14
YJE RREZATUES NGA KURBAN BAJRAMI Falënderimet i takojnë Allahut që zgjodhi Islamin për fe të njerëzimit ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, që rregulloi jetën njerëzore në baza të shëndosha morali, shkence dhe kulture të pastër. Allahu Ekber, Allahu Ekber, La ilahe il-la Allah, Vallahu Ekber, Allahu Ekber, ve lilahi‘l hamd! Allahu është më i madhi, Allahu është më i madhi, nuk ka të adhuruar përveç Tij, Allahu është më i madhi, Allahu është më i madhi, Atij i takon falënderimi! Falënderimi i takon Allahut që na dhuroi Islamin, na zbriti Kur‘anin, na dërgoi Muhammedin, na e ngarkoi amanetin (Islamin) dhe na e premtoi Xhennetin… Falënderimet qofshin për Ty o Zoti ynë që Kur‘anin e shpalle program jete, që ligjet Tua i shpalle për përjetësi, që për të mirin e të edukuarin premtove shpërblim dhe që maskaranë, arrogantin dhe të gjithë të shthururit i kërcënove me ndëshkim. Falënderimi qoftë për Ty ashtu siç Ti meriton të falënderohesh, ashtu siç gjuha më oratore të falënderon, ashtu siç Muhammedin, alejhi‘s selam nën Arsh me ato fjalë e inspiron! Të falënderojmë Zoti ynë për begatitë që na dhe, për dëfrimet dhe argëtimet që na lejove, të jemi mirënjohës për begatitë e bajrameve, për këto ditë që Ti, Zoti ynë, falë mëkatet tona, pastron shpirtrat tanë, lidh zemrat tona, mbush me hare shtëpitë tona; vëllai viziton vëllamë, miku mikun, shoku shokun, fqiu fqiun, muslimani muslimanin… Ah! Sikur të gjitha ditët e vitit të ishin kështu vëllazërore! Vëllezër muslimanë! Jemi tubuar sot në këtë shtëpi të Allahut për të shënuar festën më madhështore të njerëzimit. Jemi tubuar këtu, plak e i ri, hoxhë e haxhi, profesor e studente, mësues e nxënës, për të përkujtuar Allahun, Atë që më së shumti meriton të përkujtohet për t‘i shprehur një falënderim, bashkërisht, për këtë dhuratë të madhe që na dha, për shpëtimin e madh që nëpërmjet zbatimit të fesë na e premtoi, për moralin e mirë me të cilin na porositi. Sot, të nderuar, përkujtojmë humanizmin e fesë islame, humanizmin dhe njerëzinë e kësaj feje, e shpallur nga Krijuesi, e përcjellur nga Xhibrili, e kumtuar nga Muhammedi dhe e zbatuar nga njerëzimi. Meqë koha ka ndërruar shumë gjëra e më së shumti mentalitetin dhe vetëdijen fetare; Kur‘ani ka mbetur dekorate vitrine, xhamia monument i së kaluarës, muslimanët e devotshëm të huaj, fetarët të prapambetur, sot, më shumë se kurdo më parë, kemi shansin që këto bindje e besëtytni të gabuara, këto ide e mendime të shëmtuara, këto dukuri e marrëzira të tepruara, t‘i flakim, zhdukim dhe shkatërrojmë me energjinë pozitive të mësimeve islame të vjelura vetëm nga këto ditë të kryerjes së ritualit të haxhit dhe përmbylljes së tyre me këto ditë festive. Ndaj, më dhuroni zemrat tuaja, më falni dëgjimin tuaj që për çaste të caktuara, të vjelim këto mirësi nga kopshti i gjelbëruar i Kurban bajramit! Përmbushja e fesë!

Yje Rrezatues Nga Kurban Bajrami

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Rreth urtësive të festës së Kurban Bajramit.

Citation preview

Page 1: Yje Rrezatues Nga Kurban Bajrami

YJE RREZATUES NGA KURBAN BAJRAMI

Falënderimet i takojnë Allahut që zgjodhi Islamin për fe të njerëzimit ndërsa

përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, që rregulloi jetën njerëzore në baza të shëndosha

morali, shkence dhe kulture të pastër.

Allahu Ekber, Allahu Ekber, La ilahe il-la Allah, Vallahu Ekber, Allahu Ekber, ve lilahi‘l

hamd!

Allahu është më i madhi, Allahu është më i madhi, nuk ka të adhuruar përveç Tij, Allahu

është më i madhi, Allahu është më i madhi, Atij i takon falënderimi!

Falënderimi i takon Allahut që na dhuroi Islamin, na zbriti Kur‘anin, na dërgoi

Muhammedin, na e ngarkoi amanetin (Islamin) dhe na e premtoi Xhennetin…

Falënderimet qofshin për Ty o Zoti ynë që Kur‘anin e shpalle program jete, që ligjet Tua

i shpalle për përjetësi, që për të mirin e të edukuarin premtove shpërblim dhe që maskaranë,

arrogantin dhe të gjithë të shthururit i kërcënove me ndëshkim.

Falënderimi qoftë për Ty ashtu siç Ti meriton të falënderohesh, ashtu siç gjuha më

oratore të falënderon, ashtu siç Muhammedin, alejhi‘s selam nën Arsh me ato fjalë e inspiron!

Të falënderojmë Zoti ynë për begatitë që na dhe, për dëfrimet dhe argëtimet që na lejove,

të jemi mirënjohës për begatitë e bajrameve, për këto ditë që Ti, Zoti ynë, falë mëkatet tona,

pastron shpirtrat tanë, lidh zemrat tona, mbush me hare shtëpitë tona; vëllai viziton vëllamë,

miku mikun, shoku shokun, fqiu fqiun, muslimani muslimanin…

Ah! Sikur të gjitha ditët e vitit të ishin kështu vëllazërore!

Vëllezër muslimanë!

Jemi tubuar sot në këtë shtëpi të Allahut për të shënuar festën më madhështore të

njerëzimit. Jemi tubuar këtu, plak e i ri, hoxhë e haxhi, profesor e studente, mësues e nxënës, për

të përkujtuar Allahun, Atë që më së shumti meriton të përkujtohet për t‘i shprehur një

falënderim, bashkërisht, për këtë dhuratë të madhe që na dha, për shpëtimin e madh që nëpërmjet

zbatimit të fesë na e premtoi, për moralin e mirë me të cilin na porositi. Sot, të nderuar,

përkujtojmë humanizmin e fesë islame, humanizmin dhe njerëzinë e kësaj feje, e shpallur nga

Krijuesi, e përcjellur nga Xhibrili, e kumtuar nga Muhammedi dhe e zbatuar nga njerëzimi.

Meqë koha ka ndërruar shumë gjëra e më së shumti mentalitetin dhe vetëdijen fetare;

Kur‘ani ka mbetur dekorate vitrine, xhamia monument i së kaluarës, muslimanët e devotshëm të

huaj, fetarët të prapambetur, sot, më shumë se kurdo më parë, kemi shansin që këto bindje e

besëtytni të gabuara, këto ide e mendime të shëmtuara, këto dukuri e marrëzira të tepruara, t‘i

flakim, zhdukim dhe shkatërrojmë me energjinë pozitive të mësimeve islame të vjelura vetëm

nga këto ditë të kryerjes së ritualit të haxhit dhe përmbylljes së tyre me këto ditë festive. Ndaj,

më dhuroni zemrat tuaja, më falni dëgjimin tuaj që për çaste të caktuara, të vjelim këto mirësi

nga kopshti i gjelbëruar i Kurban bajramit!

Përmbushja e fesë!

