117
Ç’kemi nga Shqipëria, babi ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------ 1

What's up from Albania, dad ?

  • Upload
    luanz

  • View
    1.068

  • Download
    11

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

1

Page 2: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

2

Page 3: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

MIKELANXHELO - Krijmi i Adamit Afresk – Capella Sistina, Vatican 1510

Nësë dikush nuk e ka parë Kapelën Sistine nuk mund të imagjonojë se çfarë është në gjëndje të krijojë njeriu.

- Johann Wolfgang Goethe, Romë 1787-

3

Page 4: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Gruas time, dhe dy fëmijëve tanë

4

Page 5: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

PERMBAJTJA

Ç’kemi nga Shqipëria, babi ?..…………………………………...7

I. INTERVISTA Përballje me korrupsionin politik...........................................11 Shkolla e filmit “Marubi”........................................................20

II. KULTURA SI IDENTITET DHE PRAKTIKE POLITIKE

Kultura dhe civilizimi…………………………………………….......24 Kultura në praktikën politike shqiptare......................................27 Vlerat kulturore europiane dhe kultura kombëtare.................31 Për një politikë kulturore .............................................................34 Çë në ty po vluen ? ……………………………………………........36 Fjala për Librin...............................................................................41 Çohuni djema shaloni atin..........................................................45

III. PERSIATJE SEMIOTIKE

Kultura shqiptare në dallgët e Globalizimit...............................52 Vitaliteti i kulturës shqiptare………………………………………...56 Albdramatika ose drama e një emri..........................................59 Demokracia në kulturën shqiptare.............................................62 Lufta në Irak dhe ndeshja e civilizimeve....................................66 Kronikë shqiptare për luftën italo-greke.....................................72

IV. NE SKENE DHE PAS KUINTAVE

Sheshi Ballkanik………………………………………………………..77 Ngrirja e Krushqëve (ose dështimi i vizitës Kadare në Selanik)……86 Me Presidentin shqiptar……………………………………………...93 Me Venizellosin………………………………………........................97 Luli i Kretës.....................................................................................101

VI. LAST but not the LEAST

Çfarë Ministrie i duhet Kulturës Shqiptare................................107 I falem nderit tuaj…………………………………………………….114 Kënga e fundme..........................................................................116

5

Page 6: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Thanë për librin... Xhevahir Spahiu Akademik, poet

Një libër “sui generis”, për nga ndërtimi bashkëkohor, për nga problematika, për nga mënyra e të shkruajturit. Një eseistike shkencore-letrare që të nxit mendimin dhe të vë në lëvizje. Prof. Dr. Agron Tato Ish-Ministër i Kulturës

Ky libër është i shkruar me mençurinë e një shkencëtari, me një kujdes estetik të derdhur në një formë letrare të vecantë edhe tërheqëse, sa të shtyn që ta lexosh përsëri. Ilirjan Zhupa Poet

“Ç’kemi nga Shqipëria, babi ?” i Luan Zykës është një libër që i mungonte bibliotekës sonë, Nikos Tendas Poet dhe përkthyes, President i shoqatës së shkrimtarëve të Epirit

Naimi, dishepulli i kulturës dhe ndjenjës kombëtare shqiptare ka mbaruar gjimnazin “Zosimea” në qytetit tim të Janinës. Edhe Luani ka kryer univeristetin dhe doktoraturën në universitetet tona. Personalisht ndjehem krenar. Prof. Dr. Pirro Thomo Arkitekt

Janë të rrallë këta libra në Shqipëri që sjellin mendime të politikave kulturore.

6

Page 7: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

E u’ maa

due tëh enbaronj vepërënë teme...

- GJON BUZUKU - Ç’kemi nga Shqipëria, babi ?

Pasi kryetari i Trupit Gjykues të Apelit dha Vendimin që Luan Zyka të kthehet në detyrën e tij,

Sekretar i Përgjithshshëm i Ministrisë së Kulturës, u nisa menjëherë pranë familjes time në Selanik,

atje ku fëmijët e mi vazhdonin shkollën, vajza filloren dhe djali në gjimnazin Amerikan “Anatolia”.

Ishte java e Pashkëve dhe Lirika me Anën nuk ishin në shtëpi. Derën ma hapi djali, dhe pasi u përqafuam vajtëm e u ulëm në

sallonin e ndenjes.

Piva një gotë ujë duke ledhatuar me vështrim të përmalluar gjithshka më shihte syri.

Jo se kisha munguar për shumë kohë; gjithë këto vite që shkoja e vija në Shqipëri

nuk kisha bërë më shumë se 10 ditë pa ardhur në shtëpi. Ishte malli që ndjejmë për të zakonshmen që e kalojmë pa vënë re

kur papritur zbulojmë përjetimin e saj brenda nesh.

Ashtu në lëvizje sytë takuan vështrimin e djalit tim dhe të dy vështrimet u mbërthyen si vazhdim i njëri

tjetrit. Nuk po flisnim. Komunikonim me mijrat e fotoneve që dilnin

nga sytë e njerit dhe shkonin tek tjetri për të hedhur dritë mbi fletët e shpirtit. Po lexonim njeri tjetrin…

7

Page 8: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Befas, ai vë dorën tek gjuri im dhe thotë; - ç’kemi nga Shqipëria, babi ?

- Fitova , i thashë, dhe vështrimi tani më mbeti sipër tij. -

- Mirë që fole njëherë, o babi, tha ai se gjithë këto kohë kur vije nga Tirana unë të pyesja gjithmonë,

ç’kemi nga shqipëria, babi ? ndërsa ti më shikoje në sy duke mos folur asnjë fjalë,

por përsërisje ca tinguj ç…,ç,,,,ç…pf…pf…me supet ngritur lart.

Dhe ai nuk foli më, as nuk më pyeti se çfarë fitova, por shkoi në dhomën e tij për t’u marrë me punët e veta. Siç duket, fakti që unë arrita ti kthej përgjigje me fjalë dhe jo me tinguj zanorë pyetjes që e brente kaq kohë,

e qetësoi shpirtin e tij fëminor.

Por pyetja e tij, “Ç’kemi nga Shqipëria, babi”, oshëtinte tashmë në tërë qënien time duke zgjuar gjithshka.

Çfarë ndjente ai, kur në vend të përgjigjes me fjalë

merrte ca mesazhe të pa deshifrueshme jo vetëm prej tij, por as edhe nga unë vetë ?

Po çfarë ishin ato shenja, ato belbëzime, ato flluskime, ato

piskaja…?

Ishin shkëndija zanore që dilnin drejt e nga shpirti, se zëri afër shpirtit është.

Dhe, si më afër shpirtit, ato zëra mbanin mbi vete energjinë e tij.

Po ku, dhe si ta mbante gjithë këtë energji zëri, natyra e tij nuk është për të mbajtur energji,

por për të përcjellë lajmin se atje, në vlimet e shpirtit, në zanafillë, një qënie po lindte…

…Bëni gati ujin, pelenat, djepin…

8

Page 9: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Zanafilla, filli i zërit, kishte hapur elikat e ADN

duke filluar transkriptimin e geneve. Nga tingujt e zërit po krijoheshin gërmat, fjalët, fjalitë;

përrenj të tërë që derdheshin në fletë letre duke mbushur shtratin e këtij libri.

Vallë, janë përgjigje të pyetjes së Aleksandrit ;

« Ç’kemi nga Shqipëria, babi ? », apo kjo është pyetja e vetvetes time… ?

(Maj 2003)

9

Page 10: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

I. INTERVISTA

10

Page 11: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Për çfarë përdoret pushtetit politik në Shqipëri ?!

Përballje me korrupsionin politik

Z. Zyka, çfarë ndodhi me ju që ju larguan nga detyra që kishit?

Problemi për të cilin po flasim në thelb nuk është vetëm i imi, por i gjithë sistemit të Shërbimit Civil në Shqipëri i cili nuk funksionin normalisht, sidomos pozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm në institucionet qendrore. Eshtë shpresëdhënës roli aktiv informues, analizues dhe mbështetës i shtypit në pasqyrimin e problemeve të ngrehinës së skeletit të Administratës Publike të shtetit shqiptar, se pa këtë ndërtesë nuk mund të funksionojë në mënyrë demokratike as shteti, as edhe vetë shoqëria e re që rrekemi të ndërtojmë. Ndaj edhe Europa po merret veçanërisht me politikën e Administratës Publike tek ne.

Siç është bërë e njohur tanimë edhe në shtyp, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Arta Dade në datë 18 tetor ka lëshuar një urdhër për lirimin tim nga Shërbimi Civil si Sekretar i Përgjithshëm i kësaj ministrie. Paligjëshmëria e këtij farë urdhëri është theksuar edhe nga Departamenti i Administratës Civile pranë Këshillit të Ministrave i shprehur me shkresë zyrtare më datë 6 nëntor.

Pasi z. Dade kishte kalur dy muaj me barrën e pranisë time në ministri, më së fundi e shkarkoi këtë mundim, kur një mbrëmje më vijnë të

11

Page 12: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

dërguarit e saj në zyrë për të më njoftuar marrjen e masës disiplinore ndaj meje. (Nuk është sekret tju them se nga njerëzit e saj të afërt isha lajmëruar në fshehtësi që para dy javësh se ishte dhënë urdhëri i gatimit të pretekseve për shkarkimin tim.) Ato ditë gjithë nëpunësit e ministrisë ishin angazhuar ditë e natë, të shtunë e të djelë në ndjekje të pasojave të përmbytjeve të objekteve kulturoro-sportive, ato ditë po zhvillonim analizat 9-mujore me çdo drejtori të MKRS. Por urdhëri ishte dhënë gjëma të bëhej, koha nuk priste, pse ?!

Sipas ligjit, të cituar edhe në shkresën e saj, u paraqita në orën e caktuar për tu sqaruar rreth vërejtjeve të eprorit tim bashkë me përfaqsuesin tim ligjor, avokatin e njohur z. Viktor Ikonomi. Por A. Dade, jo vetëm nuk pranoi sqarim nga ana ime e Sekretarit të Përgjithshëm, drejtuesit administrativ të ministrisë, por nuk pranoi as edhe avokatin tim, siç e parashikon ligji dhe vetë ajo në shkresën drejtuar mua, duke shkelur një nga të drejtat themelore të së drejtës njerëzore në shekullin e 21-të, duke shkelur ligjet që vetë i kishte votuar më 1999 në parlamentin shqiptar. Shkoi dhe më tej ministrja analfabete e ligjeve dhe e aftë si përfaqsuese e arbitraritetit politik të kohës despotike, kur i jep urdhër sekretares së vet me të bërtitur; - “ma pastro paradhomën nga këta” (?!) duke treguar mua dhe avokatin tim, z. Viktor Ikonomi.

Për këtë shkelje të rëndë ligjore dhe etike protestoi edhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë tek krerët më të lartë të shtetit. Këto shkelje despotike ligjore dhe veprime jo normale zor se mund të imagjinojë ndokush se janë kryer nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë. Si erdhët ju në këtë detyrë ?

Unë erdha me shumë dëshirë në këtë detyrë pas konkursit të kryer në maj të këtij viti. Erdha pasi kam jetuar e studjuar për shumë vjet, që nga viti 1981 kur fillova studimet universitare në Universitetin “Aristotel” të Selanikut, Greqi, të cilat i mbarova më 1987 edhe u ktheva në atdheun tim ku u emërova Pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Në periudhën 1992 – 1998 mbrojta shkëlqyeshëm doktoraturën po në Universitetin “Aristotel” të Selanikut, ku isha edhe Bashkpunëtor

12

Page 13: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Shkencor. Por asnjëherë nuk u shkëputa nga vendi im ku vija edhe jepja mësim në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Ndërkohë përktheva në greqisht poezi të Lasgushit dhe Kadarenë, dhe gjithashtu poetët grek Kavafis, Ricos Elitis në shqip. Kam shkruajtur artikuj për kulturën dhe problemet shqiptare në shtypin grek. Me një fjalë dua të them se atje unë isha edhe njeriu, si gjithë të tjerët, por edhe “i veçanti” si shqiptar, gjë e cila të kushton në vendet ballkanike me nacionalizëm të theksuar.

Ndoshta ky është edhe shkaku që mbart me vete një kompleks, një kompleks të ngjizur me vite të tëra në karakterin tim, kompleks i racës dhe vendit tim me probleme. Kjo më shqetësonte shumë atje në Greqi, ku vazhdimisht mendoja dhe mendoj se si individë ne shqiptarët jemi ambiciozë, të zgjuar, e duam të renë. Por, atdheu i këtyre njerëzve të zgjuar ishte pa ambicije, ishte më i prapambeturi i Europës, dhe ky fakt plagoste shpirtin tim atje në Selanik, kudo; në laboratore shkencore, në leksione me studentët, në shoqëri.

Ndaj edhe si shqiptar u ngushëllova me këngët, vallet dhe veshjet me kulturën ekombit tim, ajo më ngrohte, ajo më nderonte tek grekët. Kështu, iu dhashë kulturës, si të thuash u dorëzova në shpirtin krijues të kombit tim, dhe tashmë isha gati për ti shërbyer.

Po me z. Tato, parardhësin e Dades, si i kishti marrëdhëniet ?

Kur z. Agron Tato u emërua Ministër i Kulturës, Rinisë dhe

Sporteve në qeverinë Majko, u zhvillua edhe konkursi për Sekretar të Përgjithshëm ku fitova unë në treshen e parë dhe në maj u emërova në këtët detyrë. Marrëdhëniet me ish Ministrin Agron Tato ishin shumë konstruktive, kishin në bazë përkushtimin për kulturën kombëtare, mirëbesimin dhe respektin reciprok.

Koncepti im për administratën e kulturës ishte modernizimi i vazhdueshëm i saj, dhe ky modernizim duhej filluar nga faktori njerëzor, ndërgjegjësimi i tyre për rolin e madh që

13

Page 14: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

kishin, vendosja e objektivave të qarta dhe të realizueshme brenda fushës orbitale të pozicionit të tyre, nxitja e nismave dhe pjesmarrja aktive në to e vetë nëpunësve.

Ne me z. Tato po ndërtonim një politikë të hapur ndaj krijuesve të kulturës, sportit dhe rinisë shqiptare. Konkretizim i kësaj politike ishte vendosja e kushteve demokratike në funksionimin e administratës shtetërore. Transparencë kudo, në planin politik me zhvillimin e tre simpoziumve kombëtare të kulturës, pjesmarrje sa më e madhe në vendimarrje me krijimin e grupeve të punës (think tank–un e kulturës, sportit dhe rinisë), transparencë në trajtimin e fondeve për projektet etj.

Për herë të parë pas vitesh vendosëm lidhje me kulturën lokale (edhe pse ekziston një ligj I paplotë). Për herë të parë në kulturën shqiptare ne prezantuam një plan për lidhjet kulturore me diasporën në kuadër të strategjisë kombëtare të kulturës, dhe së bashku me poetin Xhevahir Spahiu krijuam çmimin “De Rada” për krijuesit shqiptare të diasporës me qëllim orientimin e energjive të tyre krijuese drejt kulturës kombëtare.

Këto ishin në përgjithësi tre muajt e parë të mia si Sekretar i Përgjithshëm i MKRS. Dita e punës ishte deri në 9 – 10 të natës, por nuk më lodhte. Kisha një ngutje për të kryer gjërat sa më shpejt sepse problemi kyç i zhvillimit të vendit është ritmi i ulët, humbja e kohës së paprogramuar, harxhuar në përsiatje dhe thashetheme. Si e pritët ndryshimin e titullarit ?

Çdo ndërrim qeverie për 5 muaj nuk kalon pa pasoja, sidomos në

kushtet e tranzicionit shqiptar ku organizmi shtetëror nuk është veçse një foshnjë delikate.

Në krye të MKRS erdhi A. Dade. Mendova se me një drejtues që kishte qenë ministre këtu më 1997, kur kishte marrë pjesë edhe në promovimin e përkthimit të Kavafis-it tim te Lidhja e Shkrimtarëve, në shatator të 1997 do të vazhdoja me të njëjtin pathos punën time.

Prita të më thërriste në takim ministri, u përgatita me raporte për gjendjen në ministri, për punët që nuk prisnin, për strategjinë kombëtare të kulturës… Asnjë përgjigje. Kush ishte i padëshirueshëm; unë si Sekretar

14

Page 15: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

i Përgjithshëm, Sekretari i Përgjithshëm si unë, apo vetë pozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm në ministri ? Më vonë duke biseduar me kolegët e mi të ministrive të tjera mësova se ata ishin në një gjendje të tillë latente. Më shumë nuk mund të goditej funksionimi i administratës publike, më larg nuk mund ti rrinim Europës.

Po ku ishin idetë politike të drejtuesit të ministrisë, cilat ishin administrimi i tyre dhe i çështjeve publike nga ministrja me emër arti . Për çfarë po përdorej fuqia e pushtetit politik ?!

Dhe “politika” nuk vonojë të fryjë, politika e frymëzuar nga lajmet e kafeneve dhe të floktoreve, politika mishngrënese e ndërrimit të kuadrit. Një drejtore e veshur në të zeza si perçeshpërndarësi otoman shkonte nga zyra në zyrë duke dhënë lajmet e para për preferencat e ministrit. Dy drejtorë të dorëhequr, dhe lista vazhdonte…

Një ditë, unë Sekreatri i Përgjithshëm mora vesh se ministrja Arta Dade kishte dhënë urdhër, (kujt ? Si ?) që dyert e zyrave të rrinin mbyllur. Artistë të Popullit dhe

Mjeshtra Sporti nuk priteshin më nga ministri përgjegjës i shtetit

të tyre, ministria në terr dhe në heshtje. O zot, çfarë energjie e zezë do ti shkonte kulturës shqiptare nga kjo qeli !?

Kjo ishtë politika dhe strategjia e Arta Dades dhe e kabinetit të saj. Ky ishte imitimi grotesk dhe mjeran i Kleopatrës së Egjyptit, të cilën Danteja e përshkruan në rrethin e dytë të ferrit si mëkatëre … të arsyes njerëzore. Pas asaj eksperience, si i spjegoni ju sot raportët që krijojnë titullarët me nëpunësit ?

Eshtë e njohur në teoritë sociale marrëdhënia klientale në

sistemin politik me krijimin e një rrjeti marrëdhëniesh në favor të “peshkatarit” politikan. Disa studjues bile i konsiderojnë këto marrëdhënie si element përbërës dhe të natyrshëm të sistemit politik, ndaj edhe korrupsioni politik gjen fushë veprimi deri tek mekanizmi shtetëror. Por këtu problemi fillon edhe merr përmasa sasiore sepse nëse ky element, krijimi i një rrjeti marrëdhëniesh

15

Page 16: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

klientale, është zgjedhje strategjike e politikanit ku ai zëvëndëson proçesin politik me metoda drejtimi të një firme biznesi me kriter jo rregullat ligjore por rezultatin dhe fitimin, atëhere ky rrjet marrëdhëniesh përfundon në korrupsion ekonomik dhe në përgjithësi në abuzim me fuqinë e pushtetit.

Dhe në të tilla kushte despotizmi politik – si pauzë e dhimbshme e vazhdimësisë historike - mënyra më e mirë e reagimit tim ishtë forcimi i përgjegjshmërisë në punë dhe pavarsisë personale si dy shtylla të qëndrimit tim aktiv. Në këto kushte mendova se do të vazhdoja punën time, por deri kur…? Si ishin kontaktet e para me ministren Dade ?

Që në ditët e para të ardhjes në ministri, në takimin e parë eprori

im znj. Arta Dade më kërkon dorëheqjen sepse…”nuk kishim koncepte të njëjta për kulturën”. Asnjëherë nuk kishim biseduar për asgjë e jo më për kulturën. - Më se e natyrshme, të mos kemi koncepte të njëjta, i thashë, unë kam 18 vjet që studjoj dhe jetoj në një vend me ide demokratike dhe jo me ideologji despotike. i thashë të shikonte CV time, të uleshim si titullari me drejtuesin administrativ të ministrisë, dhe koha do të tregonte. Por ishte i qartë paragjykimi dhe paramendimi i eprorit tim.

Nuk i interesonte zotnies Dade as Cv ime, as përkushtimi im, as puna ime, asnjë normë morali njerëzor, as edhe ligjet e shtetit për administratën shtetërore; atë e shqetësonte vetëm prania ime aty tek çifliku i saj.

Unë vendosa të konkuroj dhe të punoj si Sekretar i Përgjithshëm kur lexova i mrekulluar se në shtetin tim kishte një paketë ligjore nga më përparimtaret në Europë, me struktura shtetërore ekzekutuese dhe kontrolluese si Departamenti i Administratës Civile dhe Komisioni i Shërbimit Civil. Këto janë shtylla dhe lëndë e fortë të ndërtesës shtetërore në shërbim të qytetarit dhe zhvillimit të shoqërisë, sado i madh të ishte presioni militant politik, i natyrshëm deri në një farë mase.

16

Page 17: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Unë erdha në këtë punë me ide të qarta dhe frymë demokratike për rolin e madh të kulturës për ne shqiptarët si shprehje e nivelit shpirtëror të popullit tim, si tregues i nivelit të aftësive, si burim energjie krijuese të shqiptarëve. Një popull i vogël dhe me histori të dhimbshme si e jona duhet të jetë shumë nikoqir me pasuritë e veta. Dhe pasuria për mua është mënyrë jetese, pra kultura e jetesës ndaj edhe desha të ndikoja në fisnikërimin dhe shtimin e kësaj pasurie, ashtu si shkruan Bajroni për ne; “Virtytet nuk u mungojnë, veçse të ishim pak më të arrira”. Për të “arrirë” virtytet tona duhet të punojmë të gjithë, sepse kjo është fytyra dhe shpirti ynë i përbashkët. Por siç duket këto nuk i kishim të përbashkata me ministren e shtetit tim. Gjatë kohës që keni punuar së bashku, çfarë problemesh keni pasur ?

Kontradiktat me të në konceptin funksional të kulturës dhe administratës së saj shtetërore u shprehën në shumë raste. Por më flagrant ishe hartimi i programit 3-vjeçar të MKRS. Si mund të drejtosh një institucion pa program, si mund të hartohet një program pa ngritur një ose më shumë grupe punë, si mund të ngresh dhe çfarë do të koordionjnë grupet e punës pa pasur orientimin politik të drejtuesit të institucuionit ? Por drejtuesi I ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve as nuk u mor me organizimin e programit, as nuk pranoi takimet që i kërkoja unë çdo ditë për këtë çështje, as nuk mblodhi një herë drejtorët për udhëzime apo për diskutime.

Jo vetëm kaq, në mënyrë tinzare Shefi i Kabinetit më sjell mua më 13 tetor urdhërin e Kryeministrit të 7 gushtit për përgatitjen e programit !? Edhe kjo çështje e rëndësisë kombëtare u përdorur në mënyrë tinzare nga kabineti i ministrit apo nga vetë Arta Dadeja. Programi 3-vjeçar vetëm program nuk është dhe për këtë nuk mund të ndjejë ngushëllimin cinik askush, por e vërteta duhet të dalë dhe fajtori duhet të japë llogari, të paktën para kulturës, sportit dhe rinisë shqiptare për aq sa shpresohet tek drejtues të tillë.

17

Page 18: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Cili ishte keqkuptmimim më i madh ? Strategjia kombëtare në kulturë ishte tjetër papërgjegjshmëri politike ministres. Unë kisha kohë që i theksoja Shefit të Kabinetit për nivelin e ulët të Raportit Kombëtar, për mos përgatitjen e duhur për zhvillimin e Takimit me përfaqsues të Këshillit të Europës. Por, përtej perdes së hekurt nuk vinte asnjë shenjë. Punët gatueshin atje. Dhe Takimi u zhvillua, diskutime pa bosht, salla e mbushur vetëm me nëpunësit e ministrisë, gazetat theksonin mungesën e vizionit për kulturën kombëtare. Iku edhe një rast për kulturën shqiptare, humbën edhe ca kohë me paaftësinë tonë për të bërë strategji. Ndërsa Dade i çirrej në çdo mbledhje drejtorit të marrëdhënieve me jashtë pse nuk i kishin ardhur ambasadorët në atë “show kulturor”. Po si arriti t’ju largonte nga detyra, kur dihet se ju mbroheni nga Shërbimi Civil ?

Ministrja përgjonte në gjuetinë e shtrigave ndaj meje, Sekretarit të Përgjithshëm, duke shfrytëzuar çdo pretekst, çdo veprim ose mosveprimin tim për të më fajësuar. Rast flagrant i shfrytëzimit të veprimtarisë simë për fajësi ishte aktiviteti “Drejt Sheshit Ballkanik”. Unë jam bashkëthemelues i këtij aktiviteti kulturor në Selanik të Greqisë. Atje për disa vjet me rradhë, çdo gusht kemi sjellë ansamble artistike nga Shqipëria si; Ansambli i Këngëve dhe valleve, Liceu artistik “Jordan Misja”, kori i të cilit këndoi këngë bizantine në shqip brenda në kishat greke, Ardit Gjebrea, Manjola Nallbani, Ardian Trebicka etj.

Me ndëryrjen e ish Ministrit Agron Tato pranë Minstrit grek Venizellos bëmë të mundur që ky aktivitet të fillonte nga Tirana, që edhe Tirana të bëhej një ditë “Shesh Ballkanik” i kulturës. Dhe veprimtaria me këngëtarë shqiptarë dhe grekë u zhvillua me sukses, me komente të mira nga shtypi shqiptar dhe ai grek. Pikërisht, për këtë aktivitet, për këtë pëpjekje të politikës sonë kulturore me jashtë dhe sidomos me emigrantët shqiptarë, ministrja Dade mendoi të më godasë. Bile mllefi e verbëroi deri atje sa në Urdhërin e shkarkimit tim A. Dade shkruan se shkaku i largimit të ish Ministrit të Kulturës Agron Tato ishte dështimi i aktivitetit “Drejt

18

Page 19: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Sheshit Ballkanik” (!?). Absurditeti deri në trillim dhe fajsim politik. Ish - ministri u largua me ndërrimin e qeverisë më 31 korrik ndërsa aktiviteti u zhvillua më 17 gusht.

Veç kësaj, këtë ndodhi e përjetova me dhimbje, sepse me ata njerëz që erdhën e kënduan këtu unë kisha ngritur kulturën dhe flamujt shqiptarë atje në Selanik, ndërsa ministrja e kulturës së shtetit shqiptar më luftonte (!?). Dhe kush, ministrja që financoi pas një muaji me 15 milion lekë nga taksapaguesit shqiptarë (për aktivitetin “Drejt Sheshit Ballkanik” u dhanë më pak para) një këngëtar grek me emrin Triandafillos, të cilin as vetë grekët nuk e njohin, për të cilin protestuan emigrantët shqiptarë nga Athina (gazeta “Shekulli”). Kjo ishte politika kulturore dhe e kuadrit e A. Dades në gjithë madhështinë e vet abuzive dhe hipokrite.

Dhe kur një politikan vërtitet rreth vetes së tij, duke treguar vetëm mungesë respekti për njerëzit dhe për shtetin, duke vepruar vetëm me instiktet e hakmarrjes dhe të hipokrizisë, kjo është shprehje e mos përshtatjes së tij në një civilizim kompleks siç është ky që jetojmë sot. Kjo sjellje është rezultat i betejes së instikteve me kulturën në karakterin e njeriut, siç thekson Frojdi.

Politikanë të tillë që spjegohen vetëm me shkencën frojdiste, i ngjajnë atij organi rudimentar që nuk funksionon tek njeriu, apendesitit. Dhe politika shqiptare ka apendesitët e saj, të cilët kur aktivizohen politikisht helmojnë jo vetëm vendin ku gjenden, por mund të rrezikojnë gjithë organizmin.

Kështu edhe kultura shqiptare e jetesës, kultura e sportit, kultura e rinisë, kultura e Shqipërise së re demokratike nuk mund të drejtohet nga rudimente të kohës së mbrapshtë. (Intervistë te gazeta “KohaJonë, 12.11.2002)

19

Page 20: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Mjaft shtiza i ngulëm shpirtit tonë.

Për Shkollën e Filmit „MARUBI“ Cili është mendimi juaj lidhur me debatin e hapur mes MKRS-së dhe regjisorit Cashku ?

Lidhur me debatin në fjalë, që në fillim duhet të shkëputemi nga niveli i zhvillimit ku duan ta katandisin disa këtë problem madhor të kulturës shqiptare. Një debat për artin e shtatë, atë kinematografik, nuk munt të fillojë nga përqindjet e pazareve dhe presjet e akteve nënligjore të paplota. Prandaj unë mendoj se para së gjithash duhet ta shohim problemin nga kryet, nga politika e artit filmik që ndiqet në Shqipëri, nëse ekziston ndonjë e tillë. A mundet të jeni më konkret në këtë që thoni ?

