16
Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government Ministria e Integrimit Evropian Ministarstvo za Evropske Integracije / Ministry of European Integration RAPORTI NGA PROCESI I KONSULTIMEVE PUBLIKE PER PROGRAMIN KOMBËTAR PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES SË STABILIZIM- ASOCIIMIT (PKZMSA) 2019 – 2023 1

konsultimet.rks-gov.net · Web viewAi rishikohet në fund të çdo viti, ndërsa Programi për periudhën 2019 – 2023 është rishikuar në fund të vitit 2018, më qëllim të

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: konsultimet.rks-gov.net · Web viewAi rishikohet në fund të çdo viti, ndërsa Programi për periudhën 2019 – 2023 është rishikuar në fund të vitit 2018, më qëllim të

Republika e KosovësRepublika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Integrimit EvropianMinistarstvo za Evropske Integracije / Ministry of European Integration

RAPORTI NGA PROCESI I KONSULTIMEVE PUBLIKE PER PROGRAMIN KOMBËTAR PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES SË STABILIZIM-

ASOCIIMIT (PKZMSA) 2019 – 2023

Mars 2020

1

Page 2: konsultimet.rks-gov.net · Web viewAi rishikohet në fund të çdo viti, ndërsa Programi për periudhën 2019 – 2023 është rishikuar në fund të vitit 2018, më qëllim të

Hyrja/sfondi

Ky program ka për qëllim përcaktimin e masave dhe prioriteteve të institucioneve shtetërore për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Krahas procedurave për hyrjen në fuqi të MSA-së, Ministria e Integrimit Evropian, në bashkëpunim me të gjitha institucionet e tjera relevante, ka hartuar Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA-në), për herë të parë në vitin 2015. Ai rishikohet në fund të çdo viti, ndërsa Programi për periudhën 2019 – 2023 është rishikuar në fund të vitit 2018, më qëllim të përditësimit të masave afatshkurtra dhe pjesëve të tjera relevante.

Finalizimi i Draftit të PKZMSA-se është pasuar nga procesi i konsultimit i cili është bërë në formë elektronike dhe përmes takimeve më palët e interesuara për të kontribuar në këtë dokument, mundësinë për të dhënë komente e kanë pasur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe ekspertë të ndryshëm përmes platformës elektronike te publikuar ne ëeb faqen e MAP-it. Konsultimi i draft Programit është bërë ne pajtim të plotë me Rregulloren Nr.05/2016 për standardet minimale për procesin e konsultimit publik.

Ecuria procesit të konsultimit

Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA 2019 - 2023) është publikuar për konsultim me publikun në platformën elektronike për konsultimet me datë 09 janar 2019 dhe ka qenë e hapur për komente deri me datë 30 janar 2019. Sipas Rregullorës për standardet minimale të konsultimit publik Dokumenti është publikuar në platformë duke i mundësur të gjithë të interesuarve të kontribuojnë me komente në kuadër të fushëveprimtarisë së Programit.

Përveç publikimit të dokumentit për konsultim Ministria e Integrimit Evropian ka mbajtur edhe me palët e interesit. Takimet janë mbajtur me gjatë periudhës tetor - dhjetor. Në takime janë përfshirë disa kategori të palëve të interesit: nëpunës civil të ministrive, të institucioneve të pavarura.

Metodat e Konsultimit Datat/kohëzgjatja Numri i

2

Page 3: konsultimet.rks-gov.net · Web viewAi rishikohet në fund të çdo viti, ndërsa Programi për periudhën 2019 – 2023 është rishikuar në fund të vitit 2018, më qëllim të

pjesmarrësve/kontribuesve

1. Konsultimet me shkrim / në mënyrë elektronike;

09.01.19-30.01.2019 15 ditë pune

2 Kontribues

2. Publikimi në ueb faqe/Platforma elektronike

09.01.19-30.01.2019 15 ditë pune

1 Konstribues

Përmbledhje e kontributeve të pranuara gjatë procesit të konsultimit

Kontributet për Draft Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për organizimin e adminisitratës publike nga palët e interesit janë dhënë përmes platformës online dhe me shkrim/ në mënyrë elektronike. Përveë kontributeve në takime, kontribute me shkrim janë dhënë gjithashtu përmes komunikimit të drejtpërdrejtë nga ana e palëve të interesit, d.m.th përmes emailit. Përmes emailit është dhënë një kontribim ndërsa kontribute përmes platformës online të konsultimeve publike kanë qenë gjithsejt tre (3)kontribues.

