12
Banka e Shqipërisë Departamenti i Politikës Monetare Vrojtimi i Besimit të Biznesit dhe Konsumatorit Tremujori i dytë 2013 ______________________________________________________________________ _______________ Treguesi i Ndjesisë Ekonomike Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) shënoi nivelin 82.4 në tremujorin e dytë të vitit 2013, në rënie me rreth 6.2 pikë përqindjeje. Niveli aktual i TNE-së qëndron rreth 17.6 pikë përqindje nën mesataren afatgjatë. Përkeqësimi i treguesit të ndjesisë ekonomike në këtë periudhë u ndikua kryesisht nga rënia e besimit në sektorin e shërbimeve. Në të njëjtin drejtim, por në një masë më të vogël, ndikoi dhe rënia e besimit në sektorin e industrisë dhe atë të ndërtimit. Nga ana tjetër, përmirësimi i shënuar në treguesin e besimit të konsumatorit kontribuoi pozitivisht në treguesin e përgjithshëm për ekonominë. Grafik 1. Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE)

 · Web viewKorrupsioni, ekonomia informale dhe marrëdhëniet me bankat renditen nga bizneset si faktorët me ndikimin më të madh në aktivitetin e tyre. Për tremujorin e tretë

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1:  · Web viewKorrupsioni, ekonomia informale dhe marrëdhëniet me bankat renditen nga bizneset si faktorët me ndikimin më të madh në aktivitetin e tyre. Për tremujorin e tretë

Banka e Shqipërisë

Departamenti i Politikës Monetare

Vrojtimi i Besimit të Biznesit dhe Konsumatorit

Tremujori i dytë 2013

_____________________________________________________________________________________

Treguesi i Ndjesisë Ekonomike

Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) shënoi nivelin 82.4 në tremujorin e dytë të vitit 2013, në rënie me rreth 6.2 pikë përqindjeje. Niveli aktual i TNE-së qëndron rreth 17.6 pikë përqindje nën mesataren afatgjatë. Përkeqësimi i treguesit të ndjesisë ekonomike në këtë periudhë u ndikua kryesisht nga rënia e besimit në sektorin e shërbimeve. Në të njëjtin drejtim, por në një masë më të vogël, ndikoi dhe rënia e besimit në sektorin e industrisë dhe atë të ndërtimit. Nga ana tjetër, përmirësimi i shënuar në treguesin e besimit të konsumatorit kontribuoi pozitivisht në treguesin e përgjithshëm për ekonominë.

Grafik 1. Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE)

60

70

80

90

100

110

120

130T4 '02T1 '03T2 '03T3 '03T4 '03T1 '04T2 '04T3 '04T4 '04T1 '05T2 '05T3 '05T4 '05T1 '06T2 '06T3 '06T4 '06T1 '07T2 '07T3 '07T4 '07T1 '08T2 '08T3 '08T4 '08T1 '09T2 '09T3 '09T4 '09T1 '10T2 '10T3 '10T4 '10T1 '11T2 '11T3 '11T4 '11T1 '12T2 '12T3 '12T4 '12T1 '13T2 '13

Mesatare afatgjatë

Burimi: Vrojtimi i besimit të biznesit dhe vrojtimi i besimit të konsumatorit, Banka e Shqipërisë.

Page 2:  · Web viewKorrupsioni, ekonomia informale dhe marrëdhëniet me bankat renditen nga bizneset si faktorët me ndikimin më të madh në aktivitetin e tyre. Për tremujorin e tretë

Sektori i industrisë

Treguesi i besimit në sektorin e industrisë shënoi rënie me 5.3 pikë përqindje në tremujorin e dytë të vitit 2013. Pasi iu afrua nivelit të mesatares së pesë viteve të fundit në tremujorin e parë të vitit, TBI aktualisht qëndron 5.1 pikë përqindje poshtë saj. Rënia e TBI u ndikua nga rritja e gjendjes së inventarëve (e cila futet me shenjën e anasjelltë në ndërtimin e TBI) dhe rënia e balancës së prodhimit industrial.

Grafik 2. Treguesi i besimit në industri (në pikë përqindje).

