937). Se bashku me Qemal Stafen dhe me komuniste te tjere te vendosur ngre celula komuniste, futet ne gjirin e klases punetore dhe organizon sindikata te tipografeve e te marangozeve, perhap literature e zhvillon propagande komuniste e antizogiste. U arrestua dhe u denua me burgim nga gjyqi qe organizoi regjimi i Zogut ne Tirane ne shkurt 1939, kunder elementeve komunist. U shqua per qendrim te vendosur dhe te paperkulur para hetuesise dhe gjyqit zogist, ku nder te tjera deklaroi: “Une jam i bindur se komunizmi duhet te ekzistoje patjeter ne Shqiperi”. Ne prag te pushtimit fashist te vendit, u arratis nga burgu dhe u be nje nga organizatoret e pare te qendreses popullore dhe te levizjes antifashiste nacionalclirimtare. Me ardhjen e Enver Hoxhes ne krye te deges se Grupit Komunist te Korces ne Tirane, mbeshteti plotesisht platformen e tij per shkrirjen e Grupeve Komuniste ne nje parti te vetme marksiste-leniniste dhe per organizimin e luftes se armatosur kunder pushtuesve fashiste dhe tradhtareve te vendit. Ne krye te nje grupi komunistesh u dergua ne Ceten e Pezes (1941), sipas marreveshjes se arritur ndermjet Enver Hoxhes dhe Myslim Pezes, komandant i kesaj cete. Dha ndihmese te madhe ne organizimin e Mbledhjes se Grupeve Komuniste per themelimin e PKSH (Partia Komuniste Shqiptare) dhe mori pjese ne te si perfaqesues i Grupit Komunist te Shkodres. Se bashku me Qemal Stafen mbeshteti ne menyre te vendosur e deri ne fund pikepamjet e Enver Hoxhes per

Vasil Shanto

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Te dhna mvi Vasil Shanton

Citation preview

Page 1: Vasil Shanto

Vasil ShantoSHANTO Vasil (1913-1944). Militant komunist, figure e shquar e levizjes punetore e

komuniste dhe e Luftes Antifashiste Nacional-Clirimtare, nje nga bashkeluftetaret me te vendosur te Enver Hoxhes per themelimin e PKSH dhe organizimin e kryengritjes se armatosur, Hero i Popullit. Lindi ne Shkoder ne nje familje te varfer zejtaresh, me 17.8.1913. Familja u shperngul ne Tirane (1928), ku V.Sh. u organizua ne celulen e pare komuniste (1931) qe ngriti militanti komunist Ali Kelmendi. U be shpejt nje nga figurat e shquara te mendimit e veprimit revolucionar komunist ne kryeqytet. Mori pjese ne kryengritjen e Fierit (1935). Militoi ne rradhet e Grupit Komunist te Shkodres dhe u zgjodh ne krye te Komitetit qarkor te Tiranes te ketij grupi (1937). Se bashku me Qemal Stafen dhe me komuniste te tjere te vendosur ngre celula komuniste, futet ne gjirin e klases punetore dhe organizon sindikata te tipografeve e te marangozeve, perhap literature e zhvillon propagande komuniste e antizogiste. U arrestua dhe u denua me burgim nga gjyqi qe organizoi regjimi i Zogut ne Tirane ne shkurt 1939, kunder elementeve komunist. U shqua per qendrim te vendosur dhe te paperkulur para hetuesise dhe gjyqit zogist, ku nder te tjera deklaroi: “Une jam i bindur se komunizmi duhet te ekzistoje patjeter ne Shqiperi”. Ne prag te pushtimit fashist te vendit, u arratis nga burgu dhe u be nje nga organizatoret e pare te qendreses popullore dhe te levizjes antifashiste nacionalclirimtare.

Me ardhjen e Enver Hoxhes ne krye te deges se Grupit Komunist te Korces ne Tirane, mbeshteti plotesisht platformen e tij per shkrirjen e Grupeve Komuniste ne nje parti te vetme marksiste-leniniste dhe per organizimin e luftes se armatosur kunder pushtuesve fashiste dhe tradhtareve te vendit. Ne krye te nje grupi komunistesh u dergua ne Ceten e Pezes (1941), sipas marreveshjes se arritur ndermjet Enver Hoxhes dhe Myslim Pezes, komandant i kesaj cete. Dha ndihmese te madhe ne organizimin e Mbledhjes se Grupeve Komuniste per themelimin e PKSH (Partia Komuniste Shqiptare) dhe mori pjese ne te si perfaqesues i Grupit Komunist te Shkodres. Se bashku me Qemal Stafen mbeshteti ne menyre te vendosur e deri ne fund pikepamjet e Enver Hoxhes per themelimin e PKSH mbi baza ideologjike, organizative e taktike marksiste-leniniste.

Pas themelimit te PKSH ishte nje nga organizatoret e shquar te Partise e te Levizjes Nacional-Clirimtare ne disa qarqe te vendit. Duke qene kurdohere ne balle te aksioneve, ishte ne betejat me te ashpra e ne misionet me delikate, mjeshter i vertete i punes konspirative. Komiteti Qendror i Partise i ngarkoi detyren per te krijuar lidhje me Kominternin. Konferenca I e Vendit e PKSH (1943) e zgjodhi kandidat te Komitetit Qendror te Partise. Si i deleguar i tij dha ndihmese te shquar ne forcimin e organizates se Partise dhe te Levizjes Nacional-Clirimtare ne qarkun e Shkodres (1943). U vra me 1 shkurt 1944, duke luftuar heroikisht me forca te shumta te xhandarmerise kuisilinge e te reaksionit ne fshatin Gril te Shkodres, ku eshte ngritur permendorja e tij.

Emrin e V.Sh. sot e mbajne lagje, rruge, qendra pune, shkolla etj.

Christ Ligori