16
DIBRAN FYLLI ARGUMENTE DRENICA DIKUR DHE SOT EVROPË HAPI SYTË, UJI I DETNAVE PO VLON... ………………………………………………………………………………………………….. Lexues të nderuar! të gjitha që u shkruan në këtë libër, janë për t'iu treguar realitetin për Drenicën heroike... Për gabimet e mundshme kërkojmë falje... Nderë Drenicës heroike Nderë të rënëve për liri. Autori ………………………………………………………………………………………………….. Recensentë: Tahir Desku Rajmonda Maleqka Renditja kompjuterike: Naser Ibrahimi Kopertina: Zejnullah Prokshi Sponsor: Naim Muja

uniartpro1.webnode.com · Web viewDo të ndalemi tek ky sundues (nip i rusit) serbo sllav, ky duke filluar që nga vitet e më hershme, u mundua dhe po mundohet ta fshinë nga faqja

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: uniartpro1.webnode.com · Web viewDo të ndalemi tek ky sundues (nip i rusit) serbo sllav, ky duke filluar që nga vitet e më hershme, u mundua dhe po mundohet ta fshinë nga faqja

DIBRAN FYLLI

ARGUMENTE

DRENICA DIKUR DHE SOT

EVROPË HAPI SYTË, UJI I DETNAVE PO VLON...…………………………………………………………………………………………………..

Lexues të nderuar!

të gjitha që u shkruan në këtë libër, janë për t'iu treguar realitetin për Drenicën heroike...

Për gabimet e mundshme kërkojmë falje...Nderë Drenicës heroikeNderë të rënëve për liri.

Autori…………………………………………………………………………………………………..

Recensentë: Tahir Desku

Rajmonda Maleqka

Renditja kompjuterike:Naser Ibrahimi

Kopertina:Zejnullah Prokshi

Sponsor:Naim Muja

…………………………………………………………………………………………………..

NË VEND TË HYRJËS Autori i këtij libri është luftëtar i lirisë që nga ditët e para të fillimit të luftës në Kosovë.

Page 2: uniartpro1.webnode.com · Web viewDo të ndalemi tek ky sundues (nip i rusit) serbo sllav, ky duke filluar që nga vitet e më hershme, u mundua dhe po mundohet ta fshinë nga faqja

Këtë libër e punoi gjatë qëndrimit të tij në Tiranë e Stamboll, i njëjti pothuajse të gjitha gjërat që i tha në këtë libër i kishte të njohura për së afërmi, përveç atyre të viteve të hershme.Ju bënë thirrje të gjithë atyre që e donë atdheun, atyre që u ka rrëfyer gjyshi plak për Kosovën e robëruar, atyre që e ndiejnë veten shqiptarë kudo që gjenden, që të i bashkëngjiten dhe ta ndihmojnë UÇK-n, në atë apo këtë front, sepse e vetmja mënyrë është kjo që ju të mund t'i thoni vetes shqiptar duke i kontribuar çështjes kombëtare dhe popullit të saj dhe përkrahur ushtrinë e saj e cila lufton për çlirimin e Kosovës.Tanimë kaloi koha e fjalimeve, protestave , mitingjeve, e konferencave për shtyp, e apeleve të partive të ndryshme... Erdhi koha që me vepra të dalim ballëhapur para botës, të tregojmë para çdokujt se shqiptari ku do që të jetë, vepron apo punon është i vendosur për pavarësinë e Kosovës, duke mos e përjashtuar as grykën e pushkës, as jetën, pasurinë, fëmijët e të gjitha që ka për ta mbrojtur atdheun nga shkjau, sepse këtë na e la porosi i pari "gjarprit duhet shtypur kokën...".Autori la librin në duart e lexuesit dhe iku diku në frontet e nxehta të Drenicës.

Të fala u bënë Kosova e përgjakur!Mos harroni, VENDLINDJA PO JU THËRRET.

nga recensentirajmonda. maleqka

…………………………………………………………………………………………………..

DRENICA, UÇK-ja DHE POPULLI I SAJ GJATË DHE PAS OFENZIVËS

Beogradi cilësonte Drenicën që nga vitet e njëzeta, e sidomos në ato '45 e këndej si një rajon kryengritës. Sipas realitetit ua kishte thyer hundët çdo kapelë kërrusuri që me kokë lartë mësynte trevat e Drenicës.

DRENICAKështu dukej pasqyra e saj, sipas fakteve të cilat do të duheshin të jenë shembull për anët tjera të Kosovës. Kur soldateska serbe nxori dhe ua vuri përballë UÇK-ës mbi 600 tanke të kalibrave të ndryshëm, 1200 topa dhe armë tjera të rënda, duke mos i përjashtuar as raketat tokë-tokë të tipit "Kaqusha" që villte helmin mbi malet e Drenicës, e që vinte nga drejtimi i Moknës. Nga kullat e Drenicës u detyruan të zhvendosen pleq, plaka, fëmijë por jo edhe ta kalojnë kufirin. Ata dolën nëpër malet, lugjet e luginat e Drenicës nën qiellin e hapur dhe vërtiteshin nga një anë në anën tjetër por gjithmonë brenda Kosovës. Numri i të zhvendosurve arrihet në 48.000 të gjithë të ikur nga zonat e rrezikuara, nga ato vende ku punonte arsenali luftarak serb, makineria ushtarake, që drejtohej nga oficerë të lartë serbë e rusë. E gjithë kjo ndodhi, Drenica dhe ushtria e saj i rezistoi dhe po i reziston këtij armiku të prishur dhe të pamëshirë.