Po. A i duhet Shqipërisë zhvillimi i artit filmik, a i duhet kombit shqiptar përjetësimi në skenën filmike të kohës që kalojmë apo i historisë së këtij kombi? Nuk besoj se do të thoshte ndokush jo. Por zgjidhjen e kësaj ceshtjeje e jep vetëm hartimi i një politike kulturore të artit filmik, formuluar qartë, me bashkpjesmarrjen e të gjithë komponentëve të kësaj fushe, të shtjelluar në program të saktë pune e të mbështetur me nisma ligjore, të cilat shpejtojnë zhvillimin e kinematografisë shqiptare dhe jo të shërbejnë si mjegull për të vepruar me të ngecur, sipas rastit, interesave të ngushta dhe paragjykimeve. Edhe në

20

Page 21: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

shkrimet e mia të mëparshme kam shtruar nevojën e hartimit të një strategjie kulturore, duke përfshirë artin filmik, plotësuar me hartimin e një boshti legjislativ që të mbështesë këtë strategji. Ky është problemi i parë dhe themelor që duhet të zgjidhë politika dhe komuniteti i artit filmik shqiptar. Po problemi i dytë cili do të ishte sipas jush ?

Problemi i dytë në këtë „debat“ është objekti i ish- Kinostudios, e cila për ne shqiptarët përbën kultin ku lindi, u përkund dhe u zhvillua filmi shqiptar. E dini që ish – Kinostudion e kanë mbuluar ferrat ? Si për të na thënë se ajo është tashmë një ish për filmin shqiptar. Unë po ju përmend një fakt të dhimbshëm. Vjet, gjatë një zjarri „të rastësishëm“, kemi lotuar para hirit të karrikes dhe tavolinës së shkrumbosur ku është ulur heroi ynë në filmin „Skënderbeu“

Duke e parë ish-Kinostudion gjeografikisht, jashtë qendrës së Tiranës, mendoj se është rast i shkëlqyer i shfrytëzimit të këtij gjigandi të fjetur për t‘a kthyer në gjendër vitale të krijimit kulturor. Në këtë mënyrë u japim zgjidhje dy cështjeve;

Së pari me riaktivizimin e kësaj qëndre në origjinën e saj, në vazhdimësinë e fushës filmike, ne mbajmë gjallë vazhdimësinë e institucioneve tona kulturore, historinë e tyre, vetë vazhdimësinë e shtetit tonë.

E dyta, kjo qendër e rigjallëruar do të shërbejë si gjendër hormonale duke zgjeruar jetën kulturore të kryeqytetit tonë, e cila sot përsillet vetëm rreth Lanës. Cili do të ishte mendimi juaj konkret për shkollën e filmit dhe multimedias „Marubi“ ?

Kam biseduar me shumë personalitete të filmit, të cilët me sinqeritet e pranojnë domosdoshmërinë e vazhdimit të kualifikimit të tyre me konceptet, metodat dhe teknikat e reja të krijimit filmik. Dhe si mund të zhvillohet arti filmik modern në Shqipëri pa

21

Page 22: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

shkollë ? Në botë vlerën më të madhe në treg nuk e ka qeraja e tokës apo e objektit, nuk e ka vlera e teknikës dhe e bojrave, por e ka njohuria (know-how). Pikërisht, përhapja dhe përvetësimi i njohurive të reja është objektivi i një shkolle. Problemet ligjoro-teknike të ngritjes dhe funksionimit të kësaj shkolle janë objekt i një grupi punë i ngritur për këtë qëllim, i cili mund të gjejë zgjidhjen më të mirë për hapjen e shkollës filmike „Marubi“. A jeni entuziast për për të ardhmen e kinematografisë shqiptare ?

Cështja më delikate këtu qëndron te krijuesit e artit filmik shqiptar. Ata në vetvete përbëjnë kapital kulturor për shoqërinë tonë. A nuk është kapital kultuor Piro Milkani, Viktor Gjika, Kujtim Cashku, Albert Minga, Gjergj Xhuvani, Ylli Pepo, Saimir Kumbaro, Vladimir Prifti, Esa Musliu, Ibrahim Mucaj etj. etj. ? Këta artistë duhet të jenë në kujdesin e parë, pastaj qeratë dhe ligjet e pasakta. Mos duhet ti degdisim edhe këta nëpër botë? Kombi shqiptar e ka të ngulur në shpirt shtizën e Mirela Manjanit. Kujt nuk i dhemb të mos merret me kulturën shqiptare. (Intervistë te „Gazeta Shqiptare“, 20.09.2003)

22

Page 23: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

II. KULTURA SI IDENTITET DHE PRAKTIKE POLITIKE

23

Page 24: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Kultura edhe civilizimi; Dy të kundërta, Apo, Harmoni e zhvillimit !

Kultura dhe Civilizimi Pyetjes se çfarë është kultura, do të ishte më e udhës të mos i përgjigjeshim me një përkufizim, sepse thjesht do të shtonim edhe ne një syresh mes qindra përkufizimeve që kanë formuluar shumë studjues në botë. Përqasja ime, edhe pse nuk synon studimin semiotik, as antropologjik, as edhe social të konceptit “kulturë”, megjithatë është e detyruar të shkojë mes hullive historike të përdorimit të saj. Që kur Ciceroni shkruante: “Cultura animi philosofia est” dhe deri sot, fjala “kulturë” vazhdon të jetë shprehja më e përkryer e jetës së njeriut. Që kur Volteri në veprën e tij “Essai sur les moeurs et sur l’esperit des nation” (Sprovë rreth zakoneve dhe shpirtit të kombeve) formuloi i pari konceptin e kulturës dhe deri sot, kuptimi i termit “kulturë” ka pësuar metamorfozën e vet sipas vetëdijes dhe vetëpërcaktimit të çdo grupimi shoqërore që e përdor. Ajo është fusha orbitale ku njeriu përcakton veten krahasuar me tjetrin, me shoqërinë dhe me botën që e rrethon. Duke qenë objekt dhe njëkohësisht subjekt i vetëdijes njerëzore, kultura nuk është një anë e jashtme dhe sipërfaqësore e jetës njerëzore, as edhe nuk përfaqsohet vetëm me krijimin artistik. Edhe pse arti përbën kulmin e arritjes estetike të krijimit njerëzor, kulturë nuk do të thotë vetëm art, por mënyra tërësore e jetesës së një shoqërie me gjithë elementët e saj krijues. „Kultura krijon dhe organizon

24

Page 25: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

një sferë sociale rreth njeriut, e cila është kaq e domosdoshme për ekzistencën e jetës shoqërore, sa ç’është e domosdoshme biosfera për jetën biologjike në tokë“ shkruan një studjues. Tjetër lëndë thelbësore e kulturës është jetëgjatësia e saj, e cila ashtu si drita e tejkalon mendjen dhe imagjinatën njerëzore sepse ajo mbart ngarkesë energjie aq të madhe sa vazhdon të gjallojë brenda nesh duke ushqyer instiktet, ndjenjat deri edhe mendimet tona. Kultura përbën një proces në vazhdimësi, gjithmonë në ndryshim, edhe pse me ritmin e saj të ngadaltë ; ajo i ngjan diamantit i cili ngjizet e formohet dalëngadalë në gji të dheut. “Si e tillë, si gjithë konceptet që ngjizin brenda tyre procese të tëra historike, kultura nuk mund të përkufizohet; sepse vetëm ajo që nuk ka histori mund të përkufizohet” shkruan Nietzche. A ndryshon kuptimi i kulturës nga ai i civilizimit? Deri në shekullin e 18 – të, rrënja e fjalës civilization, “civiliser” përdorej vetëm në drejtësi, atëherë kur edhe e ndeshim në shkrimet e sociologëve francezë ku përdorej me kuptimin e fisnikërimit të zakoneve (Civiliser, polir les moeurs). Me kohë termi “civilizim” mori kuptimin e krijimit të përbashkët të bashkësive njerëzore të organizuara në formacione qytetare që arritën nivele origjinale dhe të larta zhvillimi në fushat teknike, shoqërore dhe ekonomike. Termi “civilizim” përftohet nga rrënja latine civise = qytetar, prandaj në shqip përdorim edhe termin “qytetërim”. Edhe pse të dy termat; “kulturë” dhe “civilizim” shpesh përdoren me të njëjtin kuptim, sidomos tani kur teknologjia përdoret shumë në krijimtarinë kulturore, duhet theksuar ndryshimi kuptimor në përdorimin e tyre. “Kultura” është shprehje e kultivimit estetik, e përpunimit më të hollë të ndjenjave dhe e shprehjes më të lartë shpirtërore të neriut. Ndërsa “civilizimi” i referohet në thelb krijimit dhe zhvillimit teknologjik të njeriut, që nga teknologjitë e para si përdorimi i rrotës e deri tek mikroçipset e sotme bioteknologjikë. Por edhe në këtë fushë, si në gjithë sistemin semiotik të kulturës dhe civilizimit, kuptimi i të dy termave i nënshtrohet subjektivitetit të

25

Page 26: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

pikëvështrimit. Ka stjudues, si ata të shkollës gjermane, të cilët i shikojnë si të kundërta këto dy koncepte, në teori dhe praktikë. Për ta civilizimi zhvillohet duke shkatërruar qelizat pjellore të kulturës dhe në vend të tyre ngre rrokaqiejt e tij në emër të zhvillimit industrial duke sfiduar gjithshka shpirtëroe dhe hyjnore . Ndoshta kjo gërshërë e krijuar prej thellësisë historike përbën një sfidë për njerëzimin duke i ftuar të dy palët drejt një bashkjetese harmonike dhe jetike si për klimën kulturore ashtu edhe për zhvillimin e civilizimit. Mendoj se ky koncept i fundit shpreh historinë e kulturës dhe civilizimit të kombit shqiptar. Mjetet teknike për shkrimin e gjuhës sonë i përdorëm mjaft vonë, ndërsa kultura e gjuhës së folur mbijetoi mes vështirësish historike. Polifonia dhe rapsodia e maleve tona u këndua dhe u përcoll nëpër breza pa u shkruajtur në letra dhe pentagrame. Vallja e rëndë dhe fluturuese u hodh jo mbi këpucët e vallzimit dhe skena moderne, por mbi këmbët e zbathur dhe gërxhet e natyrës shqiptare. Ndërtesa shkollash juridike nuk kishim, por kultura e marrëdhënieve ndërnjerëzore ishte formuluar në kanune që zbatoheshin dhe përcilleshin nga brezi në brez të shqiptarëve duke rregulluar marrëdhëniet midis tyre. Ky dallim midis kulturës dhe civilizimit vazhdon edhe sot, në shekullin e 21, në shoqërinë shqiptare; në rrugët akoma mesjetare vijnë e shkojnë shqiptarët e mësuar në Europë, në shtëpitë me mungesë dritash jetojnë njerëz që mësojnë nga dy-tre gjuhë të huaja dhe gdhihen mbi kumpjutera. Ky është realiteti historik i shqiptarëve, një realitet ku largësia e kulturës me civilizimin vazhdon të jetë akoma e madhe. Një realitet, ku prania e ëndrrës dhe dëshirës nuk mjafton për ta ndryshuar. Por çfarë duhet bërë ? (Janar 2003)

26

Page 27: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Kur studjojmë kulturën Në thelb merremi me politikë, Kështu ka bërë që moti Europa, Po shqiptarët ? Kultura në Praktikën Politike Shqiptare Vetëm kur një komunitet njerëzor; qoftë racë, komb, apo grup shoqëror, të ketë arritur një nivel të tillë organizimi ku kultura të përbëje palcën e vetëdijes shoqërore dhe të vetpërcaktimit të tij, vetëm atëhere ajo masë njerëzore ka marrë formën dhe trajtën e vet të dallueshme nga të tjerët. Dhe atëhere natyrshëm mbin pyetja; - cilët jemi, çfarë lloj shoqërie kemi krijuar !?. Cfarë kulture kemi !? Duke e parë nga ky këndvështrim, atëhere në vend të pyetjes: “çfarë është kultura”, do të pyesnim;- “a është një shoqëri në gjendje të kuptojë nivelin e saj kulturor, potencialin e saj kulturor, drejtimet e mundshme të lëvizjes së shprehjes së saj kulturore në kushtet ku ajo gjendet çdo herë ?”. Kështu, kultura si identitet, organizim dhe fushë veprimi merr formë dhe funksion shoqëror. Si rrjedhim objekti i studimit të kulturës, përveç shprehjes shpirtëroro-artistike të jetës, shkon në gjetjen e mënyrave të vënies në veprim të roleve të shumta të saj, ose e thënë ndryshe merr të njëjtin rol me politikën. Pra, objekti më i gjerë i kulturës në këtë nivel është i njëjtë me vetë politikën, ndaj çdo diskutim për kulturën përbën vetvetiu një përqasje politike. Kjo ka qenë të paktën qysh prej Rilindjes Europiane dhe deri sot, ecuria dorëpërdore e zhvillimit kulturor me atë ideologjiko-politik të botës perëndimore.

27

Page 28: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Edhe në zhvillimin e kombit shqiptar shohim të njëjtën ecuri të përdorimit të kulturës si praktikë politike, natyrisht me karakteristikat dhe trajektoren e vet të veçantë. Kufijtë e këtij shkrimi janë të ngushtë për analiza të tilla tërësore, ashtu si edhe shembujt që sjell më poshtë nuk plotësojnë tërë elementët e saj përbërës, megjithatë veprimtaria e rilindasve shqiptarë është kaq pjellore në vlerat iluministe që ajo përçoi, sa çdo paralelizëm me fazat e zhvillimit të botës perëndimore nuk përbën një imitim për nevoja etnocentrike, por një realitet historik. Nga disa skema të studjuesve të ndryshëm në fushën e përdorimit të kulturës, përzgjodha disa koncepte dhe faza për të cilat mendoj se pasqyrojnë më mirë trajtimin e kulturës si praktikë politike prej shqiptarëve 1. Koncepti “kombëtar” i kulturës me anë të cilit formulohet identiteti kulturor i një kombi, me gjuhën, zakonet dhe mënyrën e vet të jetesës në hapësirën gjeografike ku jeton. Për shqiptarët ky koncept filloi që me N. Bredhin (Veqhilharxhin) kur më 1844 botoi Evetarin e parë të gjuhës shqipe, i cili shërbeu si fillesë për zgjimin kombëtar të shqiptarëve. Ashtu siç i shkruajnë atij edhe qytetarët e Korçës; “vetëm një abetare me katër fletë, pa ndihmë mësuesish e shkollash, bëri që të zgjohet e të ndriçohet një komb”. Përdorimi “kombëtar” i kulturës u krye nga të gjithë rilindasit shqiptarë, si Pashko Vasa me “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, Thimi Mitko me “Bleta shqiptare”, Sami Frashëri me “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, De Rada me poezitë dhe shkrimet e tij etj. Trajtimi kombëtar i kulturës me anë të cilit populli që ka të njëjtat veçori kulturore, të ndryshme nga një popull tjetër, duhet të ketë pavarësinë e tij politike dhe tokësore. Në këtë kohë, si edhe në shumë popuj të Ballkanit dhe Europës, filloi edhe ndër shqiptarët rilindja kombëtare me kurorëzimin e ngritjes së flamurit dhe pavarësinë e tyre në një shtet të vetin. 2. Koncepti “edukativo- emancipues” i kulturës u përdor që nga shekulli 18 në Europë prej klasës së re borgjeze nga nevoja e

28

Page 29: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

vetpërcaktimit dhe dallimit të saj prej aristokracisë. Mes shqiptarëve ky koncept u përdor si vazhdim I emancipimit masiv dhe i fisnikërimit kulturor të shoqërisë shqiptare me veprat e Naim Frashërit, Çajupit, Nolit, Konicës, Fishtës etj. Në nivel shtetëror, përjekjen më të organizuar e bëri ish ministri i arsimit Ernest Koliqi me gjithë veprimtarinë e vet emacipuese, pavarësisht klimës së ideologjisë së kohës ku bashkjetonte. Mendoj se thelbi i përdorimit emancipues të kulurës e shpreh më së ploti Fishta kur thotë; - “.. sod me sod ka Shqypni, por shqiptarë të vërtetë ka pak ose aspak “. Ku me “shqiptarë të vërtetë” nënkuptohet shqiptari i kulturuar në një shtet të tijin të zhvilluar e të civilizuar. 3. Koncepti “evolucionist”i kulturës që shpreh përsosjen morale, shpirtërore dhe institucionale të njeriut u shfaq në shekullin e 19-të me iluminizmin Evropian dhe vazhdoi me fuqizimin e shteteve në Europë duke vendosur kritere klasifikimin për gjithë kulturat dhe civilizimet me pikë më të lartë referimi kulturën dhe civilizimin europian. Pasojë e këtij koncepti ishte shtresimi i kulturave, diskriminimi i tyre, diskriminimi i provincës nga qendra, i fshatit nga qyteti, i modernes nga tradita. E gjithë praktika politike e konceptit “evolucionist” për një stad më të lartë kulture se “ kultura tjetër” solli antagonizmin më të madh ideologjik dhe politik në shekullin e 20-të, atë midis kapitalizmit dhe socializmit. Ky koncept u shoqërua me zhvillimin e civilizimit në Europë, si edhe në vendin tonë ashtu si shkruan Konica; “mangësitë që vihen re në botën e shqiptarëve mund të eliminohen, krahas të tjerave, nëpërmjet shtimit të qarkullimit, urbanizimit dhe komunikimit” Koncepti evolucionist i kulturës u përdor nga politika komuniste në Shqipëri pas 1944, por këtu mori skajshëm frymë revolucionare deri jo vetëm në ndalimin e fesë, por edhe në barbarizmat e prishjeve të tempujve fetarë, edhe pse duhet pranuar fakti tjetër që në fushën e organizimit dhe të infrastrukturës së kulturës pati arritje. 4. Koncepti “homocentrik” përbën thelbin e kulturës së tashme europiane, ku rrënjët e tij shtrihen deri tek krishtërimi i prejardhjes hyjnore të njeriut. Sipas këtij koncepti, kultura njerëzore është e

29

Page 30: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

veçantë sepse buron nga logjika dhe aftësia e papërsëritshme e llojit njerëzor mbi tokë. Tek ky koncept mbështetet edhe semiotika si tërësi e simboleve të krijimtarisë njerëzore. Por sado e saktë duket me logjikën e ftohtë të studjuesit europian ky konceptim, aq shumë nuk është pranuar nga kundërshtarët e racionalizmit europian që në lindje të tij dhe deri në ditët tona kur vazhdojnë protestat nga rryma e ekologjistëve në mbarë botën. 5. Një tjetër koncept, “zhvillimi sustainable i kulturës” duket se po formulohet në ditët tona të globalizimit. Përfshirja e kulturës në fushën e madhe të zhvillimit sustainable (të qëndrueshëm dhe afatgjatë) të shoqërisë pasindustriale njerëzore, ku kultura e sotme do të rrjedhë në shtratin e saj të natyrshëm drejt së nesërmes, butë dhe në harmoni me të ardhmen e saj. (Mars 2003)

30

Page 31: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Çfarë duan të na thonë me

“Integrimin europian të kulturës“?!

Imitim i kulturës europiane ?! Shuarje e kulturës kombëtare ?

Apo...

Zhvillim i vlerave europiane në kulturën kombëtare ?!

Vlerat Kulturore Europiane dhe Kultura Kombëtare

(A mund të funksionojë Europa e Bashkuar pa kulturat kombëtare?)

Integrimi Europian i Shqipërisë dhe i gjithë faktorit shqiptar në Ballkan, megjithë problemet e pranishme, përbën një proces ekonomiko-politik tashmë të nisur. Por, e paqartë mbetet në këtë zhvillim ajo që shpesh përmendet si „integrim kulturor“. Cilat janë vlerat kulturore të Europës, si po e trajton ajo mozaikun e vet kulturor që sa vjen e bëhet më i larmishëm ? Sipas G. F. Dumant vlerat kulturore të Europës janë; “ Barazia mbështetur mbi humanizmin, liria që mundëson zhvillimin e veçorive vetjake të papërsëritshme të njeriut, liria e krijimtarisë dhe ndarja e pushteteve. Këto vlera nuk mungojnë tek kombet e tjera, por ato gjithashtu nuk shprehen kaq qartë dhe harmonikisht midis tyre sa në Europë duke formuar kështu strukturën e ndërgjegjes kolektive europiane me trashëgiminë e saj të përbashkët kulturore, me demokracinë, drejtësinë dhe lirinë. Rëndësia gjithnjë e në rritje të faktorit kulturor në po theksohet edhe me domosdoshmërinë e përfshirjes „së drejtës kulturore:“ midis të drejtave themelore të njeriut në shoqërinë moderne. Pra, në thelb vlerat europiane janë të karakterit humanitar me ndjenjë të theksuar tek zhvillimi i

31

Page 32: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

bashkësisë njerëzore në harmoni me zhvillimin dhe mbrojtjen e veçorive individuale të anëtarëve të bashkësisë përkatëse. Në botën e sotme ku qarkullimi i ideve kryhet më shpejt dhe pa pengesë, ku kufijtë e saj gjeografikë po zgjerohen vazhdimisht, sfida e Europës është krijimi i strukturave të afta institucionale për mundësimin e shprehjes së vlerave të saj kultuore. Rezultat i kësaj “beteje” do të jetë një Europë e re shumëkulturore me identitet të ri Europian, ku vlerat e saj kulturore do të jenë boshtet e shoqërive në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar. Vetëm me integrimin ekonomiko-politik, pa përfshirjen e kulturës, Europa do të ishte e pa bashkuar. Lëvizjet për barazi kulturore në Europë filluan rreth viteve ’60, duke vazhduar në vitet ’80 – ’90 me konceptin e “multikulturës”, ndërsa kultura si çështje më vete në Bashkimin Europian u përfshi vonë më 1992 në Marrëveshjen e Mastrich-ut (neni 128), ku trajtohet me respekt kultura e çdo vendi por pa ndërmarrë veprime mbështetëse dhe si veprimtari dytësore. Në Marrëveshjen e Amsterdamit rritet interesimi për kulturën (neni 151) ku përcaktohen masa mbështetëse të kulturës si në vendet e BE ashtu edhe jashtë saj. Për tu shënuar është theksimi i mos detyrimit të politikave kulturore kombëtare të vendeve anëtare të BE, e cila pasqyron kulturën politike europiane duke respektuar mozaikun e vet kulturor. Në Deklaratën e janarit të 2002 BE merren masa për ngritjen e rolit të kulturës duke e konsideruar mozaikun e saj kulturor të përbërë prej kulturave rajonale dhe kombëtare si element bazë për integrimin europian. Nga gjithë çfarë po diskutohet në Europë dhe botë për kulturën, deri tani ka vetëm një konkluzion; tema e kulturës po zë gjithmonë e më shumë vend në problematikën botërore, por akoma pa vizion të qartë dhe pa formulim politik për të ardhmen shumëkulturore të bashkësisë njerëzore. Pra, rruga duket akoma e gjatë, dhe siç duket deri sa të arrimë në atë Europën shumëkulturore, mjaft kultura kombëtare do jenë „lodhur“ rrugës duke mbetur në kujtesën muzeale apo tretur në harresën e përjetshme bashkë me popujt e tyre. Prandaj deri

32

Page 33: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

atëhere çdo kulture i duhet të kujdeset për „shpirtin“ e vet. Dhe përkujdesja nuk nënkupton mbylljen në vetvete, as edhe të jesh i integruar në kulturën e madhe perëndimore nuk nënkupton imitimin e kësaj kulture. Apo si shprehej një ish-ministre e kulturës në Galerinë e Arteve para një ekspozite veshjesh të Versaces të viteve 80 të shekullit të shkuar se „kjo espozitë tregon se kultura jonë është e integruar shumë shpejt në atë europiane„ (Si nuk plasën muret e Galerisë nga fyçka të tilla !?) Integrimi i kulturës shqiptare në kulturën e madhe perëndimore në kuptimin gjithpërfshirës të kësaj fjale do rrjedhë në shtratin e vet të natyrshëm ku ndërhyrja jonë duhet të fokusohet në nxitjen, mbështetjen dhe kultivimin e atyre vlerave europiane që citon më sipër Dumant. Kjo është sfida e politikës kulturore shqiptare. Last but not the least; çdo program i madh politik si ky i integrimit ekonomiko - politik të Shqipërisë në Europë mund të realizohet afatshkurtër, por kurrsesi nuk mund të plotësohet dhe aq më shumë të jetëgjatësohet dhe të zhvillohet nëse nuk mbështetet dhe ushqehet nga rrënjët e veta, kultura kombëtare. Shembulli i pesë shekujve të integrimit politiko-ekonomik të shqiptarëve në perandorinë otomane, por jo i integrimit thelbësor dhe përfundimtar të kulturës shqiptare në atë pushtuese, vërteton rëndësinë themelore të kulturës në veprimin politik të një kombi. (Qershor 2004)

33

Page 34: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Studimi i kulturës Të çon tek rrënjët e politikës Prandaj edhe

Politikat kulturore Janë politikat e politikës.

Për një politikë kulturore

Në një gazetë shqiptare lexova për një plak malësor i cili gjysëm i zhveshur ecte me shkop në dorë nëpër qendër të Tiranës. Kur kalimtarët të çuditur me pamjen e tij e pyesnin se ku po shkonte, plaku zgjaste shkopin e tij duke e shkundur dhe veç thoshte “n’Avrup, n’Avrup”. Ai plak, të cilin qëkur e liruan para ca vitesh të dilte prej atyre maleve të bunkerta, mori rrugën për në parajsë, në Europë, deri sa më së fundi mbërriti në kryeqyetin e “Avrupës shqiptare”. Dhe rrugës i bënë një mijë të zezat duke ia marrë të gjitha: edhe paratë, edhe trastën e bukës, edhe rrobat e trupit, por jo ëndrrën. Endrrën për të arritur ashtu plaku, i zhveshur, në Europë, paçka edhe ashtu të deformuar, “Avrup”, Kjo skenë rrënqethëse, dhe e dhimbshme për ne shqiptarët, do të ishte simboli i kostos që mund të paguajnë shumë popuj në vorbullën e madhe të globalizimit, këtij modeli të ri të organizimit ekonomiko-shoqëror të shoqërisë së sotme njerëzore. Natyrisht, si çdo lëvizje e madhe shoqërore, edhe globalizimi do të ketë viktimat e veta, në vlera shtetërore dhe kombëtare, ku fati i tyre do të përcaktohet nga mënyra si e kryejnë ato shoqëri integrimin në gjirin e madh të globalizimit. Nga ana tjetër, funksionimi normal i globalizimit u intereson

34

Page 35: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

të gjithëve, sidomos tani kur përhapja e gjithanshme e tij ka sjellë dobësimin e pushteteve politike në çdo vend. Ne këto kushte dezekulibri, shtrati më i qëndrueshëm mbështetës për funksionimin e globalizimit është struktura kulturore e popujve, mungesa e së cilës do të rrezikonte në shëmbje gjithë sistemin global konkurues të ekonomisë së sotme botërore. Për këtë shkak “identitetet kulturore kombëtare” përbëjnë në fazën e tashme të zhvillimit të shoqërisë njerëzore forcën kryesore antientropike përballë rrezikut të devijimit fatal të sistemit shoqëror mbarëbotëror në kaos global. Por, për të mos rënë në joshjen arkaike të shovinizmit, është me vend të përcaktojmë „identitetin kombëtar” si forcë pozitive, si mjet vetpërcaktimi në kuadër të “veçorisë kulturore kolektive” në dallim nga të tjerët, i ndryshëm nga “nacionalizmi” (si shovinizëm) i cili shprehet me terma krahasuese, sipërore dhe përçmuese ndaj tjetrit. Përmes kësaj kulture unike për ne dhe njëkohësisht të ndryshme për të tjerët, ne njohim vetveten duke qenë më të aftë për t’u orientuar në botën e sotme të ndryshimeve të shpejta globale. Përpara se të flasim për “identitetin kulturor kombëtar” shqiptar, duhet të jemi në një mendje për elementët që e përbëjnë këtë identitet, për spektrin e ngjyrave të dritës së shpirtit shqiptar prej të cilit del ajo dritë e bardhë e veshjes sonë kombëtare. Duhet të shohim spektrin përbërës së saj për të ftilluar veten për atë se çfarë është kultura, çfarë përbën për ne shqiptarët kultura, historikisht, sot dhe në të ardhmen? Si po e trajton Europa e Bashkuar mozaikun e saj kulturor? Dhe më së fundi; a do të hartojmë ndonjëherë ne një politikë kulurore që të punojmë me strategji të qartë zhvillimi ? (Mars 2003)

35

Page 36: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Kangë a vaj ? Çë je ? Thuejma zemër kombi Çë je ?

