8
BVDM Ballhupe Ausgabe 3/2007 Zbulimi i sekretit te fundit Turneu i peste i Eurobiker-ave na solli ne Shqiperi Jemi rrugeve neper Shqiperi per ne kufirin lindor me Maqedonine. Ne Prrenjas, qyteza e fundit para qafes per ne liqenin e Ohrit, ndalojme me motorat tane dhe menjehere jemi ne qender te vemendjes se njerezve. Fale shoqeruesve tane qe flisnin shqip ju pergjigjeshim shpejt pyetjeve per Nga dhe per Ku. Banoret na kishin pare nje nate me pare ne Televizor dhe keshtu qe dinin per turneun e peste Eurotour, qe solli rreth 100 Motorista nga e gjithe Europa per ne vendin „e vogel“ ne Mesdhe. Dje u prit marshimi yne me motora ne Kryeqytetin Tirane plot entuziazem, i pari i ketij lloji ne Shqiperi deri me sot. Paranteze: Para kater ditesh te shtunen u nisem nga Villach i Austrise. Nje pjese e grupit erdhi me Auto-Tren, te tjere perfituan nga rasti per te kryer nje udhetim permes Alpeve. Pas organizimit festiv te nisjes nga sheshi i pazarit ne Villach nisemi shpejt per ne Qafen e Wurzenit (Vrsic) ne Slloveni dhe prej aty vazhdojme ne dymbedhjete grupe te vogla. Udhetimi pergjate kurrizit te Versic-it dhe parkut kombetar Triglav eshte nje perjetim i vecante. Me Rijeken arrijme edhe detin Mesdhe ne Kroaci dhe keshtu jemi tek motoja jone per ditet e ardhshme: Detin e kemi gjithmone nga e djathta. Pas gdhirjes ne Karlobag dhe pritjes ne Split nga Kryetari i Bashkise dhe konsullit gjerman, para nesh shtrihet pjesa me e bukur e rruges bregdetare Jadranska Magistrale, Makarska Riviera. Diku nga darka shijojme Dubrovnikun - pas nje pritjeje nga Perfaqesuesi i Bashkise dhe klubit te motoristave – qyteti i vjeter i te cilit eshte trashegimi kulturore boterore e UNESCO-s. Te henen ne mengjez qendrojne rrobat e shiut ne plan te dites. Gjate futjes ne gjirin e Kotorit ne Mal te Zi vershojne vetetima nga qielli i zi, tamam si ne Turneun tim te kaluar ne Tetor te vitit te shkuar. Prandaj edhe tani njoh nje vend ku mund te presim me grupin tim, nje lokal i vogel me tabele druri me caj dhe kafe direkt aty ku zbarkon trageti. Koha e investuar atje na e shperbleu. Gjirin ne forme fjordesh me vendet e tij te bukura dhe statusin trashegimi kulturore te UNESCO-s e shijojme me vone pa uje nga qielli. Gjate sundimit 100-vjecar austriak ketu kane qene Nga rruga e vjeter bregdetare ofrohen pamje fantastike mbi Dubrovnikun. Motoja gjate udhetimit ishte: Deti eshte gjithmone djathtas. (Foto: Schmitz) Parkim per Eurobiker-at me shume Ambient historik para portave te qytetit te vjeter te Kotorit. (Foto: Mako)

Zbulimi i sekretit te fundit - njoftime.com · BVDM Ballhupe Ausgabe 3/2007 cantave mbante mbishkrimin „Shqiperia, sekreti i fundit…“. Ne po na presin edhe motoristet shqiptare

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Zbulimi i sekretit te fundit - njoftime.com · BVDM Ballhupe Ausgabe 3/2007 cantave mbante mbishkrimin „Shqiperia, sekreti i fundit…“. Ne po na presin edhe motoristet shqiptare

