44

Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,
Page 2: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 2

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Revista “Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes”

Këshilli Botues

Gjen. Maj. (Rez) Maksim Malaj Kryetar Kolonel (Rez) Thimi Hudhra Anëtar Z. Igli Hasani Anëtar Z. Hristian Naumov Anëtar

Redaktor

Z. Hristian Naumov

Art design

Aferdita Hysaj

E Drejta e Autorit

Copyright © 2013 nga Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe Mbrojtjes (QKSM) e Ministrisë së

Mbrojtjes së Shqipërisë

Copyright © 2013 by the National Center for Security and Defence (NCSD) of the Albanian

Ministry of Defence.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në Revistën “Vizion Strategjik – Studime të Sigurisë

dhe Mbrojtjes” janë tërësisht të autorit/ autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht

politikat apo pozicionet zyrtare të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së

Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm.

Autori/ Autorët e shkrimeve të Revistës “Vizion Strategjik – Studime të Sigurisë dhe

Mbrojtjes” nuk do të jenë subjekt i ndëshkimit për shprehjen e lirë të qëndrimeve e

pozicioneve të tyre individuale edhe sikur përmbajtja e tyre të mos jetë në përputhje me

qëndrimet zyrtare të institucioneve qeveritare.

Njëkohësisht, autori/ autorët mbajnë përgjegjësi për shpifjet, shtrembërimet e fakteve,

sharjet si dhe kopjimet e pa referuara të krijimeve dhe mendimeve të autorëve të tjerë.

Për çdo informacion të mëtejshëm për botimin e kësaj Reviste, mund të kontaktoni në

adresën e mëposhtme:

- Mail: Departamenti i Publikimit dhe Bashkëpunimit (Redaksia e VS), Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bulevardi Zhan D’Ark, Nr. 31, Tiranë, Shqipëri

- Nr. Tel: 00355692845179 - Email: [email protected] dhe [email protected]

Ky botim i Revistës “Vizion Strategjik – Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes” gjendet në website

http://www.mod.mil.al/ Në rast se nuk mund të merrni informacionin që kërkoni ne

internet lutemi të kërkoni një kopje të tij në këtë adresë e-mail: [email protected]

Page 3: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 3

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

PËRMBAJTJA

Editoriali i Drejtorit të QKSM ______________________________________________________________________ 4

Fjala hapëse e konferencës nga Gjeneral Major (R) Maksim Malaj _____________________________ 5

Fjala përshëndetëse e Prof.Dr. Sali Berisha, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë _______ 7

Fjala përshëndetëse Zotit Alexandër A. Arvizu, Ambasador i SHBA në Tiranë ________________ 9

Fjala përshëndetëse e Zotit Franco Frattini, Kryetar i Këshillit Italian të Atlantikut ________ 11

Fjala e Zotit Arben Imami, Ministër i Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë ________________ 14

Fjala e Zonjës Edit Harxhi, Zëvendësministre e Jashtme të Republikës së Shqipërisë ______ 18

Fjala e Zotit Zoran Sajinovic, Asistent Ministër i Mbrojtjes i Bosnje-Hercegovinës _________ 20

Fjala e Zotit Viktor Koprivnjak, Asistent Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë_____ 23

Fjala e Zotit Talat Xhaferi, Ministër i Mbrojtjes i Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë_ 25

Fjala e Zotit Panagiotis Karampelas, Zëvendësministër i Mbrojtjes Kombëtare i Republikës së Greqisë _________________________________________________________________________________________ 30

Fjala e Zotit Agim Çeku, Ministër i Forcave të Sigurisë i Republikës së Kosovës ____________ 32

Fjala e Cdr. Nusret Hanjalic, Drejtor i Bashkëpunimit Dypalësh, Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi ________________________________________________________________________________________________ 34

Fjala e Zotit Shefqet Bruka, Drejtor i Qendrës Ndëristitucionale Operacionale Detare të Republikës së Shqipërisë _________________________________________________________________________ 37

Page 4: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 4

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Editorial

I dashur lexues,

Në cilësinë e Drejtorit të Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe të Mbrojtjes (QKSM), ju paraqes këtë botim të parë të Revistës “Vizion Strategjik – Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes”. Kjo është një Revistë 4 mujore e QKSM në shqip dhe anglisht.

Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe Mbrojtjes është një institucion i ri kërkimor. Misioni i saj është të mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes dhe institucionet e shtetit me studime e kërkime në interes të reformave në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes së vendit për përmbushjen e misionit kushtetues të tyre dhe të detyrimeve të integrimit në NATO dhe BE.

Revista “Vizion Strategjik – Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes” është revistë e elitës civilo-ushtarake në fushën e sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale. Ajo synon të promovojë përpunimin e mendimit shkencor, debatin konstruktiv, analizat racionale, argumentimin logjik, e mendimin alternativ për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes.

Revista është e hapur për të gjithë studiuesit, kërkuesit dhe ekspertët qeveritarë apo jo qeveritarë. Ajo synon të bëhet organ i debatit shkencor në fushën e sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale. Si Revistë e pavarur, ajo mbron të drejtat e autorit, qëndron kundër plagjiaturës, dhe mbështet vlerat aplikative të shkrimeve kërkimore.

QKSM e nis rrugëtimin e saj me botimin e punimeve të Konferencën Rajonale mbi “Sfidat e Sigurisë në Adriatik dhe Jon”, një konferencë e organizuar kohët e fundit nga Qendra, ku morën pjesë drejtues të lartë dhe ekspertë të institucioneve kombëtare dhe rajonale që kanë interesa në det, së bashku me disa institucione të specializuara ndërkombëtare.

Konferenca vlerësoi rëndësinë e hapësirës detare të vendeve të rajonit tonë për sa i përket lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, zhvillimit ekonomik, rezervave ujore e nënujore, rritjes së industrisë turistike etj. Ajo identifikoi gjithashtu rreziqet dhe sfidat e pritshme ndaj sigurisë detare, si trafiqet e paligjshme, krimi i organizuar, terrorizmi, ndotja e mjedisit detar etj., dhe shtroi nevojën e një bashkëpunimi më të “zgjuar” në nivel kombëtar, bilateral dhe rajonal.

Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe Mbrojtjes do të vazhdojë të botojë studime, analiza, projekte kërkimore dhe konferenca, të cilat trajtojnë çështje të rëndësishme të axhendës së sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale.

Me këtë rast, janë të mirëpritur të gjithë kërkuesit, studiuesit, analistët dhe ekspertët vendas dhe të huaj për të kontribuar me shkrimet e tyre në këtë Revistë.

Rrugë të mbarë!

Drejtor i QKSM

Gjeneral Major (R) Maksim MALAJ

Page 5: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 5

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Gjeneral Major (R) Maksim MALAJ

Drejtor i QKSM

Fjala e Hapjes e Konferencës mbi “Sfidat e Sigurisë në Adriatik dhe Jon”

i drejtor i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes, një qendër e themeluar kohët e fundit nga

Ministria e Mbrojtjes, është kënaqësi dhe privilegj për mua të hap këtë seancë të parë të Konferencës mbi "Sfidat e sigurisë së Adriatikut dhe Jonit"!

Siç jeni në dijeni, kjo konferencë është organizuar nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë në

bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Kjo Konferencë nderohet nga personalitete, si Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, zoti Berisha; Ambasadori amerikan, zoti Arvizu, Kryetari i Këshillit Italian të Atlantikut dhe Qendrës Ndërkombëtare mbi Sigurinë Brent Scowcroft, zoti Franko Frattini. Shkëlqesi, ju falënderoj për kohën juaj të çmuar në këtë konferencë.

Unë gjithashtu shpreh vlerësimin për pjesëmarrjen në këtë konferencë të delegacioneve të Ministrave, Ambasadorëve, përfaqësuesve dhe atasheve ushtarakë nga vendet e rajonit tonë. Faleminderit për praninë tuaj.

Së bashku me personalitete të nivelit të lartë të përmendur tashmë, kjo konferencë gjithashtu sjell së bashku përfaqësues të shquar nga organizatat ndërkombëtare në fushën e sigurisë së gjerë ose detare, të tilla si Qendra Marshall, SELEC, JIC TC, ICITAP etj. Faleminderit paraprakisht për pjesëmarrjen tuaj dhe përvojën që ju do të ndani me ne.

Ne jemi gjithashtu të privilegjuar që kemi pjesëmarrës nga 15 institucione të sigurisë kombëtare, institucione qeveritare dhe jo-qeveritare. Më lejoni të bëj një falënderim për të gjitha organizatat e përfaqësuara këtu.

S

Page 6: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 6

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Tani, disa fjalë në lidhje me temën kryesore të konferencës. Ne do të diskutojmë sot rreth një çështje shumë të rëndësishme për vendet tona, qeverive tona dhe gjithë rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi, përhapja e Armëve të Shkatërrimit në Masë, trafikimi ilegal i drogës, njerëzve dhe armëve, pirateria, ndotja detare - janë të një natyre trans-kombëtare ose globale. Këto rreziqe mund të kapërcejnë kufijtë pa pyetur për pasaporta dhe viza, dhe ne nuk mund t’i injorojmë ato me lehtësi.

Në këtë kontekst, besoj se të gjithë biem dakord që këto sfida kërkojnë më shumë se përpjekje individuale për t’u menaxhuar me sukses. Është e nevojshme të adoptojmë zgjidhje inteligjente dhe të aplikojmë veprime të përbashkëta Kjo është arsyeja pse, kjo konferencë ka sjellë së bashku të gjitha vendet dhe qeveritë tona për të shkëmbyer përvojat dhe praktikat më të mira në fushën e sigurisë detare.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, unë kam besim të plotë se, me kontributet dhe diskutimet tuaja të frytshme, konferenca do të gjenerojë ide të freskëta dhe të frytshme, zbulime dhe rekomandime për bashkëpunimin e ardhshëm të vendeve tona.

Kjo konferencë do të ketë dy panele. Në panelin e parë do të diskutojnë personalitetet e ftuara, kurse paneli i dytë, do të bashkë-moderohet nga Ministri Imami dhe z Franko Frattini dhe do të përqendrohet në perspektivat kombëtare, si dhe në qasjet ndër-institucionale dhe rajonale.

Page 7: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 7

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Prof.Dr. Sali BERISHA

Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

ë pari, dëshiroj të përshëndes përzemërsisht organizatorët e kësaj konference për një çështje

shumë të rëndësishme, e cila ka të bëjë me sigurinë e këtij rajoni, por edhe më gjerë se ky rajon.

Detet e rajonit bashkojnë të gjitha vendet, nga veriu në jugun e Ballkanit dhe janë dete në të cilat lundron një fluks i jashtëzakonshëm tregtar nga e mbarë bota në drejtim të Evropës dhe

nga mbarë Evropa në drejtim të kontinenteve të tjera. Këto dete bashkojnë disa vende që kanë ndër potencialet më të jashtëzakonshme turistike të planetit. Trashëgimia historike i ka bërë këto vende të lakmuara nga e gjithë bota, për t’u vizituar për pasuritë mahnitëse kulturore që kanë. Detet e këtij rajoni janë ndër më të pasurat e planetit.

Natyrisht, me shumë propabilitet, në nëntokën e tyre ka rezerva shumë të mëdha hidrokarburesh, por ky rajon ka edhe një specifikë tjetër të madhe dhe kjo specifikë është se si krahu juglindor i Aleancës së Atlantikut të Veriut është direkt i kufizuar me zona të cilat ende nuk kanë stabilitetin e duhur dhe, në këtë kontekst janë më të lidhura apo mund të shfrytëzohen më shumë nga organizata dhe rrethe terroriste si baza për të ndërmarrë veprime qoftë në këto dete, qoftë në vende të tjera të Evropës.

Të gjithë këta faktorë së bashku bëjnë të domosdoshëm një përpjekje serioze të madhe. Pra gjithë kjo rëndësi e madhe dhe këto potenciale të këtij rajoni bëjnë të domosdoshëm sundimin e ligjit në detet tona, të ligjit kombëtar dhe ligjit ndërkombëtar. Ky është kushti më themelor për të garantuar sigurinë e tyre. Kjo kërkon një përpjekje shumë të madhe. Unë ju garantoj se Shqipëria përpiqet në mënyrën më serioze për një luftë me tolerancë zero ndaj dhunimit të ligjit në ujërat e saj territoriale.

