24
CMYK Rruga Industriale, Kashar E-mail: [email protected] Cel: 0685357745 E Shtunë 24 Korrik 2021 Ç m i m i 2 0 l e k ë Faqe 2-3 Berisha rrezikon të mos futet në Parlament, Spartak Ngjela: Ja neni që e penalizon, personat “non grata” i prek ligji i dekriminalizimit Faqe 6 Romeo Kara: Berisha nuk e gëzon dot mandatin e deputetit, do burgoset dhe do t’i merret çdo qindarkë, pas tij do kërcasin prangat dhe për Ilir Metën Më 9 shtator Parlamenti do të nisë legjis- laturën e re dhe ka shumë debate e diskutime nëse ish-kryeministri Berisha do të jetë në sallë. Vetë ai ka deklaruar se nuk do heqë... Faqe 7 Faqe 10 Ekrem Spahia: Mit’hat Frashëri personalitet i madh e me kontribut të shquar kombëtar e shtetëror, është humbje kohe të merresh me çfarë thuhet nga komunistët fanatikë Vazhdon debati mbi figurën e ish-kreut të Ballit Kombëtar, Mit’hat Frashëri. Gaze- ta “SOT” për disa ditë shkruajti rreth figurës së tij, ku personazhe të ndryshëm kanë pasur... Raporti i DASH paralajmëron furtunë në Shqipëri: Korrupsion endemik në institucione dhe abuzime të shumta me tenderat, PPP-të po ulin konkurrencën Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë alarmin për nivelin e korrupsionit në vend. Teksa SPAK ka zbuluar abuzime të shumta me tenderët, alarmi është ngritur edhe nga përtej Atlantikut, pasi situata shi- het mjaft shqetësuese. Departamenti i Shtetit ka zbardhur raportin e vitit 2021 për klimën e investimeve në Shqipëri dhe shqetësimi kryesor është korrupsioni... Faqe 5 Yuri Kim jep alarmin, akuzon politikanët se po kërkojnë të minojnë reformën në drejtësi dhe paralajmëron se asnjë i korruptuar s’do i shpëtojë ndëshkimit Arben Kraja: Byroja e Hetimit ka nisur punën, nuk do tolerojmë asnjë zyrtar të korruptuar, s'kanë më vlerë lidhjet politike Drejtësia bën bashkë PD-PS në shtator, Kuvendi hap garën për KLGJ e KLP, gjermanët kërkojnë bashkëpunim edhe për “zgjedhoren” Kadastra zbardh listën, ja emrat që do të marrin lejet e legalizimit, nga Tirana, në Vlorë, Elbasan dhe Dibër SPAK rrezikon të fundosë edhe Armando Subashin, merret në pyetje Petro Koçi, Rama porosi socialistëve të denoncojnë zullumqarët Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Or- ganizuar dhe Korrupsionit rrezikon të fundosë kreun aktual të Bashkisë së Fierit... Reforma në drejtësi dhe konstituimi i or- ganeve të reja të dala prej saj, pritet të ngrejë siparin e bashkëpunimit PD-PS... 208 familje kanë përfituar lejen e legalizim- it. Pas shqyrtimit të aplikimeve për legalizim në këtë javë, Agjencia Shtetërore... & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Nuri PLAKU Ibrahim Bufi, jehona historike e një patrioti Nga Bardhyl BEJKO Rama e fton për bashkëpunim, Basha i ofron bunkerizim! Nga Skënder KAPITI Nëse Berisha ikën ose dëbohet, atëherë Basha dhe PD vijnë në pushtet Faqe 8 Faqe 4 Faqe 11

Yuri Kim jep alarmin, akuzon politikanët se po kërkojnë të

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

CMYK

Rruga Industriale, Kashar E-mail: [email protected] Cel: 0685357745

E Shtunë 24 Korrik 2021

Çmimi 20 lekë

Faqe 2-3

Berisha rrezikon të mos futet në Parlament, Spartak Ngjela: Ja neni që e penalizon, personat “non grata” i prek ligji i dekriminalizimit Fa

qe 6

Romeo Kara: Berisha nuk e gëzon dot mandatin e deputetit, do burgoset dhe do t’i merret çdo qindarkë, pas tij do kërcasin prangat dhe për Ilir Metën

Më 9 shtator Parlamenti do të nisë legjis-laturën e re dhe ka shumë debate e diskutime

nëse ish-kryeministri Berisha do të jetë në sallë. Vetë ai ka deklaruar se nuk do heqë... Faqe 7

Faqe 10

Ekrem Spahia: Mit’hat Frashëri personalitet i madh e me

kontribut të shquar kombëtar e shtetëror, është humbje kohe

të merresh me çfarë thuhet nga komunistët fanatikë

Vazhdon debati mbi figurën e ish-kreut të Ballit Kombëtar, Mit’hat Frashëri. Gaze-ta “SOT” për disa ditë shkruajti rreth figurës së tij, ku personazhe të ndryshëm kanë pasur...

Raporti i DASH paralajmëron furtunë në Shqipëri: Korrupsion endemik në institucione dhe abuzime të shumta me tenderat, PPP-të po ulin konkurrencën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë alarmin për nivelin e korrupsionit në vend. Teksa SPAK ka zbuluar abuzime

të shumta me tenderët, alarmi është ngritur edhe nga përtej Atlantikut, pasi situata shi-het mjaft shqetësuese. Departamenti i Shtetit

ka zbardhur raportin e vitit 2021 për klimën e investimeve në Shqipëri dhe shqetësimi kryesor është korrupsioni... Faqe 5

Yuri Kim jep alarmin, akuzon politikanët se po kërkojnë të minojnë reformën në drejtësi dhe paralajmëron se asnjë i korruptuar s’do i shpëtojë ndëshkimit

Arben Kraja: Byroja e Hetimit ka nisur punën, nuk do tolerojmë asnjë zyrtar të

korruptuar, s'kanë më vlerë lidhjet politike

Drejtësia bën bashkë PD-PS në shtator, Kuvendi hap garën

për KLGJ e KLP, gjermanët kërkojnë bashkëpunim edhe për “zgjedhoren”

Kadastra zbardh listën, ja emrat që do të marrin lejet e legalizimit, nga Tirana, në

Vlorë, Elbasan dhe Dibër

SPAK rrezikon të fundosë edhe Armando Subashin,

merret në pyetje Petro Koçi, Rama porosi socialistëve

të denoncojnë zullumqarëtStruktura e Posaçme Kundër Krimit të Or-

ganizuar dhe Korrupsionit rrezikon të fundosë kreun aktual të Bashkisë së Fierit...

Reforma në drejtësi dhe konstituimi i or-ganeve të reja të dala prej saj, pritet të ngrejë siparin e bashkëpunimit PD-PS...

208 familje kanë përfituar lejen e legalizim-it. Pas shqyrtimit të aplikimeve për legalizim në këtë javë, Agjencia Shtetërore...

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Nuri PLAKU

Ibrahim Bufi, jehona historike

e një patrioti

Nga Bardhyl BEJKO

Rama e fton për bashkëpunim, Basha

i ofron bunkerizim! Nga Skënder KAPITI

Nëse Berisha ikën ose dëbohet, atëherë Basha dhe PD vijnë në pushtet

Faqe 8

Faqe 4

Faqe 11

GAZETA SOT2 E Shtunë 24 Korrik 2021

p o l i t i k e www.sot.com.al

Artur Metani: Është koha që institucionet e drejtësisë të japin rezultate, sfida e vërtetë mbetet bashkëpunimi mes pushteteve

Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, ka kërkuar më shumë bash-këpunim mes institucioneve. I pranishëm në takimin e zhvilluar dje për 5 vjetorin e reformës, ai u shpreh se ka përfunduar ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë. Sipas tij, tashmë është koha për të dhënë rezultatet. “Jemi në momentin kur ka për-funduar cikli i ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë, si dhe pajisja e tyre me kapacitetet e nevojshme infrastrukturore dhe njerëzore për jetësimin e prioriteteve

strategjike për vendin është koha për të dhënë rezultate. Pesë vjeçari që lamë pas, shërbeu për të kuptuar rëndësinë e nevojës për të transformuar një prej shtyllave sa de-likate aq edhe të domosdoshme në një shtet të së drejtës”, tha ai. Teksa foli për punën e ILD, Metani u shpreh se ky institucion është përballur me shumë sfida. Ai bëri me dije edhe disa nga problematikat që ka ndeshur institucioni në fillimet e funksion-imit të tij. “Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në rrugëtimin e tij 17 mujor, ka pasur sfida të

gjithanshme në ngritjen dhe fillimin e funk-sionimit të tij, që nga sigurimi i ambienteve të punës, tek plotësimi me burime njerë-zore, sfida të cilat janë ende në proces. Por, në këtë përshëndetje, do fokusohesha te planifikimi strategjik, si sistemi kryesor që garanton bashkërendimin dhe zbatimin e politikave të institucioneve kushtetuese, në terma afatgjatë për të siguruar shpërndarje efektive dhe të qëndrueshme të burimeve financiare”, deklaroi ai. Sakaq, kreu i ILD u shpreh se në këto vite të reformës, sfidë ka

qenë bashkëpunimi mes pushteteve. Sipas tij, mes institucioneve të drejtësisë duhet që të ketë bashkëpunim. “5 vite pas miratimit të reformës në drejtësi, sfida e vërtetë e institucioneve të reja mbetet mbështet-ja dhe bashkëpunimi i koordinuar mes pushteteve, në vlerësimin e kujdesshëm e të paanshëm të nevojave dhe adresimit në kohë të shqetësimeve dhe problematikave që evidentohen, përmes mekanizmave funksionalë të monitorimit të zbatimit dhe atyre miratuese”, tha Metani.

Arben Kraja: Byroja e Hetimit ka nisur punën, nuk do tolerojmë asnjë të

korruptuar, nuk kanë më vlerë lidhjet politike

Kryeprokurori Kraja paralajmëron të tjera goditje të bujshme

Sidorela BRAÇJA

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja, ka paralajmëruar të tjera goditje të bujshme

në ditët në vijim. I pranishëm në tryezën e organizuar dje në Tiranë për 5-vjetorin e reformës në drejtësi, Kraja u shpreh se hetimi do të shkojë deri në fund për të gjithë ata që janë të përf-shirë në veprimtari kriminale apo korrupsion, qofshin ata njerëz të thjeshtë apo zyrtarë. Duke iu referuar goditjeve të fundit të bëra nga SPAK, ku në dosje korrupsioni janë përfshirë edhe politikanë apo zyrtarë të lartë, Kraja deklaroi se të gjithë janë të barabartë para ligjit. “Nga kontaktet që kemi me partnerët, BKH është gati të fillojë punë me një grup shumë efikas. Ka pasur rezultate konkrete. Re-zultatet e dy apo tre muajve të fundit kanë treguar se struktura po fillon të funksionojë dhe të japë produktin e saj. Ka pasur ndëshkueshmëri me konfiskime pronash nga aktiviteti kriminal, por edhe hetime e ndjekje penale ndaj personave, zyrtarë apo jo zyrtarë, hetimi ndaj të cilëve do të shkojë deri në fund. Pavarësisht kush do jenë personat apo per-sonazhet e përfshirë në hetim, ne do t’i shkojmë deri në fund”, tha ai. Ndër të tjera, Kraja u shpreh se është parë që nga ana e qytetarëve të kemi rritje të besimit në in-stitucionet e drejtësisë. Ai theksoi se lidhjet politike nuk do mbrojnë më askënd nga SPAK. “Për SPAK ka qenë një vit intensiv, ndërsa shihet se ka një rritje të besimit të njerëzve. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që mes pritshmërisë dhe realizimit janë dy koncepte të ndryshme. Koncepti i pandëshkueshmërisë për arsye të lidhjeve politike do marrë fund”, tha Arben Kraja.

Ibrahimi: Institucionet e drejtësisë duhet të bashkëpunojnë

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, gjatë fjalës së tij nga takimi dje, vuri theksin te bashkëpunimi mes institucioneve të reja të drejtësisë. Ai theksoi, se duhet bashkëpunim për të dhënë rezultate. “Vetë pamja e për-faqësuesve të institucioneve të rreshtuar tregon shumë qartë që arkitektura e re e sistemit të drejtësisë është komplekse, por inteligjente. Megjithatë, ajo sjell në plan të parë nevojën për koordinim, duhet të mësojmë të ndërveprojmë, strategjia që shtrohet sot është dokumenti që materializon edhe mënyrën se si do të koordinohemi në të ardhmen për rezultate”, tha Ibrahimi.

Gjonaj: Reforma ka pasur sfida e kundërshtarë,

por po ecënMinistrja e Drejtësisë, Etilda

Gjonaj, në fjalën e saj nga taki-mi i zhvilluar dje tha se reforma ka pasur sfida e kundërshtarë, por po ecën në rrugën e du-hur. Ajo theksoi se po ashtu reforma ka pasur edhe sfida me të cilat është përballur. “Institucionet e drejtësisë së re jo gjithmonë kanë qenë të përfaqësuara, disa për shkak se ende nuk ishin konstituuar ose sepse anëtarët e tyre nuk ishin zgjedhur ende. Por, sot, prania bashkë e të gjithë për-faqësuesve të institucioneve të drejtësisë së re është prova e zbatimit të reformës në drejtësi. 5 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi janë provë e një sërë arritjesh tepër të rëndësishme që tregojnë se reforma është në udhën e duhur”, tha ajo.

Harta e re gjyqësoreNdërkohë, Prokurori i Përg-

jithshëm, Olsian Çela i cili mori pjesë në tryezën e organizuar dje, foli sa i përket hartës së re gjyqësore. Çela ka kërkuar ndryshim urgjent të hartës së re gjyqësore, ku KLGJ ka prezan-tuar që nga 34 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15 dhe vetëm një gjykatë Apeli në Tiranë. Ndër të tjera, ai theksoi se situata në disa prokurori është e rënduar për shkak të vakancave dhe se duhet që të merren masa. “Harta e re gjyqësore, kërkon një ribërje dhe kjo është emergjente. Sa i përket situatës në disa prokurori të vendit, është e rënduar për shkak të vakancave dhe ajo që parashikojmë për në vjeshtë, kjo situatë do jetë edhe më keq, rrezikojmë që stoku i dosjeve të bëhet i papërballueshëm në kus-htet e vonesës. Ndryshimi në lig-jin e magjistraturës, kohëzgjatja e mësimeve, viti i tretë të kthehet në vit pune, siç ka qenë më parë. Garantimi i prokurorëve duhet një rritje e dhënies së llogarisë së tyre, mungon matja e perfor-mancën profesionale, kërkon një prokurori që vepron si një e tërë, sot sistemi aktual përtej zgjedh-jeve të guximshme ka nevojë për përmirësime që të çojë të rritja e eficencës”, tha Çela.

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, u shpreh se në disa prokurori në vend është krijuar stok i dosjeve për shkak të mosorganiz-mit të strukturave të Prokurorisë. Ai theksoi se duhet që të merren masa të menjëhershme për të zgjidhur këto probleme. “Stoku i dosjeve që po krijohet në disa prokurori, do të bëhet gati i papërballueshëm në kushtet e vonesës së organizimit të strukturave të prokurorisë. Ky nuk është i vetmi

hap, kërkohet ndërmarrja edhe e masave të tjera. Siç është ndryshimi në ligjin për Shkollën e Magjistraturës, kohëzgjatja e viteve të studimeve për studentët e saj. Unë them që viti i tretë i Magjistraturës të jetë vit pune, ashtu siç ka qenë modeli më parë. Do të ishte një rifreskim i shtuar për sistemin dhe do të jepte efekt në kushtet kur vetingu është duke ecur dhe pasojat e vakan-cave do të jenë më të rënduara në vitet në vijim”, tha ai.

ÇELA: STOKU I DOSJEVE NË DISA PROKURORI, I PAPËRBALLUESHËM

Kreu i SPAK, Arben Kraja, në një konferencë të zhvilluar pak ditë më parë, deklaroi se do të nisin hetime për zyrtarë e lartë të akuzuar për keqpërdorim të fon-deve. Ai theksoi se shumë shpejt pritet që të shihen rezultatet. “Na është kërkuar që të përqendro-jmë punën tonë për hetimet për zyrtarët e lartë në përdorimin e fondeve në mënyrë abuzive. Kjo është një përparësi e jona dhe

e vlerësojmë çdo ditë, besoj se shumë shpejt do të kemi rezultate dhe do ta bëjmë prezent në ditët në vijim, struktura është vendosur dhe besoj se do të kemi rezultate. Jemi të bindur se po bëjmë më të mirën për vendin tonë, që të ikë imazhi i keq, ai imazh se biznesi i huaj këtu te ne nuk mund të in-vestojë ose se krimi i organizuar të vendos gjoba dhe ti nuk gjen të drejtën”, tha Kraja.

KRAJA: DO TË NISIN HETIME PËR ZYRTARËT E LARTË

GAZETA SOT E Shtunë 24 Korrik 2021 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Soreca: Reforma në drejtësi histori suksesi, politika të bashkëpunojë për implementimin e saj, BE 9 milionë euro të tjera si mbështetje

Ambasadori i Bashkimit Europian në Ti-ranë, Luigi Soreca, i bëri dje thirrje gjithë spek-trit politik në Shqipëri, që të angazhohen për zbatimin e reformës në drejtësi. Ndërsa ishte i pranishëm në tryezën “5 vjet nga Reforma në Drejtësi”, ambasadori Soreca theksoi ditën e djeshme se zbatimi me rigorozitet i reformës dhe lufta kundër korrupsionit duhet të jetë prioritet i organeve të reja të drejtësisë, por edhe politikës. “BE është angazhuar shumë për këtë reformë, qoftë edhe financiarisht,

ndaj dhe sipas tij, do të kërkohet përgjeg-jshmëri për përfshirjen në zbatimin e saj. “Është e rëndësishme të kërkohet më shumë lidership nga i gjithë spektri politik, në mënyrë që reforma në drejtësi të ketë sukses. Vijimi i kësaj reforme është një ndër prioritetet krye-sore, që të ecet përpara në mënyrë efikase. Pavarësia, integriteti i reformës në drejtësi është shumë i rëndësishëm. Objektivi krye-sor për vitet e ardhshme është që të punohet fort, në mënyrë që të zbatohet kjo reformë

siç duhet. Do të kërkohet përgjegjshmëri për përfshirjen në zbatimin e reformës në drejtësi. Bazat ligjore të jenë në vend, korniza ligjore po ashtu të jetë në vendin e duhur, të luftohet korrupsioni. Sistemi duhet të jetë në përputhje me standardet europiane. Është i nevojshëm bashkëpunimi dhe koordinimi për reformën në drejtësi. Është inkurajuese që në këtë tavolinë të kemi aktorët kryesorë. Është një mënyrë e mirë për të shënuar përvjetorin e diçkaje kaq të rëndësishme për Shqipërinë”,

deklaroi ai. Më tej ambasadori Soreca vuri në dukje faktin se BE është angazhuar shumë për këtë reformë, qoftë edhe financiarisht, ndaj dhe sipas tij, mbështetja e Brukselit do të vijojë. “E kemi mbështetur reformën dhe kemi menduar edhe përfshirjen financiare. “Reforma në drejtësi është çështja më e rëndë-sishme e BE dhe SHBA në Shqipëri dhe ne e mbështesim atë në të gjitha format. Po vijnë edhe 9 milionë euro të tjera si mbështetje”, nënvizoi ambasadori Soreca.

Kim lëshon alarmin, akuzon politikanët se po kërkojnë të minojnë reformën në drejtësi dhe paralajmëron se asnjë i korruptuar nuk do i shpëtojë ndëshkimit

5 vjet reformë në drejtësi, ambasadorja Kim: SHBA është krah jush

Rigels SELIMAN

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka ngritur dje alarmin se ka ende

politikanë që duan të bllokojnë reformën në drejtësi. Teksa ishte e pranishme në tryezën e organizuar me temë: “5 vjet nga Reforma në Drejtësi: Konsolidimi i Sistemit Përmes Strategjisë së re Ndërse-ktoriale të Drejtësisë 2021-2025”, ambasadorja amerikane ka bërë thirrje për më shumë “goditje” nga reforma në drejtësi, duke ndësh-kuar të “plotfuqishmit”, ndërsa sig-uroi se SHBA-të do jenë gjithmonë krah institucioneve të drejtësisë, duke i mbështetur pa kufij. Sipas zonjës Kim, të gjithë ata që duan të vendosin pengesa në rrugën e reformës në drejtësi ta harrojnë se do t’ia dalin. “Shumë kanë thënë që nuk kishte për të ndodhur dhe shumë kanë dashur të mos ndodhte dhe shumë vazhdojnë që ta paran-dalojnë vazhdimin e saj. Është puna e gjithësecilit rreth kësaj tryeze, e kryesisht e shqiptarëve që të rikon-firmojnë punën tuaj sikurse populli juaj e dëshiron. Është koha të hapni një epokë të re që të krijoni një sistem ku qytetari të ketë mundësi të barabarta. Ky është fillimi, ju keni bërë një nisje të mirë, por më shumë duhet bërë. Ky është një çast kritik, SHBA është me ju, dhe ju duhet të kapërceni pengesat që mbesin në shtegun tuaj. Do jemi me ju deri në fund. Mbështetja e SHBA ka filluar me administratën e Obamës, Trump dhe në adminis-tratë e Biden kjo mbështetje do të fuqizohet. Ka ardhur koha, është një kohë e mirë shumë gjëra janë arritur”, deklaroi ajo.

Kim: Nuk do ketë më të pandëshkueshëm

Më tej gjatë fjalës së saj, am-basadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim theksoi se tashmë SPAK dhe BKH janë funksionale dhe se kanë dhënë rezultate me veprimet e tyre,

Ambasada britanike: Mbështesim fuqishëm reformën në drejtësi

Ambasada e Britanisë së Madhe ka përshëndetur dje në tryezën “5 vjet nga Reforma në Drejtësi: Konsolidimi i Sistemit Përmes Strategjisë së re Ndërse-ktoriale të Drejtësisë 2021-2025” si dhe ka kërkuar zbatimin e ligjit. Përmes një reagimi në rr-jetet sociale, ambasada thekson se Britania e Madhe mbështet fuqishëm reformën në drejtësi. “Mbretëria e Bashkuar ka një histori të gjatë bashkëpunimi me, Ministrinë e Drejtësisë dhe palët kryesore në sektorin e dre-jtësisë. Mbështetja të vazhdojë dhe së afërmi do të mirëpres-im Ministren Etilda Gjonaj në Londër për t’u takuar me Min-istra dhe ekspertë të zbatimit të ligjit dhe për ta forcuar më tej bashkëpunimin tonë mbi përparësitë dhe sfidat e për-bashkëta”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Sadushi: Duhen më shumë këshilltarë se gjyqtarëZv/kryetari i Gjykatës së Lartë,

Sokol Sadushi ka deklaruar se puna në Gjykatën e Lartë nuk është më aq e pashpresë sa ishte në fillim. Ai foli për punën e bërë nga ky institucion, e ndërsa vuri theksin se sipas tij, që një drejtësi të jetë më e mirë duhen më tepër këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, sesa gjyqtarë. “Gjykata e Lartë është funksionale për shkak të mënyrës se si është arritur të menaxhohet puna, por edhe për shkak të ndihmës qoftë në aspektin ligjor, gjykata e lartë gjendet në një presion pozitiv të ndërkombëtareve, të medias, të opinionit publik. Jam i parimit më shumë këshilltarë dhe ndihmës ligjorë se gjyqtarë, kështu sistemi i drejtësisë do jetë më efikas”, deklaroi Sadushi.

ndërkohë që shtoi se edhe vetingu ka shkulur nga sistemi i drejtësisë shumë gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Por ndërsa ishte e qartë në atë që thoshte, ambas-adorja Kim u kujdes të dërgonte edhe një mesazh të fortë për të gjithë njerëzit e veshur me pushtet.

Sipas ambasadores amerikane, me ngritjen e organeve të reja të drejtësisë nuk do të këtë më të pandëshkueshëm. “5 vite më parë Shqipëria miratoi ndryshimet kus-htetuese ligjore për reformën në drejtësi. Në sondazhe, shqiptarët mbështetën reformën në drejtësi

gjë që dëshmoi, sesa shqiptarët e zakonshëm dëshironin një ndrys-him thelbësor të ndryshimeve në drejtësi. Reforma nuk ka qenë e lehtë, por tani jemi duke parë re-zultatet e para. Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm. Sikurse kemi parë SPAK dhe BKH janë funksionale dhe janë duke dhënë rezultate. Vetingu i fuqishëm ka shkulur nga sistemi i drejtësisë gjyqtarë dhe prokurorë shumë të korruptuar. Ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë. Asnjë, pavarësisht sa i fuqishëm mendoni se jeni nuk mund të jetë mbi ligjin. Është shpresë e Shqipërisë dhe popullit shqiptar që të sigurohen që reforma në drejtësi të bëhet siç duhet dhe të thyhet cikli i pandëshkueshmërisë”, nën-vizoi ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është shprehur pak ditë më parë gjatë një takimi që zh-villoi me kreun e KLP, Gent Ibrahimi se reforma ka trembur shumë prej kundërshtarëve, por qytetarët presin akoma më shumë. Sipas ambasadores Kim organet e reja të drejtësisë duhet që të lënë pas modelet e vjetra dhe të mos bien pre e presioneve.

“Ky është një moment i rëndësishëm për reformën në drejtësi, e cila ka përparuar mjaftueshëm për të trembur kundërshtarët, por jo aq mjaftueshëm sa për të kënaqur njerëzit. Institucionet e reja gjyqësore si Këshilli i Lartë i Prokurorisë ku dhe të tjerë kanë investuar shumë duhet të dalin nga modelet e vjetra. Është koha për të treguar guxim”, nënvizoi Kim.

SHBA: REFORMA NË DREJTËSI KA TREMBUR KUNDËRSHTARËT

KIM:

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim iu kërkoi dje njerëzve të drejtësisë që të punojnë me profesionalizëm, në mënyrë që të përmbushin me sukses misionin e tyre, që siç tha ajo, kërkohet me ngulm edhe nga qytetarët shqiptarë. “Ka ardhur koha, është një kohë

e mirë, shumë gjëra janë arritur. Është një kohë e mirë të vlerëso-jmë ku jemi dhe çfarë kemi bërë. Të përmirësohemi që t'ia dilni mbajnë në emër të popullit tuaj. Në mënyrë që të ketë ndryshim të vërtetë ju përket ju që jeni pjesë e sistemit të drejtësisë”, deklaroi Kim.

Njerëzit e drejtësisë duhet të bëjnë detyrën

GAZETA SOT4 E Shtunë 24 Korrik 2021

p o l i t i k e www.sot.com.al

Blindohet SPAK, KLP emëron Xholin dhe Bejkon si prokurorë të rinj, ja lëvizjet e radhës nëpër prokuroritë e rretheve

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është blinduar. Ditën e djeshme Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë disa vendime të rëndësishme, duke emëruar dy prokurorët e rinj në Prokurorinë Speciale. Kështu, pas intervistimit, detyrën e re e kanë marrë prokurorët Adnan Xholi dhe Dorina Bejko. Prokurori Xholi ka marrë 183 pikë nga vlerësimi, Dorina Bejko me 180 pikë, duke e çuar në 15 numrin e prokurorëve në SPAK.

Vetë prokuroja Bejko gjatë intervistimit premtoi se do ishte objektive në punë dhe se do të ruante sekretin hetimor. Po ashtu, në mbledhjen e djeshme të KLP, ka pasur emërime të reja në institucionet e Proku-rorisë në disa qarqe të vendit. Erjon Shehaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë; Pierind Çukaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë; Durim Bedini, në pozicionin

e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë; Julian Çafka, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjiro-kastër; Lazër Çardaku, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër. Gjithashtu Këshilli ven-dosi të vlerësojë të përfunduar, procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokuroren Dhorina Theodhori, kandidate për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë

pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë dhe për prokurorin Abaz Muça, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat. Pas këtij momenti ata lejohen të vijojnë me procedurat e mëtejshme të ngritjes në detyrë për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë. Po ashtu në takimin e djeshëm, Këshilli pranoni kërkesën për dorëheqjen e prokurorit Agron Gjana, e cila do të hyjë në fuqi më 31 gusht.

