16
1 Basic Education Program HULUMTIMI NË VEPRIM VËSHTIRËSITË NË TË NXËNË NË LËNDËN E MATEMATIKËS Mentor: Punoi: Liridon Maliqi Hasime Rrustemi Prishtinë 2015 0 2 4 6 8 10 Aritmetikë Algjebër Gjeometri

VËSHTIRËSITË-NË-TË-NXËNË-NË-LËNDËN-E-MATEMATIKËS_Hasime-Rrustemi_-prill-2015 (1)

  • Upload
    7days

  • View
    238

  • Download
    6

Embed Size (px)

DESCRIPTION

veshtiresite matematikore

Citation preview

Page 1: VËSHTIRËSITË-NË-TË-NXËNË-NË-LËNDËN-E-MATEMATIKËS_Hasime-Rrustemi_-prill-2015 (1)

1

Basic Education Program

HULUMTIMI NË VEPRIM

VËSHTIRËSITË NË TË NXËNË NË LËNDËN E MATEMATIKËS

Mentor: Punoi:

Liridon Maliqi Hasime Rrustemi

Prishtinë

2015

0

2

4

6

8

10

Aritmetikë

Algjebër

Gjeometri

Page 2: VËSHTIRËSITË-NË-TË-NXËNË-NË-LËNDËN-E-MATEMATIKËS_Hasime-Rrustemi_-prill-2015 (1)

2

PËRMBAJTJA

Abstrakti…………………………………………………………………………………………3

I. Hyrje………………………………………………………………………….……….3

1. Definimi i problemit………………………………………………………….4

2. Qëllimi i hulumtimit………………………………………………………….4

3. Identifikimi i pyetjes së hulumtimit………………………….…………...4

II. Shqyrtimi i literaturës……………………………………..………………………5

III. Realizimi i hulumtimit……………………………………..……………………….6

IV. Përfundimet dhe rekomandimet……………………….……………………….13

V. Referencat……………………………………………………..……………………14

VI. Shtojcat……………………………………………………………..……………….15

Shtojca 1. Pyetësori…………………….………………………….………….. ….15

Shtojca 2. Deklarata etike………………………………………….….…..……….16

Page 3: VËSHTIRËSITË-NË-TË-NXËNË-NË-LËNDËN-E-MATEMATIKËS_Hasime-Rrustemi_-prill-2015 (1)

3

Abstrakti

Në këtë punim do të pasqyrojmë vështirësitë e nxënësve në të nxënë në lëndën e

matematikës dhe ndikimin e mësimit plotësues në ngritjen e suksesit të nxënësve me

vështirësi në të nxënit e matematikës.

Tema e hulumtimit paraqitet përmes abstraktit i cili paraqet definimin e problemit, rëndësinë

e hulumtimit në lidhje me vështirësitë e nxënësve në të mësuarit e matematikës, dhe rolin e

mësimdhënësit në gjetjen e metodave dhe formave të ndryshme me të cilat nxënësit do ta

kenë më të lehtë të nxënit e matematikës. Pokështu, punimi përmban pyetjen e hulumtimit,

metodat, instrumentet dhe rezultatet e pritshme.

I. Hyrje

Problemi i mësimnxënies në lëndën e matematikës dhe mossuksesi i nxënësve në shkollë

është njëri ndër problemet me të cilat ballafaqohet çdo mësimdhënës i lëndës së

matematikës dhe shkolla në përgjithësi.

Në çdo klasë ekziston një numër i nxënësve të cilët kanë vështirësi në lëndën e

matematikës, ku këta fëmijë me sjelljet e tyre na bëjnë të kuptojmë se atyre u mungon

vëmendja apo motivimi për të mësuar.

Qëllimi i këtij hulumtimi është identifikimi i vështirësive në të nxënë në lëndën e matematikës

si dhe ndryshimi i strategjisë për t’i ndihmuar këta fëmijë për një sukses sa më të mirë.

Mësimi plotësues do të ishte një ndihmë efektive e cila do t’i plotësonte kërkesat e këtyre

fëmijëve.