Në këtë kontekst, ne për vite të tëra ndaluam disa mjete lundruese të vogla, skafet, të cilat nuk ishin gjë tjetër përveç se industri e krimit të organizuar. U shpëtuan me

S

Page 8: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 8

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

qindra e qindra jetë, por u bë edhe një koordinim më i shkëlqyer i përbashkët me autoritetet italiane në luftën ndaj krimit të organizuar. Sot, falë një ndihme shumë të çmuar që Roja Bregdetare dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë, ndihmës që Italia mike i ka dhënë Shqipërisë, përpjekjes sonë për të prodhuar në vend anije bregdetare në një partneritet me autoritetet holandeze, ngritja e Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale të Detit, të gjitha këto së bashku kanë forcuar fibrën e kontrollit të ujërave territoriale nga autoritetet shqiptare. Një koordinim i mirë me dy vendet fqinje funksionon dhe është i vazhdueshëm.

Mendoj se edhe më shumë duhet të bashkërendojmë përpjekjet për të garantuar flukset e mëdha tregtare, për të garantuar rrugët energjetike që mesa duket do të fillojnë shpejt të lëshojnë shtat. Dhe ky është vetëm fillimi. Ky projekt është projekti i parë i madh, po flukse të tjera të mëdha energjetike nga Mesdheu, nga rajoni, janë potenciale të mundshme. Pra në këtë koordinim të përbashkët vendet tona duhet të marrin përgjegjësi për rajonin, për dete më të sigurta në rajon dhe më gjerë.

Siç theksoi miku im Franko Frattini, ky është një rajon i madh evropian, rajon i cili në Evropën e rajoneve duhet të ketë vendin, peshën, rëndësinë dhe perspektivën e tij. Ky është një rajon me potenciale të jashtëzakonshme, por në qoftë se e vështron, ky është rajoni ku mungojnë më shumë se në çdo rajon tjetër projektet e mëdha evropiane. Konsolidimi i konceptit do të bindë vendimmarrësit se zhvillimi i këtij rajoni është interesi jetik më i mirë i të gjitha rajoneve të tjera të Evropës, pasi këtu potencialet janë ndoshta më të mëdha se kudo, por këto janë për t’u shfrytëzuar dhe për t’u zhvilluar.

Prej 20 vitesh diskutohet Korridori i 8-të, e cila është rruga natyrale e njerëzimit. Kur them njerëzimin, kam parasysh edhe dy kontinente të tjera. E vërteta është që ai Korridor është segment i Egnatias, por është në një mënyrë segment i Rrugës së Mëndafshit. Unë ftoj që të bëjmë gjithçka për ndërtimin e tij. Qeveritë e vendeve tona, pavarësisht nga vështirësitë, duhet ta ndërtojnë atë korridor. Duhet ta ndërtojnë atë Korridor si një korridor zhvillimi, promovues zhvillimi të fuqishëm për vendet e tyre, por edhe për rajonin dhe më gjerë.

Anëtarësimi në NATO i Shqipërisë dhe Kroacisë e ka bërë më të sigurt rajonin. Uroj dhe dëshiroj që vendet fqinje të rajonit, të ecin me hapa të shpejta dhe kanë mbështetjen e plotë të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit të tyre në Aleancën e Atlantikut të Veriut, çka vetëm do ta bënte rajonin më të sigurt dhe do të ishte një hap i rëndësishëm në sigurinë e mëtejshme të krahut juglindor të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Edhe njëherë ju falënderoj shumë për këtë konferencë që keni organizuar dhe, në emër të qeverisë, ju përcjell urimet më të mira.

Page 9: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 9

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Z. Aleksandër ARVIZU

Ambasador i SHBA në Tiranë

ua të falënderoj posaçërisht ministrin Arben Imami, për organizimin e kësaj konference

dhe drejtorin e parë të Qendrës Kombëtare për Sigurinë dhe Mbrojtjen të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Major (R), Maksim Malaj për organizimin dhe drejtimin e kësaj konference.

Konferenca e sotme përfaqëson një hap të parë, në një rrugë të gjatë

shumëvjeçare drejt bashkëpunimit rajonal për të përmirësuar sigurinë rreth deteve Adriatik dhe Jon dhe gadishullin e Ballkanit. Si e tillë, axhenda është hartuar jo vetëm për paraqitjen e sfidave të sigurisë në rajon, por edhe disa nga përpjekjet për të adresuar këto sfida.

Në botën e sotme të globalizuar të komunikimit pothuajse të menjëhershëm, kërcënimet me të cilat përballemi nuk njohin zona të caktuara të përgjegjësisë, kufij ndërkombëtarë, apo ndarje gjeografike. Prandaj, ne duhet të punojmë së bashku në mënyrë që të adresojmë këto kërcënime duke kapërcyer qasjet tona të fragmentuara dhe duke zhvilluar strategji të karakterizuara nga përpjekje me fleksibilitet dhe integritet.

Plasaritjet e krijuara prej ndarjes së fragmentuar të përgjegjësive, shfrytëzohen nga ata që mund të krijojnë pasiguri dhe do të kërkojnë të anashkalojnë ligjet e trojeve tona. Vetëm duke i mbyllur ato plasaritje dhe ndarje ne mund të adresojmë në mënyrën më të mirë sfidat e sotme të sigurisë. Mjeti kryesor për ta bërë këtë është komunikimi i hapur, i vazhdueshëm dhe transparent. Shkëmbimi i hapur i informacionit nuk dobëson sigurinë e brendshme. Ai bën të kundërtën.

Në shkallë ndërkombëtare, NATO përfaqëson aleancën më të madhe që bota ka njohur ndonjëherë dhe kjo nuk do të ekzistonte pa komunikim të vazhdueshëm dhe shkëmbim të informacionit.

D

Page 10: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 10

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Në shkallë kombëtare, Qendra Ndër-Institucionale Operacionale Detare, ose QNOD, këtu në Shqipëri përfaqëson një manifestim të përpjekjeve për të krijuar një komunikim të hapur dhe koordinim ndërmjet ministrive. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka mbështetur QNOD-në që nga fillimet e saj dhe në 18 muajt e kaluar ka ndihmuar në zhvillimin e saj të vazhdueshëm nëpërmjet një numri konkret stërvitjesh dhe aktivitetesh trajnuese.

Në fakt, ne do të kryejmë dy stërvitje të tjera në gusht. Këto stërvitje janë rritur në pikëpamje të kompleksitetit dhe, në muajt dhe vitet e ardhshëm, ato do të vazhdojnë të promovojnë dhe të forcojnë komunikimin dhe bashkëpunimin mes shtatë ministrive shqiptare të përfaqësuara në kuadër të QNOD. Vetëm përmes bashkëpunimit dhe koordinimit, QNOD mund të prodhojë sigurinë detare të nevojshme që Shqipëria të përfitojë nga potenciali ekonomik që ekziston përgjatë bregdetit të saj prej 320 kilometrash të gjatë.

Megjithatë, sado e fortë të bëhet QNOD nëpërmjet zhvillimit të kapaciteteve dhe përmirësimit të komunikimit dhe koordinimit ndër-ministror, nuk mund të arrihet një siguri e plotë pa bashkëpunim rajonal.

Kjo është arsyeja përse jemi sot këtu për të diskutuar. Ashtu si progresi i QNOD-së është i ngadalshëm, por i qëndrueshëm, arritja e bashkëpunimit rajonal kërkon kohë dhe përpjekje më të mëdha. Por, çdo udhëtim me vlerë nis duke bërë një hap të parë, dhe sot këtu në Tiranë, në Shqipëri, ne po bëjmë hapin e parë.

Falënderoj Kryeministrin Berisha për vizionin e kësaj konference, Ministrin Imami dhe Drejtorin Malaj për gjithë punën e vështirë në organizimin e saj. Ambasada e SHBA mirëpret marrjen e hapave së bashku me Shqipërinë dhe partnerët e saj rajonalë për të adresuar sfidat e sigurisë së botës së sotme të ndërlidhur dhe të ndërvarur.

Page 11: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 11

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Z. Franko FRATTINI

Kryetar i Këshillit Italian të Atlantikut

am veçanërisht i kënaqur që ndodhem sot në Tiranë, veçanërisht për të diskutuar këtë temë të rëndësishme.

Italia ka luajtur një rol shumë aktiv në nisjen e "Iniciativës Adriatiko-Joniane", gjatë Konferencës mbi "Zhvillimin dhe Sigurinë në detet Adriatik dhe Jon", në maj të vitit 2000 në Ankona.

Kjo iniciativë përfshin të gjitha shtetet përreth deteve Adriatik dhe Jon dhe qëllimi i saj "synon promovimin e

zhvillimit në këtë fushë me qëllimin final ambicioz për integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian". Unë mbetem i bindur se ky qëllim ambicioz do të ndihmojë jo vetëm vendet e rajonit, por dhe ndërtimin e një Evrope më të bashkuar.

Korridoret e transportit, tubacionet e prodhimit të energjisë, energjia e gjelbër, ekonomia blu, tregëtia dhe investimet, lëvizja e njerëzve, mbrojtja e mjedisit, transporti detar dhe një hapësirë më e sigurt detare, janë sektorë ku ekziston nevoja për të zbatuar projekte strategjike duke krijuar kushtet për inovacion dhe konkurueshmëri.

Vizioni është për të ndihmuar në zhvillimin e një fushë të rëndësishme, të ndërlidhur me Evropën Qendrore, me pjesët lindore dhe perëndimore të Evropës, por edhe me rajonin e Mesdheut. Në fakt, nuk ishte rastësi që Deklarata e Përbashkët që Këshilli i Adriatikut dhe Jonit firmosi në Ankona në maj 2010, shpalli krijimin e një makro-rajoni. Dhe ju të gjithë e dini se, si Ministër i Jashtëm i Italisë, kam luajtur një rol shumë aktiv në këtë çështje.

Unë jam i kënaqur kur shoh se ky koncept i krijimit të një “makro-rajoni Adriatiko-Jonian”, i ndërlidhur me makro-rajonet e tjera, tani përdoret si nga Komisioni Evropian ashtu dhe nga Parlamenti Evropian.

J

Page 12: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 12

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Më lejoni të shqyrtojmë për një moment - sidomos kur flasim për sfidat e sigurisë së rajonit Adriatiko-Jonian, e cila është tema e konferencës sonë - ndërvarësinë me makro-rajonin e Mesdheut.

Mendoni, për shembull, për perspektivat e përbashkëta mjedisore, bujqësore, dhe çështjet sociale si emigracioni dhe tregjet e punës por edhe për çështje të tilla si rrugët e transportit dhe energjisë.

Duke parë sfidat e sigurisë, përveç trafikut tregtar detar, detet Adriatik dhe Jon dhe Deti Mesdhe, janë përdorur nga rrjetet kriminale, për trafikimin e qenieve njerëzore dhe armëve, të cilat gjithashtu janë shfrytëzuar nga rrjetet terroriste trans-nacionale.

Terrorizmi ka një dimension ndër-kufitar dhe prandaj kërkon bashkëpunim ndër-kufitar, nëpërmjet shkëmbimit të inteligjencës, sigurisë së kufijve, mbrojtjen e infrastrukturave të rëndësisë së veçantë, menaxhimin e pasojave, ndërgjegjësim më të mirë për kërcënimet, zhvillimin e aftësive të duhura kundër-terrorizmit dhe angazhim më të madh mes organizatave ndërkombëtare, të tilla si NATO dhe BE, si dhe shtetet e interesuara në nivel trans-nacional.

Siguria Detare - si në aspektin e bashkëpunimit trans-nacional midis agjencive të zbatimit të ligjit dhe të inteligjencës ashtu dhe në drejtim të mbrojtjes ndaj sulmeve terroriste të infrastrukturave të rëndësisë së veçantë dhe të rrugëve të furnizimit me energji - është një sfidë e përbashkët e sigurisë për vendet në rajonin Adriatik dhe Jon, si dhe për ato në rajonin e Mesdheut.

Detet Adriatik dhe Jon janë linja të rëndësishme të transportit të pasagjerëve, mallrave dhe energjisë, rëndësia e të cilave do të vazhdojë të rritet, sidomos kur shikojmë zhvillimin e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP). Unë shpresoj që të gjitha palët e interesuara do të konfirmojnë angazhimin e tyre përkatës për të lëvizur në fazën operacionale të këtij projekti që Italia, Shqipëria dhe Greqia, mes të tjerash, e mbështesin fort.

Kapacitetet depozituese në Shqipëri, gjithashtu do të mundësojnë sigurinë e furnizimit me gaz për tregjet evropiane edhe në rast të ndërprerjeve operacionale. Qartësisht, siguria e kësaj infrastrukture kritike kundër sabotimit ose sulmeve terroriste përfaqëson një interes të përbashkët të sigurisë për të gjitha vendet që do të përfitojnë nga Gazsjellësit Trans Adriatik. Siguria e infrastrukturës dixhitale të TAP nga sulmet kibernetike do të jetë gjithashtu e rëndësishme.

