252
Prof. As. Dr. Lush SUSAJ VRESHTARIA (Tekst mësimor për studentët e Fakultetit të Bujqësisë) Tiranë, 2012

VRESHTARIA

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: VRESHTARIA

Prof. As. Dr. Lush SUSAJ

VRESHTARIA(Tekst mësimor për studentët e Fakultetit të Bujqësisë)

Tiranë, 2012

Page 2: VRESHTARIA

Autor: Prof. As. Dr. Lush SUSAJ

Titulli: VRESHTARIA

(Tekst mësimor për studentët e Fakultetit të Bujqësisë)

Redaktore letrare:Dr. Elisabeta Susaj

Reçesentë:Prof. Dr. Fadil THOMAJProf. Dr. Astrit BALLIU

Paraqitja grafike dhe koperitna: Liljana Alibali

ISBN 978-9928-120-48-9

© Autori

Shtëpia Botuese dhe ShtypshkronjaMORAVA

Page 3: VRESHTARIA

3

Vreshtaria

PËRMBAJTJA

I. Objekti dhe historiku i zhvillimit të vreshtarisë

1. Objekti i vreshtarisë.............................................................................................112. Mendime mbi prejardhjen dhe përhapjen e kultivarëve......................................123. Familja Vitaceae dhe ndarjet eko-gjeografike të hardhisë...................................13

3. 1. Grupi i hardhive të Azisë Lindore................................................................143. 2. Grupi i hardhive Amerikane........................................................................143. 3. Grupi i hardhive Euroaziatike......................................................................15

I. Proles pontica (Kultivarët e Gadishullit Ilirik).........................................16II. Proles occidentalis (kultivarët e vëndeve të Europes Perëndimore)...........16III. Proles orientalis (kultivarët e Lindjes)...................................................16

4. Klasifikimi ekonomik i hardhisë..........................................................................17 5. Vreshtaria në botë................................................................................................18

5. 1. Prirje të zhvillimit të vreshtarisë në botë...................................................185. 2. Ecuria e sipërfaqes së mbjellë me vreshta në botë.....................................185. 3. Ecuria e prodhimit të përgjithshëm të rrushit në botë.................................195. 4. Destinacioni i prodhimit të rrushit në Evropë dhe në botë.........................195. 5. Ecuria e prodhimit dhe konsumit të verës në botë......................................195. 6. Ecuria e prodhimit të rrushit për konsum të freskët (tavolinë)..................20 5. 7. Import-eksporti i rrushit të tavolinës...........................................................20

6. Dëshmi mbi lashtësinë e kultivimit të hardhisë në Iliri.......................................217. Problemet dhe perspektivat e zhvillimit të vreshtarisë në Shqipëri.....................23

II. Njohuri mbi biomorfologjinë e hardhisë

1. Organet e hardhisë..............................................................................................251. 1. Sistemi rrënjor i hardhisë...........................................................................251. 2. Sistemi mbitokësor i hardhisë.....................................................................25

2. Zhvillimi individual i hardhisë...........................................................................342. 1. Njohuri mbi ciklin jetësor...........................................................................342. 2. Njohuri mbi ciklin vjetor............................................................................35

Page 4: VRESHTARIA

4

Vreshtaria

III. Rajonizimi i vreshtave

1. Faktorët që përcaktojnë rajonizimin e kultivarëve dhe vreshtave......................421.1. Klima..........................................................................................................421.2. Lagështira.....................................................................................................471.3. Ndikimi i dritës............................................................................................491. 4. Ndikimi i gazit karbonik dhe oksigjenit......................................................501. 5. Ndikimi i lartësisë mbi nivelin e detit.........................................................511. 6. Ndikimi i relievit dhe kundrejtimit...............................................................51

2. Ndikimi i cilësisë së tokës..................................................................................522. 1. Ndikimi i strukturës dhe përbërjes mekanike të tokës................................522. 2 Ndikimi i ngjyrës së tokës............................................................................532. 3. Ndikimi i regjimit ujor të tokës...................................................................542. 4. Ndikimi i përbërjes kimike të tokës............................................................542. 5. Përmbajtja e kripërave të dëmshme në tokë................................................552. 6. Reaksioni i tokës........................................................................................55

3. Vreshtaria sipas njësive administrative të Shqipërisë.........................................553. 1. Vreshtaria sipas prefekturave......................................................................55

IV. Shumimi i hardhisë

1. Mënyrat e shumimit............................................................................................651. 1. Shumimi me farë.........................................................................................651. 2. Shumimi vegjetativ......................................................................................661. 3. Shumimi nëpërmjet shartimit.....................................................................72

2. Mbjellja e vreshtit antifilokserik.........................................................................852. 1. Format e mbajtjes së vreshtit antifilokserik................................................852. 2. Mbjellja e nënshartesave, mënyrat dhe afatet e mbjelljes.........................86

3. Shërbimet teknologjike në vreshtin antifilokserik..............................................863. 1. Kontrolli për pastërtinë varietore................................................................863. 2. Operacionet e gjelbra.................................................................................863. 3. Pjekja e sharmendave dhe treguesit e pjekjes............................................873. 4. Prerja dhe ruajtja e sharmendave për nënshartesa......................................88

4. Shartimi në tavolinë............................................................................................884. 1. Mënyra e kryerjes së shartimit në tavolinë.................................................884. 2. Kalitja.........................................................................................................914. 3. Koha e kryerjes së shartimit në tavolinë.....................................................914. 4. Përgatitja e tokës për mbjelljen e shartesave..............................................914. 5. Përgatitja e shartesave për mbjellje............................................................92

Page 5: VRESHTARIA

5

Vreshtaria

4. 6. Mënyrat e mbjelljes...................................................................................924. 7. Shërbimet pas mbjelljes në shartesore........................................................934. 8. Shkulja e fidanëve.......................................................................................93

5. Shartimi në vend i hardhisë (shartimet e thata)..................................................945.1. Shartimi me afrim........................................................................................945.2. Shartimi me çarje........................................................................................955. 3. Shartimi me syth........................................................................................95

6. Shartimet e gjelbra..............................................................................................957. Shumimi i hardhisë me metodat in vitro............................................................968. Njohuri mbi historin e fillimit të seleksionimit klonal të drejtuar......................98

8. 1. Etapat e seleksionimit klonal....................................................................999. Metodat e përzgjedhjes gjatë seleksionimit klonal.............................................102

V. Krijimi i vreshtave të reja

1. Problemet që duhen zgjidhur...............................................................................1041. 1. Përcaktimi i ngastrës (vendit) për mbjelljen e vreshtit të ri........................1041. 2. Përdorimi i fidanëve të çertifikuar dhe kontrolluar nga organet shtetërore.............................................................................1051. 3. Kryerja e analizave kimike të tokës.........................................................1051. 4. Organizimi i territorit.............................................................................. 1131. 5. Vendosja e rrjetit rrugor dhe ujitës...........................................................1141. 6. Përcaktimi i strukturës varietore..............................................................115

2. Punimet përgatitore në ngastrat e caktuara për vresht......................................1162. 1. Shpyllëzimi, pastrimi i territorit dhe nivelimi sipërfaqsor........................ 1162. 2. Punimi i thellë (qilizëm)...........................................................................116

3. Plehërimi bazë (përpara mbjelljes së vreshtit)..................................................1184. Mbjellja e vreshtit.............................................................................................119

4. 1. Distancat e mbjelljes................................................................................1194. 2. Mënyra e mbjelljes së fidanit....................................................................120

5. Shërbimet pas mbjelljes....................................................................................1216. Shmangia e praktikës së mbjelljes vresht pas vreshti...........................................122

VI. Punimet e përvitshme të tokës.

1. Rëndësia e punimeve të përvitshme.................................................................1241. 1. Mënyrat e mbajtjes së tokës......................................................................1241. 2. Punimet e thella........................................................................................125

Page 6: VRESHTARIA

6

Vreshtaria

1. 3. Punimet e cekëta (frezimet dhe prashitjet)...............................................1252. Punimet në varësi të kohës së kryerjes së tyre.................................................126

VII. Plehërimi i vreshtave

1. Plehërimi i tokës së vreshtave..........................................................................1271. 1. Plehërimi i tokës së vreshtave të reja.......................................................1271. 2. Plehërimi i tokës së vreshtave në prodhim...............................................127

2. Plehërim plotësues i vreshtave.........................................................................1282. 1. Plehërimi plotësues rrënjor.......................................................................1282. 2. Plehërimi gjethor.......................................................................................128

3. Trajtimi i vreshtave me fitorregullatorë............................................................1313. 1. Qëllimi i përdorimit të fitorregullatorëvenë vreshtari..............................1313. 2. Fitorregullatorët më të përdorur...............................................................1323. 3 Trajtimet për përshpejtimin e fillimit të vegjetacionit...............................1353. 4. Përdorimi i fitorregullatorëve për zgjimin e sythave................................1363. 5. Koha dhe mënyra e trajtimit me cianamidë..............................................138

4. Disa nga efektet e përdorimit të cianamidës (CH2N2) tek kultivarët e tavolinës........................................................................................................ 139

VIII. Ujitja e vreshtave

1. Domosdoshmëria e ujitjes së vreshtave............................................................1402. Koha e ujitjes....................................................................................................143

2. 1. Koncepti i ujitjes fiziologjike...................................................................1443. Pasojat e mungesës dhe tepricës së ujit në tokë...............................................1444. Mënyrat e ujitjes...............................................................................................145

4. 1. Ujitja me rrëshqitje sipërfaqsore të ujit....................................................1454. 2. Ujitja me brazda.......................................................................................1454. 3. Ujitja me shpore (tava)............................................................................1464. 4. Mikroujitja................................................................................................146

5. Ujitja e shoqëruar me plehërim........................................................................1506. Automatizimi i impianteve të ujitjes................................................................. 1517. Filtrimi i ujrave që përdoren për ujitjen e vreshtave........................................ 1538. Pajisjet plehëruese.............................................................................................1549. Ndikimi i uitjes mbi treguesit e prodhimit të rrushit.......................................156

Page 7: VRESHTARIA

7

Vreshtaria

IX. Ngritja e sistemit mbështetës

1. Sistemet e mbështetjes së hardhisë...................................................................1631. 1. Pjergullat...................................................................................................1641. 2. Erekët.......................................................................................................1651. 3. Mbështetja mbi një dru të drejtë (individual)..........................................1651. 4. Mbështetja mbi spaliera...........................................................................166

2. Rritja e shkallës së mekanizimit në vreshta.....................................................1692. 1. Rregullimi i pjerrësisë dhe orientimi i rreshtave......................................1692. 2. Lëvizja e lirë e mjeteve mekanike në vresht.............................................1702. 3. Ngritja e sistemit mbështetës në funksion të rritjes së mekanizimit..........171

X. Krasitja e hardhisë

1. Qëllimi dhe detyrat e krasitjes.........................................................................1742. Gjatësia e sharmendave në krasitjen dimërore...................................................1753. Bazat teorike të krasitjes së hardhisë.................................................................1754. Polariteti (dominimi i majës)............................................................................1785. Hallka e prodhimit............................................................................................1786. Teknikat dhe rregullat e prerjes.........................................................................1797. Krasitja..............................................................................................................179

7. 1. Krasitja dimërore......................................................................................1798. Lartësia e trupit të hardhisë..............................................................................182

8. 1. Faktorët që ndikojnë në lartësinë e trupit të hardhisë...................................1828. 2. Format me trup të ulët..............................................................................1838. 3. Format me trup mesatar.............................................................................1858. 4. Format me trup të lartë................................................................................189

9. Krasitja e gjelbër................................................................................................192

XI. Vjelja e prodhimit

1. Përcaktimi i kohës optimale të vjeljes..............................................................1981. 1. Analiza për pH, përmbajtjen e sheqerit dhe aciditetin në musht..............1981. 2. Matja e pH të lëngut të rrushit..................................................................1991. 3. Matja e përmbajtjes së sheqerit................................................................1991. 4. Përcaktimi i aciditetit në musht................................................................204

2. Ndërtimi i grafikut që përcakton kohën e fillimit të vjeljes së rrushit për verë..............................................................................................................205

Page 8: VRESHTARIA

8

Vreshtaria

3. Teknika e vjeljes së rrushit...............................................................................2064. Specifika që lidhen me destinacionin e prodhimit............................................207

4. 1. Vjelja e rrushit për konsum të freskët (tavolinë)......................................2074. 2. Vjelja e rrushit për tharje..........................................................................2094. 3. Vjelja e rrushit të destinuar për prodhimin e verës..................................210

XII. Mënyrat e prodhimit alternativ të rrushit

1. Burimet e prodhimit të rrushit..........................................................................2122. Vreshtat konvencionale dhe prirja e shndërrimit të tyre..................................2123. Disa nga pasojat e praktikave të vreshtarisë konvencionale............................2164. Prodhimi i rrushit nga fusha e mbrojtur...........................................................217

4. 1. Historiku i fillimit të prodhimit të rrushit nga fusha e mbrojtur...............2174. 2. Zgjedhja e tokës për ndërtimin e serrave për prodhimin e rrushit të tavolinës...............................................................................................2184. 3. Vlerësimi i klimës së përshtatshme për serrat e prodhimit të rrushit.................................................................................................. 2184. 4. Shërbimet teknologjike në serra................................................................2194. 5.Tradita e prodhimit të rrushit të tavolinës në Shqipëri..............................2204. 6. Prodhimi i sforcuar (duke përshpejtuar pjekjen e rrushit) në serra..........2204. 7. Zgjatja e periudhës së pjekjes (për vjelje të vonë nga serra).....................2214. 8. Karakteristikat kryesore të kultivarëve të tavolinës...................................221

5. Prodhimi i rrushit nga Vreshtat organike..........................................................2245. 1. Vreshtaria organike në Kaliforni, një përvojë e mirë për kushtet e Shqipërisë...............................................................................................224 5. 2. Parimet e vreshtarisë organike..................................................................2275. 3. Regjistrimi i të dhënave që garantojnë standartet e produktit..................2285. 4. Shndërrimi i vreshtave intensive në vreshta organike..............................2285. 5. Administrimi i tokës tek vreshtat organike...............................................2295. 6. Përdorimi dhe administrimi i plehrave.....................................................2295. 7. Menaxhimi i barërave të këqija................................................................2325. 8. Menaxhimi i dëmtuesve............................................................................232

6. Prodhimi nga vreshtat Biodinamike.................................................................2336. 1. Parimet e vreshtaris biodinamike..............................................................2336. 2. Vreshtaria biodinamike dhe shenjat zodiakale.........................................2356. 3. Biodinamikja e planeteve dhe e henës......................................................2376. 4. Preparatet biodinamike.............................................................................238

7. Prodhimi nga vreshtaria e integruar..................................................................2397. 1. Objektivat e Prodhimit të Integruar..........................................................239

Page 9: VRESHTARIA

9

Vreshtaria

7. 2. Direktivat (udhëzimet) për Prodhimin e Integruar...................................2407. 3. Praktikat e rekomanduara për Prodhimin e Integruar të Rrushit...............2407. 4. Implementimi i Prodhimit të Integruar.........................................................241

8. Vreshtaria tradicionale (pjergullat, erekët dhe hardhia e egër)........................2428. 1.Pjergullat, anët pozitive të tyre..................................................................2428. 2.Vendet ku kultivohen pjergullat....................................................................2438. 3.Njohuri mbi disa nga kultivarët më të përdorur tek pjergullat...................2458. 4. Erekët........................................................................................................2478. 5. Prodhimi i rrushit nga hardhia e egër e pyllit...........................................248

Literatura...............................................................................................................249

Page 10: VRESHTARIA
Page 11: VRESHTARIA

11

Vreshtaria

I. OBJEKTI DHE HISTORIKU I ZHVILLIMIT TË VRESHTARISË

1. Objekti i vreshtarisë

Vreshtaria është shkenca që studjon dhe përpunon ligjet e zhvillimit dhe të kultivimit të hardhisë në kushte të caktuara të ambjentit me qëllim që nga kjo bimë të merren prodhime të larta , të qëndrueshme, me cilësi të mirë dhe kosto sa më të ulët (P. Sotiri, 1972).

Për lehtësi studimi, shkenca e vreshtarisë trajtohet në disa disiplina shkencore vazhduese dhe komplementare të njëra tjetres, ato janë:

1. Biologjia dhe fiziologjia e hardhisë, kjo disiplinë studjon veçoritë biomorfologjike, stadet dhe fenofazat e zhvillimit të hardhisë. Krijon bazën teorike e shkencore për krejt sistemin e masave agroteknike që trajtohen në pjesën mbi teknologjinë e kultivimit të hardhisë dhe që synojnë rritjen e rendimenteve, përmirësimin e cilësisë dhe uljen e kostos (F Thomaj, 2005).

2. Teknologjia e kultivimit, kjo disiplinë studjon dhe përpunon në mënyrë të detajuar praktikat më efikase të shumimit të hardhisë, ujitjes, plehërimit, punimit të tokës, trajtimeve fitosanitare, krasitjes dhe vjeljes së vreshtave. Një vëmendje e veçantë i kushtohet kritereve dhe praktikes së ndërtimit të vreshtave të reja për prodhimin e rrushit, vreshtave për nënshartesa antifillokserike dhe vreshtave mëmë për mbishartesa (vreshtave elitë)

3. Vreshtaria alternative, kjo disiplinë studjon dhe përpunon praktikat alternative të prodhimit të rrushit, bazuar në parimet e bujqësisë së qëndrueshme dhe rrespektimin e ligjeve natyrore që rregullojnë nivelin e produktivitetit të bimëve bujqësore (F Gjoka, 1998). Në këtë pjesë jepën praktikat e prodhimit alternativ të rrushit nga vreshtat organike, vreshtat e integruara dhe vreshtat biodinamike (L Susaj, 2011)

4. Ampelografia që studjon dhe përpunon të dhenat mbi emërtimin shkëncor, origjinën, përhapjen, karakteret dhe rajonizimin e kultivarëve të hardhisë së rrushit dhe nënshartesave (L Susaj, 2008)

Vreshtaria është shkencë e sintezës, ajo nuk mund të zhvillohet, të përsoset dhe të japë përfundime të mira pa njohjen dhe bashkëveprimin me shkencat e tjera si biologjinë, gjenetiken, biokiminë, enologjinë, bioteknologjinë, botanikën, fiziologjinë e bimëve, ekologjinë, mbrojtjen e bimëve, pedologjinë, agrokiminë, mekanizimin, matematikën etj.

Page 12: VRESHTARIA

12

Vreshtaria

2. Mendime mbi prejardhjen dhe përhapjen e kultivarëve

Mendimet e autorve të ndryshëm mbi prejardhjën e kultivarëve të hardhisë janë të ndryshme, më kryesoret janë:

• De Condolle (1883) dhe autor të tjerë janë përfaqsues të teorisë së emigracionit. Ata mendojnë se hardhia e ka prejardhjën nga jugu i Detit Kaspik prej nga kaloi në Europë sikurse historia e Botës nga lindja në perendim.

• M Yapoi (1929-1935) mendon se hardhia është futë nën kulturë nga ato vende ku bima e hardhisë së egër me lule hermafrodite rritet spontanisht.

• N Vavilov (1926-1949) ka ndihmuar në përcaktimin e qendrave të prejardhjes së bimëve bujqësore të kultivuara përfshi edhe hardhinë. Teoria e Vavilovit është përkrahë edhe nga autorë të tjerë për shkak se ka në themel kërkimin mbi format e egra të hardhisë të cilat janë pararendëse të hardhisë së butë.

• G Dalmaso (1931) e kundershton prejardhjën Aziatike të hardhisë duke argumentuar se hardhia e ka prejardhjën nga Europa. Dalmaso argumenton se hardhia është shfaqur në periudhën e neolitit dhe bronxit duke u larguar teorisë sipas së ciles hardhia ka ekzistuar që nga periudha e terciarit, Dalmaso është i mendimit se Vitis vinifera për herë të parë është shfaqur në Itali.

• A Negerul (1938, 1946, 1957, 1959, 1960) është më i besuari dhe më i arriri në drejtim të përfundimeve mbi origjinën dhe evolucionin e hardhisë dhe formave të tjera të sajë.

Ky autor ka marrë në konsideratë të dhenat mbi analizat e fosileve dhe gjetjet arkeologjike që flasin për ekzistencën e hardhisë së egër që nga periudha e akullit në Europë, Afrikë dhe Azin Perendimore.

Në studimin me titull “Paleontologjia e hardhisë”, (1946), Negeruli e ndan hardhinë në dy nënlloje:

1- Hardhia e egër e malit (Vitis vinifera ssp sylvestris)2- Hardhia e kultivuar (Vitis vinifera ssp sativa)Sipas Negerulit, të gjitha varietetet e kultivuara në Europë dhe në Azinë

Perendimore e kan prejardhjen nga hardhia e egër e malit Vitis vinifera ssp sylvestris.Sipas Negerulit, gjinia Vitis ka kaluar nepër tri etapa të gjata.• Në etapën e parë, hardhia ka patur një pasardhës të përbashkët, është fjala

për hardhinë e egër (V.v. ssp sylvestris). Në këtë periudhë (është fjala për periudhën përpara ndarjes së kontinenteve), hardhia e egër ka patur areal të përbashkët. Negeruli ka bërë edhe përshkrimin e kësaj forme bazë duke cilësuar disa tipare themelore si kokrrat e zeza të embla e të rrumbullakëta. Madje shkon më tej kur thotë se frutat e tyre shfrytëzoheshin për ushqim nga zogjt dhe kafshet e pyllit të cilat kan ndihmuar në ruajtjen dhe përhapjën e hardhis së egër.

Page 13: VRESHTARIA

13

Vreshtaria

• Etapa e dytë lidhet me ndarjën dhe formimin e kontinenteve me kushte specifike klimatike e tokësore. Dihet ndikimi i faktorëve klimatik dhe tokësor në krijimin e formave të reja. Ndarja e hardhisë së egër në rajone me kushte klimatike e tokësore të ndryshme i dha shkas formimit të grupeve të medha eko-gjeografike të cilat dallohën për nga tiparet e tyre prodhuese, qëndrueshmëria ndaj fillokseres, sëmundjeve, të ftohtit etj.

• Etapa e tretë, përfshin periudhën e formimit të varieteteve nga kryqëzimi artificial. Është periudha kur njeriu ka filluar të punojë me skema të rregullta për krijimin e varieteteve të reja.

Mendimet mbi prejardhjën e hardhisë janë të ndryshme, pikëpamja e Negerulit sipas të cilit hardhia e butë e ka prejardhjen nga hardhia e egër Euro-Aziatike (Vitis vinifera ssp. sylvestris) është më i argumentuar.

3. Familja Vitaceae dhe ndarjet eko-gjeografike të hardhisë

Hardhia bën pjesë në familjen Vitaceae.Familja Vitaceae ben pjesë në rendin Rhamnales, së bashku me familjet

Rhamnaceae dhe Leaceae. (A. Negerul 1968; G Konstantinesku, 1971). Familja Vitaceae përfshin specie të egra dhe specie të vëna nën kulturë,

njohja e sistematikës së kësaj familje ndihmon në zgjidhjen e drejtë të disa problemeve si:

• Përmirësimi gjenetik i kultivarëve ekzistues dhe krijimi i kultivarëve të rinj.

• Përhapja e hardhisë në rajone të reja, spostimi i sajë në zonat e thata dhe të ftohta ku aktualisht rriten vetëm specie të egra të familjes Vitaceae.

• Përhapja e hardhisë në toka të kripura.• Krijimi i formave të qëndrueshme ndaj patogjenëve, etj.Në Familjen Vitaceae bëjnë pjesë 14 gjini, nga këto, objekt i studimit të

vreshtarisë ëshë vetëm gjinia Vitis.Gjinia Vitis është nga të parat gjini që u studiua nga K. Lineu (1753). Gjinia Vitis është ndarë në dy nëngjini: 1. Muscadinia.2. Euvitis. Në nëngjininë Muscadinia bejnë pjesë llojet amerikane të përhapura në zonat e

ngrohta të Amerikës Veriore. Ndërsa në nëngjininë Euvitis, bejnë pjesë llojet Amerikane, Aziatike dhe lloji i

vetëm Europian, Vitis vinifera.Tek llojet e nëngjinisë Muscadinia, lëvorja e vjetër ndahet lehtë për së gjati

njëlloj si tek bërthamoret, lastarët janë të mbushur me lentëza, në nyje nuk ka diafragmë, ka përdredhëse të thjeshta, sharmenda përmban pak palcë, kokrrat e rrushit nuk piqen njëherësh, ka n=20 kromozome.

Në nëngjininë Muscadinia bëjnë pjesë dy lloje:

Page 14: VRESHTARIA

14

Vreshtaria

1. Vitis rotundifolia.2. Vitis munsioniana.Këto lloje dallohen për qëndrueshmëri të lartë ndaj të ftohtit.Ndërsa tek nëngjinia Euvitis, lëvorja ndahet në rripa të gjatë, lastari ka

diafragmë në nyje, përdredhëset janë të degëzuara, druri është i butë e më palcë të bollshme, ka n=19 kromozome.

Më praktik është klasifikimi që bazohet në teorinë e Nrgerulit mbi prejardhjën dhe përhapjen e hardhisë.

Ky klasififikim i grupon llojet e nëngjinisë Euvitis në 3 grupe të medha eko-gjeografike:

1. Grupi i hardhive të Azisë Lindore.2. Grupi i hardhive Amerikane.3. Grupi i hardhive Euroaziatike.

3. 1. Grupi i hardhive të Azisë Lindore

Në këtë grup përfshihen rreth 40 lloje.Rritën në gjendje të egër në rajonet e Azisë lindore në Kore, Japoni, Kinë,

Indokinë, Indi, etj.Paraqesin interes në punën përmirësuese gjenetike të hardhisë.Speciet më kryesore të këtij grupi janë: Vitis Amurensis (hardhia e Amurit),

Vitis Balansiana, Vitis Romaneti, Vitis Davidi, Vitis Retordi, Vitis Tomentosa, etj. Vitis Amurensis është përdorur nga Miçurini si komponent prindëror bazë gjatë

hibridizimit për nxjerrjen e kultivarëve të rinj të përshtatshëm për rajonet e ftohta veriore, kështu janë krijuar kultivaret Konkordi Rus, Metalik, Arktik, etj.

3. 2. Grupi i hardhive Amerikane

Në këtë grup përfshihen speciet e kontinentit Amerikan që rriten në rajonet që shtrihën nga Meksika deri në Kanada.

Janë identifikuar rreth 34 lloje që rriten nëpër pyjet masive të kontinentit Amerikan.

Janë specie dioike me aftësi të lartë pjalmuese, kryqëzohen lehtë ndërmjet tyre, japin bistakë të vegjël me kokrra mesatare në brendësi të të cilave ka 3- 4 fara me aftësi të lartë mbirëse.

Në çdo kohë, paraqesin një larmi të madhe formash dhe individësh duke u bërë shkak për lindjen dhe përhapjen e mjaft kultivarëve të rinjë.

Janë të qëndrueshëm ndaj filokserës, shërbyen dhe vazhdojnë të shërbejnë si nënshartesa për hardhinë Europiane.

Speciet kryesore që përdoren për nënshartesa antifillokserike janë: Vitis Riparia, Vitis Rupestris, Vitis Berlandieri, Vitis Solonis, Vitis Monticola, etj dhe hibridet e marra nga kryqëzimet ndërmjet tyre.

Studimi dhe përdorimi i tyre mundëson zgjerimin e arealit të përhapjes së hardhisë dhe vreshtave edhe në rajonet e ftohta veriore dhe lindore, në lugina me

Page 15: VRESHTARIA

15

Vreshtaria

klimë dhe mikroklimë të lagësht, në tipe të ndryshme tokash ku kultivaret e hardhisë Europiane të pashartuar nuk mund të kultivohen.

3. 3. Grupi i hardhive Euroaziatike

Hardhitë e grupit Euroaziatik bëjnë pjesë në llojin Vitis vinifera i cili ndahet në dy nënlloje (nënspecie):

3. 3. 1. Vitis vinifera ssp Silvestris (hardhia e egër)

Hardhia e egër në Europë dhe në Shqipëri, gjendet në dy forma fenotipike. • Vitis V. ssp silvestris typica

Quhet ndryshe “Grezdë e zezë”, lastari i ri dhe gjethet e reja janë të mbuluara me push të dendur.

Vitis vinifera ssp sylvester (typica), gjendet e përhapur në pyjet dhe luginat e vendit tonë në dy forma fenotipike:

1. V.v. ssp typica me kokerr të bardhë, cipa e kokrres merr nuancë bronxi kur piqet.

2. V.v. ssp typica me kokerr të zezë metalizato Nga këto dy forma fenotipike janë krijuar kultivaret e verës së bardhë dhe

verës së kuqe. Vitis silvestris typica dallohet nga forma tjetër aberrans edhe nga veshulet

e vegjel në formë konike, të rrallë ose gjysëm të ngjeshur me kokrra të vogla e uniforme për nga madhësia dhe koha e pjekjes, ndërsa cipa e kokrrës ka ngjyrë të zezë metalizato.

• Vitis V. ssp silvestris aberrans Quhet ndryshe larushk, lastari i ri dhe gjethet e reja janë të lëmuara, të

shëndritshme dhe pa push. Bima formon veshul të gjatë e të shkrifët me kokrra jo uniformë e që piqen duar-

duar. Kokrra ka ngjyrë të kuqe në të zezë. Është përdorë dhe mund të përdoret vetëm si nënshartesë për kultivarët lokal. Hardhia e egër është bimë që rritet në vendet me klimë të moderuar dhe

subtropikale, pëlqen vendet me klimë të butë e të lagësht, pelqen tokat gurishtore anës lumejve dhe ujëmbledhsave të vegjel.

3. 3. 2. Hardhia e butë, Vitis vinifera ssp. Sativa

Kultivarët e hardhisë së kultivuar, Vitis vinifera ssp. Sativa, kanë lule dyseksore ose lule funksionale femërore, me numër kromozomesh 2n=38, 57 dhe 76.

Hardhia e butë ka një larmi formash fenotipike, kjo ka ardhë si pasojë e veprimtarisë përzgjedhëse të njeriut.

Kultivaret kanë ndryshime të theksuara për nga forma e veshulëve, forma dhe madhësia e frutit, ngjyra dhe shija e tulit, prania ose jo të puhizës mbi cipën e kokrrës, prania e aromës, prania e farave, ndryshime në numërin e kromozomeve etj.

Page 16: VRESHTARIA

16

Vreshtaria

Sipas Cristopher Foss (2008), në botë numërohën rreth 8000 kultivarë të hardhisë së butë.

Kultivaret e hardhisë së butë Euroaziatike ndahën në tre vatra.

I. Proles pontica (Kultivarët e Gadishullit Ilirik)

Proles pontica ndahet në dy vatra: • Subproles Georgica, bëjnë pjesë kultivarët e rajoneve të Azisë së vogël

(Turqi, Siri, Gjeorgji, etj.), kultivarë të tillë si: Çinuri, Rikaciteli, Saperavi, Aleksandrouli, etj.

• Subproles Balcanica, bëjnë pjesë kultivarët e rajonit të Gadishullit Ilirik (Ballkanit) kultivarë të tillë si: Çaush, Dimjat, Zarçin, Mavrud, Furmint, etj. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe kultivarët tanë autoktonë, si: Sheshi (i Zi, i Bardhë ), Kallmeti, Cëruja, Debinat (e Bardhë dhe e Zezë), Kryqes, Kotekë, Pulës, Vranaci (rrushi i Balshës) etj.

Janë kultivarë që diferëncojnë 1,6-2 luleri/lastar frutorë. Përdorën për prodhimin e verës dhe pjesërisht për konsum të freskët.

Kanë veshul gjysëm të ngjeshur e me madhësi mesatare, kokërr me madhësi mesatare, përmbajtje mesatare të sheqerit 18-21 % etj.

II. Proles occidentalis (kultivarët e vëndeve të Europes Perëndimore).

Në këtë grup bëjnë pjesë kultivarët e Spanjës, Francës, Austrisë, Gjermanisë, Italisë etj.

• E kanë prejardhjen nga subspecia V. v. ssp sylvestris typica. • Përdoren për prodhimin e verërave të cilësisë së lartë• Kanë veshul të vogël, të ngjeshur, me kokrra të vogla, rrallë herë

mesatare, të ëmbla dhe të lëngëshme, me ngjyrë të zezë ose rrallë herë të bardhë.

• Dallohen për prodhueshmëri të lartë biologjike, pjekje të hershme dhe të mesme, japin rendiment të kufizuar për shkak të peshës së vogël të veshulit.

Në këtë grup bëjnë pjesë kultivarët e grupit Pino, Kabernet, Shardone, Merlot, Riezling, Aligote, Muskatet, Verdikio, Primitivo etj.

III. Proles orientalis (kultivarët e Lindjes).

Pjesa më e madhe e këtyre kultivarëve e kanë prejardhjen nga V. v. ssp.sylvestris aberrans.

Proles orientalis përbëhet nga dy vatra:• Subproles Caspica, përmbledh kultivarët me gjethe të ashpër dhe shumë

të pushëzuar, veshul gjysëm të shkrifët, kokrra të rrumbullakëta, janë kultivarë të destinuar më shumë për verë sesa për ngrënie. Të tillë janë kultivarët Shasella Dore, Terbash, Bajan-Shirei, etj.

Page 17: VRESHTARIA

17

Vreshtaria

• Subproles Antasiatica, përmbledh kultivarët që kanë gjethe të lëmuar dhe pa push, veshulë të mëdhenj dhe të shkrifët me kokrra të mëdha në formë eliptike të zgjatur, zhvillojnë kokrra dhe veshul me pamje elegante, tul të fortë, shpesh herë kërcitës. Kanë periudhë pjekje të vonë, qëndrueshmëri të ulët ndaj të ftohti. qëndrueshmëri të lartë në transport dhe ndaj vonesave në vjelje. Në këtë grup bëjnë pjesë kultivarët Afusali, Sulltanina (e Bardhë dhe e Zezë), Nimërang, etj.

Një ndarje e tillë e kultivarëve europianë krijon mundësi dhe lehtësi të mëdha për rajonizimin e një kultivari, destinacionin e prodhimit, agroteknologjinë dhe impaktin që mund të shkaktojë introduktimi dhe përhapja e tijë në një rajon tjetër eko-gjeografik.

4. Klasifikimi e konomik i hardhisë

Ndryshimet në mes kultivarëve nuk janë thjesht morfologjike dhe biologjike.Ndryshimet ndërmjet kultivarëve, në radhë të parë prekin veçoritë kimiko-

teknologjike të rrushit, prekin veçoritë që përcaktojnë destinacionin apo qëllimin kryesor të kultivimit

Klasifikimi ekonomik bazohet në qëllimin themelor të kultivimit.Sipas këtij klasifikimi, kultivarët nën kulturë grupohen në: 1. Kultivarë për konsum në gjëndje të freskët, të tillë janë kultivaret

Viktoria, Matilda, Bllack Magic, Rexhina, Cardinal, Afuzali etj.2. Kultivarë të destinuar për përpunim industrial (prodhimin e verërave

të kuqe, verërave të bardha, prodhimin e rakisë, konjakut etj) të tillë janë kultivaret Merlot, Shardone, Trebuano, Verdikio, Shesh i Bardhë, Shesh i Zi, Barbara, Riesling, Muskatet, Pamidi, Debinat, Kallmeti, Primitivo, Syrah, Sanxhoveze, Montepulciano etj

3. Kultivarë për prodhimin e rrushit të thatë, janë kultivarët pa fara, të tillë janë Sulltanina, Beogradsja pa fara, Kings Rubi, Big Perlon, Crimson, Nevada, Sublima, Sugraone etj .

4. Kultivarë për prodhimin e nënshartesave, këta bëjnë pjesë në grupin e hardhive Amerikane, mund të jenë:

- të qëndrueshme ndaj filokserës; - të qëndrueshme ndaj të ftohtit; - të qëndrueshme ndaj kripëzimit; - të qëndrueshme ndaj nematodave; - të qëndrueshme ndaj përmbajtjes së lartë të gëlqeres aktive; - të qëndrueshme ndaj thatësirës së tepërt; - të qëndrueshme ndaj lagështirës së tepërt; - të qëndrueshme ndaj sëmundjeve kërpudhore dhe virusale; etj.Të tillë janë Vitis Riparia, Vitis Rupestris, Vitis Monticola, Vitis Labrisca etj

dhe klonet e krijuar nga hibridizimi ndërmjet tyre, më të përdorura në kushtet e Shqipërisë janë 779P, 1103P, 140 Ru, SO4, Kober 5BB etj.

Page 18: VRESHTARIA

18

Vreshtaria

5. Kultivarë për qëllime dekorative, janë lloje që përdoren në arkitekturën mjedisore, e tillë është hardhia Kanadeze (Vitis Partenocisis).

Drejtimi i shfrytëzimit ekonomik të një kultivari përcaktohet nga rezultatet praktike të nxjerra gjatë kultivimit dhe përdorimit të kultivarit për një kohë të gjatë në një rajon të caktuar.

5. Vreshtaria në botë

5. 1. Prirje të zhvillimit të vreshtarisë në botë

Gjatë tre dekadave të fundit, kanë ndodhur ndryshime të thella në panoramën e prodhimit dhe eksportin e rrushit dhe nënprodukteve të tij.

Që nga viti 1980, në nivel botëror ka patur dhe vazhdon të ketë një tendencë në rënie të sipërfaqes së mbjellë me vreshta, ndërsa prodhimi ka patur një rritje të lehtë, shoqëruar me një tepricë të nënprodukteve të rrushit në treg. Kjo rënie në nivelin e mbjelljes së vreshtave të reja ka ardhur për shkak të mungesës së stabilitetit dhe ndryshimeve të thella shoqërore dhe politike që kanë ndodhur në disa vende të Evropës Lindore dhe të Mesdheut.

Aktualisht, ka një pakësim të donacioneve të vendeve të Bashkimit Evropian për krijimin e vreshtave të reja, ka një prirje për të reduktuar prodhimin e verës.

Në shkallë botërore ka një prirje për të ulur sipërfaqen e mbjellë me vreshta në tokat e pjerrta të zonave kodrinore ku është zhvilluar tradicionalisht vreshtaria, vihet re një rënie e konsumit të përgjithshëm i cili është shoqëruar me një gjendje stoku dhe me ulje të ndjeshme të të ardhurave nga sektori i vreshtarisë dhe verëtarisë.

Por, nga ana tjetër, kjo dukuri është shoqëruar me një rritje të vëmendjes ndaj kërkimit shkencor për marka të reja të verës, për njohjen e shijeve të konsumatorit, për gjetjen e tregjeve dhe konsumatorëve të rinj në rajone me traditë dhe vreshtari më pak të zhvilluar, etj.

Në traditën e prodhimit, konsumit dhe eksportit të rrushit dhe nënprodukteve të tij, janë shfaqur aktorë të rinj të cilët kanë ndryshuar disi traditën e mëparshme.

Në dekadat e fundit, në tregun ndërkombëtar, janë shfaqur prodhues të rëndësishëm me cilësi dhe marka të reja që po rriten dita-ditës.

Kështu ka ndodhur me produktet që vijnë nga vendet e Azisë, si Japonia, Kina, Hong Kongu, Taivani, etj, si dhe me prodhuesit potencialë të verës nga Kalifornia, Afrika e Jugut dhe Australia, produktet e të cilëve po kërkohen gjithnjë e më shumë nga tregu dhe konsumatori.

5. 2. Ecuria e sipërfaqes së mbjellë me vreshta në botë

Në mesin e viteve 1990, në shkallë botërore ka patur 10 213 000 ha me vreshta, ndërsa gjatë 2 dekadave të fundit kjo sipërfaqe është reduktuar në 7 814 000 ha ose me 23.5% më pak

Page 19: VRESHTARIA

19

Vreshtaria

Rreth 2/3 e vreshtarisë botërore është përqëndruar në Evropë, kryesisht në Spanjë (1 155 000 ha), Francë (914 000 ha) dhe Itali (914 000 ha), etj.

Spanja, Franca dhe Italia janë tre vendet me vreshtarinë më të zhvilluar, kanë së bashku rreth 38% të sipërfaqes botërore me vreshta.

Pjesa tjetër e sipërfaqes së kultivuar me vreshta ndodhet ne Azi 18.5%, Amerikë 10.2% dhe Australi 1.3%

Pavarësisht nga reduktimi i sipërfaqes me vreshta (në shkallë botërore), ka edhe vende që gjatë dekadave të fundit e kanë shtuar ndjeshëm sipërfaqen e mbjellë me vreshta.

Të tilla janë Australia (+ 18000 ha), Irani (+ 18 000 ha), Kina (+ 9 000 ha), Afrika e Jugut (+ 5000 ha) dhe Peruja (+ 4000 ha).

5. 3. Ecuria e prodhimit të përgjithshëm të rrushit në botë

Prodhimi i rrushit në botë nga viti 1980 deri në vitin 1997 ka pësuar një rënie prej 10%, nga 628 milion kv në 563 milion kv, dhe nga viti 1997 në vitin 2007, prodhimi i rrushit në shkallë botërore është rritur nga 563 milion kv në 592 milion kv.

Rritja e sasis së prodhimit nga 563 milion kv (1997) në 592 milion kv (2007) ka ndodhur për shkak të përmirësimit të teknologjisë së kultivimit, përmirësimit të strukturës varietore dhe rajonizimit më të mirë.

Në Evropë, nga viti 1980 deri në vitin 2007, ka patur një rënie të dukshme të prodhimit, ndërkohë që në Azi, Amerikë, Afrikë dhe Australi, krahas rritjes së sipërfaqes së kultivuar me vreshta, është rritur edhe prodhimi i rrushit, ky zhvillim e bën më pak të dukshëm rënien e prodhimit botëror të rrushit gjatë periudhës 1980-1997.

Rritja e rendimentit të vreshtave në vendet e Bashkimit Evropian dhe në vendet e Evropës Lindore si dhe rritja e sipërfaqes së mbjellë në Azi, në Amerikë, në Afrikën e Jugut dhe në Australi ka kontribuar në rritjen e prodhimit botëror me rreth 59 206 700 kv, kjo rritje ka ndodhë gjatë 10 viteve të fundit, 1997-2007.

5. 4. Destinacioni i prodhimit të rrushit në Evropë dhe në botë

Të dhënat mbi destinacionin e prodhimit, dëshmojnë se janë prodhuar 264.4 milion hektolitra verë nga përpunimi i 456562 mijë kv rrush, ndërsa për konsum të freskët është përdorur 24584 mijë kv. Pjesa tjetër e prodhimit, 10921 mijë kv, është përdorur për prodhimin e rrushit të thatë.

Në mënyrë të përmbledhur, 77% e prodhimit botëror të rrushit shkon për përpunim (prodhimin e verës, alkolit etj), 21% e prodhimit shkon për konsum të freskët tavoline dhe një sasi e vogël, 1.8-2%, shkon për tharje.

5. 5. Ecuria e prodhimit dhe konsumit të verës në botë

Prodhimi i përgjithshëm botëror i verës ka ndryshuar në vite e dekada. Nga viti 1980 deri në vitin 1997 ka patur një ulje të prodhimit dhe konsumit të verës në

Page 20: VRESHTARIA

20

Vreshtaria

shkallë botërore. Pas vitit 1997, prodhimi në vite ka qenë më i stabilizuar. Vetëm në vitet 1991-1995, prodhimi i përgjithshëm i verës në Evropë është pakësuar me rreth 63.5 milion hl verë/vit. Periudha 1981-1985 ka qenë periudha kur Evropa ka patur sasinë më të lartë të prodhimit të verës.

Në vitin 1997, Europa prodhoi 72.9% të totalit, Amerika 18.5%, Afrika 3.8%, Oqeania (Australia) 2.5% dhe Azia 2.3%. Mbi 50% e prodhimit botëror të verës është prodhuar nga tre vende: Franca me 53 612 000 hl, Italia me 50 847 000 hl dhe Spanja me 33 887 000 hl, ndërsa një prodhues tjetër i rëndësishëm i verës në botë është Amerika që prodhon rreth 25 000 000 hl/vit.

Në Evropë, rreth 84% e verës së prodhuar konsumohet. Vende të ndryshme kanë nivle të ndryshëm konsumi të verës për frymë të popullsisë. Kështu, Luksenburgu konsumon 63.4 litra/frymë, Franca 60 litra/frymë, Italia 58.8 litra/frymë, Portugalia 56.4 litra/frymë, Zvicra 41.2 litra/frymë, Spanja 38 litra/frymë, ndërsa në Amerikën e Jugut, Argjentina konsumon 41 litra/frymë, Uruguaj 31 litra/frymë, etj.

5. 6. Ecuria e prodhimit të rrushit për konsum të freskët

Prodhimi i rrushit për tavolinë në vitet e fundit ka pësuar rritje. Kështu prodhimi i përgjithshëm botëror ka arritur në 124 584 000 kv, rreth 1.6 milion kv më shumë se në vitin 1996 ose 6 milion kv më shumë se në vitin 1995. Azia prodhon 44.5% të prodhimit të përgjithshëm botëror krahasuar me Evropën me 30%, Amerikën me 19%, Afrikën me 6% dhe Oqeaninë me 0.5%. Prodhimi më madh vjen nga Irani me 15 506 000 kv, ndiqet nga Italia me 15 300 000 kv, Kina me 14 102 000 kv, Turqia me 12 757 000 kv, Kili me 8 647 000 kv dhe SHBA me 8 523 000 kv.

Rritje të ndjeshme të prodhimit të rrushit të tavolinës ka patur Kina me mbi 300%, Afrika e Jugut me 128%, Kili me 85%, Brazili me 70%, Afganistani me 67%, Maroku me 55%, ShBA me 53%, Australia me 46% dhe Irani me 36%, ndërsa në Europë janë shënuar sasi më të ulta prodhimi. Ka patur rënie të prodhimit nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik (-67%), Spanja (-33%), Franca (-36%) Greqia (-20%), Rumania (-25%) dhe Bullgaria (-30%).

Vendet jashtë Europës që kanë pësuar rënie të prodhimit, janë Algjeria (-34%) dhe Siria (-26%).

Prodhimi i përgjithshëm i rrushit për tharje (stafidhe) është në rreth 10 milion kv/vit dhe është përqëndruar në pak vende.

Konkretisht, SHBA prodhon 3 752 000 kv/vit, Turqia prodhon 3 600 000 kv/vit, Irani 900 000 kv/vit, Greqia 860 000 kv/vit, Afrika e Jugut 390 000 kv/vit, Australia 295 000 kv/vit, Kili 285 000 kv/vit dhe Afganistani 281 000 kv/vit.

5. 7. Import-eksporti i rrushit të tavolinës

Sasia e prodhimit të eksportuar është 18 937 000 kv e barabartë me 15.2% të totalit të prodhimit.

Page 21: VRESHTARIA

21

Vreshtaria

Nga kjo rreth 45.8% e sasisë së përgjithshme është eksportuar nga vendet e Amerikës në drejtim të tregut europian.

Në total, sasia e rrushit të tavolinës e eksportuar në vite dhe dekada është rritur nga 14 në mbi 18 milion kv/vit.

Në mënyrë më të detajuar, Kili vazhdon të mbetet eksportuesi më i madh i rrushit të tavolinës me 5 191 000 - 5 700 000 kv/vit, i ndjekur nga Italia me 4 185 000 kv/vit, SHBA me 2 688 000 kv/vit, Afrika e Jugut, Greqia, Spanja, etj të cilat eksportojnë mesatarisht nga një milion kv/vit.

Vendet që importojnë më shumë rrush tavoline janë, SHBA dhe Gjermania (rreth 3.6 milion kv secili), ndiqen nga Franca, Kanadaja, Britania, Hollanda, Hong Kongu, etj, të cilët importojnë afërsisht nga një milion kuintal secili.

Ndërsa në lidhje me eksportin e rrushit të thatë kemi një pamje tjetër. Në nivel botëror, eksportuesi më i madh është Turqia me 1 809 000 kv/vit, më

pas vjen SHBA me 1 178 000 kv/vit dhe Greqia me 597 000 kv/vit.

6. Dëshmi mbi lashtësinë e kultivimit të hardhisë në Iliri

Gjeografi i Antikitetit, Straboni (63 p.e.r - 20 e.r), pasi viziton Ilirinë, shkruan “…I ngrohtë dhe frutdhënës është ky vend, se është plot me ullishta e me vreshta të mira, përveç në disa vende të pakta ku toka është fare e ashpër…” (Geographica, libri VII, 8).

“…Këta të fundit (Ilirët) eksportojnë verë që e mbajnë në enë druri të cilat i transportojnë me qerre…” (Gegraphica, libri V, 8).

Poeti Romak Virgjili shkruan për Ilirët: “…Në mes të sallës, rreth tryezave, zbraznin kupat për nder të Bahut, pinin me enë të arta dhe bënin flijime…” (Libri III, f. 354-355).

Heroditi (shek. V p.e.r) shkruan: “…Pellazgët arritën t’i njohin emrat e perëndive kur i sollën nga Egjipti. Emrin e Dionisit e mësuan pasi mësuan emrat e perëndive të tjera. Që prej kësaj kohe, i kanë përdorur në flijimet e tyre perënditë, dhe më pas. Helenët i morën këta emra nga Pellazgët (Ilirët)...”

Kamur, në Enciklopedinë e Madhe Greke (Vëll XVIII) shkruan: “...Pellazgët janë shfaqur në Mesdhe që nga mijëvjeçari i VI-të p.e.r, shumë kohë përpara ardhjes së Helenëve, në shek. e V-të p.e.r. Ata njihnin dhe përdornin gjerësisht verën...”

Në librin me titull “Odiseja e Pabesueshme e një Populli Parahelen” (Mathieu Aref, f. 11) shkruhet: “...Pellazgët janë banorët e parë të botës ballkano-danubiane dhe Egjeut. Ata ishin aty përpara mbërritjes së grekëve…”

Straboni theksonte se “..verërat e Istrias çmoheshin shumë. Ilirët krijonin vreshta të ulta në veri të Sirmit, duke u ndihmuar nga një perandor vendas me emrin Probi...” (shek. III).

Johan Ëilkes (2005) (“Ilirët”, f. 235), shkruan se “...Botës helene, Ilirët i dukeshin pijetarë të mëdhenj, duke u nisur që nga garat e Ardianëve kush e kush mund të pinte më shumë, dhe nga fakti se burrat e dehur përcilleshin në shtëpi nga

Page 22: VRESHTARIA

22

Vreshtaria

gratë, të cilat gjithashtu merrnin pjesë në garë, deri tek dhënia me tepri e mbretërve të tyre, Agron dhe Gent, pas pijes...”

Johan Ëilkes (“Ilirët”, f. 235) shkruan edhe për një fakt tjetër interesant, se “...Helenët mësuan nga Taulantët një recetë të shkëlqyer për hidromelin, e bërë nga tharmimi i mjaltit, verës dhe ujit, pije që përdorej nga ilirët e Panonisë në kohën e Atilës...”. Kjo recetë është ruajtur dhe përsosur nga Kantina “BELISARIO” në Metallika të Italisë, e cila prodhon verën e fermentuar me mjaltë, të emërtuar “MELITITES”.

Edhe tek legjenda e Gjergj Elez Alisë thuhet: “...Venë 3 vjeçe tue pi/ edhe atin e ka mbajtun/ tagji n’strajcë tue i qitun/ venë me pi për ujë tue i dhanun...”.

Rregulli i trajtimit të puntorit, sipas traditës së vjetër shqiptare, parashikonte dhe lejonte që punëtori i bujqësisë të konsumonte sasi të ndryshme vere për kohë të ndryshme. Historiani italian,

Kato (234-149 p.e.r), në veprën e tij “De agricoltura” shkruan: “...Përgjatë korrjeve dhe vjeljes së rrushit, në rajonet e Ilirisë, bujqve ju jepet çdo ditë ¾ litra me verë të holluar me ujë. Nga vjelja e rrushit deri në fillim të dimrit, bujqit mund të pinin sa të donin, ndërsa nga dhjetori deri në fund të marsit, bujqve u jepej ¼ litra verë në ditë. Gjatë pranverës dhe verës, deri në periudhën e korrjeve dhe vjeljeve, u jepej ½ litra verë në ditë”.

Është i njohur zakoni i vjetër shqiptar (i ruajtur deri në shek. XVII-XVIII-të) ku burrat mbanin me vete calikët me verë dhe i këmbenin kur takoheshin në rrugë njëlloj siç ndërrojnë sot cigaren e duhanit.

Nivelin e lartë të vlerësimit dhe zhvillimit të vreshtarisë e dëshmon edhe specializimi i zonave dhe kultivarëve. Sipas Prof. A. Osjes (“Vreshtaria dhe verëtaria shqiptare”, 2004), familjet feudale vendase kishin territoret dhe kultivarin e tyre karakteristik. Kështu, në Kalanë e Krujës dhe Petrelës konsumohej verë e prodhuar nga kultivarët e “Sheshit”, në Kalanë e Lezhës konsumohej verë nga kultivari “Kallmet”, në Kalanë e Shkodrës konsumohej verë nga kultivari “Vranac”, në Kalanë e Beratit konsumohej verë nga kultivari “Pulës”, në Kalanë e Kaninës konsumohej verë nga kultivari “Vlosh”, në Kalanë e Ohrit konsumohej verë nga kultivarët “Pamid” dhe “Katroshe”, etj.

Johan Georg Van Hahn (1867) shkruan se “...Shqiptarët e sotëm janë pasardhës të banorëve të hershëm parasllav të këtij rajoni. Ata kanë bërë jetë të ngulur dhe jo shtegtare...”

Prof. G. Dalmaso (1962) shkruan se fiset etruske (fise ilire) që emigruan në Itali, kanë dhënë një kontribut të madh në përhapjen e artit të përgatitjes së verës në Italinë qendrore dhe veriore. Zhan Klod Faverial (“Histori e vjetër e Shqipërisë”, f 286) shkruan: “...Shumë Ilirë kaluan në Itali. Fise të tilla si Picentët, Daunët, Japigët, që emigruan në Itali, kultivonin më parë vreshta me famë në Iliri...”.

Në Dhiatën e Vjetër, për verën është përdorur fjala “Yayain”, që shqiptohet “Vain”, e përkthyer nga gjuhët origjinale të Biblës si ”lëng i shtrydhur nga rrushi”, që është njëlloj si në gjuhën shqipe “venë”.

Page 23: VRESHTARIA

23

Vreshtaria

Në Muzeun e Lufrit në Francë ruhet një tarragotë bronxi me emrin Scodrinë që është nusja antike ilire e cila mban një shtambë uji në njërin krah dhe tasin me verë në dorën tjetër (A. Luka, 2009).

Plini (shkrimtar romak) shkruan për verën e preferuar të romakëve e cila njihej me emrin “Sapa” dhe vinte nga brigjet e Ilirisë. Këtë fakt e përmend edhe Frang Bardhi në relacionet e vitit 1637-1638 drejtuar Vatikanit ku informon: “...Kemi ndarë vreshtat për të prodhuar verë për Papën (nënkupto verën “Sapa”).

Në vitin 1637, Frang Bardhi shkruan: “...Ipeshkvia e Sapës, që në gjuhën popullore quhet Zadrimë, përbëhet nga 5 gjymtyrë (rrethe) që fillojnë nga Pulti deri në Lezhë”.

Amerin (1967) shkruan se “...Shqipëria ka një vreshtari që i takon periudhës para romake...”.

Plini (Plaku, 23-79 e.r.) dëshmon për 100 kultivarë rrushi, madje thekson se banorët e Dyrrahut lavdërojnë “Baliskun e bardhë”. Nga përshkrimi i dhënë, mendojmë se është fjala për kultivarin “Shesh i bardhë” që kultivohet edhe sot në kodrat e Tiranës, Durrësit dhe Kavajës.

Romakët nxitën kultivimin e vreshtave në Iliri, morën dhe i përhapën kultivarët tanë autoktonë edhe në vendet e pushtuara nga perandoria romake e asaj kohe.

Kështu, kultivari “Kallmet” u përhap në Hungari, Kroaci, Serbi, Mali i Zi, etj, me emra të ndryshëm, si “Kadarka”, “Skadarka”, “Skutariner”, “Tokai nero di Skutari”, etj.

Në Kodhel të Shkodrës është një vend që vazhdon të quhet “Kodra e Venës”, ky emër dëshmon për vendin ku grumbullohej vera nga tregtarët vendas dhe venedikas, e cila më pas eksportohej në Itali.

7. Problemet dhe perspektivat e zhvillimit të vreshtarisë në Shqipëri

Bujqësia dhe turizmi janë baza e zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit tonë. Në këtë kontest, vreshtaria e cilësuar si ”aristokracia e bujqësisë”, është dhe do të mbetet një fushë prioritare dhe një mundësi reale për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit.

Prodhimi dhe përpunimi i rrushit në kushtet e vendit tonë paraqet interes për shumë arsye, si:

▪Është rritur kërkesa e tregut të brendshëm dhe të jashtëm për rrush të freskët, verë, raki, stafidhe e nënprodukte të tjera.

▪Hardhia është një kulturë e njohur në shekuj, bashkëudhëtare e rëndësishme e historisë, traditës dhe kulturës sonë kombëtare.

▪Hardhia shfrytëzon tokat e pjerrëta e relativisht të thata, ku, në kushtet e vendit tonë, nuk shkojnë kulturat e tjera bujqësore.

▪Zhvillimi i vreshtarisë dhe industrisë përpunuese të rrushit është faktor i rëndësishëm zhvillimi dhe punësimi për zonat rurale, është një zgjidhje e mirë për mjaft probleme sociale, ekonomike dhe demografike.

▪Kultivarë të shumtë të hardhisë gjejnë kushte shumë të përshtatshme

Page 24: VRESHTARIA

24

Vreshtaria

klimatike e tokësore në pjesën më të madhe të territorit të vendit tonë.▪Ka ndodhur përmirësimi dhe përhapja me ritme të shpejta i teknologjive të

reja të prodhimit, përpunimit dhe ruajtjes së rrushit dhe verës.▪Vendi ynë ka hartuar dhe vepron mbi bazën e strategjisë kombëtare të

zhvillimit të vreshtarisë dhe verëtarisë.

Për zhvillimin e metejshëm të vreshtarisë dhe verëtarisë shqiptare, kërkohet:• Mbështetje më e madhe financiare për krijimin dhe zbatimin e teknologjive

të reja, kërkimin shkencor dhe informacionin mbi strukturat varietore, tregjet etj.

• Specializimi dhe rajonizimi i kultivarëve sipas zonave vreshtare.• Ngritja dhe funksionimi i sistemit kombëtar të prodhimit, kontrollit dhe

çertifikimit të fidanëve dhe nënshartesave antifilokserike.• Ngritja e vreshtave të reja mbi bazën e projekteve shkencore që duhet të

hartohen dhe të realizohen nën mbikqyrjen e specialistëve të vreshtarisë. • Rivlerësim dhe rritje e sipërfaqes së mbjellë me kultivarët autoktonë• Ngritja e fabrikave rajonale të verës, etj.• Hartimi, miratimi dhe zbatimi i ligjeve kundër falsifikimit dhe abuzimit

me cilësin e fidanave, verës, parandalimin e konkurencës abuzive ndaj fermerëve dhe prodhuesve vendas, etj.

Page 25: VRESHTARIA

25

Vreshtaria

II. NJOHURI MBI BIOMORFOLOgJINË E HARDHISË

1. Organet e hardhisë

Hardhia është bimë shumëvjeçare trupi i së cilës përbëhet nga: 1) Sistemi nëntokësor (rrënjët) 2) Sistemi mbitokësor (trupi, krahët, sharmendat, sythat, lastarët, gjethet etj).

1. 1. Sistemi rrënjor i hardhisë

1.1.1. Sipas origjinës së tyre, rrënjët e hardhisë ndahen në:a- Rrënjë embrionale e kanë origjinën nga embrioni i farës. Janë rrënjë të

fuqishme që futen thellë në tokë. Gjenden tek hardhia e egër dhe hardhitë e tjera të dala nga fara.

b- Rrënjët mitake. Rrënjët mitake dalin në tufa nga pjesa e rrezeve palcore, kryesisht në zonën e nyjeve.

1.1.2. Sipas moshës, rrënjët e hardhisë ndahen në:a- Rrënjë të reja. Janë rrënjë xhufkore, mjaft delikate, të trasha, të buta dhe me

ngjyrë të bardhë. Këto rrënjë thithin ujin dhe lëndët minerale. Tek nënshartesat, janë rrënjë të holla me ngjyrë kafe, ndërsa tek hardhia evropiane janë më të trasha e me ngjyrë të bardhë.

b- Rrënjë shumëvjeçare skeletore e të drunjëzuara. Kanë ngjyrë kafe të errët, shërbejnë për fiksimin e hardhisë në tokë dhe përcjelljen e elementëve ushqyes nga rrënjët thithëse tek pjesët e tjera të bimës.

1.1.3. Në varësi të pozicionit të daljes së rrënjëve në gjatësi të copës vegjetative, rrënjët ndahen në rrënjë sipërfaqsore, rrënjë të mesit dhe rrënjë fundore.

Për bimën e hardhisë, sidomos në tokat e thata, kanë rëndësi rrënjët e zhvilluara në pjesën fundore të copës vegjetative.

1. 2. Sistemi mbitokësor i hardhisë

Pjesa që lidh sistemin rrënjor me trupin (cungun), quhet qafa e rrënjës së hardhisë. Pika e shartimit është pjesa ku është bërë bashkimi i nënshartesës me

mbishartesën. Pika e shartimit duhet të jetë jo më pak se 7 cm mbi sipërfaqen e tokës.

Page 26: VRESHTARIA

26

Vreshtaria

Ajo dallohet nga një fryrje e lehtë, në disa raste e theksuar, për shkak të mungeses së afinitetit ndërmjet komponentëve të shartimit.

Figura 1. Sistemi mbitokësor i hardhisë (F Voci)

Trungu është pjesa që fillon nga sipërfaqja e tokës deri tek fillimi i krahëve (degëve shumëvjeçare) që shtrihen mbi telin e spalierës.

Ndertimi i posaçëm dhe format karakteristike të trupit të hardhisë e bëjnë atë të dallueshëm nga trungu i pemëve frutore, prandajë në vitikulturë ky quhet cung. Funksionet kryesore të cungut janë mbajtja e krahëve, sharmendave, lastarëve, gjetheve, dhe prodhimit, përcjellja e lëndëve ushqyese prej rrënjëve tek gjethet dhe anasjelltas; në të njëjtën kohë cungu sherben edhe si depo për grumbullimin e lëndëve të përpunuara dhe është vatra ku kryhen ndryshime të rendësishme fiziologjike dhe biokimike. Mbi cung krijohen një numër i ndryshëm degësh ose krahësh, mbi të cilët vendosen sharmendat, që janë në vetvete lastarë njëvjeçarë të drunjëzuar.

Mbi sharmendat ndodhen sythat dimëror. Në pranverë, prej sythave dimërore zhvillohen lastarët kryesorë.

Lastari përbëhet nga: nyjet, ndërnyjet, sythat, luleritë, gjethja dhe përdredhëset.Në sqetullat e gjetheve formohen sythat nga të cilët brenda verës, zhvillohen

lastarë të radhës së dytë e që quhen sqetullorë.Në sqtullën e gjethes së bazës së lastarit sqetullor, lind dhe formohet sythi i

ardhshëm dimëror, prej të cilit në pranveren e ardhshme do të çelin lastarët kryesor.Tek lastarët e rinj, pas nyjeve 4-5 dhe përkundrejt gjetheve dalin luleritë, dhe në

mungesë të tyre, përdredhëset. (P Sotiri; T Gjermani; T Nini, 1972)Zakonisht luleritë zhvillohen në nyjet 3-6, tek nyjet më sipër dalin përdredhëset.

Page 27: VRESHTARIA

27

Vreshtaria

Sasia e lulerive të zhvilluara mbi një lastarë është e ndryshme në vartësi të kultivarit dhe kushteve të ambjentit, pjesa më e madhe e kultivarëve euroaziatik, zhvillojnë 1-2 luleri/lastarë frutor.

Lastarët e rinj që përmbajnë lulëri quhen lastarë frutorë, kurse ata që përmbajnë vetëm gjethe (nuk përmbajnë lulëri) quhen lastarë jofrutorë.

Numri mesatar i lulerive të zhvilluara për çdo lastar kryesor të dalë prej sythave dimëror quhet koeficienti i prodhimtarisë relative (Kpr).

Ndërsa numri mesatar i lulerive të zhvilluara për çdo lastar frutor quhet koeficient i prodhimtarisë absolute (Kpa).

Në praktikën e gjerë të prodhimit përdoren edhe dy tregues të tjerë të prodhimtarisë, ata janë indeksi i prodhimtarisë relative (Ipr) dhe indeksi i prodhimtarisë absolute (Ipa).

Indeksi i prodhimtarisë relative (Ipr), shpreh peshën mesatare të prodhimit të marrë për çdo lastar kryesor të zhvilluar nga sythat dimërorë. Ipr = Kpr x peshën mesatare të veshulit.

Indeksi i prodhimtarisë absolute (Ipa), shpreh peshën mesatare të prodhimit të marrë për çdo lastar frutor. Ipa = Kpa x peshën mesatare të veshulit (të shprehur në gram).

Lastari i hardhisë ka ndertim asimetrik, tek prerja tërthore e tijë, dallohen me lehtësi ana barkore, ana kurrizore, ana e sheshtë dhe ana e thelluar.

Ana barkore e lastarit gjithmonë është më e butë, më pak e ngjyrosur dhe më e fryrë.

Ana kurrizore është më e fortë, më e ngjyrosur, më e lëmuar dhe e shndritshme. Lastari është i përkulur nga ana kurrizore si pasojë e rritjes më të shpejtë të

kësaj ane.

Figura 2. Ndërtimi asimetrik i lastarit të hardhisë (A Cartechini)

Page 28: VRESHTARIA

28

Vreshtaria

Në anën e thelluar vendosen gjethet, në sqetullën e të cilave zhvillohen sythat. Sythat mund të zhvillohen brenda të njëjtit vit vegjetativ duke dhënë lastarë

sqetullorë ose vitin e ardhshëm duke dhënë lastarë të zakonshëm (burojnë nga sythat dimërorë) që në vjeshtë shndërrohen në sharmenda.

Në anën e sheshtë të lastarit zhvillohen lulëritë dhe përdredhëset. Zakonisht, lulëritë shfaqen në nyjet 3-6 të lastarit frutor.Lastari që zhvillohet nga sythi dimëror në pranverën e hershme quhet lastar kryesor. Lastari që zhvillohet më vonë (1-1.5 muaj) nga sythat verorë të lastarit

kryesor quhet sqetullor, në raste të veçanta, nga lastarët sqetullorë merret prodhim i dytë rrushi.

Tek lastarët sqetullorë, diferencohen sytha dimërorë prodhues, prandaj sharmenda që rrjedh prej tyre mund të lihet si element prodhues.

Sythat e bazës së lastarit janë shumë afër njëri-tjetrit, nuk zhvillohen mirë, si rezultat gjatë krasitjes nuk llogariten në ngarkesën e bimës.

1. 2. 1. Sythi dimëror

Sythi dimëror vendoset mbi një shtrat që lidhet drejtpërdrejt me diafragmën (diafragma është pjesa ku fillon ana e thelluar e lastarit apo sharmendës). Në procesin e formimit, sythi dimëror çvendos boshtin e vet nga sqetullori në drejtim të anës barkore të lastarit kryesor. Në vjeshtë, ndërtimi i sythit dimëror është i tillë: mbulesat e forta në formë luspash e mbështjellin sythin nga jashtë; poshtë këtyre mbulesave gjëndet një push i butë që shërben për mbrojtjen e indeve të gjalla nga ngricat dhe goditjet. Sythi dimëror në vetvete është një kompleks i përbërë prej një grupi sythash. Në qendër të sythit të përbërë gjëndet sythi qëndror ose kryesor, rreth tijë gjënden edhe 3-6 të tjerë që quhen sytha zevendësues ose anësor të cilët kanë përmasa më të vogla.

Sythi qëndror paraqet një lastar embrional në miniaturë me gjethe, luleri dhe përdredhëse. Në vartësi të shkallës së zhvillimit të sythit dimëror, numri i gjetheve fillestare në lastarin e ri mund të jetë 10-12 ose më shumë. Sythat me fillesa lulerish quhen sytha frutore, ndërsa ata që kanë vetëm gjethe dhe përdredhëse quhen sytha jo frutor. Sythat dimëror quhen të përzier për shkak se prej tyre zhvillohen (dalin) së bashku edhe lastarët, gjethet edhe luleritë. Sa më pak i zhvilluar të jetë sythi, aq më pak luleri ka të vendosura në të. Kur sythi kryesor pëson dëmtime, atëherë marrin zhvillim sythat anësor, të cilët janë më pak të diferencuar.

Tek sythat e hardhisë, dallohen prodhimtaria potenciale, embrionale (biologjike) dhe faktike.

Prodhimtaria potenciale e sythave shprehet me faktin se cilido syth që gjëndet mbi lastarin njëvjeçar, nga natyra e tijë biologjike, është gjenerative dhe i ka premisat për të kaluar në syth frutor.

Prodhimtaria embrionale e sythave, shprehet me sasinë e sythave që kanë dhënë fillime lulërish dhe kanë hyrë në rrugën e diferencimit të mëtejshëm.

Prodhimtaria faktike e sythave shprehet me sasinë e lulërive të vendosura mbi

Page 29: VRESHTARIA

29

Vreshtaria

lastarët frutorë dhe mbi numrin real të lastarëve frutorë të zhvilluar (P Sotiri; T Gjermani; T Nini, 1972).

Figura 3. Pamje e sythit dimëror (A Cartechini)

Kthimi i prodhimtarisë potenciale në prodhimtari faktike varet nga faktor të brëndshëm dhe të jashtëm, më kryesoret janë uji dhe elementët ushqyes (mikro dhe makroelementët), temperatura dhe drita.

Figura 4. Ndërtimi i sythit dimëror, janë sytha të përbërë dhe të përzier (P. Sotiri)

Page 30: VRESHTARIA

30

Vreshtaria

Sipas kohës së çeljes, sythat klasifikohen në tre grupe:1) Sytha me zgjim normal (janë sythat dimërorë), janë sythat që çelin në

pranverën e vitit pasardhës duke dhënë lastarin me gjethe, lulëri, etj, lastari i ri zhvillohet mbi sharmendë.

2) Sythat me zgjim të parakohshëm (janë sythat verorë) formohen në sqetullat e gjetheve të lastarëve të ri. Këta sytha çelin brenda vitit duke dhënë lastar të rinj që quhen sqetullorë. Në këtë rast lastari i ri (sqetullori), formohet mbi lastarin e zhvilluar nga sythat me zgjim normal.

3) Sytha të fjetur, formohen nga sythat anësorë të sythit dimëror të cilët nuk çelin në pranverë. Sythat anësor (sekondarë dhe terciarë) që nuk arrijnë të çelin, reduktohën, mbështillën nga idet e lëvorës dhe mbetën në gjendje të fjetur. Nga këta sytha, në rastet e dëmtimeve të renda mekanike dhe gjatë periudhës së plakjes, zhvillohen lastarë të fuqishem të cilet quhen “thithakë”. Këta lastarë, meqenëse rrjedhin nga sytha me diferencim të dobët janë pak prodhues ose aspak prodhues në varësi të moshes së sythit. Me rritjen e moshes, ulet prodhimtaria. Ndërsa sythat dimëror që formohen mbi thithakë, janë të aftë të diferencojnë prodhimin për vitin e ardhshëm. Thithakët shërbejnë për të zëvendësuar pjesët e dëmtuara (krahët, cungun, etj) dhe në praktikën e krijimit të përpanjave.

Mbi lastarët, dalin gjethet të cilat përbëhen nga llapa dhe bishti. Llapa e gjethes së hardhisë përbëhet nga nervaturat kryesore, të cilat fillojnë nga

pika ku bashkohet bishti me llapën dhe përfundojnë në majën e dhëmbëve kryesorë. Nervatura më e gjatë (nervatura, N1), konsiderohet si gjatësia e gjethes, dhe

krahasohet me gjatësinë e bishtit.

Figura 5. Gjethja e rritur dhe ndërtimi anatomik i saj (L Susaj)

Nga nervaturat kryesore dalin nervaturat e dyta të cilat përfundojnë me nga një dhëmbëz në anë të gjethes. Llapa e gjethes ka disa të thelluara që formohen ndërmjet nervaturave kryesore që quhen sinuset anësore dhe sinusi i bishtit.

Page 31: VRESHTARIA

31

Vreshtaria

1. 2. 2. Lulëria, lulja dhe përdredhësja

Lulëria është një vilë e përberë që ka lidhje të ngushtë gjenetike me përdredhësen. Shkalla e zhvillimit të lulërisë, varet nga karakteri i rritjes embrionale. Pas diferencimit të sythit, lulëria ka formën e një gunge të vogël gjysmë sferike; më pas ajo diferencohet në boshtin me gungëza të tjera anësore, mbi të cilat lindin degëzimet e lulërisë. Nga fundi i vjeshtës, në një pamje mikroskopike, lulëria embrionale ka pamjen e një boshti me gunga anësore. Në pranverë, në fillim të rritjes së lastarëve, lulëritë qëndrojnë të mbuluara nga gjethet e vendosura më poshtë. Kur lastari arrin gjatësin 10-12 cm, lulëritë embrionale dalin jashtë mbuleses së gjetheve. Në këtë fazë, luleria ka pamjen e topthi të ngjeshur me gungëza. Secila gungëz paraqet në vetvete një grup lulesh embrionale të mbështjella nga sipër me gjethëza, të cilat pas rritjes dhe zgjatjes së lulërisë, hapën dhe thahen. Këto gungëza diferencohen me shpejtësi duke zbuluar boshtet e degëzimit të dytë dhe më pas të degëzimit të tretë. Mbi këto boshte, zakonisht zhvillohen grupe lulesh nga 2-3 së bashku. Kur lulërit marrin zhvillim të fuqishëm (fundi i prillit-fillimi i majit), mund të vërehet edhe formimi i degëzimeve të katërta dhe të pesta. Zakonisht, në bazën e lulërisë, sasia e degëzimeve është më e madhe se sa në majë, kjo është arësyeja që veshulët e rrushit në të shumtën e rasteve, kanë formë konike (P Sotiri; etj, 1972).

Lulja, morfogjeneza e lulerisë mbaron me formimin e luleve të veçanta. Zakonisht, në rendin e fundit të degëzimit të frenjës së lulerisë vendosen nga tre lule; lulja e mesit, mbaron zhvillimin e vet më heret se dy lulet e tjera.

Lulja e hardhisë përbëhet nga bishti i lules i cili është i hollë, i gjelbër, ndërsa për nga ndertimi anatomik ngjason me atë të kercellit.

Kupa e lules përbëhet nga pesë dhëmbëza të shprehur dobët. Në sqetullen e kupës formohet një rreth i vogël i cili më vonë jep jastekun e kokrrës (është pjesa e fryrë e bishtit të kokrrës, pjesa ku bishti ngjitet me kokrrën).

Kurora e lules së hardhisë formohet prej petëlave të ngjitura me njëra tjetrën në formën e një kësule. Zakonisht, lulja ka pesë petëla, shumë rrallë ndodhë të ketë katër, gjashtë apo shtatë petla. Petlat mbështeten poshtë mbi shtratin e lules dhe këmbehen me nënëpetlat që vendosen më poshtë.

Lulja e hardhisë ka pesë thekë, rrallë gjashtë ose tetë. Thekët vendosen përkundrejt petëlave. Tek lulet dyseksore (hermafrodite), theket përbëhen nga fija shumë të gjata ose të barabarta me gjatësin e pistilit. Në majën e thekëve janë të vendosura trastat pjalmore. Kur lulja është e pa hapur, trastat pjalmore qëndrojnë të mbështetura rreth pistilit dhe pas rrëzimit të kësulës, ato kthehen në drejtim të kundërt, nga jashtë. Brenda trastave pjalmore, janë kokrrat e pjalmit me madhësi rreth 25 mikron,kokrrat e pjalmit kanë ngjyrë të verdhë.

Pistili i lules së hardhisë ka formë dardhe me shtyllëz zakonisht të shkurtër e me ngjyrë të gjelbër e cila mbulohet nga një krerëz me ngjyrë të gjelbërt e rrudhosur e me buzë të ngritura nga sipër në formën e pjatës. Ndërsa vezorja ka dy fole me nga dy vezëza tek sejcila.

Page 32: VRESHTARIA

32

Vreshtaria

Lulja e shumicës së kultivarëve të rrushit të species V vinifera kanë lule biseksuale. Ndërsa hardhia e egër V vinifera ssp sylvestris është bimë dioike, poligame, ndërsa formimi i luleve biseksuale është fenomen i rrallë. Në popullatat e hardhisë së egër, mbizotërojnë individët me lule funksionale mashkullore dhe funksionale femërore.

Evolucioni i lules tek familja vitaceae tregon se lulja hermafrodite e ka origjinën e saj nga format njëseksuale.

Figura 6. Përcaktimi i tipit të lules (IPGRI)

Nga pikëpamja morfologjike, lulet e hardhisë grupohen në këtë mënyrë:1. Lule hermafrodite me funksionim normal të organit mashkullor dhe

femëror.2. Lule hermafrodite, funksionale, me funksion të organit femëror dhe në

këtë rast quhen lule funksionale femërore, ndërsa kur funksionon vetëm organi mashkullor, quhen funksionale mashkullore.

3. Lule morfologjikisht njëseksuale. Janë tipike femërore kur tek lulja mungojnë thekët (organi mashkullor), dhe tipike mashkullore kur tek lulja mungon pistili (organi femëror).

Tek hardhia, rrallë herë haset edhe poligamia, janë rastet kur mbi të njëjtën bimë gjënden lule dyseksore dhe lule njëseksore. Poligamia është më prezente tek individët mashkullor se sa tek individët femërorë.

Fakti se shumica e kultivarëve nën kulturë kanë lule dyseksore (hermafrodite), i dedikohet seleksionimit të gjatë artificial që kultivuesit e hardhisë kan kryer gjatë shekujve.

Hardhia është bimë me pjalmim të kryqëzuar, kokrrat e pjalmit mbarten mbi krerëzën e pistilit nëpërmjet erës (anemofile) dhe shumë pak nepërmjet insekteve (entomofile).

Përdredhësja i shërben hardhisë për t’u kapur, fiksuar, kacavjerrë pas objekteve të ndryshme si degë, tela, tenda, etj. Tek specia V vinifera, përdredhëset dalin sipas një rregulli të caktuar: në mes të dy nyjeve me përdredhëse vendoset një nyje pa përdredhëse. Ndërsa dalja e përdredhëseve në çdo nyje të lastarit është karakteristikë e species V. labrusca. Përdredhëset në shumicën e specieve të gjinis vitis, janë të degëzuara. Tek nëngjinia Muscadinia ato janë të thjeshta, pa degëzime. Pas çeljes

Page 33: VRESHTARIA

33

Vreshtaria

së lastarit, prdredhësja më të takuar mbi objeket e rastit, mbështillet rreth tyre dhe drunjëzohet. Tek gjinia Parthenocissus (përdoret si bimë zbukuruese), përdredhëset zhvillojnë ventuza në fundet e tyre, këto e ndihmojnë të fiksohet mbi faqe të lëmuara të mureve dhe objekteve të tjera.

Ka raste kur përdredhëset, pas një zhvillimi të fuqishëm shndrrohen në lastarë. Mbi lastarë të tillë mund të formohen lulëri dhe përdredhëse të reja. Lastarët që zhvillohen në vendin e përdredhëses, quhen lastarë jashtësqetullorë. Gjethet, përdredhëset dhe lulëritë janë të vendosura sipas të nëjtave parime sikurse tek lastari kryesor. Ky fakt dëshmon për origjinën e njëjtë të përdredhëses me lastarin kryesor

Pas pjalmimit dhe pllenimit, luleria shndërrohet në veshul, ndërsa vezorja shndërrohet në frut (kokërr), dhe vezëzat në fara.

Nga zhvillimi normal i procesit të pllenimit formohen kokrrat me nga 1-4 fara. Në përgjithësi, në një kokërr rrushi gjenden 2-3 fara të zhvilluara mirë dhe një

e mbetur si rudiment, rrjedh nga veza e papllenuar. Më shumë fara në kokërr (nga 2-3 fara), kanë kultivaret e vatrës Proles

occidentalis, ndërsa me pak (nga 1-2 fara), kanë kultivarët e vatrës Proles orientalis. Tek kultivaret evropianë, sipërfaqja e farës është gjithmonë e lëmuar, ndërsa tek

disa kultivarë amerikanë është e rrudhosur. Veshuli, forma dhe madhësia e veshulit janë veçori varietore. Vrojtohen dhe

maten për të gjykuar më mirë mbi destinacionin dhe vlerën agronomike të kultivarit.

Figura 7 . Lulëria dhe shndërrimi i saj në veshul (L Susaj)

Sipas formës, veshulet mund të jenë në formë cilindrike (Cëruja, Trebiano, etj), konike (Kabernet, Sangiveze, Riesling, Pino, Merlot, etj), konike e zgjatur me krahë apo pa krahë (Shesh i zi, Tajga e Kuqe dhe Tajga e Bardhë, Kallmet, etj).

Shkalla e ngjeshjes së veshulit është veçori varietore dhe varet nga gjatësia e bishtit të kokrrës, dhe shkalla e degëzimit të frenjës. Zakonisht, kultivaret e verës

Page 34: VRESHTARIA

34

Vreshtaria

zhvillojnë veshul të ngjeshur, ndërsa kultivaret e tavolinës zhvillojnë veshul gjysëm të ngjeshur dhe të shkrifët.

Kokrrat ndryshojnë nga njëri kultivarë tek tjetri, ndryshimet lidhen me madhësin e kokrrës, formën e kokrrës, ngjyrën e cipës së kokrrës dhe tulit të kokrrës, konsistencën dhe përmbajtjen kimike të tulit të kokrrës, numrin e farave, formën dhe madhësin e tyre.

Në kushtet e një pllenimi normal dhe zhvillimi normal të katër vezëzave, do të kishim nga katër fara për çdo kokërr, zakonisht një deri në dy vezëza nuk pllenohen dhe nuk arrijnë të shendrrohën në fara, përpasojë tek shumica e kultivarëve me farë, gjindën nga 2-3 fara/kokërr. Sa më shumë fara të ketë kokrra aq më pak sheqer përmban mushti, ndërsa kokrrat e milcuara (pa fara) përmbajnë më shumë sheqer dhe aromë.

Në kohen e pjekjes, cipa e kokrrës merr ngjyrën karakteristike të kultivarit, ndërsa fara merr ngjyrë kafe të çelur.

2. Zhvillimi individual i hardhisë

Tek hardhia dallohen 2 cikle zhvillimi: cikli i madh (cikli jetësor) dhe cikli i vogël (cikli vjetor).

2. 1. Njohuri mbi ciklin jetësor të zhvillimit

Gjatë ciklit jetësor, hardhia kalon periudhat e mëposhtme:• Periudha e rritjes. Fillon me mbirjen e farës dhe mbaron me frutifikimin e

hardhisë. Gjatë kësaj periudhe formohen organet e hardhisë. Kjo periudhë zgjat 2-4 vjet.

• Periudha e rritjes dhe frutifikimit. Është periudha nga fillimi i frutifikimit, shfaqjes së lulërive dhe veshulëve të parë, deri në futjen e bimës në prodhim të plotë. Vreshtat e reja e fillojnë prodhimin (japin pak lulëri dhe veshulë) që në vitin e 2-3-të, ndërsa hyjnë në prodhim të plotë në vitin e 5-6-të pas mbjelljes.

• Periudha e frutifikimit. Është periudha kur hardhia prodhon rregullisht. Kjo periudhë zgjat 20-25 vjet tek vreshtat, dhe 30-50 vjet tek pjergullat.