Page 2: Yje Rrezatues Nga Kurban Bajrami

Sa shumë akuza kanë ardhur në adresë të kësaj feje ndërsa ajo është e pastër prej tyre! Sa

shumë e rendë janë fyer mësimet e saja dhe predikuesi i saj! Sa muslimani injorant ka rënë

viktimë e këtyre shpifjeve! Sa e sa të liga e fatkeqësi i kanë ndodhur Islamit dhe muslimanëve

vetëm për shkak se ata kanë keqkuptuar fenë e tyre dhe janë bërë servilë të armiqve të Islamit!

Mu për këtë, sot, ne muslimanët shënojmë përmbushjen e fesë sonë, përmbylljen e

pejgamberllëkut, plotësimin e shtyllave të Islamit në praktike, dhe konfirmimin tekstual e

përfundimtar të parimeve pro njerëzore të Islamit. Nëse Bajrami i Ramazanit, Fitër Bajrami,

shënon fillimin e shpalljes hyjnore, Kurban Bajrami shënon përmbylljen dhe përmbushjen e

kësaj feje. Thotë Allahu:

ي د يناي„ د ل الي ي ال ياي ت ت ي د ل ي د ي ي ي د يت ي ي ي ل ت ل يت ي ي ي ل ي ل ي د يي ت ل ياي ت ل ي ي ل ي ليت الي ال ي ل

… Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin

fe… ―. ([2])

Një çifut i tha Omerit: O prijësi i besimtarëve, ju muslimanët e lexoni një ajet kur‘anor që

po të kishte zbritur tek ne do ta merrnim ditën e zbritjes si festë. Cili ajet është ai?- pyeti Omeri.

Ajeti: ―… Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin

fe…‖- u përgjigj çifuti. Ne e dimë atë ditë dhe vend në të cilin i ka zbritur ky ajet Pejgamberit,

alejhi‘s selam. Ishte duke qëndruar në Arafat në Ditën e Xhuma- tha Omeri―([3]).

Ajo, që ne nxjerrim dhe përfitojmë prej këtij ajeti, fokusohet në tri gjëra:

1. Plotësimi i Islamit në aspektin figurativ.

Deri në kohën e fundit të jetës së vet, Muhammedi, alejhi‘s selam nuk pati mundësinë ta

kryente haxhin, dhe kur në vitin e dhjetë sipas hixhrit, kreu haxhin, ai beri rrumbullakësimin

praktik të pesë kushteve të Islamit. Thotë Allahu:

يئداي ل دي ي د اي― ي ل ي يناي ي ال ي ليدي ي د دي ي ي ي ايننادي د ج ن ي د

…Për hir të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi

udhëtimi te ajo…t‖. ([4])

Muhammedi, alejhi‘s selam ka thënë:

―Islami është ngritur mbi pesë (shtylla): dëshminë se nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut

dhe se Muhammedi është i dërguar i All-llahut, kryerjen e namazit, dhënien e zekatit, vizitën

Ka‘bes dhe agjërimin e Ramazanit‖. ([5])

―Kush bën haxhin pa bërë marrëdhënie seksuale (me gruan gjate kohës sa është ndalesa

në fuqi) dhe pa shkelur normat juridike, ai kthehet prej tij i pastër nga mëkatet sikur atë ditë kur e

ka lindur e ëma―.([6])

Nëse kjo është rëndësia e haxhit, pra shtylle islame, dhe ky është shpërblimi i haxhit, pra

falja e mëkateve, atëherë për kryerje te tij sigurisht se duhet te jene parapare ndëshkime. Në

Sahihu‘l xhamii, 2957, transmetohet nga Ibni Abbasi se Pejgamberi, alejhi‘s selam ka thënë:

„Nxitoni ta kryeni haxhin ngase dikush nuk di se çfarë kërkesash të reja i lindin―.

Po ashtu ka thënë Muhammedi, alejhi‘s selam:

―Atë që nuk e pengon sëmundja, ndonjë nevojë e qartë (arsyeshme) apo prijësi i padrejtë

dhe nuk e kryen haxhin le të vdes në dashtë çifut në dashtë krishterë―([7]).

Edhe sot ka të atille që pëllasin në media kundër vizitës së haxhit ngase po bëhen

shpenzime të shumta dhe më humane do të ishte nëse ato para derdhen në ndonjë fond për

Page 3: Yje Rrezatues Nga Kurban Bajrami

skamnorë e të varfër…Këta të mjerë nxitojnë ta pengojnë zhvillimin e lirshëm të riteve islame

ndërsa gjërat që shkatërrojnë humanizmin e vërtet, ata jo që nuk flasin kundër tyre, përkundrazi,

krenohen me ta dhe ftojnë që t‘iu bashkëngjitkemi edhe ne atyre. Më konkretisht, për koncertin e

disa këngëtarëve të shthurur, që në këngët e tyre përdorin shprehje banale më shumë se shprehje

të zakonshme, e që neve kinse këta njerëz po na transmetuakan një CV pozitive në botë, siç ishte

rasti me 50 cent, vetëm për 8 orë janë shitur 25 bileta. Kështu shkruajnë gazetat([8]).

2. Alternativa islame e vetmja për jete.

Allahu në këtë ajet na tregoi se ka pëlqyer që vetëm Islami të jetë fe jona. Ai, i madhëruar

qoftë, edhe në disa vende tjera në Kur‘an na ka treguar se nuk ka zgjidhje tjetër për njerëzimin,

madje, zgjidhjet tjera, çfarëdo që të jenë, cilësohen të devijuara dhe të humbura. Thotë Allahu:

د ل التي― دي ال يلليي ن ي د ي الد ي ئد ن

Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami…‖. ([9])

ن د د يي― يي ال ي د ي ال د ي دي د ي يل تي ي ت ي ي د ي ت ل ي ي ي د يناي ي ي ل د ل الد ي ال ي ي ل ي دي ي ل ي ي ي ل

E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t‘i pranohet dhe ai në

botën tjetër është nga të dëshëpruarit‖. ([10])

Për këtë, nëse do, bindesh edhe praktikisht. Çdo largim nga ligjet islame botës i ka sjellur

vetëm të këqija. Kështu, në vitin 2007, shifra e viktimave të SIDA-s ka arritur në 33 milionë

njerëz. Ndërsa në vendet islame, ku sado pak praktikohen ligjet islame, një gjë e tillë është

shume më e vogël. Profesori William Bejkers, i cili qëndroi për më tepër se 20 vite duke

shërbyer në tokat arabe si mjek rrëfen e thotë: ―Organet gjenitale më të pastra janë ato qe i kam

kontrolluar në Arabinë Saudite‖. Ai kishte kontrolluar 30. 000 gra duke marrë mostra nga

vagjina dhe qafa e mitrës. Të gjitha ato mostra kanë treguar se janë të pastra nga gonokoku

(gonorrhoea) , nga klamidia, nga trikomonasi, nga kërpudhat parazitare dhe nga kanceri i qafës

së mitrës. Profesori Bejkers thotë se shkak i një gjendjeje te tille janë dy gjera: ―Prostitucioni i

rrallë dhe synetimi i meshkujve‖([11]).

Në Angli, këtë vit, më shumë se 50% e fëmijëve të lindur, kanë lindur nga nëna të

pamartuara([12]).

Ja këto janë rezultatet e largimit nga alternativa islame.

3. Përfundimi i pejgamberllëkut.

Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur dëgjoi këtë ajet qau. Ai tha se pas plotësimit vie

pakësimi. D.t.th.: kur puna të përfundojë, punëtori duhet të shkoj. Muhammedit, alejhi‘s selam i

është afruar vdekja, gjë që do të jetë tragjike për muslimanët. Këtë e kishte kuptuar edhe Ummu

Ejmeni. Një ditë, pasi që Pejgamberi, alejhi‘s selam kishte vdekur, Ebu Bekri i kishte thënë

Omerit: Eja ta vizitojmë Ummu Ejmenin, kujdestaren e Pejgamberit në vegjëli, siç bënte

Pejgamberi, alejhi‘s selam! Shkuan por kur i pa qau shume. I tha Ebu Bekri: Çfarë të bën të

qashë kur Pejgamberi, alejhi‘s selam, tani është në fqinjësi të Allahut, subhanehu ve teala dhe

është më mirë se sa që ka qenë në dynja? Tha: Unë nuk qaj për këtë, sepse e di se ajo që është tek

Allahu, subhanehu ve teala, është më e mirë për të, por po qajë sepse është shkëputur lajmi i

qiellit (shpallja), e cila ka përfunduar me vdekjen e Pejgamberit, Alejhi selam([13]).