BVDM Ballhupe Ausgabe 3/2007

Zbulimi i sekretit te fundit

Turneu i peste i Eurobiker-ave na solli ne Shqiperi

Jemi rrugeve neper Shqiperi per ne kufirin lindor me Maqedonine. Ne Prrenjas, qyteza e fundit para qafes per ne liqenin e Ohrit, ndalojme me motorat tane dhe menjehere jemi ne qender te vemendjes se njerezve. Fale shoqeruesve tane qe flisnin shqip ju pergjigjeshim shpejt pyetjeve per Nga dhe per Ku. Banoret na kishin pare nje nate me pare ne Televizor dhe keshtu qe dinin per turneun e peste Eurotour, qe solli rreth 100 Motorista nga e gjithe Europa per ne vendin „e vogel“ ne Mesdhe. Dje u prit marshimi yne me motora ne Kryeqytetin Tirane plot entuziazem, i pari i ketij lloji ne Shqiperi deri me sot. Paranteze: Para kater ditesh te shtunen u nisem nga Villach i Austrise. Nje pjese e grupit erdhi me Auto-Tren, te tjere perfituan nga rasti per te kryer nje udhetim permes Alpeve. Pas organizimit festiv te nisjes nga sheshi i pazarit ne Villach nisemi shpejt per ne Qafen e Wurzenit (Vrsic) ne Slloveni dhe prej aty vazhdojme ne dymbedhjete grupe te vogla. Udhetimi pergjate kurrizit te Versic-it dhe parkut kombetar Triglav

eshte nje perjetim i vecante. Me Rijeken arrijme edhe detin Mesdhe ne Kroaci dhe keshtu jemi tek motoja jone per ditet e ardhshme: Detin e kemi gjithmone nga e djathta. Pas gdhirjes ne Karlobag dhe pritjes ne Split nga Kryetari i Bashkise dhe

konsullit gjerman, para nesh shtrihet pjesa me e bukur e rruges bregdetare Jadranska Magistrale, Makarska Riviera. Diku nga darka shijojme Dubrovnikun - pas nje pritjeje nga Perfaqesuesi i Bashkise dhe klubit te motoristave – qyteti i vjeter i te cilit eshte trashegimi kulturore boterore e UNESCO-s. Te henen ne mengjez qendrojne rrobat e shiut ne plan te dites. Gjate futjes ne gjirin e Kotorit ne Mal te Zi vershojne vetetima nga qielli i zi, tamam si ne Turneun tim te kaluar ne Tetor te vitit te shkuar. Prandaj edhe tani njoh nje vend ku mund te presim me grupin tim, nje lokal i vogel me tabele druri me caj dhe kafe direkt aty ku zbarkon trageti. Koha e investuar atje na e shperbleu. Gjirin ne forme fjordesh me vendet e tij te bukura dhe statusin trashegimi kulturore te UNESCO-s e shijojme me vone pa uje nga qielli. Gjate sundimit 100-vjecar austriak ketu kane qene

Nga rruga e vjeter bregdetare ofrohen pamje fantastike mbi Dubrovnikun. Motoja gjate udhetimit ishte: Deti eshte gjithmone djathtas. (Foto: Schmitz)

Parkim per Eurobiker-at me shume Ambient historik para portave te qytetit te vjeter te Kotorit. (Foto: Mako)

Page 2: Zbulimi i sekretit te fundit - njoftime.com · BVDM Ballhupe Ausgabe 3/2007 cantave mbante mbishkrimin „Shqiperia, sekreti i fundit…“. Ne po na presin edhe motoristet shqiptare