Drejtësia bën bashkë PD-PS në shtator, Kuvendi hap garën për anëtarët e KLGJ-KLP, gjermanët kërkojnë bashkëpunim edhe për “zgjedhoren”

Zingraf: Në Parlamentin e ri palët të punojnë për reformën zgjedhore, ka gjëra që nuk u zgjidhën

Rigels SELIMAN

Reforma në drejtësi dhe konstituimi i organeve të reja të dala prej saj, pritet të ngrejë siparin

e bashkëpunimit PD-PS brenda Kuvendit të Shqipërisë. Në 9 shtator pritet të betohet Parla-menti i ri i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ndër-kohë që ashtu siç gazeta “SOT” e ka paralajmëruar në disa nga shkrimet e saj, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike duket se do të shkojnë drejt një dialogu mes tyre. Dhe çështja që pritet t’i bëjë bashkë demokratët dhe socialistët është drejtësia, për shkak se Kuvendi ka hapur garën për anëtarët e rinj në KLGJ e KLP. Përmes një njoft-imi për mediat, Kuvendi zbuloi se ka shpallur vendet vakante për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. “Sipas përcaktimeve të nenit 147 të Kushtetutës “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtë-sisë”, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit vendosi “Shpalljen e dy vendeve vakante për anëtar të KLGJ nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës”, thu-het në njoftim. Po ashtu, Kuvendi njofton për shpalljen e vendit vakant për anëtarë të KLP. “Si-pas përcaktimeve të nenit 149 të Kushtetutës së Shqipërisë “Për Organet e Qeverisjes së Sis-temit të Drejtësisë”, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit vendosi “Shpalljen e dy vendeve vakante për anëtar të KLP nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës”, thuhet në njoft-imin e Kuvendit. Por anëtarët e rinj në KLGJ dhe KLP, duan votim të cilësuar në Parlament, ç’ka do të thotë se në shtator e në vijim, Partia Demokratike

Hysi: Gjyqësori ka hyrë në shina falë

reformës në drejtësiNënkryetarja e Kuvendit të

Shqipërisë, njëherësh deputete e PS, Vasilika Hysi ka përshën-detur ecurinë e reformës në drejtësi, duke e cilësuar atë një histori suksesi. Deputetja Hysi ishte dje e pranishme në aktivitetin “5 vjet nga Refor-ma në Drejtësi: Konsolidimi i Sistemit Përmes Strategjisë së re Ndërsektoriale të Drejtë-sisë 2021-2025”, ndërkohë që përmes një statusi në rrjetet sociale u shpreh se gjyqësori ka hyrë në shina falë reformës në drejtësi. “5 vjet nga mirati-mi i ndryshimeve kushtetuese që i hapën rrugë reformës më të gjerë dhe të thellë: reformës në drejtësi. Tashmë një fazë e re ka nisur, ajo e konsolidim-it të reformës në drejtësi”, shkruan Hysi.

KPA lë në fuqi vendimin e ndërprerjes së vetingut

për Gentian LilenKolegji i Posaçëm i Ape-

limit, KPA njoftoi të premten më 23 korrik vendimin për rrëzimin e ankimit të ish-këshilltarit ligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, Gentian Lile ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kual-ifikimit, KPK për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj tij. Më 9 dhjetor 2020, KPK vendosi të ndërpresë procesin e rivlerësimit për Lilen për shkak të dorëheqjes së tij, si dhe t’i ndalojë emërimin në institucio-net e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme. Në njoftimin e KPA-së thuhet se vendimi për lënien në fuqi të Komisionit është marrë në mënyrë unani-me nga trupa gjykuese.

dhe Partia Socialiste janë të “detyruara” të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, kjo edhe për faktin se PD dhe PS kanë dhënë garanci se mbështesin fuqishëm reformën në drejtësi.

Gjermanët kërkojnë bashkëpunim për “zgjedhoren”

Por drejtësia nuk është e vet-mja fushë që pritet të bëjë bash-kë Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, pasi edhe reforma zgjedhore do të jetë sebepi që do t’i afrojë palët më shumë me njëra-tjetrën. Vetë kryeministri Edi Rama e ka deklaruar hapur se është gati të bashkëpunojë me kryedemokratin Lulzim Basha pa kushte, ndërkohë që edhe eksponentët më të lartë të PS dhe PD kanë bërë thirrje që të ketë konsensus sa u takon ndryshimeve në ligjin e reformës zgjedhore. Mirëpo, duket se

një bashkëpunim mes Ramës dhe Bashës e mbështesin edhe gjermanët. Ka qenë ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zin-graf, i cili ditën e djeshme teksa ndodhej në Korçë ka folur për re-formën zgjedhore në media, pas një takimi me kryetarin e Bash-kisë Korçë, Sotiraq Filo. Gjatë fjalës së tij, ambasadori Zingraf u bëri thirrje mazhorancës dhe opozitës që të bashkëpuno-jnë për reformën zgjedhore në Parlamentin e ri. “Unë e kuptoj që do të kemi një Parlament ndryshe përsëri pas rikthimit të opozitës në Parlament dhe të dy partnerët kanë thënë që reforma zgjedhore duhet të vazhdojë pasi ka gjëra që nuk janë zgjidhur vitin e kaluar dhe secili partner është shprehur që do të shko-jnë pas asaj çfarë ka mbetur mbrapa, unë do të mirëprisja

vazhdimësinë e procesit të kësaj reforme, kjo është çfarë i përket Parlamentit”, deklaroi Zingraf.

Ambasadori gjerman, Peter Zingraf ishte dje në qytetin e Korçës, ndërsa foli në lidhje me zbatimin e reformës në drejtësi dhe luftën kundër korrup-sionit të zyrtarëve të nivelit të lartë. Ambasadori Zingraf theksoi se kemi parë që reforma ka dhënë efektet e saj dhe se që të ecë para ka nevojë për mbështetje. “Kjo është gjithmonë një çështje, ne e

kemi parë që reforma ka efektet e saj dhe ka nev-oje për kohë që të ecë përpara, reforma kërkon të gjithë mbështetjen, me mbështetje mund të arrihet, qasjet pragmatike dhe praktike mund të ndihmo-jnë institucionet që të vendosin të çojnë përpara arkitekturën e re të reformës dhe ka nevojë të vazhdojë të ecë përpara”, deklaroi Zingraf.

Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi ka dhënë efekte

Përveç kryeministrit Edi Rama, dorën shtrirë për të bashkëpunuar me kryetarin e PD, Lulzim Basha, pak ditë më parë e ka mbajtur edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Ky i fundit duke folur në një prononcim për mediat nga selia e PS, u shpreh i gatshëm për të bash-këpunuar me PD-në. “Frymë të re dhe komunikim të ri me opozitën. Ne në shtator duhet që në legjislaturën e re të Kuvendit do kemi mundësi të krijojmë mundësi të reja komunikimi. Kemi dakordësi me PD, kujtoj disa reforma, edhe Basha mesa duket do rizgjidhet nesër, prapë do të ulemi në tavolinë që t’i çojmë para reformat. Kemi gjithë dëshirën për këto ura komu-nikimi”, deklaroi Balla.

Reformat, Balla: PS e interesuar për të

bashkëpunuar me PD

GAZETA SOT E Shtunë 24 Korrik 2021 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Partia e presidentit e alarmuar nga reforma në drejtësi: Po tentojnë të na hedhin hi syve, procesi është i kapur, boll me propagandë

Reforma në drejtësi ka shënuar dje 5-vjetorin e saj, por partia e cila është më e shqetësuara nga të gjithë është Lëvizja Socialiste për Integrim. Dje u bë një aktivitet në nder të kësaj reforme dhe u vlerësuan arritjet e saj, por partia e presidentit ka dalë kundër. Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka shpërthyer në sulme e akuza të shumta ndaj këtij procesi. “Me reformën në drejtësi janë të lumtur vetëm rilindasit, që e kapën dhe aspak qytetarët! Dhjetëra e dhjetëra mballoma të shëmtuara propagandistike

vetëm sa po nxjerrin sheshit, dështimin e reformës në drejtësi dhe asgjë më shumë se kaq. Qytetaret janë tepër të dëshpëruar dhe shumë të zhgënjyer, sepse s'po marrin dre-jtësi dhe në vend të përmirësimit shohin një përkeqësim të vazhdueshëm dhe ky është fakt, qe nuk mbulon dot aspak propaganda hipokrite e ditës. Mijëra qytetarë nuk do mund të marrin drejtësi në gjalljen e tyre dhe ky është fakt që gjithashtu propaganda nuk e mbulon dot. Kapja e drejtësisë nga rilindja është fakt dhe familjarë, miq e

shokë rilindas kane ndërtuar një detash-ment, që është shtrirë në çdo institucion të të ashtuquajturës drejtësi të re nga kreu gjer ne fund”, tha ai. Sipas Vasilit, prob-lemet e rënda të reformës nuk i zgjidh dot propaganda staliniste, që flet për njerëz pro dhe kundër reformës në drejtësi. Por duket se ky mesazh shkon për ambasadoren e SHBA, e cila tha dje se ka shumë që nuk e duan reformën dhe po tentojnë ta pengojnë atë. “Pandëshkueshmëria është kthyer në institucion që mbron Kryeministrin, qever-

inë dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Çështje tronditëse si Teatri, 130 milionë eurot e Becchetit, Inceneratorët etj., kanë fajtorë të qartë Kryeministrin, qeverinë e Bashkinë e Tiranes, por këta nuk ndëshkohen kurrse-si dhe bile u bëjnë edhe moral të tjerëve. Drejtësia me regji funksionon haptas në funksion të Kryeministrit dhe interesave të tij dhe bën sikur funksionon me ngjarje periferike sa për të ushqyer propagandën e qeverisë, por nuk lëviz gishtin e nuk guxon të veprojë ndaj tyre”, tha ai.

Raporti i DASH paralajmëron furtunë në Shqipëri: Korrupsion endemik në institucione dhe abuzime të shumta me tenderat, PPP-të po ulin konkurrencën

“Korrupsioni me prokurimet është bërë i zakonshëm”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë alarmin për nivelin e ko-rrupsionit në vend. Teksa

SPAK ka zbuluar abuzime të shumta me tenderët, alarmi është ngritur edhe nga përtej Atlan-tikut, pasi situata shihet mjaft shqetësuese. Departamenti i Shtetit ka zbardhur raportin e vitit 2021 për klimën e investimeve në Shqipëri dhe shqetësimi kryesor është korrupsioni. Sipas raportit, korrupsioni shtrihet në shumë institucione dhe kjo po pengon investimet e huaja, veçanërisht ato amerikane. “Korrupsioni en-demik vazhdon të minojë shtetin e së drejtës dhe të rrezikojë zh-villimin ekonomik. Investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në sistemin gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik, ekonominë informale dhe zbatimin e dobët të kontratave si disa nga problemet më të mëdha në Shqipëri”, thek-son raporti. Sipas tij, edhe pse ka një përmirësim krahasuar me vitin 2013, përparimi në luftimin e korrupsionit ka qenë i ngadaltë dhe i paqëndrueshëm. Sipas DASH, gangrena e korrupsionit vijon të mbetet sistemi gjyqësor. “Vendi ka një kornizë të shën-doshë ligjore për të parandaluar konfliktin e interesit dhe për të luftuar korrupsionin e zyrtarëve publikë dhe politikanëve, përf-shirë anëtarët e familjes së tyre. Sidoqoftë, zbatimi i ligjit rreziko-het nga një sistem gjyqësor i kor-ruptuar rëndë... Sistemet ligjore, rregullatore dhe të kontabilitetit në Shqipëri janë përmirësuar vitet e fundit, por ka ende shumë sfida serioze. Korrupsioni en-demik, zbatimi i pabarabartë i legjislacionit, burokracia e rëndë, shtrembërimi i konkurrencës dhe mungesa e transparencës pengojnë të gjithë komunitetin e biznesit”, thuhet më tej.

Tusha: Gjykata Kushtetuese

shqyrtoi 125 çështjeKryetarja e Gjykatës Kus-

htetuese, Vitore Tusha deklaroi se përgjatë këtij viti Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar 125 çështje, për të cilat janë marrë 35 vendime përfundimtare dhe 95 vendime moskalimi, nga të cilat 27 i takojnë mbledhjes së gjyqtarëve dhe 68 kolegjit seleksionues. Në fjalën e saj në tryezën për reformën në drejtë-si Tusha tha se Kushtetuesja ka shqyrtuar stokun e çështjeve të mbartura. “Si një nga ndrys-himet më të mëdha kushtetuese do të përmendja formulën e re të emërimit të gjykatës dhe përcaktimi në mënyrë më të detajuar të kritereve që duhet të plotësonin anëtarët e Kus-htetueses”, tha ajo.

Alimehmeti: Ora policore e pakuptimtëEpidemiologu klinik, Ilir

Alimehmeti e konsideron të paarsyeshme ndalimin e lëvizjes gjatë natës, si masë mbrojtëse kundër përhapjes së Covid-19. Për shumë arsye, kjo fashë orare nuk duhet të jetë, thotë Alimehmeti. Ndër të tjerë, është cenim i të drejtave të njeriut, thotë ai. “Nuk mund t’i them dikujt pse dua të dal në 4 të mëngjesit. Dua të dal se është e drejta e ime, e zëmë. Ndërkohë që, të pish kafen, të pish birrën, etj., është një kënaqësi, nuk hyn te të drejtat themelore. Por, lëvizja e lirë midis 12 të natës dhe 6 të mëngjesit, kur aktivite-tet janë mbyllur. Sa njerëz lëviz-in në të gjithë Shqipërinë në këtë orar? Nëse janë më mijëra të mbledhur gjithë paraditen, gjithë pasditen e gjithë darkën, nuk bën sens”, tha ai.

Reforma në drejtësi Amerikanët besojnë se zbatimi

me sukses i reformës në drejtësi do të përmirësojë klimën e biz-nesit në vend. Sipas raportit të DASH reforma po ecën me ritme të mira, ndërsa bëhet një pasqyrim i situatës. “Kalimi i ndryshimeve kushtetuese në korrik 2016 për të reformuar sistemin gjyqësor ishte një hap i madh përpara dhe reforma pasi të zbatohet plotë-sisht, pritet të pozicionojë vendin si një destinacion më tërheqës për investitorët ndërkombëtarë. Refor-ma në drejtësi është zhvillimi më domethënës në Shqipëri që nga fundi i komunizmit dhe gati një e treta e Kushtetutës u rishkrua si pjesë e kësaj përpjekje”, thekson raporti. Më tej përmendet edhe Prokuroria e Posaçme. Sipas DASH

kjo prokurori do të godasë fort ko-rrupsionin. “Më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë përballur me vetingu, ose kanë ngelur ose kanë dhënë dorëheqjen. Krijimi i Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit,

do të shtojë luftën kundër kor-rupsionit dhe krimit të organizuar. Pasi të zbatohet plotësisht, reforma në drejtësi do të dekurajojë kor-rupsionin, do të promovojë inves-time të huaja dhe të brendshme dhe do të lejojë Shqipërinë të konkurrojë në ekonominë globale”, thekson raporti.

“Ka shumë mosmarrëveshje të vazhdueshme në lidhje me pronën e konfiskuar gjatë regjimit komu-nist. Identifikimi i pronësisë është një problem i vjetër në Shqipëri që e bën të vështirë kthimin e pronave të shpronësuara. Procesi

i kthimit dhe kompensimit filloi në 1993, por ka qenë i ngadaltë dhe i dëmtuar nga korrupsioni. Shumë qytetarë të SHBA-së me origjinë shqiptare kanë qenë të angazhuar në mosmarrëveshje afatgjata të kthimit”, tha DASH.

“KORRUPSION I MADH ME KTHIMIN E PRONAVE”

“Korrupsioni në prokurimet qeveritare është bërë i zakonshëm. Përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka ulur mundësitë e konkurrencës, përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sek-torë të tjerë. Analizat e dobëta të kostos dhe

përfitimit dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave të PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Investi-torët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe vazhdimi i praktikave informale të biznesit”, thuhet në raport.

DASH: PPP po ulin konkurrencën, ka korrupsion me tenderat

GAZETA SOT6 E Shtunë 24 Korrik 2021

p o l i t i k e www.sot.com.al

Heqja e mandatit për Sali Berishën, Kristaq Kume: KQZ të shqyrtojë me kujdes ligjin e dekriminalizimit

Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume, deklaroi ditën e djeshme se KQZ dhe institucionet të tjera nuk po zbatojnë siç duhet ligjin për dekriminalizimin. Duke marrë shembull ras-tin e Tom Doshit, ai tha se edhe këtu KQZ nuk mundi të zbatojë ligjin e dekriminalizimit, sepse ai përshtatet sipas situatave. Por, nëse ligji do forcohej dhe do ishte më specifik për personat e shpallur “non grata” atëherë Ber-isha dhe shumë të tjerë rrezikojnë të drejtën

për të qenë në Parlament. Në këto kushte ai tregoi se, ndalimi nga KQZ mund të bëhet nëse Berisha kalon nën hetimin e SPAK. “Vendimi për hyrjen apo jo të Berishës në Parlament vendoset nga ligji. Por, së pari duhet parë mirë nëse e përfshinë apo jo ligji i dekriminalizimit këtë rast, nëse ligji e ndalon atëherë aq më keq për të gjithë ata që janë shpallur “non grata”. Kujtojë se, shpesh janë bërë përpjekje për ta ke-

qinterpretuar këtë ligj edhe për të justifikuar pastaj hapësira e veprimit të tij në kushtet kur kandidati shpallet “non grata”. Kam par-asysh këtu rastin e Tom Doshit, për të cilin pati një iniciativë nga KQZ për ta kualifikuar “non grata” si parandalim për të marrë pjesë në zgjedhje, por nuk i dha drejtim kësaj çështje. Kjo tregon që ligji është përdorur në interes të situatës politike”, deklaroi ai. Sipas Kumes, në mënyrë që të shmangen

këto devijime dhe që të merret vendimi i duhur mbi personat e dënuar për korrup-sion, KQZ duhet që për çdo kandidat për deputet të verifikojë deklarimet e bëra mbi veprimtarinë dhe pasurinë. “KQZ para se të nisë Parlamenti i ri duhet të bëjë verifikimin për çdo deputet. Duhet të kontrollojë formu-larët e vetëdeklarimit të tyre. Nëse do ishte e shprehur mirë në ligj dhe nuk do kishte ndërhyrje KQZ do të vepronte”, tha Kume.

Berisha rrezikon të mos futet në Parlament, Spartak Ngjela: Ja neni që e penalizon,

personat “non grata” i prek ligji i dekriminalizimit

Ngjela: KQZ nuk duhet të lejojë Berishën në Parlament

Esmeralda HIDA

Ndizet debati sa i takon rikthimit të ish-kryem-inistrit Sali Berisha në Parlament. Në Ku-

vendin e PD, Berisha deklaroi se më 9 shtator do të jetë në sallën e Parlamentit, por të shumtë janë ata që kërkojnë largimin e tij. Tek-sa emra si Mark Marku, Neritan Ceka, Roland Bejko, e të tjerë dis-tancimin e tij, për avokat Spartak Ngjelën, ish-kryeministri preket nga ligji për dekriminalizimin. Ne nenin 2 të ligjit për integritetin e zyrtarëve përcaktohet se nuk mund të zgjidhet deputet edhe emrat që janë dëbuar nga SHBA, Kanada, Austria dhe vendet e BE. Duke përmendur këtë nen, Ngjela tha në një prononcim për gazetën se, po ta lexojë KQZ siç duhet ligjin, Berisha nuk futet në Parla-ment në shtator. “Bazuar në ligjin e dekriminalizimit Sali Berisha nuk duhet të jetë më në Parlament, pasi u shpall “non grata” nga SHBA. Theksoj se, pika 2 e nenit 2 në ligjin për dekriminalizimin e bënë të qa-rtë këtë pjesë që persona të shpallur të padëshiruar dhe të akuzuar për korrupsion nuk duhet të jenë pjesë e Parlamentit. Por, a do e respektojë KQZ s’e di. Nëse nuk respektohen fjalët e ambasadores janë kot. Këtë e thonë organet kompetente”, u shpreh ai. Sipas Ngjelës, tani është rasti të shohim nëse institucionet përgjegjëse do vazhdojnë me avaz-in e vjetër e të mbajnë në pushtet të inkriminuarit apo do të zbatojnë ligjin dhe direktivat e amerikanëve. Ngjela tha se, Berisha kërkon të hyjë në Parlament për të krijuar destabilitet, por këtë nuk e lejojnë amerikanët. Madje hyrja e tij në Kuvend nuk ka pse diskutohet sepse i ndalohet si mundësi që kur u shpall i padëshiruar dhe kjo vlen e për emra të tjerë “non grata”. “Berisha mbase kërkon që të bëjë ndonjë manovër për të vënë në zbatim ato planet e tij, por është e sigurt që kjo nuk mund të

Frrok Çupi: Deputetët e PD janë të frikësuar

nga Sali BerishaAnalisti Frrok Çupi ka

deklaruar dje se PD e pret rik-thimin e Sali Berishës sepse janë të frikësuar nga ai. Përmes një postimi në Facebook, analisti tha se gjithë kohën deputetët e PD komandohen dhe urdhërohen nga Berisha, madje e shprehin frikën me veprimet e tyre kur ish-kryeministri del në skenë. “Kandidatët e Kuvendit, nuk kanë ku fusin duart në pan-tallona kur vjen Berisha. Berisha tani është i rrahur nga Amerika dhe nga e vetja, por për këta që janë të rrahurit e tij. Kandidati nuk di ç’të bëjë: Po të ngrihet mund ta shikojë kryetari tjetër i PD që ndoshta nuk e do Ber-ishën. Po të ulet ndoshta e shikon kryetari që e do Berishën. Po të brohorasë, ndoshta e dëgjon di-kush nga Amerika”, shkruan ai.

Reforma, Xhafaj: Të rrezikuarit u

penduan që e votuan Ish-ministri i Brendshëm,

Fatmir Xhafaj, ka reaguar dje në kuadër të pesë vjetorit të reformës në drejtësi. Gjatë një interviste televizive ai tha se sot shumë deputetë e ministrja janë penduar që e votuan reformën sepse ndihen të rrezikuar nga efektet e saj. “Unë e kam thënë dhe e ritheksoj që në atë kohë kishte njerëz, që nuk dëshironin të zhvillohej reforma dhe për më tepër kur e panë atë të formësuar se ku shkonte ajo, ishin të pamun-dur për ta ndaluar. Kundërshtarë, njerëz që nuk e dëshironin kishte edhe që në atë moment, por e kishin të pamundur për shkak të presionit të madh të opinionit publik, të opinionit shoqëror dhe padyshim për shkak të presionit të jashtëzakonshëm ndërkom-bëtar”, tha Xhafaj.

ndodhë. Me punën intensive dhe të vazhdueshme të ambasadores amerikane Yuri Kim, Berisha nuk ka nga t’ia mbajë, sepse fati i tij u vendos që në momentin kur u shpall “non grata””, tha Ngjela.

Veting për politikanëtSipas Ngjelës deri më tani refor-

ma në drejtësi ka kryer hapin e parë të saj dhe me krijimin e BKH duhet të fillojë vetingu ndaj politikanëve. Avokati sqaroi se Kushtetua e për-cakton që duhet të ketë hetim penal edhe ndaj politikanëve që kanë qenë në pushtet. Sipas tij, luksi në të cilin lundrojnë ata është provë për të filluar hetimet. “Unë pres të zba-tohet Kushtetuta e re. Nëse e lexoni dhe ligjet, të gjithë politikanët që kanë qenë në pushtet duhet të ka-lojnë në kontroll penal. Pra, vjen kalimi në kontroll vetingu me padi penale. Mendoni se ka ndershmëri? Këta kanë ardhur me këpucë Gjiro-

kastre dhe kanë bërë pallate. Këta pse janë të shqetësuar? Politika amerikane ka deklaruar që SPAK e drejtojmë ne. E shikoni varfërinë aktuale? Është provë e korrupsionit shtetëror”, tha dje ai në një interv-iste televizive. Sakaq ai sqaroi se, SPAK dhe BKH do të fillojnë godit-jet e para nga politikanët e partisë në pushtet. Sipas tij, do të ndiqet

ky plan sepse në të kundërtën do të duket sikur drejtësia është e kapur nga qeveria. “Majtas do të fillojë pastrimi antikorrupsion, se ata janë në pushtet. Në rast se do të fillojë djathtas, ka shenja të këqija për antireformë sepse duket sikur mazhoranca po i bie opozitës. Është doktrinë e Napolon Bonapartit”, theksoi avokati.

“Ndalimi i parashikuar nga pika 1, e këtij neni, zbatohet edhe ndaj personave: që janë dënuar me një vendim jopërfundimtar nga një autoritet gjyqësor i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, apo për të cilët është vendosur masë sigurimi personal dhe/ose

është lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar nga autoritetet e një prej këtyre shteteve, për kryerjen apo tentativën e kryerjes së një prej veprave penale, të parashikuara në pikën 1, shkronja “a”, të këtij neni”, përcakton neni 2 i ligjit për dekriminalizimin.

JA ÇFARË PARASHIKON LIGJI

“Brenda 5 vitesh nuk është bërë pak, janë 400 gjyqtarë të korruptuar që janë pushuar. Është ngritur SPAK që është gjë e rëndësishme. Është duke hyrë në funksion Byroja Kombëtare e Hetimit. Mendoj që reforma në drejtësi e ka përfunduar misionin e saj primar, tanimë vjen me mi-

sionin sekondar, që nuk lidhet me reformën, por me gjykatat. A do të fillojë vetingu ndaj poli-tikanëve të lartë? Këtë po presim. Reforma në drejtësi i ka lindur institucionet e reja. Unë mendoj që reforma anti-korrupsion është hapi i dytë”, deklaroi Ngjela gjatë një interviste televizive.

NGJELA: REFORMA NË DREJTËSI DO TË JAPË TANI EFEKTIN MË GODITËS

Theksoj se, pika 2 e nenit 2 në ligjin për dekriminalizimin e bënë të qartë këtë pjesë që persona të shpallur të pa dëshiruar dhe të akuzuar për korrup-sion nuk duhet të jenë pjesë e Parlamentit. Por, a do e respektojë KQZ s’e di...

GAZETA SOT E Shtunë 24 Korrik 2021 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

ROMEO KARA:

PD nëse kërkon që të ngurtësohet pas Berishës, sigurisht që do të ofroje fundin e saj pa arritur që të shmangë fundin e Berishës. Edhe të trija partitë e mëdha t'i bashkëngjiten Berishës, përsëri fundi i tij do të jetë ai i paracaktuar tashmë: përpara drejtësisë dhe i zhve-shur nga çdo pronë e vënë nëpërmjet korrupsionit. Ky është fundi i merituar i tij dhe i kësaj politike. Pikërisht tek ky fund i tyre do të rilindë shteti i së drejtës i shumëpritur nga ne...

“Të merren ekspertë nga jashtë në SPAK, e gjithë politika meriton të jetë pas hekurave

Berisha nuk e gëzon dot mandatin e deputetit, do burgoset dhe do t’i merret çdo qindarkë, pas tij do kërcasin prangat dhe për Metën

Më 9 shtator Parla-menti do të nisë legjislaturën e re dhe ka shumë

debate e diskutime nëse ish-kryeministri Berisha do të jetë në sallë. Vetë ai ka deklaru-ar se nuk do heqë dorë nga mandati, mirëpo shumë njerëz pranë Bashës po i dërgojnë mesazhe që të largohet. Lidhur me këtë çështje, por jo vetëm, gazeta ka folur me juristin Romeo Kara. Në një intervistë, ai flet për reformën në drejtësi, fatin e Berishës, por dhe atë se çfarë mund të ndodhë me Metën. Sipas zotit Kara, PD duhet të distancohet nga Ber-isha në mënyrë që të shpëtojë të ardhmen e saj. Nga ana tjetër ai ka thënë se edhe nëse Berisha nuk refuzon mandatin, nuk do e gëzojë dot pasi ndaj tij do ketë hetim penal dhe do dënohet. Madje sipas juristit, do i merret e gjithë pasuria korruptive. Sipas tij, të njëjtin fat mund të ketë edhe pres-identi. Ndërkohë sa i takon reformës në drejtësi, Kara ka hedhur idenë e një rikoncepti-mit të SPAK. Ai tha se duhen njerëz të arsimuar jashtë për të shkuar deri në nivele të larta.

-Zoti Kara, këtë javë u shënuan 5 vite nga nisja e reformës në drejtësi. Si jurist, si e shihni ecurinë e reformës në drejtësi?

Një reformë e iniciuar krye-sisht nga jashtë dhe e mbështe-tur vetëm demagogjikisht nga politika dhe aktorët e tjerë të brendshëm. Reforma u stis në një mënyrë të tillë që në sis-tem të ngelej sërish një radhë gjykatësish dhe prokurorësh të këtyre 30 viteve dhe kryesisht ata të skalionit të dytë. Refor-ma ka ecur shume ngadalë dhe nuk po ngjall besimin e duhur në publik. Edhe strukturat e reja të zgjedhura, KLP, KLGj, ILD etj. kanë kaluar një kohë të pajustifikueshme në inaktivi-tet. Po kështu me SPAK-un dhe BKH. SPAK-u është Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe si të tillë unë do ta konceptoja me juristë dhe ekonomistë të

devotshëm, të marrë nga jashtë sistemit dhe që punët e tyre do ta konsideronin mision. Kor-rupsioni buron nga lart poshtë dhe është dukuri e pushtetit dhe SPAK-u tashmë do të duhej të ishte marrë kryesisht me pushtetarë të niveleve të larta. Korrupsioni ka mbuluar të gjitha nivelet e qeverisjes, por është korrupsioni i nive-leve më të larta që mundëson dhe frymëzon atë në nivelet më të ulëta. Besoj se shumë shpejt SPAK-u duhet të rikoncepto-het dhe ringrihet në nivelin e misionit të tij, duke angazhuar në radhët e tij prokurorë të marrë nga jashtë sistemit dhe të dalluar për devotshmërinë e tyre. Reforma do të duhej bërë shumë shpejt, maksimumi disa muaj. Pesë vite kohë, janë të pajustifikueshme për një reformë të tillë, duke llogaritur se ajo akoma nuk ka përfundu-ar. Nuk mund të pranojmë një reformë dhjetëravjeçare ashtu si edhe vetë tranzicioni politik i pas ‘90-ës. I vetmi faktor pozitiv i reformës është faktori i huaj. Si duket SPAK-u, reforma dhe e gjithë politika tashmë do e gjejnë zgjidhjen duke mirëprit-ur faktorin e jashtëm.