-25

-20

-15

-10

-5

0

5

10

2005T12005T22005T32005T42006T12006T22006T32006T42007T12007T22007T32007T42008T12008T22008T32008T42009T12009T22009T32009T42010T12010T22010T32010T42011T12011T22011T32011T42012T12012T22012T32012T42013T12013T2

mesatare që nga 2008-T1

Burimi: Vrojtimi i besimit të biznesit, Banka e Shqipërisë.

Në vijim, analiza e disa treguesve që nuk përfshihen në ndërtimin e TBI-së.

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013, gjendja e përgjithshme ekonomike është vlerësuar disi e përmirësuar krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe balanca përkatëse është rritur me 2.2 pikë përqindjeje. Gjendja aktuale e biznesit është vlerësuar më keq se në tremujorin e kaluar, sipas opinioneve të mbledhura. Balanca e kësaj pyetje regjistroi rënie me 3.6 pikë përqindje. Kuadri ligjor dhe institucional dhe marrëdhëniet me bankat renditen ndër faktorët kryesorë, të cilët kanë ndikuar negativisht ecurinë normale të bizneseve të sektorit të industrisë.

Bizneset në sektorin e industrisë kanë vlerësuar në rënie kërkesën e brendshme dhe atë për eksporte. Mungesa e kërkesës u pasqyrua në rritjen e inventarëve në tremujorin e dytë të vitit 2013. Gjendja financiare e bizneseve është raportuar e përkeqësuar në tremujorin e dytë dhe balanca përkatëse ra me 9.4 pikë përqindje.

Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve ra me 0.7 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e kaluar dhe qëndron rreth 0.5 pikë përqindje poshtë mesatares historike.

Page 3:  · Web viewKorrupsioni, ekonomia informale dhe marrëdhëniet me bankat renditen nga bizneset si faktorët me ndikimin më të madh në aktivitetin e tyre. Për tremujorin e tretë

Sektori i ndërtimit

Pas përmirësimit të ndjeshëm (+17.3 pikë përqindje) të shënuar një tremujor më parë, treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit shënoi rënie me rreth 6.0 pikë përqindjeje në tremujorin e dytë të vitit 2013. Niveli aktual i TBN-së qëndron rreth 20.6 pikë përqindjeje nën mesataren e tij afatgjatë dhe rreth 13.2 pikë përqindje nën mesataren e pesë viteve të fundit. Përkeqësimi i treguesit të besimit në ndërtim u përcaktua nga zhvillimet negative në tre balancat përbërëse të tij: vlerësimi për situatën e prodhimit (-8.5 pikë përqindjeje), për kërkesën (-5.0 pikë përqindjeje) dhe për situatën e punësimit në këtë sektor (-4.5 pikë përqindjeje).

Grafik 3. Treguesi i besimit në ndërtim (në pikë përqindje).

Burimi: Vrojtimi i besimit të biznesit, Banka e Shqipërisë.

Në vijim, analiza e disa treguesve që nuk përfshihen në ndërtimin e TBN-së.

Bizneset e sektorit të ndërtimit kanë vlerësuar lehtësisht në përmirësim situatën e përgjithshme ekonomike në vend në tremujorin e dytë të vitit dhe balanca përkatëse u rrit me rreth 2.2 pikë përqindjeje. Gjendja e përgjithshme e biznesit për tremujorin e dytë të vitit 2013 vijon të vlerësohet negativisht pothuajse në të njëjtin nivel me tremujorin e mëparshëm. Gjendja e inventarëve vlerësohet të jetë rritur dhe bizneset në këtë sektor vlerësuan negativisht gjendjen e tyre financiare.

Çmimet e prodhimit në ndërtim janë vlerësuar në rënie në tremujorin aktual dhe e njëjta tendencë pritet të vijojë dhe në tremujorin e ardhshëm. Ndërkohë, kërkesa në sektorin e ndërtimit pritet të rritet gjatë tremujorit të tretë të vitit 2013.

Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve prodhuese në sektorin e ndërtimit rezultoi rreth 61.0%. Kjo normë rezultoi rreth 2.6 pikë përqindjeje më e lartë krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe rreth 5.6 pikë përqindje nën mesataren historike. Pamjaftueshmëria e kërkesës vlerësohet si faktori me ndikimin më të madh në nivelin aktual të shfrytëzimit të kapaciteteve në këtë sektor.