BVDM Ballhupe Ausgabe 3/2007

stacionuar K.u.K.-forcat luftarake te marines. Cili e di akoma faktin qe vendi i Alpeve dikur ka pasur floten e gjashte me te fuqishme te botes? Ne qytetin e Kotorit nderkohe po mbahet pritja e Eurobiker-ave nga presidenti i parlamentit te Malit te Zi. Grupi im e arrin qytetin-keshtjelle 2000 vjecar pak me vone. Neper rrugicat e qytetit te vjeter te Kotorit me dyqanet e tij te

vogla dhe kafenete e rehatshme shijojme ambientin duke bere xhiro. Shumica e grupeve Eurobiker per shkak te reve te uleta dhe te zeza marrin prej ketu rrugen me te shkurter per ne destinacionin e etapes ditore. Ndersa ne nuk na tremb ky fakt dhe ja qe durimi na e shperbleu perseri. Rruga e vjeter ushtarake austriake te shpie mes kthesave serpentine te

panumerta ne lartesine 1.749 m mbi nivelin e detit ne malin Lovcen. Gjithmone e me tej rruga ofron pamje magjepsese mbi gjirin e Kotorit dhe maleve te zeza te Malit te Zi. Siper ne malin Lovcen vizitojme Mauzoleumin e Petrovic Njegos, i cili pervec se Filozof, Poet, Reformator ka qene edhe kryetar i qeverise dhe mbret i Malit te Zi ne vitet 1830 deri 1851.

Ne Hotel ne Ulqin vijne edhe miq te tjere motoriste shqiptare tek ne – jemi „pak“ para Shqiperise. Prej javesh tema Eurotour eshte kthyer ne numrin nje ne Forumet e Internetit te Ballkanit. Nje vendtakim klubesh motoristesh – sic eshte normale ne pjesen tjeter te Europes – ekziston ketu vetem pjeserisht. Prandaj edhe takimi midis motoristave te ardhur nga Kosova dhe atyre qe jetojne ne

Exil kosovaret e Zvicres mbetet nje fenomen teper i mrekullueshem. Klubi i motoristave nga Kosova me dhuroi nje T-Shirt me Logon e klubit, ndersa une ja u shperblej me nje Eurotour-T-Shirt. Mbas shkembimit te bluzave kemi shume per te treguar, dhe perseri behet teper vone kete mbremje. . . Te marten ne mengjez qendrojme pak

pas nisjes tone nga Ulqini perpara kufirit shqiptar. Gjate kryerjes se formaliteteve te Hyrjes ulet nje helikopter dhe Presidenti i Shqiperise Alfred Moisiu zbret prej tij per te na pershendetur. Ne kufi varur nje parrulle gjigande na sinjalizon „Mireseerdhet Eurobiker“ ndersa zyra turistike shperndan canta me harta dhe prospekte mbi vendet me te bukura turistike te Shqiperise. Titulli i

Procedure e pershpejtuar e kontrollit te dokumentave gjate hyrjes ne Shqiperi. Edhe anetare te BVDM ishin me ne si ne foto Uwe Marcus, Roland Hellmann, Uwe Garben dhe Dirk Hasse. (Foto: Schmitz)

Page 3: Zbulimi i sekretit te fundit - njoftime.com · BVDM Ballhupe Ausgabe 3/2007 cantave mbante mbishkrimin „Shqiperia, sekreti i fundit…“. Ne po na presin edhe motoristet shqiptare

BVDM Ballhupe Ausgabe 3/2007

cantave mbante mbishkrimin „Shqiperia, sekreti i fundit…“. Ne po na presin edhe motoristet shqiptare te ardhur nga Kryeqyteti Tirana. Eurobiker-at ja arrijne edhe

njehere qellimit te tyre „Kalim kufijsh dhe Lidhje kulturash“: Te dy klubet e motoristeve qe na shoqeronin nga Shqiperia dhe Kosova nuk kishin deri tani kontakt me njeri tjetrin dhe

