16

Verifikimi i kritereve te ligjshmerise ne ial

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Citation preview

Page 1: Verifikimi i kritereve te ligjshmerise ne ial
Page 2: Verifikimi i kritereve te ligjshmerise ne ial

Faqe 1 nga 15

Përmbledhje e Raportit të verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në Institucionet e Arsimit të

Lartë, publike e private në vend

Verifikimi i kritereve të ligjshmërisë në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) është një megaproces

inspektimi i IAL-ve, publike dhe private, që ka ndodhur për herë të parë pas 24 vitesh. Ky është

një raport i përmbledhur ku evidentohen elementët kryesorë të tij si dhe masat dhe masat që

propozohen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) ndaj IAL-ve publike dhe private.

Procesi është konceptuar që kur kjo qeveri ka marrë detyrën, si një ndër detyrat e posaçme, të

MAS: fillimin e një procesi inspektimi dhe transparence të të gjithë IAL-ve publike dhe private, si

një proces i cili do ishte në funksion të kontrollit të zbatimit të ligjshmërisë në këto institucione. U

konceptua që në fillim si një proces gjithëpërfshirës, transparent, profesional dhe tërësor me

pjesmarrje të të gjithë stafit te ministrisë por edhe të institucioneve të varësisë, që ofronin

ekspertizën më të mirë në këtë fushë. Ky proces u konceptua dhe u zhvillua në katër faza:

Faza e parë: Mbledhja e të gjithë informacioneve nga IAL-të publike dhe private:

Në janar të këtij viti nga ana e MAS nëpërmjet shkresave zyrtare iu kërkua të gjitha IAL-ve publike

e private, i gjithë informacioni i nevojshëm i cili do shërbente për të kuptuar situatën ligjore të çdo

institucioni të arsimit të lartë. Të dhënat kishin të bënin me stafin, infrastrukturën, programet e

studimit, strukturën, etj.

U përpunuan dhe u shqyrtuan në një kohë rekord të dhënat. Bazuar në panoramën ligjore që

kishin krijuar të dhënat e marra zyrtarisht nga IAL-të në, më 28 Mars 2014, Ministri i Arsimit dhe

Sportit me Urdher nr. 106, i kërkon IAL-ve të përcjellin në MAS një sërë dokumentash të detajuara

në 37 kërkesa specifike, të cilat bënin të mundur shqyrtimin e kritereve më të rëndësishme ligjore

që një institucion i arsimit të lartë duhet të plotësojë dhe zbatojë, në kuadër të respektimit të

kërkesave ligjore për të operuar konform ligjit për arsimin e lartë.

Faza e dytë: Përpunimi i të dhënave të marra nga IAL-të. Me një urdhër të dytë të Ministrit të

Arsimit dhe Sportit, ngrihet grupi i punës i përbërë nga 39 specialiste dhe drejtues te MAS. Ky

grup punoi për përpunimin e dokumentacionit të detajuar të mbledhur nga të gjitha IAL-të,

publike dhe private, në përgjigje të 37 kërkesave. U përgatitën skedat paraprake për çdo

institucion bazuar në vetëdeklarimin e tyre. U ngritën 59 grupe pune për 59 IAL, ku u angazhuan

mesatarisht 5 specialistë për grup nga MAS, Agjencia e Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL)

dhe Inspektoriati Shtetëror i Arsimit (ISHA). Në përpunimin e këtyre të dhënave grupet e punës

konsumuan rreth 5000 orë pune.

Page 3: Verifikimi i kritereve te ligjshmerise ne ial

Faqe 2 nga 15

Faza e tretë: Inspektimet në vend:

Në muajt maj, qershor dhe korrik, në nje kohë rekord u realizuan inspektimet në 59 institucionet

ku u verifikuan dokumentacionet, regjistrat, stafi, infrastruktura, struktura e IAL-ve, u

intervistuan studentë, staf akademik, staf administrativ dhe titullarë të institucioneve, etj. Në total

u kryen rreth 2000 orë inspektime, në përfundim të të cilave nëngrupet e kontrollit hartuan draft

raportet e kontrollit.

Në zbatim të parimeve më të mira të procesit të rregullt ligjor, draft raportet iu vunë në dispozion

të gjithë IAL-ve, duke iu lënë kohën e nevojshme në dispozicion për të kundërshtuar, observuar

apo pranuar gjetjet e konstatuara tashmë nga grupet e kontrollit.

Brenda 7 ditësh IAL-të sollën në ministri të gjithë objeksionet e tyre mbi draft raportet, të cilat iu

dërguan përsëri grupeve të kontrollit për shqyrtim dhe reflektim në draft raportet paraprake.