Page 4:  · Web viewKorrupsioni, ekonomia informale dhe marrëdhëniet me bankat renditen nga bizneset si faktorët me ndikimin më të madh në aktivitetin e tyre. Për tremujorin e tretë

Sektori i shërbimeve

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) shënoi rënie me rreth 13.9 pikë përqindjeje në tremujorin e dytë të vitit 2013. Përkeqësimi i besimit në sektorin e shërbimeve u përcaktua nga vlerësimet negative në tre balancat përbërëse të tij. Gjendja e përgjithshme e biznesit dhe situata financiare e ndërmarrjeve në këtë sektor janë vlerësuar negativisht në tremujorin e dytë të vitit 2013. Balancat përkatëse shënuan rënie me rreth 22.4 dhe 11.9 pikë përqindjeje. Në të njëjtin drejtim ndikoi dhe vlerësimi negativ për situatën e punësimit në këtë sektor dhe balanca përkatëse shënoi rënie me rreth 7.4 pikë përqindjeje. Niveli aktual i TBSH-së qëndron rreth 19.8 pikë përqindjeje nën mesataren e tij afatgjatë dhe rreth 19.3 pikë përqindjeje nën mesataren e pesë viteve të fundit.

Grafik 4. Treguesi i besimit në shërbime (TBSH).

-25

-15

-5

5

15

25

T1 '04T2 '04T3 '04T4 '04T1 '05T2 '05T3 '05T4 '05T1 '06T2 '06T3 '06T4 '06T1 '07T2 '07T3 '07T4 '07T1 '08T2 '08T3 '08T4 '08T1 '09T2 '09T3 '09T4 '09T1 '10T2 '10T3 '10T4 '10T1 '11T2 '11T3 '11T4 '11T1 '12T2 '12T3 '12T4 '12T1 '13T2 '13

mesatare nga T1 '08

mesatare afatgjatë

Burimi: Vrojtimi i besimit të biznesit, Banka e Shqipërisë.

Në vijim, analiza e disa treguesve që nuk përfshihen në ndërtimin e TBSH-së.

Ndërmarrjet që operojnë në sektorin e shërbimeve kanë vlerësuar negativisht gjendjen e përgjithshme ekonomike në vend në tremujorin e dytë të vitit 2013. Balanca përkatëse shënoi rënie me rreth 18.9 pikë përqindjeje. Kërkesa në këtë sektor është vlerësuar gjithashtu në rënie gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013. Korrupsioni, ekonomia informale dhe marrëdhëniet me bankat renditen nga bizneset si faktorët me ndikimin më të madh në aktivitetin e tyre. Për tremujorin e tretë të vitit, bizneset në sektorin e shërbimeve presin një përmirësim të gjendjes së biznesit dhe rritje të kërkesës për shërbimet e tyre.

Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në sektorin e shërbimeve regjistroi vlerën76.4%. Kjo normë rezulton rreth 4.1 pikë përqindjeje më e ulët krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Niveli aktual i shfrytëzimit të kapaciteteve qëndron rreth 5.5 pikë përqindjeje nën mesataren afatgjatë. Pamjaftueshmëria e kërkesës për shërbime vlerësohet të jetë faktori kryesor që pengon shfrytëzimin e kapaciteteve në këtë sektor.

Page 5:  · Web viewKorrupsioni, ekonomia informale dhe marrëdhëniet me bankat renditen nga bizneset si faktorët me ndikimin më të madh në aktivitetin e tyre. Për tremujorin e tretë

Besimi i konsumatorëve

Besimi i konsumatorëve është përmirësuar në tremujorin e dytë të vitit 2013, për të dytin tremujor radhazi. Treguesi i besimit të tyre shënoi rritje me 5.7 pikë përqindje, duke u pozicionuar mbi mesataren historike të këtij treguesi. Përmirësimi i TBK u përcaktua nga pritje më optimiste për situatën e ardhshme ekonomike dhe situatën e tyre financiare, balancat përkatëse u rritën me 8.5 dhe 5.6 pikë përqindje. Njëkohësisht, balanca e blerjeve të mëdha u përmirësua me 5.9 pikë përqindje ndërsa balanca e situatës së të ardhurave-shpenzimeve u rrit me 2.8 pikë përqindje.