-Kemi shumë gjyqtarë të shkarkuar, por ende nuk po shohim pas hekurave të ashtuquajturit “peshq të mëdhenj”. A mendoni se do ia arrijmë ditës që të kemi dhe politikanë të arrestuar?

Kjo flet për atë që theksova më lart se, reforma në drejtësi nuk është marrë serio-zisht as nga politi-ka dhe as nga vetë sistemi i drejtësisë.

Një reformë reale, padyshim që do të tmerronte çdo shkelës të ligjit dhe sidomos politikanët, ndërsa në realitet po qeveriset pa asnjë ndryshim dhe tenderët po menaxhohen si më parë. Prandaj theksoj se SPAK-u du-het ristrukturuar. Nëse SPAK-u do të ishte ai që ne na duhet, atëherë dhjetëra ministra sot do të ishin pas hekurave të burgut dhe pasuritë e tyre të sekues-truara. Konkretisht, në rastin e tenderit të uniformave, SPAK-u duhet të kishte prangosur drejtuesit e Ministrisë së Rendit dhe policisë. Askush nuk bën shakara dhe shpërdorime me tenderët pa imzane e drejtuesit të institucionit. Peshku është qelbur nga koka dhe koka e peshkut padyshim që është politika. E gjithë elita politike e këtyre 30 viteve, me pak për-jashtime meriton të jetë pas hekurave si e korruptuar, an-tikombëtare dhe genociduese.

-Ju pak ditë më parë keni thënë në rrjetet sociale se disa emrave u janë zbuluar pasuri jashtë vendit. Mund të na thoni diçka më shumë?

Po, sipas informacioneve që unë kam, diç-ka e tillë ka ndodhur së fundmi dhe

shpresoj që shumë shpejt të bëhet edhe publike. Me sa unë di, nuk janë aksione të iniciuara nga organet tona të drejtësisë, por nga vende të cilat seriozisht duan ta ndihmojnë Shqipërinë që të dalë nga bataku ku është zhytur nga politika prej 30 vitesh. Më tepër për momentin nuk mund të them.

-Një debat i ditëve të fundit është ai i shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Berisha. Shumë zëra në PD kërkojnë që ai të mos jetë në Parla-ment. Si e shihni të ardhmen e ish-kryeministrit?

PD nëse kërkon që të ngurtësohet pas Berishës, sigurisht që do të ofroje fundin e saj pa arritur që të shmangë fundin e Berishës. Edhe të trija partitë e mëdha t'i bashkëng-jiten Berishës, përsëri fundi i tij do të jetë ai i paracaktuar tashmë: përpara drejtësisë dhe i zhveshur nga çdo pronë e vënë nëpërmjet korrupsionit. Ky është fundi i merituar i tij dhe i kësaj politike. Pikërisht tek ky fund i tyre do të rilindë shteti i së drejtës i shumëpri-tur nga ne. Nuk është çudi që përveç ndihmës nga jashtë për

ringritjen e sistemit të dre-jtësisë, të kemi edhe një ndihmë tjetër për ringrit-jen e sistemit politik të së ardhmes. Faktori i patri-otëve të vërtetë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit e kryesisht

në USA, shumë shpejt do të bëhet vendimtar. Ky

sistem politik nuk mund të vetëgjenerohet. Ai duhet

pastruar nga ele-mente jashtë tij.

Kemi forca

politike jashtë këtij sistemi që shumë shpejt do të thonë fjalën e tyre. Një prej tyre mund të jetë Partia Shpresa Demokrate, si zëdhënëse e zërit të shqiptarëve që duan realisht një Shqipëri ndryshe larg kësaj të sotmes.

-Ju jeni ndër të paktët që keni paditur penalisht ish-kryeministrin. Nëse ndaj tij hapet një proces penal, jeni gati të dëshmoni ose bash-këpunoni me drejtësinë?

Padyshim që mezi po pres që të përballem jo vetëm me të, por edhe më të tjerë ish-kryem-inistra, të cilët janë kokat e korrupsionit shqiptar. Deri më tani, kam kontribuar më tepër se sa të gjitha organet e dre-jtësisë bashkë, për të goditur korrupsionin e niveleve më të larta, prandaj më e drejtë do të ishte pyetja: A do të bëhet dre-jtësia bashkëpunëtorja ime?

-Po të ardhmen e presidentit si e shihni? Meta është në pro-ces shkarkimi, por sido që të jetë vendimi i Kushtetueses ai vitin që vjen largohet. A është i rrezikuar nga drejtësia?

Them me bindje të plotë se presidenti ynë e meriton t'i vihen prangat në zyrë për një sërë zullumesh të shtrira së paku në 23 vitet e fundit. Asnjë pazar politik, dorëheqje apo shkarkim nuk e qetëson më shpirtin tim dhe të kujtdo tjetër që ka përjetuar rrënimin e vendit, jetës dhe shpresës nën politikën direkte ose jo të këtij presidenti. Padyshim që Meta është i rrezikuar nga drejtësia e re dhe ndryshimet e pritshme politike të vendit. Meta është simbioza e Berishës dhe sigurisht që fatet e tyre janë të ndërlidhura tashmë. Ai do të donte një fund heroik

nëpërmjet raketave në Malin me Gropa, por

të shpresojmë që fundi t'i vijë nga raketat e drejtë-sisë pikërisht në zyrën e tij.

Intervistoi: Kliti TOPALLI

GAZETA SOT8 E Shtunë 24 Korrik 2021

p o l i t i k e www.sot.com.al

Petro Koçi: Berisha dhe Baçi nuk mund ta bëjnë pis PS, opozita s’ka takat të shkulë dot regjimin “Berisha” në PD dhe jo më korrupsionin

Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Petro Koçi ka shpër-thyer dje në akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit të zgjedhur të Partisë Demokratike, Luan Baçi. Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, sipas të cilit janë 200 mijë euro në mes në sherrin e Petro Koçit me Ervin Bushin. Por pas denoncimit të zotit Berisha ka reaguar ashpër zoti Koçi, i cili në një postim

në rrjetet sociale, e cilëson ish-liderin demokrat si të lajthitur nga mendtë dhe të korruptuar. “O plaku Mere kaq shumë të djeg ndershmëria e të tjerëve? Ke ikur jo vetëm me gjithë tespihe, por edhe nga mendtë! Linde e u plake dreqëndëbark! Njerëz të mirë e të pastër mos u dekurajoni! Ky kërkon që t’i bëjë të gjithë si veten e tij, zëdhënës të korruptuar të botës se krimit! Drejtësia do fitojë”, shkruan ai. Nga ana tjetër po dje, Kryetari i PS-së së Fierit, Petro

Koçi u është kundërpërgjigjur akuzave të rivalit demokrat Luan Baçi në lidhje me punësimet dhe tenderimet në qytetin e Fierit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste të Fierit, Petro Koçi shkruan se Baçi nuk mund të devijojë qëndrimet e tij në luftën kundër korrupsionit dhe ta kanalizojë si luftë e brendshme brenda PS-së. “Qëndrimet tona kundër së keqes nuk i komplekson dhe nuk i komprometon dot as Tosun Baçi e as plaku

Mere. Opozita është shumë hapa mbrapa. Opozita s’ka takat të shkulë dot regjimin Berisha në PD e jo më të luftojë sëmundjet shoqërore dhe politike të kohës. Taktika për të krijuar perceptimin se lufta ndaj korrup-sionit dhe krimit është luftë e brendshme në Partinë Socialiste është dritëshkurtër. Kjo është një çështje mbarëshoqërore dhe institucionale”, nënvizoi kreu i PS Fier, njëherësh deputet i zgjedhur i Partisë So-cialiste, Petro Koçi.

SPAK rrezikon të fundosë edhe Armando Subashin, merret në pyetje Petro Koçi, Rama porosi socialistëve të denoncojnë zullumqarët

Koçi thirret nga SPAK për akuzat mbi abuzime me tenderat

Rigels SELIMAN

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit rrezikon të fundosë kreun aktual të

Bashkisë së Fierit, Armando Sub-ashi. Më 16 korrik, deputeti i zgjed-hur i Partisë Socialiste, Petro Koçi akuzoi institucionet e qarkut të Fierit si të lidhura me krimin. Koçi fliste për tendera publikë në qarkun e Fierit që fitohen nga trafikantët e drogës. Por edhe pse nuk e tha me emër, i vetmi institucion që jep tendera në nivel lokal, është bashkia e drejtuar nga Armando Subashi. Për këtë arsye, gazeta ka mësuar se socialisti Koçi do të dëshmojë ditën e hënë para hetuesve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas de-noncimit që bëri për tenderat në Bashkinë e Fierit. Marrja në pyetje e Koçit vjen vetëm një javë pasi plasi “bombën” në rrjetet sociale, teksa shkruante se tenderat janë në duart e mafias, ç’ka nëse supo-zohet se akuzat kanë të vërteta brenda, rrezikojnë të çojën drejt greminës kryebashkiakun Subashi. Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Rama porosi socialistëve të denoncojnë zullumqarët

Por nga ana tjetër gazeta ka mësuar se denoncimet e fundit që kanë nisur brenda socialistëve janë me porosi nga lart. Sipas informa-cioneve nga selia rozë, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga vartësit e tij, sikundër janë de-putetët e zgjedhur dhe të vejtër të Partisë Socialiste, krerët e degëve të PS, ministrave, etj, që të denoncojnë çdo aferë, burokraci apo ryshfet që ndodh në zyrat e shtetit në pushtetin vendor dhe qendror. Mësohet se Rama ka qenë i prerë në direktivat e tij, teksa sikundër theksoi i njëjti burim, ai ka kërkuar nga socialistët që të denoncojnë zullumqarët dhe të mos zmbrapsen para asnjë lloj

Baçi: “Lufta” mes socialistëve në Bashkinë e Fierit, për punësimetKryetari i Partisë Demokra-

tike të Fierit, njëherësh deputet i zgjedhur i PD, Luan Baçi u shpreh se arsyeja se përse Petro Koçi reagoi dhe i bëri thirrje SPAK që të hetojë për tenderat në Fier lidhet me luftën brenda llojit në PS-në e Fierit. Gjatë një prononcimi për mediat, zoti Baçi theksoi se këtë “luftë” e lidh këtë me betejën e klaneve në bazën socialiste të Fierit, e për këtë kjo është arsyeja për dominimin e emërimeve dhe punësimeve në qarkun e Fierit. “Nëse do të ishte parimor këto denoncime duhet të ishin bërë më herët, tani pas fitimit të zg-jedhjeve ka nisur lufta se kush do të ketë më shumë pushtet, duan të krijojnë hegjemoninë e tyre”, deklaroi Baçi.

Berisha: Ja pse nisi përplasja në

PS-në e FieritIsh-kryeministri, Sali Berisha

ka komentuar “luftën” që nisi deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, Petro Koçi me krye-bashkiakun e Fierit, Armando Subashi. Në një denoncim të publikuar nga Berisha në rrjetet socialiste, thuhet se ajo që po ndodh në të vërtetë brenda PS-së në Fier është një sherr i nisur për 200 mijë euro mes Koçit dhe ish-drejtorit të Kadastrës, Ervin Bushi. Sipas denoncuesit, në Fier ka shkuar dhe vetë Taulant Balla për të zgjidhur këtë konf-likt, por ai ka mbajtur anën e Bushit dhe për pasojë, Koçi ka nisur edhe sulmet drejt Sub-ashit. “Ka filluar një luftë e fortë për lekë brenda PS, janë bërë si të babëzitur dhe po luftojnë të kapin sa më shumë lekë”, shkruan ndër të tjera Berisha.

presioni apo shantazhi. Pra, duket qartë se edhe denoncimet e zotit Koçi ditët e fundit për tendera në Bashkinë e Fierit, vijnë në kuadër të porosisë së shefit të qeverisë për vartësit e tij socialistë. Mirëpo, përtej

këtyre, ofensiva dhe “lufta” që ka kapluar socialistë, ka si synim edhe çuarjen e vendit drejt zgjedhjeve të parakohshme vendore. Vetë kryem-inistri Edi Rama tek njerëzit e tij, është shprehur se disa krerë bash-

kish nuk e meritojnë atë detyrë, pasi kanë dështuara në performancën e tyre, sikundër publikisht socialistët e kanë shfaqur hapur për kreun e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Kështu që në kushtet kur kryebash-kiaku i Fierit, Armando Subashi rrezikon nga SPAK, por edhe për faktin se pesë bashki janë pa kryetar, gjasat janë që kryeministri Rama të çojë vendin në zgjedhje të par-akohshme vendore. Pra, kjo është deri diku edhe lëvizje strategjike, pasi përmes “sherreve”, “akuzave” brenda llojit, kryesocialisti Rama po bën gati terreni për zgjedhje vendore të parakohshme. Kujtojmë që kryeministri Rama teksa fliste nga podiumi i Kongresit të Partisë Socialiste në 12 qershor të këtij viti, ka dhënë një mesazh të fortë për të gjithë anëtarët e kësaj force politike, duke thënë se flamuri i “PS-së” nuk do bëhet mburojë e asnjërit që ka punë me drejtësinë. Sipas Ramës shteti nuk është i PS, por kjo parti është për të bërë shtetin.

“Po të shohim perceptimin publik për ten-derat, pamja është madhështore për nga nega-tiviteti i saj. Ajo që bie në sy është niveli i ulët i kuptimit të vetë procesit. Paketa ligjore synon që të mos i hahet haku askujt në këtë vend. Është një proces i ndërlikuar, për të cilin edhe BE vazhdon të kërkojë rrugë dhe mjete ligjore

për ta përsosur. Por është e mundur që në një kohë të shkurtër, ky shtet të kalojë në një nivel tjetër në fushën e Prokurimeve. Institucionet duhet të funksionojnë si hallka, jo si bajrak. Çdo rast abuziv do shkojë në SPAK dhe do shkojë në SPAK nga kjo godinë këtu”, deklaroi në 13 korrik të këtij viti, kryeministri Edi Rama.

RAMA PARALAJMËRON MINISTRAT: DO JU ÇOJ VETË NË SPAK

“Efektet e SPAK dhe të re-formës në drejtësi po japin rezu-ltat. Bota e krimit dhe të korrup-tuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji. Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat pub-like. Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike. Këtë e

realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titul-lar institucionesh, ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të cak-tuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit, duke kërcënuar pr-onarët e subjekteve të biznesit”, shkroi pak ditë më parë deputeti i zgjedhur i PS, Petro Koçi.

KOÇI: BOTA E KRIMIT, KA KAPUR BASHKINË E FIERIT

Mësohet se Rama ka qenë i prerë në direk-tivat e tij, teksa si-kundër theksoi i njëjti burim, ai ka kërkuar nga socialistët që të denoncojnë zullumqa-rët dhe të mos zm-brapsen para asnjë...

GAZETA SOT E Shtunë 24 Korrik 2021 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Xhaferraj: Porti i Durrësit po përdoret si lavatriçe e parave të ndotura të rilindjes, nuk do të kemi port të ri, por ndërtim vilash

Kreu i degës së Partisë Demokratike në qytetin e Durrësit, Ferdinand Xhaferraj, në një deklaratë për mediat projektin për Portin e Durrësit e ka cilësuar si një aferë për pastrimin e parave. Xhaferraj tha se mungesa e studimit për ndërtimin e portit bën që kjo gjë të nënkuptojë se ky vend po përdoret për pastrimin e parave të pista. “Duket qartë se porti i Durrësit po përdoret si lavatriçe e parave të ndotura të rilindjes. Kur gjërat bëhen pa projekte,

pa transparencë, pa ligj në mënyrë të padiskutueshme shkohet te lavatriçja. Nuk do të kemi port të ri këtu, por vila nga Ura e Dajlanit deri këtu dhe përpara do të parkohen jahte, është thjesht një marrëdhënie biznesi, nuk do të ketë port, vila për biznes dhe në det do të parkohen jahtet, kjo është e gjithë historia”, tha ai. Xhaferraj shtoi më tej se qeverisë i është kërkuar informacion lidhur me këtë pro-jekt. Ai tha se disa institucione europiane

dhe ndërkombëtare që kanë financuar me kredi ndërtimin e infrastrukturës por-tuale. Sipas Xhaferrajt, prishja e këtyre kontratave do ta çojë Shqipërinë sërish në arbitrazh për të paguar, si pasojë e papërgjegjshmërisë së kryeministrit. “Dy ditë më parë kryeministri Rama hodhi për konsum maketin e portit të ri të Dur-rësit. Përsëri dhe si gjithmonë pamë një prezantim në 3D. Por nisur nga rëndësi që ka porti i Durrësit për qytetin dhe gjithë

Shqipërinë, ne i kemi kërkuar dhe vazh-dojmë t’i kërkojmë qeverisë sqarime për disa çështje: Së pari, qytetarët akoma nuk e dinë se mbi çfarë studimi do zhvendoset porti ekzistues. Ku do të zhvendoset, kur do të zhvendoset, si do të zhvendoset dhe çfarë kapacitetesh do të ketë? Së dyti: Janë disa institucione europiane dhe ndërkombëtare që kanë financuar me kredi ndërtimin e infrastrukturës portale”, tha Xhaferraj.

Qeveria jep me PPP edhe strehimin social, PD: Skemë mafioze për të kapur çdo pronë

publike, favorizohen vetëm oligarkët

Bashkitë do t’u japin kompanive private ambiente me qëllim strehimin

Sidorela BRAÇJA

Qeveria ka vendosur të japë me PPP edhe stre-himin social. Aktualisht është pushteti vendor

që merret me akomodimin e familjeve të pastreha, por përmes një vendimi që ka dalë ditën e djeshme, qeveria do të fusë në lojë edhe privatin. Sipas këtij vendimi, bashkitë do t’u japin kompanive private ambiente territoriale me qëllim strehimin. Në vendim bëhet me dije se, vendimi rregullon pro-cedurat mes privatit dhe pushtetit vendor lidhur me ndërtimin e banesave për strehim në subjektet private. Po ashtu, theksohet se është pushteti vendor ai, i cili do të planifikojë zonën, e cila do të për-doret për strehim social. “Objekti i këtij vendimi është të rregullojë procedurat e përzgjedhjes dhe të kontraktimit të subjekteve private që do të hyjnë në marrëveshje me njësitë e vetëqeverisjes vendore për ndërtimin e banesave në zonat e zhvilluara me qëllim strehimin, sipas formave të përcaktuara në shkronjat “a” dhe “c”, të pikës 2, të nenit 52, të ligjit nr. 22/2018. 2. Njësitë e vetëqeverisjes vendore analizojnë paraprakisht dhe bëjnë planifikimin e zonave që do të zh-villohen për strehim në territorin e tyre, mbështetur në planin e de-tajuar vendor të zhvillimit urban të miratuar ose, në mungesë të tij, në planin e përgjithshëm vendor, në nevojat për ndërtim banesash në përgjithësi dhe ato sociale në veçanti, si edhe në fondet e përcaktuara për të përballuar zh-villimin e zonës me të ardhurat e veta”, thuhet në vendim.

Reagon PD Ndërkohë, lidhur me këtë ven-

dim të qeverisë ka ardhur edhe një reagim nga PD. Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, me anë të një postimi në rrjetet sociale u shpreh se qeveria shqiptare po jep me

Manjani: Humbja e çështjeve në arbitrazh

meriton analizë të thellë Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli

Manjani, ka folur sa i përket humbjes së çështjeve në arbi-trazh nga qeveria. Ai u shpreh se humbja e çështjeve kërkon një analizë të thellë dhe jo t’i hidhet faji tjetrit. “Humb-ja e çështjeve në arbitrazh ndërkombëtar meriton një analizë më të thellë sesa dre-jtimi i gishtit ndaj njëri-tjetrit. Nuk është as thjesht çështje e firmave të avokatisë. Kështu që përgjigja e pyetjes “përse humbet gjyqet”, duhet kërkuar më thellë. Së pari, a është koncesioni me ofertë të pa kërkuar zgjidhja më e mirë e menaxhimit të punëve pub-like. Prandaj kemi kontrata koncesioni të disfavorshme për shtetin. Kemi kontrata që e vendosin gjithnjë shtetin dhe interesin publik në rrezik. Ndaj dhe gjyqet humben”, tha ai.

Murrizi: SPAK i duhen 30 minuta t’içojë të gjithë në burgDeputeti Myslim Murrizi

ka folur për nisjen e heti-meve nga SPAK. Sipas tij, mjafton që SPAK t’iu kërkojë të plotësojnë një formular për të deklaruar pasurinë dhe të gjithë do të përfundojnë pas hekurave. “Qenkan mërzitur shumë dhe paskan debatuar fort hajdutët se nga cili vit du-het të fillojë SPAKU hetimet. Për tufën tuaj të pangopur, SPAK do t’i duhej vetëm 30 minuta për secilin prej jush që të plotësonit një formular ku të vërtetonit origjinën e parave tuaja të konvertuara në vila miliona euroshe dhe ju të gjithë do të përfundonit në burgun e Reçit”, tha ai.

PPP edhe strehimin social duke e akuzuar se po thellon më shumë krizën. Tabaku theksoi se mesazhi i FMN dhe BB për qeverinë në lidhje me buxhetin është fokusimi tek rindërtimi dhe rikuperimi i

ekonomisë nga pandemia, por se qeveria sipas saj ka vendosur të fokusohet tek oligarkia. “Qeveria shqiptare ka një mesazh të qartë nga FMN dhe BB në lidhje me shpenzimet dhe buxhetin, fokusi-mi tek rindërtimi dhe tek rikuper-imi i ekonomisë nga pandemia, por ka vendosur të fokusohet tek oligarkia dhe PPP-të. Vendimi i qeverisë që përcakton një skemë PPP për strehimin social ku bën bashkëpunëtorë edhe qeverinë vendore është një shenjë që vesi del me shpirtin. 12% e PBB sot është në kontratat e PPP, norma më e lartë në Bashkimin Euro-

pian dhe shumë herë më e lartë se vendet e rajonit. Ndërkohë që portet, aeroportet dhe çdo pasuri e shqiptarëve është në PPP, qever-ia vendos që të thellojë edhe më shumë krizën”, tha ajo. Tabaku theksoi se kjo është skemë kor-ruptive. Sipas saj, kjo skemë kor-ruptive dhe mafioze do përdoret për të zhdukur parqet. “Një skemë mafioze për të kapur çdo truall të lirë publik që ky i fundit të zhvil-lohet nga klientët e qeverisë. Kjo skemë korruptive dhe mafioze do përdoret për të zhdukur parqet dhe për t’i justifikuar si banesa sociale” , shkruan ajo.

Në vendim bëhen me dije edhe procedurat e përzgjedhjes së subjektit privat. Vendimi thekson se procedura e përzgjedhjes së subjektit privat në rastin e shkëmbimit të truallit në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore me sipërfaqe ndërtimi, do të kryhet vetëm me konkurrim. “Procedura në rastin e financimit të banesave nga subjekti privat në truallin në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes

vendore, me qëllim shkëmbimin e vlerës së truallit me sipërfaqe ndërtimi, sipas shkronjës “a”, të pikës 2, të nenit 52, të ligjit nr. 22/2018, kryhet vetëm me konkurrim për: a) ndërtimin e objektit sipas pro-jektit të parapërgatitur nga njësia e vetëqeverisjes vendore ose; b) projektin e ndërtimit/zhvillimit të përgatitur nga subjekti privat së bashku me ndër-timin e objektit”, thuhet në vendim.

PËRZGJEDHJA E SUBJEKTIT PRIVAT ME KONKURRIM

a) Çdo kandidat/ofertues për të marrë pjesë në procedurat e vlerësimit do të kualifikohet pasi të dorëzojë ekstraktin e Regjistrit Tregtar për të Dhënat e Subjektit, si dhe ekstraktin mbi historikun e subjektit, të lëshuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit, dhe vërte-timin e lëshuar nga administrata tatimore, me qëllim që të bëhet verifikimi për përmbushjen e kritereve të mëposhtme: i. Të mos jetë në proces falimentimi dhe likuidimi të shoqërisë tregtare; ii. Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për vepra që lidhen me veprimtarinë profesionale

B) Kriteret teknike që lidhen me eksperiencën në ndërtime për banesa dhe objekte të ngjashme të realizuara dhe të përfunduara me sukses; licencat profesionale që lidhen me ekzekutimin e puni-meve sipas objektit të kontratës; kualifikimet arsimore dhe pro-fesionale të stafit përgjegjës për drejtimin e punimeve

JA CILAT JANË KRITERET PËR

KUALIFIKIM

GAZETA SOT10 E Shtunë 24 Korrik 2021

p o l i t i k e www.sot.com.al

Shqipëria drejt vaksinimit të detyrueshëm? Mësuesit urdhërohen të kenë marrë dozat e vaksinës brenda shtatorit

Edhe pse nuk ka një akt ligjor, po jepen sin-jale se edhe në vendin tonë vaksinimi mund të bëhet i detyrueshëm për disa kategori të caktuara personash. Dje në media është bërë publik një mesazh që iu ka shkuar drejtuesve të institucioneve arsimore, ku ju bëhet e ditur që të identifikojnë se cilët mësues nuk kanë bërë vaksinën. Sipas mesazhit, në shtator të gjithë duhet të jenë të arsimuar para se të fu-ten në shkolla. “Përshëndetje. Brenda ditës së

sotme do të dërgoni listën e mësuesve që nuk janë vaksinuar. Ju lutemi sqaroni mësuesit se muajin Shtator 2021 i gjithë stafi drejtues, mësimor dhe ai ndihmës i institucioneve arsi-more duhet të jetë i vaksinuar. Edhe njëherë, lexoni mirë mesazhin, të gjithë mësuesit që nuk e kanë bërë vaksinën, urgjent të plotësojnë tabelën! Raportimi duhet urgjent për ZVA”, thuhet në mesazh. Ndërkohë pati dhe një reagim nga Drejtoria e Arsimit. Sipas

saj, mesazhi i dërguar mësuesve ishte një kërkesë për informacion rutinë për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar proces-in e vaksinimit me dozën e dytë që, sipas tyre u keqkuptua. “Në lidhje me njoftimet e shpërndara ditën e sotme në disa portale, sa i takon vaksinimit me detyrim të punonjësve mësimorë dhe stafeve ndihmëse, sqarojmë se nuk ekziston asnjë vendim për vaksinim me detyrim. Kemi të bëjmë me një keqin-

terpretim të kërkesave për informacion rutinë në zyrat dhe institucionet arsimore, për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar procesin e vaksinimit me dozën e dytë. Procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë për t'u mbrojtur nga COVID-19, por në asnjë rast nuk është i detyrueshëm për asnjë punonjës mësimor apo staf ndihmës në Institucionet Arsimore”, thuhet në reagim.

EKREM SPAHIA:

Jetëshkrimi i tij orienton këdo që nuk udhëhiqet nga dogmat e pathemelta. Mjafton vetëm analiza e veprimtarisë së tij në momentet kyçe të kombit e të shtetit shqiptar dhe kushdo mund të nxjerrë përfundime të pakundërshtueshme. Mit’hat Frashëri jetoi dhe veproi në katër periudha të rëndësishme të historisë së kombit tonë, në atë të Rilindjes, Pavarësisë, Luftës së Parë e të Dytë Botërore dhe të Pasluftës, duke qenë ndër protagonistët kryesorë...

“Jetëshkrimi i Mit’hat Frashërit orienton këdo që nuk udhëhiqet nga dogmat e pathemelta”

Mit’hat Frashëri personalitet i madh e me kontribut të shquar kombëtar e shtetëror, humbje kohe

të merresh me çfarë thonë komunistët fanatikë

Vazhdon debati mbi figurën e ish-kreut të Ballit Kombëtar, Mit’hat Frashëri.

Gazeta “SOT” për disa ditë shkruajti rreth figurës së tij, ku personazhe të ndry-shëm kanë pasur mendime pro dhe kundër tij. Ish-për-faqësues të Partisë Komuniste e cilësojnë si tradhtar, por krejt të kundërtën mendojnë përfaqësues të Partisë Bal-li Kombëtar dhe Lëvizjes së Legalitetit. Pjesë e këtij debati është bërë edhe Ekrem Spa-hia, ish-deputet dhe kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit. Në një intervistë për gazetën “SOT”, ai ka dhënë mendimin tij sa i takon figurës së Mit’hat Frashërit. Sipas Spahisë ai ka qenë personalitet i madh e me kontribut të shquar kombëtar e shtetëror. Ndërkohë ka kriti-kuar ata që e sulmojnë.

-Në debatin e hapur për Mit’hat Frashërin, çfarë vlerësi-mi keni ju për figurën e tij?