• Periudha e plakjes. Karakterizohet nga ulja e ritmeve të rritjes vegjetative vjetore, ulja e sasisë dhe cilësisë së prodhimit. Shenjat e fillimit të kesaj periudhe janë dobësimi i ritmeve të rritjes, tharja e krahëve dhe hallkave të prodhimit si dhe zhvillimi i vrullshëm i thithakëve mbi cung, krahë.

Cikli jetësor i hardhive me origjinë gjenerative (të shtuar me farë) zgjat 60-100 vjet, madje në fshatrat e thella si Prishtë (Skrapar), Bogë (Malësi e Madhe), Bukmirë (Mirditë), Lis (Mat), Ndërzhush (Tropojë), gjenden pjergulla me moshë mbi 100 vjeçare, zakonisht janë pjergullat e vjetra tek të cilat trungu ka formuar zgavër të thellë (L Susaj, 2003)

Për kultivuesit e vreshtave, rëndësi ka zgjatja e periudhës së prodhimtarisë.

Page 35: VRESHTARIA

35

Vreshtaria

2. 2. Njohuri mbi ciklin vjetor të hardhisë Cikli vjetor i hardhisë përbëhet nga tërësia e dukurive periodike që shfaq

hardhia gjatë një viti. Këto dukuri vijnë sipas një radhe të caktuar, plotësojnë njëra-tjetrën dhe shpesh herë zhvillohen në të njëjtën kohë.

Gjatë ciklit vjetor, plotësohen tri detyrat e jetës së hardhisë : rritja vegjetative, grumbullimi i lëndës rezervë dhe riprodhimi.

Në varësi të funksionit, cikli vjetor ndahet në dy cikle : cikli i rritjes dhe cikli i riprodhimit (P Sotiri, 1995).

2. 2. 1. Cikli i rritjes

Cikli i vjetor i rritjes, ndahet në dy periudha:a. Periudha e qetësisë dimërore.b. Periudha e vegjetacionit

a. Periudha e qetësisë dimërore

Në dukje, periudha e qetësisë dimërore fillon në vjeshtë me rrëzimin natyror të gjetheve dhe vazhdon deri në kohën kur fillon bymimi i sythave në pranverën e hershme të vitit të ardhshëm.

Periudha e qetësisë dimërore ndahet në dy faza:• Qetësia fiziologjike, e cila karakterizohet nga fakti që sythat nuk çelin

pavarësisht nga kushtet e ambjentit.• Qetësia e detyruar, sythat nuk çelin për shkak të kushteve të papërshtatshme

të ambjentit. Rolin kryesor në qetësinë e detyruar e luan temperatura.Ndërsa nga pikëpamja biologjike, periudha e qetësisë dimërore fillon më herët,

që në muajin gusht kur sythat dimërorë janë formuar plotësisht dhe futen në të ashtuquajturën qetësi fiziologjike që zakonisht zgjat nga gushti deri në janar.

Quhet qetësi fiziologjike sepse sythat nuk çelin edhe nëse sharmendat vihen në kushte të favorshme të temperaturës, dritës, lagështirës, ushqimit, etj.

Sa më e gjatë të jetë periudha e qetësisë fiziologjike, aq më e qëndrueshme është hardhia ndaj temperaturave të ulta.

Qetësia fiziologjike quhet e përfunduar kur sythat e vendosur në ambjente të ndriçuara dhe në kushte të favorshme të temperaturës 15-17oC, fillojnë të çelin brenda një kohe të shkurtër, prej 5-6 ditësh.

Gjatë kësaj periudhe duhet të kryhen punimet e tokës, plehërimi me plehra organike, krasitjet dhe lidhjet e thata dimërore të sharmendave dhe krahëve të hardhisë, duhet të kenë përfunduar mbjelljet e reja, plotësimi i boshllëqeve në vreshtat e reja, shartimi me kalem, ngritja dhe riparimet e sistemit mbështetës, trajtimet dimërore, etj.

b. Periudha e vegjetacionit

Në dukje, kjo periudhë fillon herët në pranverë me fillimin e lëvizjes së lëngjeve dhe mbaron vonë në vjeshtë me rënien natyrore të gjetheve.

Page 36: VRESHTARIA

36

Vreshtaria

Gjatë kësaj periudhe, hardhia kalon këto faza rritjeje:Lëvizja e lëngjeve (tek kultivarët e hardhisë europiane V. vinifera ssp. sativa),

fillon herët në pranverë kur temperatura e tokës në thellësin e shtrirjes së masës kryesore të rrënjëve arrin në 7-80C.

Tek disa specie të tjera të hardhisë aziatike dhe amerikane si Vitis Amurensis, V. Riparia, V. Labrusca, etj, lëvizja e lëngjeve fillon kur temperature mesatare e ajrit arrin në 5-6oC.

Nëse hardhia pritet apo dëmtohet mekanikisht, në vendin e prerë (dëmtuar) rrjedh limfa, kjo dukuri quhet “lotimi i hardhisë”.

Sasia e limfës që hardhia humbet gjatë lotimit arrin në 0.2-0.5 litra/rrënjëËshtë e rendësishme që krasitja dimërore e vreshtit, lidhja e telave dhe fiksimi i

sharmendave, duhet të përfundojnë përpara fillimit të kësaj faze. Në fund të kësaj faze, përshpejtohen ritmet e rritjes së rrënjëve dhe bymimit

të sythave, kjo ndodh për shkak të rritjes së thithjes së ujit dhe kripërave minerale dhe presionit që shkakton kjo thithje, bima bëhet më delikate ndaj ngricave, brymës dhe infeksioneve.

Gjatë kësaj faze duhet të kryhen shërbimet agroteknike të mëposhtme:- Lidhja e sharmendave menjëherë pas krasitjes dimërore, përpara se të fillojë

lëvizja intensive e lëngjeve dhe fryrja e sythave.- Duhet të përfundojë punimi dhe plehërimi bazë i tokës.- Të përfundojë vendosja e përpajnave atje ku duhet të bëhen plotësime.- Duhet të ndërpreriten trajtimet dimërore me pesticide.- Duhet të ketë përfunduar lidhja e telave të spalierës, drejtimi i shtyllave, etj.Zakonisht, lëvizja e lëngjeve në zonën bregdetare, fillon që në mesin e muajit

shkurt, ndërsa në zonën e lartë të vreshtarisë fillon një muaj me vonesë.Çelja e sythave dhe rritja e lastarëve, fillon me bymimin e sythave si pasojë

e shumëzimit të qelizave të kambiumit që ndodhet poshtë luspave. Çelja e sythave fillon me zgjatjen e boshtit qendror të sythit. Kjo dukuri ndodh

për shkak të:a) Shumëzimit të qelizave si pasojë e ndarjeve të njëpasnjëshme mitotike.b) Zmadhimit dhe zgjatjes së qelizave të formuara nga ndarja.Ritmet e çeljes së sythave varen nga faktorë të brendshem e të jashtëm, ku më

kryesoret janë:- Nevoja për dritë dhe ngrohtësi është e ndryshme në kultivarë të ndryshëm.

Sipas disa studiuesve të hardhisë (Huglin, Negerul, etj), koha e çeljes së sythave është karakteristikë me bazë gjenetike dhe si e tillë nuk ka shumë ndikime dhe ndryshime për shkaqe ambientale.

- Shumica e autorëve janë të mendimit se çelja e sythave fillon në pranverë kur temperatura mesatare e ajrit stabilizohet në 10oC. Rritja e temperatures së ajrit përshpejton çeljen e sythave. Është vërtetuar se ndërmjet kohës së çeljes së sythave dhe kohës së pjekjes së rrushit nuk ka lidhje.

- Nëse lëvizja e limfës dhe lotimi varen nga temperatura e tokës, çelja e sythave varet me shumë nga ecuria e temperaturës së ajrit.

Page 37: VRESHTARIA

37

Vreshtaria

- Shkalla e diferencimit të sythit ndikon në kohen e çeljes së latarëve të rinj. Sa më i zhvilluar të jetë sythi, aq më heret do të shpërthejë.

- Gjerësia gjeografike. Kultivarët me origjinë nga vendet me gjerësi më të madhe gjeografike çelin sythat në temperatura më të ulta, 4-5 oC. Ndërsa kultivarët me origjinë nga vendet e Mesdheut i çelin sythat kur temperatura arrin 9-10oC.

- Koha e çeljes së sythave varet edhe nga kundrejtimi i vreshtit. Hardhitë e mbjella në toka me kundrejtim jugor e fillojnë vegjetacionin më shpejt.

- Koha e kryerjes së krasitjes dimërore. Sa më shpejt të kryhet krasitja dimërore, aq më shpejt çelin sythat dhe anasjelltas.

- Polariteti ndikon në kohën dhe sasin e sythave të çelur. Kështu tek një sharmendë e vendosur në pozicion vertikal do të çelin më shpejt sythat e majës së sharmendës dhe do të ketë më shumë sytha (nga baza e sharmendës) që nuk do të arrijnë që të çelin e të zhvillojnë lastarë

Figura 8. Ecuria e zhvillimit të hardhisë gjatë periudhës Janar-Tetor (P Sotiri)

Rritja fillestare e lastarëve të rinj dhe gjetheve është e ngadaltë, ndërsa me rritjen e aktivitetit fotosintetik dhe kushteve të përshtatshme të temperaturës dhe lagështirës, ritmet e rritjes vegjetative të lastarëve të rinj arrijnë deri në 3 cm/ditë.

Gjatë kësaj faze duhen kryer shërbimet agroteknike, si: - Rrallimi i parë i lastarëve (thithakëve). Kur lastarët kanë arritur gjatësinë

10-15 cm dhe dallohen qartë lastarët frutorë nga lastarët jofrutorë, bëhet rrallimi i parë i lastarëve (thithakëve) të dalë mbi pjesët shumëvjeçare, hiqen lastarët e tepërt joprodhues, aty ku kanë dalë dy lastarë nga një nyje, hiqet lastari më i dobët, etj.

- Lidhja e gjelbër e lastarëve. Kur lastarët arrijnë në telin e dytë (40-50 cm), bëhet lidhja e gjelbër e tyre. Lastarët lëvizen lehtë dhe shpërndahen me qëllim që të sigurohet një dritëzim më i mirë.

- Prerja apo pincimi i majave të rritjes së lastarëve. Nëse përpara fillimit

Page 38: VRESHTARIA

38

Vreshtaria

të lulëzimit ndodh degjenerimi i lulërive në përdredhëse dhe rrëzimi i luleve të paçelura, atëherë duhet ndërhyrë me prerjen apo pincimin e majave të rritjes së lastarëve.

- Trajtimet fitosanitare. Gjatë kësaj faze merren masa për parandalimin dhe luftimin e hirit, vrugut dhe nekrozës në gjethe, lulëri dhe lastarë.

- Bëhet një prashitje apo frezim për të shkrifëruar tokën dhe luftuar barërat e këqia.

Ritmet e rritjes së lastarëve varen më shumë nga faktorët e ambientit të jashtëm: temperatura, drita dhe lagështira, se sa nga faktorët gjenetikë.

Rritja intensive e lastarëve ndodhë në kushtet e temperaturës 25-30oC. Rritja intensive e lastarëve vazhdon deri në fazën e lulëzimit. Në fundin e kësaj

faze, gjatësia e lastarëve tek vreshtat e rrushit arrin deri në 1,5-2 m gjatësi. Ndërsa gjatësia e lastarëve tek vreshtat antifillokserike, arrin në mbi 3-4 m.

Pjekja e lastarëve vërehet në ndryshimin e ngjyrës në bazën e tyre nga e gjelbër në kafe të kuqërremtë, e më pas në ngjyrë gështenjë. Në fund të kësaj faze, pjesa më e madhe e lastarit drunjëzohet. Sa më i pjekur të jetë lastari dhe sa më e gjatë të jetë pjesa e drunjëzuar, aq më e e lartë është rezistenca e bimës ndajë ngricave. Nga fundi i kësaj faze, pjesa më e madhe e lendëve ushqyese të gatshme lëvizin nga gjethet drejt bazës së lastarit dhe nga lastari drejt krahëve, trupit dhe rrënjëve. Normaliteti i fazës së pjekjes së lastarëve ka rëndësi të veçantë për vreshtat mëmë antifillokserike nga ku merren copat për nënshartesa. Sa më të pjekura të jenë ato, aq më e lartë është përqindja e zenies dhe aftësia rrënjëzuese e nënshartesave. Sherbimet teknologjike që kryhen gjatë kësaj faze duhet të synojnë në drtëzimin dhe ajrimin sa më të mirë të brendësisë së kurorës, luftimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve të lastarëve, mbrojtje e kurorës nga dëmtimet mekanike, ushqim i balancuar me plehëra fosforike dhe potasike dhe trajtime gjethore me mikroplehëra në rastet e shfaqjes së simptomave të mungesës së mikroelemnetëve, në mnyrë të veçantë ndaj mungeses së borit, manganit dhe magnezit.

Rrëzimi natyral i gjetheve, pas vjeljes së rrushit, gjethet vazhdojnë fotosintezën dhe grumbullimin e lëndës organike.

Siç është theksuar edhe më lartë, lëndët organike të formuara mbarten në drejtim të pjesëve shumëvjeçare të krahëve, trupit dhe rrënjëve. Koha nga vjelja e rrushit deri në rënien natyrore të gjetheve konsiderohet si fazë rezervë e vegjetacionit.

Gjatë kësaj faze, aktiviteti fotosintetik ndihmon në përgatitjen e bimës për dimërim.

Kohëzgjatja e kësaj faze është e kushtëzuar, kryesisht nga rënia e temperaturave nën 10oC dhe shkurtimi gradual i gjatësisë së ditës.

Gjatë kësaj faze, tek lastarët e drunjëzuar shtohet sasia e amidonit dhe pakësohet sasia e ujit, trashen dhe drunjëzohen paretet qelizore të ksilemës, floemës dhe të rrezeve palcore duke e bërë bimën më të qëndrueshme ndaj temperaturave të ulëta. Amidoni depozitohet në zonën e rrezeve palcore dhe në qelizat rreth

Page 39: VRESHTARIA

39

Vreshtaria

tyre. Depozitimi i amidonit është më i madh në bazën e lastarëve, në nyje dhe në pjesën ku është ngjitur bishti i gjethes. Depozitimi i amidonit është një proces që vazhdon deri në momentin e rënies së gjetheve. Për të përcaktuar shkallën e drunjëzimit të lastarëve përdoren disa mënyra. Mënyra më e thjeshtë është ajo që quhet “testi i jodit”. Për të kryer këtë test, merren 100 ml alkool (75%) ku tretet 1 gr jod (kristale jodi) dhe zhytet në të pjesa e sapo prerë e lastarit. Lastarët e drunjëzuar mirë, marrin ngjyrë violet të thellë jo vetëm në zonën e nyjeve, por edhe në pjesën e drurit të ndërnyjes.

Është e rendësishme që në këtë fazë (pas vjeljes së prodhimit), të ruhet e padëmtuar sipërfaqja gjethore. Kujdesi për shëndetin e gjetheve (pas vjeljes së rrushit) i shërben përgatitjes së mirë të bimës për periudhën e dimrit.

2. 2. 2. Cikli i riprodhimit

Cikli i riprodhimit është tërësia e dukurive që nga diferencimi i sythave gjatë muajve të verës, deri në pjekjen e plotë të rrushit në vitin pasardhës. Cikli i riprodhimit shtrihet në dy vite kalendarike dhe përbëhet nga dukurit e mëposhtme:

Diferencimi i sythave, prodhimi i një viti, përcaktohet që në fazën e formimit të sythave një vit më parë. Sythi dimëror, në fazen e rritjes së lastarit, gjatë periudhes maj-gusht, krahas formimit të indeve fillestare të lastarit (të nyjave, ndërnyjave dhe gjetheve), formon edhe fillesat lulore, diferencon prodhimin e vitit pasardhës. Sherbimet agroteknike që kryhen gjatë kësaj faze, synojnë kushte optimale për një zhvillim normal të procesit të diferencimit të lulerive të para tek sythat kryesor. Diferencimi i luleris së parë, ndodh gjatë periudhës maj-qershor.

Shfaqja dhe zhvillimi i lulërive. Disa ditë pas çeljes së sythave, kur lastari i ri arrin në 8-10 cm gjatësi, mbi të dallohen çartë 5-6 gjethe të vogla dhe lulerit në trajtë topthi e me ngjyrë të gjelbër. Ndodh që lulerit të shndërrohen në përdredhëse, kjo shkaktohet nga pamjaftueshmëria e lëndëve ushqyese dhe nga mangësi të trashëguara nga koha e diferencimit të sythave që nga viti i kaluar. Gjatë kësaj faze, vreshti kërkon sherbime të tilla si plehërim të balancuar, punime të tokës, luftimin e barnojave, tëharrjet e lastarëve joprodhues, mbrojtjen nga hiri, nekroza, vrugu, etj.

Lulëzimi fillon me hapjen e petlave të lules dhe mbaron me përfundimin e pllenimit, proces që shoqërohet me fillimin e rritjes së mureve të vezores e cila shndërrohet në frut.

Fillimi i fazës së lulëzimit konsiderohet momenti kur në mbi 25% të bimëve të një kultivari, kanë çelur më shumë se 5 % e luleve.

Lulëzimi karakterizohet nga dy procese fiziologjike të njëpasnjëshme: a) Pjalmimi, që është rënia e kokrrave të pjalmit mbi krezën e pistilit.b) Pllenimi, ndodh mbirja e kokrrës së pjalmit, depërtimi i gypit pjalmik

nëpërmjet mikropilit në trastën embrionale dhe bashkimi i bërthamës gjenerative të gypit pjalmik me vezëzat e vezores.

Koha e lulëzimit është e ndryshme në kultivarë të ndryshëm, është e ndryshme brenda bimëve të njëjtit kultivar, po kështu, është e ndryshme edhe për lulëritë e së njëjtës bimë në varësi të pozicionit të lulërisë, etj.

Page 40: VRESHTARIA

40

Vreshtaria

Faza e lulëzimit është shumë e shkurtër, në varësi të temperatures së ajrit ajo zgjat 4-10 ditë, rrallë më shumë. Në temperaturë 25-30oC, lulëzimi kryhet me shpejtësi. Rënia e temperaturës në kohën e lulëzimit shoqërohet me anomali në pjalmim dhe pllenim sepse formohet pjalm me fertilitet të ulët, përpasojë lidhin më pak kokrra, veshulet kanë pjekje jo uniforme dhe shqetësime të tjera që ndikojnë negativisht në sasinë dhe cilësinë e prodhimit.

Edhe erërat e ngrohta dhe lagështira e ulët e ajrit prishin shtratin fiziologjik të mbirjes së pjalmit, pëpasojë pengojnë pllenimin dhe lidhjen e frutave.

Moti me shira dhe lagështirë të lartë ajrore sjell shpëlarjen e krezës së pistilit dhe uljen e përqëndrimit të enzimave që ndikojnë në mbirjen e pjalmit dhe rritjen e mëtejshme të gypit pjalmik, përpasojë nuk kryhet pllenimi.

Jo në të gjitha lulet e lulërisë ndodh pjalmimi dhe pllenimi i rregullt, përkundrazi, rreth 40-90 % e luleve (në varësi të kultivarit), nuk arrijnë të pllenohen, përpasojë bien menjëherë pas lulëzimit. Dominojnë kultivaret që rrëzojnë rreth 65-75 % të luleve. Kjo dukuri është normale, prandaj quhet “rrëzimi i zakonshëm i luleve”.

Rrëzimi normal i luleve nuk duhet ngatërruar me dukurinë e fijezimit, dihet që fenomeni i fijezimit ndodh për shkaqe të tjera (të trajtuara më sipër), ndodh pas shfaqjes së lulërive në formë topthi të gjelbër, shumë kohë përpara fillimit të lulëzimit.

Hardhitë amerikane (Vitis labrusca, Vitis riparia etj) dhe hardhia e egër (Vitis vinifera ssp sylvestris) lulëzojnë 10-14 ditë më herët se kultivarët e hardhisë së butë europiane.

Figura 9. Ecuria e formimit dhe rritjes të kokrrës nga pllenimi deri në pjekje (F Voci)

Rritja e kokrrave. Pas pllenimit, fillon rritja e vezores e cila shndërrohet në kokërr, ndërsa vezëzat e pllenuara shndërrohen në fara. Rritja e kokrrave zgjat nga momenti i mbarimit të pllenimit deri në zbutjen e kokrrave ose shfaqjen e ngjyrës (në rastin e kultivarëve me ngjyrë). Kur kokrrat arrijnë madhësinë 3-4 mm, për

Page 41: VRESHTARIA

41

Vreshtaria

shkak të mungesës së lëndëve ushqyese, ndodh një valë e re e rrëzimit të tyre. Një fenomen i tillë duhet parandaluar nëpërmjet plehërimit bazë me pleh organik dhe nëpërmjet plehërimit plotësues me plehëra të ballancuara (NPK). Në fazat fillestare të rritjes, cipa e kokrrës është e pasur me klorofilë dhe ka shumë më pak gojëza se sa gjethet. Lëndët organike të përpunuara nga kokrrat, mbulojnë vetëm 1/5 e nevojave për rritjen e tyre, pjesën tjetër kokrrat e marrin nga aktiviteti fotosintetik i gjethes. Rreth një muaj nga përfundimi i pllenimit, kokrrat kanë arritur madhësinë 6-7 mm (diametri i kokrrave), në këtë kohë, gojëzat mbyllen gradualisht duke u shndërruar në pika me ngjyrë kafe të lehtë të cilat duken me lehtësi mbi cipën e kokrrës.

Pas shfaqjes së pikave mbi cipën e kokrrës, rritja vazhdon për shkak të zmadhimit të qelizave nga mbushja e tyre me lëng qelizor. Në këtë fazë, muret qelizore zbuten, tendosen dhe bëhen më elastike, ndodh “zbutja e kokrrave”. Ecuria normale e rritjes dhe zbutjes së kokrrave varet nga të ushqyerit e bimës, lagështira, temperatura dhe gjendja fitosanitare, ndërsa kohëzgjatja është në varësi të kultivarit.

Pjekja, fillon me shfaqjen e ngjyrës tek kultivarët që përmbajnë antociane (tek kultivarët e zi) në cipën e kokrrës ose me zbutjen e kokrrës tek kultivarët që përmbajnë flavone (tek kultivarët e bardhë).

Faza e pjekjes zgjat 30-70 ditë (në varësi të kultivarit, kundrejtimit dhe zonës së kultivimit).

Pjekja karakterizohet nga ndryshime të thella biokimike që ndodhin në përmbajtjen e kokrrës, të tilla janë:

• Rritja graduale e përmbajtjes së sheqerit dhe zvogëlimi i përmbajtjes së acideve.

• Farat marrin ngjyrë kafe. • Rritet intensiteti i ngjyrës së cipës së kokrrës, shfaqet puhiza dhe aroma

karakteristike e kultivarit (aromë muskati, rieslingu, etj), • Reduktohet shkalla e lidhjes së kokrrës me frenjën, etj. Gjatë periudhes së pjekjes, duhën kryer ato sherbime teknologjike që

synojnë krijimin e kushteve optimale të dritës, lagështirës, ushqimit, mbrojtje nga kalbëzimi etj.

Page 42: VRESHTARIA

42

Vreshtaria

III. RAJONIZIMI I VRESHTAVE

1. Faktorët që përcaktojnë rajonizimin e kultivarëve dhe vreshtave

Në vendet me klimë të ftohtë, nga hardhia merren prodhime të paqëndrueshme dhe me përmbajtje të ulët sheqeri. Në zonat me klimë mesatare të butë, merren prodhime të qëndrueshme dhe me përmbajtje të mirë të sheqerit, aciditetit, ngjyrës dhe aromës.

Në rajonet e ngrohta dhe të thata, nga hardhia merren prodhime me përmbajtje të lartë sheqeri që shërbejnë për përgatitjen e verërave mjaft të kërkuara, si ”Malaga”, ”Marsala”, ”Vranac”, ”Madera”, ”Rancios”, ”Chardoney”, etj.

Në zonat substropikale të nxehta e të lagëta, nga hardhia merren 2 deri në 3 prodhime në vit, kokrrat kanë përmbajtje të lartë uji, aciditet të ulët dhe pjekje jouniforme.

Hardhia gjen kushte më të përshtatshme në hemisferën veriore të globit.Në hapsirën 23o-34o të hemisferës veriore, hardhia rritet dhe prodhon mirë në

rajonet që shtrihen në lartësitë mbi 1000 m mbi nivelin e detit. Ndërsa rezultatet më të mira merren nga vreshtat e kultivuara në rajonet me

gjerësi gjeografike veriore 35-45o. Vendi ynë ndodhet në hemisferën e veriut, në gjerësinë gjeografike 39o38’ dhe

42o39’, kështu që përfshihet në një zonë me kushte të përshtatshme për kultivimin e vreshtave.

Ekstremet e kultivimit të hardhisë janë Moska në 56o gjerësi gjeografike veriore dhe Petërburgu në 59o të gjerësisë gjeografike veriore.

Për rajonizimin e vreshtave merren në konsideratë faktorët e mëposhtëm:1. klimatikë (temperatura, lagështira, ndriçimi diellor, etj).2. tokësorë (përbërja fiziko-mekanike, kimike, etj).3. jetësorë (biotikë), ndikimi i njeriut mbi bimën dhe ambjentin, kryesisht

nëpërmjet mënyrës së zbatimit të hallkave të teknologjisë.Nga të gjithë faktorët e mësipërm, rolin kryesor e luajnë faktorët klimatikë, në

mënyrë të veçantë temperatura.

1.1. Klima

Klima përcakton mundësinë e kultivimit të vreshtave apo të një kultivari në një zonë të caktuar ekologjike. Klima vepron nëpërmjet faktorëve klimatikë, si temperatura, lagështira, drita, shpejtësia e erërave, etj.

Page 43: VRESHTARIA

43

Vreshtaria

Përpara ngritjes së vreshtave në një zonë të caktuar, duhet të kryhet studimi mbi ecurinë i faktorëve klimatikë për një periudhë mbi 30 vjeçare, psh. 1960-1990; 1990-2020 etj.

Faktorët klimatikë ndikojnë mbi organizmin e bimës, ndikojnë mbi nivelin e shfaqjes së karaktereve vegjetative e prodhuese të hardhisë. Shkalla dhe mënyra e ndikimit të tyre është e ndryshme, në varësi të periudhave që kalon bima e hardhisë gjatë ciklit të saj vjetor (Simeone, V., 2009).

Gjatë një viti, bima e hardhisë kalon në katër periudha. Ato janë:• janar-mars, është periudha e qetësisë• prill-qershor, është periudha që përfshin kohën nga dalja e lastarëve deri në

fillimin e ngjyrimit të kokrrave.• korrik-shtator përfshin kohën gjatë së cilës ndodh ngjyrimi dhe pjekja e rrushit• tetor-dhjetor përfshin periudhën kur bima fillon rrëzimin natyral të gjetheve

dhe bie në përgjumjen dimërore. Vlerësimi i treguesve klimatikë të një zone të caktuar bëhet në tre nivele (Simeone,

V., 2009):• Shkëlqyer• Mirë• DobëtVreshtat ndërtohen në ato zona ku treguesit klimatikë vlerësohen me nivelet

“shkëlqyer” ose “mirë”.

1.1.1. Temperatura - ndikimi i temperaturës së ulët në rajonizimin e vreshtave

Qëndrueshmëria e hardhisë ndaj ngricave është e lidhur me proceset fizike dhe biologjike që ndodhin në qelizat dhe indet e sajë. Shkaku i dëmtimit nga ngrica janë ndryshimet që ndodhin gjatë koagulimit të protoplazmës dhe lëngut në qelizën bimore. Sa më e ulët të jetë temperatura, aq më shumë ndodh shndërrimi i ujit të protoplazmës në kristale akulli.

Shkalla e qëndrueshmërisë ndaj temperaturave të ulta është e ndryshme në bimë të ndryshme dhe akoma më e ndryshme në kultivarë të ndryshëm.

Ka një rregull që lidhet me faktin se sa më pak ujë të përmbajnë qelizat bimore, aq më e madhe është rezistenca ndaj ngricave të dimrit dhe pranverës së hershme.

Përmbajtja e ujit tek kultivarët e hardhisë është më e vogël në sytha se sa në lastarë. Studimet e kryera ne Bullgari (Radullov, L., 1967) kanë vërtetuar se ekziston

një lidhje e fortë korrelative ndërmjet përmbajtjes së disaharideve në sharmendat një vjeçare dhe rezistencës së tyre ndaj ngricave të dimrit.

Sipas Prof. Stojev, dëmtimi i hardhisë nga temperaturat e ulta fillon në kufijtë -15 deri -16oC.

Në rajonet ku temperatura nuk zbret nën -15oC, kultivohen me sukses pjesa më e madhe e kultivarëve të hardhisë europiane.

Page 44: VRESHTARIA

44

Vreshtaria

Stojev (1956) duke eksperimentuar disa kultivarë të hardhisë në një rajon ku temperatura zbret në -15 deri -25oC, në bazë të shkallës së rezistencës, kultivaret e mëposhtëm i ndan ata në 4 grupe.

Tabela 7. Shkalla e rezistencës së kultivarëve ndaj temperaturave të ulta

Nr Kultivari E dobët E mirë Shumë e mirë E shkëlqyer

Kultivarë tavoline

1 Afuzali +

2 Muskat i Aleksandrisë +

3 Beauty Seedless + +

4 Çaushi +

5 Muskati i Kuq + +

6 Cardinal +

7 Italia + + +

8 Regina e Bardhë +

9 Tajga e Kuqe dhe e Bardhë + + +

10 Muskat Otonel + +

11 Muskat Adda +

12 Muskat Italia +

13 Muskat i Hamburgut + +

14 Perleta +

15 Sulltanina e Bardhë +

16 Shasella e Kuqe + +

17 Black Magic + +

Kultivarë për verë

1 Alikant Bushe + +

2 Barbera + +

3 Pino (i Bardhë, i Zi, Gri) + + +

4 Riesling Italian + + +

5 Cabernet Souvignon + + + +

6 Malvazia e Bardhë + +

7 Merlot + + +

8 Muskatet + + +

Page 45: VRESHTARIA

45

Vreshtaria

9 Vranac +

10 Rieslingu i Bardhë + +

11 Syrah + + + +

12 Saperavi + +

13 Kallmet + +

14 Tokai i Friulit + + + +

15 Prokupka +

16 Sangiovese + +

Sa më gjatë të vazhdojnë temperaturat e ulta, aq më i madh është dëmtimi i sythave dhe sharmendave.

Kultivarë “me rezistencë të dobët” janë ata kultivarë që dëmtohen në temperaturë -12 deri në -14oC.

Vlerësohen si kultivarë “me qëndrueshmëri të mirë“ ata kultivarë sythat e të cilëve fillojnë të dëmtohen në -16 deri në -17oC.

Vlerësohen si kultivarë “me qëndrueshmëri shumë të mirë“ ata kultivarë që dëmtohen nga -18 deri në -20oC.

Vlerësohen “shkëlqyeshëm” kultivarët që dëmtohen nga temperaturat më të ulta se -21oC. Temperaturat më të ulta se -20oC dëmtojnë sharmendat dhe pjesët shumëvjeçare.

Në temperaturën -24oC, për 12 orë, janë tharë rreth 90% e sythave tek kultivari “Aligote”, ndërsa në temperaturën -26oC, është tharë e gjithë pjesa mbitokësore e hardhisë.

Sistemi rrënjor është më pak i qëndrueshëm ndaj temperaturave të ulta. Rrënjët e kultivarëve europianë, dëmtohen kur temperatura në zonën e rrënjëve

zbret në kufijte -6 deri -8oC. Rrënjët e kultivarëve të hardhisë amerikane janë më të qëndrueshme, ato

dëmtohen kur temperatura e tokës zbret në -10 deri -13oC . Lastarët e rinj durojnë zbritjen e temperaturës deri në + 3oC. Nga temperaturat e ulta dëmtohen më lehtë:• Bimët shumë të reja dhe bimët shumë të vjetra• Bimët e plehëruara me doza të larta azoti dhe bimët me shkallë të ulët të

ngjyrimit të sharmendës dhe pjekjes së drurit• Dëmtohen më shumë kultivarët e ndjeshëm ndaj temperaturave të ulta, si

psh “Victoria”, “Barbera”, “Lacrima”, “Sangiovese”, “Trebiano toscano”, etj (Simeone, V., 2009).

Për të parandaluar dhe minimizuar dëmet nga temperaturat e ulta, duhet të fokusohemi në zgjidhje të tilla, si:

• Përdorimi i kultivarëve me lastarizim të vonë.• Përdorimin e nënshartesave me vegjetacion të vonë.

Page 46: VRESHTARIA

46

Vreshtaria

• Mbajtja e bimëve me trup të lartë 120-200 cm mbi sipërfaqen e tokës• Krasitje e vonë.• Spërkatja, vaditja me sprucator gjatë ditëve me ngrica për të rritur

temperaturën e ajrit.• Ngrohja e ajrit të parcelës me zjarre që krijojnë mjegull tymi.Bimët e hardhisë dëmtohen edhe në rastet e temperaturës së lartë. Në kushtet e dritës direkte të diellit dhe temperaturës 40-45oC, organet

vegjetative të bimës (gjethet, kokrrat, lastarët e rinj) durojnë pa u dëmtuar për 2-4 orë. Pas 4-6 orësh, kokrrat fillojnë të rrudhosen.

Nga rritja e temperaturës, dëmtohet aparati fotosintetik për shkak të inaktivizimit të enzimave dhe dëmtimit të membranave, kjo dukuri ndodh në pikën e denatyrimit të proteinave ((Ficher G, 1978).

Në kushte të tilla nuk rekomandohet heqja e gjetheve të bazës së lastarëve, në këto raste prezenca e gjetheve sjell efekte pozitive në rregullimin e raportit karbon/oksigjen (C2/O2) në ekosistemet natyrore dhe në zvogëlimin e efektit negativ të energjisë nëpërmjet thithjes së saj (Harizaj, P., 2009). Në kushtet e rrezikut nga temperaturat e larta duhet të fokusohemi në drejtim të masave të tilla, si:

• Ndërhyrje e pakët nëpërmjet operacioneve të gjelbra, nuk kryhet rrallimi i gjetheve.

• Përdorimi i kultivarëve me rezistencë të lartë ndaj temperaturave të larta, si “Malvasia e Zezë e Brindisit”, “Montepulciano”, “Mantonico bianco”, “Ottavianello”, “Pampanuto”, “Treminer aromatico”, “Aglianico”, etj (Simeone, V., 2009).

• Ruajtja e pyllit dhe bimësisë natyrore në afërsi të vreshtave, bimët ndikojnë në uljen e temperaturës së ambjentit për shkak të thithjes së ozonit dhe energjisë së dëmshme.

Këto dhe masa të tjera duhën marrë duke u bazuar mbi analiza të sakta të nivelit të treguesve klimatik dhe ndikimit të tyre mbi hardhinë.

Niveli i temperaturave optimale sipas fazave të zhvillimit

Niveli i temperaturave optimale, sipas fazave të zhvillimit, është e ndryshme në kultivarë të ndryshëm.

Kultivari “Granazh” e ka zeron vegjetative 10.9oC, “Pino e Zezë“ 9oC, “Perla Ksaba” 5.6oC, “Merlot” 9.4oC, etj.

Eshtë pranuar (në mënyrë konvencionale) se zeroja vegjetative për hardhinë është 10oC.

Kjo do të thotë se periudha e vegjetacionit aktiv në një rajon të caktuar duhet të llogaritet duke u bazuar në ditët që kanë temperaturën mesatare mbi 10oC.

Vegjetacioni optimal fillon me çeljen e sythave në pranverë, atëherë kur ndodh ngritja e temperaturës mbi 10oC, dhe mbaron me rrëzimin natyral të gjetheve në vjeshtë, kjo ndodh kur temperatura bie nën 10oC.

Rritja normale e lastarëve ndodh në temperaturat 25-30oC. Në 35-40oC, bima

Page 47: VRESHTARIA

47

Vreshtaria

kërkon shumë ujitje, ndërsa në temperaturat mbi 40oC ndodh ngadalësimi i rritjes vegjetative dhe djegia e lehtë e lastarëve dhe cipave të kokrrave.

Gjatë fazës së pjekjes, niveli i temperaturës ndikon në sasinë dhe cilësinë e prodhimit. Ruajtja e temperaturës në nivelin 25-30oC bën që fotosinteza, frymëmarrja dhe proceset e tjera fiziologjike të zhvillohen në normalitet, ndodh grumbullimi normal i sheqerit dhe lëndëve ngjyruese dhe aromatike, krahas uljes së aciditetit.

Rënia e temperaturës gjatë kësaj periudhe, vonon pjekjen, ul cilësinë e rrushit dhe sjell anomali në drunjëzimin e lastarëve.

Përshtatja e teknologjisë së kultivimit në zonat me temperatura të ulta

Një nga masat më të rëndësishme është përcaktimi i drejtë i listës së kultivarëve që do të mbillen në një zonë me temperatura të ulëta.

Për rajonet e ftohta, zgjidhen kultivarë të qëndrueshëm, kultivarë që çelin vonë si dhe aplikohen teknologji që frenojnë çeljen e hershme të sythave, psh krasitja e vonë dimërore (në rajonet e ftohta) vonon çeljen e sythave deri në 20 ditë; aplikimi i formave të mbajtjes së hardhive me cung të lartë vonon çeljen e sythave për 10-15 ditë.

Nivelimi i mirë i sipërfaqeve së vreshtave dhe plehërimi me pleh organik e rritin temperaturën me 2-3oC, etj.

Për minimizimin e efektit të dëmshëm të ngricave që mund të ndodhin gjatë periudhës mars-prill, ndërhyhet nëpërmjet ndezjes së zjarreve, duke krijuar perde tymi për 1-2 orë, kjo arrihet duke ndezur nga 60 zjarre/ha në pika të ndryshme të parcelës.

Krasitja duhet të fillojë me varietetet më rezistentë, të vazhdojë tek ata më pak rezistentë dhe të përfundojë tek ata me rezistencë më të ulët.

Kultivarët që e fillojnë vegjetacionin më herët duhet të krasiten të parët me qëllim që të shmanget procesi i padëshirueshëm i “lotimit”.

Në fillim duhet të krasiten kultivarët ku zbatohet sistemi i krasitjes së shkurtër, pastaj kultivarët ku zbatohet sistemi i krasitjes së gjatë dhe të përzier.

Në fillim krasiten vreshtat e reja (2-3 vjeçare), më pas vreshtat e prodhimit.

1. 2. Lagështira

Uji është përbërësi kryesor i qelizës dhe substrati bazë për fotosintezën, uji merr pjesë në të gjitha proceset e metabolizmit. Mungesa e ujit ndikon, shkakton tharjen e plazmave dhe mbylljen e gojzave, penngohet depertimi i CO2 dhe lendëve ushqyese (Ficher G, 1978).

Hardhia ka kërkesa të veçanta ndaj lagështirës ajrore dhe lagështirës tokësore.Niveli optimal i lagështirës relative të ajrit për hardhinë është 70%. Niveli optimal i lagështirës tokësore për hardhinë është 60-70% e kapacitetit ujor.Si ndikon lagështira në faza të ndryshme të zhvillimit?Lagështira e tepërt ajrore gjatë kohës së lulëzimit sjell vështirësi në pjalmim

Page 48: VRESHTARIA

48

Vreshtaria

dhe pllenim, përpasojë ndodh krijimi i veshulëve të shkrifët e me pak kokrra.Prania e lagështirës ajrore në nivele optimale gjatë fazës së rritjes së

kokrrave dhe pjekjes, sjell rritjen e rendimentit, shoqërohet me një pamje më të mirë organo-leptike të rrushit, përmbajtje të lartë të sheqerit, ngjyrës, puhizës dhe aromave të veçanta.

Në sythat dimëror e me lagështirë fiziologjike optimale, zhvillohet më mirë procesi i diferencimit të lulërive, kështu rriten vlerat e treguesve të prodhimtarisë biologjike.

Kërkesat për lagështirë varen nga faza e zhvillimit, kërkesat më të mëdha për ujë hardhia i ka gjatë rritjes intensive të lastarve, gjatë rritjes së kokrrave dhe në perudhen e pjekjes.

Eshtë provuar që hardhia deri në përfundim të lulëzimit konsumon 1.5% të nevojave totale për ujë, nga lulëzimi deri në lidhjen e kokrrave 10%, gjatë rritjes së kokrrave rreth 43.5%, ndërsa nga fillimi i zbutjes së kokrrës deri në pjekjen e plotë konsumon rreth 45%.

Në kushtet e vendit tonë, bima e hardhisë ka kërkesa më të mëdha për ujë gjatë muajve qershor, korrik, gusht.

Gjatë kësaj periudhe kohore, reshjet janë shumë të pakta, përpasojë bilanci negativ i lagështirës duhet të rregullohet nëpërmjet ujitjes.

Për çdo 1 kg lëndë të thatë, hardhia shpenzon 250 litra ujë, prandaj ka rëndësi planifikimi dhe zgjidhja e problemit të ujitjes së vreshtave që në fazën e hartimit të projektit.

Ujitjet tek hardhia bëhen sipas bilancit të ujit në sistemin tokë-bimë-atmosferë.Qëndrueshmëria e nënshartesave dhe kultivarëve nuk është e mjaftueshme për

të menjanuar ujitjet.Sasia e ulët e reshjeve, shkakton rritje të ulët vegjetative, kokrra të vogla, verë

të tharët dhe me gradë të ulët alkoolike, etj.Edhe sasia e lartë e reshjeve është e dëmshme sepse favorizon zhvillimin dhe

përhapjen e sëmundjeve dhe dëmtuesve, ndikon në reduktimin e përmbajtjes së sheqerit dhe ngjyrës.

Lagështira e tepërt në periudhën e pjekjes shkakton plasaritje të kokrrave dhe infeksionin e tyre nga kalbëzimi dhe hiri.

Disa nga masat agroteknike për të ulur efektin e dëmshëm të thatësirës janë:• Përdorimi i nënshartesave të qëndrueshme, si 140 Ru; 1103P, 110R,

779P, etj.• Përdorimi i fidanëve me nënshartesa të gjata dhe mbjellja e thellë e tyre.• Punimi i thellë i tokës përpara mbjelljes së vreshtit.• Planifikimi i drejtë i ngarkesës me sytha.• Luftimi sistematik i barërave të këqija, mulçirimi i tokës, etj.• Ujitjet me pika me anën e sistemeve (impjanteve) shumëvjeçare të

ujitjes, etj.Ndërsa ndaj lagështirës së tepërt mund të ndikojmë pozitivisht nepërmjet

masave të mëposhtme:

Page 49: VRESHTARIA

49

Vreshtaria

• Mbjellja e vreshtave në toka të pjerrëta e të kulluara.• Kullimi i blloqeve me kanale të thella kulluese dhe i parcelave me anë të

drenazhimit dhe rrjetit të kanaleve sipërfaqsore.• Përdorimi i nënshartesave me qëndrueshmëri të lartë ndajë lagështirës

tokësore, të tilla janë: 225R, 3306C dhe SO4.Kryesore është menjanimi i krijimit të vreshtave në toka të renda e me lagështirë

të lartë tokësore.

1. 3. Ndikimi i dritës

Hardhia është bimë dritëdashëse, është bimë e ditës së gjatë. Drita vepron nëpërmjet kohëzgjatjes së dritës (fotoperioda) dhe intensitetit të

dritës. Në kushtet e ditës së gjatë ndodh lulëzimi, grumbullimi më i lartë i lëndës së

thatë, lëndëve ngjyruese dhe aromatike. Ndërsa dita e shkurtër ndikon më shumë në zhvillimin e sistemit rrënjor,

pjekjen e lastarëve, formimin e sythave dimërorë dhe futjen e tyre në periudhën e qetësisë.

Gjatë vegjetacionit, hardhia kërkon një gjatësi dite 10-15 orë, konkretisht:• Gjatësia e ditës gjatë muajit maj, duhet të jetë 14 orë.• Gjatë muajve qershor-korrik, duhet të jetë 15 orë.• Gjatë muajit shtator, duhet të jetë 13 orë.• Gjatë muajit tetor, duhet të jetë 10 orë.Ndërsa ndikimi i sasisë së ndriçimit është specifik për rajone të ndryshme.

Konkretisht:• Intensiteti 20000 – 60000 lux dhe temperatura 25-30oC, konsiderohen si

kushte ideale për procesin e fotosintezës• Në kushtet e intensitetit të dritës mbi 100000 lux dhe temperaturë mbi

30oC, gojëzat e gjetheve mbyllen, bima fillon të dëmtohet, dëmtohet cipa e kokrrave (Simeone, V., 2009).

Diferencimi i sythave bëhet më mirë tek lastarët e ndriçuar. Sasia e sheqerit në kokërr është më e madhe në kushtet e një ndriçimi të mirë.Edhe tregues të tjerë që lidhen me pamjen, shijen, përmbajtjen e aciditetit dhe

ngjyres përmirësohen në kushtet e një ndriçimi optimal.Sasia e orëve me ndriçim diellor është e ndryshme në zona dhe rajone të

ndryshme të vendit tonë. Konkretisht, Saranda ka mesatarisht 2730 orë/vit, Fieri 2792, Durresi 2606, Tirana 2560, Korça 2456, Shkodra 2520, Kukësi 2035, etj.

Në kushtet e vendit tonë, ndriçimi diellor i plotëson kushtet për kultivimin e hardhisë në mbi 2/3 e territorit të vendit duke filluar nga Saranda deri në Kukës.

Rajonet më të përshtatshme janë ato që kanë mbi 2300 orë ndriçim diellor në vit. Mungesa e dritës optimale në kohën e pjekjes sjell pasoja negative tek ngjyrimi,

përmbajtja e sheqerit, uniformiteti i pjekjes, etj.

Page 50: VRESHTARIA

50

Vreshtaria

Mungesa e dritës optimale sjell zgjatjen e lastarëve, drunjëzimin e dobët të tyre dhe për pasojë tharjen e sharmendave gjatë periudhës së dimrit.

Për përmirësimin e kushteve të ndriçimit duhet të merren masat e mëposhtme:- Përcaktimi i drejtë i distancave të mbjelljes dhe drejtimit të rreshtave.- Krijimi i sistemit mbështetës dhe shpërndarja e mirë e vegjetacionit mbi

spalier.- Krasitjet e gjelbra duke i dhënë përparësi rrallimit të lastareve dhe gjetheve.- Forma efikase të mbajtjes duke zgjidhur drejt lartësinë e cungut, ngarkesën,

etj.- Të shmanget mbjellja në vende të hijezuara, në vende me pak ndriçim

diellor.- Të evitohet mbjellja e pemëve frutore brenda vreshtave dhe në periferinë e

tyre, etj.

1. 4. Ndikimi i gazit karbonik dhe oksigjenit

Përqendrimi natyral i gazit karbonik në atmosferë është afërsisht 0.03%, është njëri nga komponentët kryesore të fotosintezës.

Burimi kryesor i gazit karbonik janë proceset mikrobiologjike që zhvillohen në tokën e vreshtit, këto procese janë të lidhura ngushtë me bimësin barishtore si dhe përmbajtjen dhe ritmet e zbërthimit të lëndës organike.

Prania e bimëve barishtore tokëmbuluese (Festuka sp, Poa sp, Trifolium sp, etj) në afërsi të sipërfaqës së tokës, ndikon në rritjen e aktivitetit biologjik, përpasojë përmbajtja e gazit karbonik në tokë dhe në sipërfaqën e sajë është më e lartë se sa përmbajtja në atmosferë. Levizja dhe shkembimi i gazit karbonik në sistemin tokë-bimë-atmosferë, kryhet mbi bazën e parimit të difuzionit, difuzioni i CO2 dhe O2 në ajër është rreth 104 herë më i shpejtë se në ujë, gazi karbonik mbahet në hapsirat ndërqelizore dhe levizja e tijë në bimë dhe atmosferë favorizohet, nxitet nga një gradient i lartë i përqendrimit. Depërtimi i CO2 dhe O2 nepërmjet difuzimit varet edhe nga rezistenca kutikulare, gojzore dhe rezistenca ndërqelizore e mezofilit të gjethës. Hardhia e mban konstant (me anë të vetërregullimit të mbrendshëm) përqendrimin e CO2 në hapsirat ndërqelizore me anë të ndryshimit të rezistencës gojzore të difuzionit për aq kohë sa kjo rezistencë nuk dëmtohet nga mungesa e ujit, sëmundjet kërpurdhore, mungesa e mikroelementëve, etj (Ficher G, 1978).

Punimi i mirë i tokës, ujitja, plehërimi i gjelbër dhe ai me plehra organike, shtojnë përmbajtjen e dyoksidit të karbonit.

Intensiteti i fotosintezës rritet krahas rritjes së përqëndrimit të CO2 deri në 0,3%. Rritja e mëtejshme e përqëndrimit të CO2 ul ritmin e fotosintezës, ndërsa rritja e përqëndrimit në 3-4 % shkakton efekte toksike për bimën.

Oksigjeni (O2) është komponent kryesor në frymëmarrjen dhe fotosintezën e bimëve. Kërkesat maksimale për oksigjen janë në periudhën e rritjes intensive të lastarëve.

Page 51: VRESHTARIA

51

Vreshtaria

Sasia e oksigjenit në ajër është 21 %, oksigjeni i atmosferes është i mjaftueshem për plotësimin e nevojave të hardhisë.

Mungesa të oksigjenit mund të vërehet vetëm në serra, në dhomat e shtratifikimit dhe kallusimit, etj. Nëse bëjmë ajrimin dhe ventilimin e këtyre ambjenteve, kjo mungesë apo dukuri e përkohshme nuk përbën problem.

Oksigjeni ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi sistemin rrënjor. Tokat e ngjeshura dhe të përmbytura me ujë përmbajnë pak oksigjen. Në toka të tilla rritet intensiteti i proceseve anaerobike, kjo dukuri shkakton

grumbullimin e produkteve të paoksiduara. Në toka të tilla nuk zhvillohen qimet thithëse dhe nuk ndodh degëzimi i sistemit

rrënjor. Mungesa e oksigjenit në tokat e rënda e të përmbytura nga uji mund të shkaktojë tharjen e sistemit rrënjor dhe të gjithë bimës.

1. 5. Ndikimi i lartësisë mbi nivelin e detit

Lartësia mbi nivelin e detit është një nga faktorët kryesorë që përcakton karakteristikat e klimës dhe për pasojë edhe zonën e përhapjes dhe kultivimit të hardhisë.

Me rritjen e lartësisë mbi nivelin e detit, ulet temperatura e ajrit, vonohet pjekja e rrushit, ulet përmbajtja e sheqerit dhe ngjyrës, ulet numri i kultivarëve që mund të kultivohen në atë zonë.

Për çdo 170 m lartësi mbi nivelin e detit, temperatura mesatare e ajrit ulet me 1oC. Në gjerësi gjeografike të ndryshme, kufiri i lartësisë së kultivimit të vreshtave

është e ndryshme. Në vendin tonë, kufiri i rritjes së hardhisë shkon deri në 1300 m në zonat jugore,

ndërsa në luginat e Alpeve të Veriut deri në 700 m mbi nivelin e detit.Ekziston një lidhje e ngushtë ndërmjet lartësisë mbi nivelin e detit dhe cilësisë

së rrushit. Për kushtet e vendit tonë, rritja e lartësisë nga 0 deri në 200 m mbi nivelin e

detit nuk sjell ulje të përmbajtjes së sheqerit, pakësim të ngjyrës dhe ndryshime të thella në kohën e pjekjes, ndërsa me ngjitjen e mëtejshme, për çdo 100 m lartësi mbidetare, ndodh ulja e përmbajtjes së sheqerit me 0.6-1%, ndërsa vonohet pjekja me 3-4 ditë.

1. 6. Ndikimi i relievit dhe kundrejtimit

Relievi dhe kundrejtimi ndikojnë shumë në sasinë dhe cilësinë e rrushit. Që në lashtësi është konstatuar se prodhimi nga vreshtat e mbjella në kodra

është më i vogël, por i një cilësie më të lartë, ndërsa vreshtat në sipërfaqe të rrafshta e në lugina japin prodhim më të madh dhe me një cilësi më të ulët.

Kjo ndodh se në faqet e pjerrta të kodrave, ndriçimi diellor është më i madh dhe treguesit e tokës që lidhen me kullimin dhe ajrimin janë në nivele më të mira.

Matjet kanë dëshmuar se sa më ulët të jetë dielli në horizont, aq më e ulët është vlera e energjisë. Kjo është arsyeja se përse në mëngjes dhe në mbrëmje rrezet e

Page 52: VRESHTARIA

52

Vreshtaria

diellit janë më të dobta, ndërsa në mesditë janë më të forta e më të nxehta. Nëse sasia e energjisë së rënë në një sipërfaqe horizontale është 100%, ajo

që bie në një sipërfaqe me pjerrësi të lehtë e me kundrejtim verior është 75-77%, ndërsa ajo që bie në një sipërfaqe tjetër të njëjtë por me kundrejtim jugor është 117% (Mandili, T. dhe I. Tili, 1980).

Kultivarët e ndryshëm të hardhisë, kanë kërkesa të ndryshme ndaj energjisë diellore. Ky fenomen duhet marrë parasysh në mikrorajonizimin e kultivarëve të hardhisë.

Një dukuri tjetër që duhet të merret parasysh është edhe fakti i ndryshimit të energjisë në varësi të masës së pjerrësisë së terrenit ku është ndërtuar vreshti.

Kështu në një tokë me pjerrësi 20% e me kundrejtim verior, sasia e energjisë që bie është 52%, ndërsa në faqen tjetër të kodres me pjerrësi 20% dhe kundrejtim jugor, sasia e energjisë që bie është 132%.

Sasia dhe cilësia e rrushit ndryshon për shkak të ndikimit të kundrejtimit, është provuar se diferenca e temperaturës ndërmjet sipërfaqeve me kundrejtim jugor dhe atyre me kundrejtim verior lëviz me 4.4oC gjatë verës dhe 2.6oC gjatë dimrit.

Në zonat ekstreme të kultivimit të vreshtarisë (Korçë, Tropojë, Mat, Dibër, Kukës, etj), duhen shfrytëzuar me kujdes sipërfaqet me kundrejtim jugor dhe jug-perëndimor për shkak se janë toka më të ngrohta dhe më të ndriçuara.

2. Ndikimi i cilësisë së tokës

2. 1. Ndikimi i strukturës dhe përbërjes mekanike të tokës

Toka, me veçoritë e saj, ndikon mbi prodhimin, vegjetacionin dhe fuqinë e rritjes së hardhisë. I njëjti kultivar, i mbjellë në tipe të ndryshme toke, shfaq nivele të ndryshme prodhimi në sasi dhe cilësi.

Për ngritjen e një vreshti të ri duhen marrë në konsideratë vlerat e treguesve agropedologjikë të tokës në thellësinë 50-120 cm ku shtrihet pjesa më e madhe e rrënjëve.

”Sheshi i Zi”, i mbjellë në toka skeletore, karbonatike, mesatarisht të pasura, jep verëra me gradë të lartë alkoolike dhe me ngjyrë intensive.

I njëjti kultivar (”Sheshi i Zi”) i mbjellë në toka argjilore, të ftohta e të rënda, jep verëra me aciditet të lartë e të paqëndrueshme.

Ndonëse hardhia rritet dhe zhvillohet në tipe të ndryshme tokash, nuk duhet të arrihet në përfundimin e gabuar se hardhia mund të mbillet kudo.

Tokat më të përshtatshme për vreshta janë:• Tokat gurishtore skeletike. Janë toka me përmbajtje të lartë të gurëve

dhe zhavorrit. Ndonjëherë përmbajtja e tyre shkon deri në 60-70% të volumit të përgjithshëm. Janë toka të përshkueshme nga uji dhe ajri, të ngrohta dhe të lehta për t’u punuar. Në tokat gurishtore skeletike, pjekja është e hershme, prodhimi përmban më shumë sheqer, më shumë ngjyrë dhe aromë. Prania e madhe e fraksionit të rërës,

Page 53: VRESHTARIA

53

Vreshtaria

ndikon në thithjen e lehtë të ngrohtësisë gjatë ditës dhe lëshimin e saj gradual dhe më ngadalë gjatë natës. Toka të tilla janë shfrytëzuar për ndërtimin e vreshtave në Leskovik, Korçë, Shkodër, etj.

• Tokat ranore. Janë toka që përmbajnë 60-90% rërë, ndërsa pjesa tjetër, 10-40%, është argjilë dhe lym. Janë toka të shkrifta, përmbajnë pak lagështirë, kanë regjim të përshtatshëm ngrohtësie dhe ajrimi. Tokat ranore përmbajnë pak lëndë organike, nuk e mbajnë ujin, përpasojë bimët vuajnë nga thatësira. Këto tipe tokash gjenden në luginat dhe grykëderdhjet e lumenjve të Vjosës, Matit, në ranishtet e bregdetit të Durrësit, Velipojës, etj. Në tokat ranore mund të kultivohen me sukses kultivarët për tavolinë (konsum të freskët) dhe kultivarët për prodhimin e verës. Këto tipe tokash duan më shumë pleh organik dhe ujitje.

• Tokat rano-argjilore. Janë toka me përmbajtje të lartë të grimcave të argjilës dhe lymit. Gjenden në fundet e kodrave dhe në anët e lumenjve. Janë toka të thella, të freskëta me regjim të përshtatshëm të ngrohtësisë dhe lagështirës. Në toka të tilla hardhia jep prodhim të lartë e me cilësi të mirë. Në këto toka mund të mbillen kultivarët e tavolinës dhe kultivarët për prodhimin e verërave.

• Tokat argjilore. Janë toka që përmbajnë rreth 50% grimca të argjilës me përmasa < 0.01 mm. Janë toka të rënda, të vështira për t’u punuar, të ngjeshura, të ftohta e pak të përshkueshme. Në këto toka, hardhia jep prodhime të larta vetëm nëse shoqërohet me masa të tilla agroteknike si: punimet, plehërimi organik, prashitjet, kullimi dhe ujitjet.

2. 2. Ndikimi i ngjyrës së tokës

Temperatura e tokës është faktor me rëndësi për zhvillimin e sistemit rrënjor të bimës dhe aktivitetin jetësor të mikroorganizmave. Toka e merr ngrohtësiën nga rrezet e diellit ku një pjesë e tyre thithet nga toka duke rritur kështu temperaturën e saj, ndërsa pjesa tjetër reflektohet duke rritur temperaturën e ajrit.

Pjesa e ngrohtësisë që thith dhe rrezaton toka varet para së gjithash nga ngjyra e tokës.

Tokat me ngjyrë të errët i thithin më shumë rrezet e diellit dhe janë shumë më të ngrohta. Tokat me ngjyrë të çelët thithin më pak ngrohtësi, për pasojë, janë më të freskëta.

Aftësia për ta përcjellë ngrohtësinë në shtresat më të thella të tokës varet nga përmbajtja e gurëve. Prezenca e gurëve me madhësinë e zhavorrit bën që ngrohtësia të thithet dhe të përcillet më mirë.

Temperatura e tokës është më e lartë në tokat me ngjyrë të zezë. Tokat e zeza ndikojnë në rritjen e shpejtë vegjetative e cila shpesh shoqërohet

me pasoja të tilla si rrëzimi i tepërt i luleve gjatë fazës së lulëzimit etj. Në tokat më ngjyrë të errët, përmbajtja e lagështirës është më e ulët, si pasojë

e avullimit të ujit, ndërsa pjekja është më e hershme si rezultat i regjimit të mirë të temperaturës.

Page 54: VRESHTARIA

54

Vreshtaria

Tokat e punuara kanë temperaturë më të ulët se tokat e papunuara. Kjo është arsyeja që punimi i tokës në vreshtat e zonës veriore këshillohet të bëhet në pranverën e hershme (mars-prill), kur ka kaluar rreziku i ngricave të forta.

2. 3. Ndikimi i regjimit ujor të tokës

Uji në shtresën e rrënjëve vjen kryesisht nga reshjet, ujitjet që i behen vreshtit dhe ngjitja e ujrave nëntokësore.

Reshjet, prej 700-800 mm shi në vit e të shpërndara në mënyrë të rregullt, janë të mjaftueshme për të kultivuar vreshta pa ujitje.

Ujrat freaktike kanë rol të rëndësishëm në plotësimin e nevojave të hardhisë për ujë. Megjithatë, afërsia e ujrave freatike me sistemin rrënjor, sjell vonesa në pjekje, ulje të ngjyrës, përmbajtjes së sheqerit etj.

Niveli i ujrave freaktike në sipërfaqet e vreshtave duhet të jetë mbi 1 m thellësi.

2. 4. Ndikimi i përbërjes kimike të tokës

Bima e hardhisë ka nevoja të mëdha për prezencën e 10 makroelemntëve, ata janë C; O; H; N; S; P; K; Ca; Mg dhe Fe. Nga këta, karbonin, oksigjenin dhe hidrogjenin, bima i siguron nga dyoksidi i karbonit, ajri dhe uji, ndërsa 7 elemntët e tjerë i siguron nga toka. Nevojat e bimës për elementin hekur (Fe), krahasuar me nevojat që bima ka për elementët e tjerë janë shumë më të vogla, për këtë arsye ky element ushqyes është quajtur dhe trajtuar si mikroelemntë. Në grupin e mikroelementëve bëjnë pjesë Mn; Zn; B; Cu; Mo dhe Cl. Këta mikroelemnetë, ndonëse në sasi shumë të vogla, janë shumë të domosdoshëm për të gjithë aktivitetin jetësor të bimës.

Në natyrë, elementët mineral merren në format e mëposhtme:• N; S; P; Cl; B dhe Mo, si anione (nitrat, sulfat, fosfat, klorid, borat dhe

molibdat)• Ndërsa të gjithë elementët e tjerë merrën si katjone (K+; Mg2+; Ca2+; Fe2+&3+;

Mn2+ dhe Zn2+.Elementët mineral, bima i merr kryesisht nga tretësira tokësore nepërmjet

rrënjëve, ndërsa një pjesë shumë të vogël e merr edhe nepërmjet gjetheve (nga plehërimet gjethore, atmosfera, etj).

Zakonisht, në tokat e mbjella me vreshta, vërehet mungesa e elementëve N dhe P si dhe përmbajtje e lartë e elementëve K, Ca dhe Mg. Kjo vjen nga fakti se tokat e vendit tonë janë toka relativisht të varfra me humus, për pasojë janë të varfra edhe me elementin N. Njohja e rolit dhe kërkesave specifike të bimës ndaj përmbajtjes së elementëve ushqyes në tokë ka rëndësi të madhe për t’u orientuar më mirë në praktikën e plehërimit të ballancuar të vreshtave me kripëra që përmbajnë makro dhe mikroelemntë.

Page 55: VRESHTARIA

55

Vreshtaria

2. 5. Përmbajtja e kripërave të dëmshme në tokë

Hardhia është bimë mjaft e qëndrueshme ndaj përmbajtjes së lartë të kriprave në tokë. Hardhia është e kërcënuar seriozisht në tokat që kanë përmbajtje të lartë të kriprave të hekurit, klorit, sulfatet e natriumit dhe sulfatit të magnezit.

Hardhitë shfaqin simptoma të tilla si vyshkje, tharje, etj, kur në tokë ka mbi 0.1% NaCl, 0.4 Na2SO4, MgSO4, etj.

2. 6. Reaksioni i tokës

Përshtatshmëria e hardhisë në toka me pH të ndryshëm ka sjellë zgjerimin e arealit të përhapjes dhe kultivimit të hardhisë, sidomos pas përdorimit të nënshartesave antifilokserike që mundësojnë kultivimin e vreshtave edhe në tokat me përmbajtje të lartë të gëlqeres.

Hardhia kultivohet me sukses në tokat me reaksion lehtësisht acid deri lehtësisht bazik (pH = 6-7.8). Në tokat me pH < 4.8, hardhia nuk zhvillohet, zverdhet dhe thahet.

Nëpërmjet përdorimit të nënshartesave me qëndrueshmëri të lartë ndaj gëlqeres është arritur kultivimi edhe në tokat bazike, me pH = 8-9.

Aciditeti nuk ndikon drejtpërdrejt në jetëgjatësinë e hardhisë. Në tokat acide ndodh lidhja e fosforit me aluminin dhe hekurin duke krijuar

kështu fosfatet e patretshme të hekurit dhe aluminit, kjo dukuri e bën fosforin të paasimilueshëm për bimën.

3.Vreshtaria sipas njësive administrative të Shqipërisë

3. 1. Vreshtaria sipas prefekturave.

Për t’u orientuar më mirë për rajonizimin e vreshtave dhe kultivarëve të hardhisë në Shqipëri, duhen njohur mirë edhe faktorë të tjerë që lidhen me:

• Ndarjen administrative në prefektura (qarqe), rrethe dhe komuna.• Njohja e kushteve specifike të klimës, tradites së kultivimit të vreshtave si

dhe kultivarët më të përhapur në çdo prefekturë, rreth, komunë apo fshat.• Duhen njohur kërkimet dhe rekomandimet shkencore mbi kultivarët më

të përshtatshëm që duhet të përdoren për krijimin e vreshtave të reja, në përputhje me destinacionin, kushtet e tregut dhe përpunimit të çdo zone..

Në këtë material, rajonet e zhvillimit të vreshtarisë dhe struktura varietore sipas tyre janë trajtuar në përputhje me ndarjen administrative të vendit (prefekturë, rreth, komunë, fshat).

Strategjia e zhvillimit të vreshtarisë shqiptare, hartuar nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe “Fondacioni drejt së ardhmes” parashikon që deri në vitin 2015 Shqipëria do të ketë 20000 ha me vreshta, shifër e përafërt me sipërfaqen e përgjithshme të vreshtave që vendi ynë ka patur në vitet 1985-1990.

Page 56: VRESHTARIA

56

Vreshtaria

Sipërfaqen më të madhe me vreshta, është planifikuar ta kenë prefekturat e Fierit, Shkodrës, Elbasanit dhe Beratit.

Tabela 8. Sipërfaqja me vreshta (e planifikuar) sipas rajoneve dhe destinacionit

Nr Rajoni(Prefektura)

Sipërfaqjatotale (ha)

Për konsumtë freskët

Për verëtë kuqe

Për verëtë bardhë

1 Berati 2240 315 1495 430

2 Dibra 200 15 95 90

3 Durrësi 1570 350 980 240

4 Elbasani 2250 335 1605 310

5 Fieri 3100 540 2240 320

6 Gjirokastra 1570 150 1160 260

7 Korça 1500 155 795 550

8 Kukësi 110 11 59 40

9 Lezha 1500 180 1060 260

10 Shkodra 2610 355 1765 490

11 Tirana 1890 490 1080 320

12 Vlora 1460 260 990 210

Shqipëria 20 000 3156 13 324 3520

Në % 100 15.8% 66.8% 17.6%

Të dhenat e paraqitura në vijim mbi sipërfaqën e vreshtave, kultivarëve të introduktuar dhe ekotipeve lokale të hardhisë, strukturat e përshtatshme varietore, etj, janë marrë nga studimi me titull “Rajonizimi i Vreshtarisë në Republikën e Shqipërisë” (MBUMK, 2004), vjetari statistikor (INSTAT, 2010) si dhe nga informacionet dhe publikimet e kryera nga Drejtorit Rajonale të Bujqësisë dhe Ushqimit nepër rrethe.

Vreshtaria në prefekturen e Beratit (rrethet Berat, Kuçovë, Skrapar)

Prefektura e Beratit shtrihet në pjesën jugore të vendit, kufizohet në veri me rrethet Elbasan e Lushnje, në perëndim me rrethet Fier e Mallakastër, në jug me rrethet Tepelenë e Përmet dhe në lindje me rrethet Korçë e Gramsh.

Në territoritorin e kësaj prefekture dallohen zona fushore e Beratit dhe Kuçovës si dhe malet e Tomorrit, Shpiragut, lugina e Osumit dhe Tomorricës që bëjnë pjesë në zonen malore-jugore të vendit.

Karakterizohet nga klimë me dimër të ftohtë dhe të lagësht dhe me verë të nxehtë dhe të thatë. Muajt më të nxehtë të vitit janë korriku dhe gushti, me një

Page 57: VRESHTARIA

57

Vreshtaria

temperaturë mesatare 26-28oC, ndërsa muaji më i ftohtë është muaji shkurt, me një temperaturë 5-6oC. Reshjet janë të shumta, bien mbi 1020 mm, të shpërndara në mënyrë të çrregullt. Në periudhën tetor–mars bien mbi 70% e reshjeve vjetore.

Nga format autoktone të rrushit, përmendim: “Pulës”, kultivohet në formë erekësh dhe pjergullash dhe shumë pak në

vreshta klasike.”Debinë”, është i përhapur në zonën paramalore dhe malore në pjergulla

dhe erekë.”Serinë e Bardhë dhe e Zezë”, kultivohen në Berat dhe Skrapar, me

destinacion prodhimin e verës dhe rakisë.”Vlosh”, është një kultivar tjetër mjaft i njohur për prodhimin e verës me

ngjyrë rozë.Ndërsa për konsum tavoline përdoren disa kultivarë të tjerë lokalë që banoret

dhe vreshtaret e atyre zonave i quajnë me emërat : ”Rrushi i Karkanjozit”, ”Zhullapi”, ”Korinthi i Kuq” dhe ”Dimraku”.

Referuar të dhënave statistikore, 67% e sipërfaqes totale të vreshtave ndodhen në rrethin e Beratit, rreth 20% në rrethin e Skraparit dhe 13% në rrethin e Kuçovës, kurse pjergullat janë të shpërndara 56% në Berat, 33% në Skrapar dhe 11% në Kuçovë.

Kultivarët që rekomandohen për mbjelljen e vreshtave të reja Nisur nga kushtet klimatike, tokësore, veçorive agrobiologjike, kimiko-

teknologjike dhe organoleptike të kultivarëve, rekomandohen të përdoren strukturat e mëposhtme:

Për konsum të freskët rekomandohen kultivarët “Regina di vigneti”, “Cardinal”, “Victoria”, “Black magic”, “Matilde”, “Muskat Hamburg”, “Michele Palieri”, “Sublima”, “Alfons Lavale”, “Red Globe” dhe “Tajgat” (e kuqe dhe e bardhë).

Për verë të kuqe duhet të përdoren kultivarët “Merlot”, “Cabernet”, “Sangioveze”, “Montepulciano”, “Primitivo”, “Barbera”, “Tempranilo” “Syrah” dhe “Negro amaro”.

Për verë të bardhë duhet të përdoren kultivarët “Chardoney”, “Riesling”, “Muskat”, “Tokai”, “Trebiano”, “Malvasia”, “Muskat i bardhë” dhe “Pino”.

Më shumë kujdes duhet treguar ndajë rritjes së sipërfaqës së mbjellë me kultivarë autoktonë me vlera të larta vinifikuese, si “Serinë e zezë”, “Shesh i Zi”, “Kallmet” dhe “Vlosh”, për verë të kuqe, dhe “Serinë e bardhë“, “Debinë’”, “Shesh i bardhë“ dhe “Pulës”, për verë të bardhë.

Vreshtaria në prefekturën e Durrësit (rrethet Durrës dhe Krujë)

Prefektura e Durrësit shtrihet në pjesën bregdetare dhe qendrore të vendit, duke u kufizuar nga perëndimi me detin Adriatik, në lindje me rrethin e Tiranës, në veri me rrethin e Kurbinit, në verilindje me rrethin e Matit dhe në jug me rrethin e Kavajës.

Prezenca e detit influencon dukshëm në zbutjen e klimës, gjë që krijon kushte të favorshme për zhvillimin e të gjitha kulturave bujqësore, e në veçanti, të një numri

Page 58: VRESHTARIA

58

Vreshtaria

mjaft të madh të kultivarëve të rrushit, nga ata me pjekje të hershme deri tek ata me pjekje të vonë.

Nga të dhënat shumëvjeçare të klimës (IH, 1987), rezulton se në prefekturën e Durrësit bien 1200-1800 mm reshje shi në vit, nga këto, rreth ⅔ e sasisë së tyre bien në periudhën vjeshtë-pranverë.

Temperatura mesatare vjetore arrin nga 14-16oC, temperatura minimale 0-3oC dhe temperatura maksimale 35-38oC (në muajt korrik-gusht).

Aktualisht (tetor, 2011), në prefekturën e Durrësit, vreshtaria zë 1.2% të sipërfaqes së tokës bujqësore.

Pjesa më e madhe e sipërfaqes së vreshtave shtrihet në rrethin e Durrësit, me rreth 88% e sipërfaqes totale, nga ku sigurohet mbi 93% e prodhimit të përgjithshëm të rrushit. Rreth 80% e sipërfaqes është mbjellë me kultivarë për përpunim (verë, raki, etj), si : “Shesh i bardhë“ e “Shesh i zi” (rreth 50%), “Merlot” (10%), “Caberne souvignon” (8%), “Sangioveze” dhe “Montepulciano” (30%), etj, dhe rreth 20% është e mbjellë me kultivarë për konsum të freskët, si “Italia”, “Matilde”, “Black Magic” dhe “Victoria”.

Ka një rritje të interesit për mbjelljen e vreshtave me kultivarë të verës si : “Merlot”, “Caberne souvignon”, “Sangioveze” dhe “Montepulciano”, ndërsa per konsum të freskët po përdorën gjithnjë e më shumë kultivarët “Italia”, “Matilde”, “Black Magic”, “Victoria”, etj.

Rekomandohen për tu përdorur :Për konsum të freskët rekomandohen kultivarët “Primus”, “Regina di vigneti”,

“Conegliano precoce”, “Cardinal”, “Victoria”, “Black magic”, “Matilde”, “Muskat Hamburg”, “Michele Palieri”, “Sublima”, “Alfons lavale”, “Italia” dhe “Red Globe”.

Në strukturat mbjellëse të kultivarëve me destinacion prodhimin e verës së kuqe duhet t’ju jepet përparësi kultivarëve “Merlot”, “Cabernet souvignon”, “Shesh i zi”, “Sangioveze”, “Montepulciano”, “Tempranilo”, “Primitivo”, “Syrah”, “Barbera” dhe “Negro amaro”.

Për prodhimin e verës së bardhë duhet t’ju jepet përparësi kultivarëve “Chardoney”, “Trebbiano”, “Tokai”, “Malvasia”, “Shesh i bardhë” dhe “Muskat i bardhë”.

Vreshtaria në prefekturën e Elbasanit (Elbasan, Librazhd, gramsh dhe Peqin)

Prefektura e Elbasanit kufizohet nga nëntë rrethe, si Tirana, Kavaja, Lushnja, Kuçova, Berati, Skrapari, Korça, Pogradeci dhe Bulqiza, dhe përshkohet nga lumenjtë Shkumbin dhe Osum.

Klima në këtë rajon është e larmishme, ka disa tipe klimash dhe mikroklimash që përshihen nga brezi i klimës mesdhetare e deri në atë kontinentale.

Në zonat mbi 700-800 m mbi nivelin e detit, gjatë dimrit, bien sasi të konsiderueshme reshjesh dëbore. Sasia vjetore e reshjeve luhatet nga 1800 mm në

Page 59: VRESHTARIA

59

Vreshtaria

Elbasan, 1360 mm në Librazhd dhe 1128 mm në Gramsh.Temperatura mesatare minimale e muajve të ftohtë të vitit është rreth 1-3ºC,

ndërsa temperatura mesatare maksimale e muajve më të nxehtë të vitit është 30-31ºC.

Rekomandohen kultivarët e mëposhtëm:Për konsum të freskët, ”Perla Ksaba”, ”Primus”, ”Regina di vigneti”,

”Conegliano precoce”, ”Shasella D’ore”, ”Cardinal”, ”Victoria”, ”Black magic”, ”Matilde”, ”Muskat Hamburg”, ”Michele Palieri”, ”Sublima”, ”Alfons Lavale”, ”Red Globe”, ”Tajgë”, etj.

Për verë të kuqe rekomandohet mbjellja e kultivarëve ”Merlot”, ”Cabernet”, ”Shesh i zi”, ”Sangiovese”, ”Montepulciano”, ”Tempranilo”, ”Primitivo”, ”Syrah”, ”Debinë e zezë”, ”Barbera”, etj.

Për prodhimin e verës së bardhë rekomandohet mbjellja e kultivarëve ”Shesh i bardhë”, ”Riesling”, ”Pulës”, ”Chardonay”, ”Pino gri”, ”Tokai”, ”Trebbiano”, ”Muskat i bardhë”, ”Cëruja”, etj.

Vreshtaria në prefekturën e Fierit (rrethet Fier, Lushnje, Mallakastër)

Rajoni i Fierit shtrihet në Ultësirën Perëndimore bregdetare të vendit dhe kufizohet në veri me rrethet Kavajë dhe Peqin, në lindje me rrethet Elbasan, Berat dhe Kuçovë, në jug me rrethet Vlorë dhe Tepelenë, dhe në perëndim me detin Adriatik.

Muajt më të nxehtë janë korriku dhe gushti, me një temperaturë mesatare 29-30oC, muaji më i ftohtë është shkurti, me temperaturë mesatare 3-5oC.

Bien mesatarisht 1000 mm reshje në vit rreth 70% e të cilave bien gjatë periudhës tetor-mars.

Nga dorëshkrimet dhe zbulimet arkeologjike të gjetura ne Apolloni dhe Bylis dëshmohet për traditën e lashtë të kultivimit të vreshtave në kodrat e Fierit dhe Mallakastrës, prodhimit dhe eksportimit të verërave cilësore të Ilirisë së lashtë drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Europës Perëndimore.

Në rrethin e Fierit, pjesa më e madhe e vreshtave ndodhen në komunat Levan, Frakull, Cakran, Kurjan, Dermenas, etj.

Në rrethin e Lushnjës, vreshtaria është përqëndruar në komunat Dushk, Divjakë, Ballagat, Hysgjokaj, Gradishtë, Karbunarë, Kolonjë, etj.

Në rrethin e Mallakastrës, vreshtaria është e përhapur kryesisht në komunat Dukas, Greshicë, Aranitas, Hekal, Fratar, etj.

Fieri mbetet rrethi me vreshtarinë më të zhvilluar dhe me kushtet më të mira ekologjike (temperaturë, ndriçimi diellor, etj) për zhvillimin e vreshtarisë.

Rekomandohen kultivarët e mëposhtëm:Për konsum të freskët, kultivarët ”Primus”, ”Regina di vigneti”, ”Conegliano

precoce”, ”Shassella D’ore”, ”Cardinal”, ”Victoria”, ”Black magic”, ”Matilde”, ”Muskat Hamburg”, ”Michele Palieri”, ”Sublima”, ”Alfons Lavale”, ”Italia”, ”Red Globe”, ”Tajgë”, etj.

Page 60: VRESHTARIA

60

Vreshtaria

Për verë të kuqe, kultivarët ”Merlot”, ”Cabernet”, ”Shesh i zi”, ”Sangiovese”, ”Montepulciano”, ”Vlosh”, ”Tempranilo”, ”Primitivo”, ”Syrah”, ”Serinë e zezë”, ”Debinë e zezë”, ”Barbera”, ”Negro amaro”, etj.

Për verë të bardhë, kultivarët ”Shesh i bardhë”, ”Riesling”, ”Pulës”, ”Serin i bardhë”, ”Chardonay”, ”Pino gri”, ”Tokai”, ”Trebbiano”, ”Cabernet Sauvignon”, ”Malvasia”, ”Muskat i bardhë”, etj.

Vreshtaria në prefekturën e gjirokastrës (gjirokastër, Përmet, Tepelenë)

Prefektura e Gjirokastrës shtrihet në pjesën jug-lindore të vendit dhe kufizohet nga rrethet e Fierit, Beratit, Korçës dhe Vlorës dhe me Greqinë në pjesën lindore dhe juglindore të tij.

Bën pjesë në brezin e klimës mesdhetare, influencuar nga klima kontinentale në zonat e thella të rajonit.

Muajt më të nxehtë të vitit janë muajt korrik-gusht, ku temperatura maksimale arrin 30-32oC, ndërsa muaji më i ftohtë është shkurti, ku temperatura mesatare është 5-6oC.

Në këtë rajon bien mesatarisht 1020 mm reshje në vit.Temperatura mesatare mujore e janarit është 3-4oC dhe e muajit më të nxehtë,

gushtit, 25oC. Rastisjet shumëvjeçare të temperaturave më të ulta, minimalja absolute ka arritur në -10 deri në -13oC, që tregon se vreshtaria në këtë rajon nuk rrezikohet nga temperatura e ulët, ndërsa temperatura maksimale absolute arrin deri 39-40oC.

Rreth 52% e sipërfaqes totale me vreshta janë mbjellë në rrethin e Gjirokastrës, 31% në rrethin e Përmetit dhe 17% në rrethin e Tepelenës.

Në rrethin e Gjirokastrës, vreshtaria është përqëndruar në komunat Pogon, Cepo, Dropull i Sipërm dhe i Poshtëm, Lunxhëri dhe Libohovë, ndërsa më pak sipërfaqe me vreshta kanë komunat Antigone, Lazarat, Odrie, Picar, Zagorie, etj.

Në rrethin e Përmetit, vreshtaria është përqëndruar në komunat Çarshovë, Piskovë, Dëshnicë, Petran dhe Ballaban, ndërsa më pak sipërfaqe janë mbjellë në rrethinat e bashkisë Këlcyrë, Frashër, Sukë, etj.

Në rrethin e Tepelenës, vreshtaria është përqëndruar në komunat Qendër, Qesarat, Krahës, Luftinjë, Memaliaj, ndërsa më pak sipërfaqe me vreshta janë mbjellë në komunat Buz, Lopes dhe Kurvelesh.

Rekomandohen kultivarët e mëposhtëm:Për konsum të freskët, kultivarët ”Primus”, “Regina di vigneti”, “Conegliano

Precoce”, “Shassella D’ore”, “Cardinal”, “Victoria”, “Black Magic”, “Matilde”, “Muskat Hamburg”, “Michele Palieri”, “Alfons Lavale”, “Italia”, “Red globe”, “Tajgë e kuqe”, etj.

Për verë të kuqe, kultivarët “Merlot”, “Cabernet”, “Shesh i zi”, “Sangiovese”, “Montepulciano”, “Vlosh”, “Tempranillo”, “Primitivo”, “Serinë e zezë”, “Debinë e zezë”, “Barbera”, “Negro amaro”, etj.

Page 61: VRESHTARIA

61

Vreshtaria

Për verë të bardhë, kultivarët “Shesh i bardhë”, “Riesling”, “Pulës”, “Serinë e bardhë”, “Chardonay”, “Pino gri”, “Tokai”, “Trebbiano”, “Muskat i bardhë”, etj.

Vreshtaria në prefekturën e Korçës (rrethet Korçë, Pogradec, Devoll, Kolonjë)

Prefektura e Korçës shtrihet në pjesën juglindore të Shqipërisë dhe përfshin rrethet Korçë, Pogradec, Kolonjë dhe Devoll. Në veri kufizohet me rrethin e Librazhdit dhe Maqedoninë, në jug me rrethin e Përmetit dhe me Greqinë, në lindje me Greqinë dhe në perëndim me rrethet Gramsh, Skrapar dhe Përmet.

Relievi është shumë i larmishëm, me pikën më të lartë 2523 m mbi nivelin e detit, mali i Gramozit, dhe me pjesën më të ulët, bregun e Liqenit të Pogradecit, 690 m mbi nivelin e detit.

Rrethi i Korçës ka sipërfaqen më të madhe me vreshta, rreth 53% të totalit, Pogradeci rreth 26%, Kolonja rreth 11% dhe Devolli rreth 10%.

Rekomandohen kultivarët e mëposhtëm:Për konsum të freskët, kultivarët “Primus”, “Regina di vigneti”, “Cardinal”,

“Black magic” etj.Për verë të kuqe, kultivarët “Cabernet”, “Gemza”, “Mavrud”, “Tempranillo”,

“Primitivo”, “Serinë e zezë”, “Barbera”, “Pino i zi”, “Debinë e zezë”, etj.Për verë të bardhë, kultivarët “Riesling”, “Serinë e bardhë”, “Muller

Thurgau”, “Chardonay”, “Tokai”, “Muskat i bardhë”, etj.