Trajtimi me kohë i vështirësive në mësimin e matematikës te këta nxënës mundëson që të

arrijmë një sukses të dëshiruar. Mësimi plotësues do të jetë një ndihmë për nxënësit, të cilët

kanë vështirësi në të nxënë në lëndën e matematikës dhe të cilëve u nevojitet ndihmë e

kohëpaskohshme gjatë vitit shkollor.

Hulumtimi është zhvilluar në shkollën e mesme të ulët ”MODEL” në Prishtinë nga data

23.03.2015 deri më datën 13.04.2015 në klasën e VII1 me 15 nxënës të kësaj shkolle.

Hulumtimi rrjedh si pasojë e ndjekjes së kursit Hulumtimi në veprim,organizuar nga BEP dhe

me udhëheqjen e mësueseve Afrore Lila dhe Rajmonda Kurshumlija.

Metodologjia e këtij punimi është hulumtimi në veprim. Për mbledhjen e të dhënave janë

shfrytëzuar teknika: pyetësorët për nxënës dhe vëzhgimi.

Page 4: VËSHTIRËSITË-NË-TË-NXËNË-NË-LËNDËN-E-MATEMATIKËS_Hasime-Rrustemi_-prill-2015 (1)

4

1. Definimi i problemit

Në çdo shkollë ka nxënës që kanë vështirësi në mësimin e matematikës. Si

mësimdhënëse e matematikës më shqetësonte fakti se këta nxënës kanë vështirësi në të

mësuarit e lëndës së matematikës, andaj më mundonin pyetjet e tilla si:

Pse nxënësit kanë vështirësi në mësimin e matematikës?

Cilat janë vështirësitë që nxënësit hasin në lëndën e matematikës?

A duhet mbajtur mësim plotësues për këta fëmijë?

A i ndihmojnë prindërit këta fëmijë në zgjidhjen e detyrave kur kanë nevojë?

Janë këto disa pyetje që shprehin shqetësimin tim si mësimdhënëse dhe më nxisin të

realizoj këtë hulumtim. Përmes këtij hulumtimi synoj të identifikoj vështirësitë që nxënësit

hasin në mësimin e matematikës si dhe si ndikon mësimi plotësues në ngritjen e suksesit

tek këta nxënës me vështirësi në të nxënë në lëndën e matematikës.

2. Qëllimi i hulumtimit

Qëllimi i këtij hulumtimi është identifikimi i vështirësive në të nxënë në lëndën e

matematikës, çështje kjo e cila kërkon trajtim dhe shkathtësi praktike për të kuptuarit e

vështirësive dhe përpjekjeve të nxënësve me të cilat ata përballen në lëndën e

matematikës, si dhe pas identifikimit të vështirësive të kem mundësi të ndërhyj për të arritur

rezultate të synuara dhe për të ngritur dëshirën e të mësuarit të lëndës së matematikës.

3. Identifikimi i pyetjes së hulumtimit

Njohja e shkëlqyeshme e matematikës si lëndë mësimore nuk është kusht i parë për

mësimin e nxënësve, e sidomos për nxënësit me vështirësi në të mësuarit e lëndës së

matematikës. Në mënyrë të veçantë, në bazë të përvojës që kam, arsimtari duhet ta kuptojë

më thellë nxënësin. Roli i tij është mbajtja e mësimit në mënyrë të natyrshme dhe efektive

për nxënësit.

Trajtimi i nxënësve me vështirësi në të nxënë në lëndën e matematikës do të jetë efektiv

nëse i individualizojmë dhe i ndryshojmë kërkesat e tyre.

Në bazë të vlerësimit të njohurive të nxënësve, strategjive dhe qasjes, kam planifikuar

efektin e ndryshimit në procesin e mësimit të matematikës.

Page 5: VËSHTIRËSITË-NË-TË-NXËNË-NË-LËNDËN-E-MATEMATIKËS_Hasime-Rrustemi_-prill-2015 (1)

5

Mbajtja e mësimit plotësues mendoj se do të ndikojë në ngritjen e suksesit tek nxënësit që

kanë vështirësi në të nxënë në lëndën e matematikës, andaj kam ardhur edhe deri tek

pyetja e hulumtimit e cila është:

-Si ndikon mbajtja e mësimit plotësues në ngritjen e suksesit të nxënësve me

vështirësi në nxënie në lëndën e matematikës?