Për personalitetin dhe fig-urën e Mit’hat Frashërit flet, në radhë të parë, vetë jeta e tij. Jetëshkrimi i tij orienton këdo që nuk udhëhiqet nga dogmat e pathemelta. Mjafton vetëm analiza e veprimtarisë së tij në momente kyçe të kombit e të shtetit shqiptar dhe kushdo mund të nxjerrë përfundime të pakundërshtueshme. Mit’hat Frashëri jetoi dhe veproi në katër periudha të rëndësishme të historisë së kombit tonë, në atë të Rilindjes, Pavarë-sisë, Luftës së Parë e të Dytë

Botërore dhe të Pasluftës, duke qenë ndër protagonistët kryesorë. Lindi më 25 mars 1880 në Janinë. Është djali i Abdyl Frashërit, personalitet i shquar i Rilindjes dhe ud-hëheqës i Lidhjes Shqiptare në Prizren. Mit’hati u rrit në mjedisin shqiptar të vëllezërve Frashëri në Stamboll. Filloi të aktivizohet me kontributet e tij që në fund të shekullit XIX-të dhe u bë një nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX-të. Në korrik 1908 themeloi gazetën “Liria” në Selanik. Në vitet 1897-1928 botoi revistën “Kalendari Kom-

biar”. Në vitin 1909 themeloi revistën “Dituria”, që doli në Selanik, pastaj në Kostancë dhe më vonë në Tiranë. Mit’hat Frashëri, në nëntor 1908, mori pjesë në Kongresin Kom-bëtar të Manastirit, ku mes 50 delegatëve, u zgjodh Kryetar i Kongresit. Në këtë Kongres historik u vendos që në të ardhmen të kishte një alfabet të vetëm, unik, për të gjithë shqiptarët. Mit’hat Frashëri mori pjesë në Kuvendin Kom-bëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912 si përfaqësues i Gjak-ovës, Pejës, Plavë-Gucisë dhe Elbasanit, ku firmosi aktin e Shpalljes së Pavarësisë. Në

qeverinë e Ismail Qemalit u emërua ministër i Punëve Bot-ore. Në periudhën e Princ Vidit, nën kryesinë e Turhan Pashës, Mit’hat Frashërit iu ngarkua posti i ministrit të Punëve Botore dhe Post-Telegrafës. Në Kongresin e Durrësit, të mbajtur më 25 dhjetor 1918, Mit’hat Frashëri u emërua ministër pa Portofol. Mit’hati ishte anëtar dhe më vonë, krye-tar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, në vitet 1919-1920. Më 1920 përfaqësoi Shqipërinë në Lidh-jen e Kombeve. Në vitin 1923, Kryeministri i Shqipërisë Ah-met Zogu, e akreditoi Mit’hat Frashërin Ambasador të Shqipërisë në Greqi, funksion special diplomatik, që, në atë kohë, cilësohej “Ministër Fu-qiplotë”. Në vitet 1926, hapi në Tiranë librarinë “Lumo Sken-do”, ku punonte me këmbën-gulje për të pasuruar thesarin e bibliotekës së tij madhore në mijëra volume, me dëshirën për t’ua lënë trashëgim brezave të ardhshëm. Pas pushtimit fashist, formoi Organizatën e Ballit Kombëtar, platformën e të cilit, “Dekalogun”, e publikoi në vitin 1942. Mit’hati ishte kryetar i delegacionit të Ballit Kombëtar në Konferencën e Mukjes mbajtur më 1-3 gusht 1943. Më 4-8 shtator 1943, në Konferencën e Dytë Nacion-alçlirimtare në Labinot, Partia Komuniste e prishi zyrtarisht Marrëveshjen e Mukjes dhe më 1 tetor 1943 u shpall lufta kundër Ballit Kombëtar dhe kundërshtarëve të tjerë nacion-

alistë. Në kushtet kur në vend po kristalizohej lufta civile e filluar nga komunistët, Mit’hat Frashëri gjykoi se nacionalistët e kishin humbur luftën dhe se duhej ta vazhdonin atë me të gjitha mjetet brenda dhe jashtë vendit. Prandaj ai, së bashku me krerët e tjerë të Ballit Kom-bëtar, u largua nga Shqipëria më 21 nëntor 1944. Fillimisht u vendos në Itali e më vonë në Londër, ku së bashku me eksponentët zogistë si A. Kupi, N. Kota etj., krijuan Komitetin “Shqipëria e Lirë”. Mit’hati nuk u martua. U nda nga jeta më 03.10.1949 dhe u varros në varrezat “Fernchff” në Nju Jork të SHBA.

-Po pse kundërshtarët e tij politikë kanë tjetër vlerësim për figurën e tij?

Në vlerësimin tim, duke u nisur pikërisht nga vepra e Mit’hat Frashërit, mendoj se kontributi i tij qëndron në themelet e shtetit dhe kombit shqiptar. Kriteri që vendos për vlerësimin e çdo figure apo personaliteti është pikërisht kontributi kombëtar në ndriçimin dhe prestigjin e kombit, si dhe në themelimin, forcimin e lartësimin e shtetit. Duke pasur parasysh këtë krit-er, do thosha që është humbje kohe dhe energjish të merresh me çfarë thuhet ndryshe nga komunistë fanatikë, apo kus-hdo qoftë. Për më tej akoma, konsideroj që është fatkeqësi që ka akoma njerëz të indok-trinuar në atë shkallë saqë të kujtojnë vitet e diktaturës mendore komuniste.

GAZETA SOT E Shtunë 24 Korrik 2021 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Kadastra zbardh listën, ja emrat që do të marrin lejet e legalizimit, nga Tirana, në Vlorë, Elbasan dhe Dibër

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPublikohen emrat e 208 pronarëve që pajisen me leje legalizimi

Esmeralda HIDA

208 familje kanë përfituar lejen e legalizimit. Pas shqyrtimit të apli-kimeve për legalizim në këtë javë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nxjerrë emrat e familjeve që plotësonin kriteret e përcaktuara e vendosura në ligjin për legalizimin e pronave dhe janë shpallur fitues. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ag-jencia përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, në të cilin sqarohet se nga data 19 korrik deri më 23 korrik janë shqyrtuar me qindra kërkesa dhe janë shpallur fitues 208 pronarë. Sipas këtij njoftimi, ASHK-të përkatëse duhet të njof-tojnë qytetarët për ecurinë e vazh-dueshme dhe t’u bëjnë thirrje për të tërhequr certifikatën e legalizimit. Përfituesit e kësaj radhe i përkasin qytetit të Tiranës, Vlorës, Dibrës dhe Elbasanit. Ndërsa për ato raste kur aplikantët nuk kanë përfituar

certifikatën e legalizimit për shkak të disa boshllëqeve në dokumenta-cion, zyra kadastrale në zonën që përfaqëson duhet të njoftojë pro-narin dhe t’i japë atij një afat kohe për të plotësuar dokumentacionin dhe të riaplikojnë për legalizim. “Drejtoria vendore e ASHK Elba-san, ASHK Tiranë, ASHK Vlorë dhe ASHK Dibër bëjnë afishimin publik për qytetarët, në zbatim të

ligjit Nr. 20/2020 “Përcaktimin e Proceseve Kalimtare të Pronësisë Në Republikën e Shqipërisë” dhe VKM nr. 1040 date 25.11.2020 “Për përcaktimin e rregullave në zbatim të kritereve të legalizimit dhe miratimin e modelit të aktit të legalizimit për ndërtimet pa leje” Drejtoria Vendore ASHK-së ka bërë të mundur përfundimin e procedurave të legalizimit për

subjektet e mëposhtëm. Publikimi i kërkesave për afishim të subjekteve që po trajtohen nga ASHK bëhet për një periudhë 30 ditore”, thuhet në njoftimin e Kadastrës.

Legalizimet prioritetNë njoftime të vazhdueshme

Kadastra ka sqaruar se pas ngërçit që patën gjatë pandemisë në këtë vit do të fokusohen më së shumti tek shqyrtimi i dokumenteve për legalizimit, në mënyrë që ky proces të përfundojë sa më parë. Më pas, në bashkëpunim me APP të fillojnë me çështjet e tjera të pronave, si kompensim, kalim trualli, regjistrim e të tjera. Prandaj në ndryshimet e bëra në ligjin për legalizimit në vitin që shkoi sqarohet se, shtëpitë do të shemben ndërsa qytetari do të mar-rë kompensim. Po ashtu përfitojnë edhe ata që kanë ndërtuar pa leje. Pra, për banesat që do të përmbyllen do të vazhdojë procesi i legalizimit dhe banesat që nuk mund të reali-

zohen për arsye të infrastrukturës apo projekteve do të përfitojnë ose banesë sociale ose kompensim, por jo vlerën e plotë. Projektligji i ri për legalizimin e pronave synon të regjistrojë të gjitha pronat bujqësore që janë të copëzuar nga ligjet e mëparshme. Kjo, sepse deri në 2020 ngërçi me pronat është krijuar nga ligjet e shumta që janë hartuar për këtë problem. Specifikisht, Kadastra ka sqaruar se, thelbi i ligjit është që, të gjithë ato procese transitore t’i mbledhim në një ligj dhe t’i mbyllim një orë e më parë, për të shuar të gjitha ligjet e veçanta që duke qenë të veçanta kanë krijuar gjithë kak-ofoninë legjislative dhe në terren, duke sjellë mbivendosje dhe duke sjellë pesë pronarë për një truall. Po ashtu do të bëhet regjistrimi me tapi i banesave para viteve ‘91. Tashmë drafti i ri harmonizon në një të vetëm të gjitha ligjet e mëparshme që trajtonin problemin e pronës.

TIRANA VERI1. Shpresa Hahxhi Kokonozi2. Zenel Xhevat Hyseni3. Shkelqim Hasan Hysa4. Gazmen Qazim Soli 5. Mimoze Ferit Kada6. Shpresa Hahxhi Kokonozi7. Rabije Myftar Gjika

ELBASAN1. Vera Osman Raga 2. Agim Ismail Basha 3. Dhurim Skender Allkja 4. Xhetan Idris Durbaku 5. Rifat Maliq Elmazi 6. Kujtim Shahin Qoshku 7. Ylli Arif Qafa Etj 8. Marko Agron Dushku 9. Vellezerit Hysa 10. Ferdinand Hasan Gjini 11. Besnik Qemal Allkja 12. Pellumb Xhevit Blloshmi 13. Ryzhdi Kalem Xhyraj 14. Sazan Kalem Sefa 15. Hyqmet Rifat Dushku 16. Valbona Rrahman Staka 17. Flamur Rruzhdi Kaloti 18. Ismail Elmaz Terziu 19. Kristaq Shahin Qoshku 20. Shefki Xhemal Laloshi 21. Faik Arif Feci 22. Faik Qemal Allkja 23. Redion Fetah Driza 24. Koci Nuri Coniku 25. Zylfi Hamit Fero 26. Kosta Haziz Kujtila 27. Besnik Haziz Kujtila 28. Shkelqim Ferit Balla 29. Enea Gjergji Jorgji 30. Agim Ahmet Balla Etj 31. Naim Zenel Tanushi32. Besnik Ramo Nasufi 33. Marko Agron Dushku

34. Done Idris Lleshi 35. Eduart Hajdar Tupi 36. Genci Skender Tafani 37. Ccalb Ilir Petraq Londo 38. Arben Staver Toci 39. Ilirjan Avni Brahimi 40. Xhevdet Ahmet Dermyshi 41. Astrit Enver Demoreti 42. Vesel Mahmut Hasa 43. Nazmi Ramazan Xhyra 44. Argjel Zyber Dragoti 45. Xhuma Servet Kotorri 46. Fadil Sulo Kalemi 47. Endri Ibrahim Hoxha 48. Maliq Kadri Pepa 49. Shkelqim Islam Selimi 50. Ferit Rahman Llushi 51. Renato Sulejman Minoli 52. Tushe Beqir Toromani 53. Myzejen Sadik Meta 54. Adriatik Qemal Musta 55. Naim Zenel Doci 56. Nazmi Haziz Xhafa 57. Gezim Naun Nishku 58. Nebi Zyber Salja 59. Besmir Leonard Zhama 60. Ilirjan Hysni Lleshi 61. Rudina Bislim Kacanolli 62. Qani Elmaz Terbuni 63. Perparim Aqif Kumbria 64. Hymet Xhaferr Karriqi 65. Kujtim Engjellush Cela 66. Valbona Shyqyri Bitra 67. Ferdinand Muharrem Peqini 68. Avni Sulejman Bozhiqi 69. Brahim Nevrus Kumrija 70. Erald Remzi Alla 71. Aqif Rexhep Haka 72. Eduart Nevrus Myftaraj 73. Bujar Asllan Qazimi 74. Ismail Mehedi Collhaj 75. Armand Osman Haka 76. Shefqet Qamil Haka

77. Bujar Ramadan Leka 78. Fatos Nezir Bogdani 79. Qamile Ramazan Bitroshi 80. Luan Haqif Gjekola 81. Rizvan Memin Leka 82. Ndricim Sami Bogdani 83. Petrit Veli Cuku 84. Petrit Ferit Coco 85. Sali Mislim Hoxha 86. Jani Gani Peci 87. Refat Sali Brahja 88. Dhora Koco Nguli 89. Astrit Shefqet Cura 90. Behexhet Nazmi Karaj 91. Komuniteti Mysliman 92. Ahmet Zeqir Luli 93. Nuri Qamil Dauti 94. Arben Ramazan Harizi 95. Bledar Nazif Kasa 96. Hurma Hamit Shermadhi 97. Agim Mehdi Xibraku 98. Fatos Hali Dyrmyshi 99. Jorgo Kristo Goga 100. Vjollca Refat Elezi 101. Rifat Fazlli Selimaj 102. Arber Pellumb Kasa 103. Ruzhdi Shyqyri Isufaj 104. Saimir Petri Shenplaku 105. Beqir Merfat Begollari 106. Vahdi Tahir Lilollari 107. Drinim Ramazan Cikoja 108. Bukurosh Ramazan Lamcja 109. Shaqir Mefail Pupuleku 110. Brunilda Jani Panxhi 111. Nevruz Avdulla Toska 112. Apostol Hasan 113. Avni Mustafa Cela 114. Flamur Kadri Juba 115. Kujtim Abaz Kurti 116. Mehmet Banush Salla 117. Edmond Ramazan Dinja 118. Shpetim Shaqir Gjika119. Ismail Arif Llapa

120. Durim Lavderim Zani 121. Kujtim Ruzhdi Sula 122. Bashkim Isa Biba 123. Andi Arif Mara 124. Mustafa Xhemali Kaculi 125. Tomorr Jakup Sula 126. Ardian Rrahim Duraku 127. Agron Baki Sejdini 128. Vilson Mark Berdufi 129. Fadil Hysen Hunci 130. Illyria Gjeotechnogies 131. Clirim Faredin Hoxha 132. Hava Rrapush Hasa 133. Zheni Stefan Gjergji 134. Blendi Hekuran Cala 135. Arben Faik Lamcja 136. Zanmir Besim Kuqja 137. Ilir Faik Debrova 138. Marko Maliq Vasku 139. Lumturi File Baku 140. Luan Hamit Capja 141. Dete Isuf Deliu 142. Amarildo Sajmir Kallallari 143. Bledar Sefedin Ferhati 144. Armando Osman Haka 145. Ndricim Zaim Lamcja 146. Sami Mersin Kabashi 147. Emilio Zyber Karaj 148. Valbona Ibrahim Hoxha 149. Shkelqim Gani Kllogjri 150. Ali Haxhi Kullolli 151. Andorel Qani Hysa 152. Eduart Ndricim Mullisi 153. Krenar Mehmet Bakalli154. Lulezim Flori Bardhi 155. Bashkim Ferit Allushi 156. Llambri Nasi Risto 157. Petrit Jani Topuzi 158. Vasil Qamil Cela

DIBËR1. Ikoll Mark Nikollaj2. Hike Sefer Panavija

3. Sajmir Hysen Ciku4. Etmond Hashim Osmani5. Agron Qani Kamberaj6. Hajredin Ferit Kola 7. Latif Sefer Rama8. Mufit Halit Hoxha9. Elvis Vebi Hoxha10. Latif Xhavit Kurti11. Hashim Ali Hoxha12. Edmond Haxhi Hoti13. Ahmet Lezan Hysa14. Lumturije Mehmet Varfi

VLORË1. Riel Lame Mecaj2. Valbona Shkelqim Mecaj3. Dhimiter Fotaq Lati4. Edlira Barjam Lati5. Verdhiqi Peli Papasava6. Vlash Pano Papasava7. Angjello Pano Konomi8. Ana Dhime Konomi9. Jani Petro Kasneci10. Shpresa Xhemal Kasneci11. Rigers Jani Kasneci12. Geti Rodolf Kasneci 13. Thodhora Leko Mitrushi14. Thoma Aleks Mitrushi 15. Festim Hysen Zeqo16. Shpresa Jako Zeqo 17. Alfred Seit Kokoshi18. Leonora Mysli Kokoshi 19. Borak Ymer Boraku20. Fatime Ysen Boraku 21. Artan Elham Isaraj22. Vjollca Enriko Isaraj 23. Bastri Mersin Osmeni24. Lumturi Maksut Osmeni25. Luiza Iliaz Ajazi, Zk 26. Agur Muco Xhaferaj27. Rrajmonda Refat Xhaferaj28. Pellumb Ymer Merdani29. Dallandyshe Kamber Merdani

JA LISTA ME PRONARËT QË MARRIN LEJEN E LEGALIZIMIT

GAZETA SOT12 E Shtunë 24 Korrik 2021

r a j o n www.sot.com.al

Kosovë, Qeveria i përgjigjet opozitës për mungesë transparence

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu është deklaruar ditën e djeshme në lidhje me aku-zat e opozitës për mungesë të platformës politike në dialog. Zoti Kryeziu ka bërë me dije edhe qëndrimin e qeverisë, duke u shprehur se platforma merr kup-tim vetëm atëherë kur ka agjendë të dakorduar. “Sa i përket platformës, ajo merr kuptim atëherë kur

ka agjendë të dakorduar të kapitullit të ri të dialogut. Platforma para agjendës do të ishte gabim në hapa. Republika e Kosovës tash është palë në tryezë e jo temë e saj. Ajo është palë proaktive si rrallë herë më parë. Qeveria e Republikës së Kosovës e ka të qartë se çfarë pret nga ky proces. Ajo është njohja e ndërs-jellë në mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh Kryeziu.

Miratohen pjesërisht mocionet e Thaçit, Selimit e Krasniqit

Gjatë seancës së djeshme në Gjykatën Speciale në Hagë, Gjykatësi i proce-durës paraprake, Nico-las Guillou, ka miratu-ar pjesërisht mocionet e mbrojtjes së Hashim Thaçit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit kundër formës së aktakuzës. Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, gjykatësi Guillou ka urdhëruar Zyrën

e Prokurorit të Speciali-zuar, që deri më 3 shtator të dorëzojë një version të korrigjuar të aktakuzës së konfirmuar në pajtim me vendimin. “Ndërsa, pjesët e tjera të mocioneve të Thaçit, Selimit e Krasniqit janë hedhur poshtë, kurse mo-cioni i Kadri Veselit është hedhur poshtë tërësisht”, bëhet e ditur në njoftimin e shpërndarë nga Dhomat e Specializuara.

Zaev: Koalicioni me BDI-në nuk dëmton mazhornacën

Kryeministri i Maqedon-isë Zoran Zaev deklaroi ditën e djeshme se mazhor-naca është stabile, referuar lajmërimit se në zgjedhjet lokale do të garojë bashkë me BDI-në. “Koalicioni me BDI do të thotë bashkërisht në zgjedhje lokale dhe kjo do të vërtetohet nga vet kandidatët. Mund të ndodh diku të mbështesim BDI-në që në rreth të parë ose BDI të vendosë kandidat të

LSDM-së”, tha Zaev. Ai tha se në koalicionin qeveritar ka disa parti politike, ndër-sa partnerët më të mëdhenj janë LSDM dhe BDI si dhe Besa e PDSH. “Shumica parlamentare është stabile, ka kuptim të ndërsjellë, ndërsa mundësi do të ketë secili dhe nuk do të lejojmë se çdo marrëveshje bilat-erale në këtë koalicion të dëmtojë partinë e tretë nga koalicioni”, tha Zaev.

Bullgaria: Dialogu me Shkupin duhet të vazhdojë Gërvalla: Shengeni nuk i shërben bashkëpunimit rajonal

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gër-valla mori pjesë dje në diskutimin jo formal mes ministrave të Jashtëm dhe për Çështje Evropiane të BE-së dhe vendeve të Ballkanit që u mbajt në Brdo të Sllovenisë. Ajo theksoi ndihmën e jashtëzakonshme në këtë drejtim të BE-, vendeve anëtare të saj, por edhe të ven-deve jashtë BE-së si Norvegjia dhe SHBA-të. Ajo ka theksuar se ka aktorë në Ballkan që po tentojnë ta minojnë këtë koncept duke u përpjekur t’i kthejnë kohërat e vjetra në këtë rajon, kur përplasjet politike dhe ekonomike ishin të ndërlidhura.

Pas deklaratës së kryeministrit maqedonas Zoran Zaev se është e padrejtë që mosmarrëve-shjet mes Maqedonisë dhe Bulgarisë të mbajnë jashtë BE-së Shqipërinë, ministri i Jashtëm bull-gar, Svetlan Stoev tha se dialogu mes Bullgarisë dhe Maqedonisë duhet të vazhdojë. Kjo sipas tij në mënyrë që të realizohet qëllimi i përbashkët që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian. Stoev theksoi se në Foru-min në Dubrovnik, zv.ministri i Jashtëm bullgar ka propozuar që bisedimet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të vazhdojnë dhe të mos humbet kohë në dialogun bilateral.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraBeH bën të dënueshëm mohimin e “Srebrenicës”

Sonila ELEZI

Një vendim i marrë nga Bosnje e Hercegovina në lidhje me dënimin e mohimit të gjenocidit

të Srebrenicës, ka krijuar një sit-uatë ku madje është kërkuar edhe shpërbërja e BeH dhe shkëputja nga kjo e fundit e Republikës Srb-ska. Përfaqësuesi i lartë ndërkom-bëtar në Bosnje e Hercegovinë, Valentin Inzko ka përdorur kom-petencat e Bonit, duke ndryshuar kështu Kodin Penal të shtetit boshnjak. Ndryshimi i referohet faktit që mohimi i gjenocidit dhe madhërimi i kriminelëve të luftës do të jetë tashmë i dënueshëm, ndryshim që nuk i ka pëlqyer aspak përfaqësuesit serb në pres-idencën prej tre përfaqësuesish të Bosnje e Hercegovinës. “Së pari, theksoj se pajtimi nuk mund të ndodhë pa njohjen e krimeve dhe pa përgjegjësi. Gjuha e urrejtjes, madhërimi i kriminelëve të luftës dhe revizionizmi, pra mohimi i hapur i gjenocidit dhe krimeve të luftës, parandalojnë shoqëritë nga përballja me të kaluarën e tyre kolektive, përfaqësojnë posh-tërim të përsëritur të viktimave dhe të dashurve të tyre, dhe në të njëjtën kohë, zgjasin padrejtësinë dhe rrezikojnë marrëdhëniet

paqësore shoqërore”, tha Inzko përmes një letre, ku ka arsyetuar vendimin e tij. REL raporton se përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar Inzko, deklaroi se mohimi i gjen-ocidit dhe mohimi i krimeve të tjera të luftës janë veçanërisht të rrezikshme në një vend si Bosnja, e cila në të kaluarën e saj të afërt, ka përjetuar fushata të tmerrshme të spastrimit etnik dhe krimeve masive të kryera gjatë një konf-likti brutal dhe të përgjakshëm. Vendimi parashikon burgim nga tre muaj deri në tre vjet, për të gjithë ata persona që publikisht nxisin dhunë ose urrejtje ndaj një grupi personash ose ndaj një

anëtari të një grupi racor, fetar apo që ka kombësi e origjinë tjetër etnike. Ndërkaq, dënim deri në gjashtë muaj deri në pesë vjet, do t’iu jepet të gjithë personave që publikisht mohojnë, minimizojnë apo përpiqen të justifikojnë një krim të gjenocidit, krimet kundër njerëzimit apo krimet e luftës, thuhet në vendim.Dodik për Republikën Srpska Milorad Dodik, anëtar i Presi-

dencës së Bosnje e Hercegovinës, në një konferencë për media tha se Valentin Inzko nuk ka të drejtë të imponojë një ligj që ndalon mohimin e gjenocidit, duke shtuar se ky vendim është i pabazuar.

“Republika Srpska e hedh poshtë këtë vendim. Në Srebrenicë nuk ka pasur gjenocid. Serbët nuk e pranojnë këtë vendim, kjo është një gozhdë e ngulur në arkivolin e Bosnje e Hercegovinës. Pas kësaj, Bosnje e Hercegovina nuk mund të funksionojë. Do të thërrasim një seancë të Asamblesë së Re-publika Srpska javën e ardhshme. Republika Srpska duhet të fillojë procesin e shpërbërjes, nuk ka dialog në Bosnje e Hercegovinë”, deklaroi Dodik. Ndërkohë, sipas ndryshimit të ri vetë zoti Dodik rrezikon dënimin duke qenë se gjatë konferencës së djeshme disa herë radhazi e ka mohuar gjeno-cidi publikisht, çka e bën subjekt të ndryshimit të ri të Kodit Penal.

Kurti thirrje qytetarëve të vaksinohen: Situata

është nën kontrollKryeministri Albin Kurti ka

bërë me dije se situata me pan-deminë është nën kontroll por që vendi rrezikohet nga var-ianti Delta, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të marrin vaksinën. Kurti me anë të një postimi në pro-filin zyrtar Facebook shkroi se vaksinat për të luftuar Covid -19 tashmë janë siguruar dhe janë të sigurta.

Mali i Zi ashpërson masat kundër koronavirusit

Në Mal të Zi, nisur nga dje deri më 2 gusht, do të ndalohen klubet e natës dhe diskotekat, si në ambientet e hapura edhe në të mbyllura, si dhe çdo tubim masiv në ambiente të mbyllura. Vendimi është bërë i ditur nga Instituti i Shëndetit Publik, i cili sqaroi se një vendim i tillë sëx-htë marrë pas rritjes së numrit të rasteve të reja të infektimeve me Covid-19.

Osmani: Japonia partner strategjik i Kosovës

Në kuadër të nisjes së Lojërave Olimpike në Tokio, presidentja Vjosa Osmani është pritur në një takim nga ministri i Jashtëm i Japonisë, Toshimitsu Motegi, të cilit i ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për mbështetjen që ky shtet i ka dhënë Kosovës, në vazhdimësi. Osmani ka shpre-hur gatishmërinë e thellimit të raporteve me Japoninë, duke e konsideruar këtë shtet, partner strategjik të Kosovës.

Dodik rrezikon 5 vite burg për mohimin e gjenocidit, bën thirrje për shkëputje

të Republikës Srbska nga BosnjaPërfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bos-nje e Hercegovinë, Valentin Inzko ka për-dorur kompetencat e Bonit, duke ndryshuar kështu Kodin Penal të shtetit boshnjak. Ndry-shimi i referohet faktit që mohimi i gjenocidit...

GAZETA SOT E Shtunë 24 Korrik 2021 13

b o t e www.sot.com.al

BE dënon shtypjen ruse ndaj mediave dhe OJQ-ve

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Rusisë që të ndalë shtypjen e vazhdueshme të ushtruar mbi mediat e pavarura, gazetarët dhe or-ganizatat e shoqërisë civile. Shtypja që po ndodh para zgjedhjeve parlamentare, që mbahen më vonë gjatë këtij viti, sipas unionit është veçanërisht shqetësuese. Në një deklaratë për media, zëdhënësja e shefit të diplo-macisë së BE-së, Josep Bor-

rell përmendi vendimet e fundit të autoriteteve ruse për të futur disa gazetarë dhe organizata joqeveri-tare për ndihmë juridike në listën e agjentëve të huaj, siç ishte rasti i Institu-tit për Drejtësi dhe Politika Publike, por po ashtu BE përmendi edhe vendimin për ta njohur si organi-zatë të padëshirueshme kompaninë mediatike, The Project.

Afganistan, Talebanët pretendojnë se kontrollojnë 90% të kufijve

Talebanët kanë deklaru-ar se kontrollojnë 90 për qind të kufijve të Afgani-stanit. “Nën kontrollin tonë janë kufijtë afganë me Tax-hikistanin, Uzbekistanin, Turkmenistanin dhe Ira-nin, rreth 90 për qind të kufijve”, tha zyrtari i lartë i Talebanëve, Zabihullah Mujahid. Ndërkohë ky pre-tendim është hedhur poshtë nga Ministria e Mbrojt-jes së Afganistanit. Sipas

zëdhënësit të Ministrisë, Faëad Aman, kjo është “gënjeshtër absolute” dhe “propagandë e pabazë”. Pa mbështetjen kryesore të SHBA-së, forcat afgane ofrojnë pak rezistencë. Ofensiva e Talebanëve shqetëson vendet kufitare. Në javët e fundit, ata kanë marrë pjesë të mëdha të Afganistanit nën kontrollin e tyre, përfshirë disa pika kyçe kufitare.

