12
1 RELACIONI PËR PROCESIN E ORGANIZIMIT TË SHORTIT PËR ZGJEDHJEN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË EMËRIMEVE NË DREJTËSI Zhvilluar më datë 7.12.2017 I. Hyrje Sot më datë 7 dhjetor 2017, ora 10:00, nën drejtimin e Zëvendëskryetares së Kuvendit, znj.Vasilika Hysi, në mbështetje të pikës 3 të nenit 149/d dhe pikës 11 të nenit 179 Kushtetutës, dhe nenit 284 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe Urdhrit nr. 1, datë 22.11.2017, të Kryetarit të Kuvendit “Për përcaktimin e procedurës dhe rregullave të hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, dhe Urdhrit nr.2 datë 22.11.2017, të Kryetarit të Kuvendit “Për caktimin e datës së hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, salla “Pjetër Arbnori”, u zhvillua procedura e hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. II. Vendimmarrja e Kryetarit të Kuvendit përpara datës së hedhjes së shortit Presidenti i Republikës së Shqipërisë, me shkresë nr.2668 Prot., datë 10.11.2017, i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë duke i njoftuar pamundësinë e ushtrimit e kompetencës së tij kushtetuese për organizimin e procedurës së shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas nenit 149/d të Kushtetutës dhe ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, nëse Presidenti nuk arrin të zgjedhë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, brenda datës 5 Dhjetor, Kryetari i Kuvendi i zgjedh ata (anëtarët e KED) me short brenda datës 10 Dhjetor të atij viti kalendarik. Në përfundim të shkresës drejtuar Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Presidenti i Republikës shprehet se: “..me përgjegjësinë e lartë dhe me vullnetin e mirë për të mos humbur kohë, ..vlerëson se i takon Kuvendit të Shqipërisë të realizojë procesin e hedhjes së shortit...”. Veprimet paraprake dhe aktet e nxjerra nga Kryetari para datës së hedhjes së shortit - Kërkesa drejtuar institucioneve që ngarkon ligji për përcjelljen e listave Kryetari i Kuvendit, me qëllim zbatimin e detyrimit dhe kompetencës kushtetuese për hedhjen e shortit për krijimin e organit të KED-, nisi procedurat për organizimin e shortit, në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore.

Zhvilluar më datë 7.12 · 1 relacioni pËr procesin e organizimit tË shortit pËr zgjedhjen e anËtarËve tË kËshillit tË emËrimeve nË drejtËsi zhvilluar më datë 7.12.2017

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Zhvilluar më datë 7.12 · 1 relacioni pËr procesin e organizimit tË shortit pËr zgjedhjen e anËtarËve tË kËshillit tË emËrimeve nË drejtËsi zhvilluar më datë 7.12.2017

1

RELACIONI PËR PROCESIN E ORGANIZIMIT TË SHORTIT PËR ZGJEDHJEN E

ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË EMËRIMEVE NË DREJTËSI

Zhvilluar më datë 7.12.2017

I. Hyrje

Sot më datë 7 dhjetor 2017, ora 10:00, nën drejtimin e Zëvendëskryetares së Kuvendit,

znj.Vasilika Hysi, në mbështetje të pikës 3 të nenit 149/d dhe pikës 11 të nenit 179 të

Kushtetutës, dhe nenit 284 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të

drejtësisë”, si dhe Urdhrit nr. 1, datë 22.11.2017, të Kryetarit të Kuvendit “Për përcaktimin e

procedurës dhe rregullave të hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të

Emërimeve në Drejtësi”, dhe Urdhrit nr.2 datë 22.11.2017, të Kryetarit të Kuvendit “Për

caktimin e datës së hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në

Drejtësi”, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, salla “Pjetër Arbnori”, u zhvillua procedura e

hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

II. Vendimmarrja e Kryetarit të Kuvendit përpara datës së hedhjes së shortit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, me shkresë nr.2668 Prot., datë 10.11.2017, i është drejtuar

Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë duke i njoftuar pamundësinë e ushtrimit e kompetencës së tij

kushtetuese për organizimin e procedurës së shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të

Emërimeve në Drejtësi.