Faza e katërt: Dalja në konkluzione finale:

Në MAS ngrihet një komision i posaçëm nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm, në përbërje të

të cilit ishin drejtori i Drejtorisë Juridike në MAS, Drejtori i Arsimit të Lartë në MAS, drejtori i

APAAL dhe drejtori i Drejtorisë së Inspektimit dhe kontrollit të Ligjshmërisë në ISHA, të cilët në

një proces maratonë, diskutuan në seanca dëgjimore me nëngrupet e punës, në mënyrë specifike

për çdo IAL. U diskutuan të gjitha gjetjet, konkluzionet dhe objeksionet. Në disa raste ky komision

thirri në seanca dëgjimore edhe përfaqësuesit më të lartë të IAL-ve, në mënyrë që edhe ata të

jepnin shpjegimet e tyre mbi gjetjet e grupeve të kontrollit, për të mbërritur në konkluzione sa më

të drejta dhe shteruese. Në mbarim të diskutimeve, nëngrupet e punës kanë përgatitur raportet

finale për çdo institucion, që ia dorëzuan Sekretarit të Përgjitshëm të MAS. U shkruan 4000 faqe

raporte, janë administruar mbi 10000 faqe dokumentacion si prova shkresore.

Gjetjet kryesore të konstatuara në nivel makro nga ky inspektim kaq masiv dhe që në fakt është një

pasqyrë e qartë e situatës ligjore në të cilën ndodhet sot arsimi i lartë në Republikën e Shqipërisë,

janë:

Për IAL-të private:

- Mbi 90% e IAL-ve private nuk kanë staf të mjaftueshëm efektiv;

- Më shumë se 2/3 e IAL-ve nuk arrijnë të mbulojnë ngarkesën mësimore akademike me staf

të brendshëm, sipas standardeve të kërkuara ligjore;

- Mbi 90% e IAL-ve private nuk kanë akte të tyre rregullatore të brendshme për mirë

funksionimin e tyre, të miratuara nga organet kolegjiale;

- 88% e Institucioneve të arsimit të lartë kanë parregullsi ose paplotësi të regjistrave

themeltarë, të progresit akademik apo të diplomimit të studentëve;

- 85% e Institucioneve të arsimit të lartë nuk zbatojnë rregullat ligjore për administrimin dhe

ruajtjen e dokumentacionit zyrtar të institucionit;

Page 4: Verifikimi i kritereve te ligjshmerise ne ial

Faqe 3 nga 15

- 80% e Institucioneve të arsimit të lartë kanë parregullsi në marrëdhëniet kontraktuale me

stafin akademik/studentët;

- Rreth 2/3 e Institucioneve të arsimit të lartë bëjnë reklamim/marketing të pandershëm,

përhapje informacioni të rremë për publikun dhe studentët;

- Në më shumë se 60% të Institucioneve të arsimit të lartë jopublik nuk funksionojnë organet

kolegjiale, sipas legjislacionit ne fuqi.

- 56% e Institucioneve të arsimit të lartë jopublik nuk ofrojnë garanci financiare për

vazhdimin e studimeve, as për studentët që kanë aktualisht në sistem.

- Më shumë se gjysma e institucioneve të arsimit të lartë jopublik nuk plotëson standardet

minimale të infrastrukturës dhe sigurisë së studentëve.

- Më shumë se gjysma e institucioneve të arsimit të lartë jopublik, që kanë ofruar të drejtën

për ofrimin e programeve të ciklit të tretë, nuk kanë kapacitet akademik ose nuk plotësojnë

standardet për të ofruar këto programe.

Për IAL-të publike:

- Asnjë nga Institucionet Publike të Arsimit të Lartë (përveç 1 IAL-je) nuk i janë nënshtruar

detyrimit ligjor për vlerësimin e cilësisë dhe akreditimin;

- Me pak përjashtime, thuajse të gjitha IAL-të kanë mangësi të rëndësishme dhe parregullsi

në dokumentacionin zyrtar, të personelit akademik dhe të studentëve;

- Rreth 2/3 e IAL-ve nuk plotësojnë standardet e të gjitha njësive bazë në përbërje të tyre në

lidhje me numrin dhe shkallën e kualifikimit të stafit akademik;

- Rreth ½ e IAL-ve nuk plotësojnë standardet e të gjithë njësive kryesore në përbërje të tyre;

- Me shumë se ½ e IAL nuk plotësojnë standardet minimale për treguesit staf

akademik/student dhe staf efektiv/staf i ftuar;

- në rreth 70% të IAL-ve organet kolegjale funksionojnë dhe/ose marrin vendime në

kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore, madje dhe me vetë rregulloret e tyre;