UÇK-ja - REALITET DHE GARANCË PËR FITOREUÇK, forcë e cila shtyri Serbinë ta nxjerrë nga kazermat ushtrinë dhe arsenalin e vetë luftarak kundër kësaj force, pasi që me polici humbi betejën. Dikur, dikujt i shkonte mendja që në Kosovë po bëhet një luftë civile, nacionale sikur në Bosnjë, por jo, sepse në Bosnjë me të vërtetë ishte ashtu, atje luftonin serbët, boshnjakët, kroatët..., kurse në Kosovë zhvillohet luftë çlirimtare, në mes serbëve dhe shqiptarëve, në mes UÇK-ës dhe ushtrisë serbiane, në mes okupuesve dhe çlirimtarëve, që pala serbe lufton ta mbajë Kosovën në okupim, kurse ushtria e

Page 3: uniartpro1.webnode.com · Web viewDo të ndalemi tek ky sundues (nip i rusit) serbo sllav, ky duke filluar që nga vitet e më hershme, u mundua dhe po mundohet ta fshinë nga faqja

saj lufton ta çlirojë vendin nga ky okupues i ndyrë që drejtohet nga krimineli i Ballkanit Millosheviq. Ndonjëherë u shkonte mendja se në Kosovë UÇK-ja bënë luftë fetare (është absurde), s'e hedhim poshtë se u shkonte ndërmend të thoshin se këta janë terrorist, por realiteti doli në shesh, gënjeshtrat ngelën gënjeshtra, realiteti realitet.UÇK-ja në radhët e saj kishte sokoleshat me zemër të Shotë Galicës, me armë në dorë e zemër plot trimëri i dilnin dhe po i dalin zot atdheut. Kur e pa bota e civilizuar (por pak e vonuar) se në Kosovë UÇK-ja bënë një luftë të drejtë çlirimtare, e jo civile, nacionale, fundamentaliste, e ku ta dije si ndryshe, mori këtë çështje më seriozisht dhe e vuri në rend dite, pranoi komunikimin përmes të dërguarit z. Hollbruk.

Tani bota s'duhet harruar, sepse në Ballkan uji i detnave po vlon.

UÇK - Ushtri e cila jep garantë për fitore.

POPULLIPopulli i Drenicës, ishte, ka qenë dhe mbeti i pamposhtur, i pathyeshëm, besnik e bujarë, ka qëndruar dhe po qëndron me armë në dorë për t'i dalë zot atdheut, duke i thënë vdekjes "Qe ku jam në fushë të mbrojtjes, në roje të atdheut", që kurrë s'e njohu fjalën robëri.Gjithmonë e gjithherë në përkrahje të ushtrisë së vetë çlirimtare.

KOSOVËS S'JU NDA KURRË GAZEPIEdhe në këtë fund shekull, kur armiku katil mendon se e zhbiu nga faqja e dheut këtë popull kaq të vjetër ballkanik, nënat shqiptare lindin nga pesë sokola, rritin nga pesë sokolesha, i bëjnë këmbë e dorë për ti dalë zot atdheut, për t'i dalë zot kësaj toke kaq të shtrenjtë dhe për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të saj me gjakun e vet. Qysh nga fillimi i ekzistimit të njerëzimit, Drenicën çdo armik u mundua ta shkatërrojë, më shkurtë u mundua që këtë popull ta zhbinte nga faqja e dheut, por nuk ia dolën se nuk ia dolën.Mbi këto troje ishin ardhur shumë sundues të huaj, siç ishin Feriu, Kalardiu, Turqia, Hyrrieti, Gjermania, Italia, Bullgaria e deri dhe kapelë kërrusurit që në kohërat e vona në trojet ballkanike kanë ardhur nga Karpatet që në na u shitshin si fqinjë derisa u shtrëngoheshin për të na shtypur me thundrën e çizmes së tyre të rëndë.Do të ndalemi tek ky sundues (nip i rusit) serbo sllav, ky duke filluar që nga vitet e më hershme, u mundua dhe po mundohet ta fshinë nga faqja e dheut popullin e Drenicës, por çdo herë u mundua kot edhe sot po mundohet kot, sepse këto troje dhe ky vend aq i shtrenjtë me këtë popull trim dhe bujar, e njehë vetëm shqiptarin, dinë të fletë vetëm shqip, donë ta shkelë vetëm këmba shqiptare, donë që vetë ai të jetë zot i tokës së saj, donë që vetë ai ta punoi tokën e saj... Kosovës s'ju nda kurrë gazepi qysh atëherë kur në tokën e saj shkelën Rashat e Gashat, Jovat e Millovanat... që këta katilë e dushmanë morën shumë jetë njerëzish të pafajshëm, dhe u mundoheshin që krimet e veta ti mbulojnë me do formula të shpikura nga vetë ata, nuk e dinin këta koka derrash se historia dikur do t'ua zbulojë krimet e tyre.fakte të njohura, vlen t’i përmendim:-Në vitet 1920-21-ta oficeri serbian i quajtur Kapiten Rasha me ushtarët e vetë gjithmonë të etur për gjak shqiptari dhe me urdhrat e autoriteteve serbe, filloi t'i djegë këto fshatra në viset e asaj pjese fatzezë të atdheut tonë. Më 15.11.1920 në orët e hershme të kësaj dite ky kapiten me ushtarët e vetë bëri plaçkitjen e shumë gjërave nëpër fshatrat e kësaj ane, jepte të kuptohej se më pas këto fshatra i priste flaka e tymi, i priste kënga çetnike dhe ... flakën u vuri këtyre fshatrave që i bëri shkrumb e hi, po kaq shtëpi shqiptare: Taragja 18 shtëpi,

Page 4: uniartpro1.webnode.com · Web viewDo të ndalemi tek ky sundues (nip i rusit) serbo sllav, ky duke filluar që nga vitet e më hershme, u mundua dhe po mundohet ta fshinë nga faqja