Sipas nenit 149/d të Kushtetutës dhe ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të

drejtësisë”, nëse Presidenti nuk arrin të zgjedhë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi,

brenda datës 5 Dhjetor, Kryetari i Kuvendi i zgjedh ata (anëtarët e KED) me short brenda datës

10 Dhjetor të atij viti kalendarik.

Në përfundim të shkresës drejtuar Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Presidenti i Republikës

shprehet se: “..me përgjegjësinë e lartë dhe me vullnetin e mirë për të mos humbur kohë,

..vlerëson se i takon Kuvendit të Shqipërisë të realizojë procesin e hedhjes së shortit...”.

Veprimet paraprake dhe aktet e nxjerra nga Kryetari para datës së hedhjes së

shortit

- Kërkesa drejtuar institucioneve që ngarkon ligji për përcjelljen e listave

Kryetari i Kuvendit, me qëllim zbatimin e detyrimit dhe kompetencës kushtetuese për hedhjen e

shortit për krijimin e organit të KED-së, nisi procedurat për organizimin e shortit, në përputhje

me afatet kushtetuese dhe ligjore.

Page 2: Zhvilluar më datë 7.12 · 1 relacioni pËr procesin e organizimit tË shortit pËr zgjedhjen e anËtarËve tË kËshillit tË emËrimeve nË drejtËsi zhvilluar më datë 7.12.2017

2

Në datën 20.11.2017 Kryetari i Kuvendit i është drejtuar me shkresë zyrtare Kryetarit të Gjykatës

Kushtetuese, Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Sekretarit të

Përgjithshëm të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për paraqitjen e listave të kandidatëve që

plotësojnë kushtet për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në përgjigje të kërkesës së Kryetarit të Kuvendit, janë përcjellë zyrtarisht listat e kandidatëve për

Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, përkatësisht nga:

-Gjykata Kushtetuese, me shkresën nr.356/1 datë 22.11.2017;

-Gjykata e Lartë, me shkresën nr. 4649/1, datë 24.11.2017;

-Prokurori i Përgjithshëm, me shkresën nr.2985, datë 30.11.2017,

-Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me shkresën nr.3552/2 , datë 30.11.2017.

- Aktet e nxjerra

Në zbatim të pikës 3 të nenit 149/d, pikës 11 të nenit 179 të Kushtetutës, si dhe nenit 284 të ligjit

nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” Kryetari i Kuvendit miratoi këto

akte:

- Urdhrin nr. 1, datë 22 nëntor 2017 “Për përcaktimin e procedurës dhe rregullave të

hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”. Ky

Urdhër u publikua në faqen zyrtare të Kuvendit në internet, si dhe në Fletoren Zyrtare,

nr.202, datë 22.11.2017.

- Urdhrin nr. 2, datë 22.11.2017, të Kryetarit të Kuvendit “Për caktimin e datës së hedhjes

së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”.

Kryetari i Kuvendit, njoftoi zyrtarisht, për datën dhe orën e organizimit të shortit:

Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese;

Kryetarin e Gjykatës së Lartë;

Prokurorin e Përgjithshëm;

Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Lartë të Drejtësisë;

Në mbështetje të dispozitave kushtetuese dhe të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes në

sistemin e drejtësisë” Avokati i Popullit, u ftua për të marrë pjesë në këtë short në cilësinë e

vëzhguesit.

Gjithashtu në procedurën e hedhjes së shortit u ftuan të merrnin pjesë:

Përfaqësues të grupeve parlamentare;

Përfaqësitë e huaja diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë dhe organizatat

ndërkombëtare;

Page 3: Zhvilluar më datë 7.12 · 1 relacioni pËr procesin e organizimit tË shortit pËr zgjedhjen e anËtarËve tË kËshillit tË emËrimeve nË drejtËsi zhvilluar më datë 7.12.2017

3

Mediat

Në kuadër të transparencës, njoftimi u publikua në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë në

internet, në datën 22 nëntor 2017.

