24
Shkolla: Themistokli Germenji Klasa: XIIB

vendi yne

  • Upload
    paola-1

  • View
    7.362

  • Download
    14

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: vendi yne

Shkolla: Themistokli GermenjiKlasa: XIIB

POZITA GJEOGRAFIKE

Page 2: vendi yne

Shqipëria gjendet në Evropën juglindore, në pjesën perëndimore të gadishullitBallkanik e shtrihet midis koordinatave gjeografike 39 gradë e 38' dhe 42 gradë e 39' te gjerësisë veriore dhe 19 gradë e 16' te gjerësisë lindore, në largësi pothuajse të barabartë nga Ekuatori dhe Poli i Veriut. Në veri-perëndim kufizohet nga Mali i Zi (172 km), në veri-lindje nga Kosova (115 km), në lindje nga Maqedonia (151 km) dhe në jug e jug-lindje nga Greqia (282 km). Laget nga detet Adriatik dhe Jon. Sipërfaqja e përgjithshme është 28,748 kilometra katrorë ndërsa kryeqyteti i saj është Tirana.Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugëve më të shkurtra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos. Luginat e saj më të gjëra janë ato të lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë, që lehtësojnë, njëkohësisht dhe lidhjen e brendshme të Ballkanit me detin Adriatik dhe të Azisë së Vogël me viset e Mesdheut.

RELIEVI DHE KLIMA

Relievi i Shqipërisë është kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndërsa gjatë erës kenozoike u shpejtua procesi malformues në tërësinë e Albanideve, që tani përbëjnë tokën e nëntokën e Shqipërisë. Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, përbën edhe majën më të lartë të Shqipërisë).

Territori i Shqipërisë ndahet në 4 krahina të mëdha natyrore (fiziko-gjeografike):Krahina malore verioreKrahina malore qendroreKrahina malore jugoreUltësira perëndimoreNga Krahina Malore Veriore vlen të veçohen Alpet Shqiptare që shquhen për kontrast të madh midis maleve të larta dhe luginave të thella. Rreth 30 maja malesh ndodhen mbi 2 500 m mbi nivelin e detit. Ndër luginat dallohen sidomos lugina e Valbonës dhe ajo e Thethit. Krahina Malore Qendrore nuk është aq kompakte sa ajo veriore, por e ndarë në disa masive malore, si: Vargu i Korabit, Malet e Lurës, Malet e Skënderbeut etj. Këto male ndërpriten nga lugina të ndryshme. Krahina Malore Jugore arrin deri në detin Jon në jug dhe është e copëtuar në disa vargje malore dhe lugina lumore. Vend të veçantë në të zë riviera shqiptare, e cila shtrihet nga Gjiri i Vlorës deri në Butrint në jug. Përgjatë bregdetit Adriatik, në perëndim të vendit shtrihet Ultësira Perëndimore e Shqipërisë me gjatësi nga veriu në jug rreth 200 km dhe me gjerësi nga perëndimi në lindje, deri ne 50 km. Kjo ultësirë përbën ultësirën më të madhe në pjesën perëndimore të Ballkanit dhe është rajoni më i zhvilluar ekonomik i Shqipërisë.

Relievi i tokave shqiptare shtrihet nga niveli i detit deri në lartësinë 2751m (mali i Korabit). I gjithë ky ndryshim i lartësisë ndikon në ndryshimet e mëdha klimaterike, në bimësi, si dhe në dendësinë e vendosjes së qendrave të banuara në drejtim vertikal. Në

Page 3: vendi yne

relievin e tyre mbizotërojnë kodrat dhe malet. Duke u nisur nga lartësia mbi nivelin e detit, dallohen: relievi i ulët, i mesëm dhe i lartë. Relievi i ulët shtrihet nga niveli i detit, deri në 200 m mbi këtë nivel. Ai përfshin fushat dhe kodrat e ulëta pranë brigjeve detare të Adriatikut e Jonit dhe përgjatë sektorëve të mesëm të luginave lumore. Relievi i mesëm shtrihet nga 200 deri ne 1000m mbi nivelin e detit. Ai ka shtrirjen më të madhe dhe përfshin: kodrat, gropat, fushëgropat dhe luginat kryesore. Relievi i lartë shtrihet 1000 m mbi nivelin e detit dhe përfshin malet dhe sistemet malore. Pjesa më e madhe e këtyre maleve ka lartësi deri në 2000 m. Malet me lartësi më të madhe se 2000 m kanë shtrirje të kufizuar.

KlimaMe pozicionin e saj te favorshem përballe deteve Adriatik dhe Jon, si dhe malësitë e mbështetura mbi pjesën e ngritur të Ballkanit, Shqipëria ka një numër të madh zonash klimaterike, krahasuar kjo me sipërfaqen e saj modeste. Ultësirat bregdetare kanë klimë tipike mesdhetare, me dimër të bute dhe verë të lagësht. Temperaturat mesatare variojne nga 7°C në dimër e deri në 24°C në verë. Pjesa malore karakterizohet nga një klimë mesdhetare-kontinentale, e shkaktuar kjo nga masat ajrore që mbizotërojnë Evropën lindore dhe Ballkanin. Veçori kryesore të kësaj zone janë erërat e fuqishme me drejtimin verior dhe veri-lindor si dhe temperaturat mesatare disi më të ulëta. Sasia e reshjeve është mesatarisht e larte si rezultat i kombinimit të dy rrymave ajrore, ato mesdhetare dhe kontinentale. Niveli i reshjeve në zonat e ulta varion nga 1,000 deri në 1,500 mm shi në vit, ndërsa në zonat malore shifrat lëvizin nga 1,800 deri në 2,550 mm shi në vit. Këtu, gjithashtu, vlen për t'u theksuar se rreth 95% e shirave të të gjithë vendit bien në sezonin dimëror.