Thotë Muhammedi, alejhi‘s selam:

ناد دي„ ي ال ي ي ي ي ل ي د ناي تياد ي ي ياد ن يني د ل ي ت ي ي ت د ي ةي ي ل ي ل ت ل لي ت ل ي ي ي ناي ئد ي ي ي ي

Page 4: Yje Rrezatues Nga Kurban Bajrami

Kur dikë ta godet ndonjë fatkeqësi le ta përkujtojë fatkeqësinë që e ka goditur nga vdekja

ime ngase ajo është fatkeqësia më e madhe―. ([14])

Sikur të ishte gjalle Muhammedi, alejhi‘s selam e do të kishim patur mundësi që sot,

moralisht, ta ftonim ta falte bajramin në këtë xhami. Po të pyeste sa banorë ka ky vend, sa shtëpi

ka ky vend, ku do të jeni nesër për xhuma, a vini me këtë numër…si do t‘i përgjigjeshim?

Nënshtrimi absolut Allahut

Besimtarë të nderuar!

Kjo feste në vete ngërthen edhe porosinë për nënshtrimin maksimal urdhrave të Allahut,

për zbatimin më perfekt të mësimeve të Islamit, për përfilljen më dinjtoze të këshillave të

Muhammedit, alejhi‘s selam, dhe atë nëpërmjet përkujtimit të tregimit të Ibrahimit, alejhi‘s

selam. E dini kush është Ibrahimi, alejhi‘s selam? Ishte çifut? Ishte i krishterë? Ishte Ibrahim apo

Abraham? Ibrahimi, alejhi‘s selam:

ت ل د د يي―ي ال ي د ي ن ي ني ي يد يناي ت ل د ناي ي ي ي ي ن ي ي ي اي د ل ي ي ت د يناي ي ي ي ل ي د يناي ي يئدال ي د ت ن ي ني ي ي

Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi as i krishterë, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte

musliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve‖. ([15])

Çfarë bëri Ibrahimi, alejhi‘s selam që na ta marrim shembull në këtë ditë? Cila ishte ajo

sakrificë që ai kreu? Theri kurbanë të shumtë, dha pasuri të madhe në ari e flori, ndërtoi ndonjë

xhami? Cila? Sakrifica e Ibrahimit, alejhi‘s selam ishte shumë më e madhe. Ai në këtë ditë, si

respekt dhe nënshtrim për urdhrin e Zotit, ofroi të birin, Ismailin, frytin e shpirtit, djalin e madh,

kurban për Allahun. Thotë Allahu:

― الي ي د ي ي يني ياييديي(101) ي ي ن ل ينهتيادغت ي ىيقينلي ن ي ي ي ي ي ي ي ين ت ل كي ايحت ي ي د ي ي ل يينالد ىي د ي ال ي يئد د ي ي ي ي ينياتيي ن يقينلي ي ي ي تي ا ن ل ي نياي ي ي ي ي ن

ي ناد د ي ي ا ن تي د ي نءي ن لت د يئد يشي ي ي يجد ني تإل ي ت ي ي يي(102) ل ي ل ني ي ي ن تياد لجي د د ني ي ل ي ي يي(103) ي ي ن ي ينيئدال ي د ت يي(104) ي ين ي ليينهتي ي ل قليي لن ي ي قيلل

ي يد ي حل د زديي ال ت ي يجل ادكي ؤل ينيئد نني ي ي يي(105) ا ج ءي ال ت د ت ي ال ي ي ي ي ي ياي ت ي الحي ي د يي(106)ئد ن يي(107) ي يلي ليينهتياد د ييني ي ي ل دي د ي ال د د ي ي ي ي ل

يي(108) ي ي ي يئدال ي د ي الة يي(109) ي ي يد ي حل د زديي ال ت ي يجل ادكي يد ييي(110) ي ي إل د ي د ين د يني ال ت ئد ن تي د ل

Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjellshëm). 102. Dhe kur arriti ai

(djali) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: ―O djali im,

unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?‖ Ai tha: ―O

babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të

durueshmëve!‖ 103. E kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit të Zotit dhe e përmbysi atë në fytyrë (në

ballë). 104. Ne e thirrëm atë: ―O Ibrahim!‖ 105. Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i

shpërblejmë të mirët! 106. Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë. 107. Ne e shpaguam atë me një të

therur (kurban) të rëndësishëm. 108. Dhe ndaj tij Ne lamë përkujtim të mirë ndër popujt e

ardhshëm. 109. Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi! 110. Kështu, në këtë mënyrë Ne i

shpërblejmë bamirësit. 111. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë‖. ([16])

O muslimanë!, pashë Zotin tuaj që ju krijoi, më thuani sikur juve t‘iu kërkohej sot një gjë

e tillë, a do ta bënit për Zotin? Ne nuk jemi në gjendje që sot t‘i nënshtrohemi Allahut falas, pa

dhënë asgjë, nuk falim pesë kohët e namazit edhe pse i kemi pa asnjë kompensim material, e lëre

më të bëjmë një gjë të tillë. Nëse të thuhet ty: Lëshoje shtëpinë për xhami, për shkollë, për spital,

fjalën e parë që do ta thuash: Po përse filanin nuk po e lëshon? Ai dha djalin për Allahun ndërsa

ne, për shkak se iu vie era këmbëve të falësve, për shkak se ‖isha në xhami por m‘i vodhën

Page 5: Yje Rrezatues Nga Kurban Bajrami

këpucët‖ më nuk shkoj në xhami. Bindu, musliman i nderuar, se pejgamberët e Allahut janë

sprovuar më së shumti.

Thotë Muhammedi, alejhi‘s selam:

―Njerëzit që më së shumti sprovohen janë pejgamberët, pastaj ata që janë më afër tyre,

pastaj ata që janë më afër tyre. Sprovohet njeriu aq sa ka fe, ai që ka fe të madhe i shtohet

sprovimi, kurse ai që është i dobët në fe, i lehtësohet sprovimi. Sprovohet besimtari saqë ecë në

mesin e njerëzve, duke mos mbetur në te asnjë mëkat‖. ([17]).

Nuk mund të kaloj tutje pa përmendur se Allahu i Madhëruar, në ajetin e lartcekur të

kaptinës el-Maide përmend, tërthorazi, një kuptim shumë të qëlluar dhe tepër domethënës të

përmbushjes së fesë, që natyrisht hyn në kuadër të nënshtrimit maksimal ndaj Allahut. Ai kuptim

dhe ajo domethënies është: Veprimi konform urdhrave të Allahut dhe të Muhammedit, alejhi‘s

selam. Sot jemi tubuar për ta falur namazin e K. Bajramit e jo namazin e xhenazes e as namazin

e teravive. Sot nuk mund të kthehemi kah Aksaja por duhet të kthehemi kah kibleja. Me një

fjalë,:

―Kush bënë një vepër, te cilën nuk e ka vepruar Muhamedi, alejhisselam, ajo është e

refuzuar.‖ ([18])

―Kush shpik një vepër e cila nuk është nga ne është e refuzuar.‖ ([19])

Humanizmi i Islamit

―Islamofobia‖ nuk është ambalazh e as bërthamë e Islamit. Islami nuk identifikohet me

arabë, edhe pse ne vendet e tyre është shpallur. Islami nuk identifikohet me kohë, edhe pse para

më shumë se një milenium është shpallur. Islami është fe për tërë njerëzimin dhe për të gjitha

kohërat. Mu për këtë qellim, në këtë ditë të madhe, Muhammedi, alejhi‘s selam përsëriti

bazamentet dhe fondamentet e Islamit, të cilat, ne do t‘ua transmetojmë në formë insertesh:

Ftesë në respekt reciprok:

―O Njerëz! Dëgjoni çka do t‘ju them, sepse nuk e di nese do t‘ju takoj në këtë vend pas

këtij viti. O njerëz! Kini frikë Zotin dhe respektojeni Atë. Bëhuni të njerëzishëm dhe të drejtë

ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve…―.

