13
KËRKIMET: FORMA DHE VEPRIMET SHKOLLA HYRJE Doracaku është një koleksion dixhital modulesh, i gatshëm për përdorim, i cili synon të përdoret nga mësuesit, organizatat joformale të të nxënit, studiuesit dhe biznesi për adoleshentët. Qëllimi i tij është të sigurojë angazhimin e të rinjve dhe sidomos të vajzave në fushat STEM dhe në zbulimin e shumëllojshmërive të karrierave të lidhura me fushat STEM në mënyrë gjithëpërfshirëse gjinore. Paketa përfshin një gamë të gjerë aktivitetesh praktike: workshop-e me përmbajtje shkencore, diskutime informale dhe takime me profesionistët e fushave STEM. Secili modul përbëhet nga tre udhëzues: x Udhëzuesi shpjeguese specifik për çdo aktivitet x Udhëzuesi i dedikuar për temën e përfshirjes gjinore x Udhëzuesi me sugjerime lidhur me lehtësimin e punës Udhëzuesit japin mbështetje dhe udhëzime praktike për përdoruesit, rekomandime se si të diskutohen qasjet dhe dallimet gjinore me të rinjtë, mbështetje dhe udhëzime për lehtësuesit lidhur me mënyrën se si të kapërcejnë stereotipet e tyre, dhe sugjerime se si të menaxhohen dinamikat e grupeve duke zbatuar strategji të ndryshme lehtësimi. Ky doracak është prodhuar në kuadrin e Projektit Hypatia nga pesë qendra shkencore dhe muze (Muzeu Shkencor NEMO, Muzeu Kombëtar i Shkencës dhe Teknologjisë "Leonardo da Vinci", Muzeu i Shkencës i Bloomfield-it në Jerusalem, Experimentarium, Universcience) në bashkëpunim me ekspertë gjinorë, mësues, institucionet e industrisë së kërkimit dhe adoleshentët. Vision of Hypatia është shoqëri evropiane që komunikon në fushën e shkencës me të rinjtë në mënyrë gjithëpërfshirëse gjinore për të realizuar potencialin e plotë të vajzave dhe djemve në të gjithë Evropën për të ndjekur karriera në fushën STEM.

Vision of Hypatia SHKOLLA · MJEDISI Ju keni nevojë për 4/6 poste pune për 4/6 persona për post dhe për një tavolinë ku të përgatitini të gjitha materialet e nevojshme

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Vision of Hypatia SHKOLLA · MJEDISI Ju keni nevojë për 4/6 poste pune për 4/6 persona për post dhe për një tavolinë ku të përgatitini të gjitha materialet e nevojshme

KËRKIMET: FORMA DHE VEPRIMET

SHKOLLA

HYRJE Doracaku është një koleksion dixhital modulesh, i gatshëm për përdorim, i cili synon të përdoret nga mësuesit, organizatat joformale të të nxënit, studiuesit dhe biznesi për adoleshentët. Qëllimi i tij është të sigurojë angazhimin e të rinjve dhe sidomos të vajzave në fushat STEM dhe në zbulimin e shumëllojshmërive të karrierave të lidhura me fushat STEM në mënyrë gjithëpërfshirëse gjinore. Paketa përfshin një gamë të gjerë aktivitetesh praktike: workshop-e me përmbajtje shkencore, diskutime informale dhe takime me profesionistët e fushave STEM. Secili modul përbëhet nga tre udhëzues:

Udhëzuesi shpjeguese specifik për çdo aktivitet

Udhëzuesi i dedikuar për temën e përfshirjes gjinore

Udhëzuesi me sugjerime lidhur me lehtësimin e punës

Udhëzuesit japin mbështetje dhe udhëzime praktike për përdoruesit, rekomandime se si të diskutohen qasjet dhe dallimet gjinore me të rinjtë, mbështetje dhe udhëzime për lehtësuesit lidhur me mënyrën se si të kapërcejnë stereotipet e tyre, dhe sugjerime se si të menaxhohen dinamikat e grupeve duke zbatuar strategji të ndryshme lehtësimi. Ky doracak është prodhuar në kuadrin e Projektit Hypatia nga pesë qendra shkencore dhe muze (Muzeu Shkencor NEMO, Muzeu Kombëtar i Shkencës dhe Teknologjisë "Leonardo da Vinci", Muzeu i Shkencës i Bloomfield-it në Jerusalem, Experimentarium, Universcience) në bashkëpunim me ekspertë gjinorë, mësues, institucionet e industrisë së kërkimit dhe adoleshentët.

Vision of Hypatia është shoqëri evropiane që komunikon në fushën e shkencës me të rinjtë në mënyrë gjithëpërfshirëse gjinore për të realizuar potencialin e plotë të vajzave dhe djemve në të gjithë Evropën për të ndjekur karriera në fushën STEM.

Page 2: Vision of Hypatia SHKOLLA · MJEDISI Ju keni nevojë për 4/6 poste pune për 4/6 persona për post dhe për një tavolinë ku të përgatitini të gjitha materialet e nevojshme

Më poshtë jepet një listë e plotë e moduleve përbërëse të Doracakut, e ndarë në tre kontekste.

Shkollat

Gjeni stereotipet gjinore në përfaqësimet e fushave STEM

Përfshirja gjinore në orën e shkencës

Të kërkuarit: Forma dhe Veprimi

Luajta e lojërave ”vendos dhe debato”

Ambasadorët dhe Ambasadoret e Shkencave

Loja me kartat e grave në korporatat STEM

Testoni veten

Cili është mendimi juaj?