Unë do të doja të theksoja, në përfundim të fjalës sime, se Koncepti i Ri Strategjik i NATO-s nënvizon rëndësinë e përpjekjeve ndërkombëtare për të siguruar aftësitë e nevojshme kundër sulmeve apo ndërprerjeve të linjave jetike të transportit dhe komunikimit, nga të cilat varet tregtia ndërkombëtare, siguria e energjisë dhe mirëqenia. Ky koncept gjithashtu thekson rëndësinë e sigurisë bashkëpunuese në ballafaqimin me sfidat e sigurisë trans-nacionale, të tilla si krimi i organizuar, terrorizmi ndërkombëtar, siguria e energjisë dhe siguria kibernetike.

Page 13: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 13

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Është e rëndësishme të theksohet se vendet që i përkasin rajonit të Adriatikut dhe Jonit janë anëtarë, partnerë, ose aspirojnë të bëhen anëtarë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Bindja ime e thellë është se nuk ka mundësi të tjera alternative për të gjitha vendet e këtij rajoni, sesa integrimi i plotë Euro-Atlantik.

Jam i bindur se përpjekjet e përbashkëta midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian do të jenë vendimtare për të menaxhuar në mënyrë efektive sfidat e sigurisë për makro-rajonin Adriatiko-Jonian. Për këtë qëllim, megjithatë, nevojitet drejtim dhe udhëheqje e fortë politike.

Mbrojtja e qytetarëve dhe siguria e tyre është dhe duhet të mbetet një prioritet maksimal për të gjitha qeveritë demokratike. Ne, partnerët evropianë, nuk duhet të konsiderohemi si "fuqi të buta", si shtojcë për ofruesin kryesor të sigurisë, SHBA.

Pra, qëllimi më i rëndësishëm politik - për të ardhmen e NATO-s dhe në kohërat e krizës ekonomike - është përfshirja më e fortë e partnerëve evropianë, duke inkurajuar zgjidhje të koordinuara politike se ku ne mund të shkurtojmë dhe ku kemi nevojë për investime të reja dhe se si të organizojmë më mirë një ndarje të punës mes aleatëve. Me pak fjalë, na duhet të punojmë edhe më shumë drejt bashkëpunimit se sa dublikimit, duke përdorur tërësisht nismën "Mbrojtja e Zgjuar".

Kam thënë se Ballkani Perëndimor është në mënyrë të pakthyeshme pjesë e Evropës. Dhe si e tillë duhet të jetë gjithashtu një komponent i rëndësishëm i një Aleance Atlantike të fortë, të bashkuar dhe vizionare, përmes një proçesi tashmë të nisur me sukses dhe se ne të gjithë jemi të përkushtuar për ta inkurajuar dhe mbështetur atë.

Page 14: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 14

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Z. Arben IMAMI

Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë

aleminderit zotërinj Ministra, Ambasadorë, si dhe Zonja e Zotërinj pjesëmarrës në Konferencën

Rajonale mbi "Sfidat e Sigurisë së Adriatikut dhe të Jonit ".

Jemi mbledhur në këtë konferencë për dy qëllime kryesore: Së pari, si të shfrytëzojmë mundësitë e ofruara nga zona detare përreth nesh në interes të zhvillimit të përbashkët rajonal, dhe së dyti; si të adresojmë dhe të organizojmë

një përgjigje më të mirë rajonale ndaj sfidave që mund të përballemi në këtë hapësirë detare, jetike për të gjithë ne.

Si vende anëtare të NATO-s apo si partnerë, ne jemi tani të gjithë më të vetëdijshëm për rëndësinë e projekteve të përbashkëta që mund të ndihmojnë për të sjellë vendet tona të vogla rajonale më afër, përmes një bashkëpunimi më të ngushtë dhe gjithëpërfshirës, të interesuar në mënyrë direkte në një qasje të konceptit të NATO-s për një Mbrojtje të Zgjuar.

Rajoni i Adriatikut dhe Jonit është i përbërë nga vende anëtare, aspirantë apo partnerë të NATO-s. Ato gjithashtu janë anëtarë, kandidatë ose kandidatë potencialë të BE-së. Sipas mendimit tim, në qëllimin tonë të përbashkët për një zonë më të sigurt dhe të begatë detare, ne mund të përfitojmë nga sukseset dhe arritjet e njëri-tjetrit, por gjithashtu mund të mësojmë edhe nga praktikat më të mira të njëri-tjetrit.

Të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë konferencë kanë akses ose ndodhen në afërsi të zonës së Adriatikut dhe Jonit. Vendi im, Shqipëria, ndan një vijë bregdetare prej rreth 410 km, nga të cilat 240 km në detin e Adriatikut dhe 170 km në atë të Jonit. Gjithashtu, pothuajse çdo vend në rajon, direkt dhe indirekt, gëzon avantazhet dhe përfitimet e kësaj hapësire detare.

F

Page 15: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 15

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Duke e konsideruar këtë zonë detare si një aset të vlefshëm për qytetarët tanë, qeveria shqiptare e ka kthyer atë në një fushë prioritare të zhvillimit, duke:

- rritur masat e sigurisë në zonat detare, veçanërisht në lidhje me ruajtjen dhe mbikëqyrjen detare;

- lehtësuar bashkëpunimin ndër-qeveritar në lidhje me ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të burimeve natyrore dhe habitateve;

- mbështetur lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve;

- krijuar klimën më të favorshme për mbështetjen e veprimtarive turistike;

- promovuar partneritet të ngushtë dhe politika të fqinjësisë së mirë me vendet që ndajnë të njëjtat ujëra.

Këto masa kanë ndihmuar në shndërrimin e zonës ujore të detit Adriatik dhe Jon në një hapësirë të mundësive të shumta për zhvillimin e vendit.

Shqipëria, dhe besoj se edhe vendet tuaja, janë tërësisht të interesuara dhe sigurisht janë të vendosura për të kapërcyer të gjitha rreziqet dhe sfidat e zonës detare, të cilat kanë rezultuar se janë me komplekse dhe që na përfshijnë të gjithë ne, në fenomene të tilla si: terrorizmi; krimi i organizuar; trafikimi ilegal i qenieve njerëzore; i armëve dhe lëndëve narkotike; materialeve të rrezikshme; kontrabanda detare; ndotja e mjedisit; aksidentet detare; siguria e porteve, etj.

Në këtë kontekst, ne mund të prezantojmë me krenari një nga vendimet më të mira që Qeveria e Republikës së Shqipërisë ndërmori për një zonë më të sigurt detare, duke krijuar Qendrën Ndër-institucionale Operacionale Detare (QNOD).

Krijimi i kësaj qendre, ishte përfundimi i një qasje ndër-institucionale në një qëllim të përbashkët: rritjen e vazhdueshme të nivelit të sigurisë detare, përmes aktiviteteve të zbatimit të ligjit pa kompromis kundër të gjitha aktiviteteve të paligjshme në det.

Ky ishte një objektiv i vlefshëm për Ministrinë e Mbrojtjes, të Brendshme, të Bujqësisë, të Financës, etj. Bashkëpunimi i disa institucioneve në një Qendër të vetme, u bë i mundur nëpërmjet harmonizimit të tre shtyllave kryesore të qasjes ndër-ministrore që kemi adoptuar:

1. Ndërtimi i një strategjie kombëtare gjithëpërfshirëse;

2. Financimi dhe investimi i vazhdueshëm;

3. Zhvillimi i kapaciteteve të kërkuara nga të gjitha institucionet pjesëmarrëse.

Page 16: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 16

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Nga ana tjetër, korniza ligjore, ndarja dhe koordinimi i përgjegjësive të dallueshme nga institucionet e përfshira kërkonte një sërë përpjekjesh në mënyrë që ato të ishin funksionale dhe ndër-operacionale. Për këtë qëllim:

- U krijua me një ligj të veçantë Qendra Ndër-institucionale Operacionale Detare (QNOD). Ligji përcakton të gjitha detyrat dhe aftësitë për secilin institucion sipas llojit të misionit të tyre.

- QNOD ka kontrollin operacional të kapaciteteve të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Ministrisë së Transportit, dhe Ministrisë së Financave etj. Bashkëpunimi i ministrive që kanë interesa në det është duke u bërë gjithnjë e më i konsoliduar;

- QNOD ka një sistem modern të mbikqyrjes detare të bazuar në teknologjinë më të përparuar “Lockheed Martin”, pajisje dhe sisteme të teknologjisë së lartë, të tilla si “TIMS” dhe “MEMEX”;

- QNOD përdor dhe kapacitetet e Rojës Bregdetare të Ministrisë së Mbrojtjes, anije roje të patrullimit të bregdetit të prodhuara në RSH në bashkëpunim me kompaninë holandeze “Damen”;

- QNOD gjithashtu përdor helikopterët “Cougar” të Ministrisë së Mbrojtjes për operacionet e kërkim-shpëtimit në det, të cilët kanë prioritet në operacionet e kërkuara në hapësirën detare.

Unë përfitoj nga ky rast, për të falënderuar në mënyrë të veçantë Departamentin e Mbrojtjes dhe Ambasadën e SHBA-ve për mbështetjen e QNOD në kryerjen e trajnimeve, stërvitjeve të përbashkëta, si dhe mbështetjen për modernizim. Të gjitha këto kanë ndihmuar në krijimin e aftësive të plota profesionale të Qendrës.

Përpjekjet e deritanishme të kësaj qasje të integruar kanë dhënë rezultate të rëndësishme. Unë do të përmend këtu vetëm disa prej tyre:

- Mbi 60 operacione të Kërkim- shpëtimit në det (SAR) janë kryer për të ndihmuar qytetarët vendas, të huaj dhe turistë;

- Mbi 10 ton lëndë narkotike janë bllokuar në periudhën 2010-2013;

- rreth 130 inspektime në bord janë kryer vetëm gjatë vitit 2012;

- rreth 2.9 ton lëndë narkotike janë sekuestruar në operacionet anti-trafikim;

- 6 automjete dhe 14 njerëz janë bllokuar dhe ndaluar me veprimtari të paligjshme, etj.

Jam i sigurt që kolegët e mi nga vendet e rajonit do të sjellin përvojat e tyre në këtë drejtim në luftën për përballimin e sfidave të sigurisë në hapësirën e tyre detare.

Page 17: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 17

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Kjo është një përmbledhje e përpjekjeve kombëtare të Republikës së Shqipërisë si një praktikë e mirë në çështjet e sigurisë në hapësirën detare në Adriatik dhe Jon. Ne jemi të interesuar për të shkëmbyer pikëpamjet dhe perspektivat tona kombëtare dhe ne jemi të gatshëm për të ndarë me njëri-tjetrin praktikat tona më të mira, në interes të bashkëpunimit të mëtejshëm në hapësirën e përbashkët detare.

Sipas mendimit tim, si anëtarë, partnerë, kandidatë ose kandidatë potencialë të NATO-s ose BE-së, është koha e duhur për të shkuar përtej organizimit dhe qasjeve kombëtare, duke hapur rrugë dhe formate të gjera të veprimit. Sfidat Ndër-shtetërore dhe rajonale kërkojnë qasje inteligjente të bazuara mbi zgjidhjet ndër-shtetërore dhe rajonale. Sfida Adriatiko-Joniane është njëra prej tyre.

Ne kemi diskutuar, ndonëse shkurtimisht mbi këto çështje edhe në raste të tjera të ndryshme, siç janë takimet tona të A-5, diskutimet dypalëshe dhe të tjera formate bashkëpunimi. Unë kujtoj se vende të tilla si Kroacia, Mali i Zi së bashku me Italinë kanë shprehur tashmë mjaft interes në bashkëpunime të tilla.

Në këtë kontekst të përgjithshëm, më lejoni të inkurajoj të gjithë, për më shumë përpjekje të përbashkëta, qoftë dy e më shumë palëshe dhe rajonale, të ndjekura nga qasje inteligjente.

Së fundi, më lejoni të përdor këtë konferencë për të dhënë një mesazh promovues për Qendrën e krijuar kohët e fundit për Studime të Sigurisë dhe të Mbrojtjes të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe Drejtorin e kësaj qendre, Gjeneral Maksim Malaj, ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Kjo konferencë është aktiviteti i parë i iniciuar dhe realizuar nga kjo qendër.

I uroj gjithë të mirat kësaj Qendre dhe ju ftoj për të hapur një dritare të re të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në fushën e kërkim - zhvillimit.

Page 18: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 18

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Znj. Edit HARXHI

Zëvendësministre, Ministria e Jashtme e Shqipërisë

shtë kënaqësi e veçantë të marr pjesë sot në punimet e Konferencës Rajonale mbi Sfidat e

Sigurisë Adriatiko-Joniane, sfida këto që padyshim tejkalojnë dimensionet kombëtare. Hapësira detare Adriatike dhe Joniane, përveç se një zonë gjeografike e përbashkët dhe me interes të madh për bashkëpunim ekonomik, mbetet një sfidë në dimensionin e sigurisë rajonale.

