292

VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

  • Upload
    others

  • View
    8

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në
Page 2: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR PJESËMARRJEN NË PROGRAMIN

E SHTATË KORNIZË

RAPORTET KOMBËTARE PËR KONTEKSTIN E KËRKIMEVE

SHKENCORE NË KOSOVË

Prishtinë, maj 2013

Page 3: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

2

Redaktorë: Dukagjin Pupovci, Xhavit Rexhaj Disenji, Radhitja e Ilustrimi i kopertinës: Petrit Tahiri Data e publikimit: prill 2013 Ju lutem citoni këtë publikim si: WBC-INCO.NET (2013): Priority Setting to Structure Participation in the 7th Framework Program, Background Country Reports – Kosovo. Në dispozicion në: http://www.wbc-inco.net Koordinatorja e WBC-INCO.NET: Elke Dall Western Balkan Countries INCO-NET Information Office of the Steering Platform on Research for Western Balkan Countries www.wbc-inco.net c/o Centre for Social Innovation Linke Wienzeile 246, A-1150 Vienna. Austria. ZVR: 757405110 Tel: 0043-1-49 50 442 62 Fax: 0043-1-49 50 442 40 [email protected], [email protected]

WBC-INCO.NET, një projekt i financuar nga programi Kornizë (PK) FP 7 për periudhën 2008 - 2013 me gjithsej 29 partnerë të projektit, ka për qëllim avancimin dhe integrimin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor (VBP) në Hapësirën Evropiane të Kërkimeve Shkencore (HEKSH). Objektivat kryesore të programit janë: përkrahja e dialogut bilateral e rajonal për shkencën dhe teknologjinë (SH&T), identifikimi i mundësive dhe prioriteteve të bashkëpunimit në HTZHI për pjesëmarrje në Programin Kornizë e në programe të tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në projekte të BE-së, analiza e nevojave dhe pengesave për inovacione në VBP, shkëmbimi i informatave dhe praktikave të mira për politikat e inovacionit dhe vendosja e bashkëpunimit më të mirë në mes të hulumtimeve dhe inovacioneve. WBC-INCO.NET koordinohet nga Qendra për Inovacione Sociale nga Austria. Botues: WBC-INCO.NET

Ky raport është një produkt i WBC-INCO.NET në kuadër të Pakos Punuese 2 të projektit: Vendosja e prioriteteve në PK, Detyra 2.4: Seancat konsultuese. Projekti është bashkëfinancuar nga Programi i Komunitetit Evropian për Bashkëpunim Ndërkombëtar në kuadër të Programit të Shtatë Kornizë për Hulumtime dhe Zhvillim Teknologjik (2007-2013). As Komuniteti, as Qendra për Inovacion Social e partnerët e projektit WBC-INCO.NET, si botues kryesor të këtij raporti, nuk janë përgjegjës për mënyrat e nryshme të përdorimit të informacioneve të përfshira në raport.

Page 4: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

3

Përmbajtja

Parathënie.....................................................................................

4

Shëndetësia................................................................................... Lul Raka

7

Transporti...................................................................................... Shaban Buza, Ramadan Duraku

37

Mjedisi.......................................................................................... Fetah Halili, Agim Gashi

79

Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit............................... Lule Ahmedi

115

Agroushqimi.................................................................................. Adem Demaj, Skender Kaçiu, Arben Mehmeti

159

Shkencat shoqërore dhe humane.................................................. Hasnije Ilazi, Vjollca Krasniqi

203

Energjia......................................................................................... Naser Sahiti

247

Page 5: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

4

Parathënia Vendosja e prioriteteve për të strukturuar pjesëmarrjen në Programin e Shtatë Kornizë (FP7) është një ndër aktivitetet kryesore të Projektit për Koordinimin e Politikave Kërkimore në Vendet e Ballkanit Perëndimor (WBC‐INCO.NET). Projekti është duke u realizuar gjatë periudhës 2008‐2013 nga Qendra për Inovacion Social (ZSI) në partneritet me 28 agjenci qeveritare, institucione akademike, organizata joqeveritare dhe kompani private nga Vendet e Ballkanit Perëndimor (VBP), Turqia dhe Bashkimi Evropian (BE). Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) është partneri i vetëm nga Kosova.

Objektivat kryesore të WBC‐INCO.NET‐it janë që të përkrahet dialogu bilateral e regjional në mes të BE‐së, vendeve të asociuara të FP 7 dhe VBP dhe që të avancohet pjesëmarrja e hulumtuesve në projekte evropiane të Zhvillimit të Kërkimeve e Teknologjisë (ZhHT) të mbështetura nga masat strukturore. Një sërë studimesh analitike janë mënyra më e mirë për të realizuar dialog përmbajtësor. Institutet më të mira evropiane e rajonale për analiza në fushën e Shkencës e Teknologjisë (ShT) kanë dhënë kontributin e vet për identifikimin e fushave kërkimore me dobi të dyanshme.

Objektivat kryesore të pakos punuese “Vendosja e prioriteteve” janë që të:

• identifikohen prioritetet e ShT‐së me interes të dyanshëm për vendet anëtare, për vendet kandidate dhe për VBP‐të në një proces konsultativ të realizuar me një metodologji të përbashkët,

• përfshihen opinionet e shoqërisë civile, ekonomisë e të tjera, në procesin e vendosjes së prioriteteve,

• përshtatet vendosja e prioriteteve me nevojat dhe interesat e Drejtorive për Bashkëpunim të KE‐së dhe të ofrohet një kontribut i kalibruar për nismat e programet relevante të jetësuara nga këto drejtori.

Gjatë implementimit të projektit u organizuan shtatë seanca të konsultimeve tematike në shkallë rajonale. Seancat ishin bazuar në raportet kombëtare të gjendjes përkitazi me institucionet kryesore për Kërkime e Zhvillim (KeZh), sistemet e ShT‐së, projektet në vijim dhe prioritetet kombëtare të programeve shkencore në vendet e Ballkanit Perëndimor. Seancat konsultative ishin mbajtur në fushat e

• TIK (dhjetor 2008, Beograd) • Agroushqimit / BEBD (janar 2009, Podgoricë) • Shëndetësisë (maj 2009, Tiranë) • Transportit (maj 2009, Sarajevë dhe prill 2011, Ljubljanë) • Mjedisit (Shkup, qershor 2009) • Shkencave Shoqërore dhe Humane (shtator 2011, Vjenë) • Energjisë (prill 2012, Maastricht).

Tri prej tyre ishin mbajtur si ngjarje paralele me konferencat evropiane të rrjetëzimit duke përfshirë palët e involvuara nga institucionet më të mëdha të KeZh dhe projektet në vijim (Transporti – prill 2011, Shkencat shoqërore dhe humane – shtator 2011 dhe Energjia ‐ prill 2012).

Page 6: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

5

Ky libër ofron raportet e kontekstit kombëtar në Kosovë për shtatë fushat e paraqitura më lartë. Raportet janë shkruar nga ekspertët kosovarë në periudha të ndryshme duke u bazuar në formatin e njëjtë dhe janë diskutuar me të gjitha palët relevante në vend. Ekspertët kosovarë kanë marrë pjesë edhe në seancat e konsultimeve tematike dhe kanë diskutuar prioritetet me kolegët nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Raportet për TIK‐un, Agroushqimin, Shëndetësinë, Transportin dhe për Mjedisin janë përdorë në procesin e zhvillimit të Programit Kombëtar të Shkencës për Kosovën 2010‐2015, i miratuar në vitin 2010 nga Kuvendi i Kosovës.

Në qershor 2012, WBC‐INCO.NET vendosi që të përkrahte publikimin e këtij raporti në një libër – në gjuhën shqipe dhe angleze. Për këtë qëllim nga ekspertët ishte kërkuar që të përfshijnë edhe një kapitull (numër gjashtë), në të cilin përshkruhen zhvillimet që kishin ndodhur në ndërkohë në fushat tematike, vendin e tyre në Programin Kombëtar të Shkencës 2010‐2015 dhe harmonizimin me prioritetet rajonale. Besohet se raportet e përditësuara do të përdoren nga institucionet, kompanitë e hulumtuesit kosovarë dhe nga partnerët e tyre në Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në BE gjatë zhvillimit të ideve për projekte kërkimore. Raportet tashmë kanë ushtruar ndikim fillestar në hartimin e politikave dhe besojmë se ky trend do të vazhdojë edhe më tutje në sektorin e kërkimeve e të zhvillimit në Kosovë. Raporte të këtilla edhe nga fushat e tjera tematike do të mund të ndihmonin për hartimin e politikave përkatëse institucionale në Kosovë.

Në këtë rast, shprehim falënderimin tonë ndaj hulumtuesve të cilët hartuan raportet në konsultim me ekspertët e fushave përkatëse tematike dhe i prezantuan për diskutim në ngjarjet konsultative rajonale. Gjithashtu, do të donim të shprehim mirënjohjen tonë për WBC‐INCO.NET‐in dhe menaxheren e projektit, Znj. Elke Dall, për përkrahjen e vazhdueshme e të parezervë ndaj punës tonë.

Prishtinë, dhjetor 2012

Redaktorët

Page 7: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shëndetësia

6

Page 8: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shëndetësia

7

RAPORTI KOMBËTAR PËR KONTEKSTIN E KËRKIMEVE SHKENCORE NË FUSHËN E

SHËNDETËSISË NË KOSOVË

Dr. Lul Raka, Profesor asistent, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës dhe

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

përkrahur nga

Dr. Dukagjin Pupovci, Profesor i rregullt i Universitetit të Prishtinës, Qendra për Arsim e

Kosovës

Prishtinë, maj 2009

Page 9: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shëndetësia

8

Falënderime

Autori falënderon anëtarët e ekipit të ekspertëve (Prof. Dr. Isuf Dedushaj, Prof.as.dr. Avdyl Krasniqi, Prof.asoc.dr. Rexhep Hoxha, Prof.dr. Adil Raka, Dr.sc. Burim Neziri dhe Dr. Xhevat Ukaj) për diskutimet e tyre dhe kontributin e dhënë në këtë raport.

Page 10: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shëndetësia

9

Lista e shkurtesave

ASHAK Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës BE Bashkimi Evropian BB Banka Botërore BPV Bruto Prodhimi Vendor ECDC Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e

Sëmundjeve FP7 Programi i Shtatë Kornizë HIV/AIDS Virusi i imunodeficiencës humane/ SIDA IKSHPK Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës IRJM Ish‐republika Jugosllave e Maqedonisë K&ZH Kërkimi shkencor dhe Zhvillimi KKSH Këshilli Kombëtar i Shkencës MASHT Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë MSH Ministria e Shëndetësisë OBSH Organizata Botërore e Shëndetësisë PKSH Programi Kombëtar i Shkencës OJQ Organizatat Joqeveritare QKUK Qendra Klinike Universitare e Kosovës SWOT Përparësitë, Mangësitë, Mundësitë dhe Kërcënimet TB Tuberkulozi UNDP Fondi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNFPA Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsi UNICEF Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë USAID Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim

Ndërkombëtar WUS World University Service (Shërbimi Botëror Universitar)

Page 11: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shëndetësia

10

Përmbledhje ekzekutive

Resurset në dispozicion për kërkime shkencore për studimin e çështjeve shëndetësore në vendet në zhvillim mbeten joproporcionalisht të ulta krahasuar me gamën e gjerë të sëmundjeve që bartin këto vende. Kosova, si një ndër vendet më të pazhvilluara të Evropës, nuk bën përjashtim nga ky rregull. Burimet financiare për kërkime shkencore (qofshin ato edhe të kufizuara), prodhojnë rezultate të cilat pastaj përkthehen në politika dhe veprime përkatëse në terren me qëllim kryesor përmirësimin e mbrojtjes shëndetësore në Kosovë.

Ky raport është përgatitur në prill të vitit 2009 në kuadër të kornizës së projektit INCO‐NET të shteteve të Ballkanit Perëndimor (WBC‐INCO.net). Projekti ka për qëllim të kontribuojë në integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në zonën Evropiane të kërkimeve shkencore. Nisma është përkrahur nga Komisioni Evropian nën Programin e Shtatë Kornizë për Zhvillim të Kërkimeve e të Teknologjisë (FP7). Raporti ofron një përshkrim të kontekstit kërkimor shkencor në fushën e shëndetësisë në Kosovë. Aty jepen shifrat dhe faktet kryesore lidhur me kornizën politike, faktorët kryesorë dhe shtytësit e kërkimeve shkencore, infrastrukturën shëndetësore dhe trendet në Kosovë.

Qëllimi i këtij raporti është të përshkruajë dhe vlerësojë gjendjen aktuale dhe performancën e kërkimeve shkencore shëndetësore në Kosovë. Ky raport përbën një sintezë specifike vendore që bazohet në të dhënat statistikore nga Zyra e Statistikave e Kosovës dhe në konsultimet me ekspertët shëndetësorë, institucionet kërkimore akademike, autoritetet dhe faktorët e tjerë relevantë në Kosovë. Metodologjia e tillë është përdorur me qëllim që të identifikohen elementet kryesore të pozicionit shkencor të Kosovës në fushën e shëndetësisë. Analiza “SWOT” u përdor për të përcaktuar rreziqet dhe mundësitë mjedisore bashkë me mangësitë dhe adutet e kapaciteteve kërkimore në Kosovë.

Në versionin përfundimtar të strategjisë së kërkimeve shkencore u identifikuan gjithsej tetë prioritete kërkimore‐shkencore, të cilat u nxorën nga Strategjia Kombëtare e Shëndetësisë. Agjenda kërkimore ‐ shkencore në fushën e shëndetësisë ka për qëllim të kontribuojë në formësimin e bashkëpunimit të ardhshëm shkencor të shteteve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, përmes politikave relevante kërkimore të Komisionit Evropian dhe programeve financiare me qëllim të plotësimit të interesave dhe nevojave aktuale të hapësirës kërkimore shkencore në rajonin e Balkanit Perëndimor.

Page 12: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shëndetësia

11

Hyrje

Me popullatën më të re në Evropë dhe shkallën e papunësisë prej mbi 40% Kosova po përballet me shumë sfida. Raporti i Vlerësimit të Varfërisë, i përgatitur nga Banka Botërore1 nxori në pah se 45% e kosovarëve jetojnë në varfëri, kurse 18% e tyre ndodhen në prag të varfërisë. Sipas këtij raporti 15% e popullatës jeton në varfëri të skajshme, d.m.th. me vështirësi të theksuara në përmbushjen e kërkesave themelore për jetesë.

Treguesit shëndetësorë dhe arsimorë të Kosovës janë në një nivel të ulët, gjersa ekspozimi i popullatës ndaj rreziqeve shëndetësore është shumë më i lartë. Kosova, sikurse të gjitha shtetet e tjera në tranzicion, po përballet me sfida të shumta, siç janë kërkesat për investime kundrejt resurseve të kufizuara qeveritare për t’i përmbushur ato; struktura të fragmentuara sociale dhe shkallën e brishtë të sigurisë. Më 17 shkurt 2008 Kuvendi i Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së vendit, e cila deri tani është njohur nga 91 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë dekadave të fundit, sistemi shëndetësor në Kosovë ka kaluar nëpër reforma të rëndësishme duke u përballur me shumë vështirësi e pengesa, prej të cilave më të rëndësishmet mbesin mungesa e përkushtimit politik dhe resurset e kufizuara.

1. Qëllimi i raportit kombëtar të kërkimeve mjekësore dhe metodologjia/përmbledhja e procesit konsultativ

Ky raport është hartuar në suaza të projektit WBC‐INCO.net dhe qëllimi kryesor i tij është të ofrojë një pasqyrë të gjendjes së sektorit të shëndetësisë të Kosovës përmes treguesve kryesorë shëndetësorë dhe politikave kërkimore shkencore. Raporti kryesisht bazohet në të dhënat sasiore, të cilat janë mbledhur nga burime të ndryshme. Raporti, po ashtu, përshkruan edhe analizën SWOT (përparësitë, dobësitë, mundësitë dhe rreziqet) të kapaciteteve kërkimore shkencore.

Procesi i këshillimeve dhe faza e grumbullimit të të dhënave është realizuar gjatë muajit prill të vitit 2009, duke përfshirë intervistat e drejtpërdrejta dhe ato telefonike me respondentët kryesorë. Procesi i këshillimit u realizua me këta vendimmarrës:

1 Banka Botërore. Kosovë ‐ Vlerësimi i Varfërisë (tetor 2007), http://www.worldbank.org/WEBSITE/EXTERNAL/COUNTRIES/ECAEXT/KOSOVOEXTN/

Page 13: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shëndetësia

12

• Hartuesit e politikave të nivelit kombëtar të kërkimeve shkencore dhe zhvillimit: Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT);

• Institucionet kryesore të kërkimeve shkencore në Kosovë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Universiteti i Prishtinës ‐ Fakulteti i Mjekësisë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK);

• Institucionet akademike të sektorit privat: Fakulteti i Shkencave Mjekësore “Rezonanca”

• Organizatat ndërkombëtare qeveritare e joqeveritare të përfshira në kujdesin shëndetësor dhe në kërkimet shkencore në fushën e shëndetësisë (OBSH, UNICEF, UNDP, UNFP, USAID, WUS‐Austria);

• Subjektet industriale shëndetësore: kompanitë farmaceutike;

• Organizatat joqeveritare vendore nga sektori i shëndetësisë (mjekësia e përgjithshme dhe profilet e specializuara mjekësore).

Raporti kombëtar i kontekstit të kërkimeve shkencore në fushën e shëndetësisë identifikoi tetë prioritete për kërkime shkencore në Kosovë, të cilat janë prezantuar në vijim.

Problemi më i madh gjatë hartimit të këtij raporti ka qenë mungesa e një sistemi qendror të mbledhjes së të dhënave dhe fragmentimi i theksuar i të dhënave shkencore në Kosovë.

2. Kërkimi shkencor dhe zhvillimi në sistemin e shëndetësisë në Kosovë

Kosova ende nuk e ka jetësuar një sistem të mirëfilltë të kërkimeve shkencore. Ekonomia e vendit mbetet shumë e dobët për të përkrahur kërkimin dhe zhvillimin shkencor, si dhe e paaftë të absorbojë rezultatet e kërkimeve shkencore dhe të përfitojë nga ato. Aktivitetet kërkimore shkencore mbesin me karakter sporadik dhe margjinal, të mbështetura kryesisht në nismat individuale të sektorit universitar. Këto aktivitete nuk kanë pasur pothuajse kurrfarë përkrahje nga Qeveria, e cila është përqëndruar kryesisht në fuqizimin e komponentës mësimore të arsimit të lartë. Shpenzimet publike për kërkim shkencor dhe inovacion në Kosovë janë 0.1% të bruto prodhimit vendor (BPV), duke dëshmuar se në Kosovë kushtet për t’u marrë më punë shkencore janë minimale. Madje, në këtë përqindje

Page 14: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shëndetësia

13

janë përfshirë edhe shpenzimet operacionale të institucioneve ekzistuese kërkimore.2

Përveç mungesës së përkrahjes financiare dhe kapaciteteve të kufizuara për kërkime shkencore në Kosovë, nuk ka as interesim të mjaftueshëm të institucioneve për të shfrytëzuar mundësitë e zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë, siç është Programi i 7‐të Kornizë i Komisionit Evropian.

2.1. Korniza e politikave shëndetësore në Kosovë

Baza e kornizës politike shëndetësore është vënë nga Kuvendi i Kosovës dhe nga Qeveria, të cilët kanë miratuar dhe zbatuar aktet përkatëse ligjore. Kuvendi i Kosovës ka dy komisinone parlamentare që e rregullojnë kornizën ligjore në fushën e shëndetësisë dhe të kërkimeve shkencore:

1. Komiteti për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, që është përgjegjës për monitorimin e zbatimit të ligjit në fushën e shëndetësisë dhe politikave shëndetësore e sociale të Qeverisë së Kosovës dhe

2. Komiteti për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, i cili rishikon politikat dhe legjislacionin në fushën e edukimit, shkencës dhe teknologjisë.

Kërkimet shkencore në fushën e shëndetësisë në Kosovë pjesërisht rregullohen edhe me disa ligje dhe dokumente politike, siç janë:

a. Ligji për veprimtarinë kërkimore shkencore3 b. Ligji i Shëndetësisë 4 c. Strategjia për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë (2005‐2015)5.

2 Pupovci D., Programi Kombëtar për Shkencë e Teknologji 2010‐2015 – ushtrim me Foresight; version punues. 3 Kuvendi i Kosovës. Ligji për veprimtarinë kërkimore‐shkencore. http://www.assembly‐kosovo.org/common/docs/ligjet/2004_42_en.pdf 4 Kuvendi i Kosovës. Ligji për Shëndetësinë‐ http://www.assembly‐kosovo.org/common/docs/ligjet/2004_4_en.pdf 5 Strategjia për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë (2005‐2015). Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prishtinë 2004. www.see‐educoop.net/education_in/pdf/str‐develop‐high‐educ‐kos‐enl‐t02.pdf.

Page 15: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shëndetësia

14

a. Ligji për aktivitetet kërkimore shkencore

Dokumenti kryesor që rregullon fushën e kërkimeve shkencore në Kosovë është Ligji për veprimtarinë kërkimore‐shkencore, i cili “përkufizon krijimin, aktivitetet, organizimin, qeverisjen dhe kompetencat e personave juridikë në fushën e kërkimeve shkencore; statusin e Këshillit Kombëtar për Shkencë (KKSH) dhe çështjet e tjera të ndërlidhura me kërkimet shkencore në Kosovë”.

Sipas këtij ligji, në kategorinë e kërkimit shkencor bëjnë pjesë kërkimet bazike, kërkimet aplikative dhe ato zhvillimore. Ligji përcakton se me qëllim të përmbushjes së parakushteve për kërkime shkencore, 0.7% e BPV‐së duhet të alokohet në buxhetin e konsoliduar të Kosovës për kërkimet shkencore.

Në korrik të vitit 2007, Kuvendi i Kosovës e zgjodhi Këshillin Kombëtar të Shkencës, të përbërë nga 15 veta. Vendimi i Kuvendit u zbatua në tetor të vitit 2008, kur u mbajt takimi i parë konsultativ i Këshillit. Prej asaj kohe, Këshilli paraqiti synimin për të hartuar një Program Kombëtar të Shkencës për Kosovën për një periudhë 5 vjeçare, mirëpo bisedimet me qeverinë për realizimin e këtij objektivi ende janë në zhvillim e sipër.

b. Ligji për Shëndetësinë

Ligji për Shëndetësinë në Kosovë u miratua në Kuvendin e Kosovës në vitin 2004, me qëllim të krijimit të kornizës ligjore për rregullimin, avancimin dhe përmirësimin e ofrimit të mbrojtjes shëndetësore për qytetarët e Kosovës.

Ligji i Shëndetësisë i trajton kërkimet shkencore në disa nene të tij. Neni 31 thekson se “institucionet e kujdesit tretësor shëndetësor janë përgjegjëse për organizimin e procesit edukativ universitar, punës kërkimore shkencore dhe edukimit pasdiplomik”. Kërkimi shkencor në fushën e shëndetësisë po ashtu përfshihet edhe në Ligjin për Shëndetin publik.

c. Strategjia e zhvillimit të arsimit të lartë në Kosovë (2005‐2015)

Ministra e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka krijuar disa struktura organizative për mbështetjen e kërkimeve shkencore në Kosovë, siç janë: Departamenti i Shkencës, Qendra për Inovacione dhe Transferin e Teknologjisë dhe Qendrën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në fushën e Arsimit të Lartë, Shkencës dhe Teknologjisë.

Page 16: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shëndetësia

15

Strategjia e MASHT‐it për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë (2005‐2015) adreson po ashtu çështjen e kërkimeve shkencore, që është e ndërlidhur me arsimin e lartë. Një nga 6 objektivat e kësaj strategjie është të përmirësojë kapacitetet për kërkime shkencore. Sipas kësaj strategjie rekomandohen këto masa për arritjen e objektivit të kërkimeve shkencore: konceptualizimi i politikave të reja, amandamentimi i legjislacionit aktual për të përkrahur aktivitetet kërkimore shkencore, zhvillimi i kapaciteteve institucionale dhe intelektuale, vendosja e standardeve për punë kërkimore‐shkencore, gjetja e fondeve për kërkim dhe ofrimi i stimulimit adekuat.

Deri tani në Kosovë nuk është miratuar ndonjë kornizë e masave specifike për përmirësimin e bashkëpunimit shkencor dhe integrimin e Kosovës në Hapësirën Evropiane të Kërkimeve Shkencore.

2.1.1 Korniza e përgjithshme e politikës shëndetësore

Sistemi shëndetësor në Kosovë udhëhiqet nga Ministria e Shëndetësisë. Në Kosovë ekzistojnë dy kategori të shërbimeve shëndetësore: publike dhe private. Sistemi publik shëndetësor financohet nga buxheti i konsoliduar i Kosovës, i cili merr pjesë me 9.2% në shpenzimet e përgjithshme buxhetore qeveritare. Shpenzimet qeveritare për kokë banori në Kosovë për sektorin e shëndetësisë janë vetëm 35 € (më të ulëtat në Evropë).

Në mungesë të zhvillimit ekonomik, buxheti i konsoliduar i Kosovës nuk duket se do të ketë një rritje të ndjeshme në një të ardhme të afërt. Nuk ka ende sistem të sigurimeve shëndetësore dhe kjo përbën pengesën kryesore për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në sektorin e shëndetësisë në të gjitha nivelet. Edhepse në prill të vitit 2006, Kuvendi i Kosovës diskutoi për Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore, ai nuk u miratua për shkak të kufizimeve në kapacitetet njerëzore, organizative dhe institucionale për ta zbatuar dhe menaxhuar fondin e sigurimeve shëndetësore. Implikimet financiare të përfituesve të lidhur me skemën e sigurimeve shëndetësore, po ashtu kanë nxitur brengosje dhe kanë pamundësuar miratimin e ligjit.

Gjatë pjesës së dytë të shekullit të kaluar, Kosova pati një sistem shëndetësor socialist, i cili ishte gjithëpërfshirës dhe mbështetej në barazinë dhe drejtësinë sociale. Pas luftës, ndodhi tranzicioni nga sistemi i vjetër në konceptin e ri të menaxhimit shëndetësor. Ky transformim konceptual përbënte një sfidë të veçantë si për personelin shëndetësor, ashtu edhe për popullatën. Aktualisht, sistemi shëndetësor në Kosovë përbëhet nga qendrat e mjekësisë familjare, të cilat i

Page 17: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shëndetësia

16

përkasin kujdesit parësor shëndetësor dhe ndodhen në secilën komunë të vendit; pastaj janë institucionet sekondare shëndetësore, të vendosura në nivelin rajonal (spitalet), dhe qendra e kujdesit tretësor shëndetësor ‐ Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Përveç sektorit publik, ekziston edhe sektori privat, i cili ka shënuar një rritje të konsiderueshme gjatë viteve të fundit dhe kryesisht është i përqëndruar në fushën e diagnostikës dhe të terapisë. Në sektorin privat mjekësia këshilluese ose ajo preventive pothuajse nuk ekzistojnë fare.

Treguesit shëndetësorë të Kosovës mbesin ndër më të pafavorshmit në rajon. Statistikat shëndetësore që merren me analizën, planifikimin dhe vendimmarrjen ende janë të pazhvilluara, duke ngelur larg standardeve të kohës. Fatkeqësisht, në Kosovë nuk ka të dhëna bashkëkohore dhe konzistente për të bërë kuantifikimin e sëmundjeve me sistemin e ri metrik, vitet e jetesës të rregulluara me shkallën e paaftësisë, si ato që janë paraqitur nga Shkolla për Shëndetin Publik e Universitetit të Harvardit në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë6.

Sëmundjet ngjitëse ende përbëjnë një ndër problemet kryesore të shëndetësisë kosovare. Kosova ka një ndër shkallët më të larta të vdekshmërisë perinatale në Evropë (23 në 1000 foshnja të lindura) dhe vdekshmërisë maternale (7 në 100.000 të lindur të gjallë). Brengosëse është edhe shifra prej 40% e vdekshmërisë nga infeksionet spitalore të sistemit të qarkullimit të gjakut që u përket foshnjave. Vetëm 65% e popullatës në Kosovë pijnë ujë i cili i plotëson standardet e ujit të pijshëm. Incidenca vjetore e tuberkulozit është 53.4 në 100.000 banorë. Ethet Hemorragjike Krime‐Kongo, tularemia dhe meningjiti viral janë sëmundje endemike në Kosovë. Numri i mjekëve për 1000 banorë është 0.94. Shfrytëzimi i kapaciteteve spitalore ka një mesatare prej 62.9%, kurse mesatarja e trajtimit spitalor është 5.8 ditë. Mosha mesatare e jetesës është më e ulëta në rajon, me 69 vjet7. Shumica e rasteve të vdekjes (53%) janë rrjedhojë e sëmundjeve jongjitëse (sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri), pasuar nga vdekjet e të porsalindurve (28%) dhe vdekjet nga sëmundjet ngjitëse (12%). Nga aspekti statistikor është me rëndësi të theksohet se në Kosovë që prej vititi 1981 nuk ka pasur regjistrim të popullatës.

6 Ezzati M, Lopez A, Vander Hoorn S, Rodgers A, Murray CJL, Grupi i Bashkëpunimit për Vlerësimin komparativ të rrezikut. Janë përzgjedhur faktorët kryesorë të rrezikut dhe barra rajonale e globale e sëmundjeve. Lancet 2002; 360(9343):1347‐1360 7 Statitikat shëndetësore 2007, Qeveria e Kosovës, Ministria e Shërbimeve Publike, Enti i Statistikave i Kosovës, Prishtinë 2008.

Page 18: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shëndetësia

17

Rreziqet mjedisore për popullatën e Kosovës ende mbesin të larta, përfshirë ndotjen e ajrit dhe ujit; kontaminimin e ushqimit; abuzimin me duhanin, alkoolin, ekspozimin dhe helmimin me plumb etj. Faktor ndikues mbetet edhe mungesa e politikave parandaluese dhe masat joadekuate në nivelin ekzekutiv.

2.1.2 Elementet e politikëbërjes për kërkime shkencore në fushën e shëndetësisë

Alokimet buxhetore për kërkime shkencore dhe për zhvillimin e teknologjisë në vitin 2008 nga Qeveria e Kosovës kapën shifrën prej 0.1% të BPV‐së. Megjithatë, kjo shumë nuk është plotësisht e dedikuar enkas për kërkime shkencore, por në të përfshihen edhe pagat, shërbimet, mallrat dhe shpenzimet publike për institucionet shkencore, të cilat janë nën ombrellën e MASHT‐it. Ekzistojnë disa strategji kombëtare të hartuara nga Ministria e Shëndetësisë, por ato nuk janë strategji kërkimore dhe nuk ka as departament për kërkime shkencore as ndonjë organ i ngjashëm përgjegjës për kërkimet shkencore.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka fonde për të mbështetur kërkimet shkencore por ka disa programe që ndërlidhen me kërkimet shkencore (siç janë TB, HIV/AIDS, Kontrolli i infeksioneve, imunizimi, shëndeti mendor etj.).

Ministria e Shëndetësisë ka adoptuar “Strategjinë e kujdesit shëndetësor në Kosovë 2005‐2015” në përputhje me qëllimet zhvillimore të mijëvjeçarit8. Sipas kësaj strategjie janë parashtruar këto qëllime kryesore të strategjisë së qeverisë së Kosovës për periudhën 2005‐2015 :

• Fillimi i shëndetshëm i jetës • Përmirësimi i shëndetit të rinisë • Përmirësimi i shëndetit mental • Zhvillimi i resurseve humane në shëndetësi • Ulja e shkallës së sëmundjeve ngjitëse dhe jongjitëse • Reformat institucionale dhe • Përmirësimi i menaxhimit të kujdesit shëndetësor.

Aktualisht janë edhe disa strategji të tjera që ndërlidhen me tema specifike në sektorin e shëndetësisë që pritet të aprovohen nga Ministria e Shëndetësisë.

8 Kombet e Bashkuara. Deklarata e Mileniumit e Kombeve të Bashkuara. 2000, në dispozicion në:

http://www.un.org/millennium/declaration/ares552e.htm.

Page 19: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shëndetësia

18

2.2. Vështrim për aktivitetet kërkimore shkencore në fushën e shëndetësisë në Kosovë

Ky vështrim përfshin projektet shkencore në fushën e shëndetësisë, temat kryesore të kërkimeve shkencore dhe infrastrukturën e kërkimeve shkencore. Kërkimet shkencore në Kosovë bëhen kryesisht si nisma individuale në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, respektivisht në QKUK dhe IKSHPK. Këto aktivitete shkencore, me shumë pak përjashtime, nuk mbështeten me kurrfarë granti shkencor nga Qeveria, Universiteti apo industria farmaceutike. Deri tani, institucionet nuk kanë shfaqur interesim të theksuar për të shfrytëzuar ofertat e zhvillimit të fushës kërkimore‐shkencore, siç është Programi i Shtatë Kornizë i Bashkimit Evropian.

2.2.1 Projektet shkencore të shëndetësisë

Aktualisht nuk ka asnjë projekt shkencor të sektorit të shëndetësisë që financohet nga MASHT‐i dhe as nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Shkencëtarët kosovarë gjatë dhjetë viteve të fundit kanë publikuar afër 108 artikuj shkencorë nëpër revistat shkencore ndërkombëtare të indeksuara në PubMed (databazë e literaturës së shkencave biomjekësore) me një trend në rritje gjatë viteve të fundit. Më shumë se gjysma e këtyre publikimeve i përkasin fushës së kërkimeve klinike (56.5%), pasuar nga shkencat biomjekësore 16.7%, kurse kërkimet laboratorike epidemiologjike morën pjesë me 17.6 dhe 9.2% respektivisht, siç është paraqitur në grafikun 1.

61

18 1910

01020

30405060

70

Clinical Biomedical Laboratory Epidemiological

Chart 1. Categories of medical research publications in PubMed 2000-2009

Page 20: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shëndetësia

19

Një aspekt tjetër i aktiviteteve të kërkimeve shkencore shëndetësore reflektohet përmes disertacioneve të doktoratës. Nga janari i vitit 2000 deri në qershor 2007 në Fakultetin e Mjekësisë janë mbrojtur gjithsej dyzet e nëntë teza të doktoratës, të cilat sipas kategorive janë dhënë në grafikun 2. Kërkimet e disertacioneve të doktoratës kanë mbizotëruar në fushën e kërkimeve klinike (65.3%). Publikimi i disertacioneve në revista shkencore nuk ka nivel të kënaqshëm, me ç’rast vetëm 8.1% e disertacioneve të doktoratës kanë arritur të publikohen në revista të indeksuara në PubMed.

Grafiku 2. Disiplinat e kërkimeve sipas disertcioneve të doktoratës janar 2000 ‐ qershor 2007

32

10

1

6

0

5

10

15

20

25

30

35

Clinicalresearch

Preclinicalresearch

Public healthresearch

Dentalresearch

2.2.2 Kompetencat kryesore në fushën e kërkimeve shkencore shëndetësore

Prania e hulumtuesve shkencorë në fushat e ndryshme shëndetësore, gama e gjerë e sëmundjeve dhe bartësve patogjenë si dhe shfaqja e sëmundjeve ngjitëse në Kosovë përbën një potencial të rëndësishëm në fushën e kërkimeve shkencore shëndetësore. Megjithatë, rezultatet e tashme të kërkimeve shkencore janë transferuar dobët në intervenimet praktike në këtë fushë.

Potenciali kryesor për kërkime shkencore vjen nga sektori publik. Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve kërkimore dhe kompanive komerciale është shumë i ulët. Kontributi i sektorit privat për kërkimet shkencore të shëndetësisë është minimal, por njëkohësisht kjo nënkupton edhe një potencial për t’u rritur në të ardhmen.

Page 21: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shëndetësia

20

Kosova ka një sistem shëndetësor që i është nënshtruar reformave në të gjitha nivelet. Edhepse kapacitetet e përgjithshme janë të kufizuara, analiza sugjeron se potencialet kryesore për kërkime shkencore janë në këto fusha:

• sëmundjet ngjitëse • shëndeti publik • stomatologjia • kardiologjia • kirurgjia (klinike dhe eksperimentale) • industria farmaceutike

2.2.3 Infrastruktura për kërkime shkencore

Aktivitetet kërkimore shkencore të fushës së shëndetësisë në Kosovë kryhen nga disa institucione, siç janë:

• Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë • Qendra Klinike Universitare e Kosovës • Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës • Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës • Qendra për Zhvillimin e Mjekësisë Familjare të Kosovës • Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës • Fakulteti i Shkencave Mjekësore ‐ Rezonanca • Organizatat ndërkombëtare.

Institucionet kryesore që bëjnë kërkime shkencore në fushën e shëndetësisë janë parimisht Fakulteti i Mjekësisë, QKUK dhe IKSHPK‐ja. Shtojca “I” siguron listën e plotë të institucioneve kërkimore me detajet kontaktuese të tyre.

Universiteti i Prishtinës është formuar në vitin 1970 dhe ka 17 fakultete me rreth 35.000 studentë. Duke filluar nga viti akademik 2001/2002 Universiteti i Prishtinës filloi zbatimin e sistemit të studimeve sipas Deklaratës së Bolonjës. Bashkëpunimi ndërkombëtar është një ndër prioritetet e Universitetit të Prishtinës dhe përqëndrohet në pjesëmarrjen aktive të programeve të ndryshme. Universiteti i Prishtinës ka nënshkruar afër 80 marrëveshje bashkëpunimi me universitet anekënd botës. Mësimi dhe kërkimi shkencor përbëjnë aktivitetin kryesor të universitetit, që përputhet me nenin 5 të Statutit të Universitetit. Megjithatë, ka pak dëshmi të aktivitetit të organizuar shkencor në Universitet dhe lidhje të fortë ndërmjet komponentës së tij kërkimore me atë arsimore.

Edukimi shëndetësor në Kosovë filloi me krijimin e Fakultetit të Mjekësisë. Fakulteti ka 281 mësimdhënës e asistentë me normë të plotë dhe 33 sosh me normë të pjesëshme.

Page 22: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shëndetësia

21

Akademia e Shkencave dhe Arteve u krijua më 1975. Sot ajo është institucioni suprem në fushën e shkencës dhe të artit në Kosovë. Ka katër seksione: gjuhën dhe letërsinë, shkencat shoqërore, shkencat natyrore dhe artet. Aktualisht nuk ka asnjë përfaqësues të sektorit shëndetësor në Akademi.

Një inistitucion tjetër shtetëror që vepron në kuadër të kornizës shkencore është edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. IKSHPK përbën një institucion shkencor e arsimor multidisiplinar dhe është përgjegjës për hartimin e strategjisë shëndetësore në fushën e epidemiologjisë, edukimit dhe promovimit shëndetësor, parandalimit të sëmundjeve, diagnozës laboratorike dhe informacionit shëndetësor.

QKUK është qendra e vetme e kujdesit tretësor në Kosovë me 2100 shtretër dhe me afër 60.000 pranime në vit. Është institucioni kryesor shëndetësor në fushën e kërkimeve shkencore klinike.

Një ndihmesë të konsiderueshme në kërkimet shkencore në Kosovë e kanë dhënë edhe institucionet qeveritare e joqeveritare ndërkombëtare të prira nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Institucionet e tjera të përfshira në sektorin shëndetësor përfshirë kërkimin shkencor janë edhe: UNICEF, USAID, WUS, UNFPA, DFID etj. (shih shtojcën II).

Pothuajse nuk ka fare kërkime shkencore të industrisë farmaceutike dhe të ndërmarrjeve private në Kosovë. Kompanitë farmaceutike janë sponzorët kryesorë të takimeve shkencore, por deri tani nuk kanë krijuar një sistem të granteve për kërkime shkencore.

Sektori i OJQ‐ve përmbledh disa organizata që japin kontribut në politikat shëndetësore. Kjo vërehet më së miri përmes projekteve të bashkëpunimit të përkrahura nga donatorët ndërkombëtarë në fushën e kujdesit ndaj nënës dhe fëmijës, HIV/AIDS dhe TB. OJQ‐të rregullisht organizojnë forume, tryeza të rrumbullakëta dhe debate që fokusohen në çështje të ndryshme nga aspekti kërkimor (Shoqata e Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës, Shoqata e Kirurgëve, Kimioterapisë, Labirinti, shoqatat farmaceutike etj.).

Page 23: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shëndetësia

22

2.3 Bartësit kryesorë të kërkimeve shëndetësore

2.3.1 Trendet kryesore shëndetësore në Kosovë

Sektori shëndetësor në Kosovë është dominuar nga sektori publik, edhe pse edhe ai privat po rritet dita‐ditës.

Tabela 1. Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë, 2009

Shuma (milionë euro)

1 Paga dhe mëditje (7302 të punësuar) 19.975.409

2 Shërbime dhe mallra 30.877.003

3 Shpenzimet komunale 3.187.073

4 Subvencione dhe transfere 500.000

5 Rezervat 0

6 Gjithsej 54.539.485

Në vitin 2008 sektori shëndetësor pati afër 13.000 të punësuar.

Qëllimi i përgjithshëm i politikës shëndetësore në Kosovë është të krijojë një sistem efikas që operon me resurset e kufizuara buxhetore. Po ashtu, ka nevojë për kapacitete të reja njerëzore në fushën e kërkimeve shkencore që do përmirësonin pamjen aktuale të kujdesit shëndetësor dhe të kërkimeve shkencore.

2.3.2 Sfidat kryesore socio‐ekonomike të Kosovës

Si rrjedhojë e shumë vështirësive të vërejtuara gjatë dy dekadave të fundit dhe sidomos në periudhën pas luftës, Kosova po përballet me shumë sfida ekonomike zhvillimore. Potenciali i rritjes ekonomike vjetore të Kosovës është afër 3‐4%. Shkalla e papunësisë është 35‐40%. Për çdo vit në tregun e Kosovës futen edhe 29.000 njerëz të rinj. Edhe nëse ekonomia e Kosovës do të zhvillonte një rritje vjetore prej 6% gjatë 10‐15 viteve të ardhshme, megjithatë shkalla e papunësisë vetëm sa do të përgjysmohej. Kjo e vulos sfidën ekonomike me të cilën po përballet Kosova.

Njëkohësisht, hulumtimet e Bankës Botërore flasin se 45% e popullatës jeton në gjendjen e varfërisë. Kjo shifër dëshmon se edhe në rast të rritjes ekonomike, Kosova do të duhej të adresojë çështjen e sfidës së vazhdueshme sociale, e cila duhet të jetë prioritet bazik politik.

Page 24: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shëndetësia

23

Pozicioni aktual i Kosovës ka edhe disa përparësi. Kosova ka popullatë të re dhe burime të mjaftueshme natyrore. Struktura sociale është e karakterizuar me ekzistimin e rrjeteve formale e joformale që ofrojnë rrjetet e sigurisë për të varfërit dhe të papunët. Ekziston bazamenti për ekonominë e tregut të lirë dhe sistemi i përgjegjësisë, ndërsa edhe partnerët ndërkombëtarë po ndihmojnë në shumë dimensione të procesit zhvillimor.

3. Integrimi i Kosovës në mjedisin kërkimor shëndetësor të Evropës

Momentalisht, Kosova nuk ka shqyrtuar plane për zhvillimin e kërkimeve e zhvillimit në fushën e shëndetësisë e as për integrimin e Kosovës në hapësirën evropiane të kërkimeve shkencore. Qeveria ende është duke i diskutuar kushtet e pjesëmarrjes në programin FP7 me Bashkimin Evropian dhe vënien e mekanizmave të nevojshëm për bashkëpunim.9

Mobiliteti i ekspertëve pritet që të rritet pasi që vendi gradualisht është duke iu afruar programeve të mobilitetit të financuar nga BE‐ja e që i adresohen arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

4. Analiza SWOT

4.1. Përparësitë

• Qeveria ka vendosur kornizën ligjore në fushën e shkencës dhe arsimit të lartë

• Përvojë e madhe e ekspertëve me sëmundjet ngjitëse • Kapacitetet e mjekëve të rinj, të cilët kanë specializuar nëpër universitetet

dhe institutet kërkimore prestigjioze të botës • Politika shëndetësore e favorshme për fëmijën dhe nënën • Pjesëmarrje aktive dhe bashkëpunim në nismat shëndetësore rajonale e

ndërkombëtare.

4.2. Dobësitë

• Alokimi i pamjaftueshëm i buxhetit për kërkime shkencore dhe zhvillim

9 Raporti i Progresit për Kosovën (KSKB 1244/99). Strategjia e zgjerimit dhe sfidat kryesore 2008‐2009. Komisioni Evropian, Bruksel, 2008

Page 25: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shëndetësia

24

• Prioritet i ulët i qeverisë ndaj kërkimeve shkencore • Shpërndarje dhe komunikim i pamjaftueshëm i gjetjeve shkencore me

vendimmarrësit • Bashkëpunim i pamjaftueshëm në kërkimet mjekësore ndërmjet sektorit

publik dhe atij privat, respektivisht ndërmjet Qeverisë dhe Industrisë • Kërkimi nuk është i lidhur me nevojat reale të komunitetit • Mungesë e shkathtësive dhe përvojës për menaxhim të projekteve • Mungesa e përvojës në hartimin e projekt‐propozimeve për programet

kërkimore të financuara nga BE • Ngarkesa e personelit shkencor me detyra rutinore arsimore e

profesionale • Bashkëpunim i kufizuar me disiplinat jomjekësore të përfshira në kërkimet

shkencore (shkencat shoqërore)

4.3. Mundësitë

• Reformat e sistemit shëndetësor që janë në zhvillim e sipër • Organizimi i studimeve të doktoratës që bazohen në përvojat evropiane • Rritja e mobilitetit të stafit kërkimor • Prania e teknologjisë informative dhe komunikuese (Qendra e

Telemjekësisë e Kosovës) • Prania e organizatave ndërkombëtare të përfshira aktivisht në sektorin e

kujdesit shëndetësor • Bashkëpunimi ndërkombëtar • Sëmundjet endemike • Potenciali për ta ngritur bashkëpunimin dhe për të fuqizuar kapacitetet

me shtetet fqinje për të shfrytëzuar maksimalisht resurset e kufizuara.

4.4. Rreziqet

• Kërcënimet ekonomike (kriza globale financiare) • Rritja e kostos së kujdesit shëndetësor • “Derdhja e trurit”‐ ikja e profesionistëve dhe ekspertëve jashtë vendit • Sëmundjet e reja • Kulturë e ulët e kërkimit shkencor • Mundësi të kufizuara për të zhvilluar shkathtësitë kërkimore në

kurrikulumin e programeve trajnuese • Mangësitë e sistemit aktual shëndetësor (korrupcioni, kushte të

papërshtatshme të punës, ngarkesa me punë dhe pagat e ulëta)

Page 26: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shëndetësia

25

5. Prioritetet kërkimore në fushën e shëndetësisë në Kosovë

Deri tani, kërkimet shkencore në fushën e shëndetësisë janë përcaktuar nga hulumtuesit sipas fushave të tyre të interesimit dhe profileve të tyre. Në këtë raport, prioritetet kërkimore në fushën e shëndetësisë janë nxjerrë dhe përcaktuar nga Strategjia e shëndetësisë, e përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë. Prioritetet e kërkimeve shkencore janë formuluar në një sfond prej tri dimensioneve:

1. Spektri i sëmundjeve 2. Determinantat dhe faktorët e rrezikut 3. Politikat dhe çështjet ndërlidhëse që prekin shëndetësinë dhe

kërkimin shëndetësor (politikat, varfëria dhe shëndeti, aspektet gjinore dhe shëndeti dhe fuqizimi i kapaciteteve shkencore)

Pas një analize dhe diskutimi të detajuar10, janë identifikuar këto prioritete kërkimore shkencore me qëllimet dhe objektivat përkatëse:

• Shëndeti i nënës dhe fëmijës ‐ për të ulur vdekshmërinë e të porsalindurve, të foshnjave dhe nënave

• përparimi i statusit dhe shëndetit të rinisë ‐ të mbrohet rinia nga efektet negative të duhanit, alkoolit, drogave, shtatzënive të padëshirueshme dhe infeksioneve seksualisht të transmetueshme

• shëndeti mendor‐ të luftohen problemet mendore, lëndimet dhe dhuna duke respektuar autonominë dhe të drejtat e personave që vuajnë nga këto probleme

• sëmundjet ngjitëse ‐ të ulet shkalla e sëmundjeve ngjitëse përmes promovimit të shëndetit, rregullimit, mbikqyrjes, kontrollit dhe përfshirjes së komunitetit o ethet hemorragjike Krime‐Kongo, o tuberkulozi, o infeksionet seksualisht të transmetueshme, o sëmundjet diarreale, o sëmundjet akute respiratore, o infeksionet spitalore dhe rezistenca antimikrobike, o sëmundjet vaksinë preventabile

• Sëmundjet jongjitëse ‐ për të ulur faktorët kryesorë të vdekshmërisë së popullatës; o sëmundjet kardiovaskulare

10 Përkrahja e sistemeve kombëtare të shëndetësisë në vendet me të ardhura të mesme e të ulëta, Këshilli për Kërkime Shëndetësore për Zhvillim (COHRED), 2007.

Page 27: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shëndetësia

26

o onkologjia o diabeti, o lëndimet / dhuna o shëndeti oral

• Pabarazia dhe pamjaftueshmëria në ofrimin e shërbimit shëndetësor ‐ fuqizimi i sistemit shëndetësor të Kosovës në të gjitha nivelet duke i zhvilluar resurset humane dhe përkrahur reformat shëndetësore;

o informacioni shëndetësor, o kostoja dhe financimi i shëndetësisë, o politika shëndetësore;

• Shëndeti mjedisor dhe mbrojtja në punë ‐ të përmirësohen kushtet e jetës dhe siguria në punë.

• Fuqizimi i kapaciteteve kërkimore‐ të avansohen kapacitetet shkencore në fushën e shëndetësisë.

5.1. Prioritetet e kërkimeve shëndetësore sipas gatishmërisë së vendit

Bazuar në infrastrukturën aktuale, burimet njerëzore dhe performancën aktuale, fushat më të përshtatshme për kërkime shëndetësore janë :

- biokimia - sëmundjet kardiovaskulare - neurologjia klinike - kontrolli i infeksioneve - sëmundjet ngjitëse - farmakologjia dhe farmacia - kirurgjia (klinike dhe eksperimentale)

Tema të ndryshme përbrenda këtyre disiplinave mund të përkrahen si prioritete kërkimore të vendit. Në mesin e tyre, çështjet e parandalimit dhe diagnozës së sëmundjeve malinje, zoonozat, tuberkulozi dhe siguria e pacientit, janë identifikuar si tema për t’u përkrahur dhe hulumtuar.

5.2. Prioritetet kërkimore shkencore shëndetësore në bazë të potencialit për të ardhmen

Nëse ka mundësi për mbështetje programore në të ardhmen, atëherë si prioritete kërkimore që duhet adresuar janë edhe:

• Kërkimet shkencore në sëmundjet ngjitëse • Diagnostika molekulare dhe inxhinieria gjenetike

Page 28: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shëndetësia

27

• Bioterrorizmi (sidomos agjensët që janë endemik në Kosovë; ethet hemorragjike Krime‐Kongo, bruceloza dhe tularemia)

6. Gjendja pas hartimit të raportit

6.1. Risitë në fushën e kërkimeve shkencore në shëndetësi 6.1.1. Veprimet politike Këshilli Kombëtar i Shkencës ka hartuar “Programin Kombëtar të Shkencës të Republikës së Kosovës”, i cili u miratua nga Kuvendi i Kosovës në korrik të vitit 2010 për një periudhë pesë vjeçare. Qëllimet kryesore të programit janë identifikimi i prioriteteve shkencore, investimi në infrastrukturën shkencore dhe fuqizimi i projekteve bashkëpunuese ndërkombëtare shkencore. Programi ka identifikuar gjashtë fusha prioritare për kërkim dhe financim: 1. Burimet natyrore, energjia dhe mjedisi 2. Prodhimi bujqësor dhe siguria e ushqimit 3. Kërkimet në fushën e shëndetësisë 4. Studimet sociale dhe ekonomike 5. Studimet e gjuhës, kulturës dhe historisë 6. Kërkimet në informacion dhe teknologjinë e komunikimit Pas miratimit të programit nga Kuvendi, MASHT krijoi Këshillin Shkencor me qëllim të zbatimit të PKSH‐së. Në mbarim të shtatorit të vitit 2010, MASHT hapi raundin e parë të aplikimit për kërkime shkencore me alokimin e një milion eurove. Programi përmban pesë kategori:

1. Granti për kërkime shkencore ‐ për të mbuluar projektet shkencore nga fushat prioritare (500. 000 €)

2. Granti për kthimin e trurit – me qëllim që të nxiten shkencëtarët kosovarë që jetojnë jashtë vendit, të kthehen në Kosovë për të bërë kërkime shkencore, edukim dhe mentorim në institucionet publike të vendit (200. 000 €)

3. Fondi për botime – për të përkrahur publikimin e rezultateve shkencore dhe përkthimin e literaturës në gjuhën shqipe e sërbe (120. 000 €)

4. Mobilitetet afatshkurtëra – për t’u mundësuar shkencëtarëve kosovarë të fitojnë përvoja shkencore në universitetet dhe institucionet ndërkombëtare shkencore për një periudhë 1‐2 mujore (60. 000 €)

5. Shpërblimet ‐ dhënia e çmimeve për të stimuluar hulumtuesit më të mirë kosovar të vitit dhe hulumtuesit e rinj (60. 000 €)

Page 29: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shëndetësia

28

Kosova tashmë është përfshirë në listën e vendeve partnere të bashkëpunimit ndërkombëtar të ndërlidhura në Programin e Shtatë Kornizë. Pjesëmarrja në këtë program ka shënuar një rritje të dukshme në fushën e aplikimeve, por nuk ka pasur suksese të rëndësishme në marrjen e granteve. Kosova ka organizuar disa sesione informative për FP7 dhe ka emëruar personat kontaktues, por ende nuk e ka emëruar përfaqësuesin për kërkime shkencore në fushën e shëndetësisë. Në ndërkohë, personeli shkencor dhe akademik ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Shkencës dhe Teknologjisë, të organizuar nga MASHT. Alokimi i buxhetit për kërkime shkencore nga ana e MASHT‐it gjatë tri viteve të fundit ishte gjithsej 1.28 milionë euro. Alokimet sipas viteve për periudhën 2010‐2012 ishin 400.000 €, 400.000 € dhe 480.000 €, respektivisht. Gjatë viteve 2010/11 MASHT financoi këto komponenta shkencore:

o 9 projekte shkencore, prej të cilave vetëm njëri ishte nga mjekësia; o 15 grante të mobilitetit afatshkurtër, prej të cilëve 6 ishin nga mjekësia; o grantet për publikim – 20 libra me nga 500 kopje, një revistë shkencore

mjekësore dhe 3 publikime shkencore si dhe parapagimin për bibliotekën elektronike – “ISI Web of knowledge”.

Gjatë vitit 2012 u dhanë gjithsej 12 grante të mobilitetit afatshkurtër, kurse konkursi ende është i hapur për disa kategori të tjera.

6.1.2. Kontributi i BE‐së për zhvillimin e kapaciteteve shkencore në Kosovë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka mbështetur zhvillimin e kërkimeve shkencore në Kosovë përmes një granti me vlerë prej 1 milionë eurosh. Qëllimi i këtij programi ishte përkrahja e kërkimeve shkencore dhe ngritja e kapaciteteve të Universitetit dhe të institucioneve shkencore në Kosovë në fushat prioritare kërkimore. Konkursi u mbyll në janar të vitit 2012, kurse në korrik gjithsej 4 projekte u shpërblyen me grante. Njëri nga projektet i përket fushës së kërkimeve shkencore në shëndetësi me aplikimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës me titull ”Capacity building to implement state of the art surveillance systems for antibiotic consumption and resistance in Kosovo” (shqip: Ndërtimi i kapaciteteve për jetësimin e sistemeve më moderne të përcjelljes për konsumimin dhe rezistencën ndaj antibiotikëve në Kosovë) dhe në partneritet me Universitetin e Antverpenit, Belgjikë. Ky grant ka mundësuar tejkalimin e njërës prej mangësive të përmendura në raport që ka të bëjë me mungesën e përvojës për të shkruar projektet për programet shkencore të financuara nga BE. Mëgjithatë, ka ende vend për përmirësime në sektorët e bashkëpunimit shkencor ndërmjet sektorëve publik dhe privatë dhe bashkëpunimin ndërmjet disciplinave mjekësore me ato jomjekësore të përfshira në kërkimet shkencore.

Page 30: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shëndetësia

29

6.1.3. Iniciativat ligjore ‐ zhvillimi i kornizës ligjore dhe strategjike

Ligji për kërkimet shkencore është në procedurën e ridraftimit dhe të rishikimit. Në fushën e kujdesit shëndetësor janë ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm në fushën e reformës mjekësore me theks në ligjin e sigurimeve shëndetësore.

6.1.4. Zhvillimi i bashkëpunimit ndërkombëtar

Në vitin 2009 u nënshkrua Marrëveshja për Asistencë për Përafrim ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe BE‐së, duke e bërë këtë instrument si një forcë shtytëse për modernizimin e sektorit publik, përfshirë këtu edhe sektorin e shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë hapat e parë në këtë rrafsh duke krijuar Zyrën për Integrime Evropiane.

Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) në shkurt të vitit 2012 ka nënshkruar një marrëveshje të re me Komisionin Evropian/Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor (CA No.2011/282‐291) me titull “Masat përgatitore për pjesëmarrjen e vendeve kandidate për BE dhe vendeve potenciale në punën e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve”. 6.1.5. Të dhënat statistikore ‐ ndryshimet kryesore

Buxheti i konsoliduar për shëndetësinë gjatë vitit 2012 është rritur dhe kap shifrën prej 88 milionë euro. Incidenca vjetore e TBC ka shënuar një rënie prej 53.4 për 100.000 banorë në 42/100.000 gjatë vitit të fundit. Vdekshmëria perinatale, po ashtu ka shënuar rënie gjatë tri viteve të fundit (prej 23 në 19.3 për 1.000 lindje të gjalla), mirëpo duke e mbajtur Kosovën ende në fund të tabelës.

Numri i publikimeve shkencore të personelit akademik në revistat ndërkombëtare ka shënuar një rritje të dukshme. 6.2. Shëndetësia në Programin Kombëtar të Shkencës 2010‐2015

Sipas PKSH “Kosova është e obliguar që të mbështesë aktivitetet kërkimore në mjekësi për përcaktimin e diagnozave, terapisë dhe për qëllime arsimore. Kjo ndikon në ofrimin e shërbimeve efektive mjekësore, përcaktimin e faktorëve të veçantë etiologjikë dhe parandalimin e sëmundjeve, diagnostifikimin dhe terapinë e arsyeshme të sëmundjeve, zvogëlimin e prevalencës dhe paraqitjes së sëmundjeve me rëndësi socio‐ekonomike, zvogëlimin e faktorëve të rrezikut për shëndetin për vendin dhe rajonin, përcaktimin e duhur të politikave shëndetësore në përputhje me standardet ndërkombëtare. Përkrahja e hulumtimeve mjekësore është gjithashtu parakusht për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë mjekësor.” (cituar nga PKSH).

Page 31: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shëndetësia

30

PKSH, po ashtu, thekson se fokusi i kërkimeve duhet të sigurojë që masat efikase, politikat dhe intervenimet të jenë në përputhje me standardet e BE‐së. Rekomandim i PKSH‐së është edhe zhvillimi i partneritetit ndërdiciplinor përfshirë shkencat bazike, kërkimet klinike, epidemiologjinë, biostatistikën, bioinformatikën dhe partneritetin multiprofesional. PKSH kategorizon këto prioritete në fushën e kërkimeve mjekësore:

• zhvillimi i kërkimeve bazike mjekësore (gjenetika, imunologjia dhe farmakoterapeutika),

• zhvillimi i kërkimeve klinike (sëmundjet kardiovaskulare dhe onkologjike), • zhvillimi i kërkimeve shkencore në fushën e shëndetit publik (parandalimi

dhe kontrolli i sëmundjeve ngjitëse, shëndeti mendor, shëndeti i nënës dhe fëmijës dhe varësia ndaj narkotikëve).

Prioritetet për kërkime shkencore në fushën e shëndetësisë të prezentuara në raportin kombëtar për kontekstin e kërkimeve në fushën e shëndetësisë u nxorën nga Strategjia sektoriale shëndetësore e Ministrisë së Shëndetësisë (shiko pjesën 5 të Raportit). Gati të gjitha prioritetet kërkimore të prezentuara në Raport janë përfshirë në PKSH.

Katër prioritetet e para të Raportit (shëndeti i nënës dhe fëmijës, abuzimi i drogave nga të rinjtë, shëndeti mendor dhe sëmundjet ngjitëse) janë përfshirë në kategorinë e tretë të kërkimeve shëndetësore të PKSH‐së, të kategorizuara si zhvillim i kërkimeve shkencore në fushën e shëndetit publik. Ky prioritet përputhet me parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse, shëndetin mendor, shëndetin e nënës dhe fëmijës dhe varësinë ndaj drogave.

Sëmundjet jongjitëse janë përfshirë në grupin e dytë të prioriteteve (zhvillimi i kërkimeve klinike me theks të veçantë në sëmundjet kardiovaskulare dhe ato onkologjike).

Një prioritet tjetër për kërkime shkencore në PKSH ishte zhvillimi i kërkimeve bazike mjekësore. Për shkak të burimeve të kufizuara dhe infrastrukturës së pamjaftueshme, kjo temë në raport u identifikua në grupin e temave prioritare për kërkime në të ardhmen (gjenetika dhe imunologjia).

Dy prioritetet e tjera të përshkruara në Raport (pabarazia dhe mosefikasiteti në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe shëndeti mjedisor e profesional) nuk u prezentuan si tema specifike në kornizën e PKSH‐së në sektorin e shëndetësisë, edhe pse komponenta e mjedisit është përmenduar në fushat e tjera prioritare.

Page 32: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shëndetësia

31

6.3. Radhitja me prioritetet rajonale Sesioni konsultativ në përcaktimin e prioriteteve rajonale për kërkimet shkencore në shtetet e Ballkanit Perëndimor në fushën e shëndetësisë u mbajt në Tiranë (Shqipëri), në datat 12‐13 Maj 2009. Gjatë këtij takimi u konstatua se shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë nivel të ndryshëm sa i përket pjesëmarrjes në programet kornizë të kërkimeve nga Bashkimi Evropian. Disa shtete ishin pjesëmarrës aktivë në këtë nivel, gjersa shtetet e tjera janë duke i bërë hapat e parë në këtë fushë. Gjatë këtij takimi doli në pah mungesa e infrastrukturës dhe kapaciteteve njerëzore për hulumtimet shkencore klinike dhe nevoja për trajnimin e profesionistëve në kërkimet translacionale. Prandaj, u sugjerua që të eksplorohen mundësitë e tjera përbrenda FP7, siç janë programet e veçanta të titulluara “Kapacitetet” dhe “Mari Kiri”. Prioritetet kërkimore rajonale dolën të jenë në përputhje me prioritetet e FP7. Onkologjia, sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet ngjitëse ishin tri prioritetet e përbashkëta të identifikuara nga shtetet e Ballkanit Perëndimor. Prioritetet e tjera për shumicën e shteteve ishin shëndeti publik (përveç Serbisë dhe Malit të Zi) dhe shëndeti mental (përveç IRJM dhe Malit të Zi). Prioritete të tjera të identifikuara nga disa prej shteteve pjesëmarrëse ishin: kërkimet gjenetike (Kroacia, IRJM, Serbia), studimet farmakologjike (IRJM dhe Serbia) dhe bioteknologjia (Kroacia). Rrjeti i teknologjisë së informacionit ishte në rendin e dytë të prioriteteve për Shqipërinë, Kroacinë, IRJM dhe Malin e Zi. Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit e takimit në Tiranë nxorën këto rekomandime për aktivitete gjenerike:

• Përmirësimi i kërkimeve klinike • Sëmundjet e reja me origjinë nga ushqimi dhe uji, • Zoonozat • Hartimi i regjistrave të kancerit brenda rajonit • Harmonizimi i udhërrëfyesve për zbulimin e hershëm të gjakderdhjes në

tru • Rezistenca ndaj antibiotikëve • Ndryshimet në sjellje • Fuqizimi i rrjeteve ekzistuese të bashkëpunimit rajonal (p.sh. sëmundjet

ngjitëse) • Rishikimi i listës së rrjeteve të reja të bashkëpunimit • Shfrytëzimi i PKSH (politikat, zhvillimi i kapaciteteve, rrjetëzimi, baza e

kontakteve) • Koordinimi i aktiviteteve • Përdorimi i databazave aktuale me profilin e hulumtuesve, si dhe

harmonizimi i databazave

Page 33: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shëndetësia

32

• Krijimi i grupit të ekspertëve të bazuar në pikat dhe temat e miratuara • Institutet e shëndetit publik

Page 34: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shëndetësia

33

Shtojca I. Lista e institucioneve të kërkimit dhe zhvillimit në fushën e shëndetësisë Name Postal address Web‐site

1. Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë

Rrethi i spitalit, p.n. 10000 Prishtina, Kosovë

http://web.uni‐pr.edu

2. Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Rrethi i spitalit, p.n. 10000 Prishtina, Kosovë

http://www.mshgov‐ks.org

3. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

Rrethi i spitalit, p.n. 10000 Prishtina, Kosovë

http://niph‐kosova.org

4. Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës

Rr. Emin Duraku, nr. 1

10000 Prishtinë, Kosovë

http://www.ashak.org

5. Qendra për Zhvillimin e Mjekësisë Familjare në Kosovë

Rrethi i spitalit, p.n. 10000 Prishtina, Kosovë

http://www.cdfmk.org

6.

Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës

Rrethi i spitalit, p.n. 10000 Prishtina, Kosovë

http://qksuk.org/qksuk/

7. Fakulteti i Shkencave Mjekësore “Rezonanca”

Veternik, Prishtina www.rezonanca.com

Page 35: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shëndetësia

34

Shtojca II. Projektet e financuara nga organizatat ndërkombëtare në Kosovë

Titulli Autorët/institucionet Viti

Gjendja perinatale në Kosovë 2000‐2007 MeSH/WHO/ UNFPA / UNICEF

2006

Aleanca për foshnje të shëndetshme në Kosovë USAID/AIHA 2004

Përmbledhje e: Përdorimi i substancave dhe të rinjtë e Kosovës

WHO/UNICEF 2001

Hulumtim në përmasat e dhunës me bazë gjinore në Kosovë dhe ndikimi i saj në shëndetin riprodhues të grave

UNFPA, KWN 2008

Situata demografike, sociale dhe riprodhuese në Kosovë

UNFPA, CIDA, EKS 2003

Shtatzënia dhe planifikimi i familjes në Kosovë – studim cilësor

UNFPA, PRC, Index Kosova

2006

Hulumtim për dhunën e ushtruar kundër fëmijëve në shkollat e Kosovës

UNICEF, MEST 2005

Trafikimi i fëmijëve në Kosovë UNICEF 2004

Vlerësimi i WFP/UNHCR‐së për ushqimin në zonat minoritare në Kosovë

DRN 2001

Përmbledhje: Përdorimi i substancave dhe të rinjtë e Kosovës

WHO 2001

Promovimi i përkujdesjes efektive perinatale në Kosovë – Raport i Vlerësimit 2000‐2001

WHO, UNICEF 2002

Raporti i Dytë për Qëllimet Zhvillimore të Mileniumit për Kosovën

UNDP 2007

Reagimi ndaj aspekteve psikosociale dhe traumave në shoqëritë e dala nga lufta / RASTI I KOSOVËS

IOM 2000

Përmasat e dhunës me bazë gjinore në Kosovë dhe ndikimi i saj në shëndetin riprodhues të grave

Rrjeti Kosovar i Grave 2008

Shtatzënia dhe planifikimi i familjes në Kosovë

Qendra për Hulumtimin e Popullatës ‐Universiteti i Groningenit dhe INDEX Kosova

2006

Page 36: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shëndetësia

35

Raporti vlerësues i projektit "Cilësia e përmirësuar e shërbimeve të shëndetit riprodhues nëpërmjet të kompetencës së përmirësuar të ofruesit të shërbimeve"

Kryqi i Kuq Zviceran – Kosovë

2006

“Dija, Qëndrimi, Sjellja dhe Praktikat seksuale dhe riprodhuese”; raport hulumtues për grupet e synuara të të rinjve

CARE International Kosovë

2005

Studimi i kërkimit biologjik dhe bihejviorist për HIV/AIDS në Kosovë

USAID

Situata perinatale në Kosovë për vitet 2000‐2004 UNICEF Kosovë

2005

Studim i dijes, qëndrimeve, praktikave dhe sjelljeve lidhur me HIV/AIDS ndër të rinjtë e Kosovës

2008

Zgjerimi i aktiviteteve për parandalimin dhe trajtimin e tuberkulozës në Kosovë

Global Fund 2007

Zbatimi i parandalimit të HIV në Kosovë Global Fund 2008

Page 37: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në
Page 38: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

37

RAPORTI KOMBËTAR I KONTEKSTIT TË KËRKIMEVE NË SEKTORIN E TRANSPORTIT PËR

KOSOVËN

Dr. Shaban Buza, Profesor i Asociuar, Fakulteti i Makinerisë,

Universiteti i Prishtinës

Mr. Ramadan Duraku Ligjërues, Fakulteti i Makinerisë,

Universiteti i Prishtinës

Prishtinë, maj 2009

Page 39: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

38

Falënderime

Autorët e këtij raporti janë falënderues ndaj Z. Qamil Fekës, Z. Martin Halilajt dhe Z.

Fejzulla Mustafës nga Ministria e Transportit dhe Komunikimit të Kosovës, si edhe

ndaj Dr. Dukagjin Pupovcit nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) për përkrahjen e

tyre të çmuar dhe idetë e vlefshme.

Page 40: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

39

Lista e shkurtesave

TMDV Trafiku Mesatar Ditor Vjetor ARrAC Autoriteti Rregullator i Aviacionit Civil në Kosovë KEMT Konferenca Evropiane e Ministrave të Transportit

(pjesë e OECD‐së) PGjS Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës KEH Komuniteti Evropian i Hekurudhave DIRr Departamenti i Infrastrukturës Rrugore AER Agjencia Evropiane për Rindërtim KE Komisioni Evropian EAQ Evropa dhe Azia Qendrore, Regjioni Administrativ i Bankës

Botërore HEAC Hapësira Evropiane e Aviacionit Civil KEAC Konferenca Evropiane e Aviacionit Civil BERZH Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim BE Bashkimi Evropian FM Fakulteti i Makinerisë BPV Bruto Prodhimi Vendor GNL Grupi i Nivelit të Lartë BNRZh Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe zhvillim ONAC Organizata Ndërkombëtare për Aviacionit Civil INF Institucionet Ndërkombëtare Financiare UNRr Unioni Ndërkombëtar i Rrugëve BKK Buxheti i Konsoliduar i Kosovës OEK Oda Ekonomike e Kosovës PSZhK Plani Strategjik për Zhvillimin e Kosovës HK Hekurudhat e Kosovës AKM Agjencia Kosovare e Mirëbesimit PSHV Plani Shumëvjeçar i Veprimit MAPH Ministria e Ambientit dhe e Planifikimit Hapësinor MFE Ministria e Financave dhe e Ekonomisë MiM Memorandum i Mirëkuptimit MTK Ministria e Transportit dhe e Komunikacionit KASH Korniza Afatmesme e Shpenzimeve ANP Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës IPVQ Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes PPP Partneritetet Publiko‐Private REBIS Hulumtimi Rajonal i Infrastrukturës së Ballkanit DRrK Drejtoria e Rrugëve e Kosovës PSA Procesi i Stabilizim Asociimit EJL Evropa Juglindore OTEJL Observatori i Transportit për Evropën Juglindore ESK Enti i Statistikave e Kosovës PSSP Përfaqësuesi Special i Sekretarit të përgjithshëm

Page 41: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

40

TEN‐T Rrjeti Trans‐Evropian i Transportit NjPT Njësia për Planifikimin e Transportit UNMIK Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë KSKB Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara BB Banka Botërore

Page 42: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

41

Përmbledhje ekzekutive

Ky Raport, i hartuar për Sektorin e Transportit në Kosovë, qëllimin kryesor e ka të sigurojë një pasqyrë mbi zhvillimet që kanë ndodhur në të kaluarën në Sektorin e transportit në Kosovë, i cili përbëhet nga nënsektorët e Rrugëve, Hekurudhave dhe Ajror.

Përveç kësaj, ai siguron një përshkrim të projekteve dhe studimeve që janë bërë kryesisht nga ekspertët e huaj gjatë periudhës pasluftës në Kosovë (shih Shtojcën e bashkëlidhur me listën e projekteve dhe studimeve).

Ky Raport përmban edhe të dhëna mbi organizatat institucionale, socio‐ekonomike dhe financiare në të kaluarën dhe investimet e pritshme në sektorin e transportit (të dhënat e detajuara janë të prezantuara në tabelat në vijim).

Integrimi i Kosovës në Hapësirën Kërkimore të Transportit Evropian përmendet shkurtimisht për shkak të mungesës së ndonjë pjesëmarrjeje të theksuar të ekspertëve të Kosovës në aktivitete kërkimore gjatë dekadës së kaluar. Kështu që, ekspertët vendor kanë marrë pjesë në konferenca dhe simpoziume të karakterit zhvillimor e jo në ato që i adresojnë çështjet kërkimore në nivel rajonal apo në atë më të gjerë ndërkombëtar. Pjesëmarrja e tyre rrallë herë karakterizohet me pjesëmarrje aktive, prezantime apo fjalime të folësve kryesorë. Gjithashtu, duhet të përmendet se disa nga pjesëmarrësit ishin zyrtarë të cilët i përfaqësuan institucionet e Kosovës përgjegjëse për transport. Ata morën pjesë në ngjarjen që ka të bëjë me projektet dhe iniciativat zhvillimore si Observatori i Transportit të Evropës Juglindore (OTEJL), Komuniteti Ndërkombëtar i Hekurudhave (CIT), Komuniteti Evropian i Hekurudhave (KEH) dhe takimet për zbatimin e Marrëveshjes për Hapësirën Evropiane të Aviacionit (HEAC).

Rezultatet e analizës SWOT për hulumtim që u mbajt në sektorin e transportit e cila i specifikonte anët e forta, të dobëta, mundësitë dhe rreziqet është prezantuar gjithashtu në raport së bashku me prioritetet kërkimore për Kosovën në sektorin e transportit dhe prioritetet për zhvillimin e hulumtimeve gjatë periudhës së ardhshme.

Page 43: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

42

Hyrje

Kosova gjendet në Evropën Juglindore (EJL) me pozitë qendrore dhe sipërfaqe prej 10,887 km2 (figura 1).

Sektori i Transportit ka vend të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe përbëhet prej tre nënsektorëve: Transporti Rrugor, Hekurudhor dhe ai Ajror. Kosova ka rrjet të rrugëve prej 8,522 km, të klasifikuara si rrugë publike, që janë kryesisht rrugë me një korsi, sistemi i hekurudhës me 333 km që zgjatet në Veri‐Jug dhe Lindje‐Perëndim të Prishtinës si edhe dy aeroporte, Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) dhe Aeroportin e Gjakovës për qëllime ushtarake.

Infrastruktura e transportit në Kosovë është në gjendje të dobët me mirëmbajtje të pamjaftueshme të rrugëve, rehabilitim dhe zhvillim të pamjaftueshëm. Vlerësohet se mbi 95% të transportit në Kosovë është i koncentruar në transportin rrugor apo është i ndërlidhur me transportin rrugor në fillim apo në fund të udhëtimit. Infrastruktura hekurudhore, tregu i lëvizjes dhe shërbimet e përgjithshme janë të cilësisë së dobët. Në fushën e Rrjetit të Transportit Trans‐Evropian, Kosova ka arritur pak progres dhe merr pjesë në zhvillimin e Rrjetit Bërthamë të Transportit dhe në Observatorin e Transportit për Evropën Juglindore (OTEJL).

Figura 1: Harta e Kosovës me rrugë kryesore

Page 44: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

43

1. Qëllimi i raportit kombëtar të situatës dhe metodologjia / përmbledhje e procesit konsultues

Qëllimi i këtij Raporti është të sigurojë një pasqyrë në lidhje me situatën e aktiviteteve kërkimore në fushën e transportit në Kosovë. Ky Raport gjithashtu përmban të dhëna për trendet socio‐ekonomike dhe zhvillimore që janë relevante për sektorin e transportit. Siç e kemi përmendur më lartë, Sektori i Transportit në Kosovë përbëhet nga nënsektori i transportit të Rrugëve, Hekurudhave dhe ai Ajror, të cilat do të elaborohen në më shumë detaje në këtë Raport. Përveç kësaj, është prezantuar një SWOT analizë e kapaciteteve kërkimore të transportit, e përcjellë me identifikimin e prioriteteve kërkimore në Kosovë.

Ky Raport ka për qëllim të kontribuojë në pjesëmarrjen e Kosovës në bashkëpunimin rajonal me Ballkanin Perëndimor dhe shtetet e BE‐së në fushën e kërkimit të transportit për t’i adresuar çështjet me rëndësi për Rajonin.

Transporti është i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik pasi që rrjeti i mirë i transportit e ndihmon zgjerimin e tregjeve vendore dhe ndërkombëtare; çmimet e ulura të transportit ndikojnë në mënyrë pozitive në shpenzimet e transportit, duke i tërhequr përfundimisht investimet e jashtme dhe punësim më të madh.

Sfidat në këtë sektor janë specifike dhe hulumtimi mund të luajë një rol të rëndësishëm duke i adresuar ato në iniciativa konkrete të hulumtimit.

2. Sistemi i Shkencës e Teknologjisë së Transportit në Kosovë

2.1 Korniza e politikave të Transportit të Kosovës Situata

Sistemi ligjor në Kosovë është një kombinim i legjislacionit të miratuar nga autoritetet e Kosovës, rregulloret dhe udhëzimet administrative të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), dhe ligjeve Jugosllave para 22 marsit 1989.

Në mars 2007, KSKB e përcolli Propozimin Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës (PGjS) të përgatitur nga i dërguari i tij special, Martti Ahtisaari, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSKB).

Pas dështimit të KSKB‐së për të arritur marrëveshje mbi PGjS, më 17 shkurt 2008, Parlamenti i Kosovës e deklaroi Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Deri më sot, pavarësia e Kosovës është njohur nga gjithsej 58 shtete, prej të cilave 22 janë Shtete Anëtare të BE‐së. Më 9 prill 2008, Parlamenti e miratoi Kushtetutën e

Page 45: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

44

Republikës së Kosovës, e cila hyri në fuqi më 15 qershor të po të njëjtit vit. Kushtetuta është e bazuar në PGjS dhe parasheh një rol të rëndësishëm të Bashkimit Evropian në Kosovë. Ai gjithashtu siguron përfaqësues civil ndërkombëtar si autoritet themelor mbikëqyrës siç parashihet në PGjS. Përveç kësaj, Kosova po lëviz nga një shoqëri post‐konflikti në një shoqëri më të zhvilluar që ballafaqohet me sfida të ndryshme gjatë rrugës. Përpjekjet e konsiderueshme për rindërtim menjëherë pas konfliktit të vitit 1999 rezultuan në ringjallje të aktivitetit ekonomik dhe përmirësim i rëndësishëm të infrastrukturës fizike. Megjithatë, menjëherë pas kësaj (rreth vitit 2005) kontributi i donatorëve pësoi rënie dhe rezultoi në situatë të dobësuar financiare dhe të zhvillimit ekonomik.

Raporti i Bankës Botërore (BB) mbi Vlerësimin e Varfërisë11 thekson se 45% e popullatës së Kosovës jeton nën nivelin e varfërisë me 18% të tjerë të cilët janë të ndjeshëm ndaj varfërisë. Në anën tjetër, 15% e popullatës është skajshmërisht e varfër – të definuar si individë të cilët kanë vështirësi për t’i arritur nevojat e tyre themelore ushqimore. Shkalla e papunësisë është jashtëzakonisht e lartë – 40% me deri në 29,000 kërkues pune që hyjnë në tregun e punës çdo vit. 2.1.1. Korniza e përgjithshme e politikave të Transportit

Organizata Institucionale: Sektori i Transportit ka vend shumë të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Një rrjet efikas i transportit ndërkufitar duket se është me rëndësi thelbësore për një vend të mbyllur si Kosova

Një rrjet i tillë do të sillte përfitime të konsiderueshme ekonomike duke përfshirë rritjen e tregjeve vendore dhe ndërkombëtare dhe ulje të shpenzimeve të transportit. Në anën tjetër kjo do të kontribuonte në uljen e shpenzimeve të përgjithshme të prodhimit, tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e më shumë vendeve të punës.

Përpjekjet për të zhvilluar politika të transportit filluan në vitin 2003 përmes “Programit për zhvillimin e politikave të transportit në Kosovë” të MTK për tu përcjellë nga një dokument tjetër i MTK‐së i titulluar “Drafti i Politikave dhe Planit të Transportit të Kosovës” në vitin 2005. Një nga prioritetet kryesore të përmendura në atë dokument ishte të përkrahen zhvillimet e lidhjeve me Rrjetin Evropian të Transportit dhe të sigurohen zhvillimet në lidhje me të për rrjetin e rrugëve prioritare që i lidhin hapësirat për zhvillim potencial ekonomik.

Kjo do të jetë e mundur duke zhvilluar rrugët 6 dhe 7 që e lidhin Kosovën me rrjetin e rrugëve të EJL‐së dhe të korridoreve të rrugëve X dhe VIII të Rrjetit Trans‐

11 Banka Botërore. Kosovë –Vlerësimi i Varfërisë (tetor 2007), http://web.worldbank.org/WBSITE/EXTERNAL/COUNTRIES/ECAEXT/KOSOVOEXTN/

Page 46: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

45

Evropian të përshkruar në figurën 2. Ato gjithashtu lidhin disa nga qytetet kryesore dhe qendrat ekonomike në Kosovë.