Kryetari i Kuvendit, me autorizimin nr.2927/17 Prot., datë 23.11.2017, ka autorizuar

Zëvendëskryetaren e Kuvendit, znj.Vasilika Hysi që të kryejë procedurat për hedhjen e shortit.

Ky autorizim u publikua menjëherë në faqen zyrtare të Kuvendit.

Në zbatim të pikës 3 të Urdhrit nr.1 datë 22.11.2017 të Kryetarit të Kuvendit, me Urdhrin nr.

264, datë 23.11.2017, të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, u ngrit Sekretariati Teknik[1] i

cili organizoi procedurat e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve në Këshillin e Emërimeve në

Drejtësi.

Listat e kandidatëve që plotësojnë kushtet e parashikuara nga ligji dhe që janë

përcjellë zyrtarisht Kuvendit nga institucionet përkatëse, është si vijon:

Lista e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, depozituar në Kuvend me shkresën nr.356/1 datë

22.11.2017, me këtë përbërje:

1. Vitore Tusha

2. Altina Xhoxhaj

3. Fatmir Hoxha

4. Gani Dizdari

5. Fatos Lulo

6. Besnik Imeraj

Lista e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të cilët plotësojnë kriteret për anëtar Këshilli është

depozituar në Kuvend, me shkresën nr. 4649/1, datë 24.11.2017, me këtë përbërje:

1. Edmond Islamaj

2. Shkëlzen Selimi

3. Artan Zeneli

4. Admir Thanza

5. Tom Ndreca

6. Artan Broci

7. Ardian Dvorani

8. Medi Bici

Page 4: Zhvilluar më datë 7.12 · 1 relacioni pËr procesin e organizimit tË shortit pËr zgjedhjen e anËtarËve tË kËshillit tË emËrimeve nË drejtËsi zhvilluar më datë 7.12.2017

4

Lista e prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme, depozituar në Kuvend, me shkresën

nr.2985, datë 30.11.2017, me këtë përbërje:

1. Rovena Gashi

Lista e prokurorëve nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Apelit depozituar në Kuvend, me

shkresën nr.2985, datë 30.11.2017 të Prokurorisë së Përgjithshme, me këtë përbërje:

1. Gentian Trenova

2. Fatjona Memçaj

Lista e gjyqtarëve të Gjykatave të Apelit dhe Gjykatave Administrative depozituar në Kuvend,

nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me këtë përbërje:

Gjyqtarët e gjykatave të apelit

1. Agim Bendo

2. Alaudin Malaj

3. Andi Civici

4. Artur Gaxha

5. Artur Kalaja

6. Asim Vokshi

7. Astrit Haxhialushi

8. Edlira Petri

9. Elbana Lluri

10. Elona Toro

11. Ervin Metalla

12. Evjeni Sinojmeri

13. Fatmira Hajdari

14. Fatos Qato

15. Fatri Islamaj

16. Fiqirete Mullaj

17. Flutura Skënderi

18. Genti Shala

19. Gramoz Levanaj

20. Gjin Gjoni

21. Hysni Demiraj

22. Ilir Toska

23. Maria Qirjazi

24. Metush Saraçi

25. Ridvan Hado

Page 5: Zhvilluar më datë 7.12 · 1 relacioni pËr procesin e organizimit tË shortit pËr zgjedhjen e anËtarËve tË kËshillit tË emËrimeve nË drejtËsi zhvilluar më datë 7.12.2017