Ftesë kundër vrasjeve:

„Ruajeni, respektoni dhe nderojeni vlerën e personalitetit dhe dinjitetit njerëzor. Njeriu

është vepër madhështore e Allahut dhe mjere ai që e nënçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së

Allahut…Gjakmarrj a është e ndaluar. Të gjitha akuzat e këtilla që rrjedhin nga koha para

Islamit, anulohen. Akuza e parë e këtillë që anulohet është gjakmarja e xhaxhait tim, Amir b.

Rebi`b. Harith b. Abdulmuttalibit, të cilin pa kurrfarë faji e mbytën njerëzit nga fisi Hudhejl. Kjo

gjakmarrje le të harrohet dhe të gjitha të tjerat në të ardhmen le të falen‖.

Ftesë në dituri:

Page 6: Yje Rrezatues Nga Kurban Bajrami

„O besimdrejtë! Ta dini, ta mbani mend dhe të jeni të bindur se përfundoi koha e

mosdijes dhe traditave të këqija, që i sollën fatkeqësi të shumta gjinisë njerëzore. Unë jua kam

treguar rrugën e shpëtimit, nëpër të cilën duhet të shkoni―.

Ftesë për trajtim të dinjitetshëm të qytetarëve:

„Fajdeja dhe kamata janë të ndaluara. Huadhënësi nga huamarësi duhet ta marrë vetëm

atë që vërtet ia ka huazuar. Huatë e para që i nënshtrohen këtij vendimi janë huatë e xhaxhait tim

Abbasit, i cili ka pasur mjaft borxhlinj. O besimdrejtë! Duhet t`ua falni kamatat borxhlinjve.

Dëgjoni këshillën time dhe pasuria juaj do të shtohet, sepse juve ju mbetet kryegjëja për tregti

dhe punë të ndershme. Nëse nuk e bëni këtë, duhet ta dini se do t`i zemëroni thellë Allahun dhe

të Dërguarin e Tij. Nëse borxhliu juaj është në vështirësi, duhet t`ia vazhdoni afatin e pagimit,

ndërsa nëse jeni në gjendje që t`ia falni borxhin, kjo do të ishte edhe më mirë për ju―.

Ftesë për trajtim njerëzor të gruas:

„O bashkëshortë! Silluni ndaj grave tuaja me shumë mirësi dhe dashuri. O besimdrejtë!

Largohuni nga ngatëresat dhe përgojimet! Ata që shpifin për grate e ndershme, le të jenë të

mallkuar në të dy botët. Ata që i akuzojne gratë e ndershme për tradhti në martese ose për

amoralitet, ndërkaq që nuk mund për këtë t‘i sjellin katër dëshmitarë të besueshëm, dënoni me

tetëdhjetë goditje, dhe asnjëherë në të ardhmen në asgjë mos u besoni, sepse ata janë njerëz të

këqij―.

A ka guxim dikush të dalë e të thotë se këtyre porosive iu ka kaluar koha, këto nuk vlejnë

për tash, janë të vjetruara? A mund ta mohojë dikush se sot në Kosovë vëllavrasjet janë të

përhapura, ndoshta, më shumë se kurrë më parë?

A mund ta mohojë sot dikush se në Kosovë prostitucioni është bërë tregti e njohur?

A mund ta mohojë dikush se sot në Kosove droga përdoret më shumë se kurrë më parë?

Prej vitit 2001 e deri në vitin 2006, nga SHPK-ja janë konfiskuar 248 kg marihuanë dhe 125 kg

heroinë([20]).

Thotë Allahu:

ي ان د ي„ ي ل لي ي ي لل يئد ل ي ت ل يل ت ل عتي ي ي ي يضي ي ال ي ينادثي ي ي ي ل د ت الت ي ا ن د ينتدي ي تحي د ياي ت ت يل ي دي ي تحد ج تي ال ي ي د ي ي ييل ين ت ل يادنال ي ل ت فد ت ت ت ل

يأل

ي ي ي ل د لي ن ييل ي

…e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e

këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat

që ishin mbi ta…―. ([21])

ي تيل دحت يي„ ي ينال ييد ت هتياي ي ن ت ل ي ا ن ل ين د ي ي ي د ي د ل ي دال ة ل التي ي ي لل نات ي ل ي ي ي لل ي ي ال ي ل د ت ني ال ي ل ت يت يئد ن ي ي ي يني ي ج يني ان د ي

O ju që besuat, s‘ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë

vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar―. ([22])

„ ي اني ي ي ي ن ي ا د ثل ت ي د ني ال ي لعت يقينات يئد ن ي يادأي ن ت ل ادكي ي ي ي ال ي د ي د ي ي ان ديي ي ي ي ن ت تي ا ن ل ين ت ني ي ت الت ي ي ي يئد ن اني ي ي ت ت ي ي ا د ت ت يي يأل ان د ي

ي د يني ي اينن دي ت ل نات حي لي ي ي يأت ايئدكي ن ي ي ي دي ي ي ل هتيئداي ي ن ي ي ي ل ت ني ي يفي اد دي ين ل ي ي ي ي ي تي ي ي ي هتي ي ل د ي ةي د ل نءي ياي اني ي ي ل ي ا د الي ي ي ي ن تي ال ي لعي ن

نادلت يي ي

Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai çmenduri nga të

prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: ―Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikurse

edhe kamata‖! E All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën. Atij që i ka arritur

këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalë (prej kamatës), atij i ka takuar e kaluara dhe

Page 7: Yje Rrezatues Nga Kurban Bajrami

çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do

të mbesin përgjithmonë―. ([23])

ياي تي ي ي اناي ي د ناي„ لن يي تي ي ي ي اي ي تي ي ي ل دي ي ي ن نادل اي د يني ي يضد ي ي ي هتياي يين ت زي ؤت ل اي يجي يناي ت ي ي د إل د ي ت ي ي ل ت ل ي ي ل

Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është xhehennemi, në të cilin do të

jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgaditur dënim të

madh―. ([24])

Ja, këto gjëra dhe shumë tjera të këqija, Islami ia ndalon njerëzimit, dhe nëse, një fe me

ligje të tilla meriton të quhet antinjerëzore atëherë, ju lutem, na thuani se çka është pronjerëzore?

Vrasja, mbytja, kamata?