Zallaku 20, Bikashi 21, Shtitari 30, Duboci 40, Beqiqi 15, Prelloci 25, Krasaliqi 20, Kazhica 30, Krasmiroci 40, Brezniku 15 etj. Këtyre shtëpive ua vuri zjarrin por më parë nga ato kishin plaçkitur çka kishin zënë dhe pa me sytë e prishur çetnik e mizor, ata plaçkitën 1200 lopë, 3500 dele, 400 mijë kg. drithë dhe të gjitha pasuritë që gjendeshin nëpër ato fshatra.Në këtë rast 255 familje që ata të gjithë bënin 3060 vetë, të shkretë, pa shtëpi e pa mall të gjithë ikën e u shpërndanë nëpër fshatrat më të thella të Drenicës për t'i shpëtuar kokat, ndër ta shumë pleq e plaka dhe fëmijë të cilët nuk kishin arritur të ikin ishin djegur në zjarr, në mesin e të djegurve ishte edhe Azem Krasaliqi, plak 100 vjeçar. -I sipër përmenduri Kapiten Rasha duke mos u ngopur me këto mizori mblodhi të gjitha batalionet që asaj kohe ishin në Mitrovicë e në Vushtrri dhe filloi një operacion tepër mizor nëpër këto vise më 20.11.1920 pa mëshirë dhe pa fije turpi vrau një burrë dhe një grua prej fshatit Bikosh, këta të pambrojtur i kishte takuar rrugës, ata kishin dal për të kërkuar strehim pasi që shtëpia e tyre iu kishte djegur rrafsh me tokë.-Më 21.11.1920 i njëjti katil, vrau Kadri Asllanin bashkë me të birin e tij Shaqirin dhe një tjetër burrë po nga kjo shtëpi, edhe këta ishin duke kërkuar strehim arsyeja dihet.-Kapiten Rasha në qarqet e Beogradit është i përmendur si armik i përbetuar i shqiptarëve, i cili ka marrë shumë grada e nishane për shërbimin që ai bëri e që u mundonte ta vente në zbatim programin që thoshte se: "Të gjithë shqiptarët lypej të i shpërngulim nga Kosova, ose shkurt ti vrasim..." Pra parime që kanë serbët dhe diplomacia e tyre.-Kjo nuk është e tëra, ky pis kapiteni, prapë nuk u ngop me gjakun e shqiptarëve, kishte shkuar vetë në fshatin Salle , kishte marrë Feriz Sallqin (të parin e fshatit) me 16 vetë të tjerë, prej aty kalon në fshatin Beçuk dhe i merr 12 shqiptarë, në fshatin Strofc, e merr Bajraktarin me 23 veta, kalon aty pari në fshatin Zhilivodë, e merr Limon Brahimin me 16 veta, në fshatin Gradicë e merr Ymer Azemin me tre të tjerë dhe pasi që i kishte tubuar 74 shqiptarë, të gjithë të pafajshëm dhe as që kishin lidhje dhe dinin pse ishin marrë, por sipas fjalëve të kapiten pisit, thënë atyre ata duheshin të dërgoheshin në Vushtrri, ky i pashpirt dhe zemërprishur në vend që t'i çojë në Vushtrri i çojë në malin Makosh, aty i ekzekutoi të gjithë duke mos mundur t'i shpëtoi vdekjes asnjëri nga të 74-tit, këtë ua bëri vetëm pse ishin shqiptar, pra formula serbe "kundër shtetit". Këta mbetën të vrarë, të shtrirë për tokë, të masakruar nga vetë dora e tij, dhe tek pas 6 ditësh u gjetën kufomat që u varrosën prej fshatarëve që ishin afër këtij vendi. -Më 23.11.1920 ishin vrarë edhe 2 burra e 2 gra të familjes Prekaj nga Dobroshefci, po në të njëjtën ditë dora e zezë s'u ndalua dot, vrau edhe Qerim Mehmetin me 3 shokët e tij dhe shumë njerëz të tjerë të gjithë nga fshati Gllanasellë. -Këta ushtarë të Rashës nuk u ndaluan, ishin kanibalë të vërtetë, përsëri, po në këtë ditë vranë edhe Mulla Latifin dhe Mulla Bajramin, Imamin e fshatit Vërbofc dhe Imamin e fshatit Polac Mulla Ismajlin.-Më 24.11.1920 ushtarët serbë kanë vrarë Bilall Tahirin e fshatit Shtuticë bashkë me të nipin, vranë edhe Rexhë Muratin prej Krasaliqi bashkë me të vëllain Bajramin, Sefer Xanin nga Polaci, që të dy ishin pleq 80-90 vjeç.-Më 27.11.1920 autoritet serbe të dirigjuara nga komanda supreme e këtij të ziu Rashe vranë një grua me fëmijën e saj 9 muajsh nga fshati Dubofc. Në Lubovec në shtëpinë e tij e zunë dhe e vranë Bislim Fejzullahun, prapë formula e njëjtë serbe.-Më 28.11.1920 këta të pashpirt vranë Hysen Qelën prej fshatit Dërvar të cilin bashkë me 16 shqiptar të tjerë prej moshës 7-70 vjeç të gjithë prej këtij fshati i kishin lidhur duar dhe këmbë dhe i kishin therur me bajoneta në malin Qyqavicë.-Për përfundim rrjedh vetë logjika, atëherë dhe sot nëpër trojet tona shkelte po i njëjti armik, kishte po të njëjtat qëllime, bënte po të njëjtat krime, ushtronte të njëjtën metodë e presion për spastrim etnik.-Këta mizor çdo herë ju kanë turrë Drenicës rreth e përqark, kështu që me 04.01.1921 ushtarët serbë dalin prej Rahoveci vijnë në fshatin Gjurgjevik, ku djegin shtëpinë e Sadik Ramës.-Nuk dua të ju shkruaj për sa mijë shqiptarë që janë rrahur në rastin e zgjedhjeve për mbi çështje të partive, për arsye se shqiptarët e asaj kohe por edhe sot nuk donin t’i njohin as