Çë në ty po vluen ? - MIGJENI -

Çë në ty po vluen… Sado që Europa po i kushton vëmendje dhe fonde ruajtjes dhe nxitjes së shumëkulturalizmit, ku nga njëra anë shumëkulturalizmi vetëm si koncept statik nuk mund të përkufizohet, dhe nga ana tjetër, tani dallga e globalizmit tërësor ekonomiko-politik ka me vete edhe energjinë e tyre kulturore, del pyetja: - Si do e përballojmë ne shqiptarët këtë sfidë?

- Me mbylljen e dikurshme dhe bunkerizim të kulturës?

- E provuam atëherë kur e mundësuam, (dhe ç’fruta shijuam !), por tani është e pamundur (për fat të mirë).

Shprehja e Bismarkut për Shqipërinë si „shprehje gjeografike“ ka me vete edhe një fakt ngushëllues sepse kësaj toke shqiptarët i dhanë shprehje, të cilën Bismarku e shihte në hartën politike, ndërkohë Bajroni, Hanni, Mayer, Durhami dhe të tjerë e shihnin në hartën kulturore duke shkruajtur se ky komb ishte i pasur në virtyte njerëzore dhe shprehje kulturore. - Po cili është identiteti ynë kulturor !?

36

Page 37: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

- Mos vallë jemi një pllajë ku erërat dhe rrezatimet kulturore kaluan mbi të duke zbrazur poshtë shira, borë dhe dhe tek-tuk ndonjë ylber marramendës që ngjeu me bojra këngën, vajin, përrallat dhe veshjet tona ?!

- Mos përfaqësojmë një arnim mballomash sipas kohës, rrethanave, fqinjëve, miqve dhe armiqve ?

- Apo mos vallë identiteti ynë kulturor kombëtar është një

kozmopolitizëm lokal i lidhur si me identitetin tonë lokal (të fisit apo të krahinës) ashtu edhe me atë global, greke e lashtë, romake, bizantine, otomane, socialiste...?

Si duket ky vazhdon të jetë fati ynë historik edhe sot, kur shqiptarët të shpërndarë me çdo mjet nëpër botë, nuk i shkëpusin lidhjet me fisin dhe vendpreardhjen lokale ku kanë lindur, por shumë pak aktivë ndaj përkatësisë kombëtare. Ndoshta ky kozmopolitizëm lokal, kjo skajshmëri unike ka vonuar zhvillimin e mikroelementëve lokalë dhe organizimin e tyre në ngjizjen e brumit tonë kombëtar. Apo ndoshta kjo gjendje e pa ngjizur e identitetit tonë kulturor do të lehtësojë përshtatjen e shpejtë dhe përfshirjen e shqiptarëve në mozaikun kulturor europian; ose edhe shuarjen tonë: „Unë - djepi juej, ndoshta, vorri juej...“ (Mos jemi vallë me vonesë faze dhe në vend që të shohim përpara botën e re globale, ne po harxhojmë të tashmen dhe po mjegullojmë të ardhmen në valët nostaligjike të ëndrrave të paplotësuara të foshnjërinë sonë kombëtare. A kam unë ti, ajo, ai, ata të drejtë të vendosim për ekzistencën e kulturës sonë kombëtare ? Kultura është dritë, dhe sado mëndjeerrët të jemi, drita do shkoj tejpërtej në kozmosin e saj hyjnor). Kthehemi, pra, në punën tonë:

37

Page 38: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Parardhësit tanë, në fazat e para të organizimit modern shoqëroro-politik të shqiptarëve e trajtuan kulturën për qëllime të politikës kombëtare; bile edhe akti i Gjon Buzukut është i kësaj madhështie.

- Po tani, në shekullin e 21-të ku duhet të synojë politika jonë

kulturore?

- Mos ndoshta duhet së pari që vetë kultura të nxisë e të zhvillojë kulturën tonë politike, mungesa e së cilës po na shkakton dy problemet më të mëdha në demokracinë e brishtë shqiptare: apatinë politike dhe degjenerimin e vetë politikës !?

Por, a duhet politizuar kultura ?

- Apo shprehja kulturore e popullit do të kultivojë lirinë në format më të larta estetike, dhe në liri shpirtërore mendja do të zhvillojë më mirë demokracinë shqiptare !?

- Po gjithë këto 15 vjet të tranzicionit të shoqërisë sonë ku gjenden artistët e këtij kombi ?

- (Më vinte keq për veten kur i shija në dyert e Ministrisë së Kulturës duke pritur tollonin e rradhës...)

Eshtë e vërtetë se shteti nuk ka fonde të mjafta për kulturën.

- Po ide nuk ka ky komb për zhvillimin e shpirtit të tij ? - Ministrinë e Kulturës për çfarë e ka ?! - Sa shqiptarë (artistë edhe jo) e dinë se në Shqipëri ka

Ministri Kulture? - (Përveç pelivanëve të projekteve)

Cilat janë përparësitë e politikës sonë kulturore ?

38

Page 39: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

1. Rritja e kohezionit shoqëror kaq të thërmuar ? - Por vetë njerëzit e kulturës dhe sportit shqiptar nuk

kanë akoma një status të tyre !

2. Trashëgimia kulturore si pasuri statike dhe memece ? - Por me çfarë kriteresh përcaktojmë trashëgiminë,

me moshën, vlerën apo paksimin e saj) apo mbrojtja, rigjallërimi dhe koordinimi i saj jo vetëm me turizmin por me fusha të tjera si arsimi, ekonomia etj?

3. Zhvillimi i kulturës bashkëkohore?

- Po a ka shteti struktura të politikës zhvillimore të kulturës bashkëkohore !? (Dhe kulturën bashkëkohore nuk e përbën vetëm arti).

... ?

... ? Pse decentralizimi kulturor po kthen në shkretëtirë kulturore Shqipërinë jashtë Tirane, kur ai në vetvete duhet të lejonte fuqinë gjeneruese të kulturave lokale?

- Hapësira gjeokulturore shqiptare nuk është vetëm shteti shqiptar, por vazhdon atje ku ka shqiptarë deri tek diaspora e re dhe e vjetër shqiptare.

- Por cila politikë është hartuar dhe me cilat struktura do të zbatohet kjo politikë?

Për funksionimin e çdo politike duhen edhe ligjet përkatëse si mekanizma për zbatimin e saj. Konfuzioni për kulturën kombëtare duket edhe tek ligji themelor i shtetit shqiptar, Kushtetuta, edhe pse kjo nuk na pengon të hartojmë ligjet për kulturën.

- Por pa u bërë mirë ligjet, administratën e urdhërojnë të thuri akte nënligjore duke copëtuar brumin pa u pjekur akoma në bukë.

39

Page 40: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Që të shpëtojmë veten dhe kulturën nga pëlhura e amalgamës ligjore a nuk do të ishte mirë të hartonim një bosht legjislativ të kulturës me koncepte dhe mekanizma të rinj !?. Politika kulturore mund t‘i qëndrojë kohës vetëm nëse përfshihet në programin e zhvillimit sustainable (të qëndrueshëm dhe afatgjatë) të vendit me përparësi të ndryshueshme dhe strategji të qartë. Për këtë nuk është përgjegjëse vetëm Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, por ajo vetë duhet të mbajë struktura këshilluese dhe mendimdhënëse (Think tank – u i kulturës), ndoshta duhet edhe një Këshill Kulturor Mbarëkombëtar. Që të zhvillohet kultura, e cila kryesisht do të përcaktojë vendin tonë në Europë, duhet të funksionojmë si shtetet moderne, me politikë kulturore që mbështet dhe nxit kulturën kombëtare dhe ndërkohë është e hapur për kulturën botërore. Përndryshe, do të na kthehet fantazma e serbit Gjeorgjeviç kur shprehej se; “…shqiptarët janë ende në një shkallë kulturore parahistorike…prandaj nuk mund të zhvillohen si komb dhe si shtet”, dhe nuk do të shkojmë me fytyrë kombëtare në Europë, por si ngushëllim Europa do na ketë në analet e historisë duke u vërdallosur si ai plaku gjysëm i zhveshur që shkonte për “n’Avrup”. (Prill 2003)

40

Page 41: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

“Ky popull punon shumë

por shkruan pak”.

- ELENA GJIKA (Dora d’Istrias) -

Fjala për Librin Në ditët tona shprehja kulturore e njeriut pο përcillet më së shumti nëpërmjet formave dhe ngjyrave, aq sa e ka tejkaluar tashmë aforizmin e moçëm “Një figurë sa mijra fjalë”. Pesha e imazhit nga roli i tij informues dhe komunikues po shkon deri në tundimin e gjithë botës shpirtërore të njeriut duke e kanalizuar atë sipas shablloneve që i afron figura . Por tundimi përfundon në ftohtësinë e xhamtë të ekranit duke nxitur ndërkaq energji të tjera, të cilat çlirohen vetëm nëpërmjet proçeseve të blatimit, përpunimit dhe sintezës. Këto proçese nuk mund t’i mbajnë supet njëpërmasëshe të momentit që jep imazhi, por struktura më të gjalla dhe të mirëfillta të botës njerëzore si gjuha e shprehur në fjalë. “Fjala si fillim...”. Dhe mbi të gjitha fjala e shkruar dhe e rradhitur në libra si ADN e kulturës njerëzore. Koha e sotme e imazhit i është borxhli fjalës së mbyllur në librat e stivosura si gurë të moçëm në raftet e bibliotekave. Libri është i pazëvëndësueshëm në jetën njerëzore, i veçantë për thellësinë dhe plotësinë e shprehjes kulturore të tij, më tepër se mjet komunikimi dhe përhapës i dijes, dritë në njohjen e tjetrit bashkë edhe të vetvetes, një proçes i tërë zgjimi drejt përsosjes. “Të fshehtat e kështjellës që fshihet brenda nesh, hapen vetëm me ato çelësa që quhen Libra” shkruan Kafka. Aq më shumë, për ne shqiptarët, Libri si shprehje kulturore kombëtare përbën një peng historik. Ndoshta prandaj ngutej para 500 vjetësh pagëzuesi i kulturës shqiptare Gjon Buzuku kur

41

Page 42: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

shkruan tek Meshari i tij “E u’ maa due tëh enbaronj vepërënë teme...” Dhe shekuj më vonë deri sot e kësaj dite mbi librin shqip tundet si këmbanë thënia e Elena Gjikës (Dora d’Istrias) “Ky popull punon shumë, por shkruan pak”. Se gjuha amtare e shkruar përbën vlerë kulturore, shoqërore, element i ekzistencës personale të njeriut. Shqipja, parë nga numuri i popullsisë shqipfolëse, bën pjesë në 100 gjuhët më të folura të njerëzimit, midis afro 7000 syresh, shumica e të cilave kanë marrë tatëpjetën e harrimit në këtë totalitarizëm gjuhësor të më të mëdhenjve. Problemet e Librit shqip kanë thërritur shpesh në diskutime shkrimtarët, botuesit dhe lexuesit shqiptar. Materializimi i ndjeshmërisë dhe përballimi i çështjeve të mbledhura në vite kërkojnë pjesmarrjen në fazat ndryshme të punës të të gjithë bartësve të fushës së Librit, dhe së pari e mbi të gjitha të Njësisë së politikës së Librit në MKRS. Por a ka MKRS njësi institucionale për këtë politikë ? Historikisht ka pasur një Drejtori Libri, tashmë marrim vesh se ajo u metonomua në Drejtori të Kulturës së Shkruar dhe Komunikimit (?!). Nuk u mjaftoka që Libri shqip pak po del e po hyn në raftet e bibliotekave, por atij po i hedhin përsipër pëlhura të tilla bojatisur me grinë e mediokritetit. Drejtoria e Librit është konceptuar (ashtu si shumica e Institucioneve shtetërore) si organ i hartimit dhe monitorimit të zbatimit të politikës në këtë fushë. Aq sa mund të kuptojë njeriu nga metonomia e re, kjo njësi nuk ka si mision gjithë fushën e Librit me autorë, botues, librari, bibliotekë dhe lexues, por vetëm një pjesë; atë të të shkruajturit dhe të komunikimit (të çfarë lloj komunikimi, lëre mos pyet). Pra një organ i specializuar shkencor “gjasme”, vendi i të cilit nuk mund të jetë kurrsesi në institucionet politike qendrore të një shteti; si të thuash ministria bën shkencë (!). Me sajesa të tilla “diletante”, ku pas pemëve humbet pylli, nuk mund të përballohet trajtimi shtetëror i problematikës së librit. Ka dy vjet që shkruhet se po bëhet ligji i Librit, dhe tani marrim vesh se për të nuk janë këshilluar botuesit, ata që janë

42

Page 43: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

shtylla kurrizore në këtë fushë, lëre pastaj bartësit e tjerë; shkrimtarët, bibliotekarët, lexuesit, as edhe institucione të tilla të fuqishme si Fondacioni Sorros që për fat të librit shqip është mbajtur në duar të afta. Nga kjo kthinë e ministrisë ka dalë edhe ideja ndjellëse e krijimit të Qendrës Kombëtare të Librit. Thua se Biblioteka Kombëtare është magazinë fashikujsh, dhe nuk duhet të ketë rolin e një Qendre të Zhvillimit të Librit (me gjithë përkushtimin e vyer të drejtuesvë të saj të tashëm). Gjithashtu në Shqipëri ka edhe shumë bartës të tjerë të kësaj fushe si Shoqata aktive e Botuesve, shkrimtarët, Akademia e Shkencave, Ministria e Arsimit etj., sepse Libri është çështje kombëtare shumëdimensionale. Problemet e mbledhura prej vitesh, është e qartë se nuk mund të zgjidhen as shpejt, as edhe njëherësh së bashku. Një kuadër për zgjidhjen përparësore të tyre do të ishte ai i mbështetjes së disa boshteve qendrore , funksionimi i të cilëve do të vinte në lëvizje gjithë trupin e fjalës së shkruar të shqiptarëve. - Shkrimtarët dhe përkthyesit e fjalës shqipe duhen trajtuar

me status të veçantë bazuar në kritere cilësore, jo vetëm për rolin e madh shoqëror, emancipues dhe estetik që luajnë, por edhe për njohjen e vendit tonë në botë. (Në ditët e Luftës së Kosovës kur ekranet televizive në botë hapeshin me karvanet e kosovarëve të përzënë prej serbëve, bashkënxënësit e djalit tim të klasës së gjashtë së një shkolle në Greqi pyesnin mësuesen e tyre; po këta shqiptarët vetëm refugjatë janë (?!). Të nesërmen djali im çoi në shkollë disa nga librat e Kadaresë të përkthyer në greqisht dhe disa shkrimtarë kombëtarë grekë të përkthyer në shqip. Dhe ora e letërsisë atë ditë marsi u bë vetëm për letërsinë shqipe).

Një nga këto politika të fuqishme është ajo e çmimeve të përvitshme të MKRS, por deri tani proçedura e tyre nuk nderon as shkrimtarët as edhe seriozitetin e vetë shtetit, kur ngrihet një grup kompetentësh miqsh të rradhës që brenda një muaji duhet të lexojnë, të krahasojnë dhe vlerësojnë qindra libra të fushave të ndryshme etj., etj..

43

Page 44: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

- Formulimi i rolit të Bibliotekës Kombëtare në Qendër të Zhvillimit të Librit duke u mbështetur në pasurinë e rrallë të saj, punën shkencore të papërsëritshme të kryer në të, si edhe mundësitë e mëdha operacionale në gjithë drejtimet e fushës së Librit.

- Ulja e TVSH-së dhe lehtësimi ligjor e financiar i daljes së Librit jashtë territorit shtetëror tashmë duhet të jetë detyra e parë mbështetëse ndaj botuesve.

- Afrimi i Librit tek lexuesi, sidomos tek moshat e vogla mund të realizohet me ringritjen e bibliotekave të shkollave dhe organizimin e Rrjetit Kombëtar të Bibliotekave të drejtuar nga Biblioteka Kombëtare.

- Organizimi i Rrjetit të Librarive të vendit duke i dhënë mbështetje të veçantë atyre që tregtojnë më shumë librin shqiptar.

Rreth këtyre boshteve do të vetaktivizohen edhe mekanizma të tjerë në proçesin e zhvillimit të librit shqip, për më tepër se politika e Librit nuk fillon e mbaron vetëm tek libri letrar, por përmbledh edhe gjinitë e tjera me tema shoqërore, ekonomike, shkencore e teknike. Dhe, si për çdo fushë të kulturës kombëtare, në veçanti për Librin, kjo politikë nuk mund të jetë e plotë pa bashkëpunimin me gjithë faktorin gjeokulturor shqiptar kudo në botë. (Shkurt 2004)

44

Page 45: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Si thirrje për krye-ngritjen E Kulturave Lokale

Çohuni djema shaloni atin

Kur Ditën e Verës, festën tradicionale të elbasanasve, e shndërruan në “Festë Zyrtare” ishte e qartë për këdo se vetëm për kremtimin e saj nuk menduan zyrat ku u gatua kjo shpikje e fundit e politikave tona kuturore.

Dhe ja si paraqitet në rubrikat e lajmeve festa e shpërfyturuar tashmë në aheng zyrtar: “Vazhdojnë në Tiranë aktivitetet me rastin e Ditës së Verës. Në sheshin Nënë Tereza… do të organizohet një koncert festiv me këngëtarët më të mirë të rinj shqiptarë, si edhe muzikë live. Përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit, fëmijë, nxënës shkollash dhe qytetarë ndoqën një koncert të përgatitur nga Ministria e Kulturës me pjesë kërcimi dhe numra cirku. Para QNK – së është çelur një panair libri, ndërsa në sheshin “Skëndërbej” është improvizuar një treg ambulant me ëmbëlsirat tradicionale të Ditës së Verës”.

E çfarë emri mund t’i vësh kësaj çorbe ahengjesh ku guzhinjerët e saj politikë kanë hedhur në kazanin e festës copra muzike, këngësh, cirku, ëmbëlsire që të gëzohet e të harrohet deri në harbim mileti në avujt e festës zyrtare. Dhe për ta bërë akoma më zyrtare, e servirin me emra të shenjtë për shqiptarët si “Skënderbej, Nënë Tereza, Dëshmorët e Kombit” Antikultura dhe shëmtimi estetik në apogjeun e vet. Kësaj i thonë: “Festa Zyrtare e Ditës së Vërës”

Ja çfarë shkruan i madhi Faik Konica për këtë festë të lashtë pagane: “…Dita e Verës ka shije poetike të hollë e të rrallë”.

Gjithashtu në rubrikat e lajmeve lexojmë si e festuan elbasanasit, të zotët e asaj feste, aty në Elbasan ku festohet motmotit, denbabaden nga brezi në brez: “Shoqata “Dita e Verës”

45

Page 46: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit organizuan “Ditët poetike” ku fituesi i “Kurorës së Verës” (si Verorja e lashtë) do të mbjellë një pemë në lulishten e poetëve. Në mbrëmje populli do të ndjekë në bulevardin kryesor paradën e yjeve poetikë të ardhur nga gjithë trevat shqiptare bashkë me poetë të huaj”

Vetëm nga paraqitje e këtyre tre përshkrimeve duket qartë dallimi estetik dhe llogjik i kremtimit të kësaj feste midis vatrës së saj historike dhe transplantimit në Tiranë (se vetëm në Tiranë mund të bëhen festa zyrtare !), ashtu si dallon një tablo origjinale e Rembrandit me ato fotokopjet e tij që shiten me shumicë nëpër tezga ambulantësh.

Natyrisht nuk është as mëkat i tiranasve që ua ngecën në derë, as paaftësia e tyre organizative, përkundrazi, aftësitë organizuese të shqiptarëve ndrijnë në raste festash apo zije në oborret e shtëpive të tyre, kaq perfekte dhe hijerënda janë, sa do i kishin zili edhe oborret e mbretërive më tradicionale të botës.

Tjetërkund qëndron shkaku i shpërfytyrimit të Ditës së Vërës. Të gjithë e mbajmë mend marsin e 2004 kur pushteti politik për të mos i lënë shesh festimi atëhere opozitës që kishte fituar Bashkinë e Elbasanit, (sipas tyre e kish zaptuar sepse ata akoma mendojnë se Shqipëria është pronë e tyre), menduan ta zhvendosin qendrën e gravitetit të saj diku tjetër, larg Elbasanit. Kështu një deputet elbasons, më saktë kollovar politik nga Kukësi, propozoi në parlament shpalljen e Ditës së Verës, 14 Marsin, në festë zyrtare (shqiptarët e papunë festa të tilla bëjnë çdo ditë nëpër rrugët e qyteteve tona), dhe si festë zyrtare duhej festuar patjetër në Tiranë.

Kjo është historia diabolike e pusht-etarëve shqiptarë të 2004 që polli tashmë Ditën e Vërës. Prandaj nuk bënë veçse një vërë në ujë.

Ky ishte pasqyrimi më tipik i keqtrajtimit politik të kulturës që është zbatuar ndonjëherë në Shqipëri. Vjen në rradhë fill pas atij barbarizmi politik të rrafshimit të kulteve tona fetare, historisë materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve, në

46

Page 47: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

vitin 1967. Por kësaj here vazhdëndjekësit e tyre besnikë e futën kazmën edhe më thellë në kohë, të shpërfytyrojnë edhe festat pagane të shqiptarëve të mbijetuara që nga thellësitë e shekujve para krishtërimit.

Kulturat lokale përfaqsojnë format konkrete të shprehjes kulturore në vende dhe kohëra të ndryshme, ashtu si mineralet e ndryshme të formuar në gji të dheut. Ato mishërojnë zakone historike dhe besimtare, pasqyrojnë marrëdhënie shoqërore, mbartin karakteristika të veçanta sipas hapësirës natyrore ku ngjizen dhe formohen deri në traditë jetësore. Ky proçes i krijimit kulturor, dallohet qysh në fillesat e tij embrionale si veçansi e papërsëritshme dhe e shumëllojshme në hapësirë dhe kohë.

Ky është edhe shkaku thelbësor që transferimi i Ditës së Verës nga origjina e saj Elbasani në Tiranë i ngjan një operacioni të dënuar në dështim, Ajo si krijesë e gjallë kulturore nuk mund të mbijetojë jashtë turallit që e polli, por do shkojë ashtu si do thoshte Naimi “tek zëthi i s’ëmës”, gjithë të tjerat i duken si kope britmash, harlisjesh, rrokullisjesh…

Si rrjedhim, poseduesit e natyrshëm të kulturave lokale janë magja që i ngjizi, gjiri që i nxori, komunitetet lokale. Ato dhe vetëm ato duhet të kenë tagrin e ushtrimit të politikave mbi kulturat e tyre lokale. Pushteti qendror ka vetëm detyrën politike në kuadrin e strategjisë së zhvillimit tërësor të periferisë dhe mbështetjen ligjore dhe financiare të kulturave lokale.

Po si duhet të ushtrojnë këto politika autoritetet dhe komunitetet lokale, cilat duhet të jenë përparësitë, mbi ç’burime financiare dhe si do gjenden ato ?

Në kohën e sotme shkenca e kulturologjisë po rimerr si objekt studimi anën shoqërore të kulturave lokale. Ato po trajtohen si boshte të komuniteteve përkatëse me rol thelbësor në formimin e identitetit të veçantë të çdo zone me ndikim organik në rritjen e kohezionit shoqëror, si edhe me formimin e imazhit që shfaqin para të tjerëve. Gjithashtu kulturat lokale mund të shërbejnë si urë bashkëpunimi i zonave të ndryshme

47

Page 48: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

brenda shtetit shqiptar, si edhe me zonat matanë kufirit shtetëror që më së shumti takohet me shqiptarë, dhe më tej akoma me gjithë hapësirën gjeokulturore shqiptare. Por edhe me kulturat lokale të kombeve të tjerë ku për më tepër kemi shumë damarë të përbashkët.

Si të tilla, kulturat lokale shërbejnë si shtrat pjellor mbi të cilin do kryhet zhvillimi tërësor i zonave përkatëse, duke u mbështetur në “lëndën e parë” njerëzore dhe shpirtërore, në infrastrukturën kulturore të trashëguar, e cila nuk do veçse pak ndërhyrje për t’iu përgjigjur skenave të kohës.

Zhvillimi i turizmit kulturor me forma nga më të larmishmet përbën një tjetër parameter bashkëkohor të trajtimit të kulturave lokale. (Në kremtimin e Ditës së Verës në Elbasan në vitin 2000 ishte programuar edhe një vizitë tek stacioni i pestë i udhës së lashtë “Egnatia”)…

Kjo politikë do të sjellë jo vetëm rritjen e punësimit, por edhe mbajtjen në qytetet tona të burimit më cilësor njerëzor; artistin, shkrimtarin dhe sportistin duke ndaluar hemoragjinë e rrjedhjes njerëzore drejt Tiranës apo edhe jashtë vendit.

Paralelisht me zhvillimin dhe përmirsimin artistik të shprehjeve kulturore lokale të trashëguara historikisht, duhet ruajtur aftësia rigjeneruese dhe pjellore duke i hapur vend krijimeve të reja kulturore, apo edhe hibridizimeve kulturore, por duke shmangur çdo imitim ku(l)turomorf.

Ato veprimtari lokale, që shfaqen aty-këtu si xixëllonjat në errësirë, nuk janë veçse shpërthime pas mundimesh të mëdha të faktorëve kulturorë vendas, se sa rreze drite që burojnë nga programe të përpunuara strategjike të atyre që e kanë për detyrë ta bëjnë këtë. Ku është humori shkodran që po fiket, po isoja labe që po daravitet, po trëndafilat e Rrësheni që po thahen, po kënga korçare që po humbet…?!

Në rradhë të parë duhet qartësimi i fushës së përgjegjësive institucionale për zhvillimin e kulturës në Shqipëri, si në nivel qendror ashtu edhe të pushteteve vendorë. Këto të fundit janë më efikase se qeveria qendrore për funksionimin

48

Page 49: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

rezultativ të politikës kulturore. Ashtu si edhe formulohet nga Këshilli i Europës në Helsinki më 1972 „Lëvizjet kulturore janë produkt i veprimtarive të decentralizuara vendore që kryhen me pjesmarrjen aktive të komuniteteve vendore në hartimin e politikave kulturore.

Ka ardhur koha që MTKRS të marrë nismën për një sërë çështjesh themelore si përmirsimin ligjor dhe institucional në funksion të zhvillimit të kulturave lokale, kualifikimin e menaxherëve të kulturës, përmirsimin e infrastrukturës ekzistuese, futjen e formave të reja dixhitale për shprehjen dhe ndërlidhjet kulturor etj.

Në Europë kulturat lokale konsiderohen si karakteristika themelore të qyteteve europiane dhe shumë shtete i japin përparësi fushave të ndryshme të zhvillimit kulturor lokal me anë të zbatimit të strategjive konkrete.

Në Itali dhe Greqi zhvillimi i kulturave lokale mbështetet së pari në zhvillimin e festivaleve kulturore, në Francë në arkitekturën bashkëkohore dhe në teknologjinë e lartë, në Britani vihet theksi në zhvillimin e kohezionit shoqëror mbështetur në barazinë e qytetarëve.

Në USA dhe Australi strategjitë kulturore lokale e zgjerojnë shtratin në konceptimin e kulturës si mënyrë jetese ku shfrytëzojnë të gjitha burimet e zhvillimit kulturor. Për arritjen e këtij objektivi madhor edukativ në SHBA dhe Australi kanë ngritur një sistem të tërë kualifikimesh për formimin e një standarti konceptesh të zhvillimit kulturor lokal.

Pra, kultura lokale në vëndet e zhvilluara konceptohet dhe trajtohet si vlerë në vetvete për zhvillimin e ekonomiko – shoqëror dhe jo si mjet përdorues. Aq më keq si vegël, ashtu si e përdorën Ditën e Verës pushtetarët e 2004. Se kulturat lokale nuk mund të shkulen nga një trup e të saldohen në trupa të tjerë (sado i fortë të jetë çeliku i partisë), ato nuk mund të translpantohen, as edhe të modifikohen gjenetikisht. Prandaj edhe zhvendosja e saj në Tiranë, bile edhe zyrtarizimi i sa duke e futur në festat e shtetit është sa artificial aq edhe i

49

Page 50: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

pallogjikshëm, përveç asaj llogjike që e katandisi në një çorbë antiestetike ahengjesh

Kulturat lokale janë realitete shoqërore që përmbajnë në trupin dhe frymën e tyre kode dhe mesazhe, hulumtimi dhe shtjellimi i të cilave do mund të na japë vlera të paimagjinueshme në përmasë dhe cilësi. Prandaj të luash me to është si të lozësh me materialin gjenetik të trupit tënd.