Figura 2. Rrjeti Bërthamë i rrugëve në EJL dhe lidhjet me Korridoret X dhe VIII.

Një nga çështjet kryesore gjatë dy dekadave të fundit është se elementë të infrastrukturës së transportit rrugor në Kosovë janë dëmtuar shumë për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe mungesës së investimeve të reja. Rrjeti i Rrugëve mbetet prioritet kryesor për Qeverinë nga këndvështrimi i infrastrukturës publike. Prandaj, është alokuar buxhet i konsiderueshëm për ndërtimin e rrugëve të reja dhe mirëmbajtjen e rrugëve ekzistuese. Përcaktimi i rrugëve prioritare dhe ndërtimi i autostradave është në pajtim me strategjinë e BE‐së për transportin rajonal në EJL.

Duke marrë parasysh situatën e vështirë të infrastrukturës së transportit (rrugët dhe hekurudhat) politikat e transportit të Kosovës duhet të jenë në pajtim me politikat relevante të BE‐së (transporti multimodal) për ta ndihmuar zhvillimin e infrastrukturës i cili mundëson lidhjen e rrjeteve kombëtare me ato rajonale dhe Trans‐Evropiane.

Page 47: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

46

Draft dokumenti nga viti 2005 i titulluar “Draft Plani dhe Politika e Transportit të Kosovës”12 sugjeron se gjatë disa viteve të ardhshme trafiku në Kosovë do të shumëfishohet për shkak të numrit të rritur të veturave private dhe nevojave të shtuara për të udhëtuar, dhe si rezultat, infrastruktura momentale e rrugëve nuk do të jetë në gjendje ta mbështesë vëllimin e shtuar të trafikut në Kosovë.

Draft Plani dhe Politika e Transportit të Kosovës përcakton politika dhe programe për ta përkrahur këtë sfidë dhe për tu ballafaquar me përvojat më të mira Evropiane në mënyrë që të marrë pozitë dhe përkushtim më të fortë nga të gjithë pjesëmarrësit për t’i ndarë përgjegjësitë në arritjen e këtij qëllimi afatmesëm. Në dokumentin që përmendëm13 është propozuar që plani për transport duhet të përfshijë një qasje sistematike duke përfshirë objektiva konkrete, politika dhe program të projekteve që do të vlerësohen dhe përtërihen siç është pasqyruar në vijim në figurën 3.

Figura 3 Procesi Organik i Planit dhe Politikës së Transportit për Kosovë14

12 “Drafti i Planit dhe Politikës së Transportit të Kosovës ”, Barry Houghton ,2005 . 13 “Drafti i Planit dhe Politikës së Transportit të Kosovës”, Përmbledhje Ekzekutive”, faqe 5. Barry Houghton (2005 ) 14 Po aty.

1 Statusi momental i sistemit të transportit

2 Objektivat

3 Politikat

Mekanizmi i vlerësimit

4 Projektet

8 Veprimet

9 Ndryshimet e tashme

11 Monitorimi

7 Burime në dispozicion

10 Ngjarjet e jashtme

5 Ndryshimi i pritur

Page 48: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

47

MTK vendosi ta përcaktojë afatin kohor për zbatim në kuadër të kornizës për zhvillim ekonomik dhe politika strategjike si edhe Planin Hapësinor për Kosovë. Duke filluar nga viti 2006, Drafti për Plan dhe Politika të Transportit të Kosovës rekomandon zhvillim gradual të strategjisë multimodalitare të transportit dhe mekanizma vlerësimi të transportit multimodalitar në kuadër të MTK. Në maj të vitit 2007 u lansua “Përkrahja Teknike për MTK‐në për të vazhduar zhvillimin e Strategjisë Multimodalitare të Transportit dhe Plani i Veprimit”. Gjithashtu u përcaktua “Strategjia për Transport Multimodalitar”.

Mbi 95% e transportit në Kosovë është i koncentruar në transportin rrugor15 apo është i lidhur me lëvizjen në rrugë në fillim apo në fund të udhëtimit. Prandaj ekziston nevoja për të zbatuar “Blloqe të ndërtimit” apo bazën ligjore në bazë të transportit rrugor dhe format tjera do të veprojnë duke marrë parasysh zbatimin e standardeve më të mira të BE‐së për Kosovë.

Politikat për zhvillim të infrastrukturës rrugore16 parashohin pikat në vijim në afat të mesëm dhe afat të gjatë: zbatimi i programeve për përmirësimin e rrjetit të rrugëve; nisma e projekteve madhore për rrjetet rrugore bazë si ndërtimi i autostradës “Durrës‐Vërmicë‐Prishtinë‐Merdare‐Nish”, ndërtimi i rrugëve të reja; përmirësimi i mirëmbajtjes së rrugëve dhe siguria rrugore; zhvillimi i rrjetit rrugor që e integron Kosovën në Rajon dhe Evropë, e të tjera.

Një studim dhe vlerësim të fizibilitetit në lidhje me ndikimin e mjedisit për rrugën R6 e cila e lidh Nishin me Prishtinën dhe Shqipërinë dhe rrugën R7 e cila e lidh Malin e Zi me Prishtinën dhe Shkupin u përfundua në vitin 2007. Këto rrugë janë në pajtim me prioritetet e OTEJL‐it dhe janë prezantuar si prioritete edhe në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) për Kosovën 2009‐2011.

Qeveria planifikon ta financojë rrugën R6 dhe R7 duke u përkrahur nga donatorët dhe/ apo partneritetet publiko‐private (PPP). Megjithatë, në fushën e rrjeteve të transportit, zbatimi i projekteve prioritare të identifikuara në plane shumëvjeçare dhe në rishikime vjetore ekziston një nevojë e vazhdueshme për të bashkëpunuar me OTEJL‐in në mënyrë që të ndërtohet progres i mëtejshëm në përcaktimin e prioriteteve rajonale dhe për koordinimin e investimeve. Sa i përket rrugëve R6 dhe R7 ekziston nevoja për ta harmonizuar qasjen politike me rezultatet e studimit të fizibilitetit.

Për më tepër, Kosova ka nevojë të zhvillojë një kornizë ligjore dhe kapacitete të administrimit institucional për investime madhore nga PPP. Në mënyrë që të arrijmë një planifikim të arsyeshëm të infrastrukturës, Kosova ka nevojë ta

15 “Përkrahja Teknike për MTK‐në për ta vazhduar zhvillimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit Multimodal të Transportit”, egis bceom international &COWI, 2009. 16 MTK, Departamenti i Infrastrukturës Rrugore.

Page 49: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

48

përforcojë planifikimin dhe shfrytëzimin e tokës. Ligji mbi shpronësim është në procedurë për t’u miratuar dhe zbatuar. Edhe ndërtimi i rrugëve anësore në Prishtinë është prioritet i Qeverisë dhe një studim i fizibilitetit për këtë është në vazhdim e sipër.

Raporti i Bankës Botërore rekomandon një skenar për financimin e mirëmbajtjes dhe rehabilitimit të rrugëve për periudhën 2007‐2015 dhe fuqizimi i mëtejmë i menaxhimit institucional të aseteve rrugore. Mirëmbajtjes së rrugëve po i kushtohet vëmendje joadekuate. Përgatitjet në këtë fushë janë në fazat fillestare. 2.1.2. Elementët e procesit të hartimit të politikave kërkimore të Transportit

Qëllimi i përgjithshëm i politikave kërkimore në fushën e transportit në Kosovë është “të kontribuohet në zhvillimin ekonomik përmes themelimit të një sistemi efikas të transportit me shpenzime të ulëta dhe të integruar multimodalitar (transporti rrugor, hekurudhor dhe ajror) i cili nuk është i dëmshëm për mjedisin”.

Kosova nuk ka strategji kërkimore në mënyrë që t’i identifikojë prioritetet kërkimore për sektorët në periudhë afatgjatë. Politikat për alokimin e buxhetit për përkrahjen e hulumtimeve janë të kufizuara. Thënë ndryshe, dyhet theksuar se fusha e veprimit të ekspertëve vendor do të rritet dukshëm gjatë viteve të ardhshme me pjesëmarrjen e tyre në projekte kërkimore në fushën e transportit.

2.2. Vështrim për aktivitetet kërkimore të Transportit 2.2.1 Projektet kërkimore të transportit

Gjatë dy dekadave të fundit nuk ka pasur fonde në dispozicion as nga institucionet vendore e as nga ato ndërkombëtare për të kontribuar në zhvillimin e burimeve njerëzore për tu angazhuar në fushën e transportit. Të gjitha projektet kërkimore janë financuar nga institucione ndërkombëtare ndërsa kontratat u janë dhuruar kompanive të huaja me përvojë të madhe.

Në të ardhmen, Buxheti i Konsoliduar i Kosovës (BKK) pritet të alokojë fonde speciale për projekte kërkimore në fushën e transportit për tu mundësuar ekspertëve vendorë ta ofrojnë kontributin e tyre. Një burim tjetër i pritshëm i financimit është nga bashkëpunimi ndërkombëtar të cilin e kanë themeluar institucionet kërkimore nga Kosova me institucionet nga vendet tjera në Rajon dhe BE.

Page 50: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

49

Projektet kërkimore të zbatuara së voni nga ekspertët e huaj në nënsektorët e transportit janë dhënë në Shtojcën I: 2.2.2. Kompetencat kryesore në fushat kërkimore të transportit

Iniciativat kyçe në fushën e kërkimit në përgjithësi i takojnë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës. Ministria alokon buxhet për aktivitete të ndryshme hulumtuese, duke përfshirë transportin. Është e ditur se projektet kërkimore në transport varen nga BKK si edhe nga fondet e kufizuara që alokohen nga kompanitë private. Të dhënat e fundit tregojnë se përqindja e fondeve të alokuara nga BKK dhe kompanitë për hulumtim është shumë e ulët (të mos themi zero) në krahasim me fondet e alokuara nga Qeveria për sektorë të tjerë. 2.2.3. Infrastruktura kërkimore e transportit

Në vijim është dhënë një pasqyrë e shkurtër e institucioneve më relevante (politike, administrative, arsimit të lartë, institucioneve kërkimore publike / private) që merren me hulumtim në fushën e transportit në Kosovë: 1. Fakulteti i Makinerisë (FM)

Kosova ka sistem jo shumë të zhvilluar të kërkimit në fushën e transportit dhe aktivitet të pakët hulumtues që bëhet vetëm në fushën e transportit rrugor. Zhvillimi i kësaj disipline filloi vetëm në fund të viteve të nëntëdhjeta në kuadër të Universitetit të Prishtinës, në Fakultetin e Makinerisë i cili ofron Programe BS dhe MS në fushën e transportit rrugor. Laboratori i Trafikut në FM nuk është i pajisur me pajisje të mjaftueshme teknike që përdoren për t’i matur disa parametra teknike në fushën e sigurisë së trafikut rrugor. Janë gjithsej 12 anëtarë të personelit që punojnë në departamentin e trafikut në FM, gjashtë nga të cilët kanë diploma të doktoratës. 2. Ministria e Transportit dhe Komunikimit (MTK)

Që nga viti 2007 Njësia për Planifikim të Transportit funksionon në kuadër të MTK. Kjo Njësi nuk ka personel të mjaftueshëm prej katër personave të punësuar në kuadër të MTK‐së. Kapaciteti fillestar që ndërton përkrahje për këtë Njësi sigurohet përmes projektit të financuar nga KE “Përkrahje Teknike për MTK‐në të vazhdojë Zhvillimin e Strategjisë së Transportit Multimodal dhe Planit të Veprimit” i cili u zbatua nga maji 2007 deri në mars 2009. Efektet e këtij projekti janë të orientuara në:

Page 51: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

50

• Fuqizimi i kapaciteteve planifikuese në Transportin Multimodal të MTK‐së, dhe

• Hartimi i strategjisë së përgjithshme dhe politikave për zhvillimin e sektorit të transportit në Kosovë deri në vitin 2025, duke përfshirë Planin e Veprimit Prioritar në infrastrukturën rrugore, transportin rrugor, transportin urban dhe të hekurudhave që i adreson në të njëjtën kohë çështjet gjinore, të pakicave dhe të mjedisit.

Objektivat e NjPT‐së për ta këshilluar MTK‐në duke i mbledhur dhe procesuar të dhënat dhe duke dhënë rekomandime në planifikimin e rregulloreve të infrastrukturës dhe transportit.

Kjo nënkupton se ajo duhet të jetë pikë takimi për njohuritë mbi infrastrukturën, shërbimet, mjetet/ inventarin dhe rregulloret. Detyrat e zakonshme përfshijnë zhvillimin dhe përditësimin e planeve afat‐mesme dhe afatgjata të investimeve, ndërsa në afatgjatë, nga NjPT pritet të kontribuojë në zhvillimin e vizionit të sistemit të transportit në Kosovë, dhe gjithashtu të monitorojë zbatimin. 3. Kompanitë Publike/ Private

Nuk ka dëshmi nga hulumtimet e zbatuara në fushën e transportit nga kompanitë publike dhe private në Kosovë.

Në fushën e arsimit dhe trajnimit ekziston një aktivitet për t’i trajnuar menaxherët e transportit të udhëtarëve dhe mallrave të transportit rrugor me Odën Ekonomike të Kosovës (OEK). Trajnimi ka filluar në vitin 2007 dhe është i vazhdueshëm përderisa ky aktivitet pritet të zgjerohet edhe në sektorët tjerë të transportit, me mundësi që në të ardhmen e afërt të zhvillojnë edhe aktivitete hulumtimi. OEK është akredituar së voni nga Unioni Ndërkombëtar i Transportit Rrugor (UNRr) në Gjenevë, që është hap i mirë në rrugën e vet për t’i përforcuar kapacitetet për sektorët e vet në fushën e kërkimit të transportit në përgjithësi.

Ekziston një Shoqatë e operatorëve të transportit privat në kuadër të OEK dhe operatorë privat të transportit rrugor për udhëtarë dhe mallra që janë anëtarë në këtë organizatë.

E gjithë lista e institucioneve kërkimore në Kosovë, duke përfshirë adresat dhe vendndodhjet e tyre është e bashkëlidhur si Shtojca II në këtë Raport.

Page 52: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

51

1.3. Bartësit kryesorë të kërkimeve në sektorin të Transportit 2.3.1 Trendet kryesore të sektorit të Transportit në Kosovë,

Infrastruktura e Transportit në Kosovë gjatë viteve të fundit është dëmtuar për shkak të mungesës së mirëmbajtjes së duhur dhe mungesës së investimeve.

Në vijim është një përshkrim më i detajuar i trendeve kryesore të transportit në Kosovë pas periudhës së luftës së vitit 1999 deri më tash. Sektori i Transportit në Kosovë siç është theksuar më parë përbëhet nga tre nënsektorë: transporti rrugor, hekurudhor dhe ajror.

a) Transporti Rrugor Transporti rrugor përbëhet nga transporti i udhëtarëve (vendor dhe ndërkombëtar) dhe transporti i mallrave, duke përfshirë edhe transportin e mallrave të rrezikshme. Terminalët e autobusëve dhe terminalet e mallrave janë gjithashtu pjesë e infrastrukturës së transportit rrugor. a1) Transporti Rrugor Vendor i Udhëtarëve

Ekzistojnë gjithsej 39217 operatorë transporti të licencuar për transportin rrugor të udhëtarëve që operojnë në transportin publik të udhëtarëve edhe në destinacione vendore edhe në ato ndërkombëtare. Numri i largimeve ditore për në destinacione

lokale ndërurbane është 162118, me një mesatare prej 16 000 udhëtarë.

Tabela 1 siguron të dhëna krahasuese mbi transportin rrugor publik dhe privat në Kosovë, transportin publik duke përfshirë operatorë të licencuar pa marrë parasysh llojin e automjeteve që përdoren përveç taksive, të cilët konsiderohen pjesë e kategorisë së transportit privat. Kalkulimi i çmimeve është i bazuar në supozimin se

çmimi i transportit publik është 0.0519 € për udhëtarë për km dhe çmimi i operimit

për të gjitha udhëtimet tjera private është i barabartë me 0.101720 € për udhëtar për km që është kalkuluar për transport të udhëtarëve me veturë.

Është me rëndësi të theksohet se i tërë transporti publik dhe privat në Kosovë zhvillohet mbi bazë komerciale, përveç disa linjave të transportit për pakica etnike të subvencionuara nga BKK.

17 MTK‐Departamenti i Transporit Rrugor, 2008. 18 MTK‐Departamenti i Transportit Rrugor, 2008. 19 Përkrahje Institucionale MTK‐së, Departamenti i Transportit Rrugor “Transporti Ndërurban Rrugor i Pasagjerëve – studim i përgjithshëm i pilot korridoreve, Raporti 2 , gusht 2005, KAMPSAX . 20 Po aty.

Page 53: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

52

Tabela1: Kalkulimi i trafikut të udhëtarëve dhe çmimeve21

Vlerësimi i transportit privat është i përmbledhur në tabelën 2 në vijim. Modelimi i rrjetit rrugor përfshin të gjitha rrugët kryesore dhe rajonale. Rrugët rajonale përfshijnë rrugët e shtruara, të pashtruara dhe të tjera. Rrugët lokale dhe ato urbane janë të modeluara përafërsisht. Modelimi realizohet me softuerin “emme2”. Gjatësia e të gjitha rrugëve lokale në Kosovë është shumë më e madhe se sa gjatësia e rrugëve lokale të kompletuara për modelimin e kërkesave. Trafiku i udhëtarëve gjithashtu është i kalkuluar afërsisht dhe vlerësimi i numrit të udhëtarëve që bazohet në këtë model mund të nënvlerësohet.

Tabela 2: Përmbledhja e trafikut privat të udhëtarëve në Kosovë22

Lloji i rrugës

Gjatësia e rrugës (km)

Orët ditore të

udhëtarëve

Km ditore të

udhëtarëve

Shpejtësia mesatare, (km/h)

Trafiku mesatar, (km e

udhëtarëve për km rrugë)

Rrugë kryesore

1,181 156,396 8,809,348 56 14,918

Rrugë rajonale

1,776 146,214 7,285,647 50 8,205

Rrugë të pashtruara rajonale

377 15,324 605,984 40 3,215

21 Përkrahje Institucionale MTK‐së, Departamenti i Transportit Rrugor “Transporti Rrugor Ndërurban i Pasagjerëve – studim i përgjithshëm i pilot korridorëve, KAMPSAX ( 2005), 22 Po aty.

Trafiku i udhëtarëve, trafiku mesatar i përditshëm

Km ditore të udhëtarëve

Orët ditore për udhëtarë

Çmimet e transportit ditor (Euro)

Trafiku Publik 2,505,716 78,167 125,286

Trafiku Privat 22,042,775 491,130 2,241,750

Totali i trafikut 24,548,491 569,297 2,367,036

Pjesa e transportit publik duke u bazuar në total.

10 % 14 % 5 %

Page 54: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

53

Rrugë të tjera edhe ato urbane

1,203 173,196 5,341,796 31 8,881

Totali i të gjitha rrugëve

4,537 491,130 22,042,775 45 9,717

Ekziston shoqata e transportit rrugor për transportin rrugor të udhëtarëve me seli në Prishtinë i cili tash së voni funksionon në kuadër të OEK‐ut. Shumica e operatorëve të transportit janë anëtarë të kësaj shoqate të organizuar përmes njësive rajonale në tërë territorin e Kosovës. Në kuadër të transportit rrugor të

udhëtarëve ekzistojnë 2223 terminale të autobusit që funksionojnë dhe janë të pajisur me licencë nga MTK‐ja në bazë të kategorive përkatëse si A, B, C apo D. Shumica prej tyre veprojnë si ndërmarrje shoqërore, përveç dy prej tyre të cilat janë të privatizuara. Në të ardhmen planifikohet që këto terminale ta ndërrojnë statusin pa e ndërruar destinacionin e tyre.

a2) Transporti rrugor Ndërkombëtar i udhëtarëve

Përveç operimit në tregun vendor, një numër i konsiderueshëm i 6324 operatorëve të transportit operojnë në transportin ndërkombëtar të udhëtarëve në mes të Kosovës dhe shteteve tjera të EJL dhe BE‐së.

Një numër i konsiderueshëm i shteteve të EJL‐së dhe BE‐së i kanë njohur lejet e lëshuara nga Kosova për operatorët vendorë dhe ky sistem funksionon në bazë mirëkuptimi që përcillet nga shkëmbimi i lejeve me ato shtete (në bazë të kërkesës së operatorëve të transportit si vendor ashtu edhe ndërkombëtar) të bazuar në reciprocitet. Megjithatë, ekzistojnë shtete të cilat nuk i kanë shkëmbyer lejet me autoritetet e Kosovës, gjë që padyshim ndikon negativisht në transportin ndërkombëtar të udhëtarëve. a3) Transporti rrugor i mallrave

Ekzistojnë 20025 operatorë të licencuar për transportin e mallrave, nga të cilët 120 janë operatorë “individual” të transportit.

Operatorët tjerë të transportit janë të licencuar për “pagesë apo qira” ndërsa shumica e tyre janë pronë e vogël dhe janë transportues të materialeve ndërtimore

23 MTK‐Departamenti i Transportit Rrugor, 2008. 24 MTK‐Departamenti i Transportit Rrugor, 2008. 25 MTK‐Departamenti i Transportit Rrugor, 2008.

Page 55: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

54

në të cilat përfshihet edhe ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrugëve. Konsiderohet se shfrytëzimi i tyre nuk është i ndonjë rëndësie të veçantë.

Vlerësohet gjithashtu se ekzistojnë mbi 2,000 automjete transporti që operojnë me mbi 3,5 tonë të cilët nuk janë të regjistruar si operatorë transporti. Automjetet transportuese që operojnë në transportin ndërkombëtar dhe në transportimin e mallrave në Kosovë apo nga Kosova janë kryesisht të vendosura në shtetet fqinje, ndërsa një numër i tyre operojnë në bashkëpunim me operatorët e Kosovës.

Nuk ka asnjë detyrim në “qasjen në zona” siç është në shtetet e BE‐së. Të mirat komerciale mund të blihen me lehtësi në treg të hapur dhe me kontroll minimal nga MTK‐ja si edhe licenca mund të merret me lehtësi.

Përveç transportit të zakonshëm të mallrave ekziston edhe transporti i mallrave të rrezikshme. Duhet të theksohet se transporti i tillë i mallrave bëhet nga nënsektorët e transportit përmes transportit rrugor, hekurudhor dhe ajror. Shumica e këtij transporti bëhet përmes rrugëve. Licencimi i operatorëve që e

kryejnë këtë transport ka filluar dhe deri më tash janë 5526 operatorë të licencuar. Trajnimi dhe sigurimi i shoferëve me certifikatë ADR ka filluar në bashkëpunim me

OEK, ndërsa 52027 shoferë janë trajnuar dhe janë pajisur me certifikata ADR. Momentalisht nuk ka asnjë entitet të autorizuar nga MTK për pajisjen me certifikata ADR për statusin teknik të automjeteve, ndërsa operatorët vendor të transportit i kanë marrë ato jashtë vendit.

Nuk ekziston asnjë shoqatë e transportit rrugor në Kosovë që përfaqëson industrinë e transportit të mallrave. Shoqata e quajtur TIR është regjistruar por është kryesisht joaktive.

Terminalet e mallrave janë gjithashtu pjesë e transportit rrugor të mallrave të cilët janë të licencuar nga MTK. Momentalisht ekzistojnë 7, kryesisht në kalime kufitare të Kosovës. a4) Infrastruktura Rrugore

Shumica e rrugëve të Kosovës janë ndërtuar apo rindërtuar në vitet 1960‐ta. Gjatësia totale e rrjetit të rrugëve është 8,522 km. Në përgjithësi MTK është përgjegjëse për 1951 km, prej të cilave 647 km janë rrugë kryesore dhe 1,304 km janë rrugë rajonale. 6,571 km të rrugëve janë nën përgjegjësinë e komunave, prej të cilave 571 km janë rrugë urbane dhe rreth 6000 km janë rrugë lokale. Rrugë të pashtruara janë 90 % e rrugëve lokale por nuk ka të dhëna sistematike mbi statusin e tyre. Shumica e rrugëve kryesore dhe rajonale janë rrugë me dy korsi edhe pse

26 MTK‐Departamenti i Transportit Rrugor, 2008. 27 Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), prill 2009.

Page 56: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

55

shpeshherë gjerësia e korsive në të dy anët nuk është në pajtim me standardet ndërkombëtare.

Tabela 328: Gjatësia e rrjetit të rrugëve të Kosovës sipas kategorive

Lloji i rrugës Gjatësia(km) % e totalit

Rrugët kryesore dhe rajonale

Rrugë kryesore 647 7.6

Rrugë rajonale 1,304 15.3

Totali (MTK) 1,951 22.9

Rrugë lokale

Rrugë urbane 571 6.7

Rrugë rurale 6,000 70.4

Totali (Komunat) 6,571 77.1

Gjithsej 8,522 100.0

Rrjeti kryesor29 përfshin rrugët në vijim: Rruga M2, fillon nga Veriu me Serbinë, kalon përmes Prishtinës dhe arrin në Jug në kufi me Maqedoninë. Në pikën jugore e lidh Prishtinën me korridorin Evropian X. rruga M25 vjen nga Nishi deri në kufirin perëndim‐lindje me Serbinë, kalon përmes Prishtinës dhe Prizrenit duke arritur në kufirin me Shqipërinë.

Kjo rrugë po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për pjesën e saj jugore që e lidh Kosovën me Shqipërinë ku ndërtimi i rrugës Rrëshen – Blinisht – Kukës është në vazhdim e sipër. Rruga M9, nga kufiri lindor me Serbinë përmes Prishtinës në Pejë e deri në kufirin me Malin e Zi.

Kjo rrugë e ka rëndësinë e saj kombëtare për shkak se lidh dy qytetet më të rëndësishme të Kosovës. Pjesa e saj drejt Malit të Zi është momentalisht në përmirësim dhe kjo do ta përmirësojë lidhjen me Malin e Zi.

Rrugët tjera kryesore shtesë janë M9.1, M22.3, M25.2 dhe M25.3 të cilat përbëjnë degëzime të lidhjeve kryesore. Rrjeti kryesor është i organizuar mirë me Prishtinën në qendër duke i lidhur të gjitha rajonet me qendrën e tij.

28 MTK‐Departamenti i Infrastrukturës Rrugore, Drejtoria e Rrugëve, 2007. 29 MTK Departamenti i Infrastrukturës Rrugore, Drejtoria e Rrugëve, 2006.

Page 57: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

56

Rrjeti rajonal përfshin dy lloje të lidhjeve: a) Rrugët rajonale të cilat luajnë rol në kompletimin e hartës së rrjetit të rrugëve dhe u shërbejnë si rrugëve kryesore ashtu edhe rrugëve rajonale apo të cilat lidhin vendbanimet më të rëndësishme në bazë rajonale, dhe b) Rrugët rajonale të cilat kanë rëndësi të kufizuar kombëtare dhe madje lidhin vendbanime të vogla, ndërsa pjesa e rrjetit kryesor të këtij rrjeti nuk është e kompletuar plotësisht. Në përgjithësi, ato janë të pashtruara. Rrjeti i rrugëve të Kosovës është i paraqitur në figurën 4.

Figura 4. Rrjeti i rrugëve të Kosovës

Page 58: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

57

Si rezultat i programeve të qëndrueshme në investime kapitale që janë ndërmarrë

që nga viti 199930, rrjeti primar (rrugët kryesore dhe ato rajonale me më shumë se 3,000 automjete në ditë) që vlerësohet të mbajë 60% të të gjitha udhëtimeve me veturë tregon se 88 % e rrjetit kryesor dhe 74 % e rrjetit rajonal janë në gjendje të mirë. Tabela 4 siguron informata më të kompletuara mbi kushtet e Rrjetit të Rrugëve. Vlerësimet e fundit tregojnë se 33% e rrugëve lokale të shtruara ka nevojë për rindërtim dhe rehabilitim dhe 97% e rrugëve ndihmëse janë të pashtruara dhe kanë nevojë për riparime. Shumë rrugë kanë nevojë për përmirësime urgjente

Tabela 431. Përmbledhje e gjendjes së rrugëve në Kosovë

Rrugët kryesore

Rrugët rajonale

Rrugë lokale të shtruara

Rrugë lokale të pashtruara

Mirë 88% 74% 67% 3%

Kënaqshëm 12% 26% 27% 0%

Në gjendje jo të mirë

0% 0% 6% 97%

Totali 100% 100% 100% 100%

Nga perspektiva e shpërndarjes hapësinore, Kosova ka infrastrukturë mjaft të mirë rrugore, por mbetet prapa shteteve tjera në Rajon në lidhje me gjendjen e rrugëve, sigurinë në trafik dhe kërkesat për rrugë të shpejtësisë së lartë (nivel të lartë të shërbimeve) dhe autostrada. Tabela 5 në vijim i krahason parametrat e caktuar të infrastrukturës rrugore në Kosovë me shtetet tjera në Rajon dhe Evropë.

Tabela 532 Krahasimi i dendësisë së infrastrukturës rrugore në EJL (1997‐2003)

Shtetet (km/1000 km2) (km/1000 persona)

Estonia 1,320 41.2

Hungaria 1,733 15.7

Republika Çeke 1,646 12.5

30 Dokumenti i Bankës Botërore (2006): “Kosovë, Shpenzimet Publike dhe Rishikimi Institucional”. Vëllimi II. 31Roughton International: “Studimi i pagesave nga shfrytëzuesit e rrugëve” i financuar nga Banka Botërore, 2004. 32 Baza e të dhënave WDI dhe IEF në bazë të Raportit të Bankës Botërore (2006): Kosova‐ shpenzimet publike dhe rishikimi institucional. vëllimi II.

Page 59: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

58

Sllovenia 1,007 10.2

Kroacia 506 6.4

Bosnja dhe Hercegovina

427 5.6

Serbia & Mali i Zi 494 4.8

Maqedonia 342 4.3

Kosova 783 4.2

Shqipëria 657 3.5

Të ardhura të larta: OECD

1,340 17.3

Të ardhura të mesme të larta

1,076 9.2

Evropa dhe Azia qendrore

580 8.6

a5) Siguria në rrugë

Siguria në rrugë përfaqëson një problem të rëndësishëm ekonomik dhe të shëndetit publik. Numri i aksidenteve në Kosovë për periudhën 2002‐2007 është paraqitur në tabelën 6.

Tabela 633 Aksidentet rrugore në Kosovë 2002 ‐2007.

Në periudhën 2003 ‐ 2005 mesatarisht ka pas 8,633 aksidente (me mesatarisht 152 fatalitete) çdo vit. Megjithatë, rritja e madhe e numrit të aksidenteve nga viti 2004 deri 2005 dhe në vitet pasuese nuk është proporcionale dhe e vështirë për t’u kuptuar. Ky trend është pritur të rritet me rritjen e numrit të veturave personale. Shkalla e fataliteteve për 10 000 automjete (indeksi 9,5) është mbi 9 herë më e

33 Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK).

Viti 2002 2003 2004 2005 2006 2007

Fatalitetet 132 130 170 155 181 110

Persona të lënduar 1,983 2,194 2,697 5,761 4,673 5,235

Totali i aksidenteve 9,386 5,416 6,564 13,917 9,852 14,505

Page 60: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

59

lartë se në shtetet më të sigurta të BE‐së, dhe një nga më të këqijat në rajon. Për më tepër, është e mundur që të nënvlerësohet numri i aksidenteve në Kosovë që reflekton probleme të përgjithshme të mos‐raportimit. Çmimi ekonomik i aksidenteve të trafikut rrugor është vlerësuar në vlerën prej afro 1.2 për qind të

BPV34.

a6) Rritja e kërkesës

Vazhdimësi në rritjen e kërkesës në rrjetin rrugor. Të dhëna të besueshme për numrin e saktë të automjeteve nuk janë ende në dispozicion. Sipas Zyrës së Statistikave të Kosovës, numri i automjeteve të regjistruara në vitin 2002 ishte

215,504.35 Vlerësimet më të fundit kanë sugjeruar se në vitin 2005 ishin rreth

272,500 automjetesh.36

Kjo është vlerësuar se përfshin 231,000 vetura udhëtarësh, të cilat përfaqësojnë një shkallë prej 105 veturave të udhëtarëve për 1,000 persona. Kjo krahasohet me indeksin mesatar të motorizimit prej 418 vetura udhëtarësh për 1,000 persona në

25 shtetet e BE‐së,37 dhe shkallën prej 550 vetura udhëtarësh për 1,000 persona në shumicën e shteteve të motorizuara të BE‐së. Ngritja e të ardhurave dhe punësimi kanë mundësi të çojnë drejt një shtimi të dukshëm të kërkesës për transport si rezultat i pronës dhe shfrytëzimit të shtuar të automjeteve.

Niveli dhe vëllimi i trafikut është duke u rritur me një dinamikë të shpejtë me nivelet më të larta në rrjetin primar të rrugëve rreth Prishtinës. Në rrugët 6 dhe 7 nivelet e trafikut mesatar ditor vjetor (TMDV) në vitin 2006 ndryshojnë nga 1,900 (në pjesët rrugore më afër pikave kufitare) deri në nivelet e mbingarkesës prej 27,200 automjetesh (në pjesët rrugore më afër Prishtinës, ku rrugët kanë arritur

shfrytëzimin e tyre maksimal dhe ku ndodh mbingarkesë e madhe).38

TMDV i përgjithshëm në rrjetin e rrugëve kryesore në Kosovë gjatë periudhës prej 2001 deri 2006 sipas të dhënave në dispozicion është 8255 automjete në ditë (AND). TMDV i përgjithshëm në rrjetin rajonal të rrugëve për periudhën e njëjtë

është vlerësuar 4257 AND.39 Volumet e trafikut në rrjetin e rrugëve lokale janë në nivele shumë më të ulëta. Puna e kohëve të fundit ka vlerësuar se këto rrjedha ndryshojnë nga më pak se 100 AND në shumicën e rrugëve të pashtruara deri në

34 ”Zhvillimi i Sistemit të Qëndrueshëm të Transportit për Kosovë”, faqe 3, 2008, 35 Kosovo PEIR, Zyra e Statistikave të Kosovës, 2006. 36 Kalkulimet e konsulentëve duke u bazuar në të dhënat nga Doganat dhe Qendra e regjistrimeve e Kosovës, ECORYS, 2007. 37 Federata e Rrugëve e Bashkimit Evropian, Statistikat Evropiane të Rrugëve, 2007. 38 Studimi i Fizibilitetit dhe Vlerësimi i Mjedisit për dy rrugët kryesore në Kosovë, 2006 (COWI). 39 ECORYS,2007.

Page 61: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

60

2000 automjete në ditë në rrugët lokale që çojnë drejt shfrytëzimit më të madh të rrugëve në rrjet apo hapësira të urbanizuara.

Pronësia e automjeteve në Kosovë pritet të rritet për 3‐6 për qind në vit40, me dominim të automjeteve të udhëtarëve në krahasim me automjete komerciale. Për rrjetin kryesor dhe rajonal të rrugëve, përdorimi i setit themelor të trafikut në 2006

nga TMDV prej 10,538 dhe 4,44841 përkatësisht, në skenarin e moderuar të

rritjes42, TMDV deri në vitin 2020 do të jetë rreth 19,500 në rrjetin kryesor të rrugëve, respektivisht 8200 në rrjetin rajonal të rrugëve. Për pjesët ku trafiku do të jetë më i lartë (d.m.th rreth Prishtinës), parashikimi i trafikut supozon se Rrugët (6 dhe 7) përfundohen deri në vitin 2012 duke hapur rrugën për rrjedhë trafiku në

shkallë prej rreth 25,000 deri 50,000 automjete për ditë deri në vitin 2022.43

b) Trafiku Hekurudhor

Organizimi Institucional: Hekurudhat e Kosovës (HK) është kompani e cila e menaxhon infrastrukturën e hekurudhave në Kosovë dhe operon shërbimet për udhëtarë dhe të mira në baza komerciale. Rrjeti i hekurudhave: Rrjeti i

Hekurudhave të Kosovës44 është i shtrirë në territorin e Kosovës me gjatësi prej 333 km, i cili përdoret për transport publik dhe për transport të materialit industrial. Hekurudha i lidh qendrat më të rëndësishme të Kosovës përveç nga Gjakova dhe Gjilani. Linjat hekurudhore janë të lidhura drejtpërdrejtë me Maqedoninë dhe Serbinë dhe përmes tyre me shtetet tjera. Rrjeti i hekurudhave në Kosovë përbëhet nga binarë tek standard të paelektrizuar që kalojnë përmes terrenit kodrinor me shumë ura dhe tunele. Rrjeti i hekurudhave ka dy drejtime kryesore Veri‐Jug dhe Lindje‐Perëndim. Momentalisht vetëm 40% të rrjetit është funksional. Për momentin, vetëm linja kryesore Veri‐Jug me gjithsej 141 km apo 42% e rrjetit të përgjithshëm ofron shërbime për udhëtarë dhe të mira. Harta e HK është e paraqitur në figurën 5.

40 Kuotat dallojnë për rritje të veturave nga 3.5 % dhe 5.25 %, dhe për kamionë prej 2.2 % deri 3.3 %,2003 REBIS, përderisa ECORYS vlerëson shkallën prej 4‐6 % të rritjes vjetore , 2007. 41 TMDV‐të më të larta të vëzhguara në shfrytëzimin e rrjetit rajonal të rrugëve për shkak të të dhënave të pamjaftueshme në 2006. 42 Shfrytëzimi i shkallës lineare të rritjes vjetore 4.5 % për të gjitha automjetet. 43 Kalkulimi supozon një ndarje 80 % : 20% në mes të veturave të pasagjerëve dhe veturave komerciale me njësi PCU ekuivalente prej 1 përkatësisht 2. 44 MTK, Departamenti i Aviacionit Civil dhe Transporti Hekurudhor dhe Hekurudhat e Kosovës.

Page 62: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

61

Figura 5: Harta e Rrjetit të Hekurudhave në Kosovë.

Në sektorin e hekurudhave, transporti i mallrave sipas vëllimit është rritur kohëve të fundit deri në 345,000 ton në vitin 2006, dhe 588,000 ton në vitin 2007. Rreth 80 % e ngarkesës së trafikut të përgjithshëm të HK është importi (kryesisht karburant nga FYR Maqedonisë, por edhe materiale ndërtimore dhe ngarkesa tjera në përgjithësi) me sasi eksporti për pjesën tjetër. Përderisa volumet e trafikut të udhëtarëve në rrjetin e hekurudhave janë rimëkëmbur pak, gjithashtu qëndrueshmëria e përmirësimeve nuk është e sigurt. Numri i udhëtarëve është rritur nga rreth 400,000 në vitin 2006 në 417,000 në vitin 2007, por në bazë të një rritje domethënëse në ndihma. Shërbimi kryesor i udhëtarëve që nga viti 2001 ka qenë Treni Liria e Lëvizjes (FomT)45, shërbim që siguron lidhje thelbësore në mes të komuniteteve të shpërndara. Shërbimi i udhëtarëve gjithashtu është riprezantuar për Shkupin dhe Pejën, por kërkohen ndihma të mëdha për t’i mbajtur këto shërbime funksionale, pasi që vëllimi i udhëtarëve dhe të ardhurat janë të pamjaftueshme. Konkurrenca e rëndë dhe në rritje me forma të bazuara në rrugë, dhe madhësinë modeste të vendit, sugjeron se vëllimi i udhëtarëve nuk duket se do të kthehen as afër niveleve të paraluftës. Vëllimi dhe ndryshimi i Trafikut të Ngarkesës dhe udhëtarëve në Hekurudhat e Kosovës për periudhën 2001‐2007 janë paraqitur në figurën 6.

45 FoMT siguron transport të sigurt në mes të enklavave serbe dhe rome në Kosovë

Page 63: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

62

Figura 6. Vëllimi dhe ndryshimi i Trafikut të Ngarkesave dhe Udhëtarëve në

Hekurudhat e Kosovës 2001‐2007.

Në përgjithësi rrjeti i hekurudhave nuk është në gjendje të mirë. Vagonët e hekurudhave janë të vjetër, përveç vagonëve të lokomotivës dhe udhëtarëve që janë dhuruar nga donatorët. I tërë parku i hekurudhës ka nëntë lokomotiva, katër sete të Njësive të Shumëfishta Dizel (DMUs), dhjetë vagonë të udhëtarëve dhe 70 vagonë të mallrave. Momentalisht mjetet e kufizuara financiare janë duke u orientuar në mirëmbajtje dhe investime në rrjetin e hekurudhave; kjo në një kohë kur ka humbje të vazhdueshme financiare për shkak të niveleve të ulëta të trafikut në rrjet. Megjithatë, hapja e rrjeteve strategjike rajonale apo zhvillimi i industrive të reja ekstraktuese, si dhe nevoja për lëvizjen e mallrave të rënda, pritet të sjellin kërkesë të shtuar për investime në infrastrukturën e hekurudhës.

c) Transporti ajror

Kosova ka një aeroport ndërkombëtar të aviacionit civil46, që është Aeroporti

Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP). ANP është e licencuar nga organizata

ndërkombëtare e aviacionit civil (ONAC). Momentalisht aeroporti ka një pistë prej

2500 metrash në gjatësi dhe 45 metra në gjerësi. Ndërtesa e terminalit për

udhëtarë ka një hapësirë prej 3500 m2, ndërsa platforma e aeroplanëve mbulon një

hapësirë prej 24,700 m2, e cila mund të pranojë në të njëjtën kohë 5 aeroplanë të

madhësisë mesatare. Në qershor të vitit 2005 u themelua një kompani aksionare si

Shoqëri Aksionare, tërësisht pronë e Agjencisë Kosovare e Mirëbesimit (AKM), e

cila mori përsipër të gjitha përgjegjësitë e vjetra, së bashku me asetet dhe

46 MTK – Departamenti i Aviacionit Civil dhe Transportit Hekurudhor

Page 64: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

63

përgjegjësitë operuese, të aeroportit paraprak publik. Ndërsa Gjakova në të

ardhmen mendohet të bëhet gjithashtu aeroport ndërkombëtar i aviacionit civil.

ANP shërben për qëllime civile dhe ushtarake, ndërsa Aeroporti i Gjakovës përdoret

nga Aviacioni Ushtarak Italian pas disa përshtatjeve të bëra.

Në territorin e Kosovës janë 12 fusha aviacioni për qëllime agrokulturore të cilat

janë pronë e AgroKosova dhe një i Aeroportit Sportiv të Federatës Aeronautike të

Kosovës që gjendet në Dumosh të Podujevës.

Kosova ka nënshkruar marrëveshjen përmes të cilës është themeluar Hapësira

Evropiane e Aviacionit Civil (HEAC). Zbatimi i fazës së parë të kësaj marrëveshjeje

është momentalisht në proces.

Autoriteti Rregullator i Aviacionit Civil për Kosovë (ARrAC) e ka hartuar Udhëzimin Administrativ për kërkesat e sigurimit për transportues ajror dhe operatorë të aeroplanëve. ARrAC gjithashtu ka dorëzuar në UNMIK kërkesën për miratim të Programit për Trajnim për Sigurinë në Aviacion dhe Programit për Kontrollin e Cilësisë së Sigurimit në Aviacion për Kosovën. Të dy dokumentet janë në pajtim me Acquis Communautaire dhe me Konferencën Evropiane për Aviacion Civil (KEAC) Dokumenti 30.

Investimet e plota të ANP‐së arrijnë rreth 15.2 milion Euro, duke përfshirë sipërfaqen e pistës dhe zgjerimin e zonës së manovrimit, instalimin e rrethojës përreth perimetrit, elektrikën e fushës së aeroportit për të lejuar operim 24 orësh dhe përmirësimet në terminal.

d) Shpenzimet publike në sektorin e transportit

d1) Analiza e trendit të shpenzimeve

Të dhënat në lidhje me shpenzimet publike në sektorin e transportit 47 tregojnë se ndryshimet e shpenzimeve gjatë vitit 2000 deri në vitin 2005 duke marrë parasysh financimin nga donatorët me plotësimin e shpenzimeve nga BKK. Niveli i lartë i shpenzimeve në sektorin e transportit arritën shumën prej 55 milionë € (2, 2 të BPV) në vitin 2001, kryesisht nga donatorët. Për shkak të zvogëlimit të financimit nga donatorët në vitin 2002 dhe 2003, BKK filloi të marrë rol udhëheqës dhe shpenzimet u stabilizuan në shumë prej 35‐40 milion euro në vit (rreth 1.5% të BPV).

47Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2008‐2010, Vëllimi II: Strategjia e shpenzimeve sektoriale” MFE (2007)“

Page 65: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Tabela.7: Shp

enzimet pub

like në

sektorin

e tran

sportit për periudh

ën 2000‐ 2005 në

Kosovë4

8

Milion

Agjen

cia

2000

2001

2002

2003

2004

2005

2000

‐05

Totali

Mesatarja

(200

0‐05

)

DDG

0.00

8.30

2.50

4.50

0.50

0.00

15.80

2.63

Don

atorët

37.20

40.20

18.50

7.70

1.50

0.00

105.10

17.52

IPVQ

(kom

unat)

0.20

1.50

3.10

5.00

7.70

3.70

21.20

3.53

IPVQ

(MTK)

0.00

0.00

10

.60

20.10

48.90

32.20

111.80

18.63

UNMIK

5.50

4.40

0.00

0.00

0.00

0.00

9.90

1.65

Totali

42.9

54.4

34.7

37.3

58.6

35.9

263.8

44.0

UNMIK+IPV

Q

5.70

5.90

13

.70

25.10

56.60

35.90

142.90

23.82

% e BPV

48 “Ko

rniza Afatm

esme e Shpe

nzim

eve 20

08‐201

0, Vëllim

i II) shën

im: 200

0‐20

02 (a

ktuale), 20

03‐200

4 (aparati aktual nga buxhe

ti fin

al për hekurud

hat) dhe

200

5 (ten

tativ

e). M

FE

Page 66: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Tran

sporti

65

Agjen

cia

2000

2001

2002

2003

2004

2005

2000

‐05

Totali

Mesatarja

(200

0‐05

)

DDG

0.0%

0.3%

0.1%

0.2%

0.0%

0.0%

0.1%

0.1%

Don

atorët

2.1%

1.7%

0.7%

0.3%

0.1%

0.0%

0.7%

0.7%

IPVQ

(kom

unat)

0.0%

0.1%

0.1%

0.2%

0.3%

0.2%

0.1%

0.1%

IPVQ

(MTC

) 0.0%

0.0%

0.4%

0.8%

1.9%

1.3%

0.8%

0.8%

UNMIK

0.3%

0.2%

0.0%

0.0%

0.0%

0.0%

0.1%

0.1%

Totali

2.5%

2.2%

1.4%

1.5%

2.3%

1.5%

1.9%

1.9%

UNMIK+ IPVQ

0.3%

0.2%

0.6%

1.0%

2.2%

1.5%

1.0%

1.0%

Page 67: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

d2) Financimi i Sektorit të Transportit 2008‐2011

Objektiva afatmesme e Qeverisë në këtë sektor është të përmirësojë infrastrukturën e transportit, në veçanti rrugët në periudhë afat‐gjate, të përmirësojë modalitetet tjera të transportit dhe të sigurojë integrimin e Kosovës në rrjetet ndërkombëtare të transportit. Për më tepër, ky sektor është identifikuar si sektori me prioritetin më të lartë të Qeverisë.

Nënsektori i rrugëve: Investimet kapitale duhet ta financojnë infrastrukturën rrugore në mungesë të investimeve në rrugë të reja për shkak të listës së projekteve rehabilituese të papërfunduara. Funksionimi i transportit hekurudhor, në veçanti për transportimin e mallrave është me rëndësi thelbësore në mënyrë që të ballafaqohemi me kërkesën e pritur të industrisë dhe ekonomisë. Niveli i subvencioneve është i përcaktuar nga sektori i BB‐së me bazë në ekspertë për kërkesën e pritur për shërbimet hekurudhore. Tabela 8 paraqet projektimet buxhetore për sektorin e transportit që do të sigurohen nga buxheti shtetëror për periudhën e KASH për vitet 2009‐2011.

Tabela 8. Propozimi financiar për sektorin e transportit (në milionë €) 49

Kategoritë ekonomike Buxheti i

2008

2009

2010

2011 Totali

2009-11

Shpenzime operative 11.6 13.5 15.0 16.5 45.0

Shpenzime kapitale 99.8 70.0 82.0 139.3 291.3

Totali 111.4 83.5 97.0 155.8 336.3

Burimet e financimit

KASH 111.4 83.5 97.0 155.8 336.3

Kërkesat prioritare për Donatorë 0.0 40.0 40.0

Financim tjetër potencial nga d t ët

0.0 17.4 68.1 11.3 96.8

Totali 111.4 140.9 165.1 167.1 473.1

Nënsektori i hekurudhave: Ekziston kërkesë e lartë për financimin e sektorit të hekurudhave. Një studim mbi sistemin e transportit në Kosovë identifikon nevojat për investime afatmesme në sektorin e hekurudhave prej 19.5 milion euro. Qeveria e përkrah financimin e Hekurudhave të Kosovës për përmirësime dhe mirëmbajtje të infrastrukturës ekzistuese. Mirëmbajtja e infrastrukturës konsiderohet e

49 Shpenzimet Afatmesme të Kosovës 2009‐2011 , MFE, 2008.

Page 68: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

67

obligueshme në mënyrë që të tërheqë sektorin privat në transportin e hekurudhave. Prandaj, qëllimi është të mundësohet përfshirja e sektorit privat në sigurimin e linjave të transportit hekurudhor dhe të financohet blerja dhe mirëmbajtja e ardhshme e lokomotivave dhe vagonëve për ta përkrahur kërkesën e shtuar për transport hekurudhor, në veçanti transportin e mallrave. Financimi për transportin hekurudhor do të bëhet përmes AKM‐së. Në tabelën 9 është paraqitur propozimi për financimin e sektorit hekurudhor në pajtim me KASH 2009‐2011.

Tabela 9: Propozimi financiar për nënsektorin e hekurudhave, i shprehur në

milion €

Kategoritë ekonomike Buxheti 2008

2009 2010 2011 Totali 2009‐11

Shpenzimet operative 0.3 0.5 0.5 0.5 1.5

Shpenzimet kapitale 3.0 4.0 5.0 6.0 15.0

Totali 3.3 4.5 5.5 6.5 16.5

Burimet Financiare

KASH 3.3 4.5 5.5 6.5 16.5

Kërkesat prioritare për donatorë 2.0 1.5 1.0 4.5

Totali 6.5 7.0 7.5 21.0

Nënsektori i transportit ajror: Investimet në ANP financohen nga të ardhurat e aeroportit dhe do të vazhdojnë në këtë mënyrë. Në të njëjtën kohë, procesi që çon drejt koncesionit të aeroportit është duke u zhvilluar dhe pritet të finalizohet gjatë vitit 2009. Objektiva e qeverisë është të krijojë një aeroport ndërkombëtar të orientuar kah tregu dhe konkurrues që siguron qasje të lehtë ajrore në Kosovë dhe jashtë saj. Kjo do ta përmirësojë performancën operative dhe financiare të aeroportit dhe do ta ngritë kapacitetin e tij. Si rezultat, çmimi i udhëtimit me aeroplan për dhe nga Kosova do të bie dhe vëllimi i udhëtimeve do të ngritet, që do të kontribuojë në qëllimin e përgjithshëm të qeverisë për zhvillim ekonomik.

Page 69: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

68

2.3.2. Sfidat kryesore socio‐ekonomike në Kosovë

Mjedisi Ekonomik/Social

Për shkak të shumë vështirësive gjatë dy dekadave të fundit dhe në veçanti gjatë periudhës pas konfliktit, Kosova ballafaqohet me shumë sfida zhvillimore ekonomike. Potenciali bazë i zhvillimit ekonomik në Kosovë është përafërsisht 3.0 – 4.0 për qind në vit.

Papunësia është në shkallën prej 35 – 40 për qind. Momentalisht rreth 29,000 të rinj hyjnë në tregun e punës çdo vit. Edhe nëse ekonomia mund të lëvizë drejt shkallës së rritjes së vazhdueshme prej të themi 6.0 për qind, pas dhjetë deri pesëmbëdhjetë vitesh, papunësia vetëm do të përgjysmohet. Ky vëzhgim i thjeshtë e përcakton sfidën reale të zhvillimit ekonomik për Kosovën.

Në të njëjtën kohë, nga Banka Botërore (BB) vlerësohet se me gjasë 45 për qind të popullatës jetojnë në gjendje në përgjithësi të përcaktuar si varfëri. Kështu që është e qartë se edhe nëse zhvillimi ekonomik ngritet dukshëm dhe qëndrueshëm përgjatë periudhës afatgjatë, do të ketë sfidë themelore dhe e vazhdueshme shoqërore që duhet të adresohet. Në një mënyrë shumë reale, kjo mund të quhet prioritet politik i ‘vijës fillestare’.

Pozita fillestare e Kosovës përmban një numër të përparësive. Ka popullatë të re, dhe burime të konsiderueshme natyrore. Struktura sociale karakterizohet me ekzistencën e rrjeteve formale edhe atyre joformale që sigurojnë rrjete të sigurisë për të varfrit dhe të papunësuarit. Fondacionet për ekonomi të lirë të tregut dhe sistem modern të përgjegjësisë janë themeluar dhe partnerët ndërkombëtarë po përkrahin shumë dimensione të procesit zhvillimor. Indikatorët kryesor ekonomik dhe indikatorët makroekonomik për periudhën 2004‐2007 janë prezantuar në tabelat 10 dhe 11.

Tabela 10: Treguesit kryesor ekonomik, 2004‐200750

2004 (v) 2005 (v) 2006 (v) 2007 (p) Llogaritë vendore

Ngritja reale e BPV 3.2 0.6 4.2 3.6

BPV per capita (euro) 1,152 1,115 1,136 1,168

Investimet (% e BPV) 29.9 30.2 31.1 34.6 Kursimet Bruto Vendore(% e ‐19.3 ‐23.0 ‐23.3 ‐24.3

50 Raporti i Bankës Botërore „Strategjia e Ndërmjetme e Kosovës”,2007.

Page 70: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

69

Buxheti i Përgjithshëm i Qeverisë ‐6.1

3.9‐3.1 3.5

3.9

Llogaritë e jashtme balanci i ‐43.4 ‐47.4 ‐50.1 ‐53.6

Balanci aktual i llogarisë (% i BPV) ‐37.8 ‐38.7 ‐38.2 ‐42.9

Ndihma e jashtme (% e BPV) 25.0 22.8 20.9 19.5

Dorëzimi nga jashtë (% e BPV) 10.3 13.1 14.5 14.5

Inflacioni i Çmimeve CPI ‐14 ‐1.4 1.5 2.0

Memorandumi i BPV (milion 2,263 2,228 2,310 2,415

(Shënim: të dhënat për 2004 ‐06 vlerësohen, të dhënat për 2007 parashikohen. Balanci momental prezanton shumën para pranimit të asistencës ndërkombëtare. Burimet: Kalkulimet nga Ekspertët e Bankës Botërore).

Tabela 11: Indikatorët makroekonomik për periudhën 2004‐2007,51

2004 2005 2006 2007

BPV per capita 964.0 1,438.0 1,476.0 1,573.0

Ngritja e BPV 3.2 2.0 3.9 4.4

Shkalla e papunësisë 39.7 41.4 44.9 43.6

Të ardhurat buxhetore 634.8 638.4 712.0 896.4

Shpenzimet buxhetore 769.4 696.1 635.5 662.7

Balanci i buxhetit Qeveritar ‐134.6 ‐57.7 76.5 233.7

Madhësia e tregtisë së jashtme 1,086.9 1,156.3 1,363.7 1,671.3

3. Integrimi i Kosovës në kërkimet evropiane në sektorin e transportit

Integrimi i Kosovës në Hapësirën Kërkimore Evropiane në fushën e transportit ishte shumë i ulët kohëve të fundit. Kosova nuk ishte anëtare e Memorandumit të Mirëkuptimit në lidhje me arsimin dhe teknologjinë në veçanti në fushën e kërkimit të transportit.

51 BKK, MF, KSC, FMN

Page 71: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

70

Ekspertët nga Kosova kanë marrë pjesë në disa konferenca dhe simpoziume të natyrës zhvillimore të mbajtura në shtetet e EJL dhe BE‐së në shumicën e rasteve në kapacitetin e vëzhguesit.

Kosova është partnere aktive në platformën e përkrahur nga BE për zbatimin e Rrjetit Bërthamë Rajonal të Transportit për Evropën Juglindore (OTEJL) në kuadër të së cilës është i përfshirë edhe transporti rrugor dhe hekurudhor.

Në lidhje me transportin ajror UNMIK, në emër të Kosovës, është nënshkrues i marrëveshjes për themelimin e Hapësirës Evropiane të Aviacionit Civil (HEAC), ndërsa zbatimi i fazës së parë ka filluar.

4. Analiza SWOT

4.1 Përparësitë: • Departamenti i Trafikut vepron në kuadër të FM,

• Themelimi i Njësisë për Planifikim të Transportit në kuadër të MTK,

• Pjesëmarrja në konferenca shkencore në nivel të shteteve të EJL dhe BE‐së,

• Pjesëmarrja e hulumtuesve në buletine ndërkombëtare hulumtuese.

4.2 Dobësitë: • Mungesë e fondeve hulumtuese,

• Numër shumë i vogël i aktiviteteve / projekteve kërkimore në periudhën e fundit,

• Mungesa e ekspertëve në fushën e transportit hekurudhor dhe ajror,

• Mungesa e bashkëpunimit me institucionet e ndërlidhura kërkimore të shteteve të EJL dhe BE‐së,

Mungesa e shkathtësive në zhvillimin e projekt propozimeve për tu financuar nga BE‐ja.

4.3 Mundësitë • Sektori i transportit shihet si prioritet kombëtar nga institucionet,

• Zhvillimi i vazhdueshëm i Programit Hulumtues Kombëtar 2010‐2015,

• Pjesëmarrja në skema kërkimore të BE‐së,

• Integrimi i Kosovës në Hapësirën Kërkimore Evropiane.

4.4 Rreziqet • Kriza ekonomike që rezulton në mungesë të fondeve për KeZh,

Page 72: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

71

• Dështim në zotimin e fondeve për projekte hulumtuese,

• Mungesa e stabilitetit organizativ dhe politikave stabile,

• Mungesa e stabilitetit afatgjatë politik dhe ekonomik në Evropën Juglindore,

5. Prioritetet e Kosovës për sektorin e transportit

5.1 Prioritetet kërkimore të transportit në bazë të gatishmërisë së vendit Mendohet se ekspertët vendorë do të jenë kryesisht të përfshirë në nënsektorët e transportit si në vijim:

1. Rregulloret e trafikut me theks në zonat urbane, 2. Siguria në trafik, 3. Mobiliteti dhe planet e trafikut urban, 4. Mirëmbajtja dhe zhvillimi i infrastrukturës së trafikut, 5. Planifikimi dhe dizajnimi i trafikut, 6. Trafiku i Palëvizshëm që përfshin autobusët dhe terminalët e autobusëve, 7. Menaxhimi i trafikut, 8. Logjistika e trafikut, 9. Trafiku rrugor dhe kapaciteti i qarkullimit, 10. Sistemet e teknologjisë në transport integral dhe intermodal, 11. Zhvillimi i transportit hekurudhor, 12. Avancimi dhe niveli i cilësisë së navigimit ajror, 13. Ndikimi i trafikut në mjedis, 14. Zhvillimi i infrastrukturës ligjore të transportit në pajtim me Acquis

Communautaire.

5.2 Prioritetet kërkimore të transportit në bazë të potencialit të ardhshëm

Prioriteti 1: Zhvillimi i transportit integral dhe intermodal,

Prioriteti 2: Menaxhimi i infrastrukturës së transportit,

Prioriteti 3: Menaxhimi i trafikut përmes sistemeve inteligjente të transportit duke përfshirë të gjitha mënyrat e transportit,

Prioriteti 4: Zhvillimi i TI për mbledhjen dhe procesimin e të dhënave të transportit,

Prioriteti 5: Hulumtimi i aplikacioneve telematike për transport,

Prioriteti 6: Hulumtimi i llojeve të reja të karburanteve,

Page 73: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

72

6. Gjendja pas raportit

6.1. Përditësim i gjendjes

Në Kosovë, vend i rrethuar me tokë që ka nevojë për lidhjet me porte për import‐eksport, transporti rrugor është shumë më i zhvilluar se sektori i hekurudhave.

Qeveria përmes Ministrisë së Infrastrukturës (MeInf52) është momentalisht e angazhuar në më shumë investime në zhvillimin e rrjetit rrugor (në veçanti në autostradën që e lidh me kufirin me Shqipërinë), ndërsa në nënsektorin e hekurudhave nuk po vërehet përkushtim i madh, i cili aktualisht po vuan nga mungesa e mirëmbajtjes së rrjetit dhe nga vagonët e pamjaftueshëm.

MeInf dhe institucionet tjera janë të angazhuar në projekte të ndryshme të financuara nga BE si përfitues apo partnerë sipas objektivës së tyre për zbatimin e

reformave në sektorin e transportit në pajtim me Acquis Communautaire53 të BE‐së, politika e praktika dhe për të ndërtuar kapacitete institucionale, profesionale dhe hulumtuese.

Fakulteti i Makinerisë e ka miratuar programin e studimeve Baçelor për Transportin Hekurudhor përkrah programit ekzistues të Transportit Rrugor në kuadër të Departamentit të Trafikut dhe Transportit. Përpjekjet tjera janë të drejtuara kah prezantimi i studimeve të doktoratës në bashkëpunim me Universitetin e Zagrebit, Lubjanës, Mariborit dhe universiteteve të tjera perëndimore, për ta nxitur KeZh në transport.

Akademikë nga FM morën pjesë në punëtori apo konferenca të ndryshme të EJL dhe BE mbi tema të ndryshme në fushën e transportit, si në SEETRANS dhe TRANSNEW në Lubjanë, Slloveni, BESTFACT në Amsterdam, Holandë apo me shkrime shkencore apo profesionale në konferenca ndërkombëtare. Por, megjithatë nevojitet të ndahen më shumë fonde nga Universiteti për të mundësuar pjesëmarrje më të madhe dhe më cilësore dhe përfshirje të hulumtuesve.

MIE është në dialog me Komisionin e BE‐së përmes Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA) dhe është e përfshirë në zbatimin e Planit vjetor të Veprimit për Partneritet Evropian (PVPE), duke synuar “përafrim me Acquis Communautaire të BE‐së”.

52 Ministria e mëparshme e Transportit dhe Telekomunikacionit e riemëruar në shkurt 2011 53 Koment i përkthyesit - Aki komuniterë - një listë zyrtare e kushteve e standardeve të Bashkimit Evropian që duhet të plotësohen nga secili vend kandidatë dhe janë objekt negociimi në procesin e anëtarësimit.

Page 74: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

73

Në këtë drejtim,

- Strategjia Multimodale e Transportit dhe Plani i Veprimit janë miratuar në maj 2009, dhe janë përditësuar në prill 2012;

- Autoriteti Rregullator i Hekurudhave (ARrH) është formuar dhe është funksional duke angazhuar më shumë ekspertë të transportit të gatshëm për të punuar në aktivitete dhe projekte për planifikim, hulumtim dhe zhvillim;

- Ndërtimi dhe fuqizimi i kapacitetit të MeInf dhe NjPT ka kontribuar në planifikimin strategjik, modelimin e trafikut dhe në përgatitje dhe menaxhim të projekteve të ndryshme;

- Përmirësimi dhe rishikimi i legjislacionit ekzistues në sektorin rrugor;

- Personeli është trajnuar për shkathtësi teknike për ngritjen e kontrollit të cilësisë dhe mbikëqyrjes së projekteve për ndërtimin e rrugëve, në zbatimin e teknologjive të reja në transport;

- Vizita studimore janë organizuar në shtetet anëtare të BE‐së për: o Planifikimin multimodal të transportit, o Sigurinë në rrugë, o Sigurinë në rrugë dhe takografët digjital, o Sektorin e hekurudhave.

Përfshirja e hulumtuesve në aktivitete të tilla të MoInf dhe në projekte të financuara nga BE‐ja dhe më shumë fonde për R&D, vizita studimore dhe punëtori do të jenë përkrahje e madhe për sektorin rrugor dhe hekurudhor, për zbatimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, dhe në zhvillimin e Strategjisë Multimodale të Transportit, duke çuar drejt bashkëpunimit me shumë projekte të tjera.

Ende ka vështirësi të cilat janë prezente në bashkëpunimin në mes të ministrive dhe institucioneve, përderisa strukturat e reja ekzekutive, profesionale apo R&D nuk po përcillen me kohë nga rekrutimi i personelit relevant dhe po e bëjnë të pamundur trajnimin e tyre në pajtim me procedurat e nevojshme teknike.

MMTS‐AP i përditësuar dhe i rishikuar siguron një hartë për veprim për vitet 2013‐2017, në mënyrë që të zhvillohen projekte të transportit që i kushtojnë vëmendje të veçantë përmirësimit të integrimit të modaliteteve të transportit, efikasitetit, sigurisë dhe çështjeve mjedisore, prezanton një mundësi dhe sfidë të mirë për përfshirjen e hulumtuesve.

Qëndrueshmëria e progresit mund të shkatërrohet për shkak të pengesave buxhetore, si dhe kapacitetet e ekipeve hulumtuese, menaxhmenti i tyre, dhe iniciativat e tyre të kufizuara si në Ministri ashtu edhe ndaj palëve të jashtme të interesit për t’i zbatuar shkathtësitë e fituara, dhe për të ndërmarrë zbatimin e veprimeve të planifikuara.

Page 75: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

74

6.2. Transporti në Programin Kombëtar të Shekncës 2010‐2015

Në Programin Kombëtar të Shkencës 2010‐201554, transporti nuk është në mesin e pesë prioriteteve.

Megjithatë, duke u bazuar në gjashtë objektivat e përcaktuara nga NRP si synime specifike të shkencës dhe teknologjisë (S&T) të cilat janë të nevojshme për ta përkrahur zhvillimin socio‐ekonomik të Kosovës, e që janë:

Objektiva 1: Zhvillimi i kapaciteteve njerëzore për aktivitete hulumtimi

Objektiva 2: Zhvillimi i infrastrukturës hulumtuese

Objektiva 3: Ndërkombëtarizimi i aktivitetit hulumtues shkencor

Objektiva 4: Përforcimi i lidhjeve në mes të shkencës dhe shoqërisë dhe ekonomisë për ngritjen e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror

Objektiva 5: Ekselencë në aktivitete kërkimore dhe shkencore55, Dhe, duke u bazuar në kriteret e përgjithshme për vlerësimin e propozimeve: a) rëndësi për zhvillimin e Kosovës, b) vlera shkencore dhe masat ndërkombëtare të projektit, c) arritjet shkencore të propozuesit të projektit, d) kompetenca e organizatës aplikuese, e) përshtatshmëria ekologjike e projektit56,

mund të konkludojmë se ekziston nevoja dhe hapësira për një program për transportin, sidomos për zhvillimin e programeve të doktoratës për transportin rrugor dhe hekurudhor në Departamentin e Trafikut dhe Transportit në Fakultetin e Makinerisë, të Universitetit të Prishtinës si institucion i arsimit të lartë.

Zhvillimi i programeve të doktoratës të cilësisë së lartë në bashkëpunim me institucionet relevante ndërkombëtare të arsimit dhe kërkimit që mund të çojnë drejt diplomave të përbashkëta apo të dyfishta, është vlerësuar si prioritet urgjent në Fakultetin e Makinerisë. Kontaktet me Universitetet nga Sllovenia, Kroacia, Austria dhe shtetet tjera perëndimore kanë filluar dhe janë në vazhdimësi. Kjo mund të ndihmojë në përforcimin e kompetencës kërkimore për akademikët e Fakultetit përmes programeve ndërkombëtare të shkëmbimit, por edhe ndërtimi i kapacitetit është shumë i rëndësishëm për personelin e institucioneve të përfshira në transport që do të fitojnë ekspertizë për planifikimin e projekteve dhe R&D.

54 Programi Kombëtar i Shkencës 2010‐2015 i miratuar nga Kuvendi i Kosovës në qershor 2010 55 Po aty, faqe 5 56 Po aty, faqe 8

Page 76: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

75

Hulumtimi në transport mund të merret parasysh edhe në fushën NRP shtesë të Teknologjive Informative dhe të Komunikimit që konsiderohen si prioritet

ndërhorizontal që mund të ndodh në cilëndo fushë të prioriteteve57.

6.3. Përputhja me prioritetet rajonale

Përfaqësues të Fakultetit të Makinerisë nga Kosova morën pjesë dhe ishin shumë aktiv në të gjitha takimet për propozimin, përgatitjen, diskutimin dhe miratimin e prioriteteve ShBP për transport, të bazuar në Raportin Kombëtar të Situatës së Transportit.

Aktivitetet e përfaqësuesve të Fakultetit po përpiqen të arrijnë pajtueshmëri me aktivitetet e bazuara në nevojat e sektorit të transportit në Kosovë në pajtim me pesë prioritetet kërkimore të shteteve ShBP:

1. Ndikimi i transportit sipërfaqësor në mjedis dhe siguri a. Detërat bregdetar

b. Rrugët ujore në tokë c. Hekurudhat d. Rrugët

2. Materiale dhe struktura të avancuara inxhinierike për mjete më të sigurta dhe më të gjelbra të transportit

3. Transport ndërmodal të udhëtarëve dhe mallrave dhe shfrytëzim optimal i modaliteteve të ndryshme të transportit

4. Zbatim i simulimeve të avancuara të sistemeve të transportit

5. Zbatim i TIK‐ut në sisteme inteligjente të transportit Pjesëmarrja e Kosovës në kornizën OTEJL e trason rrugën për prezantimin e TCA, e cila pritet të nënshkruhet në fund të këtij viti e që pritet ta shpejtojë zbatimin e reformave të domosdoshme në sektorin e transportit, sidomos në planifikim të transportit multiomodal dhe më shumë vëmendje në sektorin hekurudhor. Andaj, aktivitetet e vazhdueshme janë:

• Gjetja e partnerëve për temat nga prioritetet kërkimore rajonale të bazuara në propozimet e përbashkëta të bazë të interesave të përbashkët,

• Përcaktimi i projektit duke u bazuar në infrastrukturën ekzistuese dhe kapacitetet njerëzore të shtetit specifik dhe ndërlidhja në mes ShBP,

57 Po aty, faqet 36‐37

Page 77: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

76

• Marrëveshje në mes të ShBP për projekt të përbashkët në kuadër të prioriteteve të përmendura më lart,

• Të merren parasysh temat për FP7 që ka ndikim Evropian në mënyrë që të merren parasysh,

• Ndihmë MoInf dhe Qeverisë së Kosovës në përcaktimin e prioriteteve për marrëveshjen e transportit (TCA) që është duke u negociuar,

Por, për shkak të situatës politike në komunitetin ndërkombëtar, kufijtë përfaqësojnë pengesë për trafikun dhe transportin dhe Kosova është duke pasur gradualisht qasje në marrëveshje bilaterale për zhvillimin e Transportit Rrugor. Këto fakte, ndonjëherë përfaqësojnë pengesa për bashkëpunim dhe projekte të përbashkëta rajonale, sidomos në zbatim, përkundër atmosferës së lirë akademike dhe bashkëpunuese në mesin e hulumtuesve.

Page 78: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

77

Shtojca I: Lista e projekteve (kërkimore dhe përkrahëse) të zbatuara nga kompanitë e jashtme. 1. Zhvillimi i Transportit Ndërurban të Kosovës, 2000, (VCDH). 2. Tërheqja dhe zbatimi i koncesioneve për veprimin dhe shërbimin e autobusëve

në Kosovë, prill 2002( SAFAGE), 3. Përkrahja institucionale për MTK, Departamentin e Transportit Rrugor

“Transporti Rrugor Ndërurban i Udhëtarëve – studim i përgjithshëm i dy pilot korridoreve, KAMPSAX ( 2005),

4. Plani Master për Mirëmbajtje dhe Zhvillim të Rrjetit Rrugor në Kosovë 2001/2010, Raporti Final, korrik 2002, nga BCEOM.

5. Studimi Rajonal i Infrastrukturës Ballkanike ‐ Transporti, korrik 2003, nga COWI A/S,

6. Projekti Urgjent i Rrugëve në Kosovë, Shërbime Konsultuese për Studimin e Tarifave për Shfrytëzuesit e Rrugëve, Raporti Final dhe Shtojcat, janar 2004, nga Roughton International.

7. “Studimi i Fizibilitetit dhe ndikimit të mjedisit për dy rrjetet kryesore të rrugëve në Kosovë”. COWI (2006) ,

8. Përforcimi i qëndrueshmërisë financiare të sektorit rrugor në Kosovë (2007), 9. Studimi i Qasjes në Mundësi dhe Opsione për Partneritet Publik Privat në

Sektorin e Autostradës në Kosovë, maj 2007(Banka Botërore/PPIAF), 10. Përkrahje Teknike për MTK për vazhdimin e zhvillimit të Strategjisë së

Transportit Multi Modal dhe Planit të Veprimit, (egis bceom international‐COWI), prill 2009.

Shtojca II: Lista e Institucioneve të Transportit për R&D

Nr. Emri Adresa Uebfaqja

1 Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ‐ Departamenti i Trafikut

Bregu i Diellit, p.n , 10 000 Prishtina

www.uni‐pr.edu/fim

2 Ministria e Transportit dhe Komunikimit –NjPT

Rruga Nëna Terezë, p.n 10 000 Prishtinë

www.mtpt.org

3 Oda Ekonomike e Kosovës Rruga Nëna Terezë, p.n 10 000 Prishtinë

www.oek‐kcc.org

Page 79: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Transporti

78

Page 80: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

RAPORTI KOMBËTAR I KONTEKSTIT TË KËRKIMEVE SHKENCORE NË FUSHËN E

MJEDISIT NË KOSOVË

Dr. Fetah Halili Profesor i rregullt, Fakulteti i Shkencave Matematikore e Natyrore,

Departamenti i Biologjisë, Universiteti i Prishtinës

Dr. Agim Gashi Profesor asistent, Fakulteti i Shkencave Matematikore e Natyrore,

Departamenti i Biologjisë, Universiteti i Prishtinës

me përkrahje nga

Dr. Dukagjin Pupovci, Profesor i rregullt i Universitetit të Prishtinës, Qendra e Arsimit e

Kosovës

Prishtinë, qershor 2009

Page 81: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

80

Falënderime Autorët u janë mirënjohës anëtarëve të ekipit të ekspertëve (Prof. Dr. Selvete

Krasniqi, Prof. Dr. Selim Jusufi, Prof. Dr. Zeqir Veseli, Dr. Ilir Morina, Mr. Raif Bytyçi)

për diskutimet dhe kontributin e tyre të çmueshëm gjatë hartimit të këtij raporti.

Page 82: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

81

Lista e shkurtesave

AER Agjencia Evropiane e Rindërtimit

BE Bashkimi Evropian

BPV Bruto Prodhimi Vendor

GTZ Bashkëpunimi Teknik Gjerman

INKOS Instituti i KEK‐ut

KEK Korporata Elektroenergjetike e Kosovës

IHMK Instituti Hidro‐Meteorologjik i Kosovës

IKSHP Instituti Kombëtar i Kosovës për Shëndetin Publik

MASHT Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

MAHP Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor

MSH Ministria e Shëndetësisë

KKSH Këshilli Kombëtar i Shkencës

OJQ Organizatat Joqeveritare

HZH Hulumtimi e Zhvillimi

REC Qendra Rajonale Mjedisore

EJL Evropa Juglindore

SIDA Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor Nëdrkombëtar

SWOT Përparësitë, Dobësitë, Mundësitë dhe Rreziqet

KB Kombet e Bashkuara

UNDP Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara

USAID Agjencia e Sheteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombçtar

UNICEF Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët

BB Banka Botërore

WUS Shërbimi Botëror Universitar

Page 83: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

82

Përmbledhje ekzekutive

Kosova ka trashëguar një mori problemesh mjedisore, që ishin akumuluar me dekada si pasojë e përdorimit të pakontrolluar të resurseve natyrore e minerare, dendësisë së madhe të popullsisë dhe pranisë së veprimtarive ekonomike me ndikim të fuqishëm në mjedisin, si bujqësia, prodhimi i energjisë elektrike dhe minierat, si dhe vendbanimet urbane dhe shkalla e lartë e ndotjes. Kërcënimet dhe degradimi i skajshëm mjedisor janë arsyet kryesore për përdorimin e resurseve kërkimore për zgjidhjen e problemeve mjedisore me qëllim të përmirësimit, mbrojtjes dhe ripërtërirjes së mjedisit natyror dhe të atij të krijuar nga njeriu në Kosovë. Në këtë kontekst, objektiva kryesore e këtij raporti është të ofrojë një përmbledhje të aktiviteteve kërkimore në fushën e mjedisit dhe identifikimin e prioriteteve kërkimore kombëtare për lehtësimin e ndërveprimit në mes të WBC INCO‐NET dhe shteteve të BE‐së anëtare të Hapësirës Evropiane të Kërkimeve Shkencore (HEKSH). Kjo nismë përkrahet nga Komisioni Evropian nëpërmjet të Programit Kornizë 7 për Hulumtime dhe Zhvillim Teknologjik (FP7). Raporti ofron një paraqitje të përgjithshme të kërkimit mjedisor në Kosovë. Aty përfshihen faktet dhe të dhënat kryesore për kornizën e politikave, si dhe një paraqitje e përgjithshme e faktorëve kryesorë në fushën e hulumtimeve mjedisore, infrastruktura kërkimore dhe nënsektorët kryesorë mjedisor në Kosovë.

Procesi i konsultimeve ka filluar me mbledhjen e të dhënave nga ana e ekspertëve mjedisor, subjekteve kërkimore akademike dhe palëve të interesuara, duke vazhduar me shqyrtimin dhe analizën e të dhënave për identifikimin e elementeve kryesore të pozitës së kërkimit mjedisor në Kosovë. Për shqyrtimin e kapaciteteve kërkimore mjedisore është përdorur teknika e analizës SWOT.

Agjenda përfundimtare e Strategjisë së Kërkimit ka identifikuar një sërë prioritetesh kërkimore mjedisore për Kosovën, që ishin përzgjedhur prej sektorëve të ndryshëm mjedisor dhe çështjeve tematike të derivuara nga Strategjia Mjedisore për Kosovën dhe nga Plani Kosovar i Veprimit Mjedisor 2006‐2010 që ishte hartuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Agjenda e Strategjisë së Kërkimit në fushën e mjedisit synon t’i kontribuojë formësimit të bashkëpunimit të ardhshëm hulumtues në mes të BE‐së dhe Vendeve të Ballkanit Perëndimor (VBP) për sendërtimin e politikave relevante kërkimore dhe programeve e fondeve të Komisionit Evropian në një mënyrë që do të plotësojë interesat dhe nevojat aktuale të hapësirës rajonale të kërkimit mjedisor.

Page 84: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

83

Hyrje

Ekonomitë e Vendeve të Ballkanit Perëndimor bazohen kryesisht në bujqësi, në resurset natyrore dhe në industri. Këto sektore punësonin dikur një numër të madh të njerëzve, mirëpo njëkohësisht shkaktonin edhe shkatërrimin e resurseve natyrore dhe ndotje të mjedist. Shumë veprimtari tradicionale ekonomike kanë falimentuar pas vitit 1990, gjë që ka rezultuar në njërën anë me gjendje të përmirësuar mjedisore mirëpo, në anën tjetër, ka sjellë papunësi në shkallë të gjerë, varfëri58 dhe migrim të popullatës në qytete të mëdha dhe në vende të huaja. Pas konfliktit dhe krizës ekonomike të viteve të nëntëdhjeta, qeveritë e rajonit janë të angazhuara për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe të standardit jetësor të qytetarëve. Në këtë kontekst, Kosova bal lafaqohet me probleme madhore ekonomike e sociale, të pasqyruara mes t jerash në shembull in e papunësisë që arrinë shkal lën prej rreth 40 për qind. Pos kësaj, mungon edhe kapitali për investime në ekonomi e në infrastrukturë.

Si rrjedhojë e konfliktit dhe i kushteve të rënduara të jetës, një studim i Bankës Botërore ka konstatuar se 45 % e popullatës jeton në nivelin e varfërisë, ndërsa rreth 15 % e gjejnë veten në grupin e varfërisë së skajshme.2

Gjendja e rënduar ekonomike dhe sociale mund t’u atribuohet si situatës së pafavorshme ekonomike, nëpër të cilën ka kaluar vendi gjatë viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar, konfliktit dhe natyrës së tanishme të një ekonomie në tranzicion, e cila po transformohet prej një ekonomie të centralizuar në një ekonomi të tregut. Pikërisht për këto arsye është me rëndësi vendimtare që të përkrahet zhvillimi i një ekonomie të shëndoshë që do të ndihmonte në përmirësimin e mirëqenies së popullatës. Kuptohet se këto nuk janë problemet e vetme me të cilat ballafaqohet vendi sot. Ekzistojnë probleme të mëdha mjedisore të cilat ndikojnë në mirëqenien dhe në shëndetin e njerëzve dhe të cilat do të diskutohen në vijim.