Kjo konferencë e organizuar sot në Tiranë, nuk është vetëm një dëshmi e progresit të gjithanshëm të Shqipërisë, por edhe një moment reflektimi mbi transformimet pozitive të rajonit tonë. Të gjithë ndihemi të inkurajuar nga progresi i deritanishëm në rajon, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin rajonal, i cili synon realizimin e aspiratave të përbashkëta të vendeve të rajonit për integrimin e plotë Euro-Atlantik në një të ardhme të afërt.

Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike, jo thjesht për pozitën e tij të rëndësishme gjeografike, por edhe për faktin që vlerat demokratike, bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, janë tashmë të konsoliduara, duke i shërbyer kështu paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë dhe përtej tij.

Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga konventat ndërkombëtare dhe nismat rajonale për sigurinë në këto dy dete. Që nga viti 2007 Shqipëria është pjesëmarrëse në Operacionin detar të NATO-s kundër terrorizmit “Active Endeavour” në Mesdhe. Shqipëria ka demonstruar angazhim tepër serioz në luftën kundër trafiqeve të paligjshme në hapësirën detare duke ndërvepruar intensivisht me vendet fqinje, si Italia. Po ashtu, Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë është angazhuar për ta bërë vendin palë të konventave ndërkombëtare mbi detin, si ato që lidhen me kërkim-shpëtimin në det; me të drejtën e detit; me aktet e paligjshme në lundrimin detar; me trashëgiminë kulturore ujore; me ruajtjen e pasurive ujore etj.

Ë

Page 19: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 19

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Kam kënaqësinë të përmend se kjo konferencë përkon me mbajtjen dy ditë më parë (27 maj 2013) në Bruksel, të Takimit të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Nismës Adriatiko-Joniane, ku Shqipëria mori për të dytën herë Presidencën e kësaj Nisme, për periudhën Qershor 2013 - Maj 2014. Ky angazhim ilustron më së miri përkushtimin serioz të Shqipërisë ndaj bashkëpunimit rajonal, si dhe synimin për të qenë aktor aktiv në këtë bashkëpunim. Dua të theksoj se Presidenca jonë në Nismën Adriatiko-Joniane, përkon dhe me një moment nga më të rëndësishmet e këtij organizmi rajonal: Strategjinë e BE-së për Makro-Rajonin e Adriatikut e Jonit.

Ne kemi besim të plotë se ky dokument strategjik për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal, do të miratohet në fund të vitit 2014, gjatë presidencës italiane të BE, ku një pjesë e rëndësishme do të jetë edhe strategjia e detit.

Në kontekst të presidencës shqiptare të Nismës Adriatiko-Joniane, do të sugjeroja që t’i kushtohet një vëmendje edhe dimensionit të sigurisë detare dhe asaj energjetike, veçanërisht rrugëve të komunikimit detar, sigurisë së porteve, si dhe korridoreve energjike në Adriatik dhe Jon.

Për të përballuar sfidat globale dhe ato rajonale të sigurisë, nevojitet më tepër bashkëpunim, ndërveprim dhe partneritet mes nesh. Si vende partnerë, kandidatë potencialë, kandidatë apo anëtarë të NATO-s, apo të BE-së, mendoj se ka ardhur koha të jemi më të guximshëm duke tejkaluar organizimet dhe përqasjet kombëtare, duke i hapur rrugë formateve shumëpalëshe e rajonale, në përballimin e sfidave të përbashkëta. Sfidat e Adriatikut dhe Jonit janë një prej tyre. Në këtë kontekst, do të vlerësoja dhe inkurajoja përpjekjet e përbashkëta për forcimin e bashkëpunimit rajonal në kuadër të hapësirës Adriatiko-Joniane, si dhe për gjetjen e përqasjeve “smart” në këtë drejtim.

Duke ju uruar punë të mbarë dhe suksese, shpreh besimin se ky takim do të çojë më lart nivelin e bashkëpunimit, si dhe përballimin me sukses te të gjitha sfidave të sigurisë me të cilat përballet ky rajon, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit.

Page 20: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 20

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Z. Zoran SAJINOVIC

Ndihmës Ministër, Ministria e Mbrojtjes e BiH

oti drejtues i konferencës, të nderuar ministra, shkëlqesi, miq e kolegë, është një kënaqësi dhe

nder për mua të marr pjesë në diskutimin e sotëm të një teme shumë të rëndësishme; “Sfidat e Sigurisë në Detin Adriatik dhe Jon”.

Në fjalën time dëshiroj të reflektoj mbi nevojën për të identifikuar qartazi sfidat e sigurisë me të cilat përballet rajoni ynë dhe të propozoj masa për të mos lejuar që sfidat e identifikuara të

bëhen kërcënime të sigurisë, por për t’i kthyer ato në mundësi të reja dhe në terren për avantazhe konkurruese.

Në fillim më lejoni të përcjell urimet më të mira të Ministrit të Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës, Z. Osmic, për një konferencë produktive dhe konstruktive, i cili për shkak të disa angazhimeve të marra më parë, nuk mund të merrte pjesë në këtë konferencë.

Fillimi i shekullit të 21-të, jo vetëm për Rajonin e Adriatikut e Jonit, por globalisht, ka qenë i karakterizuar nga fenomeni i sfidave të reja të sigurisë. Lufta, si burim tradicional i rrezikimit të sigurisë, që për fat të keq preku një pjesë të madhe të Evropës Jug-Lindore gjatë viteve 90, është shndërruar dhe (për fat të mirë) i është ulur rëndësia, ndërkohë që vendin ia kanë zënë sfidat e reja të sigurisë.

Nga kërkimet e panelit të nivelit të lartë të OKB-së, rezulton se kërcënimet kryesore me të cilat përballet bota e sotme janë: varfëria, sëmundjet ngjitëse, dhe degradimi i mjedisit; konfliktet mes dhe brenda shteteve; armët bërthamore, radiologjike, kimike dhe biologjike; terrorizmi; krimi i organizuar trans-nacional.

Kërcënimet e mësipërme janë të pranuara si të tilla, edhe nga shtetet dhe organizata të tjera. Dallimi i vetëm është prioriteti dhe niveli i zhvillimit. Përveç kërcënimeve të

Z

Page 21: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 21

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

zakonshme, ato që lidhen në mënyrë të veçantë me rajonin e Evropës Juglindore janë korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Studiuesit e çështjeve të Sigurisë sugjerojnë se kërcënimet dhe sfidat e sigurisë janë në procesin e transformimit të mëtejshëm - nga ato tradicionale konvencionale dhe lehtësisht të parashikueshme - në kërcënime të pazakonta, dinamike, burime të ndërthurura dhe të vështira për t’u kuptuar.

Krahas kërcënimeve të identifikuara dhe të përpunuara të sigurisë, të përmendura më sipër, rajoni ynë ka trashëgiminë e rezervave të mëdha të armëve dhe municioneve të tepërta, veçanërisht të armëve të kalibrit të lehtë. Nga njëra anë është posedimi i paligjshëm (mbetjet nga luftërat e kaluara dhe aseteve të fshehura nga civilë) dhe në anën tjetër posedimi i ligjshëm, por problematik (teprica të mëdha në forcat e armatosura, ...). Në të njëjtën kohë, demokracitë e reja, shtetet në tranzicion, shoqëritë post-komuniste dhe ato post-konfliktuale nën diktaturë të zgjatur, shihen si objektiva më të ndjeshëm dhe më të rrezikuar.

Të gjitha këto fakte tregojnë qartë se rajoni ynë është terren potencial për kërcënime të reja të sigurisë. Për t’u përballur me këto sfida, nevojitet një strategji gjithëpërfshirëse, e cila të përfshijë një rajon sa më të gjerë dhe shoqërinë brenda tij. Kjo është plotësisht në përputhje me nevojat dhe pritshmëritë e qytetarëve tanë për demokraci, sundimin e ligjit dhe të gjitha aspekteve të sigurisë brenda një shoqërie.

Pra, shumë sfida sigurie dhe pyetje të hapura, por cilat janë përgjigjet? Përgjigjet me siguri duhet të përfshijnë një reformë gjithëpërfshirëse të sektorit të sigurisë; bashkëpunim rajonal të bazuar në program dhe të orientuar në detyra, si dhe në fund integrim të plotë i të gjitha vendeve të rajonit në strukturat ekonomike dhe të sigurisë Euro-Atlantike.

Gjithsesi, rajoni i Evropës Juglindore, shpeshherë i konsideruar si pjesa më e paqëndrueshme e Evropës, sot, krahas sfidave të shumta të pazgjidhura, tregon përmirësim të konsiderueshëm në marrëveshjet e bashkëpunimit, mes vendeve të NATO-s dhe BE-së dhe vendeve që aspirojnë të bashkohen apo partnerizohen me këto dy organizata.

Por, disponueshmëria e burimeve të nevojshme për të përkrahur dhe mbështetur projektet e bashkëpunimit rajonal, mbeten problem.

Gjatë muajve të fundit është thënë shumë, por shumë pak është bërë në pikëpamje të sinkronizimit dhe efikasitetit të bashkëpunimit në Evropën Jug-Lindore. Unë do të propozoja që çdo aktivitet dhe projekt i Evropës Jug-Lindore duhet të koordinohet dhe të sinkronizohet pavarësisht formateve të ndryshme të iniciativave rajonale. Për këtë arsye, ne duhet të aplikojmë një qasje të ndërvarur dhe shumëplanëshe, në të cilën të gjitha përpjekjet rajonale, të implementuara nën organizata të ndryshme, duhet të rishikohen dhe të jenë në shërbim të arritjes së një zgjidhje të përbashkët.

Page 22: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 22

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Për më tepër, ne mbështesim harmonizimin dhe racionalizimin e takimeve të organizuara nën organizata të ndryshme rajonale, si dhe harmonizimin e takimeve të të njëjtit nivel nën iniciativa të ndryshme të rajonit.

Së fundi, më lejoni të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për ministrin Imami, për mikpritjen e madhe dhe atmosferën përgjithësisht shumë kreative dhe pozitive që rrethon këtë konferencë.

Page 23: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 23

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Z. Viktor KOPRIVNIAK

Ndihmës Ministër, Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë

ë pari, më lejoni të falënderoj mikpritësit shqiptarë për organizimin e kësaj Konference dhe

që na dhanë mundësinë për t’iu drejtuar pjesëmarrësve nga vendet e rajonit.

Do të doja të shprehja disa fjalë lidhur me sigurinë detare, sepse Detet Adriatik dhe Jon kanë burime natyrore me rëndësi të madhe për zhvillimin e vendeve tona.

Si pjesë e rajonit Adriatiko-Jonian, Kroacia është shumë e interesuar për rritjen e aftësive vepruese ndaj rreziqeve të sigurisë në det. Në këtë drejtim, ne po zhvillojmë një strategji që synon sinergji të përbashkët burimesh njerëzore dhe teknike në nivel kombëtar.

Në kontekstin e aderimit të afërm të Kroacisë në Bashkimin Evropian, ne mund të presim sfida të reja detare, me të cilat po përballen të gjitha vendet e tjera të Mesdheut. Në mënyrë që t’u përgjigjemi këtyre sfidave, institucionet shtetërore po krijojnë baza dhe parakushte ligjore; mundësi njerëzore të përshtatshme dhe burime materiale për operacionet e kontrollit të kufirit detar; për luftën kundër kalimeve të paligjshme të kufirit; terrorizmit; krimit të organizuar; përhapjes së Armëve të Shkatërrimit në Masë; peshkimit të paligjshëm, si dhe për operacionet e kërkim-shpëtimit dhe mbrojtjes mjedisore. Deti Adriatik është lehtësisht i cënueshëm ndaj ndotjeve të ndryshme, dhe është e drejta jonë për të vënë në funksion një sistem efektiv të përgjigjes ndaj krizave, për parandalimin e incidenteve të mundshme.

Për të zhvilluar kapacitetet e veta, Republika e Kroacisë merr pjesë në mënyrë aktive në shumë iniciativa rajonale për sigurinë detare. Forcat Detare të Kroacisë janë anëtare aktive të Projektit ADRION përfshirë në Nismën Adriatiko-Joniane, e cila është në mbështetje direkte të zbatimit të Objektivave të Kapaciteteve të Forcave Detare. Ne mbështesim gjithashtu iniciativën e Marinës Italiane për krijimin e Forcës së Gatshme Detare ‘ADRION On Call’. Ministria jonë e mbrojtjes është nënshkruese e marrëveshjes për shkëmbimin e informacionit mes Shtabeve

S

Page 24: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 24

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Operacionale të Forcave Detare të Detit Mesdhe dhe të Detit të Zi, përmes projekteve “Qendra Virtuale Rajonale e Trafikut Detar” dhe “Rrjeti Trans Rajonal Detar”.