rastesisht kane te njejtin emer „Shqiponjat e Rrugeve“. Ne kolone te gjithe se bashku e bejme ate cope rruge deri ne Shkoder. Pas nje ngjitjeje te pjerret vizitojme Kalane e Rozafes, e cila sipas nje legjende u ndertua 4000 vjet perpara. Gati tre kanale televizive na intervistojne dhe filmojne mbi grupin e madh te pazakonte te motoristeve vizitore. Mes permes qytetit te shoqeruar dhe te siguruar nga Policia arrijme tek spitali. Ketu kane kohe qe presin Kamionet tane me ndihma materiale nga Gjermania. Sebashku me motoristet nga Shqiperia dhe Kosova u pershendetem dhe filluam shkarkimin e kamioneve. Te shplodhur dhe te fuqizuar nga dreka bashkarisht nisemi ne grup te madh per ne Tirane. Duke kaluar anash Aeroportit Nene Tereza permes Autostrades se bllokuar enkas per ne arrijme kryeqytetin shqiptar. Miqte tane motorista shqiptare jane ngazellyer nga entuziazmi. Per fat te keq fillojne te bejne te njejten gje edhe me dorezen e gazit. Per kete edhe Kolona jone ecen me temperament jugor, nderkohe qe disiplina e zakonshme prusiane po strapacohej paksa …

Pershendetje ne Shqiperi nga Presidenti Alfred Moisiu dhe motoristet shqiptare. (Foto: Schmitz)

Dorezimi i ndihmave ne spitalin e Shkodres. (Foto: Mako)

Page 4: Zbulimi i sekretit te fundit - njoftime.com · BVDM Ballhupe Ausgabe 3/2007 cantave mbante mbishkrimin „Shqiperia, sekreti i fundit…“. Ne po na presin edhe motoristet shqiptare

BVDM Ballhupe Ausgabe 3/2007

Duke kaluar Ministrite dhe zyrat ecim nga sheshi Skenderbej per ne sheshin e Akademise se Larte te Arteve. Ketu pritemi perzemersisht nga nje turme e madhe njerezish dhe kanale te tjera televizive. Ne darke na presin ne restorantin high class „Villa Toscana“ ne afersi te Kryeqytetit me ushqim shume te shijshem zevendeskryeministri Gazmend Oketa i shoqeruar nga kolege te tjere te kabinetit. Per nje atmosfere te mire kujdeset edhe nje grup muzikor shume i dashur me Sajmirin. Ne kete moment nje falenderim te madh Amos Dojakes, i cili si perfaqesues i Liqui Moly-t sponsorizoi kete mbremje te

mrekullueshme. Shqiponjat e rrugeve nga Tirana dhe ata nga Kosova qendrojne gjate gjithe mbremjes sebashku dhe festojne me ne. Donit dhe mua na dhurojne bluzat e Shqiponjave, bluzat me shqiponjen me dy krere i veshim ne moment dhe ja u shperblejme mbrapsht me nje T-Shirt te Eurotour-it presidentit te shqiponjave, Gjenit. Te merkuren ne mengjez Eurobiker-at ndahen ne dy grupe. Shumica e pjesmarresve shkon per tek qendra rinore e Misionit te Don Boskos ne Tirane. Motoristet priten plot entuziazem nga femijet dhe te rinjte, ku edhe dorezojne nje cek me gati mbi 8.000 Euro ndihma te

mbledhura. Etapa tjeter ditore i con per ne destinacione te tjera turistike interesante si: Berati, qyteti i njemije dritareve dhe ne vendin e germimeve arkeologjike te Apollonise, se fundmi ne destinacionin e mbremjes ne Vlore buze detit Adriatik. Ketu motoristet dhe kamionet me ndihma priten ne spitalin e qytetit, ku dorezojne gjysmen e dyte te ndihmave te mbledhura. Grupet te udhehequra nga Heinz, Doni dhe grupi im, te perforcuar nga disa kosovare te Zvicres, zgjedhin ne alternativ te Turneut kulturor ate te rruges fantastike nga qafa e Kerrabes me drejtim liqenin e Ohrit. Pak pas daljes nga kryeqyteti pranojme ftesen e bere

Vendosje e motorave ne radhe ne sheshin Skernderbej ne Tirane (Foto: Schmitz)

Page 5: Zbulimi i sekretit te fundit - njoftime.com · BVDM Ballhupe Ausgabe 3/2007 cantave mbante mbishkrimin „Shqiperia, sekreti i fundit…“. Ne po na presin edhe motoristet shqiptare