- Në shumicën dërrmuese të IAL-ve autoritetet drejtuese të zgjedhura marrin kompetenca

dhe vendimmarrje/miratime në kundërshtim të hapur me ligjin, aktet nënligjore dhe vetë

aktet e miratuara të institucionit (statut, rregullore);

- Më shumë se ½ e IAL-ve nuk respektojne parimet, kriteret dhe procedurat për rekrutimin e

stafit akademik efektiv dhe të ftuar, si dhe atë adminsitrativ;

- Thuasje 100% e IAL-ve nuk respektojnë kriteret përzgjedhëse për pranimet e studenteve në

ciklin e dytë, Master profesional dhe rreth 70% as ato për pranimet në Master Shkencor;

- Më shumë se ½ e IAL-ve nuk kanë kapacitetet e duhura akademike dhe shkallën e

kualifikimit për të ofruar programet e studimit Master Shkencor dhe Doktoratë;

- Rreth 2/3 e IAL-ve shkelin ose nuk respektojnë kriteret dhe procedurat e pranimit në

programet e studimit të doktoratës;

- Më shume se ½ e IAL-ve nuk respektojnë kriteret dhe procedurat për promovimin për

grada dhe tituj akademike;

Page 5: Verifikimi i kritereve te ligjshmerise ne ial

Faqe 4 nga 15

- Rreth ¾ e IAL-ve nuk plotësojnë as standardet minimale të infrastrukturës, mjediseve dhe

kritereve të sigurisë për stafin dhe studentët.

Masat dhe tipologjitë e tyre

Bazuar në këto gjetje dhe ballafaqimin e tyre me dispozitat ligjore dhe nënligjore, tipologjitë e

masave që MAS propozon për IAL-t janë:

Për IAL-të Private:

Masat për Institucionin:

- Heqje licence:

institucionit i hiqet e drejta e ushtrimit të aktivitetit në fushën e arsimit të lartë, duke

ndërprerë veprimtarinë në fushën e arsimit të lartë për të gjitha programet dhe vitet e

studimit. Institucioni ka detyrim të pajisë të gjithë studentët me dokumentacionin e

nevojshëm për vijimin e tyre në institucione të tjera, t’i rimbursojë ata financiarisht, si

dhe t’i dorëzojë zyrtarisht MAS-it të gjithë dokumentacionin zyrtar që disponon.

- Pezullim licence deri në një afat dy vjeçar dhe eventualisht kushte për t’u plotësuar brenda

fillimit të vitit akademik për vitet nga i dyti e më tej:

institucionit i hiqet e drejta të pranojë studentë të rinj për vitin akademik 2014-2015,

për të gjitha vitet dhe programet e studimit, si dhe të pranojë studentë që

transferohen nga institucione të tjera në këtë institucion. Institucioni duhet të

plotësojë të gjitha kushtet e vëna dhe të raportojë në MAS për plotësimin e tyre

brenda afatit të përcaktuar. MAS do të vlerësojë plotësimin e tyre dhe vetëm në rast

plotësimi do të vijojë me revokimin e pezullimit, në të kundërt do të vijohet me

heqjen e licencës.

- Mbyllje të programeve të studimit:

Për këto programe studimi nuk mund të vijohet me procesin mësimor në asnjë nga

vitet e studimit. Institucioni ka detyrim të pajisë të gjithë studentët e këtij programi

studimi me dokumentacionin e nevojshëm për vijimin e tyre në institucione të tjera.

- Rekomandime për t’u plotësuar brenda një afati të caktuar:

Page 6: Verifikimi i kritereve te ligjshmerise ne ial

Faqe 5 nga 15

Institucioni duhet të plotësojë dhe informojë MAS-in brenda afateve të përcaktuara

mbi përmbushjen e rekomandimeve të lëna sipas tipologjisë. Në rast mosplotësimi

MAS- do të vijojë me masën e pezullimit/heqjes së licencës.

- Kallëzim penal për personin juridik. Në këtë proces të verifikimit të ligjshmërisë janë hasur

shpesh veprime apo sjellje të personit juridik, pra të institucionit, të cilat përbëjnë vepra

penale dhe denohen sipas legjislacionit penal në fuqi. Për këtë shkak nga ana e MAS,

përveç kallzimeve për individë të ndryshëm të përfshirë në konsumimin e veprave penale,

do kallëzojë penalisht edhe personat juridikë që me mënyrën e tyre të të organizuarit dhe të

funksionuarit kanë konsumuar elementë të veprave penale. Njëkohësisht do kërkojmë që

nga ana e prokurorisë të merret masa e sigurisë për bllokimin e aseteve të kompanive që

qëndrojnë pas këtyre personave juridikë.