1. Qëllimi i raportit kombëtar të kontekstit dhe metodologjia / përmbledhja e procesit të konsultimeve

Ky raport kombëtar është hartuar në kuadër të projektit WBC‐INCO.net me synim kryesor që të ofrojë një paraqitje të përgjithshme të gjendjes së tanishme në sektorët e mjedisit në Kosovë lidhur me treguesit mjedisor dhe me politikat kërkimore. Raporti është bazuar kryesisht në të dhëna sasiore të mbledhura nga burime të ndryshme. Ky raport përfshinë edhe një analizë SWOT (Shqip PDMRr – përparësitë, dobësitë, mundësitë dhe kërcënimet) për kapacitetin kërkimor në

58 Banka Botërore. Vlerësimi i Varfërisë ‐ Kosovë (tetor 2007) http://web.worldbank.org/WBSITE/EXTERNAL/COUNTRIES/ECAEXT/KOSOVO EXTN/

Page 85: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

84

fushën e mjedisit. Procesi i konsultimeve në Kosovë është zhvilluar gjatë prillit dhe majit të vitit 2009 për të përfshirë edhe disa intervista personale dhe telefonike gjatë periudhës së mbledhjes së të dhënave. Në procesin e konsultimeve janë përfshirë palët e interesuara në vijim:

• Hartuesit e politikave për hulumtim e zhvillim në shkallë kombëtare: Ministria e Mjedist dhe e Planifikimit Hapësinor (MMPH), Ministria e Shëndetësisë (MSH), Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjis (MASHT), Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Energjisë dhe Minierave, Ministria e Transportit dhe Post‐Telekomunikacionit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Shërbimeve Publike.

• Subjektet kërkimore/hulumtuese: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Universiteti i Prishtinës (Fakulteti i Shkencave Matematikore e Natyrore, Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinës, Fakulteti i Minierave e Metalurgjisë, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe i Arkitekturës), Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës (IKSHPK), Instituti i Hidrologjisë dhe Meteorologjisë, Instituti INKOS ‐ KEK

• Organizata ndërkombëtare qeveritare e joqeveritare të përfshira në çështje mjedisore dhe në hulumtime mjedisore (BE, AER, UNDP, BB, SIDA, GTZ, USAID, WUS, REC).

• Organizatat vendore joqeveritare (OJQ) nga nënsektorë të ndryshëm të sektorit të mjedisit

• Raporti kombëtar i kontekstit të hulumtimeve mjedisore ka identifikuar një sërë prioritetesh për kërkime në fushën e mjedisit në Kosovë, të cilat do t’i paraqesim në vijim.

• Problemi më i madh me të cilin është ballafaquar ekipi hulumtues ka qenë mungesa e një sistemi qendror për mbledhjen e të dhënave dhe shkalla e lartë e fragmentimit të të dhënave hulumtuese.

2. Sistemi i Shkencës e Teknologjisë (ShT) në fushën e Mjedisit në Kosovë

Dhjetë vite pas luftës, Kosova nuk ka ndërtuar ende një sistem funksional të kërkimeve shkencore. Ekonomia vendore mbetet tepër e dobët për të përkrahur hulumtimin dhe zhvillimin, pasi që nuk mund të absorbojë produktet e kërkimeve dhe të përfitojë prej tyre. Veprimtaira shkencore mbetet sporadike dhe dytësore,

Page 86: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

85

e ndërtuar kryesisht mbi nismat individuale në sektorin universitar dhe pothuajse pa ndonjë mbështetje nga Qeveria, e cila, në anën tjetër, vazhdon të mbetet e përqendruar në komponentin e mësimdhënies të arsimit të lartë. Shpenzimet publike për kërkime dhe inovacione në Kosovë janë vetëm rreth 0.1% e Bruto Prodhimit Vendor (BPV), duke krijuar kushte krejtësisht minimale për punë kërkimore e hulumtuese.

Edhe këto fonde përdoren kryesisht për të mbuluar shpenzimet rrjedhëse të institucioneve ekzistuese shkencore.59 Pos mungesës së përkrahjes financiare dhe kapaciteteve kërkimore në Kosovë, mungon edhe interesimi i institucioneve që të përfitojnë nga mundësitë në dispozicion për zhvillimin e shkencës e të teknologjisë, siç është Programi i Shtatë Kornizë (FP7) i Komisionit Evropian. 2.1. Korniza e politikave mjedisore në Kosovë

Baza e kornizës politike është vendosur nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës, të cilët miratojnë dhe implementojnë aktet legjislative. Në Kuvendin e Kosovës veprojnë tri komitete që hartojnë kornizën ligjore për fushat e mjedisit dhe kërkimeve:

1. Komiteti për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, përgjegjës për planifikimin e strategjisë së përgjithshme të zhvillimit në bujqësi, pylltari dhe në mjediset rurale në Kosovë duke u bazuar në praktikat më të avancuara në këto fusha.

2. Komiteti për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sporte, i cili i rishikon legjislacionin e politikat që përkojnë me të gjitha nivelet e arsimit, si dhe me fushën e shkencës e të teknologjisë; dhe

3. Komiteti për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, përgjegjës për

monitorimin e implementimit të legjislacionit dhe politikave të Qeverisë së Kosovës

në fushën e shëndetësisë.

Mbrojtja mjedisore dhe aktivitetet kërkimore në këtë fushë rregullohen pjesërisht nga ligjet dhe dokumentet e politikave në vijim: a. Ligji për Veprimtarinë Kërkimore Shencore60

59 Pupovci D., Programi Kombëtar për Shkencë dhe Teknologji 2010‐2015 – Planifikim me Foresight. Version punues. 60 Kuvendi i Kosovës. Ligji për vperimtarinë kërkimore shkencore. http://www.assembly‐kosovo.org/common/docs/ligjet/2004_42_en.pdf

Page 87: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

86

b. Ligji për Mjedisin61 c. Strategjia për Zhvillimin e Arsimit të Lartë në Kosovë (2005‐2015)62 .

d. Strategjia për mbrojtjen e mjedisit dhe për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë63 e. Plani Kosovar i Veprimit Mjedisor 2006‐20010 a. Ligji për veprimtarinë kërkimore shkencore

Dokumenti më i rëndësishëm që e rregullon fushën e kërkimeve në Kosovë është Ligji për Veprimtarinë Kërkimore Shkencore, i cili e përcakton themelimin, fushëveprimin, organizimin dhe mbylljen e veprimtarisë së subjekteve publike juridike në fushën e veprimtarisë kërkimore e shkencore; statusin e Këshillit Kombëtar për Shkencë (KKSh); dhe çështje të tjera të lidhura me veprimtarinë kërkimore‐shkencore në Kosovë”. Kërkimi shkencor, në bazë të këtij ligji, përfshinë kërkimet fundamentale, ato të aplikuara dhe zhvillimore. Me qëllim të krijimit të kushteve të domosdoshme dhe për sigurimin e mjeteve të duhura financiare, Ligji përcakton se deri në 0.7% të BPV‐së duhet të ndahen për shkencën nga Buxheti Kombëtar i Kosovës; fatkeqësisht, Kosova është ende shumë larg nga arritja e këtij niveli të financimit.

Në korrik 2007 Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur Këshillin Kombëtar të Shkencës (KKSh), të përbërë nga 15 anëtarë. Vendimi i Kuvendit nuk ishte jetësuar deri në tetor 2008 kur edhe u mbajt mbledhja e parë e Këshillit. Prej atëherë, Këshilli ka shprehur synimin e vet për të hartuar një Program Kombëtar për Shkencë për një periudhë pesëvjeçare, mirëpo negociatat me qeverinë për fillimin e punës për jetësimin e këtij projekti nuk kanë përfunduar ende.

b. Ligji i Kosovës për Mjedisin (Nr.2003/9)

Ky ligj paraqet bazën ligjore për menaxhimin e mjedisi në Kosovë. Ligji e trajton parandalimin dhe zvogëlimin e ndotjes, monitorimin dhe përcaktimin e shkallëve të ndotjes. Aty parashihen dispozita detyruese për vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe për jetësimin e parimit se ndotësi paguan. Monitorimi i gjendjes së mjedisit në shkallë kombëtare realizohet nga Ministria nëpërmjet të Agjencisë Kosovare për Mbrojtjen e Mjedisit (AKMM)

61 Kuvendi i Kosovës. Ligji i Kosovës për Mjedisin ‐ http://www.assembly‐ kosovo.org/common/docs/ligjet/2004_4_en.pdf 62 Strategjia për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë (2005‐2015). Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, Prishtinë, 2004. www.see‐ educoop.net/education_in/pdf/str‐develop‐high‐educ‐kos‐enl‐t02.pdf. 63 Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor

Page 88: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

87

Agjencia Kosovare për Mbrojtjen e Mjedisit, e themeluar përmes këtij ligji, është një institucion që përfshinë Institutin Hidrometeorologjik dhe Institutin për Mbrojtjen e Mjedisit dhe të Natyrës nën autoritetin e MMPH, për kryerjen e detyrave administrative, profesionale, përkrahëse, shkencore dhe kërkimore në fushën e mbrojtjes së mjedisit, biodiversitetit dhe në fushën e hidrometeorologjisë.

Ligji për Mjedisin e trajton veprimtarinë shkencore në disa nene. Neni 61 përcakton se pos Agjencisë Kosovare për Mbrojtjen e Mjedisit (AKMM) edhe “Organizata të tjera kërkimore e shkencore dhe institucione të autorizuara publike mund të angazhohen në kërkime mjedisore, gjithnjë nëse i posedojnë shkathtësitë, pajisjet, hapësirën dhe akreditimin, në pajtim me standardet dhe parametrat e vendosura”.

c. Strategjia për Zhvillimin e Arsimit të Lartë në Kosovë (2005‐2015)

Strategjia për Zhvillimin e Arsimit të Lartë në Kosovë (2005‐2015), e zhvilluar nga MASHT‐i, e trajton edhe çështjen e kërkimit në kuadër të arsimit të lartë. Një nga gjashtë objektivat e definuara në këtë dokument është edhe ajo për përmirësimin e kapaciteteve për kërkime shkencore. Nisur nga kjo strategji, parashihen këto masa për arritjen e objektivës: konceptualizimi i politikave të reja, plotësimi i legjislacionit ekzistues në përkrahje të veprimtarisë kërkimore‐shkencore, ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe intelektuale, vendosjen e standardeve për punë kërkimore‐shkencore, identifikimin dhe sigurimin e fondeve si dhe ofrimin e stimulimeve përkatëse për këtë veprimtari.

Deri tash, asnjë politikë nuk është miratuar dhe asnjë masë nuk është ndërmarrë për të përmirësuar bashkëpunimin kërkimor dhe integrimin në Hapësirën Evropiane të Kërkimeve Shkencore. 2.1.1 Korniza e gjithëmbarshme e politikave mjedisore

Kosova posedon legjislacion mjedisor që u përmbahet parimeve mjedisore evropiane.

Megjithëkëtë, legjislacioni mjedisor vazhdon të plotësohet e të përmirësohet me

qëllim që në mënyrë sa më efikase t’u përgjigjet kërkesave të zhvillimit të

qëndrueshëm mjedisor.

Angazhimi i personelit përkatës ligjor për sektorin e mjedisit shihet nga Qeveria si një rrugë e duhur për zhvillimin e politikave mjedisore.

Page 89: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

88

Lista e ligjeve të miratuara në Kuvendin e Kosovës 2003‐2007, të cilat lidhen ngusht me fushën e mjedisit

Nr. Emri i ligjit Numri i ligjit .

1. Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit 03/L‐025

2. Ligji Kosovar i Pylltarisë 03/3

3. Ligji për Planifikimin Hapësinor 03/14

4. Ligji për Pesticidet 03/20

5. Ligji për Ujërat 04/24

6. Ligji për Mbrojtjen e Ajrit 04/30

7. Ligji për Irigacionin dhe Tokat Bujqësore 02/L‐9

8. Ligji për Mirëqenien e Kafshëve 02/L‐10

9. Ligji për Energjinë 04/21 10. Ligji për Konservimin e Natyrës 02/L‐18

11. Ligji për Tokat Bujqësore 02/L‐26

12. Ligji për Mbeturinat 02/L‐30

13. Ligji për Gjuetinë 02/L‐53

14. Ligji për Veprimtarinë Hidro‐Meteorologjike 02/L‐79

15. Ligji për Peshkimin dhe Akuakulturën 02/L‐85

16. Ligji për Mbrojtjen e Bimëve 02/L‐95

17. Ligji për Shëndetin Publik 02/L‐78

18. Ligji për Mbrojtjen nga Zhurma 02/L‐102

19. Ligji për Materiet Kimike 02/L‐116

20. Ligji për Zonat Speciale të Mbrojtjes 03/L‐039

21. Ligji për Vlerësimin Strategjik Mjedisor 03/L‐015

22. Ligji për Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor 03/L‐024

23. Ligji për Kontrollin e Integruar të Parandalimit të Ndotjes 03/L‐043

24. Ligji për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 03/L‐098

25. Ligji për Mbrojtjen nga Rrezatimi i Jonizuar, i Pajonizuar dhe Siguria Bërthamore

03/L‐104

Përafrimi i legjislacionit kosovar me atë të Bashkimit Evropian: Politikat nacionale kosovare përfshijnë procesin e integrimit evropian. Një nga sfidat kryesore në këtë proces është mjedisi dhe, në veçanti, plotësimi i standardeve mjedisore evropiane dhe përafrimi i legjislacionit kombëtar me legjislacionin evropian. Gjatë vitit 2006‐2007, Komisioni Evropian ka monitoruar përparimin e arritur në harmonizimin e legjislacionit

Page 90: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

89

mjedisor të Kosovës me BE‐në dhe me jetësimin e tij.

Rezultet e monitorimit të përparimit të arritur në harmonizimin e

legjislacionit mjedisor me BE‐në64

Fusha Direktivat e BE‐së Shkalla e

harmonizimit (%)

Legjislacioni horizontal

Direktiva për ajrin AIE (85/337/EEC) Direktiva për VSM (2001/42/EC) Direktiva për informimin mjedisor (2003/4/EC) Direktiva e pjesëmarrjes së publikut (2003/35/EC)

86 19 32 30

Cilësia e ajrit Direktiva kornizë për cilësinë e mjedisit ajror (96/62/EC) Direktiva për kufijtë e vlerave të partikulateve inerte) dhe të Pb në mjedisin ajror (99/30/EC) Direktiva për bensenin dhe monoksidin e karbonit (2000/69EC) Direktiva për ozonin (2002/3/EC) Direktiva për arsenin, kadmiumin, merkurin, nikelin dhe hidrokarburet policiklike arimatike në mjedisin ajror (2004/107/EC)

59 41 41 52 20

Menaxhimi i mbeturinave

Direktiva për mbeturinat (2006/12/EC) Direktiva për mbeturinat e rrezikshme (91/689/EC) Direktiva për paketimin e mbeturinave (94/62/EC) Direktiva për deponitë (99/31/EC) Direktiva për djegien e mbeturinave (2000/76/EC)

91 47 55 58 43

Cilësia e ujit Direktiva kornizë për ujërat (2000/60/EC) Direktiva për ujërat e kontaminuara urbane (91/271/EEC) Direktiva për ujin e pijshëm (98/83/EC) Direktiva për nitratet (91/676/EEC)

25 15 35 16

Mbrojtja e natyrës

Direktiva për zogjtë e egër (79/409/EEC) Direktiva për mjediset jetësore (92/43/EC)

64 75

64 Komisioni Evropian, DP MJD, Raporti i Monitorimit të Progresit, Viti 10‐2007, qershor 2007

Page 91: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

90

Kontrolli i kontaminimit industrial

Direktiva për kontrollimin e integruar të kontaminimit (96/61/EC) Direktiva për stabilimentet e mëdha me djegie të brendshme (2001/80/EC)

18 36

Materiet kimike

Direktiva për substancat e rrezikshme (67/548/EEC) 53

Autoriteti kryesor për bashkërenditjen e aktiviteteve në fushën e mbrojtjes së mjedisit në shkallë kombëtare është Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH). Misioni i MMPH‐së është që të mbrojë dhe përmirësojë resurset dhe objektet ujore në Kosovë. Pos promovimit të rregullimit dhe zhvillimit efikas të planifikimit hapësinor nëpërmjet të hartimit dhe jetësimit të politikave, strategjive, programeve e projekteve relevante në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.

Në vitin 2004 MMPHka hartuar një plan dhjetëvjeçar strategjik zhvillimor për

Mbrojtjen e Mjedisit dhe Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik siç është kërkuar nga

Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit, një dokument që pasqyron kornizën

përkatëse l igjore në fushën e mjedisit. Strategjia bën një paraqitje të

përgjithshme të mjedisit natyror të Kosovës, i identifikon problemet, i zhvillon

veprimet prioritare dhe propozon programet proiritare që duhen implementuar.

Veprimet prioritare trajtohen më hollësisht në Programin për Mbrojtjen e

Mjedisit. Në vijim paraqiten dhe përshkruhen disa aspekte kryesore të gjendjes së

mjedisit në Kosovë duke u nisur nga Plani i Kosovës për Veprim Mjedisor (2006) dhe

nga burime të tjera:

Mjedisi i Kosovës vuan nga probleme të rënda lidhur me cilësinë e ujit të pijes dhe të ujërave nëntokësore dhe me ndotjen e ajrit e të tokës. Në përgjithësi, cilësia e ujit të pijshëm dhe i ujërave nëntokësore nuk është i kënaqshëm, ndërkohë që vetëm një hapësirë e vogël e sipërfaqeve është e mbuluar nga sistemet e kanalizimit. Ndotja e ujërave sipërfaqësore dhe i atyre nëntokësore shkaktohet kryesisht nga ujërat e patrajtuara nga kanalizimi i qyteteve, nga ujërat industriale dhe nga ndotja prej nitratëve bujqësore. Për më tepër, trajtimi dhe hudhja e mbeturinave është burim i madh i shqetësimit, për shkak të zbatimit të mangët të rregulloreve të tanishme për mbeturinat. Ndotja e ajrit përbën problem të konsiderueshëm në qytetet e mëdha dhe në zonat industriale, e shkaktuar kryesisht nga emitimet përtej masave të lejueshme nga sektorët e energjisë elektrike, minierave dhe transportit.

Sot, mjedisi i Kosovës ndikohet drejtpërsëdrejti nga ndërtimet pa plan dhe vijnë si rezultat i mungesës së planifikimit hapësinor, përfshirë planifikimin urban,

Page 92: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

91

menaxhimin e pamjaftueshëm të tokave industriale dhe përdorimin e pakontrolluar të resurseve natyrore. Ndotja e ajrit në Kosovë është mjaftë e madhe dhe vjen nga burime të ndryshme, përfshirë prodhimin e energjisë (termocentralet), industrinë e rëndë (kombinatet metalurgjike, gurëthyesit dhe fabrikat e çimentos), transportin, bujqësinë, mbeturinat e kundërligjshme urbane e të tjera. Kapacitetet për prodhimin e energjisë në Kosovë përdorin lëndën e parë fosile (thëngjillin dhe derivatet e naftës me përmbajtje relativisht të lartë të sulfurit). Termocentralet dhe industritë e tjera ishin ndërtuar në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar dhe operojnë me sisteme dhe teknologji tashmë të tejkaluara me nivel të ulët të pastrimit të gazrave dhe me ndikim të drejtëpërdrejtë në koncentrimin e ndotësve të ajrit (SO2, NOx, metalet e rënda, CO2, pluhur, mbetjet e ujërave të ndtura, dioksinat, hidrokarburet e të tjera), të cilat gjithnjë i tejkalojnë vlerat e lejuara sipas standardeve të BE‐së.

Burimet e ndotjes industriale në Kosovë paraqesin një kërcënim serioz për shëndetin për shkak të ndotjes mjedisore që buron nga emitimet e plumbit, kadmiumit, zinkut, bakrit dhe substancave të tjera të helmueshme në ajër dhe në deponitë e hirit industrial. Edhe përkundër kësaj gjendjeje kërcënuese, ende nuk organizohet monitorimi i vazhdueshëm i kësaj dukurie. Një studim i kryer në vitin 2000 për nivelin e plumbit në gjak tek punëtorët e shkritores së Zveçanit dhe tek njerëzit që jetojnë në Mitrovicë dhe rreth saj, ka treguar praninë e nivelit të lartë të plumbit në gjak, sidomos tek punëtorët e shkritores dhe tek fëmijët.

Trafiku i rënduar ‐ 215,500 automjete ishin të regjistruara në Kosovë në vitin 2002, pa llogaritur automjetet e KFOR‐it e të UNMIK‐ut dhe 25 % të automjeteve që nuk janë regjistruar asnjëherë; të gjitha këto lëshojnë gazra në ajër, si rezultat i përpunimit të karburanteve, duke shkaktuar kështu ndotjen e shtuar të ajrit. Disa analiza të kryera në vitin 2002, tregojnë se në Kosovë në shkallë vjetore shpenzohen 15.0 litra naftë dhe 12.2 litra benzinë për kokë banori.65

Resurset ujore – lumore: sipërfaqja e Kosovës është e ndarë në katër bazene të

lumenjve: 1) shtrati i Drinit të Bardhë – me kapacitet vjetor prej 60m³/sekond që

derdhet në detin Adriatik, 2) shtrati i lumit Ibër – me 33m³/sekond që derdhet

detin e Zi, 3) shtrati i Moravës së Binçës – me 7m³/sekond, e cila gjithashtu zbrazet në

detin e Zi, 4) shtrati i Lepencit – me 8m³/sekond që zbrazet në detin Egje, si dhe 5)

liqenet artificiale të krijuara nga degët e këtyre lumenjve (Gazivoda me 380 milionë

m³; Radoniqi me 113 milionë m³; Batllava me 40 milionë m³; Badovci me 26 milionë

m³; Përlepnica me 4.2 milionë m³ dhe Livoqi me 1.6 milionë m³), që të gjitha së

bashku (lumenj dhe liqene) kanë një kapacitet të përgjithshëm prej rreth 570

milionë m³.

65 DE: Seksioni i Ajrit, 2002

Page 93: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

92

Matjet e kryera nga Instituti Hidro‐Meteorologjik i Kosovës në 50 pika të matjes në të gjithë lumenjtë, kanë treguar rezultatet në vijim përkitazi me parametrat fizik e kimik të ujërave:

Të gjithë lumenjtë e Kosovës i tejkalojnë standardet e BE‐së përkitazi me ngjyrën e ujit, sidomos në rrjedhën e mesme dhe të poshtme, si rezultat i ujërave industriale dhe i zbrazjeve të kanalizimeve (vetëm në pjesën e Kosovës lindore zbrazen përafërsisht 1500 l/s)66. Kjo dukuri përkeqësohet edhe më nga nxjerrja e pakontrolluar e rërës nga shtretërit e lumenjve.

Bazuar në matjet e bëra lidhur me parametrat kimikë, është konstatuar se cianidi, nitratet, zinku dhe fenolet janë të pranishme në sasi të mëdha dhe kohë pas kohe tejkalojnë standardet evropiane. Analizat kanë treguar se nga lumenjtë e Kosovës, vetëm lumi Sitnica ka treguar nivele të rrezikshme të materieve toksike.67 Ndotja e ujit shtohet nga kanalizimet që zbrazen në ujëra si dhe plehrat, përdorimi i pakontrolluar i rërës e zhavorit nga lumenjtë dhe nga grryerja e dheut. Fabrikat për përpunimin e kanalizimeve urbane nuk ekzistojnë në asnjë qytet, ndërsa disa kapacitete për përpunim industrial nuk funksionojnë. Një rrezik tjetër vjen nga shiu, i cili e rritë nivelin e ujërave dhe shkakton vërshime të sipërfaqeve të mëdha.

Uji i pijshëm: Vetëm 40‐50% e popullsisë që jeton në zonat urbane kanë qasje në sistemin e furnizimit me ujë. Popullsia rurale është e mbuluar me rreth 9%. Ekzistojnë gjashtë sisteme të mëdha rajonale që shërbejnë rreth 900.000 njerëz. Këto sisteme përdorin ujin nga liqejt artificial dhe burimet nëntokësore. Për më tepër, rreth një duzinë sistemesh të vogla i shërbejnë rreth 150.000 njerëz, ndërsa uji zakonisht vjen nga puset dhe burimet e ndryshme. Problem tjetër paraqet mungesa e klorit që përdoret për të dezinfektuar ujin dhe fakti se burimet e ujit të pijshëm nuk janë të mbrojtura siç duhet.

Ujërat e zeza ‐Kosova nuk ka impiante për trajtimin e ujërave të zeza dhe 28‐30% e banorëve të zonave urbane kanë qasje në një sistem të kanalizimit. Në zonat rurale është e zakonshme që puset të jenë të ndotura nga ujërat e zeza, duke sjellur te paraqitjet e shpeshtuara të sëmundjeve infektive të traktit të tretjes. Asnjë studim nuk është kryer me qëllim të përcaktimit të numrit dhe gjendjes së gropave septike në zonat rurale.

Mbeturinat – Problemet me menaxhimin e mbeturinave lidhen me problemet që dalin nga deponitë ilegale, të cilat paraqesin potencial të madh për të shkaktuar probleme serioze me shëndetësore. Deponitë – Bazuar në vlerësimet e GTZ‐së për sasinë e mbeturinave të prodhuara në Kosovë në vitin 2000‐2001, del se për kokë banori janë prodhuar përafërsisht 1.2 kg mbeturina në ditë (438kg ose 3.2 m3 në vit). Pos mbeturinave nga amvisëritë, këtu përfshihen edhe mbetjet e aluminit, xhamit, plastikës, tekstileve e të tjera. Ndërkaq, prapë sipas të dhënave më të reja të GTZ‐së, kjo sasi ka rënë në 0.6

66 DW – Seksioni i Ujit 67 HMIK

Page 94: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

93

kg për kokë banori në ditë. Nga 30 komuna në Kosovë ,26 kishin deponitë komunale nga e kaluara, ndërsa sot është vërejtur se ekzistojnë 140 hapësira të reja për hudhjen e mbeturinave. Menaxhimi i mbeturinave ka përparuar shumë, duke i falënderuar donacioneve të EAR‐it, COOPI‐t dhe DANIDAs, të cilat me programet e veta kanë ndihmuar për përmirësimin e kushteve financiare në komuna. Disa nga deponitë komunale janë rehabilituar, ndërsa të tjerët, të cilat kanë qenë burime të ndotjes dhe degradimit, janë mbyllur. Disa deponi të nivelit rajonal janë duke u ndërtuar dhe disa prej tyre tashmë kanë filluar të funksionojnë, si në Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjilan, Mitrovicë, Podujevë, Ferizaj, Dragash dhe Zveçan.

Një nga çështjet më të rëndësishme në fushën e mbrojtjes së mjedisit është prerja e pakontrolluar e pyjeve. Bazuar në të dhënat në dispozicion, janë më shumë se 12 mijë hektarë pyje që janë shkatërruar. Një pjesë e madhe e pyjeve janë dëmtuar nga zjarret që shpërthyen në disa komuna duke shkatërruar më shumë se 545 hektarë, kryesisht në komunat e Pejës, Gjilanit dhe Prishtinës. Degradimi i pyjeve gjithashtu dëmton dhe ndikon në sipërfaqet e tjera, pasi që ato kanë edhe rol mbrojtës. Reshjet e tepërta për shembull dhe përmbytjet tani mund të përhapen lehtësisht në sipërfaqe dhe hapësira të tjera, për të mos përmendur faktorin dhe ndikimin njerëzor. Një rezultat tjetër i cikleve të tilla është zgjerimi i përmbytjeve në toka bujqësore dhe në zona të banimit. Sa i përket gurëthyesve dhe separacioneve të rërës e të zhavorrit, informatat në dispozicion tregojnë përreth 120 kompani aktive që punojnë në disa prej këtyre komunave, me përjashtim të disa komunave për të cilat nuk kemi asnjë informacion.68

2.1.2 Elementet e hartimit të politikave për kërkime mjedisore

Alokimet buxhetore nga Qeveria e Kosovës për kërkimet shkencore dhe zhvillimin teknologjik në vitin 2008 ishin më pak se 0.1% të BPV‐së. Megjithatë, kjo sasi nuk është e dedikuar vetëm për kërkime, por përfshin pagat, mallrat dhe shërbimet, si dhe shpenzimet komunale për institucionet kërkimore nën autoritetin e MASHT‐it. Janë disa strategji kombëtare të hartuara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, por edhe pse Agjencia Kosovare për Mbrojtjen e Mjedisit (AKMM) ka filluar të funksionojë që nga prilli 2007, ende nuk është hartuar ndonjë strategji kërkimore. Një nga detyrat e saj është për të ngritur sistemin e informacionit mjedisor bazuar në aktivitetet kërkimore.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e ka hartuar “Strategjinë e Mjedisit dhe të Zhvillimit të Qëndrueshëm në 2005‐2015”, në pajtim me Qëllimet Zhvillimore të Mileniumit.69 Qeveria e Kosovës ka përcaktuar qëllimet kryesore të politikave kombëtare zhvillimore në fushën e mjedisit për periudhën 2005‐2015:

1. Plotësimi i legjislacionit për mbrojtjen mjedisore, në përputhje me kushtet

68 Agjencia e Pylltarisë ‐ raport 2003 69 Kombet e Bashkuara. Deklarata e Mileniumit e Kombeve të Bashkuara. 2000, në dispozicion në: http://www.un.org/millennium/declaration/ares552e.htm.

Page 95: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

94

ekzistuese në Kosovë, realizimi gradual i standardeve të BE‐së dhe implementimi efikas i legjislacionit ekzistues.

2. Themelimi i institucioneve kompetente me kapacitete të zhvilluara njerëzore dhe të pajisura mirë për jetësimin e politikave mjedisore. Ndërtimi i kapaciteteve duhet të fillojë me institucionet në vijim: institucionet vendimmarrëse dhe institucionet mbikëqyerëse dhe ato të inspektimit;

3. Rritja graduale e qasjes në ujë të pastër të pijshëm për popullatën, kanalizim, sistemeve për trajtim të mbeturinave dhe përkrahja e programeve për riciklimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave;

4. Përdorimi racional i resurseve natyrore: tokës, ujit, mineraleve, pyjeve e të tjera. Kushtimi i vëmendjes përdorimit të varieteteve dhe llojeve të rrezikuara dhe orientimi drejt resurseve të përtëritshme;

5. Zgjerimi i zonës dhe mbrojtja e zonave të trashëgimisë natyrore dhe atyre me vlera të veçanta natyrore, së bashku me rritjen e kapacitete për menaxhimin e tyre efikas në përputhje me Deklaratën e Rio‐s;

6. Krijimin dhe funksionimin e rrjetit monitorues mjedisor në tërë Kosovën që do të përqendrohen në “pikat e nxehta” të ndotjes industriale në Kosovë;

7. Sigurimi i instrumenteve të domosdoshme financiare dhe ekonomike për mbrojtjen mjedisore në përputhje me zhvillimin ekonomik. Themelimin e ekofondit;

8. Hartimi i programeve afatgjata arsimore, fushatave për vetëdijësimin e publikut dhe përkrahje për projektet shkencore me fokus në çështjet mjedisore;

9. Përkrahja e konceptit të importit të teknologjive të pastra në Kosovë në fazat fillestare të kapaciteteve të reja industriale dhe riaktivizimin e atyre ekzistuese;

10. Zbatimi i konceptit të efikasitetit energjetik në të gjitha sektorët e përdoruesve të energjisë.

2.2. Pasqyrëe përgjithshme e veprimtarisë kërkimore shkencore në sektorin e mjedisit në Kosovë Kjo pasqyrë paraqet projektet kërkimore në sektorin e mjedisit, temat kryesore kërkimore dhe infrastrukturën për kërkime mjedisore. Veprimtaria kërkimore në sektorin e mjedisit në Kosovë kryhen kryesisht duke u bazuar në nisma personale në disa fakultete të Universitetit të Prishtinës, përkatësisht në Fakultetin e Shkencave Natyrore e Matematikore (Departamentet e Biologjisë, Kimisë, Fizikës dhe Gjeografisë), Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP), Fakulteti e Bujqësisë dhe i Veterinarisë, Fakulteti i Xehtarisë dhe Metalurgjisë. Nuk ka asnjë dëshmi për numrin e llojet e artikujve kërkimorë e shkencorë në fushën e mjedisit. Këto aktivitete kërkimore, me shumë pak përjashtime, nuk përkrahen nga ndonjë grant kërkimor qoftë nga universiteti, Qeveria apo ndërmarrjet ekonomike. Deri më tani, institucionet kanë treguar interesim të pamjaftueshëm për të përdorur

Page 96: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

95

mundësitë në dispozicion për zhvillimin e kërkimeve, siç është Programi Kornizë 7 i Komisionit Evropian. 2.2.1 Projektet kërkimore në sektorin e mjedisit

Aktualisht asnjë projekt kërkimor në sektorin e mjedisit nuk financohet nga ana e

MASHT‐it dhe as nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Nga viti 1999

deri më 2007, kanë ekzistuar dy lloje të investimeve në fushën e mjedisit në

Kosovë, duke përfshirë edhe shpenzimet kapitale (ndërtimet), mirëmbajtjen,

trajnimet, zhvillimin e legjislacionit mjedisor, menaxhimin e mbeturinave,

menaxhimin e biodiversitetit dhe çështje të tjera:

1. Investime prej Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës dhe

2. Donacionet (UNEP, GTZ, BGS, AER, BB, KFW dhe Zyra Zvicerane)

Nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, përkatësisht nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor, janë investuar gjithsej 1.031,699,00 €, ndërsa investimet e donatorëve në sektorin e mjedisit janë të paraqitura në tabelën në vijim:

Investimet e donatorëve në sektorin e mjedisit

Donatori Shumat në milionë Euro për

periudhën 1999 – 2008 €

UNEP BGS AER BB

KFW 2000‐2006

Zyra Zvicerane

0.001 0.001

95.450 10.500

32.850 29.290

Gjithsej 168.090

Page 97: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

96

Projektet e implementuara në fushën e mjedisit të financuara nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare:

Titulli Autorët/

institucionet Viti

Buxheti

Monitorimi i ujit në zonën e KEK‐ut: ujërat prurëse, ujërat sipërfaqësore, ujërat nëntokësore në këtë zonë.

INKOS – KEK

2000 – 2009 e vazhdon

Monitorimi i ajrit në zënën e KEK‐ut: monitorimi i emetimit, matjet e emetimit në termocentrale (tymtarët) dhe në

INKOS – KEK

2000 – 2009 vazhdon

Hetimi i kontaminimit të dheut në sipërfaqet e minierave ekzistuese – me ndërprerje.

INKOS – KEK

Matja jo e vazhdueshme e zhurmës dhe INKOS – KEK

Vlerësimi i ndikimit mjedisor për “Projektin e kthimit të hirit të ri nga termocentrali Kosova B në mihjet

INKOS – KEK

2005

Vlerësimi i ndikimit mjedisor për Sibocin jugperëndimor.

KEK, Kosovo Consolidated

Budget, INKOS

2007

Projekti i rikultivimit për Sibocin INKOS – KEK 2007

Projekti i mbylljes e rikultivimit për minierat ekzistuese të Ferroniklit, 2008 (financuar nga Ferronikli).

FERONIKEL‐ INKOS 2008

Projekti eksperimental i gjelbërimit për mihjet ekzistuese të termocentraleve, me metodën e hidrosemisë në hapësirën prej

INKOS – KEK

2005/2006

Futja në zbatim e parimeve të zhvillimit strategjik komunitar në Kosovë.

Balkan Trust Fund for Democracy – REC

Prill 2004 – Pril 2005

47,737 €

Hartimi i Strategjisë për mjedis dhe zhvillim të qëndrueshëm për Kosovën në partneritet me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

SIDA – REC

Nëntor 2003 – prill 2004

22.389 €

Page 98: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

97

Qasja në informimin mjedisor si mjet për zgjidhjen e problemeve mjedisore

British Office Prishtina – REC

Shtator 2003 – Tetor 2004

29.805 €

Promovimi i Rrjetëzimit dhe Bashkëpunimit për OJQ‐të Mjedisore: Krijimi i rrjeteve elektronike kompjuterike në shkallë kombëtare ose regjionale

Ministria Norvegjeze e Mjedisit, Ministria Daneze e Punëve të Jashtme dhe Ministria Italiane e Mjedisit – REC

Mars 2001 – dhjetor 2003

700.000€ Për tërë rajonin (EJL)

Edukimi dhe vetëdijesimi mjedisor në Kosovë

SIDA – REC

Prill 2002 dhjetor 2003

174.939 €

Programi ‘Kombëtar’ i Granteve i Kosovës

DANCEE –REC

Maj 2002 dhjetor 2003

Rreth 25.000 €

Zhvillimi i qëndrueshëm rural dhe eko‐agro kultura në Kosovë ‐ viti III

Avalon Foundation – REC

Mars 2003 dhjetor 2003

25.451 €

Zgjidhja e problemeve të mbeturinave të amvisërive nëpërmjet të nismave vendore dhe informimit publik në Kosovë

Agjencia Evropiane për Rindërtim – REC

Korrik 2001 ‐ nëntor 2003

232.423 €

Përkujdesja për mjedisin – bashkimi i medieve dhe i lëvizjes mjedisore për ngritjen e vetëdijes mjedisore në Kosovë

Zyra Britanike Prishtinë – REC

Shtator 2002 – Tetor 2003

24.150 €

Projekt pilot për ndarjen e mbeturinave të amvisërive

Fondi Special Japonez – REC

Shtator 2002 Korrik 2003

58.269 €

Studimi i fizibilitetit për riciklimin në Kosovë

Agjencia Evropiane për Rindërtim – REC

Shtator 2002 – shkurt 2003

16.365 €

Page 99: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

98

Ndërtimi i kapaciteteve të shoqërisë civile mjedisore në komunitetet shqiptare dhe serbe në Kosovë ‐ përmes trajnimit, projekteve të vogla dhe udhëzimit

ICCO Holandë – REC

Janar 2002‐ dhjetor 2002

48.931 €

Eko‐agrokultura dhe zhvillimi i qëndrueshëm rural në Kosovë ‐ viti II

Fondacioni Avalon ‐ REC

Janar 2002 dhjetor 2002

28.121 €

Dija është fuqi: Informim për veprimet mjedisore në Kosovë II

Zyra Britanike Prishtinë – REC

Korrik 2001 Shtator 2002

21.701 €

Kursi për politikë mjedisore

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – REC

Prill 2002‐ shtator 2002

10.271 €

Mbledhja e riciklimi i aluminit si mekanizëm për financim të qëndrueshëm të OJQ‐ve

SIDA – REC

Janar 2001 Mars 2002

30.308 €

Eko‐Agrokultura dhe zhvillimi i qëndrueshëm rural në Kosovë ‐ viti I

Fondacioni Avalon – REC

Janar 2001 dhjetor 2001

11.413 €

Grante të vogla për OJQ‐të mjedisore në Kosovë

Ministria Holandeze e Strehimit, Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit– REC

Dhjetor 2000 – nëntor 2001

27.054 €

Pjesëmarrja e Kosovës në Programin Rajonal të Rindërtimit Mjedisor (REReP) për Evropën Juglindore

UNDP –REC

Mars 2001 ‐ shtator 2001

9.719 €

Analiza strategjike mjedisore për Kosovën 2001

SIDA – REC

Prill 2001 ‐ Korrik 2001

14.791 €

Page 100: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

99

Ndërtimi i kapaciteteve të shoqërisë civile në fushën e mjedisit në Kosovë

ICCO Netherlands – REC

Tetor 2000 ‐ qershor 2001

46.386 €

Dija është forcë: Informata për veprimin mjedisor në Kosovë I

KFOS – REC

Janar 2001 ‐ qershor 2001

2.553 €

Përkrahje për kompaninë konsulente në fushën e mjedisit për hulumtimin deponive të mbeturinave në Kosovë

DHV Consultants – REC

Tetor 2000 ‐ nëntor 2000

1.176 €

Analiza mjedisore strategjike për Kosovën 2000

SIDA – REC

Prill 2000 ‐ qershor 2000

17.165 €

Programi për furnizimin dhe pastrimin e ujit në zonat rurale

Agjencia Austriake e Zhvillimit (ADA), komunat dhe fshatrat përkatëse, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Min. e Pushtetit Lokal

12.2007 – 12.2009

CHF 1.680.000 CHF 850.000

Zhvillimi i resurseve ujore në Kosovën juglindore (ZhRUKJL) (Ang. DWRSEK)

SECO

11.2005 – 10.2008

CHF 10’960’00 0

Projekti për furnizimin dhe pastrimin e ujit në Kosovën juglindore

SDC, Perreten & Milleret SA, Zvicra, Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Gjilanit dhe Ferizajit, Agjencia Kosovare e Mirëbesimit, Zyra Rregullative e Ujit dhe Mbeturinave

11.2007 – 10.2009

CHF 1.680.000

Page 101: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

100

Inkorporimi i shtatë ujësjellësve regjional në Kosovë

SDC, KfW

07.2006 – 04.2008

CHF 714.085

Menaxhimi i ujërave – Projekti i monitorimit operacional dhe financiar

SDC, Zyra Rregullative e Ujit dhe Mbeturinave, 7 Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit, Agjencia Kosovare e

b

01.2008 – 12.2009

CHF 125.000

Promovimi i hortikulturës në Kosovë

SDC, Ministria e Jashtme Daneze, Ministria e BPZHR, Shoqata e Fermerëve, Intercooperation,

01.2007 – 12.2009

CHF 2.880.000 CHF 2.850.000

Biodiversiteti në Gërmi – vlerat dhe rreziqet / kërcënimet

AER/REC 2002 6000DM

Fushata kundër hudhjes dhe djegies së mbeturinave

REC

2002

5000DM

Strategjia kosovare për zhvillimin e vazhdueshëm të mbrojtjes së mjedisit

MMPH

2002

Bimët në zonat kufitare REC 2003

Përmirësimi i cilësisë së mjedisit në Kosovë

Ministria e Jashtme Italiane dhe UNMIK‐u

2003‐04

30000 €

Ta njohim më mirë natyrën e Kosovës – cikli i emetimeve

RTK

2003/04

Rrjeti i Evropës Juglindore për resurset gjenetike bimore

SIDA

2004

80000 €

Projektligji për parqet kombëtare në Kosovë

Qeveria e Kosovës 2005

Page 102: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

101

2.2.2 Kompetencat kryesore në fushën e kërkimeve mjedisore Në kuadër të Programit Kornizë të Bashkëpunimit FP7 2009: temat kryesore kërkimore në sektorin e Mjedisit (përfshirë ndryshimet klimatike) grupohen në katër fusha kryesore:

1. Ndryshimet klimatike, ndotja dhe rreziqet - Presionet mbi mjedisin dhe klimën - Mjedisi e shëndeti - Rreziqet natyrore

2. Menaxhimi i qëndrueshëm i resurseve - Konservimi dhe menaxhimi i qëndrueshëm i resurseve natyrore

dhe të krijuara dhe biodiversiteti - Menaxhimi i mjediseve nënujore

3. Teknologjitë mjedisore

- Teknologjitë mjedisore për vëzhgim, simulim, parandalim, luftim, përshtatje, ripërtëritje dhe restaurim të mjediseve natyrore dhe të atyre të krijuara nga njeriu

- Mbrojtja, konservimi dhe avancimi i trashëgimisë kulturore, përfshirë mjedisin jetësor dhe përmirësimin e vlerësimit të dëmeve ndaj trashëgimisë kulturore

- Vlerësimi, verifikimi dhe testimi i teknologjisë

4. Mjetet për vëzhgimin dhe vlerësimin e tokës

- Sistemet për vëzhgimin e tokës dhe oqeaneve dhe metodat e monitorimit për mjedisin e zhvillimin e qëndrueshëm

- Metodat e parashikimit dhe mjetet e vlerësimit për zhvillimin e qëndrueshëm duke marrë parasysh shkallët e ndryshme të vëzhgimit

Bazuar në këto tema kërkimore të Programit Kornizë FP7 konsiderojmë se hulumtuesit kosovarë duhet të kenë kompetencat në vijim:

- Mjedisi dhe shëndetësia

- validimi biologjik i ekosistemeve tokësore dhe të ujërave të ëmbla - specifikimi kimik i ekosistemeve ujore dhe tokësore

- menaxhimi i qëndrueshëm i resurseve natyrore dhe i atyre të krijuara nga

njeriu.

Page 103: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

102

2.2.3. Infrastruktura e kërkimit mjedisor

Institucionet kërkimore në SHT në sektorin e mjedisit në Kosovë janë:

• Fakulteti i Shkencave Matematikore‐Natyrore • Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë • Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës • Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës • Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë • Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës • Instituti Hidrologjik dhe Meteorologjik • Instituti INKOS ‐ KEK • Organizatat Ndërkombëtare.

Universiteti i Prishtinës u themelua në vitin 1970 dhe është një nga dy universitetet publike në Kosovë. Ai ka 17 fakultete me rreth 35.000 studentë. Duke filluar nga viti akademik 2001/2002, Universiteti i Prishtinës filloi zbatimin e sistemit me dy nivele të studimeve, në përputhje me Deklaratën e Bolonjës. Bashkëpunimi ndërkombëtar është një nga prioritetet kryesore të Universitetit të Prishtinës dhe është përqendruar në pjesëmarrjen intensive në programe të ndryshme.Universiteti i Prishtinës ka nënshkruar 80 marrëveshje bashkëpunimi me universitete të tjera në të gjithë botën. Mësimdhënia dhe hulumtimi në Universitetin e Prishtinës paraqesin aktivitetin kryesor të Universitetit, në pajtim me nenin 5 të statutit të saj. Megjithatë, ka pak dëshmi të veprimtarisë së organizuar shkencore apo të lidhjeve të qëndrueshme të komponentave të mësimdhënies e të kërkimeve. Fakultetet e përfshirë në aktivitete kërkimore mjedisore kryejnë kërkime kryesisht në kuadër të studimeve të ciklit të dytë e të tretë dhe nisma të tjera kërkimore individuale, por pa ndonjë mbështetje financiare.

Akademia e Shkencës dhe e Arteve e Kosovës është themeluar në vitin 1975. Sot paraqet institucionin më të lartë në fushën e shkencës dhe të arteve në Kosovë. Akademia përbëhet nga katër seksione: Gjuha dhe letërsia, Shkencat shoqërore, Shkencat natyrore dhe Artet.

Një tjetër organ shtetëror që përcakton dhe vepron brenda kornizës së politikave dhe hulumtimeve shëndetësore është Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. IKSHP përfaqëson një strukturë multidisiplinare shkencore dhe arsimore dhe është përgjegjës për zhvillimin e strategjisë shëndetësore në fushat e epidemiologjisë, edukimit dhe promovimit shëndetësor, parandalimin e sëmundjeve, diagnostikimin laboratorik dhe informimin shëndetësor.

Page 104: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

103

Mbështetje e rëndësishme për kërkime shëndetësore në Kosovë është dhënë nga institucionet ndërkombëtare qeveritare dhe joqeveritare në vijim: USAID, SIDA, REC, AER, BE, UNDP, WUS, UNEP, SO, GTZ, BB, etj

Sektori i OJQ‐ve (Organizatat Joqeveritare) përbëhet nga 30 OJQ të regjistruara mjedisore me buxhet shumë të ulët. Në kuptim të financimit të OJQ‐ve mjedisore Kosova renditet në mesin e vendeve me buxhetin më të ulët të përgjithshëm për OJQ‐të në Evropën Juglindore (382.500 €).70 2.3. Shtytësit kryesorë të kërkimit mjedisor 2.3.1 Trendet kryesore në sektorin e mjedisit në Kosovë

Jetësimi i politikave për arritjen e një shkalle të realizueshme të qëndrueshmërisë së mjedisit duhet të ndodhë nëpërmjet të integrimit të strategjisë mjedisore me ato sektoriale, nëpërmjet të monitorimit, informimit dhe raportimit, përfshirë përdorimin e integruar e të qëndrueshëm të tokës, ujit e të menaxhimit të mbeturinave. Trendet kryesore në sektorin e mjedisit janë:

• Monitorimi i i ndryshimeve klimatike dhe i ndotjes së ajrit • Menaxhimi i resurseve ujore • Menaxhimi i tokës • Biodiversiteti dhe trashëgimia natyrore • Menaxhimi i mbeturinave • Shëndetësia e mjedisi • Radiacioni • Energjia • Transporti • Bujqësia • Menaxhimi i integruar i hapësirës

2.3.2 . Sfidat kryesore socio‐ekonomike në Kosovë Për shkak të vështirësive të shumta gjatë dy dekadave të fundit dhe në veçanti

gjatë periudhës pas konfliktit, Kosova përballet me shumë sfida ekonomike

zhvillimore. Potenciali i rritjes ekonomike në Kosovë është afërsisht 3.0 ‐ 4.0 për

qind në vit. Papunësia është rreth 35‐40 për qind. Aktualisht rreth 29.000 njerëz të

rinj hyjnë në tregun e punës çdo vit. Edhe sikur ekonomia të mund të zhvillohej me

një normë të rritjes së përhershme prej të themi 6.0 për qind, një gjë e tillë nuk do

të ketë ndikuar më shumë se sa përgjysmimin e papunësisë në një periudhë prej

dhjetë deri pesëmbëdhjetë vjetësh. Një vlerësim i këtillë tregon për sfidën reale të

zhvillimit ekonomik me të cilën përballet Kosova.

70 MMPH, Raporti për Gjendjen e Mjedisit 2006‐2007

Page 105: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

104

Në të njëjtën kohë, është vlerësuar nga Banka Botërore (BB), që mbase deri 45 për

qind e popullsisë mund të jetojnë në një gjendje që do të mund të definohej si

gjendje e varfërisë. Rrjedhimisht, edhe në qoftë se rritja ekonomike të shtohej

ndjeshëm dhe në mënyrë të qëndrueshme në një plan afatgjatë, prapëseprapë

Kosova do të përballej me një sfidë të rëndë e të vazhdueshme sociale që do të

duhej adresuar. Realisht, kjo do të mund të përbënte një politikë prioritare dhe

gjendje fillestare.

Pozicioni fillestar i Kosovës përmban një numër të përparësive. Ajo ka një popullsi

të re dhe burime të konsiderueshme natyrore. Struktura shoqërore karakterizohet

nga ekzistenca e rrjeteve formale dhe joformale që ofrojnë garanci të sigurisë për

të varfërit dhe të papunët. Themelet për një ekonomi liberale të tregut dhe për

një sistem modern të llogaridhënies janë të vendosura dhe partnerët

ndërkombëtarë janë duke mbështetur shumë dimensione të procesit zhvillimor.

3. Integrimi i Kosovës në kërkimet mjedisore evropiane

Aktualisht, Kosova nuk ka plane të detajuara për zhvillimin e sektorit të KZH në fushën e mjedisit në vend, e as për integrimin e vendit në Zonën Evropiane të Kërkimeve Shkencore. Qeveria ende është duke diskutuar kushtet për pjesëmarrje në Programin FP7 me Komisionin Evropian dhe ngritjen e mekanizmave të nevojshme për bashkëpunim efikas.71

Mobiliteti i hulumtuesve pritet të rritet njëkohësisht me qasjen e mëtejshme të Kosovës në programet e mobilitetit të financuara nga BE‐ja në të mirë të arsimit të lartë dhe kërkimeve shkencore.

4. Analiza SWOT

4.1. Përparësitë

• Qeveria ka krijuar një kornizë ligjore për shkencë dhe arsim të lartë

• Ekziston legjislacioni mjedisor

• Hartimi i Strategjisë për mbrojtjen mjedisore dhe për zhvillimin e qëndrueshëm

71 Raporti i progresit për Kosovën (KSKB 1244/99). Strategjia e zgjerimit dhe sfidat kryesore 2008‐2009. Komisioni Evropian, Bruksel, 2008

Page 106: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

105

• Hartimi i Planit të Veprimit Mjedisor

• Pjesëmarrja dhe bashkëpunimi aktiv në nisma rajonale e ndërkombëtare mjedisore

4.2. Dobësitë • Ndarja joadekuate e buxhetit për Kërkime e Zhvillim

• Mungesa e strategjisë kombëtare për kërkime shkencore

• Qeveria nuk i vlerëson kërkimet në fushën e mjedist e të shëndetësisë si fusha prioritare

• Kërkimet nuk lidhen me nevojat e vërteta të komunitetit

• Mungesa e shkathtësive për menaxhimin e projekteve

• Mungesa e shkathtësive për hartimin e propozimeve për programe kërkimore të financuara nga Bashkimi Evropian

• Mbingarkimi i presonelit kërkimor me mësimdhënien dhe me detyrat e përditshme të profesionit

• Mungesa e kurrikulës mjedisore të bazuar mbi qasjen e integruar në të gjitha nivelet e arsimit

• Përdorimi i ulët i pajisjeve ekzistuese për kërkime mjedisore

4.3. Mundësitë • Implementimi i Strategjisë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe për Zhvillim të

Qëndrueshëm

• Implementimi i Planit Mjedisor të Veprimit

• Organizimi i studimeve të doktoratës në përputhje me praktikat dhe përvojat evropiane

• Rritja e mobilitetit të personelit kërkimor

• Ngritja e vetëdijes për rëndësinë e çështjeve mjedisore për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik

• Pjesëmarrja në programet kërkimore evropiane

• Prania e organizatave ndërkombëtare të angazhuara në sektorin e mjedisit

• Ndërtimi i kapaciteteve dhe avancimi i bashkëpunimit me vendet fqinje lidhur me çështjet e kërkimit mjedisor.

4.4. Rreziqet • Rreziqet ekonomike (kriza globale financiare)

• Komunikimi i pamjaftueshëm në me të sektorit të industrisë dhe atij të kërkimeve shkencore

Page 107: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

106

• Ikja e trurit

• Niveli i ulët i kulturës kërkimore

• Mungesa e hulumtuesve të specializuar e me përvojë në fushën e mjedisit.

5. Prioritetet kërkimore në sektorin e mjedisit në Kosovë

Pas analizës së hollësishme dhe konsultimeve të shumta janë identifikuar prioritetet kërkimore në vijim për sektorin e mjedisit të formuluara sipas fushës kërkimore, temave dhe nëntemave:

Prioritetet e kërkimit mjedisor për Kosovën udhëhiqen nga dy dokumente: Strategjisë Mjedisore dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Planit të Veprimit Mjedisor të Kosovës të hartuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Qëllimi kryesor i këtij raporti ishte të përcaktoheshin prioritetet kërkimore në sektorin e mjedisit që do të ndërlidheshin me prioritetet kërkimore në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe në shtetet anëtare të BE‐së. Në këtë kontekst, ne jemi fokusuar në linjat e përgjithshme të Programit të Punës të FP7 në Temën e Mjedisit. Pas analizave dhe udhëzimeve të hollësishme, janë formuluar prioritetet në vijim përkitazi me hapësirën kërkimore mjedisore, sipas temave dhe nëntemave:

I. Ndryshimi i klimës, ndotja dhe rreziqet

• Ndotja e ajrit nga prodhimi i energjisë, industria dhe transporti

• shëndeti i njerëzve dhe mjedisi

II. Menaxhimi i qëndrueshëm i resurseve natyrore dhe i atyre të krijuara nga njeriu

• Monitorimi dhe menaxhimi i qëndrueshëm i resurseve ujore

• Menaxhimi dhe përdorimi i qëndrueshëm i biodiversitetit

• Trashëgimia natyrore dhe kulturore

• proceset dhe degradimi i tokës

III. Teknologjitë mjedisore

• Sistemet për trajtimin e ujit të pijshëm dhe të ujërave të zeza

• Teknologjia e pastër

Në pajtim me postulatin se “Klima do të ndryshojë gjithçka”, të gjitha prioritetet kërkimore mjedisore janë përzgjedhur në ndërlidhje me efektet e ndryshimeve globale klimatike mbi sturkturën dhe funksionet e ekosistemeve. Në vijim prezantohen më hollësisht prioritetet kërkimore nga secila fushë e përzgjedhur për kërkime mjedisore:

Page 108: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

107

I. 1. Monitorimi i emetimeve nga prodhimi i energjisë, industria dhe transporti

I. 2. Themelimi i Sistemeve për Paralajmërimin e Hershëm përkitazi me efektet e

dëmshme të ndryshimeve klimatike mbi jeten njerëzore

I. 3. Ndikimet e skajshme të ndryshimeve klimatike në zjarret pyjore dhe në

prodhimin bujqësor

I. 4. Ndotja e ajrit dhe shëndeti njerëzor dhe ai i ekosistemeve prej nivelit molekuar

deri të ai i ekosistemit

I. 5. Ajri në hapësirat e mbyllura dhe ndikimi i tij në shëndetin e njerëzve.

II. 1. Ndërtimi i kapaciteteve të nevojshme për jetësimin e qasjes (eko)sistemore në menaxhimin e natyrës.

II. 2. Monitorimi i cilësisë dhe sasisë së ujit në ekosistemet e ujërave të pijshme

II. 3. Ndotja e ujit dhe sëmundjet që barten përmes ujit

II. 4. Ekosistemet tejkufitare

II. 5. Inventari i florës, faunës dhe kërpudhave në Kosovë

II. 6. Hartimi i Librit të Kuq të bimëve, kafshëve dhe kërpudhave në Kosovë

II. 7. Krijimi i bankës së gjeneve për konservimin gjenetik të resurseve bimore në

Kosovë sipas kushteve vendore

II. 8. Degradimi i tokave (ndërtimet, ndotësit, erozioni) dhe rehabilitimi i tyre.

II. 9. Burimet e rreziqeve nga mbeturinat (radiacioni, metalet e rënda, pesticidet) dhe efektet në ekosistemet jetësore

II. 10. Aplikimi i GIS‐it për përgatitjen e hartës së ekosistemeve të degraduara dhe

të kërcënuara (degradimi i tokave, dëmtimi i vegjetacionit, erozioni, thatësirat, përmbytjet, zjarret pyjore) II. 11. Planet urbane dhe problemet mjedisore

III.1. Trajtimi i ujërave nëntokësore si burim i ujit të pijshëm në zonat rurale. III.2. Trajtimi i i ujërave të zeza në sektorin industrial dhe komunal.

5.1 Prioritetet kërkimore në sektorin e mjedisit në bazë të mundësive të vendit Bazuar në infrastrukturën dhe resurset ekzistuese njerëzore, në funksionimin e deritanishëm dhe në mundësitë për forcimin e kapaciteteve kërkimore, fushat kryesore për kërkim shkencor në sektorin e mjedisit në Kosovë përfshijnë:

Page 109: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

108

Prioriteti 1: Informatat kthyese për ndërlidhjen në mes të ndotjes së ekosistemeve dhe ndryshimeve klimatike

Prioriteti 2: Mjedisi dhe shëndeti

Prioriteti 3: Menaxhimi i biodiversitetit

Prioriteti 4: Menaxhimi i resurseve ujore

Prioriteti 5: Përdorimi i tokave 5.2. Prioritetet e kërkimeve mjedisore në bazë të potencialit të ardhshëm

Prioriteti 1: Resurset energjetike në ndryshimet klimatike

Prioriteti 2: Pasojat e ndryshimeve klimatike në biodiversitet

Prioriteti 3: Mjetet molekulare në konservimin e natyrës

6. Gjendja pas raportit

6.1. Informatë e përditësuar për gjendjen

Raporti Kombëtar i Kontekstit në Kërkimet Mjedisore për Kosovën është shkruar

gjatë periudhës prill‐qershor 2009, në kuadër të projektit WBC‐INCO.net. Prej

atëherë deri tani në bazë të të dhënave të mbledhura dhe bazuar edhe në analizën

SWOT, të kryer gjatë përgatitjes së raportit, ka pasur një përparim të moderuar në

potencialin e vendit për kërkime dhe zhvillim (KZh) në fushën e mjedisit. Një prej

mundësive të identifikuara në analizën SWOT të këtij raporti lidhet me ngritjen e

vetëdijes për rëndësinëe çështjeve mjedisore në zhvillimin e përgjithshëm

ekonomik. Në këtë kontekst, Konferenca vjetore e quajtur "Java e Shkencës", u

organizua nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në periudhën 2010‐

2012, me qëllim të ngritjes së vetëdijes së komunitetit kërkimor përkitazi me

kërkimet e kryera në Kosovë. Rezultatet kryesore të raportit aktual janë prezantuar

në Konferencën e vitit 2012 në suaza të fushës: burimet natyrore, energjia dhe

mjedisi. Disa projekte kërkimore në lidhje me çështjet e mjedisit ishin nisur pas

publikimit të raportit origjinal dhe janë përshkruar më poshtë:

Projekti EULUP “Përkrahja e mëtejme për përdorimin e tokave”

Aktualisht Kosova përballet me probleme të përdorimit të tokës, të cilat seriozisht pengojnë zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor si dhe zhvillimin rural në përgjithësi. Situata e tanishme në zonat rurale karakterizohet me bujqësi të pazhvilluar, copëzim të tokave, ndërtim të pakontrolluar dhe ndotje të tokave

Page 110: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

109

bujqësore. Qeveria e Kosovës përballet me çështjet e harmonizimit të pamjaftueshëm të legjislacionit në lidhje me tokën, stagnimin e procesit të konsolidimit të tokave dhe mungesën e transparencës së tregut të tokave. Për më tepër, për zbatimin e politikave lidhur me pronat mungojnë mekanizmat e duhura për parandalimin e ndërtimeve pa leje në zonat rurale, si dhe informacionet e bazuara në GIS për parcelat e përdorimit të tokës.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit "Përkrahja e mëtejme për përdorimin e tokave " (EULUP) është që të kontribuojë në rritjen e qëndrueshme të produktivitetit dhe përdorimit optimal të tokave bujqësore nëpërmjet të asistencës për reformën e pronave dhe planifikimin adekuat të hapësirave rurale.

Të gjitha instrumentet dhe procedurat e planifikimit do të zbatohen në shkallë kombëtare dhe do të testohen në komunat e përzgjedhura eksperimentale, në të cilat projekti EULUP do të implementojë disa komponenta të veta:

• Lehtësimi i harmonizimit të legjislacionit lidhur me menaxhimin e tokave rurale,

• Përkrahja dhe jetësimi i skemave të konsolidimit të tokave duke u bazuar në qasjen me pjesëmarrje,

• Krijimi dhe testimi i një modeli për planin standard të menaxhimit të tokave rurale në shkallë të komunave,

• Përmirësimi i procedurave dhe praktikave për dhënien në shfrytëzim dhe për vlerësimin e tokave,

• Fillimi i jetësimit të regjistrit të thjeshtësuar të parcelizimit të tokave (LPIS) bazuar në modelin prototip të web‐GIS‐it,

• Kryerja e një hulumtimi hetues të ndotjes së tokave bujqësore dhe krijimi i një baze të të dhënave të GIS‐it,

• Koordinimi i bashkëpunimit dhe implementimi i ndërtimit të kapaciteteve për përfituesit dhe palët e involvuara.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe Minisria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) së bashku me shtatë komuna të përzgjedhura ishin përfituesit më të mëdhenj të drejtpërdrejtë. Projekti "Përkrahja e mëtejme për shfyrtëzimin e tokave" filloi të implementohet në vitin 2012.

“Projekti i binjakëzimit i BE‐së në përkrahje të sektorit të Mjedisit”

Për të përmirësuar gjendjen e mjedisit në Kosovë, tashmë janë bërë një numër i përpjekjeve nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës. Projekti jetësohet në lidhje me përpjekjet për të filluar zbatimin e Politikave Mjedisore të BE‐së,

Page 111: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

110

përkrahet nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian (ZNKE) në Kosovë dhe implementohet nga konsorciumi i përbërë nga GFA Consulting Group GmbH (udhëheqës), BVVG e Gjermanisë dhe DLG e Holandës. Projekti ishte me kohëzgjatje prej 24 muajsh dhe përfundoi në shkurt. Komponenti i ardhshëm i IPA‐s për Zhvillimin e Mjedisit do të përdoret për të hartuar politika dhe mekanizma të rinj për të mbështetur reformat dhe zhvillimin e përgjithshëm, sektorial dhe institucional.

Objektiva e përgjithshme e këtij projekti ishte përmirësimi i vazhduar dhe i qëndrueshëm i kushteve të mjedisit, përfshirë cilësinë e ajrit dhe menaxhimin e kontrollin e resurseve ujore për plotësimin e standardeve të BE‐së, sidomos sa i përket shëndetit publik dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës. Për realizimin e këtij objektivi, Agjencia e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit (AKMM) e implementon këtë Projekt Binjakëzimi me ndihmën e ekspertizës nga Austria, Finlanda dhe Lituania. Projekti zgjatë 22 muaj, prej 25 nëntorit 2010 deri më 30 shtator 2012.

Projekti: “Konservimi i Biodiversitetit Menaxhimi i Qëndrueshëm i Shfrytëzimit të Tokës në Dragash”

Objektiva: Planet dhe politikat e zhvillimit të qëndrueshëm u përgjigjen në mënyrë efektive nevojave të palëve të interesuara (qeverisjes qendrore dhe vendore), si dhe promovojnë punësimin dhe mbrojtjen e mjedisit.

Rezultatet:

• Janë hartuar planet dhe politikat për konservimin adekuat dhe menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore të bjeshkëve të Sharrit dhe mbrojtjen e gjeografisë dhe konfiguracionit të tyre unik

• Janë hartuar planet dhe politikat për përmirësimin e jetesës, krijimin e mundësive për gjenerimin e të ardhurave dhe kushtet e qëndrueshme ekonomike për të gjitha komunitetet vendore, duke u bazuar në konservimin e biodiversitetit dhe në menaxhimin adekuat të resurseve natyrore

• Janë zhvilluar politika për energjinë dhe strategjia për furnizimin me energji në komunë, që të dyja propozime të qëndrueshme, ekonomikisht të realizueshme dhe të shëndosha nga aspekti mjedisor, si dhe janë ndërtuar kapacitetet për implementimin e tyre

• Janë zhvilluar mekanizmat dhe kapacitetet relevante në kuadër të komunës për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe për adresimin e nevojave të grave, të të rinjve, të papunëve dhe pakicave të tjera dhe grupeve të pafavorizuara

Buxheti: 4,037,685 USD

Financuesi: Qeveria e Finlandës

Page 112: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

111

Projekti: “Ndotja mjedisore në Kosovë: efektet potenciale gjenotoksike dhe rreziqet e ndërlidhura për shëndetin njerëzor”

Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë / Ndërtimi i Kapaciteteve Kërkimore në Kosovë

Objektiva e përgjithshme: Të përmirësohen shëndeti njerëzor dhe mjedisor në Kosovë dhe të plotësohen standardet e BE‐së, sidomos në raport me shëndetin publik duke krijuar infrastrukturën e duhur kërkimore dhe promovimin e mësimdhënies së udhëhequr nga kërkimet në nivelet e studimeve universitare dhe pasuniversitare.

Objektivat specifike: të shtohen sasia dhe cilësia e hulumtimeve të kryera në Universitetin e Prishtinës; të përmirësohen objektet dhe pajisjet kërkimore shkencore; të krijohen metoda të reja kërkimore në Universitetin e Prishtinës; të forcohen lidhjet në mes të mësimdhënies dhe kërkimit duke mbështetur hulumtimet e kryera nga studentët e programeve të nivelit të parë dhe të dytë të studimeve (bachelor dhe master); të "rekrutohen" hulumtuesit e fazave të hershme në Universitetin e Prishtinës; të forcohen partneritetet ekzistuese dhe të zgjerohet bashkëpunimi me institucionet kërkimore evropiane; të përmirësohen kapacitetet për menaxhimin e projekteve në Universitetin e Prishtinës; dhe të rritet vetëdija për pasojat e ndotjes në shëndetin e njeriut dhe mjedisit në Kosovë.

Aktivitetet kryesore: Puna kërkimore (vlerësimi i efekteve potenciale gjenotoksike dhe rreziqet e shëndetit të njerëzve), ndërtimi i kapaciteteve njerëzore, pajisja e laboratorëve, aftësimi në metodat e reja, themelimi i metodave të reja në Universitetin e Prishtinës, tryezë e rrumbullakët.

Grupi përfitues: organizatat arsimore, Qeveria, autoritetet vendore, punëtorët shëndetësorë dhe ekspertët në fushën e përmirësimit të mjedisit, nxënësit, njerëzit e ndikuar nga ndotja.

Partnerët: Universiti i Prishtinës, Universiteti i Salzburgut

6.2. Mjedisi në Programin Kombëtar të Shkencës 2010‐2015

Me vendosjen e kërkimit si një nga prioritetet, Qeveria ka bërë që të ketë një

progres të kufizuar për krijimin e një sistemi të menduar mirë dhe funksional të

kërkimit shkencor. Programi Kombëtar i Shkencës (PKSh) u miratua nga Kuvendi i

Kosovës në vitin 2010, ndërsa hulumtimet në fushën e Mjedisit ishin ndër

prioritetet kryesore. Ky dokument thekson se ndryshimet klimatike, ndotja dhe

Page 113: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

112

rreziqet, menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore dhe teknologjia e mjedisit

janë vendimtare për të siguruar një cilësi më të mirë të jetës, mjedis më të pastër

dhe qëndrueshmërinë ekologjike në Kosovë dhe rajon. Temat që do të trajtohen

me këtë prioritet kërkimor në PKSh janë në përputhje të plotë me prioritetet e

përcaktuara kërkimore në Raportin Kombëtar për Kontekstin e Kërkimeve të

Mjedisit për Kosovën (2009):

- Ndërtimi i kapacitetit për implementimin e qasjes së ekosistemit në fushën dhe menaxhimit të natyrës,

- Menaxhimi i ujit të pijshëm dhe sistemet për trajtimin e ujërave të kontaminuara,

- Trajtimi i ujërave nëntokësore si burim i ujit të pijshëm në zonat rurale,

- Trajtimi i ujit të ndotur në sektorin urban dhe industrial, inventari i florës, faunës dhe kërpudhave në Kosovë,

- Studimi i degradimit të tokës (ndërtimet, ndërrimi, copëzimi, ndotësit, erozioni) dhe grupimi i tokave,

- Aplikimi i sistemit të informimit gjeografik (GIS) gjatë hartimit të skicës për ekosistemet e degraduara dhe të rrezikuara,

- Burimet e ndotjes (radiacioni, metalet e rënda, pesticidet dhe herbicidet) dhe efektet e tyre në qeniet e gjalla,

- planifikimi urban dhe problemet mjedisore,

- Monitorimi i emetimeve të substancave ndotëse gjatë prodhimit të energjisë dhe nga industria dhe transporti,

- Krijimi i sistemeve të paralajmërimit të hershëm për shkak të efekteve të rrezikshme të ndryshimeve klimatike mbi shëndetin e njerëzve,

- Ndotja mjedisore, shëndeti njerëzor dhe gjendja e ekosistemit prej nivelit mikroskopik (molekular) deri te ai makroskopik,

- Ndotja e ajrit në hapësirat e brendshme dhe efektet ndaj shëndetit të njerëzve.

Megjithatë, mbesin një numër i madh i pengesave në rrugën e implementimit të

prioriteteve të identifikuara nga PKSh‐ja. Megjithëse Qeveria kishte alokuar

fillimisht 1 milion € për financimin e projekteve në gjashtë fushat prioritare, vetëm

0.4 milion ishin investuar në projekte kërkimore si rezultat i rialokimeve buxhetore.

6.3. Përshtatja me prioritetet regjionale

Objektiva kryesore e projektit WEB‐INCO.NET është që të përkrahet integrimi i

Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Hapësirën Evropiane të Kërkimeve Shkencore.

Në këtë kuptim, vendet pjesëmarrëse kanë hartuar disa Raporte Kombëtare të

Kontekstit në fusha të ndryshme të kërkimeve e të zhvillimit. Lidhur me kërkimet e

Page 114: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Mjedisi

113

zhvillimin në fushën e Mjedisit janë hartuar dhe dorëzuar raporte nga Shqipëria,

Bosnja e Herzegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi de Serbia. Secili prej këtyre

raporteve ofron prioritetet e kërkimeve e të zhvillimit në fushën e mjedisit. Në

vazhdim paraqitet një përmbledhje e prioriteteve kryesore të identifikuara në

vendet e Ballkanit Perëndimor që marrin pjesë në WEB‐INCO.NET:

• Monitorimi i emetimeve nga prodhimi i energjisë, industria dhe transporti

• Krijimi i sistemeve të paralajmërimeve të hershme lidhur me efektet e dëmshme të ndryshimeve klimatike në shëndetin njerëzor

• Ndikimi i ndryshimeve klimatike në aspekte si zjarret pyjore dhe prodhimi pyjor

e bujqësor

• Degradimi i tokës (nga ndërtimet, ndotësit, erozioni) dhe rehabilitimi

• Aplikimi i GIS për përgatitjen e hartës së ekosistemeve të degraduara e të

rrezikuara (degradimi i tokës, dëmet në vegjetacion, erozioni, thatësira,

përmbytjet, zjarret pyjore)

• Planifikimi urban dhe (problemet mjedisore)

• Trajtimi i ujërave tokësore si burim i ujit të pijshëm në zonat rurale

• Trajtimi i ujërave të zeza në sektorin industrial dhe në komuna

• Menaxhimi ndërkufitar i ekosistemeve

• Menaxhimi i ujërave (liqeneve dhe lumenjve)

• Menaxhimi dhe mbrojtja e ekosistemeve detare

• Biodiversiteti

• Ndërtimi i kapaciteteve të nevojshme për implementimin e qasjes

(eko)sistemore në menaxhimin e natyrës.

Page 115: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në
Page 116: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

115

RAPORTI KOMBËTAR I KONTEKSTIT TË KËRKIMEVE NË TIK PËR KOSOVËN

Dr. Lule Ahmedi, Profesor i asociuar., Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe

Kompjuterike, Universiteti i Prishtinës

Prishtinë, nëntor 2009

Page 117: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

116

Falënderimet

Dua ta falënderoj Kadri Sylejmanin, një koleg nga departmaneti im, për kontributin

e tij të rëndësishëm në mbledhjen e të dhënave të vlefshme për këtë raport. Po

ashtu, i jam mirënjohëse Prof. Dr. Dukagjin Pupovcit, Qendra për Arsim e Kosovës,

për ndihmën e përkrahjen e tij të çmueshme.

Page 118: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

117

Përmbledhje ekzekutive

Teknologjitë e Informacionit e Komunikimit (TIK) paraqesin bazën teknologjike të

shoqërisë së bazuar në informacion e në dije. Kosova ka një rast që të përmirësojë

mirëqenien e qytetarëve të vet nëpërmjet të industrive dhe shërbimeve të bazuara

në teknologji. Pos kësaj, rezultatet e nxjerra nga kërkimi dhe zhvillimi në fushën e

TIK‐ut mund të përdoren shumë mirë në fushat e tjera të shkencës e teknologjisë.

TIK‐u gjithashtu është forca kryesore shtytëse e inovacionit në një shoqëri moderne

dhe, si e tillë, duhet t’i kushtohet vëmendje e duhur.

Kohëve të fundit Kosova ka arritur përmirësime të dukshme në performancën e vet

në fushën e TIK‐ut. Megjithëkëtë, infrastruktura dhe resurset e tanishme për

kërkime janë shumë të pakëta, ndërsa duhet të ketë investime më të mëdha për të

përkrahur kërkimet në TIK. Ka nevojë urgjente për teknologji të reja me qëllim të

ndërtimit të një shoqërie të bazuar në informacion e dije.

Projekti "Koordinimi i politikave kërkimore në Vendet e Ballkanit Perëndimor"

(wbc‐inco.net),72 e financuar nga BE‐ja në suaza të Programit FP7, ka për qëllim të

kontribuojë në integrimin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Hapësirën

Evropiane të Kërkimeve Shkencore. Ky raport kombëtar i kontekstit për periudhën

2009‐2013 është hartuar në kuadër të këtij projekti.

Raporti fillimisht bën një paraqitje të përgjithshme të mjedisit të tanishëm

kërkimor në sektorin e TIK‐ut në Kosovë, përfshirë kornizën vendore të politikave,

fushat e kompetencave në kërkimet e TIK‐ut, trendet në sektorin e TIK‐ut dhe sfidat

kryesore socio‐ekonomike që ndikojnë në fushën e kërkimeve dhe zhvillimit në TIK.

Më tutje diskutohet përfshirja e Kosovës në projektet kërkimore të BE‐së me theks

në TIK‐un, e pasuar nga një analizë SWOT e kapaciteteve kërkimore në Kosovë.

Më në fund, raporti kombëtar i kontekstit paraqet prioritetet kërkimore të TIK‐ut

duke u nisur nga gatishmëria e vendit dhe nga përparësitë e bazuara në potencialin

e ardhshëm. Në raport përfshihet edhe një përmbledhje e procesit të konsultimeve

të kryera. Pos këtyre, në një garë të ngushtë të prioriteteve, janë përzgjedhur 10

prioritete që përfaqësojnë përparësitë kryesore kërkimore në sektorin e TIK‐ut në

Kosovë për periudhën 2009‐2013. Për secilin prioritet pastaj janë identifikuar

objektivat (socio‐ekonomike e të tjera), dhe janë dhënë temat përkatëse për secilin

objektiv.

72 Numri i kontratës i projektit 212020.

Page 119: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

118

Sa i përket objektivës së përgjithshme, raporti kombëtar i kontekstit në fushën e

TIK‐ut mëton të ndihmojë në formësimin e bashkëpunimit të ardhshëm në mes të

BE‐së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor duke financuar programe dhe politika

kërkimore të BE‐së që shërbejnë për të plotësuar nevojat aktuale regjionale në

sektorin e TIK‐ut.

Hyrje

Kërkimet e hulumtimi janë pjesë e rëndësishme e arsimit të lartë dhe shtyllë qendrore e shoqërisë së bazuar në dije. Teknologjitë e Informacionit e të Komunikimit (TIK) paraqesin themelin teknologjik të shoqërisë së bazuar në informacion dhe në dije.

Kosova duhet të pasojë praktikat evropiane të përkrahjes së kërkimeve në TIK që do të jetë një ndër temat prioritare të Programit të Shtatë Kornizë (FP7) për Zhvillimin e Teknologjisë e Kërkimeve, nga i cili do të financohen kërkimet shkencore në tërë Evropën gjatë viteve 2007‐2013.

Investimi në kërkime në fushën e TIK‐ut janë një mundësi për Kosovën që të forcojë dukshëm zhvillimin ekonomik dhe të përmirësojë cilësinë e jetës dhe punës të qytetarëve të vet.

Megjithëse sektori i TIK‐ut po operon gjithnjë e më mirë në Kosovë (e shprehur edhe me rritjen e pjesës së BPV‐së nga ky sektor), rëndësia e TIK‐ut për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës shkon përtej shkallës së pjesëmarrjes në BPV. TIK‐u është me rëndësi vendimtare për:

• Përmirësimin e efikasitetit të shërbimeve publike dhe aplikacioneve të ndryshme të lidhura me afarizmin, si dhe për modernizimin e sektorëve të ndryshëm prej shëndetësisë e deri të arsimi.

• Ofrimin e zgjidhjeve më moderne për të gjitha disciplinat e kërkimeve e zhvillimit.

• Shfrytëzimin e rezultateve të kërkimeve evropiane në TIK dhe përdorimin e tyre për nevojat e tregut vendor.

• Të mundësuar integrimin në komunitetin global të kërkimeve e zhvillimit (KeZH) duke i nxitur inovacionet e konkurrencën në të gjithë sektorët e industrisë e të shërbimeve.

Page 120: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

119

1. Qëllimi i raportit kombëtar të kontekstit dhe metodologjia / përmbledhja e procesit të konsultimeve

Ky raport kombëtar i kontekstit për kërkimet në fushën e TIK‐ut është hartuar në kuadër të projektit “Koordinimi i politikave kërkimore në Vendet e Ballkanit Perëndimor" (wbc‐inco.net)72 i financuar nga Programi i Komunitetit Evropian për Bashkëpunimin Ndërkombëtar i Programit të Shtatë Kornizë për Zhvillimin e Teknologjisë e të Kërkimeve (2007‐2013).

Raporti synon të ofrojë një pasqyrë të përgjithshme për mjedisin e tanishëm kërkimor në Kosovë në sektorin e TIK‐ut dhe të identifikojë prioritetet e kërkimit e të zhvillimit (KeZh) për Kosovën gjatë periudhës 2009‐2013. Një objektiv më i gjerë i raportit është që të ofrojë të dhënat e nevojshme për formësimin e marrëdhënieve të ardhshme kërkimore në mes të BE‐së dhe Vendeve të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet të financimit të programeve e politikave kërkimore të cilat i plotësojnë nevojat rajonale në sektorin e TIK‐ut.

Për hartimin e këtij raporti është zhvilluar një proces njëmujor i konsultimeve. Pyetësorët ishin dërguar palëve të involvuara np sektorin e TIK‐ut në përputhje me profilin e tyre:

• Hartuesit e politikave kombëtare të KeZh‐it: përfaqësuesve të qeverisë e të ministrive.

• Institucioneve të arsimit të lartë: akademikëve dhe punëtorëve universitar.

• Faktorëve të ekonomisë e të industrisë: kompanive të softverike, ofruesve të shërbiumeve të internetit e të telekomit, si dhe ofruesve kryesorë të shërbimeve publike.

• Donatorët potencial: agjencitë e huaja të KeZh‐së, programet dhe asociacionet financuese, si dhe OJQ‐të.

Një përmbledhje e procesit të konsultimit, përfshirë palët e konsultuara dhe rezultatet e fituara, pasqyrohen në Shtojcën 1 të këtij raporti.

Përkundër një gare të fortë për fitimin e përparësisë, ishin identifikuar dhjetë prioritetet kryesore në fushën e kërkimeve në TIK në Kosovë për periudhën 2009‐2013, të cilat do të paraqiten në vazhdim të këtij raporti.

Raporti është përgatitur nga Dr. Ing. Lule Ahmedi, Profesor Asistent në Universitetin e Prishtinës në Kosovë dhe në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoni. Dr. Ahmedi ka mbaruar studimet e doktoratës në shkencat komjuterike në Universitetin e Frajburgut në Gjermani, ku ajo ishte angazhuar edhe në mësimdhënie e në kërkime si anëtare e personelit në Departamentin e Bazave të të Dhënave dhe të Sistemeve Informative. Dr. Ahmedi është autore e disa punimeve me referencë nga konferenca të njohura ndërkombëtare.