COVID-19, mbi 3.79 mld vaksina janë administruar në të gjithë botën

Numri i vaksinave kundër COVID-19 të administruara në të gjithë botën është tashmë më shumë se 3.79 miliardë. Kina renditet e para në të gjithë botën, me më shumë se 1.51 miliardë vaksina të administruara brenda vendit, sipas të dhënave në dispozicion, e ndjekur nga India me gati 423.4 milionë. SHBA-ja ka administruar mbi 339.7 mil-ionë vaksina, e ndjekur nga

Brazili me mbi 130 milionë. Gjithashtu ka vazhduar me shpejtësi fushata e vak-sinimit në Gjermani (88.4 milionë), Britani të Madhe (83.2 milionë) dhe Japoni (73.9 milionë). Turqia deri më tani ka administruar më shumë se 64.8 milionë vaksina, duke u radhitur e nënta në të gjithë botën, ndërsa mbi 39.2 milionë njerëz kanë marrë të pa-ktën një dozë të vaksinës.

SHBA ngre padi ndaj 9 agjentëve të infiltruar nga Kina

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka bërë me dije se janë ngritur padi ndaj nëntë personave të cilët akuzohen se kanë vepruar në SHBA si agjentë të paligjshëm për llogari të Kinës. Grupi dyshohet se ka përgjuar dhe është angazhuar në një fushatë përndjekjeje të dy personave me qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara, për t'i detyruar ata të ktheheshin në Kinë. Sipas Departamentit kjo ishte pjesë e një përpjekjeje globale për riatdhesim. Të dyshuarit akuzohen se kanë vepruar nën drejtimin dhe kontrollin e zyrtarëve kinezë, në një përpjekje për të detyruar kthimin në Kinë të dy personave.

Uashingtoni vendos sanksione ndaj ministrit kubanez

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione financiare ndaj ministrit Kuban të Mbrojtjes, Al-varo Lopez Mieri dhe kanë kërcënuar sanksione të reja. Gjithashtu është marrë vendimi për të sanksionuar edhe një njësi speciale e Minis-trisë së Brendshme. Shkak për këtë është bërë shtypja e protestave paqësore dhe protestuesit pro-demokracisë” së fundmi në Kubë. “Ky është vetëm fillimi. SHBA do të vazhdojnë të sank-sionojnë ata që janë përgjegjës për shtypjen e popullit kuban. Do vijoj të bëj presion për të liruar menjëherë të burgosurit politikë të ndaluar padrejtësisht”, paralajmëroi presidenti Joe Biden.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraNdizen debate s ai takon gazsjellësit “Nord Stream 2”

Sonila ELEZI

Kancelarja gjermane Angela Merkel i doli mbrojti të enjten një marrëveshjeje së ar-

ritur me Uashingtonin për të lejuar përfundimin pa sanksione amerikane të gazsjellësit “Nord Stream 2”, një projekt që synon transportimin e gazit natyror nga Rusia në Gjermani. Ajo e quajti marrëveshjen "të mirë për Kievin" edhe pse projekti “Nord Stream 2”, prej 11 miliardë dollarësh, 98 për qind e të cilit është përfundu-ar, do të anashkalojë si Ukrainën ashtu edhe Poloninë. Por Berlini dhe Uashingtoni thanë se janë të përkushtuar për të bllokuar çdo përpjekje të Moskës për ta përdorur gazsjellësin si një armë politike me synimin për të kon-trolluar furnizimin me energji të Evropës. Gjermania dhe SH-BA-ja ranë dakord të financojnë projekte alternative të energjisë dhe zhvillimit në Ukrainë dhe Poloni, megjithëse të dy vendet shprehën pakënaqësinë e tyre në marrëveshje, duke thënë se kjo nuk ishte e mjaftueshme për të zvogëluar kërcënimin rus mbi energjinë. "Dallimet mbeten. Ne e pamë atë në reagimet e djeshme", u tha zonja Merkel gazetarëve në

Berlin, duke iu referuar kundër-shtimeve rreth marrëveshjes në Kongresin amerikan. Ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Polonisë thanë nëpërmjet një deklaratë të përbashkët se marrëveshja gjermano-amerikane krijoi një "kërcënim politik, ushtarak dhe en-ergjetik për Ukrainën dhe Evropën Qendrore, si dhe rriti potencialin e Rusisë për të destabilizuar situatën e sigurisë në Evropë".

ReagimetVOA raporton se ligjvënësit

republikanë dhe demokratë gjithashtu e kritikuan marrëve-shjen. Senatori republikan John Barrasso tha gjatë një seance dëgjimore të Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë se

"Presidenti Biden po i jep Rusisë një armë të re gjeopolitike. Edhe pse Gjermania është zotuar të shpenzojë 245 milionë dollarë për zhvillimin e burimeve të reja të energjisë në Ukrainë, senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, vuri në dyshim rëndësinë e këtij plani. Zonja Shaheen, që ka mbështe-tur ligjin për sanksione lidhur me projektin “Nord Stream 2”, tha se Presidenti rus Vladimir Putin "e ka bërë të qartë përmes retorikës dhe veprimeve të tij se do të anashkalojë çdo kusht të vendosur nga Perëndimi në mënyrë që të përparojë axhendën e Kremlinit". Por administrata e Presidentit Joe Biden, në kërkim të rregullimit të marrëdhënieve me

Gjermaninë, të cilat u dobësuan gjatë administratës Trump, tha se ndërtimi i gazjellësit ka mbërritur në një pikë nga e cila është vështirë të hiqet dorë. Zonja Merkel tha se Gjermania ka tashmë "një punë shumë të madhe" për të bërë, duke shpresuar se mund të ndërmjetësojë një zgjatje të një marrëveshjeje ekzistuese që ska-don në vitin 2024, për transportin e gazit rus, përmes Ukrainës, çka do t’i siguronte Kievit miliarda dol-larë në tarifa tranziti. Gjermania shpreson gjithashtu të ndërtojë një "linjë të kundërt" të transportit të gazit, nga sistemet evropiane të furnizimit, në Ukrainë.

CIA nis hetimet për Sindromën e HavanësDrejtori i CIA-s, William

Burns tha se ka rritur përpjekjet e agjencisë së tij për të përcak-tuar shkakun e një gjendjeje misterioze shëndetësore, që prek diplomatët amerikanë. Sëmundja shkakton larmi simp-tomash, përfshirë: marramend-je, të përziera, migrenë dhe humbje të kujtesës. Burns tha se ekziston një mundësi e mad-he që simptoma të shkaktohet qëllimisht.

Situata me pandeminë COVID-19 në Rusi

mbetet e tensionuarKryeministri rus, Mikhail

Mishustin ka deklaruar se situa-ta me COVID-19 në Rusi mbetet e tensionuar sepse shumë ra-jone nuk ndjekin rekomandi-met e shefit sanitar. Mishustin u kërkoi autoriteteve shën-detësore rajonale të marrin një pozicion më aktiv në luftimin e përhapjes së virusit dhe t'u përmbahen rekomandimeve të autoriteteve federale.

CDC: Varianti Delta, mes sëmundjeve më ngjitëse

që shkenca njehZyrtarët amerikanë të shën-

detësisë po vazhdojnë parala-jmërimet për rrezikshmërinë e variantit Delta të koronavirusit, për të cilin thonë se është ndër vi-ruset më ngjitëse që njeh shkenca. Ata gjithashtu u bëjnë thirrje të gjithë të pavaksinuarve që të imu-nizohen për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Drejtoresha e CDC tha se varianti Delta është një nga vi-ruset më ngjitëse që ajo ka hasur.

Merkel rreshtohet në krah të Biden për të lejuar gazsjellësin rus, reagojnë ashpër Polonia e Ukraina

Ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Polonisë thanë nëpërmjet një deklaratë të përbash-kët se marrëveshja gjermano-amerikane krijoi një "kërcënim politik, ushtarak dhe energjetik për Ukrainën dhe Evropën Qendrore...

GAZETA SOT14 E Shtunë 24 Korrik 2021

“Bëhet fjalë, përkatësisht për Hydajet Mehmedaj, i cili u shpall

nga policia në kërkim në dhjetor të vitit të kaluar, por më vonë u vetëdorëzua. Tanimë, Prokuroria e Shkodrës ka ven-dosur të pushojë akuzat për të, duke e liruar përfundimisht nga burgu...

k r o n i k e www.sot.com.al

Arrestohet 39-vjeçari, kanosi vëllanë e tij me hanxhar, i proceduar më parë penalisht

Policia e Vlorës ka arrestuar shteta-sin G. M., 39 vjeç, me akuzën e veprës penale “Dhunë në familje”. 39-vjeçari dhunoi dhe kanosi me mjet prerës, hanxhar vëllanë e tij. I arrestuari është proceduar penalisht dhe më parë, pasi është dënuar nga Gjykata e Fierit për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Nga ana tjetër, shtetasi në fjalë nuk është një emër i panjohur për Policinë e Vlorës. Shtetasi me iniciale G. M., tregoi për disa krime të ndodhura në Vlorë, në të cilat përfshiheshin vepra penale si “Heqje lirie me dhunë” dhe

“Vrasje me dashje”. 39-vjeçari është dorëzuar në vitin 2018 në polici. Në atë kohë mbante një pistoletë në një çantë dhe pretendonte se e mbante për shkak se e kërcënonin. Sipas të pen-duarit, atë e kërcënonin për ta vrarë disa nga anëtarët e një grupi kriminal në Vlorë. Përkatësisht, bëhet fjalë për shtetasit me iniciale A. K., A. Ç., dhe I. Sh. Bazuar në dëshminë e dhënë të të penduarit, këta persona rrëmbyen duke e futur në bagazh shtetasin A. Xh. dhe më pas e kanë vrarë duke i rënë me çekiç. Më pas, trupin e tij e

kanë zhdukur. Motivi për vrasjen e këtij shtetasi, sipas dëshmisë, u bë në emër të shtetasit me iniciale E. H., një tjetër emër i njohur në Vlorë. Sipas Prokurorisë së Vlorës, pas heti-meve të para mendohet se viktima ka pasur konflikte me persona brenda ose jashtë shtetit, gjë që rezultoi në vdekjen e tij. Pas marrjes në pyetje, në atë kohë policia arrestoi shtetasin B. Zh., aktualisht akoma në burg dhe shtetasin A. S., i cili është në gjendje të lirë. Ky i fundit u akuzua për veprën penale “Moskallëzim të një krimi” dhe

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraI dyshuari u lirua sepse ishte thjesht shofer në ngjarje

Desada SADIKU

Prokuroria ka pushuar hetimet për njërin nga vëllezërit Meh-medaj për vrasjen e

Ritvan Ramazanit 6 muaj më parë. Bëhet fjalë, përkatësisht për Hydajet Mehmedaj, i cili u shpall nga policia në kërkim në dhjetor të vitit të kaluar, por më vonë u vetëdorëzua. Tanimë, Prokuroria e Shkod-rës ka vendosur të pushojë akuzat për të, duke e liruar përfundimisht nga burgu. Sipas prokurores së çështjes, argumenti për të cilin është liruar Hydajet Mehmedaj, ka qenë fakti se ditën e ngjarjes, ai ka qenë thjesht shoferi i automjetit, nga i cili ka zbritur vëllai i tij, Duel Mehmedaj. Ky i fundit akuzohet se ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të Ritvan Ramazanit, i cili mbeti i vrarë në vend. Ndërsa, të pandehur janë çuar në gjykatë Duel Meh-medaj dhe Mikljor Gjoka, në përfundim të hetimeve të dosjes penale. Për vëllanë e të liruarit nga burgu, Duel Mehmedaj rëndon akuza e veprave penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, ndërsa për të akuzuarin tjetër, Mikljor Gjoka rëndon vepra penale “Moskallëzim krimi”. Për të njëjtën vepër penale janë akuzuar dhe shtetasit Marjeta Gramshi dhe Blerim Mlloja, të cilët kanë qenë dëshmi-tarë okularë të krimit, por në momentin që janë shoqëruar në komisariat për marrje në pyetje, nuk kanë pranuar të flasin. Kamerat e sigurisë së një karburanti pranë vendit të

ngjarjes kanë dokumentuar ngjarjen e plotë. Në ndihmë të zbardhjes së ngjarjes ka qenë dhe dëshmia e dhënë nga i akuzuari Milkjor Gjoka. Sipas pamjeve filmike dhe dëshmisë, i pari që ka nisur konfliktin me armë, ka qenë viktima Ritvan Ramazani, i cili ka qëlluar drejt Duel Mehmedaj, me një pistoletë “TT”. Ky i fundit shfaqet duke dalë nga makina, ngjyrë e zezë, tip “Mercedes Benz” dhe teksa mbante në dorë armën kallashnikov nis të qëllojë në drejtim të mjetit “BMW X5”,

në të cilën ndodhej viktima. Ritvan Ramazani ka dalë nga makina e tij, ndërsa Duel Mehmedaj u pozicionua në pjesën e pasme të shoferit nga ana e majtë dhe në plan ballor në një distancë prej 1 metër, ka qëlluar me breshëri drejt Ramazanit. Ky i fundit, për shkak të plagëve të marra, ka humbur jetën në vend. Më pas Mehmedaj, bën me shenjë ndaj vëllait të tij, në atë kohë shofer i makinës që udhëtonin vëllezërit, të largoheshin nga skena e krimit së bashku me shokun

e tij, Milkjor Gjoka. Sipas hetimeve të bëra nga policia, viktima është qëlluar me plot 30 plumba. Ndërsa Me-hmedaj, përpara largimit në këmbë me armën e krimit nga vendngjarja, ka hyrë në ambientet e karburantit, për të kërcënuar dy punonjësit, që të mos dëshmonin asgjë në polici, se për çfarë kishin parë.

Hasmëria e vazhduar prej vitesh

Pas vrasjes së ndodhur para një viti, në atë kohë poli-cia pati dyshimet e saj se mo-tivi për këtë vrasje ranë mbi anëtarët e familjes së Edmir Koçias, i cilësuar më parë si “I forti i Shkodrës”. Kjo familje me grupin e Ramazanëve kanë hasmëri të vjetër. Edmir Koçia u vra me kallashnikov gati 9 vite më parë. Sipas burimeve të policisë në atë kohë, hasmëria midis këtyre dy grupeve ka nisur fillimisht më 1993 për motive të dobëta, nisur nga familjarët e secilit prej të dyve grupeve për një zënie të rrugës me karrocë.

Tentoi të korruptojë policin për të kaluar kufirin, pranga 28-vjeçarit Policia Kufitare ka arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar,

në pikën kufitare në Kapshticë, pasi i riu u mundua të korruptonte një nga punonjësit, për të kaluar pa u kon-trolluar drejt Shqipërisë. “Shtetasi J. X., 28 vjeç, banues në Elbasan, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e proce-durave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt tokës shqiptare, pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër”, njofton policia.

Gërryenin shtratin e lumit, procedohen disa persona

Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë një person dhe ka proceduar penalisht tre të tjerë, pasi po gërryenin ilegalisht shtratin e lumit Mat, për inerte dhe zhavorr. Janë arrestuar pronari i ekskavatorit, shtetasi A. L., 40 vjeç dhe janë proceduar penalisht 2 drejtuesit e kamionëve që transportonin inertet, shtetasit Sh. Sh., 39 vjeç dhe A. C. Përveç këtyre të pandehurve, është ndjekur penalisht dhe inspektori për Ujërat në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit Lezhë, për akuzën e veprës penale “Shpërdorim detyre”. Sipas policisë, ky i fundit nuk ka ushtruar kontrollin kon-form ligjit për inspektimin, monitorimin dhe kontrollin e subjekteve në shtratin e lumit Mat.

Arrestohet 29-vjeçari, përndiqte dhe dhunoi të renë

Policia e Shkodrës ka vendosur nën pranga një 29-vjeçar, pasi ka përndjekur dhe dhunuar një 23-vjeçare dhe babanë e saj, 60 vjeç. Sipas policisë, arrestimi ka ardhur pas denoncimit të së resë, ndaj së cilës po tentohej të merrej me forcë, duke e godi-tur nga ana e 29-vjeçarit. “Nga strukturat e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. J., 29 vjeç banues në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, për veprat penale “Përndjekja”, “Dhuna në familje”,“Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Kanosja””, deklaron policia.

Vrasja e Ritvan Ramazanit në Shkodër, prokuroria pushon hetimet për njërin nga

vëllezërit Mehmedaj, lirohet nga burgu

“Veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi sipas prokurorisë, ka qenë në dijeni të plotë se në automjetin e njërit prej të pandehurve, A. Ç., është kryer një vrasje dhe më pas, është mun-duar të fshijë gjurmët e krimit, duke pastruar provat.

GAZETA SOT E Shtunë 24 Korrik 2021 15

“Sipas njoftimit të policisë, në vijim të operacioni policor të koduar

“Rada”, janë gjetur 6.5 kilogramë koka-inë në kontejnerët e po të njëjtës kom-pani, të cilës më 13.7.2021, iu gjetën 12 kg kokainë në po të njëjtën mënyrë...

k r o n i k e www.sot.com.al

Shtohen rastet e futjes së parave kriminale në Shqipëri, 56-vjeçari kapet në Muriqan me 500 mijë euro në makinë

Policia Kufitare e Muriqanit ka hasur një tjetër tentativë për kalim ilegal të parave të padeklaruara. Bëhet fjalë për shtetasin R. R., 56 vjeç. Sipas policisë, në kontrollin e ushtruar në makinën e tij tip “Benz”, kishte fshehur në tapicerinë e makinës shumën e parave prej 494,785 eurosh, të cilat po mundohej t’i ka-lonte jashtë kufirit pa i deklaruar ato. Shuma e madhe e parave në fjalë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga policia. Ar-restimi i tij në flagrancë është bërë në kuadër të finalizimit të operacionit policor të koduar “Muriqani”. “Sekuestrohen 494.785 euro, arrestohet në flagrancë poseduesi. Në vijim

të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte një shumë të madhe parash dhe tentonte për t’i futur në mënyrë të kundërligjshme nëpërm-jet Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kufitare të Muriqanit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Muriqani". Gjatë kontrollit të ushtru-ar në vijën e dytë, në automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi R. R., 56 vjeç, lindur

në Tiranë dhe banues në Ancona, Itali, shër-bimet e Policisë gjetën të fshehura në mjet, 494.785 euro, të cilat shtetasi R. R. nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës material”, njofton në detaje policia. Bazuar në deklaratën e dhënë nga policia, në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, shtetasi 56-vjeçar u arrestua për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraE treta herë që e njëjta kompani përfshihet në dyshimet për trafikim droge

Desada SADIKU

Policia ka kapur një tjetër sasi kokaine në portin e Durrësit. Sipas njoftimit të

policisë, në vijim të operacio-ni policor të koduar “Rada”, janë gjetur 6.5 kilogramë kokainë në kontejnerët e po të njëjtës kompani, të cilës më 13 korrik iu gjetën 12 kilogramë kokainë në po të njëjtën mënyrë. Bëhet fjalë për kompaninë “Alba Exotic Fruit”, për të cilën është hera e tretë, që dyshohet në trafi-kim droge. Sipas deklaratës së policisë, Task Forca e gjen-dur në Portin e Durrësit ka ushtruar një kontroll të imtësishëm në 10 kontejnerë për llogari të kësaj kompa-nie, ku si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në një nga kontejnerët u gjetën dhe u sekuestruan 6.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë. “Vijon operacioni policor i koduar "Rada", për goditjen e veprimtarisë krim-inale në fushën trafikimit të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit “Rada" të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufit-are, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet do-ganore të Portit u gjetën dhe u sekuestruan 11 kg e 675 gr. lëndë narkotike kokainë, dhe veprimeve hetimore të kryera më datë 17.07.2021, ku në port u konstatuan të hapur dy kapakë të njërit prej kontenierëve për llog-ari të firmës "Alba Exotic

Fruit", tjetër sasi kokaine është sekuestruar pasditen e sotme”, deklaron policia. Që nga nisja e operacionit e deri tani, është arrestuar në flagrancë vetëm një person më 13.7.2021. Përkatësisht, shtetasi B. G., (menaxheri i firmës) dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës, shtetasi E. D.

Hera e tretë që kapet drogë

Kujtojmë se e njëjta kom-pani është emër i njohur, pasi ka historik në trafikim droge. Në 19 gusht 2019, në Pire të Greqisë, e ardhur si ngark-

esë tranzit, në kontejnerët e kësaj kompanie u gjetën 137 kilogramë kokainë. Gjatë hetimeve, u zbulua se kjo ngarkesë u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet. Hera e dytë e përmendjes së kësaj kompanie ndodhi rreth 10 ditë më parë, ku iu gjetën në kontejnerët e ardhur nga Ekuadori në Shqipëri 14 pako me sasi kokaine prej 11 kilogramësh e 650 gramë. Për gjetjen e kësaj sasie droge, u arrestua menaxheri i firmës, shtetasi B. G., më 16 korrik. Ky i fundit ka mo-huar akuzat në përfshirje të

trafikut të drogës. Dhe hera e tretë gjetja e 6.5 kg droge në kontejnerët me ngarkesë bananesh, më 23 korrik. Më 17 korrik 2021, të njëjtës kompani iu gjetën të vjedhu-ra kapakët me kondicioner në kontejnerët e saj. Për këtë çështje dhe gjetjen e gati 12 kg më 13 korrik, Prokuroria e Durrësit vendosi t’i përf-shinte në një dosje të vetme, së fundmi. Nga raportimi i ngjarjes së dytë, mendohet se në zgavrat e krijuara nga heqja e kapakëve në kon-tejnerë janë fshehur sasi të konsiderueshme droge, e cila dyshohet se është mar-rë nga trafikantët përpara se të zbulohej nga kontrollet e policisë. Sipas prokuror-isë, vjedhja e kapakëve është kryer nga persona, të cilët kanë akses në port dhe në zonën ku vijnë kon-tejnerët. Fatkeqësisht edhe pse hetimet vazhdojnë, për këtë çështje nuk është gjetur asnjë fajtor.

U kap me drogë, shoqërohet djali i Azem Hajdarit

Policia e Elbasanit ka shoqëruar djalin e vogël të Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me babanë e ndjerë. 23-vjeçari Azem Hajdari është shoqëruar nga “blutë” pasi i është gjetur një sasi e vogël narkotike e llojit hashash. Së bashku me të është shoqëruar edhe një shok i tij që ndod-hej në të njëjtën makinë me 23-vjeçarin. Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz në qytetin e Elbasanit, ku u ndaluan për një kontroll nga policia. Dy të rinjve iu sekuestrua një sasi e vogël kanabis sativa. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia lidhur me aksionin në fjalë. I riu bie në sy për jetën luksoze pasi lëviz me makina të fundit si “Mercedez Benz S-Class” e “Merecedez Benz G-Glass”.

Divjakë, përplaset nga motori, humb jetën 85-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë, ku një i moshuar ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një motor. Drejtuesi i motoçikletës tip “Trinity”, shtetasi me iniciale K. K., 50 vjeç ka përplasur drejtuesin e biçikletës, përkatësisht shtetasin me iniciale P. Rr., 85 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë ky i fundit. Ndërsa në komisar-iat, është shoqëruar drejtuesi i motomjetit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Kthesa e Gungasit”, në aksin rrugor Pushimi Shoferit-Divjakë. Ndërkohë dhe në aksin rrugor Ksamil-Sarandë, si pasojë e shpejtësisë tej normave, është përmbysur një makinë, por fatmirësisht asnjë i lënduar.

Në kërkim për vrasje, arrestohet shqiptari në Greqi

Autoritetet greke kanë arrestuar një shqiptar, i cili ishte i shpallur në kërkim. Ai ishte i shpallur në kërkim që nga dhjetori i vitit 2011, pasi ishte i kërkuar për një vrasje të ndodhur në fshatin Laliot, Korinth. 32-vjeçari, i cili ka rënë nën pranga, bënte pjesë në një grup krim-inal, të cilët grabisnin dhe në disa raste dhunonin deri në vrasje të moshuarit. Në vitin 2011, i riu së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kishin hyrë në banesën e një të moshuari për ta grabitur dhe e dhunuan derisa ky i fundit humbi jetën, në dhomën e tij. Ata kishin grabitur gjithashtu dhe vëllanë e viktimës. Veprimtaria e tyre kriminale shtrihej deri në 4 qytete.

Nuk ka fund droga në portin e Durrësit, gjenden 6.5 kilogramë kokainë në kontejnerët e “Alba Exotic Fruit”

GAZETA SOT16 E Shtunë 24 Korrik 2021

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nëse Berisha ikën ose dëbohet, atëherë Lulzim Basha dhe PD vijnë në pushtet

Nga Skënder Sadri KAPITI

Në Shqipëri nuk pati ndryshim dhe as rotacion politik më 25 prill 2021, gjë që ishte mëse e domosdoshme pas atij dështimi

dhe të asaj keqqeverisjeje të Edi Ramës. Por menjëherë pas zgjedhjeve erdhi për Sali Berishën “non grata” amerikane dhe nga Par-lamenti shqiptar shkarkimi i Ilir Metës. Dhe këto ndodhën edhe pse qeveria bleu votat e qytetarëve. Kjo do të thotë se më problem në Shqipëri paska qenë Berisha-Meta se sa qeveria Rama. Dhe duke qenë kështu, atëherë Berisha pas “non grata” amerikane do të ishte mirë që të largohej vetë nga poli-tika se sa atë ta largojë PD-ja, në mënyrë që PD dhe Basha të marrin pushtetin. Nuk ka pse akoma Partia Demokratike të vazhdojë të mbetet peng i Sali Berishës dhe nuk ka pse të sakrifikohet PD-ja me kotësi dhe as si avokaturë politike as e Berishës dhe as e të tjerëve besnikë rreth tij, të cilët kanë mbetur akoma në të kaluarën dhe që kuj-tojnë me nostalgji përfitimet e privilegjet që ua dhuroi atyre Berisha e pushteti i tij si Nishanat, Patozat, Ristanat, sidomos LSI e Ilir Metës me të tjerët si ata. Nuk e di a është ndërgjegjësuar tashmë Partia Demokratike se Sali Berishës i ka ikur koha dhe duhet të perëndojë në kohën e ishëve. Tashmë e kaluara e tij nuk i vlen Partisë Demokratike, aq më keq kur koha e sundimit të tij rezultoi si një dështim i madh për demokracinë, për drejtësinë, për Shqipërinë dhe sidomos për

vetë Partinë Demokratike. Përderisa me “non grata” edhe SHBA-të e kanë dëbuar duke mos e lejuar atë që të hyjë në SHBA, atëherë nuk e di se çfarë pret PD-ja akoma më që e përkëdhel, i beson dhe rrezikon politikisht kot së koti kaq shumë për të. Berisha duhej të ishte vetëlarguar nga Partia Demokratike qysh kur Partia Demokratike humbi thellë Referendumin për Kushtetutën në vitin 1994, e cila ishte një ndëshkim i ashpër popullor kundër tij si President autokrat i Shqipërisë. Mosdëbimi në atë kohë i Sali Berishës nga PD-ja bëri të mundur që Sali Berisha i frikësuar për humbjen katastrofike që do e priste në zgjedhjet e majit të vitit 1996, ai bëri masakrën më të rëndë elektorale, vjedhjen, manipulimin dhe grabitjen e votave, gjë e cila më pastaj u parapriu ngjarjeve katastrofike të vitit 1997. Për keqqeverisjen autokratike dhe korruptive të dytë të tij të viteve 2005-2013 Berisha u ndëshkua shumë ashpër në zgjedhjet e vitit 2013. Dhe tashmë po prej pranisë dhe de fakto dhe të drejtimit të PD-së prej tij edhe pas vitit 2013, ku ai maskohet pasi formalisht duket sikur nuk e ka drejtuar PD-në, ky është edhe shkaku kryesor pse Partia Demokratike dhe Lulzim Basha nuk është sot Kryeministër i Shqipërisë. Ajo e cila është detyrim që Berisha të largohet përfundimisht edhe politikisht është shpallja e tij person “non grata” nga SHBA. Sekretari amerikan i shtetit Antony J. Blinken deklar-oi: :Sot unë po shpall publikisht “non grata” Sali Berishën, ish-President i Shqipërisë, ish-kryeministër dhe ish-anëtar i Parlamentit

për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion madhor”. Sipas Departamentit të Shtetit, në kapacitetet e tij si kryeministër në veçanti, Berisha “u përfshi në akte korruptive, të tilla si keqpërvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit të tij në përfitim per-sonal dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar te institucionet qeveritare dhe zyrtarët publikë”. Retorika e tij demon-stron gatishmërinë e tij për të mbrojtur veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politikë nga hetimet e pavarura dhe përpjekjet antikor-rupsion, shton deklarata. Bashkë me Berishën u dizenjuan si të tillë edhe bashkëshortja, Liri Berisha, i biri, Shkëlzen Berisha dhe vajza e tij, Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara. Pra nëse Partia Demokratike dhe Lulzim Basha përderisa besojnë dhe deklaro-hen si Partia shqiptare më pro SHBA-ve, PD-ja duhet ta marrë në konsideratë këtë deklaratë dhe nëse Berisha nuk largohet vetë nga PD dhe nuk dorëzon mandatin e deputetit atëherë Berisha duhet dëbuar nga grupi Parlamentar i PD-së dhe jo salla e Kuvendit të saj të thërrasë Berisha, Berisha, por do kishte qenë mirë që t’i thoshte Berishës, ik tani. Në sinkron me real-itetin e duhur e të domosdoshëm për largimin e Berishës dhe deklaratën “non grata” të SH-BA-ve pas dy ditësh së mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike erdhi reagi-mi dhe paralajmërimi tjetër i fortë nga Amba-sadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

Yuri Kim. Me anë të një postimi në rrjetin e saj Twitter, e cila dha një mesazhin që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duhet të distancohet nga e kaluara dhe kjo nënkupton distancim nga ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas saj duhet zgjedhur e ardhmja mbi të shkuarën. “Shumë diskutim këto ditë rreth historisë. Kur shohim përreth botës, shohim se e ardhmja u përket atyre që e kuptojnë historinë si një shkollë nga e cila duhet të nx-irren mësime- jo një mauzole ose, më keq, një burg që bllokon të gjallët në të kaluarën. Le të zgjedhim të ardhmen mbi të kaluarën”. Pra, ky është një paralajmërim vizionar dhe filozofik madje për të gjithë politikën shqiptare, për t’u ndarë nga historicizmat e mitet e rrejshme dhe se, po ta lexojmë dhe kuptojmë mirë të kaluarën duhet nxjerrë mësime prej saj dhe në rastin konkret mësimi është: distancimi dhe ndarja e Partisë Demokratike me të shkuarën berishiste, me pushtetin e me politikën e tij, e cila i përket së shkuarës, por që fatkeqësisht po përkeqëson, bllokon dhe pengon të ardhmen e PD-së dhe me këtë gjendje dhe pa distancimin nga Berisha dhe kompania rreth tij, PD edhe nuk vjen në pushtet ajo. Pra sot, PD nuk është në pushtet dhe Basha nuk është kryeministër prej Berishës dhe berishistëve, pavarësisht manipulimit e shitblerjes së votës. Basha tashmë me rizgjedhjen e tij si kryetar duhet të bëjë ngritjen dhe ripërtëritjen moderne të Partisë Demokratike, gjë e cila edhe do të bënte të mundur mbajtjen e zgjedhjeve te reja të parakohshme parlamentare dhe arritjen e fitores së saj.