Vreshtaria në prefekturën e Lezhës (Lezhë, Mirditë, Kurbin)

Prefektura e Lezhës shtrihet në zonën veri-perëndimore dhe qendrore të Shqipërisë.

Kufizohet nga rrethit i Shkodrës dhe i Pukës, në lindje nga rrethi i Kukësit dhe Dibrës, në jug kufizohet me rrethin e Matit dhe në perëndim me detin Adriatik.

Temperatura mesatare vjetore varion nga 14-15ºC, ndërsa shuma e temperaturave aktive arrin nga 3500-4000ºC, me një amplitudë nga 35-36ºC gjatë muajve korrik – gusht, deri në minus 4-5ºC në muajit janar-shkurt.

Rrethi i Lezhës ka rreth 43% të sipërfaqes totale të mbjellë me vreshta, Mirdita rreth 23% dhe Kurbini rreth 34%.

Rekomandohen kultivarët e mëposhtëm:Për konsum të freskët, kultivarët “Regina di vigneti”, “Shassella D’ore”,

“Cardinal”, “Victoria”, “Black magic”, “Matilde”, “Muskat Hamburg”, “Mikele Palieri”, “Italia”, “Sublima”, “Alfons Lavale”, “Red globe”, “Tajgë e kuqe”, etj.

Për verë të kuqe, kultivarët “Merlot”, “Cabernet”, “Shesh i zi”, “Game”, “Sangiovese”, “Montepulciano”, “Tempranillo”, “Primitivo”, “Barbera”, “Kallmet”, “Pino i zi”, “Vranac”, etj.

Për verë të bardhë, kultivarët “Shesh i bardhë”, “Riesling”, “Chardonay”, “Tokai”, “Muskat i bardhë”, “Cëruja”, “Pino i bardhë”, “Trebiano”, “Verdichio”, etj.

Page 62: VRESHTARIA

62

Vreshtaria

Vreshtaria në prefekturën e Shkodrës (rrethet Shkodër, Pukë, Malësi e Madhe)

Prefektura e Shkodrës kufizohet në veri me Malin e Zi, në lindje me rrethin e Tropojës dhe Kukësit, në jug me rrethet Lezhë dhe Mirditë dhe në perëndim me detin Adriatik.

Shuma e temperaturave aktive është 4500-4600oC, e përshtatshme për zhvillimin e shumë kulturave bujqësore dhe vreshtarisë, në veçanti.

Malësia e Madhe, me qendër Koplikun, ka sipërfaqen më të madhe me vreshta, ka rreth 57% e sipërfaqes totale, Shkodra ka 39% dhe Puka (me klimë tipike malore) ka rreth 4%.

Rekomandohen kultivarët e mëposhtëm: Për konsum të freskët, kultivarët “Perla Ksaba”, “Regina de vigneti”,

“Conegliano Precoce”, “Cardinal”, “Victoria”, “Black magic”, “Matilde”, “Muskat Hamburg”, “Mikele Palieri”, “Tajgë e kuqe”, “Tajgë e bardhë”, etj.

Për verë të kuqe, kultivarët “Merlot”, “Cabernet”, “Shesh i zi”, “Game”, “Sangiovese”, “Montepulciano”, “Tempranillo”, “Primitivo”, “Barbera”, “Kallmet”, “Pino i zi”, “Syrah”, “Vranac”, etj.

Për verë të bardhë, kultivarët “Shesh i bardhë”, “Riesling”, “Chardonay”, “Tokai”, “Muskat i bardhë”, “Cëruja”, “Pino i bardhë”, “Trebbiano”, “Verdichio”, etj.

Vreshtaria në prefekturën e Tiranës (rrethet Tiranë, Kavajë)

Rajoni i Tiranës përfshin dy rrethe, Tiranën dhe Kavajën.Kufizohet nga perëndimi me rrethin e Durrësit dhe Detin Adriatik, në veri me

rrethet Krujë dhe Mat, në lindje me rrethet Elbasan dhe Librazhd dhe në jug me rrethet Lushnjë dhe Peqin.

Rrethi i Tiranës ka sipërfaqen më të madhe me vreshta, rreth 58%, ndërsa Kavaja ka rreth 42% të sipërfaqes totale.

Vreshtaria ka njohur një zhvillim të dukshëm në zonat e Farkës, Vorës, Ndroqit, Golemit, Kryevidhit, Helmësit dhe Rrogozhinës.

Rekomandohen kultivarët e mëposhtëm:Për konsum të freskët, kultivarët “Primus”, “Regina di vigneti”, “Cardinal”,

“Victoria”, “Black magic”, “Matilde”, “Muskat Hamburg” “Mikele Palieri”, “Italia”, “Sublima”, “Alfons Lavale”, “Tajgë e kuqe”, “Tajgë e bardhë”, etj.

Për verë të kuqe, kultivarët “Merlot”, “Cabernet”, “Shesh i zi”, “Sangiovese”, “Montepulciano”, “Tempranillo”, “Primitivo”, “Barbera”, “Kallmet”, “Negro Amaro”, “Vranac”, etj.

Për verë të bardhë, kultivarët “Shesh i bardhë”, “Riesling”, “Chardonay”, “Serin i bardhë”, “Debinë e bardhë”, “Tokai”, “Muskat i bardhë”, “Cëruja”, “Sauvignon”, “Trebbiano”, “Pulës”, etj.

Page 63: VRESHTARIA

63

Vreshtaria

Vreshtaria në prefekturën e Vlorës (Vlorë, Delvinë dhe Sarandë)

Prefektura e Vlorës shtrihet në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë. Kufizohet në veri me rrethin e Fierit, në lindje me rrethet Mallakastër, Tepelenë dhe Gjirokastër, në jug me Greqinë dhe në perëndim me detet Adriatik dhe Jon.

Temperatura mesatare e muajit korrik-gusht është 24-26oC, ndërsa e muajve janar, shkurt është 5-6oC. Temperatura maksimale absolute shkon 36-39oC, ndërsa temperatura minimale absolute zbret deri në –7oC.

Zona e Nartës njihet për traditën e lashtë të kultivimit të vreshtave me trup të shkurtër.

Rreth 68% e sipërfaqes me vreshta kultivohet në rrethin e Vlorës, 18% në rrethin e Delvinës dhe 14% në rrethin e Sarandës.

Aliko, Livadhja dhe në rrethinat e bashkisë së Konispolit.Rekomandohen kultivarët e mëposhtëm:Për konsum të freskët, kultivarët “Regina dei vigneti”, “Cardinal”, “Victoria”,

“Black Magic”, “Matilde”, “Muskat Hamburg”, “Michele Palieri”, “Sublima”, “Alfons Lavale”, “Italia”, “Red Globe”, “Tajgë e kuqe”, “Tajgë e bardhë”.

Për verë të kuqe, kultivarët “Merlot”, “Cabernet”, “Vlosh”, “Montepulciano”, “Primitivo”, “Barbera”, “Syrah”, “Negro Amaro”, etj.

Për verë të bardhë, kultivarët “Chardonay”, “Serinë e bardhë”, “Tokai”, “Muskat i bardhë”, “Riesling”, “Trebbiano”, “Pulës”, etj.

Vreshtaria në prefekturën e Dibrës dhe Kukësit (përfshihën rrethet Dibër, Bulqizë, Mat, Kukës, Tropojë dhe Has)

Prefekturat e Kukësit dhe Dibrës shtrihen në pjesën veriore dhe verilindore të Shqipërisë.

Nga ana klimatike, bëjnë pjesë në nënzonat mesdhetare malore veriore dhe lindore.

Janë zonat më të ftohta të vendit ku bien reshje të shumta në formën e shiut dhe borës.

Temperatura mesatare vjetore për pjesën e ulët varion nga 7-11°C, ndërsa për pjesët e larta nga 4-6oC (Korabi, Jezerca, etj).

Temperatura mesatare në muajin më të ftohtë të vitit është: në zonat e ulëta nga 0-2°C, ndërsa në pjesë të larta shkon nga -7 deri në -8°C.

Rreth 45% e sipërfaqes me vreshta ndodhet në rrethin e Kukësit, 28% në rrethin e Hasit dhe 27% në rrethin e Tropojës.

Ndërsa në prefekturën e Dibrës, rreth 65% e sipërfaqes totale të vreshtave, ndodhen në rrethin e Matit. Mati ka kushte shumë të mira klimatike e tokësore për zhvillimin e vreshtarisë duke e përhapur dhe përqëndruar atë në fshatrat që shtrihen në të dyja anët e lumit Mat, në lartësinë 200-600 m mbi nivelin e detit.

Mati konsiderohet si vendorigjina e kultivarit autokton “Cëruja” dhe ekotipeve të njohura ”Tajgë e kuqe e Burrelit” dhe “Tajgë e bardhë e Burrelit”.

Page 64: VRESHTARIA

64

Vreshtaria

Rekomandohen kultivarët e mëposhtëm:Për konsum të freskët, kultivarë me pjekje shumë të hershme dhe të hershme,

si ”Black Magic , ”Regina”, ”Conegliano”, ”Cardinal”, ”Victoria”, “Matilda”, “Tajgat” etj.

Për verë të kuqe, kultivarët me pjekje të hershme e të mesme, si ”Merlot”, ”Pino i Zi”, ”Syrah”, ”Tempranilo”, ”Primitivo”, ”Prokupac”, etj.

Në fshatrat dhe komunat që shtrihën përgjatë luginës së Matit (nga Skurajt deri në Klos), përgjatë pjesës së poshtme të luginës së Drinit (nga Karma deri në Fierzë) dhe përgjatë pjesës së poshtme të luginës së Valbonës (nga Dushajt deri në Margegaj), janë zonat më të ngrohta të këtyre prefekturave ku mund të përdoren edhe kultivarët ”Shesh i zi”, ”Cabernet”, ”Kallmet”, ”Barbera”, etj.

Për verë të bardhë, kultivarë me pjekje të hershme e të mesme, si ”Riesling”, ”Chardonay”, ”Pino gri”, ”Cëruja”, ”Tokai”, ”Verdichio” dhe ”Muller Turgau”.

Page 65: VRESHTARIA

65

Vreshtaria

IV. SHUMIMI I HARDHISË

1. Mënyrat e shumimit

Hardhia shumohet nëpërmjet dy mënyrave:1. Gjenerative (me farë).2. Vegjetative (me copa).

1. 1. Shumimi me farë

Përdoret për të krijuar kultivarë të rinj nga farat e përfitura nëpërmejt hibridizimit seksual. Hardhia është bimë me pllenim të kryqëzuar. Embrioni i farës së hardhisë ka prejardhje gametike, nuk trashëgohen tiparet nga bima ku është marrë fara tek pasardhësit (bimët e reja). Gjatë shtimit me farë duhen mbajtur parasysh specifikat e mëposhtme:

- Fuqia mbirëse e farave të marra nga kultivarët lokalë është më e lartë se e farave të marra nga kultivarët e introduktuar.

- Farat duhet të merren nga kokrra të pjekura mire e të marra nga mesi i veshulit.

- Farat e hardhisë e ruajnë fuqinë mbirëse për 2-3 vjet.- Farat duhet të merren nga bimë të pashartuara dhe me moshë të re, 5-6

vjeçare.- Farat duhen pastruar me kujdes nga tuli i kokrrës sepse tuli e ul përqindjen

e mbirjes.Farat e pastruara me kujdes hidhen në një enë me ujë të pastër. Farat e formuara

plotësisht dhe të shëndosha bien në fundin e enës, ndërsa pjesa e farave me difekte dhe embrione të paformuara mirë qëndrojnë në sipërfaqe. Për mbjellje duhet të përdoret pjesa e farave që bie në fundin e enës, janë fara me embrione të formuara mirë. Më pas, farat e plota nxirren nga ena, thahen në ambjente të hijezuara, futen në qeska dhe ruhen në frigorifer në temperaturë 1-3oC për 3-4 muaj, deri në momentin e mbjelljes.

Fara e hardhisë mbillet në pranverë, kur temperatura mesatare e ajrit është mbi 15oC, që për kushtet e vendit tonë përkon me muajt prill-maj.

Mbjellja e farës bëhet në disa mënyra: 1. Mbjellja e farës në shtretër të nxehtë, e cila bëhet në periudhën shkurt-mars.

Me këtë mënyrë bëhet e mundur dalja e fidanit të rritur në fushë në fund të muajit prill deri nga mesi i muajit maj

Page 66: VRESHTARIA

66

Vreshtaria

2. Mbjellja e farës në serra. Mbjellja bëhet në module me diametër 5-7 cm ose qeska plastmasi në periudhën shkurt-mars. Fara mbin për 3-4 javë. Nxirret në fushë të hapur në fillim të muajit maj, kur fidani ka arritur 8-10 cm gjatësi (lartësi).

3. Mbjellja e farës direkt në fushë bëhet në periudhën 20 prill-10 maj, me rreshta në distancë 1 m larg njëri-tjetrit, dhe 25-30 cm bima nga bima.

Për të shpejtuar mbirjen e farës ka disa mënyra si:- Mbjellja e farës që në periudhën shkurt-mars në një tokë të përgatitur me

pleh organik në raportin 1:1. Foleja ku mbillen farat, mbulohet me një plastmas në formë ombrelle në një sipërfaqe me diametër 1 m. Kështu bëhet e mundur rritja më e shpejtë e fidanit të mbirë.

- Për të shpejtuar mbirjen e farës, aplikohet parambirja duke e vendosur farën në rërë të lagur në temperaturën 15oC, për 20-30 ditë përpara mbjelljes. Fara mbillet pasi të ketë plasur mbulesa e saj “del sqepthi i farës”.

Përgatitja e tokës duhet të bëhet me shumë kujdes, ka shumë rëndësi shkrifërimi i mirë i saj, kullimi dhe luftimi i barërave të këqija.

Thellësia e mbjelljes së farës duhet të jetë 1-2 cm. Në kushte optimale fara mbin për 20-25 ditë. Fidanët e rinj duan shërbime të vazhdueshme, si prashitje, luftimi i sëmundjeve

dhe dëmtuesve, vendosja e një huri mbështetës (që në muajin qershor), heqja e sqetullorëve (gjatë muajit qershor), heqja e gjetheve të fundit (gjatë muajve korrik-gusht), etj.

Në kushte normale, filizat në fund të vitit të parë arrijnë deri në 1-2 m gjatësi dhe shpeshherë arrijnë të diferencojnë edhe sytha frutorë, por, pavarësisht nga kjo, nuk duhen lënë të zhvillohen lulëri dhe veshulë deri në vitin e tretë, lënia e veshulëve e dobëson rritjen vegjetative të bimës.

Pas vitit të tretë, tek bimët e dala nga fara, duhet të fillojë studimi i individëve (bimëve) duke u fokusuar në objektivat që në të shumtën e rasteve janë tiparet e prodhimtarisë dhe qëndrueshmërisë.

1. 2. Shumimi vegjetativ

Është mënyra kryesore e shumimit të hardhisë, në themel të së cilës qëndron ndarja mitotike e qelizave, prandaj bimët e reja trashëgojnë tiparet e bimës mëmë nga janë marrë pjesët vegjetative, si copat, sythat, etj.

Objekti i shumimit vegjetativ janë bimët që shquhen për tipare të mira prodhuese. Nëpërmjet shumimit vegjetativ, brenda një kohe të shkurtër, arrijmë që të kemi shumë bimë të cilat kanë origjinë dhe tipare përafërsisht të njëjta (themi përafërsisht pasi uniformitet absolut të tipareve nuk ka).

Tërësia e individëve të kultivuar që kanë origjinë dhe tipare të njëjta përmblidhet në termin kultivar.

Baza trashëguese e bimëve është nën ndikimin e vazhdueshëm të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm. Qëndrueshmëria e bazës trashëguese ka gjithmonë karakter relativ.

Page 67: VRESHTARIA

67

Vreshtaria

Ndryshimet e vazhdueshme mbi tipare të veçanta të individëve sjellin atë që quhet “variacion gjenetik i kultivarit”.

Ndryshimet në tiparet e individëve mund të jenë progresive, por edhe regresive nëse lindin individë me tipare të padëshirueshme. Kjo është arsyeja që specialistët dhe kultivuesit e hardhisë përdorin shprehjen “degjenerim varietor”, “forma të padëshiruara”, etj. Shumimi vegjetativ i kultivarit sjell shtimin e mëtejshëm të këtyre formave “të degjeneruara”, kështu që rritet nga brezi në brez ndryshueshmëria ndërmjet individëve dhe grupeve.

Kultivaret e shtuar për një kohë të gjatë në mënyrë vegjetative, larg praktikave të seleksionimit klonal, formojnë një numër të madh individësh me ndryshueshmëri të madhe ndërmjet individëve.

Tërësia e individëve, me origjinë të njëjtë dhe me ndryshime fenotipike sasiore, përmblidhen në termin popullatë.

Nëpërmjet praktikës së seleksionimi klonal, ruhet kultivari nga degjenerimi varietor, largohen format e padëshiruara të një popullate hardhie, duke sjellë në fokus të shumimit individët dhe klonet me tiparet më të mira.

Nëpërmjet mënyrave të shumimit vegjetativ garantohet trashëgimia e tipareve pozitive nga bima nga janë marrë sythat apo copat tek pasardhësit.

Hardhia nuk shumohet me rrënjë dhe copa rrënjore pasi aty mungojnë sythat vegjetativë.

Bishtat e gjetheve, lulërive dhe kokrrave, në kushte të kulturave in-vitro, mund të formojnë rrënjë, por jo lastarë.

Për shumimin vegjetativ të hardhisë përdoren copat vegjetative nga pjesa mbitokësore, si cungu, krahët, sharmendat, lastarët dhe sythat.

Mënyrat kryesore të shumimit vegjetativ të hardhisë janë: - Shumimi me copa - Shumimi me përpanja - Shumimi me shartim.

1. 2. 1. Shumimi me copa

Llojet e copave dhe koha e prerjes së tyre

Shumimi me copa është mënyra më e vjetër dhe më e lehtë për t’u realizuar. Përtëritja, formimi dhe rritja e mëtejshme e organeve të bimës bëhet sipas ligjeve

të polaritetit, konkretisht në fundet e copave, në rrezet palcore të nyjes formohen rrënjët, ndërsa nga sythat në pjesën e sipërme zhvillohen lastarët.

Copat që përdoren për shumim, në varësi të moshës dhe zhvillimit anatomik, mund të jenë:

- Copa të gjelbra.- Copa gjysëm të drunjëzuara- Copa të drunjëzuara.Në praktikë, metoda më e përdorur është metoda e shumimit me copa të

drunjëzuara, në këtë rast përdoren sharmenda të pjekura me moshë një vjeçare.

Page 68: VRESHTARIA

68

Vreshtaria

Në varësi të gjatësisë së copës, numrit të sythave, moshës, mënyrës së prerjes, etj, copat ndahen në:

- Copa të shkurtra (copat priten me një syth).- Copa të gjata e me shumë sytha (copat priten me gjatësi 60-120 cm). Për kushtet e vendit tonë, në zonën e ulët bregdetare, përdoren copa me gjatësi 60-

80 cm, ndërsa për zonën e lartë të vreshtarisë përdoren copa me gjatësi 40-50 cm.

Në varësi të mënyrës së ndarjes së copave nga pjesa shumëvjeçare, copat janë:- Copa të zakonshme, që janë copa sharmendash një vjeçare të prera pa pjesë

të drurit shumëvjeçar.- Copa me shpatull, kur copa njëvjeçare ka në fundin e saj një pjesë

shumëvjeçare në formën e shpatullës. Këto copa përfitohen nga prerja e menjëhershme e sharmendës bashkë me një pjesë të bazës së saj.

- Copa me krrabë, janë copa njëvjeçare që kanë edhe një pjesë të drurit dy vjeçar në formën e krrabës. Copat me shpatull dhe krrabë përdoren më shumë për shumimin e pjergullave dhe erekëve.

Në varësi të qëllimit të shfrytëzimit, copat mund të jenë:- Për mbjellje të drejtpërdrejtë në vresht, aplikohet në tokat ranore në rastin e

shumimit të kultivarëve të hardhisë europiane atje ku nuk ka probleme me filokserën.

- Për nënshartesa antifilokserike.- Për mbishartesa.

Figura 10. Shumimi me copa, sharmenda një vjeçare (P. Sotiri)

Deri në kohën e shfaqjes së sëmundjes së filokserës në Europë, shumimi me copa ka qenë mënyra kryesore e shumimit të hardhisë. Pas kësaj periudhe, shumimi me copa përdoret vetëm për shumimin e hardhive për nënshartesa antifillokserike.

Page 69: VRESHTARIA

69

Vreshtaria

Suksesi i punës varet nga aftësia rrënjëzuese, veçori që përcaktohen nga mosha dhe pjesa e bimës nga është marrë copa. Copat më të mira janë copat njëvjeçare të marra në zonën e mesit të sharmendës.

Copat e hardhisë europiane rrënjëzojnë dhe kallusojnë më mirë se copat e hardhsië amerikane.

Koha e prerjes së copave është:- periudha janar-shkurt për zonën e ulët,- 2-3 javë pas rënies natyrore të gjetheve, në vjeshtë, për zonat e larta. Copat lidhen në tufa me 100-200 copë. Në çdo tufë vendoset një etiketë ku

shënohet kultivari, numri i copave, koha e prerjes dhe më pas dërgohen për ruajtje.Ruajtja e copave bëhet në dy mënyra:- Ruajtja në frigorifer në temperaturë 1-3oC, është mënyra më e mirë dhe më e

sigurt për ruajtjen e copave; dhe- Ruajtja në shtratifikim në transhe. Kjo është një mënyrë tjetër mjaft e përdorur.

Në fundin e transhesë shtrohet një shtresë 10-15 cm rërë, një shtresë me tufat e copave, përsëri 10-15 cm rërë, e kështu me radhë, deri sa të arrijë një lartësi 1-1.5 m. Shtresa e sipërme e rërës duhet të jetë më e trashë se shtresat e tjera mes tufave me copa.

Copat që përdoren për shumimin e hardhisë duhet të jenë të pjekura, të kenë ngjyrën karakteristike të kultivarit, të kenë trashësi 6-12 mm dhe gjatësi 80-120 cm dhe të jenë të shëndosha nga ana fitosanitare. Përpara shtratifikimit, copat duhet të pastrohen mirë nga përdredhëset, bishtat e veshulëve dhe pjesët e tjera të bimës.

Kur përdoren sharmendat njëvjeçare së bashku me një pjesë të bazës së tyre (në praktikë quhet shumim nepërmjet përdorimit të copave me shpatull), rrënjët zhvillohen në zonën ku sharmenda ngjitet me pjesën dyvjeçare.

Ndërsa në rastin e përdorimit të sharmendave njëvjeçare, rrënjët zhvillohen në zonën e nyjeve të sharmendës.

1. 2. 2. Shumimi me përpajna

Përpanja realizohet me pjesë të trupit të hardhisë (lastarë, sharmendë, krah), të cilat vendosen për rrënjëzim pa u shkuputur nga bima mëmë.

Përpajnat përdorën:- për shumimin e disa kultivarëve me aftësi të ulët rrënjëzuese.- për plotësimin e boshllëqeve që shkaktohen nga tharja apo dëmtimi i bimëve

në drejtim të rreshtave te vreshtit.- për shumimin e pjergullave dhe erekëve në gjatësi të ledheve, praktikë e

njohur në rajonet e thata malore ku toka bujqësore është e pakët dhe mbi ujë.Për zonat mbi ujë, në rastin e shumimit të pjergullave, përpajnat nuk ndahen, ato

pasojnë njëra- tjetrën duke u shtrirë përgjatë gjithë fundit të parcelave apo ledheve të krijuara.

Përpajnat mund të realizohen duke përdorur sharmenda njëvjeçare ose edhe lastarë njëvjeçarë.

Page 70: VRESHTARIA

70

Vreshtaria

Përpajnat mund të jenë:

a) Përpajna të thjeshtaNga përpajnat e thjeshta përfitohet vetëm një bimë dhe praktika e krijimit të

tyre zgjat dy vjet. Në vitin e parë zgjidhet lastari i dalë mundësisht nga pjesa e poshtme e cungut. Lastari i caktuar nuk pincohet, por pastrohet nga sqetullorët dhe lidhet duke

e vendosur, ekspozuar në pjeset më të ndriçuara të spalierës me qëllim që të drunjëzohet dhe të piqet sa më mirë. Gjatë krasitjes dimërore pritet vetëm pjesa e tharë e majës së lastarit.

Në pranverën e vitit të dytë, në drejtim të rreshtit hapet një kanal me thellësi 60-80 cm dhe gjerësi 40-50 cm.

Kanali i hapur mbushet me dhe’ të përzier me pleh organik deri në gjysmën e thellësisë.

Përpara vendosjes në kanal, sharmendës i hiqen të gjithë sythat përveç 2-3 sythave të pjesës që do të mbetet jashtë.

Sharmenda shtrihet me kujdes duke lënë jashtë majën ku do formohet hardhia e re.

Më pas, kanali mbushet me dhe të shkrifët. Krahas mbulimit, bëhet ngjeshja e dheut dhe vendosja e një huri mbështetës tek maja e lastarit.

Tek përpajna (bima e re), ndodh që të formohen lulëri dhe veshulë që në vitin e parë, por interesi i vreshtarit është krijimi i një bime të re e të shëndetshme, prandaj lulëritë dhe veshulët duhet të hiqen plotësisht.

Përpajna asnjëherë nuk duhet të shkëputet nga bima mëmë që në vitin e parë. Shkëputja duhet të bëhet vitin e dytë pasi bima e re te jetë fuqizur e të ketë

krijuar sistemin rrënjor të saj.

Figura 11. Mënyra e krijimit të përpajnave të thjeshta

Për të nxitur formimin e përpajnave të shëndetshme, mund të aplikohet vendosja e një unaze (teli) afër cungut të bimës mëmë. Gjatë rritjes graduale, teli e shtrëngon

Page 71: VRESHTARIA

71

Vreshtaria

dhe më vonë e pret lëvoren. Rrethi i telit (unaza) pengon apo frenon kalimin e lëndëve të përpunuara nga përpajna tek bima mëmë, ndërkohë që lejon kalimin e ujit dhe të lëndëve të papërpunuara nga bima mëmë tek përpajna.

b) Përpajna shumëfishe Përpajnat shumëfishe përdoren për të rritur koeficientin e shumimit. Kështu, në këtë mënyrë nga një sharmendë përfitohen disa bimë të reja. Për këtë qëllim, në vitin e parë përgatitet lastari që do të shtrihet në kanal. Vitin e

dytë, në drejtim të rreshtit, hapet një kanal me thellesi 30-40 cm dhe gjatësi 1-1.5 m, sipas gjatësisë së sharmendës që do të shtrihet në kanal.

Figura 12. Mënyra e krijimit të përpajnave të shumëfishta (P. Sotiri)

Nga çdo syth i mbuluar me dhe’, zhvillohet një lastar. Çdo lastari, që në fazën e 6-8 gjetheve, i vendoset një kallam mbështetës. Krahas rritjes së lastarëve shtohet lartësia e dheut në kanal deri sa të mbyllet e gjithë thellësia e kanalit. Në pranverën e vitit të ardhshëm, nxirret sharmenda bashkë me bimët e reja dhe bëhet ndarja e bimëve të reja, duke e prerë sharmendën në mesin e çdo ndërnyje.

Përpajnat e gjelbra

Për të përfituar bimën e re, përdoren lastarët e rinj të vitit në vazhdim. Në këtë rast rrënjëzimi është më i mirë dhe më i shpejtë, kështu shkurtohet me

një vit afati i përftimit të bimëve të reja. Lastarët e gjelbër shtrihen për rrënjëzim që në muajin qershor.Për të rritur cilësinë e përpajnës së gjelbër, rekomandohet unazimi i lastarit

të shtrirë. Në pranverën e vitit pasardhës, fidanët janë gati për t’u shkëputur nga bima

mëmë.

Page 72: VRESHTARIA

72

Vreshtaria

1. 3. Shumimi nëpërmjet shartimit

1. 3. 1. Mënyrat e shartimit

Shumimi nëpërmjet shartimit është mënyra kryesore e prodhimit të fidanëve të hardhisë. Shartimi është bashkëjetesë, ndërvartësi ndërmjet komponentëve të shartimit, mbishartesës dhe nënshartesës. Mbishartesa merret nga kultivari që duam të shumëzojmë dhe shërben për zhvillimin e organeve mbitokësore, si cungu, krahët, sharmendat, lastarët dhe sythat. Nënshartesa merret nga kultivarë të provuar për qëndrueshmëri ndaj filokserës, nematodave, kriprave, gëlqeres, etj. Nga nënshartesa zhvillohet sistemi rrënjor i bimës. Pas shfaqjes së filokserës në Europë, rreth vitit 1863, shartimi luajti një rol vendimtar në zhvillimin e vreshtarisë europiane.

Mënyrat kryesore të shartimit të hardhisë janë:- Shartimi në tavolinë (shartimi me gjuhëz në tavolinë) - Shartimi në vend i hardhisë- Shartimet e gjelbra.Pavarësisht nga mënyra e shartimit, gjithnjë duhet të merren në konsideratë

faktorët dhe rregullat që ndikojnë në përqindjen e zënies dhe në cilësinë e fidanit.

1. 3. 2. Faktorët që ndikojnë në rezultatin e shartimit

Rezultati i shartimit varet nga faktorë të jashtëm, faktorë të brendshëm, si dhe nga zbatimi i rregullave teknike gjatë shartimit. Në faktorët e jashtëm hyjnë:

- Temperatura - Lagështira- Koha e kryerjes së shartimit.Në faktorët e brendshëm hyjnë:- Afiniteti anatomik dhe fiziologjik ndërmjet komponentëve- Përputhja e shtresave të kambiumit - Mosha e copave- Cilësia e ruajtjes së copaveNdërsa aspektin e zbatimit të teknologjisë së shartimit, duhen theksuar:

1. Përgatitja e mirë e komponentëve për procesin e shartimitGjatë ruajtjes në shtratifikim, lagështira fiziologjike e copave ulet me 8-10%,

prandaj përpara se të kalojnë në procesin e shartimit, copat duhet të njomen duke i zhytur paraprakisht në ujë.

Aftësia për të rimarrë gjendjen fillestare të lagështirës është më e shpejtë tek mbishartesa se sa tek nënshartesa. Kjo është arsyeja pse copat e nënshartesave mbahen në ujë për 2-3 ditë, ndërsa copat e mbishartesave vetëm për 16-24 orë përpara shartimit.

2. Realizimi i prerjeve të freskëta dhe të pastra Prerja duhet të bëhet në momentin kur bëhet shartimi.

Page 73: VRESHTARIA

73

Vreshtaria

Nëse prerja e mbishartesës lihet gjatë pa u bashkuar me prerjen e nënshartesës, ndodh oksidimi dhe nxirja e qelizave dhe indeve.

3. Realizimi i prerjeve të njëhershme (prerje të drejta e të lëmuara) Prerja e njëhershme dhe e drejtë e sipërfaqes së gjuhëzave mundëson puthitjen

e mirë të indeve gjatë bashkimit, kjo sjell kallusim dhe zënie më të mirë dhe më të shpejtë se në rastin e prerjeve të valëzuara e të përsëritura.

Për të mënjanuar sa më shumë qelizat e vdekura në sipërfaqet e prera, brisku i shartimit duhet të jetë i mprehur mirë.

Nëse nga prerja e parë realizohet prerje e valëzuar, nuk është mirë të bëhet prerje e dytë duke lëmuar anët e prerjes së parë, por duhet të bëhet një prerje tjetër 2-3 mm më poshtë nga prerja e parë.

4. Shtrëngimi dhe puthitja e mirë e komponentëve të shartimit Hapja e gjuhëzave, shtyrja fort drejt njëra-tjetrës, dhe puthitja e sipërfaqes së

tyre, ndikon në kallusimin dhe rritjen e përqindjes së zënies.

5. Pozicioni i prerjes së mbishartesës në raport me sythin Janë provuar dy mënyra prerje: prerja në anën e kundërt të sythit dhe prerja

në anën e sythit, ngjitur me fundin e tij. Prerja në anën e sythit, ngjitur me fundin e tij, është me rezultative. Kjo mënyrë prerje përdoret më shumë nga prodhuesit e fidanëve.

6. Largësia nga prerja deri tek baza e sythit Largësia nga prerja deri tek baza e sythit ndikon në përqindjen e zënies.

Zënia më e mirë realizohet kur prerja bëhet duke filluar 3-5 mm poshtë bazës së sythit. Prerjet 1-3 cm larg sythit ulin aftësinë për kallusim, si rezultat ulet edhe përqindja e zënies.

1. 3. 3. Nënshartesat antifilokserike dhe specifikat e përdorimit të tyre

Në mesin e shek. XIX-të, në vreshtat e Europës u shfaq një dëmtues i panjohur me parë i cili zhduku me mijëra hektarë me vreshta.

Ky dëmtues e shkatërronte bimën duke i dëmtuar plotësisht sistemin rrënjor dhe gjethet.

Ky dëmtues i rrezikshme u konstatua për herë të parë në vitin 1865 në Angli. Në vitin 1868 konstatohet edhe në Francë ku studiohet, përshkruhet dhe emërtohet “Filoxera vastatrix”.

Për të ndaluar këtë katastrofë, institucionet studimore dhe shkencore u fokusuan në:

1) Gjetjen e mënyrës për të shpëtuar hardhinë europiane nga shfarosja 2) Gjetjen e mënyrave për ruajtjen e llojeve europiane që ishin në prag të

zhdukjes

Page 74: VRESHTARIA

74

Vreshtaria

3) Gjetjen e rrugës për të ringritur vreshtarinë europiane në kushtet e filokserës.Në kuadër të këtyre përpjekjeve, në vitin 1869, u zbulua se hardhia amerikane,

ndryshe nga ajo europiane, nuk prekej nga ky dëmtues i rrezikshëm i rrënjëve dhe gjetheve, filoksera, dhe u arrit në konkluzionin e drejtë dhe të rëndësishëm se shkatërrimi masiv i vreshtave në Europë mund të ndalohej nëpërmjet shartimit të hardhisë europiane mbi atë amerikane.

Veçoritë e nënshartesave kryesore

Shfaqja e fillokseres dhe fillimi i kultivimit të vreshtave me fidana të shartuar mbi nënshartesa antifillokserike shenoi një kthesë të rendësishme në historinë e vreshtarisë botërore.

Vreshtaria kaloj nga praktikat klasike të kultivimit në ato më moderne, është një periudhë mbi 130 vjeçare e mbushur me eksperiencë dhe ndryshime të thella në lidhje me prodhimin e rrushit, nënprodukteve, rajonizimin e vreshtave, kultivarëve, ndryshime në lidhje me tregjet, market e verës etj.

Në vreshtarin klasike, tradicionale fidani prodhohej nepërmjet rrenjëzimit të thjeshtë të copave vegjetative, fidani sigurohej nga një copë sharmende e rrenjëzuar në fidanishte apo në vendin e përhershëm

Ndërsa në vreshtarin modern, fidani krijohet nga bashkimi i nënsharteses me mbishartesën sipas një teknologjie të mirë përcaktuar

Nënshartesa dhe mbishartesa kanë origjinë dhe funksione të ndryshme, ndërsa bashkëjetojnë duke plotësuar kërkesat jetësore të njëra tjetres gjatë gjithë jetës së tyre

Nënshartesa antifillokserike me origjinë amerikane ose euro-amerikane formon sistemin rrënjor që sherben për thithjën e ujit dhe lendëve ushqyese, lidh bimën me tokën duke përshtatur dhe mundësuar zhvillimin e bimës së hardhisë dhe vreshtave edhe në ato toka dhe zona ku me praktikat klasike, kultivimi i vreshtave është i pamundur.

Ndërsa mbishartesa është kultivari i hardhisë së butë Vitis vinifera ssp sativa, zakonisht është një syth me shumë pak sharmendë nga i cili zhvillohet e gjithë pjesa mbitokësore e hardhisë, trupi, krahet, sharmendat, lastarët, prodhimi, etj.

Praktika e prodhimit të nënshartesave dhe mbishartesave me 100 % pastërti varietore dhe sanitare nga vreshtat mëma (elitë) kalon përmes një teknologjie të mirëpërcaktuar dhe të kontrolluar në çdo hallkë të sajë

Ecuria e përdorimit dhe evolimit të nënshartesave

Praktika e shartimit mbi nënshartesa antifillokserike ka filluar që në fund të shekullit të 19-të.

Në fillim janë përdorur specie e hardhis amerikane V Jacques, V Riparia, V Solonis, V Rupestris dhe më vonë u kalua në përdorimin e hibrideve të

Page 75: VRESHTARIA

75

Vreshtaria

rrjedha nga kryqëzimi ndërmjet tyre e që shquheshin për qëndrueshmëri dhe përshtatshmëri më të lartë

Në themel të punës për krijimin e vreshtit të ri është edhe përcaktimi i drejtë i nënsharteses që do të përdoret, nënshartesa është faktori që lidh bimën me tokën për gjatë gjithë jetës

Speciet e hardhisë amerikane dhe hibridet e dala nga kryqëzimi ndërmjet tyre si dhe ato të përfituara nga kryqëzimi i specieve amerikane me hardhin europiane v vinifera, bëjnë pjesë në nëngjininë Euvitis

Specie të pastra dhe më të përdorura të hardhisë amerikane janë V Berlandieri, V Riparia dhe V Rupestris

Ndërsa janë krijuar nënshartesa të tjera me përshtatshmëri dhe qëndrueshmëri më të mirë nga kryqëzimet ndërmjet V Riparia x V Rupestris; V Berlandieri x V Riparia; V Berlandieri x V Rupestris; V Solonis x V Riparia apo dhe V Labrusca x V Riparia x V vinifera.

Nënshartesa të tjera hibride janë krijuar edhe nga kryqëzimet V Vinifera x V Berlandieri; V Vinifera x V Rupestris; V Vinifera x V Rotundifolia etj

Krijimi dhe përzgjedhja e nënshartesave është bazuar në nevojat praktike për të krijuar vreshtat në toka të ndryshme, në këtë kontekst nënshartesa duhet të ketë përshtatshmëri të lartë ndajë kushteve tokësore si dhe përputhshmëri dhe ndikim pozitiv mbi mbishartesën.

Bazuar në origjinën e nënshartesave është krijuar tabela e mëposhtme:

Tabela 9. Origjina e nënshartesave më të përdorura (hibridet amerikano-amerikane)

Riparia x Rupestris

Berlandieri x Riparia

Berlandieri x Rupestris Hibride të tjera

3306 420 A 17-37 Riparia-CordifoliaxRupestris 44-53 Malague

3309 Kober 5BB 99Ru Riparia-Vinifera-rupestris 40-10 Castel

101-14 SO4 110Ri Vinifera-Rupestris-Riparia 196-17 Castel

Schëarzman Binova 140Ru Riparia-Cordifolia-Rupestris 106-8

16-108 157-11 775P Riparia-Rupestris-Solonis 216-3 Castel

16-113 Teleki 5C 779P Solonis x Riparia 16.16

2A 125AA 1103P Solonis x Otello 16.13

161-49 Harmony (Champin x 16.13)

Në rajone të ndryshme të botës janë krijuar dhe përdoren edhe nënshartesa të tjera që janë hibride euro-amerikane

Page 76: VRESHTARIA

76

Vreshtaria

Tabela 10. Origjina e nënshartesave të tjera (hibridet euro-amerikane)

Vinifera x Rupestris Aramon x Rupestris Ganzin 1 (G ose A x RG1)

Mourvedre x Rupestris 1202

Vinifera x Berlandieri Chasselas x Berlandieri 41 B

Cabernet Sauvignon x Berlandieri 333 EM

Berlandieri x Colombard1 (BC)

Fercal (333EM x BC)

Vinifera x Riparia Trollinger x Riparia 26G

Vinifera x Rotundifolia Almeria x Rotundifolia 39-16

Hunisiax x Rotundifolia 43-43

Hunisiax x Rotundifolia 44-4

Rufotomentosa x Vinifera Rufotomentosa x Franch Colombard 171-6

Shkalla e rezistencës së nënshartesave të krijuara ndajë fillokseres është e ndryshme, ajo pasqyrohet në tabelën e mëposhtme duke i renditur nënshartesat nga shkalla 1 (me qëndrueshmëri të ulët) deri në shkallen 10 (me qëndrueshmëri shumë të lartë)

Tabela 11. Renditja sipas shkalles së rezistencës ndaj fillokseres (shkalla 1-10)

Shkalla (1-10) Sipas Pastena (1966)

10 V Rotundifolia

9 V Riparia; V Berlandieri; V Cordifolia

8 Disa varietete të V Rupestris (Rupestris Martini); 779P; 420A; 57R

7 V Rupestris du Lot; 1103P; 140 Ru; 41B; 17-37; 1447P

6 Golia; 3306; 225Ru; SO4; 161-49C; 157-11; 1045P; 44-53M

5 V Solonis; disa prodhues, Baco1; Seibel 1000; 1506; 8745; 15-151

4 AramonxV rupestris Gonzin1; disa prodhues, 6740; 12-309; 12-390

3 Disa varietete V Vinifera Tonnat; Oliveta; Sangiovese, Barbera, Sauvignon; Gracanico; Trebiano dorato etj

2 Disa prodhues, Couderc 7120; Seibel 10096; 11803

1 V Vinifera x V Labrusca

Nënshartesat e vlerësuara me shkallët 7-10 janë nëshrtesa me qëndrueshmëri shumë të lartë ndaj fillokseres dhe kushteve të tjera të mjedisit

Page 77: VRESHTARIA

77

Vreshtaria

Nënshartesat e vlerësuara me shkallët 4-7 kanë qëndrueshmëri mesatare (P. Sotiri & L. Frangaj, 2006).

Ndërsa nënshartesat e grupuara në shkallet 1-3 janë nëshartesa me qëndrueshmëri të dobët

Si përfundim mund të themi se nënshartesat me qëndrueshmëri të lartë ndaj fillokseres janë:

V rotundifolia; V Riparia; V rupestris; V cordifolia; V monticola; V arizonica; V lincecumi; Riparia x Rupestres (101-14); Berlandieri x Rupestres (99R; 110R; 140Ru; 775P; 1103P); Berlandieri x Riparia (Kober 5BB; 420A; SO4).

Nënshartesa të qëndrueshme ndaj nematodave

Në dekadat e fundit janë krijuar hibride të qëndrueshme ndaj Xiphinema index dhe X. Italiae (J Tedeschini & H Paçe, 2006), të tilla janë hibridet e përfituara nga V Vinifera x V Rotundifolia; V Rufotomentosa x V Vinifera.

Për kushtet e vreshtarisë europiane nënshartesat tradicionale si: SO4; Kober 5BB; 99R; 1103P; 1447P, konsiderohen nënshartesa me qëndrueshmëri të lartë ndajë nematodave dhe fillokserës.

Nënshartesa të qëndrueshme ndaj kancerit bacterial

Nënshartesat 775P; Kober 5BB; 101-14; 125AA, janë nënshartesa të qëndrueshme ndajë kancerit bacterial Agrobacterium tumefaciens.

Qëndrueshmëria e nënshartesave gelqeres aktive

Nënshartesat e qëndrueshme ndaj gelqeres aktive në tokë, grupohen si më poshtë:

Tabela 12. Nënshartesat në varësi të qëndrueshmërisë ndaj gelqeres active dhe IPC

Nënshartesat % e gelqeres aktiveFercal 40Berlandieri Resseguier Nr 2 40Dod Ridge 40140 Ru 40Shasela x Berlandieri 41B 40333 EM 40Kober 5BB 40420A 20SO4 20110 Richter 1799 Richter 171103P 17

Page 78: VRESHTARIA

78

Vreshtaria

Kur flitet për rrolin e gelqeres active në tokë, duhet të kemi parasysh rrolin që ka kalciumi në shfaqjen e klorozes së hekurit tek hardhia

Kloroza e hekurit shkaktohet nga mungesa e hekurit të disponueshëm për tu thither nga sistemi rrënjor i hardhisë.

Kjo ndodh për shkak të oksidimit dhe kthimit të këtij elementi në forma të pa tretshme për shkak të pH të lartë të tretësires tokësore, kjo dukuri ndodh për shkak të përmbajtjes së lartë të karbonateve të kalciumit, magnezit dhe natriumit (P Sotiri & L Frangaj, 2004)

Kjo simptomë shfaqet tek bimë të veçanta dhe nësipërfaqe të mëdhaKripërat karbonatike që ndikojnë më shumë në këtë dukuri negative janë Ca

CO3 dhe Mg CO3Përdorimi i indeksit të fuqis klorizuese (IPC) mundëson ndertimin e një skeme

më praktike ku nënshartesat vendosen sipas shkallës së qëndrueshmërisë ndaj gelqeres, përpasojë edhe ndajë klorozes së hekurit

Në përgjithësi me rritjen e pehashit nga 6 në 9, pakësohet përmbajtja e hekurit dhe magnezit të asimilueshëm, për raste të tilla kërkohen nënshartesa me qëndrueshmëri të lartë ndaj përmbajtjes së gelqeres aktive dhe pH të lartë të tokës.

Kur përmbajtja e gelqeres totale është 20 %, paraqiten dy situate:Nëse mendohet të mbillën nënshartesa me prejardhje nga V Riparia ose

Riparia x Rupestris, në këtë rast lind nevoja e analizës së përmbajtjes së gelqeres aktive në tokë

Nëse nuk do të përdoren nënshartesat me prejardhje V Riparia ose Riparia x Rupestris. Në këtë rast nuk lind nevoja për analiza të tjera mbi përmbajtjen e gelqeres active në tokë, mjafton të jetë tokë e thatë e fresket dhe me lagështirë të mjaftueshme (P Sotiri, etj, 2004)

Sipas rasteve të mësipërme për zgjedhjen e nënshartesës rekomandohet:1. Kur toka është e thatë, këshillohen nënshartesat 110R dhe 140 Ru.2. Kur toka është e freskët, për kultivaret që kanë shkallë të lartë të rrëzimit

të luleve, këshillohen nënshartesat Berlandieri x Riparia Kober 5BB; SO4; 420A; 161-49C; ose Vinifera x Berlandieri 41B; 333EM; Fercal etj

Ndërsa kur përmbajtja e gelqeres totale është mbi 20 %, në këtë rast është e domosdoshme analiza e përmbajtjes së gelqeres active dhe përcaktimi i indeksit të fuqisë klorike (IPC), sipas gjendjes dallojmë:

Toka me thatësi të mundshme në të cilat përdorim:• 110R (15-16 % gelqere active dhe IPC=25-30)• 140R ose 41B, ose Fercal (IPC arrin në 120)Toka në të cilat nuk ka thatësir• Për kultivarë që rrëzojnë lulet, Riparia x Berlandieri, Kober 5BB; SO4;

420A; 161-49C; ose Vinifera x Berlandieri 41B; 333EM; Fercal • Për kultivaret që nuk rrëzojnë lulet përdoren Rupestris du Lot1103P; 99R;

Riparia x Berlandieri; Vinifera x Berlandieri

Page 79: VRESHTARIA

79

Vreshtaria

Për kushtet e vendit tonë me toka të pjerrëta dhe të thata (pranverë dhe verë të thatë), në plan të parë dalin nënshartesat me qendrueshmëri të lartë ndajë thatësires

Nënshartesat ndajë thatësires

Speciet më të qëndrueshme ndajë thatësirës janë V Monticola; V Berlandieri dhe hibridet e tyre, përfshirë edhe ato të përfituara nga kryqëzimi I tyre me hardhin europiane V vinifera.

Provat kanë treguar që sipas qëndrueshmërisë ndajë thatësirës, nënshartesat ndahen në:

Tabela 13. Nënshartesat në varësi të qëndrueshmërisë ndaj thatësirës

Të lartë Të mesme Të dobët Shumë të dobët

140Ru 41B Kober 5BB 3309

1103P 333EM 161-49 3306

779P 99R SO4 Schëarzmann

110R 31R 101-14

44-53M 1045P Riparia

17-37 216-3 34EM

775P 16-16 1202C

Qëndrueshmëria e nënshartesave ndaj lagështirës së tepërt në tokë

Lagështira e tepërt është problem për zonën fushore dhe tokat në rrëzë të kodrave (Vlorë; Fier, Lushnje; Kavajë, Durrës; Kurbin; Lezhë etj)

Në raste të tilla, përveç masave për kullimin duhet bërë kujdes me zgjedhjen e nënshartesës me qëndrueshmëri të lartë ndajë lagështirës së tepërt.

Nënshartesat 1103P; 779P; Kober 5BB, janë të qëndrueshme ndajë thatësires dhe lagështirës së tepërt.

Ndërsa janë delicate, nuk e durojnë lagështiren e tepërt nënshartesat 41B; 101-14; 99R; 110R; 140Ru dhe Rupestris du Lot.

Qëndrueshmëria e nënshartesave ndaj tokave të ngjeshura

Tokat e renda argjilore e të ngjeshura, janë toka që depërtohen me veshtërsi nga sisitemi rrënjor, toka të tilla është mirë të mos kultivohen me vreshta

Megjithatë, përdorimi i nënshartesave të qëndrueshme e mundëson kultivimin e vreshtave edhe në këto toka.

Sipas qëndrueshmërisë ndajë ngjeshjes së tokës, nënshartesat ndahen në tre grupe

Page 80: VRESHTARIA

80

Vreshtaria

Tabela 14. Nënshartesat sipas qëndrueshmërisë ndaj ngjeshjes së tokës

Qëndrueshmëri të mirë Qëndrueshmëri mesatare Qëndrueshmëri të dobët

779P SO4 Riparia Gloir

106-8 Kober 5BB 34EM

Rupestris du Lot Teleki 8B 101-14

31 Richter (R) 140Ru 3306 Couderc

41B 161-49 3309 Couderc

99R 420A 4010 Castel

110R 1045P

216-3C 1202C

Qëndrueshmëria e nënshartesave ndaj kripëzimit të tokës

Hardhia është e ndjeshme ndajë tepricës së kripërave të klorureve, sulfateve, karbonateve në tokë dhe përmbajtjes së tyre në ujin e ujitjes.

Kripëzimi është problem shqetësues në tokat e ultësirës perëndimore dhe në tokat e bregdetit.

Më të ndjeshme janë specie amerikane, ndërsa më të qëndrueshme janë llojet europiane të hardhisë V Vinifera

Tabela 15. Qëndrueshmëria e nënshartesave ndaj kripëzimit të tokës

Nënshartesat Niveli maksimal i qëndrueshmërisë (gr/l NaCl)

3309; SO4 04

Rupestris du Lot, 41B; 420A; 110R 05

31R; 196-17; 1201; 93-5 08-1

1103P; 216-3 1

Harmony; Freedom 1.2

Vitis vinifera (hardhia e pashartuar) 1.4-1.5

Nëshartesa 1103P duron 0.9-1 gr/l, ndërsa hardhia europiane reziston edhe në tokat me përmbajtje 1.4-1.5 gr/l Na Cl

Page 81: VRESHTARIA

81

Vreshtaria

Qëndrueshmëria e nënshartesave ndaj aciditetit

Vlerat e ulëta të pH të tokës shkaktojnë rritjën e nivelit të tretshmërisë së kripërave të mikroelemntëve në tretësirën tokësore, niveli i lartë i tyre ka pasoja helmuese

Kripërat më të dëmshme për sistemin rrënjor (në kushtet e pH acid), janë kripërat e aluminit, magnezit dhe bakrit.

Përqendrimet e larta të këtyre mikroementëve mund të shkaktojnë edhe tharjen e plotë të bimës

Masa e parë agroteknike është rregullimi i pH të tokës me anë të ndërhyrjeve teknologjike si gelqerizimi, kullimi, etj

Ndërsa ka shumë rendësi zgjedhja e nënsharteses me qëndrueshmëri të lartë.Sipas qëndrueshmërisë ndaj aciditetit, nënshartesat grupohen në:

Tabela 16. Nënshartesat në varësi të qëndrueshmërisë ndaj aciditetit

TShumë të qëndrueshme Mesatarisht të qëndrueshme

Me qëndrueshmëri të dobët

Gravesac (161-41 x 3309C) 140Ru 99R

196-17 G1 44-53

7542 (V ripariaxVvinifera) 110R

Qëndrueshmëria ndaj mungesës së elemnetëve mineral

Duhet dalluar mungesa reale e elemntëve mineral (ushqyes) dhe mungesa e ketyre elemnetëve kur prania e tyre në tokë është në forma të pa asimilueshme nga bima

Nënshartesa të ndryshme kanë sjellje dhe preference të ndryshme ndaj elementëve të ndryshem mineral që ndodhen në tretësiren tësore

a) Qëndrueshmëria e nënshartesave ndajë mungeses së potasit në tokëPamjaftueshmeria e potasit sjell çrregullime në rritjen vegjetative të lastarëve si

dhe në sasin dhe cilësin e prodhimit të rrushit.Është i njohur fakti se qëndrueshmëria e hardhisë ndaj thatësires është e lidhur

ngushtë me përqendrimin e potasit në gjetheNdërmjet qëndrueshmërisë ndajë mungesës së potasit dhe nivelit të përmbajtjes

së potasit në gjethe të fortë korrelative, nënshartesat me përmbajtje të lartë të potasit në gjethe kanë qëndrueshmëri më të lartë ndajë thatësirës.

Bazuar në përmbajtjen e potasit në gjethe (%) dhe në qëndrueshmërin e ndaj thatësires, nënshartesat grupohen në:

Page 82: VRESHTARIA

82

Vreshtaria

Tabela 17. Qëndrueshmëria ndaj thatësires dhe përmbajtja e potasit në gjethe

Shkalla e rezistencës Nënshartesat

Përmbajtja e potasit në gjethe

Në lulëzim Në pjekje Mesatarja

Shumë e ulët 3309; 420A 0,89 0,53 0,70

E ulët Rupestris du Lot 1,11 0,82 0,96

Mesatare So4; 41B; 161-49 1,18 0,94 1,06

E lartë 99R 1,17 0,95 1,06

Shumë e lartë 110R; 1103P; 44-53 1,47 1,22 1,34

Qëndrueshmëria e nënshartesave ndaj mungeses së magnezit

Problemi i mungeses së magnezit shkaktohet nga antagonizmi që ka magnezi me potasin e kjo ndodhë sidomos në tokat ranore, gurishtore e skeletore dhe në tokat karbonatike

Në kushte të tilla përdoren nënshartesa që kanë aftësi specifike për të thither magnezin nga format më pak të tretshme që përmban toka bujqësore (P Sotiri, etj, 2006).

Për shkak të mungeses së magnezit dhe kalciumit, tek hardhit ndodh tharja e frenjës dhe më pas vyshkja e kokrrave duke filluar nga maja e veshulit. Sipas qëndrueshmërisë së nënshartesave ndaj mungeses së magnezit, nënshartesat grupohen në:

Tabela 18. Qëndrueshmëria e nënshartesave ndaj mungeses së magnezit

Të ndjeshme ndaj mungeses së Mg Mesatarisht të ndjeshme Të qëndrueshme ndaj

mungeses së MgSO4 125AA Rupestris du Lot

44-53 101-14 1103P

Fercal 3309

Kober 5BB 110R; 99R

Aftësia rrënjëzuese e nënshartesave

Kjo veçori ka rendësi në praktiken e krijimit të vreshtave të reja antifillokserikeNjë nga problemet më shqetësuese për prodhuesit e fidanave është rrenjëzimi

i shartesave në fidanishte dhe rrenjëzimi i nënshartesave në rastin e krijimit të vreshtave antifillokserike

Aftësia rrenjëzuese e nënshartesave ndikon drejtëpërsëdrejti mbi koston e prodhimit të fidanit dhe hallkat e tjera të teknologjisë së kultivimit.

Mbi bazën e studimeve të kryera në këtë drejtim, është arritur në një renditje të tillë të nënshartesave (tabela e mëposhtme).

Page 83: VRESHTARIA

83

Vreshtaria

Tabela 19. Grupimi i nënshartesave bazuar në aftësin rrenjëzuese të tyre

Shumë e mirë E mirë E dobët Shumë e dobët

Rip Gloire Berl x Rip 5BB; SO4; 8B 140Ru Hibridet e V Rotundifolia

(VR 03916; VR 4343

Rup du Lot Rip x Rup 1103P; 99R; 110R; Fercal; 333EM etj. 420A

RipxRup 3306; 3309 41B

Për rritjen e aftësisë rrenjëzuese përdoren stimulantët e rrenjëzimit si acidi Indolbutirik (IBA) që është shumë helmues, Acidi Naftalenacetik (NAA), etj.

Afiniteti ndërmjet nëshartesave dhe mbishartesave

Nënshartesat kanë afinitet të mirë me kultivaret europian të hardhisë, kjo dëshmohet në kallusimin dhe përqindjen e zenjës së shartimit dhe në cilësin e shkembimit dhe bashkëjeteses së mëvonshme në vreshtat e prodhimit.

Nga studimet e kryera në këtë drejtim është arritur në një vlerësim të afinitetit të nënshartesave me kultivarët e hardhisë europiane (tabela e mëposhtme).

Tabela 20. Vlerësimi i shkalles së afinitetit të nënshartesave me mbishartesat

Nënshartesat Shkalla e afinitetit

Riparia Gloire; Rupestris du Lot E mirë

RipariaxRupestris (3309) E mirë

BerlandierixRiparia (161-49; 34EM; SO4) E mirë

BerlandierixRupestris (1103P; 99R; 110R) E mirë

Vinifera x Berlandieri (333EM; 41B, Fercal) E mirë

420A Shumë e mirë

3306C; Teleki 8B; Kober 5BB Jo e mirë, e dobët

140R E çrregullt

Zgjedhja e nënshartesave, bazuar në fuqin e rritjes vegjetative

Është provuar se cilësia e rrushit varet nga fuqia e rritjes vegjetative, rritja e bujshme vegjetative shoqërohet me uljen e cilësisë së prodhimit të rrushit.

Nga ky kendveshtrim, nënshartesat me rritje të kufizuar dhe mesatare shihen si një mundësi për rregullimin e raporteve më të drejta ndërmjet sasisë dhe cilësisë së prodhimit të vreshtave.

Page 84: VRESHTARIA

84

Vreshtaria

Prodhime me cilësi të lartë merren nga vreshta të shartuara mbi nënshartesat me rritje të ulët dhe mesatare

Praktika e mbjelljeve të dendura mundësohet nga përdorimi i nënshartesave me rritje të kufizuar

Studimet e kryera në këtë drejtim kanë vertetuar se nënshartesat ndikojnë mbi pjellorin e sythave, madhësin e frutit, kohën e pjekjes, përmbajtjen e sheqerit, aciditetit, ngjyrës etj.

Sipas fuqis së rritjes, nënshartesat grupohen si më poshtë

Tabela 21. Grupimi i nënshartesave sipas fuqis së rritjes vegjetative

Me rritje të fuqishme Mesatare Të dobët

1103P 333EM 3309C

99R Fercal 34EM

110R Kober 5BB 41B

140Ru Teleki 8B 420A

779P SO4 Riparia Gloire

196-17

Hardhit e shartuara mbi nënshartesat 41B; 161-9C dhe 333EM, në vitet e para pas mbjelljes kanë zhvillim të ngadaltë. Ndërsa tek hardhitë e shartuara mbi nënshartesat Rupestris du Lot dhe mbi hibridet e përfituara nga Berlandieri x Rupestris vonohet pjekja e rrushit. Nënshartesat e përfituara nga Riparia x Rupestris dhe Riparia x Berlandieri ndikojnë duke përshpejtuar pjekjen e rrushit. Prirja e sotme e zhvillimit të vreshtarisë është përhapja e nënshartesave hibride të përfituara nga V Vinifera x V Berlandieri, këto nënshartesa kanë afinitet të lartë biologjik dhe ndikim pozitiv mbi treguesit e prodhimit (P Sotiri, etj, 2006).

Mbi përdorimin e nënshartesave në kushtet e tokave të Shqipërisë

Për toka dhe rajone të ndryshme duhen përdorur nënshartesa të ndryshme, konkretisht:

• Për tokat e ngjeshura argjilore: duhet përdorur 106-8 (Riparia - Cordifolia - Rupestris) dhe 779P (Berlandieri x Rupestris).

• Në tokat e thella, të fresketa, pjellore, me ngjeshje mesatare dhe me mundësi ujitje: duhet përdorur Kober 5BB (Berlandieri x Riparia) ose 225Ru (Berlandieri x Riparia).

• Në toka me përmbajtje të ulët të gelqerës mund të përdorën edhe nënshartesat 3309 (Riparia x Rupestris), 101-14 (Riparia x Rupestris) dhe Schëarzmann (Riparia x Rupestris). Këto nënshartesa, për kushtet e zonave kodrinore japin prodhime me cilësi më të lartë.

Page 85: VRESHTARIA

85

Vreshtaria

• Në toka të thata argjilore-gelqerore me përmbajtje të moderuar të gelqeres, këshillohet përdorimi i nënshartesës 1103P (Berlandieri x Rupestris).

• Në tokat kodrinore me taban të shkrifët dhe në tokat aluvionale të fushës, rekomandohet nënshartesa 775 P (Berlandieri x Rupestris).

• Në tokat e thata kodrinore dhe fushore me përmbajtje gelqereje, rekomandohet nënshartesa 420A (Berlandieri x Riparia).

• Në toka argjilore dhe me përmbajtje të lartë gelqereje, rekomandohet 140Ru (Berlandieri x Rupestris).

• Në tokat ranishte bregdetare dhe aluvionale të lumenjeve mund të përdoren fidana të përfituar nga rrenjëzimi i thjeshtë i copave, fidana pa nënshartesa. Kjo praktikë mund të përdoret pa rrezikuar vetëm në tokat që përmbajnë < 2 % argjil.

• Në rastin e kultivimit të hardhive mbi pjergulla dhe tenda, këshillohen nënshartesat me rritje të fuqishme vegjetative, ndërsa tek format e ulëta e të mesme kupore, kordon etj, këshillohen nënshartesa me rritje vegjetative të kufizuar.

2. Mbjellja e vreshtit antifilokserik

Mbjellja bëhet me fidanë të parapërgatitur (njëlloj si për vreshtat e prodhimit të rrushit), ose nëpërmjet rrënjëzimit direkt në vendin e përhershëm të copave të hardhisë amerikane.

Për mbjellje përdoret material i përfituar nga seleksionimi klonal, me 100% pastërti varietore. Para mbjelljes duhet të bëhet punimi qilizëm i tokës, të paktën në 80 cm thellësi.

Punimi i tokës shoqërohet me plehërim bazë, zakonisht hidhen 400-500 kv/ha pleh organik, 10-12 kv/ha superfosfat, 4-5 kv/ha sulfat potasi.

Mbjelljet bëhen në distancat 3 m rreshti nga rreshti dhe 1.5 m bima nga bima, me synim që të sigurohen 200-250 mijë copa me gjatësi 38-42 cm dhe diametër 6-12 mm.

Copat më të holla se 6 mm nuk mund të përdoren për nënshartesa. Copat me diametër >12 mm mund të përdoren vetëm për tu mbjellë në vreshtin mëmë antifilokserik.

2. 1. Format e mbajtjes së vreshtit antifilokserik

Ka disa mënyra të mbajtjes së vreshtit antifilokserik, ato janë: 1. Mbajtja e bimëve të shtrira mbi sipërfaqen e tokës. Në këtë rast, copat nuk

piqen mirë, ka rendiment të ulët, nuk rekomandohet për tu përdorur.2. Mbajtja në formë piramide. Kjo formë nuk ndriçohet mirë në pjesën e

brendshme të kurorës, si rezultat jep sharmenda të papjekura, të deformuara e me shumë sqetullorë, prandaj nuk rekomandohet për tu përdorur.

Page 86: VRESHTARIA

86

Vreshtaria

3. Forma e mbajtjes në spalierë vertikale me 3 tela është forma më e mirë. Mbajtja në spalierë lehtëson depërtimin e dritës dhe kryerjen e shërbimeve të

tilla si sqetullimet, lidhjet e gjelbra, punimin e tokës me mjete mekanike, etj.

a) b)Figura 13. Mënyra e mbajtjes së nënshartesave

a) spalierë dhe b) të shtrira (L Susaj)

Për spalierën vertikale përdoren bandiera betoni me gjatësi 2-2.2 m. Bandierat vendosen 5-7 m larg njëri-tjetrit, në varësi të relievit. Telat vendosen 50 cm larg njëri-tjetrit. Lastarët e dalë nga cungu mblidhen në tufa duke i lidhur në çdo 40-50 cm. Lastarët e hardhisë së parë lidhen mbi telin e parë, hardhia e dytë mbi telin e dytë, e treta mbi telin e tretë, e katërta mbi telin e parë e kështu me radhë.

2. 2. Mbjellja e nënshartesave, mënyrat dhe afatet e mbjelljes

Mbjellja e nënshartesave bëhet në dy mënyra:- Me copa të rrënjëzuara paraprakisht (nënshartesat që rrënjëzojnë me vështirësi). - Me copa të parrënjëzuara.Vendosja e copave në vendin e përhershëm, bëhet në periudhën mars-prill,

sipas zonave klimatike dhe ecurisë së temperaturës. Copat e rrënjëzuara vendosën në gropa 40 x 40 cm duke ndjekur të njëjten praktikë si për vreshtat e prodhimit. Mbjellja me copa të parrënjëzuara është më e thjeshtë, bëhet duke hapur paraprakisht vrimat ku më pas vendosën copat.

3. Shërbimet teknologjike në vreshtin antifilokserik

3. 1. Kontrolli për pastërtinë varietore

Në muajin gusht, bëhet kontrolli rigoroz për pastërtinë varietore. Bimët që nuk i përkasin varietetit të duhur, shkulen dhe asgjësohen. Marrja e sharmendave bëhet çdo vit duke i prerë ato pothuajse rrafsh me koken e cungut.

3. 2. Operacionet e gjelbra

Gjatë vegjetacionit, vreshtari duhet të ndërhyjë në dy drejtime:

Page 87: VRESHTARIA

87

Vreshtaria

- Në rregullimin e numrit të përshtatshëm të lastarëve që lihen për tu rritur në çdo bimë.

- Në heqjen e sqetullorëve dhe përdredhëseve, pa shkatuar plagë mbi lastarët.

Rrallimi i lastarëve mbi cungun e hardhisë antifilokserikeSa më e pasur të jetë toka, aq më e fuqishme është bima, aq më shumë lastarë

duhet të lëmë për çdo bimë. Rrallimi i parë i lastarëve bëhet kur ata janë akoma të padrunjëzuar që përkon

me fillimin e muajit maj, kur lastarët kanë gjatësinë 20-25 cm, duke lënë 8-10 lastarë/cung.

Rrallimi i dytë bëhet një muaj më vonë, kur ka filluar drunjëzimi i lastarëve dhe duket qartë fuqia e bimës. Gjatë rrallimit të dytë, sipas gjendjes dhe fuqisë së rritjes, lihen 4-8 lastarë/bimë.

Heqja e sqetullorëve dhe përdredhëseveSharmendat që priten për nënshartesa duhet të jenë të gjata dhe pa plagë në

zonën e nyjeve. Heqja e sqetullorëve dhe përdredhëseve bëhet me mjete të mprehta, gërshërë të

destinuara vetëm për heqje sqetullorësh dhe përdredhësesh. Shfaqja e sqetullorëve ndodh kur lastarët arrijnë 50-60 cm gjatësi. Sqetullorët dhe përdredhëset hiqen sa janë të gjelbër e të padrunjëzuar. Kështu nuk shkaktohen plagë të thella dhe plagët e lehta mbyllen shumë

shpejt nga bima. Heqja e sqetullorëve përsëritet çdo javë. Gjatë një vegjetacioni bëhen 10-12 sqetullime, në varësi të llojit të nënshartesës. Disa nënshartesa, psh Rupestris du Lot, etj, zhvillojnë shumë sqetullorë, kërkohen edhe 13-15 sqetullime gjatë një vegjetacioni.

3. 3. Pjekja e sharmendave dhe treguesit e pjekjes

Në fund të vegjetacionit, lastarët rrëzojnë gjethet dhe ndërrojnë ngjyrën nga e gjelbër në kafe të errët. Procesi i ndërrimit të ngjyrës fillon që herët duke filluar nga nyjet dhe ndërnyjet e bazës drejt majës. Shkalla e pjekjes është treguesi kryesor nga varet rezultati dhe cilësia e materialit për nënshartesa. Për shkallën e pjekjes merren në konsideratë treguesit e mëposhtëm:

• Intensiteti i ngjyrës tek nyjet dhe ndërnyjet• Madhësia e palcës dhe thellësia e diafragmës.• Fortësia e drurit të sharmendës. • Përmbajtja e ujit dhe lëndëve organike rezervë. Nga pikëpamja biokimike, në sharmendë paralelisht me pjekjen, ulet

përmbajtja e ujit nga 80-90% në 50-60% dhe shtohet përmbajtja e amidonit. Një sharmendë e drunjëzuar mirë dhe e pasur me amidon ka dru të fortë, kalluson dhe rrënjëzon më mirë.

Page 88: VRESHTARIA

88

Vreshtaria

3. 4. Prerja dhe ruajtja e sharmendave për nënshartesa

Prerja e sharmendave bëhet në periudhën dhjetor-janar (15 dhjetor-15 janar). Priten aq cungje sa është e mundur lidhja dhe shtratifikimi brenda ditës. Copat lidhen në tufa dhe dërgohen për ruajtje në ambientet e shtratifikimit, ku temperatura mbahet 2-3oC.

Figura 14. Mënyra e ruajtjes së copave në ambjente të ftohta (M. Colapietra)

Ruajtja e copave mund të bëhet në transhe ose në frigorifer. Mënyra më e mirë e ruajtjes së nënshartesave (dhe mbishartesave) është ruajtja e tyre në kushte frigoriferike, në temperaturë 1-3oC dhe në lagështirë ajrore 90-95%.

4. Shartimi në tavolinë

Në këtë proces marrin pjesë dy komponentë: nënshartesa antifilokserike, dhe mbishartesa e përbërë nga një syth, marrë nga kultivari që duam të përhapim.

Shartimi në tavolinë kryhet nga njerëz apo subjekte të specializuara e të pajisura me infrastrukturën e nevojshme, si vreshtin mëmë për mbishartesa, vreshtin antifilokserik për nënshartesa, frigoriferë për ruajtjen e materialit ose transhetë për shtratifikim, dhomat e kallusimit, parcelat e tokës për rrënjëzim, etj.

4. 1. Mënyra e kryerjes së shartimit në tavolinë

Nisur nga mjetet që përdoren, shartimi realizohet me dy mënyra:1. Me dorë, duke përdorur brisqe shartimi.2. Me makineri të specializuara për shartim (makina tip “OMEGA” etj).Në rastin e parë (shartimi me dorë, me brisk), copa pritet me gjuhëz në një

kënd 42-45o. Në 2/3 e diametrit të prerjes nga lart, hapet gjuhëza duke shtyrë thikën nga brenda në një drejtim pothuajse paralel me sipërfaqen e prerë. Njëlloj bëhet prerja dhe hapja e gjuhëzës edhe tek mbishartesa. Komponentët bashkohen duke i puthitur e më pas dërgohen për parafinim. Komponentët e shartimit, nënshartesa dhe mbishartesa, duhet të puthiten plotësisht, sidomos majat e gjuhëzës duhet të puthiten mirë sepse aty formohet më shumë kallus.

Në rast se komponentët kanë trashësi jo të barabartë, puthitja duhet të bëhet të paktën nga njëra anë.

Page 89: VRESHTARIA

89

Vreshtaria

Figura 15. Shartimi me gjuhëz në tavolinë (M Colapietra)

Shartimi me makinë të tipit “OMEGA” është më i shpejtë dhe më i mirë.

Figura 16. Përgatitja e komponentëve gjatë shartimit me makinën tip “OMEGA”

Në këtë rast bëhet puthitja më e mirë e komponentëve të shartimit, ka kallusim më të shpejtë dhe përqindje më të lartë në zënie.

Figura 17. Pamje e pikës së shartimit dhe shartesave të parafinuara (M Colapietra)

Page 90: VRESHTARIA

90

Vreshtaria

Pas bashkimit të komponentëve të shartimit ata kalohen në parafinë për izolimin e pikës së shartimit nga ambjenti i jashtëm. Parafina mbahet e shkrirë në temperaturë 68-72oC. Pas parafinimit, shartesat duhet të vendosen në ambjentet e kallusimit.

Në dhomat e kallusimit, lagështira relative e ajrit duhet të mbahet në kufijtë optimalë, 85-90%. Zgjatja e periudhës së kallusimit varet nga temperatura e ambjentit në dhomat e kallusimit.

Në 15oC±1, kallusimi zgjat 30 ditë, në 22oC±1, kallusimi zgjat 20 ditë, në 30oC±1, zgjat 2-15 ditë dhe në 35oC±1, nuk zhvillohet kallus. Rezultatet më të mira arrihen në temperaturë 22-24oC (Colapietra, M., 2004).

Figura 18. Pamje nga kallusimi dhe kalitja (M Colapietra)

Tallashi duhet të mbahet i shkrifët dhe me lagështirë normale në brendësi. Nuk duhet lejuar rënia e temperaturës sepse pengohet kallusimi, luhatjet e

temperaturës krijojnë një unazë të dobët kallusi në pikën e shartimit.Nëse vihet re shfaqje myku ndërmjet shartesave, aplikohet pluhurosja me squfur.

Figura 19. Përfundimi i procesit të kallusimit (M Colapietra)

Nënshartesat me aftësi të lartë kallusimi dalin më shpejt nga serra. Tek ato duket qartë unaza e kallusimit me nga 2-3 rrënjë të bardha e të buta.

Page 91: VRESHTARIA

91

Vreshtaria

4. 2. Kalitja

Përpara nxjerrjes në fushë, arkat me shartesa të kallusuara nxirren nga dhomat e kallusimit, hapen dhe lihen për disa ditë në strehë ose ambjente të tjera të hapura.

Kjo bëhet për të përshtatur shartesat me kushtet e ambjentit të jashtëm, prandaj quhet “kalitje e shartesave”.

Kur kallusimi është bërë në dhoma apo serra kallusimi me ngrohje elektrike, shartesat nxirren nga arkat e kallusimit, pastrohen nga tallashi dhe mbeturinat e tjera dhe sistemohen në vaska me ujë duke i vendosur fundet e tyre në një thellësi uji 3-5 cm. Në ujin e vaskës hidhen copa thëngjilli druri (qymyr druri).

Temperatura e ambjenteve të kalitjes duhet të jetë 14-15oC, kalitja zgjat 7-8 ditë. Në fund të periudhës së kalitjes, tek shartesat vihet re një zmadhim i lehtë i

sythit (sythi bëhet sa një kokërr bizele) dhe një numër gungash (fillesat e rrënjëve) në unazën e kallusit të bazës së shartesës.

Pas përfundimit të kalitjes, bëhet seleksionimi i shartesave duke eleminuar ato me kallusim të dobët, ato me difekte në pikën e shartimit dhe ato me sytha të dëmtuar, ndërsa shartesat e rregullta dërgohen për rrënjëzim në fidanishte.

4. 3. Koha e kryerjes së shartimit në tavolinë

Në zonën e ulët bregdetare, shartimi mund të fillojë në periudhën shkurt-mars dhe të vazhdojë deri në mesin e muajit prill. Në vitin 2011, në fidanishtet e Lushnjes shartimi ka filluar me 5 mars, në fidanishtet e Durrësit ka filluar me datën 8 mars, në fidanishtet e Lezhes ka filluar me 13 mars, në fidanishtet e Shkodres ka filluar me 16 mars, në fidanishten e Bukmirës shartimi filloj me 24 mars

Shartimet vazhdojnë për një periudhë sa më të shkurtër, punohet duke mobilizuar shumë puntorë që ato të përfundojnë brenda pak ditësh. Kjo mundëson mbjelljen e shartesave në fidanishte duke filluar që nga fundi i marsit deri në fund të muajit prill.

Kur shartesat kallusohen në shtretër të ftohtë, shartimi duhet të fillojë 10-15 ditë më vonë, në gjysmën e dytë të muajit mars. Në zonën kodrinore dhe malore, shartimi kryhet rreth një muaj më vonë nga zona e ulët bregdetare.

Mbjellja e shartesave në parcelën e rrënjëzimit, duhet të bëhet kur temperatura e tokës në thellësi 15-20 cm të jetë 10-12oC.

Toka e shartesores duhet të jetë e ngrohtë, e shkrifët, e thellë dhe e kulluar mirë, me mundësi ujitje, të jetë sa më afër me ambjentet e shartimit, shtratifikimit dhe kallusimit, afër rrugëve nacionale dhe me mundësi për qarkullimin bujqësor të kulturave.

Nuk duhet lejuar rrënjëzimi i shartesave për më shumë se 3 vjet radhazi në të njëjtin vend, në të njëjten parcelë.

4. 4. Përgatitja e tokës për mbjelljen e shartesave

Toka e caktuar për shartesore punohet 40-50 cm thellë, në vjeshtë vonë ose herët në pranverë. Bëhet plehërimi bazë me 400-500 kv/ha pleh organik të kalbur mirë, 6-8 kv/ha superfosfat dhe 3-4 kv/ha pleh potasik.

Page 92: VRESHTARIA

92

Vreshtaria

Përpara mbjelljes, toka nivelohet, diskohet dhe më pas bëhet piketimi i rreshtave ku do mbillen shartesat. Shartesat mbillen me makinë mbjellëse ose me krahë.

Drejtimi i rreshtave, për zonën e ulët bregdetare duhet të jetë lindje-perëndim, ndërsa për zonën e larta veri-jug.

4. 5. Përgatitja e shartesave për mbjellje

Pas kalitjes, shartesat i nënshtrohen një përzgjedhje për të mënjanuar shartesat që shfaqin:

- Mungesë kallusi në pikën e shartimit.- Defekte të tjera në pikën e shartimit, si fryrje, kalbëzim, nxirje, etj.- Sytha të dëmtuar, të nxirë, jo të shëndetshëm, etj.Shartesës duhet t’i hiqen bisqet që mund të kenë dalë nga nënshartesa, rrënjët

e dala nga mbishartesa si dhe duhet pastruar lehtë dhe me kujdes pjesa në afërsi të pikës së shartimit.

4. 6. Mënyrat e mbjelljes

Në varësi të kushteve, shartesat mbillen me ledhe ose me lenta. a) Mbjellja me ledhe. Ledhet ndërtohen në çdo 80 cm, shartesat vendosen

5-6 cm larg njëra-tjetrës në mënyrë të tillë që pika e shartimit (pjesa e parafinuar) të jetë mbi tokë. Në këtë mënyrë shartesa ruan mirë lagështirën fiziologjike në pikën e shartimit.

Figura 20. Mbjellja e shartesave të kallusuara me ledhe (L Susaj)

b) Mbjellja me lenta të mbuluara me plastmas të zi

Në këtë rast, ledhet ndërtohen në formë trapeze, me bazën e poshtme rreth 90 cm, bazën e sipërme 60 cm dhe 25-30 cm të larta dhe mbulohen me plastmas të zi. Në çdo lente mbillen dy rreshta me shartesa, me distancë mes rreshtave 40-50 cm dhe mes shartesave 5-6 cm.

Mbjellja bëhet duke shpuar plasmasin me kunja hekuri.

Page 93: VRESHTARIA

93

Vreshtaria

Jashtë plasmasit lihet pjesa e parafinuar e shartesës ose rreth 1/3 e gjatësisë së saj.

4. 7. Shërbimet pas mbjelljes në shartesore

Ujitjet. Menjëherë pas mbjelljes bëhet ujitja e cila ndihmon në rritjen e kontaktit të shartesës me tokën.

Ujitja duhet të bëhet me sasi të vogla uji, me kujdes që të mos laget pika e shartimit.

Gjatë vegjetacionit, sipas kushteve të motit, bëhen 4-6 ujitje. Problemi i ujitjes zgjidhet duke ngritur impjantin e ujitjes me pika. Kështu,

tubat me diametër 12 mm (12) shtrihet në drejtim të rreshtit me shartesa. Tubat janë të paisur me pikalëshues në çdo 33 cm, kështu sigurohet mbulimi, ujitja e gjithë gjatësisë së rreshtit.

Për kushtet e zonës së ngrohtë, ujitjet ndërpriten nga fundi i muajit gusht, ndërsa në zonën e ftohtë, ujitjet duhet të ndërpriten më heret, që në fillim të gushtit. Kjo bëhet për të rritur shkallën e pjekjes së lastarëve nga e cila varet qëndrueshmëria ndaj ngricave të dimrit.

Prashitjet. Zakonisht kryhen 2 prashitje, të shoqëruara me hedhjen e plehrave plotësuese kryesisht azotike. Prashtja e parë bëhet kur lastari ka 6-8 gjethe, prashitja e dytë bëhet një muaj më vonë.

Trajtimet fitosanitare. Gjatë vegjetacionit bëhen disa trajtime kimike sipas nevojës kundër barërave të këqija, vrugut, hirit, etj.

4. 8. Shkulja e fidanëve

Në zonën e ulët bregdetare, shkulja e fidanëve fillon që në muajin nëntor dhe mund të vazhdojë gjatë gjithë dimrit, duke shmangur punën në ditët me reshje, ngrica dhe erë të ftohtë.

Në zonën e lartë të vreshtarisë, shkulja fillon në fund muajit tetor dhe mund të vazhdojë gjatë gjithë nëntorit.

Nëse vjeshta vjen e ngrohtë dhe me lagështirë, vonohet rënia natyrale e gjetheve, prandaj, në raste të tilla, për të shpejtuar rënien e gjetheve, mund të aplikohet spërkatja me klorat magnezi 1.5%. Fidanët shkulen me krahë duke hapur një kanal 40 cm të thellë nga njëra anë e rreshtit, dhe, më pas, me belin apo lopatën, i shtyjmë fidanët për t’i hequr pa iu dëmtuar sistemin rrënjor. Shkulja kryhet edhe me mjete mekanike. Makinat shkulëse i pastrojnë fidanët nga dherat dhe i lidhin në tufa duke i lënë në drejtim të rreshtave.

Pas shkuljes, fidanët grupohen në dy klasa:Në klasën e parë hyjnë fidanët që plotësojnë këto kushte:- Pastërtia varietore 100%.- Ngjitje e plotë dhe e qëndrueshme në pikën e shartimit.

- Në nyjen e fundit (bazë) janë zhvilluar 2-3 rrënjë të shëndosha me trashësi mbi 2 mm dhe gjatësi mbi 15 cm.

Page 94: VRESHTARIA

94

Vreshtaria

Fidanat e klasës së parë lidhen në tufa me nga 25 bimë, ngjitet etiketa ku shkruhet emri i kultivarit, nënshartesa e përdorur, prodhuesi, etj.

Në klasën e dytë futen fidanët që plotësojnë këto kushte:- Pastërtia varietore 100%- Ngjitje e mirë në pikën e shartimit- Kanë 1-2 rrënjë kryesore të zhvilluara mirë- Lastarë të zhvilluar me gjatësi 10-15 cm.

Figura 21. Shkulja e fidanave dhe pastrimi i tyre (M Colapietra)

Fidanët që nuk plotësojnë treguesit e mësipërm, asgjësohen. Tufat me fidanë pastrohen nga dherat dhe mbështillen me qeska apo thasë

polietileni për t’i mbrojtur nga kushtet e ambjentit.Nëse fidanët do të qëndrojnë për një kohë të gjatë pa mbjellë, atëherë duhet të

bëhet shtratifikimi i menjëhershëm në tokë. 5. Shartimi në vend i hardhisë (shartimet e thata) Me këtë mënyrë shartohen kultivarët e hardhisë së butë mbi hardhinë e egër të

dalë nga fara. Mënyrat kryesore të shartimit në vend, janë:- Shartimi me afrim- Shartimi me çarje- Shartimi me syth

5.1. Shartimi me afrim

Realizohet në ato raste kur duam të përtërijmë një vresht pa e ndërprerë prodhimin. Realizohet duke mbjellë në mesin e rreshtave të vreshtit një rresht me nënshartesa antifilokserike dhe në vitin e dytë apo të tretë, bëhet shartimi me afrim.