Page 5: uniartpro1.webnode.com · Web viewDo të ndalemi tek ky sundues (nip i rusit) serbo sllav, ky duke filluar që nga vitet e më hershme, u mundua dhe po mundohet ta fshinë nga faqja

radikalët dhe as demokratët, sepse për ta kishin një qëllim. Dua të shkruaj për një çështje më të rëndësishme të qeverive jugosllave, qeveria apo autoritetet e saj serbe , atëherë nëpërmes Rashës e dikur Qubrilloviqit e sot, ku ta dijë se kush mund të dali në skenë , që nga atëherë e deri më sot kanë për qëllim largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre, pra spastrimet etnike.-Kështu mendojnë kapelë kërrusurit, katilët e bijve të prishur nga zemra e gjaku, dhe dushmanët e Karpateve, se shqiptarin do ta zhbijnë nga faqja e dheut, por është e kotë, sepse nënat shqiptare nuk e rrahin barkun e vetë me gurë zalli të rrumbullakët si ato të atyre që me atë gurë në dorë para çdo kishe lutën të mos lindin më për arsye tani më të njohura, sepse :1. Trembëdhjetë fshatra u shlyen nga harta gjeografike në Republikën e Serbisë. Trembëdhjetë shkolla filloristësh u mbyllën për mungesë të nxënësve. Arsye: Fshatarët e tyre (që mbetën aq pak) u shpërngulën nëpër qytetet e afërta, ishin aq sa nuk gëzonin të drejtë ligjore e juridike të jetojnë të shënuara në hartën gjeografike në vendin e ardhur të kësaj pjese të Ballkanit.2. Në kryeqytetin e Serbisë ndodhë një fatkeqësi.Ura e Danubit ruhet nga policët serbë që të mos ndodhin incidente të reja. Punëtorja që punonte në sportelin numër 3 në një postë të kryeqytetit ndodhet papritmas para trupit gjykues për vepër penale. Arsye: Fatkeqësia ndodhë në orën 14.00 në kryeqytet, lypsen që nga Kosova të kthehen policë për të ruajtur urën e Danubit, sepse një pensionist i pakënaqur me pension shkon dhe kërcen nga ura në ujë, gazetat shkruajnë me kryetituj "Për këtë fatkeqësi fajin kryesor e mbanë punëtorja e postës bashkë me qeverinë e Beogradit"Sqarime: Personi X shkon për ta marrë pensionin, i takojnë aq sa mund ta blejë vetëm një gazetë ditore (ato paratë me shumë zero) i pakënaqur pyet punëtoren që shpërndanë pensionet nga sporteli numër 3 "çka të bëjë me këto para", ajo e nervozuar nga puna e tepërt dhe e pakënaqur me pagën e vet (sepse edhe ajo merrte po aç, ndoshta pakë më tepër), i përgjigjet " shko kërce nga ura e Danubit e mbyte vetën", pensionisti vazhdon rrugën drejtë urës dhe bënë ashtu siç e këshillon punëtorja e postës, duke e lënë pas vetes një shkresë me dorëshkrimet e veta etj...Sa i përket spastrimeve u munduan por nuk ia arritën, edhe pse këta silleshin dhe ju turrshin rreth Drenicës kur u futshin në brendinë e saj, atëherë u dilte punë me trimat e Drenicës dhe s'mund të gjenin vend për ta strehuar kokën edhe pse e kishin një strehimore në Deviq të Drenicës. Këta trima të natyrës, edhe kur në duart e veta nuk kishin armë zjarri, luftën kundër katilëve e bënin me sëpata, nuk frikësoheshin të vdisnin duke mbrojtur nderin e kombit e të atdheut. Vlen të përmendim Ahmet Delinë që luftoi në Prekaz me serbët (Jovën me shokët e tij) duke mbrojtur nderin e komshiut të vetë.Ahmet Delia nuk është i vetmi që vlen të përmendet, të pa kënaqur me regjimet e serbëve në Kosovë ishin edhe shumë të tjerë që luftonin kurrë pa ndalë kundër armiqve në ditët dhe netët e dimrave të gjatë, duhet përmendur, plakun Shaban Polluzha, Shotë e Azem Galicën, Mehmet Gradicën, Hysen Shalën, Nak Berishën, Tahir Mehën e deri tek Adem Jashari, këta kurrë s'ishin pajtuar me shkjaun dhe luftuan deri sa ranë që të mos vdesin kurrë.

"Me i shfletua planet e BeligraditN'to e gjanë hartën e Prekazit

Me pushkë n'dorë shkjivejau ka plasë mullën e barkut...".

Duke e parë shkjau se shqiptari nuk fliste e nënshkruante me gishta, u vërsul dhe ua mori universitetin, ua ndaloi edhe atë pakë punë që kishin, ua mori administratën dhe më në fund edhe të drejtën për të jetuar.Por me rënien e LKJ-s dhe me ndërtimin e një reparti të ri të saj, populli shqiptar u sul pas saj duke menduar se ajo do ta shpëtojë këtë popull, por, ishte e kot, ishte humbje kohe, ishte vonesë e qëllimshme.Vite me radhë priti ky popull, më në fund mbeti duke kërkuar mëshirë nga reparti i ri që të apelojë tek institucionet ndërkombëtare gjoja se ç’po ndodhë me popullin shqiptar.