Page 121: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

120

2. Sistemi i TIK‐ut dhe i Sh&T në Kosovë

2.1. Korniza e politikave për TIK‐un në Kosovë 2.1.1. Korniza e Përgjithshme politike e TIK‐ut

Departmenti i Teknologjisë Informative (DTI) në kuadër të Ministrisë së Shërbimeve Publike është përgjegjës për caktimin e standardeve dhe për sigurimin e shërbimeve elektronike në të gjitha institucionet qeveritare.73 Në vitin 2008 DTI‐ja ka aprovuar "Strategjinë e Qeverisjes Elektronike 2009‐2015". Strategjia e shqyrton gjendjen ekzistuese përkitazi me infrastrukturën e TIK‐ut në të gjitha institucionet qeveritare dhe rekomandon një strategji për implementimin e shërbimeve elektronike për qytetarët në shëndetësi, arsim, drejtësi, afarizëm e të tjera.

Qeveria ka miratuar shume ligje, udhëzime administrative, politika dhe standarde të aplikimit, nëpërmjet të cilave rregullohet përdorimi i TIK‐ut në institucionet qeveritare dhe në shkallë kombëtare. Ligji për Telekomunikacionet Nr. 2002/774 rregullon funksionimin e të gjithë ofruesve të shërbimeve të telekomunikacionit në Kosovë dhe shërben për të krijuar një mjedis transparent ligjor dhe rregullativ që promovon investimet dhe garën e lirë për plotësimin e kërkesave të të gjithë përdoruesve të shërbimeve telekomunikuese. Ligji për Shërbimet e Shoqërisë së Informacionit Nr. 02/L‐2375 është një ligj tjetër në fushën e informacionit. Përmes këtij ligji, dokumentet elektronike bëhen ligjërisht njësoj të vlefshme sikurse forma më tradicionale e dokumenteve në letër, gjithnjë me qëllim të lehtësimit të aktiviteteve afariste (për shembull, e‐Tregtia, e‐Banka, e‐Pagesat, e‐Qeverisja, e‐Prokurimi). Ligji për Procedurat Administrative Nr. 02/L‐2876 rregullon kryerjen elektronike të veprimtarive të administratës publike. Për më tepër, Ligji për të Drejtat Autoriale dhe të drejtat e tjera përkatëse Nr. 2004/4577, dhe Ligji për Veprimtarinë Kërkimore‐Shkencore Nr. 2004/4278 janë miratuar tashmë, ndërsa Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale79 dhe Ligji për Parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik80 janë hartuar dhe janë duke u shqyrtuar për miratim në qeveri. Pos kësaj, në kuadër të aktiviteteve për hartimin e legjislacionit, janë miratuar një sërë udhëzimesh administrative që e rregullojnë përdorimin e TIK‐ut në qeveri, siç janë Udhëzimi Administrativ për përdorimin e Softverit të Licencuar Nr. 2007/02 ‐ MSHP81, dhe Udhëzimi Administrativ për Përdorimin e Postës Elektronike Zyrtare

73 http://www.ks‐gov.net/MAP/DocumentsShpalljet/E_Governance_Strategy_2009_‐_2015.pdf 74 http://www.gazetazyrtare.com/e‐gov/index.php?option=com_content&task=view&id=102&Itemid=28&lang 75 http://www.assembly‐kosova.org/?cid=2,191,185 76 http://www.gazetazyrtare.com/e‐gov/index.php?option=com_content&task=view&id=43&lang=en 77 http://www.gazetazyrtare.com/e‐gov/index.php?option=com_content&task=view&lang=en&id=62 78 http://www.gazetazyrtare.com/e‐gov/index.php?option=com_content&task=view&id=35&lang=en 79 http://www.assembly‐kosova.org/?cid=2,194,116 80 http://www.assembly‐kosova.org/?cid=2,194,55 81 http://www.ks‐gov.net/map/Documents/UA%20nr.2007‐02‐%20MSHP%20per%20perdorimin%20e%20softuereve%20te%20licencuar‐5.pdf

Page 122: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

121

në kuadër të IPVQ‐së në Kosovë, Nr. 2005/03 ‐ MSHP82. Infrastruktura ligjore ende nuk është përfunduar dhe ka nevojë për plotësimin e saj përkatës.

Departamenti i Teknologjisë së Informacionit dhe i Komunikimit i Ministrisë së Transportit dhe Komunikacionit është përgjegjës për politikat lidhur me telekomunikimet dhe për “Politikën e Sektorit të Telekomunikacionit”83 të miratuar nga Qeveria në vitin 2007 në bazë të propozimit të Ministrisë.84 Qëllimet kryesore të kësaj politike janë promovimi i tregut, promovimi i garës së barabartë, arritja e qasjes universale, sigurimi i përdorimit optimal të resurseve të kufizuara dhe të vendoset një kornizë më efektive ligjore për monitorimin dhe mbikëqyrjen e sektorit të telekomunikacionit.

Në vitin 2003 Kuvendi i Kosovës e miratoi Ligjin për Telekomunikacionin, i cili parasheh themelimin e organizatës të pavarur për telekomin, Autoritetin Rregullativ të Telekomunikacionit (TRA),85 përgjegjës për implementimin e politikave qeveritare që janë në pajtim me këtë ligj, si dhe të akteve të tjera nënligjore të miratuara më vonë. ART‐ja deri tani ka nxjerrë disa rregullore86 për implementimin e këtij ligji. Kosovës ende nuk i është caktuar një kod ndërkombëtar për thirrje telefonike e as një Kod Vendor (ccTLD)87, dhe rrjedhimisht trajtohen në Politikën Sektoriale të Telekomunikacionit si një nga aktivitetet kryesore të ART‐së.

Kosova është anëtare aktive e Iniciativës eEJL (Evropa Juglindore Elektronike – shkurtesa në gjuhën angleze eEES)88, e cila synon të integrojë më mirë vendet e EJL‐së në ekonominë globale të bazuar në dije duke i përkrahur në zhvillimin e Shoqërisë së Informacionit në përputhje me kornizën e i2010.89 Prej vitit 2007 anëtarësimi në eSEE i përqendron aktivitetet e veta në implementimin e "Agjendës eSEE Plus për Zhvillimin e Shoqërisë së Informacionit në EJL 2007‐2012". Me nënshkrimin e kësaj Agjende, Kosova tregon përkushtimin e vet për objektivat e proceseve të eEvropës+, që nënkupton promovimin e një tregu unik e të hapur të TIK‐ut të bazuar në konkurrencën e lirë, u jep përparësi risive dhe investimeve në hulumtime e në arsim dhe synon të arrijë një shoqëri elektronike(e‐Society). Në vitin 2005 Kosova ka nënshkruar një Memorandum të Mirëkuptimit për zhvillimin e një tregu unik të rrjeteve me brez të gjerë të ndërlidhura plotësisht në rrjetet evropiane dhe globale – nisma për bgjEJL – Evropa Juglindore e Brezit të Gjerë 2005 (bSEE ‐ Broadband South Eastern Europe in 2005).

Hartimi i Kornizave kombëtare të Interoperabilitetit është një rekomandim që rrjedhë nga Korniza Gjithevropiane e Interoperabilitetit dhe do ta përgatis Kosovën

82 http://www.ks‐gov.net/map/Documents/AI.%20No.2005.03‐MPS.pdf 83 www.vienna‐economic‐forum.com/uploads/media/Kukaj.pdf 84 Versioni punues i politikës është në dispozicion në http://www.art‐ks.org/docs/publications/Telecommunications_Sector_policy.pdf 85 http://www.art‐ks.org/ 86 http://www.art‐ks.org/index.php?id=27 87 http://www.art‐ks.org/docs/publications/Telecommunications_Sector_policy.pdf 88 Nisma për Evropën Juglindore Elektronike ( www.stabilitypact.org/e‐see/, tash funksionon nën ombrellën e Këshillit Regjional të Bashkëpunimit (www.rcc.int). 89 i2010 është kornizë për “Një Shoqëri Evropiane të Informimit për zhvillim dhe punësim”.

Page 123: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

122

për rrjetëzimin e sistemeve dhe shërbimeve të veta elektronike me ato të vendeve të ndryshme të BE‐së. Orientimet e këtilla në fushën e interoperabilitetit janë ndihmesë e madhe për vendet që dëshirojnë të integrohen në të gjitha sturkturat e BE‐së. Kosova është e vendosur që të jetësojë të gjitha rekomandimet që rrjedhin nga Korniza Gjithevropiane e Operabilitetit73. 2.1.2. Elementet e politikave kërkimore në sektorin e TIK‐ut

Në vitin 2004, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) e miratoi “Strategjinë për Zhvillimin e Arsimit të Lartë 2005‐2015".90

Objektivat kryesore të përcaktuara nga kjo strategji janë:

1. Hartimi dhe jetësimi i i një politike bashkëkohore dhe gjithëpërfshirëse arsimore dhe finalizimi i legjislacionit të arsimit të lartë.

2. Avancimi i menaxhimit dhe i koordinimit të arsimit të lartë.

3. Zhvillimi i sistemit të menaxhimit të cilësisë së arsimit të lartë.

4. Avancimi i kapacitetit për punë kërkimore e shkencore.

5. Krijimi i mekanizmave për sigurimin e menaxhimit efikas të resurseve financiare për zhvillimin e arsimit të lartë.

6. Zhvillimi i një infrastrukture të plotë e funksionale të arsimit të lartë.

Puna kërkimore dhe shkencore (Objektiva 4) është ndër objektivat kryesore të kërsaj strategjie dhjetëvjeçare të MASHT‐it; megjithatë, siç theksohet edhe në këtë strategji, aty mungon vendosja e prioriteteve për zhvillimin e kërkimeve shkencore.

Në vijim radhiten masat e parapara në strategjinë e MASHT, të cilat përfshijnë investimet në sektorin e TIK‐ut.

• Në fushën e menaxhimit dhe të koordinimit (Objektiva 2):

o Krijimi i një infrastrukture solide të informacionit e të komunikimit.

• Përkitazi me përkrahjen financiare (Objektiva 5):

o MASHT do të finalizojë procesin e sigurimit të teknologjisë informative dhe të qasjes më të mirë në të nxënit elektronik

• Lidhur me infrastrukturën (Objektiva 6):

o Modernizimi i rrjetit të tanishëm të bibliotekave;

o Zhvillimi dhe avancimi i infrastrukturës të teknologjisë së informacionit

o Krijimi i sistemit të mësimit në distancë.

Ligji për Veprimtarinë Shkencore Nr. 2004/42 e rregullon themelimin, veprimtarinë, organizimin, qeverisjen dhe mbyllljen e subjekteve publike juridike në fushën e kërkimeve shkencore; të drejtat dhe detyrimet e personelit shkencor; statusin e Këshillit Kombëtar të Shkencës; miratimin dhe jetësimit të Programit Kombëtar të

90 http://www.masht‐gov.net/advCms/documents/Strategy_EN.pdf

Page 124: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

123

Shkencës; financimi; dhe çështje të tjera të lidhura me veprimtarinë kërkimore e shkencore në Kosovë. Një Këshill Kombëtar i Shkencës i përbërë prej 15 anëtarësh të zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës në pajtim me këtë ligj, është duke punuar për hartimin e Programit Kombëtar të Shkencës për periudhën 2010‐2015, ndërsa prioritetet e TIK‐ut janë pjesë e diskutimeve të këtij procesi.

Strategjia dhjetëvjeçare e MASHT‐it parasheh që MASHT‐i dhe institucionet e Arsimit të Lartë të ndërmarrin masat e duhura për sigurimin e fondeve për përkrahjen e kërkimeve shkencore dhe transferit të dijes me qëllim të arritjes së nivelit të financimit të këtij sektori në vendet e tjera në tranzicion.

Në vitin 2008 Qeveria e Kosovës e miratoi Kornizën e Shpenzimeve Afatmesme (KASH) 2009‐2012, në të cilën pasqyrohen prioritetet sektoriale të nismave strategjike të ministrive përkatëse.

KASH‐i e sheh arsimin si një nga prioritetet kryesore duke e pasqyruar një qasje të këtillë me investimin e 7.4 % të shpenzimeve të përgjithshme për vitin të dedikuara për sektorin e arsimit. Pasi që përmirësimet në fushën e kërkimeve shkencore shihen si një nga objektivat kryesore të sektorit të arsimit, atëherë mund të pritet që nga buxheti i planifikuar për sektor (në lartësi prej € 186.7 milionë të propozuara për arsimin për periudhën 2009‐2011) do të përfshijnë edhe investime në projekte shkencore. Një gjë e tillë pritet të ndodhë pasi të jetë krijuar korniza institucionale dhe pasi të jenë themeluar dhe funksionalizuar qendrat për kërkime shkencore.

Në vijim jepen masat e parapara në strategjinë e MASHT dhe të cilat përfshijnë investime në TIK (përkojnë në grupin e investimeve kapitale në arsim, shih tabelën më lartë):

• Në fushën e menaxhimit e të koordinimit (Objektiva 2):

o Krijimi i infrastrukturës solide të informacionit e të telekomunikacionit.

• Përkitazi me përkrahjen financiare (Objektiva 5):

o MASHT do të finalizojë procesin e sigurimit të teknologjisë informative dhe të qasjes më të mirë në mësimin elektronik

• Lidhur me infrastrukturën (Objektiva 6):

o Modernizimi i rrjetit ekzistues të bibliotekave;

o Zhvillimi dhe avancimi i infrastrukturës të teknologjisë së informacionit

o Krijimi i sistemit të mësimit në distancë.

Qeveria është duke i shtuar alokimet buxhetore për prioritetet e TIK‐ut, në veçanti për fushat e caktuara të sektorëve të ndryshëm. Tabela në vijim ofron një pasqyrë për alokimet buxhetore sipas KASH‐it për vitet 2009‐2011 për të gjitha projektet kombëtare të TIK‐ut.

Page 125: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

124

Tabela 1. Alokimet nga buxheti kombptar për vitet 2008, dhe 2009‐2011 në TIK.

Sektori Përshkrimi 2008 2009 2010 2011 Gjithesjt 2009‐2011

Transporti Teknologjia informative 9.3 14.1 8.9 32.3

Pajisjet e TI‐së 0.2 0.8 1.1 1.5 3.4

Pajisjet e TI‐së 0.3 0.3 Drejtësia

Avancimi i sistmeve të TI‐së 3.3 2.5 2.5 8.3

Avancimi i TI‐së 5.4 5.4 5.4 5.4 16.2

Avancimi i sistmeve të TI‐së 4.1 4.1 Zbatimi i ligjit

Infrastruktura e informacionit dhe e komunikimit 11 12.6 1.5 25.1

Themelimi dhe furnizimi i qendrave kompjuterike me pajisje të duhura 0 2.2 2.2 2.2 6.6

Pajisjet e TI 0.8 0.3 0.5 0.7 1.5

Themelimi i sistemeve për mësimin në distancë dhe krijimi i qendrave kompjuterike 0 0.2 0.1 0.1 0.4

Arsimi

Qendrat me kompjutorë 0.1 0.3 0.1 0.5

Sektori Përshkrimi 2008 2009 2010 2011 Gjithsej

2009‐2011

Avancimi i sistemeve të pagave dhe të sistemit për menaxhimin e sistemeve të informacionit për RNj 0.3 0.3 0.3 0.3 0.9

e‐Qeverisja 1.1 1.2 1.1 1.1 3.4

e‐Qeverisja 2.6 2.6

Administrata Publike

e‐Qeverisja 2.5 4.6 4.6 11.7

SISh 0 0 1.8 1 2.8

Shëndetësia Avancimi i funksionalitetit dhe zhvillimi i Sistemit për Informacionin Shpndetsor 3.1 3.1

Zhvillimi i sektorit privat

Krijimi i bazës së të dhënave për Zyrën e Pronës Industriale 0.03 0.04 0 0.07

Gjithsej Buxheti i përgjithshëm për TIK në të gjithë sektorët

7.8 43.63 46.64 33 123.27

Page 126: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

125

Në prill të vitit 2008 Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Ministria Federale e Shkencës e Austrisë (BMWF) kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi91 për Partneritetin Institucional Kosovë ‐ Austri (KAIP) në fushën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimeve të Shkencës. Objektivat e para të këtij projekti multidimensional në mes të Austrisë dhe Kosovës janë që t’i kontribuohet një sistemi të arsimit të qëndrueshëm, të qeverisur mirë dhe të bazuar në dije në Kosovë dhe i cili është në përputhje me praktikat e standardet evropiane, përfshirë ndërveprimin në mes të kërkimeve dhe inovacioneve, integrimin e universiteteve kosovare në rrjetet arsimore e kërkimore evropiane dhe bashkëpunimin në mes të universiteteve dhe ekonomisë vendore.92

Në tetor 2008 Qeveria ka vendosur që t’i trajtojë me përparësi të gjithë të punësuarit e profesioneve deficitare në organizatat buxhetore, përfshirë ata të teknologjisë informative, duke siguruar shtesa për pagat e tyre.93 Qëllimi i kësaj mase është që të mbahen të punësuarit e kategorive deficitare, si dhe të stimulohet gara në profesionet e veçanta nëpërmjet të sigurimit të stimulimeve të ndryshme.

Në maj 2009 Qeveria dhe Post Telekomi i Kosovës (PTK) kanë nënshkruar një Memorandum të Mirëkuptimit “Fibrat në shkolla” për kompjuterizimin dhe informatizimin e të gjitha shkollave në vend brenda një viti .94

Tabela në vijim paraqet një pasqyrë statistikore të vitit 2008 për potencialet njerëzore për hulumtim e kërkime në fushën e TIK‐ut.

Tabela 2. Kapaciteti intelektual për KeZh në TIK në Kosovë për vititn 2008.

Kapacitetet intelektuale për KeZh në TIK në Kosovë në vitin 2008

Numri i përgjithshëm i organizatave kërkimore 10

prej të cilave universitetet 1

prej të cilave organizata publike kërkimore 6

prej të cilave organizata private kërkimore 4

Numri i studentëve të diplomuar nga studime të doktoratës 1

Numri i përgjithshëm i personelit për KeZh 114

Përqindja e grave në numrin e përgjithshëm të personelit të KeZh 6.14%

Numri i përgjithshëm i të punësuarve me Normë të Plotë Pune (NPP) 76

Numri i përgjithshëm i hulumtuesve 74

91 http://www.aei‐austria‐kosovo.com/?Activities_April_2008:Memorandum_of_Understanding 92 http://www.aei‐austria‐kosovo.com/ 93 Vendimi i Qeverisë Nr. 02/39, datë 08.10.2008 (http://www.ks‐gov.net/ZKM/repository/docs/Vendimet_e_Mbledhjes_se_39‐te_te_Qeverise_2008.pdf). 94 http://www.kryeministri‐ks.net/?page=2,9,583

Page 127: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

126

Përqindja e grave në numrin e përgjithshëm të hulumtuesve 5.4%

Numri i përgjithshëm i hulumtuesve në bazë të NPP 37

Numri i hulumtuesve me doktoratë ose më shumë 30

Numri i hulumtuesve me doktoratë ose më shumë në bazë NPP 17

Numri i hulumtuesve nën moshën 35 vjeçare 36

Numri i hulumtuesve nën mëshën 35 vjeçare në bazë NPP 21

Universiteti i Prishtinës95 është institucioni i vetëm në sektorin publik ku kryhen KeZh në fushën e TIK‐ut në njësitë akademike në vijim: Fakulteti i Energjisë Elektrike dhe i Inxhinierisë Kompjuterike, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Matematikore, Fakulteti i Ekonomisë, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara për Biznes, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara Teknike në Mitrovicë dhe Fakulteti i Edukimit. Institucionet private që angazhohen në TIK në Kosovë janë Universiteti Amerikan i Kosovës96, Kolegji AAB ‐ Riinvest97, Kolegji FAMA98, dhe Kolegji UBT.99

Strategjia e MASHT ofron edhe shifra që e pasqyrojnë gjendjen e kapaciteteve intelektuale në arsimin e lartë në vitin 2004. 2.2 Kompetencat kryesore në fushat kërkimore të TIK‐ut

Shumica e projekteve të TIK‐ut në Kosovë hyjnë në njërën prej fushave kërkimore të kategorizuara nga projekti i financuar nga FP6 “Koordinimi i kërkimeve dhe aktiviteteve kombëtare në IShT (CISTRANA)”:

• Menaxhimi i bazave të të dhënave • Aplikacionet ndihmëse softverike • Inxhinieringu softverik • Tregtia elektronike • Sistemet e Informacionit Gjeorgafik (GIS) • TIK‐u për energji • TIK‐u për Ndërmarrje dhe Afarizëm elektronik (eBusiness) • TIK‐u për Qeveri dhe qeverisje elektronike (eQeverisje) • Teknologjitë e brezit të gjerë (Broadband) • Teknologjitë e internetit • Siguria e rrjeteve • Teknologjia e rrjeteve • Teknologjitë me rrjete dhe ato mobile • TIK‐u për trashëgiminë kulturore

95 http://web.uni‐pr.edu 96 http://www.aukonline.org 97 http://www.aabriinvest.net 98 http://www.universitetifama.eu 99 http://www.ubt‐uni.net

Page 128: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

127

• TIK‐u për të nxënë dhe të nxënët elektronik (eMësimi)

Këto të dhëna ofrojnë një pasqyrë të përgjithshme të kompetencave kryesore kërkimore në momentin e tanishëm në Kosovë, si potencial mbi të cilin të ndërtohen prioritetet e ardhshme hulumtuese.

Rezultatet e pyetësorëve të shpërndarë nëpër kompanitë afariste në vend, treguan se sektori i biznesit merr pjesë pak ose aspak në kërkimet shkencore në fushën e TIK‐ut. Në anën tjetër, hulumtimet e zhvilluara në universitete rrallë zhvillohen në bashkëpunim me ndërmarrjet afariste. Është e domosdoshme që të vendoset një agjendë e përbashkët e kërkimeve në fushën e TIK‐ut në mes të institucioneve arsimore dhe subjekteve ekonomike me qëllim që të përcaktohen e të implementohen objektiva të TIK‐ut që janë relevante për bizneset vendore.

Njëkohësisht, do të duheshin krijuar sa më shpejtë fonde dhe mekanizma të tjerë për financim të veprimtarisë shkencore me qëllim të përkrahjes së kërkimeve dhe ndërtimit të kapaciteteve vendore sipas fushave kërkimore. 2.3. Faktorët kryesorë të kërkimeve në TIK

2.3.1. Trendet kryesore në sektorin e TIK‐ut në Kosovë

Në vazhdim jepet një pasqyrë e përgjithshme e profilit të sektorit të TIK‐ut dhe trendet kryesore për sektorin e teknologjisë informative (TI) dhe në atë të telekomunikimeve, përkatësisht. Paraqitja për telekomunikimin do të përshkruajë edhe mënyrën se si janë ndërtuar dhe përdorur shërbimet e kompanive të TI‐së për të plotësuar këtë pasqyrim. Trendet e sektorit të TI‐së

Nisur nga “Vlerësimi i sektorit të TIK‐ut në Kosovë“, e përgatitur nga USAID‐i në nëntor 2007100, rritja vjetore e sektorit të TI‐së në Kosovë është përafërsisht në shkallën prej 20 deri 25%. Intervistat e zhvilluara dhe të dhënat e mbledhura për këtë raport treojnë për të ardhura vjetore prej rreth 35 deri 50 milionë euro në këtë sektor. Përafërsisht 25 deri 30 % e të ardhurave dedikohen për shërbime të TI‐së, ndërsa pjesa e mbetur për shitjen e pajisjeve, instalime dhe shërbime të tjera shoqëruese. Në këtë sektor ishin aktive më pak se 100 kompani, ndërsa 8 prej tyre punësonin më shumë se 20 të punësuar dhe një dyzinë syresh janë kompani që punësojnë një ose dy persona. Gjithsej, 400 deri 600 persona kanë punuar në sektor, pa përfshirë ata që kanë punuar në departamente të Ti‐së në kompani që nuk e kanë teknologjinë informative veprimtari kryesore. Kostoja e krahut të punës është e barabartë ose më e lartë se sa në vendet fqinje (për shembull në Maqedoni dhe në Serbi).

100 http://pdf.usaid.gov/pdf_docs/PNADK675.pdf

Page 129: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

128

Sipas një studimi tjetër (janar 2009) "Parashikimi i Tregut të TI‐së në Kosovë 2008‐2012 dhe aksionet e shitësve 2007" e kryer nga kompania kërkimore IDC Adriatics101, tregu i TI‐së në Kosovë në vitin 2007 kishte arritur 58.22 milionë euro (ose 85.17 milionë dollarë amerikan). Kjo nënkuptonte një zgjerim të tregu prej rreth 30% në shkallë vjetore ;për vitin 2007. Shikuar sipas sektorëve, shpenzimet e TI‐së në Kosovë kanë qenë si në vijim:

• Shpenzimet për rishitjen e pajisjeve hardverike ka arritur 74%

• Shpenzimet për aplikacione softferike 13.1%, dhe

• Shërbimet TI 12.9%

Të shumës së përgjithshme të shpenzimeve të TI‐së në Kosovë në vitin 2007.

Për më tepër, në bazë të po këtij studimi, shpenzimet për TI në Kosovë pritet të rriten me një shkallë të përgjithshme vjetore prej 9.9% gjatë periudhës së mbuluar nga studimi, për të arritur në 93.38 milionë euro (ose 136.73 milionë dollarë amerikanë) në vitin 2012.

Trendet në sektorin e telekomunikimeve

Interneti. Sot janë tre ofrues kryesorë të shërbimeve të internetit në Kosovë dhe disa ofrues të tjerë që përqendrohen në shtrirjen e qasjes në internet përtej hapësirave të mbuluara nga ofruesit e mëdhenj. Bazuar në statistikat e Internet World Stats (Statistikat Botërore të Internetit)102, nga dhjetori i vitit 2008, Depërtimi i Internetit në Kosovë është 20.9%. Përkundër rritjes së shpejtë, depërtimi i internetit në Kosovë ende mbetet prapa shumicës së fqinjëve të vet, BE‐së dhe botës (

Figura 1.). Që të tre ofruesit kryesorë të interentit raportojnë shkallë relativisht të lartë të përdorimit të internetit nga bizneset.100 Ofruesit e Shërbimeve të Internetit (OShI) zgjerohen me të shpejtë duke punuar shumë në avancimin e e infrastrukturës së tyre (nga rrjetet në fibra). Një qasje e re e shërbimeve të trefishta (“triple play”), duke përfshirë zërin, të dhënat dhe pamjet në rrjetin e njëjtë IP me brez të gjerë është duke depërtuar kohëve të fundit në treg.

101 http://www.newkosovareport.com/200812221508/Business‐and‐Economy/IT‐market‐in‐Kosovo‐small‐but‐growing.html 102 http://www.internetworldstats.com/stats4.htm#europe

Page 130: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

129

Internet Penetration Western Balkans, EU, WorldSource: http://www.internetworldstats.com/

15.90%

31.20%

32.90%

50.00%

20.90%

43.90%

41.70%

35.30%

34.50%

63.10%

24.70%

0.00% 10.00% 20.00% 30.00% 40.00% 50.00% 60.00% 70.00%

Albania

Bosnia-Herzegovina

Bulgaria

Croatia

Kosovo

Macedonia

Montenegro

Serbia

Turkey

European Union

TOTAL WORLD

Figura 1. Depërtimi i internetit në botë në bazë të Internet World Stats për vitin 2008.

Shërbimet telefonike tokësore dhe mobile. Sipas Raportit Vlerësues të Cullen International103, më pak se 5% e popullatës ka shërbim me linja tokësore telefonike (

Figura 2.). Nisur nga rritja e shpejtë e qasjes në internet dhe të shërbimeve mobile telefonike, mbulimi me rrjet tradicional telefonik po bëhet gjithnjë e më pak i rëndësishëm.

Figura 2. Telefonia fikse në Kosovë sipas Cullen International në vitin 2008.

Në vitin 2008, më shumë se 50% e popullatës ka shërbime mobile telefonike, ndërsa depërtimi i telefonisë mobile ka arritur në 59 %.83

103 http://www.cullen‐international.com/

Page 131: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

130

2.3.2. Sfidat kryesore shoqërore dhe ekonomike në Kosovë

Raportet e Progresit të Komisionit prej vitit 2006 dëshmojnë përparimin që ka bërë Kosova në përafrimin e saj drejt standardeve evropiane.104 Prezantimi i Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve në vitet 2008 dhe 2009 shënojnë lëvizjen në drejtim të një kornize më të qëndrueshme fiskale për Kosovën.

Ekonomia. Ekonomia e Kosovës shënon rritje vjetore prej 5.5 % (prej asaj 4.4% për vitin 2007), kryesisht duke u bazuar në konsumin dhe investimet publike. Tashmë është arritur dhe ruajtur një pajtim i gjithëmbarshëm për politikat e tregut të lirë. Sektori bankar mbetet një sektor stabil. Përkundër këtyre, ka vazhduar të zgjerohet deficiti i lartë tregtar. Eksportet shënuan edhe një rënie të konsiderueshme, nga një nivel edhe ashtu shumë i ulët. Kostoja e financimit mbeti shumë e lartë, pasi që bankat vazhduan me premi të rrezikut të lartë. Mungesa e sundimit të ligjit, shkalla e lartë e korrupsionit dhe pasiguria e të drejtave pronësore mbeten pengesat kryesore në rrugën e zhvillimit ekonomik.

Pritet rënia e prurjeve nga investimet e drejtpërdrejta të huaja dhe nga dërgesat nga diaspora. Po ashtu pritet të ketë rënie të investimeve publike si rezultat i presionit më të madh mbi të hyrat qeveritare. Deficiti i buxhetit të Kosovës parashihet të jetë në shkallën prej 7 % të BPV‐së në vitin 2009.

Pos jetësimit të politikave të qëndrueshme makroekonomike, Kosova duhet të trajtojë edhe kufizimet e aspekteve të furnizimeve, përfshirë dobësitë e infrastrukturës, mungesat e energjisë, koston e lartë kapitale dhe nivelin e ulët të shkathtësive.

BE‐ja është partneri kryesor tregtar i Kosovës. Hyrja graduale në fuqi e MSA‐ve për pjesën e mbetur të Ballkanit Perëndimor dhe skadimi i regjimit preferencial do të ndikojë në përkeqësimin e pozitës tregtuese të Kosovës . Kjo do të zvogëlojë edhe atraktivitetin e Kosovës për investitorët e huaj dhe do të kufizojë aftësinë e prodhuesve të Kosovës për të eksportuar në BE. Nëse dëshirohet që Kosova të përfitojë nga regjimi preferencial, atëherë afati i këtij regjimi duhet të vazhdohet. Megjithëkëtë, afati i këtij vazhdimi do të ishte vetëm i përkohshëm. Vetëm një marrëveshje tregtare në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian mund të hapë perspektivë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik për Kosovën në plan afatgjatë. Në fund, një marrëveshje është parakusht për pjesëmarrje të Kosovës në akumulimin diagonal të origjinës në mes të BE‐së dhe vendeve të PSA‐së.

Zhvillimi i sektorit privat. Vlerësohet se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përbëjnë 40 % të BPV‐së së Kosovës, 60 % të punësimit dhe 99 % të ndërmarrjeve. NVM‐të luajnë rol vendimtar në avancimin e produktivitetit, risive dhe krijimit të vendeve të punës. Ky sektor duhet përkrahur në mënyrë që të ofrohen stimulime për ndërmarrësi dhe që të transformohet veprimtaria joformale në ndërmarrje formale.

104 Një komunikatë për Kosovën e nxjerrë nga Komisioni në tetor 2009 (http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2009/kosovo_study_en.pdf).

Page 132: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

131

Kosova do të përfitonte nga programe që synojnë rritjen e konkurrencës në ekonominë e saj, përqendrimin në përvetësimin e teknologjive të reja, rritjen e produktivitetit, zvogëlimin e kostos së punës dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Kosova duhet të bëjë më shumë për privatizimin. Kosova do të përfitonte nga zhvillimi i mëtejmë i institucioneve mikrofinanciare për përkrahjen e bizneseve të vogla në sektorët me potencial më të madh për rritje, përfshirë sektorin e bujqësisë, turizmin rural, manifakturën dhe shërbimet urbane.

Kosova do të përfitonte nga anëtarësimi në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe nga rritja e huave nga Banka Evropiane e Investimeve. Mjedisi afarist i Kosovës dhe sidomos NVM‐të e saj do të përfitonin nga pjesëmarrja e shtuar dhe afrimi më i madh me nismat e BE‐së, përfshirë Ligjin për Bizneset e Vogla dhe Programin e Shtatë Kornizë për Kërkime. Nëse Kosova do të plotësonte kushtet përkatëse, Komisioni do të propozonte pjesëmarrjen e saj në aktivitetet që zhvillohen brenda këtyre kornizave, gjithsesi me përkrahje përkatëse teknike e financiare.

Punësimi dhe politikat sociale. Kosova ka një shkallë të lartë të papunësisë (e vlerësuar në rreth 40% për vitin 2008). Do të duhej përmirësuar kapaciteti i qendrave të punësimit dhe do të duheshin zhvilluar më tej lidhjet me universitetet dhe shkollat për të kapërcyer zbrazëtinë në mes të arsimit dhe vendit të punës. Kosova do të duhej të punonte në mënyrë më të organizuar në politikat e veta sociale dhe të punësimit.

3. Integrimi i Kosovës në kërkimet evropiane të TIK‐ut

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor pos Kosovës janë të lidhura me Programin e Shtatë Kornizë të BE‐së për Kërkime shkencore (FP7). Hyrja në FP7 ofron mundësi të shtuara për kërkime shkencore pasi që vendet e asocuara duhet të plotësojnë më pak kërkesa për pjesëmarrje në projekte të FP7 – sikurse edhe vendet anëtare të BE‐së. Kosova ka të drejtë të marrë pjesë në FP7 si vend i tretë me status të Vendit të Partnerit për Bashkëpunim Ndërkombëtar (VPBN).105 Për pjesëmarrjen e VPBN‐ve në projektet dhe aktivitetet e FP7 vlejnë kushte të veçanta. Kosova e ka emëruar një person kontakti për FP7.

FP7‐a është instrumenti kryesor i BE‐së për të financuar kërkimet dhe zhvillimin teknologjik në Evropë për periudhën 2007‐2013. FP7‐a ka zotuar një buxhet të përgjithshëm prej 53.2 miliardë eurosh. Në mesin e temave të financuara nga Programi i Bashkëpunimit (dhjetë tema, shih Figurën 3.), në të cilin shkojnë pjesa më e madhe e mjeteve të FP7‐ës (32.4 miliardë euro, ose rreth 60% e buxhetit të

1 105 Lista e Vendeve Partnere për Bashkëpunim Nërkombëtar (ICPC) në dispozicion në ftp://ftp.cordis.europa.eu/pub/fp7/docs/icpc‐list.pdf

Page 133: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

132

përgjithshëm), TIK‐u paraqet temën me prioritetin më të lartë. Një prioritet i tillë është pasqyruar edhe në pjesën e fondeve të zotuara për këtë temë (9.1 miliardë euro, ose 28% e buxhetit të përgjithshëm të Programit të Bashkëpunimit).

Nano production€ 3,500

Security€ 1,350 Health

€ 6,050

Space€ 1,430

Information & Communication

Technologies€ 9,110

Energy€ 2,300

Transport€ 4,180

Socio-economics Sciences & Humanities

€ 610

Food, Agriculture & Biotechnology

€ 1,935Environment

€ 1,800

Figura 3. Buxheti sipas sektorëve i Programit të Bashkëpunimit FP7 (në milion €).

Programi i tanishëm i Punës i FP7‐es për kërkimet në TIK për vitet 2009‐2010 përqendrohet në shtatë sfida kryesore kërkimore dhe në dy veprime ndërsektoriale. Sfidat janë përzgjedhur në përputhje me politikat prioritare të përcaktuara në nismën e BE‐së i2010 për një “Shoqëri evropiane të informacionit për rritje dhe punësim”. Tri sfida synojnë arritjen e përsosmërisë dhe udhëheqjes globale në sektorët kryesorë të TIK‐ut, ndërsa katër të tjera udhëhiqen nga caqet socio‐ekonomike. Figura 4 jep një parsqyrë të detajuar buxhetore për Temën e TIK‐ut për vitet 2007‐2008.

Figura 4. Paraqitje e buxhetit të temës së TIK‐ut, i ndarë sipas nëtemave

2007‐2008.

Page 134: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

133

Përfshirja e Kosovës në Programin e Shtatë Kornizë për Kërkime shkencore (FP7) duhet parë si mënyrë për lehtësimin e integrimit të Kosovës në BE dhe për përkrahjen e zhvillimit të saj ekonomik nëpërmjet të nismave për kërkime të përbashkëta shkencore dhe duke ua mundësuar vendeve të Ballkanit Perëndimor të njihen më mirë me procesin e vendimmarrjes lidhur me politikat kërkimore. Thënë në më pak fjalë, përfshirja në FP7 është një instrument i domosdoshëm i përafrimit. Kosova është duke punuar në një plan të veprimit që trajton rritjen e kapaciteteve hulumtuese. Përfshirja e Kosovës në aktivitetet kërkimore të BE‐së duhet të vazhdojë dhe të forcohet në të ardhmen.

4. Analiza SWOT

4.1. Përparësitë 4.2. Dobësitë

• Mungesa e fushave prioritare kombëtare për KeZh

• Mungesa e prioriteteve të KeZH për TIK‐un

• Legjislacioni i mangët për fushën e kërkimeve

• Mungesa e politikave dhe programeve kombëtare për kërkime

• Mungesa e mekanizmave për implementimin e politikave dhe strategjive

• Mungesa e mekanizmave për vlerësimin e kërkimeve shkencore

• Mungesa e infrastrukturës institucionale kërkimore

• Mungesa e fondeve të dedikuara për kërkime

• Mungesa e përkrahjes dhe stimulimit për studjuesit dhe profesorët e përfshirë në kërkime

• Hulumtimi e kërkimet janë ndër objektivat kryesore të strategjisë së Ministrisë së Arsimit, Shekncës dhe Teknologjisë (MASHT)

• Është themeluar Këshilli

Kombëtar i Shkencës (KKSh)

• TIK është përfshirë ndër prioritetet kombëtare

• është miratuar ligji për veprimtarinë kërkimore e shkencore

• është planifikuar një rritje në shpenzimet buxhetore të

Ministrisë së Ekonomisë dhe

Financave (MEF) për vitet

2009‐2012

• është planifikuar një rritje në shpenzimet buxhetore të

arsimit nga ana e MEF për vitet

2009‐2012

• Mungesa e inovacioneve • Mungesa e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e kërkimeve

• Mungesa e qasjeve ndërdisciplinare në punën kërkimore e shkencore

• Personeli shkencor nuk ka në dispozicion informata të përditësuara për rezultatet e kërkimeve shkencore

• Mungesa e pranisë së FP6‐ës dhe programeve të tjera ndërkombëtare

Page 135: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

134

4.3. Mundësitë 4.4. Kërcënimet

• Propozimi i KKSH‐së për fushat prioritare kombëtare kërkimore për pesë vitet e ardhshme

• Ministria e Administratës Publike ka miratuar Strategjinë për Zhvillimin e eQeverisë (e‐Government)

• MASHT avokon politika për arritjen e rajonale në financimin e KeZh‐së

• është duke u bërë digjitalizimi i trashëgimisë kulturore

• Po zgjerohet sistemi informativ për sektorin e shëndetësisë

• Rrjeti më i avancuar i interentit dhe rritja e numrit të përdoruesve të tij

• Popullata më e re në Evropë dhe njohja e mirë e gjuhës angleze

• Kërkimet nuk çmohen sa duhet • Mungesa e përkrahjes institucionale për KeZh

• Mungesa e potencialeve njerëzore për menaxhimin e projekteve kërkimore

• Pjesëmarrja tejet e vogël e institucioneve publike e private në kërkime

• Mungesa e mekanizmave për mbrojtjen e pronës intelektuale dhe të drejtave industriale

• Të gjitha vendet e Ballkanit Perëdnimor, pos Kosovës, janë përfshirë në FP7

• Asnjë ligj nuk është miratuar deri tash

• Mungesa e shkathtësive për menaxhimin e projekteve

5. Prioritetet e kërkimeve shkencore në fushën e TIK‐ut në Kosovën

Në këtë pjesë paraqiten prioritetet kërkimore të TIK‐ut në Kosovë për periudhën 2009‐2013, të cilat janë identifikuar gjatë procesit të konsultimeve. Prioritetet kërkimore të TIK‐ut janë grupëzuar si në vijim:

• Prioritetet kërkimore të TIK‐ut duke u nisur nga shkalla e gatishmërisë së vendit: këto janë prioritetet për të cilat tashmë ekzistojnë resurset njerëzore dhe infrastruktura përkatëse kërkimore për të kryer kërkime dhe zhvillim (KeZh).

• Prioritetet kërkimore në TIK në bazë të potencialit të ardhshëm: këto janë prioritetet që shihen si atraktive për vendin dhe që kanë potencial për të ardhmen. Megjithëkëtë, shkalla e gatishmërisë dhe kapacitetet e tanishme për të kryer kërkime e zhvillim janë të ulëta.

Të dyja llojet e prioriteteve kërkimore i trajtojnë nevojat specifike (socio‐ekonomike e të tjera) të identifikuara dhe të pasqyruara në shpjegimin përkatës për secilin prioritet.

Page 136: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

135

Prioritietet kërkimore për TIK‐un në bazë të gatishmërisë

Prioritetet kërkimore të TIK‐ut në bazë të potencialit

TIK‐u për qeveri dhe eQeverisje

TIK‐u për të nxënë dhe për mësimin elektronik (eMësim)

Teknologjitë e internetit dhe ato të brezit të gjerë

TIK‐u për ndërmarrje dhe për eBiznes

Inxhinieringu softverik

Tik‐u për shëndetësi dhe shëndetësia elektronike (eShëndetësia)

Teknologjitë e sigurimit

Përmbajtja dixhitale dhe bibliotekat dixhitale

Teknologjitë e dijes

Inteligjenca artificiale

5.1. Prioritetet kërkimore të TIK‐ut në bazë të gatishmërisë së vendit

5.1.1. TIK‐u për qeveri dhe eQeverisje

Kosova e ka miratuar Strategjinë e Qeverisjes Elektronike 2009‐201573. Ajo synon të ofrojë shërbime elektronike qeveritare për qytetarët dhe bizneset.

Shërbimet e bazuara në TIK tashmë ndihmojnë në lehtësimin e komunikimit në mes të qeverisë me qytetarë e me biznese duke mundësuar qasje më të lehtë në shërbime, qasje të përherhshme në orar dhe kohë, si dhe rritje të dukshme të cilësisë së shërbimeve. Ato e forcojnë edhe komunikimin në nivele të ndryshme në mes të institucioneve në kuadër të qeverisë. Të gjtiha këto, në mënyra të ndryshme, ndikojnë edhe në zhvillimin socio‐ekonomik të vendit dhe në qasjen e përshpejtuar në proceset evropiane dhe në procese të tjera të integrimit.

Tashmë janë realizuar disa arritje në sigurimin e shërbimeve elektronike qeveritare në të mirë të personelit të administratës publike: pagat dhe sistemi i i menaxhimit të buxhetit, regjistrimi elektronik i transfereve kadastrale, sistemi për regjistrimin e automjeteve dhe lejet e vozitjes. Votimi Elektronik përdoret gjatë votimeve në Kuvendin e Kosovës. Qytetarët dhe bizneset mund të përdorin programin e pagesave elektronike të llogarive “paguaj në bankë” (Kos‐Gjiro) për shërbimet e ofruara nga Posta e Telekomi i Kosovës (PTK), Korporata Elektroenergjetike e Kosovës (KEK), Agjencia Kosovare e Pronës (KPA), shërbimi doganor, dhe organizata të tjera të mëdha të ngjashme. Tashmë janë duke u ndërmarrë masa për krijimin e një sistemi të integruar dhe unik për përdorim nga të gjitha institucionet qeveritare. Shërbimet elektronike që u ofrohen qytetarëve e bizneseve janë të një faze të hershme të portaleve të thjeshta me një numër të vogël të shërbimeve më të qëndrueshme. Në një gjendje të këtillë kërkohen përpjekje të shtuara në fushën e kërkimeve dhe zhvillimit për të plotësuar kërkesat e reformës së administratës publike, në mënyrën siç është paraparë nga Qeveria.

Page 137: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

136

Prioriteti: TIK‐u për qeveri dhe eQeverisje

Objektivat kërkimore Fushat specifike kërkimore

Të ndërtohet një infrastrukturë e përbashkët e rrjetit, qendra për ruajtjen e të dhënave, dhe një platformë e shërbimeve qeveritare.

• Softveri për ruajtjen dhe menaxhimin e dokumenteve elektronike, të dhënave dhe shërbimeve për qytetarë, biznese dhe për institucione publike (p.sh. sistemi për menaxhimin e kontabilitetit të të hyrave, shpenzimeve, aseteve dhe detyrimeve).

• Menaxhimi i të dhënave për identitetin dhe privatësia e të dhënave të entiteteve civile e juridike.

• Bazat e të dhënave hapësinore për përkrahjen e stacioneve meteorologjike, stabilimenteve seizmologjike, aplikacioneve për trashëgiminë kulturore dhe portalet e ndryshme të hartave.

• Infrastrukturë e performancës së lartë dhe arkitekturë plotësuese softverike për komunkim brenda (intra) dhe në mes të (inter) organizatave të ndryshme në shkallë dhe sektorë të administratës publike.

Sigurohet qasje e avancuar, e sigurtë dhe inovative në dokumentet, të dhënat dhe shërbimet qeveritare.

• Portale të ndryshme të rrjetit dhe ndërveprime të ndryshme në nivel të institucioneve për lehtësimin e komunikimit në mes të qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve publike.

• Zgjidhje të sigurta dhe metoda të identifikimit autentik për qasje në resurse konfidenciale dhe të besueshme qeveritare, si dhe mekanizma për sigurimin e depozitimit dhe ruatjes së përhershëm të të dhënave civile dhe të transaksioneve afariste.

• Portale dhe mjete për ndihmë dhe konsultime në internet (on‐line) përkitazi me procedurat, rregullat dhe rregulloret administrative

• Mbledhja e të dhënave dhe e statistikave për qëllime të auditimeve dhe hartimit të raporteve.

• Aplikacione ndërvepruese e Gjithëpërfshirëse (eInclusion) për qytetarët me nevoja të veçanta.

• eZgjedhjet, eDemokracia dhe shërbime të tjera për përfshirjen demokratike të shoqërisë.

Page 138: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

137

5.1.2. TIK‐u për të nxënit dhe mësimin elektornik (eMësimi)

Të nxënit elektronik si metodë e re e të nxënit e mundësuar nga përkrahja e TI‐së ka bërë përparimet fillestare me kompjuterizimin e shkollave dhe pas implementimit të disa projekteve106,107,108 në universitete për pajisjen e klasave me pajisjet themelore të infrastrukturës së të nxënit elektronik (eMësimit). Megjithëkëtë, ende vërehet mungesë e theksuar e metodave dhe e mjeteve të të nxënit elektronik në praktikat e mësimdhënies dhe të nxënit në institucionet arsimore.

Ka shumë mundësi për aplikimin e kërkimeve në fushën e eMësimit, gjithnjë me qëllim të zhvillimit të infrastrukturës, përmbajtjes dhe mjeteve të eMësimit.

Prioriteti: TIK‐u për të nxënit dhe eMësimi

Objektivat kërkimore Fushat specifike kërkimore

Zhvillohet aplikacioni softverik, pajisjet hardverike dhe infrastruktura ligjore e politikat për të nxënit elektronik (eMësimi).

• Zhvillohen Sisteme të reja për Menaxhimin e të Nxënit ose përvetësohen ato që tashmë janë në dispozicion (SMN më qasje të lirë).

• Avancohet infrastruktura e tanishme hardverike në përputhje me standardet ndërkombëtare.

• Zhvillohen sisteme adaptive dhe inteligjente për menaxhimin e të nxënit për personalizimin e tij, për përkrahje në më shumë gjuhë dhe për veçori të bazuara më shumë në dije (të dhënat statistikore, anotacioni semantik dhe kërkimi semantik).

• Teknologjitë e avancuara t Web 2.0.

• Krijimi i kornizës ligjore për rregullimin e jetësimit dhe politikave të përdorimit të eMësimit.

Zhvillohen dhe publikohen përmbajtjet dhe mjetet e eMësimit.

• Zhvillohen materialet dhe botohen në përputhje me politikat e jetësimit të eMësimit.

• Zhvillohen mjetet për përkrahjen e qasjes më të avancuar të publikut në resurset e eMësimit për të gjithë qytetarët.

106 Projekti Tempus “Programi i studimeve për master në shkencat kompjuterike në Universitetin e Prishtinës”, nr. ref. CD_JEP‐19090‐2004. 107 Projekti i WUS Austria “Task forca e eMësimit në Kosovë”, 2008. 108 Qendra e telemjekësisë, Universiteti i Prishtinës.

Page 139: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

138

Promovohen përfitimet e zhvillimit dhe përdorimit të përmbajtjeve dhe veglave të eMësimit.

• Zhvillohen përmbajtje multimediale, lojëra për të nxënë, sisteme ndihmëse të bazuara në ndërveprim virtual njerëzor e të tjera, gjithnjë me qëllim të përshpejtimit të të nxënit.

5.1.3. Teknologjitë e internetit dhe të brezit të gjerë (Broadband)

Qeveria ka përcaktuar për objektiv të vetin që të lidhë të gjitha institucionet e veta me rrjeta mikrovalore dhe me fije optike që do të përmirësojnë kapacitetin e brezit të gjerë. Operatorët e telekomit vazhdimisht po e avancojnë instrastrukturën e komunikimit elektronik, duke futur në përdorim shërbime të reja me teknologji të avancuara dhe duke u shtrirë me shërbimet e veta në zonat gjithnjë më të largëta rurale.

Tashmë ka dëshmi për krijimin e një bashkësie kërkimore dhe i silabuseve të avancuara të mësimdhënies në Universitetin e Prishtinës109 në fushën e internetit e të teknologjive të brezit të gjerë. Projektet në vijim në sektorin e bizneseve në fushën e TIK‐ut tregojnë për rritjen e kapacitetit absorbues në këtë fushë të industrisë dhe në aplikacionet që dalin prej saj. Sot, depërtimi i internetit është 20 % me ptencial për zgjerim të hovshëm në një të ardhme të afërt.

Duke u nisur nga ky nivel i gatishmërisë dhe kapacitetit të vendit dhe nga fakti se ka mundësi të shumta për kërkime në fushën e internetit dhe teknologjive të brezit të gjerë, kjo fushë është përcaktuar të jetë ndër fushat prioritare për kërkime e zhvillim (KeZh) për TIK‐un në shkallë kombëtare.

Prioriteti: Interneti dhe teknologjitë e brezit të gjerë

Objektiva kërkimore Fushat specifike kërkimore

Struktura dhe teknologji inovative për brez të gjerë për të gjithë

• Infrastrukturat ekzistuese të rrjeteve • Teknologjitë dhe arkitekturat për internetin e ardhshëm

• Ngritja e përçueshmërisë, qasjet e reja në brezin e gjerë

109 Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike, Universiteti i Prishtinës (http://web.uni‐pr.edu/?cid=1,98).

Page 140: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

139

Aplikacionet e ardhshme në fushën e internetit

• Aplikacionet plotësuese (Middleware) • Sistemet e shpërndara, shërbimet e uebit, agjentët

• Algortimet optimale për vendosje të përmbajtjes

• Teknologjitë dhe bazat e të dhënave XML • Uebi semantik • Sistemet për menaxhimin e përmbajtjes, dhe mjetet bashkëpunuese

Shërbimet dhe rrjetet e reja të integruara pa tel (wireless)

• Kontrolli optimal dhe fleksibiliteti i infrastrukturës pa tel (wireless)

• Rrjetat pa tel me senzor dhe ato ad‐hok • Shërbimet e reja në komunikimin pa tel (wireless)

• Shërbimet ndëroperative nëpërmjet të rrjetave pa tel

Infrastrukturat e sigurta, të qëndrueshme dhe të besueshme

• Veglat për menaxhimin e identitetit dhe për avancimin e privatësisë

• Infrastrukturat e besueshme llogaritëse • Mbrojtja e të drejtave dhe kontrolli/sigurimi i përmbajtjeve

Kombinimi i telefonisë, internetit dhe shërbimeve video e televizive.

• Konvergjenca e shërbimeve të ndryshme drejt një pike të qasjes

• Telefonia pamore

5.1.4. TIK‐u për ndërmarrjet dhe eBizneset

Kohëve të fundit jemi dëshmitarë të lëvizjes nga modelet tradicionale të biznesit kah proceset afariste të shpallura në internet. Vlera e shtuar është arritur duke i zëvendësuar mallërat materiale me produktet e shërbimet digjitale, pasi që këto të fundit kopjohen e shpërndahen më lehtë. Për të realizuar vlerën e shtuar dhe për t’u integruar në familjen globale të eBizneseve, Kosova duhet të përshpejtojë lëvizjen e vet drejt KeZh në eBiznes. Krijimi i një infrastrukture gjithëpërfshirëse eBiznesore me të gjitha shërbimet elektronike në mes të bizneseve, konsumatorëve dhe institucioneve publike është një parakusht i rëndësishëm dhe me prioritet të lartë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për integrimin në bashkësitë ndërkombëtare të tregtisë.

Page 141: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

140

Prioriteti: TIK‐u për ndërmarrje dhe eBiznese

Objektivat kërkimore

Fushat specifike kërkimore

Fuqizohen portalet e eQeverisë me përkrahje për eBizneset për tërheqjen e pjesëmarrjes së bizneseve e të konsumatorëve.

• Zhvillohen sisteme të informacionit të bazuara në ueb për në shërbim të eBizneseve

• Digjitalizohen rregullat e rregulloret për regjistrimin e bizneseve të reja.

• Implementohen shërbimet për përkrahjen e thjeshtësimit dhe racionalizimit të procedurave e dokumentacionit për regjistrimin e bizneseve.

• Zhvillohen aplikacionet ndërvepruese (interface) dhe veglat për trajtimin e qytetarëve si konsumatorë.

• Menaxhohen numrat personal në mënyrë elektronike, së bashku me privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave.

• Organizohen strukturat punuese të eBizneseve në eShoqëri dhe eEkipe.

Ndihmohen bizneset, konsumatorët dhe institucionet publike për të pasur qasje dhe në përdorimin e modelit të eBiznesit.

• Zhvillohen eShërbimet për përkrahjen e disenjimit, zhvillimit dhe shitjes e blerjes së produkteve dhe shërbimeve digjitale.

• Zhvillohen eShërbimet për përkrahjen e marketingut dhe promovimit në internet (on‐line), si dhe prokurimit, nënshkrimeve digjitale e kontratave , pagesave, logjistikës së distribuimit dhe taksimit në internet.

• Zhvillohen eShërbimet për të mundësuar funksionimin e resurseve eBiznesore në mjete mobile (përmbajtja dhe shërbimet e varura nga lokacioni).

Pasurohet infrastruktura eBiznesore me shërbime inteligjente.

• Modelimi matematikor i skenarëve biznesor.

• Deponimi i të dhënave dhe sistemet për përkrahjen e vendimeve.

• Derivimi i të dhënave (Data mining) dhe inteligjenca biznesore.

Page 142: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

141

• Zhvillohen sistemet për Menaxhimin e Marrëdhënieve me Konsumatorët (Ang. CRM).

• Zhvillohen sistemet për Menaxhimin e Zingjirit të Furnizimit (Ang. SCM).

5.1.5. Inxhinieria softverike

Kosova ngelë prapa rajonit për nga qasja e disiplinuar dhe sistematike në zhvillimin e softverëve, sipas metodave që kërkohen nga inxhinieria softverike. Në të vërtetë kompanitë e vogla e të mesme të TIK‐ut kanë bërë përparim të konsiderueshëm në përdorimin e veglave CASE110 për faza të caktuara të zhvillimit të softverëve (për shembull, programimi, pastrimi nga virusët), mirëpo nuk kanë reaguar si duhet në përdorimin e veglave për fazat e tjera (siç janë, analiza, disenji, testimi), si dhe në përdorimin e metodave dhe proceseve të përcaktuara qartë të inxhinierisë softverike përgjatë tërë ciklit jetësor të aplikacionit softverik. Duhet bërë përpjekje të konsiderueshme dhe bashkëpunim në mes të botës akademike, kërkimore dhe industrisë për të forcuar kompetencën e inxhinierisë softverike të kompanive vendore të TIK‐ut. Në këtë kontekst, do të mund të ndihmonin kurset e përditësuara universitare,106 të cilat do të përfshinin module të shumta të inxhinierisë softverike në shërbim të ndërtimit të kapaciteteve intelektuale në këtë fushë dhe do të ndikonin në përmirësimin e standardeve në sektorin publik. Masat e standardizimit për rangimin e gatishmërisë së kompanive të caktuara për zhvillimin e profileve përkatëse të projekteve të TIK‐ut janë thelbësore për forcimin e kompanive vendore në drejtim të zhvillimit të zgjidhjeve të qëndrueshme dhe efikase softverike që do të ishin konkurruese në tregtinë globale. Kursimi i kohës dhe zvogëlimi i kostos, së bashku me performancën e përmirësuar e të qëndrueshme të softverëve, siç parashihet nga inxhinieria softverike, janë parakushte themelore për suksesin e prioriteteve të KeZh në TIK.

110 Computer Aided Software Engineering (CASE) tools – Veglat e Bazuara në Kompjuter për Disenjimin e Softverëve.

Page 143: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

142

Prioriteti: Inxhinieria softverike

Objektivat kërkimore Fushat specifike kërkimore

Përmirësohen standardet e inxhinierisë softverike në industrinë e TIK‐ut

• Qasjet në procesin e zhvillimit të inxhinierisë softverike

• Arkitekturat e bazuara në komponente për përdorimin e sërishëm të moduleve ekzistuese

• Projektplani për rritjen e efikasitetit të zhvillimit të projektit dhe zvogëlimi i kostos së projektit

• Optimalizimi i metodave për përmirësimin e performancës së produktit dhe për sigurimin e qëndrueshmërisë së produktit

• Disenji i bazuar në model • Modelimi i problemit • Qasjet për testimin e softverit • Sigurimi i cilësisë së softverëve, auditimi i softverëve

• Analiza e kërkesave, gjuhët e modelimit • Gjuhët e modelimit të procesit biznesor • Metodat për menaxhimin e projektit • Inxhinieria e ueb‐it

Zhvillohet dhe jetësohet korniza e masave të standardizimit në fushën e TIK‐ut

• Kërkohet që kompanitë vendore të TIK‐ut t’i nënshtrohen një procesi të standardizimit në përputhje me standardet ndërkombëtare të inxhinierisë softverike

• Mirëmbahet një bazë e të dhënave për kompanitë vendore të TIK‐ut, përfshirë edhe rangimin e tyre sipas profilit.

5.2. Prioritetet kërkimore në TIK në bazë të potencialit të ardhshëm

5.2.1. TIK‐u në shëndetësi dhe eShëndetësi

Në strategjinë e përkujdesjes shëndetësore për periudhën 2010‐2014111 të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, jetësimi i sistemit të informacionit në shëndetësi shihet si njëri nga objektivat kryesorë të këtij sektori. Sistemi duhet të jetë në gjendje të mbledhë, ruaj, shkëmbejë dhe të analizojë të dhënat shëndetësore në kohë dhe me një qasje standarde, e cila do të ishte e dobishme

111 Strategjia e Sektorit të Shëndetësisë 2010‐2014. Ministria e Shëndetësisë, Kosovë (http://www.mshgov‐ks.org/strategjia.pdf).

Page 144: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

143

për vendimmarrjen në shëndetësi dhe për një organizim të përbashkët të shëndetësisë në të gjitha nivelet.

Përmirësimi i cilësisë dhe i produktivitetit të shëndetësisë nëpërmjet të përdorimit të teknologjive të TIK‐ut ka qenë një ndër temat më të rëndësishme të BE‐së për pothuajse dy dekada.112 Kosova duhet të inkurajojë zgjerimin e një sistemi për menaxhimin e informatave në shëndetësi nëpër të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private; një gjë e tillë do të duhej bërë edhe përkundër faktit se gatishmëria e vendit është mjaft e ulët përkitazi me kapacitetet për KeZh në këtë fushë. Në këtë fazë, krijimi i një ekipi kërkimor me përqendrim në sistemet për menaxhimin e informatave mjekësore është vendimtar për pilotimin dhe zhvillimin e zgjidhjeve të reja të bazuara në TIK për sektorin e shëndetësisë.

Prioriteti: TIK‐u për shëndetësi dhe eShëndetësi

Objektivat kërkimore Fushat specifike kërkimore

Përfundimi i sistemit të integruar të informacionit për shëndetësi dhe i shërbimeve shëndetësore në internet (online) për qytetarët.

• Rrjetëzimi i të gjitha institucioneve shëndetësore përfshirë mjekët e mjekësisë familjare, spitalet, laboratorët, farmacitë

• Shënimet elektronike mjekësore, shënimet elektronike të pacientëve dhe imazhet anësore

• Integrimi i identifikimit të bazuar në eKartelë dhe kartelat shëndetësore në SI në shëndetësi

• Integrimi i mjeteve diagnostike në SI në shëndetësi

• Ndërveprimet në SI të shëndetësisë dhe qasja online (nëpërmjet të internetit) në të dhënat shëndetësore për të gjitha këshillat, konsultimet online, dhe idetë për parandalimin e sëmundjeve për qytetarët

• Ndërveprimi me shënimet elektronike mjekësore në mjediset shumëgjuhësore jashtë vendit

• Politikat për përcaktimin e të drejtës për qasje në të dhënat e sistemit shëndetësor të informacionit

112 Programi i Shtatë Kornizë i BE‐së (FP7), Programet e Punës për vitin 2010. Tema Shëndetësia (http://cordis.europa.eu/fp7/wp‐2010_en.html).

Page 145: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

144

Zhvillimi i produkteve dhe shprbimeve të TI‐së që përkrahin sigurinë e pacientit (SP) dhe vendimmarrjen

• Teknikat inovative për analizën e të dhënave për të ndihmuar vlerësimin dhe menaxhimin më të mirë të rreziqeve për sigurinë e pacientit (SP)

• Qasja dhe nxjerrja e të dhënave multimediale dhe shndërrimi në informacione të kërkueshme

• Zotërimi i dijes mjekësore për diagnostifikimin, trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve

• Sistemet për përkrahjen e vendimeve me të dhënat specifike për pacientët (rezultatet e testeve, historinë mjekësore), të dhëna të tjera për pacientët me probleme të ngjashme, mundësitë e trajtimit, ilaqet dhe teknologjitë mjekësore

5.2.2. TIK‐u për teknologjitë e sigurisë

Një nga pikat vendimtare në sigurimin e shërbimeve cilësore softverike është sa janë në dispozicion, të besueshme dhe të sigurta të dhënat e shërbimet, në njërën anë dhe rrjetat e komunikimit, në anën tjetër. Teknologjitë e sigurisë shërbejnë për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve. Të gjitha teknologjitë e tanishme të bazuara në eShërbime (siç janë eBanka, eShëndetësia, eQeveria) janë më se të varura nga shkëmbimi i sigurtë i të dhënave.

Komunikimi nëpërmjet të rrjetave kompjuterike po bëhet gjihtnjë e më i rëndësishëm për kryerjen e detyrave tona të përditshme. Kur kemi të bëjmë me të dhëna të ndjeshme, atëherë siguria e rrjetit është me rëndësi prioritare. Përdorimi i të dhënave të ndjeshme është e një rëndësie të veçantë për shoqërinë moderne.

Pos ksëaj, kartelat inteligjente po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në jetën tonë të përditshme. Në secilin telefon mobil dhe xhep ndodhet së paku nga një kartelë inteligjete. Këto kartela përdoren në shumë aplikacione të TIK‐ut për një sërë shërbimesh të ndryshme si kontrollimi i qasjes, nënshkrimi digjital dhe kryerja e shërbimeve bankare. Numri i aplikacioneve që përdorin kartela inteligjente rritet çdo ditë. Kartelat e identifikimit të Kosovës do të bazohen në kartelat inteligjente.

Teknologjitë e sigurisë mbulohen gjerësisht në kurrikulat e kurseve të Universitetit të Prishtinës dhe janë objekt i kërkimeve të ndryshme. Përdorimi efektiv i teknologjive të sigurisë është me rëndësi vendimtare për kërkimet në fushën e TIK‐ut për të gjitha fushat prioritare.

Page 146: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

145

Prioriteti: TIK‐u për teknologjitë e sigurisë

Objektivat kërkimore

Fushat specifike kërkimore

Përmirësohet siguria, qëndrueshmëria dhe besueshmëria e infrastrukturës, aplikacioneve dhe i shërbimeve të TIK‐ut përfshirë edhe Internetin e së Ardhmës

• Menaxhimi i qasjes, dhe siguria e bazuar në funksion • Standardet e sigurisë së informacioneve, filtrimi i mesazheve të padëshiruara (spam) dhe i softverëve malicioz , mbrojtja kundër vjedhjes së identitetit

• Rrjeta të besueshme e të sigurta të komunikimit • Problemet në rritje të rrjetave të komunikimit (p.sh. softverët malicioz, skemat për vjedhje të të dhënave personale (phishing), kërcënimet kibernetike në rritje e të tjera))

• Sisteme të sigurta dhe të besueshme softverike dhe aplikacione e shërbime të bazuara në TIK

• Operacionet e besueshme kompjuterike, kriptologjia dhe biometrika e avancuar multimodale

Respektohen të drejtat e qytetarëve dhe mbrohen asetet, idetitetet dhe të dhënat e tyre personale digjitale

• Teknologjitë e besimit, menaxhimit të identitetit dhe të mbrojtjes së privatësisë (Ang. PET)

• Përkrahja e interoperabilitetit dhe standardizimit • Teknologjitë e kartelave inteligjente, kartelat e identifikimit.

5.2.3. TIK‐u për Përmbajtjen digjitale dhe për bibliotekat digjitale

Konceptualizimi dhe prodhimi i përmbajtjeve digjitale që mund të përzgjedhen e të manipulohen në mënyrë individuale është një trend i ri në rritje. Kërkesat e shtuara për përmbajtje digjitale janë bërë shumë atraktive për njeriun mesatar, për industritë kreative dhe për organizatat publike e private. Kërkimet në këtë fushë nënkuptojnë identifikimin e zgjidhjeve për krijimin dhe qasjen në përmbajtje digjitale.

Përmbajtjet digjitale dhe bibliotekat digjitale janë një mënyrë e rëndësishme për të nxënë të avancuar për të cilën TIK‐u ofron kapacitet të konsiderueshëm për përkrahje. Bibliotekat113 në Kosovë kanë filluar aplikimin e sistemeve për menaxhimin e bibliotekave për mbledhjen e ruajtjen e katalogjeve të tyre bibliografike në përputhje me standardet ndërkombëtare bibliografike, të cilat

113 Sistemi për menaxhimin e bibliotekës i Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës (http://www.biblioteka‐ks.org/Katalogu.php).

Page 147: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

146

mundësojnë integrimin e sistemit vendor të huazimit të njësive librare me bibliotekat e tjera anekënd botës. Digjitalizimi i përmbajtjes (librave dhe dokumenteve të tjera) në biblioteka do të ishte hapi i ardhshëm drejt integrimit në familjen ndërkombëtare të bibliotekave digjitale. Po ashtu janë krijuar arkiva të trashëgimisë kulturore114 megjithëse teknikat e avancuara në baza të të dhënave, popullimi i të dhënave dhe mirëmbajtja e tyre mbesin çështje të diskutueshme në këtë fazë. Tash kërkohet digjitalizimi i përmbajtjeve me karakter arsimor dhe përdorimi i teknologjive semantike.

Prioriteti: TIK‐u për përmbajtjet digjitale dhe bibliotekat digjitale

Objektivat kërkimore Fushat specifike kërkimore

Zhvillohen infrastruktura dhe aplikacionet e reja të digjitalizimit

• Zhvillohen qasje të reja të ruajtjes digjitale • Zhvillohen veglat e avancuara të digjitalizimit e të vizuelizimit

• Zhvillohen mjedise të avancuara të autorësisë (Ang. authoring environments) për shkëmbimin e përmbajtjeve nëpërmjet të shënimit automatik të të dhënave semantike

Ndërtohen infrastruktura dhe përmbajtja për bibliotekë digjitale

• Krijohen rrjeti multimedial dhe infrastruktura e shërbimeve për bibliotekën digjitale

• Shfrytëzohen shërbimet për qasje inovative me kërkime semantike dhe sisteme multimediale të zbulimit të dokumenteve

Zhvillohen biblioteka digjitale dhe ndërvepruese me orientime sipas fushës

• Materialet shkencore (artikujt, raportet dhe të dhënat e monitoruara)

• Banka e të dhënave të trashëgimisë kulturore

5.2.4. TIK‐u për teknologjitë e dijes

Arsimi dhe aftësimi për teknologjitë e dijes do të shtojë konkurrueshmërinë e organizatave përkitazi me “aplikimin e dijes për prodhimin e dijes së re”, e cila parqet një kusht të domosdoshëm për integrim në tregun e tanishëm global.

Përparimi në pasqyrimin dhe menaxhimin e dijes e ka mundësuar krijimin e shërbimeve inovative komerciale dhe komunitare. Teknologjitë e reja semantike në

114 Me kërkesë të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sporte të Kosovës, Trashëgimia Kulturore pa Kufi e ka implementuar bazën e përkohëshme të të dhënave për Trashëgiminë Kulturore.

Page 148: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

147

ueb kanë filluar të depërtojnë gjithnjë e më shumë në fusha të ndryshme të industrisë në lidhje me zgjidhjet ekzistuese të makinave kërkuese, integrimit të të dhënave, AOSh,115 bashkëpunimit, publikimit, përpunimit kompjuterik e të tjera të ngjashme.

Teknologjitë e dijes janë thelbësore jo vetëm për disa prej industrive kryesore të Evropës, por edhe për entitete të ndryshme në Kosovë, si informacionet afarsite, përkujdesja shëndetësore, mediet, aspektet gjeohapësinore, prodhimi, sektorët kimik e farmaceutik, si dhe fushat prioritare të kërkimit në TIK, si eQeveria, eMësimi dhe bibliotekat digjitale.

Prioriteti: TIK‐u për teknologjitë e dijes

Objektivat kërkimore

Fushat specifike kërkimore

Modelimi i përmbajtjes dhe i dijes bazuar në semantikë dhe në vetëdijen për kontekstin

• Pasurohet përmbajtja dhe dija ekzistuese duke shtuar strukturë dhe shenjime semantike të të dhënave

• Zhvillohen ontologji të reja për domenin ose përvetësohen ato ekzistuese

• Zhvillohen sisteme dhe shërbime për përkrahjen e përmbajtjeve dhe dijeve vetë‐përshkruese që u përshtatet konteksteve dhe nevojave të përdoruesve të informacionit

• Përdorni teknikat për përfaqësimin e dijes

Zbulimi, sigurimi i qasjes dhe menaxhimi i dijes së re

• Menaxhimi i dokumenteve / dijes • Uebi semantik • Ekspertët / agjentët e sistemit • Veprimi i kompjuterëve pa programim • Nxjerrja e të dhënave • Inteligjenca artificiale • Njohja inteligjente dhe adaptive e modeleve • Teknologjitë për përpunimin e gjuhëve • Kërkimet semantike (makinat kërkuese të gjeneratës së ardhshme)

Arrihet ndërveprim semantik në mes të burimeve heterogjene

• Integrimi i të dhënave përtej llojeve të ndryshme të përmbajtjes dhe burimeve shumëgjuhësore

115 Arkitekturë e Orientuar nga Shërbimet (Ang. Service Oriented Architecture)

Page 149: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

148

5.2.5. TIK‐u për inteligjencën artificiale

Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në identifikimin e zgjidhjeve më të mira për probleme të ndryshme nga jeta reale që kufizojnë efikasitetin dhe përdorimin optimal të resurseve që ndodhin edhe në Kosovë (oraret e shkollave dhe të universiteteve, ndërrimet e të punësuarve, planifikimi i resurseve, itinerari i automjeteve, planifikimi i rrugëtimit, paketimi).

Inxhinieria automatike softverike është një fushë intensive e kërkimeve shkencore. Veprimi i komjuterëve pa programim / teknikat e nxjerrjes së të dhënave mund të përdoren për të analizuar probleme mjekësore dhe të tjera të ngjashme (si mospagimi i taksave) në Kosovë. Po të ekzistonin fondet, do të mund të themelohej në grup nismëtar i dy‐tre studentëve të doktoratës me përkrahje dhe mbikëqyrje nga Universiteti Teknik i Vjenës. Tashmë ekziston bashkëpunimi me disa institucione (Universiteti Teknologjik i Vjenës, Universiteti i Udines, Universiteti i Notingemit).

Prioriteti: TIK‐u për inteligjencën artificiale

Objektivat kërkimore

Fushat specifike kërkimore

Zhvillohen zgjidhje inteligjente për tregun dhe për institucionet publike

• Teknikat e inteligjencës artificiale për tejkalimin e kufizimeve dhe për problemet e përdorimit optimal të resurseve

• Inxhinieria softverike e bazuar në kërkim

• Veprimi autonom i kompjuterëve duke u bazuar në të dhëna dhe nxjerrja e të dhënave

6. Gjendja pas raportit

6.1. Përditësim i gjendjes

Përkitazi me legjislacionin e TIK‐ut, është shënuar përparim që nga viti 2009 , pasi që janë aprovuar ligje të reja që e rregullojnë edhe më zbatimin e TIK‐ut në vend. Në ndërkohë janë miratuar Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale116 dhe Ligji për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik.117 Pos këtyre, janë miratuar edhe një numër i akteve nënligjore që e rregullojnë përdorimin e TIK‐ut në qeveri, si për shembull Udhëzimi Administrativ Nr. 2011/01 për Përdorimin dhe menaxhimin e

116 http://www.assembly‐kosova.org/common/docs/ligjet/2010‐172‐eng.pdf 117 http://www.assembly‐kosova.org/common/docs/ligjet/2010‐166‐eng.pdf

Page 150: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

149

internetit në institucionet e Republikës së Kosovës.118 Përkundër këtyre arritjeve, infrastruktura legjislative mbetet ende e papërfunduar.

Lidhur me hartimin e planeve strategjike për arsimin dhe modernizimin e mësimdhënies e të të nxënit, në gusht të vitit 2011, është miratuar Plani Strategjik për Arsimin në Kosovë 2011–2016,119 i cili është i organizuar rreth tetë programeve prioritare, përfshirë TIK‐un ndër objektivat kryesore. Kjo objektivë synon të ofrojë një infrastrukturë moderne të TIK‐ut dhe përkrahje teknike të nevojshme për jetësimin e një pedagogjie moderne. Një strategji tjetër e hartuar në ndërkohë është edhe Politika dhe Strategjia e të Nxënit Elektronik 2011–2015,120 e cila përqendrohet në integrimin e eMësimit në sistemin arsimor të Kosovës.

Ndër donatorët në këtë sektor, duhet përmendur USAID‐in, Zyrën e BE‐së në Kosovë, Programin Tempus, Qeverinë Norvegjeze (për shembull programi i saj HERD), Agjencinë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), Agjencinë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim (SDA), Bankën Botërore, Këshillin Amerikan, DAAD‐në, WUS Austria, OeAD‐në, dhe Agjencinë Austriake për Zhvillim e Bashkëpunim. Këta janë partnerët kryesorë në përkrahje të zhvillimit të TIK‐ut, megjithëse me vëmendje të kufizuar në zhvillimin e kërkimeve në fushën e TIK‐ut.

Zyra e BE‐së në Kosovë, në kuadër të Thirrjes së vet për projektpropozime “Zhvillimi i Kapaciteteve Kërkimore në Kosovë”, në qershor të vitit 2012 i ka ndarë katër grante kërkimore. Këto grante i mbulojnë fushat e prioriteteve kombëtare ashtu siç ishin përcaktuar në Programin Kombëtar të Shkencës për Kosovën 2010‐2015.121 Projekti WATERSENSE122 që mbulon aspekte të TIK‐ut e të çështjeve mjedisore (cilësinë e ujërave sipërfaqësore), është ndër projektet e para kërkimore në fushën përkatëse që i përshtatet skemës së financimit të BE‐së në Kosovë.

Duke u nisur nga përkushtimi i Kosovës për t’u bashkuar në BE, Pika Kombëtare e Kontaktit për FP7 ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për ngritjen e vetëdijes së hulumtuesve kosovarë për pjesëmarrjen në nismat kërkimore të BE‐së nëpërmjet të seancave të informimit, trajnimeve dhe punëtorive për palët e involvuara vendore në lëmin e TIK‐ut. Përkundër kësaj, deri më sot janë vetëm dy projekte të financuara nga Programi i Shtatë Kornizë i Bashkimit Evropian (FP7) në suaza të Programit Tematik të TIK‐ut në të cilin Kosova është e përfshirë si vend partner: (1) ICT‐KOSEU:123 e përkrahë dialogun dhe bashkëpunimin në mes të Evropës dhe Kosovës në KeZh bashkëpunuese në fushën e TIK‐ut për periudhën 2011 – 2013

118 https://map.rks‐gov.net/userfiles/file/document_page/UA_per_menaxhimin_dhe_perdorimin_e_internetit_01_2011_en.pdf 119 http://www.masht‐gov.net/advCms/documents/KESP_2011_2016.pdf 120 http://www.itpilotproject.eu/presentations/eLearningPolicyandStrategy.pdf 121 Këshilli Kombëtar i Shkencës. Programi Kombëtar i Shkencës i Republikës së Kosovës. Mars 2010. (http://www.masht‐gov.net/advCms/documents/NRP_FINAL_%20English.pdf) 122 InWaterSense: Rrjete inteligjente pa tel për monitorimin e cilësisë së ujërave sipërfaqësore. Projekt i menaxhuar nga BE‐ja, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe i implementuar nga Universiteti i Prishtinës. Projekti nr. 2012/297‐356. 123 www.ictkoseu.eu

Page 151: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

150

(ende në vijim); dhe, (2) ICT‐WEB‐PROMS:124 që përkrahë hulumtuesit e Vendeve të Ballkanit Perëndimor (VBP) për pjesëmarrje më të mirë në FP7 për periudhën 2009 – 2011 (i mbaruar).

Pas planit të veprimit të hartuar në bazë të Programit Kombëtar të Shekncës 2010‐2015, MASHT‐i në vitin 2011 ka dhënë fonde në formë të granteve për projekte kërkimore që mbulojnë fushat prioritare kombëtare përfshirë edhe TIK‐un. Dy nga dhjetë grantet kërkimore për vitin 2011 i ishin dhënë Universitetit të Prishtinës për implementim të projekteve të lidhura me fushën e TIK‐ut: projekti për shndërrim Teksti‐në‐të‐folur për gjuhën shqipe, si dhe projekti Planifikimi i Udhëtimit Turistik dhe Analiza e Rrjetit Social.

Pos Universitetit të Prishtinës, edhe Universiteti i posathemeluar i Prizrenit ofron programe akademike në fushën e TIK‐ut në kuadër të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike me dy departamente: Teknologjia e Informacionit dhe e Telekomunikimit dhe Disenji Softverik. Universiteti i Prishtinës dhe Fakulteti i tij i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (më tutje në këtë tekst do t’i referohemi si FIEK) mbetet institucioni i vetëm në vend i cili ofron studime të doktoratës në këtë fushë. Ndër institucionet private të arsimit të lartë,125 pos Universitetit Amerikan në Kosovë, edhe Kolegji AAB‐Riinvest, Kolegji Iliria dhe Kolegji UBT ofrojnë studime të TIK‐ut; edhe dy kolegje të tjera, kanë filluar tash së voni të ofrojnë programe studimore në këtë fushë: Kolegji Evropian Dukagjini dhe Kolegji VPA.

Në vitin 2009 u themelua Asociacioni i Kosovës i organizatave e bizneseve të TIK‐ut (STIKK), me qëllim që të kontribuojë në zhvillimin e sektorit duke bashkërenditur aktivitetet e anëtarëve të vet dhe që vendosë ura bashkëpunimi me komunitetin akademik, me hartuesit e politikave dhe me faktorë të tjerë të rëndësishëm në vend e jashtë vendit. Për më tepër, dy organizata të themeluara kohëve të fundit, Qendra Kosovare e Inovacioneve dhe Laboratori i Inovacioneve i Kosovës themeluar nga UNICEF‐i mëtojnë të angazhohen për promovimin e inovacioneve teknologjike duke lidhur KeZh‐në: (1) me sektorin e biznesit duke ofruar shërbime për fillimin e bizneseve dhe mundësi konsultimi e rrjetëzimi për afaristët e rinj; dhe (2) me sektorin publik duke përkrahur projektet të cilët sjellin vlerë të shtuar në shoqëri nëpërmjet të të rinjve për të rinjtë (Laboratori i Inovacioneve).