II. Shqyrtimi i literaturës

Vështirësitë në të nxënë në lëndën e matematikës

Sa i përket shqyrtimit të literaturës lidhur me çështjen e hulumtimit për vështirësitë në të

nxënë në lëndën e matematikës, kam vërejtur se me këtë problem nuk ballafaqohemi vetëm

ne por ky problem ekziston dhe është i pranishëm edhe në të gjitha shkollat moderne të

shoqërive të zhvilluara.

Vështirësitë në të mësuarit e matematikës janë interpretuar brenda vështirësive specifike në

mësim, deri në dekadën e fundit. Problemet e matematikës janë studiuar pak, në krahasim

me çrregullimet e të lexuarit dhe të shkruarit. Për shkak të paragjykimeve dhe qëndrimeve

ndaj matematikës dhe rëndësisë së saj, shpesh jemi dëshmitar të situatave në të cilat

fëmijët me vështirësi në mësimin e matematikës janë të dyshuar me zhvillim të vonshëm.

Matematika duhet të mësohet përmes lojës. Fëmija duhet të mësohet që të punojë nga

konkretja kah abstraktja. Zgjedhja e metodave të mësimdhënies dhe materialet didaktike

duhet të përgatiten në bazë të aftësive matematikore të nxënësit, të eliminohen vështirësitë

vizuale-perceptive, të verifikohet programi individual i edukimit për një periudhë të caktuar,i

cili gjithashtu duhet të bazohet mbi njohuritë e plota të mundësive dhe aftësive psiko-fizike

të nxënësit. Është e nevojshme që njohuritë të kontrollohen më shpesh. Brenda një kohe të

shkurtër me një numër të vogël të njësive dhe një numër të vogël të detyrave në një

test.(Bunjamin M., 2014)

-Shumë fëmijë me vështirësi në të mësuarit e matematikës, problemin e kanë me numrat.

Problemet matematikore për ta janë të vështira. Ata nuk e kuptojnë se çfarë janë numrat

dhe çfarë janë shenjat. Mund të kenë problem edhe me të mbajturit mend të fakteve

matematikore ose renditjen e numrave (Fisher G dhe Cummings,2008).

Page 6: VËSHTIRËSITË-NË-TË-NXËNË-NË-LËNDËN-E-MATEMATIKËS_Hasime-Rrustemi_-prill-2015 (1)

6

-Fëmijët me vështirësi në të mësuar e përvetësojnë mësimin nga matematika. Lexojnë,

flasin dhe shkruajnë mirë. Por këta fëmijë ngecin në krijimin e sintezës për shembull numrin

102 e shkruajnë 1002,115 si 10015 (Ĉorodiĉ A,Bojanin S.,1997).

Me ushtrime të orientuara dhe sistematike në fëmijërinë e hershme mund të ndikojmë në

zhvillimin e koncepteve dhe dukurive për numrat. Rregullimi dhe ndërtimi i kutive,bashkimi i

objekteve, numërimi me gishtërinj etj. janë disa nga aktivitetet më të hershme që lidhen me

zhvillimin e koncepteve për numrat. Prandaj, rekomandohet loja me fëmijën, numërimi i

lodrave të fëmijëve, shkrimi i numrave sidomos ku ka nevojë për kombinimin e numrave

(Kamenov, 1986).

III. Realizimi i hulumtimit

Metodologjia e këtij punimi ishte hulumtimi në veprim. Nxënësit dhe prindërit janë njoftuar

lidhur me mbajtjen e orëve plotësuese për dy javë rresht.

Në fazën e parë të hulumtimit kam bërë një test kontrolli për të kuptuar situatën e nxënësve

ku ata kanë ngecje në mësimin e matematikës.

Në fazën e dytë, pas analizës së testit, kam përpiluar planin e veprimit.

Në fillim kam përpiluar një pyetësor për nxënës i cili përmbante pesë pyetje. Pyetësori ka

qenë anonim kështu që fëmijët me vështirësi në të nxënë në lëndën e matematikës nuk

kanë qenë aspak të ndrojtur për përgjigjet të cilat i kanë dhënë.