Page 6: uniartpro1.webnode.com · Web viewDo të ndalemi tek ky sundues (nip i rusit) serbo sllav, ky duke filluar që nga vitet e më hershme, u mundua dhe po mundohet ta fshinë nga faqja

Atëherë çka ndodhi tjetër pos 400.000 shqiptarëve të shpërngulur nga Kosova, që edhe tani bredhin rrugëve të perëndimit duke kërkuar mëshirë nga qeveritë e tyre (kush do të përgjigjet për këtë?).Pas humbjes kot e kot të kohës shumëvjeçare, pas repartit të ri të LKJ-së, të quajtur LDK, ky popull humbi durimin, e diktoi se me politikën paqësore duhet duruar vetëm dajak shpinës dhe asgjë tjetër, filloi ta ngrite zërin ngadalë.Armiku shekullor nuk lejojë që ky zë të shkoi sipas planeve të ndërtuara të popullit shqiptar, por ua imponoi edhe luftën, luftë kjo që bëhet dhe ka filluar nga vetë serbët.

KUR HIDHËROHET SHQIPTARI NDIZET ZJARRI!?Drenica, Drenicë ka qenë dhe Drenicë do mbetet, s'ju nënshtrua as car Dushanit, e as Milloshit e Millanit, ndërtoi ushtrinë e vetë, ushtri kjo që lindi nga vetë populli i saj - UÇK-në e lavdisë.UÇK-ja doli në skenë publikisht në varrimin e mësuesit Halit Geci në Llaushë të Skenderajt, i cili ra nga dora e zezë në bankat e shkollës së vetë në mesin e fshatit.Nga kodra e Aqarevës iu kthye pushka Serbisë duke i treguar se, malet dhe shtëpitë tona janë plotë ushtarë, që donë dhe dinë ta mbrojnë nderin kombëtarë dhe ta derdhin pikën e fundit të gjakut të tyre për atdhe.

"…qe ku jam o shkjau i shkinëseja kur t'mushet mendja, po të pres me pushkë në dorë"

Kur e kishin diktuar serbët se në këtë anë të Drenicës populli kishte mbrojtje, pak ditë më vonë, me datën 27.02.1998 ishin drejtuar papritmas në anën tjetër të Drenicës, pra në Likoshan e Qirez, aty ku ndodhi masakra e paparë në këtë shekull. Kishin mësyrë këto fshatra hordhitë serbe, polici, ushtri e militantë serbë të gjithë të droguar, duke pirë e kënduar këngë çetnike. Në këto orë të kobshme çetnikët filluan të vrasin të masakrojnë popullatën civile, në këto fshatra vrisnin e masakronin me oreksin e tyre pleq e plaka, fëmijë e gra shtatzëna, duke mos i dalluar as kafshët që e kishin humbur rrugën në oborret e tyre nga krismat e katilëve. Në këtë betejë armiku humbi shumë si në njerëz ashtu dhe në makinerinë e tij.

Por mos të harrojnë, këto populli nuk do t'ua falë!Emrat e të masakruarve më datën 27.02.1998 në Likoshan e Qirez:

1. Ahmet Ahmeti 50 vjeç2. Gani - 46 -3. Hilmi - 44 -4. Hamëz - 44 -5. Driton - 23 -6. Naim - 22 -7. Shemsi - 19 -8. Lumni - 20 -9. Basri - 19 -10. Elhami - 16 -11. Behram Fazliu 50 -12. Shaban Muja13. Muhamet Isuf Gjeli 79 -14. Naser M. Gjeli 39 -15. Beqir Sejdiu 196716. Nazmi - 197517. Bedri - 197518. Bekim - 197419. Xhemshir S. Nebihu20. Rukije -21. Rexhep A. Rexhepi 22. Beqir -23. Nazmi -

Page 7: uniartpro1.webnode.com · Web viewDo të ndalemi tek ky sundues (nip i rusit) serbo sllav, ky duke filluar që nga vitet e më hershme, u mundua dhe po mundohet ta fshinë nga faqja

24. Bekim - Kur i shikojmë faktet, s'ka koment !?

DRENICA ZEMËR E KOSOVËSKur është fjala për katilët serbë, ata gjithmonë kanë qenë të pangopur me gjak shqiptari.Edhe pse me 22.01.1998 e kishin sulmuar Prekazin, pikërisht shtëpinë e Shaban Jasharit. Ata nuk u ngopën me disa të plagosur e të vrarin Manxholli, ata shpirt prishur prapë me datën 05.03.1998 kishin filluar një sulm të ri mbi Prekazin, sulmi kishte filluar pothuajse në të njëjtën kohë dhe përnjëherë ishin goditur të gjitha shtëpitë në lagjen e Jasharajve.Shpirtzinjtë sulmuan nga fabrika e municionit të Skenderajt, ku për çdo ditë grumbullonin arsenalin e vetë ushtarak që e sillnin nga Serbia, sulmuan edhe nga Ara e Gurinës, në sulm merrnin pjesë mbi 6.000 policë e ushtarë serbë të gjithë të droguar, me përjashtim të urdhërdhënësve që kanë ishin oficerë të lartë ushtarak të soldateskës serbe.Në këtë sulm, hasën në rezistencë të madhe që u bëri Adem Jashari me Hamzën e me të gjithë duke mos e kursyer veten as plaku Shaban, as dajë Osmani, por makineria e tyre e bëri të vetën duke vrarë e prerë çka kishte zënë para.Kur u vranë trimat e rezistencës, mbi Prekaz filluan të këndojnë korbat e zi, filloi kënga çetnike, flakë, tym... dhe prapë masakër mbi Drenicë.