- Si masa shoqeruese MAS ka gjykuar që në çdo rast, për çdo IAL private, t’i dërgojë

zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Inspektoriatit Shtetëror të Punës

raportet e kontrollit me kërkesën për fillimin e kontrollit tematik, për të gjithë IAL-të.

Për individët dhe organet vendimmarrëse të IAL-ve:

- Përvecç masave që do të merren për personat juridikë, nga MAS, pas

individualizimit të përgjegjësive do vijohet edhe për individë të veçantë me

kallëzime penale për vepren penale të “mashtrimit”, “fallsifikimit” apo

“shpërdorimit të detyrës”. Kjo do ndodhë jo vetëm për individë apo organe

individuale, por njëkohësisht edhe për organet kolegjiale. Nuk mundet me

të vijohet të ndiqet praktika e fshehjes së vendimeve të paligjshme nëpërmjet

vendimarrjeve nga organet kolegjiale. MAS do të kërkojë përgjegjësitë

individuale në organet kolegjiale.

- Për IAL-të publike:

Për institucionin:

- Mbyllje të institucionit:

institucioni mbyllet përfundimisht duke ndërprerë veprimtarinë në fushën e arsimit

të lartë për të gjitha programet dhe vitet e studimit. Institucioni ka detyrim të pajisë të

gjithë studentët me dokumentacionin e nevojshëm për vijimin e tyre në institucione të

tjera, eventualisht, si dhe t’i dorëzojë zyrtarisht MAS-it të gjithë dokumentacionin

zyrtar që disponon.

- Mbyllje të filialeve/njësive kryesore:

Page 7: Verifikimi i kritereve te ligjshmerise ne ial

Faqe 6 nga 15

Filiali/njësia kryesore mbyllet përfundimisht duke ndërprerë veprimtarinë në fushën

e arsimit të lartë për të gjitha programet dhe vitet e studimit që ajo njësi mbulon.

Institucioni ka detyrim, në rastet e mbylljes së filialeve, të parashikojë transferimin e

studentëve të viteve nga i dyti e më tej pranë njësive kryesore të tij deri në

përfundimin e ciklit përkatës të studimeve ose, eventualisht, të pajisë të gjithë

studentët e interesuar me dokumentacionin e nevojshëm për vijimin e studimeve të

tyre në institucione të tjera.

Në rastet e mbylljes së njësive kryesore, institucioni ka detyrim, të pajisë të gjithë

studentët me dokumentacionin e nevojshëm për vijimin e studimeve të tyre në

institucione të tjera ose transferimin e tyre në programe të ngjashme sipas të gjitha

procedurave të parashikuara në aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

- Riorganizim institucional ose i njësive kryesore dhe/ose atyre bazë:

Institucionet kanë detyrimin të kryejnë procesin e riorganizimit institucional dhe të

ndjekin të gjitha procedurat e vlerësimit dhe miratimit në përputhje me aktet ligjore e

nënligjore në fuqi, brenda afateve të lëna.

- Pezullim i programeve të studimit:

Për këto programe studimi nuk parashikohet të akordohen kuota pranimi për vitin

akademik 2014-2015 dhe më tej, deri në plotësimin e kushteve të vëna. Studentët,

tashmë të regjistruar në këto programe studimi nga viti i dytë e më pas, do të vijojnë

studimet deri në përfundimin e tyre. Institucioni ka detyrim të garantojë ofrimin e një

procesi mësimor brenda standardeve të parashikuara për studentët që do të vijojnë.

- Rekomandime për t’u plotësuar brenda një afati të caktuar:

Institucioni duhet të plotësojë dhe informojë MAS-in brenda afateve të përcaktuara

mbi përmbushjen e rekomandimeve të lëna sipas tipologjisë. Në rast mosplotësimi,

MAS do të vijojë me masat e përshkallëzuara sipas natyrës dhe tipologjisë së

rekomandimeve si dhe marrjen e masave për individët përgjegjës.

- Rishikim i kuotave të akorduara për programet e ndryshme të studimit bazuar në gjetjet e

këtij procesi verifikimi:

duke nisur nga viti akademik 2014-2015, për të gjitha institucionet, filialet/njësitë

kryesore, programet e studimit, të cilat nuk plotësojnë kriteret bazë (pjesërisht ose

plotësisht) është parashikuar në VKM-në përkatëse reduktim i kuotave të studimit

ose mosakordim i tyre për ciklin e parë të studimit me kohë të plotë në të gjitha IAL-

të publike. Mbështetur në vlerësimet dhe gjetjet e këtij procesi, do të vijohet edhe me

përcaktimin e kuotave për programet e ciklit të dytë dhe të tretë në vijim.