Nga Bardhyl BEJKO

Ka një raport të përmbysur, kon-travers , mes ftesës së ka-

hershme të kryeministrit Edi Rama, drejtuar opozitës kryesore për bashkëpunim mes dy palëve të sistemit demokratik, pozitë-opozitë. Në realitet ftesa, është bërë shumë kohë para zgjedhjeve të 25 prillit. Atëherë nga lideri i opozitës së bashkuar, kjo ftesë u konsid-erua si lutje, frikë, përulje, bile qurravitje e kryeministrit në ikje ndaj kryeministrit në ardhje, Lulzim Basha, post që as e vinte në dyshim. Entuziazmi dhe fantazia ekstreme, joshja nga mbështetësit në terren të cilët nuk e njihnin fare opinionin qytetarë, nuk i dinin prirjet dhe qëndrimin që do mbanin në zg-jedhje, grumbull i stërmadh i opinionistëve e analistëve të medias së shkruar e asaj vizive, pothuaj gjithë militantët nga skaji më i largët i Shqipërisë deri në selinë qëndrore të PD-së, besimi i verbër për fitore të thellë, ishte i padiskutueshëm, bile mes aleatëve kishte filluar të ndahej torta e qeverisë dhe kishin nisur përçarjet që do thelloheshin sapo të ndahej pushteti sepse oreksi i të vegjëlve ua kalonte shumëfish të mëdhenjve. Uria për t̀ u ulur në tavolinën e qeverisë ishte ulëritëse, e papërmbajtur, gërryese. Pikërisht në këtë

Rama e fton për bashkëpunim, Basha i ofron bunkerizim!

ekstazë dhe entuziazëm që kapërcente çdo pritshmëri, pothuaj fitorja ishte noterizuar e vulosur ende pa u bërë zgjedhjet, kryemi-nistri Rama i drejtoi PD-së, ftesën për të ecur së bashku në rrugën e integrimit europian të vendit për të përballuar detyrat e mëdha që burojnë nga plani strategjik i zhvillimit të ekonomisë, mbrojtjes dhe tërë sektorëve jetikë të shoqërisë shqiptare në dekadat që vijnë. Shkurt ftesa përkthehet reflektim e paqe sociale. Ftesa vinte pas analizës së bërë për tri dekada, ku mes palëve poli-tike, pozitës dhe opozitës, janë konsumuar shumë energji, janë zhvilluar aq sherre, sa janë të mjaftueshme për tërë jetën. Nuk ka shqiptar që të mos kujtojë vitet e protestave pa ndërprerje apo çadrën e opozitës para godinës së Kryeministrisë, ku hidhte theme-let “Republika e Re”. Kthimin e Parlamentit në sallë ku dukej se luftonin gladiatorët dhe jo të zgjedhurit e popullit, burrat e zonjat e urta, të dëgjueshme dhe mbështetëse të qytetarëve që duhet të reflektojnë urtësi e besim, dashamirësi e bashkëpunim, debate të qytetëruara dhe jo beteja pa fund sikur gjenden përballë armiqsh që njëra palë të mos ekzistojë të shqyejnë njëri-tjetrin. Kujte-sa e qytetarëve tanë, është e ngopur me skena të llahtarshme, si ato të pushtimit të godinës qeveritare dhe asaj të Parlamentit, tempullit që cilësohet i shenjtë, simbol i unitetit të popullit. Vendi ku prodhohet demokraci dhe miratohen ligjet aq të nevojshme për t̀ u përa-

fruar me BE, destinacionin ku prej tridhjetë viteve luftojmë të arrijmë si shqiptarë. Nuk mund të harrohet fodullëku dhe intoleranca ekstreme e braktisjes së Parlamentit dhe zg-jedhjeve vendore, duke e kthyer opozitën nga opozitë parlamentare në parapolitike dhe paramilitare. Është fjala për fashën opozi-tare që ishte armatosur me të gjithë mjetet dhe ushtronte dhunë mbi institucionet. Për vite radhazi, shqiptarët, janë traumatizuar me skena lufte dhe shkatërrim të demokra-cisë. Sabotim të institucioneve dhe pengesa pafund të veprave të mëdha, duke nisur nga kopshtet për fëmijë, deri tek “Unaza e Mad-he” e Tiranës apo sheshi qendror, Pazari i Ri dhe çdo vepër publike për të cilën opozita gjykonte, jo sa do fitonte populli, po sa do rriteshin kredencialet e mazhorancës, sa do humbiste opozita nga ky përparim, duke e shndërruar vendin në shesh beteje, ku njëra palë kërkon t`i bëjë varrin tjetrës. Sa larg demokracisë, janë të tilla sjellje dhe shfaqje pa fund, të cilat e acarojnë situatën politike, demoralizojnë qytetarët dhe pengojnë reformat e thella, duke i kthyer ato në fushë betejash, ku në vend të zhvillimit i paraprihet sabotimit të ecjes përpara! Shqiptarët nuk kanë kohë as luksin të durojnë dhe të mbajnë mbi supe këtë lloj lufte të pakuptimtë. Ata nuk meritojnë sjellje të tilla të cilat e largo-jnë nga objektivi madhor për t`u integruar në familjen europiane. Veç të gjithave, kjo luftë e pakuptimtë që ka në themel pushtetin

dhe padurimin për të ardhur në qeveri, të gjitha energjitë i pikëzon në një kulm. Atë të pengesës së kundërshtarit për të realizuar programin politik dhe sabotuar arritje e objektivave që i ka vënë vetes mazhoranca, e cila është atje me votën dhe besimin e popullit. Është sovrani që i ndan pushtetet. Që përcakton pozitën dhe opozitën. Janë zgjedhjet e përgjithshme që të japin pushtetin dhe asnjë manovër tjetër apo mjet dhune aq më pak revolucionet alla opozitë shqiptare apo sipas praktikës Basha me kompani nuk sigurojnë asnjë gram pushtet. Përkundrazi të largojnë prej tij me shpejtësinë e dritës. Pikërisht nisur nga gjykimi se atdheu është i të gjithë shqiptarëve. Se para tij janë të barabartë, ata në pushtet edhe ata në opozitë. Se për zhvillimin e vendit, vërtet pushteti ka detyrën kryesore. Se përballimi i fatkeqësive natyrore është detyrë e shtetit dhe qeveria udhëheq tërë proceset. Se është detyrë e qeverisë të luftojë për të përballuar shkatërrimin që la pas tërmeti i nëntorit 2019 apo pandemia Covid-19 që kërkon angazhim tërësor dhe masa emergjente dhe të shumëanshme, është pushteti që ka pjesën e luanit të përgjegjësisë në për-ballimin e sfidave. Po kjo nuk përjashton opozitën nga detyrimet për të bërë bashkë Shqipërinë. Nuk ka punë vetëm të qeverisë. Dhe opozitës t`i mbetet vetëm si të sabot-ojë apo të pengojë. Nuk ka kuptim sistemi demokratik kur pushteti mbanë mbi supe gjithçka ndërsa opozita vë pengesa për të shtuar dështimet dhe penguar zhvillimin e ekonomisë, shëndetësisë, kulturës dhe tërë fushave të jetës së vendit. Pikërisht një ana-lizë e thelluar dhe përvoja shumëvjeçare në politikë e detyruan Edi Ramën të ftojë opozitën, të thërrasë Bashën të

GAZETA SOT E Shtunë 24 Korrik 2021 17

www.sot.com.alk o m e n t e & a n a l i z e

Nga Nuri PLAKU

Ibrahim Bufi është një nga personazhet historikë të zonës së Roskovecit, i cili ka dhënë një kontribut të spikatur patriotik në dy dekadat e para të shek. të kaluar. Kjo

periudhë e ngjeshur me lëvizje nacionaliste, fillon në këtë trevë me organizimin e çetave të para komite dhe zhvillimin e kryengritjeve madhore, të cilat çuan në shpalljen e pavarë-sisë sonë kombëtare.

Ibrahim Bufi u lind në vitin 1887 në fsha-tin Suk të rrethit të Fierit. Që në fëmijërinë e tij të hershme u angazhua në punët e rënda bujqësore dhe blegtorale të familjes derisa u rekrutua në shërbimin e detyrueshëm ush-tarak të Perandorisë Osmane. Kjo periudhë ndikoi ndjeshëm në aftësimin e tij luftarak dhe krijoi kontakte të gjera me lëvizjen komite të kohës, njohje me çështjen kombëtare që prop-agandohej ilegalisht në radhët e ushtarakëve shqiptarë dhe ndërgjegjësimin e tij patriotik. Kur u lirua nga shërbimi, situata politike në trojet shqiptare ishte mjaft e tensionuar dhe vendi ishte përfshirë në kryengritjet e njohura antiosmane të viteve 1911 – 1912. Kazaja e Be-ratit ishte qendra më e rëndësishme e lëvizjes antiosmane në gjithë Shqipërinë e Jugut. Kjo lëvizje ishte formësuar me krijimin e një serë çetave patriotike si, ajo e Islam bej Vrionit në Berat, çeta e Musa Hekalit në Mallakastër, çeta e vëllezërve Bektash e Hajredin Cakrani në Cakran, çeta e Ikonom Dhimës në Myzeqe etj. Në zonën e Roskovecit çeta e parë komite ishte formuar e udhëhiqej nga patrioti Hysni Toska që në vitin 1907. Në përbërje të kësaj çete përfshiheshin luftëtarë të disa fshatrave si: Luar, Siqecë, Kuman, Vidhishtë, Kurjan, Suk, Marinez, Strum, Belinë, Sheqishtë, Kuqar, Rusinjë etj. Pikërisht në këtë çetë u radhit edhe Ibrahim Bufi. Sipas dokumentave dhe dëshmive të ndryshme të transmetuara nëpër vite, sistemi i mobilizimit të luftëtarëve nëpër këto fshatra bëhej nëpërmjet personave të caktuar të cilët kryenin funksionin e një ko-mandanti njësie të atij fshati. Kështu p.sh. në Marinëz këtë funksion përfaqësimi e kryente Kostë Prifti, në Sheqisht Lil Pan Sheqishta, në Kuqan Qamil aga Kuqari, në Luar Kodhel Toska, në Kurjan Dervish Mino etj. Pikërisht këtë funksion kryente edhe Ibrahim Bufi në fshatrat Suk - Strum. Ai shfaqet që në fillimin e pjesëmarrjes së tij në çetën e komitëve si një organizator i aftë e luftëtar trim dhe shumë

Ibrahim Bufi, jehona historike e një patriotishpejt, krijoi rreth vetes një opinion të gjerë popullor, i cili e nderonte dhe e respektonte për aftësitë, devotshmërinë dhe kthjelltësinë e tij patriotike. Nga kujtimet e këtij luftëtari, mësojmë se mobilizimi i vullnetarëve në trevën e Roskovecit bëhej me kaçator (korri-er) dhe secili prej tyre jetonte në një gjendje gatishmërie të përhershme, sipas rrethanave dhe kushteve të kohës. Tek këta komitë ishte bërë traditë që krahas gatishmërisë së arma-timit personal, të mbahej rezervë edhe mielli i çyrekut (bukës së grurit), i cili gatuhej sapo merrej thirrja për luftë. Bashkë me pajisjet luftarake, ata merrnin me vete edhe “paguren e ujit e trastën me tre ditë bukë”. Në 23 korrik të vitit 1912 Ibrahimi mori pjesë në kuvendin e njohur të Sinjës. Bashkë me luftëtarët e tjerë ai kryente detyrën e mbrojtjes së këtij kuvendi aq të rëndësishëm për kohën. Pas Kuvendit, forcat patriotike shkuan në Risili dhe nga aty dërguan një komision në Vlorë, i cili i dërgoi memorandumin Portës së Lartë i njohur si “memorandum i Sinjës”. Ky mem-orandum mbështeste Librin e Kuq të Greçës dhe dëshmonte unitetin e forcave patriotike dhe përhapjen e gjerë të lëvizjes kryengritëse nga veriu në jug.

Mbas Risilisë, patriotët ju drejtuan Fierit, e çliruan atë nga forcat turke dhe vunë kon-trollin e tyre në qytet dhe gjithë Myzeqenë. Ndërkohë në Fier u krijua komanda e përg-jithshme për organizimin e Kryengritjes së Jugës, me komandant Zija Mulla Beratin. Nga kjo periudhë, korrik 1912 deri në ardhjen e Ismail Qemalit për shpalljen e pavarësisë, këto forca ishin prezente në gjithë trevën e Myzeqesë, ruanin qetësinë dhe siguronin ak-tivitetin e dendur diplomatik të udhëheqësve të kryengritjes, si në rastin e Kuvendit të Fierit mbajtur më 10 gusht 1912 nga Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi. Pas shpërthimit të Luftës Ballkanike, forcat e komanduara nga Hysni Toska, u rreshtuan në bregun e djathtë të lu-mit Seman gjatë së cilit ishte vendosur kufiri frontal për mbrojtjen e Vlorës nga avancimi i forcave serbe. Një dëshmi e tillë na vjen edhe nga kujtimet e patriotit Dervish Mino, të cilat gjenden në Arkivin e Shtetit Tiranë, “Më 1912 – shkruan ai, - si u shkatërrua ushtria turke nga ballkanasit, duke marrë vesh përpjekjet e jashtme të Ismail Qemalit për mëvetësinë e Shqipërisë, organizuam nji fuqi kundër ush-tërivet sërbe që ishte duke u afruar dhe kemi ruajtur lumin Seman në Jagodinë e Belinë

deri në ditën e ngritjes së Flamurit Kombëtar”. Këta muaj, Ibrahim Bufi ishte në radhët e këtyre luftëtarëve dhe ndërkohë kryente edhe detyrat e prapavijës, kryesisht me sigurimin e ushqimeve dhe veshmbathjeve për forcat e mobilizuara. Mbas shpalljes së Pavarësisë, Ibrahim Bufi, në përbërje të forcave të Hysni Toskës u angazhua në një serë aksionesh luftarake, kryesisht kundër forcave greke. Nga Janari deri në qershor të vitit 1913, ai qëndroi në frontin e Llogarasë për të ndalur avanci-min e këtyre forcave drejt Vlorës dhe dy ditë luftoi në luftën e njohur të Dukatit. Me këtë vetëmohim, Ibrahim Bufi u radhit në forcat vullnetare kundër andartëve grekë edhe në zonën e Përmetit, Ersekës dhe Skraparit. Vitet 1914 – 1916 ishin mjaft të vështira për vendin tonë, pasi në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut, vërshuan lukunitë e ujqërve të Haxhi Qamilit, të njohur si “dumbabistë”. Zona e Roskovecit bëri një rezistencë të vendosur kundër këtyre forcave të errëta e regresiste dhe Ibrahimi ishte një ndër protagonistët kryesorë të kësaj rezistence. Por kulmin e aktivitetit të tij patri-otik, Ibrahim Bufi e arriti në Luftën e Vlorës më 1920. Zona e Roskovecit u përfshi në këtë luftë me forca të mobilizuara nga komandanti i njohur Hysni Toska. Më 5 qershor me fillimin e sulmit kundër llogoreve italiane, këto forca morën pozicionin përgjatë fshatrave: Risili, Panaja e deri në bregdet. Ndërkohë, fitoret e para të forcave patriotike trokitën në disa zona. Një e tillë ishe edhe Kota, ku armiku kishte ngritur disa magazina dhe kishte grum-bulluar materiale të ndryshme ushtarake, ush-qime e veshmbathje. Këto materiale duheshin iventarizuar, përpunuar e vënë në dispozicion të luftës dhe për këtë kërkoheshin njerëz të aftë e kompetentë. Dhe midis luftëtarëve u zgjodhën dy persona të përshtatshëm për këtë detyrë, Ibrahim Bufi dhe Ali Gjiriti. Sipas një dokumenti të kohës, më 17 qershor, prefekti i Vlorës Qazim Kokoshi, iu dërgon një letër të dyve këtyre patriotëve, nëpërmjet së cilës ju kërkon të marrin në dorëzim magazinat e Kotës të çliruar nga forcat patriotike. “Z Ibrahim Bufi dhe Ali Gjiriti, - shkruan prefe-kti.- Zotnija juaj jeni të lutun të mirni përsipër magazitë që ndodhen në Kotë me ushqime e tjera të cilat janë në urdhër të prefekturës Vlorës. Do të keni nën urdhërin tuaj edhe një forcë prej 10 vetësh ta përdorni si për ruajtje ashtu edhe për çdo nevojë që të kini. Do të na lajmëroni rregullisht për punën që do të bënet

atje. Çdo send që do të dalë nga magazinat do të bëhet një urdhër nga ana e prefekturës. Do të keni një libër-defter ku do të shënoni që sot me radhë të gjitha teshat që ndodhen në magazinë të cilat me një listë të veçantë do të na tregoni veçanërisht.

Prefekti Vlorës Qazim Kokoshi”. Është i rëndësishëm fakti se prefekti radhit të parin në kërkesën e tij emrin e Ibrahim Bufit, krahas Ali Gjiritit, i cili ishte një figurë e njohur në rrethet patriotike të kohës. Mjafton të kujtojmë faktin se Ismail Qemali e kishte emëruar atë në vitin 1913, Komisioner të policisë në qytetin e Fierit dhe më vonë ai kishte vazhduar me një serë detyrash të tjera ushtarake. Por, në këtë letër, prefekti i drejtohet së pari Ibrahim Bufit, duke lënë të kuptojë rolin parësor që ka ai në kryerjen e kësaj detyre. Dhe ai e kreu atë me sukses, u kthye sërish në frontin e luftës dhe marshoi krenar ditën e fitores, bashkë me luftëtarët e tjerë të të njëjtit front.

Mbas Luftës së Vlorës, Ibrahim Bufi iu kthye sërish punëve bujqësore e blegtorale të familjes, duke bërë jetën e tij të thjeshtë dhe aq të nderuar, sa u bë shembull i krenarisë së hes-htur të banorëve të vendlindjes së tij. Ibrahim Bufi u nda nga jeta në vitin 1969 duke ruajtur deri në fund figurën e tij të lartë patriotike dhe duke gëzuar respekt e nderim të veçantë publik. Një vit më vonë, më 1970, në kuadër të 50 vjetorit të Luftës së Vlorës, Ibrahim Bufi u dekorua nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të RPSSH me medaljen e trimërisë. Në vitin 2012, në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, Ibrahim Bufi u vlerësua nga Këshilli i Bashkisë Roskovec me titullin e lartë “Qytetar Nderi i Roskovecit” me moti-vacion: “Për kontributin si patriot i shquar, luftëtar në çetën e Hysni Toskës, pjesmarrës në Kuvendin e Sinjës, i angazhuar me forcat mbrojtëse të këtij kuvendi. Ka qenë luftëtar aktiv në Kryengritjet e armatosura të viteve 1911 – 1912. Luftëtar në shumë përpjekje me andartët grekë në Përmet, Llogara e Tepelenë. Dekoruar pas vdekjes nga Kuvendi Popullor i Shqipërisë për merita Patriotike”. Ndërsa vitin e kaluar, Këshilli i Qarkut Fier e nderoi atë me titullin e lartë “Nderi i Qarkut Fier”. Kjo përmasë rritjeje lidhet ngushtë me gjurmët e pashlyera që ka lënë në kujtesën e brezave emri dhe vepra e paharruar e këtij patrioti dhe luftëtari të dy dekadave të para të shek. XX. Dhe i tillë do të mbetet përherë emri i tij, një jehonë e pashtershme historike.

shikojnë me syrin e bashkëpunimit marrëdhëniet e tyre në vitet që vijnë. Është e pafalshme kur opozita bëhet kategorik-isht mohuese e progresit. Kur nuk pranon asnjë lloj bashkëpunimi. Kur pengon me të gjitha mjetet çdo ndryshim në ekonomi apo në politikën e jashtme, të veprimtarive të qeverisë. Ftesa për bashkëpunim nuk është një thirrje që bëhet për të joshur kundërshtarët politikë. Nuk është lutje apo përulje. Është ftesë që buron nga logjika, si shqiptarë, banorë të të njëjtit vend qytetarët të Shqipërisë që na kanë lënë amanet të parët dhe brezi i sotëm duhet t`ua lërë atyre që vijnë Shqipërinë e së ardhmes. Tallja me ftesën e sinqertë të Ramës. Përbuzja dhe përpjekja për ta paraqitur atë si hipokrizi dhe përpjekje për të penguar aksionin opozitar. Frika se mos shpallet lidershipi në opozitë nëse i përgjigjet po ftesës si kapit-ullim përpara Ramës dhe largim nga beteja për të ardhur në pushtet. Ftesa nuk ka asnjë synim denigrues. Nuk i bëhet armikut, po bashkëkombësve. Është ftesë e shqiptarit ndaj shqiptarit për t’u bashkuar në përbal-

limin e sfidave të mëdha. Është ftesa për të gjetur rrugën si të arrijmë sa më shpejt në destinacion, në Europë. Është ftesa për të përqëndruar energjitë, jo për të bërë sherre pa fund, po për t`u marrë vesh me njëri-tjetrin. Edhe kombet që luftuan dhe derdhën gjakun e miliona njerëzve në luftrat botërore erdhi një moment që e gjetën nordin. U bënë bashkë përballë fatkeqësive që u kanë dalë përballë. Atëherë, a është normale që palët në Shqipëri të ngujohen secila në llogoren e vet në pritje të asgjësojnë njëri-tjetrin? Sig-urisht që jo. Ftesa për bashkëpunim, është emancipim. Nuk është ndarje përgjegjësi as joshje për të urtësuar palën kundërshtare. As për pacifizëm dhe heshtje përballë kor-rupsionit dhe vjedhjeve. Përballë harxhimit të buxhetit dhe mungesën e menaxhimit të burimeve financiare e njerëzore. Ftesa është qëndrim demokratik. E hapur. Emancipim. Është thirrje për transparencë maksimale. Është ftesë për balancim të pushteteve dhe zgjidhje të mëdha. Është lutje për t`u bërë bashkë në përballimin e objektivave të rëndësishme që dikton shekulli që jetojmë.

Po përbuzje dhe delegjitimim i ftesës për bashkëpunim dhe jo si kapitullim dhe jar-gavitje apo si përulje dhe pafuqi e qeverisë si një pushtet që nuk ka takat për të ecur në rrugën e zhvillimit është jo vetëm e pavend, por edhe fatkeqësi për palën që e trajton të tillë. Ftesës për bashkëpunim, Lulzim Basha, para se të rizgjidhej kryetar pas humbjes së thellë, iu turr me gjithë fuqinë. E anatemoi shumë rëndë. Sulmoi kryeministrin. E etike-toi lypës që kërkon të kopjojë programin progresiv të kryeministrit pretendent për të qeverisur. Shumë zhurmë e etiketime u dëgjuan. U gjykua se fliste kështu, se ishte para zgjedhjeve. Se do reflektonte sapo të arrinte të rizgjidhej. Po koha kaloi edhe pse u rizgjodh nuk ndryshoi. Përkundrazi mburret se shtatori do jetë revolucioni që do përmbysë Edi Ramën. Se do ta shikojnë në shtator mazhoranca si do ta përmbysi qever-inë Basha?! E të tjera slogane e mburrje që vrasin shpresën e tkurrin qytetarët, të cilët kërkojnë paqe e qetësi, zhvillim e progres në të gjitha fushat e jetës. Duket se qëllimi i Bashës dhe mbështetësve të tij në opozitë,

tërë atyre që qëndrojnë krah tij, gjithnjë e më shumë, fatkeqësisht në vend të bash-këpunimit dhe hapjes, në vend të mbështetjes dhe marrëdhënieve normale, pozitë-opozitë, i përgjigjen me bunkerizim, sulme pa fre e thirrje për rrëzim të pushtetit të fituar me votë në fillim vjeshtën që afron. Skena poli-tike në këtë prag fillim të legjislaturës së ar-dhshme, të mandatit të tretë qeverisës të Edi Ramës, përballë thirrjes për bashkëpunim e afrim për marrëdhënie transparente dhe bashkim të energjive për të zhvilluar Shqipërinë, Lulzim Basha dhe opozita në tërësi i përgjigjet me hermetizim dhe bun-kerizim. Ftesës për paqe e marrëdhënie, institucionale, transparente e në interes të qytetarëve, lidershipi i opozitës, Basha në radhë të parë, i kundërvihet me distancim dhe urrejtje, delegjitimim, kërcënim, akuza dhe betimin për përballje deri në asgjësim. Ftesa për bashkëpunim e Ramës merr çdo ditë përgjigje me hermetizim, bunkerizim, largim e distancim nga Lulzim Basha që i duket ftesa e Ramës si thirrje për dyluftim ndaj ai i ofron, përmbysje dhe asgjësim!

GAZETA SOT18 E Shtunë 24 Korrik 2021

k u l t u r e www.sot.com.al

Ndërtimet e reja, që mund të dëmto-jnë vlerat e qendrës historike nuk du-het të lejohen. Çdo ndërhyrje në Gjiro-

kastër duhet të jetë sipas ligjit...

Akademiku hartues i dosjes së Gjirokastrës në UNESCO thotë se duhen zbatuar ligjet

Grupi “Shega”, një album me këngë arbëreshe

Grupi muzikor arbëresh “Shega” do të publikojë albumin e parë me këngë më 6 gusht. Lajmin e bëri të ditur vetë grupi, ashtu si edhe datën e publikimit. Pjesë e këtij albumi pritet të jenë këngët “Drita”, “Lumturi” dhe “Arianne”, të cilat janë regjistruar gjatë muajit qershor në studio muzikore. Pesë të rinjtë arbëreshë nga nguli-mi “Hora e Arbëreshëvet” janë bërë bashkë në sajë

të pasionit për muzikën dhe për gjuhën e mëmës, të ruajtur prej gjashtë shekujsh. Arbëreshët të quaj tur edhe i ta -lo-shqiptarë, janë pakica etno-gjuhësore shqiptare vendosur historikisht në jug të Italisë. Janë emër-tuar si arbëreshë, pasi në kohën kur u larguan nga Shqipëria, ajo quhej Arbëri. Arbëreshët ruajnë të gjalla zakonet e tyre të pasura.

“Opera Jeans”, pjesë e kolonës “Opera Open Air”

TKOB shprehet se “Op-era Jeans” është një nga sukseset e kolonës “Opera Open Air”. Teatri Kom-bëtar i Operës dhe Baletit shkruan se tre vite më parë, në korrik 2018 “Op-era Jeans” u zhvendos nga Tirana në qytetet bregde-tare të Vlorës, Durrësit dhe Shkodrës, në kuadër të kalendarit “Opera Sum-mer Tour”. “Repertori me pjesët më të bukura, moderne, të kënduara

dhe orkestrale, muzika e Beatles dhe Ennio Mor-ricone jehoi në sheshet e qyteteve bregdetare të mbushura me vizitorë, tu-ristë e pushues”, shprehet Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit. Me orkestrën e madhe të TKOB pjesë e “Opera Jeans” ishin edhe artistët virtuozë Vike-na Kamenica, Armaldo Kllogjeri, Albana Leka, Nikola Kondakci, Renisa Lacka, etj.