Emrat e të rënëve më datën 05, 06 dhe 07 mars 1998 në Prekaz:1. Shaban Jashari2. Hamëz -3. Adem -4. Qazim -5. Nazmi -6. Sinan -7. Zarife -8. Zaha -9. Kushtrim -10. Ali -11. Osman Geci Llaushë12. Faik Jashari13. Beqir -14. Sherif -15. Hajzer -16. Halit -17. Halil -18. Hajrije -19. Ferid -20. Besim -21. Blerim -22. Bujar -23. Abdullah -24. Elhame -25. Murtez -26. Fatime Gashi27. Makfirete Bajrami28. Gazmend Gashi29. Sadik Kaqkini30. Myftar Rreci31. Isak Halili32. Ismail Bazaj33.34.

HamitSala

Jashari

Page 8: uniartpro1.webnode.com · Web viewDo të ndalemi tek ky sundues (nip i rusit) serbo sllav, ky duke filluar që nga vitet e më hershme, u mundua dhe po mundohet ta fshinë nga faqja

35. Fitim -36. Adile -si dhe Familja e Sadik Jasharit që ishin të mbyllur në bodrumin e shtëpisë, pasi që e dogjën shtëpinë e rrafshuan rrafsh me tokë.

Por mos të harrojnë, këtë populli nuk do t'ua falë kurrë !

UÇK-ja NDËRRON VETËM POZICIONET DHE TAKTIKËNNjë luftë heroike që bëri dhe po e bënë Ushtria Çlirimtare e Kosovës është për t'u shënuar në historinë e botës së civilizuar, kjo ushtri më e reja në botë, i reziston një armiku që është i njohur për mizoritë e bëra më parë në luftërat që zhvilloi në Kroaci, Bosnjë dhe Slloveni, që i përdorte dhe po i përdorë metodat më barbare dhe çnjerëzore ndaj popullit të Kosovës.Kjo ushtri edhe pse e pa barabartë i bëri dhe po i bënë rezistencë këtij armiku të prishur duke zhvilluar luftëra pothuajse në të gjitha anët e Kosovës. Në rezistencë të madhe hasën e dhe në Aqarevë, ku në ofensivën që morën (dy ditë me radhë) patën humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri, aty kishin marrë pjesë qindra mijëra ushtarë, policë, militantë e mercenarë rusë, kishin përdorur një arsenal të paparë, mbi 100 tanke të kalibrave të ndryshme duke mos e përjashtuar as tankun 155 etj. Falë shkathtësisë së UÇK-s që ndërroi pozicionin dhe taktikën e luftës, këta njerëz të prishur nga droga nuk ia arritën ta shkatërrojnë tërë fshatin, por dogjën e shkatërruan disa lagje, kurse lagjen e Fyllave e shkatërruan tërësisht. Në këtë lagje i bënë rrafsh me tokë 14 shtëpi duke i djegur dhe plaçkitur çka shihnin dhe zinin para, krejt çka ishte shqiptare u shkatërrua nga çetnikët e Beogradit.Kështu ndodhte me Morinën, Rezallën, Ticën, Plluzhinën, Likofcin..., ku kjo hordhi serbe, tentonte çdo ditë që nga Skenderaj të kalonte në Likofc. Forcat e UÇK-ës u ballafaquan me çetniket thuajse fyta fyt. Në çdo betejë, armiku pësonte humbje të mëdha si në njerëz ashtu edhe në makineri.Një ditë forcat e UÇK-ës u detyruan që t'i ndërrojnë pozicionet e veta dhe ta ndihmojnë popullatën civile të kësaj ane që të zhvendosen, ishin kryesisht pleq, plaka, gra, fëmijë dhe të sëmurë.Prapë këta katilë të pangopur me gjak shqiptari, kishin marrë urdhër nga eprorët e vetë që mbi popullin e pafajshëm, të ikur nga zonat e luftës, të bëjnë edhe një masakër.Kësaj radhe,mbi Abri filloi të këndohej kënga çetnike me formulat e njëjta, aty dora e pamëshirë filloi të vriste e të therte çka zëntë para. Në familjen Delijaj i vranë dhe masakruan mbi 40 veta duke mos i përjashtuar as gratë shtatzëna...

Por mos të harrojnë, këta katilë, populli nuk do t'ua falë...!

Emrat e të masakruarve më 27.09.1998 në Abri.1. Adem Deliu 33 vjeç2. Hava - 65 -3. Jeton - 10 -4. Hamide - 60 -5. Valmir - 1.5- 6. Luljeta - 25 - shtatzënë7. Lumnije - 30 -8. Mihane - 25 -9. Donjeta - 4 - 10. Gentiana - 7 - 11. Zahide - 27 -12. Fazli - 90 - i djegur13. Ali - 63 - i prerë në fyt14. Pajazit - 65 -15. Zeqir - 44 -16. Diturije - - në gjirin e saj, e gjallë u gjend foshnja

Page 9: uniartpro1.webnode.com · Web viewDo të ndalemi tek ky sundues (nip i rusit) serbo sllav, ky duke filluar që nga vitet e më hershme, u mundua dhe po mundohet ta fshinë nga faqja

17. Antigona - 14 - gjashtë javësh.18. Mihane - 16 -Të tjerët të cilët nuk janë të shënuar në listën e lartshënuar janë të pa identifikuar, kjo ndodh në pamundësi që të shkohet në ato vende për të grumbulluar shënime të sakta

DRENICA E JANAR - TETORIT '98(Këto shënime janë nxjerrë në një raport të KMDLNJ dhe kupto gjithçka për Drenicën)