Për individët, organet individuale dhe kolegjiale:

Page 8: Verifikimi i kritereve te ligjshmerise ne ial

Faqe 7 nga 15

- Do të kërkohet pezullimi dhe shkarkimi i çdo autoriteti drejtues i

institucioneve të arsimit të lartë, që nga rektori deri tek pedagogu, apo

nëpunësit administrativë.

- Do të kërkohet marrja e masave administrative dhe/ose kallëzim penal për

individët ose organet kolegjiale të IAL-ve. Siç e theksuam më lart, nuk do të

ketë më shmangie nga përgjegjësia nëpërmjet fshehjes në organet kolegjiale.

Do këtë përgjegjësi deri penale individuale për anëtarët e organeve

kolegjiale.

- Do të informohet Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive

(ILDKP) për të evidentuar konflikte të mundshme interesi në institucionet

tona publike të arsimit të lartë.

Masat konkrete të propozuara nga MAS për IAL-të private:

A) Vijim i aktivitetit me kushte, apo rekomandime për përmirësim të kritereve:

1. Universiteti "Polis"

2. Universiteti katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"

3. SHLUJ "Marubi"

4. Universiteti "Epoka"

5. IPAL "Shkolla e Lartë "Nehemia"

6. Universiteti Europian i Tiranës

7. SHLUJ "Universiteti i New Yorkut, Tiranë"

8. SHLUJ "Luarasi"

9. Akademia e studimeve të aplikuara "Reald"

10. "Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë"

11. SHLP "Tirana Business University"

12. SHPAL "Universiteti Metropolitan Tirana"

13. SHLUJ "Universiteti "Marin Barleti"

B) Pezullim i pjesshem apo i plote i aktivitetit:

1. Universiteti "Aldent"

2. SHLP "Hëna e plotë" (Bedër)

3. Kolegji Profesional privat "New Generation"

4. SHLP "Logos"

5. SHLUP "Instituti Kanadez i Teknologjisë"

6. Kolegji Profesional "Ivoclar Vivadent &Partners"

7. ShLAP "Pavarësia" Vlorë

8. Akademia Profesionale e Biznesit

9. IPAL "ISSAT"

10. ShLUJ "Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi"

11. SHLUJ "Justicia"

12. SHLUP "Wisdom University"

Page 9: Verifikimi i kritereve te ligjshmerise ne ial

Faqe 8 nga 15

13. Universiteti privat "Albanian University"

C) Heqje e licencës:

1. SHLUP "Vitrina"

2. SHLUJ "Universiteti Kristal"

3. SHLUJ "Justiniani I"

4. Akademia e Ndertimit, Tiranë

5. SHLP "Universiteti Elite"

6. IPAL "Shkolla e Lartë "Illyria"

7. Akademia e Studimeve te Aplikuara, Durrës

8. SHLP "Universiteti Planetar i Tiranës"

9. Akademia Pedagogjike, Tiranë

10. IALP "Shkolla e Lartë "Nëna Mbretëreshë Geraldinë"

11. IPAL "Kolegji profesional i sporteve, Fier"

12. Kolegj profesional "Argent", Shkodër

13. IALP "Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës"

14. Shkolla e Lartë Private e Edukimit

15. Kolegjet Profesionale, private "Medicom"

16. IP "Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës"

17. SHPAL "Gjon Buzuku", Shkodër

18. SHLUJ "Medikadent"

Masat e marra aktualisht dhe që do të ndërrmerren në vijim për IAL-të publike:

Universiteti i Tiranës

Propozim për mbyllje të filialeve Kukës dhe Sarandë dhe riorganizim institucional;

Pezullim i programeve të studimit;

Reduktim i kuotave të studimit ose mosakordim i tyre për ciklin e parë të studimit me kohë

të plotë, si dhe në vijim për ciklin e dytë dhe të tretë;

Institucioni duhet të plotësojë dhe informojë MAS-in, brenda afateve të përcaktuara, mbi

përmbushjen e rekomandimeve të lëna sipas tipologjisë. Në rast mosplotësimi, MAS do të

vijojë me masat e përshkallëzuara sipas natyrës dhe tipologjisë së rekomandimeve si dhe

marrjen e masave për individët përgjegjës;

Individualizimi i përgjegjësive për organet kolegjiale dhe individët përgjegjës për shkeljet e

vërejtura dhe masat përkatëse më tej për pezullim/shkarkim të autoriteteve drejtuese të

IAL-së, si dhe masa administrative dhe/ose kallëzim penal/civil për individët ose organet

kolegjiale;

Njoftim ILDKP për rastet e konfliktit të interesit.