Për më tepër, Kroacia mbështet çdo iniciativë për krijimin e një imazhi të vetëm radari dhe baze të dhënash në rajonin Adriatiko-Jonian. Ndër prioritetet në bashkëpunimin tonë rajonal duhet të jenë operacionet e kërkim-shpëtimit, me qëllim rritjen e sigurisë detare.

Shumë vende, përfshirë dhe Kroacinë, po përballen me shumë vështirësi financiare dhe organizative në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm në përgjigje të krizave, gjë që na drejton drejt bashkëpunimit dhe mbështetjes së përbashkët, në mënyrë të veçantë në raste fatkeqësish të mëdha, ku burimet e një shteti të vetëm janë të pamjaftueshme.

Ne jemi të bindur se; – në kontekstin e krizës aktuale financiare – koncepti i “bashkimit dhe përdorimit” të përbashkët të strukturave kombëtare, burimeve financiare dhe ekspertizës, mund të kontribuojë në zhvillimin e kapaciteteve tona për përballjen e sfidave të sigurisë. Në këtë aspekt, Strategjia e BE për rajonin Adriatiko-Jonian do të shërbejë si një stimul shtesë për sinkronizimin e përpjekjeve të përbashkëta në mbrojtjen mjedisore; përdorim të përgjegjshëm dhe racional të burimeve detare, si dhe rritje të sigurisë detare, për të siguruar përparim dhe zhvillim të qëndrueshëm të vendeve tona.

Si konkluzion, më lejoni të shpreh bindjen time se ne disponojmë forcën e mjaftueshme për të gjitha sfidat më të cilat po përballemi, si dhe aftësitë për të ndërmarrë ndryshimet e nevojshme në nivel kombëtar dhe përtej-kombëtar, me qëllim ofrimin e stabilitetit, sigurisë dhe përparimit në Rajonin Adriatiko-Jonian.

Page 25: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 25

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Z. Talat XHAFERI Ministër i Mbrojtjes i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë

shtë një kënaqësi e veçantë të jem sot këtu me Ju në Tiranë dhe më lejoni t'ju falënderoj për

mikpritjen e ngrohtë nga Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij Imami. Jemi mirënjohës për përpjekjet e Republikës së Shqipërisë që të organizojë një konferencë mbi sfidat dhe perspektivat rajonale të sigurisë bashkë me të gjitha vendet e Nismës Adriatiko-Joniane dhe Ballkanit Perëndimor .

Ardhmëria e Republikës së Maqedonisë, si dhe e të gjitha vendeve Ballkanike është në BE. Na gëzon fakti që Republika e Kroacisë pas një muaj do të bëhet anëtarja e 28-të e BE-së dhe që të gjitha vendet tjera në Ballkanin Perëndimor sot ndodhen në të njëjtën rrugë evropiane. E njëjta gjë pritet nga të gjitha nismat rajonale, të përkrahin këtë rrugë dhe të ndihmojnë në përgatitjen e të gjitha vendeve ballkanike për anëtarësim në BE. Me këtë rast më lejoni që shkurtimisht të flas mbi perspektivat e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në BE, mbi kontributin tonë të përkushtuar në bashkëpunimin rajonal, si dhe mbi mundësitë për zgjerimin dhe thellimin e tij.

Perspektivat e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në BE

Republika e Maqedonisë, sikur edhe gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, e kanë vendin në Evropë, por akoma i gjithë rajoni nuk është i integruar në BE. Afërsia gjeografike, trashëgimia historike, ndërvartësia e madhe midis shteteve, miqësitë e shumta, lidhjet e forta etnike dhe kulturore na bëjnë me dije se të gjitha shtetet nga Nisma Adriatiko-Joniane dhe Ballkani Perëndimor përkasin në një Rajon të vetëm.

Duke marrë parasysh karakteristikat specifike të Rajonit tonë të mrekullueshëm, ndërvartësinë sa më të madhe midis ekonomive kombëtare, ndikimin e BE-së dhe NATO-s, si dhe ndikimet e globalizimit, gjithë këto në masë të madhe përcaktojnë sfidat dhe mundësitë e zhvillimit dhe sigurisë në vendet e Rajonit. Lëvizja e lirë e

Ë

Page 26: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 26

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

njerëzve, mallrave dhe shërbimeve janë dobi të shumta nga integrimet evropiane, por njëkohësisht edhe sfida të mëdha. Migracioni ilegal, prania e terrorizmit, tregëtia me njerëz, drogë dhe armë janë sfida sigurie me të cilat përballen të gjitha vendet e Rajonit. Sfidat dhe problemet e përbashkëta kërkojnë edhe zgjidhje të përbashkëta, dhe vetëm së bashku mund të bëjmë shumë më tepër gjatë përballjes me të njëjtat.

Mësimet e nxjerra nga e kaluara na tregojnë se kjo është një qasje ku përfitojnë të gjithë pjesëmarrësit (win-win approach). Zgjerimi i BE-së dhe bashkëpunimi i fuqishëm rajonal dhe bilateral janë përgjigja më e mirë ndaj sfidave të përbashkëta dhe investimi më i madh për një Evropë të bashkuar dhe në prosperitet. Parë nga perspektiva jonë, me integrimin në BE nga Maqedonia, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia do të mund të flitet për një Evropë të bashkuar dhe BE më të fuqishme si një aktor global në skenën ndërkombëtare.

Edhe Qeveria dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë të vetëdijshëm se prioritetet strategjike - anëtarësimi në BE dhe NATO - mund të realizohen përmes: zbatimit të reformave kombëtare; zhvillimit të bashkëpunimit rajonal dhe ruajtjes së marrëdhënieve ndërfqinjësore; si dhe me anë të kontributit të vazhdueshëm në sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe euroatlantik.

Qeveria është fuqimisht e përkushtuar në reformat kombëtare në të gjitha sferat me qëllim të fuqizimit të perspektivave evropiane. Edhe sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian nga viti 2012 Republika e Maqedonisë ka arritur progres të përgjithshëm të mirë dhe jemi plotësisht të përgatitur për të filluar negociatat për anëtarësim në BE, sa më shpejt të jetë e mundur. Në pritje të fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, Dialogu Aderues i Nivelit të Lartë (HLAD) ka futur një dinamizëm të ri në procesin integrues të Maqedonisë në BE. Arritjet kyçe përfshijnë zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, rritjen e efikasitetit të sistemit gjyqësor, vazhdimin e reformave të administratës publike, reformimin e rregullave zgjedhore, si dhe avancimin e ekonomisë së tregut. Mes të tjerash, konsiderueshëm është përmirësuar edhe përfaqësimi i drejtë etnik dhe adekuat nëpër institucionet shtetërore. Në Ushtri, personeli i bashkësive etnike të jo-shumicës përbën rreth 27% të personelit ushtarak.

Në këtë pasqyrim pozitiv mbi reformat kombëtare përfshihen edhe reformat në mbrojtje. Ato vazhdimisht janë të drejtuara drejt zhvillimit progresiv të kapaciteteve ushtarake të dislokueshme ndërvepruese të Forcave tona të Armatosura. Transformimi në rrjedhë i Armatës do të përfundojë në vitin 2015 me qëllim të zhvillimit të 50% të njësive dhe kapaciteteve të dislokueshme nga forcat e këmbësorisë të ushtrisë për kontribut në mbrojtjen kolektive të NATO-s dhe në operacionet shumëkombëshe të bashkuara, të udhëhequra nga NATO, BE dhe OKB.

Siç është e njohur, Republika e Maqedonisë është vazhdimisht e përkushtuar në kontributin afatgjatë në operacionet ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO, BE dhe OKB. Më konkretisht, sot japim kontribut në tre operacione ndërkombëtare

Page 27: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 27

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

(ISAF, EU ALTHEA dhe UNIFIL) me rreth 3% nga forcat e këmbësorisë të Ushtrisë. Gjithashtu, si vend nikoqir vazhdojmë të sigurojmë edhe mbështetje logjistike të konsiderueshme për KFOR-in që nga viti 1999.

Republika e Maqedonisë vazhdimisht kontribuon në Politikën e Përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Në operacionin e EU ALTHEA në Bosnjë dhe Hercegovinë japim kontribut të vazhdueshëm nga viti 2006, ndërsa në vitin e kaluar për herë të parë morëm pjesë edhe në Grupin Luftarak të BE-së, më saktë në EUBG 2012/2. Ne presim që në të ardhmen të inkuadrohemi në EU BG të formuar kryesisht nga vendet e këtij Rajoni.

Kontributi në operacionet e udhëhequra nga NATO, BE dhe OKB mbetet prioritet i lartë për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Sidoqoftë, ambicjet tona në aspekt të kontributit nuk ndalojnë këtu. Vendi im, si një anëtare e përgjegjshme e bashkësisë ndërkombëtare dhe partner i përkushtuar afatgjatë i Aleancës, është plotësisht i përgatitur të vazhdojë me kontributin e vet edhe pas vitit 2014 në drejtim të arritjes së qëllimit tonë të përbashkët; – një Afganistan i sigurt, demokratik dhe në prosperitet. Në këtë kuptim, jemi të gatshëm të japim kontributin tonë në misionin e ri në Afganistan për trajnim, këshillim dhe përkrahje – përkrahje vendimtare.

Republika e Maqedonisë: promovues i bashkëpunimit rajonal

Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore paraqesin një pjesë thelbësore në progresin e Republikës së Maqedonisë drejt anëtarësimit në BE. Ne jemi pjesëmarrës aktiv në nismat rajonale, përfshirë Procesin e Evropës Juglindore (South East European Cooperation Process-SEECP), Këshillin Rajonal për Bashkëpunim (Regional Cooperation Council - RCC), Marrëveshjen e Evropës Qendrore për Tregti të Lirë (Central European Free Trade Agreement - CEFTA), Traktatin e Komunitetit të Energjisë (Energy Community Treaty), Marrëveshjen Evropiane për Hapësirë Ajrore të Përbashkët (European Common Aviation Area Agreement), SEDM, Kartën e Adriatikut- SHBA (The US-Adriatic Charter), …

Të vetëdijshëm se përforcimi i bashkëpunimit rajonal është një nxitës efektiv për arritje të stabilitetit politik dhe ekonomik, si dhe për integrimin në BE dhe NATO, Republika e Maqedonisë është fuqishëm e përkushtuar në avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit rajonal në të gjitha fushat, përfshirë këtu edhe mbrojtjen. Bashkëpunimi rajonal në mbrojtje përfshin konsultime të rregullta politike në forma të ndryshme, trajnime dhe stërvitje të përbashkëta, pjesëmarrje në qendrat trajnuese rajonale, formimin e njësive ushtarake ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrje të përbashkët në operacionin e udhëhequr nga NATO në Afganistan - ISAF.

Ne jemi të interesuar për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin rajonal në të gjitha fushat. Konkretisht, në bashkëpunimin në mbrojtje mundësitë janë të mëdha: trajnime dhe stërvitje të përbashkëta, edukim, projekte të përbashkëta në frymën e mbrojtjes së mençur (Smart Defense), në mirëmbajtjen e kapaciteteve të

Page 28: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 28

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

përbashkëta (SEEBRIG, EUBG), si dhe në kontributin e përbashkët në operacionet ndërkombëtare .

Në kuadër të procesit SEDM bashkërisht kemi arritur rezultate të konsiderueshme. Brigada Shumëkombëshe nga Evropa Juglindore (SEEBRIG) është projekti më i dalluar në këtë proces. Mbështesim vendosjen e SEEBRIG në operacionet e udhëhequra nga NATO, BE apo nga OKB.

Bashkëpunimi i afërm dhe i frytshëm rajonal me SHBA - Vendet e Grupit të Adriatikut (formati А-5), paraqet një formë shumë të suksesshme për përfshirje të të gjitha shteteve në Rajon, përfshirë këtu edhe Republikën e Kosovës. Mes të tjerash, bashkë kontribuojmë në ISAF, dhe planifikojmë që në Afganistan bashkë të kontribuojmë edhe pas vitit 2014. Në axhendën tonë kemi disa projekte të përbashkëta në fushën e trajnimeve, zhvillimit të kapaciteteve dhe aftësive të përbashkëta të dislokueshme, stërvitje të përbashkëta e tjera. Mbi projektet e përbashkëta do të bisedojmë në takimin e ardhshëm të Ministrave të Mbrojtjes të SHBA – Kartës së Adriatikut që do të mbahet në Ohër, Republikën e Maqedonisë, më 14 qershor 2013.