E cili shqiptar veç elbasanasit mund të kuptojë zakonet e ditës së verës që aq bukur i përshkruan mësonjësi Hyjni Ceka në librin e tij „Dita e Verës“? Si e presin elbasanasit këtë ditë duke futur në shtëpitë e tyre bimët e para të pranverës si kult i rilindjes, i riçeljes i krijimit. E kush mund të kuptojë zakonin „e të bërët kamë“ kur njerëzit i shkojnë në shtëpi njeri tjetrit duke këmbyer dhurata midis tyre (nga latinishtja cambio – shkëmbej). Ku respektohet femra si burim i lindjes njerëzore, ku respektohen brezat duke kultivuar lidhje kaq të gjalla e të forta në rritjen e kohezionit shoqëror. Thuhet bile se ky kremtim lidhet me perëndinë e lashtë Zanën e Kandaveve, (Diana Candaviensis e romakëve); ja edhe një tjetër dëshmi të bashkjetesës së kësaj treve me kulturën romake. Këto thonë deri tani elbasanasit, hulumtimi i kësaj tradite të lashtë ndoshta do nxjerrë në drite visare të tjera me vlera kulturore, shoqërore dhe historike.

Eshtë koha pra për një nisje të re, për ringjalljen dhe zhvillimin e kulturave lokale, ku si gur i parë do të ishte vendosja e padrejtësisë së Ditës së Verës duke ia kthyer Elbasanit atë që i takon.

Dhe ta fillojmë këtë krye-ngritje të kulturave lokale, në pritje të Ditës së Verës, me këngën më të vjetër elbasanase, si dikur në stadiumin e futbollit kur fillonte loja; „Çohuni djema shaloni atin…“ (Janar 2006)

50

Page 51: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

III. PERQASJE SEMIOTIKE

51

Page 52: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Dhe shpirtin duke m‘a përcjellë më thotë – pa shih se sa është i fellë, ky gjiri em që të ka pjellë.

- LASGUSH - Kultura Shqiptare në Dallgët e Globalizmit

Nuk e di ku gjendet tani ai ish-studenti im që më tha dikur; “- Profesor, mua më duket se vetëm ne shqiptarët jetojmë në globin tonë, ndërsa ato vende dhe popuj që shohim në ekranin e televizionit janë diku larg në planete të tjerë dhe jo këtu pranë nesh “. Ishte fundi i viteve `80, fundi i vetmisë së aventurës shqiptare nëpër shkretëtirën socialiste.

Tashmë edhe ai studenti im jeton në një botë tjetër, qoftë këtu apo jashtë vendit të tij, në botën e globalizimit, ku vendet dhe popujt janë më afër se kurrë, ku gjithshka lëviz me shpejtësi nga njeri vend tek tjetri. Lëvizin shpejt kapitalet, mallrat, teknologjia, lajmet, muzika, filmat dhe njerëzit.

Përkrahësit e globalizimit paraqesin të mirat që përfitojnë popujt nga zhvillimi që sjell globalizimi, ndërsa kundërshtarët theksojnë se të pasurit po pasurohen më shumë ndërsa të varfërit po varfërohen më tepër.

Kundër globalizimit janë ngritur ekstreme të majtë e të djathtë ideologjikë. Të majtët kërkojnë institucione për rregullimin e shpërndarjes më të mirë të përfitimeve në dobi edhe të shtresave dhe vendeve të varfëra, ndërsa të djathtët rujatjen e traditave të vendeve të tyre.

Edhe pse „globalizimi“ është një term i ri, kryesisht me kuptim ekonomik, historikisht ai ka ekzistuar që kur njerëzit vendosën marrëdhënie midis tyre, por ajo që i dallon këto marrëdhënie tani është shpejtësia dhe përhapja në të gjitha fushat e jetës duke e përjetuar dhe

52

Page 53: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

e ndjerë të gjithë ne se bota është bërë më uniforme dhe më e vogël. Pikërisht, në pasojat e globalizimit, jo vetëm në ekonomi, teknologji dhe arsim por edhe në kulturat e ndryshme të popujve, ndahen mendimet e studjuesve në botë. Shoku kulturor i globalizimit

Të gjithë jemi përjetues dhe dëshmitarë të efektit të globalizimit në fushën e kulturës, sidomos në media, kinematografi, modë dhe muzikë. Kjo përhapje e gjithanshme po vepron si një dallgë duke mbuluar ishujt e vegjël dhe duke shkaktuar fenomenin e një shoku kulturor (cultural shock) për kulturat e “vogla”. Studjuesi Mcluhan e quan epokën e re të globalizimit si “një epokë ku të gjithë ne do të veshim lëkurën kulturore të njeri tjetrit”. Dhe mendimin ta përshkon filli i pëlhurës së uniformitetit duke mbuluar shumëllojshmërinë kulturore ku në gjithë botën qarkullojnë lajme njësoj, ku njerëzia veshur njëbojë dhe ngrënë njëlloj. Prirja drejt unformitetit kulturor, thonë, do të ndodh duke zhdukur kulturat e vogla me pasojë arritjen në pikën e “vdekjes kulturore” për analogji me “vdekjen termike” të kozmosit.

Me të vërtetë, këto ndikime të globalizimit duken në kulturat midis popujvë të cilat po afrohen duke u bërë edhe më të ngjashme. Por njëkohësisht, nga ana tjetër brenda një kulture vjen duke u thelluar diversiteti midis mikrokulturave lokale, sepse kultura, ndryshe nga ekonomia dhe teknologjia, i ka rrënjët thellë deri tek çdo qënie njerëzore më vete.

Unë tani po shkruaj me një Laptop që jo vetëm emrin e ka të huaj por edhe është prodhuar në Japoni, ulur mbi një kolltuk që vetëm në vendin tim nuk është prodhuar, po dëgjoj lajme në gjuhë të huaj, pas shpatullave kam bibliotekën me libra të fushave dhe gjuhëve të ndryshme, ndërsa unë me gërmat që i zbuluan arabët po shkruaj në gjuhën e mëmës time një shkrim për kulturën time kombëtare. Unë tani jam brenda një sistemi global mes kohërave dhe kulturave të ndryshme, por prodhimi im është shqiptar, jo vetëm në gjuhë, por kryesisht duke vajtur gjuha atje ku i dhemb, tek shpirti i vet, kultura.

Gjithashtu kulturologë të ndryshëm theksojnë uljen e cilësisë së

53

Page 54: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

prodhimit artistik për arsye të vlerësimit të tij me kritere tregu. Eshtë e vërtetë se në fushën e artit po futet edhe kriteteret e tregut, sa ndoshta në të ardhmen historia e artit do të përshkruajë edhe historia e tregjeve të artit. Patjetër edhe arti brenda sistemit të tij do të ketë orbitat cilësore për çdo kategori shijesh në një popull, ku çdo njeri ka lirinë e përzgjedhjes kulturore, dhe kjo përbën karakteristikë të demokracisë së vërtetë.

Por brenda kësaj demokracie nuk do të vyshket, po do të lulëzoj arti i madh ku përgjigjen për këtë e japin vetë artistët e mëdhenj.

Ndoshta është profetike poezia e një shkrimtari të botuar para 30 vjetësh në një vend njëngjyrësh komunist. Ismail Kadare me vjershën e tij “Poezia dhe teknika” i jep përgjigje mbështetësve të sotëm të uniformitetit kulturor “apo vdekjes kulturore” si edhe uljes së cilësisë artistike në botën e globalizmit teknologjik: Dhe tek ulërinin se sidomos pas lidhjes / së TV-së me satelitët, arti krejt vdiq / Harronin se fantazma e Bankos te Shekspiri / Nuk ish veç reportazhi i parë televiziv.

Ndjeshmëria e popujve, do të thosha instiktive, për të mbrojtur veçoritë e tyre kulturore përballë dallgës së globalizimit po detyron gjithmonë e më shumë insitucionet botërore në marrjen e masave përkatëse. Janë të shumta studimet dhe referimet në forume të ndryshme për domosdoshmërinë jo vetëm të ruajtjes por edhe të zhvillimit të diversitetit kulturor. Tashmë në të drejtat themelore të njeriut bën pjesë edhe “e drejta kulturore” e tij duke institucionalizuar politikisht dhe juridikisht diversitetin dhe respektimin e të gjitha kulturave, “të mëdha” edhe “të vogla”. Por gjithashtu paralajmërohet rreziku i diskriminimit dhe i rritjes së intolerances nga theksimi pa masë i diversitetit.

Ky dualitet, si homogjenizimi i kulturave ashtu edhe diversiteti kulturor, duket se po merr vendin e vet në sistemin e ri botëror të globalizimit. Politiologu Fukojama e vlerëson të domosdoshme rolin e afrimit dhe njëkohësisht të respektimit të diversitetit kulturor të popujve të ndryshëm në ndihmë të ngjizjes dhe forcimit të kohezionit social, aq të domosdoshëm në krijimin e një shtrati të qëndrueshëm për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike midis popujve.

Kultura është njëkohësisht objekt dhe subjekt i veprimtarisë

54

Page 55: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

njerëzore, ku fenomeni “actus hominis” (çfarë ndodh tek njeriu) ndodh njëkohësisht me fenomenin tjetër “actus humani” (çfarë bën njeriu). Ekonomia nëpërmjet pasojve të saj ndikon në botën shpirtërore të njeriut, gjithashtu edhe njeriu reagon dhe vepron ekonomikisht sipas kulturës së tij.

Në shumë vende, sidomos paskomuniste, janë ngritur piramida boshe të parave, por mënyra si vepruam me to ne shqiptarët, të rrëmbyeshëm si në vetkënaqësinë e kafeneve dhe bencave ashtu edhe në vetëshkatërrimin e shkollave dhe të ekonomisë, do të ishte temë studimi për kulturën social-ekonomike të shqiptarëve, duke vërtetuar njëkohësisht edhe aksiomën e mësipërme.

Në kohën e sotme po globalizohet jo vetëm teknologjia dhe ekonomia, informacioni dhe arsimi por edhe kultura. Për këtë arsye po rritet edhe vëmendja ndaj faktorit kulturor në hartimin e strategjive politike të vendeve të mëdha, sidomos USA (Rothkop, Cowan etj.), bile shkohet deri atje sa shkrimtari Karlos Fuentes e përcakton kulturën si “protagoniste të historisë”.

Në këtë valë globalizimi mbi kulturat e ndryshme, kuptohet qartë se jo të gjithë kulturat do të jenë protagoniste dhe për fat të keq, jo të gjitha kulturat do të mbijetojnë. Pavarsisht institucioneve botërore në mbrojtje të tyre, financimeve dhe përkujdesjeve të fondacioneve nga jashtë, kulturat si çdo sistem tjetër kanë ecurinë e entropisë së vet. Jo çdo shprehje e frymës kulturore në kohën e sotme dëshmon se organizmi jeton akoma. Kulturat janë me moshë të madhe, ato i ngjajnë yjeve, drita e të cilave vazhdon mijra vite pas shuarjes së tyre.

Në dallgët e globalizimit do të mbijetojnë ato kultura që kanë jo vetëm bërthamën vitale të rigjenerimit të tyre, ADN-në kulturore, por edhe organet e vetorganizimit dhe vetëfunksionimit në trupin e tyre. (Qershor 2003)

55

Page 56: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Në të shkuarën ne ishim këtu, Në kufijtë midis Lindjes dhe Perëndimit

Ku përjetuam ndarjen.

Tani kemi rolin profetik, Të jemi ura mes Lindjes dhe Perëndimit

ANASTASIOS

- Kryepeshkop i Shqipërisë - Vitaliteti i Kulturës Shqiptare

Nëse do takohesha tani me atë ish-studentin tim dhe të vazhdonim temën e pyetjes së tij të dhimbshme në atë kohë, jam i bindur se tjetër dhimbje do më shprehë këtë herë. Po kështu edhe unë.

Shqipëria ka ndryshuar, dhe çdo ndryshim sjell sëbashku me të rejat edhe nostalgjinë jo vetëm për atë që koha e la pas, por edhe për ato të vlefshmet që u prishën gjatë udhëtimit. Dhe ky proces i globalizimit lundron mes mjegullës për të ardhmen e unit tonë kulturor. Apo ndoshta kështu nëpër mjegull jeton më mirë ëndrra !

Pyetja e madhe është: - A e ka kultura shqiptare të gjallë zemrën e vet, ADN-në e

gjenetikës kulturore, atë që në fizikë e quajmë programimin antientropik për të mos shkuar drejt vetshkatërrimit ?

- Ne shqiptarët e kemi kulturën tonë thjesht si trashëgim vlerash, apo kultura jonë ka në vetvete edhe aftësinë e prodhimit të vlerave kulturore? Pyetje e madhe për një jetë të vogël njeriu.

Palca e çdo kulture është gjuha e saj. Unë, duke mos qenë gjuhëtar, por vetëm nga ndjesitë vluese që provoj kur përkthej në shqip, sidomos nga gjuhë shumë të formuara dhe të pasura, ndjej jo vetëm mundësitë e mëdha shprehëse por edhe njomësinë e shqipes. Dhe më

56

Page 57: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

kujtohet gjithmonë mendimi i Cabejt „...gjuha shqipe është në proçes zhvillimi“.

Po ç`do thotë „faleminderit“? A nuk është kjo shprehje tipike e globalizimit, e marrëdhënieve me tjetrin, e lëvizjes ? Dhe jo lëvizje të një malli, jo thjesht të një shprehje, por lëvizje e dy sistemeve institucionalë; institucionit të faljes, i vjetër sa njeriu dhe institucionit të nderit, i vjetër gjithashu edhe i lartë në botën shqiptare. Të dyja këto institucione lëvizin nga një shqiptar tek tjetri, nga një mikrokulturë tek tjetra duke formuar fillesën e parë të globalizimit të pranishëm në jetën e përditshme të palcës kulturore të shqiptarëve. “I falem nderit të gjuhës sime !”.

Siç e kam përmendur edhe më parë („Për një politikë Kulturore“, gazeta “koha Jonë, 12.01.2003) kultura shqiptare duket se është kulturë kozmopolite lokale, me mjaft elementë dhe mekanizma nga kultura të tjera si pasojë e pozicionit gjeografik të vendit dhe kalimet kulturore nëpërmjet tij. Si rezultat social-kulturor i kësaj historie të gjatë bashkëjetese, kultura e marrëdhënieve ndërnjerëzore në shoqërinë shqiptare dallohet për karakterin e theksuar tolerant të përbërësve themelorë kulturor të njeriut; besimeve të ndryshme fetare. Kemi të bëjmë me një shtrat kulturor të thurur me tre lëndë të ndryshme fetare, të cilat jo vetëm nuk kanë shkaktuar plasaritje shoqërore por me një kultivim të shëndetshëm mund të shërbejnë si pasuri e vyer shoqërore dhe kulturore.

Këto dy karakteristika themelore, tregojnë se kultura shqiptare e ka vitale AND-në kulturore thellë në bërthamën e trupin të vet, ashtu si këndon edhe Lasgushi: “… pa shih, se sa është i fellë / ky gjiri em që të ka pjellë”.

Kultura shqiptare përfiton nga globalizimi teknikë, koncepte dhe energji të reja në muzikë, kinematografi, në shtypshkronjat moderne etj. Kultura shqiptare tani ka një treg më të madh për prodhimet e veta, ashtu si edhe tregu shqiptar është i hapur për kulturat e tjera.

Edhe pse ditët që përjetojmë nuk përbëjnë veçse mikrokohëra të kohës së madhe kulturore, ka mjaft shembuj që tregojnë përballimin e kulturës tonë me ato të popujve të tjerë. Ato elementë që i pranon trupi i saj menjëherë kthehen në shtysë energjitike për të, ndërsa ato trupëza

57

Page 58: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

që i konsideron të huaj i neutralizon duke i flakur me mekanizamat e jashtëqitjes e vet.

Para ca vitesh nëpër kafenetë, restorantet dhe rrugët tona dëgjohej shumë muzikë e re greke, shumë këngë u përkthyhen nga lloj-lloj refugjati, bile u bënë edhe koncerte në pallatin e kongreseve me një këngëtar të ri shqiptar duke kënduar këto këngë. Sot nuk dëgjohen më si më parë, as nëpër rrugët tona, as edhe shpesh nëpër dasma. Nuk i ndaloi askush, vetë sistemi imunitar i trupit kulturor shqiptar nuk i mbajti në indet e veta. Duhet shënuar këtu se edhe në vendin fqinjë këngë të tilla ka vite që prodhohen dhe kërcehen por, jetëgjatësia e tyre është shumë e vogël sepse vetë ai popull nuk i pranon gjatë në trupin e kulturës së tij

Por, për të përballuar rritjen e entropisë, d.m.th. prirjes së çdo sistemi për vetshkatërrim, është i domosdoshëm edhe sigurimi i strukturave të reja hapësinore ku do të zgjerohet dhe zhvillohet ky sistem. Dhe kultura shqiptare i ka këto mundësira; shqipëfolësit janë me miliona brenda, rreth dhe larg Shqipërisë. treguesit demografikë shënojnë një komb me moshë mesatare mjaft të re dhe me prirje rritjen e madhe të popullsisë.

Pra, kultura shqiptare i ka vitale jo vetëm bërthamat e rigjenerimt të vetvetes por dallohet edhe për rritjen e vazhdueshme të sistemit hapësinor për zhvillim.

Kultura shqiptare i ngjan asaj anije, që duke pasur trupin thellë në oqeanin e kohës, sa vjen e rritet në sipërfaqe duke i përballuar dallgët e globalizmit. Por, si çdo anije, edhe kjo e kulturës do drejtim me mekanizmat e saj politik, institucional, ligjor dhe ekonomik, sepse e pajisur me to ajo do t i përballojë dallgët e parreshtura dhe njëkohësisht do të shkojë harmonikisht në valët e globalizimit. (Qershor 2003)

58

Page 59: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

“The limits of my language

mean the limit of my world”, - WITTGENSTEIN -

“ALBDRAMATICA” dhe Drama e një Emri

Sado të ndriçme apo të zymta të jenë rrezet e këtyre mendimeve, ato në asnjë rast nuk hidhen për të hijezuar lajmin e mirë se MKRS ka shpallur një çmim të veçantë për dramën shqipe me emrin “Albdramatica”. Edhe pse, shpejt e shpejt me të hyrë dimri, kur edhe mbaron afati i dorëzimit të dramave, do ti shohim frutet e kësaj pune.

Çmimi si mekanizëm financiar, që synon të lëvizë penën e dramaturgut shqiptar drejt dramës shqipe, përbën një investim të dobishëm, dhe nëse nuk jemi shpejt, duhet pohuar se kurrë nuk jemi vonë për të tilla investime. Si veprim financiar këtë mund ta bëjë fare mirë Ministria e Financës e ndjeshme ndaj kulturës apo ndonjë OJQ me lidhje emocionale me artin teatral shqiptar. Çështja nuk është vetëm financiare, por më shumë kulturore, dhe institucioni që duhet të kujdeset për funksionimin e këtij proçesi është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, serioziteti I së cilës për krijesën e njomë fillon që tek pagëzimi i emrit të saj, që patjetër duhet të jetë simbolik dhe të shpreh fushën që i përket, kulturën e teatrit.

Zgjedhja e emrit, çështja kulturore që ngjiz ai në vetvete, lidhja e këtij kodi me ata të cilëve u drejtohet, cilët njerëz emocionon ky emërtim, çkuptim ka simbolika e përdorur e të tjera çështje semiotike duhet të ketë parasysh nuni kur pagëzon një krijesë të sapo lindur. Dhe aq më tepër kur nuni është tempulli shtetëror i kulturës MKRS, dhe krijesa për princin e arteve, Teatrin.

59

Page 60: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Këtë krijesë ka vite që e pret dramaturgu shqiptar, jo vetëm si vlerë monetare por edhe si vlerë kulturore. Dhe nunët e pagëzuan “Albdramatica”. Lexuesi në rrekje për të kuptuar këtë simbol dhe me ndjesinë e studjuesit i hypën fantazisë në fluturim drejt kuptimit fillestar të metanomisë së përdorur: “Alb – dramatica”. Pse u zgjodh nga nunët e MKRS kjo metanomi ? Çfarë realiteti simbolizon “Alb-dramatica”?

Duke shikuar strukturën e brendëshme të kompozimit nga përqasja semiotike, kam përshtypjen se me anë të këtij simboli duan të ndërtojnë një realitet të ri, dhe këtë realitet duan ta ngrenë dhe ta ngulin mbi çdo penë dramaturgu dhe mbi çdo skenë teatri. Por si e kupton dramaturgu shqiptar emërtimin e çmimit për të cilin ai ftohet të luftojë për ta marrë ? A shprehin fjalët përbërëse mesazhin e simbolit kombëtar të dramës, tragjedisë, apo komedisë shqipe?

Që emri i pagëzuar të jetë i tillë duhet të përcaktohet qartë në të gjithë përbërësit e vet. Le ta shikojmë nga ana gjuhësore. “Alb - dramatica” Fjala “alb” përdoret për tregun e huaj dhe jo atë shqiptar, kështu që mesazhi shkon në adresë tjetër dhe jo tek shkruesi i fjalës shqipe. Fjala “dramatica” përveçse në rrënjë ka emrin drama, e cila në fushën e teatrit nuk përbën vetëm se një lloj vepre të tij (të tjerat janë komedia tragjedia, etj), me zor mund ta gjejmë edhe tek ndonjë faqe interneti e përdorur simbolikisht për të shkruajturit. Si rrjedhim, për sa i përket nivelit gjuhësor në zgjedhjen e simbolit të çmimit për dramën shqipe do të citoj thënien e Wittgenstein. “The limits of my language mean the limit of my world”, fjalët e tjera janë të tepërta.

Në koncepin semiotic të simbolive, çdo simbol ka peshën e vet kulturore siç thotë Umberto Eco. Por çfarë ngarkese sjell tek ne emërtimi “Albdramatica”? Në ndjesinë e parë të ngjan me firmë tregtare, p.sh. “Albtelecom”, “Albtransport”, “Albakarta” etj.? Si mund të pagëzohet shprehja artistike me konceptin tregtar? Kjo do të ishte njësoj sikur pulave të detit të Lushnjes t”i vinim një emër artisti si p.sh. Vaçe Zela, në vend që të gjenim ndonjë emër dadoje që gjen me shumicë në atë fushë të Myzeqesë.

Së dyti, çfarë ngarkese ka hedhur mbi të nuni i “kulturës shqiptare”? Patjetër ka hedhur ngarkesë nga dramat e jetës së tij, dhe

60

Page 61: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

në këtë rast përdorimi i autoritetit shtetëror privatizon përjetësimin në art të vehtes e tij apo derivatet e vetvehtes së tij.

Asnjë simbol nuk është i rastësishëm, por në rastin tonë nuk arrijmë të ndajmë qartë çfarë rasti shpreh simboli “Albdramatica”. Apo e thënë ndryshe, çfarë drame ka në vetvete emërtimi “Albdramatica”? Ne veçse bëjmë përqasje semiotike duke shprehur edhe kundërshtinë tonë për diletantizma të tilla në kulturën kombëtare, të cilat i japin të drejtë poetit kur foli për guzhina që kundërmojnë… (Shtator 2003)

61

Page 62: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Kënga polifonike shqiptare si simfoni demokracie

Demokracia në kulturën shqiptare

Nëse pranojmë se zhvillimi i shoqërisë në botën perëndimore shënon nivelin më të lartë që ka njohur njerëzimi deri sot, atëhere pa mëdyshje kjo i kushtohet kulturës demokratike, mbi themelet dhe me frymën e së cilës perëndimi ka kryer këtë arritje historike në gjithë elementët e jetës së tij; socialë, ekonomikë, dhe politikë.

Rrënjët e zhvillimit të demokracisë shkojnë thellë jo vetëm në të shkuarën, por gjithashtu sot po përhapen edhe në vendet e tjera jashtë bërthamës gjeografike të perëndimit klasik (kryesisht Europës Perëndimore dhe Sh.B.A.). Sidomos pas mbarimit të Luftës së Ftohtë shumë shtete dhe kombe të tërë, si ish shtetet komuniste, mjaft vende aziatike deri edhe shtete muslimane, janë futur në udhën e demokratizimit të tyre..

Ecuria e deritashme e proçeseve demokratike në këto vende, me gjithë problemet e ndeshura ku më të shumta e ku më të mprehta, është me kah pozitiv, përfshirë edhe Shqipërinë tonë. Ky fakt tregon se përzgjedhja politike e këtyre popujve nuk u ngrit mbi rërë, nuk është injektuar nga jashtë, sepse përndryshe do të kishte dështuar dhe ata do të zbatonin skema të tjera jo demokratike në organizimin e tyre shoqëror. Por këta popuj, ashtu edhe si popujt e perëndimit klasik, gjejnë lëndë të parë demokracie në kulturën e tyre shoqërore, të përpunuar ku më shumë e ku më pak, mbi të cilën po hedhin shtat e zhvillimi i tyre

62

Page 63: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

demokratik. Pra, kulturës së tyre shoqërore nuk i mungon tharmi demokratik.

Ky fakt dëshmon se kultura demokratike, si « lëndë jetësore“ është e pranishme në trupin e çdo shoqërie njerëzore. Kur flasim këtu për kulturën demokratike kuptojmë kulturën shoqërore të një populli e cila së pari shprehet në aftësinë e organizimit të tij shoqëror. Në kombet e lashta kultura shoqërore ndikohet nga « fusha manjetike » e kulturës shpirtërore të tyre, të trashëguar prej thellësive historike të ekzistencës dhe zhvillimit të vet.

Nga kjo pikpamje, historia e civilizimit shqiptar paraqet një fenomen më vete me kundërshti të çuditshme. Nga njëra anë vërejmë praninë e mjaft dukurive civilizuese siç janë edhe kanunet e ndryshme, me kryesorin atë të Lek Dukagjinit, për rregullimin ligjor të jetës së përditshme, pra një nivel i lartë organizimi shoqëror të vendosur para shekujsh. Ndërsa nga ana tjetër jemi dëshmitarë të vështirësisë së shoqërisë shqiptare për t’u organizuar në një shtet të shëndetshëm demokratik.

Mes kësaj kundërshtie, e cila ndriçon dhe hijezon kulturën tonë demokratike, ngrihet një nga monumentet e gjallë të kulturës shpirtërore të shqiptarëve; kënga polifonike. Një diamant në gjirin e kulturës sonë; jo vetëm nga rrëzëllimet shumëngjyrëshe të saj, jo vetëm nga vlera (nuk mund të matet me vlera tregu), por kryesisht nga thelbi i saj i cili shprehet në të gjitha anët, ashtu si një diamant, ngado që e shikon.

Janë të shumtë muzikologët, shqiptarë dhe të huaj, të cilët e kanë hulumtuar nga prizmi muzikor këngën polifonike me natyrën e saj të veçantë pentatonike me rrënjët thellë në prehistorinë pellasgjike. Të tjerë studjues janë marrë me prizmin poetik, të tjerë akoma me tematikën e gjerë të saj. Por ajo lëndë që i bashkon të gjitha anët e prizmit të këtij diamanti shqiptar është vetë thelbi i saj, natyra demokratike e ndërtimit dhe shprehjes së këngës polifonike.

Kënga polifonike përbën kronikën e jetës së pothuajse gjysmës së kombit shqiptar, bile edhe më gjerë; thuhet se

63

Page 64: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

këndohet edhe te shqiptarët e veriut deri tek arbëreshët. Ajo shoqëron tërë ndodhitë dhe veprimtarinë e jetës së labit, toskës, bregdetasit, qytetarit gjirokastrit, mallakastriotit, skrapalliut, përmetarit edhe gramshiotit duke përbërë në këtë mënyrë axhendën e plotë të jetës, e cila i jep kështu përmasën gjithëmbledhëse të saj.

Kënga polifonike këndohet nga të gjitha moshat e popullsisë, ku çdonjerit i jepet mundësia, pavarsisht gjendjes ekonomiko-shoqërore, moshës dhe seksit, të shpreh mendimin, mallin dhe dertin e tij duke marrë kështu karakter mbarëpopullor, pra rolin e një kuvendi popullor.