Respekti për prindër

Kjo tematikë ka nevojë të diskutohet shumë në ambientet tona fetare ngase respekti për

prindër ka rënë në nivelet më të ulëta. Sikur Haxhi me porositë e tij i drejtohet njerëzimit se

babai dhe nëna për ju janë të shenjtë, respekti për Allahun kushtëzohet me respekt të tyre, ai që

nuk i do prindërit nuk e do as Allahun, por prapë, arroganca vazhdon. Nëse ndalemi dhe

meditojmë pak tregimin e kurbanit, Ismailit, alejhi‘s selam, do të gjejmë një buqetë porosish për

respektim të prindërve dhe atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Sikur Ismaili, alejhi‘s selam

t‘i shihte rininë e sotit dhe sjelljet e tyre ndaj prindërve, do të çuditej, dhe Zoti e di se si do t‘i

quante ata. Ndoshta do t‘iu drejtohej: O vëllezër muslimanë, unë u pata sprovuar më shumë se ju

dhe prapë e respektova babain tim. Ai deshi të më ther kurban për Allahun dhe unë pranova,

madje as që shpreha, figurativisht, pakënaqësi ndaj kësaj. Nëse doni të bindeni, lexoni për mua

në Kur‘an:

― ي لت د يئد ل ي ي يجد ني تإل ي ت ي ي ي يني ياييدي ل ي ل ىيقينلي ن ي ي ي ي ي ي ي ين ل ت ل كي ايحت ي ي د ي ي ل يينالد ىي د ي ال ي يئد د ي ي ي ي ينياتيي ن يقينلي ي ي ي تي ا ن ل ي نياي ي ي ي ي ن

ناد د يي ي ا ن تي د ي ي ن نءي شي

Dhe kur arriti ai (djali) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai

(Ibrahimi) tha: ―O djali im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të të pres ty. Shiko pra, çka

mendon ti?‖ Ai tha: ―O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do

All-llahu, prej të durueshmëve!‖. ([25])

E shihni, unë në këto çaste babait tim nuk iu drejtova me ―Baba!, por për ta bindur se e

dua, e respektoj, i thashë: Babai im i dashur!, bëje atë që Allahu te urdhëron!

Tregimi i Ismalit, alejhi‘s selam vazhdon…

I nderuari musliman!

Çfarë sjelljesh ke ti me prindërit tu? A ke harruar porositë që Allahu t‘i ka dhënë ty

përkitazi me ta? A ke harruar se arroganca ndaj tyre është prej mëkateve më të mëdha? Si do t‘i

përgjigjesh Allahut kur të pyet për prindër? Shiko se çka thotë Allahu dhe prej sot nis një jetë të

re me prindër, një jetë, ditët e së cilës do të jenë vetëm respekt për ta. Thotë Allahu:

ي ال ي د تي― يئداي ن اد ي ادلي لكي ياد ي ي ي شل ت ل ي ي د ن ي ل د نات تي د ي ي ج تي ي ليناي ي ي ي ي ل ي ي د يياد ي ادلي ل دي ي ي ي ل تي ت ن ي د ل ي ي ي ن لييني ال

Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e

barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (E porositëm) Të jeshë mirënjohës

ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj‖. ([26])

― ي ي ي ني تف ياي ت ي ني ي ي ي ت ل ي د ت ي ني ي ل لت ت ي ي ي ي ي ال د ي ي يلليكي ي د ني ي ل تغي ن ن نايئد ن يئد ل ي ادنال ي ادلي ل د يئد ننهتي ي ي ي ل تلت يئد ن ي ي ن اجكي قيضي ي ي ي

غد اي ان ين د ي ي ني ي ني ي ي ي ل ي ل ت ي اد ي ي قت ل ي ا ن ل ي دي ي ي د ي لد ي ا ج ييناي نياي ياي ت ي يد ل نيقي ل اي ي د ناي ي ل ياي ت ي قت ل ني ي ييل ي ل ت ي

Page 8: Yje Rrezatues Nga Kurban Bajrami

Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë

bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit

tënd, atëherë mos u thuaj atyre as ―of – oh‖, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë

të mira (të buta, respektuese) . 24. Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e

respektues dhe thuaj: ―Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël‖.

([27])

Nëse Muhammedi, alejhi‘s selam ka paralajmëruar shpërblime për ata që kujdesen për

prindër, ai po kështu ka kërcënuar edhe ata që nuk kujdesen për prindër.

Transmetohet nga Ebu Abdurrahman Abdull-llah ibn Mes‘ud r.a. se ka thënë: ―E kam

pyetur Pejgamberin s.a.v.s.: ―Cila punë është më e dashur tek All-llahu i Madhëruar?‖ Tha:

―Namazi në ko­hën e vet‖. I thashë: ―Pastaj cila?‖ Tha: ―Bamirësia ndaj prindërve‖.I thashë:

―Pastaj cila?‖ Tha: ―Xhi­hadi (lufta) në rrugë të All-llahut‖. ([28])

Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a.se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: ―I përbuzur është, i

për­buzur është, i përbuzur është ai që e arrin pleqërinë e njërit apo të dy prindërve të tij dhe (për

shkak të mospërkujdesjes së tij ndaj tyre) nuk hyn në Xhennet‖. ([29])

Transmetohet nga Ebu Bekrete Nufej ibn el-Harith r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.

ka thënë: ―A doni t‘ju njoftoj për mëkatet më të mëdha?‖ – tri herë – Ne i thamë: ―Gjithsesi, o i

Dër­guari i All-llahut!‖ Tha: ―All-lla­hut nëse i përshkruhet shok (shirk) dhe mosdëgjimi i

prindërve‖. Ishte (ulur) i mbështetur, pastaj u drejtua dhe tha: ―Veni re, edhe rrena, edhe dëshmia

e rrejshme‖, dhe vazhdimisht e përsëriti këtë saqë thamë: ―Ah, sikur të heshtte!‖ ([30])

Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-‗As r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:

―Mëkatet e mëdha janë: All-llahut nëse i përshkruhet shok (shirk); mosdëgjimi i prindërve;

vrasja e njeriut dhe betimi i rrejshëm (kur të bëhet me qëllim dhe me vetëdije rrejshëm)‖. ([31])

Vëlla dëgjoje këtë tregim se ndoshta të bën dobi!

Tregimi jonë sot do të jetë për një grua e cila ka derdhur shumë mund e energji për ta

edukuar të birin e saj. Shumë ditë e net kaloi pa pushim vetëm e vetëm për ta zëvendësuar babain

e tij, të cilin ai e humbi kur ishte i vogël. Kjo grua për hirë të edukimit dhe që askush të mos ishte

bashkëpjesmarrë s në butësinë, bamirësinë dhe dhembshurinë saj për djalin e saj, gjatë tërë jetës

refuzoi të martohet. Sa shumë duroi e sa shumë u përpoq që fëmijës së saj t‘ia siguroj një

kafshatë buke…Ajo tani e pret të kthehet nga universiteti ngase sot Samiu do të diplomoj. Pas

pak çastesh ajo dëgjon zërin e Samiut, i cili ia ndërpret kujtimet: Nëna ime! Diplomova me

sukses të lartë. Nëna nuk mundi ta përmbaj veten kështu që filloi të qajë.

Përse qanë moj nënë?- e pyeti Samiu. Çdo mundim, lodhje e përpjekje që ke bërë unë do

t‘i kompensoj,-shtoi ai për ta qetësuar nënën.

Nënë dua të martohem- tha Samiu. Mirë, vajza e fqiut tonë është e ndershme, fetare dhe e

bukur- propozoi nena. Ajo nuk më pëlqen. Ajo nuk është e nivelit tim. Mentaliteti i saj nuk është

bashkëkohor dhe i hapur. Unë dua të martohem me motrën e shokut tim, Semirit, ngase ajo është

vashë universiteti, është e kulturuar dhe është shumë e hapur-transparente.

Samiu ishte njoftuar me të një ditë kur kishte thirrur shokun e tij Semirin në telefon dhe i

qe përgjigjur ajo. Zëri i saj i kishte bërë magji…

Page 9: Yje Rrezatues Nga Kurban Bajrami

Përpjekjet e nënës nuk patën sukses kështu që, pa dashjen e saj, ajo pajtoi që Samiu të

martohej me atë vajzë. U martua Samiu dhe kaluan ditë por nëna asnjëherë nuk ishte e kënaqur

me sjelljet e gruas së tij. Ajo nuk kishte preokupim tjetër përveç telefonatave, shëtitjeve vetëm

apo me shoqet e saj, dhe gjëja që më së shumti e hidhëronte nënën e Samiut ishin rrobat e saj. I

foli Samiut për rrobat e gruas së tij djersa ai me plot gjakftohtësi ia ktheu: Oj nënë, çdo kohë ka

stilin e vet të veshjes dhe zbukurimit.