Pos kësaj, ekzistojnë edhe nisma tëë tjera që synojnë të plotësojnë zbrazëtitë në bashkëpunimin në mes të komunitetit akademik dhe ekonomisë; i këtillë është Këshilli Konsultativ Ekonomik që vepron prej vitit 2010 në FIEK të Universitetit të Prishtinës me qëllim të lehtësimit të bashkëpunimit të ngushtë në mes të kësaj njësie akademike dhe palëve të interesuara afariste për fushat dhe veprimtaritë përkatëse, përfshirë edhe TIK‐un. Programet e studimit të cilat përfshijnë kurse të obligueshme të punës praktike të studentëve në kompani të ndryshme janë edhe një hap më tutje në drejtim të afrimit të ekonomisë dhe komunitetit akademik. Pos

124 www.ict‐web‐proms.eu 125 Agjencia e Akreditimit e Kosovës. Vlerësimi i institucioneve private të arsimit të lartë. (www.akreditimi‐ks.org/?Vlersimi_i_Institucioneve_Private_t%EB_Arsimit_t%EB_Lart%EB)

Page 152: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

151

kësaj, STIKK organizon një panair vjetor të punës për studentët në lokalet e universitetit; ose Fundjava për Fillimin e Bizneseve, që është një garë me pjesëmarrje të studentëve me shumicë dhe që gjithashtu mëton të kontribuojë në lidhjen e këtyre dy sektorëve. Në anën tjetër, është shënuar përparim me një projekt HERD, i titulluar Shkëmbimi Akademik për Përparim, në të cilin kompanitë punojnë së bashku me universitetet për të adresuar e trajtuar nevojat e ekonomisë në mënyrë më efikase. Duhet theksuar se universitetet nuk kanë treguar gatishmëri të njëjtë për bashkëpunim me ndërmarrjet ekonomike. Si duket, do të duhet krijuar një agjendë të përbashkët në mes të institucioneve të arsimit të lartë përfaqësuesve të ekonomisë nëse synohet dakordimi dhe jetësimi i objektivave zhvillimore në fushën e TIK‐ut që janë relevantë për bizneset vendore.

Duhet theksuar se ekziston një potencial në diasporën kosovare në Evropë dhe se tashmë ka nisma bashkëpunimi në mes të ekspertëve kosovarë në Evropë me institucionet kërkimore në Kosovë.

Numri gjithnjë në rritje i të diplomuarve nga shkollat e mesme për të studiuar në programe të lidhura me TIK‐un, rritja e numrit të programeve akademike dhe universiteteve që ofrojnë studime në disiplinat e TIK‐ut, prioretizimi i duhur i TIK‐ut në dokumentet kombëtare të zhvillimit strategjik, projektet e përbashkëta në mes të institucioneve arsimore dhe atyre ekonomike dhe mundësitë e reja për financim të kërkimeve në TIK nga organizatat donatore dhe nga linjat e buxhetit kombëtar janë vetëm disa nga treguesit që na bëjnë të besojmë se vizioni i “ndërtimit të kapaciteteve shkencore të bazuara në themelet e forta të TIK‐ut” do të mund të bëhej së shpejti realitet dhe të shtrojë rrugën për një të ardhme më të mirë për Kosovën.

6.2. TIK‐u në Programin Kombëtar të Shkencës 2010‐2015

Në vitin 2010, Kosova ka hartuar një kornizë strategjike për kërkime – Programin Kombëtar për Kërkime të Republikës së Kosovës për periudhën 2010‐2015, i cili ka identifikuar “pesë plus një” fushë prioritare: resurset natyrore; energjia dhe mjedisi; prodhimi bujqësor dhe siguria e ushqimit; kërkimet mjekësore; studimet sociale e ekonomike; studimet gjuhësore, kulturore e historike; dhe TIK‐u si një prioritet i ndërlidhur me rëndësi vendimtare për të gjitha pesë fushat e tjera.

Strategjia më tej i elaboron temat që duhen prekur në kuadër të prioritetit kërkimor të TIK‐ut dhe menyrën se si do të kontribuojnë në pesë fushat e tjera prioritare në shkallë kombëtare. Në vijim jepen temat e rëndësishme ashtu siç janë përcaktuar në këtë strategji; po ashtu diskutohen prioritetet kërkimore të TIK‐u që do të trajtojnë temat përkatëse:

• Inovacionet e TIK‐ut të përqendruara në zgjidhjen e çështjeve mjedisore dhe sociale, por edhe sigurimin e të dhënave dhe analizave për trajtimin e këtyre çështjeve. Në veçanti do të trjatohen nga prioritetet më të përgjithshme si inxhinieria softverike; teknologjitë e brezit të gjerë dhe teknologjitë e internetit; teknologjitë e dijes; teknologjitë artificiale.

Page 153: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

152

• Kontributi i TIK‐ut në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe në mirëqenien sociale dhe roli i tij në ecjen drejt shoqërisë së bazuar në dije. Trajtohet nga TIK‐u për ndërmarrjet dhe eBizneset; teknologjitë e dijes.

• Aplikimi i inovacioneve të reja si matricat inteligjente elektrike, telemjekësia, rrjetet inteligjente transportuese, të nxënit dhe llogaritja ndërvepruese kompjuterike si vegla të operimit efikas dhe të rrjeteve të shpejta komunikuese. Trajtohet nga Teknologjitë e sigurisë; TIK‐u për shëndetësi dhe eShëndetësi; Përmbajtja digjitale dhe bibliotekat digjitale.

• Roli i TIK‐ut për ndryshimet klimatike (perspektivat e së ardhmes). Trajtohet nga inteligjenca artificiale; teknologjitë e dijes; teknologjitë e brezit të gjerë dhe teknologjitë e internetit.

• Përdorimi i TIK‐ut nga burimet zyrtare për hartimin e kornizave konceptuale për fusha të ndryshme (në ekonomi, mjedis, në sistemin arsimor, në shëndetësi dhe në administratën publike e të tjera). Trajtohet nga TIK‐u për ndërmarrje dhe eBiznese; TIK‐u për të nxënë dhe eMësimi; TIK‐u për shëndetësi dhe eShëndetësi; TIK‐u për qeveri dhe eQeveri.

• Promovimi i përmbajtjeve relevante informative, besimi, liria e shprehjes së mendimit dhe mundësi të tjera për inovacione në shoqëri. Adresohet nga përmbajtja digjitale dhe nga bibliotekat digjitale; teknologjitë e sigurisë.

• Zhvillimi i rrjeteve të ardhshme të përmbajtjeve. Trajtohet nga Teknologjitë e internetit dhe nga teknologjitë e brezit të gjerë.

Qasja e pasqyruar më lartë e lidhjes së temave të strategjisë së TIK‐ut me prioritetet e raportit tonë në asnjë mënyrë nuk e kufizon ndikimin e prioriteteve tona në aspekte të tjera të strategjisë së TIK‐ut; pos në një masë më të vogël. Për shembull, është e qartë se inxhinieria softverike, ose teknologjitë e internetit ose ato të brezit të gjerë, si çështje thelbësore në TIK, pritet që të jenë njësoj të rëndësishme për suksesin e cilësdo nga temat e TIK‐ut të renditura në strategji. Megjithëkëtë, për disa nga temat, si për shembull TIK‐u në telemjekësi, pos inxhinierisë softverike ose teknologjive të internetit ose atyre të brezit të gjerë, si fusha më specifike të përfshira në raport, parashihen edhe TIK‐u për shëndetësi dhe eShëndetësi si prioritet i lartë.

Për më tepër, strategjia identifikon edhe disa tema specifike për fushën e TIK‐ut të cilat paraqiten me rëndësi vendimtare për zhvillimin e vendit. Të tilla janë, për shembull, TIK‐u në mjedis, të cilës duhet t’i kushtohet vëmendje më e madhe nëpërmjet të aktualizimit të nevojës për investime në fushat si sistemet dhe rrjetat me senzor; teknologjitë semantike; ose sistemet e integruar dhe të shpërndarë (ang. embedded and pervasive systems).

Pos kësaj, për të mbajtur hapin me trendet e tanishme të globalizimit në këtë fushë, Kosova duhet të kujdeset për ndërtimin e kapaciteteve në teknologjitë e avancuara, siç janë menaxhimi i identitetit ose teknologjitë e matricave. Kosova mund të zhvillojë kapacitetet e veta në fushat më “klasike” si menaxhimi i bazave të të dhënave, ose teknologjitë e rrjeteve, ose në temat konkurruese në shkallë

Page 154: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

153

globale, si operacionet kompjuterike për argëtim, nëpërmjet të përpjekjeve të përbashkëta me partnerë të jashtëm (për shembull, programe të përbashkëta të studimeve).

Në fund, tash që prioritetet kombëtare janë përcaktuar në strategji, e cila edhe e njeh rëndësinë ndërlidhëse të TIK‐ut si prioritet horizontal, hapen edhe më shumë mundësi që TIK‐u të kontribuojë drejt mirëqenies sociale dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Janë një numër i fushave kërkimore të cilat mund të hyjnë në fokus të intervenimit në plan afatshkurtër:

• Në mesin e aplikacioneve të ashtuquajtura softverike: TIK‐u për mjedisin, TIK‐u për energji, TIK‐u për bujqësi, GIS‐i, eTregtia

• TIK‐u për trashëgiminë kulturore

• Teknologjitë mobile dhe ato pa tel

• Teknologjitë semantike

• Rrjetet dhe sistemet senzorike

• Menaxhimi i identitetit

• Përpunimi i të folurit dhe i gjuhës

• Sistemet e integruara dhe tëshpërndara (Ang. Embedded and Pervasive Systems)

• Operacionet kompjuterike për argëtim

• Bioinformatika

• Teknologjitë e matricës

• Robotika.

6.3. Përshtatja me prioritetet rajonale

Në tabelën në vijim, paraqiten prioritetet kërkimore sipas temave për secilin vend në rajon duke i vënë në pah aspektet e përbashkëta dhe dallimet në mes të prioriteteve të Kosovës me ato të vendeve të tjera në rajon.

Page 155: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

154

Vendi

Tema prioritare

Shqipëria Bosnja e Hercegovina

Kroacia Kosova Maqedonia Serbia

TIK‐u për qeveri dhe eQeveri

Prioritet Prioritet Prioritet Prioritet Prioritet Prioritet

TIK‐u për të nxënë dhe eMësim

Prioritet Prioritet Prioritet Prioritet Prioritet Future

Teknologjitë e internetit e të brezit të gjerë

Prioritet Në të

ardhmen Në të

ardhmen Prioritet Prioritet Prioritet

TIK‐u për ndërmarrje dhe eBiznes

Prioritet Prioritet Prioritet Prioritet Prioritet Prioritet

Inxhinieringu softverik

In the future

Në të ardhmen

Prioritet Prioritet Prioritet Prioritet

TIK‐u për shëndetësi dhe eShëndetësi

Prioritet Prioritet Në të

ardhmen Në të

ardhmen Në të

ardhmen Në të

ardhmen

Teknologjitë e sigurisë

In the future

Në të ardhmen

Përmbajtja digjitale dhe bibliotekat digjitale

Në të ardhmen

Në të

ardhmen

Në të

ardhmen Në të

ardhmen

Teknologjitë e dijes

Në të ardhmen

Në të ardhmen

Inteligjenca artificiale

Në të

ardhmen

Sistemet e shpërndara

Prioritet

Teknologjitë e rrjetave

Në të ardhmen

Teknologjitë mobile

Prioritet Prioritet

TIKu për bujqësi

Në të

ardhmen Në të

ardhmen

Page 156: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

155

Sistemet e integruara dhe të shpërndara

Në të

ardhmen

Përpunimi i të folurit e të gjuhëve

Prioritet

Teknologjitë e matricave

Në të

ardhmen

Siç mund të shihet nga të dhënat e paraqitura më lartë, Kosova përshtatet mjaft mirë me vendet e tjera në rajon përkitazi me prioritetet e veta në TIK. Përjashtim i vetëm është inteligjenca artificiale që nuk është prioritet për asnjërin nga vendet e rajonit. Kosova madje nuk ka as kuadra në këtë fushë, mirëpo ajo shihet si teknologji mundësuese për një shoqëri të bazuar në dije, të cilën e synon Kosova. Po kjo vlenë edhe për prioritetin e teknologjive të dijes, për të cilën nuk janë përcaktuar shumica e vendeve, ndërsa Maqedonia e ka vendosur ndër përparësitë e së ardhmes; në të njëjtën kohë, në botë ky prioritet shihet si thelbësor (shih konsorciumin W3C në www.w3.org) për zhvillimet e ardhshme në ueb dhe për shërbimet që ofrohen aty. Është e kuptueshme që teknologjitë e sigurisë shihen si shumë të rëndësishme në këtë hapësirë të socializimit të shpejtë të ueb‐it dhe ku të dhënat personale u nënshtrohen rreziqeve të shumta të keqpërdorimit, përfshirë edhe rreziqet dhe kërcënimet për sulme ndaj të dhënave të besueshme. Për më tepër, me prioritete të këtilla për TIK‐undhe KeZh‐në, Kosova mund të realizojë qëllimet e veta për t’i kontribuar zhvillimit shoror e ekonomik të vendit: TIK‐u i ngritur në një sektor të konsoliduar nëpërmjet të përmirësimeve në inxhinierinë softverike dhe në teknologjitë e internetit e të brezit të gjerë, mund të ndihmojë qytetarët, bizneset, qeverinë, arsimin, sektorin e shëndetësisë dhe tërë shoqërinë përmes digjitalizimit. Njëkohësisht, Kosova synon të bëhet aftë për të konkurruar në rajon duke ofruar kompetencat kryesore në fushat e teknologjive të dijes, inteligjencës artificiale dhe teknologjive të sigurisë.

Page 157: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

156

Shtojca I. Përmbledhje e procesit të konsultimit Procesi i konsultimeve përbëhej prej dy llojeve të konsultimeve. Njëri u drejtohej ekspertëve nga qarqet akademike me kërkesë që të japin sugjerimet e veta për fushat prioritare kombëtare në kërkimet shkencore në TIK për pesë vitet e ardhshme. Pastaj vinin ekspertët nga Universiteti i Prishtinë që i ishin përgjigjur ftesës për përcaktimin e prioriteteve kërkimore për TIK.

Dr. Tech. Blerim Rexha është Profesor Asistent në Departementin e Inxhinierisë Kompjuterike të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës, si dhe zëvendësministër i Ministrisë së Energjisë dhe Minierave. Dr. Rexha ka bërë doktoratën në Universitetin Teknologjik të Vjenës dhe ka përvojë në industrinë e TI‐së jashtë vendit. Fusha e tij e specializimit përfshinë sigurinë e të dhënave, kartelat inteligjente dhe shërbimet e uebit. Ai është angazhuar edhe në disenjimin e e kurrikulave të TIK‐ut dhe e njeh mirë përdorimin e TIK‐ut në qeveri.

Dr. Tech. Nysret Musliu është Docent në Departamentin e Bazave të të Dhënave dhe të Inteligjencës Artificiale në Universitetin e Teknologjisë në Vjenë dhe punon si mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës. Dr. Musliu ka përvojë të konsiderueshme në një numër projektesh, si dhe publikime në revista të mirënjohura ndërkombëtare në fushën e inteligjencës artificiale dhe të nxënit të makinave (nga të dhënat. Ai ka qenë i përfshirë në disenjimin e një sërë programesh studimore në TIK.

Një proces tjetër i konsultimit është zhvilluar prej 15 shtator deri më 15 tetor 2009. Pjesë nga pyetësori dhe ide plotësuese për konsultime u ishin dërguar palëve të ndryshme të interesit në fushën e TIK‐ut në përputhje me profilin e tyre. Një përmbledhje e procesit të konsultimit të organizuar sipas profilit të respondentëve dhe rezultatet e fituara janë të paraqitura në tabelën në vijim.

Tabela 3. Përmbledhje e procesit të konsultimit – respondentët sipas profilit.

Lloji i organizatës Të

konsultuar Janë

përgjigjur Janë përgjigjur

në %

Trupat qeverisëse 18 2 11.11

Institucionet e arsimit të lartë

10 2 20

Kompanitë e TIK‐ut 13 6 46.15

Ofruesit e shërbimeve publike

2 2 100

Donatorët potencialë 3 2 66.66

Gjithsej 46 14 30.43

Page 158: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

157

Konsultimi ishte bërë kryesisht me mesazhe elektronike dhe pjesërisht nëpërmjet të intervistave direkte ose me telefon, sidomos në fazën e mbledhjes së të dhënave.

Për shkak të kohës së kufizuar në dispozicion, ishte e pamundur të organizohej një konsultim më i gjerë në formë paneli ose të një punëtorie. Për këtë arsye, e konsiderojmë këtë si një konsultim paraprak dhe do të inkurajonim një konsultim më të gjerë me publikun për të përcaktuar përfundimisht prioritetet kërkimore në fushën e TIK‐ut në shkallë kombëtare.

Page 159: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

TIK

158

Shtojca II. Klasifikimi i fushave kërkimore të TIK-ut

Id. ICT Research Fields Id. ICT Research Fields

ICT Software & Information Processing ICT Hardware Components

1 Artificial intelligence 33 Digital systems, digital

2 Bioinformatics 34 Display systems and technologies

3 Cognitive systems 35 Embedded & pervasive systems

4 Computational modelling 36 High frequency technology

5 Database management 37 Micro/nano systems

6 Distributed systems 38 Nanoelectronics

7 Entertainment computing 39 Nanotechnologies

8 Grid technologies 40 Organic electronics

9 Identity management 41 Optical networks and systems

10 Image processing & pattern recognition 42 Peripheral technologies

11 Knowledge Technologies 43 Photonic components and subsystems

12 Middleware 44 Printed and Integrated circuits

13 Privacy 45 Quantum Informatics

14 Security technologies 46 Robotics

15 Semantic technologies 47 Smart cards and access systems

16 Sensor systems and networks Telecommunications

17 Service engineering 48 Broadband technologies

18 Simulation technologies 49 Internet technologies

19 Software engineering 50 Network security

20 Speech & Language processing 51 Network technology

21 Signal processing systems 52 Satellite technologies

22 Virtualisation tools 53 Wireless & mobile technologiesICT Software Applications Multimedia

23 Electronic commerce 54 Digital content & digital libraries

24 GIS – Geographic Information Systems 55 Digital video broadcasting

25 ICTs for Agriculture 56 ICTs for Cultural Heritage

26 ICTs for Energy 57 ICTs for Learning & eLearning

27 ICTs for Enterprises & eBusiness 58 Multimedia infrastructures

28 ICTs for Environment 59 Virtual reality

29 ICTs for Government & eGovernment 60 Visualisation tools

30 ICTs for Health & eHealth

31 ICTs for Independent living & eInclusion

32 ICTs for Transport & eTransport

Emërtimi i fushave kërkimore i përdorur gjatë konsultimeve dhe hartimit të këtij raporti dhe në vet raportin i referohen klasifikimit të paraqitur në tabelën në vijim. Ky klasifikim është përvetësim i taksonomisë kërkimore të TIK‐ut të zhvilluar nga projekti CISTRANA (www.cistrana.org)

Page 160: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

RAPORTI KOMBËTAR I KONTEKSTIT TË KËRKIMEVE NË SEKTORIN E AGROUSHQIMIT NË

KOSOVË

Adem Demaj, PhD, Prof., Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i

Prishtinës

Skender Kaçiu, PhD, Asistent Prof., Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë,

Universiteti i Prishtinës

Arben Mehmeti PhD, Ass. Prof., Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i

Prishtinës

Prishtinë, dhjetor 2009

Page 161: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

Falënderime

Autorët e këtij raporti janë falënderues ndaj Dr. Hysen Bytyqit dhe Dr. Muhamet

Kamberit nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, si edhe ndaj Dr. Dukagjin

Pupovcit nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) për diskutimet dhe kontributin e

tyre të vlefshëm për këtë raport

Page 162: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

161

Lista e shkurtesave PAT Preferenca Autonome e Tregtisë ShK Shoqata e Konsumatorëve PZhRB Plani Zhvillimor Rural i Bujqësisë ASO Zyrat Ndërlidhëse Austriake për Shkencë dhe Hulumtim BOKU Universität für Bodenkultur Wien CEFTA Marrëveshja për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore PVM Programi i Veprimit për Mjedisin AER Agjencia Evropiane për Rindërtim HEKSh Hapësira Evropiane e Kërkimeve Shkencore KE Komisioni Evropian KE Këshilli Evropian PESM Politika Evropiane për Siguri dhe Mbrojtje BE Bashkimi Evropian OUB Organizata për Ushqim e Bujqësi PK Programi i Kornizës RFJ Republika Federale e Jugosllavisë BPV Bruto Prodhimi Vendor GTZ Gesellschaft fur Technische Zusammenarbeit PMB Praktika e Mirë Bujqësore ARrPKK Analiza e Rrezikut të Pikave Kritike të Kontrollit KFF Konsumi Final Familjar BNRZh Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim FMN Fondi Monetar Ndërkombëtar ONS Organizata Ndërkombëtare për Standardizim PNKA Projekte Ndërkombëtare Kosovë Austri AShAK Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës BKK Buxheti i Konsoliduar i Kosovës PVMK Plani i Veprimit për Mjedisin në Kosovë IHMK Instituti Hidro‐Meteorologjik i Kosovës IBK Instituti Bujqësor i Kosovës AUVK Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës MBPZhR Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural MEF Ministria e Ekonomisë dhe Financave MMPH Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor MAShT Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë MMM Makro Monitorimi Mujor MSh Ministria e Shëndetësisë SKHB Sistemi Kombëtar i Kërkimit Bujqësor KKSh Këshilli Kombëtar për Shkencë OJQ Organizata Joqeveritare IKShPK Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ShBOK Shoqata e Bujqësisë Organike të Kosovës

Page 163: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

162

H&Zh Hulumtim dhe Zhvillim PSA Procesi i Stabilizim Asociimit SEEDNet Rrjeti i Zhvillimit të Evropës Jug Lindore SIDA Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim KSNT Klasifikimi Standard Ndërkombëtar i Tregtisë NSh Ndërmarrje Shoqërore SWOT Përparësitë, Dobësitë, Mundësitë dhe Rreziqet SHB Shtetet e Bashkuara USAID Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar BB Banka Botërore VBP Vendet e Ballkanit Perëndimor WUS Shërbimi Universitar Botëror‐Austri RGjGj Rinia e Gjelbër Gjithandej

Page 164: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

163

Përmbledhje ekzekutive

Kosova është duke kaluar nëpër reforma të rëndësishme në politikën e saj bujqësore me qëllim të përafrimit me rregulloret e Bashkimin Evropian (BE). Sektori i bujqësisë në Kosovë është në një pozitë të vështirë. Prej sipërfaqes së përgjithshme të Kosovës prej 1.1 milion hektarë, rreth 53% konsiderohet të jetë tokë bujqësore, ndërsa 41% janë pyje dhe 6% i përkasin llojit të tokave për përdorime të tjera (Enti i Statistikave i Kosovës 2008c). Në sektorin e bujqësisë, shumë ferma dhe makineritë e tyre ishin shkatërruar gjatë luftës së vitit 1999 dhe i tërë sektori, që gjatë socializmit ishte i organizuar në kooperativa dhe kombinate bujqësore (ferma shtetërore), u riorganizua në një proces të privatizimit që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Megjithatë, me një pjesëmarrje prej 21.4% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në Kosovë (Enti i Statistikave i Kosovës 2007a), bujqësia është në mesin e veprimtarive kryesore ekonomike.

Përsëri, sipas të dhënave të ofruara nga Enti i Statistikave të Kosovës (2008b), sektori i bujqësisë duket të ketë strukturën në vijim: rreth 88% e tokës bujqësore është private dhe rreth 12% është pronë publike/shtetërore. Rreth 93% e tokës bujqësore u takon fermave të vogla, secila në madhësi më të vogël se 5 ha. Madhësia mesatare e fermës është vetëm 1,5 hektarë.

Pjesa më e madhe e tokës bujqësore (59%) përdoret si tokë e punueshme (Fig. 1). Në vitin 1991, popullsia ishte rurale në masën 63%. Vlerësimet për vitin 2000 tregojnë se popullsia rurale përbën rreth 60%. Përderisa nuk është e lehtë të parashikohen trendet, megjithatë duket se do të vazhdojë urbanizimi i shpejtë. Kjo do të bëjë që të zvogëlohet numri i njerëzve që jetojnë në zonat rurale dhe të cilët gjenerojnë të ardhurat e tyre nga aktivitetet bujqësore.

6%5%

30%

59%

Arable landMeadows and pastureAbandonedOther

Fig. 1. Proporcionet e klasave të shfrytëzimit të tokave që përbëjnë

tokën bujqësore në Kosovë. Burimi: Enti i Statistikave i Kosovës (2008b). Bujqësia ka qenë gjithmonë ndër sektorët më të rëndësishëm ekonomik në Kosovë. Sot, bujqësia është lënë pas dore dhe shumica e prodhimeve bujqësore

Page 165: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

164

importohen. Shumë faktorë flasin në favor të zhvillimit të bujqësisë duke u nisur nga parimet e prodhimit organik (Mehmeti, 2008).

7.0%

48.5%42.6%

1.8% 0.1%

Cereals VegetablesFodderOrchardsOthers

Fig. 2. Proporcionet e klasave të prodhimeve bujqësore

nga tokat e punueshme të Kosovës. Burimi: Enti i statistikave i Kosovës (2008b).

Bujqësia kontribuon me rreth 30 % të Bruto Produktit Vendor të Kosovës (BPV). Ende nuk është në funksion një sistem i përshtatshëm i kontrollit të cilësisë të prodhimeve vendore dhe të importuara.

Kosova është një importues i madh i prodhimeve bujqësore, me 467 milion Euro, apo 24 % të importit të përgjithshëm në vitin 2008. Përqindja e importit të ushqimit ndaj importit të përgjithshëm në vitin 2000 ishte rreth 27 %, duke arritur pikën më të lartë në vitin 2003 me 34 % dhe me rënie në 24 % në vitin 2008. Tabela 1. Importet sipas grupeve të mallrave, (milion €)

Viti 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008

Ushqime 169 283 300 330 293 288 315 378 467

Të tjera 465 592 689 639 737 892 990 1,198 1,461

Importi i përgjithshëm

635 874 989 968 1,030 1,180 1,305 1,576 1,928

Gjithsej (% e ushqimit)

27 32 30 34 29 24 23 24 24

Page 166: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

165

Burimi: MEF, MPD, MMM, janar 2005, SOK Buletini Mujor 04/2006 & Ministria e Administratës Publike, Tregtia e jashtme, 2008

27 EU countries36%

Other Europe Albania, Macedonia

and Serbia32%

Rest of world32%

Fig. 3. Pjesëmarrja e importit sipas shteteve në raport me importin e përgjithshëm

Burimi: Tregtia e jashtme 2008

Nga importi i përgjithshëm i ushqimit, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani përfaqësojnë 57 %, të pasuara nga perimet (20 %), kafshët e gjalla (19 %) dhe yndyrat nga kafshët dhe perimet (4 %).

Tabela 2. Importi i Prodhimeve Ushqimore, fundi i vitit 2005

Milion Euro

1. Kafshë të gjalla dhe prodhime nga kafshët 54.3

2. Prodhime nga perimet 57.5

3. Yndyra dhe vajra nga kafshët apo perimet, dhe prodhime nga to; yndyra të fabrikuara për ushqim; dyllëra nga kafshët apo perimet

11.2

4. Ushqime të përgatitura, pije, alkool dhe uthull; duhan dhe zëvendësime të prodhuara duhani

65.0

Gjithsej 288.0

Burimi: Të dhënat nga Doganat e UNMIK‐ut, 2005 Eksporti i prodhimeve ushqimore dhe bujqësore nga Kosova është shumë i vogël ‐ ‐ 20.6 milion Є në vitin 2008. Rreth 28 % e eksportit të përgjithshëm në vitin 2000 ishte i prodhimeve ushqimore, krahasuar me 10 % në vitin 2008.

Page 167: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

166

Tabela. 3. Eksporti sipas grupeve të mallrave, (milion €)

Viti 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008

Ushqime 5.3 1.5 3.8 7.6 10.3 7.8 11.5 14.6 20.6

Të tjera 13.4 9.1 23.5 28.6 46.4 41.1 99.0 150 178

Eksporti i përgjithshëm

18.7 10.6 27.3 36.2 56.7 48.9 110.7 165.1 198.4

Gjithsej (% e ushqimit)

28 14 14 21 9 16 10 11 10

Burimi: MEF, MPD, MMM, janar 2005, SOK Buletini Mujor 04/2006& Ministria e Administratës Publike, Tregtia e jashtme (KSNT), 2008

27 EU countries47%

Other Europe Albania, Macedonia

and Serbia26%

Rest of world27%

Fig. 4. Pjesëmarrja e eksportit sipas shteteve në pjesëmarrjen e Importit sipas shteteve në raport me totalin

Burimi: Tregtia e Jashtme (KSNT) 2008 Shumë ferma në Kosovë janë braktisur, ndërsa infrastruktura është pjesërisht ose plotësisht e dëmtuar. Për shkak të situatës së paqartë momentale, statusit ende të pazgjidhur të pronës publike, nivelit të ulët të prodhimit të përgjithshëm bujqësor dhe përdorimit të ulët të pesticideve dhe fertilizuesve artificial, Kosova është në pozitë ku nevojitet të hulumtojë cili drejtim do të japë rezultate optimale. Prodhimet e integruara dhe organike janë mundësi reale. MBPZhR dhe MMPH janë

Page 168: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

167

të përkushtuara për ta përmirësuar situatën e bujqësisë dhe mbrojtjes së mjedisit dhe të punojnë për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë.

Ndarja sektoriale e Bruto Prodhimit Vendor (BPV) ndryshoi dukshëm gjatë periudhës së viteve 2000‐2009. Përkundër rënies së pjesëmarrjes gjatë viteve të fundit, bujqësia e Kosovës mbetet aset i rëndësishëm dhe gjenerator i pasurisë kombëtare.

Tabela 4. Bujqësia dhe ekonomia kombëtare, 2000‐2005

Viti 2000 2001 2002 2003 2004 2005

Rritja reale e BPV (%)

25.7 1.2 3.1 3.2 ‐ ‐

Kontributi nga bujqësia

30 30 30 30 25 19

Nga industria ‐ ‐ 7 7 ‐ ‐

Nga ndërtimi ‐ ‐ 8 8 ‐ ‐

Nga shërbimet ‐ ‐ 3 2 ‐ ‐

Punësimi i përgjithshëm në Kosovë(000)

‐ 229 263 415 ‐ ‐

Bujqësia (%) ‐ ‐ ‐ 125 ‐ ‐

Burimi: Vlerësimet e FMN nëntor 2004, KNA –Janusz Szyrmer dhe MEF – MPD, OBU dhe MEF të botuara në 2005

Kontributi i bujqësisë në BPV është i lartë me 30 %, kryesisht për shkak të zvogëlimit të kontributit nga industria dhe sektorët tjerë të BPV, se sa si rezultat i zhvillimit të bujqësisë. Kontributi i sektorit në BPV/pjesën e përqindjes së punësimit tregon se efikasiteti i sektorit të bujqësisë së Kosovës është i ulët. Megjithatë, përmirësimi thelbësor i efikasitetit do të zvogëlonte numrin e njerëzve të punësuar në sektorin e bujqësisë. Punësimi në bujqësi vazhdimisht në rënie dhe humbja e të ardhurave familjare mund ta dëmtojë qëndrueshmërinë e komuniteteve rurale, përpos nëse aktivitetet alternative ekonomike mendojnë për këtë.

BPV i Kosovës është rritur gjatë periudhës 2004‐2007 nga 3006,1 milion Є në 3433,6 milion Є. BPV për person e përcolli të njëjtin trend, nga 1.473 Є në vitin 2004 në 1.612 Є në vitin 2007. Komponenta kryesore e BPV është Konsumi Final Familjar (KFF), i cili u ngrit nga 2539,5 milion Є në vitin 2004 në 3248,4 milion Є në vitin 2007 (Bruto Prodhimi Vendor 2004 – 2007)

Page 169: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

168

Konsumi varet në masë të madhe nga importi i mallrave dhe shërbimeve. Këto kontribuuan me rreth 50 % të konsumit të përgjithshëm të popullatës. Bruto Formacioni Kapital kontribuoi me 26 % në BPV në vitin 2007. Shpenzimet e përgjithshme të qeverisë 24.5 % të BPV të përgjithshëm në vitin 2004 dhe 18.7 % në vitin 2007. (Bruto Prodhimi Vendor 2004 – 2007).

Tabela 5. Kontributi në BPV sipas sektorëve dhe viteve (%)

Viti 1971 1980 1995 1996 2003 2004 2005

Bujqësia 28.2 18.6 34.2 28.8 30 30 19

Industria 33.3 36.4 37.0 33.8 7 n/a ‐

Sektorët tjerë

38.5 45.0 28.8 37.4 63 n/a ‐

Gjithsej 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 n/a ‐

Burimi: Vjetari statistikor i Kosovës dhe i IRJ dhe vlerësimet e personelit të FMN 2004, OBU dhe MEF 2005

Duke u bazuar në të dhënat e Administratës Tatimore, numri i ndërmarrjeve paguese të tatimit në sektorin e Bujqësisë është mjaft i vogël në krahasim me tregtitë tjera, dhe përveç kësaj, tregon një rënie të ndjeshme nga 256 në vitin 2004 në 207 deri në fund të shtatorit 2005. Tabela 6. Numri i Bizneseve të Regjistruara, fundi i shtatorit 2005

Gjithsej Bujqësia Industria Tregtia

2004 19,812 256 3,155 16,401

2005 17,208 207 2,670 14,331

Burimi: MEF, fundi i shtatorit 2005

Ky raport kombëtar i situatës për hulumtimin e agroushqimit u përgatit në tetor 2009 në kuadër të projektit INCO‐NET për Shtetet e Ballkanit Perëndimor (WBC‐INCO.net), i cili synon të kontribuojë në integrimin e Shteteve të Ballkanit Perëndimor (ShBP) në Hapësirën Kërkimore Evropiane (HHE). Kjo iniciativë përkrahet nga Komisioni Evropian në kuadër të Kornizës Programore të 7‐të për Hulumtim dhe Zhvillim Teknologjik (FP7).

Raporti ofron një pasqyrë të shkurtër të mjedisit hulumtues të agroushqimit në Kosovë. Ai përfshin fakte thelbësore dhe të dhëna në lidhje me kornizën e politikave, si edhe një pasqyrë të shkurtër të shtytësve kryesorë të kërkimit të

Page 170: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

169

agroushqimit, infrastrukturës kërkimore dhe trendeve kryesore të sektorit të agroushqimit në Kosovë.

Qëllimi i këtij raporti është të përshkruajë dhe vlerësojë gjendjen e performancës së kërkimit të agroushqimit në Kosovë. Ky raport është sintezë specifike e vendit e bazuar në informatat statistikore në dispozicion (të vëna në dispozicion nga Zyra e Statistikës e Kosovë, Ministria e Ekonomisë dhe Financave dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural) dhe konsultimet me ekspertë të bujqësisë dhe veterinarisë, akterë hulumtues akademikë, palë me interes dhe faktorët tjerë relevant në Kosovë me qëllim të identifikimit të elementëve kryesorë të pozitës së kërkimit të agroushqimit në Kosovë.

Analiza e anëve të forta, dobësive, mundësive dhe rreziqeve (SWOT) është shfrytëzuar për të matur rreziqet dhe mundësitë e mjedisit me dobësitë dhe sidomos anët e forta në kuadër të kapaciteteve kërkimore të agroushqimit. Agjenda finale e Kërkimit Strategjik identifikoi një set prej gjashtë prioriteteve kërkimore të agroushqimit për Kosovën. Agjenda e Kërkimit Strategjik të Agroushqimit ka për qëllim të kontribuojë në formësimin e bashkëpunimit hulumtues të Bashkimit Evropian (BE) – Ballkanit Perëndimor në të ardhmen, përmes politikave kërkimore dhe programeve financuese relevante të Komisionit Evropian (KE) në mënyrë të tillë që i plotëson interesat dhe nevojat aktuale të hapësirës rajonale kërkimore të agroushqimit.

Hyrje

Me pozitë qendrore në Gadishullin Ballkanik, Kosova përfaqëson një lidhje të rëndësishme në mes të Evropës Qendrore dhe Jugore, Detit Adriatik dhe Detit të Zi. Sipas Zyrës së Statistikave të Kosovës, 2008, Kosova ka rreth 2 milion banorë me dendësi të popullatës rreth 193 persona për km², të ndarë në 33 komuna. Kjo përfshin 82‐90 % shqiptarë, ndërsa komunitetet tjera përfshijnë serbët, boshnjakët, romët dhe turqit, 60 % e të cilëve jetojnë në vise rurale. Popullata e Kosovës është popullata më e re në Evropë, me më shumë se gjysmën e popullatës nën moshën 25 vjeçare. Bujqësia është aktiviteti kryesor ekonomik dhe gjithashtu sektori që siguron punësinë më të madhe në Kosovën e pas luftës.

Bujqësia konsiderohet sektori strategjik i Kosovës. Gjatë viteve 1990‐ta prodhimi bujqësor në Kosovë ishte shumë më i ulët se gjatë dekadës paraprake, dhe shumë më i ulët se mesatarja e shteteve të Evropës Perëndimore

Pothuaj se shkatërrimi i sektorit bujqësor të Kosovës, dikur komponenta kryesore e ekonomisë, ishte pasojë e madhe e konfliktit gjatë viteve 1998‐1999. Popullata rurale u zhvendos, të lashtat dhe makineritë ose u shkatërruan ose u dëmtuan në masë të madhe dhe bagëtia u përgjysmua. Në vitin 1989, me zhvillimin e aktiviteteve të tjera ekonomike, sidomos minierat dhe tekstili, vetëm 26 % e popullatës ishte e punësuar në bujqësi. Puna në ferma dhe migrimi në shtetet e Evropës Perëndimore vepruan si amortizatorë për ta absorbuar fuqinë punëtore të

Page 171: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

170

përjashtuar nga administrata civile dhe Ndërmarrjet Shoqërore (NSh), pas marrjes nën kontroll të Kosovës nga Administrata Serbe.

Raporti i Vlerësimit të Varfërisë i Bankës Botërore (BB) tregon se 45 % e popullatës së Kosovës jeton nën shkallën e varfërisë me 18 % të tjerë të ndjeshëm ndaj varfërisë. Në anën tjetër, 15 % e popullatës është tejet e varfër e përcaktuar si individë të cilët kanë vështirësi t’i plotësojnë nevojat e tyre ushqyese.

Lufta në Kosovë (1998‐1999), i kontribuoi krizës së përgjithshme, duke ndikuar si në ekonomi ashtu edhe në Bujqësi. Faza emergjente ishte sfida kryesore për popullin e Kosovës dhe ndihma ndërkombëtar pas konfliktit kontribuoi në sektorin e bujqësisë si edhe në sektorët tjerë.

Pas një dekade të rënies rapide ekonomike të shkaktuar nga shtypja politike dhe konflikti i armatosur, gjatë periudhës 1999‐2009 Kosova është ballafaquar me shumë sfida, ku nuk përjashtohet as sektori i bujqësisë. Përmirësime të dukshme janë bërë falë ndihmës nga partnerët zhvillimor ndërkombëtar dhe organizatat ndërqeveritare, agjencitë qeveritare dhe sektori i Organizatave Joqeveritare.

Më 17 shkurt 2008 Parlamenti i Kosovës e deklaroi pavarësinë e Kosovës. Kosova është duke e përqafuar agjendën Evropiane dhe është e përkushtuar për të ecur drejt Evropës. Pothuaj se të gjitha instrumentet në kuadër të Procesit të Stabilizim‐Asociimit (PSA) janë të hapur ndaj Kosovës. Partneriteti Evropian i ka listuar prioritetet që duhet të adresohen nga autoritetet Kosovare gjatë periudhës afatshkurtër dhe afatmesme.

Për t’iu përgjigjur këtij identifikimi të prioriteteve, nga autoritetet kërkohet ta hartojnë një Plan të Veprimit për zbatimin e Partneritetit Evropian, i cili siguron një agjendë sipas të cilët të matet progresi i shteteve në plotësimin e standardeve Evropiane. Objektiva e Kosovës është të bëhet anëtare e BE‐së dhe të punojë në pajtim me udhëzimet dhe standardet e BE‐së (lëvizje e lirë e mallrave dhe kapitalit, doganat dhe tatimet, statistikat, zhvillimi rural, mjedisi, transporti, etj.) duke i plotësuar të gjitha Acquis Communautaire.

Në shkurt 2008, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian u pajtuan për një Veprim të Përbashkët për ta themeluar misionin e Politikës Evropiane për Siguri dhe Mbrojtje të sundimit të ligjit, të njohur si “EULEX”, në Kosovë. Detyra kryesore e misionit është të mentorojë, monitorojë dhe këshillojë. EULEX‐i gjithashtu ka edhe disa funksione ekzekutive. Këshilli i Evropës (KE) rikonfirmoi gatishmërinë për ta ndihmuar zhvillimin ekonomik dhe politik të Kosovës përmes një perspektive të qartë Evropiane, në pajtim me perspektivën Evropiane të rajonit.

1. Qëllimi i raportit kombëtar të situatës dhe metodologjia / përmbledhja e procesit të këshillimit

Ky raport kombëtar është i përpiluar në kuadër të kornizës së projektit WBC‐INCO.net dhe qëllimi i tij kryesor është të ofrojë një pasqyrë të situatës momentale në sektorin agroushqimor në Kosovë sa i përket treguesve kryesorë të agroushqimit

Page 172: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

171

dhe politikave hulumtuese. Raporti bazohet kryesisht në të dhëna kuantitative të mbledhura nga burime të ndryshme. Raporti gjithashtu përfshin një SWOT analizë të kapaciteteve kërkimore të agroushqimit.

Procesi i konsultimeve në Kosovë ndodhi gjatë periudhës shtator‐tetor 2009 dhe përfshiu disa intervista sy më sy dhe përmes telefonit të mbajtura gjatë fazës së mbledhjes së të dhënave. Procesi i konsultimeve përfshiu palët me interes në vijim:

• Politikëbërësit kombëtar për hulumtim dhe zhvillim: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Ministria e Shëndetësisë (MSh), Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF).

• Akterët hulumtues: Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (AShAK), Universiteti i Prishtinës (Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Matematikës), Instituti Bujqësor i Kosovës (IBK), Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK), Instituti Hidro‐Meteorologjik i Kosovës (IHMK).

• Organizatat ndërkombëtare, qeveritare dhe joqeveritare të përfshira në çështjet agroushqimore dhe kërkimit të agroushqimit në Kosovë, Agjencia Evropiane për Rindërtim (AER), Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Shërbimi Universitar Botëror‐Austria (WUS), Agjencia Gjermane e Bashkëpunimit Teknik (GTZ), BB, etj.

• OJQ‐të vendore aktive në sektorin agroushqimor: Shoqata e Bujqësisë Organike e Kosovës (ShBOK), Shoqata e Konsumatorëve (ShK), etj.

Raporti kombëtar i situatës së kërkimit të agroushqimit ka identifikuar një set prej gjatë prioritetesh kërkimore të agroushqimit për Kosovën, të cilat janë të prezantuara në vijim. Problemi kryesor ishte mungesa e një sistemi të centralizuar për mbledhjen e të dhënave, dhe shkalla e lartë e fragmentimit të të dhënave hulumtuese.

2. Sistemi S&T i Agroushqimit në Kosovë

Edhe pas një dekade të vendosjes së paqes në vend, Kosova nuk ka arritur ta vendosë një sistem të kërkimit shkencor të kompletuar. Ekonomia kombëtare mbetet shumë e dobët për ta përkrahur hulumtimin dhe zhvillimin, pasi që nuk është në gjendje t’i absorbojë rezultatet e kërkimeve dhe përfitimet nga ato. Aktivitetet kërkimore mbeten sporadike dhe të kufizuara, duke u bazuar kryesisht në iniciativa individuale në sektorin universitar dhe pothuaj se pa asnjë ndihmë nga Qeveria, e cila mbetet e përqendruar në përkrahjen e komponentës së mësimdhënies në arsimin e lartë. Shpenzimet publike për hulumtim dhe inovacion në Kosovë mbeten në nivelin të ulët prej 0.1 % të BPV‐së, duke treguar kushte minimale për ndonjë punë shkencore dhe hulumtuese. Ky financim shfrytëzohet kryesisht për t’i mbuluar shpenzimet operative të institucioneve kërkimore ekzistuese (Pupovci D, 2008).

Page 173: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

172

E plotësuar me mungesën e përkrahjes financiare dhe të kapaciteteve për hulumtim në Kosovë, nuk ka interesim të mjaftueshëm në mesin e institucioneve për t’i shfrytëzuar mundësitë në dispozicion për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë, siç është Programi i Kornizës së 7‐të i Komisionit Evropian.

2.1. Korniza e politikave të agroushqimit në Kosovë

Baza e kësaj kornize të politikave është hartuar nga Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës, të cilat i miratojnë dhe zbatojnë aktet ligjore. Parlamenti i Kosovës i ka tre Komitete operative të cilat e rregullojnë kornizën ligjore në fushat agroushqimore dhe të hulumtimit:

1. Komiteti për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Planifikimi Hapësinor dhe i Mjedisit, përgjegjëse për planifikimin e strategjisë së përgjithshme për zhvillimin e bujqësisë, pylltarisë dhe mjedisit rural në Kosovë, duke i përcjellë shembujt më të avancuar në këto fusha.

2. Komiteti për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, i cili i rishikon legjislacionin dhe politikat që kanë të bëjnë me të gjitha nivelet e arsimit, si edhe me fushën e shkencës dhe teknologjisë.

3. Komiteti për Shëndet, Punë dhe Mirëqenie Sociale, përgjegjës për monitorimin dhe zbatimin e legjislacionit dhe politikave që kanë të bëjnë me shëndetin nga Qeveria e Kosovës.

Aktivitetet kërkimore të agroushqimit në Kosovë janë pjesërisht të rregulluara nga disa ligje dhe dokumente të politikave:

a. Ligji për Aktivitetin Hulumtues Shkencor b. Strategjia për Zhvillimin e Arsimit të Lartë në Kosovë (2005‐2015). c. Plani i Veprimit për Mjedisin në Kosovë d. Ligji për Bujqësinë Organike e. Ligji për Veterinarinë f. Ligji për Ushqimin

a. Ligji për veprimtarinë kërkimore shkencore

Dokumenti më i rëndësishëm i cili e rregullon fushën e kërkimit në Kosovë është Ligji për veprimtarinë kërkimore shkencore, i cili e përcakton themelimin, aktivitetin, organizimin, qeverisjen dhe shkëputjen e personave legal publik në fushën e aktiviteteve shkencore‐hulumtuese; statusin e Këshillit Kombëtar për Shkencë (KKSh); dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me aktivitetin shkencor‐hulumtues në Kosovë.”

Në bazë të këtij Ligji, hulumtimi shkencor përfshin hulumtim fundamental, të zbatuar dhe zhvillimor. Për qëllim të përmbushjes së kushteve të domosdoshme

Page 174: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

173

dhe sigurimit të mjeteve, Ligji përshkruan se do të alokohen deri në 0.7 % të BPV për qëllim të kërkimit përmes Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës.

Në korrik të vitit 2007, Parlamenti i Kosovës e zgjodhi KKSh‐në e Kosovës të përbërë nga 15 anëtarë. Vendimi i Parlamentit u zbatua vetëm në tetor 2008 kur u mbajt mbledhja e parë e Këshillit. Këshilli është në proces të zhvillimit të Programit pesëvjeçar për Hulumtim Kombëtar për Kosovën, por negociatat me Qeverinë për të filluar punën në këtë projekt janë ende në vazhdim126. b. Strategjia për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë (2005‐2015)

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka themeluar struktura për t’i përkrahur aktivitetet kërkimore në Kosovë: Departamentin e Shkencës, Qendrën për Inovacione dhe Transfer të Teknologjisë, dhe Qendrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar në fushën e Arsimit të Lartë, Shkencës dhe Teknologjisë.

Strategjia për Zhvillimin e Arsimit të Lartë në Kosovë (2005‐2015) e hartuar nga MAShT‐i e adreson edhe çështjen e kërkimit si komponentë të integruar në kurrikulën e arsimit të lartë.

Njëra nga gjashtë objektivat e përcaktuara në këtë dokument është të përmirësohet kapaciteti për hulumtim shkencor dhe janë rekomanduar masat në vijim: konceptualizimi i politikave të reja, amandamentimi i legjislacionit ekzistues që rregullon aktivitetin hulumtues dhe shkencor, ndërtimi i kapaciteteve institucionale dhe intelektuale, përcaktimi i standardeve për hulumtim dhe punë shkencore, sigurimi i fondeve të nevojshme dhe sigurimi i stimulimeve të përshtatshme.

Deri më tash nuk është miratuar asnjë politikë apo nuk është ndërmarrë asnjë masë specifike për ta përmirësuar bashkëpunimin hulumtues dhe integrimin në Hapësirën Kërkimore Evropiane.

c. Plani i veprimit për mjedisin në Kosovë

Paralel me Strategjinë është nisur puna për Planin e Veprimit për Mjedisin në Kosovë (PVMK). PVMK‐ja është një dokument i cili ofron hapa praktik për zbatimin e intervenimeve specifike në këtë sektor. Parimi kryesor që e thekson zhvillimin e PVMK‐së ishte integrimi dhe respektimi i të gjitha dokumenteve relevante ekzistuese të politikave. Kështu që PVMK‐ja reflekton prioritetin e përgjithshëm të lartë që i është dhënë procesit të përafrimit të BE‐së.

Dokumenti i PVMK‐së merr parasysh çështjet në vijim:

• udhëzimet e Kapitullit 22 të Acquis Communautaire (shq. Kushteve të komunitetit) për Mjedisin;

• strukturën dhe idenë e Programit të 5‐të të Veprimit për Mjedisin (PVM)

126Programi Kombëtar i Shkencës është zhvilluar dhe miratuar nga Kuvendi i Kosovës në korrik 2010.

Page 175: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

174

• elementet e ESP të 6‐të janë të përfshira në dokument kurdo që është konsideruar se është relevante dhe reale për kushtet kombëtare gjatë kohës së hartimit

• aspektet e konventave dhe protokolleve kryesore ndërkombëtare.

PVMK‐ja siguron që sektori i Bujqësisë është i neglizhuar dhe se shumica e prodhimeve bujqësore importohen. d. Ligji për bujqësinë organike Sipas këtij Ligji, prodhimet organike do të konsiderohen si bartësit e treguesve që i referohen metodës së prodhimit organik, ku përshkruhet në etiketa, materiale reklamuese apo dokumente të tjera, se ky prodhim, përbërësit e tij apo materialet përbërëse janë të Bujqësisë Organike duke i ofruar blerësit informata relevante që vërtetojnë se prodhimi apo komponentët e tij janë plotësisht në pajtim me rregullat e prodhimit organik siç specifikohet në këtë Ligj.127 e. Ligji për veterinarinë Qëllimi i këtij Ligji është të rregullojë luftën kundër dhe parandalimin e sëmundjeve ngjitëse të kafshëve, praktikën mjekësore veterinare, qarkullimin e prodhimeve me origjinë nga kafshët, kontrollin veterinar të mallrave të importuara, eksportin dhe tranzitin e kafshëve të gjalla dhe prodhimeve me origjinë nga kafshët, dhe të përcaktojë të drejtat dhe obligimet e institucioneve publike dhe të qeverisë lokale, si edhe të individëve në këtë fushë.

f. Ligji për ushqimin Ky ligj do të zbatohet në të gjitha fazat e prodhimit, procesimit, ruajtjes dhe shpërndarjes për konsumimin njerëzor dhe të ushqyerit, përveç në prodhimin primar për shfrytëzim privat vendor, apo për përgatitje, mbajtje apo ruajtje vendore të ushqimit për përdorim vendor, e që nuk ka për qëllim të nxirret në treg.

2.1.1. Korniza e përgjithshme e politikave të agroushqimit

Kosova ka një legjislacion të ri të Agroushqimit i cili është harmonizuar me parimet Evropiane të agroushqimit. Megjithatë, legjislacioni i agroushqimit vazhdon të kompletohet dhe të përmirësohet për t’iu përgjigjur në mënyrën më efektive sigurisë dhe cilësisë së ushqimit. Megjithatë, kompletimi me personel zyrtar për sektorin agroushqimor është planifikuar nga Qeveria si një instrument i rëndësishëm për zhvillimin e politikave të agroushqimit. Sfida kryesore është zbatimi i ligjeve.

127 Propozimligji i ri i ngjashëm me legjislacionin e BE‐së për bujqësinë organike i është dorëzuar Kuvendit të Kosovës dhe do të duhej të miratohej së shpejti.

Page 176: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

175

Tabela 7. Ligjet e miratuara në lidhje me sektorin agroushqimor nga Kuvendi i Kosovës

Nr. Emri i Ligjit Nr i Ligjit

1. Ligji për Farat 2003/5

2. Ligji për kooperative bujqësore 2003/9

3. Ligji për Ushqimin 03/L‐016

4. Ligji për fertilizuesit artificial 2003/10

5. Ligji për materialin e filizave 2004/13

6. Ligji për Veterinarinë 2004/21

7. Ligji për Pylltarinë 2004/29

8. Ligji për Bagëtinë 2004/33

9. Ligji për mirëqenien e Kafshëve 02/L‐10

10. Ligji për Verën 02/L‐8

11. Ligji për tokat Bujqësore dhe për Ujitje 02L‐9

12. Ligji për tokat e Punueshme 02/L‐26

13. Ligji për Gjuetinë 02L‐53

14. Ligji për Peshkimin dhe akuakulturën 02/L‐85

15. Ligji për mbrojtjen e Bimëve 02/L‐95

16. Ligji për bujqësinë Organike 02/L‐122

17. Ligji për Bletarinë 02/L‐111

18. Ligji për Mbrojtjen e llojllojshmërisë së bimëve 02/L‐98

19. Ligji për Prodhimet bimore 03/L‐042

20. Ligji për inspektimin e Bujqësisë 03/L‐029

21. Ligji për Bujqësinë dhe zhvillimin rural 03/L‐098

22. Ligji për Pesticidet 03/20

Draft Ligjet e aprovuara në parim nga Parlamenti i Kosovës

1. Draft Ligji për organizmat e modifikuar Gjenetikisht 2003/09/169

2. Ndryshimet dhe amandamentimet e draftligjit për Pylltarinë

2003/9

3. Propozimligji për komasacionin

2.1.2. Elementët e hartimit të politikave për hulumtimin e agroushqimit

Alokimet e buxhetit të Qeverisë së Kosovës për hulumtim shkencor dhe zhvillim teknologjik në vitin 2008 ishte më pak se 0.1 % të BPV. Megjithatë, kjo shumë nuk

Page 177: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

176

është plotësisht e dedikuar për hulumtim, por përfshin edhe rrogat, të mirat dhe shërbimet, dhe shërbimet publike për institucionet kërkimore në kuadër të autoritetit të MASHT‐it. Ekzistojnë disa strategji kombëtare të krijuara nga MBPZhR, MSh, MMPH dhe MAShT, por nuk ka strategji kërkimore dhe nuk ka ndonjë departament apo ndonjë organ tjetër për hulumtim shkencor.

Kosova tashmë ka një Plan Zhvillimor për Bujqësinë Rurale në pajtim me politikat e BE‐së, i cili është miratuar nga Qeveria në prill 2007, ndërsa PZhBR 2009‐13 është përditësim i PZhBR 2007‐13. Plani Zhvillimor për Bujqësinë Rurale (PZhBR), 2007‐2013, është dokument strategjik afatmesëm i cili synon të përkrahë zhvillimin e sektorit të bujqësisë rurale dhe të sjellë atë në linjë me sektorin e bujqësisë rurale të BE‐së.

Strategjia është përgatitur duke përdorur të njëjtën kornizë zhvillimore të politikave të BE‐së, për ta përgatitur Kosovën t’i plotësojë kërkesat e KE‐së dhe të jetë në gjendje t’i përdorë fondet strukturale të paraanëtarësimit në të ardhmen. Dokumenti i strategjisë është përgatitur dhe adaptuar sipas situatës së sektorit të bujqësisë dhe sfidave të popullatës rurale në Kosovë. Kjo nënkupton se zbatimi i kësaj strategjie nuk do ta nxisë një zhvillim të bazuar në bujqësi përmes ngritjes dhe përmirësimit të kapaciteteve të popullatës bujqësore apo fermere, por i kombinon ato me komponenta të tjera si konkurrencë e rritur e sektorit përmes aktiviteteve që ia shtojnë vlerën mbrojtjes së mjedisit dhe përmirësimit të cilësisë së jetesës në hapësirat rurale, duke krijuar kushte për zhvillim të aktiviteteve tjera jofermere, etj.

Objektivat e përcaktuara në kuadër të strategjisë i mbulojnë komponentat e theksuara më lartë, dhe ato janë:

• Të sigurohen të ardhura shtesë për fermerët dhe popullatën rurale, të cilat çojnë drejt jetesës më të mirë dhe kushteve më të mira të punës,

• Të përmirësohet konkurrenca e prodhimeve bujqësore dhe të zëvendësohen importi dhe eksporti me tregjet tjera,

• Të shtohet vlerë në prodhime bujqësore duke i përmirësuar aktivitetet e procesimit dhe marketingut,

• Të zbatohen standardet e cilësisë dhe sigurisë në nivel të bujqësisë dhe procesimit,

• Të përkrahet zhvillimi i qëndrueshëm dhe të përmirësohet cilësia e jetës përmes promovimit të bujqësisë dhe aktiviteteve tjera jobujqësore pa shkaktuar ndonjë dëmtim në burimet e mjedisit,

• Të përkrahet shumëfishimi rural si mënyrë e krijimit të mundësive të punësimit për banorët rural dhe

• Të vejë bujqësinë e Kosovës në nivel me atë të BE‐së.

Kjo strategji përbëhet nga 4 boshte dhe 8 masa dhe parasheh zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë rurale të Kosovës, në pajtim me atë të BE‐së

Page 178: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

177

2.2. Pasqyrë e aktiviteteve kërkimore të Agroushqimit

Kjo pasqyrë prezanton projektet kërkimore në fushën agroushqimore, temat kryesore të kërkimit dhe infrastrukturën për hulumtimin e agroushqimit. Aktivitetet kërkimore të agroushqimit në Kosovë janë bërë kryesisht me iniciativa personale në disa fakultete të Universitetit të Prishtinës, përkatësisht në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe të Matematikës (Departamenti i Biologjisë dhe Kimisë). Këto aktivitete hulumtuese, me disa përjashtime, janë përkrahur nga ndonjë grant hulumtues nga Qeveria, universiteti apo industria. Deri më tash, institucionet nuk kanë shfaqur interesim të mjaftueshëm për t’i shfrytëzuar mundësitë që janë në dispozicion për zhvillimin e fushës hulumtuese; siç është Programi i 7‐të Kornizë i Komisionit Evropian. 2.2.1 Projektet kërkimore të Agroushqimit

Momentalisht nuk ka ndonjë projekt hulumtues në sektorin agroushqimor të financuar përmes MAShT, MBPZhR, MMPH, MSh ose AShAK.

Gjatë dekadës së fundit të Kosovës së pasluftës, ekzistonin dy investime të mundshme për sektorin agroushqimor duke përfshirë Shpenzimet kapitale (ndërtimi), mirëmbajtja, trajnimet, legjislacioni, vizitat, etj.:

1. Donacionet (USAID, GTZ, AER, BE, Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), etj.)

2. Projektet kërkimore nga Zyra Austriake për Shkencë (ASO), USAID dhe Rrjeti Zhvillimor për Evropën Jug Lindore SEEDNet.

34%

57%

9%

ASOSEEDNETUSAID

Fig. 5. Përqindja e fondeve për projekte hulumtuese

Page 179: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

178

Ekzistojnë disa projekte kërkimore të cilat janë zbatuar gjatë tre viteve të fundit dhe disa nga ata janë ende në progres. Këto projekte kërkimore janë zbatuar në bashkëpunim me Universitete të ndryshme kryesisht nga Evropa JugLindore dhe BE‐ja, dhe Austria në veçanti.

Lista e projekteve kërkimore të kompletuara dhe në vazhdimësi:

o Ndikimi i mjedisit në cilësinë e specave dhe domateve në Kosovë dhe Mal të Zi (ASO, 2008), Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Burimeve Natyrore dhe Shkencave Jetësore të Zbatuara (BOKU) dhe Fakulteti i Bujqësisë, Universiteti i Malit të Zi

o Ndikimi i lokacionit në cilësinë e specave dhe domateve në Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë (ASO, 2009), Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Burimeve Natyrore dhe Shkencave Jetësore të Zbatuara (BOKU) dhe Fakulteti i Bujqësisë, Universiteti i Bonjës dhe Hercegovinës

o Koleksioni i Solanaceae Germplasm i Evropës JugLindore, Konservimi dhe përdorimi i Qëndrueshëm (SEEDNet 2007‐2008), Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës

o Përmbledhje, Karakterizimi dhe rigjenerimi i joneve indigjene (Allium cepa L.) dhe preshi Allium porrum L. germplasm dhe konservim i mëtejmë jashtë mjedisit të vet natyror (SEEDNet 2007 – 2008), Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës

o Ndikimi i lokacionit në përmbajtjen e Nitrateve dhe Nitriteve në perime në kuadër të kushteve të Kosovës (KAIP, 2009 – 2010, në vazhdimësi), Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Burimeve Natyrore dhe Shkencave Jetësore të Zbatuara (BOKU)

o Përmirësimi i rritjes së pemëve organike në Kosovë dhe Shqipëri (2008‐2009), Universiteti i Bujqësisë i Tiranës, Fakulteti i Bujqësisë & Mjedisit, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Burimeve Natyrore dhe Shkencave Jetësore të Zbatuara (BOKU)

o Krijimi dhe zgjedhja e vijave të reja të rritjes së grurit në Kosovë (2009‐2010, në vazhdimësi), Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës dhe Fakulteti i Burimeve Njerëzore dhe Shkencave Jetësore të Zbatuara (BOKU)

o Zhvillimi i sektorit të Bagëtive përmes themelimit të Qendrës për Mbarsim Artificial për rritjen e Bagëtive, RGjGJ Ndërkombëtar dhe MBPZhR

o Bashkëpunim në fushën akademike, shkencore dhe profesionale në mes të Fakultetit të Bujqësisë & Veterinarisë në Prishtinë dhe Universitetit të

Page 180: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

179

Burimeve Natyrore dhe Shkencave Jetësore të Zbatuara, Vjenë, Përkrahur nga Projektet Ndërkombëtare Kosovë Austri (PNKA), Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Burimeve Natyrore dhe Shkencave Jetësore të Zbatuara (BOKU)

Përkrahja e Komunitetit Evropian në Kosovë filloi në vitin 1998 përmes zbatimit të projekteve të financuara përmes Agjencisë Evropiane për Rindërtim (EAR). 1998‐2003: € 55.1 milion ‐ AER i siguroi ndihmë MBPZhR për të: fuqizuar shërbimet për përkrahje këshilluese për fermerët dhe ndërmarrjet e agrobiznesit; zhvilluar statistika bujqësore për ta përmirësuar formulimin e politikave në ministri; përkrahur prodhimin, shpërndarjen dhe marketingun e farave dhe materialeve për mbjellje sipas standardeve të BE‐së; dhe menaxhimin e kampanjave bujqësore informative. Përkrahja është ofruar për transformimin e ofruesve publik të ujit për ujitje në ndërmarrje të vetqëndrueshme për të siguruar menaxhimin efektiv dhe qëndrueshmërinë e sistemit të ujitjes së Kosovës – i rehabilituar në masë të ndjeshme me ndihmë nga KE‐ja. Agjencia gjithashtu ka përkrahur themelimin e skemës rurale mikrofinanciare për të siguruar kredi për fermerët dhe ndërmarrjet e vogla rurale. 2004: € 4.0 milionë – Programi për Zhvillimin Rural të AER 2004 fokusohet në revitalizimin e ekonomisë rurale. Agjencia e ndihmoi MBPZhR dhe zyrat komunale për bujqësi për ta përmirësuar planifikimin dhe zbatimin e politikave bujqësore. Kjo përfshin zhvillimin e Planit Master të Bujqësisë për Kosovë, një projekt dyvjeçar që filloi në nëntor 2004. MBPZhR dhe Ministria e Shëndetësisë janë duke themeluar një sistem efektiv të kontrollit të sigurisë së ushqimeve sipas standardeve të BE‐së përmes projektit të AER që filloi në qershor 2005. 2005: € 9.2 milionë – Në vitin 2005, AER është fokusuar në ndërtimin e institucioneve (Qendra Kosovare për Rritjen e Bagëtive, Përkrahja për Marketing dhe Shfrytëzim të Tokës). Agjencia po e përkrah punën që është arritur nga projekti SASS dhe projekti AMPK në dhënien e këshillave për komunitetet rurale. Do të ofrohet ndihmë për sektorin e tretë të ujitjes. 2006: € 5.0 milionë – Janë pranuar tri projekte për programin AER 2006 që sigurojnë platformë për zbatim dhe përkrahje institucionale të PZhBR 2007‐13.

Të tri projektet ndihmojnë në vënien e sektorit rural të Kosovës në vijë me strategjinë për zhvillim rural të BE‐së 2007‐13. Kjo është e bazuar në katër boshte kryesore: ngritja e konkurrencës së sektorit bujqësor përmes përkrahjes dhe rikonstruimit; mbrojtjes së mjedisit dhe natyrës përmes përkrahjes së menaxhimit të tokës, (duke përfshirë veprime të zhvillimit rural që kanë të bëjnë me Natura 2000 për përmirësimin e cilësisë së jetës në sektorin bujqësor dhe akterët tjerë rural; dhe përgatitjen e strategjive për zhvillim lokal në nivel komunal).

Page 181: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

180

Donatorët tjerë kanë zbatuar/janë duke zbatuar projekte që i plotësojnë ato të programeve për Zhvillim Rural të AER, shembuj të të cilëve janë përmbledhur në vijim:

FAO/IBRD më parë kanë ofruar përkrahje përmes granteve për shpërndarjen e fertilizuesve dhe farave, si edhe për vaksinimin e bagëtive, riparimin e makinerive bujqësore, rithemelimin e pyjeve dhe importimin e traktorëve/mjeteve dhe lopëve për ta plotësuar tufën e bagëtive.

FAO ndihmoi në rehabilitimin e shërbimeve veterinare, kryesisht përmes themelimit të laboratorit qendror të veterinarisë për diagnostifikim në Prishtinë. Ata gjithashtu menaxhuan një përkrahje përmes granteve, program këshillues dhe trajnues me qëllim kryesor zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe ndërtimin e kapaciteteve. OBU‐ja me përkrahje bilaterale nga Luksemburgu është duke e zbatuar një projekt në hapësirat e largëta malore në dhe rreth Dragashit.

SIDA: Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim (SIDA) kryesisht është e përfshirë në përkrahjen e sektorit të pylltarisë. Së bashku me OBU, SIDA është duke ofruar përkrahje për institucionet dhe legjislacionin e pylltarisë. SIDA është duke e përkrahur arsimimin dhe trajnimin për pylltarinë në Kosovë në bazë bilaterale.

Norvegjia: Qeveria e Norvegjisë është duke e zbatuar projektin për përkrahjen e menaxhimit të pylltarisë duke e përdorur teknologjinë GIS.

GTZ: Qeveria gjermane i ka përkrahur aktivitetet e integruara për zhvillim rural, duke u fokusuar në prodhimin dhe marketingun e djathit dhe peshkut.

USAID është duke e zbatuar programin “Përkrahja e Grupimit dhe Biznesit në Kosovë” (KCBS). Sa i përket bujqësisë, sektorët e synuar janë bulmeti, mishi i viçit, shpezët, ushqimi i kafshëve, pemët dhe perimet. Qasja e projektit është të identifikohen problemet në mes të fermerëve dhe konsumatorëve të fundit, dhe të ofrohet përkrahje specifike teknike dhe përkrahje tjetër në mënyrë që të zgjidhen ato.

Swiss aid i ka dy programe relevante në Kosovë. Projekti Suedez Marketingu i ndër‐bashkëpunimit të pemëve dhe perimeve ka prodhuar pilot programe të dobishme në lidhje me sistemet e mbledhjes së informatave të çmimeve dhe shpërndarjen e tyre, si edhe për prezantimin e llojeve të reja të pemëve dhe perimeve, paketimin dhe brendimin e tyre. Projekti i bulmetit të Swiss Contact ka përgatitur gjithashtu të dhëna të dobishme për çmimet dhe standardet, si edhe ka zhvilluar lidhje inkurajuese në mes të procesorëve dhe fermerëve të bulmetit në mënyrë që të përmirësohet cilësia dhe sasia e përgjithshme e furnizimit me qumësht.

KFOR/CIMIC ka një program që po ndihmon themelimin e shoqatave të fermerëve. Kjo qasje është e bazuar në mundësimin e ftohjes së qumështit për grupet dhe furnizuesit pjesëmarrës. Grupet rezultuese kërkojnë përkrahje shtesë, sidomos në raport me zhvillimin e planeve të biznesit dhe marketingut.

Mercy Corps (Ang. mërsi korë ‐ trupat e paqës) së bashku me MBPZhR është duke zbatuar një projekt për ta përkrahur krijimin e shoqatave të gjashtë prodhuesve në komuna të zgjedhura (Bujqësia dhe plani zhvillimor rural, 2007‐2013, 2006)

Page 182: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

181

2.2.2. Kompetencat kryesore në fushat kërkimore të agroushqimit

Prezenca e hulumtuesve në fushat specifike të shkencës, spektri i gjerë i sëmundjeve të bimëve, kafshëve dhe njerëzve si edhe sëmundjet e reja dhe të rishfaqura (bimët, kafshët dhe njerëzit) në Kosovë paraqesin potencial të rëndësishëm në fushën kërkimore të agroushqimit. Megjithatë, rezultatet e kërkimit në dispozicion janë transferuar dobët në intervenime praktike në fushë.

Shtytësit kryesor për hulumtimin e agroushqimit vijnë nga sektori publik. Bashkëpunimi në mes të institucioneve kërkimore dhe kompanive komerciale për hulumtim të agroushqimit është shumë i ulët. Kontributi i sektorit privat për hulumtim të agroushqimit është minimal, por ka mundësi të rritet në të ardhmen e afërt.

Kosova ka sistem të agroushqimit që ka kaluar nëpër reforma të numërta në të gjitha nivelet. Edhe pse kapaciteti i përgjithshëm është i kufizuar, analiza sugjeron se kapacitetet kryesore të vendit janë në fushat në vijim:

1. Siguria dhe cilësia e ushqimit 2. Prodhimi i bimëve 3. Mbrojtja e bimëve 4. Përmirësimi i racës dhe të ushqyerit e kafshëve 5. Shëndeti i kafshëve dhe prodhimi i tyre 6. Rritja e prodhimit dhe shfrytëzimi i pylltarisë

2.2.3. Infrastruktura kërkimore agroushqimore

Kërkimet dhe arsimi i lartë

Aktivitetet e kërkimit shkencor në Kosovë, duke përfshirë fushën e agroushqimit, janë mbajtur në shumë institucione. Institucionet kërkimore në fushën e S&T të agroushqimit në Kosovë janë ndarë në dy grupe:

Institucionet kërkimore (Universiteti / institucionet kërkimore të arsimit të lartë) Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe të Matematikës Fakulteti i Minierës dhe Metalurgjisë Institutet e kërkimit publik Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës Instituti i Bujqësisë i Kosovës Analizat laboratorike, publike: Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës Instituti Hidro‐meteorologjik Laboratori i verës

Page 183: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

182

Analizat laboratorike, private: Agrovet Sara & Med Institucionet kryesore që bëjnë hulumtim në agroushqim janë kryesisht Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe Instituti Kosovar i Bujqësisë. Për një listë të plotë të grupeve kërkimore të agroushqimit në Kosovë me detaje të kontakteve shih Shtojcën I.

Tabela. 7. Numri i grupeve kërkimore të agroushqimit të identifikuara, tetor, 2009

Numri i grupeve hulumtuese

Grupet kërkimore (%)

Universitetet kërkimore të arsimit të lartë

3 27.3

Organizatat kërkimore publike 6 54.5

Organizatat kërkimore private 2 18.2

Gjithsej 11 100

Universiteti i Prishtinës u themelua në vitin 1970 dhe është një nga Universitetet publike në Kosovë. Ai ka 17 fakultete me rreth 35.000 studentë. Duke filluar me vitin akademik 2001/2002, Universiteti i Prishtinës e miratoi sistemin dydrejtimësh të studimeve të përshkruara me Deklaratën e Bolonjës. Bashkëpunimi ndërkombëtar është një nga prioritetet kryesore të Universitetit të Prishtinës dhe është i fokusuar në pjesëmarrje intensive në programe të ndryshme. Universiteti i Prishtinës ka nënshkruar 80 marrëveshje bashkëpunimi me universitete të tjera në të gjithë Botën. Mësimdhënia dhe hulumtimi në Universitetin e Prishtinës përfaqëson aktivitetet kryesore dhe misionin e Universitetit, e që janë në pajtim me nenin 5 të statutit të Universitetit të Prishtinës.

Sidoqoftë, ka pak dëshmi të aktiviteteve shkencore të organizuara në Universitet dhe të ndonjë lidhje të fortë në mes të komponentave të kërkimit dhe mësimdhënies.

Departamenti i Teknologjisë, Drejtimi i prodhimit të ushqimit u themelua dy vite më parë në kuadër të Fakultetit të Minierave dhe Metalurgjisë, por ende nuk është kompletuar laboratori dhe infrastruktura hulumtuese.

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës u themelua në vitin 1975. Sot ai është institucioni më i lartë në fushën e shkencave dhe arteve në Kosovë. Ai përbëhet nga katër seksione: Gjuha dhe letërsia, Shkencat shoqërore Shkencat natyrore dhe Artet

Page 184: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

183

Një përkrahje minimale në hulumtimin e agroushqimit në Kosovë është dhënë nga institucionet ndërkombëtare qeveritare dhe joqeveritare. Institucionet tjera të përfshira në sektorin agroushqimor, duke përfshirë hulumtimin shkencor janë: ASO, USAID, SEEDNET (shih Shtojcën II).

Pothuaj se nuk ka asnjë hulumtim të bërë nga industritë dhe ndërmarrjet për agroushqimin në Kosovë. Kompanitë e procesimit janë sponsorët kryesorë të ngjarjeve shkencore por ata nuk e kanë themeluar një sistem të granteve kërkimore deri më tash.

Sektori i OJQ‐ve përbëhet nga disa shoqata që ofrojnë të dhëna për politikat e agroushqimit. Kjo theksohet përmes projekteve bashkëpunuese nga donatorët ndërkombëtarë në fushën e prodhimit dhe procesimit. OJQ‐të organizojnë rregullisht panaire, tryeza të rrumbullakëta dhe debate që fokusohen në çështje të ndryshme të perspektivës hulumtuese.

Sistemi Kombëtar i Kërkimit Bujqësor (SKHB) të Kosovës është i përbërë kryesisht nga Fakulteti i Bujqësisë e Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës, dhe Instituti Kosovar i Bujqësisë (IBK) me qendër në Pejë, ku gjendet edhe Instituti i Pylltarisë të Pejës. Fakulteti i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës është përgjegjës për mësimdhënie, hulumtim dhe transfer të shërbimeve të zgjeruara të njohurive. Fakulteti ka gjashtë Departamente128:

• Drithërat dhe perimet • Bagëtia, • Drunjtë frutor dhe vreshtat, • Mbrojtja e bimëve • Agroekonomia dhe • Veterinaria

Ekzistojnë gjithashtu lëndë të përgjithshme, mekanizimi, teknologjia e ushqimit dhe shkencat e tokës.

Kurrikuli e përcjell sistemin e Bolonjës. Janë 33 profesorë, 12 asistentë dhe asistent profesorë, 14 ligjërues dhe 32 teknikë. Janë 800 studentë. Fakulteti bashkëpunon me universitete në Shqipëri, Gjermani, Itali, Austri, Norvegji dhe kështu me radhë, dhe në rajonin e Ballkanit.

Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë është duke u përgatitur për ta hapur një departament të ri për vitin akademik 2010/11: departamenti i Bioteknologjisë.

Instituti Bujqësor i Kosovës (IBK) është institut hulumtues publik i themeluar në vitin 1947, i cili vepron si pjesë e MBPZhR. Ai është një kompleks i 12 Laboratorëve të mbledhur në tri objekte laboratorike, si edhe një stacion hulumtues prej 170 hektarë tokë punuese.

128 Në ndërkohë, janë themeluar departamentet e Teknologjisë së Ushqimit dhe Bioteknologjisë, ndërsa programi BSc‐së për teknologjinë e ushqimit dhe bioteknologji është akredituar.

Page 185: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

184

Funksioni kryesor i IBK është i fokusuar në hulumtim aplikativ dhe adaptues në: • Prodhimi dhe mbrojtja e bimëve • Blegtoria • Testimi i farave • Laboratori analizon të dhënat bujqësore dhe prodhimet me origjinë

bimore dhe shtazore dhe • Shërbime trajnimi dhe këshillimi.

IKB‐ja ka vepruar gjatë disa viteve të fundit në shkallë të kufizuar. Për shkak të kësaj, aktivitetet momentale janë të kufizuara në testimin e farave, prova të llojllojshmërisë (grurë, elb, misër, patate) dhe analizë laboratorike të dheut, fertilizuesve dhe prodhimeve të drithërave (kokrra, verë, etj).

Shumica e analizave të ushqimit janë bërë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) dhe në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës (AUVK).

100

1015

5

0

20

40

60

80

100

Number ofresearchers

Womenresearchers

Number ofresearchers with

Ph.D.

Researchersunder 35

Fig. 6. Numri i vlerësuar i hulumtuesve të Agroushqimit, 2008‐09, tetor, 2009

Laboratorët e Kosovës bashkëpunojnë në nivel rajonal me:

• Laboratorin e Fakultetit të Veterinarisë në Shkup për mbeturina; • Laboratorin e Fakultetit të Veterinarisë në Lubjanë; • Instituti Bujqësor Slloveni dhe • SQTS – Zvicër.

Për Sëmundjet e Listës A, Kosova punon me laboratorë të sugjeruar nga lista e OIE dhe OBU. Qeveria ka alokuar tokë për ndërtim të një laboratori të ri me standarde të Organizatës Ndërkombëtare për Standardizim (ONS) 17025. Asnjë laborator nuk është i certifikuar apo harmonizuar në pajtim me standardet e BE‐së.

Fokusi kryesor në të ardhmen do të jenë propozimet për bashkëpunim rajonal në hulumtim dhe arsim të lartë, e që janë:

Page 186: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

185

• Hulumtime të fokusuara në transferin e teknologjisë (më parë se në gjenerimin teknologjik), duke punuar me institute/universitete kërkimore në vendet tjera dhe me ato në vend.

• Përdorim i teknologjisë që është testuar dhe pranuar nga fermerët në shtetet fqinje, apo në kushte të ngjashme bujqësore.

• Zgjedhje e teknologjisë bazë në vlerësimin e nevojave të fermerëve, duke theksuar teknologjitë prodhuese të orientuara në treg.

• Fuqizimi i kapaciteteve institucionale kërkimore në kontrollin e cilësisë së ushqimit, testimi i farave dhe certifikimi, analiza e të dhënave bujqësore dhe aktivitetet e kontrollit, analiza e dheut, trajnimi dhe shpërndarja e informatave.

• Identifikimi i teknologjisë, vlerësimi dhe ndarja e shpenzimeve në mënyrë efektive në kuadër të kornizës bashkëpunuese rajonale universitet/hulumtim.

• Zhvillim i nxitësve për të rekrutuar shkencëtarë të rinj kombëtar, duke përfshirë programe postdiplomuese, si edhe programe rajonale shkëmbyese për personelin ekzistues hulumtues dhe trajnim në vend pune për teknikët e terrenit dhe laborantët (plani Master për bujqësi, 2007).

2.3. Shtytësit kryesorë të kërkimit në sektorin e Agroushqimit

Aktivitetet kërkimore të Agroushqimit në Kosovë janë bërë kryesisht me iniciativë personale në disa fakultete të Universitetit të Prishtinës, përkatësisht Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Matematikës (Departamentet e Biologjisë dhe Kimisë) dhe Instituti i Bujqësisë të Kosovës. Shtytësit kryesorë mendohet të jenë nga sektori publik dhe do të fokusohen në avancimin e kapacitetit për punë kërkimore dhe shkencore. Rezultatet e pritshme:

• Paketa ligjore për zhvillimin e shkencës • Program qeveritar afatmesëm për zhvillimin e shkencës • Numër i mjaftueshëm i projekteve kërkimore shkencore që kontribuon në

zgjidhjen e problemeve shoqërore • Sistem i studimeve pasdiplomike i organizuar në pajtim me objektivat e

Procesit të Bolonjës • Numër i mjaftueshëm i publikimeve me rishikime ndërkombëtare • Fonde speciale që alokohen për hulumtim shkencor • Infrastrukturë institucionale e krijuar për punë shkencore (korniza

afatmesme e shpenzimeve 2006‐2008, MEF).

Page 187: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

186

2.3.1. Trendet e sektorit të agroushqimit në Kosovë

Sektori i agroushqimit në Kosovë dominohet nga sistemi kombëtar publik i agroushqimit, edhe pse sektori privat është duke u ngritur dalëngadalë.

Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, 2009, është 12.133 Euro së bashku me AKVU. Ky buxhet përfshin rrogat për personelin, investimet kapitale dhe shpenzime tjera për nevojat e MBPZhR.

Tabela. 8. Shpenzimet e Agjencive të Kosovës

(milion Euro)

2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

2.3 2.7 4.8 5.9 6.5 9.4 12.1

Burimi: Thesari, Ministria e Financave dhe Ekonomisë Shënim: Grante të Përcaktuara nga Donatorët nuk janë përfshirë

Objektiva e përgjithshme e politikës së agroushqimit në Kosovë është të krijohet një sistem efikas që vepron me burime të pakta në dispozicion. Gjithashtu, ekziston një nevojë për kapacitet të ri njerëzor në sektorin e kërkimit që do ta ngritë pasqyrën momentale të prodhimeve agroushqimore dhe të kërkimit të agroushqimit.