Pas rezultateve të pyetësorit, pra duke u bazuar në përgjigjet e nxënësve kam ardhur në

përfundim se duhet mbajtur mësim plotësues për t’u ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve. Orët

plotësuese çdo herë janë mbajtur pas mësimit të rregullt dhe janë evidentuar në ditar.

Në fazën e tretë kam bërë dhe një test tjetër pas mbajtjes së mësimit plotësues për të parë

se sa ka ndikuar mbajtja e mësimit plotësues në ngritjen e suksesit të nxënësve me

vështirësi në të nxënë në lëndën e matematikës.

Page 7: VËSHTIRËSITË-NË-TË-NXËNË-NË-LËNDËN-E-MATEMATIKËS_Hasime-Rrustemi_-prill-2015 (1)

7

Rezultatet e testit të parë:

PIKËT

0-10

11-20

21-32

33-44

45-50

NUMRI I

NXËNËSVE

5 nxënës

4 nxënës

3 nxënës

2 nxënës

1 nxënës

PËRQINDJA

33,3%

26,7%

20%

13.3%

6.7%

Rezultatet e pyetësorit për nxënës:

1) Në cilën lëmi të matematikës keni vështirësi?

a) Aritmetikë 2 nxënës b) Algjebër 9 nxënës c) Gjeometri 4 nxënës

Grafikoni. 1

0

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

Aritmetikë

Algjebër

Gjeometri

Page 8: VËSHTIRËSITË-NË-TË-NXËNË-NË-LËNDËN-E-MATEMATIKËS_Hasime-Rrustemi_-prill-2015 (1)

8

Në pyetjen se: “Në cilën lëmi të matematikës keni vështirësi?” Pjesa më e madhe e

nxënësve-60% u përgjigjen se kanë vështirësi në algjebër, pastaj-13.3% në aritmetikë dhe-

26.7% në gjeometri.

2) Tregoni problemin tuaj në mësimin e matematikës!

a) Më duhet më tepër kohë për t’i kuptuar detyrat 5 nxënës

b) Kam problem me detyrat që kërkojnë mendim logjik 1 nxënës

c) Kam problem me zgjidhjen e ekuacioneve 7 nxënës

d) Kam problem me konstruktimin e figurave 1 nxënës

e) Nuk di si të mësoj matematikë 1 nxënës

Grafikoni. 2

Në pyetjen:”Tregoni problemin tuaj në mësimin e matematikës!” 33.2% e nxënësve u

përgjigjën se u duhet më tepër kohë për t’i kuptuar detyrat, 46.7% e nxënësve u përgjigjën

se kanë problem me zgjidhjen e ekuacioneve, 6.7% e nxënësve kanë problem me detyrat

që kërkojnë mendim logjik, 6.7% e nxënësve problemin e kanë me konstruktimin e figurave

dhe 6.7% e nxënësve nuk dinë si të mësojnë matematikë.

0

1

2

3

4

5

6

7

8

Më duhet më tepër kohë për t’I kuptuar detyrat

Kam problem me detyrat qëkërkojnë mendim logjik

Kam problem me zgjidhjen eekuacioneve

Kam problem mekonstruktimin e figurave

Nuk di si të mësojmatematikë

Page 9: VËSHTIRËSITË-NË-TË-NXËNË-NË-LËNDËN-E-MATEMATIKËS_Hasime-Rrustemi_-prill-2015 (1)

9

3) Pse keni vështirësi në mësimin e matematikës ?

a) Nuk kam shprehi pune 4 nxënës

b) Për shkak të frikës nga mossuksesi 7 nxënës

c) Për shkak se matematika më duket lëndë e vështirë 2 nxënës

d) Për shkak se mësimi i matematikës kërkon shumë punë 1 nxënës

e) Nuk ndihem mirë në klasë 1 nxënës

Grafikoni. 3

Në pyetjen: “Pse keni vështirësi në mësimin e matematikës?”, 46.7% e nxënësve

janë përgjigjur se për shkak frikës nga mossuksesi, 13.2% janë përgjigjur se matematika

u duket lëndë e vështirë, 26.7% e nxënësve janë përgjigjur se nuk kanë shprehi pune

dhe 6.7% nuk ndihen mirë në klasë dhe për 6.7% të tyre mësimi i matematikës kërkon

shumë punë.