Nëna e fshehu zemërimin dhe vazhdoi të heshtte. Ditët vinin ndërsa gruaja vetëm sa

tejkalonte kufijtë normal në veshje kështu që nëna prapë i foli Samiu por përgjigja ishte: ―Oj

nënë, të lutem mos u përziej në jetën e saj private‖, kështu që nena iu kthye heshtjes ndërsa

dhimbjet ia çanin zemrën.

Me kalimin e kohës gruaja filloi edhe ta akuzonte nënën e Samiu se kinse ajo po e

anashkalon atë, ia lëndon ndjenjat dhe se e quan të papjekur. I tërë problemi ishte se Samiu i

zinte besë shpifjeve të saja. Problemet në shtëpi sa vinin e shtoheshin më tepër. Samiu erdhi deri

në atë gjendje saqë ngriti zërin lartë kundër nënës dhe e qortoi por durimin e saj assesi nuk e

mposhti. Ajo ende ishte kureshtare për lumturinë e djalit të saj e në veçanti familjes që të mos

shkatërrohej.

Dashuria e Samiut për gruan u rrit edhe më kur ajo lindi fëmijën e parë. ―Shtëpia nuk na

zë të dyjave, ose më zgjidh mua ose zgjidhe nënën tende‖- tha gruaja.

Zgjidhja nuk ishte e vështirë për Samiun. Ai zgjidhi që gruaja të mbetej në shtëpi ndërsa

nëna të dilte jashtë saj. Ekzekutimi i këtij propozimi famëkeq të nuses u realizua ditën e enjte pas

namazit të sabahut kur Samiu erdhi te nëna e cila sapo kishte falur namazin dhe, jo si zakonisht,

ai e puthi në ballë. Sot do të dalim për një shëti tek deti së bashku?- i tha Samiu. Nena nuk pajtoi

por kur Samiu insistoi ajo iu përgjigj kërkesës së tij. Dolën në shëti dhe pasi që drekuan, Samiu i

tha nënës: Unë dhe gruaja po shkojmë ta përshëndesim një shok në një tendë afër dhe ja numri i

mobilit tim që nëse vonohemi të na thërrasësh prej ndonjë kabine këtu afër.

Nënën e mori gjumi dhe nuk u zgjua përveçse pas namazit të ikindisë. Samiu dhe gruaja

nuk u kthyen deri tash- tha e frikësuar në vete. I kërkoi por nuk i gjeti kështu që ia plasi vajit. Iu

kujtua letra që kishte ―numrin‖ e Samiut në të. Kërkoi ndonjë kabine telefonike por më e afërmja

ishte 1.5 km. Meqë nuk i mbeti zgjidhje tjetër ajo doli në rrugën kryesore ndoshta do ta gjej

djalin e saj. Pas një kërkimi të gjatë dhe pas një lodhjeje, frike e urie që e kapën, pranë saj kaloi

një veturë e një njeriu të devotshëm, i cili kur e pa duke qajtur ndaloi veturën dhe e pyeti për

hallin e saj. Ia tregoi tregimin në përgjithësi dhe ia dha letrën në të cilin kishte numrin e Samiut.

Kur njeriu e mori atë letër nuk pa numër por pa se në të shkruante: ―Lutet çdokush që takon këtë

plakë të humbur ta dorëzoj në shtëpinë më të afërte të të moshuarve‖.

Ky njeri insistoi që ajo të shkonte në shtëpinë e tij me të dhe gruan e tij por plaka refuzoi

kështu që ai e dërgoi në shtëpinë e të moshuarve. Kështu filloi jeta e re e nënës në këtë shtëpi.

Ajo pyeste veten: A mund ta marr me mend se ky është Samiu? A kështu shpërblen ai mundin

tim për të? Derisa ishte nëna në një gjendje të tillë, kujdestarja i tha: Na ka telefonuar Samiu dhe

na ka dhënë numrin e tij që nëse kemi nevoje për diç ta thërrasim. Thirreni kur të vdes- tha nëna

me një tonë të ashpër.

U munduan ta thërrasin kujdestarja dhe nëna Samiun disa herë por nuk ia dolën. Një ditë

kur gjendja shëndetësore e nënës u keqësua, kujdestarja kishte thirrur Samiun në telefon dhe e

kishte lajmëruar se ajo nuk ndihej mirë dhe se ai duhej ta vizitonte. ―Me vjen shumë keq por unë

Page 10: Yje Rrezatues Nga Kurban Bajrami

dhe gruaja ime sot do të shkojmë për pushime në Paris, kur të kthehem do ta vizitoj atë‖- premtoi

Samiu.

Shëndeti i nënës sa vinte e keqësohej dhe kur i kishte humbur vetëdija, kujdestarja kishte

dëgjuar nënën tek thoshte: O Zoti im, hakmerru ndaj tij dhe gruas së tij! O Zoti im, hakmerru

ndaj tij dhe gruas së tij!

Në mbrëmje gjendja e saj u stabilizua. ―Ndiej se e kam vdekjen afër‖- i tha kujdestares.

Kur të vjen biri im për ta marrë kufomën time thuaja atij këto fjalë nga nëna e tij: Allahu mos të

faltë! Allahu mos të faltë as në dunja dhe as në ahiret! Filloi gjendja t‘i përkeqësohej. Dhimbjet e

vdekjes shtoheshin nga çasti në çast. Pas shqiptimit të shehadetit ajo dorëzoi shpirtin tek Allahu.

Kujdestarja e mori në telefon Samiun por ishte dikush tjetër qe u përgjigj. Ku është Samiu, unë

jam kujdestare në shtëpinë e të vjetërve dhe dua t‘i flas për diç shumë me rëndësi- kërkoi

kujdestarja. Samiu ka shkuar dhe më nuk do të kthehet- u përgjigj ai njeri. Nëna e Samiut ka

vdekur dhe duhet të vijë e ta marrë kufomën e saj- sqaroi arsyen e telefonatës kujdestarja. Njeriu

ia plasi vajit dhe tha: Unë jam vëllai i gruas së Samiut, jam Semiri. Samiu dhe gruaja e tij morën

udhën për në Aeroport por gjatë rrugës derisa ishin në shpejtësi të madhe shpërtheu një gomë dhe

vetura u rrokullis disa herë kështu që Samiu, gruaja dhe fëmija i tyre janë gjymtuar e bërë copë-

copë të shkapërderdhura. Ishte një tragjedi e vërtetë dhe trishtuese- rrëfeu Semiri.

Allahu iu përgjigj lutjes së kësaj nëne andaj a ka kush që merr mësim nga tregimi i këtij

djali të pasjellshëm me nënën e tij?([32])

Kurbani

Kurbani, me kuptim të sakrificës për hire të Allahut, siç na mëson Kur‘ani, është një rit

që daton shumë moti, madje qysh nga fillet e para të jetës njerëzore. Në lidhje me dy bijtë e

Ademit, alejhi‘s selam, Kabilin dhe Habilin, Allahu rrëfen se njërit ia kishte pranuar kurbanin

ndërsa tjetrit jo. Thotë Allahu:

― ي تي د ي ي ن ني ي ي ي ن ت يئد ن ي يقينلي يقل ت يينكي يلي ي ال ي ديقينلي ي د ي ي ت ي ي ن ل اي ل ني ي لد د ي يي ي ي د ل اين ناي ي ت ت د ي اينيقت ل يقي ن يئد ل قد يادنالحي الي ي ي ي ي يأيي اليي ل ي ي ي ل د ل ي ل ت

ال ت ن د يي

Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të

Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: ―Unë

do të të mbys ty‖ (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: ―All-llahu pranon vetëm prej të

sinqertëve‖. ([33])

Kabili, nga mëria dhe smira që kishte për vëllanë, e mbyti…

Tregimi i kurbanit vazhdon nëpër etapat historike derisa arrin në kohën e Ibrahimit,

alejhi‘s selam prej kur edhe merr formën përfundimtare që e ka sot e do ta ketë deri në amshim.