Qendrat shkencore dhe muzetë

Gjeni stereotipe gjinorë në përfaqësimet në fushat STEM

Kafeneja shkencore, ose Café Scientifique

Loja me kartat e grave në korporatat STEM

Testoni veten

Teknologjitë që mbahen me vete

Roli juaj në kërkim: kërkimet në reaksionet kimike

Institucionet e industrisë dhe kërkimit

Programi softuerik për optimizimin gjinor

Ambasadorët dhe Ambasadoret e Shkencave

Lojë për aftësim

Takime me shpejtësi

Roli juaj në kërkime: kërkimet në reaksione kimike

KËRKIMET: FORMA DHE VEPRIMET

NJË VËSHTRIM

VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM

Aktiviteti hulumton disa elementë të Fizikës dhe Inxhinierisë në mënyrë gjithëpërfshirëse gjinore dhe paraqet qasje të ndryshme për këto tema: lojëra, diskutime, përfaqësime dhe ndërtime.

OBJEKTIVAT

Ky aktivitet ndëraktiv synon të rrisë vetëbesimin e nxënësve në paraqitjen e koncepteve shkencore në mënyrë abstrakte dhe në ndërtimin e një strukture me qëllim zgjidhjen e një problemi praktik. Ai merret me një temë inxhinierike, pa e specifikuar atë deri në diskutimin përfundimtar, përmes një aktiviteti të karakterizuar nga loja, përfaqësimi dhe ndërtimi. Aktiviteti synon prezantimin e inxhinierisë në mënyrë gjithëpërfshirëse gjinore, duke mbështetur pjesëmarrjen e të gjithë nxënësve dhe diskutimin e balancës gjinore në inxhinieri.

SKENARI I SUGJERUAR

Akiviteti mund të organizohet në kuadrin e një ore shkence.

AUDIENCA E SYNUAR

Grupmosha 13 - 15 vjec

Formati

Seminar per nxenesit

Koha 2 ore

Page 3: Vision of Hypatia SHKOLLA · MJEDISI Ju keni nevojë për 4/6 poste pune për 4/6 persona për post dhe për një tavolinë ku të përgatitini të gjitha materialet e nevojshme

FORMATI

Semina për nxënësit.

TEMAT E ZBULUARA NGA AKTIVITETI

Ky aktivitet ka lidhje me fizikën dhe inxhinierinë dhe trajton tema të tilla si trajektoret, shpejtësia, forca, distanca, materialet.

KOHËZGJATJA E AKTIVITETIT

2 orë.

Mosha 13 - 15 vjec

Nr i pjesëmarrësve

20 - 25

Nr i lehtësuesve

1

Lloji i audiencës Audienca duhet të jetë një klasë nxënënësish

BURIMET

Materialet

Topa ping-pongu 1 për nxënës

Filxhanë prej letre 1 për nxënës

Letër 1 për post puneLapsa/markera 1 për post puneTop njitësje maskuese 1 për post pune Kuti prej kartoni të paktën 1 për post

pune Gërshërë 1 për post puneHapëse kutish për post pune tuba PVC për post pune

LINK-e, VIDEO, ARTIKUJ TË DOBISHMË

Awesome Pong Trick Shots Unbelievable ping pong tricks Unbelievable ping pong tricks! trickshots extreme!

Page 4: Vision of Hypatia SHKOLLA · MJEDISI Ju keni nevojë për 4/6 poste pune për 4/6 persona për post dhe për një tavolinë ku të përgatitini të gjitha materialet e nevojshme

MJEDISI

Ju keni nevojë për 4/6 poste pune për 4/6 persona për post dhe për një tavolinë ku të përgatitini të gjitha materialet e nevojshme. Nëse aktiviteti zhvillohet në një klasë, mund të bashkoni bashkë, për shembull, katër tavolina për të krijuar poste të mëdha pune. Mund t'u kërkoni nxënësve që t'ju ndihmojnë të përgatitni mjedisin. Në këtë mënyrë, ata do të ndihen të përfshirë.

PËRSHKRIMI DHE KOHA

MENAXHIMI I GRUPIT

Nxënësit punojnë në grupve prej dy vetësh dhe në grupe të vogla dhe ulen rreth posteve të punës. Duke i njohur nxënësit, mësuesi formon grupet e punës, duke i përzier djemtë dhe vajzat bashkë, dhe duke shmangur dinamikat e grupit që mund të prodhojnë pabarazi. Aktiviteti përfshin punë në grupe prej dy vetësh, punë në grupe të vogla, momente plenare, madje edhe një kombinim të momenteve të lojës, përfaqësimit, reflektimit, ndërtimit, dhe diskutimeve. Kjo u ofron nxënësve dinamika të ndryshme në grup dhe i ndihmon ata të gjejnë mënyrën e preferuar për t'u shprehur.

PREZANTIMI

10 minuta hyrje në sesion plenar.

Mësuesi prezanton lojën e hedhjes së ping-pongut: lojtari hedh një top ping-pongu në një filxhan letre. Topi duhet të kërcejë një herë para se të zërë vend në filxhan. Mësuesi mund ta demostrojë lojën duke i kërkuar një nxënësi që të provojë ta hedhë topin e ping-pongut, ose të shfaqë një video për

t’i frymëzuar nxënësit se si ta bëjnë ushtrimin (për shembull: Awesome Pong Trick Shots).

Pyetjet fillestare mund të jenë: A dini të luani ping-pong? Si luhet ping-pongu?

ZHVILLIMI I AKTIVITETIT 10 minuta në grupe prej dy vetësh Mësuesi e ndan grupin në grupe prej dy vetësh dhe i jep një filxhan letre dhe një top çdo grupi. Nxënësit fillojnë të luajnë lojën e gjuajtjes së ping-pongut. 10 minuta në grupe prej 4/6 personash, një grup për çdo post pune. Mësuesi i kërkon secilit grupi të mbajë shënim në një cope letër gjithçka që vunë re.

