24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Mediat greke jehonë vendimit të Metës për të bllokuar paktin detar, Athina kërkon përgjigje para 28 qershorit, Tsipras në pritje të takimit me Ramën Tirazhi 10000 kopje E Diel 17 Qershor 2018 Zbardhet kërkesa e dytë e Izet Haxhisë për gjykatën, ja 18 argumentet që pritet të sjellin rihapjen e dosjes “Hajdari”, rritet ankthi në SHQUP Peshëngritja është një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri dhe falë një tradite të shkëlqyer ia ka dalë të sigurojë medalje të rëndë- sishme ndërkombëtare për Shqipërinë. Por këtë vit federata e peshëngritjes u përfshi... Problemi i zhvillimit të kinemasë shqiptare nuk janë vetëm buxhete e pakta, por dhe mungesa e ligjeve dhe mënyra se si punojnë regjisorët. Kjo situatë për regjisorin Andi Deliana tregon se duhet bërë më shumë për zhvillimin... LEONARD TOSKA: Ish-drejtuesit e shtangës kanë boshatisur arkën, MAS na vuri ultimatum të ndryshojmë kryesinë ANDI DELIANA: Kinematografisë shqiptare i mungon akademizmi, regjisorët kopjojnë “profesorët” e viteve ’60 të shkollës ruse Faqe 24 Faqe 18 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe ligji Antiduhan Nga Roland SHUPERKA Nga Hyqmet ZANE Nga Bardhyl BEJKO Le t`i çlirojmë francezët e Ksamilit nga rrethimi i babëzisë! Ç m i m i 2 0 l e k ë Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë arritur konsensusin për përgatitjen e draftit se ku do të fokusohet reforma zgjedhore. Mes palëve është arritur akordi dhe gjatë muajit korrik do të nisë përgatitja e draftit përfundimtar... Sistemi i drejtësisë po përjeton ditë të vështira. Që pas fillimit të seancave dëgjimore të vetingut, institucione të rëndësishme të drejtësisë, si Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë apo edhe vetë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po zhyten... PD dhe PS arrijnë konsensusin, ja pikat ku do të fokusohet reforma zgjedhore, mbetet jashtë LSI Kaosi në drejtësi, Saimir Vishaj: Ja rruga që duhet të ndiqet për të eliminuar ngërçet, rikthimi i kompetencave për KLD i pamundur Faqe 8 Faqe 7 Faqe 2 Faqe 5 Kultura çame dhe realitetet e mohuara Deputetët e PS përplasen me ministrat, i kërkojnë Ramës të nisë ndryshime në qeveri, kryeministri vendos pas vendimit të negociatave Skandali me financimin e televizioneve private, nuk e aplikon asnjë shtet në BE, në pr/ligj s’jepet asnjë shembull CIA: Më 1950 BS kapi Sigurimin e Shtetit në Shqipëri përmes Mehmet Shehut, ja si Balli Kombëtar u përça pas përfundimit të luftës Shqipëria rrezikon të bëhet i vetmi vend në Europë ku televizionet private do financohen nga paratë publike. Më 8 qershor, Autoriteti i Me- dias Audiovizive në vend i dërgoi Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë draftin me disa ndryshime në ligjin“Për median audiovizive”... F. 12,13 Faqe 9 BE vë në monitorim Kuvendin dhe KLD për zbatimin e reformës në drejtësi, ja fushat ku do asistojë misioni i ri i Euralius Rritet presioni ndaj kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në qeveri. Gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste shefi i qeverisë paralajmëroi se mund të ketë ndryshime ministrash në mua- jin shtator, por pakënaqësitë ndaj anëtarëve të qeverisë janë rritur. Gazeta ka mësuar se gjatë javëve të fundit me dhjetra deputetët socialistë i janë ankuar kreut të ekzekutivit, sa i takon punës dhe performancës së anëtarëve... Faqe 3 Faqe 4

Zbardhet kërkesa e dytë e Izet Haxhisë Kaosi në …...Peshëngritja është një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri dhe falë një tradite të shkëlqyer ia ka dalë

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Zbardhet kërkesa e dytë e Izet Haxhisë Kaosi në …...Peshëngritja është një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri dhe falë një tradite të shkëlqyer ia ka dalë

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Mediat greke jehonë vendimit të Metës për të bllokuar paktin detar, Athina kërkon përgjigje para 28 qershorit, Tsipras në pritje të takimit me RamënTirazhi 10000 kopje E Diel 17 Qershor 2018

Zbardhet kërkesa e dytë e Izet Haxhisë për gjykatën, ja 18 argumentet që pritet të sjellin rihapjen e dosjes

“Hajdari”, rritet ankthi në SHQUP

Peshëngritja është një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri dhe falë një tradite të shkëlqyer ia ka dalë të sigurojë medalje të rëndë-sishme ndërkombëtare për Shqipërinë. Por këtë vit federata e peshëngritjes u përfshi...

Problemi i zhvillimit të kinemasë shqiptare nuk janë vetëm buxhete e pakta, por dhe mungesa e ligjeve dhe mënyra se si punojnë regjisorët. Kjo situatë për regjisorin Andi Deliana tregon se duhet bërë më shumë për zhvillimin...

LEONARD TOSKA: Ish-drejtuesit e shtangës kanë boshatisur arkën, MAS na vuri ultimatum të ndryshojmë kryesinë

ANDI DELIANA: Kinematografisë shqiptare i

mungon akademizmi, regjisorët kopjojnë “profesorët” e viteve

’60 të shkollës ruse

Faqe 24

Faqe 18

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe ligji Antiduhan

Nga Roland SHUPERKA

Nga Hyqmet ZANE

Nga Bardhyl BEJKO

Le t`i çlirojmë francezët e Ksamilit

nga rrethimi i babëzisë!

Çmimi 20 lekë

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë arritur konsensusin për përgatitjen e draftit se ku do të fokusohet reforma zgjedhore. Mes palëve është arritur akordi dhe gjatë muajit korrik do të nisë përgatitja e draftit përfundimtar...

Sistemi i drejtësisë po përjeton ditë të vështira. Që pas fillimit të seancave dëgjimore të vetingut, institucione të rëndësishme të drejtësisë, si Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë apo edhe vetë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po zhyten...

PD dhe PS arrijnë konsensusin, ja pikat

ku do të fokusohet reforma zgjedhore, mbetet jashtë LSI

Kaosi në drejtësi, Saimir Vishaj: Ja rruga që duhet të ndiqet për të eliminuar ngërçet,

rikthimi i kompetencave për KLD i pamundur

Faqe 8

Faqe 7

Faqe 2

Faqe 5

Kultura çame dhe realitetet e mohuara

Deputetët e PS përplasen me ministrat, i kërkojnë Ramës të nisë ndryshime në qeveri,

kryeministri vendos pas vendimit të negociatave

Skandali me financimin e televizioneve private, nuk e aplikon asnjë shtet në BE, në pr/ligj s’jepet asnjë shembull

CIA: Më 1950 BS kapi Sigurimin e Shtetit në Shqipëri përmes Mehmet

Shehut, ja si Balli Kombëtar u përça pas përfundimit të luftës

Shqipëria rrezikon të bëhet i vetmi vend në Europë ku televizionet private do financohen nga paratë publike. Më 8 qershor, Autoriteti i Me-dias Audiovizive në vend i dërgoi Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë draftin me disa ndryshime në ligjin “Për median audiovizive”...F.

12,1

3

Faqe 9

BE vë në monitorim Kuvendin dhe KLD për zbatimin e reformës në drejtësi,

ja fushat ku do asistojë misioni i ri i Euralius

Rritet presioni ndaj kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në qeveri. Gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste shefi i qeverisë paralajmëroi

se mund të ketë ndryshime ministrash në mua-jin shtator, por pakënaqësitë ndaj anëtarëve të qeverisë janë rritur. Gazeta ka mësuar se gjatë

javëve të fundit me dhjetra deputetët socialistë i janë ankuar kreut të ekzekutivit, sa i takon punës dhe performancës së anëtarëve... Faqe 3

Faqe 4

Page 2: Zbardhet kërkesa e dytë e Izet Haxhisë Kaosi në …...Peshëngritja është një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri dhe falë një tradite të shkëlqyer ia ka dalë

2 GAZETA SOTE Diel 17 Qershor 2018

2,7,8,9,11,12,13,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ditmir Bushati: Ja të mirat që do sjellë për vendin hapja e negociatave, kemi përmbushur të gjitha detyrimet

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka deklaruar dje se hapja e negociatave do të sjellë shumë ndryshime për Shqipërinë. Bashkë me ministrin e Mjedisit, Blendi Klosi, ata mbajtën një ligjëratë dje në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, ku diskutuan mbi procesin integrues të vendit në Bashkimin Europian dhe përfitimet e të rinjve nga ky proces. Duke u ndalur tek procesi i integrimit europian të Shqipërisë, ministri Bushati theksoi se vendit i duhet të hedhë hapa përpara në këtë proces, të përmbushë stand-

ardet dhe të punojë për transformimin e saj të brendshëm. Bushati tha se hapja e negociatave shton mundësitë për të rinjtë për të studiuar dhe për të qenë pjesë e programeve të ndryshme në universitete evropiane, apo për punonjësit shkencorë e kërkimorë për të bërë projekte të përbashkëta në këto institucione. “Brezi i ri ven-doset përballë një konkurrence të madhe qoftë me vendet e rajonit, por dhe të BE. Përfitimet nga procesi integrues janë në të gjitha fushat si arsim, bujqësi, turizëm, mjedis etj”, tha ai. Për sa i përket zhvillimit ekonomik të rajonit,

ministri solli në vëmendje programet e BE-së, apo Fondet e Solidaritetit, që janë fonde të cilët vihen në dispozicion të zvogëlimit të hendeqeve ekonomike e shoqërore që ekzistojnë brenda ra-joneve të ndryshme të BE-së. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi u ndal tek nevoja që të kemi sa më shumë shtim të vizitorëve evro-pianë në mënyrë që shtetasit e këtyre vendeve të njihen më nga afër me transformimin dhe bukuritë e vendit tonë. “Për ne turizmi padyshim përbën një nga sfidat kryesore të ekonomisë shqiptare. Turizmi është një ekonomi, turizmi

është një mundësi për më shumë punësim, turizmi për ne është një mundësi më shumë, për më shumë mirëqenie”, nënvizoi ai. Minis-tri Klosi prezantoi para studentëve projektin “Smile Albania”, i cili parashikon punësimin e të rinjve në programin më të madh të verës për rininë. Ministri Klosi ftoi të rinjtë të aplikojnë për tu bërë pjesë e programit të punësimit, që konsistoj në ofrimin e shërbimeve të mikpritjes për turistët e huaj. Ministri Klosi ftoi të rinjtë ta shohin turizmin si sektorin në rritje me poten-ciale të larta punësimi.

Presidenti Ilir Meta deklaroi publikisht se pret nga Min-istria e Jashtme që t’i vërë në dispozicion informacione më të plota lidhur me çështjen e kufirit detar. “Kemi diskutuar (me kryeministrin Rama) edhe për ecurinë e negociatave me Greqinë, por jemi në një proces për të marrë vendime të mëtejshme, pasi Institucioni i Presidentit pret informa-cione edhe më të plota, sipas standardeve më serioze që meriton rëndësia e kësaj çështjeje. Unë dëshirojë të theksoj

rëndësinë e zgjidhjes së kësaj çështjeje, sepse kjo është shumë e rëndësishme për të dyja vendet, jo vetëm si tejkalim i një problemi të mbartur, por edhe si çelje e mundësisë dhe perspektivës për menaxhimin dhe shfrytëzimin e këtyre të mirave qytetare apo natyrore. Kështu që të gjitha vendimet e Institucionit të Presidentit do të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe në përputhje dhe me përgjegjësitë që i takojnë këtij institucioni”, tha Meta më herët.

ILIR META: KËRKOJ INFORMACIONE MË TË PLOTA

ROLI I SALI BERISHËS

Mediat greke jehonë vendimit të Metës për të bllokuar paktin detar, Athina kërkon përgjigje para 28 qershorit, Tsipras në pritje të takimit me Ramën

Athina e shqetësuar mbi përplasjet politike në vend

Kliti TOPALLI

Vendimi i Presidentit Ilir Meta për të shtyrë paktin e Shqipërisë me Greqinë për kufirin detar, ka filluar të

shqetësojë fqinjët tanë. Prej dy ditësh një sërë mediesh greke i kanë kushtuar një rëndësi të madhe takimit të mbajtur mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta në pasditen e 13 qershorit, ku në fokus ishte pikërisht marrëveshja. Media si “Tast TV”, “Voria.gr”, “Difer News”, etj., kanë shkruar se kryeminis-tri Edi Rama ka informuar presidentin se marrëveshja është drejt fundit dhe se kërkohet firma e tij. Por sipas tyre, teksa Presidenti Meta pritet të marrë kohë për vendimin e tij, qeveria greke ka si synim që pakti të mbyllet para 28 qershorit, kur do të jetë dhe data që do të vendoset për hapjen e negociatave. Janë të mistershme arsyet se përse Greqia po këmbëngul që pakti të mbyllet para kësaj date, por ka aludime se nëse bie propozimi i tyre, Athina mund të kërcënojë me negociatat. Megjithatë, mediat greke shkruajnë po ashtu se finalizimi i paktit do të bëhet përmes një takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij grek Aleksis Tsipras. Por portalet shprehen se ky takim rrezikon të shtyhet sërish, pasi asgjë nuk mund të ndodhë nëse Meta nuk jep aprovimin. “Presidenti Meta tha se ai nuk mund të marrë një vendim tani, pavarësisht kërkesës së kryeministrit. Kreu i shtetit, duke qenë i kujdesshëm për këtë çështje, kërkoi informacione më të thella nga negociatat”, shkruan “Tast TV”, në faqen e saj në internet. Ndërsa media të tjera përveç pasqyrimit të takimit Rama-Meta dhe hezitimit të kreut të shtetit, i janë referuar dhe njoftimit të kryeministrit se kompania “Shell”, do nisë kërkimet për gaz dhe naftë në vendin tonë. Sipas medieve greke, kërkimet do zhvillohen pikërisht në pjesën ujore për të cilën po negociohet. Duke marrë shkas nga kjo, ato janë shprehur se qeveria greke i ka falur territor Shqipërisë. “Qeveria i ka dhënë të drejtën e kërkimit “Shell” në zonat e Epirit të Veriut, ngjitur me kufirin detar me Greqinë. Ata kanë dhënë leje për të bërë kërkime dhe brenda zonave të shefit kontinental, të cilat po disku-tohen me Ministrinë e Jashtme greke”, shkruan “Voria.gr”.

Kufiri detarDy ditë më parë, presidenti Ilir Meta

deklaroi publikisht se pret të informohet me informacione më të thella për bi-sedimet mes dy vendeve. Gazeta pyeti pranë ministrisë së drejtuar nga Ditmir Bushati dhe burime zyrtare thanë se që kur nisën bisedimet mes ekspertëve, in-stitucioni i Presidencës është informuar me detaje mbi çdo bisedë. Gazeta ka mësuar se pas çdo takimi, përveç infor-macioneve që kanë ardhur në MEPJ, ato kanë shkuar dhe në Presidencë,

duke qenë se është kreu i shtetit ai që ka plotfuqishmërinë për marrëveshje të këtij niveli. Por burimet thanë se Presidenti ka ngritur pretendime mbi informacionet që i janë vënë deri më tani në dispozicion. Gazeta ka mësuar se Meta ka dyshime se ai nuk është informuar në mënyrë korrekte nga Min-istria e Jashtme dhe për këtë arsye ditët e fundit ka kërkuar që në tryezën e tij të vihen të gjitha dokumentet dhe detajet

e bisedimeve të ekspertëve, në mënyrë që ai të japë vendimin përfundimtar. Por këto kërkesa të Presidentit kanë rritur dyshimet në radhët e qeverisë se do të përsëritet skenari i muajit mars. Në këtë muaj, Meta ktheu 3 herë mbrapsht ministrin Ditmir Bushati, i cili kërkonte autorizimin për negociatat. Në të tri herët, Ilir Meta pretendonte se nuk ishte informuar si duhet. Por edhe tani pritet të përsëritet e njëjta lojë.

Bashkëshorti i Mimoza Hafizit padit LIBRA

Biznesmeni Hasan Hafizi, pr-onar i kompanisë së ndërtimit të rrugëve “Albavia”, dhe bashkëshorti i ish-deputetes Mimoza Hafizi, ka paditur në gjykatë partinë LIBRA. Hafizi i është drejtuar me një kërk-esë-padi gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ku kërkon prej Libra-s 25 mil-ionë lekë (të vjetra), si dhe bllokimin e financave. Për këtë gjë ka reaguar dje dhe vetë Mimoza Hafizi. “Partia Libra ka pasur një kontratë të rregullt qiraje, të nënshkruar nga Adminis-tratori i Partisë dhe Qiradhënësja, për përdorimin e selisë së saj në adresën Rruga Sami Frashëri, Nr. 5 (bashkëlidhur kontrata). Kontrata është pranuar të nënshkruhet nga Qiradhënësja vetëm me kushtin që një person tjetër, me mundësi finan-ciare, të hynte garant se pagesa do të kryhej. Z. Hasan Hafizi ka pranuar të jetë garanti i kësaj kontrate (bash-këlidhur akt-marrëveshja). Përgjatë disa muajve, në vitin 2017, kjo Parti ka mundur të paguajë vetëm tatimin mbi qiranë”, tha ajo.

Raporti, standardi i jetës në Ballkan larg BE

Ky fillimviti ka pasur si kryefjalë integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Për herë të parë, Brukseli ka folur edhe me vepra, sa i përket integrimit të rajonit, duke u angazhuar kështu për të çuar përpara këtë proces. Por, ndërkohë që Brukseli duket se është në favor të anëtarësimit të 6 vendeve, këto 6 vende nuk janë aspak gati për anëtarësim. Përkundrazi, distanca është mjaft e madhe, jo vetëm në ter-ma makro, por edhe në detaje. Stand-ardi i jetesës së shqiptarëve është shumë larg atij të evropianëve të tjerë dhe disa studime flasin për shekuj larg. Shqipërisë nuk do t`i mjaftojë as ky shekull për të arritur standardin e vendeve të Bashkimit Evropian. Një raport i “Open Society” Bullgari, i përpunuar dhe pasqyruar më pas nga prestigjiozja “Bloomberg“, tregon se, Shqipërisë dhe Serbisë do t`i du-heshin pak më shumë se 80 vite për të arritur 90% të standardeve të jetesës së Bashkimit Evropian.

Veprimet e Presidentit Ilir Meta duket se tregojnë një përgjigje të tij ndaj thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha. Javën që lamë pas, Berisha foli jashtë Parlamentit, duke deklaruar se po bëhen pazare me çështjen e detit. Madje ai i dërgoi një mesazh të qartë Metës, duke thënë se MEPJ po abuzon me autorizimin e Presidentit. Pas kësaj dekla-rate kreu i shtetit është vënë në lëvizje dhe ditët e fundit ka dhënë sinjale se pakti mund të bllokohet. Interesant është fakti se dhe

këtë të enjte Sali Berisha i dha një mesazh tjetër Ilir Metës. Përmes rrjeteve sociale ai u shpreh sërish se po shitet territor. “Nego-ciatori dixhital denoncon: Marrëveshja e faljes së detit dhe pasurive tona përrallore nëndetare u dorëzua nga pala greke si marrëveshje e panegociueshme, prandaj dhe nuk ka pasur asnjë negociatë, madje programi i blerë 180 mije euro për hedh-jen dhe analizën e të dhënave nuk është përdorur asnjëherë”, ka deklaruar Berisha.

ROLI I SALI BERISHËS

Page 3: Zbardhet kërkesa e dytë e Izet Haxhisë Kaosi në …...Peshëngritja është një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri dhe falë një tradite të shkëlqyer ia ka dalë

GAZETA SOT E Diel 17 Qershor 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kryeministri Rama ndalon në Dibër: Do ndërtojmë Rrugën e Arbrit, dalja e nga varfëria nëpërmjet agroturizmit

Kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e djeshme në qarkun e Dibrës në kuadër të turit të llogaridhënies. Gjatë një takimi që zhvilloi në Lurë, ku ka prezantuar para banorëve projektin për zhvillimin e kësaj zone, shefi i qeverisë u shpreh i bindur se me ndërtimin e rrugës në këtë zonë, do ketë një rritje të turizmit në Lurë. Madje, Rama theksoi se çdo familje që jeton në këtë zonë, nëse merret me agroturizëm, atëherë sipas tij, shanset që të fitojë më shumë sesa në emigrim janë të mëdha. “Do dalin të gjitha familjet nga varfëria. Kush merret me agroturizëm nuk rri i varfër. Flasim për një jetë normale, që të jep më

shumë të ardhura se puna në shtet. Për më tepër, jam i bindur se duke hapur rrugën për zhvillimin e agroturizmit, siç foli miku im që ka ardhur nga Torino, do ketë dhjetëra mijëra emigrantë që do kthehen. Do fitojnë më shumë nga sa fitojnë aty ku punojnë sot në Itali. Problemi është se nga e thëna në të bërë është një mes një det i tërë. Italia ka bërë një trefishim të të ardhurave të veta në ekonominë e saj që kur i ka dhënë shtysë agroturizmit. Një familje si këto që ka një dy tre dhoma për të pritur njerëz, i ka të gjitha shanset për të fituar më shumë para nga sa do fitonte jashtë. Iu duhet mbështetja e shtetit, patjetër që

këtu vijnë turistë, por janë shumë pak”, deklaroi kryeministri Rama. Duke u ndalur tek nisja e punimeve për Rrugën e Arbrit, shefi i ekzekutivit deklaroi se qarku Dibër është një nga qarqet ku qeveria, sipas tij, ka planifikuar të investojë një shumë të konsiderueshme parash nga buxheti i shtetit. Megjithatë, i pari qeverisë siguroi banorët se pavarësisht se ndërtimi i kësaj rruge ka kosto për buxhetin e shtetit, ajo sipas tij, do të ndërtohet. “Kjo rrugë kërkon aventurierë të vijnë këtu. Ne duhet të investojmë për rrugën, është kafshatat e dytë për buxhetin. Qenka e thënë që të gjitha kafshatat e mëdha t’i lemë këtu në Dibër. Rruga

e Arbrit është e bukur për t’u thënë por mjaft e vështirë për t’u bërë. Ne nuk do e lemë rrugën pa u bërë. Do komunikojmë me kompaninë për pro-jektin. Do shohim të fillojmë paralelisht, njësoj si në Vuno, të investojmë ne për të rregulluar shtëpitë e vjetra, për t’i rindërtuar njësoj siç kanë qenë. Në të njëjtën kohë të shohim mundësinë e një rrethi njerëzish autoktonë që jetojnë në Tiranë të rregullojnë shtëpitë e tyre. Në 10 vite ky vend mund të bëhet një destinacion ndërkombëtar. Duhen disa gjëra, që duhet t’i bëjmë sëbashku. Kush merret me agroturizëm, ka 10% TVSH”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

Ja disa nga arsyet që kanë çuar deputetët në përplasje me ministrat

Deputetët e PS përplasen me ministrat, i kërkojnë Ramës të nisë ndryshime në qeveri,

kryeministri vendos pas vendimit të negociataveRigels SELIMAN

Rritet presioni ndaj kryemi-nistrit Edi Rama për ndry-shimet në qeveri. Gjatë Asamblesë së Partisë

Socialiste shefi i qeverisë parala-jmëroi se mund të ketë ndryshime ministrash në muajin shtator, por pakënaqësitë ndaj anëtarëve të qeverisë janë rritur. Gazeta ka mësuar se gjatë javëve të fundit me dhjetra deputetët socialistë i janë ankuar kreut të ekzekutivit, sa i takon punës dhe performancës së anëtarëve të kabinetit qeveritar. Madje, mësohet se disa prej lig-jvënësve të PS kanë qenë të prerë, teksa i kanë kërkuar Ramës që të largojë emra të caktuar ministrash. Kjo për faktin se deputetët kanë pasur përplasje të vazhdueshme me ministrat në lidhje me punësimet dhe investimet në zonat e tyre. Po ashtu, një tjetër arsyes që ka de-tyruar ligjvënësit e Partisë Social-iste për të ndarë shqetësimin e tyre me kryeministrit Edi Ramë, është edhe arroganca e treguar nga ana e ministrave. Mësohet se deputetët janë të pakënaqur nga ministrat, pasi këta të fundit në shumicën e rasteve, nuk iu kanë hapur telefonat atyre. Ndërsa një tjetër arsye që ka detyruar deputetët që të ndërmar-rin këtë hap, ka të bëjë me edhe me militantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Për të cilët presionin më të madh e ka ushtruar baza e Partisë Socialiste, e cila përmes deputetëve kërkon shkarkimin e tyre, në mënyrë që të punësohen sa më shumë socialistë. Pra duke qenë që ministrat kanë qëndruar indiferentë edhe kundrejt kësaj kërkesa, ligjvënësit e PS e kanë për të arsyeshme që t’i drejtohen shefit të qeverisë për të marrë zgjidhje. Megjithatë, një gjë është e sigurtë që kabineti qeveritar “Rama 2” me shumë gjasa do të reformohet pas 28 qershorit, datë kjo kur pritet që të vendoset fati i negociatave me Shqipërinë nga ana e vendeve të Bashkimit Europian.

Disa ministra drejt shkarkimitInteresant është fakti se pa-

varësisht se kush do të jetë vendimi i vendeve të Bashkimit Europian, sa i takon hapjes ose jo të negoci-

bazës socialiste, por ka ardhur edhe si rezultat i tyrit të llogaridhënies. Gazeta ka bërë një listë ku ren-diten ministritë me numrin më të madh të ankesave nga qytetarët, deri tek ministria me numrin më të ulët, sipas raportit më të fundit të platformës “Shqipëriaqëduam”. Nisur nga ankesat që qytetarët kanë depozituar tek portali i bash-këqeverisjes për secilën ministri, pritet që kryeministri të vendosë edhe për reformimin që do të bëjë.

Madje, këtij reformimi përveçse ministrave, mund të mos i shpëtojnë edhe zëvendësministra, sekretarë, duke arritur deri tek posti më i ulët i një drejtori. Kështu, janë disa ministri për të cilat ka pasur lum ankesash, siç janë Ministria e Drejtësisë, Ministri e Brendshme, Ministria e Jashtme, Ministria e Shëndetësisë apo edhe Ministria e Arsimit. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

atave me Shqipërinë, ndryshimet në qeveri janë të pashmangshme, sidomos në disa prej tyre. Kjo edhe për faktin se disa nga deputetët kanë shfaqur hapur qëndrimin e tyre, sa i takon emrave të veçantë të këtyre ministrave. Kështu, më të rrezikuarit për t’u shkarkuar janë disa ministra që aktualisht drejto-jnë ministri tejet të rëndësishme. Mirëpo, kjo reformë që pritet që të prekë këto ministri nuk ka ardhur vetëm si kërkesë e deputetëve apo

Kryeministri Edi Rama zbuloi pak ditë më parë gjatë takimit të përjavshëm të zhvilluar me koor-dinatorët e “bashkëqeverisjes”, se edhe deputetët kanë ankesa ndaj ministrave dhe që sipas tij, janë pasqyruar tek platforma. “Deputetët mund të çojnë mesazhe dhe po t’i dëgjoni, ankohen se nuk iu përg-jigjen ministrat. Ndërkohë që në Platformë nuk ka

“nuk na përgjigjen”. Është një sistem i tërë, i ngritur me të gjithë ju që jeni këtu, vajza e djem, që punoni me orar dhe pa orar, pas ekranit dhe njëkohësisht është dhe një procedurë transparence llogaridhënie nga çdo ministër për çdo rast që figuron i vonuar, apo i pazgjidhur. Unë iu bëj apel qytetarëve të kuptojnë që ky nuk është teatër”, deklaroi ai.

RAMA: EDHE DEPUTETË KANË ANKESA NDAJ MINISTRAVE Qeveria përfshin Lurën në programin e 100 fshatrave

Lura është përfshirë në 100 fsha-trat turistikë për zhvillimin e potencial-eve të saj turistike dhe për ta shndërru-ar në një destinacion për turistë vendas dhe të huaj. Kështu deklaroi dje kryeministri Edi Rama, i cili është i pari kryeministër që viziton Lurën. Gjatë takimit me banorët e kësaj zone, Rama deklaroi se ndodhej në atë zonë për të hapur një kapitull të ri, duke qenë se qeveria ka një program të posaçëm për rilindjen rurale të fshatrave, që nis me krijimin e 100 modeleve. “Jemi këtu për të hapur një kapitull të ri duke qenë se qeveria ka një program të posaçëm për rilindjen rurale të fshatrave, që nis me krijimin e 100 modeleve. 100 modele në 100 fshatra të ndryshme nga Veriu në Jug, ku përfshihet edhe Lura. Ka shumë fshatra të Shqipërisë që janë të jashtëzakonshëm për nga bukuria natyrore, historia dhe tradita e tradita, por siç është këtu, janë shumë larg rrugës së tregut për të mundur të krijojnë një zhvillim intensiv bujqësor apo blegtor”, tha ai.

Lehtësi fiskale për investime në agroturizëm

Qeveria ka krijuar lehtësi fiskale për të gjithë ata që dëshirojnë të in-vestojnë në agroturizëm. Nga Lura ku u prezantuan dje projektet zhvilli-more, kryeministri Edi Rama sqaroi se qeveria ka aplikuar një masë shumë lehtësuese për ata që merren me tu-rizëm. “Kush merret me agroturizëm ka vetëm 6% TVSH. Nëse ke një restorant ke vetëm 20% TVSH, nëse ke një biznes çfarëdo e ke 20% TVSH, por nëse ke një bujtinë me një fermë të vogël ku ti ofron produkte që bën vetë ose produkte që bëhen rrethe rrotull në fshat, e ke 6% TVSH. Dhe tatim fitimin e ke vetëm 5% sado që të fitosh. Normalisht agroturizmi është biznes i madh, edhe me këtë që po bëjmë që po rrisim pragun për biznesin e vogël në mënyrë që të mos kalojë te 15% taksa dhe të mbeten të 5% deri në 140 milionë xhiro, prapë se prapë, unë jam i bindur që shumë agroturistë mund ta kalojnë këtë. Por edhe po e kaluan, taksën do e kenë vetëm 5%. Janë dy masa që janë shumë të favorshme për ata që merren me agroturizëm”, deklaroi Edi Rama.

Gjatë javëve të fundit me dhjetra

deputetët social-istë i janë ankuar kreut të ekzekutiv-it, sa i takon punës dhe performancës së anëtarëve të kabinetit qeveritar. Madje, mësohet se disa prej lig-jvënësve të PS kanë qenë të prerë, tek-sa i kanë kërkuar Ramës që të largojë emra të caktuar ministrash...

Ministria e DrejtësisëMinistria e ShëndetësisëMinistria e FinancaveMinistria e ArsimitMinistria e InfrastrukturësMinistria e BrendshmeMinistria e Turizmit

Ministria e SipërmarrjesMinistria e BujqësisëMinistria e MbrojtjesMinistria e Punëve të JashtmeMinistria e KulturësMinistria e Diasporës

RENDITJA E MINISTRIVE SIPAS NUMRIT TË ANKESAVE

Page 4: Zbardhet kërkesa e dytë e Izet Haxhisë Kaosi në …...Peshëngritja është një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri dhe falë një tradite të shkëlqyer ia ka dalë

4 GAZETA SOTE Diel 17 Qershor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

1. Parlamenti2. Ministria e Drejtësisë3. Këshilli i Lartë i Drejtësisë4. Gjykata e Lartë5. Gjykatat6. Këshilli i Lartë i Prokurorisë7. Prokuroria e Përgjithshme8. Prokuroritë9. Inspektorati i Larte i Drejtë-

sisë10. Shkolla e Magjistraturës11. Dhoma Kombëtare e

Avokatisë12. Dhoma Kombëtare e

Noterëve13. Dhoma Kombëtare e Përm-

baruesve

JA KUSH DO ASISTOHET NGA EURALIUS

Këshilltari i kryeministrit Rama: Lajmet për kampe të ISIS i ka shpërndarë LSI, çdo gjë është mashtrim

Qeveria ka reaguar sërish mbi akuzat e opozitës se do të ketë kape për refugjatët e ISIS apo për emigrantët që vijnë nga Lindja e mesme. Këshilltari për Sigurinë i kryeministrit Edi Rama, ka deklaruar gjatë një interviste se lajmi për kri-jimin e një kampi për luftëtar të ISIS që janë kthyer nga Siria, është i rremë dhe është përhapur nga përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim. “Shumë prej atyre që kanë përhapur këtë lajm kanë qenë pjesë e miratimit të strategjisë kom-bëtare kundër ekstremizmit në vitin 2015, për

arsye se ju e dini që qeveria Rama 1 ishte qeveri koalicioni në të cilën kanë marrë pjesë edhe disa prej atyre që sot po ngrenë alarmin e rremë për këtë të ashtuquajturin kamp terroristësh në Shqipëri”, tha Sandër Lleshi. Ai ka sqaruar edhe idenë që është diskutuar me kryeministrin bullgar, Borissov, e që konsiston në zgjerimin e qendrës për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizimit, me synim koordinimin e përpjekjeve. Lleshi rea-goi dhe të premten, duke thënë se do të ishte një çmenduri, nëse sipas tij, Bashkimi Europian do të

kërkonte ndërtimin e një kampi për refugjatët apo për ushtarët e ISIS në Shqipëri me kusht hapjen e negociatave. Sipas tij, kjo është vetëm një jehonë politike e disa qarqeve të huaja. “Po alarmohemi sot nga ca media të cilat i bëjnë jehonë axhendave politike të disa vendeve të caktuara të Bashkimit Europian. Por vendimet për Shqipërinë nuk i merr kryeministri austriak, i marrin autoritetet e Shqipërisë dhe autoritetet e Shqipërisë nuk kanë asnjë artikulim që shkon në favor të ngritjes të ndonjë kampi refugjatësh në Shqipëri. Megjithatë,

nëse Bashkimi Europian do të kërkonte ndërtimin e një kampi për refugjatët apo për ushtarët e ISIS në Shqipëri me kusht hapjen e negociatave, kjo për mua do të ishte një çmenduri. Vendi ynë mund të kthehet në një kamp pritës për refugjatët që aspirojnë vendet e Bashkimit Europian”, deklaroi ai. Më tej, këshilltari Lleshi teksa i quajti luftëtarët e ISIS të gjithë mercenarë , theksoi se në rast se do të ktheheshin në Shqipëri do të përballen me ligjin, ndërsa për gratë dhe fëmijët e tyre ai shtoi se qeveria ka një plan për rehabilitimin e tyre.