Në Drenicë ndodhin çudira, përveç të gjitha që bëri kjo ushtri serbe, kjo luftë u manifestua edhe me bombardime e djegie të fshatrave, plaçkitje të pasurive shqiptare, kidnapime dhe marrje peng, arrestime masive dhe procese të montuara politike e zhvendosje të mëdha të popullatës.Situata humanitare tashmë ka marrë përmasa kërcënuese për një numër të madh të popullsisë shqiptare të zhvendosur, që së shpejti mund të përfundoi, apo mund të themi se ka arrit një katastrofë humanitare.Nga kjo katastrofë nuk përjashtohen as pleqtë, fëmijët, të sëmurët, lehonat që lindin në male si dhe të porsalindurit, të cilët janë kategoria më e rrezikuar.Lista e vrasjeve nga janari '98, kur dhe eskaloi situata, kapë shifrën 1646 shqiptarë të vrarë.Struktura e të vrarëve është: 174 femra, 152 fëmijë, 338 mbi moshën 55 vjeç, prej tyre 408 të pa identifikuar, kurse të vrarët tjerë janë të moshës 18-55 vjeç.Në listën e të vrarëve janë persona të cilët janë të masakruar, ekzekutuar, u janë djegur kufomat, ose kanë pësuar nga granatimet që ky armik kaq i ndyrë përdorë edhe granatahedhës të kalibrit 120mm etj...Vetëm gjatë muajit shtator 1998 janë vrarë 492 shqiptarë, 73 prej të cilëve janë varrosur të pa identifikuar, kurse numri i të plagosurve mund të jetë shumë më i madh se 159.Gjatë kësaj periudhe mund të jenë 206 persona që konsiderohen të zhdukur dhe të zënë peng, kurse numri i përgjithshëm i tyre kapë shifrën mbi 1300veta.Në mesin e të kidnapuarve është edhe Xhavit Haziri -31 vjeç ish i burgosur politik dhe anëtari i këshillit, Hafir Shala mjek.Gjatë kësaj kohe janë arrestuar, apo është hapur proces hetimor ndaj 98 shqiptarëve, sipas të dhënave gjatë kësaj periudhe disa depo, fabrika, miniera, shkolla madje edhe manastire janë shndërruar në burgje hetuesie e kampe të përqendrimit ku shqiptarët torturohen mizorisht.Më 23 shtator forcat policore ushtarake kishin sjell nga Prekazi i Epërm 60 meshkuj, kryesisht të rinj dhe në gjendje të rëndë shëndetësore të cilët i dërguan në stacionin e policisë në Gllogoc dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre.Po ashtu dhe në vendin e quajtur "Fusha e Mollës", forcat serbe kanë arrestuar mbi 60 shqiptarë, aty mësohet se, 4 veta mbetën të vrarë e të masakruar ata janë: Shyqri Krasniqi, Skënder e Behxhet Karagja dhe një djalë i Beqir Morinës nga Gllobari.Po të njëjtën ditë këta shpirtzinj të pangopur me gjak shqiptari, në Vërbofc i masakruan së paku 7 veta ndër të masakruarit u gjend edhe një plakë 81 vjeçe Bahtije Gashi.Vërbofci, që deri tani ishte rezistencë e pa thyer e shkjaut, prej 160 shtëpive sa kishte, i dogjën dhe i rrafshuan 100 shtëpi duke i plaçkitur, më pas me të njëjtën formulë serbe, spastrimi, shkatërrimi, djegia dhe më në fund thirrja nga "organet zyrtare serbe" që të kthehen nëpër shtëpitë e tyre (por ku të kthehen...?) Më 25 shtator në fshatin Galicë forcat serbe hynë në këtë fshat dhe i ekzekutuan 14 shqiptarë, kryesisht të rinj, në mesin e tyre dhe një grua.

Të ekzekutuarit janë:

1. Shasivar I. Ademi 51 vjeç 2. Burim R. Ademi 17 -3. Gani F. Ademi 16 -4. Bekim M. Halimi 22 -5. Nazmi V. Halili 25 -6. Hetem R. Halili 45 -7. Nexhat K. Halili 17 -

Page 10: uniartpro1.webnode.com · Web viewDo të ndalemi tek ky sundues (nip i rusit) serbo sllav, ky duke filluar që nga vitet e më hershme, u mundua dhe po mundohet ta fshinë nga faqja

8. Bajram B. Sahiti 33 -9. Agim S. Ademi 38 -10. Haradin I. Lahu 44 -11. Hasime M. Shabani 48 -12. Enver Kastrati13. Sejdi Kabashi