Studentët e shkollës verore, për trashëgiminë në muze

Në Muzeun Historik Kombëtar u zhvillua një takim me studentët e shkollës verore të Gjuhës, Historisë dhe Civilizimit Bizantin dhe Trashëgimisë Kulturore Bizantine dhe Pasbizantine, në Shqipëri. MHK shkruan se studentët ndoqën leksionin e mba-jtur nga drejtori i muzeut dr. Dorian Koçi, me temë: "Trashëgimia kulturore bi-zantine dhe pasbizantine në Muzeun Historik Kom-

bëtar". “Përgjatë referimit, studentët patën mundësi të njiheshin me koleksione të çmuara të trashëgimisë bizantine si Epitafi i Gl-lavenicës, varrin e familjes së sevastit Mihal Sgura dhe portën monumentale të marrë nga manastiri i Shën Gjon Vladimirit. Studentët gjithashtu patën mundësi të dëgjonin një kumtesë nga bizantologu dr.Kosta Giakoumis”, shprehet MHK ndër të tjera.

Emin Riza: Ministria e Kulturës të kryejë detyrën për Gjirokastrën, të mos lejohen ndërtimet

që mund të dëmtojnë vlerat historikeJulia VRAPI

Ndërtimet që mund të dëmtojnë vlerat e qendrës historike të Gjirokastrës nuk

duhet të lejohen nga Ministria e Kulturës. Kështu shprehet akademiku Emin Riza, një-kohësisht dhe hartues i dosjes së Gjirokastrës për në UNE-SCO, i cili kundërshton dhe projektin Bypass. Sipas tij, për ndërtimet e reja që bëhen në qendrën historike përgjegjësia është e Ministrisë së Kulturës. “Nuk lejohet asnjë ndërtim i ri në qytetin muze të Gjirokastrës, ashtu si në të gjithë monumen-tet e veçantë dhe bashkësitë e monumenteve të kulturës. Unë nuk jam për atë Bypass në Gjirokastër. Ministria e Kulturës ka përgjegjësi për Byppas në Gjirokastër, por në radhë të parë e ka Instituti i Monumenteve të Kulturës ”, shprehet akade-miku Riza, i cili dhe më parë e ka kundërshtuar këtë projekt. Në reagimin e tij për qendrën historike të Gjirokastrës, akade-miku Emin Riza vijon më tej se Ministria e Kulturës duhet të kryejë detyrën që i takon, por gjithmonë çdo ndërhyrje duke qenë në zbatim me atë që lejon ligji. “Unë jam specialist dhe ministria nuk është specialiste. Gjirokastra do të funksionojë me atë rrjet rrugor që ka, flas për Gjirokastrën zonë muze dhe zonë të mbrojtur. Ministria e Kulturës të kryejë detyrën që i takon. Ministria më ka marrë dhe më ka vënë në atë detyrë që më ka vendos, dhe duhet të më dëgjojë mua si specialist. Unë si specialist them atë që thonë ligjet për qendrën historike, nuk e kam shpikur unë”, vijon më tej akademiku.

Ansambli folklorik “Tirana” merr pjesë në “International Folk Festival Tirana”, që nisi mbrëmjen e 22 korrikut të amfiteatri. Ansambli folklorik “Tirana” është përfaqësues i Shqipërisë në “International Folk Festival Tirana”, pjesë e “FI-DAF Ëorld” një ndër Federatat e Festivaleve Ndërkombëtare të Kërcimit më të mëdha në botë, me 83 shtete anëtare. Me koncerte te amfiteatri i Tiranës, ansambli “Tirana” garon mes 10 ansambleve vallesh nga bota. Në festival ansamblet për-faqësojnë 10 shtete të ndryshme si Meksika, Kameruni, Po-lonia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Greqia, Shqipëria dhe Mali i Zi. Koreograf i ansamblit “Tirana” është Sedmir Memia, kostumografe Edlira Sula, Raimonda Hamzaj, Fatjona Cilaj, formulues muzikor Milen Nikolla, drejtues orkestre Dashamir Gega. Pas mbrëmjes së të enjtes dhe të premtes, ansambli “Tirana” do të jetë në skenë dhe në datën 24 korrik ora: 20:00, ku hyrja është e lirë. Valltarë janë Megi Duka, Sara Koçi, Sil-va Brahimataj, Luisa Dinellari, Ester Koni, Marsida Gjonpapaj, Katerina Konini, Kejsi Koxhaj, Guina Tarexhepi, Enkeleda Agolli, Aneda Lusha, Sedmir Memia, Erdet Miraka, Mario Bali, Stiv Osmanaj, Xhoni Spahi, Mari-glen Domi, Matia Shehi, Samuel Myrteli, Alfons Nikolli, Endri Koceku. Orkestra është me artistët Nurije Myfari, Ada Zala, Dashamir Gega, Ilir Neziri, Ilir Bega, Todi Dori, Mark Kakusi, Sazan Duma, Endrit Maloku. Ansambli folklorik “Tirana”, ky grupim artistësh të rinj përfaqësohet në këtë festival të rëndësishëm nga valle të trevave të ndryshme të Shqipërisë, valle nga Shqipëria e Mesme, nga Shqipëria e Jugut dhe nga Shqipëria e Veriut. Ky festival, i cili organizohet për herë të parë në Tiranë, është një organizim i “FIDAF Alba-nia”. Ansambli “Tirana” është i vetmi entitet gjithëpërfshirës i këtij lloji në rajon, dhe një aset i rëndësishëm kulturor për kryeqytetin dhe jo vetëm.

Gjirokastra në UNESCO për vlerat

Në reagimin e tij akademik Emin Riza është kundër çdo ndërhyrje, që mund të shkak-tojë dëm sipas tij në qendrën historike të Gjirokastrës. Ai thotë se Gjirokastra nevoja do të ketë sa të jetë jeta, por nuk do të ndryshojë. “Po ato rrugë që ka ato do të ketë. Ne duhet të zbatojmë ligjet. Ndërtimet e reja, që mund të dëmtojnë vlerat e qendrës historike nuk duhet të lejohen. Çdo ndërhyrje në Gjirokastër duhet të jetë sipas ligjit për të ruajtur trashëgiminë kulturore”, vijon më tej Riza. Akademiku Emin Riza shpre-het se ndër vite nga Ministria e Kulturës nuk është bërë sa duhet për qendrën historike, ku dhe banesat monument kulture

kanë probleme. “Gjirokastra u fut në UNESCO për vlerat e jashtëzakonshme historike arkitektonike dhe urbanistike. Por ndër vite Ministria e Kul-turës për qendrën historike dhe ruajtjen e vlerave ka bërë shumë pak. Specialistët kanë të drejtë, sepse duhet të ndërhyhet më shumë për restaurimet e banesave”, vijon akademiku. Në lidhej me projektet që janë në Gjirokastër, akademiku Riza thotë se ka munguar një ftesë për të qenë në ministri për të diskutuar. “Mua ministria nuk më ka thirrur, ata e dinë që unë flas”, vijon Riza. Më 15 korrik të vitit 2005 Gjirokastra u përfshi në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, e vlerësuar për arkitekturën, historinë dhe tra-ditën e saj.

Ansambli “Tirana”, në konkurrim në “International

Folk Festival Tirana”

GAZETA SOT E Shtunë 24 Korrik 2021 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Ja çfarë sjellin librat më të fundit nga shtëpia botuese “Dituria”

“DITURIA” sjell në shqip “Katitzi” dhe “Katitzi dhe qeni Suing”, dy libra klasikë për fëmijë nga shkrimtarja suedeze Katarina Taikon

Jam krenare që jam shqiptare, kështu u shpreh këngëtarja shqiptare me famë botërore,

Dua Lipa gjatë vizitës së saj në Tiranë. Të premten Dua Lipa e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj inspektoi punimet për rindërtimin e “Kopshtit 42” në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Gjatë vizitës në Tiranë, Lipa u shpreh dhe për punën për kopshtin. “Kopshti ka për të qenë shumë i bukur. Po ndihem shumë krenare që “Sunny Hill Foundation” ndi-hmoi për realizimin e kopshtit. Me shpresë të shohim më shumë gjëra të mira për vendin tonë. Jam

shumë krenare që jam shqiptare dhe me çfarëdo ndihme që mund të ndihmoj, jam shumë e nderu-ar”, u shpreh ndër të tjera Dua. Këngëtarja shqiptare do të finan-cojë mobilimin e plotë të kopshtit, me kapacitet 300 fëmijë, ndërsa godina po ndërtohet me ndihmën e Fondit të Katarit. Dua gjithashtu përmes një postimi në Instagram të premten bëri të ditur se “Sunny Hill Kindergarten” do të hapet në shtator të këtij viti për 300 fëmijë. “Një nder të jem sot në Tiranë - Shqipëri për të parë punën e ndër-timit të “Sunny Hill Kindergarten” në qendër të qytetit. Pas tërmetit në 2019 dhe me gjithë ndihmën e

juaj duke blerë bluzat tona “Lutu për Shqipërinë” që krijova me mi-qtë e mi @bondnyc, unë dyfishova fondet që mblodhëm dhe ato para do të shkojnë drejt mobilimit të gjithë këtij kopshti për 300 fëmijë. Jam mirënjohës që jam këtu për këtë sot me familjen dhe miqtë e mi. Faleminderit kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bash-kisë Erion Veliaj për të gjithë ndihmën tuaj gjatë këtij procesi. Hapja 15 shtator 2021. Falemind-erit Shqipëri”, ka shkruar Lipa në postimin e saj. Dua Lipa në Tiranë u prit në takim dhe nga kryeministri Edi Rama. Kryemi-nistri i uroi Dua Lipës të rrojë e

të mbretërojë 100 vjet në fronin, ku është ulur. Por dje, Lipa u prit në një takim dhe nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj. Kryebash-kiaku Veliaj i dhuroi këngëtares së famshme një targë simbolike “Dua 100”, kapelen e gruas ti-ronse, si dhe diskun muzikor me

këngë popullore të Shqipërisë së mesme, realizuar në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, “Tirana 100”. Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa mbërriti në Shqipëri e shoqëru-ar nga prindërit, Dukagjin dhe Anesa Lipa, si dhe i fejuari i saj, Anwar Hadid.

Këngëtarja Dua Lipa viziton Tiranën: Jam krenare, që jam shqiptare

Katarina Taikon (1932-1995), e quajtur shpesh Katitzi, është një nga gratë më të rëndë-sishme në historinë moderne

suedeze. Lindi në një familje rome, që jetoi dhe u end nëpër Suedi në kohën kur qeveria zyrtare suedeze i trajtonte keq “ciganët”, me qëllim që këta ta braktisnin vullnetarisht vendin. Asnjëherë nuk u lejohej të qëndronin në një vend më gjatë se tri javë, edhe nëse ishte dimër, e megjithëse babai Taikon u përpoq disa herë t’i regjistronte të bijat në shkollë, Katarina mundi të ulej në bankë vetëm kur ishte 13 vjeçe. Fëmijëria e Katarinës kaloi kështu jo me pak vështirësi, të de-tyruar të punonin të gjithë për të siguru-ar jetesën dhe duke vuajtur çdo ditë e më shumë diskriminimin dhe përjashtimin. Në vitin 1963, Katarina shkroi librin e parë, “Gruaja cigane”, i cili shpejt u pasua edhe nga të tjerë, përfshirë këtu serinë autobiografike për fëmijë e të rinj me titull Katitzi (me 13 libra, shkruar në pe-riudhën 1969-1980), që e bëri të famshme dhe të dashur për lexuesin në të gjithë Europën. Vetë seria, forma e historive personale, stili dhe humori i librave të kujtojnë traditën e librave suedezë për fëmijë. Por temat që ata trajtojnë shko-jnë përtej kufijve të botës së fëmijëve. Rrëfimet e përvojave të përditshme të personazhit kryesor, Katitzit, ngrenë shumë çështje serioze me të cilat romëve u është dashur të përballen në shtetin suedez të mirëqenies, duke përfshirë pa-mundësinë për arsimim dhe strehim, si dhe pabarazinë. Ndryshe nga pjesa më e madhe e veprave letrare të shkrimtarëve romë, seria Katitzi e Katarina Taikon është bërë pjesë e letërsisë së traditës dhe renditet mes klasikëve për fëmijë në Suedi. Katitzi është një nga personazhet më të rëndësishme në letërsinë suedeze për fëmijë - si Pipi Çorapegjata e Astrid Lindgrenit apo Nils Holgersoni i Selma

Lagerlöfit, dhe tani konsiderohet si një libër që duhet lexuari nga çdo fëmijë.

Dy vëllimetNga kjo seri, “DITURIA” ka botuar deri

tani dy vëllime: “Katitzi”, pjesë e projektit “Udhëtim në kohë dhe vende të ndryshme me mjeshtër të letërsisë europiane”, me mbështetjen e programit Europa Krijuese të Bashkimit Europian, dhe “Katitzi dhe qeni Suing”, të përkthyer me mjeshtëri nga Sokol Demaku. Gazmore dhe plot kureshtje për botën, Katitzi është një vajzë rome tetëvjeçare. Ajo është heroina e shtëpisë së fëmijës ku jeton, e gatshme të sfidojë kujdestaren e rreptë. Gjithçka ndryshon ditën kur, papritur, babai vjen

për ta marrë. Katitzi zbulon se ka një familje të madhe, që jeton në një rimorkio, vesh rroba si në përralla, luan në violinë e u bie tambureve dhe drejton një park të vërtetë argëtimi! Fillon kështu jeta e saj e re, plot të papritura të mrekullueshme, por edhe me shumë mundime e peripeci, që ajo e ka të vështirë t’i kuptojë. Së bash-ku me motrat, Rozën dhe Lenën, Katitzi duhet të punojë çdo ditë dhe të kujdeset për motrat e vëllezërit më të vegjël, të lindur nga martesa e dytë e babait me një suedeze, që di vetëm të ankohet dhe të japë urdhra. Po pse nuk mund të jetojnë në një shtëpi të vërtetë? Të ndalen në një vend pa i dëbuar? Pse të mos shkojnë

në shkollë si gjithë fëmijët e tjerë? Pas suksesit në vitet 1970, seria ka fituar sërish zemrat e lexuesve falë aftësisë për të rrëfyer për paragjykimet dhe përjash-timet, në këndvështrimin e pafajshëm e të gjallë të një fëmije. Dy libra tërheqës dhe emocionues, që të bëjnë të qash e të qeshësh, që falin kënaqësi dhe që u përsh-taten moshës, ëndrrave dhe shpirtit aven-turesk të fëmijëve. Sepse veç peripecive dhe vështirësive, ka edhe shumë gëzim e dashuri në jetën e përditshme të Katitzit.

Në vitin 1963, Katarina shkroi librin e parë, “Gru-aja cigane”, i cili shpejt u pasua edhe nga të tjerë,

përfshirë këtu serinë auto-biografike për fëmijë e të

rinj me titull Katitzi (me 13 libra, shkruar në periud-

hën 1969-1980), që e bëri të famshme dhe të dashur për lexuesin në të gjithë

Europën. Vetë seria, forma e historive personale, sti-li dhe humori i librave të

kujtojnë traditën e librave suedezë për fëmijë....

“KATITZI DHE QENI SUING”KATARINA TAIKON

PËRKTHEU: SOKOL DEMAKU120 F., 600 LEKË

“KATITZI”KATARINA TAIKON

PËRKTHEU: SOKOL DEMAKU172 F., 700 LEKË

GAZETA SOT20 E Shtunë 24 Korrik 2021

SOTSOT sport www.sot.com.al

Çfarë mund të thuash për një skuadër që mposhtet nga kam-pionët e një prej kampionateve më modeste në të gjithë botën siç është ai i Andorrës…..I ma-dhi Roland Trebicka, në rolin e Jovan Bregut tek telekomedia e famshme “Pallati 176”, kur e py-etën si vajti, u përgjigj: Mysybet vajti! Durrsakët u mundën 0-2 dhe kanë tani vetëm shanse te-orike për të kaluar turin. Por me lojën që zhvilluan, problemet e brendshme dhe natyrisht mung-esën e vlerësimit e të seriozitetit ndaj rivalëve sjellin vetëm disfata.

Duke bërë një krahasim të lëvizjeve në merkaton e zhvilluar deri më tani, rezulton se Dina-mo ka bërë blerje dukshme më cilësore, kurse Vllaznia ka grupin më të mirë. Në fakt, dDuke parë këtë listë me emra të larguarish dhe të afruarish, mund të konklu-dohet lehtë se afrimet janë shumë më cilësorë se largimet dhe këtë e vërtetojnë CV-të e lojtarëve. Pra, Dinamo po përforcohet me lojtarë që kanë përvojë në Superiore, kanë krijuar një profil të tyrin të suksesshëm dhe janë në gjendje të bëjnë diferencën e pritshme.

Shimizu S-Pulse, ekip japon-ez, edhe zyrtarisht ka konfir-muar transferimin e lojtarit të Kosovës, Benjamin Kololli. “Jemi të kënaqur t’iu informojmë se Benjamin Kololli ka vendosur të bashkohet më një transferim të plotë. Përveç kësaj, Kololli është planifikuar të hyjë në Japoni sot me 23 korrik dhe do të bashko-het me ekipin pas një periudhe karantine prej 14 ditësh, e cila menaxhohet nga J League”, shkruhet në njoftim. Kololli ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me klubin japonez.

FAKTIShkodranët skuadër me vetëbesim, mund të shfrytëzojnë fushën për të realizuar qëllimin

Adriatik BALLA

Padyshim që Vllaznia po ten-ton të bëjë një diferencë në kampionatin shqiptar dhe shenjat po i jep me prezan-

timet e saj në Europë, një prezencë që vjen pas shumë vitesh shkëputje. Përmbysja spektakolare që i bëri Shiroki Brijeg një javë më parë në turin e parë eliminator të Ligës së Konferencës, e kanë bindur Vl-lazninë se të njëjtën gjë mund të bëjë edhe ndaj Ael Limasolit të Qipros në këtë raund të dytë të Cobference League. Edhe pse humbi ndeshjen e parë 1-0, të luajtur mbrëmjen e së enjtes në Qipro, sërish Vllaznia beson dhe ka shpresë të madhe që mund të kalojë në raundin e tretë. Natyrisht nuk do të jetë e lehtë, por shkodranët e kanë të freskët prece-dentin e përmbysjes së madhe, që e realizuan në stadiumin e tyre mitik “Loro Boriçi” javën e kaluar. Në fakt, Vllaznia u largua nga Limasoli me një humbje minimale 1-0 përballë AEL-it, një rezultat jo i keq. Shkod-ranët u ndëshkuan në fundin e pjesës së parë, megjithatë limituan dëmet dhe një humbje e tillë min-imale u jep shanse për kualifikim kuqebluve të Brdariç. Ndeshja e së enjtes së ardhshme në Shkodër do të jetë zjarr me një “Loro Boriçi” i gjithi në mbështetje të Vllaznisë. Gjithçka

është e hapur dhe e vetmja notë negative ka të bëjë me kartonin e verdhë të Xhurxheviç, heroi i fitores 3-0 ndaj Shiroki Brijegut, i cili nuk do të jetë në takimin e kthimit kundër AEL-it. Pra kjo do të jetë një mungesë e rëndësishme për skuadrën shkod-rane, por besohet se trajneri Thomas Bërdariç do të dijë ta menaxhojë si duhet takimin dhe t’i japë Vllaznisë rezultatin e pritur, pra atë rezultat që i mundëson kalimin e turit.

Pikat e forta të VllaznisëNjë nga pikat e forta të Vllaznisë

është portiere Zogoviç, i cili në ndeshjet e luajtura në Europë veçanërisht, ka treguar se është i denjë për fanellën kuqeblu, duke mbuluar mjaft mirë detyrat e tij.

Edhe në duelin e parë të këtij raundi të luajtur në Qipro ndaj Ael Li-masolit, portiere u tregua i saktë në veprimet e tij, duke i dhënë garanci portës shkodrane. Pra, Zogoviç është një nga pikat e forta të kësaj Vllaznie. Një tjetër pikë e fortë e skuadrës shkodrane është dyshja e sulmit Dilaver-Latifi. Në fakt, titular më efikas është treguar Xhurxheviç, porn ë mungesë të tij në ndeshjen e radhës Vllaznia do të detyrohet t’u besojë lojtarëve të tjerë, kështu që dyshja Dilaver-Latifi mund të luajë nga fillimi. Ish-sulmuesi i Skënder-beut dhe Pushkash Akademi nuk ka ardhur ende në formën e tij më të mirë, por mund të bëjë si duhet de-tyrën në sfidën e ardhshme. Prej tij

Humbjet në futboll ndodhin, i ndodhin edhe Partizanit. Kjo pasi cilësia e kundërshtarit është e tillë që nuk lë vend për interpretim ndryshe dhe bën diferencë në fushën e lojës. Kështu, pas humbjes së parë 3-0, Partizani është praktikisht i eliminuar nga Conference League, diçka që pritej që në çastin kur shorti i vendosi për-ballë Bazelin. Diferencat në “St. Jakob Park” ishin të dukshme edhe pse “demat” u munduan

të rezistonin duke aplikuar një lojë mbrojtëse, helvetët ishin të qetë, me vetëbesim dhe të saktë, duke shfrytëzuar edhe gabimet e vetë lojtarëve të kuq. Shumë vlerësime për mundin e demave, por në fund ajo që ishte e parashi-kueshme ndodhi, fitoi skuadra me më shumë cilësi e përvojë në kompeticione të tilla. Fakt është se Partizani nuk ka një grup aq cilësor sat ë matet me nënkampionët e Zvicrës.

Niveli i kampionatit helvet është shumë më i lartë se i Kategorisë tonë Superiore dhe vlera e lojtarëve shumë më e madhe. Disa element cilësorë si portier Hoxha e ndonjë tjetër nuk mund të bëjnë diferencën përballë një kundërshtari që është i gjithi kualitativ. Pra, forca e Partizanit deri këtu shkon. Që në hedhjen e shortit, kur u mësua emri i Bazelit, askush nuk kishte dilema se zviceranët ishin favoritë.

Europa/ Partizani, përballë Bazelit, “demat” humbën që në short

Durrsakët, zhgënjimi më i madh i skuadrave shqiptare në Europë

Emrat spikasin te Dinamo, grupi merr rëndësi tek Vllaznia

Kololli prezantohet në Japoni tek

Shimizu S-Pulse

LËVIZJA

MERKATO

Vllaznia kthehet nga Qipro me besim, shpreson mrekullinë në “Loro Boriçi”

pritet shumë më tepër, sidomos kur e krahason me performancën fan-tastike që ka pasur me Skënderbeun në Europë, ku edhe u bë i njohur e madhe fitoi dhe ftesë në Kombëtare. Gjithsesi, shpirti i Vllaznisë është grupi dhe tek grupi janë shpresat e mëdha. Kësaj i mëshon edhe trajneri Thomas Bërdariç, i cili mund të llog-aritet edhe si një nga pikat e forta të skuadrës shkodrane. Zgjedhjet që ai ka bërë në krye të skuadrës kanë qenë zgjedhje special dhe të frytshme, prandaj besohet se ai do ta zgjidhë si duhet ndeshjen e kthimit me Ael Limasolin, duke tentuar të bëjë përmbysjen e madhe në duelin e dytë me qipriotët, njëlloj sic bëri me Shiroki Brijeg.

Një fitore dhe tri humbje ishte bilanci i ndeshjeve të para të raundit të dytë në Con-ference League për skuadrat shqiptare, një raund që pati anët pozitive, por pa diskutim edhe negative. Laçi i’a doli të triumfonte 1-0 ndaj Universitatea Craiovës duke gjunjëzuar një skuadër që ka një buxhet shumë më të lartë se bardhezinjtë dhe një vlerë në merkato rreth 24 mln euro më shumë se kurbinasit, që treguan se futbolli nuk luhet vetëm në shifra, por edhe në fushë. Një gol i Dejan Zarubicës, i ardhur nga një pasim perfekt i Lushkjes ishte i mjaftueshëm për të siguruar fitoren në ndesh-jen e parë dhe natyrisht që asgjë nuk ka përfun-

duar, pasi do të duhet shumë djersë e vuajtje për të marrë kualifikimin, megjithatë nuk ka asnjë dyshim që kurbinasit po kalojnë një moment të jashtëzakonshëm forme dhe shanset janë për të shkuar më tej. Pra, Laçi fitoi, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kalimit në turin tjetër, ndërsa trajneri Shpëtim Duro u shfaq mjaft i kënaqur me performancën e kurbinasve, por bëri apel për përqendrim, sepse asgjë nuk ka përfunduar ende. “Një fitore 1-0 ndaj një skuadre e cila deri në fund ka luajtur për titullin kampion në Rumani, mendoj se është një sukses i jashtëzakonshëm. Rezultati është pozitiv, por patjetër çdo gjë është e hapur

për ndeshjen e kthimit, që gjithashtu duhet ta vlerësojmë maksimalisht. Kundërshtarët nuk krijuan rrezikshmëri në portën tonë, me përjashtim të një rasti në pjesën e parë. Ne nga ana tjetër mund të bënim më mirë në daljet në kundërsulm, pasi mund t’i vinim në vështirësi disa herë, megjithatë fituam dhe tani duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër”, theksoi Duro. Në fund ai komentoi lojën e grupit dhe rolin e ndonjë elementi të vecantë. Në përgjithësi të gjithë kanë luajtur mirë, kanë zbatuar detyrat, se këto janë ndeshje të tilla që nëse do të çedojë një ose dy lojtarë, të krijojnë problem”, nënvizoi ai.

Laçi me staturë në Europë, por trajneri Duro qëndron me këmbë në tokë

Edhe pse humbi ndesh-jen e parë 1-0, të lu-ajtur mbrëmjen e së enjtes në Qipro, sërish Vllaznia beson dhe ka shpresë të madhe që mund të kalojë në raundin e tretë. Nat-yrisht nuk do të jetë e lehtë, por shkodranët...

GAZETA SOT E Shtunë 24 Korrik 2021 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

U përurua dje shtatorja e Fadil Vokrrit. Vendosja e shtatores pranë stadiumit të Prishtinës është bërë pikërisht në ditëlind-jen e 61-të të ish-legjendës së futbollit kosovar. Zbulimin e shtatores e ka bërë kryeministri, Albin Kurti, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, kryetari i tifozëve Dardanët, Luli Berisha dhe djali i legjendës së Fadil Vokrrit, Gramozi. Shtatorja është vendosur në hyrje të sta-diumit, që po ashtu mban emrin e Vokrrit.

Empoli ka njoftuar ditën e sotme se brenda skuadrës kanë rezultuar 6 futbollistë pozitivë në testet e zhvilluara në qendrën mjekësore të skuadrës. Tek Empo-li aktivizohet mesfushori shqiptar Nedim Bajrami dhe nuk dihet nëse mesfushori kuqezi është një prej të infektuarve. Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e Empolit, e cila gjithashtu braktisi stërvitjen duke izoluar lojtarët e prekur me Cov-id-19 dhe anuloi miqësoren që do të luante me rivalët e Kuoiopelit e parashikuar për tu luajtur ditën e nesërme.

Granit Xhaka është afër trans-ferimit te Roma. Mediat angleze kanë raportuar të premten se klu-bi italian ka nisur bisedimet me skuadrën e Arsenalit për ta blerë kartonin e mesfushorit. Roma thuhet se u ka ofruar 17 mln euro dëmshpërblim londinezëve për t’i siguruar shërbimet e Xhakës. Klubi italian ka arritur marrëve-shje personale me Xhakën, i cili është pajtuar të nënshkruajë kon-tratë deri në vitin 2025 me klubin nga kryeqyteti i Italisë. Xhaka te Roma pritet të fitojë rreth 2.1 mln euro në sezon.