Zbardhen objektivat e misionit Euralius V

BE vë në monitorim Kuvendin dhe KLD për zbatimin e reformës në drejtësi,

ja fushat ku do asistojë misioni i ri i EuraliusKliti TOPALLI

Institucionet kryesore në vend do të jenë në monitorim nga Bashkimi Europi-an me qëllim zbatimin e reformës në drejtësi. Gazeta ka siguruar objektin e

punës së misionit Euralius V, i cili do të asis-tojë në vendin tonë për ngritjen e organeve të reja në drejtësi. Një ditë më parë u zbard-hën emrat e ekspertëve që kanë ardhur në vendin tonë, ndërsa gazeta po bën të ditur sot dhe fokusin e punës së tyre. 8 ekspertët e Euralius do të asistojnë dhe monitorojnë punën e 13 institucioneve, më konkretisht: të Parlamentit; Ministrisë së Drejtësisë; Këshil-lit të Lartë të Drejtësisë; Gjykatës së Lartë; Gjykatave; Këshillit të Lartë të Prokurorisë; Prokurorisë së Përgjithshme; Prokurorisë; Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë; Shkollës së Magjistraturës; Dhomës Kombëtare të Avokatisë; Dhomës Kombëtare të Noterëve dhe Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve. Në dokumentin e siguruar nga gazeta, mi-sioni i ri i Euralius do të asistojë në

harmonizimin e ligjeve me acquis të Bashkimit Evropian. Do ndihmojë në ngritjen e një sistemi të ri të ndihmës ligjore dhe do vërë në monitorim institucionet për zbatimin e reformës në drejtësi. Po ashtu do asistojë në rritjen e kapaciteteve analitike, politik-bërëse dhe legjislative. Një tjetër fushë ku do të kenë rol ekspertë e Euralius është asistenca në ngritjen e Këshillit të Larte Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Proku-rorisë, Inspektoratit te Lartë të Drejtësisë. Do ndihmojë gjithashtu në vendosjen e procedurave transparente dhe në bazë të meritave për zhvillimin profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Euralius shprehet se do të punohet për vendosjen e një skeme të përshtatshme disiplinore për gjyqtarët, prokurorët dhe anëtarët e in-stitucioneve qeverisëse dhe rritjen e stand-ardeve për vlerësimin e performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Monitorim gjykatave e prokurorivePërveç asistencës që do u jepet in-

stitucioneve shtetërore, sidomos Ministrisë së Drejtësisë dhe Parlamentit, Euralius do monitorojë dhe asistojë edhe gjykatat e prokuroritë në vend. Disa nga objekti-vat janë: Rritja e cilësisë së shërbimeve nga prokuroritë dhe gjykatat; Shkurtimi i kohëzgjatjes së procedurave; Decentralizimi dhe ristrukturimi i zyrave të prokurorive; Përmirësimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; Zhvillimi dhe përmirësimi i sistemit të menaxhimit të çështjeve; Përmirësimi i infrastrukturës IT; Ngritja e Qendrës së Teknologjisë së Infor-

macionit. Vëmendje do ketë dhe te Shkolla e Magjistraturës. Euralius do të punojë për rritjen e kapaciteteve të saj, me qëllim përmbushjen e pritshmërive për një funk-sionim më të mirë të sistemit të drejtësisë. Në monitorim do jetë dhe KLD si dhe do ndihmohet me qëllim trajnimin e gjyqtarëve.

Objektivi i fundit është mbështetja për Dho-mat Kombëtare të Avokatisë, Noterëve dhe Përmbaruesve për të vendosur një sistem vetë – qeverisës demokratik dhe transpar-ent. Krahas ekspertëve, Euralius ka dhe një buxhet prej 75 milionë euro që do të për-doret për të arritur qëllimet e mësipërme.

Projekti do të zbatohet nga një partner-itet i përbërë nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ) si Partneri Kryesor. IRZ është mandatuar nga Ministria Federale e Drejtësisë dhe Mbrojt-jes së Konsumatorit. Partnerët e tjerë janë Qendra Holandeze për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (CILC), Agjencia Austriake për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (aed) dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor Italian (CSM).

Euralius është një projekt i financuar nga BE. Që prej vitit 2005 Euralius asiston institucionet Shqiptare me qëllim përafrimin e sistemit të drejtësisë me standardet Evropiane. Në vijimë-si të asistencës së dhënë nga Euralius IV për reformën gjithëpërfshirëse në drejtësi, Euralius V fokusohet në mbështetjen e institucioneve të drejtësisë për konsolidimin e sistemit të drejtë-sisë. Mbështetja e Euralius V përqendrohet në pesë fusha kryesore veprimi.

ROLI I MISIONIT TË RI Pesë fushat e veprimit dhe aktivitetet e Euralius Ministria e Drejtësisë dhe Parlamenti1. Harmonizimi i ligjeve me acquis të

Bashkimit Evropian2. Ngritjen e një sistemi të ri të ndihmës

ligjore3. Monitorimi i zbatimit të reformës në

drejtësi4. Rritja e kapaciteteve analitike, poli-

tik-bërëse dhe legjislative

Institucionet e Qeverisjes së Drejtësisë1. Ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor,

Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë

2. Vendosja e procedurave transparente dhe në bazë të meritave për zhvillimin profe-sional të gjyqtarëve dhe prokurorëve

3. Vendosja e një skeme të përsh-tatshme disiplinore për gjyqtarët, prokurorët dhe anëtarët e institucioneve qeverisëse

4. Rritja e standardeve për vlerësimin e performancës se gjyqtarëve dhe prokurorëve

Gjykatat dhe Prokuroritë1. Rritja e cilësisë së shërbimeve nga

prokuroritë dhe gjykatat2. Shkurtimi i kohëzgjatjes së proce-

durave3. Decentralizimi dhe ristrukturimi i

zyrave të prokurorive4. Përmirësimi i luftës kundër korrup-

sionit dhe krimit të organizuar

Sisteme IT në Institucionet e Drejtësisë1. Zhvillimi dhe përmirësimi i sistemit

të menaxhimit të çështjeve2. Përmirësimi i infrastrukturës IT3. Ngritja e Qendrës së Teknologjisë së

Informacionit

Ngritja e Kapaciteteve të Funksionarëve Gjyqësorë

1. Rritja e kapaciteteve të Shkollës së Magjistraturës për të përmbushur pritshmëritë për një

2. funksionim më të mirë të sistemit të drejtësisë

3. Mbështetje për Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të

4. trajnuar stafin e gjykatave dhe prokurorive

5. Mbështetje për Dhomat Kombëtare të Avokatisë, Noterëve dhe Përmbaruesve për të

6. vendosur një sistem vetë – qeverisës demokratik dhe transparent“

Në dokumentin e siguruar nga gazeta, misioni i ri i Euralius do të asistojë në harmonizimin e ligjeve me acquis të Bashkimit Evropian. Do ndihmojë në ngrit-jen e një sistemi të ri të ndihmës ligjore dhe do vërë në monitorim institucionet për zbatimin e reformës në drejtësi. Po ashtu do asistojë në rritjen e kapacitete analitike, politik-bërëse dhe legjislative...

Page 5: Zbardhet kërkesa e dytë e Izet Haxhisë Kaosi në …...Peshëngritja është një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri dhe falë një tradite të shkëlqyer ia ka dalë

GAZETA SOT E Diel 17 Qershor 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Mimoza IBRA

Qëllimi i Izet Haxhisë është i qa-rtë: rihapja e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit. Një objektiv i tillë e ka detyruar që të nisë një “betejë”

gjyqësore, ndërsa avokati i tij mbrojtës, Bash-kim Nikolla po i luan të gjitha “letrat”. Ai ka dorëzuar një kërkesë të dytë në gjykatë në lidhje me dosjen “Hajdari”, ku rendit të gjitha argumentet dhe arsyet pse fjala e Izet Hax-hisë duhet të dëgjohet dhe çështja të rihapet. Avokati Nikolla dorëzoi kërkesën e parë për rihapjen e dosjes në datën 17 maj, ndërsa me 7 qershor ai ka vendosur t’i vërë në dispozicion trupës gjykuese një kërkesë edhe më të plotë e më të argumentuar se ajo e para. Në kërkesën e dytë të siguruar nga gazeta, radhiten plot 18 arsye pse gjyqtari Besnik Hoxha duhet të ven-dosë për rishqyrtimin e çështjes së vrasjes së ish-deputetit të PD, Azem Hajdari. Fillimisht, avokati shpjegon se kërkesa e Izet Haxhisë për rigjykim është e bazuar në nenin 6 të Konventës Evropiane në Mbrojtjen e të Dre-jtave të Njeriut, në referimet e precedentëve të jurispudencës së Gjykatës së Strasburgut si edhe tek e drejta më e thjeshtë në këtë botë: dëgjon pastaj dënon. Më tej, avokati numëron edhe një sërë nenesh të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si fakte që e bë-jnë legjitime kërkesën e ish-truprojës së Sali Berishës. “Kërkesa e depozituar përpara kësaj gjykate për rivendosjen në afat dhe plotësisht legjitime mbështetet tek neni 15 i Kushtetutës (Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut), neni 31 (Të drejtat gjatë procesit penal), neni 1 (De-tyrat e legjislacionit procedural penal), neni 2 (Respektimi i normave procedurale), neni 42 (Liria, prona dhe të drejtat e njohura me Kus-htetutë)”, thuhet në kërkesën e dytë të avokatit Bashkim Nikolla dorëzuar tek Gjykata Penale e Tiranës. Këmbëngulja e Haxhisë duket e ka rritur panikun në radhët e politikës. Haxhia ka paralajmëruar se nëse rihapet dosja, atëherë ai do nisë të flasë kundër ish-kryeministrit Sali Berisha. Kjo do të thotë se ankthi në SHQUP është rritur ditët e fundit.

Argumente të tjerëArgumenti i shtatë që përdor avokati

mbrojtës i Haxhisë është neni 147 i Kodit të Procedurës Penale, ku thuhet se nëse një person është dënuar në mungesë, i pandehuri ka të drejtë të kërkojë rivendosjen në afat të çështjes, kur provon se nuk ka marrë dijeni për vendimin. Më tej, Bashkim Nikolla argumenton se gjykata duhet të analizojë të gjithë elementët e rregulluar nga neni 147 i Kodit të Procedurës Penale, lidhur me subjektet që kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për rivendosje në afat. Po ashtu ai shpjegon se kërkesa për rihapje të çështjes është dorëzuar me 17 maj, duke faktuar kështu

që dorëzimi është bërë konform përcaktimeve ligjore. “E drejta për të bërë ankim, në vështrim të përcaktimit ligjor në nenin 50 pika 1 e 410 të Kodit të Procedurës Penale, është një e drejtë e cila i rezervohet personalisht të dënuarit”, vijon më tej sqarimi i avokatit. Argumenti i dhjetë që përdor ai janë marrëveshjet ndërkombëtare ku shteti jonë është palë ku caktohet se për vendimet e dhëna në mungesë, procesi duhet të fillojë nga fillimi. Po ashtu, praktikat gjyqësore të kolegjeve penale si edhe vendimi i datës 25.02.2015 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, ku është vendosur që kërkuesit t’i pranohet kërkesa për rigjykim, janë dy arsye të tjera që

Bashkim Nikolla përdor për ta bërë gjyqtarin që të vendosë në favor të Izet Haxhisë. Të tjera argumente të radhitura nga avokati janë edhe: vendimi i Gjykatës Kushtetuese (përcakton të drejtën për të qenë i pranishëm në procesin gjyqësor); vendimin e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë; garancia e dhënë nga ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmajli në 2007 për ekstradimin e Izet Haxhisë; shkresa e Min-istrisë së Jashtme në 2008 drejtuar Gjykatës së Strasburgut; shkresat sekrete mes SHISH, Pandeli Majkos dhe Rexhep Mejdanit; si edhe tek fakti se Izet Haxhia gjatë gjithë jetës së tij nuk ka kryer asnjë krim.

Ja disa nga arsyetimet e përdorura nga

avokati i Haxhisë E drejta e animimit ndaj një vendimi

gjyqësor është një e drejtë ngushtësisht personale e të pandehurit, të cilën ai mund ta ushtrojë vetë ose t’ia delegojë me vullnetin e tij të lirë të veshur në format e parashikuara në legjislacionin procedural penal, një mbro-jtësi të caktuar personalisht prej tij.

Kërkesë e ligjit procedural për tu rivendosur në afat i pandehuri i gjykuar në mungesë, është mospasja dijeni e tij për dhënien e vendimit penal.

Rezulton gjithashtu se kërkesa për riven-dosjen në afat është depozituar në gjykatë brenda 10 ditëve nga marrja dijeni efektive, siç është e përcaktuar në ligj.

Gjykata e Shkallës së Parë ka gabuar duke arsyetuar se i takon të pandehurit barra e provës të provojë momentin e marrjes dijeni efektivisht penal pasi: barra e provës për të provuar se vendimi i është njoftuar të pandehurit apo të dënuarit , i cili ek-stradohet si në çështjen objekt gjykimi, si edhe momentin kur i është njoftuar, i takon shtetit, qëndrim ky i mbajtur në vazhdimësi edhe nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Sipas praktikës së Gjykatës së të Drejtave të Njeriut, është detyrë e autoriteteve shtetërore përkatëse që të njoftojë në mënyrë rigoroze të pandehurin që ndaj tij ka filluar një proces penal. Kur ligjet kombëtare lejojnë realizimin e gjykimeve në mungesë për një person të akuzuar pe-nalisht, menjëherë sapo ai merr dijeni për ekzistencën e këtij procesi, ai duhet të ketë mundësinë e të drejtës për tu dëgjuar nga gjykata për një vendim të ri mbi pretendi-met e akuzës. Në çdo rast, sipas GJEDNJ, barra e provës i përket gjithmonë au-toriteteve shtetërore dhe jo të pandehurit, i cili nuk duhet të provojë se ai nuk ishte duke kërkuar t’i fshihej gjykimit apo se mungesa e tij ishte për shkak të forcës madhore.

Në Kodin e Procedurës Penale është par-ashikuar gjykimi “in absentia” në bazë të garancive të forta procedurale.

Referuar edhe jurisprudencës së GJEDNJ, gjykata ka përcaktuar ndër vite, disa stand-arde në lidhje me gjykimin në mungesë sipas të cilave: i pandehuri ka të drejtë të jetë i pranishëm në procesin gjyqësor të kryer në ngarkim të tij; i pandehuri mund të heqë dorë vullnetarisht nga ushtrimi i kësaj të drejte; i pandehuri duhet të jetë në dijeni për ekzistencën e një procesi gjyqësor në ngarkim të tij.

Thellohen hetimet për çështjen “Xhafaj”, Krimet e Rënda nisin verifikim pasuror për vëllanë e ministrit

Publikimi i audio-përgjimit të Partisë Demokratike, ku aludohej se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm merret me trafik droge ndezi politikën pak kohë më parë, por vuri në lëvizje edhe autoritetet shqiptare. Pas akuzave të shumta, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur një verifikim pasuror për Agron Xhafajn. Sipas informacioneve të gazetës, hetuesit e Krimeve të Rënda u kanë nisur shkresa bankave të nivelit të dytë dhe hi-potekave ku kanë kërkuar informacion mbi të

gjitha pasuritë e Xhafajt dhe rrethit të ngushtë të familjarëve të tij. Xhafaj rezulton i dënuar për trafik droge në Itali me 7.2 vite burg dhe për këtë më 16 maj ka udhëtuar drejt Italisë, duke iu vetëdorëzuar autoriteteve të vendit fqinj dhe qëndron në një prej burgjeve Romës. Gazeta ka arritur të mësojë se hetimet po kryhen nga një grup hetimor i përbërë nga dy prokurorë dhe dy oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Sipas informacioneve, veprimet hetimore po kryhen

të gjithanshme, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Kujtojmë që në audio-përgjimin e pub-likuar nga Partia Demokratike përmendej se vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj do ndihmonte një person për të trafikuar kanabis. Nga biseda e bërë publike më datë 14 maj të këtij viti midis dy personave, Albert Veliut, i njohur ndryshe si “Bashkëpunëtori X” si dhe një personi tjetër i supozuar si Agron Xhafaj, është treguar se Veliu është ndihmuar nga Agron Xhafaj për të siguruar një sasi kanabisi për ta trafikuar.

Pas kësaj më 17 maj Prokuroria e Krimeve të Rënda, regjistroi procedimin penal për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”. Në lidhje me këto akuza, Agron Xhafaj pre-tendon se zëri i shfaqur në audio përgjim nuk është i tiji. Ndërkohë, vlen të theksohet fakti se pak kohë më parë materiali i adio-përg-jimit u dërgua për ekspertim në një laborator në Itali për të përcaktuar nëse është i vërtetë, ndërsa përgjigja pritet të vijë brenda kësaj jave në adresë të organit të akuzës.

Avokati Bashkim Nikolla bëri apel në se-ancën e fundit të zhvilluar për dosjen “Hajdari” që askush të mos tentojë të devijojë rrjedhën normale për të rigjykuar vrasjen e deputetit Azem Hajdari, pasi sipas tij, kushdo që bën të kundërtën thjesht bën një krim duke mbrojtur padrejtësinë. “Sali Berisha në asnjë moment gjatë procesit të parë gjyqësor; Gjykata e Stras-

burgut e pohon dhe e cakton shumë qartë të dre-jtën për rigjykim; Janë në dyshim disa deklarata të bëra gjatë procesit të parë gjyqësor, të cilat janë bërë në moment për të shpëtuar. E kam të plotë të drejtën ligjore. Të mos ketë tentativa për të mos pranuar rigjykimin e çështjes sepse do të ishte një krim”, tha Bashkim Nikolla në seancën e fundit gjyqësore.

Prokurori i çështjes, Petrit Bica deklaroi pak ditë më parë gjatë seancës së zhvilluar për të marrë në shqyrtim kërkesën e Izet Haxhi së për rihapjen e dosjes “Hajdari” se avokati mbrojtës Bashkim Nikolla nuk paraqiti asnjë provë për të kërkuar ri-hapjen e dosjes dhe se kërkesa e tij ishte e pabazuar. “Kodi i Procedurës Penale ka pësuar ndryshime.

Mbrojtësi nuk argumentoi asnjë kërkesë të dis-pozitës e cila kërkon që kërkuesi duhet të vërtetojë arsyet madhore të cilat nuk e lejuan të merrte pjesë në procesin gjyqësor”, u shpreh Petrit Bica. Sipas tij, Haxhia ka pasur dijeni për procesin e mëparshëm gjyqësor dhe vendimet e marra, duke e konsideruar kështu si ta pavlefshme kërkesën për rigjykim.

NIKOLLA: KRIM NËSE NUK PRANOHET KËRKESA

ARGUMENTET E PROKURORIT

Izet Haxhia vijon “luftën”, avokati i tij rendit arsyet pro kërkesës për rigjykim

Zbardhet kërkesa e dytë e Izet Haxhisë për gjykatën, ja 18 argumentet që pritet të sjellin

rihapjen e dosjes “Hajdari”, rritet ankthi në SHQUP

Page 6: Zbardhet kërkesa e dytë e Izet Haxhisë Kaosi në …...Peshëngritja është një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri dhe falë një tradite të shkëlqyer ia ka dalë

6 GAZETA SOTE Diel 17 Qershor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

1. Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e pol-icisë gjyqësore”

2. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8331, datë 21.4.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, i ndryshuar”

3. Projektligji “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”

4. Projektligji “Për Strategjinë e Edukimit Ligjor të Pub-likut në Republikën e Shqipërisë”

5. Projektligji “Për Avokaturën e Shtetit”6. Projektligji “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mos-

marrëveshjeve”

7. Projektligji “Për noterinë”8. Projektligji “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor

Privat”9. Projektligji “Për Presidentin e Republikës së Shqipërisë”10. Projektligji “Për Avokaturën e Shtetit”11. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin

nr. 8328, datë 16.4.1998, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve”, i ndryshuar”

12. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”

12 LIGJET E MBETURA TË REFORMËS NË DREJTËSI

Tarifa për Rrugën e Kombit, ja sa do të paguajnë banorët e Kukësit dhe bizneset e Kosovës, mbyllen negociatat

Grupi ndërministror qeveritar dhe kompa-nia koncesionare e rrugës Milot-Morinë kanë përmbyllur procesin e negociatave, duke dalë me një formulë konkrete për tarifimin prefer-encial të banorëve të Qarkut të Kukësit, auto-busëve të linjës dhe përdoruesve të shpeshtë. Kështu, burimet nga grupi negociator sqarojnë se të gjitha automjetet e regjistruara në Qarkun e Kukësit do të paguajnë një tarifë prej 100 lekë me TVSH për një kalim. Ndërsa përdoruesit e Qarkut të Kukësit do të parablejnë përmes telepass në mënyrë të përshkallëzuar deri në

44 kalime në muaj me këtë tarifë të reduktuar. Mirëpo, reduktimi i tarifës do të prekë gjithash-tu edhe linjat e transportit publik, që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit. Tarifa e tyre e kalimit do të jetë gjithashtu 100 lekë me TVSH për një kalim. Ndërkohë që kat-egoria e tretë përfituese e tarifave të lehtësuara është ajo e përdoruesve të shpeshtë të rrugës, ku përfshihen qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, të cilët e përdorin aksin rrugor në mënyrë të vazhdueshme. Parimi i vendosur është ai i reduktimit të tarifës në varësi të numrit

të udhëtimeve. Pra, sa më shumë të udhëtosh aq më shumë përfiton nga ulja. Megjithatë, pas bisedimeve të zhvilluara me përfaqësuesit e biznesit të Kosovës dhe Shqipërisë, duket se qeveria ka pranuar propozimin e tyre për të shtyrë rinisjen e zbatimit të tarifës në Rrugën e Kombit pas përfundimit të sezonit turistik. Mësohet se është rënë dakord që kalimi me pagesë të nisë më 17 shtator. Ndërsa fatura për politikat lehtësuese do t’i kaloje buxhetit të shtetit, i cili për 30 vite do ti paguaj koncesionarit 48.5 milion euro. Sidoqoftë, aplikimi i tarifës së

Rrugës së Kombit nuk është se vjen për herë të parë. Tentativa e parë qeverisë dhe koncesionarit për të nisur mbledhjen e taksës më 1 Prill 2018 shkaktoi një revoltë të dhunshme të banorëve të Kukësit të cilët shkatërruan dhe dogjën sta-cionet nga ku do të bëhej pagesa. Ndërkohë që disa ditë më pas kryeministri Edi Rama u kërkoi ndjesë kuksianëve për mos informimin e duhur në lidhje me tarifat që do të aplikoheshin për banorët lokal. “Nuk do të rifillojë pagesa pa gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme”, premtoi kryeministri Edi Rama.

Konflikti politik shtyn mbylljen e reformës në drejtësi, PD-LSI bllokojnë miratimin e

12 ligjeve dhe ngritjen e KLGJ e KLP

Kaosi i shkaktuar nga opozita, shtyhet për në shtator miratimi i ligjeve të reformës

situatës politike, miratimi i këtyre ligjeve me shumë gjasa do të shtyhet për në shtator, kohë kjo kur pritet të nisë sesioni i dytë parlamentar i kësaj legjislature. Ndërkohë që i vetmi ligj

që rezulton që është miratuar deri më tani, është ai për tarifat gjyqësore. Megjithatë, mbetet për tu parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht me këto ligje.

edhe ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pak kohë më parë ka qenë Partia Demokratike, ajo e cila ankimoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin për organet e drejtësisë. Asoko-he Kushtetuesja e pranoj kërkesën e demokratëve, duke rrëzuar disa nga nene të paketës së reformës në dre-jtësi. Mirëpo, tani këto nene duhet të ndryshojnë, në mënyrë që të bëhet e mundur ngritja e KLGJ-së dhe KLP-së. Por edhe nëse bëhen realitet ndrys-himet e kërkuara për këto nene, prapë nevojitet konsensus mes opozitës dhe mazhorancës, pasi votimi për to kërkon 84 vota në Kuvend. Kështu, që duke parë klimën jo të mirë të

Rigels SELIMAN

Konflikti politik duket se po shtyn mbylljen e reformës në drejtësi. Edhe pse mazhoran-ca qeverisëse kishte në plan

që të mbyllte reformën në drejtësi, e më konkretisht miratimin e 12 ligjeve brenda këtij sesioni parlamentar, nuk ka ndodhur aspak kështu, pasi opozita nuk po jep dakordësinë e saj. Bëhet fjalë për 12 ligjet e mbetura nga 27 që ka në total reforma në drejtësi dhe që me mi-ratimin e tyre kompletohej kjo reformë, pavarësisht se ata janë të dorës së dytë. Po kush janë disa nga shkaqet që po sjellin këtë ngërç? Gazeta u interesuar pranë Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për të marrë më shumë in-formacion dhe rezulton se janë disa faktorë që po bllokojnë miratimin e 12 ligjeve. Faktori i parë ka të bëjë me sjelljen e opozitës, e cila gjatë javëve të fundit është treguar tejet agresive në komisionet parlamentare, ku ka shkaktuar kaos dhe bërë të pamun-dur zhvillimin normal të mbledhjeve, duke mos u diskutuar asnjë nga ligjet në fjalë, edhe pse kanë qenë në rend dite për diskutime. Po ashtu, një tjetër arsye që po bllokon miratimin e lig-jeve të mbetura të reformës në drejtësi është edhe mungesa e konsensusit nga ana e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pra duke qenë se PD dhe LSI nuk japin dakordësinë për 12 ligjet, miratimi i tyre në Kuvend bëhet i pamundur, pasi kërkon plot 84 vota.

Ligjet që bllokohenNë listën e ligjeve që do të shty-

hen, bëjnë pjesë disa nisma shumë të rëndësishme. Bëhet fjalë për ligjin e noterisë, për juristët, për avokatinë, etj. Sipas këtyre ligjeve, noterët, avokatët dhe juristët të gjithë do të duhet të futen në testim. Një tjetër ligj është ai për ndërmjetësimin, i cili synon të ulë fluksin në gjykata. Në listë është dhe ligji për policinë gjyqësore, i cili forcon kompetencat e saj. Një tjetër ligj është ai për Presidentin. Në të parashikohet rrudhja e kompetencave të kreut të shtetit. Por të gjitha këto ligje nuk po gjejnë rrugën e miratimit.

Bllokohet ngritja e KLGJ e KLPMungesa e konsensusit mes

mazhorancës dhe opozitës rrezikon

Fluks turistësh në pikën kufitare të Morinit

Përfundimi i muajit të shenjtë të Ramazanit po shoqërohet me rritje të numrit të shtetasve kosovarë që hyjnë në Shqipëri për pushime. Fluksi në pikën kufitare të Morinit u shoqërua me shtim të personelit dhe sporteleve, por sërish pushuesit nga Kosova folën për vonesa, ndaj kërkuan marrjen e masave në vazhdimësi. Përfundimi i muajit të Ramazanit ka shtuar nd-jeshëm fluksin e lëvizjes në pikën e kalimit kufitar të Morinit në Kukës. Sipas të dhënave të Policisë së Kufirit, 3300 shtetas me më shumë se 640 au-tomjete hynë nga Kosova në Shqipëri deri në orën 10:30 minuta të paradites së të shtunës. Fluksi më i lartë u reg-jistrua në orët e para të mëngjesit. Për të menaxhuar fluksin, pranë pikës së kalimit kufitar u punua me 5 sportele, por turistët folën për vonesa dhe pritje deri në 20 minuta për procedurat. Ndërsa fluksi i lëvizjes pritet të rritet në ditët në vijim, pushuesit kosovar kërkojnë thjeshtim procedurash dhe eliminim të pritjes në kufi.

Vasili: Qeveria shpenzoi 100 milionë euro për portale

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pe-trit Vasili, ka akuzuar kryeministrin dje kryeministrin Edi Rama. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se Rama sipas tij, bën sikur nuk ka para për të shpenzuar për Teatrin. Megjithatë, Vasili e ka konsid-eruar kriminale këtë, duke e akuzuar gjithashtu Ramën se ka harxhuar mbi 100 milionë euro me portale. “Kryeministri, që batërdisi mbi 100 milionë euro me portale s’ka lekë për teatrin. Kriminale. Kryeministri megjithë Bashki e Ministri bëjnë në mënyrë të pështirë viktimën sikur s’ka para’,vetëm e vetëm që të gra-bisin tokën e Teatrit Kombëtar dhe ta shkatërrojnë atë. Këta janë thjesht dhe vetëm kriminele të artit dhe kulturës së Shqipërisë, pasi përkund nuk është parë e dëgjuar që krenaria e artit të një vendi të trajtohen si armiq nga qeveria e tyre vetëm sepse mbrojnë artin. Ne po përjetojmë tragjikisht inkuizicionin e binomit shkollëpakë”, shkruan ai.“

Faktori i parë ka të bëjë me sjelljen e opozitës, e cila gjatë javëve të fundit është treguar tejet agresive në komisionet parla-mentare, ku ka shkaktuar kaos dhe bërë të pamundur zhvillimin normal të mbledhjeve, duke mos u diskutuar asnjë nga ligjet...

Page 7: Zbardhet kërkesa e dytë e Izet Haxhisë Kaosi në …...Peshëngritja është një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri dhe falë një tradite të shkëlqyer ia ka dalë

2,7,8,9,11,12,13,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 17 Qershor 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Çështjet gjyqësore për pronat, Gjykata e Lartë ndan kompetencat, zbardhet vendimi i Kolegjit Civil

Gjykata e Lartë i ka dhënë zgjidhje çësht-jes së kompetencës së gjykimit të çështjeve të pronësisë. Pas kaosit të krijuar nga mungesa e dispozitave transitore të ligjit “Për trajtimin e pronës”, Gjykata e Lartë ka arsyetuar vendi-min që njëson praktikën gjyqësore në çështjet e pronësisë. Vendimi i shpallur në datën 7 shkurt 2018 zgjidh çështjen e kompetencës në rastet e konflikteve gjyqësore të kthimit dhe kompen-simit të pronës. Vendimi është marrë nga Ko-legji Civil i përbërë nga gjyqtarët Artan Broci (kryesues), Medi Bici (anëtar) dhe Shkëlzen

Selimi (anëtar). Sipas vendimit, qëndrimeve të ndryshme nga gjykata të ndryshme për shkak të mangësive të dispozitave tranzitore të ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” iu jepet fund. Ky ligj hyri në fuqi në 23 Shkurt 2016 dhe prej tij u krijua Agjencia e Trajtimit të Pronës (ATP), organi të cilit i kaluan të drejtat dhe de-tyrimet e Agjencisë së Kthimit e Kompensimit të Pronës. Ndonëse pati si qëllim përfundimin e procesit të trajtimit të pronës përmes njohjes dhe kompensimit, mungesa e dispozitave

kalimtare futi në “ngërç” procesin. Për këtë shkak Gjykata e Lartë, në një çështje të ard-hur nga Apeli i Korçës shtroi katër çështje për njësim të praktikës gjyqësore. Në përfundim Kolegji vendosi se për shqyrtimin e padive të regjistruara në gjykatë pas datës 23.06.2016 kur hyri në fuqi ligji “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të paraqitura nga ish-pronarët apo trashëgimtarët e tij kundër vendimit të dhënë nga ish-KKKP-të, ish-ZRVKKP-të, apo ish-AKKP-të, që ka vendosur bazuar në

ligjin e mëparshëm, gjykatë kompetente do të jetë Gjykata e Apelit. Përsa i përket kërki-meve për njohjen e së drejtës, kompetente është Gjykata e Apelit në territorin e të cilës ndodhet sendi i paluajtshëm. Për kërkimet për vlerën e kompensimit, kompetente është Gjykata Administrative e Apelit. Gjykata e Lartë vendoste se gjykimi i padive kundër vendimeve të ish-institucioneve të trajtimit të pronës mbi sende të paluajtshme, kompetente janë Gjykatat e Shkallës së Parë, ku ndodhet sendi i paluajtshëm.