Të vetëdijshëm se reformat kombëtare në mbrojtje, në kushte të krizës ekonomike dhe buxhete të shkurtuara në mbrojtje, janë një sfidë e re e madhe, bashkë kemi filluar disa projekte rajonale. Me këtë rast dëshiroj të theksoj dy prej tyre. Projekti i parë është Iniciativa për qasje rajonale ballkanike në mbrojtjen ajrore (BRAAD) nën udhëheqjen e Kroacisë dhe me përkrahje nga NATO. I dyti është zhvillimi i Forcave të Përbashkëta Rajonale për Qëllime Mjekësore apo Forca të Përbashkëta Ballkanike për Qëllime Mjekësore. Projektin e dytë e zhvillojmë me ndihmën e Mbretërisë së Norvegjisë dhe SHBA-ve. Ne jemi të interesuar për zgjerimin e këtij projekti me më shumë vende dhe për shpërndarjen e forcave mjekësore në operacione të udhëhequra nga BE, OKB apo NATO.

Njëra nga shtyllat kyçe të politikës sonë të jashtme është ndërtimi i marrëdhënieve të afërta me vendet fqinje dhe vendet e Rajonit: Shqipërinë, BeH, Kroacinë, Greqinë, Italinë, Kosovën, Malin e Zi, Slloveninë dhe Serbinë. Në sferën e mbrojtjes mund të flasim për një bashkëpunim të ngushtë në mbrojtje dhe për përkrahje të ndërsjellë në më shumë fusha. Këtu dëshiroj të theksoj se oficerë të ARM-së shkollohen në pothuajse të gjitha vendet e Rajonit, ndërsa sot në Akademinë tonë shkollohen kadetë nga Bosnja e Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi. Në të ardhmen dëshirojmë të shohim edhe studentë nga vendet e tjera në Akademinë tonë Ushtarake.

Zgjerimi i BE-së është kontributi i vërtetë drejt paqes, sigurisë dhe prosperitetit të kontinentit evropian. Kjo është përgjigje për kërkesat legjitime nga vendet e Ballkanit Perëndimor për integrim në Evropën e bashkuar. Anëtarësimin e fundit të Kroacisë në BE e konsiderojmë si angazhim drejt politikës së dyerve të hapura për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Procesi i integrimeve evropiane është instrument për përforcimin dhe përshpejtimin e procesit të tranzicionit demokratik të aspiruesve dhe transformimin e tyre në një treg të suksesshëm ekonomik.

Page 29: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 29

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Zgjerimi i BE-së përgjithësisht ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin gjithëpërfshirës të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë frymë, Nismën Adriatiko-Joniane e shohim si një promovues të integrimit evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përshëndesim gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit rajonal në një mënyrë të zhdërvjellët dhe përfshirëse. Kjo Nismë ofron mundësi të konsiderueshme për avancimin e bashkëpunimit në më shumë sfera, përfshirë edhe mbrojtjen. Strategjia e BE-së për makro-rajonin e Pishinës Adriatiko-Joniane duhet të ofrojë një stimul shtesë për bashkëpunimin rajonal me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Deti Adriatik dhe Deti Jon natyrshëm lidhin territoret e vendeve anëtare të kësaj Iniciative, por gjithashtu, lidhshmëria e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës me këto dy dete është e fuqishme në shumë aspekte.

Shfrytëzoj këtë rast edhe një herë të theksoj interesin e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe për anëtarësim në Nismën Adriatiko-Joniane. Sa më shpejt të ndodhë kjo, aq më mirë do të jetë.

Page 30: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 30

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Z. Panagiotis Karampelas

Zëvendësministër i Mbrojtjes Kombëtare i Republikës së Greqisë

ëshiroj t’ju shpreh falënderimet e mia për organizimin e kësaj konference interesante me

subjekt të një rëndësie të veçantë për Greqinë, siç janë sfidat e sigurisë në rajonin e Adriatikut dhe të Jonit. Po ashtu, dua t’ju falënderoj për mikpritjen e ngrohtë të ofruar për ne në Tiranë.

Gjithashtu më lejoni të përgëzoj Shqipërinë për integrimin e saj të

suksesshëm në NATO, si dhe Kroacinë për anëtarësimin e afërt në Bashkimin Evropian; të dyja janë të rëndësishme për rajonin dhe për Bashkimin Evropian.

Siguria detare në pellgun e Adriatikut dhe Jonit nuk është vetëm një shqetësim i madh i shteteve bregdetare të rajonit, por është gjithashtu e një rëndësie të madhe për Evropën në tërësi. Në të vërtetë, rrugët detare përgjatë pellgut, lidhin tregjet e Evropës Qendrore me partnerët përtej detit në Amerikë, Azi dhe Lindjen e Mesme.

Siç u theksua dhe në Planin e fundit të Veprimit të BE-së për Adriatikun dhe Jonin, ekziston nevoja për të mbështetur dhe zhvilluar një "kulturë biznesi" në rajon, nëpërmjet përfshirjes aktive të palëve të interesuara dhe ndërveprimit më të madh të sektorëve të biznesit, të kërkimit dhe atij politik e publik.

Ne besojmë se në fushën e bashkëpunimit ushtarak dhe veçanërisht në fushën e Sigurisë Detare, shtetet tona kanë arritur më parë në përfundimin se zbatimi i politikave të fuqishme të sigurisë detare është i rëndësishëm për mirëqënien e qytetarëve dhe stabilitet më të gjerë të rajonit të Mesdheut.

Në dritën e kësaj analize, vendimet e fundit të nismës ADRION, si nënshkrimi i një marrëveshje shumëpalëshe mbi Sigurinë Detare dhe interkonjeksioni i të gjitha sistemeve të vetme të mbikëqyrjes, me qëllim arritjen e kuptimit të përbashkët të situatës detare, janë hapa në drejtimin e duhur për të ardhmen.

D

Page 31: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 31

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Iniciativa ADRION ka qenë me të vërtetë e dobishme që kur nisi në fillim të viteve 2000. ADRION u ofroi mundësinë Forcave Detare në pellgun Adriatiko-Jonian për t’u bashkë-trajnuar, për të krijuar mirëkuptim të ndërsjellë mbi taktikat dhe për të promovuar ndërveprim. Tani, iniciativa duket se është e gatshme për të rritur bashkëpunimin rajonal detar në standarde më të larta, duke zbatuar një axhendë të fortë dhe duke u përqendruar kryesisht në sigurinë detare.

Zona e Adriatikut dhe Jonit, si dhe rajoni më i gjerë i Mesdheut Jug-Lindor, kanë një rëndësi të madhe gjeostrategjike për të gjithë ne dhe veçanërisht për Greqinë. Kjo vjen kryesisht për shkak të potencialit të konsiderueshëm energjetik të këtij rajoni për Evropën, si dhe rëndësinë e tij për mbrojtjen e sigurisë së burimeve të energjisë. Në këtë aspekt, më lejoni të theksoj se Greqia tashmë, posedon infrastrukturën dhe mjetet e nevojshme për të prodhuar sigurinë dhe mbështetjen detare.

Edhe pse siguria detare është e lidhur gjerësisht me veprimtaritë e paligjshme, si pirateria, kontrabanda, mbrojtja e mjedisit, emigracioni i paligjshëm, përhapja e Armëve të Shkatërrimit në Masë, aktivitetet terroriste në det, si dhe me mbrojtjen e mjedisit dhe sigurisë së energjisë, është gjithashtu për t’u theksuar se secili rajon detar ka prioritetet e veta në masat e sigurisë. Prandaj, është e nevojshme të bëhet një analizë e përbashkët e detajuar mbi rreziqet kryesore dhe sfidat e rajonit, përpara se të merren vendimet përkatëse.

Përsa na përket ne, garantimi i sigurisë së linjave të furnizimit me energji nuk është më një detyrë e panjohur. Sot kjo vlerësohet në një bazë krejtësisht të ndryshme, duke marrë parasysh interesat e korporatave ndërkombëtare në kryerjen e hulumtimeve gjeologjike dhe sizmike në blloqet e Detit Jon. Ky zhvillim mund të ndryshojë parametrat e sigurisë të këtyre zonave dhe mund të kërkojë prani më intensive të Marinës Greke. Për më tepër, ndërkohë që ne nuk e konsiderojmë një problem piraterinë në rajonin tonë, aktivitetet e paligjshme dhe ato të lidhura me terrorizmin duhet të konsiderohen si të mundshme.

Duke patur parasysh se perspektiva Europiane dhe Euro-Atlantike e partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor mbetet një faktor kyç për promovimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon, Greqia ka qenë gjithmonë një avokat i fortë i zgjerimit të NATO-s dhe BE-së, natyrisht nën kushtëzimin ekzistues, si dhe mbështet të gjitha iniciativat në këtë drejtim. Zgjerimi i Aleancës me anëtarë të rinj është një nga mjetet më të domosdoshme për të promovuar stabilitetin dhe sigurinë. Ky është element i rëndësishëm për të gjitha vendet në rajon, individualisht dhe kolektivisht.

Perspektiva e integrimit Euro-Atlantik është një nxitje e rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor për të promovuar demokracinë dhe marrëdhëniet e mira të fqinjësisë, si dhe për të intensifikuar përpjekjet e tyre drejt zgjerimit të sigurisë, paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.

Page 32: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 32

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Z. Agim ÇEKU

Ministër i Forcës së Sigurisë i Republikës së Kosovës

nis diskutimin me një pyetje: përse një ministër i një shteti pa bregdet është i interesuar në një konferencë

mbi sigurinë detare? Dhe i përgjigjem pyetjes sime: - sepse asnjëri prej nesh nuk ka më interesa sigurie individuale. Është e pamundur të flitet për interesat e izoluara të çdonjërit prej nesh. Rreziqet me të cilat përballemi sot janë rajonale dhe globale. Pra perceptimi ynë dhe përgjigja jonë duhet të jenë rajonale dhe globale.

Ne përballemi me rreziqet e terrorizmit dhe krimit të organizuar. Prej natyrës së tyre, këto rreziqe nuk njohin kufij. Në sektorin e sigurisë detare, rajoni i Mesdheut duhet të përqendrohet në çështjen e emigracionit ilegal nga Afrika në Evropë; ne nuk e kemi hasur dhe aq shumë këtë fenomen në rajonin tonë, por ndërkohë që rajoni ynë stabilizohet dhe i afrohet gjithnjë e më shumë Bashkimit Evropian – dhe anëtarësimi i Kroacisë, të cilin e përgëzojmë të gjithë, është një ndryshim i rëndësishëm - ne mund të shndërrohemi në rrugë tranzit.

Kufijtë detarë janë vija të vizatuara mbi det. Edhe një ish-ushtar e di se ky është një iluzion. Nuk mund t’i mbrosh këto vija me gardhe, dhe të pretendosh se problemet e fqinjit tënd nuk janë të tuat. Së shpejti do të ketë katër anëtarë të BE-së në bregdetin e Adriatikut: Greqia, Italia, Sllovenia dhe Kroacia. Interesat e tyre të sigurisë do të jenë të lidhura ngushtë me interesat e tre vendeve me bregdet, të cilët nuk janë ende pjesë e BE-së si Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja. Të gjithë duhet të bashkëpunojnë, anëtarë të BE-së apo jo. Dhe ne që gjendemi larg nga bregdeti - në Kosovë, Maqedoni dhe Serbi - e dimë se interesat tona janë të lidhura ngushtë me ato të njëri-tjetrit dhe me ato të vendeve në bregdet.

Subjekti i veçantë i konferencës sonë na shtyn natyrisht në një temë që unë vazhdoj ta theksoj në çdo rast: nevoja për një qëndrim dhe praktikë më koherente në sigurinë rajonale. Ndërkohë që largohemi nga epoka e paqëndrueshmërisë midis vendeve të Evropës jug-lindore, mund të mendojmë jo vetëm për përfitimet nga

E

Page 33: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 33

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

stabiliteti dhe aftësitë individuale, por edhe për përfitimet nga stabiliteti dhe aftësitë kolektive.

Kjo është një qasje efikase. Ne jemi më të efektshëm nëse punojmë së bashku - përpjekjet tona jo vetëm mblidhen, por shumëzohen, dhe ne menjëherë bëhemi partnerë shumë më tërheqës dhe të përgjegjshëm për NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Së bashku, ne mund të bëjmë shumë, me më pak, duke shmangur dyfishimin dhe konkurrencën.

Kjo qasje është gjithashtu thelbësore. Të përballur me kërcënime rajonale dhe ndërkombëtare, ne nuk mund të veprojmë individualisht. Nëse veprojmë individualisht - secili prej nesh, në vendet tona të vogla me kufijtë tanë të shumtë - ne thjesht jemi duke ndihmuar terroristët dhe kriminelët. Diferencat tona do të jenë boshllëqet përmes të cilave armiqtë tanë do të penetrojnë. Por në qoftë se ne veprojmë së bashku, ne shndërrohemi në një barrierë të fortë kundër krimit, dhe në një partner të fortë për partnerët tanë ndërkombëtarë.