BVDM Ballhupe Ausgabe 3/2007

nga Kartodromi per te kryer ca xhiro atje. Motori im i vjeter 2V GS ja del mbane konkurrences me shume kuaj fuqi. Qe te sjellesh nje motor me 150 KF dhe rrota 190-she neper kthesat e ngushta te Kartodromit eshte me e veshtire sesa i njejti motor me 60 KF dhe rroteza 130-she. Vetem nje Endurist njecilindrik nga Tirana nuk dorezohet dhe qendron ne te njejtin nivel me ne, sidoqofte stili i tij i te ngarit nuk korrespondonte dhe aq shume me „menyren e tij te veshjes“ me T-Shirt, pantallona te shkurtra dhe atlete. Pijet freskuese te ofruara nga vajzat e Red Bull-it ju deshen shume trupit pas ketij sforcimi sportiv. Ne vijim na merr me te mira Qafa e Kerrabes me kombinacione kthesash pa fund dhe me pamje te magjishme mbi boten malore shqiptare. Madje edhe kosovaret tane te Zvicres mbesin pa fjale. Mbi rrugen e vjeter Via Egnatia qe dikur lidhte Romen me Konstandinopojen, ecim me shpejtesi ne drejtim te liqenit te Ohrit Ne Perrenjas, qytetin e fundit para qafes, ndalojme me motorat tane … dhe ndahemi me Kosovaret. Ne ketu na behet e qarte se cfare vlere pati turneu yne i perbashket, sidomos per miqte tane motoriste ne kete pjese

problematike te Europes. Buki, njeri nga kosovaret e Zvicres, me falenderon me nje fjale te urte shqiptare, e cila perdoret kur perjetohet bashkarisht dicka e bukur. Ai me tha: „Ti me dhurove nje cope jete“. Miqte e rinj do vazhdonin me tutje permes Maqedonise per ne Kosove.

Ndersa rruga jone na con per ne

liqenin e Ohrit. Nje mrekulli qe te le pa fjale eshte panorama e liqenit nga Qafa siper, ne te cilen Bluja e liqenit na shfaqet kthese pas kthese. Liqeni i Ohrit shtrihet 700 metra mbi nivelin e detit, eshte nje nga liqenet me te vjeter (dy miljone vjet) dhe me te thelle te botes dhe ben pjese ne Trashegimni natyrore te Unescos. Gjate nje pushimi dreke te zgjeruar me pamje te mrekullueshme nga liqeni dhe malet perballe te Maqedonise, shijojme nje meny me peshk te shijshem ne nje Restorant ne natyre direkt ne breg. Peshku i fresket i sapokapur „Koran“ eshte nje lloj peshku i vecante, i cili ekziston vetem ne liqenin e Ohrit. Ne kthim perseri pergjate Via Egnatias grupi yne arrin etapen ditore, Vloren ne bregun e Adriatikut. Mengjezi i se enjtes na perkedhel me mot fantastik dhe rruge te vogla shume te bukura direkt siper detit Jon. Si te ngjitura ne malet e larta jane 100 km kthesa, Qafa, pista teper te thepisura dhe shpesh tere gunga… dhe gjithnje e me shume pamje te mrekullueshme mbi det.

Vizita ne shkollen Don Bosco. Edhe ketu Interesi i nxenesve qe shume i madh. (Foto: Wiederhold)

Ndalim per foto ne Qafen e Llogarase ne detin Jon midis Vlores dhe Sarandes. Shikimi shkon deri ne Ishullin e Korfuzit. (Foto: Wiederhold)

Page 6: Zbulimi i sekretit te fundit - njoftime.com · BVDM Ballhupe Ausgabe 3/2007 cantave mbante mbishkrimin „Shqiperia, sekreti i fundit…“. Ne po na presin edhe motoristet shqiptare