Page 10: Verifikimi i kritereve te ligjshmerise ne ial

Faqe 9 nga 15

Universiteti i Sporteve, Tiranë

Institucioni duhet të plotësojë dhe informojë MAS-in brenda afateve të përcaktuara mbi

përmbushjen e rekomandimeve të lëna sipas tipologjisë. Në rast mosplotësimi MAS do të

vijojë me masat e përshkallëzuara sipas natyrës dhe tipologjisë së rekomandimeve si dhe

marrjen e masave për individët përgjegjës;

Individualizimi i përgjegjësive për organet kolegjiale dhe individët përgjegjës për shkeljet e

vërejtura dhe masat përkatëse më tej për pezullim/shkarkim të autoriteteve drejtuese të

IAL-së si dhe masa administrative dhe/ose kallëzim penal/civil për individët ose organet

kolegjiale;

Njoftim ILDKP për rastet e konfliktit të interesit.

Universiteti i Arteve, Tiranë

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

Propozim për mbyllje të filialeve Kukës dhe Sarandë dhe riorganizim institucional dhe/ose

shkrirje me një institucion tjetër të arsimit të lartë publik;

Pezullim i programeve të studimit të cikleve të ndryshme, përfshirë doktoratat;

Reduktim i kuotave të studimit ose mosakordim i tyre për ciklin e parë të studimit me kohë

të plotë si dhe në vijim për ciklin e dytë dhe të tretë;

Institucioni duhet të plotësojë dhe informojë MAS-in brenda afateve të përcaktuara mbi

përmbushjen e rekomandimeve të lëna sipas tipologjisë. Në rast mosplotësimi MAS do të

vijojë me masat e përshkallëzuara sipas natyrës dhe tipologjisë së rekomandimeve si dhe

marrjen e masave për individët përgjegjës;

Page 11: Verifikimi i kritereve te ligjshmerise ne ial

Faqe 10 nga 15

Individualizimi i përgjegjësive për organet kolegjiale dhe individët përgjegjës për shkeljet e

vërejtura dhe masat përkatëse më tej për pezullim/shkarkim të autoriteteve drejtuese të

IAL-së si dhe masa administrative dhe/ose kallëzim penal/civil për individët ose organet

kolegjiale;

Njoftim ILDKP për rastet e konfliktit të interesit.

Universiteti Politeknik i Tiranës

Riorganizim institucional;

Reduktim i kuotave të studimit ose mosakordim i tyre për ciklin e parë të studimit me kohë

të plotë si dhe në vijim për ciklin e dytë dhe të tretë;

Institucioni duhet të plotësojë dhe informojë MAS-in brenda afateve të përcaktuara mbi

përmbushjen e rekomandimeve të lëna sipas tipologjisë. Në rast mosplotësimi MAS do të

vijojë me masat e përshkallëzuara sipas natyrës dhe tipologjisë së rekomandimeve si dhe

marrjen e masave për individët përgjegjës;

Individualizimi i përgjegjësive për organet kolegjiale dhe individët përgjegjës për shkeljet e

vërejtura dhe masat përkatëse më tej për pezullim/shkarkim të autoriteteve drejtuese të

IAL-së si dhe masa administrative dhe/ose kallëzim penal/civil për individët ose organet

kolegjiale;

Njoftim ILDKP për rastet e konfliktit të interesit.

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Propozim për mbyllje të filialeve të Lushnjës dhe Gjirokastrës dhe riorganizim

institucional;

Pezullim i programeve të studimit;

Reduktim i kuotave të studimit ose mosakordim i tyre për ciklin e parë të studimit me kohë

të plotë si dhe në vijim për ciklin e dytë dhe të tretë;

Institucioni duhet të plotësojë dhe informojë MAS-in brenda afateve të përcaktuara mbi

përmbushjen e rekomandimeve të lëna sipas tipologjisë. Në rast mosplotësimi MAS do të

vijojë me masat e përshkallëzuara sipas natyrës dhe tipologjisë së rekomandimeve si dhe

marrjen e masave për individët përgjegjës;

Individualizimi i përgjegjësive për organet kolegjiale dhe individët përgjegjës për shkeljet e

vërejtura dhe masat përkatëse më tej për pezullim/shkarkim të autoriteteve drejtuese të

IAL-së si dhe masa administrative dhe/ose kallëzim penal/civil për individët ose organet

kolegjiale;

Page 12: Verifikimi i kritereve te ligjshmerise ne ial

Faqe 11 nga 15

Njoftim ILDKP për rastet e konfliktit të interesit.