Në Ushtrinë Romake, ushtarët i bashkonin mburojat e tyre së bashku si një njësi e vetme, disa përpara, disa anash, disa nga sipër. Një ushtar i vetëm ishte i cënueshëm. Njësia, duke punuar së bashku, duke kombinuar aftësitë individuale, ishte e pathyeshme dhe e pandalshme.

Sot unë shpresoj se ne mund të fillojmë të mendojmë për mënyra të reja për të kombinuar kapacitetet tona. Cilat mund të jenë disa nga mundësitë e reja? Politika të përbashkëta. Doktrina të përbashkëta. Planifikim te përbashkët. Stërvitje të përbashkëta trajnuese. Prokurim të koordinuar. Operacione të koordinuara në kufijtë tanë detarë dhe tokësorë. Përfundimisht, unë shpresoj, se ne mund të mendojmë për një dislokim të përbashkët në një mision paqeruajtës.

Ky është qëllimi im, sepse ka ardhur momenti që t’i tregojmë pjesës tjetër të botës që nuk jemi më konsumatorë të burimeve të sigurisë, por tashmë ofrues të saj. Suksesi fillon sot, në këtë sallë.

Page 34: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 34

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Cdr. Nusret Hanjalic

Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi

am kënaqësinë e madhe të jem këtu me ju dhe që më krijohet mundësia që, në emër të

delegacionit të Malit të Zi, të shpreh idetë mbi sfidat e sigurisë Adriatiko-Joniane.

Për Malin e Zi deti ka rëndësi të veçantë për shkak se siguron burime të tilla si: ushqimi, transporti, turizmi dhe argëtimi. Për shoqërinë tonë rëndësia e këtyre funksioneve është

në rritje. Prandaj, ne përpiqemi që të ofrojmë siguri në det dhe të ruajmë pastërtinë e mjedisit detar.

Deti ka qenë gjithmonë një zonë e përdorur për rrezikimin e sigurisë dhe sovranitetit të një vendi. Me rifitimin e pavarësisë, Mali i Zi rimori funksionet e mbrojtjes dhe të sigurisë. Përsa i përket rëndësisë së detit për ekonominë dhe sigurinë, Mali i Zi, pas marrjes së pavarësisë, ka filluar aktivitetet e përmirësimit të sigurisë së vet detare, si në nivel kombëtar ashtu dhe në atë rajonal.

Sfidat e sigurisë dhe kërcënimet ndaj sigurisë detare të Malit të Zi janë shumë të ngjashme me ato që kanë edhe vendet e tjera të rajonit Adriatiko-Jonian dhe Mesdheut: siguria (SOLAS), sovraniteti, ndotja e detit, trafikimi i qenieve njerëzore dhe drogës, kontrabanda e armëve, peshkimi i paligjshëm, emigracioni i paligjshëm, aktivitetet kriminale dhe terrorizmi.

Shumica e kërcënimeve të përmendura janë trans-nacionale, trans-kufitare, dhe mund të rrezikojnë sigurinë e çdo vendi në rajonin tonë. Prandaj, koncepti i sigurisë detare të Malit të Zi i jep rëndësi forcimit të sistemit të sigurisë kombëtare detare, bashkëpunimit midis vendeve të rajonit Adriatiko-Jonian, si dhe partneritetit me vendet e NATO-s dhe BE-së. Me ofrimin e sigurisë detare përmes bashkëpunimit, ne ofrojmë rritje të efikasitetit dhe ulje të kostove. Prandaj, Mali i Zi ka në qendër të perspektivës së tij konceptin e sigurisë bashkëpunuese detare.

K

Page 35: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 35

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Në Nivel Kombëtar

Në nivel kombëtar, Mali i Zi zhvillon projekte të shumta për të rritur kapacitetet e sigurisë detare. Ne jemi të fokusuar në modernizimin e sistemit radar të vëzhgimit të hapësirës detare. Ky projekt është mbështetur nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, dhe kontraktor është kompania "Raytheon". Instalimi i dy radarëve të rinj të vëzhgimit të hapësirës detare ka përfunduar, dhe projekti do të përfundojë deri në mesin e këtij viti. Përveç kësaj, Marina jonë ka dy projekte: Ndërtimi i Qendrës Kombëtare të Operacioneve Detare dhe zhvillimin e Sistemit të Komandim-Informimit.

Përmes fondeve të IPA (Instrumentet për Ndihmën Para Pranimit në BE), Mali i Zi zhvillon 3 projekte: 1)VTMIS – instalimi i sistemit informativ të trafikut të anijeve detare 2) Pajisjet kundër ndotjes së detit, dhe 3) prokurimin e dy anijeve patrulluese për policinë e kufirit detar.

Mali i Zi, nëpërmjet realizimit të projektit IPA 2009 "Menaxhimi i qëndrueshëm i peshkimit detar", vuri në funksionim sistemin për ndjekjen e anijeve të peshkimit, në përputhje me standardet evropiane.

Në Nivel Rajonal

Iniciativa ADRION: Marina e Forcave të Armatosura të Malit të Zi ka marrë pjesë në stërvitje në kuadër të kësaj nisme. Kjo iniciativë është një kuadër i favorshëm për bashkëpunimin rajonal të flotave ushtarake në rajonin Adriatiko-Jonian dhe Mali i Zi mbështet plotësisht bashkëpunimin e mëtejshëm dhe pjesëmarrjen e Marinës në stërvitje të përbashkëta.

Marina e Forcave të Armatosura të Malit të Zi ofron të dhënat V-RMTC (Qendra Virtuale e Trafikut Detar Rajonal), të pasqyrimit të situatës detare. Përveç kësaj, ne ndajmë të dhënat e vëzhgimit detar brenda rrjeteve MSSIS (Sistemi i Sigurisë Detare dhe Sigurisë të Informacionit) dhe VTMIS (Rrjeti i Detit të Sigurt).

Mali i Zi po planifikon të ndajë fotot e radarëve detarë me vendet në rajon, si dhe me organizatat ndërkombëtare detare, si një kontribut për mbikëqyrjen e integruar detare me synimin për të pasur një det më të pastër dhe më të sigurt.

Bashkëpunimi rajonal në fushën e Sigurisë Detare ka rëndësi thelbësore, ndaj Mali i Zi në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Norvegjisë ka filluar nismën "Zhvillimi i Funksioneve të Rojes Bregdetare në detet Adriatik dhe Jon". Në kuadër të kësaj nisme janë zhvilluar shumë seminare, konferenca, si dhe një stërvitje e përbashkët në det në rajonin e Durrësit në shtator 2012. Tema e bashkëpunimit lidhej me mbrojtjen e detit nga ndotja. Në mars të këtij viti në një konferencë në Budva u propozua vazhdimi i bashkëpunimit në fushën e Kërkim-Shpëtimit në det (Seminar në Itali). Vazhdimi i bashkëpunimit në fushën e zhvillimit të funksioneve të Gardës Bregdetare është i rëndësishëm për Malin e Zi veçanërisht nëpërmjet shkëmbimit të fotove të radarit, zhvillimin e kapaciteteve për mbrojtjen e

Page 36: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 36

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

detit nga ndotja, zhvillimin e planeve të kontingjencës dhe zhvillimin e procedurave për Kërkim-Shpëtimin në Det.

Këshilli i Evropës më 14 dhjetor 2012 ngarkoi Komisionin Evropian me përgatitjen e "një strategjie të re të BE-së për rajonin e Adriatikut dhe të Jonit para përfundimit të vitit 2014". Kjo është arritja më e madhe e shumë viteve të veprimeve bashkëpunuese në këtë fushë. Kjo strategji do të përcaktojë kuadrin e bashkëpunimit të ardhshëm në rajon dhe veprimet për zgjidhjen e sfidave të sigurisë. Përveç kësaj, kjo strategji do të drejtojë edhe financimin e projekteve detare, për periudhën 2014-2020 nga BE. Strategjia do të kontribuojë në shkëmbimin e informacionit në trafikun detar, sigurinë e anijeve dhe porteve, zhvillimin e planeve të kontingjencës, ndihmën në navigim, zhvillimin e kapaciteteve në ndihmë të aksidenteve si dhe peshkimin e qëndrueshëm afatgjatë.

Bashkëpunimi rajonal në fushën e sfidave të sigurisë në rajonin Adriatik - Jonian me kontribut në rritjen e shpejtë të ekonomisë së të gjitha vendeve, do të përshpejtojë integrimin e vendeve në BE, do të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit dhe stabilizimin e rajonit.

Si konkluzion, Mali i Zi konstaton se bashkëpunimi rajonal është mënyra më efektive për përballimin e sfidave të sigurisë në rajon. Bashkëpunimi i mëtejshëm do të kryhet brenda rajonit Adriatik - Jonian, dhe projekteve të BE-së dhe NATO-s, si dhe në nivel bilateral.

Page 37: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 37

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Z. Shefqet Bruka

Drejtor i Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare të RSH

shtë një nder dhe privilegj për mua t’i drejtohem sot konferencës “Sfidat e sigurisë Adriatik dhe Jon”

me një prezantim të shkurtër mbi krijimin, misionin, rezultatet dhe sfidat për të ardhmen të Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD).

Tre vjet më parë, në maj të vitit 2010, në prezencën e Kryeministrit u përurua fillimi i punës dhe i funksionimit të QNOD-së, të cilës iu dha

misioni: Bashkërendimi dhe bashkëpunimi i institucioneve që kanë përgjegjësi dhe interesa në det për të siguruar vëzhgimin e hapësirës detare dhe zbatimin e ligjit, në përputhje me të drejtën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Krijimi dhe funksionimi i QNOD-së u bë mbi bazën e ligjit “Për Rojën Bregdetare Shqiptare”, si dhe mbi bazën e Vendimeve të Qeverisë “Për organizimin, strukturën, funksionimin e QNOD”, si dhe “Politikat dhe Proçedurat e Funksionimit të Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare”.

Kuadri ligjor i mësipërm i dha QNOD-së autoritetin dhe instrumentet e nevojshme për të menaxhuar e zbatuar të gjitha detyrimet e shtetit shqiptar, që rrjedhin nga konventat, protokollet e marrëveshjet ndërkombëtare si:

- Konventa e Kombeve të Bashkuara për ligjin e detit;

- Konventa Ndërkombëtare për Kërkim-Shpëtimin në det (SAR);

- Konventa Ndërkombëtare për sigurinë e jetës në det (SOLAS);

- Konventa Ndërkombëtare për parandalimin e ndotjes nga anijet (MARPOL); etj.

Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) ka këto detyra:

- Organizimin, planëzimin dhe drejtimin e të gjitha operacioneve detare;

Ë

Page 38: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 38

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

- Shfrytëzimin në mënyrë të integruar e racionale të të gjithë resurseve (personelit, mjeteve dhe sistemeve të vëzhgimit të hapësirës detare dhe komunikimit);

- Grumbullimin dhe shkëmbimin e të dhënave të përftuara nga ana e sistemeve të informacionit dhe vënien në dispozicion në kohë reale të institucioneve pjesëmarrëse në QNOD dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë.

QNOD-ja siguron:

- Ushtrimin e sovranitetit dhe të drejtave sovrane të shtetit shqiptar në hapësirën detare;

- Menaxhimin dhe kontrollin e kufijve detarë shqiptarë;

- Sigurinë e jetës në det;

- Kontrollin Civil të Operacioneve;

QNOD-ja ka juridiksion dhe ushtron aktivitetin e saj për kontrollin dhe zbatimin e ligjit në det: Në hapësirën e Sovranitetit Kombëtar (Internal Waters and Territorial Seas), si dhe në hapësirën e të drejtave sovrane ( Exclusive Economic Zone and Continental shelf).

QNOD-ja është një platformë bashkëpunimi e burimeve njerëzore me një staf nga shtatë institucione të përfaqësuara në QNOD dhe nga Drejtori Administrativ.

QNOD-ja është përgjegjëse për:

- Trajnimet dhe rritjen e kapaciteteve operacionale;

- Unifikimin e manualeve dhe doktrinave operacionale;

- Përdorimin e të njëjtës gjuhë operacionale;

- Përdorimin e pajisjeve të standardizuara;

Në përputhje me ligjin“ Për kodin Detar të RSH”, çdo institucion ka për detyrë të drejtojë një operacion detar plotësisht të përcaktuar si pjesë e një regjimi juridik si më poshtë:

- Regjimi i shërbimit të ndihmës dhe kërkim – shpëtimit në det;

- Regjimi i lundrimit dhe siguria në det;

- Regjimi i kontrollit dhe mbikëqyrjes së kufirit detar;

- Regjimi doganor;

- Regjimi i peshkimit dhe akuakulturës;

- Regjimi i mbrojtjes së mjedisit detar;

- Regjimi i mbrojtjes së pasurive detare dhe nëndetare;

- Regjimi i mbrojtjes së pasurive historike dhe arkeologjike;

Page 39: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 39

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

- Regjimi juridik në ujërat ndërkombëtare;

- Regjimi i lundrimit turistik;

- Regjimi fito-sanitar.