10 minuta diskutim në seancë plenare. Mësuesi i var fletët e shënimeve në mënyrë që t'ia tregojë të gjithë klasës. Mësuesi u kërkon nxënësve të gjejnë elementë të ndryshëm dhe të përbashkët në punët e bëra. Shumë shpesh nxënësit gjejnë një mënyrë për të folur për trajektoren. Në këtë moment, mësuesi mund ta nënvizojë trajektoren dhe t'i pyesë nxënësit: Cilët janë elementët kryesorë që mund të ushtrojnë ndikim mbi trajektoren? Çfarë mund të bëni për të kontrolluar trajektoren e topit të ping-pongut? Diskutimi mund të prekë aspekte të ndryshme: vendin ku topi kërcen, drejtimi drejt të cilit e gjuajmë topin, intensitetin e forcës që përdorim në lëvizje, mënyrën se si e hedhim topin, lartësinë e kupës, gjerësinë e saj, etj.

60 minuta në grupe prej 4/6 personash, një grup për çdo post pune. Mësuesi i fton nxënësit të krijojnë një strukturë për të hedhur topin e ping-pongut, me qëllim që të krijohet një trajektore e

Page 5: Vision of Hypatia SHKOLLA · MJEDISI Ju keni nevojë për 4/6 poste pune për 4/6 persona për post dhe për një tavolinë ku të përgatitini të gjitha materialet e nevojshme

kontrolluar. Prandaj, topi duhet të bjerë nga kjo strukturë, të kërcejë njëherë dhe më pas të përfundojë gjithnjë në filxhan. Struktura mund të jetë në trajtën e një pjate, ose devijimi. Mësuesi paraqet një larmi të gjerë materialesh për ndërtim. Gjatë kohës së ndërtimit, mësuesi është përreth, i pyet nxënësit se çfarë po bëjnë dhe pse po bëjnë veprime të caktuara, dhe mund të japë edhe disa këshilla. Për më tepër, mësuesi i përditëson nxënësit për kohën e mbetur për ta bërë më të lehtë për ta për të planifikuar se çfarë duhet të bëjnë.

PËRFUNDIMI 20 minuta diskutim në seancë plenare. Çdo grup nxënësish paraqet, tregon dhe teston strukturën e grupit. Mësuesi i pyet nxënësit se cilët ishin variablat e ndryshme, si shpejtësia, pika fillestare, kërcimet, lartësitë, pjerrësitë, materialet e sipërfaqes së kërcimit, rotacioni i topit, forca, largësia, etj. dhe si këto faktorë ushtruan ndikim mbi trajektore. Mësuesi thekson se një aktivitet shkencor mund të ketë aspekte të ndryshme: vëzhgimin, eksplorimin, përfaqësimin, llogaritjen, ndërtimin, dhe bën disa pyetje për nxënësit, të cilët mund të përgjigjen prej tyre duke ngritur duart: Cila ishte pjesa e preferuar e këtij aktiviteti? Kujt i pëlqeu pjesa e prezantimit? Kujt i pëlqeu pjesa e përfaqësimit? Kujt i pëlqeu pjesa e diskutimit? Kujt i pëlqeu pjesa e ndërtimit?

Mësuesi mund të paraqesë të dhëna për të bërë pyetje. Për shembull, mësuesi u kërkon nxënësve të ngrenë duart për t’ju përgjigjur pyetjeve të mëposhtme: Cila është përqindja e inxhiniereve gra të punësuar në SHBA në vitin 2013? 12%, 36% ose 48%? (Përgjigja e duhur është 12%, burimi: www.aauw.org/research/solving-the-equation/) Pse?

Mësuesi e përfundon diskutimin rreth inxhinierisë duke bërë këto pyetje: Sa vetëve u pëlqeu ky aktivitet? Pse? Sa vetëve u pëlqen inxhinieria? Çfarë nuk ju pëlqen lidhur me inxhinierinë? Cili mendoni se është aspekti më sfidues? A keni eksperimentuar ndonjëherë një aktivitet në lidhje me inxhinierinë?

Mësuesi nënvizon se ky aktivitet trajton tema që lidhen me inxhinierinë, siç janë dizajni, përfaqësimi, zgjidhja e problemeve dhe ndërtimi pa përmendur kurrë fjalën "inxhinieri", që shpesh i dekurajon disa nxënës. Mësuesi, pra, inkurajon vajzat dhe djemtë që të shkojnë përtej anshmërisë dhe paragjykimeve lidhur me disa profesione.

DETAJE PËR PARTNERËT

Ky modul është zhvilluar fillimisht nga Museo nazionale della Scienza e della Tecnologia "Leonardo da Vinci" në Milano, Itali. Personi i konstaktit: Erica Locatelli [email protected] & Sara Calcagnini [email protected]

Imazhi: Fotografi: Mauro Fermariello. Kortezi e Mauro Fermariello dhe e Museo Nazionale della Scienza e della Tecnologia "Leonardo da Vinci" në Milano

Page 6: Vision of Hypatia SHKOLLA · MJEDISI Ju keni nevojë për 4/6 poste pune për 4/6 persona për post dhe për një tavolinë ku të përgatitini të gjitha materialet e nevojshme