5

26. Shkëlqim Mustafa

27. Valdete Hoxha

28. Zegjine Sollaku

29. Agim Ferizaj

30. Anita Mici

31. Arben Vrioni

32. Arjan Balliu

33. Besim Trezhnjeva

34. Desart Avdulaj

35. Izet Dushaj

36. Kliton Spahiu

37. Petraq Dhimitri

38. Petrit Çeno

39. Tritan Hamitaj

40. Valbon Çekrezi

41. Dritan Banushi

42. Enton Dhimitri

43. Irena Brahimi

44. Izet Salaj

45. Miranda Andoni

46. Tomor Skreli

47. Brunilda Orhani

48. Entela Prifti

49. Etleva Temo

50. Olsi Xhavella

51. Sotiraq Lubonja

52. Stavri Kallço

53. Aleks Nikolli

54. Astrit Kalaja

55. Fuat Vjerdha

56. Hajrie Muçmata

57. Lindita Hoxha

58. Luan Dervishi

59. Marina Raboshta

60. Selim Kryeziu

61. Valbona Vata

62. Vojsava Osmanaj

63. Alma Liçaj

64. Brikena Ukperaj Lubonja

65. Hysen Saliko

Page 6: Zhvilluar më datë 7.12 · 1 relacioni pËr procesin e organizimit tË shortit pËr zgjedhjen e anËtarËve tË kËshillit tË emËrimeve nË drejtËsi zhvilluar më datë 7.12.2017

6

66. Iliba Bezati

67. Klodiana Gjyrazi

68. Margarita Buhali

69. Nazmi Troka

70. Petrit Aliaj

71. Skënder Damini

72. Sokol Ngresi

73. Albana Boksi

74. Dhimitër Lara

75. Dhurata Haveri

76. Fehmi Petku

77. Gurali Brahimllari

78. Gjovalin Përnoca

79. Idriz Mulkurti

80. Nertina Kosova

81. Nure Dreni

82. Saida Dollani

83. Sokol Binaj

Gjyqtarët e gjykatave administrative

1. Alkelina Gazidede

2. Altina Nasufi

3. Amarildo Laçi

4. Arjan Qafa

5. Artur Malaj

6. Bari Shyti

7. Bernina Kondi

8. Blerona Hasa

9. Enkelejda Softa

10. Fjoralba Prifti

11. Kastriot Selita

12. Lindita Sinanaj

13. Rilinda Selimi

14. Ergys Gashi

15. Klodiana Mema Veizi

16. Marjana Velçani

17. Elidon Papazisi

18. Ramiz Lala

19. Etleva Gjamo

20. Sokol Ibi

Page 7: Zhvilluar më datë 7.12 · 1 relacioni pËr procesin e organizimit tË shortit pËr zgjedhjen e anËtarËve tË kËshillit tË emËrimeve nË drejtËsi zhvilluar më datë 7.12.2017

7

21. Ahmet Jangulli

22. Valbona Durraj Seknaj

23. Astrit Shema

24. Gentiana Xhelili

25. Ken Dhima

26. Bevis Shehaj

27. Afërdita Maho

28. Arbena Ahmeti

29. Avni Sejdi

30. Bezart Kaçkini

31. Elda Vrioni

32. Elvana Çiçolli

33. Emiliano Ruli

34. Enerjeta Shehaj Deraj

35. Erarbër Madhi

36. Eriol Roshi

37. Gentian Hamiti

38. Gentian Medja

39. Gentiana Muçaj

40. Nafije Curri Hasko

41. Selvije Gjoçaj

42. Semiramis Hoxholli

III. Procedura e hedhjes së shortit

Prania e përfaqësuesve të institucioneve në hedhjen e shortit

Sekretariati Teknik verifikoi praninë e përfaqësuesve të institucioneve të sipërpërmendura. Nga

verifikimi rezultoi:

Nga Gjykata Kushtetuese: znj.Elsa Dobjani, Këshilltare e Kryetarit të Gjykatës

Kushtetuese;

Nga Gjykata e Lartë: Miran Kopani, Drejtor Kabineti i Kryetarit të Gjykatës së Lartë;

Nga Prokuroria e Përgjithshme: znj. Fjorida Ballauri, Drejtor Kabineti i Prokurorit të

Përgjithshëm, dhe znj.Ornela Xhembulla;

Nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, megjithëse është njoftuar, nuk ka përfaqësues prezent.