Të lashtat e korrura zakonisht përdoren për përdorim shtëpiak, për konsum njerëzor 2/3 deri 3/1 dhe prodhimi tjetër për ushqim të kafshëve. Fermat e mëdha dhe të specializuara përdorin sasi pak më të madhe të drithërave për ushqimin e kafshëve se sa fermat e vogla pasi që janë më të specializuara në prodhimin e kafshëve.

Tabela 9. Shfrytëzimi mesatar i të lashtave të korrura sipas rajoneve / përqindja

Rajoni Nevojat shtëpiake

Ushqimi i kafshëve

Shitur Procesuar/shitur

Humbur

Kosova 69.0 21.6 5.6 0.4 3.5

Prishtina 74.6 18.9 4.8 0.2 1.5

Mitrovica 70.6 21.3 5.3 0.3 2.6

Peja 67.5 20.7 8.6 0.1 3.1

Page 188: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

187

Gjakova 62.5 22.4 9.8 0.5 4.8

Prizren 62.7 27.5 5.9 0.0 3.9

Ferizaj 78.6 15.5 3.0 0.1 2.9

Gjilan 66.2 24.8 1.9 1.4 5.6

Burimi: Zyra e Statistikave të Kosovës, 2006

2.3.2. Sfidat kryesore socio‐ekonomike në Kosovë

Për shkak të vështirësive të mëdha gjatë dy dekadave të fundit dhe në veçanti gjatë periudhës së paskonfliktit, Kosova ballafaqohet me shumë sfida zhvillimore ekonomike. Papunësia është në rendin e 35 – 40 %. Momentalisht rreth 29.000 të rinj hyjnë në tregun e punës çdo vit. Edhe nëse ekonomia mund të lëvizë me një shkallë permanente të rritjes prej të themi 6.0 %, pas një periudhe prej dhjetë deri pesëmbëdhjetë vitesh, papunësia vetëm do të përgjysmohet. Ky vëzhgim i thjeshtë e përcakton sfidën e vërtetë të zhvillimit ekonomik për Kosovë.

Në të njëjtën kohë, vlerësohet nga BB se ndoshta deri në 45 % e popullatës jetojnë në gjendje gjerësisht e përcaktuar si varfëri. Kështu që është e qartë se edhe nëse rritet ekonomia në mënyrë të shpejtë dhe qëndrueshëm për kohë më afatgjate, do të ketë sfida shoqërore të theksuara dhe në vazhdimësi të cilat duhet të adresohen. Në një formë shumë reale, kjo mund të quhet prioritet ‘thelbësor’ i politikave.

Pozita fillestare e Kosovës përmban një numër të anëve të forta. Ajo ka popullatë të re, dhe burime të rëndësishme natyrore. Struktura shoqërore karakterizohet me ekzistencën e rrjeteve si formale ashtu edhe joformale që sigurojnë rrjete të sigurta për të varfrit dhe të papunësuarit.

Fondacionet për ekonomi tregu të lirë dhe sistem modern të përgjegjësisë janë themeluar dhe partnerët ndërkombëtar po përkrahin shumë dimensione të procesit zhvillimor. Tabela 10. Treguesit makroekonomik për periudhën 2004‐2007

Viti 2004 2005(v) 2006(v) 2007(P)

Llogaritë e vendit Ngritje reale e BPV

3.2 0.6 4.2 3.6

BPV për banor (euro) 1,152 1,115 1,136 1,168

Investimet (% BPV) 29.9 30.2 31.1 34.6

Page 189: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

188

Kursime Bruto vendore (% e BPV) ‐19.3 ‐23.0 ‐23.3 ‐24.3

Buxheti i Përgjithshëm buxhetor

Buxheti i përgjithshëm (% e BPV)

‐ 6.1 ‐ 3.1 3.5 3.9

Bilanci i tregut të llogarive të huaja

‐43.4 ‐47.4 ‐50.1 ‐53.6

Bilanci aktual i llogarisë (% e BPV) ‐37.8 ‐38.7 ‐38.2 ‐42.9

Ndihma e jashtme (% e BPV) 25.0 22.8 20.9 19.5

Shpërndarjet nga jashtë (% e BPV)

10.3 13.1 14.5 14.5

Inflacioni i çmimeve CPI ‐ 14.0 ‐ 1.4 1.5 2.0

Memorandumi i BPV (milion Euro)

2,263 2,228 2,310 2,415

Burimi: Raporti i Bankës Botërore, Strategjia e Ndërmjetme e Kosovës, 2007 (Shënim: të dhënat për 2004‐06 janë vlerësime, të dhënat për 2007 janë parashikim. Bilanci momental prezanton shumën para pranimit të ndihmës ndërkombëtare.

Rindërtimi i bujqësisë ka qenë mjaft i shpejtë duke marrë parasysh burimet e ulëta të alokuara për bujqësi. Në vitin 2002 buxheti efektiv për bujqësi ishte vetëm 0.6 % e shpenzimeve të përgjithshme publike. Gjatë viteve alokimi i buxhetit për bujqësi u ngrit: për 41.2 % nga 2005 deri 2006; për 20 % nga 2006 deri 2007; dhe për 35.2 % nga 2007 deri 2008. Për fat të keq, nëse e krahasojmë me ndarjen e buxhetit të përgjithshëm të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës (BKK) është përafërsisht e njëjta përqindje dhe kur e analizojmë strukturën e popullatës dhe indekse të tjera (varfëria, bujqësia dhe popullata rurale, kontribut i BPV, kushtet klimatike, etj.), thjesht vijnë në përfundim se Bujqësia mund të adresojë gjithashtu problemin e papunësisë.

Sistemi bujqësor ka potencial shumë të madh për tu komercializuar dhe për ta rritur punësimin dhe të ardhurat. Për t’i arritur standardet e BE‐së për zhvillim, sektori bujqësor tashmë e ka formuar një bazë ligjore për disa nënsektorë, sipas normave të BE‐së dhe ndërkombëtare. Kosova është pjesë e Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore (CEEFTA).

Kosova gëzon qasje të lirë për doganat në BE dhe përmes regjimit të Be‐së për Preferencë për Tregti Autonome (PTA). Në fund të vitit 2008, Shtetet e Bashkuara (SHB) e përcaktuan Kosovën përfituese në kuadër të programit për Sistem të Gjeneralizuar të Preferencave, duke lejuar që disa të mira të caktuara të Kosovës të hyjnë në SHBA pa tatim. Në anën tjetër disa kompani private janë certifikuar sipas

Page 190: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

189

Analizës së Rrezikut të Pikës Kritike të Kontrollit (ARrPKK), standardeve ONS dhe shumë nga ato janë në proces të certifikimit edhe për prodhime organike.

Tabela. 11. Treguesit makroekonomik për periudhën 2004‐2007

Viti 2004 2005 2006 2007

BPV për banor 964.0 1,438.0

1,476.0

1,573.0

Rritja e BPV 3.2 2.0 3.9 4.4

Shkalla e papunësisë 39.7 41.4 44.9 43.6

Të hyrat e buxhetit 634.8 638.4 712.0 896.4

Shpenzimet e buxhetit 769.4 696.1 635.5 662.7

Bilanci i buxhetit të qeverisë ‐ 134.6

‐ 57.7 76.5 233.7

Shuma e tregtisë së jashtme 1,086.9

1,156.3 1,363.7 1,671.3

Burimi: Raporti i Bankës Botërore, Strategjia e Ndërmjetme e Kosovës, 2007

3. Integrimi i Kosovës në kërkimet evropiane të agroushqimit

Gjatë 35 viteve të fundit Fakulteti (Instituti) i sektorit të ushqimit ka vazhdimësi në hulumtimin shkencor dhe rezultate të dobishme të pranuara përmes shumë aktiviteteve të ndryshme dhe njësi organizative të zhvilluara të cilat i mbulojnë të gjitha segmentet e Bujqësisë, si edhe përmes një numri të respektuar të personelit hulumtues, në mesin e të cilëve ka mjaft hulumtues të rinj e entuziastë.

Kosova nuk është e integruar plotësisht në Programin FP7, përderisa Qeveria është duke i diskutuar kushtet e pjesëmarrjes në këtë Program dhe themelimin e mekanizmave të nevojshëm për bashkëpunim efikas (Komisioni Evropian, Bruksel, 2008). Megjithatë, nuk ekziston asnjë plan i elaboruar për zhvillimin e sektorit të Kërkimit dhe Zhvillimit (H&Zh) të Agroushqimit në vend e as për integrimin e vendit të Hapësirën Kërkimore Evropiane (HHE).

Ne duhet të fokusohemi ta zhvillojmë këtë sektor për të pas më shumë qasje në projekte të BE‐së, që të mund t’i përfshijmë programet e mobilitetit të financuara nga BE‐ja që mëtojnë përmirësimin e projekteve tona në arsimin e lartë dhe në hulumtim.

Page 191: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

190

Megjithatë, pas luftës së vitit 1999 ndryshimet në shoqërinë e Kosovës krijuan mundësi për hulumtuesit dhe studentët të kenë kontakt me institucione të ndryshme nga jashtë (sidomos nga shtetet e BE‐së). Një nga prioritetet kryesore të fakulteteve ishte fokusuar në themelimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në sektorin e bujqësisë me institucione shkencore, Universitete dhe organizata ndërkombëtare. Është me rëndësi që kontaktet dhe projektet ndërkombëtare janë fuqizuar dukshëm gjatë viteve të fundit.

Personeli kërkimor janë trajnuar në shumë Universitete prestigjioze Evropiane dhe institucione shkencore në Gjermani, Francë, Spanjë, Itali, Norvegji, Danimarkë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Maqedoni.

Pa aktivitete të thella kërkimore dhe rezultate autentike shkencore, nuk është e mundur të menaxhohet me sukses tranzicioni i bujqësisë së Kosovës dhe të kontribuohet për zhvillimin e tij të qëndrueshëm. Për Kosovën, me kufizime të caktuara, është jashtëzakonisht me rëndësi të shfrytëzohen burimet e saj institucionale në mënyrë efektive dhe efikase. Për institucionet kërkimore dhe ofruesit kryesor të shërbimeve të dëshmuara shkencore kjo është sfidë. Në mënyrë që të përmbushet ky rol, institucionet kërkimore duhet t’i përforcojnë kapacitetet e tyre njerëzore dhe teknike në mënyrë më intensive, sidomos duke i pranuar dhe zbatuar principet dhe standardet tashmë të themeluara në qendrat kërkimore të BE‐së.

Gjatë gjithë kësaj periudhe Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe institucionet tjera kërkimore patën bashkëpunim intensiv ndërkombëtar dhe projekte të realizuara të cilat janë financuar nga fondet e ASO, USAID, SEEDNET, PNKA, etj.

4. Analiza SWOT

Në mënyrë që të bëhet analiza SWOT për sektorin e agroushqimit në Kosovë, ishte e domosdoshme të mbahet një numër i intervistave me ekspertë nga kjo fushë. Mendimet e tyre së bashku me hulumtimet paraprake shërbyen si bazë për ndërtimin e matricës SWOT.

Përgjigjet u analizuan duke i përpiluar anët e forta, dobësitë, mundësit dhe rreziqet të përmendura më së shpeshti ndërsa përgjigjet e përmendura nga vetëm një ekspert u trajtuan si të parëndësishme. Gjatë intervistave, ekspertët duhej ta shpjegonin secilën pikë dhe të ofronin arsye pse mendonin se pika e caktuar ishte anë e fortë, dobësi, mundësi apo rrezik. Përveç përgjigjeve të ekspertëve, analiza SWOT përfshin edhe një pasqyrë të hulumtimeve paraprake në këtë fushë që janë në dispozicion në literaturë.

Page 192: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

191

4.1. Përparësitë, Dobësitë, Mundësitë dhe Rreziqet

Tabela 12. Harta SWOT për sektorin e agroushqimit në Kosovë

Përparësitë (S) Dobësitë (W)

Shkallë e shpejtë e rritjes pas vitit 1999

Legjislacioni i Agroushqimit është hartuar

Kornizë ligjore e themeluar për hulumtim shkencor dhe arsim të lartë

Mundësi punësimi në bujqësi Trende pozitive në

profilizimin e fermerëve dhe në rritjen e madhësisë së fermave

Interes i shtuar në hulumtimin e agroushqimit

Përvoja të mira në transferin e njohurive

Programe joadekuate të arsimimit në agroushqim

Alokim joadekuat i buxhetit për R&D Sektori i arsimit të të rriturve nuk është i

kënaqshëm Raportet në mes të palëve me interes Stabilitet joadekuat në financimin e

projekteve kërkimore të agroushqimit Investim i ulët në infrastrukturën

arsimore Numër i ulët i ekspertëve në dispozicion Bashkëpunimi në mes të institucioneve

është në nivel të ulët Konkurrencë e ulët e prodhuesve të

shkallës së vogël Organizim i pamjaftueshëm i

prodhimeve Bilanc negativ i tregtisë në këtë sektor Kanale të pazhvilluara të shpërndarjes Shpenzime të kufizuara publike për

qëllime të S&T dhe H&Zh dhe arsimim Mungesë e burimeve financiare për të

freskuar teknologjitë Vlerësim të rolit të shkencëtarit në

procesin e përgjithshëm të zhvillimit ekonomik

Mungesë të standardeve kombëtare në vlerësim të aktiviteteve kërkimore dhe akreditim të organizatave H&Zh

Motivimi i shkencëtarëve të rinj Numër i vogël i projekteve kërkimore të

realizuara

Mundësitë (O) Rreziqet (T)

Përmirësim të arsimimit të agroushqimit

Bashkëpunim më i mirë i shkencës dhe industrisë

Në aspekt ekonomik kriza globale financiare

Prioritet i ulët i sektorit në komunitetin shkencor

Page 193: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

192

Përfshirje më e lartë në hapësirën kërkimore Evropiane

Organizim më i mirë i prodhuesve

Miratim i standardeve të BE‐së për sigurinë e ushqimit

Agro‐eko‐turizëm Qasje në BE – qasje në fondet e BE‐së

Themelim i shërbimeve të konsulencave private

Përmirësim i bashkëpunimit në mes të prodhuesve, industrive, qendrave hulumtuese

Aktivitet të shtuar ekonomik Mundësi Ndërkombëtare të Financimit

Financim i shtuar për hulumtim Përkrahje e shtuar shkencore për aktivitet të politikëbërjes

Mundësi të shtuara të rrjetëzimit

Ndërveprim i institucioneve arsimore me sektorin e biznesit

Lidhje me sistemet kërkimore të vendeve të tjera

Komunikim i drejtpërdrejtë i pamjaftueshëm

Burime të kufizuara financiare për hulumtim

Proces i ngadaltë i ndryshimeve në hulumtimin shkencor

Konkurrencë e shtuar si rezultat i hyrjes në BE

Investime të ulëta në modernizim dhe infrastrukturë

Mungesë e hulumtuesve të agroushqimit Ngecje mbrapa në procesin e integrimit

dhe mungesë e përkrahjes nga BE‐ja Ndarja në mes të kërkimit të zbatueshëm

kundruall atij bazik

5. Prioritetet kërkimore të agroushqimit për Kosovën

Prioritetet kërkimore të Agroushqimit për Kosovë udhëhiqen nga dokumenti kombëtar për qëllimet e politikave zhvillimore të përcaktuara nga Qeveria e Kosovës për periudhën 2007‐2013. Kështu që dokumenti prezanton shkurtimisht Strategjinë zhvillimore të Planit Zhvillimor Rural dhe të Bujqësisë 2007‐2013 me qëllim që tregojë se PZhBR 2007‐2013 e Kosovës dhe komponentët e saj, boshtet dhe masat janë në pajtim me strategjitë Evropiane. Një objektivë tjetër është të tregohet se si sektori i bujqësisë është duke i dhënë gjatë viteve më shumë rëndësi zhvillimit të qëndrueshëm me theks të veçantë në prodhimet Organike për ushqim të shëndetshëm.

Fermerët në Kosovë kanë mungesë të përkrahjes dhe shumica e tyre kanë sistem tradicional të prodhimit. Qëllimi i tyre është të jenë konkurrues në treg. Sistemi organik do të prezantohet si alternativë e re për rritje të të hyrave dhe mbrojtje të mjedisit, fertilitet dhe siguri të ushqimit. Në anën tjetër edhe si alternativë që është në përputhshmëri me trendet e tregut Evropian.

Page 194: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

193

Gjithashtu një objektivë tjetër është të paraqitet gjendja aktuale e sektorit të bujqësisë dhe rëndësia që i jepet bujqësisë. Të dhënat kryesore të strukturës së pronësisë së tokës, fermave dhe popullatës bujqësore do të prezantohen me theks në zhvillimet historike të këtij sektori i cili ishte thelbësor për ekonominë e Kosovës dhe qëllimet e saj për të ardhmen.

Megjithatë, qëllimi kryesor i këtij raporti të situatës është të specifikohen prioritetet kërkimore të agroushqimit të cilat do të ndërlidhen me prioritetet kërkimore të agroushqimit të shteteve tjera të BP dhe shteteve anëtare të BE‐së. Në këtë rast ne jemi përqendruar në linjat e mëdha të Programit të Punës FP7 në temat e agroushqimit.

Ne kemi bërë analizë të detajuar dhe udhëzime, dhe prioritetet kërkimore të agroushqimit në vijim janë propozuar sa i përket fushave kërkimore të agroushqimit, fushave dhe nën‐fushave:

1. Siguria dhe cilësia e ushqimit 2. Prodhimi i bimëve 3. Mbrojtja e bimëve 4. Përmirësimi i racës dhe fondi për kafshë 5. Prodhimi dhe shëndeti i kafshëve 6. Rritja e prodhimit dhe shfrytëzimi i pylltarisë

Prioritetet kërkimore të detajuara nga secili sektor i fushave kërkimore të agroushqimit:

1. Siguria dhe cilësia e ushqimit • Skema e sigurisë së prodhimeve • Zbatimi i standardeve (ARrPKK, GLOBAL Praktika e Mirë Bujqësore (PMB),

ONS etj.) • Inspektimi fito‐sanitar i prodhimeve • Mbetjet e pesticideve dhe metaleve të rënda

2. Prodhimi i bimëve • Teknologji e re për prodhimin e drithërave • Mbrojtja e bimëve (mbrojtja dhe inventari i sëmundjeve, insekteve dhe

barërave) • Zhvillimi i qëndrueshëm • Themelimi i bankës së gjeneve për konservim gjenetik të burimeve të

bimëve në Kosovë • Degradimi i tokës (fortësia, plleshmëria, ndotja, erozioni) dhe rehabilitimi • Ndikimi i ndryshimeve globale dhe efektet në prodhimin bujqësor

3. Mbrojtja e bimëve

• Inventari i sëmundjeve, insekteve dhe barërave • Përgatitja e Librit të Kuq të barërave në tokat punuese • Mbetjet e pesticideve në bimë dhe tokë

Page 195: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

194

• Monitorimi i sëmundjeve kryesore, insekteve dhe barërave të cilat e zvogëlojnë prodhimin

4. Përmirësimi i racës dhe fondi i kafshëve

• Përmirësimi i racës së kafshëve • Mbarësimi i kafshëve • Ushqimi dhe të ushqyerit e kafshëve • Mirëqenia e kafshëve

5. Shëndeti i kafshëve dhe prodhimi i tyre • Luftimi i zonozave • Përmirësimi i prodhimit të mishit • Përdorimi racional/i kontrolluar i prodhimeve veterinare • Metodat e shpejta për zbulimin e mikroorganizmave

6. Rritja e prodhimit dhe shfrytëzimi i pylltarisë • Pyllëzimi i maleve • Mbrojtja e drunjëve nga sëmundjet dhe murtajat • Mbrojtja nga erozioni

5.1. Prioritetet kërkimore të agroushqimit në bazë të gatishmërisë së vendit *

Pas disa të dhënave nga sektori i Agroushqimit, dhe duke u bazuar në infrastrukturën ekzistuese, kapacitetet njerëzore, performanca e kohëve të fundit dhe fuqizimi i mëtutjeshëm i kapacitetit hulumtues, fusha kryesore në sektorin hulumtues të Agroushqimit në Kosovë përfshin këto prioritete:

1. Siguria dhe cilësia e ushqimit • Skema e sigurisë së prodhimeve • Zbatimi i standardeve (ARrPKK, GLOBAL PMB, ONS etj.) • Inspektimi fito‐sanitar i prodhimeve • Mbetjet e pesticideve dhe metaleve të rënda

2. Prodhimi i bimëve

• Teknologji e re për prodhimin e drithërave • Zhvillim i qëndrueshëm • Inventari i sëmundjeve, insekteve dhe barishteve • Përgatitja e Librit të Kuq të barishteve në toka punuese • Mbetjet e pesticideve në bimë dhe toka • Monitorimi i sëmundjeve kryesore, insekteve dhe barishteve të cilat e

zvogëlojnë prodhimin

Page 196: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

195

• Themelimi i bankës së gjeneve për konservim gjenetik të burimeve të bimëve në Kosovë

• Degradimi i dheut (fortësia, fertiliteti, ndotja, erozioni) dhe rehabilitimi • Ndikimi i ndryshimeve globale në efektet në prodhimin bujqësor

3. Përmirësimi i racës dhe fondi i kafshëve

• Përmirësimi i racës së kafshëve • Mbarësimi i kafshëve • Ushqimi dhe të ushqyerit e kafshëve

5.2. Prioritetet kërkimore të Agroushqimit në bazë të potencialit në të ardhmen **

1. Siguria dhe cilësia e ushqimit

2. Prodhimi i bimëve

3. Mbrojtja e bimëve

4. Shëndeti i kafshëve

5. Përmirësimi i racës dhe ushqimi i kafshëve

6. Rritja e prodhimit dhe shfrytëzimi i pylltarisë

6. Gjendja pas raportit

Pothuaj se tre vjet kanë kaluar nga dorëzimi i parë i raportit. Në ndërkohë kanë ndodhur shumë gjëra të rëndësishme, në mesin e tyre edhe zhvillimi dhe miratimi i Programit Kombëtar të Hulumtimit.

6.1. Përditësim i gjendjes

Përditësimet në vijim kanë të bëjnë me analizën SWOT.

Dobësitë Gjatë kësaj periudhe Universiteti i Prishtinës ka përgatitur dy programe të reja të cilat ndërlidhen me sektorin e agroushqimit. Studimet Baçelor për teknologjinë e Ushqimit me Bioteknologji në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë janë zhvilluar dhe akredituar në kornizën e projektit të IV të Tempusit “Përmirësimi dhe themelimi i bioteknologjisë në arsimin e lartë”. Tempusi është duke i financuar momentalisht dy projekte të tjera: “Programi i Doktoratës për shkencën e Ushqimit dhe krijimin e kapaciteteve për reformën e Doktoratës në Universitetin e Prishtinës” dhe “Doktoratë në Nutricion dhe Procesim të Ushqimit në UP”.

Page 197: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

196

Kjo është me rëndësi për përmirësimin e kapacitetit hulumtues në sektorin agroushqimor në Kosovë. Projektet kërkimore në vijim janë përkrahur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT): 1. Studimi i bagëtive autoktone Busha në Kosovë 2. Studim epidemiologjik për ethet hemoragjike të Crime–Congo në rajonet

endemike në Kosovë 3. Përhapja e Salmonelës në ferma të infektuara me Dermanyssus gallinae 4. Zhvillimi ekonomik vendor dhe ndikimi i tij në mirëqenien sociale

Rreziqet Kohëve të fundit kemi vërejtur një rritje në bashkëpunimin në mes të hulumtuesve dhe sektorit të industrisë, sidomos pas aplikimit të standardeve të reja në prodhim (Global PMB) Praktikat e Mira Bujqësore dhe industria e procesimit (ARrPKK) Analiza e Rreziqeve të Pikave Kritike Kontrolluese. Disa trende pozitive në përkrahjen e kërkimit në këtë sektor janë vëzhguar, edhe pse duket se do të nevojitet më shumë kohë për t’i plotësuar pritshmëritë e hulumtuesve. 6.2. Sektori agroushqimor në Programin Kombëtar të Shkencës

Programi Kombëtar i Shkencës 2010‐2015 mbulon një pjesë të sektorit të agroushqimor, ndërsa prodhimi Bujqësor dhe siguria e Ushqimit janë identifikuar si prioritete hulumtuese. Gjithashtu janë bërë referenca specifike për ndërveprimin në mes të hulumtuesve dhe bizneseve të nevojshme për ta përkrahur zhvillimin socio‐ekonomik të vendit.

Është shumë me rëndësi që PKSh i referohet prodhimit bujqësor dhe sigurisë së ushqimit si sektor strategjik i Kosovës duke siguruar që: siguri dhe ushqim të cilësisë së lartë të bazuar në standardet ndërkombëtare, zhvillim të mëtutjeshëm të prodhimeve bujqësore dhe kapaciteteve të procesimit, plotësim të kërkesës vendore për ushqim, sigurim të punësimit, zvogëlim të importit të prodhimeve bujqësore dhe rritje të kapaciteteve eksportuese, integrim në organizatat ndërkombëtare, përmirësim të jetës rurale, zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje ekonomike në Kosovë.

Prioritetet Kërkimore në lidhje me sektorin agroushqimor

Në vijim janë prioritetet kërkimore në lidhje me sektorin agroushqimor sipas NRP:

• Siguria e ushqimit, cilësia dhe zbatimi i standardeve të sigurisë në bujqësi dhe nivel të procesimit – Prodhimi i ushqimeve të shëndetshme, skema e sigurimit të prodhimeve, zbatimi i standardeve të njohura siç janë: ARrPKK, GLOBAL Praktikat e Mira Bujqësore (PMB), ONS etj.

Page 198: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

197

• Teknologjitë e reja për të rritur prodhimin bujqësor – kryesisht janë të bazuara për të ndryshuar teknologjinë e kohëve të fundit e cila përdoret nga fermerët dhe të përdoren si mjete për të rritur prodhimin bujqësor

• Zhvillim të qëndrueshëm të bujqësisë (toka, kafshët, bimët, ujitja, etj.) – mbrojtje të tokës bujqësore, kafshët e rralla dhe species të bimëve, si edhe themelimin e sistemit të ujitjes për zhvillim të qëndrueshëm.

• Prodhim, përmirësim dhe shëndet të kafshëve – kryesisht të fokusuar për të rritur prodhimin e kafshëve dhe gjithashtu për ta përmirësuar mirëqenien e kafshëve

• Prodhimi, mbrojtja dhe përmirësimi i bimëve – duke përdorur teknologjitë e reja dhe llojet e rejat të drithërave të ndryshme bujqësore, zbatim të standardeve të reja në prodhimin e bimëve. Përdorim të përshtatshëm të pesticideve dhe përdorim të sistemeve të ndryshme të prodhimit (të integruara dhe organike). Inventar të sëmundjeve, insekteve dhe barishteve

• Kontroll të zoonozave – rëndësia e sëmundjeve zoonotike dhe ndikimi i tyre në shëndetin publik dhe ekonomi janë të njohura, shëndeti Publik i Njerëzve dhe Veterinar në bashkëpunim me specialistë duhet të planifikojnë programe së bashku, t’i përcaktojnë qëllimet e tyre, t’i përcaktojnë prioritetet dhe t’i integrojnë ato në programe të kontrollit kombëtar të sëmundjeve dhe të kujdesit primar shëndetësor.

• Ndikimi i ndryshimeve globale në prodhimin bujqësor – analiza e ndryshimeve globale, sidomos ndikimi i ndryshimeve klimatike (temperatura dhe reshjet) në prodhimin bujqësor

• Vlerë e shtuar në prodhime bujqësore duke përmirësuar aktivitetet e procesimit dhe marketingut – trende të reja në prodhime bujqësore janë fokusuar kryesisht për ta shtuar vlerën e prodhimeve sidomos duke përmirësuar marketingun dhe procesimin.

• Përmirësim të konkurrencës së prodhimit bujqësor dhe zëvendësim i importit dhe eksportit në tregje të tjera

• Përkrahje e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësim të cilësisë së jetës përmes promovimit të bujqësisë dhe aktiviteteve të tjera jobujqësore pa shkaktuar ndonjë dëmtim në burimet e mjedisit

• Përkrahje për prodhimin bujqësor dhe llojllojshmërinë rurale • Mbrojtje të llojllojshmërisë së burimeve gjenetike bujqësore (kafshë dhe bimë)

– ky është faktori më i rëndësishëm për ta mbrojtur llojllojshmërinë bujqësore, sidomos llojet autoktone të bimëve dhe kafshëve.

• Rritje të prodhimit dhe shfrytëzimit të pylltarisë • Përputhshmëria e politikave bujqësore të Kosovës me ato të BE‐së 6.3. Përputhja me prioritetet rajonale

Që kur Programi i Kornizës Evropiane për RTD është bërë burimi kryesor i financimit për shumë vende të Evropës Juglindore (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe IRJ e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia), dhe me shpresë se në të ardhmen e afërt edhe do të jetë edhe për Kosovën, është me rëndësi që prioritetet

Page 199: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

198

kërkimore të Kosovës të jenë në pajtim me trendet kryesore Evropiane të zhvillimit të kërkimeve e të teknologjisë (ZhKT). Krahasimi tregon se kështu është gjendja. Lidhje tematike evidente i jepet prioritetit hulumtues “Biodiversiteti dhe Siguria e Ushqimit dhe të Ushqyerit”, edhe pse disa nga fushat kërkimore në këto dy prioritete janë më specifike për sfidat në Kosovë.

Sipas potencialit të tyre për të mundësuar lidhje bilaterale me programe kërkimore të shteteve tjera, të gjitha prioritetet e identifikuara kombëtare të ZhKT në Kosovë janë premtuese. Nuk ka pothuaj se asnjë shtet Evropian, i cili nuk vë theks të lartë në bujqësi dhe siguri të ushqimit. Kështu që, ekzistojnë parakushtet themelore për themelimin e programeve bilaterale.

Prioritetet kërkimore të Kosovës janë pak a shumë të njëjta me ato të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Prioritetet kryesore kërkimore të Kosovës p.sh. Siguria e Ushqimit dhe të Ushqyerit janë të njëjta me ato të vendeve tjera (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, IRJ e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia), përderisa prioriteti i dytë hulumtues, Biodiversiteti, është si në Shqipëri, Kroaci dhe Serbi. Prioriteti i tretë, Zhvillimi rural dhe Socio‐ekonomik, është i ngjashëm me prioritetet e Kroacisë dhe të IRJ të Maqedonisë.

Përfundimet

Bujqësia është sektor i rëndësishëm ekonomik në Kosovë, por investimet në industrinë agroushqimore mbeten të ulëta gjatë dekadës së fundit.

Sektori dominohet nga institucionet që janë pronë e shtetit (universitetet dhe njësitë publike hulumtuese), të cilat nuk pranojnë financim institucional. Numri i kërkimeve në sektorin e agroushqimit vlerësohet rreth 100 dhe shumica prej tyre janë në Universitetin e Prishtinës.

Për Kosovën, si një vend i vogël me kufizime të caktuara, është shumë me rëndësi t’i shfrytëzojë burimet e saja institucionale në mënyrë efektive dhe efikase. Objektiva kryesore në të ardhmen do të jetë përkrahja e kërkimit agroushqimit konkurrues dhe të orientuar nga tregu.

Page 200: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

199

Referencat

1. PZhBR, 2007: Plani zhvillimor rural dhe i bujqësisë.

2. Parlamenti i Kosovës, 2004: Ligji për aktivitetet kërkimore shkencore. http://www.assembly‐kosovo.org/common/docs/ligjet/2004_42_en.pdf

3. Parlamenti i Kosovës. Kosovë, 2004: Ligji për Shëndetin ‐ http://www.assembly‐kosovo.org/common/docs/ligjet/2004_4_en.pdf

4. BE, 2008: Raporti i Progresit për Kosovën 2008, Bruksel.

5. Komisioni Evropian, Bruksel, 2008: Strategjia e zgjerimit dhe sfidat kryesore 2008‐09.) (Kosova (UNSC 1244/99) raporti i progresit.

6. http://ismafrd.org/ampk/Chapter_2.pdf

7. http://www.unmikonline.org.

8. Vlerësimet e FMN‐së Nëntor 2004: KNA –Janusz Szyrmer dhe MEF ‐ MPD

9. MBPZhR, 2003: Libri i Gjelbër i Kosovës.

10. Plani Master për bujqësi, 2007

11. MEF, 2006: Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2006‐2008

12. MEF, MPD, MMM, janar 2005

13. Mehmeti, A. 2008: Raporti i Misionit të Ekspertit për Bujqësinë Organike për ISMAFRD, tetor 2008, Kosovë

14. MMPH, 2006: Plani Kombëtar i Veprimit

15. Ministria e Administratës Publike, Tregtia e Jashtme, 2008

16. Pupovci D. 2008: Programi Kombëtar i Kosovës për Hulumtim dhe Teknologji 2010‐2015 – Ushtrim parashikimi. Draft.

17. Zyra e Statistikave e Kosovës, 2006: Seria 2: Statistikat për Bujqësinë dhe Mjedisin. Hulumtimi i bujqësisë familjare 2005. – Zyra e Statistikave e Kosovës. Prishtinë.

18. Zyra e Statistikave e Kosovës, 2008a: Seria 4: Statistikat e popullatës. Ndryshimet demografike të popullatës së Kosovës 1948‐2006. ‐ Zyra e Statistikave e Kosovës. Prishtinë.

19. Zyra e Statistikave e Kosovës, 2008b: Seria 2: Statistikat për Bujqësinë dhe Mjedisin. Hulumtimi i bujqësisë familjare 2006. ‐ Zyra e Statistikave e Kosovës. Prishtinë.

20. Zyra e Statistikave e Kosovës, 2008c: Atllasi i Statistikave 2008. ‐ Zyra e Statistikave e Kosovës. Prishtinë.

21. Zyra e Statistikave e Kosovës, Ministria e Shërbimeve Publike 2009: Seria 3: Statistikat për Ekonominë. Bruto Prodhimi Vendor 2004 – 2007.

Page 201: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

200

22. Vjetari Statistikor i Kosovës 2004: dhe i FRY 03, dhe vlerësimet e personelit të FMN

23. Strategjia për zhvillim të arsimit të lartë në Kosovë, 2004: (2005‐2015). Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prishtinë.

www.see‐educoop.net/education_in/pdf/str‐develop‐high‐educ‐kos‐enl‐t02.pdf.

24. Doganat e UNMIK‐ut, 2005

25. Raporti i Bankës Botërore 2007: Strategjia e Ndërmjetme e Kosovës

26. Banka Botërore, 2007: Vlerësimi i Varfërisë së Kosovës, http://web.worldbank.org/ WEBSITE/EXTERNAL/COUNTRIES/ECAEXT/KOSOVOEXTN/.

Page 202: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

201

Shtojca I: Institucionet kërkimore të Agroushqimit në Kosovë, sektori publik

Emri Adresa postare Ueb‐faqja

Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë

Rr. ,,Bill Clinton,, p.n. 10000, Prishtinë, Kosovë

http://web.uni‐pr.edu

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës

Rrethi i spitalit, p.n. 10000 Prishtinë, Kosovë

http://niph‐Kosovo.org

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Rr. Emin Duraku, nr. 1

10000 Prishtinë, Kosovë

http://www.ashak.org

Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Matematikore

Rr. “Nëna Terezë”, nr. 5 10000 Prishtinë, Kosovë

http://fshmn.uni‐pr.edu

Instituti Kosovar i Bujqësisë

Rr “Fidanishtja” Nr 39, Pejë

http://www.ks‐gov.net/mbpzhr/

Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit të Kosovës

Rr,, Lidhja e Pejes,, p.n. 1

http://www.ks‐gov.net/mbpzhr/

Laboratori i verës Rahovec http://www.ks‐gov.net/mbpzhr/

Instituti Hidro‐Meteorologjik i Kosovës

Rr. ,,Bill Clinton,, p.n. 10000, Prishtinë, Kosovë

http://www.ks‐gov.net/mesp/

Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Minierave dhe Metalurgjisë

Mitrovice http://web.uni‐pr.edu

Page 203: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Agroushqimi

202

Shtojca II:Institucionet kërkimore të Agroushqimit në Kosovë, sektori privat

Emri Adresa postare Ueb‐faqja

Laboratori Agrovet. Rr. Naum Veqilharxhi,, nr. 15. 12000 Fushe Kosove

http://agrovet‐lab.org

Sara & Meti Laboratori i Bujqësisë

Prishtina http://www.saraa‐meti.tk

Page 204: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

RAPORTI KOMBËTAR I KONTEKSTIT TË KËRKIMEVE NË SHKENCAT SHOQËRORE E

HUMANE NË KOSOVË

Hasnije Ilazi, Dr. As. Prof., Fakulteti i Filozofisë, Universiteti i Prishtinës

Vjollca Krasniqi,

Kandidate për Doktor, Ligjeruese, Fakulteti i Filozofisë, Universiteti i Prishtinës

Prishtinë, korrik 2011

Page 205: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

204

Lista e shkurtesave

ASHAK Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës DANTE Ofrimi i Teknologjisë së Rrjetave të Avancuara për Evropën KE Komisioni Evropian IEDDNj Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut BE Bashkimi Evropian GIZ Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar BPV Bruto Prodhimi Vendor TIK Teknologjia e Informacionit dhe e Komunikimit GAP Instituti për Studime të Avancuara ISSH Instituti i Shkencave Sociale dhe Humane IPA Instrumenti i Ndihmave për Përafrim VPBN Vendet Partnere për Bashkëpunim Nëdrkombëtar KKSh Këshilli Kombëtar i Shkencës FKSh Fondi Kombëtar i Shkencës PKSh Programi Kombëtar i Shkencës OJQ Organizatat Joqeveritare MKRS Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve MASHT Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë MAP Ministria e Administratës Publike MTI Ministria e Tregtisë dhe Industrisë KIPRED Instituti Kosovar për Kërkime të Politikave dhe Zhvillimit FKShC Fondacioni Kosovar i Shoqërisë Civile KEC Qendra për Arsim e Kosovës QKSGj Qendra Kosovare për Studime Gjinore RrKG Rrjeti Kosovar i Grave OECD Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim KZhT Kërkimi dhe Zhvillimi Teknologjik RAE Rom, Ashkali dhe Egjiptas ESK Enti i Statistikave i Kosovës HShK Hulumimi Shoqëror Kosova UNDEF Fondi i Kombeve të Bashkuara për Demokraci UNDP Fondi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNIFEM Fondi i Kombeve të Bashkuara për Gratë UP Universiteti i Prishtinës USAID Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Nëdrkombëtar FP7 Programi i Shtatë Kornizë i i Kërkimeve i Bashkimit Evropian WB Banka Botërore

Page 206: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

205

Përmbledhje ekzekutive

Ky raport paraqet një pasqyrë të situatës në lidhje me kërkimet në shkencat shoqërore dhe humane në Kosovë, duke përfshirë kuadrin ligjor dhe të politikave; faktorët kryesorë shtytës dhe projektet hulumtuese; kërkimet dhe trendet zhvillimore e prioritetet.Studimi është bazuar në studimin e literaturës relevante, në intervista dhe në mbledhjen e të dhënave nëpërmjet të një pyetësori.

Raporti dokumenton ato aktivitete të pakta e të shpërndara kërkimore në shkencat shoqërore dhe humane në Kosovë. Në të vërtetë, korniza ligjore dhe e politikave, siç është Programi Kombëtar i Shkencës i Kosovës, e nxisin veprimtarinë kërkimore e shkencore, por kufizimet strukturore në njërën anë, dhe pjesëmarrja e kufizuar e Kosovës në projektet dhe iniciativat e Hapësirës Evropiane të Kërkimit në anën tjetër, i pengojnë aktivitetet kërkimore e zhvillimore. Mirëpo, Qeveria e Kosovës synon të mbështesë, promovojë dhe të avancojë kapacitetet dhe potencialet kërkimore. Për më tepër, ajo e sheh kërkimin e zhvillimin të lidhura me përpjekjet e përgjithshme të proceseve të shtetformimit dhe të evropianizimit.

Kosova ka një Program Kombëtar të Shkencës të artikuluar si duhet. Axhenda kërkimore përkitazi me shkencat shoqërore dhe humane në Kosovë është i gjerë dhe i ndërtuar rreth dy grupeve të mëdha: studimet sociale dhe ekonomike, gjuhësi, kulturë dhe histori. Në përgjithësi, formulimet e programit favorizojnë kërkime prej të cilave do të përfitonte shoqëria kosovare.

Megjithatë, studimi tregon se niveli i inovacionit social në Kosovë është pothuajse inekzistent. Për më tepër, studimi ka gjetur se hendeku i gjerë ndërmjet mësimdhënies në arsimin e lartë dhe kërkimeve ka rezultuar me një nivel të ulët të prodhimit të dijes e të hulumtimeve në përgjithësi, dhe në shkencat shoqërore dhe humane në veçanti.

Është e domosdoshme që aktivitetet kërkimore të ndërmarra në shkencat shoqërore dhe humane në Kosovë të zhvillohen rreth çështjeve që kanë të bëjnë me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror, me reduktimin e varfërisë, me mundësinë për një jetë demokratike dhe mjedisin e resurset. Agjenda kombëtare kërkimore duhet të zgjerohet dhe duhet të ndodhë një zhvendosje prej kombëtares (gjuhës dhe historisë) në treshen e zhvillimit socio ‐ ekonomik – kulturor. Është e një rëndësie vendimtare që të ndodhë një ndryshim në politikat e intervenimit në kërkimet shkencore, në përgjithësi, dhe në shkencat shoqërore e humane në veçanti, për të siguruar fonde për iniciativat kërkimore që informojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe reduktimin e varfërisë në Kosovë.

Sot, Kosova ka shkallën më të ulët të investimeve për veprimtarinë shkencore në rajonin e Evropës Juglindore. Kjo arrinë në vetëm 0.1% të BPV dhe është larg nga mesatarja evropiane.

Subjektet kryesore të kërkimeve në shkencat shoqërore e humane janë institucionet publike të financuara nga buxheti i Kosovës. Në të vërtetë, gjatë trembëdhjetë vjetëve të fundit, në Kosovë ka pasur një vërshim të entiteteve të

Page 207: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

206

ndryshme (vendore dhe ndërkombëtare), përfshirë nga bota afariste dhe nga shoqëria civile, të cilët janë angazhuar në aktivitete kërkimore.

Një ndër brengat kryesore buron nga mungesa e të dhënave dhe informatave për aktivitetet kërkimore, rezultatet dhe financat. Megjithëkëtë, është e qartë se aktualisht në Kosovë nuk është duke u kryer ndonjë projekt më i madh kërkimor në fushën e shkencave shoqërore dhe humane. Në përgjithësi, shkathtësitë dhe kapacitetet kërkimore në sektorin publik nuk karakterizohen nga gatishmëria për konkurrencë. Organizatat komerciale dhe shoqëria civile janë më të shkathta, përkundër mungesës relative të kualifikimeve akademike krahasuar me hulumtuesit në sektorin publik.

Në të vërtetë, trendet kryesore kërkimore në shkencat shoqërore dhe humane janë të ndërlidhura me evropianizimin e agjendës kërkimore. Ka një interesim në rritje nga ana e institucioneve dhe bizneseve për kërkime të orientuara nga politikat (megjithëse mbetet e paqartë se sa ndikojnë këto kërkime në intervenimet që vijnë si rezultat i politikave në Kosovë); njëkohësisht, ka një rritje të numrit të institucioneve dhe organizatave kërkimore kryesisht në kuadër të institucioneve të arsimit të lartë. Në fund, duhet theksuar se puna kërkimore në Kosovë zhvillohet, kryesisht nga institucionet publike, lidhur me çështje dhe tema të lidhura me qështjet më të gjera të kulturës, gjuhës dhe historisë kombëtare.

Prioritetet për kërkimet në shkencat shoqërore dhe humane në Kosovë janë: ulja e varfërisë, gjithëpërfshirja sociale (të rinjtë, gratë, minoritetet); resurset dhe shpërndarja; mjedisi; siguria dhe sundimi i ligjit; krizat, stabiliteti dhe zhvillimi,si dhe evropianizimi e integrimet. Në përgjithësi, rrjedhja e informacionit mbi politikat e programet kërkimore dhe instrumentet e financimit mbetet një çështje e hapur. Kështu, çdo veprim në funksion të rritjes së transparencës do të shërbente jo vetëm për të demokratizuar procesin në përgjithësi, por do t’ia mundësonte një komuniteti më të gjerë të studiuesve dhe organizatave në Kosovë që të marrë pjesë dhe të avancojnë agjendën kërkimore,krijimin dhe shpërndarjen e rezultateve të atyre kërkimeve.

Hyrje

Ky kërkim është i menduar që të skicojë situatën e përgjithshme lidhur me kërkimet në shkencat shoqërore dhe humane në kosovë. Në të vërtetë, hulumtimi i trajton sfidat komplekse dhe mundësitë e zhvillimit të përgjithshëm të resurseve njerëzore, infrastrukturën kërkimore dhe kapacitetin kërkimor në shkencat shoqërore e humane në Kosovë.

S’do mend se një dekadë e trazirave politike të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar në ish‐Jugosllavi që rezultoi me mbylljen e shkollave dhe të Universitetit të Prishtinës (më tutje në këtë dokument UP), kishte një efekt shkatërrimtar në gjendjen e përgjithshme të sistemit arsimor gjatë viteve të nëntëdhjeta dhe, në

Page 208: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

207

mënyrë të pashmangshme, kishte ndikuar negativisht edhe në kapacitetin hulumtues në vend. Gjatë të nëntëdhjetave, shqiptarët e Kosovës kanë organizuar një sistem paralel arsimor, i cili ofronte arsim fillor, të mesëm dhe të lartë. Vështirësitë nëpër të cilat kishin kaluar mësimdhënësit dhe nxënësit gjatë këtyre viteve, përfshirë kushtet e vështira të mësimit nëpër shtëpi private, mungesa e qasjes në institucione ndërkombëëtare arsimore, izolimi i sistemit dhe frika e vazhdueshme nga persekutimi e kanë dëmtuar dukshëm sistemin e arsimit dhe kapacitetet për kërkime shkencore në Kosovë.

Megjithatë, zhvillimi i përgjithshëm arsimor dhe aktivitetet e projektet kërkimore në Kosovë synojnë të mbështesin zhvillimin e një sistemi të arsimit të lartë dhe kërkimeve të atilla në Kosovë që përmbushin standardet evropiane. Për më tepër, vizioni i prezantuar në strategjinë për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë 2005‐2015 synon ta bëjë Kosovën një shoqëri demokratike, të integruar në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë, ku dija dhe kërkimet shkencore luajnë një rol shumë të rëndësishëm kulturor për një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë kulturor, shoqëror dhe ekonomik.129 Në të vërtetë, ky studim ka për qëllim t’u ofrojë palëve të interesuara në Kosovë dhe jashtë vendit një pasqyrë të gjendjes së tanishme të institucioneve kërkimore, projekteve kërkimore, si dhe nevojat dhe trendet që lidhen me kërkimet në shkencat shoqërore dhe humane. Studimi është bazuar në tri kategori kërkimore të definuara gjerësisht. E para fokusohet në aspektet sociale dhe në kuadrin e përgjithshëm të politikave të kërkimit në shkencat shoqërore dhe humane në Kosovë. Ajo trajton kuadrin ligjor dhe të politikave, si dhe platformën zhvillimore për hulumtimin në shkencat shoqërore dhe humane duke analizuar Programin Kombëtar të Kërkimeve të Kosovës. Së dyti, studimi jep një inventar të institucioneve dhe projekteve kryesore kërkimore në fushën e shkencave shoqërore dhe humane në Kosovë. Në fund, paraqiten gjetjet e analizës SWOT dhe jepet një pasqyrë e prioriteteve kërkimore në shkencat shoqërore dhe humane në Kosovë.

1. Qëllimi i raportit kombëtar të kontekstit dhe metodologjia / përmbledhja e procesit të konsultimit

Ky projekt ka synuar vlerësimin e kuadrit ligjor dhe të politikave, si dhe aktorët dhe projektet kryesore kërkimore në fushën e kërkimit në shkencat shoqërore dhe humane në Kosovë. Përveç kësaj, studimi ka vlerësuar infrastrukturën e përgjithshme kërkimore, projektet kërkimore dhe ka analizuar modelet dhe

129Strategjia për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë 2005‐2015, MASHT, në dispzocion në http://www.masht‐gov.net/advCms/documents/Strategy_EN.pdf, (hapur më 24 korrik 2011).

Page 209: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

208

kapacitetet kërkimore. Gjetjet e dala nga ky studim do të përdoren për të informuar palët kryesore të angazhuara në zhvillimin e një sistemi të përgjithshëm të kërkimit në shkencat shoqërore dhe humane në Kosovë.

Objektivat kryesore të studimit ishin si në vijim:

1. Të hulumtohet korniza e përgjithshme ligjore dhe politike e veprimtarisë shkencore në shkencat shoqërore dhe humane në Kosovë;

2. Të skicohen kushtet ekonomike e sociale në Kosovë dhe ndikimi i tyre në kërkimet në shkencat shoqërore e humane;

3. Të identifikohen veprimet kryesore institucionale në kërkimet në fushën e shkencave shoqërore e humane;

4. Të studiohen shkathtësitë dhe kapacitetet e institucioneve kërkimore në fushën e shkencave shoqërore e humane; dhe

5. Të mbledhen informacione për të dhënat e nevojshme për avancimin e veprimtarisë kërkimore në fushën e shkencave shoqërore e humane në Kosovë.

Studimi ka synuar t’i kontribuojë zhvillimit të përgjithshpm të strategjive kërkimore me të gjitha palët e involvuara në Kosovë si dhe të shtohet fondi i të dhënave dhe informacioneve në fushën e shkencave shoqërore e humane në Evropën Juglindore.

Nga aspekti metodologjik, studimi është nisur nga një analizë e kuadrit të përgjithshëm ligjor dhe politik lidhur me kërkimet në shkencat shoqërore dhe humane dhe e teksteve e dokumenteve kryesore (ligjeve, strategjive, raporteve dhe buxheteve). Pos kësaj është hartuar dhe administruar një pyetësor dhe janë bërë intervista me institucionet dhe entitetet kryesore kërkimore në shkencat shoqërore e humane në Kosovë.130 Pos këtyre, studimi ka përfituar edhe nga intervistat me zyrtarë përgjegjës të sektorëve që mbulojnë shkencat shoqërore dhe humane në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) të Qeverisë së Kosovës. Në fund, konstatimet e këtij studimi janë diskutuar nga ekipi për shqyrtim të ndërsjellë.131

Studimi për kërkimet në shkencat shoqërore e humane në Kosovë është strukturuar rreth katër kategorive të përgjithshme për të mbledhur informacionet për çështjet kryesore:

130 Shih Shtojcën 1 – Lista e institucioneve publike e private të kontaktuara lidhur me këtë studim. 131 Grupi për shqyrtim të ndërsjellë përbëhej nga Murteza Osdautaj, Drejtor i Departamentit të Shkencës, MASHT, Sibel Halimi, Qendra Kosovare e Studimeve Gjinore, dhe Besnik Krasniqi, Qendra Fillestare për Biznese. Autoret e këtij raporti shprehin mirënjohjen e vet për anëtarët e grupit shqyrtues dhe Dukagjin Pupovcit, drejtorit të Qendrës së Arsimit të Kosovës (KEC) për kontributet e çmueshme për çështjet dhe temat e diskutuara në këtë studim. Në fund, jo për nga rëndësia, mirënjohje e veçantë u takon të gjithë respondentëve për përkushtimin, kohën dhe informatat e rëndësishme që kanë ofruar për këtë studim.

Page 210: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

209

• Kuadri ligjor dhe i politikave dhe strategjia kombëtare;

• Aspektet infrastrukturore (hardverike) dhe programore (softverike) në shkencat shoqërore dhe humane;

• Inovacionet sociale dhe bashkëpunimi ndërkombëtar; dhe

• Prioritetet në shkencat shoqërore dhe humane në Kosovë.

2. Sistemi i shkencës dhe teknologjisë (SheT) në shkencat shoqërore e humane (ShSH) në Kosovë

Në Kosovë ka një ligj që rregullon veprimtarinë kërkimore dhe shkencore. Ligji Nr. 2004/42 për Veprimtarinë Kërkimore e Shkencore ka për qëllim rregullimin e themelimit, funksionimit, organizimit, qeverisjes dhe mbylljes së entiteteve publike në fushën e veprimtarisë kërkimore e shkencore; të drejtat e obligimet e personelit shkencor; statusi i Këshillit Kombëtar; miratimi dhe jetësimi i veprimtarisë shkencore nëpërmjet të Programit Kombëtar të Shkencës (PKSh); financimin; dhe çështje të tjera lidhur me veprimtarinë kërkimore e shkencore.132

Megjithëkëtë, veprimtaria kërkimore e shkencore e përcaktuar në ligj është e kufizuar në suaza të parametrave në vijim:

• Veprimtaria kërkimore shkencore është një veprimtari publike me interes kombëtar.

• Veprimtaria kërkimore shkencore përfaqëson punë kreative e sistematike me qëllim të kërkimit dhe krijimit të dijes së re dhe përdorimit e aplikimit të saj në praktikë.

• Veprimtaria kërkimore shkencore përfshinë kërkimet shkencore e zhvillimore, publikimin e rezultateve, aftësimin e personelit dhe mirëmbajtjen e ndërtimin e infrastrukturës, të cilat ndihmojnë për përparimin ekonomik të vendit.133

Më tutje, Ligji për Veprimtarinë Kërkimore shkencore bën dallimin në mes të kërkimeve shkencore fondamentale, të aplikuara dhe zhvillimore. Bazuar në këtë ligj, kërkimet fondamentale përfshijnë hulumtimet e thella teorike, eksperimentale, ose të kombinuara që ndërmerren për të krijuar dije të re ose për të hulumtuar fusha të reja që synojnë të hedhin dritë në fenomenet dhe modelet fizike me një qasje afatgjatë përkitazi me jetësimin e tyre. Në anën tjetër, siç përcaktohet në ligj, kërkimet e aplikuara paraqesin punë kreative, të mbështetur nga rezultatet e

132 Ligji Nr.2004/42 për Veprimtarinë Kërkimore shkencore, në dispozicion në http://www.assembly‐kosova.org/common/docs/ligjet/2004_42_en.pdf, (hapur më 19 korrik 2011), Neni 1. 133 Po aty, Neni 2.

Page 211: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

210

kërkimeve fondamentale, e që ndërmerren për të zgjidhur çështje të caktuara praktike.134

Subjektet kryesore në fushën e kërkimeve shkencore të parapara në këtë ligj janë:

(a) Akademia e Shkenca edhe e Arteve e Kosovës;

(b) Institutet kërkimore e shkencore: Instituti Albanologjik dhe Instituti i Historisë;

(c) Universitetet.135

Përkundër kësaj, Ligji për Veprimtarinë Kërkimore e shkencore, edhe pse u referohet tri institucioneve specifike kërkimore dhe universiteteve në përgjithësi, në asnjë mënyrë nuk i kufizon potencialet kërkimore të nismave e organizatave private kërkimore.

Ligji për Veprimtarinë Kërkimore shkencore paraqet këto kërkesa dhe kushte për institucionet kërkimore në Kosovë:

i. Të kenë një program afatgjatë për aktivitete kërkimore‐shkencore; ii. Të punësojnë së paku pesë hulumtues të përhershëm, dy prej tyre me gradë

shkencore. iii. Të kenë objekte dhe pajisje; iv. Të kenë dokumentacionin shkencor dhe dokumentacionin e duhur për

qëllime informimi; v. Të plotësojnë kushte të tjera të parapara me ligj.136

Pos kësaj, Ligji për Veprimtarinë Kërkimore shkencore parasheh financimin e veprmitarisë së insitucioneve kërkimore nga Qeveria. Më saktësisht, neni 7 i Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore shkencore parasheh ndarjen e deri 0.7 për qind të buxhetit të përgjithshëm të kosovës për të financuar:

• Veprimtarinë e rregullt kërkimore shkencore; • Zhvillimin dhe zgjerimin e rezultateve shkencore; • Rritjen e kapacitetit dhe cilësisë së veprimtarisë shkencore; • Publikimin e të arriturave shkencore; • Implementimin e rezultateve të kërkimeve shkencore; • Përkrahjen dhe inkurajimin e hulumtuesve për t’u angazhuar në aktivitete

shkencore.

Edhe këtu, ligji nuk e kufizon financimin e veprimtarisë kërkimore e shkencore vetëm në fondet e qeverisë. Pos mjeteve nga buxheti i Kosovës, Ligji për Veprimtarinë Kërkimore Shkencore parasheh edhe financimin e punës kërkimore shkencore nga: fonde, fondacione e donacione; fonde të tjera të krijuara nga institucioni kërkimor e shkencor; si dhe nga burime të tjera.137

134 Po aty, Neni 3. 135 Po aty, Neni 11.2. 136 Po aty, Neni 21. 137 Po aty, Neni 66.

Page 212: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

211

Neni 53 i Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore Shkencore në Kosovë parasheh themelimin e Këshillit Kombëtar të Shkencës (KKSH) për të promovuar veprimtarinë kërkimore e shkencore në Kosovë. Kuvendi i Kosovës i emëron anëtarët e KKSH‐së. Funksionet kryesore të KKSH‐së sipas këtij ligji janë që:

1. T’i paraqes Qeverisë së Kosovës një propozim të Programit Kombëtar të Shkencës;

2. Të vlerësojë gjendjen e veprimtarisë shkencore, poziten e saj dhe zhvillimet në shkallë kombëtare e ndërkombëtare;

3. Të ofrojë mendim për nevojën e themelimit të instituteve për kërkime shkencore;

4. Të propozojë dhe inkurajojë masa për avancimin e veprimtarisë kërkimore‐shkencore;

5. Të shqyrtojë dhe të japë mendim për çështje të tjera me rëndësi për zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës, në pajtim me kërkesat e Kuvendit të Kosovës.138

Në bazë të dispozitave ligjore, KKSH‐ja e Kosovës e ka hartuar Programin Kombëtar të Shkencës për periudhën 2010‐2015, i cili ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës në korrik të vitit 2010 dhe shërben si dokument themelor për financimin e veprimtarisë kërkimore.

Një dokument tjetër i rëndësishëm për veprimtarinë shkencore është Ligji për Arsimin e Lartë në Kosovë, i cili e sheh veprmitarinë kërkimore si një element integral të sistemit arsimor. Kështu, Ligji për Arsimin e Lartë synon krijimin, zhvillimin, mbrojtjen dhe bartjen e dijes nëpërmjet të personelit mësimdhënës e shkencore, si dhe nëpërmjet të punës kërkimore. Për më tepër, ligji i përcakton objektivat e veta në raport me arsimin tërëjetësor për të gjithë banorët e Kosovës.139 Pos kësaj, ligji parasheh një metodë të financimit në mes të MASHT‐it dhe Ministrisë së Ekonomisë e Financave për të hartuar një udhëzim administrativ për ndarjen e fondeve për mësimdhënie e kërkime në të mirë të popullatës. Ligji përcakton se fondet mund të ndahen për qëllime të mësimdhënies, kërkime të lidhura me mësimdhënien; infrastrukturë dhe qëllime të tjera.140

Ligji Nr. 02/L‐51 për Veprimtarinë Botuese dhe Librin141 është një tjetër instrument ligjor i rëndësishëm për veprimtarinë kërkimore në Kosovë. Ligji synon zhvillimin e

138 Po aty, Neni 54. 139 Rregullorja Nr. 2003/14 për Shpalljen e Ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, në dispozicion në http://www.masht‐gov.net/advCms/documents/RReg_dhe_Ligji%20mbi%20arsimin%20e%20Larte‐%20ANGLISHT.pdf, (e hapur më 23 korrik 2011), Neni 4. 140 Po aty, Neni 21. 141 Ligji Nr. 02/L‐51 për Veprimtarinë Botuese dhe Librin, në dispozicion në http://www.gazetazyrtare.com/e‐gov/tr/index.php?option=com_content&task=view&id=45&Itemid=28&lang=en, (hapur më 23 korrik 2011), Neni 1.

Page 213: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

212

veprimtarisë botuese, zhvillimin e punës letrare, artistike, shkencore, profesionale dhe kulturore në Kosovë. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) është përgjegjëse për jetësimin e Ligjit për Botimet. Ligji për veprimtarinë Botuese dhe Librin parasheh masa për stimulimin e veprimtarisë botuese. Më saktësisht, Neni 10 i liron nga taksat dhe nga detyrimet doganore si botuesit publikë dhe ata privatë të angazhuar në botimin dhe shpërndarjen e librit, autorët, përkthyesit, disenjatorët grafik të librave dhe të tjerë me prodhime të ngjashme.142 Për më tepër, siç parashihet në ligj, librat e botuar në Kosovë do t’i nënshtrohen pagesave të zvogëluara postare.143 Pos kësaj, Ligji i liron nga taksat doganore importuesit e librave qoftë të përfunduara ose në dorëshkrim, importimin e fotografive, filmave, incizimet elektromagnetike dhe elementet e tjera të riprodhueshme të librave, si dhe donacionet e librave, revistave, broshurave, katalogjeve e të tjera, që u jepen institucioneve arsimore dhe atyre të kulturës, përfshirë bibliotekat, asociacionet jofitimprurëse dhe sindikatat.144

2.1. Korniza kosovare e politikave për shkencat shoqërore e humane

Programi Kombëtar i Shkencës i Kosovës niset nga fakti se kërkimi dhe zhvillimi teknologjik (KZhT) në Kosovë në përgjithësi është i margjinalizuar. Pos kësaj, ka një hendek në sasinë e të dhënave në dispozicion, ndërsa ende nuk ka filluar jetësimi i një sistemi funksional dhe sistematik për inovacione. Siç thuhet në Programin Kombëtar të Shkencës, shpenzimet e përgjithshme për kërkime dhe zhvillim teknologjik nuk arrijnë as 0.1% të BPV‐së. Ky nivel i investimeve është larg mesatares evropiane e madje edhe shumë nën mesataren e vendeve në rajon ose të shumë vendeve në zhvillim.145

Megjithëkëtë, agjenda e përcaktuar në Programin Kombëtar të Shkencës parasheh masa për kompensimin e ngecjeve gjatë viteve të nëntëdhjeta që përputhen edhe me aspiratat e shtetit të Kosovës. Në të vërtetë, Programi Kombëtar i Shkencës është menduar në shërbim të aspiratave zyrtare për zhvillim të përgjithshëm të Kosovës dhe për shndërrimin e saj në shoqëri të dijes. Programi Kombëtar i Shkencës bazohet në gjashtë kritere për vendosjen e prioriteteve kërkimore:

• Rëndësia për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit, • Numri dhe cilësia e resurseve njerëzore në vend dhe në diasporë, • Gjendja e infrastrukturës kërkimore, • Kontributi për ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar të Kosovës, • Potencialin për arritjen e rezultateve shkencore dhe zbatimin e tyre në vend

dhe jashtë, • Bashkëpunimi ekzistues ndërkombëtar në fushën e caktuar.146

142 Po aty, Neni 10.1. 143 Po aty, Neni 13. 144 Po aty, Neni 11 dhe Neni 12. 145 Programi Kombëtar i Shkencës i Republikës së Kosovës, f. 10. 146 Po aty, f. 26.

Page 214: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

213

Në pajtim me Doracakun Frascati,147 Programi Kombëtar i Shkencës i Kosovës i ka përfshirë shkencat shoqërore dhe humane së bashku me shkencat natyrore; inxhinierinë dhe teknologjinë, shkencat mjekësore dhe shkencat bujqësore.

Pos intervenimeve të tjera strategjike për zhvillimin e përgjithshëm të veprimtarisë shkencore në Kosovë, MASHT ka planifikuar edhe krijimin e një Fondi Kombëtar për Shkencë (FKSh) për të përkrahur aktivitetet e hulumtuesve kosovarë në skenën ndërkombëtare, në veçanti në kuadër të Programit të Shtatë Kornizë të Kërkimeve (FP7). Besohet se FKSh do të ndërtojë kapacitetet e institucioneve kërkimore për të kryer krëkime në sektorët më të rëndësishëm si mjedisi, shëndetësia, siguria e ushqimit, shkencat shoqërore, teknologjia e informacionit dhe e komunikimit (TIK), dhe pjesëmarrja e aktivitete të përbashkëta kërkimore rajonale e evropiane. Për më tepër, tashmë janë marrë disa nisma për forcimin e kapaciteteve kërkimore në funksion të zhvillimit ekonomik e shoqëror të Kosovës, për ngritjen e vetëdijes për politikat e SheT dhe për dimensionin e saj ndërkombëtar, për forcimin e kontakteve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me organizata kërkimore, për avancimin e transferit të teknologjisë në fushat e përcaktuara nga Programi i Shtatë Kornizë për Kërkime dhe rritja e pjesëmarrjes së organizatave kërkimore të Kosovës në projektet FP7.148

2.1.1. Korniza e përgjithshme e politikave për shkencat shoqërore e humane në Kosovë

Në fushën e shkencave shoqërore dhe humane, Programi Kombëtar i Shkencës ka përcaktuar dy fusha prioritare: grupi i shkencave shoqërore e ekonomike dhe një grup me shkencat e Gjuhësisë, Kulturës dhe Historisë.

Një aspekt i rëndësishëm i kornizës kosovare të politikave në shkencat shoqërore e humane është Strategjia për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë 2005‐2015, objektivat kryesore strategjike të së cilës përfshijnë:

• Hartimin dhe jetësimin e një politike bashkëkohore dhe gjithëpërfshirëse arsimore

• Avancimi i legjislacionit të arsimit të lartë

• Avancimi i menaxhimit dhe koordinimit të arsimit të lartë

• Zhvillimi i sistemit për menaxhimin e cilësisë në arsimin e lartë.149

147 Doracaku Frascati – Propozim për praktikat standard për hulumtime për kërkime dhe zhvillim eksperimental, OECD, 2002. 148 Shih Arsimi i Lartë në Kosovë, Komisioni Evropian, Tempus, në dispozicion në http://eacea.ec.europa.eu/tempus/participating_countries/reviews/kosovo_review_of_higher_education.pdf, (hapur më 24 korrik 2011), f.5. 149 Shih Strategjia për Zhvillimin e Arsimit të Lartë në Kosovë 2005‐2015, MASHT, në dispozicion në http://www.masht‐gov.net/advCms/documents/Strategy_EN.pdf, (hapur me 23 korrik 2011).

Page 215: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

214

Një nga objektivat kryesore të strategjisë (objektiva 4), synon zhvillimin e kapaciteteve për punë kërkimore e shkencore.150 Dokumenti trajton mangësitë kryesore të identifikuara në procesin e vlerësimit të gjendjes. Aty përfshihet tërë fusha e veprimtarisë shkencore në Kosovë, duke adresuar në veçanti:

• Mungesën e politikave e programeve kombëtare për kërkime shkencore. • Legjislacionin e mangët për kërkime shkencore. • Kërkimet shkencore nuk u shëbejnë zgjidhjes së problemeve shoqërore. • Mungesa e inovacioneve dhe vlerësimit të tyre. • Mungesa e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e kërkimeve shkencore. • Mungesa e qasjeve ndërdisciplinore në punën kërkimore e shkencore. • Mungesa e informatave të përditësuara për rezultatet e kërkimeve. • Studimet pasdiplomike nuk janë të bashkërenditura me prioritetet

kërkimore. • Mungesa e standardeve të veprimtarisë kërkimore. • Përvoja e kufizuar kërkimore. • Mungesa e vlerësimit të nevojave për kërkimet shkencore. • Mungesa e infrastrukturës institucionale për punë kërkimore. • Mungesa e motivimit për mësimdhënësit universitar të angazhuar në punë

shkencore. • Kapaciteti i ulët për punë shkencore. • Mungesa e fondeve publike dhe resurseve të tjera të dedikuara për kërkime

shkencore. • Mungesa e projekteve shkencore të përkrahura nga fonde publike dhe nga

burime të tjera financiare. • Mungesa e mekanizmave për mbrojtjen e pronës intelektuale dhe të të

drejtave industriale.151 2.1.2. Elementet e hartimit të politikave kërkimore për shkencat shoqërore e humane

Korniza kryesore për hartimin e politikave në shkencat shoqërore e humane është Programi Kombëtar i Shkencës i Kosovës. Në ndërkohë Këshilli Kombëtar i Shkencës (KKSh) shërben si organi kryesor për mbikëqyrjen e hartimit të politikave në shkencat shoqërore e humane.

Mjedisi i përgjithshëm në fushën e kërkimeve në shkenca shoqërore e humane nuk është aspak motivues për projekte kërkimore. Dy faktorët kryesor të një mjedisi të këtillë janë mungesa e fondeve dhe mungesa e kuadrove.

Programi Kombëtar i Shkencës identifikon parakushtet kryesore të domosdoshme për të krijuar themelin për kërkime shkencore:

150 Po aty. 151 Shih Strategjia për Zhvillimin e Arsimit të Lartë në Kosovë 2005‐2015, MASHT, në dispozicion në http://www.masht‐gov.net/advCms/documents/Strategy_EN.pdf, (hapur më 23 korrik 2011), f. 13.

Page 216: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

215

• Efikasiteti i MASHT‐it për të artkuluar dhe krijuar mekanizmat për jetësimin e strategjisë;

• Alokimi i buxhetit dhe rritja vjetore e tij; dhe

• Krijimi i një sistemi të monitorimit e të vlerësimit.

Programi Kombëtar i Shkencës i Kosovës ka paraparë buxhetin për periudhën e viteve 2010‐2015. Aty parashihet një buxhet prej 1 milion euro për vitin 2010 për implementimin e saj dhe me një rritje graduale, për të arritur pikën më të lartë në vitin 2015, me një shumë të përgjithshme prej 6 milionë eurosh (shih Figurën 1).

Figura 1: Ndarjet e buxhetit vjetor për implementimin e Programit Kombëtar të Shkencës deri në vitin 2015 (në euro). Burimi: Programi Kombëtar i Shkencës

2.2. Paraqitje e përgjithshme e aktiviteteve kërkimore në shkencat shoqërore e humane

Pjesa më e madhe e aktiviteteve kërkimore në shkencat shoqërore e humane në institucionet publike të arsimit të lartë kryhen në kuadër të Universitetit të Prishtinës (UP), gjegjësisht në fakultetet e shkencave shoqërore e humane dhe, rregullisht, është rezultat i nismave individuale. Në përgjithësi, financimi i projekteve të tilla nuk bëhet nga Qeveria, UP‐ja, apo nga bizneset, por nga organizatat ndërkombëtare qeveritare ose joqeveritare. Në anën tjetër, mungon interesimi i institucioneve publike hulumtuese në fushat shoqërore e humane për të konkurruar në konkurse të ndryshme për financimin e kërkimeve shkencore që shpallen nga organizata ndërkombëtare.

UP‐ja nuk ka asnjë bazë të të dhënave për projekte hulumtuese (të përfunduara ose në vijim), as bazë të të dhënave të rezultateve kërkimore ose dokumente të tjera që dalin nga hulumtimet në shkencat shoqërore e humane. Për më tepër, Kosova nuk ka rrjet akademik e kërkimor as nuk është e lidhur me ndonjë rrjet ndërkombëtar kërkimor siç janë EARN, GEANT, DANTE.

Ndryshon ndërkaq situata sa i përket gjendjes së kërkimeve në sektorin privat dhe në atë të organizatave joqeveritare. Kontaktet më të shpeshta e më të ngushta të

Page 217: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

216

sektorit privat dhe joqeveritar me organizatat ndërkombëtare ka pasur një ndikim pozitiv si në nivelin e organizimit dhe të standardeve profesionale. Organizatat kërkimore në fushën e shkencave shoqërore e humane vazhdimisht kërkojnë fonde nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare. Për më tepër, funksionimi dhe puna e tyre varet nga financimi që vjen nga burime vendore dhe ndërkombëtare që janë aktiv në fushën e kërkimit.

2.2.1. Projektet kërkimore në shkencat shoqërore e humane

Siç është përmendur më lartë, Ligji për Veprimtarinë Kërkimore e Shkencore parasheh një sërë burimesh financimi për kërkimet shkencore: (a) mjetet nga buxheti i Kosovës të dedikuara për përkrahjen e institucioneve dhe veprimtarisë kërkimore shkencore; (b) fondet, fondacionet dhe donacionet, (c) nga të hyrat vetanake të realizuara nga institucionet kërkimore, dhe (d) burime të tjera të ligjshme.152 Aktualisht, asnjë projekt kërkimor në fushën e shkencave shoqërore e humane nuk financohet nga buxheti qeveritar. Në të vërtetë, në vitin 2010 Qeveria kishte planifikuar një buxhet prej 2,088,616 euro për kërkime shkencore, mirëpo ishin disbursuar vetëm 1,188,616 euro (shih Tabelën 1). Mjetet e ndara për implementimin e Programit Kombëtar të Shkencës ishte 1,000,000 euro, mirëpo vetëm vetëm 10% ishin realizuar deri në fund të vitit 2010.

Tabela 1: Financimi i institucioneve hulumtuese nga MASHT‐i në vitin 2010 (në €)

Viti 2010 Shuma

Instituti Historisë dhe Instituti i Albanologjisë 480,713

Instituti i Pedagogjisë 116,046

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës

491,857

Programi Kombëtar i Shkencës 100,000

Gjithsej 1,188,616

Në vitin 2011, projektimi buxhetor për Programin Kombëtar të Shkencës ka qenë më shumë se 2,000,000 euro, mirëpo MASHT‐i i ka zotuar vetëm 400,000 euro për të përkrahur projektet që përputheshin me kornizën e Programit Kombëtar të Shkencës. Në përgjithësi, mungojnë të dhënat e financimit të kërkimeve shkencore në shkencat shoqërore e humane nga burime të tjera si donacionet, vetëfinancimi

152 Ligji Nr.2004/42 për Veprimtarinë Kërkimore Shkencore, në dispozicion në http://www.assembly‐kosova.org/common/docs/ligjet/2004_42_en.pdf , (hapur më 1 gusht 2011), Neni 66.

Page 218: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

217

e të tjera. Megjithatë, ky lloj financimi ka qenë shumë josistematik dhe i copëzuar dhe vetëm një numër i vogël i organizatave kanë siguruar financim të këtillë për nevojat e veta kërkimore. UNDP‐ja është ndër organizatat e pakëta që ndajnë një buxhet vjetor për hulumtime. Çdo vit, UNDP‐ja ndan rreth 80,000 dollarë amerikan për hulumtime, përfshirë këtu dhe Raportin e Zhvillimit Njerëzor. Në të njëjtën kohë, nuk ka kurrfarë të dhënash përkitazi me mjetet e shpenzuara nga donatorët ndërkombëtarë për hulumtime në fushën e shkencave shoqërore e humane në Kosovë.

Tabela 2: Disa të dhëna për projektet e implementuara në fushën e shkencave shoqërore dhe humane të financuara nga organizatat vendore e ndërkombëtare në

Kosovë

Titulli Autorët/

institucionet Viti Buxheti Donatori

CIVICUS Indeksi i Shoqërisë Civile

KCSF Përfunduar në 2011

$100,000.00 Balkan Trust for Democracy

Fuqizimi i përfshirjes së shoqërisë civile në hartimin demokratik të politikave në Kosovë

KCSF 2010‐2011 $325,000.00 Fondi i Kombeve të Bashkuara për Demokraci (UNDEF)

Kosovo Civil Society Index

KCSF 2011 $100,000.00

Revista Ndërkombëtare e Kërkimit të Politikave në Ballkan

Kolegji Universitar Univerzum

2010 $10,000.00 Ambasada e SHBA

Projekti i Evropës Juglindore për avancimin e studimeve gjuhësore

Universiteti i Mitrovicës

2010 €1,007,923.00 Tempus / BE

Zhvillimi i studimeve gjinore

Qendra Kosovare për Studime Gjinore

2009 €1,007,923.00 Kvinna Till Kvinna

Ndërtimi i paqës dhe sigurisë njerëzore në Ballkanin Perëndimor nga gratë: implementimi i RKS 1325

Qendra Kosovare për Studime Gjinore

2009 €78,970.00 UNIFEM

Vëzhgimi i identitetit politik të rinisë kosovare

Kolegji Universitar Univerzum

2009 €6, 800.00 Kolegji Univerzum

Page 219: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

218

Gjendja e biznesit kosovar

Kolegji Universitar Univerzum

2009 €4,650.00 Kolegji Univerzum

Barometri i punësimit

Kolegji Universitar Univerzum

2009 €4,650.00 Kolegji Univerzum

“Përkrahja dhe zhvillimi i strukturave për SC në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë”

Instituti për studimet shoqërore e ekonomike (Univrsity of Prizren)/ Instituti Universum për studime ekonomike e shoqërore / Kolegji Universitar Biznesi, etj.

2009 €476,811.00 Tempus / BE

Ndërmarrësia dhe zhvillimi ekonomik vendor në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni

Universiteti AAB/ Instituti Riinvest

2008 €1,057.880.00 Tempus / BE

Krijimi i kapaciteteve KeZh dhe instrumentet për avancimin e bashkëpunimit në mes të arsimit të lartë dhe ekonomisë

UP/ QKBNSHT – Qendra e Kosovës për Bashkëpunim në arsimin e lartë, shkencë e në teknologji

2008 €912,246.00 Tempus / BE

2.2.2 Kompetencat kryesore në fushat kërkimore në shkencat shoqërore e humane

Temat kryesore kërkimore në suaza të Programit të Punës për Bashkëpunim (FP7) për shkencat shoqërore‐ekonomike e humane në vitin 2012 janë të grupuara në fushat në vijim:

1. Rritja, punësimi dhe konkurrueshmëria në një shoqëri të dijes – rasti i Evropës • Ndryshimi i rolit të dijes në ekonomi • Ndryshimet strukturore në ekonominë dhe shoqërinë evropiane të dijes • Forcimi i koherencës së politikave dhe koordinimit në Evropë.

2. Kombinimi i objektivave ekonomike, sociale dhe mjedisore në një perspektivë evropiane: shtigjet drejt zhvillimit të qëndrueshëm • Trajektoret e zhvillimit socio‐ekonomik • Kohezioni rajonal, teritorial dhe social

Page 220: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

219

3. Trendet kryesore në shoqëri dhe implikimet e tyre • Ndryshimet demografike • Trendet shoqërore dhe stilet e jetës

4. Evropa në botë • Ndërveprimet dhe ndërvarësitë në mes të rajoneve botërore dhe

implikimet e tyre • Konflikti, paqja dhe të drejtat e njeriut • Roli sfidues i Evropës në botë

5. Qytetari në Bashkimin Evropian • Pjesëmarrja dhe qytetaria në Evropë • Dallimet dhe aspektet bashkuese në Evropë

6. Treguesit socio‐ekonomik dhe shkencor • Zhvillimi i treguesve më të mirë për politikat

7. Aktivitetet parashikuese për planifikim më të mirë • Parashikimi i përgjithshëm socio‐ekonomik për sfidat kryesore

8. Veprimet horizontale • E ardhmja e shkencave shoqërore e humane në kuadër të Hapësirës

Kërkimore Evropiane • Mobilizimi i Rrejtit të Pikave Kombëtare të Kontaktit në shkencat

shoqërore e humane.

Shikuar në temat kryesore në kuadër të FP7‐s, mund të konstatohet se kompetencat kryesore të hulumtuesve kosovarë në fushën e shkencave shoqërore e humane të bazuara në Programin Kombëtar të Shkencës do të duhej të ishin:

• Studime për identifikimin e faktorëve që ndikojnë në përdorimin më efektiv të të gjitha resurseve njerëzore, natyrore e financiare të Kosovës drejt zhvillimit të një shoqërie të re të bazuar në dije

• Studime për zhvillimin e institucioneve arsimore e shkencore që ofrojnë një kornizë të integruar të trekëndëshit efektiv arsim‐shkencë‐inovacion

• Hulumtime për zhvillimin e kohezionit social, solidaritetit dhe gjithëpërfshirjes

• Studime për trendet e normat dhe sjelljen shoqërore për të lehtësuar integrimin në Bashkimin Evropian

• Hulumtim i vlerave, qëndrimeve, perspektivave dhe ndryshimit të stilit të jetës dhe të menduarit

• Hulumtimi i identiteteve sociale, kulturore, nënkulturore dhe multikulturore në kohën e integrimit dhe globalizimit

Page 221: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

220

• Hulumtimi në fushën e gjinive dhe të përfaqësimit shoqëror.

2.2.3. Infrastruktura kërkimore e shkencave shoqërore dhe humane

Infrastruktura kërkimore e shkencave shoqërore e humane në Kosovë mund të analizohet nga këndi i aktorëve politik‐administrativ (përgjegjës për politikat kërkimore) dhe institucional ‐ organizativ, të cilët kryejnë dhe merren me veprimtari shkencore.

Institucioni kryesor shtetëror përgjegjës për hartimin e politikave të financimit të shkencës është MASHT‐i. Në të vërtetë, në MASHT veprojnë dy departamente që janë drejtpërsëdrejti të lidhur me shkencën: Departamenti i Arsimit të Lartë dhe Departamenti i Shkencës dhe teknologjisë, të cilët kanë rol dhe detyrë parësore planifikimin dhe mbikëqyrjen e zhvillimit të arsimit të lartë,153 gjegjësisht zbatimin e e politikave të qeverisë e të MASHT‐it që synojnë të krijojnë një infarstrukturë të shëndoshë institucionale e financiare për zhvillimin e shkencës e kërkimit shkencor, si dhe inkurajimin e zhvillimit dhe aplikimit të tekknologjive moderne në ekonominë e Kosovës.154

Një institucion tjetër me rëndësi është Këshilli Kombëtar i Shkencës që është themeluar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2007 dhe është bërë funksional në vitin 2008. Mandati i Këshillit Kombëtar të Shkencës është mbikëqyrja dhe zhvillimi i veprimtarisë kërkimore e shkencore në Kosovë.155 Këshilli Kombëtar i Shkencës ka hartuar Programin Kombëtar të Shekncës, i cili është miratuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2010.