Kaosi në drejtësi, Saimir Vishaj: Ja rruga që duhet të ndiqet për të eliminuar ngërçet, rikthimi i kompetencave për KLD i pamundur

Avokati: Të emërohen përkohësisht gjyqtarë siç u bë me Prokuroren e Përgjithshme

Mimoza IBRA

Sistemi i drejtësisë po përjeton ditë të vështira. Që pas fil-limit të seancave dëgjimore të vetingut, institucione të

rëndësishme të drejtësisë, si Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë apo edhe vetë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po zhyten gjithmonë e më shumë në kolaps. Arsye për këtë po bëhen problemet e disa gjyqtarëve me deklarimet e pasurisë, duke bërë kështu që numri i anëtarëve të organeve të lartpërmendura të ulet gjithnjë e më shumë. Si rrjedhojë nuk formohet dot kuorumi për tu mbledhur e për të marrë vendime. Për të folur më shkoqur, Gjykata Kushtetuese momentalisht ka vetëm dy anëtarë, nga 9 që duhet të ketë në total: Bashkim Dedja (kryetar) dhe Gani Dizdari, i cili nuk ka kaluar akoma në sitën e vetingut. Si anëtare e Kushtetueses është edhe Vitore Tusha, e cila e kaloi me sukses për-balljen me komisionin e vetingut, por problemi qëndron në faktin se i ka mbaruar mandati. Nga ana tjetër, pak a shumë të njëjtën situatë po kalon edhe Gjykata e Lartë, e cila po ashtu vuan nga mungesa e gjyqtarëve. Aktualisht Gjykata e Lartë ka nëntë anëtarë të ndarë në tre kolegje (Ko-legji Penal, Kolegji Administrativ dhe Kolegji Civil), por që asnjëri nuk është i plotë nëse nuk huazo-hen gjyqtarë nga kolegjet e tjera. Ndërkohë, në kushte normale kjo gjykatë duhet të ketë 19 anëtarë në total. Po ashtu duhet theksuar fakti se në zyrat e Gjykatës së Lartë stoku i dosjeve të pashqyrtuara është shumë i madh. Nga ana tjetër, një tjetër or-gan drejtësie që rrezikon kolapsin është edhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi sepse nga 9 anëtarë, 3 kanë kaluar në sitën e vetingut dhe kanë rezultuar me probleme. Besnik Ime-raj dhe Altina Xhoxhaj kanë ngelur gjatë procesit dhe janë përjashtuar nga sistemi. Ndërsa i treti që plotëson listën është Gentian Trenova, i cili pritet që të përjashtohet. Arsyetimi i avokatit

Avokati Saimir Vishaj mendon se për të kaluar këtë periudhë të keqe të sistemit të drejtësisë ka një zgjidhje. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ai u shpreh se në institucionet

e prekura nga kolapsi duhet të ndiqet e njëjta rrugë si me prokurorinë: emërimi i anëtarëve të përkohshëm. “Patjetër që ka zgjidhje për ngërçin në sistemin e drejtësisë. Siç u veprua me Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, njësoj mund të vepro-het edhe këtë herë duke zgjedhur përkohësisht anëtarët që do të zgjedhin përkohësisht anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Kështu mund të zgjidhet Gjykata Kushtetuese me parimin 3 anëtarë Gjykata e Lartë, 3 Presidenti dhe 3 Parlamenti. Kështu nuk shkohet. Rënia e një pushteti që në këtë rast është pushteti gjyqësor tregon që nuk ka shtet më. Pushtet nuk është vetëm ekzekutivi apo

Paloka: Rama s’merr përsipër të bëjë

drejtësi të pavarurDeputeti i Partisë Demokratike,

Edi Paloka iu kundërpërgjigj dje kryeministrit Edi Rama, pas deklarat-ave të këtij të fundit se është i gatshëm t’i kthejë mbrapsht azilkërkuesit shqiptarë për hir të negociatave. Në rr-jetet sociale, Paloka e akuzon Ramën se është gati të bëjë çdo gjë, përveç dorëzimit të Fatmir Xhafajt dhe vël-lait të tij. “Jam gati të bëj gjithçka për negociatat”, thotë Rama për median austriake. Në fakt është gati të bëjë gjithçka përveç atyre që i kërkojnë të bëjë. Për të është më e lehtë të ngrejë kampe e të mbushi vendin me terror-istë apo me refugjatë se sa të dorëzojë Tahirin dhe Xhafajn. Është gati të vetëofrohet (të ofrojë Shqipërinë në fakt) për armë kimike dhe plehra tok-sike po nuk është gati të ndalë krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Merr përsipër të dënojë me kthim në mjerimin e “rilindjes” të qindra-mijë shqiptarëve, por nuk merr përsipër të bëjë reformë zgjedhore e as drejtësi të pavarur”, tha Edi Paloka.

Nishani: Krimi dhe korrupsioni pengojnë

integrimin në BEIsh-Presidenti i Republikës së

Shqipërisë, Bujar Nishani paralajmëroi ditën e djeshme se negociatat nuk do të hapen në qershor. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se peng-esë për këtë janë korrupsioni, droga dhe kriminalizimi i institucioneve shtetërore. “Vendet kryesore evropiane kanë nisur sinjalet e para se Shqipëria nuk do ketë një datë përfundimtare për hapjen e negociatave me Bash-kimin Evropian deri në plotësimin e disa kushteve. Arsyet: banditizmi dhe korrupsioni, droga dhe kriminal-izimi institucioneve te shtetit, blerja e zgjedhjeve dhe vrasja e shpresës, ikjet masive nga vendi dhe kontrolli i të gjitha pushteteve nga një njeri i vetëm, kufij të shqyer dhe aleanca të dyshimta, varfërimi i popullit dhe gra-bitjet e pasurive publike nga oligarkët e pushtetit, shqiptarët e zakonshëm që mbyllin bizneset e tyre dhe bosët mafiozë që pastrojnë në kulla paratë e narkotikëve”, tha Bujar Nishani.

“Vetingu nuk duhet të paralizojë sistemin e drejtësisë. Deri tani e ka paralizuar sistemin e drejtësisë. Si proces është i domosdoshëm, por nuk mund të paralizohet sistemi i drejtësisë me shkrirjen e Gjykatës Kushtetuese, ku i mohohet e drejta qytetarëve për t’iu drejtuar me ankim për çështjet gjyqësore Gjykatës së Strasburgut. Aktualisht, asnjë çështje nuk mund të shkojë në gjykatat

ndërkombëtare nëse nuk shterohen mjetet dhe shkallët e gjyqësorit në Shqipëri. Ndërkohë që Kushtetuesja dhe Gjykata e Lartë janë pothuajse të pezulluara për shkak të pamundësisë për të formuar kuorumin për Gjykatën Kushtetuese. Mendoj se reforma është shumë e do-mosdoshme, por nuk mund të paralizojë një sistem të tërë drejtësie”, tha Saimir Vishaj pak kohë më parë.

VISHAJ: VETINGU TË MOS PARALIZOJË SISTEMIN

“Jo pa qëllim përmes re-formës i hoqëm kompetencat presidentit dhe KLD. Prej vitesh KLD nuk ka emëruar magjis-tratët ashtu si duhet. Madje më të mirin e çuan në Tropojë. Kërkoj që KLD të mos e ketë më në dorë emërimin e magjistratëve pasi kur isha ministër 47 gjyqtare kam pro-ceduar por KLD nuk i shkarkoj. Prandaj nuk mund të pranojmë që KLD të bëj më emërime ashtu si dhe nga ana e prokurores së përg-jithshme që edhe pse u zgjodh e përkohshme vijon të jetë në detyrë dhe të bej emërime. Do isha tepër i rezervuar qe t’i lejoja emërimet e këtyre magjistratëve KLD. Në emër të LSI do abstenoj këtë pro-jektligj pasi duhet ta diskutoj edhe me grupin e LSI pasi është qoka e radhës për t’i kthyer emërimet KLD”, u shpreh pak ditë më parë deputeti i LSI, Nasip Naço.

LSI: JO RIKTHIM KOMPETENCASH

PËR KLD

vetëm legjislativi, por është edhe gjyqësori që është baza. Zgjidhja duhet të jetë emergjente. Por kjo zg-jidhje do përsëri ndërhyrje në ligj, do konsensus dhe dakordësi të të gjitha palëve”, tha kreu i Shoqatës së Penalistëve. I pyetur për nisëm e mazhorancës për t’i rikthyer kom-petencat Këshillit të Lartë të Dre-jtësisë dhe prokurorisë për të bërë emërime gjyqtarësh dhe proku-

rorësh me qëllim që të zgjidhen ngërçet e krijuara deri në ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, Vishaj deklaroi se një gjë e tillë është e pamundur sepse kërkon konsensus. “Kompetencat nuk ia kthen dot sepse duhet të ndërhysh në Kushtetutë dhe ndërhyrja në Kushtetutë kërkon 93 vota, që mazhoranca nuk i ka. Do dakordësi edhe me opozitën”, tha Saimir Vishaj.

Patjetër që ka zgjidhje për ngërçin në sistemin e drejtësisë. Siç u veprua me Prokuroren e Përgjithshme të Për-kohshme, njësoj mund të veprohet edhe këtë herë duke zgjedhur përkohësisht anëtarët që do të zgjedhin përkohësisht anëtarë të Gjykatës Kushtetuese...

Page 8: Zbardhet kërkesa e dytë e Izet Haxhisë Kaosi në …...Peshëngritja është një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri dhe falë një tradite të shkëlqyer ia ka dalë

8 GAZETA SOTE Diel 17 Qershor 2018

2,7,8,9,11,12,13,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Turi llogaridhënies, Damian Gjiknuri: Qeveria do të ndërtojë nënstacion të ri elektrik në Fier, shumë shpejt hapet hekurudha

Në kuadër të turit të llogaridhënies pub-like të qeverisë, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri bashkë me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj zhvilluan dje një takim me banorët e Fierit. Ministri Gjiknuri deklaroi par banorëve të Fierit se në këtë qytet do të ndërtohet një nënstacion i ri elektrik. Sipas Gjiknurit ndërtimi i këtij nënstacioni do e kthejë qytetin e Fierit në një qendër të rëndë-sishme energjitike. Ministri Damian Gjiknuri deklaroi gjithashtu se shumë shpejt do të hyjë

në funksionim edhe segmenti hekurudhor Fi-er-Vlorë. “Këtu do të bëhet një nënstacion i ri elektrik shumë i rëndësishëm. Fieri do të jetë një nyje e rëndësishme energjetike sidomos me linjën që do bëhet Maqedoni-Elbasan-Fier. Pra do ketë një nënstacion dhe do kthehet në qendër të rëndësishme energjetike. Së bashku me kryetarin e bashkisë po punojmë edhe për disa projekte të tjera sociale me TAP dhe njëkohësisht do nisë edhe një investim i ri të stacionit të kompresorëve të gazit nga ku mund të përfitojë Fieri në punësim, por edhe

në gaz më vonë. Shumë shpejt do të hyjë në funksionim edhe segmenti hekurudhor Fi-er-Vlorë për të shmangur plotësisht autobotet nga rrugët”, tha ai. Ndërsa kreu i Financave Arben Ahmetaj deklaroi para banorëve të Fierit se fal taksës progresive të ardhurat e këtyre të fundit janë rritur. Sipas ministrit Ahmetaj përmes taksës progresive qeveria u ktheu mbrapsht qytetarëve të saj 540 mil-ionë lekë. “Kur dëgjoni fjalën taksa progre-sive, secili nga ju asnjëherë nuk e mendon që nëpërmjet një lëvizjeje si ajo qytetarëve

iu kthyen 540 milionë dollarë mbrapsht në shtëpitë e tyre. Ka sot, 630 mijë të punësuar që kanë të njëjtin efekt për shkak të taksës progresive. Ishte TVSH-ja 10 për qind dhe çdo i sëmurë, për një aspirinë, paguante gjithmonë 10 për qind më shumë. Po e di sa ishte ai 10 %? 15 milionë dollar në vit. Në katër vite 60 milionë dollar. Atyre njerëzve që kanë hall dhe që detyrohen të blejnë ilaçe, 60 milionë ua merrte Saliu me Lulin dhe i harxhonte për rrush e kumbulla. Sot, ne e hoqëm taksën e sëmundjes”, u shpreh ai.

PD dhe PS arrijnë konsensusin, ja pikat ku do të fokusohet reforma

zgjedhore, mbetet jashtë LSI

PS-PD konsensus për të nisur aplikimet e teknologjisë në zgjedhje

Endri ARIZI

Partia Demokratike dhe Partia So-cialiste kanë arritur konsensusin për përgatitjen e draftit se ku do të fokusohet reforma zgjedhore.

Mes palëve është arritur akordi dhe gjatë muajit korrik do të nisë përgatitja e draftit përfundimtar. Pas shumë mbledhjesh të njëpasnjëshme të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, PD dhe PS kanë dhënë më në fund dakordësinë e tyre mbi ndryshimet që do të bëhen. Por edhe pse deri më tani janë dhënë pak detaje mbi draftin që do të përgatitet, gazeta ka mun-dur të mësojë pikat se ku do të fokusohet reforma dhe ku janë bërë ndryshime. Një pikë ku janë bërë ndryshime është ajo e procesit të dekriminalizimit në zgjedhjen e kandidatëve. Palët kanë rënë dakord që të bëhen të tjera ndryshime sa i takon futjes në politikë të kandidatëve me rekorde kriminale. Ata kanë vendosur që të përforcojnë akoma më shumë ligjin për të mos lejuar më përfshirjen në politikë të njerëzve me rekorde krim-inale. Sakaq, një pikë tjetër që do të futet në draftin e ndryshimeve të reformës zgjedhore është dhe ai i financimit të partive. Pas shqetësimit të ngritur nga ana e ndërkombëtarëve për fshehjen dhe mosdeklarimin e saktë të financimeve të partive politike në fushatë, demokratët së bashku me socialistët kanë vendosur që të forcojnë akoma më shumë ligjin. Ata kanë vendosur që partitë politike duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme t’i rrudhin shpenzimet e tyre. Sakaq, një ndryshim tjetër që Komisioni i Reformës Zgjedhore ka ndërmarrë dhe që do ta fusë në draftin përfundimtar është dhe sa i takon fushës së mediave. Ata kanë vendosur që të bëjnë ndryshime edhe sa i takon transmetimit të fushatës zgjed-hore në televizion, të spoteve publicitare, etj. Ndërkaq, në draft do të futet edhe çështja e ndarjes së mandateve. Palët kanë vendosur që të rishikojnë edhe njëherë çështjen e ndarjes së mandateve nëpër zonat zgjedhore. Por veç këtyre, në draft do të përfshihet edhe çështja e administratës dhe policisë gjatë procesit zgjedhor. Kjo për faktin se ka pasur shumë akuza se partitë politike gjatë fushatave zgjedhore ushtrojnë shpesh presion ndaj administratës publike në lidhje me çështjen e votës.

Vota e emigrantëve dhe teknologjia

Komisioni i Reformës Zgjedhore përveç ndryshimeve që do të përfshi në draftin përfundimtar, në disa çështje ka hasur vështirësi. Është mësuar se sa i takon votës së emigrantëve duket se në zgjedhjet vendore një gjë tillë nuk do të aplikohet pasi komisioni ka hasur vështirësi mbi procedurat që do të ven-doste. Sakaq, është vendosur që çështja e votës së emigrantëve të shikohet si një alternativë në zgjedhjet qendrore të 2021 dhe jo në ato lokale. Por krahas kësaj komisioni ka vendosur që në zgjedhjet lokale të nis dhe pilotimin e teknologjisë. Sipas informacioneve, mes palëve politike ka dakordësi që në zgjedhjet lokale në disa bashki të vendit të me një projekt pilot. Ata kanë vendo-sur që të përfshijnë votimin elektronik, pra nëpërmjet kompjuterit, si dhe kanë në plan që krahas kësaj të vënë në zbatim dhe projektin për numërim elektronik të votave. Sakaq, palët kanë rënë gjithashtu dakord që krahas kë-tyre dy projekteve në zgjedhjet lokale të provohet edhe identifikimi biometrik, por kurdoherë duke u ruajtur edhe votën e printuar në rast rinumërimi.

Eksperti i IFES, Magnus Ohman pak ditë më parë teksa ishte i ftuar në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Zgjedhor, u ndal tek problematika e presionit mbi administratën. Ai tha se ka nevojë për përpjekje të qarta nga autoritetet për të parandaluar presionin ndaj punonjësve të administratës. “Ka nevojë për përpjekje të qarta nga autoritetet për të parandaluar presionin mbi punonjësit e administratës publike”, deklaroi ai. Ndërkaq, të njëjtës linjë si eksperti Ohman, i qëndroi edhe bashkëkryetari i komisionit Zgjedhor,

Oerd Bylykbashi i cili deklaroi se partitë politike premtojnë vende pune për të siguruar avantazh në zgjedhje. Ndërkohë që homologu socialist Bledi Çuçi solli eksperiencën e 2017 kur opozita mori gjysmën e qeverise si një përpjekje pozitive për te shmangur keqpër-dorimin e burimeve shtetërore. Megjithatë vlen të theksojmë se kjo tryezë ka shërbyer për të vendosur pistat se ku duhet të ece komisioni i reformës zgjedhore me muajin korrik. Muaj kur do të nisë dhe hartimi i ndryshimeve ligjore.

EKSPERTI I IFES: POLITIKA TË EVITOJË PRESIONET NDAJ ADMINISTRATËS

Reforma zgjedhore ka hyrë në fazën e gjetjes së zgjidhjeve në lidhje me problematiken e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatën elektorale. Pak ditë më parë, komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore organizoi një Konferencë me temë “Përdorimi i burimeve shtetërore për qëllime elektorale”. Gjatë diskutimeve që u bënë në konferencë, ekspertet ndërkombëtare sollën eksperiencën e tyre duke vënë në dukje se ky është një fenomen që haset nga Rusia deri ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Sipas

ekspertet së Këshillit të Evropës, Elena Panfilova problem-atika e ushtrimit të pushtetit për të siguruar një pozicion të favorshëm në zgjedhje përfshin jo vetëm fondet shtetërore por edhe infrastrukturën apo edhe median. “Unë kam pasur një rast kur Ministri i Brendshëm i një vendi ishte figura drejtuese në fushatë e një partie. Ai shkoi në universitetin e policisë në vendin e tij, premtoi rritje pagash prej 20% dhe kjo u transmetua në televizione. Pra kemi median, institucionet, burimet financiare; 3 në 1”, u shpreh ajo.

JA SHQETËSIMET E NDËRKOMBËTARËVE PËR REFORMËN ZGJEDHORE

Klevis Balliu: Rama po e mban pushtetin

përmes bandave Deputeti i Partisë Demokratike,

Klevis Balliu akuzoi dje kryeministrin Edi Rama se po sulmon të rinte e FRPD. Përmes një postimi në “Facebook”, deputeti demokrat Klevis Balliu duke u ndalur tek rasti i të riut që u procedua nga policia pas sulmit me vezë që bëri ndaj kryebashkiakut Veliaj, u shpreh se shteti po arreston të rinjtë dhe po lë të lirë kriminelët. “Gjueti shtrigash ndaj të rinjve të FRPD. Policia Shtetit kërkon arrestimin e të riut vetëm sepse goditi me vezë Lali Kullën. Ndërkohë Saimiri që kanabizoj vendin është i lirë ndërsa kuksianët që kundërshtojnë taksën në Rrugën e Kombit janë pas hekurave. Ndërkohë Lali Kulla që vrau Arditin është i lirë. Mark Frroku vrasës është i lirë e po ashtu edhe Elvis Rroshi. Gjithashtu kryebanditi Edi Rama vijon të shijojë pushtetin bashkë me bandat e tij. Një mesazh kam. LARG duart nga të rinjtë sepse nuk do ti përballosh dot Edi Rama”, u shpreh deputeti i PD, Klevis Balliu dje.

Jamarbër Malltezi: Rama po bën falsitetin e radhës

Kreu i departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi i ka thum-buar dje kryeministrin Rama në lidhje investimet në Lurë. Duke u ndalur tek vizita e kryeministrit në Lurë, Malltezi përmes një reagimi në rrjetet sociale i kërkoi këtij të fundit që të tregojë të paktën një investim që ka bërë në këtë zonë. “Falsiteti i takimeve me banorët: në Lurë po tregon të mirat që ka bërë qeveria e vet. Në karrige për bisedim ka gjithë drejtorë, deputetë e ofiqarë. Mu përballë ka ulur mikun e vet ish-bas-ketbollist që e ka emëruar drejtor të zonave të mbrojtura, Zamir Dedejn. Zamiri merrej me OJQ më parë. Sapo u bë drejtor i zonave te mbrojtura mori gjithë buxhetin mbi 300.000 dollarë të drejtorisë së vet dhe ia çoi shoqatës që drejtonte deri para pak vitesh. Kur shkoi KLSH për të parë nëse janë mbjellë vërtet 500.000 fidanë në Lure, sesi aksidentalisht ra zjarri dhe nuk kishte më fidanë hiç ”, tha ai.

Mbetet jashtë LSIKonsensusi mes PD dhe PS për

reformën zgjedhore kanë lënë jashtë LSI-në. Por ndryshimet e ndërmarra nga ana e dy forcave të mëdha politike për reformën zgjedhore duket se nuk do të priten mirë nga ana e LSI si dhe nga ana e partive të vogla. Kjo për faktin se të gjitha këto forca kanë frikë se do të

dëmtohen nga ndryshimet e reja që PD dhe PS kanë ndërmarrë dhe nuk do t’i pranojnë këto ndryshime. Kujtojmë këtu se shpesh LSI është shfaqur kundër reformës zgjedhore dhe sidomos ven-dosjes së një sistemi “Prim”. Megjithatë ngelet për tu parë sesi do të procedojë LSI në lidhje me këto ndryshime që PD dhe PS kanë ndërmarrë.

Page 9: Zbardhet kërkesa e dytë e Izet Haxhisë Kaosi në …...Peshëngritja është një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri dhe falë një tradite të shkëlqyer ia ka dalë

2,7,8,9,11,12,13,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 17 Qershor 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Gazetarët kundër projektligjit të propozuar nga mediat private, Lutfi Dervishi: Ka si synim pasurimin e katër familjeve

Projektligji i iniciuar nga mediat private për tu financuar nga paratë publike ka ngjal-lur pakënaqësi edhe në radhët e gazetarëve. Gazetari Lutfi Dervishi është shprehur kundër këtij projektligji. Përmes një opinioni, gazetari Lutfi Dervishi u shpreh se një projektligj i tillë është abuziv dhe se ka si synim pasurimin e vetëm katër familjeve. “Gjatë pothuaj 30 viteve pune në media nuk kisha menduar se shkalla më e lartë e humorit dhe paradoksit do ta gjeja në projektligjin që bën të synon që duke taksuar gjithë familjet në Shqipëri të

ndihmosh biznesin e 4-5 familjeve! Humori nis që në fjalinë e parë kur thuhet se projekt-ligji synon të rrisë pavarësinë e televizioneve private, të nxisë gazetarinë investigative, të trajnojë gazetarët dhe t’i shpallë luftë lajmeve të rreme. Pyetja është kush i ka penguar televizionet private sidomos ato kombëtare dhe jashtëzakonisht të fuqishme për të tra-jnuar gazetarë, për të luftuar lajmet e rreme dhe për të bërë gazetari investigative? I ka penguar mungesa e parave”, tha ai. Sipas Lutfi Dervishit, projektligji i propozuar nga

mediat private nuk i përafrohet asnjë modeli europian. Dervishi tha se pronarët e mediave kanë si qëllim vetëm vendosjen e gjobave ndaj shqiptarëve pasi projektligji është në konflikt interesi. “Në bilancet e paraqitura në AMA, televizionet që do të përfitojnë nga ky projek-tligj janë me fitim. Projektligji në më shumë se një herë i referohet praktikës së vendeve të BE-së dhe po ashtu e bën shumë të qartë se nuk synon përafrimin me ndonjë ACQUIS të BE!!! Më shkoqur se kaq nuk mund të bëhet. Sa herë ndeshesh me propozime shqiptare

sui generis (unike ne glob) mendja të shkon se kush janë propozuesit. Kush u zgjua në mëngjes me idenë brilante që t’i vëmë edhe një gjobë të gjithë familjeve shqiptare në përfitim të një grushti njerëzve? Relacioni i projektligjit e bën të qartë se baza ligjore për këtë projektligj është ajo që parashikon neni 81 i Kushtetutës, pra këshillin e ministrave, çdo deputet apo 20 mijë zgjedhës. Nuk duket se Këshilli i M inistrave mund ta ketë propozuar këtë projektligj sepse është në konflikt inter-esi”, u shpreh Dervishi.

Skandali me financimin e televizioneve private, nuk e aplikon asnjë shtet në BE, në pr/ligj s’jepet asnjë shembull

Shtetet e BE financim publik vetëm për shtypin e shkruar

Endri ARIZI

Shqipëria rrezikon të bëhet i vetmi vend në Europë ku televizionet private do finan-cohen nga paratë publike. Më

8 qershor, Autoriteti i Medias Audio-vizive në vend i dërgoi Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë draftin me disa ndryshime në ligjin “Për median audiovizive”. Propozimet janë har-tuar nga ana e Shoqatës së Mediave Elektronike, si dhe dokumenti mban firmën e 6 pronarëve të mediave audiovizive në Shqipëri. Në pr/ligjin që shumë shpejt do t’i kalojë për shqyrtim Komisionit për Edukimin dhe Mjeteve të Informimit Publik, është propozuar nga ana e televizion-eve private që 30% e tarifës që qytet-arët paguajnë çdo vit për RTSH-në të shkojë në “xhepat” e këtyre të fundit. Drafti i propozuar nga pronarët e mediave kërkon gjithashtu përjash-timin e transmetuesit publik nga tregu i reklamave me pagesë. Por në kuadër të kësaj nisme, gazeta ka bërë një sërë kërkimesh dhe ka rezultuar se projektligji i propozuar nga ana e pronarëve të televizioneve private në Shqipëri nuk ngjason me asnjë mod-el europian të mbështetjes së medias me fondet publike. Madje, edhe në vetë projektligjin që mediat private dhe AMA i depozituan Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave nuk për-mendet dhe nuk merret asnjë vend si shembull që e aplikon një model të tillë. Sipas hulumtimeve të kryera nga ana e gazetës, shtete si Franca apo Gjermania përdorin politika le-htësuese fiskale vetëm për median e shkruar. Ndërkohë që i vetmi vend që mbështet mediat audiovizive private është Italia. Por dhe ky shtet nuk përdor financime për televizionet kombëtare por vetëm për ato lokale si dhe për televizionet që transme-tojnë në gjuhën e minoriteteve. Pra duket qartë se nëse një projektligji tillë do të miratohet në Parlament, Shqipëria do të bëhet i pari vend në Europë që përmes parave publike financon televizionet private.

Rreziku ndaj RTSH Nëse ky ligj kalon në Parlament,

institucioni i parë që rrezikohet është Radio Televizioni Publik Shqiptar. Ky

i fundit kohët e fundit është fuqizuar së tepërmi, ku përveç se ka hapur me dhjetëra transmetime, ka marrë dhe ekskluzivitetin e një sërë kompeti-cioneve ndërkombëtare, sidomos në botën e sportit. Por strategjia e privatëve është që të asgjësojnë këtë rivalitet, duke i përgjysmuar fondet

Televizionit Publik Shqiptar. Një vit më parë RTSH përfitoi nga pagesat e qytetarëve 11.8 miliardë lekë, ose më saktë 9.2 milionë euro. Nëse llog-arisim që 30 për qind do shkojnë për televizionet private, kjo shifër është plot 2.3 milionë euro. Përveç kësaj, hartuesit e ligjit kanë gati dhe planin

Turi i llogaridhënies, Nikolla: Sfidat e MASR

janë të mëdha Në fshatin Hotolisht në Librazhd

kanë filluar punimet për rikonstruk-sionin e shkollës së mesme, një ndë-rhyrje e domosdoshme, pasi prej shumë vitesh nuk ishte vënë dorë në këtë shkollë. Kjo u bë e ditur nga min-istrja e Arsimit Lindita Nikolla gjatë një takimi në kuadër të llogaridhënies së fundit të zhvilluar në bashkinë e Librazhdit në Njësinë Administrative Hotolisht. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla deklaroi përpara banorëve të Hotolishtit se dikasteri që drejton ka ende sfida të mëdha përpara, sfida për të cilat po punohet fort. Llogaridhënia në Hotolisht adresoi një për një të gji-tha shqetësimet e qytetarëve. Përsa i përket problemeve të ngritura në lidhje me furnizimin me energji elektrike, banorët u informuan me investimin që nis së shpejti. Po ashtu, mori menjëherë rrugën e zgjidhjes shqetësimi i ngritur për mosparaqitjen e infermierit në vendin e punës. I pranishëm në këtë takim ishte dhe kreu i grupit parlam-entar i PS, Taulant Balla.

Balla: Brenda pak ditësh nis ndërtimi

i ujësjellësit të Librazhdit Deputeti i Partisë Socialiste,

Taulant Balla deklaroi dje se shumë shpejt do të nisë në Bashkinë e Li-brazhdit dhe atë të Përrenjasit investimi i ujit të pijshëm. Balla deklaroi para banorëve të Librazhdit se në kuadër të bashkëpunimit me Kfw përveç ujit të pijshëm do të marrë zgjidhje edhe çështja e trajnimit të ujërave të zeza që derdhen në Lumin Shkumbin. “Sig-urisht të gjithë mund të kenë pritur që angazhimi ynë për çështjen e ujit të pijshëm duhet të kishte marrë jetë sa më shpejt. Pas pak ditësh fillon inves-timi i madh për rrjetin e ujit të pijshëm në Bashkinë Librazhd, në kuadër të bashkëpunimit me Kfw dhe ky projekt, përveç ujit të pijshëm përfshin dhe trajtimin e ujërave të zeza që derdhen në Lumin Shkumbin”, u shpreh Balla. Balla informoi gjithashtu banorët edhe përsa i përket problemeve të ngitura nga ana e këtyre të fundit në lidhje me furnizimin me energji elektrike.

Radio Televizioni Publik Shqiptarë ka dal kundër nismës për financimin me para publike të televizion-eve private. Në një reagim për gazetën “SOT”, drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi tre ditë më parë deklaroi se është e papranueshme që të financohen televizionet private me taksën e publikut. Thoma Gëllçi lëshoi gjithashtu “thumba” edhe ndaj Autoritetit të Mediave Audiovizive në lidhje me mënyrën sesi po vepron kundër RTSH-së. “E para unë nuk njoh asnjë pro-

jektligj, vetëm e kam dëgjuar nga mediat, nga këto që kanë qenë të interesuara. AMA nuk e ka ftuar RTSH-në këtë takim të organizuar, që bëhet fjalë për televizionet kryesore të vendit. Nuk e di nëqoftëse RTSH-ja për AMA-n futet në televizionet kryesore të vendit. E dyta, për aq sa e njoh, pasi nuk e kam lexuar projektligjin, them që për RTSH-në është komplet e papranueshme që të financohen televizionet private me taksën e publikut”, tha ai.

RTSH KUNDËR PROJEKTLIGJIT TË MEDIAVE PRIVATE

“Pesëdhjetë për qind e shumës së përgjithshme të të ardhurave të mbledhura nga tarifa e për-dorimit të aparateve televizive do të përdoret për aktivitetin vjetor të RTSH-së, ndërsa 20 për qind do të përdoret nga RTSH-ja për pajisjen me aparate marrës (de-kodera) për publikun. 30 për qind

e shumës së përgjithshme të të ardhurave shkon për mbështetjen e televizioneve private të licenc-uara për transmetime analoge të mbështetura në gazetari, si dhe për transmetimin e reklamave sensi-bilizuese për publikun”, thuhet në projektligjin që Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare ka hartuar.

JA ÇFARË KËRKOJNË MEDIAT PRIVATE

se si do të ndahen paratë mes tyre. Në ligj parashikohet që 65 për qind e fondit të destinuar për mediat pri-vate do të ndahet mes televizioneve me program gjeneralist dhe 35 për qind e tij për televizionet inform-ative analoge. Por kjo iniciativë e ndërmarrë nga ana e televizioneve private, nuk është mirëpritur nga ana e RTSH, e cila e ka kundërshtuar një gjë të tillë. Por krahas RTSH, është rreshtuar edhe OSBE, e cila përmes përfaqësuesit për Lirinë e Medias, Harlem Desir shprehu shqetësime në lidhje me projektligjin e iniciuar nga ana e mediave private. Ndër-kohë kundër këtij projektligji është rreshtuar dhe opozita, e cila e ka cilësuar projektligjin si një iniciativë të qeverisë që do të sjellë rritjen e taksës televizive si dhe dëmtimin e pavarësisë së mediave.

Page 10: Zbardhet kërkesa e dytë e Izet Haxhisë Kaosi në …...Peshëngritja është një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri dhe falë një tradite të shkëlqyer ia ka dalë

10 GAZETA SOTE Diel 17 Qershor 2018

e k o n o m i www.sot.com.al

Tatimet: Subjekteve iu kujtuan rregullat dhe detyrimet bazë

2100 biznese turistike klasifikohen me risk, Tatimet kontakt me secilin para kontrollitNë kuadër të planit

të masave të turizmit që po zbatohet nga

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Qendra e Thirr-jeve informoi rreth 2,100 subjekte, që janë klasifikuar me risk për këtë sektor. Në një njoftim për medi-at, DPT bëri me dije dje se subjekteve iu kujtuan rregullat dhe detyrimet bazë, të tilla si: shitja e çdo malli apo shërbimi me kupon apo faturë tatimore, deklarimi i punonjësve, deklarimi i pagesave dhe tatimeve në kohë për t’u mos u penalizuar, deklarimi i vlerës reale të xhiros, por edhe detyrimi për të kryer pagesën. Ndërkohë, nga i njëjti institucion mësohet se të gjitha subjekteve u është dërguar një email i person-alizuar për t’u njohur me këto të drejta dhe detyrime, por gjithashtu janë kon-taktuar nga punonjësit e Qendrës së Thirrjeve edhe përmes telefonit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pohon se do të njoftojë vazhdimisht tatimpaguesit, që ushtrojnë veprimtari në zonat turistike, mbi

zbatimin me korrektese të legjislacionit, si dhe për vetëdeklarimin sipas afateve.