4) A dëshironi të vijoni mësim plotësues në lëndën e matematikës?

a) Po 10 nxënës

b) Jo 2 nxënës

c) Nuk e di 3 nxënës

0

1

2

3

4

5

6

7

8

Nuk kam shprehi pune

Për shkak frikës ngamossuksesi

Për shkak se matematika mëduket lëndë e vështirë

Për shkak se mësimi imatematikës kërkon shumëpunë

Nuk ndihem mirë në klasë

Page 10: VËSHTIRËSITË-NË-TË-NXËNË-NË-LËNDËN-E-MATEMATIKËS_Hasime-Rrustemi_-prill-2015 (1)

10

Grafikoni.4

Në pyetjen: “A dëshironi të vijoni mësim plotësues në lënden e matematikës?”, 66.7%

e nxënësve janë përgjigjur se dëshirojnë të vijojnë mësim plotësues, 13.3% e nxënësve janë

përgjigjur se nuk dëshirojnë të vijojnë mësim plotësues, dhe 20% e nxënësve janë përgjigjur

se nuk e dinë.

5) Cilët nga këta persona ju ndihmojnë kur keni nevojë?

a) Nëna 1 nxënës

b) Babai 3 nxënës

c) Arsimtari i matematikës 10 nxënës

d) Shokët 1 nxënës

0

2

4

6

8

10

12

Po

Jo

Nuk e di

Page 11: VËSHTIRËSITË-NË-TË-NXËNË-NË-LËNDËN-E-MATEMATIKËS_Hasime-Rrustemi_-prill-2015 (1)

11

Grafikoni.5

Në pyetjen: “Cilët nga këta persona ju ndihmojnë kur keni nevojë?”, 6.7% e

nxënësve janë përgjigjur se u ndihmon nëna, 20% e nxënësve janë përgjigjur se u

ndihmon babai, 66.6% janë përgjigjur se u ndihmon arsimtari i matematikës, 6.7% u

ndihmojnë shokët.

0

2

4

6

8

10

12

Nëna

Babai

Arsimtari i matematikës

Shokët

Page 12: VËSHTIRËSITË-NË-TË-NXËNË-NË-LËNDËN-E-MATEMATIKËS_Hasime-Rrustemi_-prill-2015 (1)

12

Foto: Nxënësit duke punuar gjatë mbajtjes së orëve plotësuese nga lënda e

matematikës

Rezultatet e testit të dytë:

PIKËT

0-10

11-20

21-32

33-44

45-50

NUMRI I

NXËNËSVE

0 nxënës

1 nxënës

2 nxënës

11 nxënës

1 nxënës

PËRQINDJA

0%

6.7%

13.3%

73.3%

6.7%

Tabela. 2

Krahasimi i rezultateve të testit të parë dhe të dytë:

Page 13: VËSHTIRËSITË-NË-TË-NXËNË-NË-LËNDËN-E-MATEMATIKËS_Hasime-Rrustemi_-prill-2015 (1)

13

Grafikoni. 6

IV. Përfundimet dhe rekomandimet

1. Përfundimet

Në bazë të rezultateve të hulumtimit, vërtetuam se mësimi i matematikës nuk është i

vështirë për t’u arritur, por mësimdhënësit duhet të kenë durimin e duhur për të punuar me

fëmijët që kanë vështirësi në mësimin e matematikës, duhet t’i përkrahin dhe t’u japin

ndihmë sa herë të kenë nevojë në mënyrë që t’ua bëjnë të lehtë mësimin e matematikës.

Vlen të theksohet se mbajtja e mësimit plotësues ka qenë e mirëseardhur për këta fëmijë,

asnjëri prej tyre nuk ka munguar gjatë orëve kur është mbajtur mësimi plotësues.

Duke pasur parasysh çfarë u tha më lart, ky hulumtim na dëshmon se duhet të organizojmë

dhe planifikojmë mësim plotësues çdo herë kur fëmijët kanë vështirësi në mësimin e

matematikës.