BVDM Ballhupe Ausgabe 3/2007

Disa shfrytezojne rastin dhe kridhen ne plazhe te vetmuara ne detin e fresket. Mbasdite qendron program kulturor ne Roadbook, vizitojme Butrintin – nje qytet antik akoma jo i germuar komplet me statusin Trashegimi kulturore e Unesco-s. Me nje Trap aventuresk i vendosur mbi fuci dhe pa motor kalojme kanalin e Butrintit. Ne bregun matane merren me te mire Enduristat tane ku nje rruge tere dhe natyrore te shpie deri ne kufirin me Greqine. Edhe motoristat me goma te holla ja dalin mbane afro 20 km dhe ashtu duke u lekundur sa andej kendej arrijne te gjithe shendoshe e mire tabelen blu me yjet e verdhe.

Prej ketu nuk eshte me larg deri ne portin e trageteve Igumenice, etapa jone e fundit e Eurotour-it. Te premten rreth ores 7.30 fillon imbarkimi ne tragetin per Venecia. Don Berchtold dhe une sjellim grupet tona ne port dhe ndahemi prej tyre duke u uruar lamtumiren. Nje moment disi i dhimbshem i nje Turneu kaq te bukur mbushur me plot perjetime me shume pershtypje dhe Miqesira te lidhura, ndarja eshte teper e veshtire. Shume gjate rrijme ne mol dhe shikojme Tragetin sesi venitet. Eurobikerat kane kohe gjithe diten te shplodhen ne traget, ne darke organizohet nje mbremje e

Lamtumires dhe pas nje nate neper kabina te nesermen ne mengjez te shtunen eurobikerat zbarkojne ne Venecia. Nje pjese e grupit vazhdon per Villach, ku i pret ne darke edhe Autotreni.

Plazhe te vetmuar me gura te ftojne per banjo ne detin Jon. (Foto: Schmitz) (p.) Trap aventuresk mbi kanalin e Butrintit. Johanniter-et e perkrahen Turneun serisht me nje Ambulanc.(Foto: Wiederhold)

Page 7: Zbulimi i sekretit te fundit - njoftime.com · BVDM Ballhupe Ausgabe 3/2007 cantave mbante mbishkrimin „Shqiperia, sekreti i fundit…“. Ne po na presin edhe motoristet shqiptare

BVDM Ballhupe Ausgabe 3/2007

Kthimi me dy Motora neper Shqiperi, Maqedoni dhe Kosove

Pas ndarjes ne port une dhe Doni levizim motorat tane per ne brendesi te vendit per ne Janine per te marre me tej kurs ne drejtim te Veriut. Pas nje darke ne fshatin e mikut tone grek Eurobiker Sotto, hyjme serisht brenda ne Shqiperi. Ne ditet ne vijim udhetojme per ne destinacione qe ishin menduar gjate planit te Eurotour-it por qe nuk u arriten dot si: burimi karstik „Syri i kalter“, qyteti i shpallur Trashegimi kulturore e Unesco-s Gjirokastra, ne vargmalet ne zonen kufitare midis Greqise dhe serish per ne liqenin e Ohrit. Ketu kalojme kufirin per ne Maqedoni dhe vizitojme parkun kombetar te liqenit te Prespes. Rruga ne drejtim te Veriut na shpie permes grykave te thepisura ne Kosove. Ne kufirin me Provincen e administruar nga UNO Kosoven duhet

te bejme siguracionin, ngaqe karta jone jeshile e sigurimit nuk njihet atje. Tek nje permendore ngritur ushtrise clirimtare UCK ndalojme per te bere

nje fotografi, nderkohe qe nga nje makine e UNO-s del nje ushtar me uniforme. Eshte nje nga helmetat blu 2 metra ne kembe. Na buzeqesh dhe

Fusha me lule ne malet jugore te Shqiperise. Kthimi na shpie mua dhe Donin perseri neper Shqiperi.