Apeli për rritjen e deklarimeve

Më herët, tatimet u kishin kujtuar subjekteve

timore Tiranë organizoi në kuadër të zbatimit të planit të veprimit për sezonin, një takim me operatorë turis-tikë, përfaqësues të sektorit të hotelerisë dhe resto-ranteve. Gjatë takimit, bizn-esi vlerësoi masën e marrë nga qeveria shqiptare për uljen e TVSH-së për struk-turat akomoduese nga 20% në 6%. Drejtori i DRT Tiranë, i ftoi tatimpaguesit të përmirësojnë vetëdekla-rimin e qarkullimit dhe të pagesës së TVSH-së, për të gjithë muajt e sezonit turistik. Ai theksoi se tatimpaguesit, të cilët do të reagojnë pozitivisht ndaj kësaj ftese, të administratës tatimore që me deklaratën e TVSH-së së periudhës tatimore maj 2018 dhe në vijim gjatë muajve të tjerë të sezonit, nuk do të jenë objekt i kontrolleve të plota në vend, i vizitave fiskale, i monitorimit të xhiros së realizuar apo i kontrolleve nga zyra. Edhe më herët, tatimet u kanë bërë të njëjtën thirrje bizneseve, në një njoftim ku thuhej se të gjithë tatimpaguesve do t’u krijohet mundësia për të negociuar me përfaqësuesit

turistike të rrisnin deklar-imet që t’u shpëtonin kon-trolleve. Vetëm pak ditë më parë, Drejtoria Rajonale Ta-

e drejtorive përkatëse rajonale, në lidhje me kërkesën për të përmirësu-ar nivelin e përmbushjes vullnetare të detyrimeve për TVSH-në. “Tatimpa-guesit, të cilët do të reago-jnë pozitivisht ndaj kësaj ftesë, të administratës tatimore që me deklaratën e TVSH-së së periudhës tatimore maj 2018 dhe në vijim gjatë muajve të tjerë të sezonit, nuk do të jenë objekt i kontrolleve të plota në vend, i vizitave fiskale, i monitorimit të xhiros së realizuar apo i kontrolleve nga zyra. Objekt i kon-trolleve të plota në vend, i vizitave fiskale, i moni-torimit në vend i xhiros së realizuar apo i kontrolleve nga zyra do të jenë vetëm tatimpaguesit, të cilët nuk përmirësojnë në nivele të pranueshme vetëdeklar-imin e tyre për xhiron dhe për TVSH-në e pagueshme për të gjithë muaj e sezonit turistik”, thuhej në njoft-imin e DPT. Për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, qëllimi kryesor është zbati-mi i ligjit, duke u siguruar se sistemi është i drejtë dhe i barabartë për të gjithë.

Të gjitha subjekteve u është dërguar një email i personalizuar për t’u njohur me këto të drejta dhe detyrime, por gjithashtu janë kontaktuar nga punonjësit e Qendrës

së Thirrjeve edhe përmes telefonit. Drejtoria e Përg-jithshme e Tatimeve pohon se do të njoftojë...

Sejko: Nga efektet sezonale mund të blejmë më shumë euro në treg

Eksportet bujqësore, bimët mjekësore kryesojnë në 3-mujorin e parë

Në ditën e dytë të samitit të shtatë rajonal të guvernatorëve të bankave qendrore rajonale u diskutua mbi politikat monetare dhe stabilitetin e sistemit bankar në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Gent Sejko, Gu-vernator i Bankës së Shqipërisë, gjatë fjalës së tij tregoi se ek-spozimi ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit është i lartë. Krye-sisht ekonomia shqiptare është e ekspozuar ndaj nivelit të lartë të euroizimit për shkak të të hyrave nga tregtia, remitancat. Edhe pse Shqipëria ka një regjim të lirë të

kursit të këmbimit, megjithatë për shkak të mbiçmimit në muajt e parë të 2018-s me më shumë se 7% u detyruan që të bëjnë një ndërhyrje të jashtëzakonshme në treg, duke tërhequr valutë nga tregu”, shpjegoi guvernatori Sejko. Megjithatë kjo ndërhyje për Bankën e Shqipërisë po bëhet në një moment ku efek-tet sezonale po punojnë në të kundërt. Për shkak se priten të hyra prej turistëve, guvernatori Sejko tha se, nëse do të gjendet e nevojshme, do të detyrohen të blejnë më shumë valutë në treg.

Bujqësia ka regjistruar ek-sporte në vlerën e 1.6 miliard lekëve në 3-mujorin e parë të vitit 2018, me një rënie të lehtë prej 3.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Meg-jithatë zë vendin e dytë në vlerën pas agroindustrisë dhe më pas renditet peshkimi dhe blegtoria. Por cili ka qenë produkti bu-jqësor më i kërkuar nga tregjet e huaja gjatë periudhës Ja-nar-Mars 2018? Shifrat zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, tregojnë se listën e produkteve e kryeso-jnë bimët aromatiko-mjekësore,

të cilat kanë regjistruar një vlerë eksportesh prej 782 milion lekë, apo 2793 ton. Megjithatë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duket se eksportet e këtij produkti kanë pësuar një rënie të lehtë me rreth 29 milionë lekë. Për rrit-jen e mëtejshme të eksporteve, pak ditë më parë, përfaqësues të kësaj industrie kanë kërkuar nga qeveria të përfshijë në pa-ketën fiskale uljen e tatim fitimit për këtë sektor në 10 për qind si dhe kalimin e grumbulluesve në statusin e fermerit.

Ndërtimet me shkelje, Bashkia e Tiranës vendos 262 gjoba për 4 muaj

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë së Tiranë ka marrë 285 masa në sektorin e ndërtimit për periud-hën Janar-Prill 2018. Referuar treguesve të punës nga ky ins-pektorat për periudhën 4-mu-jore, masat e marra konkretisht kanë të bëjnë me pezullime të punimeve, gjoba, pezullime të punimeve në ndërtim për shkak të shkeljes së lejes zhvillimore, pezullime të punimeve në ndër-tim për kalim të afatit të lejes, si dhe vendime për prishje ndërti-mi. Muaji me sanksionet më të

larta është Prilli me 80 masa dhe Marsi është muaji me më pak sanksione, me 57 vendime të marra. Por ndërsa në total janë marrë 285 vendime, 262 prej tyre janë gjoba të vendosura në këtë sektor, ndaj qytetarëve që kanë kryer punime të paligjshme në pronat e tyre, për ti vënë fre këtij fenomeni dhe për të mbajtur nën kontroll zhvillimin e territorit në kryeqytet. Po ta krahasojmë më një vit më parë, numri i gjobave është në rritje, pasi për periudhën Janar-Prill 2017, janë vendosur në total 85 gjoba.

Ka kaluar në fazën e tretë ndërhyrja në autostradën Tiranë-Durrës. Nesër pritet që segmenti që do të përfshihet nga punimet është ai Maminas-Sukth në drejtimin Ti-ranë-Durrës. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor bënë të ditura detajet si do devijohet trafiku në një njoftim për shtyp. “Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë me-dian dhe opinionin publik se në vijim të ndë-rhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Tiranë - Durrës në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performancë të Bankës Botërore do të rinisë të Hënën në orën 06:00 të mëngjesit fazën e tretë e puni-meve në segmentin Maminas – Sukth në drejtimin Tiranë – Durrës. ARRSH dhe Policia

e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze sinjalistikën provizore të vendosur dhe ud-hëzimet e policisë rrugore në terren. Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkul-limit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren. Bllokimi/Devijimi i trafikut do të fillojë në orën 06:00 të ditës së hënë datë 18/06/2018. Trafiku në drejtim Tiranë-Durrës devijohet në kryqëzimin e Maminasit në drejtim të rrugës dytësore. Automjetet që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Durrësit duhet të

futen në nënkalimin e Maminasit (Lalëzit) të Autostradës dhe të vazhdojë në rrugën dytësore deri në kryqëzimin e Sukthit dhe në vazhdim mund të dalin përsëri në auto-stradë ose të vazhdojnë në rrugën dytësore. Ky devijim do të vazhdojë deri ditën e Enjte datë 21/06/2018. Këshillojmë gjithashtu që mjetet e transportit të rëndë që udhëtojnë nga Fushë Kruja në drejtim të Durrësit të kthehen në rrugën dytësore në Vorë duke përdorur nënkalimin e rrugës së re. Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Maminas – Sukth do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik”, përfundon deklarata e ARRSH.

Autostrada Tiranë-Durrës, nesër nis ndërhyrja në segmentin Maminas-Sukth, si do devijohet trafiku

Page 11: Zbardhet kërkesa e dytë e Izet Haxhisë Kaosi në …...Peshëngritja është një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri dhe falë një tradite të shkëlqyer ia ka dalë

2,7,8,9,11,12,13,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 17 Qershor 2018 11

C M Y K

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Hahn: Maqedonia do të marrë datë për bisedime edhe pa nënshkrimin e Ivanov

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraSot nënshkruhet në Prespë marrëveshja e emrit të ri të Maqedonisë

Andi LAMKO

Komisioneri Evropian i fqinjë-sisë dhe zgjerimit, Johannes Hahn tha dje se BE do të japë dritën e gjelbër për bisedi-

met e pranimit me Maqedoninë, dhe se refuzimi i kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për të nënshkruar mar-rëveshjen nuk do të ketë ndikim në hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shkupin. “Vendet anëtare kanë ardhur në përfundim se nëse ka zgjidhje për kontestin e emrit, ajo do të jap presion moral ndaj të gjithëve për të reaguar. Jam i bindur se BE do të mbështesë rekomandimin e Komisionit Evropian në fund të qershorit në Bruksel, dhe do të konfirmojë datën për fillimin e bised-imeve për anëtarësimin e Maqedonisë”, tha europolitikani austriak. Edhe më herët komisioneri Hahn ka kërkuar që presidenti i Maqedonisë, Ivanov të marrë përgjegjësinë për marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit. Pas refuzimit të nënshkrimit të dokumentit, që në fakt nuk është pengesë thelbësore për kalimin e tij, Hahn tha se veprimi nuk është i denjë. “Nuk është e hijshme që presidenti i një shteti të refuzojë të bisedojë me kryeministrin, me ministrin e jashtëm, që të merr informata të dorës së parë. Mendoj se kryeministri dhe min-istri i jashtëm plotësisht i kanë respek-tuar udhëzimet kushtetuese dhe mund vetëm urgjentisht ta thërras Presidentin të merr përgjegjësi”, komentoi Hahn.

Zaev: Marrëveshja me Greqinë, sjellje evropianeNdërkohë kryeministri i Maqedon-

isë, Zoran Zaev deklaroi mbrëmë nga Strumica se marrëveshja do të nënsh-kruhet ditën e diel. “Me nënshkrimin në ditën e diellit, jepet sinjali për sjellje dhe

Emigracioni, Gjermania aprovon ligjin për bashkim familjar

Serbi, gazetari investigativ tregon si u trajtua nga rrëmbyesit

Mbas muajit gusht refug-jatët me status të pjesshëm dhe leje qëndrimi të kufizuar do kenë mundësi të tërheqin anëtarë të tjerë të familjes. Për gjithë Gjermaninë do të lejo-hen në të ardhmen të vijnë 1000 familjarë çdo muaj, sipas vendit të marrë nga parlamenti gjerman Bundestag. Deputetët aprovuan ligjin e ri me 370 vota pro dhe 279 vota kundër. Tre vota ishin abstenime. Aktualisht tërheqja e familjeve për këtë grup refugjatësh nuk është e mundur, me përjashtim të disa

rasteve që janë raste të vështira. Duke patur parasysh numrin e madh të refugjatëve, Partitë e Unionit, kristiandemokratët dhe socialkristianët patën marrë vendim që ky grup ref-ugjatësh, me status të pjesshëm mbrojtjeje dhe lejeqëndrimi të kufizuar, të mos kenë të drejtë 2 vjet që të tërheqin familjen. Pjesa më e madhe e këtij grupi janë refugjatë të luftës civile në Siri. Sekretari i shtetit në min-istrinë e Brendshme, Stephan Mayer, e quajti ligjin një kom-promis të mirë.

Gazetari serb Stefan Cvetk-oviç, zhdukja e të cilit u raportu-ar natën e të mërkurës, deklaroi të premten në Policinë e Be-ogradit se ishte rrëmbyer nga persona të panjohur, fytyrat e të cilëve ai nuk kishte parë. Cvet-koviç ka thënë se rrëmbyesit e kishin kërcënuar për njohuritë që ka bërë publike në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviç, por nuk është keqtrajtuar fizikisht. Siç shkruan e përditshmja serbe “Novosti”, Cvetkoviç u gjet i lirë në rrugë, jo larg shtëpisë së tij në Bela Crkva. “Ai ka deklaruar

se e kishin nxjerr nga vetura e tij persona të paidentifikuar të maskuar, dhe se ndaj tij nuk ishte përdorur dhunë. Nuk e kanë rrahur, as nuk e kanë lënë të uritur. Analiza e gjurmës në orën e tij të dorës, e gjetur pranë automjetit të braktisur, nuk tregoi ADN-në e një per-soni tjetër”, tregojnë burimet e gazetës në policinë serbe. Sipas informatave, Cvetkoviç ka qenë në Prishtinë rreth dh-jetë ditë më parë në shoqërinë e një biznesmeni të njohur nga Serbia lindore.

Itali, Matteo Salvini ndalon anijet e shpëtimit të dy OJQ-ve

Ministri i Brendshëm i Italisë ka ndaluar dje operimin në portet italiane të anijeve të OJQ-ve të bamirësisë që op-erojnë në Mesdhe dhe dënoi gjuhën e përdorur prej tyre ndaj autoriteteve italiane. Mat-teo Salvini, kreu i Lega-s dhe zv.kryeministër, bëri komentet e tij gjatë përshkallëzimit të konfliktit pas ndalimit të ani-jes Aquarius në Itali në fillim të javës, dhe tha se Italia do të pranojë vetëm refugjatët e shpëtuar nga mjetet italiane. Salvini shtoi se dy anije të

tjera ndërkombëtare shpëtimi, Lifeline dhe Seefuchs, nuk do të lejohen në portet italiane. “Ato duhet ta dinë se Italia nuk është bashkëpunëtore në trafikun ilegal të emigrantëve prandaj le të gjejnë porte të tjera”, tha ai, i cili edhe më parë ka akuzuar OJQ-të e bamirësisë për bashkëpunim me rrjetet e trafikantëve. Pas njoftimit të Salvinit një prej OJQ-ve quajti sjelljen e Salvinit “fashiste”. “Ofendimet dhe kërcënimet nuk do të na ndalojnë”, u përg-jigj ministri i brendshëm.

mënyra evropiane, në kohën kur rajoni i Ballkanit udhëheq BE”, tha Zaev duke iu referuar presidencës së Bullgarisë. Në lidhje me protestat në dy vendet, ai përmedni se edhe para arritjes së mar-rëveshjes së fqinjësisë me Bullgarinë ka pasur protesta, por asgjë nuk humbën Maqedonia dhe Bullgaria, dhe kështu do të jetë edhe me Greqinë. Dokumenti që parasheh emrin “Maqedonia e Veriut” do të nënshkruhet në Prespë, në pjesën e Greqisë nga Ministrat e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, në prani të kryeministrave, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras. Në nën-shkrimin e aktit që vlerësohet si një nga më të rëndësishmit që nga pavarësia e Maqedonisë dhe përfundimi i konfliktit të vitit 2001, do të jenë të pranishëm përfaqësues të lartë ndërkombëtarë si

Shefja e diplomacisë evropiane, Feder-ica Mogerini ndërmjetësi i OKB, Metju Nimets, si dhe Rozmari Di Karko, përg-jegjëse për çështje politike e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh. Pas nënshkrimit të marrëve-shjes, dy delegacionet do të kalojnë në pjesën e territorit të Maqedonisë në një drekë solemne prej nga do të përcjellin mesazhe për paqe, fqinjësi të mirë dhe siguri në rajoni.

Jehona në SHBA: Hap i madh përpara

Marrëveshja mes Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë është një lajm i mirë për mbarë rajonin, thek-suan pjesëmarrësit në disktutimin për Ballkanin në Universitetin Johns Hop-kins. Analisti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serëer i tha Zërit të Amerikës

Turqia: Raporti i OSCE s’reflekton realitetin

Ministria e jashtme turke kri-tikoi dje raportin paraprak të zgjedhjeve të Organizatës për Sig-uri dhe Bashkëpunim në Evropë OSCE dhe të Misionit të Mbikqyr-jes së të drejtave të ODIHR, duke thënë se nuk reflekton realitetin në vend. “Me sa duket në raportin për periudhën e ndërmjetme, disa komente me natyrë politike nuk përputhen me realitetin”, thuhej në deklaratën e ministrisë. “Është një parim themelor që organizatat e monitorimit të punojnë me paanë-si”, thuhet në deklaratë.

Forcat Speciale franceze zbarkojnë në JemenGazeta franceze Le Figaro

raporton te dje se forca speciale ushtarake të Francës janë prezente në Jemen së bashku me Forcat e Emirateve të Bashkuara, në një kohë kur koalicioni i Arabisë Sau-dite ka sulmuar qytetin Hodeidah në kontroll të rebelëve Houthi. Vendi është në krizë të rëndë hu-manitare dhe lufta disa vjeçare ka shkaktuar mijëra viktima mes popullsisë civile. Ministria franceze tha se kërkon që operacioni t’i lejojë qasje në qytetin port.

Abe: Po përgatitemi për takim me Kim Jong Un

Kryeministri japonez, Shin-zo Abe i kërkoi dje udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong Un të kapërcenin së bashku mosbesimin e ndërsjellë dhe tha se po bëheshin përpjekje për zhvillimin e një samiti mes tyre. Abe theksoi se qeveria e tij kishte kontaktuar me palën kore-ano-veriore për të realizuar një takim me Kim. Gjatë samitit historik të së martës në Singapor me presidentin amerikan, Donald Trump, Kim ishte treguar i gatshëm, sipas medias japoneze, të takohej me Abe.

Në fjalimin e tij të 19 vjetorit të çlirimit të Deçanit, kryeministri Ramush Haradinaj tha dje se Kosova mund të jetojë pa një zgjidhje me Serbinë por jo me një zgjidhje të keqe. Duke folur nga vendlindja dhe ish-vendluftimi i tij, Haradinaj ka siguruar qytetarët e Kosovës se nuk do të ndalet së punuari në të mirë të vendit. “Gjatë gjithë kohës sa do të punoj do të prij me vendime, por, ka me ardh dita që secili ka me pa vlerën e vet, punën e vet. Unë nuk i druhem drejtimit që kam, nuk i druhem obligimeve që i kam marrë. Unë nuk ndalem as nga frika se do të tradhtojnë shqiptarët për të drejtën e Kosovës, e mos me e për-faqësua Kosovën. Ju siguroj që Kosova nuk pranon zgjidhje të keqe. Kosova jeton pa zgjidhje me fqinjin, po nuk do të jetojë me zgjidhje të keqe”, tha ai.

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ashpër dje ndaj deklaratës së presidentit serb që fajëson Kosovën për zhdukjen e gazetarit që po e hetonte vrasjen e politikanit nga Kosova. Hoxhaj e quajti Vuciç mjeshtër të lajmeve të rreme dhe manipulues të publikut. “Mjeshtri i lajmeve të rrejshme Vuçiç, bën atë që di më së miri: manipulon opinionin publik. Kur gazetari që po e hetonte vrasjen e Ivanoviç, tha se u rrëmbye në Serbi. Vuçiç pretendon se gazetari ka pranuar thirrje nga Kosova para se të zhdukej në një qytet kufitar në mes të Rumanisë dhe Serbisë. Nëse autoritetet e Serbisë kanë informata të besueshme, duhet që t’i ndajnë me Kosovën dhe t’i bëjnë publike. Rrëmbimi i Cvetkoviç dhe vrasja e Iva-noviç i kanë rrënjët në Beograd”, ka shkruar Hoxhaj.

HARADINAJ: KOSOVA NUK PRANON ZGJIDHJE TË KEQE ME SERBINË HOXHAJ: VRASJA E IVANOVIÇ DHE RRËMBIMI I GAZETARIT, NGA BEOGRADI

se shpreson se vullneti politik që ishte i nevojshëm për arritjen e marrëveshjes do të vazhdojë edhe gjatë procesit të miratimit dhe zbatimit të saj. “Është një hap i madh përpara. Por ende ka disa pengesa, si miratimi i saj nga par-lamentet e të dyja vendeve, referen-dumi në Maqedoni. Mendoj se i vetmi problem serioz është ndoshta mirati-mi i marrëveshjes nga parlamenti në Greqi. Gjërat ende mund të shkojnë në drejtim të gabuar, por ky është një moment i shumë i mirë”. Ndërsa ish zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Thomas Countryman tha se shpreson që marrëveshja për emrin do të ndërtojë një bazë e re për bash-këpunimin mes Athinës dhe Shkupit, dhe do t’i hapë Maqedonisë rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian. “Unë shpresoj që kjo së bashku me reformën mbi sundimin e ligjit në Maqedoni të avancojë edhe përpjekjet e Shkupit për anëtarësimin në Bashkimin Ev-ropian”, tha Countryman.

Jam i bindur se BE do të mbështesë reko-mandimin e Komi-sionit Evropian në fund të qershorit në Bruksel, dhe do të konfirmojë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë...

Page 12: Zbardhet kërkesa e dytë e Izet Haxhisë Kaosi në …...Peshëngritja është një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri dhe falë një tradite të shkëlqyer ia ka dalë

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

12 GAZETA SOTE Diel 17 Qershor 2018 GAZETA SOT E Diel 17 Qershor 2018 13

s p e c i a l e www.sot.com.al

CIA: Më 1950 Bashkimi Sovjetik kapi Sigurimin e Shtetit në Shqipëri përmes Mehmet Shehut, ja si Balli Kombëtar u përça pas përfundimit të luftës

CIA ka nxjerrë në dritë t ë t j e ra d o k u m e n t e sa i takon situatës në Shqipërinë komuniste. Në

një dokument të deklasifikuar dhe përkthyer nga gazeta, tregohet se si nisi marrëdhënia me Bashkimin Sovjetik. CIA mendonte se BRSS kishte arritur të kapte Sigurimin e Shtetit përmes Mehmet Shehut. Ai cilësohej si një njeri i sovjetikëve.

Marrëdhëniet me SHBA dhe vendet Perëndimore

Gjatë Luftës II Botërore, fu-qitë e mëdha kanë inkurajuar dhe mbështetur grupet e rezistencës ndaj forcave pushtuese gjermane dhe italiane në Shqipëri, duke bashkëpunuar me grupet kryesore nacionaliste dhe komuniste par-tizane. Por misioni britanik mes radhëve të partizanëve shpejt e gjeti veten në rang të dytë ndaj atij jugosllav, përveçse kur ishte fjala për furnizime. Edhe para largimit të trupave gjermane, ishte bërë e qartë se ushtria nacional-çlirimtare partizane po punonte ngushtë me partizanët jugosllavë, me qëllim eliminimin e grupeve të tjera rivale të rezistencës të sponsorizuara nga Perëndimi. Bashkëpunimi mes partizanëve komunistë dhe jo-komunistë u mbyll në 1943. Forcat anti-komuniste punuan me Perëndimin, siç ishin ato të drejtu-ara nga Abaz Kupi e Said Kryeziu, që u larguan nga Shqipëria në 1944 kur e kuptuan se regjimi që po vinte në fuqi do i eliminonte. Ardhja në pushtet e komunistëve pas sukse-seve të ushtrisë partizane justifikoi refuzimin e lidhjeve me Perëndi-min. Por megjithë këtë tendencë negative, fuqitë e mëdha e njohën qeverinë e ushtrisë çlirimtare të Enver Hoxhës në nëntor 1945. Por marrëdhëniet mes përfaqësuesve perëndimorë në Shqipëri dhe qeverisë së mbështetur nga Ju-gosllavia nisën përkeqësimin dhe u prishën në 1946, kur disa gjyqe konspirative akuzonin të dysh-uarit për qëllime subversive ndaj Shqipërisë. Më tej, incidenti i kanalit të Korfuzit në tetor 1946 ku dy luftanije britanike u dëmtu-an nga minat detare shqiptare, solli thyerjen e marrëdhënieve diplomatike. Misioni diplomatik amerikan u largua nga vendi në nëntor dhe pak më vonë qeveria shqiptare refuzoi të përmbushte detyrimet e traktatit të mbretit Zog ndaj SHBA. Në 1947 tensione të reja lindën mes Shqipërisë dhe SHBA në lidhje me një tjetër gjyq spiunësh, ku të akuzuarit thanë se amerikanët e britanikët i kishin nxitur të nisnin një rebelim kundër qeverisë së Hoxhës. Prej atëherë Shqipëria e ka mbyllur veten nga të gjitha kontaktet me Perëndimin, përveç disa lidhjeve të dobëta me Francën e Italinë. Qeveria shqiptare ka toleruar vetëm prezencën e disa përfaqësuesve francezë e italianë, në këmbim të avantazheve treg-tare me Italinë, si dhe mundësisë për spiunazh e kundër-spiunazh me legatat shqiptare në Paris e Romë. Megjithëse SHBA është relativisht e parëndësishme në politikën shqiptare në krahasim me influencën e ushtruar nga fqin-jët e saj ose nga britanikët, SHBA njihet atje prej misioneve të saj humanitare, nga shkolla teknike në Tiranë e themeluar nga Hary Fultz, që ka qenë institucioni më i mirë arsimor në Shqipëri deri në ardhjen e komunistëve. Megjithëse misionet amerikanë në Shqipëri u shfrytëzuan nga komunistët për

Amerikanët tregojnë situatën në Shqipëri pas marrjes së pushtetit nga Enver Hoxha

incidentet kufitare me Jugosllav-inë ishin në rritje. Megjithëse me ndarjen nga Jugosllavia, Shqipëria la një aleat të vlefshëm, kjo duket se forcoi dorën e Hoxhës te pushteti. Musolini në vitin 1941 kishte anek-suar Kosovën duke e bashkuar atë me Shqipërinë dhe rikthimi i saj te Jugosllavia në 1944 dëmtoi prestig-jin e Hoxhës dhe solli siklet në mar-rëdhënien e tij me Titon. Ky problem u shua tashmë që Shqipëria dhe Jugosllavia ishin në kampe të kundërta. Ndarja i dha gjithashtu mundësinë Hoxhës të eliminonte të gjithë komunistët e afërt me Jugosllavinë, shumë prej të cilëve kishin influencë të konsiderueshme në parti. Këta Hoxha i zëvendësoi me njerëz të besuar. Besohet se Koçi Xoxe kishte organizuar një grup konspiracioni në bashkëpunim me njerëz që kishte poste në partinë

shqiptare, në administratë e në ushtri. Shumë prej këtyre njerëzve u eliminuan gjatë spastrimeve, por sigurisht që mbeten ende të tjerë pro-jugosllavë në poste drejtuese, të cilët përfaqësojnë një kërcënim të vazhdueshëm për qeverinë Hox-ha-Shehu.

Rivaliteti Hoxha-ShehuZhurmat për rivalitetin mes

Mehmet Shehut që ka studiuar në Moskë dhe ish-mësuesit Hoxha, ende nuk e kanë manifestuar veten. Ata të dy i kanë konsoliduar postet e tyre në kurriz të elementëve të moderuar, pas spastrimeve të min-

istrit të Drejtësisë Manol Konomi dhe zv. kryeministrit Tuk Jakova. Megjithëse pasojat e rotacioneve të kabinetit pas shpërthimit të bombës së shkurtit 1951 në amba-sadën sovjetike nuk janë përcak-tuar ende, rritja e fuqisë së Shehut erdhi me dekretin “anti-terrorist” të kaluar pak pas shpërthimit nga presidiumi, i cii parashikonte dhe ekzekutime pa gjyq. Për sa kohë që BRSS vazhdon të japë mbrojtje dhe drejtim, fraksioni pro-sovjetik në Shqipëri duket i stabilizuar mirë, prandaj nëse BRSS vendos të braktisë postin e tij perëndimor

Që prej verës së vitit 1950, BK është ndarë në dy frak-sione. Fraksioni kon-servator është ai i drejtuar nga Ali Kël-cyra ndërsa grupi tjetër përfaqëson tendencat agrare so-cialiste. Balli Kom-bëtar ishte partia e parë që u mund nga forca e armëve të komunistëve në 1943. Me sulmin e tyre komunistët de-tyruan ballistët të pranonin ndihmën e gjermanëve dhe postet në qever-inë e Tiranës, me qëllim që të mbro-heshin nga grupet komuniste...

qëllimet e tyre, ndihmat e SHBA furnizuan me grurë thuajse një të tretën e popullsisë. Ideja se SHBA ka dhënë ndihma të tilla në të kaluarën dhe se nuk ka pretendime territoriale, sigurisht që ndikon në mendësinë pozitive të popullit. Qeveria e drejtuar nga sovjetikët po tenton të çrrënjosë të gjitha ndjesitë pro-perëndimore me anë të kontrol-lit të saj të medias dhe prej gjashtë vitesh reklamon planet e SHBA dhe Britanisë për agresion në Ballkan “me anë të satelitëve të tyre Gre-qia, Jugosllavia e Italia”. Qeveria e vendit përfiton nga dyshimet e vjetra mes fqinjëve dhe pretendi-met e tyre ndaj Shqipërisë, duke akuzuar ato rregullisht në mjetet e propagandës për shpërndarje fle-tushkash anti-qeveritare, infiltrimin e diversantëve dhe shkelje të terri-torit të Shqipërisë. Një tjetër aspekt i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA është lidhja e regjimit të Tiranës me amerikanët me origjinë shqiptare. Hoxha ka marrë mbështetjen e një pjese të konsiderueshme të komunitetit shqiptaro-amerikan prej linjës komuniste të peshkopit Fan Noli në Boston. Influenca e tij në komunitetin shqiptar atje nuk konkurrohet nga askush dhe është një qendër opozicioni ndaj politi-kave të SHBA. Vetëm kohët e fundit ajo po kontestohet nga aktiviteti i peshkopit pro-perëndimor Marko Lipa i cili ka arritur të marrë nga kontrolli Nolit dy kisha shqiptare në zonën e Boston.

Pozita shqiptare ndaj BRSSPas vendimit të Hoxhës për

t’u bashkuar në bllokun sovjetik pas prishjes së Jugosllavisë me BRSS në 1948, teknikët jugosllavë që kontrollonin aparatin shtetëror shqiptar u akuzuan për shfrytëzim kolonial dhe u përjashtuan. Ata u zëvendësuan nga rusët dhe në masë më të vogël nga personel i vendeve të tjera satelite. Kreu i misionit sov-jetik në Shqipëri është Dimitri Çu-vakin, i cili raportohet se gjithashtu drejton aktivitetet e spiunazhit në vend, kontrollon policinë me anë të ministrit të brendshëm Mehmet Shehu që është instruktuar në Moskë, dhe me anë të ministrave të tjera shqiptarë, secili prej të cilëve ka një këshilltar sovjetik të përhershëm në zyrë. Misioni ush-tarak sovjetik drejtohet nga Ioakin Sokolov, i cili kontrollon gjithashtu të gjithë ushtrinë shqiptare me anë të oficerëve sovjetikë të atashuar në të gjithë njësitë. Gjithsesi duhet theksuar se në Shqipëri nuk ka njësi luftimi sovjetike dhe as njësi që mund të zhvillohen në trupa ofensive. Në janar 1951, u raportua në Shqipëri prezenca e personelit sovjetik të aviacionit. Ndërkohë

Page 13: Zbardhet kërkesa e dytë e Izet Haxhisë Kaosi në …...Peshëngritja është një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri dhe falë një tradite të shkëlqyer ia ka dalë

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

12 GAZETA SOTE Diel 17 Qershor 2018 GAZETA SOT E Diel 17 Qershor 2018 13

s p e c i a l e www.sot.com.al

CIA: Më 1950 Bashkimi Sovjetik kapi Sigurimin e Shtetit në Shqipëri përmes Mehmet Shehut, ja si Balli Kombëtar u përça pas përfundimit të luftës

Amerikanët tregojnë situatën në Shqipëri pas marrjes së pushtetit nga Enver Hoxha

në Adriatik, me shumë gjasa do të kishin një sfidë të suksesshme ndaj regjimit aktual.

InfrastrukturaRrugët dhe hekurudhat e

Shqipërisë janë primitive dhe të vështira për t’u mirëmbajtur apo për t’u zhvilluar, prej terrenit të vështirë. Hekurudha e vete e vendit lidh Elbasanin, Tiranën, Durrësin e Peqinin. Mjetet e hek-urudhës janë shumë të vjetra dhe shpeshherë kur ajo është jashtë funksioni importet duhet të sillen nga Durrësi me kamionë. Rrugët kryesore që lidhin qytetet e rëndë-

sishme si Shkodra, Tirana, Vlora e Gjirokastra janë riparuar dhe mund të përdoren nga ushtria zo-nat në zonat fushore bregdetare. Rrugët verilindore drejt Kukësit apo nga Durrësi drejt Bilishtit janë më të vështira për t’u mirëmbajtur pasi kalojnë në terrene të vështira malore. Rrjeti i komunikimeve është një nga prioritetet e planeve sovjetike në Shqipëri, së bash-ku me zhvillimin industrial dhe hekurudhat. Megjithëse kërcëni-met e rreme ndaj pavarësisë së Shqipërisë po shfrytëzohen nga sovjetikët si justifikim i agresion-

eve në Ballkan, nuk ka shumë gja-sa që ofensiva të tilla të nisen nga Shqipëria, për arsye të ekonomisë së saj primitive dhe izolimit ndaj furnizimeve.