FLORA DHE FAUNA

Për shkak të trevave të saj të pandotura dhe të thella Shqipëria ka një larmi bimësh dhe shërben si strehë e fundit e shumë gjitarëve dhe zogjve të rrallë, që sot janë zhdukur ose janë në zhdukje e sipër në rajon dhe më gjerë.

FAUNA

Pasuria dhe bukuria e krahinave fshatare dhe pyjeve shpesh u kane dhëne mundësi vizitorëve të gjejnë krijesa dhe kafshë që rrallë të qëllon t’i hasësh. Kështu pyjet e gjera të ahut, pishës dhe dushkut u japin strehë ujkut, dhelprës, çakallit, kurse në pyjet e larta të pishës gjejnë strofka ariu i murrmë, kunadhja e pishës, dy lloje të maces së egër, rrëqebulli e vjedulla.Kaprolli, dhia e egër dhe derri i egër janë të zakonshëm në disa krahina. Shqipëria ka jo më pak se 14 lloje lakuriqë nate dhe rreth 350 zogj vendas. Në to përmenden lloje shtegtarësh dhe jo shtegtarësh. Në pyjet e dendura të pishës jetojnë dy lloje të rralla të gjelit të egër dhequkapikut. Në shumë lokalitete janë të zakonshëm zogjtë grabitqarë, ndër ta shqiponjat,fajkonjtë, hutat, skifterët dhe disa lloje të bufit, duke

Page 4: vendi yne

përfshire edhe bufin me mjekër, bufin me bri dhe kukuvajkën e vogël. Në Shqipëri gjenden edhe shumë zvarranikë siç janë: gjarpërinjtë e ujit, bolla e shtëpisë, beronja, nepërka helmuese etj. Në ujëra gjenden 260 lloje peshqish, ndër to më të zakonshmit e peshqve mesdhetarë gjenden në ujërat bregdetare ndërsa trofta në rrjedhat malore. Në liqene ka krap, ngjaladhe peshq të tjerë të zakonshëm kurse në brigje të tjera lundërza.

FLORA

Shqipëria ka gjithashtu një florë të pasur, që konkretizohet me më shumë se 3,221 tipe të ndryshme bimësh. Ndër to, 489 janë të veçanta për Gadishullin e Ballkanit dhe 40 janë vetëm të Shqipërisë. Pyjet e dushkut janë tipike dhe përbëjnë afërsisht 20% të sipërfaqes pyjore të gjithë vendit. Në treva të tjera mbizotërojnë shkurret mesdhetare, deri në lartësinë 800 m duke pasur si më karakteristike: mërsinën, marenë, shqopën, dhe dushkullin e egër. Në brigjet jugore të nxehta gjenden fiqtë e detit, dafina, fiqtë, shkoza e zeze, eukaliptet etj

ZONAT ME TE RENDESISHME ARKEOLOGJIKE

BUTRINTINjë rrugë e ngushtë e këndshme me pamje nga deti të çon drejt Butrintit përmes plantacioneve të ullinjve dhe pemëve të portokalleve. Butrinti ndodhet 15 kilometra në jug të Sarandës. Qyteti i lashtë i Butrintit, i shpallur nga UNESKO pasuri ndërkombëtare, banohej në kohët e hershme nga ilirët. Qyteti i lashtë i Butrintit preferohet të vizitohet si qendër arkeologjike, ku antikiteti dhe bukuria ndërthuren me njëra-tjetra. Gërmimet arkeologjike tregojnë se Butrinti ka qenë një zonë e rëndësishme e kaonëve ilirë, një ndër fiset më të mëdha të Ilirisë.

Apollonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Apollonia u zbulua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti. Por, gjurmët e para të pranisë së tyre në këtë vend I perkasin vitit 588. Gjatë viteve të para të ekzistencës së saj, Apollonia ruajti kontaktet me Korintin dhe Korkyrën si dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve. Apollonia ishte në atë kohë një qytet i madh e i rëndësishëm në afërsi të lumit Aos (Vjosë). Me interes të madh këtu janë muri rrethues, monumenti i Agonetit, Biblioteka, Odeoni, Portiku, shtëpia e mozaikëve, muzeu i Apollonisë, Kisha e Shën Mërisë. 

AMANTIAEmri i saj u përmend për herë të parë në shekullin e 4-t para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure.

BYLISIshte qendra e fisit ilir, Bylis dhe një nga qytetet më të mëdha dhe më të

Page 5: vendi yne

rëndësishme ilire të zhvilluara gjatë shekullit të 4-t para Krishtit. Gjatë shekullit të 3-të para krishtit u ndërtua teatri, stadiumi etj.

ANTIGONEAEshtë një qytet i zbuluar në shekullin e 3-të para Krishtit.

ALBANOPOLINdodhet në një kodër në afërsi të fshatit Zgerdhesh të Krujës. Qyteti ishte qendra e fisit ilir, albanët, që jetuan aty në shekullin e dytë dhe të tretë pas Krishtit. Nga emri i këtij fisi ilir vjen edhe emri i vendit, Shqipëri.