Çështje tjera

Me qëllim të finalizimit të Draft PKZMSA-së dhe shqyrtimit të komenteve të pranuara, janë konsultuar drejtoritë sektoriale përgjegjëse Ministrisë së Integrimit Evropian për blloqet e caktuara prej datës 4 deri më 13 shkurt 2019. Të gjitha kontributet e pranuara janë shqyrtuar veç e veç ndërsa raporti i detajuar për komentet e pranuara, kontribuesit dhe statusin e kontributeve janë paraqitur në formë të plotë ne shtojcën nr. 1 të këtij raporti.

Hapat e ardhshëm

Draft Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit është finalizuar dhe procedohet për miratim në Qeveri dhe Kuvend. Shtojca – tabela e detajuar me informatat për kontribuesit, arsyetimet për përgjigjet e pranuara dhe të refuzuara.

Përfundim

3

Page 4: konsultimet.rks-gov.net · Web viewAi rishikohet në fund të çdo viti, ndërsa Programi për periudhën 2019 – 2023 është rishikuar në fund të vitit 2018, më qëllim të

Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit është aprovuar nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e datës 19.03.2019, i njëjti është dërguar për aprovim ne Kuvendin e Republikës së Kosovës, mirëpo për arsye të mos funksionimit të rregullt të Kuvendit si rezultat i zgjedhjeve, ky Program nuk u aprovua në Kuvend.

Komentet per Draft Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim AsociimitKomentet e përgjithshme

Nga KSCF rekomandon që përkushtimi i Republikës së Kosovës i treguar nëpërmjet MSA-së për zhvillim të shoqërisë civile dhe respektim të parimeve demokratike të jetë element horizontal përgjatë projekt PKZMSA 2019-2023, ndërsa në pjesët përkatëse të trajtohen edhe një numër dokumentesh qeveritare për këto dy fusha, ekzistuese apo në process.

Nga Rrjeti Grave kemi pranuar komente që kanë qenë të karakterit gjinor respektivisht inplementimit te ligjit për barazi gjinore respektivithst referimit gjinor në kuadër të planifikimin dhe hartimit të dokumenteve zyrtare. Shumica prej tyre janë pranuar dhe integruar në tekst

Temat e konsultimit

Komentet Kush ka komentuar Statusi i komenteve- pranuar, pjesërisht

pranuar, nuk është pranuar

Komente (komentimi për pranimin pjeserisht dhe mos pranimit te

komenteve është i detyrueshëm)

Blloku 1: Kriteret Politike

Në përgjithësi, KCSF vlerëson që disa nga parimet dhe përkushtimet e Kosovës të marra nëpërmjet nënshkrimit të MSA-së nuk janë të reflektuara si duhet përgjatë projekt

KCSF

4

Page 5: konsultimet.rks-gov.net · Web viewAi rishikohet në fund të çdo viti, ndërsa Programi për periudhën 2019 – 2023 është rishikuar në fund të vitit 2018, më qëllim të

PKZMSA 2019-2023, veçanërisht në Bllokun 1: Kriteret politike. Konkretisht, në preambulën e MSA-së, pika 4, zhvillimi i shoqërisë civile dhe demokratizimi përfshihen si elementet e para mbi të cilat palët (përfshirë Republikën e Kosovës) angazhohen për të kontribuar në stabilizimin politik, ekonomik dhe institucional të Kosovës dhe rajonit. Gjithashtu, respekti për parimet demokratike është elementi i parë i Parimeve të përgjithshme (Neni 3) si bazë për formësimin e politikave të Kosovës dhe element thelbësor i MSA-së. Përkundër këtyre përkushtimeve, projekt PKZMSA 2019-2023 nuk i trajton si duhet disa nga elementet kryesore të zhvillimit të shoqërisë civile dhe demokratizimit, e që janë bashkëpunimi