UDHËZIME PËR BALANCËN GJINORE

PSE ËSHTË E RËNDËSISHME PËR NJERËZIT E TË GJITHA GJINIVE TË STUDIOJNË DHE PUNOJNË NË FUSHAT STEM? Vitet e ardhshme, me zhvillimin e ekonomisë së Evropës dhe rritjen e teknologjive të reja, aftësitë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM) po bëhen gjithnjë e më shumë të nevojshme për të garantuar një krah pune të përshtatshëm profesional në një gamë të gjerë karrierash. Prandaj, është e domosdoshme të tërheqim dhe të rekrutojmë më shumë të rinj në programet e studimit STEM dhe të sigurojmë diversitetin e profesionistëve të mësuara. The Vision of Hypatia është shoqëri evropiane që merret me komunikimin e shkencës për të rinjtë, në një mënyrë gjithëpërfshirëse gjinore, me qëllim që të realizojë potencialin e plotë të vajzave dhe djemve në mbarë Evropën për të ndjekur karrierë në fushat e lidhura me STEM-in. Institucionet dhe lehtësuesit përgjegjës për zbatimin e aktiviteteve të edukimit shkencor, si shkollat, muzetë dhe industritë, luajnë rol kyç në këtë drejtim. Ato mund të ushtrojnë ndikim mbi mënyrat në të cilat nxënësit i ndërtojnë dhe negociojnë gjinitë e tyre dhe qëndrimin e tyre ndaj STEM. Prandaj, është e rëndësishme të reflektojmë mbi parimet që kemi për gjininë dhe shkencën, të pranojmë stereotipet dhe të sigurohemi që nuk i shfaqim ato në ndërveprimet me pjesëmarrësit.

LHETËSIMI I PËRFSHIRJES GJINORE

Ndërkohë që lehtësohen aktivitetet gjithëpërfshirëse gjinore, është e rëndësishme të jemi të ndërgjegjshëm për disa koncepte të rendësishme.

GJINIA DHE SEKSI

Seksi i referohet karakteristikave dhe funksioneve biologjike të cilat janë dalluese ndërmjet meshkujve dhe femrave: seksi kromozomal, seksi gonadal, seksi morfologjik. Gjinia i referohet ndërtimit social të burrave dhe grave, maskulinitetit dhe feminitetit, që ndryshon në kohë dhe hapësirë, dhe nga njëra culture në tjetrën. Gjinia është sistem hierarkik dhe hierarkizues i normave mashkullore dhe femërore.

STEREOTIPET DHE AFTËSITË GJINORE Stereotipi gjinor është perceptimi ynë shoqëror në lidhje me atributet e meshkujve dhe femrave (karakteri, aftësitë, prirjet, preferencat, pamja e jashtme, llojet e sjelljes, rolet, shtigjet e karrierës etj.) dhe tendenca jonë për t'i lidhur këto atribute të individëve të secilës gjini, para se t'i takojmë ata personalisht (shembulli i stereotipit: meshkujt janë më racionale dhe femrat më emocionale). Kur flasim për stereotipet gjinore dhe shkencën, ne i referohemi roleve dhe aftësive që supozohet të jenë "të përshtatshme" për meshkujt dhe për femrat në shkencë (për shembull, inxhinieria dhe ndërtimi lidhen më shumë me meshkujt sesa me femrat).

GJINIA DHE SHKENCA Fushat STEM janë fusha të kërkimit dhe njohurive. Ashtu si format e tjera të dijes, ato mund të përfshijnë përmasa gjinore. Kur nuk merret parasysh variabli gjinor nga kërkuesit, kjo mund të ushtrojë ndikim mbi rezultatet: për shembull kur medikamentet nuk testohen njësoj si për meshkujt, edhe për femrat. Për më tepër, ekziston një hendek i vazhdueshëm gjinor në sistemin e prodhimit të njohurive shkencore dhe teknologjike dhe në shumë vende evropiane gratë janë të mbipërfaqësuara në biologji dhe shkenca mjekësore, ndërsa janë të nënpërfaqësuara në matematikë, ose në

Page 7: Vision of Hypatia SHKOLLA · MJEDISI Ju keni nevojë për 4/6 poste pune për 4/6 persona për post dhe për një tavolinë ku të përgatitini të gjitha materialet e nevojshme

informatikë.

Përveç kësaj, gratë kanë më pak gjasa të arrijnë një nivel të lartë përgjegjësie në fushën e shkencave. Ato përshkruhen si racionale, intelektuale dhe të pavarura, dhe këto karakteristika shpesh shoqërohen me maskulinitetin. Kjo do të thotë se djemtë ose vajzat që nuk identifikohen me karakteristika të tilla mund të mendojnë se studimet dhe profesionet STEM nuk janë "për ta" dhe t’i shmangin ato plotësisht. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të paraqesim një imazh kompleks dhe të larmishëm të shkencës.

SUGJERIME PER ZBATIMIN E AKTIVITETIT

Përcaktimi, njohja dhe zbatimi i aktiviteteve gjinore përfshirëse është punë komplekse dhe sfiduese dhe kërkon refleksion të vazhdueshëm nga ana e lehtësuesit rreth stereotipit dhe anshmërisë së tij gjinore. Më poshtë jepen disa tregues praktikë dhe pyetje reflektimi për t’i ndihmuar lehtësuesit për të qenë sa më përfshirës të jetë e mundur.

NDËRVEPRIMI ME GRUPIN

• Neutraliteti në caktimin e detyrave dhe roleveSi do t'i caktoj detyrat? Cilat përgjegjësi do t'i caktoj kujt?Shmangni caktimin e roleve stereotipike gjinore për pjesëmarrësitqë mund të kontribuojnë në internalizimin e identiteteve"femërore" ose "mashkullore", për shembull duke u kërkuar djemvetë ndërtojnë gjëra dhe vajzave të mbajnë shënime. Sigurohuni qëpjesëmarrësit të ndërrojnë rolet e ndryshme që kërkohen në kuadërtë aktivitetit.

• Atribuimi i suksesit dhe dështimit, duke tejkaluar përgjigjetstereotipike

A e lidhin nxënësit meshkuj dështimin me veten apo me faktorët e jashtëm? Po nxënëset femra që kanë që ia kanë dalë, a e lidhin suksesin e tyre me veten, apo me faktorët e jashtëm? Vendosni një nivel të lartë pritshmërish për të dyja gjinitë. Shmangni vëmendjen e tepërt mbi vajzat (kjo çon në varësi dhe jo në pavarësi). Inkurajojini si vajzat edhe djemtë që të marrin përsipër rreziqe.