Kënga polifonike nuk mund të këndohet nga goja e një njeriu të vetëm, qoftë ai më i pari, më i mënçuri, më i forti apo edhe më i pasuri mes të tjerëve. Vetë fjala e saj e thotë; polifoni = shumëzërëshe. Kjo përbën skeletin kryesor demokratik të saj sepse nuk mund të formohet përveçse nga bashkëpunimi i shumë njerëzve.

Dhe çfarë bashkëpunimi ! Shikoni si janë vendosur pjesmarrësit në të; gupi kryesor që merr këngën i pari, si Dhomë e Parë e Senatit, më pas grupi i dytë; Dhoma e Dytë e Senatit që mban ison dhe që është i hapur për të gjithë pjesmarrësit. Dhoma e Parë në vetvete ka gjithë elementët e një trupi legjislativ të shprehur në tonet dhe ngjyrimet ndryshme zanore; marrësi që i’a nis, pritësi nga ana tjetër dhe në mes tyre sapo ndërhyn thyesi vjen jehonë e isos si sfond hujnor që i vë vulën këtij kuvendi të madh. Dhe vetëm atëhere kur çdonjëri ka thënë fjalën e vet, atë fjalë të blatuar me shpirt e mendim, me marrje dhe hedhje, thyerje dhe pohim, në një debat të tërë harmonik është formuar ajo, kënga polifonike, e cila tanimë ka mandatin ligjor mbarëpopullor për t’u shpallur duke çuar anë e mbanë mesazhin e vet.

„O këngë e shenjtëruar“ i thërret Lasgushi duke i thurur një hymn shpirit të kombit të tij me vjershën „Këngën pleqërishte“

64

Page 65: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ajo jo vetëm është e gjallë, por në një hapërisë gjeografikisht të vogël si Shqipëria e Jugut ka ngjyrimet dhe nivelet e saj; diku këndohet vetëm me dy zëra, diku tjetër është trezërëshe duke u perfeksionuar në katërzërëshin e këngës pleqërishte gjirokastrike dhe në atë të Meço Mukës së Bregut të Detit. Kjo larmi tregon se geni i saj jo vetëm që funksionon por është i aftë të gjenerojë forma më të larta zhvillimi. Studjuesit thonë se sipas skemës së këngës polifonike kemi edhe lindjen e sazeve polifonike bile edhe të valleve polifonike.

Pra, ky diamant i kulturës shqiptare përbën njëkohësisht edhe një embrion sa të lashtë, aq edhe të gjallë, krijues dhe formues jo vetëm në llojin e vet zanor por deri në tingullin muzikor dhe ritmin kërcimor. Me të njëjtën thelb, me të njëjtën natyrë polifonike ku bashkjetojnë individi me masën, monofonia me simfoninë.

Simfoni e demokracisë ! A nuk i ngjan kënga polifonike mënyrës së organizimit të shoqërive demokratike me në krye organin e vet kuvendin, me qendrat e tjera të pushtetit dhe pjesmarrja e drejtpërdrejtë e popullit në to! ?. Unë nuk mund të them se kush është krijuar në fillim; prizmi shpirtëror apo prizmi shoqëror i këtij diamanti të kulturës shqiptare. Edhe shtjellimi i kësaj çështjeje ka rëndësinë e vet. Por më domethënëse dhe më e rëndësishme se ekzistenca e këtij diamanti si dëshmi e kulturës shpirtërore dhe demokratike shqiptare, është natyra e tij embrionale civilizuese si shëmbull dhe shpresë për zhvillimin demokratik të shoqërisë sonë. (Maj 2005)

65

Page 66: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Rreth orës 14, ndërsa udhëtoja në bulevardin kryesor të Tiranës, Lirika më telefon në celular dhe me zë të dridhur më thotë se disa aeroplanët po bien mbi dy kullat binjake të Njujorkut.

Nuk e ndalova makinën. As zemra nuk më ndaloi. Toka vetë kishte ndaluar vërtitjen në orbitën e saj Nga pesha e mëkateve që njerëzit motmoti bënin ndaj njeri tjetrit

Lufta në Irak dhe Ndeshja e Civilizimeve Ajo pamje e 11 shtatorit të vitit 2001 në Nju Jork, me dy kullat binjake duke u thërrmuar mes flakëve dhe tymit, është gdhendur tashmë në kujtesën e njerëzimit. Por, më shumë si një mbresë tronditëse, goditja mbi kullat -simbole të zhvillimit të civilizimit perëndimor, duket se përbën sfondin e skenës ku po luhet politika e re botërore. Dhe pas preludit nëpër shpellat e Afganistanit, tani lufta e koalicionit amerikano-britanik në Irak, veç natyrës së saj të re ne teknikë dhe taktikë, ka hapur përsëri temën rreth dogmave të reja gjeopolitike në botë. Nga njera anë u tha se kullat e perëndimit i goditi “dëshira e Allahut”, nga ana tjetër thuhet se po luftohet terrorizmi dhe çdo përkrahës i tij që synon shkatërrimin e vlerave më të larta njerëzore; demokracinë dhe zhvillimin. Para dhjetë vjetësh profesori i Universitetit të Harvardit, Samuel Hantington (S. Huntington), analist i gjeostrategjisë, parashtroi tezën e ndeshjes se civilizimeve, të cilën më 1996 e plotësoi me librin e tij “Ndeshja e civilizimeve dhe riformulimi i Rendit Botëror”, një teori e

66

Page 67: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

konfiguracionit të sotëm politik mbështetur mbi themelet e kulturave të ndryshme në botë. Një hipotezë e marrëdhënieve të reja ndërkombëtare që do të zhvillohen mbi bazat gjeokulturore të popujve duke i grupuar ata sipas kulturave që i përkasin. Një profeci për luftërat e reja të njërëzimit ku në fronte nuk do të jenë më principata, ideologjira dhe politika të ndryshme, por do të ndeshen kulturat e popujve. Mos vallë hipoteza e tij po vërtetohet që tani me luftën në Irak ?

Bota islamo-arabe dhe krishtërimi perëndimor Edhe pse teoria e Hantingtonit ka natyrën e analizës gjeostrategjike, gjë që nuk përbën temën e këtij shkrimi, ajo sjell një risi sepse përdor si lëndë të parë kulturën, pra thelbin e natyrës njerëzore. Duke u nisur nga pika ku duket se bashkohet teoria e Hantingtonit me luftën e sapozhvilluar në Irak, kthehemi mbrapa në një vështrim historik të dy qytetërimeve, në atë islamo-arab dhe në qytetërimin perëndimor. Pikërisht, në Irak ku po luhet skena e re e historisë botërore, shtrihet Mesopotamia ku katër mijë vjet përpara Krishtit zë fill edhe civilizimi i njërëzimit me Shumerët dhe Asiro-Babilonasit. Eshtë ai, civilizimi arab që lindi konceptin e qytetit, sistemin i shkrimit, mjekësinë, kodet e para të së drejtës njerëzore etj., të mishëruara tashmë në trupin e civilizimit njerëzor. Më vonë, shtatë shekuj pas Krishtit, po në këto shkretëtira pjellore lindi dhe lulëzon një nga fetë më të vitale dhe të pasura të botës, feja islame e cila në pak kohë u shtri drejt Europës deri në Spanjë dhe në brigjet e Adriatikut duke u sjellë europianëve, veç të tjerave, njohuritë astronomike, algjebrën dhe trigonometrinë, poezinë dhe përrallën mahnitëse bashkë me përkthimet e Aristotelit të lashtësisë. Por, siç na dikton historia, zhvillimi do hapësira gjeografike, kohore dhe kulturore. Kësisoj qytetërimi islamo-arab ushqehej me të shkuarën e vet arabe ashtu si edhe me elementë të fesë së krishterë dhe të kulturës së lashtë greke duke pushtuar ndërkohë vendet e shenjta të krishtërimit, Jeruzalemin dhe Konstandinopojën për t’u ndalur para mureve të Vjenës. Sot kanë mbetur me dhjetëra shtete islamiko-arabe me qeverira sheikës, të cilat gjithë javën i bëjnë temena perëndimit të krishterë, ndërsa të xhumanë e shajnë dhe e munxosin në xhami. Sfondi po ai,

67

Page 68: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

shkretëtirë ekonomike dhe shoqërore e popujve islamë edhe pse nëntoka është e pasur jo vetëm me minerale por edhe me diamante kulturore-fetare. Fatkeqësisht, edhe shumë e pasur me mllef ndaj perëndimit, që, mos e thëntë fati, të jetë shprehja e re e kulturës politike të botës islamo-arabe. Atje përballë ishte perëndimi, i cili u erdhi në këto anë me Aleksandrin e Madh të Maqedonisë duke sjellë lëndën e parë të kulturës së ardhshme perëndimore, aty erdhën edhe romakët me kodet e tyre të administratës shtetformuese. Pastaj zbriti shpirti i civilizimit perëndimor, krishtërimi. Në emër të këtij krishtërimi, me urdhër të Papa Urbanit të 2-të filluan kryqëzatat për të çliruar vendet e shenjta zotëruar nga islamikët, por arritën të lënë vetëm barabarizma e katastrofë. (Natyrisht, nuk erdhën vetëm për vendet e shenjta, por edhe për arsye të tjera, të brendshme e të jashtme). Pas shekujsh, përsëri civilizimi perëndimor me kolonialistët anglezë dhe francezë marshoi drejt civilizimit islamo-arab. (Sikur të mos mjaftonte kjo edhe një tjetër kandidat civilizimi, ai sovjetiko-komunist vërshoi në këto anë). Dhe pastaj erdhi e vazhdoi perëndimi me coca-cola dhe bluxhinse deri tani në shekullin e 21-të, kur janë kthyer Hebrenjtë të rrethuar nga islamikët e veshur në dinamit për ngritjen e shtetit të Palestinës. Civililizimi perëndimor pos peripecive me botën përreth, u mor kryesisht me veten. Me Rilindjen Evropiane dhe Reformën Fetare mbajti shpirtin e tij të krishterë por liroi mendjen dhe duart dhe këmbët, u bë racional me organizma e struktura politike dhe institucionale të gjalla dhe vetgjeneruese me koncepte të reja, që e zhvilluan pandërprerë në të gjithë elementët, ekonomi, shoqëri dhe kulturë. Më lart se çdo qytetërim tjetër në historinë njerëzore. Deri në majën e dy kullave binjake. Por, njëkohësisht, edhe më sfidues ndaj civilizimeve të tjera. Dogma gjeopolitike e Hantingtonit apo kulturë e re politike. Nga përshkrimi i mësipërm i historisë, duket qartë se të dy civilizimet fqinje, që në lindje të tyre bashkjetojnë mes kundërshtisë dhe paqes, në një marrëdhënie dhe kundërmarrje të dyanshme. Si në frontet e luftës, ashtu edhe në fronet e bisedave midis prijësve të tyre, në krye

68

Page 69: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

kanë prirë kryqi dhe gjysmëhëna, gërmat e Kur’anit dhe shkronjat e Biblës. Kur e kur kanë goditur njeri tjetrin në emër të fesë dhe, kur e kur në emër të vlerave më të larta njerëzore. Duke iu përqasur hipotezës së Hantingtonit, nga marrëdhëniet e botës islamo-arabe dhe krishtërimit perëndimor, shohim se në thelb, në kupën e helmit e luftës ka pasur dhe ka mjaft vrer kulturor. Bile, ajo, kultura; gjuha, zakonet, konceptimi i jetës, gjeografia ku shtrihet dhe historia e gjatë i ka grupuar njerëzit në raca, kombe, shtete dhe supershtete me interesa të ndryshme dhe politika të ndryshme që u shërbejnë interesave përkatëse, më së shumti armike midis tyre. Pra, fillesa e ndryshimit që shtyn prej së largu dhe prej së brendshmi njeriun është vetë ajo; natyra e tij e shprehur në kulturë. Nga ana tjetër, është po shprehja kulturore e njeriut, kultivimi i shpirtit dhe i shqisave të tij, zhvillimi i ndjenjave nëpërmjet artit, shkrimit, muzikës dhe sportit që i ka afruar njerëzit duke u shtuar mundësinë për bashkëjetesë paqësore. Kështu ka ndodhur deri tani në historinë njerëzore. Ky është njeriu; qënie shoqërore, por edhe qënie natyrore me instinkte prej thellësive të ekzistencës së tij. Kjo është historia njerëzore me kundërthëniet e saj, luftë dhe bashkjetesë, ku në kushtet e sotme të zhvillimit të mjeteve të shkatërrimit në masë të luftës, sfida e bashkjetesës së civilivizimeve përbën dhe një nga sfidat më të mëdha të racës njërëzore. Por, si çdo sfidë kolektive, edhe kjo mund të zgjidhet vetëm në nivel politik. Dhe politika ka mjetet e veta, paqësore, ekonomike, diplomatike dhe kulturore; siç ka edhe luftën. Në këtë skenë na del Huntingtoni me hipotezën e vet gjeokultuore, që nga njera anë përmban të vërtetën historike, por në thelb shpreh paralajmërimin e kthimit të saj në dogmë gjeopolitike për të ardhmen e marrëdhënieve ndërkombëtare; pra, zbatimi i politikës së aleancave dhe armiqësive mbi baza të përkatësisë kultuore. Goditja e kullave binjake «në emër të Allahut» dhe Lufta në Irak kundër terrorizmit dhe mbrojtjen e vlerave njerëzore, si çdo luftë, nuk mund të shpjegohet vetëm me një parametër dhe me një përmasë, atë të ndeshjes së dy kulturave. Vendimarrja për luftë përbën vendim politik, pra është sintezë e gjithë parametrave të një shoqërie, ku, pa dyshim, bën

69

Page 70: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

pjesë edhe ai kulturor. Të dyja goditjet, si ajo mbi kullat ashtu edhe lufta në Irak, nga pikëpamja ushtarake ishin të përsosuara, gjë që tregon se me mjetet e sotme, politika e luftës sjell rezultat befasues dhe tronditës, për të dy kundërshtarët. Në këto kushte, ato ndoshta shënojnë fillimin e reagimit ndaj sfidës historike të ndeshjes së civilizimeve. Civilizimi islamo-arab ka shumë probleme, ku kryesori duket se është varfëria dhe mungesa e zhvillimit, dhe këtë nuk mund ta luftojë me mllefe antiamerikane dhe antiperëndimore. Civilizimi islamo-arab duhet të kërkojë brenda vetes së tij zgjidhjen nga zgjedha, kjo është sfida e tij. Dhe brenda kulturës së tij fetare ka një shembull; politika e Ataturkut me ndarjen e shtetit nga feja i hapi rrugën e zhvillimit Turqisë në krahasim me shoqëritë e tjera islame. Amerika, kjo «krijesë e re në formë dhe principe» siç thotë një nga themeluesit e saj, Xhefersoni, me luftën në Irak i dha goditje një lloji terrorizmi, atij të regjimit diktatorial të Sadamit, por ndërkohë i duhet të shmangë hijet e së shkuarës së vet, neokolonializmin modern, sepse një botë më e zhvilluar dhe më e civilizuar nuk do të thotë universalizim i botës perëndimore. Civilizimi islamo-arab mund të marrë shumë parime dhe teknika të organizimit shoqëror nga civilizimi perëndimor, ashtu si edhe civilizimi perëndimor mund të marrë vlera të mëdha nga ai islamo-arab. Ndërsa shkruaj këto radhë, shoh në ekranin e televizionit Ministrin e Jashtëm të Turqisë laike, Abdyllah Gjyl duke u takuar me 25 kolegët e tij të Bashkimit Europian në një ishull të Greqisë. Ai veshur me një bluz «Lacoste» shoqëruar nga bashkëshortja e tij me shaminë hedhur mbi kokë si gjithë gratë e tjera të kulturës islame së cilës i përket. Shprehje më të gjetur për këto që po shkruaj zor se do gjendej. Civilizimet mund të pushtohen gjeografikisht, politikisht dhe ekonomikisht, mund ta ulin kokën përkohësisht, por nuk zhduken kaq shpejt. Ata janë krijime shumështresore, shumëpërmasëshe dhe shumëkohore, janë produkt historik, ndaj vetëm koha historike ka verdiktin e ndryshimit dhe të jetëgjatësisë së tyre. Përgjigja e kohës sonë moderne së globalizimit dhe shpejtësisë së madhe të mikroelementëve qëndron në aftësinë e hartimit të një kulture të re politike për mundësinë e shprehjeve, zhvillimit dhe bashkjetesës së pasurisë më të madhe të krijimit njerëzor; shumëllojshmërinë e kulturave.

70

Page 71: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Por, (si në tërë përsiatjet rreth çështjeve të mëdha qëndron gjithmonë një «por»), pavarësisht analizave, hipotezave dhe dëshirave, njëkohësisht duke përfshirë edhe këto, historia përshkon trajektoren e vet të paparashikueshme. (Maj 2003)

71

Page 72: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Që prej viteve `80, kur isha student në Selanik, dhe shikoja grekët të festonin me madhështi fitoren mbi agresorin fashist në luftën italo-greke të zhvilluar kryesisht në territorin shqiptar,

pyesja veten;

- po shqiptarët ku ishin ?

Qëndrimi i Shqiptarëve në Luftën Italo-Greke

(Sipas këngëve polifonike shqiptare) Më 28 tetor grekët përkujtojnë një nga ngjarjet më të

shënuara të historisë së tyre; fitoren ndaj agresorit fashist italian në vjeshtën e mesme të vitit 1940. Midis disa emërtimeve të ndryshme si; «lufta italo-greke», «to megalo oqi» apo «lufta e dyzetës», grekët e thjeshtë i thonë edhe «lufta e Shqipërisë», për faktin gjeografik se skena e teatrit të luftës ishte më së shumti territori shqiptar, malet dhe gërxhet, luginat dhe lumenjtë e Shqipërisë së Jugut. Përfundimi i luftës me fitoren e popullit grek është tashmë i shkruajtur në librin e historisë.

Por, vetë historia ndërsa përmend dy personazhet e kësaj beteje, grekët dhe italianët, nuk e di për çfarë shkaku hesht për personazhin e tretë të saj, banorin e atyre trojeve ku u zhvillua lufta, shqiptarët. Ishin ata thjesht shikues duke ndjekur ngjarjet prej frëngjive të kullave të tyre të serta, apo morën anën e ndonjërit në fushën e betejes !? Pa marrë përsipër punën e historianti, ndoshta do të isha i dobishëm për të duke i afruar arkivin më autentik dhe më të gjallë, më të saktë dhe më të pa manipulueshëm, këngën e popullit.

Kam në duar një përmbledhje voluminoze me «Këngë popullore të Labërisë», të folkloristit Fatos M. Rrapaj, botim i vitit 1991 prej Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Mes asaj kozmogonie galaktikash shumëkohëshe dhe shumëngjyrëshe me

72

Page 73: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

këngë djepi dhe vaji, fëmijërie dhe burrërie, dasme dhe lufte, lulesh dhe varresh, gjeta një tufë këngësh labe për luftën italo-greke. Për mua ishte si zbulim i një galaktike të re, plot 15 këngë isopolifonike. Dhe kjo lloj këngë isopolifonike e Shqipërisë së Jugut nuk është thjesht këngë me dy, tre apo katër zëra dhe të shoqëruara me një iso rrapëllimë. Ato janë kronikë e jetës, shprehje e ndjenjave dhe mendimeve të shqiptarit të miratuara njëzëri prej isos, si votim mbarëpopullor, që e mban grupi i panumërt. Ashtu madhështore dhe të rrepta. Ndaj po me kaq rreptësi përzgjidhen ngjarjet madhore dhe emrat e njerëzve që dallojnë me ngarkesa të tilla energjie, sa mund të ngjiten në këngë duke rrezulluar në orbitat e tyre të ndriçme.

Nisur edhe vetëm nga ky fakt i ekzistencës së kësaj galaktike këngësh për luftën italo-greke të vitit 1940, duket se shqiptarët jo vetëm nuk kanë munguar, as nuk janë fshehur, por edhe nuk kanë qenë spektatorë të ftohtë në skenën e saj. Përkundrazi, edhe ata kanë qenë pjesmarrës aktivë dhe me synim të qartë duke u ndeshur si me agresorin fashist ashtu edhe duke kundërshtuar shërbëtorët e tyre, ata pak mercenarë shqiptar.

Atdheu i shqiptarëve kishte mbi një vit i pushtuar prej fashistëve të Duçes; kaq mjaftonte për të zgjuar sedrën dremitëse kombëtare të çdo shqiptari, sado i karakterizuar prej individualizmit të tij të përmoçëm. Në kushte të tilla, kur luftojnë dy fqinjë të lashtë, ku me të dy ke pasur herë lidhje miqësore dhe herë mpleksje armiqësore, për çdo popull do të ishte e vështirë mbajtja e ekulibrit. Dhe mbajtja e ekuilibrit zakonisht kërkon ftohtësinë e asnjanësisë. Por, përkundrazi, asnjanësia nuk mund të gjejë fole në shpirtin ku vlon kënga isopolifonike, e cila tregon se shqiptarët ishin aktivë në këtë luftë. Krahas njërit fqinj të sulmuar prej pushtuesit të përbashkët, por me një gjuhë të «përkujdesjes diplomatike», ku nga njëra anë lavdërohet heroizmi i bijve të Helladhës përkarshi, kujdes, jo kundër populli italian, por asaj pjese «këmishëzezë të fashistëve të Duçes.

Këto këngë dëshmojnë për një shprehje të ndërgjegjes së emancipuar bazuar në kategoritë themelore të botës njerëzore si

73

Page 74: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

e drejta dhe ndihma ndaj me të dobëtit, ashtu edhe në virtyte të lashta të botës shqiptare si nderi, trimëria, burrëria, dënimi i tradhëtarëve etj.

Qëndrimi i shqiptarëve shpallet pa mëdyshje; “Italisë do ja punojmë,/ do t’i biem nga të shkojë,/ se ka ardhur pa na folë”. Dhe nuk vonojnë përkushtimet e para për ndershmërinë e bijve të tij; “thonë gjithë hallall u qoftë,/ për këta ushtarët tanë,/ e mori vesh tërë ajo botë, / që këta grekut s’i ranë”. Apo diku tjetër; “Thatë jemi shqipëtarë,/ të besës e krodhëtarë”, e krenaria shkon e përgjithësohet në emër të të gjithë kombit; “rraca jonë s’ka të sharë, / na nderuat vatanë, / Shqipërinë anembanë”.

Gjeografia e këngëve shtrihet në gjithë skenën e zhvillimit të luftimeve, në Vlorë, e Tepelenë, Himarë dhe Gjirokastër, Korçë e Sarandë ku aktorë përmenden si shqiptarë të fesë islame ashtu edhe asaj ortodokse, si; Ahmet Cani, Spiro Moisiu, Mehmet Dinusha, Foto Gjini, Ali Mersini etj.

Kur propoganda e pushtetit të vendosur prej fashistëve thërret për pjesmarrje në milicinë fashiste, duke përdorur edhe emra të mirënjohur deri tani për shqiptarët si Qazim Koculi, popullit i Mesaplikut ia kthen: “- Qazim Koculi të thonë,/ po këtë nuk ta pranojmë,/ me Greqi ne nuk luftojmë,/ Italisë do ja punojmë”. Apo ku përmendin me përçmim shqiptarët të cilët morën anën e pushtuesit, (në çdo popull ka të tillë), si në Himarë ku stigmatizohet; “Lonidha me ca të liqë”, apo “në Konispol një rrufjanë / na u ngrenë edhe vanë / me fashista italanë !”.

Këngët përshkruajnë qëndrimin e shqiptarëve edhe kur ata i kanë marrë me forcë për të luftuar fqinjin e tij të lashtë të sulmuar prej fqinjit tjetër po të lashtë, por tani i shndërruar në fqinj grabitqar. I këndohet majorit Spiro Moisiu (babait të presidentit të sotëm të Shqipërisë) kur në krye të batalionit shqiptar “Tomorri” u ktheu armët fashistëve italianë: Kush e njeh Spiro Moisinë/ na nderoi Shqipërinëë. Me një përkushtim prekës i këndohet malësorit nga Shkodra e largët, Mehmet Dinushës, i cili me bashkëluftëtarët e tij të baterisë “Drini” jo vetëm i braktisi fashistët por edhe i luftoi, sië thotë kënga; ç’bëri bateria “Drini/

74

Page 75: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

e mori vesh Musolini / vari buzët nga zemërimi”. Dhe malësorin prej veriut të largët M. Dinusha fashistët e ndëshkojnë sepse; ti Mehmet ke bërë hatanë/ me topin që ne të dhamë/ s’vrave grek por Italianë”.

Kur këndon për dy personazhet kryesore, kryesisht për italianët, shikohet ajo përkujdesje diplomatike duke veçuar agresorin fashist nga populli italian. Pothuajse në të gjitha këngët përmenden Duçja, këmishëzinjtë, fashistët si; “Duçe, ç’pate me Greqinë”, “O Duçe të plastë koka”, “O Duçe këmishëzi,/ humbe gjithë atë ushtri”. Ndërsa nga ana tjetër i këndon pa rezerva trimërisë së fqinjit grek (edhe pse si në çdo fqinjësi sinoresh, toke, uji, ajri dhe kulture zënkat e përditshme midis tyre nuk kanë munguar) duke treguar madhështi të rrallë shpirtërore; “Mirë, po kishte pjellë nëna,/ kishte rritur ata drera, / ata trima të Junanit, që/ që i dollën zot vatanit”. Dhe në një këngë tjeter; “Thotë Papagua; - “Duçe çthua ?/ mos i zur qetë me mua, / se vjen e burrë e të kthej grua”.

Ky qëndrim i popullit shqiptar i mbështetur jo në përllogaritje interesash të çastit, por në parime të thella të vetëdijes njerëzore tregojnë jo vetëm konstruktin e tij shpirtëror dhe mendor por përbëjnë një dëshmi bazë e palëkundur, edhe në rrebeshet e moteve më të liga, të mirësjelljes me fqinjin e lashte grek.

Dhe kur këtë qëndrim e ka të shprehur në këngë, kjo do të thotë se në kozmosin e tij shpirtëror është formuar edhe një galaktike e ndriçme e cila nuk mund të errësohet prej mugëtirave që ndonjëherë varen mbi kufijtë e dy fqinjëve të lashtë. Apo, duke u shprehur ashtu siç u shkon këtyre ditëve përkujtimore të luftës italo-greke, kjo tufë këngësh, do të ishte një buqetë e thurur në kurorën e dafinjtë që popujt mund ti përkushtojnë njëri-tjetrit. (Tetor 2003)

75

Page 76: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

V. NE SKENE DHE PAS KUINTAVE

76

Page 77: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Të gjithë shqiptarët,

Me dokumenta dhe pa dokumenta, të këndojnë e të kërcejnë si të duan,

- sonte është mbrëmja e kulturës së kombit të tyre.

-GRIGORIS HAXHISSAVAS- Ish-Kryetar i Bashkisë së Neapolit - Selanik

Sheshi Ballkanik

Kush e ka njohur sado pak jetën e grekëve, i ka bërë

përshtypje se kënga dhe vallja popullore e tij nuk përbëjnë vetëm mjete argëtimi apo në përgjithësi shprehje artistike e kulturës së tij shoqërore, por njëkohësisht ato kanë luajtur edhe një rol emancipues me ndikime të thella politike.

Sidomos pas viteve ’60 – të, nëpërmjet këngës së përpunuar, një masë e madhe muzikantësh dhe këngëtarësh grekë dolën në ballë të lëvizjeve demokratike duke rrezatuar mesazhe të fuqishme politike, pa rënë në asnjë kompromis si me pushtetet politike ashtu edhe me çdo padrejtësi njerëzore.

Një mbresë të tillë të qëndrimit të emancipuar politik të këngëtarëve grekë e kam përjetuar në Selanik në vitin 1999, kur NATO dhe gjithë bota e civilizuar po ndalonte ushtrinë serbe, e cila po shkretonte Kosovën nga shqiptarët. Mjaft njerëz të paragjykuar në Greqi nuk shihnin gjenocidin serb por vetëm aeroplanët e imperializmit. Për të treguar ekzistencën e tyre, partitë e majta greke, shoqata fetare dhe antiamerikanë profesionistë po zhvillonim në Sheshin “Aristotel” një tubim anti-NATO ku kishin ftuar edhe disa nga këngëtarët më të dëgjuar grekë si Dallaras, Savopulos etj.,

77

Page 78: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Në shesh turma thërriste kundër imperializmit gjakatar, dhe disa syresh duke mbajtur portrete të Milosheviçit (gjakatarit të Ballkanit) brohorisnin “serbët janë vëllezërit tanë”. Ndërkohë në skenë del bardi i mirënjohur Savopulos i cili me këngët e tij kishte dalë hapur edhe kundër Juntës ushtarake greke ne vitet ‘70.