5

Page 6: konsultimet.rks-gov.net · Web viewAi rishikohet në fund të çdo viti, ndërsa Programi për periudhën 2019 – 2023 është rishikuar në fund të vitit 2018, më qëllim të

ndërsektoral ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile, si dhe mundësimi i gjithëpërfshirjes në procesin e hartimit të politikave nëpërmjet procesit të konsultimit publik.

implementimin dhe monitorimin

Rrjeti i Grave Pranohet Fjalia e plote:Zbatimi në praktikë: Organet përgjegjëse të Kuvendit do të sigurojnë një mbikëqyrje të fortë të shpenzimeve buxhetore të parlamentit gjatë vitit financiar, përfshirë analizën, implementimin dhe monitorimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor.

Reforma e sistemit zgjedhor duhet të adresojë mospërputhjen aktuale në mes të Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Ligjit 03/L072 për Zgjedhje Lokale me ligjin 05/L-020 mbi Barazinë Gjinore. Aktualisht ligjet për

Paragrafi i propozuar nga Rrjeti i grave

Pranohet Pranohet paragrafi, i njëjti eshtë vendosur me rekomandimin e Rrjetit te Grave ne faqen 14 te programit

6

Page 7: konsultimet.rks-gov.net · Web viewAi rishikohet në fund të çdo viti, ndërsa Programi për periudhën 2019 – 2023 është rishikuar në fund të vitit 2018, më qëllim të

zgjedhje parashohin një kuotë gjinore me së paku 30% përfaqësim në lista të partive politike ndërsa ligji mbi barazinë gjinore parasheh një kuotë prej 50%. Partitë politike me aktet e tyre obligohen të zbatojnë masat për promovimin e pjesëmarrjes së barabartë të meshkujve dhe femrave në organet dhe trupat e partive, në pajtim me dispozitat e nenit 6 të këtij ligji. Keto mosprputhje do të duhej poashtu të adresohej përmes reformes së pritur zgjedhoreTë sqarohet kuptimi i parimeve të Strategjisë së bashkëpunimit në pjesën e Parlamentit

KCSF Pranohet Bazuar në këtë koment, paragrafi është riformualr si në vijim: Kuvendi ka rritur numrin e konsultimeve me shoqërinë civile dhe me publikun. Kuvendi i Kosovës ka miratuar Deklaratën për Partneritet mes Kuvendit dhe Shoqërisë Civile duke institucionalizuar bashkëpunimin ne nivel partneriteti,Ky partneritet nënkupton përfshirjen e drejtpërdrejtë e OSHC-ve në

7

Page 8: konsultimet.rks-gov.net · Web viewAi rishikohet në fund të çdo viti, ndërsa Programi për periudhën 2019 – 2023 është rishikuar në fund të vitit 2018, më qëllim të

procesin e hartimit të projekt-ligjeve në të gjitha fazat e shqyrtimit të tyre në Kuvend. Me qëllim të zbatimit të këtyre obligimeve, Kuvendi ka angazhuar një zyrtar ndërlidhës për OJQ-të. Në kuadër të këtij bashkëpunimi është krijuar Data baza e cila është strukturuar ne mënyre specifike, meqë rast te gjitha OJQ-të që janë të regjistruara në të, ne mënyre automatike pranojnë informatat për takime, ftesat, materialet nga komisionet përkatëse. (faqe 12)

Të përfshihen zhvillimet kryesore nga Strategjia qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile dhe përkushtimi për miratimin dhe zbatimin e strategjisë së re 2019-2023

KCSF Pranohet pjeserisht

Per shkak te shkurtimit te tekstit narrativ, thelbi I këtijë komenti është reflektuar duke e përmendur këtë strategji, si në vijim:

Strategjia qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile 2019-2023 (faqe 18).

Pjesë e obligimeve të MSA-së, sipas preambulës (pikës 4), zhvillimi i shoqërisë civile dhe demokratizimi janë elemente mbi të cilat palët angazhohen

KCSF Pranohet Teksti eshte pranuar ne Program dhe gjendet ne faqen 15.