• Përqafoni qasjen e "kohës së pritjes" për t’i inkurajuar vajzattë flasin në një mjedis djemsh që ndërmarrin rreziqe dhe që mundtë reagojnë më shpejt se sa ato.Sa i kujdesshëm isha ndaj përgjigjeve të nxënësve? Sa kohë ulashë atyre të flasin?Pritni për 4-5 sekonda përpara se t’i kërkoni një nxënësi që t’ipërgjigjet një pyetjeje. Vonesa e përgjigjes u mundëson të gjithënxënësve të përgjigjen, duke i dhënë kështu të gjithëve mundësinëpër të dhënë përgjigjen e pyetjes.

• Ndërveprimi me gjinitë për të kapërcyer tendencën e përfshirjessë nxënësve meshkuj më shumë se sa të nxënëseve femra:A u drejtova më shumë pyetje djemve sesa vajzave?Jini të vetëdijshëm nëse pyetjet u drejtohen më shumë djemve, apovajzave.

• Shprehja e pandërgjegjshme e stereotipeveA i kushtova vëmendje sjelljes së nxënësve në lidhje me shprehjene stereotipeve gjinore prej tyre?Adoleshentët shpesh i riprodhojnë stereotipet gjinorë në mënyrëtë pandërgjegjshme, ose në mënyrë delikate. Kjo mund të merret simundësi për ta nënvizuar dhe për ta përdorur këtë qasje si pikëreflektimi.

Page 8: Vision of Hypatia SHKOLLA · MJEDISI Ju keni nevojë për 4/6 poste pune për 4/6 persona për post dhe për një tavolinë ku të përgatitini të gjitha materialet e nevojshme

GJATË DISKUTIMIT • A janë djemtë më të interesuar në ndërtimin e gjërave dhevajzat në dekorimin e gjërave të prodhuara? A mund t'i ndryshonikëto role në aktivitete?Sfidojini nxënësit të largohen nga interesat e preferuara dhe tëzgjerojnë angazhimin në shkencë (shumë fëmijë kanë interesastereotipike gjinore që mund të sfidohen).• A mendoni se mund të jetë me dobi që të prezantoni dhediskutoni konceptin e gjinisë, ose stereotipeve para ose pasaktivitetit?Analizoni nëse shpjegimi paraprak i koncepteve kryesore rrethgjinisë dhe rreth terminologjisë/konceptit përkatës mund tapasurojë diskutimin.

• Ndërsa lehtësoni diskutiminPranoni se nxënës të ndryshëm kanë lloje të ndryshme njohurishparaprake, të cilat mund të jenë të rëndësishme në mënyra tëndryshme. Diskutimi mund të niset me atë nxënësit dinë për temën.

TË TAKOHESH ME NJË PROFESIONIST STEM Modelet janë efektive për nxitjen e interesit të vajzave dhe djemve në STEM. Shumë aktivitete kanë si protagonistë profesionistët e fushave STEM, ose japin shembuj të profesionistëve STEM. Është e rëndësishme që këto modele të mos përforcojnë stereotipet gjinorë.

Sa burra dhe sa gra shfaqen në shembullin e profesionistëve të fushave STEM që jap në aktivitet? A janë ato stereotipike? Mbani një ekuilibër mes numrit të femrave dhe meshkujve si folës, ose si shembuj. Kur është e mundur, kërkoni nga ata që e marrin fjalën që flasin jo vetëm për përmbajtjen shkencore, por edhe për jetën e tyre personale. Sigurohuni që mësuesit dhe shkencëtarët e përfshirë në

shkencë të reflektojnë një shumëllojshmëri të gjerë personalitetesh. Vajzat dhe djemtë janë më të frymëzuar nga modelet me të cilët ndihen psikologjikisht të ngjashëm me veten (sa i përket origjinës, kulturës, moshës, etj.). Përndryshe, standardet e përcaktuara nga personi tjetër mund të shihen si kontradiktore dhe vajzat dhe djemtë mund të reagojnë kundër tyre.

Në aktivitete, a paraqes lloje të ndryshme të STEM-it - nga lojërat kompjuterike deri tek inxhinieria?Ndërsa zgjidhni profesionistët e fushave STEM dhe shembuj tëpërfshirë në aktivitete, sigurohuni që diversiteti i shkencëstë përfaqësohet në masën më të madhe të mundshme.

Page 9: Vision of Hypatia SHKOLLA · MJEDISI Ju keni nevojë për 4/6 poste pune për 4/6 persona për post dhe për një tavolinë ku të përgatitini të gjitha materialet e nevojshme

LEHTËSIMI I NJË SITUATE EKSPERIMENTALE Ndërsa merren me një përmbajtje specifike shkencore, pjesëmarrësit mund të mos shohin qartë se si kjo përmbjatje lidhet me balancën gjinore në fushat STEM. Aktivitetet e Hypatia-s synojnë të propozojnë mënyra të papritura për t'iu qasur shkencës dhe përmbajtjes shkencore (si kimia, robotika, apo ndërtimi), duke thyer perceptimin stereotipik të fushave STEM. Kjo shërben për të prezantuar dhe përhapur një këndvështrim tjetër të botës së shkencës, duke zbuluar aspekte të ndryshme me të cilat mund të identifikohen më shumë njerëz, si vajza edhe djem. Mund ta theksoni këtë aspekt ndërsa lehtësoni një aktivitet të përqendruar në përmbajtjen shkencore, jo në gjini.