Turma e ekzaltuar po priste që ai të fillonte këngën. Por Savopulos, kur pa atë pamje me portretet e Miloshevicit dhe dëgjoi ato fjalë, shtangu para mikrofonit, hodhi kitarën pas shpine dhe tha “Endaksi (dakord), ne grekët jemi vëllezër me serbët, por me një kusht ama, që edhe serbët të jenë vëllezër me shqiptarët, dhe vetëm kur ata të vërtetojnë këtë, atëhere unë do të këndoj para jush” Kaq tha i madhi bard Savopulos dhe zbriti nga skena, ndërsa mjaft manifestues filluan të largohen nga turma si të donin të ndaheshin sa më parë nga errësira dhe manipulimi politik.

Me të tilla mesazhe prej kulturës është rritur populli grek, ndaj udha e kulturës është më e sigurt dhe më e shkurtër për ti dhënë atij populli mesazhet e tua , sepse kultura, si dritë hyjnore, përçon vetëm energji pozitive që vetëm ndriçon dhe krijon.

Në këto udhë u gjenda edhe unë, kur u njoha me një veprimtari që mendonte të ndërmerrrte Bashkia e Neapolit të Selanikut. Ideja ishte që të organizonte çdo vit një veprimtari me këngë e valle duke ftuar ansamble nga të gjithë vendet ballkanike. Shpenzimet e veprimtarive do të përballoheshin nga Bashkia e Neapolit dhe hyrja do të ishte falas për të gjithë shikuesit.

Kështu lindi festivali “Sheshi Ballkanik” ku për vite me rradhë ftuam atje për të dhënë shfaqje para mijra shqiptarëve dhe grekëvë Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve, Ansamblin e Elbasanit, të Dropullit, të Tropojës, Ardin Gjebrenë, motrat Libohova, Liceun Artistik “Jordan Misja”, Fatos Qerimin, Manjola Nallbanin, Ardian Trebickën. Ekspozita me libra shqip, me gjellë shqiptare, me kostume kombëtare shqiptare etj.

Shpirti dhe shtylla e kësaj ideje do të bëhej Grigoris Haxhisavas kryetari historik i Bashkisë së Neapolit , ose ndryshe në greqisht “O Dhimarhos”.

78

Page 79: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

O Dhimarhos Grigoris Haxhissavas ishte zgjedhur Kryetar i Bashkisë së

Neapolit për 16 vjet pa ndërprerje, sa asnjë tjetër në gjithë Greqinë. Që të zgjidhej për kaq vjet nga grekët, të cilët janë shumë kërkues ndaj pushteteve që i zgjedhin vetë, do të thoshte se ata shijonin frutat e punës së tij. Dhe ato ishin të shumta.

Do të mjaftonte për të vërtetuar këtë edhe një zonë e madhe kulturore prej qindra hektarësh ku gjatë mandatit të tij ishin ngritur shkolla, çerdhe dhe laboratore, pallate sporti dhe fusha sportive, parqe dhe kënde lojrash për fëmijë, kinema verore dhe pishinë për qytetarët.

Këtu më e rëndësishme nuk është ndërtimi i kësaj infrastrukture të pashoqe në Greqi, por historia se si Bashkia e mori këtë sipërfaqe toke për ta vënë në shërbimin publik të qytetarëve të saj Ajo sipërfaqe kishte qenë repart ushtarak, dhe kur reparti iku prej andej, qytetarët e Neapolit me në krye « Dhimarhos» Haxhissava u përballuan edhe me forcat e rendit deri sa nuk i lejuan ata të zaptonin hapësirën e zbrasur, por vendosën si komunitet që në ato toka të ndërtonin objektet e shërbimit publik (Në Shqipërinë « demokratike » me siguri do ta shisnin si truall për pallate banimi ).

« O Dhimarhos », përveçse ngritjes së një rrjeti infrastrukture për banorët e Neapolit, kishte edhe ëndrra të tjera, që i kalonin kufijtë e Bashkisë së tij, bile edhe të Greqisë, të ngrinte një infrastrukture shpirtëroe me popujt fqinjë.

Kur e takova për herë të parë më tha thjesht edhe praktikisht idenë e tij për bashkjetesën me fqinjët – « Si është e mundur që në shtetet të cilat janë shumë larg nesh ne shkojmë e vijmë pa pengesë, kurse për të shkuar tek fqinjët duhet të nxjerrim vizë !?. Ne grekët kemi shansin historik për të shembur këto mure dhe të mblidhemi së bashku me fqinjët tanë »

Kjo ishte edhe ëndrra politike e Dhimarhos për fqinjët ballkanas dhe ai vuri në shërbim të saj gjithë kapacitetet e

79

Page 80: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Bashkisë, infrastrukturën njerëzore ekonomike, dhe materiale. Neapoli po bëhej Sheshi kulturor i Ballkanit, por urtësia e Dhimarhos për të mos paternalizuar dëshirën e ballkanasve, as për të ushqyer cmirat ballkanike, bëri që çdo vit veprimtaritë e « Sheshit Ballkanik » të fillonin nga një vend tjetër dhe pastaj do të vazhdonin në Selanik.

Ai nuk kishte qenë asnjëherë në Shqipëri, as me shqiptarët nuk kishte ndonjë lidhje të veçantë, megjithatë shpesh i përmendte ata me simpati. Kjo më kishte lënë përshtypje, aq sa një ditë e pyes : « - Dhimarqe, unë i njoh mirë bashkatdhetarët e mi, por ti vetëm mi lavdëron… » Dëgjo, file Luan – më tha, ka edhe mes tyre që kanë bërë zullume, të cilat ne i kemi zakon ti zmadhojmë, por më e rëndësishme është se shqiptarët, krahasuar me gjithë të huajt e tjerë që erdhën në Greqi, e mësuan më shpejt dhe më mirë greqishten. Kjo tregon se kur ata na duan gjuhën, na duan edhe ne grekët, dhe nuk na e kanë me hile ».

Dhe këtë simpati për shqiptarët o Dhimarhos e shprehu me përkrahjen që na dha për gjithë grupet tona, por e paharruar më ka mbetur ngjarja e ndodhur para koncertit të Ardit Gjebresë dhe motrave Libohova.

Një ditë para shfaqjes, dikush nga Bashkia më thotë se kishte dëgjuar ata të policisë bashkiake duke folur midis tyre se në shfaqjen e shqiptarëve do të vinin trupat e policisë së shtetit për të kapur shqiptarët pa dokumenta qëndrimi. Ishte viti 2000 dhe pothuajse shumica e mijrave shqiptarëve që do ndiqnin shfaqjen, me siguri që ishin pa dokumenta qëndrimi, pra të paligjshëm, dhe çdo shtet kishte të drejtën ligjore ti kapte dhe të paktën ti përzënte prej tokës së tij.

Ky lajm më ngriu të tërin. Po të ndodhte kjo, unë do isha bashibozuku i shqiptarëve, që po i mblidhja ata në fushën e kasapanës si dikur turqit mblodhën në Manastir kapedanët shqiptar dhe i shfarosën teksa ata kalëronin mbi naivitetin kapadai. Mos o zot !

Ishte mesnatë kur më thanë këtë lajm në restorantin e Bashkisë ku rrinim ulur bashkë me Arditin. Ai më pa që unë u

80

Page 81: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

trondita dhe menjëherë i telefonova Kryetarit të Bashkisë se duhet të takoheshim patjetër, nuk pyeta për orë. Ishte fat që ai gjendej diku aty në Bashki. – Hajde - i them Arditit, dhe duke zbritur shkallët i tregova për lajmin. Në fund të shkallëve na priste o Dhimarhos.

- - Çfarë ka ndodhur, më tha i shqetësuar ai. Unë nuk e mbaj mend se si iu afrova, por Arditi më tha se isha i tendosur si Mic Sokoli kur i vë gjoksin topin. - Qirje Dhimarqe (Zoti Kryebashkiak), më thanë se nesër mbrëma në koncertin e Gjebresë do të vijë policia e shtetit dhe do arrestojë shqiptarët pa dokumenta. Unë të kam dhënë fjalën se në shkallët e amfiteatrit edhe thëmbrat e shqiptarëve nuk do të ndihen, dhe përsëri të siguroj se nuk do kesh asnjë problem. Por unë nuk të siguroj nëse kanë apo jo ata dokumenta legale. Nëse policia lejohet të bëj reprezalje të tillë unë do të nxjerr shqiptarët në Sheshin « Aristotel » dhe prej aty do t’u bëj thirrje të largohen te gjithë për në Shqipëri .

Ai më hodhi dorën në qafë e më tha – Nuk e di kush i sajon këto, policinë, asfalinë dhe kush dreqin tjetër, unë nuk do ti lejoj nesër të futen në territorin e Bashkisë dhe të kontrollojnë shqiptarët që do jenë në amfiteatër. Nesër në koncertin e Gjebresë të vijnë aty të gjithë shqiptarët, me dokumenta dhe pa dokumenta, të këndojnë e të kërcejnë si të duan, se është mbrëmja e kulturës së kombit të tyre »

Këto tha kryetari i Bashkisë së Neapolit, dhe ashtu u bë. Mbi 3.000 shqiptarët, me dokumenta dhe pa dokumenta të ligjshme, lanë pa mend edhe vetë Ardit Gjebrenë me motrat Libohova.

Më vonë, emigrantët shqiptarë i drejtoheshin një ish –ministre Kulture në Shqipëri: - “A e dini ju znj. ministre se në cilin vend të botës janë ngritur më shumë flamuj shqiptarë nga kënga dhe vallja shqipe ?! – Ne Selanik të Greqisë”.

Ky ishte Grigoris Haxhissavas, një Kryetar Bashkie me përmasat politike të një burri shteti, që bëri kaq shumë për

81

Page 82: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

kulturën shqiptare. Ndaj unë si shenjë më të vogël respekti e përmend në këtë shkrim në gjuhën e tij “ O Dhimarhos” Harris

Ai që më njohu me Dhimarhos është Harris Imvridhis, gazetar dhe manaxher i kulturës, tashmë edhe miku im. Me Harrin u takuam gjatë xhirimeve të një dokumentari të kanalit të tretë televiziv grek ERT 3 me intelektualë të huaj që jetonin në Selanik.

“- A, ju jeni Zika që keni përkthyer Kavafin në shqip.” Ishte përshëndetja e parë e tij me mua, dhe që nga ajo kohe ne lidhëm miqësinë tonë gjatë organizimeve të veprimtarive kulturore në Selanik. Elbasan dhe Tiranë. Ai ishte përgjegjësi i “Sheshit Ballkanik” për ansamblet e huaja dhe kishte miqësi me shumë autoritete dhe grupe kulturore në gjithë Ballkanin.

Harris është shatshkurtës dhe trup lidhur, qarkullon me motor Davidson dhe veshja e tij e zakonshme ishin xhinset dhe ngjyrat e zeza. Një ditë kur prisnim Ansamblin kulturor të Elbasanit për të dhënë koncert në Selanik, shikoj Harrin që kishte veshur kostum dhe kravatë, pamje që gjithë këto vite unë nuk e kisha parë asnjëherë.

- Hej, file - i thashë, u fute edhe ti në kallup me kostum dhe kravatë ?

- E çfarë të bëj, m’u përgjigj ai, të detyroni ju shqiptarët. Kam vërejtur që, sa herë kemi pritur së bashku grupet shqiptare këtu, ata të drejtohen vetëm ty për çdo gjë, zoti Luan dhe vetëm zoti Luan. Mua nuk më përfillin edhe pse disa syresh dinë mirë greqisht. Vrava mendjen; këtu në Greqi, shqiptarët si interesaxhinj që janë, më shumë kërkojnë të lidhen pas grekëve se sa me patriotët e tyre. Ndërsa me ne të dy ndodh e kundërta, mua grekut ata nuk ma varin, por të gjithë drejtohen tek ty. E kam gjetur shkakun, ti kur vijnë shqiptarët nga Shqipëria vishesh me kostum dhe kravatë, ndërsa zakonisht unë nuk të kam parë të

82

Page 83: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

vishesh ashtu. Prandaj, vendosa që kur të presim patritotët e tu të vishem edhe unë me kostum dhe kravatë.

- Besoj se tani i kuptove patriotët e mij, - i thashë, për ta kostumi dhe kravata përbën dëshmi pushteti.

Megjithatë, Harris e zhvishte kostumin e tij, dhe çdo simbol tjetër kur ishte fjala për të çuar deri në fund punët për mbarëvajtjen e koncerteve të shqiptarëve në Greqi.

Në gushtin e vitit 2001 kishim ftuar për koncert në “Sheshin Ballkanik” grupin “Qerimaj” dhe Manjola Nallbanin. Ishim bashkë me Harrin kur më merr në telefon Fatos Qerimi dhe i shqetësuar më thotë se kishin orë të tëra që prisnin në kufi dhe policia greke nuk po i kalonte për këndej, pa asnjë shkak, as shumë udhëtarë nuk kishte në kufi. Të nesërmen ata do jepnin koncert. Harrris menjëhere mori në telefon policinë greke të Kapshticës dhe ata i premtuan se grupi shqiptar do ta kalonin për pak minuta. Kaluan edhe dy-tre orë të tjera dhe përsëri Fatosi më telefonon duke më thënë i indinjuar se, jo vetëm që akoma nuk kishin kaluar, por një polic grek u kërkonte që ti binin veglave dhe pastaj do të hynin në Greqi (?!). Sa i thashë këtë Harrisit, ai u ngrit nga karrikja duke bërtitur, mάnα mu, ti ndropί, ti ndropί, stin Ellάdhα tu 21 eόna (o çfar turpi moj nëna ime, çfarë turpi në Greqinë e shekullit të 21-të).

Edhe pse ishte rreth orës së tre të mëngjesit, ai filloi të marrë në telefon duke folur i indinjuar me rradhë; me policinë kufitare të Kapshticës, Prefekturën e Follorinës, policinë e Follorrinës, Ministrinë e Rendit Publik... U nisëm edhe vetë të dy drejt Follorinës, ndërkaq na lajmëruan se grupi kaloi dhe ne u takuam diku në mes të rrugës. Bashkë me Harrin u futëm në autobusin e tyre, i përqafuam një nga një, Fatosin, Manjolën, Klodin e vogël 5- vjeçare, të gjithë grupin duke u kërkuar të falur.

Por Harris nuk mund të duronte atë shëmtim antinjerëzor që një polic grek i bënte artistëve shqiptarë, emrit të “Sheshit Ballkanik” dhe vetë emrit të Greqisë. Sapo filluan emisionet e para radiofonike ai u lidh drejtpërdrejt me një radio lokale të Follorinës dhe akuzoi policinë e kufirit për këtë sjellje duke

83

Page 84: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

kërkuar dënimin e tyre, përndryshe ai dhe Bashkia e Neapolit, përveçse do ta bënin më shumë publike këtë ngjarje sa ta mësonte bota mbarë, do ta çonin çështjen deri në gjyq. (Pas disa ditësh mësuam se gjithë turni i policëve të asaj nate të zezë u dënua me largim dhe transferime të ndryshme nga autoritetet përgjegjëse).

Në mbrëmje shkallët e amfiteatrit ishin mbushur me shqiptarë që kishin shpalosur me qindra flamuj kuq e zi. Asnjëherë nuk më kanë pëlqyer manifestimet patetike. Unë i ndjeja shqiptarët, ata kishin ikur nga dheu i tyre, por njëkohësisht kishin marrë me vete atë atdhe. Dëshmi për këtë ishin flamujt kombëtarë që ata po shpalosnin këtu në mes të Greqisë. “Po nderimi për të zotin e shtëpisë, mikpritësin e tyre dhe organizuesin e koncertit shqiptar ? “

Gjeta Harrin dhe i thashë se më duheshin patjetër një flamur grek dhe një shqiptar, të dy të mëdhenj. Dyqanet ku mund të gjenim ishin të mbyllura në atë orë të vonë. – Hajde, më tha Harris, do kërkojmë në magazinat e Bashkisë. Dhe me të vërtetë, morëm nga atje dy flamuj të mëdhenj, një grek dhe një shqiptar. Unë ia dhashë tre vajzave të grupit të valleve tona ku improvizuam me to se si do dilnin në skenë sapo të fillonte koncerti duke shpalosur të dy flamujt, të cilët do të valaviteshin ashtu të shpalosur në sfond të skenës gjatë gjithë koncertit.

Ajo fotografi e koncertit me dy flamujt tanë kombëtarë është varur akoma në stendat e Bashkisë së Neapolit.

Koncert në Kishën greke

Në mbrëmjen e koncertit të Korit të vajzave të Liceut Artistik “Jordan Misja” në sallën e amfiteatrit të Bashkisë, erdhi edhe Mitropoliti i zonës, hirësia e tij Varnavas. Pas shfaqjes ai shprehu admirimin për shkollë muzikore shqiptare, dhe veçanërisht për interpretimin e shkëlqyer të pjesëve korale bizantine.

84

Page 85: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

I thashë se shkolla muzikore shqiptarë vërtet ka një nivel cilësor të mirë, por edhe tradita jonë muzikore nuk është e pakët. Në ato vendet tona në mesjetë ka lindur dhe ka jetuar reformatori i madh i muzikës bizantine Jan Kukuzeli, kemi edhe bekimin e tij

- A do rrini dhe nesër ? – më pyeti ai. Eshtë 14 shtatori dita e Ngritjes së Kryqit të Çmuar dhe dua t’ju ftoj atje të këndoni në Kishën time të Stavrupolit.

Bisedova me drejtuesit e grupit, B. Pici, P. Trako dhe T. Shestani. Ata dëshironin të këndonte kroi i vajzave edhe të nesësrmen, por udhëtimi ishte i gjatë dhe grupi duhet të ikte herët në mëngjes. Vetëm po të rrinin edhe nesër mbrëma në Selanik mund të realizohej koncerti në Kishë, por pagesa e hotelit nga Bashkisa ishte deri nesër në mëngjes, dhe nuk ishin pak por rreth 40 veta. Ndërkaq aty pranë ishte nënkryetari i Bashkisë Thanasis Siskos, të cilit siç duket i bëri përshtypje debati dhe hezitimi ynë dhe më pyete se çfarë problemi kishim. I tregova për ftesën që na bëri Mitropoliti për të nesërmen, por ishte vështirë për ne, sepse po të shkonim në kishë na duhej të rrinim edhe nesër mbrëma. Prit, më tha, bisedoj unë me Dhimarhon, dhe pasi i telefonoi atij u kthye nga unë; - dakord, o Dhimarhos më tha se mund të rrini edhe nesër mbrëma, i mbulojmë ne shpenzimet e hotelit. (Nuk ishin pak, por rreth 200.000 mijë dhrahmi).

Të nesërmen paradite, Kisha e Kryqit të Çmuar në Stavrupolis të Selanikut ishte mbushur me qindra besimtarë. Të 35 vajzat tona të veshur në të bardha u hapën në një rresht në krye të amvonës dhe në drejtimin e mësuesve të tyre T. Shistanit dhe P. Trakos, filluan të këndojnë këngët e njohura bizantine që shoqërojnë këtë Ditë të Shënuar të Ortodoksisë. Ato këndonin në shqip, dhe besimtarët grekë i shoqëronin në greqisht. Kisha jehonte nga zërat njerëzore në dy gjuhë njëkohësisht, shqip edhe greqisht. Lart zoti i bekonte në gjuhën e tij të vetme dhe të gjithësishme. (Gusht 2004

85

Page 86: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

O i paafati njeri, Gjithë ndë të keq ngatëruom.

- PJETER BUDI -

Ngrirja e krushqëve (Ose dështimi i vizitës Kadare në Selanik)

Në shkurt të vitit 1997 Komiteti Organizues i veprimtarive „Selaniku – kryeqytet Kulturor i Europës” ftoi Ismail Kadarenë në qytetin verior grek.

Edhe pse ato ditë ishin të mbushura me koncerte, filma, ekspozita dhe prezantime të personaliteteve të shquara botërore, biseda që zhvilloi shkrimtari ynë në sallën “Egli” u ndoq me shumë vëmëndje nga të pranishmit aty grekë dhe shqiptarë. Gjithashtu shtypi grek e përcolli ardhjen e shkrimtarit të madh nga Shqipëria me komente dhe vlerësime të larta.

Në pamundësi të plotësimit të kërkesës sonë për një takim tjetër të nesërmen, Kadare i prekur nga prania e shumë shqiptarëve në atë sallë të vogël, na premtoi se do t’i përgjigjej ftesës sonë për të ardhur në Selanik me rastin më të parë..

Qysh atëhere i vura qëllim vetes që të rregulloja një vizitë të Kadaresë, por rrjedhja e ngjarjeve nuk po më ndihmonte në realizimin e saj. Në Shqipëri plasën rrëmujat e vitit të mbrapshtë 1997. Më pas u ndez Lufta e Kosovës ku Kadare u aktivizua shumë, sdomos në shtypin botëror. Mbaj mend që ato ditë shkrimtari i njohur grek Vasilis Vasilikos botoi në gazetën “Ta Nea” një shkrim kundër Kadaresë (me të cilin unë e dija se ishin miq), ku e cilësonte nacionalist dhe shkrimtar i fryrë artificialisht prej regjimit komunist shqiptar. Si duket pena e Vasilikosit ishte ngjyer në një përzerje bojrash të ideologjisë së majtë dhe të

86

Page 87: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

xhelozisë profesionale. Bëra një shkrim protestë ndaj emocioneve ballkanike të Vasilikosit ku i bëja të qartë se çfarë është Kadare për letërsinë shqipe, shkrim të cilin nuk e di e botoi apo jo gazeta “Ta Nea”.

Në Selanik ka me mijra emigrantë shqiptarë dhe me ndihmën e tyre mund të realizoja ardhjen e Kadaresë, por duke ditur famën e tij mes opinionit grek isha i bindur se do gjeja ndonjë institucion publik aty që të ftonte shkrimtarin tonë.

Dhe rasti m’u duk se u paraqit në verë të vitit 2001 kur më vjen një ftesë nga drejtori i gazetës “ Maqedhonia”, z. J. S. me rastin e përvjetorit të 90-të të botimit të kësaj gazete. Mora Lirikën dhe vajta në koktejlin e shtuar në një anije që ishte ankoruar për këtë qëllim në bregdetin para sheshit “Aristotel” të Selanikut. Aty, mbi bordin e anijes gjatë bisedës me drejtorin e gazettes, ai më thotë: - A e di re file (or mik), je shqiptari i vetëm të cilin unë njoh nga

afër. - Tani po e mësoj, i thashë, po miqtë e tu a e dinë këtë, sepse ju

grekët vështirë se u tregoni miqve tuaj se bëni shoqëri me shqiptarët. Se është i keq ai shqiptari i gatuar nga kanalet televizive edhe pse vetë shqiptarët kanë ndihmuar për përçudnimin e figurës së tyre. Eshtë koha file mu (miku im), vazhdova unë, që të dy popujt ta shohin drejt në sy njeri tjetrin dhe jo nëpërmjet ekraneve televizive.

- E di ç’ke, më tha, këto që thua jepi në një intervistë në gazetën time.

- Kam shkruar, u përgjigja, edhe në gazeta të tjera, kam folur edhe në radio, edhe në televizione këtu për këtë temë. Ka shqiptarë të tjerë që mund t’i thonë më mirë se unë, dhe gjithashtu janë të mirënjohur në publikun grek. A të bëj një kërkesë, a mund të ftosh këtu në Selanik për të bërë një takim me lexuesin grek, shkrimtarin tonë të njohur në botë, Ismail Kadare, i cili është adhurues dhe përkthyes i letërsisë së vjetër dhe të re greke ?

Ndërkohë u afrua pranë nesh kryeredaktori i gazetës, ish-deputeti Trajanos Haxhidhimitriou.

“- Trajane, i’u drejtua shefi i tij, këtu kemi një propozim për të ftuar Kadarenë në Selanik ”.

87

Page 88: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

“- Ide e shkëlqyer, do kemi sukses po të ftojmë Kadarenë, t’i marrim edhe një intervistë – u hodh menjëherë në veprim kryeredaktori dhe gazetari I njohur.”

“-Atëhere – u thashë, a mund të bisedoj unë me Kadarenë se kur mund të vijë ai këtu ?”

“- Egjine (u bë) – m’u përgjigj Drejtori i gazetës, mund t’a ftojmë mikun tënd. Bisedo me të në parim dhe pastaj të rregullojmë hollësitë e tjera”.

(Unë, me një kënaqësi të përmbajtur, shtrëngova Lirikën prej krahu, thua se ç’do gjë kish mbaruar, edhe pse nuk kisha biseduar asgjë me Kadaren).

Mora në telefon botuesin e Kadaresë, të cilit i kërkova që të flasë me Kadarenë për të vizituar Selanikun. Nuk kaluan shumë ditë, dhe sapo vajta në Tiranë, Kadare më ftoi bashkë me botuesin e vet në shtëpinë e tij. Shkrimtari ishte i ulur në studion e tij me dritare të mëdha prej të cilave syri të mbushej me qendrën e Tiranës me sfondin panoramik të kurorës së Dajtit dhe Malit me Gropa në thellësi.

Botuesi i tij, dukej që i kish folur Kadaresë për mua, më prezantoi duke përmendur përkthimin tim në shqip të poetit të madh grek Konstandinos Kavafis.

- A po, e kam lexuar; ke bërë shumë punë të mire - më tha Kadare, po nga shqipja në greqisht a ke përkthyer ndonjë gjë ?

- Jam duke përkthyer disa vjersha të Lasgushit – i them, por e kam të vështirë me fjalorin e tij i cili është midis llogjikës së fjalës dhe abstraksionit të tingullit muzikor. Tani po më torturon një fjalë e tij në vjershën elegante “Ti po vjen që prej së largu” kur i shprehet mikes së vet: “Të të shtroj dhimbjen time si çudi prej pikash loti”. Kam pyetur edhe disa gjuhëtarë për fjalëm “çudi”, por asnjë nuk më ka zbërthyer këtë çudi.

Ndërkaq vjen në sallonin ku ishim ulur ne Elena Kadare të cilën shkrimtari e njohu me mua. Ajo, pa u ulur, na qerasi me çokollata dhe biskota kurse Kadare po na hidhte nëpër gota verë shqiptare nga një miku i tij. Pastaj u kthye nga Elena dhe i tha” A e mban mend vargun …dhe recitoi një varg poezie në rusisht. Lasgushi e ka marrë nga gjuhët sllave ku fjala “çudi” do të thotë “mrekulli”.

88

Page 89: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

- Mrekulli, ndërhyra unë, e përktheva në shqip, tani mund ta përkthej edhe në greqisht: – “Të të shtroj dhimbjen time mrekulli prej pikash loti”.

Pastaj i dhashë Kadaresë disa fotografi që kisha nxjerrë gjatë vizitës së tij në Selanik më 5 shkurt 1997 duke i treguar për jehonën e bërë atëhere nga shtypi grek dhe simpatinë e gjerë që gëzonte në Greqi. E sqarova për bisedën e kryer me drejtorin e gazetës “Maqedhonia”, e cila do të ishte mikpritësi zyrtar i vizitës së tij. - Do të vij me kënaqësi – u përgjigj ai. Rruga nga ana greke besoj se është më e mire se pjesa jonë. Sa larg është Selaniku nga Tirana ? - Nuk është e nevojshme të vini me makinë z. Kadare – i thashë, ju jeni i ftuar të vini së bashku me znj. Elena me avion, kudo që të jeni, vetëm t’a programojmë që tani për kohën më të përshtatshme për ju.

- Faleminderit, atëhere t’a lëmë nga pranvera, si thua Elena – u përgjigj ai duke marrë ndërkaq miratimin pa fjalë të saj.

Aty për aty i kërkova Kadaresë që t’më jepte të drejtën për të përkthyer në greqisht esenë e tij “Shqiptarët në kërkim të një fati të ri”. Eshtë një ese politiko-letrare dhe mjaft realiste, fakt që do zërë vend tek opinioni grek, i cili akoma është i paqartë për Luftën e Kosovës duke e marrë këtë si irredentizëm shqiptar, do të jetë si një parathënie e mirë e ardhjes tuaj – i thashë. - Me gjithë kënaqësi, u përgjigj ai, bile lidhu edhe me botuesin tim në Athinë që t’a botojë ai.