Për të siguruar një bashkim sa më të mire tek të dy komponentët e shartimit, bëhet prerje në formën e gjuhëzës.

Komponentët bashkohen duke i shtyrë gjuhëzat drejt njëra-tjetrës dhe më pas bëjmë lidhjen.

Page 95: VRESHTARIA

95

Vreshtaria

5.2. Shartimi me çarje

Trungu i nënshartesës pritet rrafsh, lëmohet me thikë dhe lihet të lotojë për 4-5 ditë.

Kur ka mbaruar lotimi, nënshartesa çahet në thellësi 4-5 cm dhe vendoset kalemi i mbishartesës që është një copë sharmendë me moshë një vjeçare dhe me një syth.

Shtresat e kambiumit të nënshartesës dhe mbishartesës duhet të puthiten mirë në pjesën anësore.

Sythi i mbishartesës duhet të lihet nga ana e jashtme e nënshartesës. Pas bashkimit të komponentëve të shartimit duhet bërë izolimi dhe lidhja e mirë e pikës së shartimit.

5. 3. Shartimi me syth

Bëhet me syth të zakonshëm ose me syth të prerë së bashku me një pjesë të indit drunor (prerje pllakë).

Figura 22. Mënyra e përgatitjes dhe vendosjes së sythit në shartimin me syth (P Sotiri)

Përdoret nga amatorë dhe nuk ka ndonjë rëndësi praktike për prodhimin e gjerë të fidanëve.

6. Shartimet e gjelbra

Përdoret kryesisht nga amatorët e shartimit. Mënyrat e shartimit të gjelbër janë: me gjuhëz të thjeshtë; me unazë dhe me syth. Mënyra më e përdorur është ajo e shartimit me gjuhëz të thjeshtë. Realizohet drejtpërdrejt mbi lastarin e nënshartesës duke bërë prerje në formë pile, 2.5 herë më të gjata se diametri i lastarit. Mbishartesa është lastar me të njëjtën trashësi e cila pritet në formë pile njëlloj si nënshartesa. Pas prerjes, bëhet bashkimi dhe puthitja e mirë ndërmjet komponentëve të shartimit dhe lidhja me kujdes e pikës së shartimit.

Page 96: VRESHTARIA

96

Vreshtaria

Zënia mund të vrojtohet pas 2-3 javësh. Koha më e përshtatshme për këtë mënyrë shartimi është periudha maj-qershor. Në vreshtat me mundësi ujitje, shartimi me gjuhëz të thjeshtë mund të bëhet edhe më vonë.

Figura 23. Mënyra e prerjes dhe bashkimit gjatë shartimit të gjelbër (P Sotiri)

7. Shumimi i hardhisë me metodat in vitro

Me këtë mënyrë shumimi, përfitohen shumë bimë brenda një kohe të shkurtër, sigurohet material i pastër nga ana fitosanitare, arrihet shëndoshja e kloneve nga virozat, etj.

Komponentët e shumimit in vitro janë terreni ushqyes dhe eksplanti bimor.Të gjitha hallkat e shumimit in-vitro kryhen në ambjente moderne dhe të

mbikqyrura nga një staf shumë i specializuar.

Figura 24. Skema e shtimit të hardhisë me metodën in vitro

Në vreshtari, për shtimin e shpejtë të kloneve dhe nënshartesave përdoret kryesisht kultura e sythit, ndërsa për përfitimin e materialit të pastër nga viruset përdoret meristema e majës.

Page 97: VRESHTARIA

97

Vreshtaria

Figura 25. Skema e shtimit in vitro duke përdorur eksplante të ndryshme bimore

Në fazën e parë, shumohën eksplantet bimore (sythat) të vendosura në terren ushqyes artificial.

Në fazën e dytë, stimulohet rritja dhe zhvillimi i bimëzave të reja në dhomat e shumëzimit.

Në fazën e tretë, bimëzat që kanë arritur të formojnë 3-4 gjethe të vogla, kalohen me kujdes në serrën e trapjantimit për t’u përshtatur gradualisht me kushtet e jashtme të ambjentit.

Figura 26. Dhoma e shumëzimit dhe serra e trapjantimit në shtimin invitro (M Colapietra)

Bimëzat qëndrojnë në serrën e trapjantimit për një periudhë 30-35 ditë.

Page 98: VRESHTARIA

98

Vreshtaria

Figura 27. Bimë të gatshme për t’u mbjellë në fushë të hapur (M Colapietra)

Në fazën e katërt, bimëzat që kanë formuar sistemin rrënjor dhe kërcellin me 7-8 gjethe të shëndosha, kalojnë për tu mbjellur në vendin e përhershëm.

8. Njohuri mbi historin e fillimit të seleksionimit klonal të drejtuar

Mbishartesat merren nga vreshtat mëmë të cilat krijohen nga shtimi i kloneve të përmirësuar nëpërmjet seleksionimit klonal të drejtuar.

Skema e parë e një seleksionimi klonal të mirfilltë konsiderohet ajo që është përdorur nga Froehlich (1896) i cili arriti të krijojë kultivarin “Sylvaner”.

Më pas janë përsosur elementë të skemes dhe etapave të seleksionimit klonal nga institucionet shkencore të krijuara në Francë si ENTAY (Etablissement National pour I’Amelioration de la Viticoltura) dhe INRA (Institut National de la Recherche Agricola).

Skema më e saktë dhe më e kompletuar konsiderohet ajo që është përdorur nga I. Balthazar (1976) për seleksionimin e kultivarit “Kabernet Savinjon” me ngjyrë të zezë (C. Foss, 2008)

Në mënyrë të përmbledhur, Baltozar në vitin 1976 ka ndjekur skemën e mëposhtme.Nga 1700 bimë të vreshtit ka identifikuar 230 bimët më të mira. Studimi dhe

identifikimi i tyre ka zgjatur një vit dhe ka patur për bazë tiparet e prodhimtarisë dhe ngjyren e kokrrës.

Më pas, 230 bimët janë studjuar për tre vite të tjera. Në përfundim të kësaj faze kan rezultuar 26 bimë me tipare të mira të prodhimtarisë dhe qëndrueshmërisë

Studimi mbi 26 bimët e identifikuara nga faza e dytë ka zgjatur edhe për 2 vite të tjera.

Nga ky studim u identifikuan 10 bimë të cilat ju nënshtruan testimit të metejshëm për virozat dhe cilësit vinifikuese.

Në përfundim të testimit, rezultuan katër bimë (klone) të cilat janë shartuar mbi nënshartesën Kober 5 BB. Këto bimë (klone) përbejnë materialin para-parabazë (SSE),

Page 99: VRESHTARIA

99

Vreshtaria

nga shumimi i tyre krijohet materiali parabazë (SE), nga ky material merren mbishartesat për të krijuar vreshtat mëma (materialin bazë, përndryshe quhet vreshti Elitë).

Materiali para-parabazë (SSE) mund të krijohet edhe nepërmjet seleksionimit të pasardhësve të përfituar nga një proces i drejtuar i hibridizimit seksual.

Për herë të parë kjo praktikë është përdorur nga Bouschet (1824-1845) kur kryqëzoj Aramon X Teintur dhe përfitoj kultivarin e njohur Alicant Bouschet.

Hibridizimi ndërmjet specieve të hardhisë ka filluar në SHBA, në skemat e kryqëzimit janë përfshirë speciet e hardhisë Amerikane (V Riparia, V Rupestris dhe V Aestivalis) dhe speciet e hardhisë Europiane (V Vinifera). Qëllimi i këtyre kryqëzimeve ka qenë përmirësimi i cilësive vinifikuese të specieve Amerikane të hardhisë.

Rezultate të mira u morën nga kryqëzimi i hardhisë Aziatike (V Amurensis) me hardhinë Europiane (V Vinfera), nga ky hibridizim u përfitua Concordi dhe Muscat Hamburgu.

Kultivaret e përfituar nga hibridizimi interspecifik kryesisht nga V Riparia X V Vinifera, deri në vitin 1950, në Francë zinin rreth 400 000 ha ose 30 % të sipërfaqës së mbjellë me vreshta. Pas vitit 1950 u ndalua përdorimi dhe përhapja e tyre për shkak të cilësive të ulëta vinifikuese.

Një tjetër seleksioner i njohur është Profesor Muller nga Thurgau i Zvicrrës. Nga kryqëzimi i llojeve Riesling X Madeleine Royale u krijua kultivari “Muller Thurgau” i cili pati shumë sukses në vreshtat e Gjermanisë duke zenë brenda një kohe të shkurtër mbi 20 % të sipërfaqes së përgjithshme me vreshta.

8. 1. Etapat e seleksionimit klonal

Kultivarët mbrohen nga format e padëshirueshme vetëm nëpërmjet seleksionimit klonal.

Seleksionimi klonal konsiderohet si një nga metodat më të rëndësishme të përmirësimit gjenetik të hardhisë që bazohet në përzgjedhjen e kloneve dhe variacioneve sythore të një kultivari, shoqëruar me shtimin vegjetativ të tyre (Salillari, A. & S. Hoxha, 2001) .

Më anë të seleksionimit klonal, arrihet të përmirësohen cilësitë prodhuese dhe tregtare të kultivarëve.

Përzgjedhja klonale kërkon njohuri të mira mbi morfologjinë, biologjinë dhe ampelografinë e hardhisë, kërkon përvojë në fushën e seleksionimit të individëve me tiparet më të mira.

Seleksionimi klonal kërkon një periudhë të gjatë kohe dhe kryhet sipas disa etapave:

a) Përzgjedhja masive në vresht

Kjo etapë zhvillohet në vreshtin apo në zonën e kultivimit të një kultivari të caktuar, aty ku ka variacion të gjerë të formave fenotipike (Sotiri, P., 1972). Përzgjedhja masive paraprihet nga vrojtime dhe përshkrime ampelografike që kanë si qëllim:

Page 100: VRESHTARIA

100

Vreshtaria

- Identifikimin e kultivarit- Ndryshimet morfologjike dhe biologjike ndërmjet individëve- Simptomat për viruset, sëmundjet apo dëmtuesit- Tiparet prodhuese, si prodhimi për çdo bimë, përmbajtja e sheqerit, aciditetit,

etj.Vrojtimet kryhen gjatë gjithë periudhës së vegjetacionit aktiv.

b) Kontrolli virusal i kloneve

Kjo është etapa e dytë e cila kryhet në institucione të specializuara dhe nga persona të specializuar. Konsiston në kontrollin për praninë ose jo të ndonjë sëmundje virusale në materialin bimor dhe përcaktimi nëse ndonjë veçori fenotipike është e natyrës gjenetike të klonit apo është pasojë e ekzistencës së viruseve. Kohëzgjatja e kontrollit virusal të kloneve është 3 vjet (Zyko, L., 1988). Kontrolli përqëndrohet tek:

- Nyjeshkurtra (Court-noue, fanleaf)- Mozaiku i verdhë (Yelloe mosaic)- Përdredhësja e gjetheve (Leafroll)- Njollat e gjetheve (Grapevine fleck)- Gërryerja e trupit (Corky bark)- Mozaiku i nervaturave (Vein mosaic)- Nekroza e nervaturave (Vein nekrosis).Ndërhyrjet për të shëruar një klon, për ta liruar atë nga viruset, janë të

kushtueshme dhe mund të kryhen vetëm nga kompani që kanë laboratore dhe staf të specializuar për këtë qëllim. Një nga këto kompani është RAUSHEDO- Itali e cila jep garanci për pastërtinë sanitare të kloneve që tregëton për të 7 virozat e trajtuara më lart. RAUSHEDO teston çdo vit rreth 360 klone për pastërtinë sanitare, vlerat agronomike dhe cilësitë vinifikuese të tyre.

Virozat ulin sasinë dhe cilësinë e prodhimit të rrushit dhe në mënyrë graduale shkaktojnë tharjen e bimëve të prekura.

Teknikat e shëndoshjes së kloneve nga viruset, janë dy:- Terapia e ngrohtë (Thermotherapy)- Shtimi me metodën in vitro të meristemës së majës së marrë nga bima e

infektuar. Nëse virusi është i qëndrueshëm ndaj temperaturës së lartë, atëhere zbatohet teknika e dytë që është kultivimi i meristemës me metodën in vitro.

c) Përzgjedhja gjenetike e kloneve

Përzgjedhja gjenetike e kloneve është etapa e tretë e procesit të seleksionimit e cila zgjat 5-7 vjet. Vlerësimi bëhet në mënyrë të tillë që për një sasi të caktuar prodhimi, cilësia e tij të jetë në nivele të kënaqshme.

Për vlerësim merren në konsideratë tiparet e prodhimtarisë, si përmbajtja e sheqerit, aciditeti, treguesit organoleptikë, si ngjyra, madhësia, forma, shija, aroma, etj.

Për kultivarët e verës nevojitet një laborator për analiza me pajisjet e duhura për kontrollin e përbërsve dhe treguesve cilësorë të mushtit dhe verës.

Page 101: VRESHTARIA

101

Vreshtaria

Gjatë kësaj etape kryhet vlerësimi individual i kloneve dhe renditja e tyre fillestare. Për secilin klon mbahen shënime mbi kalimin e fenofazave, bëhen matje

biometrike, etj. Në fund të kë saj etape, bëhet vlerësimi i parë (matematikor/statistikor) i kloneve për parametrat e matur. Për klonet e përzgjedhur, të cilët kanë mesataren e treguesve më të lartë se mesatarja e përgjithshme, vazhdon përzgjedhja në etapat e tjera.

Në përfundim të kesaj etape, rezulton një grup individësh apo klonesh më të mirë.Klonet e përzgjedhur shartohen mbi nënshartesat e përshtatshme dhe mbillen

për t’u vlerësuar dhe përzgjedhur në etapat tjera.

d) Vlerësimi eksperimental i kloneve të përzgjedhur

Klonet që u përzgjodhën në etapën e tretë mbillen në kushte të njëjta klimatike dhe tokësore dhe trajtohen në mënyrë të barabartë sa i takon shërbimeve agroteknike (plehërim, ujitje, krasitje, etj). Klonet mbillen sipas skemës ”bllok i randomizuar” me 6-8 përsëritje ku çdo klon duhet të përfaqësohet nga 100 bimë.

Në rastin e kultivarëve për verë, nga çdo klon duhet të sigurohet jo më pak se 50 kg rrush i nevojshëm për analiza.

Sistemi i krasitjes dhe shërbimet e tjera agroteknike duhet të jenë në nivelin e shërbimeve që i kryhen kultivarit në kushtet e zakonshme të prodhimit të zonës.

Kontrolli i kloneve fillon pasi bimët janë futur në prodhim të plotë.Gjatë vlerësimit duhet të fokusohemi në tregues të tillë, si:- Kalimi i fazave fenologjike- Pesha e prodhimit- Pesha mesatare e veshulit, kokrrës, etj- Numri i lulërive për lastar frutor, numri i lastarëve frutorë, etj- Përmbajtja e sheqerit, acideve, antocianeve, etj- Treguesit e shijes, aromës, viskozitetit të verës- Fuqia e rritjes së bimëve, gjendja shëndetsore e tyre.Në fund të vitit të tretë, klonet ndahen në dy grupe: - Në grupin e parë futen klonet që lihen për prodhim- Në grupin e dytë futet kloni apo klonet më të mirë që kanë shprehur tregues

më të lartë se mesatarja e grupit nga u përzgjodhën.Nga këta të fundit merret materiali për shumëzim për etapën e pestë dhe të

fundit të seleksionimit klonal.

e) Ruajtja, shumimi dhe vërtetimi i kloneve

Klonet më të mirë mblidhen për t’u ruajtur dhe shtuar në institucionet përkatëse.Nëse janë klone nënshartesash merren nga 5 bimë dhe kur janë klone të

kultivarëve të prodhimit, jo më pak se 10 bimë.Nga këta klone merren copat për mbishartesa të cilat shartohen mbi nënshartesat

e provuara dhe përcaktuara paraprakisht. Me fidanët e marrë nga ky material i zgjedhur ngrihet vreshti elitë, vreshti

mëmë nga duhet të merret materiali (sythat) për mbishartesa.

Page 102: VRESHTARIA

102

Vreshtaria

Materiali që merret nga vreshti elitë quhet “i vërtetuar”. Fidanët e prodhuar nga ky material shërbejnë për ngritjen e vreshtave të prodhimit. Është e papranueshme dhe me pasoja të rënda ekonomike marrja e copave për mbishartesa nga vreshtat e prodhimit të gjerë.

9. Metodat e përzgjedhjes gjatë seleksionimit klonal

Seleksionimit klonal kryhet nëpërmjet dy metodave:• Metoda e zgjedhjes në masë të kloneve• Metoda e zgjedhjes individuale të kloneve.Nëpërmjet kombinimit të këtyre metodave arrihet përzgjedhja e individëve me

treguesit më të mirë të prodhimtarisë dhe qëndrueshmërisë. Nëpërmjet përzgjedhjes së variacioneve sythore mund të arrihet deri në krijimin

e një kultivari të ri me tipare të ndryshme nga kultivari bazë. Megjithatë, seleksionimi klonal ka si qëllim kryesor pastërtinë varietore,

uniformitetin dhe sjelljen e individëve të një popullate në nivelet standarte të kultivarit.

Në rastin kur individët e popullatës apo kultivari janë të shpërndara në pjergulla, erekë dhe tenda, apo të degraduara dhe të harruara në ndonjë cep të pyllit, atëhere kërkohet një inspektim i gjithë zonës së përhapjes, shoqëruar me koleksionimin e individëve me tiparet bazë të kultivarit që do të përmirësohet.

a) Seleksionimi klonal me anë të zgjedhjes në masë

Për kultivarin që do të përmirësohet fillon zgjedhja dhe etiketimi i bimëve më të mira. Zgjidhen individët, bimët që shquhen për prodhimtari, qëndrueshmëri dhe shëndet të mirë. Bimët që destinohen për seleksionim regjistrohen në fletore dhe iu vendoset një etiketë plastike. Për secilën bimë shënohen të dhënat për treguesit kryesorë, si ngarkesa me sytha, numri i lastarëve frutore, numri i veshulëve, koeficientët e prodhimtarisë, rendimenti, etj.

Në varësi të pastërtisë varietore të vreshtit, seleksionimi me anën e zgjedhjes në masë të kloneve bëhet në dy drejtime:

a) Me kahe negative, etiketohen bimët e padëshiruara të cilat eleminohen (mund të jenë 10-25% e bimëve të vreshtit).

b) Me shenja pozitive (me kahe pozitive), ku etiketohen bimët më të mira. Bimët e tjera, me tipare të padëshiruara, hiqen nga parcela.

Seleksionimi me kahe negative është një hallkë e detyrueshme e teknologjisë për t’u zbatuar në të gjitha vreshtat ku merret materiali për mbishartesa.

Seleksionimi në masë është i domosdoshëm të bëhet në mënyrë të vazhdueshme edhe në vreshtat e prodhimit për të ruajtur një nivel të mirë të rendimentit në vite.

Page 103: VRESHTARIA

103

Vreshtaria

b) Seleksionimi klonal me anë të zgjedhjes individuale

Seleksionimi klonal individual është metoda bazë që siguron përfundimisht evidentimin e klonit apo kloneve më të mirë nga do të merren copat për prodhimin e fidanëve.

Në procesin e seleksionimit klonal individual, në vitin e parë shënohen me etiketa vetëm ato hardhi me tipare të vlerësuara.

Seleksionimi klonal i një kultivari është rezultat i kombinimit të dy metodave të mësipërme të seleksionimit klonal.

Page 104: VRESHTARIA

104

Vreshtaria

V. KRIJIMI I VRESHTAVE TË REJA

1. Problemet që duhen zgjidhur

Hardhia është bimë shumëvjeçare që kultivohet në të njëjtin vend për 25-35 vjet. Ngritja e vreshtave të reja është veprimtari e mirëfilltë teknike e shkencore. Si e tillë duhet të fillohet me hartimin e një projekti të detajuar dhe të shoqërohet me zbatimin e përpiktë të tij. Projekti duhet të hartohet të paktën 5-6 muaj përpara fillimit të mbjelljes së fidanëve.

Ndërtimi i vreshtave bazuar në një projekt paraprak diktohet nga arsyet e mëposhtme:

- Gabimet teknike që mund të bëhen në fazat fillestare janë të pandreqshme ose mund të ndreqen me një kosto shumë të lartë. Gabimet që mund të bëhen në lidhje me strukturën varietore, punimin qilizëm, organizimin e territorit, distancat e mbjelljes, llojin e nënshartesës, etj, janë gabime që nuk mund të riparohen dhe që mund të hedhin në erë punën dhe investimin e kryer.

- Hardhia ka kërkesa specifike për klimën, tokën, ujin, ndërkohë që çdo rajon ka specifikat e tij që lidhen me pozicionin gjeografik, industrinë agropërpunuese, tregun, etj. Të gjitha këto specifika duhen marrë në konsideratë dhe duhen parashikuar dhe vlerësuar që përpara mbjelljes së vreshtit.

- Kostoja e ndërtimit të vreshtave të rinj është shumë e lartë, krahasuar me koston e kultivimit të bimëve të tjera bujqësore.

Ngritja e vreshtave të rinj varet nga bashkërendimi i faktorëve:- Investitori (vreshtar, pronar tokash, biznesmen, etj).- Burimi i furnizimit me fidanë dhe pesticide.- Specialistët që hartojnë dhe zbatojnë projektinProjekti tekniko-shkencor duhet të hartohet dhe zbatohet nga specialistë të

vreshtarisë. Ai duhet ruajtur deri në përfundim të jetës së vreshtit.

1. 1. Përcaktimi i ngastrës (vendit) për mbjelljen e vreshtit të ri

Zgjedhja e vendit të përshtatshëm për ngritjen e vreshtit siguron shfrytëzimin më të mirë të elementëve klimatikë e tokësorë. Tokat e përshtatshme sigurojnë shfaqjen në një nivel të lartë të tipareve prodhuese të kultivarëve të hardhisë.

Page 105: VRESHTARIA

105

Vreshtaria

Përcaktimi i vendit, bazohet në rezultatin e analizave agropedologjike të tokës, relievit, lartësisë mbi nivelin e detit, largësisë nga tregu dhe qendrat e përpunimit, etj.

Lidhur me zgjedhjen e vendit synohet që të përdoren:- Toka të pastra nga barërat e keqija, sëmundjet dhe dëmtuesit.- Toka me pjerrësi të ulët deri mesatare, me kundrejtim jugor ose jugperëndimor- Toka të ngrohta, skeletike.- Toka të mbrojtura nga erozioni, rrëshqitjet, përmbytjet, etj.- Toka me mundësi ujitje.- Toka të pasura me elementë ushqyes, pa kripëzim dhe me pH 6.2 - 7.Sipërfaqja e përcaktuar për vresht i nënshtrohet vrojtimit, analizave, matjeve

dhe fotografimit. Mbledhja e të dhënave nga terreni i hap rrugën projektimit dhe organizimit të territorit. Projekti hartohet në shkallë zvogëlimi 1:100; 1:500 ose 1:1000. Në projekt përcaktohen në mënyrë të detajuar ndarja e territorit në parcela, rrugët, kanalet, drejtimi i rreshtave, distancat e mbjelljes, etj. Projekti shoqërohet me një pasqyrë të shpenzimeve që nevojiten për punimet, mbjelljen e vreshtit, ngritjen e sistemit mbështetës dhe impjantit të ujitjes dhe ndërtimin e mbulesës (në rastin e kultivimit në fushë të mbrojtur të kultivarëve të tavolinës për prodhim të hershëm apo të vonë).

1. 2. Përdorimi i fidanëve të çertifikuar dhe kontrolluar nga organet shtetërore

Ligjet e shtetit mbrojnë kultivuesin në rast se dëmet vijnë si rezultat i fidanëve të infektuar nga virozat dhe nëse rezultojnë kultivarë apo nënshartesa të ndryshme nga ato që janë shënuar në çertifikatën e cilësisë.

Asnjëherë nuk duhen mbjellë apo përdorur fidanë të prodhuar dhe tregtuar jashtë sistemit të kontrollit dhe çertifikimit shtetëror.

Për mbjellje duhet të përdoren kultivarët e përcaktuar në listën e strukturës varietore.

1. 3. Kryerja e analizave kimike të tokës

1. 3. 1. Domosdoshmëria e kryerjes së analizave kimike

Analizat e tokës janë një mjet i rëndësishëm për të përcaktuar drejtimin e punës për përmirsimin e treguesve të pjellorisë së tokës nëpërmjet plehërimit, ujitjes, kullimit, gëlqerizimit, etj.

Të dhënat mbi përmbajtjen e fraksioneve të ndryshme si rëra, argjila dhe lymi, sigurojnë një informacion të dobishëm për kohën, mënyren dhe numrin e punimeve që duhet të kryhen.

Reaksioni i tokës ndikon drejtpërdrejt në sasinë dhe shkallën e shfrytëzimit të elementëve ushqyes nga bima.

Vlerat e pH = 6.5-7.5 rritin nivelin e shfrytëzimit të elementëve ushqyes nga bima.

Page 106: VRESHTARIA

106

Vreshtaria

Duke u larguar nga vlera 7.5 rritet sasia e elementëve të pashfrytëzueshëm nga bima për shkak se këta elementë bëhen të patretshëm.

Humusi ndikon pozitivisht duke përmirsuar strukturën e tokës. Prania dhe aktiviteti i mikroorganizmave përmirëson duke rritur disponibilitetin e elementëve ushqyes si dhe shkallën e shfrytëzimit të tyre.

Me anën e analizave kimike të tokës testohet (bëhet e njohur) sasia dhe gjendja e makroelementëve N, P, K; mesoelementëve Ca, Mg, Na dhe mikroelementëve si Bo, Cu, Fe, Zn, etj.

Analizat e tokës duhet të bëhen para mbjelljes së vreshtit dhe duhet të përsëriten çdo 4 vjet.

1. 3. 2. Marrja e mostrës për kryerjen e analizave agrokimike të tokës

Para marrjes së mostrës për analizë, në vendin ku do të merret mostra, duhet të eleminohen barërat e të këqija.

Mostra e tokës merret me sonda të posaçme në të gjithë thellësinë ku do të shtrihet sistemi rrënjor i hardhisë. Nëse toka ka më shumë elementë të fraksionit të rërës, sonda futet në mënyrë diagonale, ndërsa kur toka është e ngjeshur, kompakte ose ka më shumë elementë skeletorë (gurë, etj), duhet të hapen profile nga ku merret kampioni në të gjithë thellësinë, për të patur rezultate të sakta për të gjitha horizontet e shtresës ku do të shtrihet sistemi rrënjor në vite. Kampioni i tokës vendoset në një kovë me qëllim që të ruhet nga lagështira e ambjentit dhe nga drita direkte e diellit, ruhet në ambjente të pastra e të hijezuara deri sa të çohet në laborator për analiza.

Figura 28. Marrja e mostrës së tokës për analizë (A Cartechini)

Kampioni i tokës i marrë me sondë përzihet mirë dhe duke përdorur metodën e katrorëve, merret 100 gr tokë, e cila paketohet, etiketohet dhe përdoret për analiza.

Page 107: VRESHTARIA

107

Vreshtaria

Brenda qeskave, futet kartela ku shënohet data e marrjes së mostres, vendi, parcela, sipërfaqja, personat që e kanë marrë kampionin, etj.

1. 3. 3. Vlerësimi dhe interpretimi i treguesve të analizave agrokimike të tokës

Përbërja mekanike e tokës

Në tokat skeletike, përbërës të tillë të tokës, si gurët, zhavorri dhe rëra, favorizojnë humbjet pjesë-pjesë të N dhe K, lënda organike degradon shpejt nga transporti dhe shpëlarja, gjë që dikton nevojën për plehërime më të shpeshta me plehra azotike, potasike dhe plehra organike.

Në bazë të përmbajtjes së elementëve bazë të teksturës (argjilës, lymit dhe rërës), tokat ndahen në 4 grupe të mëdha.

Tabela 22. Klasisfikimi i tokave sipas përmbajtjes së elementëve të teksturës

Toka/Elementët Argjila (%) Lymi (%) Rëra (%)

Argjilore (A) > 40 25-30 35-40

Lymore (L) 15-20 25-40 40-60

Të mesme (L-R) < 20 30-50 30-50

Ranore ® 1-5 8-10 85-91

Tabela 23. Klasifikimi i grimcave koloidale të tokës sipas madhësisë së tyre

Fraksioni Diametri (në mm)

Zhavorri 0.2-2

Rëra 0.02-0.2

Lymi 0.002-0.02

Argjila < 0.002 Reaksioni i tokës (pH)

Reaksioni i tokës shpreh përqëndrimin e joneve H+ në tretësirën tokësore. pH matet me pehashmetër. Për këtë qëllim merren 10 gr tokë nga kampioni, treten në 25 ml ujë dhe matet pH nëpërmjet sondës së pehashmetrit. Nëse vlerat e pehashit janë në nivelin 6.5-7.5 (neutral – lehtësisht bazik), themi që kemi të bëjmë me një tokë të përshtatshme për kultivimin e vreshtave. Hardhia mund të kultivohet në tokat me pH = 4.8-8.2, ndërsa në toka me pH nën 4.8 nuk mund të kultivohet.

Page 108: VRESHTARIA

108

Vreshtaria

Tabela 24. Vlerat optimale të pH në të cilat ndodh asimilimi i mirë i elementëve ushqyes

Elementi ushqyes pH (ndodh asimilimi)

Azoti 6-8

Fosfori 6.5-7.5

Potasi (Kaliumi) 6-8

Magnezi 6-8.5

Kalciumi 7-9

Hekuri 3-6.5

Magnezi 3-6.5

Zinku 3.5-7

Molibdeni 6.5-9

Bori 5-7.2

Alumini 3-5

Vlera e pH ndikon mbi shkallën e asimilimit të elementëve ushqyes. Në raste ekstreme, duhet të ndërhyhet për të përmirësuar pH e tokës nëpërmjet gëlqerizimit dhe gipsimit, shoqëruar me rritjen e numrit të ujitjeve në 2-3 vitet e para pas ndërhyrjeve.

Në tokat acide duhet të ndërhyhet më shpesh me plehërime gjethore dhe plehra të magnezit, hekurit dhe aluminit, për shkak të formimit të komponimeve të patretshme të këtyre elementëve në tokë dhe pamundësisë së thithjes së tyre nga ana e bimës.

Përmbajtja e gëlqeres

Karbonatet ndikojnë në pasurimin e tokës me Ca dhe në rritjen e shkallës së asimilimit të Mg, përmirësojnë strukturën e tokës dhe pengojnë efektin negativ të acideve minerale dhe organike që janë të pranishme në tokat acide.

Karbonatet gjithashtu provokojnë edhe formimin e strukturës kokrrizore dhe ngritjen e vlerave të pH të tokës.

Për tokat ku do të mbillen vreshta, ka rëndësi njohja e përmbajtjes së kalciumit aktiv (të asimilueshëm) në tokë. Hardhia kërkon toka me përmbajtje të kalciumit aktiv më të ulët se 5%. Sipas përmbajtjes së kalciumit aktiv, tokat ndahen në 4 grupe.

Page 109: VRESHTARIA

109

Vreshtaria

Tabela 25. Klasifikimi i tokave sipas përmbajtjes së kalciumit aktiv

Emërtimi Ca (%)Toka të varfra < 2 %Toka me përmbajtje normale 2 – 5 %Toka me përmbajtje të lartë 5-10 %Toka me përmbajtje shumë të lartë > 10 %

Nëse analizat tregojnë për një tokë me përmbajtje të lartë të gëlqeres aktive, duhet të programojmë përdorimin e nënshartesave të qëndrueshme ndaj gëlqeres aktive, krahas masave të tjera për uljen e pH. Për të korrigjuar alkalinitetin përdoret sulfati i hekurit, sulfuri i kalciumit dhe kloruri i kalciumit.

Lënda organike

Sasia e lëndës organike në tokë (rezerva potenciale) lëviz në kufijt 2-5%. Sa më e lartë të jetë përmbajtja e gëlqeres në tokë, aq më e shfrytëzueshme është lënda organike.

Në tokat acide, lënda organike bëhet më pak e shfrytëzueshme nga bima. Për kultivimin e hardhisë gjykojmë mbi përmbajtjen e lëndës organike (të

shprehur në %) dhe në vlerën e raportit karbon/azot të lëndës organike.

Tabela 26. Përmbajtja e lëndës organike sipas tipit të tokave

Tipi i tokës Përmbajtja e lëndës organike (%)Tokat ranore > 1.35Tokat gurishtore skeletike > 1.65Tokat subargjilore të lehta > 1.80Tokat subargjilore të mesme > 2Tokat subargjilore të rënda > 2.25Tokat e rënda argjilore > 2.50

Për një rritje dhe zhvillim normal të hardhisë kjo vlerë duhet të jetë 10, ndërsa në tokat ku ky raport merr vlera më të larta apo më të vogla se 10, shfaqen çrregullime.

Lënda organike përmirëson strukturën e tokës dhe shërben si burimi kryesor i azotit.

Kapaciteti i këmbimit kationik (csc)

Kapaciteti i këmbimit kationik shpreh aftësinë që ka toka për të mbajtur në kompleksin thithës kationet potas, magnez dhe hekur, duke evituar humbjet dhe duke lejuar këmbimin, thithjen e tyre nga rrënjët e bimës. Kapaciteti i këmbimit kationik varet nga përmbajtja e lëndës organike dhe argjilës në tokë. Tokat me

Page 110: VRESHTARIA

110

Vreshtaria

përmbajtje të lartë të argjilës dhe lëndës organike, kanë csc të lartë. Kapaciteti i këmbimit kationik matet me miliekuivalent (mek) për 100 gr tokë. Tokat që përmbajnë 20 mek/100 gr konsiderohen toka të mira për vreshta.

Tabela 27. Kapaciteti i këmbimit kationik (mek/100 gr tokë) dhe klasifikimi i tokave

CSC Klasifikimi K2O ppm

Mg ppm

MgO ppm

Cappm CaO ppm

E ulët0-10

Shumë e pasur >120 >60 >100 >800 >1100E pasur 70-120 25-60 42-100 500-800 700-1100Mesatare, normale 35-70 10-25 17-42 200-500 280-700E varfër, e ulët 18-35 5-10 8-17 100-200 140-280Shumë e varfër, ulët <18 <8 <8 <100 <140

Mesatare10-20

Shumë e pasur >360 >180 >300 >2400 >3350E pasur 210-360 80-180 133-300 1600-2400 2200-3350Mesatare, normale 120-210 40-80 66-133 1000-1600 1400-2200E varfër, e ulët 60-120 20-40 33-66 500-1000 700-1400Shumë e varfër, ulët < 60 <20 <33 <500 <700

E lartë>20

Shumë e pasur > 600 >300 >498 >4000 >5600E pasur 360-600 120-300 200-498 3000-4000 4200-5600Mesatare, normale 180-360 60-120 100-200 2000-3000 2800-4200E varfër, ulët 90-180 30-60 50-100 1000-2000 1400-2800Shumë e varfër, ulët < 80 <30 <50 <1000 <1400

Tokat me csc më të ulët se 20 janë toka me humbje të mëdha të elementëve ushqyes dhe quhen toka me deficit të lartë ushqimor, kërkohet plehërim me sasi të mëdha të plehut organik.

Raporti magnez/potas (Mg/K)

Analizat kimike të tokës mundësojnë llogaritjen e vlerës së raportit Mg:K. Për një ekuilibër më të mirë në favor të zhvillimit të bimës, ky raport duhet

të jetë 2-5. Vlerat më të ulta se 2 tregojnë për mungesë magnezi, ndërsa vlerat më të larta se 5 tregojnë për mungesë të elementit potas.

Ky raport duhet të mbahet në nivele optimale për shkak se tek kultivarët e hardhisë, veçanërisht tek kultivarët e tavolinës, nga prishja e këtij ekuilibri fillon tharja e rrënjëve, frenjave dhe e veshulëve.

Raporti karbon/azot (C/N)

Raporti karbon/azot është një tregues mjaft i rëndësishëm dhe i dobishëm që nxirret nga analizat e tokës, vlera optimale e të cilit duhet të jetë rreth 10.

Page 111: VRESHTARIA

111

Vreshtaria

Nëse ky raport është më i ulët se 10, tregon për tendencë mineralizimi të lëndës organike, shpërbërje të shpejtë dhe humbje të saj. Nëse ky raport ka vlera më të larta se 10, tregon për një shpërbërje të ngadaltë të lëndës organike.

Përmbajtja e azotit total në tokë

Azoti është elemnti ushqyes më i rëndësishëm, shpesh deficitar për shkak të shpëlarjes dhe humbjes së lehtë të tij. Burimi kryesor i azotit është lënda organike e tokës e cila shpërbëhet nga mikroorganizmat e tokës që e shndërrojnë atë nga forma organike në inorganike.

Azoti i asimilueshëm gjendet në format inorganike, jonet NH4+, NO3

-, dhe shumë pak në formën NO2

-. Në tokat bujqësore, përmbajtja normale e azotit është 1.5-2%. Meqenëse azoti është element shumë i lëvizshëm, nuk është e mundur të hartohet një bilanc plehërimi për një periudhë të gjatë, prandaj duhet plehëruar shpesh me plehra azotike.

Fosfori i asimilueshëm në tokë

Tokat më të përshtatshme për kultivimin e vreshtave janë ato me përmbajtje 30-35 ppm P2O5. Për interpretimin e saktë të rezultateve duhet të bëhet dallimi i tokave acide nga ato neutrale dhe alkaline pasi efekti i përmbajtjes nuk është i njëjtë.

Për tokat acide përdoret metoda “Bray e Kurtz”. Në toka të tilla, fosfori është i lidhur nga format e patretshme të fosfatit të aluminit dhe fosfatit të hekurit dhe, ndonëse nga analiza dalin vlera të larta, në të vërtetë bimët vuajnë nga mungesa e fosforit.

Tabela 28. Klasifikimi i tokave sipas përmbajtjes së fosforit të asimilueshëm

Klasifikimi mg/kg (fosfor)

Toka me përmbajtje shumë të ulët 0-10

Toka me përmbajtje të ulët 10-20

Toka me përmbajtje mesatare 20-30

Toka me përmbajtje përmbajtje të lartë 30-40

Toka me përmbajtje shumë të lartë (toka shumë të pasura) >40

Tabela 29. Korrigjimi me metodën Olsen për tokat alkaline

Emërtimi mg/kg(pakorrigjuar)

mg/kgE korrigjuar

Toka me përmbajtje shumë të ulët 0-10 0-5

Toka me përmbajtje të ulët 10-20 5-10

Toka me përmbajtje mesatare 20-30 10-15

Page 112: VRESHTARIA

112

Vreshtaria

Toka me përmbajtje përmbajtje të lartë 30-40 15-20Toka me përmbajtje shumë të lartë (toka shumë të pasura) >40 >20

Në tokat alkaline, fosfori është i padisponueshëm për shkak të formës së

patretshme të fosfatit të kalciumit. Treguesit e analizës korrigjohen me metodën “Olsen” dhe kjo bëhet për të përcaktuar nivelin e fosforit të asimilueshëm.

Potasi

Tokat paraqiten të ndryshme për sa i takon përmbajtjes së potasit. Në tokat bujqësore, përmbajtja e potasit varion nga 1.5-3%, ndërsa në tokat e pakultivuara përmbajtja e potasit varion nga 0.15-4%.

Ndryshe nga fosfori dhe azoti, potasi gjendet kryesisht në forma minerale, inorganike. Potasi i asimilueshëm nga bimët nuk është më shumë se 1-1.2% e rezervës potenciale të tokës (potasit total).

Themi se toka është e varfër me potas kur ka < 2% K, e mesme kur ka 2-5% dhe e pasur kur ka >5 % (% c.s.c)

Për të ndërhyrë në rregullimin e bilancit të potasit, bazohemi në përmbajtjen e magnezit dhe më pas në vlerat e raportit Mg/K. Konsiderohen si toka të mira për mbjelljen e vreshtave ato toka ku vlerat e raportit Mg/K është 2-5. Kur kjo vlerë është <2, duhet korrigjuar përmbajtja e magnezit. Kur vlera e ketij raporti është >5, kemi një përmbajtje të lartë të magnezit në tokë, në këtë rast duhet ndërhyrë me plehra për të rritur shkallën e përvetësimit të potasit.

Mikroelementët në tokë

Ndonëse ndodhen në sasi shumë të vogla në tokë, mikroelementët janë njëlloj të rëndësishëm si dhe makroelementët. Mikroelementët formohen nga alterimi fiziko-kimik i shkëmbit tokëformues. Mikroelementët mund të vijnë gjithashtu edhe nga përdorimi i pesticideve, ujrat industriale, plehrat kimike dhe mbeturinat urbane.

Përmbajtja e lëndës organike dhe niveli i pH ndikojnë në gjendjen dhe në shkallën e asimilimit të mikroelementëve. Lënda organike e tokës ndikon duke rritur sasinë dhe shkallën e shfrytëzimit të mikroelementëve.

Pehashi acid dhe alkalin, ndikon negativisht në thithjen e mikroelementëve nga bima për shkak të krijimit të komponimeve të patretshme

Përmbajtja e kriprave në tokë, dëmtimi nga teprica e kriprave në tokë

Teprica e kriprave në tokë shkakton dëmtimin e organeve vegjetative të hardhisë. Nga përqëndrimi i lartë i kriprave në tokë shkaktohen ndryshime të thella tek ngjyra dhe treguesit e tjerë të gjethes. Ngjyra e gjetheve ndryshon nga e gjelbër

Page 113: VRESHTARIA

113

Vreshtaria

në blu, gjethja rrudhoset dhe fillon nekroza e buzëve, majës së nervaturave dhe pjesa anësore e lobeve të gjethes.

Shtimi i përqëndrimit shkakton rritjen e presionit osmotik mbi kufijtë optimalë, si rrjedhim bimët nuk janë më në gjendje të thithin ujin dhe kështu fillojnë të hfaqin shenja vyshkje.

Është provuar që përmbajtja e lartë e natriumit pengon thithjen e kalciumit, magnezit dhe potasit. Grumbullimi i lartë i borit, natriumit dhe joneve të tjera në shtresën e rizosfers shkaktojnë toksicitet për sistemin rrënjor dhe bimën. Toksiciteti i kriprave mbi bimën vjen nga dëmtimi i qëndrueshmërisë së membranave qelizore si rezultat i përqëndrimit të lartë të kriprave. Toleranca e hardhisë ndaj kriprave varet nga lloji i kripës, kultivari dhe nënshartesa. Nënshartesa më tolerante është 1103P dhe më pak e qëndrueshme është SO4.

Më të ndjeshme ndaj përqëndrimit të lartë të kriprave janë speciet amerikane, ndërsa më rezistente janë hardhitë e species Vitis vinifera.

Tabela 30. Rezistenca e llojeve ndaj përqëndrimit të klorureve

Emërtimi Përmbajtja e klorureve (%)

SO4 0.4

Rupestris du lot 0.5

779 dhe 140Ru 1

1103P dhe Vitis vinifera 1.5

Kloruret dhe sulfatet, kur gjenden në përqëndrime të larta në tokë, konsiderohen si kripra të dëmshme. Hardhitë e rritura durojnë përmbajtjen e tyre deri në 0.006% NaCl, deri në 0.1% MgSO4 dhe 0.005-0.001 Na2CO3.

1. 4. Organizimi i territorit

Ndarja e territorit në njësi më të vogla bëhet duke u nisur nga kufiri rrethues, pjerrësia, relievi, kundrejtimi dhe mbi të gjitha nga rrjeti rrugor i cili duhet të jetë sa më funksional.

Ndarja e sipërfaqes (parcelizimi) synon të krijojë kushte afërsisht të njëjta brenda një parcele. Kjo ndihmon që të mbillet në çdo parcelë një kultivar i caktuar, që të zbatohen me efikasitet dhe në të njëjtën kohë proceset teknologjike si dhe vjelja, sipas destinacionit të caktuar.

Krijimi i ngastrave duhet të ulë dhe të mënjanojë rrezikun nga gërryerjet dhe shpëlarjet.

Po kështu, krijohen njësi më të vogla duke filluar nga masivi, që mund të jetë një sipërfaqe e madhe, blloqet që zakonisht janë 10 herë më të vogla, dhe parcelat që janë akoma edhe më të vogla.

Page 114: VRESHTARIA

114

Vreshtaria

Të gjitha këto njësi hidhen në letër milimetrike (plan vendosje) duke krijuar kështu skicën me format e parcelave sipas figurave gjeometrike të krijuara (drejtkëndësh, paralelopiped, trekëndsh etj) ku gjatësia e tyre duhet të jetë 3-5 herë më e madhe se gjerësia.

1. 5. Vendosja e rrjetit rrugor dhe ujitës

Rrjeti rrugor duhet të bashkërendohet me rrjetin e kanaleve antierozive, njëkohësisht dhe me kanalet ujitës dhe kullues. Rrugët duhet të ndërtohen në mënyrë të atillë që të lejojnë gjatë gjithë vitit futjen pa problem të mjeteve mekanike dhe mjeteve të transportit. Sipërfaqja e përgjithshme e rrugëve duhet të zërë jo më shumë se 5-6% të sipërfaqes. Rrugët nuk duhet të kenë më shumë se 8% pjerrësi.

Rrugët kryesore duhet të jenë 8-10 m të gjera dhe ndërtohen ndërmjet blloqeve. Rrugët dytësore janë 6-8 m të gjera dhe projektohen dhe ndërtohen ndërmjet parcelave. Rrugët e brendshme duhet të kenë gjerësi deri në 3 m, projektohen dhe ndërtohen brenda parcelës, në varësi të relievit. Këto rrugë lehtësojnë qarkullimin e mjeteve, kryerjen e punimeve, transportin e brendshëm, etj. Rrjeti ujitës dhe kullues duhet të projektohet dhe të realizohet duke i vendosur kanalet paralel me rrugët. Tubat e shkarkimit dhe urat e vogla duhet të vendosen para ndërtimit të rrugëve. Për sipërfaqet me pjerrësi deri në 5%, akset e kanaleve vendosen në përputhje me akset e rrugëve. Në sipërfaqet me pjerrësi 5-14%, kanalet kullues dhe ujitës vendosen sipas izoipseve, me një pjerrësi horizontale 1-3%, e cila lehtëson largimin e ujrave. Në sipërfaqet me pjerrësi mbi 15% merren masa për sistemimin e terrenit në brezare. Brezaret (tarracat) ndërtohen sipas izoipseve me pjerrësi 1-2%, skarpatat ndërtohen jo më të larta se 1-1.5 m, gjerësia e brezareve duhet të jetë sa shumëfishi i distancës midis rreshtave. Në sipërfaqet me pjerrësi mbi 25% nuk duhen ndërtuar brezare sepse ka humbje të madhe të sipërfaqes së tokës nga skarpata si dhe kërkohet shumë punë për gërryerjen dhe lëvizjen e dherave.

Në sipërfaqet e pjerrta duhet të ndërtohen kanale antierozive dhe breza pyjorë mbrojtës duke i vendosur ato pingul me drejtimin e pjerrësisë dhe drejtimin e erërave kryesore.

1. 6. Përcaktimi i strukturës varietore

Zgjedhja e kultivarëve duhet të bëhet në varësi të kushteve ekologjike, veçorive biologjike të kultivarëve, drejtimit të prodhimit, kushteve të agropërpunimit, tregut, etj.

Në zonat e larta të vreshtarisë zgjidhen kultivarë me periudhë të shkurtër vegjetacioni dhe qëndrueshmëri të lartë ndaj të ftohtit.

Në të njëjtën zonë, kultivarët e hershëm vendosen në faqe me kundrejtim verior (sepse janë sipërfaqe më të freskta), ndërsa kultivarët me pjekje të vonë duhet të mbillen në faqet me kundrejtim nga jugu dhe perëndimi.

Në tokat e shëndosha e të thella vendosen kultivarët e tavolinës dhe ata për prodhimin e verës për konsum të brendshëm. Në sipërfaqet e pjerrta dhe të ndriçuara

Page 115: VRESHTARIA

115

Vreshtaria

mirë vendosen kultivarë me rendiment më të ulët dhe që grumbullojnë më shumë sheqer e që përdoren për prodhimin e verërave për eksport.

Zgjedhja e gabuar e një kultivari, vendosja e tij në një parcelë të gabuar përsa i përket mikroklimës, cilësive të tokës, ekspozicionit, lartësisë mbi nivelin e detit, sjell dështimin e investimit dhe punës së kryer. Parcela është njësia më e vogël e vreshtit. Në çdo parcelë vendoset një ose dy kultivarë të ngjashëm lidhur me kërkesat ndaj tokës dhe teknologjisë, me periudhë lulëzimi dhe pjekje të njëjtë, destinacion të njëjtë, etj. Brenda blloqeve duhet të vendosen kultivarë të përafërt sa i takon kërkesave të tyre ndaj klimës, tokës dhe teknologjisë së kultivimit. Po kështu, duhen vlerësuar me kujdes faktorët që ndikojnë në strukturën varietore të vreshtave me destinacion prodhimin e rrushit për konsum të freskët (tavolinë), duke synuar vargëzimin e prodhimit, bazuar në biologjinë e kultivarit, kohën e vjeljes, ruajtjes dhe tregtimit. Në tabelën e mëposhtme është dhënë mundësia e sigurimit të prodhimit të freskët nga fusha e hapur dhe serrat e mbuluara me plasmas gjatë periudhës qershor-dhjetor.

Tabela 31. Pjekja dhe furnizimi i tregut sipas kultivarëve (në 10 ditorë)

KultivariQershor Korrik gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor

1 2 3 1 2 3 1 2 3 1 2 3 1 2 3 1 2 3 1 2 3

Cardinal + + + + + + +

Matilde + + + + + + +

Victoria * + + + + + + + +

Black Mag * + + + + +

Incrocio 1 * + + + + +

Sub. Seedl * + + + + +

Centenial S. + + + + +

Big Perlon + + + + +

Mchele Pal * + + + +

Sugraone S * + +

Regina Bia. + + +

Daën Seed. + + +

VCR 16 Seed + +

Italia * + + + + + + + + + + + + + +

Red Globe * + + + + + + + + + +

Thomp. S * + + + + + + + + + + + +

Grims. Seedl + + + + + +

Page 116: VRESHTARIA

116

Vreshtaria

Ruby Seedl + + + + +

Black Pearl * + + + + +

Në Itali dhe vende të tjera të Europës po punohet për të futur në përdorim kultivarë të rinj dhe mënyra të reja kultivimi që sigurojnë prodhim të hershëm që në muajin maj për të zëvendësuar prodhimin e hershëm që vjen nga Izraeli, Egjipti, Tunizia dhe Spanja (Colapietra, M., 2004).

2. Punimet përgatitore në ngastrat e caktuara për vresht

Toka e caktuar për krijimin e vreshtit të ri, i nënshtrohet një sërë ndërhyrjesh që kanë si qëllim krijimin e një shtrati të përshtatshëm për zënien, rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të hardhisë.

Vreshtat e rinj krijohen në toka të pjerrta që shpesh janë të mbuluara me shkurre e bimë të larta të cilat kërkojnë një sërë ndërhyrjesh, ku më kryesoret janë:

2. 1. Shpyllëzimi, pastrimi i territorit dhe nivelimi sipërfaqsor

Përpara se toka të punohet qilizëm, e gjithë sipërfaqja duhet të shpyllëzohet dhe të pastrohet nga rrënjët, shkurret, trungjet, gurët dhe mbeturinat e tjera të dëmshme për sistemin rrënjor të hardhisë.

Pas pastrimit të gurëve dhe mbeturinave, bëhet nivelimi i gjithë sipërfaqes. Sipërfaqja e shpyllëzuar, pastruar dhe niveluar, duhet të mbillet për 2-3 vjet

radhazi me kultura bujqësore prashitese ose leguminoze, para se të mbillet vreshti.

2. 2. Punimi i thellë (qilizëm)

Punimi i thellë (qilizëm) është një nga hallkat më të rëndësishme të teknologjisë së kultivimit të vreshtave. Punimi qilizëm mund të kryhet me traktorë të fuqishëm ose me krahë. Nëpërmjet punimit qilizëm përzihen horizontet sipërfaqsore të tokës në thellësi 80-100 cm. Ky punim përmirëson strukturën dhe vetitë fiziko-kimike të tokës, rrit përshkueshmërinë dhe kapacitetin ujëmbajtës, përmirëson kushtet e ajrimit dhe të ngrohjes në shtresat e thella (Sotiri, P., etj, 1972).

Gjatë punimit qilizëm, farat dhe rizomat e barërave të këqija bien në thellësi të tokës duke humbur mundësinë për të mbirë në vitin pasardhës.

a) Mënyra e realizimit të punimit qilizëm

Toka kërkon një punim qilizëm të plotë e të thellë në të gjithë sipërfaqen. Pavarësisht nga lloji i tokës, duhet hequr dorë nga punimi qëlizëm i pjesshëm, që shpesh është përdorur në tokat ranore, gurishtore dhe skeletike.

Page 117: VRESHTARIA

117

Vreshtaria

Punimi qilizëm i plotë është punimi i gjithë sipërfaqes dhe, në këtë rast, shtresat e tokës bëhen më uniforme dhe krijohen kushte për një qarkullim optimal të ujit dhe elementëve ushqyes. Kjo praktikë ka efektivitet dhe siguri më të lartë për prodhimtarinë dhe jetëgjatësinë e vreshtit.

Punimi qilizëm me krahë është shumë i kushtueshëm, nëse marrim në konsideratë faktin që një punëtor mund të realizojë vetëm 4-5 m2/ditë.

Figura 28. Kryerja e punimit qilizëm me traktor (F Voci)

Punimi me mjete mekanike realizohet me traktor të fuqishëm në thellësin 80-100 cm.

b) Koha kryerjes së punimit qilizëm

Punimi qilizëm mund të realizohet në çdo kohë të vitit, mjafton që të përfundojë 2 muaj përpara mbjelljes së fidanëve. Mbjellja e fidanëve kryhet në vjeshtë dhe/ose në pranverë, në varësi të klimës së zonës dhe tipit të tokës.

Nëse mbjelljet do të bëhen në pranverë, punimi qilizëm duhet të bëhet në vjeshtë.

c) Thellësia e punimit qilizëm

Punimi qilizëm duhet të bëhet në thellësi më të madhe se thellësia e shtrirjes së masës kryesore të rrënjëve të hardhisë.

Në vreshtat me moshë 10-15 vjeçare, masa kryesore e sistemit rrënjor shtrihet në thellësi 20-60 cm, një pjesë e madhe shtrihet deri në 80 cm, ndërsa rrënjë të veçanta shkojnë deri në 1.5 m, në varësi edhe të tipit të tokës.

Në përgjithësi, masa kryesore e sistemit rrënjor zhvillohet në thellësin 20- 80 cm.Thellësia e punimit qilizëm varet edhe nga kushtet e lagështirës tokësore. Në zona të thata, me qëllim që të rritet kapaciteti ujëmbajtës dhe që sistemi

rrënjor të stimulohet që të shkojë në drejtim të ushqimit dhe rezervave ujore më në thellësi të tokës, bëhen punime më të thella.

Në zona e rajone me kushte të mira lagështire tokësore, me reshje dhe mundësi të mira ujitje, thellësia e punimit qilizëm mund të jetë më e vogël (60-80 cm).

Page 118: VRESHTARIA

118

Vreshtaria

Mbjellja e vreshtit në një tokë që nuk është bërë punimi qilizëm shfaq probleme serioze që në vitet e para (vitet 4-5) pas mbjelljes. Me kalimin e viteve këto shqetësime vijnë duke u shtuar deri në dështimin e plotë të vreshtit.

3. Plehërimi bazë (përpara mbjelljes së vreshtit)

Në sipërfaqen e tokës së punuar dhe niveluar, shpërndahet plehu organik, plehrat minerale fosfatike dhe potasike, si dhe një sasi e plehut azotik në formën e uresë.

Figura 29. Shpërndarja e plehut organik në tokën e punuar qilizëm (F Voci)

Toka e caktuar për ngritjen e vreshtit të ri duhet të plehërohet me 400-500 kv/ha pleh organik të kalbur mirë, 15-18 kv/ha pleh fosfatik në formë superfosfati, 8-10 kv/ha pleh potasik në formë sulfat potasi, 3-4 kv/ha pleh azotik në formë ureje.

Pas punimit qilizëm kryhet nivelimi dhe shkrifërimi sipërfaqsor i tokës

Figura 38. Pamje nga plugimi i dytë dhe lesimi i tokës së caktuar për vresht (F Voci)

Page 119: VRESHTARIA

119

Vreshtaria

Më pas, shpërndahet plehu organik, supërfosfati dhe ureja dhe përmbysën me anë të plugimit të dytë në thellësin 25-30 cm.

Pas plugimit të dytë, kryhen 1-2 lesime që kanë për qëllim shkrifërimin sipërfaqsor, nivelimin më të mirë dhe mbrojtjen nga barërat e këqija.

Asnjë lloj ndërhyrje tjetër e mëvonshme nuk e zëvendëson efektin dhe rolin që ka plehërimi bazë mbi jetëgjatësinë dhe prodhimtarinë e vreshtit në vite.

4. Mbjellja e vreshtit

4. 1. Distancat e mbjelljes

Në tokat e sheshta dhe tokat pak të pjerrta të zonës fushore, rreshtat vendosen në largësi 2-2.4 m, ndërsa bimët vendosen në largësi 1-1.2 m, duke siguruar kështu 3500-5000 bimë/ha.

Në zonën kodrinore dhe paramalore me pjerrësi relativisht të madhe, rreshtat mund të vendosen në largësi 1.6-1.8 m, ndërsa bimët 0.8-1 m.

Kultivarët e rrushit për tavolinë nuk duhen kultivuar në spalier vertikale, rendimenti dhe cilësia e duhur arrihet nëse këta kultivarë mbahen në formë tende me cung të lartë

Mbillen duke përdorur distancat 3x3, kështu sigurohen 1100-1300 bimë/ha dhe synohet për një rendiment mesatar 250-300 kv/ha

Para mbjelljes, duhet të bëhet piketimi sipas drejtimit të rreshtave. Rekomandohet që:

- Në zonat fushore, në toka të sheshta, rreshtat të vendosen në drejtimin veri-jug.- Në tokat e pjerrta, rreshtat vendosen sipas izoipseve, me një pjerrësi 1-3% .

Figura 30. Piketimi i ngastrës, vendosja e rreshtave dhe bimëve (A Cartechini)

Distancat ndërmjet rreshtave dhe bimëve varen nga kultivari, toka, relieve, nënshartesa dhe destinacioni i prodhimit.

Page 120: VRESHTARIA

120

Vreshtaria

4. 2. Mënyra e mbjelljes së fidanit

Në tokën e vreshtit të parapërgaritur dhe të piketuar hapen gropat për mbjelljen e fidanëve

Gropat hapën me përmasa 50 x 50 x 50 cm. Para mbjelljes, fidanëve ju hiqen rrënjët e dëmtuara, krasitet sharmënda e

mbishartesës duke e lënë vetëm me dy tre sytha dhe vendosen në ujë për 12-24 orë që fidanat të fitojnë turgorin e humbur. Për të realizuar vendosjen më të shpejtë të kontaktit të rrënjëve me tokën, bëhet banjëzimi i fidanëve duke i zhytur në tretësirë pleh organik + argjilë në raport 1:1.

Në gropë hidhet pleh organik, potasik dhe fosforik (quhet plehërimi shoqërues). Zakonisht, përdoren 10-15 kg/gropë pleh organik, 200-250 gr superfosfat dhe

80-100 gr pleh potasik, të cilët përzihen me dheun e fundit të gropës. Afati optimal i mbjelljes për zonat e ftohta veriore dhe verilindore është

periudha shkurt-mars, por jo më vonë se 15 prill.Për zonën e ulët e të ngrohtë, mbjellja duhet të bëhet në periudhën dhjetor-

janar, jo më vonë se 15 mars. Mbjellja e fidanit bëhet në mënyrë që pika e shartimit të jetë 5-7 cm mbi sipërfaqen

e tokës. Kontakti i pikës së shartimit me tokën sjell daljen e rrënjëve nga mbishartesa. Për të realizuar një kontakt sa më të mirë të fidanit me tokën, gjatë mbushjes së

gropës, dheu duhet të ngjishet lehtë me këmbë.Mbjellja përfundon duke e sistemuar dheun mbi sipërfaqen e gropës në formë

të një gjysëmharku.

Figura 31. Mënyra e mbjelljes së fidanit të hardhisë (P Sotiri)

Gjatë dy muajve të parë pas mbjelljes, sipërfaqja e tokës së gropës pëson një ulje të lehtë, dhe bashkë me tokën ulet edhe fidani. Nëse e lëmë dheun rrafsh me

Page 121: VRESHTARIA

121

Vreshtaria

tokën, pas uljes së sipërfaqes së gropës do të krijohet një gropë e vogël (në formë gjysëmharku nga poshtë), e cila mbushet dhe qëndron si një pellg me ujë gjatë gjithë dimrit dhe pranverës, duke bërë që nga lagështira e tepërt të asfiksohet sistemi rrënjor dhe të ndodhë shpëlarja e tokës në zonën e sistemit rrënjor.

Duhet të evitohet mbjellja e fidanëve në ditë me ngrica dhe reshje shiu. Menjëherë pas mbjelljes, duhet të bëhet ujitja me nga 3-4 litra ujë/rrënjë.Pas mbjelljes, paralelisht me rritjen e bimëve, kryhen shërbimet agroteknike

si prashitje të shoqëruara me plehërim plotësues, luftimi i barërave të këqija, trajtime kimike kundër vrugut dhe hirit, vendosja e sistemit mbështetës, krasitjet e gjelbra, etj.

5. Shërbimet pas mbjelljes

Vreshti hyn në prodhim 3-4 vjet pas mbjelljes. Gjatë kësaj periudhe duhet të kryhen shërbimet agroteknologjike të mëposhtme:

1. Kontrolli i zënieve bëhet 2-3 javë pas mbjelljes. Bimët që kanë dështuar duhet të zëvendësohen që në fillim të vegjetacionit. Kontrolli i dytë bëhet një muaj më vonë (prill-maj).

2. Zvjerdhjet kryhen dy herë gjatë vitit të parë. Zvjerdhja e parë bëhet kur lastarët kanë nxjerrë 5-6 gjethe, ndërsa e dyta nga fundi i muajit gusht. Qëllimi final i tyre është eleminimi i rrënjëve të zhvilluara nga mbishartesa dhe i lastarëve që mund të zhvillohen nga nënshartesa.

3. Plehërimet dhe ujitjet. Gjatë vitit të parë bëhen 2 plehërime plotësuese të shoqëruara me prashitje. Plehërimi i parë bëhet kur lastarët kanë zhvilluar 6-8 gjethe dhe i dyti një muaj më vonë. Ujitja e vreshtit në kushtet e klimës dhe tokës së Shqipërisë është e domosdoshme, pasi në periudhën maj-tetor bien mesatarisht 140-240 mm shi, sasi kjo e pamjaftueshme për nevojat biologjike të bimës së hardhisë.

4. Plotësimi i boshllëqeve bëhet duke përdorur fidanët rezervë të cilët mbahen në fidanishte nën shërbime intensive.

5. Kontrolli për pastërtinë varietore bëhet gjatë muajve korrik-gusht, ku hiqen bimët që nuk kanë tiparet e kultivarit bazë.

6. Krasitjet e gjelbra konsistojnë në heqjen e sqetulloreve (qershor-korrik) dhe pincimin e majave të lastarëve në fund të muajit gusht. Këto masa synojnë në drunjëzimin më të mirë të lastarëve, formimin e shpejtë të cungut, rritjen e qëndrueshmërisë së sharmendave ndaj të fohtit (ngricave), etj.

7. Vendosja e sitemit mbështetës të përhershëm. Lloji i sitemit mbështetës, mënyra e ndërtimit dhe materialet që përdoren varen nga skema e mbjelljes, sistemi i krasitjes, forma e mbajtjes së vreshtit, relievi, tipi i tokës, etj.

Mënyra më e përhapur e mbajtjes së vreshtave është spaliera vertikale ku teli i parë shtrihet në lartësinë e trupit të bimës, ndërsa telat e tjerë 40-50 cm larg nga njëri-tjetri.

Page 122: VRESHTARIA

122

Vreshtaria

Figura 32. Vendosja e bandierave tek spaliera vertikale (A Colapietra)

Teli i dytë dhe i tretë mund të vendosen nga të dyja anët e bandierit, paralel me njëri-tjetrin me qëllim futjen e lastarëve të rinj ndërmjet tyre. Kjo lehtëson edhe përdorimin i mjeteve mekanike, përmirëson ndriçimin dhe zvogëlon punën për lidhjen e lastarëve.

Figura 33. Vresht i vitit të parë me spalier të përfunduar (L Susaj)

6. Shmangia e praktikës së mbjelljes vresht pas vreshti

Mbjellja vresht pas vreshti sjell lodhjen e tokës për shkak të shfrytëzimit të njëanshëm të elementëve ushqyes në tokë, infeksioneve, mbetjeve toksike që nxjerrin rrënjët e nënshartesave të vjetra, etj.

Rrënjët e nënshartesave që mbeten në tokë pas shkuljes apo dëmtimit nga ngricat bëhen pengesë serioze për rimbjelljen e kësaj toke me hardhi për shkak të toksinave të ndryshme të cilat kërkojnë një kohë relativisht të gjatë për t’u tretur.

Duhet të kalojnë të paktën 6-7 vjet sa për të përmirësuar cilësitë dhe strukturën e tokës nëpërmjet mbjelljes së kulturave prashitëse njëvjeçare apo shumëvjeçare dhe më pas mund të mbillet vreshti i ri.

Page 123: VRESHTARIA

123

Vreshtaria

Nëse duhet të mbjellim patjetër vresht pas vreshti (jemi në një situatë pa alternativë tjetër), atëherë duhen respektuar rregullat e mëposhtme :

1. Të bëhet punimi i qilizëm i tokës, grumbullimi, largimi dhe djegia me kujdes e mbeturinave të rrënjëve dhe bimëve të vjetra.

2. Të përdoret nënshartesë e ndryshme nga ajo e përdorur më parë.3. Rreshtat duhet të vendosen në mesin e rreshtave të vreshtit të mëparshëm. Duhet të zgjidhet me kujdes nënshartesa më rezistencë më të lartë se sa

nënshartesa paraardhëse (është fjala për rezistencën ndaj nematodave dhe filokserës).

Page 124: VRESHTARIA

124

Vreshtaria

VI. PUNIMET E PËRVITSHME TË TOKËS SË VRESHTAVE

1. Rëndësia e punimeve të përvitshme

Punimet e përvitshme të tokës së vreshtit kanë të bëjnë me disa ndërhyrje të domosdoshme që realizohen me forma dhe mjete të ndryshme në varësi të kohës, relievit, qëllimit të kultivimit dhe kushteve të ambjentit.

Nëpërmjet punimeve të përvitshme të tokës së vreshtit sigurohet: - Përmbysja dhe zhdukja e farërave dhe rizomave të barërave të këqija të

cilat thithin sasi të konsiderueshme uji dhe lëndësh ushqyese, rrisin koeficientin e evapotranspirimit të ujit si dhe janë strehuese dhe bimë ndërmjetëse për mjaft sëmundje dhe dëmtues të hardhisë.

- Sigurohet grumbullimi dhe ruajtja më e mirë e lagështirës në tokë. Punimet e tokës gjatë periudhës së dimrit dhe pranverës rritin rezervat ujore në tokë dhe shkallën e shfrytëzimit të elementëve ushqyes që ndodhen të tretura në tretësirën tokësore.

- Sigurohet ajrim më i mirë, qarkullimi dhe këmbim më i mirë i oksigjenit dhe gazit karbonik. Ajrimi i mirë i tokës ka rëndësi në normalizimin e proceseve të nitrifikimit të lëndës organike të cilët ndikojnë në rritjen e sasisë së azotit në forma lehtësisht të asimilueshme nga rrënjët

- Ndihmojnë në zhdukjen e mjaft sëmundjeve dhe dëmtuesve nëpërmjet përmbysjes në thellësi të formave të tyre dimëruese dhe infektive.

Punimi i tokës në vreshta ndryshon nga punimi i tokës së mbjellë me kultura të tjera bujqësore për shkak se shtresa sipërfaqsore që punohet çdo vit përmban shumë pak rrënjë sepse hardhia i shtrin rrënjët më në thellësi dhe jeton për 25-30 vjet në të njëjtin vend.

1. 1. Mënyrat e mbajtjes së tokës

Në varësi të rajonit gjeografik, kushteve ekonomike, tipit të tokës, sipërfaqja e tokës së vreshtit mund të mbahet në tre të ashtuquajtura ”sisteme të mbajtjes së tokës”.

1. Sistemi i lëndinës, që zbatohet kyesisht në tokat e pjerrëta dhe në tokat humusore. Në këtë rast, shtresa e barit lihet të zhvillohet për të frenuar fenomenin e erozionit. Në vendin tonë zbatohet vetëm në rastin e pjergullave afër banesës, pjergullat e bahçes.

Page 125: VRESHTARIA

125

Vreshtaria

a) b)Figura 34 . a) mbjellja e mesrreshtave me graminor; b) mbajtja ugarë (L Susaj)

2. Sistemi i mulçirimit, përfshin mbulimin e tokës me bar të kositur, mbulimin me kashtë ose me plasmas të zi. Në këtë mënyrë ruhet lagështira, kursehen punimet për luftimin e barërave të këqija, etj.

3. Sistemi i ugarit, toka mbahet gjithnjë e punuar nëpërmjet plugimit, kultivimit, frezimit, etj.

4. Mbjellja e mesit të rreshtave me bimë tokëmbuluese, graminor dhe bishtajor (Festuka sp, Poa sp, Lolium sp, Trifolium sp, etj).

1. 2. Punimet e thella

Punimet që kryhen periodikisht në vresht janë të shumta që nga punimi i thellë i tokës, prashitjet, punimet mes rreshtave, etj.

Punimi i thellë i tokës së vreshtit bëhet në thellësin 30-35 cm. Para punimit hidhen plehrat organike, fosfatike dhe potasike të cilat përmbysen në thellësinë e punimit, sa më afër shtrirjes së sistemit rrënjor.

Plugimi i zakonshem i tokës ndërmjet rreshtave bëhet me mjete mekanike. Toka plugohet ndërmjet rreshtave në periudhën e vjeshtës së vonë ose në pranverën e hershme. Thellësia e plugimit ndërmjet rreshtave në pranvere është 15-20 cm, ndërsa në vjeshtë 20-25 cm.

Punimi qilizëm ndërmjet rreshtave zbatohet në tokat e rënda të cilat duan një shkrifërim më të mirë të tokës në në thellësi 40-60 cm. Ky punim bëhet një herë në 3 vjet, duke përdorur për tërheqje traktorë të fuqishëm me goma. Zakonisht, në mesin e rreshtave, plugohet një rrip toke me gjerësi 1-1.2 m.

1. 3. Punimet e cekëta (frezimet dhe prashitjet)

Në punimet e cekta të tokës së vreshtit futen prashitjet, kultivimet dhe diskimet që kanë si qëllim kryesor luftimin e barërave të këqija, prishjen e kapilaritetit, uljen e avullimit të ujit, përmbysjen e mirë të plehrave kimike që përdoren në plehërimin plotësues, etj.

Page 126: VRESHTARIA

126

Vreshtaria

Prashitja me krah në drejtim të rreshtit kryhet gjatë vegjetacionit dhe përfshin vetëm zonën e rreshtit në të dyja anët e bimës, në një rrip toke me gjerësi të përbashkët 80-100 cm ( 40-50 cm në çdo anë të bimës). Zakonisht bëhen dy-tre prashitje, një në vjeshtë dhe 1-2 në pranverë-verë. Prashitjet bëhen me krah, me shatë ose capë. Prashitjet bëhen në thellësi 10-12 cm. Në prashitjen e pranverës, dheu tërhiqet nga rreshti i bimëve në drejtim të mesit të rreshtave, ndërsa në prashitjen e vjeshtës, dheu tërhiqet në drejtim të rreshtit të bimëve. Duhet të shmangen prashitjet në kohë me shi dhe me lagështirë të tepërt.

Prashitja mes rreshtave me mjete mekanike. Zakonisht mesi i rreshtave mbahet gjithnjë i punuar. Kjo realizohet duke kryer 3-4 frezime në thellësi 8-10 cm. Prashitja e mesit të rreshtave mund të bëhet edhe nëpërmjet diskut duke rritur gjerësinë në mënyrë që punimi të kryhet me një kalim.

Përdoren mjete (disqe dhe freza) me tirante anësor të cilët shmangin cungun e hardhisë dhe bëjnë të mundur punimin e tokës edhe ndërmjet bimëve në rresht pa rrezikuar damtimin e cungut të hardhisë.

2. Punimet në varësi të kohës së kryerjes së tyre

Sipas kohës kur kryhen punimet në vresht, mund të ndahen në punime të vjeshtës, pranverës dhe verës.

Punimi i vjeshtës kryhet pas vjeljes së rrushit, gjithnjë para fillimit të reshjeve të gjata që karakterizojnë periudhën vjeshtë-dimër. Punimi i vjeshtës ka shumë rëndësi për vreshtat mbi ujë dhe për ato me mundësi të kufizuara ujitje. Ky punim bën të mundur shkrifërimin dhe ajrimin e mirë të tokës dhe ndihmon në grumbullimin dhe ruajtjen e rezervave ujore gjatë periudhës së dimrit (Harizaj, P., 2009).

Nëpërmjet punimit të vjeshtës realizohet edhe përmbysja e larvave dhe sporeve të mjaft dëmtuesve dhe sëmundjeve, përmbysja e farave të barërave të këqija, etj.

Punimi i tokës në vjeshtë rekomandohet vetëm për tokat e sheshta dhe pak të pjerrta.

Punimi i pranverës bëhet pasi kanë përfunduar të gjitha punimet e tjera të periudhës, si krasitja dimërore, lidhjet e sharmendave, tendosja e telave, trajtimet dimërore, etj. Koha më e përshtatshme për kryerjen e punimit të pranverës në zonat fushore është periudha janar-shkurt, ndërsa në zonën malore kryhet në shkurt-mars, dhe duhet të përfundojë 1-2 javë para fillimit të fryrjes së sythave.

Punimet shkrifëruese kryhen gjatë periudhës së verës. Në pranverën e vonë dhe gjatë gjithë verës, toka e vreshtave mbahet në gjendje të shkrifërur dhe e pastër nga barërat e këqija. Për këtë qëllim, sipas nevojës, gjatë vegjetacionit bëhen shkrifërime të tokës. Prashitjet luftojnë barërat e këqija, sidomos gramin, tallën dhe manaferrën.

Punimet gjatë vegjetacionit kryhen me freza të pajisura me sensorë anësorë elastikë që mbrojnë cungun e hardhisë nga dëmtimi dhe ndihmojnë që të punohet edhe pjesa e tokës që ndodhet ndërmjet bimëve (toka në drejtim të rreshtit).

Page 127: VRESHTARIA

127

Vreshtaria

VII. PLEHËRIMI I VRESHTAVE

1. Plehërimi i tokës së vreshtave

Hardhia kultivohet për disa vjet rresht në të njëjtën tokë dhe gjatë kësaj periudhe ajo shfrytëzon në mënyrë intensive dhe të njëanshme elementët ushqyes të tokës. Hardhia, njëlloj si dhe kulturat e tjera drufrutore, ka kërkesa të veçanta ndaj përmbajtjes së lëndëve ushqyese në tokë. Është llogaritur se 1 ha vresht me zhvillim dhe rendiment mesatar merr (largon) nga toka çdo vit 90-120 kg azot, 40-50 kg fosfor dhe 100-150 kg potas (Sotiri, P., 1972).

Largimi i përvitshëm dhe i njëanshëm i sasive të konsiderueshme të elementëve ushqyes shkakton varfërimin e tokës dhe të ashtuquajturën “lodhjen e tokës” nga kultivimi monokulturë.

Plehërimi bëhet për të rregulluar këtë deficit të krijuar dhe për të mbajtur në nivelet e nevojshme përmbajtjen e lëndës organike dhe kriprave minerale në shtresën ku shtrihet pjesa më e madhe e sistemit rrënjor.

1. 1. Plehërimi i tokës së vreshtave të reja

Hardhia, në 1-2 vitet e para pas mbjelljes shfrytezon elementët ushqyes nga plehrat e përdorur në plehërimin bazë dhe plehun e përzierjes së gropës (plehërimi shoqërues apo i lokalizuar). Megjithatë është i domosdoshëm edhe plehërimi i përvitshëm i vreshtave të reja me sasi të limituara plehu. Deri kur vreshti të hyjë në prodhim, duhet të plehërohet me plehra kimike, duke përdorur këto doza orientuese.

- Pleh azotik (nitrat amoni) 150-200 kg/ha.- Pleh fosforik (superfosfat) 250-300 kg/ha.- Pleh potasik (sulfat potasi) 150-200 kg/ha.

1. 2. Plehërimi i tokës së vreshtave në prodhim

Plehërimi bazë. Në vreshtat e ngritura në tokat subargjilore përdoren 350-400 kv/ha pleh organik. Në tokat gurishtore, skeletike, subranore, përdoren doza më të larta, 400-500 kv/ha. Plehu organik, fosfatik dhe azotik (në formën e uresë) hidhen në sipërfaqen midis rreshtave dhe përmbysen nëpërmjet plugimit në thellësin 20-25 cm. Plugimi duhet të kryhet në pranverën e hershme. Plehrat shpërndahen në një sipërfaqë që ka formën e rripit të tokës në gjatësi të rreshtit, në distancë 35-40 cm larg nga bima.

Page 128: VRESHTARIA

128

Vreshtaria

Plehërimi me plehra azotike bëhet çdo vit duke përdorur 90-100 kg/ha lëndë aktive N, në vreshtat pa mundësi ujitje, dhe 120-130 kg/ha lëndë aktive N, në vreshtat e ujitshme Plehërimi me plehra fosfatike bëhet çdo vit duke përdorur 80-100 kg/ha lëndë aktive P2O5, në vreshtat pa mundësi ujitje, dhe 130-140 kg/ha lëndë aktive P2O5, në vreshtat e ujitshme

Plehërimi me plehra potasike bëhet çdo vit duke përdorur 50-60 kg/ha lëndë aktive K2O, në vreshtat pa mundësi ujitje, dhe 100-110 kg/ha lëndë aktive K2O, në vreshtat e ujitshme (dozat e lartpërmendura janë orientuese).

Figura 34. Skema e shpërndarjes së plehut në plehërimin bazë (F Voci)

2. Plehërim plotësues i vreshtave

2. 1. Plehërimi plotësues rrënjor

Plehërimi i parë duhet të kryhet pak përpara fillimit të lulzimit, në këtë periudhë bima ka nevojat maksimale për azot. Përdoret 1,5 kv/ha nitrat amoni, nuk duhet përdorur ureja. Përdoret edhe plehu kompleks NPK-15:15:15 në dozën 3 kv/ha

Plehërimi i dytë duhet të kryhet në përfundim të rritjes intensive të kokrres, fillimi pjekjes

Duhet të hidhen 50 kg/ha lendë aktive fosfor dhe 20-25 kg/ha lendë aktive potas

2. 2. Plehërimi gjethor

Bëhet me bioplehera të pasuruar me mikro dhe makroelementë që stimulojnë fotosintezen dhe trashjen e kutikulave të gjethes, rritë prodhimin dhe rezistencën e bimës ndajë sëmundjeve

Page 129: VRESHTARIA

129

Vreshtaria

Në rastin e mungeses së borit

Bori thithet nga tretësira tokësore dhe fiksohet në indet e bimës nga ku leviz shumë ngadalë. Mungesa e tijë shoqërohet me zverdhje të gjetheve dhe rritje të kufizuar dhe të deformuar të ndernyjeve të lastarve.

Në raste të tilla duhet të ndalohet plehërimi me doza të larta azoti dhe të ndërpriten krasitjet e renda.

Ndërhyrjet kimike konsistojnë në trajtimin gjethor me tretësirë të SOLUBOR (B2O3, 67 % duke përdorur tretësirën 0,25 % (250 gr/100 litra ujë)

Trajtimet kryhen përpara dhe pas lulzimit, përdoren 6-7 kg/ha.Kripa e borit SOLUBOR është kompatibel me preparatet e tjera kimike, ajo

tretet lehtë në ujë. Në rast se simtomat e mungeses së borit janë të renda, atëherë trajtohet toka me BORAKS (B2O3, 34 %) duke përdorur 40-60 kg/ha ose me SOLUBOR 20-25 kg/ha, ose duke përdorur FERTIBOR (B2O3, 48 %) në dozën 30-50 kg/ha.

Në rastin e mungeses së potasit

Mungesa e potasit ndeshet më rrallë në vreshtat e vendit tonëPleherimi i njëanshem me azot pengon thithjen e K nga tretësira tokësoreNë rast mungese, ndërhyhet duke bërë sperkatje gjethore me klorur potasi në

përqendrimin 1-2 %

Në rastin e mungeses së hekurit

Mungesa e hekurit shkakton klorozën karakteristike të mezofilit të gjetheve, ndërsa nervaturat e gjethes ngelen të gjelbra

Kjo ndodh tek tokat me pehash të lartë ku teprica e kalciumit pengon thithjen e hekurit për shkak të gjendjes së tijë në forma (komponime) të pa tretshme

Edhe në tokat me lagështirë të tepërt, hekuri gjendet në forma të pa tretshme, përpasojë ka mungesë të këtij elementi që shoqërohet me klorozë të gjetheve dhe shkatërrim të bimës.

Në rastet e mungeses së këtij elementi, bëhet plehërimi i tokes me vatra me kripëra të hekurit (Kelate të hekurit) duke përdorur 20-22 kg/ha

Me klatet e hekurit kryhen edhe 2-3 sperkatje gjethore në intervale kohore nga 10-15 ditë trajtimi nga trajtimi. Për sperkatje përdoret përqendrimi 0,2 % (200 gr/100 l ujë)

Në rastin e mungeses së magnezit

Mungesa e magnezit takohet më shpesh në tokat e lehta, tokat acide dhe tokat e varfëra në lendë organike.

Page 130: VRESHTARIA

130

Vreshtaria

Mungesa e magnezit shoqërohet edhe me mungesen e kalciumit.Kjo dukuri favorizohet nga lagështira e tepërt dhe plehërimi i tepruar me

plehëra potasike (K).Raporti potas/magnez në gjethet e hardhive që vuajnë nga mungesa e magnezit

është një vlerë >15, ndërsa vlera e këtij raporti në gjethet e hardhive në kushte normale ka vlerat 6-8.

Për të korrigjuar këtë anomali, nderhyhet duke korrigjuar pehashin e tokës nëpërmjet gelqerizimit

Spërkatja gjethore kryhet duke përdorur sulfat magnezi në dozën0,5% (500 gr/100 l ujë).

Në rast se për mbrojtjen kimike ndajë vrugut dhe hirit, përpara lulzimit përdorim preparation Acrobat 0,3% (300 gr/100 l ujë), magnezi i preparatit ndikon pozitivisht në shtimin e klorofiles dhe përmirësimin e ngjyres dhe shëndetit të gjetheve dhe të krejt bimës

Në rastin e mungeses së azotit

Mungesa e azotit shoqërohet me zbehje të ngjyres së gjetheve dhe renje të rendimentit të fotosintezes.

Shpesh jemi të detyruar të ndërhyjmë me spërkatje gjethore për një korrigjim dhe veprim më të shpejtë të azotit.

Spërkatja gjethore kryhet me tretësirë ureje duke përdorur dozën 0,8-1% (0,8-1kg/100 l ujë).