Partitë shqiptareKatër nga partitë e shqiptarëve

në emigracion tashmë po bash-këpunojnë me SHBA në operacio-net klandestine kundër regjimit të Hoxhës, nën mbulimin e Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë. Në anëtarësinë e tyre ato supozohet të përfaqësojnë grupet e shtypura brenda Shqipërisë. Balli Kom-bëtar është grupi më superior në Komitet, i formuar gjatë kohës së pushtetit gjerman me elementë nacionalistë, influenca e të cilit shtrihet kryesisht në zonat jugore e qendrore. Por që prej verës së vitit 1950, BK është ndarë në dy fraksione. Fraksioni konservator është ai i drejtuar nga Ali Këlcyra ndërsa grupi tjetër përfaqëson tendencat agrare socialiste. Balli Kombëtar ishte partia e parë që u mund nga forca e armëve të komu-nistëve në 1943. Me sulmin e tyre komunistët detyruan ballistët të pranonin ndihmën e gjermanëve dhe postet në qeverinë e Tiranës, me qëllim që të mbroheshin nga grupet komuniste. Më vonë ko-munistët përdorën të njëjtat tak-tika dhe ndaj grupeve të tjera të rezistencës, si ai i Abaz Kupit, që tashmë përfaqëson partinë e Le-galitetit në Komitetin Shqipëria e Lirë. Kupi dhe grupi i tij, ndryshe nga shumica e komunistëve apo anëtarëve të Ballit, janë liderë fisnorë gegë nga zona e Matit në veri të Shqipërisë ku ish-mbreti Zog ka pasur mbështetjen. Ud-hëheqësit e Legalitetit u larguan nga Shqipëria në 1944 kur komu-nistët morën kontrollin e zonës

së Matit. Të dyja partitë lanë pas shumë mbështetës që për ne janë “forca miqësore”. Por të mbeturit janë objekt ndjekjeje persekutimi dhe vrasjesh, prandaj tani pas gjashtë vjetësh ata nuk janë në pozitë për të ofruar një rezist-encë të koordinuar ndaj regjimit të Hoxhës, prej mungesës së udhëheqjes brenda Shqipërisë. Partia e tretë e përfaqësuar në Komitet është e ashtuquajtura Lidhja e Fshatarëve e Katunda-rëve, e cila nuk mund të themi se përfaqëson grupe politike të brendshme pasi është krijuar në emigracion me sponsorizimin britanik, kryesisht me ndjekësit e udhëheqësit të rezistencës Said Kryeziu. Influenca e familjes Krye-ziu në Shqipëri dhe në Kosovë, ka qenë e madhe gjatë luftës, dhe një pjesë e konsiderueshme e saj mbetet edhe sot. Herë pas here në Shqipëri raportohen grupe të reja rezistence, të cilat kërkojnë mbështetje nga jashtë, veçanërisht nga SHBA. Kur dështojnë të marrin këtë ato kthehen nga Ju-gosllavia apo Greqia. Një herë grupe rezistence u raportuan në Shqipërinë qendrore e jugore, disa prej të cilave pretendonin se ishin organizata të gjera. Por asnjë përveç fiseve veriore nuk kanë qenë të aftë të ruajnë ekzistencën e tyre si forcë e organizuar për një periudhë të gjatë. Në fakt grupet e rezistencës janë toleruar qëllim-isht nga regjimi, derisa kanë nisur të shtohen dhe organizohen, kur dhe janë eliminuar nga autoritetet. Por ne jemi pasur sukses kohët e fundit në marrjen e emrave të shumë individëve në Itali që janë aktivë dhe miqësorë ndaj Komitet-it Shqipëria e Lirë. Këmbëngulja e këtyre elementëve opozitarë

megjithë mekanizmin e fuqishëm të kontrollit, dëshmon për forcën e traditës vendase të pavarësisë.

Forca armiqësoreForcat jo-komuniste e an-

ti-sovjetike në Shqipëri që të punojnë kundër interesave të SHBA janë shqiptarët pro-jugosl-lavë dhe ndoshta ata pro-grekë. Grekët kanë ruajtur një qëndrim të pandryshuar për çështjen e “Epirit të Veriut” dhe po përpiqen të ruajnë kontaktet me minorite-tin e tyre në jug të Shqipërisë. Ndoshta kërcënimi më serioz ndaj politikave të SHBA paraqitet nga elementët shqiptarë pro-jugosl-lavë të cilët kohët e fundit kanë formuar grupin rival me Komitetin Shqipëria e Lirë. Lidhja e Prizrenit është formuar me sponsorizimin e autoriteteve jugosllave në Kosovë dhe pretendon rreth 600 000 anëtarë. Afërsia gjeografike e grupit me Shqipërinë dhe lidhjet me elementët e rezistencës bren-da vendit, padyshim që e bëjnë atë të favorizuar në krahasim me Komitetin dhe rrjedhimisht dhe me SHBA. Aktualisht influenca e tij është më e madhe me elementët komunistë të pakënaqur shqiptarë. Jugosllavët dhe komiteti i tyre i refugjatëve kanë arritur njëfarë suksesi mes fiseve veriore dhe elementëve të Ballit Kombëtar Indipendent. Politika e partisë ko-muniste e ndarjes së tokës, e vënë në fuqi menjëherë pas luftës, ishte arsyeja e suksesit të saj fillestar, veçanërisht në zonat jugore, ku argatët e bejlerëve ishin një shtresë e gjerë dhe e shtypur e popullsisë. Por masat ekstreme të taksave dhe konfiskimit të bagëtive larguan mbështetjen fillestare ndaj partisë, sipas raportimeve të refugjatëve të cilët thonë se nuk mund të mba-nin ushqim mjaftueshëm për të mbijetuar.

Problemet ekonomikeRegjimi i Hoxhës, pas re-

fuzimit të ndihmës së ish-bash-këluftëtarëve jugosllavë, ka re-zultuar relativisht i qëndrueshëm megjithë izolimin nga orbita sovjetike dhe kushtet e brendshme primitive. Një nga problemet krye-sore për stabilitetin e vendit është pamjaftueshmëria ekonomike por kjo nuk përbën një kërcënim urg-jent për regjimin e Hoxhës, për sa kohë që ai ka mbështetjen e Bash-kimit Sovjetik. Standardi i jetesës së shqiptarëve është më i ulëti në Evropë por kjo duket se nuk prek fare stabilitetin e qeverisë. Vuajtjet dhe mjerimi i popullit duket se janë për shqiptarët një mjet më shumë për bindjen ndaj qeverisë, sesa për nxitjen e revoltës. Ndër-kohë rritja e dërgesave industriale dhe ushqimore nga blloku sovjetik tregon vullnetin e Moskës për të mbajtur regjimin në pushtet. Opozita e brendshme ndaj reg-jimit është lehtësuar nga terreni malor në veri të vendit, rajon i cili vazhdimisht ka ruajtur pavarësinë nga qeveria e Tiranës. Shqipëria është kryesisht e përbërë nga varg-male që ofrojnë fshehje e strehim për guerrilasit. Zona të tilla ka në kufi me Greqinë e Jugosllavinë, ku kufijtë kanë shumë boshllëqe kali-mi. Duke pasur parasysh faktorët e mësipërm dhe interesat e tyre konfliktuese, është e qartë se një ndryshim i gjendjes aktuale në Ball-kan, siç mund të ishte operacioni i suksesshëm i OPC ose i grupeve ju-gosllave, do të prishte ekuilibrin që ruan pushtetin sovjetik në Shqipëri dhe do të vinte në lëvizje të gjitha forcat, të brendshme e të jashtme.

Kreu i misionit sovjetik në Shqipëri është Dimitri Çuvakin, i cili raportohet se gjithash-tu drejton aktivitetet e spiunazhit në vend, kontrollon policinë me anë të ministrit të brendshëm Mehmet Shehu që është instruk-tuar në Moskë, dhe me anë të ministrave të tjera shqiptarë, secili prej të cilëve ka një këshilltar sovjetik të përhershëm në zyrë. Mi-sioni ushtarak sovjetik drejtohet nga Ioakin Sokolov, i cili kontrollon gjithashtu të gjithë ushtrinë shqiptare me anë të oficerëve sovje-tikë të atashuar në të gjithë njësitë.

Page 14: Zbardhet kërkesa e dytë e Izet Haxhisë Kaosi në …...Peshëngritja është një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri dhe falë një tradite të shkëlqyer ia ka dalë

14 GAZETA SOTE Diel 17 Qershor 2018

k r o n i k e www.sot.com.al

Policia ndërhyn kur po shkëmbehej malli, sekuestrohet 200 kg marijuanë

Elvis MYRTA

Kishin maskuar aktivitetin e shpërndarjes së narkotikëve

përmes biznesit “të pastër”, shkatërrohet banda në Shkodër. Gjatë një oper-acioni të përbashkët mes policisë dhe prokurorisë u sekuestrua një sasi prej 200 kilogramësh lëndë narkotike e llojit marijuanë. Shtetasi Ramadan Mustaf Dushaj, 61 vjeç, organizonte veprimtari për financimin dhe trans-portin e lëndëve narkotike e llojit marijuanë, në Qarkun e Shkodrës. Nga infor-macioni i marrë në rrugë operative ka rezultuar se ai kamuflonte veprimtarinë e paligjshme të tregtimit të lëndëve narkotike me aktivitet të grumbullimit dhe shitjes së produkteve bu-jqësore. Sipas informacion-it, shtetasi në fjalë kishte grumbulluar sasi të konsid-erueshme lënde narkotike, për të cilën kërkonte treg shitjeje. Për këtë qëllim ai mbante me vete mostra të lëndës narkotike, të cilën kërkonte ta shiste. Ky per-son u prangos në kushtet e flagrancës mbrëmjen e së premtes duke u gdhirë e shtuna. Së bashku me të u ndaluan edhe pesë persona të tjerë që mer-reshin me shpërndarjen e drogës. Pranë vendit të quajtur Kompleksi “Uni-vers” uniformat blu kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasve Ardit Haxhagici, Bardh Gosti-ni, Neritan Saraçi, Rezart Çarçani, dhe Vilson Ndoka. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit me inicialet F. M., 30 vjeç dhe S. N., 20 vjeç. Gjatë kryerjes së veprimeve të para hetimore u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale një sasi prej 200 kilogramësh bimë e dyshuar si lëndë narkotike, dy pistoleta, disa aparate telefonash celularë, radio marrëse, automjete

Nga informacioni i marrë në rrugë op-erative ka rezultuar se ai kamuflonte veprimtarinë e paligjshme të tregtimit të lëndëve narkotike me aktivitet të grumbullimit dhe shitjes së pro-dukteve bujqësore. Sipas infor-macionit, shtetasi në fjalë kishte grumbulluar sasi të...

të përdorur nga autorët në veprime etj. Hetimet e këtij procedimi penal vijojnë me qëllim zbulimin e veprimtarisë së mëtejshme kriminale dhe personave të përfshirë. Ndërkohë që Nga veprimet e para hetimore të kryera rezultoi se shtetasi Vilson Ndoka ishte person i shpallur më parë në kërkim pasi me vendimin me numër 769, të datës 20.10.1914 ndaj këtij shtetasi ishte caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg” për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me dashje” mbetur në ten-tativë, në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

HetimetProkuroria e Rrethit

Gjyqësor Shkodër në bash-këpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër në një kohë të shpejtë, ku brenda një muaj, përfundoi suksesshëm operacionin për goditjen e një grupi trafiku të lëndëve narko-tike. Grupin hetimor e dre-jtoi titullari i Prokurorisë, së Shkodrës, Ylli Pjetërnikaj. Menjëherë pas marrjes së informacionit prokuroria i vuri në përgjim trafikantët e dyshuar. Nga përgjimet rezultoi se trafikantët e

Shkodër/ Shkatërrohet grupi i trafikantëve të lëndëve narkotike, 6 në pranga dhe 2 në kërkim

Grabitje me armë, shkatërrohet banda e shqiptarëve në Spanjë

Policia spanjolle ka finalizuar një super-operacion në kuadër të të cilit u godit një bandë e fuqishme gra-bitësish e drejtuar nga shqiptarë. Grupi akuzohet për të paktën 43 grabitje banesash në provincat e Salamancës, Leonit, Valladolidit dhe Pontevedrës në Spanjë. Po ash-tu, banda dyshohet edhe për dhjetëra grabitje të tjera në Itali dhe Shqipëri. Në pranga kanë rënë dy krerët e bandës, shtetasit shqiptarë të identifikuar me inicialet S. K., 35-vjeç dhe A. M., 29-vjeç. Banda njihej me emrin “Babe Bands” dhe objektiv i tyre ishin kryesisht bane-sat. Raportohet se operacioni ndaj bandës ka nisur prej muajit Prill ndërkohë vetëm të enjten e shkuar janë prangosur dy shqiptarët. Ata u arrestuan teksa po grabisnin banesën e një çifti të ri. Në grabitje këta per-sona shkonin të armatosur dhe shpesh tregoheshin të dhunshëm. Policia spanjolle ka njoftuar se hetimi mbetet akoma i hapur për të kapur persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë organizatë.

Vidhet banesa në Korçë, pronarët emigrantë në Greqi

Një banesë emigrantësh ka rënë pre e hajdutëve gjatë natës në qytetin e Korçës. Ngjarja është regjistruar në një pallat në lagjen 16 ku persona të paidentifikuar kanë hyrë në një apartament nëpërmjet baxhos së pallatit. Sipas të dhënave hajdutët kanë çarë tavanin për të depërtuar brenda banesës. Mësohet se çifti i bashkëshortëve, pronarë të apartamentit ishin emigrantë në shtetin grek ndërsa dy djemtë e tyre ishin studentë në Strugë. Kanë qenë pikërisht djemtë ata të cilët kur kanë hyrë në banesë kanë zbuluar se ajo ishte dhunuar dhe sinjalizuan policinë. Kjo e fundit ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes por nuk ka mundur të bjerë në gjurmë të hajdutëve. Mësohet se djemtë nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë nëse brenda banesës mungonte diçka, por policia në një njoftim për shtyp thotë se janë marrë disa bizhuteri. Ndërsa gjatë marrjes në pyetje nga ana e uniformave blu, fqinjët kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar zhurma.

Gjirokastër, 1200 euro për të kaluar kufirin, 2 në pranga

Dy të rinj nga Gjirokastra u arrestuan nga Policia e Fierit pasi akuzohen se në bashkëpunim me njeri tjetrin i kanë dhënë ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës 4 shtetasve pakistanezë. Policia thotë se ata do të merrnin 1.200 euro nga shtetasit pakistanezë të cilët do ti transportonin transit në Itali. Të arrestuarit janë Shahe Koko, 23 vjeç dhe Hamdi Seferi, 18 vjeç, të dy banues në Gjirokastër. Operacioni i specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier u kodua, “Premtimi”. "Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin i kanë dhënë ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet pikës kufitare Kakavijë dhe transportimin kundrejt shumës 1.200 euro për të kaluar transit në Itali 4 shtetasve pakistanezë" informoi policia e Fierit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Itali, arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçares, ishte klienti i sajDisa ditë pas vdekjes së 20-vjeçares

shqiptare Anxhela Meçani, policia italiane ka identifikuar dhe ka vënë në pranga personin e dyshuar për vrasjen e saj. Bëhet fjalë për një shtetas italian i cili jetonte në Cuneo. I dyshuari është personi i fundit që është takuar me Anxhelën. Policia italiane thotë se është pikërisht ai personi që e hodhi nga makina 20-vjeçaren duke i shkaktuar plagë të rënda që i sollën vdekjen. Për momentin nuk bëhet me dije identiteti i italianit por mediat raportojnë se bëhet fjalë për një person që ishte klient i 20-vjeçares. Raportohet se pasi kanë kryer marrëdhënie seksuale, vajza i ka kërkuar paratë, por ai ka refuzuar të paguajë duke

e vlerësuar mjaft të lartë çmimin. Ata kanë debatuar brenda makinës dhe në një moment, italiani ka hapur derën dhe ka shtyrë jashtë shqiptaren 20-vjeçare. Policia ka sekuestruar edhe makinën ku ndodhi krimi. Identifikimi i autorit u bë përmes kamerave të sigurisë në zonë. Sipas au-topsisë së kryer nga mjeku italian Roberto Testi, caktuar nga prokurorët publikë Anna Maria Loreto dhe Livia Loçi, të cilët po hetojnë lidhur me rastin e shqiptares, ka rezultuar se ajo nuk është dhunuar para se të hidhej nga makina. Shkurtin e kaluar ajo ishte martuar, por pak muaj më vonë ishte larguar nga shtëpia dhe kishte humbur çdo lidhje me bashkëshortin e saj italian. Me-

diat italiane nuk e përjashtojnë mundësinë e gjetjes së një partneri tjetër. Por prej disa javësh ajo ishte rishfaqur sërish në Torino. Që nga fillimi i muajit maj, vajzat që shesin trupin me 30 euro rreth zonës së Stupinidit e kujtojnë atë si “njëra prej të rejave” në atë zonë. Ka shumë gjasa që edhe mbrëmjen e së shtunës ajo të ishte në punë, kur maki-na i ndaloi tek këmbët dhe e ftoi brenda. Nga vendi ku qëndrojnë prostitutat deri në vendin ku është gjetur trupi i saj nuk është më larg se 2 kilometra. Familjarët e 20 vjeçares në Fier kanë mohuar që e reja të ketë punuar si prostitutë ndërsa kanë kërkuar ndihmë për rikthimin e trupit të saj në Shqipëri.

arrestuar mesnatën e së enjtes rreth orës 23:45 do të bënin shkëmbimin e mallit. Në atë moment policia ka ndërhyrë dhe personat e arrestuar kanë goditur makinën e policisë. Nga veprimet që u kryen në datë 15.06.20018 dhe 16.06.2018, rezultoi se në aksin rrugor Shkodër - Lezhë - Milot këta persona do të kryenin shkëmbimin e sasisë së lëndës narkotike, dhe menjëherë u ndërhy nga punonjësit e policisë ku në

momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike personat e arrestuar kanë goditur me automjete punonjësit e policisë duke vënë në rrezik jetën e tyre. Edhe pse trafikantët mundën ti bënin rezistencë uniformave blu, ata u arrestuan të gjithë në flagrancë nga punonjës të policisë të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Oper-acionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pranë vendit të qua-jtur Kompleksi “Univers”.

Page 15: Zbardhet kërkesa e dytë e Izet Haxhisë Kaosi në …...Peshëngritja është një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri dhe falë një tradite të shkëlqyer ia ka dalë

GAZETA SOT E Diel 17 Qershor 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.al

Përgjimet nxorën zbuluar ish policin që lajmëronte hajdutin

Elvis MYRTA

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit burg ish policin e forcave shqiponja Engrit Hënaj.

Ish polici i forcave “Shqiponja”, u dënua për shpërdorim detyre. Ai dekonspironte operacionet e pol-icisë duke lajmëruar hajdutët dhe duke i dhënë informacion. Togat e zeza të kryeqytetit pranuan kërk-esën e prokurorisë duke e dënuar ish policin me 1 vit e 6 muaj burg. Hënaj u dënua përfundimisht me 1-vit e 20 ditë burg duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Në ven-dimin e datës 8.5.2018 të Gjykatës së Tiranës, thuhet se nga vep-rimet hetimore të deritanishme, si dhe nga studimi i akteve të tran-skripteve të përgjimeve telefonike dhe procesverbali i këqyrjes së telefonit datë 24.08.2017, rezulton se shtetasi Engrid Hënaj, punonjës policie pranë DV Policisë Tiranë, është i implikuar në veprime të kundërligjshme gjatë komuni-kimit me shtetasin Fatjon Lila, gjatë kohës kur ky i fundit i fshihej ekzekutimit të vendimit penal për masën e sigurimit “arrest në burg”, duke i dhënë informacione rreth çështjes që procedohej nga Prokuroria Kavajë dhe kërkimeve policore që bëheshin ndaj tij. Ky shtetas dyshohet se ka konsu-muar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal. Engrit Hënaj u vu në pranga nga Shërbimi i Çësht-jeve të Brendshme dhe Ankesave pasi dekonspironte operacionet policore. Ai ishte me detyrë trup shërbimi në Repartin “Shqiponja” në Policisë së Tiranë. Arrestimi u bë i mundur pas një hetimi të për-bashkët me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, duke aplikuar metoda speciale të hetimit, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”. Çështja ndaj efektivit të policisë ka nisur të hetohet nga përgjimet që i janë bërë shtetasit Fatjon Lila, i cili ishte shpallur në atë kohë në kërkim për vjedhje në Kavajë. Duke përgjuar të kërkuar-

Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar ve-prën penale “Shpër-dorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal. Engrit Hënaj u vu në pranga nga Shër-bimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pasi dekon-spironte operacionet policore...

in, Prokuroria dokumentoi faktin se ai fliste me policin Engrid Hënaj, ndërsa ky i fundit e njofton-te për ecurinë e hetimit hajdutin. Gjithashtu ish polici u dënua dhe me heqjen e funksioneve publike për 5 vite. “Heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një kohë jo më pak se pesë vjet, jepet detyrimisht ndaj personit që ka kryer një krim, që lidhet me detyrën, duke shpërdoruar funksionin publik ose ka kryer një krim, për të cilin gjykata ka caktuar një dënim me burgim jo më pak se dhjetë vjet. Heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike mund të jepet për një kohë nga tre deri në pesë vjet, kur gjykata ka caktuar një dënim nga pesë deri në dhjetë vjet burgim, dhe nga një deri në tre vjet, kur është caktuar dënimi deri në tre vjet burgim”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Tiranës.

Përgjimet që fundosën ish policin

Një nga provat më të forta që fundosën policin e forcave “Shqiponjave”, që ai komunikon-te me Fatjon Lilën. Prokuroria e Kavajës kishte nën hetim Fatjon Lilën, i dyshuar për vjedhje në bashkëpunim, me pasoja të rënda.

Dekonspironte operacionet e policisë, dënohet me 1 vit burg ish polici i forcave “Shqiponja”

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin rrugor Elba-san-Peqin, pranë fshatit Pajovë. Një automjet tip "Benz" me targë AA 887 RC është përplasur me një 'Volksvagen Touran; me targë AA 729 NM. Si pasojë e kësaj përplasje, është aksidentuar një kalimtar dhe një grua që ndodhej në automjetin tip "Benz". Të aksidentuarit janë nisur drejt spitalit të Elbasanit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mjekëve ata ndodhen në gjendje të rënduar për jetën, veçanërisht këmbësori. Pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin Kirurgjik të Spitalit të Elbasanit 52-vjeçari me inicialet R. T., u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar. Në vendin e ngjarjes ka shkuar poli-cia e cila po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti. Blutë kanë shoqëruar për në komisariat drejtuesit e automjeteve. Gjatë ditëve të fundit në rrugët e Elbasanit kanë ndodhur disa aksidente radhazi me pasoja për jetën e qytetarëve.

Fshihnin kokainën nën divan, kapen 2 shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në rrugën Cortonese, të Perugias, nën akuzën e shitjes së narkotikëve. Dy shqiptarët, 21 dhe 36 vjeç mbanin të fshehur nën divanin e aparta-mentit ku kishin krijuar dhe hapësirën e duhur, 56 gram kokainë dhe peshore me saktësi të lartë, bashkë me mijëra euro. Sipas mediave italiane bëhet fjalë për një operacion policor në Perugia, dhe dy të rinjtë janë denoncuar nga banorët e zonës që kishin vënë re hyrje-daljet e klientëve. Banorët e zonës pas lëvizjeve të dyshimta që shihnin në banesën e dy të rinjve njoftuan policinë, ku pas një kontrolli dhe gjetjes së drogës zbuluan se ata ishin shpërndarës të kokainës në këtë zonë. Policia italiane sekuestroi dhe celularët që përdornin dy trafikantët, ku janë gjetur dhe listat e klientëve. Ata u shoqëruan në ambientet e burgut të Perugias, ku po merren në pyetje dhe po punohet për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me dy të rinjtë shqiptarë.

613 kg kokainë në Durrës, mbetet në burg shoferi i kamionit

Gjykata për Krimet e Rënda ka refuzuar kërkesën për liri të Armando Pezakut, shoferit të kamionit që transportoi kontenierin me 613 kilogramë kokainë nga porti i Durrësit në Maminas. Pezaku iu drejtua gjykatës me një kërkesë penale për shfuqizimin e masës “arrest në burg”, caktuar ndaj tij në 2 Mars 2018. Kërkesa e shoferit të kamionit të kokainës u shqyrtua nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila vendosi rrëzimin e saj. Pezaku dhe i bashkëarrestuari me të, Donaldo Lushaj, menaxher i “Arbi Gar-den” qëndrojë në qeli nga java e parë e muajit Mars. Në vijimësi, ai ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzën. I arrestuar është edhe administratori i shoqërisë “Arbi Garden”, Arbër Çe-kaj. Ai u prangos në Gjermani, nga ku po pret ekstradimin drejt Shqipërisë. Sipas organit të akuzës ekstradimi i Çekajt do jetë i vlefshëm për hetimet e mëtejshme të dosjes, pasi sipas organit të akuzës marrja në pyetje e 37-vjeçarit mund të hedhë dritë mbi drogën rekord që u sekuestrua në vendin tonë.

Daily Mail: Ish-agjenti shqiptar i inteligjencës britanike fshihet në VlorëGazetarët e Daily Mail udhëtuan drejt

Vlorës për të takuar Elidon Habilaj, djalin i cili dikur kishte punuar si oficer i inteligjencës të Agjencisë së Krimeve të Organizuara, por që më pas ishte dënuar me 18 muaj burg pasi gënjeu autoritetet për të marrë dokumentet. Habilaj kishte shkuar në Britani në 1998 me kamion dhe më pas ishte hequr si kosovar me emrin Bekim Ademi. U deklaroi autoriteteve britani-ke se babai dhe vëllai i tij ishin torturuar gjatë luftës në Kosovë. Më pas në 2001 siguroi azilin. Ai u punësua nga Policia Metropolitane dhe më vonë në Soca, Agjencia Kombëtare e Krimit, me nofkën ‘FBI britanike, ku punoi si një oficer i

shërbimit të fshehtë në ekipin e vendndodhjes së tij në Londër, duke ndihmuar në gjetjen e kriminelëve të dyshuar të kërkuar për ekstra-dim. Habilaj u zbulua rastësisht gjatë kontrollit të dosjes së tij. Më pas në janar 2013 Gjykata Croën Snaresbrook e dënoi me 18 muaj burg. "Por ai i shmangu në mënyrë të suksesshme autoriteteve britanike dhe këtë javë e gjetëm duke mbikëqyrur ndërtimin e një hoteli që ai menaxhon në periferi të Vlorës. Ai gjithashtu e prezanton veten si një ‘konsulent i pavarur i sigurisë’ dhe mburret tek vendasit për kohën kur ai ka punuar për policinë britanike – pa zbuluar se si e mbylli historinë në Britani", shkruan

Daily Mail. Kur gazetarët e Daily Mail shkuan ta takonin, me zemërim u tha: ‘Kush ju dërgoi? Kush ishte ai që ju solli këtu?’ Dhe më pas urd-hëroi një prej punonjësve të tij të ndërtimit që t'i nxirrte jashtë ambienteve. Në profilin e tij në facebook Habilaj shkruan se ka një diplomë dhe master në kriminologji. Në një postim të shkruar në shqip dhe postuar në “Facebook” në 2015, ai përshkroi se si punoi për “agjencinë më të lartë britanike kundër krimit për gati dy vjet" Një zëdhënës i Agjencisë Britanike Kundra Krimit të Organizuar NCA i pyetur për Elidon Habilajn është shprehur “Ne jemi duke punuar për Home Office në lidhje me këtë çështje".

Ai dyshohej se në bashkëpunim me persona të tjerë, kishin vjed-hur tre automjete në një kompl-eks magazinash në Kavajë. Ndaj tij, me kërkesë të Prokurorisë së Kavajës, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, vendim i cili për disa kohë nuk u bë e mundur të ekzekutohej, pasi ai fshihej. Gjatë kohës që ka qenë në kërkim, ai komunikonte shpesh me një punonjës policie, i cili më pas rezultoi se ishte Engrid Hënaj Ky i fundit e informonte

të kërkuarin që në fazat e para të hetimit për vjedhjen, pra që në momentin kur ndaj tij nuk kishte dalë akoma masa e sigurimit. Në komunikimet telefonike ndërmjet tyre, punonjësi i Policisë ishte i pari që e informoi se emri i Fatjon Lilës ishte ndër të dyshuarit krye-sorë për vjedhjen e automjeteve. Gjithashtu, punonjësi i policisë e informoi që ndaj tij kishte dalë masa e sigurisë “arrest me burg” dhe duhet të takonte prokurorin për të rregulluar gjërat.

Page 16: Zbardhet kërkesa e dytë e Izet Haxhisë Kaosi në …...Peshëngritja është një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri dhe falë një tradite të shkëlqyer ia ka dalë

16 GAZETA SOTE Diel 17 Qershor 2018

Është një fakt i vërtetë që ardhja në Elbasan i një grupimi qytet-arësh nga Çamëria që vinin nga kazaja e Filatit kryesisht, gjetën strehë dhe ndihmë në shumë familje el-basanase që hapën dyert dhe u bënë stre-hë, një dhomë a një magazinë a diçka që kishin që refugjatët e masakruar nga grekët të qetësoheshin. Kup-tohet që ardhja me rrobat e trupit, më fëmijë e pleq, krijoi një situatë të dhimbshme që vendasit jo vetëm në Elbasan, por kudo ku vendosën çamët në Shqipërinë perëndi-more, kishin nevojë për ndihmë të sinqertë...

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe ligji Antiduhan

Kultura çame dhe realitetet e mohuara

Nga Roland SHUPERKA

Ndryshe nga trajtimet e mëparshme, në lidhje me zba-timin e ligjit, ku është shkruar për zbatimin e njërës pjesë të

këtij ligji, që ka të bëjë me pirjen e duhanit në mjediset publike, këtë herë me shumë shqetësim dua të trajtoj atë pjesë të ligjit që flet për ndalimin e reklamës apo promovim-it të produkteve të duhanit. Siç e dimë, ligji nr. 9636, ‘Për mbrojtjen e shëndetit publik nga produktet e duhanit’, në fuqi prej muajit maj 2007, ndalon reklamën e produkteve të duhanit në çdo lloj forme në të cilën mund të shfaqet. Për të kuptuar më saktë përmba-jtjen e parashikimeve të këtij ligji në lidhje me ndalimin e reklamës së produkteve të duhanit, më poshtë po paraqes Nenin 3 dhe Nenin 9 të ligjit në fjalë:

Neni 3Përkufizime8. “Reklamë e produkteve të duhanit” është

çdo formë komunikimi, rekomandimi ose veprimi tregtar, që ndikon në promovimin e një produkti duhani ose në nxitjen e përdorimit të duhanit, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, përfshirë edhe sponsorizimin ose imazhin e një produkti duhani, duke përmendur emrin apo markën etj.

Neni 13Ndalohen reklama dhe promovimi i

produkteve të duhanit nëpërmjet medias së shkruar, transmetimeve televizive e radiofo-nike dhe shërbimeve të shoqërive të infor-macionit. Ndalohen reklama dhe promovimi i çdo lloji dhe forme tjetër të produkteve të duhanit. Ndalohet, për qëllime reklame apo promovimi, botimi i fotografive, vizatimeve etj., në të cilat shfaqen persona që pinë du-han dhe i imazheve që krijojnë përshtypje të gabuar te publiku për karakteristikat e pro-dukteve të duhanit, efektet e përdorimit të tyre në shëndet, rreziqet dhe/ose dëmet. Nuk përbëjnë reklamë dhe promovim të produk-teve të duhanit librat teknikë, revistat dhe botimet e tjera profesionale për duhanin.

Shtysa për këtë shkrim vjen nga një fenomen që prej disa ditësh ka filluar të vërehet gjithnjë e më shumë në vend.

Në You tube janë hedhur video nga grup

këngëtaresh dhe humoristësh, ku nëpërmjet këngës zhvillojnë promocion të produkteve të duhanit në kundërshtim më ligjin, pinë duhan dhe promovojnë një produkt duhani nëpërmjet ekspozimit të paketimeve të pro-duktit të duhanit, me dashje ose pa dashje [nga padijenia].

Ajo që tërheq vëmendjen për keq në lidhje me këto video klipe është se ato po shpërndahen edhe nga mediat e shkruara kombëtare online.

Po t'i referohemi parashikimeve lig-jore të mësipërme, Nenit 3, pika 8 dhe 9, si dhe Nenit 13 është e qartë se fenomeni siç paraqitet në video klip, përbën reklamë të produkteve të duhanit, pra është një formë komunikimi, rekomandimi ose veprimi tregtar, që ndikon në promovimin e një produkti duhani ose në nxitjen e përdorimit të duhanit, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë.