LISINjë qytet i themeluar në shekullin e 4-t para Krishtit. Muret e tij rrethues gjatë shekullit të 3-të dhe të 2-të P.K e ndanin atë në tre zona Akropoli, Qendra dhe Periferia e qytetit, të cilat shtriheshin përgjatë lumit Drin. Muret e tij, 12 portat dhe kullat e shumta janë të ruajtura mjaft mirë.

QYTETE HISTORIKE

TIRANATirana është kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë, me popullsi prej 700 000 banorësh dhe shtrihet në rrëzë të Malit të Dajtit, 110 metra mbi nivelin e detit. Zona e Tiranës ka qenë e populluar që nga periudha neolitike. Ajo është themeluar në vitin 1614.

BERATIBerati njihet si qyteti i një mijë e një dritareve për shkak të arkitekturës karakteristike të shtëpive. Origjina e qytetit ka qene ilire, ashtu siç mund të dallohet për shkak të blloqeve të mëdha të gurëve dhe mureve. Si qytetet e themeluara në shekullin e 4-t dhe të 5-të para Krishtit në territorin e fisit ilir të desaretëve, Berati u shndërrua në fillim të shekullit të 3-të të erës sonë në një qytet të fortifikuar të njohur me emrin Antipatrea. Berati është qytet muze i ndërtuar në rrëzë të një mali, ku ndodhet edhe një kala. Brenda mureve të kalasë ndodhet një lagje e banuar me një numër të madh shtëpish karakteristike, kalldrëme dhe kisha që u përkasin periudhave të ndryshme historike. Kishat më interesante janë Kisha e Shën Marisë dhe Kisha e Trinitetit të Shenjtë, që është një nga shembujt më të spikatur të arkitekturës bizantine në Shqipëri.Katedralja e Shën Marisë u rindërtua në vitin 1797 mbi rrënojat e kishës së mëparshme. 

GJIROKASTRAGjirokastra është një nga qytetet më tërheqëse të Shqipërisë, ajo quhet ndryshe "qyteti i një mijë hapave" ose "qyteti i gurtë". Eshtë një qytet me interes të veçantë për arkitekturën e tij karakteristike. Shtëpitë rreth kalasë janë ne vetvete fortesa të vogla. Panorama e mrekullueshme e maleve të thepisura dhe atmosfera e mistershme i japin qytetit një pamje shumë të bukur.Rrugët e ngushta me kalldrëm të qytetit muze të Gjirokastrës të japin një ndjesi mesjetare. Kalaja është vendi nga ku mund të shohësh të gjithë qytetin.

Page 6: vendi yne

KRUJAKruja është një qytet mesjetar, edhe pse u përmend për herë të parë si qendër fetare kristiane në vitin 879. Kruja ndodhet 32 kilometra në verilindje të Tiranës dhe 560 metra mbi nivelin e detit rrëzë malit Sari-Salltiku. Qyteti u ofron vizitorëve pamje të mrekullueshme dhe objekte të shumta historike. Për shkak të rëndësisë së saj strategjike ajo ka një kështjellë, ku ndodhet muzeu i Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kështjella e Krujës u ndërtua gjatë shekullit të 5-të dhe të 6-të .

BREGDETI I VIRGJERBregdeti i Adriatikut dhe Jonit ka një bukuri të rrallë. Bregdeti shqiptar ka një gjatësi prej 427 kilometrash dhe është shumë i pastër. Bregdeti i Adriatikut është 300 kilometra dhe ka ujë të pastër dhe plazhe me rërë deri në 5 kilometra. Pjesa më e madhe e bregdetit ka edhe pyje pishe. Bregdeti jugor jonian është rreth 150 kilometra dhe ka shumë shkëmbinj dhe plazhe që nga ato me gurë deri tek ato me rërë të bardhë. Thellësia e ujit nis që në breg të detit.Rruga nga Vlora për në Sarandë kalon përmes maleve të mrekullueshme të mbuluara nga pyje pishe dhe fshatra tradicionalë. Rruga ngjitet në Qafën e Llogarasë. Kjo zonë është park kombëtar dhe ka edhe pamjen më të bukur të të gjithë bregdetit shqiptar.

DURRESIDurresi është një nga qytetet dhe portet më të mëdha në Shqipëri. Ka popullsi prej 95 400 banorësh dhe është 39 kilometra larg Tiranës. Durrësi është një nga qytetet më të lashta në Shqipëri. Ai u themelua nga Epidamnusi, mbreti ilir në këtë zonë që i dha atij edhe emrin e nipit të tij, Dyrrah. Nga vitin 1914 deri në vitin 1920 Durrësi u bë kryeqyteti i Shqipërisë. Vetëm pesë kilometra larg Durrësit ndodhet zona e plazhit.

VLORAVlora është qytet bregdetar. Ky qytet nuk është vetëm porti i dytë më i madh në vend por edhe një qendër me rëndësi të veçantë historike. Në kohët e lashta ai njihej me emrin Aulona. Në jug të Vlorës, duke ndjekur rrugën për në Sarandë mund të zbulosh mjaft plazhe të virgjëra, Gjirin e Portopalermos dhe disa fshatra karakteristikë si Dhërmiu, Himara apo Piqerasi.