Grafik 5. Treguesi i besimit të konsumatorëve (TBK).

-25

-20

-15

-10

-5

0

T2 '03T3 '03T4 '03T1 '04T2 '04T3 '04T4 '04T1 '05T2 '05T3 '05T4 '05T1 '06T2 '06T3 '06T4 '06T1 '07T2 '07T3 '07T4 '07T1 '08T2 '08T3 '08T4 '08T1 '09T2 '09T3 '09T4 '09T1 '10T2 '10T3 '10T4 '10T1 '11T2 '11T3 '11T4 '11T1 '12T2 '12T3 '12T4 '12T1 '13T2 '13

mesatare afatgjatë

mesatare nga T1 '08

Burimi: Vrojtimi i besimit të konsumatorit, Banka e Shqipërisë.

Në vijim, analiza e disa treguesve që nuk përfshihen në ndërtimin e TBK-së.

Përmirësimi i gjendjes së përgjithshme të besimit të konsumatorit u reflektua në të gjitha aspektet e tjera, për të cilat intervistohen. Vlerësimi për gjendjen financiare dhe situatën ekonomike u rrit gjatë tremujorit të dytë të vitit. Njëkohësisht, pritjet e konsumatorëve për normën e papunësisë për gjashtëmujorin e ardhshëm kanë ardhur në rënie për të dytin tremujor radhazi.

Perceptimi për koston e jetesës është ulur, së bashku me pritje më të ulëta inflacioniste. Balanca e pyetjes lidhur me nivelin e kursimeve ka regjistruar një rritje të lehtë, me 2.9 pikë përqindje.

Page 6:  · Web viewKorrupsioni, ekonomia informale dhe marrëdhëniet me bankat renditen nga bizneset si faktorët me ndikimin më të madh në aktivitetin e tyre. Për tremujorin e tretë

Tabelë 1: Treguesit e besimit sipas sektorëve*.

Vlerat që nga T2-2002 2012 2013 Situata aktuale

min. mes. maks. T2 T3 T4 T1 T2 Koniunkturale** Strukturore***

Industri -18.1 -3.4 6.1 -9.8 -11.5 -9.9 -6.3 -11.6 ↓ --Ndërtim -41.1 -8.7 9.2 -29.1 -36.3 -40.5 -23.3 -29.3 ↓ --Shërbime -13.1 2.1 21.1 -6.7 -13.6 -3.0 -3.7 -17.6 ↓ --Konsumator -20.5 -12.4 -6.4 -14.5 -13.2 -16.3 -15.8 -10.5 -Burimi: Vrojtimi i besimit të konsumatorit, Banka e Shqipërisë.

*) Me përjashtim të treguesit të konsumatorit, treguesit janë llogaritur nga balanca të rregulluara sezonalisht..

**) Situata krahasuar me tremujorin e mëparshëm..

***) Situata për secilin tregues konsiderohet shumë e kënaqshme (+ +) kur treguesi është më shumë se 1 devijim standard më i lartë se mesatarja; situata konsiderohet e kënaqshme (+) kur treguesi është më pak se 1 devijim standard më i lartë se mesatarja; situata konsiderohet e pakënaqshme (-) kur treguesi është më pak se 1 devijim standard më i ulët se mesatarja; dhe situata konsiderohet shumë e pakënaqshme (--) kur treguesi është më shumë se 1 devijim standard më i ulët se mesatarja..

Tabelë 2: Balancat kryesore të sektorëve të ekonomisë (në pikë përqindje)*.