2.3. Forcat kryesore motorike të kërkimeve në shkencat shoqërore dhe humane

Institucionet dhe organizatat kryesore kërkimore në fushën e shkencave shoqërore e humane në Kosovë janë paraqitur në vijim:

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës paraqet institucionin më të lartë të shkencave e të arteve: Gjuhë dhe letërsi, shkencat shoqërore, shkencat natyrore, dhe artet.156 Deri më sot veprimtari kryesore e Akademisë ka qenë e drejtuar kah publikimet e botimet. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka bashkëpunim me akademitë nga Shqipëria, Belgjika, Kroacia dhe Sllovenia.

Tri institucionet e tjera kërkimore janë: Instituti i Historisë, Instituti Albanologjik dhe Instituti Pedagogjik. Ato financohen nga MASHT‐i. Mirëpo, vetëm financimi nga buxheti qeveritar është i pamjaftueshëm. Kjo ilustrohet më së miri me faktin se buxheti për kërkime i Institutit Albanologjik, pa llogaritur shpenzimet logjistike dhe

153 http://www.masht‐gov.net/advCms/#id=59, (accessed 1 August 2011). 154 http://www.masht‐gov.net/advCms/#id=53 155 Ligji Nr. 2004/42 për Veprimtarinë Shkencore, në dispozicion në http://www.assembly‐kosova.org/common/docs/ligjet/2004_42_en.pdf, (hapur më 1 gusht 2011), Neni 53. 156Shih http://www.ashak.org/, (hapur më 2 gusht 2011).

Page 222: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

221

teknike, është 50,000 euro. Një hulumtuesi të Institutit Albanologjik i takojnë 300 euro në vit për punë kërkimore shkencore.

UP‐ja është themeluar në vitin 1970. Ky është më i madhi prej tri universiteteve publike në Kosovë (pos Universitetit të Mitrovicës dhe atij të Prizrenit). UP‐ja ka 17 fakultete, pesë prej të cilave mbulojnë fushat e shkencave shoqërore dhe humane dhe, njëkohësisht, kanë numrin më të madh të studentëve: Fakulteti i Ekonomisë, Fakulteti Juridik, Fakulteti i Filozofisë, Fakulteti i Filologjisë dhe Fakulteti i Edukimit. Misioni i UP‐së është avancimi i arsimit të lartë dhe i krijimit të shkencës dhe kulturës.157

UP‐ja është universiteti kryesor publik i cili synon të bëhet kanali kryesor i aktiviteteve kërkimore. Misioni i tij ishte që të bëhet qendër kryesore për avancimin e dijes, ideve dhe shkencës në arsimin e lartë.158 Numri i personelit akademik dhe shkencor në institucionet e tjera kërkimore në Kosovë sillet në rreth 90 veta, mirëpo hulumtimet e kryera nuk janë as inovative as në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Edhe pse mësimdhënia e hulumtimet paraqesin veprimtaritë kryesore të UP‐së, prapëseprapë këto dy komponenta nuk janë të lidhura sa duhet. Hulutmimet mbesin ndërmarrje individuale. Kryesisht të lidhura me studimet pasdiplomike: studimet për master ose të doktoratës. Për më tepër, nuk ka bashkëpunim në mes të UP‐së dhe institucioneve publike e organizatave shtetërore në njërën anë dhe bizneseve e sektorit të OJQ‐ve, në anën tjetër, në fushën e shkencave shoqërore e humane. Rrjedhimisht, UP‐ja është larg nga realizimi rolit të udhëheqësit në zhvillimin e arsimit, shkencave, shoqërisë e ekonomisë në Kosovë.159

Institucionet relevante publike për KeZh në shkencat shoqërore e humane në Kosovë janë:

• Fakulteti i Filozofisë • Fakulteti i Filologjisë • Fakulteti Juridik • Fakulteti i Ekonomisë • Fakulteti i Edukimit • Instituti i Albanologjisë • Instituti i Historisë • Instituti Pedagogjisë • Instituti i shkencave shoqërore e humane, Fakulteti i Filozofisë • Qendra për të Drejta të Njeriut, Fakulteti Juridik • Qendra për Gjuhë, Fakulteti i Filologjisë • Qendra për Kurajo Politike, Fakulteti Filozofik

157 Shih Statutin e Universiteti të Prishtinës, në dispozicion në http://www.uni‐pr.edu/Files/Dokumente/Relevante/Statutiversioniifundit.aspx, (hapur më 1 gusht 2011). 158 Strategjia e Universitetit të Prishtinës 2009‐2013, Prishtinë 2009. 159 Po aty.

Page 223: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

222

Enti i Statistikave e Kosovës (ESK) është një agjenci e pavarur në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike (MAP). Qëllimi krysor i ESK‐së është mbledhja dhe analiza e të dhënave, si dhe publikimi i tyre. Pos kësaj, ESK synon të sigurojë vlerësim dhe hulumtim (anketa) të dukurive demografike, shoqërore dhe ekonomike të shoqërisë kosovare.160

Një institucion tjetër publik i themeluar në vitin 2011, është edhe Instituti për Shkenca Shoqërore dhe Humane (ISHSH) në kuadër të Fakultetit të Filozofisë. Qendra për të Drejta të Njeriut në Fakultetin Juridik është aktive tash disa vite, kryesisht me financim të donatorëve ndërkombëtar.

Në Kosovë janë shtatë universitete dhe kolegje private që kanë institucione kërkimore që përqendrohen në shkenca shoqërore dhe humane; pos këtyre janë edhe disa organizata private e OJQ, të cilat angazhohen në projekte hulutmuese. Përkundër kësaj, është e pamundur të ofrohet një pasqyrë e qartë statistikore e organizatave private dhe e OJQ‐ve për shkak të mungesës së të dhënave nga regjistri i OJQ‐ve sipas fushave të aktiviteteve. Rrjedhimisht, mungojnë të dhënat për numrin e OJQ‐ve aktive.

Megjithëkëtë, organizatat më të rëndësishme hulumtuese nga sektori privat dhe ai i OJQ‐ve të angazhuara në hulumtime në shkencat shoqërore e humane janë:

• Qendra për Studime Humanistike “Gani Bobi” • Kolegji Univerzum / Departamenti për Kërkime Shkencore • Instituti për Studime të Avancuara (GAP) • Index Kosova • Fondacioni Kosovar i Shoqërisë Civile (KCSF) • Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj) • Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) • Rrjeti Kosovar i Grave (RrKG) • Prizma e Kërkimit (Ang. Prism Research) • Social Research Kosova (SRK) (Shq. Hulumtimet Sociale Kosova) • Universiteti AAB/ Instituti Rinvest

Aktivitetet hulumtuese nga organizata private e joqeveritare në Kosovë është udhëhequr kryesisht nga organizata donatore ndërkombëtare nëpërmjet të granteve dhe tenderëve. Organizatat më të rëndësishme në këtë drejtim kanë qenë UNDP‐ja, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Demokraci (UNDEF), Fondi i Kombeve të Bashkuara për Gratë (UNIFEM), Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID), BE‐ja.

2.3.1. Trendet kryesore në sektorin e shkencave shoqërore e humane në Kosovë

Në përgjithësi, janë këto trende në fushën e shkencave shoqërore e humane në Kosovë:

160 http://esk.rks‐gov.net/misioni‐i‐esk‐se, (hapur më 1 gusht 2011).

Page 224: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

223

1. Evropianizimi i agjendës kërkimore Kërkimet në shkencat shoqërore dhe humane janë të orientuara drejt agjendës kërkimore evropiane nëpërmjet të projekteve të ndryshme që implementohen në Kosovë, siç janë TEMPUS161 e Erasmus Mundus, si dhe projekte në funksion të proceseve të integrimit evropian, si për shembull Instrumenti për Asistencë për Përafrim (IPA) dhe Instrumenti Evropian për demokraci dhe të Drejta të Njeriut (EIDHR). 2. Rritja e interesimit të institucioneve dhe bizneseve për kërkime të orientuara nga politikat Tashmë në Kosovë është i qartë trendi i shtimit të kërkesave për kërkime të orientuara nga politikat për politikat publike (të institucioneve qeveritare) dhe për poolitika që përkojnë me fushat më të gjera politike e socio‐ekonomike. 3. Themelimi i institucioneve të reja kërkimore në arsimin e lartë Me themelimin e institucioneve të reja në arsimin e lartë shpresohet të arrihet një sinergji dhe bashkëpunim më i lartë në mes të mësimdhënies dhe kërkimeve. 4. Forcimi i institucioneve kërkimore që promovojnë identitetin kombëtar e kulturën Shteti i financon institucionet publike që përqendrohen në hulumtimin e historisë, gjuhës dhe kulturës kombëtare, ndërsa mungon financimi i qëndrueshëm për hulumtimin e temave për problemet strukturore dhe pabarazitë me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare.

Trendet kryesore në shkencat shoqërore dhe humane në Kosovë janë: • Ulja e varfërisë • Gjithëpërfshirja sociale (rinia, gratë, pakicat) • Resurset dhe shpërndarjen • Mjedisi • Siguria dhe sundimi i ligjit • Krizat, Stabiliteti dhe zhvillimi • Evropianizimi dhe Integrimet

2.3.2. Sfidat kryesore socio‐ekonomike në Kosovë

Përkundër arritjeve të përpjekjeve fazën e rindërtimit, Kosova mbetet një nga vendet më të varfëra në Evropë. Në bazë të vleërësimit të të varfërisë nga Banka Botërore (BB), rreth 45 për qind e Kosovarëve jetojnë nën kufirin e varfërisë,

161 TEMPUS është program i Bashkimit Evropian që e përkrahë modernizimin e arsimit të lartë në hapësirat rrethuese të Bashkimit Evropian. Tempus‐i promovon bashkëpunimin institucional që përfshinë Bashkimin Evropian dhe vendet partnere dhe përqendrohet në reformimin e modernizimin e sistemeve arsimore në vendet partnere të Evropës Lindore, Ballkanit Perëndimor dhe të rajonit të Mesdheut.

Page 225: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

224

ndërsa rreth 18 për qind jetojnë në varfëri të skajshme.162 Ringjallja e ngadalshme ekonomike në Kosovë ka rezultuar me shkallë të lartë të papunësisë. Të dhënat e papunësisë tregojnë se rreth 30 për qind e forcës punuese në Kosovë vlerësohet të jetë e papunë.163 Për shkak të përbërjes demografike të Kosovës, ku 50 për qind e kosovarëve janë nën moshën 25 vjeçare, papunësia më së shumti i godet të rinjtë. Në përgjithësi, Indeksi i Sigurisë Ekonomike lëvizë në shkallën prej 0 deri 1.5, ndërsa shumica e banorëve të Kosovës nuk kanë besim në ekonomi.164

Shkalla e regjistrimit në arsim është e lartë në Kosovë ‐ 114.7 për qind (kjo shkallë e këtillë është rezultat i shkallës së lartë të migrimit në vitet 1998/1999 me 77 për qind për arsimin e mesëm të ulët dhe 81.8 për qind për arsimin e mesëm të lartë. Në anën tjetër, regjistrimi i studentëve në universitet është rritur kohëve të fundit edhe për shkak të themelimit të një numri të universiteteve private (rreth 30); në vitin 2008/09, ishin 7,797 studentë që vijojnë studimet në universitete private (në programe për baçellor dhe për master), që është i barabartë 27 për qind i popullatës studentore në arsimin e lartë në Kosovë. Megjithëkëtë, përkundër rritjes së shkallës së regjistrimit, Kosova ende ngecë prapa vendeve në rajon përkitazi me të diplomuarit nga studimet universitare.165

Kosova është një shtet me demokraci të re. Siç thuhet në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, Kosova e ka forcuar kapacitetin e vet për implementimin e agjendës integruese. Ka pasur përparim në fushën e reformës së qeverisjes lokale. Megjithatë, mbeten sfidat e mëdha në implementimin e legjislacionit dhe në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve komunale.166 Gjithsej, Kosova ende duhet të rindërtojë një mjedis të shëndoshë ekonomik e politik nëpërmjet një platforme demokratike e sociale për të gjithë qytetarët e vet.

2.4. Inovacioni social

Të gjithë pajtohen se inovacioni ka rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik e shoqëror. Është thënë tashmë se inovacioni mund të përshpejtojë zhvillimin drejt një ekonomie konkurruese të tregut dhe të mundësojë praninë në tregjet ndërkombëtare edhe për ekonomitë në tranzicion. “Paradoksi i inovacionit”, sipas Roperit, mund të formulohet edhe ndryshe për të shpjeguar situatën kur në Ballkanin Perëndimor ka nevojë të theksuar për nivel më të lartë të shërbimeve të

162 Shih Raportin për Vlerësimin e Varfëtisë 2007, Banka Botërore, në dispozicion në http://web.worldbank.org/WBSITE/EXTERNAL/COUNTRIES/ECAEXT/KOSOVOEXTN/0,,contentMDK:21761784~menuPK:297788~pagePK:64027988~piPK:64027986~theSitePK:297770~isCURL:Y,00.html, (accessed 24 July 2011). 163 Po aty. 164 Shih Puls Raport 2011, Fondi I Kombeve të Bashkuara Për Zhvillim (UNDP), në dispozicion në http://www.kosovo.undp.org/repository/docs/public‐pulsenglish‐web.pdf, (hapur më 24 korrik 2011). 165 Shih Raportin për Zhvillimin Njerëzor për Kosovën 2010, UNDP, në dispozicion në http://www.kosovo.undp.org/repository/docs/HDR‐2010‐English.pdf, (hapur më 24 korrik 2011). 166 Raporti i Progresit i Komisionit Evropian 2009‐2010, në dispozicion në http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2009/ksrapport2009_en.pdf (hapur më 24 korrik 2011).

Page 226: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

225

inovacionit për të stimuluar rritjen ekonomike, por në të njëjtën kohë ka mungesë po ashtu të theksuar të kapaciteteve për një gjë të tillë, dhe e gjithë kjo ndikon dhe e formëson inovacionin social në këtë rajon.167

Në të vërtetë, inovacioni social në Kosovë varet nga disa apekte të ndërlidhura: sistemi arsimor dhe kuadrot, udhëheqja energjike dhe investimet.168 Një aspekt shumë i rëndësishëm është se legjislacioni i Kosovës dhe korniza zhvillimore duhet të përkrahin inovacionin social, mirëpo në funksion të përpjekjeve të Kosovës për ndërtimin e shtetit dhe për evropianizim.

Megjithatë, praktika është paksa më ndryshe. Deri tani, ka pasu pak ose aspak dialog për rolin e kërkimeve në shkencat shoqërore dhe humane për ndryshimin e përgjithshëm shoqëror dhe për reformën në Kosovë. Për më tepër, lidhjet në mes të shkencave shoqërore dhe inovacionit teknologjik janë pothuajse inekzistente. Në përgjithësi, hulumtuesve u mungojnë shkathtësitë kompjuterike. Një mangësi e këtillë shënon një hendek të madh në mes të shkencave shoqërore e humane në njërën anë dhe inovacionit teknologjik, në anën tjetër. Në të vërtetë, fondet e kufizuara për kërkime në shkencat shoqërore e humane, së bashku me mungesën e resurseve në internet, bazave të të dhënave dhe me mungesë të mobilitetit të hulumtuesve (bursave të ndryshme), paraqiten si pengesa të rëndësishme në rrugën e zhvillimit të inovacionit social. Duhet të ketë një lidhje në mes të praktikës së përballjes së kërkimeve shkencore me ngecjen ekonomike të Kosovës dhe me potencialin për zhvillim social. Rrjedhimisht, duhet përqendruar në politika dhe intervenime në funksion të financimit të kërkimeve që shtojnë potencialet zhvillimore për Kosovën që mundësojnë uljen e varfërisë dhe ndërpresin degradimin e mjedisit si masa me përparësi. Në fund, duhet dhënë përparësi kërkimeve për gjendjen ekonomike dhe lidhjes së tyre me çështjet sociale.

3. Integrimi i Kosovës në kërkimet evropiane në shkencat shoqërore e humane

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që mbetet e papërfshirë në Marrëveshjen e FP7‐ës për Vendet e Treta,169 por që mund të marrë pjesë me statusin e një vendi të tretë me një Vend Partner për Bashkëpunim Ndërkombëtar (ICPC). Në të vërtetë, statusi i këtillë i Kosovës në FP7 është i rëndësishëm dhe i shton mundësitë e Kosovës për kërkime duke gëzuar mundësi të njëjta (të

167 Shih Inovacioni në Tranzicion: Krahasim i potencialit për inovacione i firmave të tanishme dhe i kompanive fillestare në Ballkanin Perëndimor, Stephen Roper, në dispozicion në http://www2.warwick.ac.uk/fac/soc/wbs/research/csme/research/working_papers/wp106.pdf, (hapur më 25 korrik 2011). 168 Shkencat sociale dhe inovacioni, në dispozicion në http://www.keepeek.com/Digital‐Asset‐Management/oecd/science‐and‐technology/social‐sciences‐and‐innovation_9789264192836‐en. 169ftp://ftp.cordis.europa.eu/pub/fp7/docs/third_country_agreements_en.pdf (hapur më 2 gusht 2011).

Page 227: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

226

kërkesave minimale për pjesëmarrje) sikurse Shtetet Anëtare.170 Kësisoj, subjektet kërkimore nga Kosova mund të konkurrojnë me projekte kërkimore në kornizën FP7. Për të zgjeruar agjendën kërkimore, deri tani janë mbajtur disa seanca informative për FP7‐ën, si dhe janë emëruar pikat e kontaktit.

Siç është thënë edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2010, në Kosovë ka pasur pak përparim në përshtatjen e arsimit e të kërkimeve me standardet evropiane; po në këtë raport kërkohen përpjekje të koordinuara për forcimin e kapaciteteve implementuese dhe implementimi i strategjisë kombëtare.171

4. Analiza SWOT

4.1. Përparësitë 4.2. Dobësitë

• Kërkimi shkencor është ndër objektivat kryesore të strategjisë së MASHT;

• Është themeluar Këshilli Kombëtar i Shkencës (KKSh);

• Programi Kombëtar i Shkencës është miratuar në Kuvendin e Kosovës;

• Fillimi i implementimit të Programit Kombëtar të Shkencësnë vitin 2010;

• Ekziston ligji për veprimtarinë shkencore;

• Rritja e shpenzimeve të buxhetit e planifikuar nga MEF për vitet 2009‐2012;

• Numër i konsiderueshëm i kërkimeve vendore e ndërkombëtare në shkencat shoqërore;

• Krijimi i infrastrukturës kërkimore

• Mungesa e infrastrukturës institucionale për kërkime;

• Mungesa e implementimit të Programit Kombëtar për Shkencë për shkak të kufizimeve financiare;

• Mungesa e fondeve për kërkime;

• Mungesa e bashkëpunimit ndërkombëtar në kërkime;

• Mungesa e qasjeve ndërdisciplinore në punën kërkimore shkencore;

• Mungesa e informatave të përditësuara për projektet shkencore në vijim e sipër;

• Mungesa e të dhënave dhe e statistikave dhe mungesa e aftësive në statistika;

• Niveli i ulët i investimit në kapitalin njerëzor për kërkime;

170http://ec.europa.eu/research/iscp/index.cfm?lg=en&pg=west_balk (hapur më 2 gusht 2011). 171 Raporti i Progresit i Komisionit Evropian 2009‐2010, në dispozicion në http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2009/ksrapport2009_en.pdf (hapur më 24 korrik 2011).

Page 228: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

227

në sektorin privat dhe joqeveritar; • Futja në zbatim i temave të reja kërkimore.

• Kurrikulave ekzistuese universitare u mungojnë kurset me fokus në kërkime;

• Mungesa e informacioneve dhe e bashkëpunimit në mes të sektorëve të ndryshëm në kërkime;

• Mungesa e infrastrukturës së mirë kërkimore dhe e projekteve të qëndrueshme kërkimore në sektorin publik;

• Kushtet jo të mira të punës; • Hendeku i gjerë në mes të kërkimeve dhe çështjeve të rëndësishme shoqërore;

• Për shkak të njohjes së ngadalshme të statusit të Kosovës, punëtorët shkencorë kosovarë nuk mund të marrin pjesë në projekte dhe organizata ndërkombëtare;

• Qasja e vështirë në dokumente zyrtare dhe pamundësia për bashkëpunim me zyrtarët shtetëror;

• Kosova nuk ka rrjete akademike e kërkimore dhe nuk merr pjesë në asnjë prej rrjeteve ndërkombëtare akademike ose kërkimore (EARN, GEANT, DANTE).

Page 229: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

228

4.3 Mundësitë 4.4. Rreziqet

• MASHT avokon politika për arritjen e standardeve rajonale në financimin e KeZh;

• Interesimi i shtuar i institucioneve për kërkime të orientuara në zhvillimin e politikave;

• Modelet e reja të kërkimeve në KShShH;

• Rritja e numrit të entiteteve kërkimore joshtetërore;

• Mjedisi shoqëror është miqësor ndaj kërkimeve;

• Evropianizimi dhe ndërkombëtarizimi i kërkimeve përmes pjesëmarrjes në projekte, mobilitete dhe skema evropiane të bursave për kërkime në ShShH.

• Mospërfshirja e Kosovës në projektet kryesore ndërkombëytare të bashkëpunimit;

• Situata e përgjithshme e pafavorshme ekonomike;

• Mungesa e fondeve për kërkime në ShShH;

• Ndikimi politik, vendimet ad‐hoc që nuk bazohen në temat e kërkimit që janë relevante për shoqërinë por në preferencat grupore ose individuale;

• Industria dhe infrastruktura e pazhvilluar dhe jokonkurruese kërkimore dhe rreziku nga monopoli i informacionit;

• Anshmëria dhe politizimi i kërkimeve;

• Mungesa e inovacionit social; • Mungesa e shkathtësive

kërkimore dhe përdorimi i pamjaftueshëm i teknologjisë në kërkime;

• Mungesa e qasjes në resurse në internet dhe në baza të të dhënave;

• Mungesa e të dhënave për aktivitetet e tanishme kërkimore;

• Mungesa e hulumtuesve, bazave të të dhënave dhe portfoliove kërkimore;

• Mungesa e publikimeve në gjuhën angleze.

5. Prioritetet kërkimore të Kosovës në shkencat shoqërore dhe humane

Identifikimi i prioriteteve në fushën e shkencave shoqërore e humane është bazuar në prioritetet kombëtare zhvillimore në përgjithësi dhe në prioritetet e përcaktuara në Programin Kombëtar të Shkencës 2010‐2015. Dokumenti i fundit Plani Strategjik

Page 230: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

229

për Kosovën (USAID) 2010‐2014172 përcakton prioritetet kryesore kombëtare zhvillimore: furnizimi i qëndrueshëm me energji, përmirësimi i rrjetit hekurudhor, një sistem më i mirë arsimor, forcimi i sundimit të ligjit si element kryesor i procesit të integrimit. Ka edhe çështje të ndërlidhura prioritare: integrimi i të rinjve, barazia gjinore, pjesëmarrja e pakicave, mbrojtja e mjedisit dhe qeverisja efektive.

Prioritetet kërkimore në shkencat shoqërore e humane janë artikuluar në Programin Kombëtar të Shkencës të Kosovës 2010‐2015. Prioritetet janë vendosur duke marrë parasysh infrastrukturën dhe kapacitetet e tashme kërkimore në Kosovë, si dhe nevojat dhe projeksionet zhvillimore.

5.1. Prioritetet kërkimore në shkencat shoqërore dhe humane duke u bazuar në mundësitë e vendit

Prioritetet kërkimore në shkencat shoqërore e humane janë si në vijim:

5.1.1. Studimet për identifikimin e faktorëve që ndikojnë në përdorimin më efektiv të të gjitha resurseve njerëzore, natyrore dhe financiare në rrugën e zhvillimit të një shoqërie të re të bazuar në dije

Këto përfshijnë por nuk kufizohen në studimet në vijim:

• Kërkimet për promovimin e vlerave të organizimit të prodhimit (prej prodhimit primar, përpunimit dhe promovimit të prodhimeve bujqësore) që përfshijnë studime në fushën e prodhimit e të konsumit

• Kërkimet për faktorët që ndikojnë në integrimin e Kosovës në tregjet ndërkombëtare

• Kërkimet për masat dhe stimulimet që tërheqin investimet e huaja

• Kërkimet për faktorët që ndikojnë në zhvillimin dhe kultivimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë

• Kërkime për ndikimin e stabilitetit institucional dhe të sundimit të ligjit në zhvillimin ekonomik e në integrimin evropian

5.1.2. Studime për zhvillimin e institucioneve arsimore e kërkimore që sigurojnë një kornizë të integruar për trekëndëshin efektiv arsim‐kërkime‐inovacione

5.1.3. Studime për qeverisjen

172 Plani Strategjik – Kosova (USAID) 2010‐2014, http://pdf.usaid.gov/pdf_docs/PDACQ298.pdf (hapur më 3 gusht 2011).

Page 231: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

230

Këto përfshijnë studimet në vijim:

• Kërkime për qeverisjen ekonomike, si në rrafshin makro ashtu edhe mikro

• Kërkime për sundimin e ligjit në suaza të kornizës së integrimit evropian

• Kërkime në sigurinë publike, përfshirë atë institucionale dhe individuale

• Kërkime për qeverisjen elektronike dhe për shërbimet elektronike për publikun

• Kërkime për qeverisjen financiare dhe për zvogëlimin e informalitetit

• Kërkime për zgjidhjen e problemeve sociale, siç janë varfëria dhe papunësia, si dhe studime për zhvillimin e tregut të punës, prodhimit dhe shërbimeve,

Kërkime për zhvillimin e kohezionit social, solidaritetit dhe gjithëpërfshirjes.

5.1.4. Studime për trendet e normave dhe sjelljeve sociale për lehtësimin e integrimit në Bashkimin Evropian173

Përparësitë kërkimore në fushën e shkencave humane përbëhen nga temat në vijim:

5.1.5. Studime për aspektet praktike të komunikimit efektiv në të gjitha nivelet e strukturës politike e shoqërore, si funksion strategjik i të gjitha fushave të tjera

Këto përfshijnë, por nuk kufizohen në temat në vijim:

• Krijimi i bazës së të dhënave për Korpusin e madh të Shqipes si një bazë e domosdoshme për kërkime dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme në fushën e leksikografisë, kërkimeve strukturore dhe nevojave të tjera të shumta praktike (përfshirë resurset njerëzore, infrastrukturën, pajisjet hardverike dhe zhvillimin e përvetësimin e aplikacioneve softverike e të tjera).

• Kërkime për përdorimin e gjuhës në media e në marrëdhëniet me publikun në arsim, kulturë, politikë, shkencë e afarizëm nga këndvështrimi i standardeve ekzistuese, shtresave e variacioneve dhe duke pasur parasysh zhvillimin e mëtejmë në kontestin e horizonteve të reja të një shoqërie kosovare evropiane.

• Variacionet gjuhësore dhe identiteti: marrëdhënia në mes të identitetit tonë si pjesëtarë të grupeve dhe variacionet gjuhësore relevante për secilin grup.

173 Programi Kombëtar i Shkencës i Kosovës 2010‐2015.

Page 232: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

231

• Kërkime për mjetet strukturore, leksike e të tjera të gjuhës shqipe, e në veçanti përkitazi me horizontet e reja në kontekstin e shoqërive evroperëndimore (terminologjia ekonomike, financiare, juridike, shoqërore e në fusha të tjera me rëndësi për zhvillimin ekonomik e shoqëror).

• Kërkime për marrëdhëniet në mes të gjuhës shqipe dhe gjuhëve të tjera të regjionit të Evropës Juglindore me vështrim të veçantë në kontaktet më të ngushta me shoqëritë përkatëse në rajon (kërkimi dhe të nxënit e gjuhës).

• Përdorimi dhe të nxënit e gjuhës në mjediset arsimore.

• Të nxënit e gjuhëve për fëmijët e diasporës.

• Studime gjuhësore për Arbëreshët dhe shqiptarët në vende si Turqi, Greqi, Itali, Egjipt, Rumani etj.

• Studime gjuhësore në fushën e informacionit e të teknologjisë

o Studime në fushën e terminologjise shkencore dhe standardizimin e terminologjisë në gjuhën shqipe.

o Studime linguistike në fushën e historisë së gjuhës dhe filologjisë klasike.

5.1.6. Studime ndërdisiplinare për shoqërinë kosovare nga perspektiva kulturore, letrare, artistike, dhe folklorike

• Hulumtimi i vlerave, qëndrimeve, perspektivave dhe ndryshimeve në stilin e jetës dhe në të menduar.

• Hulumtime të identiteteve shoqërore, kulturore, nënkulturore dhe multikulturore në kohën e integrimit e të globalizimit.

• Kërkime në fushën e gjinisë dhe përfaqësimin social.

• Kërkime në fushën e arteve (muzikë, arte pamore, letërsi, teatër, film etj.), kulturës popullore, traditën dhe folklorin.

• Studime në letërsi nga një perspektivë historike, kritike dhe teorike.

• Studime filologjike dhe publikimi i punimeve të trashëgimisë e të studimeve komparative në letërsi.

• Hulumtimet në fushën e sporteve dhe lojërave.

• Hulumtime në fushën e mjedisit, urbanizimit dhe planifikimit urban.

• Hulumtime në fushën e medieve, komunikimit publik dhe përfaqësimit social.

Page 233: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

232

5.1.7. Studime historike për promovimin e identitetit e historisë kombëtare të Kosovës

• Kërkime në periudhat parahistorike.

• Kërkime në kohën antike dhe në mesjetë.

• Kërkime në kohën moderne, lëvizjet kombëtare, shtetësia dhe demokracia.

• Kërkime në shkencat ndihmëse të historisë (arkeologji, hulumtime arkivore, etj.).

• Studime në fushën e historisë shoqërore‐ekonomike, shpirtërore dhe gojore.174

5.2. Prioritetet kërkimore në shkencat shoqërore e humane në bazë të potencialit në të ardhmen

Prioritetet kërkimore që nuk janë përfshirë në Programin Kombëtar të Shkencës por që bartin potencial për të ardhmën, përfshijnë prioritetet në vijim:

• Ndryshimet demografike dhe tranzicioni

• Inovacioni social për rritje dhe punësueshmëri

• Kohezioni social, qeverisja dhe kontekstet urbane

• Regjionalizimi, integrimi dhe transnacionalizimi

• Resurset dhe shpërndarja

• Hulumtime për rolin e ri të arsimit (përmes sfidave të ekonomisë, informacionit, fundamentalizmit, mjedisit dhe globalizmit)

• Politikat inovative për punësim.

6. Gjendja pas raportit

6.1. Përditësimi i gjendjes

Kanë kaluar dhjetë muaj që nga raporti i parë gjithëpërfshirës mbi kushtet e shkencave shoqërore dhe humanitare në Kosovë. Në përpjekje për të siguruar një pasqyrë të përgjithshme të zhvillimeve në shkencat shoqërore dhe humanitare që kanë ndodhur në mes të shtatorit 2011 dhe qershorit 2012, teksti në vijim është

174 Po aty.

Page 234: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

233

hartuar rreth tri temave të gjera dhe është i bazuar në analizën SWOT të prezantuar në raportin paraprak. Andaj, tri temat që e përbëjnë këtë shtojcë përfshijnë:

1. Konteksti i Kosovës: sfidat dhe arritjet; 2. Temat kërkimoretë Shkencave Shoqërore dhe Humanitare; dhe 3. Krahasimi rajonal i prioriteteve kërkimorenë Shkencat Shoqërore dhe

Humanitare.

Gjatë shkrimit të kësaj shtojce janë formuluar dy qëllime kryesore. Në njërën anë, qëllimi ka qenë të prezantohen zhvillimet dhe pengesat kryesore për të kuptuarit e gjerë të implikimeve strukturore dhe të politikave për hulumtim në shkencat shoqërore dhe humanitare. Në anën tjetër, analiza ka pas për qëllim të theksojë aspektet kryesore të vëzhguara në raportin e vitit të kaluar që kanë ndikim në risitë shoqërore dhe zhvillimet në Kosovë.

Megjithatë, duke menduar në mënyrë kritike rreth politikave dhe strategjive për marrjen e njohurive në përgjithësi, dhe shkencave shoqërore dhe humanitare në veçanti, nevojitet angazhim i vazhdueshëm përmes analizës. Dokumentimi i dallimeve në mes të gjuhës ligjore dhe zbatimit real të dispozitave ligjore dhe ndikimeve që janë bërë pjesa qendrore e këtij raporti e përcaktojnë trajektoren për dokumentim të vazhdueshëm të vlerësimit të prioriteteve kërkimore në shkencat shoqërore dhe humanitare. Në fund, ky tekst prezanton një krahasim të prioriteteve kërkimorenë shkencat shoqërore dhe humanitare të Kosovës dhe shteteve në rajonin e Evropës Jugore: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi.

Siç e ka dokumentuar edhe raporti, Kosova është vend me sasi të ulët dhe të shpërndarë të aktiviteteve kërkimorenë shkencat shoqërore dhe humanitare. Megjithatë, infrastruktura ligjore dhe politikat e Kosovës të cilat synojnë promovimin e aktivitetit shkencor dhe plotësohen me investim të ulët financiar për hulumtim si dhe është dëshmuar se japin rezultate të kufizuara. Sidoqoftë, klima e përgjithshme politike në Kosovë dhe sidomos aspiratat e saj për Integrim Evropian kanë siguruar një shtysë për dinamikën politike, shoqërore dhe kulturore në përgjithësi, dhe arsimimin dhe hulumtimin në veçanti. Megjithatë, nuk ka pasur ndryshime të mëdha në sferën kërkimor edhe rrjetëzimi i prezantuar në fund të përmbledhjes së fundit. Aktiviteti i kufizuar hulumtues është i mbyllur vetëm në Kosovë, pa ose me projekte të kufizuara ndërkombëtare hulumtuese. Për më tepër, izolimi së bashku me mungesën e qasjeve inovative për hulumtim nuk mundëson ndërtimin e urave në mes të shkencës dhe kërkimit për çështjet e strukturës së gjerë shoqërore dhe agjendave për zhvillim shoqëror për të cilat Kosova ka shumë nevojë.

Përkundër mjedisit jopërkrahës për shkencat shoqërore dhe humanitare në Kosovë, megjithatë janë bërë disa zhvillime pozitive. Ato kanë të bëjnë me legjislacionin dhe aktet e politikave dhe përkrahjen ndërkombëtare që po vjen për hulumtim dhe zhvillim. Më 29 gusht 2011 është shpallur Ligji Nr. 04/L‐037 mbi Arsimin e Lartë me Dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës. Një grup punues

Page 235: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

234

i themeluar nga MAShT‐i është duke punuar në amendamentet e Ligjit mbi Aktivitetin e Kërkimit Shkencor. Për më tepër, MAShT‐i e ka themeluar Fondin Kombëtar për Hulumtim dhe Bordi i tij vendos për aplikimet që kanë të bëjnë me projektet kërkimorenë pajtim me Programin Kombëtar për Hulumtim. Siç është theksuar në këtë raport, Kosova ka mungesë të projekteve të mëdha kërkimorenë fushën e shkencave shoqërore dhe humanitare. MAShT‐i organizoi konferencën e katërt të titulluar “Java e Shkencës”, në maj 2012 në Prishtinë në përpjekje për të avancuar hulumtimin dhe promovuar hulumtimin shkencor. Në konferencë morën pjesë rreth 200 hulumtues në disiplina dhe shkenca të ndryshme nga Kosova dhe vendet tjera, kryesisht nga Shqipëria.

Kosova ka nivelin më të ulët të shpenzimeve për aktivitete kërkimorenë rajonin e Evropës JugLindore. Ato arrijnë vetëm pothuaj 0.1% të BPV dhe është shumë më i ulët se mesatarja Evropiane. Me të vërtetë intervenimi i Komisionit Evropian (KE) përmes grantit IPA prej një milion Eurosh për hulumtim dhe zhvillim që u shpall në janar 2012 është me rëndësi të madhe për avancimin e agjendës kërkimorenë Kosovë dhe për zhvillimin e shkathtësive dhe kapaciteteve të institucioneve hulumtuese. Intervenimet si ky, në periudhë afatgjate, do t’i mundësojë Kosovës të përfshihet në projektet e mëdha kërkimoreEvropiane, si FP7. Sipas kësaj, dhe siç thekson edhe ky raport, kapacitetet zhvillimore dhe kërkimoretë Kosovës do të lulëzojnë përmes ndërkombëtarizimit të agjendës kërkimoree bashkëpunimit dhe shkëmbimit (mobiliteti i hulumtuesve) me institucionet kërkimoretë Bashkimit Evropian.

Brenga kryesore mbeten të dhënat dhe informatat e pakta për aktivitetet hulumtuese, rezultatet dhe financimin. Iniciativa pozitive për përkrahje të aktiviteteve kërkimorepërmes Fondit Hulumtues Kombëtar duhet të bëhet transparent për të siguruar shpërndarje të drejtë dhe profesionale të financimit publik të projekteve hulumtuese. Kriteret për përkrahje duhet të hartohen dhe të shpërndahen gjerësisht për t’i prekur sektorët dhe hulumtuesit e ndryshëm në Kosovë. Për më tepër, në mënyrë që të demokratizohet vendimmarrja dhe legjitimiteti i Fondit Hulumtues Kombëtar duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë përfaqësimit të grave dhe pakicave në vendimmarrje. Së dytë, baza e të dhënave për hulumtim dhe projekte në nivel kombëtar është me rëndësi të madhe me informata mbi projektet kërkimoretë financuara nga paraja publike për të cilat publiku i gjerë duhet të ketë qasje të lirë.

6.2. Prioritetet kërkimore për shkencat shoqërore dhe humane në Kosovë

Prioritetet kërkimorenë Kosovë janë bazuar në gjashtë fusha të shkencës dhe teknologjisë në pajtim me Manualin Frascati175 që përfshin:

• Shkencat natyrore

175 Manuali Frascati – Praktika standarde e propozuar për kërkime në hulumtim dhe zhvillim

eksperimental, ECD, 2002.

Page 236: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

235

• Inxhinierinë dhe Teknologjinë • Shkencat mjekësore • Shkencat Bujqësore • Shkencat shoqërore dhe • Humanitetet.

Me të vërtetë, pesë prioritetet kërkimoretë përcaktuara në Programin Hulumtues Kombëtar përbëjnë prioritetet tematike kërkimorenë vijim:

1. Burimet Natyrore, Energjia dhe Mjedisi

2. Prodhimi Bujqësor dhe Siguria e Ushqimit

3. Hulumtimi Mjekësor

4. Studimet Shoqërore dhe Ekonomike

5. Studimet Linguistike, Kulturore dhe Historike.176 Në prioritetet kërkimorembi studimet shoqërore dhe ekonomike janë pesë grupime: (1) tregjet dhe financat ndërkombëtare; (2) investimet e huaja; (3) zhvillimi ekonomik dhe Integrimet Evropiane; (4) arsimimi dhe zhvillimi i institucioneve hulumtuese; dhe (5) studimet e qeverisjes.

Në vijim është lista e temave kërkimoreqë kanë të bëjnë me temën e Studimeve Shoqërore dhe Ekonomike.

Tema: Prioritetet kërkimore të studimeve shoqërore dhe ekonomike

1. Studimet mbi identifikimin e faktorëve që ndikojnë në përdorimin më efektiv të burimeve njerëzore, natyrore dhe financiare në Kosovë drejt zhvillimit të një shoqërie të bazuar në njohuritë e reja, duke përfshirë por jo kufizuar në pikat në vijim:

• Hulumtim mbi promovimin e zinxhirëve të vlerave (nga prodhimi primar, procesimi dhe marketingu i prodhimeve vendore) që përfshin studimet në fushën e prodhimit dhe konsumit

• Hulumtim mbi faktorët që ndikojnë në integrimin e Kosovës në tregjet ndërkombëtare

• Hulumtim mbi stimuluesit që tërheqin investimet e huaja • Hulumtim për faktorët që ndikojnë në zhvillimin dhe kujdesin e raporteve

me partnerët e huaj • Hulumtim mbi ndikimin e stabilitetit institucional dhe zbatimit të ligjit në

zhvillimin ekonomik dhe integrimin Evropian

176 The National Research Programme of the Republic of Kosovo, National Research Council, March 2010.

Page 237: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

236

2. Studimet për zhvillimin e arsimit dhe institucioneve kërkimoreqë sigurojnë një kornizë të integruar të trekëndëshit efektiv arsim‐hulumtim‐inovacion

3. Studimet për qeverisje duke përfshirë: • Hulumtim për qeverisjen ekonomike, në makro dhe mikro nivel • Hulumtim për zbatimin e ligjit në kuadër të kornizës së integrimit Evropian • Hulumtim për sigurinë publike, si për institucione ashtu edhe për individë • Hulumtim për qeverise elektronike dhe shërbime elektronike për publik • Hulumtim për qeverisje financiare dhe zvogëlim të shpenzimeve të

kushtueshme • Hulumtim për zgjidhjen e problemeve sociale si varfëria dhe papunësia, si

edhe studime për zhvillimin e tregut të punës dhe prodhimit dhe shërbimeve,

• Hulumtim për zhvillimin e kohezionit shoqëror, solidaritetit dhe gjithëpërfshirjes.

4. Studime për trendet e normave dhe sjelljeve shoqërore për ta lehtësuar integrimin në Bashkimin Evropian.

Tema: Studimet gjuhësore, kulturore dhe historike

Prioritetet kërkimorepër temën e Studimeve gjuhësore, kulturore dhe historike fokusohen në (1) identitet: identiteti, gjuha, historia kombëtare; (2) kombëtarizmi (identiteti shqiptar, Diaspora, lëvizjet kombëtare); (3) kultura (politikat kulturore; literatura; folklori; trashëgimia; arti; hapësira dhe komunikimi; përfaqësimi gjinor dhe shoqëror); (4) transnacionalizmi (multikulturalizmi dhe integrimi), dhe (5) historia (antike, mesjetare dhe bashkëkohore).

Në vijim është lista e prioriteteve kërkimorepër Studime Linguistike, Kulturore dhe Historike.

1. Studimet për aspekte praktike të komunikimit efektiv në të gjitha nivelet dhe strukturat politike dhe shoqërore, si funksion strategjik i të gjitha fushave tjera, duke përfshirë por mos kufizuar në pikat në vijim:

• Krijimi i një baze të të dhënave për korpusin e madh elektronik të shqiptarëve si bazë për çdo hulumtim dhe zgjidhje të problemeve të ndryshme në fushën e leksikografisë, kërkimit të strukturuar dhe shumë nevoja të tjera praktike (duke përfshirë burimet njerëzore, infrastrukturën, harduerin dhe miratimin dhe zhvillimin e softuerit, etj.).

• Kërkime për gjuhën e përdorur në media dhe marrëdhënie publike, arsim, kulturë, politikë, shkencë dhe biznes në lidhje me standardet ekzistuese, shtresat dhe llojllojshmërinë, dhe në lidhje me zhvillimet e mëtejme në kuadër të horizonteve të reja të shoqërisë kosovare evropiane.

Page 238: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

237

• Llojet dhe identiteti i gjuhës: marrëdhëniet në mes të identitetit tonë si anëtarë të grupeve dhe llojet e gjuhës të rëndësishme për secilin grup.

• Kërkime për burimet strukturore, leksik dhe të tjera të gjuhës shqipe, sidomos në lidhje me horizontet e reja në kuadër të shoqërive Evropiane dhe perëndimore (terminologjia në ekonomi, financa, juridik, shoqëri dhe në fusha tjera të rëndësishme për zhvillim ekonomik dhe shoqëror).

• Kërkime për raportet në mes të gjuhës shqipe dhe gjuhëve tjera të Evropës JugLindore me theks të veçantë për kontaktet më të afërta në mes të shoqërive përkatëse në rajon (hulumtim dhe mësim të gjuhës).

• Përdorimi i gjuhës dhe mësimi i gjuhës në mjedis arsimor.

• Mësimi i gjuhës për fëmijët në Diasporë.

• Studime linguistike në mesin e Arbëreshëve dhe Shqiptarëve në vendet si Turqia, Greqia, Italia, Egjipti, Rumania, etj.

• Studime linguistike në fushën e informacionit dhe teknologjisë.

• Studime në fushën e terminologjisë shkencore dhe standardizimit të terminologjisë në gjuhën shqipe.

• Studime linguistike në fushën e historisë së gjuhës dhe filologjisë klasike.

2. Studime multidisiplinare të shoqërisë Kosovare nga perspektiva kulturore, letrare, artistike dhe e folklorit:

• Hulumtimi i vlerave, qëndrimeve, perspektivave dhe ndryshimeve në stil të jetesës dhe të menduar.

• Kërkime për identitetet shoqërore, kulturore, nënkulturore dhe multikulturore në periudhën e integrimit dhe globalizimit.

• Kërkime në fushën e përfaqësimit gjinor dhe shoqëror.

• Kërkime në fushën e arteve (muzikë, arte vizuale, literaturë, teatër, film, etj.), kulturë popullore, traditë dhe folklor.

• Studime në literaturë nga perspektiva historike, kritike dhe teorike.

• Studime filologjike dhe publikim të punëve trashëgimore dhe studimeve krahasuese në literaturë.

• Kërkime në fushën e sporteve dhe lojërave.

• Kërkime në fushën e mjedisit, urbanizimit dhe planifikimit urban.

• Kërkime në fushën e mediave, komunikimit publik dhe përfaqësimit shoqëror.

Page 239: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

238

3. Studime historike që do të promovojnë identitetin kombëtar dhe historinë e Kosovës

• Kërkime për periudhën parahistorike.

• Kërkime për periudhën antike dhe mesjetare.

• Kërkime për modernizëm, lëvizje kombëtare, shtetësi dhe demokraci.

• Kërkime për shkenca ndihmëse të historisë (Arkeologji, hulumtim arkivor, etj.).

• Studime në fushën socio‐ekonomike, spirituale dhe të historisë gojore.

6.3. Krahasimi Rajonal i Prioriteteve Kërkimore në Shkenca Shoqërore dhe Humanitare

Metodologjia standarde për raporte të situatës së vendeve e miratuar në të gjitha vendet e Evropës JugLindore – Shqipëri, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Serbi – ka mundësuar një krahasim në mes shtetesh për situatën e përgjithshme: politikat dhe infrastrukturën, trendet, si edhe prioritetet dhe strategjitë në shkencat shoqërore dhe humanitare. Edhe pse është e pamundur të përfaqësohet pasuria e të dhënave në një raport të këtij karakteri relativisht të shkurtër të vendit, megjithatë mundëson të bëhet një pasqyrë e prioriteteve kërkimorekombëtare sipas temave dhe të krahasohen dhe analizohen në raport me prioritetet në vendet tjera dhe në nivel rajonal. Përveç kësaj, ky raport përfshin një studim dhe një listë të prioriteteve kërkimorenë shkencat shoqërore dhe humanitare sipas shteteve.

Edhe pse ekzistojnë shume tema dhe qasje të llojllojshme ndaj prioriteteve kërkimorenë shkencat shoqërore dhe humanitare në mes të shteteve në rajon, kjo analizë sugjeron se mund të organizohen në gjashtë tema. E para – mbështetet në temën e përgjithshme të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik që përfshin prioritetet kërkimoretë demografisë dhe moshës; papunësia dhe punësimi; shëndetësia; llojllojshmëria dhe kohezioni shoqëror; njohuria dhe ekonomia; qëndrueshmëria; arsimimi dhe inovacioni shoqëror; dhe biznesi e inovacioni shoqëror. Prioritetet kërkimorenë kuadër të kësaj teme e përbëjnë gamën e çështjeve prioritare në shtetet e Evropës JugLindore dhe shumë nga to janë gjetur në raportet e gjashtë vendeve. Ky zbulim megjithatë nuk është befasues dhe merr parasysh urgjencën që kanë këto shoqëri për zgjidhje për ndërvarësi dhe dinamika kaluese dhe për përmirësim ekonomik dhe zhvillim ekonomik. Megjithatë, kjo nuk e zvogëlon rolin që luan historia dhe identiteti në prioritetet dhe strategjitë kombëtare hulumtuese. Me të vërtetë, këto çështje janë të përfaqësuara mirë dhe përfshijnë tema si historia kombëtare, identiteti kombëtar dhe gjuha, arti, literatura si vektorë kryesorë të kombit dhe historisë kombëtare. Një temë tjetër që paraqet brenga

Page 240: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

239

është administrimi dhe qeverisja, sidomos temat që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit dhe integrimin në BE. Përderisa transformimi global dhe integrimi është posaçërisht prezent në prioritete kërkimorenë Kroaci dhe Kosovë, së bashku me rëndësinë e TIK‐ut në hulumtim, arkiv dhe biblioteka janë në mesin e prioriteteve kërkimoretë Serbisë.

Megjithatë, ngjashmëritë dhe mbizotërimi i temave në prioritetet kërkimorenë fushën e shkencave shoqërore dhe humanitare nuk nënkupton në asnjë mënyrë se të shtatë vendet e Evropës Jugore janë të njëjta, por më parë është kundërthënëse sepse trendet tregojnë trajektore të ngjashme që buron nga aspiratat e rajonit për të hyrë në Bashkimin Evropian. Kështu që premisa kryesore në këtë arsyetim është me të vërtetë Evropianizimi i rajonit, edhe pse në të njëjtën kohë bashkëpunimi rajonal dhe shkëmbimi duhet ende të fitojnë qëndrueshmëri në agjendat kombëtare në shkenca shoqërore dhe humanitare.

Kur i shikojmë prioritetet kërkimorenë shkenca shoqërore dhe humanitare në Kosovë në raport me ato të vendeve tjera në rajon vërehet se prioritetet kërkimoretë Kosovës përputhen me ato të rajonit. Kjo tregon se Kosova nuk është ballafaquar me faktorë kufizues të politikave në shkenca shoqërore dhe humanitare. Me të vërtetë politikat që synojnë largimin e pengesave dhe promovimin e kërkimit në shkenca shoqërore dhe humanitare ende duhet të marrin parasysh efektet e politikave dhe prioriteteve kërkimorenë zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë Kosovare dhe zvogëlimin e pabarazive shoqërore.

Siç është theksuar më parë, në vijim është një prezantim i prioriteteve kërkimorenë shkenca shoqërore dhe humanitare në shtetet e Evropës JugLindore.

1. Shqipëria 1.1 SSH Prioritetet kërkimorenë bazë të gatishmërisë së shteteve Prioriteti 1: Zhvillimi i Qëndrueshëm Prioriteti 2: Diversiteti dhe Kohezioni Prioriteti 3: Siguria dhe efikasiteti i energjisë 1.2 SSH Prioritetet kërkimorenë bazë të potencialit të ardhshëm Prioriteti 1: Shëndetësia dhe Cilësia e Jetës Prioriteti 2: Shoqëria e moshuar Prioriteti 3: Siguria e Ushqimit

2. Kroacia

2.1. SSH Prioritetet kërkimorenë bazë të gatishmërisë së shtetit Prioriteti 1: Papunësia dhe zhvillimi ekonomik: rreziku i shoqërisë së papunë Prioriteti 2: Rrjetëzimi i Grupimeve të Njohurisë në Kroaci: Ndërtimi i Kornizës Analitike të Qëndrueshme për Politika Inovative

Page 241: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

240

Prioriteti 3: Ekonomia e njohurisë në shtetet më pak të zhvilluara: roli i paradigmës inovative postindustriale. 2.2. SSH Prioritetet kërkimorenë bazë të potencialit të ardhshëm Prioriteti 1: Deficiti administrativ publik: një kërkim për modele të reja të qeverisjes së njohurisë dhe inovacionit në vendet më pak të zhvilluara Prioriteti 2: Kohezioni shoqëror dhe integrimi në kuadër të globalizimit.

3. Bosnja

3.1 SSH Prioritetet kërkimorenë bazë të gatishmërisë së vendit Prioriteti 1: Hulumtim i cili kontribuon në zhvillimin ekonomik, legal, kulturor dhe spiritual të shoqërisë dhe sistemeve; Prioriteti 2: Hulumtim i cili siguron bazë shkencore për të kuptuar të ndryshimeve të kaluara dhe të ardhme në shoqëri; Prioriteti 3: Hulumtim që kontribuon në drejtimin e shoqërisë drejt inovacioneve, krijimit të mjedisit kulturor dhe arsimimi; Prioriteti 4: Hulumtimi që përcakton pikat e modelit optimal të zhvillimit ekonomik dhe krijimin e ardhshëm të ekonomisë së bazuar në treg; Prioriteti 5: Hulumtimi që përcakton kushtet dhe aftësinë njerëzore për tu përshtatur ndaj punës dhe ndryshimeve të vazhdueshme që kanë ardhur nga teknologjia moderne.

3.2 SSH Prioritetet kërkimorenë bazë të potencialit të ardhshëm Prioriteti 1: Hulumtimi që zbulon zhvillimin historik dhe identitetin kulturor të njerëzve të BH në krahasim me fqinjët dhe në kontekst të civilizimit Evropian dhe botëror Prioriteti 2: Hulumtimi që depërton në trashëgimi kulturore‐civilizuese të njerëzve të BH Prioriteti 3: Hulumtim në lidhje me artet dhe literaturën

4. Maqedonia

4.1 SSH Prioritetet kërkimorenë bazë të gatishmërisë së vendit Prioriteti 1: Ekonomia dhe ligji Prioriteti 2: Arsimimi, shkathtësitë, njohuritë dhe mësimi gjatë gjithë jetës Prioriteti 3: Integrimi në BE dhe demokratizimi i shoqërisë Prioriteti 4: Identiteti, religjioni, gjuha, trashëgimia kulturore

4.2 SSH Prioritetet kërkimorenë bazë të potencialit të ardhshëm Prioriteti 1: Themelimi i infrastrukturës së përshtatshme kërkimoreqë mund të lejojë ndërkombëtarizimin e kërkimit SSH në vend Prioriteti 2: Konkurrenca dhe inovacionet janë prioritetet kryesore në dokumentet e politikave kombëtare

Page 242: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

241

Prioriteti 3: Multikulturalizmi është një sfidë e madhe për shoqërinë maqedonase pasi që kultura të ndryshme jetojnë në vend

5. Mali i Zi

5.1 SSH Prioritetet kërkimorenë bazë të gatishmërisë së vendit Prioriteti 1: Nxitja e zhvillimit ekonomik dhe punësimit Prioriteti 2: Ndërtimi i inovacionit konkurrues dhe sistemit arsimor të orientuar nga hulumtimi Prioriteti 3: Fuqizimi i raporteve në mes të shkencave dhe bizneseve

5.2 SSH Prioritetet kërkimorenë bazë të potencialit të ardhshëm Prioriteti 1: Zhvillimi i shoqërisë së dijes – promovimi i inovacionit dhe kërkimit Prioriteti 2: Ruajtja e identitetit kombëtar dhe veçantisë kulturore në botën e globalizuar Prioriteti 3: Ballafaqimi i sfidave demografike 6. Kosova

6.1 SSH Prioritetet kërkimorenë bazë të gatishmërisë së vendit Prioriteti 1: Studime për identifikimin e faktorëve më të efektshëm në përdorimin e burimeve njerëzore, natyrore dhe financiare të Kosovës gjatë zhvillimit të një shoqërie të re të bazuar në dije Prioriteti 2: Studimet për qeverisjen Prioriteti 3: Studimet për trendet e normave dhe sjelljes shoqërore për ta lehtësuar integrimin në Bashkimin Evropian Prioriteti 4: Studimet historike që do ta promovojnë identitetin kombëtar dhe historinë e Kosovës Prioriteti 5: Studime multidisiplinare të shoqërisë Kosovare nga perspektivat kulturore, letrare, artistike dhe të folklorit

6.2 SSH Prioritetet kërkimorenë bazë të potencialit të ardhshëm Prioriteti 1: Ndryshimet demografike dhe tranzicioni Prioriteti 2: Inovacioni shoqëror për zhvillim dhe punësim Prioriteti 3: Kohezioni shoqëror, qeverisja dhe konteksti urban Prioriteti 4: Rajonalizimi, Integrimi dhe Transnacionalizmi Prioriteti 5: Hulumtimi i rolit të ri të arsimit (përmes ekonomisë, informatave, fundamentalizmit, mjedisit, sfidave të globalizimit)

7. Serbia

7.1 SSH Prioritetet kërkimorenë bazë të gatishmërisë së vendit Prioriteti 1: Miratim i rolit të shkencave shoqërore në formulimin e politikave publike;

Page 243: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

242

Prioriteti 2: Përkrahja e proceseve integruese; Prioriteti 3: Kompletimi i projekteve të rëndësisë kombëtare; Prioriteti 4: Miratim i historisë kombëtare dhe trashëgimisë kulturore; Prioriteti 5: Digjitalizimi dhe shkallë më e lartë e shfrytëzimit të TIK‐ut nga bibliotekat dhe arkivat.

Përfundimet Zhvillimi i politikave dhe strategjive kërkimorenë Kosovë është mundësuar kryesisht në kuadër të kornizës së arsimit të lartë dhe politikave kërkimoretë Bashkimit Evropian. Legjislacioni, politika dhe strategjitë kryesore kombëtare pasqyrojnë edhe nevojat afatshkurtra e edhe objektivat strategjike për përparimin e agjendës kërkimorenë raport me zhvillimin e përgjithshëm shoqëror, politik dhe ekonomik të Kosovës.

Megjithatë, siç është parë tashmë në raport, duhen më shumë përpjekje për ta përmirësuar aktivitetin hulumtues dhe adresimin e çështjeve shoqërore për zhvillim të balancuar dhe të qëndrueshëm. Këta hapa përfshijnë, në mesin e të tjerëve, rritje të buxhetit për veprimtarinë kërkimore, transparencë në financimin e projekteve kërkimore dhe hapje të projekteve kërkimore të financuara publikisht për publikun e gjerë; si dhe sigurimin e mekanizmave monitorues dhe vlerësues të zbatimit të Programit Kombëtar të Shkencës. Për më tepër, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet përfshirjes së grave dhe minoriteteve në vendimmarrje, si edhe në planifikim dhe vlerësim të strategjive kombëtare dhe politikave mbi shkencën, hulumtimin dhe zhvillimin.

Me të vërtetë, një dialog në mes të hulumtuesve, politikëbërësve, ndërmarrjeve, dhe aktivistëve shoqëror është thelbësore për zgjerimin e agjendës kërkimorenë Kosovë dhe mundësisë për lulëzim të inovacioneve shoqërore. Rregullimi i politikave dhe infrastrukturës kërkimoreështë efektiv vetëm kur më shumë subjekte marrin pjesë dhe i sfidojnë supozimet. Vetëm veprimtaria shkencore dhe kërkimore demokratike dhe gjithëpërfshirëse çon drejt inovacionit dhe ndryshimit shoqëror.

E fundit por jo më pak e rëndësishme, qasja e mëtejm e kufizuar në programe kërkimore e zhvillimore të Bashkimit Evropian, e vë përparimin e Kosovës në shkencë dhe zhvillim në pozitë të pabarabartë në krahasim me shtetet në rajon, dhe i prish kushtet për kërkime inovative.

Page 244: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

243

Legjislacioni i cituar në raport 1. Ligji Nr.2004/42 për veprimtarinë shkencore, në dispozicion në http://www.assembly‐Kosovo.org/common/docs/ligjet/2004_42_en.pdf , (accessed 19 July 2011).

2. Ligji nr. 02/L‐51 për Veprimtarinë botuese dhe librin, në dispozicion në http://www.gazetazyrtare.com/e‐gov/tr/index.php?option=com_content&task=view&id=45&Itemid=28&lang=en, (i hapur më 23 korrik 2011).

3. Ligji nr. 04/L‐037 për arsimin e lartë në Kosovë, në dispozicion në http://www.masht‐gov.net/advCms/documents/RReg_dhe_Ligji%20mbi%20arsimin%20e%20Larte‐%20ANGLISHT.pdf, (i hapur më 27 qershor 2012).

Referencat Komisioni Evropian, Raporti i Progresit për Kosovën për vitin 2010 http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2010/package/ks_rapport_2010_en.pdf

Arsimi i lartë në Kosovë, Komisioni Evropian, Tempus, në dispozicion në http://eacea.ec.europa.eu/tempus/participating_countries/reviews/kosovo_review_of_higher_education.pdf, (i hapur më 24 korrik 2011).

Inovacioni në tranzicion: Krahasimi i potencialit inovativ të firmave të tanishme dhe kompanive fillestare inovative në Ballkanin Perëndimor, Stephen Roper, në dispozicion në http://www2.warwick.ac.uk/fac/soc/wbs/research/csme/research/working_papers/wp106.pdf, (accessed 25 July 2011).

Rezultatet paraprake të regjistrimit të vitit 2011 në Kosovë, në dispozicion në http://esk.rks‐gov.net/rekos2011/?cid=2,1, (hapur më 24 korrik 2011).

Programi kombëtar i shkencës i Republikës së Kosovës 2010‐2015.

Plani Strategjik për Kosovën (USAID) 2010‐2014, http://pdf.usaid.gov/pdf_docs/PDACQ298.pdf (hapur më 4 gusht 2011).

Strategjia për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë 2004‐2015 i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Qeverisë së Kosovës, në dispozicion në http://www.masht‐gov.net/advCms/documents/Strategy_EN.pdf, (hapur më 23 korrik 2011).

Page 245: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

244

Raporti për zhvillimin njerëzor në Kosovë 2010, UNDP, në dispozicion në http://www.kosovo.undp.org/repository/docs/HDR‐2010‐English.pdf, (hapur më 24 korrik 2011).

Vlerësimi i Varfërisë në Kosovë 2007, Banka Botërore, në dispozicion në http://web.worldbank.org/WBSITE/EXTERNAL/COUNTRIES/ECAEXT/KOSOVOEXTN/0,,contentMDK:21761784~menuPK:297788~pagePK:64027988~piPK:64027986~theSitePK:297770~isCURL:Y,00.html, (hapur më 24 korrik 2011).

Raporti Puls 2011, Fondi për Zhvillim i Bankës Botërore (UNDP), në dispozicion http://www.kosovo.undp.org/repository/docs/public‐pulsenglish‐web.pdf, (hapur më 24 korrik 2011).

Strategji 2009‐2013 e Universitetit të Prishtinë, 2009.

Shekncat shoqërore e inovacioni, në dispozicion në http://www.keepeek.com/Digital‐Asset‐Management/oecd/science‐and‐technology/social‐sciences‐and‐innovation_9789264192836‐en.

Page 246: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

245

Shtojca 1. Lista përmbledhëse e respondentëve nga procesi i konsultimit

Organizata/Institucioni Lloji i

organizatës Emri i personit kontaktues

Janë përgjigjur177

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës

Publike Shpresa Shala

Yes

Universiteti Amerikan në Kosovë (AUK)

Private Tefik Iseni No

Qendra për Studime Humanistike “Gani Bobi”

Private Shkelzen Maliqi No

GIZ Donatorë Ekrem Hyseni Yes

Indeks Kosova Private Visar Berisha Yes

Instituti i Albanologjisë Publike Sebush Demaku, Lulzim Lajqi

Yes

Instituti i Historisë Publike Arben Arifi Yes

Instituti Pedagogjik Publike Nezir Çoçaj No

Instituti Riinvest Private Alban Hashani

Saxhide Mustafa

No

Qendra Kosovare për Studime Gjinore

Private Sibel Halimi Yes

Fondacioni Kosovar i Shoqërisë Civile

Private Taulant Hoxha Yes

Instituti Kosovar për Kërkimin e Politikave e Zhvillim

Private Krenar Gashi Yes

Qendra Kosovare e Politikave Publike

Private [email protected]

No

Rrjeti i Grave Kosovare OJQ Alba Loxha No

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë/Kabineti i Ministrit

Qeveria Nuri Bexheti Yes

177 Prej gjithsej 29 organizatave dhe institucioneve tp kontaktuara, 20 (69%) I janë përgjigjur hulumtimit. Autoritetet qeveritare dhe donatorët janë përgjigjur në masën 100%.

Page 247: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Shkencat shoqërore dhe humane

246

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë/ Departamenti i Shkencës dhe Teknologjisë

Qeveria Murteza Osdautaj

Yes

Ministria e Administratës Publike / Departamenti për Regjistrim dhe Ndërlidhje me OJQ‐të

Qeveria Bajram Kosumi Yes

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Qeveria Florent Bakija Yes

Kërkimet Sociale në Kosovë Private Teuta Osmani Yes

UNDP Donator Mytaher Haskukaj

Yes

Universiteti “Dardania” Private Uni‐[email protected]

No

Universiteti “Iliria” Private [email protected] No

Kolegji Universitar Universum Private Alejtin Berisha Yes

Universiteti i Prishtinës / Fakulteti i Filozofisë/Departamenti i Sociologjisë

Publike Artan Muhaxhiri Yes

Universiteti i Prishtinës / Fakulteti i Filozofisë/Instituti për Studime shoqërore e humane

Publike Shemsi Krasniqi

Yes

Universiteti i Prishtinës / Fakulteti i Drejtësisë / Qendra për të Drejtat e Njeriut

Publike Valon Murati No

USAID Donator Arjeta Dushi Yes

Banka Botërore Donator Flora Kelmendi Yes

WUS Donator Alfred Marleku Yes

Page 248: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

247

RAPORT KOMBËTAR PËR KONTEKSTIN E KËRKIMEVE NË FUSHËN E ENERGJISË NË

KOSOVË

Dr. Naser Sahiti, Profesor i Asociuar, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Universiteti i

Prishtinës

Pristinë, mars 2012

Page 249: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

248

Falënderime

I jam mirënjohës Prof. Dr. Dukagjin Pupovcit (Qendra për Arsim e Kosovës) për

komentet dhe përkrahjen e tij gjatë tërë kohës së përgatitjes së këtij raporti.

Falënderim i veçantë i takon anëtarëve të ekipit të ekspertëve z. Sabit Gashi

(MZHE) dhe z. Skënder Isufi (KEK) për leximin dhe korrigjimin e raportit si dhe për

komentet e tyre. Gjithashtu vlerësoj lartë kontributin e z. Avni Sfishta (GIZ), z.

Murteza Osdautaj (MASHT) dhe z. Kushtrim Kaloshi (ATRC).

Page 250: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

249

Lista e shkurtesave

AEE Agjencia për Efiçiencë të Energjisë

AUK Universiteti Amerikan në Kosovë

BB Banka Botërore

BE Bashkimi Evropian

BPV Bruto Produkti Vendor

BRE Burimet e Ripërtërishme të Energjisë

ESD Direktiva e Shërbimeve Energjetike (Energy Service Directive)

FGJT Fakulteti i Gjeoshkencave dhe Teknologjisë

FIEK Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike

FIM Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

FP7 Programi Kornizë i 7 për Kërkime dhe Zhvillim të Teknologjisë (7th

Framework Programme for Research and Technological Development)

GLN Gazi i lëngëzuar i naftës

HC Hidrocentralet

HERD Programi Norvegjez për Kërkime dhe Zhvillim në Arsimin e Lartë (Norwegia

Programme for Higher Education Research and Development)

IE Intensiteti i energjisë

IMF Fondi Monetar Ndërkombëtar (International Monetary Fund)

KEK Korporata Energjetike e Kosovës

KKSH Këshilli Kombëtar i Shkencës

KOSTT Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike në

Kosovë (Kosovo Transmission System and Market Operator)

MASHT Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

MEK Mjedisi Evropian i Kërkimeve

MEM Ministria e Energjisë dhe Minierave

MEZH Ministria e Zhvillimit Ekonomik

NQ Ngrohtorja e qytetit

PKSH Programi Kombëtar i Shkencës

PVKEE Plani i Veprimit i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

TC Termocentralet

Tempus Programi i Mobilitetit Trans‐Evropian për Studime Universitare (EU

Trans‐European Mobility Programme for University Studies)

TKE Traktati i Komunitetit të Energjisë

UNDP Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim

ZRRE Zyra e Rregullatorit të Energjisë

Page 251: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

250

Përmbledhje ekzekutive

Synim kryesor i projektit është ofrimi i një pasqyre të aktiviteteve kërkimore në fushën e Energjisë në Kosovë dhe identifikimi i prioriteteve kërkimore kombëtare me qëllim të lehtësimit të bashkëveprimit ndërmjet vendeve pjesëmarrëse në projektin WBC INCO‐NET dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) në Mjedisin Evropian të Kërkimeve (MEK).

Pjesët e para të raportit ofrojnë një përshkrim të shkurtë të politikave energjetike në përgjithësi. Vëmendja është përqendruar në shërbimin e furnizimit me energji elektrike i cili, pavarësisht rezervave të mëdha të linjitit, ende është duke treguar një performancë të dobët. Për shkak të mirëmbajtjes jo adekuate të kapaciteteve ekzistuese të gjenerimit, humbjeve të larta dhe rritjes dramatike të kërkesës, ndërprerjet e rrymës elektrike janë të shpeshta. Rrjedhimisht, përkrahja financiare nga ana e qeverisë ofruar Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për importin e energjisë elektrike, ka qenë një praktikë e zakonshme në vitet e kaluara.

Me qëllim të ndryshimit të kësaj gjendje, Qeveria ka qenë aktive në hartimin dhe miratimin e dokumenteve ligjore si dhe në ngritjen e kapaciteteve institucionale të nevojshme për të adresuar problemet e tilla. Raporti tregon që sa i përket energjisë tashmë ekziston një kornizë solide legale dhe institucionale. Raporti më tej përshkruan aktivitetet qeveritare në drejtim të ngritjes së kapaciteteve ekzistuese të gjenerimit si dhe debatet e zhvilluara në lidhje me këtë çështje.

Sa i përket kërkimeve në fushën e energjisë, raporti nënvizon trajtimin e pamjaftueshëm dhe jo adekuat institucional të kësaj çështje. Më tej, raporti tregon që ndarjet buxhetore për Kërkim dhe Zhvillim (K&ZH) në përgjithësi kanë qenë larg nën objektivat strategjike të përcaktuara në dokumente relevante. Aktivitetet kryesore hulumtuese, të ndërmarra gjer më tani, kanë qenë kryesisht të nxitura nga nevoja për intervenime emergjente dhe për zhvillim të mëtejmë të Sektorit të Energjisë.

Raporti gjithashtu tregon që, për ngritjen e kapaciteteve ekzistuese kërkimore dhe integrimin më të fuqishëm të punës kërkimore dhe zhvillimore në MEK, planifikimi afatgjatë dhe vazhdueshmëria e angazhimit institucional janë të domosdoshme.

Përveç kësaj SWOT analiza tregon që pavarësisht potencialeve të caktuara siç janë korniza solide legale, institucionet duhet të adresojnë një mori dobësish dhe sfidash në mënyrë që të krijojnë një sistem të qëndrueshëm për K&ZH në Sektorin e Energjisë.

Bazuar në analizën e nevojave aktuale në Sektorin e Energjisë, potencialin ekzistues për kërkime dhe vlerësimin e zhvillimeve të ardhshme, në pjesën e fundit të raportit janë prezantuar prioritetet e menjëhershme the të ardhshme të Kosovës në fushën e energjisë.

Page 252: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

251

Hyrje

Sektori i Energjisë së bashku me Minierat dhe Bujqësinë kanë qenë tradicionalisht

shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës. Rezultatet e punës së këtyre sektorëve

aktualisht janë larg nga ato të dëshiruarat. Rrjedhimisht, shkallë e lartë e

papunësisë dhe varfërisë vazhdon të raportohet rregullisht.

Kosova ka potencial të madh për prodhimin e energjisë elektrike. Rezervat e linjitit

me afërsisht 12.5 miliard tonë, prej të cilëve 10.9 miliard janë të shfrytëzueshme,

konsiderohen të bëjnë pjesë ndër rezervat më të mëdha të Evropës 178,179.

Megjithatë, Kosova është ballafaquar me probleme serioze për plotësimin e

kërkesave për energji elektrike përgjatë tërë dekadës së fundit, edhe pse nga viti

1999 janë vërejtur disa ndryshime. Përkundër rritjes vjetore prej afërsisht 6 % të

prodhimit të energjisë elektrike, ai ende nuk mjafton për plotësimin e kërkesave të

konsumatorëve. Furnizimi i dobët me energji elektrike është konsideruar si një nga

pengesat kryesore për rritjen ekonomike të vendit. Mungesa e rrymës elektrike

është duke i kontribuar kanalizimit të investimeve të huaja në drejtim të vendeve

tjera të Regjionit kurse kompanitë lokale duke i detyruar të operojnë nën kushte të

vështira dhe shumë shpesh në kufijtë e arsyeshmërisë ekonomike. Përveç kësaj

Sektori i Energjisë, në vitet e kaluara, ka qenë një ndër shpenzuesit më të mëdhenj

të buxhetit publik nëpërmjet subvencioneve të pranuara rregullisht dhe nevojave

për import të energjisë elektrike.

Ndikimi negativ i furnizimit të paqëndrueshëm dhe të pamjaftueshëm me energji

elektrike, është reflektuar jo vetëm në zhvillimin normal të ekonomisë së vendit,

por edhe në sektorët tjerë siç janë shëndeti publik, sistemi i edukimit dhe

aktivitetet ditore të njerëzve. Për shkak të gjithë këtyre arsyeve, furnizimi me

energji elektrike në Kosovë konsiderohet shërbimi publik me performancën më të

dobët. Një publikim i kohëve të fundit i UNDP‐së180 tregon që vetëm 14 % e të

anketuarve janë të kënaqur me furnizimin me energji elektrike.

178 MEM: Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2009‐2018 179 R. P. Stoll et. al (Hrsg): Der Braunkohlentagebau, Springer, 2009 180 UNDP: Public Pulse Pull, Fast Facts III, March 2012

Page 253: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

252

1. Qëllimi i raportit kombëtar dhe metodologjia/përmbledhja e procesit të konsultimeve

Ky raport kombëtar është përgatitur në kuadër të kornizës së projektit WBC‐INCO.

NET duke pasur si qëllim primar ndriçimin e gjendjes ekzistuese, dobësive dhe

potencialit të Kosovës për pjesëmarrje dhe kontribut në projektet K&ZH. Raporti

analizon gjithashtu gjendjen e përgjithshme të Sektorit të Energjisë duke përfshirë

aspektet e ndërlidhura socio‐ekonomike me qëllim të ofrimit të sfondit të

zhvillimeve aktuale që kanë të bëjnë me K&ZH në fushën e energjisë. Më tej,

raporti synon ti identifikoj prioritetet për K&ZH në fushën e energjisë të cilat do të

mbështesnin krijimin e sektorit të qëndrueshëm energjetik dhe në këtë mënyrë ti

kontribuonin rritjes së zhvillimit të përgjithshëm ekonomik.

Të dhënat specifike, qëndrimet dhe përfundimet në raport janë bazuar në analizën

e gjerë të studimeve, raporteve, kornizës ligjore dhe dokumenteve strategjike

ekzistuese. Raporti reflekton gjithashtu opinionin e akterëve kryesorë brenda

institucioneve, kompanive energjetike, donatorëve dhe organizatave joqeveritare.

2. Sistemi i kërkimeve e zhvillimit në sektorin e energjisë në Kosovë

Duke vënë punën kërkimore një ndër prioritetet e saj, Qeveria ka kontribuar në

drejtim të një progresi të kufizuar për krijimin e një sistemi të mirë dhe funksional

për kërkime shkencore. Këshilli Kombëtar i Shkencës (KKSH) i themeluar në vitin

2007 ka zhvilluar Programin Kombëtar të Shkencës (PKSH) i cili është aprovuar nga

Parlamenti në vitin 2010. Kërkimet në fushën e Energjisë janë identifikuar si një nga

prioritetet e kryesore në PKSH. Megjithatë, ende ekzistojnë shumë barriera të cilat

pengojnë implementimin e prioriteteve të identifikuara në PKSH. Edhe pse Qeveria

fillimisht kishte bërë ndarjen e një milion €‐ve për financimin e projekteve brenda

fushës së gjashtë prioriteteve të identifikuara, për shkak të zhvendosjeve

buxhetore, vetëm 0.4 milion € u investuan në projektet kërkimore. Në anën tjetër,

pjesëmarrja në Programin Kornizë të 7 për Kërkime dhe Zhvillim të Teknologjisë

(FP7) ka shënuar ngritje të lehtë në kuptimin e aplikimeve të dorëzuara, por ka

qenë shumë e kufizuar në kuptimin e projekteve të përzgjedhura dhe të financuara.

Disa projekte të vogla kërkimore të financuara nga buxheti publik ose donatorët

janë realizuar por ato në rend të parë kanë pasur për qëllim të mbështesin

zhvillimin e Sektorit të Energjisë. Në përgjithësi, kërkimet shkencore në masë të

Page 254: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

253

madhe ende varen nga aksionet vullnetare dhe iniciativat individuale të

karakterizuara me pak ose aspak bartje të teknologjisë në ekonomi.

2.1. Korniza e politikave të Kosovës dhe atyre energjetike

Më 17 Shkurt të vitit 2008, Parlamenti i Kosovës bëri deklarimin e Kosovës si shtet

të pavarur dhe sovran. Me rastin e deklarimit të pavarësisë, Kosova u zotua se do

të zbatojë Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjedhjen e Statusit të Kosovës, të

hartuar nga i Dërguari Special i KB, Martti Ahtisaari. Dispozitat e planit të Ahtisaarit

janë futur brenda Kushtetutës së Kosovës, të futur në fuqi më 15 Qershor 2008. Në

ndërkohë, një numër i konsiderueshëm i ligjeve dhe dokumenteve strategjike është

aprovuar nga Parlamenti. E tërë korniza institucionale dhe në veçanti ajo ligjore e

Kosovës është duke u ndërtuar në vijë me direktivat e BE‐së. Në katër vitet e

kaluara Kosova është njohur nga 97 shtete, i është bashkuar Fondit Monetar

Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) si dhe është duke aspiruar të bëhet

anëtare e plotë e BE‐së.

2.1.1 Korniza e politikave të përgjithshme energjetike

Korniza institucionale dhe ligjore

Institucionet bazë përgjegjëse për drejtimin e Sektorit të Energjisë në Kosovë janë

Ministria e Zhvillimit Ekonomik‐MZHE (ish Ministria e Energjisë dhe Minierave‐

MEM) dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE). Përgjegjësi të tjera të

rëndësishme në fushën e Energjisë bartin Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit

Hapësinor, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e

Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Ministria e Infrastrukturës. Një mori

dokumentesh ligjore të draftuara dhe zbatuara nga këto institucione synojnë

rregullimin e Sektorit të Energjisë dhe ofrimin e bazës për planifikimin e

aktiviteteve strategjike në fushën e Energjisë. Ligjet, udhëzimet administrative,

rregulloret dhe dokumentet strategjike më të rëndësishme të publikuara gjer më

tani janë:

Ligjet

• Ligji 03/L‐184 për Energjinë • Ligji 03/L‐201 për Energjinë elektrike • Ligji 03/L‐185 për Rregullatorin e energjisë • Ligji 03/L‐165 për Miniera dhe mineralet • Ligji 04/L‐016 për Efiçiencën e energjisë • Ligji 03/L‐133 për Gazin natyror • Ligji 03/L‐116 për Ngrohje qendrore

Page 255: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

254

• Ligji 2004/5 për Tregti me naftë dhe derivate të naftës • Ligji 04/L‐110 për Ndërtim • Ligji 03/L‐025 për Mbrojtjen e mjedisit • Ligji 2003/14 për Planifikim hapësinor • Ligji 03/L‐230 Ligji për vlerësimin strategjik mjedisor • Ligji 03/L‐214 Ligji për vlerësimin e ndikimit në mjedis

Udhëzimet administrative

• Udhëzimi administrativ Nr. 14/2012 për Promovimin e efiçiencës së energjisë te përdoruesit fundor dhe shërbimet energjetike

• Udhëzimi administrativ Nr. 01/2012 për Auditimin e energjisë • Udhëzimi administrativ Nr. 07/2011 mbi Rregullat për balancat e energjisë • Udhëzimi administrativ Nr. 01/2010 për Sigurinë e furnizimit në sektorin e

gazit natyror • Udhëzimi administrativ Nr. 04/2009 për Hapjen e tregut të energjisë

elektrike për të gjithë konsumatorët jofamiljarë • Udhëzimi administrativ Nr. 09/2012 për Etiketimin e pajisjeve që

shfrytëzojnë energji • Udhëzimi administrativ Nr. 02/2011 për Rregullat dhe procedurat e

mbledhjes së rentës minerale

Rregulloret

• Rregullorja Nr. 01/2012 për Themelimin dhe funksionimin e komisionit për

certifikim të auditorëve dhe menaxherëve të energjisë

• Rregullorja Nr. 08/2011 për Organizimin e brendshëm të Agjencisë për

efiçiencën e energjisë

• Rregullorja teknike Nr. 03/2009 për kursimin e energjisë termike dhe

mbrojtjen termike në ndërtesa

• Rregullorja Nr. 06/2011 për Sigurinë minerare

• Rregullorja nr. 02/2011 për Përmbajtjen e programit të hulumtimeve

gjeologjike dhe elaboratit të rezultateve të hulumtimeve gjeologjike

Dokumentet strategjike dhe programore

• Strategjia e energjisë e Republikës së Kosovës 2009‐2018

• Plani i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë 2010‐2018

• Strategjia e ngrohjes e Republikës së Kosovës 2011‐2018

Përveç institucioneve qeveritare, entitetet tjera të cilat kanë ndikim të madh në

Sektorin e Energjisë janë kompanitë e mëdha energjetike. Kompanitë dominuese

në këtë sektor janë: Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Operatori i Sistemit,

Page 256: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

255

Linjiti 69 %

Produktet naftës 19.1 %

Biomasa (drutë e zjarrit) 9.7 %

Importi i energjisë elektrike 1.6 % Energjia Hidro, Solare, Erës 0.03 %

Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës (KOSTT)

dhe Kompanitë e Ngrohjes së Qytetit (në Prishtinë, Gjakovë dhe Mitrovicë).