Në rastin e mungeses së kalciumit

Korrigjohet duke kryer gelqerizimin e tokes me rreth 30-40 kv/ha gelqere të shuar.Ndërsa spërkatja gjethore mund të kryhet duke përdorur nitratin e kalciumit në

dozën 0,8-1% (0,8-1 kg/100 l ujë).

Në rastin e mungeses së fosforit

Korrigjohet duke kryer plehërimin e tokës me plehëra fosforike (supërfosfat, DAP etj).

Ndërsa krrigjimi i shpejtë nepërmjet sperkatjeve gjethore mund të kryhet duke përdorur fosfatet (janë kripëra monoamoniake me pH të ulët, = 2-3) në dozën 05-06%

Në rastin e mungeses së zinkut

Mungesa e zinkut shkakton simptoma të tilla si lastarë me ndërnyje të shkurtëra, gjethe të vogla dhe me ndertim asimetrik, gjethet kanë dhembëzim të theksuar anash.

Page 131: VRESHTARIA

131

Vreshtaria

Evitohet duke kryer sperkatje gjethore me Sulfat zinku 0,8-1% (0,8-1 kg/100 litra ujë).

Kryhen dy sperkatje, e para dy javë përpara lulzimit, kështu favorizohet normaliteti i pjalmimit dhe pllenimit dhe lidhjes së kokrrave. Ndërsa sperkatja e dytë kryhet, përseritet një javë pas lulzimit.

Nëse simptomat janë me vatra, kryhet plehërimi i tokës me sulfat zinku duke përdorur 400-500 gr sulfat për çdo bimë.

Në rastin e mungeses së manganit

Mungesa e manganit shkakton rritje të ngadaltë, formimin e gjetheve të vogla e të zbehta. Kjo ndodh sepse në prani të manganit dy valent aktivizohet enzimen AIA-oksidazë e cila vepron duke mundësuar sintezen e auksines (AIA) duke filluar nga aminoacidi triptofan. Kjo ndikon në normalitetin e rritjes vegjetative të lastarve, gjetheve dhe rrenjëve.

Mungesa e e këtij elementi në vreshta, rregullohet duke kryer 2 trajtime kimike me preparatin Acrobat (para dhe pas lulzimit), krahas mbrojtjes së bimëve nga vrugu, preparati acrobat (Dimetomorf) përmban edhe elementet mangan dhe magnez të cilet ndikojnë në rritjën e sasis së klorofiles dhe në përmirësimin e shëndetit të bimës.

3. Trajtimi i vreshtave me fitorregullatorë

3. 1. Qëllimi i përdorimit të fitorregullatorëvenë vreshtari

Fitohormonet (hormonet bimore) janë substanca që bima i prodhon në sasi tepër të vogla, ndërsa veprojnë si enzima duke modifikuar, përshpejtuar apo ngadalësuar procese të veçanta fiziologjike, veprojnë dhe reagojnë larg majave të rritjes ku ato formohen.

Fitohormonet janë përbërje organike me origjinë endogjene, ndërsa ato që përdoren në praktikë për stimulimin e rrënjëzimit, etj, janë fitohormone sintetike (me origjinë ekzogjene). Përdorimi i fitorregullatorëve në vreshtari dhe pemëtari është mundësuar falë studimit të përbërjes dhe natyrës së veprimit të tyre në qelizat dhe indet e bimëve.

Përdorimi i fitorregullatorëve sintetikë, si auksinë, giberelinë,citokininë, acidi absicik, etileni, etj, kanë dhënë efekte të dobishme, njëlloj sikur dhe përdorimi i fitorregullatorëve endogjenë natyrorë.

Efekti i fitorregullatorëve nuk është i lidhur ekskluzivisht me masën e përdorimit, por varet nga periudha në të cilën përdoret.

Kështu që nga i njëjti produkt mund të përfitohen efekte të ndyshme në varësi me fazën fiziologjike në të cilën fitorregullatori përdoret.

Është mirë të propagandohet efekti pozitiv i përdorimit të fitorregullatorëve në drejtim të përmirësimit të treguesve të prodhimtarisë dhe cilësisë së prodhimit.

Page 132: VRESHTARIA

132

Vreshtaria

Përdorimi i fitorregullatorëve ka dhënë rezultate të dukshme në disa drejtime, si:Në zvogëlimin e rënies (rrëzimit) të frutaveTek kultivarët e tavolinës, rrëzimi i kokrrave sjell efekte mjaft negative në

drejtim të sasisë se prodhimit dhe pamjes tregtare. Fitorregullatorët ndikojnë në frenimin e rrëzimit të kokrrave duke vonuar formimin e një shtrese qelizash që shkaktojnë ndarjen, rënien e luleve të pllenuara, si rrjedhim bishti i lules forcohet dhe krijohen veshulë me më shumë kokrra.

Për të shkaktuar partenokarpinë (rrush pa fara)Aplikimet e para të fitorregullatorëve për të provokuar formimin dhe zhvillimin

e kokrrave të rrushit në mungesë të fekondimit kanë filluar që në vitet 1936-1938. Nga përdorimi i tyre, përfitohen fruta pa fara meqë fitorregullatori stimulon zhvillimin e frutit edhe në rastin kur nuk kryhet fekondimi.

Për të rregulluar numrin e kokrrave për veshulTek kultivarët e tavolinës, janë përdorur fitorregullatorë për të ulur numrin e

kokrrave në nivelet e pranuara me 70-100 kokra/veshul. Kjo ndihmon dhe lehtëson punën për rrallimin e kokrrave me dorë. Rrallimi i frutave ndikon në përmirësimin e ngjyrës, përmasave dhe cilësinë e kokrrës. Fitorregullatori më i përdorur për rrallimin e frutave është acidi alfa-naftalen acetik. Për fitorregullatorët tolerohet mbetje deri në 0.2 ppm.

3. 2. Fitorregullatorët më të përdorur

Auxinat

Kanë natyrë acide, nxitin ndarjen e shpejtë të qelizave dhe rritjen e organeve. Auxinat janë nga të parat substanca që janë përdorur në vreshtari dhe pemëtari për të stimuluar kallusimin, rrënjëzimin, etj.

Giberilinat

Janë substanca të identifikuara tek kërpudhat Giberella fujikuroi dhe Sphaceloma manihoticola. Giberilinat luajnë një rol të rëndësishëm në zgjatjen e qelizave dhe indeve bimore, që ndikojnë pozitivisht në vegjetacionin e bimës. Rritja dhe zhvillimi i frutave, madhësia e tyre ndikohet nga prania e farave për të cilat mendohet se janë qendra e sintezës së giberilinave, por edhe trajtimi me fitohormone sintetike jep të njëjtin efekt që japin fitohormonet e sintetizuara nga farat.

Kjo është provuar nga përdorimi i rreth 50 tipeve të giberelinës sintetike. Ekonomikisht është më i përdorur acidi giberilik GA_3. Kohët e fundit po përdoren edhe giberilinat e tipit GA_4 dhe GA_7, të veçanta ose në përzierje.

Përdorimi i giberelinës GA_3 në fazën e lulëzimit shkakton tharjen kimike dhe rrallimin e tepruar të lulërisë, për pasojë zhvillohen veshulë të deformuar e me pak kokrra. Faza më e përshtatshme për trajtimin e hardhisë me acid giberilik, me

Page 133: VRESHTARIA

133

Vreshtaria

përqëndrim 40-60 ppm, është periudha 2 javë pas rënies së petlave të lules, atëherë kur kokrrat kanë arritur diametrin 3-5 mm.

Figura 35. Trajtimi me acid giberelik, 2 javë pas pllenimit (M Colapietra)

a) b)Figura 36. Dallimi ndërmjet bimës së trajtuar(1) dhe patrajtuar(2) (M Colapietra)

Trajtimet me giberelina jo vetëm rregullojnë numrin e kokrrave/veshul dhe përmirësojnë përmasat dhe pamjen tregtare të veshulit, ndikojnë fuqimisht edhe në përmirësimin e treguesve kimikë, psh rritet përmbajtja e sheqerit në kokërr.

Citokininat Janë substanca të pranishme në bimë që stimulojnë ndarjen e qelizave,

forcimin dhe rritjen e frutave, vonojnë degradimin e indeve të shtratit të lules si

Page 134: VRESHTARIA

134

Vreshtaria

dhe përmirësojnë ruajtjen e frutave pasi ulin ndjeshëm intensitetin e frymëmarrjes. Shumë citokinina endogjene dhe egzogjene derivojnë më shumë nga adenina.

Midis citokininave sintetike më e njohura është 6-benziladenina. Të pakta janë citokininat që aktualisht kanë përdorim praktik në vreshtari dhe pemëtari.

Citokininat përdoren duke i përzier me rregullatorë të tjerë.Citokinina 6-BA, e vetme ose e përzier me giberilinë GA_4 dhe GA_7, ka

dhënë rezultate të dukshme në rritjen e kokrrës dhe në rritjen e sintezës së klorofilit që pasohet me një sipërfaqe gjethore më të madhe dhe me ngjyrë më intensive krahasuar me variantet e patrajtuara.

Intervali i kohës nga një trajtim në tjetrin duhet të jetë 20 ditë, ndërsa trajtimi i parë mund të kryhet nga momenti i fillimit të rritjes së vezores së pllenuar.

Cianamida e hidrogjenit

Në vendet tropikale është e njohur praktika e përdorimit të cianamidës së hidrogjenit e cila ka efekt të drejtpërdrejtë në ndërprerjen e periudhës së gjumit të hardhisë dhe nxitjen e fillimit të vegjetacionit. Kjo pasohet me përshpejtim të fazës së lulëzimit dhe pjekje të parakohshme të rrushit të tavolinës.

Në studimet e kryera në Itali, ka rezultuar se trajtimi i vreshtit (kultivari “Matilde”), me cianamidë hidrogjeni në përqëndrim 4% ka rezultuar në përshpejtimin e pjekjes me 22 ditë.

Inhibitorët

Inibitorët janë një grup substancash që formohen në mënyrë natyrale tek lulet dhe frutat. Shumë prej tyre janë identifikuar dhe studiuar duke i veçuar nga lulet dhe frutat. Një nga inhibitorët natyralë më të studiuar është acidi absisik (ABA). Inhibitorët nuk përdoren në vinokulturën e rrushit të tavolinës.

Madje edhe etileni që favorizon rritjen dhe pjekjen e frutave, në vreshtari ka përdorim të kufizuar.

Biostimuluesit

Biostimuluesit janë substanca të përbëra nga përzierje të hormoneve, mikroelementëve, aminoacideve, peptideve, polisakarideve, vitaminave dhe përdoren në spërkatjen gjethore përpara dhe pas lulëzimit. Përdorimi i biostimulantëve nëpërmjet trajtimit gjethor ndihmon që lulja të kalojë me sukses stresin ambjental në rastet e të ftohtit dhe kjo ndodh për shkak të ndikimit të biostimulantëve në rritjen e metabolizmit të lules dhe të krejt bimës.

Të tjera substanca si aminoacidet dhe peptidet, ekstaktet vegjetale, etj, luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen dhe qëndrueshmërinë e bimëve duke favorizuar trashjen e kërcellit, perikarpit të frutave, rritjen e përmbajtjes së sheqerit, rritjes së kokrrave si dhe përshpejtimin e pjekjes dhe vjeljes së prodhimit.

Page 135: VRESHTARIA

135

Vreshtaria

3. 3 Trajtimet për përshpejtimin e fillimit të vegjetacionit

Qetësia dimërore e sythave tek hardhia i dedikohet prezencës së inibitorëve të rritjes (ABA, acid absicik) të cilët provokojnë ngadalësimin, uljen e ritmeve të aktivitetit metabolik (Fregoni, 1998). Nga fillimi i shtatorit deri në fund të tetorit, sythat janë në gjendje gjumi për shkak të sasive të mëdha të ABA që ndodhet në sytha.

Nga fundi tetorit deri në fund të nëntorit, temperaturat fillojnë të ulen, njëkohësisht ulet edhe sasia e ABA endogjen në sytha. Nga java e fundit e nëntorit deri në mes të janarit kemi fazën e fundit të gjumit natyror që kontrollohet nga faktorë të brendshëm.

Pas kësaj periudhe, çelja e sythave nuk pengohet më nga faktorë të brendshëm (acidi absikik-ABA), por nga temperatura e ulët e ambjentit të jashtëm (Fregoni, 1998).

Sythet që të mund të çelin, kanë nevojë të gjenden në një periudhë të caktuar nën ndikimin e temperaturave të ulëta.

Metoda për të vlerësuar evoluimin e gjendjes së gjumit është ai i propozuar nga Ëeinberger, bazuar mbi numërimin e orëve që bima ka kaluar me temperatura më të ulta se +7°C në periudhën kohore 15 tetor deri me 15 janar.

Janë bërë vrojtime për shumën e orëve me temperaturë nën +7°C, të vrojtuara sipas metodës Ëeinberger në periudhën 1997-2000.

Nga vrojtimi ka rezultuar se koha, periudha e trajtimit me temperaturë të ulët është e ndryshme në vite të ndryshme, dhe kjo ka rëndësi më të madhe për rastin e kultivimit në kushtet e fushës së mbrojtur.

Janë vërejtur gjithashtu ndryshime ndërmjet muajve të studiuar tetor, nëntor, dhjetor dhe janar, njëkohësisht janë vërejtur ndryshime edhe ndërmjet viteve.

Kohëzgjatja e periudhës së të ftohtit ka variuar nga 860 orë, në 1998-1999, në 478 orë në vitin 2000 që rezultoi dhe viti më i ngrohtë.

Studimi mbi muajt tregon se numri më i madh i orëve me të ftohtë është në muajin dhjetor. Shpesh në ambientet shumë të nxehta ku kultivohen vreshtat për rrush tavoline, koha e duhur me të ftohtë nuk është në nivelin e duhur, për pasojë zgjatet qetësia dimërore.

Kjo pasohet me rënie të numrit të sythave të çelur në pranverën e ardhshme gjë që ndikon në uljen e sasisë së prodhimit. Në rajone të tilla nevojitet që të bëhet stimulimi i zgjimit të sythave në mënyrë artificiale nga faza e gjendjes së gjumit duke përdorur substanca që favorizojnë mobilizimin e substancave rezervë dhe fillimin e ndarjes mitotike të qelizave.

Janë provuar dhe vlerësuar efektet e cianamidës së hidrogjenit mbi zgjimin e sythave, çeljen e parakohshme të tyre, zvogëlimin e numrit të sythave që nuk çelin apo atyre sythave që çelin duke dhënë lastarë jofrutorë.

Kalimi i fazave dhe periudhave tek bimët është e kushtëzuar nga ambienti në të cilin ato jetojnë dhe kultivohen. Bimët janë përshtatur për t’u zhvilluar në atë periudhë kur kushtet janë të favorshme, ndërsa ulin aktivitetin metabolik, futen në gjendjen e qetësisë në atë periudhë kur kushtet klimatike bëhen jo të favorshme.

Page 136: VRESHTARIA

136

Vreshtaria

Gjendja e gjumit (qetësia dimërore e hardhisë) mund të quhet si pezullim i përkohshëm i aktivitetit vegjetativ dhe prodhues për shkaqe gjenetike dhe natyrore.

Shkaqet apo faktort që influencojnë mbi gjendjen aktive të sytheve janë temperatura, fotoperioda (kohëzgjatja e ndriçimit diellor, mënyra e reagimit të bimës ndaj gjatësi së ditës), intensiteti i ndriçimit diellor, gjendja e elementëve ushqyes në tokë dhe faktorë të tjerë të brendshëm të bimës.

Një ndikim të lartë në zgjimin e sythave ka dhënë përdorimi i acidit absisik i cili ndikon në shtimin e aktivitetit të promotorëve përgjegjes për zgjimin.

Fitorregullatori ndihmon duke normalizuar dhe rritur aktivitetin e sistemit të enzimave mbi pjesë të ndryshme të ADN dhe ARN të cilat ndikojnë në përshpejtimin e ndarjes së membranave qelizore dhe në rritjen e aktivitetit hidrik dhe metabolik të qelizave.

Fitorregullatorët (giberelinat) stimulojnë enzimat hidrolitike, psh stimulojnë krijimin dhe veprimin e enzimës a-amilazë, duke përcaktuar një rritje të mobilizimit të rezervave ushqyese dhe mbi të gjitha një gatishmëri më të madhe të sheqernave të thjeshta për t’u shndërruar në energji për frymëmarrjen dhe gjithë aktivitetin metabolik të bimës.

3. 4. Përdorimi i fitorregullatorëve për zgjimin e sythave

Një nga rrugët për të shpejtuar zgjimin e sythave tek hardhia është shtimi i orëve me temperaturë nën +7°C . Kjo është provuar në rajonin vreshtar të Turit në Bari të Italisë.

Në fillimin e shpërbërjes dhe shndërrimit të sheqernave që shërbejnë si burim energjie për frymëmarrjen, citokininat ndërhyjnë si stimulues të proceseve të ndarjes së membranave qelizore.

Auksinat, edhe pse shtohen në periudhat e mëvonshme, nuk marrin pjesë direkt në zgjimin e sythave, në ndërprerjen e gjendjes së qetësisë, por ndikojnë në zgjerimin e luspave dhe hapjen e sythave vegjetativë dhe frutorë.

Kur sythat ndodhen në gjendjen e qetësisë, që përkon me periudhën korrik-gusht, gjendja e qetësisë i dedikohet prezencës së vogël (në nivele tepër të ulta) të fitorregullatorëve në sytha dhe bimë. Është vërtetuar që në këtë periudhë tek sythat gjendet një sasi shumë e ulët e giberelinës, citokininës dhe auksinës.

Gjatë dimrit, përmbajtja e këtyre fitorregullatorëve në sytha ndryshon. Është konstatuar se pas 15 janarit fillon shtimi gradual i përmbajtjes së giberelinave dhe citokininave që ndikojnë fuqimisht tek shtimi i aktivitetit metabolik.

Gjatë qetësisë dimërore (gjendjes së gjumit), aktiviteti i frymëmarrjes së sythave ndjek një nivel, ka një ritëm në ulje deri në një minimum që korrespondon me gjendjen më të ngadaltë të aktivitetit qelizor dhe më pas shoqërohet nga një etapë tjetër në të cilën ndodh rritja e aktivitetit metabolik të qelizave deri në çeljen e sythave.

Nga pikëpamja biokimike, është konstatuar se hyrja e bimës në gjendjen e qetësisë, shoqërohet me një akumulim, shtim, të disa lloj enzimave si celulaza, pektinaza dhe amilaza.

Page 137: VRESHTARIA

137

Vreshtaria

Fundi i gjendjes së gjumit karakterizohet nga një zvogëlim i përqindjes së amidonit i cili shpërbëhet nga ndikimi i enzimës amilazë, hidrolizohet duke u shndërruar në karbohidrate të lëngshme që shërbejnë si burim energjie për proceset metabolike.

Edhe lëndët e azotuara, aminoacidet dhe peptidet i nënshtrohen fillimit dhe fundit të gjendjes së gjumit, proceseve të akumulimit dhe rimobilizimit.

Në përfundim të dimrit në sytha ndodh pakësimi në maksimum të inhibitorëve, krahas prodhimit dhe shtimit në bimë të giberelinës, citokininës dhe auxinës. Periudha e të ftohtit është një fazë gjatë së cilës vihen në dukje ato procese metabolike që lejojnë sythat që të rimarrin fiziologjikisht kapacitetin për të rifilluar rritjen. Dalja e sythave nga gjendja e gjumit bëhet pas ekspozimit të tyre për një perjudhë kohe të caktuar në kushtet e temperaturave të ulta, pra, pasi plotësohet nevoja e tyre për një periudhë me të ftohtë.

Periudha e qetësisë, mbyllja e aktivitetit të e sythave, është ajo çfarë ndodh dhe i dallon kultivarët dhe speciet që adoptohen me kushtet e reja të ambjenteve të kultivimit apo provat e introduktimit për ato rajone dhe raste kur dimri nuk është aq i gjatë dhe i ftohtë sa për të lejuar një kompletim normal të bimës me kushtet e temperaturës së ulët.

Në kushtet e bimëve të patrajtuara me ndërprerës të qetësisë, rritet numri i sythave të pa çelur, përkundrejt bimëve të tjera të trajtuara ku ka më shumë sytha të çelur, e për pasojë ka më shumë lastarë dhe gjethe.

Tek bimët dhe vreshti i trajtuar me ndërprerës të gjendjes së gjumit, formohen më shumë lastarë dhe lulëri.

Në këto bimë zvogëlohet kohëzgjatja e gjendjes së gjumit, arrihet një uniformitet më i mirë në ritmet e rritjes së lastarëve duke e limituar prirjen për një zhvillim të pabarabartë të sythave dhe lastarëve në gjatësi të sharmendës.

a) b)Figura 37. Pamje e vreshtit të trajtuar gjatë qetësisë dimërore (M Colapietra)

Page 138: VRESHTARIA

138

Vreshtaria

Në të djathtë të figurës 39 a, një rresht është i patrajtuar dhe duket qartë vonesa e zhvillimit të sythave dhe daljes së lastarëve të rinj.

Zgjatja e gjendjes së gjumit të sytheve shoqërohet me vonesa në çeljen e sythave dhe zhvillimin e lastarëve, rritje jo uniforme të lastarëve mbi sharmendë dhe anomali të tjera mbi lulëzimin dhe frutifikimin, ndodh një diferencim më i dobët i sythave, për pasojë do të ketë më pak prodhim në vitin pasardhës, duke formuar kështu më shumë sytha vegjetativë se sytha frutorë. Kjo situatë shoqërohet edhe me anomali në procesin e lulëzimit, anomali që konsistojnë në formimin e dobët të thekëve, abortimin e vezoreve, formimin e lulërive të vogla, prodhim të reduktuar i pjalmit (krijohet pjalm me fertilitet të ulët), për pasojë krijohen veshulë me më pak kokrra, dukuri që shoqërohet me uljen e rendimentit dhe cilësisë së prodhimit.

Mostrajtimi ndikon edhe në kohëzgjatjen e kohës së lulëzimit që shoqërohet me pjekje të shkallëzuar dhe të vonuar të prodhimit, madje në shumë raste, rrushi ka pjekje laramane.

3. 5. Koha dhe mënyra e trajtimit me cianamidë

Nga trajtimi, indet në majën e rritjes së sythave në gjendje gjumi përfitojnë nga rritja e përmbajtjes së auksinës falë shtimit të molekulave hormonike natyrale dhe prekursorëve të triptofanit dhe indolestrakteve që aktivizohen.

Po ashtu, edhe marrja e giberlinës dhe citokininës natyrale dhe të perkursorëve terpenoide lejon një shumim të dukshëm të fuqisë hormonike të rritjes së numrit të qelizave. Kjo fuqi është promotore e “thyerjes” së gjendjes së gjumit duke lejuar reduktimin e përmbajtjes së hormonit inibitor.

Kompania “DEGUSA AG” ka në treg prej disa vitesh një prodhim të veçantë që quhet “DORMEX” që përdoret në të gjitha vendet e botës me klimë të nxehtë ku nuk arrihet numri i duhur i orëve me temperatura të ulta që mundësojnë çeljen e sythave. Kjo substancë përmban 25% lëndë aktive cianamidë hidrogjeni që është një aktivizues i zhvillimit vegjetativ të bimës duke mundësuar ndërprerjen e gjendjes së gjumit dhe duke favorizuar zgjimin vegjetativ të vreshtave të kultivuara në krahinat vreshtare me dimër të butë (rajone me të ftohtë të pamjaftueshëm).

Figura 38. Trajtimi për ndërprerjen e qetësisë dimërore (M Colapietra)

Page 139: VRESHTARIA

139

Vreshtaria

Cianamida thithet me lehtësi nga bima dhe shpërbëhet në pak orë në ure dhe amoniak, si rrjedhojë nuk lë mbetje dhe ndotje në fruta, bimë dhe tokë. Trajtimi me cianamidë kryhet në periudhën 15 dhjetor - 15 janar. Trajtimi është provuar me sukses tek kultivarët për prodhim të hershëm në serra duke arritur një përshpejtim apo vonesë në pjekje prej 20-30 ditësh. Mënyra e kryerjes së trajtimit është dhënë në dy figurat e mëposhtme.

Figura 39. Mënyrat e trajtimit me atomizator dhe nebulizator (M Colapietra)

Trajtimi me cianamidë duhet të kryhet me solucion 4%, duke synuar lagien e të gjithë sythave në mënyrë që preparati të depërtojë tek të gjithë sythat e bimës.

Trajtimi bëhet kryhet me atomizator ose nebulizator menjëherë pas krasitjes.

4. Disa nga efektet e përdorimit të cianamidës (CH2N2) tek kultivarët e tavolinës

Shumë autorë kanë arritur në konkluzione të rëndësishme mbi efektet pozitive të cianamidës së hidrogjenit (CH2N2) mbi përshpejtimin e lulëzimit të vreshtit dhe mbi afatin e pjekjes së rrushit në serra (fushë të mbrojtur).

Kërkimet e kryera në vitin 1998 dhe në vazhdim kanë evidentuar një përshpejtim të kalimit të fazave të para fenologjike, si çelja e sythave, lulëzimi dhe pjekja e rrushit në vreshtat e trajtuara me cianamidë, përkundrejt atyre të pa trajtuara (Colapietra, M., 2004).

Provat e kryera me kultivarin “Black Magic” kanë dëshmuar se cianamida ndikon edhe në intensitetin dhe uniformitetin e ngjyrës së zezë të kokrrës, përkundrejt ngjyrës jo uniforme dhe pjekjes më të vonë të prodhimit tek hardhitë e patrajtuara (Arrigoni, O., 1994).

Njëkohësisht është rritur edhe përqindja e sheqerit. Kështu, tek bimët e trajtuara u mor prodhim me 14.8% sheqer përkundrejt 12.6% sheqer që përmbanin kokrrat e bimëve të patrajtuara.

Page 140: VRESHTARIA

140

Vreshtaria

VIII. UJITJA E VRESHTAVE

1. Domosdoshmëria e ujitjes së vreshtave

Tradicionalisht, hardhia dhe vreshtat nuk janë ujitur. Shumë persona besojnë se ujitja keqëson cilësinë e verës, ndërsa kërkimet shkencore në këtë drejtim kanë vërtetuar të kundërtën. Studiuesit e vreshtarisë kanë arritur në përfundimin se vreshtat duhet të ujiten të pakten deri në momentin kur fillon pjekja (fillimi i ngjyrimit apo zbutjes së kokrrave tek kultivarët me ngjyrë të bardhë).

Në vendet ku tradicionalisht janë prodhuar dhe prodhohen verërat më të mira, si Franca, Italia, Spanja, Portugalia, Afrika e Jugut, Kalifornia, Australia, etj, gjithnjë e më shumë po rritet sipërfaqja e vreshtave që ujiten (Lacirignola, C. & M. Digiaro, 2004).

Nevojat maksimale për lagështirë tek hardhia janë gjatë periudhës së vegjetacionit, veçanërisht, që nga fillimi i rritjes së kokrrave deri në fillim të pjekjes. Numri i ujitjeve, afatet e ujitjes dhe mënyrat e ujitjes janë në varësi të lagështirës së tokës në thellësinë e shtrirjes së rrënjëve, lagështirës ajrore, thellësisë së ujrave nëntokësore, sasisë së reshjeve, temperaturës së ajrit, fazës së zhvillimit, etj.

Për një zhvillim normal të bimës së hardhisë, lagështira e tokës në thellësinë e shtrirjes së masës kryesore të sistemit rrënjor, nuk duhet të jetë më e vogël se 70% e kapacitetit të plotë fushor (Colapietra, M., 2004).

Gjatë vegjetacionit, vreshtit duhet t’i bëhen 2-3 ujitje, sipas rastit (Thomai, F., 2007).

Është provuar që edhe ujitja e kryer pas vjeljes së prodhimit, aplikuar tek kultivarët e hershëm të tavolinës, ndikon në shëndetin dhe qëndrueshmërinë ndaj faktorëve biotikë dhe abiotikë, si dhe në diferencimin e mirë të sythave për vitin pasardhës.

Për t’i garantuar vreshtit nevojat për ujë, duhet të bazohemi në bilancin e ujit në sistemin tokë-bimë-atmosferë dhe në faktorët që ndikojnë në hallkat e këtij cikli.

Në përcaktimin e normës së ujitjes nevojitet vlera e koeficientit të kulturës (Kc) cili përfaqëson lidhjen ekzistuese midis transpirimit maksimal të avullit (ETP) dhe pjellorisë së tokës.

Nevojat e hardhisë për ujë varen nga faza fenologjike, nevojat maksimale janë gjatë rritjes intensive të lastarëve dhe kokrrave.

Për të patur një ide më të qartë, do ta ilustrojmë me një shembull të ujitjes së tendave.

Page 141: VRESHTARIA

141

Vreshtaria

Bazuar në vlerat e koeficientit të kulturës (Kc) të matur me lizimeter, llogaritim nevojën për ujë

Tabela 32. Koeficientët e kulturës së hardhisë sipas muajve

Nr Muajt e vitit Koeficienti i kulturës (Kc)

1 Janar 0.2

2 Shkurt 0.2

3 Mars 0.2

4 Prill 0.3

5 Maj 0.4

6 Qershor 0.5

7 Korrik 0.7

8 Gusht 0.8

9 Shtator 0.8

10 Tetor 0.6

11 Nëntor 0.2

12 Dhjetor 0.2

Tabela 33. Bilanci i lagështirës për ujitjen e vreshtit (Cv. Italia)

Nr Muaji ETP (mm) Kc ETR

(mm)Reshjet (mm)

Bilanci(mm)

1 Janar 45 0.2 9 52.4 + 43.4

2 Shkurt 55 0.2 11 43.6 + 32.6

3 Mars 95 0.2 19 50.4 + 31.4

4 Prill 130 0.3 32.5 33.0 + 0.5

5 Maj 180 0.4 72 31.9 - 40.1

6 Qershor 230 0.5 125 22.4 - 102.6

7 Korrik 270 0.7 189 18.6 - 170.4

8 Gusht 230 0.8 184 22.4 - 161.6

9 Shtator 160 0.8 128 34.0 - 94.0

10 Tetor 100 0.6 60 61.1 + 1.1

11 Nëntor 60 0.2 12 67.1 + 55.1

12 Dhjetor 45 0.2 9 61.2 + 52.2

Totali 1600 - 850.5 498.1 - 352.4

Page 142: VRESHTARIA

142

Vreshtaria

Nga tabela e mësipërme rezulton se rajoni nga janë marrë të dhenat e mësipërme ka bilanc negativ për muajt maj, qershor, korrik, gusht dhe shtator.

Ky bilanc hidrik dëshmon se nevoja hidrike është rreth 352.4 mm ujë vaditës, që do të thotë 3524 m3/ha, teorikisht, kjo sasi uji duhet të kompensohet në mënyrë që kultivari të shprehë sa më mirë potencialin e tij prodhues.

Meqenëse sasia më e madhe e reshjeve bien gjatë muajve të dimrit, ku një sasi e konsiderueshme e tyre nuk përdoret sepse humbet nga rrjedhja sipërfaqsore, praktikisht, duhet menduar për të siguruar një sasi më të madhe të ujit sipas nevojave në muajt dhe fazën që bima ka nevojat maksimale për ujë.

Sasia e ujit që do të përdoret për ujitje është e lidhur ngushtë me gjendjen vegjetative të bimës, përmbajtjen e lagështirës dhe përbërjen mekanike të tokës në shtresën ku shtrihet pjesa më e madhe e sistemit rrënjor të hardhisë (që zakonisht shkon në thellësi 80-120 cm).

Çdo kultivues vreshtash duhet të njohë aftësinë ujëmbajtëse të terrenit (tokës), e cila tregohet nga treguesit e analizës agropedologjike të tokës që kryhet në laborator.

Në laborator analizohen treguesit që ndikojnë drejtpërdrejt në gjendjen e ujit në tokë, si:

- Kapaciteti ujëmbajtës (hidrik) i fushës (CIC)- Koeficienti minimal i përmbajtjes së lagështirës, pika e vyshkjes (PA)- Uji në dispozicion të bimës (AD = CIC - PA), ku AD është poroziteti.- Pesha specifike, densiteti i tokës (C) Duke njohur këta tregues mund të përcaktohet sasia e ujit që nevojitet dhe

momenti i përshtatshëm për ujitjen e vreshtit. Në një tokë subargjilore e mesme, ku kanë rezultuar tregues të tillë, si CIC =

40%, PA = 20%, AD = 20% dhe C = 1.2 , llogaritet që të përdoret një vëllim uji i tillë që të lagë një shtresë toke prej 60 cm, duke e sjellë atë në nivelin e kapacitetit hidrik të fushës.

Figura 40. Marrja e mostrës për analizën e lagështirës së tokës (M Colapietra)

Page 143: VRESHTARIA

143

Vreshtaria

Norma e ujit të përdorur llogaritet sipas një formule shumë e thjeshtë (Colpapietra, M., 2004):

V= (CIC – U) x H x C,ku: V = vëllimi i ujit që nevojitet CIC = kapaciteti hidrik i fushës U = lagështia tokësore në momentin e ndërhyrjes H = shtresa e terrenit që duhet lagur (në rastin tonë 60 cm)C = pesha specifike e tokës.Për rastin që trajtojmë, thjesht duke zbatuar formulën, na rezulton sasia e

mëposhtme: V = (40-30) x 60 x 1.2 = 720 m3/ha.

2. Koha e ujitjes

Ujitjet e hershme japin efekte negative në rritjen dhe zhvillimin e bimëve të hardhisë, pasi ato e dembelosin bimën në përpjekjet e saj për të thithur ujin nga shtresat e thella të tokës. Nëpërmjet ujitjeve të hershme e të vazhdueshme nxitim zhvillimin sipërfaqsor të sistemit rrënjor, si rrjedhim ulet rezistenca e bimëve ndaj thatësirës.

Ujitjet në periudhën 10-15 ditë para pjekjes janë të dëmshme dhe ndikojnë negativisht në treguesit e prodhimit (Sotiri, P., 1977; Susaj, L., 2009).

Për kultivarët e tavolinës bëhen më shumë ujitje se sa për kultivarët e verës (Colapietra, M., 2004).

Për të përcaktuar kohën më të përshtatshme për ujitje, përdoren të dhënat nga analiza për përmbajtjen e ujit në tokë dhe matja e përqëndrimit të ujit në lëngun qelizor.

Matja e përqëndrimit të ujit në lëngun qelizor bëhet mbi gjethet e zhvilluara mirë, përballë veshulit të fundit.

Nëse përqëndrimi i lëngut qelizor është i lartë, psh 16-17%, do të thotë se fuqia thithëse është 17-19 atmosferë, në këto kushte bima ka nevojë urgjente për ujë (Sotiri, P., 1972).

Numri i ujitjeve dhe sasia e ujit të përdorur varet edhe nga tipi i tokës së vreshtit. Në tokat e lehta skeletike bëhen më shumë ujitje se në tokat e rënda, në tokat e

pjerrta bëhen më shumë ujitje se në tokat e sheshta, etj. Ujitja bëhet në mënyrë të tillë që toka të ngopet deri në thellësi 20-60 cm dhe

nuk duhet të kalojë mbi 120 cm. Në rastet e ujitjes me sasira të mëdha, uji i cili depërton në thellësi >120

cm, ndodh largimi i ujit në ujrat e thella nëntokësore dhe shpërlarja e elementëve ushqyes, kryesisht azotit (i cili shpërlahet me lehtësi), duke shkaktuar varfërimin e tokës dhe ndotjen e burimeve të ujit.

Page 144: VRESHTARIA

144

Vreshtaria

2. 1. Koncepti i ujitjes fiziologjike

Koha e ujitjes varet para së gjithash nga nevojat specifike të hardhisë në faza të ndryshme të rritjes dhe zhvillimit. Koncepti i ujitjes fiziologjike, lidhet me varësinë e drejpërdrejtë që ka koha e ujitjes dhe norma e ujitjes, me fazën fenologjike në të cilën ndodhet bima.

Përcaktimi i kohës optimale të ujitjes varet nga e sasia e reshjeve (nga ku llogaritet edhe deficiti hidrik i zonës ku janë mbjellë vreshtat) dhe faza fenologjike e zhvillimit të hardhisë. Ecuria e fazave fiziologjike dhe nevojat e bimës për ujë gjatë këtyre fazave, është përcaktuese për kohën e ujitjes së vreshtave.

Fazat e rritjes intensive të kokrrës dhe pjekjes së sajë, zhvillohen në periudha me reshje të pamjaftueshme, prandaj duhet të ndërhyhet me ujitje.

Në kushte normale, pasi ka kaluar faza e lidhjes së kokrrave, proceset fiziologjike zhvillohen normalisht, sipas specifikave të tyre. Fillimi i rritjes së kokrrës përputhet me zhvillimin e vezores si pasojë e fekondimit. Pas një periudhe të shkurtër kohe në të cilën zhvillimi i vezores rezulton minimal (4-5 ditë pas pllenimit), qelizat fillojnë të shumëzohen me shpejtësi dhe vëllimi i vezores rritet dukshëm. Gjatë kësaj faze, kërkesa për ujë është e lartë. Gjatë kësaj faze, niveli optimal i lagështirës tokësore, lejon formimin e një numri të madh qelizash dhe rritje normale të kokrrës. Në këtë periudhë, përmbajtja e ujit në tokën e vreshtit nuk duhet të zbresë nën 50% të kapacitetit hidrik të fushës. Për kushtet e vendit tonë përkon me fundin e muajit maj - fillimi i muajit qershor dhe nuk përbën shqetësim.

Më pas vjen një fazë tjetër gjatë së cilës ndodh një zvogëlim i përkohshëm i shpejtësisë së rritjes së kokrrës për shkak të një ngadalësimi të fortë të shumimit dhe ndarjes së qelizave. Kjo periudhë zgjat 1-2 javë, kështu përfundon edhe faza e rritjes intensive të kokrrës.

Që nga ky moment fillon faza më delikate e vegjetacionit që ka rëndësi vendimtare për sasinë dhe cilësinë e prodhimit, kjo fazë zgjatë 4-8 javë (sipas kultivarëve) dhe shoqërohet me ndryshime të thella biokimike në kokërr, siç janë reduktimi i aciditetit, rritja e përmbajtjes së sheqerit, aromave, etj.

Gjatë kësaj faze, qelizat e formuara në fazën e mëparshme zgjaten dhe rriten në vëllim për shkak të shtimit të përmbatjes së sheqernave dhe shtimit të përmbajtjes së ujit në vakuola.

Në periudhën fillestare të kësaj faze, duhet të kryhen ujitje të mjaftueshme për të ruajtur një nivel optimal të lagështirës në tokë në mënyrë që të mos shkaktohen çrregullime.

3. Pasojat e mungesës dhe tepricës së ujit në tokë

Pjesa më e madhe e efekteve negative që vijnë nga mungesa hidrike lidhet me ecurinë e proceseve fiziologjike të vegjetacionit dhe akoma më shumë me frutifikimin.

Përsa i përket ciklit vegjetativ, një stres hidrik para çeljes së sythave mund të provokojë vonesa në fillimin e vegjetacionit.

Page 145: VRESHTARIA

145

Vreshtaria

Duke vazhduar gjendjen e mungesës së lagështirës, zhvillimi i filizave vazhdon në mënyre të sforcuar duke u shoqëruar me ndërnyje më të shkurtëra, gjethe më të vogla dhe të keqformuara se në kushte normale.

Pasojat ndihen edhe në fazat e mëvonshme, kështu, lulëzimi zhvillohet në mënyrë anormale, krijohen lulëri të rralla që pasohet me veshulë të dobët e me pak kokrra.

Në rastet me të rënda të streseve hidrike të papritura dhe të zgjatura në kohë, përveç dëmeve sasiore mund të vërehen edhe dëme në cilësinë e prodhimit.

Kjo shfaqet në formën e ndalimit të pjekjes së plotë të rrushit, mungesën e ngjyrës në kokërr, vyshkjen e majës së veshulit dhe kokrrave, etj.

Efektet e mungesës hidrike janë të rënda dhe ndodhin më shumë gjatë periudhës së vegjetacionit, në fillim mbi organet vegjetative, ndërsa pas pllenimit, efektet negative ndikojnë mbi rrëzimin e kokrrave të formuara

Mungesa e ujit gjatë periudhës së qetësisë dimërore, edhe nëse zgjat në kohë, nuk provokon efekte negative mbi fillimin e vegjetacionit dhe mbi rritjen e mëvonshme.

E kundërta ndodh në kushtet e një amullie hidrike (çrregullimi) para daljes së sythave, edhe nëse kjo ndodh për një kohë të shkurtër (4-5 ditë). Kjo ngadalëson aktivitetin e rrënjëve, ndalon rritjen vegjetative dhe mund të provokojë tharjen e bimës.

Edhe teprica e lagështirës redukton nivelin e oksigjenit në tokë, dobëson frymëmarrjen e rrënjëve dhe shkallën e asimilimit të elementëve ushqyes në tokë, duke provokuar edhe tharjen e krejt bimës.

Pas periudhës së lulzimit, ndërhyrjet nëpërmjet ujitjes duhet të jenë në varësi të fazës së zhvillimit dhe kushteve të temperaturës dhe lagështirës së ambjentit.

Duhen evituar ujitjet në kohën e pjekjes. Në këtë fazë, elasticiteti i cipës së kokrrës tenton të zvogëlohet dhe është e dukshme rritja e presionit ozmotik të qelizave. Një temperim i papritur, i menjëhershëm, shkakton plasaritjen e cipës së kokrrës, gjë që shoqërohet me infeksionet ndryshme kërpudhore (kryesisht kalbëzim) dhe me uljen e cilësive teknologjike dhe tregtare të prodhimit.

4. Mënyrat e ujitjes

Ujitja e vreshtave mund të kryhet në disa mënyra:

4. 1. Ujitja me rrëshqitje sipërfaqsore të ujit

Është mënyra tradicionale e ujitjes që përdoret në vreshta, pjergulla dhe erekë që ndodhen afër burimeve natyrore me ujë të bollshëm. Kjo mënyrë kërkon sasi të mëdha uji dhe fuqi punëtore (për të degëzuar dhe shpërndarë ujin në të gjithë sipërfaqen.

Kjo mënyrë shkakton ngjeshjen e lehtë të tokës në tokat e sheshta dhe një erozion të lehtë në tokat e pjerrta.

4. 2. Ujitja me brazda

Është një nga mënyrat më të vjetra që përdoret në vendet me burime të bollshme uji për ujitje. Kryhet duke hapur me plugje apo me krah brazda 25-30 cm të thella

Page 146: VRESHTARIA

146

Vreshtaria

në të dyja anët e rreshtit të hardhive. Uji kalon me rrjedhje të lirë e të ngadaltë nga kanali furnizues në brazda, uji lihet që të ecë ngadalë me qëllim që të ketë kohë për t’u infiltruar në shtresat e thella të tokës.

Punëtori i ujitjes bën thyrje të lehtë të brazdës në drejtim të çdo bime me qëllim që uji të depërtoje më mirë në drejtim të sistemit rrënjor.

4. 3. Ujitja me shpore (tava)

Përdoret për ujitjen e pjergullave dhe tendave. Kërkon sasi të madhe uji. Tek çdo bimë krijohet një gropë me diametër 1-1.5 m dhe thellësi 20-30 cm. Nga kanali apo tubi i ujitjes që kalon në mesin e rreshtave, hapen vija të cekta të cilat furnizojnë gropën (tavën) e hapur rreth bimës. Edhe kjo mënyrë kërkon shpenzime të larta për fuqi punëtore dhe sasi të larta uji.

4. 4. Mikroujitja

Në vreshtari është e zakonshme dërgimi i ujit me pika direkt tek bima nëpërmjet sistemit të quajtur ndryshe mikroujitje. Kjo realizohet nëpërmjet teknikave të reja të ujitjes të cilat konsistojnë në ujitjen e lokalizuar të bimës duke përdorur sasi të reduktuara të ujit.

Mikroujitja ka disa avantazhe: ▪ Ujitet direkt bima duke lënë të thatë pjesën më të madhe të tokës së vreshtit,

kështu kursehet uji dhe ulet infeksioni nga barërat e këqia.▪ Pakësohet humbja e ujit nëpërmjet avullimit dhe rrjedhjes nëntokësore. ▪ Ka një shpërndarje uniforme të sasisë së ujit në kohë dhe për njësi të

sipërfaqes. ▪ Ulet kostoja e fuqisë punëtore në procesin e ujitjes▪ Krijohet mundësia e përdorimit të sistemit të ujitjes edhe për plehërimin e

lëngshëm (Thomaj, F., 2007).▪ Sistemi i mikroujitjes realizon furnizimin e bimës me sasi të vogla, por me

ndërhyrje më të shpeshta, çdo 7 - 15 ditë ujitja nga ujitja.Sistemet më të përdorura të mikroujitjes janë: ▪ Ujitja me pika▪ Ujitja me sprucator Në projektimin e një impianti mikroujitje në vreshtari mbahen parasysh përmasat

e vreshtit, mënyra e kultivimit, përbërja mekanike e tokës ku është ndërtuar vreshti, forma e mbajtjes, lartësia e trupit, kultivari, etj.

Sistemi i ujitjes përbëhet nga tre elementë kryesorë:

1. Burimi i ujit. Burimi i ujit ka rëndësi vendimtare për pastërtinë dhe cilësinë e ujit dhe ndikimin e tij mbi strukturën dhe pjellorinë e tokës. Duhet të përdoret ujë i pastër nga përbërësit kimikë dhe organikë, duhet të ketë përmbajtje të ulët kriprash të dëmshme si dhe përmbajtje të ulët bakteresh e algash që bllokojnë pikalëshuesit. Për të ditur nivelin e përmbajtjes së kriprave dhe shkallën e formimit

Page 147: VRESHTARIA

147

Vreshtaria

të komponimeve të patretshme duhet të bëhen analizat kimike të ujit. Për ujitjen e vreshtave duhet të përdoren ujra me kripëzim të ulët. Ujrat e forta (me përmbajtje të lartë të kriprave) shkaktojnë tepricë të kationeve të Ca, Mg dhe Fe në tokë të cilat ndikojnë në krijimin e formave të patretshme të fosfateve dhe oksidit të hekurit.

Pikalëshuesit mund të bllokohen lehtë nga precipitimi i kriprave të kalciumit dhe oksidit të hekurit. Zakonisht, uji i puseve përmban shumë bikarbonat kalciumi në formën e Ca(HCO3)2.

Nëse tretim plehra amoniakale (psh, ujin amoniakal NH4OH), nga bashkëveprimi i tyre formohet CaCO3 në formë petëzash e grimcash të bardha i cili shkakton bllokimin e pikalëshuesve. Për ujitje preferohet uji i burimeve të hapura me përmbajtje të ulët të kriprave të kalciumit.

2. Qendra e thithjes dhe komandimit. Qendra e thithjes dhe komandimit është vendi ku montohen aparaturat që thithin dhe rregullojnë funksionimin e impiantit duke lejuar kontrollin e sasisë së ujit, plehrave dhe presionit të saktë të ujit që depërton në sistemin e tubave shpërndarës. Funksioni tjetër i rëndësishëm është filtrimi i ujit që dërgohet për tek sistemi i tubave shpërndarës e që përfundon me pikalëshuesit.

Qendra e thithjes dhe komandimit përbëhet nga pompa e thithjes dhe e shtytjes së ujit, filtri i ujit, valvola e daljes, manometri që mat presionin, plehëruesi ku përzihen plehrat, saraçineska që rregullon sasinë e ujit dhe një filtër i dytë për pastrimin përfundimtar të ujit përpara se të kalojë në sistemin e tubave dhe pikalëshuesve.

Uji për ujitje mund të vijë nga puset, nga lumenjtë, liqenet dhe rezrevuarët artificialë. Uji nga puset artizanale ka më pak mbetje mekanike, ndërsa në rastet e tjera (ujrat sipërfaqsore) kërkohet një pastrim dhe filtrim më i mirë.

Filtrimi kryhet me anë të separatorëve hidrociklone dhe filtrave prej granili dhe/ose rrjete. Hidrociklonet realizojnë ndarjen e grimcave ranore, etj, duke përdorur efektin e forcës centrifugale të lëvizjes së ujit.

Filtrat prej granili pengojnë gurët dhe rërën, ndërsa filtrat me rrjetë kanë një trup filtrues të përbërë nga rrjeta metalike të paoksidueshme ose plastike, ose fleta me vrima me seksion të vogël. Këto pajisje janë të lidhura me rrjetin e tubacioneve nga ku uji i filtruar dhe i pasuruar me plehra dërgohet për tek pikalëshuesi.

3. Rrjeti i tubacioneve. Tubat e përdorur në impiantet e ujitjes janë prej polietileni të zi dhe me dimensione sipas llojit dhe pajisjeve të impiantit. Tubat janë fleksibël dhe manovrohen me lehtësi. Ata montohen mbi telin e parë ose mbi strukturën e tendës. Tubat në drejtim të rreshtit kanë një diametër prej 12-20 mm në sistemin me pika dhe 20-32 mm në sistemin me sprucatorë (ky sistem përdoret më rrallë në tendat e kultivarëve për tavolinë).

Në fundin e tyre, tubat mbyllen duke e përkulur apo thyer tubin mbi vetveten dhe duke e lidhur me një unazë prej tubi polietileni me diametër pak më të madh e cila në fund të stinës hiqet duke lehtësuar larjen dhe pastrimin e tubacionit.

Veprimet e mbylljes dhe hapjes së impiantit të ujitjes mund të jenë të automatizuara me anë të valvolave volumetrike me funksionim ciklik. Një

Page 148: VRESHTARIA

148

Vreshtaria

automatizim i plotë mund të fitohet duke përdorur programuesit elektronikë që janë në gjendje të ndjekin automatikisht (pas programimit dhe regjistrimit të veprimeve) fillimin dhe përfundimin e ujitjes, sipërfaqen që do të ujitet, sasinë e ujit dhe të plehut që do të përdoret, etj (Colapietra, M., 2004)

Tek impiantet e ujitjes ekziston rreziku i bllokimit të pikalëshuesve. Shkaqet e bllokimit janë me origjinë fizike (nga grimcat e tokës ose nga mbetjet bimore), kimike (nga precipitimet e karbonatit të kalciumit dhe magnezit, sulfatit të kalciumit, hidroksideve të hekurit, etj), grimcat e plehrave në rastin e vreshtave të integruara, etj.

Për të eleminuar këto pengesa duhet të bëhet filtrim i saktë i ujit, shpërlarja e rrjetit të tubacioneve me ujë duke përdorur presion të lartë, trajtime kimike për të evituar precipitimin e karbonateve, gjithnjë pa shkaktuar ndotje të ujrave dhe tokës

Substanca më e përdorur për shpërlarjen e sistemit të tubacioneve është hipokloriti i natriumit i cili e ul pH duke ndihmuar edhe në pakësimin e precipitatit të karbonateve, ndërsa për të parandaluar bllokimin nga algat, bëhet trajtimi i sistemit me sulfat bakri.

Në fund të stinës së ujitjes shpërlahet i gjithë sistemi për 4-6 minuta duke përdorur tretësirë ujore acid klorhidrik 0.5%.

Mikroujitja mund të jetë me pika ose me sprucatorë.

a) Ujitja me pika

Karakterizohet nga përdorimi i pikalëshuesve prej të cilëve uji del me një presion dhe shpejtësi shumë të reduktuar.

Dhënia e ngadaltë e sasisë së ujit lejon një infiltrim gradual e të mirë të ujit në tokë, duke përrmirësuar kështu efikasitetin e ujitjes, evitohen humbjet e ujit nga rrjedhjet nëntokësore apo sipërfaqsore.

Në sistemin e ujitjes me pika përdoren disa lloje pikatoresh (pikalëshuesish), si: - pikatore me labirinth ku uji bën një rrugë të tërthortë për të reduktuar

presionin. - pikatore me grykë ku uji përshkon një rrugë të shkurtër përmes një vrime të

vogël duke e ulur shpejtësinë në një dhomë më të qetë. - pikatore me rrugë të gjatë e të ngushtë ku uji bën një rrugë të gjatë e të

ngushtë- pikatore me fugë ku uji kryen lëvizje rrotulluese deri sa të arrijë tek dalja me

një shpejtësi e presion të reduktuar.Tubat ujësjellës dhe pikalëshuesit vendosen në mënyrë të atillë që të laget mirë

pjesa ku shtrihet sistemi rrënjor i bimës. Pikalëshuesit montohen mbi një tub φ 12-20 dhe shërbejnë për të lëshuar ujin

në mënyrë të programuar e në formë pikash afër secilës bimë. Diametri i sipërfaqes së njomur nga çdo pikalëshues është në varësi të tipit të tokës. Kështu, i njëjti pikalëshues që lëshon të njëjtën sasi uji, tek toka e lehtë

gurishtore lag një sipërfaqe të vogël me diametër 25 cm, në tokat e mesme 60 cm, ndërsa tek toka e rëndë 110 cm (Thomaj, F., 2007)

Page 149: VRESHTARIA

149

Vreshtaria

Numri i pikalëshuesve që lëshojnë ujin afër bimës varet nga distanca e mbjelljes. Në mbjelljet e shpeshta, kur distanca mes bimëve është 0.8-1.3 m, lihet vetëm

një pikalëshues për bimë. Nëse distancat e mbjelljes do të ishin 2 m x 2 m apo 2.5 m x 2.5 m, për çdo bimë duhet të lihen nga dy pikalëshues, nga një në çdo anë, duke i montuar 0.8-1.2 m larg njëri-tjetrit.

Nëpërmjet sistemit të ujitjes me pika bëhet edhe plehërimi plotësues. Kjo realizohet duke tretur në ujë plehra kristalorë të përqëndruar me elementët

N, P, K në raportet 150-20-150 ppm, etj. Plehërimi i parë bëhet gjatë lulëzimit, kur bima ka kërkesat maksimale për azot. Në periudhën e mëvonshme, pak para fillimit të pjekjes, bima ka më shumë

nevojë për elementët fosfor dhe kalium të cilët treten në ujë dhe shpërndahen në plehërimin e dytë plotësues nëpërmjet sistemit të ujitjes.

Fillimi dhe mbarimi i ujitjes programohen në varësi të nevojës që ka vreshti për ujë dhe sasisë që lëshon pikalëshuesi për njësinë e kohës.

Nëse nevojat e bimës janë për 44 litra ujë/bimë, në çdo bimë kemi nga dy pikalëshues (të vendosur majtas dhe djathtas cungut) 1.2 m larg njëri-tjetrit, nëse secili prej pikalëshuesve hedh ose jep nga 2.2 litra ujë në orë, atëherë sistemi i ujitjes duhet të punojë 10 orë (2.2 x 2 = 4.4; 44 : 4.4 = 10. Nëse pikalëshuesit hedhin 3.8 litra në orë, atëherë sistemi i ujitjes duhet të punojë 5.7 orë (Susaj, L., 2009).

Nevojat për ujë nuk janë njëlloj për të gjithë kultivaret, kjo varet nga veçoritë biologjike të secilit. Eshte provuar që për 1 kv prodhim shpenzohet 27 m3 ujë nga kultivari Aligote, 37 m3 ujë nga kultivari Saperavi, 44 m3 ujë nga kultivari Muskat (Sotiri, P., 1972).

Mënyrat e instalimit të sistemit të ujitjes Ddallohen nga pozicioni se si dhe ku vendosen tubat e ujit në raport me sipërfaqen e tokës dhe cungun e bimës.

Mënyra e parë: tubat shtrihen në lartësinë e cungut duke i fiksuar në telin e parë të spalierës, ndërsa tek tendat, fiksohet në nivelin e tendës.

Figura 41. Tubat e ujitjes të fiksuar mbi telin e parë të spalierës (L Susaj)

Page 150: VRESHTARIA

150

Vreshtaria

Në vendin ku bien pikat e ujit, barërat e këqija zhvillohen me shpejtësi të madhe duke u bërë shqetësim për bimën, prandaj duhet shoqëruar me prashitje dhe harrje të barërave të këqija që dalin në drejtim të rreshtit.

Mënyra e dytë: tubat shtrihen në drejtim të rreshtit mbi sipërfaqen e tokës. Në këtë rast janë problem shqetësues barërat e këqija, bllokimi i pikalëshuesve nga grimcat e imta të tokës dhe humbjet e ujit nëpërmjet avullimit.

Mënyra e tretë: tubat vendosen 30-60 cm nën tokë, në të dyja anët e rreshtit të bimëve. Në këtë rast ka vetem një rrezik, bllokimi i pikalëshuesve nga rrënjët e bimëve, të cilat drejtohen në drejtim të burimit të ujit (tropizmi i rrënjës). Ky problem evitohet duke tretur në ujin e ujitjes herbicidin “Treflan”. Përdorimi i tij 2-3 herë në vit është i mjaftueshëm për të mbrojtur sistemin e ujitjes nën tokë nga bllokimi prej rrënjëve të hardhisë apo nga rrënjët e barërave të këqija.

b) Ujitja me sprucator

Përdoret e në serrat e prodhimit të rrushit për tavolinë në kushtet e fushës së mbrojtur. Në këte rast, uji del me shpejtësi nga tubi shpërndarës dhe lëshohet nga një

valvul në formën e hedhjeve me sprucator që kanë formën e një ulluku. Ulluku me valvulën hedhëse montohet në tubin e polietilenit të përgatitur me

vrima me diametra të ndryshëm (nga 0.6 deri në 2 mm) të cilit i korrespondojnë kapacitete të ndryshme hedhje (nga 20 deri 230 litra/orë).

Me këtë sistem, për shkak të numrit të vogël të hedhsave për njësinë e sipërfaqes, sigurohet uniformitet më i vogël shpërndarje se sa në rastin e ujitjes me pika, përdoren një deri dy sprucatorë/hardhi (Iacono, E., 1990).

Kostoja e ndërtimit të impjantit me sprucator (ujitje me rrjedhje të njëllojtë si uji i burimit që del nga rubineti i çesmës) është më e ulët se kostoja e ndërtimit të impiantit të ujitjes me pika.

5. Ujitja e shoqëruar me plehërim

Realizohet duke tretur plehrat kimike në ujin që përdoret për ujitje, kështu sigurohet në mënyrë të njëkohshme ushqimin hidrik dhe mineral të bimës.

Zgjedhja e plehrave që do të përdoren në plehërim, duhet të jetë e kujdesshme pasi disa plehra me veti bazike duke vepruar me kriprat e kalciumit dhe magnezit të pranishëm në ujë, precipitojnë duke depozituar karbonatet e kalciumit dhe magnezit në pikalëshuesit dhe tubat e impiantit të ujitjes duke bllokuar sistemin.

Figura 42. Sprucator të varur në mesin e rreshtave nga lart (M Colapietra)

Page 151: VRESHTARIA

151

Vreshtaria

Plehërimi nëpërmjet sistemit të ujitjes bëhet duke instaluar në impjant një përzierës të plehrave kimike.

Nëpërmjet sistemit të ujitjes mund të realizohet edhe trajtimi kimik kundër dëmtuesve të tokës dhe rrënjëve të hardhisë.

Kështu, në muajin qershor mund të kryhen trajtime me 0.3% klorpirifos (salut) kundër zhuzhakut të majit (Melolantha melolantha) duke përdorur 500 litra solucion/ha sistemit të ujitjes (Thomaj, F., 2007).

Para trajtimit kimik toka ujitet për 7-8 orë deri sa të njomet zona ku ndodhet sistemi rrënjor dhe, më pas, pas 24 orësh rivihet sistemi në punë për 20 minuta, aq kohë sa duhet për të lëshuar 500 litra solucion (0.3% salut).

Menjëherë pas trajtimit, lëshohet përsëri uji në sistem për 10-20 minuta, kohë e nevojshme për të shpërlarë sistemin dhe pikalëshuesit nga preparati.

E njëjta praktikë mund të ndiqet edhe për tokat e rënda kur ka shqetësime nga nematodat.

Në këtë rast (kundër nematodave) përdoren 600-700 litra solucion klorur metili.Theksojmë se duhet treguar kujdes për zhbllokimin e herëpashershëm të

pikalëshuesve nga rëra e imët dhe precipitati i krijuar nga kriprat e kalciumit, magnezit, etj.

Për petëzat dhe pluhurin e bardhë që krijohet nga kriprat e kalciumit bëhet shpërlarja e sistemit me tretësirë acid klorhidrik (HCl), ndërsa për zhbllokimin nga algat dhe kolonitë e baktereve përdoret hipoklorit sode i lëngshëm që përmban rreth 12.5% klor (zbardhuesi i zakonshëm ACE).

6. Automatizimi i impianteve të ujitjes

Në rrjedhën e shekujve janë hapur kanale të mëdhenj vaditës, me sasi të mëdha uji të disponueshme për ujitje me mënyrat e njohura tradicionale, si me përmbytje, me brazda, me infiltrim, mënyra që kërkojnë fuqi punëtore dhe sasi të larta të uji të rrjedhshëm.

Me kalimin e kohës, nevojat për ujitje janë rritur, burimet e ujit janë zvogëluar, fuqia puntore po bëhet gjithnjë e më e kushtueshme, si rrjedhim janë përpunuar praktika dhe pajisje të reja që kursejnë sasinë e ujit të përdorur dhe fuqinë punëtore.

Janë futur në përdorim pajisje teknologjike të ndërtuara nga produktet sintetike të PVC (kloruri i polivinilkloridit), PE (polietileni), PP (polipropileni) që janë produkte që mundësojnë ndërtimin e tubacioneve dhe aksesorëve të tjerë për ujitje duke zëvendësuar pothuajse plotësisht tubat dhe paisjet e tjera prej metali (bronxi, hekuri, inoxi, etj).

Në këtë mënyrë është mundësuar ulja e mëtejshme e kostos të ndërtimit, janë krijuar lehtësi në drejtim të funksionimit dhe mirëmbajtjes së sistemit, etj.

Po kështu, edhe impiantet ujitëse publike janë dashur të modernizohen duke përdorur paisje të tilla plastike për të furnizuar fermerët me ujë, tashmë jo me kanale të vegjël ku humbjet janë të larta, por me tuba plastike që kushtojnë fare pak dhe ku humbjet janë minimale.

Page 152: VRESHTARIA

152

Vreshtaria

Studimi, projektimi dhe instalimi i impianteve të ujitjes duhet të realizohet nga teknikë të specializuar dhe me përvojë në montimin e impianteve.

Automatizimi i sistemeve të ujitjes konsiston në montimin e paisjeve programuese dhe rregullatorëve që sigurojnë përshtatjen e mekanizmave që janë në gjendje për të zëvendësuar veprimet manuale të hapjes dhe mbylljes së valvolave (për ujitje), pastrimin e filtrave, memorizimin e të dhënave dhe transmetimin e tyre në distancë në lidhje me sasinë e ujit dhe plehut kimik që do të përdoret, kohëzgjatjen e ujitjes, etj (Colapietra, M., 2004).

Njihen tre nivele automatizimi: lokal, ciklik, me programues.

a) Automatizimi lokal. Ky është rasti më i thjeshtë i automatizimit me anë të sistemit të programimit të ujitjes. Realizohet duke përshtatur valvolat me kohëzuesin e ujitjes. Kështu valvolat mbyllen pas një kohëzgjatje të caktuar ujitje ose, tek valvolat me kontaktor, pasi ka kaluar (është lëshuar) një vëllim i përcaktuar uji. Karakteristika kryesore e automatizimit lokal është mungesa e transmetimit të sinjaleve. Janë sisteme të thjeshta automatizimi, me kohëzues të vendosur në valvolën teke që përcakton hapjen dhe mbylljen pasuese në intervale të caktuara kohore.

b) Automatizimi ciklik ka të bëjë me një mekanizëm që pasi të jetë komanduar mbyllja e një valvole, komandohet hapja e një valvole tjetër që vjen pas në një sekuencë progresive deri sa të përfundojë cikli i caktuar me të gjitha valvolat e programuara në mënyrë ciklike. Mekanizmat e automatizimit ciklik diferencohen nga numri i komandave dhe transmetimit të sinjaleve të komandimit. Transmetimi i sinjaleve mund të kryhet nëpërmjet ndryshimeve të presionit hidraulik ose sinjaleve elektrike tek secila valvol.

c) Automatizimi me programues. Në komandimin nëpërmjet presionit hidraulik, lidhja ndërmjet mekanizmit të kontrollit dhe valvolës bëhet me tuba të vegjël e të hollë që transmetojnë sinjalin hidraulik të hapjes dhe mbylljes së valvolës. Sistemi është i besueshëm dhe i lehtë në përdorim, por kërkon disnivel ndërmjet burimit të ujit dhe valvolës. Sistemi elektrik me shumë kabllo është një sistem që lidh centralin e vogël të komandimit me valvolat teke me një kabëll elektrik bipolare me rrymë 24V. Programuesi ka një numër të madh valvolash dhe kabllosh të lidhura në formë fashoje. Ky sistem kërkon një vëmendje shumë të madhe në momentin e montimit që të mos ngatërrohet rradha e vendosjes së tyre. Ky sistem është i përshtatshem për impiantet me pak komanda dhe distanca jo më shumë se 200-300 metra.

Vitet e fundit është punuar në drejtim modifikimit dhe zhvillimit të sistemeve të ujitjes duke përdorur rrymat e modeluara me një seri frekuencash që mund të transmetohen edhe në distancë të largët me anë të një kablli të vetëm me dy fije (kabëll i njëjtë me ata që përdoren në telefoninë fikse). Në praktikë, bëhet fjalë të transmetohet një sinjal shumë i shkurtër, që konsumon shumë pak, në një skedë të

Page 153: VRESHTARIA

153

Vreshtaria

posaçme dekodifikuese. Në këtë rast secila skedë ka sinjalin e vet që funksionon njëlloj si telefoni, ku secilit numër i korrespondon një përdorim i vetëm. Sistemi i programuar drejton komanda drejt valvolave, mund të marrë më pas komanda dhe sinjale nga ato (valvolat) dhe mund të vendosë automatikisht për veprimin vijues që duhet të kryhet deri në bllokimin total të impiantit të ujitjes në rast se vijnë sinjale për avari dhe anomali të natyrave të ndryshme mekanike, hidrike, elektrike, etj.

Natyrisht çdo sistem ka avantazhet dhe disavantazhet e tij, kan kosto dhe teknikë të ndryshme përdorimi.

7. Filtrimi i ujrave që përdoren për ujitje

Uji që përdoret për ujitje në të shumtën e rasteve vjen nga puse artizanale ose nga lumenj dhe ujëmbledhës natyrorë apo artificialë dhe paraqet një turbullirë të shkaktuar nga grimcat e dheut në pezulli që e bëjnë të vështirë dhe problematik përdorimin e tij në sistemin e ujitjes me pika. Uji i lumenjve dhe ujëmbledhësve përmban edhe substanca koloidale në pezulli, koloni bakteresh dhe algash të cilat gjejnë ambjentin ideal për t’u shumuar dhe zhvilluar në kushtet e ngrohtësisë, lagështirës dhe mungesës së dritës në sistemin e tubave dhe pikalëshuesve. Grimcat e dheut, precipitatet e shkaktuara nga karbonatet, bakteret, algat dhe substancat koloidale bllokojnë pikalëshuesit dhe pjesë të tjera të sistemit të ujitjes me pika, duke i nxjerrë jashtë përdorimit, prandaj uji që përdoret për ujitje duhet t’i nënshtrohet kullimit dhe pastrimit nga mbetjet e tilla. Pastrimi dhe filtrimi kryhet me anë të filtrave të cilët janë me rrjetë, me ciklon dhe me granil (Colapietra, M., 2004).

Filtrat me rrjetë

Filtrat me rrjetë shërbejnë për të mbajtur rërën dhe grimcat e ngurta që janë të pranishme në ujë. Këta filtra formohen nga një kosh hekuri ose plastik në të cilin gjendet një ose shumë elementë filtrues në formë rrjete ose në formë cilindrike me një numër shumë të madh thurjesh (80 deri në 150 thurje/cm2). Uji kalon përmes shtratit filtrues, ku rëra dhe grimcat e ngurta mbeten në thurjet e rrjetës. Pas një kohe të caktuar funksionimi, dhe në lidhje me sasinë e rërës së pranishme në ujë, filtrat duhet të pastrohen dhe të lahen për të larguar rërën e depozituar në rrjetë. Nëse uji ka përmbajtje të lartë të rërës dhe grimcave të dheut, filtri bllokohet brenda një kohe të shkurtër, prandaj duhet të pastrohet më shpesh pasi pastërtia dhe kthjelltësia e ujit të ujitjes kanë rëndësi të madhe në mirëmbajtjen e sistemit.

Ekzistojnë shumë tipe filtrash me rrjetë si filtrat me furçë të inkorporuar që pastrojnë automatikisht deri në një farë mase bllokimin e rrjetës, filtrat me element dopio filtrues, filtrat me rrjetë vetëpastruese që lejojnë të kryhet pastrimi nëpërmjet devijimit të ujit përgjatë boshtit gjatësor të filtrit që del më pas nëpërmjet një valvole të vendosur në një nga ekstremet e filtrit.

Page 154: VRESHTARIA

154

Vreshtaria

Filtrat me hidrociklon

Filtrat me hidrociklon kanë formë hinke me një depozitë të vogël në cepin e poshtëm. Hyrja e ujit të papastër (me rërë dhe grimca të ngurta) ndodh tangent me hinkën. Në këtë mënyrë, uji kryen një lëvizje centrifugale në brendësi të filtrit. Grimcat e rërës, për shkak të forcës centrifugale, shtyhen nga ana e jashtme e fluksit të ujit dhe rrëshqasin mbi faqen e brendshme të filtrit me një trajektore spirale e cila i grumbullon ato në depozitë.

Uji, duke u ndarë nga rëra dhe nga grimcat e ngurta, del jashtë nga ana e sipërme e filtrit. Larja e enës së grumbullimit vazhdon nëpërmjet hapjes së një saraçineske apo valvole shkarkuese të instaluar në pjesën e fundit të enës.

Filtrat me granil

Filtrat me granil shërbejnë për të mbajtur pezullitë koloidale, fijet e algave dhe në përgjithësi të gjitha substancat e rënda të pranishme në ujin që merret nga liqenet, lumenjtë dhe ujëmbledhësit artificialë.

Filtri me granil ka formën e një cilindri prej çeliku të zinkuar me mbyllje hermetike. Në brendësi përmban granil të përfituar nga copëtimi një shkëmbi të fortë gëlqeror, bazalt, etj. Uji hyn në filtër nga pjesa e sipërme, kalon shtresën e granilit, ku në sajë të ashpërsisë së copave të gurit mbahen substancat organike, dhe del jashtë nga pjesa e poshtme. Në dalje është vendosur një filtër tjetër metalik që pengon daljen e grimcave të granilit të cilat mund të depozitohen më pas në tubacione. Pastrimi i filtrit me granil bëhet duke e kthyer përmbys enën ose duke ndryshuar fluksin e ujit me kundërlarje. Ky veprim mund të kryhet automatikisht ose me dorë. Filtri me granil nuk arrin atë shkallë filtrimi si filtri me rrjetë, megjithatë dihet se përdorimi i njëkohshëm i dy filtrave siguron një nivel të shkëlqyer filtrimi.

8. Pajisjet plehëruese

Para se të përdoren plehrat kimike është e nevojshme të kryhen analizat e ujit dhe të tokës në mënyrë që të parashikohet sasia dhe impakti i përdorimit të tyre. Teknika më e përhapur dhe më e këshillueshme për plehërimin konsiston në përgatitjen e një përzierje solucioni plehërues e cila hollohet më pas në ujin që përdoret për ujitje në sistem. Në treg ekzistojnë tipe të ndryshme aparaturash të pajisura me sisteme që shërbejnë për plehërim të lëngshëm nëpërmjet sistemit të mikroujitjes që klasifikohen në tre kategori:

1. Sisteme me presion diferencial 2. Sisteme me pompë injektimi 3. Sisteme me injektorë Sistemi me presion diferencial. Sistemi me presion diferencial është një nga

më të përhapurit. Përbëhet nga një enë me presion, me kapacitet 100-300 litra në të cilën hidhet nga lart plehu i ngurtë dhe i tretshëm.

Page 155: VRESHTARIA

155

Vreshtaria

Ena instalohet mbi tubin kryesor të rrjetit ujitës duke u paisur në hyrje dhe në dalje me saraçineska rregullatore (VL). Duke rregulluar saraçineskën rregullatore (VL) në mënyrë që të lexohet një presion diferencial ndërmjet manometrave M1 dhe M2 dhe në vijim duke rregulluar shkallën e hapjes së saraçineskës V1 bëhet e mundur të kalojë një sasi e caktuar uji (Q1) në enë. Në këtë mënyrë rregullohet sasia e tretësirës së përgatitur të plehut e cila lexohet në fluksimetrin F (Mongelli, E. & M. Colapietra, 1991).

Pas enës ku përzihen plehrat, vendoset një filtër rrjete që të pengojë kalimin e precipitimit dhe grimcave të patretura tek pikalëshuesit.

Për përdorimin e këtij sistemi është e nevojshme që përdoruesi të njohë me saktësi sasinë e plehut që do të hidhet në enë, sasinë e ujit që do të përdoret për tretjen dhe kohëzgjatjen e ujitjes me tretësirën ushqyese.

Përveç kësaj duhet kontrollohet tretja e mirë e plehut në kohën e caktuar.

Pas përfundimit të hedhjes së sasisë së caktuar të tretësirës së plehrave, sistemi i ujitjes duhet të punojë edhe 10-20 minuta që të shpërlahet nga mbeturinat e solucionit ushqyes.

Sistemi me pompë injektimi. Teknika e plehërimit me pompë injektimi është e saktë dhe lejon një automatizim më të lehtë të procesit. Ky sistem përbëhet nga:

- Një enë polietileni me kapacitet të madh në të cilën përgatitet përzierja e plehut dhe ujit në sasitë e duhura. Në rastin e përdorimit të plehrave kimike të ngurtë të tretshëm, është e nevojshme të instalohet në enën e përzierjes, një tundës elektrik për të larguar grimcat e plehrave të depozituara në fundin e enës.

- Një elektropompë dozuese vëllimetrike me piston ose rrotulluese me mundësinë për të ndryshuar sasinë e pompuar, shoqëruar me një manometer në dalje për të matur presionin.

- Kuadri elektrik me komandim për kontrollin e funksionimit të ektropompës dozuese dhe elektropërzierëse.

- Injektuesi që montohet mbi pajisjen kryesore të vaditjes. Më këtë sistem është e mundur të ndryshohet përzierja duke ndryshuar vëllimet

e injektuara edhe duke ndryshuar përqëndrimin e tretësirës bazë.Sistemi me injektor. Ky sistem është më pak i përdorur për shkak të humbjeve

të mëdha të ujit. Është i këshillueshëm vetëm kur ka ujë me presion të lartë dhe me kosto të ulët. Në këtë rast, është e preferueshme që pompa me injektor të instalohet në pjesën më të lartë dhe gjithmonë poshtë një pompe centrifugale për të shfrytëzuar

Figura 43. Skema e vendosjes së përzierësit të plehut kimik (M Colapietra)

Page 156: VRESHTARIA

156

Vreshtaria

sa më mirë presionin. Në rastin e transmetimit pa përdorimin e pompave të shtytjes, është e këshillueshme të instalohet pompa me injektues përpara saraçineskës.

Vlerësimi i sasisë së përzierjes së injektuar në rrjetin ujitës, bëhet duke rregulluar sasinë e ujit që do të futet në hyrje të pompës me injektues. Në treg ka injektorë për plehërimin me kapacitet nga disa litra për minutë deri në 400 litra/minutë. Normalisht punohet me një presion 3-4 atmosferë dhe një presion diferencial në dalje rreth 20% më të ulët.

9. Ndikimi i uitjes mbi treguesit e prodhimit të rrushit

Për të dëshmuar këtë ndikim, iu jemi referuar të dhënave të një eksperimenti të kryer tek kultivari Italia

Eksperimenti është ngritur në katër variante, ku secili variant përbëhet nga një rresht me 50 bimë të moshës 13 vjeçare.

Vreshti është ngritur në një sipërfaqe prej 6000 m2, është mbajtur në tendë 2 m të lartë, ku distanca e mbjelljes dhe ajo e vendosjes së bandierave 3 x 3 m, duke siguruar rreth 1100 bimë/ha.

Është përdorur ujitje me sasitë e mëposhtme (sipas varianteve):V0 = Varianti pa ujitjeV1 = 3 ujitje, 3x800 = 2400 m3/ha.V2 = 3 ujitje, 3 x 1500 = 4500 m3/ha.V3 = 3 ujitje, 3 x 2000 = 6000 m3/ha.Kështu që gjatë periudhës 20 qershor-20 korrik, janë bërë 3 ujitje duke

përdorur sipas rastit normat 800 m3/ha (V1); 1500 m3/ha (V2) dhe 2000 m3/ha (V3) për sejcilen ujitje.

Rezultatet e eksperimentit

Prodhimi i rezultuar nga variantet e ujitura me norma të ndryshme uji është krahasuar me prodhimin e marrë nga varianti i paujitur - kontrolli (V0)

Krahasimi është bërë për treguesit kryesorë të prodhimtarisë, si:- Rendimenti kv/ha.- Pesha mesatare e veshulit dhe e kokrrës (në gr).- Përmasat e kokrrës, gjatësia dhe gjerësia (në mm).- Rezistenca ndaj shtypjes (e shprehur në gram ose në gram/cm2).- Përmbajtja e sheqerit (Gradë Brix).- Përmbajtja e aciditetit të shprehur në gr/l acid tartrik, etj.Rendimenti (kv/ha). Rendimenti për V0 (pa ujitje) është 64 kv/ha, për V1 → 171

kv/ha ose 2.7 herë më i lartë se V0, për V2 → 257 kv/ha ose 4 herë më i lartë se V0 dhe për V2 → 272 kv/ha ose 4.25 herë më i lartë se V0. ndryshime vërehen edhe mes varianteve me ujitje me norma të ndryshme.

Të dhënat dëshmojnë për ndikimin e sasisë së ujit mbi treguesit e prodhimit.

Page 157: VRESHTARIA

157

Vreshtaria

Grafiku 1. Ndikimi i sasisë së ujit të përdorur (m3/ha ) mbi rendimentin kv/ha

Prodhimi i marrë nga variantet me ujitje është disa herë më i lartë se prodhimi i marrë tek varianti (V0), pa ujitj

Pesha mesatare e veshulit. Sasia e ujit të përdorur për ujitje ndikon fuqimisht edhe mbi peshën mesatare të veshulit. Konkretisht: V0 = 256 gr (varianti pa ujitje), V1 = 760 gr (ujitje me 2400 m3/ha), V2 = 870 gr (ujitje me 4500 m3/ha) dhe V3 = 1164 gr (ujitje me sasinë 6000 m3/ha).

Grafiku 2. Ndikimi i sasisë së ujit (m3/ha) në peshën mesatare të veshulit (gr)

Sasia e sharmendave të krasitura. Sasia e ujit të përdorur në ujitje ka ndikuar edhe në peshën e drurit. Konkretisht, sasia e sharmendave të krasitura sipas varianteve ka qenë:

V0 = 1640 gr/bimë (varianti pa ujitje), V1 = 3830 gr/bimë (varianti me ujitje me 2400 m3/ha), V2 = 4050 gr/bimë (varianti me ujitje me 4500 m3/ha) dhe V3 = 4610 gr/bimë (varianti me ujitje me 6000 m3/ha).

Page 158: VRESHTARIA

158

Vreshtaria

Grafiku 3. Ndikimi i sasisë së ujit (m3/ha) në peshën e sharmendave të krasitura (gr)

Diametri i sharmendave. Diametri i sharmendave është më i madh tek sharmendat e bimëve të ujitura se sa tek sharmendat e bimëve të paujitura ose të ujitura me sasi më të vogla uji.

Ndikimi i sasisë së ujit mbi peshën mesatare dhe përmasat e kokrrës. Sasia e ujit të përdorur për ujitje ndikon në mënyrë të dukshme edhe mbi peshën mesatare të kokrrës. Grafiku dëshmon se tek varianti pa ujitje (V0) kemi peshën më të ulët të kokrrës krahasuar me variantet e tjera me ujitje. Tek varianti V3, janë marrë veshulë me peshën më të lartë të kokrrës në krahasim me variantet e tjera. Konkretisht, pesha mesatare e kokrrës sipas varianteve ka rezultuar: V0 = 7.2 gr (varianti pa ujitje), V1 = 9.4 gr (ujitje me 2400 m3/ha), V2 = 10.2gr (ujitje me 4500 m3/ha) dhe V3 = 11 gr (ujitje me 6000 m3/ha).

Grafiku 4. Ndikimi i sasisë së ujit (m3/ha) mbi peshën mesatare të kokrrës (gr)

Ndikimi i sasisë së ujit mbi përmasat e kokrrës. Grafiku i rritjes së kokrrës që bazohet mbi përmasat e kokrrës (gjatësi, gjerësi, diametri polar dhe diametri ekuatorial) dëshmon se ujitja ndikon ndjeshëm në zgjatjen e boshtit polar dhe ekuatorial të kokrrës. Për karakteret e kokrrës (gjatësi dhe gjerësi) ka rezultuar një diferencë prej 5-6 mm.

Page 159: VRESHTARIA

159

Vreshtaria

Ndryshimet ndërmjet varianteve me ujitje janë më të vogla, ndërsa ndryshimi ndërmjet V0 dhe V1 është rreth 7 mm, ndryshimi ndërmjet V1 dhe V2 është 0.1-1.5 mm, ndërsa ndërmjet V1 dhe V3 është 1.6 mm.

Grafiku 5. Ndikimi i sasisë së ujitjes (m3/ha) mbi gjatësinë dhe gjerësinë e kokrrës

Ndikimi i sasisë së ujit të ujitjes mbi fortësinë e kokrrave. Është e rëndësishme të theksojmë që në kohën e vjeljes, kokrrat e variantit të ujitur me sasi më të madhe uji (V3) dukeshin në një formë më të zgjatur kundrejt kokrrave të vjela nga variantet e tjera. Interesant është fakti që ndryshimi ndërmjet gjatësisë dhe gjerësisë së kokrrës në variantet V1 dhe V2 është shumë i vogël (ndryshon me 0.1 mm). Kjo ndodh për shkak se tek variantet me shumë ujitje, V2 dhe V3, veshuli rritet më shumë dhe karakterizohet nga një shkallë më e lartë ngjeshje.

Fortësia e kokrrës është një nga treguesit më të rëndësishëm tregtarë që lidhet ngushtë me ruajtjen, transportin dhe tregtimin e rrushit.

Grafiku 6. Ndikimi i sasisë së ujitjes mbi fortësinë e kokrrës

Fortësia tregon rezistencën e kokrrave ndaj peshës shtypëse dhe matet duke gjetur ngarkesën totale (në gram) që kokrra e rrushit mund të mbajë sipër deri në pikën e çarjes, plasjes së saj. Është konstatuar se krahas me avancimin e pjekjes së rrushit, ulet fortësia tek kokrrat e 4 varianteve të provuara.

Page 160: VRESHTARIA

160

Vreshtaria

Gjithë kjo vjen si rrjedhojë e veprimit të enzimave mbi pektinat të cilat kanë funksion çimentues mbi muret qelizore të shtresave të lëkurës dhe tulit të kokrrës.

Hidroliza e pektinave, shoqërohet me një zbutje të kokrrave të rrushit, me një qullëzim i cipës së kokrrës dhe me ulje e rezistencës ndaj shtypjes.

Rrezistenca ndaj shtypjes dhe çarjes së tulit mund të konsiderohet si një njësi matëse e sigurt që dëshmon mbi vlerën tregtare dhe qëndrueshmërinë në transport dhe tregtim.