SARANDASaranda, porta jugore e Shqipërisë, është një qytet i vogël që ndodhet mes maleve edhe detit Jon. Emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian që i kushtohet Dyzet Shenjtëve (Santi Quaranta).E vendosur në bregdetin jonian, përballë ishujve të Korfuzit, Saranda karakterizohet nga klima mesdhetare.për shkak të vendndodhjes së saj , ajo është një nga qytetet që tërheqin më shumë turistë në Shqipëri.Saranda mund të vizitohet nga turistët që vijnë nga Korfuzi. Zona arkeologjike e Butrintit dhe qytetit historik i Gjirokastrës ndodhen fare pranë Sarandës, ndaj edhe turistët nga Korfuzi kanë mundësinë t'i vizitojnë këto zona.

MUZEUMET

Page 7: vendi yne

Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë. Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 Tetor 1981. Ai është institucioni më i

madh muzeor shqiptar. Në mjediset e muzeut ndodhen 4750 objekte muzeore. Muzeu Kombëtar i Arsimit Korçë. Në ndërtesën ku ndodhet sot Muzeu Kombëtar i Arsimit shqiptar, ndërtesë

Monument Kulture 150 -vjeçare, është hapur Shkolla e Parë në gjuhën shqipe, ose siç quhejj atëherë, "Mësonjëtorja e Parë Shqipe". 

Kjo shkollë u hap më 7 Mars 1887, me leje nga Perandoria Osmane.  Në këtë muze pasqyrohet historia e shkrimit shqip, e morisë së alfabeteve deri në

alfabetin që kemi sot, vendosur në Kongresin e Manastirit, më 1908. Gjithashtu pasqyrohet historia e librit shqip prej abetares së parë të gjuhës shqipe (evetari, 1844), hartuar nga Naum Panajot Bredhi 

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar Korçë. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë, u përurua më 24 Prill 1980.  Ai është një nga qendrat muzeore më të rëndësishme të Shqipërisë e më

gjerë. Fondi i tij ka mbi 7 mijë objekte kulti e arti, kryesisht ikona e më pak punime guri, druri, metali e tekstili.

Në sallën kryesore janë vendosur një koleksion ikonash dhe objekte nga më të mirat, krijuar në shekuj e që pasqyrojnë momente të ndryshme të zhvillimit të ikonografisë shqiptare dhe përfaqësuesit kryesorë të tyre. 

Muzeu Kombëtar Etnografik, Berat Muzeu i Beratit u përurua në vitin 1979.  Në të përfshihet kultura popullore etnografike e trevës së Beratit, si edhe ajo e

Shqipërisë së Jugut. Muzeu është vendosur në një godinë dykatëshe treshekullore, tipike e trevës

beratase.Në katin e parë është ngritur një sallë, në të cilën është imituar një rrugicë mesjetare me dyqane tradicionale në të dy anët e saj. Në këtë sallë është vendosur edhe pavioni i lashtësisë.

 Në katin e dytë ndodhet çardaku i hapur për të mikëpritur miqtë. Në këtë kat ndodhen me radhë arkivi, tezgjahu, dhoma e pritjes se fshatit, kuzhina dhe dhoma e pritjes se qytetit.

Në mjediset e jashtme të muzeut janë vendosur shumë objekte origjinale, masive dhe funksionale të kulturës sonë popullore. 

Muzeu Etnografik, Krujë. Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës u përurua më 20 Nëntor 1989. Ai është i

ndërtuar në një banesë karakteristike qytetare të vitit 1764. Banesa është monument kulture i kategorisë së parë.

 90% e objekteve të këtij muzeu janë origjinale dhe 100% janë funksionale. Në të gjejmë objekte prej qeramike, druri, guri, hekuri, pambuku, mëndafshi, leshi, qëndisma të ndryshme të ekspozuara me finesë. 

Muzeu Kombëtar Onufri, Berat. Muzeu Kombëtar "Onufri", gjendet në qendër të lagjes së banuar në kalanë

mesjetare të qytetit të Beratit. Në të janë përfshirë një fond i pasur ikonografik dhe disa objekte të shërbesës. 

Page 8: vendi yne

Ky muze mban emrin e piktorit më të shquar shqiptarë të shek. të XVI, Onufrit, i cili ka lënë një fond mjaft të pasur në krijimtarinë ikonografike. 

Kompleksi muzeal përbëhet nga salla qëndrore e kishës, mjedisi i altarit, si edhe nga një sërë mjedisesh ndihmëse njëkatëshe dhe dykatëshe.

Muzeu ka tri salla kryesore, ikona të vendosura në ikonostasin e praruar të kishës dhe disa tekstile e objekte metalike, të cilat dëshmojnë traditën artizanale të një niveli të lartë të Trevës së Beratit.

SHQIPERIA DJE

LASHTESIA

Paleoliti

Gjurmët më të hershme njerëzore në territorin e Shqipërisë shfaqen në periudhën musteriane, që i përket Paleolitit të Mesëm (100 000 – 30 000 vjet më parë). Këto përfaqësohen nga vegla prej stralli të punuara mirë, me forma tipike musteriane, të cilat i kanë shërbyer njeriut primitiv për procese të ndryshme pune që lidheshin drejtpërdrejt me sigurimin e ushqimit të tij të përditshëm. Të tilla vegla, si prefëse, kruese, gërryese, etj., janë gjetur, deri më sot, në stacionin prehistorik të Xarrës në rrethin e Sarandës, në stacionin e Kryegjatës, në afërsi të Apollonisë (Fier) dhe në stacionin e Gajtanit në rrethin e Shkodrës. Nga format dhe përmasat e tyre të vogla këto vegla ngjasojnë mjaft me veglat e strallit të zbuluara në depozitimet musteriane të krahinave fqinje të Greqisë Veriore, të Thesalisë, të Malit të Zi etj.