Ajetet kur‘anore përkitazi me këtë i cituam pak më lartë.

Ajo që neve na intereson këtu, në ligjëratën tonë, janë dy gjëra:

Kurbani, si adhurim, duhet të theret vetëm për Allahun siç duhet te kryhet edhe çdo

adhurim tjetër. Thotë Allahu:

ناي د يي― ي ال ي اد دي ي ي ن د ي د ي ي ي ي حل ينيي ي ي ي د ي ي ت ت د ي ي ي يئد ن قت ل

Thuaj: ―Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun,

Zotin e botëve‖. ([34])

Kurbani, si rit fetar, në vete a ngërthen ndonjë urtësi apo është vrazhdësi dhe pashpirtës

ndaj botës shtazarake? Këtë e themi për arsye se në media ndonjëherë të rastis të dëgjosh e

lexosh edhe për pamëshirën e muslimanëve ndaj kafshëve ku gjatë sezones së haxhit theren

qindra mijëra kafshë për kurbana, gjë që me mentalitetin modern nuk përshtatet.

Page 11: Yje Rrezatues Nga Kurban Bajrami

Po ta shikosh mendimin e tyre, sipërfaqësisht, të duket shumë human. Paska njerëz që

vuajtkan për gjendjen e botës shtazarake por kur të ndalesh dhe të shikosh raportet e tyre me

botën njerëzore, ndalesh dhe hutohesh, e pas pak bindesh se këta, më shumë qenkan shtazarak se

sa njerëzor. Po, e kam fjalën pikërisht për ata që nuk ndiejnë dhimbje për vdekjen nga uria e

mijëra njerëzve gjatë viti, për ata që vetëm në Irak, që nga pushtimi i tij në vitin 2003, kanë vrarë

afër 1 milionë njerëz të pafajshëm([35]), për ata që djegin e masakrojnë botën njerëzore. Vërtet

çudi!

Xhamia

Haxhi, përkthyer me fjalorin fetar, ka domethënien e vizitës së shtëpisë së Allahut dhe

kryerjen e ritualeve përkatëse. Allahu ka thënë në Kur‘an:

يئداي ل دي ي د اي― ي ل ي يناي ي ال ي ليدي ي د دي ي ي ي ايننادي د ج ن ي د

… Për hir të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi

udhëtimi te ajo…‖. ([36])

Shumica prej nesh ëndërrojmë shkuarjen në Haxh, madje edhe për çdo vit po të kishim

mundësi. Përse? Për ta vizituar shtëpinë e Allahut…

Subhanllah! Ëndërrojmë ta vizitojmë shtëpinë e Allahut në Mekke një herë në vit dhe t‘i

përgjigjemi ftesës së Allahut ndërsa shtëpive tjera të Allahut, të shpërndara anekënd botes, nuk

kemi as kureshtjen më të vogël t‘i vizitojmë dhe t‘iu përgjigjemi thirrjeve të tyre. A mos vallë

Allahu urdhëroi që vetëm në Haxh të falemi, a mos Allahu xhamitë tjera nuk i konsideroi shtëpi

të Tij? Përse nuk mbushim çdo ditë këto shtëpi të Allahut që, mjerisht, hapen vetëm një herë në

javë? Përse nuk i përgjigjemi urdhrit të Allahut që të falemi pesë herë në ditë? Nëse ende nuk ke

shkuar ta vizitosh shtëpinë e Allahut, Qabenë, atëherë mos harro se ke mundësi pesë herë në ditë

ta bësh këtë në vendin tënd. Kjo xhami, e madhe a e vogël, është shtëpi e Allahut. Muslimi

transmeton nga Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhi‘s salatu ve‘s selam ka thënë:

دي ي ل ي قت ين ‖ يئداي ي ن ي ال د ي د لت يني ي يالغي ت ناد دي ي ي يئداي ي ن ي ال د ي د ي ي ج

Vendet më të dashura tek Allahu janë xhamitë ndërsa me te urryerat janë tregjet‖.

A e di se sa herë që vjen në xhami je mysafir tek Allahu. Thotë Pejgamberi, alejhi‘s

salatu ve‘s selam:

ي ي ايي ‖ لي ي ي ل ني ي ي ت ن ي ين دي تزت ا تياي تي د ي الجي لني ن ي ي ي ي ي اي ي ي ل لد جد لي يئداي ي ال ي ل ي ي ي ل

Kush shkon ne Xhami, Allahu ia përgatit një konak (ashtu siç i behet mysafirit) ne

Xhennet sa here qe te shkoje‖. ([37])

A e di se sikur qe mos përgjigja Allahut për haxh është mëkat po kështu edhe mos

prezantimi ne xhami është mëkat? Madje, ata që nuk prezantojnë në namaz me qellim ka gjasa të

jenë prej mynafikëve. Ebu Hurejre rrëfen se Pejgamberi a.s ka thënë.:

―Namazi më i rëndë për mynafikët është namazi i Jacisë dhe Sabahut por po ta dinin se

çfarë (vlere) ka në to do të vinin madje edhe duke u zhargitur (ecur zvarrë). Vërtet desha ta

urdhëroj muezzinin (të thërret për namaz) pastaj ta urdhëroj një njeri t‘ua falë njerëzve (namazin)

pastaj të marre me vete njerëz, të cilët kanë me vete grumbuj drurësh, të shkojmë tek njerëzit që

nuk e falin namazin (me xhemat) dhe t‘ua djegë shtëpitë e tyre me zjarrë‖.([38]).

A e di se po nuk prezantove në xhami nuk vlen dëshmia jote? As sulltanëve më të njohur,

kur dijetarët ishin në rrugë të drejtë, nuk iu pranohej dëshmia nëse nuk prezantonin në

xhami([39]).

Page 12: Yje Rrezatues Nga Kurban Bajrami

Njëri nga mbretërit kishte ftuar në pallat një hoxhë dy herë por hoxha nuk i qe përgjigjur

thirrjes se tij. Ai vendosi vet të shkonte tek hoxha. Përse nuk vjen tek unë? Të kam thirrur dy

herë!- i tha mbreti. Po, zotëri, ashtu është. Më keni thirrur dy herë ndërsa unë po iu thërras për

çdo ditë nga pesë herë dhe ju nuk më përgjigjeni e si t‘i përgjigjem unë thirrjes sate?!

Sot krahas tjerash më duhet të dërgoj një lutje tek i Madhi Zot për hoxhën tonë, tashmë

rahmetli, Mulla Jakup Hasipin, i cili muslimanët e kohës moderne i quante me emra të qëlluar:

‖xhumali‖, ―bajramli‖, emra që vërtet i përshtaten natyrës sonë…

Pas bajramit kemi xhumanë, që, parimisht, është më obligative se sa namazi i bajramit,

andaj, le të jetë për ne ky një start rreth rigjallërimit të shtëpive të Allahut me namaz, përkujdesje

e rregullim!

Solidarizimi

Nuk mund ta ketë domethënien e vet bajrami nëse tërë shoqëria nuk ndihen të lumtur.