Avokati i Popullit, znj.Erinda Ballanca rezultoi e pranishme.

Gjithashtu, rezultuan të pranishëm:

Page 8: Zhvilluar më datë 7.12 · 1 relacioni pËr procesin e organizimit tË shortit pËr zgjedhjen e anËtarËve tË kËshillit tË emËrimeve nË drejtËsi zhvilluar më datë 7.12.2017

8

Z.Ulsi Manja, përfaqësues i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, z.Eduard Halimi,

përfaqësues i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, z.Nasip Naço, përfaqësues i grupit

parlamentar të Partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim”, përfaqësues nga organizatat

ndërkombëtare si dhe media.

Sekretariati Teknik kishte vënë në dispozicion të të pranishmëve dosje me korrespondencën

përkatëse, listën e kandidatëve si dhe materiale të tjera të lidhur me procesin e hedhjes së shortit.

I gjithë procesi i hedhjes së shortit u regjistrua në audio dhe video dhe u zhvillua në transmetim

direkt nga media.

Pretendimet për hedhjen e shortit

Para fillimit të procedurës për hedhjen e shortit, përfaqësuesi i grupit parlamentar të Partisë

Demokratike, z.Eduard Halimi, si dhe përfaqësuesi i grupit parlamentar të Partisë “Lëvizja

Socialiste për Integrim”, z.Nasip Naço, deklaruan qëndrimet e tyre lidhur me procesin e

organizimit të shortit, duke iu referuar dhe opinioneve të këtyre grupeve parlamentare drejtuar

Kryetarit të Kuvendit, respektivisht, me shkresat nr.3102, datë 6.12.2017, dhe nr. 3102/1, datë

6.12.2017.

Pas parashtrimit të qëndrimeve të këtyre dy grupeve parlamentare se procesi i iniciuar nga

Kryetari i Kuvendit po kryhet në një boshllëk kushtetues dhe ligjor dhe se në mungesë të

Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, po përdoren dispozita tranzitore

që e kanë humbur fuqinë e tyre, përfaqësuesi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, z.Ulsi

Manja paraqiti argumentet e tij për nevojën e përmbushjes së detyrimit kushtetues nga Kryetari i

Kuvendit për hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED-së, dhe vlerësoi se janë përsëri

kushtet e krijimit të Këshillit të Përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi, për sa kohë nuk janë

ngritur organet e reja sipas Kushtetutës.

Drejtuesja e shortit, Znj.Hysi, solli në vëmendjen e të pranishmëve letrën e Presidentit të

Republikës komunikimin që ka pasur ai me misionet ndërkombëtare që kanë asistuar në

reformën në drejtësi, si dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nr. 34/2017, lidhur me

vazhdimësinë e funksioneve të vetë Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe organeve të tjera

ekzistuese kushtetuese, që vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre deri në konstituimin e plotë të

organeve të reja kushtetuese, KLGJ-së dhe KLP-së.

Pas fjalës së drejtueses së shortit, përfaqësuesit e grupeve parlamentare të PD, PS dhe LSI ishin

prezent gjatë gjithë procedurës së hedhjes së shortit, deri në shpalljen finale të fituesve të

përzgjedhur prej shortit te hedhur.

Page 9: Zhvilluar më datë 7.12 · 1 relacioni pËr procesin e organizimit tË shortit pËr zgjedhjen e anËtarËve tË kËshillit tË emËrimeve nË drejtËsi zhvilluar më datë 7.12.2017

9

Hedhja e shortit

Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj.Vasilika Hysi, asistuar nga Sekretariati Teknik

zhvilloi procedurën e përgatitjes dhe të hedhjes së shortit sipas rregullave të përcaktuara në

Urdhrin nr.1, datë 22 nëntor 2017, të Kryetarit të Kuvendit.