Në momentin e vjeljes, fortësia sipas varianteve ka rezultuar:V0 = 1540 gr (varianti pa ujitje)V1 = 1585 gr (ujitje me 2400 m3/ha).V2 = 1654 gr (ujitje me 4500 m3/ha).V3 = 1710 gr (ujitje me 6000 m3/ha).Vihet re se kokrrat e veshulëve të marrë tek varianti V3, ku është përdorur edhe

sasia me e lartë e ujit, janë më rezistente ndaj shtypjes. Kjo justifikohet me faktin se kokrrat e këtij varianti janë me të mëdha, për pasojë shtypja për njësi të sipërfaqes (gr/cm2) është më e vogël.

Në variante të ndryshme kokrrat kanë përmasa të ndryshme. Kjo na detyron që të llogaritim jo thjeshtë rezistencën e kokrrës ndaj shtypjes (e cila varet edhe nga përmasat), por dhe raportin ndërmjet peshës së shtypjes dhe sipërfaqes së kokrrës.

Ka një lidhje ndërmjet përmbajtjes se ujit në kokërr dhe elasticitetit të saj. Rezulton që sa më e lartë të jetë përmbajtja e ujit në kokërr, aq më pak elastike janë dhe aq më lehtë shtypen ato.

Ndikimi i ujitjes në përmbajtjen e sheqerit, aciditetin total dhe pH. Ndryshe nga treguesit e tjerë, përmbajtja e sheqerit është më e ulët tek prodhimi i realizuar nga variantet e ujitura. Të dhenat janë pasqyruar në tabelen e mëposhtme

Tabela 34. Ndikimi i ujitjes ndaj përmbajtjes së sheqerit, aciditetit dhe pH

Variantet % e sheqerit % e aciditetit Raportisheqer/aciditet pH

V0 (-) 17.8 4.6 3.8 3.64

V1 (2400) 15.4 4.7 3.3 3.57

V2 (4500) 14.8 5 3 3.66

V3 (6000) 15.6 5.3 2.9 3.55

Tek varianti i paujitur (V0), u sigurua rrush me përqindjen me të lartë të sheqerit, 17.8 %.

Kjo vjen për shkak të përmbajtjes më të ulët të ujit në kokërr, që shoqërohet me përmbajtje me të lartë të sheqerit në musht. Tek variantet e ujitura, përmbajtja e sheqerit rezultoi si më poshtë: V1 = 15.4% (ujitje me 2400 m3/ha), V2 = 14.8% (ujitje me 4500 m3/ha) dhe V3 = 15.6 % (ujitje me sasinë 6000 m3/ha).

Ajo që bie ne sy është fakti se tek variantet ku është përdorur sasia më e lartë

Page 161: VRESHTARIA

161

Vreshtaria

e ujit (V3), rezulton një përmbajtje më e lartë e sheqerit se në variantet V1 dhe V2. Ky zhvillim shpjegohet me faktin se sasia më e madhe e ujit lejon formimin

e një aparati vegjetativ më të madh që shoqërohet me rritjen e lëndës organike të prodhuar nga procesi i fotosintezës.

Grafiku 7. Ndikimi i sasisë së ujit mbi përmbajtjen e sheqerit

Grafiku 8. Ndikimi i sasisë së ujit mbi përmbajtjen e aciditetit

Raporti sheqer/aciditet. Është llogaritur edhe vlera e raportit ndërmjet sheqerit dhe aciditetit. Ky raport është një tregues i mirë për të përcaktuar momentin optimal të vjeljes së rrushit. Tek variantet e ujitura, vlera e këtij raporti është pothuajse e njëjtë gjatë gjithë periudhës së pjekjes. Rrushi me përqindjen më të lartë të sheqerit (prodhuar nga varianti V3) ka edhe përmbajtjen me të lartë të aciditetit, ndërsa vlerën me të lartë të këtij raporti e kemi tek varianti pa ujitje.

pH i mushtit. Të dhënat e eksperimentit dëshmojnë se vlera e pH të mushtit, nuk varet nga sasia e ujit të përdorur dhe varion nga 3.55-3.64. Konkretisht, V0 =

Page 162: VRESHTARIA

162

Vreshtaria

3.64 (varianti pa ujitje), V1 = 3.57 (ujitje me 2400 m3/ha), V2 = 3.66 (ujitje me 4500 m3/ha) dhe V3 = 3.55 (ujitje me sasin 6000 m3/ha).

Ngjyra e kokrrës. Ujitja e vreshtave ndikon dhe mbi ngjyrën e kokrrës. Kështu, tek variantI pa ujitje, kokrrat kanë ngjyrë të verdhë në të artë, ndërsa tek variantet me ujitje, ngjyra e kokrrës është më e gjelbër, ndërsa ngjyra e verdhë e artë pakësohet krahas me rritjen e sasisë së ujit të përdorur.

Në mënyrë të përmbledhur mund të themi se:Prodhimi i marrë nga dëshmuesi (vreshti i pa ujitur), nuk është i rregullt, nuk i

plotëson standartet e cilësisë për shitje sepse ka veshulë të vegjël (me peshë 258 gr/veshul) dhe kokrra të vogla me peshë 7.1 gr/kokërr.

Rendimenti (kv/ha) tek vreshti i paujitur është 64 kv/ha, një rendiment i ulët dhe i pa mjaftueshëm për të mbuluar shpenzimet e prodhimit.

Përdorimi i sasisë 2400 m3/ha, rrezulton i pa mjaftueshëm përderisa është marrë një rendiment i ulët, 171 kv/ha.

Në kushtet kur tek vreshtat e kultivarëve të tavolinës synohet të merret një rendiment mbi 250 kv/ha, rendimenti më i pranueshëm është ai që është marrë nga variantet V2 = 257 kv/ha (ujitje me 4500 m3/ha) dhe V3 = 272 kv/ha (ujitje me 6000 m3/ha).

Rendimenti i lartë është shoqëruar edhe nga tregues të tjerë të rëndësishëm që lidhen me vlerat tregtare dhe teknologjike, si prezenca e veshulëve të mëdhenj, përmbajtja e lartë e sheqerit, rezistenca në transport, ruajtje dhe tregëtim, etj.

Ujitja ndikon edhe në shkallën e vegjetacionit dhe formimin e mirë të lastarëve dhe sharmendave.

Zgjidhja e sasisë së ujit që do të përdoret për ujitje ndikohet edhe nga karakteristikat e tokës bujqësore ku është mbjellë vreshti. Kur vreshtat janë kultivuar në tokat gurishtore skeletike ku ka humbje të konsiderueshme të ujit, duhet ujitur më shpesh dhe me norma ujitje të programuara në mënyrë që të mos kemi humbje të ujit nga rrjedhjet nëntokësore.

Page 163: VRESHTARIA

163

Vreshtaria

IX. NgRITJA E SISTEMIT MBËSHTETËS

1. Sistemet e mbështetjes së hardhisë

Hardhia nga natyra e saj është bimë kacavjerrëse. Në gjendje të egër ajo kapet pas drurëve dhe shkurreve të pyllit (Sotiri, P., 1972). Praktika e lashtë e mbajtjes së hardhisë mbi lisa, plepa, arra, gështenja, frashër, etj, është quajtur mbajtje në pjergulla.

Në rajonet e ngrohta e të thata të vendit tonë janë përdorur forma të tjera të mbajtjes së hardhisë pa sistem mbështetës – mënyra tradicionale e mbajtjes së “Vloshit” në Nartë, “Pino i Zi” në Suharekë, “Sheshit” në Tiranë, etj. Mbajtja në formën cung pa sistem mbështetës, krijon mundësinë për mbjellje të dendura nga ku sigurohen prodhime me përmbajtje të lartë sheqeri. Në kushtet e nevojës së mekanizimit të proceseve dhe rritjes së cilësisë së prodhimit kërkohet përsosja e mënyrave të mbajtjes së hardhisë duke përshtatur një sistem mbështetës të qëndrueshëm, të përhershëm, të lehtë dhe sa më pak të kushtueshëm.

Format më të njohura të mbështetjes së hardhisë janë:- Mbështetja mbi drurët e pyllit apo mbi lloje të ndryshme pemësh frutore

(pjergullat)- Mbështetja mbi hunj ose mbi degë skeletore të thata (erekët)- Mbështetje mbi kallama të drejtë individualë.- Mbështetja mbi tela xingato të lidhur mbi shtylla betoni, hekuri apo druri

(spaliera).Në varësi të pjerrësisë së planit të vëndosjes së telave, spalierat quhen:- Spaliera vertikale, është forma më e përdorur, mbi shtyllat e vendosura

në gjatësi të rreshtit fiksohen 3-5 tela në pozicion vertikal me tokën. Teli i parë fiksohet në lartësin e trupit të hardhisë (60-120 cm), telat e tjerë fiksohen në pozicion paralel me telin e parë duke ruajtur një largësi 40-50 cm larg nga njëri tjetri.

- Spaliera horizontale (tenda horizontale), në këtë rast, telat kryesorë fiksohën mbi majën e shtyllave. E parë nga lart, krijohet një rrjetë teli horizontale me kuadrate 3x3 m (që është distanca e vendosjes së shtyllave). Mbi telat kryesor, në çdo 50 cm largësi, fiksohën telat e tjerë më të hollë duke krijuar kështu një rrjetë teli me kuadrate 50 x 50 cm të përshtatshme për mbështetjen e krahëve, lastarëve dhe prodhimit të hardhisë.

Page 164: VRESHTARIA

164

Vreshtaria

- Spaliera të pjerrëta (tenda të pjerrëta), ndërtohen në terrene të pjerrëta, oborre etj. Ndërtohen njëlloj si tendat horizontale, ndryshimi qëndron tek pjerrësia e planit të rrjetës së formuar nga vendosja e telave, sipas rasteve, kjo pjerrësi mund të jetë nga 25-45 %.

Zgjedhja e sistemit të mbështetjes varet nga kushtet dhe mundësitë konkrete, klima, pjerrësia, niveli i mekanizimit, format e krasitjes, lloji i kultivarit, destinacioni i prodhimit, etj.

Zakonisht, kultivarët me destinacion prodhimin e verës mbahen mbi spaliera vertikale, ndërsa kultivaret me destinacion prodhimin e rrushit të frekët, mbahen mbi tenda.

Ndërsa në zonat e pjerrëta kodrinore e malore që kanë sipërfaqë të pakët të tokës bujqësore, hardhia kultivohet duke e mbajtur mbi pjergulla dhe erekë.

1. 1. Pjergullat

Janë mënyra më e lehtë dhe më e vjetër e mbajtjes së hardhisë. Në kushtet e Shqipërisë (viti 2009) rreth 74 000 ton rrush apo 41% e prodhimit të përgjithshëm të rrushit ka ardhur nga pjergullat (MBUMK, 2009).

Në shumicën e rasteve, kurorat e drurëve të pyllit apo pemëve të egra janë të dendura e të ngushta, prandaj lind nevoja për të ndërhyrë dhe për t’i pëmirësuar ato nëpërmjet krasitjeve.

Mbi pjergulla mbahen kultivarët lokalë të hardhisë në zonat e thella kodrinore e malore. Nëpërmjet kësaj mënyre mundësohet shfrytëzimi i kapaciteteve prodhuese të zonave ku nuk mund të ngrihen vreshta industriale për shkak të pjerrësisë së madhe dhe sipërfaqes së vogël (copëzimit) të parcelave. Pjergullat mbillen në fundet e parcelave, në drejtim pingul me pjerrësinë e terrenit. Kur pjerrësia është e madhe, ndërtohen vetullore (tarraca me ulje të menjëhershme të pjerrësisë) me sipërfaqe 6-30 m2, dhe, më pas, në mesin e sipërfaqes së vetullores (tarracës) mbillet hardhia bashkë me drurin apo pemën mbështetëse.

Rendimenti dhe cilësia e prodhimit të rrushit nga pjergullat janë të lartë. Prodhimi i pjergullave plotëson një pjesë të konsiderueshme të nevojave të tregut dhe konsumit të brendshëm të ekonomisë rurale.

Lisat apo pemët mbajtëse krasiten rëndë duke i lënë ato vetëm me degët skeletore që kanë kënd më të gjerë hapje. Me qëllim që të depërtojë sa më shumë dritë aplikohet edhe rrallimi i kurorës në brendësi të pemës mbështetëse. Druri mbështetës krasitet dy herë në vit, njëra në kohën e krasitjes së hardhisë në periudhën shkurt-mars (krasitja e thatë) dhe tjetra në korrik-gusht (krasitja e njomë) ku hiqen 2/3 e lastarëve të zhvilluar. Kjo bëhet për të rritur ngjyrimin dhe për të përshpejtuar pjekjen për shkak të rritjes së ndriçimit dhe ajrimit të veshulëve dhe gjetheve të hardhisë.

Page 165: VRESHTARIA

165

Vreshtaria

Pas krasitjes dimërore, sharmendat e hardhisë hapen në të gjitha degët skeletore të drurit mbështetës, duke synuar periferinë e kurorës ku sigurohet më shumë dritë dhe ajër.

Mbi hardhinë e kultivuar në pjergulla zbatohet sistemi i krasitjes së gjatë ose të përzier, duke lënë një numër të konsiderueshëm sharmendash dhe sythash.

Sipërfaqja e tokës poshtë pjergullës duhet trajtuar me kujdes. Ajo duhet të pastrohet nga ferrat dhe gurët, punohet dhe plehërohet çdo vit për shkak të rendimentit të lartë. Bima e hardhisë duhet mbjellë afër trungut të drurit apo pemës mbështetëse. Në pjergullat e bahçeve tradicionale, zakonisht kultivohen kultivarë rrushi për tavolinë. Në këto raste, mbillen 1-2 rrënjë hardhi/pemë të cilat ngjiten në formë spiraleje rreth trungut dhe degëzohen për t’u shpërndarë mbi degët skeletore të bimës mbështetëse.

1. 2. Erekët

Erek quhet forma e mbajtjes së hardhisë mbi drurë të thatë e të degëzuar (drurët e ngulur në tokë, ndryshe quhen kreva, gaxharraj, etj) që janë degë skeletore të marra nga kurora e drurëve të pyllit të cilat zhvishen nga lëvorja, mprehen dhe ngulen vertikalisht në tokë, më pas mbi trupin dhe degët e tyre mbështeten dhe lidhen sharmendat dhe lastarët e hardhisë.

Erekët përdoren në sipërfaqe të vogla në kushtet e ekonomisë së vogël rurale. Japin prodhim të mirë pasi nuk shkaktojnë hijezim të hardhisë. Kjo formë lehtëson kryerjen e shërbimeve të tilla, si krasitje, vjelje, spërkatje, etj. Erekët janë shumë të përhapur në Librazhd, Mat, në Luginën e Drinit, në fshatrat e Shkodrës, etj. Jetëgjatësia e drurit mbështetës (degës së thatë) varet nga lloji i drurit. Më gjatë rrojnë druri i gështenjës, akacies dhe frashërit.

Për të zgjatur jetën e erekëve, pjesa e poshtme (pjesa që ngulet në tokë) digjet lehtë dhe lyhet me naftë ose vaj të djegur motori. Një metodë tjetër është mbajtja e drurit që do të futet në tokë në tretësirë sulfat bakri (gurkali) 8-10% për një periudhë 7-8 ditë (Koronica, B.,1998).

1. 3. Mbështetja mbi një dru të drejtë (individual)

Kjo formë mbështetje përdoret tek disa kultivarë që mbahen në forma të ulta, me cung 20-30 cm mbi sipërfaqen e tokës. Në këtë rast, mbi cugun e bimës lihen 4-6 lastarë të cilët japin nga 1-2 veshulë/lastar.

Lastarët rriten vertikalisht duke u mbështetur mbi një hu të thatë e të ngulur vertikalisht në tokë, afër cungut të bimës. Druri duhet të jetë 1.5-1.8 m i gjatë dhe me diametër 6-7 cm. Druri zhvishet mirë nga lëvorja, mprehet mirë në pjesën fundore, aplikohet një djegie e lehtë ose trajtohet me tretësirë gurkali ose vaj të djegur motori për t’i qëndruar më mirë ndajë lagështirës dhe kalbëzimit. Kjo formë mbajtje është përdorur në Nartë, Leskovik, Ndroq, Koplik, Suharekë, etj.

Page 166: VRESHTARIA

166

Vreshtaria

1. 4. Mbështetja mbi spaliera

1. 4. 1. Mbështetja mbi spalier vertikale

Spaliera vertikale është një ndër format më të përhapura të mbështetjes së hardhisë në tela. Ky sistem mbështetje krijon epërsi në lehtësimin e kryerjes së shërbimeve, rritet shkalla e mekanizimit të proceseve, rritet niveli i ajrimit dhe ndriçimit të veshulëve dhe gjetheve në brendësi të kurorës dhe të rreshtit. Sistemi mbështetës spalierë vertikale ngrihet në vitin e parë ose të dytë pas mbjelljes.

Për këtë qëllim përdoren shtylla hekuri, druri ose betoni me gjatësi të ndryshme, në varësi të formës së mbajtjes dhe lartësisë së cungut.

Për format e ulta e me rritje të kufizuar të hardhive përdoren spaliera të ulta të krijuara me bandiera betoni ose shtylla druri me gjatësi 1.8-2 m, për format me lartësi mesatare përdoren bandiera me gjatësi 2.5-3 m, ndërsa për format e larta të kultivimit përdoren bandiera me gjatësi 3.5-3.7 m. Bandierat vendosen 6-9 m larg njëri-tjetrit, në varësi të relievit dhe pjerrësisë. Bandierat anësorë duhet të jenë më të trashë se sa bandierat në brendësi dhe rreth 50 cm më të gjatë se bandierat e tjerë në gjatësi të rreshtit.

Figura 44. Skema e vendosjes së shtyllave dhe telave: forma kordon me çepa (F Voci)

Elementët kryesorë të sistemit mbështetës “spalierë vertikale” janë shtyllat, kundër-mbështetëset, telat xingato (me diametër nga 1.8-3 mm) dhe distancierët e vendosur pingul dhe vertilalisht me shtyllat për të krijuar hapsirat e nevojshme ndërmjet kateve dhe telave. Zakonisht vendosen 3-5 tela mbështetës paralelisht me njëri-tjetrin dhe në largësi 40 – 50 cm

Lartësia e telit (katit) të parë mbi sipërfaqen e tokës është në varësi të lartësisë së trupit të bimës.

Kostoja e ndërtimit të sistemit mbështetës është relativisht e ulët, 230-250 lekë/bimë.

Page 167: VRESHTARIA

167

Vreshtaria

Tabela 35. Kostoja e ndërtimit të sistemit mbështetës spalierë vertikale me 3 kate

Nr Procesi Njësia Sasia Vlera lekë

I Shpenzimet për punën e krahut

1 Piketim gropa për banderët gropa 800 4 000

2 Shpërndarje + fiksim të bandierëve copë 800 160 000

3 Vendosje kundrabandieri anësor dhe lidhje copë 80 24 000

4 Kontroll drejtimi, ngjeshja e dheut copë 800 8 000

5 Lidhje dhe fiksimi i telave ml 14000 28 000

6 Shtrëngim dhe tendosje e telit ml 14000 7 000

7 Të tjera, transport me krah, etj 10 000

Shpenzime të drejtpërdrejta 241 000

Mbikqyrje, supervizion (3%) 7 230

Sigurime shoqërore (30%) 72 300

Totali për punën e krahut 320 530

II Shpenzime për bazë materiale

1 Bandierë betoni (2.3-2.5 m të gjata) copë 800 320 000

2 Beton për fiksim të kundrabandierëve m3 2 12 000

3 Tel zingato kg 700 91 000

4 Piketa copë 1000 2000

5 Të tjera, spango, ristela, etj 10 000

Shuma shpenzime materiale (II) 435 000

Sh Totali për sistemin mbështetës 755 530

Për të vendosur dhe fiksuar bandierët në gjatësi të rreshtit veprojmë në këtë mënyrë:

Fillimisht hapen gropat me thellsëi 40-60 cm dhe më pas vendosen bandierët në vijë të drejtë, duke i përforcuar me gurë dhe duke ngjeshur dheun rreth tyre.

Mbi bandiera, vendosen 3-5 tela paralel me njëri- tjetrin, me 40–50 cm ndërmjet tyre.

Page 168: VRESHTARIA

168

Vreshtaria

Tabela 36. Kostoja për ngritjen e 1 ha vresht (me sistem mbështetje spalierë vertikale, në tokë të zakonshme, pa sistemin e ujitjes me pika)

Nr Emërtimi Kostoja (lekë)

1 Përgatitja e terrenit (punime, nivelime dhe plehërim bazë) 909 000

2 Mbjellja (piketim, hapje gropash, mbjelle fidanësh) 1 039 525

3 Ndërtim i sistemit mbështetës (spalierë vertikale) 755 530

Kostoja totale (punim + mbjellje + sistem mbështetës) 2 704 055

Në format me lartësi mesatare si “kordon me çepa”, etj, vendosen 3 tela, duke e fiksuar bimën në telin e parë të spalierës.

Në format e larta si “kordon sylvoz” vendosen 4-5 tela. Në këtë rast, krahu i hardhisë fiksohet në telin e dytë të spalierës.

Trashësia e telit për format e ulta dhe të mesme duhet të jetë 1.6-2 mm, ndërsa tek format e larta duhet të jetë 2-3 mm.

Kostoja e ndërtimit të spalierës vertikale zë 27-28% të kostos së përgjithshme të ndertimit të një vreshti.

1. 4. 2. Mbështetja mbi tenda

Tendat ndërtohen me lartësin 2-2.2 m mbi sipërfaqën e tokës, për këtë qëllim përdoren bandierë me gjatësi 2.5-2.7 m. Bimët mbillen në distancat 3 x 3 m, më pas bandierat vendosen pranë çdo hardhie.

Figura 45. Skema e ndërtimit të tendës (F Voci)

Page 169: VRESHTARIA

169

Vreshtaria

Procesi më i rëndësishëm i ndërtimit të spelierës horizontale është fiksimi i mirë i bandierëve anësorë dhe vendosja e tyre në thellësi të njëjtë, duke kontrolluar lartësinë e majave të shtyllave, telat lidhen në majën e shtyllave, duhet të jenë në një nivel e të formojnë nga sipër kuadratet me përmasa 3 x 3 m.

Nëse nuk fiksohen mirë bandierët anësorë, e gjithë puna mund të shkojë dëm sepse shpesh ndodh që në periudhën e vegjetacionit apo të pjekjes, tenda përkulet për shkak të peshes.

Fiksimi i bandierëve bëhet me beton dhe tiranta anësorë teli të trashë apo kavoje me shumë fije të cilët e lidhin bandierin anësor me një objekt të palëvizshëm e të fiksuar në tokë në thellësi 1 m.

Gjatë fiksimit të shtyllave duhet treguar kujdes që të ruhet drejtimi i rreshtave. Pas fiksimit të shtyllave, shtrihet teli kryesor, i cili fiksohet në majën e çdo

shtylle. Nga sipër formohet skeleti i tendës i cili përbëhet nga katrorë të rregullt me brinjë 3 x 3 m.

Telat që fiksohen mbi shtylla duhet të jenë më të trashë, përdoren tela me trashësi 2.8-3 mm.

Pasi lidhim telat kryesorë, në çdo 50 cm, vendosen telat e tjerë duke formuar kështu një rrjetë të dendur teli me katrorë me përmasa 50 x 50 cm. Për rrjetën përdoret tel më i hollë me trashësi 1.8-2.2 mm.

Telat e brendshëm fiksohen dhe lidhen me një copë teli të hollë në piken e kryqëzimit të tyre me telat kryesor.

Në këtë rrjetë teli të formuar mbështeten krahët, sharmendat dhe lastarët e hardhisë.

Veshulët e rrushit, nën ndikimin e peshës së tyre, varen poshtë nën tela, ndërsa gjethet e lastarët qëndrojnë sipër duke krijuar edhe një pamje mjaft të bukur.

2. Rritja e shkallës së mekanizimit në vreshta.

Mekanizimi i proceseve të tilla si vjelja e prodhimit, krasitja, trajtimet kimike, etj, mund të arrihet në ato vreshta që janë krijuar dhe mbajtur sipas skemave të sakta (distancat e mbjelljes, lartësia e bandierave, drejtimi i rreshtave, etj), e që përputhen me anën funksionale të sistemit të makinave bujqësore. Këto skema kërkojnë zgjidhje rracionale duke harmonizuar veçoritë e mjedisit, sistemin e mbajtjes, pjerrësin dhe relievin e terrenit, formën dhe madhësin e vreshtit, pozicionin e rrugëve, kanaleve apo pengesave të tjera.

Në mënyrë të veçantë, në shkallën e mekanizimit të e punimeve në vreshta, ndikojnë sistemi mbështetës, lartësia e katit të parë, distancat e mbjelljes, zona prodhuese, ngarkesa, pjerrësia e terrenit, drejtimi i rreshtave, etj.

2. 1. Rregullimi i pjerrësisë dhe orientimi i rreshtave

Vreshtat më të përshtatshme për mekanizimin e proceseve teknologjike janë vreshtat e ngritura në sipërfaqe të sheshta ose pak të pjerrta, me pjerrësi gjatësore jo

Page 170: VRESHTARIA

170

Vreshtaria

më shumë se 10%. Në kushtet e një terreni pa thyerje, mund të mekanizohen edhe vreshtat e ngritura në sipërfaqe me pjerrësi deri 20%.

Kur toka është me pjerrësi të madhe, duhet patjetër të ndahet në sipërfaqe më të vogla me brezare (tarraca).

Në tokat me ulje dhe ngritje të lehta të terrenit, para mbjelljes duhet të bëhet një nivelim dhe rregullim i pjerrësisë së sipërfaqës së tokës.

Në një sipërfaqe me pjerrësi të moderuar, drejtimi i rreshtave duhet të jetë sipas pjerrësisë maksimale, kështu lehtësohet levizja e makinave bujqësore.

Vendosja e rreshtave pingul me pjerrësinë e pengon dhe e bën të pamundur mekanizimin.

Rreshtat e vendosur sipas vijave rrushkulluese nuk mund të mekanizohen për shkak të pjerrësisë dhe disnivelit që krijohet ndërmjet gomave dhe aksit të makinave vjelëse, krasitëse, etj, ndodhin deformime të shtyllave mbështetëse, zona prodhuese dhe veshulët ndodhen në lartësi të ndryshme në rreshta të ndryshëm, etj.

Në fushë, drejtimi i rreshtave preferohet të jetë ai veri-jug në mënyrë që bimët në rresht të përfitojnë nga të dyja anët të njëjtën sasi energjie për procesin e fotosintezës.

Distancat e mbjelljes duhen përshtatur me përmasat e makinave teknologjike. Për të rritur rendimentin e punës së mekanizuar, synohet që rreshtat të jenë sa më të gjatë, në rast se rreshtat janë të shkurtër shtohet numri i kthesave të makinave gjë që vonon kryerjen e proceseve. Shumë herë, kthesat e forta e vështirësojnë akoma më shumë mekanizimin.

Për të lehtësuar punën e mjeteve mekanike (gjatë transportit, gjatë kthimit dhe futjes së makinave për kryejren e punimeve ndërmjet rreshtave etj), rreth vreshtit duhet të lihet një zonë e sheshtë me gjerësi 4-6 m.

2. 2. Lëvizja e lirë e mjeteve mekanike në vresht

Organizimi i territorit dhe infrastruktura e vreshtit duhet të sigurojnë një lëvizje të lehtë e të shpejtë të mjeteve mekanike, sidomos të mjeteve të rënda (kombanjave).

Rrugët duhet të kenë gjerësi të mjaftueshme, të përballojnë peshën e mjeteve të rënda, të jenë të niveluara mirë dhe anash tyre të mos ketë pemë që pengojnë lëvizjen e makinave dhe agregatëve të lartë.

Në zonën fushore, kanalet përbëjnë një lloj pengese për lëvizjen e lehtë të makinerive dhe kthimin e tyre për në brendësi të rreshtave, kanalet duhet të jenë të mbuluara për të krijuar sa më pak pengesa.

Regjimi ujor luan rol të rëndësishëm në punimet e mekanizuara. Në tokat e punuara dhe me lagështirë, lëvizja e makinerive vështirësohet dhe

pesha e madhe e tyre krijon deformime dhe prishjen e nivelimit të tokës. Në vreshtat e ngritura në zona me pjerrësi, ku vepron erozioni dhe gërryerjet

nga faktorët atmosferikë duke krijuar kanale të thella e të çrregullta, lëvizjet e makinerive vështirësohen akoma më shumë.

Për të parandaluar këtë fenomen, duhet treguar kujdes për mirëmbajtjen e

Page 171: VRESHTARIA

171

Vreshtaria

kanaleve antierozive, veshjen e terrenit me bimë tapekante dhe drenazhimin e mirë të terrenit.

Figura 46. Mbjellja e mesit të rreshtave me gramonor (G Camilio)

Mbajtja e tokës të mbuluar me tapet të gjelbër (ndërmjet rreshtave) është mënyra më e mirë e rekomanduar. Mbjellja e mesrreshtave me graminorë trupshkurtër si Festuca arundinaceae, Festuca avena, Festuca rubra, Poa pratense, Lolium multiflorum, Dactylis glomerata, Lolium perene, etj, rritë mundësin e mekanizimit, cilësin e punës dhe rendimentin e makinave bujqësore.

Në zonat me klimë të nxehtë e të thatë rekomandohet mbjellja e mesrreshtave me Trifolium subterraneum i cili e kalon verën në gjendje qetësie dhe nuk e konkuron bimën e hardhisë për ujë dhe lëndë ushqyese, megjithëse është më pak rezistent ndaj shkeljes nga gomat e makinave.

2. 3. Ngritja e sistemit mbështetës në funksion të rritjes së mekanizimit

Kushti bazë dhe i përgjithshëm për mundësinë e vjeljes dhe krasitjes së mekanizuar është që forma e mbajtjes së vreshtit të jetë e përputhshme me kërkesat specifike të konstruktit dhe funksionimit të mjeteve mekanike që do të përdoren.

Sot për sot format më efikase janë kundraspaliera dopio (në formën e shkronjës T), forma kordon me cepa, forma gyjo, etj.

Tek kundraspalierat klasike, lastarët drejtohen lart dhe vegjetacioni formon një “mur” që përputhet me drejtimin e bandierëve.

Në këtë rast vjelja realizohet duke provokuar shkëputjen e veshulëve të rrushit me shkundje horizontale nëpërmjet rrahseve (batitorëve) të vendosur simetrikisht në të dyja anët e rreshtit të bimëve prodhuese (brezit prodhues).

Gjerësia e brezit prodhues duhet të jetë 100-130 cm. Nëse gjerësia është më e madhe, një pjesë e veshulëve i shpëton hapsirës së veprimit të batitorëve dhe shumë veshulë e kokrra mbeten pa u vjelë.

Page 172: VRESHTARIA

172

Vreshtaria

Në kundraspalierat klasike kërkohet mbajtja e lastarëve dhe trupit të hardhisë në një vijë të drejtë në të gjithë gjatësinë e rreshtit.

Për të mundësuar mbylljen e dyshemesë së kombajnës vjelëse (nastros transportuese) ku grumbullohen kokrrat dhe veshulët e shkundur nga të dyja anët e rreshtit, duhet që lartësia e cungut të jetë mbi 50 cm dhe të mos lihen të zhvillohen veshulë afër shtyllave sepse shtyllat ulin forcën dhe funksionimin e batitorëve.

Sistemi mbështetës duhet të jetë i ndërtuar me shtylla metalike sa më të holla sepse cepat e dyshemesë së kombanjes që mbyllin rreshtin nga poshtë, pasi kalojnë shtyllën, vonojnë për pak sekonda për t’u mbyllur duke lejuar që të bien në tokë kokrra dhe veshulë të vjelur.

Në asnjë rast, shtyllat nuk duhet të jenë mbi 220 cm mbi sipërfaqen e tokës, ndryshe ato takojnë në shasinë e makinës vjelëse.

Shtyllat duhet të jenë elastike që të përballojnë shkundjen e batitorëve dhe ndonjë avari për shkak të nivelimit të terrenit, prandaj zgjidhen, përdoren shtyllat e drurit ose të hekurit zingato (Morando, A., 2001).

Gjithnjë e më pak të përdorshme po bëhen shtyllat e betonit të vibruar të cilat ciflosen me lehtësi. Ciflat e betonit mund të përzihen me rrushin që shkon në kantinë, ciflat e betonit dëmtojnë paisjet e filtrimit dhe ulin cilësinë e mushtit dhe verës.

Më të mira janë shtyllat e drurit të pishës me diametër 8-10 cm të trajtuara me vaj të djegur, ndonëse kanë kosto të lartë. Vitet e fundit, po përhapen shumë shtyllat prej metali zingato.

Vjelja mekanike kërkon vendosjen e shtyllave në vijë të drejtë në mënyrë që “muri” (rreshti) të jetë bllok i drejtë e pa deformime. Largësia ndërmjet shtyllave duhet të jetë 6-8 m, në varësi të terrenit dhe distancës ndërmjet rreshtave. Telat duhet të jenë φ 1.8-2 mm, sipas peshës që do të mbajnë.

Forma më e mirë për t’u mekanizuar është mbajtja e vreshtit në formën e “dopio kordon”. Kjo formë është përdorur në SHBA që në vitin 1960 në funksion të vjeljes mekanike me shkundje vertikale. Kjo formë parashikon përdorimin e dy krahëve të lëvizshëm të montuar në një shtyllë mbështetëse. Në fundin e krahëve fiksohen dy tela mbi të cilët lidhen sharmendat prodhuese të rinovueshme. Në këtë rast formohen dy kordona paralel në vend të një muri vertikal që krijohet tek spaliera vertikale tradicionale.

Forma “dopio kordon” u eksperimentua dhe u përsos më tej pas vitit 1970 në Itali.

Kjo formë krijon lehtësi në vjeljen dhe krasitjen e mekanizuar, krijon kushte më të mira për diferencimin e sythave pasi lastarët varen poshtë, frenohet dukuria e polaritetit dhe vegjetacionit të tepërt, pakësohen shpenzimet për pune krahu dhe shpenzimet e tjera, rritet ngarkesa me sytha dhe potenciali prodhues.

Forma “dopio kordon” formohet me bandiera me lartësi 180-200cm mbi tokë. Bandierat vendosen në largësi 6-8 m. Bandierat anësorë fiksohen me tiranta në një bllok betoni të futur një metër thellë në tokë. Distanca ndërmjet bllokut të betonit të futur në tokë dhe bandierit duhet të jetë rreth 2 m.

Page 173: VRESHTARIA

173

Vreshtaria

Figura 47. Pamje e vreshtit të mbajtur në formën “Dopio Kordon” (A Cartechini)

Për çdo shtyllë vendosen dy krahë metalikë të qëndrueshëm ndaj përkuljes, të lëvizshëm, krahet kanë seksion në formë rrethore ose katrore.

Çdo krah duhet të jetë 1 m larg nga shtylla qendrore. Krahu mbështetet mbi copa të tjera hekuri apo lidhet me 2-4 tela zingato 30 cm

nga ana e krahut. Telat që forcojnë krahun fiksohen në majën e shtyllës. Në fundin e krahëve vendosen tela të trashë φ 20-22 mm të pajisur me karikues

për t’u tendosur me lehtësi gjatë vegjetacionit, kohës së pjekjes dhe vjeljes.Vitet e fundit është futur në përdorim teli tip suste i cili bën të mundur mbajtjen

e telit të tendosur gjatë gjithë vitit duke lehtësuar punën për tendosjen e telave dhe lidhjen e sharmendave dhe lastarëve.

Page 174: VRESHTARIA

174

Vreshtaria

X. KRASITJA E HARDHISË

1. Qëllimi dhe detyrat e krasitjes

Krasitja e përvitshme e hardhisë përmirëson treguesit e rritjes vegjetative dhe treguesit që lidhen me sasinë dhe cilësinë e prodhimit.

Hardhia e pakrasitur zhvillon lastarë të dobët, fruta të vegjël dhe pa cilësi, shpenzon pa efektivitet asimilatet dhe potencialin e saj prodhues.

Hardhia e krasitur shfrytëzon në drejtim të prodhimit rreth 35% të sasisë së përgjithshme të asimilateve, ndërsa hardhia e pakrasitur vetëm 14% (Sotiri, P., etj., 1972).

Një hardhi e pakrasitur, vitin pasardhës, jep pak ose aspak fruta. Gjatë vitit që hardhia nuk krasitet apo është krasitur keq, formon shumë fruta të

cilët nuk arrijnë të piqen dhe të grumbullojnë sasinë optimale të sheqerit. Vera e prodhuar në këto raste është e tharët dhe me cilësi të dobët si rezulat i

sasisë së ulët të sheqerit të grumbulluar në kokërr. Nga të gjitha kulturat drufrutore, vetëm hardhia duron çdo vit një humbje

(largim) nëpërmjet krasitjes të 60-90% të rritjes vegjetative vjetore (Sotiri, P., 1977). Rëndësia e krasitjes qëndron në problemet që ajo zgjidh, si:- siguron sasinë dhe cilësinë e dëshiruar të prodhimit.- siguron formën e mbajtjes, elementët e kurorës dhe raportet midis tyre.- sigurohet një rregullsi dhe një skemë e caktuar që zbatohet çdo vit.- sigurohet rritje e kontrolluar e lastarëve, prodhim i balancuar dhe i

përvitshëm.- rregullohet ngarkesa optimale me sytha duke programuar që më parë sasinë

dhe cilësinë e rritjes vegjetative.- programohet sipërfaqja gjethore dhe ndriçimi në brendësi të kurorës për të

siguruar një proces normal të fotosintezës.- për hardhitë që kultivohen në pjergulla bëhet “rregullimi i pemës mbajtëse”

të hardhisë (pemës mbështetëse) sipas ngarkesës dhe biologjisë së hardhisë.- nëpërmjet krasitjes ulet efekti i dukurisë së polaritetit, elementët e prodhimit

mbahen sa më afër bazës.- mundësohet ripërtëritja e pjesshme apo e plotë e bimës së dëmtuar nga

faktorë të ndryshëm si plakja, dëmtimet mekanike, të ftohtit, etj.- mundësohet kalimi gradual nga një sistem në një sistem tjetër krasitje.Për të arritur suksesin e duhur në procesin e krasitjes, duhen njohur disa aspekte

Page 175: VRESHTARIA

175

Vreshtaria

që lidhen drejtpërdrejt me procesin e diferencimit të sythave, veçanërisht problemet që lidhen me ndërtimin, rolin dhe funksionin e sythave dimërorë.

2. gjatësia e sharmendave në krasitjen dimërore

Krasitja kryhet gjatë periudhës së qetësisë dimërore të hardhisë dhe konsiston ne prerjen e sharmendave me gjatësi dhe numër të ndryshëm sythash.

Nisur nga numri i sythave që lihen në çdo sharmendë, sistemi i krasitjes mund të quhet:

1. Sistemi i krasitjes së shkurtër ose krasitje e shkurtër me çepa, ku sharmendat priten me 1-2 sytha

2. Sistemi i krasitjes së gjatë, ku lihen sharmenda të gjata me 8-12 sytha3. Sistemi i krasitjes së përzier, është krasitja me hallkë prodhimi në të cilen

kombinohet sharmenda e gjatë (element i krasitjes së gjatë) me çepin e shkurtër me1-2 sytha (element i krasitjes së shkurtër).

Për të realizuar një sistem krasitje sa më efikas, duhet njohur mirë aftësia prodhuese e sythave në varësi të vendndodhjes së tyre në gjatësi të sharmendës.

Në pjesën më të madhe të kultivarëve të tavolines, sythat e bazës së sharmendës nuk japin lulëri dhe veshulë, por vetëm lastarë vegjetativë.

Lulëritë dhe veshulët diferencohen zakonisht në sythat e 4-5 e më lart. Tek këta kultivarë duhet zbatuar sistemi i krasitjes së gjatë ose sistemi i

krasitjes së përzier. Ndërsa tek shumica e kultivarëve të verës, nga sythat e bazës së sharmendës

zhvillohen lastarë frutorë me lulëri dhe veshulë. Tek këta kultivarë zbatohet sistemi i krasitjes së shkurtër dhe sistemi i krasitjes së përzier.

Prodhimtaria e sythave rritet nga baza e lastarit deri në mesin e tij dhe më pas potenciali prodhues i sythave bie.

Sythat e majës diferencojnë pak ose aspak lulëri. Nëpërmjet krasitjes synohet të sigurohen sa më shumë lastarë prodhues, synohet

aktivizimi sa më i ulët i sythave të padiferencuar të cilët japin gjithmonë lastarë vegjetativë, ndonëse është e pamundur që ky fenomen të eleminohet 100%.

Nëpërmjet krasitjeve të shkurtra çdo vit shfrytëzohet vetëm një pjesë shumë e vogël e potencialit prodhues të hardhisë sepse për prodhim shfrytëzohen vetëm 1-2 sythat e bazës që përbën rreth 8-10% të sythave të hardhisë. Nga krasitja e shkurtër çdo vit eleminohet 90-92% e rritjes vjetore.

Nëpërmjet krasitjeve të gjata dhe të përziera shfrytëzohet më mirë potenciali prodhues.

3. Bazat teorike të krasitjes së hardhisë

Krasitja është ndërhyrje kirurgjikale mbi bimën e hardhisë, ajo duhet të kryhet nga njerëz me përvojë dhe mundësisht çdo vit nga e njëjta dorë.

Page 176: VRESHTARIA

176

Vreshtaria

Kur hardhisë i jepet forma përfundimtare, bazuar në një skemë të projektuar dhe provuar më parë, krasitja e përvitshme bëhet një proces i lehtë për t’u kryer.

Krasitësi duhet të njohë mirë praktikën dhe teorinë e përtëritjes dhe zëvendësimit të përvitshëm të elementëve prodhues.

Kur aplikohet sistemi i krasitjes së përzier çep-sharmendë, sharmenda që ka prodhuar vitin që kaloi duhet të hiqet plotësisht.

Nga dy sharmendat që janë zhvilluar në ish-çepin e zëvendësimit, sharmenda e sipërme lihet me 6-8 sytha, ndërsa sharmenda e poshtme pritet si çep me 2 sytha.

Kur përdoret sistemi i krasitjes së gjatë zgjidhet sharmenda më e afërt me nyjen e prodhimit dhe pritet me 6-8 sytha si sharmendë prodhimi, ndërsa pjesa tjetër hiqet plotësisht.

Në figurën e mëposhtme është paraqitur skema e hallkes së prodhimit dhe mënyra e ripërtëritjes së saj.

Figura 48. Hallka e prodhimit, mënyra e ripërtëritjes së saj (P Sotiri)

Krasitja e thatë kryhet gjatë periudhës së qetësisë dimërore dhe duhet të mbarojë 3-4 javë para fillimit të lëvizjes së lëngjeve.

Orientohemi nga:a) Cilësia e sharmendës Sythat dimërorë më prodhues diferencohen në sharmendat e shëndosha dhe të

pjekura mirë. Më mirë diferencojnë sythat tek sharmendat e zhvilluara nga sythat e lënë në çepin e zëvendësimit.

b) Ngarkesa me sythaSasia dhe cilësia e prodhimit varen nga numri i sythave prodhues të lënë gjatë

krasitjes. Ky numër duhet të jetë në një raport të caktuar me masën vegjetative, e cila shprehet me sipërfaqen gjethore për çdo kg rrush të prodhuar.

Krasitësi duhet të vendosë një raport të përshtatshëm ndërmjet prodhimit dhe masës vegjetative në shërbim të sasisë dhe cilësisë së prodhimit duke u bazuar në:

Page 177: VRESHTARIA

177

Vreshtaria

• Bashkëveprimi ndërmjet bimës së hardhisë dhe mjedisit ku jetonKultivarëve me rritje të fuqishme vegjetative dhe që kultivohen në toka të

pasura me lëndë ushqyese ju lihet një ngarkesë më e madhe me sytha. Ndryshe duhet vepruar në tokat pa mundësi ujitje dhe plehërimi. Kultivarët e mbjellë në toka të varfra dhe të thata krasiten duke ju lënë më pak sytha.

• Uniteti i organeve brenda vetë organizmit të bimës së hardhisë Tek bima e hardhisë, organet dhe tiparet e shfaqura, janë në unitet, bashkëveprim

dhe lidhje të fortë korelative, prandaj gjatë krasitjes duhen marrë në konsideratë raportet dhe lidhjet e mëposhtme:

Uniteti ndërmjet sistemit rrënjor dhe sistemit mbitokësorZvogëlimi (dëmtimi) i sistemit rrënjor ka efekte të menjëhershme mbi sistemin

mbitokësor të hardhisë, sidomos mbi lastarët dhe gjethet. E kundërta, zvogëlimi i masës vegjetative nuk ka ndikim shumë të thellë dhe të

menjëhershëm në masën e sistemit rrënjor. Lidhja ndërmjet sipërfaqes gjethore dhe fuqisë së rritjes së hardhisë Sa më e madhe të jetë sipërfaqja gjethore, aq më i madh është produkti

i fotosintezës, aq më e shëndoshë dhe e fuqishme është bima e hardhisë. Është provuar se për çdo kg rrush të prodhuar nevojiten rreth 1.5 m2 sipërfaqe gjethore.

Lidhja ndërmjet fuqisë së rritjes së hardhisë dhe prodhimitNëpërmjet krasitjes dimërore vendosim një raport të drejtë ndërmjet rritjes

vegjetative dhe sasisë së prodhimit. Kjo nuk arrihet plotësisht sepse ekzistojnë edhe faktorë të tjerë ambientalë dhe biologjikë që ndikojnë në rritjen vegjetative dhe sasinë e prodhimit.

Raporti përfundimtar vendoset dhe mbahet nën kontroll nëpërmjet krasitjeve të gjelbra të cilat fillojnë pak para lulëzimit dhe vazhdojnë deri 2-3 javë përpara vjeljes.

Rritja e bujshme vegjetative gjatë muajit prill-maj duhet të frenohet sepse në të kundërt ndodh shndërrimi i lulërive në përdredhse, kjo shoqërohet me ulje të ndjeshme të prodhimit.

Mosha e sythave dhe kapaciteti i tyre prodhues Sa më i vjetër të jete sythi, aq më i ulët është kapaciteti prodhues i tij. Sythat

dimërorë të sharmendës dhe lastarët e dalë prej tyre kanë potencial të lartë prodhues. Sasia dhe cilësia e prodhimitNdërmjet sasisë dhe cilësisë së prodhimit ekziston një raport i drejtë korelativ.

Në varësi të kultivarit, ekziston një kufi ku sasia e dëmton cilësinë e prodhimit në drejtim të përmbajtjes së sheqerit, ngjyrës, aromës, etj.

Ravaz ka provuar se cilësia (Q) varet nga pesha e prodhimit të marrë (F) dhe pesha e sharmendave dhe lastarëve të hequr nëpërmjet krasitjes (V).

Matematikisht është paraqitur si një vlerë e raportit Q = F / V. Ky tregues tek kultivarët e verës është 4-6, ndërsa tek kultivarët e tavolinës

është 2.5-5.

Page 178: VRESHTARIA

178

Vreshtaria

4. Polariteti (dominimi i majës)

Polariteti është dukuria e zhvillinit të sythave të majës më shpejt se sythat që vijnë më pas në sharmendë. Si pasojë e dukurisë së polaritetit, sythat e bazës së lastarit nuk arrijnë të zhvillohen dhe zhvillimi i vegjetacionit vetëm nga sythat e majës sjell zhveshjen e bimës dhe daljen jashtë funksionit të nyjeve prodhuese.

Dukuria e polaritetit asnjëherë nuk mund ta ndalohet plotësisht, megjithatë nëpërmjet krasitjes, zëvendësimit të përvitshëm të elementëve prodhues, mund të mbajmë zonën prodhuese dhe vegjetative më afër trupit të bimës.

Kjo është arsyeja që gjatë krasitjes, nga dy sharmendat e zhvilluara nga dy sythat e lënë në çepin e zevendësimit, sharmendën e sipërme e heqim, ndërsa të poshtmen e krasitim përsëri me 2-3 sytha. Në krasitjen e përzier, sharmenda e sipërme lihet gjithmonë si sharmendë prodhuese, ndërsa sharmenda e poshtme pritet me 2 sytha si çep zëvendësimi. Në krasitjen e gjatë sharmenda e zhvilluar nga sythi i parë lihet si sharmendë prodhimi, ndërsa pjesa tjetër bashkë me sharmendat e tjera hiqet plotësisht.

Mbajtja e hardhisë në formën kordon me sharmenda të harkuara e minimizon efektin e polaritetit, rritë ndriçimin në brendësi të kurores, ndikon për një shperndarje më të mirë të asimilateve të formuara në drejtim të veshulve dhe kokrrave.

Lastarët që dalin nga sythat e çepave janë më të fuqishëm se lastarët e zhvilluar nga sythat e sharmendave. Kjo i dedikohet forcës së polaritetit dhe faktit që sythat që ndodhen mbi çepat e zevendësimit janë më afër cungut dhe sistemit rrënjor.

5. Hallka e prodhimit

Krasitja e përzier aplikohet në shumicën e kultivarëve dhe realizohet duke lënë një apo disa hallka prodhimi.

Hallka e prodhimit zgjidh më së miri problemet e prodhimit dhe ripërtëritjes së hardhisë.

Hallka e prodhimit përbëhet nga një çep zëvendësimi me 2-3 sytha dhe një sharmendë prodhimi me 6-8 sytha.

Gjatë vegjetacionit, lastarët që dalin nga sythat e sharmendës së prodhimit zhvillojnë lulëri dhe veshulë. Gjatë krasitjes dimërore, sharmenda hiqet plotësisht.

Ndërsa nga sythat e çepit të zëvendësimit zhvillohen dy lastarë të fuqishëm të cilët diferencojnë sytha dhe përbëjnë bazën e zëvendësimit të elementëve të hallkës së prodhimit.

Gjatë krasitjes dimërore, nga dy sharmendat e zhvilluara nga 2 sythat e çepit, sharmenda e poshtme pritet me dy sytha, dhe kështu zëvendësohet çepi, ndërsa sharmenda e sipërme pritet me 6-8 sytha dhe kështu zëvendësohet sharmenda e prodhimit dhe bashkë me të e gjithë hallka e prodhimit.

Page 179: VRESHTARIA

179

Vreshtaria

6. Teknikat dhe rregullat e prerjes

Krasitja kërkon një njohje të mirë të rregullave të prerjes mbi organet e bimës së gjallë dhe mjeteve që përdoren për të kryer prerjet. Gjatë krasitjes duhet të ndiqen rregullat e mëposhtme:

- Prerja duhet të jetë e menjëhershme dhe e lëmuar dhe të realizohet në anën e kundërt të sythit të sipërm, 1.5-3 cm mbi syth. Kjo e mbron sythin nga lotimi dhe ngricat që ndodhin gjatë pranverës së hershme.

- Thithakët që dalin mbi trupin apo krahët e bimës, duhet të priten sa më afër bazës së tyre.

- Prerjet në pjesët e trasha shumëvjeçare, trup dhe krahë, duhet të bëhen të rrafshta dhe pa shqyerje.

- Duhet të synojmë që të krijojmë plagë sa më të vogla pasi plagët me diametër >1.5 cm mbyllen me shumë vështirësi nga hardhia.

- Prerjet duhet të bëhen nga njëra anë e krahëve, kryesisht nga ana e brendshme e bimës. Kjo siguron lëvizjen e lirë të lëndëve ushqyese nga pjesa e padëmtuar, enët përçuese nga ana e jashtme janë të drejta, pa nyje e pengesa.

- Plagët e shkaktuara nga prerjet e rënda mbi krahët dhe trupin e bimës duhet të jenë sa më larg njëra-tjetrës.

- Në plagët me diametër mbi 1.5 cm formohet një ind drunor i vdekur që bëhet portë dhe strehë për parazitët, prandaj plagët e prerjes duhen dezinfektuar.

- Kur bëhen krasitje ripërtëritëse në krahë apo pjesë të tjera shumëvjeçare, prerja duhet të jetë 3 cm sipër nyjes (apo degëzimit). Kjo bëhet me qëllim që sythat e fjetur që ndodhen të depozituar në bazën e krahut apo sharmendës të kenë mundësi aktivizimi.

7. Krasitja

Tek hardhia kryhet krasitja dimërore (është krasitja që kyhet gjatë periudhes së qetësisë dimërore) dhe krasitja e gjelbër (janë operacionet që kryhen gjatë periudhës së vegjetacionitet)

7. 1. Krasitja dimërore

Krasitja e përvitshme e hardhisë përmirëson treguesit e rritjes vegjetative dhe treguesit që lidhen me sasinë dhe cilësinë e prodhimit.

Hardhia e pakrasitur zhvillon lastarë të dobët, fruta të vegjël dhe pa cilësi, shpenzon pa efektivitet asimilatet dhe potencialin e saj prodhues.

Hardhia e krasitur shfrytëzon në drejtim të prodhimit rreth 35% të sasisë së përgjithshme të asimilateve, ndërsa hardhia e pakrasitur vetëm 14% (Sotiri, P., etj., 1972).

Një hardhi e pakrasitur, vitin pasardhës, jep pak ose aspak fruta.

Page 180: VRESHTARIA

180

Vreshtaria

Gjatë vitit që hardhia nuk krasitet apo është krasitur keq, formon shumë fruta të cilët nuk arrijnë të piqen dhe të grumbullojnë sasinë optimale të sheqerit.

Vera e prodhuar në këto raste është e tharët dhe me cilësi të dobët si rezulat i sasisë së ulët të sheqerit të grumbulluar në kokërr.

Nga të gjitha kulturat drufrutore, vetëm hardhia duron çdo vit një humbje (largim) nëpërmjet krasitjes të 60-90% të rritjes vegjetative vjetore (Sotiri, P., 1977).

Rëndësia e krasitjes qëndron në detyrat që ajo zgjidh, si:- siguron sasinë dhe cilësinë e dëshiruar të prodhimit.- siguron formën e mbajtjes, elementët e kurorës dhe raportet midis tyre.- sigurohet një rregullsi dhe një skemë e caktuar që zbatohet çdo vit.- sigurohet rritje e kontrolluar e lastarëve, prodhim i balancuar dhe i përvitshëm.- rregullohet ngarkesa optimale me sytha duke programuar që më parë sasinë

dhe cilësinë e rritjes vegjetative.- programohet sipërfaqja gjethore dhe ndriçimi në brendësi të kurorës për të

siguruar një proces normal të fotosintezës.- për hardhitë që kultivohen në pjergulla bëhet “rregullimi i pemës mbajtëse”

të hardhisë (pemës mbështetëse) sipas ngarkesës dhe biologjisë së hardhisë.- nëpërmjet krasitjes ulet efekti i dukurisë së polaritetit, elementët e prodhimit

mbahen sa më afër bazës.- mundësohet ripërtëritja e pjesshme apo e plotë e bimës së dëmtuar nga

faktorë të ndryshëm si plakja, dëmtimet mekanike, të ftohtit, etj.- mundësohet kalimi gradual nga një sistem në një sistem tjetër krasitje.

gjatësia e sharmendave në krasitjen dimërore

Krasitja dimërore kryhet gjatë periudhës së qetësisë dimërore të hardhisë dhe konsiston në prerjen e sharmendave me gjatësi dhe numër të ndryshëm sythash.

Nisur nga numri i sythave që lihen në çdo sharmendë, sistemi i krasitjes quhet:4. Sistemi i krasitjes së shkurtër ose krasitje e shkurtër me çepa, ku

sharmendat priten me 1-2 sytha5. Sistemi i krasitjes së gjatë, ku lihen sharmenda të gjata me 8-12 sytha6. Sistemi i krasitjes së përzier, është krasitja me hallkë prodhimi në të cilen

kombinohet sharmenda e gjatë (element i krasitjes së gjatë) me çepin e shkurtër me1-2 sytha (element i krasitjes së shkurtër).

Për të realizuar një sistem krasitje sa më efikas, duhet njohur mirë aftësia prodhuese e sythave në varësi të vendndodhjes së tyre në gjatësi të sharmendës.

Në pjesën më të madhe të kultivarëve të tavolines, sythat e bazës së sharmendës nuk japin lulëri dhe veshulë, por vetëm lastarë vegjetativë.

Lulëritë dhe veshulët diferencohen zakonisht në sythat e 4-5 e më lart. Në këta kultivarë duhet zbatuar sistemi i krasitjes së gjatë ose sistemi i krasitjes së përzier.

Ndërsa tek shumica e kultivarëve të verës, nga sythat e bazës së sharmendës zhvillohen lastarë frutorë me lulëri dhe veshulë. Në këta kultivarë zbatohet sistemi i krasitjes së shkurtër (krasitja me çepa) dhe sistemi i krasitjes së përzier (me hallkë prodhimi).

Page 181: VRESHTARIA

181

Vreshtaria

Nëpërmjet krasitjes synohet të sigurohen sa më shumë lastarë prodhues, synohet aktivizimi sa më i ulët i sythave të padiferencuar të cilët japin gjithmonë lastarë vegjetativë, ndonëse është e pamundur që ky fenomen të eleminohet 100%.

Nëpërmjet krasitjeve të shkurtra çdo vit shfrytëzohet vetëm një pjesë shumë e vogël e potencialit prodhues të hardhisë, shfrytëzohen vetëm 1-2 sythat e bazës që përbën rreth 8-10% të sythave të hardhisë. Nga krasitja e shkurtër çdo vit eleminohet 90-92% e rritjes vjetore.

Rregullat e prerjes gjatë krasitjes dimërore

Krasitja kërkon një njohje të mirë të rregullave të prerjes mbi organet e bimës së gjallë dhe njohje të mjeteve që përdoren për të kryer prerjet.

Gjatë krasitjes duhet të ndiqen rregullat e mëposhtme:- Prerja duhet të jetë e menjëhershme dhe e lëmuar dhe të realizohet në anën

e kundërt të sythit të sipërm, 1.5-2 cm mbi syth. Kjo e mbron sythin nga lotimi dhe ngricat që ndodhin gjatë pranverës së hershme.

- Thithakët që dalin mbi trupin apo krahët e bimës, duhet të priten sa më afër bazës së tyre.

- Prerjet në pjesët e trasha shumëvjeçare (trup dhe krahë), duhet të bëhen të rrafshëta, të lëmuara dhe pa shqyerje.

- Duhet të synojmë që të krijojmë plagë sa më të vogla pasi plagët me diametër >1.5 cm mbyllen me shumë vështirësi nga hardhia.

- Prerjet duhet të bëhen nga njëra anë e krahëve, kryesisht nga ana e brendshme e bimës. Kjo siguron lëvizjen e lirë të lëndëve ushqyese nga pjesa e padëmtuar, enët përçuese nga ana e jashtme janë të drejta, pa nyje e pengesa.

- Plagët e shkaktuara nga prerjet e rënda mbi krahët dhe trupin e bimës duhet të jenë sa më larg njëra-tjetrës.

- Në plagët me diametër mbi 1.5 cm formohet një ind drunor i vdekur që bëhet portë dhe strehë për parazitët, prandaj plagët e prerjes duhen dezinfektuar.

- Kur bëhen krasitje ripërtëritëse në krahë apo pjesë të tjera shumëvjeçare, prerja duhet të jetë 3 cm sipër nyjes (apo degëzimit). Kjo bëhet me qëllim që sythat e fjetur që ndodhën në bazën e krahut apo sharmendës të kenë mundësi aktivizimi.

Faktorët që ndikojnë në kohën e krasitjes dimërore

Studiues të ndryshëm në vende të ndryshme kanë arritur në përfundimin se krasitja e hershme vjeshtore dhe ajo e vonshme pranverore ndikojnë negativisht në vegjetacionin dhe prodhimtarinë e bimës së hardhisë dhe kjo ndodh për shkak të humbjes së sasive të konsiderueshme të lëndëve ushqyese.

Krasitja duhet të fillojë në pikat më të larta të vreshtit dhe të vazhdojë në parcelat që ndodhen më poshtë në relievin e faqes së kodrës.

Më parë duhet të krasiten kultivarët rezistentë dhe më pas kultivarët më pak të qëndrueshëm ndaj temperaturave të ulta.

Page 182: VRESHTARIA

182

Vreshtaria

Koha e kryerjes së krasitjes për zonën e ulët të kultivimit të vreshtarisë (në kushtet klimatike të vendit tonë) është periudha dhjetor-shkurt, ndërsa për zonën paramalore dhe malore është periudha shkurt-mars.

Krasitja në rastet e dëmtimit nga ngricat

Nëse pas kryerjes së krasitjes dimërore temperatura e ajrit bie nën -12oC, është i domosdoshëm të bëhet kontrolli i shkallës së dëmtimit të sythave dhe sharmendave të hardhisë dhe nëse shihet e nevojshme duhet të bëhet rikrasitja ku hiqet pjesa e sharmendës me sythat e dëmtuar si dhe stimulohet çelja e sythave dhe lastarëve sqetullorë.

Temperaturat nga -12 deri në -15oC shkaktojnë dëmtim të pjesshëm të sythave kryesorë, ndërsa sythat anësorë janë më rezistentë dhe e ruajnë aftësinë për të dhënë lastarë edhe kur temperatura zbret në -17oC.

Kontrolli për dëmtimin e sythit bëhet duke e prerë sythin kryesor në mënyrë gjatësore.

Sythi normal ka ngjyrë të gjelbër, ndërsa sythi i dëmtuar merr ngjyrë kafe në të zezë.

Në disa kultivarë, në rastin e dëmtimit të sythave nga ngricat mund të nxitet dalja e sqetullorëve nga ku mund të merret një rendiment 30-40 kv/ha.

Nëse në fillim të prillit bie brymë, ndodh tharja e lastarve kryesor, në këtë rast duhet të punojmë me lastaret e zhvilluar nga sythat sekondarë e terciarë, lihet nga një lastarë për çdo nyje dhe synohet ripërtëritja e vegjetacionit dhe skemes së bimës me qëllim që të kemi prodhim të plotë në vitin pasardhës

Dëmtimi i sythave dhe i sharmendave është më i lartë në katet e ulta se në katet e sipërme. Dëmtimi është më i madh në lugina dhe rajone me lagështirë të lartë se në vende të kulluara dhe të ndriçuara mirë.

Krasitja në rastet e dëmtimit nga breshëri

Reshjet në formën e breshrit, gjatë periudhës së vegjetacionit aktiv, veçanërisht në periudhën e lulëzimit dhe gjatë rritjes së kokrrave, shkaktojnë dëmtime të mëdha tek bima e hardhisë.

Lastarët e dëmtuar duhet të shkurtohen deri në 3-5 sytha të bazës. Pjesa e dëmtuar ripërtërihet duke shfrytëzuar lastarët sqetullorë dhe thithakët.

8. Lartësia e trupit të hardhisë

8. 1. Faktorët që ndikojnë në lartësinë e trupit të hardhisë

Lartësia e trupit të hardhisë varet nga lloji i kultivarit, forma e kultivimit, sistemi mbështetës, qëllimi i përdorimit, teknologjia e kultivimit, kushtet ekologjike, etj.

Bazuar në lartësin e trupit, grupohen:

Page 183: VRESHTARIA

183

Vreshtaria

- Me trup të shkurtër, lartësia e trupit shkon deri në 30 cm lartësi. - Me trup mesatar, lartësia e trupit është 40-70 cm. - Me trup të gjatë, lartësia e trupit është mbi 80 cm. Mbajtja e hardhisë me trup të ulet dhe mesatar është e rekomandueshme për

rajonet e ftohta veriore dhe veriperëndimore. Mbajtja me trup të ulët dhe mesatar bën që bima të shfrytëzojë më mirë regjimin

e temperaturës dhe të lagështirës në afërsi të sipërfaqes së tokës.Lartësia e trupit të bimës duhet të përcaktohet që në fillim të hartimit të projektit,

krahas elementëve të tjerë të projektit si struktura varietore, distancat e mbjelljes, etj. Lartësia e trupit të bimës varet nga disa faktorë, si :

Veçoritë e tokës

Në tokat e lehta e të thata, pa mundësi apo me mundësi të pakta ujitje, hardhia duhet të mbahet me trup të ulët dhe të mesëm dhe të shoqërohen me krasitje të shkurtër.

Në tokat e shëndosha e me përbërje mekanike të mesme e të rëndë, hardhia duhet të mbahet me trup të lartë e të mesëm dhe me një ngarkesë më të madhe me sytha.

Nënshartesa

Kultivarët e shartuar mbi nënshartesa me rritje të dobët vegjetative, mbahen me trup të ulët.

Kultivarët e shartuar mbi nënshartesa me rritje të fuqishme vegjetative, mbahen me trup të lartë.

Shkalla e mekanizimit

Format me trup mesatar dhe të lartë, kanë përparësi krahasuar me format me trup të ulët.

8. 2. Format me trup të ulët

1. Forma kupore

Quhet ndryshe forma “cung me kokë”.Bimët kanë një trup të ulët 10-30 cm mbi sipërfaqen e tokës, aplikohet sistemi i

krasitjes së shkurtër, çepat vendosen drejtpërdrejt mbi kokën e cungut. Forma kupore ka qenë dhe është tipike për kultivarët “Shesh” dhe “Vlosh”, më

pak përdoret tek kultivari “Pino i Zi”, “Katroshe” dhe “Serin i Zi”. Kjo formë mbajtje është një traditë e njohur në Nartë të Vlorës (prandajë shpesh

herë quhet forma ”Nartjote”), është traditë e hershme e kultivimit të vreshtave në Shesh dhe në Ndroq të Tiranës, në Dardhas të Pogradecit, në Përmet, në Korçë, etj.

Page 184: VRESHTARIA

184

Vreshtaria

Figura 49. Forma me trup të ulët ”cung me kokë” (L Susaj)

Zakonisht, distancat e mbjelljes në rastin e përdorimit të mjeteve mekanike (freza, etj), janë 1m larg bima nga bima dhe 2 m rreshti nga rreshti, duke siguruar rreth 5 000 bimë/ha, ndërsa në mbjelljet e lira, numëri i bimëve arrin në 10 000-15 000 bimë/ha.

Si formohet dhe mbahet forma Nartjote “cung me kokë”?

Vitin e parë, sharmenda pritet me 1-2 sytha mbi gjatësinë e përcaktuar si gjatësi e trupit.

Gjatë verës, të gjithë lastarët që dalin nga pjesa e lënë për cung hiqen, përveç 1-2 lastarëve që dalin nga sythat mbi këtë gjatësi.

Vitin e dytë, 2-3 lastarët e zhvilluar (që tani quhen sharmenda) priten me nga 2 sytha.

Vitin e tretë, përsëri bëhet prerja e 4-6 sharmendave me nga 2 sytha dhe kështu krijohet koka e cungut me 4-6 çepa me nga 2 sytha.

Forma me trup të ulët ”cung me kokë” duhet të përdoret tek kultivarët që diferencojnë lulëri në sythat e bazës. Krasitja e rregullt dhe e përvitshme fillon që në vitin e 4-t e në vazhdim. Nga koka e cungut lihen 4-6 çepa me nga 2 sytha. Nga çdo lastar i zhvilluar merren 2-3 veshulë dhe çdo bimë prodhon 8-10 veshulë të shëndoshë.

Forma me trup të ulët ”cung me kokë” kufizon kapacitetet prodhuese dhe përdorimin e mekanikës bujqësore. Kjo formë është mirë të përdoret në toka të thata e me mundësi të pakta ujitje.

Avantazhe të tjera të kësaj forme janë numri i madh i bimëve për ha, nuk është i nevojshëm përdorimi i sistemit mbështetës, prodhimi i marrë nga këto vreshta ka përmbajtje të lartë sheqeri.

Page 185: VRESHTARIA

185

Vreshtaria

2. Kordoni me çepa

Forma kordon me çepa në të shumtën e rasteve është një formë me trup të ulët, ndërsa në rastin e vreshtave të kultivuara në toka të pasura e me mundësi ujitje, kjo formë mund të jetë edhe me trup mesatar (60-80 cm të lartë) dhe me trup të lartë (deri në 120 cm).

Zakonisht, tek kordoni me çepa e trup të shkurtër, lartësia e trupit është 40-60 cm.Krahu shtrihet mbi telin e parë të spalierës. Mbi krah lihen 4-6 çepa (sipas gjendjes së bimës) me nga 2-3 sytha/çep.

Figura 50. Realizimi i formës kordon me çepa (L Susaj)

Kjo formë është shumë e përdorur në rrethin e Tiranës, Fierit, Vlorës, Lushnjës dhe Beratit për kultivarët “Shesh i Zi”, ”Syrah”, ”Riesling”, ”Kabernet”, “Vlosh”, etj.

8. 3. Mbajtja e hardhive me trup mesatar

1. Forma Gyjo (e njëanshme dhe e dyanshme)

Kjo formë e ka marrë emrin nga një vreshtar francez, Jules Gyot, që e krijoi në vreshtat e tij në vitin 1860. Gyot tregoi që kjo formë mund të mbahet duke lënë në mënyrë të përvitshme 1-2 sharmenda prodhimi dhe 1-2 çepa zëvendësimi. Forma Gyjo aplikohet tek kultivarët për prodhimin e verës.

Në formën Gyjo (Gyot) e njëanshme lihen një sharmendë prodhimi, me 6-8 sytha, dhe një çep zëvendësimi, me 2-3 sytha.

Në formën Gyjo e dyanshme lihen 2 sharmenda prodhimi, me 6-8 sytha, dhe 2 çepa zëvendësimi, me 2-3 sytha.

Bimët mbillen në largësi 1-1.2 m, ndërsa rreshtat 2-2,5 m, sipas rastit Për sistem mbështetës përdoret spaliera vertikale me 4 tela të vendosur 50-60

cm largësi. Shtyllat e spalierës vendosen 6-7 m larg njëra-tjetrës, në varësi të relievit. Nga kjo formë sigurohet 120-130 kv/ha prodhim i një cilësie shumë të mirë.

Page 186: VRESHTARIA

186

Vreshtaria

Si krijohet forma Gyjo?Vitin e parë, interesohemi që lastari i zhvilluar të rritet i shëndetshëm dhe të

piqet mirë deri në lartësinë e caktuar të trupit. Në muajin shkurt të vitit të dytë, sharmenda krasitet me 2-3 sytha mbi lartësinë

e trupit. Gjatë vegjetacionit synohet që lastarët të zhvillohen të shëndetshëm dhe të piqen mire.

Vitin e tretë, sharmenda e dalë nga sythi i poshtëm (sythi i parë), pritet me 2 sytha, ndërsa sharmenda e dalë nga sythi lart (sythi i dytë) pritet me 6-8 sytha dhe shtrihet mbi telin e parë të spalierës.

Figura 51. Forma Gyjo e njëanshme (R Kryeziu)

Për realizimin e formës Gyjo e dyanshme, vitin e tretë lihen 2 çepa me nga 2 sytha dhe në muajin shkurt të vitit të katërt, sharmenda e sythit të poshtëm krasitet me 2 sytha, ndërsa ajo që ka dalë nga sythi i sipërm pritet me 6-8 sytha. Ky veprim bëhet nga të dy krahët e hardhisë. Sharmendat shtrihen në krahë të kundërt dhe lidhen mbi telin e parë të spalierës.

Figura 52. Forma Gyjo e dyanshme (R Kryeziu)

Page 187: VRESHTARIA

187

Vreshtaria

Krasitjet e përziera tip Gyjo lehtësojnë mekanizimin e proceseve agroteknologjike dhe ndriçimin e bimës në brendësi të saj. Krasitja Gyjo është e thjeshtë, lehtësisht e ndryshueshme nga ku mund të kalohet në një formë tjetër krasitje, pa shkaktuar prishje të ekuilibrave të bimës dhe vreshtit.

2. Forma “Dalmatin i Splitit”

Kjo formë është shumë e përhapur në Kroaci, në Bregdetin Adriatiko-Dalmat, kryesisht në rrethinat e Splitit nga ka marrë dhe emrin.

Në Shqipëri është përdorur në sipërfaqe të kufizuara, bimët mbahen me një trup me lartësi 40-60 cm. Mbi këtë gjatësi, lihet një çep zëvendësimi me 2-3 sytha dhe një sharmendë prodhimi me 6-8 sytha. Sharmenda lidhet pas një mbështetësje druri apo bandieri betoni ose, në mungesë të tij, sharmenda përkulet në formë harku duke e ngulur majën e saj në tokë.

Në vreshtat e mbajtura sipas kësaj mënyre, merren deri në 80 kv/ha rrush.

Figura 53. Forma “Dalmatin i Splitit” (R Kryeziu)

Si formohet dhe mbahet forma “Dalmatin i Splitit”?Gjatë vitit të parë pas mbjelljes synohet që lastari të rritet i shëndetshëm, i

padegëzuar, të ketë ngjyrën karakteristike dhe një trashësi normale. Vitin e dytë zbatohet sistemi i krasitjes së shkurtër duke lënë 2 sytha nga

të cilët zhvillohen 2 lastarë që shërbejnë për të formuar elementët e hallkës së prodhimit në vitin e tretë.

Vitin e tretë, sharmenda që zhvillohet nga sythi i poshtëm lihet me 2 sytha, ndërsa sharmenda që zhvillohet nga sythi i sipërm lihet me 6-8 sytha.

3. Forma “Kordon Kaznav” (Kasenave)

Forma “Kordon Kaznav” është shumë e përhapur në vreshtat e rjonit të Mesdheut. Ndryshe quhet “kordon me hallka prodhimi”.

Page 188: VRESHTARIA

188

Vreshtaria

Kjo formë shfrytëzon më mirë kapacitetet prodhuese të hardhisë, është e lehtë për t’u realizuar dhe mbajtur, lehtëson mekanizimin e proceseve të punës.

Trupi i bimës lihet 60-80 cm i lartë, krahu shtrihet mbi telin e parë të spalierës nga njëra anë. Mbi krah, në çdo 25-30 cm, zhvillohen 2-4 hallka prodhimi, në varësi të kultivarit dhe kushteve të kultivimit (kryesisht, tokës dhe mundësisë së ujitjes).

Si krijohet dhe mbahet “Kordoni Kaznav”?Dy vitet e para, krasitja bëhet njëlloj si në format e trajtuara më lart. Vitin e

tretë, sharmenda më e zhvilluar përkulet duke e shtrirë mbi telin e parë të spalierës. Gjatë vegjetacionit hiqen të gjithë lastarët që dalin nga harku (pjesa e përkulur) poshtë telit. Lastarët e zhvilluar nga pjesa e sharmendës së shtrirë mbi tel rrallohen duke i hequr një po një jo. Rrallimi bëhet gjatë periudhës kur lastarët janë akoma të brishtë me gjatësi 6-8 cm. Kështu sigurohen lastarë të shëndetshëm e të vendosur 25-30 cm larg njëri-tjetrit.

Vitin e 4-t, sharmendat e zhvilluara krasiten me nga 2 sytha. Vitin e 5-të, sharmendat që dalin nga sythat e poshtëm lihen me nga 2 sytha,

ndërsa sharmendat e zhvilluara nga sythat e sipërm lihen me nga 6-8 sytha. Krasitja e përvitshme bazohet në rregullin e ripërtëritjes së hallkës së prodhimit.

4. Forma ”Kordon Bordo”

Forma “Kordon Bordo” është një formë Gyjo e modifikuar dhe praktikuar nga fermerët e rajonit të vreshtarisë së Bordosë (Bordaux) në Francë, prej nga ka marrë dhe emrin.

Në Shqipëri është quajtur dhe vazhdon të quhet forma Gyjo me sharmenda të përkulura.

Forma “Kordon Bordo” është një formë që realizohet dhe mbahet nepërmjet aplikimit të sistemit të krasitjes së përzier.

Format me sharmenda të përkulura japin prodhim me ngjyrë dhe përmbajtje më të lartë të sheqerit, preken më pak nga sëmundjet kerpurdhore për shkak të ndriçimit më të mirë në brendësi të kurores

Si krijohet dhe mbahet forma “Kordon Bordo”? Praktika e krijimit dhe mbajtjes së kësaj forme është e njëjtë me praktikën që

zbatohet tek forma Gyjo. Ndryshimi qëndron në dy aspekte: Së pari, degëzimi i trupit dhe krijimi i dy krahëve bëhet afërsisht në mesin e dy

telave të parë të spalierës dhe lidhja e parë e sharmendës prodhuese bëhet në telin e dytë të spalierës.

Së dyti, maja e sharmendës së prodhimit që është fiksuar mbi telin e dytë, përkulet lehtë dhe fiksohet në telin e parë të spalierës.

Kjo formë mund të krijohet edhe duke e degëzuar trupin pak mbi pikën e shartimit, 20-30 cm mbi sipërfaqen e tokës.

Page 189: VRESHTARIA

189

Vreshtaria

Figura 54. Fiksimi dhe përkulje të sharmendave (L Susaj)

Në këtë mënyrë, dy degët e trupit të së njëjtës bimë ngjitën dhe lidhen mbi telin e dytë të spalierës. Secila degë në vetvete, tashmë duket si një bimë e mbajtur në formën Gyjo e njëanshme. Krasitja dimërore e përvitshme bëhet njëlloj si tek forma Gyjo e dyanshme.

8. 4. Format me trup të lartë

1. Kordoni “kurriz peshku”

Pas mbjelljes së bimëve të hardhisë, ndërtohet spaliera e një tipi të veçantë, ku në lartësinë e trupit vendoset në mënyrë tërthore një shtyllë tjetër 1 m e gjatë, 50 cm nga çdo anë.

Në mënyrë horizontale lidhen 3 tela, ku teli i parë lidhet në drejtim të rreshtit, ndërsda dy telat anësorë vendosen 50 cm larg njëri-tjetrit, duke krijuar kështu një spalierë horizontale.

Në pjesën tjetër të shtyllës, pjesa vertikale, lidhen 2-3 tela të tjerë në distancë 50-60 cm larg nga njëri-tjetrit duke formuar kështu spalierën vertikale.

Distancat e mbjelljes janë 2.5-3 m rreshti nga rreshti dhe 1.2-1.5 m bima nga bima.

Në formën “kurriz peshku” krahu lidhet në telin i mesit të spalierës horizontale. Mbi krahun e hardhisë lihen 2-6 hallka prodhimi. Në çdo bimë lihet një ngarkesë me 20-40 sytha. Hallkat e prodhimit lihen 24-30 cm larg njëra-tjetrës. Sharmendat e prodhimit

lidhen të alternuara, njëra majtas, tjetra djathtas. Nga kjo formë sigurohen rendimente të larta.Për shkak të ndikimit negativ të forcës së polaritetit e cila shkakton tharjen e

nyjeve dhe hallkave të prodhimit, Prof. Dr. L. Avramov bëri një modifikim të kësaj forme që konsiston në degëzimin e trupit të bimës 15-30 cm mbi pikën e shartimit.

Page 190: VRESHTARIA

190

Vreshtaria

Secila degë paraqitet si një cung më vete që lidhet në telin e mesit duke i dhënë më pas korores formën Gyjo të dyanshme.

Sharmendat lidhen në telat anësorë të spalierës horizontale, ndërsa lastarët lidhen në telat e spalierës vertikale gjatë vegjetacionit. Kjo mënyrë mbajtje (sipas Avramovit) shmang efektin negativ të polaritetit, plakjes së parakohshme dhe dëmtimit të nyjeve të prodhimit, efekte që ndeshen tek forma klasike e kordonit “kurriz peshku” i njëanshëm apo dyanshëm.

Si formohet dhe si mbahet forma “kurriz peshku”?Për formimin e formës ”kurriz peshku” ndiqet afërsisht e njëjta rrugë si për

formimin e “kordonit Kaznav”. Në këtë formë mbajtje, bima ka dy krahë, lidhja e sharmendave të prodhimit bëhet në mënyrë të alternuar, njëra majtas, tjetra djathtas duke i lidhur krahët mbi telat anësorë të spalierës horizontale.

Për formën e praktikuar nga Prof. Avramov, trupi degëzohet pak mbi sipërfaqen e tokës (me dy-tre degë), ndiqet e njëjta praktikë si për formimin e formës Gyjo e dyanshme.

Ndryshimi qëndron në faktin se fiksimi i degëve të trupit të bimës mbi telin e mesit të spalieres, bëhet duke i fiksuar nga 50 cm larg njëri-tjetrit, lidhja dhe fiksimi i metejshëm i sharmendave në telat anësorë është e njëjtë si tek forma klasike

2. Kordoni “Sylvoz”

Këtë formë e ka krijuar francezi Sharl Sylvoz në Savoy të Francës juglindore. Është e ngjashme me kordonin “Kaznav”, por ka dy ndryshime specifike: • Bimët lihen me trup 100-120 cm të lartë dhe krahu i hardhisë shtrihet në

telin e dytë të spalierës.• Sharmenda e prodhimit lihet me 8-10 sytha, maja e sajë përkulet dhe

fiksohet mbi telin e parë të spalierës. Mbi çdo kordon lihen 4-6 sharmenda prodhimi, 20-25 cm larg njëra tjetres.

Figura 55. Forma “Kordon Sylvoz” i thjeshtë (P Sotiri)

Page 191: VRESHTARIA

191

Vreshtaria

Kordoni “Sylvoz”zbatohet tek kultivarët që parapëlqejnë sistemin e krasitjes së gjatë.

Gjatë krasitjes dimërore të përvitshme, lihet sharmenda e parë me 6-12 sytha, ndërsa pjesën tjetër e heqim plotësisht.

Si krijohet dhe mbahet forma “Kordon Sylvoz”?Për të krijuar formën “kordon Sylvoz” nevojiten 5-6 vjet. Rruga që ndiqet

është e njëjtë me rrugën e krijimit të kordonit “Kaznav”, duke përfshirë specifikat e përmendura më lart.

3. Forma “Kordon Istri”

Forma “kordon Istri” është përdorur fillimisht në Istri të Kroacisë nga ka marrë edhe emrin, ndërsa tani është shumë e përhapur në Austri, Zvicer, Slloveni, Serbi, Mal të Zi, etj.

Kjo formë është përdorur në vreshtat tona të ngritura gjatë viteve 1975-1985 në rrethet Tiranë, Elbasan, Peqin, Krujë, Lezhë, Mat, etj.

Në praktikën tonë, specialistët dhe kultivuesit e vreshtave në shqipëri e quajnë ”Perde”

Rekomandohet të aplikohet në sipërfaqet e pjerrta me pak mundësi ujitje dhe tek ata kultivarë që nuk arrijnë të diferencojnë mirë sythat e bazës së lastarëve.

Distancat e mbjelljes janë 1.8-2 m rreshti nga rreshti dhe 0.8-1 m bima nga bima.

Lartësia e trupit të bimës lihet 100-120 cm dhe mbi këtë lartësi lihet vetëm një sharmendë. Spaliera përbëhet vetëm nga një tel i lidhur në majën e bandierëve të betonit.

Sharmenda duhet të krasitet me 8-10 sytha dhe të lidhet pas telit. Gjatë vegjetacionit, lastarët dhe veshulët që zhvillohen, varen poshtë në formën

e perdes.

Si krijohet dhe mbahet “Kordoni Istrik”Gjatë vitit të parë pas mbjelljes synohet krijimi i lartësisë së trupit të ardhshëm. Nuk duhet lejuar degëzimi i lastarit deri në lartësinë e telit të parë, mbi këtë

lartësi këpusim majën e rritjes vegjetative 2-3 sytha mbi telin e spalierës. Vitin e dytë pas mbjelljes, nëpërmjet krasitjes së gjelbër heqim të gjithë lastarët

që zhvillohen mbi trupin e bimës deri në lartësinë e telit. Mbi këtë lartësi lëmë që të zhvillohen 1-2 lastarë të shëndetshëm. Vitin e tretë, sharmenda më e zhvilluar krasitet duke e lenë me 8-10 sytha,

përkulet me kujdes dhe lidhet mbi telin e spalierës. Vitin e katërt, gjatë krasitjes dimërore, hiqet i gjithë krahu bashkë me lastarët e

vitit të mëparshëm duke lënë vetëm sharmendën e parë të cilën e krasitim me 8-10 sytha dhe e lidhim mbi telin e spalierës.

Krasitja dimërore e përvitshme vazhdon çdo vit duke bërë zëvendësimin e krahut me sharmendën e parë, ndërsa pjesa tjetër hiqet plotësisht.