Pasi u ktheva në Selanik bisedova me drejtorin e gazetës “Maqedhonia” për hollësitë e vizitës së Kadaresë. Ata merrnin përsipër të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe të qëndrimit treditor të Kadaresë, nga i cili më kërkuan të zhvillonte një bisedë në Amfiteatrin e Universitetit “Aristotel” të Selanikut (2.000 vëndësh) si edhe një intervistë dy faqëshe në gazetën së dielës.

Menjëherë mora në telefon vetë Kadarenë, i cili gjendej në Paris, dhe e njoftova për të gjtha hollësitë e ftesës për të, duke i kërkuar nga ana ime edhe një takim të gjerë me shqiptarët e Selanikut.

- Dakord, patjetër edhe takim me shqiptarët, më erdhi zëri i tij në kufjen e telefonit, unë pas ca ditësh do të jem në Tiranë dhe atje bisedojmë për datën e saktë të vizitës.

89

Page 90: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ishte fillim pranvere i vitit 2002, dhe mua m’u dha një mundësi e madhe për të vazhduar veprimtarinë time për kulturën; u bëra Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës. Mes punëve të reja dhe të shumta nuk harrova vizitën e Kadaresë në Selanik. Veç të tjerave edhe për mua do të ishte një paraqitje ndryshe, e pse t’a fsheh edhe ca krenare, kthimi im si Sekretar i Përgjithshëm i Kulturës shqiptare me Kadarenë, mbretin e gjallë të kulturës shqiptare, në qytetin ku prej viti 1981 bëra Universitetin, doktoraturën dhe po rrisja fëmijët e mi.

Në takimin e parë me Ministrin grek të Kulturës, Venizellos, i tregova edhe për planin e vizitës së Kadaresë në Selanik. Ai shprehu gadishmërinë që Ministria e tij së bashku me gazetën “Maqedhonia” dhe Ministrinë tonë të Kulturës të organizonim vizitën e Kadaresë aty. Në bisedë e sipër, duke folur për përkthimet në dy gjuhët tona, Venizellosi nuk e fshehu padijeninë e tij rreth titujve të shumtë të librave grekë të përkthyer në shqip. E pashë që i bëri shumë përshtypje dhe ashtu mes enuziazmit të tij të natyrshëm shtyva bisedën më tej. - Zoti ministër, më prekët me gëzimin dhe njëkohësisht më sinqeritetin që treguat për gjithë këto libra grekë të përkthyer në Shqipëri; këtë fakt besoj se nuk e di as opinioni grek; a nuk do të ishte mirë që krahas vizitës së Kadaresë të hapnim edhe një ekspoze me titujt e librave grekë të përkthyer dhe botuar në Shqipëri qysh prej dhjetra vitesh!?. - Ide e mirë – u përgjigj menjëherë ai, dhe shtoi, unë e kam lexuar Kadarenë në greqisht, por besoj se duhet të kemi edhe libra të autorëve të tjerë shqiptarë të përkthtyer në greqisht, le të ekspozohen së bashku librat që kemi përkthyer nga gjuhët tona.

U emocionave nga kjo akordancë e mendimeve dhe dëshirave tona. Jo rrallë kishia shkëmbyer me të njohur grekë dëshirën e përbashkët për t;u marrë me lidhjet më të mira që kishin të dy fqinjët e lashtë: Kjo ishte hera e parç që isha dëshmitar jo vetëm i një dëshire të tillë por edhe bashkpjestar i realizimit të saj në nivelin më të lartë politik.

Prej vitesh me rradhe kisha prurë në Selanik shumë grupe këngësh dhe vallesh nga Shqipëria me të cilët kënduan dhe kërcyen bashkë grekë e shqiptarë. Tani brenda dhe rreth meje nuk ndijoja tjetër

90

Page 91: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

gjë veçse ato zëra, ato tinguj, ato ritme vallesh si ngazëllimi fëminor që ndjeja nëpër dasmat e fisit tim. Ato ishin si sazet e dasmës që marrin zjarr sapo prej së largu jepet lajmi i ardhjes së krushqëve…Dhe mendja më kceu tek “Krushqit janë të ngrirë” të Kadaresë. Mos o zot, thashë me vete, përse duhen bërë patjetër krahasime dhe figura me dëshira të ngrira. Ardhja e Kadaresë nuk ishte më dëshirë, ai do vinte dhe bile i shoqëruar me një pajë të madhe librash të përkthyer në të dy gjuhët tona.

Kur u ktheva në Tiranë informova menjëherë ministrin e MKRS-së dhe mikun tim Agron Tato i cili më dha gjithë mbështetjen e tij. Bisedova me drejtorinë e Librit në ministri dhe me Plasarin e Bibliotekës Kombëtare për përgatitjen e materialeve përkatëse që do të paraqiteshin në Selanik.

Ndërkohë Kadare në një takim që kisha me të më thotë se do të ishte më mire që vizitën e tij t’a shtynim për në vjeshtë, kërkesë të cilën i’a përcolla edhe palës greke. Unë nuk kisha asnjë arsye për t’u nxituar. Ishin të shumta punët që nuk prisnin në ministri, ndërkaq do kisha edhe më shumë kohë për të përfunduar përkthimin e esesë së tij në greqisht. Kështu që e gjithë historia u la për t’u zhvilluar në vjeshtën e ardhshme, ashtu si frutat e pjekura në vjeshtën e vonë.

Kaloi edhe vera. Një verë e tharë nga nxehtësia e pëshjtellimeve në skenën politike shqiptare ku në ministrinë tonë u bitis Arta Dade. Në njoftimin e parë që i dërgova ministres ishte plan-marrëveshja ime me ministrin grek të kulturës në maj të 2002 ku një nga temat ishte vizita e Kadaresë në Selanik. Por Dadeja e verbuar nga prania ime aty në minsitri nuk kish sy të lexonte për vizitën e Kadaresë. Lëre pastaj që të kish nge e të mendonte për ndikimin që do të kishte kjo ngjarje në opinionin grek. Më ligështonte ky qëndrim armiqsor ndaj meje, aq sa edhe më dukej e pabesueshme papërgjegjshmëria e ministres së shtetit tim. Ç’ishte kjo që na pllakosi kështu !? Nga mesi i shtatorit u takova rastësisht me ministrin grek të Kulturës në një librari të Selanikut ku ai më pyeti për përgatitjet e vizitës së ardhshme të Kadaresë. “- Të gjitha gjërat janë në rregull z. ministër, i thashë”. Ndërsa brenda meje çdo gjë po çrregullohej, por pa besuar se prishja do prekte edhe

91

Page 92: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

vizitën e Kadaresë. Ditët po kalonin duke lënë pas vetëm probleme dhe shqetësime. Bisedove me njerëz të oborrit ministror të Dades për çështjen Kadare. Asnjë përgjigje. Takova Bujarin, botuesin e Kadaresë dhe i tregova për rrokullimën e ngjarjeve, duke e parapërgatitur për ndonjë dështim të munshëm.

Ndërsa në kryet e mia vareshin re të zeza: Si do të vendosnim për për datat e vizitës së Kadaresë? Po librat e përkthyer nga greqishtja si do lëviznin nga Biblioteka Kombëtare pa urdhër ministri. Si do shkonte Kadareja në Selanik ? Vetëm me ftesë të Ministrisë greke të Kulturës, po Ministria shqiptare e Kulturës ku ishte ? Çfarë të bëja tani, isha apo nuk isha unë Sekretar i Përgjithshëm ?

Dade nuk pranonte të bisedonim për asnjë problem në ministri, për më tepër ajo ishte e gatshme që jo vetëm të mos mbështeste asnjë propozimin tim por t’a kthente atë kundër meje me çdo çmim.? Deri sa në fillim të tetorit, ajo e shkrehu më së fundi pushkën mbushur me gëzhoja boshe; dhe unë nuk isha më në ministri. Me gjithë problemet e tjera gjyqësore, të cilat u zgjidhën të gjitha në favorin tim, vazhdova të interesohem për vizitën e Kadaresë; le të mos isha unë i pranishëm në skenë, ajo vizitë duhej bërë, po si !?

Unë, që dikur pa asnjë pushtet shtetëror, me ndihmën e grekëve dhe shqiptarëve të Greqisë kisha shfaqur aq herë kulturën shqiptare atje, tanimë nuk mund të bëja asnjë gjë. Nga ministria nuk vinte veçse heshtje e ftohtë. Atë gjenerator energjie Dade e kish përçudnuar në një brimë të zezë e cila përpinte çdo energji të kulturës shqiptare duke lënë mbi dhe errësirën akullnuese. Ndërsa brenda meje ato ngjyra, ato valle, ato oshëtima të këngëve shqiptare që kisha sjellë në Selanik kishin ngrirë si stalagmite. Ah, Kadare, thosha me vete, e ndolle acarin me krushqit e tu, tani unë dhe ti, edhe kultura jonë nuk jemi veçse krushq të ngrirë.

(Dhjetor 2002)

92

Page 93: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ose mëkatet e shqiptarëve janë tepër të mëdha

dhe nuk ka zot ti lajë, ose ai vend nuk zot.

Me presidentin shqiptar

Në faksin e dërguar nga Zyra e Presidenti të Shqipërisë, Prof. R. Mejdani, qysh në pikën e parë shkruhej se ai dëshironte një takim me komunitetin shqiptar të Selanikut, pastaj kishte edhe pika të tjera. Këtë faks më treguan në Dekanatin e Fakultetit të Fizikës së Universitetit “Aristotel” të Selanikut, të cilët ishin edhe mikpritësit zyrtarë të presidentit tonë.

Unë isha pranë atij Universiteti për të kryer doktoraturën time, dhe ndërkohë isha i angazhuar shumë në marrëdhëniet akademike midis univeriteterve tona dhe ato përkatëse greke. Bile Universiteti im Bujqësor i Tiranës më kishte caktuar edhe zyrtarisht si kordinator në marrëdhëniet tona shkencore dhe pedagogjike.

Më pëlqeu që i pari i shtetit tim u kishte theksuar si dëshirë të parë të tij takimin me shqiptarët. Në Selanik kishin qenë me punë shtetëroren mjaft ministra e politikanë shqiptarë por nuk kisha dëgjuar kurrë më parë që ata të takoheshin me shqiptarët këtu. Ndaj këtij interesimi të sinqertë të Mejdanit desha ti përgjigjesha sa më mirë. Në bashkëpunim me mikpritësit e tij vendosëm për orën dhe vendin ku do bëhej takimi, ata më mundësuan një bisedë telefonike me drejtues të policisë së Selanikut për mbarëvajtjen e takimit.

Formulova ftesën dhe angazhova mjaft shqiptarë për ti shpëprndarë ato tek të njohurit e tyre. Dhe ftesa kishte zënë vend. Në sallën e hotelit të sapondërtuar “Mediterranea”, u mblodhën me qindra shqiptarë. Takimin e hapi Ambasadori ynë në Athinë dhe pasataj fola unë.

93

Page 94: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

“Dita e sotme është e shënuar për të gjithë ne që jetojmë

prej vitesh këtu në Selanik. Eshtë hera e parë që mblidhemi së bashku për tu njohur edhe për të biseduar me njeri tjetrin. Për tu shënuar është fakti se ai që po na mbledh është vetë Presidenti i Shqipërisë z. Rexhep Mejdani, ishte dëshira e tij për këtë tubim. Më lejoni pra, që edhe në emrin tuaj, t’i uroj Presidentit të atdheut tone të shtrenjtë mirseardhjen në qytetin mikpritës dhe të këndshëm të Selanikut.

Për ne që ndërmorëm organizimin e këtij takimi, nuk ishte e vështirë të mblidhnim këtu qindra shqiptarë. Në zonën e Greqisë Veriore, në Selanik dhe rrethinat e tij jetojnë e punojnë me me mijra shqiptarë. Qindra fëmijë e të rinj studiojnë në shkollat dhe universitetet greke, me dhjetra punojnë nëpër qendra shkencore dhe kulturore. Populli grek ka hapur dyert për shqiptarët, ky është një realitet historik i cili përbën një faqe të re në historinë e bashkjetesës shumëshekullore të të dy popujve.

Këtij veprimi human dhe të nderuar të grekëve, ne shqiptarët i përgjigjemi me një shprehje kuptimplote “Faleminderit”. Sepse siç përbën nder për grekët veprimi i tyre human, po ashtu përbën nder për shqiptarët jo vetëm njohja e këtij akti njerëzor i fqinjit të tij, por edhe se shqiptarët i kanë bërë vend vetes me aftësitë e tyre, me përkushtimin në punë dhe me sjelljen tone në përgjithësi. Nxënësit shqiptarë janë nga më të mirët në shkollat greke. Vetë fakti se shqiptarët në krahasim me emigrantët e kombësive të tjera e mësuan më shpejt por edhe e flasin ku e ku më mire gjuhën greke tregon jo vetëm për aftësitë e tyre por edhe për dashurinë ndaj gjuhës së popullit që i mirëpriti në vendin e tij.

Por nga ana tjetër rrojmë me një ankth të përditshëm e tejet gërryes që rrjedh më së shumti nga ekranet televizive greke. Le ta themi të vërtetën – kemi marrë emër jo të mire. Ne, shqiptarët nuk jemi as më të këqinj, por edhe as më të mire se të tjerët, por nuk na lejohet kurrsesi që problemt tona t’ua shtojmë problemeve të popullit grek që na hapi dyert. Të gjithë jemi

94

Page 95: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

dëshmitarë të ngjarjeve të fundit ku shkaku ka qenë sjellja e pahijshme e patriotëve tanë. Ndërhyrja e ambasadorit tone në televizionet greke u mirëprit si nga grekët por më shumë nga ne shqiptarët, sepse ne kemi nevojën e një shteti tonë serioz dhe të përgjegjshëm.

Vendimi i qeverisë greke për legalizimin e emigrantëve i ka mbushur me shpresa njerëzit tanë, por do dëshiroja që premtime të tilla të mos jenë boshe. Më mire do të ishte që ky problem të shikohet realisht; cilat janë mundësitë e ekonomisë greke për të punësuar dhe mbajtur ne nivel të mire jetese këto mijra emigrantë ? Më mire të thuhet sa nuk është vonë, sepse pasojat e një gjendjeje të tillë nuk do të jenë të dobishme as për shqiptarët por as edhe për vetë grekët.

Zoti President ! Ngjyra jonë kombëtare është e bardhë, të bardha janë fustanella, xhamadani, pantallonat dhe qylafi ynë, por atje në atdheun tonë nënat dhe motrat tona janë veshur në të zeza, edhe shpresa tona mbajnë zi. Pse ?

Atdheut tonë, që i thonë vendi i shqiponjave, i kanë dalë për zot njerëz “të politikës”, i kanë për zot që ti zbardhin faqen dhe jo t’ia sterrosin. Por Zoti, siç thotë bibla, për të shlyer mëkatet e njerëzimit, të kopesë së tij njerëzore, sakrifikoi në kryqëzim birin e tij, Jezu Krishtin.

Po në Shqipëri !? Ose mëkatet e shqiptarëve janë tepër të mëdha dhe nuk ka

zot ti lajë, ose ai vend nuk zot, ose të dyja këto bashkë. Por, përderisa ne si komb kemi sakrifikuar kaq shumë për të mbijetuar, dhe ky fakt tregon se nuk e kemi humbur shpresën, atëhere me siguri do sakrifikojmë akoma më shumë për tu zhvilluar Ju vetë, zoti President, keni thenë në një intervistë për një subjekt politik shqiptar se përbën “pasuri kombëtare”. Po, çdo shqiptar, çdo qytetar i ardhur prej Shqipërie pavarësisht prejardhjes së tij etnike përbën pasuri kombëtare për Shqipërinë.

Po shteti shqiptar a i shikon kështu emigrantët !? Deri tani besoj se jo. Nga pikpamja ekonomike vetëm thithja e kursimeve të

95

Page 96: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

emigrantëve do të plotësonte buxhetin vjetor të shtetit shqiptar, dhe FMN (që shpesh bën eksperimente ekonomike) do ti kërkonim vetëm ndihmë tekniko – këshilluese. Po si mund të depozitojë paratë e veta emigranti kur përqindja e tyre në bankat shqiptare është më e ulta se në ato greke ? Valuta e emigrantëve është burimi kryesor monetar që hyn në Shqipëri. A ka shteti politika konkrete për drejtimin e tyre në investime zhvilluese dhe afatgjata ? Në strategjinë e privatizimit, a ka menduar qeveria status të veçantë për këtë kategori energjie financiare dhe njerëzore të Shqipërisë !?

Ne, si gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, e njdekim nga afër ecurinë e ngjarjeve në Kosovë, që përbën problemin kryesor dhe madhor të shqiptarëve. Mendojmë se rrugët e zgjidhjes janë dy; nëse rruga e parë kushton tejet shumë, rruga e dytë duhet të çojë drejt zgjidhjes e jo të mbylljes së problemit. Ne jemi së bashku me gjithë shqiptarët për këtë çështje.

Ju të gjithë e dini se Presidenti i Shqipërisë u nderua me titullin “Honoris causa” nga Universiteti “Aristotel” i Selanikut për punën e tij shkencore në fushën e fizikës. Më lejoni pra, ti shpreh përgëzimet tona për krenarinë kombëtare që ndjejmë ne kur na nderohet një shqiptar. Ju faleminderit ! “

96

Page 97: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Në pyet se ç’krushq i vanë...

Me Venizellon

Deri atëhere, me ministrin e Kulturës së Greqisë,

Evangjelos Venizellos, kisha pasur vetëm një këmbim letrash kur unë i kërkova atij ndihmë për botimin e shqipërimit tim të poetit të madh grek Kavafis. Në pamundësi të gjetjes së parave për botimin e librit, një kolegu im në Universitetin e Selanikut më propozon t’i drejtohem vetë ministrit të kulturës greke; ai ndihmonte në kësi rastesh.

Mbaj mend se i shkruajta me makinë shkrimi një faqe letër ku pasi bëja prezantimin tim, e njoha me traditën e gjatë dhe veprat e shumta të letrave greke që ishin përkthyer në gjuhën shqipe. I theksova se unë isha i vendosur të botoja atë përkthim të Kavafit, sepse isha i bindur në mikpritjen që do i bënte lexuesi shqiptar me shije të larta estetike poezive të tij. Por që cilësia e këtij botimi t’i përgjigjej klasit të poetit të madh dhe shijeve të larta estetike të lexuesit, kërkoja mundësinë financimit të shtypjes së tij prej ministrisë së kulturës greke. Nuk vonoi as një muaj kur më vjen një letër e firmosur prej vetë Venizellosit ku më njoftonte për miratimin e kërkesës sime.

Tani, pas kaq vitesh, po shkoja për t’u takuar me vetë Venizellosin në Muzeun Folklorik të Selanikut. Ishte maj i vitit 2002.

Ai doli nga një sallë të mbushur plot ku, siç dukej që nga pamja, sapo kishte mbajtur fjalën. Kur drejtori i Teatrit Kombëtar të Selanikut i thotë se e priste Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, ai u drejtua

97

Page 98: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

menjëherë nga unë duke më thënë – Uelkam ! – Kalimera , zoti ministër, e përshëndes unë në greqisht. Ndërkohë drejtori i Teatrit i tregon se unë isha diplomuar në Universitetin e Selanikut. Natyrisht që i pëlqeu ky fakt dhe ndërkaq u thotë këshilltarëve që kishte përqark pët të na çuar në një vend ku të ulemi e të bisedojmë.

Hyrëm të tre në një zyrë të thjeshtë pune dhe ai pa zënë vend mirë më drejtohet – me çfarë mund t’ju ndihmoj, zoti Zika.

- Zoti ministër, të falenderoj për pritjen, kam ardhur me porosi të ministrit tim të kulturës për bashkëpunim, jo për ndihmë. Më keni ndihmuar njëherë personalisht në botimin e Kavafit.

Ai nuk më njihte, e në bisedë e sipër doli që kishim të njohur të përbashkët nga universiteti ku ai është edhe profesor. Kështu u shkrinë ato akujt e fillimit dhe atomsfera u bë më e ngrohtë duke na lejuar të flisnim lirshëm për tema të ndryshme. Më shprehu mendimin e tij se shqiptarët janë popull me potencë, por historia nuk i ka ndihmuar. I thashë se historia ndihmon popujt që peshojnë në kandarin e saj kohor, dhe siç duket më së fundi kandari po anon edhe nga faktori shqiptar. Ne po bëjmë përpjekje të gjejmë veten tonë më të mirë në harmoni me zhvillimet e popujve të tjerë.

Ai më shprehu besimin e tij se bashkëpunimi kulturor do të ishte shtrati më i mirë mbi të cilin do të zhvilloheshin marrëdhëniet midis popujve në këtë kohë globale. Kështu hymë në temën tonë.

Duke folur për emigrantët shqiptarë në Greqi, ai papritur më thotë se mund të hapim edhe qendra kulturore shqiptare në dy-tre qytete, si Athinë, Selanik etj. Unë shtanga për një çast. Drejtori i Teatrit po më shikonte në sy si të më thoshte; “ë, çfarë pret, hidhu, rrëmbeje” Asnjë nga ne nuk po fliste. Unë e njihja guximin politik të Venizellosit, erudicionin e tij rrallë, ishte oratori më i shquar i parlamentit grek. Edhe unë shkova më tej. Pa fshehur simpatinë time për propozimin e tij, i them se ka ardhur koha që të dy popujt të vendosin lidhje të qëndrueshme, të

98

Page 99: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

besueshme dhe të mirëpritura nga njeri tjetri. Unë personalisht kisha vite që punoja në marrëdhëniet midis dy popujve, dhe nuk i fsheha se isha lodhur nga mefshtësia e intelektualëve dhe mungesa e guximit të politikës. Me përpara se ne po ecnin së bashku fshatarët dhe zanatçinjtë tanë. Duket se nuk kemi vënë përpara nesh të ardhmen por të shkuarën, i thashë, kur edhe atë na e kanë thënë me receta politike të vjtëruara. Para se të ndaheshim, i përmblodhëm temat e bisedës sonë në dhjetë pika të cilat do të shërbenin si përparësi në marrëdhëniet midis dy ministrive.

1. Nënshkrimi i Protokollit të bashkëpunimit në fushat e Kulturës, Sportit dhe Rinisë.

2. Bashkëpunim në fushën ligjore dhe administrative. 3. Ngritja e Qendrave Kulturore shqiptare në Greqi. 4. Bashkëpunim shkencor në tema të përbashkëta, si kënga

polifonike, etj. 5. Bashkëpunim dhe ndëmarrja e veprimtarive të përbashkëta

në fushat e lashtësisë, historisë dhe monumenteve bizantine.

6. Veprimtari të përbashëta kulturore dhe sportive me pjesmarrje masive të rinisë.

7. Mundësia e ndihmës së Shqipërisë me materiale sportive që do të hiqern nga terrenet sportive greke pas ripërtëritjes së tyre me rastin e Lojrave Olimpike 2004.

8. Vizita e Ismail Kadaresë në Selanik e shoqëruar me ekspozitë të librave shqiptarë të përkthyer në greqisht dhe librave greke të përkthyera në shqip.

9. Pjesmarrje e një teatri grek në Festivalin e Teatrove të Butrintit.

10. Zhvillimi në Tiranë i fazës së parë të festivalit “Sheshi Ballkanik” dhe vazhdimi i tij në Neapoli të Selanikut.

P.S. si postmortum

99

Page 100: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Do desha ta mbyllja këtu rrëfimin për këtë marrëveshje me ministrin grek të kulturës, sepse çfarë ndodhi më pas nuk dua ta përzjej atë që filloi të gatuhet me çorbat e poltikës së çartur shqiptare , por jam i detyruar t’a tregoj për të gjykuar vetë lexuesi. Kur në gusht të vitit 2002 ministrat e Kulturës së Shqpërisë dhe Greqisë do takoheshin në Prespë, ministri grek, Venizellos më kërkon ti dërgoj pikat e bisedës sonë për ti zhvilluar me kolegen e tij shqiptare. Ndërsa Ministrja shqiptare, pasi u përjetësua në fotografira me grekun, m’i ktheu mbrapsht duke shënuar në Memon time ...”.çojeni në Arkiv” Nëse pyesni se çfarë ndodhi më pas me marrëveshjen, do ju përgjigjem me vargjet e “Urës së Qabesë” ...sorrat dhe korbat e hanë... (Shtator 2002)

100

Page 101: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

U madhuan Lulat e vecërr…

Luli i Kretës

Kur më tha sekretarja se një shqiptar emigrant nga Kreta me emrin Lul Cina kërkonte të fliste me mua në telefon, u kredha një copë herë në arkivin e kujtesës sime. Nuk e kisha dëgjuar më parë këtë emër mes shumë shqiptarëve që njihja në Greqi, aq më tepër nga Kreta, ku nuk kisha shqiptarë të njohur, përveçse pak grekëve; nja dy bashkëstudentë të mi në Universitetin e Selanikut dhe një profesore në Fakultetin e Biologjisë së Heraklios.

- Pyete, i thashë, për çfarë kërkon të flasë me mua. Nuk kaloi shumë kur sekretarja vjen përsëri dhe më thotë se shqiptari nga Kreta këmbëngul të flasë me mua sepse dëshiron të ftojë në Kretë, për të dhënë shfaqje, Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve.

Qenka i guximshëm, mendova; koncert me Ansamblin, rreth 40 –50 artistë, dhe ku, në Kretë !? Të ishte diku në Athinë a Selanik që janë qendrat e Greqisë dhe ku kemi me mijra shqiptarë mund t’ia vlente edhe kostua ekonomike, po ku, atje në cep të Greqisë, tutje në Mesdhe! Megjithatë, fakti që ai jetonte në një ishull, jo vetëm gjeografik por edhe shpirtëror, e cila dukej nga këmbëngulja për të ftuar atje Ansamblin tonë, më shtyu t’i them sekretares që t’më lidhte me të.

- Mirdita zoti sekretar – foli me një akcent veriori, më quajnë Lul Cina, kam shumë vite këtu në Kretë, tani du t’baj një koncert me Ansamblin Shtetror, i kam rregullu t’gjitha me nënkryetarin e Bashkisë së Hanias, nse dishroni e kam ktu e mund t’flisni me te…

- Ndalu pak hej burrë malsiet – i fola në çast, flasim njëherë bashkë e pastaj me atë mikun tënd “. – Ju nuk më njihni –

101

Page 102: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

vazhdoi ai, por unë ju kam ndjek kur keni ba ato koncertet n’Selanik me grupet shqiptare, tani ejani të bëjmë edhe një koncert për shqiptarët e Kretës, i marr unë përsipër t’gjitha.

Edhe pse ndërhyrja e tij ishte disi e ngutur, e cila vetvetiu një zyrtar shteti do ta bënte skeptik, megjithatë më tërhoqi vëmëndjen e folura e tij e çiltër, pa përtypje të fjalëve, me një frymë, e nxjerrë ashtu si i vinte nga shpirti,.

– Zoti Lul,- i thashë, sa shqiptarë ka në Kretë ?! – Mbi njëzetmijë – m’u përgjigj ai, dhe unë i mbledh të

gjithë në qendër të Hanias për të shikuar Ansamblin tonë.

– Ta shikojmë, Lul, por ti dërgoji këto që më the me faks që ti shikojë edhe Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë e Ministrisë që merret me këto punë.

– Zoti Sekretar- vazhdoi ai, me ato të Jashtmes e kam rregullu, më njeh edhe Ambasadori në Athinë, Kastriot Robo.

Ishte i papërmbajtshëm Luli, sipas tij ai kishte rregulluar gjithshka, vetëm që të kishte atje këngët dhe vallet e kombit të tij.

- Mirë, mirë – i thashë, më dërgo atë faksin dhe do të marr unë në telefon.

Edhe shqiptarë të tjerë më kishin kërkuar që të bënin koncerte në Itali, Danimarkë apo Greqi, por nuk afronin asgjë më shumë veç dëshirës së tyre të mirë, ku shpesh kishte diçka mes afshit për protagonizëm dhe donkishotizmit shqiptar. Zëri i Lulit të Kretës bashkë me dëshirën dhe entuziazmin kishte një siguri të çiltër besimi, gjithashtu më vinte në garanci mbështetjen nga Bashkia e Hanias, si edhe emrin e ambasadorit tonë në Athinë, K. Robo, të cilin e kisha mik.

Me këto mendime të para, mora menjëherë në telefon K. Robon në Athinë.