0

2

4

6

8

10

12

Pikët 0-10 Pikët 11-20 Pikët 21-32 Pikët 33-44 Pikët 45-50

Testi i parë

Testi i dytë

Page 14: VËSHTIRËSITË-NË-TË-NXËNË-NË-LËNDËN-E-MATEMATIKËS_Hasime-Rrustemi_-prill-2015 (1)

14

2. Rekomandimet

2.1 Për nxënësit:

Nxënësit duhet të jenë të gatshëm, të kenë vullnet dhe dëshirë për mbajtjen e mësimit

plotësues për të kontribuar në arritjet e tyre.

Nxënësit duhet të kuptojnë përmes mësimdhënësit se matematika është nevojë

themelore e çdo pjesëtari të shoqërisë.

2.2 Për mësimdhënësit:

Mësimdhënësit duhet hartuar planin për mbajtjen e mësimit plotësues i cili do të jetë i

përpiluar në bazë të kërkesave të nxënësve që kanë vështirësi në mësimin e

matematikës.

Mësimdhënësit duhet të shprehin gatishmërinë për të bashkëpunuar me nxënësit që

kanë vështirësi në të nxënë në lëndën e matematikës.

2.3 Për drejtorët:

Të sigurojnë kushtet themelore për orët pas mësimit të rregullt në të mire të nxënësve

me ngecje në të nxënë apo të atyre me inteligjencë mbi mesatare.

VII. Referencat:

1. Bojanin, S.(2002) Zaṡto postoje teṡkoĉe u uĉenju matematike.Arhimedes, Beograd.

2. Ĉordiĉ,A. Bojanin,S.(1997). Opṡta defektoloṡka dijagnostika.Zavod za udẑbenike I

nastavna sredstva, Beograd.

3. Geary, D.C. (1994). Mathematical disiabilities, In:Children’s mathematical

development. Washington, DC American PsychologicalAssociation 1994:155-87.

4. Buniamin,M.(2014) Vështirësitë në të mësuar tek nxënësit të përfshirë në sistemin e

rregullt arsimor, Tetovë.

5. Kamenov, E(1986).Igramo se ,otkrivamo,stvaramo.Novi Sad:Dnevnik.

6. Okanoviĉ, H. Miroĉ, S., (2009) Diskalkulija – specifiĉne teṡkoĉe uĉenja

PROSVJETNI LIST, mart / oẑujak.

Page 15: VËSHTIRËSITË-NË-TË-NXËNË-NË-LËNDËN-E-MATEMATIKËS_Hasime-Rrustemi_-prill-2015 (1)

15

VIII. Shtojca 1:

Pyetësori për nxënës:

1. Në cilën lëmi të matematikës keni vështirësi ?

a) Aritmetikë

b) Algjebër

c) Gjeometri

2. Tregoni problemin tuaj në mësimin e matematikës (mund të rrethoni më tepër

përgjigje)

a) Më duhet më tepër kohë për ti kuptuar detyrat

b) Kam problem në detyrat që kërkojnë mendim logjik

c) Kam problem me zgjidhjen e ekuacioneve

d) Kam problem me konstruktimin e figurave

e) Nuk di si të mësoj matematikë

3. Pse keni vështirësi në mësimin e matematikës?

a) Nuk kam shprehi pune

b) Për shkak të frikës nga mossuksesi

c) Për shkak se matematika më duket lëndë e vështirë

d) Për shkak se mësimi i matematikës kërkon shumë punë

e) Nuk ndihem mire në klasë

4. A dëshironi të vijoni mësimin plotësues në lëndën e matematikës?

a) Po

b) Jo

c) Nuk e di

5. Cilët nga këta persona ju ndihmojnë kur keni nevojë?

a) Nëna

b) Babai

c) Arsimtari i matematikës

d) Shokët

Page 16: VËSHTIRËSITË-NË-TË-NXËNË-NË-LËNDËN-E-MATEMATIKËS_Hasime-Rrustemi_-prill-2015 (1)

16

Shtojca 2:

Deklarata etike

Unë Hasime Rrustemi, premtoj se do të siguroj praktika të mira etike gjatë kryerjes së

hulumtimit tim. Premtoj se në çdo kohë do të bisedoj për lejen e kryerjes së hulumtimit,

do të respektoj konfidencialitetin dhe siguroj të drejtën e pjesëmarrësve të tërhiqen në

çdo kohë nga hulumtimi.

Nënshkrimi __________________

Emri e Mbiemri: Hasime Rrustemi