Neoliti

anë zbuluar e gërmuar një numër i madh vendbanimesh neolitike me shtrirje gati në tërë territorin e Shqipërisë, si në Maliq, Cakran, Vashtëmi, Burimas, Podgorie, Barç dhe në Dërsnik të rrethit të Korçës, në Kamnik të Kolonjës, në Blaz e Nezir të Matit, në Cakran të Fierit, në Burim, në Gradec e në Cetush të Dibrës, në Kolsh të Kukësit, në Rrajcë e në Rashtan të Librazhdit e nga gjetje të rastit në pika të tjera. Më mirë është njohur e studiuar pellgu i Korçës, i cili gjatë epokës parahistorike ka pasur kushte shumë të mira gjeo-klimatike. Jeta në Shqipëri gjatë neolitit u zhvillua në kushte shumë të përshtatshme natyrore. Klima e ftohtë dhe e lagësht e paleolitit, e cila kishte filluar që në mezolit ia la vendin një klime më të butë, që kishte pak a shumë karakterin e klimës së sotme. Si rrjedhim edhe flora e fauna thuajse nuk ndryshojnë prej asaj të ditëve tona.

Epoka e bronzit

Epoka e bronzit në Shqipëri përfshin mijëvjeçarin e tretë dhe gjithë mijëvjeçarin e dytë p.e.s., e deri në fundin e shek. XII p.e.s. Ajo njihet prej të dhënave të fituara nga shtresat e kulturës së bronzit në vendbanimet e Maliqit, të Trenit e të Sovjanit në pellgun e Korçës, nga shtresa e parë e vendbanimit të Gajtanit në afërsi të Shkodrës, nga gjetjet në

Page 9: vendi yne

shpellën e Nezirit dhe nga vendbanimi i Badherës e kalaja e Kalivosë në rrethin e Sarandës. Gjithashtu njihet nga varrezat tumulare në Mat, në Kukës, në Barç (Korçë), në Pazhok (Elbasan), në Divjakë (Lushnjë), në Patos (Fier), në Vajzë e Dukat (Vlorë), në Piskovë (Përmet), nga tumat në luginën e Dropullit, nga tuma e Bajkajt (Sarandë) e nga depo e gjetje të rastit të zbuluara buzë liqeneve të Shkodrës, të Pogradecit, të Prespës etj.Këto të dhëna dëshmojnë se territori i Shqipërisë gjatë kësaj epoke ka qenë i populluar gjerësisht, që nga zonat e tij të ulëta fushore e deri në krahinat e brendshme dhe të vështira malore. Njerëzit banonin kryesisht në vendbanime të hapura. Në një masë më të kufizuar janë shfrytëzuar dhe shpellat, ashtu siç kanë vazhduar të jenë në përdorim edhe palafitet, siç tregojnë gërmimet e viteve të fundit në vendbanimin palafit të Sovjanit. Nga fundi i kësaj epoke lindin edhe vendbanimet e para të fortifikuara, të cilat rrethohen me mure gurësh të palatuar e të lidhur në të thatë apo me ledhe e hunj. Një pjesë e mirë e vendbanimeve të këtij lloji, si kalaja e Gajtanit, qyteza e Margëlliçit (Fier) etj., që do të marrin zhvillim të plotë dhe do të bëhen karakteristike për epokën pasuese, atë të hekurit, e kanë origjinën e vet në këtë periudhë.Banesat kanë qenë kasolle, që ndërtoheshin me lëndë drusore, kallama e kashtë. Ato janë njëkthinëshe zakonisht me planimetri katërkëndëshe, por duket se ka qenë në përdorim edhe tipi me bazë të rrumbullakët e trup konik. Dyshemetë kanë qenë të shtruara me baltë të ngjeshur e të rrahur, kurse muret të thurura me thupra e të lyera me baltë të përzier me byk. Në mes kishin nga një vatër të rrumbullakët; ka raste kur këtë e gjejmë të vendosur anash në formën e një korite që nuk njihet në banesat neolitike. Vlen të përmendim një kompleks banesash të bronzit të vonë të zbuluara në kalanë e Badherës, të cilat kanë formë katërkëndëshe ose rrethore të ndërtuara me një xokolaturë gurësh, mbi të cilën ngriheshin paretet dhe çatia prej materiali të lehtë.

ILIRET DHE PELLAZGET

Pellazget ishin një popull i lashtë indo-evropian që sipas disa shkrimeve të lashta të lëna nga Homeri, Herodoti,  etj. jetonin në pellgun e Egjeut dhe në bregdetin perëndimor të Azisë së Vogël, në Peloponez, në Greqinë Qendrore, në Thesali dhe në afërsi të këtyre viseve.Në mesin e mijëvjeçarit të tretë dhe në fillim të mijëvjeçarit te dytë para Krishtit erdhën nga stepat e Lindjes grupe të reja popujsh që merreshin me blegtori. Këtu u përzien me banorët vendës dhe kështu u krijua bashkësia e re kulturore e Gadishullit Ballkanik. Kjo popullsi mendohet të jetë popullsia e lashtë pellazge. Sipas shumë studiuesve shqiptarë e të huaj, pellazgët ishin paraardhësit e ilireve.