Aktualisht të gjitha kompanitë relevante energjetike kanë statusin publik dhe janë

të drejtuara nga institucionet qendrore ose ato lokale. Megjithatë, në kohën kur ky

raport ishte duke u shkruar, Qeveria ishte zotuar që të përmbyllë procedurat

formale për privatizimin e Kompanisë së Kosovës për Shpërndarje dhe Furnizim të

Energjisë Elektrike të themeluar si rezultat i shthurjes së KEK‐ut. Privatizimi është

planifikuar edhe për Termocentralin (TC) Kosova B, duke u bazuar në një skemë

specifike të partneritetit publik‐privat për rivitalizimin e tij dhe konstruktimin e TC

“Kosova e Re”.

Gjendja aktuale e furnizimit me energji

Roli primar i tërë infrastrukturës së Sektorit të Energjisë në Kosovë është të ofroj

furnizim të mjaftueshëm dhe të vazhdueshëm të energjisë elektrike për përdorim

fundor. Burimi primar energjetik i shfrytëzuar në Kosovë, për plotësimin e nevojave

energjetike të sektorëve të ndryshëm ekonomik, është linjiti. Burime tjera primare

janë produktet e importuara të naftës (kryesisht për transport), mazuti i importuar

(për nevoja të ngrohjes), rryma elektrike e importuar, drutë e zjarrit dhe një sasi e

vogël e energjisë elektrike nga burimet ujore. Përzierja e energjisë primare për

Kosovën është prezantuar në Fig. 1.

Fig. 1 Përzierja e energjisë primare për Kosovën në vitin 2010181

181 MEM: Bilanci i Republikës së Kosovës për vitin 2010

Page 257: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

256

Përderisa importi i produkteve si ai i gazit të lëngëzuar të naftës (GLN) dhe të naftës

menaxhohet pa probleme të mëdha, gjendja në lidhje me furnizimin e energjisë

elektrike dhe ngrohjes është problematike.

Sektori i gjenerimit të energjisë elektrike është i dominuar nga KEK‐u i cili disponon

dhe operon me dy TC të bazuar në linjit: Kosova A & B. TC Kosova A përbëhet prej

pesë njësive me një kapacitet total të instaluar prej 800 MW kurse TC Kosova B prej

dy njësive me kapacitet total të instaluar prej 678 MW. Në Tabelën 1 janë

prezantuar në mënyrë të përmbledhur të dhënat për kapacitetet ekzistuese të

prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë.

Tabela 1: Kapaciteti ekzistues i gjenerimit i termocentraleve të Kosovës182

Kapaciteti total i instaluar prej 1478 MW i të dy TC‐ve do të mjaftonte për mbulimin

madje edhe të pikut të kërkesave për energji elektrike të cilat arrijnë vlerën prej

afërsisht 1300 MW në periudhën e dimrit. Mirëpo, për shkak të degradimit dhe

investimit të pamjaftueshëm në sektorin e minierave të linjitit dhe të TC‐ve në

Kosovë në periudhën 1990‐1999, mungesën e mirëmbajtjes, mungesën e

rehabilitimeve të nevojshme periodike dhe moshës së TC‐ve, kapaciteti teknikisht

182 MEM: Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2009‐2018

Kapaciteti i njësive të termocentraleve

(MW) Njësia e

termocentralit I instaluar

Neto në

disponim

Viti i startimit

TC Kosova A

Njësia A1 65 0 1962

Njësia A2 125 0 1964

Njësia A3 200 115 1970

Njësia A4 200 115 1971

Njësia A5 210 125 1975

TC Kosova B

Njësia B1 339 250 1983

Njësia B2 339 270 1984

Page 258: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

257

Kufiri Linja 400 kV Linja 220 kV Linja 110 kV Linja e planif.‐400 kV Linja jo‐aktive‐220 kV

në disponim është larg nën kapacitetet e instaluara. Përkundër një numri të

rehabilitimeve të ndërmarra në periudhën e kaluar 10 vjeçare, gjer më tani, nuk

është shënuar ndonjë përmirësim domethënës i kësaj situate. Kjo d.m.th. që një

operim dhe prodhim i besueshëm i cili do të mjaftonte për të mbuluar nevojat

bazike për energji elektrike nuk është i mundur me TC ekzistuese të vjetruara dhe

keq të mirëmbajtura.

Sistemi i transmisionit është i menaxhuar nga KOSTT‐i. Kosova është nënshkruese e

Traktatit të Komunitetit të Energjisë dhe është e lidhur me sistemin rajonal

nëpërmjet linjave ndërlidhëse me Serbinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë

(Fig. 2).

Fig. 2 Sistemi i transmisionit të Kosovës 400/220/110 kV183

183 KOSST: Raporti vjetor 2009

Page 259: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

258

Sistemi i transmisionit të energjisë elektrike është i ndërlidhur me të gjitha vendet

fqinje me nivelin 400 kV, me përjashtim të ndërlidhjes me Shqipërinë e cila

momentalisht është në nivelin 220 kV. Mirëpo kjo gjendje do të ndryshojë dukshëm

në një të ardhme të afërt meqë konstruktimi i linjës ndërlidhëse prej 400 kV me

Shqipërinë tashmë ndodhet në fazën e tenderimit. Me ndërtimin e linjës së re,

kapacitetet ekzistuese të Kosovës për këmbimin e energjisë elektrike do të ngriten

në mënyrë domethënëse. Në anën tjetër linja e tillë do ti kontribuoj optimizmit të

kooperimit ndërmjet sistemit elektroenergjetik të Kosovës të bazuar në

termocentrale dhe atij të Shqipërisë të bazuar në hidrocentrale (HC). Linja 400 kV

gjithashtu do të rris dukshëm këmbimin e energjisë elektrike në rajon. Përveç

ngritjes së kapaciteteve transmetuese, KOSTT‐i është duke punuar aktivisht edhe

në zvogëlimin e humbjeve të transmisionit të cilat aktualisht janë në nivelin prej 2‐

2.5 %184.

Një nga problemet kryesore në sistemin elektroenergjetik të Kosovës në dekadën e

kaluar ka qenë niveli i lartë i humbjeve në sistemin e distribuimit (shpërndarjes), të

menaxhuar momentalisht nga KEK‐u. Humbjet e distribucionit përbëhen prej

humbjeve teknike dhe komerciale (jo teknike). Edhe pse në kohën e fundit është

shënuar një zvogëlim i vogël i humbjeve të tilla, ato edhe më tej përbëjnë afërsisht

38 % të totalit të energjisë elektrike të furnizuar. Një çështje veçanërisht

brengosëse për sistemin e distribuimit të KEK‐ut mbetet niveli i lartë i humbjeve

komerciale i cili përbën mbi 21 % të totalit të energjisë elektrike të furnizuar.

Humbjet e tilla kanë edhe një sfond teknik (problemet me matje) por në rend të

parë krijohen nëpërmjet vjedhjeve të energjisë elektrike dhe mospagesës së

faturave elektrike185.

Përveç linjitit, Kosova nuk ka lëndë të tjera djegëse fosile (naftë, gaz) prandaj edhe

as TC të bazuara në burime të tilla. Megjithatë, Kosova ka një potencial të caktuar

të burimeve të ripërtërishme të energjisë (BRE). Aktualisht, ekzistojnë kapacitete

shumë të kufizuara të prodhimit të energjisë elektrike të bazuara në BRE të cilat

përbëhen nga HC Ujmani/Gazivoda (=32 MW), Lumbardhi (=8 MW) dhe disa HC të

vogla (= 2 MW) me kapacitet total të shfrytëzueshëm prej 42 MW186. Tri njësi të

vogla për gjenerim të rrymës elektrike me anë të turbinave të erës me kapacitet

shumë të limituar (afërsisht 1.3 MW), të instaluara në vitin 2010, aktualisht janë

jashtë operimit për shkak të disa mospajtimeve me Zyrën e Rregullatorit të

184 ZRRE: Statement of Security of Supply for Kosovo, 2011 185 UNDP: Energjia për zhvillim, 2007 186 ZRRE: Statement of Security of Supply for Kosovo, 2011

Page 260: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

259

Amvisëritë 40 %

Transporti 27

Industria 22%

Shërbimet 10 % Bujqësia 2 %

Energjisë në lidhje me tarifat nxitëse. Kapacitete tjera gjeneruese të cilat bazohen

në energji të erës, energji solare ose atë gjeotermale, me përjashtim të disa rasteve

në ndërtesat e banimit dhe në nivel të ndërmarrjeve të vogla, nuk janë zhvilluar

ende.

Në lidhje me zhvillimin e burimeve të ripërtërishme, MZHE ka kryer një numër të

projekteve demonstruese për përgatitjen e ujit të ngrohtë sanitar nëpërmjet

energjisë solare në ndërtesat publike (Katër Klinika në Qendrën Klinike

Universitare, dy Spitale Rajonale, një Qendër Mjekësore, dy Shkolla dhe një Konvikt

të Studentëve). Në këtë kontekst është demonstruar që energjia solare, përkundër

shpenzimeve të larta të pajisjeve dhe tregut të zhvilluar dobët, mund të shërbejë si

burim energjie për furnizim me ujë të ngrohtë.

Sa i përket biomasës bujqësore si burim energjetik me potencial të lartë energjetik,

mund të thuhet që, sektori i bujqësisë në Kosovë nuk është sa duhet i përgatitur

për zhvillimin këtij potenciali komercial187.

Konstatime të rëndësishme në lidhje me adresimin e problemeve dhe sfidave të

Sektorit të Energjisë, në Kosovë, mund të nxirren duke u bazuar në analizën e

shpërndarjes sektoriale të konsumit të energjisë.

Fig. 3 Shpërndarja sektoriale e Konsumit të Energjisë në vitin 2010188

187 MZHE: Strategjia e Ngrohjes e Republikës së Kosovës 2011‐2018 188 MEM: Bilanci i Republikës së Kosovës për vitin 2010

Page 261: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

260

Siç është prezantuar në Fig. 3, sektori me konsumin më të madh të energjisë është

sektori i amvisërive. Në anën tjetër, rryma elektrike merr pjesë me afërsisht 30 %

në konsumin total të energjisë për amvisëritë. Për këtë arsye, një përmirësim

esencial i furnizimit me energji elektrike nuk është i mundur nëse nuk bëhet

zvogëlimi i sasisë së energjisë të konsumuar nga amvisëritë. Kjo mund të arrihet në

rend të parë duke bërë zvogëlimin e humbjeve komerciale, meqë adresimi i

energjisë elektrike jo të matur, të vjedhur dhe mospagesës së faturave do të

zvogëlojë dukshëm konsumin. Një tjetër çështje që duhet të adresohet është

shfrytëzimi i madh i rrymës elektrike për ngrohje të hapësirave. Analizat tregojnë

që mbi 50 % e energjisë elektrike, të konsumuar nga amvisëritë, shfrytëzohet për

nevoja të ngrohjes189,190. Fig. 3 tregon gjithashtu që amvisëritë dhe sektori i

shërbimeve përbëjnë 50 % të konsumit total të energjisë në Kosovë prej së cilës

pjesa më e madhe, afërsisht 66 %, shfrytëzohet për nevoja të ngrohjes191.

Niveli i lartë i konsumit të energjisë është tregues i potencialit të lartë që ekziston

në ndërtesat e banimit dhe ndërtesat publike për racionalizimin e tij. Në këtë

kuadër, Qeveria ka qenë mjaft aktive në adresimin e efiçiencës së energjisë, në

rend të parë në ndërtesat e sektorit publik si edhe rekomandohet në Direktivën për

Kursim të Energjisë (ESD) të BE‐së192. Qëllim i aktiviteteve të tilla ka qenë krijimi i

bazës legale në vijë me direktivat e BE‐së, ngritja e kapaciteteve njerëzore dhe

krijimi i kornizës institucionale për të adresuar të gjitha aspektet relevante të

efiçiencës së energjisë. Versioni i ri i Ligjit për Energjinë si dhe miratimi i Ligjit për

Efiçiencë të Energjisë në vitin 2011, duke përfshirë disa akte nënligjore të miratuara

në kohën e fundit, kanë përmirësuar qenësisht kornizën ligjore për efiçiencën e

energjisë. Duke ndjekur qëllimet e Strategjisë së Energjisë dhe duke u bazuar në

kërkesat e Komunitetit të Energjisë, Qeveria e Kosovës ka përgatitur Planin e

Veprimit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (PVKEE) 2010‐2018 si një platformë e

zbatimit të masave për përmirësimin e efiçiencës së energjisë. Në pajtim me ESD‐

në dhe duke marrë parasysh tri caqet e BE‐së që duhet të arrihen në vitin 2020, dhe

atë për përmirësimin e efiçiencës së energjisë për 20 %, për zvogëlimin e gazeve

serë për 20 % dhe për mbulimin e 20 % të konsumit total të energjisë nga Burimet e

Ripërtërishme të Energjisë (BRE), Kosova ka përcaktuar në PVKEE një cak indikativ

për reduktimin e konsumit të energjisë prej 9 % deri në vitin 2018 që do të thotë

është zotuar për një përmirësim të efiçiencës së energjisë prej 1 % në çdo vit. Në

189 ERO: Statement of Security of Supply for Kosovo, July 2011 190 WB: Development and Evaluation of Power Supply Options for Kosovo, December 2011 191 MEM: Konsumi i Energjisë në Kosovë, 2010 192 EC: Directive 2006/32

Page 262: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

261

ndërkohë është krijuar edhe metodologjia për monitorimin, verifikimin dhe

vlerësimin e kursimeve të energjisë duke u bazuar në metodën e harmonizuar të

BE‐së.

Sa i përket kapaciteteve njerëzore, janë zbatuar programe të ndryshme për

trajnimin e auditorëve të energjisë të cilat kanë përfunduar me 55 auditorë të

certifikuar të energjisë. Dy programe për auditim energjetik janë kompletuar kurse

zbatimi i masave të përmirësimit të efiçiencës së energjisë të rekomanduara nga

auditorët e energjisë është në vijim e sipër. Një përmirësim tjetër i kornizës

institucionale do të ndodhë shpejtë me krijimin e Agjencisë për Efiçiencë të

Energjisë (AEE). Një ndër aktivitetet bazike të AEE është ofrimi i përkrahjes

autoriteteve lokale për zhvillimin e planeve lokale për efiçiencë të energjisë dhe për

sistemin e raportimit.

Në prapavijë të shfrytëzimit të madh të rrymës elektrike për ngrohje, në shtëpitë

njëfamiljare, supozohet të jetë keqpërdorimi i energjisë elektrike. Megjithatë,

shumë amvisëri në ndërtesat shumëkatëshe nuk kanë alternativë tjetër meqë

shumë nga ndërtesat e tilla nuk disponojnë me sistem vetjak të ngrohjes por edhe

nuk kanë qasje në sistemin e ngrohjes të qytetit. Për më tepër, energjia elektrike

shfrytëzohet për ngrohje edhe nga familjet të cilat jetojnë në ndërtesa

shumëkatëshe e të cilat janë të lidhura në ngrohjen e qytetit meqë sistemet e

ngrohjes së qytetit, aktualisht, janë duke u ballafaquar me probleme serioze dhe

për këtë arsye furnizimi me ngrohje as përafërsisht nuk i plotëson kërkesat.

Ngrohtoret e qytetit (NQ) ekzistojnë në katër qytete (Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë

dhe Zveçan) dhe plotësojnë afërsisht 5 % të kërkesave totale për ngrohje në

Kosovë. Kapaciteti operues i NQ në Prishtinë është 134 MW, në Gjakovë 20 MW, në

Mitrovicë 19.9 MW dhe në Zveçan 1.6 MW193. Sistemet e NQ‐ve udhëhiqen nga

kompanitë publike nën përgjegjësinë e autoriteteve përkatëse komunale. Të gjitha

impiantet e NQ‐ve janë të pajisura me kaldaja të cilat funksionojnë kryesisht duke

shfrytëzuar mazutin e importuar dhe shërbejnë për ngrohje të hapësirave. Meqë

sistemet e NQ‐ve nuk ofrojnë ujë të ngrohtë, ato janë në funksion vetëm në

periudhat e dimrit. NQ‐të ekzistuese janë mjaft të vjetruara, jo mirë të

mirëmbajtura dhe karakterizohen me humbje të mëdha të gjenerimit dhe

shpërndarjes. Humbjet e gjenerimit vlerësohen të jenë ndërmjet 20 dhe 30 % kurse

ato të shpërndarjes në rrjetin primar ndërmjet 15 dhe 20 %. Faturimi i

konsumatorëve është ende i bazuar në sipërfaqen e ngrohur me përjashtim të disa

193 ZRRE: Raporti Vjetor 2007

Page 263: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

262

rasteve në të cilat ngarkimi me shpenzime bëhet në bazë të nxehtësisë së matur.

Kjo formë e faturimit nuk i motivon konsumatorët të ndërrojnë sjelljen e tyre me

qëllim të racionalizimit të energjisë së shfrytëzuar nga ta për nevoja të ngrohjes.

Për më tepër, kualiteti i dobët dhe jo i qëndrueshëm i furnizimit me ngrohje ndikon

negativisht në pagesën e faturave e cila është raportuar të jetë afërsisht 57 %194.

Perspektivat zhvillimore

Siç u përshkrua më lartë, kapacitetet aktuale gjeneruese të energjisë elektrike janë

të limituara, disa nga to janë shumë të vjetruara (TC Kosova A), jo mirë të

mirëmbajtura dhe për këtë arsye jo të besueshme në operim. Në anën tjetër, siç

mund të pritet konsumi total i energjisë elektrike është rritur në mënyrë të

vazhdueshme përgjatë dekadës së kaluar, duke rezultuar në një rritje mesatare

vjetore prej 8.6 %195. Rrjedhimisht, importet e energjisë elektrike (afërsisht 10 % e

konsumit total të energjisë elektrike) nën kushte shumë të pafavorshme, ishin

shpesh të pashmangshme.

Për shkak të gjendjes kritike të Sektorit të Energjisë, Kosova ndodhet aktualisht

para vendimeve të vështira strategjike të cilat do të influencojnë zhvillimin e

ardhshëm të këtij sektori për së paku 40 vite. Skenarë të ndryshëm për zhvillimin e

Sektorit të Energjisë të propozuar nga Qeveria, institucionet internacionale,

shoqëria civile dhe ekspertët e pavarur, ndryshojnë nga aspekti se cilit nga faktorët

siç janë rezervat e mëdha të linjitit, ndikimi mjedisor dhe social, potenciali ekzistues

në burimet e ripërtërishme të energjisë dhe eventualisht eksporti i energjisë

elektrike duhet dhënë prioritet. Diskutimet janë të motivuara gjithashtu nga

këndvështrimi i ndryshëm në lidhje me financimin e kapaciteteve të reja

gjeneruese, kapacitetin e njësive të reja gjeneruese, mirëmbajtjen e kapaciteteve

ekzistuese dhe menaxhimin e minierave ekzistuese dhe të reja të linjitit. Një numër

studimesh janë realizuar në mënyrë që të vlerësohet potenciali i Kosovës në lidhje

me burimet energjetike dhe të gjendet opsioni më i mirë për dalje nga kriza

energjetike196,197,198,199. Një studim i Bankës Botërore21 synon të bëjë sintezën e të

gjitha studimeve dhe vlerësimeve të prodhuara në të kaluarën në mënyrë që të

ofrojë opsionin me kosto më të ultë për një Sektor të qëndrueshëm Energjetik duke

iu përmbajtur njëkohësisht të gjitha kufizimeve aktuale në lidhje me mbrojtjen e

194 ZRRE: Raporti Vjetor 2010 195 ERO: Statement of Security of Supply for Kosovo, July 2011 196 NEK: Wind Resource Assessment‐Kosovo, December 2010 197 KIPRED&FIQ&GAP Institute: Projektet Energjetike në Kosovë, Shtator 2011 198 WB: Development and Evaluation of Power Supply Options for Kosovo, December 2011 199 University of California: Sustainable Energy Options for Kosovo, January 2012

Page 264: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

263

ambientit. Sipas studimit të tillë, opsioni më i mirë për Kosovën do të ishte ngritja e

kapaciteteve ekzistuese gjeneruese të bazuara në linjit nëpërmjet ndërtimit të TC‐it

të ri me një kapacitet total prej 600 MW, të përkrahur nga një HC me afërsisht 300

MW dhe kapacitetet gjeneruese të bazuara në burimet e ripërtërishme me një

kapacitet bazik prej 170 MW. Skenari i rekomanduar nga studimi i BB‐ja është në

vijë me projeksionet qeveritare për konsolidimin e Sektorit të Energjisë që do të

thotë ndërtimin e një TC‐i të bazuar në linjit të emërtuar “Kosova e Re” me dy njësi,

secila nga 300 MW, zhvillimin e një miniere të re të linjitit afër TC‐it të ri dhe

renovimin e TC Kosova B cili është paraparë të futet brenda pakos privatizuese që

do të ju ofrohet investitorëve. Operimi i “Kosovës së Re” duhet të startojë në fund

të vitit 2017 kurse në ndërkohë duhet të vazhdojnë aktivitetet në lidhje me

ndërtimin e HC‐it të ri me kapacitet prej 305 MW. Përkundër opozitës së fortë nga

shoqëria civile200 e cila deklaron që planet qeveritare do të çojnë në monopolizimin

e tregut të energjisë elektrike, Qeveria është e përkushtuar t’u përmbahet planeve

të saj. Shoqëria civile është në favor të promovimit të njësive për gjenerimin e

energjisë elektrike nga BRE. Sipas planeve qeveritare, procedurat e tenderimit për

TC‐in e ri duhet të finalizohen në muajt e ardhshëm dhe para fundit të vitit 2012

duhet të bëhet përzgjedhja formale e konsorciumit përgjegjës për ndërtimin e TC‐it

të ri të bazuar në linjit.

Argumentet që Kosova duhet së pari të zhvillojë kapacitetet gjeneruese të bazuara

në linjit me qëllim të mbulimit të kërkesave bazike për energji, dhe pothuajse

paralelisht të fillojë me zhvillimin e kapaciteteve të reja të bazuara në BRE, duket të

jenë të pranueshme gjerësisht nga pjesa më e madhe e akterëve kryesor. Edhe pse

aktualisht jo sa duhet i zhvilluar, në Kosovë ekziston një potencial i mjaftueshëm i

BRE‐ve për përkrahjen nevojave bazike për energji e gjithashtu për arritjen e

caqeve të publikuara për zvogëlimin e gazeve serë dhe paralelisht për rritjen e

pjesëmarrjes së BRE‐ve në prodhimin e përgjithshëm të energjisë. Autoritetet, gjer

më tani, kanë qenë më së shumti aktiv në studimin e potencialeve hidrike për

prodhimin e energjisë elektrike. Një studim i fizibilitetit për konstruktimin e një HC‐i

me kapacitet prej afërsisht 305 MW në Zhur (afër Prizrenit) është përmbyllur dhe

autoritetet aktualisht janë duke planifikuar fillimin e procedurave për konstruktimin

e HC‐it të tillë. Ekziston gjithashtu një studim i fizibilitetit i cili tregon që Kosova ka

potencial për konstruktimin edhe të 77 HC‐ve të tjera të vogla me një kapacitet

total prej 128 MW.

200 KIPRED, FIQ and GAP Institute: Projektet Energjetike në Kosovë, Shtator 2011

Page 265: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

264

Sa i përket potencialit të Kosovës në lidhje me shfrytëzimin e energjisë së erës, me

përjashtim të disa studimeve bazike, nuk ekzistojnë të dhëna të detajuara dhe të

besueshme ose harta përkatëse të erës. Një vlerësim preliminar në bazë të qasjes

lartë‐poshtë, i kryer nga Mercados201, tregon që Kosova ka potencial për gjenerimin

e energjisë elektrike nga era me kapacitet të instaluar prej më shumë se 1000 MW

me një faktor të shfrytëzimit prej 25 %. Megjithatë, një studim tjetër i kryer nga

firma NEK Technologies (Zürich)202 konstaton që Kosova ka burime mesatare të

erës me shumë pak zona të cilat karakterizohen me shpejtësi të erës më të larta se

6 m/s, e cila paraqet shpejtësinë minimale të nevojshme për shfrytëzimin komercial

të energjisë së erës. Krijimi i hartave të erës duke u bazuar në matjet e detajuara

fushore dhe nxjerrja e të dhënave korresponduese paraqet njërin nga objektivat e

MZHE për zhvillimin e kapaciteteve gjeneruese të bazuara në energjinë e erës.

Në lidhje me BRE‐të, duhet potencuar që në Kosovë ekziston percepcioni që vendi

ka një potencial të konsiderueshëm të energjisë solare. Si do që të jetë, aktualisht

nuk ekzistojnë harta solare dhe të dhënat në disponim të bazuara në matje janë

shumë të kufizuara. Sipas Mercados vendi ka një potencial prej 77 MW të instaluar

me faktor të shfrytëzimit prej 22‐25 %.

Me qëllim të zvogëlimit të kërkesave për energji elektrike në periudhat e pikut

dimëror, institucionet janë aktive në ngritjen e kapaciteteve për gjenerimin e

energjisë për ngrohje veçanërisht në Prishtinë e cila disponon me sistemin më të

madh të ngrohtores së qytetit. Një studim i fizibilitetit për mbështetjen e

ngrohtores së qytetit të Prishtinës me anë të bashkëprodhimit të energjisë në TC

Kosova B tashmë është përmbyllur. Sipas studimit, bashkëprodhimi do të ofrojë

deri në 120 MW të energjisë termike dhe në këtë mënyrë do të rris ndjeshëm

kapacitetin dhe përmirësojë kualitetin e ngrohjes të ngrohtores ekzistuese të

qytetit. Realizimi i këtij projekti financohet nga KE‐ja me 18.8 milion €, nga KfW me

11 milion € dhe nga Komuna e Prishtinës me 2 milion €. Përzgjedhja e kompanisë

për mbikëqyrjen e punimeve është në fazën finale kurse procedurat tenderuese për

përzgjedhjen e kompanisë implementuese pritet të fillojnë shumë shpejtë.

Përmbyllja e projektit pritet të bëhet brenda 2 viteve.

201 Mercados Energy Markets International, Kosovo ‐ Regulatory Framework for RES – Procedures and Methodology for RES Electricity Pricing Task 1 Report, May 2009. 202 NEK UMWELTECHNIG AG: Wind Resource Assessment ‐Kosovo, December 2010

Page 266: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

265

2.1.2 Elementet e procesit të hartimit të politikave për kërkime në fushën e energjisë

Bazamentin e politikës së kërkimeve në Kosovë e ofron Ligji Nr. 2004/42 për

Veprimtarinë Kërkimore Shkencore, Strategjia e Zhvillimit të Arsimit të Lartë në

Kosovë 2005‐2015 dhe Programi Kombëtar i Shkencës i Republikës së Kosovës

(PKSH). Sipas Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore Shkencore, institucionet publike

(Akademia e Shkencës dhe Arteve, Institucionet shkencore dhe Universitetet) dhe

institucionet private kanë të drejtë të kryejnë veprimtari kërkimore dhe të pranojnë

fonde publike për këtë qëllim. Në artikullin 7 të Ligjit në fjalë, thuhet që për

veprimtari kërkimore duhet të ndahen deri në 0.7 % të buxhetit publik. Më tej, Ligji

promovon ngritjen e kapaciteteve njerëzore shkencore nëpërmjet trajnimit të

personelit të ri për K&ZH, me qëllim të adresimit të mungesës së hulumtuesve të

rinj shkencor.

Ngritja e kapaciteteve për kërkime dhe punë shkencore është identifikuar si një nga

objektivat strategjike në Strategjinë e Zhvillimit të Arsimit të Lartë në Kosovë 2005‐

2015. Duke identifikuar buxhetin e ultë si një nga arsyet primare për nivelin e jo të

dëshirueshëm të kërkimeve shkencore, Strategjia parasheh rritjen e buxhetit për

kërkime shkencore dhe transfer të teknologjisë deri në 3.5 % të Bruto Prodhimit

Vendor (BPV), në vijë me objektivat e Procesit të Bolonjës. Megjithatë, buxheti i

ndarë është praktikisht nën 0.1 % të BPV dhe në këtë mënyrë larg nën mesataren e

BE‐së.

Institucioni publik kryesor për krijimin dhe zbatimin e politikës së përgjithshme

kërkimore në Kosovë është Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT)

respektivisht Departamenti i Shkencës dhe Teknologjisë në kuadër të kësaj

ministrie. Bazuar në Ligjin për Veprimtari Kërkimore Shkencore, duke u mbështetur

në rekomandimin e MASHT‐it përkatësisht Qeverisë së Kosovës, Parlamenti i

Kosovës ka krijuar në vitin 2007 Këshillin Kombëtar të Shkencës (KKSH). Në pajtim

me obligimet e tij primare, KKSH ka zhvilluar Programin Kombëtar të Shkencës

(PKSH)203 i cili është aprovuar nga Parlamenti i Kosovës në Qershor të vitit 2010. Dy

nga rezultatet më të rëndësishme të PKSH janë vendosja e gjashtë prioriteteve

kërkimore dhe zhvillimi i planit përkatës zbatues. Prioritetet janë përzgjedhur duke

u bazuar në qasjen më të përshtatshme për rrethana të Kosovës. Mjedisi, Energjia

dhe Burimet natyrore janë identifikuar si një nga prioritetet. Plani zbatues i

prezantuar në PKSH përshkruan aktivitetet kërkimore, planin kohor dhe vlerësimin

e buxhetit për secilin aktivitet. PKSH ofron gjithashtu planifikimin e buxhetit të

203 Republika e Kosovës: Programi Kombëtar i Shkencës, 2010

Page 267: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

266

nevojshëm për implementimin e aktiviteteve kërkimore. Është paraparë një ngritje

mesatare vjetore e buxhetit prej afërsisht një milion €, duke filluar nga viti 2010,

ashtu që të arrihet një nivel i stabilizuar i ndarjeve buxhetore pas vitit 2015 në

kufijtë 4.5‐6.5 milion €. Duke u mbështetur në projeksionet e rekomanduara të

buxhetit nga KKSH, MASHT ka bërë ndarjen e një milion € për veprimtari kërkimore

në vitin 2011, por, për shkak të zhvendosjeve buxhetore (rialokimeve), vetëm 0.4

milion € janë vënë në disponim për projekte kërkimore. Kjo është e barasvlershme

me 0.03 % të BPV që do të thotë shumë më pak se buxheti i synuar në bazë të

dispozitave të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore Shkencore.

2.2. Pasqyrë e aktiviteteve kërkimore në fushën e energjisë

Institucioni i vetëm i cili ndërmerr aktivitete tipike kërkimore në fushën e energjisë

është Universiteti i Prishtinës, respektivisht Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Mirëpo shumica e aktiviteteve

në fjalë, me përjashtim të disa rasteve, janë me përmasa të vogla dhe jo të

përkrahura nga institucionet përkatëse. Aktivitetet e tilla kërkimore janë të nxitura

kryesisht nga nevoja e hulumtuesve të rinj për zhvillimin e mëtejmë profesional të

tyre. Në lidhje me aktivitetet kërkimore në fushën e energjisë, mungon databaza

qendrore e projekteve, rezultateve dhe punës së publikuar.

Siç u potencua më lartë, MASHT‐i duke tentuar të ndryshojë këtë gjendje, ka

përkrahur në vitin 2011 me 0.5 milion € aktivitetet kërkimore në fusha të ndryshme

ndër të cilat dhe një projekt në lidhje me Analizën e Burimeve të Ripërtërishme të

Energjisë me 25, 000 €.

Në lidhje me projektet e përmasave të mëdha si është p.sh. FP7, është shënuar një

rritje e interesit të institucioneve për pjesëmarrje në to por deri më tani

aplikacionet përkatëse nuk kanë qenë të suksesshme.

2.2.1 Projektet kërkimore në fushën e energjisë

Përkundër numrit të vogël të projekteve kërkimore shkencore, viteve të fundit janë

kryer një numër studimesh, hulumtimesh dhe aktivitetesh tjera kërkimore të

nxitura kryesisht nga nevojat ekonomike. Aktivitetet e tilla janë ndërmarrë nga

institucionet si MZHE, INKOS‐i, Instituti Riinvest, Universiteti Amerikan në Kosovë

dhe donatorët. Të dhënat bazike të disa prej projekteve K&ZH të realizuara ose në

realizim e sipër, në fushën e energjisë, janë prezantuar në Tabelën 2.

Page 268: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

267

Tabela 2: Projektet në fushën e energjisë

Nr. Emri i projektit Gjendja

Realizimi

Viti

Donatori Institucioni

implementues

Vlera e

projektit

(€)

1 Studimi i hidropotencialit të

Kosovës

2005 BPK INKOS 3,900

2 Studimi i parafizibilitetit për

identifikimin e Burimeve

Ujore për Hidrocentrale të

Vogla në Kosovë

2006 DANIDA Shoqata

Shqiptare e

Energjisë dhe

Mjedisit për

Zhvillim të

Qëndrueshëm

50,000

3 ESTAP III‐3 2006 BB ‐ 500,000

4 ESTAP III‐4 2006 BB ‐ 245,702.5

5 Vlerësimi i hulumtimeve

dhe rezervave gjeologjike të

qymyrit në Kosovë

2007 BPK ‐ 50,000

6 Sektori i energjisë në

Kosovë‐ Studimi i tregut të

ngrohjes

2007 BB ELC‐

Electroconsult

/ ERM

7 Energjia për zhvillim 2007 UNDP ‐ ‐

8 Studimi i vlerësimit të

burimeve të ripërtërishme

të energjisë në Kosovë

2008 KE COWI 350,000

9 Promovimi i shfrytëzimit te

energjisë solare ne QKUK

dhe ne Qendrën e

Studenteve ne Prishtinë

2008 BPK TERMO 350,000

10

Përgatitja e politikave dhe

strategjive për hulumtime

rajonale gjeologjike 2008 BPK ‐ 44,950

11 Hartimi i strategjisë se

promovimit te resurseve

minerale

2009 BPK ‐ 47,000

12 Promovimi i shfrytëzimit te

energjisë solare ne QKUK

2009 BPK GESER 150,000

13 Vlerësimi i hidropotencialit

energjetik për mini HZ

2010 BPK 140,000

Page 269: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

268

14 Zbatimi i masave te

efiçiencës se energjisë ne

ndertesat publike

2010 KE Kantor 1,300,000

15 Studimi për përgatitjen e të

dhënave projektuese për

sistemet e shfrytëzimit të

energjisë diellore në Kosovë

2010 BPK B2B Consulting 60,000

16 Studimi mbi shpërndarjen e

konsumit energjetik ne

sektorin e industrisë ne

Kosove dhe mundësitë e

përmirësimit te efiçiencës

se energjisë

2010 BPK MPR/Group&

Euro Service

57,995

17 Zbatimi i masave të

efiçiencës së energjisë në

institucionet publike në

kuadër të

realizimit të planit

kombëtar të EE sipas

kërkesave të BE‐së dhe TKE‐

Në realizim BPK&GIZ Monten,Termo

montimi and

ELEN

452,494

18 Studimi i stokut të

ndërtesave publike për

auditim të energjisë

2011 BPK Eleganca 12,296

19 Vlerësimi i potencialit të

erës

2010 Universiteti

Amerikan

në Kosovë

NEK

Umwelttechnik

AG

20 Studimi dhe

implementimi i masave të

efiçiences së energjisë në

nivelet komunale

Në realizim KE AlaNet 15,600,00

0

21 Studimi mbi shpërndarjen e

konsumit energjetik në

sektorin e

amvisërisë dhe mundësitë e

përmirësimit të efiçiencës

2011 BPK INTECH 50,000

22 IPA 2008 – Mbikëqyrja e

implementimit të masave

të efiçiencës së energjisë në

ndërtesat publike

Në realizim KE 179,555

Page 270: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

269

23 IPA 2008 – Implementimi i

masave të efiçiencës së

energjisë në ndërtesat

publike

Në realizim KE 1,163,713

24 IPA 2010 – Reforma e

sektorit të energjisë

Planifikuar KE 2,000,000

25 Energjia e ripërtërishme në

Kosovë

Në realizim Norvegjia 851,735

26 Vlerësimi i mjedisit për

Termocentralin Kosova B

Në realizim USAID 432,900

27 Projekti i përkrahjes teknike

të Energjisë nga Linjiti

Në realizim BB 8,118,138

2.2.2 Kompetencat kryesore në fushën e kërkimeve shkencore energjetike

Kosova i është nënshtruar ndryshimeve masive institucionale pas vitit 1990 gjë që

ka ndikuar drejtpërdrejtë në sektorin e kërkimeve dhe të inovacionit. Për shkak të

gjendjes politike, bashkëpunimi intensiv institucional ndërmjet institucioneve K&ZH

të rajonit u ndërpre. Projektet individuale në institucionet e ndryshme të rajonit u

përmbyllën shpejt dhe nuk u pasuan me aktivitete të reja. Kooperimi intensiv me

ekonominë dhe bartja solide e teknologjisë u dëmtuan seriozisht. Sistemi paralel i

edukimit për pothuajse një dekadë ishte një hendikep për mirëmbajtjen dhe

zhvillimin e mëtejmë të kompetencave ekzistuese në Kosovë. E vetmja mundësi për

zhvillimin e kompetencave të reja ishte nëpërmjet aktiviteteve individuale të

hulumtuesve të rinj në vende të ndryshme të Evropës. Kjo gjendje, megjithatë filloj

të ndryshojë pas luftës, në vitin 1999. Kështu, gjatë dekadës së fundit një numër i

konsiderueshëm i hulumtuesve të rinj u kthyen dhe aktualisht japin kontributin e

vet në mënyra të ndryshme në ngritjen e kapaciteteve K&ZH të institucioneve të

Kosovës. Njëkohësisht, një numër edhe më i madh i studentëve të rinj kanë filluar

t’i punojnë tezat e tyre të Masterit dhe të Doktoraturës në bashkëpunim me

universitetet jashtë vendit dhe disa prej tyre vazhdojnë të bashkëpunojnë edhe me

Universitetin e Prishtinës. Në anë tjetër, Universiteti i Prishtinës ka nënshkruar mbi

80 marrëveshje bashkëpunimi me universitetet e ndryshme nga e gjithë bota.

Forcimi i kapaciteteve K&ZH është një nga rezultatet kryesore të marrëveshjeve të

tilla. Sa i përket fushës së energjisë, mund të thuhet që është shënuar një

përmirësim i lehtë në lidhje me bashkëpunimin me ekonominë.

Si rezultat i zhvillimeve komplekse në Sektorin e Arsimit të Lartë, në dy dekadat e

kaluara, mund të veçohen kompetencat vijuese në fushën e energjisë:

Page 271: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

270

1. Teknologjia e gjenerimit të energjisë elektrike

• Përmirësimi i efiçiencës së transformimit të energjisë

• Prodhimi i kombinuar i energjisë

• Reduktimi i emitimeve

2. Burimet e ripërtërishme të energjisë

• Zhvillimi i potencialeve për HC‐e

• Krijimi i hartës së detajuar të erës dhe zhvillimi i impianteve të

energjisë së erës

• Krijimi i hartës së detajuar solare, zhvillimi i impianteve të

energjisë solare dhe ngritja e kapaciteteve për ngrohjen solare të

ujit

• Hulumtimi i potencialit të energjisë gjeotermale dhe zhvillimi i

sistemeve gjeotermale

• Zhvillimi i sistemeve të bazuara në bioenergji

3. Efiçienca e energjisë

• Përmirësimi i efiçienëcs së energjisë në të gjithë sektorët e

ekonomisë

• Forcimi i sistemit të monitorimit dhe vlerësimit të kursimeve të

energjisë

• Analiza e ndërlidhjes ndërmjet faktorëve socio‐ekonomik dhe

efiçiencës së energjisë

4. Burimet e energjisë

• Hulumtimi i potencialit ekzistues të rezervave të linjitit

• Integrimi i aspekteve socio‐ekonomike dhe mjedisore në

aktivitetet që lidhen me hapjen e minierave të reja dhe

rehabilitimin e sipërfaqeve të shfrytëzuara të minierave

• Shfrytëzimi linjitit nëpërmjet teknologjisë miqësore ndaj

ambientit

5. Ngrohtoret e qytetit

• Përmirësimi i efiçiencës së energjisë së ngrohtoreve ekzistuese

• Futja në përdorim e sistemeve inteligjente të matjes së energjisë

ngrohëse

• Ngritja e kapacitete të ngrohtoreve të qytetit (konstruktimi i

ngrohtoreve të reja të qytetit në hapësirat e mëdha urbane)

Page 272: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

271

2.2.3 Infrastruktura e kërkimeve në fushën e energjisë

Infrastruktura e kërkimeve në fushën e energjisë në Kosovë përbëhet nga

institucionet private dhe publike. Institucionet kryesore publike përgjegjëse për

K&ZH në fushën e energjisë janë:

• Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,

• Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Institucion publik kryesor për ndërmarrjen e aktiviteteve kërkimore në fushën e

energjisë është Universiteti i Prishtinës me fakultetet përkatëse:

• Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (FIM),

• Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK),

• Fakulteti i Gjeoshkencave dhe Teknologjisë (FGJT).

Të tri fakultetet përgjegjëse për punë kërkimore dhe zhvillimore në fushën e

energjisë kanë më shumë se 45 vite përvojë në punë edukative dhe hulumtuese.

Studimet në Inxhinieri Mekanike dhe Elektrike kanë filluar në vitin 1967 në kuadër

të seksioneve përkatëse brenda Fakultetit Teknik të mëhershëm, por si njësi të

ndara akademike FIM dhe FIEK u krijuan në vitin 1988. Të dy këto fakultete ofrojnë

programe studimore të të tri niveleve të parapara me deklaratën e Bolonjës:

Bachelor, Master dhe Doktoraturë. Ato disponojnë me disa laboratorë dhe me një

numër mjaft të kufizuar të pajisjeve të dedikuara kryesisht për aktivitete bazike

kërkimore.

Institucionet jo publike të përfshira në aktivitete kërkimore në fushën e energjisë

janë:

• Insituti INKOS

• Instituti Riinvest

• Universiteti Amerikan në Kosovë (AUK)

Instituti INKOS është themeluar në vitin 1979 si pjesë e KEK‐ut përgjegjëse për

aktivitete kërkimore dhe zhvillimore. Në kuadër të shpërbërjes së KEK‐ut, në vitin

2006, INKOS‐i u transformua në një Shoqëri Aksionare. Përbëhet nga gjashtë njësi

me një infrastrukturë mjaftë të mirë e cila përbëhet nga laboratorë, pajisje,

personel kompetent dhe me përvojë për kërkime. Mirëpo, statusi jo plotësisht i

definuar legal pengon menaxhmentin e INKOS‐it për hartimin e planeve afatgjata të

Page 273: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

272

nevojshme për aktivitetet e tyre në të ardhmen, për investime në pajisje të

avancuara për kërkime dhe për sigurimin e bartjes të dijes te kërkuesit e rinj.

Qartësimi i pozitës legale dhe riorganizimi i plotë i institutit duken të jenë urgjente

për të mundësuar funksionimin e INKOS‐it si një institucion kërkimor ekonomikisht

i qëndrueshëm dhe efektiv.

Dy institucionet tjera jo publike (Riinvest‐i dhe AUK‐u) janë kryesisht institucione të

arsimit të lartë. Në lidhje me fushën e energjisë ato kanë realizuar disa studime dhe

analiza, kryesisht të bazuara në vlerësimin e të dhënave ekzistuese dhe

pyetësorëve të formuluar për detyrat specifike.

2.3. Shtytësit kryesorë të kërkimeve në fushën e energjisë

2.3.1 Trendet kryesore në sektorin e energjisë në Kosovë

Një nga treguesit më të rëndësishëm në përcjelljen e trendeve energjetike të një

vendi është Intensiteti i Energjisë (IE). Kosova karakterizohet me tregues relativisht

të lartë të IE i cili është më i larti pas IE të Bulgarisë204 . Me qëllim të parashikimit të

zhvillimeve të sektorit të energjisë në Kosovë në të ardhmen, janë supozuar dy

skenarë bazik të rritjes së BPV në periudhën 2009‐2018 (Tabela 3)

Tabela 3: Rritja e supozuar e BPV (në %) në periudhën 2009‐2018

Skenari 2009‐2010 2011‐2014 2015‐2018

Mesatar 3.20 3.10 3.00

I lartë 6.20 5.29 5.00

Kërkesa për energji primare: Parashikimi i kërkesës për energji primare është

bazuar në qasjen “lartë‐poshtë” për të gjithë sektorët e ekonomisë. Sa i përket

sektorit kryesor në lidhje me konsumin e energjisë, d.m.th. sektorit të amvisërisë,

burimet kryesore energjetike janë rryma elektrike, druri dhe produktet e naftës.

Sipas parashikimit të kërkesave, konsumi i energjisë elektrike do të rritet në terma

absolut, por do të pësojë një zvogëlim relativ në raport me pjesëmarrjen e

204 MEM: Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2009‐2018

Page 274: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

273

0%5%

10%15%

20%

25%30%

35%40%

45%50%

55%60%

65%70%

75%

80%85%

90%95%

100%

2003

2004

2005

2006

2007

2008

2009

2010

2011

2012

2013

2014

2015

2016

2017

2018

Agriculture

Transport

Industry

Serv ice

Households

0100200300400500600700800900

1000110012001300140015001600170018001900200021002200

2003

2004

2005

2006

2007

2008

2009

2010

2011

2012

2013

2014

2015

2016

2017

2018

Agriculture

Transport

Industry

Serv ice

Households

Figura 4: Konsumi total i energjisë në të kaluarën dhe parashikimi i kërkesës në të ardhmen bazuar në skenarin e rritjes së lartë (ktoe)

Figura 5: Konsumi total i energjisë në të kaluarën dhe parashikimi i kërkesës në të ardhmen bazuar në skenarin e rritjes së lartë (%)

burimeve të tjera në konsumin total energjetik të këtij sektori. Ky zvogëlim relativ

do të kompensohet me rritjen e konsumit të GLN dhe drurit.

Konsumi i energjisë në sektorin e shërbimeve do të rritet gradualisht me rritjen e

numrit të konsumatorëve dhe vet përmirësimit të shërbimeve. Gjithashtu

parashihen edhe ndryshimet strukturore siç janë një rritje e vogël e konsumit të

linjitit dhe rritja e rolit të produkteve të naftës në strukturën e konsumit të

energjisë.

Një rritje e kërkesës për energji primare parashihet dhe në sektorin e industrisë,

transportit dhe të bujqësisë. Në fig. 4 dhe 5 janë prezantuar grafikisht konsumi

total i energjisë nga 2003 deri më tani dhe parashikimi i kërkesës për energji deri në

vitin 2018.

Kërkesa për energji fundore: Dy format e energjisë fundore të cilat kanë ndikim të

madh në zhvillimet e ardhshme të sektorit të energjisë në Kosovë janë rryma

elektrike dhe energjia ngrohëse. Bazuar në skenarin e kërkesave mesatare për

Page 275: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

274

energji elektrike parashihet një rritje e lehtë e kërkesës në sektorin e amvisërisë,

përderisa një rritje e lartë e kërkesës parashihet për sektorët e shërbimeve dhe të

industrisë. Konsumi i energjisë elektrike për vitin 2018 është parashikuar të jetë

6,939 GWh/vit (Tabela 4), e shoqëruar me një ngarkesë piku të sistemit të energjisë

elektrike prej 1,543 MW. Në këtë skenar është supozuar një zvogëlim gradual i

humbjeve komerciale deri në 5 % gjatë periudhës 2009‐2011. Skenari i kërkesave të

larta parasheh kërkesën prej 7,431 GWh/vit në vitin 20128, me një ngarkesë piku

prej 1,671 MW. Në kuadër të këtij skenari është supozuar një zvogëlim gradual i

humbjeve komerciale deri në 5 % gjatë periudhës 2009‐2015.

Tabela 4: Parashikimi i kërkesës për energji elektrike dhe ngarkesës së pikut për

periudhën 2009 – 2018

Viti 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018

GWh

SKM 4994 5226 5418 5621 5834 6059 6295 6500 6715 6939

SKL 5299 5514 5713 5929 6164 6422 6662 6898 7153 7431

MW

SKM 1130 1174 1212 1251 1297 1343 1403 1449 1506 1543

SKL 1210 1257 1302 1349 1389 1434 1515 1566 1618 1671

Sa i përket kapacitete gjeneruese të nevojshme për plotësimin e kërkesave për

energji, në kohën e fundit janë diskutuar skenarë të ndryshëm. Studimi i BB205 në

lidhje me opcionet e ndryshme për furnizim me energji elektrike i përgjigjet më së

shumti planeve të qeverisë krahasuar me opcionet tjera. Sipas këtij studimi në vitin

2017 Kosovës do t’i duhet një kapacitet disponues prej rreth 950 MW. Ky kapacitet

duhet të rritet deri në rreth 1000 MW në vitin 2019 dhe në rreth 1500 MW në vitin

2025. Me qëllim të mbulimit të mungesave aktuale, BB‐ja rekomandon

konstruktimin e TC të ri “Kosova e Re” deri në vitin 2017 me kapacitet disponues

prej 600 MW, konstruktimin e HC‐it të Zhurit me një kapacitet të instaluar prej 305

MW dhe konstruktimin e kapaciteteve gjeneruese të bazuara në burimet e

ripërtërishme të energjisë me një kapacitet disponues prej afërisht 170 MW. Siç u

205 WB: Development and Evaluation of Power Supply Options for Kosovo, December 2011

Page 276: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

275

potencua në pjesën 2.1.1, Qeveria është e përkushtuar të vazhdojë me aktivitetet e

nevojshme për ndërtimin e TC “Kosova e Re”.

Fakti që një numër i konsiderueshëm i amvisërive shfrytëzojnë energjinë elektrike

për nevoja të ngrohjes bën që parashikimi i kërkesave për energji ngrohëse të jetë

shumë i rëndësishëm për stabilizimin e sektorit të energjisë elektrike. Sipas

Strategjisë së Ngrohjes të Kosovës206 konsumi vjetor neto i energjisë për ngrohje të

hapësirave dhe të ujit sanitar në periudhën 2012‐2018 do të rritet mesatarisht 3 %

në vit. Kështu, nëse sektori i energjisë për ngrohje nuk pëson ndonjë ndryshim,

konsumi neto për energji ngrohëse parashihet të rritet nga afërsisht 5000 GWh/vit

në vitin 2012 në rreth 6000 GWh/vit në vitin 2018. Në të njëjtën periudhë kohore,

konsumi bruto i energjisë për ngrohje parashihet të rritet nga 9500 GWh/vit në

11500 GWh/vit.

Bazuar në Strategjinë e Ngrohjes, Kosova nuk do të jetë në gjendje t’i realizojë

caqet indikative të vendosura në PVKEE. Prandaj, përveç masave të parapara në

PVKEE, kërkohen aktivitete shtesë. Nëse masat për përmirësimin e efiçiencës së

energjisë dhe të teknologjisë përkatëse zbatohen në praktikë, atëherë konsumi

neto i energjisë ngrohëse do të rritet nga 4750 GWh/vit në vitin 2012 në 5500

GWh/vit në vitin 2018. Njëkohësisht, konsumi bruto i energjisë ngrohëse do të

rritet nga 9250 GWh/vit në vitin 2012 në 10500 GWh/vit në vitin 2018.

2.3.2 Sfidat kryesore socio‐ekonomike në Kosovë

Progresi i shpejtë institucional në Kosovë nuk u pasua me ndryshime adekuate

makro‐ekonomike të nevojshme për zhvillimin ekonomik. Rritja e vazhdueshme

ekonomike në një mesatare vjetore prej afërsisht 5 %207 nuk ishte e mjaftueshme

për reduktimin e shkallës së papunësisë dhe të varfërisë së popullatës. Përparimi i

ultë ekonomik është reflektuar në standardin jetësor të popullatës. Sipas raporteve

të BB‐së, 34 % e popullatës së Kosovës jeton nën kufirin e varfërisë përderisa

shkalla e papunësisë është rreth 45.4 %208. Edhe pse të gjithë grupmoshat e afta

për punë karakterizohen me shifra të ulëta të punësimit, papunësia në mesin e të

rinjve prej 74 % është veçanërisht shqetësuese meqë Kosova ka popullatën më të

re në Evropë. Rrjedhimisht, të rinjtë janë të brengosur për të ardhmen e tyre në

Kosovë dhe shohin migrimin si një zgjidhje të mundshme.

206 MZHE: Strategjia e Ngrohjes e Republikës së Kosovës 2011‐2018 207 http://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.MKTP.KD.ZG 208 WB: World Bank‐Kosovo Partnership, September 2011

Page 277: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

276

Duke tentuar t’i adresojnë disa nga pengesat kryesore të punësimit, me qëllim të

kundërvënies zhvillimeve negative të gjendjes socio‐ekonomike, Qeveria e Kosovës

ka aprovuar dhe filluar të zbatojë Strategjinë e Punësimit në vitin 2010. Në kuadër

të politikave të punësimit, Qeveria ka filluar modernizimin e Shërbimeve Publike të

Punësimit të cilat do të mund të ofronin integrimin më të mirë të zyrave të

punësimit, qendrave të trajnimit profesional dhe zyreve të asistencës sociale.

Qeveria gjithashtu ka iniciuar një program të punës publike duke punësuar 845

punëtorë. Më tej ajo ka rritur përfitimin nga asistenca sociale dhe pensionet.

Përkundër masave qeveritare të prezantuara, trendet aktuale tregojnë që varfëria

dhe papunësia do të vazhdojnë të jenë një nga çështjet kryesore sfiduese për

qeverinë edhe në të ardhmen e afërt.

3. Integrimi i Kosovës në kërkimet evropiane në fushën e energjisë

Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në mjedisin evropian të kërkimeve

konsiderohet të jetë me rëndësi esenciale për politikat kërkimore, si për vendet e

rajonit ashtu edhe për vendet e Bashkimit Evropian. Entitetet kërkimore të Kosovës

mund të aplikojnë në cilësinë e partnerit bashkëpunues internacional në FP7. Në

lidhje me këtë, Kosova ka organizuar një numër sesionesh informative dhe ka

emëruar pikat kontaktuese për FP7. Programet e mobilitetit të financuara nga BE‐

ja, të orientuara në arsimin e lartë dhe në kërkime, i kanë kontribuar mobilitetit të

kërkuesve. Mobiliteti i kërkuesve është përmirësuar ndjeshëm në vitin 2011 edhe

nëpërmjet zbatimit të PKSH.

Përkundër progresit të kohës së fundit, në fushën e kërkimeve dhe inovacionit,

ende nuk është vërejtur ndonjë përmirësim domethënës i integrimit të Kosovës në

MEK. Aktualisht, asnjë program serioz K&ZH në fushën e energjisë nuk është duke u

realizuar në bashkëpunim me partnerët evropian. Disa aplikime në FP7 dhe HERD

janë shënuar, edhe pse jo të suksesshme deri në momentin e hartimit të këtij

raporti.

Page 278: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

277

4. Analiza SWOT

4.1. Sukseset

• Korniza e konsoliduar ligjore në lidhje me shkencën dhe arsimin e lartë

• Korniza ligjore në lidhje me energjinë e kompletuar

• Programi Kombëtar i Shkencës i aprovuar

• Strategjitë për Energjinë dhe Ngrohjen të kompletuara

• Plani i Veprimit i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë i aprovuar

• Pjesëmarrja aktive e Institucioneve në takimet e Traktatit të Komunitetit

të Energjisë (TKE) dhe organizimet tjera të lidhura me energjinë

• Vendosja e K&ZH në fushën e energjisë në kuadër të prioriteteve kryesore

qeveritare

4.2. Dobësitë

• Buxheti i pamjaftueshëm për kërkime dhe zhvillim

• Ndërveprim i dobët ndërmjet aktiviteteve kërkimore dhe atyre ekonomike

• Shkathtësitë e nivelit të ultë për menaxhimin e projekteve K&ZH

• Mungesa e përvojës në shkrimin e propozimeve për programet kërkimore

të financuara nga BE‐ja

• Dominimi i profilit edukues në institucionet e arsimit të lartë

• Shfrytëzimi jo i plotë i pajisjeve ekzistuese kërkimore

• Mirëmbajtja e dobët e infrastrukturës ekzistuese kërkimore

4.3. Mundësitë

• Zbatimi i Programit Kombëtar të Shkencës në veçanti ndarjet e

rekomanduara buxhetore

• Zbatimi i Strategjive të rëndësishme për sektorin e energjisë

• Zbatimi i Planit të Veprimit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

• Rritja e vetëdijësimit të institucioneve në lidhje me ndikimin e K&ZH në

fushën e energjisë në zhvillimin e përgjithshëm

• Forcimi i kapaciteteve për aplikime të suksesshme në projektet e

financuara nga BE‐ja

• Pjesëmarrja në programet kërkimore të BE‐së

• Lobimi te organizatat internacionale për përkrahje aktive të aktiviteteve

K&ZH në sektorin e energjisë

• Shfrytëzimi i të gjitha mundësive për forcimin e kooperimit rajonal në

çështjet e ndërlidhura me energjinë

Page 279: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

278

4.4. Rreziqet • Shkurtimet dhe rialokimet buxhetore për shkak të zhvendosjes së

prioriteteve

• Transferi i dobët i njohurive dhe teknologjisë në industri

• Largimi i trurit

• Organizimi dhe kooperimi i dobët institucional në aktivitetet K&ZH

Mungesa e stabilitetit socio‐ekonomik

5. Prioritetet e Kosovës për kërkime shkencore në fushën e energjisë

Kontributi institucional në krijimin e konjukturave kërkimore të organizuara mirë

dhe efektive, deri më tani, ka qenë i ndërlidhur kryesisht me zhvillimin e kornizës

nevojshme ligjore. Gjithashtu janë ndërmarrë kampanja të caktuara promovuese

për programet e ndryshme K&ZH të BE‐së. Megjithatë, në aspektin financiar dhe

praktik, përkrahja institucionale ka qenë shumë e ultë. Gjer më tani, Qeveria nuk ka

ofruar ndonjë plan veprimi në lidhje me aktivitetet kërkimore të nevojshme për

përmirësimin thelbësor të politikave të përgjithshme K&ZH. Programet e

promovuara sipas rastit nuk mund t’i atribuohen një strategjie kërkimore të hartuar

në nivel vendi por në realitet përpjekjeve për arritjen e përparësive politike të

karakterit afatshkurtër.

Integrimi i dobët i Kosovës në programet rajonale dhe internacionale K&ZH është si

pasojë e punës jo adekuate dhe të pamjaftueshme kërkimore të institucioneve në

të kaluarën. Prandaj, prioritetet K&ZH në fushën e energjisë preferohet të

mbështesin plotësimin e prioriteteve të specifikuara në strategjinë e energjisë dhe

të jenë në vijë me kornizën kërkimore të ofruar nga BE‐ja ose vendet e BE‐së si

p.sh. në FP7, Tempus, HERD etj. Bazuar në objektivat strategjike të Kosovës dhe

fushat kërkimore të ofruara në programet e BE‐së, mund të veçohen prioritetet

vijuese në fushën e energjisë:

1. Siguria energjetike

• Optimizimi i minierave ekzistuese të linjitit dhe TC‐ve ekzistuese

• Ndikimi socio‐ekonomik i HC‐ve të reja me linjit dhe minierave të

linjitit të nevojshme për mbulimin e kërkesës bazike

• Promovimi dhe avancimi i sistemeve bashkëprodhuese

Page 280: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

279

• Zhvillimi i sistemeve të ngrohjes nga largësia (ngrohtoreve të

qytetit) në zonat urbane

• Zhvillimi i sektorit të lëndëve djegëse të lëngëta dhe krijimi i

rrjetit të furnizimit me gaz

2. Prodhimi i energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme

• Hulumtimi i detajuar i potencialit të energjisë solare, të erës,

gjeotermale dhe të ujit dhe krijimi i hartave korresponduese të

detajuara

• Shfrytëzimi optimal i potencialeve ujore për prodhimin e

energjisë elektrike

• Zhvillimi i sistemeve të mëdha për prodhimin e energjisë nga era

• Promovimi i sistemeve të dencentralizura fotovoltaike

• Zhvillimi i sistemeve të koncentruara solare për prodhimin e

energjisë elektrike

3. Prodhimi i lëndës djegëse nga burimet e ripërtërishme

• Zhvillimi i sistemeve për prodhimin e lëndëve djegëse nga

burimet e ripërtërishme

• Promovimi i lëndëve djegëse nga burimet e ripërtërishme për

nevoja të transportit dhe ngrohjes

4. Burimet e ripërtërishme për ngrohje dhe ftohje

• Zhvillimi i sistemeve gjeotermale për ngrohje dhe ftohje

• Optimizimi dhe zhvillimi i sistemeve solare të ngrohjes dhe

ftohjes

• Integrimi inovativ i furnizimit nga burimet e ripërtërishme dhe

efiçiencës së energjisë në ndërtesat shumëkatëshe të banimit dhe

ato për shumë destinime

5. Kapja e CO2 dhe teknologjia e deponimit për nevoja të prodhimit të

energjisë elektrike me zero emisione

• Mundësitë dhe alternativat e kapjes së CO2 dhe sistemit të

deponimit në Kosovë

• Integrimi i sistemit të kapjes së CO2 me TC‐in e ri

6. Teknologjia e thëngjillit të pastër

• Futja në përdorim e teknologjisë adekuate për përmirësimin

substancial të efiçiencës së TC‐ve

• Avancimi i teknologjisë për kontrollin e ndotjes

Page 281: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

280

7. Rrjetat e mençura energjetike

• Integrimi i burimeve të ndryshme të shpërndara në rrjetin

shpërndarës të energjisë elektrike

• Përmirësimi i rrjetit të energjisë elektrike nëpërmjet përdorimit të

sistemit të shpërndarë inteligjent të monitorimit dhe kontrollit

• Përkrahja e koordinimit të aktorëve kryesor në fushën e rrjetave

inteligjente

8. Efiçienca e energjisë dhe ruajtja e energjisë

• Analiza e shprehive dhe sjelljeve të konsumatorëve

• Hulumtimi, zhvillimi dhe promovimi i shtëpive me neto zero‐

energji

• Zhvillimi i teknologjive efiçiente energjettike në industri

• Promovimi i teknologjisë së transportit efiçient,menaxhimi i

kërkesave në transport dhe ristrukturimi i sistemeve urbane të

transportit

• Zhvillimi dhe promovimi i sistemeve të ruajtjes së energjisë

termike

5.1. Prioritetet kërkimore energjetike sipas gatishmërisë së vendit

Bazuar në infrastrukturën ekzistuese, burimet njerëzore, peformancën e viteve të

fundit dhe trendet aktuale, fushat kryesore të kërkimeve në sektorin e energjisë në

Kosovë përfshijnë:

1. Optimizimin dhe ngritjen e kapacitete ekzistuese për prodhimin e

energjisë elektrike

2. Promovimin e bashkëprodhimit dhe sistemeve të centralizuara të ngrohjes

në zonat urbane

3. Zhvillimin e sistemeve gjeotermale dhe solare të ngrohjes dhe ftohjes

4. Zhvillimin e sistemeve për shfrytëzimin e burimeve alternative (ujit, erës,

solare dhe gjeotermale) për prodhimin e energjisë elektrike

5. Përmirësimin e efiçiencës së energjisë dhe transformimin e tregut

energjetik

Page 282: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

281

5.2. Prioritetet e kërkimeve energjetike sipas potencialit në të ardhmen

Me qëllim të adresimit të prioriteteve të avancuara kërkimore, Kosova ka nevojë

për përforcim sistematik dhe të orientuar drejt cakut, të institucioneve të saj dhe të

kornizës ligjore për K&ZH në fushën e energjisë. Përveç kësaj, janë të

domosdoshme programet specifike për ngritjen e kapacitete njerëzore. Në mesin e

prioriteteve të avancuara të cilat duhet të trajtohen në të ardhmen mund të

theksohen:

1. Teknologjia për kapjen dhe deponimin e CO2 për prodhimin e energjisë

elektrike me zero emisione

2. Teknologjia e thëngjillit të pastër

3. Rrjetat e mençura energjetike

4. Krijimi i politikave të integruara energjetike dhe ambientaliste

5. Krijimi i një sistemi të qëndrueshëm dhe të integruar në rajon për furnizim

me energji elektrike

6. Gjendja pas raportit

6.1. Përditësimi i gjendjes

Raporti kombëtar për energjinë është raporti i fundit i shkruar në kuadër të

projektit WBC‐INCO.NET. Vetëm dy muaj kanë kaluar nga momenti i

publikimit të raportit deri në përditësimin e tij. Për këtë arsye nuk janë

evidentuar ndryshime thelbësore në lidhje me potencialin e vendit për

K&ZH në fushën e energjisë. Si do që të jetë, disa aktivitete në lidhje me

shfrytëzimin e mundësive të potencuara në analizën SWOT janë identifikuar

edhe brenda asaj periudhe të shkurtër kohore.

Para së gjithash, një progres i caktuar është vërejtur në zbatimin e

strategjive relevante për sektorin e energjisë si një prej mundësive të

potencuara. Siç është shënuar në raport, sfidat kryesore të autoriteteve në

Kosovë në lidhje me energjinë janë furnizimi me energji elektrike dhe

përmbushja e objektivave 20‐20‐20 të BE‐së. Dy arsyet kryesore për

mungesën e rrymës elektrike janë kapacitetet e limituara prodhuese dhe

Page 283: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

282

përdorimi i gjerë i energjisë elektrike për ngrohjen e hapësirave. Siç është

theksuar tashmë në këtë raport, me qëllim të ndryshimit të kësaj gjendje do

të duhej të bëhet zvogëlimi i humbjeve komerciale dhe paralelisht ngritja e

kapaciteteve të ngrohtoreve të qytetit. Gjatë përshkrimit të gjendjes

aktuale, në këtë raport, është shënuar që Komuna e Prishtinës me

përkrahjen e donatorëve ka filluar projektin e bashkëprodhimit të energjisë

në TC Kosova B, i cili do të përmirësojë qenësisht kapacitetet ekzistuese të

NQ‐së në Prishtinë. Në kohën ndërmjet hartimit të këtij raporti dhe

përditësimit aktual, është përzgjedhur kompania për mbikëqyrjen e

punimeve. Megjithatë, me qëllim të balancimit të kërkesave dhe furnizimit

me energji elektrike, në terma afatgjatë, kërkohet zhvillimi i kapaciteteve të

reja gjeneruese (të bazuara në energji fosile dhe të ripërtërishme) si dhe

zhvillimi i sistemeve të NQ‐ve në zonat urbane.

Sa i përket objektivave 20‐20‐20, autoritetet kanë ndërmarrë një varg

masash. Një përmirësim thelbësor është evidentuar në fushën e energjisë

në 3‐4 vitet e fundit. Në këtë periudhë kohore, tri ligjet bazike siç janë Ligji

për Energjinë, Ligji për Energjinë Elektrike dhe Ligji për Rregullatorin e

Energjisë janë rishikuar dhe kompletuar. Për më tepër, pas një historie të

gjatë të diskutimeve, në vitin 2011 është aprovuar edhe Ligji për Efiçiencën

e Energjisë. Aspektet kryesore të adresuara nga ky ligj janë: Agjencia për

Efiçiencë të Energjisë, Krijimi i Komisionit për Certifikimin e Auditorëve dhe

të Menaxherëve të Energjisë, Zhvillimi i Planeve Komunale për Efiçiencë të

Energjisë dhe disa çështje të lidhura me Zyrat Komunale për Energji.

Aktiviteti më i rëndësishëm në ndërkohë është themelimi i Agjencisë për

Efiçiencë të Energjisë (AEE), i kompletuar para një muaji. Aktualisht, AEE

disponon me një staf prej katër personash. Ndër aktivitetet e para të AEE

do të jenë trajnimet e specializuara për pajisjen e tyre me njohuritë dhe

shkathtësitë e nevojshme për çështjet e lidhura me misionin e AEE.

Trajnimet e tilla tashmë kanë filluar.

Një çështje tjetër e rëndësishme e shtyrë përpara në ndërkohë është

shthurja e mëtejme e KEK‐ut nëpërmjet privatizimit të Operatorit të

Sistemit të Shpërndarjes dhe Furnizimit Publik. Nëpërmjet privatizimit të

këtij sektori, Qeveria synon ti rris investimet në këtë sektor dhe në këtë

mënyrë t’a përmirësojë shërbimin e furnizimit me energji elektrike. Mirëpo,

Page 284: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

283

planet e qeverisë në lidhje me këtë çështje u kundërshtuan ashpër nga

opozita, shoqatat joqeveritare por edhe nga ana e ekspertëve të pavarur.

Mospajtimet e tilla u përcollën edhe me debatet e nxehta parlamentare por

edhe protestat publike. Disa prej argumenteve kryesore kundër këtij

privatizimi ishin/janë:

• Çmimi shumë i ultë i shitjes (26.3 milion €)

• Ngritja e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorë që do të

pasojë privatizimin

• Krijimi i monopolit në sektorin e furnizimit me energji elektrike

Përkundër kundërshtimeve dhe polemikave të shumta, më 17 tetor të vitit

2012, Qeveria përmbylli privatizimin në fjalë duke nënshkruar kontratën me

kompaninë “Kosovo Çalik‐Limak Energy” të shpallur zyrtarisht fituese të

tenderit përkatës. Sipas zyrtarëve të qeverisë, kompania në fjalë ka dhënë

ofertën më të lartë financiare, por përveç kësaj ajo duhet të investojë 300

milion € në sektorin e shpërndarjes dhe të furnizimit. Sa i përket çmimit të

energjisë elektrike dhe monopolit eventual, sipas zyrtarëve, këto çështje do

të kontrollohen nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Një çështje tjetër e ngritur në ndërkohë ishte vendimi i papritur i KEK‐ut për

rehabilitimin dhe futjen e sërishme në operim të Njësisë A2 e cila është një

prej njësive më të vjetra (shih tabelën 1 në këtë raport). Arsyeja e ofruar

nga KEK‐u për këtë vendim është se ata nuk marrin subvencione të

mjaftueshme për importin e energjisë elektrike shtesë që nevojitet për

plotësimin e mungesave ekzistuese për mbulimin e kërkesës së rritur. KEK‐u

deklaronte që duke futur në operim A2‐shin do të jetë në gjendje të ofroj

kapacitet neto shtesë prej 100 MW në kohët e pikut dhe në këtë mënyrë do

të zvogëlojë varësinë nga importi i shtrenjtë i energjisë elektrike. Mirëpo

planet e tilla hasën në kundërshtim të ashpër të shoqërisë civile,

strukturave politike opozitare por edhe të Komisionit Evropian. Emëruesi i

përbashkët i kundërshtimeve të tilla ishte që rivitalizimi i bllokut A2 nuk

është në vijë me Strategjinë e Energjisë të Kosovës sipas së cilës blloqet

aktualisht aktive të Kosovës A, do me thënë Blloku A3, A4 dhe A5 mund të

jenë në operim deri në fund të vitit 2017. Kjo do të thotë që sipas

Page 285: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

284

Strategjisë nuk është paraparë riaktivizimi i blloqeve më të vjetra. Në të

vërtetë, Strategjia parasheh mbylljen e blloqeve ekzistuese të TC Kosova A

deri në fund të vitit 2017 me qëllim të respektimit të kufizimeve që dalin

nga direktivat e BE‐së për emisionet nga Impiantet e Mëdha të Djegies.

Kundërshtimeve të tilla së fundi iu bashkua edhe BB duke vënë në pyetje

përkrahjen e mëtejme financiare të Sektorit të Energjisë në Kosovë në rast

të vazhdimit të planeve të KEK‐ut. Së voni, pas një qëndrimi relativisht të

gjatë në heshtje lidhur me këtë çështje, u deklarua edhe Qeveria duke

njoftuar se është kundër rivitalizimit të bllokut A2 dhe në këtë mënyrë

përmbylli këtë temë të ngritur nga ana e KEK‐u.

6.2 Energjia në Programin Kombëtar të Shkencës 2010‐2015

Roli i K&ZH në fushën e energjisë brenda PKSH tashmë është diskutuar në pjesë të

ndryshme të këtij raporti. Prandaj, këtu nuk do të jepen komente shtesë në lidhje

me këtë çështje.

6.3 Përputhja me prioritetet rajonale

Objektivi kryesor i projektit WEB‐INCO.NET është përkrahja e integrimit më të

madh të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Mjedisin Evropian të Kërkimeve. Në

këtë kuadër, deri më tani janë vënë në disponim disa Raporte Kombëtare të

fushave të ndryshme nga vendet pjesëmarrëse. Sa i përket punës K&ZH në fushën e

energjisë raportet janë dorëzuar nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova,

Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Çdonjëri prej këtyre raporteve të tilla ofron

prioritetet kombëtare K&ZH në fushën e energjisë. Prioritetet e Kosovës janë

prezantuar në kapitullin e 5 të këtij raporti. Një përmbledhje e prioriteteve

kryesore të identifikuara së paku në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor,

pjesëmarrëse në WEB‐INCO.NET, është dhënë në vijim.

Prioritetet e kërkimeve energjetike sipas gatishmërisë së vendeve:

• Prodhimi i energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme të energjisë

• Burimet e ripërtërishme për ngrohje dhe ftohje

• Integrimi inovativ i furnizimit të energjisë nga burimet e ripërtërishme dhe

efiçiencës së energjisë në ndërtesa

• Energjia solare

• Mjetet e dijes për politikbërjen lidhur me energjinë

• Shfrytëzimi fleksibil i thëngjillit

Page 286: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

285

• Efiçienca e energjisë

• Rrjetat inteligjente

• Krijimi kornizës ligjore funksionale në fushën e energjisë në pajtim me

direktivat e BE‐së

• Mekanizmi i zhvillimit të pastër

• Përmirësimi i furnizimit me energji

Prioritetet e kërkimeve energjetike sipas potencialit në të ardhmen:

• Bashkëprodhimi i energjisë

• Efiçienca e energjisë në sektorin e ndërtesave

• Zhvillimi i teknologjive ambientaliste dhe prodhimeve me eko‐dizajn

• Zhvillimi i ndërtesave model dhe qyteteve të qëndrueshme

• Promovimi i energjisë së ardhshme pa karbon

• Zhvillimi i metodave të reja për prodhimin e biolëndëve djegëse

• Përmirësimi i automjeteve me djegie drejt automjeteve me emitim të

vogël të CO2

• Ndërtesat me energji neutrale

• Poligjenerimi

• Matja inteligjente

• Kontrolli i integruar energjetik i ndërtesave

• Automjetet elektrike dhe zhvillimi i tyre

• Eko‐inovacioni

• Integrimi i zhvillimeve të energjisë dhe burimeve

• Reforma strukturore

• Modernizimi i sektorit të thëngjillit

• Progresi i sektorit të gazit natyror

• Promovimi i sektorit të industrisë së naftës

• Rrjetat inteligjente dhe zbatimi i teknologjisë informative në sektorin e

energjisë

• Termocentralet miqësore ndaj mjedisit

• Sistemet e ruajtjes së energjisë

• Prodhimi i energjisë elektrike në fushën e temperaturave të ulëta

Meqë njëri nga qëllimet finale të projektit WEB‐INCO.NET është edhe forcimi i

bashkëpunimit rajonal dhe pjesëmarrja e suksesshme në projekte të rëndësishme

të BE‐së, identifikimi i prioriteteve të përbashkëta K&ZH nëpërmjet analizës së

raporteve nacionale është njëri prej rezultateve të pritura gjatë implementimit të

Page 287: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

286

projektit. Për këtë qëllim janë organizuar dy takime, në margjina të Konferencës

Evropiane për Energjinë E2C në Maastricht, më 17 dhe 18 Maj të vitit 2012.

Gjatë diskutimeve në Maastricht, janë identifikuar pesë tema të mundshme nga

Programi i Punës për Energjinë i FP7 2013 duke u bazuar në interesin dhe

potencialin e vendeve të Ballkanit Perëndimor të përshkruar në raportet

kombëtare. Për çdonjërën nga pesë temat janë emëruar një ose dy koordinatorë

për të vazhduar punën rreth dorëzimit të mundshëm të propozimit të përbashkët

në kuadër të ftesës së ardhshme të Programit të Punës të FP7 2013.

Temat e Programit të Punës për Energjinë të FP7 2013 që duhet synuar janë:

1. ENERGY.2013.10.1.4: Zhvillimi i platformës Evropiane për mobilizimin e

kapaciteteve kërkimore dhe edukative të universiteteve të Evropës

2. ENERGY.2013.3.7.1: Zhvillimi i skemave rajonale dhe pan‐Evropiane për

furnizim të qëndrueshëm të lëndës së parë të biomasës joushqimore në tregun

e integruar pan‐Evropian

3. ENERGY.2013.2.4.1: Eksplorimi dhe vlerësimi i rezervave gjeotermale

4. ENERGY.2013.7.1.1: Zhvillimi dhe validimi i metodave dhe mjeteve për

integrimin e rrjeteve të burimeve të ripërtërishme të shpërndara

5. ENERGY.2013.7.2.3: Demonstrimi në përmasa të mëdha i integrimit të

sistemeve inovative të transmisionit dhe zgjidhjeve të operimit për (ndër)

lidhjen e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme

Page 288: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

287

Shtojca I: Klasifikimi i fushave të kërkimeve energjetike

Skema më e përshtatshme e klasifikimit e cila i përshtatet kërkimeve në fushën e

energjisë të trajtuara në këtë raport, është konstatuar të jetë skema e ofruar nga

Qendra për Kërkime Energjetike e Britanisë së Madhe (Tabela 5)209.

Tabela 5: Klasifikimi i fushave të kërkimeve energjetike

Fusha Sektori Tema

Industrial

Rezidencial dhe Komercial

Transporti EFIÇIENCA E ENERGJISË

Tjetër

Rritja e prodhimit të naftës dhe gazit

Përpunimi, transporti dhe ruajtja e naftës dhe gazit

Prodhimi jo konvencional i naftës dhe gazit

Djegia e naftës dhe gazit

Shndërrimi i naftës dhe gazit

Nafta dhe Gazi

Nafta dhe gazi tjetër

Prodhimi i thëngjillit, përgatitja dhe transporti

Djegia e thëngjillit

Shndërrimi i thëngjillit (përfshirë IGCC)

Thëngjilli

Thëngjilli tjetër

Kapja/ndarja e CO2

Transporti i CO2

LËNDËT DJEGËSE FOSILE: NAFTA, GAZI DHE THËNGJILLI

Kapja dhe ruajtja e CO2

Ruajtja e CO2

209 http://ukerc.rl.ac.uk/cgi‐bin/erccats.pl#ECAT

Page 289: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

288

Ngrohja dhe ftohja solare (përfshirë ndriçimin ditor)

Fotovoltaiket Energjia solare

Termocentralet solare dhe aplikimet në temp. të larta

Energjia e erës

Energjia e oqeaneve

Prodhimi i bio‐ lëndëve djegëse për transport (përfshirë prodhimin nga mbeturinat)

Prodhimi i lëndëve djegëse tjera nga biomasa (përfshirë prodhimin nga mbeturinat)

Aplikimi për ngrohje dhe energji elektrike

Bio‐energjia

Bio‐energjitë tjera

Energjia gjeotermale

Hidrocentralet e mëdha (me kapacitet 10 MW e më tepër) Hidroenergjia

Hidrocentralet e vogla (më pak se 10 MW)

BURIMET E RIPËRTËRISHME TË ENERGJISË

Burimet tjera të ripërtërishme

Reaktorët me ujë të lehtë (LWRs)

Reaktorët tjerë shndërrues

Cikli i lëndës djegëse

Teknologjitë mbështetëse nukleare

Reaktorët nuklear

Fizioni nuklear

Fizioni tjetër nuklear

FIZIONI DHE FUZIONI NUKLEAR

Fuzioni nuklear

Page 290: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

289

Prodhimi i hidrogjenit

Ruajtja e hidrogjenit

Transporti dhe shpërndarja e hidrogjenit

Infrastruktura dhe sistemet tjera K&ZH

Hidrogjeni

Shfrytëzimi fundor i hidrogjenit (përshirë djegien; përjashtuar celulat e lëndës djegëse)

Aplikimet stacionare

Aplikimet mobile

HIDROGJENI DHE CELULAT E LËNDËVE DJEGËSE

Celulat e lëndës djegëse

Aplikimet tjera

Shndërrimi i energjisë elektrike

Transmisioni dhe shpërndarja e energjisë elektrike

TEKNOLOGJITË TJERA TË CENTRALEVE ENERGJETIKE DHE TË RUATJES SË ENERGJISË

Ruajtja e energjisë

Analizat e sistemeve energjetike

TEKNOLOGJITË TJERA TË NDËRLIDHURA dhe KËRKIMET Ndikimet mjedisore,

sociale dhe ekonomike

Page 291: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në

Energjia

290

Vendosja e prioriteteve për strukturimin e pjesëmarrjes në Programit Kornizë FP 7, Raportet Kombëtare të Kontekstit – Kosovo Përgatitur për projektin WBC‐INCO.NET WBC‐INCO.NET është një projekt (Numri i korntratës: 212029) i bashkëfinancuar nga Programi i Bashkimit Evropian për Bashkëpunim Ndërkombëtar në kuadër të Programit të Shtatë Kornizë për Zhvillimin e Kërkimeve të Teknologjisë (2007‐2013). Përgjegjësia për përmbajtjen e këtij raporti u takon autorëve. Raporti nuk i pasqyron qëndrimet e Bashkimit Evropian. Komisioni Evropian nuk është përgjegjës për përdorimin eventual të informatave të përfshira në këtë raport.

Page 292: VENDOSJA E PRIORITETEVE PËR TË STRUKTURUAR …kec-ks.org/wp-content/uploads/2016/05/Raportet-kombetare.pdf · tjera të BE-së, avancimi i pjesëmarrjes së hulumtuesve të BP në