Për shembull, teknologjia për kornizimin e aktiviteteve, si teknologjitë e aparaturave që mund të mbahen me vete, mund të tërheqë më shumë vajzat sesa teknologjia e transportit, ose e raketave.

Shumë vajza ndihen më rehat në situatat e bazuara në bashkëpunim, madje ka vajza që i shmangin fare aktivitetet konkurruese. Lehtësuesi mund të paraqesë një sfidë duke pasur një "histori" pas saj, dhe të mos bëjë vetëm një konkurs, ose t'i kushtojë vëmendje balancimit të njëjtë të konkurrencës dhe bashkëpunimit.

Shumë studime tregojnë se vajzat mësojnë më mirë në një mjedis që është estetikisht i këndshëm. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të krijohet një mjedis i këndshëm dhe estetik për aktivitetet.

LIDHJE TË DOBISHME MBI PËRFSHIRJEN GJINORE NË KLASË

KORNIZA TEORIKE E HYPATIA-S Ky dokument propozon një kuadër për të trajtuar përfshirjen gjinore në aktivitetet e fushave STEM. Ai çon në një sërë kriteresh për analizën e përfshirjes gjinore në aktivitetet ekzistuese të edukimit në fushat STEM, ose për hartimin e aktiviteteve të reja, përfshirëse gjinore. Korniza teorike

BARAZIA GJINORE NË KLASË Shpesh nuk jemi të vetëdijshëm për mënyrën se si raportohemi me djemtë dhe vajzat. As klasat e shkollave nuk bëjnë përjashtime në këtë drejtim. Më poshtë jepet një listë e pikave për t’u pasur parasysh dhe sugjerimeve që kanë për qëllim përmirësimin e nivelit të barazisë në klasë, me qëllim inkurajimin e vajzave dhe djemve që të ndjekin fushat e STEM. Barazia gjinore ne klase

Page 10: Vision of Hypatia SHKOLLA · MJEDISI Ju keni nevojë për 4/6 poste pune për 4/6 persona për post dhe për një tavolinë ku të përgatitini të gjitha materialet e nevojshme

UDHËZIME PËR LEHTËSIMIN CA KËSHILLA SI TË JEMI LEHTËSUES TË MIRË Një element kyç për lehtësim të mirë është përfshirja aktive e pjesëmarrësve sa herë që paraqitet një concept, apo përmbajtje. Përfshirja do të thotë, për shembull:

T’i pyesësh pjesëmarrësit për përvojën personale si pikë fillestare angazhimi.

Të mbështetesh në pikëpamjet ose njohuritë paraprake të tyre.

Të përfshish në mënyrë të vazhdueshme kontributet e pjesëmarrësve në proces.

Lehtësimi nuk është i lehtë. Ai kërkon praktikim, kohë dhe reflektim! Për t’i transferuar këto koncepte në situata praktike dhe, në këtë mënyrë, për të nxitur angazhimin, ndërveprimin dhe diskutimin, mund të gjeni një listë të shkurtër të sugjerimeve më poshtë. Këto sugjerime mund t’ju ndihmojnë për ta realizuar më mirë lehtësimin.

NDËRVEPRIMI ME GRUPIN

Përgatiteni paraprakisht mjedisin ku do të zhvillohet aktiviteti, organizoni hapësirën sipas nevojave të aktivitetet që do të zhvilloni, madje edhe duke ndryshuar strukturën e zakonshme të tij, nëse është e nevojshme (p.sh. mund të lëvizni tavolinat dhe karriget për të krijuar mjedis të përshtatshëm pune).

Sigurohuni që të gjithë pjesëmarrësit të mund të shohin dhe të dëgjojnë mirë.

Ruani kontaktin me sy me pjesëmarrësit.

Drejtojuni pjesëmarrësve si bashkëmoshatarë, më tepër sesa si spektatorë pasivë ose individë që nuk marrin vesh.

Dëgjojini njerëzit dhe përdorni termat e tyre.

Përdorni sa më shumë pyetje të jetë e mundur. Ato mund të jenë mjet i dobishëm për të nxitur ndërveprimin në grup.

Nxitni reflektimet midis pjesëmarrësve.

Nëse është e mundur, bëni pyetje dhe mbështetuni në informacion ose elementë që mund të zbulohen përmes vëzhgimit të drejtpërdrejtë.

Angazhojini njerëzit duke u lidhur me përvojën e tyre personale.

Inkurajojini pjesëmarrësit të shprehin mendimin e tyre dhe të përpunojnë mendimet e tyre.

Gjatë një aktiviteti, mund të dëshironi të organizoni ambiente të ndryshme grupi, të punoni në grupe të vogla, ose në grupe prej dy vetësh, të mblidhni të gjithë klasën në një seancë diskutimesh, për të ndihmuar për sigurimin e një angazhimi më të madh dhe ndërveprimini më të mirë me përvojën.

Para se të bashkëveproheni me pjesëmarrësit në seancë plenare, mund të dëshironi t'u kërkoni pjesëmarrësve të diskutojnë në grupe të vogla sa për "nxehje". Kjo ndihmon në përfshirjen edhe të njerëzve më të turpshëm, ose i ndihmon të gjithë të ndihen më rehat mbi temën para diskutimit si klasë.

Kur diskutimi bëhet në grupe të vogla, lëvizni përreth grupeve që kontrollojnë punën dhe diskutimin dhe ndërhyni

- vetëm në rast vështirësish!

Në seancë plenare, përpiquni t'u drejtoheni të gjithëve sa më shumë që të jetë e mundur, duke i inkurajuar të gjithë që të marrin pjesë dhe të angazhohen.