Iliret, paraardhësit dymijë vjeçarë të kombësisë së sotme me prejardhje gjenetike të grupeve fisnore të familjeve të mëdha shqiptare si në zonat urbane e rurale si dhe nga studimet mbi shumë individë me lidhje gjaku 99% shqiptareve, vërtetuar edhe nga studimet e botimet e fundit nga institutet kërkimore shkencore nga Evropa kontinentale, SHBA e Kanada, nga specialistët e huaj dhe shqiptarë të shkencave antropologjike, gjenetike e arkeologjike, banonin që nga pjesa veri-perëndimore e Detit Adriatik deri

Page 10: vendi yne

në Detin Jon, si dhe përgjatë kufirit tokësor të Gadishullit Ilirik me Dalmatet, Maqedonasit dhe Grekët. POPULLSIA E SHQIPERISE

Shqipëria ka 2,821,977 banorë.[5] 46% e shqiptarëve jetojnë nëpër fshatra. Mbas kohës së diktaturës ndodhi një ndryshim demografik. Me qindra shqiptarë kanë emigruar (të ligjshëm ose të paligjshëm) në Itali, Greqi, BE edhe në vendet e Amerikës Veriore. Në 2004 shteti shqiptar shpalli një milion emigrantë në më pak se 15 vjet. Pavarësisht se njerëzit kanë emigruar, rritja e popullsisë në qytete si Tirana dhe Durrësi nuk u ndalua. Tirana, në vitin 1990 kishte 250,000 banorë edhe 20 vjet me vonë ka më shumë se 600,000 banorë, kjo është një rritje prej 140%. Në atë kohë njerëzit kanë lënë vendin dhe kanë shkuar nëpër vende të huaja ose njerëzit kanë lënë fshatin dhe kanë shkuar nëpër qytete. Kështu shumë fshatra në jug janë sot të lëna pas dore. Shqipëria ka disa pakica etnike-gjuhësore. Midis tyre janë pakica greke (etnia më e madhe), vllahët (10,000), sllavët (3,000 serbë, boshnjakë, goranë dhe maqedonas, romë 9,000). Rreth 25,000 grekë kanë banimet në zonat rurale në jug të Shqipërisë dhe kryesisht në zonat e pakicave gjuhësore në kufi me Greqinë të qarkut të Sarandës, të Gjirokastrës (Dropull, Pogon), të Delvinës, të Himarës, si dhe në qendrat e mëdha si Durrësi, Tirana.

EKONOMIA

Përpara vitit 1991, Partia Komuniste atëherë në pushtet e drejtonte ekonominë e vendit me anë të një serie planesh pesë-vjeçare. Të gjitha degët prodhuese kontrolloheshin nga shteti, bujqësia ishte kolektivizuar plotësisht dhe industria ishte pronë e shtetit, ndërsa sipërmarrjet private ishin të ndaluara rreptësisht. Përveç kësaj Kushtetuta e Republikës Socialiste të Shqipërisë e ndalonte qeverinë të kërkonte ndihma nga jashtë, të pranonte borxhe apo të lejonte investime të huaja në vend. Dështimi i kësaj ekonomie të kontrolluar e shtyu qeverinë paskomuniste të decentralizojë procesin e vendimmarrjes ekonomike. Ndalimi i tregtisë private është shfuqizuar qysh nga fillimi i viteve 90-të, qeveria ka kohë që pranon borxhe dhe kredi të huaja, dhe përpiqet të krijojë vende të reja pune, me anë të bashkëpunimeve me partnerët nga jashtë. Këto masa kanë për qëllim rritjen e industrisë së lehtë, prodhimet ushqimore dhe bujqësore, si dhe ekonominë në tërësi. Progresi i viteve të fundit është i dukshëm, tregu permban të gjithë artikujt e nevojshëm industrialë dhe bujqësorë, ekonomia në përgjithësi po ecën me hapa të shpejta dhe po zhvillohet gradualisht duke pasur për çdo vit një rritje mesatarisht shumë të lartë vjetore në krahasim me vendet e tjera të Evropës Juglindore.

TRANSPORTI Aeroporti

Aeroporti Nënë Tereza në Rinas është aeroporti i vetëm ndërkombëtar i Shqipërisë për fluturime civile. Ai ndodhet rreth 20 km nga kryeqyteti Tirana. Nga Rinasi ka fluturime direkte me mjaft destinacione të botës. Nga Rinasi fluturojnë disa avionë të shoqërive të

Page 11: vendi yne

fluturimit drejt destinacioneve të Evropës, dhe prej pikave të tranzitit për në disa qytete të tjera joevropiane.

Portet

ortet e Shqipërisë kanë funksionuar në bregdetin shqiptar që në kohët e lashta si nëDyrrah, Ulqin, Tivar, Aulone, Apoloni, Onhezmi, etj. Gjatë shekujve VII-XII Durrësi ishte skela kryesore në perëndim të Perandorisë Bizantine. Gjatë periudhës së principatave arbërore u ngritën skela të vogla kryesisht në grykat e lumenjeve në Shirgj, Shëngjin,Shufada, Rodon, Bashtovë, Pirg dhe Spinaricë zhvillimi i të cilave u frenua gjatë periudhës së pushtimit osman.Gjatë viteve 1928 deri 1934 u ndërtua porti detar i Durrësit dhe disa pontile druri në Sarandë, Vlorë e Shëngjin, të cilat u shkatërruan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nga viti 1945 deri në vitin 1952, u rindertua porti i Durrësit dhe disa kalata betoni në Vlorë, Sarandë e Shëngjin. Gjatë bregdetit Jon janë ndërtuar kalata e pontile në gjirin e Spilesë në Himarë dhe në Sasaj që shërbenin kryesisht për transport agrumesh. Porti kryesor i vendit është ai i Durrësit, ku funksionon edhe kantieri i riparimit të anijeve.