- Shorti për anëtarë Këshilli nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese

Nga lista që është dërguar nga Gjykata Kushtetuese rezulton se janë 6 kandidatë për anëtarë të

Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Sipas nenit 149/d të Kushtetutës dhe nenit 220 të ligjit nr.115/2016, në Këshillin e Emërimeve në

Drejtësi nga Gjykata Kushtetuese zgjidhen 2 anëtarë të përhershëm si dhe 1 anëtar zëvendësues.

Zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj.Vasilika Hysi, ftoi Sekretariatin Teknik të fillojë procedurën

për hedhjen e shortit.

(Veprimet e Sekretariatit Teknik: U lexuan një e nga një emrat e 6 kandidatëve, të pasqyruara

në shirita letre. Çdo shirit u fut në gogël dhe goglat u hodhën në kuti. Të gjitha veprimet u kryen

përpara kamerave. Anëtarja e Sekretariatit e ngarkuar për tërheqjen e goglës, pasi rrotulloi

kutinë, tërhoqi goglën e parë. Hapi goglën, dhe më zë të lartë drejtuar nga kamerat deklaroi

emrin e anëtarit të zgjedhur: “Besnik Imeraj”. Më pas tërhoqi goglën e dytë. Hapi goglën, dhe

më zë të lartë drejtuar nga kamerat deklaroi emrin e anëtarit të zgjedhur: “Altina Xhoxhaj”.)

Zëvendëskryetarja e Kuvendit sqaroi se tërheqja e goglës së tretë është për anëtarin zëvendësues

për këtë institucion.

(Veprimet e Sekretariatit Teknik: Anëtarja e Sekretariatit e ngarkuar për tërheqjen e goglës, pasi

rrotulloi kutinë me gogla, tërhoqi goglën e tretë. Hapi goglën, dhe me zë të lartë, drejtuar nga

kamerat, deklaroi emrin e anëtarit të zgjedhur: “Vitore Tusha”).

- Shorti për anëtar Këshilli nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë

Sipas nenit 149/d të Kushtetutës dhe nenit 220 të ligjit nr.115/2016, në Këshillin e Emërimeve në

Drejtësi nga Gjykata e Lartë zgjidhet 1 anëtar i përhershëm si dhe 1 anëtar zëvendësues. Nga

lista që është dërguar nga Gjykata e Lartë rezulton se janë 8 kandidatë për anëtarë të Këshillit të

Emërimeve në Drejtësi.

Zëvendëskryetarja e Kuvendit ftoi Sekretariatin të fillojë procedurën për hedhjen e shortit.

(Veprimet e Sekretariatit Teknik: U lexuan një e nga një emrat e 8 kandidatëve, të pasqyruara

në shirita letre. Çdo shirit u fut në gogël dhe goglat u hodhën në kuti. Të gjitha veprimet u kryen

përpara kamerave. Anëtarja e Sekretariatit e ngarkuar për tërheqjen e goglës, pasi rrotulloi

Page 10: Zhvilluar më datë 7.12 · 1 relacioni pËr procesin e organizimit tË shortit pËr zgjedhjen e anËtarËve tË kËshillit tË emËrimeve nË drejtËsi zhvilluar më datë 7.12.2017

10

kutinë, tërhoqi goglën e parë. Hapi goglën, dhe më zë të lartë drejtuar nga kamerat deklaroi

emrin e anëtarit të zgjedhur: “Artan Broci”. )

Zëvendëskryetarja e Kuvendit sqaroi se tërheqja e goglës së dytë është për anëtarin zëvendësues.

(Veprimet e Sekretariatit Teknik: Anëtarja e Sekretariatit e ngarkuar për tërheqjen e goglës, pasi

rrotulloi kutinë me gogla, tërhoqi goglën e tretë. Hapi goglën, dhe me zë të lartë, drejtuar nga

kamerat, deklaroi emrin e anëtarit të zgjedhur:“Shkëlzen Selimi”.)

- Shorti për anëtar Këshilli nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme

Prokuroria e Përgjithshme, me shkresën zyrtare nr.2985, datë 30.11.2017, drejtuar Kuvendit, ka

paraqitur si kandidate nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme znj.Rovena Gashi.