KUR LEHTËSONI NJË SITUATË EKSPERIMENTALE

Përpiquni ta bëni aktivitetin sa më pjesëmarrës: çdo

Page 11: Vision of Hypatia SHKOLLA · MJEDISI Ju keni nevojë për 4/6 poste pune për 4/6 persona për post dhe për një tavolinë ku të përgatitini të gjitha materialet e nevojshme

pjesëmarrës duhet të ketë mundësinë të angazhohet drejtpërdrejt me eksperimentin; shmangni demonstrimet.

Mos zbuloni rezultatet e përvojës para se të dëgjoni zbulimet dhe mendimet e pjesëmarrësve.

Inkurajojini pjesëmarrësit të bëjnë hipoteza fillestare/përshkrime/komente lidhur me atë që ata mendojnë se do të ndodhë.

Mbajeni eksperimentin në qendër të vëmendjes dhe të diskutimit.

Angazhoni nxënësit përmes alternimit të aktiviteteve manuale, pyetjeve dhe diskutimeve.

GJATË DISKUTIMIT

Angazhojini nxënësit përmes një ekuilibri midis pyetjeve të hapura, pyetjeve të mbyllura, diskutimit dhe shkëmbimit të mendimeve, etj.

Mund ta gjykoni me vend të përdorni dilema provokuese si mjete për debat. Mosmarrëveshjet mund të jenë të vlefshme për analizimin e nocioneve dhe për të diskutuar mbi pikëpamjet, kështu që përdorini ato në mënyrë konstruktive.

Nxitni dhe bazohuni jo vetëm në njohuritë tashmë të fituara të pjesëmarrësve, por edhe në emocionet dhe imagjinatën e tyre.

Sfidojini pjesëmarrësit në një nivel të përshtatshëm.

Shmangni: o qasjen didaktike dhe vlerësimin e njohurive të

pjesëmarrësve;o monologjet;o termat e specializuara pa iu referuar objekteve reale.o kërkimin e saktë, ose marrjen vetëm me përgjigjet e sakta

ose, edhe më keq akoma, me pyetjet e sakta.o mosdëgjimin

FTIMI I NJË PROFESIONISTI TË FUSHAVE STEM

Mund t'i sugjeroni folësit që të bëjë alternim të pyetjeve dhe prezntimit, për t’u lejuar pjesëmarrësve të ndërmarrin një rol më aktiv dhe për të parandaluar bisedimet e gjata.

Para prezantimit të një profesionisti të fushave STEM, mund t'u kërkoni pjesëmarrësve të ndajnë perceptimin e tyre rreth profesionit të caktuar dhe pastaj ta diskutojnë mbi to me folësin.

Pjesëmarrësit e rinj, kur kanë mundësinë të bëjnë pyetje të hapura, shpesh duket se janë të interesuar në jetën e përditshme personale të folësit, në rrugën e tyre të karrierës, dhe se si kanë qenë ata kur kanë qenë të rinj. Mund t’i sugjeroni folësit që t'i përdorë këto tema si "grepa" gjatë prezantimit dhe bisedave.

Do të ishte mirë që folësit të sillnin mjete ose objekte nga puna e tyre e përditshme për t’i përdorur si shembuj ilustrues të praktikës së tyre të përditshme.

PYETJET: INSTRUMENT BAZË PËR PROCESIN E TË NXËNIT

Ndërtimi i një marrëdhënieje me një objekt është si të "njohësh një person të ri". Në të vërtetë, ky lloj krahasimi mund të ndihmojë për të kuptuar një mënyrë të mundshme për zhvillimin e pyetjeve që do të përdoren në përvojat e të nxënit. Në procesin e njohjes së një personi, ose fillimin e një bisede me të, ne lëvizim nga informacioni bazë dhe konkret, tek informacioni abstrakt dhe më kompleks. Përdorimi i pyetjeve në një situatë të të nxëni përfshin të njëjtët hapa: duke filluar nga informacioni bazë (zakonisht elementë që mund të zbulohen përmes vëzhgimit), dhe duke punuar në nivele ku ka pajtueshmëri (p.sh. nivelet ku

Page 12: Vision of Hypatia SHKOLLA · MJEDISI Ju keni nevojë për 4/6 poste pune për 4/6 persona për post dhe për një tavolinë ku të përgatitini të gjitha materialet e nevojshme

nxënësit mund të përfshihen dhe angazhohen përmes njohurive, përvojave dhe pikëpamjeve të tyre), në mënyrë që të vazhdohet më tej me zbulimin e informacionit dhe koncepteve më komplekse. Një qasje e tillë i fton nxënësit të kërkojnë brenda repertorit të tyre të njohurive dhe përvojës elementët e nevojshëm që do t'i ndihmonin ata për të zbuluar informacione të reja, ndërsa në të njëjtën kohë mund të funksionojë edhe si bazë për zhvillimin e pyetjeve nga vetë nxënësit.

Në fakt, ne nuk po diskutojmë këtu për një proces linear të '”lehtësuesit që pyet – dhe nxënësit që përgjigje”; përkundrazi, po argumentojmë një proces kontributi të dykahshëm, ku si lehtësuesi edhe nxënësi janë në pozicionin e bërjes së pyetjeve ndaj njëri-tjetrit. Në këtë kuptim, pyetjet janë stimuli për nisjen e dialogut, pra janë instrumente, jo objektiva. Ato lejojnë nxjerrjen e njohurive të reja dhe shtimin e ideve brenda rrjedhave të lira të ideve, duke çuar në zgjerimin e të kuptuarit.

Cilat janë llojet e pyetjeve që mund të përdoren si metoda për nxjerrjen e informacionit dhe interpretimin, për fillimin e dialogut konstruktiv, për zhvillimin e aftësive dhe vetëbesimit tek nxënësit dhe lehtësuesit?

Para së gjithash, kategoritë bazë janë:

Pyetjet e mbyllura - pyetjet që kanë vetëm një përgjigje të saktë.