– Eshtë djalë i mirë Luli, më tha ai, e njoh unë”. Ngurrimi im nuk do të ishte kaq i zgjatur po të mos isha

nën peshën e përgjegjësisë si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë

102

Page 103: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

së Kulturës, ku edhe hollësia më e vogël nëse shkonte mbrapsht, do të merrte pasoja negative shtetërore. “Eh, kur isha pa pushtet shtetëror, sa i lirë, sa i shpenguar dhe me vetveprim organizoja në Greqi ato koncerte me mijra shqiptarë.”

Luli më dërgoi me faks kërkesën e tij edhe unë fola përsëri në telefon me të; ishte po ai zë i zhuritur nga malli që donte me çdo kusht të kishte këngën dhe vallen e tij atje në Kretën e largët.

- Mos keni merak për asgja, jam unë garant, më vinte në kufje zëri i tij i sigurt dhe i çiltër.

Më kujtohej vetja ime në Selanik kur sapo mësoja se diku organizohej ndonjë aktivitet ndërkombëtar kulturor, menjëhere vija në kontakt me organizatorët dhe u kërkoja që të ftonin edhe artistë nga Shqipëria se nuk do të zhgënjeheshin, unë isha garant për ta..

Fola edhe me nënkryetarin e Bashkisë së Hanias. Ata merrnin përsipër organizimin e dy koncerteve; një në Hania dhe një në Rethimno me shpenzimet e tyre për gjithë grupin. Ne na mbetej për të paguar vetëm shpenzimet e udhëtimit dhe dietat e artistëve, rreth 3.000 $. E cili koncert me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve do të kushtonte në Shqipëri më pak !?

Ministri Tato më mbështeti menjëherë dhe bile i mallëngjyer për të vajtur edhe ai vetë mes shqiptarëve të Kretës. U tha, u ba .

Pasi nisëm me një autobus Ansamblin, unë kalova nga Selaniku dhe prej andej me avion arrita në Hania të Kretës. Atje më priste me disa shqiptarë të tij, Luli, një djalë elegant mbi 30 vjeç, u përqafuam me të jo si të ishte hera e parë që shiheshim, por si miq të vjetër. Ai kishte organizuar disa shqiptarë me makinat e tyre për nevojat e lëvizjeve tona, të ambasadorit dhe të gjithë ansamblit.

Të nesërmen në mëngjes erdhi e na mori Luli nga hoteli për t’u njohur me qytetin e Hanias. Pasi ishim ulur në një kafene buzë detit dhe po bisedonim të shpenguar, ai na kërkoi falje se duhej të largohej për pak.

103

Page 104: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

- Akoma nuk i ke mbaruar punët ?– e pyeti ambasadori Robo.

Çdo gja asht n’rregull, tani kam pun me veten – u përgjigj Luli, bash si shqiptar egoist që nuk pranon ti vëj njeri në dyshim aftësitë e tij.

Pas një fare kohe, pyes vëllanë e Lulit, Zamirin, se pse po vonohet Luli, mos ka ndonjë problem?

- Ç’thue hej burrë- u hodh ai përpjetë më shqiptarçe se i vëllai, para se të vinit ju këtu Luli i zgjidhi të gjitha problemet që juve t’mos ju mungoj gja .” Pastaj mu afrua mua duke më thënë me zë të ulët: - Luli tani është tek berberi i vet, po qethet.

- Në anët tona – i them, para dasmës, dhëndëri qethet me ceremoni.

- Edhe ne shqiptarë jena, o zotni sekretar – ma ktheu Zamiri.

- Kjo është dasma e Lulit - i thashë, hajde pra të shkojmë dhe ta marrim atje ku është tani.

Në mesditë bashkë me Ministrin A. Tato dhe ambasadorin tonë na pritën në Bashkinë e Hanias Kryetari i saj me disa deputetë të zonës. Mes nesh, Luli i qeshur deri në lumturi krenare duke na prezantuar tek ata njerëz mikpritës të cilin e njihnin dhe e respektonin shqiptarin tonë.

Në mbrëmje ndoqëm shfaqjen në një amfiteatër në qendër të Hanias ku ishin mbledhur mbi 2.000 shqiptarë dhe grekë. Gjithshka përqark, edhe ajri i asaj darke vere ishte flakëruar në të kuq. Luli shkonte sa nga një cep në tjetrin, dilte e fliste në mikrofon për të vendosur rregullin. Fëmijët shqiptarë shkonin e sillnin lule të freskëta, të cilat siç e mësova më vonë i këputnin nga lulishtet përqark dhe kur e kish marrë vesh këtë kryetari i Bashkisë kishte thënë – „S’ka gjë, lërini fëmijtë të gëzojnë, lulet do të çelin prapë.“

Në fund të koncertit i dhurova kryetarit të Bashkisë një portret të Nënë Terezës duke i thënë pak a shumë - „Ne shqiptarët që jemi këtu në Kretë, si dhe ata mijra që janë në Greqi, është e vërtetë se erdhëm nga halli sepse nuk mund të na

104

Page 105: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

mbante babai ynë Atdhe. Por ne shqiptarët kemi një Nënë të madhe, Nënë Terezën fisnike, Nënën shpirtmadhe të njerëzimit, dhe në emër të Saj falenderojmë gjithë popullin grek për mikpritjen e tij.“ Dhe u dhurova nje portret të Nënë Terezës.

Shqiptarët u ngritën në duartrokitje, por më pas kur hapa dhe i dhurova Lulit një flamur kuq e zi të porositur në Tiranë, të qëndisur me shkronja të arta „Shqiptarëve të Kretës“, ajri u flakërua dhe unë nuk ndjeva më se sa njerës po më përqfonin.

Mbrëmjen tjetër shkuam të gjithë në qytetin e Rethimnos ku, para se Ansambli të jepte shfaqje, na pritën autoritetet e Bashkisë ku na dhuruan edhe nga një medaljon të shkrimit të lasht B të pa deshifruar deri tani.

Edhe në amfiteatrin e Rethimnos, shqiptarët të prekur që kënga dhe vallja shqipe u kishte vajtur atje, ngriheshin gjatë shfaqjes duke krijuar dallgëzime si një det i dehur në shkumë dhe Luli buzagas shkonte e vinte mes tyre duke notuar në valë lumturie.

Ishte lumturia krenare e një njeriu që kishte fituar mirëbesimin e autoriteteve shtetërore greke, aq sa me ndihmën e tyre të organizonte shfaqje me Ansamblin më të mirë të atdheut të tij në këtë cep të Greqisë, tutje në Mesdhe.

Dhe unë isha çliruar tani nga çdo pasiguri për mbarëvajtjen e turneut të Ansamblit. Nuk më gaboi instikti im, teksa dëgjoja në telefon zërin e Lulit kur më kërkonte Ansamblin për në Kretë. Zëri i tij vinte nga hone të thella, si nga hojet e shpirtit të tij.

Ai kishte ardhur në Kretë pas viteve ’90 dhe për pak kohë kishte arritur të bëhej sipërmarrës ndërtimi shtëpish e vilash për grekët. Dhe tani donte t’u tregonte atyre diçka nga shtëpia e tij, nga shtëpia e shpirtit të tij shqiptar. Të shpirtit të tij të dhëmbur, jo si dhimbja mëshiruese e vocrrakut migjenian, por si dhimbë krenare e një emigranti atdhetar. Dhe Luli ynë është nga Puka, por jo i vocërr, ky Luli i madh i Kretës… (Korrik 2003)

105

Page 106: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

VI. LAST but NOT the LEAST

106

Page 107: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

“Kurrnjana prej arteve s`ka për të ngurrue të japë kontributin e vet që populli shqiptar të rilindë moralisht dhe të përparojë si komb i qytetëruar”.

- GJERGJ FISHTA -

Çfarë Ministrie i duhet Kulturës shqiptare „E për çfarë na duhet Ministria e Kulturës – thoshte dramaturgu i madh Joanesku – përveçse të na mbështesë me fonde, letra dhe bojë shkrimi ? Të tjerat i bëjmë vetë ne, njerëzit e kulturës“

Besoj se shumica e artistëve dhe sportistëve shqiptarë ndajnë të njëjtin mendim me dramaturgun e madh, teksa Ministria e Kulturës është dera e rëndë dhe gjithmonë e mbyllur pas së cilës gjendet një tjetër botë që nuk ka asnjë lidhje me ta. Dhe nëse ndokush ia arrin të kapërxejë pragun është njësoj si të ketë zbritur botën e territ të Adhit ku nënpunësit as marrin, as japin, por të vetmen gjë që merr vesh është përshëndetja e tyre me doza sipas rrethit të preferencës që ka ministri për ty. E ç’mund të skuqen më shumë muret e korridoreve të ndezur kuq si sallat e mbledhjeve të Partisë së Punës kur mes tyre sillen pa i takuar kush artistë dhe personalitete të kulturës sonë kombëtare si Sokol Shupo, Moikom Zeqo, Mirush Kabashi, Aleksandër Peçi, Bejkush Birçe etj., etj....

Ky ishte fati ironik, të cilin politika e Nanos kishte taksur për kulturën shqiptare, kur e trajtonte insitucionin shpirtëror të tyre sipas nevojave personale; herë si qetësues për orgazmën politike të njërës dhe herë si stazh partie për tjetrin.

107

Page 108: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Natyrisht një ministri e këtillë as nuk i duhet dhe as nuk e meritojnë shqiptarët, ndaj ata votuan edhe kundër kësaj politike antikulturë.

Vendi ynë përjeton një kohë kritike udhëkryqi, ku për daljen prej saj dhe futjen në udhën e mbarë nuk mjafton vetëm trupi menaxhues i shtetit, sado i përsosur të jetë ai, nëse mungon mendimi dhe drejtimi politik. Por çfarë është bërë deri tani ?!

Mungesa e politikave kulturore, apo politikat antikulturë gjallojnë në të gjitha format e veta të ekzistencës. Moskonceptimi politik i kulturës, kur kultura në thelb ka të njëjtën lëndë dhe objekt me politikën, zhvillimin dhe përparimin e organizuar të shoqërisë, shkakton moçalizimin e fushave të veprimit, terrin e synimeve të realizueshme dhe mungesën e mjeteve për arritjen e këtyre synimeve.

Pasojë e këtij trajtimi prej institucionit qendror të kulturës sonë, është mos hartimi i një strategjie të qartë, e në vend të saj qarkullojnë disa tabela, të ashtuquajturat matrica, të ngjashme me objektivat dhe inisiativat e organizatave të dikurshme të rinisë së PPSH.

E në këto kushte, për çfarë na duhet legjislacioni, për të penguar abuzivitetin e ministrave? Ndaj edhe ligjet e fushës së kulturës jo vetëm që janë arnuar, por të arnuar aq keq, sa nuk mund ti përdorë askush, jo vetëm duke mos ndihmuar jetën kulturore dhe zhvillimin e arteve në Shqipëri, por shpesh bëhen pengesë për zhvillimin e tyre duke i ngatërruar në fijet e mpleksura.

Edhe në ndonjë fushë, si trashëgimia kulturore, ku nga specialistët përkatës ka përpjekje serioze, ani pse mbeten akoma për të bërë në drejtim të trajtimit të saj sipas përmasave jo vetëm kulturore por edhe edukative dhe shoqërore, janë ndier mungesa e politikave vizionare të ministrave të rradhës. Teksa i fundmi ministër nga njëra anë shpalli si përparsi Trashëgiminë Kulturore, nga ana tjetër nuk u pasua as me një program por u dhanë vetëm ca thërrime për pudrosje demagogjike.

108

Page 109: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Apo më keq akoma, kur si pre e tekave personale të ish-ministres për qejfmbetje vetjake (dro ndonjë fustan i dhuruar jo fort princëror...) për pak përzumë nga Butrinti, (Enver Hoxha e mprehi shpatën...), edhe një emër botëror, si Rotchild, në vend që të shfrytëzojmë interesin e tij për Butrintin tonë duke bashkëpunuar ngushtë me të, qoftë edhe për imazhin e Shqipërisë në sferat e shoqërisë që ai përfaqson.

Po zhvillimi i kulturës bashkëkohore ? Përveç xhixhilesë a keni dëgjuar ndonjë gjë të re në këngën shqiptare ? Po ish-ministrja e Kulturës që nuk lejonte hapjen e shkollës kinematografike „Marubi“ duke zgjedhur rrënimin e asaj që kish mbetur prej Kinostudios ?

Çfarë të thuash për Institucionet e kulturës ? Instituti i Kulturës Popullore me statusin e të pastrehit, Muzeu Kombëtar me buxhet mjeran prej MKRS. (Cili nga dy ministrat e fundit ka vizituar qoftë edhe një herë Muzeun Kombëtar !?), Qendra Ndërkombëtare e Kulturës ku ngrihen piramidat e katrahurës së kafeneve, gallatave dhe panaireve ka mbetur si mumje e kulturës.

Pse nuk aktivizohen Qendrat Kulturore nëpër qytetet tona, ku me pak para, edhe me ndihmën e biznesit vendas, mund të vihen ato në punë duke afruar potencialin njerëzor lokal që në fushën e kulturës nuk është i pakët.

Pse jashtë Tirane, jeta kulturore po përcëllohet në shkretëtirën e saj?! Kultura e mirëfilltë në formën e saj primordiale gjendet në genet e kulturës lokale të paprekura akoma nga vala e civilizimit. Atje tek shpirti i lirë i valltarit të Valbonës, atje tek struktura dhe shpirti demokratik i këngës polifonike, në pritje të dorës së politikës kulturore për të mundësuar latimin e tyre dhe për ti sjellë në dritën e diellit ku ato të rrëzëllejnë me shkëlqimin e tyre (apo edhe të nxihen nga keqpërdorimi).

Në vend të gjallërimit dhe zhvillimit të kulturave lokale me të cilat është kaq e pasur bota shqiptare, dhe që akoma nuk janë tharë në shpirtin e zhuritur, MKRS del dhe na merr një ditë të shënuar si Dita e Verës prej Elbasanit historik dhe e degjeneron

109

Page 110: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

në aheng partie nëpër rrugët e Tiranës. Duam të integrohemi në Europë ! Po botën kulturore

shqiptare a e kemi integruar ? Jo vetëm botën gjeokulturore, por gjithë diasporën kombëtare dhe kulturore shqiptare ku mund të gëlojnë akoma tharme të lashta të së shkuarës sonë. (A e mbani mend Unionin Kulturor Ballkanik ? „Po Kosovën ku e lamë ?“ - pyeti me të drejtë z. Mejdani . Por as nuk e dëgjoi ministri ynë i kulturës i cili ishte dollibashi i këtij internacionalizmit kulturor ballkanik). Imazhi i krijuar në botë për Shqipërinë dhe shqiptarët mund të përmirsohet shpejt, me pak shpenzime dhe me efikasitet nëpërmjet kulturës, diplomacisë kulturore dhe turizmit kulturor. Cila ka qenë politika e MKRS-së për këtë çështje të komunikimit me botën ? Sa marrëveshje kulturore janë nënshkruar me botën, dhe sa janë zbatuar ato ? Përveç dy –tre nënpunësve të MKRS-së dhe të MJ, cili institucion i interesuar është informuar për këto marrëveshje ?! Po ambasadat tona nëpër botë a merren me kulturën kombëtare ? Besoj se nuk e teproj dhe nuk kam asnjë dozë narcizmi kur duhet thënë e vërteta se vetëm në veprimtaritë e „Sheshit Ballkanik“ të Selanikut kemi paraqitur këto 7 vitet e fundit aq kulturë shqiptare sa nuk e di nëse kanë paraqitur gjithë ambasadat tona së bashku kudo që vegjetojnë. Pa asnjë ndihmë nga shteti amë, por vetëm me ndihmën dhe bashkëpunimin e gjithanshëm të pushtetit lokal të Selanikut, me mbështetjen e atyre forcave të popullit grek që e shikojnë kulturën si faktor që bashkon dhe jo që ndan e përçan shoqërinë njerëzore.

Sa veta e dinë në Shqipëri se ministria e kulturës është edhe ministri e rinisë shqiptare, kush i ri i’a pa hajrin ?! As detyrën e saj elementare për informacion të gjithanshëm ndaj të rinjve nuk ka luajtur kjo MKRS.

Po sporti shqiptar i lënë në mëshirën e fatit të bisnesmënave të rinj shqiptarë (Nga ana tjetër mirë që i janë gjendur edhe këta). A nuk ju duket sikur shtiza e Mirela Manjanit duke care ajrin do ngulet drejt e mbi zemrën tuaj ?! Se Ministria e Kulturës në fjalë, veç se edhe e Rinisë është edhe e Sporteve.

110

Page 111: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Kur në verën e vitit 2002 i kërkova Luan Krasniqit, kampionit të Europës në boks, të ndihmonte për boksin në Shqipëri, ai me shpirt patrioti mu përgjigj: - „Po mor burrë, vij dhe jap seminare pa pagesë, por boksit amator, atë duhet të zhvilloni, ai është baza dhe jo boksi profesionist“. Këto më tha Luani i Kosovës, për të cilin propozuam atëhere t’i japim titullin „Ambasador i Kombit“ por nuk mësova se ç’u bë as me propozimin tonë, as edhe me bashkëpunimin me Luan Krasniqin e madh.

Po si do të mbështesë kulturën, rininë dhe sportit ky institucion në këtë mungesë të drejtimit politik të krijuar qoftë nga paftësia e drejtuesve të saj, qoftë nga mendimi i prapshtë që veprimtaria e tyre të mbulohet nga tymnaja dhe misteri. Dhe çfarë të pretendojmë pastaj nga administrata saj ?. Ku disa janë militantë partie, gjithsesi kjo nuk nënkupton se janë të gjithë të paaftë, por më shumë vijnë nga prurjet e korrupsionit politik, nga rrjeti i klientelës; kushërinj, nuse, kunetër etj.

Kjo lloj politike e kuadrit-klient nuk është e veçantë vetëm për shtetin shqiptar; origjinale për ne dhe absurde për botën e përparuar është fakti se këtë administratë, drejtuesi politik nuk ka vullnet edhe mendim për ta vënë në pozita pune si nënpunës publik por për ta kthyer në shërbëtor politik . Asnjë nënpunës nuk e ka jetën e gjatë në këtë ministri nëse nuk i nënshtrohet mpirjes, atrofizimit dhe fosilizimit. Vetëm kështu qetësohet oreksi i ministrit që ai të ushtrojë politikën e vet për „kulturën kombëtare“.

Nuk është problem i parë mungesa e ligjeve për drejtimin e administratës shqiptare, janë përkthyer dhe votuar „pa dashje“ ligje nga më të përparuara në botë, tek të cilët u mbështeta edhe unë, për të shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm, pa njohur nëpërkëmbjen që u bënte atyre nga brenda pushteti politik i shtetit tim. As Dade, as Klosi nuk mund të duronin një Sekretar të Përgjitshëm me kompetencat që i jep ligji, aq më tepër kur unë nuk isha dhe as mund të shndërrohesha në klient të tyre. Edhe në ato çaste kur mendoja se interesi për ti shërbyer kulturës ishte më i rëndësishëm se pikpamjet e mia për aftësitë e tyre

111

Page 112: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

intelektuale dhe drejtuese, toleranca ime utopike thërmohej sapo dëgjoja zgravitjen e zërit të tyre fodullak, që për një nënpunës mjeran bubullonte, ndërsa në të vërtetë ishte një ofshamë e lodhjes dhe pasigurisë së tyre drejtuese. Si mund ti shërbeja unë kulturës kombëtare në këtë pavion të politikës patollogjike ?

Por më shumë se mosveprimi i administratës, ku presioni i drejtuesit politik ndaj nëpunësit bëhet duke i rrezikuar të vetmin burim jetese, rrogën e shtetit, mua më ka lënë shije të athët qëndrimi apatik i pjesës më të madhe të botës artistike shqiptare ndaj mospërfilljes që tregonin dy titullarët e fundit të MKRS ndaj tyre.

Artistët shqiptarë, nga ndihmës të saj dikur, tanimë Partia e zhveshur fund e krye nga ideologjia hipokrite, i do vetëm po të rreshtohen si bashkëpunëtorë të klikës sunduese. Mosafrimi i artistëve në dyert e mbyllyra të MKRS për mua është tregues i lodhjes së tyre para „malit që s’bëzan“ dhe njëkohësisht i mospajtimit me të. (Dikush më rrëfeu një ngjarje në Teatrin Kombëtar ku pas shfaqjes i thonë aktorit Roland Trebicka të dalë në skenë se do ta përshëndeste ministri. Trebicka siç duket ishte në inercinë e rolit dhe pa kujtuar se kush ishte ministër kulture bëri të dalë në skenë, por kur gjendet para ministreshës i kthen menjëherë kurrizin në mënyrë demonstrative dhe futet pas kuintave duke turfulluar.) Por kjo nuk mjafton; ata mbartin gjithë fuqinë për të ndryshuar këtë realitet pa pasur nevojë për „grushtin„ migjenian.

Edhe ky qëndrim i artistëve, i asaj pjese të shqiptarëve që duhet të ishin më shprehës, më aktivë, dhe më kërkues ndaj pushtetit, ka rrënjët e veta në apatinë e përgjithshme të jetës politike që ka pllakosur shqiptarët. Kjo apati është tregues i kulturës politike shqiptare. Dhe ndërsa rrënjëzat kulturore ushqejnë parreshtur mendimin dhe veprimin politik të një bashkësie, tani është stadi kur politika duhet të drejtojë zhvillimin kulturor të saj në të gjitha fushat, në arte, në arsim, në urbanistikë, në sport, në qëndrimin ndaj mjedisit etj.

112

Page 113: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Sepse vetëm organizimi dhe drejtimi politik mund të gjejë, të çlirojë edhe njëkohësisht të sintetizojë dhe të zbatojë strategji dhe mjete rezultative për zhvillimin kulturor dhe civilizues të shqiptarëve. Jo vetëm të asaj kulture që na duket me ngjyrë kombëtare, sepse në kohën e sotme të globalizimit nuk mjafton vetëm ngjyra kombëtare e kulturës, por ajo mbi të gjitha duhet të ketë vlerë sa unike aq edhe universale.

Për Shqipërinë është koha kur kultura mund të ndihmojë zhvillimin e shoqërisë dhe të vendit, pastaj do i vijë rradha zhvillimit që të ndihmojë kulturën.

Dhe një detyrë të tillë kaq madhore, nuk mund ta mbajënë këllqet e një Ministrie Kulture si kjo e soçmja, së cilës i shkojnë për shtat fjalët e Joaneskut. Tjetër Ministri Kulture i duhet shqiptarëve, që të jetë në gjendje për të çuar në vend amanetin e Fishtës - “Kurrnjana prej arteve s`ka për të ngurrue të japë kontributin e vet që populli shqiptar të rilindë moralisht dhe të përparojë si komb i qytetëruar”. (Gusht 2005)

113

Page 114: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

- Fitova, i thashë - Çfarë fitove ?, pyeti ai - Ringjalljen, i thashë - Beson në ringjallje ? - Po... - Si...?

- Jo në trupin tim, në shpirtrat e tjerë

I Falem Nderit Tuaj

Pyetjes së djalit tim “ç’kemi nga Shqipëria, babi” i’u përgjigja vetëm me një fjalë “Fitova”. Ai nuk pyeti më, siç duket atij mjaftoi zëri i qetë babait të tij, ndoshta edhe kuptimi pozitiv i fjalës fitore.

Unë duke thënë atë fjalë, në thelb nuk flisja për fitoren e një gjyqi, më saktë jo vetëm për këtë. Për tjetër punë kisha vajtur unë në Atdheun tim, jo për gjyqe. Shumë të tjera u gjykuan dhe u vlerësuan gjatë kohës që unë përballohesha me korrupsionin politik shqiptar.

Bashkë me gjyqin fitova ringjalljen. Asgjë nuk ishtë si më parë, por unë kisha fituar me korrupsionin, me shkatërrimin, unë isha ringjallur. Edhe pse nuk isha më si më parë, ato që besoja unë, nuk kishin ndryshuar, nuk ishin tharë. Ishin ringjallur, përndryshe nuk do të fitoja gjyqe nga gjyqtarë me të cilët nuk piva as edhe një kafe (shprehje e zakonshme neoshqiptare). Tek ata ishte ringjallur ajo që besoja unë.

Ditën e fundit kur u largova nga ministria, tek dera më afrohet portieri, Mikeli i gjatë, dhe më thotë “Shef, je me të drejtën, ne të duam” Te Mikeli që kishte kaluar gjithë jetën e tij në internim dhe kishte të drejtë të urrente çdo pushtet, unë isha

114

Page 115: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

ringjallur me pushtetin e dashurisë (i vetmi pushtet që mungon në vendin tim). Më ngazëllonin letrat e emigrantëve kundër vendimeve të korrupsionit politik kundër meje, (pse të fsheh, edhe unë jam mëkatar). Shumë nga ata nuk i njihja, por ndoshta unë isha një rast ku prekeshin ndjenjat dhe dëshirat e tyre të pashuara për të pasur një shtet me dinjitet që mos t’ua tall kush. Ndjenjat dhe dëshirat e mia nuk ishin shuar, ishin ringjallur.

Edhe për ata miqtë e djeshëm që nuk u kujtuan, sa mirë që më harruan dhe m’u larguan. Më iku e keqja prej vetes, isha ringjallur. Isha ringjallur kur në luftë me shaktërrimin, hipokrizinë dhe ligësinë nuk isha vetëm por me miq shumë. Ata më nderuan. Më besoni, nuk e dija se ishim kaq shumë që besojmë tek nderi. Thua të jetë kaq i thellë, ai gji që na ka pjellë..? I Falem Nderit Tuaj ! (Prill 2006)

115

Page 116: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

Kënga e fundme

Në mbrëmje vonë duke bërë zaping në televisor, gjeta një kanal që transmetonte këngë popullore.

Zërat e këngëtarëve ishin të shtruara si puhizë e lehtë që butësisht qetësonte shpirtin tim

duke e larguar nga bota reale përjashta. Mora në telefon poetin dhe i them të hapte televizorin

tek kanali që akoma po jepte ato këngë. Po instikti i poetit i ndjeu zërat që vinin nga larg,

apo të çonin larg... - Nesër do pimë kafe, më tha.

- I kam pira të gjitha, u përgjigja unë, herët nesër nisem tek fëmijët e mij,

dëgjoji, dëgjoji këto këngë... Natën e mirë...

Lindja e diellit më gjeti në rrugë diku përgjatë luginës së

Shkumbinit. Kishte kaq shumë ndriçim sa më dukej

sikur shkoja mespërmes shtëllungave të dritës që rridhnin ngado, nga qielli, nga shpatet e maleve, nga pemët, nga gjethet...

Pastaj ndjeja dritën që më përshkonte të tërin. Herë shkoja unë mespërmes dritës dhe herë drita më përçonte

mua... Një kurorë e mbyllur drite...

A nuk thonë se edhe kosmosi është një rreth i mbyllur,

116

Page 117: What's up from Albania, dad ?

Ç ’ k e m i n g a S h q i p ë r i a , b a b i ? Dr. Luan Zyka ------------------------------------------------------------------------------------------------------

prandaj atje nga ku nisesh do të përfundosh...?

Tani e kuptova pse u ktheva përsëri tek pyetja e djalit tim; “- ç’kemi nga Shqipëria, babi ?” .

Në të vërtetë unë asnjëhere nuk isha larguar nga kjo pyetje.

Çfarë kam shkruajtur në këtë libër,

nuk janë veçse pjellat e kësaj pyetjeje, me forma, ngjyra e aroma të ndryshme.

Ishte pyetja e tij që lëshoi valët e sinjaleve në kërkim... deri sa ato ndeshën faqet e këtij libri

dhe po kthehen mbrapa tek organi që i emetoi...

Jo si kthimi i imazhit i nga pasqyra, Se pasqyra nuk ka thellësi, se pasqyra nuk kujtesë,

Sa e shëmtuar kultura pasqyrë...

Çfarë lanë në ato faqe... ? Përgjigjen mund t’a japë lexuesi.

Unë vetëm mund të pohoj se shkuan me një dëshirë, dëshirë nga dashuria.

shkuan atje thellë ku gjetën masive akulli, Ajsberg i vjetër ngrirë në thellësi të shpirtit. Kur u krijuan dhe sa kohë duhet të shkrijnë !?

“Unë - djepi juej, ndoshta vorri juej...” Vetëm kënga e djepit i shkrin...

Atë që duam, e ruajmë të mos ndryshojë.

Po ja që tjetër soj ishte dëshira ime: Desha të ndryshoja atë që dashuroja...

(Prill 2006)

117