Sipas ligjit, në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi zgjidhet 1 anëtar nga prokurorët e Prokurorisë

së Përgjithshme. Në këto kushte, nga Zëvendëskryetarja e Kuvendit u konstatua se procedura e

shortit për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit që i përket kësaj kategorie nuk mund të zhvillohet,

pasi ka vetëm një kandidat të propozuar, që në këtë rast, do të konsiderohet ipso jure anëtar i

zgjedhur i Këshillit.

Pra, anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme,

rezultoi kandidatja e vetme e propozuar, prokurorja Rovena Gashi.

- Shorti për anëtarë Këshilli nga prokurorët pranë Gjykatave të Apelit

Prokuroria e Përgjithshme, me shkresën zyrtare nr.2985, datë 30.11.2017, drejtuar Kuvendit, ka

paraqitur 2 kandidatë nga prokurorët e prokurorive pranë Gjykatave të Apelit, z.Gentian Trenova

dhe znj.Fatjona Memçaj.

Në këto kushte, nga Zëvendëskryetarja e Kuvendit u konstatua se duke qenë se ligji parashikon

që në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të zgjidhen 2 anëtarë nga prokuroritë pranë Gjykatave

të Apelit, procedura e shortit për zgjedhjen e 2 anëtarëve nuk mund të zhvillohet pasi numri i

kandidaturave është i njëjtë me numrin e anëtarëve që duhet të zgjidhen.

Pra, anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nga prokurorët e prokurorive pranë Gjykatave

të Apelit rezultuan 2 kandidatët e vetëm të propozuar, prokurorët Gentian Trenova dhe Fatjona

Memçaj.

Për shkak të numrit të kandidaturave të sjella, u konstatua se nuk mund të zhvillohej as

procedura e shortit për zgjedhjen e anëtarit zëvendësues që i përket Prokurorisë së Përgjithshme

dhe, për rrjedhojë, për këtë institucion nuk do të ketë anëtar zëvendësues.

- Shorti për anëtarë Këshilli nga gjyqtarët e Gjykatave të Apelit

Nga lista që është dërguar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me shkresën nr.3552/2, datë

30.11.2017, rezulton se nga gjykatat e apelit janë 83 kandidatë për anëtarë të Këshillit të

Emërimeve në Drejtësi.

Page 11: Zhvilluar më datë 7.12 · 1 relacioni pËr procesin e organizimit tË shortit pËr zgjedhjen e anËtarËve tË kËshillit tË emËrimeve nË drejtËsi zhvilluar më datë 7.12.2017

11

Sipas nenit 149/d të Kushtetutës dhe nenit 220 të ligjit nr.115/2016, nga gjyqtarët e Gjykatave të

Apelit zgjidhen 2 anëtarë të përhershëm në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Zëvendëskryetarja e Kuvendit ftoi Sekretariatin të fillojë procedurën për hedhjen e shortit.

(Veprimet e Sekretariatit Teknik: U lexuan një e nga një emrat e 83 kandidatëve të pasqyruar në

shirita letre. Çdo shirit u fut në gogël dhe goglat u hodhën në kuti. Të gjitha veprimet u kryen

përpara kamerave. Anëtarja e Sekretariatit e ngarkuar për tërheqjen e goglës, pasi rrotulloi

kutinë, tërhoqi goglën e parë. Hapi goglën, dhe më zë të lartë drejtuar nga kamerat deklaroi:

emrin e anëtarit të zgjedhur “Enton Dhimitri”. Më pas tërhoqi goglën e dytë për anëtarin tjetër.

Hapi goglën, dhe më zë të lartë drejtuar nga kamerat deklaroi emrin e anëtarit të zgjedhur:

“Fatos Qato”.)