Për vëzhgimin dhe monitorimin e hapësirës detare QNOD-ja përdor disa sisteme të informacionit dhe komunikimit si:

- SIVHD ( Sistemin e Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare) i cili më radarët, AIS (Automatic Identification System) realizon zbulimin, identifikimin, lokalizimin dhe monitorimin e hapësirës detare.

- BLUE BOX realizon monitorimin e peshkimit në hapësirën detare shqiptare,

- Sistemet TIMS dhe MEMEX përdoren nga policia kufitare në luftën kundër krimit të organizuar.

- Sistemi SMART, kontribut i Marinës Italiane, është një sistem virtual me të dhëna për trafikun detar në rajonin e Mesdheut.

Monitorimi i Hapësirës Detare

Gjatë periudhës trevjeçare të aktivitetit dhe funksionimit të saj, QNOD-ja realizoi me sukses vëzhgimin dhe monitorimin e hapësirës detare shqiptare.

- Nga Sistemi i Radarëve janë zbuluar dhe monitoruar 35 399 objekte;

- Nga Sistemi i Identifikimit Automatik, janë zbuluar dhe monitoruar 36 542 objekte;

- Janë realizuar 198 operacione verifikimi, ndalimi dhe bllokimi;

- Janë realizuar 63 operacione Kërkim-Shpëtimi (SAR);

- Janë realizuar 337 operacione kundër peshkimit të paligjshëm.

Rritja e kapaciteteve operacionale të QNOD-së ka qenë në vëmendje të vazhdueshme të Qeverisë Shqiptare, të ministrive pjesëmarrës në QNOD si dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. Këtu mund të përmend kontributin e madh të institucioneve:

- ICITAP-it me përfaqësuesit e tij në QNOD-në ndihmuan në standardizimin e informacionit, trajnimet dhe unifikimin e standardeve operacionale;

- Ambasada Amerikane dhe atasheu ushtarak në realizimin e disa ushtrimeve të përbashkëta me anije të Flotës VI Amerikane;

- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, ka financuar dy projekte, të sistemit të radiokomunikimit TETRA dhe Sistemit të monitorimit të peshkimit -Blue Box);

Page 40: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 40

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

- Marina italiane- ka përditësuar sistemin VRMTC së SMART dhe ka dhënë një account për QNOD-në, ka shtuar një burim tjetër informacioni;

- Guardia di Finanza, nëpërmjet operacioneve të përbashkëta me PKM ka shkëmbyer informacionin për zbatimin e ligjit në det.

Projekte me Interes

QNOD-ja e sheh me interes nismën për shkëmbimin e informacionit me qëllim krijimin e një pamjeje të përbashkët të Adriatikut mes Shqipërisë dhe Italisë.

Gjithashtu QNOD-ja sheh me interes projektin ‘Integrating Maritime Surveillance Common Information Sharing Environment’ (CISE) (Integrimi i ndarjes së informacionit të vëzhgimit të përbashkët detar) -“EU CISE 2020”.

Sfidat për të ardhmen

Mesazhi kryesor, që vjen prej vlerësimit kombëtar dhe ndërkombëtar për veprimtarinë e QNOD-së është dobia e padiskutueshme dhe roli i saj shumë i rëndësishëm në luftën kundër veprimtarive të paligjshme në det.

Roli i QNOD-së është i rëndësishëm pasi lidhet me luftën ndaj krimit dhe trafikut, veprimtarive të paligjshme në det, të cilat krijojnë hapësirë të sigurtë për transportin detar, biznesin, turizmin dhe rritjen e të ardhurave kombëtare, sipas objektivave të qeverisë shqiptare.

Me rëndësi kombëtare është krijimi i sigurisë për gazsjellësin ‘Trans Adriatic Pipeline’ (TAP) si dhe për të gjithë rrjetet e komunikimit kibernetik që kalon nëpër hapësirën detare, për këto shkaqe QNOD-ja sheh si sfida të së ardhmes:

- Rritjen e kapaciteteve Operacionale dhe Administrative (trajnime, stërvitje, përfitim përvoje nga partnerët);

- Përmirësimin e kuadrit ligjor me qëllim rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional;

- Standardizimin e informacionit, Krijimi i Database-it Operacional dhe i AIS Albania;

- Ndërtimi i politikave buxhetore të QNOD-së në interes të funksionimit dhe rritjes së autoritetit të saj;

- Rritja e bashkëpunimit me vendet e rajonit në kuadër të projekteve të përbashkëta, shkëmbimit të informacionit, operacioneve SAR, anti-trafiqeve, mbrojtjes së mjedisit detar.

Page 41: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 41

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Ne mendojmë se është koha e veprimeve të përbashkëta për të krijuar rrjete e struktura rajonale për të goditur çdo veprimtari të paligjshme në det dhe për të krijuar një klimë të qëndrueshme e të sigurt në rajon.

Page 42: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 42

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

KUJTESË

Për Bashkëpunëtorët e Revistës “Vizion Strategjik”

Të nderuar bashkëpunëtorë të Revistës “Vizion Strategjik”!

“Vizion Strategjik - VS” është një Revistë kërkimore e elitës civile dhe ushtarake të Republikës së Shqipërisë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Nëpërmjet shkrimeve të studiuesve, analistëve dhe ekspertëve të spikatur civilë, VS synon jo vetëm të informojë, por edhe të ofrojë zgjidhje për çështjet më të rëndësishme të reformës së Sigurisë dhe të Mbrojtjes në nivel strategjik. Pra, prioriteti numër një i VS janë vlerat aplikative të krijimtarisë origjinale të autorëve.

Këshilli Botues i Revistës fton të bëhen pjesë e saj, të gjithë studentët e talentuar, pedagogët, akademikët, instruktorët, punonjësit kërkimorë, analistët e pavarur civilë apo ushtarakë, studiuesit dhe drejtuesit e të gjithë institucioneve qeveritarë dhe jo-qeveritarë në fushën e Sigurisë e të Mbrojtjes.

Revista Vizion Strategjik është revistë profesionale që respekton të Drejtat e Autorit. Në çdo artikull shprehen lirshëm pikëpamjet e autorit që nuk janë domosdoshmërisht pikëpamjet e institucionit që ai përfaqëson. Artikujt nuk duhet të përmbajnë ngjyrime apo qëndrime politike e partiake, por këndvështrime e vlerësime sa më profesionale, të shoqëruara me analizë, sintezë, mendim kritik, argumentim logjik, e statistika të besueshme.

Në vijim, Redaksia e Revistës jep disa udhëzime e të dhëna teknike për strukturën e artikujve të autorëve të Revistës VS, të cilat duhet të respektohen prej tyre.

Struktura e artikullit:

Titulli. Emërtimi i artikullit, i cili rekomandohet të mos e kalojë një rresht të plotë.

Autori/ Bashkautori: Shkruhet emri i autorit ose bashkautorëve të artikullit.

Biografia: Së bashku me shkrimin, autori dërgon edhe një përshkrim të shkurtër biografik me rreth 100 - 200 fjalë ku të përfshijë: emrin, mbiemrin, gradën shkencore apo të karrierës, pozicionin e punës, arsimimin, angazhimet kërkimore, një fotografi elektronike me përmasa si ajo e pasaportës, numrin e telefonit dhe adresën elektronike.

Abstrakti: Tek abstrakti, e cila është pjesa që paraprin një artikull, autori shpreh shkurtimisht thelbin dhe karakteristikat e artikullit (çështjet themelore të trajtesës, synimet e autorit, këndvështrimin, gjetjet, përfundimet ose rekomandimet, etj). Abstrakti nuk zëvendëson parathënien e vetë artikullit. Ai zë rreth 1/2 e faqes dhe nuk duhet t‘i kalojë të 400 fjalët.

Page 43: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 43

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Paraqitja, gjatësia: Pjesa kryesore e shkrimit (përfshirë parathënien dhe përfundimet) shkruhet në gjuhën shqipe dhe duhet të jetë maksimumi 6-8 faqe kompjuterike (15 000-25 000 shkronja e shenja, duke përfshirë edhe hapësirat përfshi edhe referencat “endnotes” dhe informacionin shtesë.

Formati: Faqja duhet të jetë e formatit A4; Lloji i shkrimit: “Cambria”; Madhësia e shkrimit 12, Kryeradha (Paragrafi i ri) përcaktohet me një rresht bosh. Paraqitja e tekstit të jetë e thjeshtë dhe në minimum të alternativave të stileve dhe formatimit. Kapitujt nuk duhet të jenë të numërzuar; teksti duhet të jetë një strukturë me maksimumin 3 nivele. Duhet të shmangen tekstet e theksuara me bold apo shkronjat me ngjyra. Shkrimi i pjerrët dhe thonjëzat duhet të përdoren vetëm për citimet e burimeve të përdorura dhe literaturës.

Grafikët, tabelat dhe imazhe të tjera duhet të bëhen të formatuara në grup, duke shmangur shpërbërjen e tyre. Ato duhet të vendosen sa më qartë në një pozicion të përshtatshëm pranë tekstit që i shpjegon ato. Të gjitha imazhet duhet të pasqyrohen me rezolucion të lartë, në mënyrë të tillë që lexueshmëria të mos ndikohet nga reduktimi i madhësisë dhe printerat bardhë e zi. Nëse një imazh është marrë nga një burim tjetër, është e domosdoshme që të citohet burimi përkatës i tij.

Artikujt duhet të dërgohen të printuar dhe në mënyrë elektronike dhe me CD/Email në Redaksinë e Revistës VS. Për ata artikuj që nuk i plotësojnë kërkesat e mësipërme të formatit dhe të gjuhës, Redaksia vendos nëse do t’i rikthehen autorëve për përmirësim, apo do të përjashtohen nga procesi i paraqitjes në Këshillin Botues.

Referencat: Redaksia e Revistës VS vlerëson me rëndësi të veçantë paraqitjen, nga çdo autor, të artikujve e trajtesave me referenca në “footnote”. Vendosja në “footnote” duhet të respektojnë në mënyrë korrekte rregullat kombëtare e ndërkombëtare ku të përfshihen; Mbiemri, emri (i autorit që i referohet), titulli i materialit të referimit, emri i shtëpisë botuese, vendi i botimit, viti i botimit, numri i faqeve ku referohet, numri ISBN ose ISSN, website-in ku ndodhet artikulli online. (p.sh. Smith, James, Siguria në Shekullin e 21- të: Histori e panjohur. 2nd edition. New York, London: Oxford University Press, 2006. p..235, ISBN 0071448209, http:/www. iir.cz/display.asp?lng=uk&ida=).

Literatura e Përdorur: Literatura e përdorur për një shkrim kërkimor duhet të vendoset në fund të materialit në formë “endnote”. Vendosja në ‘endnote’ duhet të respektojë rregullat ndërkombëtare kundër plagjiaturës dhe të përmbajë sipas shembullit që vijon: Foreign Affairs, “The Atlantic Alliance in Austere Times, NATO After Libya”, Edicioni Korrik/ Gusht 2011, Anders Fogh Rasmussen, www.ForeignAffairs.com

Stili: Shkrimi duhet të paraqitet me një strukturë të thjeshtë, duke përdorur tituj dhe nëntituj. Është e rëndësishme që në fund të shkrimit, autori ta mbyllë me disa gjetje, përfundime dhe rekomandime të cilat duhet të jenë zgjidhje të propozuara në realitetin tonë.

Page 44: Vizion Strategjik - mbrojtja.gov.al · rajonin. Të gjitha vendet tona kanë akses apo janë afër me detet Adriatik dhe Jon. Shumë nga rreziqet detare dhe sfidat, të tilla si terrorizmi,

Botim i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes - QKSM 44

Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Artikulli nuk duhet të përmbajë material të klasifikuar dhe duhet të zbatojë rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar në RSH dhe të NATO-s.

Së bashku me materialin e plotë, një material i shkurtuar për çdo shkrim duhet të vijë në redaksi i përkthyer në anglisht. Materiali i shkurtuar duhet të ndjekë rregullat e abstraktit.

Për çdo informacion të mëtejshëm, mund të kontaktoni me:

- Mail: Departamenti i Publikimit dhe Bashkëpunimit (Redaksia e VS), Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bulevardi Zhan D’Ark, Nr. 31, Tiranë, Shqipëri

- Nr. Tel: 00355692845179 - Email: [email protected] dhe [email protected]

Redaksia e Revistës ‘Vizion Strategjik’