Page 192: VRESHTARIA

192

Vreshtaria

4. Forma “kordon me kate”

Kjo formë është krijuar dhe modifikuar nga Prof. Dr. L. Avramov. Në Shqipëri quhet “palmetë” ose ”gyjo e dyanshme me kate”. Kjo formë konsiston në krijimin kurores së hardhisë me 2-3 kate, kati i parë

krijohet në lartësi 100 cm nga toka dhe katet e tjera 50-60 cm larg njëri-tjetrit. Secili kat është një Gyjo e dyanshme. Në këtë formë zbatohet sistemi i krasitjes së përzier, njëlloj si për formën Gyjo

e dyanshme. Në ShBA është quajtur “Kordoni i Nifinit” dhe përfaqëson një kordon me 3

kate, ku secili kat lihet me nga dy hallka prodhimi. Formimi i “Kordonit të Nifinit” zgjat 6 vjet. Kati i dytë dhe i tretë realizohen duke shfrytëzuar sharmendat që dalin mbi

nyjen ku është krijuar kati i parë. Tek forma klasike e kordonit të Nifinit, katet janë në vazhdim të trupit kryesor.

Kjo formë lehtëson përdorimin e mjeteve mekanike. Zakonisht, distancat e mbjelljes janë 3 m rreshti nga rreshti dhe 1.5 m bima nga

bima. L. Avramov e ka modifikuar formën klasike të kordonit me tre kate. Ky modifikim konsiston në degëzimin e trupit kryesor 15-30 cm mbi sipërfaqen

e tokës, sejcili nga cungjet e krijuara ngjitet mbi spalier si një bimë e vetme

9. Krasitja e gjelbër

Roli i krasitjes së gjelbër

Krasitja e gjelbër e hardhisë realizohet gjatë periudhës së vegjetacionit të bimës. Nëpërmjet krasitjes së gjelbër synohet:

Rritja e sasisë dhe cilësisë së prodhimit, pa dëmtuar zhvillimin vegjetativ.Mbajtja e bimës sipas një forme të caktuar ku elementët e vegjetacionit

zhvillohen normalisht dhe garantohet një prodhimtari e qëndrueshme në vite.

Rregullimi i atyre raporteve dhe problemeve që nuk kanë qenë të kapshme dhe të dukshme gjatë krasitjes dimërore (prandajë krasitja e gjelbër quhet krasitje plotësuese, korrigjuese e krasitjes dimërore).

Rivendosja e ekuilibreve të duhura në strukturën e kurorës së bimës.Tek hardhitë e reja sigurohet një zhvillim më i mirë i lastarëve dhe

sharmendave dhe një formim më i mirë dhe më i shpejtë i krahëve dhe elementëve të tjerë të kurorës

Krasitja e gjelbër përmbledh operacionet që kryhën mbi lastarë, gjethe, luleri, veshul, kokrra, etj.

Page 193: VRESHTARIA

193

Vreshtaria

Heqja e lastarëve të tepërt

Hiqen të gjithë lastarët e zhvilluar mbi cung, krahë dhe pjesët e tjera shumëvjeçare, me përjashtim të rasteve kur lastari planifikohet të përdoret për ndonjë zëvendësim apo korrigjim të pjesëve të dëmtuara apo të keqformuara të kurorës.

Në hardhitë e reja, heqja e lastarëve të tepërt ndikon drejtpërdrejt në formimin e një trupi të trashë e të shëndetshëm.

Figura 56. Pamje e rrallimit të lastarve, tek format kordon dhe kupore (L Susaj)

Kur nga një syth janë zhvilluar njëherësh 2-3 lastarë, lihet vetëm njëri, lihet lastari që është zhvilluar nga sythi kryesor, zakonisht ky është lastari më i zhvilluar që përveç gjetheve ka dhe lulëri.

Largohen nga bima lastarët vegjetativë joprodhues që pengojnë depërtimin e dritës dhe ajrit në brendësi të kurorës.

Heqja e lastarëve të tepërt duhet të bëhet sapo të shfaqen shenjat e lulerive, para se lastarët të drunjëzohen.

Pincimi dhe prerja e majave të lastarëve.

Pincim quhet heqja e majës së lastarit të ri së bashku me 1-2 gjethe të vogla. Prerje e majave quhet heqja e majës së lastarit të ri, së bashku me 6-8 gjethe a

më shumëPas këtyre operacioneve, rritja vegjetative ngadalësohet për një periudhë dy

javore, ndërkohë që rritet sasia e asimilateve që kalon nga gjethet tek kokrrat dhe veshulët.

Nëse gjatë lulëzimit vërehet shëndrrimi i lulerive në përdredhse, atëherë duhet ndërhyrë bërë pincimi i majave të lastarve, kjo ndikon pozitivisht në të ushqyerit e lules dhe në procesin e formimit të gametave.

Page 194: VRESHTARIA

194

Vreshtaria

Figura 57. Pamje e hardhisë në kohën e fillimit të lulëzimit (L Susaj)

Nëse maja e rritjes së lastarit kryesor nuk pincohet, një sasi e konsiderueshme asimilatesh shkon për rritjen vegjetative të lastarit dhe gjetheve të reja.

Këputja e majave para lulëzimit shoqërohet me rritjen e përqindjes së luleve të pllenuara, rritjen e numrit të kokrrave të formuara, formimin e veshulëve më të ngjeshur, prodhim më të lartë dhe pjekje më të vonë.

Prerja e majave pas lulëzimit ndikon fuqimisht në rritjen më të shpejtë të kokrrave dhe veshulëve. Shpërndarja normale e asimilateve në lastar dhe bimë përmirëson të ushqyerit e sythave dhe siguron një ecuri më normale të procesit të diferencimit të lulërisë së parë që në fundin e muajit maj.

Pincimi para lulëzimit, ndonëse sjell edhe një zhvillim të bujshëm të sqetullorëve, shpejton diferencimin e sythave dhe mundëson marrjen e prodhimeve të dyta të rrushit nga kultivarët e hershëm.

Nëse sqetullorët shfrytëzohen për prodhim të dytë rrushi, lihen 1-2 veshulë/lastar, veshulët e marrë nga sqetullorët janë më të vegjël dhe piqen rreth 2-3 javë pas pjekjes së prodhimit kryesor.

Prerja e majave të lastarëve kryesorë nuk duhet të aplikohet në rastin e hardhive të dobëta.

Në vite me thatësirë dhe në kushtet e mungesës së ujitjes, prerja e majave duhet të bëhet më herët duke hequr 6-7 gjethe së bashku me majën e rritjes.

Heqja e sqetullorëve

Pas këputjes së majës së lastarit kryesor, nga sythat që ndodhen në sqetullat e gjetheve zhvillohen lastarët sqetullorë të parakohshëm, të cilët duhet të hiqen para drunjëzimit të tyre, ndërsa sqetullori i sipërm pincohet duke e lënë me 6-7 gjethe, të cilat ndikojnë në rritjen e sasisë së asimilateve të prodhuara nga fotosinteza.

Tek çdo lastarë duhet të ketë nga 10-15 jethe për veshul, kjo sipërfaqe gjethore

Page 195: VRESHTARIA

195

Vreshtaria

përballon nevojat e kokrres për asimilate. Në zonat e thata e të nxehta, mbi lastaret kryesor zhvillohen lastarë sqetullorë

të dobët, të cilët nuk duhet të eleminohen, por duhet tu këputen majat duke i lenë me nga 4-5 gjethe.

Në rastet e dëmtimit të lastarve nga breshri, lastarët sqetullorë shfrytëzohen për prodhim të dytë dhe për të rikrijuar pjesët e dëmtuara.

Unazimi i lastarëve prodhues

Unazimi i lastarve sherben për të rritur cilësinë e kokrrës tek kultivarët e tavolinës. Ky proces shpejton pjekjen me 10-12 ditë si dhe rrit prodhimin me 25-30%. Unazimi realizohet duke eleminuar me kujdes lëvoren deri në shtresën e jashtme

të drurit, në formën e një unaze me gjerësi 3-4 mm.

Figura 58. Mënyra dhe koha e kryerjes së unazimit (M Colapietra)

Unaza e hapur, mbyllet për një periudhë prej 10-12 ditësh. Gjatë kësaj periudhe, asimilatet nuk shkojnë në drejtim të cungut dhe rrënjëve,

por shkojnë për të furnizuar veshulët dhe kokrrat që ndodhen sipër vendit të unazuar

Heqja e gjetheve të fundit të lastarëve

Heqja e gjetheve fillon që nga 3 javë pas lulzimit dhe vazhdon deri në fillim të pjekjes së rrushit. Heqja e gjetheve të fundit tek lastarët prodhues kryhet në tre nivele:

• Duke hequr 2-3 gjethet e fundit të latarëve, hiqen gjethet deri tek veshuli i parë• Duke hequr gjethet deri tek veshuli i fundit, nuk hiqet gjethja e zhvilluar

përballë me veshulin e fundit.

Page 196: VRESHTARIA

196

Vreshtaria

• Hiqet edhe gjethja përballë veshulit të fundit së bashku me gjethen e parë që është zhvilluar mbi veshulin e fundit. Në këto raste veshulet dhe kokrrat janë të ekspozuara ndajë dritës direkte të diellit. Kjo masë e heqjes së gjetheve aplikohet në zonat e freskëta ku intensiteti i ndriçmit diellor nuk është më i lartë se 40 000-60 000 lux (V Simeone, 2009).

Figura 59. Defoliacion i rendë (në zonat e freskëta) dhe i lehtë (në zonat e ulëta)

Heqja e gjetheve ndikon në rritjen e ndriçimit, ajrosjen e veshulëve, uljen e infeksionit nga sëmundjet, si rrjedhim, ndikon në rritjen e cilësisë së rrushit të prodhuar.

Në zonat me intensitet të lartë të ndriçmit diellor, duhet të hiqen vetëm 2-3 gjethet e fundit.

Kushtet ideale të ndriçimit dhe temperaturës konsiderohen nivelet me intensitet 20 000-60 000 lux dhe 25-30oC.

Rrallimi i kokrrave dhe veshulëve

Procesi i rrallimit të kokrrave dhe veshulëve aplikohet kryesisht tek kultivarët për tavolinë.

Figura 60. Mungesa e rrallimit të kokrrave tek kultivaret me veshul të ngjeshur (L Susaj)

Page 197: VRESHTARIA

197

Vreshtaria

Ky proces ndikon në rritjen e madhësisë së kokrrave, intensitetit të ngjyrës, ëmbëlsisë dhe cilësive tregtare të prodhimit. Rrallimi i kokrrave dhe veshulëve është i panevojshëm tek kultivarët dhe bimët me potencial të ulët prodhues.

Rrallimi i kokrrave në veshul bëhet kur ka përfunduar rënia natyrale e luleve, kokrrave të papllenuara dhe kokrrave të zhvilluara dobët.

Rrallimi, zakonisht fillon 14-15 ditë pas mbarimit të lulëzimit. Gjatë këtij procesi hiqen veshulët e vegjël jokarakteristikë, veshulët që janë

shumë afër tokës, veshulët e prekur nga sëmundjet, veshulët e hijezuar, etj. Gjatë këtij procesi mund të largohet deri në 30% e veshulëve.

Rrallimi mund të realizohet edhe nëpërmjet spërkatjeve gjatë fazës së lulëzimit të plotë me fitohormone që shkaktojnë rrallimin e 30-40 % të luleve.

Spërkatja me giberelinë (acid giberelik), 15-20 ditë pas pllenimit, shkakton rrallimin e kokrrave dhe rritjen e madhësisë mesatare të kokrrave që mbeten në veshul.

Page 198: VRESHTARIA

198

Vreshtaria

XI. VJELJA E PRODHIMIT

1. Përcaktimi i kohës optimale të vjeljes

Vjelja e prodhimit është kurorëzimi i punës dhe investimit të bërë gjatë gjithë vitit, prandaj kërkohet marrja e masave të plota tekniko-organizative.

Duhet përvojë dhe disiplinë shkencore në drejtim të përcaktimit të kohës optimale të vjeljes, transportit dhe përpunimit të prodhimit shpejt dhe pa humbje.

Koha optimale e vjeljes përcaktohet duke u bazuar në:• Vrojtimin e treguesve morfologjikë, si ngjyra, madhësia, fortësia e kokrrës, etj.• Matjen e treguesve kimikë nëpërmjet analizave kimike.Marrja e mostrës dhe kryerja e analizave kimike për treguesit kryesorë është një

proces delikat që duhet të organizohet dhe të kontrollohet nga specialisti i vreshtit, në bashkëpunim me enologun që mbikqyr procesin e përpunimit të rrushit në kantinë

1. 1. Analiza për pH, përmbajtjen e sheqerit dhe aciditetin në musht

Vrojtimi i ecurisë së këtyre treguesve kimikë fillon 7-10 ditë para vjeljes. Mostra për analizën e treguesve kimikë përbëhet nga rreth 200 kokrra rrushi për

çdo kultivar, të zgjedhura në mënyrë rastësore në të gjithë parcelën. Kokrrat merren nga pjesa e mesit të veshulëve. Kokrrat futen në qeska plastike, të shoqëruara me etiketën përkatëse ku shënohet kultivari dhe data e marrjes së mostrës.

Më pas, në laborator, bëhet shtrydhja e kokrrave dhe hedhja e lëngut të rrushit (mushtit) në gota plastike për t’ju nënshtruar analizave.

Figura 61. Përgatitja e mushtit për analizën e pH, sheqerit dhe aciditetin

Page 199: VRESHTARIA

199

Vreshtaria

1. 2. Matja e pH të lëngut të rrushit

Vlera e pH varet nga përqëndrimi i joneve H+ në musht, acidet në musht dhe aftësia e shpërbërjes së tyre.

Vlera e pH rritet krahas avancimit të pjekjes së rrushit. Në fillim të pjekjes pH merr vlerat 2.3 - 2.9, ndërsa në fazat e mëvonshme të

pjekjes pH merr vlerat 3.2-3.7. Matja e pH bëhet me anë të pH-metrit të dhenë në figuren e mëposhtme.

Figura 62. Pehashmetri për matjen e pH në musht

Sonda e pH-metrit zhytet në gotën me musht duke e lënë majën e sondës 5-8 mm sipër fundit të gotës.

Vlera e pH lexohet drejtpërdrejt në aparat i cili tregon edhe temperaturën e mushtit në momentin e analizës.

Në figurën e mësipërme është dhënë mënyra e matjes së pH për kultivarin ”Merlot” me datë 19.09.2008, ku vlera e pH = 3.32 dhe temperatura e mushtit është 19.6oC.

Për vlerën e pH nuk bëhen korrigjime në varësi të temperaturës, siç bëhen për densitetin në rastin e përcaktimit të përmbajtjes së sheqerit.

1. 3. Matja e përmbajtjes së sheqerit

Në momentin e pjekjes së plotë, përmbajtja e sheqerit dhe aciditetit në musht për pak kohë mbeten të pandryshuar. Përmbajtja e sheqerit në fushë dhe në laborator matet me refraktometër dhe me mushtometër.

a) Matja e përmbajtjes së sheqerit me refraktometërMatja e përmbajtjes së sheqerit me refraktometër (dhenë në figurat e mëposhtme)

bazohet në koeficientin e thyerjes së dritës në musht.

Page 200: VRESHTARIA

200

Vreshtaria

Në pasqyrën e refraktometrit, dëshmohet përmbajtja e lëndës së thatë që përfaqsohet nga sheqeri në musht.

Leximi bëhet në shkallëzimin që është vendosur në pasqyrën e refraktometrit, në rastin e figurës së dhënë lexohet vlera 23 %.

Për të matur përmbajtjen e sheqerit me refraktometër hidhen 2-3 pika musht të cilat shpërndahen në mënyrë të njëtrajtshme mbi sipërfaqen e prizmit dhe më pas mbyllet me kujdes kapaku.

Duke parë në okular, prizmi drejtohet nga burimi i dritës (drita e diellit, llampa elektrike, etj) dhe lexohet numri që ndodhet tek vija ndarëse e kufirit të hijes me dritën (në rastin tonë lexojmë 23.

Figura 63. Leximi i refraktometrit gjatë matjes së përmbajtjes së sheqerit

Pas çdo leximi, fusha e refraktometrit shpërlahet me kujdes me ujë të distiluar dhe fshihet me një leckë të pastër e të thatë.

Vlera e lexuar në refraktometrin D-20 korrigjohet mbi bazën e koeficientëve të tabelës përkatëse nga ku përcaktohet përmbajtja e sheqerit (në gr/litër).

Tabela 38. Përcaktimi i treguesve nëpërmjet leximit të refraktometrit D-20 (Jaulmes)

Leximi i ideksit të refraktometrit (D-20)

Leximi nëgradë BRIX Sheqer (gr/litër) Alkool (%)

1.35567 15.0 136.0 8.1

1.35599 15.2 138.2 8.3

1.35631 15.4 140.4 8.4

1.35664 15.6 142.6 8.5

1.35696 15.8 144.6 8.6

1.35728 16.0 147.0 8.8

Page 201: VRESHTARIA

201

Vreshtaria

1.35760 16.2 149.2 8.9

1.35793 16.4 151.5 9.0

1.35825 16.6 153.7 9.2

1.35858 16.8 155.9 9.3

1.35890 17.0 158.1 9.4

1.35923 17.2 160.4 9.6

1.35955 17.4 162.6 9.7

1.35988 17.6 164.8 9.8

1.36020 17.8 167.0 10.0

1.36053 18.0 169.3 10.1

1.36086 18.2 171.3 10.2

1.36119 18.4 173.8 10.4

1.36152 18.6 176.0 10.5

1.36185 18.8 178.3 10.6

1.36218 19.0 180.5 10.8

1.36251 19.2 182.8 10.9

1.36284 19.4 185.1 11.0

1.36318 19.6 187.4 11.2

1.36351 19.8 189.7 11.3

1.36384 20.0 191.9 11.4

1.36417 20.2 194.2 11.6

1.36451 20.4 195.5 11.7

1.36484 20.6 198.8 11.8

1.36518 20.8 201.1 12.0

1.36551 21.0 203.3 12.1

1.36585 21.2 205.7 12.2

1.36618 21.4 207.9 12.4

1.36652 21.6 210.2 12.5

1.36685 21.8 212.5 12.6

1.36719 22.0 214.8 12.8

1.36753 22.2 217.2 12.9

1.36787 22.4 219.5 13.0

1.36820 22.6 221.7 13.2

Page 202: VRESHTARIA

202

Vreshtaria

Të dhënat e marra nga analizat kimike të çdo dite, regjistrohen në fletoren e fushës dhe shërbejnë për ndërtimin e grafikut mbi ecurinë e përmbajtjes së sheqerit, aciditetit dhe ngjyres së cipës së kokrrës.

b) Matja e përmbajtjes së sheqerit me mushtometër

Me anën e mushtometrit përcaktohet pesha specifike e mushtit e cila shpreh raportin e peshës së mushtit ndaj peshës së ujit.

a) b)Figura 64. Vendosja e mushtometrit dhe mënyra e leximit të tij (G Camilio)

Ka disa lloje mushtometrash, si Dyzharden, Van Bado, Ekskle, etj, ata dallohen ndërmjet tyre nga mënyra e ndarjes së njësive, ndërsa parimi i punës është i njëjtë.

Për kryerjen e analizës duhen rreth 250 ml musht, kjo sasi duhet të lihet të kullojë për 25-30 minuta ose kullohet ,më shpejt duke e kaluar nëpër një filtër pambuku.

Më pas lëngu i kulluar hidhet në një cilindër me vëllim 250 ml duke e mbushur në 2/3 e vëllimit të tij. Mbushja bëhet me kujdes që lëngu të mos krijojë shkumë nga përplasja me faqet ansore të cilindrit. Nëse krijohet shkumë, ajo duhet të pastrohet me kujdes me letër thithëse. Më tej veprohet në këtë mënyrë:

• Matet temperatura e mushtit në cilindër dhe shënohet në fletore.• Kontrollohet aerometri që të jetë i thatë dhe i pastër. • Lëshohet aerometri me kujdes në qendër të cilindrit me musht duke

mënjanuar lëkundjet, ngjitjen dhe zbritjen e shpejtë të tij.• Presim sa të barazohet temperatura e aerometrit me atë të mushtit dhe

bëjmë leximin në pjesën e poshtme të harkut që krijon sipërfaqja e lëngut me cilindrin.

• Në fund bëhet korrigjimi mbi bazën e temperaturës së mushtit dhe koefiçientëve përkatës sipas tabelës së mëposhtme.

Page 203: VRESHTARIA

203

Vreshtaria

Tabela 39. Përmbajtja e sheqerit dhe grada teorike e alkoolit në verë

Peshaspecifike

% e sheqerit

Gradaalkoolike

Peshaspecifike

% e sheqerit

Gradaalkoolike

Peshaspecifike

% e sheqerit

Gradaalkoolike

1035 6.3 3.7 1065 14.3 8.4 1094 22.0 12.9

1036 6.6 3.9 1066 14.6 8.6 1095 22.3 13.1

1037 6.9 4.0 1067 14.8 8.7 1096 22.6 13.3

1038 7.2 4.2 1068 15.1 8.9 1097 22.8 13.4

1039 7.4 4.4 1069 15.4 9.0 1098 23.1 13.6

1040 7.5 4.5 1070 15.6 9.2 1099 23.4 13.8

1041 8.0 4.7 1071 15.9 9.3 1100 23.6 13.9

1042 8.2 4.8 1072 16.2 9.5 1101 23.9 14.1

1043 8.4 5.0 1073 16.4 9.6 1102 24.2 14.3

1044 8.7 5.1 1074 16.7 9.8 1103 24.4 14.4

1045 9.0 5.3 1075 17.0 10.0 1104 24.7 14.6

1046 9.2 5.4 1076 17.2 10.1 1105 25.0 14.7

1047 9.5 5.6 1077 17.3 10.3 1106 25.2 14.9

1048 9.8 5.7 1078 17.8 10.5 1107 25.5 15.0

1049 10.0 5.9 1079 18.0 10.6 1108 25.8 15.2

1050 10.3 6.0 1080 18.3 10.8 1109 26.0 15.3

1051 10.6 6.2 1081 18.6 10.9 1110 26.3 15.5

1052 10.8 6.3 1082 18.8 11.0 1111 26.6 15.7

1053 11.1 6.5 1083 19.1 11.2 1112 26.8 15.9

1054 11.4 6.7 1084 19.4 11.4 1113 27.1 16.0

1055 11.6 6.8 1085 19.6 11.5 1114 27.4 16.2

1056 11.8 7.0 1086 19.9 11.7 1115 27.6 16.3

1057 12.2 7.2 1087 20.2 11.9 1116 27.9 16.4

1058 12.4 7.3 1088 20.4 12.0 1117 28.2 16.6

1059 12.7 7.5 1089 20.7 12.2 1118 28.4 16.7

1060 13.0 7.6 1090 21.0 12.3 1119 28.7 16.7

1061 13.2 7.8 1091 21.2 12.3 1120 29.0 17.1

1062 13.5 7.9 1092 21.8 12.6 1121 29.3 17.3

1063 13.8 8.1 1093 21.9 12.8 1122 29.5 17.4

1064 14.0 8.2 - - - - - -

Page 204: VRESHTARIA

204

Vreshtaria

Kur temperatura e mushtit është mbi 20oC, vlera e korrigjimit shtohet mbi vlerën e lexuar në aerometër.

Kur temperatura e mushtit është më e ulët se 20oC, vlera e korrigjimit zbritet nga vlera e lexuar në aerometër.

Shembull 1:Aerometri i zhytur në musht jep leximin 1.075, ndërsa temperatura e mushtit

është 23oC (23>20oC).Pesha specifike e mushtit të korrigjuar në 20oC është: 1.075 + (23 - 20) x 0.0002 = 1.0756 ose 1.076.Në tabelë lexojmë vlerën që korrespondon me leximin 1,076, kjo vlerë është

17.2 %.

Shembull 2:Kur temperatura e mushtit është 16oC (16<20oC ) dhe vlera e lexuar në aerometër

është 1.086. Pesha specifike e mushtit, e korrigjuar në 20oC, është:1.086 – (20 - 16) x 0.0002 = 1.0852 = 1.085.Në tabelë lexojmë vlerën që i korrespondon 1,085, ajo është 19.6%.

1. 4. Përcaktimi i aciditetit në musht

Përmbajtja e acideve në musht përcaktohet me anën e titrimit të mushtit me tretësirë të bazës së hidroksidit të natriumit (NaOH).

Aciditeti i përgjithshëm shprehet në gr/litër acid tartrik. Për përcaktimin e aciditetit të përgjithshëm ndiqet kjo rrugë:• Merret me pipetë 25 cm3 musht dhe hidhet në një enë qelqi të pastër.• Mushti vihet të ziejë deri sa të shfaqen flluskat e para (pa kaluar në vlim) me

qëllim që të largohet CO2, prania e të cilit pengon titrimin me NaOH.• Titrimi i mushtit bëhet kur ai është akoma i nxehtë. Me një byretë hidhet

tretësirë NaOH, pasi është shënuar më parë niveli fillestar.• Tretësira e NaOH hidhet me pika-pika, ndërkohë që ena e qelqit tundet lehtë

për të siguruar një përzierje sa më të mirë.• Në fillim tretësira e NaOH lëshohet me pika (apo në sasi) të mëdha, më pas

veprohet me kujdes duke hedhur pika më të vogla.• Me një pipetë qelqi merret një pikë nga mushti i përzier me NaOH dhe

hidhet mbi indikator (letër lakmues).• Në fillim të titrimit, letra e lakmuesit e ndryshon ngjyrën nga manushaqe në

të kuqe-rozë.• Përfundimi i titrimit arrihet kur neutralizohet reaksioni i mushtit. Kjo

dallohet nga ngjyra e errët në të murrme që merr mushti, letra e lakmuesit nuk e ndryshon më ngjyrën pavarësisht nga hedhja e tretësirës (musht + NaOH) mbi të.

Page 205: VRESHTARIA

205

Vreshtaria

Llogaritet sasia (cm3) e tretësirës së bazës (NaOH) të harxhuar për neutralizimin e reaksionit. Sasia e bazës së harxhuar për neutralizim është e barabartë me sasinë e acidit tartrik (gr/litër) që përmban mushti.

Për kryerjen e kësaj analize, përveç mushtit, nevojiten byreta të graduara, pipeta, stativa me kapse, llampë me alkool, gota (enë) qelqi, shufra qelqi, letër lakmuesi dhe tretësirë NaOH (përgatitet duke tretur 13.3 gr NaOH në një litër ujë të distiluar).

2. Ndërtimi i grafikut që përcakton kohën e fillimit të vjeljes së rrushit për verë

Për ndërtimin e grafikut që përcakton kohën e fillimit të vjeljes së rrushit për verë, fillimisht bëhet vlerësimi për intensitetin e ngjyrimit, duke synuar vjeljen në momentin kur cipa e kokrrës ka maksimumin e ngjyrimit, aromës dhe puhizës.

Figura 66. Ngjyra e kokrrës tek kultivari “Sangiovese” dhe “Kallmet”

Në figurën e mëposhtme është dhënë arritja e ngjyrës intensive tek kultivari Sangiovese dhe momenti i përshtatshëm i vjeljes.

Me rezultatet e marra nga analizat kimike, ndërtohet grafikun që mundëson përcaktimin e drejtë të momentit të vjeljes.

Nëse marrim në konsideratë ecurinë e përmbajtjes së sheqerit, aciditetit dhe intensitetin e ngjyres së cipës së kokrrës, koha optimale e vjeljes korrespondon me afatin e dëshmuar në pjesën e djathtë të grafikut, aty ku autori i këtij grafiku e ka shenuar “Maturita Ottimale” (A. Mazoni, A., Ancona 2008).

Figura 65. Titrimi i mushtit me NaOH

Page 206: VRESHTARIA

206

Vreshtaria

Grafiku 9. Koha optimale e vjeljes bazuar në ndryshimin e ngjyrimit, përmbajtjen e sheqerit dhe aciditetin (G Camilio, 2008)

Momenti optimal për të filluar vjeljen është koha kur sheqeri dhe ngjyra arrijnë vlerat maksimale dhe raporti sheqer/aciditet është një vlerë e qëndrueshme për një kohë të caktuar.

Përcaktimi i kohës së vjeljes mbi bazën e treguesve kimikë është një domosdoshmëri për të garantuar cilësinë e verës.

3. Teknika e vjeljes së rrushit

Vjelja e rrushit bëhet me dorë ose me mjete mekanike. Rrushi vilet sipas varieteteve për të shmangur përzierjen, nuk duhet lejuar

përzierja e rrushit të bardhë me atë të kuq apo të zi. Në vendin tonë vjelja bëhet me dorë, duke përdorur gërshërë për të shkëputur

bishtin e veshulit nga lastari. Vilet prodhimi i gjithë bimës, duke i marrë rreshtat njëri pas tjetrit.

Një punëtor mund të vjelë 400-500 kg rrush në ditë. Për ambalazh përdoren arka të lehta druri apo plastike.

Vjelja e mekanizuar.Vjelja e rrushit me makina vjelëse realizohet në vendet me vreshtari të zhvilluar ku skema e mbjelljes, forma e mbajtjes dhe sistemi i mbështetjes janë përshtatur me konstruksionin dhe funksionimin e makinerive të tilla bujqësore.

Vjelja e mekanizuar është e shpejtë, pa humbje dhe kursen fuqinë punëtore. Vjelja e mekanizuar duhet të shoqërohet nga vjelja me dorë e veshulëve të

mbetur pas kalimit të makinerisë.

Page 207: VRESHTARIA

207

Vreshtaria

a) b)Figura 67. Vjelja e rrushit a) me dorë dhe b) me kombajnë (G Camilio)

Për vjeljen e rrushit, përdoren dy lloje makinerish:1. Makineri pneumatike, të cilat funksionojnë si një pompë me vakuum,

e cila thith veshulët apo kokrrat dhe nëpërmjet transportierit i dërgon lart në kontenier. Në makineri e tillë vjel rreth 2 ha vresht në ditë duke kryer punën e krahut të 60-70 punëtorëve. Para fillimit të vjeljes, në zonën e veshulëve duhet të hiqen të gjitha gjethet.

Kjo metodë ka si anë negative atë që se bashku me veshulët, thith edhe mbeturina gjethesh, frenjash dhe lëvoresh të cilat ndikojnë negativisht në cilësinë e verës.

2. Makineri me shkundje mekanike (Autokombajna), të cilat përdoren gjerësisht në Francë, Hungari, Rumani, Bullgari, etj. Janë më praktike e më të përshtatshme. Autokombanja kalon mbi rreshtin e bimëve, ndërsa rrotat kalojnë në mesin e rreshtave. Pjesa punuese (shkundëse), në formën e shufrave vibruese, shkund kokrrat dhe veshulët të cilët bien mbi platformën lëvizëse të kombajnës dhe përcillen në rezervuarin përkatës (kontenier).

4. Specifika që lidhen me destinacionin e prodhimit

4. 1. Vjelja e rrushit për konsum të freskët (tavolinë)

Vjelja e kultivarëve të hershëm për konsum të freskët, në kushtet e vendit tonë, bëhet kur përmbajtja e sheqerit në kokërr arrin mbi 14%.

Për kultivarët me pjekje të mesme dhe të vonë, afati optimal i vjeljes është kur përmbajtja e sheqerit është 16-18%.

Për kultivarët e tavolinës dalin në plan të parë treguesit tregtarë, ngjyra, madhësia, forma, fortësia, uniformiteti i kokrrave, veshulëve, etj.

Page 208: VRESHTARIA

208

Vreshtaria

Ky është shkaku që kultivarët e tavolinës vilen në 2-3 duar, sipas shkallës së pjekjes, nevojave të tregut, etj.

Vjelja e rrushit nuk duhet të bëhet në kohë me lagështirë, kohë me vesë apo me reshje.

Vjelja fillon vetëm pasi është tharë vesa e mëngjesit. Në rastet e reshjeve në periudhën e pjekjes, vjelja duhet të bëhet 2-3 ditë pas

pushimit të shiut.Vjelja e rushit për tavolinë bëhet duke i prerë me gërshërë bishtat e veshulit. Veshulët sistemohen në arka druri ose plastike me kapacitet jo më të madh

se 10 kg. Veshulët vendosen në arka me bishtat lart.

Figura 69. Ambalazhimi i rrushit të tavolinës (G Camilio)

Gjatë vjeljes dhe sistemimit në arka, kokrrat nuk duhet të preken me dorë. Veshulët duhet të kapen nga bishti për të mos dëmtuar puhizën dhe tulin. Një gjë e tillë duhet të kihet parasysh edhe gjatë maganizimit, ruajtjes, ngarkim-

shkarkimit dhe transportit.Arkat e mbushura me rrush në vresht i nënshtrohen një seleksionimi në

magazinë duke ndjekur veprimet e mëposhtme:- Heqja e veshulëve të vegjël e të demtuar të cilet vendosen në arka të veçanta

për të mos prishur pamjen dhe cilësinë e prodhimit kryesor. - Veshuli kapet nga maja, kthehet me bisht poshtë për t’u pastruar nga kokrrat

e papjekura, të dëmtuara, kokrrat e vogla, të kalbura, etj.- Veshulët e pastruar në këtë mënyrë, vendosen më pas në arken e ambalazhit,

duke i vendosur afër njëri-tjetrit, pa ushtruar ndonjë forcë shtytëse.- Menjëherë pas ambalazhimit, arkat e ambalazhit me 8-10 kg rrush

transportohen për në treg ose në ambjentet frigoriferike të ruajtjes.- Temperatura e përshtatshme në ambjentet e ruajtjes është -1 deri ne +1oC,

ndërsa lagështira relative e ajrit duhet të jetë në kufijtë 90-95%. Rrushi që ruhet në ambjentet frigoriferike rrezikohet nga kalbëzimi (Botrytis

Page 209: VRESHTARIA

209

Vreshtaria

Cinerea), kërpurdhat Cladosporium dhe Alternaria të cilat veprojnë mbi kokrrat e rrushit edhe në kushtet e temperaturave të ulta.

Ky rrezik parandalohet ose evitohet nëpërmjet trajtimit me dyoksid squfuri (SO2) (squfurimin) që ngordh mikroorganizmat dhe ruan gjendjen e freskët të rrushit duke ngadalësuar frymëmarrjen.

Anhidriti sulfuror (SO2) përdoret në dozën 0.25% për 20-30 minuta në 1 m3 ajër (hapsirë). Më vonë trajtimet përsëriten me doza më të ulta (0.15%) çdo 8-10 ditë.

Për amballazh përdoren arka druri me forma dhe madhësi të ndryshme, arka plastike, etj.

Arkat e drurit janë më të përdorurat. Ato përgatiten nga material druri i lehtë siç është bredhi i bardhë, dellinja, plepi, etj. Në treg gjenden disa tipe arkash, si:

- Arkat të ashtuquajtura ”Hollandeze” që janë të cekta, me përmasa 45 x 28 x 9.5 cm, bosh peshojnë 0.5 kg dhe kanë një vëllim që zë 5.5-6.5 kg rrush.

- Arkat mesatare janë me përmasa 50 x 30 x 12 cm, peshojnë 0.8 kg dhe kanë një vëllim që zë 8-10 kg rrush.

4. 2. Vjelja e rrushit për tharje

Në zonën e ulët të vendit tonë, zona e parë dhe një pjesë e zonës së dytë të kultivimit të hardhisë, si dhe disa rajone të vendeve fqinje, si Vardari në Maqedoni, bregdeti Dalmat në Mal të Zi dhe Kroaci, vendet bregdetare të Greqisë, Italisë dhe Turqisë (Colapietra, M., 2004), prodhohet shumë rrush për tharje

Për prodhimin e rrushit të thatë përdoren kultivarët pa farë, si Big Perlon, Grimson, Sublima Seedless, Rubi, Sugraone, Sulltanina e Bardhë (Thompson seedless), kloni VCR-16, Korinthi i Kuq, Sulltanina e Zezë, Sulltanina Rozë, Perlette, Beauty seedlees, Beogradsja pa farë, etj.

Pothuajse në të gjitha vendet e Ballkanit është futur në strukturat prodhuese edhe një kultivar i ri i çertifikuar nga Universiteti Bujqësor i Podgoricës me emrin PIT-14, që është një kultivar i bardhë dhe i hershëm.

Në Kaliforni, njihen dhe përdoren shumë kultivarë të tillë, si Flem Seedless (i kuq), King-Rubi (i zi), Rubi Seedless (i zi), Super Seedless (i bardhë), etj.

Vjelja e rrushit për tharje duhet të bëhet në tejpjekje. Tejpjekja është momenti kur kokrra ka grumbulluar maksimumin e sheqerit,

vjelja vonohet për 7-10 ditë derisa të vihet re një vyshkje apo rrudhosje e lehtë e cipës së kokrrës.

Gjatë vjeljes pastrohen veshulët e kalbur dhe të dëmtuar, ndërsa veshulët e mëdhenj ndahen në më të vegjël për të krijuar njëfarë uniformiteti.

4. 2. 1. Mënyrat e tharjes së rrushit

Tharja e rrushit bëhet në mënyrë natyrale dhe artificiale.Tharja natyrale realizohet në kushte natyrale, ku rrushi i vjelë vendoset në rreshta

dhe thahet direkt nën dritën e diellit duke e rrotulluar sa nga njëra anë në tjetrën.

Page 210: VRESHTARIA

210

Vreshtaria

Për ta mbrojtur nga vesa, rrushin e vjelë gjatë orëve të natës e mbulojmë me plasmas. Tharja e plotë e rrushit në këtë mënyrë zgjat 10-15 ditë. Në Kaliforni për procesin e tharjes përdoren arka të vogla e të cekta (arka

kornize), ku veshulët e rrushit rrotullohen vazhdimisht me qëllim që kokrrat të thahen në mënyrë uniforme, në të gjitha anët (Koronica, B., 1998).

Pas përfundimit të plotë të tharjes, ndahen kokrrat nga frenja, dhe më pas, nëpërmjet rrymës së ajrit, largohen papastërtitë.

Gjatë procesit, rrushi i nënshtrohet në mënyrë të vazhdueshme analizave për përmbajtjen e lagështirës.

Rrushi i thatë duhet të përmbajë 16% deri në 20% lagështirë, 60-65% sheqer, 0.15% taninë, 1.5% celulozë, etj.

4. 3. Vjelja e rrushit të destinuar për prodhimin e verës

Kultivarët për verë vilen në pjekjen teknologjike. Pjekja teknologjike konsiderohet momenti kur kokrra përmban sasinë optimale të sheqerit, aciditetit dhe elementëve të tjerë të nevojshëm për një proces normal të prodhimit të verës.

Rrushi i destinuar per prodhimin e verës duhet të vilet dhe të përpunohet menjëherë. Lënia për një kohë të gjatë (mbi 2-3 orë pa u dërguar për përpunim) e rrushit

në dritën e diellit, shkakton humbjen e vlerave teknologjike, krahas fillimit dhe avancimit të proceseve të fermentimit dhe kalbjes.

Përmbajtja optimale e sheqerit tek rrushi i destinuar për prodhimin e verës është 21-22%. Themi optimale pasi një pjesë e kultivarëve arrijnë të grumbullojnë edhe mbi 24% sheqer. Përmbajtja e sheqerit mbi 24% pengon zhvillimin normal të procesit të fermentimit alkoolik për shkak se pengohet zhvillimi normal i majave të fermentimit.

Për të krijuar një ide se si ndikon cilësia e rrushit në cilësinë e verës, më poshtë janë dhënë shkurtimisht disa të dhëna mbi përbërësit e veshulit dhe rolin e tyre në procesin e venifikimit.

4. 3. 1. Përbërësit kimikë të kokrrës dhe roli i tyre në cilësinë e verës

a) Sheqernat dhe acidetKokrra e rrushit përmban glukozë dhe fruktozë (fruktoza është dy herë më e

ëmbël se glukoza) të cilët janë sheqerna të rëndësishme reduktuese. Përveç tyre, kokrra e rrushit përmban edhe sheqerna të tjera të pafermentueshme

si metilpentoza, galaktoza, etj.Glukoza dhe fruktoza nën veprimin e majave të fermentimit (majatë janë

kërpurdha njëqelizore), shndërrohen në alkool. Përmbajtja e lartë e glukozës dhe fruktozës rrit cilësinë e verës sepse alkooli i

jep verës fortësinë, shijen dhe viskozitetin e pëlqyeshëm nga konsumatori. Kokrra e rrushit përmban një sasi të konsiderueshme acidesh, ku sasinë më

të madhe e përbëjnë acidi tartrik dhe malik (rreth 90% të sasisë së përgjithshme të acideve) dhe acid citrik, ≈10%.

Page 211: VRESHTARIA

211

Vreshtaria

Në temperatura >30oC, acidet zbërthehen me lehtësi, si rrjedhim ulet përmbajtja e tyre në kokërr, dhe rritet përmbajtja e sheqernave (kjo përkon me periudhën e pjekjes).

Përmbajtja e acideve në kokërr fillimisht është rreth 24 gr/l. Me rritjen e kokrrës dhe rritjen e temperaturës, acidet zbërthehen me lehtësi dhe përmbajtja e tyre zbret në 12 gr/l (në fillim të pjekjes) dhe më pas në 4-9 gr/l, sipas kultivarëve.

Kur rrushi ka përmbajtja të ulët acidesh, prej tij prodhohen verëra të shpërlara, pa trup dhe pa viskozitet të pëlqyeshëm.

b) Polifenolet: flavonet dhe antocianetBima e hardhisë prodhon fenole prej të cilave sintetizohen polifenolet, kryesisht,

antocianet dhe flavonet. Antocianet (antocianina) formohen tek kultivarët e rrushit të zi që përdoren për

prodhimin e verës së kuqe. Flavonet kanë ngjyrë të verdhë dhe krijohen tek kultivarët e bardhë që përdoren

për prodhimin e verës së bardhë. Pavarësisht se rrushi i bardhë nuk përmban antociane, shumica e këtyre

kultivarëve në pjekje dhe tejpjekje, marrin afërsisht ngjyrë trëndafili të hapur. Në kushtet e temperaturës mbi 28-30oC, antocianet kalojnë lehtë nga cipa e

kokrrës në lëng. Në fazat e avancuara të pjekjes, krahas temperaturave të larta, ndodh edhe

intensifikimi i ngjyrës së tulit deri në një ngjyrim maksimal të tij. Kjo është një shenjë e rëndësishme që dëshmon pjekjen teknologjike të rrushit. Antocianet i japin ngjyrë të mirë verës, pra, ngjyra është e lidhur me cilësinë e saj. Disa kultivarë, si Merlot, Cabernet, Sheshi i Z,i etj, kanë përmbajtje të lartë të

ngjyrës dhe vera e tyre përdoret për të përmirësuar ngjyrën e verës së kultivarëve të tjerë.

c) Taninat dhe lëndët aromatikeTaninat ndodhen në frenja, fara dhe në cipën e kokrrës. Taninat e farës dhe frenjës e prishin cilësinë e verës, kurse taninat e cipës së

kokrrës janë elementë të shijes së verës. Ato bashkohen me proteinat e pështymës në gojë dhe japin ndjenjën e pëlqyer

të një rrudhosje të lehtë të mukozës së gojës. Lëndët aromatike gjenden në qelizat e hipodermës së lëkurës, ndërsa tek disa

kultivarë, sikurse janë ”Muskatet”, ndodhen edhe në tulin e kokrrës. Lëndët aromatike mund të jenë vanilina (rrushi ka aromë vanilje), izoamili

(rrushi ka aromë bananeje), përbërje terpenike (rrushi ka aromën karakteristike të Muskatit, Rieslingut,etj).

Verërat aromatike janë produkte mjaft të kërkuara nga tregu dhe konsumatori. Pra, cipa e kokrrës përmban elementë të rëndësishëm, si taninat, lëndët

aromatike, antocianet dhe flavonet të cilat përcaktojnë cilësinë e verës, prandaj mbrojtja e cipës së kokrrës nga dëmtimet mekanike, sëmundjet, dëmtuesit, ndotja, etj, kanë shumë rëndësi për cilësin e verës.

Page 212: VRESHTARIA

212

Vreshtaria

XII. Mënyrat e prodhimit alternativ të rrushit

1. Burimet e prodhimit të rrushit

Prodhimi i përgjithshëm i rrushit realizohet nëpërmjet dy praktikave të kultivimit.Këto mënyra dallojnë nga njëra-tjetra për sa i përket objektivave të kultivimit

të vreshtit, cilësisë dhe sasisë së prodhimit që synohet, kontrollit dhe garancisë së produktit në lidhje me ndikimin mbi shëndetin e konsumatorit dhe impaktit që kanë këto praktika bujqësore mbi mjedisin, pjellorinë e tokës, diversitetin, etj.

Prodhuar nga:

Vreshtaria konvencionale Vreshtaria e qëndrueshme

Vreshtat Serat

Spalieravertikale

TendatPj&H

Integruar

Organike

Biodinamike

Tradicionale

Pjergullat

Erekët

H. egër

Figura 70. Skema e prodhimit të rrushit

Praktikat alternative të prodhimit të rrushit janë të shumta dhe të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së ushqimit, ruajtjen e ekuilibrave të ekosistemeve bujqësore dhe rritjen e të ardhurave ekonomike.

2. Vreshtat konvencionale dhe prirja e shndërrimit të tyre

Aktualisht Shqipëria ka 9806 ha me vreshta (MBUMK, 2009). Teknologjia e ngritjes dhe e kultivimit të tyre, në radhë të parë synon prodhim

Page 213: VRESHTARIA

213

Vreshtaria

të lartë pa u shqetësuar aq shumë për biodiversitetin, pjellorinë e tokës, cilësinë ushqimore, shëndetin e konsumatorit, ndotjen e ujrave, etj.

Në bazë të praktikës dhe filozofisë së kultivimit të vreshtave industriale janë zgjedhja e kultivarëve me rendiment të lartë, përdorimi i sasive të mëdha të plehrave kimike, ujit të pa kontrolluar për ujitje, pesticideve për mbrojtjen e bimëve, etj.

Përdorimi i kimikateve shoqërohet me mbetje të dëmshme për tokën, ujrat nëntokësore, mjedisin, shëndetin, florën dhe faunën, pra, është me rrezik për biodiversitetin në përgjithësi.

Zhvillimi i bujqësisë konvencionale dhe mbajtja e praktikave të tilla në Shqipëri për mbi 50 vjet ka rezultuar me një kosto të rëndë ekologjike e cila nuk mund të neglizhohet më tej.

Vazhdimi i praktikave të prodhimit të rrushit duke atakuar dhe përkeqësuar pjellorinë e tokës dhe gjendjen e diversitetit është një praktikë e prirur që të dështojë.

Kjo për faktin se përvoja e vreshtarisë dhe bujqësisë së vendeve të zhvilluara të Europës gjatë viteve 1900-1970, dëshmoi se praktikat që bazohen në përdorimin e kimikateve për arritjen e rendimenteve të larta nuk është zgjidhje e qëndrueshme dhe afat gjatë, nuk është zgjidhja e duhur ekonomike, shëndetësore dhe ekologjike.

Pjesa më e madhe e prodhimit të rrushit në shkallë botërore dhe në shkallë vendi, vjen nga vreshtat industriale (konvencionale).

Kjo praktikë përmbledh dy mënyra apo praktika prodhimi, ato janë:Vreshtat industriale në fushë të hapurSerrat (fusha e mbrojtur)Nga vreshtat, prodhohet rrushi me destinacion kryesor përpunimin industrial

(verë, raki, konjak, likerna, etj) dhe një përqindje e ulët e sipërfaqës përdoret për të prodhuar rrush për konsum të freskët tavoline dhe për tharje.

Ndërsa nga kultivimi i hardhisë në fushë të mbrojtur (serra), prodhohet rrush për konsum të freskët gjithëvjetor.

Praktika e kultivimit të rrushit në kushtet e fushës së mbrojtur bazohet në përdorimin e grupit të kultivarëve të tavolinës, rregullimin e bilancit ushqimor nëpërmjet përdorimit të plehrave kimike dhe organike, ndërsa mbrojtja ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve bazohet në përdorimin e pesticideve përkatëse, pa u shqetësuar shumë për shëndetin e konsumatorit dhe ndotjet e tokës, ujrave, etj.

Në teknologjinë e kultivimit të vreshtave dhe serrave industriale, praktikisht dominon përdorimi i plehrave kimike me nitrite dhe nitrate, sulfate, klorure, etj, të cilat nuk kalojnë pa pasoja për shëndetin e konsumatorit, pjellorinë e tokës, biodiversitetin, ujrat nëntokësore, florën dhe faunën.

Mbrojtja e vreshtave industriale nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barërat e këqija dominohet nga metodat e mbrojtjes kimike me insekticide, fungicide dhe herbicide me ndikim anësor e të dëmshme për shëndetin dhe ambjentin.

Trajtimet kimike shoqërohen me mbetje të dëmshme në tokë e në ujra, në produktin dhe nënproduktin e prodhuar. Këto mbetje inorganike që burojnë nga

Page 214: VRESHTARIA

214

Vreshtaria

përdorimi i preparateve fosfor organike, klor organike, karbomate, etj, janë shumë të dëmshme sidomos për njeriun.

Ujitja e vreshtave konvencionale realizohet me ujë të marrë nga burime të pa kontrolluara, cilësia e ujit nuk është e garantuar dhe e kontrolluar

Uji mund të merret nga të gjitha burimet, mjafton që të realizohet ujitja pa u shqetësuar për mundësinë e ndotjes së tokës nga kripërat apo ndotjet e dëmshme që mund të ketë uji i përdorur për ujitje.

Në praktikën e kultivimit të vreshtave industriale, kujdesi për mjedisin, diversitetin dhe ekuilibrat e ekosistemit nuk është në plan të parë.

Në kushtet e praktikës së vreshtarisë intensive, rekomandohet ndalimi i përdorimit të fitohormoneve, por etja për të realizuar çmime të larta, hershmëri në prodhim, pamje të bukur të kokrrës, ngjyrim më të mirë, etj, shtyn prodhuesit për t’i përdorur pa u shqetësuar shumë për shëndetin e konsumatorit dhe për pasojat mjedisore.

Rekomandohet kontrolli dhe inspektimi i prodhimeve që vijnë nga kjo praktikë e prodhimit intensiv, ndërsa praktikisht prodhimet e realizuara janë prodhime pa identitet dhe gjeografi të përcaktuar.

Konsumatori blen produktet dhe nënproduktet, i konsumon ato duke mos e ditur se jo çdo frut i bukur është i shëndetshëm për atë dhe mjedisin

Rezultate të tjera merren në rastin e aplikimit të praktikave të bujqësisë së qëndrueshme.

Justus Von Liebing (1865), shpikës dhe praktikues i bujqësisë kimike-konvencionale, kur analizon rezultatet dhe pasojat e shpikjes së tij shkruan ”Unë kam mëkatuar kundrejt urtësisë së Krijuesit dhe me të drejtë kam qenë ndëshkuar. Unë desha të përmirësoja punën e tij sepse në verbërinë time unë besoja se një hallkë kishte qenë harruar në zinxhirin e çuditshëm të ligjeve që rregullojnë dhe ripërtërijnë jetën mbi sipërfaqen e tokës. Më dukej që njeriu i dobët dhe i parëndësishëm kishte për ta ndrequr këtë mosvërejtje...”

Bujqësia e qëndrueshme, si mjet dhe filozofi, siguron arritjen e objektivave të konsideruara si vlera themelore të zhvillimit rural të qëndrueshëm, ndryshon në mënyrë esenciale nga bujqësia konvencionale që është praktikuar edhe në Shqipëri deri në vitet 1991-1994.

Format alternative të prodhimit të rrushit që bazohen në teknologji që ruajnë ekuilibrat natyrore të ekosistemeve bujqësore, janë prirja kryesore e zhvillimit të sotëm të vreshtarisë në Kaliforni, Argjentinë dhe në shumë vende të Europës.

Një ekolog (H. Rush) ka shkruar ”...Asnjë veprim që i kundërvihet ligjeve të natyrës nuk mbetet pa pasoja. Kurrë nuk mund të shkatërrosh as një parim të natyrës pa u ndëshkuar. Kurrë nuk mund të prishet pa rrezikuar vetveten as edhe një rregull natyror. Përcaktimi i vendit të njeriut në sistemin e rruzullit tokësor – është kusht i domosdoshëm për ekzistencën e tij...”

Praktikat e bujqësisë së qëndrueshme synojnë dhe realizojnë respektimin e ligjeve dhe ekuilibrave natyrore, kështu krijohen dhe ruhen mjediset humane e të qëndrueshme.

Page 215: VRESHTARIA

215

Vreshtaria

Praktikat e bujqësisë së qëndrueshme sigurojnë:Mjedis cilësor, ekologjikisht të shëndetshëmQëndrueshmëri social-ekonomikeProduktivitet cilësor e të qëndrueshëm në vite.Kjo është arsyeja që shndërrimi i agroekosistemeve konvencionale në

agroekosisteme të qëndrueshëm është synimi kryesor i praktikës dhe teorisë së shkencave bujqësore (Gjoka, F., 1998).

Ky shndërrim redukton dhe shpëton tokën dhe mjedisin nga degradimi fizik, ruan dhe përmirëson ushqimin dhe shëndetin e konsumatorit, ruan stabilitetin demografik të popullsisë së zonave rurale dhe përmirëson cilësinë e jetës në tërësi.

Bujqësia e qëndrueshme, bazohet në agroekosistemet e qëndrueshme të cilat janë më produktive se sa ekosistemet natyrore, kjo për shkak se nga ndërhyrja e njeriut nëpërmjet teknologjisë së prodhimit është modifikuar ajo pjesë që nuk prek ekuilibrat themelore, bëhen ndërhyrje të tilla që përmirësojnë diversitetin, stabilitetin, elasticitetin, rinovimin e pjellorisë si dhe burimeve të energjisë dhe lëndës organike.

Prodhimi i rrushit nga praktika dhe teknologji në përputhje me mjedisin dhe shëndetin e konsumatorit, është një realitet, është një domosdoshmëri për tu avancuar.

Në Shqipëri, gjithnjë e më shumë po rritet sipërfaqja e vreshtave që trajtohen sipas filozofisë së bujqësisë së qëndrueshme e që në praktikë quhen me termat:

• Vreshtaria e integruar• Vreshtaria organike• Vreshtaria biodinamike• Vreshtaria tradicionale (prodhime nga pjergullat, erekët dhe hardhia e

egër e pyllit) Të gjitha praktikat e mësipërme të zbatuara në kuadrin e parimeve të bujqësisë

së qëndrueshme, ndryshojnë nga njëra-tjetra për nga shkalla e përdorimit të plehrave kimike, pesticideve, ndërhyrjeve në cilësitë e tokës nëpërmjet punimeve, kontrollit të origjinës dhe cilësisë së imputeve, kontrollit dhe garancisë dhe cilësisë së produktit.

Ndërsa të gjitha këto praktika prodhimi kanë për bazë ruajtjen dhe rigjenerimin e pjellorisë natyrale të tokës, cilësisë së ujrave, diversitetit dhe stabilitetit të prodhimit në vite.

Zhvillimi i një vreshtarie që bazohet në parimet e bujqësisë dhe sistemeve të qëndrueshme ka avantazhe të tilla, si:

• Sigurohen prodhime të shëndetshme pa mbetje kimike nga pesticidet dhe plehrat kimike.

• Mbron mjedisin natyror nga degradimi, nuk ka nevojë për investime në këtë drejtim, dihet që korrigjimi i pasojave në mjedis është i vështirë dhe i kushtueshëm.

• Sjell çmime dhe përfitime më të larta për vreshtarët, pasi produkti ka treg të sigurt.

Page 216: VRESHTARIA

216

Vreshtaria

• Sjell stabilitet mjedisor, ekonomik, demografik, social e shoqëror.Kjo është arsyeja që gjithnjë e më shumë po i jepet rëndësi përshtatjes së

vreshtave dhe praktikave të vjetra intensive me teknologjinë e kultivimit të bazuar në parimet dhe specifikat e sistemeve të qëndrueshme.

Kjo është arsyeja e vlerësimit në rritje të praktikave të prodhimit alternativ të vreshtarisë organike, biodinamike, vreshtarisë së integruar dhe asaj tradicionale.

Rritja e sasisë së prodhimit të rrushit nga këto burime alternative është domosdoshmëri.

Kjo është prirja themelore e zhvillimit aktual të bujqësisë dhe vreshtarisë europiane dhe asaj shqiptare.

3. Disa nga pasojat e praktikave të vreshtarisë konvencionale

Praktikat konvencionale të vreshtarisë bazohen në përdorimin e shumtë të imputeve kryesisht plehrave kimike dhe pesticideve që kanë efekte anësore mbi mjedisin, florën, faunën, tokën, ujrat dhe produktin e realizuar (rrushin, verën, etj).

Në ndotjen e tokës, nitratet dhe fosfatet janë ndotësit më potencialë për shkak të dozave të larta të përdorimit të përvitshëm të plehrave azotike dhe fosforike.

Nitratet nuk shkaktojnë dëmtimin e strukturës së tokës, por ato shpërlahen lehtë duke shkaktuar ndotje dhe toksicitet të ujrave nëntokësore, ndërsa fosfatet shkaktojnë antagonizmin e elementëve ushqyes duke penguar thithjen normale të hekurit, aluminit, kaliumit, kalciumit nga ana e rrënjëve të bimës.

Dëmi më i madh nga nitratet dhe nitritet lidhet me shëndetin e njeriut dhe organizmave që mund të konsumojnë ujin e kontaminuar me këto përmbajtje apo produktin e ngarkuar me mbetje inorganike nga përdorimi i pesticideve.

Nitratet, nën veprimin e bakterieve të aparatit tretës, shndërrohen në nitrite, të cilat lidhen me hemoglobinën e gjakut duke e transformuar atë në methemoglobinë e cila pengon transportin normal të oksigjenit në organet e tjera jetike duke shkaktuar probleme shëndetsore deri dhe sëmundje të pashërueshme tek njeriu.

Niveli kritik i përmbajtjes së nitrateve në ujin e pijshëm është konsideruar 45 mg/litër, ndërsa për azotin amoniakal ky nivel është 0,025 mg/litër.

Fosfori vepron ndryshe me koloidet e tokës. Ai fiksohet mirë në sistemin koloidal dhe lidhet me Fe, Ca dhe Al duke formuar komponime pak të tretshme ose të pa tretëshme.

Kërkimet shkencore kanë vërtetuar se një pjesë e lidhjeve të fosforit kalojnë në organizmin e njeriut nëpërmjet ushqimit (produktit), ndërsa një pjesë e lidhjeve të dobëta shpërlahen duke u bërë shkaktare për ndotjen e ujrave nëntokësore, prandaj plehërimi me plehra kimike fosfatike është rrezik real sidomos për tokat me ujra nëntokësore të cekëta dhe me përbërje mekanike të lehtë.

Ndotja e ujrave nëntokësore është rrezik për blegtorinë dhe faunën ujore të lumenjve e liqeneve, etj.

Page 217: VRESHTARIA

217

Vreshtaria

Në kushtet e zhvillimit të sistemeve dhe bujqësisë së qëndrueshme, fermat mikse janë mjeti dhe forma kryesore ku përdorimi i plehrave kimike dhe pesticideve të dëmshme është ndaluar me ligj dhe me anë të një inspektoriati të veçantë që kontrollon zbatimin e ligjeve dhe teknologjisë, në përputhje me parimet e bujqësisë së qëndrueshme.

Vreshtaria dhe bujqësia konvencionale shkaktojnë dëme të mëdha edhe në drejtim të kompaktësimit të tokës bujqësore për shkak të ngjeshjes dhe përkeqësimit të strukturës dhe profilit të saj që vjen si rezultat i punimeve të thella të tokës me mjete mekanike dhe ndërhyrjeve me punime të shpeshta e pa kriter.

Më i rrezikshëm është kompaktësimi i shtresave të thella, fenomen që shoqërohet me përkeqësim të cilësive fiziko-kimike, si ulje e porozitetit dhe ajrimit të tokës në thellësi si dhe rritje të densitetit vëllimor të saj. Kjo është arsyeja që specialistët dhe vreshtarët gjithnjë e më shumë po orientohen në drejtim të kryerjes së punimeve të cekëta e të përvitshme. Psh, në Bavari (Gjermani) nuk bëhet përmbysja e plotë e plisave të tokës, toka vetëm sa gërvishet vertikalisht, deri në thellësi 20-25 cm.

Praktikat e bujqësisë dhe vreshtarisë së qëndrueshme janë fokusuar në ruajtjen e pjellorisë natyrale të tokës dhe lëndës organike.

Është hequr dorë nga termi ”shfrytëzim i tokës”. Toka përdoret në mënyrë natyrale duke ruajtur dhe përtërirë lëndën organike dhe strukturën e saj me praktika ekologjikisht të pastra që bazohen në riciklimin maksimal të gjetheve, degëve, rrënjëve, dhe produkteve të tjera si dhe nëpërmjet plehrimit të gjelbër, mulçirimit, etj.

Praktikat e vreshtarisë së qëndrueshme bazohen në rajonizimin e mirë të vreshtave dhe kultivarëve, përdorimin e kultivarëve rajonalë, menaxhimin e integruar të sëmundjeve dhe dëmtuesve, kontrollin e treguesve të pjellorisë dhe cilësive fizike të tokës dhe biodiversitetit.

4. Prodhimi i rrushit nga fusha e mbrojtur

4. 1. Historiku i fillimit të prodhimit të rrushit nga fusha e mbrojtur

Prodhimi i rrushit nga serrat fillimisht është praktikuar në Siçili dhe Laçio të Italisë si nevojë për ta mbrojtur prodhimin nga breshëri dhe për ta shtyrë apo përshpejtuar afatin e pjekjes dhe daljes së prodhimit në treg.

Teknikat e mbulimit të bimëve me plastmas u aplikuan më vonë në rajonin e Pulias duke e shtrirë mbulimin në të gjithë gjatësinë e rreshtave.

Në vitin 1982 në vreshtat e Pulias u provua për herë të parë mbulimi i rreshtave të hardhisë me rrjeta të holla e të zeza për ta mbrojtur prodhimin nga breshëri.

Në fillim rezultatet nuk ishin të mira sepse rrjeta me ngjyrë të zezë pengonte depërtimin e dritës së diellit.

Në këto kushte, për shkak të hijezimit, pati zgjatje të ndërnyjeve me 30-40% dhe u morën prodhime skarco e të infektuara nga sëmundjet.

Në vitin 1987 u provuan rrjetat e polietilenit të bardhë në vreshtat e Barezes, në

Page 218: VRESHTARIA

218

Vreshtaria

provincat e Tarantos. Rrjetat e provuara në vitin 1987 kishin përshkueshmëri më të mirë të dritës, 50-65%, ndërsa aktualisht po punohet për rritjen e përshkueshmerisë deri në 80-85%. Kjo metodë kërkon një sistem mbështetës të lehtë e të qëndrueshëm.

Aktualisht punohet me tre tipe mbulesash, me rrjetë (për mbrojtje nga breshëri), me plasmas (për përshpejtimin e pjekjes) dhe me plastikë të ngurtësuar (për vonimin e pjekjes).

Koston më të lartë e kan serrat me mbulesë plastikë e ngurtësuar, ndërsa aksesorët e tjerë si shtyllat, telat, puna për t’i montuar dhe tërhequr, paisjet për t’i sistemuar në magazinë në fund të vegjetacionit dhe vjeljes së rrushit, janë njëlloj në të gjitha format e mbulesës.

Mbulesa e plastmasit në drejtim të rreshtit, gjithnjë është 50-60 cm mbi sipërfaqen e gjetheve të rrushit, ndërsa fiksohet mirë tek shinat që janë vendosur në mesin e rreshtave.

4. 2. Zgjedhja e tokës për ndërtimin e serrave për prodhimin e rrushit të tavolinës

Para ndërtimit të serave për prodhimin e rrushit të freskët (tavoline), duhet të kryhen analizat e tokës, njëlloj si në rastin e ndërtimit të vreshtave në fushë të hapur

Procedura e marrjes së mostrës së dheut dhe interpretimit të rezultateve të analizës është e njëjtë

Serrat për prodhimin e rrushit duhet të ndërtohen në toka të sheshta, të kulluara, të mbrojtura nga erërat, të pasura me lëndë ushqyese, pa përmbajtje të kriprave të dëmshme dhe sa më afër me rrugët e transportit dhe me tregjet.

Zgjidhja e drejtë e problemit të tokës për një sipërmarrës që kërkon të mbjellë vreshta për rrush tavoline është një nga problemet themelore.

Kjo vjen për shkak të kërkesave specifike që kanë kultivarët e tavolinës ndaj cilësive fiziko-kimiko dhe çmimit të lartë të tokës bujqësore që shkon nga 15000-50000 euro/ha, në varësi nga kushtet klimatike, pozicioni i tregut, pjelloria, etj.

Toka ku do të ndërtohet serra për prodhim rrushi nga kultivarë tavoline nuk duhet të ketë mbetje biologjike nga parabima apo mbetje të tjera inerte që sjellin apo shkaktojnë infeksione.

Kërkohen toka të pastra nga gurët dhe mbetjet e tjera së paku deri në thellësinë e punimit, 60-80 cm, për të saktësuar këtë problem, hapen profile në disa pika të tokës së caktuar për ndertimin e vreshtit.

Në toka me shumë gurë nuk mund të ndërhyhet pa bërë më parë pastrimin nga gurët dhe uniformizimin e sipërfaqes dhe shtresës së punueshme të tokës.

Gurët duhen hequr ose thyer në fragmente të vogla nga makina gurëthyese.Pasi bëhet pastrimi i mirë i sipërfaqes së tokës, bëhet punimi i thellë (60-100

cm), i shoqëruar me dy punime të tjera shkrifëruese.

4. 3. Vlerësimi i klimës së përshtatshme për serrat e prodhimit të rrushit

Për ndërtimin e serrave për rrush tavoline, duhet të zgjidhen rajone me klimë të ngrohtë, temperatura të larta dhe me sa më pak reshje gjatë periudhës pranverë-verë

Page 219: VRESHTARIA

219

Vreshtaria

Zonat me të përshtatshme janë zonat bregdetare pasi gjatë dimrit temperatura nuk zbret poshtë zeros, ndërsa gjatë verës efekti negativ i temperaturave të larta zbutet nga ajri i freskët e me lagështirë ajrore të lartë që vjen nga deti.

Në rajone të tilla ka pak ndryshim ndërmjet temperaturës më të lartë e më të ulët dhe ajri ka lagështirë ajrore të përshtatshme për periudhën e vegjetacionit dhe prodhimtarisë.

Erërat e bregdetit janë erëra të ngrohta, me shpejtësi jo të fortë, për pasojë nuk shkaktojnë dëme në kostruktin e serrave dhe kostoja e ngrohjes është më e vogël.

Përpara ndërtimit të serrave të rrushit në një rajon të caktuar duhen marrë në konsideratë tregues të tillë, si temperatura mesatare mujore, reshjet mesatare mujore dhe ndriçimi mesatar mujor, të cilët janë tregues që na orientojnë për programimin e teknologjisë dhe kostos së ngrohjes, dritëzimit artificial, ujitjes, etj.

Për kushtet e vendit tonë, përvoja më e mirë mendojmë se është përvoja e kultivimit të serrave të rrushit në jug të Italisë.

Kjo përvojë na mundëson një pamje më të qartë për mundësinë e prodhimit të rrushit nga fusha e mbrojtur në të gjithë rajonin e ulët jugor dhe perëndimor të vendit, duke filluar nga Saranda deri në Koplik

4. 4. Shërbimet teknologjike në serra

Pas rënies së gjetheve në vjeshtë, vreshtari fillon përgatitjen për vitin pasardhës. Në muajt dhjetor-janar fillon krasitja e thatë dimërore në të gjitha serrat e rrushit. Në rastin e vreshtave të reja ku duhen formuar organet shumëvjeçare (krahët),

në vitin e parë të prodhimit, lihen 2 sharmenda me gjatësi një metër (me nga 10-12 sytha/sharmendë), duke siguruar kështu rreth 2800-3000 sharmenda/ha ose 28 000-30 000 lastarë/ha.

Ndërsa në vreshtat që janë futur në prodhim të plotë (viti i 5-të), lihen nga 4 sharmenda duke siguruar kështu 50 000-60 000 lastarë/ha.

Për përshpejtimin e pjekjes së rrushit duhet të bëhet njomja (spërkatja) e sharmendave me cianamid hidrogjeni (solucion) ose me hormone ushqyese të cilat ndikojnë duke përshpejtuar zgjimin e sythave, zhvillimin e lastarëve të rinj dhe lulëzimin më të hershëm.

Duhet përshpejtuar vendosja e rrjetës për shkak të fillimit të mundshëm të reshjeve në formë breshëri. Mbulimi i vreshtave me rrjetë bëhet mbi bazën e rriskut që ka zona nga reshjet në formën e breshërit.

Më parë mbulohen zonat me rrisk të lartë, gjithnjë në varësi me të dhënat shumëvjeçare të ditëve me breshër.

Pas krasitjes, lidhjes dhe mbulimit, vazhdohet me plehërimin bazë me plehra organike dhe kimike. Plehërimi bazohet në bilancin ushqimor dhe në ligjet të cilat ndalojnë përdorimin dhe qarkullimin e pesticideve dhe plehrave të dëmshme për tokën, mjedisin dhe produktin e prodhuar.

Pas shpërndarjes së plehrave, bëhet punimi i tokës në thellësi 20-30 cm për të realizuar përmbysjen e plehrave.

Page 220: VRESHTARIA

220

Vreshtaria

Nëse gjatë punimeve ndodh që të dëmtohen lastarët apo bimët, ndërhyhet për të dezinfektuar plagët me solucion 1% klorur hekuri.

Njëkohësisht, bazuar në biologjine e dëmtuesve dhe sëmundjeve dhe në të dhënat e marra nga prognozë-sinjalizimi me synim parandalimin e infeksionit dhe dëmit të shkaktuar prej tyre, kryhen trajtime kimike ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve.

Nëse gjatë lulëzimit nuk ka reshje, atëherë nuk duhet të bëhen trajtime kimike.Në fillim të fazës së rritjes së kokrrave ose 10-12 ditë pas rrëzimit të petlave,

bëhet spërkatje me fitorregullatorë (Giberelinë 40-60 ppm) me qëllim përshpejtimin e rritjes dhe pjekjes së rrushit si dhe përmirësimin e treguesve tregtarë të kokrrës dhe veshulit.

Gjatë vegjetacionit, vazhdohet me heqjen e lastarëve joprodhues, sqetullorëve dhe me këputjen e majave, kryhet rrallimi i veshulëve dhe i kokrrave në veshul.

Për të kryer proceset e mësipërme teknologjike gjatë një viti, nevoja për fuqi punëtore është rreth 230 ditë pune/ha.

4. 5.Tradita e prodhimit të rrushit të tavolinës në Shqipëri

Në Shqipëri, serrat për prodhimin e rrushit janë një praktikë e re dhe e kufizuar në pak fermerë në zonën e Vlorës, Fierit, Kavajës dhe Durrësit.

Në këto zona janë ndërtuar serra me plastmas me sipërfaqe 4-6 dynym sipas rasteve, ndërsa serra të mbuluara me plastikë të ngurtësuar dhe rrjetë akoma nuk ka.

Në vitin 2011, sipërfaqja totale e serrave për prodhimin e rrushit është rreth 6 ha, me prirje për t’u rritur

Kultivarët më të përdorur janë ”Matilde”, ”Victoria”, ”Cardinal” dhe ”Black Magic”.

Prodhimi i rrushit nga fusha e mbrojtur siguron të ardhura të larta ekonomikeKujtojmë faktin që në botë, sipërfaqen më të madhe me serra e kanë Amerika

dhe vendet e ish Bashkimit Sovjetik, më pas vijnë Argjentina, Kili, Bullgaria, Japonia dhe Izraeli.

Ndërsa në Europë, sipërfaqen më të madhe me vreshta të kultivuara në fushë të mbrojtur e ka Italia ku serrat e prodhimit të rrushit janë përqëndruar në Italinë e Jugut.

4. 6. Prodhimi i sforcuar (duke përshpejtuar pjekjen e rrushit) në serra

Prodhimi i sforcuar është praktikë që realizohet duke përshpejtuar kalimin e fenofazave nëpërmjet manipulimit të temperaturës, ndriçimit dhe nepërmjet trajtimeve kimike apo hormonale që kryhen tek vreshtat e kultivuara në mjediset e mbrojtura.

Në fillim është punuar me kultivar’t ”Regina dei vigneti”, ”Primus” dhe ”Cardinal”. Aktualisht, rezultatet më të mira janë marrë nga kultivarët ”Victoria”,

”Cardinal”, ”Matilde”, ”Sublima” dhe ”Black Magic”, tek të cilët është arritur të përshpejtohet pjekja me 20 deri në 30 ditë.

Page 221: VRESHTARIA

221

Vreshtaria

Konkretisht, nëpërmjet fushës së mbrojtur (serrave) është arritur përshpejtimi i pjekjes dhe vjeljes së kultivarëve ”Victoria” me 20 ditë, ”Cardinal” me 30 ditë.

Për prodhim të përshpejtuar serrat duhet të mbulohen që në fund të muajt dhjetor.Kështu rrushi vilet dhe del në treg që në dhjetëditëshin e parë të muajit qershor

duke arritur në këtë mënyrë një çmim të lartë shitjeje dhe rritje të të ardhurave të realizuara nga vreshti.

Të ardhurat e larta për shkak të kohës së përshtatshne të daljes në treg dhe kërkesës së tregut, justifikojnë shpenzimet për mbulesën e serres dhe shërbimet e tjera shtesë.

4. 7. Zgjatja e periudhës së pjekjes (për vjelje të vonë nga serra)

Në shumë raste jemi të detyruar që të veprojmë për të zgjatur periudhën e vegjetacionit dhe të pjekjes.

Për këtë arsye, aplikohet mbulimi i vreshtave me plastikë të ngurtësuar që në muajin gusht.

Kjo realizohet duke respektuar periudhën e pjekjes së kultivarëve të vonë, ndërsa nuk mund të manipulohet (vonohet) periudha e pjekjes së kultivarëve të hershëm.

Kështu, nuk mund të vonohet pjekja e kultivarit ”Victoria” pasi i bie që të vilet prodhimi në të njëjten kohë me prodhimin e kultivarëve ”Mikele Palieri” dhe ”Sugraone”, në këtë mënyrë bie çmimi i shitjes dhe nuk arrihen rezultatet ekonomike të dëshiruara.

Kjo është arsyeja që spostimi i afatit të pjekjes për 20-30 ditë, aplikohet vetëm tek kultivarët me pjekje të vonë.

4.8. Karakteristikat kryesore të kultivarëve të tavolinës

Nëpërmjet kultivimit të hardhisë në fushë të hapur apo në mjedise të mbrojtura synohet që të plotësohen kërkesat e tregut dhe shijet e konsumatorit.

Për t’u orientuar më mirë në lidhje me strukturën varietore, në vazhdim po japim disa nga karakteristikat kryesore të kultivarëve të tavolinës.

1. “Victoria”Është kultivar me kokërr të bardhë me fara dhe shije neutrale. I trajtuar me

cianamidë dhe e mbuluar me plastikë piqet që me 25 qershor, e mbuluar me plastike e pa trajtim me cianamid piqet me 10-20 korrik, ndërsa i kultivuar në fushë të hapur piqet në periudhën 1-20 gusht.

a. “Black Magic“Është kultivar me fara, kokërr të zezë, me shije neutrale.I trajtuar me cianamidë dhe e mbuluar me plastikë piqet me 25 qershor-10

korrik, i kultivuar në fushë të hapur piqet në periudhen 25-30 korrik.b. “Cardinal“Është kultivar me fara, ngjyrë të zezëdhe shije neutrale.

Page 222: VRESHTARIA

222

Vreshtaria

I trajtuar me cianamidë dhe e mbuluar me plastikë piqet me 10-25 qershor, i kultivuar në fushë të hapur piqet në periudhën 30 korrik-15 gusht.

c. “Matilde”Është kultivar me fara, me kokrra me ngjyrë të bardhë, me shije lehtësisht

aromatike. Në fushë të mbrojtur piqet në periudhën 10-20 qershor (në kushtet e Siçilisë) dhe me 1-10 korrik (në kushtet e Pulias), ndërsa i kultivuar në fushë të hapur, piqet me 1-15 gusht.

d. “Primus”Është kultivar me fara, me kokërr me ngjyrë të bardhë dhe shije të mirë. Në

fushë të mbrojtur piqet në periudhën 1-10 korrik, ndërsa në fushë të hapur, rreth një muaj më vonë, 1-10 gusht.

e. “Incrocio Nr 1” Është kultivar me fara, me kokërr me ngjyrë të kuqe në të zezë dhe me shije

neutrale.Në fushë të mbrojtur piqet në periudhën 1-10 korrik, ndërsa në fushë të hapur

vilet një muaj më vonë (periudha 1-15 gusht).7. “Alphonse Lavalle”Është kultivar me fara, me kokërr me ngjyrë kafe në të zezë dhe shije neutrale.

Në fushë të mbrojtur piqet në periudhën 10-20 gusht, ndërsa në fushë të hapur një muaj më vonë, në periudhën 10-15 shtator.

8. “Michele Palieri”Është kultivar me fara, me kokrra me ngjyrë të zezë, me tul me shije neutrale.Në kushtet e fushës së hapur piqet nga fundi i muajit gusht, ndërsa në kushtet e

fushës së mbrojtur piqet 1 muaj më herët, në periudhën 20-30 korik.9. “Regina dei vigneti”. Është kultivar i bardhë me fara dhe shije neutrale të tulit.Deri tani është kultivuar vetëm në kushtet e fushës së hapur, piqet në mesin e

muajit shtator.10. “Pizzutello”. Është kultivar me ngjyrë të bardhë, me fara dhe shije neutrale.Piqet në fund të muajit shtator.11. “Perla e Zezë (Black Pearl)”Është kultivar i zi me fara dhe shije neutrale i krijuar në Kaliforni. Kultivohet pa

mbulesë, në kushtet e fushës së hapur. Piqet në fund të shtatorit. Veshulët qëndrojnë mirë në bimë duke e zgjatur kohën e vjeljes deri në fund të muajit dhjetor.

5. “Italia”Është kultivar i bardhë me fara dhe me aromë të lehtë muskati.Në kushtet e fushës së mbrojtur dhe i trajtuar me cianamidë, piqet në fund të

muajit gusht, ndërsa në kushtet e fushës së hapur piqet në mesin e muajit shtator. Reziston mirë ndaj vonesave në vjelje, kushteve të ruajtjes dhe transportit.

13. “Red Globe”Është kultivar me fara dhe shije neutrale, krijuar nga Prof. H.P. Olmo në

Page 223: VRESHTARIA

223

Vreshtaria

Universitetin Davis-Kaliforni, përhapur në të gjithë botën ku kultivohet në vreshta për tavolinë. Piqet në mesin e muajit shtator, në serra me plastikë (që vonojnë pjekjen) pjekja dhe vjelja mund të arrihet deri në fund të dhjetorit. Janë bërë tentativa për ta kultivuar në serra me plastmas me qëllim përshpejtimin e pjekjes. Kjo ka dhënë rezultate të mira duke e sjellë në treg që nga java e tretë e muajit gusht.

14. “Centennial”Është kultivar i bardhë pa fara, krijuar në Kaliforni, nga kryqezimi i kultivarit

Gold x Q25-6 (F1) (Emperor x Pirovano 75). Është përshtatur shumë mirë me teknikat e kultivimit në fushë të mbrojtur të mbuluar me polietilen ku përshpejtohet pjekja për afro 1 muaj. Në këto kushte piqet në javën e parë të muajit qershor, ndërsa në kushtet e fushës së hapur, piqet 1 muaj më vonë, në korrik.

15. “Sublima”Është kultivar pa fara dhe me një aromë specifike të lehtë, krijuar nga A.

Gargiulo në Argjentinë nëpërmjet kryqëzimit (Almeria x Cardinal) x Carina.Në kushtet e kultivimit në serrë të mbuluar me plastmas, pjekja përshpejtohet

duke e afruar prodhimin që në javën e parë të qershorit, ndërsa në kushtet e fushës së hapur, piqet rreth 1 muaj më vonë.

16. “Big Perlon”Është kultivar me ngjyrë të zezë, me shije neutrale, krijuar në Argjentinë nga A.

Gargiulo duke kryqëzuar (Almeria x Cardinal) x Perlon.Në fushë të mbrojtur piqet në fund të qershorit, ndërsa në fushë të hapur piqet

në fund të korrikut.17. “Sugraone”Është kultivar i bardhë pa fara me shije neutrale dhe me një aromë të lehtë,

krijuar nga kryqëzimi ndërmjet Cardinal x Semenzale Ignoto, me origjinë nga Kalifornia, i veçuar dhe ruajtur në Madera nga I.M. Garabedian në vitin 1963 dhe i përhapur në shumë vende të botës pas vitit 1971. Është përshtatur për t’u kultivuar vetëm në fushë të mbrojtur ku përmirësohet shumë shkalla e fertilitetit dhe pamja tregtare e kokrrave dhe veshulëve. Piqet në periudhën 10-20 korrik.

18. “Perlon”Është kultivar pa fara, me ngjyrë vjollcë dhe shije neutrale, krijuar në Argjentinë

nga Prof. A Gargiulo nëpërmjet kryqëzimit të Emperador x Perlette.Në fushë të mbrojtur piqet në fund të korrikut, ndërsa në fushë të hapur piqet

në fund të muajit gusht.19. “Sulltanina-Thompson” Është kultivar i bardhë, pa fara dhe me shije neutrale, nga Anadolli ku është

quajtur Sulltan-Sulltanich. Ndërsa në SHBA (Kaliforni) është përhapur një klon i Sulltaninës i quajtur “Thompson Seedless”. Kultivohet në fushë të hapur dhe piqet në periudhën gusht-shtator

20. “VCR-16”Është kultivarë me ngjyrë rozë dhe me aromë intensive, krijuar në Moldavi

(Instituti i Vreshtarisë në Chisinua nëpërmjet kryqëzimit të Pobeda x Kishmish rose.

Page 224: VRESHTARIA

224

Vreshtaria

Piqet në periudhën 20-30 gusht kur në treg ka pak prodhim nga kultivaret e tjerë pa fara.

21. “Nevado’Është kultivar i bardhë me shije neutrale, krijuar në Argjentinë nga A. Gargiulo

nëpërmjet kryqëzimit, Dattier di Beyrouth x Sulltanina. Kultivohet në fushë të hapur dhe piqet në periudhën 20-30 gusht.22. “Crimson”Është kultivar me ngjyrë rozë dhe shije neutrale, krijuar në SHBA nga David

Rumming nëpërmjet kryqëzimit të Emperor x C33-199. Piqet në gjysmën e tetorit, ndërsa vjelja mund të zgjatet duar duar deri në dhjetor.

23. “Rubi” (Kings Ruby)Është kultivar me ngjyrë vjollcë dhe shije neutrale, krijuar në kaliforni nga

Prof. Olmo nëpërmjet kryqëzimit të Emperador x Sulltanina Moscata, pas vitit 1970 është përhapur në të gjithë botën. Piqet në mesin e muajit tetor.

5. Prodhimi i rrushit nga Vreshtat organike

5. 1. Vreshtaria organike në Kaliforni, një përvojë e mirë për kushtet e Shqipërisë

Kalifornia ka kushte klimatike e tokësore të ngjashme me Shqipërinë, ka sipërfaqe të mëdha me ullishte, vreshta dhe pemëtore organike.