Qendra e Studimeve Albanologjike

Rivleresim i statusit juridik te QSA. Riorganizim teresor i ketij institucioni

Reduktim i kuotave të studimit ose mosakordim i tyre për të gjitha ciklet e studimit të

ofruara nga ky institucion;

Pezullim i programeve të studimit;

Institucioni duhet të plotësojë dhe informojë MAS-in brenda afateve të përcaktuara mbi

përmbushjen e rekomandimeve të lëna sipas tipologjisë. Në rast mosplotësimi MAS do të

vijojë me masat e përshkallëzuara sipas natyrës dhe tipologjisë së rekomandimeve si dhe

marrjen e masave për individët përgjegjës;

Individualizimi i përgjegjësive për organet kolegjiale dhe individët përgjegjës për shkeljet e

vërejtura dhe masat përkatëse më tej për pezullim/shkarkim të autoriteteve drejtuese të

IAL-së si dhe masa administrative dhe/ose kallëzim penal/civil për individët ose organet

kolegjiale;

Njoftim ILDKP për rastet e konfliktit të interesit.

Akademia e Forcave të Armatosura

Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës

Propozim për mbyllje të filialit të Peshkopisë dhe riorganizim institucional;

Pezullim i programeve të studimit;

Page 13: Verifikimi i kritereve te ligjshmerise ne ial

Faqe 12 nga 15

Reduktim i kuotave të studimit ose mosakordim i tyre për ciklin e parë të studimit me kohë

të plotë si dhe në vijim për ciklin e dytë dhe të tretë;

Institucioni duhet të plotësojë dhe informojë MAS-in brenda afateve të përcaktuara mbi

përmbushjen e rekomandimeve të lëna sipas tipologjisë. Në rast mosplotësimi MAS do të

vijojë me masat e përshkallëzuara sipas natyrës dhe tipologjisë së rekomandimeve si dhe

marrjen e masave për individët përgjegjës;

Individualizimi i përgjegjësive për organet kolegjiale dhe individët përgjegjës për shkeljet e

vërejtura dhe masat përkatëse më tej për pezullim/shkarkim të autoriteteve drejtuese të

IAL-së si dhe masa administrative dhe/ose kallëzim penal/civil për individët ose organet

kolegjiale;

Njoftim ILDKP për rastet e konfliktit të interesit.

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë

Universiteti “Eqerem Çabej”, Gjirokastër

Riorganizim institucional;

Pezullim i programeve të studimit;

Reduktim i kuotave të studimit ose mosakordim i tyre për ciklin e parë të studimit me kohë

të plotë si dhe në vijim për ciklin e dytë dhe të tretë;

Page 14: Verifikimi i kritereve te ligjshmerise ne ial

Faqe 13 nga 15

Institucioni duhet të plotësojë dhe informojë MAS-in brenda afateve të përcaktuara mbi

përmbushjen e rekomandimeve të lëna sipas tipologjisë. Në rast mosplotësimi MAS do të

vijojë me masat e përshkallëzuara sipas natyrës dhe tipologjisë së rekomandimeve si dhe

marrjen e masave për individët përgjegjës;

Individualizimi i përgjegjësive për organet kolegjiale dhe individët përgjegjës për shkeljet e

vërejtura dhe masat përkatëse më tej për pezullim/shkarkim të autoriteteve drejtuese të

IAL-së si dhe masa administrative dhe/ose kallëzim penal/civil për individët ose organet

kolegjiale;

Njoftim ILDKP për rastet e konfliktit të interesit.

Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë

Riorganizim institucional;

Propozim për mbyllje të filialit të Pogradecit dhe riorganizim institucional;

Pezullim i programeve të studimit;

Reduktim i kuotave të studimit ose mosakordim i tyre për ciklin e parë të studimit me kohë

të plotë si dhe në vijim për ciklin e dytë dhe të tretë;

Institucioni duhet të plotësojë dhe informojë MAS-in brenda afateve të përcaktuara mbi

përmbushjen e rekomandimeve të lëna sipas tipologjisë. Në rast mosplotësimi MAS do të

vijojë me masat e përshkallëzuara sipas natyrës dhe tipologjisë së rekomandimeve si dhe

marrjen e masave për individët përgjegjës;

Individualizimi i përgjegjësive për organet kolegjiale dhe individët përgjegjës për shkeljet e

vërejtura dhe masat përkatëse më tej për pezullim/shkarkim të autoriteteve drejtuese të

IAL-së si dhe masa administrative dhe/ose kallëzim penal/civil për individët ose organet

kolegjiale;

Njoftim ILDKP për rastet e konfliktit të interesit.

Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan

Riorganizim institucional;

Pezullim i programeve të studimit;

Reduktim i kuotave të studimit ose mosakordim i tyre për ciklin e parë të studimit me kohë

të plotë si dhe në vijim për ciklin e dytë dhe të tretë;

Institucioni duhet të plotësojë dhe informojë MAS-in brenda afateve të përcaktuara mbi

përmbushjen e rekomandimeve të lëna sipas tipologjisë. Në rast mosplotësimi MAS do të

Page 15: Verifikimi i kritereve te ligjshmerise ne ial

Faqe 14 nga 15

vijojë me masat e përshkallëzuara sipas natyrës dhe tipologjisë së rekomandimeve si dhe

marrjen e masave për individët përgjegjës;

Individualizimi i përgjegjësive për organet kolegjiale dhe individët përgjegjës për shkeljet e

vërejtura dhe masat përkatëse më tej për pezullim/shkarkim të autoriteteve drejtuese të

IAL-së si dhe masa administrative dhe/ose kallëzim penal/civil për individët ose organet

kolegjiale;

Njoftim ILDKP për rastet e konfliktit të interesit.

Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër

Riorganizim institucional;

Reduktim i kuotave të studimit ose mosakordim i tyre për ciklin e parë të studimit me kohë

të plotë si dhe në vijim për ciklin e dytë dhe të tretë;

Institucioni duhet të plotësojë dhe informojë MAS-in brenda afateve të përcaktuara mbi

përmbushjen e rekomandimeve të lëna sipas tipologjisë. Në rast mosplotësimi MAS do të

vijojë me masat e përshkallëzuara sipas natyrës dhe tipologjisë së rekomandimeve si dhe

marrjen e masave për individët përgjegjës;

Individualizimi i përgjegjësive për organet kolegjiale dhe individët përgjegjës për shkeljet e

vërejtura dhe masat përkatëse më tej për pezullim/shkarkim të autoriteteve drejtuese të

IAL-së si dhe masa administrative dhe/ose kallëzim penal/civil për individët ose organet

kolegjiale;

Njoftim ILDKP për rastet e konfliktit të interesit.

Akademia e Arteve, Shkodër

Propozim për mbyllje IAL-së;

Nuk u akorduan kuota të reja studimi në të 13 programet që ky institucion ofronte, për

vitin akademik 2014-2015;

Të gjithë studentët që ndjekin studimet nga viti i dytë e më pas do të transferohen në

Universitetit të Arteve, Tiranë për vijimin e studimeve;

Institucioni ka detyrim të pajisë të gjithë studentët me dokumentacionin e nevojshëm për

vijimin e tyre në institucione të tjera, si dhe t’i dorëzojë zyrtarisht MAS-it të gjithë

dokumentacionin zyrtar që disponon;

Individualizimi i përgjegjësive për organet kolegjiale dhe individët përgjegjës për shkeljet e

vërejtura dhe masa administrative dhe/ose kallëzim penal/civil për individët ose organet

kolegjiale;

Page 16: Verifikimi i kritereve te ligjshmerise ne ial

Faqe 15 nga 15

Njoftim ILDKP për rastet e konfliktit të interesit.

MAS, mbështetur në gjetjet e këtij procesi, po vijon punën për identifikimin dhe marrjen e

masave për përgjegjesitë individuale të individëve apo autoriteteve drejtuese, si dhe ato të

organeve kolegjiale, përfshirë dhe identifikimin e pasojave të shkaktuara nga

vendimmarrjet respektive, financiare apo të natyrave të tjera.

MAS, gjithashtu, që në fillim të këtij procesi, ka pasur në vëmendje konstante pasojat që ky

proces mund të sjellë eventualisht për studentët duke pasur shumë të qartë për

përgjegjësinë që vete shteti ka për situatën që është konstatuar në arsimin e lartë nëpërmjet

këtij kontrolli. Në respekt të plotë të një parimi kushtetues, siç është ai sigurisë juridike,

MAS do i gjendet pranë studentëve për çdo zgjidhje ligjore individuale që ato do të

kërkojnë. Për këtë shkak, po përgatitet një urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit, për

krijimin e një komisioni të posaçëm ad hoc, të përbërë nga profesionistë të fushës së arsimit

të lartë, i cili do të marrë në shqyrtim të gjithë kërkesat e studentëve që do të preken nga ky

proces.

MAS i bën të qartë publikut se, i gjithë ky proces, ka pasur për qëllim vetëm verifikimin e

përmbushjes së kritereve ligjore të institucioneve të arsimit të lartë dhe nuk sjell në vetvete

asnjë garanci për asnjë institucion të arsimit të lartë për cilësinë që ato ofrojnë nga

pikëpamja akademike. Kontrolli i ligjshmërisë ka për qëllim vetëm verifikimin e mundësive

juridike nëse një institucion i arsimit të lartë mund të vijojë të ushtrojë aktivitetin e tij si i

tillë apo jo. Kontrolli i cilësisë akademike, sigurisht, që do jetë një fazë e dytë dhe që do të

realizohet nga një kompani e mirënjohur ndërkombëtare e akreditimit.