2011 2012 2013T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3-pritje

KërkesaTotal

-9.6-

17.5-

17.0-

20.6 -24.4 -24.0 -16.9 -22.38.7

Industri-4.8 -9.0

-14.1

-18.7 -19.0 -15.9 -16.7 -15.2

9.8

Ndërtim -22.3

-28.3

-30.2

-31.7 -41.6 -48.3 -28.3 -33.5

5.1

Shërbime-1.8

-15.3 -6.6

-11.4 -12.6 -7.9 -5.5 -18.4

11.1

Gjendja e përgjithshme e biznesitTotal

-7.3-

15.6-

17.9-

21.2 -27.1 -24.4 -15.0 -22.84.1

Industri-1.8 -7.3

-12.3

-18.3 -23.7 -20.6 -17.2 -18.0

11

Ndërtim -18.9

-26.1

-28.0

-33.3 -41.9 -45.5 -27.5 -27.4

-2.8

Shërbime-1.2

-13.4

-13.2

-12.2 -15.6 -7.1 -0.4 -22.8

3.9

ProdhimiTotal

-8.7-

16.1-

21.6-

20.8 -27.4 -29.0 -18.3 -25.96.2

Industri0.6 -7.4

-12.5

-14.0 -19.8 -15.8 -11.5 -18.2

9

Ndërtim -18.0

-24.7

-30.7

-27.6 -35.0 -42.3 -25.2 -33.7

3.3

KonsumatorëtSituata financiare -1.2 -4.6 -9.8 -12.7 -7.0 -12.1 -14.5 -9.7 5.2

Page 7:  · Web viewKorrupsioni, ekonomia informale dhe marrëdhëniet me bankat renditen nga bizneset si faktorët me ndikimin më të madh në aktivitetin e tyre. Për tremujorin e tretë

Çmimet pas 1 viti, në % 2.01 2.2 2.2 2.4 2.1 2.2 2.40 2.20Blerje të mëdha -38.6 -30.2 -44.8 -49.3 -48.2 -45.6 -54.2 -46.5 40.8Kursimi -45.6 -40.8 -43.9 -45.8 -46.2 -53.7 -54.7 -52.3 -47.0Burimi: Vrojtimi i besimit të konsumatorit, Banka e Shqipërisë.

*) Me përjashtim të sektorit të konsumatorit, balancat janë të rregulluara sezonalisht.

Grafik 6: Balancat kryesore të vrojtimit të konsumatorit.

-20

-15

-10

-5

0

5

10

2006T12006T22006T32006T42007T12007T22007T32007T42008T12008T22008T32008T42009T12009T22009T32009T42010T12010T22010T32010T42011T12011T22011T32011T42012T12012T22012T32012T42013T12013T2

Situata financiare

-30-25-20-15-10-505

1015

2006T12006T22006T32006T42007T12007T22007T32007T42008T12008T22008T32008T42009T12009T22009T32009T42010T12010T22010T32010T42011T12011T22011T32011T42012T12012T22012T32012T42013T1

Situata ekonomike

-60-55-50-45-40-35-30-25-20

2006T12006T22006T32006T42007T12007T22007T32007T42008T12008T22008T32008T42009T12009T22009T32009T42010T12010T22010T32010T42011T12011T22011T32011T42012T12012T22012T32012T42013T12013T2

Blerje të medha

-20-18-16-14-12-10-8-6-4-20

2006T12006T22006T32006T42007T12007T22007T32007T42008T12008T22008T32008T42009T12009T22009T32009T42010T12010T22010T32010T42011T12011T22011T32011T42012T12012T22012T32012T42013T12013T2

Situata e të ardhura-shpenzime

0

5

10

15

20

25

30

2006T12006T22006T32006T42007T12007T22007T32007T42008T12008T22008T32008T42009T12009T22009T32009T42010T12010T22010T32010T42011T12011T22011T32011T42012T12012T22012T32012T42013T12013T2

Papunësia_pritje

-60

-55

-50

-45

-40

-35

2006T12006T22006T32006T42007T12007T22007T32007T42008T12008T22008T32008T42009T12009T22009T32009T42010T12010T22010T32010T42011T12011T22011T32011T42012T12012T22012T32012T42013T12013T2

Situata e kursimit

Burimi: Vrojtimi i besimit të konsumatorëve, Banka e Shqipërisë.

Page 8:  · Web viewKorrupsioni, ekonomia informale dhe marrëdhëniet me bankat renditen nga bizneset si faktorët me ndikimin më të madh në aktivitetin e tyre. Për tremujorin e tretë

Grafik 7: Balancat kryesore të vrojtimit të bizneseve, të agreguara në nivel ekonomie.