Shoqëria jonë kosovare ka mungesë për çdo gjë. E dini se sot në Kosove ka familje të varfra më

shumë se kurrë më parë. Ka shumë familje që sot kanë zemrat me plagë e lëndime. Kanë humbur

më të dashurit e tyre ndërsa jetimët kanë përreth dhe vetëm me 50 euro duhet të mendojnë për

bukë, dru e edhe për bajram. Andaj lehtësoni gjendjen e tyre materiale dhe luteni Allahun që tua

lehtësoje edhe gjendjen e tyre shpirtërore. Të mirat e këtyre ndihmave, që sado solide të jenë,

janë të shumta. Bëhuni prej atyre që edhe pse e duan pasurinë, të cilën e kanë fituar me mund

dhe djersë, megjithatë për Allahun e japin pa hezitim, pa përtesë dhe me dashuri. Allahu në

lidhje me ta thotë:

― ني ي ي د ا ي ي ي ي ي ت د دي د ل د ياني ي ي د ا نالي ي ا ن ي يشت ت ا يي(8) ي ت ل د ت ي ي ي ي زي ءا ياي يل ت ل ي د ي ت د لت دي ي ال دي ن ياد ي د ت ت لني ت ل ئد ننيي(9)ئد ن ي

نيقي ل ي د ا ني ي ت ا ادييني ي ل ا ي ي ي د ل نفت ي ي

8. Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër. 9.

Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as

falënderim. 10. Ne i frikësohemi (dënimit të) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe

është shumë e vështirë‖. ([40])

Fqiu yt, qytetari yt, rrethi yt, kanë të drejtë që ti të përkujdesesh për ta. Transmetohet nga

Ibni Umeri dhe Aisheja r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:

―Vazhdimisht më porositë Xhibrili për fqinjin, saqë kam menduar se edhe do t‘i jep të

drejtë në trashëgimi‖. ([41])

Mu për këtë, transmetohet se Ebu Dherri r.a. ka thënë:

―Më ka thënë i Dër­guari i All-llahut s.a.v.s.: ―O Ebu Dherr, kur të ziesh çorbë, shto në të

ujë dhe kujdesu për fqinjin‖. ([42])

Në një transmetim tjetër, po ashtu nga Ebu Dherri, thuhet: ―Vërtet, miku im sal-lall-llahu

alejhi ve sel-lem më ka porositur: ―Kur të ziesh çorbë, shtoja pak ujin, e pastaj shikoi familjet e

fqinjve dhe ndaj një pjesë prej saj‖.

Allahu Ekber është fjala me të cilin fillojmë jetën, fillojmë namazin, fillojmë punën dhe

përfundojmë atë, si dhe përfundojmë jetën tonë me këtë fjalë, andaj sot le të ushtojë kjo xhami

nga tekbirit tona.

Allahu Ekber, Allahu Ekber, La ilahe il-la Allah, Vallahu Ekber, Allahu Ekber, ve lilahi‘l

hamd!

Allahu Ekber, Allahu Ekber, La ilahe il-la Allah, Vallahu Ekber, Allahu Ekber, ve lilahi‘l

hamd!

Page 13: Yje Rrezatues Nga Kurban Bajrami

Allahu Ekber, Allahu Ekber, La ilahe il-la Allah, Vallahu Ekber, Allahu Ekber, ve lilahi‘l

hamd!

19-12-2007, e mërkurë

Vushtrri, Kosovë

——————————————————————————–

[1] Hutbeja e K.Bajramit. 20-12-2007, e enjte

[2] el-Maide, 3

[3] Transmeton Buhariu.

[4] Ali Imran, 97

[5] Muttefekun alejhi

[6] Muttefekun alejhi

[7] Ky hadith ka sened të dobët por ka rrugë tjera transmetimi që njëra përforcon tjetrën

dhe përgjithësisht ai ngritët në shkallen e hadithit hasen li gajrihi me të cilin dëshmohet tek

shumica e dijetarëve.

[8] Gazeta ekspress, data: 18-12-2007, e martë, Kosovë, f.: 21

[9] Ali Imran, 19

[10] Ali Imran, 85

([11]) Sëmundjet gjenitale, Prostitucioni, Muhammed Ali El Barr, Ibrahim Treginjac, f: 9

[12] http://www.islamlig ht.net/index. php?option=

content&task=view&id=7569&Itemid=25

Letaif Min Sireti Err Rresuli, Sal-La Allahu Alejhi Ve Sel-Leme Ves Selefi Es Salihi,

Hasen Muhammed Adem & Xhemal Izzuddin Ferid, Darul I‘tisam, Kajro, f:12

[14] Transmeton Daremiu ne Sunenin e tij dhe Ibni Sa‘di. Shejh Albani, pasi qe sjell

dëshmi për këtë hadith, thotë se ai është autentik. Shih: Silsiletu‘s sahihah, 1106.

[15] Ali Imran, 67

[16] es-Saffat, 101-111

[17] Buhariu

[18] Muslimi

[19] Buhariu dhe Muslimi

[20] http://www.zemershq iptare.com/ index.php?

ind=reviews&op=entry_view&iden=140

[21] el-A‘rafë, 157

[22] el-Maide, 90

[23] el-Bekare, 275

[24] en-Nisa, 93

[25] es-Saffat, 102

[26] Llukman, 14

[27] el-Isra, 23-24

[28] Muttefekun alejhi

[29] Muslimi

[30] Muttefekun alejhi

[31] Buhariu

Page 14: Yje Rrezatues Nga Kurban Bajrami

[32] Këtë tregim e ka përmendur Hoxha Ali Al Jasin në kasetën me titull: Shekva umm

(Ankesa e një nëne), Ebu Xhihad Sultan el Umerijj, Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami,

http://www.kbi-vushtrri. com

[33] el-Maide, 27

[34] el-En‘am, 162

[35] http://www.alb- net.com/pipermai l/art-cafe/ Week-of-Mon- 20070507/ 016344.html

[36] Ali Imran, 97

[37] Muslimi

[38] Muttefekun alejhi

[39] Në qytetin e Bursës, respektivisht në periudhën e sundimit të Sulltanit Otoman,

Pajazitit, i cili mbiquhej ―Es Saikatu‖ (Bërtitma)…Çliruesit të madh…Çliruesit të vendeve

bullgare, Bosnës, Selanikut, Shqipërisë…Sultanit, fitoret e të cilit ndaj ushtrive krishtere i

regjistroi historia, në të cilat thirrte papa, për t‘i larguar muslimanët nga Evropa. Në këto luftëra

merrnin pjesë 15 shtete evropiane, në mesin e të cilave edhe Anglia, Franca, Hungaria, për ta

zhvilluar betejën e përgjakur, të njohur historikisht si ―Beteja e Vitit 1396″. Një ditë prej ditësh,

këtij Sultani Çlirues, i erdhi ftesa për të dëshmuar në gjyq para dijetarit dhe gjykatësit të njohur,

Shemsuddin Fenari. Hyri sulltani në gjyq dhe u ul para gjykatësit. I kishte lidhur duart përpara tij

si çdo dëshmitar i zakonshëm. E ngriti kokën gjykatësi kah sulltani dhe filloi ta shikonte ashpër,

para se ti thoshte: Dëshmia jote nuk pranohet sepse ti nuk i fal namazet në xhemat dhe se personi

i cili nuk i fal namazet me xhemat, duke mos patur arsye ligjore, ka mundësi të dëshmoje

rrejshëm. Fjalët e gjykatësit depërtuan në veshët e të pranishmeve si te ishin vetëtimë…Ishte

vërtet një akuzë e madhe, madje ishte një nënçmim i madh për Sulltanin Pajazid…U shtangën të

pranishmit në vendet e tyre saqë edhe frymë merrnin ngadalë. Pritnin se sulltani me një lëvizje

do të urdhëronte që t‘i fluturoje koka gjykatësit, por sulltani nuk foli asgjë; u ngrit me qetësi dhe

doli prej gjyqit. Po atë dite sulltani urdhëroi qe t‘i ndërtohej një xhami afër pallatit dhe vërtetë

kur përfunduan punimet, sulltani falej rregullisht me xhemat. Këto te vërteta para qindra viteve i

regjistroi historiani turk, Uthman Nezar, ne librin e tij‖ Hadikatus Selatin (Kopshti i

Sulltanëve)‖. Sedat G. Islami, Islami shkëndijë që s‘fiket 1, f. 353

[40] el-Insan, 8-10

[41] Muttefekun alejhi

[42] Muslimi