- Shorti për anëtar Këshilli nga gjyqtarët e Gjykatave Administrative

Nga lista që është dërguar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me shkresën nr.3552/2 Prot., datë

30.11.2017, rezulton se nga gjykatat administrative janë 42 kandidatë për anëtarë të Këshillit të

Emërimeve në Drejtësi.

Sipas nenit 149/d të Kushtetutës dhe nenit 220 të ligjit nr.115/2016, nga gjyqtarët e gjykatave

administrative zgjidhet 1 anëtar i përhershëm në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Zëvendëskryetarja e Kuvendit ftoi Sekretariatin të fillojë procedurën për hedhjen e shortit.

(Veprimet e Sekretariatit Teknik: U lexuan një e nga një emrat e 42 kandidatëve të pasqyruar në

shirita letre. Çdo shirit u fut në gogël dhe goglat u hodhën në kuti. Të gjitha veprimet u kryen

përpara kamerave. Anëtarja e Sekretariatit e ngarkuar për tërheqjen e goglës, pasi rrotulloi

kutinë, tërhoqi goglën. Hapi goglën, dhe më zë të lartë drejtuar nga kamerat deklaroi emrin e

anëtarit të zgjedhur:”Ahmet Jangulli”.)

- Shorti për anëtar zëvendësues Këshilli nga gjyqtarët e Gjykatave Administrative

dhe gjyqtarët e Gjykatave të Apelit

Zëvendëskryetarja e Kuvendit sqaroi se Gjykatat administrative dhe gjykatat e apelit, sipas ligjit

115/2016, kanë 1 anëtar zëvendësues të përbashkët. Prandaj, nga kandidatët e mbetur nga

gjykatat e apelit (81 kandidatë) dhe nga kandidatët e mbetur nga gjykatat administrative (41

kandidatë) hidhet shorti për anëtarin zëvendësues.

Zëvendëskryetarja e Kuvendit ftoi Sekretariatin Teknik të fillojë procedurën për hedhjen e shortit

për anëtarin zëvendësues.

(Pasi bashkohen në kuti goglat me emrat e të gjithë kandidatëve të mbetura nga të dy gjykatat,

anëtarja e Sekretariatit e ngarkuar për tërheqjen e goglës, pasi rrotulloi kutinë, tërhoqi goglën.

Page 12: Zhvilluar më datë 7.12 · 1 relacioni pËr procesin e organizimit tË shortit pËr zgjedhjen e anËtarËve tË kËshillit tË emËrimeve nË drejtËsi zhvilluar më datë 7.12.2017

12

Hapi goglën, dhe më zë të lartë drejtuar nga kamerat deklaroi emrin e anëtarit

zëvendësues;“Sotiraq Lubonja”).

IV. Shpallja e rezultatit

Në përfundim të hedhjes së shortit, Zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj.Vasilika Hysi, shpalli

emrat e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të përzgjedhur nga shorti, si dhe emrat

e anëtarëve zëvendësues, si vijon:

Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi:

1. Besnik Imeraj Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese

2. Altina Xhoxhaj Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese

3. Artan Broci Gjyqtar i Gjykatës së Lartë

4. Rovena Gashi Prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme

5. Enton Dhimitri Gjyqtar nga gjykatat e apelit

6. Fatos Qato Gjyqtar nga gjykatat e apelit

7. Gentian Trenova Prokuror pranë gjykatave të apelit

8. Fatjona Memçaj Prokuror pranë gjykatave të apelit

9. Ahmet Jangulli Gjyqtar nga gjykatat administrative

Anëtarët zëvendësues për secilin institucion të parashikuar në ligjin 115/2016:

1. Vitore Tusha Nga Gjykata Kushtetuese

2. Shkëlzen Selimi Nga Gjykata e Lartë

3. Sotiraq Lubonja Nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Nga Prokuroria e Përgjithshme nuk ka anëtar zëvendësues.

[1] Përbërja: Këshilltare: Iva Seseri, Isida Koka, Sonila Kadare; Sekretare:Evda Mema, Joana

Bitri, Enkeleda Bala, Suela Huta, Elona Toto;