-30

-20

-10

0

10

20

30

2006

T1

2006

T2

2006

T3

2006

T4

2007

T1

2007

T2

2007

T3

2007

T4

2008

T1

2008

T2

2008

T3

2008

T4

2009

T1

2009

T2

2009

T3

2009

T4

2010

T1

2010

T2

2010

T3

2010

T4

2011

T1

2011

T2

2011

T3

2011

T4

2012

T1

2012

T2

2012

T3

2012

T4

2013

T1

2013

T2

Kërkesa

aktuale pritje

-35

-25

-15

-5

5

15

25

2006

T120

06T2

2006

T320

06T4

2007

T120

07T2

2007

T320

07T4

2008

T120

08T2

2008

T320

08T4

2009

T120

09T2

2009

T320

09T4

2010

T120

10T2

2010

T320

10T4

2011

T120

11T2

2011

T320

11T4

2012

T120

12T2

2012

T320

12T4

2013

T120

13T2

Prodhimi

aktuale pritje

-25

-20

-15

-10

-5

0

5

10

15

2006

T120

06T2

2006

T320

06T4

2007

T120

07T2

2007

T320

07T4

2008

T120

08T2

2008

T320

08T4

2009

T120

09T2

2009

T320

09T4

2010

T120

10T2

2010

T320

10T4

2011

T120

11T2

2011

T320

11T4

2012

T120

12T2

2012

T320

12T4

2013

T120

13T2

Inventarët

aktuale pritje

-40-30-20-10

01020304050

2006

T120

06T2

2006

T320

06T4

2007

T120

07T2

2007

T320

07T4

2008

T120

08T2

2008

T320

08T4

2009

T120

09T2

2009

T320

09T4

2010

T120

10T2

2010

T320

10T4

2011

T120

11T2

2011

T320

11T4

2012

T120

12T2

2012

T320

12T4

2013

T120

13T2

Situata e përgjithshme ekonomike

aktuale pritje

-30

-20

-10

0

10

20

30

2006

T1

2006

T2

2006

T3

2006

T4

2007

T1

2007

T2

2007

T3

2007

T4

2008

T1

2008

T2

2008

T3

2008

T4

2009

T1

2009

T2

2009

T3

2009

T4

2010

T1

2010

T2

2010

T3

2010

T4

2011

T1

2011

T2

2011

T3

2011

T4

2012

T1

2012

T2

2012

T3

2012

T4

2013

T1

2013

T2

Gjendja e përgjithshme e biznesit

aktuale pritje

-25

-20

-15

-10

-5

0

5

10

15

2006

T1

2006

T2

2006

T3

2006

T4

2007

T1

2007

T2

2007

T3

2007

T4

2008

T1

2008

T2

2008

T3

2008

T4

2009

T1

2009

T2

2009

T3

2009

T4

2010

T1

2010

T2

2010

T3

2010

T4

2011

T1

2011

T2

2011

T3

2011

T4

2012

T1

2012

T2

2012

T3

2012

T4

2013

T1

2013

T2

Punësimi

aktuale pritje

Burimi: Vrojtimi i besimit të biznesit, Banka e Shqipërisë.

Page 9:  · Web viewKorrupsioni, ekonomia informale dhe marrëdhëniet me bankat renditen nga bizneset si faktorët me ndikimin më të madh në aktivitetin e tyre. Për tremujorin e tretë

Aneks

Shpjegime metodologjike

-Balanca është treguesi që përdoret më shpesh për agregimin e të dhënave cilësore nga vrojtimet. Ajo llogaritet si diferencë midis përqindjes së përgjigjeve pozitive dhe përqindjes së përgjigjeve negative. Balanca shprehet në pikë përqindje.

-Treguesi i Besimit (TB) ndërtohet për çdo sektor dhe llogaritet si mesatare e thjeshtë e balancave të rregulluara sezonalisht, të treguesve të cilët kanë korrelacionin më të lartë me serinë e referencës (serinë e të dhënave reale të ekonomisë).

-Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) përmbledh të gjitha balancat (13) e përdorura për llogaritjen e treguesve të besimit për të katër sektorët, të peshuara sipas aktivitetit ekonomik. Ai shpreh me anë të një treguesi të vetëm ndjesitë për aktivitetin ekonomik në vend, të dy prej grupeve kryesore ekonomike: biznesit dhe konsumatorëve.