Më 26 shtator në afërsi të Tunelit të Murgës, në mes të Aqarevës dhe Cerovikut këta shpirt prishur serbë i ndanë nga turma e të ikurve dhe i ekzekutuan, Smajl Millakun 72 vjeç dhe djalin e tij Sefer Millakun 49 vjeç nga Ujmiri, kurse, gjithherë të pa ngirë me gjakun e shqiptarit, po të njëjtën ditë ata zemërprishur edhe në Gollubofc ekzekutuan 8 shqiptarë të pafajshëm.Më 27 shtator në lokalet e shkollës fillore në Krajkovë, forcat serbe mbajtën të arrestuar mbi 300 civilë shqiptarë nga fshatrat e Drenicës.Po në këtë ditë, pasi që forcat ushtarako-policore serbe u tërhoqën nga Abria e Epërme në teren ku kishin qenë të shpirt prishurit u zbuluan krime të tmerrshme që kishin bërë në familjen Deliu, përafërsisht 1000 metra larg shtëpisë së tyre u gjetën të masakruar: Adem Deliu, Hava Deliu, Jeton Deliu, Hamide Deliu, Valmir Deliu, Luljeta Deliu, Lumnije Deliu, Mihane Deliu, disa metra larg këtij vendi të mallkuar gjetën të masakruar edhe trupat e pajetë të: Donjeta Deliut, Gentiana Deliut, Zahide Deliut, Fazli Deliut (ky u gjet i vdekur në shtëpinë e vetë), Ali Deliu (i prerë në fyt), Pajazit Deliu, Zeqir Deliu...Tmerri i tmerreve u dukë atëherë kurë në gjirin e nënës Diturije Deliut u gjend foshnja gjashtë javësh e mbuluar me gjakun e nënës, duke u munduar ta pajtojë veten dhe t'i fliste tërë botës me gjuhën më të re..., duke u munduar ta thithte gjirin e nënës Diturije, por kot...! Nëna i kishte vdekur, me mall të përqafimit, me mall të saj për ta pajtuar zërin e foshnjës në momentet, kur qyqja këndonte këngën më të kobshme në Abri...!Një ditë më vonë u gjetën tre pleq të vrarë po të kësaj familje. Më 4 tetor u gjetën edhe dy viktima të masakruara, por edhe të... , po të kësaj familje, Antigona Deliu 14vjeç dhe Mihane Deliu 16 vjeç.Sipas informatave të këshillit thuhet se, vetëm në ofensivën e fundit të forcave serbe në komunën e Gllogofcit janë identifikuar 87 shqiptarë të vrarë, kurse gjatë muajit shtator ka regjistruar 492 të vrarë, të masakruar dhe të dënuar pa gjyq, 159 të plagosur, 12 tentime vrasjeje, 198 persona të zhdukur, 8 persona të kidnapuar, 519 shqiptarë të arrestuar, 1885 shqiptarë të keqtrajtuar në mënyra të ndryshme, 98 shqiptarëve iu është hapur procedura hetimore, 18 të ftuar në biseda të ashtuquajtura informative, 260 persona të rrahur brutalisht, në rrugë, shtëpi, apo në stacione të policisë, që kanë marrë lëndime të rënda, dy raste të dënimit për kundërvajtje, 12 raste të dënimit për vepër penale, 65 familje të bastisura, 135 femra të keqtrajtuara në mënyra të ndryshme, 108 fëmijë të keqtrajtuar, 133 pleq të keqtrajtuar prej moshës 65-98 vjeç, ndër këta edhe shtatë anëtarë të këshillit.

FUNDI I FUNDITKëto që lexuat fat mjerisht janë të vërteta, japin të kuptosh se edhe tani, i njëjti, kryen krime me të njëjtën formulë , por tani me hov më të madh. Është lehtë ta kuptosh, sepse edhe vetë ata po e shohin fundin e vetë. Nuk gabon njeriu të thotë se: këtë popull çdoherë e udhëhoqën njerëz "akademikë të sëmurë" sepse është i vetmi popull në botë që e feston humbjen dhe, me dorë të vetë hapë varre për veten...

Page 11: uniartpro1.webnode.com · Web viewDo të ndalemi tek ky sundues (nip i rusit) serbo sllav, ky duke filluar që nga vitet e më hershme, u mundua dhe po mundohet ta fshinë nga faqja

Kështu krenoheshin kriminelet serb të ushqyer nga Beogradi

NJË DËSHIRË DHE NJË POROSI NGA FËMIJTË E PËRGJAKUR TË KOSOVËS

Edhe pse Kosova po përjeton vuajtjet e këtij shekulli, ne si fëmijë jetojmë me ëndrrat e gëzimeve tona, shpresojmë se Kosova do të jetë një ditë e gëzuar si ëndrrat tona fëmijërore.Ne dëshirojmë kopshtet tona të hapura, shkollat, rrugët, gëzimin e jetës dhe lirinë...Edhe pse ishim të përgjakur në kokat, duart, këmbët... ne ende nuk jemi të shëruar –

E dini pse?Gjaku ynë që na rridhte nga trupi e ruajtëm të mbështjell në ëndrrat tona fëmijërore për t'ia dërguar Hollbrukut, Billit, Solanës... që ata ta marrin mendimin nga fëmijët e tyre se çka duhet bërë për fëmijët e Kosovës.*Edona e vogël tremuajshe, tani nën qiellin e hapur, në mes Bjeshkëve të Kasmaqit, qanë dhe kërkon të Ëmën.Ajo në gjuhën e vetë kërkon nga burrat e mëdhenj të botës që t'ia kthejnë djepin e saj, që ia kishin djegur katilët serbë ditë më parë.Arbëri i vogël 11muajsh belbëzon duke thirrur me zërin e tij arbëror, lyp me duart e tij të njoma që t'ia kthejnë lodrat që i kishte fshehur nën shtratin e vet në shtëpinë e tij të baltosur, atëherë kur kishte ikur prej barbarisë serbe. Kurse nëna Liri u mundonte t'i pajtojë fëmijët me një gotë ujë në vend të qumështit...!?

..................................................................................................................................................

PËR PËRFUNDIM* Këto fakte i pa apo s'i pa bota e civilizuar, fat mjerisht janë të vërteta.* Kosovës, sot o kurrë i duhet ndihma për popullatën civile, ata janë të zhvendosur nga vatrat e tyre të bëra shkrumb e hi dhe janë të vendosur nëpër male, përroje e lugina, pa kulm mbi kokë, pa bukë e ujë, foshnjat e porsalindura vdesin nën qiellin e hapur, vetëm me shoqërimin e hënës...* Athua pse...?* Dhe kjo nuk është e tëra, ka edhe...* Evropë, hapi sytë, uji i detnave po vlon...!

Autori

..................................................................................................................................................