Nga Hyqmet ZANE

Njohjet dhe takimet me qytetarë të n d r y s h ë m q ë kanë pritur dhe

ndihmuar popullatën çame pas asaj ikje me tmerre dhe masakra nga grekët e Napo-leon Zervës, na ndihmojnë që të kuptojmë se sa vlera janë mbartur me vete nga ajo kohë e deri më sot. Nuk bëhet fjalë për vlera thjeshtë individuale, por vlera të një krahine, sa të lashtë aq edhe të kulturuar, sa autoktone aq edhe me besim në Zot, të trashëguara këto brez pas brezi dhe deri në ditët e sotme. Cila familje vendase jo çame pati komshi një familje të ardhur nga Çamëria dhe nuk ka shprehur respekt dhe mirënjohje për sjelljen dhe vlerat, për njerëzillëkun dhe fisnikërinë e treguar, edhe pse me çudi për mosvlerësimin dhe denigrimin e kësaj popullate me urdhëra dhe imponime të pushtetit diktatorial. Bisedoja një ditë tashmë së fundi me një elbasanas të moshës së tretë dhe jam befasuar nga njohja që ai kishte për gjuhën dhe zakonet e çamëve. U kënaqa sinqerisht dhe e kam dëgjuar me shumë vëmendje se si Mit’hat Sejdini, një el-basanas me trashëgimi të vjetër në qytet, fliste çamshe dhe njihte aq shumë realitete.

Është një fakt i vërtetë që ardhja në Elbasan i një grupimi qytetarësh nga Çamëria që vinin nga kazaja e Filatit kryesisht, gjetën strehë dhe ndihmë në shumë familje elbasanase që hapën dyert dhe u bënë strehë, një dhomë a një maga-zinë a diçka që kishin që refugjatët e masakruar nga grekët të qetësoheshin. Kuptohet që ardhja me rrobat e trupit, më fëmijë e pleq, krijoi një situatë të dhimbshme që vendasit jo vetëm në Elbasan, por kudo ku vendosën çamët në Shqipërinë perëndimore, kishin nevojë për ndi-hmë të sinqertë edhe nga pushteti, që gjithsesi ishte në situatën e vështirë të pasçlirimit.

Në Elbasan, edukimi i qytetarëve me mësim-et e rilindasve dhe ndjenja e fortë kombëtare, sa hymni i ditës ishte për Kosovën dhe Çamërinë që forconte edhe ndjenjat atdhetare dhe vlerësimit të situatave të vështira të kësaj popullate. Jetesa e mirë e çamëve në Çamëri u duk që në mënyrën e sjelljes me shtëpitë, me pastërtinë dhe lyerjen me gëlqere, me mënyrën e gatimit dhe të ngrënies, por edhe nasihatet (këshillat) e nënave dhe baballarëve tanë për të gjithë miqtë e tyre që vlerësohej shumë nga vendasit.

Mit’hat Sejdini (intelektual), Hysen Avl-lazagaj (profesor Universiteti), Demir Hyskja (Artist i Popullit), Riza Luniku (intelektual,

Por mund të ndodhë që secili prej nesh, ndonjëherë të shohë në TV apo të dëgjojë në Radio këto këngë dhe video në një program në të cilin po cënohen parimet etike dhe kjo ndodh nëpërmjet shkeljes se ligjit Nr 9636.

Siç përmenda dhe më lart, ndoshta e tërë kjo dukuri mund të ketë ndodhur për shkak të padijenisë së këngëtareve dhe humoristëve, ndaj dhe u bëj thirrje që vulln-etarisht ta ndërpresin këtë lloj veprimtarie, pasi ligji i penalizon me masa shumë të rënda ndëshkuese. Në të njëjtën kohë e kam të vështirë të besoj që institucionet ligj-zbat-uese si AMA, kanë të njëjtën padijeni në lidhje me zbatimin e kësaj pjese të ligjit Nr 9636. Uroj që ky shkrim të vetëdijësojë palët e përfshira në këtë dukuri për t'i dhënë fund shkeljes së kësaj pjese të ligjit. Në çdo rast të tillë, AMA duhet të jetë barrierë për prob-lemet e mësipërme.

*Ekspert për kontrollin e duhanit

mësues), Din Allaj (intelektual nga familje bejlerësh) apo edhe shumë e shumë të tjerë më kanë pohuar momentet e veçanta të sjelljeve të bujtësve çamë që respektoheshin shumë nga prindërit e tyre dhe marrëdhëniet me ta u bënë të natyrshme, falë edhe mirësjelljes së çamëve dhe sinkronizimit me jetën qytetare elbasanase që ishin si në kushtet e Çamërisë. Aq të forta ishin këto lidhje mes çamëve dhe banorëve vendas të Elbasanit, sa fëmijët i dinin si të vetët fëmijët e çamëve, si kushërinj apo si njerëz që duhej të respektoheshin shumë, dhe e gjithë kjo situatë ishte frut i asaj kulture të mbartur nga çdo shtëpi çame në Çamëri dhe që nuk kishte se si të ndodhte ndryshe.

Mit’hat Sejdini kujton me shumë nostalgji dhe duke folur me dialektin çam se “në shtëpinë tonë erdhi një familje e madhe me mbiemrin Beqiri. Ishin njerëz të mirë dhe nënat çame shumë nikoqire, gatuanin shumë mirë dhe kish-in pastërti me ato mandilet e bardha dhe me atë gjuhën e veçantë që flisnin, ndërtimi i furrave të pjekjes ishte një nivel i lartë i tyre që ishte më mirë se pjekja me çerep. Kishim ngjashmëri në mënyrën e jetesës, lulet e manxurasë që i pëlqenin shumë, por edhe qahitë e qumështoret ishin të mrekullueshme, pa harruar bakllavanë që tretej në gojë. Ashtu si nënat edhe baballarët ishin shumë punëtorë dhe thoshin këshilla të mira kurdoherë që më kanë mbetur në mendje.

Por ajo që më ka bërë më shumë përshtyp-je se çdo gjë tjetër dhe që ka lënë gjurmë tek unë, ishte fjalori dhe gjuha e çamërishtes, me shumë bukuri dhe tingëlluese. E veçantë dhe e lashtë. Sot e kuptoj se çamërishtja ishte gjuha arbëreshëve dhe e arvanitasve si gjuha e Me-sharit të Gjon Buzukut”.

E shikoja mikun tim dhe menjëherë mu mbushën sytë me lot nga kënaqësia dhe dhimbja që ata baballarë dhe nëna që ikën nga shtëpitë e tyre pa dashjen e tyre, me rro-bat e trupit dhe mes plumbave dhe thikave të andartëve dhe masakruesve të ndihmuar nga zyrtarët e Athinës, jo vetëm nuk patën fatin që të ktheheshin në shtëpitë e tyre, por as të vizitonin ndonjëherë atë vendlindje të dashur duke mbetur me brengë në zemër dhe me maraz në shpirt për gjëmën që u ndodhi.

Kur grekët e sotëm kërkojnë që të hiqet fjala “Çamëri dhe çam” nga tekstet e historisë dhe letërsisë, unë nuk di dhe nuk e kuptoj se kush do ti thotë Mit’hat Sejdinit që të harrojë çamërishten e dëgjuar me veshët e tij nga banorët e ardhur pas atij 27 qershori të zi. Nuk di dhe nuk kuptoj se si mund t’u fshihet nga mendja banorëve të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë, atje ku vajtën banorët e Çamërisë, se pas atij 27 qershori të zi, erdhën ca muhax-

hirë me ca plaçka në bohçe dhe me një barrë kujtimesh për vendin e tyre dhe që jetuan mes tyre me të gjithë potencialitetin e kulturës që kishin dhe vlerave që mbartnin.

Moskthimi në kujtesë i Kongresit të parë çam të bërë në Vlorë, 7-8 muaj pas ardhjes nga Çamëria, është një papërgjegjshmëri dhe qëllimkeq i atyre që nuk e kujtojnë se ata burra që dolën nga lufta antifashiste dhe që shpëtuan gjallë nga masakrat zerviste, nuk ishin jashtëtokësorë, por burra të vërtetë që kanë emra dhe mbiemra dhe që bënë historinë e asaj kohe. Këtë gjë dhe këtë fakt nuk ka se si ta harrojë dhe të mos e këtë në dosjen e bisedimeve ministri i jashtëm dhe nuk ka se si ta lërë pa përmendur cilido drejtues pushteti, qeverie apo politikan i këtij vendi.

Nëse dita ditës dhe kohë pas kohe, ikin nga kjo jetë gjyshërit, baballarët dhe nënat që erd-hën në këmbë nga Çamëria në Shqipëri, nuk ka se si të ikin nga kujtesa historike regjistrat e gjendjes civile ku u shkruajtën emrat e të ardhurve se kush ishin, nga vinin, ç’datëlindje kishin dhe gjeneralitetet që ata i pohonin me sinqeritet përpara punonjësve të asaj kohe.

Në kulturën e çdo vendi, ashtu si edhe në kulturën e çdo krahine, ashtu si edhe në kulturën e krahinës së Çamërisë janë të sank-sionuara vlerat autoktone që flasin për jetën, jo sot, por qindra vjet të shkuara dhe nuk ka grek apo europian që t’ia ndryshojë të vërtetën historisë së Çamërisë. Nëse Greqia arrin një marrëveshje për emrin e Maqedonisë, kjo është çështje e maqedonasve dhe me të ata mund të bëjnë ç’të duan. Por kur vjen fjala për Çamërinë, Thesprotinë e lashtë, nuk do të arrijë asnjë zyrtar grek të manipulojë një qeveritar apo ministër shqiptar i kujtdo pale qoftë, i majtë apo i djathtë, sepse para sysh do tu dalin ata, ata që e bënë historinë e Çamërisë se gjallë janë bijtë e atyre.

Ndoshta Mit’hat Sejdini dhe të tjerë nuk ndjehen mirë kur dëgjojnë pohime dhe kundërthënie pa bazë dhe pa logjikë për të vërtetat historike të papërsëritshme, nëse grekët nuk duan fqinj në kufijtë e tyre, kjo është fobi dhe diplomacia nuk bëhet me fo-bistë. Se fjalët e Kancelarit gjerman Shrëder, që ka thënë se “Një njeri mund ta largosh nga shtëpia e tij, por shtëpinë s'ia largon dot nga zemra” janë lapidare dhe të qëlluara për t’u shkruajtur në çdo dosje bisedimesh kur vjen fjala për çështjen çame. Le ta mësojë dhe ta bëjë si kulturë të tijën edhe ministri i Jashtëm shqiptar, edhe kryeministri, edhe presidenti, edhe çdo politikan që përballet me grekët, se borxhe nuk u kemi dhe veçse borxh na kanë historikisht në vite dhe shekuj.

Page 17: Zbardhet kërkesa e dytë e Izet Haxhisë Kaosi në …...Peshëngritja është një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri dhe falë një tradite të shkëlqyer ia ka dalë

GAZETA SOT E Diel 17 Qershor 2018 17

Po fillimi romantik dhe buzëqeshjet e pritësve në fillim kanë mbetur pas. Dashu-ria e vitit të parë po ashtu. Muaji i mjaltit

sikur është fosolizuar. Vitet e bashkëjetesës sollën shqetësime me të cilat nuk mund të pajtohen...

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Le t`i çlirojmë francezët e Ksamilit nga rrethimi i babëzisë!Nga Bardhyl BEJKO

Rreth dhjetë vjet më parë, në vitin 2007 në komunën e Ksamilit u paraqitën një grup

qytetarësh francezë. Burra e gra, familjarë të njohur mes tyre e të bërë bashkë në kërkim të një mundësie për të ndërtuar në qytezën piktoreske me një ekosistem nga më interesantët në rajon, një rezidencë ku të mundësonin për vete dhe miqtë e tyre të shumtë nga Franca e Gjermania, Belgjika e Zvicra për të pushuar në periudhën e verës, por edhe gjatë stinëve të tjera për pushime. Ksamili është perla që e ka stinën e verës baraz me vitin. Diell afro 300 ditë. Për të shijuar jo vetëm kaltërsinë e detit të mbytur në blunë e thellë, pastërtinë e ujit që e kalon edhe lotin, ngjyrat nga më pikantet në tërë gjatësinë e Jonit dhe Adriatikut, lindjet dhe perëndi-met mahnitëse të diellit, ishujt mitikë me bimësinë e dendur dhe kafshët e shpendët e rralla, gurët e guvat e latuara nga ledhatimi i dallgëve në mijëra vjet. Zona më e bukur e bregdetit tonë, pse jo edhe me brigjet e ishullit të Korfuzit deri tutje në brigjet italiane. Në ato vite, Ksamili ishte një kantier i stërmadh ndërtimi. I rrëmujshëm. Po mungesat ishin të shumta. Rrugë e rrugica pa asfalt, kanalizimi i ujrave të bardha e të ndotura inegzistent. Energjia elektrike me ndriçimin sa fuqia e një qiriri, shoqëruar me ndërprerjet bez-disëse pafund. Mungonte linja e tensionit të lartë dhe kabinat rregullatore nëpër lagje. Kur bie fjala për të evidentuar ndërprerjen dhe mungesën e energjisë, vendasit thoshnin se: -Po ra shi në Korfuz, fiken dritat në Ksamil. Po kështu uji i pijshëm ishte problemi më madhor pasi ishte plotësisht i pamjaftueshëm. “Mys-afiri” i rrallë pothuaj vinte me pikatore një -dy orë në ditë. Po të gjitha këto nuk i ndalën francezët në ndër-marrjen e tyre për të zgjedhur këtë qytezë mes mijëra mundësish në Europë, ku nuk mungon infrastruktura dhe as që bëhet fjalë për hallet ksamiliote. Për ta, kjo ishte një aventurë e bukur dhe shoqërohej me habi për banorët ksamiliotë. Pasi blenë një truall sipas të gjitha rregullave, përgatitën projektin, morën lejen e ndërtimit, duke paguar detyrimet në shtet për çdo veprim që kryenin, pajtuan firmat e ndërtimit, filloi hedhja e themeleve dhe ngritja e ndërtesës, e cila ishte një odise me vete. Për dy -tre vjet, godina mori formë dhe mjedisi përreth u ndërtua sipas shijeve pariziane plot tharm, shije e gusto. Brenda një kuadrati të vogël toke përreth vilës të cilën e quajtën “Vila Adriatika” për të përafruar dy detet që lagin Shqipërinë, Jonin me Adriatikun i pajisën 21 apartamentet me mobilje dhe kuzhina e gjithçka të nevojshme për një jetesë normale. Pa shumë luks, po me kujdes e merak, pamja e brendshme u harmonizua me atë përreth. Në hyrje të vilës u ndërtua një pishinë moderne ku familjet francezo-ksamiliote kur nuk zbresin në det shfrytëzojnë pishinën. Rreth vilës u ndërtuan lulishte, të cilat e dallojnë edhe sot atë nga ndërtimet e tjera përreth. Gjatë ndërtimit u bë kujdes për sistemimin e ujrave të zeza dhe ato të bardha për të mbajtur mjedisin të pastër, pa krijuar asnjë shqetësim tek fqinjët e shumtë që kanë ndërtuar edhe ata dhjetra objekte me destinacion turizmin. Shpenzimet e shumta të familjeve dhe miqve francez që bujtin në Ksamil në shumë raste bëhen më shumë se 60 vetë në ditë shkojnë të gjitha tek bizneset e qytetarëve ksamiliotë në shërbimet përreth. Secili fitonte prej tyre për atë që ofronin pa llogaritur të punësuarit dhe ata që kryenin punime të ndryshme, si hidraulikët, elektricistët, montuesit e kondicionerëve, antenave, rrjetit të largimit të ujrave në raste të përmbytjes së garazheve, etj. Mes banorëve të Ksamilit dhe qytet-arëve francezë për vite me radhë janë vendosur lidhje miqësore e marrëdhënie që lindin nga bashkëjetesa në të njëjtën qytezë. Ata janë taksapaguesit më korrektë dhe shembulli më i mirë në marrëdhëniet me qytetarët. Shquhen për ruajtjen me fanatizëm të mjediseve përreth vilës, ku jetojnë. Askush prej tyre nuk hedh në rrugë asnjë bisht cigareje. Bëjnë jetën

e vet dhe sillen si në vendin ku janë rritur, shkolluar e edukuar. Ksamilin e konsiderojnë qytetin e tyre të jetës. Gati si një vendlindje të dytë, pasi këtu nuk janë të përkohshëm. Po rezidentë. Nuk kanë ardhur për një javë. As për një verë. Po për tërë jetën. Deri sa kanë vilën e tyre, ajo do u shërbejë edhe brezave pasardhës. Janë tanimë qytetarë, që duan të kalojnë vite dhe të sjellin në këto mjedise për të shijuar bregdetin e Ksa-milit dhe zonave rreth tij, plazhet mitike tek “Shkëmbi i Pëllumbave”, “Pema e thatë”, “Qyteti antik i Butrintit”, “Kalaja e Ali Pashës” në portën hyrëse të Vivarit. Të njohin Butrintin dhe kalatë e panumërta që mbartin historinë shumëshekullore të popullit shqiptar. Jo vetëm kaq. Nuk kanë sjellë këtu vetëm kulturën e tyre, por edhe kanë promovuar vlerat e traditat e popullit tonë nga qytetet nga vijnë në Francë. Traditat shqiptare, mikpritjen, kulturën tonë, bashkëjetesën fetare. Duke u ndjerë si ksamiliotë i janë gëzuar çdo përparimi të kësaj zone, që nga ndërtimet deri tek furnizimi me ujë e energji, tanimë të zgjidhura falë investimeve të fuqishme deri tek asfaltimi i rrugëve. Po kështu i gëzohen edhe bumit të turistëve, të cilët janë shtuar ndjeshëm, duke i dhënë Ksamilit pamjen e një qyteti shumëkombësh.

Gadishulli i Ksamilit është vendi më i para-pëlqyer për pushime në këto vite. Turistët zbresin nga anijet në portin e Sarandës dhe destinacioni i tyre është Ksamili. Turistë që shtohen për vit. Kjo është arsyeja që hotelet janë rreshtuar e shtuar nga hyrja tek “Harta” deri tek skaji verior tek “Pema e thatë”. Shumë të huaj bujtin në Ksamil këto vite. Po francezët mbeten dallëndyshet e para. Ata janë udhërrëfyesit që kanë sjellë pas vetes mijëra të tjerë. Janë pelegrinët që hodhën këmbën e mbar për t̀u bërë Ksamili i pëlqyeri i turistëve nga shtetet më të largëta të botës. Ata shkelën mbi shtigje të panjohura. Ata nuk ndjenë frikë nga mungesat. As nga komentet keqdashëse që i shoqëruan pas çdo vizite. Guxuan. Erdhën me dashurinë dhe besimin se do bashkëjetojnë në harmoni, duke ditur dhe njohur traditën shqiptare

të besës dhe mikpritjes. Tanimë janë bërë edhe vetë pak ksamiliotë. Ndaj gëzohen ashtu siç shqetësohen për arritjet e mungesat që hasin në qytezë.

Po fillimi romantik dhe buzëqeshjet e pritësve në fillim kanë mbetur pas. Dashuria e vitit të parë po ashtu. Muaji i mjaltit sikur është fosolizuar. Vitet e bashkëjetesës sollën shqetësime me të cilat nuk mund të pajtohen. Veprime që i bezdisin dhe i bëjnë të ndihen të fyer. Nuk flasin për rastet kur individë të pandërgjegjshëm i kanë cënuar duke u vjedhur orendi brenda ndërtesës apo pajisje elektronike, përforcues valësh televizive e telefonike pasi ato nuk janë vlerësuar prej tyre si shqetësime serioze dhe i kanë përcjellë pa shumë pezmë. I kanë konsideruar si teka fëmijësh. Ajo që i ka ngacmuar seriozisht, që i ka bërë të pyesin veten nëse bën zgjedhjen e duhur, është qëndrimi që mbahet me zaptimin e truallit rreth godinës dhe shndërrimi i këtij mjedisi në një xhungël. Përreth vilës së francezëve është vendosur një rrethim i hekurt i babëzisë së atyre që duan të fitojnë, duke shkelur mbi çdo të drejtë. Një gardh i hekurt ngushtohet si lak. Pas shkatërrimit të lulishtes në hyrje të vilës, dëmtimit të rrethimit me dërrasa dekorative, radha u erdhi vendosjes së dhjetra ka-zanëve të plehrave fare pranë murit rrethues. Sikur të mos mjaftonin dy apo tre kazanë, të cilët edhe mund të justifikoheshin, shtimi i tyre u bë shqetësim dhe dhimbje koke. Pasi në to filluan të hidhen ditë natë plehrat e mbetjet ushqimore të restoranteve përreth dhe banorëve që nga larg. Toka rreth vilës u trajtua si mall belik. Sikur atje të jetonin ufot dhe jo qytetarë nga zemra e Europës. Atje në kazanët e vendosur përballë fasadës kryesore, ku janë shkallët hyrëse e dalëse, derdhen përditë mbetjet e peshkut, midhjes, karkalecave e gjithfarë gjallesash të detit që konsu-mohen nëpër kuzhinat në shërbim të pushuesve. Me karroca që kërcasin. Me thasë të zinj. Me kosha. Të gjithë hedhin mbeturinat para vilës. Nuk ka njeri të mos e ketë ndjerë erën që shpërndajnë mbetje të tilla të prodhimeve të detit. Dihet nga të gjithë acarimi

që shkaktojnë mbetje të tilla të cilat prevalojnë mbi çdo gjë të bukur që u ka falë natyra këtyre brigjeve. Francezët, banorë të vilës në Ksamil janë të ndërg-jegjshëm se nuk ka vend pa mbetje dhe kazanë për grumbullimin e tyre. Po përqendrimi i kazanëve ka një strategji shpërndarjeje, llogaritje, distance dhe nuk mund të vendosen të gjitha në atë shesh meqenëse atje jetojnë të huaj dhe nuk ka kush të ngrejë zërin. Po kjo vendosje kontraston me faktin se para bizneseve të tjera nuk mund të ndodhë një gjë e tillë. Nuk është normale që bizneset nuk i duan kazanët para resto-ranteve të tyre. Veç hedhjes së mbetjeve në kazanë, shumë mbeturina flaken në mjedisin përreth. Togje me kartona e kuti bëhen kapicë ardhur këtu nga drejtime të ndryshme dhe nga qytetarë të pandërg-jegjshëm. Jo në pak raste dora zjarrvënëse i vë flakën togjeve të mbetjeve, duke e shndërruar mjedisin në tym të zi. Pamje të denja për vende të shkreta, larg syrit të njerëzve, po kurrsesi për një qytezë turistike që pretendohet të bëhet elitare. Rrethimi i egër i babëzisë së individëve të veçantë nën syrin e pushtetit lokal dhe mungesës së opinionit reagues vendas e të ardhur nga zona të tjera, me një copë letër reference në dorë, një miratimi në heshtje të zyrtarëve kompe-tent, fshehurazi, tinëzisht me marifete sa herë nuk kanë ku të parkojnë mjetet e tyre jashtë përdorimit i rreshtojnë rreth mureve, duke e kthyer mjedisin në një varrezë vjeturinash. Shumë herë secila prej tyre me pajisje për përgatitje të produkteve të mishit, kërnackave dhe qofteve. Rrethuar nga tërë anët me mjete që shërbejnë për biznes dhe tendenca për t̀ i shtuar këto mjete si një çark hekuri nga individ që kërkojnë të fitojnë nga tregtia dhe kërkesat që sjell bumi turistikë në këtë zonë ato mbinë si kërpudhat ditë pas dite. Kush nuk ka një vend të sigurtë të mirat-uar sipas ligjit, një copëz truall, ku të vendos mjetin e tij dhe të nisë aktivitetin, mjafton t̀ i shkrepet dhe të zaptoj truallin përreth vilës, ku jetojnë francezët. Pa llogaritur shqetësimet që krijojnë me zhurmat në mëngjeset e hershme, tymrat që shpërndahen bashkë me erën që lëshojnë pjekja e qofteve ,“lokalet” lëvizëse shtrëngojnë rrethimin e vilës franceze si për t̀ i mbajtur nënë presionin e babëzisë. Askush nuk është kundër biznesit. Dhe biznesmenëve. Secili në përputhje me ligjet në fuqi në shtetin shqiptar le të bëj biznesin që gjykon. Po një biznes nuk është një kokëçarje për të tjerët. Aq më pak për banorët e qytetëruar që kanë zgjedhur gadishullin për të jetuar. Vet familjarët francez të Ksamilit në respekt të shtetit dhe të edukuar për të zgjidhur problemet përmes kontakteve me zyrtarët që kanë detyrë të shërbejnë, kanë kontaktuar disa herë në Bashkinë e Sarandës dhe administratën që mbulon Ksamilin. Kanë takuar administratorët e pastrimit dhe mjedisit. Zëvendës kryetarët e bashkisë. Kanë ngritur shqetësimet me argumenta. Kanë parashtruar kërkesat dhe kanë kërkuar ndihmë për zgjidhje. Në takim me Krye-taren e Bashkisë së Sarandës, zonjën Floriana Koka i kanë renditur një për një gjithë problematikat. Janë ankuar. Dhe kanë pritur. Po asgjë nuk ka ndryshuar. Përfaqësuesi i shtetsave francez në vilën “Adriatika” të Ksamilit, Oliver Metz, tregon për ecejaket bashkë me përfaqësues të tjerë bashkëkombas në institucione. Thotë se ka shpresuar. Po më kot. Tani besimi i është zbehur dhe është bërë pesimist. Ai gjykon se shteti, pushteti lokal, bashkia, institucionet dhe administrata duhet të kthejnë sytë edhe nga ata. Të dëgjojnë dhe të veprojnë. Të korrigjojnë situatën. Të japin të drejtën që u takon. Ata e mendojnë veten ksamiliotë. Dhe sillen si të tillë. Po në se jetojmë këtu shprehen ata, duhet të përfitojmë nga administrata. Të na jepen zgjidhje. Të sqarohemi me fakte e argumenta. Të na thuhet kemi ose jo të drejtë. Duam të na çlirojnë nga rrethimi i shumëfishtë i mjeteve, plehrave, kazanëve, rulotëve, makinave të përshtatura për përgatitjen e ushqimeve që emetojnë në natyrë gazra dhe erë të rëndë. I bashkohemi thirrjes:- Le t̀ i shpëtojmë miqtë tanë bashkëqytetarët francezë të Ksamilit nga rrethimi i babëzisë. Francezët e Ksamilit kërkojnë veç drejtësi. Më shumë vëmendje dhe dinjitet. Duan mbështetje. Zgjidhje. Ndaj sytë i mbajnë nga shteti. Tek shteti shpresojnë!

Page 18: Zbardhet kërkesa e dytë e Izet Haxhisë Kaosi në …...Peshëngritja është një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri dhe falë një tradite të shkëlqyer ia ka dalë

18 GAZETA SOTE Diel 17 Qershor 2018

2,7,8,9,11,12,13,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Regjisori pohon se kinemaja shqiptare ka problemin në mënyrën se si shkruhen skenaret e filmit

Kinematografisë shqiptare i mungon akademizmi, regjisorët kopjojnë

“profesorët” e viteve ’60 të shkollës ruse

ANDI DELIANA: ANDI DELIANA:

Problemi i zhvillimit të kinemasë shqiptare nuk janë vetëm bux-hete e pakta, por dhe mungesa e ligjeve dhe mënyra se si puno-

jnë regjisorët. Kjo situatë për regjisorin Andi Deliana tregon se duhet bërë më shumë për zhvillimin e kinemasë. Në intervistën për “SOT” skenaristi dhe regjisori Andi Deliana është kritik jo pak për mënyrën se si punohet sot me filmin. Sipas tij pak punohet për të treguar ngjarjen, problemi nis që me shkrimin e skenarit. Sot jeton dhe punon në Amerikë, por Andi Deliana është dhe regjisori i “Out of touch” cilësuar si filmi i parë aksion në Shqipëri. Ai tregon se filmi shqiptar ka një rrugë të gjatë për të hyrë në tregjet e huaja, e kur flasim për Amerikën kjo duket e largët. Sipas tij sot në Shqipëri fatkeqësisht në filma mungojnë dhe ata emra aktorësh të njohur, që për vite me radhë kanë dhënë një kontribut të madh në kinemanë shqiptare. Artistë të njohur, që sipas reg-jisorit është shumë e lehtë të punosh me ata për të realizuar filmin Regjisori Andi Deliana, i cili jep mësim në Akademinë e Filmit në Nju Jork po vijon punën e tij me filmat dokumentarë, por tregon se ka dhe projekte me filmin artistik.

-Jeni në Tiranë me John Alite, keni realizuar një film dokumentar titulluar “The perfect Gangster”. Ju po punoni dhe për një pjesë tjetër të tij. Për çfarë bëhet fjalë?

Dokumentari “The perfect Gang-ster” është shkruar prej meje, është dhënë premierë më parë. Një prodhim me disa kompani dhe producentë amer-ikanë, që kanë marr pjesë në realizimin e tij në bashkëpunimin dhe me Digitalb. Unë jam dhe në rolin e skenaristit, reg-jisorit dhe si një nga producentët. Në këtë dokumentar në qendër të tij është John Alite një ish mafioz, dhe kam intervis-tuar këtu dhe rreth 16 gangsterë të tjerë, një pjesë e të cilëve janë marrë me krime të rënda. Në dokumentar janë disa prej tyre që flasin, ka folur dhe autori i librit, kemi dhe shefin e FBI të Filadelfias, që flet për John dhe situatën. Tek dokumen-tari i dytë që po punoj, besoj se ai do të bëjë një skup në Amerikë, dhe unë nuk kam dashur ta publikoj menjëherë, do pres dhe pak. Ka të reja dhe sekrete, që do të dalin, me individë dhe personazhe interesante që në Amerikë bëjnë skup. Fati do që ata kanë folur vetëm me ne, ose shumë pak me të tjera media dhe vetëm në këtë dokumentar specifikisht dhe për John Alite. Edicioni i dytë i “Gangsterit perfekt” do të trajtohet si një episod më vete. Këtu janë ngjarje të tjera me personazhe të rinj, dhe shefi i FBI flet më tepër, por është dhe familja e John Alite. Djemtë e tij, ish gruaja dhe jeta private. Te dokumentari i parë ishte intriguese, që pse ky njeri që ka bërë vrasje mi tregon mua? Dhe ne fillojmë investigojmë vërtetë motivet e John. Me fillimin e punës me dokumentarin e parë më është dashur që ta takohem dhe me

eksponentë të mafias ose dhe të FBI që më dhanë një dosje shumë komplete dhe aty u njoha me John Alite. Mua mu duk me interes historia e tij dhe të afrohesha me atë. Ne folëm dhe fakti që unë isha dhe shqiptar ai pati kënaqësi që ne të komunikonim. Unë kam punuar në disa produksione filmi në Amerikë, por dhe në Kanada. Kam punuar dhe në bash-këpunime filmi Amerikë-Kuvajt, kemi së shpejti një projekt filmi në Arabinë Saudite. Isha në Indi për disa workshope si dhe në Itali po ashtu. Të gjitha këto i treguan John pozitën, ku ne mund të përfitonim nga njohjet që kemi. Unë, në industrinë e filmit dhe ai në botën e krimit për të bërë diçka të përbashkët. Dhe sot kemi dokumentarin.

-Para largimit në Amerikë, ju dhe në Shqipëri keni realizuar filma aksion. Ky zhanër si është për ju?

Zhanri aksion në film është i preferuar për mua. Është aksioni, kri-mi, gangsterizmi që merret me jetën e rrugës, etj, është diçka që unë besoj se jam pjekur për të lëvruar një kualitet më të mirë. Fillimet e mia kanë qenë më tepër prova. Kam punuar me italo-amer-ikanë, aktorë të filmit “Soprano” dhe mbase është një nga zhanret e filmit që njoh më mirë. Kam lexuar, kam bërë dhe kritikë filmi lidhur me zhanrin e këtyre filmave, krimi, thriller. Veç kësaj këtu më ka ndihmuar dhe fakti që unë sot punoj në një nga institucionet e filmit më të njohura në Amerikë dhe botë, jap mësim në Akademinë e Filmit në Nju Jork, që më jep akses 24 orë jo vetëm njohje me producentët, por dhe në eksplorimin e produksioneve për zhanre të caktuara.

-Si janë projektet tuaja me filmin artistik?

Unë kam projekt për filmin artistik që quhet “Target number one”, madje ky ka qenë shtysë për dokumentarin që do të zhvillohet me ngjarje gangsterësh që pjesërisht zhvillohet në Nju Jork dhe një

pjesë në bregun e Adriatikut, që mund të jetë pala italiane dhe ajo shqiptare, që mund të marrë pjesë. Ne kemi folur, aktualisht kam dy produksione që kanë hyrë dhe duan të bëjnë filmin. Por po pres që kur të kthehem në Amerikë të flas me producentin kryesor që ai të zhvillojë më tepër dosjen për ta futur filmin në një nivel tjetër. Duhet patjetër që ne të kemi një aktor star. Ne kemi folur me një aktor që ka emër në filma të tillë, pra të krimit. Por unë nuk mund ta zbuloj emrin tani. Po punoj dhe për një film për John Alite që ky personazh të luhet nga një aktor tjetër dhe të jetë 100 përqind filmi artistik, dhe gjithashtu jemi në bisedime për aktorë me emër. Ky do të jetë një projekt që do të ketë emra interesantë të botës së filmit në Amerikë.

-Ju keni realizuar filma shqiptarë në Shqipëri, pse jeni shkëputur këtu me projektet e kinemasë?