KULTURA

Kultura e Shipërisë është e pasur në shumë drejtime të arit si kinematogafi, teatër, art figurativ etj.Pas Luftës së II-të Botërore nën udhëheqjen e sistemn Komunist të Shqipërisë është futur në shoqërin9 shqiptare edhe shpërndarja e mirënjohjeve për veprimtari të ndryshme të personava me profesione artistike. Ndër mirënjohjet më të njohura janë Artist i popullit dhe Artist i Merituar. Me ndërrimin e sistemit të qeverisjes, në Shqipëri shpërndarjen e mirënjohjeve e bën Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Mirënjohjet që presidenti i bën shqiptarve dhe shtetasve të tjerë janë shenjë e mirënjohjes për kontributin e individëve për sfera të ndryshme të kulturës shqiptare.

ARTI

Fillimet e artit figurativ në truallin e Shqipërisë janë të hershme. Gjurmët e para i përkasin periudhës se neolitit. Nëpërmjet zbulimeve të shumta arkeologjike, në zona të ndryshme të vendit, janë gjetur qindra e mijëra qeramika, terrakota, zbukurime ne metal etj., që u përkisnin fiseve ilire, paraardhësve të drejtpërdrejtë të shqiptarëve të sotëm.Prodhimet më të hershme janë të thjeshta, për përdorim praktik, por në to shfaqen edhe vlera artistike si në format zoomorfe të enëve ashtu edhe në dekorim, gdhendjet dhe elemente të tjerë. Nga shekulli i gjashtë deri në shekullin e trete p.e.re në qeramika vizatohen linja dhe figura gjeometrike; forma ndërtohet me siluet më elegant dhe pasurohet me elemente plastike. Shumë enë të kësaj periudhe, që ruhen sot në muzetë e Shqipërisë, kanë vlera të mirëfillta artistike dalluese vendase, që nuk i ndeshim në artin e fqinjëve të tjerë po aq të lashtë si helenët, maqedonasitë apo romakët.

FEJA

Page 12: vendi yne

Feja ka luajtur një rol të dorës së parë në mbijetesën e kombit shqiptar në po atë shkallë si për disa popuj të tjerë të lashtë si armenët dhe hebrenjtë. Ishte krishterimi ai që i dha një identitet më të fortë popullit shqiptar në kohën e dyndjeve barbare dheosmane duke u kthyer në një vend të shenjtë në kohën e Skënderbeut pasi e mbrojtikrishterimin në shekullin XV kur papa dhe patriku kacafyteshin.[Cito   burimet ] Ishte feja Islame që i dalloi shqiptarët kur politika sllavizuese dhe helenizuese e fqinjëve synonin përvetësimin dhe përfitimin e trojeve shqiptare. Flaka morale e përbashkët për klerinshqiptar të të gjitha besimeve ishte ajo e një zelli apostolik të lashtë gërshetuar me një ndjenjë atdhetare të zjarrtë.56,70 % e banorëve në Shqipëri janë myslimanë, 10,03 % katolikë dhe 6.75 % ortodoksë

KUZHINA SHQIPTARE

Kuzhina shqiptare është një përzierje e influencave të kuzhinës turke, asaj ballkanike dhe evropiane. Ajo është e njohur për vlerat e larta ushqimore dhe shijen e saj mjaft të mirë. Pothuajse çdo krahinë ofron specialitet e saj të veçanta.Gatimi i mishit të pjekur, sidomos qingjit dhe përgatitja e byrekëve të ndryshëm është e përhapur në të gjithë vendin. Veçanërisht në krahinat e jugut dhe Shqipërisë së mesme është i njohur përdorimi në shkallë të gjerë i perimeve dhe zarzavateve, vajit të ullirit, erëzave të ndryshme dhe limonit.Pjatat e peshkut janë të njohura veçanërisht në qytetin e Shkodrës (tava e krapit), Pogradecit (korani me arra dhe lloje të tjera), zona bregdetare e Jonit dhe Adriatikut etj.Në Shqipëri gatuhen ëmbëlsira të shumëllojshme, shumë prej të cilave janë të përbashkëta edhe për vendet e tjera ballkanike dhe Azinsë së vogël (ballkavaja, kadaifi, sheqerparet, hashurja etj). Ndër ëmbëlsirat më tradicionale është "ballokumja", e cila gatuhet në qytetin e Elbasanit për festen e Ditës së Verës (14 Mars).Si rezultat e klimës së përshtatshme mesdhetare Shqipëria është e njohur për kultivimin e rrushit dhe prodhimit e një varieteti verërash të kuqe dhe të bardha. Ndër më të përmendurat janë ato Merlot, Kabërnet, Pinot Nero, Kallmet, Shesh i Zi, San Gioveze, Riesling, Shesh i Bardhë etj.Pija më tradicionale alkoolike është rakia (një lloj Brandy i prodhuar nga rrushi). Në disa zona të Shqipërisë prodhohet edhe rakia e kumbullës (Korçë, Dibër), ajo e manit (Boboshticë etj). Shqipëria është gjithashtu e njohur edhe për prodhimin e konjakut Skënderbej, i përmendur për shijen dhe aromën e tij. Konjaku shqiptar ka fituar gjithashtu edhe çmime ndërkombëtare.Ndër pijet jo alkoolike është për tu përmendur boza (një pije freskuese me bazë misrin), e prodhuar në veri të vendit sidomos në krahinën e Kukësit si dhe rehania, e cila vjen nga lëngu i rrushit dhe është pije tipike e Skraparit.