Pyetje e hapura – pyetjet që pranojnë më shumë se një përgjigje të saktë.

Pyetjet e mbyllura zakonisht përdoren kur kërkojmë informacione specifike rreth fenomenit/temës/provës/objektit, etj. dhe mund të ndahet më tej në:

Pyetje për shqyrtim: përgjigjja e këtyre pyetjeve kërkon ekzaminim të kujdesshëm. Përgjigjet ofrojnë informacionin e parë në bazë të së cilit ndërtojmë njohuri më të hollësishme.

Pyetje për shpjegim: përgjigjet ofrojnë një shpjegim - se si funksionon diçka, se si është krijuar diçka, etj. dhe janë të lidhura ngushtë me informacionin që rrjedh nga pyetjet për shqyrtim.

Pyetje për krahasim: këto lloj pyetjesh stimulojnë krahasime me situata të tjera të të njëjtit lloj, material, përmasa etj. dhe inkurajojnë identifikimin e ngjashmërive, dallimeve dhe lidhjeve me njohuritë dhe përvojën personale të nxënësve.

Nga ana tjetër, pyetjet e hapura inkurajojnë shprehjen e pikëpamjeve personale, përdorimin e njohurive ekzistuese të nxënësve dhe kërkime domethënëse me vlerë personale. Diskutimet dhe pyetjet e hapura u ofrojnë nxënësve mundësinë për të bashkuar idetë dhe për të shkëmbyer njohuri në grup, dhe pasohen nga mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të kuptimeve përmes përdorimit dhe mbrojtjes së mendimeve dhe opinioneve.

Pyetjet e hapura mund të ndahen në kategoritë e mëposhtme:

Pyetje për zgjidhjen e problemeve: Ato kërkojnë përdorimin e të menduarit kritik, të menduarit imagjinar, hipotezave dhe aftësive analitike, dhe aftësinë për përdorimin e njohurive për zgjidhjen e problemeve.

Pyetje për parashikim: Përgjigjet për këto pyetje ofrojnë parashikime për rastet e ndryshimeve të parametrave.

Pyetjet për gjykime: Përgjigjet për këto pyetje mund të jenë shumë personale dhe unike. Ata kërkojnë zgjedhje, vlerësim të situatës, justifikim, etj.

Page 13: Vision of Hypatia SHKOLLA · MJEDISI Ju keni nevojë për 4/6 poste pune për 4/6 persona për post dhe për një tavolinë ku të përgatitini të gjitha materialet e nevojshme

Duhet të kërkoni të gjeni një ekuilibër mes pyetjeve të mbyllura dhe pyetjeve të hapura. Përdorimi i vetëm pyetjeve të mbyllura mund të krijojë një ndjenjë padijeje midis nxënësve që e kanë të vështirë t'u përgjigjen këtyre lloj pyetjeve, pasi ato kërkojnë përdorim relativisht të vogël të aftësive dhe më shumë njohuri të specializuara. Pyetjet e mbyllura duhet të përdoren për të eksploruar objektin dhe njohuritë e reja rreth tij, dhe përveç kësaj, ofrojnë bazën mbi të cilën duhet të bëhen pyetjet e hapura. Për çdo nxënës, përgjigjja e pyetjeve të hapura nënkupton përdorimin e kontekstit personal për të gjetur informacion të ri. Kjo u bën po ashtu të mundur të përdorin përvojat, emocionet, imagjinatën dhe aftësitë vetjake për të nxjerrë kuptim dhe për të bërë interpretime personale.

Në filozofinë e një qasjeje interaktive dhe konstruktive ndaj të nxënit, bërja e pyetjeve dhe përgjigja e pyetjeve nënkupton jo vetëm pranimin e më shumë se një përgjigje të saktë (përmes pyetjeve të hapura), por edhe “lejimin e gabimeve nga nxënësit”, domethënë duke mos lejuar që situata e të nxënit të kufizohet vetëm tek kërkimi i përgjigjeve "korrekte", ose marrja e rezultateve të paracaktuara. Është e rëndësishme që moderatori të mos kërcejë shumë shpejt për ta korrigjuar nxënësit, por të përdorë konfliktet që lindin midis perspektivave të ndryshme të nxënësve, duke i ndihmuar ata që të shohin se ka standard, dhe se interpretimet e tyre nuk janë domosdoshmërisht të njëjta ose më të mira sa interpretimet e dhëna nga nxënësit e tjerë. Duhet të inkurajohen rezultatet e të mësuarit nga referimi i situatave dhe mundësive për eksplorim përmes gjykimit dhe gabimit, dhe të mbështurit në to.

Ky projekt ka marrë fonde nga Programi Kuadër Horizon 2020 i Bashkimit Evropian për Kërkimet dhe Novacionin (H2020-GERI-2014-1), nën marrëveshjen e grantit Nr. 665566.

Aktiviteti është prodhuar nga Muzeu Kombëtar i Shkencës dhe Teknologjisë Leonardo da Vinci, Milano, si pjesë e projektit Hypatia të financuar nga në kuadër të Horizon 2020.

Aspekti gjinor i Kërkimit dhe Novacionit të Përgjegjshëm (RRI) është shumë i fortë.

Hypatia është projekt i financuar nga EU Horizon 2020 dhe trajton sfidën e kontributit të aktorëve të ndryshëm shoqërorë për të siguruar më shumë adoleshentë, sidomos vajza, për karrierë në fushat STEM, si në shkollë, ashtu edhe si përzgjedhje për të mësuarit dhe karrierën në të ardhmen. Ai synon të ndryshojë mënyrën se si shkencat u komunikohen të rinjve brenda dhe jashtë shkollës për t'i bërë ato më përfshirëse në aspektin gjinor.