Për këtë arsye po japim disa apekte mbi ngritjen dhe funksionimin e vreshtave dhe fermave organike në Kaliforni me qëllim krijimin e një perceptimi sa më të plotë mbi domosdoshmërinë e aplikimit të praktikave të vreshtarisë së qëndrueshme

Monitorimi i sëmundjeve dhe dëmtuesve, shoqëruar me kufirin ekonomik të dëmtimit, përdorimin e pesticideve më pak toksike, kontrolli biologjik i sëmundjeve dhe dëmtuesve, përdorimi i kultivarëve rezistentë janë elementët me të rëndësishëm të prodhimit të produkteve me vlera të larta për shëndetin e njeriut, duke ruajtur edhe tokën dhe diversitetin.

Për zhvillimin e bujqësisë në Kaliforni, shteti operon me programme të ndryshme.Fondet dhe projektet përkatëse, menaxhohen nga universiteti dhe qendrat e

ekstensionit në varësi të tij.Universiteti i Dejvisit ka përgjegjësinë kryesore për paraqitjen dhe zhvillimin e

programeve në fushën e bujqësisë.Drejtimet kryesore të punës në universitet janë:- Kërkimi dhe marketingu (që realizohen nga agjensi të pavarura)- Bursat apo grantet që jep universiteti për të kryer studime (bursat akordohen

për agjensi apo institucione që përgatisin apo implementojnë projektet përkatëse).Objektivat kryesore të kërkimeve janë:Hartimi dhe zbatimi korrekt i teknologjive në përputhje me ekuilibrat e ambjentitKontrolli i përdorimit të pesticideve.Procedura e regjistrimit për futjen në përdorim të një pesticidi të ri, kërkon një

rrugë të gjatë, duhen deri në 10 vite prova dhe monitorime.

Page 225: VRESHTARIA

225

Vreshtaria

Pas kësaj periudhe, pesticidi lejohet që të përdoret në fermat e integruara duke u bazuar në kufizimet që parashikon ligji.

Mjekët janë të detyruar me ligj që të raportojnë rastet e helmimit nga pesticidet.Për spërkatësit jepen liçensa në çdo 2 vjet dhe kryhen trajnime vjetore periodike.Në Kaliforni operojnë dy tipe fermash të prodhimit organik:• Ferma të çertifikuara• Ferma të regjistruaraPër t’u quajtur fermë organike, plotësohet një formular tip me 100 kërkesa,

shndërrimi është një procedurë që zgjat deri në 3 vjet. Kjo dhe të dhënat e shumta që duhet të mbahen shënim për çdo operacion

pune me bimën janë një bezdi dhe lodhje për fermerët organikë dhe kjo ndikon për mos angazhimin e tyre në këto programe të shndërrimit të fermave të tyre në ferma organike.

Në shumë raste ndodh edhe largimi i fermerëve nga grupi i fermave dhe prodhuesve organikë.

Për prodhimin organik ka standarte të mirë përcaktuara.Prodhimi shitet i shoqëruar me çertifikatën përkatëse, kështu rritet besueshmëria

nga konsumatori.Fermerët organikë i orientojnë produktet e tyre drejt:⇒ Vlerave të larta ushqyese⇒ Vlerave të larta të tregut. Produktet e vreshtave dhe fermave organike janë me kosto më të lartë.Në legjislacionin dhe rregulloret e prodhimeve organike, parashikohen:⇒ Ndalimi i përdorimit të pesticideve në përgjithësi⇒ Lejohet përdorimi i sulfatit të bakrit (gurit të kalit - CuSO4) dhe i ndonjë

produkti tjetër me bazë bakri.Shoqatat e fermerëve kanë përfaqsuesit e tyre pranë sekretariatit të senatit të

cilët ndërhyjnë për rregullimin e ligjeve dhe tregjeve në favorin e tyre.Grupi i ekspertëve të bujqësisë organike përzgjedh pesticidet që duhet të

përdoren në fermë si dhe harton mënyrën e përdorimit të tyre.Kontrolli dhe çertifikimi i produkteve organike kryhet nëpërmjet agjencive

kontrolluese dhe çertifikuese. Këto agjenci janë shoqata jo qeveritare, që shteti ju njeh të drejtën e tyre profesionale.

Agjensia e parë çertifikuese në Kaliforni është krijuar në vitin 1973 dhe misioni i saj ka qenë regjistrimi dhe mbikqyrja e kalimit të fermave nga intensive në organike.

Në këto 10 vitet e fundit, nëpërmjet programeve të marketingut, që synojnë shitjen e produkteve direkt pa ndërmjetës tregtar, është iniciuar programi i fermave organike.

Ky program stimulon lidhjen direkte ndërmjet prodhuesit dhe konsumatorit. Fermat, shoqatat dhe kompanitë organike të prodhim-tregtimit janë të

regjistruara në Departamentin e Bujqësisë së rajonit.Për kontrollin dhe zbatimit e ligjeve me karakter bujqësor, shteti i Kalifornisë

ka organizuar policinë bujqësore të përbërë nga ekspertë të fushës së bujqësisë.

Page 226: VRESHTARIA

226

Vreshtaria

Çdo prefekturë apo rajon ka zyrën me ekspertët e vet. Këto zyra apo njësi kanë për detyrë zbatimin e ligjeve që nxjerr qeveria

qendrore, por qëllimi kryesor është nxitja e prodhimit dhe mbrojtja e prodhuesve. Roli i tyre është inspektues dhe edukues. Këto njësi me stafet e tyre kontrollojnë fermat në të cilat është ndaluar me ligj

përdorimi i pesticideve, inspektojnë prodhimin e farave, fidanave, etj.Për fermat e vogla (janë njësi me sipërfaqe të tokës bujqësore më të vogël

se 5 ha) shteti i Kalifornisë ka hartuar dhe zbaton një program specifik stimulues (programi SFP).

Programi për fermat e vogla (SFP-Small Farms Programs) është krijuar vitin 1979 me objektiv:

Krijimin e sistemit të njohurive për prodhimin organik dhe marketingun direkt në fermë duke shtuar një drejtim të ri atë të turizmit agrar.

Kjo praktikë e re ndryshon sjelljen e konsumatorit. Tashmë është konsumatori që do të udhëtojë drejt fermës e cila punon me cikël të mbyllur, pa ndërmjetësimin e tregëtarit.

Këto njohuri dhe praktika, programi i shpërndan për t’i bërë të njohura për fermerët. Me mbështetjen e shtetit dhe programeve, fermat e vogla janë bërë më të

besueshme për konsumatorin, prandaj prodhimi organik u është besuar këtyre fermave. Për t’ju përgjigjur stadit të zhvillimit të bujqësisë amerikane dhe për të mbrojtur

këtë formë prodhuese, në Kaliforni, është krijuar Aleanca me Fermerët e quajtur “Community Alliance Ëith Family Farmers”.

Misioni i kësaj organizate është organizimi i një lëvizje rurale dhe urbane për një zhvillim të qëndrueshëm të bujqësisë duke u bazuar në një llogjikë që konvergon me atë të grupeve ambjentaliste për tokën dhe resurset e tjera natyrore.

Kjo organizatë e madhe, punon dhe stimulon një bujqësi të qëndrueshme duke menduar për brezat që vijnë. Në qendër të vëmendjes janë programet që ruajnë tokën bujqësore, pasi dihet fakti se në këto 5-6 dekadat e fundit, toka bujqësore është pakësuar për shkak të rritjes së sipërfaqeve të asfaltuara dhe të betonuara. Harton dhe zbaton programe për përdorimin racional të ujit, zhvillimin e zonave specifike për produkte specifike që kërkohen nga tregu, etj.

Kalifornia dominohet nga një klimë suptropikale e ngrohtë që karakterizohët nga reshje të shpërndara në mënyrë të çrregullt, klimë e ngjashme me klimën tonë mesdhetare.

Ky shtet i Amerikës ka vreshta, pemtore, agrume dhe ullishte mjaft të zhvilluara. Për nga sasia e të ardhurave nga degët e bujqësisë, vreshtaria zë vendin e dytë. Vendin e parë e zënë eksportet e mishit dhe produkteve të tjera nga fermat

blegtorale. Në këto dhjetë vitet e fundit është krijuar dhe konsoliduar marketingu industrial

nëpërmjet kooperativave (bashkimit) të prodhuesve të vajit, rrushit, verës, etj. Këto organizma grumbullojnë produktin e fermave të kooperativës si dhe blejnë

produkte nga të tjerët, duke i kryer analizat kimiko-teknologjike në fabrikë.

Page 227: VRESHTARIA

227

Vreshtaria

Karakteristikë e kësaj periudhe është krijimi i tregjeve të reja enkas për fermerët e vreshtave dhe ullishteve organike.

Këto tregje shesin produktet organike, funksionojnë sipas një ligji shtetëror, si dhe kanë mbrojtje komunitare.

5. 2. Parimet e vreshtarisë organike

Vreshtaria organike synon:1. Të bashkëjetojë duke ju përshtatur formës natyrale të agroekosistemit

duke mos ndryshuar ciklin biologjik të specieve të tjera si dhe duke ruajtur diversitetin e llojeve dhe specieve të habitatit rreth parcelave të mbjella me vreshtat organike.

2. Të ndihmojë në rritjen e pjellorisë së tokës, të mos shkaktojë përkeqësim të saj. Kjo arrihet nëpërmjet masave të tilla që kanë të bëjnë me qarkullimin bujqësor të kulturave, përdorimit të plehrave dhe mbeturinave organike si dhe teknikave të përshtatshme të kultivimit.

3. Të ruajë dhe të minimizojë dëmet në mjedis nëpërmjet shmangies së përdorimit të kripërave të dëmshme minerale dhe në mos përdorimin e pesticideve që dëmtojnë florën dhe faunën e agro-ekosistemit.

4. Të minimizojë përdorimin dhe pakësimin e resurseve natyrore të parinovueshme.

Këto objektiva (ekulibrat e ekosistemit, pjelloria e tokës, ruajtja nga ndotja dhe resurset e parinovueshme) përmbushen nëpërmjet një sistemi të plotë ligjor që hartohet dhe kontrollohet nga shteti nëpërmjet agjensive të monitorimit, shoqatave, departamenteve dhe policisë bujqësore.

Lëvizja ndërkombëtare e bujqësisë organike (IFOAM - The International Federation of Organic Agriculture Movements), përpunon dhe shpërndan udhëzime dhe rregullore për organizimin dhe funksionimin e fermave organike në vreshtari, pemëtari, etj.

Çdo vend i Europës harton dhe zbaton rregulloret e veta specifike që kanë për bazë rregullat dhe udhëzimet e Bashkimit Europian të publikuara në Rregulloren 2092/91, datë 22 korrik 1991.

Britania, pavarësisht se nuk është vend i Unionit Europian, ka rregulloren e detyrueshme me listën e standarteve të produkteve të bujqësisë organike.

Njëkohësisht, stafi i departamentit të ushqimit merr informacionin dhe njoftimet nga operatorët, inspekton prodhuesit organik, mbikqyr dhe aprovon aktivitetin e grupeve dhe shoqatave të bujqësisë organike, koordinon punën me shoqatat e tokës dhe pjellorisë së saj të cilat përcaktojnë tokat dhe rajonet ku do të ndërtohen vreshtat organike.

Në Britani dhe vendet e tjera të Europës, kur fermeri i plotëson të gjitha kriteret, duhet regjistruar në grupin e fermave organike duke paguar një taksë që shkon 300-500 euro.

Page 228: VRESHTARIA

228

Vreshtaria

5. 3. Regjistrimi i të dhënave që garantojnë standartet e produktit

Në praktikën e prodhimit të produkteve organike mbahen shënime të hollësishme gjatë gjithë procesit teknologjik dhe biologjik të prodhimit, konkretisht:

Mbahen shënime mbi ecurinë e treguesve fizikë dhe kimikë të tokës.⇒ Të dhëna mbi shpenzimet dhe të ardhurat financiare e realizuara.⇒ Inputet e blera, origjina, llojet, sasia, mënyra dhe koha e përdorimit.⇒ Statusi i fidanave të përdorur, origjina, mosha, gjendja fitosanitare, trajtimet

që janë kryer në fidanishte, etj⇒ Plehërimi bazë që është kryer bashkë me shërbimet e tjera, lloji i plehut

organik të përdorur, burimi nga është marrë plehu, plehërimi i gjelbër, koha dhe mënyra e përmbysjes në tokë, etj.

⇒ Në fletoren e shërbimeve teknologjike shënohen të gjitha operacionet e kryera sipas datave, fazave fenologjike dhe mënyrës së kryerjes së tyre.

Këto të dhëna janë të detyrueshme për të gjitha vreshtat organike dhe janë baza e besueshmërisë ndaj produkteve të prodhuara nga vreshtat organike.

5. 4. Shndërrimi i vreshtave intensive në vreshta organike

Koha që nevojitet për shndërrimin e vreshtave intensive në vreshta organike është rreth tre vjet. Shndërrimi kryhet mbi bazën e një programi të hartuar më parë ku duhet të pasqyrohen hapat që duhen ndjekur gjatë kësaj periudhe tre vjeçare për transformimin e sistemit dhe teknologjisë së prodhimit, nga ajo e bujqësisë intensive në atë të bujqësisë organike.

⇒ Duhen pasqyruar hapat që do të ndërmerren për konsolidimin dhe qëndrueshmërinë e pjellorisë së tokës nëpërmjet skemave të qarkullimit bujqësor të kulturave, riciklimin të mbetjeve organike, përdorimit të plehut organik, përdorimit të kultivarëve të përshtatshëm, teknologjisë së përshtatshme të kultivimit, etj.

⇒ Procedura e shndërrimit duhet të hartohet dhe zbatohet duke përfshirë të gjithë sipërfaqen e vreshtit dhe jo pjesë të vogla apo sektorë të saj.

⇒ Në këtë proces duhet të përfshihen vreshta të shëndosha e të ngritura në toka që janë larg pluhurit të rrugëve automobilistike dhe veprave industriale.

⇒ Plehrat kimike dhe pesticidet e ndaluara nuk duhet të përdoren në asnjë rast apo stad gjatë tre viteve të shndërrimit të vreshtës nga intensive në organike.

⇒ Ky plan i shndërrimit duhet të paraqitet në komisionin e Departamentit të Bujqësisë. Stafi i këtij komisioni e gjykon, sugjeron për korrigjime të nvojshme, e aprovon dhe mbikqyr realizimin e tij gjatë një viti nga data e miratimit.

Fermerët që i shndërrojnë vreshtat e tyre intensive në vreshta organike, regjistrohen në shoqatën e vreshtave organike.

Çdo antar i shoqatës është i detyruar të zbatojë me përpikmëri statutin dhe standartet e prodhimit organik të rrushit.

Page 229: VRESHTARIA

229

Vreshtaria

5. 5. Administrimi i tokës tek vreshtat organike

Administrimi i tokës së vreshtave organike synon ruajtjen dhe përmirësimin e strukturës optimale dhe pjellorisë së tokës si dhe ruajtjen e ekulibrave natyrore të ekosistemit brenda dhe rreth e rrotull parcelës së vreshtit.

Për vreshtat organike, koncepti “Strukturë Optimale e Tokës” do të thotë:⇒ Lagështirë optimale dhe e stabilizuar në kohë.⇒ Pasurimi dhe shtimi i përmbajtjes së lëndës organike të tokës.⇒ Strukturë e mirë granulare që shoqërohet me një ajrim optimal, kapacitet të

lartë të këmbimit kationik, depërtim të lehtë të rrënjëve në tokë, etj.Vetitë e mësipërme sigurohen apo arrihen nëpërmjet masave të tilla, si⇒ Punimet e tokës gjatë periudhës vjeshtë-dimër.⇒ Masat e kullimit sipërfaqsor⇒ Riciklimi sa më i plotë i mbeturinave organike, rritjes së cilësisë së plehut

organik.⇒ Inkurajimit të aktivitetit biologjik të tokës, ruajtjes dhe shtimit të makro

dhe mikro organizmave të tokës.⇒ Përdorimit të praktikës së plehërimit të gjelbër dhe mulçirimit të tokës.⇒ Zgjedhja e nënshartesave dhe kultivarëve të përshtatshëm, duke u

fokusuar tek përputhshmëria (kompaktibiliteti) nënshartesë-mbishartesë, fuqia mesatare e rritjes dhe tek kultivarët rezistent ndaj sëmundjeve e dëmtuesve.

Në vreshtat organike nuk duhet të përdoren nënshartesa me rritje të fuqishme vegjetative për shkak të ndërlikimeve që shkaktojnë në drejtim të vegjetacionit, hijezimit dhe nevojave për lagështirë të lartë tokësore.

Plehërimi i gjelbër përmirëson strukturën e tokës, shton lëndën organike dhe aktivitetin biologjik të tokës, siguron lëndët e nevojshme ushqyese dhe pengon humbjen e elementëve ushqyes nga shpërlarja, erozioni ,etj. Mulçirimi minimizon humbjet e ujit dhe zhvillimin e barërave të këqija.

Tek vreshtat organike nuk duhet të bëhet drenazhimi i tokës me tuba nëntokësorë si dhe nuk duhet bërë rrethimi i parcelës së vreshtit me gardh apo mur.

5. 6. Përdorimi dhe administrimi i plehrave

a) Plehrat organikeNë vreshtarinë organike ka rëndësi riciklimi maksimal i të gjitha mbetjeve

bimore të formuara mbi sipërfaqen e tokës së vreshtit.Kërkohet riciklimi i barishteve, gjetheve, sharmendave të grira, frenjave dhe

mbeturinave të tjera, si të bërsive të rrushit, mundësisht të mbetet pa u kthyer, pa u ricikluar vetëm pjesa e tulit dhe mushtit të kokrrës.

Parimi është i thjeshtë: t’i rikthejmë tokës nëpërmjet riciklimit të mbeturinave sa më shumë nga ajo që i kemi marrë, diferencën duhet ta kompensojmë me masa të tjera.

Burimet e plehut organik janë:

Page 230: VRESHTARIA

230

Vreshtaria

⇒ Kompostot që përgatiten nga mbeturinat bimore të cilat kompostohën me pleh lope duke i vendosur shtresa-shtresa dhe më pas mbulohen me një shtresë dhe për t’u dekompozuar.

⇒ Kompostot duhet të përgatiten e të mbulohen me dhe të paktën tre muaj përpara përdorimit, kohë e domosdoshme për t’u dekompozuar fibrat e drurit, lastarëve, gjetheve, etj.

⇒ Në kompostot e përgatitura me mbeturina bimore, temperatura në brëndësi të kavaletës, shkon mbi 60oC, kjo është e domosdoshme për të shkatërruar farat e barërave të këqija, micelin e sëmundjeve kërpudhore, format dimëruese të dëmtuesve, etj.

⇒ Është e ndaluar sjellja e plehut organik nga ferma blegtorale apo burime të panjohura e të pakontrolluara më parë.

⇒ Duhet të jetë nën kontroll niveli i lejuar i metaleve të rënda në plehun organik që përdorim.

⇒ Duhet patur kujdes për të evituar ndotjen dhe kontaminimin e ujrave mbitokësore dhe nëntokësore gjatë proceseve që lidhen me ruajtjen, transportin dhe përdorimin e plehrave organike.

Për hyrjet, llojet e plehut, sasinë dhe burimet e plehut organik, mbahen shënime të shoqëruara me të dhënat e marra nga analizat kimike të plehut.

b) Plehërimi plotësues i vreshtave organikePlehërimi me plehra minerale duhet bërë duke u bazuar në disa parime bazë ku

më kryesoret janë:⇒ Plehrat minerale përdoren për të plotësuar atë defiçit të vogël që mund

të krijohet në lëndë ushqyese dhe jo për të zëvendësuar lëndët ushqyese defiçitare.

⇒ Përdoren plehra kimike që nuk shpërbëhen shpejt, plehëra që ruajnë efektin për një kohë më të gjatë.

⇒ Ndërsa për rastin e mungesës së mikroelementëve, si Mg, Zn, etj, duhet të përdorim bioplehra të pasuruara me kripëra që treten mirë dhe asimilohen sa më shpejt nga sipërfaqja gjethore.

Në vreshtat organike, plehërimi mineral synon plotësimin e shpejtë të disa prej elementëve ushqyes

c) Aspekte nga përgatitja dhe përdorimi i bioplehraveBioplehrat mund të përgatiten në kushtet e fermës. Janë substanca inorganike që

gjatë fermentimit transformohen dhe bëhen të asimilueshme dhe të padëmshme për florën dhe faunën. Bioplehërat shërbejnë si ushqim gjethor dhe rrënjor, njëkohësisht ndikojnë në shtimin e mikroflorës dhe makroflorës së tokës.

Ata janë dy llojesh:1. Bioplehrat e thjeshta, përgatiten nga plehu organik2. Bioplehrat e pasuruara, përgatiten nga plehut organik duke shtuar hi zjarri,

sulfat zinku, kobalti, molibdeni, etj.

Page 231: VRESHTARIA

231

Vreshtaria

Gjatë përgatitjes së bioplehrave duhet patur kujdes në drejtimet e mëposhtme:⇒ Duhet përdorur bajgë lope e freskët⇒ Ujë i freskët pa klorure dhe ndotje të tjera⇒ Bioplehu duhet të mbrohet nga shiu dhe dielli⇒ Pasuruesit inorganikë duhen shtuar me kujdes, me pikatore dhe me kriter⇒ Bioplehu duhet përdoret së paku dy herë radhazi, në një afat tre ditor nga

njëri trajtim tek tjetri.

Praktika e përgatitjes së bioplehrave bazë

Bioplehrat përgatiten duke përzier:⇒ Bajga të freskëta⇒ Qumësht të pazier⇒ Melasë, bërsi panxhariPër përgatitjen e bioplehrave veprohet në këtë mënyrë:Merren 50 kg bajgë lope dhe përzihen me 100 litra ujë në një bidon. Në një

bidon tjetër përzihen 2 litra qumësht i pazier, 2 kg melasë dhe 10 litra ujë.Në një bidon tjetër përzihen dy tretësirat e mësipërme dhe shtohet uji deri sa të

arrijë masën e masën 200 litrave përzierje. Mbyllet bidoni me tapë nga kalon një tub i hollë plastik që shkarkon gazrat në

një enë të vogël me ujë. Fermentimi zgjat 30-90 ditë, sipas temperaturës. Nëse fermentimi zhvillohet mirë, përzierja e përfituar ka erën e zakonshme të

silazhit.Pas përfundimit të fermentimit, bëjmë kullimin e përzierjes. Nga kjo përzierje marrim 5 litra nga kjo përzierje dhe i tresim në 100 litra ujë dhe

me këtë tretësirë (5%) spërkatim tokën për të stimuluar shtimin e mikroorganizmave.

Praktika e përgatitjes së bioplehrave të pasuruar Veprohet duke krijuar një përzierje me komponentët dhe dozat e mëposhtme:⇒ 200 litra ujë⇒ 5 kg gur gelqeror⇒ 1 kg boraks⇒ 100 gram sulfat zinku⇒ 100 gram sulfat hekuri⇒ 100 gram sulfat mangani⇒ 700 gram hi zjarri⇒ 1.4 kg fosforit⇒ 40 kg bajgë lope⇒ 16 litra qumsht i pazier⇒ 8 litra melasëPërzihen dhe lihen për tu fermentuar 30-40 ditë (sipas temperaturës).

Page 232: VRESHTARIA

232

Vreshtaria

Gjatë fermentimit, kriprat e përdorura si pasurues kthehen në gjendje të asimilueshme dhe të padëmshme për tokën, bimën dhe organizmat e tjera.

Pas fermentimit, kullohet dhe përgatitet tretësira duke tretur 4-5 litra në 100 litra ujë.

Në rastin e simptomave të mungesës së mikroelementëve bor, mangan, zink, me tretësiren e përgatitur si më sipër kryhen trajtime gjethore.

5. 7. Menaxhimi i barërave të këqija

Kontrolli i barërave të këqija (tek vreshtat organike) ka për qëllim të pengojë përhapjen dhe shtimin e tyre si dhe të eleminojë disa nga ato popullata që konkurojnë hardhinë, thithin më shumë ujë dhe lëndë ushqyese si dhe bëhen vatra infeksioni. Kjo arrihet nëpërmjet ndërhyrjeve të tilla, si:

• Qarkullimi i kulturave bujqësore.• Administrimi i mirë i plehrave organike, dekompozimi dhe përmbysja e

mirë e tyre.• Prerja, shkulja e barërave të këqija dhe mulçirimi i tokës rreth bimës.• Plehërimi i gjelbërt duke e përmbysur bimësinë thellë me anë të plugimit.Rruga më e sigurt është praktika e mulçirimit plastik.Në asnjë rast nuk duhet të përdoren herbicide.

5. 8. Menaxhimi i dëmtuesve

Në vreshtat organike, rolin kryesor e kanë masat parandaluese jo masat kuruese.Për produktin e vreshtave organike, rëndësinë më të madhe e ka cilësia ushqyese

e produktit dhe jo sasia apo pamja organo-leptike.Në vreshtat organike punohet në drejtim të:⇒ Administrimit të mirë të hapsirës me kushte sa më të mira higjenike.⇒ Përdorim të balancuar i lëndëve ushqyese.⇒ Shkulja e barërave të “këqija” që shërbejnë si burim hijezimi dhe infeksioni.⇒ Përdorimi i kultivarëve rezistentë, me kutikulë gjetheje dhe cipë kokrre të

trashë.⇒ Inkurajimi i predatorëve (insekteve të dobishme), mbështetja e shoqatave

që merren me identifikimin, studimin, shumimin dhe përhapjen e tyre në vreshtat organike.

⇒ Kufizimi në maksimum përdorimi i preparateve me bazë squfuri, ndërsa nuk duhen përdorur pesticidet e aprovuara për t’u përdorur tek vreshtat intensive.

⇒ Mund të përdoren vetëm disa preparate të përfituara nga ekstraktet bimore “pesticide bimore” ose “biopreparate” si lëngu i hudhrës, lëngu i bisht kalit, lëngu i qepës, drurit të eukaliptit, duhanit, etj.

Këto dhe të tjera ekstrakte bimore përdoren në spërkatjen e gjetheve dhe japin rezultate të mira kundër grerëzave, kandrave dhe dëmtuesve të tjerë të gjethes, lastarëve, veshulëve dhe kokrrave.

Page 233: VRESHTARIA

233

Vreshtaria

6. Prodhimi nga vreshtat Biodinamike

6. 1. Parimet e vreshtaris biodinamike

Që nga periudha 4000 vjet p.e.s, në të gjitha civilizimet që kanë kaluar ferma bujqësore ka qenë autosufiçente në sensin që nuk blinte jashtë plehëra as antiparazitarë.

Përdorimi i tokës bujqësore është bazuar mbi një maturi të thellë në të cilën toka është konsideruar si një gjë e shejtë dhe që duhej rrespektuar

Bujqësia (ndryshe është quajtur arti i përdorimit të tokës për të marrë prej sajë produkte të dobishme për njeriun) në këto 60 vitet e fundit është bërë mbi të gjitha më pak art dhe më shumë aktivitet dhe produkt industrial

Vreshtaria biodinamike bazohet dhe zhvillohet në kuadrin e bujqësisë organikeObjektivi i bujqësisë biodinamike është ai i rivlerësimit të ciklit të mbyllur.Në fakt një organizëm funksionon me efikasitet kur të gjitha organet e tij

punojnë në harmoni dhe komplementaritet.Njëlloj si organizmi i njeriut, nëse njëri nga organet e trupit si zemra, melqia,

truri etj, nuk funksionon siç duhet, menjeherë bie funksionimi normal i organeve të tjera dhe i të gjithë organizmit.

Organet e fermës biodinamike janë pemet, lisat, pyjet, kafshet, kompostoja, qarkullimi bujqësor i kulturave, ujrat, etj, ndërsa drejtuesi i këtij ansamli harmonik është njeriu që me maturi duhet të ruajë harmoninë dhe ekuilibrat me qëllim ruajtjen dhe ripertëritjen e struktures humike dhe koloidale të tokës

Objektivi i bujqësisë biodinamike është krijimi në fermë i një cikli të mbyllur, krijimi i një organizmi të shëndoshë dhe autosuficient

Bujqësia biodinamike nuk është praktikë e hobistëve, përkundrazi është veprimtari e mirfilltë shkëncore, veprimtari e guximshme në harmoni me ligjet e natyrës

Kjo praktikë aplikohet sotë në Australi në mbi 1 600 000 ha tokë bujqësore, aplikohet në Zvicërr, Germani, Amerikë etj

Nga kjo praktikë janë të gjithë të fituar, përfitojnë fermeri, konsumatori dhe mjedisi.Ata që merrën me bujqësi biodinamike duhet të kenë guxim, inteligjencë dhe

profesionalizëmPër këtë Ralph Ëaldo Emerson shkruante ‘Njeriu i parë qe një bujk dhe çdo

fisnikëri historike mbështetet mbi bujqësinë’ Ndërsa Ëolfgang J Goethe në lidhje me guximin dhe inteligjencën që duhet për

tu orientuar sa më parë në praktika të qëndrueshme prodhimi shkruan se ‘Injoranca vret ide të panumërta e plane të shkëlqyeshme. Në momentin në të cilin njëri kompromentohet përfundimisht, edhe e shumëpritura vdes. Çdo lloj gjëje ndodh për të ndihmuar gjera që ndryshe nuk do të ndodhnin kurrë. Guximi ka në vetëvete shpirtin, mundësin dhe magjinë. Të fillojmë tani.’

Ndërsa ideatori i bujqësisë biodinamike Rudolf Steiner (24. 06. 1924) duke folur mbi lidhjet e bimës me planetet shkruan “Shkenca e vërtetë do të jetë kurë

Page 234: VRESHTARIA

234

Vreshtaria

të kontrollojmë forcat që veprojnë. Nuk mund të kuptojmë kurrë bimët, kafshet dhe parazitët të marrë sejcilin më vete. Në qoftë se ne gjejmë rrugën drejt makrokozmosit do të kuptojmë serish natyrën dhe të tjera akoma”

Themelues i filozofisë së bujqësis biodinamike është Rudolf StenierFilozofia dhe teoria e bujqësisë biodinamike fillojnë në Gjermani në vitin 1924

në një konferencë shkëncore të organizuar mbi problemet e bujqësisë kimike që sapo kishte filluar me shfaqur anomalit e para në disa vende të Europës përfshi këtu edhe Gjermaninë

Rudolf Steiner ka lindur me 27 shkurt 1861 në Kraljevic (atëherë Austria, ndërsa sot është Kroacia)

Ka marrë pjesë në mbi 6000 konferenca shkëncore duke botuar 28 libra me temë nga filozofia, matematika, kimia, mjekësia, bujqësia etj

Bujqësia biodinamike bazohet në parime të thjeshta si.• Zhvillim i individualitetit njerëzor të pranishëm në fermë• Njohja e jetës së gjallë, organizmave, jetës dhe habitatit të tyre• Përdorim i preparative biodinamike me cilësi dhe korrektesë të lartë• Përmbysje e kompostove biodinamike• Punime korrekte të tokës bujqësore• Rivlerësim të agroekosistemit që lejon kthimin e të gjitha llojeve të kafsheve

dhe bimëve që ishin zhdukur më parë nga ndotja e tokës apo e ujrave• Rikuperim i struktures kimike, koloidale dhe organike të tokës së damtuar

nga erozioni, ndotja etj• Shëndet për bujqit dhe konsumatoret• Prodhime cilësore e të kushtueshme• Rritje të produktivitetit• Kosto të ulët të prodhimitPrej 86 vjetesh, kjo filozofi dhe këto parime mbi të cilat bazohët prodhimi,

sherbejnë për rritjen e pjellorisë së tokës dhe cilësis së prodhimeve bujqësore biodinamike

Rudolf Steiner në një cikël prej 8 konferencash të mbajtura në Kobervitz (Gjermani, 1924) formuloj tre parimet themelore të bujqësisë dhe vreshtaris biodinamike, ato janë.

1. Bima është një pamje e forcave vepruese në kozmos2. Plehërimi nënkupton sjelljen e jetës në tokë3. Ferma bujqësore duhet të jetë konceptuar e formuar si një organizëm i

gjallë e i mbyllur në vetëveteParimi i parë nënvizon që cikli jetësor i bimës të jetë tërësisht i lidhur me ritmet

e levizjes së planeteve dhe me botën e yjeve fikse, nga ku vijnë forca që rregullojnë proceset e jetës së vetë bimëve dhe organizmave të tjerë

Parimi i dytë, sjell në vemendje faktin se toka nukë është një matrial inert që sherben thjeshtë për mbështetjen e rrenjeve të bimëve, përkundrazi toka ka jetë të cilën bimët nuk e shterrojnë me rritjen e tyre, përkundrazi ajo mund të përmirësohet e rritet.

Page 235: VRESHTARIA

235

Vreshtaria

Parimi i tretë konsiston në faktin se ferma duhet të jetë mikese, me shumë ndarje dhe nënëndarje, ferma si një organizëm i gjallë e dinamik duhet të ketë organe vitale, ajo duhet të përmbajë edhe pemtore, vreshta, bimë arash, lule, pyje, këneta, stalla, zona grumbullimi etj.

Vitaliteti, qëndrueshmëria dhe produktiviteti nuk burojnë vetëm nga komunikimi i mbrendshëm porë edhe nga mundësia e “dialogut” me kozmosin, faktoret dhe forcat kozmike.

6. 2. Vreshtaria biodinamike dhe shenjat zodiakale

Vreshtaria biodinamike niset nga njohja globale e planetit dhe raportit të tijë me kozmosin dhe faktoret kozmik që ndikojnë mbi zhvillimin e të gjitha formave të jetës mbi tokë

Sotë, ka rreth 16 mijë hektarë vreshta biodinamike në Austri, rreth 15 mijë hektarë në Francë dhe rreth 200 ha në SHBA dhe më pak në Gjermani dhe Zvicërr.

Nga pikëpamja globale, nuk mjafton të kufizohemi vetëm në njohjen e jetës (biologj = bios-jetë dhe logos-njohje) dhe karakteristikave të sajë që janë janë levizja, ndërtimi, transformimi, vetërregullimi apo në njohjen e materies së vdekur dhe karakteristikave të sajë si inercia, shkatërrimi, stabiliteti, mungesa e aftësisë së vetërregullimit

Në vreshtarin biodinamike, toka dhe bimët e hardhisë, shikohën si pjesë të universit që i nënshtrohen ligjeve dhe ndikimeve kozmike

Dihet se dielli me levizjen dhe pozicionin e tijë përcakton ditën, natën, stinët dhe nivelin e faktorëve të tjerë klimatik që ndikojnë drejtëpërsëdrejti mbi ciklin vjetor dhe jetësor të hardhis dhe bimëve të tjera

Është i njohur fakti se edhe sotë, njëlloj si përpara 5000 vjetëve, shumë fermerë krasitin apo mbjellin duke u bazuar në pozicionin dhe levizjet e henës

Edhe kalendari i mbjelljeve, krasitjes, shartimit etj, ka qenë për shekuj me radhë një praktikë e mbështetur në kalendarin hënor

Maria Thun dhe grupi i sajë i punës në Gjermani dhe Hollandë kanë studjuar për 25 vjetë me radhë mbi ndikimin e pozicionit të henës mbi efektin e sherbimeve teknologjike që kryhen ndaj kulturave bujqësore

Maria Thun arriti në përfundimin se zhvillimi i organeve të ndryshme të bimës, ndikohet duke zhvilluar më shumë apo më pak (rrënjë-gjethe-lule-fruta) në varësi të pozicionit të hënës në kohën e mbjelljes

Duke ndjekur kalimet e hënës nëpërmjet zodiakut që rrethon sferën qiellore, Maria Thun ka vërejtur se bima zhvillon pjesët rrënjore n.q.se mbjellja kryhet në kohën kur hëna kalon në disa shenja, përkundrazi zhvillon lulet n.q.se hena kalon në të tjera shenja e kështu me radhë

Shenjat zodiakale ndahën në katër grupe ku sejcila prej tyre i përket një elementi1. Dashi-Luani-Shigjetari i përkasin zjarrit (Frutit)2. Demi-Virgjeresha-Bricjapi i përkasin tokës (Rrënja)3. Binjakët-Peshorja-Ujori i përkasin ajrit (Lulet)

Page 236: VRESHTARIA

236

Vreshtaria

4. Gaforrja-Akrepi-Peshqit i përkasin ujit (Gjethet)Kështu të katër pjesët kryesore të bimës, korrespondojnë si më poshtë:1. Rrënjë-Tokë2. Gjethe-Ujë3. Lule-Ajër4. Frut-ZjarrKjo do të thotë se kur hëna kalon në shenjën e zjarrit, mbjellim bimë nga të cilat

duam prodhim të madh frutash.Kur hëna kalon në shenjën e ujit, mbjellim bimë të cilat i duam për gjethet dhe

vegjetacionin e zgjatur e të fuqishëm të tyre.Kur hëna kalon në shenjën e tokës, mbjellim frut rrënjoret dhe bimët e tjera që

duam të kenë një system rrënjor të fuqishëm.Ndërsa kur hëna kalon në shenjën e ajrit, mbjellim bimët lulore.Ditët e rrenjëve dhe frutave janë të përshtatshme për mbjelljën e vreshtave të rejaNë cilësin e prodhimit ndikojnë pozitivisht edhe kryerja e sherbimeve të tilla si

krasitjet e gjelbërta, rrallimi i kokrrave etj në ditët frutave sipas shenjave zodiakale Maria Thun dhe grupi sajë, çdo vit publikojnë dhe shpërndajnë një kalendar për

mbjelljet, bazuar në ditarë të ndryshëm nga ditaret astrologjik.Për vreshtarin biodinamike kanë rendësi edhe përfundimet e arritura (që në vitin

1920) nga Lily Kolisko e cila theksoj rrolin më pozitiv të hënës së plotë në krahasim me hënën e re, për këtë arsye L Kolisko, orientonte kryerjen e disa sherbimeve teknologjike në kohën e hënës së plotë.

Ajo dëshmonte se kalimi i hënës në pozicionin më të afërt me tokën, ka efekt ngurtësues negative për vegjetacionin, kjo ka qenë arsyeja e krasitjes së vreshtave në këtë periudhë të shkaktuar nga ky pozicion i levizjes së hënës.

Ndërsa kalimi i hënës në një pozicion maksimal të largësisë nga toka, ka efekt pozitiv për vegjetacionin dhe mbirjën.

Nyjet e hënës janë pozicione kritike, ka shumë stidime mbi ndikimin e fluksit të henës ngjitëse dhe hënës zbritëse.

Në vitin 1973 në Universitetin e Kazan-it (URSS) u krijua një katedër mbi ndikimin e fazave të hënës mbi jetën dhe prodhimin e kulturave bujqësore.

Studime të tjera vazhduan duke parë ndikimin e pozicionit të hënës mbi operacione të caktuara.

Këto eksperimente u zhvilluan në Danimarkë, Zvicërr etj, bazohen në mbjelljen e farave apo operacione të caktuara që duhet të kryhen për 365 ditët me radhë e jo duke mbjellë apo krasitur vetëm në 12 afate apo 24 afate që korespondojnë me fillimin apo mesin e muajve.

Vreshtaria biodinamike, zhvillohet në kuadër të bujqësisë organike dhe është niveli më i lartë i sajë.

Në të gjitha vendet e botës (Demeter në Zvicërr etj), ekziston një shoqatë e bujqësisë biodinamike që jep konsulencë dhe organizon kurse për fermeret dhe specialistet.

Page 237: VRESHTARIA

237

Vreshtaria

Prodhuesit e këtyre fermave i shesin produktet e tyre të shëndetshme me markën kolektive dhe ndërkombëtare “DEMETER”, janë produkte të kontrolluara dhe të garantuara.

Ferma bujqësore biodinamike është një organizëm i gjallë, bujqësia dhe vreshtaria biodinamike në vetëvete janë evolim i metëjshëm i bujqësisë dhe vreshtaris organike, kështu me të drejtë themi se produktet e bujqësis dhe vreshtarisë biodinamike janë niveli më i lartë i cilësisë dhe garancisë së tyre ushqimore

Praktikat e vreshtarisë organike ndjekin ritmet e zhvillimit të natyres që janë ritme të ngadalëta (të riprodhimit, rikuperimit, riformatimit të cilsive dhe përbërsve organik dhe inorganik të tokës etj).

Ndërsa vreshtaria biodinamike përveç asaj që parashikojnë praktikat organike, bazohet edhe në kalendarin e levizjes së planeteve dhe në fluksin hënor, forcat dhe fenomenet kozmike të cilat kanë ndikim të madh në jetën e bimëve

6. 3. Biodinamikja e planeteve dhe e henës

Planeti ynë tokë jeton dhe zhvillohet në një kontekst planetar ku planetet dhe galaktikat e ndryshme shkembejnë forca dhe energji ndërmjet tyre

Për fat të keq, jetojmë në një kohë kur të gjithë zhvillojnë një garë me njëri tjetrin duke harruar ekuilibrat e sistemeve, planetit dhe universit, kjo garë shkakton pasoja të renda, kjo sjellje e ashpër ndajë ekuilibrave të ekosistemeve varros kreativitetin, ekzistencën dhe pjellorin e agroekosistemeve

Në këto 100 vjetet e fundit ka patur shumë pak njerëz që kanë studjuar dhe kanë orientuar sherbimet teknologjike në përputhje me ndikimet që ka kozmosi mbi bimët.

Në vreshtarinë biodinamike vlerësohet shtresa e tokës e depërtueshme nga ana e sistemit rrënjor

Gjithë veprimtaria synon ruajtjën e struktures dhe pasurimin e kësaj shtresePër këtë shtresë, Franz Sakera, 1939 shkruante “jo sipërfaqja, më mirë hapsira

e tokës e depërtuar nga rrënjët, janë themeli ynë” Në kohën kur qarkullimet agronomike të kulturave u zevendësuan me plehërat

kimike u pretendua se bujqësia u çlirua nga skllaveria e qarkullimeve të ngadalëta agronomike, për shumë kohë ky opinion ka jetuar dhe ka qenë shumë i gabuar

Qarkullimet bujqësore sipas skemes Frut-Lule-Gjethore- Rrënjore që i korespondon skemës Ngrohtësi-Dritë-Ujë-Tokë dhe përdorimi i plehërimit të gjelbërt janë mënyrat bazë të ruajtjes dhe pasurimit të pjellorisë dhe cilësive ujore dhe fiziko-kimike të tokës, cilësi që nuk duhën harruar asnjëherë

Në pjellorin e tokës, në sasin dhe cilësin e prodhimit, rrolin kryesor e luajnë mikroorganizmat e tokës

Në tokat e pasura me lendë organike merren prodhime të mira e të larta për shakk të prezencës së lartë të mikroorganizmave

Është provuar se në një gram tokë të gjallë ka rreth 10 miljon baktere, ndërsa kur kjo tokë mbushet me rrenjë të bimëve barishtore, është e pasur me lendë organike, përmbajtja e tyre shtohet në 100-200 miljon

Page 238: VRESHTARIA

238

Vreshtaria

Ata që provojnë frutet e praktikave biodinamike dhe organike të prodhimit, nuk kthehen më pas edhe për shkak se kostot e prodhimit dhe ato për rikuperimin e cilësive të tokës janë më të vogla se sa në rastin e praktikave të tjera konvencionale apo intensive

6. 4. Preparatet biodinamike

Në praktikën e vreshtaris bodinamike, përdorën 8 preparate, ato janë1. Preparat 500, pleh brirësh2. Preparat 501, silic brirësh3. Preparat 502, bar pezmi (Achillea millefolium)4. Preparat 503, kamomil (Matricaria chamomilla)5. Preparat 504, hithra (Urtica dioica)6. Preparat 505, dushku i kuq (Quercus ruber)7. Preparat 506, luleverdha ose lulequmështorja (Taraxacum officinalis)8. Preparat 507, valerian (Valeriana officinalis) Preparatet e mësipërme, për nga origjina dhe rroli i tyre, ndahen në tre grupe

(Chris Foss, 2008), ato janë:Grupi i parë, kompostot e plehut, në këtë grup bëjnë pjesë preparatet 502-506.Kryesisht përbehën nga pleh lope, i pasuruar me silicë (anhidrit silici), gurë

gelqeror dhe preparate të tjera me bazë bimore si kamomil, hithër, radhiqe, lëvore lisi etj.

Përdorën për të trajtuar tokën e vreshtit.Ndikojnë në shumimin e mikroorganizmave dhe në dekompozimin e lendës

organike.Grupi i dytë (Preparati 500), bën pjesë një npërzierje e përgatitur nga mbushja

e brirëve me bajgë lope. Është preparat i punuar nga vetë Rudolf Steiner për stimulimin e formimit të

humusit të tokës.Më vonë, kjo praktikë është pasuruar nga Alex Podolinsky i cili provon duke

i mbajtur brirët në kontenjer bakri e duke i pasuruar edhe më këtë mikroelemntë.Zakonisht, brirët e mbushur në këtë mënyrë mbulohen me dhe dhe lihën gjatë

gjithë dimërit për tu dekompozuar dhe mbushur me mikroorganizma.Përdoret për trajtimin e tokës, ndikon fuqishëm në shtimin e aktivitetit

mikrobiologjik të tokës, kjo siguron më shumë lendë ushqyese të asimilueshme nga rrënjët e bimës.

Ky preparat stimulon rritjën e rrenjëve në thellësi, përpasojë rritë rezistencën e bimëve ndajë thatësires tokësore.

Përdoret duke tretur 100 gram nga kjo masë në 30 litra ujë, me to bëjmë spërkatjen e tokës për të stimuluar shumimin dhe aktivitetin biologjik të mikroorganizmave të tokës.

Page 239: VRESHTARIA

239

Vreshtaria

Grupi i tretë (Preparati, 501) është preparat që përdoret me spërkapje, quhet ndryshe “silicë brirësh”.

Kuarci bluhët mirë dhe me të mbushën brirët e lopëve në pranverëDihet se silici është përberësi kryesor i korës së tokës (rreth 60 %), bimët janë

lakmuese të silicit.Kuarci i bardhë është minerali i silicit më i pasur dhe më i përshtatshmi për tu

përdorur në përzierjën dhe përgatitjën e preparatit 501.Nepërmjet këtij preparati, koncentrohen dhe fuqizohën aftësit ndriçuese të vetë

silicit.Kjo ndikon në grumbullimin e dritës, rritjën e sasisë së dritës (ndriçimit), kjo

ndikon në stimulimin e normalitetit të atyre proceseve jetësore që kërkojnë më shumë dritë.

Përdoret për të përmirësuar pamjen organo-leptike të kokrrave dhe veshulve të rrushit.

Ky preparat ndikon në thithjen e dritës dhe energjisë diellore si dhe në asimilimin e mikroelementëve që ndodhën në atmosferë.

Përdoret duke tretur 4 gr preparat në 20-30 litra ujë .Duhet të shpërndahet rreth 20 ditë pas preparatit 500.Kultivuesit e vreshtave biodinamike përdorin për trajtime edhe përzierje të tilla

Bordeaux 3 kg ⁄ha dhe squfur 7 kg ⁄ha apo preparate të tjera me origjinë bimore (biopreparatet) etj.

7. Prodhimi nga vreshtaria e integruar

7. 1. Objektivat e Prodhimit të Integruar

Vreshtaria e integruar është zhvilluar nga Organizata Ndërkombëtare për Kontrollin Biologjik (the International Organisation for Biological Control – IOBC) për më shumë se 40 vjet dhe i ka fillesat e saj në menaxhimin e integruar të dëmtuesve (Integrated Pest Management - IPM).

Si teknologji kultivimi, është themeluar në Zvicër (me rreth 7000 ha) dhe në Gjermani.

Sot përdoret në sipërfaqe të kufizuar edhe në vende të tjera të Evropës dhe botës.Përkufizim: Prodhimi i integruar është një sistem që prodhon ushqim dhe produkte

të tjera të një cilësie të lartë duke përdorur resurset natyrore dhe mekanizma rregullues për të zëvendësuar inputet ndotëse dhe për të siguruar një bujqësi të qëndrueshme.

Objektivat kryesore të prodhimit të integruar janë:a) Menaxhimi më i mirë i resurseve natyrore- konsiderimi i gjithë fermës si njësia bazë e prodhimit- mbrojtja dhe përmirësimi i pjellorisë së tokësb) Mbrojtja e mjedisit

Page 240: VRESHTARIA

240

Vreshtaria

- roli kryesor i agro-ekosistemeve- mbajtja e një mjedisi me biodiversitet.c) Përmirësimi i cilësisë së prodhimit të bimëved) Efektiviteti ekonomik

7. 2. Direktivat (udhëzimet) për Prodhimin e Integruar

Direktivat për Prodhimin e Integruar të Rrushit (IOBC, 1999) janë:- Të mbështesë vreshtarinë që respekton mjedisin, është ekonomikisht e

suksesshme dhe mbështet funksionet e shumëfishta të bujqësisë, në aspeket sociale, kulturale dhe rikrijuese.

- Të sigurojë një prodhim rrushi të pandërprerë (në vazhdimësi), të shëndetshëm, me cilësi të lartë dhe me një rastisje minimale të mbetjeve të pesticideve.

- Të mbrojë shëndetin e fermerëve gjatë përdorimit të produkteve agro-kimike.

- Të mbështesë dhe të mbajë një diversitet të lartë biologjik në ekosistemin e vreshtit dhe në zonën përreth tij.

- T’i japë prioritet përdorimit të sistemeve rregulluese natyrale.- Të mbrojë dhe të mbështesë pjellorinë e tokës për një kohë të gjatë.- Të minimizojë ndotjen e ujit, tokës dhe ajrit.

7. 3. Praktikat e rekomanduara për Prodhimin e Integruar të Rrushit

Praktikat që janë mbështetur për të plotësuar parimet e mësipëme janë:- Reduktimi i përdorimit të inputeve kimike, sidomos i pesticideve me

spektër të gjerë veprimi, me qëllim mbrojtjen dhe shtimin e mekanizmave rregulluese natyrore.

- Ndërtimi i një mbulese të gjelbër, të përhershme ose të përkohshme, në zonat dhe rajonet me mbi 700 mm reshje në vit, duke rritur kështu biodiversitetin dhe stabilitetin ekologjik të sistemit dhe duke inkurajuar zhvillimin e insekteve predatore e parazitoide dhe kontrollin e dëmtuesve. Kjo mbulesë ndikon në kontrollin e ciklit të azotit, redukton erozionin, përmirëson strukturën e tokës dhe zvogëlon humbjet e lëndëve ushqyese nga toka.

- Menaxhimi i përshtatshëm i mbulesës së gjelbër (nëpërmjet kositjeve të alternuara) për të lejuar një ushqim konstant të bimëve me lule.

- Kositja e bimëve mbuluese me qëllim sinkronizimin e azotit të disponueshëm në tokë me kërkesat për azot të bimëve të hardhisë.

- Për vreshtat e reja, zgjedhja dhe harmonizimi i vendit ku do të ngrihen me nënshartesën, kultivarin dhe sistemin e mbjelljeve dhe të mbajtjes, për të prodhuar rrush të një cilësie të lartë, rregullisht (çdo vit) me një përdorim minimal të lëndëve agro-kimike (plehrave dhe pesticideve) dhe praktikave të dëmshme për mjedisin.

Page 241: VRESHTARIA

241

Vreshtaria

- Formimi dhe krasitja e hardhisë për të arritur një balancë midis rritjes vegjetative dhe prodhimit të përvitshëm dhe për të lejuar një përshkueshmëri të mirë të dritës dhe spërkatjeve.

- Ajrimi i përshtatshëm i zonave të vreshtit në zonat me lagështirë ajrore të lartë.

- Ruajtja e cilësisë dhe mikroorganizmave të tokës nëpërmjet riciklimit të lëndëve ushqyese dhe kufizimit të sasive të plehrave të përdorur.

- Shmangia e ndotjes së ujrave tokësore me plehra kimike, veçanërisht me nitrate.

- Aplikimi i ujitjeve vetëm sipas nevojave të bimëve, duke monitoruar vazhdimisht përmbajtjen e ujit në bimë dhe në tokë.

- Në mbrojtjen e bimëve, t’ju jepet prioritet masave parandaluese indirekte, si psh, përdorimit të kultivarëve rezistentë, sistemeve të përshtatshme të mbajtjes, evitimi i përdorimit të sasive të larta të azotit, etj, dhe më pak masave direkte të kontrollit, nëse është e nevojshme, duke u bazuar në pragun e dëmit ekonomik, vlerësimin e rreziqeve dhe shërbimeve të parashikimit.

- Identifikimi ose introduktimi i të paktën dy predatorëve ose parazitoidëve kryesorë të dëmtuesve dhe mbrojtja dhe shtimi i tyre.

- Monitorimi dhe regjistrimi i rregullt i popullatave të sëmundjeve dhe dëmtuesve në rajon, nëpërmjet përdorimit të metodave të përshtatshme shkencore.

- Trajtimet të bëhen duke u bazuar në nivelet shkencore të pragut të dëmit ekonomik dhe parashikimit shkencor të rrezikut të dëmtuesit.

7. 4. Implementimi i Prodhimit të Integruar

Për të marrë miratimin e IOBC (Organizatës Ndërkombëtare për Kontrollin Biologjik), kultivuesit e vreshtave nga organizatat e prodhimit të integruar duhet të pranojnë dhe respektojnë statusin, udhëzimet dhe protokollet përkatëse, të cilat ndryshojnë nga rajoni në rajon.

Për të realizuar certifikimin e prodhimit, kultivuesi duhet të mbajë shënime të rregullta për plehrat e përdorura, pesticidet dhe të gjitha praktikat (shërbimet) kulturore. Vreshti është subjekt i inspektimeve të paparalajmëruara nga instancat përkatëse për të paktën një vit.

Përmbushja e detyrimeve nga vreshtari (kultivuesi) vlerësohet çdo vit nëpërmjet një sistemi pikësh ose sistemit Bonus-Malus, si më poshtë:

- Nuk jepen pikë (nuk vlerësohen) për praktikat tradicionale që nuk përbëjnë alternative të buta.

- Jepen pikë bonus për praktikat që janë në linjë me direktivat e prodhimit të integruar.

- Çdo praktikë që cënon objektivat e prodhimit të integruar vlerësohet negativisht (Malus point) dhe çon në përjashtimin e fermerit përkatës si kultivues i Prodhimit të Integruar.

Page 242: VRESHTARIA

242

Vreshtaria

Që një kultivues i hardhisë të kualifikohet në shoqatat rajonale të Prodhimit të Integruar si kultivues i Prodhimit të Integruar, nevojitet të sigurohet një nivel i caktuar pikësh Bonus, psh, për t’u pranuar në shoqatën VINATURA në Zvicër duhet të plotësohen të paktën 50% e pikëve.

8. Vreshtaria tradicionale (pjergullat, erekët dhe hardhia e egër)

8. 1. Pjergullat, anët pozitive të tyre

Natyra kacavjerrëse e hardhisë, bën që kjo bimë të mbështetet dhe të kapet mjaft mirë pas drurëve të pyllit

Kjo është mënyra më e lashtë e kultivimit të hardhisë nga ana e njeriutEdhe sot, kjo formë e kultivimit të hardhisë mbi drurët e pyllit apo drurët

frutorë, shoqëruar me ndërhyrje shkencore mbi hardhinë dhe mbi sistemin mbështetës, vazhdon të tjetë njëra nga format kryesore të kultivimit të hardhisë në zonat kodrinore e malore të vendit

Hardhit e kultivuara mbi bimë shumëvjeçare me trung dhe kurorë të diferencuar (që mund të jenë drurë pyjor apo drurë frutor), quhen pjergulla

Pjergullat kultivohen në zonat kodrinore-malore, në kushtet e Shqipërisë, nga pjergullat dhe erekët sigurohet mbi 41 % e prodhimit të përgjithshëm të rrushit (MBMK, 2009)

Përdorimi i madh I pjergullave lidhet me lehtësit dhe avantazhet që ato kanë, konkretisht:

1. Prodhimi i rrushit nga pjergullat është mënyra e vetme e prodhimit të rrushit për banoret e zonave malore ku toka bujqësore është e pakët, ndërsa relievi është i thyer dhe i pa përshtatshëm për kultivimin e vreshtave në parcela dhe blloqe

2. Kultivimi i pjergullave realizohet edhe në ato vende ku nuk mund të kultivohen kultura të tjera bujqësore. Pjergullat shfrytëzojnë vende të tilla si fundet e arave, të livadheve, brinjat, luginat e prrojeve, lumejve, tokat gurishtore, vende që praktikisht nuk përdoren për kulturat e tjera të arave apo pemëve frutore

3. Pjergullat e kultivuara në vetullorë dhe brinjatt e pjerrëta të vendit, ndihmojnë në ruajtjën e tokës nga erozioni sipërfaqsor, shëmbja, rrëshqitja etj, njëkohësisht zbukurojnë vendet e çveshura si dhe pasurojnë biocenozën e ekosistemit

4. Pjergullat e kultivuara në fundet e arave, luajnë rrol erëthyes duke mbrojtur kulturat e bimëve të arave (misrin, duhanin, grurin etj) të mbjella në parcelat përkatëse

5. Kultivimi i pjergullave është më i lehtë dhe më pak i kushtueshëm se sa format e tjera të kultivimit të hardhisë

6. Pjergullat janë të lehta në sherbime teknologjike për faktin se ato përfitojnë nga sherbimet që i kryhën bimës së mbjellë (misrit, perimeve, livadhit etj)

Page 243: VRESHTARIA

243

Vreshtaria

në parcel, përfitojnë nga punimi i tokës, ujitjet, plehërimi etj7. Prodhimi i marrë nga pjergullat është produkt i pastër organik që ka disa

specifika që e bëjnë atë mjaft të kërkuar nga tregu dhe konsumatori. 8. Janë produkte me gjeografi dhe identitet të përcaktuar, rrushi vjen nga

kultivarë lokal pak të njohur nga tregu dhe konsumatori i qyteteve tona. Rrushi nga pjergullat vilet shumë vonë në krahasim me kultivaret e tjerë të introduktuar në vreshta, përpasojë është produkti që furnizon tregun në një periudhë të varfër me prodhim vendi

9. Tek pjergullat, specialistet shohin mundësinë e seleksionimit dhe krijimit të kloneve dhe kultivarve të ri në sherbim të shijeve të reja të konsumatorit dhe sistemeve të qëndrueshme të bujqësisë dhe vreshtarisë në veçanti

10. Pjergullat në të gjitha rastet kanë përdorim të shumëfishtë ato luajnë rrol të rendësishëm si erëthyes, si mbrojtës nga erozioni, shembja dhe rrëshqitja e tokës, e mbi të gjitha edhe si prodhuese të frutave mjaft të mira siç është rasti i pjergullave mbi qershi, mollë, dardhë, arra, gështenjë, kumbull etj.

Nga ky këndvështrim, përdorimi i praktikës së pjergullave dhe prodhimit të marrë prej tyre është një aktivitet i rendësishëm prodhues, një burim i madh të ardhurash për familjet e zonave rurale, ndajë kërkon vemendjen dhe trajtimin e duhur shkencor.

8. 2.Vendet ku kultivohen pjergullat

Kultivimi i hardhisë duke e mbështetur mbi drurë pyjor, është një nga veprimtaritë më të hershme të njeriut.

Kjo formë kultivimi ka filluar me kultivimin e hardhis së egër V. v. ssp sylvestris dhe është përsosur deri në ditët e sotme ku bie në sy përmirësimi i teknologjisë së kultivimit si përmirësimi i llojeve dhe ekotipeve që kultivohen mbi pjergulla.

Për nga vendi ku rriten dhe kultivohen, pjergullat ndahen në tre grupe.

1. Pjergullat e kultivuara afër baneses Quhen ndryshe “pjergullat e bahçes”, janë pjergullat më të favorizuara për nga

kujdesi dhe sherbimet teknologjike.Për mbështetje shërbejnë druret e pemëve frutore të bahçës.Përdoren për prodhimin e rrushit të freskët për tavolinë dhe në shumë pak raste

për prodhime me destinacion përpunimin në raki apo verë.Në të gjitha rastet, hardhia duhet të mbillet afër trungut të pemës dhe të ngjitet

mbi kurorë duke e përdredhur rreth trungut të pemës (në formë spiraleje). Krahet dhe sharmendat e hardhisë duhet të shpërmndahën mbi degët skeletore

duke synuar periferin e kurorës ku ka më shumë hapësirë dhe dritë.Për çdo pemë duhet të mbillën 1-2 hardhi në varësi me sipërfaqën e tokës në

dispozicion, madhësin e kurores së pemës, ndriçimin, ujitjen etj.

Page 244: VRESHTARIA

244

Vreshtaria

2. Pjergulla në fundet e araveNë këtë grup bëjnë pjesë mbi 70 % e pjergullave në shkallë vendi.Janë pjergullat që kultivohen në fundet e arave, japin rendiment të lartë, prodhimi

i tyre në të shumtën e rasteve ka për destinacion prodhimin e verës dhe rakisë. Pjergullat e fundit të arave apo “stomit”, ndikojnë në mbrojtjen e tokës nga

erozioni dhe rrëshqitja si dhe mbrojtjën e parcelave dhe kulturave bujqësore nga erërat e forta.

Lloji i bimës së mbjellë në parcel, ndikon në drejtim të jetëgjatësisë dhe prodhimtaris së pjergulles.

Për nga lloji i bimës së mbjellë në parcel, pjergullat i ndajmë në dy nëngrupe:

a) Pjergulla të kultivuara në fundet e arave të mbjella me bimë prashitëse.Pjergullat e nëngrupit të parë janë pjergullat më të qëndrueshme, hardhia dhe

druri mbështetës përfitojnë nga sherbimet teknologjike që i kryhen bimës prashitëseNga këto pjergulla sigurohet prodhim me cilësi të lartëTek këto pjergulla, bima mbështetëse (pemë apo dru pylli) mbillet 1,5-2 m

poshtë nga bregu (stomi) i arës, ndërsa bima e hardhisë mbillët në mënyrë të atillë që sistemi rrënjor i sajë të jetë në perimetërin e parceles së mbjellë me kultura prashitëse. Ndërsa cungu i hardhisë orientohet në pjesën fundore të parceles atje ku nuk mund të preket apo damtohet nga plugu apo nga levizjet e puntorve

Cungu i hardhisë, drejtohet në mënyrë diagonale për tu fiksuar mbi kurorën e drurit mbështetës

Mbjellim një bimë hardhie rrallë dy bimë për çdo dru apo pemë mbështetëseNë një fund parcele, është mirë të mbjellim disa kultivarë (2-3) me qëllim

përmirësimin e pllenimit dhe mundësin e një prodhimi të zgjatur e të përballueshëm (nga familja rurale) në proceset e vjeljes, transportit, përpunimit, tregëtimit etj

Në pjergullat e kultivuara në fundet e arave me bimë prashitëse sigurohet 30-50 kg/rr, në disa raste të vrojtuara na ka rezultuar edhe 134 kg/rr

a) Pjergulla të kultivuara në fundet e arave të mbjella me bimë jo prashitëseJanë pjergulla që japin rendiment dhe prodhim më të vogël si dhe jetojnë më pak.Nga studimi i kryer në vitin 2001 në njërin nga rrethet malore të Verilindjes

së vendit, na rezultoi se në këtë grup bënin pjesë 7% e numrit të përgjithshëm të pjergullave.

Pjergullat e kultivuara në fundet e livadheve dhe arave të mbjella me grurë, thekër etj duhet të krijohën duke përdorur kultivarë të qëndrueshëm ndajë thatësires dhe bimë të dala nga fara (bimë me origjinë gjenerative që kanë sistem rrënjor boshtorë).

Pjergullat e mbjella në fundet e arave me grurë, thekër etj, degradohën më shpejt dhe japin rendiment më të ulët.

Ndërsa pjergullat e mbjella në fundet e livadheve polifite janë më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme.

Page 245: VRESHTARIA

245

Vreshtaria

Këto pjergulla kërkojnë ujitje të lehta gjatë korrik-gushtit, pastrime nga guret dhe therrat, krasitje të pemës mbështetëse, në këtë mënyrë ato japin rendiment të lartë Në një studim 3 vjeçarë, rendimenti mesatar i marrë nga këto pjergulla na ka rezultuar 64 kg/rr

Tek këto pjergulla, hardhia duhet të mbillet afër trupit të drurit mbështetës, 50-60 cm poshtë bregut (fundit) të parcelës

Ngjitja mbi kurorë bëhet duke e mbështjellë cungun e hardhisë (në formë spiraleje) me trupin e pemës apo drurit frashër, lis, plep, dushk etj

3. Pjergulla të mbjella në shpatina, brinja dhe vetullorëJanë pjergullat e zonave të thella malore që kanë reliev të thyer dhe pakë tokë

bujqësoreNë këto zona nuk është i mundur krijimi i kushteve dhe hapsirave për forma të

tjera kultivimi, në këto zona mund të veprohet duke përfituar nga relievi, pjerrësia dhe kundrejtimi i ngastrave dhe pjesëve të vogla të terrenit

Në pjesën më të madhe të rasteve të tokës me pjerrësi të lartë, ndërtojmë vetullorë me sipërfaqe 4-20 m2, në çdo vetullor mbillën 1-3 pjergulla.

Për këtë qëllim, shfrytëzohen sipërfaqet me kundrejtim Jugor dhe Jugëperendimor si dhe sipërfaqet e ndriçuara gjatë orëve të para të mëngjesit

Në toka të tilla arrihet pjekja më e mirë, arrihet një ngjyrim i mirë i kokrres, arrihet edhe rendiment i lartë

Duhet shmangur mbjellja, krijimi i pjergullave në zona të hijezuara nga kreshtat e maleve apo kodrave të larta, në këto vende të hijezuara dhe të ftofta (në shumë raste quhën mbrapshti), kokrra e rrushit nuk piqet mirë, nuk e merr ngjyrën e plotë, përmban pak shëqer dhe shumë aciditet.

Për pjergullat e zonave të thella malore, duhën përdorur kultivarë me pjekje të hershme dhe të mesme, të qëndrueshëm ndaj temperaturave të ulëta, kultivarë me lastarizim dhe lulëzim të vonë

8. 3. Njohuri mbi disa nga kultivarët më të përdorur tek pjergullat

Për krijimin e pjergullave përdorën kultivaret lokal të hardhisë, të tillë janë:1. Katroshja e zezë e Kastratit, kultivarë që rritet në pjergullat e zonës

Shkodër-Malsi e Madhe, Pukë, në Maqedoni etj. Është kultivarë me kokërr me ngjyrë të zezë metalizato, veshul të ngjeshur, grumbullon 19-21 % sheqer. Piqet në fillim të tetorit. Në rajonin e Pukës quhet ndryshe “Rrushi i zi i Dedajve”

2. Kallmeti (i zi dhe i bardhë), kultivarë i përdorur në të gjithë pjesën malore të Shqipërisë nga Shkodra, Tropoja, Puka, Mirdita, Lezha, Kurbini, Mati, Librazhdi dhe Skrapari. Piqet në fund të shtatorit. Grumbullon 18-20 % sheqer sipas zonave dhe 8-9 % aciditet. Ka lule funksionale femërore, prandajë ka nevojë të bashkëshoqërohet me kultivarë të tjerë lokal që lulëzojnë në një kohë me të

3. Pulëzi i bardhë, kultiovohet në rajonet Berat, Skrapar, Librazhd, Elbasan etj. Kokrra është e rrumbullakët dhe me madhësi mesatare, cipa e

Page 246: VRESHTARIA

246

Vreshtaria

kokrres ka ngjyrën e kashtës, kokrra ka disa vija gjatësore që shquhën mjaft mirë. Në pjergullat e Beratit, në kohën e pjekjes, mushti përmban 21-22 % sheqer dhe 5,5-6 % aciditet.

4. Sheshi i bardhë, kultivohet në pjergullat e pjeses së ulët të vendit. Kokrra ka ngjyrë të gjelbërt në të artë kur piqet. Në pjekje, mushti përmban 21-23 % shëqer dhe 4-5 % aciditet, përdoret për prodhimin e verës së bardhë dhe për konsum tavoline.

5. Sheshi i zi, kultivohet pothuajse në të gjithë zonën e ulët (deri 400 m mbi nivelin e detit) të vendit. Në pjekje ka 16-20 % shëqer sipas zonave, përmban shumë aciditet çka e bën verën e këtij kultivari më të thartë nga verërat e kultivarëve të tjerë. Përdoret për të prodhuar verë, raki dhe për tu konsumuar si rrush i freskët tavoline.

6. Mavrudi, shumë i përhapur në rajonin Korçë Pogradec Devoll. Cipa e kokrres ka ngjyrë blu në violetë. Në pjekje grumbullon 19-21 % sheqer. Përdoret për të prodhuar raki, verë dhe për ta konsumuar si rrush tavoline.

7. Zarçini, ekotip i përhapur në zonën Bulqizë, Dibër, Kosovë, Maqedoni. Cipa e kokrres ka ngjyrë të zezë në violetë. Në pjekje grumbullon 17-20 % sheqer sipas zonave. Në Kosovë ky kultivarë quhet ndryshe “Prokupla” dhe “Prokupac”. Piqet në mesin e shtatorit, përdorët për të prodhuar verë dhe raki.

8. Ujceku, quhet ndryshe edhe “Brasten i Bardhë”. Përdoret në pjergullat e Mirditës, rajonet e Mbidrinit, Mjedës, Pukës etj. Ka kokërr të gjelbërt në të përhimtë, tuli është shumë i lengshëm, piqet në fillim të tetorit. Në kohën e pjekjes grumbullon 18-21 % sheqer (sipas zonave). Përdoret për raki dhe për konsum të freskët, vjelja e tijë zgjatë deri në fillim të nëntorit.

9. Cëruja, është i përhapur në pjergullat e Matit, Pukës, Mirditës, Librazhdit, Luginës së Drinit etj. Cipa e kokrres ka ngjyrë kashte në të artë, veshuli është shumë i ngjeshur. Piqet në periudhen 15-25 shtator. Në kohën e pjekjes përmban 21-23 % sheqer, përdoret për të prodhuar verë të bardhë dhe raki.

10. Dimëraku, shumë i përhapur në rajonin Korçë, Pogradec, Ersekë. Ka kokërr të madhe e të rrumbullakët. Cipa e kokrres ka ngjyrë të kuqe. Piqet në fillim të tetorit dhe vilet duar duar deri në nëntor. Në pjekje grumbullon 13-15 % sheqer. Përdoret për konsum të freskët.

11. Tajgat (e kuqe dhe e bardhë), tajgat bëjnë pjesë në grupin e Rozakive. Quhen edhe me emëra të tjerë sipas zonave ku janë lokalizuar. Tajga e bardhë, piqet 10-14 ditë më përpara nga Tajga e kuqe. Janë të përhapura në tenda dhe pjergulla pothuajse në të gjithë Shqipërin nga Gjirokastra deri në Tropojë. Në kohën e pjekjes përmbajnë 16-19 % sheqer, përdorën për konsum të freskët.

12. Valteri, është një ekotip që kultivohet në zonën malore të mbrendësisë së territorit. Cipa e kokrres ka ngjyrë të zezë metalizato. Kokrra është e lengshme dhe piqet në fund të shatatorit. Në pjekje grumbullon 17-19 % shëqer. Ngjan me kultivarin Shsh i zi por ndryshon shumë prej tijë. Kultivohet në pjergulla, përdoret për prodhim rakie dhe për konsum të freskët.

13. Vloshi, përdoret në pjergullat e Mallakastres, Vlorës, Fierit, Lushnjes etj.

Page 247: VRESHTARIA

247

Vreshtaria

Ka kokërr të kuqe në rozë. Grumbullon 18-21 % shëqer. Përdoret për prodhimin e verës së kuqe dhe të rakisë.

14. Serin (i zi dhe i bardhë), përdorën në pjergullat e zonës së Polenës dhe zonave të tjera të Korçës. Ka veshul të ngjeshur, kokërr mesatare ose të vogël, piqën në fund të shtatorit, grumbullojnë 17-19 % sheqer, përdorën për prodhimin e rakisë dhe verës.

15. Debina (e zezë dhe e bardhë), kultivohet në pjergullat e Leskovikut, Pogradecit, Përmetit, Tepelenes etj. Piqën në fund të shtatorit, kanë veshul të ngjeshur, kokërr mesatare, tul mesatarisht të lengshëm. Në kohën e pjekjes grumbullojnë18-21 % sheqer sipas zonës së kultivimit. Përdorën për prodhimin e rakisë, verës dhe për konsum të freskët.

16. Pamidi, mjaft i përhapur në pjergullat e Pogradecit, Prrenjasit, Librazhdit, Ohrit, Strugës etj. Kokrra ka ngjyrë të kuqe në kafe, piqet në fund të shtatorit, veshuli është i shkrifët. Në kohën e pjekjes përmban 18-20 % shëqer. Përdoret për të prodhuar raki dhe verë të kuqe si dhe për konsum të freskët.

Në zona të ndryshme të vendit përdorën edhe ekotipe të tjera nga të cilet sigurohet prodhimi për vetëkonsum i familjeve dhe banorve të zonave rurale të vendit.

8. 4. Erekët

Erekët janë një praktikë më e avancuar nga pjergullat, praktikë e njohur që përpara 3200 vitesh (dëshmi të Homerit tek Iliada dhe Odiseja).

Tek erekët, kemi uljën e distancës së mbjelljes së hardhive, ndërsa sistemi mbështetës nuk është më një bimë pylli apo pemë, përkundrazi është një degë skeletore e thatë e marrë nga pemët apo drurët e pyllit e cila mprehet me kujdes dhe ngulet në tokë vertikalisht.

Ky dru i ngulur në tokë quhet “krevë”; “Gaxharra” etj, dhe është deri në 3 m i lartë.

Kreva ngulet afër bimës së hardhisë, ndërsa cungu i hardhisë fiksohet duke e lidhur pas trupit të krevës.

Krahet, sharmendat dhe lastaret e hardhisë fiksohen në degëzimet e krevës.Nga erekët, merret prodhim dhe rendiment më i lartë se sa nga pjergullat dhe

vreshtat.Prodhimi ka cilësi më të lartë për shkak të dritëzimit.Sherbimet teknologjike si krasitja, lidhja e sharmendave dhe lastarëve, t’harrjet,

pincimet, vjelja etj, kryhen më lehtë se sa tek pjergullat.Kultivimi i rrushit në erekë është praktikë që përdoret në Mirditë, Pukë, Tropojë,

Malsi e Madhe, Librazhdë, Skrapar, në Mal të Zi, Maqedoni etj.Nga erekët merrët deri në 350 kv/ha rrush.Në formë erekësh kultivohen llojet lokale të hardhisë, lloji i Çilekut si dhe

kultivarët e introduktuar si Merloti, Kabërneti, Verdikio, Primitivo e deri dhe kultivaret e tavolinës si Italia, Blleik Mexhiku etj.

Page 248: VRESHTARIA

248

Vreshtaria

Erekët kultivohen në sipërfaqet me pjerrësi 20-40 %, në brinjat dhe ledhet e arave.Erekët duhen krasitur në janar-shkurt, vonesa në krasitje është e dëmshme.Erekët duan shumë kujdes gjatë procesit të lidhjes së sharmendave (kjo kryhet

menjëherë pas krasitjes, gjithnjë para bulëzimit apo lastarizimit).Krasitjet e gjelbërta, duhet të kryhen përpara drunjëzimit të lastarëve.Kryhen 2-3 ujitje me pika, brazda ose me tava (gropa rreth bimës), kjo sipas

relievit.Vjelja e prodhimit është shumë me e lehtë se sa vjelja e pjergullave.

8. 5. Prodhimi i rrushit nga hardhia e egër e pyllit

Është praktikë e njohur që në antikitet.Në disa zona të thella malore përdoret edhe sotë.Banoret e zonave malore shfrytëzojnë hardhin e pyllit për të prodhuar raki

dhe verë me ngjyrë të theksuar e cila përdoret për të përmirësuar cilësin e verës së kultivarve lokal që në të shumtën e rasteve nuk arrijnë ngjyrimin e mirë të cipës së kokrrës.

Për prodhim përdoren bimët e hardhis së egër me lule hermafrodite.Kjo praktikë ka ndikuar në seleksionimin e formave të dobishme nga popullata

e hardhis së egër.Fermeret, gjithnjë kanë synuar format fenotipike me veshul më të madh, kokrra

me përmbajtje më të lartë të mushtit (40-50 %), forma me lastarizim dhe lulëzim më të vonë e që piqën gjatë maujt shtator etj.

Sherbimët teknologjike që kryhen në rastin e trajtimit të hardhis së egër, janë të njëjta me trajtimet që kryhen në pjergulla dhe erekë.

Rendësi ka krasitja e hardhis së egër duke lenë sharmenda me 7-8 sytha.Krasitja e bimës mbështetëse bëhet në dy periudha.Krasitja e parë e bimës mbështetëse kryhet në të njëtën kohë me krasitjen

dimrore të hardhisë (shkurt-marsi), ndërsa krasitja e dytë e drurit mbështetës duhet të kryhet në fillim të shfaqjes së ngjyres mbi kokërr (gjatë periudhes së shejimit i rrushit).

Krasitja e dytë e bimës mbështetëse, njëlloj si për pjergullat e kultivuara duhet të kryhet në qershor-korrik dhe konsiston në rrallimin e kurorës për të mundësuar depërtimin më të mirë të dritës si dhe pjekjen më të mirë të prodhimit .

Page 249: VRESHTARIA

249

Vreshtaria

Literatura

1. Arrigoni, O. (1994). “Ascorbate system in plant development”.2. Antenore, P. (1984). “I transporti ortofrutticoli e le vie di comunicazione”

L’informatore Agrario, 33.3. Bavaresco, L. (1998). “Scelta del portinnesto in viticoltura”.4. Boselli, M. (1988). “L’assorbimento mineralo dei portinnesti di vite”.5. Bartolacci, M. & P. Megale. (1984). “Criteri per la progetazione della

microirrigazione”, L’informatore Agrario, 46.6. Borgato, P. & M. Petrelli. (1984). “Aspetti economici della fertirrigazione”

L’informatore Agrario, 30.7. Caccamisi, D. (1991). “Strategie di marketing per l’uva da tavola”.8. Cartabellota, D. (1994). “Ulteriori risultati sull’uso H-cianamide in

viticoltura da tavola”.9. Cicala; A. & S. La Malfa. (2001). “Acido giberellico e incisione anulare

sulla cv apirena Sugraone “ Suplemento all’informatore Agrario, nr 49.10. Cartechini, A. (2006). “Viticoltura”.11. Colapietra, M. (2004). “Luva da tavola”.12. Colapietra, M. (1998). “Uva da Tavola, la scelta del portennesto”.13. Colapietra, M. & G. Tagliente. (1996). “Analisi dei costi di investimento e

di gestione per la produzione di uva da tavola”, L’Informatore Agrario, 24. 14. Corazzina, I. (1997). “La coltivazione della vite”.15. Cosmo, I. (1979). “Portinnesti della vite”.16. Çakalli, D. & L. Susaj. (2004). “Ampelografia”.17. Dervishi (2004) “Vreshtaria për fermerin”.18. Eynard, I. & G. Dalmasso. (2005). “Viticoltura Moderna”.19. Ferraj, B. (2001). “Aspekte të bujqësisë së qëndrueshme dhe organike në

shtetin e Kalifornisë, mundësitë e aplikimit të saj në Shqipëri”. Buletini i Shkencave Nr. 11, botim i Institutit të Pemtarisë, Vlorë.

20. Foss, C. (2008) “Principles of Vinegrowing”.21. Fondacioni Drejt së Ardhmes. (2004). “Rajonizimi i Vreshtarisë Shqiptare”.22. Ficher G (1978) “Fiziologjia e bimëve”. Shqipëruar nga Astrit Ibro (1986).23. Fregoni, M. (1998). “Viticoltura di qualita”.24. Gjoka, F. (1998) “Bujqësia e qëndrueshme dhe problemet e saj në Shqipëri”. 25. Harizaj, P. (2009). “Agronomia e përgjithshme”.

Page 250: VRESHTARIA

250

Vreshtaria

26. INTERREG III. (2005). “Manual për vreshtarinë organike”. 27. Instituti Hidrometeorologjik. (1987) “Klima e Shqipërisë”.28. INSTAT (2010).29. Jackson, D. (1997). “Pruning and Training”.30. J Tedeschini & H Paçe (2006) “Menaxhimi i integruar në vreshtari”.31. Jackson, D. & D. Schuster (1997) “The production on grapes cool climates”.32. Kopali A (2009) “Bujqësia biodinamike” (monografi).33. Koepf H.H. (1985) Il komposto. Che cos’edi che cosa e fatto, a checosa

serve-Ediz.34. Koronica, B. (1998) “Vreshtaria”.35. Kryeziu, R. (2002). “Kitja e vreshtës”.36. Lacirignola, C. & M. Digiaro. (2004). “Grapevine Industry in the World”.37. Mandili,T. & I. Tili. (1980). “Meterologjia Bujqësore, pjesa I”.38. MADA (2008) “SIP-i i vreshtarisë në prefekturat Gjirokastër, Korçë, Lezhë

dhe Shkodër” .39. MBUMK. (2008). “Vjetari statistikor”.40. MBUMK (2009). “Vjetari statistikor”.41. MBUMK. (2010). “Vjetari statistikor”.42. Mazzali, E. (1990) “L’importanza delle analisi del terreno per la razionale

concimazione del vigneto-Il corriere vinocolo”. 43. Montanari, M. (1988) “Analisi del terreno importanza in funzione della

concimazione-Vignevini, 4” .44. Mongelli, E. & M. Colapietra. (1991). “Tecniche di distribuzione dei

fertilizzanti tramite impianti di irrigazione a piccolo corpi loccalizati”, Vignevini, 5.

45. Perrelli, M. (1987) “Le analisi del terreno-L’informatore Agrario”. 46. Pastena, B. (1990). “Trattato di viticoltura italiana”.47. Salillari, A. & S. Hoxha. (2001). “Gjenetika”.48. Stefano, P. (1985). “Marketing dei prodotti agricoli”.49. Simeone, V. (IAM, Bari, 2009). “Wine and table organic viticulture”.50. Sotiri, P. etj (1972) “Vitikultura”.51. Sotiri P (1995) “Kulturat frutore”.52. Sotiri, P. (2004). “Strategjia e zhvillimit të bujqësisë shqiptare”.53. Sotiri P & L Frangaj (2006) “Teknologjia e prodhimit të fidanave të

hardhive të shartuara antifilokserike”.54. Smart, R. & M. Robinson. (1991). “Sunlight into Wine”.55. Susaj, L. & E. Susaj. (2003). “Pjergullat”.56. Susaj, L. (2005) “Seleksionimi klonal i kultivarit Cëruja”.57. Susaj L & E Kukali (2008) ”Karakterizimi i kultivarëve të hardhisë”.58. Susaj, L. (2009). “Kultivimi i vreshtave”.59. Susaj, L., A. Çakalli, E. Susaj. (2005). “Resurset gjenetike të hardhisë”.60. Steiner R (1999) “Teosofia-Una indroduzione alla conoscenza

soprasensible” (1904)-Ediz. Antroposofica XI ediz.

Page 251: VRESHTARIA

251

Vreshtaria

61. Steiner R (1989) “L’azione delle stelle e dei pianeti sulla vita terrestre 1924” (per gli operai del Goetheanum). Ediz. Antroposofica III ed. Italiana (340).

62. Shundi, A. & A Osja. (2004) “Vreshtaria dhe Verëtaria Shqiptare”.63. Shundi, A (2009) “Prodhimi shtëpiak i rrushit dhe i verës”.64. Shehi, P. (2008). “Vera Bio”. 65. Thomaj, F. (2005). “Biologjia dhe Fiziologjia e hardhise”.66. Thomaj, F. (2007). “Ujitja me pika e pemëve frutore”.67. Thun M (1989) “Apicoltura Ediz. Antroposofica”.68. Thun M (1999) “Calendario delle costellazioni-Ediz. Antroposofica”.69. Voci, F. (2008) “Vreshtaria Praktike”.70. Zigori, V. & R. Kongoli. (2004). “Shkenca dhe teknika e prodhimit të verës”.71. Zyko, L. (1998) “Vitikultura-cikël leksionesh”

Page 252: VRESHTARIA