Karriera më e madhe e filmit për mua tashmë është në Amerikë dhe jo në Shqipëri dhe ndaj unë duhet të kthe-hesha atje. Unë e bëra këtë zgjedhje dhe me keqardhje u largova nga Shqipëria.

-Për ju, si po zhvillohet kinemaja shqiptare?

Është e vështirë të bësh film kudo. Por në Shqipëri është akoma dhe shumë më e vështirë, sepse nuk ka shumë profesionistë të vërtetë që të njohin produksionin. Pra mundimi është dhe më i madh, ose do të duket një film am-atoresk ose do të marrësh profesionistë dhe ata do të vuajnë deri sa ta nxjerrin atë film si duhet. Besoj që kinemaja shqiptare ka problemin në mënyrën se si shkruhen skenaret e filmit, në mënyrën se si do ta tregojë një ngjarje. Duhet të dimë ta tregojmë ngjarjen, ta bëjmë të këndshme. Kur ngjarja që tregohet është shabllone ose ka një gjuhë jofil-mike kjo e bën të bezdisshëm filmin. Pavarësisht nga sa para që ti ke marrë, por bëje tamam filmin, vër zemrën

tënde për ta realizuar si duhet. I mungon akademizmi kinematografisë shqiptare. Pjesa më e madhe e regjisorëve aktu-alë nuk kanë njohjen e mirë mbi disa teknika ose mbi zhvillimin e kinemasë botërore në përgjithësi. Mbeten akoma me disa teknika ose mënyra të xhiruari të kopjuara nga regjisorë rus të viteve ’60, që sigurisht kanë qenë të mirë për atë kohë, por gjërat kanë ndryshuar. Audienca nuk është më ajo e atyre viteve. Nuk po flas për filmat aksion dhe ata që kanë buxhet të madh, por po flas dhe për filmat indipendent që bëhen me 200 mijë dollarë dhe kanë një shije të veçantë sot. Edhe ata që janë 30 apo 40 vjeçarë sot kanë shije tjetër. Po të shikosh filmat indipendent që bëhen në Amerikë qoftë dhe me 100 mijë dollarë kanë një stil tjetër të veçantë. Ke kënaqësi ti shikosh, janë racionalë, dinë të tregojnë ngjarjen. I njëjti film, mund ta marrësh me të njëjtën ngjarje dhe bërë me aktorë shqiptarë në Shqipëri mbase dhe me më shumë para, por nuk i afrohet aspak atij filmi në Amerikë. Kjo është ajo që mendoj dhe më vjen keq nga kjo që them, sepse duket sikur po ul kolegët e mi, por ky është realiteti që ne duhet ta shikojmë. Film shqiptar që të futet në treg në Amerikë nuk besoj se do të ndodhë. Kjo është përshtypja ime për të gjitha problematikat, që ka aktualisht kinemaja shqiptare.

-Kineastët pohojnë se gjenden në vështirësi për buxhetet me filmat. Kjo për ju, si ndikon?

Unë e besoj që buxhete për filmat duhet të jenë më të mëdha, në këtë pikë iu jap të drejtë. Nëse ka një mënyrë, që kultura shqiptare duhet promovuar nuk mund ta bëjmë më në mënyra të tjera. Kadare nuk po shkruan më si më parë, nuk kemi shkrimtarë që të çajmë tregun jashtë dhe kinemaja është e vetmja për ta bërë këtë. Por që të kesh një kinema të mirë duhet dhe të paguash. Por nëse do të jepja një mesazh, shteti shqiptar jo vetëm ti dyfishojë buxhetet, por si fillim të rregullojë ligjet që ti bëjë më të mundur produksionet në Shqipëri. Kjo qoftë për të pritur produksionet e huaja që do të bashkojnë dhe të mësojnë brez-in e ri që të punojnë më mirë, por dhe ti japin mundësi regjisorëve shqiptarë. Filmi vërtetë kërkon para, por ta kthen mbrapsht, të promovon kulturën, ke një identitet, futesh në treg. Do ti bëjë mirë tregut shqiptar, shoqërisë shqiptare sepse do ta shikojë siç duhet vetveten. Me një tregim më të bukur, me një ngjarje më të këndshme do ti rikthehen kinemasë shqiptare, por edhe do të shi-kojë vetveten dhe do të emancipohen më mirë. Kjo është ajo që unë besoj. Kinemaja amerikane e ka bërë këtë me vendin e vet, kinemaja franceze e ka bërë këtë, italianët po ashtu vijojnë edhe pse kanë rënë pak kohëve të fundit. Sigurisht që do të ishte mirë që kinemaja shqiptare të kishte më shumë para, por nga ana tjetër do të doja të kishte dhe më shumë regjisorë që të jenë më të

kultivuar me një kinema internacion-ale, më të kultivuar me trendet e fundit të filmbërjes, të jenë më të njohur me produksionet e huaja për të qenë më ra-cionalë në mënyrën se di do ta tregojnë ngjarjen dhe të mos lodhen në sheshin e xhirimit. Ka mungesa, por të dinë të adoptojnë. Edhe në Amerikë kur ne punojmë thuhet kaq është buxheti, por ti si kineast duhet të bëhesh kreativ në të gjitha aspektet. Nuk është paraja që bën gjithçka, por është ngjarja dhe si ta tregosh atë. Sigurisht që këtu hyjnë dhe aktorët. Por është për të ardhur keq që pjesa më e madhe e aktorëve në Shqipëri nuk kanë një lloj karizme, nuk e pëlqen ekrani, nuk janë tipa që të tërhe-qin. Është sikur takon dikë, që nuk të pëlqen ai person dhe nuk do ta shikosh më. Mua më vjen keq që sot në filmat tanë nuk shikojmë më plejadën e vjetër të aktorëve. Ku është sot Ndriçim Xhepa, një aktor i shkëlqyer? Unë vetë nëse do të xhiroj në Shqipëri një tjetër film dua të kem një aktor si Ndriçim Xhepa. Kemi dhe të tjerë aktorë shumë të mirë. Kanë personalitet, kanë kulturën e filmit, dinë të aktrojnë para kameras, është e lehtë të punosh me ata. .

-Pse keni vërejtje për të rinjtë në film?

Brezi i ri fatkeqësisht është gjendur në një moment të vështirë të Shqipërisë, që është ndryshimi i sistemeve. U është dashur të mbijetojnë në situata të tilla dhe zanati ka qenë i vështirë për ata që ta praktikojnë si duhet dhe ta realizojnë si duhet. Janë të cunguar dhe nuk është dhe faji i tyre në një farë mënyre. Por mendoj se një pjesë e aktorëve nuk janë vërtetë aq të talentuar sa kujtojnë, nuk janë aq të dhënë sa kujtojmë, dhe nuk është paraja, sepse dhe ajo nuk ta jep rolin siç e do. Nuk është karizmatik, nuk ka personalitet të fortë, nuk e tërheq kamerën, atëherë nuk kam se çfarë ti bëj.

-Arti shqiptar ka probleme, sa përgjegjësi kanë institucionet?

Arti shqiptar ka një gjendje apa-tie ashtu si të gjitha fushat e jetës në Shqipëri. Arti nuk ka mbetur mbrapa, dhe ai është apatik në të gjitha asketet. Si arti pamor dhe ai skenik kanë një lloj apatie. Teatri di që bën përpjekje, sidomos të rinjtë dhe kjo është një gjë e mirë. Por kanë vetëm pak ambiente dhe është mirë që ti jepet më tepër hapësirë artistëve, nuk është paraja gjithçka, por dhe jepu mundësinë. Ambiente, mundë-si për bashkëpunim, të rishikohen ligjet që të krijohen mundësi sponsorizimi, ka biznese në Shqipëri që mund të afrohen, etj. Problemi sot i shtetit shqiptar, nuk i jep fare rëndësi se si të adaptohet, si të kërkojë të transformojë një strategji për të ndihmuar këta njerëz. Jepen pak para në qendrën e filmit, nuk ka dhe asnjë kërkesë llogarie. Këta bëjnë sikur punojnë dhe ata në QKK bëjnë sikur u japin. Duhet të japin shumë më tepër, të ndryshojnë dhe ligjet para se ti kërkojnë kienastëve të bëjnë mrekullia.

Intervistoi: Julia VRAPI

Page 19: Zbardhet kërkesa e dytë e Izet Haxhisë Kaosi në …...Peshëngritja është një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri dhe falë një tradite të shkëlqyer ia ka dalë

2,7,8,9,11,12,13,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 17 Qershor 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Fundjava në Tiranë shoqërohet me baletin “Liqeni i Mjellmave” në skenën e Pallatit të Kongreseve. Mbrëmë vepra u rikthye në skenë dhe sonte shënon natën e dytë para publikut. Cilësuar si kryevepra e Çajkovikit janë angazhuar jo pak artistë për ta sjellë në skenë. Baleti klasik i Çajkovskit “Liqeni i Mjellmave” shtegton në kohë duke u zhvendosur në Amerikën e viteve 40-50. Në ko-reografinë e Enada Hoxhës dhe Gerd Vasos baleti ekuilibron mes klasicizmit të veprës dhe frymës së re konceptuar nga koreografët, që tenton t’i japë një frymë më moderne veprës edhe pse mjellma ndryshe nga vepra origjinale nuk vdes. “Liqeni i Mjellmave” u dha për herë të parë premierë më 29 maj 2004 edhe në skenën tonë, duke udhëtuar nga Rusia në Shqipëri dhe duke përcjellë emocionet e një prej pjesëve të triologjisë Çajkovskiane. Në Pallatin e Kongre-seve baleti erdhi në skenë për publikun me kostumografi nga Ardi Asllani, skenografia nga Bashkim Zahaj. Në këtë produksion nuk mungon dhe pjesëmarrja e nx-ënësve të Shkollës së Baletit. Dirigjent në vepër është kro-ati Dian Tchobanov, koncertmaestër Eni-da Llozi. Çajkovski ishte një kompozitor i madh rus i erës ro-mantike si edhe di-rigjent dhe pedagog. Muzika e tij njihet dhe pëlqehet për kar-akterin e theksuar rus si edhe për harmoninë e pasur dhe meloditë energjike. Veprat e tij kanë një frymëzim më perëndimor se bashkëkohësit e tij, ato mishërojnë elemente ndërkombëtare të gërshetuar me meloditë popullore kombëtare. Pjotr Iliç Çajkovski jetoi dhe krijoi në të njëjtën periudhë kur jetuan dhe krijuan veprat e tyre "Grupi i të pestëve" por orientimi ideo-estetik i këtij kompozitori dallohet nga programi ideor i "Grupit të fuqishëm". Çajkovski u mbështet krijimtarinë e tij në traditat e klasikëve dhe të romantikëve të Ev-ropës Perëndimore e në radhë të parë të kompozitorëve gjermanë e francezë. Disa ditë më parë solistja Ledia Sulaj tregoi se është një vepër madhështore. “Baletit “Liqeni i Mjellmave” vjen për shkak të kërkesave që ka publiku si dhe për shkak të madhështisë që ka si vepër. Rroli i mjellmës është ëndrra e çdo balerine të vogël kur është në hapat e parë dhe kur kupton se çka është baleti klasik. Pra është roli perfekt dhe i duhuri për karrierën e një balerine profesioniste”, u shpreh solistja Ledia Sulaj.

Në film, historia e 3 shoqeve që planifikojnë që largohen nga fshati për një jetë të re në Tiranë

e vajzave si një muzike sublime, që nuk duhet ndërprerë për asnjë arsye në botë, por ja që u ndërpre. Në xhamin e makinës u afrua djali i vogël, i cili do të luaj brenda mak-inës. Vajzat dalin nga makina ku pritën gjithë ditën. Po ajo makinë nuk kishte rrota. Ajo makinë qenka e braktisur në atë buzë rruge inter-urbane të fshatit. Ajo makinë ka vite që nuk punon e nuk shkon gjëkundi. Ajo makinë është një strehëz fshati për shoqet tona, por dhe për fëmijët. Të tria ecin në kthim drejt fshatit, por kjo rrugë duket më rraskapitëse se rruga për Tiranë.

Dramë dhe nuanca komikeSkenarin e filmit “Vajzat” reg-

jisorja tregon se e ka shkruar me idenë që kur del jashtë kryeqytetit e shikon se sa ndryshe është metropo-li Tirana me vendet përreth. “Në fillim e mendon sa me fat që je dhe mendon të bësh gjërat më të mira me ato që ke. Një film dramë që ka dhe nuancat e komikes. Nuk ka shumë humor, por ka batuta më tepër”, pohon regjisorja për filmin një prodhim i “Ejf Production”. Aktorja

Arjeta Dhima tregon se roli i saj ka qenë një karakter që e ka përfshirë që në fillim kur është njohur me ske-narin. “E privilegjuar që jam pjesë e “Girls”. I jam mirënjohëse regjisores që më ka në retinën e syrit të saj artistik. Roli ishte një karakter i cili me përfshiu që kur lexova skenar-in”, tregon aktorja Dhima. Elkjana Gjipali ka kryer studimet akademike për “Regji Filmi dhe Televizioni” në Akademinë e Arteve, Tiranë. Pas akademisë ajo është specializuar për “Industri Filmi” në Varshavë nën udhëheqjen e prof. Krysztof Zanussi, një nga regjisorët më të suksesshëm polak. Për kinemanë shqiptare ajop pohon se real;zimi i filmit përballet me jo pak vështirësi. “Ka qenë e vështirë, pasi kuptimi i fjalës ‘indip-endent’ në Shqipëri më shumë se sa me zhanrin e filmit është kuptuar si një film pa buxhet. Buxhetet indipen-dente janë shumë të ulëta dhe këtë në fund e vuan filmi. Kjo më së shumti vihet re kur përballemi në festivale ndërkombëtare për të vijuar mar-ketimin dhe promovimin e filmit”, tregon regjisorja.

“Liqeni i Mjellmave”, në Pallatin e Kongreseve

në fundjavë

Nesër premiera e filmit “Vajzat”, një dramë me nuanca komike në kinema

Julia VRAPI

“Vajzat” me skenar dhe regji nga Elkja-na Gj ipa l i v j en nesër premierë për

publikun. Një film i cili ka bërë baskë artistët për këtë projekt kinematografik, një bashkëpunim që vlerësohet prej tyre. Skenariste dhe regjisore Eljkana Gjipali flet për filmin e saj dhe mesazhet që përcjell për shoqërinë tonë. Në me-sazhin filmit ajo tregon se ajo çfarë përcillet përmes tij është që secili prej nesh e ka vetë fatin e tij dhe jo të qëndrojë vetëm si spektator. “Film indipendent, që është realizuar me një grup njerëzish shumë të ngushtë. Mesazhi që përcillet përmes filmit “Girls” (Vajzat) në thelb është se të gjithë e kemi vetë fatin tonë në dorë dhe se duhet ta marrim në dorë. Nuk mund të jemi spektatorë siç janë personazhet e parkuar diku në anë të rrugës dhe presin, që jeta e tyre të fillojë kur të ndërrojnë qytet, por duhet të marrin timonin e jetës dhe të nisen”, tregon regjisorja për film-in premierë që nesër në mbrëmje shfaqet në kinemanë Cineplexx Teg. Filmi “Vajzat” tregon historinë e tre shoqeve që planifikojnë që largohen nga fshati dhe të ndërtojnë një jetë të re në Tiranë. Xhirimet janë bërë në Shëngjergj të Tiranës. Në role janë aktoret, Arjeta Dhima, Aurora Qazi-mi dhe Marsela Lena, e cila punon në Greqi dhe është e angazhuar me filmin “Vajzat”. Në një ditë të bukur pranvere në fshat malor tre shoqe hipin në një makinë për t’u larguar diku ndoshta në Tiranë. Atë makinë buzë rrugës interurbane të fshatit e shohim të ndaluar sikur po pret dikë, ndoshta shoqen e katërt ose ndoshta kohën e përshtatshme për t’u nisur. Shumë ëndrra thurin tre vajzat brenda asaj makine dhe çdo ëndërr nuk i ngjan tjetrës, por një dëshirë është e "madhe" dhe e për-bashkët të ikin nga fshati sa më parë qoftë në Tiranë ose akoma më mirë diku jashtë Shqipërisë. E kështu nga njëra ëndërr në tjetrën dita po kalon dhe makina nuk lëviz nga qoshja e saj buzë rrugës. Ndoshta ngaqë nuk erdhi shoqja e katërt a ndoshta nuk ishte dita për të lëvizur. Dielli fillon të bjeri poshtë maleve dhe avionët fluturojnë në qiell ashtu si ëndrrat

Konferenca albanologjike, rëndësi për figurën e Skënderbeut

Pianistja nga Shqipëria Elida Doli, koncert në Uashington

Figura e Skënderbeut në Konferencën Albanologjike që po vijon të zhvillohet, prek veçanërisht ndikimin dhe impaktin e tij përtej kufi-jve dhe territoreve shqiptare, duke na përcjellë një reale dhe mitike të tij. Përveçse ndikimit të heroit tonë në Europë, Skënderbeu vjen si figurë frymëzuese edhe për kulturën dhe letërsinë angleze. Drejtoresha e Bib-liotekës Kombëtare, Persida Asllani u shpreh se, profe-sori David Lucking që mori pjesë në konferencë është

një shekspirolog i njohur. “Në këtë konferencë kemi rastin të përfitojmë nga dija e tij e thellë, në një rrugëtim erudit në krejt letërsinë angleze” tha Asllani. Rëndësia e kësaj konference për drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare lidhet me përmbajtjen shken-core por jo vetëm. “Kjo kon-ferencë sjell një nga kuadrat më të plotë të asaj ç’ka është figura historike e Skënder-beut por mbi të gjitha figurën e tij si simbol kulturor kom-bëtar dhe mbarëkombëtar”, vijon Asllani.

Pianistja e talentuar nga Shqipëria Elida Dakoli po jep koncerte në shumë qytete të Amerikës. Ajo ishte këtë javë në Uashington për një recital dhe për të treguar përpara një audience se si familja e saj i mbijetoi ko-munizmit. Ajo tha se në Shqipëri do të duhet kohë që njerëzit ta kuptojnë se çfarë kanë kaluar, sepse ata janë ende nën efektet e vështirësive të tranzicionit. Elida Dakoli mbërtheu vëmendjen e dhjetëra të pranishmëve me tingujt delikatë dhe elegantë të pianos së saj. Ajo jeton në Tek-sas, pas një karriere që mund të

quhet mjaft e suksesshme me standardet amerikane. Sot ajo mban doktoratën për arte muz-ikore nga Universiteti Shtetëror i Luizianës. Elida interpretoi në një sallë të Uashingtonit, një objekt nëntokësor në zonën e quajtur Dupont Circle, që i ngjan një tuneli dhe ku janë ekspozuar imazhe të atyre që vuajtën në Gulagun sovjetik gjatë komu-nizmit. Organizator i aktivitetit ishte Fondacioni për Përkujtimin e Viktimave të Komunizmit. Elida është sot fytyra e kompanisë prestigjioze amerikane të pian-ove Mason & Hamlin

Violinistja Ervis Gega merr titullin “Naim Frashëri”

Në kuadrin e vizitës në Berlin, Presidenti Ilir Meta, i akordoi në një ceremoni të veçantë violinistes së shquar shqiptare, Ervis Gega, Titul-lin e lartë “Naim Frashëri”. Presidenti Meta me këtë rast shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e dhënë nga violinistja e shquar për lartësimin e emrit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. “Kam privilegjin që si Presi-dent të Republikës të vlerësoj një personalitet që kontribuon për lartësimin e emrit të vendit tonë në Gjermani, në Evropë

dhe në të gjithë skenat ku ajo demonstron talentin e saj”, tha presidenti Meta. Duke vlerësuar talentin e zonjës Gega, per-formancën e saj në skenat më prestigjioze të Gjermanisë dhe të botës, si dhe karrierën shumë të suksesshme artistike si koncertmaestre e parë e Filar-monisë së Bonn-it, presidenti Meta nënvizoi se shqiptarët ndjehen krenarë me talente të tilla në botë. “Në shenjë vlerësi-mi për kontributin artistik si një violiniste e shquar dhe e suksesshme shqiptare”, thuhej në motivacionin e vlerësimit.

“Film indipendent, që është reali-zuar me një grup njerëzish shumë të ngushtë. Mesazhi që përcillet përmes filmit “Girls” (Vajzat) në thelb është se të gjithë e kemi vetë fatin tonë në dorë dhe se duhet ta marrim në dorë...

Page 20: Zbardhet kërkesa e dytë e Izet Haxhisë Kaosi në …...Peshëngritja është një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri dhe falë një tradite të shkëlqyer ia ka dalë

20 GAZETA SOTE Diel 17 Qershor 2018

2,7,8,9,11,12,13,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Botërori merr forcë në grupe, teksa vijnë rezultatet e para sur-prizë të Rusi-2018,

por padyshim, skuadra që pritej me ankth të tregonte vlerat e veta në këtë kompeti-cion, nuk bindi mjaftueshëm në fushën e lojës në ndeshjen e parë në grup. Bëhet fjalë për Francën, e cila konsiderohet si një prej skuadrave favorite për të fituar Botërorin. “Gjelat” e drejtuar nga trajneri Didier Deshamps fituan 2-1 ndaj Australisë, morën tri pikët e para dhe morën gjithashtu kreun në grupin C, duke bërë një hap përpara drejt kual-ifikimit, por Francës në lojë i duhet të tregojë shumë më tepër që të duket e besueshme si një pretendente për trofe. Për shumë analistë, fitorja e Francës 2-1 ndaj “kangurëve” ishte më shumë me fat se sa meritë e saj. Por është e sig-urt se ishte fitore e varur nga teknologjia Var, e cila ishte përcaktuese në të tre golat e shënuar në këtë ndeshje. Në Kazan të Rusisë, Griezman me shokë ishin shumë të paqartë në lojën e tyre me Soçeros që për pak sa nuk i rrëmbyen një

GRUPI C/ Peruja bën lojën dhe spektaklin, Danimarka

golin dhe fitoren

PORTIERIEgjipti pa Mohamed Salah nuk

kishte mundësi të bënte presion ndaj Uruguajit por rezistoi fort dhe ishte efikas deri në minutën e 90-të, kur Jimenez e ndëshkoi përfaqësuesen e “Faraonëve”. Pas ndeshjes organizatorët kanë pikas-ur portierin e Egjiptit, Mohamed El Shanaui si më të m irin e takimit dhe kanë nxituar t’i japin trofeun e më të mirit të ndeshjes. Por nuk e kanë menduar një detaj që do t’i nxirrte blof. Siç shprehen mediat sportive europiane, portieri i Eg-

jiptit vendosi të bënte një veprim të çuditshëm, pasi refuzoi çmimin e “Lojtarit të ndeshjes” pas para-qitjes së tij mbresëlënëse kundër Uruguait. Arsyeja është e thjeshtë, ajo ka si sponsor një kompani prodhimi birre. Portieri 29 vjeçar, i cili luante për herë të parë në një Botëror, priti gjuajtje të njëpasn-jëshme drejt katërkëndorin të tij nga uruguaianët të cilët janë mësuar të luajnë në nivele dhe turne të tillë të rëndësishëm. Por në fund të ndesh-jes, kur i treguan se ai kishte fituar

trofeun, shkoi ta merrte e më pas e refuzoi atë. Arseja është se besimi i tij mysliman i ndalon konsumimin e sigurisht edhe reklamimin e alko-lit. Meqë birra “Budëeiser” është sponsori zyrtar që e jep këtë çmim, portieri e mendoi të arsyeshme që të mos e merrte këtë trofe i cili ka formën e një shishe të madhe birre. Në fakt, FIFA i ndalon sjellje të tilla të lojtarëve, pasi nuk dëshiron të ngatërrojë sportin me religjionin apo politikën, por në këtë rast portie-ri i Egjiptit mund të mirëkuptohet.

Francezët fitojnë me mjaft vështirësi ndaj “kangurëve”, duke hedhur dyshime për forcën e tyre në këtë Botëror, gjithsesi, Franca merr kryesimin e grupit C

pikë Francës në debutimin e saj në Botëror. Në minutat e para Les Blues u shfaqën disi më mirë duke iu afruar golit me Mbape e Griezman, por me kalimin e minutave edhe Australia filloi të shikonte nga porta e francezëve teksa në më shumë se 1 rast u desh ndërhyrja e Lloris për të evit-uar golin e formacionit të Bert Van Marvijk. Në minutën e 57-të gjyqtari uruguaian Cunha i ndihmuar edhe nga sistemi VAR, akordoi 11-metërsh për

francezët, penallti të cilën Griezmann e kthehu në gol, por festa e Didier Deshamps në stol zgjati fare pak sepse pas 4 minutash Australia bara-zoi shifrat. Umtiti bëri një gafë të rëndë duke prekur topin me dorë brenda zone, dhe gjyqtari nuk kishte dyshim duke akor-duar një tjetër 11-metërsh këtë herë për australianët. Kapiteni Jedinak mposhti Lloris duke barazuar shifrat. Goli i fitores për francezët u realizua nga Pogba në minutën e 81-të. Një

Franca nuk bind, sistemi VAR u jep fitoren “gjelave” përballë Australisë

Emocionet e grupit C ish-in të mëdha ditën e djeshme, pasi jo vetëm Franca vuajti ndaj Australisë, por edhe Danimarka u gjend gjatë gjithë kohës nën presionin e Perusë, e cila bëri lojën dhe spektaklin, por ishte e pafat në rezultat. Danimarka u tre-gua e duruar, por racionale në sulm, duke shënuar një gol dhe duke marrë tri pikë nga kjo përballje. Kështu, Danimarka arriti të mposhtë me rezultatin minimal 1-0 Perunë dhe t’i bashkohet Francës në krye të grupit C. Ishte një gol i shënuar nga Jusuf Polsen në minutën e 58-të, që i dha fitoren dan-ezëve, ndërsa, Peruja nuk ia doli të ndryshojë shifrat

e rezultatit në minutat e mbetura, pavarësisht se bëri një volum të madh loje dhe pati mjaft raste për shënim. Amerikano-jugorët patën mundësinë më të mirë për të kaluar në avantazh, në minu-tat shtesë të pjesës së parë, kur fituan një 11-metërsh të akorduar me ndihmën e VAR-it. Gjithsesi, fantazisti Cueva goditi keq, duke dërguar topin mbi portën e mbrojtur nga Kasper Shmaiçel dhe duke “shkelmuar” mundësinë për ta mbyllur pjesën e parë në avantazh. Pas rezultateve të para, Franca dhe Danimar-ka duken të avantazhuara në grupin C për t’u kualifikuar në raundin tjetër, megjithëse grupi është i hapur.

goditje pa shumë pretendime e mesfushorit të Mançester Junajtid u devijua nga Behich me topin që preku traversën dhe më pas kaloi vijën fatale. Me këtë fitore Franca u ngjit në krye të grupit C, në kuotën e 3 pikëve. Ndërkohë, sulmu-esi kryesor i skuadrës, Antuan Griezman është i kënaqur me fitoren e Francës në ndeshjen e sotme kundër Australisë, megjithatë ka theksuar se kombëtarja e tij duhet të luajë më mirë në dy sfidat e ard-hshme të Botërorit. Në Grupin C “Tre Kolorët” tani janë në krye me tre pikë, kurse do të përballen në ndeshjet e ard-hshme ndaj Perusë dhe Dani-markës. “Kemi edhe shumë për të punuar, mundemi dhe duhet të luajmë më mirë. Fitorja është më e rëndësishmja në fund, do të jemi më të mirë në ndeshjen e dytë”, tha ai për “TF1”.

I dhanë trofeun e ndeshjes, por egjiptiani refuzon se reklamonte birrënMERKATO VLERËSIMI LËVIZJA

Juventusi fut në “rrjetë” sulmuesin e Lepzigut

Milani ambicie për një “top-player” në mesfushë

Botërori i Rusis ëpo dhu-ron spektakël dhe emocione, por klubet e mëdha vijojnë ta kenë mendjen te merkato dhe një prej tyre, Juventusi, duke se i ka të qarta idetë e saj në treg. Kështu, Timo Verner, 22 vjeç, sulmuesi i Leipzigut dhe Gjermanisë, është emri i ri në listën e Ju-ventusit. Bardhezinjtë duket se kanë gjetur zëvendësuesin e Higuainit, i cili pritet të largohet nga kampionët e Italisë. Verner, që konsidero-het si pasardhësi i Miroslav Kloses, është një nga talentet që po marrin pjesë në “Rusia 2018”. Kushton 60 milionë

Njëri prej heronjve në fitoren e thellë të Rusisë ndaj Arabisë Saudite (5:0) në ndeshjen e parë të botërorit "Rusia 2018", padyshim se ishte Denis Çeryshev, lojtar me të kaluar të veçantë te kjo përfaqësuese. Sulmuesi i krahut realizoi dy gola për Rusinë në kuadër të Grupit A, të cilit i prinë me tri pikë, aq sa Uruguai në vend të dytë. E gjithë Rusia dhe sidomos tifozët u zgjua me aromë feste të premten, por ndjenjë krenarie më të madhe kishte në Nizhny Novogorod, vend-lindja e Çeryshevit, të cilën ai e përfaqëson si ambasador i

Merkato po merr vrull në Itali dhe meqë axurrët s’janë në Botëror, klubet po shfrytëzojnë tregun. Trajneri i Milanit, Genaro Gatuzo, shi-kon mesin e fushës si pikën më të dobët dhe ka kërkuar nga drejtuesit, që të afrojnë një “Top Player” në këtë pozicion. Por për t’u sistemuar mbetet edhe reparti i sulmit, me tresh-en Kaliniç-Kutrone-Silva, që shënuan shumë pak këtë se-zon. I konfirmuar është vetëm 19-vjeçari italian, ndërsa në orët e fundit mediat pranë kuqezinjve raportojnë se edhe portugezi do të vijojë të mbetet në dispozicion të Gatuzos. Kjo

euro dhe, sipas lajmeve të fundit, ka parakaluar Ikar-din, Martialin dhe Moratën në listën e preferencave të bardhezinjve italianë.

futbollit. Duke pasur parasysh se ndeshja u përcoll në gjithë globin, gëzim për Çerishevin ka pasur edhe në Madrid, ku e nisi karrierën si profesionist.

pasi asnjë skuadër nuk duket e gatshme të paguajë më tepër se 20 milionë euro për të, ndërsa Milani pagoi dyfishin verën e kaluar, për ta marrë nga Porto.

Denis Çerishev, tani i përkulet e gjithë Rusia

GRUPI CNDESHJET

Francë-Australi 2-1Peru-Danimarkë 0-1

RENDITJA Francë 3Danimarka 3Peru 0Australi 0

Page 21: Zbardhet kërkesa e dytë e Izet Haxhisë Kaosi në …...Peshëngritja është një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri dhe falë një tradite të shkëlqyer ia ka dalë

2,7,8,9,11,12,13,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 17 Qershor 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Argjentina zhgënjeu në ndeshjen hapëse të Botërorit të Ru-sisë, pasi nuk shkoi

më shumë se një barazim ndaj Islandës, një skuadër që ka habitur botën gjatë viteve të fundit me arritjet e saj, duke u bërë ballë skuadrave më të forta të planetit. Në duelin e djeshëm midis Argjentinës dhe Islandës u vërtetua dhe një herë që amer-ikanolatinët kanë mangësi në organizim, nuk kanë ide të qarta në sulm dhe vuajnë nga varësia që kanë te Mesi. Është pikërisht kjo e fundit që u vërtetua dhe dje, sepse Mesi zhgënjeu me një penallti të humbur që rezultoi deciçive, sepse rezultati nuk ndryshoi dhe ndeshja u mbyll në barazim 1-1. Vetë Mesi ishte nën presion dhe dje kishte rolin e or-ganizatorit. Por Argjentina e këtij viti ka një mangësi të madhe, nuk ka yje përveç Mesit dhe kjo është e dukshme. Nëse te Barcelona shkëlqen prej vitesh, Lionel Mesi nuk po arrin të bëjë të njëjtën gjë te Argjentina, që nisi aventurën e saj në Kupën e Botës “Rusi 2018”, me një barazim ndaj Islandës. Argjentina e nisi me mjaft entu-ziazëm takimin dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 19,

Dueli/ Kroacia tregon klas, mund 2-0 Nigerinë dhe merr kreun e grupit D

MERKATONdërsa skuadrat kombëtare

pjesëmarrëse në Botërorin e usisë bëjnë planet e tyre, klubet e mëdha europiane shqetësohen në një dre-jtim tjetër, për lëvizjet në merkato në kuadër të edicionit të ri sportiv. Mësohet se Lionel Mesi bën “ligjin” te Barcelona dhe kombëtarja e Ar-gjentinës. Madje është përcaktues derti aty sa dikton edhe blerjet që bën klubi, duke qenë vendimtar. Largimi i Nejmar nga Barcelona vitin e kaluar, e zbehu forcën ofensive të skuadrës katalanase

dhe pavarësisht se klubi bleu Dembele e Kutinjo në merkaton e verës dhe të dimrit respektivisht, sërish ka nevojë për fuqi në vijën e parë. Për këtë arsye është duke u studiuar tregu dhe vetë Mesi ka dhënë pëlqimin për lojtarin e Liverpulit dhe të kombëtares së Egjiptit Mohamed Salah. Pasi ka marrë atë “Jo” të thatë nga france-zi Antuan Grizman, Barcelona po sheh mundësi të tjera për të forcuar sulmin për sezonin e ri. Vëmendja e drejtuesve katalanas

është postuar tashmë te të tjerë lo-jtarë “big” të nivelit ndërkombëtar. Sipas asaj që shkruan “Sun”, Leo Mesi u ka sugjeruar drejtuesve të klubit katalanas të marrin Mo-hamed Salah, sulmuesin egjiptian të Liverpulit, i cili sezonin e fundit i ka marrë edhe trofeun e “Këpucës së artë” për Europën. Trajneri i Liv-erpulit, Jurgen Klop, ka deklaruar se egjiptiani është i pashitshëm, pasi është lideri i ekipit, por kur bëhet fjalë për shifra të mëdha, asgjë nuk mund të merret e sigurt.