Edhe pse foto bardh e zi prape shume mire per tu dalluar: loja e ngjyrave ne burimin karstik „Syri i kalter“. (Fotos: Schmitz)

Page 8: Zbulimi i sekretit te fundit - njoftime.com · BVDM Ballhupe Ausgabe 3/2007 cantave mbante mbishkrimin „Shqiperia, sekreti i fundit…“. Ne po na presin edhe motoristet shqiptare

BVDM Ballhupe Ausgabe 3/2007

na shpjegon se vjen nga Ghana dhe se atje eshte gjithashtu motorist. Perkthyesi i tij donte patjeter nje foto me ne te tre dhe motorat tane. Motoristat si turiste ketu jane komplet te panjohur, por kudo te mirepritur perzemersisht. Njerezit ne rruge, sidomos femijet na e bejne me dore dhe na therrasin gjithe kohes. Nje rruge teper mbreselenese permes grykave te thella na shpie ne Prizren, kryeqendra e Forcave shumekombshe te Task Force South te KFOR-it. Ne parkojme ne qytetin e vjeter dhe i leme motorat me gjithe bagazhet mbrapa. Vetem pak dite perpara morrem ftesen per ketu, por si mund te marrim kontakt pa u lajmeruar? Zgjati vetem tre minuta, derisa degjuam thirrjet: „Wolfgang,Don!“. Naimi, njeri prej miqve te rinj motoriste te Shqiponjave te Kosoves jeton ketu dhe na merr e na qeras si fillim ne nje Kafiqe, me pas e ndjekim nga mbrapa me motorat tane per ne shtepine e tij. U prezantohemi familjes se tij dhe akomodohemi rehatisht tek ai per te banuar. Gruaja dhe femijet e tij shperngulen nje kat me siper per tek prinderit. Pas nje

darke te shijshme ne nje nga Restorantet tipike te vendit dhe nje mbremje te bukur ne jeten e nates se Kryeqytetit te Provinces Prishtina mikpritesi yne na prezantoi diten e neserme ne kafen e klubit te tij te motoristave ne Prizren. Pas nje ndarje te perzemert vazhdojme ne drejtim te Veriut. Permes Parkut kombetar Durmitor ne Malin e Zi arrijme Bosnje dhe Hercegovinen. Ne Sarajeve, ku beri Stacion edhe Eurotour-i i 2004-es, qyteti vjeter me sharmin e tij na morri peng serish. Me tej permes Kroacise dhe Sllovenise perfundon java jone e perbashket pas Eurotour-it. Pas nje xhiroje te vogel per ne Hungari, Doni merr drejtimin per ne Vjene nga ku merr edhe Autotrenin, ndersa mua udha me shpie nga Sllovenia per ne Berlin. PS: Canta me mbishkrimin „Albania, sekreti I fundit . . .“ eshte e varur tashme – nga Martina ne kornize - ne murin e nje banese ne Berlin Wolfgang Schmitz

Infos mbi Turneun e peste te Eurobiker

Ne bashkepunim me BVDM (Shoqata e motoristave gjermane) udhetuan rreth 100 Eurobiker motoriste per ne Shqiperi dhe sollen atje si ndihma 5 kamjone te ngarkuar me mjete dhe aparatura te perdorura per spitalet si edhe ndihme monetare. Ndihmat u koordinuan me Shoqerine per Bashkepunimin teknik GTZ dhe misionin Don-Bosco ne Gjermani. Para se gjithash qellimi i Eurotoureve u mbajt serisht, kontakti direkt me njerezit si edhe qellimi i Shoqates kalojme kufij dhe lidhim Kultura. Planifikimet per Eurotourin e 6. ne 2008 po ecin me shpejtesi. Destinacioni kete radhe eshte Bullgaria. Me shume gjeni tek: www.eurobiker.de dhe seshpejti ne Ballhupe.

(perktheu nga origjinali Rezart Mako [email protected]

)

UCK-Permendore ne Kosove. Ushtari i UNO-s nga Ghana gezohet per pak variacion. (Foto: Schmitz)