8

Page 9: konsultimet.rks-gov.net · Web viewAi rishikohet në fund të çdo viti, ndërsa Programi për periudhën 2019 – 2023 është rishikuar në fund të vitit 2018, më qëllim të

për të kontribuar në stabilizimin politik, ekonomik dhe institucional të Kosovës. Në këtë kontekst, ndër parimet e përgjithshme të MSA-së (Neni 3) në fushën e administratës publike është respekti për parimet demokratike si bazë për formësimin e politikave. Kjo kërkon bashkëpunimin ndërsektoral ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile, si dhe mundësimi i gjithëpërfshirjes në procesin e hartimit të politikave nëpërmjet procesit të konsultimit publik.Te ndryshohet teksti nga : Sipas kërkesave të organizatave të shoqërisë civile që merren me barazi gjinore lidhur me punësimin në shërbim civil, numri dhe sistemimi i shërbyesve civilë gra dhe burra nëpër ministri dhe institucione të tjera

Rrjeti i Grave Pranohet Pranohet ndryshimi i tekstit sipas këshillave te Rrjetit te grave. Teksi i ndryshuar gjendet ne program ne faqen 15.

9

Page 10: konsultimet.rks-gov.net · Web viewAi rishikohet në fund të çdo viti, ndërsa Programi për periudhën 2019 – 2023 është rishikuar në fund të vitit 2018, më qëllim të

duhet të bëhet në përputhje me legjislacionin ne fuqi .

ME:

Lidhur me punësimin në shërbim civil, numri dhe sistemimi i shërbyesve civilë gra dhe burra nëpër ministri dhe institucione të tjera duhet të bëhet në përputhje me parimet e barazisë gjinore të caktuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjit për Barazi Gjinore për përfaqësimin e barabartë gjinor.

Blloku II: Kriteret Ekonomike

Blloku III: Standardet Evropiane

1. Ritheksim: Një kërkesë e tillë nuk është kërkesë e organizatave të shoqërise civile. Është kërkesë ligjore nga ligjet e Kosovës (Kushtetuta e Kosoves ne menyre

Rrjeti i Grave Pranohet Eshte pranuar komenti edhe ne versionin final te PKZMSA-se. (faqe101)

10

Page 11: konsultimet.rks-gov.net · Web viewAi rishikohet në fund të çdo viti, ndërsa Programi për periudhën 2019 – 2023 është rishikuar në fund të vitit 2018, më qëllim të

indirekte, Ligji per Barazi gjinore ne menyre direkte dhe EU acquis (posaqerisht Direktiva e Bashkimit Evropian për zbatimin e parimit të trajtimit të barabartë midis burrave dhe grave në qasje dhe furnizim me mallëra dhe shërbime (Direktiva 2004/113/KE)

3. Të shtohet: Ligji 05/L-020 mbi Barazinë Gjinore që kërkon mbledhjen, mbajtjen, dhe procesimin e të gjitha të dhënave zyrtare të ndara në baza gjinore. Ligji poashtu parasheh edhe sanksione për zyrtaret publik ne rast te mosrespektimit te nenit perkates. Sipas Nenit 23, alinea 5 “Gjobë në shumë prej treqind (300) deri në pesëqind (500) euro do t’i shqiptohet për kundërvajtje personit përgjegjës në subjektet nga neni 5 nën paragrafi 1.8 i këtij ligji nëse nuk

Rrjeti i Grave Pranohet pjesërisht

Teksti final ne PKZMSA: Ligji 05/L-020 mbi Barazinë Gjinore. (shih faqe: 202)

11

Page 12: konsultimet.rks-gov.net · Web viewAi rishikohet në fund të çdo viti, ndërsa Programi për periudhën 2019 – 2023 është rishikuar në fund të vitit 2018, më qëllim të

grumbullojnë, evidentojnë dhe përpunojnë të dhëna statistikore të ndara në bazë gjinore dhe nuk i dorëzojnë në Agjencinë e Statistikave të Kosovës.

12

Page 13: konsultimet.rks-gov.net · Web viewAi rishikohet në fund të çdo viti, ndërsa Programi për periudhën 2019 – 2023 është rishikuar në fund të vitit 2018, më qëllim të

13