Skuadra e Sampaolit e nisi mirë me golin e Aguerros, por ishullorët barazuan, duke mos i dhënë më pas shanse Argjentinës dhe Mesit të ndryshonin rezultatin e takimit

me anë të sulmuesit Serxhio Aguerro, që pasi u shërbye në zonë nga Rojo, u rrotullua bukur dhe gjeti trekëndëshin e portës së kundërshtarëve. Islanda reagoi menjëherë dhe arriti të rikthe-jë baraspeshën pas vetëm 4 minutash, pasi në të 23-tën ishte Finbogason, që pas një rrëmuje në zonë, gjuajti dhe dërgoi topin në rrjetë. Me barazimin 1-1 për-fundoi pjesa e parë, ndërsa në 45-minutat e dyta Argjentina e shtoi presionin, në kërkim të golit

të fitores. Rastin më të mirë e pati Lionel Mesi, në minutën e 64-t, por ylli i Barcelonës humbi penalltinë përballë portierit islandez, Hall-dorson. Kapiteni i Argjentinës tentoi edhe në disa raste të tjera, që të gjejë golin, por nuk arriti të gjejë rrjetën e portës islandeze, duke bërë që sfida të përfundo-jë në barazim. Ndërkohë, pas ndeshjes sulmuesi kryesor ar-gjentinas, Lionel Mesi, tha se skuadra e tij meritonte më shumë dhe se Argjentina ka më shumë

Argjentina nuk e çan “murin” e Islandës, Mesi humb penalltinë dhe vë në rrezik kualifikimin

Kroatët e nisën mirë ndesh-jen e djeshme në grupin

D përballë Nigerisë, ku gjeti golin shpejt, në minutën e 32-të, ku gjuajtja e Mandzukiç u devijua nga një mbrojtës nige-rian, pikërisht Etebo, duke bërë që ballkanasit të kalojnë në epërsi. Nigerianët u përpoqën të barazonin dhe në pjesën e parë ishin superiorë në rastet e krijuara, por pjesa e parë u mbyll 1-0 për kroatët. Në pjesën e dytë afrikanët nxituan të kërkonin golin e barazimit dhe në minutat e para krijuar disa raste për shënim, por shpejt u ranë “bateritë. Kroatët nisën të sulmonin për golin e qetësisë

dhe ai erdhi në minutën e 71-të ku Luka Modriç shndërroi në gol 11-metërshin. 2-0 dhe mor-alisht nigerianët ranë, ndërsa kroatët menaxhuan ndeshjen. Madje minutat e fundit kroatët mund të kishin thelluar rezulta-tin, pasi krijuan edhe disa raste të tjera shënimi. Gjithsesi, në fund Kroacia gëzon fitoren e parë të saj në këtë Botëror, duke mundur në grupin D Nigerinë 2-0, dhe duke marrë kryesimin e grupit që i jep të drejtën dhe shansin të kalojë në raundin tjetër. Në dy ndeshjet e tjera kroatëve do t’u mjaftonte nga një barazim ndaj Argjentinës e Islandës për t’u kualifikuar.

sharm se sa shfaqi në këtë duel, që sipas Mesit ishte i dominuar nga skuadra argjentinase dhe me atë që bëri në fushë Argjentina e tij do ta meritonte fitoren.“Nuk gjetëm hapësira mes linjave të kundërsh-tarëve. Në pjesën e dytë Islanda luajti krejtësisht ndryshe, vetëm prisnin. Unë ndjehem përgjegjës për barazimin. Deshëm të fil-lonim turneun duke fituar, pasi do të na kishte dhënë qetësi, por ideja mbetet e njëjta, duhet të fitojmë dy ndeshjet e radhës, meritojmë më shumë. Na mbeten edhe dy ndeshje, ndaj Kroacisë dhe Ni-gerisë, ka ende gjithçka të hapur. Duam tri pikët ndaj Nigerisë pasi të japin qetësi por duhet të vazhdojmë të punojmë. Kroacia është e vështirë gjithashtu, për llojin e përfaqësueses që është. Mbyllen mirë në prapavijë, me një top mund të ndryshojnë fatin e ndeshjes”, shpjegoi Mesi para gazetarëve.

Mesi ultimatum Barcelonës për të blerë Mohamed SalahQËNDRIMI SFIDA DEKLARATA

Maradona mbron Mesin, Batistuta sulmon Sampaolin

Murinjo: De Gea se bën te Junajtid atë gafë

Maradona ka mbrojtur Leo Mesin pas ndeshjes së djeshme me Islandën. “Ne e kemi filluar një Botëror duke u mundur, jo duke barazuar. Ishte në debutimin në Itali ’90 ku pavarësisht dëmti-meve të mëdha, pavarësisht të gjithave, arritëm deri në finale, falë Gojkoeçea dhe sakrificës së të gjithë djemve. Duhet të vazhdojmë të mbështetim djemtë”, ishin fjalët e tij pas duelit të parë. Ndërkohë, Ga-briel Batistuta mendon se për këtë situatë, fajin e ka trajneri Horge Sampoli. “Duhet të vazhdohet të punohet shumë në këtë rrugëtim të vështirë.

Brazili dhe Gjermania janë dy skuadra pretendente të këtij Botërori. Por për të dyja skuadrat ka dyshime të forta që mund të jenë në nivel të tillë që të kushtëzojnë trofeun. Kjo pasi në fazën përgatitore secila prej tyre ka shfaqur dobësi. Brazili duket më lart për momentin, pasi gjermanët në miqësoret e luajtura kanë treguar se nuk janë ata të katër viteve më parë, ndërsa Nejmar me shokë janë të etur për trofeun. Ndërkohë, sot në orën 20:00 Brazili do ta luajë ndeshjen e parë në grupin E përballë Zvicrës, ndoshta testi më

Spanja barazoi me Por-tugalinë në grupin B 3-3, por pësimi i golave nga span-jollët la shije të hidhur. Në një prej golave të shënuara nga tripleta e Kristiano Ron-aldos, ylli i Realit të Madridit, është ndihmuar edhe nga gabimi trashanik i De Geas, teksa portierit spanjoll i ka shpëtuar nga duart gjuajtja e fuqishme nga distanca. Këtë episod e ka komentuar edhe trajneri i Mançester Junajtid, Hose Murinjo për “Russia Today”: “Ai është djali im, është e vështirë ta them, por ka bërë një gabim vërtet të keq. Ishte një gabim që ai nuk

Do të më pëlqente të shihja lojë sulmuese me një ide të qa-rtë dhe jo në varësi të plotë të iniciativave individuale. Forca, keni mbështetjen time”, tha ai.

i vështirë për brazilianët që të tregojnë potencialin e tyre. Kurse Gjermania do të përballet në orën 17:00 me Meksikën në grupin F.

e bën me ne te Mançesteri, pasi është gjithmonë në formë fantastike. Megjithatë këto i ndodhin edhe më të mirëve”, ka thënë Murinjo.

Brazili e Gjermania sot në fushë, dyshime për forcën

GRUPI DNDESHJET

Argjentinë-Islandë 1-1Kroaci-Nigeri 2-0

RENDITJA Kroatia 3Argentina 1Islandë 1Nigeria 0

Page 22: Zbardhet kërkesa e dytë e Izet Haxhisë Kaosi në …...Peshëngritja është një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri dhe falë një tradite të shkëlqyer ia ka dalë

22 GAZETA SOTE Diel 17 Qershor 2018

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Catherine Zeta-Jones: Jam lodhur shumë, nuk përulem më

1-Ish futbollisti i Tiranës Arjan...2-Komet, pa anët...3-Është qytet irakian...4-Ish mjeku apasionat Arqile...5-Ngastër e mbjellë...6-Notë në pentagram...7-Ka të tillë edhe televiziv...8-Qytet në Arabinë Saudite...9-Gojëdhënë, legjendë...10-Asistencë Sociale...11-Vërte-ton identitetin...13-Stadium “...Dovano” i Durrësit...14-Janë litar çeliku...16-Krahinë në veri...17-Politikani Ndre...18-Janë njëlloj si zakone...20-Gjini letrare në prozë...21-Fushë veprimtarie që lidhet me studimin dhe përdorimin e mjeteve dhe metodave të punës...22-Ish sho-qëri karburantesh në vendin tonë...23-Njeri mendjemadh që nuk i përfill të tjerët...24-Usain...xhamajkani i garave të vrapimit...25-Shqetësim, sevda...26-Lloj site me vrima më të madha...27-Qeni amerikan i filmave seria...29-Këlysh qeni...30-Patrioti Oso...31-Një gazetë e përditshme...33-Fshat turistik buzë liqenit të Pogradecit...34-...Spencer...35-Kum-barë...36-Pjanistja e talentuar Skënderi në inic...37-Zotëron...

1-Xheims...agjenti 007...4-Aktori Ymer...7-Vend i hapur me mure anash oxhakut për të vë në aletet e kafes dhe rakisë, etj...12-Tani, si i thonë në Elbasan...13-Bija e Kelmendit...14-Qytet në Spanjë në bregdetin e jugut pothuajse në brigjet e Gjilbrata-rit...15-Para e argjendtë në kohën e Perandorisë Osmane...17-Djall, shejtan...18-Notë muzikore...19-Shkritmari...Stërmill, autori i romanit “Sikurse të isha djalë”...20-Ecje e shpejtë e kalit...21-Automjetet e transportit ndërkombëtar...22-Veladoni i prift-it...23-Shkrimtari rus Nikolai...autori i novelës së famshme “Taras Bulba”...24-Ak-torja italiane Laura...25-Personazh tek filmi “Tokë e përgjakur”...26-Ndryshe për mbledhjen...27-Një nënë nga viset e veriut...28-Kafshë e egër pylli...29-Lloj peshku i ujrave të ëmbla...30-Qytet në Gjermani...32-Aktori i humorit anglez Atkinson në inic...33-Kënga fituese në festival “Pyes...34-Kapelja e ushtarit...36-Bimë me farëza djegëse dhe të hidhura, përdoret në mjeksi dhe përgatisim mustardën...37-Ngjyrë si e barit të thatë, i verdhë e i errët...38-Rërë, ose...39-Lajmëtar...40-Tip autoveture ruse...41-Qytet në Francë ku zhvillohet festivali filmit...

Fituesja e çmimit Oscar, Catherine Zeta-Jones thotë se nuk do të kërkojë falje për famën, pasurinë dhe bukurinë e saj pas shumë viteve modesti. Zeta Jones, e cila është e martuar me Michael Douglas, lindi në Wales nga një familje e thjeshtë por që tani gëzon një pasuri prej 228 milionë euro. Duke folur për “Daily Mirror” aktorja tha se një gjë që nuk do të bëj më është përulja. “Jam e lodhur shumë. Nuk ka më vjen keq, që unë jam e pasur, jam e martuar me një yll kinemaje apo nuk jam e bukur. Mjaft. Ajo që më intereson më shumë tani është puna ime. Kjo është ajo që dua dhe të kaloj jetën në harmoni

sepse kam dy fëmijë të bukur dhe të shëndetshëm, një bashkëshort të mirë. Është gjithçka mirë dhe nuk kam pse të jem e përulur për këtë" tha mes të tjerave aktorja e njohur. 48 vjeçarja ka djalin Dilan, 17 vjeç dhe vajzën Carys, 15 të cilët ka shumë gjasa që do të vazhdojnë edhe ato karrierën legjendare të aktrimit si prindërit e tyre. "Unë kam dy fëmijë të cilët duan të bëhen aktorë dhe unë jam shumë krenare. Nuk ka të bëjë fama, sepse ata janë rritur mes njerëzve të famshëm, e dinë si është. Por duan të bëhen aktorë sepse e duan dhe kjo më bën të ndihem krenare. Ata e kuptojnë se nuk bëhet menjëherë" u shpreh ajo.

Pianoja dhe shqiptari

Në një koncert në Romë, në grupin orkestral ishte dhe një shqiptar që i binte pianos. Fillon shfaqja dhe dëgjohet një zë nga publiku:

- O shqiptar, o shqiptar”Kjo shprehje përsëritet disa herë

dhe kur përfundon shfaqja shqiptari shkon për të takuar personin që i binte pianos, por ndeshet me pyetjen:

- Po, ti nga më njeh? Nga e more vesh që unë jam shqiptarë?.

Tjetri i përgjigjet:- Kur u ulën të personat e tjerë

të orkestrës për të filluar shfaqjen, afruan karrigen te pianoja, ndërsa ti u ule njëherë dhe pastaj afrove pianon pranë vetes.

Shëndeti i tepërtNjë ditë, një grua tepër e

shqetësuar për shëndetin e saj drejto-het tek mjekja më e afërt dhe i thotë:

- Ju lutem më ndihmoni, kam dy ditë që nuk ha asgjë.

Mjekja pasi dëgjon shqetësimin e zonjës i thotë:

- Ah sikur të kisha edhe unë vullnetin tënd për të mos ngrënë çdo ushqim.

Shoferi i taksisëNjë pasagjer pasi po udhëtonte

për herë të parë në qytetin e Kinës, e prek pas shpine shoferin e taksisë për ta pyetur për rrugën në të cilën ndodheshin. Menjëherë taksisti bën një kthesë të fortë, humbet kontrollin e veturës, përplaset me një pemë dhe ndalet më në fund. Pas disa minutash heshtje totale, taksisti më pas i thotë pasagjerit të tij:

- Ju lutem të mos e përsërisni më këtë veprim. Më keni trembur për vdekje.

Pasagjeri i kërkon falje dhe i thotë:

- Nuk do ta bëj më. Ju kërkoj falje. Por nuk arrija ta mendoja se ju do të trembeshit kaq shpejt vetëm nga një prekje pas shpine.

Taksisti, fytyra e të cilit ishte kthyer në ngjyrë normale i përgjigjet:

- Nuk është faji juaj, por sot për mua është dita e parë e punës si tak-sist. Dhe e dini se gjatë 25 viteve të fundit të jetës sime, unë kam punuar si shofer i një makine funerali.

k u l t u r e www.sot.com.al

3 1 9

7

7 4 6

4 6 1 5

9 5 2 8 3 6

2 3 4 8

1 7 8

5

2 8 6

1

2 3 6

5 7 6 2

9 7 4 8

5 7

8 2 1 9

9 1 6 2

9 8 3

6

2 1

3 7 8

8 5 6

9 7 2

3 6 7 4

9 8 3

9 4 3

8 9 3

5 7

Page 23: Zbardhet kërkesa e dytë e Izet Haxhisë Kaosi në …...Peshëngritja është një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri dhe falë një tradite të shkëlqyer ia ka dalë

GAZETA SOT E Diel 17 Qershor 2018 23

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Raporti juaj me atë qe keni në krah do lërë shumë për të dëshiruar gjatë kësaj dite. Nuk do merreni vesh dhe secili do kërkojë te jetë shefi.

23 shattor - 22 tetor

Do keni fat me shumicë gjatë kësaj dite. Ambienti do fillojë të ngrohet tej mase dhe do ndiheni për mrekulli në krahët e atij që dashuroni.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Ditë harmonike dhe e mbushur me emocione të for-ta për të dashuruarit. Do jeni të matur me xhelozinë dhe nuk priten mosmarrëveshje.

Mendohuni mirë para se të vendosni. Financat do jenë në një gjendje më të qëndrueshme dhe mund t’ia lejoni vetes ndon-jë shpenzim me tepër.

Do i jepni më shumë pri-oritet se kurrë jetës suaj në çift gjatë kësaj dite dhe mar-rëdhënia me partnerin do fillojë të përmirësohet.

Dashi Demi

Këtë të diel do të rretho-heni nga një ambient i ngrohtë për ju. Do merreni vesh më së miri me partnerin dhe gjithçka do shkojë për mrekulli.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Nëse jeni ne një lidhje asgjë nuk do shkoje sipas para-shikimeve. Në planin financiar do jeni luftarak dhe të vendosur ta përmirësoni sa më shpejtë.

Nuk po i kushtoni rëndë-sinë e duhur partnerit dhe duke e lënë pas dore ka rrezik të fillo-ni ta humbni. Edhe në planin fi-nanciar gjendja do jete delikate.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Ambienti yjor do ju mun-dë sojë të afroheni edhe më tepër me partnerin. Atmosfera do të ngrihet nga momenti në moment.

Telefoni i ri nga Samsung kushton

2 mijë dollarë

Mëngjesi do jetë delikat për të dashuruarit, por me ka limin e orëve do t'i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundo-heni ta përmirësoni situatën.

Horizontal

Duhet te bëni lëshime në jetën në çift në mënyrë që lidh-ja me partnerin të ecë mirë. Po kërkuat të vendosni vetë për çdo gjë do keni probleme.

Do i qëndroni shumë besnik partnerit tuaj sot, edhe pse tundimi do jetë i madh. Partneri do ndihet mjaft krenar që ju ka në krah.

Ju duhet të filloni të kurseni nëse keni ndërmend të jeni një nga të parët që të merrni telefonat e mençur të palosur Samsung Galaxy X, edhe pse ky është vetëm një emër i dhënë në këtë moment, një emër zyrtar nuk është kon-firmuar. Kjo për shkak se Kim Jang-yeol, kreu i hulumtimeve në Golden Bridge Investments parashikon që Galaxy X do të kushtojë rreth 2 mijë dollarë. Shumë u tronditën me çmimin e kërkuar prej 1,000 dollarësh për iPhone X, kësh-tu që duke shtuar afërsisht një mijë më shumë se kjo me siguri do ta dalloj Galaxy X nga shumica e konsumatorëve. Sidoqoftë, Galaxy X mund të jetë telefoni i parë i palosshëm në treg, kështu që do të blini një pjesë të historisë.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

1-Ato mund të jenë edhe kriminale...6-Ish vëllai i Hektorit që u vra nga Akili...7-Është fig-urë gjeometrike...8-Koyunja e këngës italiane, në inic...9-Industri Ndërtimi...10-Automjeti urban...11-Ish sopranoja Nina...12-Thikë xhe-pi...16-Analisti Kongoli...17-Ka për kryeqytet Jordania...18-Medikament që lufton malar-ien...19-Det që lag brigjet tona...20-Djalë i ri pa i djersitur mustaqet...22-Kujtimi kompozitor në inic...23-Ish futbollisti gjerman Rudi...24-Fill i hollë pambuku...25-Irena...aktore amerikane me origjinë greke...26-Stacioni televiziv A1...27-Filiz i njomë që del nga trungu i pemës...29-Thikë me dy presa...30-Qytet bregdetar në Francë me një gji karakteristik...31-Dokument që identifikon pasurinë...32-E përzierë, pa të fundit...33-Hyn në pajisjet e ushtarit në marshim për ujë...35-Ag-jencia Botërore Operative...36-Vendqëndrim i anijeve...37-Përemër vetor...38-Emri i mëpar-shëm i Egjiptit...39-Aktori amerikan Istvud në inic...40-Lloj jeleku me mëngë e me kopsa përpara...41-Shok i sinqertë...42-Shifrat...43-Ish aktori Prokop...

1-Aktori Fehmiu...2-Merr anën e dikujt...3-Çdo ligj e ka një të tillë...4-Miratojnë rusët...5-Shtet në SHBA...8-Qytet bregdetar francez në Gjirin e Lionit...10-Njësi e vogël shitjeje të rrobave të gatshme...11-Qingj i urtë që i shkon prapa së ëmës...12-Liqen në Rusinë Lindore, kufi me Mongolinë, më i thelli në botë 1620 m...13-Qytet në Itali ku zhvillohen garat e Formulës Uno pa të fundit...14-Aktori i Hollivudit Xheki...15-Shkrimtari turk Nesin në inic...16-Ndryshe për de-likatesën...18-Lak që i vihet qeve në qafë kur janë në qerre...20-Fshat i Fierit...21-Goli në Olimpikun e Romës...23-Kompozitori Kongoli...24-Vargmale në Azi në veri të Indisë...25-Njeri me të meta mendore...26-Janë konstruksione betoni për ndërtim...28-Ndodhja e dikujt në një vend tjetër kur ka ndodhur ngjarja...29-Shtet në Gadishullin Arabik me kryeqytet Doha...31-Ka për kryeqytet Estonia...32-Diku atje tej...34-Përcakton normat e sjelljes...36-Ish aktorja Zamira...38-Stacioni ndërplanetar rus në hapësirë...39-...Ir Sen, ish ud-hëheqës korean...40-Heroi i Popullit Mataniti në inic...41-Notë në pentagram...

k u l t u r e www.sot.com.al

Banorët në Qengdao të Kinës, nuk po mund t’i besonin syve, kur panë se me shiun po binin edhe gjallesa të ndryshme nga deti. Ky fenomen që krijohet kur vor-bullat e ujit ngrenë në qiell edhe krijesa të ndryshme, nuk është se ka munguar më herët në Kinë, por këtë rast ishte i veçantë. Ndërkaq që janë publikuar foto të ndrys-hme si ajo e një oktapodi, që ra me shiun. Por më herët, vorbullat kanë ngritur në ajër kryesisht peshq të vegjël dhe bretkosa, ky rast është shumë më ndryshe, sepse ka edhe gjallesa mjaft të rënda. Një tjetër foto që merr vëmendje është dhe ajo e yllit të detit në xhamin e veturës. “Ushqim deti nga shiu” ka qenë komenti në rrjetet so-ciale, ku shfrytëzuesit tregonin për krijesat e ndryshme si oktapodë, yje deti, midhje dhe karkaleca deti, që i kishin gjetur pas stuhisë së fuqishme.

Kinë, me shiun bien edhe oktapodë e midhje

Page 24: Zbardhet kërkesa e dytë e Izet Haxhisë Kaosi në …...Peshëngritja është një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri dhe falë një tradite të shkëlqyer ia ka dalë

24 GAZETA SOTE Diel 17 Qershor 2018

2,7,8,9,11,12,13,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

EKSKLUZIVE/ Skënder Gega trajner i ri i Partizanit, do të drejtojë “Demat e Kuq” në Europa League

Tekniku i njohur i peshëngritjes optimist për të ardhmen, sepse sheh elementë që shtohen në palestra

LEONARD TOSKA:LEONARD TOSKA: Ish-drejtuesit e shtangës kanë boshatisur arkën, MAS na vuri ultimatum të ndryshojmë kryesinë

Partizani u ka dhënë fund pritjeve. Dënimi i Skënderbeut nga UEFA, gjë që e konfirmoi edhe Gjykata Sportive e Lozanës (CAS), ka sjellë pjesëmarr-jen automatike të Partizanit në Ligën e Europës. Tekniku Klevis Dalipi ishte në pritje të rinovonte me “Demat e Kuq”, por nuk ndodhi kështu. “Sot” ka sigu-ruar informacionin se Partizani do të prezantojë shumë shpejt trajnerin e ri dhe vendimi është marrë tashmë. Klubi vendosi një emër të ri për pankinën dhe ai është Skënder Gega, një nga lojtarët e spikatur të Partizanit në fundvitet-80-të,

si dhe ish-trajner i skuadrës Shpresa pak vite më parë. Gega ka tashmë staturën e duhur dhe eksperiencën e mjaftueshme për të drejtuar Partizanin.

Natyrisht, në dispozicion nuk do të ketë Partizanin e dikurshëm të emrave të mëdhenj, por është fakt i pamohueshëm që Partizani në çdo kohë është skuadër e madhe dhe me Gegën në pankinë do të ketë shansin të luftojë me sukses në Ligën e Europës për të kaluar më shumë se një raund. Gega drejtoi me sukses pak vite më parë edhe skuadrën kombëtare U-21, ku zgjodhi mjaft elementë të spi-

katur e të talentuar që iu ngjitën më pas skuadrës kombëtare të De Biazit. Mbetet vetëm që trajneri Skënder Gega të zyr-tarizohet në krye të skuadrës së kuqe.

Ndërkohë, Partizani pritet të zhvillo-jë nën drejtimin e Gegës një fazë përgati-tore intensive jashtë vendit, si dhe të bëjë një merkato aktive, me blerje të fuqishme që do t’i shërbejnë klubit jo vetëm për të luajtur me dinjitet në Europa League, por edhe për sezonin e ri në vazhdim. Me ardhjen e Gegës, një emër i spikatur i klubit të kuq, pretendimet e “demave” do të jenë për titull kampion.

Peshëngritja është një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri dhe falë një tradite të shkëlqyer ia ka dalë të siguro-

jë medalje të rëndësishme ndërkom-bëtare për Shqipërinë. Por këtë vit federata e peshëngritjes u përfshi nga zhvillime të forta, ku komuniteti iu kundërvu ish-drejtuesve, për shkak të skandalit të dopingut dhe mungesës së seriozitetit, duke zgjedhur presidentin e ri. Por ngjarjet vijojnë të jenë të for-ta, sepse Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka kërkuar të mblidhet asambleja për të vendosur kryesinë e re dhe sekretarin e përgjithshëm. Nga ana tjetër, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, me një arsyetim të dyshimtë ka penalizuar shtangën me dy vite, duke mos u dhënë shtangistëve të drejtën të marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare. Gjithsesi, peshëngritja prodhon rezultate të larta dhe këtë e konfirmoi edhe Europiani ku Briken Calja doli kampion europian. Për të gjitha këto zhvillime ne intervistuam trajnerin e njohur të shtangës, Leonard Toskën, i cili, pavarësisht vështirësive dhe pengesave që i janë vënë këtij sporti, është optimist për të ardhmen e peshëngritjes në Shqipëri.

Peshëngritja po penalizohet dhe s’po merr pjesë në aktivitetet e rëndë-sishme siç janë Lojërat Mesdhetare. Si do të vazhdojë kjo situatë dhe cilat do të jenë masat e marra nga ekipi kombëtar i shtangës?

Për peshëngritjen nuk është problem kjo, pasi ka dhe aktivitete të tjera ndërkombëtare ku ne do të kemi përfaqësimin tonë. Një i tillë është Europiani i 17-vjeçarëve që do të zhvillohet në Milano muajin tjetër. Do të shkojnë katër sportistë, dy të Tiranës (një djalë e një vajzë), një i “Masglas”-it dhe një i Shtërmenit. Pas pak ditësh ne si federatë do të bëjmë sërish zgjedhje dhe për këtë duhet mbledhur asambleja. Është kusht i vendosur nga KOKSH dhe

nga MASR që të zgjidhet kryesia e re dhe sekretari i ri.

Ndërhyrja e KOKSH nuk mundë-son pjesëmarrjen e më të mirëve në Lojërat Mesdhetare. Janë medalje të sigurta që ia largojmë vetë Shqipërisë. A ka mundësi për ndonjë zgjidhje?

Lojërat Mesdhetare janë eveni-ment serioz, madhor, dhe ne ishim përgatitur për të marrë pjesë. Kemi sportistë të nivelit të lartë si Qerimaj, Godelli, Calja etj dhe kishim siguri që do të merrnin deri në 17 medalje në total. Nuk janë vetëm elitarët, por edhe elementë të tjerë të spikatur që mund të vinin me medalje nga kjo veprimtari. A ka ende mundësi të marrim pjesë? Kjo tani është në dorë të KOKSH-it.

Një nga premtimet e mëdha të presidencës së re ishte ndryshimi në funksionim. Pas zgjedhjeve të prillit, çfarë e mirë është bërë në pe-shëngritje?

Çudira të mos presë askush, por ndryshim ka e do të ketë në vijimësi. Mos harrojmë një fakt tjetër që është shokues: Drejtuesit e mëparshëm e kishin boshatisur arkën e federatës. Në vetëm tre muaj kishin bërë namin, duke prishur thuajse të gjitha paratë që

akordohen si fond grant nga shteti për zhvillimin e aktiviteteve vjetore të pe-shëngritjes. Kanë mbetur 17 mln lekë. Me to paguhen sportistët më të mirë, gjyqtarët dhe sekretari i federatës.

I takon ministrisë të akordojë fonde për zhvillimin e aktiviteteve, sidomos për pjesëmarrjet ndërkom-bëtare.

Ministria nuk e bën këtë, pasi i ka vënë kusht federatës bërjen e zgjedh-jeve për kryesinë. KOKSH dhe MAS do të jenë të pranishëm në proces dhe shpresojmë që pas bërjes së zgjedhjeve shtangës t’i zgjidhet kjo situatë.

Pritej një rritje e të rinjve që e ushtrojnë këtë sport, pasi vitet e fundit është pakësuar mjaft numri i sportistëve. Cilat janë masat e marra nga teknikët për këtë çështje?

Rritja e numrit të sportistëve e sidomos sportisteve femra ka qenë një nga premtimet e presidencës së re dhe besoj se shenjat janë dhënë të qarta e pozitive. Në aktivitetin e fundit të zhvilluar në Durrës, numri i femrave pjesëmarrëse ishte 84. Unë e shoh këtë si masivizim të këtij sporti edhe për femrat dhe jam optimist se do të shtohet numri në vazhdimësi.

Gjyqtarët janë pjesë e sistemit, nuk bëhet garë pa ta. Si operohet në këto raste me gjyqtarinë?

Janë 6-7 gjyqtarë që paguhen nga federata, sa herë ka aktivitete. Edhe kjo është një çështje e zgjidhur. Financat që kërkon federata janë të domosdoshme për zhvillimin e ak-tiviteteve dhe për mbështetjen e spor-tistëve elitarë. Duhen shenja inkura-jimi dhe për klubet, ndryshe sporti e humbet vlerën dhe rezultatet e tij.

Trajningu është përmendur shpesh si një element me rëndësi themelore. Natyrisht, shtanga ka një kastë trajnerësh me eksperiencë, por të rinjtë pak i janë afruar këtij sporti. A ka ndonjë projekt për kurse trajnimi brenda e jashtë vendit për teknikët e rinj?

Unë di që federata ka në plan të sjellë një trajner rus, një teknik me cilësi të lartë sepse është trajner ol-impik. Ai do të bëjë kurse për të gjithë teknikët tanë këtu, të rinj e të vjetër. Nga ana tjetër, ne nuk vuajmë për tra-jnerë, pasi ka dhe plot teknikë të rinj që i kanë hyrë kësaj “loje”. Sa iu takon licensimit të tyre, ky është një proces që bëhet nga federata ndërkombëtare dhe teknikët e peshëngritjes janë të licensuar.

Pse komuniteti i peshëngritjes fton vazhdimisht ministrinë e linjës, pra atë të sportit, që të akordojë fonde për shtangën? Ka dhe opsione të tjera nga mund të vijë financimi.

Mbështetja financiare është e nev-ojshme për çdo federatë, por shtanga ka një grup kampionësh, sportistë të nivelit të lartë që kërkojnë motivim dhe mbështetje, për më tepër që kanë rezultate shumë të larta në rang euro-pian e botëror. Ne kemi bërë kërkesë për të rritur fondin pikërisht për këta sportistë. Sa aktivitete mund të bëhen me 17 mln lekë që lanë ish-drejtuesit? E kishin boshatisur arkën në vetëm tre muaj, ndërkohë që shumica e aktiviteteve janë në vazhdim. Me këtë fond paguhet dhe sekretari i

federatës. Nga ky fond vetëm tre sportistët elitarë kryesorë përfitojnë diçka dhe shuma është qesharake e nuk del për të organizuar shumë veprimtari sportive. A mund ta rreg-ullojë këtë ngërç MASR? Sigurisht që po, ministria ka mekanizmat e duhur për të mundësuar një fond që do të ndihmonte në bërjen e aktiviteteve si-pas planit vjetor. Por duhet të presim, sepse nuk e kemi humbur shpresën.

Presidenti i federatës ju ka bërë një vizitë në palestrën tuaj, ku ju vetë pretendoni të nxirrni shumë kampionë në të ardhmen. Kur do të shpërthejnë këta të rinj?

Ne patëm një problem ditët e fundit sepse palestra na u përmbyt nga shirat e shumtë dhe grumbullimi i ujit, gjë që na detyroi të vëmë në lëvizje bashkinë, të cilën e falënderoj pa masë sepse solli forcat dhe na zg-jidhi nga një situatë mjaft e vështirë. Pati mjaft dëme, por ndihma e shpejtë e bashkisë na shpëtoi nga një situatë alarmante.

A jeni optimist për vazhdimësinë e shtangës në Shqipëri?

Po, jam, pasi ka plot elementë të talentuar dhe kohët e fundit janë afru-ar edhe shumë vajza, ku po krijohen skuadra vajzash në peshëngritje dhe kjo do të na sjellë pjesëmarrje më shumë dhe medalje më shumë. Unë jam optimist sepse gjërat po funk-sionojnë. Po bëhen aktivitete shumë të fuqishme, jo vetëm për të rriturit por edhe për të rinjtë. Ka një gjallëri që mungonte më parë dhe pjesëmarrja sa vjen e shtohet. Presidenti Dhori Masllavica po punon fort për të mirën e shtangës, na gjendet pranë dhe ekipet po marrin përgjegjësitë e tyre për të përgatitur sportistë të nivelit të lartë që të konkurrojnë në aktivitetet ndërkombëtare. E sigurt është se kus-hdo që do ta provojë veten do ta ketë një shans. Një e ardhme më e mirë po na pret në peshëngritje, të jeni të sigurt për këtë.

Intervistoi: Adriatik BALLA