Page 13: vendi yne

Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot .

Shqiperia sot dhe dje !Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nje faqe e re, nuk eshte as e afert.Por cila ishte Shqiperia para viteve 90’ dhe cila eshte Shqiperia sot ? A ka ndryshuar ajo ?

Te gjithe e mbajme mend si I gjithe populli detyrohej te perulej me nderim para figures se diktatorit te vet, e ndersa sot kushdo eshte I lire te shprehe pelqimin apo mospelqimin e tij per cdo figure politike, te zgjidhe vete kush do e perfaqesoje me vote te lire e po keshtu ta heqe serish me vote te lire. Tashme cdo njeri ka te drejten e fjales dhe lirine e veprimit brenda kornizave te te drejtave te njeriut , ndryshe nga e kaluara ku te flisje kunder do te thoshte baraz me mohimin e te drejtes per te jetuar. Cdokush I mban mend rradhet e gjata te pritjes per te marre dhe ata pal produkte qe ishin te domosdoshme, te cilat jepeshin me mase qe nuk mjfatonte as per 1 jave , ndersa sot cdokush mund te blere gjithcka ne sasine dhe cilesine sipas mundesive qe ka dhe siguruar nga ai vete. Dikur askush smund te levizte jashte qytetit apo fshatit te tij te lindjes, ai ishte I destinuar te lindtte dhe te vdiste po atje, per te mos folur per te drejten dhe mundesine per te dale jashte kufijve te Shqiperise, gje e cila ishte e paimagjinueshme, e ndersa sot kushdo eshte I lire te levize lirshem nga fshati ne qytet, nga qyteti ne qytet dhe nga Shqiperia ne vende te tjera te Evropes e botes. Ndryshe nga dikur sot kushdo zgjedh te kete arsimin e deshiruar dhe te punesohet sipas aftesive apo meritave, ndryshe nga dikur kur partia-shtet zgjidhte profesionin e individit dhe punen qe ai do te bente. Dje, Shqipëria ishte e “vogël” dhe izoluar nga bota, kurse sot është pothuajse me përmasat e saja natyrore, e lirë, krenare dhe e fortë për sfidat e të ardhmes.Dje, ishim në diktaturë të egër dhe çnjerëzore, sot jemi në Demokraci, me liri dhe të drejta, të integruar në NATO dhe shumë shpejt do të integrohemi edhe në Evropë.Dje, Shqipëria nuk njihej në Botë, kurse sot të rinjtë e saj me inteligjencë, promovojnë shumë mirë imazhin e saj në universitet më të mira perëndimore, në shoqëritë civile të tyre.Dje, Shqipëria, ishte një vend me bukuri të mrekullueshme natyrore, historike dhe kulturore të pa zbuluar, kurse sot ajo është një vend i reklamuar deri tek kanali televiziv amerikan CNN, që më parë e kishte ëndërr ta shikonim dhe jo më te ishin protagonist.Ndryshime te tilla ka pafund, nisur qe nga rruget e reja e mundesite e lidhjes se cdo vendi me vendet e tjera brenda dhe jashte kufijve, mundesite per argetim, pushime, trajnime e zhvillime te aftesive intelektuale etj.

Page 14: vendi yne

Por jo te gjtha ndryshimet ishin positive , krahas tyre ka dhe ndryshime ne sensing e gabuar. Nje prej tyre dhe me kryesorja eshte ne vlerat dhe parimet madhore te cdo individi dhe shteti ne pergjithesi. Sot kemi me pak mikpritje, bujari, dashamiresi, dashuri e me shume mashtrime, genjeshtra, korrupsion dhune ne familje e shoqeri e me shume vrasje , pra shtet me te dobet e me te papergjegjshem per qytetaret dhe jeten e tyre , e nje tradite, kulture e zakone gjithmone e me ne zbehje. E keshtu mund te flasim pafund.

Shqipëria në krahasim me dje dhe sot është ndryshe, dhe ky ndryshim është aq i madh sa ai i djeshmi me të sotmin. Ky ndryshim do të jetë po aq i rëndësishëm nëse nuk do të lejojmë që e djeshmja të bëhet përsëri e sotme. E sotmja është aktualja që më shumë munde dhe sakrifica e kemi ndërtuar, kurse e djeshmja ishte diçka e pashmangshme për shumë arsye, por nuk duhet të jetë më e përsëritshme. Ajo, është një dhimbje që na jep forcë për të sotmen që kemi dhe për të nesërmen që na pret.Ne e kemi në dorë të zgjedhim mes të djeshmesh që nuk kishte asgjë të kënaqshme dhe të sotmes që do të shërbej edhe për tenesërmen. E sigurt është se një ardhme më e mirë na pret nëse do të vazhdojmë të bëjmë hapa të mëdhenj dhe të sigurt për të përmisuar kushtet e jetesës sonë.

Page 15: vendi yne

OBJEKTIVAT

1. Njohuri te pergjithshme mbi vendin tone, Shqiperine.

Njohja me Elementet dalluese;reliev, klime, bote bimore dhe zhtazore

Te njohim zonat arkeologjike, dhe muzeumet e vendit tone.

Njohja me Shqiperine dje;Lashtesia, dhe periudhat. Njohja me zhvillimin ekonomik, kulturor dhe ate

turistik. Ese krahasim-kontrasti