FAKTISulmuesit e rinj kuqezi po japin shenja se janë gati të marrin përgjegjësi në Kombëtare

Adriatik BALLA

Në shtator rikthehen ndesh-jet eliminatore të Kupës së Botës “Katar-2022”. Siç dihet, Shqipëria ka

në grup Anglinë, Poloninë, Hun-garinë, Andorrën dhe San Marinon. Me këtë dy të fundit, në ndeshjet e para, përfaqësuesja jonë ka fituar dhe ka 6 pikë, kurse me Anglinë ka humbur në Tiranë. Në shtator na presin duelet e vështira me Poloninë dhe Hungarinë që janë dhe rivalët direkt për pozitat në grup, prandaj kërkohet përgjegjësi dhe përgatitje e lartë për duelet e vështira. Një nga problemet e përfaqësueses tonë gjatë viteve të fundit ka qenë mung-esa e një bomberi, pra e një sulmuesi “race”, që të mundësojë apo jetësojë aksionet e skuadrës. Ky problem ka shqetësuar edhe trajnerin Edi Reja, i cili prej disa muajsh po monitoron klubet europiane ku luajnë të rinj shqiptarë, për të gjetur lojtarët e dëshiruar. Në kushtet kur Cikalleshi po plaket, kur Balajt i mungon vazh-dimësia dhe Sadiku gjithnjë e më shumë po bëhet i padobishëm, Rejës i del detyrë të angazhojë të rinjtë dhe këta të fundit kanë dhënë shenja se mund të marrin përgjegjësi. Manaj, një tregolësh me Barçën

zgjon iluzione të fortaRei Manaj shënoi një tregolësh

në një miqësore të para pak ditëve që zhvilloi skuadra e madhe e Bar-celonës. i harrua tek Barça 2, Manaj i duhej të tregonte forcë në mo-mentin e duhur dhe e bëri. Mjaftoi kjo performancë që në adresë të tij të mbërrinin oferta nga klube të ndryshme, madje dhe nga klube të Serisë A, sikurse është Sasuolo. Lojtari kërkon një shans të madh rikthimi dhe potenca e tij nuk vihet në diskutim. Në këtë kuadër, nuk është rastësore ftesa që i vjen nga trajneri Reja, sepse tekniku veteran e ka kuptuar që Manaj mund të bëjë gjërat e duhura në momentin e duhur. Uzuni shkëlqen në Champions,

pikë e fortë edhe si kuqeziMyrto Uzuni nuk kja marrë atë

që meriton në Kombëtare dhe ky

është fakt, por ai mbetet futbollist në fokusin e trajnerit Edi Reja. 4 golat e shënuar në dy ndeshjet e fundit të Ferencvaroshit në Champions, një assist dhe natyrisht shpirt lideri, tregojnë se Uzuni është maturuar dhe mund t’i besohet formacioni titullar në përfaqësuese. Një lojtar i këtij kalibri, që shënon, asiston dhe natyrisht luan rregullisht me ekipin e tij, madje deri në fazën e grupeve në Champions, e meriton këtë shans dhe Reja tani është para përgjegjësisë.

Broja, kontrata 5-vjeçare me Çelsin i thotë të gjitha

Një tjetër lojtar i sulmit të Kom-bëtares, nga të rinjtë, Armando Broja, është gati të marrë përgjeg-jësi, madje ai e ka treguar veten tek moshat dhe është i konfirmuar

Shqipëria dhe Kosova par-akaluan dje në paradën fes-tive të prezantimit të ekipeve pjesëmarrëse në Lojërat Ol-impike Veriore Tokio-2020, ku ra në sy performanca fantas-tike e delegacionit, me veshje të goditura dhe me flamurin kuqezi mbajtur prej spor-tistëve Briken Calja dhe Luiza Gega. Për Kosovën, flamurin e mbanin Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova. Siç thamë, në parakalimin tradicional, që

bëjnë sportistët, ishte dhe grupi i Shqipërisë. 8 sportistë nga 9 në total dhe vetëm 6 zyrtarë (për shkak të kufizimeve për parandalimin e pandemisë), kanë parakaluar ne Stadiumin Olimpik të Tokyos, ku kanë valëvitur flamurin kombëtar. Kuqezinjtë do të synojnë një paraqitje sa më dinjitoze në këto lojëra olimpike. Por nuk është vetëm kjo. Janë 9 spor-tistë, ku secili ka objektiva të marrë maksimumin. Në bazë

të rezultateve, shpresat janë tek sportistët elitarë si Briken Cal-ja në peshëngritje, Luiza Gega në 3 mijë metra me pengesa dhe tek rusi Matvei Petrov që garon në gjimnastikë. Përmen-dim vetëm këta të tre sepse edhe në garat e bëra gjatë vitit kanë marrë medalje ndërkom-bëtare. Shpresohet shumë që Qerimaj të përmirësohet, që Izmir Smajlaj të befasojë, që dy notarët, Kadiu e Merizaj të thyejnë rekord kombëtar.

Shqipëria olimpike parakalon në Tokio, shpresat tek sportistët elitarë

Albin Kurti zbulon shtatoren e fadil

Vokrrit në Prishtinë

Empoli preket nga kovidi, dyshohet se u infektua

edhe Bajrami

Xhaka diskuton detajet me Romën, pritet vetëm firma

MESFUSHORI

SITUATA

Broja, Manaj e Uzuni, brezi i ri i Kombëtares po shpërthen në prag të sezonit të ri

si lojtar që mund të bëjë në vijën e parë të përfaqësueses. Pasi shënoi dhe asistoi në një miqësore ndaj Peterburgut pak ditë më parë, Broja është bërë sërish protagonist. Lond-inezët kanë anuluar miqësoren me skuadrën e Drogheda dhe kjo ka bërë që Tuhel të ndajë skuadrën në dy grupe për të zhvilluar një test brenda ekipit. Sfida përfundoi në barazim 1-1 dhe Broja realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij. Një paraqitje fantastike e Brojës në këto përgatitje parasezonale të cilat mund të bindin drejtuesit londinezë të mos hidhen në kërkim të një sulmuesi me emër, por t’i japin një shans sulmuesit kuqezi.

Dinamo duket të jetë skuadra që ka bërë më shumë lëvizje në këtë merkato vere, të paktën deri në këtë moment. Klubi di-namovit ka ambicie të kthehet në majën e futbollit shqiptar dhe për ta mundësuar këtë ka nevojë për blerje cilësore e me lojtarë që bëjnë diferencë në kampionatin shqiptar. Me ardhjen e trajnerit Bledi Shkëmbi, Dinamo është riorganizuar, po tenton të mbledhë lojtarët më të mirë në qarkullim, ka ide për vazhdimësinë, ka eksperiencë dhe ajo që është më e rëndësishmja, duket se sponsorët kanë dhënë garanci absolute. Në këto rre-thana, klubi vijon të bëjë goditje në treg dhe

këtë situatë optimiste e përforcon edhe fakti se lojtarët e pranojnë me kënaqësi ofertën e Dinamos, diçka që mund të lidhet me kushtet financiare më të mira dhe natyrisht pretendimet e “nëndetëses” për të fituar trofe në sezonin e ri. E thënë ndryshe, dinamovitët duan trofe dhe të luajnë në Europë sezonin e ardhshëm dhe objektivat klubi i ka të qarta. Prandaj dhe është afruar një teknik inteligjent si Shkëmbi dhe po punohet për afrime lojtarësh cilësorë, nga më të mirët që janë në qarkullim brenda për brenda kampionatit. Më poshtë jepen të dhëna për afrimet dhe largimet e këtij edicioni nga klu-

bi. Afrime: Patrik Bardhi, Dorian Kërçiku, MarinAbazaj, Enis Gavazaj, Romeo Harizaj, Rimal Haxhiu (në huazim nga Apolonia), Stefen Çinedu, Xhuljano Skuka, Aleksan-dar Sofranak, Aleksandar Isaevski, Goran Siljanovski, Lancinet Sidibe, Besir Demiri, Agim Ibraimi, Lorenco Hasani, Eni Imami, Rei Nuriu; Largime: Miklovan Pere, Dejvi Bi-lali, Emiljano Hidri, Artion Alillari, Mustafa Xhixhiua, DamianoPontreli, Niko Paterni, Xhorxhian Boçi, Esmerald Aluku, Plarent Fejzaj, Klaudio Hyseni, Erald Kolgega, Uel-ber Almeida Santos, Mateo Ortolani, Mateo Haxhillari, Elvi Bogdani, Diogo Da Silva.

Merkato e verës, deri tani Dinamo skuadra më e “zgjuar” në treg

“Një nga problemet e përfaqësueses tonë gjatë viteve të fundit ka qenë mungesa e një bomberi, pra e një sulmuesi ‘rrace’. Ky problem ka shqetësu-ar edhe trajnerin Edi Reja, i cili prej disa muajsh po monitoron klubet europiane...

GAZETA SOT22 E Shtunë 24 Korrik 2021

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

HORIZONTAL VERTIKAL

Aktorja Emilia Clarke, me vëmendje dhe te librat me ilustrime

1- Qytezë në rrethin e Dibrës në Komunën Martanesh 2- Janë piktura shenjtorësh në dru, shumës 3- Një kafshë shtëpiake mashkull 4- Goditje e fortë dhe e menjëhershme 5- Spitali Ushtarak Nivicë 6- Ushqehet ose .. 7- Det që ka lidhje me detin Mesdhe në mes të Francës dhe Italisë 8- Per-sonazh te filmi “Brazda” 9- Pjesë e pallatit 10- Radio Televizioni 11- Takije prej cohe që mbajnë myzeqarët në kokë 13- Janë erërat periodike të oqeanit Indian 14- Bedi aktor amerikan 15- Ish-mjeshtri i baletit Batku 16- Mal në Korçë 18- Lumi që kalon përmes Londrës 19- Gjendje fizike e pamundur, e lodhur 20- Njeri i pasur, bos apo i ... 22- Pikë turistike në veri në Malësinë e Madhe 23- Sallë kumari 25- Qytezë e Rrëshenit me minierë bakri 26- Njeri i mefshtë që s’para mbush 27- Kuçedër 28- E ka formulën kimike Bo 29- I plotfuqishëm i një vilajeti në kohën e sulltanit 30- Sopranoja Mula 32- Kumbarë 33- Është figurë gjeometrike 34- Ish-futbollisti i Tiranës Omuri në inic. 35- Mamaqi e letrave në inic.

1- Pikë kufitare në verilindje të vendit 7- Lloj vinçi 12- Vend poshtë shtëpisë ku ruhej më parë bagëtia 13- Janë fluturake të bezdisshme 14- Kalliri i misrit pa kokrra 15- Janë 114 kapitujt e Kuranit 16- Lloj cigare e jashtme 17- Pajisje e ushtarit për të mësuar mbi vijën e shënimit me armë për qitje luftarake 19- Ceremoni martesore 20- Një fjalë pa qëllim 21- Letër në format të madh 22- Lloj konjaku prodhim vendi 23- Lloj të qethure 24- Legjendë, gojëdhënë 25- Jitzhak ..., ish-kryeministër i Izraelit që u vra më 1995 26- “... Pik” një opera e Musorgsit 27- “Mbreti” i Shekspirit, dramë me 5 akte 28- Vegël muzikore karakteristike greke 29- Vullkan në krahinën e Lacios në Itali 31- Ushtria Zimbabve 32- Çmim ndërkombëtar për krijime në të gjitha fushat 33- Ai luan te filmi amerikan “Sandokan” 34- Një i tillë mund të jetë edhe frymëzimi 35- Janë penj për qëndisje, pa fund 36- Njeri që flet me nënqeshje apo qesëndi 37- Dikur ka qenë shtet më vete në Mesopotami të Irakut në mes lumenjve Tigër dhe Eufrat.

Aktorja Emilia Clarke ka role të ndryshme në kinematografi. Por ajo njihet më së shumti për rolin e Daenerys Targaryen, nëna e dragonjve, në seri-alin e njohur “Game Of Thrones”. Aktorja angleze 34-vjeçare gjatë një paraqitjeje në një emision të mërkurën ka zbuluar se ajo qëndron prapa librit të ri me ilustrime “M.O.M .: Mother Of Madness”. Gjatë një bisede me anë të videothirrjes në emisionin “The Tonight Shoë Starring Jimmy Fallon” ajo ka folur për origjinën e librit të ri ilustrativ, që u publikua

të mërkurën nga “Image Comics”. “Ishte thjesht një ide e pakuptimtë. Ishte bisedë pa kuptim që ndo-dhi në makinë gjatë rrugës për në një koncert me miqtë e mi. Ne thamë: “A nuk do të ishte qesharake nëse do të ekzistonte një superhero, që nuk ishte i përsosur dhe që ishte thjesht një rrëmujë e vërtetë sikurse ne?”, ka thënë Emilia. Aktorja gjithashtu ka konfirmuar se është pjesë e kompanisë “Marvel Cinematic Universe”. Emilia Clarke është një nga emrat e dashur për publikun.

Në mësimNë orën e kimisë mësuesi pasi

ka shpjeguar mësimin fillon të pyes nxënësit se çfarë kishin arri-tur të kuptonin. Pyetja e parë që i bën klasës profesori është:

-Kush e di se çfarë është H2SO4?

Njëri prej studentëve ngre i pari dorën dhe dëshiron të përg-jigjet duke marrë fjalën:

- E di unë zoti mësuese. E di unë, e kam në mendje por nuk mundem.

Profesori tepër i shqetësuar përgjigjet:

-Hidhe menjëherë poshtë, sepse është acid sulfurik.

Martesa Dy shokë bisedonin me njëri-

tjetrin për familjen e tyre. Në një moment i pari, i cili kishte pak kohë që ishte martuar por nuk kishte fëmijë i thotë shokut tjetër, i cili kishte dy fëmijë:

-A e di se çfarë rregullash nd-jekim ne për ta mbajtur martesën tonë sa më të qëndrueshme?

Shoku tepër kureshtar e dëg-jon, sepse i interesojnë edhe atij këto rregulla. Tjetri vazhdon:

-Ne flemë në dhoma të ndrys-hme. Secili prej nesh ha kur t’i teket. Pushimet i kalojmë në vende të ndryshme. Pra, me pak fjalë, bëjmë çdo gjë të mundshme për të mbajtur të qëndrueshme këtë martesë.

3

3 9 6

4 7 1 3

7 1 2

1 2 9 5 8

5 3 7

8 6 1 9

5 7 2

1

1 2 9

9 8 4 5

7 8 2

2 5 1 8

8 1

4 7 8 6

6 2 5 9

1 8 2 6

9 6 1

8 6

6 9 7 5

4 2

4 3 9

1 2

2 3 4

8 9

3 8 5

9 7 3

Halima Aden: Moda, një industri shfrytëzueseModelja myslimane Hali-

ma Aden, e cila u bë e njohur për veshjen e shamisë të saj në pasarelë dhe në fotosesione, ka goditur industrinë e modës për shfrytëzimin e modeleve të reja nga kjo industri. Në një intervistë të re për BBC-në, Aden thotë se në fund të karrierës së saj si modele ndjeu se kishte humbur kontrollin, për identitetin e saj. Në reagim ndaj ngjarjeve të modeleve të tjera që shfrytëzo-hen në sheshxhirim, Aden thotë se njerëzit në industri mendojnë se modelet janë “të lehta për t’u shfrytëzuar”. “Moda mund të jetë një industri shumë shfry-tëzuese”, tha ajo.

FJALEKRYQI SOT

GAZETA SOT E Shtunë 24 Korrik 2021 23

k u l t u r e www.sot.com.al

`20 shkurt – 20 mars

Peshqit 22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janar

Bricjapi Shigjetari 22 janar –1 9 shkurt

Ujori 23 tetor – 21 nëntor

Peshorja Akrepi

Duke përdorur imag-jinatën tuaj do të jeni në gjend-je të gjeni një mënyrë për ta bërë veten më të kthjellët, pa qenë nevoja të mërziteni.

23 shattor-22 tetor

Aktivitetet në grup dhe puna në ekip do të jenë të mira për egon tuaj sot. Por rrezikoni të bëni nervozë disa njerëz rreth jush.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gusht

Luani 22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Mos mendoni se nuk e keni një talent. Është ajo që shumë njerëz e duan, por nuk e kanë: aftësinë për të fituar simpatinë e njerëzve.

Mos e merrni çdo gjë shumë seriozisht. Ju e merrni gjithçka fjalë për fjalë, e analizoni dhe kjo ju shpie në ujëra të trazuara.

Do të jeni më komod në shoqëri dhe është koha të kuroni marrëdhëniet tuaja në mënyrën e duhur. Du-het të kujdeseni për veten.

Dashi Demi

Ju e keni të vështirë të ecni përpara, duket sikur diçka ju step. Jepini vetes më shumë liri, dhe tani është momenti.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Kjo ditë është e dedikuar për familjen, por ka vend dhe për shoqërinë, madje ky është vendi më i mirë për të rimbushur bateritë.

Këtë ditë gjetja e kom-promisit në çift mund të jetë pak më e komplikuar. Por vëmendja juaj tani përqendrohet te puna.

VERTIKAL

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj

Ju luftoni për të duruar mungesën e ndjeshmërisë që shihni tek disa, dhe më në fund do të kuptoni lojën e këtyre njerëzve.

Modeli “Hummer” elektrik, në vitin 2024

Ju nuk po merrni mjaftueshëm energji dhe kjo po jua ul ritmin. Kon-trolloni shëndetin dhe hani më shumë fruta stine.

HORIZONTAL

Ajo që duhet të bëni është që të jeni të qëndrueshëm në gjërat që bëni. Çdo gjë duket të jetë në përputhje me pritshmëritë tuaja.

Humori është i tensionu-ar në sferën e marrëdhënies tuaj. Do të gjeni gjuhë të përbashkët, prandaj men-doni si t’ia dilni.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Kompania australiane gjobitet për deklaratat me veshjet

1- Prezantuesja italiane Ana ... 5- Port rus në Detin e Zi 9- Kafshë ose bimë parahis-torike 11- Ndërmarrje Bujqësore 13- Mikrobi i prishjes së dhëmbëve 14- Një shkronjë dy-she 15- Rrethi çiklistik i Francës 17- Posedoj, zotëroj 18- Banka italo-shqiptare 19- Lumë në Gjermani kufi me Poloninë 21- Gjoni aktor, pa fund 22- Bejo i Politikës 23- Ylli me bisht, i mungon një nga dyshja 24- I thuhet ndryshe drurit të dushkut 26- Shkrimtari gjerman Thomas ... 27- Ngjyrë e kuqe flakë 28- Qendër 30- Zotëroj 32- Ndajfolje sasie 33- Lloj cigare e jashtme 35- Përemër vetor 36- Është lëndë plastike izoluese, përdoret në industri, material që prodhohen prizat 38- Tregon fuqinë e makinës për prodhim 40- Ka edhe një lloj vaji të tillë për motorët 41- Një muaj i vitit 43- Ish-aktori egjiptian i laureuar Sharif 45- Shkrimtari Brahimi 46- Cangonji e skenës pa fund 47- Një i tillë mund të jetë civil dhe ushtarak 49- Patrioti Sadria që u vra nga diversantët 50- Industria Tekstile 51- Ish-futbollisti i Dinamos Sejdini 53- Jetmir Idrizi 54- Një shtet me kryeqytet Erevani 56- Prerës xhami 57- Me mungesë të theksuar gjaku.

1- Nofkë e humoristit italian Antonio Dekurti 2- Lampard, ish-trajner i Chelseas në inic. 3- Lloj qymyri industrial me fuqi të madhe 4- Shkencëtari anglez Njuton 5- Lloj vaji vegjetal prodhim vendi 6- Bukuroshja e Butrintit 7- Ernest Telman 8- Ish-mjeshtri i shahut Vangjel ... 10- Shkencëtari rus për trurin Pavllov 12- I metë nga mendja, torollak 14- Janë figura përrallore gjysma peshk e pjesa tjetër femër 16- Njeri i ndyrë, imoral dhe i poshtër 18- Ish-futbollisti gjerman Mikael ... 20- Ndryshimet që pëson emri gjatë lakimit, i mungon fundi 21- Thikë me dy presa, pa të fundit 25- Atij i merret goja 27- Letra e parë më me vlerë 28- Është shprehje që shpreh dëshirë për miratim, të paktën, është lidhëse 29- Një fshat i thellë malor në veri të Tiranës 31- Më shumë se shok 33- Njëlloj si paradhënie 34- Masë vëllimi 36- Vjershë lirike popullore për heronjtë legjendarë 37- Gradë e ulët ushtarake 38- Luftëtar që del malit për liri 39- Neshati shkrimtar 40- E fortë, e qëndrueshme 42- Një qytet bregdetar në Itali, i pashquar 44- Pjesa e sipërme e bukës 47- Është qytezë me bashki afër Tiranës, pa fund 48- Janë kodra prej rëre në shkretëtirë 51- Një zonjë gjer-mane 52- Shkrimtari Dushi 54- Mamaqi e letrave në inic. 55- Alikaj e skenës në inic.

Një kompani australiane e vesh-jeve është gjobitur me 2,6 milionë funte për shkak të deklaratave se rrobat e tyre eliminuan dhe ndaluan, përhapjen e Covid-19. "Lorna Jane" ka reklamuar se për prodhimin e rrobave të saj përdoret “një tekonologji e re” e quajtur LJ Shield, për të parandaluar trans-ferimin e të gjithë patogjenëve. Megjithatë, gjykata në vendimin e saj ka thënë se pretendimi i kom-panisë ishte: "shfrytëzues, grabitqar dhe potencialisht i rrezikshëm". Kompania pohoi se ishte mashtruar nga furnizuesi i saj.

“GMC” ka publikuar detaje të reja për modelin tërësisht elektrik “Hum-mer”. Modeli i rilindur do të dalë në shitje më 2024, vjen me teknologji elektrike dhe stilin e vjetër të rrugës. Modeli elektrik ia jep kompanisë mundësinë e pushtimit të një tregu të ri. Ai është i bazuar në versionin e shkurtër të “Hummerit”. Kompa-nia ka thënë se bateria e veturës është e mbrojtur mirë në strukturë. SUV-i i ri do të jetë më i shkurtër se paraprakët. Ai vjen me sistemin, që tërheq me katër rrota.

Fjalëkryq i Shifruar

GAZETA SOT24 E Shtunë 24 Korrik 2021

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KULTURË/Julia VRAPI; SPORT/Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Dje në mesditë me orën e Europës dhe në mbrëm-je me orën e

Japonisë, u zhvillua cere-monia hapëse e Lojërave Olimpike Verore, pikërisht në stadiumin olimpik të Tokios. Në ceremonitë hapëse të Olimpiadave merr rëndësi tradita, sig-urisht, por edhe veçantitë e vendit organizator dhe Japonia vendosi të luajë me “armën” e saj më të fortë, që janë risitë teknologjike dhe gjetjet revolucionare në këtë drejtim. Kështu, një nga momentet me spek-takolare të ceremonisë ishte kur në qiellin e Toki-os, mbi stadium, fluturuan 1824 dronë. Me një sak-tësi të jashtëzakonshme, ata ndriçuan qiellin mbi stadium me projeksione dritash duke krijuar rru-zullin tokësor, për të ofruar një pamje spektakolare. Ishte një spektakël i bukur

Probleme nacionaliste, algjeriani refuzon

të përballet me izraelitin

SULMUESI Herr i Ke jn do ve tëm Mançester Sitin dhe nuk do të prezantohet për fazën përgat-itore me Totenham. Në Angli nuk kanë dyshime, sulmuesi dëshiron ti bashkohet skuadrës së Pep Guardiolës. Numri një i Totenhem, Presidenti Daniel Levi, i ka hapur dritën jeshile shitjes së qendërsulmuesit. Kane konsiderohet një ndër lojtarët më të mirë në botë në rolin e tij,

dhe vlerësimi i kartonit është goxha i lartë. Kalimi i futbollistit nën urdhrat e Guardiolës mund të hyjë në listën e transferimeve më të kushtueshme të historisë së futbollit. Sipas “Sky Sports” kartoni i lojtarit kushton rreth 160 milionë paund, shumë e baras-vlefshme me rreth 185 mlneuro. Një shifër e madhe, dhe nëse ky operacion do të mbyllet me sukses, Kane do të

zinte vendin e dytë në listën e futbollistëve më të kushtueshëm të të gjitha kohërave. Para tij do të mbetej vetëm Nejmar, që kaloi nga Barcelona te PSG për 222 mln euro. Kane do të linte pas Mbape që u ble sërish nga klubi i sheikëve për 180 mln euro. Si-pas tabloidit anglez “The Sun”, kalimi i Kejn nga Totenhemi te Mancester Siti mund të konk-retizohet shumë shpejt.

SURPRIZA LAJMI LËVIZJA

Më 8 gusht, në “Camp Nou”, sikurse është traditë, do të dorëzohet trofeu “Gamper”, i organizuar nga klubi i futbollit të Barcelonës, që këtë edi-cion do të ketë përballë si kundërshtar Juventusin. Pas zyrtarizimit të “Tro-feut Berlusconi”, vera e bardhezinjve “pasurohet” kështu me një tjetër ndesh-je miqësore me prestigj absolut ndaj ekipit të dre-jtuar nga Ronald Koeman. Për Masimiliano Allegrin do të jetë mundësia e parë

Peshëngritësi 20-vjeçar Julius Sekitoleko, është rikthyer në vendlindjen e tij Uganda. Sekitoleko u arratis gjatë trajnimit para Olimpiadës në Japoni. Se-kitoleko pas arratisjes la pas bagazhet e tij dhe një shënim që thoshte se ai dëshironte të qëndronte në Japoni dhe të punon-te. Qeveria e Ugandës ka bërë të ditur se veprimi i peshëngritësit ka shkelur kodin e sjelljes dhe do të merren masa për këtë ve-prim. Nuk përjashtohet

Jadon Sanço ka nënsh-kruar kontratë pesë vjeçare me Mançster Junajtid, deri më 2026, me opsionin për të vazhduar edhe disa vite tjera. “Do t’i jem gjithmonë mirënjohës Dortmundit për mundësinë që të luaj në ekipin e parë, gjith-monë e kam ditur se një ditë do të kthehem në An-gli. Për mua është ëndërr e bërë realitet transferimi te Mançester Junajtid dhe nuk më pritet të luajë në Premierligë. Junajtid ka skuadër të re dhe intere-

për të provuar grupin ndaj një kundërshtari me status të lartë. Ndërkohë, Mesi dhe Ronaldo bëjnë duelin e parë të tyre për sezonin e ri.

sante dhe besoj se së bash-ku, mund të rritem dhe të arrijmë diçka speciale dhe të kemi sukses për fansat që e meritojnë”, tha ai.

Spektakël dronësh në ceremoninë hapëse të Olimpiadës, por e para në histori pa spektatorë

mundësia që ai të dënohet me burg, pasi vende të tilla kanë kufizime të lirisë së fjalës dhe të të drejtave të njeriut në tërësi.

Trofeu “Gamper”, Mesi përballë Ronaldos më 8 gusht

Çmendet Siti, ofron 185 mln euro për Harri Kejn

Jadon Sanço firmos për 5 vjet me Mançester Junajtid

nga organizatorët, por madhështia e Olimpiadës është zbehur ende pa nisur aktivitetet, sepse rreziku i infektimeve me koronavi-rus është i lartë dhe shumë sportistë, mbi 100 deri tani, kanë rezultuar pozitiv në testimet e bëra, ndërkohë që organizatorët shumicën e aktiviteteve do t’i zhvil-lojnë me dyer të mbyllura, pa praninë e spektatorëve dhe do të lejohen pak ti-fozë vetëm në aktivitete të veçanta në impiante perif-erike të kryeqytetit japonez.

Kjo ishte hera e parë në historinë e lojërave që nuk ka masivitet, por pati edhe protesta para dyerve të sta-diumit olimpik, protesta që u përshkallëzua më pas, ku protestuesit kërkonin që Ol-impiada të ndërpritej sepse më e rëndësishme sipas tyre ishte shëndeti i popul-latës japoneze sesa lojërat sportive. Gjithsesi, edhe pse me kontradikta të shumta, Japonia dhe Komiteti Ol-impik Ndërkombëtar po bëjnë maksimumin për të mbajtur larg virusin dhe

Si kurrë më parë në historinë Lojërat Olimpike Verore do të shohin stadium të boshatisura por edhe kufizime lëvizjesh, për shkak të Covid-19

njëherësh për të krijuar ko-moditetin e duhur për spor-tistët. Mbi gjithçka, Olimpi-adës do t’i mungojë zëri i tifozëve që ndikojnë drejt-përdrejt në shpirtin olimpik të sportistëve. Ndërkohë, në fund të paradës së gjithë vendeve pjesëmarrëse në ceremoninë së hapjes së Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, e mori fjalën presi-denti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach. “Sot është një mo-ment shprese. Është shumë ndryshe nga sa e imagji-nonim, por, më në fund, jemi të gjithë këtu, së bash-ku, atletë dhe refugjatë politikë. Më lejoni të jem i lumtur me këtë moment. Lojërat bashkojnë sportin dhe njerëzit, duke dhënë një mesazh paqeje. Kjo na jep një mesazh shprese për të ardhmen”, theksoi ai. Në ceremoni parakaluan të gjitha shtetet, përfshi dhe Shqipërinë e Kosovën, që së bashku kanë 20 sportistë në këto lojëra.

Lojërat Olimpike kanë filluar të preken nga akte nacionaliste ku një sportist algjerian ka vendosur të tërhiqet nga kompeticio-ni për të shmangur për-balljen me kundërshtarin izraelit. Bëhet fjalë për xhudistin Feti Nurin me prejardhje algjeriane i cili ka vendosur të heqë dorë nga Lojërat Olimpike pasi shorti e vendosi përballë rivalit izraelit Tohar Butbul. Tërheqja e xhudistit ka marrë pikëpamje nacion-aliste pasi vetë trajneri i tij

u shpreh se nuk dëshiroi që të përballeshin ndaj rivalit izraelit pasi mbështetja e tyre është ndaj Palestinës. “Ne nuk ishim me fat me shortin. Na u vu përballë një kundërshtar izraelit dhe kjo është arsyeja pse na u desh të tërhiqeshim. Morëm vendimin e du-hur’’, tha trajneri i Feti Nurin. Ky lajm është bërë shumë shpejt viral duke u kritikuar shumë nga sport-dashësit të cilët e quajtën si ofendim tërheqjen e ekipit algjerian.

Shtangisti që braktisi ekipin kthehet në Uganda